30
KUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË PRAKTIKËN GJYQËSORE Fenomeni i trafikimit të qënieve njerëzore në Shqipëri ka qenë një fenomen i panjohur në Shqipëri deri në vitin ‘90 për shkak të sistemit të mbyllur dhe pamundësisë se individëve për të qarkulluar lirshëm nga njëri shtet në tjetrin. Me ligjin Nr. 8733 datë 24.01.2001 është parashikuar në K.Penal për herë të parë trafikimi i njerëzve, i femrave dhe fëmijëve. Në vitin 2002 me Ligjin nr.8920, datë 11.07.2002 të Republikës së Shqipërisë është ratifikuar Protokolli Shtesë (Protokolli i Palermos) mbi “Parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikimit të personave, në mënyrë të veçantë të grave dhe fëmijëve”, i Konventës së OKB-së kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, 2000 – ratifikuar me Ligjin nr.8920, datë 11.07.2002. Mbi bazën e kësaj marrëveshje të ratifikuar K.Penal i Rep së Shqipërisë ka njohur ndryshime të vazhdueshme në dispozitat e mësipërme për një luftë sa më të efektshme ndaj këti fenomeni . Dispozitat për të luftuar trafikimin e personave parashikohen në nenet:‘’Trafikimi i personave’’ – neni 110/a “Trafikimi i personave të rritur” Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose

prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

  • Upload
    vulien

  • View
    218

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

KUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË PRAKTIKËN GJYQËSORE

Fenomeni i trafikimit të qënieve njerëzore në Shqipëri ka qenë një fenomen i panjohur në Shqipëri deri në vitin ‘90 për shkak të sistemit të mbyllur dhe pamundësisë se individëve për të qarkulluar lirshëm nga njëri shtet në tjetrin.

Me ligjin Nr. 8733 datë 24.01.2001 është parashikuar në K.Penal për herë të parë trafikimi i njerëzve, i femrave dhe fëmijëve.

Në vitin 2002 me Ligjin nr.8920, datë 11.07.2002 të Republikës së Shqipërisë është ratifikuar Protokolli Shtesë (Protokolli i Palermos) mbi “Parandalimin, pengimin dhe ndëshkimin e trafikimit të personave, në mënyrë të veçantë të grave dhe fëmijëve”, i Konventës së OKB-së kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar, 2000 – ratifikuar me Ligjin nr.8920, datë 11.07.2002.

Mbi bazën e kësaj marrëveshje të ratifikuar K.Penal i Rep së Shqipërisë ka njohur ndryshime të vazhdueshme në dispozitat e mësipërme për një luftë sa më të efektshme ndaj këti fenomeni .

Dispozitat për të luftuar trafikimin e personave parashikohen në nenet:‘’Trafikimi i personave’’ – neni 110/a “Trafikimi i personave të rritur”

“Rekrutimi, transportimi, transferimi, fshehja ose pritja e personave nëpërmjet kërcënimit ose përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës ose përfitimit nga gjendja shoqërore, fizike apo psikike ose dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e personit që kontrollon një person tjetër, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, të punës ose shërbimeve të detyruara, të skllavërimit ose formave të ngjashme me skllavërimin, të vënies në përdorim ose transplantimit të organeve, si dhe formave të tjera të shfrytëzimit, dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë.

Organizimi, drejtimi dhe financimi i trafikimit të personave dënohen me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga katër milionë deri në gjashtë milionë lekë.

Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, apo shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, ose sjell pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga gjashtë milionë deri në tetë milionë lekë.

Page 2: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

Kur vepra ka sjellë si pasojë vdekjen e të dëmtuarit, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm, si dhe me gjobë nga shtatë milionë deri në dhjetë milionë lekë.

Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimi me burgim dhe gjoba shtohen me ¼ e dënimit të dhënë.” Me ligjin Nr 8733 datë 24.01.2013 janë bërë këto shtesa në këtë dispozitë:b) Në paragrafin e parë fjalët “dënohen me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga dy milionë deri në pesë milionë lekë” zëvendësohen me fjalët “si brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, dënohen me burgim nga tetë deri në pesëmbëdhjetë vjet”. c) Pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:“Kur kjo vepër kryhet ndaj një personi të rritur të gjinisë femërore dënohet me burgim nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjet.”ç) Paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë: “Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, shoqërohet me keqtrajtimin dhe detyrimin me dhunë fizike a psikike ndaj të dëmtuarit, për të kryer veprime të ndryshme, sjell pasoja të rënda për shëndetin, ose rrezikon jetën e tij, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.” Neni 27 Pas nenit 110/a shtohen nenet 110/b dhe 110/c me këtë përmbajtje: “Neni 110/b “Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e

trafikuar ”Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar, apo i

shërbimeve që janë objekt i shfrytëzimit nga trafikimi, duke pasur dijeni që personi është i trafikuar, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Kur kjo vepër kryhet ndaj një fëmije dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet. Neni 110/c “Veprimet që lehtësojnë trafikimin”

Falsifikimi, zotërimi ose sigurimi i dokumentit të identitetit, i pasaportave, i vizave ose i dokumenteve të tjera të udhëtimit apo mbajtja, heqja, fshehja, dëmtimi ose shkatërrimi i tyre, që kanë shërbyer për trafikimin e personave të rritur, por pa pasur dijeni për këtë fakt, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, apo është kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë letërnjoftimin, pasaportën, vizën apo dokumentin e udhëtimit, ose ka mundësuar trafikimin e fëmijëve, dënohet me burgim nga katër deri në tetë vjet.

Page 3: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

Po kjo vepër, kur ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.”.

Koncepti i trafikimit është bazuar në konceptin e dhënë në konventën e OKB dhe në Protokollin shtesë të Palermos në nenin 3, sipas të cilit me trafikim kuptojmë “Rekrutim, transportim, transferim, strehim ose pranim i personave me anë të mjeteve të kërcënimit ose të përdorimit të forcës apo me forma të tjera të detyrimit, rrëmbimit, falsifikimit, mashtrimit, apo keqpërdorimit të pushtetit apo të pozitës ose të një pozite të ndjeshme ose me anë të dhënies a marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit, që ka kontroll mbi personin tjetër me qëllim të shfrytëzimit.”

Përkufizimi i trafikimit është i ndërlikuar, por bëhet i qartë nëse zbërthehet në tri elementet e veta: vepra, mjetet e paligjshme dhe për qëllim të shfrytëzimit.

1. Vepra: Rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi apo pranimi i personave. 2. Mjetet e paligjshme: Kërcënimi ose përdorimi i dhunës apo formave të tjera të

detyrimit, rrëmbimit, falsifikimit, mashtrimit të keqpërdorimit të pushtetit apo të pozitës apo të një pozitë të ndjeshme apo me anë të dhënies apo marrjes së pagesave apo përfitimeve për të arritur pëlqimin e personit që të ketë kontroll mbi personin tjetër.

3. Për qëllim të shfrytëzimit: Fjala shfrytëzim përkufizohet ajo që “përfshin ndër të tjera shfrytëzimin e prostitucionit të të tjerëve ose formave të tjera të shfrytëzimit seksual, shërbimeve ose punës së detyruar, skllavërisë ose veprimeve të ngjashme me skllavërinë, robërisë ose heqjes së organeve.” Elementët bazë të trafikimit:

Rekrutimi i personit që do të shfrytëzohet; Zhvendosja e personit nga një vend në tjetrin; kalimin e kufirit shtetëror apo të

disa kufijve shtetëror; lëvizjen brenda kufijve shtetëror (trafikim i brendshëm); Shfrytëzimi – pas mbërritjes në destinacionin e fundit viktima e trafikuar i

nënshtrohet shfrytëzimit, duke iu nënshtruar një sërë mekanizmash detyrues që nga përdorimi apo kërcënimi për përdorimin e dhunës deri në shfrytëzimin e pozicionit të dobët ekonomikisht të viktimës dhe izolimit të saj.

Qëllimi: Abuzimi dhe mjerimi human të cilin përjetojnë viktimat e veprimtarisë kriminale.

HETIMI I VEPRAVE PENALE TË TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJËREZORE.

Page 4: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

Në K.Pr.Penale të Republikës së Shqipërisë nga neni 149 e deri në nenin 198 janë përcaktuar provat, kuptimi ityre dhe llojet:

Sipas neni 152 të K.Pr.Penale provat nuk kanë vlerë të paracaktuar. Gjykata i çmon provat sipas bindjes së formuar pas shqyrtimit të tyre në tërësi.

Llojet e provave të parashikuara në ligj janë:

1 Dëshmia

2. Pyetja e të pandehurit dhe e palëve private.

3. Ballafaqimet.

4. Njohjet .

5 Eksperimenti.

6. Ekspertimi.

7. Provat Materiale.

8. Dokumetet.

Ndësa mjetet e kërkimit të provës janë

1. Kqyrjet

2. Kontrollet

3. Sekuestrimet

4. Përgjimet.

Megjithatë përveç provave të rregulluara me ligj si përjashtim K.Pr.Penale ka parashikuar si përjashtim që gjykata mund të marrë dhe një provë që nuk është e parashikuar në ligj nqs ajo vlen për të vërtetuar faktet dhe nuk cënon lirinë e vullnetit të personit.

Për shkak se trafikimi në përgjithësi është një vepër penale që nuk njeh kufij hetimi i kësaj vepre është e vështirë të kryhet pa një bashkëpunim të efektshëm ndërkombëtar.

Format e bashkëpunimit mes shteteve janë joformale dhe formale.

Jo formale janë bashkëpunimi që kryejnë policitë e shteteve të interesuara në të cilat kryhen këto vepra penale. Këto kryhen me qëllim për marrjen e të dhënave sa më të

Page 5: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

shpejta që shërbejnë si indicje për të orientuar hetimin e kësaj kategorie veprash penale dhe identifikimin e personave të përfshirë. Bashkëpunimi jo formal është shumë i rëndësishëm për orientimin e drejtë të hetimit dhe marrjen e të dhënave për të siguruar provat.

Në vazhdimësi këto të dhëna që të krijojnë provë duhet të merren në formën ë caktuar ligjore dhe këtu hyn bashkëpunimi ndërkombëtar formal i rregulluar me marrëveshnje ndërkombëtare dy ose shumë palëshe.

Forma më e përhapur ligjore me të cilën sigurohen prova nga një shtet pritës është letërporosia, e parashikuar nga nenet 505 – 511 të K.Pr.Penale, me anë të së cilës kërkohet nga shtetet marrja e provave të caktuara.

Dëshmia apo intervistimi i viktimës së trafikimit është një nga pikat kyç dhe më të vështira të hetimit të trafikimit. Kjo, për një sërë arsyesh që lidhen me abuzimin dhe mjerimin human që ka përjetuar viktima, sidomos kur viktima është i mitur apo femër.

Marrja e të dhënave të sakta nga viktima e trafikimit mund të dështojë për disa arsye:

1. Dhuna apo gjendja e vazhdueshme e presionit psikologjik e fizik mund të ç`orientojë memorien e viktimës. I intervistuari mund të perceptojë gjëra të paqëna si të vërteta dhe të vërtetat të mos arrijë ti kujtojë.

2. Frika. Viktima e trafikimit ka frikë të thotë të vërtetën megjithëse në ndryshim nga rasti i parë ka një memorie të mirë dhe i kujton rrethanat e ngjarjes.

3. Interesi. Viktimës mund ti premtohen shuma të mëdha parash në këmbim për të dhëna të pavërteta në lidhje me autori e ngjarjes apo rrethanat e ngjarjes.

4. Vartësia që viktima krijon nga abuzuesi apo i dyshuari. Viktima ka pësuar pasoja të mëdha psikologjike aqsa i duket e pamundur të vazhdojë jetën i pavaruar.

5. Si dhe shumë shkaqe të tjera që lidhet me memorien dhe psiqikën e viktimës, nivelin intelektual shoqëror, mënyrën e jetesës etj.

Ndaj gjatë intervistimit të viktimave duhet patur parasysh që të krijohet një atmosferë besimi dhe konfidencialiteti mes Oficerit të policisë gjyqësore dhe viktimës. Ti krijohet viktimës bindja se e ardhmja e tij nuk është në dorën e abuzuesit dhe ai do të përgjigjet para ligjit për veprimet e kundraligjshme të kryera. Duhet trajtuar me kujdes çdo e dhënë e perceptuar nga viktima.

Marrja e të dhënave nga viktima është baza për zhvillimin e mëtejshëm të hetimit.

Page 6: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

TEKNIKAT E HETIMIT TË KRIMIT TË ORGANIZUAR NË FORMËN E TRAFIKIMIT TË QENIEVE NJERËZORE, FEMRAVE PËR PROSTITUCION OSE SHFRYTËZIMIT TË PROSTITUCIONIT:

Duke pasur parasysh se të dëmtuarit e veprave penale të trafikimit të qenieve njerëzore, të trafikimit të femrave për prostitucion ose shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese vazhdimisht janë objekt dhunë fizike e psikike, kanosje ose premtimi për t’u dhënë para ose përfitime të tjera, personaliteti i rënduar i tyre pas krimit, largimit të tyre etj, çka rrezikon të mos bëjnë dëshmi në gjyq ose të bëjnë dëshmi të gënjeshtërt, është e domosdoshme që sa më shpejt të jetë e mundur të bëhet sigurimi i provës në Gjykatë konform kërkesave të neneve të Kodit të Procedurës Penale.   (Nenet 316-321 të Kodit të Procedurës Penale ).Përgjimi i bisedimeve ose komunikimeve dhe filmimeve ambientale në zbatim të kërkesave të neneve 221-226 të Kodit të Procedurës Penale. Ndërsa në veprën penale të parashikuar nga neni 114 të Kodit Penal nuk mund të përdoret përgjimi i komunikimeve të personave të përfshirë në këto veprime të kundraligjshme, përgjimet telefonike të organizatave kriminale që merren me trafikimin e femrave apo edhe në rastet e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese janë veprime hetimore shumë rezultative që mbështeten në prova shkencore. Subjektet e krimit, të interesuar të gjejnë femra për trafikim, tregjet për tregtimin, transportimin dhe mbikëqyrjen e tyre, gjithmonë komunikojnë mes tyre nëpër mjeteve telefonike duke na dhënë mundësi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale. Shoqërimi i kësaj teknike hetimi sipas rastit dhe me filmime ambientale të ambienteve dhe personave që zhvillojnë këtë veprimtari kriminale na jep mundësinë të provojmë me prova të pakundërshtueshme fajësinë e tyre. (Nenet 221-226 të Kodit të Procedurës Penale.)

Ekspertimet mjeko-ligjore, kriminalistike, psikike të të dëmtuarave janë forma të dokumentimit shkencor që rast pas rasti policia gjyqësore dhe prokurorët aplikojnë ndaj çdo gjurme të gjetur në vendin  e ngjarjes, trupin e të dëmtuarës ose çdo formë krahasimi që ndihmon në zbulimin e së vërtetës. Në rast se në veprën penale të shfrytëzimit për prostitucion jo detyrimisht kërkohet si element i veprës penale ushtrimi i dhunës fizike apo psikike ndaj të dëmtuarës, në veprën penale të trafikimit është thelbësore të provohet se e dëmtuara ka vepruar në një gjendje të tillë dhunimi të vazhdueshëm, fizik dhe psikik. Jo vetëm kaq, por ekspertimet mjeko-ligjore janë të domosdoshme për të përcaktuar, jo vetëm faktin e shfrytëzimit seksual, kryerjes së marrëdhënieve seksuale, por në rastin e formave të tjera të shfrytëzimit është e domosdoshme të provohet dëmi që i është shkaktuar të dëmtuarës, dëmtim që mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm, ose edhe vdekja e të dëmtuarës, rrethana këto që e bëjnë të cilësuar veprën penale të trafikimit. Në këto rrethana është e domosdoshme të provohet lidhja shkakësore mes shfrytëzimit

Page 7: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

skllavërues, seksual, etj, dhe pasojës së ardhur. Për këtë arsye nevojiten ekspertime mjeko-ligjore.

Një nga detyrimet kryesore të hetimit duhet të jetë dhe sekuestrimi i pasurive të anëtarëve të krimit që kanë si burim paratë e pista të grumbulluara nga aktiviteti kriminal. Kështu, siç e ka përcaktuar edhe ligjvënësi, në veprën penale të trafikimit të femrave krahas dënimit me burgim aplikohet edhe dënimi me gjobë, ndryshe nga vepra penale e shfrytëzimit të prostitucionit. Prandaj është e domosdoshme në raste të tilla të hetohet paralel edhe për gjendjen pasurore të subjekteve të kësaj vepre penale, burimit të këtyre pasurive, nëse është bërë pastrim pasurie nga këto subjekte, duke bërë transaksione për të fshehur burimine vërtetë të këtyre pasurive.

Ndryshe nga shfrytëzimi i prostitucionit që përgjithësisht ka një shtrirje të vogël territori dhe përfshin pak persona, në shumë raste nuk evidentohen organizime të qëndrueshme, në veprën penale të trafikimit ka një shtrirje të gjerë territoriale që mund të përfshijë edhe territoret e më shumë se një shteti dhe këto janë veprimtari që kontrollohen nga organizatat kriminale të mirë organizuara. Për këtë arsye bashkëpunimi me policitë e vendeve të tjera, Interpol, FBI, është thelbësor për të siguruar një hartë të shtrirjes së aktivitetit kriminal të trafikimit, për të identifikuar grupet kriminale që merren me këtë aktivitet dhe për të koordinuar punën në mbledhjen e provave dhe goditjen njëkohësisht të autorëve të kësaj vepre që mund të shtrihet në disa vende, por edhe për të mundësuar lirimin e viktimave të këtij shfrytëzimi.

RASTI PRAKTIK I GJYKATËS SË KRIMEVE TË RËNDA

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve A. P dhe N. P është rregjistruar në organin e Prokurorisë pranëGjykatës për Krime të Rënda, në datën 13.10.2006, me numër 93 akti, mbi bazën e njoftimit të marrë nga kërkesa për ndihmë gjyqësore e dërguar nga autoritetet gjyqësore të shtetit Norvegjez nga të cilat rezultonte se nga ana e autoriteteve Norvegjeze ishin kryer veprime hetimore mbi procedimin penal në ngarkim të të pandehurve SH D, B B, F B, B B dhe Hans Joachim Berg, të cilët akuzoheshin se në bashkëpunim edhe me shtetasit shqiptar me banim në Tepelenë Shqipëri, Astrit Pata dhe Nelgert Pata, kanë kryer veprimtari kriminale me objekt shfrytëzimin e të dëmtuarave Silvana Kalemi, Albiona Ndreca, si prostituta në qytetin e Trondheimit, Norvegji.

Nga ana e autoriteteve tona gjyqësore është vënë në ekzekutim letërporosia e autoriteve norvegjeze sipas Vendimit nr. 400 datë 07.10.2006 të Gjykatës së Shkallës së parë për Krime të Rënda.

Page 8: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

Pas regjistrimit të këtij procedimi rezulton se Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë ka kërkuar ndihmë nga autoritetet Norvegjeze lidhur me hetimin e kësaj çështjeje nëpërmjet letërpororsisë dërguar Ministrisë së Drejtësisë.

Autoritetet gjyqësore Norvegjeze, kanë ekzekutuar këtë Letërporosi dhe kanë përcjellë provat e grumbulluara.

Të pandehurit janë banorë të qytetit të Memaliaj në Rrethin e Tepelenës dhe kanë lidhje të afërt gjinie mes tyre sepse i pandehuri A është babai i të pandehurit Nelgert.

E dëmtuara Silvana Kalemi është banore e qytetit të Memaliajt. Në vitin 1998 ajo është martuar me dëshmitarin Marsel Muça, dhe jetonte me të në qytetin e Tepelenës dhe nga martesa e tyre ne vitin 2001, ka lindur një vajzë. E demtuara ka punuar si kamariere në lokalin “Arbri” pronë e shtetasit Bashkim Pata.

Për shkak të kontradiktave që ka patur me bashkëshortin e saj, në vitin 2003, ka prishur martesën në mënyrë të njëanshme, pa ndjekur rrugën ligjore, dhe bashkë me vajzën ka banuar tek prindërit e saj në Memaliaj.

Gjate kohës që punonte si kamariere, e dëmtuara është njohur me të pandehurin Aleks (Astrit) i cili është gjini e afërt me punëdhënësin e të dëmtuarës, B.P dhe kishte një aktivitet tregtar afër këtij lokali.

I pandehuri Astrit(Aleks) i cili frekuentonte shpesh lokalin krijon marrëdhenie intime me shtetasen Silvana Kalemi .

I nxitur nga I dashuri i saj dhe pse familjen e kishte kundër e dëmtuara është larguar disa muaj nga shtëpia e saj e ka qëndruar në Përmet, tek shtëpia e tezes, Fatime Beqo. Në Përmet ka shkuar disa herë edhe i pandehuri Astrit Pata dhe në mjediset jashtë banese është takuar me të demtuarën Silvana. Në Tetor 2004 e dëmtuara Silvana ka pranuar ofertën e të pandehurit Astrit për të kaluar pushime jashtë vendit, fillimisht do të shkonin në Greqi e më pas në Norvegji. (Ky ishte premtimi që S K I kishte bërë i dashuri).

E dëmtuara Silvana është bindur nga i pandehuri Astrit (Aleks), që të nisej pa u shoqëruar prej tij. Me ndihmën e njerëzve të afërt e të besuar të tij të Aleksit, e dëmtuara Silvana ka kaluar, ilegalisht kufirin për në Greqi.

Në Athinë e dëmtuara është pritur nga nje shok i të pandehurit Astrit me emrin Sokol dhe më pas ajo ka qëndruar në shtëpine e tij. Pas rreth 10 ditësh të qendrimit të Silvanës në shtëpinë e Sokolit në Athinë, i pandehuri i ka kërkuar Silvanës që të shkonte

Page 9: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

në Norvegji tek të afërmit e tij. Ai përsëri i ka premtuar se kështu do të fitonin kohë dhe se atje do të bashkoheshin sepse do të shkonte edhe ai pasi ato ditë do të pajisej me vizë.

E pajisur me pasaportë false nga të njohurit e të pandehurit e dëmtuara e shoqëruar nga shtetasi Shpëtim Daci kanë udhëtuar me avion nga qyteti i Athinës për në Amsterdam, nga ku më pas kanë mbërritur në Stavanger, Norvegji. Në aeroportin e Stavanger i ka pritur i pandehuri N.P, i biri i të dashurit të S. I pandehuri N.P ka shoqëruar me taksi të dëmtuarën dhe shtetasin Shpëtim Daci në një banesë në Stavanger. Këtu, e dëmtuara është njohur me shtetasen shqiptare me emrin Brunilda, e cila është prezantuar si e dashura e tëpandehurit Nelgert dhe jetonte me të.

E dëmtuara Silvana sipas porosisë së të pandehurit Astrit, ka qëndruar në banesën e djalit të tij, me shpresën se së shpejti do të vinte aty edhe i dashuri i saj.

Gjatë kësaj kohe prindërit e S kane bërë kallzim penal kundër te pandehurit Astrit Pata, i cili në daten 26.11.2004 është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tepelenë. Në këtë periudhë e dëmtuara Silvana kishte mbërritur në Norvegji dhe ka marrë dijeni nga N se A ishte shoqëruar. Ajo ka komunikuar në telefon me forcat e policisë duke ju konfirmuar se Astrit Pata është i vjehrri i saj dhe se ajo është larguar me dëshirën e saj, prandaj i pandehuri Astrit Pata është lënë i lirë.

I pandehuri N.P dhe të dëmtuarat Brunilda e Silvana janë shpërngulur, më pas, në qytetin Bergen. Këtu ata janë takuar dhe kanë qëndruar disa ditë në shtëpinë e të njohurit të hershëm të pandehurve, personit të marrë si të pandehur në këtë procedim, shtetasit shqiptar që thirrej me emrin Bardhyl Backa, por që në të vërtetë ai quhet Saimir Rrokaj.

Në vjeshtë të vitit 2004, Saimir Rrokaj, ka ardhur në dijeni nga biseda me Nelgertin se së afërmi do të vinte në Norvegji edhe babai i tij me një vajzë që punonte si kamariere në lokalin e të afermit të tij në Tepelenë.

Meqenëse vajzave ju kishte ndodhur nje incident, (sipas Silvanës, Brunilda kishte vjedhur një kulete dhe një shofer taksie kishte kuptuar që karta e kreditit ishte e vjedhur e mund të njoftonte policinë) të cilin Nelgerti e ka cilësuar të rrezikshëm për qëndrimin në Stavanger, ka vendosur të largohet sa më shpejt e sa më larg prej aty.

I ndihmuar nga shtetasi Saimir Rrokaj, NP dhe vajzat S dhe B kanë arritur të gjejnë një banesë me qera në qytetin Trondheim. Banesa ishte marrë me qera nga shtetasi Terje Utaker.

Në këtë periudhë kur janë vendosur për të jetuar në këtë banesë, sipas dëshmisë së të dëmtuares Silvana Kalemi, rezulton se e dashura e të pandehurit Nelgert, shtetasja

Page 10: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

Brunilda, ka filluar të ndikojë tek e dëmtuara Silvana duke e parapëgatitur për profesionin e prostitutës gjë të cilën ia ka propozuar më pas.

Silvana e ka refuzuar propozimin e Brunildës. Edhe ndërhyrja e të pandehurit Nelgert nuk e bindi të dëmtuarën që të punonte si prostitutë duke pretenduar se kishte ardhur aty për pushime dhe se priste ardhjen e Astritit.

I pandehuri Nelgert, për qëndrimin refuzues të Silvanës, ka vënë në dijeni të pandehurin Aleks(Astrit).

Pas këtij momenti i pandehuri Astrit ka kërkuar të flasë në telefon me të dëmtuarën Silvana dhe për herë të parë ajo kuptoi të vërtetën e udhëtimit të saj në Norvegji.

I pandehuri Astrit Pata i ka treguar se qëllimi i dërgimit të saj jashtë vendit nuk kishte qenë për pushime. I pandehuri Astrit i ka kërkuar me vendosmëri të dëmtuarës Silvana që të kryente profesionin që bënte edhe e dashura e Nelgertit, pra që të prostituonte, sepse kështu do të nxirrte fitime të bollshme.

E dëmtuara Silvana fillimisht është tronditur dhe ka refuzuar një punë të tillë. Në vijim i pandehuri Astrit(Aleks) e ka marrë disa herë në telefon dhe duke i kujtuar shpenzimet që kishte bërë për paisjen e saj me dokumete të fallsifikuara dhe për pagesën e udhëtimit, nga Gjirokatra, në Greqi dhe më pas deri në Norvegji. Ai e ka kërcënuar të dëmtuarën Silvana për jetën e saj e të familjarëve të saj në Shqipëri, posaçërisht për të bijën e mitur. Nëpërmjet sharjeve, kërcënimeve dhe ironizimeve të të pandehurit Astrit e dëmtuara Silvana është detyruar të nënshtrohet rrethanave në të cilat gjendej në Norvegji, duke u bindur kërkesës së të pandehurve Aleks(Astrit) Pata dhe Nelgert Pata, që të punonte si prostitutë.

Fillimisht ka qenë Brunilda e cila nisur nga përvoja e saj e ka “ndihmuar” të dëmtuarën të ushtrojë prostiucionin. Për këtë qëllim disa javë më vonë ajo ka publikuar fotot e të dëmtuares Silvana dhe numrin e telefonit në gazetën Norvegjeze (Sondag-Sondag) si dhe në një faqe interneti e posaçme për shërbime seksuale.

Të dyja vajzat kanë qëndruar në të njëjtën banesë dhe klientët e ndryshëm kontaktonin me to nëpërmjet numrave të telefonit të publikuar në gazetë ose internet dhe orientoheshin që të vinin për të marrë shërbimin seksual në banesën ku jetonin me qera.

Në fillim e dëmtuara Silvana, nuk mund të komunikonte me klientët pasi nuk dinte gjuhën dhe ata binin dakort me Brunildën për çmimin që duhej të paguanin. Brunilda merrte paratë që Silvana fitonte, të cilat më pas i dorëzoheshin të pandehurit Nelgert. Për këtë qëllim i pandehuri Bardhyl Backa ka shfrytëzuar edhe llogarinë bankare të

Page 11: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

bashkëshortes së tij, dëshmitares Anne Instand për të bërë transferta bankare nga Norvegjia në drejtim të Shqipërisë në emër të shtetasit A.P.

E dëmtuara Silvana, gjatë gjithë kohës, e ndiente veten të kontrolluar nga ana e të pandehurve Nelgert Pata dhe Astrit(Aleks) Pata.

Kështu i pandehuri Nelgert e instruktonte se si ajo duhej të vepronte me klientët, i kërkonte që të mos largohej nga shtëpia jo vetëm sepse klientët mund t’i telefonin në çdo çast, por edhe se ajo mund të ndalohej e arrestohej nga policia për shkak se kishte një pasaportë të fallsifikuar. Sipas të dëmtuarës i pandehuri Nelgert sillej ashpër me të dashurën e tij Bruna pikërisht për t’i treguar edhe asaj se çfarë e priste nëse nuk punonte shumë.

Ndërsa i pandehuri Astrit i telefononte shpesh të dëmtuarës Silvana, të cilën e pyeste nëse ajo kishte patur klientë dhe për shumën e parave që kishte fituar duke i kujtuar gjithnjë familjen e fëmijën e saj në Shqipëri.

Në këtë periudhë, rezulton e provuar se e dëmtuara Silvana kishte kontakte telefonike me familjen e saj, por ajo nuk i ka treguar të afërmve të vërtetën për punën që detyrohej të bënte dhe i gënjente duke u thënëse ndodhej në Greqi.

Pas disa muajsh, në Shkurt të vitit 2005, provohet se i pandehuri Aleks(Astrit) ka shkuar në Norvegji dhe fillimisht ka qëndruar në banesën (Mellomila 90) në të cilën të dëmtuarat Silvana dhe Brunilda vazhdonin të prostituonin. Kur kishte klientë, i pandehuri largohej nga banesa dhe kthehej kur sigurohej se ata ishin larguar.

Për të mbushur këtë kohë, i pandehuri Astrit Pata, ka frekuentuar qendrën stërvitore „3T Produktet„ në Trondheim me të cilën ka lidhur kontratë me shkrim, duke vënë si adresë atë të marrë me qera nga i pandehuri Nelgert Pata, Mellomila 90.

Këtë qendër u provua në gjykim se e ka frekuentuar rregullisht, në periudhën që qëndronte në Trondheim, i pandehuri Nelgert Pata, i cili gjithashtu ka nënshkruar kontratë anëtarësimi.

Në periudhën që i pandehuri Aleks( Astrit) ka qëndruar në banesën e sipërcituar, sipas dëshmisë së të dëmtuarës Silvana, ka pasur grindjet ndërmjet tij dhe të birit, të pandehurit Nelgert, lidhur me fitimet që siguronin Brunilda dhe Silvana, gjë që është bërë shkak që ato të ushtrojnë profesionin në vende të ndryshme.

U provua në gjykim se fillimisht është larguar e dëmtuara Silvana, ajo ka jetuar për disa ditë, në fund të muajit Prill 2005, në hotel Chesterfield. E dëmtuara Silvana është detyruar të vazhdojë të prostituojë jo në mjediset e Hotelit, por me ndihmen e taksistit

Page 12: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

Brynjylf Berggard( i marre si i pandehur ne kete procedim) ajo ka shkuar në banesat e klientëve që i telefonin. Shumën e parave që ajo ka fituar ia dorëzonte të pandehurit Astrit.

Në hotel Chesterfield e dëmtuara qëndroi e prostituoi për rreth një jave dhe me pas Silvana dhe i pandehuri Astrit gjetën një banesë tjetër. Në datën 1 Maj të vitit 2005 e dëmtuara Silvana me ndihmën e taksistit Brynjylf Berggard ka gjetur banesën e re me vendodhje në Ulstadlokkveien, ku ka jetuar edhe i pandehuri Astrit.

Banesa ishte pronë e dëshmitares Turid Foras. Atë e ka kontaktuar shtetasi Bryjylf Berggard, i cili i ka thënë se banesën e kërkonte për një vajzë që sapo kishte ardhur në Norvegji. Provohet se ështe lidhur, në datën 01.05.2005, kontrata me palë, qeradhënës dëshmitaren Turid Foras dhe qeramarrës Pagona Geru dhe vlera e qerase ishte 5500 NOK në muaj. E dëmtuara ka paguar dy muaj parapagim. E dëmtuara Silvana ka qëndruar në këtë banesë 3 muaj dhe qeranë e ka paguar në llogarinë bankare të saj, me emrin Pagona Geru.

Në këtë periudhë provohet se bashkëipandehuri Saimir Rrokaj (Bardhyl Backa), ka humbur një sasi të konsiderueshme të hollash që kishte marrë tek vajzat në Trondheim dhe kështu nuk ka mundur ti transferojë ato për llogari të të pandehurve Nelgert e Aleks Pata.

Pas kësaj, I pandehuri Nelgert ka hyrë në marrëveshje me bashkëtëpanmdehurin Shpëtim Daci, i cili krahas shërbimit për shoqërimin e të dëmtuarave në udhëtim, ka marrë përsipër edhe trasferimin fizik të të ardhurave që siguroheshin nga puna e vajzave si prostitutë.

Pas rreth tre muaj qëndrimi në Trondheim, i pandehuri Astrit ka vendosur të kthehej në Shqipëri. U provua në gjykim se ato ditë, në Trondheim, ka qenë si zakonisht edhe bashkë i pandehuri Shpëtim Daci. Ai është takuar dhe ka banuar në banesën e tyre tre ditë. Bashkëipandehuri Shpëtim Daci ka marrë në dorëzim paratë e grumbulluara nga puna si prostitutë e vajzave, të cilat duhet të trasferonte në mënyrë të paligjëshme dhe në kthim, në Maj 2005, ka udhëtuar në të njëjtën linjë dhe nën shoqërinë e bashkëtëpandehurit Astrit Pata.

I pandehuri Nelgert, e dashura e tij Brunilda dhe e dëmtuara Silvana kanë qëndruar në Trondheim, duke jetuar në banesat e veçanta të marra me qera. I pandehuri Nelgert është larguar disa javë më pas.

Në këtë periudhë e dëmtuara Silvana është takuar me bashkëtëpandehurin Frank Baro dhe ka shkëmbyer numrat e telefonit me të.

Page 13: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

Rezulton se gjatë periudhës së sezonit veror, puna e prostitucionit, posaçërisht në qytetin e Trondheimit, ku ndodheshin të dëmtuarat, nuk ishte shumë produktive, prandaj të dëmtuarat Silvana dhe Brunilda janë larguar. Ato kanë pritur ardhjen e rradhës së të bashkëtëpandehurit Shpëtim Daci të cilit i kanë dorëzuar paratë që kishin fituar nga puna si prostitutë dhe se bashkë me të, në 25 Korrik 2005, kanë udhëtuar për në Athinë.

Brunilda ka qëndruar në Greqi, ndërsa Silvana, me taksi, ka udhëtuar nga Greqia, për në Shqipëri, ku ka qëndruar në shtëpinë e prindërve të saj në Memaliaj për rreth 2 muaj.

Edhe pas kthimit në familje e dëmtuara Silvana nuk u ka treguar të vërtetën prindërve të saj, por i gënjen, duke iu thënë se punonte në një restorant, në Greqi. Ajo ka sjelle vetëm pak gëra për vajzën dhe nuk kishte shumë para me vete dhe as dokumenta udhëtimi.

Gjate kohës së qëndrimit në Memaliaj e dëmtuara është takuar disa herë me të pandehurin Aleks, kanë shkuar së bashku me të dhe nënën e saj, dëshmitaren Resmie në Gjirokastër me makinën e tij. I pandehuri Astrit i ka premtuar të dëmtuarës se do ta ndihmonte që ajo të vendosej në Tiranë ku duhet të blinin me paratë që ajo fitonte një apartament. Për këtë fakt e dëmtuara ka biseduar edhe me tezen e saj dëshmitaren Fatime Beqo.

Gjate kësaj periudhe i pandehuri Aleks është kujdesur edhe për të pajisur me vizë të dëmtuarën Silvana si dhe për nisjen e procedurave të divorcit të saj me dëshmitarin Marsel Muço. Ndërkohe vajza e të demtuares në këtë periudhë është marrë prej saj nga familja e të atit dhe është mbajtur në famijen prindërore të të dëmtuarës.

Nga provat e marra në gjykim rezulton se në muajin Gusht të vitit 2005, Konsullata Greke në Gjirokastër ka paisur me vizë shengen të dëmtuarën Silvana Muça (Kalemi) e cila është përshkruar në pasaportën me Nr.Z0391982 dhe ishte e vlefshme nga data 16/08/2005 deri me date 15/09/2005.

Me këtë pasaporte e dëmtuara ka udhëtuar e vetme jashtë kufijve të shtetit Shqiptar. Pasaportën e ka përdorur vetëm për të kaluar kufirin Grek, sepse kur ka mbërritur në Trondheim ka vijuar të përdorë dokumentat e fallsifikuar me emrin Pagona Geru. Ajo ka qëndruar e vetme sepse Brunilda nuk është kthyer më në Trondheim me të.

Provohet në gjykim se e dëmtuara Silvana, megjithëse gjendej e vetme, tashmë më shumë e joshur dhe e mashtruar nga i pandehuri Astrit(Aleks) Pata, sipas pororsisë së tij, fillon sërish të prostituoje dhe paratë që fitonte ia dorëzonte në fund të çdo muaji shtetasit Shpëtim Daci.

Page 14: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

I pandehuri Astrit e mban nën kontroll nëpërmjet telefonatave që bën cdo ditë me të. Ai e pyeste në lidhje me numrin e klientëve që kishte patur, fitimet e realizuara madje i telefonon cdo natë për ta kontrolluar nëse ajo është ose jo në punë.

Në këtë periudhë, e dëmtuara Silvana kontakton përsëri dhe krijon marrëdhënie të afërta me bashkëtëpandehurin Frank Baro dhe me ndihmën e tij, gjen një banesë të re, me vendodhje në Elgesetergate. Si qeradhënës i kësaj banese është dëshmitari Knut Skjervold, ndonëse banesa është pronë e nënës së tij. Kontakti mes qeradhënësit dhe Frankos ka ardhur nëpërmjet komunikimit me telefon, numri i të cilit ishte vendosur në një gazetë lokale.

Rezulton se në datën 01.09.2005 paët kanë lidhur kontraten e qerasë, me cmimin 6000 Nok në muaj, të cilat i dorëzoheshin Frankut.

E dëmtuara Silvana ka vazhduar të prostituojë në këtë banesë dhe shtetasi Frank Baro e ka ndihmuar për të vënë fotot e saj në faqen e internetit, e posaçme për ofrimin e shërbimeve seksuale.

Sipas dëshmisë së të dëmtuarës Silvana rezulton se pas disa muajsh të vendosjes së saj në banesën në Elgesetergate, I pandehuri Nelgert e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që në banesën e saj do të jetonte edhe një vajzë shqiptare me emrin Albiona e cila do të vinte ato ditë.

I pandehuri Nelgert e ka porositur dhe e dëmtuara Silvana ka pritur në Aeroportin e Trondheimi shtetasen shqiptare Albiona Ndreca e cila, vinte për herë të parë në Norvegji dhe prandaj shoqërohej nga bashkëipandehuri Shpëtim Daci, sic ishte shoqëruar më parë edhe vetë Silvana.

Ne aeroport ka shkuar me bashkëtëpandehurin Frak Baro dhe po sëbashku, me gjithë Shpetimin, kanë shkuar në banesën e mësipërme.

Sipas dëshmisë së të dëmtuares Silvana, deklarimeve në fazën e e hetimeve paraprake të të dëmtuarës Albiona, dëshmisë së dëshmitarëve Asllan Hysaj dhe Rakela Hysaj (babai dhe motra e të demtuares si dhe provave shkresore të shqyrtuara në këtë gjykim, rezulton se e demtuara Albiona Ndreca është banore e lagjes “Asim Zeneli” në Gjirokastër. Gjate viteve 90’të ajo ka qenë emigrante në Greqi, së bashku me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe jetonin në ishullin e Korfuzit.

Këtu rreth vitit 1999 e dëmtuara është njohur me shtetasin Xhevalin Ndreca, me të cilin ka lidhur martesë dhe më pas kanë vendosur të shkojne në ishullin Kos, në Greqi. Provohet se nga martesa e tyre, në 02.03.2002, kanë lindur një vajzë.

Page 15: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

Në verë të vitit 2005, Albiona është ndarë faktikisht nga bashkëshorti i saj dhe më pas, është kthyer së bashku me vajzën në familjen prindërore. Ajo ka qenëe vendosur që tëmos largohej më nga vendlindja, ka kryer edhe një kurs për parukiere por më pas është larguar krejt paparitur.

Në këtë periudhë e dëmtuara Albiona është njohur me një vajzë që thirrej herë me emrin “Marie” e herë “Refaela” e cila i ka folur të dëmtuarës për Norvegjinë e lehtësirat që ka atje për punësim dhe për mundësitë e pafundme për të siguruar të ardhura të mira.

Maria kishte qenë atje dhe se sipas thënieve të saj, Norvegjia i kishte ndryshuar jetën në mënyre pozitive kishte fituar shumë para dhe kishte blerë shtëpi e makinë.

Pasi e bind, Maria i premton Albionës se do ta ndihmonte, për të shkuar në Norvegji. Maria gjatë kontaketeve me të demtuarën Albiona ka qenë gjithnjë bashkë me një djalë shqiptar emrin e të cilit Albiona nuk ka pranuar të thotë, por sqaron se ai jetonte në Greqi, fliste greqisht dhe Maries i thërriste me emrat “Bruna”, “Rafaela”. Pasi është joshur, e dëmtuara ka pranuar ofertën e Maries dhe të shtetasit shqiptar që shoqërohej me të për t’u nisur në Norvegji.

Ata i kanë siguruar Albiones një pasaportë greke e fallsifikuar me foto të saj me emrin Christina Flampoura dhe e dëmtuara, duke menduar edhe për sigurimin e të ardhurave për fëmijën e saj të mitur, ka vendosur papritur për tu larguar, duke u thënë të afërmëve se do të shkonte në Greqi. Fëmijën e mitur jua ka besuar të afërmve të saj.

Me pasaporten e fallsifikuar si dhe biletën e udhëtimit të siguruar nga Maria dhe shoqëruesi i saj, e dëmtuara Albiona është nisur për në Norvegji.

Provohet në gjykim se pasaporta me emrin e rremë Christina Flampoura i është sekuestruar Albionës nga policia Norvegjeze në datën 24.03.2006 dhe nga ekspertimi ka rezultuar e fallsifikuar.

Para se të nisej Maria i ka thënë Albionës se në Norvegji do ta priste një vajzë shqiptare me emrin Silvana.

E dëmtuara Albiona, sipas porosisë së Maries dhe djalit që e shoqëronte atë, është përcjellë në aeroportin e Athinës ku është takuar me bashkëtëpandehurin Shpëtim Daci. Ky i fundit ka patur “detyrën” për ta shoqëruar atë deri në vendin e destinacionit, në Trondehim, pasi ajo nuk e dinte rrugën. Ata kanë udhëtuar me linjën Athinë-Amsterdam-Trondeheim.

Page 16: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

Në aeroportin e Trondheimit e dëmtuara Silvana ka pritur Albionën dhe shtetasin Shpëtim Daci. Silvana, sipas porosisë së Nelgertit, ka pranuar dhe ka jetuar bashkë me Albionën, në banesën Egestergate.

Nga provat rezulton se e dëmtuara Albiona nuk e dinte të vërtetën se përse e kishin sjellë në Norvegji, ajo shpresonte të punonte në punë të ndryshme, të ligjshme e të fitonte para për të mbajtur vajzën e saj të mitur.

Pasi e dëmtuara Albiona e ka kuptuar se është mashtruar e se duhet të punonte si prostitutë, ka filluar të qajë, të bërtasë pasi nuk donte të ushtronte atë profesion, por pas disa ditësh ajo fillon të prostituojë në banesë bashkë me Silvanën. I pandehuri Nelgert i ka telefonuar të dëmtuarën Silvana që të vinte në gazetën Sondag-Sondag numrin e telefonit të Albionës si dhe pas ajo filloi të prostituonte i pandehuri e pyeste shpesh Silvanën, nëse Albiona fitonte shumë para apo kishte shumë klientë. Paratë që Silvana dhe Albiona fitonin i dërgoheshin nëpërmjet shtetasit Shpëtim Daci të pandehurve Astrit dhe Nelgert Pata.

Rezulton se është përsëri shtetasi Frank Baro ai që ka ndihmuar Silvanën dhe Albionën që të vinin numrat e telefonit në gazetën Sondag-Sondag si dhe fotot e tyre në faqen e caktuar të internetit.

Rezulton se, rreth krishtlindjeve, para fundvitit 2005, i pandehuri Nelgert ka shkuar në Norvegji dhe ka vizituar të dëmtuarat në banesën e tyre në Elgesetergate. Atë e ka pritur dhe e ka marrë në aeroport bashkëipandehuri Frank Baro. Pas largimit të të pandehurit Nelgert, të dëmtuarat Albiona dhe Silvana vendosin të jetojnë larg njëra-tjetrës në banesa të veçanta sepse në këtë mënyrë do të mund të fitonin më shumë tëe ardhura nga shitja e shërbimit seksual.

Për këtë arsye në daten 15.02.2006 e dëmtuara Albiona Ndreca ka marrë me qera një banesë me vendodhje në Jon Raudes gt. 9A duke e nënshkruar me emrin e rreme Amalias Diamantis Flampoura e datëlindjes 01.08.1980, me numër telefoni 98857639, ndërsa qeradhënës është shtetasi Morten Tofte i cili e ka përfituar cmimin e qerasë në shumën 5800 NOK në muaj. Bashkëngjitur kësaj kontrate qeradhënësi ka marrë edhe kopjen e pasaportës së qeramarrëses e cila është e njëjtë me pasaportën sekuestruar të dëmtuarës Albiona Ndreca nga policia norvegjeze në datën 24.03.2006.

Rezulton se të dëmtuarat, ndonëse kanë pasur ndonjë mosmarrëveshje, takoheshin shpesh, qëndronin edhe së bashku tek shtëpitë e njëra-tjetrës dhe se në kohën e lirë shoqëroheshin e dilnin më së shumti bashkë.

Page 17: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

Pas ardhjes së Nelgertit, rezulton se e dëmtuara Albiona ka qenë më e motivuar për « punë», është shmangur ndonjëherë edhe dëfrimit në pub-e në fundjavë me arsyen se ato ditë mund të fitonte më shumë, e kështu do të kënaqej Nelgerti.

Gjatë periudhës së qëndrimit në Trondheim, e dëmtuara Albiona ka folur në telefon me të afërmit e saj duke i gënjyer për punën që bënte dhe vendin se ku ndodhej. Ajo u thoshte se punoj në restorant në Greqi, por telefoni nga fliste, është konstatuar nga të afërmit, se kishte prefiks të ndryshëm nga ai i Greqisë.

Ndërkohë e dëmtuara Albiona ju ka treguar të afërmve se jetonte me një shoqe, që ishte nga Memaliaj e cila kishte qenë e martuar e kishte një vajzë.

E dëmtuara Albiona ka dërguar në familje herëpashere 50-100 euro si dhe pako me rroba e dhurata për vajzën.

Rezulton gjithashtu se në këtë periudhë se e dëmtuara Silvana Kalemi është njohur me dëshmitarin Erik Ostby, në një pab. Dëshmitarit i ka pëlqyer tipi i Silvanës dhe mënyra se si ajo vallëzonte dhe mes tyre ka pasur simpati të ndërsjelltë. Dëshmitari është njohur edhe me të dëmtuarën Albiona, me emrat Kristina dhe Helena si dhe me mikun e tyre norvegjes Frank. Ata takoheshin herë në shtëpinë e vajzave e herë në banesën e tij, por e dëmtuara Silvana nuk i ka treguar për punën që bënte.

Një ditë, gjatë muajit Shkurt 2006, dëshmitari Erik është gjendur në hyrje të banesës së vajzave kur është pyetur nga një klient lidhur me vajzat duke nënkuptuar se ato jepnin shërbime seksi. Dëshmitari ka reaguar duke mohuar një fakt të tillë, por klienti ka paraqitur gazetën, me fotografinë e vajzave dhe numrin e tyre të telefonit. Pas kesaj ai ka marrë në telefon dhe është përgjigjur Silvana, çka e ka bindur atë për vërtetësinë e fjalëve të bashkëbiseduesit.

Dëshmitari është ngjitur në banesën e vajzave dhe ka detyruar Silvanën që të tregonte realitetin. Dëshmitari Erik i ka kërkuar të dëmtuarës Silvana që të kallëzojë në polici personat që e kishin shfrytëzuar dhe përfitonin nga puna e saj si prostitutë. Por e dëmtuara Silvana ka refuzuar me pretekstin se duhet të punonte edhe pak se kishte frikë nga tutorët e saj dhe se duhet të priste një moment tjetër. Marrëdhëniet e tyre kanë vijuar madje edhe si rrjedhojë e keqardhjes së Erikut, për situatën sociale të Silvanes, ato janë bërë edhe më të afërta. Këtë afrimitet të veçante e ka vene re edhe e dëmtuara Albiona e cila ka njoftuar Nelgertin. Ka qenë i pandehuri Astrit që e ka kërcënuar Silvanën dhe i ka kërkuar të largohet nga Eriku. Për këtë arsye marrëdhëniet mes vajzave janë ftohur, ndërsa takimet mes Silvanës dhe Erikut kanë vijuar, por ato kanë qenë më të fshehta sidomos nga Albiona. Dëshmitari Erik Ostby ka asistuar disa herë kur Silvana bisedonte me Astritin dhe ka përjetuar gjendjen e saj shpirtërore.

Page 18: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

Disa javë më pas dy oficerë të policisë gjyqësore Norvegjeze, kishin kontaktuar me të dëmtuarat Albiona Ndreca e Silvana Kalemi, të cilat ishin nën shoqërin edhe të bashkëtëpandehurit Franko Baro dhe pasi kanë parë pasaportat e tyre, kanë kuptuar se ato ofronin shërbime seksi dhe duke dyshuar se kanë qenë të detyruara të bëjnë një punë të tillë i kanë ofruar ndihmën e tyre në rast se kishin ndonjë nevojë.

Kjo vizitë e policisë i ka alarmuar vajzat të cilat kanë vënë në dijeni edhe të pandehurit Astrit Pata e Nelgert Pata. Prej tyre janë urdhëruar që të gjejnë mundësinë për t’u larguar sa më pare nga Trondheimi, ndërsa është nisur menjëherë edhe bashkëipandehuri Shpëtim Daci, për të marrë paratë e grumbulluara deri atëherë.

Ndërsa Albiona ka qenë e bindur për të vijuar rrugën e prostituimit në ndonjë qytet tjetër, e dëmtuara Silvana e ka diskutuar situatën e re me dëshmitarin Erik Ostby. Me mbështetjen e tij ajo ka pranuar të bashkëpunojë me policinë dhe të denoncojë shfrytëzuesit e saj.

Rezulton se në daten 23.03.2006, e dëmtuara Silvana është marrë në pyetje në polici dhe e dëmtuara Silvana ka treguar gjithshka.

Të nesërmen ajo ka treguar se ishte planifikuar që Silvana dhe Albiona do t’i dorëzonin bashkëtëpandehurit Shpëtim Daci paratë që kishin fituar për atë muaj dhe që kapte shumën 55 mijë NOK.

Nën vëzhgimin e fshehtë të policisë, e dëmtuara Albiona dhe bashkëipandehuri Frank Baro shkojnë të takojnë Shpëtim Dacin në aeroportin Vernes në Trondeheim për të bërë dorëzimin e parave, por janë arrestuar nga policia norvegjeze, e cila ka sekuestruar edhe shumën e mësipërme të parave.

Ka rezultuar se i pandehuri Nelgert Pata ka komunikuar në telefon me bashkëtëpandehurin Shpëtim dhe të dëmtuarën Albiona në momentet para arrestimit të tyre kur ndodheshin në aeroport.

Nga tabulatet telefonike provohet se shtetasit Shpëtim dhe Albiona i telefonojnë disa herë Silvanës, por telefoni i saj ishte i mbylluar.

Rezulton se bashkëipandehuri Shpëtim Daci, Bardhyl Backa (Saimir Rrokaj), Frank Baro, Brynjylf Berggard dhe Hans Jochim Berg, janë arrestuar si dhe janë gjykuar në Gjykatën e Trondheimit.

Të dëmtuarat Silvana Kalemi dhe Albiona Ndreca kanë dhënë deklarime para policisë gjyqësore të Trondheimit. Dëshmia e tyre është dhënë edhe në Gjykatë dhe rezulton se e dëmtuara Silvana Kalemi ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, ka

Page 19: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

fituar edhe beneficet e këtij bashkëpunimi, ka mundur të marrë në Trondheim edhe vajzën e mitur dhe është nën kujdesin e autoriteteve Norvegjeze.

Ndërsa e dëmtuara Albiona Ndreca pas dhënies së dëshmise para autoriteteve gjyqësore të Trondheimit ka kërkuar të largohet dhe është larguar nga Norvegjia.

Në pranverë të vitit 2006 të dëmtuarën Albiona Ndreca e ka sjellë policia në Rinas dhe që këtu ka ardhur në familje. Paraqitja e saj e jashtme nuk u ka pëlqyer të afërmve, ndërsa nga biseda me të motrën, dëshmitaren Rakela Hysaj, ka pohuar se është njohur me një djalë që quhej Gerto, i cili i kishte propozuar për martesë, se ai ishte nga Memaliaj dhe nënën e kishte doktoresh.

Më pas e dëmtuara është larguar përsëri në drejtim të Greqisë, nuk ka adresë të saktë atje dhe mban kontakte të herëpashershme me të afërmit e saj.

Ndërsa për të dëmtuarën Brunilda, nga hetimi gjyqësor nuk rezultoi identifikimi i plotë i saj. Ajo nuk është ndaluar e shoqëruar nga forcat e policisë as në Norvegji e as në Shqipëri.

Në gjykim, nga tërësia e provave të marra e shqyrtuara në seancë gjyqeësore, u provua se të paktën që nga fillimi i vitit 2004 e dëmtuara Brunilda ka jetuar së bashku me të pandehurin Nelgert në Norvegji. Ajo ka qenë e dashura e të pandehurit Nelgert dhe se ka ushtruar profesionin e prostitutës duke filluar në një periudhë të papërcaktuar, përpara muajit Tetor 2004 (para mbërritjes në Norvegji të të dëmtuarës Silvana Kalemi).

Dëshmitari George Liakonis i ka njohur e takuar Nelgert Patën e Brunildën në Bergam. Sipas tij, ata kanë qenë nën shoqërinë edhe të disa shtetasve të tjerë shqiptar dhe kanë frekuentuar tavernën e tij. Ai ka ndërmjetësuar për gjetjen e një banesë me qera në Bergam për Nelgertin e Marien.

Edhe bashkëipandehuri Bardhyl deklaron se e ka takuar të pandehurin Nelgert e të dashurën e tij Bruna, të paktën 7 muaj përpara se të vinte aty Silvana.

Ndërsa e dëmtuara Silvana ka qenë në kontakt me Brunildën që nga momenti i parë i mbërritjes në Norvegji dhe deri në Verë të vitit 2005, por nuk dëshmon të dhëna të plota për identitetin e saj. Sipas Silvanës, Brunilda është nga qyteti i Pogradecit, ajo nuk di mbiemrin dhe emrin e të afërmve, por sqaron se ka qenë e martuar më parë dhe se kishte një vajzë.

E dëmtuara Silvana dëshmon se ka qenë Brunilda qe e ka instruktuar se si të prostituonte. Ishte Bruna që mblidhte përfitimet e punës së tyre si prostituta dhe kur ishte

Page 20: prosecutorsnetwork.orgprosecutorsnetwork.org/doc/trafikimi_i_qenieve_njerezore... · Web viewKUADRI LIGJOR MBI TRAFIKIMIN E QËNIEVE NJERËZORE NË SHQIPËRI DHE SFIDAT E HASURA NË

prezent Nelgerti, ja dorëzonte atij, ndërsa kur ai mungonte, paratë i dorezoheshin bashkëtëpandehurit Bardhyl Backa dhe më pas, Shpëtim Dacit.

Rezulton se Bruna, pas largimit në Korrik 2005, nuk është kthyer më nëTrondheim, por ajo ka qenë pjesëmarrëse aktive në rekrutimin e nisjen e të dëmtuarës Albiona për të punuar si prostitutë në Norvegji.

Pra, për të dëmtuarën Brunilda, provohet vetëm fakti se ajo ka punuar si prostitutë përpara Tetorit 2004 deri më 25.07.2005, se ka pritur e instruktuar të dëmtuarën Silvana për kryerjen e të njëjtës punë dhe se ka dhënë ndihmesë kryesore për rekrutimin e të dëmtuarës Albina Ndreca.

Por, Gjykata nuk bindet në ekzistencën e fakteve të pretenduara nga organi i akuzës se Brunilda e ka kryer profesionin e prostitutës jashtë vullnetit të saj, se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike apo psiqike nga i pandehuri Nelgert Pata apo nga ndonjë person tjetër për këtë qëllim.