166
1 PROJEKT I PËRBASHKËT MBI SITUATËN E TRAFIKIMIT ME QENIE NJERËZORE NË TREMBËDHJETË VENDET E PËRFAQËSUARA NË RRJET

PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

1

PROJEKT I PËRBASHKËT

MBI SITUATËN E TRAFIKIMIT ME QENIE NJERËZORE

NË TREMBËDHJETË VENDET E PËRFAQËSUARA NË RRJET

Page 2: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

2

Botuar nga

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

(Koordinator i Rrjetit)

Bashkësponsoruar nga

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë (HELLENIC AID)

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë

dhe Ambasada e Kanadasë në Greqi

Page 3: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

3

OJQ-të/anëtare t�

Rrjetit ARIADNE

Shqipëri Ø Qendra Shqiptare për

Rehabilitimin e Viktimave të Traumës dhe Torturës -ARCT

Ø E dobishme për Asociacionin e Grave Shqiptare

Bosnjë e Hercegovina Ø Asociacioni “Žena B&H”

Mostar

Bullgari Ø Qendra Ndihmëse për të

Mbijetuarit e Torturës -ACET Ø Fondacioni Bullgar për

Hulumtime Gjinore - BGRF

Kroaci Ø Qendra Juridike e Kroacisë -

CLC

Ish-Republika Maqedonase e Jugosllavisë

Ø Asociacioni për Përkrahjen dhe Mbrojtjen e Familjeve dhe Fëmijëve të Rrezikuar “PËR FËMIJËRI TË

LUMTUR” Ø Komiteti i Helsinkit për të

Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë

Greqi Ø Asociacioni për Përkrahje

Sociale për të Rinjtë -ARSIS Ø Qendra për Mbrojtjen e të

Drejtave të Njeriut -KEPAD

Moldavi Ø Qendra Ndërkombëtare për

Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave “La Strada”

Rumani Ø ARCA-Forumi Rumun për

Refugjatë dhe Emigrantë

Serbi: Ø Komiteti i Avokatëve për të

Drejtat e Njeriut -YUCOM Kosovë (nën administrimin e UNMIK-ut) Ø Qendra për Mbrojtjen e

Grave dhe Fëmijëve- QMGF

Mali i Zi Ø Lobi Malazias i Grave

Turqi Ø Fondacioni për Zhvillimin e

Burimeve Njerëzore -HRDF

Ukrainë Ø Qendra Ndërkombëtare për

të Drejtat e Grave “La Strada” Ukrainë

Page 4: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

4

Hulumtimi

Botoi

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të njeriut (KEPAD) Maria Vassiliou Stamatia Kyriazi Olga Fylaktaki Theofania Antoniou Maria Vogiatzi Danai Azaria Efie Simiakaki Stavroula Pouloupati

Shqipëri ARCT Valmira Skendi E dobishme për Gratë Shqiptare Sevim Arbana Bosnjë e Hercegovinë Žena BiH Ekipi në Mostar Bullgari ACET, BGRF Genoveva Tisheva Iliana Stoycheva Kroaci CLC Lovorka Marinović Maqedoni MHC, “Fëmijëria e lumtur” Verica Stamenkova Trajkova Bobi Badarevski Zarko Trajanoski Greqi KEPAD, ARSIS Stamatia Kyriazi Sophia Liakou Olga Fylaktaki Moldavi “La Strada” Moldavi Tatiana Fomina Ana Revenco

Mali i Zi Lobi Malazias i Grave Mirjana Vlahović Rumani ARCA Stoian Gina Maria Serbia YUCOM Zorka Kovačević Kosovë QMGF Naime Sherifi Kaltrina Kelmendi Valdete Qahili Turqi HRDF Tuba Dundar Ukrainë “La Strada” Ukrainë Kateryna Levchenko Olga Kalashnyk Ludmila Kovalchuk Tetyana Doroshok Mariana Evsyukova Kateryna Cherepakha

Page 5: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

5

PËRMBAJTJA

HYRJE……………………………………………………………………………..................................

9

SHQIPËRIA……………………………………………………………………..................................... 11

I. Hyrje…………………………………………………………………..............….......………….... 11

II. STRUKTURA JURIDIKE KOMBËTARE…………………………………………………........ 11

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHËME……………...............................…………………............ 13

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT……...........…………………………….......... 15

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA………………………………...........................................…….…. 18

VI. MANGËSITË………………………………………………………..………………………...... 18

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE……………………………………………..……………..…….... 19

REKOMANDIMET…………………………………………………………………….....……........... 19

LISTA E SHKURTESAVE………………………………………………………………………........ 20

BOSNJA DHE HERCEGOVINA…………………………………………......................................... 21

I. Hyrje…………………………………………………………………………………………....... 21

II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE……………………………………………....................... 22

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHME……………………………………………......................... 23

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT…………………………………………......... 24

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA……………………………………………..................................... 28

VI. MANGËSITË…………………………………………………………………………………… 29

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE…………………………………………….................................... 29

REKOMANDIMET………………………………………………………………………………........ 29

LISTA E SHKURTESAVE……………………………………………................................................ 30

BULLGARIA……………………………………………………………………………………...…… 31

I. Hyrje…………………………………………………………………………………….........…… 31

II. STRUKTURA LIGJORE KOMBËTARE………………………………………….................… 32

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHËME ……………………………………………...................... 35

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT……………………………………………..... 37

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA……………………………………………..................................... 39

VI. MANGËSITË……………………………………………........................................................... 40

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE…………………………………................................................... 40

REKOMANDIMET…………………………………………................................................................ 41

LISTA E SHKURTESAVE……………………………………………................................................ 42

43

Page 6: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

6

KROACI………………………………………………………………………………………...............

I.Hyrje…………………………………………………………………………………………......... 43

II. STRUKTURA LIGJORE KOMBËTARE 44

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHËME……………………………………………..................... 45

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT…………………………………………….... 47

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA…………………………………………........................................ 51

VI. MANGËSITË....................... ....................... ....................... ....................... ............................... 52

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE……………………………………………................................... 53

REKOMANDIMET …………………………………………….......................................................... 53

LISTA E SHKURTESAVE……………………………………………............................................... 54

REPUBLIKA E MAQEDONISË……………………………………………...................................... 55

I.Hyrje……………………………………………............................................................................ 55

II. STRUKTURA LIGJORE KOMBËTARE……………………………………………................ 56

III.STRUKTURA E PËRGJITHSHËME……………………………………………...................... 58

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT…………………………………………….... 61

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA……………………………………………................................... 64

VI. MANGËSITË............................................................................................................................... 65

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE…………………………………………………………………... 65

REKOMANDIMET………………………………………………………………………………........ 65

GREQIA………………………………………………………………………………………….......... 66

I. Hyrje…………………………………………………………………………………………….... 66

II. STRUKTURA LIGJORE KOMBËTARE………………………………………………………. 66

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHËME…………………………………………………….......... 68

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT…………………………………………… ... 71

V.PRAKTIKAT MË TË MIRA…………………………………………………………………..... 74

VI. MANGËSITË…………………………………………… …………………………………….. 74

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE…………………………………………………………………... 75

REKOMANDIMET………………………………………………………………………………....... 75

LISTA E SHKURTESAVE…………………………………………… …………………………….. 77

REPUBLIKA E MOLDAVISË………………………………………………………………............. 78

I. Hyrje…………………………………………………………………………………………........ 78

II. STRUKTURA LIGJORE KOMBËTARE……………………………………………................. 79

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHËME……………………………………………...................... 81

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT…………………………………………….... 86

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA……………………………………………..................................... 94

Page 7: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

7

VI. MANGËSITË………………………………………………………………………………....... 95

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE…………………………………………………………............... 95

REKOMANDIMET……………………………………………........................................................... 95

LISTA E SHKURTESAVE……………………………………………………………....................... 97

MALI I ZI………………………………………………………………………………………......... 98

I. Hyrje…………………………………………………………………………………………........ 98

II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE…………………………………………………………... 98

III. KORNIZA E PËRGJITHSHME……………………………………………………………….. 99

IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT……………………………………............ 101

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA…………………………………………………………………..... 104

VI. MANGËSITË……………………………………………………………………………........... 104

VII. NEVOJAT E VLERËSIMIT………………………………………………………………....... 104

REKOMANDIMET……………………………………………............................................................ 104

LISTA E SHKURTESAVE……………………………………………............................................... 105

RUMANIA……………………………………………........................................................................... 106

I. Hyrje……………………………………………..........................................…………………...... 106

II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE…..........................................………................................. 107

III. KORNIZA E PËRGJITHSHËME……….................................…………………....................... 108

IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT.................................…………………...... 111

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA – SHEMBUJ.................................…………………..................... 113

VI. MANGËSITË.................................………………….................................................................. 115

VII. VLERËSIMET E NEVOJSHME..………………….................................................................. 115

REKOMANDIMET..………………….................................................................................................. 115

LISTA E SHKURTESAVE…………................................................................................................... 116

SERBIA ………….................................................................................................................................. 117

I. Hyrje………….............................................................................................................................. 117

II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE…………........................................................................... 119

III. KORNIZA E PËRGJITHSHËME…………................................................................................ 121

IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT................................................................... 123

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA................................................................... ..................................... 125

VI. MANGËSITË................................................................... ........................................................... 126

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE ...................................................................................................... 126

REKOMANDIMET................................................................... ........................................................... 127

LISTA E SHKURTESAVE................................................................... ............................................... 128

SHËNIM.................................................................................................................................................. 128

Page 8: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

8

KOSOVA................................................................................................................................................. 129

I. Hyrje................................................ ............................................................................................... 129

II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE........................................................................................... 130

III. KORNIZA E PËRGJITHSHËME................................................................................................ 131

IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT.................................................................... 133

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA......................................................................................................... 136

VI. MANGËSITË............................................................................................................................... 137

VII. VLERËSIMI I NEVOJSHËM.................................................................................................... 137

REKOMANDIMET............................................................................................................................... 137

LISTA E SHKURTESAVE................................................................................................................... 138

TURQIA.................................................................................................................................................. 139

I. Hyrje ............................................................................................................................................... 139

II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE........................................................................................... 139

III. KORNIZA E PËRGJITHSHËME................................................................................................ 142

IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT…………………………………………… 144

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA – SHEMBUJT................................................................................ 147

VI. MANGËSITË............................................................................................................................... 147

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE....................................................................................................... 148

REKOMANDIMET............................................................................................................................... 148

LISTA E SHKURTESAVE................................................................................................................... 149

UKRAINA............................................................................................................................................... 150

I. Hyrje................................................................................................................................................ 150

II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE………………………………………………………….. 153

III. KORNIZA E PËRGJITHSHËME……………………………………………………………… 155

IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT…………………………………………… 159

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA……………………………………………………………………. 163

VI. MANGËSITË…………………………………………………………………………………... 163

VII. NEVOJAT E VLERËSIMIT…………………………………………………………………... 164

REKOMANDIMET…………………………………………………………………………………… 164

LISTA E SHKURTESAVE…………………………………………………………………………... 165

ANEKS…………………………………………………………………………………………………. 166

Page 9: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

9

HYRJE

Me iniciativën e Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (QMDNj) Rrjeti ARIADNE Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Evropën Lindore dhe Juglindore është themeluar në qershor të vitit 2005, me seli në Athinë, Greqi. Anëtarët themelues të Rrjetit janë 17 OJQ nga 12 vendet e rajonit të Evropës Lindore dhe Juglindore (Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, ish-Republika Maqedonase e Jugosllavisë1, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Kosova, Turqia dhe Ukraina). QMDNj është përcaktuar si koordinatore e Rrjetit.

Qëllimi kryesor i Rrjetit është që të zhvillojë një bashkëpunim të koordinuar ngushtë mes vendeve të origjinës, vendeve të transitit dhe vendeve të destinacionit të viktimave, për zhvillimin e veprimtarive kundër trafikimit në përkrahje të viktimave dhe parandalimit të këtij fenomeni.

Publikimi i tanishëm është prodhim i projektit të parë të Rrjetit, që është Regjistrimi i Situatës Aktuale të Trafikimit me Qenie Njerëzore në dymbëdhjetë vendet e përfaqësuara në këtë Rrjet. Raportet shtetërore të përmbajtura në këtë libër janë shkruar pas një hulumtimi të tërësishëm, që është kryer nga OJQ/partnerët në bashkëpunim me agjencitë shtetërore, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ e tjera vendore, që janë marrë me këtë çështje, në vendet e tyre përkatëse.

Objektiv i këtij projekti të përbashkët është përcaktimi i mangësive, i zbrazëtirave ose i fushave të neglizhuara në trafikimin me qenie njerëzore, si dhe nxjerrja e rekomandimeve për përmirësimin e situatës në vendet pjesëmarrëse.

Në bazë të vlerësimit të situatës dhe përcaktimit të nevojave, anëtarët e Rrjetit do të vazhdojnë me adoptimin e një plani për veprim për projekte të tjera, të përbashkëta, në mënyrë që t’i adresojnë prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore.

Botimi në anglisht është përkthyer në secilën gjuhë vendore të shteteve të angazhuara në këtë projekt. Këto botime do t’u shpërndahen agjencioneve shtetërore, organizatave ndërkombëtare dhe palëve të tjera të interesuara, që merren me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Grupet që synohen të arrihen me këtë projekt janë:

a. Viktimat aktuale dhe viktimat e mundshme të trafikimit njerëzor (përfitues të drejtpërdrejtë), gratë, fëmijët dhe burrat, që zakonisht janë viktima të fenomenit social si: varfërisë, papunësisë, mungesës së edukimit dhe trajnimit etj.;

b. Agjencitë shtetërore dhe institucionet aktive në aktivitetet mbi luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, pasi ata të jenë në dijeni rreth situatës aktuale në këtë fushë, për vendin e tyre, si dhe për vendet fqinje (vendi i origjinës, i transitit dhe i destinimit);

c. Opinioni i përgjithshëm, i cili pasi të vetëdijësohet me problemet e shfaqura në trafikimin e njerëzve, do të jetë në gjendje të kontribuojë në përpjekjen kolektive për përmirësimin e situatës;

1 Autorët e raportit shtetëror të këtij vendi e përdorin emrin kushtetues të shtetit të tyre, që nuk është i njëjtë me emrin e përdorur zyrtarisht në Kombet e Bashkuara, në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

Page 10: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

10

d. OJQ (përfitues jo të drejtpërdrejtë), të cilat do ta pasurojnë njohurinë dhe mundësinë e tyre për një veprim të përbashkët kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Raportet kombëtare duhet të azhurnohen në baza vjetore, në atë mënyrë që t’i përfshijnë ndryshimet dhe zbatimin e ligjeve mbi trafikimin e qenieve njerëzore, si dhe praktikat që kanë për qëllim përmirësimin e situatës në terren.

Projekti i përbashkët është bashkësponsoruar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë (HELLENIC AID), Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë dhe Ambasada e Kanadasë në Greqi.

Projekti është kryer në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Misioni në Greqi dhe me Koordinatorin Special të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Zyra në Selanik.

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KEPAD), në emër të të gjithë partnerëve të Rrjetit, dëshiron që të shprehë vlerësimin dhe falënderimet e veta ndaj të gjitha agjencive shtetërore, organizatave ndërkombëtare dhe OJQ të tjera për kontributin e tyre të çmuar në hulumtimet dhe në zbatimin, në përgjithësi, të këtij projekti.

Në fund, ne dëshirojmë të theksojmë që pikëpamjet e shprehura në secilin nga raportet kombëtare janë qëndrime të OJQ individuale, që janë autorët e raporteve dhe jo domosdoshmërisht qëndrime të botuesve të organizatës, e cila e udhëheq Rrjetin ose të atyre që e kanë bërë të mundur publikimin e këtij raporti.

Maria Vassiliou

Kryetare

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

Page 11: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

11

SHQIPËRIA I. Hyrje Shqipëria me një popullatë prej 3.2 milionë banorë, që gjendet në pjesën jugperëndimore të Gadishullit Ballkanik, ka qenë njëra ndër vendet më të panjohura në Evropë. Nga viti 1944 deri më 1991, vendi ishte nën kontrollin totalitar të regjimit komunist, që e ka izoluar shtetin nga pjesa tjetër e botës. Që nga rënia e Qeverisë komuniste, Shqipëria ka kaluar nëpër ndryshime sociale, politike dhe ekonomike. Pozita gjeografike e Shqipërisë, si derë e hapur ndaj vendeve Lindore, e ka tronsformuar atë në një vend transiti ndaj Perëndimit për shtetas të huaj si kurdë, kinezë, rumunë, moldavianë etj… Në këtë kontekst, Shqipëria nuk është vendi i vetëm, si vend i origjinës, por është po ashtu një vend transiti për gratë nga Moldavia, Rusia, Rumania, Bullgaria, etj., të cilat janë trafikuar në vendet Perëndimore. Për shkak të natyrës komplekse të fenomenit të trafikimit me qenie njerëzore, si fshehtësia e kësaj veprimtarie dhe mungesa e informatave, është vështirë të identifikohet zhvillimi i saj gjatë kohës dhe të definohet numri i saktë i grave të trafikuara për qëllime të prostitucionit. Sipas raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA, Raporti Vjetor i vitit 2006 mbi Trafikimin e Personave, lëshuar në 5 qershor 2006, Shqipëria mban vendin Tier 2, duke u ngritur kështu nga Tier 3 në Tier 2 prej vitit 2002.

Një çështje e ndjeshme e trafikimit me qenie njerëzore është trafikimi i fëmijëve për qëllime kriminale, si lypja lëmoshë (duarshtrirja) dhe vjedhja. Pastaj, trafikimi i fëmijëve për shitje të organeve është një formë tjetër e trafikimit me qenie njerëzore. Në këtë raport, Shqipëria definohet kryesisht si vendi i origjinës për trafikimin e grave dhe fëmijëve për qëllime të shrytëzimit seksual dhe punës së detyrushme. Viktimat trafikohen në Greqi dhe në Itali, me një numër të madh, pastaj të trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar, në Francë, në Belgjikë, në Norvegji, në Gjermani dhe në Holandë. Trafikimi përbrenda Shqipërisë dhe ritrafikimi i viktimave shqiptare në vendet e tjera ka vazhduar të jetë problem në vitin 2005. Ende vazhdojnë raportet për trafikimin e fëmijëve egjiptianë dhe romë për punë të detyrueshme ose lypje lëmoshë.

II. STRUKTURA JURIDIKE KOMBËTARE

A. Ligji Kombëtar Për t’u marrë me këtë fenomen, Legjislacioni Shqiptar ka miratuar Ligjin Kundër Trafikimit. Ligji 8733 i datës 24 janar 2001 thotë se “trafikimi me qenie njerëzore, trafikimi i grave për prostitucion, trafikimi i fëmijëve për qëllime të përfitimeve materiale apo çfarëdo përfitimi tjetër, ndëshkohet me pesë deri njëzet vjet burgim ose me burgim të përjetshëm”. Neni 110/a i referohet trafikimit me qenie njerëzore; neni 114/b-trafikimit të grave për prostitucion dhe neni 128/b ka të bëjë me trafikimin e fëmijëve. Sipas këtij ligji, ndëshkimi për trafikim ngritet dhe jepet definicioni i ri, në pajtim me definicionin e Protokollit të Palermos.

“Trafikimi në Persona” do të thotë rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi në marrjen e personave, në mënyrë të kërcenonit ose përdorimit të forcës apo edhe formave të tjera të shtrëngimit, të grabitjes, të mashtrimit, të dinakërisë, të fuqisë së abuzimit apo të pozitës së cenueshmërisë apo të dhënies a pranimit të pagesave, përfitimeve, që të arrihet miratimi i një personi, që ka kontroll ndaj personit tjetër për qëllim të eksploatimit. Eksploatimi duhet të përfshijë, më së paku, eksploatimin e prostitucionit të tjerëve a formave të tjera të eksploatimit seksual, shërbimet e punës me forcë, skllavërim apo punë të tjera të ngjashme me skllavërim, servilitet apo heqje organesh”.

Që nga viti 2001, sipas Legjislacionit Shqiptar, të gjithë njerëzit e trafikuar, gratë dhe fëmijët, konsiderohen viktima të trafikimit dhe nuk ndëshkohen. Madje, edhe në rast kur ata të kenë bërë ndonjë vepër penale, që lidhet me të qenit i trafikuar, si ushtrimi i prostitucionit, kalimi ilegal i kufijve etj. Që

Page 12: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

12

atëherë, një numër i madh i femrave, prostituta, dhe i fëmijeve të trafikuar janë ndihmuar për t’iu shmangur trafikimit dhe asnjëri nga ata nuk është ndjekur penalisht.

Në kornizën e ndryshimeve që janë bërë në Legjislacion, me qëllim të shtimit të përpjekjeve për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, Këshilli i Ministrave ka miratuar amandamentin e nenit 298 të Kodit Penal, në mënyrë që të jenë më efektivë në punën e tyre kundër trafikimit me qenie njerëzore. Këshilli, po ashtu, ka miratuar Moratoriumin për Mjetet Lundruese2, i cili ka për qëllim organzimin e operacionit “Deti i Qetë”.

B. Marrëveshjet Bilaterale/Rajonale

• Republika e Shqipërisë ka nënshkruar Marrëveshje mbi Ripranimin e Personave në kufi dhe lejen për fletkalim transit me vendet e mëposhtme: Republikën e Italisë, më 11.09.1997; me Këshillin Federal Zvicerian, më 02.02.2000; Republikën e Hungarisë, më 20.03.2001; me Mbretërinë e Belgjikës, më 17.04.2002; me Republikën e Bullgarisë, më 07.06.2002; me Republikën e Rumanisë, më 07.06.2002; me Mbretëritë e Bashkuara të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës së Veriut, më 15.10.2003 (ka hyrë në fuqi më 16.08.2005); me Republikën e Kroacisë, më 28.01.2003 (ka hyrë në fuqi më 15.06.2005) dhe me Këshillin Evropian, më 14.04.2005.

• Më 27.02.2006 është nënshkruar një Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë, mbi riatdhesimin e personave të moshës jomadhore, viktimave të trafikimit dhe për mbrojtjen e mëtutjeshme të tyre.

• Më 09.06.2005 është nënshkruar Protokolli për Zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet BE dhe shteteve të Beneluksit (Belgjikë, Luksemburg, Holandë).

• Më 21.09.2005 është nënshkruar Marrëveshja mbi Bashkëpunimin e Policisë për Luftimin e Krimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Federal Zvicerian.

C. Plani Kombëtar për Veprim Struktura Strategjike dhe Plani Kombëtar për Veprim kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore 2005 - 2007 është hartuar duke u bazuar në përvojat dhe mësimet e nxjerra nga të gjitha institucionet kombëtare përgjegjëse për zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Shqipërisë kundër Trafikimit 2001 - 2004 dhe nga versioni përfundimtar i draftit të Qeverisë i Planit Kombëtar për Veprim, duke mbuluar periudhën 2003-2004. Qëllimi i këtij Plani përfundimtar, si dhe Planit Kombëtar për Veprim i vitit 2003-2004, është që të konsolidoj progresin e bërë nga periudha e hartimit të Strategjisë Kombëtare të Shqipërisë kundër Trafikimit 2000-2001 dhe në të njëjtën kohë të zhvillojë metoda të reja institucionale dhe ligjore, duke iu përshtatur karakterit ndryshues të fenomenit të trafikimit dhe po ashtu, duke zhvilluar metoda statistikore sistematike dhe të sakta, në mënyrë që të analizohen rezultatet.

Plani për Veprim i periudhës 2005-2007 përfshin nevojat e Shqipërisë në fushat kryesore si në vijim:

• Kërkimin e të dhënave dhe hetime penale për krimet e trafikimit;

• Përkrahjen dhe mbrojtjen e viktimave dhe të dëshimtarëve;

• Parandalimin e trafikimit dhe ri-trafikimit;

• Strukturën koordinative.

2 Ky është një Moratorium trevjeçar për Mjetet Lundruese me qëllim që ta parandalojë trafikimin përmes detit.

Page 13: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

13

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHËME

A. Ndërtimi i Kapaciteteve Duke njohur rolin kyç të Policisë, në planin mësimor të Akademisë Policore janë përfshirë kurrikulume të veçanta rreth trafikimit me qenie njerëzore. Po ashtu, janë mbajtur trajnime në Shqipëri dhe jashtë saj, si dhe janë organizuar takime rajonale për t’i diskutuar çështjet kundër-trafikimit, me pjesëmarrjen e policisë, prokurorit dhe përfaqësuesve të gjykatave.

Trajnimet organizohen për të gjithë nëpunësit e policisë anembanë vendit, me qëllim që fëmijëve, dëshimtarëve dhe viktimave, si të tanishëm ashtu edhe viktimave të mundshme, t’ju ofrohet ndihmë ligjore dhe psikologjike. Po ashtu, organizohen edhe trajnime të tjera mbi të drejtat e njeriut, të viktimave të trafikimit, për të gjithë nëpunësit e Zyrës së Prokurorit dhe gjykatave. Trajnime të tjera të veçanta organizohen për polic dhe nëpunësit e Zyrës së Prokurorit dhe gjykatave, të cilët janë përgjegjës për çështje më specifike rreth trafikimit me qenie njerëzore.

Në nivelin lokal, Urdhëri nr.139 i Kryeministrit, i datës 19.06.2006, parasheh formimin e Komiteteve Rajonale kundër trafikimit me qenie njerëzore. Këto komitete, që kryesohen nga prefektët përkatës përbëhen nga përfaqësues të departamenteve të Policisë Rajonale, departamentet arsimore, përfaqësues të Qeverisë Lokale dhe të shërbimeve sociale, Zyrës së Prokurorit, zyrave rajonale të Shërbimit Informativ Shtetëror etj. Trajnime dhe takime punuese janë organizuar edhe për komitetet kundër trafikimit në nivele lokale, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në parandalimin dhe luftimin e këtij fenomeni.

Më qëllim të rritjes së identifkimit, mbrojtjes dhe rolit përkrahës të nëpunësve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë në Tiranë dhe jashtë vendit, si dhe bashkëpunimit të tyre me autoritetet përkatëse në vendet kryesore të destinimit, Ministria, në bashkëpunim me organet e tjera zbatuese, merr masa për trajnimin dhe udhëzimin e nëpunësve konzullorë në përfaqësimin e jashtëm. Trajnimi përqendrohet në dhënien e ndihmës për viktimat e trafikimit. Për organizimin e këtyre moduleve trajnuese, Ministria shfrytëzon Akademinë e Diplomacisë, por po ashtu kërkon ndihmë edhe nga institucionet e tjera qeveritare dhe joqeveritare.

IOM është duke punuar në rritjen e kapaciteteve të strukturës shtetërore, që përfaqësohet nga Zyrat Kombëtare për Punësim, në mënyrë që të sigurojë informata rreth mënyrave legale të migrimit, aktiviteteve kundër trafikimit dhe kthimin e tyre, si dhe shërbimet riintegruese për emigrantët e kthyer (përfshirë edhe viktimat e trafikuara). IOM, po ashtu ka organizuar seanca trajnuese për personelin e zyrave për punësim në gjashtë rajone të zgjedhura.

B. Analizat, Hulumtimet dhe Mekanizmat Monitorues Strukturat politike dhe teknike luajnë një rol të rëndësishëm në monitorimin e zbatimit të strategjisë. Në këtë kontekst, është themeluar dhe është duke funksionuar Komiteti Shtetëror kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, i cili kryesohet nga Ministri i Brendshëm, me përbërje të përfaqësuesve të lartë politikë të institucioneve qendrore, që është përgjegjës për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në zona përkatëse. Koordinatori Kombëtar, që është zëvendësministri i Zyrës së Ministrisë së Brendshëme, kundër trafikimit, është caktuar të jetë aktori kyç për koordinim efektiv të përpjekjeve kundër trafikimit, si në nivelin vendor ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Page 14: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

14

Bazuar në Urdhërin e Kryeministrit 203 të datës 19.12.2005, mënjëherë pranë Koordinatorit Kombëtar, është themeluar Njësiti Kundër Trafikimit, detyrë e të cilit është që t’i përkrahë strukturat ekzistuese në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Detyrat kryesore të këtij njësiti janë:

• Monitorimi i aktiviteteve të institucioneve të ngarkuar me zbatimin e Strategjisë Kombëtare;

• Detyra rregullative koordinuese e këtyre institucioneve;

• Mbledhja e informatave dhe e të dhënave për çdo rast që ka të bëjë me këtë fenomen.

Qeveria ka themeluar Autoritetin Përgjegjës si Mekanizmi Kombëtar për Referim (MRK) për rastet e viktimave të trafikuara në nivelin kombëtar dhe mbrojtjen e tyre. Ky organ nënshkruan marrëveshje me Autoritetet Përgjegjëse në shtetet fqinje, si me ish-Republikën Maqedonase të Jugosllavisë, me Kosovën dhe me Malin e Zi, si dhe me vendet e destinimit si: Italinë, Gjermaninë dhe Anglinë.

Për më tepër, Ministria e Brendshëme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punës, si dhe Qendrat për Mbrojtjen e Viktimave të Trafikuara, kanë formuar një bazë të dhënash në të cilat personeli i tyre futë të dhëna për rastet e viktimave të dëbuara, të referuara dhe të mbrojtura në Shqipëri.

C. Bashkëpunimi dhe Rrjeti në nivel Kombëtar dhe Rajonal Është vendosur një bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Qendrës Linza (Qendra Kombëtare për Viktimat e Trafikuara), Ministrisë së Brendshëme, Policisë Shtetërore (zyrat kundër trafikimit dhe Policisë Kufitare) dhe Zyrës së Prokurorit për referimin e rasteve, nisjen e procedurave penale dhe mbrojtjen e viktimave. Në këtë kontekst, është krijuar një regjistër i veçantë për vikimat e trafikimit dhe për sigurimin e ndihmës për ta. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta do të bashkëpunojë me strukturën që do ta hartojë këtë regjistër.

Bashkëpunimi për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore ndërmjet Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (MePÇSShB) dhe shoqërisë civile është përmirësuar në fushat e përkrahjes, mbrojtjes dhe rehabilitimit të viktimave të trafikimit dhe familjeve të tyre. MePÇSShB është duke bashkëpunuar me OJQ që ofrojnë shërbime parandaluese, përkrahje rehabilituese, reintegruese, etj.. Së shpejti do të hartohen dhe do të përmbyllen marrëveshje ndërmjet OJQ vendore dhe ndërkombëtare që punojnë kundër trafikimit me qenie njerëzore. Në këto marrëveshje do të definohen detyrat dhe përgjegjësitë e këtij partnershipi, veçanërisht mënyra e ndarjes së informatave ose e nxjerrjes së raporteve. D. Mobilizimi i Burimeve Fondet, përkitazi me veprimtaritë kundër trafikimit, sigurohen nga Shteti dhe nga veprimtaritë e OJQ për grumbullimin e fondeve.

OSBE është organizata kryesore ndërkombëtare, e cila është aktive në rajon. Veçanërisht, Zyra e OSBE për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) kryeson në përpjekjet ndërkombëtare për luftimin dhe parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore. Misionet në terren të OSBE luajnë rol vital në zbatimin e përpjekjeve kundër trafikimit në vendet nikoqire.

Këshilli i Evropës dhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), janë aktive në fushat e parandalimit, ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit. Agjencitë e OKB të përfshira në luftimin e këtij fenomeni përfshijnë Zyrën e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të

Page 15: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

15

Bashkuara, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF), Fondin e Popullit të Kombeve të Bashkuara, Komisionin e Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Fondin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Gruas, fondin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Institutin Hulumtues të Kombeve të Bashkuara për Krimin Ndërrajonal dhe Drejtësi dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Substanca Narkotike dhe Krim. Organizatat e tjera janë: Organizata Ndërkombëtare e Punës, Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migrimit dhe Evropol.

USAID, me programet e veta, si dhe qeveritë e huaja, si ajo e Norvegjisë, e Greqisë, e Holandës, e Gjermanisë, Sida e Suedisë etj., po ashtu ndihmojnë në përpjekjet e përgjithëshme për një parandalim efektiv, për ndihmë dhe për mbrojtje të viktimave të trafikimit.

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT

A. Parandalimi dhe Vetëdijësimi Me ndihmën financiare të Qeverisë janë ndërmarrë disa programe të rëndësishme për masa parandaluese dhe programe edukative. Janë përdorur mediat dhe mjetet e tjera të informimit për t’i arsimuar dhe për t’i informuar qytetarët, veçanërisht gratë, fëmijët dhe grupet e tjera të synuara, që janë në gjendje të cenueshme në mënyrë efektive. Në këtë kontekst, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi më i mirë ndërinstitucional, janë organizuar takime punuese me pjesëmarrje të OJQ-ve, CAHHT-it, ICPMD-it, USAID-it, IOM-it, Komuniteteve Fetare dhe Koalicionit “Unioni Kundër Trafikimit të Fëmijëve”. Ato kanë zhvilluar këto veprimtari:

• Dokumentar mbi trafikimin në stacionet televizive kombëtare dhe lokale;

• Botime periodike në revistën “Mësuesi” dhe shtypin e përditshëm;

• Fushata për parandalim dhe vetëdijësim në zonat rurale të rajoneve të ndryshme.

Qendra Linza, me përkrahjen e IOM, ka përgatitur dhe ka shpërndarë fletëpalosje dygjuhësore (shqip&anglisht). OJQ e tjera kanë bërë të njëjtën gjë, me përkrahje të donatorëve të tyre. MFA kontribuon në përgatitjen e fletëpalosjeve kundër trafikimit, si dhe në shpërndarjen e tyre në vendet e destinimit/transitit. Këto fletëpalosje publikohen nga OJQ në të dy gjuhët. Në kornizën e parandalimit të trafikimit, veçanërisht në adresimin e grupeve të synuara që janë në rrezik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 29.03.2006 ka botuar Udhërrëfyesin nr. 6 për regjistrimin e stundetëve të komunitetit rom pa paraqitjen e certifikatave të lindjes.

Të gjitha institucionet shtetërore dhe OJQ që punojnë me fëmijë, organizojnë seminare, iu shpërndajnë materiale informuese familjeve me probleme sociale, atyre me nivel të ulët arsimor dhe komunitetit rom.

Duhet të theksohet se në këtë aspekt, afërsisht rreth 600 stundentë dhe 200 gra të komuniteteve të cenuara janë informuar mbi fenomenin dhe rrezikun që paraqet ai. Aktivitetet kundër trafikimit janë të përfshira edhe në planet vjetore të shkollave dhe planet arsimore në çdo klasë. Përveç kësaj, në bashkëpunim me UNICEF, do të organizohen edhe trajnime për mësimdhënësit për të punuar me stundentët e izoluar. Për t’i përkrahur këto aktivitete, janë organizuar vizita dhe takime ndërmjet zyrtarëve rajonal të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Një mekanizëm për vlerësim është krijuar për të vlerësuar efektshmërinë dhe ndikimin e metodologjive që janë përdorur. Ky mekanizëm do të kontribuojë në konsolidimin e modeleve të suksesëshme të parandalimit të trafikimit në shkollat rajonale.

Page 16: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

16

Sipas Urdhërit nr. 34 të Kryeministrit të datës 08.12.2004 për zbatimin e projektit “Shansi i Dytë”, është promovuar procesi arsimor i studentëve që e kanë lëshuar shkollën dhe i atyre që janë të izoluar si pasojë e hakmarrjes. Ngjashëm, viktimave, gra të martuara dhe të pamartuara, u ofrohen kurse pa pagesë në qendrat arsimore, si rezultat i Urdhërit nr.394 të Kryeministrit të datës 23.02.2004, për tarifat për sistemin arsimorë profesional, i lëshuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Janë organizuar vizita për studime dhe këmbimin e përvojave të përbashkëta ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe misioneve të IOM në Shqipëri, në ish-Republikën Maqedonase të Jugosllavisë dhe në Kosovë.

Shërbimi Kombëtar për Punësim dhe Zyrat Rajonale për Punësim ofrojnë informata për punë, udhëzime dhe ndërmjetësim ndaj punëkërkuesve të papunësuar. OJQ ofrojnë trajnime, ndërkohë që bizneset shoqërore bashkëpunojnë me zyrat e lartpërmendura. Ekzistojnë tri Programe Inkurajuese për Punësim që janë zbatuar, përbrenda të cilave rreth 500 gra, me probleme sociale, janë punësuar, prej të cilave 217 gra prej familjeve të varfëra, 86 gra të komunitetit rom, 54 nëna pa bashkëshortë, 100 me shumë fëmijë, etj..

Lidhur me këtë, ka filluar faza e dytë e zbatimit të Projektit Rajonal, ILO-Migrantët: Mundësi punësimi, edukim profesional dhe mbatje të politikave për parandalimin dhe uljen e trafikimit të grave në Shqipëri, në Moldavi dhe në Ukrainë. Mes tjerash, ky projekt ka për qëllim alokimin e kredive të vogla (mikrokredive) për ndërmarrje private të grave, që kanë qenë të trafikuara, në mënyrë që të ndihmohet procesi i tyre për riintegrim, si dhe të parandalohet trafikimi i viktimave të mundshme.

Për ta ulur rrezikun e trafikimit, Qeveria ka për qëllim që të sigurojë vetëdijësim publik mbi mënyrat e ligjshme të migrimit. Draft-ligji i ri mbi migrimin rreth dhënies së informatave për rreziqet e migrimit ilegal përfshin disa dispozita për parandalimin e trafikimit.

Komente

Disa veprimtari organizohen nga OJQ që merren me problemin e trafikimit. Sidoqoftë, koordinimi i këtyre aktiviteteve do të jetë i domosdoshëm në të ardhmen.

B. Mbrojtja dhe Asistenca Qendra për Rintegrim, e cila është hapur në mes të shkurtit të vitit 2002, siguron mbrojtje të përkohshme, terapi mjekësore dhe psikologjike, ndihmë në kthimin dhe në riintegrimin e viktimave shqiptare të trafikimit. Aktivitetet e kësaj qendre përqendrohen kryesisht në referimin dhe projektimin e përfituesve: strehim afatshkurtër dhe afatmesëm, gjatë të cilit përgatitet ribashkimi familjar ose jetesa e pavarur dhe ndihma për riintegrimin e viktimave, përfshirë arsimimin dhe trajnimin, si dhe ndihma në gjetjen e vendeve të punës, si dhe ndërtimi i kapaciteteve i organizatave lokale që punojnë në këtë fushë.

Në korrik të vitit 2003, Qeveria ka filluar operacionin e Qendrës Kombëtare për Pranimin e Viktimave të Trafikimit (QKPVT) për viktimat e moshuara dhë fëmijëve, që më parë është njohur me emrin Qendra Linza. Qendra Kombëtare për Pranim është themeluar në strukturën e Strategjive Kombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Fëmijë dhe është një institucion që vepron nën Shërbimin Shtetëror Social (MPÇSShB3), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshëme dhe IOM.

3 Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

Page 17: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

17

Gjithashtu, zbatimi i metodës gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e viktimave ka qenë një prioritet me rëndësi. Qendra Kombëtare për Viktimat e Trafikimit (QKVT) i ka kushtuar vëmendje të veçantë përmirësimit të cilësisë së rehabilitimit dhe vazhdon të ofrojë shërbime ndaj tri grupeve të synuara:

• Grave të trafikuara (të martuara apo të pamartuara), ose grave që janë në rrezik të trafikohen;

• Fëmijëve të pashoqëruar dhe që janë në rrezik të trafikohen;

• Migrantëve të parregulltë.

Personeli i QKVT bashkëpunon me të gjitha strukturat e referimit të viktimave, si vendkalimet kufitare dhe komisariatet e policisë, në mënyrë që të sigurohet strehimi i viktimave. Në të gjitha rastet, personeli i Qendrës interviston dhe vlerëson nevojat, bazuar në pyetësorin e hartuar me ndihmën e donatorëve ndërkombëtarë.

Qendra vendos bashkëpunim ndërmjet policisë dhe nëpunësve të prokurorisë, ku më pas viktimat strehohen dhe mbrohen. Për shembull, në të gjitha vendkalimet kufitare, ku kthehen të deportuarit, zyrtarët e policisë kufitare i intervistojnë ata, në mënyrë që t’i identifikojnë dhe t’i mbrojnë viktimat e mundëshme të trafikimit. Po ashtu, QKVT është duke punuar në ngritjen e vetëdijes së viktimave të trafikimit, në mënyrë që ata t’i zbulojnë trafikantët e tyre. Informatat e tyre sigurohen në bazë të të drejtave të viktimave për mbrojtje dhe rreziqe për jetën. Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Dëshmitarëve dhe Bashkëpunëtorëve të Drejtësisë, Qendra vazhdon t’i ndihmojë viktimat e trafikimit, të cilët i kanë zbuluar trafikantët e tyre dhe që mund të kenë nevojë për ndihmë, madje edhe pas përfundimit të gjykimit.

Gjatë vitit 2005, në Qendrën Linza janë strehuar dhe janë ndihmuar 127 persona (116 raste të reja dhe 11 raste prej vitit 2004), 15 prej tyre i kanë zbuluar trafikantët e tyre. Në gjashtë raste, procesi gjyqësor ka përfunduar në favor të viktimave dhe tri raste janë ende në procesin gjyqësor. Baza e të dhënave, e themeluar në Linza, në Shërbimin Shtetëror Social dhe në MPÇSSHB që janë azhuruar vazhdimisht.

Policia ka bërë referime ad hoc në strehimoren e OJQ “Vatra” në Vlorë. Në të shumtën e rasteve, policia i ka strehuar viktimat në stacione policore para se t’i ketë referuar ato në strehimore.

Në këtë kontekst, Autoriteti Përgjegjës (shih II b), në bashkëpunim me të gjitha palët e përfshira, ka themeluar Linjën e ndihmës, një linjë e drejtpërdrejtë pa pagesë. Kjo linjë ndihmon viktimat që t’i zbulojnë rastet e trafikimit dhe siguron përkrahje për të gjithë qytetarët, që kanë nevojë për ndihmë ose atyre që kanë për të ofruar informata rreth trafikimit.

Bazuar në Vendimin nr. 564 të Këshillit të Ministrave të datës 15.08.2005, mbi licencimin e ofruesve të shërbimeve sociale, autorizohen të gjitha OJQ, që të ofrojnë shërbime sociale ndaj grupeve të synuara që kanë nevojë për këtë proces. Deri më tani, rreth 30 OJQ janë licencuar, të ofrojnë shërbime parandaluese, përkrahëse, rehabilituese dhe riintegruese. OJQ me ndikim më të madh në fushën e parandalimit, të përkrahjes, të rehabilitimit dhe të riintegrimit janë: “Qendra Vatra”, “Një Vision Tjetër”, “Ndryshe dhe Barabartë”, “Shërbime Sociale Ndërkombëtare”, “Terre des Hommes”, “Ndihmë për Fëmijë”, “Qendra e Komunës në Ballash”, “Komisioni Ndërkombëtar Katolik për Emigrim”, “Save the Children”, “Qendra Legale për Foshnja”, “E Përditshme për Gratë Shqiptare”, “Strehëza”, “Organizata Ndërkombëtare për Migrim IOM”, “Linja Këshilluese për Gra”, “Qendra Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve”, Koalicioni i OJQ “Së Bashku kundër trafikimit.”

Page 18: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

18

C. Ndjekja Penale Një ndër objektivat kryesore kundër trafikimit është hetimi penal i rasteve të trafikimit dhe dënimi i trafikantëve. Ky objektiv është arritur duke shtuar bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve policore dhe Zyrës së Prokurorit. Zbatimi i metodës gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e viktimave që dëshmojnë kundër trafikantëve të tyre, po ashtu ka qenë prioritet.

Ligji i ri mbi Mbrojtjen e Dëshmitarëve ka për qëllim që ta sigurojë mbrojtjen ligjore, fizike dhe identitetin personal për të gjitha viktimat/dëshmitarët, në masat penale, pavarësisht nga pjesëmarrja e tyre në Programin Mbrojtës të Dëshmitarëve. Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrinë e Brendshëme dhe Ministrinë e Financave ka hartuar urdhëresa mbi mbrojtjen e dëshmitarëve. Në këtë kornizë, është themeluar sektori për mbrojtjen e dëshmitarëve në kuadër të Direktoratit për Krimin e Organizuar në Ministrinë e Drejtësisë.

Në këtë kornizë të fuqizimit të gjyqësorit, është ndërmarrë një hap i rëndësishëm në nisjen e procesit për t’i siguruar Gjykatës së Krimeve Serioze të gjitha mjetet e nevojshme teknike për mbrojtjen dhe sigurinë e viktimave të trafikimit që dëshmojnë gjatë procesit gjyqësor përmes “video konferencës”. Si pasojë e këtij procesi, janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ta mbrojtur identitetin e të gjitha viktimave/dëshmitarëve gjatë procesit gjyqësor dhe për t’i rishikuar skemat e kompensimit për këto viktima, nga mjetet e konfiskuara.

Sa i përket statistikave rreth programit të mbrojtjes së dëshmitarëve, mund të thuhet që:

• Gjatë vitit 2005, 11 (njëmbëdhjetë) dëshmitarë janë siguruar me masa mbrojtëse, përfshirë vendosjen në ndonjë vend tjetër. Përveç kësaj, masa të përkohshme mbrojtëse, me kohëzgjatje njëmujore, janë aplikuar për 15 (pesëmbëdhjetë) dëshmitarë. Përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore në veçanti, ka pasur raste të mbrojtjes së dëshmitarëve në formë të vendosjes së tyre në ndonjë vend tjetër;

• Gjatë vitit 2005, 9 (nëntë) viktima të trafikimit kanë bashkëpunuar me departamentet e Policisë dhe kanë zbuluar trafikantët e tyre për kallxim penal.

Miratimi i Ligjit për të huajt është ende në proces. Ky ligj do të përfshijë sigurimin e lejeve të përkohshme të qëndrimit për viktimat e trafikimit, në pajtim të plotë me standardet ndërkombëtare. Sektori i Emigrimit, që është afër Policisë Kufitare, e bën të mundur shpërndarjen e këtyre lejeve. V. PRAKTIKAT MË TË MIRA Të gjitha organizatat, që punojnë në çështjen e trafikimit me fëmijë, së bashku me përfaqësues të Qeverisë dhe organizatat ndërkombëtare, kanë krijuar një koalicion shqiptar të OJQ kundër trafikimit me qenie njerëzore që quhet Të gjithë së bashku kundër trafikimit me fëmijë. BKTF-Shqipëri udhëheq RROMKTF-Rrjetin Operativ dhe Mbrojtjen kundër Trafikimit me Fëmijë për uljen e cenueshmërisë ndaj fëmijëve në Shqipëri, duke promovuar shërbime efektive, rrjete dhe hulumtime për ta luftuar trafikimin. VI. MANGËSITË

• Ligji për Mbrojtjen e Dëshmitarëve nuk është zbatuar në mënyrë të plotë.

• Ekzistojnë vështirësi të shumta në procesin e identifikimit të personave të trafikuar.

Page 19: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

19

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE

Duke marrë parasysh mangësitë dhe komentet e përmbajtura në këtë raport dhe nevojën për përmirësimin e situatës, një listë e rekomandimeve është ofruar më poshtë.

REKOMANDIMET 1. Duhet të bëhen ndryshime institucionale, strukturore dhe organizative në fushën e luftimit të

trafikimit me qenie njerëzore.

2. Duhet të përmirësohen kushtet sociale, veçanërisht në mënyrë që të ulet norma e varfërisë, me qëllim që të kundërvihet ekspozimi i grupeve sociale të cenuara ndaj trafikimit me qenie njerëzore.

3. Duhet të rritet ndihma ndaj viktimave, kryesisht duke zhvilluar programe integruese.

4. Duhet të organizohen dhe të shtohen përpjekjet për ngritjen e vetëdijes.

5. Duhet të rriten dhe të përmirësohen kapacitetet kundër trafikimit.

6. Duhet të forcohet bashkëpunimi ndërmjet të gjithë aktorëve aktivë në këtë fushë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Po ashtu, duhet të forcohet koordinimi ndërmjet OJQ dhe organizatave ndërkombëtare.

Page 20: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

20

LISTA E SHKURTESAVE KVKTNJ Koordinimi i Veprimeve Kundër Trafikimit Njerëzor ILO Organizata Ndërkombëtare e Punës IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim ICPMD Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migrimit MPJ Ministria e Punëve të Jashtme MPÇSSHB Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta NCFVT Qendra Kombëtare për Strehimin e Viktimave të Trafikimit QKPVT Qendra Kombëtare për Pritjen e Viktimave të Trafikimit MKR Mekanizmi Kombëtar Referues USAID Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë

Page 21: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

21

BOSNJA DHE HERCEGOVINA

I. Hyrje Bosnja dhe Hercegovina (BH) gjendet në Evropën Juglindore. Më saktësisht, në Ballkanin Perëndimor. Vendet fqinje të saj janë: Kroacia në Veri, Veriperëndim dhe në Jug, si dhe Serbia dhe Mali i Zi në Lindje. Në Jugun më të largët të BH është vija bregdetare në Detin Adriatik, me një gjatësi prej 32 km.

BH ka fituar pavarësinë në vitin 1992. Përveç sfidave, me të cilat ballafaqohet si shtet i ri, vendi është i ngarkuar me nevoja për rimëkëmbje nga pasojat e luftës së gjatë, që ka zgjatur rreth katër vjet, si dhe me transicionet politike nga socializmi dhe ekonomia socialiste, në demokraci dhe ekonomi të tregut. Duke pasur parasysh historinë dhe pozitën gjeografike të BH, trafikimi me qenie njerëzore ka gjetur kushtet ideale për të lulëzuar.

BH është një vend i varfër, një vend në transicion, ku gratë, fëmijët dhe burrat janë shënjestër e lehtë për trafikim me qenie njerëzore nga rrjetet e krimit të organizuar. Është e pamundur, që në mënyrë të saktë të përcaktohet se kur kanë ndodhur rastet e para të trafikimit me qenie njerëzore në BH, sepse agjencitë për zbatimin e ligjeve e kanë klasifikuar këtë fenomen në kategorinë e prostitucionit. Duke marrë parasysh këtë, mund të konkludojmë që kur trafikimi i parë është shfaqur në BH, atje nuk ka pasur vetëdije të zhvilluar rreth këtij lloji të krimit dhe viktimat e tij. Rritja në numrin e rasteve ka çuar në njohjen e kompleksitetit të këtij fenomeni dhe nevojën për të ndërmarrë hapa të domosdoshëm për parandalimin dhe shuarjen e tij.

Gjetjet e hulumtimeve zbulojnë se arsyet që njerëzit e gjejnë veten në zinxhirin e trafikimit janë varfëria e përgjithëshme, statusi i ulët social dhe ekonomik, dhuna në familje, ndikimi i shoqërisë dhe mungesa informative4. Personat që janë drejtpërdrejt të prekur nga këto rrethana dëshirojnë të migrojnë në vendet e zhvilluara, për të gjetur kushte më të mira për jetë. Në këtë kontekst, ata janë pre e lehtë i trafikantëve. OJQ ishin të parat që kanë gjurmuar trafikimin dhe kanë ofruar ndihmë dhe përkrahje për viktimat. Gjatë vitit 1999, OJQ ŽENA e BH dhe “LARA” nga Bijeljina kanë bërë një anketë për Fondin Vullnetar të Kombeve të Bashkuara me Formularët Bashkëkohorë të Skllavërisë. Gjetjet e kësaj ankete kanë treguar që problemi i trafikimit të grave është më i përhapuri5. Prandaj, ka filluar të adresohet kjo çështje. Institucionet shtetërore u janë bashkangjitur përpjekjeve të OJQ. Në fillim të vitit 2003, Shteti ka filluar të merret me këtë problem, duke shfrytëzuar përvojat dhe rezultatet e hulumtimeve të OJQ.

Situata e tanishme rreth trafikimit me qenie njerëzore në BH është e kënaqshme dhe ekziston një bashkëpunim i mirë ndërmjet Qeverisë dhe organizatave lokale, ndërkombëtare dhe joqeveritare. Janë zhvilluar organe dhe instrumente kundër trafikimit. Gjatë vitit 2005, OJQ, të cilat i udhëheqin strehimoret për viktima, kanë ofruar strehim të përkohshëm, ndihmë dhe mbrojtje për 66 viktimat e mundshme të trafikimit (44 qytetarë të huaj dhe 22 qytetarë të BH). Qytetarët e huaj vijnë prej Serbisë, Malit të Zi, Moldavisë, Rumanisë, Ukrainës, Federatës Ruse, ish-Republikës Maqedonase të Jugosllavisë, Kinës, Bjellorusisë dhe Kroacisë. Trembëdhjetë viktima (30% e viktimave) ishin të mitur6. Krahasuar me vitet e kaluara, veçanërisht me vitin 2002 kur 225 viktima ishin strehuar nëpër strehimore, ka tendenca të uljes së numrit të qytetarëve të huaj, përderisa numri i viktimave të trafikimit nga BH është rritur.

4 Hulumtimet e bëra nga UNICEF-i dhe “Save the Children” e Norvegjisë (Mbroni Fëmijët) në vitin 2003 dhe Barbara Limanowska ‘Trafikimi me qenie njerëzore në Evropën Juglindore’ UNICEF/UNOHCHR/OSCE/ODIHR. 5 Hulumtimet e bëra nga ŽENA në Mostar e BH dhe LARA e Bjeljinës në vitin 1999 janë përkrahur nga Fondi Vullnetar i Kombeve të Bashkuara për Formularët Bashkëkohorë të Skllavërisë. 6 Raporti mbi trafikimin me qenie njerëzore dhe migrim ilegal në BH, 2005.

Page 22: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

22

II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE A. Ligji Kombëtar

Në pajtim me konventat ndërkombëtare të shënuara në Shtojcën 1, BH ka reformuar legjislacionin e vet përkatës duke miratuar:

• Kodin Penal të BH;

• Ligjin e Procedurave Penale të BH;

• Ligjin mbi Gjykatat në BH;

• Ligjin mbi Zyrën e Prokurorit në BH;

• Ligjin mbi Mbrojtjen e Dëshmitarëve të Kërcënuar dhe Dëshmitarëve të Cenuar;

• Ligji mbi Programin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve;

• Ligji mbi Hetimet Shtetërore dhe Agjencinë për Mbrojtje;

• Ligji mbi Shërbimet Kufitare të Shtetit;

• Ligji mbi Kontrollimin dhe Mbikëqyrjen e Kufijve Shtetëror;

• Ligji mbi Lëvizjen dhe Qëndrimin e të Huajve dhe Azil;

• Ligji mbi Barazinë Gjinore dhe

• Ligji mbi Parandalimin e Dhunës në Familje.

Përveç kësaj, janë zhvilluar edhe mekanizma institucionalë për zbatimin e ligjeve të lartpërmendura në BH.

Trafikimi me qenie njerëzore është vepër penale vetëm sipas Kodit Penal të BH. Kodi Penal Federal, Kodi Penal i Republikës Sërpska dhe i Distriktit të Bërçkos merren vetëm me kërkesa. Vetëm Gjykata e BH ka juridiksion për t’i dëgjuar dhe gjykuar rastet lidhur me trafikim. B. Marrëveshjet Bilaterale BH ka arritur Marrëveshje mbi Ripranim me Suedinë, Norvegjinë, Danimarkën dhe Rumaninë dhe ka filluar negociata për marrëveshje të tilla me vendet e Rajonit më të gjerë, si me Moldavinë, ish-Republikën Maqedonase të Jugosllavisë, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë. C. Plani Shtetëror për Veprim Në nëntor të vitit 2001 është themeluar Grupi Shtetëror për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, i cili kishte për detyrë përgatitjen e Planit Shtetëror për Veprimi (NAP). Grupi përbëhet nga përfaqësues të ministrive të të Drejtave të Njeriut, të Drejtësisë, Ministrisë për Siguri, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Zyrën e Prokurorit Shtetëror dhe përfaqësuesve të Shërbimit Shtetëror Kufitar. Plani Shtetëror për Veprim për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është miratuar nga Këshilli i Ministrave i BH më 6 dhjetor 2001.

Plani i ri Shtetëror për Veprim për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore për 2005 – 2007 është miratuar në vitin 2005. Ky Plan Shtetëror për Veprim përmban kapitujt e mëposhtëm:

• Strukturën për mbrojtje;

• Parandalimin;

Page 23: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

23

• Mbrojtjen e viktimave dhe të dëshmitarëve;

• Procedimet penale dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ministria e Sigurisë propozon personin për pozitën e Koordinatorit Shtetëror për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe pastaj Këshilli i Ministrave e emëron atë. Koordinatori Shtetëror së bashku me “Grupin Shtetëror” e përcjellë dhe e koordinon zbatimin e masave dhe veprimtarive të parapara në Planin për Veprim. Duke pasur parasysh nevojën për t’u përqendruar në parandalimin e trafikimit me fëmijë, në mars të vitit 2004 është formuar Nëngrupi për fëmijët.

Megjithëse përgjegjësitë e Koordinatorit Shtetëror ende nuk janë zyrtarizuar, ai/ajo bashkëpunon ngushtë me Zyrtarët Ndërlidhës dhe me Grupin Goditës për Luftimin e Trafikimit. Qëllimi i këtij të fundit është rritja e veprimtarive kundër trafikimit në nivelin më të lartë dhe përbërja e tij përfshin përfaqësues prej Zyrës së Prokurorit të BH, Shërbimit Kufitar Shtetëror, Agjencinë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), dhe Policinë Financiare.

Komente

• Në versionin e korrigjuar të Planit Shtetëror për Veprim për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore 2005 – 2007 nuk është përfshirë asnjë kapitull për riatdhesimin e viktimave. Sidoqoftë, përveç dispozitës për strehim dhe ndihmë gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Sigurtë, viktimat me origjinë prej BH kanë nevojë edhe për ndihmë në procedurat e riatdhesimit/socializimit/riintegrimit, në mënyrë që ata ta rifitojnë vetëbesimin dhe të bëhen pjesëtarë aktivë të shoqërisë. Ndihma e papërshtatshme dhe jogjithëpërfshirëse e rrit mundësinë që ata të kapen në zinxhirin e trafikimit përsëri dhe ta humbin krejtësisht vetëbesimin.

• Edhe pse gjer më tani ekziston një numër i vogël i viktimave të BH që janë riatdhesuar, duhet të futet një kapitull i veçantë në Planin Shtetëror për Veprim për të siguruar masa për riatdhesim/riintegrim, si dhe të caktohen personat e ngarkuar me zbatimin e tyre.

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHME

A. Ndërtimi i Kapaciteteve

Sipas NAP, institucionet shtetërore dhe OJQ, në mënyrë të vazhdueshme janë duke siguruar trajnime për ndërtimin e kapaciteteve dhe arsimimin e zyrtarëve shtetërorë. Në bashkëpunim me Qendrën për Arsimimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe Komisionit Juridik të Distriktit të Bërçkos, zyrtarët e policisë, anëtarët e qendrave për siguri publike nga Republika Sërpska dhe Ministria e Brendshëme e kantoneve, të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga i gjithë vendi kanë marrë pjesë në seminaret rreth luftimit të trafikimit me qenie njerëzore. Gjatë seminareve janë paraqitur strukturat ligjore përkatëse ndërkombëtare dhe vendore dhe punët lidhur me këtë fushë të kryera nga policia, Zyra e Prokurorit dhe Shërbimi Kufitar Shtetëror.

Po ashtu, janë organizuar edhe seminare mbi Procedurën e trajtimit të viktimave të mundshëme të trafikimit me qenie njerëzore, si dhe Doracaku mbi mbrojtjen e viktimave të huaja të trafikimit, menaxhimi i të dhënave, monitorimi, vlerësimi dhe kontrollimi (në kuadër të programit regjional CARDS, i financuar nga BE). Përveç kësaj, në bashkëpunim me Qendrën për Arsimin e Gjyqtarëve dhe të Prokurorëve janë organizuar seminare për SIPA dhe pjesëtarët e policisë, për gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe seminare të tjera për informimin e publikut. Për pjesëtarët e Grupit Shtetëror janë organizuar Vizita studimore. Në disa raste, përfaqësues të OJQ kanë marrë pjesë në këto vizita studimore.

Page 24: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

24

B. Analizat, Hulumtimet dhe Mekanizmat Monitorues

Në mënyrë që ta promovojnë bashkëpunimin ndërmjet Zyrës së Koordinatorit Shtetëror dhe Organizatave Joqeveritare, çdo tre muaj janë organizuar takime të rregullta referuese. Takimet referuese kanë siguruar një platformë për këmbimin e informative mbi veprimtaritë e zbatuara dhe ato të planifikuara, si dhe kanë siguruar koordinimin dhe harmonizimin e veprimtarive të tilla, në mënyrë që të shmangen dyfishimet e veprimtarive dhe të rregullohet shpenzimi paralel i fondeve.

Me qëllim, që, në mënyrë sa më efektive të luftohet trafikimi me qenie njerëzore, është e domosdoshme që në mënyrë të rregulltë të analizohen trendet që i kontribuojnë këtij fenomeni. Prandaj, Koordinatori i Shtetit në bashkëpunim me UNICEF e kanë emëruar Ekspertin rajonal që ta përgatisë një raport, që do të përmbante analiza dhe hulumtime të situatës në terren, duke u përqendruar në treguesit për rritjen e rasteve të viktimave vendore të trafikimit. Ky raport është i rëndësishëm pasi që është i pari me rishikime analitike të këtij trendi të ri dhe paraqet strukturat që janë të gatshme për t’i ndihmuar viktimat vendore të trafikimit. Po ashtu, është me rëndësi të ceket domethënia e Raportit fillestar mbi dhunën kundër fëmijëve, i cili është përgatitur nga Këshilli për Fëmijë, e në veçanti domethënëse janë përfundimet e tij që kanë të bëjnë me problemin e trafikimit të fëmijëve.

C. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi në nivel Kombëtar dhe Rajonal OJQ dhe institucionet shtetërore, në mënyrë individuale apo kolektive, janë të një numri të shumtë të rrjeteve regjionale për parandalimin e trafikimit (INTERPOL, EUROPOL, SECI, RING, etj.). Ato kanë arritur që ta promovojnë bashkëpunimin regjional për çështje të ndryshme. Është e vlefshme t’i referohemi bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Ministrisë për Siguri dhe INTERPOL, EUROPOL dhe Qendrës për Iniciativën për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (Qendra SECI), si dhe angazhimit të Ministrisë në përgatitjen e Konventës për Bashkëpunim të Policisë në Evropën Juglindore.

Asociacioni “ZENA BH” ka vendosur një bashkëpunim të ngushtë me OJQ që janë anëtare të rrjetit kroat kundër trafikimit PETRA. “ZENA BH” po ashtu është anëtare e rrjetit kundër trafikimit me qenie njerëzore në Evropën Juglindore dhe Lindore.

D. Mobilizimi i Burimeve (Resurseve) Fondet prej Këshillit të Ministrave, UNICEF dhe Delegacionit të Përhershëm të Islandës në OSBE, sigurojnë që veprimtaritë kundër trafikimit të zbatohen. Për më tepër, USAID, IOM, “Star Network of World Learning”(Rrjeti Yjet për Mësim Botëror) dhe CRS, po ashtu kanë kontribuar në bashkëfinancimin e veprimtarive kundër trafikimit.

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT

A. Parandalimi dhe Ngritja e Vetëdijes

OJQ vendore e ndërkombëtare, si dhe Autoritetet e BH, kanë kryer disa fushata për ngritjen e vetëdijes në vitet e kaluara. Grupet e synuara të tyre ishin:

• Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit në BH (zyrtarët e policisë, zyrat për migrim, Shërbimi Shtetëror Kufitar);

• Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme dhe

• Në mënyrë indirekte, e tërë popullata e BH.

Page 25: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

25

Këto entitete të përfshira kanë ndërmarrë disa fushata gjatë vitit 2005. Po ashtu, kanë përfshirë edhe këto grupe të synuara në fushatat e tyre: prindërit dhe mësimdhënësit; meshkujt si klientë të mundshëm (kjo fushatë parandaluese, e para në vend, që për synim ka pasur këtë grup, si dhe puna relevante me burrat është një projekt pilot i Asociacionit “ZENA BH” Mostar).

Grupi për Parandalim dhe Rimëkëmbje Ekonomike është duke punuar me Grupin Shtetëror për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Migrim Ilegal. Ky grup ka aktivitete të planifikuara, të cilat do të zbatohen në bashkëpunim me grupe të tjera, autoritete dhe me organizata ndërkombëtare e vendore. Përveç kësaj, janë ndërmarrë edhe aktivitete të ngjashme, si zhvillimi i planit mësimor në shkolla, përfshirë njohjen e rrezikut të trafikimi me qenie njerëzore, promovimin e barazisë gjinore, luftimin e dhunës së bazuar në gjini, kërcenonin nga virusi HIV/AIDS dhe gjurmimi i lidhjeve ndërmjet varësisë nga droga dhe rekrutimin për prostitucion të detyruar nga rrjetet kriminale.

Një shembull interesant i fushatës parandaluese ka qenë publikimi i Asociacionit “ŽENA BH” Mostar, në 20.000 ekzemplarë. Një kopje është shitur me çmim simbolik prej 2 KM (1 EURO). Fondet e grumbulluara ishin ndarë për të siguruar strehim për viktimat e trafikimit.

Programet me treguesit kryesorë (faktorët socio-ekonomikë) në vendet e origjinës dhe të destinimit Për një periudhë të gjatë, BH ka qenë një vend transiti dhe destinimi për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore. Megjithëse OJQ kanë tërhequr vërejtjen rreth mundësisë që BH mund të bëhet vendi i origjinës, institucionet shtetërore nuk kanë treguar gatishmëri për t’u ballafaquar me këtë problem.

Hulumtimet e bëra nga organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare në BH kanë treguar se arsyeja pse njerëzit janë zënë në zinxhirin e trafikimit janë 7:

• Varfëria e përgjithshme;

• Statusi i ulët socio-ekonomik;

• Dhuna në familje;

• Mungesa e informatave;

• Ndikimi i grupeve të barabarta.

Përveç kësaj, hulumtimi mbi nivelin e informimit të qytetarëve tregon se vetëdija është ngritur më shumë në qendrat komunale, krahasuar me zonat rurale8. Sidoqoftë, në të shumtën e rasteve viktimat vijnë nga zonat rurale.

Në ndërkohë, projektet dhe veprimtaritë për zhvillim ekonomik në BH nuk janë duke pasur për qëllim përmirësimin e situatës së varfërisë së përgjithshme dhe statusit të ulët socio-ekonomik. Numri i të regjistruarve në Zyrën për Punësim dhe fuqia e ulët blerëse mund të shërbejnë si argument vetëm në favor të kësaj deklarate.

Sidoqoftë, kapitulli i Planit Shtetëror për Veprim 2005-2007 mbi parandalimin, që është qëllimi i programit, flet për përmirësimin e kushteve ekonomike e sociale të grupeve të cënuara sociale. Për ta

7 Hulumtimi i bërë nga UNICEF dhe “Save The Children” Norvegji në 2002 dhe 2003. 8 Hulumtimi i bërë nga ŽENA BH përkrahur nga BHRN në 2006.

Page 26: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

26

arritur këtë, ky program ofron përkrahje në zbatimin e programeve kombëtare që adresojnë pavarësimin ekonomik të gruas. Mbetet të shihet se deri në çfarë mase do të arrihet ky qëllim.

B. Mbrojtja dhe Përkrahja

Që nga viti 1999, Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) ka një rol udhëheqës në sigurimin e strehimit për viktimat e trafikimit. Kjo lidhet me faktin që IOM është organizata e vetme që është marrë me riatdhesim.

Strehimi i viktimave në Qendrat për Pranim varet nga dhënia e statusit si viktimë e trafikimit dhe nga riatdhesimi i tyre në vendin e origjinës. Duke pasur parasysh që procesi i riatdhesimit i udhëhequr nga organizatat ndërkombëtare nuk ishte vetëmbështetur, Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatë (MHRR), në pajtim me nenin 3 të Planit Shtetëror për Veprim, ka filluar projektin për Themelimin e Qendrave për Pranim. Qëllimi ishte që të sigurohet një qasje më e mirë për të drejtat e viktimave, një periudhë më e gjatë e rehabilitimit dhe të ndihmohet përhapja e informatave. Nuk ekziston asnjë linjë telefonike SOS që udhëhiqet nga shteti. Vetëm OJQ ofrojnë shërbim të tillë.

Në atë kohë, disa OJQ tashmë kishin zhvilluar strukturat për ofrimin e ndihmës së drejtpërdrejtë për viktimat e trafikimit. Pjesëmarrja e tyre në themelimin e Qendrave për Pranim ishte e kufizuar për shkak të mungesës së fondeve, megjithëse tre anëtarët e koalicionit RING ishin në gjendje që t’u ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë 100 grave gjatë periudhës 1999 – 2002. Të gjitha këto OJQ kanë ofruar përkujdesje mjekësore, këshillime, ndihmë ligjore dhe forma të tjera të përkrahjes. Po ashtu, janë nxjerrë edhe Udhëzimet e përkohshme për trajtimin e viktimave të trafikimit. Këto udhëzime kanë dhënë rregullat dhe kodin e sjelljes për të gjitha autoritetet shtetërore dhe entitetet e tjera me qëllim të shuarjes. MHRR ka nënshkruar Protokollin për Bashkëpunim me disa OJQ, anëtare të Rrjetit RING. Ky protokoll ofron disa shtojca të udhëzimeve të përkohshme për trajtimin e viktimave të trafikimit. Këto udhëzime të përkohshme janë ende në fuqi, megjithëse tani ekziston një version më i detajuar.

Për shkak të mungesës së strukturës shtetërore për akomodimin e viktimave, në mars të vitit 2005, Ministria për Siguri ka nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit me këto OJQ: LARA Bijeljinë, Medica Zenica, Medjenarodni Forum Sildarnosti (Forumi Ndërkombëtar për Solidaritet), Grupin Ndërkombëtar EMMAUS -Tuzëll, La Strada- Mostar dhe ZENA BH - Mostar. Këto marrëveshje vendosin të drejtat dhe obligimet e të gjithë nënshkruesve lidhur me ofrimin e strehimoreve të tipit të mbyllur. Në përputhje me rrethanat, OJQ kanë për obligim të kryejnë transportimin e viktimave deri në strehimore dhe t’ju ofrojnë strehim, ushqim dhe përkujdesje shëndetësore. Fondet e nevojshme do të grumbullohen nga donatorët dhe mënyra të tjera. Ministria për Siguri e mbikëqyr punën e OJQ në këtë fushë.

Në korrik të vitit 2005, në Vlasic, është nënshkruar PROCEDURA për trajtimin e viktimave të trafikimit në BH ndërmjet institucioneve shtetërore dhe atyre të pavarura: Koordinatori i Shtetit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Migrimit Ilegal, Zyra e Prokurorit të Federatës së BH, Zyra e Prokurorit të Distriktit të Bërçkos, Sektorit për Azil dhe Migrim pranë Ministrisë për Siguri, Ministrisë së Brendshëme të Republikës Sërpska, Zyrës së Prokurorit të BH, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje, Ministrisë për Siguri të Federatës së BH dhe Departamentit Policor të Distriktit të Bërçkos.

Në korrik të vitit 2004, në pajtim me Ligjin mbi Lëvizjen dhe Qëndrimin e të Huajve dhe Azil Kërkuesve, miratuar nën juridiksionin e Ministrisë për Siguri, kjo e fundit dhe OJQ - Vaša Prava (‘Të Drejtat Tuaja”)

Page 27: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

27

kanë nënshkruar një Marrëveshje për ofrimin e ndihmës juridike falas për viktimat e mundshëme të trafikimit. Ndihma juridike falas përfshinë, inter alia, ofrimin e këshillës juridike, hartimin e akteve dhe dokumenteve të ndryshme, si dhe përfaqësimin në të gjitha rastet administrative para gjykatave dhe organeve shtetërore.

Për shkak të mohimit të ekzistencës së viktimave vendore të trafikimit, Plani Shtetëror për Veprim nuk përfshin dispozita mbi riatdhesimin e viktimave, veprimtari që kryhen nga OJQ. Rasti i parë i riatdhesimit në BH është një shembull i mirë. Vajza ishte kthyer nga Italia. IOM në Itali i kishte treguar “ŽENABH ” - Mostar, se ku ishte pranuar vajza, duke siguruar pak mjete, por të mjaftueshme për riatdhesimin dhe riintegrimin e viktimës.

Po ashtu, është formuar Grupi Ideor për Mbrojtjen e Viktimave dhe Dëshmitarëve nga dhuna. Ky grup përqëndrohet në identifikimin e strukturave ligjore, duke bërë analiza përkatëse, duke e krahasuar atë me standardet ndërkombëtare dhe duke i identifikuar aspektet praktike të problemit. Në këtë kontekst, është përgatitur Doracaku Udhëzues për Mbrojtjen e Viktimave Vendore të Trafikimit, duke theksuar që mbrojtja e viktimave të trafikimit, veçanërisht e atyre që shërbejnë si dëshmitarë, në kontekstin e përgjithshëm të situatës në Bosnjë e Hercegovinë. Kjo është një detyrë tejet komplekse që kërkon shumë punë. Është me rëndësi të ceket se viktimat dhe dëshmitarët e trafikimit nga jashtë, po ashtu kanë të drejtë në strehim, ndihmë ligjore, përkujdesje shëndetësore, qëndrim humanitar dhe riatdhesim.

C. Ndjekja Penale

Struktura ligjore është krijuar në atë mënyrë që të sigurojë kallëzime penale efektive për trafikantët. Sidoqoftë, është e domosdoshme që resurset teknike e profesionale të zhvillohen ende, si dhe të promovohet bashkëpunimi ndërmjet agjencive dhe Zyrës së Prokurorit për zbatim efektiv të ligjit.

Zyra e Prokurorit e BH është organi kompetent për kallëzime penale ndaj trafikantëve. Gjykata e BH tashmë ka kryer me sukses disa raste lidhur me trafikimin me qenie njerëzore.

Sipas Ligjit mbi Agjencinë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA), Gjykata është përgjegjëse për parandalimin dhe hetimin e shkeljeve kriminale rreth trafikimit me qenie njerëzore. Ekipi për Shuarjen e Trafikimit dhe Keqbërjeve Seksuale është pjesë e Departamentit Kriminalistik dhe Hetues të SIPA dhe detyrë kryesore e tij është parandalimi, hetimi dhe shuarja e shkeljeve kriminale në kuadër të juridiksionit të Gjykatës së BH (Neni 185 – Anulimi i Skllavërisë dhe Transportimit të Skllevërve; Neni 186 – Trafikimi me Qenie Njerëzore; Neni 187 – Rekrutimi Ndërkombëtar për Qëllime të Prostitucionit; Neni 188 – Mbajtja e Paligjshme e Dokumenteve të Identifikimit; Neni 189 – Kontrabandimi i Individëve, sipas Kodit Penal të BH). Për më tepër, ekipe të tjera janë krijuar në kuadër të Shtabit të SIPA, të zyrave rajonale në Sarajevë, në Banja Llukë dhe në Mostar. Po ashtu, ka plane që të themelohen edhe zyra rajonale në Distriktin e Bërçkos dhe në Tuzëll.

Në vitin 2004, Parlamenti i Shtetit ka miratuar dy ligje; Ligjin mbi Agjencinë Kufitare Shtetërore dhe Ligjin mbi Kontrollimin dhe Mbikëqyrjen e Kufijve Shtetëror, ligje që kanë përcaktuar juridiksionin e Shërbimit Kufitar Shtetëror dhe kontrollimin dhe mbikëqyrjen e kufijve shtetëror. Këto ligje formojnë një strukturë efektive ligjore për shuarjen e migrimit ilegal dhe trafikimit me qenie njerëzore.

Parlamenti ka miratuar Ligjin mbi Programin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, i cili siguron strukturën ligjore për një program më efikas për mbrojtjen e dëshmitarëve, përfshirë dëshmitarët për rastet e trafikimit me qenie njerëzore. Ligji ofron mbrojtjen e identitetit të dëshmitarëve dhe konfidencialitetin e

Page 28: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

28

deklaratave. Në fund të vitit 2004, është formuar Departamenti për Mbrojtjen e Dëshmitarëve në kuadër të SIPA. Viktimat që tashmë kanë dëshmuar para gjykatave të BH, janë siguruar me strehim të sigurtë, sipas statusit të tyre si dëshmitarë nën mbrojtje. Për një zbatim më efikas, duhet zhvilluar strukturat e SIPA, veçanërisht kapacitetet e këtij departamenti, si dhe duhet ngritur bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes së viktimave.

Në vitin 2005, departamentet kompetente për zbatimin e ligjeve të BH, kanë paraqitur pranë Zyrës së Prokurorit 36 raporte kundër 59 individëve lidhur me shkelje penale të trafikimit me qenie njerëzore. Zyra e Prokurorit ka hetuar gjithsej 68 raste të trafikimit me qenie njerëzore dhe raste të tjera lidhur me shkelje penale. Në vitin 2005, ishin iniciuar 36 hetime, përderisa në vitin 2004 kishin filluar 312 hetime, për të vazhduar më pas në vitin 2005. Zyra e Prokurorit kishte ngritë padi për 24 raste kundër trafikantëve dhe autorëve të krimit të veprave të tjera penale, ndërsa gjykatat kishin konfirmuar 26 padi. Në fund të vitit 2005, kishte 39 hetime të pazgjidhura, të cilat kishin vazhduar në vitin 2006. Gjatë vitit 2005, 17 individë ishin akuzuar dhe ndëshkuar nga gjykatat në BH9.

Komente

• Zyrtarët e institucioneve shtetërore nuk janë të trajnuar plotësisht që t’i zbatojnë ligjet e miratuara. Atyre u mungon ndjenja kur punojnë drejtpërsëdrejti më viktimat, veçanërisht me fëmijët. Përqindja e grave që punojnë kundër trafikimit në institucionet shtetërore është jashtëzakonisht e ulët (veçanërisht në shërbimet kufitare shtetërore);

• Ka mungesë të burimeve njerëzore dhe materiale në institucionet që merren me problemin e trafikimit me qenie njerëzore;

• Ka mungesë bashkëpunimi ndërmjet zyrtarëve në terren;

• Nuk ka asnjë bazë të dhënash rreth numrit të saktë të viktimave të trafikimit në BH;

• Problemi i martesave të imagjinuara: trafikantët martohen me vajzat–viktima të mundshme të trafikimit, në vendin e tyre të origjinës dhe pastaj i sjellin ato, në mënyrë të ligjshme, në BH. Pasi që ato të arrijnë në BH, ata i detyrojnë ato që të merren me prostitucion;

• Mungesa e fondeve në institucione dhe në OJQ.

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA

•••• Bashkëpunimi i mirë ndërmjet OJQ vendore, organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve shtetërore i ka kontribuar procesit të zgjidhjes së një numri të madh të problemeve. Rezultatet e para tregojnë se masat e adoptuara do te jenë konstruktive dhe të zbatueshme në praktikë.

•••• Veprimtaritë e ndërmarra në bashkëpunim me OJQ dhe sektorin publik, përfshirë nënshkrimin e marrëveshjeve të sipërpërmendura, zbatimi i strukturës ligjore, organizimi i udhëtimeve të përbashkëta studimore jashtë vendit dhe organizimi i seminareve dhe i takimeve punuese në vend. Bashkëpunimi ndërmjet OJQ dhe Qeverisë është i kënaqshëm dhe institucionet shtetërore janë gjithnjë të gatshme që t’i përcjellin udhëzimet e dhëna nga OJQ.

•••• Përveç përkrahjes së UMOCOR dhe USAID, përkrahje e fuqishme për OJQ është dhënë edhe nga UNOHCHR-zyra në BH, Zyra e Prokurorit të Federatës së BH, Gjykata Kushtetuese e Federatës së BH dhe Zyra e Koordinatorit të Shtetit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

•••• Një shembull i praktikës së mirë është publikimi i librit “MARGARITA mund të jetë motra juaj, bija juaj, shoqja juaj…”. Kjo është pjesë e fushatës së Asociacionit “ZENA BH” që është kryer në vitin 2004. Është një koleksion i tregimeve të vërteta tronditëse të shkruara nga viktimat e trafikimit, (theksim i veçantë i është dhënë faktit që tregimet ishin shkruar nga viktimat e trafikimit prej BH dhe nga e gjithë Evropa). Viktimat, gra, që ishin pajtuar t’i publikonin tregimet e tyre, kishin kontribuar dukshëm në ngritjen e vetëdijes së publikut.

9 Raporti mbi trafikimin me qenie njerëzore dhe emigrim ilegal në BH për vitin 2005.

Page 29: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

29

•••• Posaçërisht, OJQ nga e gjithë bota, veçanërisht ato nga BH, Franca, Serbia dhe ish-Republika Maqedonase e Jugosllavisë, kishin publikuar në revistën dyjavore START BH.

VI. MANGËSITË

•••• Problemi i parë dhe më i rëndësishëm i viktimave të trafikimit është procesi për integrimin e tyre. Të gjitha projektet e zbatuara nga OJQ dhe agjencitë shtetërore përqendrohen në sigurimin e masave ndihmëse si: strehimi në Shtëpi të Sigurta. Sidoqoftë, ato nuk janë marrë sa duhet me procesin e riintegrimit të viktimave, me fjalë të tjera, nuk janë marrë me socializimin e tyre. Ka mungesë të rezultateve përcjellëse të përjashtimit social të viktimave, si dhe në vështërsitë e tyre për të hyrë në tregun e punës. Prandaj, viktimat rrezikohen të kthehen prapë në ciklin e trafikimit.

•••• Mungesa e bashkëpunimit dhe e koordinimit të mirë ndërmjet vendeve të origjinës, vendeve të transitit dhe atyre të destinimit, në mënyrë që të përcillen rastet e viktimave.

•••• OJQ që janë duke u marrë me trafikim, ballafaqohen me problemin e burimeve të kufizuara financiare.

•••• Përkundër rëndësisë së fushatave për ngritjen e vetëdijes mbi trafikimin me qenie njerëzore, është e qartë se ato iniciativa nuk janë të mjaftueshme për parandalimin e këtij fenomeni. Qendrat urbane përfshihen tërësisht, sa i përket fushatave, derisa zonat rurale janë të neglizhuar.

•••• Megjithëse Plani Shtetëror për Veprim siguron pavarësim ekonomik për grupet e cënuara, shkaktarë fundamentalë socio-ekonomik të trafikimit me qenie njerëzore nuk janë adresuar sa duhet.

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE

Duke marrë parasysh mangësitë dhe komentet e paraqitura në këtë raport dhe nevojën për përmirësimin e situatës, një listë rekomandimesh është dhënë më poshtë.

REKOMANDIMET

a. Është e nevojshme një qasje më serioze për riintegrimin e viktimave të riatdhesuara të trafikimit;

b. Bashkëpunim dhe koordinim më i mirë ndërmjet qeverive rajonale dhe OJQ;

c. Strategjitë për zvogëlimin e rrezikut duhet të bazohen në rezultatet e hulumtimeve të kryera. Duke ditur që këto rezultate zbulojnë shkaqet e trafikimit me qenie njerëzore, duhet përkushtuar, më shumë vëmendje, zhvillimit dhe zbatimit të strategjive që adresojnë këto shkaqe kryesore socio-ekonomike (varfërisë së përgjithshme, statusit të ulët socio-ekonomik, dhunës në familje etj.);

d. OJQ duhet siguruar përkrahje financiare e materiale shtesë, veçanërisht atyre në vendet e origjinës me përvojë të gjatë, si dhe duhet siguruar burime materiale e njerëzore për parandalim, ndihmë dhe riintegrim. Është tejet i rëndësishëm përqëndrimi në mbrojtjen e viktimave me origjinë nga BH dhe që atyre t’u ofrohet arsimim, ritrajnim, kualifikime shtesë dhe qasje në tregun e punës, akomodim dhe këshillim sistematik;

e. Përkitazi me veprimtaritë për ngritjen e vetëdijes është i domosdoshëm përqëndrimi në qyteza/në zona rurale, prej nga vijnë viktimat në të shumtën e rasteve. Materialet e shtypura duhet të distribuohen në fshatra dhe takimet punuese duhet të mbahen me pjesëmarrje të burrave të interesuar që të mësojnë më shumë rreth këtij problemi. Përveç kësaj, është e nevojshme që pjesëmarrësit duhet paguar me shuma të vogla parash kur organizohen takimet punuese apo fokus grupet, në mënyrë që të motivohet pjesëmarrja e publikut – duke supozuar se ata, më vonë, do të jenë të interesuar për diskutime.

Page 30: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

30

LISTA E SHKURTESAVE

ARIADNE Rrjeti i OJQ Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Evropën Juglindore dhe Lindore

BH Bosnja dhe Hercegovina CARDS Program i financuar nga BE: Përkrahje Komunitetit për Rindërtim, Zhvillim dhe

Stabilizim CRS Shërbimet Katolike për Ndihmë EMMAUS Lëvizja Ndërkombëtare Kundër Varfërisë së Skajshme BE Bashkimi Evropian EUROPOL Zyra e Policisë Evropiane FYROM Ish-Republika Maqedonase e Jugosllavisë LARA OJQ në BH INTERPOL Policia Ndërkombëtare IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim MHRR Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Refugjatë NAP Plani Kombëtar për Veprim (Plani Kombëtar Shtetëror) OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ODIHR Zyra e OSBE për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut PETRA Rrjeti Ballkanik në Nivel Shtetëror RING Rrjeti Rajonal për Parandalimin e Trafikimit SECI Nisma e Evropës Juglindore për Bashkëpunim SIPA Agjencioni Shtetëror për Hetime dhe Mbrojtje UMCOR Komiteti i Bashkuar Metodist për Ndihmë UNICEF Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara UNOHCHR Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara USAID Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara. ŽENA OJQ në BH.

Page 31: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

31

BULLGARIA

I. Hyrje

Republika e Bullgarisë gjendet në Evropën Juglindore, në Lindje të Gadishullit Ballkanik dhe kufizohet me Detin e Zi (Lindje), me Rumaninë (Veri), me Serbinë, me Malin e Zi dhe ish-Republikën Maqedonase të Jugosllavisë (Perëndim), me Greqinë (Jug) dhe me Turqinë (Juglindje).

Trafikimi me qenie njerëzore, veçanërisht me gra, është një problem serioz për Bullgarinë. Është shtet i origjinës, i destinimit dhe i transitit. Ky problem është pranuar si i tillë në Raportin e Komisionit Evropian 2005 për Progresin e Bullgarisë drejt Pranimit në BE, në Raportin e të Drejtave të Njeriut 2005 nga Departamenti i Shtetit i SHBA dhe nga vet Qeveria e Bullgarisë. Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA mbi Trafikimin me Qenie Njerëzore, i lëshuar në qershor të vitit 2006, tërheq vëmendjen se Bullgaria është vendi i origjinës, i transitit dhe i destinimit, për gratë dhe vajzat e trafikuara nga Rumania, Moldavia, Rusia, Ukraina, Armenia, Libani dhe Azia Qendrore për në Bullgari dhe përmes saj në Gjermani, në Francë, në Itali, në Holandë, në Belgjikë, në Republikën Çeke, në ish-Republikën Maqedonase të Jugosllavisë dhe në territorin e Kosovës, me qëllim të eksploatimit seksual. Sipas “Raportit për Shtetin e Bullgarisë 2005 mbi të Drejtat e Njeriut dhe Trafikimin e Personave” të Departamentit të Shtetit të SHBA, bazuar në burime qeveritare dhe të OJQ, shumica e viktimave janë gra dhe vajza të trafikuara për qëllime të eksploatimit seksual. Sipas burimeve të OJQ dhe të atyre qeveritare, vajza të reja të moshës 18-24 vjeçare, me nivel të ulët të edukimit dhe lidhje problematike familjare, janë grupi më i cënuar ndaj trafikimit. Gjatë viteve të kaluara, përkundër uljes së përqindjes së papunësisë, shumica e grave që ishin viktima të trafikimit nuk kishin mundësi që të gjejnë punë të përshtatshme për nivelin e tyre të arsimimit dhe për aftësitë e tyre.

Fëmijët romë janë trafikuar në Bullgari dhe jashtë saj për kërkim lëmoshe të detyruar dhe vjedhje të vogla. Në vitin 2005, autoritetet austriake kanë identifikuar 700 fëmijë romë, që ishin trafikuar nga Bullgaria në Austri për kërkim lëmoshe të detyruar dhe tregti të eksploatimit seksual. Ministria e Brendshëme ka lajmëruar për një rritje në trafikimin e burrave dhe djemve për qëllime të shfrytëzimit për punë.

Një tendencë e re është industria e trafikimit të foshnjave. Gratë shtatëzëna që kalojnë kufijtë për të lindur, shesin fëmijët e tyre. Në raportin e tij më të vonshëm, Interpol thotë se bullgarët janë bërë liderë evropianë për tregtimin e foshnjave, që është duke u hetuar në Greqi, në Itali, në Francë dhe në Portugali. Është pranuar që kanalet kryesore për këtë tregti, të qenieve njerëzore, çojnë në drejtim të Greqisë.

Sipas të dhënave të siguruara nga Zyra e Specializuar pranë Ministrisë së Brendshëme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, ekziston një lidhje e fuqishme ndërmjet trafikimit me qenie njerëzore dhe krimit të organizuar. Në vitin 2002, kjo Zyrë ka identifikuar 42 grupe të krimit të organizuar që janë përfshirë në trafikimin e grave për eksploatim seksual, 14 grupe të krimit të organizuar të përfshira në migrim ilegal, 5 grupe që kanë ofruar punë jashtë vendit dhe dy grupe të përfshira në falsifikimin e pasaportave, kredit kartave etj.

Qeveria e Bullgarisë nuk u bindet, gjithmonë, standardeve minimale ndërkombëtare për eliminimin e trafikimit. Sidoqoftë, vendi është duke bërë përpjekje të rëndësishme për një hap të tillë. Në vitin 2004, Qeveria ka përvetësuar një qëndrim më aktiv për parandalimin e këtij fenomeni dhe për mbrojtjen e viktimave. Ka shtuar përpjekjet dhe ka marrë hapa të rëndësishëm, preliminarë, për zbatimin e ligjeve

Page 32: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

32

kundër trafikimit, përfshirë Miratimin e Strategjisë Kombëtare dhe Ligjin Gjithëpërfshirës për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, Viktima.

II. STRUKTURA LIGJORE KOMBËTARE

A. Ligji Kombëtar

Ligji mbi Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore10, i miratuar në vitin 2003, është dokumenti themelor ligjor në legjislaturën bullgare kundër trafikimit, përderisa Kodi Penal ishte ndryshuar në vitin 2002, në përputhje me rrethanat11. Të dyja tekstet kishin përcjellë tratifikimin e Protokollit të Palermos.

Ligji mbi Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, i publikuar në Gazetën Shtetërore më 20 maj 2003, ka hyrë në fuqi më 1 janar 2004 dhe është korrigjuar në tetor 2005. Ky ligj i rregullon çështjet e mëposhtme: (a) autoritetet dhe kompetencat e institucioneve shtetërore që merren me trafikimin dhe bashkëveprimin e tyre; (b) statusin dhe objektivin e strehimoreve, qendrave dhe komisioneve që janë themeluar në pajtim me rrethanat; (c) masat parandaluese; (d) masat për mbrojtjen e grave dhe në veçanti fëmijëve. Njëri nga parimet kryesore të ligjit është sigurimi i mbrojtjes speciale për viktimat që bashkëpunojnë me autoritetet e hetuesisë.

Në vitin 2004, bazuar në ligjin e ri, janë nxjerrë dy rregullore: Rregullorja për Organizimin dhe Veprimtarinë e Komisionit Kombëtar për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Rregullorja për Strehimoret dhe Qendrat për Mbrojtjen dhe Përkrahjen e Viktimave të Trafikimit në Persona. Qendrat janë krijuar në kuadër të komisioneve lokale për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Strehimoret janë themeluar nga Komisioni Kombëtar, pas sygjerimit të komisioneve lokale, ose nga personat fizik dhe juridik që janë të regjistruar në Regjistrin Special pranë Komisionit Kombëtar. Këto rregullore ende nuk kanë hyrë në fuqi.

Në Kodin Penal, përveç Amendamentit mbi Definicionin e Grupeve Kriminale të Organizuara (Neni 93, artikulli 20), janë bërë edhe amendamente të tjera për t’i ndëshkuar format e ndryshme të trafikimit dhe të veprave që ndihmojnë trafikimin. Veprat e tilla, që ndëshkohen me masa më të rrepta, përfshijnë: dhunimin me qëllim të nxitjes pasuese në vepra djallëzore apo prostitucion (Neni 152, paragrafi 3, artikulli i ri 4); nxitjen për kryerjen e veprave të prostitucionit (Neni i ndryshuar 155 PC); dhe grabitjen me qëllim të nënshtrimit të personit në vepra djallëzore apo prostitucion (Neni 156, i pandryshuar).

Kur krimi i trafikimit është i natyrës jashtë kombëtare, aplikohen nenet e mëposhtme: 159 a; 159 b dhe 159 c. Teksti kryesor i Nenit 159 a nënvizon të gjithë elementet e trafikimit, të përfshira në Protokollin e Palermos. Pavarësisht nga pëlqimi i viktimës, trafikimi është vepër e ndëshkueshme. Po ashtu, janë cekur mjetet e veçanta që përdoren për kryerjen e krimit: përdorimi i forcës, mashtrimi, grabitja, keqpërdorimi i pushtetit etj. Dënimi më i rëndë prej 5 deri në 15 vjet burg, zbatohet në rastet e recidivizmit (përsëritjes), ose kur krimi është kryer në kontekstin e veprimit të grupit kriminal të organizuar.

Zhvillimi i fundit në legjislaturë, i miratuar si përgjigjje ndaj rritjes së njërës prej formave më të këqija të trafikimit, është amendamenti i Kodit Penal lidhur me trafikimin e grave për qëllime të tregtisë me foshnja. Ndëshkimi i propozuar për këtë formë të trafikimit është më i rëndë.

10 SG Nr. 46/2003. 11 SG Nr. 92/ 2002

Page 33: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

33

Përkitazi me Procedurën Penale, viktimat nuk lejohen që t’i mbrojnë të drejtat e tyre në faza të caktuara të procedurës ligjore kundër autorëve të krimit, ashtu siç kërkohet nga Protokolli i Palermos. Sipas Kodit për Procedurë Penale, viktima nuk është palë e fazës së hetuesisë dhe nuk mund të jetë paditës privat. Prandaj, vetëm në fazën gjyqësore, viktima mund të paraqesë kërkesë për kompensim. Këto kufizime i heqin viktimës të drejtën e tij/saj (më së shpeshti grua) që të marrë pjesë në seanca gjyqësore dhe t’i kërkojë interesat dhe dëmshpërblimet e tij/saj. Më tutje, nuk ekziston asnjë mbrojtje e veçantë për viktimat e gjinisë femërore. Këta dy faktorë kanë efekt jobindës. Si pasojë, shumica e grave refuzojnë që të paraqiten në gjykatë dhe supozojnë rolin e paditësit privat. Kjo situatë ndihmon të akuzuarit dhe është arsyeja kryesore që në shumë raste të trafikimit të grave dënimet e vendosura nuk përputhen me seriozitetin e krimit të kryer. Megjithëse viktimat që bashkëpunojnë me hetuesit vendosen nën mbrojtje speciale, është vështirë për ta, që të bashkëpunojnë për shkak të kushteve të vendosura me rregulloret për procedura penale dhe mungesës së efikasitetit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ligji për Mbrojtjen e Dëshmitarëve, i miratuar në vitin 2004, në fund të vitit nuk është zbatuar plotësisht, për shkak të fondeve të pamjaftueshme.

Komente

• Nuk ekziston asnjë pjesë e veçantë që i referohet të drejtave të viktimës.

• Kapitulli Mbrojtja dhe Përkrahja ndaj Viktimave të Trafikimit përqendrohet në masat administrative dhe mbrojtëse. Mbrojtja dhe përkrahja u jepet vetëm viktimave që vendosin të bashkëpunojnë me hetuesit; prandaj, shumica e viktimave vendoset në pozita të pafavorshme gjatë procedimeve penale. Mbrojtja e viktimave nuk duhet ofruar duke u kushtëzuar me dhënien e dëshmisë apo me bashkëpunimin me sistemin e drejtësisë penale ose autoriteteve të tjera.

• Nuk ka të drejtë të veçantë për ndihmë ligjore, që do të siguronte përfaqësim të drejtë të viktimave gjatë procedurës penale.

• Akti për Promovimin e Punësimit duhet, që në mënyrë eksplicite, t’iu ofrojë viktimave të trafikimit t’i takojnë kategorisë së grupeve të cenuara, si masë për rehabilitim dhe përfshirje.

• Periudha njëmujore e reflektimit, përbrenda së cilës viktima duhet të vendosë nëse do të bashkëpunojë me autoritetet, është një periudhë shumë e shkurtër për gratë që pësojnë trauma të rënda pasi që të jenë trafikuar.

• Ka mungesë të mekanizmave që garantojnë të drejtën për kompensimin e viktimave të trafikimit. Kjo gjë duhet rregulluar me legjislacion paralel.

• Nuk është identifikuar asnjë qasje gjinore me ligj. Nuk ka ndonjë dispozitë eksplicite për mbrojtjen e grave që janë viktima të trafikimit, as në vetë titullin e Ligjit, e as në kapitullin për Parandalim, e as në kapitullin që rregullon veprimtarinë e strehimoreve.

• Ndëshkimet për trafikantët nuk janë mjaft të rënda për t’i dekurajuar ata ose për t’i zhbindur për rrjetet e krimit të organizuar. Ligjet janë paksa të buta krahasuar me dhimbjen dhe dëmin e përjetuar nga viktimat e trafikimit.

• Zgjidhja e përvetësuar lidhur me tregtimin e foshnjave, duke i dënuar të ëmat që shesin foshnjat e tyre, është diskutabile. Nëse kjo nuk kombinohet me masa adekuate për t’i sulmuar shkaktarët kryesorë për këtë tregti, gratë do të viktimizohen edhe më shumë dhe do të ngurrojnë më shumë që të bashkëpunojnë me autoritetet për të dëshmuar kundër trafikantëve të tyre.

• Garancitë për mbrojtjen e dëshmitarëve, të siguruara me Nenin 97 të Kodit për Procedurë Penale nuk janë të mjaftueshme për viktimat e trafikimit.

• Ndryshimet në Kodin Penal dhe miratimi i ligjeve të reja tregojnë qartë që Qeveria e Bullgarisë e ka ndryshuar qasjen e deritanishme ndaj trafikimit me qenie njerëzore si problem i krimit të organizuar, duke shkuar kah kuptimi i këtij problemi si shkelje e të drejtave të njeriut. Por, legjislacioni ende ka nevojë për përmirësime, në mënyrë që t’i arrijë standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të viktimave të trafikimit.

B. Plani Kombëtar për Veprim

Ligji për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e themelon Komisionin Kombëtar, i cili i referohet Këshillit të Ministrave. Komisioni kryesohet nga zëvendëskryeministri dhe dy zëvendës kryesues të Komisionit. Komisioni Kombëtar përbëhet nga përfaqësues të ministrive dhe agjencive, që janë të angazhuara në aktivitetet kundër trafikimit, si Ministria e Brendshëme, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punës dhe Politikave Sociale, Ministria e Drejtësisë etj., (Neni 4). OJQ që merren me çështjen e trafikimit mund të ftohen për të marrë pjesë në takimet e Komisionit. Detyrë kryesore e Komisionit Kombëtar është rregullimi, koordinimi dhe kontrollimi i zbatimit të politikës kombëtare mbi luftën ndaj

Page 34: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

34

trafikimit me qenie njerëzore dhe mbrojtjen e viktimave. Më tutje, sipas ligjit, komisionet lokale duhet të themelohen nën Komisionin Ndërkombëtar. Mandati i tyre përfshin zbatimin e politikës kombëtare në nivel lokal dhe raportimin vjetor në Komisionin Kombëtar. Komisioni Kombëtar përgatit raportet/programet vjetore mbi parandalimin dhe luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe mbi mbrojtjen e viktimave. Komisioni i dërgon ato për aprovim pranë Këshillit të Ministrave. Deri më tani, asnjë raport vjetor nuk është bërë publik dhe Komisioni Kombëtar nuk ka faqe zyrtare në Internet ose ndonjë burim tjetër të informimit për veprimtarinë e tij mbi vëzhgime, hulumtime dhe analiza.

Në janar të vitit 2005, Komisioni Kombëtar kundër trafikimit ka mbajtur mbledhjen e dytë, duke miratuar zyrtarisht Strategjinë Kombëtare Kundër Trafikimit. Sidoqoftë, deri në fund të vitit, Komisioni nuk ka mbajtur takime të rregullta, nuk ka emëruar një sekretariat funksional dhe nuk ka themeluar komisionet rajonale kundër trafikimit të parapara në strategjinë kombëtare.

Në vitet 2005 e 2006, Qeveria ka aprovuar Programin Kombëtar për Luftimin dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Mbrojtjen e Viktimave. Ky program përfshin masat institucionale që kanë për qëllim vendosjen e strukturave administrative për parandalimin dhe ndjekjen penale të trafikimit me qenie njerëzore, si dhe mbrojtjen e viktimave. Shtatëmbëdhjetë institucione qeveritare janë përgjegjëse për zbatimin e Programit, përfshirë tetë ministritë. Organizatat e tjera vendore e ndërkombëtare, si IOM në Sofja, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Agjencia e Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve janë caktuar që të kontribuojnë në punën e tyre.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve (SACP) është institucioni i vetëm në terren që merret me mbrojtjen e fëmijëve nga trafikimi. Agjencioni ka miratuar Planin Kombëtar për Veprim Kundër Eksploatimit Seksual Komercial të Fëmijëve. Objektivat kryesore të tij përfshijnë ngritjen e vetëdijes së fëmijëve për eksploatim seksual dhe zhvillimin e mekanizmave parandalues, duke ngritur kualifikimet e profesionistëve që punojnë me fëmijë dhe politikat mediale të institucioneve për sensibilizimin e publikut mbi eksploatimin seksual të fëmijëve. Sa i përket fushës së mbrojtjes, Plani Kombëtar për Veprim i Agjencionit Shtetëror për Mbrojtjen e Fëmijëve përqëndrohet në harmonizimin e legjislacionit vendor me standardet ndërkombëtare dhe në përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të viktimave, fëmijë. Këto objektiva arrihen përmes:

• Amendamentit të Kodit për Procedurë Penale (PPC);

• Sigurimit të konfidencialitetit të dëshmisë së dëshmitarëve (procesverbalet);

• Respektimit të të drejtave të fëmijëve për qëndrim në vend të sigurt gjatë intervistimit të tyre për hetime; dhe

• Krijimit të mekanizmave, përfshirë atyre financiarë, për riatdhesimin e fëmijëve që nuk kanë mbikëqyrje.

Plani ka kapituj të veçantë mbi informimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar për themelimin e mekanizmit kombëtar për këmbim informatash ndërmjet institucioneve dhe organizatave përgjegjëse. Ky plan, po ashtu vendosë postin e Koordinatorit Kombëtar, aktivitetet e të cilit zbatohen së bashku me Ministrinë e Brendshëme dhe Kryesuesin e SACP.

Komente

• Komisioni Kombëtar ka një sërë kompetencash, por nuk është duke funksionuar si duhet. Saktësisht, nuk është alokuar ndonjë buxhet i veçantë për themelimin e strehimoreve, qendrave dhe komisioneve. Nuk është dhënë përkrahje për qendra të tilla që janë themeluar nga organizatat joqeveritare (OJQ) e as për parandalimin e trafikimit në vitin 2005. Në praktikë, për më shumë se dy vjet pas hyrjes në fuqi, Ligji nuk është zbatuar, përderisa Komisioni Kombëtar vazhdon të jetë një institucion në letër.

Page 35: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

35

• Problemi i bashkëpunimit dhe i koordinimit efektiv, si dhe ndarja e informative ndërmjet të gjitha institucioneve dhe organizatave të përfshira në zbatimin e Programit Kombëtar ende nuk është zgjidhur.

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHËME

A. Ndërtimi i Kapaciteteve

Dokumentet zyrtare japin një listë të masave. Programi Kombëtar parasheh themelimin e komisioneve kundër trafikimit në nivele lokale në kuadër të komunave. Kryetarët e komunave janë përgjegjës për themelimin dhe funksionimin e komisionit komunal. Sipas Programit, asnjë fond i veçantë për komisionet e komunave nuk është alokuar dhe burimet financiare për komisionet lokale duhet ngritur nga projektet.

Kapitulli II i Programit ka për qëllim parandalimin dhe vetëdijësimin e publikut mbi çështjen e trafikimit me qenie njerëzore. Programi përfshin masat si: edukimi i veçantë në shkolla; trajnimi për zyrtarët e policisë dhe për juristët, të cilët punojnë në fushën e trafikimit me qenie njerëzore, si dhe zyrtarët e konsulatave që janë të vendosur në ambasadat bullgare jashtë vendit. Po ashtu, janë mbuluar edhe Shpërndarja e materialit dhe fushatat për informimin e publikut. Kapitujt III dhe IV të Programit rregullojnë më saktësisht edukimin dhe trajnimin e personelit, si dhe mbrojtjen, rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit.

Nismat më të suksesshme për ndërtimin e kapaciteteve në tri vitetet e fundit janë ndërmarrë nga organizata të ndryshme: IOM, në kuadër të një projekti të madh të financuar nga USAID; Fondacioni Nadya; Fondacioni Asociacioni Anonim, Kujdesu Bullgari, Demetra; Asociacioni Burgas dhe organizata të tjera lokale, të cilat kanë pasur për qëllim trajnimin e policisë, juristëve dhe autoriteteve vendore.

Po ashtu, programet nëpër shkolla për nxënësit dhe për mësimdhënësit, si dhe ligjëratat dhe diskutimet ndërmjet të rinjve janë organizuar nga organizatat e lartpërmendura dhe nga organizata Ballë për Ballë, si dhe nga Aleanca e Gruas për Zhvillim. Gjatë këtyre ngjarjeve, theks i veçantë i është dhënë domosdoshmërisë për ndërtimin e kapaciteteve për parandalimin e trafikimit të fëmijëve.

Bashkëpunimi ndërkombëtar është njëri nga mjetet kryesore për ndërtimin e kapaciteteve. Vizitat studimore dhe seminaret për trajnim janë organizuar nga organizata e agjencione të SHBA, nga OJQ e agjencione holandeze, nga Nisma e Ballkanit kundër Trafikimit dhe Korrupsionit ACTA, etj.. Materiale të ndryshme për informata parandaluese janë botuar nga IOM, Animus dhe OJQ të tjera të përmendura më lartë.

Komente

• Për shkak të mungesës efektive të bashkëpunimit dhe të koordinimit ndërmjet të gjitha institucioneve të përfshira në zbatimin e Programit Kombëtar, zbatimi i tij nuk është bërë në tërësi, përfshirë pjesën e ndërtimit të kapaciteteve.

• Qeveria duhet të ndërmarrë masa konkrete për ndërtimin e kapaciteteve për mbrojtjen e viktimave, duke siguruar themelimin e komisioneve kundër trafikimit dhe përkrahjen ndaj tyre.

• Shqetësimi më i madh është mungesa e burimeve financiare, pasi që të gjitha veprimtaritë e sipërpërmendura përkrahen kryesisht nga buxhetet e OJQ-ve dhe nga burimet e projekteve të tyre.

B. Analizat, Hulumtimet dhe Mekanizmat Monitorues

Ende nuk ka mekanizma të veçantë për hulumtime, monitorim, analiza dhe raportim mbi trafikimin me qenie njerëzore. Komisioni Kombëtar për Luftimin e Trafikimit e koordinon dhe e kontrollon zbatimin e

Page 36: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

36

politikës kombëtare kundër trafikimit, përderisa komisionet lokale duhet të veprojnë në nivel lokal. Edhe Komisioni Kombëtar e edhe komisionet lokale janë të obliguara me Ligj që të paraqesin raportet vjetore.

Raportet e përgatitura nga Ministria e Brendshëme, kryesisht janë përqëndruar në luftimin e krimit të organizuar. Këto raporte nuk janë zyrtare dhe nuk janë në dispozicion për publikun. Vetëm OJQ, kryesisht ato të përmendura më lartë, kanë kryer hulumtime, analiza dhe monitorime, të cilat duken në raportet e tyre. Një raport i lëshuar rishtazi ishte kryer nga Fondacioni Bullgar për Hulumtime Gjinore dhe nga Agjencioni për Vota MBMD. Qëllimi i këtij raporti ishte identifikimi i problemeve të tanishme në parandalimin e trafikimit për eksploatim seksual dhe prostitucion, duke adresuar edhe kërkesën për shërbime seksuale. Raporti konkludoi se zbatimi i ligjit përkitazi me parandalimin ishte i dobët dhe jo efektiv. Aktivitetet e institucioneve shtetërore në fushën e trafikimit janë vlerësuar si tejet të pakënaqshme nga të anketuarit.

Komente

• Qeveria duhet të sigurojë konsolidimin e të dhënave të plota mbi trafikimin, në mënyrë që ta izolojë kontrabandën e huaj dhe statistikat për trafikimin me qenie njerëzore.

• Deri më tani, asnjë raport vjetor nuk është vënë në dispozicion të publikut, përderisa nuk ka asnjë faqe zyrtare në Internet të Komisionit Kombëtar ose ndonjë burim informativ për veprimtaritë e Komisionit rreth monitorimit, hulumtimit dhe analizave.

C. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi në nivel Kombëtar dhe Rajonal

Nismat qeveritare për bashkëpunim rajonal në kuadër të BE, më tepër përqëndrohen në luftimin e krimit të organizuar dhe migrimit ilegal, sesa në mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Përndryshe, rrjetet e OJQ si La Strada me pikën kryesore në Asociacionin Bullgar Animus, i kanë dhënë përqëndrim të madh mbrojtjes së viktimave. Rrjetet e OJQ Koalicioni Kundër Trafikimit të Grave (CATW), dhe Lobi Evropian i Grave (LEG), janë duke e zbatuar një projekt parandalues, i cili është financuar nga Qeveria e SHBA dhe ajo e Suedisë. Platforma bullgare e LEG udhëhiqet nga Fondacioni Bullgar për Hulumtime Gjinore.

Rrjeti Ballkanas për të Drejtat e Njeriut (RRBDNJ), nën udhëheqjen e BGRF, është aktiv në zhvillimin dhe në zbatimin e programeve për parandalimin e fenomenit.

Rrjeti ARIADNE, një rrjet i themeluar rishtazi, i udhëhequr nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Greqi, ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit më të ngushtë, jo vetëm ndërmjet OJQ në rajon, por edhe ndërmjet OJQ, qeverive dhe organizatave ndërqeveritare në fushën e parandalimit dhe të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore.

D. Mobilizimi i Burimeve

Nuk është alokuar ndonjë buxhet i veçantë nga Qeveria Bullgare për OJQ. Sidoqoftë, institucionet qeveritare mbështeten në veprimtaritë e OJQ, posaçërisht në fushën e vetëdijësimit dhe të parandalimit, si dhe në shërbimet ndaj viktimave. Pra, OJQ bullgare financohen nga donatorë të huaj, si USAID, Fondi Global për Gra, ambasadat e huaja në Bullgari, grante të tjera më të vogla, etj.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), posaçërisht Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) u paraprin përpjekjeve ndërkombëtare për

Page 37: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

37

luftimin dhe parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore. Misionet në terren të OSBE-së luajn rol vital në përpjekjet kundër trafikimit në vendet nikoqire.

Akterët e tjerë aktiv janë Këshilli i Evropës dhe Agjencionet e OKB, përfshirë Zyrën e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullatë, Komisioneri i Lartë për Refugjatët, Fondi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara për Gratë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, Instituti Hulumtues Ndërrajonal i Kombeve të Bashkuara për Krim dhe Drejtësi dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Substanca Narkotike dhe Krim. Organizatat e tjera ndërkombëtare janë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave për Migrim dhe Europol. Roli i tyre nuk është shumë financiar, por ndikimi i tyre në politikat kundër trafikimit në Bullgari është shumë i rëndësishëm. Sponsorë kryesor në 3-4 vitet e kaluara ka qenë USAID, i cili e përkrah IOM në Sofje.

Një burim tjetër financiar është Programi Danez Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, i cili punon përmes Organizatave Ndërkombëtare (ON) dhe OJQ, kryesisht në Bjellorusi, në Moldavi dhe në Ukrainë. Komponentet rajonale të këtij programi kanë përfshirë edhe Bullgarinë dhe Rumaninë. Objektiv i këtij programi është përkrahja ndaj autoriteteve kombëtare, ON dhe OJQ për ta luftuar trafikimin përmes masava adekuate parandaluese, fuqizimin e Ligjit dhe masa për mbrojtje/përkrahje. Përveç kësaj, për periudhën 2005 - 2006, Bullgaria është në mesin e dymbëdhjetë shteteve që pranojnë ndihmë për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore nën iniciativën e përbashkët të SHBA dhe të Suedisë. Qeveritë e SHBA dhe e Suedisë kanë kontribuar financiarisht në një projekt parandalues, i cili udhëhiqet nga Koalicioni Kundër Trafikimit të Grave (CATË) dhe nga Lobi Evropian i Grave (LEG).

Komente

Ekziston rreziku që, po qe se Qeveria nuk ofron përkrahje për aktivitetet e OJQ nga buxheti kombëtar, iniciativat e lartpërmendura dhe praktikat e mira do të ndërpriten dhe ekspertiza e krijuar do të humbet. Do të dëmtohen viktimat e trafikimit, që mbështeten fuqishëm te OJQ.

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT

A. Parandalimi dhe Vetëdijësimi

Siç është cekur më lartë, në vitet 2005 dhe 2006, Qeveria Bullgare ka miratuar dy programe kombëtare kundër trafikimit. Këto programe e mbulojnë njëra-tjetrën. Aktvititetet e përfshira në programin e vitit 2005 e që nuk janë zbatuar ende, janë transferuar në vitin 2006. Shumica e aktiviteteve të Programit 2006 janë planifikuar për dhjetor 2006, gjë që e lejon Qeverinë t’i shtyjë ato (edhe një herë) për në vitin 2007. Për më tepër, Qeveria ka deklaruar se nismat e saj parandaluese synojnë grupet e cënuara, përfshirë shërbimet arsimore dhe psikologjike për fëmijët në rrugë dhe vendosja e tyre nën kujdestari mbrojtëse. Sidoqoftë, nuk ka ndonjë strategji të veçantë për t’i përkrahur dhe për t’i pavarësuar gratë në sferën arsimore dhe ekonomike.

Një numër i programeve për parandalim dhe vetëdijësim janë kryer nga OJQ. Projekti për parandalim, i kryer nga Koalicioni Kundër Trafikimit të Grave (CATW) dhe Lobi Evropian i Grave (LEG), ka për qëllim kundërshtimin e trafikimit për eksploatim seksual duke adresuar dhunën ndaj gruas, kërkesën për shërbimet e viktimave dhe lidhjet ndërmjet prostitucionit dhe të trafikimit. Anketimet dhe fushatat informative janë organizuar në secilin vend të Evropës Juglindore që janë të përfshira në Projekt. Shkelja e të drejtave themelore socio-ekonomike ndaj grave dhe vajzave të reja është shfaqur si faktori kryesor për trafikim dhe prostitucion.

Page 38: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

38

Një nismë tjetër që ka pasur për qëllim trafikimin me qenie njerëzore, është zbatuar nga Rrjeti Ballkanik për të Drejtat e Njeriut (BHRN). Përfaqësuesit e anëtarëve të BHNR, në gjashtë shtete ballkanike, i cili udhëhiqet nga BGRF, ka bërë një anketim për identifikimin e shkaktarëve të trafikimit të grupeve me cënueshmëri më të lartë rreth lidhjes ndërmjet trafikimit dhe shërbimeve seksuale me pagesë, si dhe për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet OJQ dhe institucioneve qeveritare. Hulumtimi bullgar tregon se vajzat e reja bullgare, të moshës 18-24 vjeçare, janë të motivuara që t’i kalojnë kufijtë për punë të mira si kameriere, ndihmëse të nikoqirëve dhe kërcimtare në vendet e Evropës Qendrore dhe Perëndimore. Në vend të këtyre punëve, ato detyrohen që të kryejnë shërbime seksuale për klientë. Trendet tregojnë një numër në rritje të vajzave, tejet të reja, të cilat ofrojnë shërbime seksuale në Bullgari. Shumica e rasteve lidhen me trafikimin e brendshëm dhe të jashtëm.

Komente

• Komisioni Kombëtar nuk është efektiv dhe nuk mund ta koordinojë zbatimin e programeve të lartpërmendura.

• Bashkëpunimi efektiv ndërmjet institucioneve qeveritare dhe OJQ në fushën e parandalimit, të edukimit dhe të ngritjes së vetëdijes deri më tani nuk është i vendosur.

• Qeveria duhet t’i drejtojë përpjekjet kah përmirësimi i situatës ekonomike, posaçërisht ndaj grupeve të cënuara dhe të ndërmarrë masa për të garantuar siguri në tregun e punës dhe mbrojtje adekuate sociale.

• Strategjitë parandaluese duhet të jenë afatgjata dhe duhet të synojnë uljen e varfërisë, zhvillimin e strukturave sociale dhe ofrimin e mundësive ekonomike për gratë dhe vajzat.

B. Mbrojtja dhe Asistenca

IOM në Sofje është agjencioni kryesor për referim, i cili ndihmon viktimat bullgare të trafikimit që të kthehen në Bullgari dhe viktimat e huaja të riatdhesohen nga Bullgaria. Organizata përkrah vetëm viktimat që pranojnë të marrin pjesë në programin e riatdhesimit. Qeveria Bullgare ka miratuar një dispozitë të veçantë, duke iu ofruar viktimave të trafikimit, lejet e qëndrimit dhe të punës, përderisa ato të marrin pjesë në procedimet penale.

Bullgaria ka një qendër të krizave në Sofje, me mundësi të kufizuar të akomodimit deri në 8 ditë, për viktimat e dhunës në familje dhe viktimat e trafikimit. Në periferi të qyteteve, ekzistojnë edhe tri strehimore, me kapacitet tejet të kufizuar, të cilat udhëhiqen nga OJQ. E vetmja strehimore që është ekskluzivisht për viktimat e trafikimit (refugjatë), udhëhiqet nga IOM, zyra në Sofje. Asosacioni Animus në Sofje drejton linjën telefonike 24 orë. Pjesët e tjera me kapacitete të kufizuara, po ashtu udhëhiqen nga OJQ.

Linja e ndihmës është më e popullarizuar dhe me qasje më të lehtë për të mbijetuarit e dhunës. Linja e ndihmës ofron mundësinë e vetme anonime për përkrahje psikologjike dhe mirëkuptim. Ky shërbim është i përshtatshëm për gratë që jetojnë në situata të dhunës, por të cilat nuk janë të gatshme që të ndërmarrin hapa për ndryshimin e situatës, gratë që kanë zbuluar shenjat e para të dhunës në familje dhe kanë nevojë për këshillim dhe gratë viktima të dhunës, që kanë nevojë për ndihmë në vendimmarrje. Linja e ndihmës ka një bazë të dhënash për ndihmë të specializuar, të cilën gratë mund ta shfrytëzojnë që të marrin ndihmë. Në situata të krizave, si pasojë e ngjarjeve të fundit të dhunës, këshilluesit e linjës së ndihmës zhvillojnë një plan sigurie dhe i referojnë gratë te Njësiti i Krizave ose te institucionet e përshtatshme. Asociacioni Animus, Asociacioni Demetra dhe OJQ tjera janë të specializuara në gjetjen e kurseve për ofertuesit e mundshëm të shërbimeve për viktimat e trafikimit.

C. Ndjekja Penale

Sipas Raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA të vitit 2004, Qeveria ka raportuar shtatë dënime dhe 27 padi për raste të dyshuara të trafikimit, sipas dispozitave të reja mbi trafikim të Kodit Penal. Gjatë periudhës së raportimit, Shërbimi Kombëtar i Hetuesisë ka zhvilluar një metodologji manuale për

Page 39: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

39

hetimin e rasteve të trafikimit, e cila i është dhënë edhe policisë. Më tutje, në vitin 2004 Qeveria ka raportuar për rreth 900 dënime për kundërvajtje të rasteve lidhur me trafikim, përfshirë prostitucion të detyrueshëm, nxitje për në prostitucion dhe kontrabandim. Gjatë vitit 2005 janë lajmëruar 34 gjykime për trafikim me qenie njerëzore12. Nuk ka të dhëna për programe të veçanta për t’i ndihmuar ndjekjet penale.

Megjithëse zyrtarë të lartë të Qeverisë kanë folur publikisht kundër trafikimit dhe nuk ka dëshmi për përfshirjen e Qeverisë në trafikim, në nivel institucional është raportuar që zyrtarë për zbatimin e Ligjit janë përfshirë në korrupsion lidhur me trafikimin. Posaçërisht, në vitin 2004, Prokuroria dhe Shërbimi i Prokurorisë Ushtarake kanë bërë një numër të padive kundër korrupsionit që kanë rezultuar në më shumë se 100 ndëshkime për krime të zyrtarëve. Në po të njëjtin vit, Qeveria e Bullgarisë, që meriton lëvdata, e ka zgjeruar fushatën kundër korrupsionit dhe e ka ngritur atë për t’u përqëndruar në korrupsionin e nivelit të lartë.

Në nëntor të vitit 2004, Qeveria e Bullgarisë ka miratuar Legjislacionin për Mbrojtjen e Dëshmitarëve që përfshin edhe mbulimin e viktimave të trafikimit. Ky legjislacion do të ofrojë masa të veçanta për mbrojtjen e viktimave dhe familjeve të tyre, që të bashkëpunojnë me autoritetet në hetime dhe kallëzime penale ndaj trafikantëve. Qeveria ka raportuar për disa raste ku këto masa sigurie janë zbatuar. Gjatë vitit 2004 Ministria e Brendshëme ka raportuar për identifikimin dhe ka ndihmuar 474 viktima të trafikimit.

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA

Nismat e ndërmarra kryesisht nga OJQ kanë për qëllim, jo vetëm organizimin e fushatave dhe veprimtarive të suksesshëme, por edhe themelimin e bashkëpunimit të fuqishëm ndërmjet autoriteteve lokale dhe qendrore për zhvillimin e veprimeve dhe të strategjive të përbashkëta. Ndër veprimtaritë më të suksesshëme për ngritjen e vetëdijes së publikut dhe veprimtarive për parandalim janë:

• Bashkëpunimi publik-privat në parandalimin e trafikimit dhe të eksploatimit seksual të të miturve në industrinë e turizmit dhe ekskursioneve. Ky projekt është duke u zbatuar si përpjekje e përbashkët e Fondacionit të Asociacionit Animus, Agjencionit Shtetëror për Mbrojtjen e Fëmijëve, OJQ austriake Respekt – Institutit për Turizëm Integrues dhe Zhvillim dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)/Zyra e Aktiviteteve Ekonomike dhe Ambientale (OCEEA). Qëllimi i këtij projekti është futja e një qasje të re në luftimin kundër trafikimit dhe të eksploatimit seksual të fëmijëve duke i paraqitur agjencioneve të udhëtimit dhe të turizmit Kodin e Sjelljes për Parandalimin e Trafikimit dhe Eksploatimit Seksual të Fëmijëve në Turizëm. Kodi Bullgar është pjesë e përpjekjes mbarë botërore. Ai është elaboruar duke u bazuar në Kodin e parë të Sjelljes për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Eksploatimi Seksual në Industrinë e Turizmit dhe Udhëtimit për t’i dhënë Fund Prostitucionit të Fëmijëve, Pornografisë së Fëmijëve dhe Trafikimit të Fëmijëve për Qëllime Seksuale (ECPAT) Ndërkombëtar, i cili përkrahet nga UNICEF dhe Organizata Botërore e Turizmit. Përfaqësues të Qeverisë, të sektorit joqeveritar dhe atij privat kanë marrë pjesë në këtë proces.

12 2006 Raporti i Trafikimit me Qenie Njerëzore i Qeverisë së SHBA. 13 Ibid. Përfaqësuesit e BGRF kanë dyshime serioze për veçimin e korruptimit të zyrtarëve të nivelit më të ulët prej atyre të nivelit më të lartë.

Komente

• Qeveria duhet që në mënyrë pozitive ta demonstrojë vullnetin për t’i luftuar të gjithë bashkëpjesëmarrësit e trafikimit përmes ndëshkimeve dhe kallëzimeve penale të rrepta.

• Janë identifikuar shenja të qarta të korrupsionit. Disa zyrtarë përgjegjës për zbatimin e ligjit ose zyrtarë të tjerë të Qeverisë, përfshirë ata nga autoritetet lokale dhe zyrtarë të doganës, pohohet ta kenë ndihmuar trafikimin me qenie njerëzore, edhe pse nuk ka dëshmi të bashkëpjesëmarrjes sistematike të zyrtarëve. Zyrtarët shpeshherë pranojnë mito për ta injoruar trafikimin, edhe pse disa zyrtarë mund të jenë të përfshirë më shumë. Në masë më të madhe, për ta ndihmuar trafikimin janë përfshirë zyrtarë në pozita më të ulëta, me paga më të ulëta, në rajone të kufijve në zonat e fshatrave.13

Page 40: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

40

• Ministri i Punëve të Brendshëme dhe disa deputetë nga Asambleja e 40 Kombëtare kishin propozuar publikisht legalizimin e prostitucionit. Fondacioni Bullgar për Hulumtime Gjinore kishte kundërshtuar këtë ide dhe kishte marrë iniciativën që t’i dërgojë letër Ministrit, e cila i ishte dhënë edhe mediave. Në atë letër, e cila ishte nënshkruar edhe nga Platforma Bullgare e Lobit Evropian të Gruas, ishin paraqitur argumente kundër legalizimit të prostitucionit. Në vitin 2006, nga OJQ ishte organizuar një konferencë ndërkombëtare dhe disa takime me deputetë dhe përfaqësues të institucioneve, që kishin për qëllim nxitjen e një debati publik rreth pasojave të mundshëme në rast të legalizimit të prostitucionit. Shumica e OJQ të grave të Bullgarisë kanë bërë të ditur që legalizimi i prostitucionit është një dhuratë për të dobëtit, për trafikantët dhe industrisë së seksit, sepse “biznesi” i tyre nën regjimin e legalizimit do të transformohet te biznesmenët e tretë dhe do t’i përligjte ndërmarrësit në industrinë e seksit. Legalizimi i prostitucionit dhe industrisë së seksit e promovon trafikimin seksual. Në këtë kontekst, OJQ bullgare të grave kishin arritur që për herë të parë ta nxisin një debat publik mbi çështjen e prostitucionit, për lidhjet ndërmjet prostitucionit dhe trafikimit, për pasojat eventuale nga legalizimi i prostitucionit, etj.. Si pasojë, institucionet publike ishin ndaluar nga marrja e çfarëdo vendimi mbi prostitucionin, përderisa vëmendja e tyre ishte përqëndruar në nevojën për zbatim konkret dhe efektiv të ligjeve mbi trafikimin me qenie njerëzore.

VI. MANGËSITË

• Mungesa e informatave, informatat zyrtare (të dhëna, hulumtime dhe rezultate nga analizat) nuk janë në dispozicion të publikut. I vetmi burim për publikun është Raporti i Vendit për të Drejtat e Njeriut dhe Trafikimin me Qenie Njerëzore i nxjerrë nga Departamenti i Shtetit i SHBA. Madje, as IOM në Bullgari nuk i ofron publikut statistika. Kjo situatë e fut në mjegull problemin e trafikimit dhe e dëmton punën e OJQ.

• Mungesa e përkrahjes së qëndrueshme qeveritare për punën e OJQ kundër trafikimit me qenie njerëzore. Institucionet bullgare kanë filluar të punojnë drejt një bashkëpunimi të qëndrueshëm me OJQ. Kjo është pasqyruar në punën e OJQ. Duke pranuar faktin se pa përkrahje të qëndrueshme nuk mund të arrihen rezultate të qëndrueshme, pa qëllime dhe marrëveshje afatgjate, puna e OJQ mund vetëm të copëtohet dhe të bëhet pa vizione afatgjate.

• Mungesa e bashkëpunimit të fuqishëm ndërmjet institucioneve qeveritare dhe atyre joqeveritare dhe mungesa e koordinimit ndërmjet institucioneve dhe ndërmjet vetë OJQ.

• Mungesa e arsimimit në shkolla rreth trafikimit me qenie njerëzore.

• Mungesa e trajnimeve speciale për gazetarët. Mediat masive nuk janë duke u përdorur në mënyrë efikase për ta luftuar trafikimin.

• Mungesa e procedurave efikase për monitorim në nivelin e parandalimit, të ndjekjes penale dhe të mbrojtjes.

• Mungesa e rrjetit kombëtar të mediave masive, organizatave qeveritare e joqeveritare që punojnë kundër trafikimit me qenie njerëzore.

• Mungesa e faqeve të Internetit për këmbimin e ekspertizës profesionale, këmbimin e informative dhe këshilla për viktimat.

• Mungesa e mundësive për gra të reja dhe vajza në tregun e punës.

• Mungesa e strategjive dhe programeve për riintegrim.

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE

Duke marr parasysh mangësitë dhe komentet e paraqitura në këtë raport dhe nevojën për përmirësimin e situatës, një listë rekomandimesh është dhënë më poshtë.

Page 41: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

41

REKOMANDIMET

• Zbatimi i ligjit, në veçanti gjatë vitit 2005, mund të vlerësohet si i dobët, përkundër përputhjeve të tij me standarde ndërkombëtare dhe mekanizmave qeveritarë për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Strukturat e reja ofrojnë mundësi të shumta për OJQ që të marrin pjesë në parandalimin dhe në procesin e luftimit të trafikimit dhe në përkrahjen e rehabilitimin e viktimave. Prandaj, OJQ mund të zhvillojnë një qasje më të fuqishme për të drejtat e njeriut. Fatkeqësisht, deri më tani nuk është paraqitur ndonjë përkrahje e qëndrueshme nga Qeveria.

• Duhet të organizohen trajnime të specializuara të përbashkëta dhe të ndara për policinë, prokurorët dhe OJQ, në mënyrë që aksionet e përbashkëta të mund të zbatohen në mënyrë më efikase dhe të promovojë bashkëpunim të fuqishëm. Trajnime të specializuara për policët rreth të drejtave të viktimave janë të rëndësisë së lartë. Qasja multidisiplinore dhe përfshirja e aktorëve të ndryshëm duhet të aplikohet dhe OJQ duhet të luajnë rol të barabartë me institucionet qeveritare.

• Është me rëndësi që të trajnohen pjesëtarët e ushtrisë dhe misionet paqësore rreth trafikimit me qenie njerëzore.

• Duhet të bëhen hulumtime dhe anketime, me qëllim që të elaborohet një strategji efektive për parandalim kundër trafikimit, si dhe të analizohen mekanizmat e përdorura nga grupet kriminale të organizuara për trafikim dhe eksploatim seksual.

• Anketime të veçanta duhet të bëhen, duke u përqendruar në aspektin e kërkesës dhe ofertës.

• Këmbimi i informatave dhe i praktikave më të mira duhet të zhvillohen ndërmjet OJQ, të punëtorëve social dhe të organizatave të tjera, që punojnë me viktima prej vendeve të origjinës dhe të transitit.

• Nevojat kryesore të OJQ duhet të pranohen dhe të përkrahen, financiarisht ose ndryshe, për t’i ndihmuar ato në përpjekjet e tyre për ngritjen e vetëdijes së publikut. Për më tepër, OJQ duhet t’iu jepet mandati për të kryer aktivitete të tjera lidhur me trafikimin.

• Duhet të sigurohet përkrahje financiare serioze për të gjitha organizatat që punojnë në fushën e trafikimit.

• Në fushën e parandalimit, duhet elaboruar një strategji kombëtare gjithëpërfshirëse me theks të veçantë në të drejtat socio-ekonomike, arsimim, punësim, mundësi ekonomike dhe në tregun e punës, shëndetësi, zhdukjen e varfërisë etj. Fushata për ngritjen e vetëdijes së publikut duhet të jenë aktivitet i vazhdueshëm kombëtar, e jo aktivitet i organizuar herëpashere në disa zona.

• Viktimat e trafikimit duhet të njihen si viktima të krimeve serioze dhe t’iu jepet qasje në një numër më të madh të shërbimeve, si në strehimore, në kujdes shëndetësor dhe në përkrahje ligjore. Nevojat e veçanta të fëmijëve dhe të grave duhet të adresohen.

• Duhet të operojnë më shumë linja telefonike të ndihmës dhe të përdoren si mjet i pavarur i informimit, i këshillimit dhe i këshillave për viktimat e trafikimit.

Page 42: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

42

LISTA E SHKURTESAVE

ACTA Iniciativa Ballkanike kundër Trafikimit dhe Korrupsionit ARIADNE Rrjeti i OJQ Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Evropën Juglindore dhe

Lindore BHRN Rrjeti Ballkanik për të Drejtat e Njeriut BGRF Fondacioni Bullgar për Zhvillimin e Hulumtimeve CARE BULGARIA OJQ Ndërkombëtare CATW Koalicioni Kundër Trafikimit të Gruas ECPAT Jepi fund Prostitucionit të Fëmijëve, Pornografisë së Fëmijëve dhe Trafikimit

Ndërkombëtar të Fëmijëve për Qëllime Seksuale EWL Lobi Evropian i Grave FYROM Ish-Republika Maqedonase e Jugosllavisë IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim MBMD Agjencion votimesh MP Anëtar i Parlamentit OCEEA Zyra e OSBE për Veprimtari Ekonomike dhe Ambientaliste ODIHR Zyra e OSBE për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut OSCE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë PC Kodi Penal PPC Procedura e Kodit Penal SACP Agjencioni Shtetëror për Mbrojtjen e Fëmijëve SG Gazeta Shtetërore UNICEF Fondi i Fëmijëve i Kombeve të Bashkuara USAID Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara

Page 43: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

43

KROACI

I. Hyrje

Republika e Kroacisë kufizohet me Slloveninë në Veriperëndim, me Hungarinë në Verilindje, me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën në Veri dhe në Jug, me Malin e Zi në Lindje dhe me Detin Adriatik në Perëndim. Kroacia është në udhëkryq të lëvizjeve të migrimit ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit. Përveç, pozitës gjeografike që e bën një vend të përshtatshëm për migrim, Kroacia, si edhe vendet e tjera të Evropës Juglindore, ka kaluar nëpër transicione sociale, politike dhe ekonomike, ndërsa lufta ka ndihmuar destabilizimin politik dhe mungesën e infrastrukturës sociale, ligjore e teknike. Të gjithë këta faktorë, të cekur më lartë, kanë ndihmuar krijimin e të ashtuquajturit “Korridoret e Ballkanit”, të përdorur nga emigrantë ilegalë dhe trafikantë, duke krijuar kështu një “ambient të favorshëm” për trafikimin me qenie njerëzore.

Deri në mes të viteve ‘90-të, rruga kryesore për emigrim ka qenë përmes Hungarisë. Në fund të viteve ‘90-të, janë përdorur rrugët e reja, që kanë shkuar kah Kroacia përmes Bosnjë e Hercegovinës dhe në Slloveni përmes Kroacisë, ose përmes bregdetit kroat në Itali. Rrugët e tjera të zakonshme janë prej Malit të Zi në rajonin e Dubrovnikut dhe nga Serbia për në Kroaci/Slloveni.

SERBIA AND MONTENEGRO

zemlje polazišta

tranzitne zemlje

zemlje odredišta

Gjatë gjysmëpjesës së parë të viteve ‘90-të, nga trafikimi kishin “përfituar” personeli ushtarak kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe elita vendore politike e ekonomike. Në gjysmëpjesën e dytë të viteve ‘90-të, trafikimi ishte shpërndarë, më shumë gjeografikisht, anembanë Kroacisë, përderisa bizneset ishin vendosur në qytetet turistike dhe përreth bazave ushtarake. Në fund të viteve ‘90-të, në Kroaci ndodhën ndryshime të konsiderueshme, si në aspektin organizativ, ashtu edhe në aspektin operativ të trafikimit.

Sa i përket strukturës së trafikimit, Kroacia kryesisht është vend transiti për trafikimin me qenie njerëzore, mirëpo tani ka dëshmi në rritje14, të cilat tregojnë se Kroacia është duke u bërë vend i destinimit. Prej 41 viktimave të identifikuara në Kroaci, që nga korriku 2002 deri në fund të vitit 2005, 29 viktima ishin shtetas të huaj dhe 12 ishin shtetas kroatë, gjë që tregon qartas se Kroacia është vend i burimit të trafikimit. Po ashtu, Kroacia është një vend që po përjeton rritje të numrit të trafikimit me qenie njerëzore përbrenda kufijve të saj (trafikim i brendshëm).

Për shkak të natyrës së fshehtë dhe të rrezikshme që ka trafikimi, është vështirë të përcaktohet numri i saktë i personave të trafikuar, posaçërisht i grave dhe i të miturve të trafikuar për qëllime të eksploatimit seksual. Po ashtu, është vështirë të përcillen modelet evoluese të trafikimit.

14 Raporti Vjetor mbi Kundër Trafikimin në Kroaci, bazuar në statistika zyrtare.

Page 44: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

44

Komente

Elementet kyçe dhe dëshmitë e bazuara në histori, të grumbulluara nga IOM në Zagreb, bëjnë të mundur vrojtimet e mëposhtme:

• Skemat e trafikimit përfshijnë trafikimin ‘racional’ me anën e të cilit gratë trafikohen brenda dhe jashtë Bosnjë e Hercegovinës (BH) dhe Kroacisë, pa dyshim për t’u përdorur si manovër për t’i ikur zbulimit nga policia. Por, në të njëjtën kohë, edhe si skemë ‘ofertuese’ me qëllim të plotësimit të ‘kërkesave’ periodike;

• Trafikimi është duke u zhvilluar në veprimtari sezonale në të njëjtën linjë me turizmin ndërkombëtar të seksit;

• Gratë e trafikuara janë gjithnjë e më shumë të eksploatuara seksualisht nëpër apartamente, nën mbikëqyrje të ‘bosëve’ apo të të ashtuquajturve ‘dashnorë’;

• Është një numër në rritje i grave të reja që vijnë në Kroaci me viza turistike përmes agjencioneve, të cilat iu ofrojnë atyre ‘ndihmë’ për t’u martuar në Kroaci;

• Pasi që ballafaqohen me mungesë të kërcimtareve vendore, pronarët e klubeve të natës i sjellin ato kryesisht nga vendet e Evropës Lindore;

• Numri i lejeve për punë që iu është lëshuar punëtorëve të huaj, që vijnë për të jetuar dhe për të punuar në Kroaci, është rritur me përmasa të mëdha gjatë disa viteve të kaluara;

• Numri i të miturve të pashoqëruar, që janë viktima të mundshëme, ose viktima aktuale, është në rritje.

II. STRUKTURA LIGJORE KOMBËTARE

A. Ligji Kombëtar

Republika e Kroacisë e ka ratifikuar Konventën e OKB kundër Krimit të Organizuar Transkombëtar dhe Protokollin e OKB për Parandalimin, Shtypjen dhe Dënimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Pas ratifikimit, institucionet kombëtare kanë filluar harmonizimin e strukturës kombëtare ligjore me Konventën dhe Protokollin e OKB, të cekur më lartë. Megjithëse harmonizimi është ende në vazhdim, ndryshimet e Kodit Penal, në korrik 2004, kanë shënuar një përparim të dukshëm drejt strukturës ligjore për mbrojtjen e Viktimave të Trafikimit (VT) dhe dënimin e trafikantëve dhe bashkëorganizatorëve të krimit. Më saktësisht, Ministria e Brendshëme ka lëshuar “Udhëzuesin mbi procedurën për rregullimin e vendbanimit të viktimave të trafikimit”, duke përmirësuar kështu mbrojtjen e VT përmes rregullimit të statusit të tyre. Sidoqoftë, pasi që VT nuk ceken si përfitues në asnjë ligj (Dekreti për të Huajt, Ligji mbi Shëndetësinë dhe Mirëqenie Sociale), struktura adekuate ligjore dhe dispozitat e veçanta ende duhet të inkorporohen në legjislaturën kombëtare, në mënyrë që të përmirësohet mbrojtja dhe ndihma ndaj viktimave. Përveç udhëzimeve të lartpërmendura, ligjet e cekura më poshtë, po ashtu do të krijonin një strukturë të duhur ligjore për mbrojtjen e VT si: Dekreti për Mbrojtjen e Dëshmitarëve; Dekreti për Procedimet Penale; Dekreti për Azil; Dekreti për Përgjegjësitë Penale të Personave; Ligji mbi Gjykatat për të Rinjtë.

Po ashtu, Republika e Kroacisë ka nënshkruar dhe ka ratifikuar Konventën e OKB-së mbi të Drejtat e Fëmijëve. Sidoqoftë, besnikëria e Kroacisë ndaj kësaj Konvente nuk është e pasqyruar në Dekretin për të Huajt, i cili nuk e rregullon aspak problemin e fëmijëve që janë viktima të trafikimit. Derisa fëmijët, në përgjithësi, kanë qasje në arsimim, kjo e drejtë nuk është e garantuar edhe për fëmijët që gjenden në situata të migrimit ilegal ose që janë viktima të trafikimit. Ne besojmë që cenueshmëria e fëmijëve duhet të trajtohet duke inkorporuar dispozita të veçanta ligjore që pasqyrojnë mbrojtjen më të mirë për interesat e të miturve dhe të miturve të pashoqëruar, si dhe themelimi i institucionit të veçantë për ndihmë dhe mbrojtje ndaj fëmijëve të huaj të pashoqëruar15.

15 Republika e Kroacisë ka fituar statusin e kandidates për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2004 dhe ka fituar qasjen për procesin e negocimit me BE në tetor 2005. Në pajtim me këtë, legjislatura kombëtare duhet të adaptohet tërësisht me atë të BE (Acquis Communautaire).

Page 45: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

45

B. Plani Kombëtar për Veprim

Gjatë fundit të viteve ‘90-të dhe fillimit të vitit 2000, veprimtaritë kundër trafikimit ishin iniciuar nga organizatat ndërkombëtare dhe kryesisht ishin zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe disa OJQ lokale. Gjetjet e hulumtimit “Trafikimi me gra dhe fëmijë për eksploatim seksual; një studim vlerësues: Shkalla e problemit dhe nevoja për masa kundër trafikimit në Kroaci” i kryer nga IOM dhe OJQ kanë shërbyer si bazë për zhvillimin e politikës kombëtare. Pas publikimit të këtij hulumtimi në vitin 2002, Qeveria kroate ka vendosur luftimin e trafikimit në listën e prioriteteve të saj. Në korrik 2002, ishte themeluar Komiteti Kombëtar për Shuarjen e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe në nëntor të të njëjtit vit ishte miratuar “Plani i Parë Kombëtar për Veprim mbi Shuarjen e Trafikimit me Qenie Njerëzore”. Në dhjetor 2004 “Strategjia Kombëtare për Shuarjen e Trafikimit me Qenie Njerëzore 2005 – 2008” ishte adoptuar nga Qeveria kroate. Përveç hyrjes, Plani përmban kapitujt e mëposhtëm: Strukturën Legjislative; Ndihmën dhe mbrojtjen ndaj viktimave; Parandalimin; Edukimin; Bashkëpunimin ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimtarive. Plani vjetor operativ është përgatitur në bazë të Strategjisë Kombëtare. Në kuadër të Komitetit Kombëtar, është themeluar një nën-grup për shuarjen e trafikimit të fëmijëve dhe në tetor 2005 ishte miratuar “Plani dyvjeçar Kombëtar për Shuarjen e Trafikimit të Fëmijëve” i cili përmban komponentet e mëposhtme: Strukturën legjislative; Identifikimin e viktimave; Zbulimin, ndjekjen penale dhe dënimin e autorëve të krimit lidhur me trafikimin me qenie njerëzore; Ndihmën dhe mbrojtjen ndaj viktimave; Parandalimin; Edukimin; Bashkëpunimin ndërkombëtar dhe koordinimin e veprimtarive.

C. Marrëveshjet Bilaterale

Kroacia ka nënshkruar 23 marrëveshje për Ripranim me vendet e mëposhtme: Shqipërinë, Austrinë, Bosnjë e Hercegovinën, Bullgarinë, Republikën Çeke, Estonin, Francën, Greqinë, Islandën, Italinë, Lituaninë, Hungarinë, ish-Republikën Maqedonase të Jugosllavisë, Norvegjinë, Poloninë, Rumaninë, Sllovakinë, Slloveninë, Serbinë dhe Malin e Zi, Suedinë, dhe një marrëveshje për ripranim i mbulon të tria vendet e Beneluksit: Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun. Marrëveshjet me Spanjën, Ukrainën dhe Qipron presin të nënshkruhen, ose janë duke u negociuar. Po ashtu, Republika e Kroacisë ka marrë iniciativën dhe ka filluar negociatat me Moldavinë. Marrëveshjet për Ripranim që janë nënshkruar dhe janë ratifikuar përpara se Kroacia të ketë filluar përdorimin e mostrës së BE do të ndryshohen dhe do të përshtaten.

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHËME

A. Ndërtimi i Kapaciteteve

Përveç Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), deri në vitin 2002, asnjë organizatë tjetër kombëtare apo ndërkombëtare nuk ka punuar sistematikisht në fushën kundër trafikimit. Ndërmjet viteve 2000 dhe 2002, aktivitetet kundër trafikimit në Kroaci ishin iniciuar nga organizatat ndërkombëtare me qëllim që të arrihen partnerë vendorë relevantë. Qëllimi i kësaj qasjeje ishte që të sigurohet qëndrueshmëria e institucioneve kombëtare përmes ndërtimit të kapaciteteve institucionale, duke iu ndihmuar partnerëve vendorë që të ofrojnë shërbime kundër trafikimit.

Që nga viti 2002 institucionet vendore dhe OJQ kanë treguar interesim të shtuar në fushën e trafikimit, që dëshmohet nga një numër i takimeve punuese, i seminareve, i trajnimeve, i vizitave studimore dhe i konferencave ndërkombëtare, të organizuara nga Ministria e Brendshëme (MB), Zyra e Qeverisë për të Drejtat e Njeriut dhe OJQ. Konferencat rajonale dhe takimet punuese ‘trajnimi i trajnerëve’ ishin ndjekur rregullisht nga zyrtarë kroatë, ku nxirren deklarata të nivelit të lartë mbi trafikimin dhe shpesh lëshohen komunikata, për të cilat gazetarët kanë treguar interesim më të madh. E tërë kjo, është po ashtu edhe si

Page 46: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

46

rezultat i vizitave studimore, të organizuara për zyrtarë të policisë, për prokurorët shtetërorë, për gjyqtarët, për punëtorët socialë, për gazetarët dhe OJQ.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Departamenti për Krimin e Organizuar në kuadër të Ministrisë së Brendshëme kanë krijuar dhe kanë zbatuar një program sistematik me shumë module për zyrtarët e policisë të specializuar në krimin e organizuar, që shfrytëzohet si model për trajnime të ardhshme kundër trafikimit. IOM, në bashkëpunim me OJQ “Qendra Kroate e Ligjit për Personelin Diplomatik dhe Konsular” është po ashtu duke zbatuar atë program për trajnimin e policisë kufitare.

Trajnimet e gjyqtarëve dhe të prokurorëve shtetërorë janë mbajtur në kuadër të programit “Zhvillimi i Modeleve Trajnuese për Gjyqtarët dhe Prokurorët Shtetërorë kundër Trafikimit” i Paktit të Stabilitetit. Trajnimet në zonat rurale janë organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe OJQ.

Po ashtu, OJQ vendore kanë marrë një rol aktiv në programet trajnuese të disenjuara për punëtorët socialë, mjekët, studentët dhe aktivistët e OJQ. Njëmbëdhjetë OJQ kanë themeluar rrjetin kundër trafikimit “PETRA”. Megjithatë, disa OJQ janë tejet aktive në zbatimin e aktiviteteve kundër trafikimit. Aktivistë të OJQ kanë marrë pjesë edhe në trajnime ndërkombëtare, në seminare dhe në vizita studimore.

B. Analizat, Hulumtimet dhe Mekanizmat Monitorues

Në vitet 2001-2002, në Zagreb IOM në bashkëpunim me OJQ vendore “Qendra për Studimin e Transicionit dhe të Shoqërisë Civile” kanë kryer hulumtimin e parë në terren në mënyrë që ta përcaktojnë strukturën, shkallën dhe dimensionin e trafikimit në Kroaci. Deri atëherë, në të vërtetë problemi ishte injoruar, për të mos thënë mohuar, nga institucionet qeveritare dhe kombëtare. Rezultatet e hulumtimit kanë shërbyer si bazë për zhvillimin e politikës kundër trafikimit. Në vitin 2004, IOM ka kryer hulumtimin “Trafikimi në Sytë e Njerëzve të Rinj në Kroaci” i cili ka shërbyer si bazë për zhvillimin e arsimimit për parandalimin kundër trafikimit në shkollat e mesme. Përveç këtyre dy studimeve, nuk ka pasur ndonjë hulumtim sistematik nga ndonjë partner tjetër në Kroaci.

Komiteti Kombëtar për Shuarjen e Trafikimit me Qenie Njerëzore është organi qendror përgjegjës për zbatimin dhe koordinimin e aktiviteteve të kundërtrafikimit që janë në pajtim me Planin Kombëtar për Veprim. Zyra e Qeverisë për të Drejtat e Njeriut shërben si Sekretariat i Komitetit Kombëtar, e cila i përgatit takimet dhe e siguron zbatimin e përfundimeve dhe të aktiviteteve. Kryesuesi i Zyrës është në të njëjtën kohë edhe koordinator i Komitetit Kombëtar. Koordinatori Kombëtar emërohet nga Qeveria e Kroacisë, dhe detyra e tij është që ta koordinojë dhe ta monitorojë zbatimin e PNV. Në fund të çdo viti, Zyra e Qeverisë për të Drejtat e Njeriut përgatit raportin vjetor, i cili duhet të pranohet nga Qeveria.

C. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi në nivel Kombëtar dhe Rajonal

Fuqizimi i bashkëpunimit ndërkombëtar është një proces i vazhdueshëm. Të gjithë partnerët kombëtarë marrin pjesë në mënyrë aktive, në numër të madh të iniciativave të kundërtrafikimt rajonale e ndërkombëtare, si: seminare, trajnime, takime, vizita studimore dhe rrjete.

Komente

Momentalisht, nuk ekziston ndonjë mekanizëm i pavarur monitorues për programin kundër trafikimit dhe nuk ka analiza të vazhdueshme të trendeve dhe strukturave të trafikimit me qenie njerëzore.

Page 47: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

47

Në vitin 2003, Koordinatori Kombëtar i Kroacisë ka iniciuar takimet e rregullta me koordinatorë kombëtarë të vendeve të tjera, në mënyrë që të këmbehen praktikat më të mira dhe të përmirësohet bashkëpunimi rajonal. Fatkeqësisht, kjo iniciativë e dobishme kishte dështuar në rajon.

MB mbanë bashkëpunim të rregullt dhe të qëndrueshëm me autoritetet për zbatimin e ligjit në vendet fqinje dhe vendet e tjera në rajon, si dhe në nivel ndërkombëtar me Interpolin, Evropolin si edhe me Qendrën Rajonale për Luftimin e Krimit Ndërkufitar SECI.

Po ashtu, OJQ vendore bashkëpunojnë me OJQ e tjera në rajon dhe janë pjesëmarrës aktivë në rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile, që merren me çështjet e kundër trafikimit. OJQ në rajon kanë inicuar rrjetin rajonal ACTA, në mënyrë që ta monitorojnë dhe të merren me korrupsionin dhe trafikimin me qenie njerëzore.

D. Mobilizimi i Burimeve

Komiteti Kombëtar për Shuarjen e Trafikimit me Qenie Njerëzore përbëhet nga përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante qeveritare, OJQ vendore dhe mediave, përderisa IOM ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me Zyrën e Qeverisë për të Drejtat e Njeriut, duke i dhënë asaj statusin e konsultuesit. Kryetar i Komitetit Kombëtar është zëvendëskryeministri, ndërsa koordinator kombëtar është kryesuesi i Zyrës së Qeverisë për të Drejtat e Njeriut. Zyra e Qeverisë së Kroacisë për të Drejtat e Njeriut shërben si Sekretariat i Komitetit Kombëtar dhe ajo i koordinon aktivitetet e kundër trafikimit ndërmjet institucioneve kompetente në Kroaci. Për të qenë më efikas dhe për t’i adresuar problemet që lidhen me raste të veçanta, është themeluar Ekipi Operativ, i cili po ashtu kryesohet nga koordinatori kombëtar. Ky Ekip Operativ shërben si organ punues i Komitetit Kombëtar dhe ka më shumë se 20 anëtarë. Ekipi Operativ mban takime çdo muaj, këmben informata dhe përpiqet që të zgjidhë situatat që kanë të bëjnë me ndihmën dhe mbrojtjen e viktimave.

Janë më se njëzet OJQ që zbatojnë aktivitete të ndryshme të kundër trafikimit. Njëmbëdhjetë prej tyre marrin pjesë në rrjetin OJQ “PETRA”. Edhe pse në terren ka më shumë OJQ që zbatojnë projekte të kundër trafikimit, vetëm anëtarët e rrjetit “PETRA” janë anëtarë të Komitetit Kombëtar.

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT

Gjatë 5 vjetëve të kaluar, një numër i iniciativave kundër trafikimit janë ndërmarrë nga IOM, Zyra e Qeverisë për të Drejtat e Njeriut dhe disa OJQ vendore, në mënyrë që ta ndërtojnë strukturën e kundër trafikimit dhe ta pasqyrojnë atë si funksionale, duke përmirësuar ndihmën, mbrojtjen, mekanizmat e referimit dhe vetëdijësimin e publikut të përgjithshëm për trafikimin me qenie njerëzore.

A. Parandalimi dhe Vetëdijësimi

Që nga viti 2003, Zyra e Qeverisë për të Drejtat e Njeriut, Ministria e Brendshëme, Kryqi i Kuq Kroat, OJQ vendore dhe IOM kanë kryer disa fushata informimi në të gjitha mediat, duke e pranuar se aktivitetet

Komente

• Edhe pse Qeveria e Kroacisë ofron financime përmes organeve qeveritare (ministrive dhe zyrave) për aktivitetet kundër trafikimit, megjithatë këto financime nuk janë të mjaftueshme dhe programet mbështeten në financime nga donatorë ndërkombëtarë.

• Mungesa e bashkëpunimi të mirëfilltë ndërmjet OJQ, rezulton në ndikim të dobët në shoqëri, në marrëdhënie të dobëta ndërmjet OJQ dhe në mungesë të besimit.

Page 48: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

48

për parandalim dhe ngritjen e vetëdijes janë hapa esencialë në luftën kundër trafikimi me qenie njerëzore. Për më tepër, disa fushata më të vogla janë kryer nga OJQ lokale në komunitetet e tyre, duke synuar t’i arrijnë adoleshentët në veçanti. Numri SOS i telefonit 0800 77 99, i vetëm për të gjithë territorin e Kroacisë, ishte themeluar në strukturën e fushatës së parë për ngritjen e vetëdijes nga IOM dhe Zyra e Qeverisë për të Drejtat e Njeriut. Linja SOS është falas për viktimat dhe vepron 24 orë në ditë nga tri OJQ, të vendosura në Vukovar, në Zagreb dhe në Split.

Ministria e Shkencës, Arsimit dhe Sportit ka pranuar nevojën që ta edukojë rininë, përmes masave parandaluese. Në bashkëpunim me IOM, Ministria ka krijuar dhe ka përvetësuar një modul edukativ kundër trafikimit dhe e ka futur atë në planet mësimore të shkollave të mesme në Kroaci. Në kuadër të programeve të specializuara edukative për parandalim, prioriteti i është dhënë temës kundër trafikimit gjatë viteve shkollore 2004/2005 dhe 2005/2006. Gjatë vitit shkollor 2005/2006, një modul kundër i trafikimit në planet mësimore të shkollave fillore është krijuar dhe ishte zbatuar, në kuadër të projektit rajonal të IOM për edukim kundër trafikimit. Gjashtë OJQ vendore janë autorizuar që të kryejnë trajnime të tilla si pjesë e bashkëpunimit për rishikimin e planeve mësimore të shkollave.

B. Mbrojtja dhe Asistenca Mbrojtja dhe përkrahja e viktimave të trafikimit është zhvilluar hap pas hapi përmes ndërtimit të kapaciteteve të institucioneve qeveritare dhe OJQ deri te themelimi funksional i sistemit kombëtar për referim, sistem që ka të bëjë me mbrojtjen dhe identifikimin e viktimave të trafikimit. Sistemi për referim siguron që një zyrtar i policisë të jetë në detyrë 24 orë dhe, për më tepër 26 policë duhet të jenë nga zona të ndryshme të vendit për t’i udhëhequr intervistat preliminare. Pas kësaj, IOM, i cili koordinon programin për përkrahje, i informon anëtarët e ekipit lëvizës mbi nevojën për kryerjen e identifikimeve zyrtare, si dhe organizon strehim dhe përkrahje për viktimat e trafikimit. Këto ekipe lëvizëse përbëhen nga anëtarë të Kryqit të Kuq Kroat dhe personelit prej OJQ të tjera, që janë të trajnuar për t’i ndihmuar dhe për t’i mbrojtur viktimat në katër rajone të ndryshme të Kroacisë.

Pasi që të jenë identifikuar, viktimat sillen në strehimore (që udhëhiqet nga ndonjë OJQ), ose vendosen në njërën prej tri qendrave për pranim të përkohshëm (që udhëhiqen nga Kryqi i Kuq Kroat), vendndodhja e të cilave është sekrete, dhe më pas viktimat marrin këtë lloj ndihme: mjekësore, psikologjike, ligjore, para largimit nga qendra (dokumente udhëtimi, donacione për rivendosje) dhe siguri. Kthimi i sigurt organizohet për ato viktima që dëshirojnë të kthehen vullnetarisht. Komiteti kombëtar e bazon identifikimin, mbrojtjen dhe përkrahjen ndaj viktimave të trafikimit në disa protokolle që përfshijnë: Protokollin për zbulimin dhe kujdesin ndaj viktimave të trafikimit me qenie njerëzore; Udhëzime për intervistimin e emigrantëve ilegal dhe personave të tjerë, që janë të dyshuar si viktima të trafikimit me qenie njerëzore; si dhe Rregullat e Procedurës në Strehimore. Ashtu siç edhe sigurohet leja e qëndrimit të përkohshëm me Dekretin për të Huajt (Neni 37), çdo individ që ka arsye të justifikuar për qëndrim, në vitin 2004, Ministria e Brendshëme ka nxjerrë “Udhëzimin mbi procedurën për rregullimin e vendbanimit të viktimave të trafikimit”. Ky Udhëzim nënvizon qëndrimet e përkohshme të veçanta për VT që përfshin periudhën a arsyetuar dhe lejeqëndrimin njëvjeçarë me mundësi të vazhdimit, pavarësisht nga bashkëpunimi i viktimave me autoritetet e prokurorisë.

Gjatë viteve të kaluar, OJQ vendore dhe KKK, në bashkëpunim me IOM, kanë ndihmuar 41 viktima të trafikimit me qenie njerëzore përmes themelimit të strehimoreve dhe qendrave për pranimin e viktimave. Prej këtyre 41 viktimave, 29 ishin shtetas të huaj (4 nga Bosnja e Hercegovina; 1 nga Kameruni; 1 nga

Page 49: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

49

Maroko; 6 nga Moldavia; 5 nga Rumania; 1 nga Rusia; 1 nga Sllovakia; 4 nga Serbia dhe Mali i Zi; 4 nga Ukraina; 1 nga Bullgaria; 1 pa shtetësi) dhe 12 ishin shtetas kroatë, d.m.th. 29%.

Shumica e viktimave ishin femra të moshës madhore midis 18 dhe 25 vjeçare.

Analizat e tipareve të viktimave tregojnë trendin e të rinjve, nën moshën 18 vjeçare, të jenë të eksploatuar, ku 7 (shtatë) prej 41 (dyzet e një) viktimave që kanë pranuar ndihmë, ishin të mitur të pashoqëruar.

.

Katër viktima të trafikimit nga gjithsej 41, të të identifikuarve, ishin meshkuj prej të cilëve njëri ishte i moshuar, me aftësi të kufizuara, që ishte gjetur në rrugë duke kërkuar lëmoshë (pasi që kishte qenë i detyruar), ndërsa tre të tjerët ishin gjetur në eksploatimin e punës.

Statistikat e ndara në bazë të gjinisë, për vit janë:

Page 50: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

50

Sa i përket llojit të eksploatimit, shumica e viktimave, 49%, ishin eksploatuar seksualisht. Disa prej viktimave kishin përjetuar të dyja llojet e eksploatimit, atë seksual dhe të punës dhe disa të tjerë, siç është cekur edhe më lart, vetëm eksploatim të punës.

Lloji i eksploatimit seksual ndaj punës kriminal së bashku N/A

20 5 2 10 4

Është organizuar riatdhesimi për 28 viktima, të huaj. Procesi përfshinte lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, në bashkëpunim me ambasadat e shteteve të tyre të origjinës, grante për rivendosje (në para të gatshme) dhe organizimin e riatdhesimit vullnetar, të sigurt të tyre, nga IOM. Të miturit dhe rastet mjekësore janë përcjellur nga IOM, përmes sigurimit të udhëtimit.

Në bazë të të dhënave në dispozicion16, gjithnjë e më shumë gra kroate janë duke aplikuar për punë në vendet e Evropës Perëndimore. Në këtë plan, gratë ishin bërë viktima duke u detyruar të futen në prostitucion dhe forma të tjera të eksploatimit (vjedhje, kërkim lëmoshe, punë të detyruar etj.). Vetëm 5 prej 12 viktimave të trafikimit, shtetas kroatë, ishin referuar në IOM dhe partnerët OJQ, ku si pasojë iu kishin bashkangjitur programit për riintegrim.

Sipas PNV, Ministria Kroate e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (MSHMS), është përgjegjëse për mbrojtjen e përgjithëshme dhe përkrahjen e viktimave të trafikimit në Kroaci, por kësaj Ministrie i mungon kapaciteti për t’i menaxhuar aktivitetet kundër trafikimit që i janë caktuar.

16 Statistikat zyrtare kombëtare

Komente

• Edhe pse Ekipi Operativ për Luftimin e Trafikimit, i kryesuar nga Koordinatori Kombëtar dhe i përbërë nga ofruesit e shërbimeve mban takime të rregullta për ta përmirësuar përkrahjen, ekspertiza e MSHMS, si dhe kapacitetet e saj teknike e financiare, duhet të vendosen.

Page 51: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

51

C. Ndjekja Penale

Krijimi i legjislacionit adekuat për kallëzime penale konsiderohet të jetë element kyç për kundërtrafikim. Kjo pranohet edhe nga grupi i ekspertëve EC mbi trafikimin e qenieve njerëzore, i cili deklaron se ‘një qasje e integruar për trafikimin me qenie njerëzore duhet të përmbajë kallëzime penale efektive, me qëllim të ndëshkimit të autorëve të krimit’. Pa dyshim, dënimi i trafikantëve jo vetëm që dërgon porosi të qartë kryesve të tjerë, që ndërmarrjet e tyre kriminale do të ndëshkohen, por ajo po ashtu e rrit besimin e viktimave ndaj sistemit juridik dhe gatishmërinë e tyre për të dëshmuar kundër trafikantëve të tyre.

Republika e Kroacisë ka miratuar një strukturë të përshtatshme legjislative dhe sipas Kodit Penal, trafikantët duhet të dënohen me burgim prej 1 deri në 10 vjet, ndërsa kur ata të kenë eksploatuar fëmijë apo të mitur17 burgimi minimal është 5 vjet.

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA

• Ministria e Brendshëme (MB) dhe IOM kanë zbatuar një projekt arsimor për një periudhë 16-mujore mbi kundërtrafikimin. Grupi i synuar ishin 26 zyrtarë të policisë, të cilët ishin duke specializuar në krimin e organizuar anembanë Kroacisë. Qëllimi ishte që ata të marrin njohuri teorike e praktike dhe aftësi sipas standardeve të BE, si dhe të fitojnë ndjeshmërinë e domosdoshme për ta aplikuar në detyrat e tyre të përditshme dhe për të shpërndarë informata në nivel lokal. Trajnuesit ishin ekspertë vendorë e ndërkombëtarë nga Italia, Gjermania dhe Interpoli. Varësisht nga temat e trajnimit, përfaqësues nga institucionet e tjera ishin ftuar që të marrin pjesë si: prokurorë shtetërorë, gjyqtarë hetues, aktivistë të OJQ dhe përfaqësues të ministrive të tjera. Përveç prezantimeve, metodat e trajnimit kanë përfshirë: punën ekipore, udhëzimin e mbikëqyrur për fillestarët, “luajtjen e roleve” dhe stimulime të situatave reale. Rezultatet e këtij projekti janë: udhëzimi i 26 ekspertëve të rinj dhe trajnerëve, themelimi i rrjetit për zyrtarë të policisë, bashkëpunimi më i mirë ndërmjet sektorëve dhe partnerëve të ndryshëm, prodhimi i materialeve promocionale për MB, transformimet e vazhdueshme të diturisë përmes seminareve të specializuar për zyrtarët e policisë. Po ashtu, ky model arsimor ishte njohur ndërkombëtarisht dhe ka shërbyer si mostër për krijimin e materialeve për trajnime për hetuesit që specializojnë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në rajonin e Ballkanit Perëndimor në kuadër të projektit rajonal CARDS/CARPO.

• Fushata e parë mbarëkombëtare për ngritjen e vetëdijes është kryer gjatë katër muajve të viteve 2002/2003 me slogan: «Trafikimi me qenie njerëzore është realiteti ynë. Ta ndalim atë!». Linja kombëtare SOS është krijuar si pjesë e kësaj fushate. Është promovuar kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët, duke ndikuar kështu te njerëzit në të gjitha pjesët e vendit, duke përmirësuar marrëdhëniet ndërsektare dhe duke sforcuar bashkëpunimin ndërmjet partnerëve që punojnë në luftimin kundër

17 Sipas legjislaturës kroate, fëmijë konsiderohet personi deri në moshën 14-vjeçare, i mitur i ri ndërmjet 14 dhe 16-vjeç dhe i mitur më i rritur ndërmjet 16 dhe 18-vjeç

Komente

Përkundër legjislaturës së përshtatshme, është gjithmonë më mirë që të mbikëqyret zbatimi i ligjit dhe të krahasohen rezultatet përfundimtare të dënimit për krim të caktuar. Kur t’i kem krahasuar numrin e viktimave me numrin e padive për krim të trafikimit, mund të përfundojmë që numri i padive është shumë më i vogël sesa numri i viktimave të raportuara:

2002 2003 2004 2005

Viktima 7 8 19 7

Padi 1 2 4 6

Fatkeqësisht, deri sot vetëm një gjykim përfundimtar është raportuar dhe autori i krimit është duke mbajtur dënimin prej 9 vjet burgim.

Page 52: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

52

trafikimit me qenie njerëzore. Fushata ka ndihmuar në shumë iniciativa të ndryshme të reja, i ka inkurajuar të rinjtë që të inkuadrohen dhe ka motivuar njerëzit që të flasim publikisht rreth këtij fenomeni. Sipas dy anketimeve për opinionin publik, fushata ka kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të diturisë rreth formave dhe mënyrave të trafikimit në rreth 15% të publikut në tërësi. Fushata ishte shpërblyer me Kambanë të Artë si fushata/veprimi social më inovativ dhe gjithëpërfshirës për vitin 2003.

• Në Kroaci është pranuar që mënyra më e mirë për ta parandaluar trafikimin është sistemi arsimor. Plani mësimor i shkollave fillore dhe të mesme me module kundër trafikimit janë zhvilluar në përshtatje me rrethanat nga IOM dhe nga ekspertë të Ministrisë së Shkencës, Arsimit dhe Sportit. Në mënyrë që të sigurohet suksesi i projektit, një grup i profesorëve shkollorë ishte trajnuar për t’i kaluar njohuritë rreth kundërtrafikimit te kolegët e tyre. Gjatë dy vjetëve të kaluar shkollorë, në kuadër të programeve parandaluese arsimore, përparësi i është dhënë çështjes së kundërtrafikimit. Ministria ka miratuar objektivat edukative, përmbajtjen dhe qasjen pedagogjike sipas nevojave të nxënësve, në bazë të grupeve të moshave të ndryshme. Rrjedhimisht, objektivat edukative ishin përqëndruar kryesisht në njohjen e rrezikut, si dhe në sforcimin e aftësive vendimmarrëse dhe të sjelljeve adekuate në situata të tilla. Gjatë punës në shkolla, edukatorët po ashtu kanë ngritur edhe ndjeshmërinë e prindërve, kujdestarëve të fëmijëve dhe komunitetit lokal mbi këtë çështje. Rëndësia e përfshirjes së OJQ në procesin e arsimimit të nxënësve ishte mirënjohur dhe Ministria, e cila kishte autorizuar gjashtë OJQ që të kryejnë trajnime të tilla, duke përdorur materiale të aprovuara.

• Një grua e identifikuar si viktimë e trafikimit në shtator 2003, pas ndihmës fillestare, asaj i është ofruar vendbanim i sigurt dhe ndihmë psikologjike, mjekësore dhe ligjore. Vetë ajo kishte marrë vendim për të dëshmuar në gjykatë. Udhëzimi për rregullimin e vendbanimit të viktimave të trafikimit ende nuk është nxjerrë nga Ministria dhe Ligji në fuqi asokohe nuk ka paraparë mundësinë e legalizimit të statusit të saj. Megjithatë, Departamenti për Inspektim dhe Çështje Administrative në kuadër të MB i kishte dhuruar asaj “lejeqëndrimi një-vjeçar”.

VI. MANGËSITË

• Nuk ka mekanizma të mjaftueshëm për analiza, monitorim, raportim dhe këmbim informatash.

• Ka mungesë të legjislacionit kombëtar mbi përkrahjen dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit pasi që ata në asnjë ligj (Dekreti për të huajt, Ligji mbi Shëndetësinë dhe Mirëqenie Sociale) nuk ceken si përfitues.

• Përkundër përparimit të dukshëm në ndryshimet e bëra në Kodin Penal, janë bërë pak përpjekje në fushën e ndjekjes penale që është element kyç kundër trafikimit. Gjyqtarët dhe prokurorët ende nuk janë në dijeni apo nuk janë trajnuar sa duhet për ta zbatuar Ligjin, në mënyrë që të ketë më shumë raste të përfunduara dhe trafikantë të ndëshkuar.

• Edhe pse pyetjet rreth trafikimit me qenie njerëzore janë ngritur më lartë në rendin e ditës të Qeverisë, masat praktike rreth krijimit dhe harmonizimit të koordinimit ndërinstitucional të aktiviteteve të kundër trafikimit mbeten joadekuate, që, në mënyrë të plotë të ballafaqohen me të gjitha sfidat.

• Ka mungesë të koordinimit ndërmjet agjencioneve, koordinimit efektiv dhe rrjetëzimit institucional dhe mungesë bashkëpunimi ndërmjet OJQ, si dhe ndërmjet OJQ dhe institucioneve qeveritare.

• Kualiteti i ndihmës dhe i mbrojtjes për akomodimin e VT në shtëpi alternative që udhëhiqen nga institucionet qeveritare është në nivel tejet të dobët.

• Edhe pse Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka nxjerrë Protokollin për Përcaktimin e Gjendjes Shëndetësore të Viktimave të Trafikimit dhe trajtimin e tyre mjekësor, shërbimet shëndetësore që iu ofrohen VT ofrohen në baza ad hoc.

Page 53: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

53

• Ligjet kombëtare nuk e rregullojnë problemin e VT të mitur e as të të miturve të huaj që janë të pashoqëruar, kështu që të drejtat e tyre fundamentale (p.sh. arsimimi) nuk është i garantuar.

• Nuk ka strehimore të specializuar për të miturit, që janë viktima të trafikimit, as për të huajt e as për vendorët dhe ata momentalisht strehohen në qendra për punë sociale. Punëtorët socialë në këto qendra as nuk janë të trajnuar e as të ndjeshëm për këtë çështje dhe nuk i koordinojnë punët me OJQ, që janë ofruesit e trajnuar e të pajisur të shërbimeve ndaj viktimave të trafikimit. Është e vështirë edhe për punëtorët socialë e edhe për viktimat e trafikimt që të funksionojnë si duhet, kryesisht për shkak të ndryshimeve kulturore dhe të gjuhës. Nuk ka masa të veçanta për t’i adresuar nevojat e të miturve të huaj që janë viktima të trafikimt.

• Nuk ka masa të veçanta për ta promovuar integrimin e të huajve, e as riintegrimin e viktimave të trafikimit kroat që janë kthyer në vend.

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE

Duke marrë parasysh mangësitë dhe komentet e përmbajtura në këtë raport dhe nevojën për përmirësimin e situatës, lista me rekomandime është dhënë më poshtë.

REKOMANDIMET

• Dekreti për të Huajt duhet të ndryshohet sipas standardeve të BE për emigrim dhe hapësirave të identifikuara. Dispozita të veçanta ligjore mbi kundërtrafikimin duhet të futen/inkorporohen si në vijim: 1) procedura për rregullimin e lejeve të qëndrimit për viktimat e trafikimit; 2) ndihma ndaj viktimave në përfaqësim në gjykata; 3) ndihmë për ekzistencë; 4) kujdes mjekësor dhe ndihmë sociale; 5) siguri dhe mbrojtje elementare; 6) programe integruese (trajnime profesionale, orientime kulturore e sociale, mësimin e gjuhës); 7) kthim të sigurt.

• Dispozita të veçanta ligjore që pasqyrojnë mbrojtjen më të mirë të interesave të të miturve dhe të miturve të pashoqëruar duhet të inkorporohen në Dekretin për të Huajt.

• Duhet të themelohen mekanizma monitorues të pavarur në mënyrë që të sigurohet zbatimi i aktiviteteve për kundërtrafikim.

• Duhet të sforcohet harmonizimi i bashkëpunimit ndërsektorial, si dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qeveritare, si dhe institucioneve qeveritare dhe OJQ.

• Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve qeveritare duhet sforcuar edhe më shumë në mënyrë që të sigurohet zbatimi më efektiv i Ligjit.

• Trajnime të mëtejme për të gjithë akterët, që merren me aktivitetet kundër trafikimit me qenie njerëzore janë të nevojshme (zyrtarët e policisë, gjyqtarët, prokurorët shtetërorë, stafi konsular, punëtorët socialë, OJQ).

• Trajnime shtesë për OJQ janë të nevojshme, në mënyrë që të themelohet dhe të vendoset një rrjet i OJQ i qëndrueshëm, i koordinuar mirë dhe efikas.

• Ka nevojë urgjente për themelimin e strehimoreve të specializuara për viktimat e trafikimit të mitur, në mënyrë që t’u ofrohet atyre ndihmë e specializuar dhe mbrojtje (ambient të shëndetshëm shtëpiak, arsimim, kujdes mjekësor e psikologjik dhe përfaqësim adekuat ligjor).

• Është e domosdoshme që viktimat e trafikimit të kenë qasje në shërbimet e ndjeshme mjekësore anembanë Kroacisë, ku janë themeluar ekipet lëvizëse dhe qendrat për pranimin e viktimave.

• Programet e specializuara për riintegrim janë të nevojshme për viktimat e trafikimit nga vendi, përfshirë strehimi alternativ, këshillimi familjar, trajnimi profesional, punësimi dhe ndihma afatgjate, përfshirë përcjelljen e vazhdueshme dhe monitorimin.

Page 54: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

54

LISTA E SHKURTESAVE

ACTA Veprimi Kundër Korrupsionit dhe Kundër Trafikimit CARDS Program i financuar nga BE: Përkrahje Komunitetit për Rindërtim, Zhvillim dhe

Stabilizim CARPO Projekti Rajonal për Polici i CARDS CRC Kryq i Kuq Kroat CT KundërTrafikimi GI Institucionet Qeveritare IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim MSHMS Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale MB Ministria e Brendshëme NAP Plani Kombëtar për Veprim SECI Iniciative Juglindore Evropiane për Bashkëpunim TIP Trafikimi me Qenie Njerëzore VT Viktimat e Trafikimit UM Të Miturit e Pashoqëruar

Page 55: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

55

REPUBLIKA E MAQEDONISË18 I. Hyrje

Republika e Maqedonisë është një vend i vogël që ndodhet në zemër të Gadishullit Ballkanik. Vendi ka kaluar nëpër një periudhë të gjatë transicioni, që karakterizohet me varfëri të një segmenti të lartë të popullatës. Jostabiliteti rajonal, që cenon mjedisin e investimeve, ka kontribuar në rritjen e pasigurisë sociale. Regjimi i vendosur rigoroz i vizave, që ka rezultuar në kufizimin e lëvizshmërisë së njerëzve dhe të mallrave, i ka shtuar edhe një element negativ situatës së përgjithshme të pafavorshme të vendit. Korrupsioni është një element tjetër, i cili cenon përpjekjet për ta luftuar trafikimin me qenie njerëzore.

Momentalisht, Republika e Maqedonisë konsiderohet të jetë udhëkryq për trafikim me drogë, armë dhe me qenie njerëzore në rrugët e Ballkanit. Në katër vitet e fundit, trafikimi me qenie njerëzore është bërë njëri prej aktiviteteve kryesor kriminale në vend. Perceptimi i Republikës së Maqedonisë si një vend transiti për trafikim ndërkombëtar të grave është duke ndryshuar gradualisht. Tani, Maqedonia konsiderohet të jetë vend i origjinës, i transitit dhe, në masë më të vogël, vend i destinimit për gra dhe fëmijë të trafikuar për qëllime të eksploatimit seksual..19 Përveç kësaj, “trafikimi i brendshëm” është pranuar si pjesë e problemit, edhe pse Qeveria i mohon pohimet e tilla.

Niveli i lartë i varfërisë dhe i papunësisë janë arsyet kryesore që i shtyjnë të rinjtë të luftojnë për mundësi jashtë shtetit të tyre. Niveli i pamjaftueshëm i arsimimit dhe mungesa e informatave i rrezikon ata që të bëhen viktima të trafikimit me qenie njerëzore. Bazuar në të dhënat në dispozicion (Organizata Ndërkombëtare për Migrim), gjatë katër viteve të fundit, 756 viktima të trafikimit janë identifikuar, ndihmuar dhe riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës (12 % e tyre ishin fëmijë).20 Sipas statistikave të njëjta, shumica e viktimave (një përqindje jashtëzakonisht e madhe) nuk ishin në dijeni që ata do të ofronin shërbime seksuale dhe të bëhen viktima të keqpërdorimit.

Bazuar në analizat e bëra nga Ministria e Brendshëme, shumica e viktimave të trafikuara kishin hyrë ilegalisht në Maqedoni ose ishin transferuar në vend përmes rrjeteve të themeluara ilegale të lëvizjeve të emigrantëve. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshëme, viktimat e trafikimit vijnë nga dy qendra rekrutimit, nga Chisinau (Moldavi) dhe nga Odesa (Ukrainë). Nga aty, ato barten në një qendër “kolektive” në Temisuara. Destinimi i tyre zakonisht është Greqia, Turqia, Lindja e Mesme, Bosnje Hercegovina, Kosova dhe pjesa perëndimore e Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë gradualisht është duke ndërtuar një politikë gjithëpërfshirëse dhe një rrjet të institucioneve për ta luftuar trafikimin me qenie njerëzore. Sidoqoftë, përpjekjet e tilla kryesisht janë përqëndruar në problemin e trafikimit të grave për qëllime të eksploatimit seksual21. Raportet më të fundit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të Fondit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), të Departamentit të Shtetit të SHBA dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe

18 Autorët e përdorin emrin kushtetues të shtetit të tyre. 19 Raporti për Trafikim me Qenie Njerëzore, lëshuar nga Zyra për Monitorimin dhe Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, 5 qershor 2006, http://www.state.gov/g/tip/rls/tiprpt/2006/65989.htm. 20 Sipas IOM, përbërja e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore që janë ndihmuar në qendrat e transitit në Maqedoni, në bazë të vendeve të tyre të origjinës, janë si në vijim: 47.99% (359) nga Moldavia; 30.61% (229) nga Rumania; 10.96% (82) nga Ukraina; 3.88% (29) nga Bullgaria; 0.26% (2) nga Maqedonia; viktimat e tjera vijnë nga vende të tjera të Ballkanit dhe nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Shumica e viktimave të ndihmuara - 60.96% ishin ndërmjet moshës 18–24-vjeçare; 62.56% ishin të pamartuar; 59.62% ishin pa fëmijë; dhe 34.09% ishin prindër. (Njëri nga viktimat ishte mashkull ndërmjet moshës 14–17vjeçare). 21 Veçanërisht në vajzat e reja që vijnë nga shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe atyre që i takojnë bllokut të shteteve socialiste (Moldavi, Rumani, Rusi, Bjellorusi, Ukrainë dhe Bullgari.

Page 56: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

56

OJQ, zbulojnë se trafikimi përbrenda Maqedonisë22 është një problem në shfaqje, i cili nuk duhet të mbikëqyret nga Qeveria.

II. STRUKTURA LIGJORE KOMBËTARE

A. Ligji Kombëtar

Emigracioni Ilegal rregullohet me legjislacionin kombëtar përmes Ligjit mbi Hyrjet pa Leje në Kufirin Shtetëror dhe Lëvizjes afër Kufirit Shtetëror23, si dhe përmes Ligjit mbi Lëvizjen dhe Vendbanimin e të Huajve24.

Trafikimi me Qenie Njerëzore si vepër e veçantë penale ishte pranuar me miratimin e Ligjit për Ndryshime dhe Amendamente në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë25. Shtrirja e krimit të trafikimit me qenie njerëzore (418a) është ridefinuar26 duke mbuluar rekrutimin, bartjen, transferimin, fshehjen ose pranimin e fëmijëve me qëllime të eksploatimit seksual, si përbrenda ashtu edhe jashtë vendit. Qëllimi i eksploatimit përfshin prostitucionin ose format e tjera te eksploatimit seksual, punës ose shërbimeve të detyrueshme, skllavërisë apo praktikave të ngjashme me skllavëri dhe servilitet apo heqje organesh. Korrigjimet kanë paraqitur dënime më rigoroze ndaj autorëve të krimit, si dhe konfiskimin e mjeteve që janë përdorur për ta kryer krimin.

Ky Ligj ka paraqitur dy nene të reja: emigrantët kontrabandues (Neni 418b)27 dhe Organizimi i grupit apo inkurajimi për kryerjen e kundërvajtjeve të trafikimit me qenie njerëzore dhe kontrabandës me emigrantë (Neni 418c).28 Po ashtu, një ligji i ri për mbrojtjen e dëshmitarëve ishte miratuar në vitin 2005. Prostitucioni nuk është vepër penale, por është kundërvajtje administrative. Ndërhyrja në kryerjen e prostitucionit (Neni 191) siguron sanksione kundër personave, të cilët rekrutojnë, nxisin, stimulojnë ose joshin personin tjetër në prostitucion, ose personave të cilët në çfarëdo mënyre marrin pjesë në dorëzimin e një personi ndaj personit tjetër për qëllime të prostitucionit.

B. Marrëveshjet Bilaterale

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, e gatshme që të kontribuojë drejt zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale, ka nënshkruar dhe ka ratifikuar Marrëveshje Bashkëpunimi për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar, trafikimin ilegal me substanca narkotike, psychotropic substances and precursors, emigracionin ilegal dhe vepra të tjera penale me: Shqipërinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi, Rumaninë, Slloveninë, Francën, Ukrainën, Konfederatën Zvicerane dhe Mbretërinë e Norvegjisë.

22 Fatkeqësisht, momentalisht, nuk kemi të dhëna rreth shtrirjes, numrit dhe karakteristikave të trafikimit me fëmijë, gra dhe burra përbrenda Maqedonisë dhe prej saj. Ka hulumtime të vazhdueshme mbi Trafikimin e Brendshëm që janë kryer nga Asociacioni “Për Fëmijëri të Lumtur” që është përkrahur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë. Rezultatet përfundimtare do të publikohen në fund të shtatorit. Të dhënat fillestare kanë treguar që në fakt ky fenomen ekziston. Një hulumtim tjetër është “Hulumtimi mbi Trafikimin e Fëmijëve” që është duke u bërë nga Instituti për Punë dhe Politika Sociale, i përkrahur nga UNICEF. 23“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”. Nr. 36/92, 66/92, 26/93 dhe 45/02. 24“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”. Nr. 36/92, 66/92, 26/93 dhe 45/02. 25 “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”. Nr. 04/02. 26 Ligji për Ndryshime dhe Amendamente për Kodin Penal (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë”. Nr. 04/02). 27 Neni 418 (b) “Emigrantët kontrabandues” parasheh sanksione kundër personave të cilët, me anë të forcës apo kërcënimit serioz, duke sulmuar jetën apo trupin me anë të rrëmbimit, mashtrimit, keqpërdorimit të pozitës së tij/saj zyrtare ose duke shfrytëzuar dobësitë e ndonjë personi tjetër, i transferojnë emigrantët ilegalisht përmes kufirit shtetëror, si dhe kundër atyre të cilët prodhojnë, blejnë ose kanë pasaporta false për qëllime të tilla. Po ashtu, mjetet që janë përdorur për ta kryer krimin do të konfiskohen. 28 Neni 418 (c) ndëshkon organizimin e “grupit, bandës apo asociacioneve të tjera që kanë për qëllim të kryejnë krime të trafikimit me qenie njerëzore dhe kontrabandë emigrantësh”. Nëse anëtari i grupit do ta zbulojë grupin para se ai/ajo ta ketë kryer krimin si anëtar i grupit apo në emër të grupit, ky nene parasheh falje për këta individë.

Page 57: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

57

Qëllimi i këtyre marrëveshjeve është rritja e bashkëpunimit për parandalimin dhe ndjekjen penale të krimit të organizuar. Marrëveshjet përshkruajnë një komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet Ministrive të Brendshëme, konkretisht Policisë dhe palëve kontraktuese.

Në bazë të këtyre marrëveshjeve, të cekura më lart, janë nënshkruar edhe këto dokumente: Protokolli për Përcaktimin e Drejtimeve dhe Formave të Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Vendkalimeve Kufitare dhe Parandalimit të Emigracionit Ilegal ndërmjet Ministrisë së Brendshëme të Maqedonisë dhe ministrive përkatëse të Republikës së Bullgarisë, Shqipërisë dhe Greqisë. Bashkëpunimi ndërkufitar me vendet fqinje është i bazuar në marrëveshjet e përfunduara bilaterale/ndërkombëtare, me të cilat rregullohen fushat e veçanta të bashkëpunimit. Për më tepër, organet e përbashkëta janë themeluar për fusha të veçanta të interesit të shteteve, që janë palë të marrëveshjes.

Po ashtu, me anë të takimeve të rregullta dhe takimeve ad hoc mirëmbahet bashkëpunimi me vendet fqinjë, ku diskutohet dhe gjenden zgjidhje të problemeve të ndryshme, që mund të shfaqen në bashkëpunimin kufitar. Në veçanti, bashkëpunimi me vendet fqinje është si në vazhdim:

Në bazë të Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim të Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Evropian,29 ishte ngritur çështja e nënshkrimit të Marrëveshjes për Ripranim me EC në Takimin e Parë të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë. Duhet cekur, po ashtu që Republika e Maqedonisë ka nënshkruar Marrëveshje Ripranimi me shtetet e mëposhtme: Shqipërinë, Bullgarinë, Italinë, Zvicërën, Sllovenin, Francën, Sllovakinë, Kroacinë, Rumaninë, Gjermaninë dhe Hungarinë.

C. Plani Kombëtar për Veprim

Momentalisht, Programi Kombëtar për ta luftuar trafikimin me qenie njerëzore dhe emigracionin ilegal është dokumenti themelor i kundër trafikimit. Ky dokument shpreh pajtimin e Maqedonisë me principet e Protokollit të Palermos dhe qëllimi i tij është zhvillimi dhe zbatimi i fushatës kombëtare.

Programi Kombëtar, i miratuar në vitin 2002, përbëhet nga gjashtë pjesë: veprimtaritë e ligjshëme30; veprimtaritë parandaluese31; ndihma dhe përkrahja ndaj viktimave të trafikimit me qenie njerëzore32; riatdhesimi dhe riintegrimi i viktimave33; trajnimi i personelit34 dhe koordinimi i veprimtarive me anë të entitetit Së Bashku në Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (nën Departamentin e Policisë për

29 Kapitulli VII – Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme, Neni 76. 30 Në veçanti, me ndryshimet dhe amendamentet në Kodin Penal, në mënyrë që të përmirësohet legjislacioni kombëtar dhe të krijohet baza ligjore për një veprim më efektiv kundër trafikimit me qenie njerëzore. 31 Për shembull, identifikimi dhe zvogëlimi i faktorëve ekonomikë dhe socialë që rezultojnë shndërrimin e grave dhe fëmijëve në viktima të trafikimit me qenie njerëzore; identifikimi i nivelit të dhunës familjare brenda shtetit dhe ndikimit ekonomik e social në gra dhe fëmijë; nisma e projektit për hulumtimin e problemeve të trafikimit me qenie njerëzore dhe emigracion ilegal; përgatitja dhe prezantimi i treguesve statistikorë për këtë fushë etj. 32 Përmirësimi i kushteve për riatdhesim të sigurt dhe njerëzor përmes masave ndihmëse dhe mbrojtëse për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore. Themelimi i qendrave të përkohshme (strehimoreve), në të cilat viktimave u ofrohet akomodim, ushqim, përkthyes, informata për të drejtat e tyre, mbrojtje e ndihmë sociale, mjekësore dhe ligjore. 33 Duke u ofruar viktimave të drejta për riatdhesim dhe riintegrim, sipas mekanizmave ndërkombëtarë, ose përmes mekanizmave të tjerë: përmbyllja e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale për bashkëpunim në procesin e riatdhesimit të viktimave; rregullimi i financimit përderisa të arrihet e drejta për riatdhesim; vendosja e bashkëpunimit midis qendrave për pranim dheOJQ; përgatitja e programeve për vendosje në vendet e treta. 34 Programi propozon aktivitete të veçanta edukative: sforcon kapacitetet institucionale në Republikën e Maqedonisë përmes trajnimeve gjithëpërfshirëse dhe aktiviteteve për bashkëpunim dhe shkëmbime; vendosja e bashkëpunimit të të gjitha institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare në Republikën e Maqedonisë dhe mekanizmave të bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe rajonal; arsimimi i personelit operativ të Ministrisë së Brendshëme që është i detyrueshëm për marrje në pyetje nga policia në rast të trafikimit me qenie njerëzore; trajnime për personelin juridik në institucionet penale; edukimi i avokatëve për përfaqësime të veçanta ligjore për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore.

Page 58: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

58

Krime të Rënda të Ministrisë së Punëve të Brendshëme),35 si dhe Komisionit Kombëtar dhe Sekretariatit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Emigracionit Ilegal në Republikën e Maqedonisë 36. Në këtë kontekst, më 21.03.2006, Qeveria ka miratuar Strategjinë për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Planin Kombëtar për Veprim.

Komente

Strategjia dhe Plani Kombëtar për Veprim nuk kanë marrë parasysh dy vërejtjet kryesore:

• Politika momentale kundër trafikimit nuk ka as ndjeshmëri gjinore e as nuk është e bazuar në të drejtat e njeriut37. Për shembull, qasja e bazuar në të drejtat e njeriut përmendet vetëm në kontekst të ndërtimit të kapaciteteve38 dhe nuk ka asnjë referencë për "të drejtat e njeriut" në Planin Kombëtar për Veprim, ku elaborohet edhe më shumë ky objektiv strategjik.

• Të drejtat e grave nuk janë të adresuara në mënyrë të veçantë në Strategjinë dhe në Planin për Veprim39. Sidoqoftë, një OJQ lokale, në raportin e saj mbi zbatimin e CEDAW, ka zbuluar disa çështje rreth shkeljes së të drejtave të viktimave të trafikimit.40

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHËME

A. Ndërtimi i Kapaciteteve

Lista e mëposhtme paraqet projektet për ndërtimin e kapaciteteve që janë zbatuar nga agjentë të ndryshëm kryesorë.

Ministria e Brendshëme:

• Strategjinë e bazuar në patrullimin në komunitete dhe projektin zbatues, Departamenti për Zhvillim Ndërkombëtar (DFID) zbatuar nga Atos Consulting, Britani e Madhe;

• Reformimi i policisë (faza II dhe III), Ndihma ndaj Komuniteteve për Rindërtim, Zhvillim dhe Qëndrueshmëri (CARDS) 2001 dhe 2004, Agjencioni Evropian për Rindërtim (EAR);

• Sforcimi dhe zbatimi i kapacitetit të Ministrisë së Brendshëme, Komisioneri i Lartë për Refugjatët i OKB (UNHCR);

• Përkrahja ndaj Akademisë Policore (Faza II), CARDS 2003, EAR.

Policia Kufitare:

• Automjete për policinë kufitare, CARDS 2003 (kombëtar), agjencioni për zbatimin e projektit, EAR;

35 I koordinon aktivitetet operative për identifikim dhe ndjekje penale të kryesve të veprave penale dhe do të jetë përgjegjës për sistemin informativ të të dhënave. 36 Komisioni Kombëtar është duke i propozuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë një program kundër trafikimit dhe është përgjegjës për promovimin dhe koordinimin e programit, pasi që ai të jetë miratuar nga Qeveria. 37 Për analiza të mëtejme shih Perspektiva Gjinore e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Qendra Hulumtuese për Studime Gjinore, Instituti EuroBallkanik, Shkup, 2004. 38 "Ndërtimi i kapaciteteve të subjekteve qeveritare dhe jo-qeveritare për luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore përmes qasjes së bazuar në të drejtat e njeriut". 39 Në mënyrë implicite, në kontekstin e edukimit, përmendet nevoja për një plan mësimor bazuar në qasjen multi-disiplinare, që bazohet mbi parimet e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe jo-diskriminimit. Po ashtu, në kontekstin e "Parandalimit", Plani për Veprim parasheh fushatën për barazi gjinore dhe për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit në vitin 2006. 40 Shih CEDAW, Raportin në Hije, ESSE, Shkup, 2005, f. 12: "Vëzhgimi i OSBE misionit në terren sugjeron që jo të gjitha gratë sillen në strehimore. Për më tepër, pasi që strehimorja pranon vetëm viktimat që janë të gatshme që të kthehen në shtetet e tyre të origjinës, gratë e trafikuara që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në programin e IOM nuk kanë zgjidhje tjetër veçse dëbimit. Gratë dhe fëmijët e trafikuar brenda shtetit nuk identifikohen fare. Viktimat e trafikimit shpeshherë refuzojnë ndihmën që është në dispozicion në strehimore ose nuk kërkojnë ndihmë fare, duke iu frikësuar riatdhesimit, dëbimit dhe dënimit në vendet e tyre të origjinës, duke u ballafaquar kështu përsëri me të gjitha problemet që kanë çuar fillimisht në trafikimin e tyre: varfëri, diskriminim, arsimim të pamjaftueshëm dhe mundësi të vogla punësimi."

Page 59: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

59

• Ndërtimi i objektit për Qendrën Koordinuese Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve dhe Policinë Kufitare, CARDS 2004 (kombëtar), EAR;

• Sigurimi i pajisjeve për nevojat e policisë kufitare "TETRA", CARDS 2004 (kombëtar), EAR;

• EXBS - Kontrolli i eksportit dhe siguria kufitare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Ambasada e SHBA;

• Përkrahja dhe koordinimi i strategjive të integruara për menaxhimin e kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor, CARDS 2002 (rajonal), Ministria e Brendshëme (MB);

• Programi për bashkëpunim ndërkufitar në Evropën Juglindore (OSCCP), zbatuar dhe financuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Vjenë;

• Plani për Veprim për menaxhim të integruar të kufijve, CARDS 2002, EAR;

• Zhvillimi i sistemit të IBM për procedimin e të dhënave, CARDS 2003 (kombëtar), EAR;

• Strategjia për Menaxhim të Integruar të Kufijve dhe Plani për Veprim, (Faza II), CARDS 2002, EAR;

• Vendkalimet Kufitare: Rrjetet Komunikuese (faza I), CARDS 2001, EAR.

Policia për Krime të Rënda:

• Zhvillimi i sistemeve të besueshme dhe funksionale të patrullimit, rritja e bashkëpunimit për të luftuar aktivitetet kryesore kriminale dhe bashkëpunimit policor (CARPO), CARDS 2002 (rajonal);

• Përkrahje për zhvillimin e menaxhimit të regjistrit policor dhe kapaciteteve për analiza të mjekësisë ligjore, CARDS 2004, EAR;

Interpoli:

• Modernizimi i Byrosë Qendrore Kombëtare të Interpolit në 5 shtete pjesëmarrëse në projektin CARDS në rajonin e Ballkanit, CARDS 2001 (rajonal), IOM;

• Çështjet e të Huajve dhe të Emigracionit;

• Ndihma teknike për zhvillimin dhe zbatimin e Planit Kombëtar për Veprim për Emigracion dhe Azil, CARDS 2002, EAR;

• Zhvillimi i mëtejmë i strategjive, i legjislacionit dhe i Planit për Veprim për Emigracion dhe Azil, CARDS 2003, EAR;

• Themelimi i strukturës ligjore dhe rregullative, në përputhje me strukturën e BE-së për azil, emigracion dhe çështje të vizave, CARDS 2002 (rajonal)

Komisioni Kombëtar për Luftën Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Emigracion Ilegal:

• Rritja e strategjive zbatuese për Planin Kombëtar kundër trafikimit në shtetet e SAP, programi rajonal CARDS: përkrahja ndaj shoqërisë civile për të ndihmuar në zvogëlimin e krimit ndërkufitar, përfshirë veprimet rajonale për të ndihmuar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe nismave kundër korrupsionit;

• Kundërtrafikimi: Parandalimi dhe Veprimtaritë për Ndërtimin e Kapaciteteve në Kosovë dhe në Republikën e Maqedonisë, IOM, Finlandë;

• Fuqizimi i kapaciteteve të organeve për zbatimin e Ligjit për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore në Evropën Juglindore, Holandë, Zvicër, Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Emigracionit/Programi i OKB për Zhvillim, Rumani;

Page 60: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

60

• Lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe emigracion ilegal – forcimi i kapaciteteve, IOM;

• Forcimi i strategjive zbatuese të planeve kombëtare për veprim kundër trafikimit në vendet e SAP, në pajtim me forcimin e strategjive zbatuese të planeve kombëtar për veprim kundër trafikimit në Bullgari, Moldavi dhe Rumani, në strukturën e programit rajonal CARDS. Përkrahje ndaj shoqërisë civile për të ndihmuar në zvogëlimin e krimit ndërkufitar, përfshirë veprimet rajonale për të ndihmuar në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe nismave kundër korrupsionit, CARDS (rajonal), ICMPD;

• Vendbanimi 2005, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë /Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar OSCE/USAID, Dera e Hapur/La Strada, Maqedoni.

Reformat në sistemin e gjykatave:

• “Trafikimi i qenieve njerëzore” – dy takime këshilluese me 144 pjesëmarrës, prej të cilëve 75 gjyqtarë dhe 35 pjesëmarrës nga prokuroria;

• “Trafikimi me qenie njerëzore – zbatimi i doracakut rajonal për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë”, tri seminare, me përkrahje financiare të OSBE, Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, ODIHR dhe Trajnimi për Ndihmë të jashtme për Zhvillimin e Prokurorisë (OPDAT), me 89 pjesëmarrës, prej të cilëve 44 gjyqtarë, 2 bashkëpunëtorë profesionistë dhe 28 prokurorë.

• Zhvillimi dhe trajnimi i prokurorëve (OPDAT) – me pjesëmarrje të 8 gjyqtarëve (Organizimi i Këshillimit mbi “Trafikimin me qenie njerëzore”, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë – Program i Ministrisë së Drejtësisë së SHBA për ndihmë, zhvillim dhe trajnim të prokurorëve).

• Doracaku për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore – për të gjithë zëvendësprokurorët publikë, që nuk kishin pasur mundësi të marrin pjesë në njërin nga pesë seminaret e tjerë mbi këtë temë41.

B. Analizat, Hulumtimet dhe Mekanizmat Monitorues

Ende nuk ka filluar hulumtimi sistematik nga ana e Qeverisë për aspekte të ndryshme të trafikimit me qenie njerëzore. Sidoqoftë, duhet përmendur disa projekte joqeveritare që kanë kryer hulumtime42.

Edhe pse hulumtimet dhe analizat nuk referohen si tituj të ndarë në Strategjinë, ekziston një objektivë, që është vendosur si prioritet në kapitullin Edukimi. Ky merret me nismën dhe realizimin e projekteve hulumtuese që kanë të bëjnë me studimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe çështje të ngjashme, në veçanti me studimin e shkaktarëve (faktorëve) të këtij fenomeni kompleks social, apo lloj të krimit43.

Në pjesën e dytë të Planit për Veprim, është përcaktuar objektivi tjetër për identifikimin e shkaktarëve dhe pasojave të trafikimit me qenie njerëzore dhe studimi i fenomenit në përgjithësi dhe në veçanti në Republikën e Maqedonisë. Ky qëllim mendohet të arrihet duke shtuar aktivitetet hulumtuese në aspektet e

41 Në kuadër të zbatimit të projektit rajonal të Paktit të Stabilitetit për Trafikim me Qenie Njerëzore, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë - (OPDAT), Qendra për Edukim të Vazhdueshëm të Unionit të Gjyqtarëve në Republikën e Maqedonisë. 42 Për shembull, Perspektiva Gjinore e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Qendra për Hulumtime për Studime Gjinore, Instituti Euro-Ballkanik, Shkup, 2004 (në maqedonisht), “Parandalimi i Trafikimit me Qenie Njerëzore (Perceptimi i viktimave të mundshme dhe klientëve të mundshëm)”, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë, 2006; 43 "Strategjia për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Emigracionit Ilegal në Republikën e Maqedonisë ", Shkup, mars 2006, f. 14 (në maqedonisht).

Page 61: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

61

trafikimit me qenie njerëzore përmes analizimit të kushteve, të të dhënave dhe raporteve dhe përmes vendosjes së bashkëpunimit me qendrat përkatëse hulumtuese në rajon. Sipas Planit për Veprim, Komisioni Kombëtar duhet të përgatisë një raport publik në vitin 2006, dhe duhet që ta emërojë një Reporter Kombëtar.

C. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzmi në nivel Kombëtar dhe Rajonal

Bashkëpunimi bilateral dhe multilateral i Republikës së Maqedonisë i zhvilluar për ta luftuar trafikimin me qenie njerëzore, kryesisht është udhëhequr nga Ministria e Brendshëme. Veçanërisht, bashkëpunimi është vendosur me vendet fqinje dhe vendet e tjera të rajonit dhe është forcuar me ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare kundër krimit të organizuar.

Një numër i OJQ vendore, që janë duke zhvilluar dhe duke zbatuar programe për fushën e trafikimit me qenie njerëzore, janë të përfshira në rrjetin “BORDER” të Shoqërisë Civile dhe OJQ për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Ky rrjet ishte krijuar një vit e gjysmë më parë dhe përbëhet nga 12 OJQ prej qyteteve të ndryshme të Republikës së Maqedonisë. Këto OJQ kanë përvojë në projekte rreth parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore44. Ato, po ashtu kanë vendosur bashkëpunim me qendrat lokale për punë sociale, me stacionet policore dhe me byrotë lokale për punësim. Rrjeti “Border” bashkëpunon me rrjetet e tjera në Maqedoni si: Dera e hapur (Open gate) – La Strada dhe Iniciativa e qytetarëve – Antico45. OJQ që janë anëtarë të rrjetit janë edhe anëtarë të Sekretariatit, në kuadër të Komisionit Kombëtar për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

D. Mobilizimi i Burimeve

Gjatë pesë vjetëve të kaluar, ishin alokuar fonde për projekte që kanë të bëjnë me trafikimin me qenie njerëzore, përkrahur nga organizatat ndërqeveritare, qeveritare dhe organizatat vendore e ndërkombëtare, përderisa katër ministritë (e Drejtësisë, e Brendshëme, e Punës dhe Politikave Sociale dhe e Arsimit) janë duke punuar, në mënyrë strategjike, në problemin e trafikimit. Ekziston një mobilizim i konsiderueshëm i shoqërisë civile, duke u përpjekur që ta parandalojnë, ta luftojnë dhe ta mposhtin këtë fenomen.

Kontribute të rëndësishme janë dhënë edhe nga disa organizata ndërkombëtare dhe ndërqeveritare (UNICEF, Iniciativa Kooperative Juglindore(SECI), Policia Ndërkombëtare-INTERPOL, OSBE, USAID, ICMPD, Kvinna till Kvinna, Agjensioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA), IOM, si dhe nga disa qeveri përmes ambasadave të tyre (në veçanti Ambasada e Norvegjisë, e SHBA dhe e Suedisë).

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT

A. Parandalimi dhe Ngritja e Vetëdijes

Disa projekte për parandalim dhe vetëdijësim janë zbatuar kryesisht nga agjentë joqeveritarë. Për shembull, IOM në bashkëpunim me OJQ, ka realizuar katër fushata vetëdijësimi dhe ka përkrahur 13 fushata për vetëdijësimin e publikut, që janë realizuar nga OJQ dhe janë përkrahur nga OSBE.

Sektori për Marrëdhënie me Publikun i Ambasadës Amerikane ka përkrahur një numër të madh të fushatave parandaluese të OJQ, përfshirë veprimtari të ndryshme, si shpërndarja e fletëpalosjeve dhe broshurave për parandalim, sigurimin e përkrahjes ligjore dhe ndihmës ndaj viktimave të trafikimit. Disa 44 Aktivitet e përbashkëta të 12 OJQ në rrjetin - BORDER janë: Fushata kombëtare – “Trafikimi me Qenie Njerëzore Ekziston” – mbështetur nga postierë dhe arsimim të shumë ekipeve institucionale për aktivitete të përbashkëta në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në Republikën e Maqedonisë; “Preje zinxhirin”; “Ndal trafikimit me qenie njerëzore”; “Unë jam i shqetësuar. Nuk jam në shitje – drama rrugore”. 45 Po ashtu, është anëtar Asociacioni “Për fëmijëri të lumtur” dhe ka përvojën më të gjatë në përkrahjen dhe këshillimin e viktimave të trafikimit në qendrat transitore.

Page 62: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

62

prej këtyre veprimtarive janë përkrahur edhe nga ambasada të tjera. Shumica e veprimtarive parandaluese janë zbatuar nga Asociacioni “Për fëmijëri të lumtur” dhe nga Dera e Hapur (Open Gate) – La Strada, në Maqedoni, në bashkëpunim me OJQ e tjera që janë partnerë të tyre.

Gjatë vitit 2005, Qeveria ka kryer dhe ka përkrahur programe të specializuara trajnimesh për gjyqtarë, prokurorë, policë dhe punëtorë socialë, shumica e të cilave janë përqendruar në parandalimin e trafikimit dhe në identifikimin e viktimave të mundshme. Ministria e Punës dhe Politikave Sociale ka organizuar një seri trajnimesh për punëtorët socialë nga të gjitha 27 qendrat sociale në vend. Po ashtu, ajo ka krijuar Mekanizimin Kombëtar për Referimin e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore, si një mekanizëm për identifikimin e viktimave të mundshëm dhe për ngritjen e vetëdijes së publikut dhe institucioneve qeveritare për problemin e trafikimit me qenie njerëzore46.

Komente

Megjithëse Programi Kombëtar parasheh një numër të aktiviteteve parandaluese, shumica e projekteve parandaluese dhe të vetëdijësimit janë zbatuar nga OJQ, përderisa Qeveria ka dhënë vetëm përkrahje financiare.

B. Mbrojtja dhe Asistenca

Republika e Maqedonisë, duke respektuar dhe zbatuar parimet themelore ndërkombëtare për mbrojtjen e viktimave47, ju ofron atyre Qendra Transiti të përshtatshme për viktimat e huaja të trafikimit, si dhe Strehimore për viktimat (qytetarë të Maqedonisë) që janë trafikuar jashtë shtetit ose brenda tij. Viktimat kanë të drejtë në mbrojtje, që nga momenti kur ata të jenë identifikuar si të tillë dhe janë liruar nga trafikantët. Mbrojtja e viktimave zgjatë deri në riatdhesimin në vendin e origjinës, nëse ata janë qytetarë të huaj. E drejta për mbrojtje ekziston për të gjitha viktimat e dhunës, pavarësisht vendimit të tyre për të bashkëpunuar me autoritetet penale dhe nga vendimi i tyre për të dëshmuar apo raportuar krimin.

Qendrat e transitit për viktimat e huaja menaxhohen nga tri organizma: nga Ministria e Punëve të Brendshëme, nga IOM dhe nga OJQ “Për fëmijëri të lumtur”. Secila nga këto institucione kanë detyra të caktuara për kujdesje, mbrojtje dhe ndihmë ndaj viktimave. Këto institucione ofrojnë strehim të sigurt, ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ligjore, arsimim, këshillim, punësim dhe psikoterapi për viktimat. Këto parime zbatohen që nga identifikimi i trafikimit si problem, në vitin 2000 dhe që nga pranimi i faktit që Republika e Maqedonisë është edhe vend i transitit edhe vend i destinimit për një numër të madh të qytetarëve të huaj të trafikuar48.

IOM kishte organizuar intervista për identifikimin e viktimave, duke iu siguruar atyre përkrahje ligjore dhe mjekësore, si dhe duke organizuar riatdhesim në vendet e tyre të origjinës. Asociacioni “Për fëmijëri të lumtur” udhëheq aktivitetet ditore, organizon dhe ofron ndihmë psikologjike, aktivitete sociale, arsimim, këshillim dhe terapi për viktimat49. Ky program zbatohet përmes punës individuale e grupore nga ekipe profesioniste, që përbëhen nga psikologë dhe punëtorë socialë50. Qëllimi është që të arrihet stabilizim psikologjik i viktimave, të zvogëlohen reaksionet post-traumatike, të ndihmohet në rehabilitimin e tyre dhe në risocializimin e tyre fillestar dhe të zhvillojë një projekt personal për të

46 Qendrat NMR kanë përgatitur fletëpalosje dhe kanë bërë kontakte të drejtpërdrejta me komunitete. Shërbimi për parandalim kryesisht përqendrohet në grupet e cenuara. 47 “…çdo individ që ka përjetuar dhunë, trauma, ka të drejtë fundamentale në ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ligjore”. 48 Problemi me viktimat e huaja të trafikimit ishte theksuar nga IOM dhe ishte paraqitur në institucionet qeveritare si një problem tejet serioz. Është vlerësuar që në këtë periudhë të veçantë kanë qenë rreth 2000 deri 3000 viktima gra të trafikimit në Maqedoni, të cilat ishin qytetare të huaja. Në të njëjtën kohë, kërkesa për ndërtimin e një strehimore të sigurt ishte ngritur. Duke e identifikuar këtë nevojë, në prill të vitit 2001, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë kishte hapur Qendrën Transitore për qytetarët e huaj që janë viktima të trafikimit me qenie njerëzore. 49 Aktivitetet e asociacionit përkrahen dhe menaxhohen nga IOM. 50 Qëllimi i projektit “Intervenimi psikologjik, arsimimi dhe rehabilitimi i grave, viktima të trafikimit, të vendosura në Qendrën Transitore” është duke forcuar aftësitë e grave për një riintegrim të suksesshëm në shoqëri përmes ndihmës psikologjike dhe ligjore, si dhe trajnimeve profesionale.

Page 63: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

63

ardhmen e tyre duke përgatitur riintegrimin e tyre në shtetet e origjinës51. Ka një program të veçantë për rehabilitimin dhe riintegrimin e viktimave të mitur të trafikimit me qenie njerëzore.

Në një periudhë katërvjeçare, gjithsej 765 viktima të trafikimit me qenie njerëzore ishin ndihmuar në Qendrën Transitore. Për 322 gra dhe fëmijë (12% e numrit të përgjithshëm të fëmijëve ishin nën moshën 18-vjeçare) ishte siguruar ndihmë psikologjike, këshillim, arsimim dhe terapi52. Trajnim profesional ishte siguruar për 80% të grave dhe vajzave të reja (varësisht nga kohëzgjatja e qëndrimit të tyre)53. Prej grave të mbrojtura, të gjitha kanë marrë edukim seksual për mbrojtje nga sëmundjet që barten seksualisht dhe nga varshmëria prej substancave narkotike.

Të gjitha gratë e mbrojtura janë riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës. Riatdhesimi i viktimave ishte organizuar nga Agjencioni Maqedonas për Informim (MIA) dhe nga IOM. Para riatdhesimit, shërbimi për luftimin e krimit të organizuar kishte bërë vlerësime të rrezikut që lidhet me gjendjen e familjes së ngushtë të viktimave dhe rrethit shoqëror ku ato jetojnë. Për këtë qëllim, ata kanë bashkëpunuar me ministritë përkatëse në shtetin e origjinës së viktimës.

Në qershor të vitit 2005, pasi që janë identifikuar rastet e para të qytetarëve maqedonas, si viktima të trafikimit me qenie njerëzore, është hapur një Strehimore për viktimat vendore nga OJQ “Dera e Hapur”54. Strehimorja për viktimat vendore është themeluar para një viti dhe ofron strehim, siguri private dhe ushqim, përderisa është përgjegjëse edhe për menaxhimin e përditshëm të qendrës. Gjer më tani, 13 viktima të trafikimit me qenie njerëzore në vend kanë marrë ndihmë në këtë Qendër dhe momentalisht tri viktima janë duke u trajtuar.

Komente

Republika e Maqedonisë ende nuk ka miratuar ndonjë ligj as për qëndrim të përkohshëm të viktimave të trafikimit në vend, e as për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të viktimave.

C. Ndjekja Penale

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshëme, në vitin 2003, kanë ndaluar së publikuari të dhënat për rastet e regjistruara55. Nga Zyra e Prokurorit Publik, nuk ka të dhëna në dispozicion për kallëzime penale ndaj kryesve të veprave penale për vitin 2005. Sipas Raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA, të publikuar në vitin 2006, “...Qeveria dhe OJQ kanë raportuar për një trend të zbritjes së trafikimit në vitin

51 Ky proces zbatohet në këtë mënyrë: pasi që viktima të jetë vendosur në qendër, një anëtar i ekipit të psikologëve caktohet si mentor i viktimës përderisa ai/ajo po ashtu i përcjellë kushtet e viktimës që nga momenti i arritjes e deri në momentin e largimit nga Qendra. Viktimës i jepet kohë për ambientim në rrethanat e reja. Kohëzgjatja e kësaj periudhe përshkruhet nga psikologu dhe është në pajtim me kushtet fizike të viktimës, nivelin e stresit dhe të traumës. Gjatë kësaj periudhe, viktima pajiset me të gjitha informatat përkatëse në gjuhën e tyre amtare: po ashtu, këtu bëhet edhe vlerësimi i psikologut për kushtet, nevojat dhe aftësitë e viktimës. Sipas këtij vlerësimi, bëhet programi individual për programin e përgjithshëm – individual dhe grupor. Para largimit të secilës viktimë, përgatitet dosja personale e viktimës, që përmban të gjitha informatat për kushtet e viktimës, rezultatet e arritura, ndryshimet dhe nevojat për ndihmë të duhur për rehabilitimin dhe risocializimin e viktimës. 52 Në procesin e pranimit, gjendja psikologjike e viktimave ishte matur me testin për stres MMPI dhe intervistimeve të tërësishme klinike. Para riatdhesimit të tyre, gjendja psikologjike e tyre është matur përsëri dhe ekipi përgjegjës për ta ka përgatitur rekomandime për ekipet e IOM në vendet ku pranoheshin viktimat. Rezultatet kanë treguar që në 75% të rasteve, ku viktimat kanë pranuar ndihmë, niveli i stresit ka qenë i ulët. Problemet psikologjike si pagjumësia, ankthi, depresioni dhe çrregullimet psychosomatic ishin ulur për 63%, në rastet ku gratë kanë kaluar kohë të mjaftueshme në Qendrën Transitore. Rezultatet nuk ishin edhe aq inkurajuese në rastet kur gratë kishin qëndruar për periudhë më të shkurtër në Qendër (prej një javë deri në 22 ditë). 53 Përafërsisht 60% e viktimave që kanë marrë pjesë në trajnime (qepje, floktari, art, gjuhë angleze, makiazh dhe joga) për më së pakut dy muaj, janë pajisur me diploma. 54 Strehimorja për viktimat vendore mbështetet financiarisht nga USAID dhe OSBE. 55 Sipas të dhënave të papublikuara për vitin 2004 (burimi: Komisioni Kombëtar), në vitin 2004 Ministria e Brendshëme ka paraqitur 64 raste me ngarkesa penale dhe një raport të veçantë për 92 shkelës të Ligjit. Ka pasur gjithsej 33 vepra penale të trafikimit me qenie njerëzore të kryera nga 56 shkelës të Ligjit. Janë marrë masa për kallëzim penal për ndërmjetësim dhe joshje për prostitucion për 23 vepra penale, të kryera nga 25 shkelës të Ligjit.

Page 64: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

64

2005”, përderisa, në të njëjtën kohë, “Qeveria ka ngritur dukshëm numrin e rasteve penale të përfunduara”56.

Sa i përket të drejtave të viktimave në procedurat gjyqësore, analizat e praktikave gjyqësore të vendit konfirmojnë që aty ka mangësi serioze: ushtrimi i të drejtës për dëmshpërblim është problematik; e drejta e palës së dëmtuar për të sugjeruar dëshmi të reja ishte e kufizuar në disa raste; dhe sa i përket të drejtës së viktimës për mbrojtje, nuk janë zbatuar masa të veçanta të kontrollimit në gjykatë (jashtë gjykatores)57.

Në rastet e viktimave-dëshmitarë, në të shumtën e rasteve viktimat nuk janë këshilluar mbi të drejtën për të heshtur në pyetje të caktuara (e detyrueshme me ligj) dhe ka tregues që dëshmitarët nuk janë informuar mbi të drejtat e tyre për të mos zbuluar të dhënat personale58. Tregues të tjerë për jo-efikasitet të politikave penale të Republikës së Maqedonisë përkitazi me trafikimin me qenie njerëzore janë: kohëzgjatja e vazhduar e procedurave penale; pozicione tejet të buta të gjykatave për konfiskimin e pronës në procedimet penale dhe mospublikimi i vendimeve.

Komente

Përkundër faktit që në vitin 2005 në 73% të rasteve në gjykata, viktima nuk ka qenë vetëm dëshmitar, por edhe palë e dëmtuar, i/e cili/a ka paraqitur kërkesë ligjore, prej të cilave 15 raste kanë qenë raste të ndërmjetësimit në prostitucion dhe trafikim, asnjë nga kërkesat për dëmtim jomaterial nuk është realizuar.

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA

• Themelimi i Sekretariatit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore si dhe Nënkomisioni për Luftimin e Trafikimit me Fëmijë më kuadër të Komisionit Kombëtar.

• Miratimi i Strategjisë Kombëtare gjithëpërfshirëse dhe Planit Kombëtar për Veprim për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.

• Mënyra shumë-institucionale për mbrojtjen e qytetarëve të huaj, që janë të vendosur në Qendrat Transitore, që përfshin tri subjekte me detyra, profile dhe aktivitete të ndryshme.

• Përpjekje domethënëse për ndërtimin e kapaciteteve dhe mobilizimin e resurseve.

• Përdorimi i video-konferencës për ta dëgjuar dëshmitarin gjatë gjykimit.

VI. MANGËSITË

• Mungesa e transparencës për punën e Komisionit Kombëtar dhe punën e anëtarëve të tij - ministrive.

• Mungesa e bazës zyrtare kombëtare për të dhëna për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore.

• Mungesa e qasjes së bazuar në të drejtat e njeriut në tërë politikat e Republikës së Maqedonisë kundër trafikimit. Në veçanti, mungesa e mekanizmave efektivë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të viktimave.

56 Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA “Raporti i vitit 2006 për trafikimin me qenie njerëzore në Republikën e Maqedonisë”: “në vitin 2005, gjykatat kanë përmbyllur 35 raste që kanë përfshirë 80 të akuzuar, krahasuar me 22 raste në vitin 2004. Qeveria ka siguruar 22 dënime ndaj trafikantëve, me burgim prej 3 deri në 9 vjet. Tetë raste kishin dalë të pafajshëm, edhe pse Qeveria kishte paraqitur ankesë në disa prej këtyre rasteve.” 57 Ka pasur një rast në të cilin është përdorur video-konferenca për të dëgjuar një dëshmitar (derisa personat e akuzuar dhe publiku nuk mund ta shihnin video-konferencën – ata nuk ishin në gjendja ta dëgjojnë viktimën). Sidoqoftë, në asnjërin rast, Këshilli i gjykatës nuk kishte vendosur që ta urdhërojë të akuzuarin që ta lëshonte gjykatoren. Në njërin prej rasteve, zyrtarët për sigurinë e viktimës ishin pyetur që ta lëshojnë gjykatoren pas kërkesës së avokatit mbrojtës, edhe pse seanca ishte publike. 58 Vëzhguar nga Koalicioni për Gjykim të Drejtë, Shih “Shuarja e trafikimit me qenie njerëzore përmes praktikave të gjykatave vendore” Shkup, Nëntor 2005.

Page 65: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

65

• Mungesë e ndjeshmërisë gjinore në tërë politikat e Republikës së Maqedonisë kundër trafikimit, duke ditur që trafikimi me qenie njerëzore është një fenomen me ndjeshmëri gjinore.

• Politika kundër trafikimit nuk është e dalluar sa duhet prej politikës për luftimin e ndërmjetësimit për kryerje të prostitucionit dhe politikës kundër emigracionit ilegal. Në këtë kontekst, shteti shpeshherë ndërmerr aktivitete kundër prostitucionit, në vend se ta luftojë eksploatimin e prostitucionit.

• Mungesa e hulumtimeve të përkrahura nga shteti dhe analizave të aspekteve të ndryshme të këtij fenomeni.

• Mungesa e dispozitave që e rregullojnë qëndrimin e përkohshëm të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore.

• Ka vështirësi evidente në ushtrimin e të drejtës së viktimave për kompensim.

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE

Duke marrë parasysh mangësitë dhe komentet e paraqitura në këtë raport dhe nevojën për përmirësimin e situatës, më poshtë ofrohet një listë me rekomandime.

REKOMANDIMET

• Duhet të themelohet një bazë e të dhënave gjithëpërfshirëse për aktivitetet ekzistuese në kuadër të Komisionit Kombëtar dhe një person duhet të caktohet përgjegjës për marrëdhënie me publikun.

• Duhet të themelohet një bazë e të dhënave gjithëpërfshirëse për viktimat e trafikimit (vendor dhe të huaj).

• Fenomeni i trafikimit me qenie njerëzore duhet qasur si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe si diskriminim gjinor e jo vetëm si çështje e sigurisë kombëtare.

• Duhet miratuar rregullore juridike mbi: a) statusin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore; b) garantimin e mbrojtjes efektive të të drejtave të njeriut të viktimave, përfshirë të drejtën e viktimave për kompensim për dëmtim; c) qëndrimin e përkohshëm të viktimave, duke futur një periudhë minimale prej 30 ditësh.

• Duhet hartuar protokolle të qarta për identifikimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe për dallimin e tyre nga viktimat e eksploatimit të prostitucionit dhe të punëtorëve të seksit.

• Duhet themeluar një qendër për hulumtime, analiza dhe dokumentime, si një organ i sponzoruar nga shteti.

Page 66: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

66

GREQIA

I. Hyrje

Greqia gjendet në Jug të Gadishullit Ballkanik. Greqia kufizohet në Veri me Shqipërinë, me ish-Republikën Maqedonase të Jugosllavisë, me Serbinë dhe me Bullgarinë, si dhe në Verilindje dhe Lindje kufizohet me Turqinë. Vendi është i rrethuar me Detin Adriatik nga Perëndimi dhe me Detin Mesdhe nga Jugu.

Tradicionalisht, Greqia ka qenë vend i emigrantëve. Ky rol ka qenë i rezervuar që nga fillimi i viteve 1990, kur ajo u bë vend i destinimit për emigrantë (legalë dhe ilegalë). Fatkeqësisht, ajo po ashtu është bërë vend i destinimit për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore që kanë ardhur nga vendet fqinje, si dhe nga Afrika dhe, në masë më të vogël, edhe nga Azia. Tregtia me trafikim ka arritur në Greqi kryesisht për shkak të pozitës së saj gjeografike, prosperitetit ekonomik dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe si pasojë e trazirave sociale, ekonomike e politike në vendet fqinje pas rënies së Murit të Berlinit. Sipas të dhënave zyrtare, të siguruara nga Ministria Greke e Rendit Publik59, shumica prej viktimave të trafikimit vijnë nga Shqipëria, Rumania, Moldavia dhe Ukraina.

Edhe pse këto të dhëna nuk dallojnë ndërmjet llojeve të ndryshme të viktimave, OJQ që ofrojnë ndihmë dhe përkrahje për viktimat pohojnë që shumica e viktimave të identifikuara janë gra dhe fëmijë që janë trafikuar për qëllime të eksploatimit seksual60.

Sipas Ministrisë Greke të Rendit Publik61 dhe Organizatës Ndërkombëtare për Emigracion62, fenomeni i ri i quajtur “trafikimi i lumtur”, është në rritje; viktimat gëzojnë një lloj lirie dhe shpërblim të vogël financiar për shërbimet e tyre. Si pasojë, pasi që niveli i pajtimit të viktimave rritet, mundësia për të dëshmuar kundër trafikantëve të tyre zvogëlohet.

I. STRUKTURA LIGJORE KOMBËTARE

Α. Ligji Kombëtar

Deri në vitin 2002, struktura ligjore për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore ishte e dobët dhe jo efektive. Sidoqoftë, që nga vitit 2002, janë miratuar tri dokumente themelore ligjore, me qëllim të reformimit të legjislacionit kundër trafikimit: Ligji 3064/2002 duke ndryshuar nenet përkatëse të Kodit Penal Helenik; Dekreti i Presidentit 233/2003 duke siguruar ndihmë dhe përkrahje për viktimat e trafikimit; dhe Ligji 3386/2005 duke siguruar leje qëndrimi.

Pikat më domethënëse të Strukturës Ligjore kundër trafikimit janë këto:

• Legjislacioni grek tani është në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian. Të gjitha format e trafikimi me qenie njerëzore janë adresuar, p.sh. trafikimi për punë dhe eksploatim seksual, trafikimi për heqjen e organeve dhe trafikimi për qëllime ushtarake.

59 Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Ministria e Rendit Publik në vitin 2003, janë identifikuar 93 viktima të trafikimit me qenie njerëzore, prej të cilave 31 vinin nga Rusia, 14 nga Ukraina, 10 nga Moldavia dhe 10 nga Rumania; në vitin 2004, janë identifikuar 181 viktima të trafikimit me qenie njerëzore prej të cilave 50 ishin nga Rusia, 41 nga Rumania, 21 nga Ukraina, 10 nga Bullgaria, 10 nga Moldavia dhe 9 nga Shqipëria; në vitin 2005, janë identifikuar 137 viktima prej të cilave 53 nga Rumania, 28 nga Rusia, 12 nga Ukraina dhe 9 nga Bullgaria. Prej 137 viktimave të identifikuara në vitin 2005, 104 ishin gra, 29 ishin burra dhe 4 ishin të mitur, www.ydt.gr. 60 Intervistat me përfaqësuesit e OJQ - KLIMAKA (Dafni Kapetanaki, më datën 15-02-2006), OJQ- EKKYTHKA (Anda Koublommati, më 3-04-2006), OJQ -KATHV (Fani Galatsopoulou, më 2-05-2006) dhe OJQ -SOLIDARITY (Katerina Trakaniari, më 25-05-2006). Të gjitha këto OJQ janë duke punuar me strehimore për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore. 61 Intervista me Tonia Andreakou, përfaqësuese e Njësitit Qendror të Policisë kundër trafikimit në Athinë, i cili funksionon nën Ministrinë Greke të Rendit Publik, më 11-05-2006. 62 Prezantimi i Drejtuesit të IOM, Misioni në Greqi, Daniel Esdras, në Konferencën e IOM mbi Riatdhesimin e Viktimave të Trafikimit, më 15-05-2006.

Page 67: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

67

• Trafikimi me qenie njerëzore është krim. Shkelësit, përveç gjobës, dënohen deri në 10 vjet burgim. Në raste të rrethanave më rënduese, (viktimat e moshës rinore, shpërdorimi i autoritetit, dëmtimet e mëdha trupore ose vdekje të viktimës, aktiviteti i trafikimit, i ushtruar si profesion), trafikimi dënohet me së pakut 10 vjet burgim dhe me gjobë deri në 100.000 €. Legjislacioni i ri, po ashtu siguron dënim (burgim për më së pakut 6 muaj), ndaj atyre që me qëllim i përdorin shërbimet e viktimave (klientëve).

• Pasi që viktimat të jenë identifikuar nga prokurori kompetent si viktima të trafikimit me qenie njerëzore, Ligji Grek siguron mbrojtjen e tyre, në veçanti strehimin, si dhe ndihmën mjekësore, sociale, psikologjike dhe ligjore. Një listë e përkrahjes sociale dhe psikologjike është e përfshirë në Shtojcën e Dekretit të Presidentit.

• Dispozita të veçanta për mbrojtjen e viktimave fëmijë janë miratuar.

• Viktimat e mundshme të trafikimit kanë të drejtë për një muaj periudhë të reflektimit, që sigurohet nga prokurori përkatës, në mënyrë që ata të vendosin nëse dëshirojnë të bashkëpunojnë me Autoritetet për ndjekjen penale të trafikantëve të tyre. Gjatë kësaj periudhe, viktimat nuk mund të dëbohen dhe i gëzojnë të gjitha privilegjet që i sigurohen viktimave të identifikuara, me përjashtim të dhënies së lejes së qëndrimit. Kjo dispozitë është dëshmuar e suksesshme për shmangien e dëbimit të viktimave të trafikimit para se ato të jenë identifikuar.

• Viktimat e identifikuara që bashkëpunojnë me Autoritetet rreth ndjekjes penale të trafikantëve, në bazë të legjislacionit grek, kanë të drejtë në leje qëndrimi njëvjeçar, me mundësi vazhdimi, pa pasur nevojë që të paguajnë tarifën e kërkuar; kjo leje vlen edhe si leje pune, duke u siguruar viktimave qasje në tregun e punës. Viktimat kanë të drejtë që të ripërtërijnë lejen e tyre të qëndrimit derisa të përfundojë procedura penale. Që nga ai moment, ata mund të aplikojnë për lejeqëndrimi nën status tjetër (martesor, punë etj.).

• Legjislacioni grek nuk ofron, në mënyrë eksplicite, ndonjë mekanizëm formal për referim. Komiteti Ndërministror, i themeluar për ta monitoruar zbatimin e ligjeve kundër trafikimit (shih paragrafin b), ka themeluar një sistem referim joformal (shih III b) që koordinohet nga Qendra Kombëtare për Solidaritet Social (EKKA).

Β. Marrëveshjet Bilaterale

Greqia ka përmbyllur këto marrëveshje bilaterale domethënëse me vendet fqinje:

• Marrëveshja Bilaterale me Shqipërinë mbi riatdhesimin e të miturve të pashoqëruar, duke adresuar tiparet e veçanta të trafikimit të fëmijëve nga Shqipëria në Greqi, si dhe nevojës së shtuar për

Komente

• Në Ligjin Grek, nuk ka ndonjë nen të veçantë, që në mënyrë eksplicite siguron suspendimin e ndjekjes penale për viktimat e identifikuara të trafikimit. Si rezultat i kësaj, viktimat mund të ndiqen penalisht së bashku me trafikantët e tyre për shkeljen e ligjeve të emigracionit.

• Përfaqësuesit e OJQ që merren me viktima, e kanë kritikuar periudhën reflektuese njëmujore, si një periudhë paksa e shkurtër për t’i lejuar viktimat që t’i shmangen plotësisht ndikimit të trafikantëve.

• Kufizimi i lejes së qëndrimit vetëm për viktimat që bashkëpunojnë me Autoritetet rreth ndjekjes penale të trafikantëve është kritikuar për shkak të dështimit që të sigurojë mbrojtje të të drejtave të njeriut për të gjitha viktimat.

• Megjithëse Ligji siguron dënim për përdorimin e shërbimeve të viktimës (klienti), është e vështirë që në procedimet penale të sigurohen dëshmi të plota për qëllimet dhe njohuritë e të akuzuarit. Prandaj, zakonisht klienti nuk dënohet.

• Sistemi i referimit është i dobët dhe ende nuk është arritur koordinimi efektiv ndërmjet OJQ, Shtetit dhe aktorëve ndërkombëtarë.

Page 68: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

68

mbrojtjen e fëmijëve viktima. Marrëveshja ka për qëllim që të sigurojë pranim adekuat të fëmijëve viktima që riatdhesohen në Shqipëri.

• Memorandumi i Mirëkuptimit për funksionimin e Qendrës kundër trafikimit me qenie njerëzore në Vlorë, Shqipëri (Ligji 3298/2004). Qëllimi i kësaj Qendre është që të shërbejë si pikë e grumbullimit dhe e shpërndarjes së informatave mbi rastet e trafikimit, si dhe ta promovojë dhe ta menaxhojë bashkëpunimin e policisë ndërmjet shteteve të përfshira. Memorandumi është nënshkruara nga këto shtete: Greqia, Shqipëria, Gjermania dhe Italia.

C. Plani Kombëtar për Veprim

Në gusht të vitit 2004, është miratuar Plani Kombëtar për Veprim (NAP) gjithëpërfshirës për ta luftuar trafikimin, duke adresuar parandalimin dhe ndjekjen penale të trafikimit, si dhe mbrojtjen e viktimave. Plani ishte hartuar nga Komitetit Ndërministror, i përbërë nga sekretarët e Përgjithshëm të nëntë ministrive kompetente (Ministrisë së Drejtësisë, të Financave, të Punëve të Jashtme, të Rendit Publik, të Brendshëme, së Punës dhe Shëndetësisë dhe Sekretariatit të Përgjithshëm për Barazi, që punon në kuadër të Ministrisë së Brendshëme). Ky Komitet është i ngarkuar me zbatimin e NAP, i cili përmban një sërë veprimesh rreth trafikimit (parandalimit, mbrojtjes dhe ndjekjes penale).

Në kontekst të punës së Komitetit Ndërministror dhe bashkëpunimit të tij me komunitetin e OJQ, në dhjetor të vitit 2005 është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit, duke vendosur kështu strukturën e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve shtetërorë, IOM dhe OJQ, për t’u përballur, në mënyrë më efektive, me aspektet e ndryshme të këtij fenomeni.

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHËME

A. Ndërtimi i Kapaciteteve

a. Arsimimi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve publikë

Sipas legjislacionit grek kundër trafikimit, prokurorët dhe gjyqtarët mbajnë role kyçe për ndjekjen penale të trafikantëve dhe për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave. Për ta plotësuar nevojën për ngritjen e vetëdijes dhe trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, janë inkuadruar kurse të veçanta në planin mësimor të Shkollës Kombëtare për Gjyqtarë.

Duke marrë parasysh që këto kurse janë të një forme të përgjithëshme dhe prandaj nuk janë të mjaftueshme, në kuadër të Shkollës Kombëtare për Gjyqtarë janë duke u organizuar seminare edukative në baza vjetore për zyrtarët aktivë juridikë në Komotini.

Greqia merrë pjesë në zbatimin e AGIS I (2003-2005) dhe AGIS II (2005-2007), që janë programe të financuara nga BE që kanë për qëllim krijimin e rrjetit bashkëpunues të OJQ dhe aktorëve shtetërorë për elaborimin e strategjisë gjithëpërfshirëse kundër trafikimit. Trajnimi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve për identifikimin, mbrojtjen dhe përkrahjen e viktimave, duke përdorur në mënyrë efektive mjetet e procedurave penale, është element kyç në fazën e tanishme të projektit AGIS. Metodologjia e tij bazohet në trajnimin e trajnuesve përmes rasteve për studim, prezantimit të luajtjes së roleve, këmbimit të praktikave të mira dhe takimeve. Në kuadër të AGIS, përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë të përfshirë

Komente

• Marrëveshja Bilaterale me Shqipërinë është një mjet i rëndësishëm për mbrojtjen e fëmijëve viktima. Sidoqoftë, përfundimi i saj është vonuar së tepërmi.

• Marrëveshje të ngjashme duhet të përmbyllen ndërmjet Greqisë dhe vendeve të tjera fqinje në nivel shtetëror, në mënyrë që të rritet bashkëpunimi në Evropën Juglindore dhe Lindore.

Page 69: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

69

edhe profesionistë të tjerë që kanë kontakte me viktimat si: psikologët, punëtorët socialë, zyrtarë të lartë të policisë dhe avokatët. Si rezultat i projektit, një udhëzues gjithëpërfshirës do të përdoret nga profesionistët e trajnuar në mënyrë që ata t’i trajnojnë kolegët e tyre në nivel kombëtar (zinxhiri i trajnimit).

b. Arsimimi i personelit të policisë

Sipas legjislacionit grek, roli i Policisë është kritik në procedurat e kundër trafikimit, veçanërisht në identifikimin e viktimave të trafikimit. Prokurori që është përgjegjës për identifikim, vendosë në bazë të dëshmive të siguruara nga zyrtarët policorë, të cilët i hetojnë rastet. Pasi që të jetë identifikuar viktima e trafikimit me qenie njerëzore, mbrojtja dhe ndihma për ta është e paraparë me ligj. Prandaj, është e domosdoshme që zyrtarëve policorë tu sigurohen trajnime të veçanta, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të viktimave.

Në vitet akademike 2003-2004 dhe 2005-2006, Akademia Policore ka përfshirë, në planin e vet mësimorë, çështjen e trafikimit me qenie njerëzore (për luftimin e fenomenit, për identifikimin e viktimave, për dhënien e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave) dhe ka organizuar seminare të veçanta për zyrtarët policorë. Për më tepër, Sektori Grek i Asociacionit Interkombëtar i Policisë (IPA) në vitin 2005 ka organizuar seminar për ngritjen e vetëdijes së zyrtarëve policorë në tetë qytete greke (Ioannina, Komotini, Rhodes, Trikala, Heraklion, Pireus, Thessaloniki, Tripoli). Përveç kësaj, Vendi Alternativ i Paktit të Stabilitetit në Selanik, në bashkëpunim me OJQ lokale (ARSIS, Sektorin Grek të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë), IOM, Shkollën Kombëtare të Gjyqtarëve,etj., është duke i koordinuar iniciativat lokale dhe rajonale që kanë për qëllim trajnimin e zyrtarëve të policisë.

Programet e trajnimit ndërkufitar të zyrtarëve policorë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë janë organizuar gjithashtu nga IOM (dhjetor 2005).

B. Analizat, Hulumtimet dhe Mekanizmat Monitorues

Në Greqi, nuk ka asnjë sistem zyrtar për hulumtim dhe vlerësim të tërësishëm dhe sistematik për të siguruar raporte mbi situatën e trafikimit në vend.

Komiteti Ndërministror (shih paragrafin I c), takohet dy herë në muaj nën udhëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë dhe e koordinon zbatimin e dispozitave të ndryshme të Ligjit 3064/02 dhe Dekretit të Presidentit 233/2003. Komiteti është përgjegjës për monitorimin dhe zbatimin e strukturë ligjore kundër trafikimit, në bashkëpunim të ngushtë me IOM dhe 12 OJQ që merren me zbatimin e projekteve kundër trafikimit. Po ashtu, Komiteti emëron Koordinatorin Kombëtar për aktivitetet kundër trafikimit.

Që nga prilli i vitit 2001, nën adminstrimin e Ministrisë Greke të Rendit Publik, është themeluar Komitetit Special, që shërben si institucion koordinues me mandat për të zhvilluar politika të tërësishme kundër trafikimit dhe për ta mbikëqyrë efikasitetin e legjislacionit kundër trafikimit, si the t’i mbikëqyrë operacionet kundër trafikimit që ndërmerren nga shteti grek. Ky Komitet (Njësiti për Ndalimin e Trafikimit të Njerëzve - OKEA) përbëhet nga shefi i Policisë Greke (Kryetar i Komitetit), një përfaqësues i IOM, përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, të Ministrisë së Punës dhe Ministrisë së Brendshëme, zyrtarë të lartë të policisë dhe shkencëtarë socialë.

Komente

• Praktika tregon se trajnimi i prokurorëve dhe i gjyqtarëve për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit nuk ka qenë i mjaftueshëm apo efektiv1.

• Iniciativat që kishin për qëllim trajnimin e personelit të policisë janë kritikuar sikur të jenë të pamjaftueshme dhe jo të efektshme1.

Page 70: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

70

C. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi në nivel Kombëtar dhe Rajonal

Siç është cekur më lartë, në nivelin ndërshtetëror, Qeveria greke ka negociuar marrëveshje bilaterale me shtetet e origjinës së viktimave të trafikimit. Greqia është duke marrë pjesë edhe në iniciativa të tjera rajonale siç janë SECI (Iniciative Juglindore Evropiane për Bashkëpunim) dhe B-SEC (Bashkëpunimi Ekonomik në Detin e Zi). Në kuadër të këtyre iniciativave janë duke u organizuar aktivitete për ngritjen e vetëdijes, që kanë për qëllim luftimin e trafikimit si një formë e krimit të organizuar. Qeveria greke, po ashtu ka bashkëpunuar me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe me Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore për ta luftuar trafikimin me qenie njerëzore, që konsiderohet si prioritet në agjendat e tyre.

Në nivel të OJQ, është themeluar një mjet i rëndësishëm për bashkëpunim rajonal i quajtur Rrjeti ARIADNE, që është themeluar pas iniciativës së Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Ky rrjet përbëhet nga 17 OJQ, nga 13 shtete të Evropës Juglindore dhe Lindore (Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, ish-Republika Maqedonase e Jugosllavisë, Greqia, Moldavia, Mali i Zi, Serbi, Kosova, Turqia dhe Ukraina). Rrjeti ka selinë në Athinë. Qëllimi i këtij rrejti është vendosja e bashkëpunimit të ngushtë për ta luftuar trafikimin me qenie njerëzore dhe për t’i mbrojtur e ndihmuar viktimat.

Në nivel kombëtar, me iniciativë të IOM, është duke operuar një forum diplomatik, i themeluar në fund të vitit 2005. Forumi përbëhet nga përfaqësues të ministrive kompetente, organizatave ndërkombëtare, autoriteteve diplomatike të vendeve të origjinës dhe OJQ. Misioni i tij është që ta themelojë një bashkëpunim të ngushtë ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë në luftimin e trafikimit dhe që t’i koordinojë aktivitetet e tyre. IOM organizon takimet e forumit në baza sistematike, duke u përqendruar në çështjet sfiduese bashkëkohore.

D. Mobilizimi i Burimeve

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë (Hellenic Aid–YDAS) është burimi kryesor i financimit të aktiviteteve kundër trafikimit, që ndërmerren nga organizatat ndërkombëtare dhe OJQ. Financimi është pjesë e politikës së Ministrisë për ta financuar zhvillimin dhe projektet humanitare. Për vitet 2004-2006, buxheti total ministror për aktivitetet kundër trafikimit ka kapur vlerën prej rreth 5.000.000 €.

USAID, institucioni amerikan për ndihma humanitare, ka qenë tejet aktiv në rajonin e Ballkanit gjatë dekadës së kaluar. Njëra prej politikave prioritare të USAID është financimi i aktiviteteve kundër trafikimit. Disa OJQ greke kanë pranuar fonde prej USAID për zbatimin e projekteve kundër trafikimit.

BE ka zhvilluar programin për financim (PHARE, STOP, DAPHNE, AGIS, EQUAL, etj.), për ta luftuar krimin e organizuar dhe trafikimin me qenie njerëzore. Këto fonde nuk u jepen vetëm vendeve anëtare të BE, por ato u jepen edhe vendeve fqinje të BE (vendeve në procesin e pranimit, kandidatëve për pranim, etj.). Organizatat ndërkombëtare, aktorët shtetërorë dhe OJQ, që ndodhen në Greqi, kanë përfituar nga ky financim për t’i zhvilluar projektet e tyre kundër trafikimit.

Ministritë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, të Holandës dhe të Kanadasë janë përkrahëse në financimin e iniciativave të OJQ greke për aktivitetet kundër trafikimit në rajonin e Evropës Juglindore.

Komente Në fillim të funksionimit, OKEA ishte efektive, por ky nuk ishte rasti në vitet e fundit.

Page 71: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

71

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT

A. Parandalimi dhe Vetëdijësimi

Fushatat për ngritjen e vetëdijes, në Greqi janë organizuar vetëm gjatë tri viteve të fundit, me qëllim që të ofrojnë informata për publikun rreth trafikimit. Sekretariati i Përgjithshëm për Barazi, i mbikëqyrur nga Ministria e Brendshëme e Greqisë, ka organizuar fushata për informim publik dhe ka përdorur klipe televizive për ta ngritur vetëdijen. Agjencioni kryesor i tij zbatues është Qendra Hulumtuese për Barazi Gjinore, që operon në pesë qytete greke. Fushatat për ngritjen e vetëdijes janë organizuar edhe nga IOM dhe disa OJQ (Ndal Tani (STOP NOË), ARSIS dhe Lobi i Grave Evropiane, etj.), duke përdorur klipe në TV dhe radio.

Që nga vitit 1998, OJQ ACT-UP ka zbatuar një projekt për ngritjen e vetëdijes për parandalim, duke u përqendruar në ofrimin e informatave ndaj grupeve sociale të cenuara (emigrantëve, viktimave të trafikimit, prostitutave, etj.) mbi HIV/AIDS dhe epidemitë e tjera, që barten gjatë marrëdhënieve seksuale. Elementi inovativ i projektit për parandalim ad hoc, është që anëtarët e ACT-UP i kanë arritur personat që i takonin grupeve të synuara, në vendet ku ata zakonisht mblidhen, si në bare, shtëpi publike, etj. .

Aktivitete për ngritjen e vetëdijes janë ndërmarrë edhe në kuadër të programit ASPIDDA: Luftimi i eksploatimit – krijimi i të ardhmes në strukturën e Iniciativës për Komunitet të Barabartë (IOM, Universiteti i Athinës, Qendra Greke për Hulumtim dhe Përkrahje ndaj Viktimave të Abuzimit dhe Përjashtimit Social (EKYTHKKA), Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës dhe Abuzimeve të Tjera (KATHV), Instituti për Politika të Emigracionit (IMEPO), OJQ - Solidariteti, Profilet Evropiane dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KEPAD).

B. Mbrojtja dhe Asistenca

a. Strehimoret dhe linjat telefonike

Në bazë të Memorandumit për Bashkëpunim të nënshkruar ndërmjet ministrive kompetente, IOM dhe OJQ, Qendra Kombëtare për Solidarizim Social (EKKA), vepron si koordinator/agjencion kryesor për referim ndërmjet agjencioneve shtetërore dhe OJQ për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

EKKA, e mbikëqyrur nga Ministria e Shëndetësisë e Greqisë, operon linjën telefonike hotline (197), që punon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë, me qëllim që të ofrojë ndihmë të drejtpërdrejtë për viktimat e abuzimit dhe të trafikimit. Po ashtu, EKKA operon edhe katër strehimore, njëra prej të cilave është për viktimat e identifikuara të trafikimit dhe ofron strehim afatshkurtër, këshillim dhe përkrahje psikologjike për gratë dhe fëmijët që janë viktima të abuzimit dhe/ose trafikimit. Pasi që viktimat e identifikuara trajtohen për një periudhë të shkurtër, ato dërgohen në strehimoret që operohen nga OJQ.

Strehimoret e operuara nga OJQ, që strehojnë viktimat e trafikimit, janë këto:

• EKKYTHKA (në Ioannina), që nga maji i vitit 2004, udhëheq një strehimore me tre shtretër për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit (të identifikuar ose/dhe viktima potenciale), si dhe për të gjitha viktimat e dhunës në familje. Strehimorja, e cila ofron edhe përkrahje mjekësore, psikologjike, ligjore dhe këshillime, tashmë ka akomoduar 41 viktima. EKYTHKA, po ashtu operon një linjë telefonike (26510-78810) për ndihmë të drejtpërdrejtë për viktima.

• KATHV (në Selanik), që nga fundi i vitit 2004, udhëheq një strehimore me 10 shtretër, për gratë dhe fëmijët që janë viktima të identifikuara ose viktima potenciale të trafikimit, dhe për viktimat e dhunës

Page 72: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

72

në familje. Kjo strehimore që ofron edhe përkrahje psikologjike, ligjore dhe këshillime, tashmë ka akomoduar 13 viktima.

• KLIMAKA (në Athinë), që nga viti 2005, udhëheq një strehimore me 12 shtretër për gratë që janë viktima të trafikimit (potenciale ose të identifikuar) dhe që nuk kanë shtetësi greke dhe/ose viktimat e abuzimit, të dhunës në familje dhe ato të torturës. Kjo strehimore ofron edhe përkrahje mjekësore, psikologjike, ligjore dhe këshillime, si dhe trajnime profesionale. Deri tani, kjo strehimore ka akomoduar 5 viktima të trafikimit.

• SOLIDARIZIMI (në Athinë), që nga janari i vitit 2006, udhëheq një strehimore me 15 shtretër (me mundësi të zgjerimit), për gratë dhe fëmijët që janë viktima të trafikimit (të identifikuara ose viktima të mundëshme), dhe për viktimat e dhunës në familje. Strehimorja po ashtu ofron edhe përkrahje mjekësore, psikologjike, ligjore dhe këshillim. OJQ-ja Solidarizimi operon edhe linjë telefonike falas (800-11-37-777) për ndihmë të drejtpërdrejtë për viktimat.

OJQ e cekura më poshtë, po ashtu operojnë strehimore për t’i strehuar gratë që janë viktima të abuzimit, të dhunës në familje dhe të trafikimit me qenie njerëzore: Lobi i Grave Evropiane, Qendra për Përkrahje të Familjes (DESO: Strehimorja e Nënave), dhe Strehimorja e Grave dhe Fëmijëve të Abuzuar (Storgi). Medecins du Monde (Mjekët Botëror) po ashtu kishin operuar një strehimore për viktimat e trafikimit, e cila është mbyllur në gusht të vitit 2005 për shkak të mungesës së fondeve.

b. Ndihma Ligjore

Monitoruesi Grek Helsinki dhe Këshilli Grek për Refugjatë janë duke zbatuar projekte që ofrojnë ndihmë ligjore falas për viktimat e trafikimit. Ndihma ligjore falas ofrohet edhe nga Asociacioni i Avokatëve të Greqisë për të gjithë personat që kërkojnë ndihmë ligjore dhe dëshmojnë se nuk mund t’i përballojnë shpenzimet e përfaqësimit ligjor.

c. Puna në Rrugë

OJQ e mëposhtme zbatojnë projekte për punë në rrugë, që kanë për qëllim t’i mbrojnë dhe t’i ndihmojnë viktimat e trafikimit:

• ARSIS: në bashkëpunim me Terre des Hommes, një organizatë humanitare ndërkombëtare, si dhe me OJQ e tjera, që nga viti 1998 ka zbatuar programe që kishin për qëllim luftimin e trafikimit të fëmijëve. Metodologjia e tyre përbëhej nga: (a) Puna në rrugë: nga ekipe prej dy profesionistëve të specializuar me qëllim që të ofrojnë ndihmë për fëmijët që janë në rrezik të trafikimit dhe eksploatimit ose fëmijëve viktima; (b) Mbrojtja dhe përkrahja: përdorimi i të gjitha mjeteve institucionale ligjore për të siguruar mbrojtje dhe përkrahje për fëmijët; (c) Regjistrimi i rasteve dhe hulumtimi social: zhvillimi i hulumtimit social në rast-për-rast; (d) Riatdhesim vullnetar: në bashkëpunim me policinë, prokurorinë për të rinjtë dhe OJQ partnere në shtetet e origjinës.

• ACT UP: arrinë te viktimat e trafikimit në vendet, ku ato zakonisht eksploatohen (bare, shtëpi publike etj.) dhe siguron për ta trajtim të menjëhershëm mjekësor, falas për sëmundjet që barten seksualisht. Për më tepër, ACT-UP u qaset edhe klientëve të shërbimeve të viktimave në të njëjtat vende, duke ngritur vetëdijen dhe duke ofruar informata rreth trafikimit me qenie njerëzore.

Komente Edhe autoritetet komunale kanë qenë të përfshira në mbrojtjen e grave të abuzuara duke ofruar strehim dhe përkujdesje sociale (p.sh. Komuna e Athinës). Sidoqoftë, për shkak të mungesës së personelit të trajnuar, ata shumë rrallë kishin trajtuar raste të viktimave të trafikimit.

Page 73: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

73

• NEA ZOI: zbulon viktimat e trafikimit në vendet e eksploatimit dhe iu ofron atyre informata mbi strukturat për mbrojtje dhe përkrahje. Mban kontakte me viktimat e zbuluara dhe iu ofron atyre ndihmë psikologjike dhe sociale.

d. Riatdhesimi

Viktimat e mundshëme të trafikimit dhe ato të identifikuara, të cilat deklarohen që dëshirojnë të kthehen në vendet e tyre të origjinës, e përcjellin procedurën për riatdhesim, që është zhvilluar dhe zbatohet nga IOM, në bashkëpunim me ambasadat e vendeve të origjinës së viktimave. IOM pajisë viktimat me dokumente valide të udhëtimit (pasaporta apo lejekalimi, sipas legjislacionit kombëtar), dhe bileta për kthimin e tyre. Mjetet e transportit zgjidhen në bazë të sigurisë dhe të udhëtimit më të shkurtër. Viktimat pranohen nga misionet e IOM në vendet e origjinës dhe marrin ndihmë për të arritur në destinimin e tyre përfundimtar. Gjatë periudhës 2003-2005, IOM ka ndihmuar riatdhesimin e 55 grave që ishin viktima të trafikimit63.

C. Ndjekja Penale

Siç është cekur më lartë në paragrafin I (a), sipas Ligjit 3064/02, prokurorët janë përgjegjës për ta identifikuar një person si viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore. Pasi që viktimat të jenë identifikuar, ato kanë të drejtë për mbrojtje dhe ndihmë, siç përshkruhet në paragrafin III (b). Sa i përket fëmijëve të pashoqëruar, prokurori i të rinjve emërohet me ligj si kujdestar i tyre civil.

Në vitin 2004, është emëruar një prokuror nga Kreu i Zyrës së Prokurorit në Athinë (Maria Malouhou), për t’i përcjellë ndjekjet penale dhe dënimet e rasteve lidhur me trafikim. Sipas të dhënave zyrtare, të siguruara nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Greke të Drejtësisë64, që nga hyrja në fuqi e legjislacionit të ri kundër trafikimit, janë iniciuar gjithsej 412 ndjekje penale dhe 216 raste të trafikimit janë sjellë në gjykatat greke; në 284 raste, prej 327, të akuzuarit janë gjetur fajtorë.

Në shtator të vitit 2002, nën Drejtorinë për Siguri, është themeluar Njësiti Qendror i Policisë Kundër Trafikimit. Sot, në Greqi janë duke vepruar 14 njësite policore kundër trafikimit nën koordinimin e Njësitit Qendror, të cekur më lart. Për më tepër, dy departamente të reja për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore janë duke vepruar në strukturën e Departamentit për Krimin e Organizuar. Këto njësite janë duke vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me INTERPOL, EUROPOL, EUROJUST dhe ambasadat e huaja, konsullatat dhe me lidhjet e tyre policore.

Të gjitha stacionet e policisë në vend janë të obliguara që t’i pajisin viktimat e mundshëme të trafikimit me udhëzuesin për viktimat, që shpërndahet nga Ministria e Rendit Publik dhe përmban informata rreth të drejtave të viktimave të trafikimit në 14 gjuhë. Stacionet policore janë të obliguara që t’i referojnë rastet e dyshuara të trafikimit në njësitet më të afërta kundër trafikimit.

63 Intervistë me përfaqësuesen e IOM, Angela Courniachtou, përgjegjëse për procedurat e riatdhesimit, më 18-05-2006. 64 Të dhënat e siguruara nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë në Dokumentin 36190/12-04-2006.

Komente

• Veprimet e policisë për t’i kapur trafikantët janë duke u kritikuar1 që të mos jenë të sofistikuara dhe jo mirë të organizuara. Pasi që këto veprime janë duke u ndërmarr pa përgatitjet e domosdoshme hulumtuese, ato shpeshherë rezultojnë në ndjekje paralele penale edhe të trafikantëve e edhe të viktimave.

• Ndërhyrja psikologjike për përkrahjen e viktimave është e rëndësishme në të gjitha fazat e procedurës së ndjekjes penale, në mënyrë që të garantohet si mbrojtja e viktimave ashtu edhe efektiviteti i ndjekjes penale të trafikantëve. Një procedurë e tillë duhet të institucionalizohet.

• Edhe pse sistemi për mbrojtjen e dëshmitarëve është i vendosur, ai nuk është i aktivizuar përderisa nuk ka dëshmi të forta që është i përfshirë rrjeti i krimit të organizuar. Pasi që është mjaft e vështirë për të zbuluar raste të tilla, viktimat dhe dëshmitarët nuk mbrohen gjithmonë.

Page 74: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

74

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA

• Memorandumi për Bashkëpunim, i nënshkruar në dhjetor të vitit 2005 ndërmjet ministrive kompetente, IOM dhe 12 OJQ, është një hap i rëndësishëm drejt një veprimi më të koordinuar kundër trafikimit. Ai formalizon strukturën e bashkëpunimit ndërmjet agjentëve dhe forcon bashkëpunimin e tyre. Më tutje, ai ndihmon aktivitetet e tyre në masë të madhe duke iu shmangur dyfishimit dhe duke themeluar një sistem referimi, i cili, sidoqoftë, është ende jozyrtar. Është ky hapi i parë drejt një bashkëpunimi dhe koordinimi më të ngushtë ndërmjet të gjithë agjentëve kompetentë.

• Forumi Diplomatik i organizuar nga IOM është dëshmuar të jetë tejet i rëndësishëm për bashkëpunim ndërmjet përfaqësuesve kyç të shtetit, OJQ, organizatave ndërkombëtare dhe agjencioneve të huaja shtetërore, që janë në mënyrë aktive të angazhuara në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Vlera e shtuar e Forumit është që ai themelon një dialog sistematik ndërmjet të gjithë aktorëve të inkuadruar, përfshirë, për herë të parë, përfaqësuesve të shteteve të vendeve të origjinës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shteteve të origjinës, transitit dhe destinimit. Ai organizon takime për të elaboruar dhe për t’i zgjedhur çështjet sfiduese, që mund të ndodhin gjatë mbrojtjes dhe përkrahjes së viktimave të trafikimit, si për rastet e humbjes së pasaportës, procedurave për riatdhesimin e viktimave, problemin për procedurat e lëshimin e lejeve të qëndrimit etj.

• Pjesëmarrësit e projektit AGIS II kanë nënvizuar unanimisht rëndësinë e programit Trajnimi i trajnerëve për një strategji gjithpërfshirëse dhe efektive kundër trafikimit65. Sesionet e trajnimeve kanë qenë bashkëvepruese dhe kanë ndihmuar në ngritjen e vetëdijes ndërmjet profesionistëve, të cilët shpeshherë vijnë në kontakt me viktimat e trafikimit. Për më tepër, pasi që përmbyllja e projektit kërkon shpërndarje të mëtejme të informatave dhe diturisë, planifikohet që në një të ardhme të afërt të mbahen trajnime gjithëpërfshirëse profesionale.

• Lejet e qëndrimit të lëshuara për viktimat e identifikuara të trafikimit, iu sigurojnë atyre qasje në tregun e punës. Ky element është tejet i rëndësishëm për riintegrim efektiv dhe të qëndrueshëm social të viktimave, që kanë vendosur që të mbeten në vendin e destinimit.

• Doracaku për Viktimat e Trafikimit i shpërndarë në të gjitha stacionet e policisë anembanë vendit, është një mjet shumë praktik - po qe se përdoret ashtu si duhet. Ai mund të ndihmojë për identifikim efektiv të viktimave të trafikimit. I përkthyer në 14 gjuhë, doracaku përmban edhe një listë me të drejtat e viktimave të trafikimit, si dhe një listë të karakteristikave të ndryshme të rasteve të trafikimit. Doracaku mund të jetë i dobishëm si për zyrtarët policorë ashtu edhe për viktimat e mundshme.

VI. MANGËSITË

• Mungesë e koordinimit efektiv ndërmejt aktorëve relevantë.

• Mungesë e trajnimeve efektive të policisë dhe autoriteteve juridike, si dhe të profesionistëve të tjerë, të cilët vijnë në kontakt me viktimat si mjekët, punëtorët socialë, psikologët etj.

• Struktura ligjore dhe zbatimi i saj nuk garantojnë, në mënyrë të plotë, që viktimat nuk do të ndiqen penalisht së bashku me trafikantët e tyre dhe që nuk do të ketë dëbim nga vendi.

65 Intervistat me Maria Malouhou, prokurore e emëruar për t’i përcjellë rastet që kanë të bëjnë me trafikim, më 26-06-2006, dhe me Angela Courniachtou, përfaqësuese e IOM, përgjegjëse për procedurën e riatdhesimit, më 4-07-2006.

Page 75: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

75

• Veprimet e policisë për t’i kapur trafikantët nuk paraprihen nga hulumtimi i tërësishëm. Kjo shpeshherë rezulton në kallëzime penale ndaj viktimave së bashku me trafikantët e tyre.

• Roli i OJQ nuk është njohur në mënyrë adekuate dhe autoritetet kompetente nuk kanë përfituar sa duhet nga përvoja e tyre e çmuar në trajtimin e viktimave.

• Sigurimi i lejeve të qëndrimit vetëm për ato viktima të cilat bashkëpunojnë me autoritetet i lejë viktimat të cilat kanë frikë për t’i denoncuar trafikantët e tyre të pambrojtur.

• Sistemi i dobët i referimit dhe mungesa e një baze të të dhënash të azhurnuar zyrtare, analitike dhe sistematike.

• Sistemi për mbrojtjen e dëshmitarëve aktivizohet vetëm për t’i mbrojtur viktimat dhe dëshmitarët atëherë kur dëshmimi kundër trafikantëve, në raste të rralla të përfshirjes së rrjetit të krimit të organizuar.

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE

Duke marrë parasyshë mangësitë dhe komentet e paraqitura në këtë raport dhe nevojën për përmirësimin e situatës, më poshtë ofrohet lista e rekomandimeve.

REKOMANDIMET

1. Ligji duhet të sigurojë, në mënyrë eksplicite, heqjen e ndjekjes penale të viktimave për aq kohë sa zgjatë procedura penale ndaj trafikantëve.

2. Duhet të përmbyllen më shumë Marrëveshje Bilaterale me vendet fqinje, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi rajonal në nivel shtetëror për mbrojtjen e viktimave.

3. Trajnimi i zyrtarëve policorë do të ishte më efektiv po qe se organizohet në formë të bashkëpjesëmarrjes e jo në formë të ligjërimeve dhe seminareve. Metodologjia e programit AGIS mund të përcillet për të arritur rezultate të dëshirueshme.

4. Një sistem zyrtar që do të siguronte dëshmi, duhet të themelohet dhe të jetë funksional, mundësisht në kuadër të Komitetit Ndërministror ose OKEA, që do të regjistronte trendët e reja dhe do t’i vlerësonte nevojat. Një sistem zyrtar për referim duhet të funksionojë për t’i zëvendësuar mekanizmat e tanishëm joformalë, që janë të dobët.

5. Veprimet e policisë për t’i kapur trafikantët duhet të ndërmerren pas hetimeve të tërësishme, në mënyrë që të shmanget ndjekja penale e viktimave së bashku me trafikantët e tyre. Ministria e Shëndetësisë do të mund të siguronte shërbimet e Inspektorit Shëndetësor, para policisë, i cili do të vizitonte zonat e dyshuara të eksploatimit të viktimave.

6. Duhet themeluar Postin e Prokurorit Special me kompetenca absolute për t’u marrë me rastet e trafikimit dhe për të koordinuar punët përkatëse të prokurorëve të tjerë. Kjo mund të arrihet duke përcjellë shembullin e Prokurorit Kundër Terrorizmit, i cili ka kompetenca absolute mbi rastet e terrorizmit.

7. Roli i OJQ dhe zbatimi i legjislacionit kundër trafikimit duhet përforcuar. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim do të ishte institucionalizimi i rolit të OJQ në procedurat e identifikimit, në mënyrë që të shmanget dëbimi i viktimave dhe të garantohet mbrojtja e tyre dhe, edhe më shumë, e të drejtave të njeriut. Po ashtu, duhet përforcuar roli i OJQ në ngritjen e vetëdijes dhe aktivitetet parandaluese.

8. Sistemi për mbrojtjen e dëshmitarëve duhet të rishikohet. Duke kujtuar vështirësitë për mbledhjen e dëshmive për rrjetet e krimit të organizuar, mbrojtja e dëshmitarëve duhet të shtyhet për rastet ku nuk ka dëshmi të fuqishme që lidhen me krimin e organizuar.

9. Ndërhyrja psikologjike për përkrahjen e viktimave në të gjitha fazat të procedurës së penale duhet institucionalizuar, duke forcuar në këtë mënyrë kontributin e çmuar të ekspertëve të OJQ-ve (psikologëve, shkencëtarëve të shkencave sociale) në procedimet penale.

10. Roli i autoriteteve komunale për mbrojtjen e viktimave duhet promovuar pasi që qartazi ata gjenden më afër shoqërisë dhe, në disa raste, ata kanë infrastrukturën e nevojshme.

Page 76: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

76

11. Futja e kurseve për arsimim mbi të drejtat e njeriut në të gjitha nivelet e shkollimit, duke filluar nga shkollat fillore. Kjo është thelbësore për Greqinë dhe për shtetet e origjinës dhe të destinimit të viktimave të trafikimit, në mënyrë që të forcohet respekti për dinjitetin njerëzor.

12. Qeveria greke duhet të ratifikojë Protokollin e OKB për Trafikim dhe Konventën e Këshillit Evropian mbi Veprimet Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Page 77: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

77

LISTA E SHKURTESAVE

ACT-UP OJQ greke

AGIS I/AGIS II Programe të financuara nga Bashkimi Evropian për bashkëpunim mbi zbatimin e ligjit

ARSIS OJQ greke ASPIDDA Partneritet Zhvillimor për Luftimin e Diskriminimit në Tregun e Punës B-SEC Bashkëpunimi Ekonomik në Detin e Zi DESO Qendra për Mbështetjen e Familjeve EKKA Qendra Kombëtare për Solidarizim Social EKYTHKKA Qendra Greke për Hulumtime dhe Ndihmë për Viktimat e Abuzimit dhe

Përjashtimit Social EUROJUST Njësiti për Bashkëpunim Juridik i Bashkimit Evropian EUROPOL Zyra e Policisë Evropiane GCR Këshilli Grek për Refugjatë IMEPO Instituti për Politika të Migrimit INTERPOL Policia Ndërkombëtare IPA Asociacioni i Policisë Ndërkombëtare IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim KATHV Qendra për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës dhe Formave të tjera të Abuzimit KEPAD Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut NAP Plani Kombëtar për Veprim OKEA Njësiti për Ndalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore OSCE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë SECI Iniciative Juglindore Evropiane për Bashkëpunim SPSE Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore USAID Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara YDAS Departamenti për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (YDAS)/Hellenic Aid

Page 78: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

78

REPUBLIKA E MOLDAVISË I. Hyrje

Republika e Moldavisë është një vend pa dalje në det që gjendet në Evropën Lindore, ndërmjet Rumanisë në Perëndim dhe Ukrainës në Lindje. Sipas raportit të fundit të Departamentit të Shtetit të SHBA “Trafikimi i Personave” i datës 5 qershor 2006, Republika e Moldavisë është kryesisht shtet burimor i trafikimit me qenie njerëzore66. Në një masë më të vogël, Moldavia është edhe shtet transiti për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, që vijnë nga ish-Bashkimi Sovjetik për të shkuar në Evropë. Në të shumtën e rasteve, viktimat e trafikimit janë gra dhe fëmijë që transportohen kryesisht për eksploatim seksual në Turqi, në Rusi, në shtetet e Lindjes së Afërt (përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraelin), dhe në shtetet evropiane. Sidoqoftë, edhe burrat moldavianë janë bërë viktima të trafikimit: ata shiten në Shtete Baltike dhe shtetet e tjera të ish-Bashkimit Sovjetik për eksploatim në punë ndërtimore dhe agrokulturore.

Informatat e cekura më lart konfirmohen edhe nga raporti i dytë vjetor i Pikës së Pastrimit Rajonal (i menaxhuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim - IOM), i publikuar në vitin 2005. Sipas këtij raporti, qytetarët e Moldavisë gjatë periudhës 2000-2004, janë eksploatuar në 32 shtete të ndryshme anembanë botës. Eksploatimi seksual mbetet forma kryesore e eksploatimit për këto vite (prej 74% deri 89% të viktimave për vite të ndryshme). Po ashtu, ky raport bën të ditur që ka pasur raste të eksploatimit në punë dhe që çdo herë e më shumë viktima nga Moldavia janë duke u trafikuar për kërkim lëmoshe dhe kriminalitet. Në veçanti, numri i të miturve është tejet i madh në viktimat e trafikuara për kërkim lëmoshe dhe kriminalitet (39, 1% në vitin 2004)67. Në të shumtën e rasteve, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore janë individë të ndarë. Në të njëjtën kohë, ka pasur raste kur familjet – nënat me fëmijë – ishin trafikuar. Në Moldavi ka edhe trafikim të brendshëm, në kontekstin e të cilit disa qytetarë të caktuar ishin trafikuar përbrenda shtetit.

Sipas një hulumtimi të kryer nga Qendra Ndërkombëtare “La Strada”, Moldavi, vajzat e reja të varfëra nga vendet rurale, të cilat nuk kanë ndonjë profesion dhe/ose punë68 përbëjnë grupin kryesor social të trafikimit me qenie njerëzore në Moldavi. Varfëria dhe papunësia, si dhe mungesa e mundësive të punësimit në tregun e punës të Moldavisë janë përcaktorët që i “shtyjnë” të rinjtë për të dalë jashtë vendit dhe të pranojnë ofertat e trafikantëve. Dhuna në familje është shpeshherë njëri nga faktorët “shtytës” për viktimat. OJQ të ndryshme kanë kryer studime, duke treguar se më shumë se 80% e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore kanë përjetuar më parë dhunë familjare. Ofertat e tregtarëve të skllavërisë janë në kërkesë të madhe për shkak se bashkë me tepricën e fuqisë punëtore në Moldavi, nuk ka mundësi tjetër punësimi legal jashtë vendit, duke detyruar shumicën e emigrantëve moldavianë që të punojnë ilegalisht. Shkalla e moshës së njerëzve të trafikuar rritet çdo vit. Nëse para disa viteve viktimat kanë qenë kryesisht të moshës 18-25-vjeçare, tani edhe njerëzit mbi 25-vjeç dhe fëmijët (nën moshën 18-vjeçare) janë duke u bërë viktima. Mënyrat e rekrutimit dhe transportimit të viktimave jashtë vendit, si dhe format e eksploatimit janë duke ndryshuar gjithnjë. Numri i rasteve për rekrutimin e njerëzve përmes Internetit, si dhe propozimet për martesa të rreme, është në rritje. Ka pasur edhe raste të trafikimit me qenie njerëzore në Moldavi me qëllim të heqjes së organeve dhe skllavërimit.

Përkundër faktit të ditur që trafikimi me qenie njerëzore është tejet i përhapur në Moldavi, nuk është e mundshme të vlerësohet dimensioni i saktë i këtij fenomeni, në radhë të parë për shkak të natyrës së fshehtë që ai ka. Për më tepër, sistemi i grumbullimit të të dhënave në Moldavi nuk është unik. Secili

66 Departamenti i Shtetit i SHBA, “Trafikimi me qenie njerëzore” Raporti, 2006. Mund të shkarkohet nga interneti: ëëë.state.gov/g/tip/rls/tiprpt/2006. 67 Raporti i Dytë Vjetor i Trafikimit në Evropën Juglindore, 2005. Raporti Shtetëror, Republika e Moldavisë. Gjenevë, 2005, f. 4. 68 “Trafikimi me qenie njerëzore në Moldavi. Komente, Tendencat, Rekomandimet”. Qendra Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Gruas “La Strada”, Chisinau, 2005, f. 49.

Page 79: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

79

pjesëmarrës në aktivitetet kundër trafikimit me qenie njerëzore mbledh të dhëna në bazë të algoritmit të pavarur dhe, si pasojë, të dhënat nuk mund të krahasohen në nivel kombëtar. Sidoqoftë, duke marrë parasysh rrezikun e përhapjes së këtij fenomeni në shoqëri, gjatë viteve të fundit Qeveria ka nxjerrë një numër të ligjeve, të masave organizative, administrative dhe masave të tjera që sigurojnë një kundërveprim ndaj këtij fenomeni.

Komente

Sipas një ankete të kryer nga Qendra Ndërkombëtare “La Strada” në vitin 2005, në Republikën e Moldavisë ndërmjet ekspertëve me përvojë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, ka qenë e mundur që të stabilizohet situata në terren brenda dy viteve të kaluara. Përkundër faktit që faktorët kryesorë ekonomikë (varfëria dhe papunësia), që prodhojnë “ofertën e trafikimit me qenie njerëzore” në vend, vazhdojnë të ndikojnë negativisht drejt përkeqësimit të situatës, masat kundërvepruese të Qeverisë së Republikës së Moldavisë në periudhën 2001 – 2005, me përkrahjen e shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar, kanë bërë të mundur parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të fenomenit të trafikimit me qenie njerëzore në vend.

II. STRUKTURA LIGJORE KOMBËTARE

A. Ligji Kombëtar

Ndërmjet masave të marra për ta përmirësuar legjislacionin dhe bazat e tjera normative e ligjore për kundërveprimet ndaj trafikimit me qenie njerëzore në Republikën e Moldavisë, vlen të përmenden këto iniciativa:

a. Miratimi i Akteve Speciale Ligjore të Republikës së Moldavisë për Kundërveprim ndaj Trafikimit me Qenie Njerëzore

Parlamenti i Republikës së Moldavisë ka miratuar një numër standardesh kombëtare për kundërveprim ndaj trafikimit me qenie njerëzore:

Më 20 tetor 2005, Parlamenti i Republikës së Moldavisë ka miratuar Ligjin mbi Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore69. Me pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar, janë dashur dy vjet për ta hartuar këtë ligj. Ekspertë ndërkombëtarë nga Këshilli i Evropës kanë ndihmuar në hartimin e dispozitave ligjore, në mënyrë që të sigurohet përshtatja me dispozitat e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ligji ka përcaktuar strukturën institucionale për kundërveprim ndaj trafikimit me qenie njerëzore në shtet, obligimet e agjensioneve të kyçura, orientimet kryesore për kundërveprim, të drejtat e viktimave, etj.

Parlamenti i Republikës së Moldavisë, po ashtu ka vendosur ndëshkime rigoroze për trafikimin me qenie njerëzore. Neni 165 i Kodit Penal të Republikës së Moldavisë, “Trafikimi me Qenie Njerëzore”, përcakton dënim deri në 25 vjet burgim për këtë krim70. Po ashtu, ai përfshin edhe një numër të dispozitave me të cilat përcaktohet dënimi për krime të ngjashme si puna e detyrueshme (Neni 168 i Kodit Penal), skllavërimi dhe praktikat e ngjashme me skllavëri (Neni 167 i Kodit Penal), bartja ilegale e fëmijëve jashtë vendit (Neni 207 i Kodit Penal), etj..

69 Ligji i Republikës së Moldavisë mbi Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore Nr. 241-XVI i datës 20 tetor 2005 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë, 2005, Nr. 164 -167, artikulli 812) 70 Kodi Penal i Republikës së Moldavisë Nr. 985–XV i datës 18 prill 2002 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë, 2002, Nr. 128-129, artikulli 1012).

Page 80: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

80

b. Praktikat e gjykatave në përgjithësi

Duke marrë parasysh rrezikun e veçantë që mund ta shkaktojë trafikimi me qenie njerëzore dhe domosdoshmërinë për të siguruar zbatim të drejtë dhe uniform të Ligjit mbi Trafikimin me Qenie Njerëzore, Plenumi i Gjykatës Supreme të Drejtësisë i Republikës së Moldavisë, në nëntor të vitit 2004, ka vendosur që të gjitha gjykatat duhet t’i zbatojnë ligjet përkatëse, në pajtim me nenet 165 dhe 206 të Kodit Penal, dhe ka miratuar Vendimin mbi Zbatimin e Dispozitave Ligjore në Rastet e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Trafikimit me Fëmijë, në pajtim me normat të Ligjit ndërkombëtar në këtë fushë71. Plenumi ka analizuar ndaras definicionet e të gjitha termeve të përfshira në nenet 165 dhe 206 të Kodit Penal, kombinimi i të cilave përmban krimin e trafikimit me qenie njerëzore (p.sh. “rekrutimi”, “strehimin”, “dhunën mendore”, “shfrytëzimi i gjendjes së cenueshmërisë”, “eksploatimi seksual për tregti” etj.).

B. Marrëveshjet Bilaterale

a. Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Organeve për Zbatimin e Ligjit

Republika e Moldavisë ka nënshkruar marrëveshje bilaterale dhe multilaterale me shtetet e tjera për luftimin e krimeve, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore. Moldavia ka nënshkruar këto marrëveshje:

• 1998 – me Shtetet e Pavarura të Komonuelthit (shtetet e CIS);

• 1999 – me Turqinë, Rumaninë dhe Ukrainën;

• 2000 – me Estonin;

• 2001 – me Uzbekistanin;

• 2002 – me Italinë, Bjellorusinë;

• 2003 – me Republikën Çeke, Izraelin, Lituaninë.

Në vitin 2006, kanë filluar negociatat për të nënshkruar marrëveshje bilaterale me Qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe për parandalimin, luftimin dhe dënimin e trafikimit me qenie njerëzore. Sidoqoftë, marrëdhëniet ndërkombëtare të zyrtarëve për zbatimin e ligjit në Republikën e Moldavisë janë të ndërlikuara, për shkak të mosnjohjes dhe mungesës së komunikimit në gjuhën angleze.

C. Plani Kombëtar për Veprim

Qeveria e Republikës së Moldavisë ka miratuar një numër aktesh normative për kundërveprim ndaj trafikimit me qenie njerëzore:

• Vendimi i Qeverisë së Republikës së Moldavisë Nr. 1219, i datës 9 nëntor 2001, mbi Aprovimin e Përbërjes Nominale të Komitetit Kombëtar për ta Luftuar Trafikimin me Qenie Njerëzore dhe Plani Kombëtar për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, përbën aktin e parë normativ të Republikës së Moldavisë për kundërveprim ndaj trafikimit me qenie njerëzore72. Ky akt

71 Vendimi i Plenumit të Gjykatës Supreme të Drejtësisë i Republikës së Moldavisë “Mbi Zbatimin e dispozitave ligjore në rastet e trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit me fëmijë” Nr. 37 i datës 22.11.2004�. Buletini i Gjykatës Supreme i Drejtësisë i Republikës së Moldavisë, 2005, Nr. 8, f. 4. 72 Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë, 2001, Nr. 136-138, art.1274.

Komente Është e domosdoshme që të ndërmerren masa për t’i mësuar zyrtarët e prokurorisë penale të Republikës së Moldavisë, që të flasin anglisht, në mënyrë që të promovohet bashkëpunimi ndërkombëtar.

Page 81: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

81

ka futur strategjinë kundër trafikimit, ka përcaktuar strukturën e Komitetit Kombëtar Kundër Trafikimit dhe ka aprovuar planin e parë kombëtar kundër trafikimit në vend. Komiteti është një organ ndërministror, i cili i koordinon kundërveprimet ndaj trafikimit me qenie njerëzore.

• Në gusht të vitit 2005, Qeveria ka aprovuar Planin Kombëtar të ri (i dyti) për Parandalimin dhe Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore73, që është zhvilluar në përputhje me standardet evropiane kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe ka marrë parasysh praktikat më të mira në terren. Plani merret me zbatimin e një numri të madh të ngjarjeve në këtë fushë për periudhën 2005 – 2006.

• Në gusht të vitit 2005, Qeveria ka aprovuar edhe rregulloret mbi Komitetin Kombëtar Kundër Trafikimit74, me të cilat është përcaktuar struktura nominale, detyrat dhe statusi i Komitetit, detyrat e Kryesuesit dhe Sekretarit, frekuenca e takimeve etj. Sipas rregulloreve, përfaqësuesit e organizatave joqeveritare dhe ndërqeveritare, të cilat marrin pjesë në mënyrë aktive në kundërveprimet ndaj trafikimit me qenie njerëzore, mund të marrin pjesë në takimet e komitetit me të drejtë vote konsultative. Kjo e fundit është një dëshmi e fuqishme për reformat demokratike që janë duke ndodhur në Moldavi.

III. STRUKTURA E PËRGJITHSHËME

A. Ndërtimi i Kapaciteteve

Programet për ndërtimin e kapaciteteve ndërmerren vazhdimisht dhe përfshijnë trajnime, seminare, vizita studimore dhe programe për këmbim të përvojave dhe materiale të specializuara metodologjike. Kushtimisht, këto programe mund të ndahen në tri kategori: ato që kanë për qëllim forcimin e aftësive në fushën e përkrahjes dhe mbrojtjes së viktimave, që synojnë zyrtarët policorë, prokurorët, gjyqtarët, policët kufitarë, zyrtarët e misioneve diplomatike, zyrtarët për mbrojtjen e fëmijëve, punëtorët socialë dhe psikologët; ato që kanë për qëllim forcimin e njohurve dhe aftësive në fushën e parandalimit të trafikimit dhe të vetëdijësimit, që synojnë mësimdhënësit, edukatorët, gazetarët, personeli social, zyrtarët policorë, priftërinjtë etj., dhe; në fund, ato që kanë për qëllim forcimin e aftësive në fushën e ndjekjes penale të trafikimit dhe zbatimit të ligjit.

Këto përpjekje janë përmbyllur me inkuadrimin e trafikimit në modulet për trajnime formale dhe/ose të rekomanduara nga disa grupe profesionale, si kurse për zyrtarët policorë dhe mësimdhënësit. Këto programe kanë përfshirë edhe trajnimin për trajnerë (TOT), që kanë mundësuar formimin e grupit të ekspertëve kombëtarë, për t’i shpërndarë edhe më shumë njohuritë dhe aftësitë e fituara.

73 Vendimi i Qeverisë së Republikës së Moldavisë Nr. 903 i datës 25 gusht 2005 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë, 2005, Nr. 119-122, art. 987). 74 Vendimi i Qeverisë i Republikës së Moldavisë Nr. 775 i datës 1 gusht 2005 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë, 2005, Nr. 107-109, art. 865).

Komente

• Aktualisht, ka baza normative dhe ligjore për kundërveprime ndaj trafikimit me qenie njerëzore. Moldavia ka ratifikuar konventat ndërkombëtare për këtë fushë dhe ka miratuar ligje të veçanta që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet agjentëve që janë të përfshirë në kundërveprimet ndaj trafikimit me qenie njerëzore, ka miratuar dispozitat e Kodit Kriminal, që përcaktojnë dënime rigoroze për trafikantët, si dhe akte normative të Qeverisë, duke siguruar zbatimin e akteve të lartpërmendura legjislative. Sidoqoftë, ka hapësirë më zhvillim të mëtutjeshëm të bazave normative. Kjo mund të arrihet duke marrë në konsideratë përvojat për zbatimin e ligjit, duke zhvilluar studime të hollësishme, si dhe duke përdorur qasje të reja strategjike kur është e mundur për të tejkaluar problemin e trafikimit me qenie njerëzore, që kërkon ndryshime legjislative.

• Qeveria ka ndërmarrë disa iniciativa në aspektin ligjor me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të OJQ. Kjo politikë tregon qartë që Qeveria, çdo herë e më shumë, është duke e njohur rolin e OJQ në përpjekjet kundër trafikimit.

Page 82: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

82

Këto programe kryesisht janë kryer me përkrahjen dhe pjesëmarrjen e organizatave ndërqeveritare (IOM, OSCE, ILO, UNICEF dhe të tjera), dhe OJQ të Republikës së Moldavisë.

B. Analizat, Hulumtimet dhe Mekanizmat Monitorues

Në Republikën e Moldavisë janë kryer disa hulumtime mbi çështjen e trafikimit. Shumica e hulumtimeve

janë kryer më përkrahje dhe pjesëmarrje të organizatave ndërkombëtare dhe, në masë më të vogël, të OJQ lokale, duke pranuar faktin që ato mund të ofrojnë informata të mbledhura të dorës së parë si rezultat i punës së tyre në terren.

Rezultatet e studimeve të bëra zbulojnë që situata e trafikimit me qenie njerëzore është mjaft jo stabile. Trafikantët reagojnë me shpejtësi ndaj masave kundër trafikimit, duke ndryshuar metodat e rekrutimit, grupet e synuara, rrugët transitore dhe shtetet e destinimit, mënyrat për manipulimin e viktimave dhe metodat për eksploatimin e tyre.

Në shkurt të vitit 2006, Komiteti Kombëtar Kundër Trafikimit ka vendosur që të themelojë një sistem të vetëm për monitorimin e zbatimit të Planit Kombëtar mbi parandalimin dhe shuarjen e trafikimit me qenie njerëzore. Komiteti Kombëtar ka aprovuar një model të raportimit për monitorimin e veprimtarisë kundër trafikimit, ka vendosur periudhat për dorëzimin e raporteve (dy herë në vit – më 25 korrik dhe 30 janar) dhe ka caktuar personat përgjegjës për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave.

Këto masa të ndërmarra kanë për qëllim që të sigurojnë grumbullimin e të dhënave të besueshme mbi kundërveprimet ndaj trafikimit me qenie njerëzore në vend, si dhe zbatimin e koordinuar të programeve përkatëse.

Një Plan Kombëtar i detajuar dhe konkret mbi Parandalimin dhe Shuarjen e Trafikimit me Qenie Njerëzore është një parakusht i rëndësishëm për themelimin e sistemit monitorues. Është e domosdoshme me qenë në gjendje për ta kontrolluar zbatimin e Planit dhe për ta ndryshuar atë kur është e nevojshme.

Komente

• Aktualisht, grupet kryesore të specialistëve, puna e të cilëve lidhet me aktivitetet për kundërveprim ndaj trafikimit, janë trajnuar minimalisht ose kanë ndjekur trajnime standarde të kësaj fushe. Megjithatë, shpeshherë ka ndryshime/luhatje/rrotullime në personelin e agjencioneve kompetente/të specializuara, që vjen si pasojë e ndryshimeve në strukturën e Qeverisë, zgjedhjeve, etj.. Prandaj, arritja e personelit të ri kërkon zhvillimin e mëtutjeshëm të programeve të tilla. Rëndësia e zhvillimit të mëtejmë të programeve të tilla imponohet edhe për shkak të tendencave të reja në fenomenin e trafikimit, pasurimit të vazhdueshëm dhe strukturës relevante ligjore dhe vazhdimin e përkrahjes së aktorëve.

• Standardizimi dhe institucionalizimi i programeve për trajnim dhe ritrajnim duhet të inkurajohet edhe më tej.

• Programet për ndërtimin e kapaciteteve janë zhvilluar prej atyre për vetëdijësim deri te ato profesionale të specializuara, duke iu përshtatur formave të reja të trafikimit (p.sh.: për policinë – nga dispozitat e përgjithshme ligjore të vetëdijësimit deri te hetimet proaktive për rastet e trafikimit; për punëtorët socialë – nga profili i përgjithshëm i vetëdijësimit dhe faktorëve shtytës deri te ndihma ndaj personave të trafikuar në kuadër të mekanizmave për referim, etj.). Cilësia e këtyre programeve është duke u përmirësuar, duke dhuruar njohuri më të thella dhe sistematike.

• Është me rëndësi të përshtatet përmbajtja e programeve trajnuese me legjislacionin e Republikës së Moldavisë në fushën kundër trafikimit dhe jo të kufizohen apo të përqendrohen në praktikat dhe ligjet ndërkombëtare.

• Ka nevojë për të zhvilluar programe trajnuese gjithëpërfshirëse për specialistë që vijnë në kontakt me viktimat potenciale të trafikimit.

Page 83: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

83

C. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi në nivel Kombëtar dhe Rajonal

Masa e parë organizative për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore e ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Moldavisë ka qenë krijimi i organit special këshillues për Qeverinë e Republikës së Moldavisë; Komiteti Kombëtar Kundër Trafikimit (nga këtu e tutje referohet si Komiteti Kombëtar) në nëntor të vitit 2001. Komiteti Kombëtar ishte krijuar për t’i koordinuar veprimtaritë kundër trafikimit në Moldavi75.

a. Struktura Formale e Komitetit Kombëtar Kundër Trafikimit

Komiteti Kombëtar kryesohet nga Kryesuesi – zëvendëskryeministri i Republikës së Moldavisë. Përveç Kryesuesit, Komiteti Kombëtar përbëhet nga zëvendëskryesuesi (zëvendësministri i Punëve të Brendshëme), Sekretari dhe 14 anëtarë – kryesues të ministrive të ndryshme, të departamenteve dhe të strukturave të tjera. Puna e tyre përqëndrohet në parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, duke ofruar përkrahje dhe mbrojtje për viktimat, si dhe ndjekja penale e të akuzuarve për trafikim me qenie njerëzore. Ata bashkëpunojnë ngusht me: Ministrinë e Drejtësisë, me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me Ministrinë e Mbrojtjes Sociale, atë të Punëve të Jashtme dhe të Integrimit Evropian, të Punëve të Brendshëme, të Arsimit, Rinisë dhe Sportit, të Informimit dhe të Kulturës e Turizmit, me Shërbimin Kufitar, me Byronë Kombëtare për Migrim, me Odën për Licencime, me Zyrën e Presidentit të Republikës së Moldavisë, me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Moldavisë, me Shërbimin Informativ dhe për Siguri, me Zyrën e Kryetarit të Komunës së Chisinau.

Struktura formale e Komitetit Kombëtar aprovohet nga Qeveria76. Përveç përfaqësuesve nga strukturat qeveritare, Komiteti Kombëtar mund të përfshijë edhe përfaqësues nga strukturat joqeveritare, të cilët në mënyrë aktive marrin pjesë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, me të drejtë vote vetëm për diskutime.

Qeveria ende nuk ka përcaktuar zyrtarisht strukturën formale të Komitetit Kombëtar përkitazi me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar. Sidoqoftë, përfaqësues të disa

75 Aktivitetet e Komitetit Kombëtar janë të rregulluara me Ligjin e Republikës së Moldavisë mbi Parandalimin dhe Shuarjen e Trafikimit me Qenie Njerëzore

Nr. 241-XVI i datës 20 nëntor 2005, si dhe me Rregulloren mbi Komitetin Kombëtar Kundër Trafikimit i aprovuar nga Vendimi i Qeverisë së Republikës së Moldavisë i datës 1 gusht 2005 Nr. 775.

76 Neni 8 i Ligjit të Republikës së Moldavisë mbi Parandalimin dhe Shuarjen e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Komente

• Në përgjithësi, e meta kryesore në hulumtime është mungesa e sistemit uniform e menaxhimit të informatave në nivel ndërministror në fushën e trafikimit në Moldavi, për t’i pasqyruar së paku bazat kuantitative të situatës reale përkitazi me numrin e viktimave të identifikuara/ndihmuara, profilet e tyre dhe përvojat e trafikimit. Mungesa e një sistemi të tillë është pengesë serioze për zhvillimin e analizave të thella dhe për regjistrimin e menjëhershëm dhe reagimit ndaj të gjeturave dhe trendeve të reja.

• Është absolutisht e domosdoshme që të vazhdohet me studime të tilla pasi që ato japin të dhëna që ndihmojnë për ta kuptuar më mirë zhvillimin e fenomenit në vend, zbulimin e tendencave dhe zhvillimin e propozimeve dhe rekomandimeve mbi strategjitë dhe taktikat kundër trafikimit.

• Është e domosdoshme që të vazhdohet me studime të hollësishme mbi aspektet e ndryshme të fenomenit të trafikimit në Moldavi, për shembull mbi trafikimin për eksploatim pune. Midis tjerash, kjo do të ndihmonte në zhvillimin e sistemeve të treguesve në baza të të cilit do të ishte e mundshme për të bërë identifikimin e rasteve të trafikimit për eksploatim pune dhe në këtë mënyrë do të siguronte qasje në ndihmë për të gjitha kategoritë e viktimave.

• Ekziston nevoja për t’i pasqyruar informatat e grumbulluara rreth trafikimit me qenie njerëzore në mënyrë sistematike, që do të thotë organizimi i mbledhjes së informatave, analizimi i tyre dhe këmbimi i tyre midis të gjithë palëve të përfshira në kundërveprimet ndaj trafikimit. Një organ qendror për grumbullimin dhe sistematizimin e informatave është kyç. Ky organ, po ashtu do të ishte përgjegjës për shpërndarjen e rezultateve të studimeve të kryera dhe informatave të tjera ndaj të gjithë atyre që janë të prekur nga ky fenomen. Është e nevojshme që në mënyrë të centralizuar të vendoset se cilat informata janë të nevojshme për palë të ndryshme, si dhe renditja e tyre, sistemi dhe metoda e këmbimit.

• Monitorimi dhe vlerësimi i rregullt i masave të zbatuara lejon zhvillimin e propozimeve dhe përshtatjen e planit, që mund ta përmirësojë dukshëm sistemin kundër trafikimit.

Page 84: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

84

organizatave joqeveritare dhe ndërqeveritare të caktuara, si dhe të strukturave të tjera, zakonisht ftohen në takimet e Komitetit Kombëtar, përfshirë (kryesisht):

b. Organizatat Ndërkombëtare

• Qendra Ndërkombëtare për Mbrojtjen dhe Përkrahjen e të Drejtave të Grave La Strada (Moldavi) e cila e menaxhon Linjën Telefonike Kombëtare pa pagesë dhe ofron këshillime rreth rrezikut të emigrimit ilegal dhe rrezikut të trafikimit, si dhe këshillime për personat e trafikuar. Qendra ndërmerr edhe aktivitete si: fushata për ngritjen e vetëdijes dhe fushata për parandalim, programe për ndërtimin e kapaciteteve për grupe të ndryshme profesionale, kryen hulumtime dhe ekspertizë ligjore për Qeverinë, ndihmon qasjen e personave të trafikuar në ndihmë, përfshirë shpëtimin prej vendeve të eksploatimit dhe riatdhesimit, si dhe ka programe humanitare dhe trajnime profesionale.

• Qendra për Parandalimin e Trafikimit të Grave (Moldavi) – e vetmja OJQ që ofron përkrahje ligjore për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe përfaqësim në gjykata. Kjo OJQ ka katër degë në Balti, Ungheni, Causeni dhe Cahul. CPTË kryen edhe aktivitete të vetëdijësimit dhe ofron mundësi për zhvillimin e bizneseve të vogla për personat e trafikuar;

• Save the Children Moldavi (Shpëtoni Fëmijët Moldavi) – ndihmon në procesin e riatdhesimit, ofron kujdesje mjekësore dhe psikologjike dhe ndihmë humanitare për fëmijët që janë viktima të trafikimit, si dhe strehim, shpëtim social dhe ndihmë në trajnime profesionale;

• Terre des Hommes – organizatë joqeveritare franceze, e cila kryen aktivitete për të ndihmuar të miturit e trafikuar, përfshirë riatdhesim, shpëtim social dhe ndihmë humanitare, përkujdesje mjekësore dhe arsimim; programet e kësaj organizate përfshijnë edhe ndihmën ndaj fëmijëve në vështirësi dhe/ose që janë në rrezik për t’u trafikuar;

• Winrock International – OJQ amerikane e cila zbaton programe mbi parandalimin e dhunës në familje dhe trafikimin e grave duke ndërmarrë fushata vetëdijësimi, këshillime dhe duke ofruar mundësi për zhvillimin e bizneseve;

• Italian Consortium of Solidarity (Partneriteti Italian i Solidaritetit) – organizatë joqeveritare italiane, e cila zbaton programe për zhvillimin e bizneseve të vogla për viktimat e trafikimit;

• IREX – OJQ amerikane, e cila udhëheq program që kanë për qëllim zvogëlimin e cenueshmërisë së grupeve të rrezikuara, kryesisht grave, përmes zhvillimit dhe forcimit të komunitetit;

• ABA – CEELI – OJQ amerikane, e cila bën hulumtime ligjore dhe ofron ekspertizë ligjore për Qeverinë në fushën kundër trafikimit;

c. Organizatat Ndërqeveritare dhe të Tjera

• IOM Misioni në Moldavi udhëheq Strehimoren e vetme për personat e trafikuar, përfshirë të miturit, duke iu dhënë atyre ndihmë të menjëhershme dhe afatmesme; ndërmerr programe për ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve mbi zbatimin e ligjit; zhvillon dhe përkrahë programe vetëdijësimi që lidhen me trafikim dhe programe mbi menaxhimin e emigracionit;

• OSBE Misioni në Moldavi ofron ndihmë për organet shtetërore për zhvillimin e bazë ligjore dhe institucionale për procedime ligjore kundër trafikantëve të qenieve njerëzore. Përkrah përpjekjet e OJQ-ve kundër trafikimit, përfshirë mbrojtjen dhe përkrahjen e viktimave të trafikimit dhe ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve, kryesisht në zbatimin e ligjit. Organizon takime mujore me pjesëmarrës në aktivitete kundër trafikimit në Moldavi me qëllim që t’i koordinojë veprimtaritë e organizatave donatore;

• ILO – IPEC (Organizata Botërore e Punës – Programi Ndërkombëtar për Eliminimin e Pjesëmarrjes së Fëmijëve në Punë) kryen studime mbi çështjen e pjesëmarrjes së fëmijëve punë; përkrahë

Page 85: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

85

përpjekjet e Qeverisë dhe shoqërisë civile për parandalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në punë dhe trafikimin e fëmijëve dhe në rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve që janë viktima të trafikimit;

• ILO – Migrant (Organizata Botërore e Punës – Programi Ndërkombëtar për Migrim) i ofron ndihmë Qeverisë për zhvillimin e politikave adekuate dhe legjislacionit për migrim; ndërmerr masa për menaxhim efikas të emigrimit për punë dhe për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore. Përkrahë programet për zvogëlimin e cenueshmërisë dhe zhvillimin e bizneseve të vogla për viktimat aktuale dhe të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore;

• Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) përkrah programe arsimimi për fëmijët dhe programe për parandalimin e abuzimit të fëmijëve, përkrahë veprimtaritë që kanë për qëllim [parandalimin e papunësisë dhe trafikimit të fëmijëve, si dhe programet për rehabilitimin e viktimave të mitur të trafikimit me qenie njerëzore.

• Ambasada e SHBA dhe USAID, po ashtu luan rol aktiv në fushën kundër trafikimit në Moldavi.

d. Funksionimi i Komiteti Kombëtar

Rregullorja mbi Komitetin Kombëtar kundër trafikimit77 e përcaktojnë statusin ligjor dhe autoritetin e Komitetit dhe e autorizojnë atë për të ndërmarrë aktivitetet e tij. Sipas Rregullores, Komiteti Kombëtar është një organ konsultativ në kuadër të Qeverisë së Republikës së Moldavisë. Pra, vendimet e Komitetit Kombëtar janë të natyrës konsultative. Vendimet merren me shumicë votash duke u siguruar që së pakut 2/3 e anëtarëve të Komiteti Kombëtar janë të pranishëm. Duhet cekur që neni 17 i rregullores thotë që po qe se vendimi i Komitetit Kombëtar nënshkruhet nga Kryeministri, ai është i detyrueshëm që të zbatohet nga të gjitha autoritetet dhe institucionet publike. Kjo normë është kritikuar nga shumë avokatë dhe nuk është zbatuar në praktikë.

Komiteti Kombëtar është themeluar me qëllim që ta rrisë efikasitetin e organizimit të përpjekjeve kundër trafikimit në nivel kombëtar. Objektiv kryesor i tij është grumbullimi dhe analizimi i informatave rreth dimensioneve dhe situatës së trafikimit me qenie njerëzore në vend, si dhe zhvillimi i propozimeve mbi kundërveprimet ndaj këtyre fenomeneve negative. Komiteti Kombëtar duhet ta monitorojë zbatimin e Planit Kombëtar kundër trafikimit dhe ta informojë Qeverinë dhe shoqërinë civile mbi procesin dhe zbatimin e tij.

Komiteti Kombëtar nuk ka organ të përhershëm punues apo sekretariat që është i nevojshëm për të kryer aktivitete në mënyrë efikase.

e. Koordinimi Rajonal i Veprimtarive

Në nivel rajonal, sipas Nenit 10 të Ligjit të Republikës së Moldavisë mbi Parandalimin e Shuarjen e Trafikimit me Qenie Njerëzore, organizimi dhe koordinimi i kundërveprimeve ndaj trafikimit me qenie njerëzore, përveç administratës lokale publike, ndërmerret edhe nga komisionet territoriale (lokale). Komisionet territoriale kundër trafikimit janë përgjegjëse për zbatimin e masave të përcaktuara me Planin

77 Rregulloret janë aprovuar me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Moldavisë Nr. 775 të datës 1 gusht 2005, Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë, 2005, Nr. 107-109, f. 865.

Komente

• Midis mungesave në punën e Komitetit Kombëtar është mungesa e organit të përhershëm punues apo Sekretariatit. Detyrat e Sekretarit të Komitetit Kombëtar aktualisht kryhen nga Kryeinspektori i Qendrës për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në kuadër të Ministrisë së Brendshëme, që është i ngarkuar me detyra kryesore të policisë. Kjo rezulton në punë të vogël të Komitetit Kombëtar, moskoordinim të veprimtarive dhe mungesë të mbikëqyrjes së zbatimit të vendimeve të ndërmarra.

• Statusi i Komitetit Kombëtar, si dhe strukturave të tjera ndërministrore, është i padefinuar. Në praktikë, vendimet e Komitetit Kombëtar nuk merren në mënyrë kolektive por nga një person, pa votuar. Në përgjithësi, autoriteti i Komitetit Kombëtar përcaktohet nga posti i lartë i Kryesuesit të tij – zëvendëskryeministri i Republikës së Moldavisë.

• Struktura formale e Komitetit Kombëtar – që do të thotë shoqëria civile dhe komuniteti ndërkombëtar - nuk është definuar ende. Për më tepër, nuk ka asnjë mekanizëm që do të përcaktonte renditjen e veprimeve që duhet të ndërmerren nga OJQ e Moldavisë që do të dëshironin të bëhen anëtarë të Komitetit Kombëtar.

• Nuk është e qartë përse organizatat joqeveritare – anëtare të Komitetit Kombëtar – kanë të drejtë vote vetëm diskutuese në procesin e vendimmarrjes, kur vetë Komiteti Kombëtar është vetëm organ konsultativ dhe vendimet e tij janë të natyrës rekomanduese.

Page 86: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

86

Kombëtar. Ato i monitorojnë veprimtaritë për parandalimin dhe shuarjen e trafikimit me qenie njerëzore në zonat e tyre dhe ofrojnë përkrahje ndaj organizatave që merren me këtë çështje.

Sidoqoftë, në praktikë, anëtarët e komisioneve territoriale kanë njohuri të përgjithshme rreth çështjes së trafikimit me qenie njerëzore, si dhe njohuri për mënyrat se si të luftohet ky fenomen. Kjo është arsyeja që puna e këtyre komisioneve territoriale është e natyrës episodike. Për ta aktivizuar punën e komisioneve territoriale, Komiteti Kombëtar mban takime me mysafirë në qendrat rajonale.

Komente

Në nivel rajonal, nuk i përqendrohet vëmendje e posaçme çështjes së trafikimit me qenie njerëzore në Republikën e Moldavisë. Është e domosdoshme për të organizuar trajnime për anëtarët e komisioneve territoriale si për çështjen e trafikimit me qenie njerëzore ashtu edhe për veprimtaritë kundër trafikimit.

D. Mobilizimi i Burimeve

Aktualisht, burimet e domosdoshme për zbatimin e planeve për veprim për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore që janë miratuar nga Qeveria e Republikës së Moldavisë, nuk vijnë nga buxheti shtetëror. Kryesisht, masat kundër trafikimit ndërmerren duke llogaritur në fondet e siguruara nga përkrahja ndërkombëtare. Përkrahja shtetërore është e kufizuar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve kombëtarë të institucioneve në zbatimin e programeve të ndryshme.

Ministritë e Republikës së Moldavisë, si dhe administrata publike lokale, nuk kanë resurse të nevojshme për t’i përcjellë praktikat botërore dhe për t’iu dhënë grante OJQ për t’i zbatuar programet kundër trafikimit.

Komente

Situata e përshkruar është alarmante, jo vetëm rreth përparimit të programeve, por edhe me OJQ që merren me veprimtaritë kundër trafikimit, pasi që përkrahja ndërkombëtare pushon së ekzistuari.

IV. ZBATIMI I LIGJEVE KUNDËR TRAFIKIMIT

A. Parandalimi dhe Vetëdijësimi

Parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore është orientimi më i rëndësishëm në përpjekjet kundër trafikimit, pasi që ndihmon njerëzit që t’i shmangen rrezikut të situatës dhe parandalon zgjerimin e këtij fenomeni në shoqëri. Masat e marra në këtë drejtim në Moldavi ndahen në dy grupe:

• Masat për ngritjen e vetëdijes për trafikimin me qenie njerëzore;

• Zvogëlimi i rrezikut për grupet sociale të cenuara.

a. Ngritja e Vetëdijes

Aktualisht, OJQ janë ato që kryesisht merren me veprimtari për ngritjen e vetëdijes së grupeve që janë në rrezik dhe të opinionit publik në Republikën e Moldavisë. Veprimtaritë arsimore organizohen për grupet që janë në rrezik (nxënësit, të diplomuarit që janë në konvikte, studentët, të papunët, nënat pabashkëshortë etj.), që kanë për qëllim kuptimin dhe pranimin e rrezikut, si dhe fuqizimin e vendimeve për të marrë masa parandaluese. Këto aktivitete synojnë edhe përfaqësuesit e mediave, autoritetet e administratës lokale publike, nëpunësit/referentët, priftërinjtë dhe mësimdhënësit, me qëllim të forcimit të aftësive për ta shpërndarë më tej porosinë për parandalim.

Page 87: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

87

Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Moldavisë i përkrahë aktivitetet e OJQ të caktuara. Doracaku metodologjik për parandalimin e trafikimit të grave krijuar nga Qendra Ndërkombëtare “La Strada” në vitin 2002 për mësimdhënësit e shkollave të mesme është aprovuar nga Ministria e Arsimit78 dhe është rekomanduar si ndihmë shtesë e mësimit për lëndët “Ne dhe Ligji” dhe “Edukata Familjare”. Kurset për grupet në rrezik organizohen edhe nga aktivistë të OJQ dhe edukatorët që janë trajnuar nga OJQ. Po ashtu, gjatë trajnimeve përdoren filma dokumentarë dhe artistikë mbi çështjen e trafikimit me qenie.

Gjatë periudhës 2001-2005, organizatat si IOM, Qendra Ndërkombëtare “La Strada” dhe Qendra për parandalimin e trafikimit të gruas, kanë zhvilluar fushata vjetore për ngritjen e vetëdijes përfshirë fushatat kundër trafikimit “Ju nuk jeni mall”, “Ndal trafikimin e gruas”, dhe të tjera. Janë përdorur mjete të shumta të komunikimit përfshirë filma pa pagesë nga kinematë kombëtare, trajnime edukative dhe seminare, emisione në TV e radio, postera, shpërndarja e materialeve edukative, grupet lëvizëse për informim të edukatorëve etj. Janë përdorur edhe teknika të tjera inovative si konkurse për vizatime ose hartime mbi çështjen në fjalë; disko kundër trafikimit dhe muzikë në rrugë. Këto fushata kanë ngritur edhe linjën telefonike Hot-Line si burim i informimit dhe mjet për çështje që kanë të bëjnë me trafikim dhe migrim.

Linja telefonike pa pagesë kombëtare e Moldavisë - 0800 77777 – menaxhohet nga Qendra Ndërkombëtare “La Strada”. Linja telefonike është një linjë me shumë lidhje, non-stop, ku mund të ketë thirrje për kërkim të këshillës konfidenciale mbi çështje të ndryshe rreth migrimit dhe parandalimit të trafikimit. Thirrjet në Hotline janë pa pagesë për thirrjet ndërkombëtare nga jashtë gjatë gjithë kohës në numrin (0037322) 23 33 09. Në fillim të vitit 2006, IOM dhe La Strada e kanë përkrahur hapjen e Linjës telefonike Hotline në rajonin Trandsnistria që ndodhet në anën e majtë të Lumit Nistru, që menaxhohet nga OJQ-ja Interaction.

Në Moldavi, disa OJQ tjera, përfshirë Save the Children, Bordi Ndërkombëtar për Hulumtime dhe Këmbime (IREX), dhe Winrock International, po ashtu kanë ndërmarrë fushata të vetëdijësimit dhe ato informative për trafikim, në rajone të zgjedhura të vendit. Winrock International ka themeluar linja rajonale informuese, si dhe bën trajnime për fuqizimin e gruas në rajone rurale. Save the Children ka ndërmarrë disa fushata me qëllim të parandalimit të trafikimit të fëmijëve. Një numër i OJQ rurale shpërndajnë postierë informativë dhe broshura për grupe e rrezikuara. Publikojnë revista për çështjen e trafikimit me qenie njerëzore dhe përdorin faqet e tyre në Internet për të vendosur informata rreth çështjes së trafikimit.

Komente

• Në përgjithësi, mund të konkludohet se të gjitha përpjekjet për ngritjen e vetëdijes i kanë arritur objektivat e veta, deri në një shkallë, dhe se çështja e trafikimit është mjaft e njohur për qytetarët e Moldavisë. Sipas një studimi të kryer rishtazi79, 77.5 % e të rinjve të moshës 18-29-vjeçare dhe 80.6 % e personave të moshës 30-39-vjeçare janë në dijeni rreth fenomenit të trafikimit me qenie njerëzore dhe janë të vetëdijshëm që trafikimi është një problem serioz për vendin tonë dhe se fushatat për vetëdijësim, së bashku me iniciativat e tjera, kanë ndihmuar në stabilizimin e situatës.

• Njëri prej kanaleve më të rëndësishme për shpërndarjen e informatave është media masive, në veçanti televizioni. Disa agjencione vazhdimisht nxisin shikimin e filmave të ndryshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë mbi çështjen e trafikimit. Sidoqoftë, përfaqësuesit e OJQ ballafaqohen me problemin e reklamimit me porosi sociale në media masive, pasi që kushton shtrenjtë.

• Aktualisht, qasja për reklama me porosi sociale është e mundimshme. Është e nevojshme që të vendosen masa shtetërore për ta përkrahur reklamimin me porosi shoqërore.

78 Zgjedhja e Këshillit Kombëtar për Planin Mësimor dhe Vlerësim Nr. 04-12-3387 i datës 6 nëntor 2002. 79 Hulumtimi i kryer nga Sociologjia e Komunitetit dhe Qendra për Studime Gjinore në Moldavi mbi ndikimin e Fushatës Sociale “Unë Kujdesem” që kishte për qëllim thyerjen e stigmës së personave të trafikuar dhe shtrirjen e qasjes në ndihmë të krijuar nga Qendra Ndërkombëtare La Strada gjatë nëntorit 2005-majit 2006. Raporti i botuar në gusht 2006.

Page 88: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

88

b. Zvogëlimi i Cenueshmërisë Puna për zvogëlimin e cenueshmërisë duhet të kryhet për grupet e rrezikuara, posaçërisht vajzat dhe gratë e zonave rurale, familjeve “problematike” dhe të varfra. Programet në këtë fushë duhet të përqendrohen kryesisht në sigurimin e trajnimeve profesionale dhe përkrahje për punësim.

Duhet cekur që programe të tilla kanë filluar të zbatohen në Moldavi vetëm gjatë dy viteve të fundit. Shembuj të qasjes pa pagesë në trajnime profesionale, orientim për në tregun e punës dhe ndihmë në punësim, konsultime dhe sigurim të granteve për themelimin e bizneseve të vogla, qasje në sistemin e përgjithshëm të arsimit, ndihmë teknike e humanitare, kryesisht vijnë nga IOM-i, ILO-IPEC përmes partnerëve të tij, La Strada dhe Qendra për Konsultime Biznesore, Ëinrock International, Terre des Homes, UNDP.

Përpjekjet e OJQ dhe komunitetit ndërkombëtar lidhen me masat e ndërmarra nga shteti, inter alia, duke zgjeruar qasjen e të rinjve në trajnime profesionale dhe punësim. Sistemi i kaluar i arsimimit të mesëm pa pagesë në Moldavi ka filluar të shuhet gjatë viteve të fundit. Megjithatë, Qeveria ka filluar të alokojë buxhet për ta mbuluar ushqimin pa pagesë për ato shkolla dhe të sigurojë vende të lira për trajnime profesionale, të cilat financohen krejtësisht nga shteti që nga vitit 2005. Sidoqoftë, numri i vendeve të tilla është ende shumë i kufizuar dhe këto masa nuk janë adekuate.

Komente

• Ekziston nevoja për programe ekonomike për pavarësim që duhet të synojnë te studentët në shkolla me konvikte dhe jetimore pasi që këta persona janë grupi më i cenuar për trafikim.

• Njëra nga pengesat në zbatimin e programeve të tilla është mungesa e trajnimeve adekuate profesionale në zonat rurale. Prandaj, udhëtimi në zonat urbane për të ndjekur kurset gjatë kohëzgjatjes së tyre shkakton bezdisje të ndryshme për pjesëmarrësit, përfshirë shpenzime shtesë; një pengesë tjetër është zhvillimi i dobët i tregut të punës në zonat rurale, si për nga numri i kufizuar i vendeve të punës, pagesat e ulëta etj.

• Është e domosdoshme për të ndërmarrë masa shtetërore me qëllim të sigurimit të qasjes pa pagesë në trajnime profesionale për popullatën më të varfër dhe masa të tjera me qëllim të zhvillimit të tregut të punës në zonat rurale.

• Për ta parandaluar trafikimin me qenie njerëzore, është po ashtu e domosdoshme që të luftohet dhuna në familje.

B. Mbrojtja dhe Asistenca

a. Identifikimi i Rasteve të Trafikimit

Aktualisht, viktimat moldaviane të trafikimit me qenie njerëzore, identifikohen kryesisht nga:

• Policia e vendeve të huaja, në territoret ku qytetarët e Moldavisë bëhen viktima të trafikimit. Në këtë rast, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore zakonisht riatdhesohen në Moldavi.

• Policia e Republikës së Moldavisë kur t’i përpunojë të dhënat hyrëse rreth krimeve që kryhen në vend.

• OJQ që vizitohen nga viktimat apo marrin thirrje telefonike nga të afërmit e viktimave.

Një studim i bërë nga Qendra Ndërkombëtare “La Strada” në vitin 2005,80 ka zbuluar disa probleme në fushën e identifikimit të viktimave të trafikimit, përfshirë mungesën zyrtarë të nocionit “identifikim”, të procedurës dhe kriterit për identifikimin e viktimës. Po ashtu, studimi ka zbuluar që sistemi i identifikimit të viktimave të trafikimit nuk është mjaft i zhvilluar në Moldavi. Shumë kanale të mundshme për të marrë informata mbi rastet e mundshme të trafikimit nuk janë duke u shfrytëzuar ende (shërbimi kufitar, përfaqësuesit diplomatikë të Republikës së Moldavisë, shërbimi social, etj.).

80 “Identifikimi i Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore”. Çështja tematike “La Strada Express”, Nr.2. Qendra Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Gruas “La Strada”, 2006.

Page 89: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

89

Komente

Është e domosdoshme:

• Të elaborohet një koncept i qartë për identifikimin e viktimave të trafikimit bazuar në rregulloret kombëtare ligjore që drejtojnë në zgjedhjen e problemeve të caktuara të Moldavisë;

• Të zhvillohet një sistem për identifikimin e viktimave të krimeve të ndryshme që lidhen me trafikimin bazuar në identifikimin e personave të trafikuar, studimeve psikologjike e sociologjike mbi çështjen;

• Të krijohen rekomandime për identifikimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore për organet që janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe OJQ, bazuar në legjislacionin kombëtar.

• Të zhvillohet më tej bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe OJQ në fushën e identifikimit të viktimave të trafikimit, pasi që viktimat shpeshherë janë më të gatshëm të bisedojnë me përfaqësues të OJQ.

Duhet cekur që bashkëpunimi ndërmjet organeve shtetërore dhe OJQ për identifikimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe referimi i mëtutjeshëm i tyre për ndihmë komplekse dhe mbrojtje është element kryesor i Mekanizmit Kombëtar për Referim (këtu e tutje NRM)81, një strategji e re evropiane për t’iu kundërvënë trafikimit me qenie njerëzore. NRM ndihmon për t’i zgjidhur problemet e identifikimit dhe të përkrahjes së viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, si dhe për ta përmirësuar tërë sistemin e kundërveprimit ndaj krimit në vend.

b. Përkrahja për Riatdhesim dhe Vlerësimi i Rrezikut

Aktualisht, dy organet kryesore të përfshira në riatdhesimin e personave të trafikuar në Republikën e Moldavisë janë përfaqësitë e jashtme diplomatike të Republikës së Moldavisë dhe IOM. Zakonisht, viktimat nuk kanë dokumente identifikimi dhe, prandaj, misionet diplomatike të Moldavisë procedojnë me identifikimin e personave dhe lëshojnë dokumente identifikimi.

Sipas Nenit 19 të Ligjit të Republikës së Moldavisë mbi Parandalimin dhe Shuarjen e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshëme dhe Ministrinë e Informimit do ta elaborojë dhe do ta aprovojë Rregulloren mbi Procedurën e Riatdhesimit të Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore. Aktualisht, ky dokument është në fazën përfundimtare të elaborimit.

Riatdhesimi i viktimave të trafikimit shpeshherë paraqet disa elemente negative. Viktimat përballen me të njëjtat probleme, të cilat i kanë pasur para se të kenë dal jashtë vendit: mungesa e burimit të përhershëm për jetesë, shpeshherë borxhe, probleme familjare etj. Përkundrazi, ato duhet të merren me probleme shtesë, si probleme shëndetësore, trauma psikologjike dhe frikë nga turpërimi social nëse e kaluara e tyre është e ditur. Nëse viktima dëshmon para policisë në vendin e destinimit, ai/ajo frikësohet nga hakmarrja e autorëve të krimit.

Protokolli për parandalimin, shuarjen dhe dënimin e trafikimit me qenie njerëzore, posaçërisht grave dhe fëmijëve, që plotëson Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Tanskombëtar, thotë:

«Kur një Palë Shtetërore e kthen viktimën e trafikimit me qenie njerëzore në Shtetin në të cilin ai person është shtetas apo në të cilin ai ose ajo, në kohën kur ka hyrë në territorin e Shtetit pranues, ka pasur të

81 “Mekanizmat për referimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore në nivel kombëtar. Bashkimi i forcave për të mbrojtur të drejtat e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore.” Doracaku praktik. OSCE/BDIHR, Varshavë, 2004

Komente

Është e domosdoshme që të krijohet një sistem i bashkëpunimit përbrenda NRM për t’i referuar viktimat e trafikimit në vendet ku ato do të pranonin ndihmën e nevojshme.

Page 90: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

90

drejtën e qëndrimit të përhershëm,kthimi i tillë do të bëhet në mënyrë që të merret parasysh siguria e atij personi dhe statusi i çfarëdo procedimi ligjor që lidhet me faktin që personi është viktimë e trafikimit, kthimi i tillë do të preferohet që të jetë vullnetar..»82

Në realitet, rreziku i riatdhesimit të viktimave nuk vlerësohet gjithmonë. Disa prej tyre, pasi që të jenë kthyer në Moldavi, vazhdojnë të ballafaqohen me probleme me të cilat ata nuk janë në gjendje që të ballafaqohen dhe fillojnë të kërkojnë mundësi të tjera pune jashtë vendit. Statistikat e IOM tregojnë se në periudhën 2001-2004, mesatarisht 8 % e viktimave (nga 12% në 2001 deri 4.3% në 2004), janë trafikuar në mënyrë të përsëritur83. Përfaqësuesit e strukturave zyrtare në shtetet e destinimit duhet të vlerësojnë rrezikun e riatdhesimit të personave, të cilët bëhen viktima të trafikimit dhe, po qe se është e nevojshme, të kërkojnë alternativa të tjera ndaj riatdhesimit të tillë.

Komente

Republika e Moldavisë ka për detyrë që t’i mbrojë interesat e qytetarëve të vet, të cilët janë bërë viktima të trafikimit. Prandaj, është e domosdoshme që të nënshkruhen marrëveshje bilaterale me vendet e destinimit, duke marrë masa ndaj obligimeve të këtyre vendeve, që ta vlerësojnë rrezikun e riatdhesimit të viktimave të trafikimit dhe të kërkojnë alternativa të tjera ndaj riatdhesimit të tillë.

c. Strehimoret, Kujdesi Mjekësor, Përkrahja Psikologjike dhe Humanitare

Që nga viti 2001, në Republikën e Moldavisë është duke u zbatuar veprimtaria për strehim të specializuar për viktimat e trafikimi, që menaxhohet nga Misioni i IOM në Moldavi. Strehimorja gjendet në Chisinau, kryeqyteti i Republikës së Moldavisë. Në vitin 2004, UNICEF ka ndihmuar në hapjen dhe pajisjen e një aneksi të veçantë për fëmijët që janë viktima të trafikimit. Strehimorja, e cila financohet nga komuniteti ndërkombëtar, në vend se një gjë e tillë të bëhet nga Qeveria, ofron ndihmë për rehabilitim të menjëhershëm dhe afatmesëm në baza vullnetare. Viktimat e trafikimit me qenie njerëzore marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në strehimore, ku ato zakonisht referohen pas kthimit të tyre në Moldavi. Problemet në sigurimin e ndihmës mjekësore shfaqen kur ka nevojë për intervenime më serioze, si operime. Moldavia ka paraqitur sistemin e sigurimit shëndetësor dhe ndihma për kujdes mjekësor pa pagesë ofrohet vetëm për ata persona, të cilët janë të siguruar.

Në përgjithësi, qendra e specializuar e IOM iu ofron përfituesve mundësinë për të qëndruar deri në tre muaj, që zakonisht është periudhë e mjaftueshme për shërim. Sidoqoftë, në praktikë, ka raste kur viktima ka nevojë për rehabilitim afatgjatë, për periudhë një ose më shumë vjeçare. Nganjëherë, sigurimi i qëndrimit për një periudhë më të gjatë është esencial për ata të cilët nuk kanë të afërm, janë anashkaluar nga familjet e tyre, janë nëna pa bashkëshortë ose ata të cilët ndjekin trajnime profesionale në lokacione të ndryshme nga vendbanimi i tyre. Në këto raste, ekziston problemi për t’iu ofruar atyre ndihmë afatgjate.

Rishtazi, ka pasur përpjekje në Moldavi për krijimin e shërbimeve të një rrjeti që do t’i ndihmonte viktimat në vendbanimet e tyre. Prandaj, UNDP ka ndihmuar në hapjen e tri strehimoreve në komunat e ndryshme të Republikës së Moldavisë. Ekziston një plan për hapjen e pesë strehimoreve të tjera. Shumë shpesh, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore kanë nevojë për ndihmë humanitare, si veshmbathje, pako higjienike etj. Qendra Ndërkombëtare “La Strada” (Moldavi), ofron përkrahje të tillë.

82 Protokolli për Parandalimin, Shuarjen dhe Dënimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, veçanërisht grave dhe fëmijëve, duke plotësuar Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Transkombëtar, 2000. Shih: http://www.un.org/russian/documen/convents/orgcrime.pdf 83 Raporti i Dytë Vjetor mbi Viktimat e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Evropën Juglindore, 2005. Raporti Shtetëror: Republika e Moldavisë. IOM, Gjenevë, 2005, f. 24.

Page 91: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

91

Komente

Është e domosdoshme themelimi i strehimoreve që ofrojnë ndihmë afatgjate, ku viktimat e trafikimit do të mund të qëndronin dhe të merrnin ndihmë për së paku një vit.

d. Qasja në Arsimim Profesional – Punësimi dhe Zhvillimi i Bizneseve të Vogla –Riintegrimi Social i Viktimave

Sipas standardeve ndërkombëtare, viktimat e trafikimit me qenie njerëzore kanë të drejtë qasjeje në arsimim profesional. Aktualisht, kryesisht Misioni i IOM në Moldavi, La Strada dhe CPTW ofrojnë ndihmë të tillë në bazë të marrëveshjeve me Agjencionin Kombëtar për Punësim dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Tregtisë. Viktimat që nuk kanë ndonjë profesion, apo kanë profesion për të cilin nuk ka kërkesë në tregun e punës, zakonisht trajnohen për profesione të floktarisë, kuzhinierisë, rrobaqepës ose profesione të tjera, të cilat kërkohen në tregun e punës lokal. Ish-studentët e Institucioneve për Edukim të Lartë përkrahen në riintegrimin e tyre dhe iu mbulohen shpenzimet e shkollimit. Që nga viti 2002, ky program është duke u zbatuar nga qendra ndërkombëtare “La Strada”, Moldavi, me ndihmën e Misionit të OSBE në Moldavi.

Viktimat ndihmohen edhe në punësim përmes departamenteve lokale të Agjencionit Kombëtar për Punësim, Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë. Kjo lloj ndihme ka pengesa për shkak të papunësisë së madhe dhe pagave të ulëta. Misioni i IOM në Moldavi dhe CPW iu ofrojnë mundësinë viktimave për fillimin e bizneseve të vogla. Ka një kriter për zgjedhjen e pjesëmarrësve në këtë program, pasi që është e domosdoshme që ata të kenë aftësi të veçanta për ta organizuar biznesin e tyre. Fituesit e konkursit zakonisht trajnohen, ndihmohen në përpilimin e planit të biznesit dhe marrin grante të vogla për t’i blerë veglat dhe pajisjet e domosdoshme.

Qëllimi kryesor i veprimtarive të lartpërmendura (sigurimi i qasjes në arsimim dhe punësim) është që të sigurojë integrim social me të gjitha vlerat për viktimat dhe që të parandalojë përfshirjen e përsëritur të atyre personave në trafikim me qenie njerëzore. Posaçërisht, riintegrimi social i viktimave të trafikimit, që janë eksploatuar për më shumë se një vit, është një proces i ngadalshëm dhe i vështirë. Shpeshherë, gjendja psikologjike e viktimave nuk i lejon ata që të përqendrohen në ndonjë aktivitet të caktuar për periudhë të gjatë kohore dhe të punojnë ashtu si duhet. Për këtë arsye, OJQ, të cilat ofrojnë ndihmë për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, bëjnë monitorime afatgjata mbi progresin e këtyre individëve dhe i ndihmojnë ata që t’i tejkalojnë problemet psikologjike.

Komente

Është e domosdoshme për të bërë monitorime afatgjate të progresit të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, në mënyrë që të arrihet përmbajtja e tyre ndaj ndonjë përfshirje të mundshme në situata të ngjashme.

e. Ndihma Ligjore

Viktimat e trafikimit me qenie njerëzore ndihmohen në nxjerrje e dokumenteve të humbura dhe atyre iu ofrohet këshillë ligjore mbi familje, strehim dhe çështje të tjera. Kjo ndihmë sigurohet nga OJQ e specializuar Qendra për Parandalimin e Trafikimit me Gra.

Page 92: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

92

f. Qasja në Procedimet Ligjore dhe Kompensimi

Viktimat e trafikimit kanë të drejtë shpërblimi për dëmet që u janë shkaktuar84. Kompensimi për dëmtimet e shkaktuara është shumë i rëndësishëm për viktimat e trafikimit, si një shprehje e drejtësisë. Kompensimet mund të jepen si efekt të restaurimit, ashtu edhe efekt të parandalimit, pasi që u japin viktimave mundësinë për të filluar jetë të re kur ato të jenë kthyer në vendin e origjinës dhe t’i parandalojnë ato që përsëri të hyjnë në duart e trafikantëve me qenie njerëzore85.

Viktima e trafikimit mund të kërkojë kompensim për humbje morali dhe ose humbje materiale duke ngrehur padi në kuadër të procedimeve ligjore86.

Komente

• Qendra për Parandalimin e Trafikimit me Gra është e vetmja OJQ e cila ofron ndihmë ligjore për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe përfaqësimin e interesave të viktimave në gjykata. Punonjësit e kësaj organizate i ndihmojnë viktimat, që ato të kompensohen. Por, sipas tyre, është praktikisht e pamundur që të merret kompensimi për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore. Megjithëse, autoritetet ligjore vendosin mbi kompensimin që duhet paguar viktimave, fatkeqësisht kriminelët arrijnë t’iu ikin obligimeve të tyre për të paguar, duke mos regjistruar asnjë pronë në emër të tyre dhe, si pasojë, duket se në fund nuk ka asgjë për t’u konfiskuar, në mënyrë që të zbatohet urdhri mbi pagesën për kompensim.

• Është me rëndësi që viktimat të informohen me kohë rreth të drejtës së tyre për kompensim dhe që të ndihmohen në aspektin ligjor për të ngritur padi kundër autorëve të krimit.

D. Ndjekja Penale

a. Ndjekja Penale dhe Ndëshkimi i Kriminelëve

Sipas Nenit 56 të Procedurës së Kodit Penal të Republikës së Moldavisë87, organet për ndjekje penale janë:

• Ministria e Punëve të Brendshëme;

• Shërbimi Informativ dhe për Siguri i Republikës së Moldavisë;

• Departamenti i Doganës;

• Qendra për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit.

Në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshëme të Republikës së Moldavisë, ekziston një sektor i veçantë kundër trafikimit: Qendra për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Ky është i vetmi sektor i specializuar i autoriteteve të Punëve të Brendshëme, që është formuar në shtetet e CIS për ta luftuar trafikimin me qenie njerëzore. Krijimi i një sektori të tillë të specializuar në Moldavi ishte vendosur pas faktit që trafikimi me qenie njerëzore është zgjeruar jashtë mase gjatë viteve të fundit. Në vitin 2005, në Republikën e Moldavisë janë regjistruar 344 krime që lidhen me trafikimin me qenie njerëzore, përfshirë 240 raste penale në kuadër të Nenit 165 të Kodit Penal “Trafikimi me Qenie Njerëzore” dhe 104 raste penale në kuadër të Nenit 206 “Trafikimi me Fëmijë”.

Sidoqoftë, zyrtarët e Prokurorisë nuk arrijnë gjithmonë që të mbledhin dëshmi të mjaftueshme për ta transferuar rastin penal në gjykatë. Sipas informatave të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, në vitin 2005, 222 raste penale që lidhen me trafikimin me qenie njerëzore ishin përcjellë në gjykata (192 në bazë 84 Sipas pjesë (2) të Nenit 23 të Ligjit të Republikës së Moldavisë mbi Parandalimin dhe Shuarjen e Trafikimit me Qenie Njerëzore. 85 “Mekanizmi Kombëtar për Referimin e Viktimave të Trafikimit. Bashkimi i Forcave për t’i mbrojtur të drejtat e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore”. Doracaku Praktik. OSCE/ODIHR, Varshavë, 2004, f. 97. 86 Rregullat për të ngritur padi të tilla rregullohen me Kapitullin I të paragrafit VII të Kodit për Procedurë Penale të Republikës së Moldavisë. 87 Nr. 122-XV.

Page 93: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

93

të Nenit 165 të Kodit Penal dhe 30 në bazë të Nenit 206 të Kodit Penal). Për më tepër, analizat e praktikave të gjykatave tregojnë se shumica e rasteve penale të cekura janë rindjekur penalisht, bazuar të Nenin 220 të Kodit Penal “Shfrytëzimi i pandershëm i situatës së dobët të tjetrit” në kuadër të ekzaminimeve të gjykatës. Përkundër rasteve të shumta penale që janë sjellë në gjykatë, në vitin 2005, vetëm 36 persona ishin ndëshkuar në bazë të Nenit 165 të Kodit Penal dhe 10 persona në bazë të Nenit 206 të Kodit Penal.

Analizimi i rasteve penale të trafikimit me qenie njerëzore, bartja ilegale e fëmijëve jashtë shtetit, ashtu siç janë ekzaminuar nga gjykatat në vitin 2004 dhe muajt e parë të vitit 200588, ishte bërë nga Gjykata Supreme e Drejtësisë e Republikës së Moldavisë. Kjo analizë ka zbuluar një numër të mangësive dhe shkeljeve gjatë ekzaminimit të rasteve në gjykata. Të dhënat e Gjykatës Supreme të Drejtësisë konfirmojnë se në më shumë se 50% të rasteve të analizuara, veprat e dënimeve ishin rindjekur penalisht në bazë të Nenit 220 dhe neneve të tjera të Kodit Penal në vend se ato të kryheshin në bazë të Nenit 165.

Përkundrazi, gjykatat kanë bërë edhe shkeljet e cekura më poshtë:

• Shfajësim të pabazë të personave që kanë kryer vepra të trafikimit me qenie njerëzore;

• Seanca të hapura përkundër nevojës për mbrojtjen e të drejtës së viktimës për intimitet;

• Shfajësim të të akuzuarve për shkak të marrëveshjes vullnetare për eksploatim që, sipas Ligjit ndërkombëtar, nuk ndikon në gjykimin penal dhe ligjor të trafikimit me qenie njerëzore;

• Rindjekje penale të gabuara të rasteve që përjashtojnë edhe më tej ndëshkimet për shkak të amnistisë;

• Perceptim i gabuar i rekrutimit si tentim për krim, përkundër faktit që rekrutimi është krim i formës përfundimtare të trafikimit me qenie njerëzore.

Në kuadër të rasteve të analizuara, gjykatat kanë marrë në pyetje viktimat në praninë e të afërmve të tyre dhe të akuzuarve.

Për mendimin e Gjykatës Supreme të Drejtësisë së Republikës së Moldavisë, “këto shkelje shkaktohen për shkak të faktit se disa gjyqtarë nuk kanë njohuri të mjaftueshme të legjislacionit përkatës, për shkak të përvojës së vogël në gjykatë dhe mungesës së sqarimeve rreth zbatimit të këtij legjislacioni”.

Komente

• Është e domosdoshme për të organizuar trajnime për specialistë të organeve të Prokurorisë dhe gjyqtarët.

• Është e domosdoshme që të konsolidohet baza materiale për organet e zbatimit të ligjit. Është e domosdoshme për të zhvilluar baza normative për ndjekje penale për trafikimin me qenie njerëzore dhe shfrytëzimi i pandershëm i situatës së dobët të tjetrit, në mënyrë që të bëhet dallimi i këtyre krimeve.

• Është, po ashtu e domosdoshme për të zhvilluar procedime ligjore për kallëzime penale ndaj trafikantëve dhe për mbrojtjen e personave të trafikuar.

88 Informata mbi Praktikat e Përgjithshme të Gjykatës mbi Rastet e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Trafikimit me Fëmijë, bartjes ilegale të fëmijëve jashtë vendit, dhe shfrytëzimi i pandershëm i situatës së dobët të tjetrit. Buletini i Gjykatës Supreme të Republikës së Moldavisë 2006, Nr. 5, f. 34.

Page 94: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

94

b. Mbrojtja e Dëshmitarëve

Ligji i Republikës së Moldavisë mbi Mbrojtjen shtetërore të viktimave, dëshmitarëve dhe personave të tjerë që marrin pjesë në procedimet ligjore89 ka paraparë një sistem të masave për mbrojtje shtetërore të jetës, shëndetit, pronës, të drejtave ligjore dhe interesave të personave që marrin pjesë në procedime ligjore, si dhe të anëtarëve të tyre të familjes dhe të afërmve të tyre. Varësisht nga rrethanat e caktuara, Ligji ofron dy lloje të masave për siguri: të zakonshme dhe të jashtëzakonshme.

Masat e zakonshme përfshijnë:

• Truproje, roje të shtëpisë dhe pronës;

• Çështje të mbrojtjes së veçantë individuale, komunikim dhe mjete për lajmërim të rrezikut;

• Vendosje të përkohshme në vende të sigurta;

• Moszbulim i informatave për personin që ndodhet nën mbrojtje.

Masat e jashtëzakonshme:

• Ndërrim i vendit të punës (shërbimit) apo studimit;

• Ndërrim i vendbanimit duke ofruar akomodim (shtëpi, banesë);

• Lëshimi i kartelës së identifikimit me emër e mbiemër tjetër, emër të prindërit; ndërrim të dukjes/pamjes;

• Seanca gjyqësore të mbyllura.

Komente

• Në të shumtën e rasteve, mungesa e mjeteve shtetërore e bën të pamundur zbatimin e këtij Ligji. Vetëm në disa raste, Ministria e Brendshëme në bashkëpunim me IOM dhe CPTW iu kanë ofruar viktimave mbrojtje themelore.

• Është e domosdoshme që të zhvillohet një sistem për mbrojtjen e dëshmitarëve në Republikën e Moldavisë dhe të zbatohen masat e parapara me legjislacionin për mbrojtje të dëshmitarëve.

Në vitin 2000, Moldavia është bërë anëtare e Iniciativës së Evropës Juglindore për Bashkëpunim (SECI) – një organizatë ndërqeveritare me 12 shtete nga Evropa Juglindore. Kjo organizatë i koordinon veprat e organeve për zbatimin e ligjit të shteteve me qëllim të luftimit të krimit transkombëtar. Qëllim kryesor i kësaj organizate që ka selinë në Bukuresht, Rumani, është që të sigurojë këmbim të shpejtë dhe të saktë të informatave përkitazi me krime të ndryshme, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore. Një këmbim i tillë sigurohet nga zyrtarë të veçantë për komunikim – përfaqësues të palëve shtetërore, të cilët vazhdimisht punojnë në selinë e organizatës. Veç kësaj, organizata ofron ndihmë për lëshimin dhe riatdhesimin e viktimave të krimeve të ndryshme në territoret e palëve të tjera shtetërore etj. Në vitin 2005, me përkrahjen e SECI ishte organizuar videokonferenca e parë për dëshmi në gjykatë, që kishte ndodhur në një shtet tjetër. Në atë konferencë, një qytetar i Republikës së Moldavisë, viktimë e trafikimit në territorin e ish-Republikës Maqedonase të Jugosllavisë, kishte dëshmuar me mjete vizuale të komunikimit për gjykatën e atij shteti. Përkrahja e SECI është shumë e rëndësishme për organet për zbatimin e Ligjit të Republikës së Moldavisë, të cilave iu mungojnë resurset financiare për ta luftuar krimin transkombëtar.

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA

Praktikat më të mira të sistemit të Moldavisë për luftimin e trafikimit mund të gjenden në çdo pjesë të këtij raporti, në kapitujt përkatës.

89 Nr. 71458-XIII, i datës 28 janar 1998.

Page 95: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

95

VI. MANGËSITË

Mangësitë e sistemit të Moldavisë për luftimin e trafikimit mund të gjenden në çdo pjesë të këtij raporti, në kapitujt përkatës.

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE

Duke marrë parasysh mangësitë dhe komentet e paraqitura në këtë raport dhe nevojën për përmirësimin e situatës, më poshtë është dhënë lista e rekomandimeve.

REKOMANDIMET

Për përmirësim të mëtutjeshëm të sistemit për luftimin e trafikimit në vend, rekomandohet që të ndërmerren këto masa:

1. Ndërtimi i Kapaciteteve: Ka nevojë për programe trajnimi të organizuara mirë, në mënyrë që të trajnohen specialistët, të cilët vijnë në kontakt me viktimat e mundshme të trafikimit me qenie njerëzore.

2. Hulumtimi dhe Menaxhimi i Informatave: Është e domosdoshme që të sistematizohet mbledhja e informatave rreth trafikimit me qenie njerëzore, d.m.th., të organizohet mbledhja, analizimi dhe këmbimi i informatave ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve në kundërveprimet ndaj trafikimit me qenie njerëzore. Ka nevojë për krijimin e një organi qendror përgjegjës për mbledhjen dhe sistematizimin e informatave, si dhe për t’i njohur të gjithë pjesëmarrësit në kundërveprimet ndaj trafikimit me qenie njerëzore për rezultatet e studimeve dhe informatave të tjera të rëndësishme. Është e domosdoshme të përcaktohet se çfarë lloj informatash iu nevojiten pjesëmarrësve, si dhe të krijohet procedura për mbledhjen, sistematizimin dhe këmbimin e informatave.

3. Koordinimi i Veprimeve:

• Komiteti Kombëtar Kundër Trafikimit nuk ka sekretariat funksional të përhershëm. Është e domosdoshme që të formohet një sektor i veçantë (1-2 njësi) për ta luftuar trafikimin me qenie njerëzore, krahas me Qeverinë e Republikës së Moldavisë;

• Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të strukturave ndërqeveritare nuk janë të aprovuara zyrtarisht nga Qeveria. Është e domosdoshme që të përfshihen përfaqësuesit e OJQ që punojnë në mënyrë aktive në këtë fushë në strukturat zyrtare të Komitetit Kombëtar;

• Republika e Moldavisë nuk i kushton vëmendje të mjaftueshme problemit të trafikimit me qenie njerëzore në nivel rajonal. Është e domosdoshme që të organizohen trajnime për anëtarët e komisioneve territoriale si për çështjen e trafikimit me qenie njerëzore, ashtu edhe për kundërveprimet ndaj tij.

4. Mobilizimi i Resurseve: Aktualisht, veprimtaritë rreth luftimit të trafikimit me qenie njerëzore në Moldavi financohen kryesisht nga ndihma ndërkombëtare. Shteti duhet të alokojë resurse buxhetore për t’i përkrahur kundërveprimet në vend ndaj këtij fenomeni.

5. Parandalimi i Trafikimit me Qenie Njerëzore:

• Është e domosdoshme që të zhvillohen masa shtetërore për ta përkrahur reklamimin me porosi sociale;

• Për t’i përkrahur grupet e rrezikuara, është e domosdoshme të ndërmerren masa shtetërore për të siguruar qasje pa pagesë në trajnime profesionale për popullatën më të varfër;

• Për t’i parandaluar krimet e trafikimit me qenie njerëzore, është e domosdoshme të luftohet dhuna në familje.

Page 96: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

96

6. Ndihma dhe Mbrojtja e Viktimave të Trafikimit me Qenie Njerëzore Është e domosdoshme që:

• Të krijohet një definicion i qartë për viktimat e trafikimit bazuar në rregulloret ligjore kombëtare dhe të orientohet drejt zgjidhjes së problemeve që janë të veçanta për shtetin;

• Të zhvillohet një sistem tregues për identifikimin e viktimave të llojeve të ndryshme të krimit që kanë të bëjnë me trafikimin me qenie njerëzore, bazuar në definicionin e trafikimit me qenie njerëzore, për të dhënat e rasteve të zbulimit të trafikimit me qenie njerëzore, studime psikologjike e sociale mbi këtë çështje;

• Të nxirren rekomandime për identifikimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore për organet e zbatimit të Ligjit dhe për OJQ, bazuar në legjislacionin kombëtar;

• Të krijohet një sistem i bashkëpunimit me NRM për t’i referuar viktimat e trafikimit me qenie njerëzore në vendet, ku ato marrin ndihmën e nevojshme;

• Të nënshkruhen marrëveshje bilaterale me shtetet e destinimit, duke përcaktuar obligimet e këtyre shteteve për vlerësimin e rrezikut të riatdhesimit të viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe të shqyrtojnë alternative të tjera ndaj riatdhesimit;

• Të hapen strehimore afatgjate, ku viktimat e trafikimit me qenie njerëzore mund të qëndrojnë dhe marrin ndihmën e nevojshme për së pakut një vit;

• Të bëhen monitorime afatgjata për riintegrimin e viktimave të trafikimit, në mënyrë që të përkrahen dhe të parandalohet përfshirja e tyre e përsëritur në situata të ngjashme.

• Të zhvillohet sistemi për mbrojtjen e dëshmitarëve në Republikën e Moldavisë dhe të zbatohen masat e përcaktuara me ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Të sigurohet që viktimat e trafikimit janë të informuara rreth të drejtave të tyre për kompensim dhe të ndihmohen në aspektin ligjor për ngritjen e padive kundër trafikantëve me qenie njerëzore në kuadër të procedimeve gjyqësore.

7. Kallëzimi Penal ndaj Personave të Fajshëm për Trafikimin me Qenie Njerëzore:

• Është e domosdoshme për të organizuar trajnime për specialistët e organeve të Prokurorisë dhe për gjyqtarët. Është e domosdoshme që të konsolidohet baza materiale për organet e zbatimit të ligjit;

• Është e domosdoshme që të zhvillohet baza normative për ndjekje penale të trafikimit me qenie njerëzore dhe shfrytëzimi i pandershëm i situatës së dobët të tjetrit në mënyrë që qartazi të dallohen këto krime;

• Është e domosdoshme për të marrë masa që zyrtarëve të Prokurorisë të Republikës së Moldavisë t’iu ofrohen kurse në anglisht, në mënyrë që të promovohet komunikimi i tyre ndërkombëtar.

• Është, po ashtu e domosdoshme për të zhvilluar procedime ligjore për kallëzime penale ndaj trafikantëve.

Page 97: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

97

LISTA E SHKURTESAVE

CIS Shtetet e Pavarura të Komonuelthit CPTW Qendra për Parandalimin e Trafikimit me Gra ILO Organizata Botërore e Punës IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim IPEC Programi Ndërkombëtar për Eliminimin e Fëmijëve si Fuqi Punëtore IREX Bordi Ndërkombëtar për Këmbime dhe Hulumtime NRM Mekanizmi Kombëtar për Referim OSCE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë SECI Iniciative Juglindore Evropiane për Bashkëpunim UNDP Programi për Zhvillimi i Kombeve të Bashkuara UNICEF Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara USAID Agjencioni për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara.

Page 98: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

98

MALI I ZI I. Hyrje Mali i zi, shtrihet në Gadishullin Ballkanik, ishte pjesë kushtetuese e ish-Republikës së Jugosllavisë e më pastaj u bë pjesë e Federatës me Serbinë. Në vitin 2006, u bë një shtet i pavarur. Kufizohet me Bosnjën dhe Hercegovinën në pjesën Veriperëndim, me Serbinë në Verilindje, me Shqipërinë në Juglindje dhe me Kroacinë në Jugperëndim. Gjithashtu e ka Italinë fqinje përmes Detit Adriatik. Duke pasur parasysh se krizat sociale dekadave të fundit shkaktuan shumë ndërrime dhe shkatërrim në vend e edhe në tërë Ballkanin dhe Evropën Lindore, Mali i Zi është në mënyrë të veçantë e preokupuar rreth trafikimit në qenie njerëzore. Në këto hapësira ndodhën ndërrime dramatike dhe të ashpra gjatë konflikteve dhe luftërave, siç janë: keqësimi i kushteve jetësore dhe izolimi, si dhe rritja e papunësisë. Si rezultat, humbjet e rënda shkaktuan në zhvillimin dhe funksionimin e familjes. Zyrtarisht, në bazë të Zyrës së Kordinatorit Kombëtar, Mali i Zi është një vend transit. Por, në bazë të të dhënave të siguruara nga OJQ, që mirren me këtë problem90, është gjithashtu vend edhe i origjinës edhe i destinimit. Fatkeqësisht, nuk ka të dhëna për viktima me prejardhje malazeze, që përfundojnë në vende të huaja. Këto vlerësime janë të bazuara në thirrjet e linjave SOS për viktima të trafikimit. Këto thirrje apo telefonata janë bërë nga njerëzit, të cilët i kërkojnë të afërmit e tyre të humbur, duke dyshuar se ato janë bërë viktima të trafikimit. Në bazë të statistikave të OJQ “Lobi Malazias i Grave” (MËL)91, shumica e grave viktima të trafikimit janë nga Ukraina, Rumania, Shqipëria, Lituania dhe Serbia. Megjithatë, jo vetëm gratë janë viktima të trafikimit në Mal të Zi; 4 burra nga Bangladeshi dhe 4 nga Ukraina, ishin identifikuar si viktima, të trafikuar për punë të detyruara gjatë vitit 2004 dhe 2005. Veç kësaj, është me rëndësi të përmendet se një numër i madh i viktimave të trafikimit janë fëmijë92, e të cilëat janë grupi më i cenueshëm (vulnerabël), për trafikuesit. II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE A. Ligji Kombëtar Nuk ka ndonjë definim të qartë për viktimat e trafikimit në qeniet njerëzore në Ligjin Malazias. Një instrument ndërkombëtar, zakonisht i përdorur nga prokurorët, me qëllim që të merren me rastet e trafikimit, është Deklarata e KB mbi Parimet Themelore të Drejtësisë për Viktima të Krimeve dhe Abuzimit të Autoritetit, e miratuar në vitin 1985. Deklarata i përcakton viktimat, personat që vuajnë nga dhimbjet fizike ose mentale ose janë të nënshtruar drejt vuajtjeve të tyre emocionale ose humbjeve ekonomike, ose në mënyrë të përhershme janë të privuar prej të drejtave të tyre. Kodi Penal i Malit të Zi (Neni 444), që e definon trafikimin e qenieve njerëzore si krim, dhe e rregullon në këtë mënyrë:

• Një person, i cili rekruton, transporton, transferon, strehon ose pranon ndonjë person tjetër me anë të parave ose të kërcenoneve, ose të përdorimit të forcës, ose me anë të formave të tjera të shtrëngimit, të rrëmbimit, të mashtrimit, të lajthitjes, të keqpërdorimit të autorizuar ose të pozitës së dobësisë, ose me anë të dhënies a të pranimit të pagesave, ose beneficioneve, për ta arritur

90 OJQ Lobi Malazias i Grave dhe Shtëpia e Sigurtë e Grave. 91 Lobi Malazias i Grave e udhëheq një strehimore për viktimat e trafikimit. 92 Personat nën moshën 18 vjeçare janë të konsideruar të jenë fëmijë.

Page 99: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

99

pëlqimin e ndonjë personi, që ka kontroll mbi një person tjetër, me qëllim të shfrytëzimit, prostitucionit ose formave të tjera të eksploatimit seksual, punës ose shërbimeve me forcë, skllavëri ose praktikave të ngjashme me skllavërinë, robëri ose heqje të organeve, ose për përdorim në përplasjet ushtarake, dënohet me burgim prej 1 deri në 10 vjet;

• Në rast se viktima është e moshës së mitur, dënimi i njëjtë siç është përmendur më lartë, edhe nëse krimi është kryer pa përdorimin e forcës, kërcenonit, ose me ndonjë mjet tjetër;

• Në rast se viktima është e moshës madhore, autorët e krimit dënohen me më së paku tri vjet burgim;

• Nëse viktimës i është shkaktuar ndonjë dëmtim i rëndë fizik, autori i krimit dënohet prej 1 deri në 12 vjet burg;

• Në rast të vdekjes së viktimës, 10 vjet burgim i ngarkohet kundërvajtësit; • Nëse krimi është i kryer nga një grup i organizuar, kryesit e veprës dënohen më së paku me 5 vjet

burg. Trafikimi i Fëmijëve të Adaptuar (Neni 445)

• Një person, i cili e lë fëmijën, më të ri se 24 vjet, për arsye të adoptimit, ose personi që e bën adoptimin, negocion për adoptimin e tij, e blen, e shet, ose e dorëzon personin më të ri se 14 vjet, ose i jep atij/asaj transportin, akomodimin, ose e fsheh atë, dënohet me burgim prej 1 deri në 5 vjet.

• Kur krimi i lartpërmendur ekzekutohet nga një grup njerëzish në një mënyrë të organizuar, kryesit e veprës dënohen më së paku me 3 vjet burg.

Skllavërimi dhe situatat e ngjashme me skllavërinë (Neni 446)

• Një person, i cili e mban një person tjetër në skllavëri ose në ndonjë gjendje të tillë, dhe e blen ose e shet te ndonjë person tjetër, ose edhe negocion për te, apo e përkrah personin tjetër që ta shet lirinë e tij, dënohet prej 1 deri në 10 vjet burg.

• Një person, i cili transporton persona të tjerë, prej një vendi në një vend tjetër, për qëllime të skllavërisë dënohet prej 6 muajsh deri në 5 vjet burg.

• Nëse krimi i lartpërmendur ekzekutohet mbi një person të mitur, kryesit e krimit dënohen prej 5 deri në 15 vjet burgim.

B. Marrëveshjet Bilaterale Pasi që Mali i Zi së fundi u bë i pavarur, procesi i ratifikimit të konventave ndërkombëtare sapo ka filluar. Për arsye të njëjta, nuk ka ndonjë marrëveshje bilaterale ose konventa ndërkombëtare, të cilat janë ratifikuar deri më tani nga Mali i Zi si Shtet i Pavarur. C. Plani Kombëtar për Veprim Në vitin 2005, Strategjia Kombëtare e Qeverisë së Malit të Zi për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore është miratuar. Ajo përbëhet prej tri pjesëve: ndjekja penale, mbrojtja e viktimave dhe parandalimi i trafikimit. III. KORNIZA E PËRGJITHSHME A. Ndërtimit i Kapaciteteve Agjencionet vijuese janë duke implementuar aktivitetet e kapaciteteve në Mal të Zi: Organizatat Jo-Qeveritare:

Page 100: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

100

• Lobi Malazias i Grave (MWL); • Shtëpia e Sigurtë e Grave

Organizatat Jo-Qeveritare:

• Kordinatori Kombëtar për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore; • Ekipi Special i Policisë për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Organizatat Ndërkombëtare:

• Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) • Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM)

Këto dy organizata kanë luajtur një rol jashtëzakonisht të madh në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore në Mal të Zi. Të dyjat si donatorë dhe bashkëorganizatorë të projekteve, shumë të rëndësishme të OJQ, siç janë sesionet trajnuese për nxënës të të gjitha niveleve, punëtorëve socialë, punëtorëve mjekësorë dhe personelit të policisë. Detyra e IOM është gjithashtu, të sigurojë riatdhesimin për viktimat – që t’iu ndihmojë atyre të kthehen në mënyrë të sigurtë në vendet e tyre. Shumë OJQ në Mal të Zi, siç është Lobi Malazias i Grave, SOS linja telefonike për dhunë familjare, Save the Children UK, New Horizont dhe Stella, kanë organizuar aktivitete të trajnimit në fushën e parandalimit të trafikimit seksual me grupe të ndryshme (nxënës, studentë, oficerë të policisë, mësues, komunitetin lokal, menaxherët e spitaleve), nëpër tërë Malin e Zi. Këto sesione trajnuese ishin të organizuara në forma të ndryshme si; katërditore, treditore, dyditore, seminare njëditore, ku të gjithë pjesëmarrësit ishin të njoftuar me problemet e trafikimit. B. Analizat, Hulumtimet dhe Mekanizmat Monitorues Bordi i Projektit, një trup i përbërë nga të gjitha agjencionet, në nivel ndërkombëtar, shtetëror dhe atyre të OJQ, të cilët merren me trafikimin e qenieve njerëzore në Mal të Zi, ishte themeluar në vitin 2004. Bordi mblidhet çdo tre muaj dhe veprimtaria kryesore e tyre përfshin vlerësimin e gjendjes dhe shkëmbimin e informacioneve, derisa edhe vendoset për zhvillimin e aktiviteteve në të ardhmën. Moderator i Bordit të Projektit është Kordinatori Kombëtar për Luftimin e Trafikimit me Qeniet Njerëzore. C. Bashkëpunimi dhe Rrjeti në nivel Kombëtar dhe Rajonal Në nivel kombëtar, në vitin 2005, një Memorandum Bashkëpunimi dhe Mirëkuptimi ishte nënshkruar, në mes të Ministrisë së Shëndetësisë, Policisë, Qendrat për Punë Sociale dhe Lobi Malazias i Grave. Ky instrument ka për qëllim reklamimin apo promovimin e një perceptimi më të mirë të fenomenit të trafikimit, përmes bashkëpunimit të institucioneve të lartpërmendura, duke shtuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet tyre dhe duke i ofruar një mbrojtje më të mirë viktimave. Funksioni i Koordinatorit Kombëtar ishte themeluar në vitin 2002. Që atëhere Mali i Zi ka caktuar tre kordinatorë kombëtar. Detyra kryesore e tij është që t’i sinkronizojë përpjekjet e të gjitha institucioneve në Mal të Zi, atyre qeveritare dhe joqeveritare, në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Page 101: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

101

Gjithashtu, Bordi i Projektit (shiko II b), në të cilën merrë pjesë Lobi Malazias i Grave, Shtëpia e Sigurtë e Grave, Njësiti Special i Policisë, Zyra për Barazi Gjinore, OSBE, IOM, Këshilli i Evropës, UNICEF, USAID dhe Save the Children, është një trup a organizëm, që u themelua me qëllim që të shtojë bashkëpunimin ndërmjet akterëve të ndryshëm të kundërtrafikimit, të cilët operojnë në Mal të Zi. Në nivel ndërshtetëror, vendet e Ballkanit me Kroacinë kanë themeluar Rrjetin PETRA, me qëllim që të shkëmbejnë përvoja dhe informacione mbi viktimat, dhe të fuqizojnë bashkëpunimin e tyre në luftimin e trafikimit. Aktivitete e saj përfshijnë bashkëpunimin në funksionimin e linjave SOS dhe strehimoreve për viktimat e trafikimit. Në nivel të OJQ, Rrejti ARIADNE është një hap i mëtutjeshëm në përpjekje drejt fuqizimit të bashkëpunimit rajonal kundër fenomenit të trafikimit. Rrjeti është themeluar në qershor të vitit 2005, dhe ka një rol domethënës në luftimin e trafikimit në nivel rajonal. Kordinator i këtij rrjeti është Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KEPAD), e cila e ka selinë në Greqi. Anëtarë të këtij rrjeti janë vendet e Evropës Lindore dhe Juglindore, ato të cilat më së shumti janë të prekura nga Trafikimi me Qeniet Njerëzore. Një mjet tjetër, shumë i rëndësishëm, për bashkëpunim rajonal është edhe rrjeti UNODC, e koordinuar nga zyra UNODC në Vjenë. Në këtë rrjet, prezantohen vendet e Evropës Lindore dhe ato të Ballkanit përmes pjesëmarrjes së një OJQ për vend. Rrjeti UNODC ka organizuar një kampanjë, e cila ka përfshirë prodhimin dhe distribuimin e posterave, kartolinave dhe videove. Rrejti dhe kampanja e saj ishin mjaft të suksshme dhe në mënyrë intensive i motivoi interesat e mediave. D. Mobilizimi i Burimeve Në Mal të Zi, nuk ka pasur mjete të alokuara nga buxheti për aktivitete të kundërtrafikimit, me përjashtim të funksionimit të strehimoreve dhe, gjithashtu, funksionimit të Njësisë Speciale të Policisë. Burimet financiare për OJQ janë dhënë vetëm nga fonde të jashtme, siç janë: OSBE, Global Fund for Women dhe Care International. IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT A. Parandalimi dhe Vetëdijësimi Fushatat e ngritjes së vetëdijes janë organizuar në Mal të Zi, që nga viti 2001, duke pasur për qëllim informimin e publikut me brengosjen mbi trafikimin e qenieve njerëzore. Në vitin 2001-2002, IOM-i organizoi fushatat me tema; Ajo mund të jetë bija, motra ose gruaja juaj, dhe në vitin 2003-2004 Ndihmoji asaj. Në vitin 2004, UNODC organizoi fushatën Thirrja për ndihmë. Në vitin 2005, ishin realizuar edhe dy fushata më shumë; Trafikimi i qenieve njerëzore problemi im, i juaji, i yni, social dhe global dhe Le ta ndalojmë heshtjen, nga CARE International dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR funksionon nën OSBE). Këto fushata kanë ngritur nivelin e vetëdijësimit rreth trafikimit në Mal të Zi, kryesisht përmes informatave me anë të shpërndarjes së materialeve (posterave, kartolinave, videove, keseve të sheqerit, bluzave etj.), ose organizimeve të sesioneve dhe tryezave të rrumbullakëta. Veç kësaj, kurse trajnimi mbi parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore janë mbajtur në shkollat fillore dhe të mesme në tërë Malin e Zi. Këto trajnime ishin organizuar nga Save the Children dhe Lobi Malazias i Grave me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve shtetërore të përfshira në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore, duke përfshirë Policinë dhe Kordinatorin Kombëtar.

Page 102: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

102

B. Mbrojtja dhe Asistenca a. Strehimoret për Viktimat e Trafikimit Një strehimore për viktimat e trafikimit është themeluar, me qëllim që të ofrojë akomodim të sigurt për viktimat, derisa të bëhet riatdhesimi i sigurt i tyre ose kthimi i tyre në vendin e tretë. Strehimorja është themeluar me iniciativë të Qeverisë së Malit të Zi dhe funksionon nën administrimin e Lobit Malazias të Grave. Kryesisht, strehon gra dhe fëmijë viktima të trafikimit, por në disa raste, akomodon edhe burra. Në këto raste, gratë dhe fëmijët strehohen në vende të ndara nga burrat. Strehimorja siguron akomodim të përkohshëm, prej dy javëve deri në disa muaj, me qëllim që ta ndihmojë viktimën t’i tejkalojë përvojat traumatizuese, të përjetuara. Gjithashtu, strehimorja siguron ushqim, kujdes shëndetësor, përkrahje psikologjike dhe këshilla ligjore. Aktivistet e Lobit Malazias të Grave (MWL), e shoqërojnë viktimën në polici, te ekspertët mjekësorë, avokatët ose psikologët dhe i përkrahin ato edhe gjatë gjykimit. Në strehimore, mbahet një databazë, duke mbajtur informacione mbi biografinë e viktimës, kohëzgjatjen e qëndrimit në strehimore, përvojat dhe nevojat e tyre. Në vitin 2004, dhjetë (10) viktima ishin akomoduar në strehimore; në vitin 2005, 28 viktima; dhe tri (3) ishin akomoduar në vitin 200693. Me qëllim që të arrihen qëllimet dhe duke pasur parasysh faktin se rrjetet e trafikuesve janë të fuqishme dhe të organizuara mirë, strehimorja funksionon në bashkëpunim të ngushtë me Lobin Malazias të Grave dhe me Qeverinë e Malit të Zi, me Koordinatorin Kombëtar, me Ministrinë e Punëve të Brendshëme, me atë të Drejtësisë, të Shëndetësisë, të Punës dhe Mbrojtjes Sociale, të Arsimit, si dhe me IOM dhe OSBE. Objektivat kryesore të strehimores janë të përmbledhura më poshtë:

• Të sigurojë një vend të sigurt për viktimat e trafikimit gjatë qëndrimit të tyre në Mal të Zi, dhe gjithashtu, pas kthimit të tyre në vendet e origjinës;

• T’u sigurojë asistencë viktimave të trafikimit, sa i përket përkrahjes mjekësore, ligjore dhe psikologjike;

• Të mbajë një bazë të të dhënave mbi viktimat e trafikimit, ku informacionet ia përcjellin policisë; • Të asistojë te IOM në lëshimin e dokumenteve të udhëtimit për riatdhesimin e viktimave; • Ta zhvillojë bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar, me institucionet qeveritare, me OJQ dhe

me organizatat ndërkombëtare me qëllim që të krijojë një rrjet të përbashkët për kundërshtimin e trafikimit me qenie njerëzore;

• Ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet strehimoreve rajonale përmes shkëmbimit të informacioneve dhe përvojës, ose duke organizuar fushata të përbashkëta për ngritje të vetëdijësimit;

• Të zhvillojë mekanizma për mbledhjen dhe shkëmbimin e informacioneve te institucionet qeveritare, te OJQ dhe organizatat ndërkombëtare.

Grupet në fokus për aktivitete e strehimores janë në vijim:

• Viktima të trafikimit, gra dhe fëmijë të përfshirë në industri të seksit, lypësit dhe forma të tjera të punës së detyruara;

• Shoqëria në përgjithësi. •

93 Në vitin 2004, 10 viktima ishin akomoduar, prej të cilave 4 ishin gra, 4 burra, një i mitur dhe një bebe; në 2005 nga 28 viktima të akomoduara, 13 ishin gra, 4 burra dhe 11 të moshës së mitur.

Page 103: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

103

Komentet Asistenca psikologjike, gjithashtu konsiderohet e domosdoshme për aktivistët që punojnë në strehimore. Prandaj, për këtë qëllim MWL është duke punuar në ofrimin e përkrahjes psikologjike për personelin e vet.

b. Linja SOS për Viktimat e Trafikimit me Qeniet Njerëzore (2001-2006) Një nga komponentet e rëndësishme dhe të domosdoshme të Programit për Mbrojtje të Viktimave të Trafikimit është Linja Kundërtrafikim SOS, e cila luan një rol shumë domethënës në fushën e edukimit të shoqërisë dhe ngritjes së vetëdijësimit. Linja SOS udhëhiqet nga OJQ Lobi Malazias i Grave. Aktivitetet e linjës SOS përfshijnë:

• Linja SOS është e hapur 24 orë, me qëllim që të sigurojë një vlefshmëri drejt viktimës së mundshme dhe qytetarëve, të cilët do të sjellin informacione;

• Këshilla, informacione dhe alternativa të mundshme i jepen viktimës, si dhe viktimës së mundshme të trafikimit;

• Informata mbi fenomenin e trafikimit u jepen qytetarëve; • Komunikimi konstant promovohet ndërmjet institucioneve: Njësisë Speciale të Policisë, OJQ dhe

organizatave ndërkombëtare, me qëllim që ta ndihmojë dhe t’i ofrohet përkrahje viktimës dhe të jenë më efikas në luftimin e trafikimit;

• Aktivitetet janë të koordinuara dhe shkëmbimi i përvojave me OJQ e tjera, me qëllim që të mblidhen informacione mbi viktimat, trafikuesit dhe rrugët/vendet se ku ndodhet trafikimi ose lokalet e dyshimta, ku rrjetet e trafikimit janë të shpërndara;

• Informacionet e mbledhura nga Linja SOS, janë mbledhur në një shënim të të dhënave bazë (databazë);

• Aktivistet e Linjës SOS punojnë në parandalimin dhe edukimin e grupeve në fokus që janë në krizë – grave, rinisë, qytetarëve, përfaqësuesve të institucioneve – përmes aktiviteteve dhe iniciativave të ndryshme, siç janë: fushatat mediale, punëtoritë, seminaret, tribunat, pyetësorët etj.

Gjatë vitit 2005, Linja SOS pranoi 832 thirrje, në përqindje dy thirrje në ditë. Thirrjet më të shpeshta ose numri më i madh i thirrjeve (33%), ishin pranuar gjatë muajve shtator, tetor dhe nëntor, pas realizimit të fushatës – Trafikimi në qeniet njerëzore – problemi im, i yti, i yni, social dhe global – e cila ishte pjesë e programit CARE International, e organizuar nga Lobi Malazias i Grave dhe Grupit të Grave Stella, Gratë për një të ardhme më të mirë dhe Horizonti i Ri dhe organizatat e tjera. Thirrjet e pranuara94 ishin kryesisht nga rinia, institucionet dhe viktimat dhe viktimat e mëparshme95. C. Përndjekja Penale Njësia Speciale e Policisë u themelua në vitin 2004 dhe ka pesë anëtarë. Në nivel kombëtar, ky njësit i ka nënnjësitet në shtatë qendrat e sigurisë në Mal të Zi. Misioni i tyre është t’i kontrollojë dhe t’i drejtojë aktivitetet në zbulimin, luftimin dhe shtypjen e trafikimit. Pasi që ato pranojnë një rast nga Linja SOS për viktimat e trafikimit, Njësia Speciale e Policisë ndërmerr veprimet e duhura me qëllim që të bëjë 94 Thirrjet e pranuara janë kategorizuar si në vijim: 62% (514 thirrje) nga qytetarët, kryesisht të rinj, të cilët ishin të interesuar në fenomenin dhe format e ndryshme të trafikimit, ne kemi inicuar disa programe edukative për qytetarët; Informative (18%, 149) thirrje nga të rinjtë apo nga prindërit e tyre- duke verifikuar agjencionet dhe ofruesit për punë përmes konkurseve dhe Internetit; Thirrjet nga mediat dhe institucionet (11%, 92 thirrje); Thirrjet nga viktimat (zakonisht të afërmit e tyre bëjnë thirrje) dhe viktimat e mëparshme94, ose qytetarët të cilët raportojnë për lokacione të dyshimta (9 %, 77 thirrje). 95 Viktimat e mëparshme janë persona që ishin të mbrojtur dhe të akomoduar në strehimore dhe, pas përmirësimit, kthimit në vendet e tyre të prejardhjes, zakonisht e informojnë LGM përmes Linjës SOS për kushtet e tyre aktuale, derisa MWL i lidh ato me OJQ e vendeve të tyre, të cilat mund t’u ndihmojë atyre në gjetjen e punës ose për ndonjë edukim të mëtutjeshëm apo trajnim.

Page 104: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

104

zgjidhjen e rastit. Kur viktima ka nevojë për akomodim dhe mbrojtje atëherë ajo/ai është i vështruar nga policia, të cilët e kontaktojnë strehimoren dhe e sjellin viktimën, ku më pastaj viktimës i ofrohet siguri, përkrahje dhe mbrojtje. Vitet e fundit, në Mal të Zi filluan gjykimet, por vetëm katër prej tyre u është shqiptuar dënimi. V. PRAKTIKAT MË TË MIRA

• Tre persona në Mali të Zi dhe një nga Ukraina ishin dënuar deri në 14 vjet burgim, për trafikim me qenie njerëzore. Në veçanti, ata kishin trafikuar 4 burra nga Ukraina për punë të detyruar. Kjo është një nga katër rastet e përfunduara në gjyq, sa i përket trafikimit.

• Viktimat e mëparshme, të cilat ishin akomoduar në strehimore, pas riatdhesimit, zakonisht e informojnë MWL rreth gjendjes së tyre aktuale. MWL mundohet të krijojë kontakte me OJQ e vendeve të e viktimave me qëllim që t’iu ndihmojë atyre në proceset e riatdhesimit (punësimin, trajnime etj.).

VI. MANGËSITË

• Ka pasur vonesa të theksueshme në procedura të të gjitha gjykimeve, e cila rezultoi me atë që shumë dëshmitarë viktima ta braktisin Malin e Zi pa ndonjë kompensim, ose para dënimit të të akuzuarit.

• Mungesa e përndjekjeve penale të veçanta dhe gjyqtarë për raste të trafikimit. • Mungesa e fondeve për aktivitete të kundërtrafikimit. • Mungesa e mekanizmave sistematikë dhe monitorimit efikas. • Ekzistojnë faktorë shtesë, në bazë të së cilës trafikimin me qenie njerëzore dhe kontrabandimi i

migrantëve janë të konsideruara se një fenomen i ndryshëm, siç është prania e mashtrimit, detyrimi me qëllim të eksploatimit. Këta faktorë shtesë janë ndonjëherë, të qartë, por vështirë të vërtetohen pa ndonjë hulumtim aktiv.

VII. NEVOJAT E VLERËSIMIT Duke marrë parasysh mangësitë dhe komentet në këtë raport dhe nevojën e përmirësimit të gjendjes, një listë e rekomandimeve është dhënë më poshtë. REKOMANDIMET

1. Ndërrimet shoqërore duhet analizuar. Duhet të themelohen metoda të reja me qëllim që shoqëria malaziase të bëjë progres, veçanërisht drejt përmirësimit të nivelit të kujdesit shoqëror dhe të kujdesit prindëror ndaj fëmijëve.

2. Sistemi ligjor duhet të sigurojë ndjekje penale të veçantë/dhe gjyqtarë për raste të trafikimit me qëllim të efektshmërisë më të lartë të dhënies së drejtësisë për viktimat.

3. Personat e trafikuar, në mënyrë eksplicite, duhet të identifikohen si viktima të krimeve. Ndihma duhet t’u ofrohet atyre pavarësisht statusit së tyre ose statusit të trafikuesit (arrestuar, përndjekur penalisht, ose i liruar).

4. Mbrojtja, gjithashtu duhet t’u ofrohet anëtarëve të afërt të familjes së viktimave. 5. Faktorët që e diferencojnë trafikimin nga kontrabandimi i migrantëve nevojitet të jetë i qartësuar

gjatë hetimeve të policisë.

Page 105: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

105

LISTA E SHKURTESAVE ARIADNE Rrjet i OJQ Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore për Evropën

Juglindore dhe Lindore CARE International OJQ Ndërkombëtare IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim MWL/LMG OJQ Lobi Malazias i Grave ODIHR Zyra e OSBE për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut OSCE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë PETRA Network Rrjeti Ballkanik në nivel Shtetëror UNODC Zyra e Kombeve të Bashkuara për Narkotikë dhe Krime UNICEF Fondi i Fëmijëve të Kombeve të Bashkuar USAID Agjencioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

Page 106: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

106

RUMANIA I. Hyrje Evolucioni social dhe ekonomik në Rumani, që nga vitet ’90-të, ndihmoi përçarjet sociale dhe, në mënyrë indirekte, krijimi i popullatës vulnerabël u ekspozua drejt trafikimit. Nga fundi i viteve ’90-të dhe fillimi i dekadës vijuese, afërsia gjeografike drejt konfliktit të vendeve të ish-Jugosllavisë e drejtoi në rritje fenomenin e trafikimit me qenies njerëzore në Rumani. Në nivelin rajonal, krizat në Ballkan gjatë dekadës së fundit, e udhëheqi në një rritje këtë fenomen. Në bazë të të gjitha statistikave ndërkombëtare, Rumania është një vend i origjinës dhe i transitit për hallka të mëdha të trafikimit në gra, të cilat vijnë kryesisht nga Azia, por gjithashtu edhe nga vendet fqinje, siç janë: Ukraina, Moldavia dhe Bjellorusia. Vendet e destinimit janë ish-Republikat e Jugosllavisë, kryesisht territori i Kosovës, si dhe Turqia, Greqia ose vendet e Evropës Perëndimore. Policia e Rumanisë, viteve të fundit, ka identifikuar linjën apo rrugën e trafikimit. Këto linja të trafikimit mbështeten mbi legjislacionin e vendeve të destinimit dhe/ose mbi strukturën e hallkave të trafikuesëve dhe historisë së tyre mbi një linjë të caktuar. Në bazë të përvojës së Policisë së Rumanisë96, rruga apo linja e parë e trafikimit – fillon në Republikën e Moldavisë, kalon Rumaninë dhe përmes Hungarisë, arrin Evropën Perëndimore, veçanërisht në Francë dhe në Gjermani. Rruga e dytë është e skicuar përmes Serbisë. Beogradi është një qendër e njohur për trafikim me qeniet njerëzore, drejt vendeve të ish-Jugosllavisë, më pastaj në Itali dhe në Greqi. Rruga e tretë e kalon Bullgarinë dhe shkon drejt ose Greqisë ose Turqisë, apo drejt Italisë përmes ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Gjatë dekadës së kaluar, trafikimi me qenie njerëzore u bë një problem i madh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; një problem, i cili në mënyrë konsistente degjeneron. Ky fenomen nuk është i vazhdueshëm apo i shpeshtë. Mbërthen në vete implikimet sociale dhe ekonomike dhe ndikon në një numër të madh të individëve dhe vendeve. Në formën e vet më evidente, trafikimi në qeniet njerëzore përfshin eksploatimin e grave dhe fëmijëve në industri të seksit, veprimet e kërkimit të lëmoshës apo lypjes dhe punës së detyruar. Duke formuluar politikat koherente që ta parandalojnë dhe ta luftojnë trafikimin në qeniet njerëzore është i penguar nga një numër i vështirësive që janë në rritje, kryesisht, nga njohuritë e pamjaftueshme të dimensioneve të vërteta të këtij fenomeni. Kjo ndodh për arsye të lëvizjeve të mëdha të njerëzve dhe të mallrave nëpër kufij. Veç kësaj, fakti se trafikimi në qeniet njerëzore po lartësohet, gjithashtu për arsye të veprimtarive, të cilat duken të jenë të ligjshme, i bashkangjesin një paqartësi këtij fenomeni. Për shembull, agjencionet ndërmjetësuese të punës, mund të premtojnë për punë të ligjshme, por në praktikë, me arritjen në vendin e destinacionit, fillojnë eksploatimi dhe aktivitetet joligjore. Rumania është një vend i origjinës dhe i transitit për gra dhe vajza të trafikuar për qëllime të eksploatimit seksual. Femrat nga Moldavia, Ukraina dhe Rusia janë të trafikuara përmes Rumanisë për në Itali, Spanjë, Gjermani, Greqi, Francë, Austri dhe Kanadë. Ekzistojnë raporte se djemtë e Rumanisë dhe meshkuj të moshave të reja janë trafikuar për në vendet e Evropës Lindore për qëllime të eksploatimit seksual. Vajzat e Rumanisë janë gjithashtu të trafikuar brenda vendit për eksploatim komercial seksual dhe djemtë janë të trafikuar nga pjesa Lindore dhe Veriore e Rumanisë drejt qyteteve për qëllime të punës së detyruar, duke përfshirë detyrimin mbi vjedhjet e nivelit të ulët97. Është pritur se duke u bërë anëtare e Unionit Evropian, Rumania gjithashtu do të bëhet një vend i destinimit për trafikimin e qenieve njerëzore, pasi që do t’i tërheqë njerëzit nga vendet fqinje, më pak të zhvilluar. Prandaj, është e domosdoshme të zhvillohet një sistem efektiv që është në gjendje të merret me

96 Statistikat e Inspektoriatit të Përgjithshëm të Policisë së Rumanisë. 97 “Strategjia Kombëtare e Kundërtrafikimit 2006-2010”, UNICEF Rumani.

Page 107: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

107

një numër të madh të kombeve të huaja, që trafikohen në territorin e Rumanisë, e të cilët do të kenë nevojë për asistencë dhe riatdhesim. Statistikat e siguruara nga agjencionet kombëtare të zbatimit të ligjit ose nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), janë të pakompletuara dhe nxjerrin në pah vetëm një fakt të fenomenit, kryesisht personat e akuzuar ose viktimat e riatdhesuara. Vendet në rajonin e Evropës Juglindore duke përfshirë edhe Rumaninë, bëjnë përpjekje të përmirësojnë sistemin e të mbledhurit të shënimeve bazë, e domosdoshme me qëllim të krijimit të një historiku më të mirë të politikave të kundërtrafikimit dhe për një çasje më të duhur të arsyeve të shumfishta socio-ekonomike të fenomenit. II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE A. Ligji Kombëtar Legjislacioni Kombëtar i Kundërtrafikimit erdh në fuqi në mes të viteve 2001 dhe 2003, duke u mundësuar agjencioneve të zbatimit të ligjit të ndërmarrin veprime që ta kufizojnë trafikimin dhe ta radhitë Rumaninë sipas standardeve relevante ndërkombëtare. Ligjet e miratuara për kundërtrafikim me qeniet njerëzore janë:

• Ligji 678/2001 mbi Parandalimin dhe Kundërtrafikimin e Qenieve Njerëzore; • G.D. 1216/2001 mbi Aprovimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Parandalim dhe

Kundërtrafikim të Qenieve Njerëzore; • Ligji 682/2002 mbi Mbrojtjen e Dëshmitarit; • Ligji 565/2002 mbi Ratifikimin e Konventave të KB kundër Krimeve të Organizuara

Transkombëtare dhe Protokollet Suplementare; • Ligji 39/2003 mbi Parandalimin dhe Kundër Krimeve të Organizuara; • G.D. 229/2003 mbi Aprovimin e Rregulloreve për Zbatim të Ligjit 678/2001; • Ligji 656/2002 kundër Shpërlarjes së Parave.

B. Marrëveshjet Bilaterale Sa kemi njohuri nuk ka marrëveshje bilaterale. C. Plani Kombëtar i Veprimit Përpilimi i Planit për Parandalim dhe Luftimi i Trafikimit të Fëmijëve është një prodhim i Grupit Ndërministror dhe përfitoi nga ekspertiza e organizatave me përvojë në fushën e trafikimit të fëmijëve, siç janë UNICEF, Orgnizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), dhe Save the Children. Grupi Ndërministror, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Luftimit të Krimeve të Organizuara dhe Antidrogës DGCCOA, organizoi, në mars të vitit 2004, një debat mbi projektin e përpilimit të planit, në të cilën morën pjesë më shumë se 50 specialistë. Në pranverë të vitit 2001, duke ndjekur një iniciativë të ministrive të Brendshëme, të Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë, ekspertët nga Grupi Ndërministror kanë përpiluar Planin Kombëtar të Veprimit për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Plani është një përpjekje e përbashkët e Minsitrisë së Arsimit, të Punës, të Rinisë dhe Kulturës. Duke bashkangjitur një kornizë ad hoc specialistët qeveritarë dhe joqeveritarë dhe organizatat ndërkombëtare elaboruan formën finale të Planit, e cila më pastaj u miratua me Vendim të Qeverisë në vitin 2001 (G.D. 1216/2001). Plani krijoi objektivat praktike në tri

Page 108: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

108

drejtime strategjike: parandalim, përndjekje penale dhe mbrojtje të viktimave të trafikuara në përputhshmëri me Paktin e Stabilitetit për Rekomandimet e Evropës Juglindore, pasi që kjo organizatë merr përgjegjësinë për zbatimin e Konventës së KB mbi Krimet e Organizuara dhe Protokollet e saj Suplementare. Themelimi i një sistemi efikas i veprimit kundër trafikimit me qenie njerëzore është njëra nga kërkesat më implicite, Rumania duhet të ballafaqohet me proceset e hyrjes dhe të integrimit në Unionin Evropian. Në pajtueshmëri me trendet ndërkombëtare, që ta parandalojë dhe të luftojë trafikimin me qenie njerëzore, Qeveria e Rumanisë e ka vendosur atë si prioritet. Në këtë kontekst, Strategjia Kombëtare e Kundërtrafikimit dhe bashkimi i Planit Kombëtar të Veprimit ishin miratuar si instrumente të nevojshme për zbatimin e proceseve integruese në Bashkimin Evropian. Strategjia Kombëtare e Kundërtrafikimit (NATS) fokusohet mbi veprimet e parandalimit dhe të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore për periudhën 2006-2010. Strategjia do të jetë e zbatuar përmes një Plan Kombëtar të Veprimit (NAPA) për parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore, për periudhën 2006-200798. Sfondet që kanë të bëjnë me vlerat praktike janë identifikuar:

• Elaborimi i saj demostron zotimin qeveritar për kundërtrafikim me qenie njerëzore; • Mundëson krijimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencioneve kombëtare dhe shoqërisë civile; • Krijon mundësi të shfrytëzimit të përvojës së agjencioneve për zbatim të Ligjit brenda fushatave

të parandalimit; • Lejon përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Rumanisë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë; • Vendos detyra për të gjitha institucionet kompetente qeveritare dhe joqeveritare; • Nuk siguron ndonjë buxhet specifik, as në nivel qeveritar e as joqeveritar; • Nuk themelon ndonjë kornizë permanente të bashkëpunimit; • Nuk themelon ndonjë sistem efektiv të bashkëpunimit ndërmjet akterëve të ndryshëm të

involvuar; • Disa aktivitete janë definuar në mënyrë shumë të përgjithshme dhe, si pasojë, është shumë

vështirë të përcillen përmbushjet e tyre; • Kundër trafikimit me qenie njerëzore nga perspektiva e aktiviteteve të parandalimit dhe të

mbrojtjes së viktimës nuk është e definuar qartë. Theksi është i vendosur mbi perspektivën e përndjekjes penale99.

III. KORNIZA E PËRGJITHSHËME A. Ndërtimi i Kapaciteteve Autoritetet e Rumanisë kanë vërtetuar nevojën për vazhdimësi të trajnimeve kombëtare dhe rajonale, si pjesë e trategjisë për parandalim dhe luftim të trafikimit me qenie njerëzore. Sesione të rregullta trajnimi janë organizuar, duke përfshirë të gjithë agjentët e zbatimit të Ligjit të përfshirë në këtë fushë. Trajnimi është i bazuar mbi Manualin e Praktikave më të Mira të Zbatimit të Ligjit të Luftimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore në Evropën Juglindore, e përpiluar nga UNDP Rumani dhe e pranuar si standard rajonal. Dy takime kombëtare mbi zbatimin e Ligjit me oficerë, që punojnë me raste të trafikimit janë mbajtur, financiarisht janë përkrahur nga Zyra Federative e Hetimeve të SHBA (FBI), Iniciativa e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SECI), Qendra Rajonale dhe UNDP, Rumani. Gati 200

98 “STRATEGJIA KOMBËTARE E KUNDËRTRAFIKIMIT 2006-2010”, UNICEF Rumani 99 Raporti Vjetor i Rumanis, 2003-2004.

Page 109: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

109

pjesëmarrës, duke përfshirë oficerët e policisë, policinë kufitare, prokurorët dhe oficerët e huaj ndërlidhës, morën pjesë në takim.

Komentet • Takimet ishin një rast i madh i shpërndarjes së përvojave dhe praktikave më të mira në terren, që t’i harmonizojnë

praktikat investiguese në rastet e trafikimit me qenie njerëzore dhe të themelojnë standarde kombëtare. • Të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe OJQ në bashkëpunim me strukturat qeveritare zhvillojnë programe të

seminareve trajnuese për zbatim të Ligjit, për personelin e shërbimeve sociale, për mësuesit, për mediat etj.

B. Analizat, Hulumtimi dhe Mekanizmat Monitorues Ekzistenca e të dhënave statistike solide janë esenciale për analiza të shkakut të trafikimit me qenie njerëzore dhe identifikimi i grupeve në rrezik, si dhe për një zhvillim më të duhur të politikave të kundërtrafikimit. Si edhe të gjitha veprimtaritë joligjore, trafikimi me qenie njerëzore ka një anë të konsiderueshme të “padukshme”, e cila nuk mund të përfshihet në ndonjë bazë të të dhënave ose analizë. Përveç të dhënave të pakompletuara, ekzistonë edhe një mangësi serioze e të dhënave në Rumani. Përgjegjësitë institucionale në mbledhjen dhe procesimin e të dhënave apo shënimeve bazë mbi trafikimin me qenie njerëzore janë detyrë e këtyre institucioneve në vijim:

• Qendra e Burimeve e Departamentit të Krimeve të Organizuara (DOCC), në fushën e përndjekjes penale;

• Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kufitare (GIBP), si pjesë e detyrës së tyre, raporton vetëm për rastet e trafikimit me qenie njerëzore që kanë lidhje me migrim;

• Zyra Kombëtare për Parandalim të Trafikimit me Qenie Njerëzore (NOPT) e Institutit të Hulumtimit të Krimeve dhe Parandalimit (ICRP), të cilët ishin riorganizuar në janar të vitit 2006 në Agjencionin Kombëtar për Kundërtrafikim (NATA), në fushën e parandalimit dhe asistencës;

• Autoriteti Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijës (NAPRC), e cila e inicoi organizimin e një databaze - shënimeve bazë për trafikimin e fëmijës. NAPRC raporton vetëm për rastet e moshës së mitur, të cilët ishin riatdhesuar, pa e klasifikuar llojin e abuzimit apo të eksploatimit, me të cilën ishin detyruar të merren fëmijët;

• Të dhënat bazë (databaza), të IOM mbi viktimat e trafikuara të asistuara nga vetë IOM. Të dhënat ekzistuese mbulojnë kryesisht raste të eksploatimit seksual. Të dhëna, sa i përket formave të tjera të trafikimit, si ato të punës së detyrueshëm ose marrja e organeve të njerëzve, janë të pasigurta dhe të pamjaftueshme për analiza statistikore. Të dhënat mbi trafikimin e brendshëm nuk janë të regjistruara ose nuk lejojnë që të bëhen analiza relevante. Duke pasur një vit të aktiviteteve, Grupi Ndërministror ka punuar, në mënyrë të vazhdueshme, për monitorim të aktiviteteve të udhëhequra nga agjencionet shtetërore, në përputhshmëri me Planin Kombëtar të Veprimit për Parandalim dhe Kundërtrafikim me qeniet njerëzore. Edhe pse, Grupi Ndërministror nuk e ka fuqinë e vendimmarrjes mbi organizatat qeveritare, të themeluara nga G.D 1216/2001, anëtarët e saj kanë bërë përpjekje për themelimin e një forumi, në të cilën çështjet më kuptimplota për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore janë diskutuar në mënyrë shumë transparente. Forumi, gjithashtu, është një mjet shumë me vlerë për monitorim të zbatimit të Planit, si dhe për lehtësimin apo ndihmesën e përmbushjes së detyrave.

Page 110: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

110

Komentet

• Qeveria e Rumanisë nuk përkon plotësisht me standardet minimale për eliminimin e trafikimit. Megjithatë, bën përpjekje të mjaftueshme që të arrihet ajo. Rumania i rriti përpjekjet për zbatim të Ligjit të kundërtrafikimit dhe ndërmori hapa drejt përmirësimit të koordinimit qeveritar, duke e krijuar Agjencionin Kombëtar për Parandalim të Trafikimit në fund të vitit 2005. Do të pranojë fonde nga buxheti kombëtar dhe do të ketë autoritet drejt agjencioneve të tjera që të ndërmarrin iniciativa kundërtrafikimit.

• Institucionet e shumta në terren, kohëve të fundit, kanë filluar të raportojnë për të dhëna. Si pasojë, të dhënat ekzistuese nuk lejojnë analiza dinamike të fenomenit.

• Të dhënat në dispozicion nuk janë të matshme dhe nuk janë gjithëherë të qëndrueshme. Të dhënat nuk janë të centralizuara një bazë të dhënash të vetme, që kanë qasje të gjitha organizatat, ato qeveritare dhe joqeveritare, me kompetencë të terren. Edhe pse çdo institucion duhet t’i mbledhë të dhënat, në mënyrë të ndarë, me qëllim që ta monitorojë aktivitetin e vet, unifikimi absolutisht është i domosdoshëm nga pika bazë e metodologjisë hyrëse. Kjo metodologji duhet të jetë në vijë me definicionet ndërkombëtare, në këtë mënyrë, që të lejojnë analiza krahasuese në nivel ndërkombëtar100.

• Për shembull, sa i përket trafikimit të fëmijës, ekzistojnë disa burime institucionale të të dhënave – GIBP, DOCC, NAPRC dhe NOPT – secila punon përmes shënimeve të të dhënave / format e raportimit, të cilat nuk janë raporte reciproke.

• Raportet e Policisë Kufitare mbi fëmijët e moshës së mitur që janë vetëm dhe që janë kthyer në vendin e tyre. • NAPRC-ja raporton të dhëna mbi fëmijët e mitur të kthyer në vendet e tyre, të evidentuar nga autoritetet që i

udhëheqin këto njoftime. • Qendra e burimeve brenda DOCC raporton të dhëna mbi viktimat fëmijë, regjistrim i njëjtë me policinë. • NOPT-ja siguron të dhëna për fëmijët viktima, të cilat marrin ndonjë lloj asistence. • Qendra e Burimeve DOCC në vitin 2004 inicoi themelimin e një databaze për vitkimat e trafikimit me qenie

njerëzore. Ajo përfshin trafikimin seksual, të punës së detyruar, të lypjes dhe të forma të tjera të trafikimit. Për një person, që të jetë i raportuar si një viktimë ai/ajo duhet të ballafaqohet më së paku me njërën nga këto kushte: që ta plotësojë një deklaratë ose një ankesë me trupin hetues gjyqësor, në të cilën ai/ajo deklaron të jetë pala e ofenduar në në një krim të trafikimit; të jetë e identifikuar nga hetimet e policisë, ku ai/ajo ka qenë e ekspozuar drejt cenimit nga anëtarët e rrjetit të trafikuesve; që janë zbuluar, gjatë bastisjeve të bareve nga policia.

• Në mungesë të një sistemi të integruar të referimit dhe të identifikimit të viktimës, të dhënat e raportuara te Qendra e Burimeve të DOCC varen në mënyrë ultimative nga interpretimet individuale të pikëpamjeve të viktimës.

• Monitorimi nuk është i qëndrueshëm në secilën sferë të veprimeve, e në veçanti sa i përket asistencës së viktimës. Viktimat e trafikimit me qenie njerëzore janë të regjistruar në mesin e “Rasteve sociale” me qëllim që të kenë qasje drejt programit të riintegrimit social (edukim dhe punësim), ose, ndonjëherë, në shërbimet shëndetësore. Nën këto rrethana, nuk është e mundur të përcaktohet numri / përpjestimi i viktimave të trafikimit me qenie njerëzore, të cilat kanë pranuar asistencë.

• Mungesa e sistemit të identifikimit dhe e referimit të viktimës, si dhe mungesa e procedurave të qarta të bashkëpunimit ndërinstitucional, sa i përket grumbullimit, shkëmbimit dhe qasjes në të dhëna, e redukton në mënyrë të konsiderueshme kapacitetin e sistemit që të prodhojë statistika dhe analizat shkakore, të cilat duhet t’i udhëheqë policia e kundërtrafikimit.

C. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi në nivel Kombëtar dhe Rajonal Iniciativa të ndryshme të rrjetëzimit janë zhvilluar sa i përket llojeve të shumëllojshme të trafikimit. Ato përfshijnë disa akterë: Organizatat Ndërkombëtare, OJQ dhe Institucionet Qeveritare me aktivitete të ngjashme në parandalim, asistencë për viktimat dhe përndjekje penale. Për shembull, Rrjeti i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), dhe të gjitha OJQ e vendeve që punojnë me te, është një shembull i mirë i zhvillimit të aktiviteteve komunale për asistencë të viktimave, parandalim dhe trajnim. D. Mobilizimi i Burimeve Fondi për aktivitetet e kundërtrafikimit janë të siguruara nga buxhetet relevante të ministrive. Për momentin, vlerësimet e kostove të aktiviteteve të kundërtrafikimit nuk janë në dispozicion në asnjë nga ministritë të përfshira (Ministrisë së Adminstrimit dhe Punëve të Brendhsme, asaj Publike dhe të Drejtësisë). 100 “Strategjia Kombëtare e Kundërtrafikimit 2006-2010”, UNICEF Rumani

Page 111: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

111

Fushatat e parandalimit janë zhvilluar në partneritet me institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile, organizatat ndërkombëtare dhe mediave. Nuk është në dispozicion asnjë vlerësim i kostove, sa i përket këtyre aktiviteteve. Në fushën e zhvillimit institucional dhe asistencës së viktimave, shumica e burimeve financiare të alokuara për aktivitete të kundërtrafikimit janë nga organizatat ndërkombëtare. Sa i përket aktiviteteve të asistencës së viktimave, ministritë kompetente, si ajo e Shëndetësisë, e Punës, e Familjes dhe Solidaritetit Social dhe e Arsimit dhe Hulumtimit – nuk publikojnë kosto lidhur me këto aktivitete. Vetëm Departamentet e Përgjithshme të Asistencës Sociale dhe Mbrojtja e Fëmijës kanë mundësi t’i vlerësojnë burimet e tyre financiare, të cilat janë të drejtuara drejt asistencës së viktimave të trafikuara101. Sa i përket riatdhesimit të kombësive të Rumanisë, të cilat janë viktima të trafikimit me qenie njerëzore, Ministria e Punëve të Jashtme dhe misionet diplomatike të Rumanisë nuk marrin fonde nga buxheti i shtetit që të sigurojnë asistencë për viktimat. Aktualisht, sistemi mbështetet mbi donatorët lokalë (në vendet e destinimit) ose nga organizatat ndërkombëtare që ta financojnë riatdhesimin e viktimave ose sigurojnë forma të tjera të asistencës si buxhete për riintegrim të viktimave.

Komentet

• Nuk është e mundur të bëhen analiza të buxhetit të aktiviteteve të kundërtrafikimit, as nuk janë përfshirë dispozita të caktuara për burime financiare në Planin Kombëtar të Veprimit 2006-2007.

• Kur Rumania t’i bashkohet Bashkësisë Evropiane, është pritur se këto burime ndërkombëtare financiare do të zvogëlohen dukshëm. Për këtë arsye, është vitale të ndërtohet një sistem dhe të identifikohet një burim i ri i financimit. Prandaj, në periudhën e 2006-2007, nga pikëpamja e qasjes së fondeve nga jashtë, u bë një prioritet që të zhvillohet një sistem efikas i identifikimit, në nivel të brendshëm, të viktimave, Rumania dhe kombësitë e huaja, të asistencës dhe nëse është e aplikueshme, të riatdhesimit102.

IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT A. Parandalimi dhe Vetëdijësimi Në periudhën 2001-2005, fushatat për parandalim janë udhëhequr nga institucionet shtetërore në partneritet me organiztatat e shoqërisë civile, organizatat ndërkombëtare dhe mediave. Përfaqësuesit bënë studim mbi popullatën e Rumanisë, prej moshës 18 vjeçare e më lartë. Doli në shesh se një numër i madh i popullatës (85%), kishin dëgjuar për trafikimin. Nën koordinimin e Institutit për Hulumtim të Krimit dhe Parandalim të Trafikimit me Qenie Njerëzore (NOPT), janë themeluar 42 divizione të parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore, në nivel të Inspektoratit të Policisë të Vendit (CPI). Këto divizione bëjnë fushata për ngritje të vetëdijësimit dhe japin informacione, së bashku me oficerët e policisë lokale dhe përfaqësues të OJQ, të cilat janë aktive në fushën e parandalimit. Por, në mungesë të burimeve financiare, zbatimi i aktiviteteve të kundërtrafikimit ishin nënshtruar drejt dy kushteve: ekzistenca e OJQ aktive në këtë fushë, dhe prioritetet e sponsorëve. Më shumë se 3.000 studentë morën pjesë në OJQ dhe Qeveria organizoi seminare mbi vetëdijësimin dhe nëpër klasë të shkollave publike, në vitin 2005. Qeveria financoi një program gjithëkombëtar, duke u fokusuar mbi trafikimin e fëmijës. Posterë, banderolla dhe materiale rreth kundërtrafikimit dhe i shpërndau nëpër shkolla.

101 Buxhetet e qendrave publike për asistencë të viktimave janë konsideruar të jenë të “pamjaftueshme” nga menaxherët e tyre. 102 Strategjia Kombëtare e Kundërtrafikimit 2006-2010”, UNICEF Rumani

Page 112: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

112

Komentet Fushatat informative publike kanë qenë shumë të efektshme. Megjithatë, në mungesë të sistemit të koordinimit kombëtar, aktivitetet parandaluese mbuluan territorin, në mënyrë jo të barabartë. Për shembull, pjesa jugore e vendit, e cila paraqet burime kryesore të viktimave të trafikimit, nuk janë përfshirë në këto burime, as njerëzore e as financiare, të cilat janë të domosdoshme për zbatimin e aktiviteteve parandaluese.

B. Mbrojtja dhe Asistenca Në janar të vitit 2006, 7 strehimore janë themeluara për asistencë për viktima të moshës madhore të trafikimit me qenie njerëzore, nga Ligji 678/2001. Dy qendra të tjera ishin në proces të bëhen operative në pjesën jugore të Rumanisë. Nën Programin e Interesave Kombëtare 415/2004, ishin hapur 12 qendra transicioni për fëmijë viktima të trafikimit me qenie njerëzore. Veç kësaj, që nga janari i vitit 2006, ekziston edhe një strehimore për riatdhesim të grave viktima të trafikimit, e themeluar mbi baza të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Rumanisë dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) (GD 1226/2001). Tri qendra të tjera janë të udhëhequra nga OJQ; ADPARE në Bukuresht, Reaching Out in Arges, dhe Generatie Tânără në Timiş. Këto qendra ofrojnë shërbime të asistencës afatgjate. Harta e asistencës për viktimat e trafikimit në territor103

Komentet Në mënyrë të përgjithshme, OJQ ofrojnë shërbime afatgjate, derisa ato qendra shtetërore janë të themeluara për raste emergjente. Pak a shumë, në rast të viktimave fëmijë, disa qendra publike ofrojnë shërbime afatgjate të asistencës, si dhe shërbime të jashtme, mbi baza të planit të individualizuar të riintegrimit.

Qendrat Publike të themeluara në pajtueshmëri me Ligjin 678/2001 dhe PNI 415

Shërbimet afatgjate të vendit (OJQ)

Shërbimet ditore (OJQ)

Komentet

• Viktimave u është ofruar shërbime shëndetësore, ligjore dhe asistencë sociale, edhe pse cilësia e kujdesit dhe shërbimet e ofruara ishin kontradiktore me strehimore të ndryshme të udhëhequra nga shteti.

103 Strategjia Kombëtare e Kundërtrafikimit 2006-2010, UNICEF Rumani

Page 113: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

113

• Çështjet e buxhetit ishin shtytje për mbyllje dhe rihapje të disa strehimoreve.

• Qendrat kanë për qëllim vetëm për shfrytëzim afatshkurtër; viktimat janë të lejuara të qëndrojnë në qendër për 10 ditë, edhe pse ky qëndrim mund të zgjatet shumë lehtë për tre muaj, për ata të moshës madhore dhe gjashtë muaj për të miturit, por në rrethana të veçanta, edhe përtej tre muajve, në bazë të kërkesës së zyrtarëve gjyqësorë.

• Policia dhe prokurorët janë të detyruar t’i informojnë viktimat për të drejtat e tyre, që të shkojnë në strehimoret e udhëhequra nga shteti, por në praktikë shumica e viktimave nuk i shfrytëzojnë qendrat, për arsye të periudhave të shkurta të ofrimit të asistencës dhe mungesa e besimit nga ana e viktimës te institucionet shtetërore dhe procedurat e tyre.

• Vetëm 29 viktima prej 175 janë asistuar nga Qeveria, duke u vendosur në strehimoret shtetërore. Viktimat vazhdojnë të pranojnë kujdes dhe asistencë të nivelit të lartë nga OJQ, edhe pse OJQ pranojnë ca fonde nga Qeveria lokale për asistencë të viktimave.

• Përkrahja gjithëpërfshirëse ishte kontradiktore dhe joadekuate104.

C. Përndjekja Penale Në fushën e përndjekjes gjyqësore, institucionet në vijim janë të përfshira:

• MAIA – Ministria e Administrimit dhe Punëve të Brendshëme;

• DOCC – Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar, përmes qendrave të saj rajonale, por gjithashtu edhe përmes shërbimeve për luftimin e krimeve të organizuara në varfshmëri me Inspektoratin e Policisë së Qarkut (CPI);

• Qendra e Burimeve, një strukturë e cila ka për qëllim të mbledhë dhe të procesojë të dhëna të pranuara nga të gjitha strukturat, të cilat kanë për detyrë luftimin e trafikimit me qenie njerëzore;

• GIBP – Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kufitare, përmes strukturave të veta territoriale (shërbimet dhe zyret) të specializuar në trafikimit me qenie njerëzore;

• PM – Ministria e Çështjeve Publike;

• DIOCT – Departamenti i Hetimeve të Kundërvajtjeve të Krimit të Organizuar dhe Terrorizëm;

• MJ – Ministria e Drejtësisë;

• Rrjeti Kombëtar i Gjyqtarëve (e përbërë nga 56 gjyqtarë), që ishte themeluar më 2 korrik 2004 dhe të specializuar në trafikimin me qenie njerëzore;

• Organizatat e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkufitar (SECI).

Komentet

Qeveria e Rumanisë, në mënyrë domethënëse vitin e kaluar i përmirësoi përpjekjet mbi zbatimin e Ligjit Kundër Krimeve të Trafikimit.

Policia e Rumanisë, në vitin 2005, udhëhoqi 231 hetime. 124 raste të trafikimit u ndjekën penalisht, që rezultoi me dënimin e 235 trafikuesve. Kjo demostron rritje të më shumë se 100 % në krahasim me vitin e mëparshëm (mbi 103 trafikues u dënuan në vitin 2004). Nga 235 trafikues të dënuar në vitin 2005, 137 ishin dënuar me burgim, derisa 98 nga ta morën dënim jashtë burgut; 64 trafikues ishin dënuar prej 1 deri në 5 vjet burg; 64 trafikues ishin dënuar prej 5 deri në 10 vjet burg105.

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA – SHEMBUJ Studim rasti, “Ana”; Kushtet para-trafikimit - Ana u rrit në një institucion shtetëror dhe në moshën 14 vjeçare, ajo ishte kthyer te familja e saj. Nëna e saj ishte shumë e sëmurë, kurse babai i saj ishte alkoolist dhe shumë agresiv.

104 Departamneti Shtetëror i SHBA Raporti TIP 2006, Rumani 105 Ibid.

Page 114: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

114

Motra e saj ishte mentalisht e hendikepuar dhe vëllau i saj alkoolist. Në moshën 16 vjeçare, Ana vendos të martohet. Burri i saj ishte alkoolist dhe shumë agresiv dhe pas një periudhe shumë të shkurtër pas martesës së saj, Ana bëhet viktimë e dhunës në familje. Në moshën 20 vjeçare, pa ushqim të mjaftueshëm, pa ndonjë përkrahje emocionale nga familja e vet, pas shumë rrahjeve, Ana ik prej shtëpisë së burrit te një shtëpi e fqinjëve. Rekrutimi për trafikim - Pas dy javësh në shtëpi të fqinjve (gruaja fqinje, shoqe e saj nga instituti shtetëror), një burrë i Rumanisë vjen dhe i propozon Anës të shkojë në Greqi për 3 muaj, që të punojë në një restoran si pastruse. Burri i premtoi se do t’ja hapë një konto bankare në Rumani. Kështu që, ajo mund t’i dërgojë para vajzës së vetë. Ajo kërkoi një javë që të mendonte për propozimin, por ai e shtyente atë që t’ia japë atij letërnjoftimin e Rumanisë për marrjen e pasaportit. Transporti - Pas një jave burri erdhi një mbrëmje që t’i kërkojë Anës të shkojë me veturën e tij për nënshkrim të pasaportit të ri në polici. Çdo fjalë e tij ishte gënjeshtër. Ata shkuan drejt e në kufirin e Serbisë dhe e kaloi atë në kufi, në mënyrë ilegale me veturë. Në Serbi, Ana e kuptoi se është në një shtet tjetër, sepse emri i lokaliteteve, gjatë rrugës, ishin të ndryshme. Ajo filloi të bënte pyetje, por mori përgjigje se ishte e shitur. Eksploatimi- Nga “Shtëpia shitëse” Ana ishte sjellë nga një serb, pronar i një klub seksi. Ai i tha asaj se ajo kishte një borxh të madh, e kështu që ajo duhet të punojë për të, për gjashtë muaj, e më pas ajo do të jetë e lirë të shkojë në shtëpi. Natën e parë në klub, Ana ishte dhunuar nga një klient, sepse kishte refuzuar t’i jepte atij shërbime seksuale. Pasi që ajo nuk ishte e “lumtur” me klientët, pronari i klubit, pas një muaji, e shiti te një pronar tjetër, i llojit të njëjtë të klubit. Nga ky klub i ri, Ana ishte shitur në më shumë se dhjetë klube të tjera në Serbi dhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Periudha eksploatuese ishte më shumë se 2 vjet. Gjatë gjithë kohës, Ana ishte e detyruar të ofronte shërbime seksuale, t’i pastronte klubet, të pinte me klientët, në disa klube të performonte striptiz. Gjatë këtyre dy vjetëve ajo u alkoolizua dhe mbijetoi vetëm në bazë të idesë së kthimit te bija e vet. Arriti të ikte prej një klubi në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, por policia kufitare e rrahi dhe përsëri e shitën. Ikja - Gjatë një bastisje policore, kur pronari i klubit në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë i fshehu viktimat në një shtëpi private, Ana arriti të ikte me ndihmën e një klienti. Klienti i ndihmoi, që në mënyrë ilegale ta kalojë kufirin e Kosovës dhe e informoi atë se ku është Konzullata Rumune. Prej këtu, ajo ishte dërguar në strehimoren e Prishtinës, ku viktimat merrnin asistencë për një muaj. Asistenca e riatdhesimit - Ana ishte riatdhesuar përmes Misionit të IOM në Rumani dhe është në programin e asistencës nga prilli i vitit 2003. Asistenca për riintegrim (Asistenca e krizave) - Kur viktima ishte kthyer, veprimi i parë ishte që ta përkrahë atë që ta takojë vajzën e vet. Ajo e vizitoi familjen e vet dhe e gjet në një gjendje shumë të vështirë: vajza e saj ishte në një institut shtetëror, familja me shumë borxhe për shërbime komunale të shtëpisë, shtëpia pa drita. Viktima kërkoi të pranohet në asistencën e strehimores. Ana pranoi një asistencë rezidenciale në strehimoren e IOM për 8 muaj, ku iu ofrua shërbimi mjekësor dhe ajo përfitoi edukim të zhvillimit të aftësive për jetë të pavarur. Në këtë periudhë, fitoi asistencë nga ADPARE, duke filluar me përkrahjen e marrjes së letrave të identitetit, intervenim psikologjik, asistencë ligjore, edukim mjekësor, si dhe kurse për kualifikim. Rezultatet - Në 8 muajt e parë të asistencës, Ana u divorcua nga burri i saj, i kaloi problemet e alkoolizmit, e përfundoi kualifikimin për frizere dhe filloi të punojë në një sallon frizereje. Erdhi në programin e asistencës me shumë simptome të çrregullimeve posttraumatike (soci-fobi, besim të ulët në vetvete dhe të tjerët, vetërespekt të ulët, probleme të memories, ankthe). Gjatë kësaj periudhe simptomet u pakësuan. Asistenca afatgjate - Pas periudhës së parë të asistencës, Ana ishte përfshirë në programin e asistencës afatgjatë nga ADPARE. Metoda e asistencës ishte Menaxhim-Rasti. Ajo pranoi një apartament nën përkujdesje dhe gjeti një vend tjetër pune me rrogë më të mirë (në një fabrikë të çokollatave). Viktima filloi të mësojë t’i menaxhojë paratë e veta dhe hap pas hapi të jetë e pavarur. Në mënyrë ligjore, ajo e fitoi të drejtën të qëndrojë me bijën e saj. Vazhdoi të marrë terapi dhe përkrahje për përpjekjet e saj të riintegrimit.

Page 115: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

115

VI. MANGËSITË

• Qeveria e Rumanisë nuk i plotësoi plotësisht standardet ndërkombëtare për eliminimin e trafikimit.

• Statistikat ekzistuese, të siguruara nga agjencionet e zbatimit të ligjeve ose nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), janë të pamjaftueshme.

VII. VLERËSIMET E NEVOJSHME Duke pasur parasysh mangësitë apo defektet dhe komentet e bëra, në këtë raport, dhe nevoja për përmirësim të gjendjes, lista e rekomandimeve është e dhënë më poshtë. REKOMANDIMET106

• Nga pikëpamja e hyrjes së Rumanisë në Bashkësinë Evropiane, është e nevojshme për shtetin të zhvillojë një sistem më efikas, që ka të bëjë me një numër të madh të komuniteteve të huaja, të qenët i trafikuar në territorin e Rumanisë, të cilët kanë nevojë për asistencë dhe riatdhesim;

• Rumania duhet të punojë që t’i përmirësojë metodat e identifikimit të viktimës dhe të themelojë një sistem referimi funksional për viktimat;

• Qeveria duhet të punojë më ngushtë me OJQ që mirren me kundër trafikimin dhe t’i ofrojë atyre financim të qëndrueshëm;

• Policia duhet të jetë e instruktuar më mirë, që t’i informojë viktimat rreth shërbimeve që ofrojnë OJQ. Pasi që shumë viktima të trafikimit kanë zgjedhur të mos hyjnë në strehimoret shtetërore, Qeveria duhet të zhvillojë strategji të tjera, me qëllim që t’u ofrojë viktimave shërbime të nevojshme.

• Qeveria nuk duhet ta gjobisë ose edhe, në asnjë mënyrë, ta ndëshkojë viktimën e trafikimit.

106 Në pajtueshmëri me Raportin TIP 2006 (Raporti i Departamenti Shtetëror)

Page 116: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

116

LISTA E SHKURTESAVE CPI Inspektorati i Policisë së Vendit DGCCOA Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin Krimit të Organizuar dhe Anti-Drogës DIOCT Departamenti i Hetimeve të Kundërvajtjeve të Krimit të Organizuar dhe

Terrorizmit DOCC Departamenti i Luftimit të Krimit të Organizuar FBI US Byroja Federale e Hetimeve IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim GIBP Inspektorati i Përgjithshëm i Policisë Kufitare ICRP Instituti për Hulumtim dhe Parandalim të Krimeve ILO Organizata Ndërkombëtare e Punëtorëve UNDP Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim MAIA Ministria e Administrimit dhe Punëve të Brendshëme MJ Ministria e Drejtësisë NATA Agjencioni Kombëtar i Kundërtrafikimit NATS Strategjia Kombëtare e Kundërtrafikimit NAPA Plani Kombëtar i Veprimit NAPRC Autoriteti Kombëtar për Mbrojtje të Fëmijës NOPT Zyra Kombëtare për Parandalim të Trafikimit me Qenie Njerëzore PM Ministria e Çështjeve Publike SECI Iniciativa e Evropës Juglindore për Bashkëpunim

Page 117: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

117

SERBIA107 I. Hyrje Serbia shtrihet në Evropën Juglindore. Kufizohet me Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Hungarinë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Rumaninë dhe me Malin e Zi. Trafikimi me qenie njerëzore në Serbi është një problem shumë serioz dhe kompleks. Është shumë e vështirë të përshkruhet shtrirja e saj dhe karakteristikat në bazë të faktit se një numër shumë i vogël i viktimave kërkojnë ndihmë në polici ose te organizatat, të cilat ofrojnë asistencë për viktima. Pasi që një sistem i unifikuar i monitorimit dhe i vështrimit nuk ekziston, ekzistojnë të dhëna të ndryshme mbi këtë problem, të ofruara nga burime të shumfishta: Qeveria, institucionet joqeveritare dhe organizatat ndërkombëtare. Veç kësaj, të dhëna të disponueshme mbi trafikimin, janë kryesisht mbi trafikimin e grave, derisa të dhënat mbi fëmijët dhe burrat e trafikuar janë sporadike dhe të pamjaftueshme, që ofrojnë për ndonjë përfundim të përgjithshëm. Serbia është kryesisht një vend i transitit, por gjithashtu edhe një vend i origjinës dhe kalimthi i destinimit për viktima të trafikimit me qenie njerëzore, varësisht se a është krimi i lidhur me gra, burra apo fëmijë si viktima. Sa i përket viktimave gra, Serbia është një vend transiti, origjine, destinim të përkohshëm apo të përhershëm. Gjithashtu, edhe një vend me trafikim ndërkombëtar të grave serbe. Shumica e grave viktima janë qytetare të huaja dhe shumica e tyre vijnë nga Rumania, Rusia, Ukraina, Moldavia dhe vetë Serbia. Rrugët e trafikimit të grave, zakonisht fillojnë në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik (Ukraina dhe Moldavia), udhëhiqen përmes Rumanisë, Bullgarisë dhe herë pas here përmes Hungarisë dhe përfundojnë në Serbi dhe në Mal të Zi. Viktimat hyjnë në Serbi, në mënyrë legale dhe ilegale, në këmbë ose me mjete të ndryshme të transportit. Rrjeti i grave të trafikuara zgjerohet, përmes Serbisë, nga Veriu në drejtim të Jugut (Kosovë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ose në Mal të Zi, e pastaj drejt për në Itali ose Shqipëri), nga Lindja për në Perëndim (në Republikën Sërbska dhe në Kroaci) ose në Veri (Hungari). Beogradi është një vendndalim i zakonshëm i këtyre rrugëve për të gjitha viktimat (transitit ose destinimit). Gratë viktima, me kombësi serbe, bëhen viktima edhe të Brendshëme edhe ndërkombëtare të trafikimit. Lidhjet kryesore në këtë zingjir janë qytetet e mëdha me rrethet e tyre, kryesisht Beogradi dhe Novi Sadi, si dhe qytetet që janë të vendosura afër kufijve, ku Novi Pazari është i vendosur si një vend i përkohshëm, por gjithashtu me mundësi të vendit të destinimit të përhershëm, për gra të kombësisë serbe. Sa i përket viktimave burra, Serbia është kryesisht një vend transiti për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, edhe pse ekzistojnë disa indikacione se gjithashtu është një vend i origjinës. Në bazë të rezultateve nga hulumtimet e Shoqërisë së Viktimizuar të Serbisë, të qytetarëve kinezë e kryesisht të burrave nga vendet e Evropës Lindore, janë të përfshirë në një punë të paligjshme. Megjithatë, të dhënat në dispozicion nuk japin informacione të mjaftueshme mbi rastet e trafikimit se a janë të fundit apo jo.

107 Kur filloi ky studim, Serbia ishte një nga anëtaret e Unionit Shtetëror Serbi dhe Mali i Zi (S&M). Dispoziatat e Kartës Kushtetuese dhe Karta mbi të Drejtat e Njerëzve dhe Pakicave dhe të Lirisë Civile (më poshtë e quajtur Karta e DNJ), e cila ishte miratuar në vitin 2003, e aplikueshme në Unionin Shtetëror S&M dhe ofroi rregullore ligjore gjithëpërfshirëse mbi të drejtat e njeriut. Megjithatë, papajtueshmëria e kushtetutave të Serbisë dhe Malit të Zi dhe ligjet me dispoziatat kushtetuese shtetërore të Unionit të Serbisë dhe Malit të Zi (Karta Kushtetuese dhe Karta e DNJ) vazhduan të pozicionojnë një pengesë të madhe në zotërimin e të drejtave të garantuara me Kartën e DNJ. Edhe pse Karta për të DNJ e përballonte zbatueshmërinë të vet të drejtpërdrejtë dhe si rrjedhim, në mënyrë të pjesshme adresonte problemet e papajtueshmërisë së lartpërmendur, vonesat në miratimin e Kushtetutës së re, e veçanërisht në Serbi, ka rezultuar me harmonizim më të ulët dhe joefikas me legjislacionin e shteteve anëtare me Standardet Ndërkombëtare Evropiane. Aktualisht, Kushtetuta, e cila ishte krijuar dhe miratuar gjatë periudhës së Millosheviqit, e hartuar të jetë e përshatshme me një regjim totalitar dhe diktatorial dhe jo të jetë një shtet demokratik, që është ende në fuqi në Serbi. Megjithatë, Serbia është në proces të hartimit të kushtetutës së re, e cila aspiron me standardet demokratike dhe principet e shoqërisë civile. Me shpresë, se Kushtetuta e Re do të sjellë bazat dhe mekanizmat për respektim të plotë të të drejtave të njeriut dhe të lirive dhe siguron efektitvitet të institucioneve.

Page 118: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

118

Sa i përket trafikimit të fëmijëve, Serbia është kryesisht vend i origjinës (veçanërisht kur janë në pyetje fëmijët romë). Por, gjithashtu edhe vend i transitit dhe ndonjëherë i destinimit për vajza të moshës jomadhore të trafikuara, të cilat së bashku me gratë e moshës madhore, janë të përfshira në kanalet e organizuara të trafikimit për qëllime të eksploatimit seksual. Trafikimi i fëmijëve bëhet edhe brenda Serbisë. Ky trafikim, kryesisht përfshin fëmijë të kombësisë serbe. Burimet e viktimave janë qytetet më të vogla dhe destinimi është Beogradi, Novi Pazari dhe Nishi. Trafikimi i fëmijëve në Serbi është një fushë shumë serioze dhe përbën formën më të rrezikshme të krimit të organizuar. Viktimat më të shpeshta janë vajzat e reja serbe, në mënyrë të barabartë me ato me origjinë rome dhe jorome. Viktima, janë gjithashtu edhe fëmijët e huaj, në kanalet transicionale të trafikimit. Në bazë të të dhënave dhe raporteve të fundit të Brendshëme dhe të organizatave dhe agjencioneve ndërkombëtare, trafikimi me qenie njerëzore në Serbi paraqet trendet e rritjes së trafikimit të fëmijëve, ku viktima janë kryesisht fëmijët romë. Gjithashtu, po rritet trafikimi i brendshëm. Në saje të të dhënave të OJQ ASTRA 70% e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore janë të kombësisë serbe dhe 44% nga këta janë fëmijë. Gjithashtu, raportet e fundit të Departamentit Shtetëror nxjerrin në përfundim se gjatë vitit të fundit, Serbia nuk është avancuar në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Sidoqoftë, Legjislacioni i Serbisë ka bërë disa progrese drejt kësaj fushe, në vitin 2005. Për shembull, ligjet e reja mbërthyen disa nga standardet themelore ndërkombëtare dhe ato evropiane, të cilat ishin miratuar. Megjithatë, zbatimi i ligjeve në Serbi mbetet problem. Mungesa e zbatimit lë peng zotërimin e garancive të të drejtave. Gjyqet dhe administrata në Serbi, ende, në mënyrë shumë sporadike, aplikon normat ndërkombëtare, për arsye se ata me vite kishin aplikuar vetëm legjislacionin kombëtar dhe pjesërisht, sepse ata nuk janë të përgatitur me marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat i lidhin Serbin dhe Malin e Zi (S&M). Gjatë zbatimit të projektit, dy gjëra influencuan rezultatet dhe progresin e tij. Fillimisht, miratimi i legjislacionit të ri në Serbi: Kodi Penal, që erdh në fuqi më 1 janar të vitit 2006, Ligji mbi Programin e Mbrojtjes së Pjesëmarrësve në Proceset Penale, që hyri në fuqi më 1 janar 2006 dhe Kodi i Ri i Procedurave Penale (CPC), që do të hyjë në fuqi më 1 janar 2007. Kjo kornizë ligjore ka pasoja të dyfishta: në njërën anë, çdo gjë e prezantuar në këtë studim, i referohet dispozitave dhe praktikave të zhvilluara nën legjislativin e regjimit të mëparshëm. Në anën tjetër, ekzistojnë analiza të dyfishta të Ligjit Penal të mëparshëm dhe dispozitave aktuale të Kodit Penal. Së dyti, pas rezultateve të referundimit në Mal të Zi, Shteti i Unionit Serbi dhe Mali i Zi pushon së ekzistuari. Kjo ngrit pyetje të ndryshme, në lidhje me garancën e të drejtave dhe atë të përshkruar në Kartën Kushtetuese dhe në Kartën mbi të Drejtat e Njeriut, të Minoriteteve dhe Lirive Civile. OJQ aktive në fushën e trafikimit me qenie njerëzore, konsiderojnë se pengesa qendrore në luftimin e këtij krimi është brenda sektorit gjyqësor. Para disa viteve, policia bëri një progres të rëndësishëm mbi këtë çështje. Megjithatë, gjyqësia është një pikë e dobët e sistemit, sepse nuk e zbaton legjislacionin ekzistues.

Komentet • Tani, korniza e legjislacionit ekzistues, përkundër përfshirjes së disa dispozitave të reja dhe zgjidhjeve, nuk është

efikase që t’i përmirësoëj plotësisht të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Sistemi i Serbisë vuan nga një “sëmundje” e vazhdueshme, në rastet kur institucionet nuk janë duke funksionuar dhe si pasojë nuk janë në gjendje ta zbatojnë ligjin.

• Derisa policia ka bërë progres, sa i përket rasteve të trafikimit, në drejtësi ende mbetet një pikë ferri për zbatimin e legjislacionit të kundërtrafikimit. Ngarkesat kryesore në asistimin e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe në ngritjen e vetëdijësimit është kryesisht nën OJQ.

Page 119: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

119

II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE A. Karakteristikat Kryesore të Sistemit Kombëtar Ligjor Ky kapitull paraqet karakteristikat kryesore të legjislacionit kombëtar, e cila përfshin realizimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi. Por, gjithashtu efektshmërinë në mbrojtjen e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore dhe dënimin e autorit të krimit në këtë fushë. Në vitin 2005, Serbia miratoi Kodin e Ri Penal, Civil dhe të Zbatimit të Procedurave, por disa erdhën në fuqi vetëm në vitin 2006. Kodi Penal i Serbisë është në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare, edhe pse ajo devijon nga standardet në dispozitat që kanë të bëjnë me trafikimin me qenie njerëzore, kontrabandë me qenie njerëzore dhe punë të detyrueshme. Kodi, gjithashtu i ka reduktuar disa penalti dhe i ka ulur, në minimum, sanksionet për krime serioze. Veç kësaj, Kodi Penal i ul sanksionet penale për disa krime të tjera, veçanërisht heqja e lirisë në mënyrë ilegale dhe zhvatjet e një konfesioni. Kjo, veçanërisht shkakton brengosje, nga pikëpamja e faktit se politika gjyqësore në çështjet penale është më shumë një rregull e myktë sesa legjislacion dhe gjykata herë pas here shpall gjykime të ulta ose e suspendon dënimin.

Komente Karakteristika e përgjithshme e Legjislacionit Kombëtar është ajo se nuk sheh ndonjë ndreqje efektive legale kundrejt gjykimeve të gjata të paarsyeshme108 dhe se ekziston një rritje e mosbesimit drejt gjyqësisë109.

B. Legjislacioni i Kundërtrafikimit Viteve të fundit janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ndërrimin e politikës së kundërvajtjeve penaleve, duke pasur parasysh kundërvajtjet penale më të rëndësishme. Akti kriminal i trafikimit me qenie njerëzore ishte paraqitur në legjislacionin serb nga Ligji Penal i Republikës së Serbisë, në nenin 111 a. Definicioni i trafikimit, i shfrytëzuar në këtë nen, kryesisht është i bazuar në Protokollin e Palermos për Trafikim. Përfshirja e këtij neni në Kodin Penal të Serbisë, që i vendos bazat për zhvillim të legjislacionit të kundërtrafikimit, ishte një rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe bashkëpunim i vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Brendshëme, asaj të Çështjeve Sociale dhe Drejtësisë, OJQ lokale (Shoqëria e Viktimizuar e Serbisë, ASTRA, Këshillime kundër Dhunës Familjare) dhe komunitetit ndërkombëtar (OSCE, IOM dhe UNOHCHR). Kodi Penal i Ri i Serbisë (CC) përmban një modifikim të dobët dhe të përmirësuar të krimit të trafikimit me qenie njerëzore (Neni 388). Përfshin disa metoda të reja të parashtrimit të kundërvajtjes penale (duke i fshehur letrat e identitetit, duke dhënë ose pranuar para ose beneficione të tjera), dhe disa arsye të reja për kryerje të krimit (që të përfitojë, punë të detyruar, forma të tjera të eksploatimit seksual, për skllavëri ose statusin e ngjashëm me skllavëri).

108 Bordi mbikëqyrës brenda Gjyqit Suprem të Serbisë është e autorizuar të bëjë përpjekje për rastet e pazgjidhura brenda kohës së arsyeshme, por nuk është e fuqizuar të dhurojë ndonjë kompensim për dëmet. 109 Ngritja e mosbesimit drejt gjyqësisë – gjykata dhe gjyqëtarët – krijojnë brengosje. Në bazë të hulumtimeve të udhëhequra nga Qendra për të Drejtat e Njeriut e Beogradit, mbi gjysma e të paditurve mendojnë se gjyqëtarët ishin joefikas dhe ishin në varshmëri të politikanëve dhe, nëse të drejtat e tyre ishin cenuar, ata më shumë kërkojnë ndihmë te njerëzit me influencë ose te njerëzit që janë në pozitë sesa gjyqeve. Gjithashtu, në bazë të hulumtimeve të fundit të CESID qytetarët kanë më shumë besim në OJQ sesa në Qeveri, Parlament, Gjyqësi dhe parti politike. Ekziston një mendim se degët ekzekutive shpesh ndërhyjnë në punët e gjyqësisë dhe organet ligjvënëse, duke influencuar te disa vendime gjyqësore dhe miratim të legjislacionit. Veç kësaj, është besuar në publik se ligjet e miratuara janë produkt i kompromiseve të partive politike dhe jo pjesë e strategjive të miratimit për reformim të sistemeve ligjore dhe ekonomike.

Page 120: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

120

Nëse krimi penal siç ishte thënë është bërë, autori i krimit do të dënohet me burg nga 2 deri në 10 vjet burg; nëse viktima vdes, dënimi nuk do të jetë më i ulët se 10 vjet burgim dhe nëse krimi është kryer brenda një organizate kriminale, dënimi do të jetë më pak se 5 vjet burgim. Derisa Kodi Penal i vjetër e përshkruan atë se nëse viktima është nën moshën 14 vjeçare, kryesi i krimit do të dënohet edhe nëse ajo/ai nuk ka përdorë forcë, kërcenon ose ndonjë mjet tjetër të deklaruar në kundërvajtjen e kryesit të krimit, dispoziatat relevante të Kodit të ri Penal e zgjerojnë këtë mbrojtje te të gjithë të miturit, që përfaqëson një përmirësim të rëndësishëm. Kodi i Ri Penal, gjithashtu përshkruan si një kundërvajtje të ndarë, trafikimin në fëmijë për qëllime të miratimit (neni 389). Dënimet e përshkruara, për këtë akt, është burg prej 1 deri në 5 vjet dhe nëse shihet se krimi është kryer në baza profesionale ose në mënyrë të organizuar, nga më shumë persona, dënimi nuk do të jetë më pak se 3 vjet heqje lirie110. Dispozitat mbi trafikimin me qenie njerëzore përshkruajnë si një qëllim i kryerjes së krimit, ndër të tjera, edhe largimi i organit të trupit (neni 388 (1) KP i Serbisë), për transplantim. Dispozitat e veçanta mbi largimin e organeve të qenieve njerëzore ose pjesëve të trupit me dhunë, e cila ekzistoi në Legjislacionin Penal të Serbisë, që nga prilli i vitit 2003 (neni 54 a të Kodit Penal të mëparshëm), nuk është i përsfhirë në Kodin e Ri Penal të Serbisë, përmes së cilës, më vonë u shmang nga standardet ndërkombëtare, të themeluara në Rekomandimin Nr. 1611 (2003) të Asamblesë Parlamentare të CoE mbi Trafikimin e Organeve. Rekomandimi thekson rëndësinë e korrigjimit të legjislacionit me dispozita relevante dhe duke dënuar trafikuesit e organeve njerëzore, si edhe nga personeli mjekësor që është përfshirë në transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut, në mënyrë joligjore. Trafikimi me organe njerëzore është, megjithatë, në mënyrë eksplicite e ndaluar vetëm nga Akti i mëparshëm Federal mbi Kushtet e Largimit dhe Transplantimin e Pjesëve të Trupit të Njeriut (Sl. List SFRJ, 63/90, 22/91; Sl. List SFRJ, 28/96). Dekreti i Lëvizjes dhe Vendbanimit të të Huajve (neni 34, parag. 4, Sl. List SRJ, 68/02) nuk përmban ndonjë dispozitë që e lejon ndonjë vendbanim të përkohshëm për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, edhe pse me ligj i lejohet atyre vendbanimi që është miratuar në vitin 2004. Megjithatë, legjislacioni mbi të huajt dhe azilkërkuesit duhet të modernizohet dhe të jetë në pajtueshmëri me standardet relevante ndërkombëtare, që të sigurojë një shkallë më të lartë të mbrojtjes111.

Komente • Karta e të Drejtave të Njeriut (Neni 13) ndalon skllavërinë dhe Kushtetutën e Serbisë, e cila nuk përshkruan

ndalimin e skllavërisë. Ajo duhet të jetë e harmonizuar në lidhje me Kartën e të Drejtave të Njeriut. Kjo, nuk duket se do të ndodhë, por sigurisht se do të jetë e inkorporuar në Kushtetutën e Re.

• Duke pasur parasysh lulëzimin e formave të skllavërisë moderne, mbetet e paqartë se pse krijuesit e politikave të Serbisë i morën zbrazësirat e Ligjit, duke i zvogëluar fjalitë. Veç kësaj, KP i Serbisë përcakton transportin e personave të skllavëruar “nga një shtet në tjetrin” si një parakusht për kundërvajtje penale. Megjithatë, formulimi i dispozitave dëshmon se transporti i skllevërve nuk është një krim, nëse është i kryer brenda kufijve të një vendi.

• Veç kësaj, disa analiza në praktikë të organeve keqbërëse (duke iu referuar Nenit 14 të Ligjit mbi Paqen dhe Rendin Publik dhe Neni 106 e 107 të Ligjit mbi Lëvizjet e Vendbanimeve të të Huajve) tregon se këto raste të prostitucionit dhe të migracioneve (jo)ligjore që i kanë ata mund të fshehin rastet e trafikimit me qenie njerëzore.

110 Situatë e ngjashme ekziston edhe në rastet e krimit të skllavërisë (Neni 390 Kodi Penal i Serbisë), ku dënimi minimal prej 3 vjetëve heqje lirie ishte reduktuar prej 1 viti deri në 10 vjet burgim. 111 Dispozitat e kalimit ilegal të kufijve shtetëror (Neni 350, parag. 1 i Kodit Penal të Serbisë) përshkruan dënim me burg maksimum prej 1 viti, për një person i cili është munduar ose ka kaluar kufirin S&M pa ndonjë certifikatë identifikuese dhe i cili është i armatosur ose i dhunshëm. Kodi Penal i Ri i Serbisë e ndalon kontrabandën me qenie njerëzore (Neni 350, parag. 2), përshkruan atë se nëse ndonjë person që për qëllime përfitimi i mundëson ndonjë personi tjetër të hyjë në S&M, në mënyrë ilegale pa shtetësi, transit apo të qëndroj në S&M, do të dënohet prej 3 muajve deri në 6 vjet burgim. Rrezikimi i jetës ose i shëndetit të një shtegtari (migranti) ilegal është e përshkruar si një rretanë rënduese dhe është e dënueshme prej 1 deri në 10 vjet burgim (Neni 350 (3)). Kodi i Ri Penal i Serbisë dështon në shfajësimin e migrantëve ilegalë për përgjegjësitë e tyre kriminale, nëse ata bëhen viktima të krimit të përshkruar në Paragrafin 3 të Nenit 350, e cila paraqet një shmangie apo devijim nga standardi i vendosur në Protokoll Nr. 2 (Neni 5)

Page 121: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

121

B. Marrëveshjet Bilaterale C. Plani Kombëtar i Veprimit Plani Kombëtar i Veprimit (PNV) lidhur me trafikimin me qenie njerëzore nuk ekziston në Serbi, si dhe as që ekzistojnë plane për zhvillim afatgjatë gjithëpërfshirës të PNV. Grupet punuese u takuan disa herë, që të përgatisin plane rreth fushave të tyre të veprimit, të cilat ishin supozuar të jenë të kombinuara dhe të krijojnë PNV ta luftojnë trafikimin. Drafti i parë i PNV ishte prezantuar te Task Forca e Paktit të Stabilitetit në vitin 2001. Ky PNV ishte menduar të sjellë një model për bashkëpunim ndërmjet agjencioneve dhe t’i përshkruajnë fushat për veprim në nivel federal. Bordi iniciues, gjithashtu zhvilloi dhe pranoi një model të sistemit të referimit për viktimat e trafikimit në formën e ashtuquajtur “Ekipi Kombëtar i Mekanizmave të Referimit dhe Mobilizimit”. Në prill të vitit 2002, strukturat e ish-Republikës Jugosllave të kundërtrafikimit paraqitën një Kordinator Kombëtar për Trafikim me Qeniet Njerëzore për Republikën e Serbisë, i cili ishte caktuar brenda Ministrisë së Brendshëme të Serbisë, që të jetë përgjëgjës për krijimin e një strukture të kundërtrafikimit në nivel të Republikës së Serbisë. Në maj të vitit 2002. Këta njerëz të rinj, të caktuar, thirrën një takim të Ekipit Kombëtar mbi Trafikimin me Qeniet Njerëzore, të krijuar kohëve të fundit. Ekipi, që nga prilli 2003, është takuar vetëm tri herë, dhe përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë, OJQ dhe organizatave ndërkombëtare (shiko në strukturën e e tyre ANNEX III). Me Unionin e Ri të Shtetit të Serbisë dhe Malit të Zi, puna mbi kundërtrafikimin ishte udhëhequr nga dy ekipe, secila me Kordinatorin Kombëtar të tyre. Ekipi serb për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore miratoi një program të punës që, ndër të tjera, përshpejtoi aktivitetet e lartpërmendura brenda Ministrisë së Brendshëme të Serbisë. Duke përcjellur këtë program, në korrik të vitit 2002, ishte formuar Ekipi Special i Policisë brenda Minsitrisë së Brendshëme, që ta luftojë trafikimin, duke përfshirë përfaqësusesit nga të gjitha departamentet e Ministrisë. Megjithatë, siç edhe ishte thënë, në Serbi nuk ekziston një PNV që ta luftojë trafikimin në nivel të përgjithshëm. Ekziston vetëm programi i punës i Ekipit Kombëtar, i cili ishte krijuara nga organizatat qeveritare dhe e përkrahur nga OJQ. III. KORNIZA E PËRGJITHSHËME A. Ndërtimi i Kapaciteteve Në vështrimin përfundimtar të Raportit Fillestar mbi Zbatimin e ICCPR në Serbi&Mal të Zi në periudhën e viteve 1992-2002, Komisioni vërejti dukshëm mungesën e vetëdijësimit rreth trafikimit në gra dhe fëmijë, ndaj pjesës së zyrtarëve të zbatimit të ligjit, prokurorët dhe gjyqëtarët. Nuk ka organizime shtetërore dhe koordinime të trajnimeve për zyrtarë, të zbatimit të ligjit mbi të drejtat e njeriut, dhe si pasojë as të trafikimit me qenie njerëzore. Të drejtat e njeriut nuk janë pjesë e kurrikulumit në shkolla dhe fakultete, nëse dikush e merrë këtë lloj të edukimit, është më shumë çështje e zgjedhjes individuale sesa koncept i një strategjie shtetërore dhe i programeve edukative në përgjithësi. Në veçanti, ishte e shprehur mungesa e vetëdijësimit, rreth trafikimit të fëmjëve dhe burrave, si dhe një disbalanc në disponueshmërinë e edukimit ndërmjet zyrtarëve nga Beogradi dhe të pjesëve të tjera të Serbisë. Megjithatë, gjendja, sa i përket këtij drejtimi, në mënyrë ta ngadalshme është përmirësuar, bile sa i përket përfaqësuesve të policisë. Gjatë viteve 2001 dhe 2002, rreth 350 anëtarë të Ministrisë së Brendshëme të Serbisë morën pjesë në trajnime rreth trafikimit me qenie njerëzore. Seminaret ishin organizuar nga organizata ndërkombëtare (OSBE, IOM, UNFPA dhe Komiteti Ndërkombëtar për Migrim të Zhvillimit të Politikës), nga OJQ vendore dhe Ministrisë së Brendshëme të Serbisë. Ky numër i anëtarëve të trajnuar të Ministrisë së Brendshëme të Serbisë mbi trafikimin me qenie njerëzore përfundoi në vitin 2005 dhe e rriti numrin deri në 800.

Page 122: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

122

Trajnimet e zyrtarëve të zbatimit të ligjit, mbi të drejtat e njeriut, në përgjithësi dhe në mënyrë specifike mbi trafikimin me qenie njerëzore, janë udhëhequr dhe organizuar vetëm nga OJQ dhe organizatat ndërkombëtare. Për këtë, ne mund të theksojmë se: trajnimi i prokurorëve dhe i gjyqëtarëve ishte udhëhequr nga Qendra Gjyqësore e Trajnimit (Beograd), misioni i OSBE për S&M dhe Asociacioni i Gjyqtarëve për Shkelje të Rënda; trajnimet për polici janë ofruar kryesisht nga OSBE për Serbi dhe Mal të Zi; trajnime për zyrtarë të tjerë shtetërorë (përfaqësues të Ministrisë relevante) kryesisht janë bërë nga OJQ. OJQ udhëheqëse, në lidhje me këtë, është ASTRA, e cila udhëhoqi trajnime, jo vetëm për zyrtarë shtetërorë, por për studentë, për rini, për OJQ e tjera, si edhe për gazetarë.

Komente • Në përgjithësi, Qeveria është duke e marrë, në mënyrë shumë pasive, më shumë sesa aktive, problemin në fushën e

ndërtimit të kapacitetit dhe ngritje të vetëdijësimit rreth trafikimit me qenie njerëzore. • Hulumtimet e fundit, të bëra nga OJQ “Shoqëria e Viktimizuar e Serbisë”, tregon se ekziston një disbalanc i

shprehur në vetëdijësimin mbi trafikimin me qenie njerëzore në mesin e zyrtarëve relevantë qeveritarë. Në mesin e atyre me njohuri mbi ligjet e trafikimit me qenie njerëzore, figura të punësuar në shtëpitë studentore dhe konvikte dhe punëtorë në qendrat për mirëqenie sociale. Vetëdijësim dhe njohuri shumë të ulët rreth trafikimit me qenie njerëzore ishte zbuluar në mesin e anëtarëve të gjyqësisë, prokurorëve dhe policisë në nivel lokal.

B. Analiza, Hulumtime dhe Mekanizmat Monitorues Nuk ekzistojnë analiza ose hulumtime mbi zbatimin e legjislacionit të kundërtrafikimit ose në përputhshmëri të saj me standardet ndërkombëtare ekzistuese, të udhëhequra nga shteti, përveç nga “Studimi mbi praktikat e keqbërjes së autoriteteve në Beograd, sa i përket prostitucionit dhe migrimit (jo)ligjor, si ngjarje që mund të fsheh trafikimin me qenie njerëzore”. Ky studim ishte udhëhequr nga Asociacioni i zyrtarëve për keqbërje (gjyqtarë) të Republikës së Serbisë. Tema e studimit ishte rregulloret përfundimtare të vitit 2002 nga Autoritetet Keqbërëse të Beogradit në vijim të Nenit 14 të Ligjit mbi Paqen dhe Qetësinë Publike të Republikës së Serbisë (e cila e udhëheq prostitucionin) dhe Neni 106 dhe 107 të Ligjit mbi Lëvizjet dhe Qëndrimin e të Huajve në territorin e ish-Republikës së Jugosllavisë (e cila udhëheq migrim ilegal). Karakteristikat kryesore të analizave ekzistuese dhe hulumtimeve në Serbi fokusohen mbi trafikimin e grave, derisa aspektet e trafikimit të burrave dhe fëmijëve kanë kufizuar hapësirën, pasi që ata më shumë fokusohen mbi faktorët, që kontribuojnë në shfaqjen e trafikimit të grave dhe mbi qëndrimet e qytetarëve drejt saj. Për këtë arsye, të dhënat mbi këto hulumtime nuk sjellin një informacion të duhur në fushën dhe karakteristikat e trafikimit të grave112. C. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi në nivel Kombëtar dhe Rajonal Në këtë paragraf, do të prezantohen rrjetet kombëtare dhe rajonale, që kanë themeluar bashkëpunim ndërmjet OJQ, në hapësirat e trafikimit me qenie njerëzore. Në nivel kombëtar ekzistojnë tri: Rrjeti ASTRA (i përmbledh grupet e grave nga Vojvodina, Serbia Qendrore dhe Jugore), Rrjeti i Besimit nga Beogradi (ky rrjet i përfshin institucionet dhe OJQ, që kanë të bëjnë me problemet e dhunës, e veçanërisht të dhunës ndaj grave dhe fëmijëve), Rrjeti CHRIS (përfshin 6 komitete për të Drejtat e Njeriut rreth

112 Hulumtimet kryesore në këtë fushë, të bëra deri më tani, janë nga: Trafikimi me qenie njerëzore në Serbi (të udhëhequr nga Shoqëria e Viktimizuar e Serbisë në përkrahje të OSBE); Trafikimi i Fëmijëve (në bashkëpunim me organizatën “Save the Children” nga Rumania, ASTRA udhëhoqi hulumtimin e parë kombëtar dhe bëri raport mbi gjendjen e trafikimit të fëmijëve në Serbi); Hulumtimi mbi qëndrimet e studentëve të Beogradit dhe nxënësit e shkollave të mesme rreth trafikimit seksual (të udhëhequr nga ASTRA në vitin 2002); Hulumtimi mbi imazhin e trafikimit seksual në masmedia (të udhëhequr nga ASTRA në 240 artikujt e S&M të publikuara në gazetat ditore në periudhën e viteve 1998 dhe 2001, dhe në vitin 2002); Raportet Bienuale të ASTRAS (dy herë në vit) 2002/03 dhe 2004/05; Raportet Alternative për Komitetin e UN për të Drejtat e Njeriut (në bashkiniciativë me Organizatën Botërore Kundër Torturës ASTRA, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Qendra e Ligjit Humanitar e udhëhoqën këtë raport); Raportet Alterative për Komitetin për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (Qendra e të Drejtave të Fëmijëve, Qendra e Beogradit për të Drejtat e Njeriut, Grupi 484 dhe ASTRA, krijuan një raport alternativ mbi zbatimin e Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore në Serbi dhe Mal të Zi, e cila ishte prezantuar para Komitetit të të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore më 13 maj 2005)

Page 123: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

123

Serbisë, aktive në dispozitat e ndihmës ligjore dhe përfaqësimit ligjor për viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut). Në nivel rajonal, ekzistojnë dy rrjete aktive: ACTA (Aksionet e Kundër Korrupcionit dhe Kundër Trafikimit), të themeluara në qershor të vitit 2004. Është organizatë kombëtare, rajonale, joqeveritare, e cila avokon për një shoqëri të lirë, pa trafikim, pa korrupsion dhe përfshin 11 OJQ kombëtare nga rajoni. Rrjeti ARIADNE kundër trafikimit me qenie njerëzore në Evropën Juglindore dhe Lindore, për luftimin e fenomenit të trafikimit përmes bashkëpunimit të vendeve të origjinës dhe transitit/destinacionit të viktimave, e themeluar në vitin 2005, e cila mbledh 17 OJQ. D. Mobilizimi i Burimeve Nuk ekzistojnë fonde në dispozicion për trafikim. Momentalisht, në Serbi, është i pazhvilluar koncepti i financimit privat. OJQ janë akterët kyç, në shtytjen përpara të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, duke inicuar ndërrime në legjislacion dhe duke paraqitur mekanizma të domosdoshëm. Megjithatë, OJQ janë plotësisht të varura nga fondet e fituara nga donatorët e huaj, ambasadat dhe agjencionet dhe si pasojë e varshmërisë së ndërrimit të politikave të tyre. Donatorët kryesorë që përkrahin aktivitetet e OJQ, në këtë fushë, janë: OSBE, Agjencioni i Zhvillimit Ndërkombëtar Kanadez, Agjencioni Zviceran për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Komisioni Evropian, “Save the Children”, Ambasada Britaneze në Beograd, Geneva Global Inc, Shërbimi i Asistencës Katolike (Catholic Relief Service). IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT A. Parandalimi dhe Vetëdijësimi Komiteti për të Drejtat e Njeriut, në Komentin e tij të Përgjithshëm Nr. 28, paragraf. 12 dhe 30, rekomandon për partitë shtetërore që të ndërmarrin masa në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar që t’i mbrojnë gratë dhe fëmijët, duke i përfshirë edhe gratë e huaja dhe fëmijët, nga cenimi i të drejtave të tyre, siç është kalimi kufitar për trafikim, prostitucioni i dhunshëm dhe forma të tjera të punës së detyruar, të maskuar si shërbime të ndryshme personale. Megjithëse, rekomandimi konsideron qasjen aktive të shtetit, ekziston ende një mungesë e vetëdijësimit mbi rëndësinë dhe vlerat e parandalimit. Një ndër fushatat më të rëndësishme për ngritje të vetëdijes që u organizua viteve të fundit ishte: “Hapi sytë e tu” nga viti 2002 deri në vitin 2003. Ishte njëra nga fushatat e para që ishte bërë në Serbi dhe ishte inicuar dhe udhëhequr nga OJQ - ASTRA. Qëllimet kryesore ishin: që të bëhet më i dukshëm problemi i trafikimit me gra; ngritja e vetëdijes e institucioneve shtetërore dhe e publikut në përgjithësi, drejt problemit të trafikimit të grave; të inaugurohet bashkëpunimi ndërmjet OJQ, të cilat kanë të bëjnë me problemin e trafikimit dhe me institucionet shtetërore; “Ekziston një rrugë me dal jashtë” nga 2004 deri në 2005. Ishte organizuar dhe udhëhequr nga ASTRA në bashkëpunim më Zyrën e UN mbi Drogat dhe Krimet. Qëllimet kryesore të saj ishin përveç informimit të publikut, në përgjithësi, mbi të gjitha aspektet e trafikimit me qenie njerëzore, ishte gjithashtu edhe që t’i inkurajojë viktimat, viktimat potenciale dhe të afërmit e tyre, që të kërkojnë ndihmë dhe informacione, si dhe të motivohen qytetarët që t’i ndihmojnë viktimat e trafikimit me qenie njerëzore; “Ruani fëmijët nga trafikimi me qenie njerëzore” nga viti 2005. Është inicuar nga organizata “Save the Children” me përkrahje të Amabasadës Britaneze në Beograd. Kjo fushatë, është gjithashtu një ftesë për aksion të përbashkët dhe përfshirje të të gjitha agjencioneve dhe zyreve përgjegjëse për mbrojtje të viktimave. Si aktivitete shtesë do të jenë hulumtimet mbi faktorët e rrezikut, të cilët e udhëheqin trafikimin me qenie njerëzore dhe trajnimet në Raska dhe kuartin e Jablanicës; “Trafikimi i Fëmijëve – realiteti ynë” nga viti 2006. Është udhëhequr nga ASTRA me përkrahje të organizatës “Save thë Children”. Kjo është një fushatë e masës së gjerë mediale, e dedikuar për luftimin dhe parandalimin e trafikimit të fëmijëve.

Page 124: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

124

Komentet Qasja parandaluese nuk është pjesë e praktikës shtetërore; më shumë i përgjigjet qasjes së OJQ dhe metodave të punës. OJQ janë shumë aktive në këtë fushë dhe ato kanë ndërmarrë një shkallë të gjerë të aktiviteteve dhe luajtën një rol të rëndësishëm në identifikimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe luftimin e tij në Serbi.

B. Mbrojtja dhe Asistenca a. Dëshmitari/Mbrojtja e Viktimës Dëshmia e një viktime-dëshmitar në seacën kryesore të dëgjimit është e një rëndësie shumë të veçantë në gjykimet e trafikuesve. Amandamentet në CPC (Sl.list SRJ,68/02) Federale njëherë ishin miratuar në vitin 2002 dhe ato përshkruajnë detyrat e gjykatave, që ta mbrojnë dëshmitarin dhe viktimën nga kërcenonet, ofendimet ose nga ndonjë formë tjetër e kërcenonit (Neni 109). Prokurorit publik i është dhënë pushtet (fuqi) të rëndësisë së veçantë, kur është fjala për dënimin e autorit të krimit, që ka lidhje me krimin e organizuar – prokurori mund të caktojë mbrojtje të veçantë për një dëshmitar, bashkëpuntor i dëshmitarit dhe për anëtarët e familjes së saj/tij (Neni 504 p). Amandamente për Aktin mbi Organizimin dhe Juridiksionin e Trupave të Shtetit në shtypjen e Krimit të Organizuar (Sl. Glasnik RS, 67/03) përshkruan se gjykata do të vendosë mbi mbrojtjen e personelit të një dëshmitari ose për ndonjë palë të lënduar me kërkesë të palës së intersuar (Neni 15 m) dhe, nëse është e pamundur që të sigurohet prania e dëshmitarit ose e palës së lënduar, ata mund të merren në pyetje, me anë të lidhjeve të videove ose përmes ndihmës ligjore ndërkombëtare të krimit (Neni 15 lj). Dispozitat e parashohin Institutin për Mbrojtje të Dëshmitarëve që si rrjedhim të jetë e përfshirë në legjislacion. Shërbimi Koordinues i Mbrojtjes së Viktimës së Trafikimit me Qenie Njerëzore filloi të funksionojë në mars të vitit 2004, dhe në korrik të vitit të njëjtë, Ministria e Brendshëme e Serbisë miratoi një instruksion mbi kushtet për aprovim të vendbanimit të përkohshëm për qytetarë të huaj – viktimat e trafikimit me qenie njerëzore. Më 29 shtator të vitit 2005, Kuvendi i Serbisë miratoi Aktin mbi Mbrojtjen e Pjesëmarrësve në Diskutimet (Punimet) rreth Penaleve (Krimeve) (Sl. Glasnik RS, 85/05), e cila përshkruan masa ekstraordinere të mbrojtjes, që të jenë të aplikuara vetëm në ngjarjet e rënda të kundërvatjeve kriminale, duke përfshirë rastet e krimit të organizuar. Akti përshkruan katër tipe të masave mbrojtëse: mbrojtje fizike dhe pronën e një personi; ndërrimin e vendbanimit ose transferin te një burg tjetër lehtësues; fshehje të identitetit dhe të dhënat për personin dhe, së fundi, ndërrimin e identitetit. Ai parasheh bashkëpunim ndërkombëtar në Zbatimin e Programit, që është e bazuar mbi ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ose reciprocitetit. Akti duhet të jetë i zbatuar që nga 1 janari 2006. b. Asistenca për Viktimat Viktimës i jepet e drejta të përfaqësohet nga një avokat gjatë gjithë dëgjimit në gjyq. Avokati e ka të drejtën që t’i shqyrtojë të gjitha letrat (dokumentet), të jetë i përfshirë në të gjitha aktivitetet gjatë procesit gjyqësor, të paraqesë fakte, ta marrë në pyetje të akuzuarin, dëshmitarët, dëshmitarët ekspertë etj., t’i regjistrojë dëmet dhe ta japë përfundimin. Avokati, gjithashtu mund të merrë, si të vërtetë akuzën, nëse prokurori publik e tërheq padinë. Për këtë arsye, është e domosdoshme të sigurohet përfaqësimi për viktimën nga gjykatës profesionalë dhe të nivelit të lartë, të cilët janë të gatshëm të luftojnë kundër ksenofobisë dhe misagonisë dhe të marrin rrezikun e pashmangshëm personal dhe format e ndryshme të pengesave. Pasi që as viktima e as avokati i saj/tij nuk e kanë statusin e palës, por vetëm statusin e pjesëmarrësit në procesim gjyqësor, gjykata nuk është e obliguar që t’ua dërgojë atyre padinë, zbulimet gjyqësore ose edhe vendimin gjyqësor final. Viktima nuk ka të drejtë apeli kundër vendimit gjyqësor, vetëm në pjesën e vendimit gjyqësor, sa i përket kostos; ose nëse prokurori publik nuk e ka vërtetuar ndjekjen penale nga viktima si paditës privat. Për këtë arsye, bashkëpunimi me prokurorin publik është vital, për mbrojtjen e të drejtave personale të viktimës, pasi që kjo është mënyra e vetme për

Page 125: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

125

argumentimin e avokatit të saj, që të merret në llogari, përmes apelit të vendimit gjyqësor. Asistenca ligjore për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, që janë zakonisht në një pozitë shumë vulnerabël dhe pa mjete, që të sjellin a sigurojnë përfaqësim profesional në gjykatë, ku është siguruar nga OJQ, që kanë të bëjnë me çështjet e trafikimit ose me të drejtat e njeriut në përgjithësi. Në këndvështrimet përfundimtare në bazë të Raportit Fillestar mbi Zbatimin e ICCPR në S&M në fund të viteve 1992-2002, Komiteti për të Drejtat e Njeriut theksoi se strehimoret dhe linjat SOS janë të menaxhuara nga organizatat ndërkombëtare, të cilat gjithashtu kanë organizuar fushata të vetëdijësimit dhe me keqardhje e vërejtën mungesën e përfshirjes nga autoritetet, në këto iniciativa. Komiteti i rekomandoi S&M që të ndërmarrin masa bindëse për ta parandaluar trafikimin dhe të imponojnë sanksione mbi autorët e krimit. Nuk ekziston ndonjë strehimore apo SOS linjë për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, të koordinuara ose të përkrahura nga shteti. Asistenca e drejtpërdrejtë dhe përkrahja për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore në Serbi janë të siguruara nga ASTRA, IOM, gjithashtu duke përfshirë edhe Strehimoren për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore. Një “SOS linjë”, veçanërisht për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore, ekziston vetëm brenda OJQ - ASTRA. Shumë OJQ të tjera kanë “SOS linjë”, por ato janë kryesisht për viktimat e dhunës në familje ose për gratë që vuajnë nga ndonjë lloj dhune. Një “SOS linjë” për qytetarë që ishin viktimë e ndonjë dhune ishte aktivizuar nga Ministria e të Drejtave Njerëzore dhe Minoriteteve113, por edhe pse ajo ishte duke funksionuar, aktiviteti kryesor i saj ishte t’i referohej ankesave të qytetarëve te organizatat e tjera, kryesisht për OJQ që sjellin ndihmë ligjore falas. Në vitin 2005, shumë qendra për punë sociale, gjithashtu hapën linjën e tyre SOS, por këto linja telefonike janë ose për përkrahje të grave që përjetuan dhunë ose për fëmijë. Strehimorja për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore e koordinuar nga Vesna Stanojević është e veçantë për nga lloji i saj në Serbi. Kjo strehimore luajti një rol vendimtar në ndërrimin e praktikave të zyrtarëve, të cilat zbatojnë ligjin, e veçanërisht të atyre me origjinë të huaj.

Komentet • Mund të përfundohet se amandamentet e bëra në legjislacion, deri më tani, mundësojnë mbrojtje adekuate për

viktimat e trafikimit me qenie njerëzore në procesimet gjyqësore dhe e lehtësojnë statusin e tyre në përgjithësi. • Strehimoret e udhëhequra nga OJQ nuk janë të qëndrueshme dhe ato janë kryesisht të varura nga donacionet e

pranuara. Kombinimi i mungesës së qasjes sistematike shtetërore dhe zbatimi joadekuat i ligjit, kërcënojnë drejt rrezikut të pozitës edhe ashtu të cenueshme të viktimave të trafikimit.

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA

1. Faktet për aktet kriminale mund të sigurohen pa deklaratën e viktimës (mungesa e dëshmisë së viktimës është marrë shpesh si një pengesë e fillimit të procedurës ose arsye kryesore e pezullimit të procedurave të inicuara). Për shembull, një polic i cili vërejti në një bar se në meny, nën listën e pijeve, figuronte një vizatim i një gruaje lakuriq, pa çmim, (duke e lënë të kuptohet se çmimi mund të negociohet) e përdori atë si një dëshmi të ndërhyrjes së prostitucionit. Gjithashtu, në një motel ai vërejti se numrat e dhomës filluan të shkëlqenin kur dhomat ishin të lira ose prap në dispozicion. Ky polic vërejti se Zyra e Prokurorit dhe policia nuk janë mjaft aktive, pasi që ata mund të përdorin reklama në letra dhe të veprojnë mbi ato reklama.

2. Ekipi Kombëtar mbi Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore si një shembull i bashkëpunimit ndërmjet trupit shtetëror dhe OJQ. Ky shembull duhet të përcillet për institucionalizim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të Qeverisë dhe OJQ.

3. Viktima (vajza) largohet (ik) nga trafikuesit me qenie njerëzore, i adresohet policisë për ndihmë, policia i siguron asaj mbrojtje adekuate dhe viktima dëshmon kundër autorit të krimit.

113 Kjo Ministri ka ekzistuar në ish-Unionin e shtetit Serbi dhe Mal të Zi, në nivel të Unionit.

Page 126: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

126

4. Gjykatësi brengoset për viktimën: i siguron asaj psikologun, doktorin dhe ekspertin dhe e merrë deklaratën nga viktima me kërkesë të gjykatësit tjetër.

VI. MANGËSITË

• Gjyqësia është e dobët në sistem, sepse nuk e zbaton Legjislacionin ekzistues. Barra kryesore në asistencë për viktimat e trafikimit me qenie njerëzore dhe në ngritje të vetëdijësimit mbi këtë çështje bie mbi OJQ.

• Prokurorët publikë nuk i paraqesin cenimet e të drejtave të njeriut; hetuesitë policore të degëve të tilla janë të ngadalta dhe të gjata, dhe dështuan në prodhimin e rezultateve të kënaqshme. Procesimet gjyqësore zgjasin shumë, pa arsye. Ligjet, pra janë të aplikuara me vështirësi të mëdha, që e keqësojnë pasigurinë ligjore te qytetarët.

• Në kundërshtim me legjislacionin e mëparshëm, Kodi i Ri Penal i Serbisë nuk e përshkruan formën e cilësuar të krimit, nëse është kryer kundër disa personave, me anë të vjedhjeve apo në një mënyrë brutale apo degraduese. Pasi që viktimat zakonisht janë të trajtuara me brutalitet, pasi që trafikimi me qenie njerëzore, zakonisht përfshin më shumë se një viktimë dhe pasi që Protokolli i Parë e regjistron kidnapimin si një metodë të kryerjes së krimit (Neni 3 a), mbetet e paqartë se përse dispozitat relevante ishin përjashtuar nga Kodi Penal. Ulja e dënimit prej 5 në 3 vjet burgim për trafikim e një të mituri, përbën plasaritje serioze të Kodit të Ri Penal të Serbisë.

• Legjislacioni lokal nuk implikon shitblerjet e shërbimeve të parashikuara nga viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore. Në këtë mënyrë, Rekomandimi 1545 (2002) i Kuvendit Parlamentar të CoE mbi fushatat e kundërtrafikimit instiston në dënimin e këtyre, që me dashje bëjnë blerjen dhe shitjen e shërbimeve seksuale nga një grua, e cila është viktimë e trafikimit me qenie njerëzore.

VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE Duke pasur parasysh mungesat apo defektet dhe komentet në këtë raport dhe nevojat e përmirësimit të gjendjes, një listë e rekomandimeve është e shënuar më poshtë.

Page 127: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

127

REKOMANDIMET

1. Transporti i personave të skllavëruar duhet të jetë e përshkruar si një krim, pavarësisht se të skllavëruarit janë të transferuar përmes kufijve ose nga brenda. Politika Penale duhet këtu të jetë e drejtuar, jo vetëm kundër trafikuesve me qenie njerëzore, por, gjithashtu edhe kundër atyre, që me dëshirë e ofrojnë veten për shërbime të këtilla.

2. Mandati i Bordit Inicues për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore i lansuar apo i krijuar nga Kordinatori Kombëtar i Trafikimit (i caktuar nga Qeveria e ish-Republikës të Jugosllavisë në prill të vitit 2001) për “Zhvillim afatgjatë të koordinimit dhe qasje multi-disiplinare të trafikimit” duhet të përfshijë fusha vijuese: parandalimin dhe ngritje të vetëdijësimit, mbrojtje të viktimave, zbatim të ligjit dhe mbledhje të të dhënave.

3. Adaptimi i Planit Kombëtar të Veprimit që ta luftojë trafikimin me qenie njerëzore me qëllim që të ofrojë qasje gjithpërfshirëse dhe sistematike në adresim e kësaj çështje;

4. Zhvillushmëri të konceptit për masa preventive; 5. Qeveria duhet ndërmarrë qasje proaktive në parandalim, ndërtim të kapacitetit dhe aktivitete

lidhur më ngritje të vetëdijes në këtë fushë, me synim për: • Rritjen e numrit të shërbimeve për asistencë viktimave të trafikimit, krijimi i shërbimeve

standarde dhe zhvillimi i shërbimeve për mbrojtje të dëshmitarëve; • Përfshirjen e të gjithë zyrtarëve relevantë në programet e edukimit, lidhur me trafikimin

me qenie njerëzore, duke pasur kujdes në përfaqësim të barabartë të tyre, në mënyrë gjeografike;

• Udhëheq hulumtime të mëtutjeshme mbi trafikimin me qenie njerëzore në Serbi, e veçanërisht sa i përket trafikimit të fëmijëve dhe të burrave;

• Formalizim të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe OJQ në këtë fushë, dhe adaptimi i protokolleve, që në mënyrë të qartë do t’i definojnë obligimet dhe detyrat reciproke;

• Monitorimin e zbatimit të ligjeve dhe mekanizmave të paraqitjes qeveritare, sa i përket rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore;

• Përmirësimin e efikasitetit të gjyqësisë në rastet e procesuara mbi trafikimin.

Page 128: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

128

LISTA E SHKURTESA CESID Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci CoE Këshilli i Evropës CPC Kodi i Procedurave Penale FRY Ish-Republikat e Jugosllavisë FYROM Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ICCPR Marrëveshjet Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim OSCE Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë SFRJ Federata e Republikave të Jugosllavisë SRJ Republika Jugosllave e Serbisë UNOHCHR Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e

Njeriut UNFPA Fondi i Popullimit të Kombeve të Bashkuara SHËNIM Aktualisht, Serbia merr përsipër adaptimin e një Akti formal, me qëllim që ta konfirmojë suksesin e saj drejt trajtimeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilën Unioni Shtetëror Serbi&Mali i Zi e ka ratifikuar.

Page 129: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

129

KOSOVA I. Hyrje

Kosova shtrihet në Gadishullin Ballkanik. Për shumë vjet ishte njëra ndër entitetet konstituive e ish-Republikës së Jugosllavisë. Kufizohet me Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ka një popullatë mbi 2 milionshe, prej të cilëve 90 % janë shqiptarë (myslimanë ose katolikë) dhe pjesa tjetër e popullatës përbëhet prej serbëve, egjiptianëve, turqve, romëve, ashkalinjve dhe minoritete të tjera. Që nga viti 1999, Administrimi i Misionit të Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara (UNMIK)114 luan rolin e administrimit të përkohshëm civil e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e miratuar nën Nenin VII të Kartës së KB. Përgjegjësitë e UNMIK janë të kryesuara nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Forcat paqeruajtëse (KFOR), veprojnë brenda Kornizës së Rezolutës 1244, të cilat raportojnë drejt në NATO dhe janë përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë dhe udhëheqjen e operacioneve paqeruajtëse në rajon.

Kosova është identifikuar si një rajon i destinimit, i origjinës dhe i transitit për trafikimin e e qenieve njerëzore, kryesisht grave dhe vajzave. Rrugët kryesore në Kosovë janë paraqitur të jenë nga pjesa Veriore përmes kufirit të Serbisë, përmes kufirit me Shqiperinë dhe përmes ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Disa gra dhe fëmijë janë trafikuar nga Mali i Zi dhe nga Shqipëria. Janë identifikuar edhe disa raste të grave, të cilat janë sjellë në Kosovë me aeroplan nga Turqia, nga Austria dhe nga Zvicra115.

Në Kosovë, vajzat dhe gratë e trafikuara janë kryesisht objektiv e eksploatimit seksual, për prostitucion të dhunshëm, por edhe për punë të detyrueshme, duke përfshirë këtu lypjen dhe punën e rëndë të krahut. Shumica e viktimave kosovare janë të eksploatuara brenda Kosovës, por edhe një numër i konsiderueshëm është dërguar jashtë vendit.

Njësia e Hetimeve të Trafikimit dhe Prostitucionit (NJHTP) mban një bazë të shënimeve për të gjitha gratë e huaja, të cilat vijnë në kontakt me policinë në shumicën e rasteve, gjatë bastisjeve nëpër bare. Në vitin 2000, 340 gra ishin regjistruar në këtë bazë të të dhënave. Gjatë vitit 2001, në bazë të burimeve të njëjta, numri i viktimave të huaja ishte rritur. Megjithatë, në vitin 2002, kishte një ndryshim të lehtë në çështjen e trafikimit që përfshinte viktima të Brendshëme116. NJHTP kishte vërejtur se biznesi i trafikimit kishte transferuar aktivitetet e veta nga vendet publike në vendbanimet private. Në të njëjtën kohë, gratë e intervistuara paraqiteshin të merrnin pagesa (rroga), të mira dhe kishin kushte të mira jetese dhe kështu, mund të punonin në mënyrë vullnetare në industri të seksit (trafikim i lumtur).

Nga këndvështrimi i historikut të familjeve të viktimave të trafikimit, është e qartë se ato vijnë nga grupet sociale më të varfëra. Në shumicën e rasteve, varfëria, mosfunksionimi i familjeve, niveli i ulët i edukimit dhe vlerat tradicionale, të cilat e motivojnë diskriminimin ndaj grave dhe vajzave, formojnë një ambient,

114 UNMIK ishte themeluar më 10 qershor 1999, kur Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit autorizoi Sekretarin e Përgjithshëm, që të krijojë në Kosovë një administrim të përkohshëm civil, të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara. 115 Trafikimi me Qeniet Njerëzore në Evropën Juglindore 2003, i publikuar nga UNDP. 116 NJHTP ka identifikuar 391 raste. Në bazë të shënimeve bazë të NJHTP, në vitin 2001, ishin 5 kosovare viktima të identifikuara dhe 167 viktima të huaja; në vitin 2002, ishin identifikuar 3 kosovare viktima dhe 86 viktima të huaja; në vitin 2003, nuk ka pasur kosovare të identifikuara, por 34 viktima të huaja ishin identifikuar; në vitin 2004, 12 kosovare ishin identifikuar dhe 35 viktima të huaj; në vitin 2005 18 kosovare viktima ishin identifikuar dhe 31 viktima të huaja. Në bazë të burimeve të njëjta, trafikuesit që ishin arrestuar në vitin 2004 ishin: 43 kosovarë, 20 shqiptarë, 4 bullgarë, një moldavian, një rumun dhe një me nënshtetësi të panjohur. Në vitin 2005, trafikues të arrestuar ishin: 45 kosovarë, 31 shqiptarë, tre bullgarë, dy moldavianë, 4 ukrainas, dy rumunë, një serb dhe dy me kombësi tjetër. Në bazë të IOM-it, në vitin 1999, ishin identifikuar vetëm dy viktima; në vitin 2000, ishin identifikuar 114 viktima; në vitin 2001, 136 viktima ishin identifikuar; në vitin 2002, 85 viktima ishin identifikuar; në vitin 2003, 44 viktima të identifikuara; në vitin 2004, 34 dhe deri në qershor të vitit 2005 vetëm 6 viktima ishin identifikuar.

Page 130: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

130

në të cilën vitkimat tashmë kishin përjetuar dhunë familjare dhe seksuale. Një historik i këtillë i bën gratë dhe vajzat më të lëndueshme që t’i drejtohen trafikimit dhe ta nënvlerësojnë riintegrimin e tyre social dhe ekspozimin e tyre drejt ritrafikimit.

Opinioni i përgjithshëm në Kosovë, që ndajnë mendimin edhe shumë OJQ, është që trafikimi nga Kosova mund të eskalojë për arsye të gjendjes ekonomike dhe rritjes së papunësisë, kryesisht te gratë e reja. Megjithëse ekzistojnë fakte të pakta për gratë kosovare të trafikuara jashtë vendit, keqësimi i gjendjes së tyre ekonomike, rritja e varfërisë dhe papunësia, ndryshimet në strukturat familjare, dhuna ndaj grave dhe trendet drejt dukshmërisë së një prostitucioni më të pranueshëm, mund të kontribuojnë në Kosovë, duke u bërë një rajon burimi i grave dhe i vajzave të trafikuara jashtë vendit.

II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE

A. Legjislacioni i Brendshëm

Në bazë të Rregullores së UNMIK 2001/09 mbi Kornizën Kushtetuese për Dispozitat Vetëqeverisëse në Kosovë, instrumentet kryesore ligjore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut janë drejtpërsëdrejti të aplikueshme në Legjislacionin e Brendshëm të Kosovës.

Së brendshëmi, ekzistojnë disa instrumente ligjore, të cilat e rregullojnë sistemin referues në nivelin qeveritar dhe joqeveritar në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe fenomenet që kanë të bëjnë me të:

• Rregullorja e UNMIK 2001/4 mbi Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë, e shpallur në janar të vitit 2001(nene te kësaj rregulloreje janë inkorporuar ne Kodin Penal dhe në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës);

• Udhëzimi Administrativ 2005/03 mbi Zbatimin e Rregullores së UNMIK 2001/04 mbi Caktimin e Kordinatorit për Asistencë të Viktimave brenda Departamentit të Drejtësisë;

• Kodi i Dispozitave Penale dhe Kodi i Procedurave Penale të Kosovës me nene të veçanta të adresuara drejt krimit të trafikimit, duke e plotësuar Rregulloren 2001/04

B. Plani Kombëtar i Veprimit Hartimi i Planit të Veprimit ishte inicuar në mars të vitit 2001 dhe ishte kryer në disa faza, nga qershori i vitit 2004 deri në prill të vitit 2005. Plani Kombëtar i Veprimit do të jetë aktiv deri në vitin 2007, derisa, gjatë këtij viti, Mekanizmat e Veprimit të Referimit do të jenë të themeluara në Kosovë. Plani Kombëtar i Veprimit përcjell një strukturë bazuar mbi standardet ndërkombëtare të BE. Në veçanti, përcjell një draft model, i nënshkruar në maj të vitit 2004 nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore, si pjesë e KARTËS së BE, Projektit mbi Përmirësimin e Zbatimit të Strategjive për Planin e Veprimit Kombëtar të Kundërtrafikimit në vendet e Evropës Juglindore. Ky draft model ishte themeluar nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillim të Politikave të Migrimit (ICMPD). Veç kësaj, Plani Kombëtar i Veprimit ka marrë për bazë Udhëzuesin e UNICEF- Udhëzuesit e Paktit të Stabilitetit për të Drejtat e Fëmijëve, Viktima të Trafikimit.

Komente

Nga fakti se Kosova është ende në procesin e finalizimit të Statusit të vet, dhe për këtë, është duke kaluar një fazë

transitore, duhet të theksohet se të gjitha ligjet janë të bazuara në Rregulloret e UNMIK. Ligjet e tjera në Kosovë janë

kryesisht të natyrës së përkohshme. Prandaj, për arsye të mosdefinimit të Statusit Ligjor të Kosovës, deri më tani nuk

ekziston ndonjë tabelë e ratifikimit të Konventave Ndërkombëtare.

Page 131: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

131

III. KORNIZA E PËRGJITHSHËME

A. Ndërtimi i Kapaciteteve

Anëtarët e Grupit Punues Ndërinstitucional kundër trafikimit të qeneieve njerëzore inicuan nevojën e udhëheqjes së kurseve trajnuese në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit, që ta luftojë Trafikimin me Qenie Njerëzore. Grupi Punues ishte krijuar që ta hartojë një Udhëzim Administrativ që ta zbatojë Rregulloren Nr. 2001/4 mbi Parandalimin e Trafikimit të Personave në Kosovë, duke përfshirë përfaqësimin ligjor, këshillues dhe shtëpitë e sigurisë së përkohshme. Gjithashtu, Urdhëresa Administrative përcakton kompetencat e Njësisë për Mbrojtje dhe Përkrahje të Viktimave (NJMPV), dhe Kordinatorit për Përkrahje të Viktimave. NJMPV është përgjegjëse për krijimin e strukturave të duhura. Në prill të vitit 2002, ishte paraqitur në Zyrën e UNMIK për Çështje Ligjore hartimi i Urdhëresës Administrative.

Sekretariati i Kundërtrafikimit, brenda Zyrës Këshillëdhënëse për Qeverisjes të Mirë (ZKQM) pranë zyrës së Kryemnisitrit, zhvilloi dhe realizoi një program trajnues, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), OJQ – Qendra për mbrojtje të viktimave dhe parandalim të trafikimit (PVPT) dhe Shërbimin Policor i Kosovës/Njësia e Hetuesisë së Trafikimit dhe Prostitucionit (SHPK/NJHTNJ).

Janë organizuar një numër i kurseve e trajnimeve nga Minsitria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), dhe Programin Ndërkombëtar mbi Eliminimin e Punës së Fëmijëve (IPEC), mbi monitorimin e punës së detyruar të fëmijëve, duke përfshirë edhe trafikimin. SHPK/NJHTNJ e përfundoi kursin e katërt mbi hulumtimin e trafikimit me qenie njerëzore. Qëllimi kryesor ishte trajnimi i zyrtarëve të policisë brenda sektorit të Njësisë së Hetuesisë së Trafikimit me Qenie Njerëzore, me qëllim që t’i përgatisë ata për punë në terren. Agjencionet partnere në këto aktivitete ishin Akademia e Policisë, Zyra e Prokurorisë, IOM dhe Ministria e Drejtësisë (MD). ZKQM dhe IOM udhëhoqën prezantimet/ligjëratat mbi trafikimin e qenieve njerëzore për studentë të psikologjisë, të pedagogjisë, të sociologjisë dhe të gazetarisë. Veç kësaj, sesionet trajnuese ishin udhëhequr mbi temën “Rolin e trafikimit me qenie njerëzore dhe parandalimi i tij”. Në këto trajnime kanë marrë pjesë 17 trajnerë mbi çështjet gjinore nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS), në bazë të legjislacionit aktualisht në fuqi është e mandatuar në mbrojtjen e fëmijëve e me këtë rast edhe fëmijëve viktima të trafikimit. Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me IOM, organizoi trajnim dyditorë mbi riintegrimin e viktimave vendore të trafikimit, duke pasur për qëllim zbatimin më të mirë të projekteve të kundërtrafikimit. Në trajnim morën pjesë, gjithashtu përfituesit e drejtpërdrejtë, si dhe nga një punëtor i shërbimeve sociale të Qendrave për Punë Sociale (QPS) në Kosovë, 30 të punësuar në përgjithësi (4 prej tyre ishin nga minoriteti serb). Ministria e Shëndetësisë (MSH) punoi rreth ngritjes së vetëdijes së punëtorëve shëndetësorë mbi problemet shëndetësore të viktimave të trafikimit dhe në sigurimin e përkrahjes për to, si dhe, mbi përcaktimin e rolit të tyre në proceset e riintegrimit të viktimës. Veç kësaj, aktivitete të tjera të ndërtimit të kapaciteteve për punëtorët shëndetësorë janë zbatuar mbi parandalimin e drejtpërdrejtë të trafikimit të qenieve njerëzore.

Një trajnim treditorë, gjithashtu është organizuar për Operatorët e Linjës Telefonike Ndihmëse, në të cilën morën pjesë 13 pjesëmarrës. Një sesion trajnues mbi Asistencën dhe Riintegrimin e Viktimave të Trafikimit ishte organizuar për partnerë qeveritarë dhe joqeveritarë, ku morën pjesë 23 pjesëmarrës, duke përfshirë edhe 8 avokatë të viktimave nga Departamenti i Drejtësisë. Trajnim i njëjtë ishte mbajtur për 26 punëtorë të Qendrave për Punë Sociale (QPS), si dhe për personelin tjetër të strehimoreve.

Page 132: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

132

Gjithashtu, IOM ofroi katër prezantime për Riatdhesimin dhe Riintegrimin e viktimave të trafikimit, në një punëtori të organizuar nga Shoqata “Norma”. Grupet target të trajnimeve ishin gratë e vendeve lokale, OJQ dhe zyrtarët e komunave për çështje gjinore. IOM ka organizuar sesione trajnuese për hetuesit dhe prokurorët, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve për identifikim të viktimave. Tema ishte: “Të Kuptuarit e Kundërtrafikimit, Përforcimi i Kornizës Institucionale dhe Drejtësisë”. IOM është ftuar nga SHPK të merrë pjesë në prezantimin e iniciativave të kundërtrafikimit në Kosovë dhe ta elaborojë përfshirjen e IOM në këtë çështje.

PVPT ishte përfshirë në seminaret e ngritjes së vetëdijësimit për persona, që kanë qenë të akomoduar në strehimoret e tyre. Në të njëjtën kohë, kjo qendër ishte angazhuar në programet, që kanë për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet rinisë dhe policisë, me qëllim të reduktimit të rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore në Kosovë.

B. Analizat, Hulumtimet dhe Mekanizmat Monitorues ZKQM aktualisht është duke bërë përpjekje të themelojë një sistem të Monitorimit, Vlerësimit dhe Shqyrtimit të Strategjive të Kundërtrafikimit dhe Planit Kombëtar të Veprimit, me qëllim të vlerësimit të progreseve zbatuese dhe ndikimet e tyre në kundërtrafikimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit në të gjitha fazat.

C. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi në nivel Kombëtar dhe Rajonal

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Drejtori i Zyrës Këshilldhënëse për Qeverisje të Mirë (ZKQM), i përkrahur nga Sekretariati dhe Ekipi i Kosovës për Luftimin e Trafikimit (Grupi Ndërministror) në misionin e tij që t’i zbatojë aktivitetet e parapara në Planin e Veprimit. Sekretariati i ZKQM ishte themeluar që ta përkrahë Koordinatorin Kombëtar dhe Grupin Punues. Ai merrë pjesë në iniciativat e organizatave të tjera të kundërtrafikimit, siç është përkrahja e IOM për përmirësimin e institucioneve lokale të angazhuara në luftimin e trafikimit dhe zhvillimin e Ekipit për Referenca për Ekipin e Kosovës. Kushtet Referuese kanë për qëllim luftimin e trafikimit përmes krijimit të Grupit Punues Ndërministror, i propozuar nga ekspertë të Këshillit Evropian, të cilët ishin të përkrahur nga konsulentët e Misionit të OSBE në Kosovë.

Grupi për Ndihmë të Drejtpërdrejtë dhe Përkrahje Viktimave të Huaja të Trafikimit, ishte themeluar, në bazë të Procedurave Standarde të Veprimit (PSV), i themeluar në vitin 2000, i azhuruar në vitin 2004, dhe është efektiv që nga 6 dhjetor 2004 (shiko në III b). Grupi është i përbërë nga: Policia e UNMIK, NJHTNJ, Departamenti i Drejtësisë, Njësia e UNMIK për Ndihmë dhe Përkrahje të Viktimave të Trafikimit, Misioni i IOM në Kosovë, Njësia për Luftimin e Trafikimit, Misioni i OSBE në Kosovë, Departamenti i të Drejtave të Njeriut dhe Zbatim të Ligjit, MPMS dhe OJQ.

D. Mobilizimi i Burimeve Donatorët kryesorë, që kanë kontribuar në zbatimin e aktiviteteve të kundërtrafikimit në Kosovë janë: Buxheti i Konsoliduar i Kosovës – BKK (institucionet qeveritare); OSBE, “Save the Children”; UNICEF IOM; Shtylla I dhe III e UNMIK; Kvinna Till Kvinna (KtK)- Suedi; NOVIB-Holandë, Christian Aid (ChA) – e Britanisë së MAdhe, United Nation Population Fund/Fondi i Kombeve të Bashkuara për popullimin (UNFPA); Pakti i Stabilitetit; Zyra për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR); Committee Catholic Center LA Faim et Pour Le Development (CCFD) – Francë.

Page 133: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

133

IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT

Përpjekjet janë bërë në zbatimin e ligjeve të kundërtrafikimit, në pajtueshmëri me instrumentet e kërkuara ndërkombëtare; kryesisht Protokolli i UN për Trafikim. Zbatimi i Kornizës është i bazuar në tri boshte: parandalim, përndjekje penale dhe mbrojtje.

A. Parandalimi dhe Ngritja e Vetëdijësimit

Korniza e Parandalimit të Kosovës është e institucionalizuar dhe do të veprojë deri më 2007. Ajo ka tri qëllime kryesore:

• Vetëdijësimin mbi pasojat e trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe Kornizën Ligjore të Kundërtrafikimit;

• Zvogëlimin e kërkesave për shërbime nga viktimat;

• Reduktimin e varfërisë te viktimat potenciale.

Aktivitetet kryesore të Kornizës Kushtetuese përfshijnë:

• Identifikimin e nivelit të vetëdijësimit mbi trafikimin e qenieve njerëzore në grupet e rrezikut të lartë, si dhe kërkesat për shërbime të viktimave, të përcjellura nga fushatat e vetëdijësimit të organizatave multidisiplinare dhe multisektoriale, që kanë për objektiv grupet me rrezik të lartë;

• Monitorimi i zbatimit të strategjive edukative dhe zbatimin e aktiviteteve të parandalimit të braktisjes së shkollës nga ana e vajzave dhe grupeve të tjera të cenueshme;

• Shqyrtimi i Ligjit të Punës, me qëllim që të sigurohet mbrojtja e fëmijëve të detyruar të punojnë;

• Përkrahje të agjencioneve të përfshira në programet e zhvillimit ekonomik, me qëllim që të përfshihen grupet e rrezikut të lartë dhe viktimat e trafikuara në projektet e tyre, duke e përmirësuar statusin e tyre ekonomik;

• Monitorimin e koordinimit në zbatimin e Planit Gjinor të Veprimit dhe Planit të Veprimit të Kundërtrafikimit.

Aktivitetet e lartpërmendura janë zbatuar nga agjencionet vijuese:

Zyra e Kryeministrisë , ZKQM, MASHT, MPMS, Policia, Instituti i Politikave Sociale, UNICEF, ILO, IOM, OSBE, Save the Children, Zyra e Komisionerit, Asocacioni i Gazetarëve, Ministria e Shëndetësisë, Departamneti i Drejtësisë (DD), IPEC, Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF), Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), Sindikata e Bashkuar e Punëtorëve të Kosovës dhe agjencionet e tjera përkrahëse, siç janë: UNDP, Banka Botërore dhe partnerët e tjerë si: Zyra për Përkrahje Ligjore-OLA, UNMIK-Zyra për Çështje Gjinore, Fondi i Zhvillimit për Gra i Kombeve të Bashkuara (UNIFEM), Komiteti i Barazisë Gjinore, Komitetet Komunale dhe Grupet Punuese Ndërministrore.

B. Mbrojtja dhe Asistenca Korniza e Mbrojtjes në Kosovë është e institucionalizuar dhe do të jetë në veprim deri në vitin 2007. Ajo cakton objektivat:

• Asistencë të viktimave dhe mbrojtje sociale, duke përfshirë themelimin e standardeve matëse për identifikim të viktimave;

Page 134: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

134

• Bashkëpunim ndërmjet të gjithë aktorëve, që kanë të bëjnë me mbrojtje, me qëllim të sigurimit të asistencës integruese për të mbijetuarit dhe viktimat e trafikimit (asistencë shëndetësore, edukative, sigurim banimi, psikologjike dhe atë financiare);

• Riintegrim/përfshirje sociale, duke marrë në konsideratë nevojat speciale të viktimës së riatdhesuar.

Aktivitetet kryesore të Kornizës Mbrojtëse përfshijnë:

• Themelimin e procedurave për referimin dhe identifikimin e viktimave nga policia. Zhvillueshmëri të udhëzuesve të standardizuara për identifikim dhe referim të të gjitha agjencioneve. Zhvillueshmëri dhe zbatim të standardeve për shërbime të ofruara viktimës, si dhe modelin e menaxhimit të rastit;

• Shqyrtimin dhe Finalizimin e Procedurave Standarde të Veprimit (PSV), për viktima të brendshëme dhe të jashtme të trafikimit;

• Themelimin e procedurave/udhëzuesve në lidhje me periudhat reflektuese të ofruara viktimës;

• Koordinim të fuqizuar dhe kapacitete monitoruese të punës dhe inspektime sanitare për identifikim të viktimave. Zhvillueshmëri të kapaciteteve monitoruese për përcjellje të rasteve të riintegruara. Zhvillimi i projekteve të ngritjes së vetëdijësimit të komuniteteve, që ta parandalojnë stigmatizimin e viktimave;

• Trajnim të policisë dhe të agjencioneve të tjera mbi referimin dhe identifikimin e viktimave.

Më 6 dhjetor të vitit 2004, anëtarët e Grupit të Ndihmës Direkte dhe Përkrahjes për Viktimat e Huaja të Trafikimit nënshkruan një marrëveshje, duke autorizuar funksionimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Viktimat e Huaja të Trafikimit. Qëllimi i kësaj marrëveshje është t’i qartësojë përgjegjësitë e secilit agjencion/partner me qëllim të themelimit të bashkëpunimit dhe të koordinimit më të ngushtë mbi kornizën e sistemit referues. Amandamenti i Procedurave Standarde të Veprimit ka për qëllim rregullimin e ndihmës për viktimat e Brendshëme të trafikimit dhe ndër të tjera përfshin partnerët e fundit, në veçanti, UNMIK-un, Departamentin e Drejtësisë dhe Njësitin për Mbrojtje dhe Përkrahje të Viktimës, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe OJQ ndërkombëtare dhe lokale.

Linja Telefonike hot-line për ndihmë direkte viktimës e udhëhequr nga IOM Viktimës së trafikimit i është ofruar ndihmë nga agjencione të ndryshme, që zakonisht janë në bashkëpunim të ngushtë me UNMIK, Shtyllën I, Sektorin për Mbrojtje dhe Përkrahje të Viktimës të Departamentit të Drejtësisë, Policinë e UN, OSBE, IOM dhe rrjetin e OJQ lokale dhe ndërkombëtare. Veç kësaj, OJQ janë duke luajtur një rol kyç në ofrimin e shërbimeve të lidhura drejtpërsëdrejti me MPMS, e ato janë: shërbimet shëndetësore, përkrahja psikologjike, arsimimi (orët e pacertifikuara brenda strehimoreve), këshillimi familjar, trajnimet profesionale, përkrahja materiale, gjenerimi i të ardhurave, ndihma për punësim dhe aftësi për të jetuar.

MPMS, MD, NJHPT, OSBE, IOM dhe PVPT janë anëtarë të Grupit Koordinues për Ndihmë Direkte të Kundërtrafikimit. Ky grup, formalisht i njohur si Grupi i Koordinimit të Strehimores, është pika kryesore për trafikim, përgjegjëse për ndihmë grave të trafikuar në Kosovë. Ajo ofron një forum për diskutim mbi rastet individuale dhe mbi nevojat e përgjithshme të përfituesve. Po ashtu, siguron qasje në strehimore të të gjitha viktimave të trafikimit, pavarësisht qëllimeve të tyre që të bashkëpunojnë me autoritetet në hetimet e tyre. Vëmendje e veçantë i është dhënë sigurisë së personelit të strehimoreve dhe në sigurinë e besueshmërisë së informacioneve të marra, si dhe sigurinë dhe intimitetin e viktimës së trafikimit me qenie njerëzore.

Page 135: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

135

Ekzistojnë dy strehimore të kundërtrafikimit në Kosovë: Interim Secure Facility – ISF/Strehimorja për siguri dhe ndihmë të përkohshëme, për viktima të brendshëme të trafikimit117, e cila është krijuar nga NJHPT dhe ZKQM dhe PVPT-Strehimorja për Viktima Ndërkombëtare të Trafikimit dhe Prostitucionit të Dhunshëm. Në të gjitha strehimoret, në bazë të parimeve të UNICEF/Udhëzuesit të Paktit të Stabilitetit, nevojat themelore janë të kënaqshme. Gjatë akomodimit të tyre në strehimore, viktimave gjithashtu u ofrohet edhe mundësia e trajnimit, ku ndihmohet riintegrimi i tyre në të ardhmen, punësimi dhe pavarësia, si dhe përmirësimi e ballafaqimi i tyre, pas përvojës traumatike.

Në bazë të PSV, UNMIK, OSBE dhe IOM (MPMS kur kemi të bëjmë me viktima të trafikimit fëmijë), gjithnjë në bashkëpunim me Zyret e tyre Ndërlidhëse, kanë përgjegjësi për riatdhesimin e viktimave të huaja të trafikimit. Pasi që këto organizata bashkëpunojnë me vendet e origjinës së tyre, sigurojnë transport të nevojshëm dhe dokumente udhëtimi për viktimat.

Shërbimet riintegruese janë të ofruara, për viktimën, nga agjencione të ndryshme, që veprojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Viktimave të Trafikimit u ofrohet përkrahje e drejtpërdrejtë. P.sh. Njësiti për Mbrojtje dhe Përkrahje Viktimave (NJMPV), ofron asistencë ligjore dhe përfaqësim ligjor, derisa shërbimet e tyre ligjore janë të financuara nga IOM. IOM luan një rol shumë të rëndësishëm në dispozitat e shërbimeve riintegruese dhe mban bashkëpunim të ngushtë me të gjitha agjencionet, qeveritare dhe joqeveritare, që merren me viktimat e trafikimit118. Në të njëjtën kohë, shumë agjencione qeveritare, siç është Qendra për Mirëqenie Sociale, janë të përfshira drejtpërsëdrejti në këto aktivitete. Ministria e Arsimit, në lidhje të drejtpërdrejtë me OJQ lokale, ofron për viktimat nxënie të orëve për mësim primar dhe sekondar.

C. Ndjekja Penale Korniza e ndjekjes penale është e institucionalizuar në Kosovë dhe do të jetë aktive deri në vitin 2007. Ajo ka këto qëllime:

• Themelimin e mekanizmave të shkëmbimit të informacioneve ndërmjet OJQ, policisë dhe agjencioneve të tjera për zbatim të ligjit, për ndjekje penale të trafikuesve;

• Përkrahjen dhe fuqizimin institucional të policisë dhe gjyqësisë për luftimin e trafikimit;

• Krijimin e dispozitave të veçanta për mbrojtje të viktimave-dëshmitarë;

• Ngritjen e bashkëpunimit ndërmjet agjencioneve kompetente.

Aktivitetet kryesore të Kornizës së Ndjekjes Penale:

• Monitorim më të avancuar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat i kanë rastet e trafikimit;

• Trajnim të gjyqtarëve, të prokurorëve dhe të oficerëve të policisë mbi: ndikimin psokologjik të viktimave të trafikimit; përdorimin e ekspertit për fakte; teknikat efektive dhe të ndjeshme të intervisitimit me persona të trafikuar, duke përfshirë fëmijët; hetime të krimit të organizuar, duke përfshirë veprime me identitet të rrejshëm dhe mbi konfiskimin e aseteve;

• Trajnim të gjyqtarëve, të prokurorëve, të avokatëve dhe të personelit tjetër ligjor me qëllim që të jenë në gjendje të ofrojnë mbrojtje gjatë seancave publike të dëgjimit dhe mbajtjen e informacioneve të ndjeshme, me theks të veçantë mbi fëmijët dëshmitarë;

117 ISF- Interim Secure Fascility – është Strehimorja për siguri dhe ndihmë të përkohshëme, për viktima të brendshëme të trafikimit e cila funksion në kuadër të Misitrisë së Drejtësisë dhe financohet nga buxheti i konsiliduar i Kosovës 118 OSBE, zyrtarisht Funksionim të Standardeve të Asistencës Direkte

Page 136: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

136

• Trajnim të punëtorëve socialë dhe mbrojtësve të tjerë të viktimave në intervistimin e fëmijëve;

• Organizim të takimeve me anë të tryezave të rrumbullakta, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe të prokurorëve, me qëllim që të trajnohen në analizimin e rasteve të trafikimit;

• Trajnim intensiv në zgjedhjen e prokurorëve kombëtarë nga prokurorët me ekspertizë të veçantë;

• Krijim të një baze të shënimeve, për rastet, duke pasur çasje vetëm me anë të gjyqeve, të policisë dhe DD;

• Krijim të një ekipi kombëtar, i cili përbëhet nga prokurorë dhe oficerë policie, që kanë për qëllim mbështetjen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, si dhe lajthitjen dhe koordinimin e rasteve;

• Ngritje të “fondeve të menjëhershme” për mbulesë të operacioneve;

• Ndërrim të manualeve për politika të policisë, që të lejojë mbështetje brenda NJHTP, me qëllim të minimizimit të ndikimit të qarkullimit;

• Rekrutim të oficerëve femra në NJHTP. Burime teknike në dispozicion për NJHTP;

• Konkludime të marrëveshjeve bilaterale të ekstradimit për kriminelët e trafikimit;

• Amandamentet e Kodit të Procedurave Penale, me qëllim që t’i lejojë deklaratat e viktimës të përdoren në gjyqe;

• Krijim të një ekipi të gjyqtarëve dhe të prokurorëve, që të specializojnë në rastet e trafikimit;

• Organizim të paneleve gjyqësore mbi rastet e trafikimit që përfshijnë gjyqtarët kombëtarë dhe ata ndërkombëtarë;

• Krijim të pikës kontaktuese ndërmjet NJTP-së dhe njësitit për shpërlarje të parave.

Akterët e përfshirë në veprimtaritë e lartpërmendura janë:

Departamenti i Drejtësisë (DD), pranë Ministrisë së Drejtësisë, dhe Departamenti i Administratës Gjyqësore (DAGJ), Instituti Kosovar i Gjyqësisë (IKGJ), Zyra e Prokurorisë Publike e Kosovës, MPMS, Zyra Këshillëdhënëse e Kryeminstrit (ZKK).

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA

• Avokim mbi riatdhesimin: Qendra për Mbrotje të Grave dhe Fëmijëve (QMGF) ka arritur riatdhesim të një viktime të trafikuar në Kosovë. Viktima ishte dërguar nga IOM në QMGF, ishte strehuar brenda strehimores së QMGF dhe i ishte dhënë trajtim adekuat. Gjatë kohës së strehimit, QMGF kontaktoi me qendrat e tjera të rajonit dhe u mundua të vijë në kontakt me familjen e saj, me qëllim që ta aranzhojë kthimin e saj në shtëpi. QMGF dhe përfaqësisesit e QPS, më në fund arriti ta bindë viktimën dhe familjen e saj, se mënyra më e mirë e riintegrimit të saj është kthimi në familjen e vet. Rasti u mbyll me sukses, derisa QMGF ende i monitoron kushtet e viktimës përmes kontakteve me QPS dhe familjen e viktimës.

• Avokim te institucionet shëndetësore: që nga angazhimi i saj në kundërtrafikim, QMGF ka siguruar përkrahje për një viktimë të mitur, e cila ishte shtatëzënë, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike.

Page 137: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

137

VI. MANGËSITË

• Mungesa institucionale për të siguruar programe rehabilitimi afatgjata, veçanërisht për viktimat që vuajnë nga çrregullime serioze personaliteti.

• Mungesë të sistemit efektiv të mbrojtjes së dëshmitarit.

• Mungesë të fondeve për krijimin e një sistemi kombëtar të avancuar të referimit.

• Vështirësi në sigurimin e identifikimit dhe të trajtimit të saktë të viktimave të trafikimit.

VII. VLERËSIMI I NEVOJSHËM

Duke marrë parasysh mungesat dhe komentet në këtë raport dhe nevojën për përmirësim të gjendjes, një listë e rekomandimeve është dhënë më poshtë.

REKOMANDIMET 1. Në mesin e akterëve që asistojnë viktimat e trafikimit, duhet të krijohet një sistem i

unifikuar i shënimeve bazë, për qëllime të shqyrtimit të numrit të rasteve, si dhe një sistem të efektshëm të shkëmbimit të informacioneve.

2. Duhet të fuqizohet pjesëmarrja e grave dhe e fëmijëve në iniciativat e ngritjes së vetëdijes mbi barazinë gjinore dhe të drejtat e grave dhe fëmijëve.

3. Përcaktimi i mundësive të barabarta për vajza, që të kenë çasje në arsimim dhe në tregun punues është imperativ, me qëllim që ato të mos ndihen të varura prej anëtarëve të familjes ose prej personave të tretë, të cilët përfitojnë nga dobësia e tyre.

4. Duhet të krijohen struktura më të duhura përkrahëse për vajza dhe gra, që janë viktima të krimeve seksuale.

5. Duke pasur parasysh se Kosova është duke kaluar nëpër një periudhë transitore, gjatë së cilës rreziku i trafikimit me qenie njerëzore është më i lartë, për parandalimin e këtij fenomeni kërkohet kontroll më rigoroz i kufijve dhe bashkëpunim më i ngushtë ndërmjet shteteve të Evropës Juglindore.

6. Duhet të jetë i krijuar një sistem më efikas i mbrojtes së dëshmitarit, me qëllim të garancive të të drejtave të viktimës-dëshmitar.

Page 138: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

138

LISTA E SHKURTESAVE BE Bashkimi Europian BKK Buxheti i Konsoliduar i Kosovës CCFD Programi për Zhvillim i Grave i Komitetit Katolik të Francës ChA Christian Aid – Britani e Madhe DAGJ Departamenti i Administratës Gjyqësore DD Departamneti i Drejtësisë ICMPD Qendra Ndërkombëtare për Zhvillim të Politikave të Migrimit IKGJ Instituti Kosovar i Gjyqësisë ILO Organizata Ndërkombëtare e Punës IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim IPEC Programi Ndërkombëtar mbi Eliminimin e Punës së Fëmijëve ISF Interim Secure Facility/ Strehimorja për siguri dhe ndihmë të përkohshëme,

për viktima të brendshëme të trafikimit KFOR Forcat e NATO për Kosovën KtK Kvinna Till Kvinna (Grate per Grate), nga Suedia MD Ministria e Drejtësisë MEF Ministria e Ekonomisë dhe Financave MPMS Minsitria e Punës dhe Mirëqenies Sociale MSH Ministria e Shëndetësisë NATO Organizata e Alencës Atlantike Veriore NJHTP Njësia e Hetimeve të Trafikimit dhe Prostitucionit NJMPV Njësia për Mbrojtje dhe Përkrahje të Viktimave NOVIB Organizata Ndërkombëtare për Zhvillim e Holandës ODIHR Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut OEK Oda Ekonomike e Kosovës OJQ Organziata Jo Qeveritare OLA Zyra për Përkrahje Ligjore OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë PSV Procedurat Standarde të Veprimit PVPT OJQ - Qendra për mbrojtje të viktimave dhe parandalim të trafikimit

(strehimorja për viktima ndërkombëtare të trafikimit) QMGF (OJQ) - Qendra për Mbrotje të Grave dhe Fëmijëve (strehmorja për viktima të dhunës në familje dhe dhunës së jashtme) QPS Qendra për Punë Sociale SHPK Shërbimi Policor i Kosovës UN Organizata e Kombeve të Bashkuara UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuar UNFPA Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullimin UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë UNIFEM Fondi i Zhvillimit për Gra i Kombeve të Bashkuara UNMIK Misioni i Kombeve të Bashkuara për Kosovën ZKK Zyra Këshillëdhënëse e Kryeminstrit ZKQM Zyra Këshillëdhënëse për Qeverisjes të Mirë pranë zyrës së Kryeminstrit

Page 139: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

139

TURQIA I. Hyrje Turqia shtrihet në Verilindje të Detit Mediteran, në Juglindje të Evropës dhe në Jugperëndim të Azisë. Kryqëzohet me shumë kultura. Është e rrethuar nga Deti i Zi në Veri dhe nga Deti Egje në Perëndim. Fqinjtë e saj janë: Greqia dhe Bullgaria në Perëndim, Rusia, Ukraina dhe Rumania në Veri (përmes Detit të Zi), Gjeorgjia, Armenia, Azerbejgjani dhe Irani në Lindje, si dhe Siria dhe Iraku në Jug. Tradicionalisht është një vend i emigrimit. Gjithnjë e më shumë është duke u bërë një pikë atraksioni për shpërngulje të çrregulltë, pas viteve 1990. Rritja e numrit të shtegtarëve prej kulturave të ndryshme, ka hyrë në Turqi, kryesisht nën mbulesën e turizmit. Derisa shumica e të ardhurve, kah fundi i viteve 1980, erdhën nga Ballkani, kompozicioni ndryshoi me kolapsin e BRSS. Kombësitë e shteteve të ish-Bashkimit Sovjetik, duke pasur për ballë krizat ekonomike akute dhe rënien e standardit jetësor, u bënë grupe të shtegtarëve, të cilët ia kishin mësyrë Turqisë. Në këtë kontest, Turqia u bë, kryesisht një vend destinimi për trafikimin e qenieve njerëzore. Shumica e rasteve të dokumentuara i përfshijnë gratë, të cilat ishin trafikuar për prostitucion të dhunshëm. Statistikat kombëtare119 tregojnë se shumica e rasteve të trafikuara në Turqi vijnë nga Moldavia, Rusia dhe Ukraina. Megjithatë, kombësitë e Kirgistanit, të Uzbekistanit, të Rumanisë, të Azerbejxhanit, të Kazakistanit, të Turkmenistanit, të Gjeorgjisë dhe të Bjellorusisë janë identifikuar, gjithashtu, si viktima. Në bazë të statistikave kombëtare120, gjithsej 239 viktima të trafikimit janë identifikuar nga autoritetet shtetërore në vitin 2004. Kjo shifër ishte 256 viktima për vitin 2005 dhe 138 viktima për gjysmën e parë të vitit 2006. Megjithatë, nuk është e mundur të vlerësohet numri i saktë i viktimave në Turqi. Gati pothuajse nuk ekzistojnë raste, të shënuara jashtë vendit, të viktimave turke të trafikimit. Në bazë të statistikave të Fondacionit të Zhvillimeve të Burimeve Njerëzore (HRDF) shumica e viktimave (61%) të referuara në strehimoren e HRDF janë prej moshës 18 deri në 25 vjeçare. Viktimat e moshës 25 deri në 30 vjeçare me 25.5%; viktimat e moshës 30 e më lartë janë në grupin e tretë me 11%. Viktimat e moshës minoritare përfaqësojnë 2.7% të numrit total të viktimave të identifikuara. Statistikat e moshës së siguruar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) janë të ngjashme. II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE A. Ligji Kombëtar Dispozita e Parë Ligjore, e cila përfshin definicionin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (TQNJ), është Neni 201/b i Kodit Penal, që ishte korrigjuar në vitin 2002. Ky nen (Neni 201/b), i thirrur për krime të rënda të trafikuesve, përfshin 5 deri në 10 vjet burgim. Kodi i Ri Penal i Turqisë, i cili hyri në fuqi më 1 qershor 2005, gjithashtu përfshin definicionin e TQNJ (Neni 80), dhe përcakton dënimin me burg prej 8 deri në 12 vjet, si dhe një përgjigje ligjore deri në 10.000 ditë. Gjithashtu, përshkruan masa sigurie për entitete ligjore, që janë të përfshira në TQNJ. Tregtia me njerëz / Neni 80:

• Një person, i cili siguron ose kidnapon a transporton persona, prej një vendi në një vend tjetër, ose i strehon (fsheh) ata, me qëllim që t’i detyrojë për punë ose shërbime të tjera, ose t’i detyrojë në skllavëri a punë të ngjashme, ose për qëllime të largimit të organeve të tyre me anë të

119 Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë, Departamenti i të Huajve, Çështjet Kufitare dhe të Azilit, “Luftimi i Trafikimit me Qenie Njerëzore në Turqi” prezantimi i distribuar në mbledhje. 120 Ibid.

Page 140: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

140

kërcënimeve, presioneve, dhunës së detyruar, ose duke abuzuar autoritetin, duke gënjyer ose duke pasur autoritet që t’i kontrollojë ata për arsye të cenueshmërisë a varfërisë, do të jetë i dënuar me burgim për një periudhë prej 8 deri në 12 vjet, si dhe një përgjigje juridike deri në 10 000 ditë;

• Miratimi i viktimës do të jetë jovalide në rastet kur veprimet e krimit që janë paraqitur me qëllime të përmendura në nënparagrafin e parë;

• Në rast të furnizimit, të personave nën moshën 18 vjeçare, me qëllime të përmendura në paragrafin e parë, si dhe kontrabandimin, duke i lëvizur ata prej një vendi në një vend tjetër ose duke i strehuar ata, kryesi i veprës do të jetë i dënuar, siç është përmendur në paragrafin e parë, pavarësisht nëse ka kërcënime, presione, dhunë të detyruar, ose duke e abuzuar autoritetin, ose me mashtrim, ose duke e marrë pëlqimin e tyre;

• Dispoziatat e përkujdesjes do të jenë të aplikuara te entitetet ligjore, sa i përket këtyre krimeve.

Komente Faktet tregojnë se në bazë të definicionit të limituar të shfrytëzuar në Nenin 80, aplikimi i tij nuk është gjithmonë i mundshëm, në këtë rast, Neni 227121, duke pasur parasysh adresimin e prostitucionit. Neni 80 duhet të jetë i modifikuar me qëllim që t’i mbulojë të gjitha format e trafikimit me qenie njerëzore.

Ligjet e tjera dhe rregulloret:

• Në bazë të Ligjit mbi Lejimin e Punës për të Huajt, Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale është e autorizuar që t’ië lëshojë të gjithë formularët e lejeve punuese. Me këtë ligj është i mundshëm punësimi në shërbimet shtëpiake dhe ka për qëllim sigurimin e mbrojtjes ligjore për të huajt, kundër eksploatimit në tregun e punës dhe zgjeron sigurinë ligjore dhe administrative në marrëveshjet private. Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale përgatiti një model kontraktues në gjuhën turke dhe në gjuhën e aplikantit për leje punuese;

• Në pajtueshmëri me Amandamentin e Ligjit për Shtetësi, periudha provuese për 3 vjet është e nevojshme për marrjen e shtetësisë turke, përmes martesës. Ata që kanë një punë në papajtueshmëri me martesën dhe nuk e ndajnë shtëpinë e njëjtë me gruan për jetesë nuk do të kenë mundësi të marrin shtetësi turke;

• Rregullorja e transportit rrugor, e cila u bë e efektshme që nga 25 shkurti i vitit 2004, deklaron se leja e transportit do të anulohet për 3 vjet, nëse aplikuesi është i dënuar për krime të caktuara, duke përfshirë trafikimin me qenie njerëzore;

• Ministria e Shëndetësisë i ka bërë të domosdoshme ndërrimet legjislative dhe administrative, me qëllim të sigurimit të lirimit të detyrimeve nga trajtimet mjekësore në spitalet shtetërore për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore;

• Ministria e Brendshëme i ka autorizuar autoritetet administrative të vendit që të lëshojnë, kur është e domosdoshme, viza humanitare dhe leje të përkohshme rezidenciale për viktimat, me

121 Prostitucioni / Neni 227: - Personi, i cili e nxitë fëmijën drejt prostitucionit, ose ia lehtëson mënyrën për të, e fsheh ose e strehon a ndërmjetëson në prostitucion të fëmijës, do të jetë i dënuar prej 4 deri në 10 vjet burg dhe gjobitet prej 5 000 lira turke. Gjithashtu, veprimi përgatitor dënohet si krim i zbatuar; - Personi, i cili e nxit dikë për prostitucion, ose ia lehtëson rrugën, ose ndërmjetëson për këtë veprim, a garanton vend, ku do të ushtrohet prostitucioni, do të jetë i dënuar prej 2 deri në 4 vjet burgim; - Personi, i cili e lejon një person të hyjë në shtet dhe e lejon të delë prej shtetit për akte të prostitucionit dënohet në bazë të dispozitave të lartpërmendura; - Dënimet e lartpërmendura do të jetë të ngritura deri në dy herë më shumë nëse personi, i cili e ka mashtruar apo e ka detyruar dikë në prostitucion, duke përdorur forcë ose duke e keqpërdorur atë. Këto dënime të lartpërmendura do të rriten për gjysmë here më shumë nëse krimi është kryer nga bashkëshorti, nga personi në pushtet, vëllau (motra), ai i cili e ka adaptuar fëmijën, roja, mësuesi, edukatori, kujdestari, ose të tjerët që janë të caktuar në mbrojtje dhe për asrye të kujdesit, duke kryer abuzim të fuqisë apo të pushtetit të detyrës publike të shërbimeve; - Këto dënime do të rriten në rast se ata e kryejnë krimin brenda kornizës së krimit të organizuar; - Personi, i cili vepron si një prostitutë do të jetë e trajtuar ose do t’i ofrohet terapi.

Page 141: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

141

qëllim që t’ua lejojnë atyre qëndrimin në Turqi për rehabilitim dhe trajtim. Kohëzgjatja e lejes është deri në 6 muaj dhe mund të zgjatet.

B. Marrëveshjet Bilaterale Turqia ka nënshkruar 64 marrëveshje për Bashkëpunim të Sigurisë me 52 vende, për bashkëpunim të luftimit të krimit të organizuar dhe terrorizmit. Të gjitha marrëveshjet mbajnë dispozita për krijimin e bashkëpunimit për luftimin e migrimit ilegal dhe trafikimin me qenie njerëzore. Protokollet e Bashkëpunimit kanë qenë të propozuara për Gjorgjinë, Bullgarinë, Rumaninë, Moldavinë, Federatën Ruse, Azerbejxhanin, Bjellorusinë, Uzbekistanin dhe Ukrainën, brenda kësaj kornize, me qëllim të aktivizimit të klauzolave relevante të marrëveshjes së thënë. Në kursin e tri vjetëve të fundit, Ministria e Brendshëme e Turqisë ka nënshkruar memorandume të mirëkuptimit me ministritë e Brendshëme të shteteve vijuese:

• Protokolli Shtesë mbi Zbatimin e Nenit 1 të Marrëveshjes së Bashkëpunimit kundër Krimeve ndërmjet Qeverisë së Republikës Turke dhe Qeverisë së Ukrainës (7 qershor 2005) dhe me Moldavinë (8 shkurt 2006);

• Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Brendshëme të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshëme të Republikës së Bjellorusisë mbi Bashkëpunimin në fushën e Luftimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Migrimit Ilegal (28 korrik 2004);

• Protokolli ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Gjeorgjisë mbi Zbatimin e Nenit 9 të Marrëveshjes mbi Luftimin e Terrorizmit, Krimit të Organizuar dhe Krimeve të tjera Madhore ndërmjet Republikës së Turqisë, Gjeorgjisë dhe Republikës së Azerbejxhanit (10 mars 2005).

Këto marrëveshje përfshijnë dispozitat që ndihmojnë këto fusha:

• Shkëmbim të informacioneve nga të dyja anët, trafikuesve dhe viktimave; • Procedurat hetimore duke përfshirë operacione të përbashkëta; • Dhënia e të drejtës viktimës që t’i përkrahë shërbimet dhe ndihmën nga kjo; • Ngritje të vetëdijësimit të përgjithshëm; • Informata mbi zhvillueshmërinë e kornizës legjislative në fushën e trafikimit në qeniet njerëzore

dhe fusha të tilla. C. Plani Kombëtar i Veprimit I miratuar në vitin 2003, Plani Kombëtar i Veprimit Turk përbëhet prej 12 pikave të veprimit me qëllim të parandalimit dhe të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore. Një përmbledhje e shkurtër e Planit të Veprimit është si në vijim:

• Krijimi i strehimoreve; • Garantimi i kthimit të sigurt të viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore; • Krijimi i një linje telefonike emergjente 24/7 e liruar nga pagesat për shërbime; • Korrigjimi i Nenit 5 të Ligjit për Shtetësi (nr. 403)122, në bazë të të cilës një periudhë provuese

prej tri vjetësh do të jetë e nevojshme për aplikim dhe marrje të nënshtetësisë turke; • Aplikim për viza humanitare për viktimat e trafikimit; • Pjesëmarrja e organeve të zbatimit të Ligjit në projektet trajnuese të kundërtrafikimit; • Një ligj të veçantë mbi mbrojtjen e viktimave, të cilat gjithashtu përfshijnë viktimat e trafikuara

dëshmitarë;

122 Ligji ishte miratuar nga Parlamenti, më 6 qershor 2003.

Page 142: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

142

• Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale është e caktuar si autoritet i vetëm të lëshojë leje të punës për qytetarë të huaj në Turqi (Ligji mbi Leje të Punës për Qytetarë të Huaj)123;

• OJQ janë të inkurajuara që të angazhohen në luftimin kundër trafikimit të qenieve njerëzore; • Regjistrimi i statistikave të detajuara nga Drejtoria e Përgjithshëme e Statistikave dhe Regjistrimi

i Padive Penale të Ministrisë së Drejtësisë; • Trajtimi dhe rehabilitimi i viktimave të trafikimit është i siguruar124; • Përkrahja për viktimat e trafikimit është e garantuar, nën Ligjin mbi Fondin e Inkurajimit të

Ndihmës Sociale dhe Soldaritetit; • Përgatitja e afisheve të veçanta informative mbi trafikimin e qenieve njerëzore me qëllim të

ngritjes së vetëdijësimit. Qeveria Turke është në proces të modifikimit të Planit Kombëtar të Veprimit. Grupi punues është themeluar dhe përfshin përfaqësues të OJQ aktive, në këtë fushë, si dhe përfaqësues të organeve qeveritare, që të merren me modifikimet. III. KORNIZA E PËRGJITHSHËME A. Ndërtimi i Kapaciteteve Një numër i kurseve trajnuese janë organizuar për grupe të ndryshme, organizatorë kryesorë janë Ministria e Brendshëme (MoI), Organizata Ndërkombëtare për Migrim dhe Fondacioni për Zhvillim të Burimeve Humane (HRDF).

Institucionet - Objektiv Numri i pjesëmarrësve Organizata që ka siguruar trajnim

MoI – Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë 148 MoI (në bashkëpunim me TAIEX dhe ICMPD, SP)

MoI – Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë 154 HRDF MoI – Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë 81 IOM MoI – Komandershipi i Përgjithshëm i Xhandarmërisë 256 IOM MoI – Komandershipi i Përgjithshëm i Xhandarmërisë 36 studentë IOM Ministria e Drejtësisë 64 HRDF OJQ-të dhe autoritetet lokale 75 IOM Asociacioni i Bareve 81 IOM Operatorë të Linjës Ndihmëse të Policisë 34 IOM

Drejtoria e Përgjithshëme e Sigurisë garanton trajnime të rregullta për shërbime për stafin e vet. Duke filluar në vitin 2004, ishin shtuar modulet që kanë lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore në kurrikulat e trajnimeve për shërbime. Gjithsej 332 oficerë policie kanë marrë pjesë në programet trajnuese të shërbimeve në vitin 2004; numri i pjesëmarrësve të shërbimeve ishte 515 në vitin 2005; dhe 201 ishte në gjysmën e parë të vitit 2006. Veç kësaj, sa i përket trajnimeve të lartpërmendura, një numër i punëtorive kombëtare dhe seminare janë organizuar nga organizata të ndryshme. Gjithashtu, në një numër të seminareve ndërkombëtare, punëtorive dhe kurseve trajnuese morën pjesë përfaqësuesit e OJQ, oficerët e policisë, prokurorët dhe gjyqëtarët. Është krijuar një numër u udhëzuesve, sa i përket luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore. Aktualisht, një studim është duke u zbatuar me qëllim të standardizimit të udhëzuesve trajnues, që do të përdoren në trajnime për zbatimin e ligjit.

123 Ligji Nr. 4817 është miratuar nga Parlamenti, më 27 shkurt 2003. 124 Në bazë të Rezolutës Nr. 2003/6565 të Këshillit të Ministrave, e miratuar më 5 dhjetor 2003, trajtimi mjekësor është i liruar nga pagesat.

Page 143: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

143

Udhëzues për Trafikimin e Qenieve Njerëzore E shpërndarë në vitin 2003 nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë

(GDS) në të gjitha provincat Qendra Ndërkombëtare për Migrim, Zhvillim të Politikave (ICMPD) Udhëzues Trajnerësh

E zhvilluar dhe e miratuar përmes një sërë punëtorish nga ekpspertë të ICMPD dhe e shfrytëzuar në trajnimet e ICMPD

Manual mbi Luftimin e Trafikimit në Persona E zhvilluar dhe e shfrytëzuar nga Udhëheqja e Përgjithshme e Xhandarmërisë në trajnimet e shërbimeve të tyre

Udhëzues mbi Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore

E zhvilluar nga GDS, do të jetë e shpërndarë te stacionet e policisë nëpër tërë Turqinë

Komente:

• Trajnimi i oficerëve të zbatimit të ligjit do të arrijë një numër të lartë, nga fakti se oficerët qeveritarë janë të obliguar t’i ndërrojnë postet e tyre rregullisht;

• Trajnimet duhet të jenë të vazhdueshme. Trajnimet e azhuruara duhet të jenë të programuara, duke marrë për llogari mekanzimat progresivë për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe instrumentet e reja, të zhvilluara ndërkombëtarisht;

• Standardizimi i moduleve trajnuese duhet të jetë i siguruar. B. Analizat, Hulumtimet dhe Mekanizmat Monitorues Rritja e numrit të emigrantëve ilegalë çoi në krijimin e një departamenti të ri në Ministrinë e Brendshëme, përgjegjëse për migrim ilegal (Zyra e Migracionit Ilegal në Byronë për Persona të Huaj dhe Azil), më 1997. Ministria e Punëve të Jashtme, gjithashtu themeloi Njësitin për Luftimin e Emigracionit Ilegal në vitin 2001. Këto dy organe janë aktive në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore në Turqi. Nën rrethanat e favorshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme, një koordinator kombëtar për bashkëpunim ndërkombëtar dhe bashkëpunim kombëtar është caktuar për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Task Forca Kombëtare ishte themeluar dhe për herë të parë u mblodh në vitin 2002, e përbërë prej ekspertëve nga ministri të ndryshme dhe nga organizata joqeveritare. Task Forca Kombëtare, e cila lufton Trafikimin e Qenieve Njerëzore takohet dy herë në vit. Ky forum shumëdisiplinor dhe ndërsektorial monitoron dhe shqyrton zbatimin e veprimeve të kundërtrafikimit në Turqi. Nëse çështjet e veçanta kërkojnë vëmendje të posaçme, grupet punuese ad-hoc thirren që të diskutojnë dhe ta zgjidhin çështjen (p.sh., modalitetet e strehimit, çështjet rreth shëndetit etj.). Përpilimi i të dhënave dhe i informatat, sa i përket çështjeve të trafikimit të qenieve njerëzore, në Turqi janë të pamjaftueshme. Deri më tani, asnjë raport zyrtar nuk është përgatitur. Organet qeveritare dhe joqeveritare përgatisin raporte vetëm për përdorim të brendshëm. IOM ka përgatitur dy raporte kombëtare mbi trafikimin e qenieve njerëzore. Raporti i parë ishte botuar në vitin 2004 dhe i dyti në vitin 2006. Komente:

• Ekziston një mungesë e mekanizmave të analizave, hulumtimeve dhe monitorimit; Mekanizmat kombëtarë që luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore duhet të ristrukturohen;

• Raportet vjetore që përmbajnë informacione mbi numrin e viktimave të identifikuara, shërbimet e ofruara, trajnimet e oficerëve qeveritarë, autoritetet përgjegjëse për aspekte të ndryshme të luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore duhet të jenë të përgatitura dhe të publikuara nga Qeveria.

C. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi në nivel Kombëtar dhe Rajonal Marrëveshjet e bashkëpunimit ndërmjet OJQ dhe përforcimit të Ligjit Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë e Ministrisë së Brendshëme të Turqisë miratoi dy protokolle, njërën me HRDF (4.09.2003), dhe një me Fondacionin e Solidaritetit të Grave (3.10.2005). Veç kësaj, udhëheqësia e Përgjithshëme e Xhandarmërisë hyri në një Marrëveshje Bashkëpunimi me HRDF(14 .06.2004).

Page 144: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

144

Objektiva e këtyre marrëveshjeve është që t’i përcaktojë përgjegjësitë e partnerëve brenda kornizës së programit të “Luftimit të Trafikimit të Qenieve Njerëzore”. Organet e zbatimit të ligjit dhe ato të OJQ janë partnerë. Roli i mëparshëm ishte identifikuar si institucione që përkrahin programin dhe për ofrues të shërbimeve të fundit si agjencione zbatuese të programit. Veç kësaj, masat preventive (ngritje të vetëdijësimit, avokim etj.), dhe ndërtim të kapacitetit (trajnime, rrjetëzim të OJQ, etj.), marrëveshja e bashkëpunimit, ndërmjet zbatimit të Ligjit dhe OJQ, me fokus mbi identifikimin, referimin dhe kthimin e viktimave të huaja të trafikimit. Marrëveshjet e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe OJQ HRDF ka nënshkruar një Protokoll me Komunën Metropolitane të Stambollit (29.06. 2004). Objektiva e saj është që t’i përcaktojë përgjegjësitë e partnerëve brenda kornizës së “Hapja dhe Funksionimi i Strehimoreve për Viktima Femra të Trafikimit”. Përpjekjet e Rrjetëzimit Qeveria Turke ka bërë më shumë përpjekje për rrjetëzim sesa marrëveshje zyrtare për bashkëpunim. Kohëve të fundit, në mesin e viti 2006, një takim me përfaqësues të ambasadave të disa vendeve ishte inicuar nga Drejtoria e Përgjithshëme e Sigurimit, me qëllim të diskutimit të mundësive të bashkëpunimit praktik dhe zgjidhjen e problemeve ekzistuese. OJQ e inicuan bashkëpunimin e tyre dhe rrjetëzimin me OJQ të vendeve të tjera. HRDF u bë anëtare e Rrjetit ARIADNE Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Evropën Juglindore dhe Lindore, në qershor të vitit 2005. D. Mobilizimi i Burimeve Donatorët që ofrojnë fonde për programe të kundërtrafikimit janë të pakët. Përveç Qeverisë Turke, duke përfshirë dy administrata lokale, kryesisht Komuna Metropolitane e Stambollit dhe Komuna Metropolitane e Ankarasë, kanë dhënë fonde, ndërkaq, për disa aktivitete të kundërtrafikimit ka ndihmuar edhe Qeveria e SHBA, Bashkësia Evropiane, Banka Botërore, SIDA (Agjencion Suedez për Zhvillim), Qeveria e Norvegjisë dhe Philip Morris INC’s Altria Funds. Gjithashtu, Ambasada e Holandës, ajo e Danimarkës, e Suedisë, e Australisë, e Kanadasë, Këshilli Britanik, CRS-Catholic Relief Services/Bullgaria, dhe disa agjencione të KB kanë dhënë fonde të vogla për vazhdimësi të aktiviteteve. Për arsye të fondeve të pakta, organizatat joqeveritare nuk janë shumë aktive në fushën e luftimit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Komentet Ekziston një nevojë urgjente për donatorë ndërkombëtarë dhe kombëtarë që të ofrojnë fonde, jo vetëm për takime dhe konferenca, por gjithashtu për përpjekje praktike për asistencë të viktimave.

IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT A. Parandalimi dhe Vetëdijësimi Ngjarje të ndryshme të ngritjes së vetëdijesimit, në Turqi janë zbatuar në tri vitet e fundit. Kryeministria-Drejtoria e Përgjithshëme e Statusit të Grave ka organizuar tri ngjarje publike në vitin 2002, 2003, 2006. Ngjarja më e fundit e organizuar nga Drejtoria në Antali, ishte konferencë ndërkombëtare, ku përfaqësues të qeverive, të OJQ dhe agjencionet ndër-qeveritare nga Rusia, Bjellorusia, Moldavia, Ukraina,

Page 145: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

145

Azerbejxhani, Gjeorgjia, Uzbekistani, Kirgistani dhe Turqia u takuan dhe i diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërkufitar. HRDF organizoi një konferencë ndërkombëtare në Stamboll në vitin 2004, në bashkëpunim me CRS/Bullgari me pjesëmarrje të përfaqësuesve të agjencioneve qeveritare dhe joqeveritare të Moldavisë, të Bullgarisë, të Rumanisë dhe të Turqisë. Medecins du Monde-Greqi së bashku me një OJQ kombëtare, Blue Crescent- Ndërkombëtare ka organizuar dy takime kombëtare që ta adresojë çështjen dhe t’i përdorë mediat, me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit publik. Aktualisht, shumëllojshëmria dhe shuma për materiale të shtypura, të cilat adresohen për këtë fushë janë të limituara. Është linjë telefonike e pandërprerë e posaçme, e cila funksionon nga IOM në bashkëpunim me Qeverinë Turke. IOM ka krijuar dhe ka shpërndarë 500.000 afishe në Aeroportet Ataturk dhe Sabiha Gokçen dhe në Qytetin Karakoy me Port në Stamboll, në Aeroportin e Antalisë dhe Qytetin Trabzon dhe gjithashtu ka vendosur billborda në këto porte, me qëllim që ta promovojë linjën e posaçme të telefonisë direkte. Më së fundi, IOM ka lansuar një fushatë të transmetuar në media me titull “A e Keni Pa Nënën Time?” Materiali mbi parandalimin gjithashtu është shpërndarë në disa vende të origjinës. B. Mbrojtja dhe Asistenca Aktualisht, qëllimi i mekanizmave kombëtare referuese është riatdhesimi i sigurt i kombësive të huaja, të cilat bëhen viktima të trafikimit në Turqi. Sistemi i referimit nuk ofron dispozita të rasteve, në të cilën viktima do të qëndrojë në Turqi për një periudhë kohore më të gjatë. Ekzistojnë dy strehimore, të cilat ofrojnë shërbime për viktimat e trafikimit në Turqi. Një person i trafikuar është i referuar ose në strehimoren në Stamboll ose në një tjetër në Ankara, nga ana e Policisë Kombëtare Turke. Ekziston një Dekret i Këshillit të Ministrave, që merret me strehimin e personave të trafikuar (në cilën strehimore duhet të shkojë ai personi), në momentin kur identifikohet jashtë vendeve, ku ekzistojnë këto strehimore. Dy strehimoret kanë adresa të fshehta, të cilat janë të njohura vetëm për një numër të caktuar të agjencioneve relevante. Fondacioni për Zhvillim i Burimeve Njerëzore (HRDF), i themeluar në vitin 1988, është një OJQ turke, aktive në fushat e popullatës dhe të zhvillueshmërisë, me theks të veçantë në promovimin e shëndetit reproduktiv dhe të drejtave, si dhe në fuqizimin e popullatës së rrezikuar. HRDF e themeloi strehimoren e parë në nëntor të vitit 2004, në Stamboll. Kjo strehimore me kapacitet dhjetë shtretër ka akomoduar më shumë se 260 viktima deri në mesin e vitit 2006. Strehimorja në Ankara, funksionon nga Fondacioni i Solidaritetit të Grave (WFS). Kjo OJQ turke është e rrënjosur në lëvizjet e aktivisteve feministe. Strehimorja në Ankara është e hapur në vitin 2005, në bashkëpunim me IOM dhe ka një kapacitet prej 11 shtretërve. Të dy strehimoret ofrojnë shërbime të këshillimit psikologjik dhe ato e lehtësojnë çasjen për shërbime mjekësore pa pagesë, duke ofruar gjithashtu akomodim dhe asistencë sociale. Riatdhesimi i viktimave është i siguruar nga IOM në bashkëpunim me HRDF në Stamboll dhe në bashkëpunim me WFS në Ankara. Asistencë ligjore të kufizuar i ofrohet viktimave me përpjekjet e OJQ. Personat e trafikuara në Turqi mund të aplikojnë për një përsëritje prej 6 muajsh të lejes për qëndrim humanitar, e cila lëshohet nga Departamenti Kombëtar Turk për qytetarë të huaj, kufitarë dhe azil. Vullneti i viktimave për të bashkëpunuar me autoritetet në hetimin dhe ndjekjen penale të kriminelëve nuk është ndonjë parakusht për pranimin e një leje të tillë. Viza mund të vazhdohet në baza të aplikimit. Megjithatë, në Turqi, matjet për asistencë të viktimave nuk zbatohen për qëndrime të gjata, të cilat e bëjnë shfrytëzimin e vizave humanitare problematike.

Page 146: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

146

Ekziston një linjë telefonike e kundërtrafikimit 157, e cila funksionon nga IOM në bashkëpunim me Qeverinë Turke dhe punon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ajo funksionon nga folësit e gjuhëve turke, ruse, rumune dhe angleze. Ndërkaq, thirrjet që kanë të bëjnë me trafikim, drejtpërsëdrejti janë të raportuara në Policinë Kombëtare të Turqisë ose në Xhandarmëri, me anë të telefonave apo e-mailave, varësisht nga hapësira gjeografike. Agjencionet e zbatimit të ligjit ndërmarrin veprime në bazë të këtyre thirrjeve telefonike me qëllim që t’i shpëtojnë personat e rrezikuar. Ekzistojnë, gjithashtu, dy linja ndihmëse aktive. Linja telefonike e përgjithshme e policisë (155), dhe ajo e xhandarmërisë (156). Këto linja ndihmëse shfrytëzohen kryesisht për denoncim nga klientët e viktimave që raportojnë persona të trafikuar.

Komentet: • Komponente madhore të shërbimeve për asistencë të viktimave, aktualisht janë të financuar nga burime

ndërkombëtare. Një zgjidhje e qëndrueshme duhet të jetë e zhvilluar për vazhdimësi të këtyre shërbimeve; • Mekanizmat kombëtarë të referimit duhet të përfshijnë zgjidhje tjetër, sa i përket riatdhesimit për viktimat në rrezik; • Shërbimet e këshillimeve ligjore duhet të jenë një pjesë e programeve të asistencës së viktimave; • Shfrytëzimi i strukturave qeveritare për asistencë të viktimave është i limituar. Institucionet ekzistuese mund të jenë

të modifikuara, që të jenë në gjendje të sigurojnë shërbime më të mira për viktimat e trafikimit, duke i përfshirë OJQ në proces.

C. Ndjekja Penale Autoritetet Gjyqësore. Nuk ka ndonjë departament të specializuar në Ministrinë e Drejtësisë për rastet e trafikimit të qenieve njerëzore. Megjithatë, gjyqëtarët dhe prokurorët ndjekin kurse trajnuese kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe seminare për ngritje të kapaciteteve të tyre në këtë fushë. Dispozitat ekzistuese, të cilat e rregullojnë statusin e viktimave në veprimet kriminale e kanë të kufizuar lidhjen faktike në rastet e trafikuara. Personat e trafikuar në praktikë nuk marrin pjesë në procesimet gjyqësore, në bazë të faktit se ato tani më janë kthyer në vendet e tyre. Viktimat zakonisht dëshmojnë në fillim të proceseve të hetimit derisa ato janë ende në Turqi. Nëse kjo nuk është e mundur, për arsye se viktima tani më është kthyer, ose nëse është e nevojshme për dëshmi të shtuar për prokurorin, mund të merren deklarata duke shfrytëzuar kanalet ndërkombëtare të bashkëpunimit. Derisa ekzistojnë Marrëveshjet e Bashkëpunimit Bilaterale (p.sh., me Ukrainën ose Bjellorusinë) lejohet marrja e deklaratave të dëshmitarit jashtë vendit dhe ato transmetohen në gjykatë. Kjo procedurë duhet ende të jetë e aplikuar në praktikë. Ndonjëherë është e pamundur të gjendet viktima në shtëpinë e saj. Në bazë të Ligjit Turk të Procedurave Kriminale, përgjegjësia që të ndërmerren masa procedurale me qëllim që të mbrohet e drejta e viktimave, që marrin pjesë si dëshmitare në procesimet kriminale, qëndron te prokurori. Ekzistojnë masa, siç janë intervistimi i viktimave-dëshmitare në vendet e fshehta, duke mbajtur identitetin e saj/të tij fshehtë, duke e marrë në pyetje atë pas një pasqyre ose pajisjeve të videove. Teknika e fundit, gjithashtu, në baza të Protokolleve Bilaterale, mund të përdoret për marrjen e deklaratave të dëshmitarëve prej viktimave jashtë vendit, duke përfshirë persona të trafikuar që janë kthyer në vendet e tyre. Një draftligj mbi mbrojtjen e dëshmitarëve, që gjithashtu zbatohet te viktimat-dëshmitarë të trafikimit, është e planifikuar që të hyjë në fuqi në vitin 2006. Ajo i mbulon vetëm krimet me një ndëshkim, më shumë se 10 vjet dënim, dhe përfshin trafikimin me qenie njerëzore në bazë të Nenit 80 të Kodit Penal. Autoritetet Policore - Ministria e Brendshëme e Turqisë luan një rol vendimtar në koordinimin e çështjeve operacionale, në lidhje me identifikimin, referimin e viktimave dhe hetimin e trafikuesve. Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë dhe Komandershipi i Xhandarmërisë janë përgjegjës për luftimin e trafikimit me

Page 147: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

147

qenie njerëzore. Të dy organizmat kanë njësi speciale që merren me njerëz të huaj, të cilët hyjnë në shtet dhe me krimin e organizuar. Policia dhe Xhandarmëria punojnë ngushtë me organizatat joqeveritare dhe ndërkombëtare. Qeveria Turke ka filluar një projekt të binjakëzuar të BE me titull “Përforcimi i Institucioneve në Luftë Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore”, e cila në mënyrë të përbashkët zbatohet nga Policia Kombëtare Turke, Agjencioni i Policisë për Krime e Berlinit dhe Institutit Boltzman për të Drejtat e Njeriut në Vjenë. Qëllimi i këtij projekti, 18 mujorë, është që ta përgatisë Turqinë që të ballafaqohet me standardet për shuarjen e trafikimit me qenie njerëzore, si dhe t’i përforcojë institucionet, që merren me trafikimin, që ta miratojnë një strategji të kundërtrafikimit dhe ta zbatojë një plan të veprimit sektorial.

Komentet Masat paraprake të domosdoshme, modifikimet në proceset duhet të jenë të krijuara me qëllim të sigurimit të pjesëmarrjes ose reprezentimit të viktimave në procesimet gjyqësore.

V. PRAKTIKAT MË TË MIRA – SHEMBUJT

• SHKO – Bashkëpunimi i OJQ: HRDF e ka inicuar Programin e saj për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në vitin 2003, dhe i është drejtuar Ministrisë së Brendshëme që ta nënshkruajë një Protokoll për operacione të qeta dhe bashkëpunim të palëve në këtë fushë. Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë e Ministrisë së Brendshëme është përgjigjur menjëherë në mënyrë pozitive. Protokolli është nënshkruar në vitin 2003. Që atëherë, të gjitha viktimat e identifikuara janë referuar në strehimoren e HRDF nga policia. Procedurat e njëjta janë përcjellë një vit më vonë me strehimoren e Ankarasë.

• Bashkëpunimi Bilateral: Një grua nga Azerbejxhani ishte identifikuar si viktimë e trafikimit në Turqi. Ishte kuptuar gjatë intervistimit se trafikuesit e kishin kërcënuar djalin e saj, i cili jetonte në Baku. Policia turke kontaktoi INTERPOLIN dhe policinë e Azerbejxhanit dhe me përkrahjen e tyre, djali ishte marrë dhe ishte dërguar në një vend të sigurt. Viktima, Azeri, u pajtua të bashkëpunonte me policinë turke, pasi që ajo ishte informuar për këtë ndodhi.

• Rrjetëzimi i OJQ dhe SHKO-Bashkëpunimi i OJQ. Një OJQ nga një vend i burimit kontaktoi HRDF, që të bëjë denoncim. Pas marrjes së njohurive në detaje, HRDF kontaktoi policinë turke dhe siguroi informacione. Më pas, policia turke udhëhoqi një bastisje në adresën e siguruar nga OJQ dhe kërkesën e bërë nga HRDF që ta dërgojë një këshilltar të strehimores së saj, që të asistojë në procesin e identifikimit, duke e shoqëruar viktimën.

• Bashkëpunimi Rajonal: forca policore e Turqisë, së bashku me policinë e Rumanisë organizuan bastisje të njëkohsishme në adresën e mëparshme të identifikuar, të trafikuesve në Bukuresht dhe në Stamboll, përmes operacionit të koordinuar nën SECI. Në këto adresa, u gjetën trafikuesit dhe u arrestuan.

• Bashkëpunimi Bilateral: Policia turke veproi në bazë të denoncimit, i cili erdhi nga Ambasada e Bjellorusisë. Informacionet e siguruara nga Ambasada ishin të kombinuara me një hulumtim të stërholluar dhe, eventualisht, një bastisje ishte ndërmarrë në adresat dhe trafikuesit ishin arrestuar.

VI. MANGËSITË

• Zbatimi i Nenit 80 nuk është gjithnjë i mundshëm për arsye të kufizimit të definimit që është i dhënë në këtë nen. Në raste të tilla, një nen mbi prostitucionin (Neni 227) është i zbatueshëm.

• Trajnimi për zbatuesit e Ligjit prodhon përparime. • Mekanizmat ekzistuese të identifikimit nuk japin garanci të plota se të gjitha viktimat do të

identifikohen dhe do të mbrohen. • Ekziston një mungesë e analizave, e hulumtimeve dhe e mekanizmave monitoruese. • Përdorimi i strukturave qeveritare për ndihmë të drejtpërdrejtë viktimave është i kufizuar.

Page 148: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

148

• Ekziston një mungesë e fondeve që të përkrahin projektet e ndihmës së drejtpërdrejtë për viktimat. Komponentet madhore të shërbimeve për asistencë viktimave aktualisht financohen nga burimet ndërkombëtare.

• Mekanizmat e referimit kombëtar janë të kufizuara vetëm për riadhesimin e viktimave. • Sistemi i këshillimeve juridike për viktimat është në zhvillim e sipër. • Mungesa e bashkëpunimit rajonal ndërmjet agjencioneve kompetente të vendeve të origjinës dhe

të destinimit, mund të rezultojnë me riviktimizimin e viktimës. • Pjesëmarrja e viktimave në gjyqe nuk është e siguruar. Si rezultat, prokurori i trafikuesve të tyre

nuk është efektiv. VII. VLERËSIMI I NEVOJAVE Duke marrë për llogari mungesat dhe komentet në këtë raport dhe nevojën e përmirësimit të gjendjes, një list e rekomandimeve është dhënë më poshtë. REKOMANDIMET

• Neni 80 duhet të jetë i modifikuar, me qëllim që t’i mbulojë të gjitha format e mundshme të trafikimit me qenie njerëzore.

• Trajnimi i zbatuesve të Ligjit duhet të arrijë një numër më të madh të zyrtarëve, në bazë të faktit se zyrtarët qeveritarë janë të obliguar t’i ndërrojnë postet e tyre, në mënyrë periodike.

• Trajnimet duhet të jenë të vazhdueshme. Ndërkaq, trajnimet e azhuruara duhet të jenë të programuara, nuk marrë për llogari mekanizmat progresivë të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe instrumentet e reja, të zhvilluara ndërkombëtarisht.

• Standardizimi i moduleve trajnuese duhet të jetë i siguruar. • Mekanizmat më mirë të zhvilluar, për identifikimin e viktimave, duhet të jenë të ristrukturuar, që

të përfshijnë analizat, hulumtimet dhe mekanizmat monitorues. • Raportet vjetore që përmbajnë informacione mbi numrin e viktimave të identifikuara, shërbimet e

ofruara, trajnimet e zyrtarëve qeveritarë, autoritetet përgjegjëse për aspekte të ndryshme të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore duhet të jenë të përgatitura dhe të publikuara nga Qeveria.

• Strukturat qeveritare për ndihmë të drejtpërdrejtë viktimave duhet të jenë të modifikuara me qëllim që të jenë në gjendje t’i përkrahin viktimat e trafikimit, duke siguruar përfshirjen e OJQ në proces.

• Donatorët kombëtarë dhe ndërkombëtarë duhet të jenë të inkurajuar që të sigurojnë fonde, jo vetëm për takime dhe konferenca, por edhe për asistencë të viktimave në praktikë. Një zgjidhje e qëndrueshme duhet të jetë e zhvilluar për vazhdimësinë e fondeve për këto shërbime.

• Mekanizmat kombëtarë të referimit duhet të përfshijnë zgjidhje tjetër, jo vetëm për riatdhesimin e viktimave në rrezik.

• Shërbimet e këshillimeve ligjore duhet të jenë të zhvilluara për viktimat. • Ligjet, rregulloret dhe shërbimet duhet të jenë të harmonizuara brenda një rajoni dhe mekanizmat

komunikues duhet të jenë të ndërtuara në mes të vendeve të origjinës dhe atyre të destinimit, të cilat duhet gjithashtu të ofrojnë mjete për përcjellje të riatdhesimit dhe përpjekjeve të riintegrimit, me qëllim që të shmanget riviktimizimi.

• Modifikimet duhet të bëhen me qëllim që të sigurohet pjesëmarrja e viktimave në procedurat gjyqësore.

• Duke pas në mendje, në bazë të varfërisë së tyre, refugjatë dhe kërkues të azilëve mund të bëhen subjekt i trafikimit dhe personi i trafikuar mund të jetë në gjendje të marrë statusin e refugjatit. Lidhja ndërmjet këtyre dy regjimeve duhet të jetë në mënyrë të përgjithshme e njoftuar apo e zbuluar dhe më tutje e zhvilluar.

Page 149: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

149

LISTA E SHKURTESAVE

AGIS Program i financuar nga BE ARIADNE Rrjeti i OJQ Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Evropën Juglindore dhe

Lindore CRS Catholic relief Services GDS Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë HRDF Fondacioni i Zhvillimit të Burimeve Njerëzore TQNJ Trafikimi i Qenieve Njerëzore ICMPD SP Qendra Ndërkombëtare për Migrim, Zhvillimi i Politikave ILO Organizata Ndërkombëtare e Punës INTERPOL Policia Ndërkombëtare IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim MoI Ministria e Brendshëme NGO Organizatat Jo-Qeveritare SECI Iniciativa e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore TAIEX Asistenca Teknike Njësiti për Shkëmbim të Informacioneve THB Trafikimi me Qenie Njerëzore TIP Trafikimi me Persona VoT Viktimat e Trafikimit me Qenie Njerëzore BRSS Bashkimi i Republikave Socialiste të Sovjetikëve WFS Fondacioni për Solidaritet të Grave

Page 150: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

150

UKRAINA I. Hyrje Ukraina gjendet në Evropën Lindore. Kufizohet me Rusinë në pjesën Verilindore, me Bjellorusinë në Veri, me Poloninë, me Sllovakinë dhe me Hungarinë në Perëndim, me Rumaninë dhe me Moldavinë në Jugperëndim dhe me Detin e Zi në Jug. Aktualisht, qytetarët që kanë emigruar nga Ukraina, zakonisht e braktisin vendin për mundësi të punësimit, për arsye të gjendjes së varfër ekonomike, e cila ka rezultuar në nja shkallë të lartë të papunësisë. Përpjekjet e pamjaftueshme për reforma ekonomike dhe politike, korrupsioni ndërmjet zyrtarëve, natyra e vetme deklarative e politikave sociale, rritja e zbraztësirës ndërmjet një pakice të shëndoshë dhe shumicës, që i është marrë fuqia, dhe të priturat e papërmbushura të vitit të parë të pavarësisë, rezultuan me mungesë të besimit në mundësinë e ndërrimeve pozitive në vend. Prandaj, migrimi është konsideruar, jo vetëm si një mjet i zgjidhjeve të problemeve të përkohshme financiare, por gjithashtu edhe i jetës, si edhe është shndëruar strategji të karrierës për gjenerata të reja. Ditët e sotme, të ardhurat jashtëzakonisht të ulëta, nën limitin e varfërisë, edhe për kërkime të punës për njerëz me kualfikim të lartë (doktor, personel mjekësor, mësues, shumica nga të cilat janë femra), konsiderohen si shkak kryesor i varfërisë, duke rezultuar me degradim të kushteve jetësore të njerëzve në Ukrainë, dhe eventualisht rritja e kriminalitetit në shoqëri. Një faktor më shumë, i dëshirës për ta braktisur vendin është edhe dhuna ndaj grave, kryesisht dhuna familjare. Përvoja në punë me gra-viktima të trafikimit, duke e nxjerrë në shesh dhunën familjare, shumë shpesh i drejton ato të kërkojnë kushte më të mira për jetë, jashtë Ukrainës. Në bazë të vlerësimeve, rreth 5 milionë ukrainas janë duke punuar jashtë vendit, për më pak se një vit. Deri në një milion të tyre janë duke punuar në Rusi, në sezonat e mobilizimit të lartë. Megjithatë, ky numër rritet në 3 milionë. Shumë qytetarë të Ukrainës gabimisht i marrin shumë vende të ish-Unionit Sovjetik si të sigurta, pasi që shumica e popullit e kuptojnë gjuhën ruse. Hyrja në këto vende nuk është e komplikuar, sikur hyrja në shtetet e tjera. Një fakt, se këta kufij konsiderohen si rrugë perfekte për trafikim me qenie njerëzore. Rrugët kryesore të trafikimit nga Ukraina janë: nga Republika Autonome e Krimeas për në Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Portugali, Qipër, Izrael, Siri dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë; nga Donetsk, Lugansk dhe Kharkiv për në Rusi, Serbi, Turqi, Liban, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Izrael; nga rajoni Ternopil për në Itali, Portugali dhe Spanjë; nga rajoni i Zakarpatski për në Poloni, Hungari, Republikën Çeke dhe për në Rumani. Ndërmjet objektivave kryesore të hulumtimit, të kryera në Ukrainë për vlerësim të fenomenit të trafikimit, është që të studjohet lakmia e qytetarëve, që ta braktisin vendin125. Rezultatet e një hulumtimi të fundit janë shqetësuese: 47% e qytetarëve nën moshën 40 vjeçare janë të vullnetit të migrojnë. Në anën tjetër, vetëm 10 % e tyre dëshirojnë të qëndrojnë në Ukrainë për tërë jetën, kurse 21% për disa vjet, 16% për disa muaj. Kjo do të thotë se rreth 50% e popullatës i takon një grupi me rrezik potencial, të cilët lehtë mund të viktimizohen nga rrjetet e organizuara të trafikimit. Në bazë të studimeve të organizuara nga Instituti Shtetëror mbi Problemet Familjare dhe Rinore, si dhe të disa OJQ, migracioni më i madh rrjedh nga qendrat krahinore, qytete, fshatra, duke marrë parasysh njerëzit që janë të diplomuar në shkolla të larta, kohëve të fundit, ose njerëzit e moshave 25-27 vjeç, të cilët kanë familje (50-60% e tyre kanë fëmijë).

125 2003 (analiza sociale të faktorëve kryesorë, të cilët kontribuojnë për trafikim: gjendja reale dhe mënyrat parandaluese).

Page 151: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

151

Komentet Punësimi jashtë vendit ka edhe rezultate pozitive edhe negative. Kontribuon në grupimin e burimeve njerëzore të Ukrainës me standarde ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë, shkakton dëmtime të pariparueshme për familjet dhe kujdesin prindëror që u jepet fëmijëve.

Të dhënat e hulumtimeve të fundit, sa i përket shfaqjes së saj në Ukrainë, se shumica e viktimave të trafikimit me qenie njerëzore janë gra të reja ndërmjet moshës 18 dhe 26 vjeçare, të pamartuara, me shkollë të mesme të kryer ose edukimin teknik të mesëm, të cilat kanë prejardhje nga zonat rurale të Ukrainës126. Të gjitha prej tyre kanë të ardhura shumë të ulëta. Sa i përket burrave, shumica e tyre janë të martuar, mosha e tyre është 31 deri në 50 vjeç. Ata e braktisin vendin për një periudhë të shkurtër kohore, me qëllim të fitimit të mjaftueshëm të parave, që të sigurojnë kushte të mira jetese për familjet e tyre. Niveli i arsimimit të tyre është zakonisht i njëjtë me ato të grave. Shumica e fëmijëve të trafikimit janë të moshës 13 deri në 18 vjeç, kryesisht vajza. Shumë shpesh, ato vijnë nga familjet e pastrukturuara dhe ato tashmë kanë vuajtur një formë të dhunës familjare, zakonisht nga njerku. Megjithatë, ky përshkrim i përgjithshëm i grupeve në rrezik, nuk i përjashton mundësitë e grupeve të tjera sociale të bëhen viktima të trafikimit. Trafikimi familjar, gjithashtu është duke u rritur. Ky lloj trafikimi ka për qëllim eksploatimin e fëmijëve në pornografi dhe prostitucion, jo shumë më pak nën urdhërat e të huajve. Format e trafikimit me qenie njerëzore dhe mënyrat e transportimit ndërrojnë, kështu që këmi të bëjmë me sfida të reja. Përvoja e trupavë të zbatimit të ligjit dhe organizatat jo-qeveritare, të cilat ofrojnë ndihmë të drejtëpërdrejtë për viktimat e trafikimit lejojnë një gjeneralizim të caktuar të fakteve rreth qytetareve-viktima të trafikimit dhe dallim ndërmjet kategorive vijuese:

• Gratë që e kanë braktisur vendin me vullnetin e tyre të lirë, me qëllim që të gjejnë punësim, edhe nëse ato kanë pritur një përfshirje të mundshme në prostitucion, u bënë viktima të trafikimit;

• Shumica e grave, si edhe burrat, që e kanë braktisur vendin me vullnetin e tyre të lirë, duke shpresuar të gjejnë punësim në shërbime të industrive, më vonë u bënë viktima të trafikimit;

• Njerëzit që e kanë braktisur vendin me dëshirën e tyre, por që janë mashtruar në Ukrainë, u bënë viktima të trafikuesve me qëllim të punës së detyrueshme;

• Njerëz që u bënë viktima të trafikimit në territorin e vendit të tyre dhe që ishin dërguar jashtë vendit kundër vullnetit të tyre.

Çdo vit. Shumë e më shumë fëmijë, të mbarë botës, janë duke u dërguar në vende dhe rajone të tjera për punë të rëndë joligjore, për eksploatim, në industri të seksit, në pornografi të fëmijëve, ose për adoptim,

126 2003 (analiza sociale të faktorëve kryesorë të cilët kontribuojnë për trafikim: gjendja reale dhe mënyrat parandaluese).

Studim-Rasti Në moshën 22 vjeçare Olga tani më kishte dy fëmijë. Ajo kishte jetuar në Ukrainë gjatë tërë jetës së saj. Një shok i saj i kishte thënë për mundësinë që ajo të punonte si vallzuese në klubet e famshme gjermane. Ky shok i bleu dy bileta për në Rusi, të siguruara nga përfaqësuesi i zyrës së kompanisë në Moskë. Kur Olga arriti në Moskë, shoqëruesi ia mori pasaportën dhe e vendosi atë në një apartament me gra të tjera, të cilat ishin nga vende të ndryshme të ish-BRSS. Të gjitha gratë kishin kërkuar të udhëtonin jashtë vendit, që të mund të punonin. Për disa javë ato ishin duke jetuar së bashku. Njëra nga gratë i kishte thënë Olgës se do të udhëtonin për në Gjermani nëpërmjet Egjiptit. Ato ishin deportuar dy herë nga Egjipti për në Rusi. Stafi i aeroportit, disa herë, i kishte paralajmëruar këto gra kryefamiljare të varfëra rreth rasteve të shumta të grave të reja, që shiteshin në shtëpitë publike të Egjiptit dhe të Izraelit, por ato të gjitha shpresonin për më të mirën. Megjithatë, në vend që të shkonin në Evropë, gratë e gjetën veten e tyre në shkretëtirë, rrugës për në Izrael. Gjatë këtij udhëtimi, Olga ishte shitur dhe rishitur 8 herë. Ajo u detyrua të punonte në shtëpi publike 10-12 orë në ditë. Pronari i ndaloi të përdornin kondomë, sepse klientët paguanin më shumë për “seks natyral”. Kur Ollga mbeti shtatëzënë, e luti pronarin që ta lejojë të bëjë abort në fazën më të hershme të shtatëzënisë, por atë e dërguan te mjeku, në muajin e katërt të shtatëzënisë. Një ditë, Olga arriti të ikte nga shtëpia publike, përmes një dere të hapur dhe filloi të punonte si kamariere në një kafe lokale. Gjatë një kontrollimi të rregullt për dokumente, u arrestua dhe u dërgua në burg, ku ajo takoi përfaqësues të një OJQ të Izraelit. Ajo u kërkoi atyre ndihmë, që ta kthenin në Ukrainë dhe ata e organizuan takimin me të në aeroport. Punëtori social i La Strada-Ukrainë e takoi atë dhe ia ofroi gjithë ndihmën e domosdoshsme.

Page 152: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

152

me qëllim që të bëheshin lypësa të detyruar. Fëmijët mund të trafikohen brenda dhe jashtë vendit – nga fshatrat për në qytete të mëdha industriale, ose për në qytete turistike. Në Ukrainë, fëmijët shumë shpesh bëhen viktima të trafikimit të brendshëm. Gjysma e fëmijëve, viktima të trafikimit të jashtëm, zakonisht dërgohen në vendet fqinje (Federata Ruse, Moldavi). Metoda kryesore e detyrimit të fëmijëve në trafikim është duke i ofruar atyre kushte të mira. Megjithatë, ka shume raste kur rekrutuesit përdorin forma të ndryshme të shtrëngimit, siç ka pasur disa raste të grabitjes. Është e vlefshme të përmendet se rekrutuesit përpiqen t’i joshin fëmijët, jo vetëm nga situatat e pafavorshme, por gjithashtu edhe nga familjet e sukseshme. Një hulumtim i kryer, si pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), tregoi se kontakti i parë me rekrutuesit, planifikohet që fëmijët të dërgohen jashtë vendit, e që zakonisht merr kohë përafërsisht 4 muaj, paraprakisht deportimit. Turizmi i seksit të fëmijëve është definuar si eksploatim seksual i fëmijëve nga qytetarë të huaj-eksploatimi seksual i fëmijës ose nga një burrë apo grua që udhëtojnë prej një vendi në një tjetër, zakonisht prej vendeve të zhvilluara drejt vendeve në zhvillim, me qëllim që të kenë marrëdhënie seksuale me një fëmijë (bazuar në materialet e ECPAT ndërkombëtar). Hulumtimi, i udhëhequr nga ECPAT në Itali ka treguar se mosha e turistëve, të cilët eksploatojnë fëmijë për kënaqësi të nevojave të tyre seksuale është prej 21 deri në 40 vjeç. Deri më tani, turizmi seksual nuk është zhvilluar në Ukrainë. Fëmijët janë, gjithashtu, të trafikuar për adoptim, për qëllime komerciale; transplatim të organeve, eksploatim në lypsa ose lypsa të detyruar, shfrytëzim në konfliktet e armatosura etj. Trafikimi me fëmijë është një problem shumë aspektor. Tregu global “punësimi” i miliona fëmijëve ka gjeneruar të ardhura shumëmilionëshe, duke krijuar një situatë të abuzimit të të gjitha të drejtave të fëmijëve, duke synuar për një fëmijëri të lumtur, një jetë produktive dhe të ndershme. Me qëllim që të gjenden zgjidhje të situtave specifike, organizatat publike dhe sociale duhet t’i ndajnë format e ndryshme të trafikimit, të gjejnë mjete të përparuara për ndreqje dhe identifikim të urgjencave.

Studim-rasti Në Yevpatori (Republika Autonome e Krimeas), në verë një nënë e ofroi djalin e saj, 10 vjeçar, në plazhë për kontakte homoseksuale. Në Kiev, një nënë e shiti vajzën e vet, 9 vjeçare (pagesa në dollarë). Ajo ishte shumë e lumtur që e kishte shitur vajzën për një çmim shumë të mirë dhe që të kishte mundësi pastaj të argëtohej me shokët e saj. Sepse, sipas saj, prindërit e tjerë, zakonisht janë të paguar vetëm 10 UAH për fëmijët e tyre. Në rajonin e Zhytomirit, prindërit që janë alkoolistë i dërgojnë vajzat (bijat) e tyre të moshës jomadhore “për një shëtitje me vetura” (për shpërblim të shërbimeve seksuale) dhe pranojnë vodkë (pije alkoolike) për kompensim.

Fëmijët janë të shtyrë në prostitucion, jo vetëm duke u ofruar atyre nevoja themelore, siç janë strehimi dhe ushqimi, por gjithashtu duke u ofruar edhe para xhepi dhe komoditet, që këta fëmijë nuk mund t’i kenë. Në bazë të Fondit për Fëmijë të KB (UNICEF), çdo ditë rreth 2.800 fëmijë (djem e vajza), janë të detyruara në prostitucion. Ekspertët parashohin tendencën e rritjes së numrit të djemve, që do të detyrohen në prostitucion.

Studim-rasti Natalka, 13 vjeçare, ishte e lindur në Luhansk. Ajo jetoi me nënën e saj, pasi që babi i braktisi kur ajo ishte vetëm 7 vjeç. Nëna e saj u dëshpërua dhe filloi të pijë. Më pas, ajo filloi të sjellë në shtëpi burra të ndryshëm, duke e detyruar Natalkën ta lëshojë shtëpinë, që ajo të mund të kishte jetë normale private. Shumë herë Natalka fjeti jashtë shtëpisë. Një ditë, Natalka erdhi në shtëpi dhe e pa nënën e saj që po i paketonte gjësendet. Ajo e pyeti se çka ka ndodhur dhe nëna, e lumtur, iu përgjigj se e ka takuar një njeri të mirë dhe se i ka ftuar të dyja të shkonin në Moskë. Ai kishte para dhe këto do të ishin në gjendje të shkonin nëpër muze dhe teatro. Natalka ndjeu gëzim – më në fund do të ishte në gjendje të kalonte pak kohë me nënën e saj, duke shëtitur qytetin e madh. Në Moskë, takuan një burrë, një shok të shokut të nënës. Për disa arsye, Natalka nuk e pëlqeu atë në shikim të parë. Hyn në veturë dhe shkuan në shtëpinë e atij burri. Ai iu tha se mund të qëndrojnë këtu, për një kohë. Ditën tjetër, nëna e Natalkës dhe shoku i saj i thanë vajzës se ata duhet të shkojnë të blejnë bileta për në Luhansk, kurse ajo duhej t’i prite aty.Orët kalonin, por nëna e saj nuk u duk. Ajo kurrë nuk u kthye. Natalka, ende nuk ka lajme për të që nga ajo kohë. Njeriu që e takoi Natalkën dhe nënën e saj, në stacion të trenit, e dhunoi vajzën dhe i tha se tash e tutje ajo do të punonte për të. Ai do ta ushqente, do t’i blente rroba dhe do ta lejonte të qëndrojë në atë apartament, por ajo duhet të paguajë me shërbime seksuale për burra. Një mbrëmje, pronari i saj i ri erdhi në shtëpi, i dehur. Natalka, duke e parë në atë gjendje, e shfrytëzoi rastin dhe iku. Duke ecur në errësirë, e vetme, kishte parë veturën e policisë dhe e frikësuar kishte filluar të vraponte.U dërgua

Page 153: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

153

në stacion të policisë dhe më vonë, punëtorët e pranimit të Qendrës së Administratës Kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshëme të Ukrainës të qytetit të Kievës erdhën dhe e morën atë. Momentalisht, ajo jeton në qendrën e pranimit. Aty i pëlqen asaj, por nuk e di se si do të jetë jeta e saj në të ardhmen.

Duke e njohur problemin e trafikimit të qenieve njerëzore, si një kërcenon për sigurinë kombëtare dhe drejt formimit të një shteti demokratik, si dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, Ukraina është zotuar se do ta luftojë trafikimin me qenie njerëzore. Të dhënat e hulumtimit të trafikimit me qenie njerëzore, sa i përket Ukrainës, bëjnë thirrje për një domosdoshmëri, për një çasje gjithëpërfshirëse mbi kundërpërgjigjen e këtij krimi. Çasja gjithëpërfshirëse presupozon ekzistencën e masave dhe të metodave të ndryshme: përmirësimin e legjislacionit, përfundimet e marrëveshjeve ndërkombëtare, përmirësimin e efikasitetit të aktiviteteve të trupave të zbatimit të ligjit, institucioneve dhe departamenteve të ndryshme shtetërore, krijimin e një sistemi të masave parandaluese dhe masat për rehabilitim social të viktimave. II. KORNIZA LIGJORE KOMBËTARE A. Ligji Kombëtar Platforma Ligjore për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ukrainë është e bazuar mbi parimet që rrjedhin nga instrumentet ndërkombëtare të ratifikuara nga Qeveria e Ukrainës, si dhe mbi Kushtetutën e Ukrainës, e cila i njeh vlerat sociale dhe dinjitetin te qeniet njerëzore (Neni 3), të jep mbrojtjen për amësi dhe fëmijëri (Neni 51), dhe të sigurojë përkrahje shtetërore për bonjakët dhe fëmijët, të cilëve iu është marrë e drejta nga kujdesi adekuat prindëror (Neni 52). Nuk ekziston një legjislacion penal (kriminal) specifik, që lidhet me trafikimin e qenieve njerëzore në Ukrainë, para marsit të viti 1998, kur Qeveria e inicoi ndërrimin e Nenit 124-1 të ish Kodit Penal me titull “Trafikimi me Qeniet Njerëzore”. Kjo dispozitë e re imponoi dënimin jo vetëm për trafikimin me gra, detyrimin në industri seksuale, por gjithashtu edhe trafikimin në persona për çdo lloj të eksploatimit, trafikimin në fëmijë dhe trafikimin në organet njerëzore. Në vitin 2001, Neni 121-1 të Kodit Penal ishte zëvendësuar nga Neni 149 me titullin “Trafikimi në Persona dhe Marrëveshjet e tjera Joligjore sa i Përket Transferit të një Individi”. Nga nëntori i vitit 2005, numri i rasteve i inicuar nën këto dy nene kishte arritur më shumë se 1 300. Neni 149 që e definon trafikimin me qenie njerëzore si “Shitja ose një transfer tjetër i paguar i një personi, si dhe ndonjë transaksion tjetër joligjor, sa i përket atij personi, duke përfshirë trasnfere ligjore dhe joligjore të atij personi përmes kufirit shtetëror të Ukrainës, me ose pa miratimin e atij personi, me qëllim të shitjes së mëtutjeshme ose transferin e paguar për të njëjtin person te një person tjetër, për qëllime të eksploatimit seksual, pornografisë, përfshirjen në veprimtari kriminale, borxh i skllavërisë, adaptim për qëllime komerciale, shfrytëzim në konflikt të armatosur, ose eksploatim për punë” . Krime të këtilla janë të dënueshme me burgim prej 3 deri 8 vjet. Krime të njëjta janë të dënueshme me burgim prej 5 deri në 12 vjet, me ose pa konfiskim të pasurisë, kur kryhet veprimi kundër të miturve, kundër një grupi të personave, respektivisht, kur është marrëveshja e fshehtë ndërmjet një grupi të kriminelëve, përmes abuzimit të autoritetit zyrtar, ose nga personi mbi të cilën viktima ka qenë financiarisht, ose në mënyra të ndryshme në vartësi. Kur zbatohet nga një grup i organizuar, duke përfshirë transfere joligjore të personave jashtë vendit, ose duke parandaluar kthimin e tyre në Ukrainë, ose vepra e kryer me një qëllim të largimit të organeve nga një viktimë, për transplatim ose dhënie të detyrueshme, krimi i përshkruar më lartë është i dënueshëm me burgim për një periudhë prej 8 deri në 15 vjet, me ose pa konfiskimin e pasurisë.

Page 154: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

154

Me qëllim të përmirësimit apo azhurimit të legjislacionit mbi këtë temë, Kabineti i Ministrave të Ukrainës skicoi dhe miratoi Rregulloret mbi Këshillin e Koordinimit Ndërdepartamential mbi Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (No.1961, 25.12.2002) dhe Rregulloret Standarde mbi Qendrat Rehabilituese për Viktimat e Trafikuara (Nr. 987 më 27.06. 2003). Të përshtaten me dispozitat e Konventës kundër Krimit të Organizuar Transkombëtar, Neni 149 dhe 303 i Kodit Penal të Ukrainës është korrigjuar. Në janar të vitit 2006, Verkhova Rada, Këshilli Suprem i Ukrainës miratoi Ligjin mbi Modifikimet e Kodeve Procedurale dhe Penale të Ukrainës që janë përgjegjëse për Trafikimin me Qenie Njerëzore, Koercion (Forcë) brenda Prostitucionit dhe Mjerimit. Më 12.01.2006, Parlamenti i Ukrainës e miratoi një ligj mbi Amandamentet e Kodit Penal mbi Përmirësimin e Përgjegjësive për Trafikimin me Qenie Njerëzore dhe Angazhimin në Prostitucion. Ky ligj e korrigjoi Nenin 149 të Kodit Penal të Ukrainës: “Neni 149: Trafikimi në Persona ose Marrëveshja Tjetër Joligjore sa i Përket një Personi”

• Trafikimi në persona ose transaksione të tjera joligjore, ku objekt është personi, si dhe rekrutimi, transportimi, strehimi, transferimi ose pranimi i personave për qëllime të eksploatimit, me anë të mjeteve materiale ose frikës, abuzimi i një pozite nga dobësia e një personi, janë të dënueshme me burgim prej 3 deri në 8 vjet.

• Nëse veprimi në Paragrafin 1 të këtij Neni është i kryer mbi një të mitur127, nga më shumë persona, respektivisht, përmes një grupi të kriminelëve, përmes abuzimit të pozitës zyrtare, ose nëse kryhet nga një person mbi të cilën viktima ka qenë financiarisht e varur ose e varur në forma të tjera, ose nëse shoqërohet me dhunë ku i kërcënohet jeta ose shëndeti i personit të trafikuar ose i farefisit, ose nga kërcenonet, kriminelët do të dënohen me burgim prej 5 deri në 12 vjet burgim me ose pa konfiskim të pasurisë.

• Nëse veprimi në Paragrafin 1 ose 2 të këtij Neni, kryhet kundër një fëmije128, nga një grup i organizuar, ose i shoqëruar nga kërcenonet me dhunë për jetën dhe shëndetin e personit të trafikuar ose të ndonjë kushëriri të tij/saj, ose nëse të çon drejt pasojave, kriminelët do të dënohen me burgim prej 8 deri në 15 vjet me ose pa konfiskim të pasurisë129.

Komentet:

• Është e vlefshme të përmendet se legjislacioni i Ukrainës i inkorporon dispozitat e forcave ndërkombëtare, në pajtueshmëri që të jenë të detyruara për shfrytëzim nga Këshilli Suprem i Ukrainës. Kështu që, trajtimet e lartpërmendura ndërkombëtare të ratifikuara i përbëjnë së bashku strukturat e ligjit ndërkombëtar dhe kombëtar të Ukrainës. Në pajtueshmëri me Nenin 9 të Kushtetutës së Ukrainës, dokumentet ndërkombëtare u bënë pjesë e legjislacionit kombëtar nëse janë ratifikuar nga Parlamenti i Ukrainës. Në rast të konfliktit ndërmjet dispozitave të legjislacionit ndërkombëtar të ratifikuar nga Ukraina dhe legjislacionit kombëtar të Ukrainës, dispozitat ndërkombëtare duhet të pranohen si prioritet.

• Analistët ekspertë e kanë vërejtur kufizimin në formulimin dhe definicionet e përfshira në Kornizën Legjislative, duke i dhënë theks të veçantë faktit se është e mundshme të inicohen diskutimet në lidhje me transaksionet joligjore për transfer të një personi, vetëm kur një transfer i tillë është ndërmarrë përmes kufirit të Ukrainës (transferet brenda kufijve të Ukrainës nuk janë të dënueshme me ligj).

B. Marrëveshjet Bilaterale Nuk ka marrëveshje të veçanta bilaterale mbi kundërtrafikimin ndërmjet Ukrainës dhe vendeve të tjera. Bashkëpunimi është i bazuar mbi parimet e përgjithshme.

127 Në bazë të Kodit Familjar të Ukrainës, të mitur janë fëmijët e moshës nga 14-18 vjeç. 128 Në bazë të Kodit Familjar të Ukrainës, të mitur janë fëmijët e moshës nga 14-18 vjeç. 129 Përkthim jozyrtar.

Page 155: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

155

C. Plani Kombëtar i Veprimit Programi Gjithëpërfshirës i Kundërtrafikimit sa i përket Parandalimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore për vitet 2002-2005, i miratuar me Dekretin e Kabinetit të Ministrave Nr. 766 më 5 qershor 2002, zbaton funksionin në këtë drejtim130. Në bazë të këtij programi, ekzistojnë tri drejtime kryesore për kundërtrafikim me qenie njerëzore: parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore, ndjekja penale e trafikuesve dhe mbrojtja dhe riintegrimi i viktimave. Ky program, në mënyrë të përgjithshme i adresohet trafikimit me qenie njerëzore, derisa e para i adresohej vetëm trafikimit me gra dhe fëmijë. Ndryshimi i emrit të tij është i një rëndësie parimore, sepse ajo tregon formacionin e një perceptimi social të trafikimit me qenie njerëzore, jo vetëm për prostitucion, por në një shkallë të gjerë, si ruajtje në legjislacionin e Ukrainës dhe Protokollit për Parandalim, Shuarje dhe Dënim të Trafikimit në Persona, Veçanërisht për Gra dhe Fëmijë, duke plotësuar Konventën e Kombeve të Bashkuara Kundër Krimit të Organizuar Transkombëtar. Puna në hartimin e Programit të Shtetit Objektiv 2006-2010 tani më ka filluar në pranverë të vitit 2005, me diskutime ndërmjet Ministrisë së Familjes, Rinisë dhe Sportit, UNICEF dhe Qendrës Ndërkombëtare të të Drejtave të Grave “La Strada” Ukrainë, për kërkesa apo nevoja të mëtutjeshme. Këto çështje ishin gjithashtu të adresuara gjatë tryezave të rrumbullakëta dhe modeli i hartimit të programit ishte formuluar. Trupat qendrore ekzekutive përgatitën hartimin e ri të Programit Shtetëror të Luftimit të Trafikimit me Qenie Njerëzore 2006-2010, që në pajtueshmëri me rekomandimet e organeve qendrore ekzekutive, organizatat ndërkombëtare dhe ato sociale, do t’i përfshijnë dispozitat mbi migracionin e punëtorëve, duke azhuruar legjislacionin, parandalimin e trafikimit me fëmijë, transplatimin e organeve, rehabilitimin, riintegrimin e viktimave, etj..

III. KORNIZA E PËRGJITHSHËME A. Ndërtimi i Kapaciteteve Shërbimi Shtetëror Social Aktualisht, sistemi i shërbimeve sociale është një rrjet i degëzuar me 200 qendra që funksionojnë edhe në qytete të vogla dhe fshatra. Aktivitetet sociale të qendrave rinore janë të udhëhequra në drejtime vijuese: asistencë sociale për familjet, parandalim i fenomeneve negative te fëmijët dhe hapësirat e rinisë, asistencë për punësim dhe edukim të mesëm për të rinjtë, puna sociale me rekrutët e Armatës dhe shërbimin ushtarak, shkolla kombëtare për vullnetarë, konsultime mbi jetën familjare për të rinjtë, puna sociale me familjet e mëdha dhe të dëmtuarit, mbrojtje sociale për gra të reja, aktivitete edukative që kanë për qëllim parandalimin e HIV/AIDS, trafikimin e qenieve njerëzore, etj. Ky program është zbatuar në formë të ndodhive kulturore, trajnimeve, ligjëratave, përkrahjeve sociale dhe kontrollim social. Qendrat për kundërtrafikim të qenieve njerëzore ofrojnë shërbime të këtij lloji:

130 Ky është programi i dytë qeveritar, programi i parë mbi Parandalimin e Trafikimit të Grave dhe Fëmijëve i miratuar nga Dekreti # 1768, shtator, 1999 i Kabinetit të Ministrave. Programi i tretë për vitet 2006-2010, tani është në proces të aprovimit.

Komentet Edhe një shqyrtim sipërfaqësor i shfaqjeve të lartpërmendura, se puna mbi Programin e Shtetit Objektivë për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, i zbatuar në Ukrainë, është, vetëvetiu një zbatim i parimeve të bashkëpunimit të autoriteteve publike me organizatat ndërkombëtare dhe ato joqeveritare. Koordinimi brenda Kornizës së Programit të Kundërtrafikimit mbështetet mbi Këshillin Koordinues Ndërdepartamential mbi Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore të Kabinetit të Ministrave të Ukrainës i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i Ukrainës për Çështje Humanitare.

Page 156: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

156

këshillime me anë të linjave telefonike (191 shërbime të linjave direkte telefonike) shkuarja jashtë vendit dhe punësim jashtë vendit, sistencë psikologjike dhe ligjore për viktimat e trafikimit, asistencë me çështjet mjekësore dhe përkrahje sociale. Ministria e Fëmijëve, Rinisë dhe Sportit zbaton punë praktike me publikun dhe viktimat e trafikimit në bashkëpunim me OJQ-të dhe qendrat rinore. Të dhënat për viktimat mblidhen, kryesisht, përmes funksionimit të linjave telefonike nga shërbimet sociale dhe OJQ, dhe gjithashtu nga organet e zbatimit të ligjit. Departamentet e Ministrave ofrojnë lloje të ndryshme të asistencës për viktimat e trafikimit: asistencë financiare, programe shëndetësore për fëmijë të trafikuar, asistencë përmes punësimit dhe edukimit, asistencë në lidhje me çështjet mjekësore dhe zvogëlim ose redukim të borxheve të shtëpisë. Ministria e Punës dhe Politikave Sociale kontribuon në luftimin e trafikimit në njerëz: me anë të dispozitave të shërbimeve konsultative për punësim dhe organizimin e trajnimeve profesionale për të papunësuarit, kryesisht për të rinj, duke i aftësuar në tregun punues, duke marrë parasysh karakteristikat e rajonit, duke i zgjidhur problemet e punësimit të të diplomuarve të kolegjeve profesionale dhe institucioneve të larta edukative, asistencë punësimi për të rinjtë, duke i kthyer në Shërbimet Shtetërore të Punësimit. Qendra Shtetërore e Punësimit është një organizatë – departament i Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale të Ukrainës – aktiviteti i të cilit ka për qëllim zbatimin e politikave shtetërore të punësimit. Kjo organizatë përbëhet nga qendrat e punësimit rajonal, urban dhe të qarkut. Ministria e Shëndetit Publik është njëra nga institucionet shtetërore më të rëndësishme, e cila ofron asistencë sociale për viktimat. Në bazë të Programit të Kompleksit të Kundërtrafikimit, Ministria e Shëndetit Publik është përgjegjëse për zbatimin e detyrave vijuese siç janë: hartimi dhe miratimi i dispozitave tipike mbi riintegrimin dhe qendrave të krizës, strehimet për viktimat që kanë lidhje me krimet e trafikimit të qenieve njerëzore dhe formave të tjera të dhunës, organizimin e seminareve ndër degët ekzistuese, “tryeza të rrumbullakëta”, konferenca dhe trajnime mbi çështjet e trafikimit në qenie njerëzore, avancimin e mekanizmave për asistencë viktimave të këtyre krimeve, për punonjës të organeve qendrore dhe lokale ekzekutive, organet e zbatimit të ligjit, përfaqësuesit diplomtikë dhe konzullatat, institucionet edukative, pajisjet e kujdesit shëndetësore, shërbimet sociale, migracionin dhe policinë doganore dhe përfaqësuesit e organizatave sociale. Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare mund të aplikojnë te institucionet shëndetësore për ofrim të asistencës për viktimat. Secila organizatë ka mjekë, të cilët në mënyrë të përhershme mund të ofrojnë shërbime në bazë të kërkesave. Ministria e Arsimit dhe Shkencës zbaton kryesisht përpjekje preventive në mesin e të rinjve. Megjithatë, kjo Ministri, kryesisht Departamenti i Bordit të Shkollave për Bonjakët dhe fëmijëve që u është hequr e Drejta e Kujdesit Prindëror, mund të përfshihen në punët sociale me fëmijë viktima të trafikimit dhe është përgjegjëse për ta. Departamentet dhe institucionet e Ministrisë ofrojnë përkrahje organizative dhe administrative për zbatimin e masave që kanë për qëllim luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Instituti Qendror i Arsimit Pasdiplomik i Pedagogjisë rregullisht mban seminare mbi këto tema dhe fton ekspertë nga Qendra Ndërkombëtare për të Drejta “La Strada” Ukrainë. Ekspertë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës marrin pjesë në përgatitjen e materialeve metodologjike, në mesin e të cilëve vlen të përmendet Manuali i Studimit dhe të të Mësuarit dhe pajisjet me video për Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Qendra Metodike Botuese e organizatës së Botimeve dhe e shpërndarjes së Literaturës Arsimore i shpërndau këto manuale nëpër shkollat e të gjitha rajoneve të Ukrainës (diku rreth 20.000 kopje gjithsej; 14.000 në Ukrainë dhe 6.000 në Rusi). Gjatë tryezave të rrumbullakëta me edukatorë ishin shpërndarë 5.000 kopje. Qendra e Metodologjisë Shkencore e Arsimit të Lartë në bashkëpunim me “La Strada”, Ukrainë, përgatiti dhe publikoi materiale informuese dhe metodologjike që të shpërndahen në institucione arsimore të Ukrainës. Në mesin e detyrave të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë mbrojtja e të drejtave dhe interesave të qytetarëve dhe ekzistencën juridike të Ukrainës jashtë dhe riintegrimin e qytetarëve të Ukrainës, të cilët

Page 157: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

157

janë jashtë me banim të përhershëm ose të përkohshëm. Ajo ofron asistencë informative, konsultative dhe ligjore për qytetarë të Ukrainës, të cilët kërkojnë punë jashtë vendit, ose të cilët shkojnë për shërbime shëndetësore dhe qëllime të tjera; marrin masa për përgatitje dhe ratifikime, në pajtueshmëri me procedurat e vendosura të Konventës së KB Kundër Krimit të Organizuar Transkombëtar, protokollit Kundër Kontrabandimit të Migrantëve përmes Tokës, Detit dhe Ajrit, dhe Protokolli për Parandalim, Shtypjes dhe Dënimit të Trafikimit në Persona, Veçanërisht Grave dhe Fëmijëve dhe harmonizimin e Ligjit të Ukrainës me dispozitat e tyre kryesore; punët në drejtim të avancimit të mekanizmave të shkëmbimit konstant të të dhënave mbi personat juridikë dhe fizikë të angazhuar në zbatimin e Ligjit Ndërkufitar të Ukrainës dhe vendeve të tjera, avancimin e metodave dhe procedurave të hetimit dhe zgjidhjes së krimit në lidhje me trafikimin me qenie njerëzore. Ministria luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e asistencës për viktimat e trafikimit të Ukrainës, të cilat kërkojnë të riatdhesohen. Ajo, gjithashtu ofron përfshirje të organizatave ndërkombëtare, të organizatave sociale dhe të fondeve bamirëse në zbatimin e projekteve mbi luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, mbrojtje të të drejtave të njeriut të viktimave të trafikimit, kërkim të personave të zhdukur jashtë vendit, kthimin dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit. Në bazë të Kartës Konsullare të Ukrainës, Konsulli i Ukrainës, në një vend të huaj, do të jetë i obliguar ta zbatojë regjistrimin e qytetarëve të Ukrainës, të cilët janë të vendosur përkohësisht apo me banim të përhershëm në krahinën, ku funksionon Konsulli i Ukrainës; t’i informojë qytetarët e Ukrainës, të cilët përkohësisht jetojnë jashtë, rreth legjislacionit të vendit të tyre, si dhe rreth traditave lokale; mbi komisionin e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe në pajtueshmëri me procedurat themeluese. Konsulli do të ketë të drejtë të lëshojë dhe të prolongojë pasaporta për qytetarët e Ukrainës, si dhe bën ndërrime në pasaportat e tyre. Përfaqësimet diplomatike mund të ofrojnë asistencë vijuese për viktimat e trafikimit: përgatitje të certifikatave të kthimit në Ukrainë për qytetarët e Ukrainës; financimin e udhëtimit për kthim për në Ukrainë (në raste të jashtëzakonshme); asistencë në hulumtimin e ukrainasve të humbur jashtë vendit; lehtësimin në transportimin për në Ukrainë të trupave (kufomave) ukrainase, të cilët kanë vdekur jashtë Ukrainës. Policia Kufitare Shtetërore asiston te viktimat e trafikimit të Ukrainës. Ajo kontribuon në zbatimin e projekteve të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, mbrojtje të të drejtave të njeriut të viktimave të trafikimit, kërkimin e personave të humbur jashtë vendit, kthimin dhe rehabilitimin e viktimave të trafikimit, asistimin te organizatat ndërkombëtare, organizimet sociale dhe fondet bamirëse; personeli kufitar, në veçanti inspektorët e pikave kontrolluese, mund ta parandalojnë trafikimin me qenie njerëzore, duke shpërndarë material informues te njerëzit që përbëjnë grupe potenciale të rrezikut dhe të punojnë me ukrainasit e depërtuar, me qëllim të identifikimit të viktimave të trafikimit. Në bazë të përmbajtjes së letrës, ata mund t’i shpërndajnë informacionet te OJQ, ose mund të ofrojnë materiale informative rreth aktiviteteve të OJQ që kanë për qëllim asistencën e viktimave. B. Analizat, Hulumtimet dhe Mekanizmat Monitorues Analizat, hulumtimet dhe mekanizmat monitorues janë elemente shumë të rëndësishme për punë efektive në fushën e kundërtrafikimit në vend. Një numër i studimeve sociologjike janë të udhëhequra nga shkencëtarë. Të dhënat e grupit në rrezik janë të azhuruara mbi baza të rregullta, ku mbahen diskutime dhe këshillime individuale. Si një shembull i mekanizmave monitorues ne mund të përmendim raportet mbi zbatimin e Programeve Gjithëpërfshirëse mbi Kundërtrafikimin në Njerëz i përgatitur nga Ministria e Familjes, Rinisë dhe Sportit. Me qëllim të sigurimit të veprimeve më efektive kundër trafikimit me qenie njerëzore dhe formimit të mekanizmave parandaluese shtetërore, Kabineti i Ministrave i Ukrainës themeloi Këshillin

Page 158: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

158

Ndërdepartamential Koordinues mbi Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, e udhëhequr nga Ministri i Familjes, Rinisë dhe Sportit. Në dhjetor të vitit 2004, Këshilli formoi Ekspertë të Grupit Punues që përbëhet prej profesionistëve në fusha të ndryshme, që janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në veprimet e dispozituara nga Programi Kompleks, për një koordinim efektiv të masave, të cilat kanë për qëllim parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Komitetet Rajonale Mbështetëse për arritje të koordinimit dhe Shkëmbim të të Dhënave për Parandalim të Trafikimit me Qenie Njerëzore funksionojnë në çdo krahinë. Nën projektin Përkrahje e Këshillit Koordinues Rajonal për Luftimin e Trafikimit në Shtatëmbëdhjetë Krahina të Ukrainës dhe me përkrahje financiare të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, këshillet konsultative për luftimin e trafikimit ishin themeluar në shtatë krahina (njësitet territoriale të vendit) të Ukrainës (Ivano-Frankivsk, Zakarpatska, Khmelnitski, Poltava, Chernigiv, Sumy dhe Kirovograd). Takimet ishin mbajtur në këtë kornizë që kishin rezultuar në elaborimin e udhëzuesve, duke përfshirë karakteristikat specifike të secilit rajon që i janë ofruar Këshillit Koordinues të Krahinave për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në bazë të specifikave të karakteristikave të secilit rajon. C. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi në nivel Kombëtar dhe Rajonal Ministria e Punëve të Brendshëme është një faktor kryesor i zbatimit të politikave shtetërore në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore. Koordinimi i punës mbi parandalimin, identifikimin dhe hetimin e krimeve që kanë lidhje me trafikimin me qenie njerëzore është i zbatuar nga njësitet e specializuara për luftimin e krimeve, sa i përket trafikimit me qenie njerëzore. Institut për procedime kriminale kundër kriminelëve dhe, gjithashtu bashkëpunim me shtete të tjera dhe organizata joqeveritare, për ofrim të asistencës viktimave. Pas identifikimit të viktimave, njësitet që e luftojnë trafikimin në qenie njerëzore i referojnë ato te OJQ ose organizatat ndërkombëtare, të cilat janë në gjendje të ofrojnë një shkallë të gjerë të asistencës rehabilituese. Pasi që krimet janë të lidhura me trafikimin e qenieve njerëzore, shumë shpesh lidhen me krimin e organizuar transkombëtar. Ministria e Punëve të Jashtme merr masa të ndërtojë një partnership aktiv dhe bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshëme, me organet e zbatimit të ligjit, me autoritetet e duhura të vendeve të tjera dhe organizatat ndërkombëtare, në veçanti me OSBE, Europolin dhe Këshillin e Evropës. Duke zotëruar statusin e Vëshguesit në Këshillin e Shteteve të Detit Baltik (CBSS), Ministria e Punëve të Jashtme bashkëpunon ngushtë me Sekretariatin e CBS drejt një zgjidhje të problemit të fëmijëve të rrugës, merr pjesë aktive në organizimin e konferencave ndërkombëtare, seminareve dhe aktiviteteve që kanë për qëllim luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe migrim joligjor. Ukraina mori pjesë aktive në hartimin e Konventës Evropiane Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe e nënshkroi atë më 17 nëntor 2005. Në shkurt të vitit 2005, Plani i Veprimit ishte miratuar: Ukrainë – EU 2005-2007. Në bazë të këtij Plani, çështje të tilla si: migracioni, luftimi i trafikimit me qenie njerëzore, parandalimi dhe luftimi i eksploatimit seksual të fëmijëve dhe pornografia e fëmijëve janë në mesin e prioriteteve për bashkëpunim në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të Brendshëme. Bashkëpunimi i organeve shtetërore me organizatat jo-qeveritare dhe organizatat ndërkombëtare i lehtësojnë principet e zbatimit të politikave për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore në Ukrainë dhe kushtet e domosdoshme të efikasitetit të punës në këtë drejtim. Format kryesore të këtij bashkëpunimi përfshijnë pjesëmarrjen e një pale në ndodhitë e organizuara nga një palë tjetër; konsultimin; shkëmbim të informacioneve; tryezat e rrumbullakëta; seminare; konferenca; përkrahje administrative dhe financiare; pjesëmarrje në hartimin e planeve të përbashkëta të veprimeve dhe elaborimin e politikave kombëtare për

Page 159: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

159

luftimin e trafikimit në gra dhe ngritjen e rolit dhe statusit së tyre etj. Në veçanti, eksperienca e viteve të fundit tregon se këto forma të bashkëpunimit do të jenë më tutje të zhvilluara në të ardhmen. Një numër i madh i organizatave jo-qeveritare i drejton aktivitetet e tyre drejt parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore. Ato bëjnë rrjetëzime të degëzuara të organizatave jo-qeveritare kombëtare dhe rajonale, të cilat punojnë në drejtimin e parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe ofrimit të asistencës viktimave. Për Qendrën Ndërkombëtare për të Drejtat e Grave “La Strada-Ukrainë”, në fazën e parë të zhvillimit të saj, drejtimi kryesor i aktivitetit ishte rrjetëzimi me strukturat qeveritare. Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Ukrainës, Ministria për Familje, Fëmijë dhe Rini, dhe Shërbimi Social Shtetëror u bënë partnerë kryesorë për zbatimin e programeve parandaluese. Si rezultat i këtij bashkëpunimi, në vitin 1998, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Ukrainës përgatiti një letër rekomanduese, duke adresuar nevojën për punën parandaluese në fushën e parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore me përfshirjen e ekspertëve nga organizatat jo-qeveritare, ndër të tjera, prej La Strada-Ukrainë. Kjo letër ishte nënshkruar nga ministri dhe i është dërguar kryesuesve të departamenteve arsimore dhe institucioneve edukative. Pas kësaj, idetë e bashkëpunimit të institucioneve edukative (arsimore) dhe organizatat jo-qeveritare ishin mishëruar në Programin mbi Parandalimin e Trafikimit në Gra dhe Fëmijë dhe Programit Gjithëpërfshirës (Kompleks) të Kundërtrafikimit.

Komente Suksesi i çdo metode të zbatuar nga organizatat jo-qeveritare varet në koordinimin e përpjekjeve dhe në bashkëpunimin me organet shtetërore.

D. Mobilizimi i Burimeve Programet Qeveritare të Kundërtrafikimit nuk parashohin financim nga buxheti i shtetit. Prandaj, pjesa më e madhe e këtyre programeve janë të realizuara nga organizatat jo-qeveritare me përkrahje financiare nga organizatat ndërkombëtare, organizatat donatore dhe qeveritë e huaja. Organizatat vijuese ndërkombëtare, agjencionet ndërkombëtare për zhvillim dhe organizatat jo-qeveritare janë duke punuar në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore:

• Agjencioni i SHB për Zhvillim Ndërkombëtar; • Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); • Misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Ukrainë; • Organizata Ndërkombëtare e Punës; • Qendra Ndërkombëtare për të Drejtat e Grave “La Strada” Ukrainë; • Partneriteti i Grave të Ukrainës; • Qendra e Ukrainës për Reforma Arsimore etj.

Shumica e këtyre organizatave mbështesin projekte të ndryshme të zbatuara nga organizatat lokale jo-qeveritare, ose, në disa raste, ata vetë i ndërmarrin aktivitetet e kundërtrafikimit. IV. ZBATIMI I LIGJEVE TË KUNDËRTRAFIKIMIT A. Parandalimi dhe Vetëdijësimi Me qëllim që të sigurohet efikasiteti në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe formimit të mekanizmave shtetërorë për parandalimin e saj, Këshilli i Bashkëpunimit Departamenteve mbi Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e udhëhequr nga Ministri i Familjes, Rinisë dhe Sportit është formuar nga Kabineti i Ministrave të Ukrainës. Për koordinim më efikas të masave që kanë për qëllim parandalimin e

Page 160: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

160

trafikimit me qenie njerëzore, në dhjetor të vitit 2004, Këshilli formoi një Grup Punues të Ekspertëve që përbëhej prej njerëzve profesionalë në fusha të ndryshme, të cilët janë drejtpërsëdrejti të përfshirë në veprimet e përgatitura nga Programi Kompleks (në tërësi). Komitetet Rajonale për Përpjekje të Koordinimit dhe Shkëmbim të të Dhënave për Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore funksionon në çdo krahinë. Nën projektin Përkrahja e Këshillit të Koordinimit Rajonal për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në shtatëmbëdhjetë krahina të Ukrainës dhe me përkrahje financiare të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, Këshillit Konsultativ për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore është formuar në shtatë krahina të Ukrainës. Dhe, takimi i mbajtur rezultoi me elaborimin e udhëzuesve, të cilat ishin referuar te Këshilli i Koordinimit të Krahinave për Luftiminim e Trafikimit me Qenie Njerëzore, duke pasur parasysh specifikat e secilit rajon. Një drejtim tjetër, i rëndësishëm, në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore janë përpjekjet edukative me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit mbi të gjitha aspektet e problemit. Aktivitetet themelore në këtë drejtim janë të zbatuara nga Ministria për Familje, Rini dhe Sport. Nën Programin Kompleks, departamente të ndryshme për Rini dhe Sport, shërbime sociale për familje, fëmijë dhe rini që i ofrohen më shumë se 26 260 shërbime informative, sa i përket punësimit, zgjedhje për karrierë, punësim për rininë nga provincat, anëtarë të prindit të vetëm ose familjeve të dëmtuara, lirisë së rinisë prej vendeve të izoluara; në bashkëpunim me IOM-in, Winrock Ukrainë, “La Strada”- Ukrainë, Kryqit të Kuq, Lidhjes së Punëtorëve Social të Ukrainës, NSOU Plast, Fondi Humanitar Karitas, qendrat e Grave për Gratë, Lidhja e Rinisë së Rajoneve të Ukrainës, qendrat për parandalim dhe luftim të SIDA, qendrat rajonale koordinuese-informative të grave, qendrat për asistencë grave etj. Janë mbajtur më shumë se 25.000 ndodhi edukative dhe informative. Ministria e Familjes, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Ukrainës, Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale të Ukrainës dhe ministri dhe institucione të tjera morën pjesë në zbatimin e Programit Ndërkombëtar mbi Eliminimin e Punës së Fëmijës (IPEC), në Ukrainë. Në nivel të OJQ, të rëndësisë së madhe, janë aktivitet parandaluese dhe edukative, të cilat për objektivë i kanë pasur drejtpërsëdrejti gratë e reja dhe vajzat që rrjedhin nga grupet me rrezik potencial. Me qëllim të udhëheqjes së punës së tillë, fillimisht ishte e domosdoshme të bëhet ngritja e vetëdijësimit në mesin e zyrtarëve të strukturave qeveritare dhe trupat shtetërore. Ta marrim përkrahjen e tyre dhe t’i sjellim ata në partnership. B. Mbrojtja dhe Asistenca Një ndër çështjet thelbësore për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore është të ofrohet asistencë te fëmijët dhe gratë, viktima të trafikimit. Në kornizën e Programit Gjithëpërfshirës të Kundërtrafikimit, sa i përket parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore për vitet 2002-2005, Kabineti i Ministrave të Ukrainës, me anë të Dekretit të vetë Nr. 989 të 27.06.2003, miratoi Dispozitat Tipike për Qendrën Rehabilituese për Viktimat e Trafikimit me Qenie Njerëzore. Funksionet e Qendrës përfshijnë: këshillime psikologjike dhe ligjore të viktimave; organizimin dhe zbatimin e ekzaminimit primar mjekësor të viktimave për definimin e llojit, shtrirjes dhe vendit, ku mund të ofrohet kujdesi shëndetësor, nëse është e nevojshme; akomodimin, organizimin e programeve individuale dhe grupore të viktimave; informata të përgjithshme mbi programet në dispozicion; funksionin, aktivitetin dhe masat parandaluese të qendrës, kundër trafikimit me njerëz në publik. Qendrat riintegruese për viktimat e trafikuara luajnë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve për këta njerëz, viktima të trafikimit. Aktivitetet e institucioneve të lartpërmendura përfshijnë këshillime ligjore për viktimat, ekzaminim konfidencial mjekësor, asistencë sociale dhe psikologjike. Programet riintegrues fokusohen në trajnime dhe punë individuale, të cilat viktimat duhet t’i kryejnë për një vend të

Page 161: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

161

punës në të ardhmen, duke u ofruara atyre asistencë praktike në zgjidhjen e akomodimit dhe të problemeve pronësore. Me qëllim që t’u ofrohet asistencë viktimave të trafikimit, Ministria e Familjes, Rinisë dhe Sportit në Ukrainë, në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim dhe administratat përkatëse të Krahinës, krijuan, në vitin 2005, Qendrat e Rehabilitimit Ndërrajonal për viktimat e trafikimit në Krahinat e Zhytomyrit, të Volynit, të Chernivtsy, të Lvivit dhe të Khersonit. Në anën tjetër, OJQ zbatojnë aktivitete që fokusohen në parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe asistencë viktimave. OJQ aktive në këtë fushë janë:

• Qendra Ndërkombëtare për të Drejtat e Grave “La Strada”- Ukrainë; • Shkolla për Mundësi të Barabarta; • Këshilli Rajonal Luhansk i Grave; • Besim. Shpresë. Dashuri (Odesa); • Qendra Rinore e Iniciativave të Grave (Sevastopol); • Shpresë dhe të Ardhme (Simpheropol); • Ringjallja e Kombit (Ternopil); • Vesta (Uzhgorod); • Zhinocha Gromada (Komuniteti i Grave) (Kharkiv); • Lyubistok (Mykolayiv); • Gratë Progresive (Vinnitsa); • Pan Alijansa kundër Eksploatimit Seksual të Fëmijëve.

Në fillim të vitit 1997, këto OJQ filluan të organizojnë fushata kundër trafikimit me qenie njerëzore në Ukrainë. Deri më tani, këtij problemi nuk i ishte kushtuar shumë vëmendje nga Qeveria. Qendra Ndërkombëtare për të Drejtat e Grave “La Strada”- Ukrainë ishte një ndër të parat që ishte përfshirë në këtë. Qëllimi i saj ishte ta tërheq vëmendjen e publikut dhe të strukturave qeveritare për problemin e trafikimit në gra, si një dhunë thelbësore e të drejtave themelore të njeriut. Por, situata ndryshoi dhe të kuptuarit e problemit në thellësi solli programe të reja për qëllimet: elaborimin e Planit të Përbashkët të Veprimit me organet shtetërore dhe organizatat e tjera jo-qeveritare dhe ndërkombëtare (1998-1999); zhvillimin e aktivitetit parandalues (1999-2001); krijimin e rrjetit të organizatave jo-qeveritare dhe perfeksionimin e mekanizmave që ofrojnë asistencë për viktimat e trafikimit (2000-2002). Qendrat adresonin aspekte të ndryshme të problemit: asistencë viktimave të trafikimit, shërbime për një linjë telefonike, hulumtim në fushën e dhunës ndaj grave, evaluimin e akteve legjislative mbi aspekte të ndryshme të jetës së femrës në Ukrainë, programe edukative për të rinj mbi të drejtat e grave dhe parandalimit të trafikimit me gra, forma të tjera të dhunës dhe të eksploatimit, puna me masmedia, shpërndarje të informacioneve rreth problemit, botim i raporteve dhe i memorandumeve mbi parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore dhe shpërndarjen e këtij materiali në mesin e grave të Ukrainës, organizimin e seminareve, punëtorive dhe konferencave mbi këtë temë, bashkëpunimin me ambasadat e huaja në Ukrainë dhe ambasadat e Ukrainës jashtë vendit, bashkëpunimin me organizata jo-qeveritare dhe qeveritare në Ukrainë dhe jashtë me qëllim të parandalimit të trafikimit të grave dhe asistencës për viktimat e këtij krimi. Përpjekjet e OJQ, gjithashtu përfshijnë krijimin dhe funksionimin e linjave telefonike. Një linjë telefonike nuk është vetëm një mjet efektiv për objektivën e punës parandaluese, por gjithashtu është një mundësi që të japësh këshilla dhe të mund të ofrosh asistencë për gratë në nevojë. Linja telefonike në Kiev filloi së funksionuari më 18 nëntor 1997. Deri në maj të vitit 2006, janë dhënë 30 000 këshilla telefonike. Përkrahja metodologjike-shkencore e linjës telefonike është zbatuar bashkërisht me Institutin Shtetëror për Familje dhe Rini. Për zhvillimin e linjës telefonike në Kiev kontribuan shumë Instituti i Ukrainës për

Page 162: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

162

Hulumtime Sociale, Universitetin Kombëtar i Punëve të Brendshëme dhe Qendra Shtetërore për Shërbime Sociale Rinisë. Dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe rekomandimet e tyre theksuan nevojën që t’u ofrojnë asistencë sociale viktimave të trafikimit, në rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre. Puna sociale e “La Strada”- Ukrainë, me qëllim të ofrimit të asistencës viktimave, këtë e kishte zbatuar në dy faza: asistencë viktimave jashtë vendit, duke përfshirë asistencë në gjurmët e personit jashtë vendit, lirimin nga vendi ku janë të mbajtura ato, asistencë me dokumente për riatdhesim dhe procedurat e kthimit dhe asistencë të drejtpërdrejtë pas arritjes në Ukrainë – organizimin e asistencës mjekësore dhe psikologjike, studime profesionale, vend të punës etj. Veprimet specifike të asistencës mund të jenë të grupuara si në vijim: asistencë viktimës për nevoja të vizës, që të dëshmojë kundër trafikuesve jashtë vendit; asistencë për nevojshmërinë e dokumenteve për riatdhesim; asistencë në të gjitha procedurat e riatdhesimit; asistencë për gjetje të vendit të punës; asistencë për çështjet gjyqësore; dispozitat e strehimit; takimit në aeroport; dhe asistencë për shërbimet këshilluese. Në ofrimin e asistencës, rol të madh kanë luajtur qendrat rehabilituese dhe strehimoret. Qendra të këtilla funksionojnë në Kiev, në Odessa, në Lutsk, në Ternopil dhe në Kharkiv. Partnerët në organizimin e asistencës së këtillë janë rrjetet e organizatave jo-qeveritare, organizatat ndërkombëtare me burime të mjaftueshme financiare dhe gjithashtu organet e ndryshme shtetërore – Departamneti për Familje dhe Rini, shërbimet për të rinj, qendrat sociale për rininë, Departamenti i Shëndetësisë, qendrat punësuese etj. Të gjitha së bashku dhe në bashkëpunim me Zyrën Reprezentative të IOM në Ukrainë, është financuar riatdhesimi i qytetarëve të Ukrainës. Misionet diplomatike dhe konsullatat e Ukrainës jashtë vendit, gjithashtu kanë ndihmuar në kthimin e qytetarëve të Ukrainës në shtëpi. C. Ndjekja Penale Veçmas nga miratimi i legjislacionit të veçantë dhe azhurimi i saj me qëllim të ballafaqimit të trendeve të reja dhe nevojave, masat organizative dhe praktike ishin ndërmarrë, gjatë periudhës së shqyrtimit të adresimit të zbulimit dhe neutralizimit të grupeve të organizuara kriminale të përfshira në trafikimin me qenie njerëzore. Hapi i rëndësishëm drejt këtij qëllimi ishte krijimi i Departamentit për Luftimin e Krimeve që kanë lidhje më trafikimin e qenieve njerëzore brenda Ministrisë së Punëve të Brendshëme, në gusht të vitit 2005 dhe divizioneve përkatëse nëpër krahina. Me këtë rast, janë likuiduar 180 kanale të trafikimit me qenie njerëzore dhe më shumë se 300 njerëz, të përfshirë në organizimin dhe funksionimin e rrjeteve kriminale janë arrestuar; më shumë se 160 raste kriminale dolën para gjyqit në bazë të Nenit 149 të Kodit Penal të Ukrainës – Trafikimi me Qenie Njerëzore dhe Transferet e Tjera Joligjore kanë të bëjnë me një Trafikim me Qenie Njerëzore – të referuara nga Shërbimet e Sigurisë së Ukrainës131. Në vitin 2005, ishin zbuluar më shumë se 3 200 raste të transportimit joligjor të të miturve përmes kufirit të Ukrainës pa miratim të prindërve, si dhe janë zbuluar më shumë se 13 tentativa të transportimit joligjor për trajtim, rekreacion dhe turizëm. Ndërkaq, janë zbuluar më shumë se 40 raste të transportimit të të miturve, të adaptuar nga qytetarë të huaj, pa dokumente të rregullta ekzekutuese132.

131 Informacionet e ofruara nga Ministria e Punëve të Brendshme 132 Informacionet e ofruara nga Ministria e Punëve të Brendshme

Page 163: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

163

Në bazë të të dhënave të ofruara nga Ministria e Punëve të Brendshëme të Ukrainës, gjatë periudhës 1998-2005, ishin hetuar më shumë se 2 200 krime nën Nenin 149 të Kodit Penal të Ukrainës (trafikimi me qenie njerëzore) dhe një numër i krimeve të këtilla rritet çdo vit (1998-2, 1999-11, 2000-42, 2001-89, 2002-169, 2003-289, 2004-262, 2002-415, 5 muaj të vitit 2006-217). V. PRAKTIKAT MË TË MIRA Duke përmbledhur të lartpërmendurat, mund të thuhet se në vitet 2002-2005 Ukraina vazhdoi me zgjerimin e strategjive të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore edhe në nivel kombëtar, por edhe të asaj ndërkombëtar. Veprimet vijuese kanë një ndikim shumë efektiv, sa i përket këtij fenomeni:

• Komitetet për Përpjekje të Koordinimit dhe të Shkëmbimit të të Dhënave për Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore tani janë duke funksionuar në të gjitha krahinat e vendit;

• Departamenti për Luftimin e Krimeve, sa i përket trafikimit me qenie njerëzore punojnë në mënyrë efektive brenda Ministrisë së Punëve të Brendshëme;

• Punët Parandaluese janë duke u zbatuar ne rajonet: trajnime, diskutime, tryeza të rrumbullakëta për të gjitha grupet e njerëzve;

• Organizatat Jo-Qeveritare janë të përfshira, në mënyrë aktive, në bashkëpunim dhe ofrojnë asistencë metodologjike dhe financiare;

• Është formuar në rrjet i rehabilitimit ndërrajonal dhe i qendrave riintegruese me azilantë për viktima të trafikuara;

• Hulumtimi sociologjik mbi këtë temë është zbatuar nga shkencëtarët; • Të dhëna bazë për grupet në rrezik janë azhuruar në baza të rregullta. Janë mbajtur diskutime dhe

konsultime individuale; • Puna parandaluese përmes linjës telefonike direkte është organizuar mirë; • Janë zbatuar masat që janë ndërmarrë për vende të punës për të rinj dhe programe ndërpersonale

për gra të papunësuara; • Janë kontrolluar në baza të rregullta aktivitetet e agjencioneve udhëtuese, të agjencioneve

martesore dhe të kompanive që kanë licenca për aktivitete ndërmjetësuese, të lidhura me vende të punës jashtë vendit;

• Është ofruar asistencë informative dhe ligjore për qytetarët e Ukrainës që udhëtojnë jashtë vendit; • Është zbatuar Programi Departamential i Asistencës Sociale për Familjet e Dëmtuara, për

luftimin e dhunës në familje dhe të trafikimit të fëmijëve. VI. MANGËSITË Në të njëjtën kohë, shumë probleme mbeten të pazgjidhura dhe problemi i trafikimit të qenieve njerëzore është ende aktuale për Ukrainën:

• Ekspansioni i trafikimit me qenie njerëzore në Ukrainë është për arsye të vetëdijësimit shumë të ulët të qytetarëve të Ukrainës rreth mundësive të punësimit dhe jetës jashtë vendit, si dhe rreth pasojave të punës joligjore atje;

• Nuk ekziston një ligj për mbrojtje sociale për qytetarë të Ukrainës, të cilët jetojnë jashtë vendit; • Mungesa e funksionimit të sistemit për mbrojtje të viktimave; • Dënim i pamjaftueshëm i kriminelëve. Në anën tjetër, krimi i “trafikimit me qenie njerëzore”

është vështirë të vërtetohet para gjyqeve dhe shumë shpesh kriminelët i ikin dënimit. VII. NEVOJAT E VLERËSIMIT Duke pasur parasysh mungesat dhe komentet, në këtë raport, dhe nevojën e përmirësimit të gjendjes, një listë e rekomandimeve është dhënë më poshtë.

Page 164: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

164

REKOMANDIMET

• Mekanizmat për zbatim të dispozitave të instrumenteve ndërkombëtare ligjore, sa i përket mbrojtjes së të drejave të njeriut duhet të jenë të zhvilluara.

• Derisa Kodi Penal i Ukrainës përmban dispozita për dënimin e krimeve, të lidhura me trafikimin, veprime të mëtutjeshme duhet të ndërmerren, që t’i adresojnë rrënjët e shkakut të problemit.

• Është, gjithashtu e domosdoshme, të rritet parimi bazë ekzistues ligjor, që e ndihmon riintegrimin komplet të personave të trafikuar dhe ndihmon ndryshimet negative të trafikimit mbi ta.

• Duke pasur parasysh shkathtësitë e mendjes së kapaciteteve të subjekteve, që marrin pjesë në mënyrë aktive në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore – organet shtetërore, OJQ, organizatat donatore, religjoze dhe humanitare, përfaqësuesit e huaj në vend – puna efikase është e pamundur pa koordinim të përpjekjeve të tyre.

Page 165: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

165

LISTA E SHKURTESAVE

Sekretariati CBS Sekretariati i Këshillit të Shteteve Baltike CBBS Këshilli i Shteteve të Detit Baltik ECPAT Ndërkombëtare Fundi i Prostitucionit të Fëmjës, Pornografisë së Fëmijës dhe Trafikimit

të Fëmijëve për Qëllime Seksuale EUROPOL Zyra e Policisë Evropiane ILO Organizata Ndërkombëtare e Punës IOM Organizata Ndërkombëtare për Migrim IPEC Programi Ndërkombëtar mbi Eliminimin e Punës së Fëmijës OSCE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë USSR Republikat Socialiste të Bashkimit Sovjetik

Page 166: PROJEKT I PËRBASHKËT - ariadnet.net · prioritetet e përcaktuara nga OJQ/partnerët për vendet e tyre në fushën e trafikimit me qenie njerëzore. Botimi në anglisht është

166

ANEKS Ratifikimet133 e Konventave Ndërkombëtare

Protokollet e Trafikimit të

KB134

CEDAË KB135 CRC KB136 CAT KB137 Konventa ILO 182138

CoE-Konventa mbi Trafikimin139

Shqipëria 21.08.2002 11.05.1994 27.02.1992 11.05.1994 02.08.2001 ----------------- Bosnjë &

Hercegovina 24.04.2008 01.09.1993 01.09.1993 01.09.1993 05.10.2001 -----------------

Bullgaria 05.12.2001 08.02.1982 03.06.1991 16.12.1986 28.07.2000 ------------------ Kroacia 24.01.2003 09.09.1992 12.10.1992 12.10.1992 17.07.2001 -----------------

Ish RFJM 12.01.2005 18.01.1994 02.12.1993 12.12.1994 30.05.2002 ------------------ Greqia ------------- 07.06.1983 11.05.1993 06.10.1988 06.11.2001 -------------------

Moldavia 16.09.2005 01.07.1994 26.01.1993 28.11.1995 14.06.2002 19.05.2001 Rumania 04.12.2002 07.01.1982 28.09.1990 18.12.1990 13.12.2000 21.08.2006

Serbia 06.09.2001 12.03.2001 12.03.2001 12.03.2001 10.07.2003 ---------------- Turqia 25.03.2003 20.12.1985 04.04.1995 02.08.1988 02.08.2001 ----------------

Ukraina 21.05.2005 12.03.1981 28.08.1991 24.02.1987 14.12.2000 ---------------- Shënime të rëndësishme:

Mali i Zi kohët e fundit është bërë një Shtet i Pavarur. Procesi i ratifikimit të Konventave Ndërkombëtare sapo ka filluar. Prandaj, nuk është e përfshirë në tabelën e lartpërmendur. Serbia: Unioni Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi ishte e lidhur me të gjitha traktatet e ratifikuara ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nga ish-Republika Socialiste Federale e Jugosllavisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë. Ish-Jugosllavia kishte ratifikuar të gjitha traktatet e mëdha ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Më 16 maj, S&M nënshkruan Konventën e Këshillit Evropian mbi Veprimin kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. Megjithatë, Serbia ende nuk e ka miratuar një akt formal, që ta konfirmojë hyrjen e saj, të Unionit Shtetëror, sa i përket Ratifikimit Ndërkombëtar të Traktateve për të Drejtat e Njeriut.

133 Hyrje. 134 Protokolli i Kombeve të Bashkuara për Parandalimin, Shtypjen, Dënimin e Trafikimit në Persona. Veçanërisht të Grave dhe Fëmijëve, duke shtuar Konventën Kundër Krimit Transkombëtar të Organizuar, 2000. 135 Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Kundër Grave, 1979. 136 Konventa e Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtat e Fëmijës, 1989. 137 Konventa e Kombeve të Bashkuara Kundër Torturës dhe Trajtimeve të Tjera Degraduese të Vrazhda Johumane ose Dënimet, 1984. 138 182 Konventa e Organizatës Ndërkombëtare e Punës mbi Format më të Këqija të Punës së Fëmijës, 1999. 139 Konventa e Këshillit të Evropës mbi Veprimet Kundër Trafikimit në Qenie Njerëzore, 2005.