4
Shtojca 7 [ Shtojcë për tu plotësuar nga Autoriteti Kontraktor] 1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMIT Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë: 1. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj): a) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv) b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP, c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin e profesional. Kërkesat si më sipër, plotësohen me dorëzimin e Ekstraktit mbi Historikun e Subjektit, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, si dhe vetëdeklarimin e subjektit, sipas Shtojcës Nr. 8 “Deklaratë mbi Gjendjen Gjyqësore”. Në rastin kur kandidati/ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, në vend të Ekstraktit mbi Historikun e Subjektit, do të paraqitet vendimi i Gjykatës për regjistrimin si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”. 2. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj): a) ka plotësuar detyrimet fiskale, b) ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore , te lëshuar nga Administrata Tatimore. Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet te ndryshohen nga autoritetet kontraktore. Këto kritere (pikat 1,2) duhet te vërtetohen përmes dokumentave të lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës. 3. Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në regjistrat përkatës profesionalë ose tregtarë të shtetit në te cilin ata janë themeluar, duke vërtetuar personalitetin e tyre ligjor, për këtë kandidatët duhet të dorëzojnë një kopje të Ekstraktit mbi historikun e subjektit te leshuar nga Qendra Kombetare e Regjistrimit. Kandidati/Ofertuesi i huaj duhet të vërtetojë se ai i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër. Nëse dokumentat e sipërpërmendur nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë mjafton një deklaratë me shkrim. Nëse gjuha e përdorur në procedurë është shqip, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe. Në rastet e bashkimit të operatorëve ekonomikë, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë dokumentat e lartpërmendur.

1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË · PDF filejete: Prodhimi dhe tregtimi i mallrave objekt prokurimi. 2.2. Kapaciteti ekonomik dhe financiar: 1

  • Upload
    dodien

  • View
    232

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË  · PDF filejete: Prodhimi dhe tregtimi i mallrave objekt prokurimi. 2.2. Kapaciteti ekonomik dhe financiar: 1

Shtojca 7 [ Shtojcë për tu plotësuar nga Autoriteti Kontraktor]

1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË PRANIMIT/KUALIFIKIMITKandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:

1. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj):

a) nuk është në proces falimentimi, (statusi aktiv)b) nuk është dënuar për shkelje penale, në përputhje me Nenin 45/1 të LPP,c) nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë, që lidhet me aktivitetin eprofesional.

Kërkesat si më sipër, plotësohen me dorëzimin e Ekstraktit mbi Historikun e Subjektit, të lëshuara nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit, si dhe vetëdeklarimin e subjektit, sipas Shtojcës Nr. 8 “Deklaratë mbi Gjendjen Gjyqësore”.

Në rastin kur kandidati/ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, në vend të Ekstraktit mbi Historikun e Subjektit, do të paraqitet vendimi i Gjykatës për regjistrimin si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.

2. Një dokument që vërteton se (subjekti juaj):

a) ka plotësuar detyrimet fiskale,b) ka paguar të gjitha detyrimet e sigurimeve shoqërore ,te lëshuar nga Administrata Tatimore.

Kriteret e Përgjithshme për Pranim, nuk duhet te ndryshohen nga autoritetet kontraktore. Këto kritere (pikat 1,2) duhet te vërtetohen përmes dokumentave të lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e hapjes së ofertës.

3. Operatori ekonomik duhet të jetë i regjistruar në regjistrat përkatës profesionalë ose tregtarëtë shtetit në te cilin ata janë themeluar, duke vërtetuar personalitetin e tyre ligjor, për këtëkandidatët duhet të dorëzojnë një kopje të Ekstraktit mbi historikun e subjektit te leshuar ngaQendra Kombetare e Regjistrimit.

Kandidati/Ofertuesi i huaj duhet të vërtetojë se ai i plotëson të gjitha kërkesat e renditura më sipër. Nëse dokumentat e sipërpërmendur nuk lëshohen në shtetin e tyre të origjinës, atëherë mjafton një deklaratë me shkrim. Nëse gjuha e përdorur në procedurë është shqip, atëherë dokumentat në gjuhë të huaj duhet të shoqërohen me një përkthim të noterizuar në gjuhën shqipe.

Në rastet e bashkimit të operatorëve ekonomikë, çdo anëtar i grupit duhet të dorëzojë dokumentat e lartpërmendur.

Page 2: 1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË  · PDF filejete: Prodhimi dhe tregtimi i mallrave objekt prokurimi. 2.2. Kapaciteti ekonomik dhe financiar: 1

Vec kesaj, nëse oferta dorëzohet nga një bashkim operatorësh ekonomik, duhet te dorezohen: a. Marrëveshja e noterizuar sipas së cilës bashkimi i operatorëve ekonomik është krijuar

zyrtarisht;

b. Prokura e posaçme.

2. KRITERET E VEÇANTA TË KUALIFIKIMIT

1. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:

a. Deklaratën mbi përmbushjen e specifikimeve teknike, sipas Shtojces 5; b. Deklaraten mbi Konfliktin e Interesit sipas Shtojces 6; c. Formularin e Ofertës, sipas Shtojcës 1 ose Shtojcës 2 (në rastin e procedurave të prokurimit për furnizimin me karburante, gazoil, benzol dhe karburant për ngrohje); ç. Vërtetimin që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri.

2. Kandidati/Ofertuesi duhet të dorëzojë:

2.1. Kapaciteti ligjor i operatorëve ekonomikë: a) Fusha e veprimtarise se Kompanise ofertuese duhet te jete: Tregtimi ose prodhimi i

mallrave objekt prokurimi. Per plotesimin e kesaj kerkese, ofertuesi duhet te dorezoje Ekstraktin Historik dhe të Thjeshtë të Regjistrimit ne QKR.

b) Ne rast se OE eshte dhe prodhues i ketyre mallrave fusha e veprimtarise se OE duhet te jete: Prodhimi dhe tregtimi i mallrave objekt prokurimi.

2.2. Kapaciteti ekonomik dhe financiar:

1. OE duhet te paraqese Bilancin e tre viteve te fundit (2013, 2014, 2015) te çertifikuar nga organet tatimore.

2. Xhiroja vjetore mesatare në 3 (tre) vitet e fundit te jete jo me pak sa vlera se fondit limit dhe kjo të jetë e vërtetuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore.

3. Te mos kete detyrime tatimore për të cilat duhet të paraqesi një vërtetim nga organet tatimore. Ne rast bashkimi operatorësh ekonomikë, vërtetimin nga organet tatimore duhet ta kete secili subjekt më vete.

4. Të mos ketë detyrime për taksat vendore për të cilat duhet të paraqesi një vërtetim nga organet e njësisë vendore ku ushtron aktivitetin. Ne rast bashkimi operatorësh ekonomikë, vërtetimin nga organet e njësisë vendore duhet ta kete secili subjekt më vete.

5. Mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike përbën shkak për skualifikimin e operatorit ekonomik, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vertetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në

Page 3: 1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË  · PDF filejete: Prodhimi dhe tregtimi i mallrave objekt prokurimi. 2.2. Kapaciteti ekonomik dhe financiar: 1

gjykatë. Furnizuesi i energjisë elektrike është i detyruar që ta lëshojë këtë vërtetim jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e depozitimit të kërkesës nga operatori ekonomik.

6. Operatori ekonomik duhet te ketë të punësuar jo më pak se 5(pesë) punonjës për periudhën Janar-Maj 2016 të vërtetuar me listë pagesa të konfirmuara nga Drejtoria Rajonale Tatimore dhe të shoqëruara me deklarimet në Inspektoriatin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

7. Ofertuesi duhet të ketë kryer furnizime të ngjashme në një vlerë jo me pak se 40 % te fondit limit, të realizuara gjate 3 (tre) viteve te fundit. Kontrata te realizuara me autoritete kontraktore te cilat detyrimisht duhet te jene te shoqeruara me vertetimin e realizimit me sukses te saj, leshuar nga autoriteti kontraktor. Per furnizime te realizuara me subjekte private operatori ekonomik te paraqese faturat tatimore te shitjes, (ku te shprehen qarte datat, shumat, sasite, emertimet, vlerat).

8. Operatori ekonomik pjesmarrës duhet të paraqesë një vërtetim nga një ose më shumë Banka të Nivelit të dytë për gjendjen e llogarisë ku vlera e depozituar të jetë jo me e vogël se 10% e vleres së Fondit Limit. Ky vërtetim duhet të jetë i lëshuar jo më parë se 10 (dhjetë) ditë nga data e zhvillimit të tenderit.

2.3 Kapaciteti teknik: 1) Përsa i përket aftësisë teknike dhe profesionale, Operatori Ekonomik duhet të

përmbushë kërkesat e mëposhtme minimale të vendosura nga Autoriteti Kontraktor si më poshtë:

a. Operatori Ekonomik duhet te jete prodhues ose tregtues dhe në rastin e operatorit tregtues te paraqese autorizimin e prodhuesit per mallin qe ofron, i cili duhet te permbaje te dhena te plota te prodhuesit si: telefon, fax, e-mail, website kjo e nevojshme per autoritetin kontraktor ne rast verifikimi nga ana e tij..

b. Operatori ekonomik ofertues duhet te paraqese Çertifikaten ISO 9001:2008 ose ekuivalente, të prodhuesit lidhur me sistemin e menaxhimit te cilesise, e cila të përfshijë objektin e prokurimit, si dhe të jetë e vlefshme.

c. Operatori ekonomik ofertues duhet te jetë pajisur me ISO 14001/2004 ose ekuivalente, lidhur me sistemin e menaxhimit të mjedisit, e cila të përfshijë objektin e prokurimit, si dhe të jetë e vlefshme.

d. Operatori ekonomik ofertues duhet te paraqese kataloget e mallrave objekt i ketij prokurimi të publikuar nën autoritetin e prodhuesit, skedat teknike si dhe raportet e testimit nga laboratorë të çertifikuar me qëllim përmbushjen e specifikimeve teknike dhe standarteve të kërkuara për mallrat objekt prokurimi. Dëshmia me rezultatet e testimeve zyrtare duhet të jetë lëshuar jo më pare se 30 (tridhjetë) ditë nga data e zhvillimit të tenderit.

e. Operatorët Ekonomikë pjesmarrës duhet te paraqesin mostrat (kampionet) diten e hapjes se ofertave ne oren e dhe vendin e caktuar në dokumentat e tenderit, në sasinë 10-15 kg të paketuar me qese plastike.

Page 4: 1. KRITERET E PËRGJITHSHME TË  · PDF filejete: Prodhimi dhe tregtimi i mallrave objekt prokurimi. 2.2. Kapaciteti ekonomik dhe financiar: 1

Shënim : Mosplotesimi paraqitjes së mostrave të kërkuara në vendin, ditën dhe orën e hapjes së ofertave per te gjithe mallrat objekt prokurimi eshte kusht per skualifikim.

2) Operatori ekonomik pjesmarrës duhet të posedojë në pronësi të vet ose me qira të paktën 2(dy) mjete transporti me kapacitet mbi 1(një) ton për pelletin të cilat do të përdoren për shpërndarjen e pelletit në objektet e përcaktuara nga AK në DST dhe në kontratë.

a) Për mjetet që shënohen në regjistra publikë duhet të paraqitet dokumenti që verteton regjistrimin e mjetit (leje qarkullimi), plus çertifikaten e kontrollit teknik dhe siguracionin e mjetit (te vlefshme), dhe per mjetet e siguruara me qera, dokumenti qe verteton regjistrimin e tij plus certifikaten e kontrollit teknik dhe siguracionin e mjetit, (te vlefshme) duhet te shoqerohet me kontraten perkatese te qerase/furnizimit, e vlefshme per te gjithe periudhen e realizimit te kontrates objekt i ketij prokurimi. Në rastin e mjeteve te tjera duhet te jene aktet e çdoganimit ose faturat tatimore te blerjes.

b) Për mjetet që nuk shënohen në regjistra publike duhet të paraqiten dokumentat që vërtetojnë pronësinë e tyre.

c) Për mjetet e marra me qera të të paraqitet kontrata përkatëse noteriale e qirasë ku të specifikohet objekti i kontratës dhe afati i saj.

(të plotësohet nga autoriteti kontraktor)

Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinalë ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.