31
1 1 QERSHORI 1 Qershori Dita e fëmijëve Ese Poezi Kuriozitete Aktivitete Redaksia: Krenare Basha Fitore Berisha Vlora Bilalli Rea Mehmeti Njomza Hajredini Erisa Mehmeti SH.F.M.U “PJETËR BOGDANI” Prishtinë Rr. “Antigona Fazliu” shkollapjertebogdani.weebly.co m 01.06.2016

1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

1

1 QERSHORI

1 Qershori

Dita e fëmijëve

Ese

Poezi

Kuriozitete

Aktivitete

Redaksia:

Krenare Basha

Fitore Berisha

Vlora Bilalli

Rea Mehmeti

Njomza Hajredini

Erisa Mehmeti

2010 20

120 1

SH.F.M.U

“PJETËR BOGDANI”

Prishtinë

Rr. “Antigona Fazliu”

shkollapjertebogdani.weebly.com

01.06.2016

Page 2: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

2

Për vogëlushët, për fëmijët tanë!

Përsëri erdhi dita juaj të dashur fëmijë!

Të dashur fëmijë dhe ju prindër, ju ftojmë të jeni pjesë e revistës sonë në çdo

numër te saj.

Page 3: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

3

Children’s Day is about treasuring our children,

including:

Sharing love and affection

Listening and talking

Praising and encouraging

Exploring new experiences

Page 4: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

4

1 Qershori - Dita e fëmijëve Fëmiu, kjo qenie engjëllore për të cilën secili çift ëndërron ta ketë. Fëmiu jo vetëm që është

fryt i dashurisë, por është edhe shembull i çiltërsisë e simbol i ardhmërisë. Fëmijët janë

krijesat më të pafajshme, më të dashura e më të pastërta, janë poashtu edhe pasqyrë e

prindërve të tyre.

Sot, në botë fëmijët jo gjithkund kanë mundësi t’i shijojnë vitet e pafajsisë.

Bota, sa e bukur, është edhe e pamëshirshme me fatet e shpirtërave që jetojnë në të. Sot,

një pjesë e vogëlushëve duhet t’i kalojnë vitet më të bukura në zona lufte, të rrethuar nga

rrënojat, me plumba mbi kokat e tyre, e me kufoma nën këmbët e tyre. Një pjesë e tyre

kanë mbetur jetim, e për ta çdo ditë që kalon, është një ditë më shumë vuajtje. Vallë, a për

këtë janë bërë ata fëmijë?! Të vuajnë? Do të lejonin ata gjëra të tilla të ndodhnin sikur t’i

pyeste ndokush? Po fëmijët në vendin tonë? A thua do të donin të ishin krahë pune për

familjet e tyre sikur të pyeteshin? A thua do të donin që të ishin të pabarabartë me

bashkëmoshatarët e tyre? Mbase të jesh i rritur i kupton gjërat më ndryshe, mirëpo

vendimet e të rriturëve po i prekin edhe fatet e fëmijëve.

Po sikur t’u lejohet fëmijëve e drejta për të marrë pjesë në krijimin e të ardhmes së tyre,

me çiltërsinë e me ëndërrat e tyre, bota do ishte një vend më i bukur. Dashuria do të

mbizotëronte në vend të urrejtjes, kopshtet do të ekzistonin në vend të rrënojave, do

shpërndaheshin lulet në vend të plumbave. Fëmijët janë vërtetë të sinqertë. Ndoshta të

rriturit kanë nevojë të ulen e t’i dëgjojnë më shpesh! Ndoshta, edhe duhet të mësojnë nga

ta. Ndoshta duhet të ëndërrojnë bashkë me ta! Ndoshta atëherë, dhe vetëm atëherë do ta

kishim botën një vend më të mirë! Ndoshta do të kishte shumë më shumë dashuri mes

njerëzve, e besa edhe barrierat do të binin, sepse një fëmijë nuk lind racist e me urrejtje

për grupe të caktuara njerëzish, por në fakt i merr ato bazuar në atë që sheh tek të rriturit

rreth tij. Andaj, a nuk të ishte më e mirë që të bëhej e kundërta - të rriturit të mësonin

mëshirën dhe dashurinë nga fëmijët e tyre?

Të dëgjosh fëmijët në mënyrë aktive është njëra ndër mënyrat më të mira për tu treguar

atyre se i doni. Prindërit ndonjëherë kalojnë shumë kohë duke u brengosur për sigurinë

dhe vendimet e fëmijëve të tyre përderisa ata rriten dhe pavarësohen, saqë harrojnë të

bëjnë një prej gjërave më të thjeshta për t’i treguar fëmijëve që ju i doni: Dëgjimin. Të

gjithë krijojnë marrëdhënie nëpërmjet komunikimit.

Duke folur dhe duke dëgjuar, ju arrini ta njihni një person dhe e krijoni një lidhje me atë

person. Vetëm atëherë kur vërtetë t’i dëgjoni fëmijët dhe pikëpamjet e tyre, dhe t’i merrni

ato pikëpamje afër zemrës, fëmiu do të ndihet i dashur e i respektuar. Fëmijët duhet të

kenë të drejtë të marrin pjesë në vendimet të cilat determinojnë jetën dhe të ardhmen e

tyre. Atyre duhet t’u ipet mundësia që të shprehin mendimin e tyre.

Page 5: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

5

Sidoqoftë, kjo nuk duhet që të jetë absolute, mirëpo duhet bërë varësisht nga maturia dhe

rëndësia e çështjes. Jo të gjitha vendimet që një fëmijë i merr janë në të mirë të tij, dhe do

të mbështeten nga prindërit e tij dhe të rriturit në përgjithësi. Për shembull, një fëmijë nuk

mund të vendosë të mos shkojë në shkollë. Për të mirën e tij, ai duhet të bindet se shkolla

është detyrim që duhet ta ndjekë.

Erisa Mehmeti IX/1

Page 6: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

6

Festuam më ndryshe

Këtë vit, Ditën e shkollës, e festuam më ndryshe se përpara.

Me 3 mars 2016, në ambientet e shkollës, u mbajt manifestimi “Eja edhe ti në shkollë”, një

mjuzikël që bëri bashkë nxënës, prindër, arsimtarë, drejtorë shkollash e zyrtarë komunalë.

Në “Eja edhe ti në shkollë” erdhi edhe drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës, znj.

Arbërie Nagavci, e cila edhe i përshëndeti pjesëmarrësit e manifestimit, ndërsa nxënësit

dhe mësimdhënësit i përgëzoi për punën që po bëjnë si në procesin mësimor, ashtu edhe në

aktivitetet e shumta që po zhvillojnë.

Edhe drejtoresha e shkollës, Jehona Oruqi, pasi u uroi mirëseardhje të gjithëve, tha fjalë

shumë të mira për nxënësit, për arsimtarët dhe për prindërit.

Mjuzikli “Eja edhe ti në shkollë” ngërtheu në vetvete këngë, recitim, vallëzim, ekspozitë e

balet. Sharm të veçantë këtij mjuzikli i dha kitara e Drilonit, kënga e Arizonës, monologu i

Oltit dhe Dredhëzës, dialogu i Blendës dhe Arnitit, si dhe pika e baletit e më të vegjëlve.

Të gjithë u ndanë të kënaqur me programin e po ashtu edhe me koktejin në fund të

programit.

U kënaqën edhe nga fakti se Ditën e Shkollës e shënuam më ndryshe se përpara...

Page 7: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

7

Page 8: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

8

Page 9: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

9

South East Europe

Aktiviteti jashtëkurrikular Sipërmarrja e Lirë

(Sipërmarrësit e nesërm gjenden në shkollat e

sotme)

Projekti SEECEL ka si qëllim parësor edukimin e nxënësve me aftësitë sipërmarëse. Ky

projekt realizohet në kuadrin e pilotimit të futjes së këtyre njohurive në kurrikulën e arsimit.

Misioni i qendrës është që të shërbejë për harmonizimin e praktikave e të mësuarit gjatë

gjithë jetës në përputhje me praktikat e Bashkimit Evropian.

Përmes këtij aktiviteti nxënësit do të aftësohen: të ndërmarrin iniciativa sipërmarrëse, në

situata të vlerësuara nga vetë nxënësit, të punojnë individualisht e të bashkëpunojnë në

grup në lidhje me një veprimtari të caktuar, për të arritur rezultate sa më të mira, të

marrin vendime në lidhje me menaxhimin e projekteve të hartuara e të zbatuara nga

nxënësit.

Shkolla jonë, si pjesë e këtij projekti me përfaqësueset koordinatore drejtoresha Znj.

Jehona Oruqi si dhe ars. Krenare Basha realizuan një mori aktivitetesh, me fokus të

veçantë zhvillimin dhe ngritjen e platformës për mësim në ndërmarrësi dhe të gjitha këto

aktivitete janë realizuar dhe financuar po nga ky projekt në vlerë prej 2000 euro.

Ndër aktivitetet më të rëndësishme janë:

“Grupi i Gjelbër” i shkollës mbajti trajnim vetëdijësues për procesin e reciklimit.

Aktivitete të ndryshme për Ditën Botërore të Mbrojtjes së Mjedisit.

Trajnim i organizuar për nxënësit (si të bëhen ndërmarrës të mirë dhe të ndërtojnë biznese

të shëndosha).

Përgatitja e ushqimeve nga nxënësit (të hollat janë dhënë për bamirësi).

Page 10: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

10

Po ashtu, në mënyrë që vizitat e të mësuarit të jenë sa më efektive dhe për t'u informuar

dhe për të mësuar më shumë në lidhje me kurrikulat e

shteteve të rajonit që janë pjesë e

projektit, më 17.02.2016, vizituam

shkollën “Sair Nedim” në Stamboll -

Turqi.

Një nga aktivitetet ishte edhe shkëmbimi i

ideve tona, njohja me diversitetin e tyre

kulturor si dhe për mundësitë e

bashkëpunimit në të ardhmen.

Shpresojmë dhe besojmë se edhe në të

ardhmen do të kemi bashkëpunime të

tilla të cilat janë në të mirë të nxënësve,

shkollës dhe komunitetit në përgjithësi.

Page 11: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

11

Akademia e Kosovës për Edukimin për Qytetari

Demokratike dhe Edukimin për të Drejtat e

Njeriut

Akademia e Kosovës në Edukimin për Qytetari Demokratike dhe Edukimin për të Drejtat

e Njeriut, organizuar nga KEC

Pjesëmarrës të shkollës sonë në këtë akademi ishin: znj. Jehona Oruqi drejtore e shkollës,

kryetari i këshillit drejtues në cilësinë e prindit z.Nusret Pllana dhe ars. e mat. Shyhrete

Malushaj.

Qëllimi i kësaj akademie ishte që të zbatojmë plane mësimore të Edukimit për

Qytetarinë Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut në praktikën shkollore duke

përdorur seritë e mësimdhënies, konceptet, metodat dhe modelet .

Pas kthimit nga akademia kemi filluar me aktivitete të ndryshme lidhur me

temën për të cilën ishim përcaktuar gjatë akademisë.

Toleranca në mes moshatareve

Me 12.01.2016 është bërë informimi i Këshillit të mësimdhënësve ku u

zgjodhën përfaqësuesit e aktiveve profesionale. Pastaj u bë identifikimi i

grupit punues për të trajnuar aktivet profesionale.

Page 12: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

12

Pastaj me datën 13.01.2016 kemi mbajtur një takim me Këshillin Drejtues dhe Këshillin e

Prindërve, ku u njoftuan me projektin në fjlaë i cili ka për qëllim krijimin e një klime të

përshtatshme në shkollë përmes kultivimit të tolerancës mes bashkëmoshatarëve.

Me 14.01.2016 kemi bërë ndarjen dhe delegimin e detyrave ku kemi formuar ekipin e EQD

–EDNJ.

Prej datës 14.01.2016 deri me 29.01.2016 është kryer puna në grupe me

përfaqesuesit e aktivit profesional. Ndërsa nga data 02.02.2016 janë realizuar orët mësimore

lidhur me edukimin qytetar.

Për nder të Ditës së Shkollës me 7 mars, kemi vendosur që, për ngjyrosjen e sallës së

edukatës fizike, të angazhohen nxënësit të cilët janë më pasiv në mësime dhe në aktivitetet

tjera të shkollës.

Këto aktivitete dëshmojnë diversitetin dhe pluralizmin, si mund të jetojnë njerëzit së bashku

në mënyrë paqësore.

Page 13: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

13

28 Nëntori

Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë ka ndodhur shumë më parë. Emocioni është

gjithmonë i njëjtë.Nuk ndalet hovi i gëzimit, edhe sikur të kalojnë mijëra vite. Historia

shkruan për ne...Jemi të parët në Ballkan...

Me gjak dhe vetëm me gjak shkruhet historia e vendit tonë, i cili përjetoi një sundim

pesëshekullor, por nuk u zhduk. Ne jemi akoma,ne jetojmë,ne jemi të pavarur. Jemi popull

me motive të larta dhe me një krenari të pathyeshme, e cila nuk na gjunjëzon asnjëherë. E

si mund të jesh shqiptar e të mos jesh krenar?!

Me vite të tëra kemi qenë të robëruar, të shkelur e të cënuar, ndërsa sot gëzojmë liri

të plotë, por pas kësaj lirie fshihen shumë dhimbje,lotë e pikëllim.

Shpeshherë mundohem t’i gris copëzat e ditarit tim. Nuk dua që të mbeten këto

mbishkrime të liga, por nëse ato i bëj grimca, ç'ti bëj zemrës? A ta mbys dhe atë? Nuk

mundem. Sado që mundohem që të mos kujtoj asgjë, është zemra ajo e cila na sjell kujtime,

është mendja ajo që flet para se të them të vërtetën.

PAVARËSI! Këtë emër ka 103 vjet që po e thërrasim, por ka mijëra vjet që luftuam

për ta fituar.Tash po bëhen 103 vjet me këtë emër,nëpër çdo fjalor,me gjak të shenjtë të

shtrirë nëpër çdo tokë.

E nuk e di a ia vlen të quhet një ditë e tillë, festë, përkujtim apo porosi?!

Flamuri ynë është flamuri më i bukur në botë.Ai përmbledh kujtimet e shkruara të

një kombi.

Do të vijnë shumë e shumë festa e përvjetorë të këtij nëntori të zbukuruar, por Kosova

dhe Shqipëria gjithmonë do të jenë një.

Prandaj çdo fjalë është e kotë për të përshkruar një popull, siç janë shqiptarët,

mendoj se jemi popull i zgjedhur nga vetë Zoti. Pavarësisht asaj se jemi të ndarë,ne jemi dhe

do të mbetemi një, derisa vetë Toka do të sillet,derisa Zoti fatin e jetës ta ndryshojë.

PRANDAJ, GËZUAR SHQIPTARË ANEMBANË! RRINI KRENARË ME NJË POPULL

BUJAR, TREGOJINI BOTËS SE JEMI SHQIPTARË!

Erisa Mehmeti IX/1

Page 14: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

14

E drejta ime për arsim

Sa me fat qe jemi! Zgjohemi çdo mëngjes dhe nisemi për atje. Atje ku hapet një derë

e re drejt së ardhmes, ku hap pas hapi do të zhvillohemi e do të krijojmë një ide mbi atë që

na pret përpara. Nxitja për jetë është qëllimi.Atë që duam ta prekim, por duhet punë për

këtë.Arsimi është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për një jetë të mirë.Sot jemi fëmijë me

një ide ne kokë dhe një dëshirë në zemër. Me një vizion që do ta ndjekim deri në ditën që do

të kthehet në realitet, prandaj shkolla i ka gjithnjë dyert të hapura. Jemi ne ata që duhet të

vazhdojmë për të krijuar një jetë dhe zgjidhje për veten. Mbi të gjitha, janë njerëzit brenda

shkollës – mësimdhënësit tanë, që na shtyejnë të japim më të mirën tonë. Janë shokët e mirë,

të cilët shohin bukurinë tonë të fshehur dhe na mësojnë si ta shfaqim atë.

Janë mësimdhënësit, ata që ndajnë një copë nga dija e tyre për secilin prej nesh. Një

shkollë është e mbushur përplot, me mijëra ide, me mijëra talente, me shumë mendje të

mëdha të personave të vegjël që me shumë përkushtim një ditë do të arrijnë të shkëlqejnë.

Ndoshta ne i njohim ata, mirëpo ndoshta ne do të jemi ata. Unë jam një vajzë e vogël, që e di

çfarë dua. Shoh një të ardhme të ndritshme.Po më merr me vete, më bën ta ndjek. Unë vrapoj,

ndoshta do të rrëzohem. Por, a mund të ngrihesh pa u rrëzuar?!A mund të mësoj pa

gabuar?!A mund të arrijë atë që dua pa provuar ?! Unë do të provoj, sepse e di që do t’ia

vlejë. Nuk kam frikë se do të humb, por kam shpresë se do të fitoj.Ëndrrat e mia më çojnë

atje ku mund të rri vetëm duke mësuar.

Imagjinoje jetën pa arsim. Do të ishte vyshkur si një lule dhe e zbrazët si një oqean

pa dallgë. Sa të pafat janë ata që nuk arritën kohën, ku arsimimi është e drejtë elementare e

secilit. Para nesh kishte nxënës që fshehurazi, duke mbajtur mbi supe frikën e vdekjes, i

drejtoheshin shkollës. Dhe, gjithnjë duke shpresuar se atje do të gjenin një të ardhme të

bukur komplet ndryshe nga e tashmja që kishin. Mësonin shkrim e lexim, të paditur nuk

donin që të mbeteshin. E lirinë e kërkonin në çdo paragraf që e lexonin. Sikur ne ta dinim

vlerën e arsimit, aq shumë sa ata e dinin!

Duhet ta shfrytëzojmë çdo moment, të arsimohemi, sepse edhe minuti, sado i vogël të

jetë, ka peshën e tij. Prej minutave formohen orë, prej orëve- ditët dhe më pas çdo gjë rrjedh

si një lumë i vrullshëm. Një lumë merr me vete shumë gjëra dhe nuk i kthen ato pas.

Erisa Mehmeti IX/1

Page 15: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

15

Fjala nënë

Në këtë botë nëna është personi më i dashur. Ajo më lindi, më rriti, u kujdes e kujdeset

ende për mua. Në hidhërim, është ajo që më del në krah, në gëzim, është ajo që feston bashkë

me mua. Ishte nëna që m’i mësoi hapat e parë, ishte nëna që më mësoi fjalën e parë.Sa herë

rrëzohesha, ishte ajo që më zgjaste dorën.Ishte nëna që më edukoi, më rregulloi e më

ushqeu.Edhe pse vitet e saj po shtohen dhe forcat po i pakësohen, ajo përsëri kujdeset për

mua si në fëmijëri.

Nëna është një kopsht, ku lulet e saj sjellin lumturi në zemrat e fëmijëve.Është si zgjua,

që nga goja nxjerr nektarin me plot fjalë të ëmbla e këshilla.Është një krijesë e veçantë që

natën e bën ditë, dhe ku loti në prehrin e saj thahet si me magji. Prandaj fjala nënë është një

fjalë e paharrueshme dhe e shenjtë, që neve me ekzistencën e saj na bën fëmijët më të lumtur

e më të gëzuar anë e mbanë globit. Miliona gjëra ka në këtë botë, por ka vetëm një nënë, që

duhet ta duam dhe ta respektojmë.

Unë do të bëj të pamundurën që nëna ime të ndihet krenare, sepse për mua, nëna nuk

mund të zëvendësohet me asgjë, pasi është pasuria ime që e tejkalon çdo çmim.

Yllka Fefziu

Page 16: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

16

Koha

Kjo fjalë nënkupton çdo gjë. Nënkupton momente të bukura e të këqija, nënkupton

dashuri, lumturi. Mirëpo, di të nënkuptojë edhe lot e dhimbje; me një fjalë nënkupton vetë

jetën.

Kohën, ndonjëherë secili prej nesh dëshiron ta kthejë, mirëpo, e bukura e saj është se

nuk kthehet, nuk mund të kthesh asgjë prej gjëje.E nëse nuk e shfrytëzon, ajo tretet e humbet.

Ndërkohë që je e i zënë duke bërë plane e derisa kujton të shijosh jetën, koha fluturon!

Prandaj, shijoje çdo moment të saj në mënyrën më të bukur.

Eh koha, kjo fjalë definon jetën tonë, na definon të gjithëve. Me kalimin e kohës jemi

bërë këta që jemi sot.Koha na ka rritur, na ka gëzuar e hidhëruar!

Koha është falas, por, nuk ka çmim.Nuk mund ta zotërosh, por, mund ta

përdorësh.Nuk mund ta ruash,por mund ta harxhosh.Njëherë e humb, nuk mund ta kthesh

kurrë më mbrapa.

Koha është ajo që duam më së shumti, por, është ajo që përdorim më së keqi.

Koha është e limituar, prandaj, mos e harxho duke jetuar jetën e dikujt tjetër.

Nëse ne e shkatërrojme kohën, ajo do të na shkatërrojë ne dhe jetën tonë.

Jeta na mëson neve ta përdorim kohën për të mirë. Përderisa koha na mëson

rëndësinë e jetës.

Koha është shumë e ngadaltë për ata që presin, shumë e shpejtë për ata që frikësohen,

shumë e gjatë për ata që brengosen dhe shumë e shkurtër për ata që gëzohen!

Është shqetësuese, nëse mendoni se keni kohë.

Koha po fluturon, por, kurrë për t’u kthyer.

Page 17: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

17

Libri, miku më i mirë

Në jetë ka humbje, fitore, gëzim e hidhërim. Të gjitha këto që i përjetojmë na shtyjnë

në një humnerë të pafund. Libri është ai që na nxjerr nga kjo humnerë, na ndriçon rrugën.

Shpeshherë janë librat ata që na qëndrojnë nëpër rafte apo papafingo, nëpër kutitë e

mbyllura. Libri është ai i cili do të jetë besnik gjatë gjithë jetës, do të jetë ai që do të të

përkrahë atëherë kur ti do të humbasësh besimin në familje, shoqëri e në fund në vetvete.

Libri ështe si një ëndërr, e cila nuk të lë të zgjohesh, është ai që të shtyen të lexosh më

tepër. Libri është borxhi më i madh, ndaj të cilit një njeri mund të ketë. Poqese libri do të

fliste, edhe ai do të kishte ankesat e tij, siç i ke edhe ti. Libri është çelësi i mendjes sonë.

Magjia e fjalëve e bën të peshojë më rëndë. Mendja jonë është sikur një portë e madhe që

nuk duhet as fjalë, as pasuri që ta hapësh, por të duhet dituria e vetme-libri. Libri është ai

që të siguron të ardhmen tënde, derisa të jetosh, të siguron një shkollim dhe një punë. Ashtu

si libri që na përkrahë, edhe ne duhet ta përkrahim atë.

Çdo fletë e një libri është magjike, çdo fletë që përmban ngjarje që ne i përjetojmë në

thellësinë e shpirtit, që të qetëson trupin, të freskon mendjen. Jeta jonë është shkallë-shkallë,

sikurse ngjarjet e një libri. Nëse do të lexojmë librin me përkushtim, do të ndiejmë gëzimin

e hidhërimin. Do të shohim se po ecim në një të ardhme të ndritur. Shohim veten sikur po

ecim në një urë, ku libri është udhëheqësi dhe atëherë kur ti e largon atë, gonxhet nuk do të

çelin më, bari nuk do të gjelbëroj më, ura do të fillojë të shembet e ti do të vraposh që të

shpëtosh, por është e pamundur. Në këtë rast zgjohesh nga përkushtimi i librit, nga ëndrra

që të bëri të përjetosh, do të mësosh se besimi në libër është gjëja më e mirë që çdo njeri do

të besonte.

Leximi i tepërt nuk quhet asnjëherë "budallallëk", por quhet "mençuri". Pavarësisht

fjalëve të njerëzve, besimi yt në Iibër duhet të jetë i sigurtë. Të jenë fjalë që as uragani nuk

mund ta zhvendosë këtë besim. Edhe në fund të jetës do të vdesësh bashkë me librin, dhe

atëherë nuk mund të thuash se vdiqe i vetmuar, sepse gjatë gjithë jetës të ndoqi një mik.

Page 18: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

18

Liria e mendimit dhe e shprehjes

Mbylla sytë me qëllim që të kujtoj një të kaluar të vështirë e të arrij ndryshimet në të

tashmen dhe të mos bëhem pre e së ardhmes edhe pse ato stërkala kanë prekur edhe të

tashmen time, jo vetëm timen por të gjithë moshatarëve të mijë. Jemi bërë pre e kësaj të

tashmeje të hidhur dhe nuk shoh dritë lirie të së ardhmes sonë.

E vështirë të thuhet, por ëndrra është më e ëmbël se realiteti i hidhur, andaj preferoj

të jetoj një ëndërr të bukur, megjithatë do të punoj që kjo ëndërr të bëhet realitet, edhe pse

është e vështirë që të realizohet. Nuk dua që vetëm zëri im të jetë jehonë e zbehur, por dua

që të gjithë të brohorasim dhe jehona jonë të dëgjohet gjithandej, zëri i së ardhmes të jehojë

gjithandej. Ne jemi e ardhmja e këtij vendi, e tashmja dhe e ardhmja jemi ne… brezi ynë.

E, kur po e mendoj fjalën liri, një fjalë shumë e vogël, por me vlerë të madhe. Ajo

është vetë jeta për njeriun. Shumë njerëz kanë luftuar për atë që tani ne e kemi. Jemi të lirë

të mendojmë dhe të shprehemi, por nuk ia dimë vlerën.

Në të kaluarën, shumë njerëz nuk ishin të lirë të shprehnin mendimet e tyre. Një

thënie e mendimit mund të kushtonte me jetë. Ishte gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte një

njeriu, sepse të mos mund të shprehësh idetë është e tmerrshme.

Prandaj, njerëzit me kohë kanë filluar të fitojnë më shumë liri të shprehjes dhe të

mendimit. Edhepse tani jemi më të lirë të shprehemi dhe të mendojmë, përsëri duhet të

punojmë në këtë aspekt, sepse ende nuk është arritur niveli i duhur, e tani është koha që të

bëhemi së bashku dhe të shprehemi lirshëm. Zëri ynë të dëgjohet gjithandej.

Page 19: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

19

Të drejtat e fëmijëve

Fëmijët janë qenia më e pastër shpirtërore mbi tokë. Janë fidanë të sapombjellur të

cilët synojnë të rriten e pasurohen plotë fletë e lule. Janë larva të njoma, dëshira e të cilëve

është të zhvillohen në flutura të bukura. Por sa është e mundur kjo? Sa i’u mundësohet që

të çelin, të zhvillohen, të bëhen çfarë ëndërrojnë. Jemi pjesë e një shoqërie të padrejtë, gjë që

i bën një shumicë fëmijësh në të shumtën e rasteve të përjashtuar nga të mirat e jetës bazike.

Përditshmëria e shumë prej nesh është ëndrra e largët e disa të tjerëve, arsyeja e së

cilës është mohimi i të drejtave themelore.

Për të drejtat e fëmijëve kemi dëgjuar të flitet, por jo të veprohet. Ata kanë nevojë

për mbrojtje më shumë se çdokush tjetër. Një fëmijë e zbulon botën me sytë e atyre që e

duan dhe e drejtojnë. Një botë e denjë për një fëmijë është ajo ku ai e nisë botën në mënyrën

më të mirë të mundshme. Një botë e denjë për një fëmijë është kur pranë tij ndodhet

gjithmonë dikush që ta ngrisë sa herë që ai pengohet, që ta këshillojë sa herë që ai gabon, që

ta mbështesë sa herë që ai ka nevojë. Por jo të gjithë fëmijët e gëzojnë këtë privilegj. Kemi

numër të madh fëmijësh që sot bredhin rrugët e qyteteve duke kërkuar sadopak lëmoshë që

të kenë mjaftueshëm para për as gjysmën e shpenzimeve të një jete të dinjitetshme. Ndihemi

keq për ta kur qajnë me dënesë para nesh, kur i shohim të shtypen para syve tanë. Mënyra

se si në sytë e çdonjërit prej tyre fshihet ajo pafajësi engjëllore është mëse magjepsëse.

Mënyra se si ata mbahen fort mbi një litar shprese, gishtat duke i rrëshqitur një nga

një, po pas çdo rrëshqitjeje një shtrëngim edhe më i fortë. Një kërkim dorë-zgjatjeje, një

nevojë për ne, një përgjegjësi e madhe e jona në luftën për të drejtat e tyre.

Sumea Bahtiri IX/1

Page 20: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

20

8 Marsi

Me lule ne dorë u nisa

Nënën ta uroj,

T’i them që e dua

Dhe shumë ta përqafoj.

Me gëzim po vrapoj

Nënës sime

8 Marsin t’ia uroj

Me gaz e dashuri

Urime nëna ime

8 Marsin e ri!

Rea Mehmeti IX/1

Libri, miku im më i

mirë

Aty ku ndjej dashuri

Në çdo fjalë që e lexoj

kuptoj një notë të muzikës së jetës.

Kënaqësi librin kur e shfletoj

misterin e së vërtetës

Kur ndihem e vetmuar

pas një dite të vështirë

vetëm libri më disponon,

miku im më i mirë

Romancë, komedi apo shkencë

nuk ka fare rëndësi

librin e kam çelës në çdo derë

prandaj flas me lumturi.

Daorsa Berisha IX/2

Page 21: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

21

Dita e pavarësisë

Erdhën shumë urime

Nga miqtë e vërtetë

Urime Kosovë,

Sot e për shumë vjet!

Urime rini

Kosova ju thërret:

Më ruani, më nderoni

Sa më shumë mësoni!

Me shekuj e me vite

E pritëm këtë ditë

Shumë gjatë luftuam

Shumë vëllezër u flijuan.

Mos ta harrojmë Ademin

Që bëri shumë përpjekje

Së bashku me familjen

Të gjithë gjer në vdekje.

Sa shumë sakrifica

Sa lotë e hidhërim

Gjaku si përrua

Rrodhi në vendin tim.

Oj nëna kosovare

Sot jini krenare

Se gjaku i bijve tuaj

Tani ka lulëzuar.

E gjithë shqiptaria

Feston me gëzim

U shpall pavarësia

E shtetit tim.

Page 22: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

22

Nëna ime

Oj nënë e dashur

Oj e dashura ime

Ti më rrite mua

Me shumë mundime

Por unë një ditë

Ty do ta kthej

Me nota të mira

Do të shperblej

Punoi: Elsa Aliu

Klasa: VII/3

Shkolla ime

Është një vend,

Ku marr dituri

Ku mora mësime

Ku ndihem fëmijë.

Mu në atë vend

Marr edhe lumturi

Vendi më i shenjtë

Në të cilin të gjithë marrim njohuri.

Ti moj shkolla ime e bukur,

Shkolla ime e ndritur

Të dua pa masë,

Se me dashuri aty jam rritur.

Eda Oruqi VI / 1

Page 23: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

23

Nganjëherë të gjithëve

na duhet pak ndihmë

Të gjithë kemi nevojë për ndihmë,

kemi dëshira dhe ëndërra, të cilat na e

pushtojnë zemrën për t’i realizuar ato. Na

duhet edhe ndihma e të gjithë njerëzve pa

marrë parasysh fenë, gjininë apo pamjen.

Duhet të kemi mëshirë, një zemër dhe një

mendje që të na drejtojë t’i ndihmojmë

njerëzit. Por, zemrat po qëndrojnë të

ngurta si akulli, dhe ky akull, nuk po kalon

mbi faqe një pikë loti për këtë dhembje që

shihet çdokund. Nuk do të humbisnim

asgjë nëse do të donim njëri-tjetrin,

përkundrazi do të fitonim gjithçka. Do të

fitonim besim dhe lumturi kurse urrejtja

nuk do të mbizotëronte askund. Andaj,

nëse dashuria do të jehojë kudo, duaje

mëshirën le ta kuptojë zemra jote se sa

fjalë e dhimbshme është fjala “ndihmë”

për njerëzit që kanë nevojë dhe e kërkojnë

atë.

I shkëputa disa fjalë nga ajo që më

tha zemra. Më vret në zemër kjo gjendje e

trishtuar, sa që nuk kam fjalë për të

shkruar.

Sa do të doja të isha zanë e të kisha një

shkop magjik, të ndryshoja këtë realitet të

hidhur. Do të krijoja një botë të re pa

dhembje, vuajtje, urrejtje e varfëri. Apo,

ndoshta edhe pa shkopin magjik, njerëzit

mund të bëjnë më shumë. Nuk duhet

shumë për të dhënë vetëm pak, fare pak

ndihmë…

Era Pacolli IX/1

Page 24: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

24

A e din se?

-Thëllëza është në gjendje të jetojë pa

ushqim për 30 ditë.

-Peshkaqenët nuk sëmuren.

-Kuajt flenë në këmbë. Ata mund të

qëndrojnë në këmbë deri në 1 muaj.

-Nuk ekzistojnë zebra me shirita të njëjtë.

-Zogu nuk e ka shqisën e të nuhaturit dhe

të shijes.

-Në qoftë se bërtisni gjithmonë për 8 vjet,

7 muaj dhe 6 ditë, do të krijoni aq energji,

sa të mundni të ngrohni 1 filxhan.

-Milingonat e ndjejnë tërmetin më parë

dhe dalin nga foletë e tyre.

-Në krahun e 1 majmuni ka rreth 25

milionë qime.

-Femra që ka lindur më shumë fëmijë

është një ukrainase. Ajo ka lindur 69

fëmijë, ku vetëm 2 i kanë vdekur.

-Flaka nuk ka hije.

-Britanikët shpenzojnë rreth 42 bilionë

euro në vit për ushqim.

-Në një ankand, një pikturë u shit disa

milionë dollarë dhe përmbajtja e saj ishte

vetëm një vijë e kuqe.

-Dredhëza nuk bën pjesë te frutat e

maleve, por bananja bën.

-Ndër kafshët që janë në zhdukje hyn

edhe gorilla.Tani për tani eksistojnë

vetëm 900 gorilla.

-Rusia është më e madhe se planeti

Pluton.

Page 25: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

25

Fjalë të urta shqipe

“Ai që pranon gabimin, tregon se sot

është më i mirë se dje’’

“Njeriu i madh shpesh bën gabime të

mëdha’’

“Më mirë të pyesim dy herë se sa të

gabojmë një herë’’

“Duke parë gabimet e huaja, njeriu mund

t’i përmirësojë lehtë të vetat’’

“Qetësia të mbyt, i gjallë është vetëm ai

që punon’’

“Shiko, mendohu pastaj puno’’

“Bota është teatër: vjen, shikon dhe

shkon’’

“Fati është shëndet i mirë dhe kujdes i

dobët’’

“Sikur të jetoja edhe njëqind vjet, dita

ime më e mirë do të jetë e nesërmja’’

“Kujdesi është rruga më e mirë për

miqësi’’

“Nevoja zbulon a ke miq apo vetëm emrat

e tyre’’

“Dëshmitari im kryesor që flas të vërtetën

është varfëria ime’’

“Më mirë të bësh mirë e të flasin për ty

keq, sesa të bësh keq e të flasin për ty

mirë’’

“Dyshimi është mjegull që i mbulon

shpesh pamjet e bukura’’

“Çdo njeri i paedukuar është karikaturë e

vetvetes’’

“Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i

njerëzishëm’’

“Jeta është vizatim ku nuk mund të

përdoret goma’’

“Besimi dëshmohet me vepra e jo me

fjalë’’

“Libri është gjë e madhe, nëse njeriu di ta

shfrytëzojë”

Page 26: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

26

Kuiz nga lënda e

biologjisë VIII-IX

1. Kush është tërësia e bimëve dhe e

kafshëve që gjenden në Biotop ?

a) Ekosistemi

b) Biocenoza

c) Abiotik

d) Vendjetesë

2. Çka është akuariumi ?

a) Faktor ekologjik

b) Faktor biotik

c) Ekosistem në miniaturë

d) Shoqëri bimore

3. Vjedulla është:

a) Bimëngrënëse

b) Mishngrënëse

c)Mishngrënëse dhe bimëngrënëse

d) Asnjëra

4. Sa peshon truri i një foshnjeje?

A) 400gr

B) 500gr

C) 700gr

D) 900 gr

5. Nga kush mbrohet truri?

A) Meningjiti

B) Kafka

C) Meningjiti dhe kafka

D) Hipotalamusi

6. Prej sa qelizave përafërsisht përbëhet

trupi i njeriut ?

A) 10 miliardë

B) 1 miliardë

C) 150 miliardë

D) 100 miliardë

7. Sa palë brinjë ka njeriu?

A) 9 palë

B) 10 palë

C) 11 palë

D) 12 palë

8. Oseina u jep eshtrave?

A) Fortësi

B) Rritje

C) Dëmtime

D) Elasticitet

Page 27: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

27

QUOTATION

"After all is said and done, more is said than

done."

"United we stand, divided we fall."

"Education is the best provision for the

journey to old age."

"Time is nature's way of keeping everything

from happening at once."

"Knowledge is power."

“In the English language there are orphans

and widows, but there is no word for the

parents who lose a child.”

“Live as if you were to die tomorrow. Learn

as if you were to live forever.

“You can never be overdressed or

overeducated.”

“The world is a book and those who do not

travel read only one page.”

“The past has no power over the present

moment.”

‘’Success is not final, failure is not fatal: it is

the courage to continue that counts.’’

The beautiful thing about learning is that no

one can take it away from you.

“Don't cry because it's over, smile because it

happened.”

“In three words I can sum up everything I've

learned about life: it goes on.”

“It is better to be hated for what you are than

to be loved for what you are not.”

“Good friends, good books, and a sleepy

conscience: this is the ideal life.”

“Everything you can imagine is real.”

“Life is like riding a bicycle. To keep your

balance, you must keep moving.

Truth is everybody is going to hurt you: you

just gotta find the ones worth suffering for.

‘’In this bright future you can't forget your

past’’.

‘’When one door is closed, don't you know,

another is open.’’

It's better to be unhappy alone than unhappy

with someone - so far.

If I'd observed all the rules, I'd never have

got anywhere

Erisa Mehmeti IX/1

Page 28: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

28

What she is?

The girl who cries herself to sleep but

when the morning comes and tears are

dry will you get up and walk or stay and

drown.

One trying get to the limits

One trying to feel

Feel everything she hasn't before

No matter how much will it cost her

She willing to give all

All that needs to give

All that needs to be done

Just a little bit of heaven on earth

Is all she asks

Is all she needs

Hands on her stomach

Feeling something

Nothing that she hasn't

That black hole swallowing up

Every piece of her

Snow flakes droping by her window.

They're cold and beautiful

The stars and the moon shining right into

her.

But the dry tears from her soul dont seem

so, even though she has soul made of gold

its just not the right time or the right

place

One day, it will be her day

She'll be the one she always wanted to be.

Daorsa Berisha IX/2

Page 29: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

29

White or Black

-If you stop anyone in street and ask them a

simple question, with only three words,

simple words, their answer will be no. A big

no…. But what is that question that has this

negative answer that usually is a lie. That

question is simple “Are you racist?”. This

question is that simple and so is it

answer.But are you telling the

truth….Because if the question before “Are

you racist?” would be “If you are in a room

with 2 people, one of them is white and one

black, and you know that one of them is a

burgral, wich one would you be scared of?”

and your answer will mostly be the black

one,even if he don’t seem like one, and

when the question “are you racist” will

come I will be 100% sure that your answer

would say no, because you don’t want other

to think that you don’t like someone because

he/she has different skin color or religion.

And that my dear friend is wrong. Very

wrong. Because you are judging only from

the color. Maybe that one that you are

calling burglar is the most polite human ever

existed. Maybe he is the smartest. Who

knows…?

About 3 weeks ago I saw a video about

racism and how it is understand by 4-5 y/o

kids. They put two dolls, one white and one

black. They took 3 white kids and asked

them which doll is prettier and why. They

all pointed from the white doll and didn’t

give a specific answer why they like it

more, because of course they are kids. Then

they bring 3 black kids. They asked them the

same answer and the all point at the white

doll by saying that is prettier because its

white with an upset look in their face. Now

imagine how their parents felt when they

saw the video. Imagine all the darker skin

colored people felt when they saw the video.

I’m sure that even some of them may cried

because if you think about it, look what we

are doing. We are ruining people only

because they have a different skin color; We

are ruining little “black” girls dreams to

become pretty princesses because they have

darker skin color…

We need to make it stop and to do this we

need to convince people that are wrong if

they are scared of a person only because he

is darker skin color, because he/she also is a

human who lives on planet earth too just like

us. And maybe who knows, that person

which you were always scared of is the best

person you have ever met……SO PLEASE

SAY NO TO RACISM.

Lirika Bulliqi VIII/4

Page 30: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

FIND THE DIFFERENCES

FIND THE WORDS SUDOKU

Page 31: 1 Qershori Dita e fëmijëve - shkollapjeterbogdani.weebly.comshkollapjeterbogdani.weebly.com/uploads/6/0/4/6/60467849/revista_shkollore.pdf · Projekti SEECEL ka si qëllim parësor

FALEMINDERIT PËR LEXIMIN TUAJ!