4
Adnan Vishi Kaçanik Njëqind këshilla për të rinjtë Janë disa veprime të cilët mund të praktikojmë në jetën tonë pa ndonjë kosto të madhe të kohës, parave dhe mundit tonë, dhe këto veprime të jenë shumë të dobishme për të tjerët. E gjithë problemi qëndron në të medituari se çka mund të bëjmë. Ja njëqind vepra të mira. Por padyshim me angazhimin e trurit tonë dhe të sinqeritetit tonë shpirtëror mund të gjejmë edhe shumë më shumë. 1. Mbjelle një lis. 2. Buzëqesh me njerëzit. 3. Ledhatoje kokën e një jetimi. 4. Një shkrim që të pëlqen mundësoja edhe të tjerëve që të lexojnë. 5. Formo një grup për të lexuar libra. 6. Cdo ditë mëso përmendsh një hadith. 7. Dërgo libra në viset ku mungojnë ato. 8. Anëtarësohu në një shoqatë humanitare dhe ndihmo në aktivitetin e tyre. 9. Ushqe një të varfër. 10. Fike televizorin. 11. Dhuro gjak. 12. Ndihmo të rinjve të tjerë në problemet e tyre. 13. Dhuro dikujt një libër. 14. Organizo një bisedë më të tjerët në shtëpinë tënde. 15. Në një fundjavë vizito një shoqatë të invalidëve. 16. Fale namazin me xhemat. 17. Mos lexo gazeta, por lexo libra. 18. Cdo ditë lexo një ajet kur'anor dhe medito atë ajet. 19. Këshillo për mëshirë. 20. Fëmijëve që luajnë në lagje tënde mësoja një dua 21. Qerasi fëmijët me akullore. 22. Bëhu pjesëmarrës në një debat kulturor.

100 Këshilla

  • Upload
    adnan

  • View
    1.030

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 100 Këshilla

Adnan Vishi Kaçanik

Njëqind këshilla për të rinjtë

Janë disa veprime të cilët mund të praktikojmë në jetën tonë pa ndonjë kosto të madhe të kohës, parave dhe mundit tonë, dhe këto veprime të jenë shumë të dobishme për të tjerët. E gjithë problemi qëndron në të medituari se çka mund të bëjmë. Ja njëqind vepra të mira. Por padyshim me angazhimin e trurit tonë dhe të sinqeritetit tonë shpirtëror mund të gjejmë edhe shumë më shumë.

1. Mbjelle një lis. 2. Buzëqesh me njerëzit. 3. Ledhatoje kokën e një jetimi. 4. Një shkrim që të pëlqen mundësoja edhe të tjerëve që të lexojnë. 5. Formo një grup për të lexuar libra. 6. Cdo ditë mëso përmendsh një hadith. 7. Dërgo libra në viset ku mungojnë ato. 8. Anëtarësohu në një shoqatë humanitare dhe ndihmo në aktivitetin e tyre. 9. Ushqe një të varfër. 10. Fike televizorin. 11. Dhuro gjak. 12. Ndihmo të rinjve të tjerë në problemet e tyre. 13. Dhuro dikujt një libër. 14. Organizo një bisedë më të tjerët në shtëpinë tënde. 15. Në një fundjavë vizito një shoqatë të invalidëve. 16. Fale namazin me xhemat. 17. Mos lexo gazeta, por lexo libra. 18. Cdo ditë lexo një ajet kur'anor dhe medito atë ajet. 19. Këshillo për mëshirë. 20. Fëmijëve që luajnë në lagje tënde mësoja një dua 21. Qerasi fëmijët me akullore. 22. Bëhu pjesëmarrës në një debat kulturor. 23. Ndihmo nënës nëse është duke pastruar shtëpinë. 24. Mëso për hir të Allahut. 25. Interesohu dhe vizitoje një të afërm me të cilin nuk ke lidhje të forta. 26. Vizito mësuesit tënd. 27. Cdo ditë lexo një poezi. 28. Respekto rregullat e komunikacionit. 29. Vizitoje leximoren më të afërt.

Page 2: 100 Këshilla

30. Bën dua për vëllezërit e tu që janë të detyruar të luftojnë. 31. Lutu shumë për popullin palestinez. 32. Mos fle shumë. 33. Vizito një shoqatë për përkujdesjen e bonjakëve, dhuroi bonjakëve diçka. 34. Luaj më fëmijët e lagjes. 35. Përkujtoja shoqërisë me të cilën qëndron vlerën e salavatit. 36. Ndihmoi një shoku në mësimin e kompjuterit. 37. Mos lejo që lagjja jote të jetë e papastër. 38. Ndihmo njerëzve që kthehen nga pazari me gjësende. 39. Përkujto shëmbëlltyrën e ashabëve. 40. Lutu shumë Allahut. 41. Organizo një grup teatral. 42. Ushqeje fshehurazi njërin prej atyre që i përzien kontejnerët. 43. Një ditë jep sadaka të gjitha të hollat që i ke në xhep. 44. Mëso Kur'an. 45. Ushqeu nganjëherë me bukë bajat. 46. Pastro një rrugicë më shoqërinë tënde. 47. Nganjëherë vetëm hesht. 48. Vizito një shoqatë të verbërve, kumtoja atyre hadithin e pejgamberit a.s. për të verbërit. 49. Interesohu për hallet e njerëzve. 50. Llogariti veprat e tua. 51. Rregulloje shtratin kur të ngritesh nga gjumi. 52. Trego përralla të mira fëmijëve. 53. Përfito zemrën fëmijëve duke i blerë nga një çokollatë. 54. Mundohu të ndërtosh një qeshme diku, por mos e shëmon aty emrin tënd si ndërtues. 55. Pas namazit të sabahut lexo me shoqërinë një hadith. 56. Ndihmoi të tjerëve financiarisht që të blejnë libra. 57. Mbylle MNS-në. 58. Pastro një xhami më shoqërinë. 59. Respekto të moshuarit në lagjen tënde. 60. Ofroi librat e tua edhe të tjerëve që të lexojnë. 61. Ndihmoi të moshuarve që të kalojnë matanë rrugës. 62. Respekto natyrën. 63. Shkruaj poezi për të Dërguarin Muhammed a.s. 64. Vizito shkollën nga ke diplomuar. 65. Merri fëmijët e lagjes në xhami për namaz. 66. Veshe një maicë ku shkruan "Duhani është vdekje prurës". 67. Mëso një fëmijë që të merr abdes. 68. Mëso të tjerëve të shkruajnë dhe të flasin rrjedhshëm gjuhën shqipe. 69. Mos fyej zemra, por pushtoi ato.

Page 3: 100 Këshilla

70. Mos nguro të thuash të dashurve të tu "Të dua për hir të Allahut". 71. Vizitoi njerëzit në spital. 72. Njoftohu me fqinjët dhe interesohu për gjendjen e tyre. 73. Ruaje gjuhën tënde nga fjalët banale. 74. Vizito vendet historike dhe mëso për ato. 75. Respekto prindërit. 76. Konsideroje se çdo muaj është sikur Ramazani. 77. Agjëro të hënave dhe të enjteve. 78. Kundërshto konfliktin e gjeneratave. 79. Shfrytëzoje në mënyre ekonomike ujin. 80. Vizito ndonjëherë burgjet, kontakto me të dënuarit. 81. Nderoje gjuhën tënde me të përmenduri të Allahut. 82. Një ditë gatuaje gjellën ti në shtëpi. 83. Dëgjo me respekt këshillat e të tjerëve. 84. Dhuro Kur'an të porsamartuarve. 85. Vizito nganjëherë varrezat. 86. Një ditë pastroi enët në shtëpi. 87. Harxho aq sa të duhet dhe mos tepro. 88. Dhuro të tjerëve Ilmihal. 89. Vizito ndonjë dijetar. 90. Përgatit një vend për ujë dhe ushqim zogjve në ballkon. 91. Trego për Islam pronarit të maketit ku blen gjësende. 92. Krijo shoqëri të mirë. 93. Trego të tjerëve sjelljet e Muhammedit a.s. 94. Dërgo të dashurve mesazh urimi për Bajram. 95. Mos humb kohën duke shikuar emisionet të pavlefshme në TV. 96. Për hir të Krijuesit, respekto të gjithë krijesat. 97. Ngritu nganjëherë për namaz nate dhe lutu për të tjerët. 98. Ofro të tjerëve atë që më së shumti ti e do. 99. Kur je nervoz vetëm hesht. 100.Kur të ofendojnë ti sërish hesht.