37
REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA E APELIT TIRANE Nr.1805 Regj. Themeltar Nr.2115 Vendimi Date 24.01.2012 Date 18.09.2012 V E N D I M “NE EMER TE REPUBLIKES” Gjykata e Apelit Tirane e perbere nga gjyqtaret : KRYESUES : ILIR TOSKA ANETAR : EDLIRA PETRI ANETAR : LEFTER JAHAJ asistuar nga sekretarja Rexhina Baçi, ne seancen gjyqesore te dates 13.09.2012, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket paleve : PADITESA : DIELLI SHEHI , i biri Ramadanit, i datelindjes 1940, banues ne Tirane, Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 384, Apartamenti 10, perfaqesuar 1

1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

Embed Size (px)

DESCRIPTION

ds

Citation preview

Page 1: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

REPUBLIKA E SHQIPERISEGJYKATA E APELIT

TIRANE

Nr.1805 Regj. Themeltar Nr.2115 Vendimi

Date 24.01.2012 Date 18.09.2012

V E N D I M

“NE EMER TE REPUBLIKES”

Gjykata e Apelit Tirane e perbere nga gjyqtaret :

KRYESUES : ILIR TOSKA

ANETAR : EDLIRA PETRI

ANETAR : LEFTER JAHAJ

asistuar nga sekretarja Rexhina Baçi, ne seancen gjyqesore te dates 13.09.2012, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket paleve :

PADITESA : DIELLI SHEHI,

i biri Ramadanit, i datelindjes 1940, banues ne Tirane, Rruga “Qemal Stafa”, Pallati 384, Apartamenti 10, perfaqesuar ne gjykim me prokure te posacme nga Avokatja Hydajete Kundraxhiu.

TEUTA URUÇI (SHEHI),

e bija Ramadanit, e datelindjes 1932, banuese ne Tirane, Rruga “Islam Alla”, Nr.21, perfaqesuar ne gjykim me prokure te posacme nga Avokatja Hydajete Kundraxhiu.

VIOLETA TOPI (SHEHI),

e bija Ramadanit, e datelindjes 1933, banuese ne Tirane, Bulevardi “Zhan D’Ark”, Pallati 6, Apartamenti 6, perfaqesuar ne gjykim me prokure te pergjithshme nga Teuta Uruçi dhe Dielli Shehi, si dhe me prokure te posacme te leshuar prej

1

Page 2: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

perfaqesuesve te pergjithshem nga Avokatja Hydajete Kundraxhiu.

LUMTURI KUÇI (SHEHI),

e bija Ramadanit, e datelindjes 1936, banuese ne Tirane, Rruga “K.Mema”, Nr.20, perfaqesuar ne gjykim me prokure te pergjithshme nga Teuta Uruçi dhe Dielli Shehi, si dhe me prokure te posacme te leshuar prej perfaqesuesve te pergjithshem nga Avokatja Hydajete Kundraxhiu.

YLLI SHEHI,

i biri Ramadanit, i datelindjes 1937, banues ne Tirane, Rruga “Bajram Curri”, Pallati 23, Apartamenti 4, perfaqesuar ne gjykim me prokure te pergjithshme nga Teuta Uruçi dhe Dielli Shehi, si dhe me prokure te posacme te leshuar prej perfaqesuesve te pergjithshem nga Avokatja Hydajete Kundraxhiu.

HANA SINA (SHEHI),

e bija Ramadanit, e datelindjes 1940, banuese ne Tirane, Rruga “Dervish Hekali”, Pallati 129, Apartamenti 30, perfaqesuar ne gjykim me prokure te pergjithshme nga Teuta Uruçi dhe Dielli Shehi, si dhe me prokure te posacme te leshuar prej perfaqesuesve te pergjithshem nga Avokatja Hydajete Kundraxhiu.

LAURETA SEREZI (SHEHI),

e bija Ramadanit, e datelindjes 1942, banuese ne Tirane, Rruga e Kavajes, Pallati C “Gallopi”, Apartamenti 9, perfaqesuar ne gjykim me prokure te pergjithshme nga Teuta Uruçi dhe Dielli Shehi, si dhe me prokure te posacme te leshuar prej perfaqesuesve te pergjithshem nga Avokatja Hydajete Kundraxhiu.

TE PADITUR : KORPORATA ELEKTROENERGJITKE SHQIPTARE(KESH) SH.A,

me Seli ne Tirane, Blloku “Vasil Shanto”, me perfaqesues Engjell Zeqo, perfaqesuar ne gjykim me autorizim nga Erion Marku, si dhe per efekt te ligjit nga Avokatja e Shtetit Marie Cara.

OPERATORI I SISTEMIT TE TRANSMETIMIT(OST) SH.A - NJESIA OPERATIVE TIRANE,

me Seli ne Tirane, Bulevardi “Gjergj Fishta”, ish-Godina e Institutit Gjeografik Shqiptar, me perfaqesues ligjor Arben

2

Page 3: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

Ibroja, perfaqesuar ne gjykim me autorizim nga Juliana Lamaj dhe Lejla Veselaj, si dhe per efekt te ligjit nga Avokatja e Shtetit Marie Cara.

ZYRA VENDORE E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TEPALUAJTSHME TIRANE,

perfaqesuar ne gjykim me autorizim nga Arjan Halilaj.

OBJEKTI : - Detyrimin e te paditurve KESH sh.a dhe OST sh.a te na njohin pronare mbi nje siperfaqe trualli 950 m2, ndodhur ne Rrugen “Siri Kodra”, qe mbahet prej tyre pa te drejte.

- Detyrimin e te paditurve te na lirojne dhe dorezojne siperfaqen e trullit prone e jona dhe te na shperblejne per perdorimin e tij per 3 vjetet e fundit dhe ne vazhdim deri ne dorezim.

- Detyrimin e te paditurit ZVRPP Tirane te leshoje certefikaten e bashkepronesise ne emer te paditesave per siperfaqen 950 m2 truall, duke fshire kete siperfaqe nga pronesia e KESH sh.a.

BAZA LIGJORE : Nenet 153 e vijues te Kodit te Procedures Civile; Ligji Nr.7698, date 15.04.1993, “Per kthimin e kompensimin e prones ish-pronareve”; nenet 192 dhe 296 e vijues te Kodit Civil; neni 27 i Ligjit Nr.7843, date 13.07.1994, “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”.

_________

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin Nr.8518, date 31.10.2011, ka vendosur :

“Pranimin e pjesshem te kerkesepadise.

Detyrimin e të paditurve KESH sh.a dhe  O.S.T sh.a - Njesia Operative Tiranë të njohin pronarë paditësit Dielli Shehi, Hana Sina (Shehi), Laureta Serezi (Shehi), Lumturi Kuci (Shehi), Teuta Uruci (Shehi), Violeta Topi (Shehi), Ylli Shehi mbi një sipërfaqe trualli prej 862 m2 të ndodhur në rr. “Siri Kodra”, nr. 1/433 Regjistri Hipotekor (shih aktin e ekspertimit).

Detyrimin e të paditurve KESH sh.a dhe  O.S.T sh.a - Njesia Operative Tiranë të lirojnë e

dorëzojnë sipërfaqen e truallit prej 862 m2 (shih aktin e ekspertimit) në favor të paditësave Dielli Shehi, Hana Sina (Shehi), Laureta Serezi (Shehi), Lumturi Kuci (Shehi), Teuta Uruci (Shehi), Violeta Topi (Shehi), Ylli Shehi.

3

Page 4: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

Detyrimin e të paditurve KESH sh.a dhe  O.S.T sh.a - Njësia Operative Tiranë të dëmshpërblejnë paditësat Dielli Shehi, Hana Sina (Shehi), Laureta Serezi (Shehi), Lumturi Kuci (Shehi), Teuta Uruci (Shehi), Violeta Topi (Shehi), Ylli Shehi me shumën 16.177.972 lekë, si pasojë e përdorimit të sendit për periudhën tre vitet e fundit nga ngritja e padisë deri në datën 05.07.2011 (shih aktin e ekspertimit) dhe nga kjo datë e në vazhdim deri në dorëzimin e sendit detyrimin e të paditurve të paguajnë 307.566 lekë në muaj.

Detyrimin e ZVRPP Tiranë të lëshojë çertifikatën e pronësisë në emër të paditësave Dielli Shehi, Hana Sina (Shehi), Laureta Serezi (Shehi), Lumturi Kuci (Shehi), Teuta Uruci (Shehi), Violeta Topi (Shehi), Ylli Shehi për sipërfaqen e truallit prej 862 m2, duke e fshirë këtë sipërfaqe trualli nga regjistrimi në emër të paditurve KESH sh.a dhe  O.S.T sh.a - Njesia Operative Tiranë.

Rrëzimin e padisë për pjesët e tjera të saj.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të paditurve solidarisht”.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka paraqitur ankim i padituri Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a, qe kerkon ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi i gjykates eshte i gabuar, i pabazuar ne ligj dhe prova, mbasi :

1. OST sh.a eshte krijuar mbi bazen e VKM Nr.797, date 04.12.2003, ku sipas pikes 4 te tij, KESH sh.a ruante te gjithe te drejtat mbi asetet, qe i përgjigjen objektit te shoqerise se krijuar, deri ne castin e kalimit te tyre ne kapitalin e OST sh.a, nderkohe qe me Urdherin e Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes Nr.466, date 28.06.2007, “Per ndryshimin e kapitalit te OST sh.a”, eshte bere zmadhimi i kapitalit te OST sh.a per vleren e aseteve te marra nga KESH sh.a, ku vlera e kapitalit themeltar te OST sh.a pas ketyre ndryshimeve dhe regjistrimin ne QKR (date 06.02.2008) ka shkuar 1.843.947.000 leke.

2. Nenstacioni Elektrik 220/110/35/20 kv, Rruga “Siri Kodra”, Tirane dhe trualli i tij me sipërfaqe 27.134 m2, qe aktualisht i perket OST sh.a, i ka kaluar ne pergjegjesi administrimi KESH sh.a me VKM Nr.122, date 04.03.2004, “Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore, te cilat i kalojne ne pergjegjesi administrimi KESH sh.a”, mbi bazen e te cilit eshte bere dhe regjistrimi ne pronesi i ketij trualli ne ZVRPP Tirane.

3. Eshte i pabazuar pretendimi i paditesave se KESH sh.a ka regjistruar me teper nga sa i takon, kur formulari i inventarizimit bashkengjitur VKM Nr.122, date 04.03.2004 provon te kunderten, por qe gjithesesi, nese paditesat kane rezerva ndaj kësaj VKM, ata nuk mund dhe nuk duhet te ngrene padi ndaj subjekteve përfitues, por duhet te ankimojne pikërisht kete VKM, e cila deri me sot ka fuqi te plote juridike dhe nuk ka asgje te paligjshme ne zbatimin e saj, duke qene i pabazuar pretendimi i paditesave se dokumentacioni shoqerues i këtij

4

Page 5: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

vendimi, qe administrohet aktualisht nga ZVRPP Tirane, nuk eshte ai dokumentacion qe i eshte bashkengjitur kësaj VKM, pretendim per te cilin paditesat nuk paraqiten asnjë prove.

4. Paditesat fillimisht duhet te kundërshtonin VKM Nr.122, date 04.03.2004 dhe ne përfundim te këtij procesi ligjor mund te ngrinin padine objekt gjykimi, mbasi eshte e pamundur qe per te njëjtin truall te kemi dy tituj pronësie te ligjshem, ku njeri prej tyre duhet te shpallet i paligjshem nga organi kompetent.

5. Trualli objekt gjykimi ka qene kurdoherë pasuri publike, ne pronesi te vete shtetit shqiptar, pra asnjë nga te paditurit nuk ka qene ndonjehere pronar te tij, ku ne kete prizem asnjë nga te paditurit, dhe aq me pak OST sh.a, nuk ka privuar ndonjehere paditesat nga ndonje tager qe lidhet me te drejten e pronesise mbi kete truall, kur ajo i ka patur keto tagra qe ne momentin kur kjo prone i ka kaluar ne administrim nepermjet nje akti normativ.

6. Kërkimi i padise per shpërblimin per përdorimin e sendit, truallit objekt gjykimi, eshte parashkruar sipas nenit 115/d dhe 115/dh te Kodit Civil, kur paditesat kane ardhur ne dijeni se prona ishte regjistruar ne pronesi te KESH sh.a sipas dokumentit hipotekor te leshuar me date 21.07.2006, nderkohe qe padia eshte paraqitur tej 3 vjeteve nga ky moment.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka paraqitur ankim i padituri Operatori i Sistemit te Transmetimit sh.a, qe kerkon ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi i gjykates eshte i gabuar, i pabazuar ne ligj dhe prova, mbasi :

1. OST sh.a eshte eshte krijuar mbi bazen e VKM Nr.797, date 04.12.2003, duke u regjistruar ne regjistrin tregtar nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me Vendimin Nr.31935, date 14.07.2004, me aksioner te vetem KESH sh.a, qe ka ruajtur te gjithe te drejtat mbi asetet, qe i përgjigjen objektit te shoqerise se krijuar, deri ne castin e kalimit te tyre ne kapitalin e OST sh.a, nderkohe qe, me Urdherin e Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes Nr.466, date 28.06.2007, “Per ndryshimin e kapitalit te OST sh.a”, eshte bere zmadhimi i kapitalit te OST sh.a per vleren e aseteve te marra nga KESH sh.a, ku vlera e kapitalit themeltar te OST sh.a pas ketyre ndryshimeve dhe regjistrimin ne QKR (date 06.02.2008) ka shkuar 1.843.947.000 leke, ndersa me Urdherin Nr.586, date 01.08.2008, “Per transferimin e titujve te pronesise se aksioneve te OST sh.a”, eshte bere transferimi i titujve te pronesise se aksioneve te OST sh.a nga KESH sh.a tek METE.

2. Nenstacioni Elektrik 220/110/35/20 kv, Rruga “Siri Kodra”, Tirane dhe trualli i tij me sipërfaqe 27.134 m2, qe aktualisht i perket OST sh.a, i ka kaluar ne pergjegjesi administrimi KESH sh.a me VKM Nr.122, date 04.03.2004, “Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore, te cilat i

5

Page 6: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

kalojne ne pergjegjesi administrimi KESH sh.a”, mbi bazen e te cilit eshte bere dhe regjistrimi ne pronesi i ketij trualli ne ZVRPP Tirane.

3. Paditesat nuk legjitimohen ne ngritjen e nje padie me objekt dhe baze ligjore te tille, pasi ata nuk mund te kerkojne nga OST sh.a njohjen e tyre si pronare te nje prone, kur OST sh.a eshte vete pronare e saj, pronesi te cilen e ka fituar ne baze te nje procedure ligjore te rregullt dhe te pakundershtuar deri me sot.

4. Eshte i pabazuar pretendimi i paditesave se KESH sh.a ka regjistruar me teper nga sa i takon, kur formulari i inventarizimit bashkengjitur VKM Nr.122, date 04.03.2004 provon te kunderten, por qe gjithesesi, nese paditesat kane rezerva ndaj kësaj VKM, ata nuk mund dhe nuk duhet te ngrene padi ndaj subjekteve përfitues, por duhet te ankimojne pikërisht kete VKM, e cila deri me sot ka fuqi te plote juridike dhe nuk ka asgje te paligjshme ne zbatimin e saj, duke qene i pabazuar pretendimi i paditesave se dokumentacioni shoqerues i këtij vendimi, qe administrohet aktualisht nga ZVRPP Tirane, nuk eshte ai dokumentacion qe i eshte bashkengjitur kësaj VKM, pretendim per te cilin paditesat nuk paraqiten asnjë prove.

5. Paditesat fillimisht duhet te kundërshtonin VKM Nr.122, date 04.03.2004 dhe ne përfundim te këtij procesi ligjor mund te ngrinin padine objekt gjykimi, mbasi eshte e pamundur qe per te njëjtin truall te kemi dy tituj pronësie te ligjshem, ku njeri prej tyre duhet te shpallet i paligjshem nga organi kompetent.

6. Lidhur me ekspertimin e kryer nga ekspertja Marjana Bico, detyrat 1 dhe 2 nuk kane nevoje per njohur te posaçme ne fushen e shkences dhe teknikes, nderkohe qe, pavarësisht kësaj, detyra 2 ka mbetur e pazgjidhur, kur vete ekspertja pranon se ne dosjen gjyqesore gjenden 2 dokumente te ndryshem te lidhura me VKM Nr.122, date 04.03.2004, ku njera administrohet nga ZVRPP Tirane, ndersa tjetra eshte paraqitur nga pala paditese, duke mos qene kjo e fundit ne formen e kërkuar nga ligji, por vetem nje fotokopje.

7. Edhe per shtesen e ekspertimit te ekspertes Marjana Bico, ajo nuk i eshte përgjigjur pyetjes, por ka bere thjeshte nje zbritje matematikore te shifrave ne dy dokumente, pa përcaktuar sipërfaqen e truallit objekt gjykimi qe administrohet nga OST sh.a.

8. Ekspertimi i bere nga eksperti Piro Avdyli, per përllogaritjen e qirase se truallit ne disa versione te ndryshme, eshte haptazi ne kundërshtim me ligjin dhe nuk duhet te pranohej si prove, kur eksperti iu referohet fakteve te paprovuara lidhur me planin urbanistik/destinacionin e truallit, ashtu sikundër ai nuk tregon per metodiken e ndjekur per përllogaritjet e bera dhe as ka referuar ne ndonje baze ligjore, pervec se kur ai nuk ka respektuar përcaktimet e VKM Nr.51, date 15.08.2007, “Per informatizimin e llogaritjes se kostos dhe hartimin e manualeve teknike te cmimeve te punimeve te ndertimit” dhe as ka referuar ne Manualin Teknik te Cmimeve te Ndertimit, duke i bazuar përllogaritjet e tij ne hamendesime te pabazuara ne ndonje prove shkresore dhe pa asnjë baze ligjore, mbi supozimin e mundesise se realizimit te nje

6

Page 7: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

ndertimi, ne nje kohe qe nje gje e tille eshte vetem hamendeshim, pervec se i pamundur te kryhet realisht kur behet fjale per nje zone qe nuk lejohen ndertime, zone e nje nenstacion elektrik 220 kv.

9. Eksperti Piro Avduli duhet te llogariste vleren e qirase se truallit duke iu referuar VKM perkatese dhe/ose vleres se tregut ne zonen perkatese, duke konsideruar se trualli jepej me qira per nënstacionin dhe jo sikur jepej per ndertimin e nje pallati 4-katesh me leje + 4 kate pa leje.

10. Ne ekspertimin shtese eksperti Piro Avdyli kaloi misionin e tij, duke mos iu kthyer përgjigje detyrave te caktuara megjithëse perseritjen e kerkeses nga ana e gjykates.

11. Trualli objekt gjykimi ka qene kurdoherë pasuri publike, ne pronesi te vete shtetit shqiptar, pra asnjë nga te paditurit nuk ka qene ndonjehere pronar i tij, ku ne kete prizem asnjë nga te paditurit, dhe aq me pak OST sh.a, nuk ka privuar ndonjehere paditesat nga ndonje tager qe lidhet me te drejten e pronesise mbi kete truall, kur ajo i ka patur keto tagra qe ne momentin kur kjo prone i ka kaluar ne administrim nepermjet nje akti normativ.

12. Kërkimi i padise per shpërblimin per përdorimin e sendit, truallit objekt gjykimi, eshte parashkruar sipas nenit 115/d dhe 115/dh te Kodit Civil, kur paditesat kane ardhur ne dijeni se prona ishte regjistruar ne pronesi te KESH sh.a sipas dokumentit hipotekor te leshuar me date 21.07.2006, nderkohe qe padia eshte paraqitur tej 3 vjeteve nga ky moment.

13. Gjykata arsyeton se VKM Nr.122, date 04.03.2004, nuk perben nje nga menyrat e fitimit te pronesise, duke mos marre parasysh se kjo VKM eshte mbështetur ne nje ligj te veçante, Ligjin Nr.8743, date 22.02.2001, “Per pronat e paluajtshme te shtetit”, nenet 6, 8, 13 dhe 14.

14. Gjykata nuk ka bere nje ndarje te qarte te detyrimeve ne ngarkim te te paditurve, KESH sh.a dhe OST sh.a, por iu referohet ketyre dy kompanive te veçanta si nje subjekt i vetem.

15. Gjykata nuk mbeshtetet as ne ligj dhe as ne prova kur arsyeton se posedimi i pales se paditur OST sh.a eshte ne keqbesim, ne rrethanat kur OST sh.a nuk ka qene asnjehere ne dijeni per Vendimin Nr.50, date 27.03.1996, te KKK Pronave Tirane, pervec se kur asaj prona i ka kaluar me Urdherin e Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes Nr.466, date 28.06.2007, “Per ndryshimin e kapitalit te OST sh.a”.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka paraqitur ankim i padituri Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane, qe kerkon ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi i gjykates eshte i gabuar, i pabazuar ne ligj dhe prova, mbasi :

7

Page 8: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

1. ZVRPP Tirane ka per detyre te regjistroje titujt e pronesise dhe se transkriptimi apo regjistrimi ne hipoteke nuk eshte gje tjeter vecse nje mjet i nevojshem per t’i dhene publicitetin fitimit te pronesise, ku mbi kete baze, ne rastin konkret, ZVRPP Tirane ka bere pasqyrimin ne regjistrat hipotekor te titujve te pronesise dhe konkretisht per paditesat eshte bere regjistrimi i Vendimit Nr.501, date 27.03.1996, te KKK Pronave ne regjistrimin hipotekor nr.31, date 23.05.2006, ndersa per KESH sh.a eshte bere regjistrimi i VKM Nr.122, date 04.03.2004 ne regjistrimin hipotekor nr.43, date 11.04.2005, ku te dy regjistrimet jane te ligjshme, pasi mbeshteten ne tituj pronësie.

2. Gjykata eshte shprehur se titulli i pronesise se pales se paditur eshte i paligjshem, c’ka nuk ka qene objekt gjykimi.

3. Nuk qendron arsyetimi i gjykates se ne rastin konkret eshte bere shpronësimi i pronareve per interes publik, pasi pronaret, megjithëse e kishin fituar titullin e pronesise me vendim te KKK Pronave, nuk e kishin regjistruar ate ne ZVRPP Tirane qe te behej i mundur keshtu evidentimi i saj si prone me pronar.

4. Gjate regjistrimit te prones ne favor te KESH sh.a, prona ka rezultuar e lire, pasi trashegimtaret e Faik dhe Ramadan Shehut nuk kishin regjistruar vendimin e KKK Pronave.

5. Gjykata nuk ka patur parasysh nenin 10 te Ligjit Nr.7843, date 13.07.1994, “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, lidhur me perparesine e regjistrimit, ku KESH sh.a e ka regjistruar pronen me pare se trashegimtaret e Faik dhe Ramadan Shehut.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare ka paraqitur ankim Avokatura e Shtetit, qe kerkon ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe :

- Vendimi i gjykates eshte i gabuar, i pabazuar ne ligj dhe prova, mbasi :

1. Vendimi eshte dhene kundrejt nje pale qe nuk ka legjitimitet pasiv, pasi te paditurit KESH sh.a dhe OST sh.a nuk jane perfaqesues te pronarit te pasurise shteterore dhe nuk kane te drejten e disponimit mbi kete pasuri, ku i vetmi pronar i saj eshte Keshilli i Ministrave, referuar nenit 13 te Ligjit Nr.8743, date 22.02.2001, “Per pronat e paluajtshme te shtetit”, nderkohe qe kapitali i OST sh.a eshte teresisht shtetëror dhe referuar nenit 4 te Ligjit Nr.7926, date 20.04.1995, “Per transformimin e ndërmarrjeve shteterore ne shoqeri tregtare” (i ndryshuar), METE eshte perfaqesues i pronarit per pronen shteterore.

2. Paditesat nuk legjitimohen ne ngritjen e padise se rivendikimit, pasi te paditurit jane administrues te prones shteterore, nënstacionit 220 kv, dhe shteti, pervec se e posedon ne menyre te ligjshme përmbi 30 vjet kete objekt, eshte dhe pronar i tij, prone e cila kap sipërfaqen 27.134 m2 dhe qe eshte e regjistruar ne ZVRPP Tirane bazuar ne Ligjin Nr.8743, date 22.02.2001, “Per pronat e paluajtshme te shtetit”.

8

Page 9: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

3. Eshte i gabuar arsyetimi i gjykates lidhur me VKM Nr.122, date 04.03.2004, pasi ky akt normativ nuk eshte menyre e fitimi pronësie, përkundrazi vërteton se prona eshte shteterore, pronesi e cila nuk eshte fituar as me miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme dhe as me regjistrimin ne ZVRPP Tirane, por eshte fituar qe me ndertimin mbi te te nje objekti te rendesise se veçante.

4. Eshte e vertete se paditesat jane njohur pronar me Vendimin Nr.501, date 27.03.1996, te KKK Pronave Tirane, por se ky vendim nuk eshte bere titull ekzekutiv ne kete kohe, sepse paditesat e kane kundërshtuar ate ne gjykate dhe Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me Vendimin Nr.47, date 12.05.2005, ka ndryshuar pjesërisht vendimin e KKK Pronave, duke marre keshtu ai forme te prere me date 01.03.2005 dhe ekzekutuar me date 11.11.2005, nderkohe qe mbivendosja e nënstacionit nuk eshte krijuar nga vendimi i KKK Pronave, por nga ndryshimi qe i eshte bere atij prej gjykates, prandaj nuk qendron konkluzioni i ekspertes dhe arsyetimi i gjykates se sipërfaqja e truallit 950 m2 eshte kthyer e lire me vendim te KKK Pronave.

5. Mbivendosja nuk eshte shkaktuar nga regjistrimi i pare, por nga regjistrimi i mevonshem.

6. Ne rastin konkret nuk ekzistojne kushtet per ngritjen e padise se rivendikimit, pasi nuk jemi para zhveshjes nga posedimi te prones ne menyre te kundërligjshme, nderkohe qe nje padi e tille nuk mund te ngrihet ndaj nje pronari me titull pronësie persa kohe ky titull eshte i ligjshem dhe nuk eshte kontestuar dhe nuk eshte shpallur i pavlefshem.

7. Përderisa shteti eshte pronar i ligjshem dhe e posedon pronen ne menyre te ligjshme, atehere paditesat nuk kane gjithashtu as te drejten per te kërkuar shpërblimin per përdorimin e prones.

8. Gjykata nuk ka marre parasysh se nënstacioni elektrik 220 kv eshte nje objekt me rendesi te madhe publike dhe ne kete rast interesi publik prevalon mbi interesin e paditesave, ne rrethanat kur ne truallin objekt gjykimi jane te vendosur transfomatore rryme dhe njesi te tjera transmetimi, te cilat nuk mund te hiqen apo ndryshojne, pasi demtojne funksionimin normal te tij, gje qe do te demtonte interesat e konsumatorëve, jo vetem te qytetit te Tiranes, sepse kemi nje lidhje ne sistemin mbarekombetar.

9. Sipërfaqja e truallit te nënstacionit elektrik, sipas Vendimit Nr.501, date 27.03.1996, te KKK Pronave Tirane, eshte 23.800 m2, nderkohe qe aktualisht, sipas matjeve te bera nga ekspertja, pavarësisht regjistrimit hipotekor, nënstacioni elektrik ka nje sipërfaqe prej 23.139 m2, pra me pak se sa eshte përcaktuar ne vendimin e KKK Pronave, c’ka ben te pamundur cenimin e prones se paditesave.

10. Trualli i pretenduar nga paditesit nuk mund t’iu kthehet atyre, pasi nuk e lejojne rregullat e sigurimit teknik dhe do te ishte e pamundur qe ne kete

9

Page 10: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

sipërfaqe te kryheshin ndertime, duke qene jashte cdo logjike vlerësimi i bere nga eksperti vlerësues i pasurive te paluajtshme, pasi nuk mund te kete vlerësim per nje prone qe nuk ka asnjë mundesi përdorimi ne destinacionet qe ai permend (per ndertim), aq me teper qe ajo, per efekte sigurie, nuk mund te perdoret as per garazh makinash.

11. Eshte i paligjshem disponimi i pikes 3 te gjykates, lidhur me detyrimin e ZVRPP Tirane per leshimin paditesave te certefikates se bashkepronesise, përderisa ne rastin konkret kemi te bejme me nje prone te ligjshme publike.

GJYKATA E APELIT TIRANE

Pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ilir Toska; degjoi perfaqesuesit e autorizuar te te paditurve, si dhe Avokaten e Shtetit, qe kerkuan kërkuan ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe rrezimin e padise; degjoi paditesat Dielli Shehi dhe Teuta Uruçi njerazi dhe perfaqesues te pergjithshem te te gjithe paditesave, si dhe perfaqesuesen e posacme te tyre, qe kërkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare; si dhe pasi shqyrtoi ceshtjen ne teresi,

V E R E N

Vendimi Nr.8518, date 31.10.2011, i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte rrjedhoje e nje hetimi gjyqesor jo te plote e te gjithanshem, ne mungese te provave vendimtare per zgjidhjen e drejte te ceshtjes, prandaj ka vend te prishet dhe ceshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Nga aktet e dosjes gjyqesore del se :

Paditesat Dielli Shehi, Teuta Uruçi, Violeta Topi (Shehi), Lumturi Kuçi (Shehi), Ylli Shehi, Hana Sina (Shehi) dhe Laureta Serezi (Shehi), sipas Deshmise se Trashegimise Nr.2068, date 24.06.1994, te Noteres Mimoza Sadushi - Tirane, jane trashegimtaret ligjor te rradhes se pare te trashegimlenesave Faik dhe Ramadan Shehu.

Mbi kerkesen e paditesave, bazuar ne Ligjin Nr.7698, date 15.04.1993, “Per kthimin e kompensimin e pronave ish-pronareve”, Komisioni i Kthimit e Kompensimit te Pronave ish-Pronareve prane Bashkise Tirane, Rajoni Nr.3 (me poshte referuar si KKK Pronave Tirane), ka vendosur :

“1. Te njohe ish-pronare Faik e Ramadan Shehu (trashegimtaret e tyre), ne baze te nenit 1 te ligjit 7698 date 15.04.1993 mbi pronen e tyre te perbere nga disa toka (9 parcela), me sip. totale 80.000 m2, te ndodhur ne Hallias, duke kthyer e kompensuar si vijon :

1.a Nje sip. trualli te lire, SL 20.000 m2, dhe ne baze te nenit 19, nenit 16 germa “b”, si dhe udhëzimit te KM nr.3 date 21.06.93 pika 10 germa “a”, paragrafi 7, i kthehet dhe i kompensohet ne troje te lira ekuivalente brenda prones se tyre trualli i mesiperm i lire prej 20.000 m2 pronareve Faik e Ramadan Shehu (trashegimtareve te tyre). (sipas genplanit).

10

Page 11: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

1.b Nje sip. trualli zene me ndertime te përhershme Nenstacioni elektrik me 23.800 m2 dhe Nderm. Rritjes se derrave me sip. 6.500 m2, dhe ne baze te nenit 16 germa “a” te ligjit 7698, te kompensohet pronaret Faik e Ramadan Shehu (trashegimtaret e tyre).

...”.

Nderkohe, ne regjistrimin hipotekor nr.31., date 23.05.2006, del se mbi vendimin e mesiperm te KKK Pronave Tirane, ne pronesi te paditesave eshte regjistruar “nje sipërfaqe trualli e lire SL 11 = 950 m2, qe i kthehet dhe kompensohet ne troje te lira brenda prones se tyre”, pasuri kjo qe ne sistemin e ri te regjistrimit te pasurive te paluajtshme (sipas Ligjit Nr.7843, date 13.07.1994, “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”) identifikohet si pasuria nr.1/433, Zona Kadastrale 8340, nderkohe qe sipas Vertetimit “Nga dokumentet hipotekor”, leshuar me date 21.06.2006 nga Zyra Vendore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane (me poshte ZVRPP Tirane), rezulton se pasuria si me lart kishte mbivendosje me nje pasuri (“Nenstacioni 220/110/35/20 kv, ndodhur ne Rr. “Siri Kodra”, me sipërfaqe trualli 27.134 m2 dhe objekt me sipërfaqe 870,4 m2) te regjistruar ne pronesi te Korporates Elektroenergjitike Shqiptare sh.a (KESH sh.a) ne regjistrimin hipotekor nr.43, date 11.04.2005, qe ne sistemin e ri te pasurive te paluajtshme identifikohej si pasuria 1/228, Zona Kadastrale 8340.

Rezulton se regjistrimi hipotekor nr.43, date 11.04.2005, eshte bere mbi kerkesen e KESH sh.a, bazuar ne VKM Nr.122, date 04.03.2004, “Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore, te cilat i kalojne ne pergjegjesi administrimi KESH sh.a”, i dale ne mbështetje te neneve 8/3 dhe 13 te Ligjit Nr.8743, date 22.02.2001, “Per pronat e paluajtshme te shtetit”.

Me tej, me VKM Nr.797, date 04.12.2003, eshte vendosur krijimi i Shoqerise “Operatori i Sistemit te Shperndarjes, (OST) sh.a, Tirane, me kapital 100 % shtetëror, nderkohe qe KESH sh.a ruante te gjitha te drejtat mbi asetet, qe i përgjigjeshin shoqerise se krijuar, deri ne castin e kalimit te tyre ne kapitalin e OST sh.a.

Shoqëria OST sh.a eshte regjistruar rregullisht ne regjistrin tregtar me Vendimin Nr.31935 Regj., date 14.07.2004, te Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, me aksoner te vetem KESH sh.a.

Ne asetet qe i kane kaluar shoqerise se krijuar, OST sh.a, eshte perfshire dhe “Nenstacioni 220/110/35/20 KV, ndodhur ne Rrugen “Siri Kodra”, Tirane”, nderkohe qe, Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, si perfaqesues i pronarit shtet, ne cilesine e aksionarit te vetem te Shoqerise OST sh.a, me Urdherin Nr.466, date 28.06.2007, te Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, ka vendosur zmadhimin e kapitalit te OST sh.a per vleren e aseteve te marra nga KESH sh.a.

Me tej, del se me date 17.02.2010, paditesat Dielli Shehi, Teuta Uruçi, Violeta Topi (Shehi), Lumturi Kuçi (Shehi), Ylli Shehi, Hana Sina (Shehi) dhe Laureta Serezi (Shehi) kane paraqitur ne gjykaten e shkalles se pare nje kerkesepadi, me te cilen, duke paditur KESH sh.a, OST sh.a dhe ZVRPP Tirane, kane kërkuar :

detyrimin e te paditurve KESH sh.a dhe OST sh.a ti njohin pronare mbi nje siperfaqe trualli 950 m2, ndodhur ne Rrugen “Siri Kodra”, qe mbahet prej tyre pa te drejte;

11

Page 12: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

detyrimin e te paditurve te na lirojne dhe dorezojne siperfaqen e truallit prone e tyre;

detyrimin e te paditurve ti shperblejne per perdorimin e truallit prone e tyre per 3 vitet e fundit dhe ne vazhdim deri ne dorëzim e tij;

detyrimin e te paditurit ZVRPP Tirane te leshoje certefikaten e bashkepronesise ne emer tyre per siperfaqen 950 m2 truall;

detyrimin e te paditurit ZVRPP Tirane te fshije sipërfaqen e truallit 950 m2 nga pronesia e KESH sh.a.

Ne kerkesepadi, si dhe gjate gjykimit te ceshtjes, paditesat kane pretenduar se :

ishin bashkepronare mbi nje pasuri te paluajtshme, truall me sipërfaqe 950 m2, ndodhur ne Tirane, ne Rrugen “Siri Kodra”;

kjo pasuri, pa asnjë titull dhe ne keqbesim, mbahej nga te paditurit KESH sh.a dhe OST sh.a;

ZVRPP Tirane, nepermjet regjistrimit hipotekor nr.43, date 11.04.2005, padrejtësisht kishte regjistruar ne pronesi te KESH sh.a edhe kete pasuri, ne nje kohe kur sipërfaqja e regjistruar ne pronesi te saj (truall me sipërfaqe 27.134 m2) ishte me e madhe se sa sipërfaqja e prones se disponuar me VKM Nr.122, date 04.03.2004, sipas te cilit prona qe i kalonte KESH sh.a ishte Nenstacioni Elektrik Rruga “Siri Kodra” me sipërfaqe trualli 23.407,5 m2.

Perkunder pretendimeve te paditesave, te paditurit kane prapësuar se :

trualli objekt gjykimi mbahej ne menyre te ligjshme nga OST sh.a, kur ai kishte kaluar ne pronesi te kësaj shoqërie mbi bazen e Urdherit Nr.466, date 28.06.2007, te Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, si aset i marre nga KESH sh.a, te cilit nga ana tjeter kjo pasuri i kishte kaluar ne pronesi me VKM Nr.122, date 04.03.2004;

regjistrimi i VKM Nr.122, date 04.03.2004, , duke u regjistruar rregullisht ne regjistrimin hipotekor nr.43, date 11.04.2005, regjistrim ky qe ishte i ligjshem dhe i bere ne përputhje me VKM Nr.122, date 04.03.2004, duke mos qene i vertete fakti i pretenduar nga paditesit se me kete VKM eshte disponuar per nje truall me sipërfaqe 23.407,5 m2, por per nje truall me sipërfaqe 27.134 m2, c’ka provohet nga formulari i inventarizimit te pronave bashkengjitur VKM Nr.122, date 04.03.2004;

paditesat nuk legjitimohen ne ngritjen e nje padie me objekt dhe baze ligjore te tille, pasi ata nuk mund te kerkojne nga te paditurit njohjen e tyre si pronare te nje prone, kur OST sh.a eshte vete pronare e saj, pronesi te cilen e ka fituar ne baze te nje procedure ligjore te rregullt dhe te pakundershtuar deri me sot, nderkohe qe nese ata kane pretendime per VKM Nr.122, date 04.03.2004, per përllogaritje te gabuar te sipërfaqes se truallit, atehere ata duhet te ankimojne pikërisht kete VKM dhe vetem atehere kur organi qe ka kompetencen dhe juridiksionin per t’u shprehur per kete ceshtje do te vendose te ndryshoje kete vendim, vetem atehere ZVRPP Tirane mund te beje c’regjistrimin e prones dhe te paditurit te njohin pronare paditesat;

trualli objekt gjykimi ka qene kurdoherë pasuri publike, ne pronesi te vete shtetit shqiptar, pra asnjë nga te paditurit nuk ka qene ndonjehere pronar i tij, ku ne kete prizem asnjë nga te paditurit, dhe aq me pak OST sh.a, nuk ka privuar ndonjehere

12

Page 13: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

paditesat nga ndonje tager qe lidhet me te drejten e pronesise mbi kete truall, kur ajo i ka patur keto tagra qe ne momentin kur kjo prone i ka kaluar ne administrim nepermjet nje akti normativ;

kërkimi i padise per shpërblimin per përdorimin e sendit, truallit objekt gjykimi, eshte parashkruar sipas nenit 115/d dhe 115/dh te Kodit Civil, kur ata kane ardhur ne dijeni se prona ishte regjistruar ne pronesi te KESH sh.a sipas dokumentit hipotekor te leshuar me date 21.07.2006, nderkohe qe padia eshte paraqitur tej 3 vjeteve nga ky moment.

Po keshtu, perkunder pretendimeve te paditesave, Avokatura e Shtetit ka prapësuar se :

padia eshte ngritur ndaj 2 subjekteve, KESh sh.a dhe OST sh.a, qe nuk kane legjitimitetin pasiv, kur ata nuk jane perfaqesues te pronarit te pasurise shteterore dhe nuk kane te drejten e disponimit mbi kete pasuri, ku i vetmi pronar i saj eshte Keshilli i Ministrave, referuar nenit 13 te Ligjit Nr.8743, date 22.02.2001, “Per pronat e paluajtshme te shtetit”, nderkohe qe kapitali i OST sh.a eshte teresisht shtetëror dhe referuar nenit 4 te Ligjit Nr.7926, date 20.04.1995, “Per transformimin e ndërmarrjeve shteterore ne shoqeri tregtare” (i ndryshuar), METE eshte perfaqesues i pronarit per pronen shteterore;

paditesat nuk legjitimohen ne ngritjen e padise se rivendikimit, pasi te paditurit jane administrues te prones shteterore, Nënstacionit 220 KV, dhe shteti, pervec se e posedon ne menyre te ligjshme përmbi 30 vjet kete objekt eshte dhe pronar i tij, prone e cila kap sipërfaqen 27.134 m2 dhe qe eshte e regjistruar nga ZVRPP Tirane ne regjistrimin hipotekor me nr.43, date 11.04.2005 ne përputhje me Ligjin Nr.8743, date 22.02.2001, “Per pronat e paluajtshme te shtetit”;

nuk ekzistojne kushtet per ngritjen e padise se rivendikimit, pasi nuk jemi para zhveshjes nga posedimi te prones ne menyre te kundërligjshme, nderkohe qe nje padi e tille nuk mund te ngrihet ndaj nje pronari me titull pronësie persa kohe ky titull eshte i ligjshem dhe nuk eshte kontestuar dhe nuk eshte shpallur i pavlefshem, nderkohe qe, përderisa shteti eshte pronar i ligjshem dhe e posedon pronen ne menyre te ligjshme, atehere paditesat nuk kane gjithashtu as te drejten per te kërkuar shpërblimin per përdorimin e prones.

Gjate gjykimit te ceshtjes, mbi kerkese te paditesave, bazuar ne nenin 224/a te Kodit te Procedures Civile, gjykata e shkalles se pare ka vendosur kryerjen e nje ekspertimi teknik/topografik, duke caktuar per kete si eksperte inxhinieren gjeodete Marjana Bico, e cila ka përgatitur me shkrim Aktin e Ekspertimit te dates 23.11.2010, si dhe Aktin e Ekspertimit Shtese te dates 17.05.2011.

Sipas Aktit te Ekspertimit te dates 23.11.2010, rezulton se ekspertja Marjana Bico per kryerjen e ekspertimit, pervec këqyrjes, matjeve dhe azhurnimit ne terren te prones, eshte bazuar mbi keto dokumentacione :

formular per inventarizimin e pronave te paluajtshme, fleta nr.2, nr. rendor 7;

formular per inventarizimin e pronave te paluajtshme, nr. rendor 1;

Vendim Nr.501, date 27.03.1996, te KKK Pronave Tirane, si dhe planvendosje bashkengjitur atij;

13

Page 14: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

Vertetim “Nga dokumentet hipotekor”, lidhur me regjistrimin hipotekor nr.31, date 23.05.2006, si dhe nje harte treguese bashkengjitur atij;

Vertetim “Nga dokumentet hipotekor”, lidhur me regjistrimin hipotekor nr.43, date 11.04.2005, si dhe nje harte treguese bashkengjitur atij.

Ne Aktin e Ekspertimit te dates 23.11.2010, ekspertja Marjana Bico ka parashtruar keto konstatime :

sipas hartes kadastrale (hartes treguese bashkengjitur Vertetim “Nga dokumentet hipotekor”, lidhur me regjistrimin hipotekor nr.31, date 23.05.2006), nje pjese e prones se pales paditese me sipërfaqe 950 m2, referuar Vendimit Nr.501, date 27.03.1996, te KKK Pronave Tirane, ndodhet brenda sipërfaqes qe shfrytëzohet nga KESH sh.a dhe ishte e rrethuar me mur rrethues dhe kangjella metalike;

sipas nje formulari per inventarizimin e pronave te paluajtshme, fleta nr.2, nr. rendor 7, sipërfaqja e nënstacionit Elektrik 220/110/35/20 KV eshte 23.407 m2, ndersa sipas nje formulari tjeter per inventarizimin e pronave te paluajtshme, nr. rendor 1, sipërfaqja e këtij nënstacioni eshte 27.134 m2, qe përcaktohet dhe ne harten treguese bashkengjitur Vertetim “Nga dokumentet hipotekor”, lidhur me regjistrimin hipotekor nr.43, date 11.04.2005;

sipërfaqja e prones se pales paditese prej 950 m2 sipas Vendimit Nr.501, date 27.03.1996, te KKK Pronave Tirane, mbivendoset ne nje pjese te saj, per 862 m2, me sipërfaqen e prones se regjistruar ne favor te KESH sh.a, nderkohe qe diferenca prej 88 m2 e prones se paditesave eshte e zene me rruge publike.

Me tej, ne Aktin e Ekspertimit Shtese te dates 17.05.2011, ku si detyre eshte ekspertes si detyre i eshte caktuar te përcaktonte nese sipërfaqja e prones qe mbante ne fakt pala e paditur përputhej me ate sipas Vertetimit “Nga dokumentet hipotekor”, lidhur me regjistrimin hipotekor nr.43, date 11.04.2005, ekspertja Marjana Bico ka parashtruar keto konstatime te saj :

sipas planimetrimit te hartes treguese te prones se pales se paditur (hartes treguese bashkengjitur Vertetim “Nga dokumentet hipotekor”, lidhur me regjistrimin hipotekor nr.43, date 11.04.2005), prona rezulton me sipërfaqe 23.139 m2 dhe jo 27.134 m2, me nje diference 3.995 m2 me pak se sipërfaqja e prones se regjistruar;

mbivendosja midis prones se pales paditese me ate te pales se paditur eshte 829 m2 dhe jo 862 m2, sic ishte shprehur ne Aktin e Ekspertimit te dates 23.11.2010.

Nderkohe, ne debatin rreth aktit te ekspertimit topografik, ne seancen gjyqesore te dates 07.06.2011, ekspertja Marjana Bico eshte shprehur se :

mbivendosja midis pronave te paleve ndergjyqese ishte 862 m2 dhe jo 829 m2;

per verifikimin e mbivendosjes se pronave te paleve ndergjyqese ishte mbështetur ne harten treguese bashkengjitur vërtetimit nga dokumentet hipotekor dhe jo nga kontrolli ne terren.

14

Page 15: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

Me tej, mbi kerkese te pales paditese, bazuar ne nenin 224/a te Kodit te Procedures Civile, gjykata e shkalles se pare ka vendosur kryerjen e nje ekspertimi teknik per llogaritjen e qirase per pronen objekt gjykimi, duke caktuar per kete si ekspert vlerësuesin e pasurive te paluajtshme, inxhinierin e ndertimit Pirro Avdyli, i cili ka përgatitur me shkrim Raport Vleresimin Shkurt 2011, Shtese Raport Ekspertimi e dates 17.05.2011, si dhe Shtese Raport Ekspertimi pa date.

Ne Raport Vleresimin Shkurt 2011, eksperti Pirro Avdyli ka parashtruar keto konstatime dhe vlerësime, te dhena ne disa variante dhe konkretisht :

per te nxjerre vleren e qirase se truallit te pales paditese, përcaktuar nga ekspertja Marjana Bico me sipërfaqe 862 m2, ishte e nevojshme nxjerrja e vleres se tij, e cila duke u llogaritur me metoden e zhvillimit, qe bazohet ne kapacitetin ndërtues mbi kete truall, rezulton te jete ne shumen 49.055.205 leke, qe del nga diferenca midis te ardhurave nga shitja e sipërfaqeve ndertimore qe mund te realizohen me shpenzimet qe duhen bere per realizimin e ndertimit, duke marre ne konsiderate se ne baze te planit urbanistik te Tiranes ne zonen ku ndodhet trualli parashikohen ndertime deri ne 4 kate dhe se ne truallin e paditesave mund te ndertohet objekt me 4 kate dhe 1 kat nen toke, me koeficient shfrytëzimi 0,45;

Varianti I :

duke marre per baze vleren e truallit te llogaritur si me lart (shuma 49.055.205 leke), vlera e qirase se truallit rezulton nga llogaritja e interesave bankare mbi kete shume, qe referuar normave te interesave bankare te aplikuara nga Intesa San Paolo Bank”, si dhe periudhes se kërkuar ne detyren e ekspertimit (22.02.2007 - 22.02.2011), del te jete ne shumen 15.346.348 leke;

Varianti II :

duke marre per baze sipërfaqet ndertimore qe mund te realizohen ne truallin e paditesave, vlera e qirase se truallit rezulton nga llogaritja e vlerave te qirase se ketyre sipërfaqeve ndertimore, qe referuar periudhes se kërkuar ne detyren e ekspertimit (22.02.2007 - 22.02.2011), del te jete ne shumen 9.232.883 leke.

Ne Shtese Raport Ekspertimi te dates 17.05.2011, eksperti Pirro Avdyli ka parashtruar keto konstatime dhe vlerësime :

per te nxjerre vleren e qirase se truallit te pales paditese mund te konsiderohet edhe varianti i përdorimit te këtij trualli si vend parkimi per automjete, ku mbi kete baze, nisur nga numri i mundshem i posteve (38), si dhe qirase ditore per cdo automjet (250 leke), me nje koeficient përdorimi te nje posti ne 24 ore prej 0,7, vlera e qirase se truallit referuar periudhes se kërkuar ne detyren e ekspertimit (22.02.2007 - 22.02.2011), rezulton te jete ne shumen 10.267.600 leke.

Me tej, ne Shtese Raport Ekspertimi pa date, ka riperllogaritur vleren e qirase se truallit te paditesave te përcaktuar ne aktet e mëparshme te ekspertimit duke rikonsideruar sipërfaqen e tij ne madhesine 829 m2 sipas Aktit te Ekspertimit Shtese te dates 17.05.2011, te ekspertes Marjana Bico. Po keshtu, eksperti Pirro Avdyli ne kete akt ka parashtruar edhe per pamundesine e llogaritjes se qirase se truallit referuar Ligjit Nr.8561, date 22.12.1999, “Per shpronësimet dhe marrjen ne përdorim te perkohshem te

15

Page 16: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

pasurise prone private per interes publik”, ne kushtet kur ky ligj nuk kishte përcaktuar menyre llogaritje te qirase te trojeve, qe llogaritej me nivelin e tregut te lire.

Nderkohe, ne debatin rreth Raport Vleresimin Shkurt 2011 dhe Shtese Raport Ekspertimi te dates 17.05.2011, te ekspertit Piro Avdyli, bere ne seancen gjyqesore te dates 07.06.2011, i padituri OST sh.a ka kërkuar nga eksperti shpjegime rreth planit urbanistik te konsideruar nga ai ne kryerjen e ekspertimit, perfshire dhe aktin juridik te miratimit te tij, gje per te cilen eksperti ka kërkuar kohe, por se edhe ne seancat pasuese apo edhe ne Shtese Raport Ekspertimi pa date, eksperti Piro Avdyli nuk ka dhene shpjegime rreth tij apo paraqitur ne gjykim aktin perkates.

Ne vijim, mbasi ka administruar ne gjykim provat shkresore te paraqitura nga palet ndergjyqese, gjykata e shkalles se pare ka gjetur padine pjesërisht te bazuar ne prova dhe ligj, duke vendosur pranimin e saj pjesërisht dhe :

detyruar të paditurit KESH sh.a dhe  O.S.T sh.a të njohin paditesat pronarë mbi një sipërfaqe trualli prej 862 m2, ndodhur në Rrugen “Siri Kodra”, Nr.1/433 Regjistri Hipotekor (sipas aktit te ekspertimit);

detyruar të paditurit KESH sh.a dhe  O.S.T sh.a t’iu lirojnë e dorëzojnë paditesave

sipërfaqen e truallit prej 862 m2 (sipas aktit te ekspertimit);

detyruar të paditurit KESH sh.a dhe  O.S.T sh.a të dëmshpërblejnë paditësat me shumën 16.177.972 lekë, si pasojë e përdorimit të sendit për periudhën tre vitet e fundit nga ngritja e padisë deri në datën 05.07.2011 (sipas aktit te ekspertimit) dhe nga kjo datë e në vazhdim deri në dorëzimin e sendit detyrimin e të paditurve të paguajnë 307.566 lekë në muaj;

detyruar te paditurin ZVRPP Tiranë të lëshojë çertifikatën e pronësisë në emër të paditësave për sipërfaqen e truallit prej 862 m2, duke e fshirë këtë sipërfaqe trualli nga regjistrimi në emër të paditurve KESH sh.a dhe  O.S.T sh.a.

Nderkohe, gjykata e shkalles se pare ka rrezuar padine per pjesen tjeter te saj.

Ne vendimin e saj, gjykata e shkalles se pare ka arsyetuar se :

paditësit, me anë të Vendimit Nr.50, datë 27.03.1996, të KKK Pronave Tirane, kanë përfituar pronësinë në pjesë të pandara të një trualli të lirë me sipërfaqe 950 m2, qe sipas gentplanit që e pasqyron atë ndodhet në jug të Nenstacionit Elektrik 220/110/35 KV;

nga komisioni dhe nga përcaktimi i ekspertit rezulton se në kohën kur ka dalë Vendimi Nr.50, datë 27.03.1996, i KKK Pronave Tiranë, trualli me sipërfaqe 950 m2, që iu është kthyer paditësave, ka qenë i lirë, nga del qartë se paditësit në vitin 1996 kanë fituar të drejtën e pronësisë mbi kete truall të lirë konform Ligjit Nr.7698, datë 15.04.1993, “Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve” (i ndryshuar);

Gjykata Kushtetuese, në Vendimin Nr.27, datë 26.05.2010, duke shfuqizuar si të papajtueshme me Kushtetutën dispozitat e Ligjit Nr.9235, datë 29.07.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” (i ndryshuar), lidhur me ankimimin administrativ (të detyrueshëm ose jo) ndaj vendimeve të ish-KKKP-ve të nxjerra para hyrjes në fuqi

16

Page 17: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

të tij, si dhe për kompetencën e Drejtorit të AKKKP për të cënuar edhe kryesisht vendimet e ish-KKKP-ve, apo zyrave rajonale të AKKP-se, është shprehur se : “ ... zbatimi, nga një organ administrativ si AKKP, i parimeve të revokimit dhe shfuqizimit të akteve të ish KKKP është i pabazuar, pasi mungon një interes i ligjshëm shtetëror dhe aktet që shfuqizohen ose revokohen nuk janë akte tipike administrative të një organi tipik administrativ. Drejtori i AKKP është një organ në vartësi të Këshillit të Ministrave dhe në këtë kuptim vendimi i marrë prej tij për të ndërhyrë mbi interesa civile të shtetasve, në kuptim të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut është i pajustifikuar ... Gjykata çmon se vendimet e AKKP për të shfuqizuar vendimet e KKKP-ve, përbëjnë cenim të parimit të sigurisë juridike ... Vendimi i KKKP, i cili nuk është ankimuar brenda afateve ligjore merr formën e prerë. Në këtë konkluzion ka arritur edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në çështjen Ramadhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, duke cilësuar vendimet e pa ankimuara të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si “të formës së prerë dhe të ekzekutueshme ...”;

nisur edhe nga orientimi i sipërm, krijohet bindja se me Vendimin Nr.50, datë 27.03.1996, të KKK Pronave Tiranë, trualli me sipërfaqe 950 m2, që iu është kthyer paditësave ka qenë i lirë dhe paditësit kanë fituar pronësinë mbi këtë truall në vitin 1996, konstatim ky qe është praktikë e unifikuar tashmë me Vendimin Nr.1, datë 06.01.2009, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykates se Larte, qe shprehen se : “Pronësia mbi një pasuri të paluajtshme kalon në çastin e lidhjes së kontratës së tjetërsimit të kësaj pasurie. Blerësi ose përfituesi i kësaj pasurie bëhet pronar i ligjshëm i saj që në momentin e nënshkrimit të kontrates duke fituar dhe të gjitha të drejtat dhe detyrimet që lidhen me qënien e tij si pronar mbi ketë pasuri dhe jo nga momenti i regjistrimit në ZRPP” apo se “Gjykata thekson se transkriptimi ose regjistrimi në hipotekë nuk është gjë tjetër veçse një mjet i nevojshëm për t’i dhënë publicitetin fitimit të proësisë, për të bërë të njohur ekzistencën e pronës dhe të pronarit nga të tretët. Është fitimi i pronësisë me njërën nga mënyrat e parashikuara në ligj ajo që krijon të drejta reale mbi sendin dhe jo se si janë mbajtur aktet publike nga hipoteka. Sipas legjislacionit shqiptar sistemi i regjistrimit te pasurise se paluajtshme nuk ka efekt krijues, por thjesht publikues, njohës, pasi janë aktet bazë mbi të drejtat reale të pronësisë që krijojnë, ndryshojnë apo mbarojnë të drejtat perkatëse dhe jo regjistrimi i akteve”;

sipas nenit 41 te Kushtetutes së RSH, “1. E drejta e pronës private është e garantuar. 2. Prona fitohet me dhurim, me trashëgimi, me blerje dhe me çdo mënyrë tjetër klasike të parashikuar në Kodin Civil”, pra, në kuptim të nenit 163 të Kodit Civil (Menyra e fitimit të pronësisë) “Pronësia fitohet nëpërmjet mënyrave të caktuara në këtë Kod dhe mënyrave të tjera të caktuara me ligj të veçantë”;

parimi i shtetit të së drejtës, i sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës, është një nga parimet më themelore e më të rëndësishme në shtetin dhe shoqërinë demokratike. Ky parim garanton konceptin e sigurisë juridike, të së drejtës së fituar dhe të pritshmërive të ligjshme. Siguria juridike është një nga elementët më esenciale të parimit të shtetit të së drejtës dhe përfshin, krahas qartësisë, kuptueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së sistemit normativ, edhe besimin te sistemi juridik, pa marrë përsipër garantimin e çdo pritshmërie për mosndryshim të një situate të favorshme ligjore. Në këtë pikëpamje duhet parë në çdo rast se në çfarë mase dhe deri ku besimi që ka qytetari në situatën e favorshme ligjore paraqitet i rëndësishëm për t’u mbrojtur dhe cilat janë arsyet për një mbrojtje të tillë. Ligjvënësi jo vetëm që ka të drejtë, por është i detyruar të rregullojë,

17

Page 18: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

nëpërmjet akteve të veta me hollësi të drejtat e parashikuara në Kushtetutë (vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.10, datë 19.03.2008; nr.34, datë 20.12.2005; nr.26, datë 02.11.2005);

KESH sh.a. titullin e pronësisë e ka fituar nga një akt normativ, VKM Nr.122, datë 04.03.2004, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi KESH sh.a”, ku ne bazë të tij ka bërë dhe regjistrimin në ZVRPP Tiranë, nderkohe qe nga aktet bashkëngjitur këtij regjistrimi nuk rezulton që përpara vitit 2004 të ketë një regjistrim të mëparshëm, ku të vërtetojë që pjesa që sot mbivendoset me pronën e paditësave të ketë qenë pjesë e nënstacionit elektrik;

në referim të nenit 163 të Kodit Civil, VKM Nr.122, datë 04.03.2004, nuk është një nga mënyrat e fitimit të pronësisë, ndaj dhe regjistrimi në ZVRPP Tiranë i pronësisë, për pjesën që mbivendoset me pronën e paditësave, është i kundraligjshëm, ku lidhur me kete, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me Vendimin Unifikues Nr.1, datë 06.01.2009, kanë konkluduar se “Regjistrimi nuk siguron vlefshmërinë dhe efikasitetin e titullit të pronësisë. Ky sistem siguron vetëm faktin që shitësi figuron si pronar në bazë të të dhënave të regjistrimit, por nuk garanton në mënyre absolute vlefshmërinë e të drejtës së pronarit, dhe se ky i fundit është pronar i ligjshëm. Kjo pasi sistemi i regjistrimit nuk krijon të drejta, por është një sistem i publikimit deklarativ”;

sipas Ligjit Nr.7512, datë 10.08.1991, “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit” (i ndryshuar), neni 1, “Në Republikën e Shqiperisë sanksionohen dhe mbrohen prona private, nisma e lirë, veprimtaritë privatë të pavarura, afarizmi, investimet e huaja, e drejta për të marrë e për të dhënë kredi, e drejta për të punësuar e për tu punesuar privatizimi i pronës shtetërore dhe gjithë procesi i kalimit të ekonomisë së Republikës së Shqiperisë nga një ekonomi e planifikuar dhe e kontrolluar nga shtetit, në një ekonomi të tregut të lirë”;

duke qenë se të paditurit nuk kanë patur as tagrin dhe as pëlqimin e pronarëve për të poseduar pasurinë objekt gjykimi, të paditurit janë posedues të paligjshëm të truallit pasi nuk e kanë posedimin as nga pronari e as nga ligji, si dhe nuk kanë kryer procedura shpronësimi për interes publik (duke qenë se pretendohet që janë objekte të rëndësisë së lartë publike), prandaj kërkimi i sendit ndaj palës së paditur, i plotëson kushtet e parashikuara nga neni 296 i Kodit Civil sepse është e provuar se paditësit me Vendimin Nr.50, datë 27.03.1996, të KKK Pronave Tiranë janë pronarë të sendit që kërkohet të kthehet dhe kjo padi i drejtohet poseduesve të pasurisë, të paditurve KESH sh.a dhe  O.S.T sh.a;

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, me Vendimin Unifikues Nr.5, datë 31.05.2011, kanë përcaktuar se “Pronësia është një institut qëndror i së drejtës civile”, nderkohe qe, nga ana tjeter, e drejta e pronësisë është një nga të drejtat themelore, të garantuara në dispozitat kushtetuese dhe në aktet ndërkombëtare të pranuara nga shteti shqiptar, ku karakteri dhe përmbajtja e së drejtës së pronësisë, në kuptimin juridiko-civil, është sanksionuar në nenin 149 të Kodit Civil, sipas të cilit “Pronësia është e drejta për të gëzuar dhe disponuar lirisht sendet, brenda kufijve të caktuar nga ligji”, ku nga kjo dispozitë, si dhe nga përmbajtja e neneve 296, 302, 304 të Kodit Civil rezulton se posedimi, gëzimi dhe disponimi janë tre tagrat (pushtetet) kryesore të pronarit,

18

Page 19: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

nderkohe qe ligji detyron të gjithë të tretët të mos kryejnë veprime të cilat cënojnë tagrat e pronarit, pra që pengojnë pronarin në ushtrimin e lirë të posedimit, gëzimit dhe disponimit mbi sendet e tij;

një dokument provues i rëndësishëm i pretendimeve të paditesave është Akti i Ekspertimit i datës 23.11.2010, i ekspertes Marjana Bico, sipas te cilit në mbështetje të pronës së palës paditëse me sipërfaqe 950 m2, e kthyer e lirë e fituar me Vendimin Nr.50, datë 27.03.1996, të KKK Pronave Tiranë dhe gentplanit që e pasqyron atë është përcaktuar sipërfaqja prej 950 m2, qe ndodhet në jug të N/Stacionit Elektrik 220KW-110-35 KW dhe kjo sipërfaqe ka fomë gjeometrike të një drejtkëndëshi. Krahasuar kjo sipërfaqe e kthyer e lirë, krijon mbivendose me pronën e regjistruar nga pala e paditur pranë ZVRPP Tiranë sipas vërtetimit nga Dokumentet Hipotekore dhe kjo mbivendosje

është në sasinë prej 862 m2 dhe jo 950 m2, pasi diferencën prej 88 m2 e zë pasuri publike rrugë për shkak se nga viti 1996 i vendimit të KKK Pronave për paditësit ka ndryshuar rrjeti rrugor;

faktet e sipërme bëjnë që objekti i kësaj padie, në kërkimet lidhur me truallin, të saktësohet nga 950 m2, në 862 m2, pra padia të pranohet pjesërisht;

lidhur me kërkesën për kthimin e pronës, gjykata bazohet në nenin 296 të Kodit Civil, nga i cili del se paditesat legjitimohen në ngritjen e padisë se rivendikimit, kur ata janë pronar te sendit që kërkohet të kthehet, padia iu kundërdrejtohet poseduesve te sendit, nderkohe qe qenia e poseduesit me mirëbesim ose më keqbesim, eshte nje fakt që ndikon drejtpërsëdrejti në kthimin ose jo të frutave natyrore ose civile, të përfituara nga posedimi i sendit;

nuk ka asnjë shkak juridik posedimi të ligjshëm për palën e paditur, por, përkundrazi, kjo palë ndodhet në kushtet e posedimit të paligjshëm dhe me keqbesim të pronës truall në pronësi të paditësave, ndaj të paditurit nuk kanë asnjë shkak ligjor për të mbajtur sendin dhe duhet ta dorëzojë atë në mënyrë që pronari, sipas nenit 149 të Kodit Civil ta gëzojë dhe disponojë lirisht sendin brenda kufinjve të caktuar nga ligji;

paditësit në padinë objekt shqyrtimi kanë kërkuar edhe të shperblehen për përdorimin e sendit për tre vitet e fundit e në vazhdim deri në dorëzimin e truallit, ku lidhur me kete, për të sqaruar pretendimet e palës paditëse, ne gjykim u caktua eksperti kontabël Pirro Avdyli, nga akti i ekspertimit te te cilit rezultoi se qiraja e truallit prej 862 m2, në bazë të vlerës së tij dhe interesave bankare për periudhën 22.02.2007 - 22.02.2011 është 15.346.348 lekë, ndersa për dhënien me qira të ndërtimeve, qiraja e truallit për kete periudhë është 15.346.348 lekë;

nisur nga kjo, vlera e shpërblimit për përdorimin e sendit rezulton të jetë shuma 16.177.972 lekë, ku si pasojë e përdorimit të sendit për periudhën tre vitet e fundit nga ngritja e padisë deri në datën 05.07.2011, dhe nga kjo datë e në vazhdim deri në dorëzimin e sendit, të paditurit duhet te detyrohen të paguajnë 307.566 lekë në muaj;

per zgjidhjen e ceshtjes gjykata mban parasysh edhe praktikën gjyqësore, konkretisht zgjidhjen që i ka dhënë një çështje të ngjajshme Gjykata e Lartë, me Vendimin Nr.2009, datë 03.12.2004, ku thuhet “… Veç sa siper, te paditurat me kunderpadi kane

19

Page 20: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

kerkuar pagimin e qirase per kohen e perdorimit te sendit. Eksperti i thirrur nga gjykata duke patur parasysh vendndodhjen dhe destinacionin e prones si dhe faktin se ajo ishte dhene me qira nga pala paditese, kane percaktuar nje vlere mujore prej 25.000 leke qe pala paditese detyrohet te paguaje. Per gjithe periudhen prej vitit 1995 kur te paditurave ju eshte kthyer nga KKK Pronave pronesia mbi godinen e deri ne diten e dhenies se vendimit eshte perllogaritur vlera prej 1.900.000 leke per te cilen gjykata ka detyruar palen paditese. Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se per kete pjese vendimi eshte i drejte e i bazuar ne ligj. Neni 298 i K.Civil e detyron poseduesin ne keqbesim qe per te gjithe kohen e perdorimit ti ktheje pronarit bashke me sendin edhe frutat natyrore te veçuara dhe frutet civile qe jane bere te kerkueshme dhe te ardhurat e tjera qe duhej te vilte si dhe ta shperbleje per perdorimin e sendit”.

Sic u parashtrua, ceshtja ka ardhur per gjykim ne apel mbi ankimin e te paditurve dhe Avokatures se Shtetit, ku si shkaqe ngrihen pretendime per pabazueshmeri ne prova dhe ligj te vendimit te gjykates se shkalles se pare.

Nga sa me lart u parashtrua, si dhe nisur nga pretendimet e ngritura ne ankimet e te paditurve dhe Avokatures se Shtetit, gjykata e apelit cmon se vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte rrjedhoje e nje hetimi gjyqesor te pamjaftueshem, i marre mbi bazen e ekspertimeve te mangeta dhe te pasakta, ne mungese te provave me rendesi per ceshtjen, duke mos trajtuar e zgjidhur pretendimeve te paleve per ceshtje te faktit dhe, per pasoje, duke mos zgjidhur ceshtjen ne zbatim te drejte te ligjit.

Konkretisht, lidhur me ekspertimin topografik te realizuar nga ekspertja Marjana Bico, gjykata e apelit vlereson se :

ne pikpamje formale, ky ekspertim eshte realizuar mbi akte shkresore qe ne momentin e kryerjes se ekspertimit dhe atij shtese nuk ishim marre, shqyrtuar dhe pranuar ende si prova nga gjykata;

per kryerjen e ekspertimit ekspertja eshte mbeshtetur ne hartat treguese bashkëlidhur vërtetimeve hipotekore (Vertetimit “Nga dokumentet hipotekor”, lidhur me regjistrimin hipotekor nr.31, date 23.05.2006, si dhe Vertetimit “Nga dokumentet hipotekor”, lidhur me regjistrimin hipotekor nr.43, date 11.04.2005), harta keto qe nuk jane pjese perberese e regjistrimeve hipotekore te realizuara ne rastin konkret, por dokumentacion i krijuar nga ZVRPP ne kuader te implementimit te sistemit te ri te regjistrimit te pasurive te paluajtshme sipas Ligjit Nr.7843, date 13.07.1994, “Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme”. Lidhur me kete, gjykata e apelit cmon te theksoje se regjistrimi hipotekor eshte nje rregullim qe i perket legjislacionit te meparshem, qe eshte i ndryshem nga regjistrimi i pasurive te paluajtshme qe rregullohet nga legjislacioni ne fuqi, ndryshim ky qe konsiston ne faktin se nepermjet regjistrimit hipotekor organi i ngarkuar nga ligji mban nje evidence te pronareve apo te titujve te pronesise, duke dokumentuar ne vijimesi cdo transaksion, ndersa nepermjet regjistrimit te pasurive te paluajtshme organi i ngarkuar nga ligji mban nje evidence te sendeve (pasurive te paluajtshme), si dhe te fakteve qe kane lidhje me gjendjen juridike te tyre. Pra, sendi, pasuria e paluajtshme objekt te drejtash pronesie, eshte pjese e regjistrimit sipas sistemit te ri te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, nderkohe qe ne rastin e regjistrimeve hipotekore ai percaktohet nga titulli i pronesise apo aktet teknike pjese perberese te titullit. Ne kete kuptim, ne kushtet kur ne rastin konkret jemi para

20

Page 21: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

regjistrimeve hipotekore, per percaktimin e sendit mbi te cilin pretendohen te drejta pronesie nga palet ndergjyqese, referimi duhet te behet ne titujt e pronesise qe palet disponojne, si dhe ne aktet teknike pjese perbere e tyre (planvendosjet e prones), c’ka nuk ka ndodhur ne rastin konkret ne ekspertimin topografik te kryer dhe te pranuar nga gjykata e shkalles se pare;

ne kryerjen e ekspertimit eshte marre ne konsiderate nje akt shkresor i identifikuar nga ekspertja si “formular per inventarizimin e pronave te paluajtshme, fleta nr.2, nr. rendor 7”, akt qe nuk rezulton te jete administruar si prove ne gjykim;

ne kryerjen e ekspertimit eshte marre ne konsiderate nje akt shkresor i identifikuar nga ekspertja si “formular per inventarizimin e pronave te paluajtshme, nr. rendor 1” apo dhe harta te prones te dërguara nga KESH sh.a ne rastin e kerkesen per regjistrimin e prones sipas VKM Nr.122, date 04.03.2004, akte per te cilat paditesat kane patur kontestime, nderkohe qe ne gjykim nuk eshte administruar dhe me tej nenshtruar ekspertimit pikerisht lista e inventarit te pronave te paluajtshme shtetërore te sistemit te prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes se energjisë elektrike, te cilat i kalonin ne përgjegjësi administrimi KESH sh.a, e miratuar nepermjet kesaj VKM, dhe pikerisht fleta/fletet qe bejne fjale per Nenstacionin Elektrik 220/110/35/20 KV, Rruga “Siri Kodra”, Tirane;

ekspertimi i kryer ka marre persiper dhe ofruar konstatime per fakte qe lidhen me mbivendosje te pronave referuar hartave treguese te pasurive respektive te paleve, por jo duke bere azhurnimin e tyre ne terren;

ekspertimi i kryer nuk ofron te dhena dhe konstatime lidhur me pronen truall qe iu eshte kthyer paditesave me Vendimin Nr.501, date 27.03.1996, te KKK Pronave Tirane e azhurnuar ne terren, ashtu sikunder edhe per faktin se kush subjekt e posedon ate aktualisht;

ekspertimi i kryer nuk ofron te dhena dhe konstatime lidhur me pronen truall, me siperfaqe 23.880 m2, qe iu eshte kompensuar paditesave me Vendimin Nr.501, date 27.03.1996, te KKK Pronave Tirane, per shkak se ka qene i zene nga Nenstacioni Elektrik 220/110/35/20 KV, Rruga “Siri Kodra”, Tirane, ashtu sikunder edhe per faktin se kush subjekt e posedon ate aktualisht;

ekspertimi i kryer nuk ofron te dhena dhe konstatime lidhur me pronen truall te Nenstacionit Elektrik 220/110/35/20 KV, Rruga “Siri Kodra”, Tirane, qe i ka kaluar ne pergjegjesi administrimi KESH sh.a me VKM Nr.122, date 04.03.2004;

ekspertimi i kryer nuk ofron te dhena dhe konstatime lidhur me pronen truall qe mbahet dhe perdoret aktualisht nga OST sh.a ne funksion te Nenstacionit Elektrik 220/110/35/20 KV, Rruga “Siri Kodra”, Tirane, si dhe nese ka mbivendosje midis kesaj prone qe mbahet nga OST sh.a me pronen qe paditesave iu eshte kthyer me Vendimin Nr.501, date 27.03.1996, te KKK Pronave Tirane.

Lidhur me ekspertimin vleresues te realizuar nga eksperti Pirro Avdyli, gjykata e apelit vlereson se :

21

Page 22: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

ekspertimi eshte realizuar mbi akte shkresore qe nuk jane marre ne shqyrtim si prova nga gjykata (plani urbanistik i qytetit te Tiranes apo fragmente te tij);

ekspertimi eshte realizuar mbi baze faktesh hipotetike dhe jo mbi nje realitet faktik, nderkohe qe detyra e ekspertimit ka qene konkrete, percaktimi i vleres se perdorimit te truallit llogaritur ne formen e qirase, pervec se ka qene konkrete edhe periudha per te cilen duhet te percaktohej kjo vlere perdorimi e truallit (nga data 22.02.2007 dhe ne vijim).

Pervec sa mesiper, gjykata e apelit konstaton se gjykata e shkalles se pare ka pranuar te mirëqena faktet e pretenduara nga te paditurit lidhur me pronesine e OST sh.a mbi truallin e Nenstacionit Elektrik 220/110/35/20 KV, Rruga “Siri Kodra”, Tirane, fituar nepermjet Urdherit te Ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes Nr.466, date 28.06.2007, “Per ndryshimin e kapitalit te OST sh.a”, me te cilin eshte bere zmadhimi i kapitalit te OST sh.a per vleren e aseteve te marra nga KESH sh.a, si dhe per fitimin nga kjo e fundit te pronesise se truallit te këtij objekti nepermjet VKM Nr.122, date 04.03.2004, “Per miratimin e listes se inventarit te pronave te paluajtshme shteterore, te cilat i kalojne ne pergjegjesi administrimi KESH sh.a”, por duke mos konsideruar kete te fundit (VKM Nr.122, date 04.03.2004) menyre te ligjshme fitimi pronësie ne referim të nenit 163 të Kodit Civil. Gjykata e apelit cmon se pikesepari faktet si me lart duhet te provohen nga pala qe ka ngritur pretendimin, duke paraqitur dokumentet provuese lidhur me to, te cilat nga ana tjeter, si dhe me lart u parashtrua, duhet t’i nënshtrohen ekspertimit, per te konkluduar nese KESH sh.a dhe OST sh.a, nepermjet ketyre akteve, iu ka kaluar ndonje e drejte mbi truallin objekt gjykimi, pra per ate sipërfaqe te pretenduar nga paditesat. Nese nepermjet ketyre akteve te paditurve nuk iu ka kaluar ndonje e drejte mbi truallin objekt gjykimi, sic kane pretenduar paditesat gjate gjykimit ne shkalle te pare, atehere bazueshmeria dhe ligjshmëria e tyre eshte nje ceshtje e parendesishme per zgjidhjen e mosmarrëveshjes ne rastin konkret. Nderkohe qe, situata ndryshon nese nepermjet ketyre akteve te paditurve iu ka kaluar ndonje e drejte mbi truallin objekt gjykimi, ku ne kete rast duhet te vihet ne diskutim natyra e te drejtes qe iu ka kaluar, pasi nje moment i tille eshte i rendesishem lidhur me ndergjyqesine, persa i perket kërkimit te padise per njohjen pronar, duke theksuar se Avokatura e Shtetit, ashtu sikundër edhe te paditurit ne menyre kontradiktore, kane pretenduar se trualli i Nenstacionit Elektrik 220/110/35/20 KV, Rruga “Siri Kodra”, Tirane, eshte pasuri publike ne pronesi te shtetit shqiptar, duke iu kaluar te paditurve vetem pergjegjesia e administrimit te saj.

Gjykata e apelit cmon te drejte pretendimin e ngritur ne ankimin e OST sh.a, duke vlerësuar se per mungese hetimit gjyqësor, si dhe per mungese te analizes se fakteve, gjykata e shkalles se pare ka konkluduar per pasjen nga KESH sh.a dhe OST sh.a te detyrimeve solidare ndaj paditesave, qofte persa i perket dorëzimit te sendit, ashtu edhe persa i perket shpërblimit per përdorimin e tij, ne nje kohe kur, referuar nenit 296 te Kodit Civil, detyrimi per dorëzimin e sendit pronarit te tij i perket cdo poseduesi ose mbajtësi, ndersa, referuar nenit 298 te këtij Kodi, detyrimi per shpërblimin e pronarit per përdorim sendit te tij i perket poseduesit (me keqbesim). Pra, ne kuadër te padise se rivendikimit dhe derivateve te saj, ne cdo rast eshte e nevojshme te hetohet dhe identifikohet subjekti posedues, nderkohe qe ne rastin konkret te paditurit KESH sh.a dhe OST sh.a jane dy subjekte juridike te ndryshme te se drejtes. Pervec kësaj, lidhur me kërkimin e padise per shpërblimin per përdorimin e sendit, sic me te drejte pretendohet nga i padituri OST sh.a, gjykata e shkalles se pare nuk ka hetuar dhe vene ne diskutim nje

22

Page 23: 1352061327-Vendim Nr.2115, Date 18.09.2012 - Dielli Shehi Etj - KESH, OST Etj (Kthim Trualli - Rigjykim)

nga kërkesat e ligjes, qenien me keqbesim te poseduesit, bere kjo ne raport me përcaktimet e nenit 306 te Kodit Civil.

Nga sa mesiper, gjykata e apelit cmon se vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rigjykim, gjate te cilit duhet te merren provat e nevojshme dhe te rendesishme per zgjidhjen e drejte te ceshtjes, si me lart u parashtrua, perfshire dhe kryerjen e ekspertimeve te nevojshme per konstatimin dhe sqarimin e fakteve te pretenduara nga palet ndergjyqese. Vetem mbas kësaj, si dhe duke vene ne diskutim cdo pretendim te paleve ndergjyqese per ceshtje te ligjit dhe te se drejtes, gjykata duhet te zgjidhje mosmarrëveshjen mes paleve ndergjyqese ne përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera ne fuqi, pa u kondicionuar nga përcaktimet e paleve per cilësimin e fakteve dhe veprimeve qe lidhen me kete mosmarrëveshje mes tyre.

PER KETO ARSYE

Gjykata e Apelit Tirane, bazuar ne nenin 466, germa “ç”, si dhe nenin 467, germa “ë”, te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit Nr.8518, date 31.10.2011, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

U shpall, sot me date 18.09.2012, ne Tirane.

ANETAR ANETAR KRYESUES

EDLIRA PETRI LEFTER JAHAJ ILIR TOSKA

23