56
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Ministria e Financave Ministarstvo za Finansije Ministry of Finance BUXHETI I VITIT 2013

1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

Republika e KosovësRepublika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Financave Ministarstvo za Finansije

Ministry of Finance

BUXHETI I VITIT 2013

Mars, 2013

Page 2: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

Lista e shkurtesave

SZHMB Sistemi i Zhvillimit dhe Menaxhimit të BuxhetitBK Buxheti i KosovësBPV Bruto Produkti VendorBSL Ndërtimi i Burgut të Sigurisë së LartëKREE Këshilli i Rregullatorit të Energjisë EvropianeEPK Ekipet Përgatitore KomunaleARRE Asociacioni Regjional i Rregullatorëve të EnergjisëEU Unioni EvropianFMN Fondi Monetar NdërkombëtarFSK Forca e Sigurisë së KosovësGJKK Gjykata Kushtetuese e KosovësHVK Të Hyrat Vetanake të KomunaveICO Përfaqësuesi Civil NdërkombëtarIGJK Instituti Gjyqësor i KosovësIKAP Instituti Kosovar për Administratë PublikeIPA Koordinimi i Programit të AsistencësKEK Korporata Energjetike e KosovësKGJK Këshilli Gjyqësor i KosovësKKK Komisioni Kosovar i KonkurrencësKKTK Këshilli Kosovar për Trashëgimi KulturoreKNJ Komisioni për Ndihmë JuridikeAKP Agjencia Kosovare e PronaveKPM Komisioni i Pavarur për MediaKPMM Komisioni i Pavarur i Minierave dhe MineraleveKQZ Komisioni Qendror i ZgjedhjeveKRPP Komisioni Rregullativ i Prokurimit PublikKZPA Komisioni Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa LFPL Ligji i Financave të Pushtetit LokalLMFPP Ligji mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe PërgjegjësiveMAP Ministria e Administratës PublikeMAPL Ministria e Administrimit të Pushtetit LokalMASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit RuralMF Ministria e FinancaveMZHE Ministria e Zhvillimit EkonomikMFSK Ministria e Forcës së Sigurisë së KosovësMKK Ministria për Komunitete dhe KthimMKRS Ministria e Kulturës, Rinisë dhe SportitMMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit HapësinorMPB Ministria e Punëve të BrendshmeMPJ Ministria e Punëve të JashtmeMPMS Ministria e Punës dhe Mirëqenies SocialeMSH Ministria e ShëndetësisëMTI Ministria e Tregtisë dhe IndustrisëMI Ministria e InfrastrukturësNSH Ndërmarrjet ShoqëroreOSHP Organi Shqyrtues i ProkurimitPIP Programi për Investime PublikePTK Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës PVPE Plani i Veprimit për Partneritetin EvropianQIF Qendra e Inteligjencës FinanciareQKUK Qendra Klinike Universitare e KosovësRGJM Rishikimi gjashtëmujor i BuxhetitSFQ Statistikat Financiare të Qeverisë TI Teknologjia Informative

Page 3: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

TVSH Tatimi mbi Vlerën e ShtuarUP Universiteti i PrishtinësUPZ Universiteti i PrizrenitZAP Zyra e Auditorit të PërgjithshëmZKM Zyra e KryeministritZNKE Zyra Ndërlidhëse e Komisionit EvropianZP Zyra e Presidentit ZRRE Zyra e Rregullatorit të Energjisë ZAP Zyra e Auditorit të PërgjithshëmZRRUM Zyra Rregullatore për Ujësjellës dhe MbeturinaAAC Autoriteti i Aviacionit CivilAKK Agjencia Kosovare kundër KorrupsionitAKP Agjencia Kosovare e PrivatizimitAKP Agjencia Kosovare e PronaveAPK Agjencia e Pyjeve të KosovësAPP Agjencia e Prokurimit PublikART Autoriteti Rregullativ i TelekomunikacionitASHAK Akademia e Shkencave dhe e Arteve të KosovësATK Administrata Tatimore e Kosovës

2

Page 4: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

PËRMBAJTJA:

KORNIZA MAKROEKONOMIKE 2013 – 2015...................................................................................................... 4

LIGJI NR. 04/L-165 PËR BUXHETIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR VITIN 2013.................................................. 23

TABELAT E BUXHETIT PËR BUXHETIN E VITIT 2013....................................................................................................... 37

Page 5: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

1. ZHVILLIMET DHE PARASHIKIMET E EKONOMISË SË KOSOVËS

1.1 ZHVILLIMET MAKROEKONOMIKE GJATË VITIT 2012

Të dhënat aktuale dëshmojnë që Kosova në tërësi ka menaxhuar të mbetet pjeserisht e ndikuar nga krizat e vazhdueshme, të cilat prekën tregjet financiare globale të përcjellura me kriza ekonomike kryesisht në vendet e zhvilluara gjatë vitit 2009 si dhe nga kjo që tani i ka kapluar disa vende të euro-zonës e që kryesisht ndërlidhet me borxhet publike.

Viti 2012 u karakterizua me një krizë të madhe të borxheve e cila kaploi kryesisht vendet e euro-zonës. Edhe pse në masë të kufizuar, efektet e kësaj krize u reflektuan edhe në Kosovë përmes rënies së eksportit të mallrave dhe shërbimeve dhe rënies së investimeve të huaja di-rekte. Duke pasur parasysh që diaspora kosovare gjendet kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, si dhe duke u bazuar në të dhënat aktuale për gjysmën e parë të vitit 2012, efektet e kësaj krize parashihet të jenë të limituara në rrjedhën e remitancave në Kosovë.

Këto zhvillimeve si dhe trendet e deritanishme japin indikacione që rritja ekonomike për vitin 2012 do të jetë 3.9%. Efekte pozitive në rritjen ekonomike gjatë ketij viti vlerësohet të kenë sjellur kryesisht konsumi privat dhe investimet e përgjithshme.

Struktura e importit në Kosovë paraqet një pasqyrë të qartë të nivelit të konsumit të përgjithshëm. Nga të dhënat e deritanishme të importit vërehet një ngritje e theksuar e sasisë së importuar të mallrave konsumuese. Me konkretisht, pas rënies së ndjeshme gjatë dy muajve të parë të vitit, në muajt vijues është evidentuar një rritje prej mbi 10% e sasisë së mallrave kon-sumuese të importuara. Ndonëse kjo rritje mund të jetë mbështetur nga ngritja e të ardhurave nga kompensimi i punëtoreve kosovar që punojnë në vendet e Lindjes së Mesme1, efekti i plotë i ngritjes së pagave të disa kategorive të shërbyesve civil në vitin e kaluar vlerësohet të ketë qenë i konsiderueshëm. Njëkohësisht, kësaj i ka kontribuar edhe rritja e kredive për ekonomitë familjare. Për më shumë, kjo ngritje pjesërisht mund të jetë mbështetur edhe nga rënia e lehtë e çmimit të produkteve ushqimore, gjë që mund të ketë ndikuar në rritjen e sasisë së konsumit. Një faktor shtesë që ka stimuluar konsumin si në vitin 2011 ashtu edhe gjatë vitit 2012, ka qenë edhe shpërndarja e fondeve të rezervuara për punëtorë nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, gjegjësisht 20%-shi is vlerës së aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara. Si rrjedhim i këtyre faktorëve, rritja reale e konsumit privat për vitin 2012 parashihet të jetë 4.7%.

Të dhënat e deritanishme dëshmojnë faktin se struktura e mallrave të importuara në vazhdimësi po tregon një tendencë të zhvendosjes drejt mallrave që përdoren si lëndë e parë e prodhimit si dhe drejt mallrave që përdoren për investime. Kjo konfirmon edhe faktin e rritjes së vazh-dueshme të investimeve në Kosovë gjë që pritet të përmirësoj edhe nivelin e zëvendësimit të mallrave të importuara me ato vendore.

Rrjedhimisht, bazuar në të dhënat e importit dhe strukturën e tij, gjatë periudhës Janar- Shtator 2012 vërehet një rritje prej 19% e sasisë së importit të mallrave investuese. Ngritja e investimeve private kryesisht ka ardhur si rezultat i përmirësimit të vazhdueshëm të parakushteve për zhvillim të biznesit të shoqëruar me politika të favorshme tatimore. Po ashtu,

1 Bazuar në të dhënat aktuale të BQK-së, të hyrat nga kjo kompenzimi i punëtorve për gjysmën e parë të vitit 2012 kanë shënuar ngritje në krahasim me periudhen e njejtë të vitit të kaluar

4

Page 6: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

në rritjen e investimeve gjatë këtij viti, ndikim të ndjeshëm ka pasur edhe rënia e çmimeve te importit të mallrave ndërtimore, e që vije si rezultat i rënies së çmimit të metaleve. Andaj, bazuar në këto zhvillime, në fund të vitit 2012 investimet e përgjithshme parashihen të rriten me 8.0% në norma reale.

Kontribut të rëndësishëm në rritjen e investimeve të përgjithshme edhe këtë vit kanë pasur in-vestimet publike. Këto investime kryesisht ndërlidhen me projekte të rëndësishme infrastruktur-ore të cilat pritet të vazhdojnë edhe përgjatë periudhës vijuese.

Rritjen ekonomike gjatë vitit 2012 e ka ngadalësuar në masë të konsiderueshme rënia e ek-sportit të mallrave. Kjo rënie kryesisht i atribuohet rënies së çmimit ndërkombëtar të metaleve, gjë që ka ndikuar edhe në rënien e eksportit të metaleve, produkte këto të cilat përbejnë rreth 60% të eksportit Kosovar të mallrave. Ndonëse bazuar në të dhënat e fundit, sasia e eksportuar e mallrave ka shënuar rënie prej mbi 20%, vlerësohet se përvec metaleve, eksporti i produkteve tjera ka shënuar rritje të konsiderueshme dhe për shkak të bazës së ulët të rritja e eksportit të kë-tyre produkteve vetëm pjesërisht ka arritur të kompenzoj rënien e eksportit të metaleve. Si rrjed-him, eksporti i mallrave parashihet të shënoj një rënie reale prej rreth 22% në mesatare përgjatë vitit 2012.

Kriza e euro-zonës ka shfaqur efektet e saja kryesisht në sektorin e shërbimeve. Duke pasur parasysh që eksporti i shërbimeve të udhëtimit është shtytësi kryesor i eksportit të pergjithshëm të shërbimeve, rënia në këtë komponentë, që vlerësohet të ketë ardhur si pasojë e numrit më të vogël të vizitave nga ana e diasporës, ka ndikuar edhe në rënien e eksportit të shërbimeve në përgjithësi. Edhe pse të dhënat për gjysmë-vjetorin e parë të vitit dëshmojnë për një rënie prej 16% të eksportit të shërbimeve, të dhënat për konsumin dëshmojnë për një fluks më të madh të diasporës kryesisht gjatë muajve Korrik dhe Gusht. Andaj, deri në fund te vitit 2012, eksporti i shërbimeve parashihet të bie me rreth 6.9%. Ndërsa, ngadalësimi i rritjes ekonomike në vend pritet të ndikoj edhe në rënien e importit të shërbimeve dhe si rrjedhim, për vitin 2012 importi i shërbimeve parashihet të bie me 2.6%.

5

Page 7: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

KUTIA 1. MJEDISI I JASHTËM EKONOMIK

Rimëkëmbja ekonomike globale është duke vazhduar edhe përkundër paqartësive të mëdha që janë duke i përcjellur këto zhvillime. Në periudhë afat mesme, këto paqartësi kryesisht kanë të bëjnë me lëvizjet ekonomike globale në një mjedis i cili është duke u karakterizuar me borxhe publike të konsiderueshme, si dhe nëse ekonomitë në zhvillim, si shtytës të rritjes ekonomike globale, do të vazhdojnë me rritje ekonomike pa u ndikuar shumë nga lëvizjet në shtetet me ekonomi të avancuara2.

Për dallim nga viti paraprak, ku rritja ekonomike ishte më e fuqishme, gjatë vitit 2012 rritja ekonomike globale është duke u ngadalësuar si në vendet e zhvilluar ashtu dhe në vendet në zhvillim. Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimet për rritjen ekonomike për vitin 2013 ku vendet e zhvilluara priten të rriten me rreth 1.5% (nga 2% sa ishte parashikimi i mëhershëm) dhe 5.6% në ekonomitë në zhvillim 3 nga 6.0% sa ishin parashikimet e fillim vitit.

Faktorët kryesor që konsiderohen si ngadalësues të rritjes ekonomike në vende të caktuara dhe në nivel global, vlerësohen të jenë konsolidimi fiskal (shkurtimet në shpenzime Qeveritare) si dhe kreditimi ende i ulët i sektorit financiar ndaj sektorit real. Edhe pse i domosdoshëm, ndikimi i tkurrjes së shpenzimeve Qeveritare në kërkesën agregate është duke pasur efektet e saja në ngadalësimin e rritjes ekonomike. Ky konsolidim fiskale bëhet me qëllim të uljes së deficiteve buxhetore me qëllim të uljes së borxheve publike, lartësia e të cilave po rrezikon stabilitetin makro fiskal në vende e caktuara, me theks të veçante në vendet e ashtuquajtura periferike të euro zonës. Për më shumë, vlerësohet se sistemi financiar, pas vështërsive që u ballafaqua përgjatë viteve 2008 dhe 2009, ende nuk është duke operuar në mënyrë efiçiente. Në shumë vende sistemi bankar ende është i dobët, duke vështërsuar kreditimin për sektorin real gjë që po ndikon në tkurrjen e mëtutjeshme të investimeve private.

Si masë pozitive e cila vlerësohet se është duke ndikuar në rritjen ekonomike, është politikat lehtësuese monetare, ku bankat qendrore të shteteve te caktuar janë duke ndërmarr programe të ndryshme me qëllim të rritjes së likuiditetit dhe ngritjen e kreditimit.

Bazuar në projeksionet e FMN-së, vitit 2013 do të jetë relativisht me një rritje më të lartë ekonomike se sa viti 2012. Siç mund të shihet nga grafiku i mëposhtëm, rritja ekonomike globale për vitin 2013 parashikohet të jetë 3.6% nga 3.3% sa vlerësohet se është rritja ekonomike gjatë vitit 2012. Sikurse gjatë viteve paraprake, ekonomitë në zhvillim pritet të kenë një normë më të lartë të zgjerimit të aktiviteteve ekonomike, më saktësisht gjatë vitit 2013 ekonomitë në zhvillim pritet të rriten me rreth 5.6% nga 5.3% sa vlerësohet të jetë rritja ekonomike përgjatë vitit 2012. Për dallim nga vitit 2012, ku Bruto Prodhimi Vendor (BPV) në shtetet e euro zonës pësoj rëne prej -0.4% (ndikuar kryesisht nga rënia e BPV-së ne Itali dhe

2 SHBA, EU, Japoni, Britani e Madhe, Kanada3 Shikoni ne vegzën e mëposhtme për listën e shteteve në zhvillim sipas klasifikimit të FMN-së: http://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=ëeb&cd=3&cad=rja&sqi=2&ved=0CD4QFjAC&url=http%3A%2F%2Fëëë.essex.ac.uk%2Fconferences%2Fief%2F9th%2Fdocuments%2FEmerging%2520and%2520developing%2520economies.doc&ei=J0l9UPj-O4iC4AT02IC4BA&usg=AFQjCNH9V9ngfQc4tjmIV4i4aKHr11ExëQ&sig2=R-7uM0LFbEh7tZyFnJ7nGg

6

Page 8: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Spanjë), gjatë vitit 2013 pritet se euro zona do të kaloj në territor pozitiv, me një rritje të lehtë prej 0.2%. Përderisa, ekonomitë e avancuara pritet se do të vazhdojnë me një rritje pozitive, me rreth 1.5% gjatë vitit 2013.

Për sa u përket vendeve në Evropës Juglindore, ato pritet se do të përshkojnë një rrugëtim të ngjashëm me ekonomitë e eurozonës, kjo duke marrë parasysh integrimin ekonomik të lartë që ky regjion ka me vendet në eurozonë. Në mesatare, vendet regjionale do të rriten me rreth 2.5% gjatë vitit 2013 dhe do të përballen me një rritje të çmimeve prej rreth 3% në mesatare. Nga vendet në regjion, Maqedonia pritet të ketë rritje me të lartë gjatë vitit 2013 me rreth 3.5% dhe me një

inflacion të moderuar prej rreth 2%. Shkalla më e lartë në ngritje të çmimeve parashikohet të ndodh në Serbi, ku niveli i inflacionit pritet të shënoj rreth 4.5%.

Tabela 1. Rritja e BPV-së dhe Inflacioni për vende të përzgjedhura, në %

1.2 PASQYRA MAKROEKONOMIKE 2013-2015

Parashikimet për përmirësimin e ekonomisë së euro-zonës japin sinjale pozitive edhe për rritjën ekonomike në Kosovë. Rritja ekonomike për periudhën 2013-2015 parashihet të jetë rreth 5.2% përderisa gjatë vitit 2013 kjo rritje pritet të jetë 4.5% (Shih Grafikun 1). Rritjen ekonomike për këtë periudhë kryesisht parashihet t’a mbështesin rritja e konsumit privat, investimeve dhe e eksportit në përgjithësi.

Konsumi privat pritet të rritet me një normë reale mesatare prej 5.4% ndërkohë që konsumi privat për kokë banori parashihet të rritet me 3.2% mesatarisht, nën supozimin që popullësia rritet me një normë prej 1.6%. Edhe pse konsumi pritet te siguroj mbështetjën më të madhe në rritjen reale të BPV-së edhe gjatë kësaj periudhe, efekti i tij në rritjen ekonomike pritet të reduktohet gradualisht duke u zëvendësuar me nivel më të lartë të investimeve private dhe eksportit si të mallrave ashtu edhe të shërbimeve.

2009 2010 2011 2012 2013 2014 2009 2010 2011 2012 2013 2014

Shqipëria 3.5 3.0 0.5 1.7 2.5 2.5 3.6 3.4 2.0 3.0 3.0 3.0Bosnia dhe Hercegovina 0.7 1.3 0.0 1.0 2.5 3.5 2.1 3.7 2.2 2.1 2.2 2.4Bullgaria 0.4 1.7 1.0 1.5 2.5 3.5 3.0 3.4 1.9 2.3 2.8 3.0Kroacia -1.4 0.0 -1.1 1.0 1.5 2.0 1.0 2.3 3.0 3.0 3.0 3.0Maqedonia 2.9 3.1 1.0 2.0 3.5 4.2 1.5 3.9 2.0 2.0 2.0 2.0Mali I Zi 2.5 2.5 0.2 1.5 2.0 2.0 0.7 3.1 3.4 3.0 3.5 3.4Rumania -1.6 2.5 0.9 2.5 3.0 3.3 6.1 5.8 2.9 3.2 3.0 2.9Serbia 1.0 1.6 -0.5 2.0 2.5 2.2 6.2 11.1 5.9 7.5 4.5 4.0

Projeksionet MakroekonomikeRritja e BPV, në përqindje

Inflacioni, në përqindje

-1

0

1

2

3

4

5

6

7

8

2010 2011 2012 2013 2014 2015

Bota Ekonomite e AvancuaraEuro Zona Ekonomite ne ZhvillimEvropa Qendrore dhe Lindore

Rritja e Bruto Prodhimit Vendor

Burimi: WEO, FMN Tetor 2012

7

Page 9: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Kontribut të rëndësishëm në rritjën ekonomike gjatë kësaj periudhe pritet të japin edhe inves-timet. Kontributi i investimeve në rritjen e BPV-së parashihet të ngritët gradualisht duke ngritur pjesëmarrjën e tyre në mbi 33% të BPV-së. Nga këto, investimet private parashihet të ngrisin pjesëmarrjën e tyre nga 21% në vitin 2011 në 21.8% të BPV-së në vitin 2015. Njëkohësisht, in-vestimet publike, të cilat pritet të shënojnë një ngritje të lehtë përgjatë periudhës së parashikuar, parashihet të vazhdojnë me pjesëmarrje prej 11% të BPV-së.

Pas rëniës së theksuar gjatë vitit 2012, eksporti i mallrave dhe shërbimeve pritet të rritet me një normë reale mesatare prej 8.6%. Rritja e eksportit të përgjithshëm pritet të shtyhet kryesisht nga eksporti i mallrave edhe pse kontributi i eksportit të shërbimeve në rritjën e eksportit të përgjithshëm është i konsiderueshëm. Më konkretisht, eksporti i mallrave pritet të ngitet me një normë reale mesatare prej rreth 13.5% në vit, përderisa eksporti i shërbimeve pritet të ngritet me një normë mesatare reale prej 6.4%.

Si rrjedhojë e ngritjës ekonomike e po ashtu edhe ndryshimit të strukturës së saj, importi i mall -rave pritet të vazhdoj të ngritet me një normë prej 4%. Në anën tjetër, duke u bazuar në trendin rënës të importit të shërbimeve në vitet e kaluara si dhe reduktimit të vazhdueshëm të funksion-eve të organizatave të ndryshme ndërkombëtare gjatë kësaj periudhe, importi i sherbimeve pritet të bie me një normë reale prej 0.4%.

Këto zhvillime reflektojnë në përmirësimin e bilancit tregtar përgjatë periudhës 2013-2015 i cili në fund të periudhës parashihet të arrij në -41.4% të BPV-së ndërkohë që bilanci i mallrave dhe shërbimeve pritet të arrijë në -34.6% në vitin 2015 nga -36.6% në vitin 2011. Bilanci i llogarisë rrjedhëse, si rrjedhim i këtyre zhvillimeve, pritet të përmirësohet nga -15.7% sa ishte në vitin 2011 në -14.9% në vitin 2015.

Bazuar ne parashikimet e FMN-së4

për lëvizjet e cmimeve nderkombetare te ushqimit, naftes dhe produkteve tjera, të cilat kan rëndësi të madhe në import, niveli i cmimeve per vitin 2013 parashihet te ngritet me 1.5% përderisa mesatare për periudhën 2013-2015 pritet të jetë 1.7%. Ky stabilizim i cmimeve vjen si pasoje e parashikimeve per renie te metutjeshme te cmimit te ushqimit shoqeruar me renie te parashikuar te cmimeve te naftes.

11.2.1 ZHVILLIMET NË SEKTORIN REAL

Bazuar në të dhënat e fundit për zhvillimet si në vend ashtu edhe në vendet e euro-zones si dhe në parashikimet e institucioneve të ndryshme ndërkombëtare për zhvillimet gjatë periudhës vijuese rritja ekonomike për vitin 2013 eshte parashikuar të jete 4.5% ndërkohë që mesatarja

4 Projeksione te WEO, Prill 2012

3.5%

3.2%

4.5%

3.9%

4.5%

5.7%

5.4%

-6% -4% -2% 0% 2% 4% 6% 8% 10%

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2015

Konsumi InvestimetEksporti i mallrave dhe shërbimeve Importi i mallrave dhe shërbimeveBPV reale

Grafiku 1: Rritja reale e BPV-së dhe kontributi i componentëve të tij

Burimi: ASK dhe divizioni i makroekonomisë, MF

8

Page 10: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

vjetore për periudhën 2013-2015 parashihet të jetë rreth 5.2%. Rritja ekonomike përgjatë kësaj periudhe parashihet të mbështetet nga investimet private, konsumi dhe eksporti në përgjithësi.

Konsumi i përgjithshëm pritet të rritet me një normë reale mesatare prej 3.8%. Ky parashikim është bazuar në pritjet për rritjën e dërgesave nga diaspora që pritet të vije si rrjedhojë e rimëkëmbjës së ekonomisë së eurozonës, rritjen e të hyrave nga kompenzimi i punëtoreve, vazhdimin e kompensimit të 20% nga procesi i privatizimit, ngritjën e pensioneve, vazhdimin e kreditimit të ekonomive shtëpiake, krijimin e vendeve të punës në bujqësi dhe në përgjithësi të rritjen e aktivitetit ekonomik në vend. Ndërsa, gjatë vitit 2013, konsumi i përgjithshëm është paraparë të rritet me 4.1% në norma reale.

Investimet private janë parashikuar të ngriten me 7.7% në norma reale, përgjatë periudhës 2013-2015 ndërkohë që kjo rritje ne vitin 2013 parashihet të jetë mbi 8 %. Rritja e investimeve private vjen si rrjedhojë e efekteve indirekte të investimeve të mëdha publike si dhe investimeve të parapara Publiko-Private.

Investimet private po ashtu pritet të rriten si rrjedhojë e angazhimeve të Qeverisë për permiresimin e ambientit të të bërit biznes (përmes ofrimit të lehtësirave procedurale si dhe lehtësirave të ndryshme tatimore). Në mesin e iniciativave të reja vlen të ceket fakti i shkurtimit dhe eliminimit të një sërë procedurash për regjistrim të biznesve si dhe shkurtimit të procedurave për zhdoganim të mallit me rastin e importit, efektet e të cilave pritet të vërehen në plotëni gjatë vitit 2013 e tutje.

Në të njejtën kohë gjatë vitit 2012, Qeveria e Kosovës, ka miratuar Ligjin mbi lirimet doganore, i cili pritet të hyjë në fuqi nga fillimi i vitit 2013, përmes të cilit ligj (i cili përfshinë një listë të gjerë të mallrave që përdoren si lendë e parë për prodhim dhe makineri) synohet të përkrahen investimet private në Kosovë duke eliminuar tatimin doganor të inputeve dhe makinerive që përdoren direkt në procesin e prodhimit dhe nuk prodhohen në Kosovë.

Poashtu gjatë vitit 2013 e tutje do të vazhdohet me përkrahjen direkte te bujqesisë si nga ana e Qeverisë ashtu edhe donatorëve të ndryshëm, duke kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në rritjen e prodhimtarisë dhe investimeve në këtë sektor, rëndësia e të cilit është duke u rikthyer gradualisht në ekonominë e Kosovës. Krahas rritjes së investimeve në sektorin bujqësisë, pritet edhe rritje e investimeve në industrinë përpunuese, si rezultat i rritjes së vazhdueshme të bashkëpunimit dhe ndrëlidhjes në mes të kompanive prodhuese kosovare me kompani të njohura ndërkombëtarisht. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe pritet rritje e investimeve private në sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike, si rezultat i zotimeve të investitorit privat pas privatizimit të këtij aseti publik.

Eksporti i mallrave dhe shërbimeve pritet të rritet me një normë reale mesatare prej 9.4%. Duke u bazuar në faktin që kompanitë eksportuese në Kosovë janë ende në fazën e ngritjes së ka-paciteteve të tyre dhe kan bazë të ulët të eksportit, në vitet vijuese këto kompani pritet të ngrisin eksportin e prodhimeve të tyre dhe të shoqëruara me lehtësira tatimore të ngrisin edhe pjesëmar-rjën në nivelin e përgjithshëm të eksportit. Historikisht, eksporti i mallrave ka qenë i lidhur ngushtë me lëvizjen e çmimeve botërore të metaleve, kjo për arsye se pjesa me e madhe e ek-sportit përbehet nga metalet si dhe produktet që si lëndë të parë përdorin metalin. Andaj, parashikimi për lëvizjen e çmimeve botërore te metaleve si dhe të kërkesës për metale të

9

Page 11: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

vendeve në të cilat Kosova eksporton do të vazhdoj të ketë ndikim, edhe pse në masë të zvogëluar, në lëvizjen e eksportit të mallrave në Kosovë. Si rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015. Ne anën tjetër, rimëkëmbja e vendeve të euro-zonës pritet të ndikoj pozitivisht edhe në eksportin e shërbimeve. Si rrjedhim, parashihet që eksporti i shërbimeve të rikthehet në vlerën e mëparshme dhe të ngritet me një normë reale prej 6.6% në periudhën vijuese.

Duke pasur parasyshë që importi në Kosovë është stimulohet nga lëvizjet në konsum, eksport dhe investime, gjatë periudhës së vrojtuar parashihet një ngritjë e vazhdueshme e importit te mallrave. Kjo ngitje njëkohësisht mbështetet edhe nga ngritja e importit të mallrave që shërbe-jnë si lëndë e parë dhe produkteve tjera investive sic janë ato të ndërtimtarisë. Si rrjedhim, im-porti parahsihet të ngritet me 4.0% në normë reale përgjatë periudhës së vrojtuar.

Pavarësisht ngritjës parashikimeve për ngritje të theksuar të eksportit të mallrave, mbuluesh-mëria e importit nga eksporti mbetet e ulët, e tërë kjo si rrjedhojë e bazës shumë më të lartë të importit të mallrave. Në ndërkohë, këto zhvillime pritet të kenë ndikim të moderuar edhe në bi-lancin tregtar dhe rrjedhimisht në bilancin rrjedhës.

1.2.1.1 ZHVILLIMET DHE PARASHIKIMET E ÇMIMEVE

Për dallim nga viti 2011 ku lëvizjet në çmimet e përgjithshme ishin më të theksuara, viti 2012 u karakterizua me një stabilizim të çmimeve. Nga të dhënat e Agjensionit Statistikor të Kosovës (ASK) vërehet se ngritja në çmimet e përgjithshme në gjysmë-vjetorin e parë të vitit 2012 ishte relativisht e ulët, megjithatë, gjatë tremujorit të tretë të vitit vërehet një tendencë e ngritjes së ngadalshme në çmimet vendore, ngritje e cila pritet të vazhdoj edhe në tremujorin e katërt të vi-tit 2012. Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i faktorëve të natyrës kalimtare dhe nuk pritet që të ketë efekte të qëndrueshme. Në veçanti, kjo rritje rezulton nga ngritja e çmimeve botërore të produkteve ushqimore, ndikuar nga thatësirat, dhe ngritja e çmimeve botërore të naftës. Duke marrë parasysh peshën e madhe që kanë këto produkte në shportën e konsumatorit, kjo ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e inflacionit në ekonominë e Kosovës. Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, parashikimet për inflacionin vendor në fund të vitit 2012 janë në nivel prej rreth 2.1%. Parashikimet e fundit për ekonominë botërore tregojnë për një stabilizim të çmimeve në tregjet ndërkombëtar. Si rrjedhojë, parashikimet për inflacionin në Kosovë sinjalizojnë për një stabilizim të çmimeve përgjatë periudhës së parashikimit duke arritur mesataren vjetore prej 1.5%

-15

-10

-5

0

5

10

15

20

25

2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015

Ndryshimi i cmim. te kons. ne Kosove Ndryshimi i cmim. nderkom. te ushiqimit

Ndryshimi i ICK

Grafiku 2: Niveli i inflacionit dhe parashikimi për periudhën 2013-2015

Burimi: FMN, ASK dhe divizioni i makroekonomisë, MF

%

10

Page 12: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

gjatë vitit 2013 ndërsa që për periudhën 2014-2015 norma e inflacionit pritet të jetë në mesatare 1.9% (shih grafikun 2).

Lëvizja e çmimeve vendore janë thellësisht të determinuara nga lëviza e çmimeve te naftës dhe ushqimit në nivel global (Grafiku 2). Rrjedhimisht ky ndikim vjen si rezultat i peshës së lartë që këto dy grupe të produkteve kanë ne shportën e konsumatorit vendorë. Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar flasin për një stabilizim të çmimeve në vitet vijuese, megjithatë, duhet pasur parasysh që këto të mira ndikohen thellësisht nga kushtet klimatike dhe lëvizjet gjeo-politike, faktor të cilët mund të ndryshojnë lehtësisht tendencën e lëvizjes.

1.2.2 ZHVILLIMET DHE PARASHIKIMET NË SEKTORIN E JASHTËM

Zhvillimet ne sektorin e jashtëm gjatë pjesës së parë të vitit 2012 u karakterizuan me një ngritje të lehtë në tregtinëë me jashtë gjë që rezultojë me një përkeqësim të lehtë në llogarinë rrjedhëse. Gjatë kuartalit të parë vëllimi i tregtisë me jashtë u ndikua në masë të madhë nga efekti i motit të ligë por që në kuartalin e dytë shkëmbimi tregtar vazhdoi të përmirësohet.

Parashikimet për vitin 2012 tregojnë për një thellim të mëtutjeshëm të llogarisë rrjedhëse si % e BPV-së e ndikuar në masë të madhe nga përkeqësimi i bilancit të tregtisë dhe shërbimeve. Megjithatë, gjatë vitit 2013 pritet të ketë përmirësim të kategorive të eksportit të mallrave dhe shërbimeve e shoqëruar nga ngritja e theksuar e të hyrave neto nga jashtë gjë që pritet të ndikojë në përmirësimin e llogarisë rrjedhëse.

Kontribut të theksuar në përmirësimin e llogarisë rrjedhëse gjatë periudhës së parashikuar pritet të jap përmirësimi në të hyrat nga investimet jashtë vendit që vjen si rrjedhojë e pritjeve për rritjen e normave të interesit, si dhe rikuperim të ekonomisë botërore duke filluar nga viti 2013. Duke pasur parasysh që struktura e eksporteve vendase deri më tani në masë të madhe ka qenë kryesisht e koncentruar në metale, rritja e tyre në masë të madhe ka qenë e lidhur me lëvizjen e çmimeve botërore të metaleve.

-40

-20

0

20

40

60

80

2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014Rritja reale e eksp. te mallrave Levizja e cmim. nderkom. te metal.Kerkesa boterore per nikel

Grafiku 3: Ndërlidhja e eksportit të mallrave me çmimet e metaleve dhe kërkesën botërore

Burimi: FMN, Morgan Stanley Metals ‘Global Metals Playbook’, kalkulimet e divizionit të makroekonomisë

11

Page 13: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Sidoqoftë gjatë dy viteve të fundit është vërejtur një ndryshim në strukturën e eksportit të mallrave, në drejtim të produkteve tjera të prodhuara në vend. Andaj edhe perkundër parashikimeve për rënie të çmimeve ndërkombëtare të metaleve, eksporti i këtyre produkteve pritet të rritet me një normë të përshpejtuar duke e kompensuar në këtë mënyrë rënien eventuale të eksportit të metaleve. Në grafikun 3, janë të ilustruara lëvizjet në eksportin e mallrave të cilat gjatë vitit 2013 pritet të rriten në 5.3% si % e BPV-së, ndërsa importet e mallrave pritet të mbesin pothuajse të njejtë në 51.4% si përqindje e BPV-së.

Të dhënat e bilancit të pagesave (BP) për vitin 2012 tregojnë për të hyra prej rreth 11.6% të BPV-së në llogarinë kapitale dhe financiare të cilat pritet të vazhdojnë me të njejtin trend në 2013. Për sa i përket parashikimeve për kategoritë brenda llogarisë financiare, investimet direkte pritet të rriten mesatarisht me 7% si përqindje e BPV-së përgjatë viteve (2013-2015), të hyrat në llogarinë kapitale gjatë vitit 2012 pritet të kenë rritje të lehtë krahasuar me 2011, por që në vitin 2013 ato pritet të kenë rënie të lehtë (grafiku 4).

Gabimet dhe lëshimet paraqesin të hyrat e paregjistruara nga jashtë e që janë një pjesë e rëndësishme e financimit të ekonomisë së Kosovës, gjë që deri më tani është bërë përparim në përmirësimin e të dhënave të regjistrimit të kategorive. Parashikimet për vitet në vijim tregojnë se kjo kategori e financimit si përqindje e BPV-së do të vazhdojë të bie gradualisht.

1.2.3 TË HYRAT E PARASHIKUARA BUXHETORE PËR VITIN 2013

Në bazë të analizës së mjedisit afat-mesëm makroekonomik dhe nën parametrat ekszitues të politikës fiskale (parametra këto që rezultojnë nga politika të formuluara në pajtueshmëri me nevojat afatgjate të ekonomisë Kosovare) është bërë parashikimi i grumbullimit të të hyrave buxhetore për vitin 2013. Projeksioni për vlerën e përgjithshme të grumbullimit të të hyrave rezulton nga supozimet e skenarit bazë mbi ecuritë makroekonomike. Ky parashikim përbën pikën fillestare për përcaktimin e nivelit të përgjithshëm të shpenzimeve dhe, rrjedhimisht, për përzgjedhjen e financimit të projekteve prioritare buxhetore në mesin e shumë kërkesave që reflektojnë nevojat e ekonomisë.

Në pajtueshmëri me dispozitat ligjore në Republikën e Kosovës, procesi përgatitor buxhetor fillon nga rifreskimi i Kornizës Aftamesme të Shpenzimeve në Prill të vitit paraprak, dhe në vazhdimësi përcjellet nga përgatitje të cilat çojnë në skenarin final të projektimeve makroekonomike dy muaj para periudhës referente të buxhetit vjetor. Prandaj, skenari afatmesëm përpilohet mbi bazën e të dhënave të grumbulluara deri në fillimin e muajit Shtator, duke përfshirë edhe vlerësimet përfundimtare për vitin ekzistues (në këtë rast 2012-tën).

-15.9

-15.1

-13.0

-14.1

-15.9

-15.7

-14.7

-14.7

10.7

7.0

6.9

8.8

10.8

10.9

9.7

9.7

-50 -40 -30 -20 -10 0 10 20 30 40

2008

2009

2010

2011

2012

2013

2014

2015

Bilanci Tregtar Transferet Neto

Sherbimet neto Te hyrat neto

Llogaria Rrjedhëse Llogaria Financiare dhe Kapitale

Grafiku 4: Komponentët e Bilancit të pagesave në raport me BPV-në

Burimi: BQK dhe divizioni i makroekonomisë, MF

12

Page 14: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Njëkohësisht, kufinjët fillestar të shpenzimeve të prezantuar në qarkoret buxhetore përpilohen nga azhurnimi i vazhdueshëm i skenarit makroekonomik, dhe kufinjët përfundimtar paraqesin vlerësimet e dala nga azhurnimi përfundimtar i skenarit bazë.

Siç është shpjeguar edhe në kapitujt e mëparshëm, skenari i ndërtuar për vitin 2013 (në përmbledhje) parasheh rritje të vlerës nominale të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) në €5.42 miliard, nga €5.09 miliard sa është edhe vlera e pritur vjetore për 2012-ën. Bruto të Ardhurat Kombëtare, që veç BPP-së përfshijnë edhe neto të hyrat nga diaspora dhe ato nga jashtë (p.sh. të punëtorëve Kosovar në Lindjen e Mesme) pritet të rriten me €350 milion, nga €5.73 miliard (parashikimi 2012) në €6.08 miliard. Përderisa konsumi vjetor privat për kokë banori është paraparë të rritet me €96 për banor, apo 4%, mbulesa e konsumit dhe investimeve totale nga importi në përqindje pritet të mbetet e njejtë (pas një rënieje prej 2% nga viti 2011 në vitin 2012) përkundër ngritjes së konsumit. Arsyeja kryesore që mbështet këtë pohim është rritja e investimeve private dhe publike që kanë nivel më të ulët mbulushmërie nga importet, dhe zëvendësimi i ndjeshëm kundrejt trendit në komponentën e importit të mallrave konsumuese. Gjithashtu, rritja graduale e eksporteve që kanë përmbajtje të ulët importi është një faktor tjetër kontribues në këtë drejtim.

Parashikimi i inflacionit mesatar vjetor për produktet e konsumit (i matur me diferencen mesatare Muaj 2012-Muaj 2013 të Indeksit të Çmimeve të Konsumit) është 1.5%, i shkaktuar në masë të gjërë nga lëvizja e çmimeve botërore. Për të gjitha projeksionet e çmimeve të cilat nuk përcaktohen nga ekonomia vendore (mallrat, e në veçanti komoditet e importuara), Ministria e Financave shëbehet me projkesionet e përpiluara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, të çasshme në bazën e të dhënave WEO dhe bazën e FMN-së për Komodite Primare5. Ngritja e çmimeve në deflatorin e përgjithëm të prodhimit brenda vendit pritet të jetë për 0.5% më e lartë se ngritja e çmimeve të mallrave konsumuese, çka edhe çon në parashikimin e rritjes reale të PBB-së (me çmime konstante nga viti paraprak) në 4.5%.

Mbi këtë skenar parashikimesh makroekonomike, niveli i përgjithshëm grumbullimit të të hyrave buxhetore përgjatë vitit 2013 është paraparë të jetë € 1,423 milion. Arkëtimi i bruto të hyrave nga tatimet e mbledhura në doganë është paraparë të jetë në nivelin prej € 915 milion, ndërsa bruto të hyrat tatimore në vend janë paraparë të arkëtohen në nivelin prej € 301 milion. Përgjatë vitit 2013 parashihet që rikthimet tatimore (gjerësisht të tatimit në vlerën e shtuar) të kapin vlerën prej € 35 milion. € 208 milion janë paraparë të mblidhen nga të hyrat tjera, kryesisht ato vetanake dhe jo-tatimore, ndërsa të hyrat buxhetore do mbështeten edhe me € 33 milion nga të hyra dividende dhe projekt-grantesh (Shih tabelën 3 të aneksit). Në nivelin qëndror janë planifikuar të arkëtohen € 1,360 milion, ndërsa në nivelin komunal parashihet të arkëtohen € 63 milion.

5 Të dhënat nga WEO (Parashikimet Botwrore Ekonomike) tw pwrdorura pwr pwrpilimin e skenarit bazwmund tw çasen sipas linkut http://www.imf.org/external/pubs/ft/weo/2012/01/weodata/index.aspx, dhe http://www.imf.org/external/np/res/commod/index.aspx pwr komoditet primare (naftw, ushqime, etj.).

13

Page 15: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Përqindja e kontributit të të hyrave tatimore të nivelit qëndror në të hyrat e përgjithshme është paraprarë të rritet me dy pikë të përqindjes nga viti 2012, në 83%.

Edhe në vitin 2013, struktura e përgjithshme e të hyrave pritet të jetë e ngjashme me vitin paraprak, ku të hyrat tatimore direkte dhe indirekte (përfshirë edhe ato komunale) përbejnë në mesatare 91% të të hyrave totale. Në vitin 2013, kategorisë së të hyrave jo-tatimore dhe atyre vetenake

parashihet të i shtohet edhe grumullimi i të hyrave nga tantiema në vlerë prej € 22 milion. Në pajtueshmëri edhe me sugjerimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, parashikimi i trendit rritës së të hyrave është bërë në pajtim me praktika konservative të parashikimit. Përkundër pritjes për grumbullim të të hyrave nga dividenda në vlerë prej € 30 (apo € 15 milion më të ulët nga viti 2012, € 30 nga viti 2011, dhe € 55 milion nga viti 2010) të hyrave të përgjithshme të Buxhetit të Republikës së Kosovës pritet të i shtohen € 39 milion më shumë se sa vlera e që pritet të grumbullohet gjatë vitit 2012. Duke mos aplikuar ndryshime në taskat direkte, dhe përkundër fuçizimit të lirimeve të shumta doganore, rritja e të hyrave buxhetore vjen si rezultat i dy burimeve kryesore: rritjes së performancës makroekonomike, si dhe ngritjes së efikasitetit nga agjensitë arkëtuese në uljen e hendekut tatimor. Nën supozimin real të grumbullimit të plotë të të hyrave të buxhetuara për vitin 2012, të hyrat e përgjithshme buxhetore janë parashikuar me një rritje prej së paku 3% nga baza e vitit paraprak. Të hyrat e grumbulluara në vend dhe ato në kufi pritet të rriten me një mesatare prej mbi 4.5%. Përderisa të hyrat nga dividenda pritet të jenë 33% më të ulëta, ngritja prej 22% në të hyrat jo-tatimore dhe vetanake (falë edhe rritjes së të hyrave nga liberalizimi i frekuencave telefonike) pritet të mbi-kompensojë këtë rënie ku vetëm rritja e të hyrave vetanake të nivelit qëndror do jetë mbi 23%. Në të njëjtën kohë, për të qenë konservativ, nuk janë parashikuar të hyra nga mbështetja buxhetore.

Si pjesëmarrje në BPV, të hyrat tatimore pritet të kenë pjesëmarrje të njejtë me 22%, ku pritet që rritja e kësaj kategorie të përcjell afërsisht edhe rritjen nominale të BPV-së. Të hyrat jo-tatimore dhe ato vetanake pritet të tejkalojnë rritjen nominale të BPV-së, dhe si rrjedhojë pjesëmarrja e kësaj kategorie është parashikuar të rritet nga 3.3% në 3.9% të BPV-së.

1,128

17045

37.3

2012 1,181

208 30

Të hyrat nga tatimetTe hyrat jo-tatimore, THVDividendaMbështetja buxhetore nga donatorëtGrantet e projekteve

2013

Burimi: MF, Thesari

Grafiku 5. Struktura e të hyrave buxhetore 2012-2013, në miliona €

0

200

400

600

800

1,000

1,200

1,400

1,600

2011 2012Buxheti i Rishikuar

2013Proj.-Buxheti

Të hyrat totale Të hyrat nga tatimetTe hyrat jo-tatimore, THV DividendaLinear (Të hyrat totale)

Burimi: MF Thesari dhe divizioni i makroekonomisë, MF

Grafiku 6. Trendi i të hyrave buxhetore, 2011-2013, në miliona €

14

Page 16: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Të hyrat totale në anën tjetër, pritet të shenojnë rrënie të lehtë në pjesëmarrjen në BPV, kjo si rrjedhojë e rënies së dividendës së planifikuar dhe për shkak të mos-planifikimit të mbështetjes buxhetore nga jashtë.

Tabela 2. Të hyrat sipas kategorive si % në BPV

Përshkrimi 2011 2012 2013 Proj.

Te hyrat e përgjithshme 27.4% 27.2% 26.2%Te hyrat tatimore 22.2% 22.1% 21.8%Te hyrat jo-tatimore dhe të hyrat vetanake 3.4% 3.3% 3.8%

Shtesë:BPV (në miliona Euro) 4,776 5,094 5,429

Të hyrat e projektuara për Projekt-Buxhetin 2013, të disagreguara sipas kategorive dhe duke përfshirë edhe buxhetimin pas rishikimit për vitin 2012, si dhe të hyrat aktuale për vitin 2011, janë paraqitur në tabelën e mëposhtme të të hyrave totale.

1.2.3.1 Parashikimi i të Hyrave të Arkëtuara në Vend

Planifikimi për arkëtimin e të hyrave nga kategoritë tatimore që grumbullohen nga Adiministrata Tatimore e Kosovës (ATK) shënon një zgjërim prej €13 milion nga buxhetimi i vitit paraprak, dhe paraqet një rritje prej 4.5% mbi këtë bazë. Rritja në këtë kategori të hyrash, e cila përfshin kryesisht të hyrat nga tatimet direkte (në të ardhura personale, korporative, dhe ato nga interesi) si dhe një pjesë të tatimeve indirekte (TVSH-së), buron nga rritja e projektuar e konsumit dhe investimeve për vitin 2013, çka edhe pritet të përkthehet në ngritje të hyrash personale dhe korporative, si dhe në vlerë të shtuar nga aktivitetet ekonomike që mbështesin rrijen e konsumit dhe investimeve.

Tabela 3. Të hyrat e përgjithshme buxhetore 2011-2013, në miliona euro

Përshkrimi 20112012

Buxheti i Rishikuar

2013Proj.-Buxheti

Të hyrat totale 1,308 1,384 1,422 Të hyrat nga tatimet 1,058 1,128 1,181

Të hyrat vendore 261 288 301 Të hyrat doganore 828 875 915 Kthimet -31 -35 -35

Te hyrat jo-tatimore, THV 161 170 208 Te hyrat jo-tatimore 44 46 44

Nga të cilat: Interesi 2 2 2 Te hyrat vetanake 116 122 136

Niveli komunal 56 63 63 Niveli qëndror 60 59 73

Tantiemat - - 22 Taksa koncesionare 2 2 6

Dividenda 60 45 30 Mbështetja buxhetore nga donatorët 30 37 -

Komisioni Evropian - - -Banka Botërore 30 37 -

Grantet e projekteve - 4 3 Fondi i mirëbesimit 9 - -

Në miliona euro

15

Page 17: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Ngritja e buxhetuar për vitin 2013 në këtë kategori është më e ulët se sa në vitin 2012, kjo për shkak se për tre vite me rradhë (2010-2012) ATK ka mbështetur rritjen e të hyrave tatimore me masa shtesë për rritjen e përmbushjes, çka edhe ka çuar në ngritjen e bazës së përgjithshme tatimore të arkëtimit nga ky institucion, dhe zvogëlimin e theksuar të hendekut tatimor. Përderisa strategjia e përmbushjes pritet të prodhojë rezultate edhe në vitin 2013 dhe vitet vijuese, ecuria e vlerës së mbledhur të të hyrave në vend pritet të rrisë varshmërinë nga

performanca makroekonomike, duke mbajtur nivelin e ulët të hendekut tatimor edhe në vitet vijuese. Për më shumë, pas një zgjerimi të theksuar të bazës tatimore, duke pasur parasysh mos-ndryshimin e politikave fiskale për tatimet direkte, parashikimet për të hyrat në vend mbështeten në masë të gjërë në rritjen e kontribut-dhënësve makroekonomik. Kjo praktikë është edhe në pajtueshmëri me prinicipet konservative të planifikimit buxhetor.

Për më shumë, të hyrat e projektuara nga kjo kategori për vitin 2013 mbështeten nga të dhëna aktualte për vitin 2012, ku duke krahasuar nëntëmujorin e parë të vitit 2012 me nëntëmujorin e parë të vitit 2011 (Raporti Nëntmujor i Buxhetit 2012), të hyrat vendore kanë shënuar një rritje prej 5%. Rritja në kategoritë kryesore kontribuse ka qenë edhe më e lartë, ku tatimi mbi vlerën e shtuar dhe taksa në paga (të hyra individuale) është rritur me 6%, ndërsa të hyrat nga tatimi në korporata me 7%. Kjo performancë e deritanishme na bën të besojmë se, me të hyrat e kuartalit të fundit, arkëtimi nga tatimet vendore do rezultojë te jetë në nivelin e parashikuar.

Edhe në vitin 2013, pjesëmarrjen më të lartë në të hyra pritet ta ketë tatimi në vlerën e shtuar i arkëtuar në vend, i përcjelluar nga tatimi në koroporata dhe tatimi në paga ( Shih grafikun 7).

1.2.3.2 Parashikimi i të Hyrave të Arkëtuara në Kufi

Në pajtim me skenarin bazë makroekonomik 2013-2015, dhe me vrojtimin e trendeve të deritanishme arkëtuese për vitin 2012, bruto të hyrat nga kufiri parashihet të arrijnë vlerën prej €915 milion përgjatë periudhës Janar-Dhjetor 2013. Nën supozimin e realizimit të plotë të të hyrave në kufi përgjatë vitit 2012, rritja e parashikuar e kësaj kategorie të hyrash kap vlerën prej 4.6%.

Rritja e të hyrave përcjell sërish afër rritjen e përgjithshme të importeve. Natyrisht, korelacioni në mes të hyrave dhe importeve nuk është i plotë duke qenë se importet përfshijnë edhe importin e shërbimeve që ka bashkë-lëvizje më të ulët me të hyrat, si dhe reflekton ndryshimet vjetore në strukturën e importit, çka edhe përcakton relacionin jo-linear në mes të dy variablave (p.sh. rritja e importit nga CEFTA krahasuar me jo-CEFTA, mallrave me akcizë në krahasim

Grafiku 7. Struktura e të hyrave në vend, 2013

TVSH47%

Tatimi në paga19%

Tatimi në Fitim11%

Tatimi në korporata

22%

Tjera1%

Projeksionet 2013

Burimi: MF, ATK dhe Divizioni i Makroekonomisë

16

Page 18: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

me mallrat pa akcizë, etj). Po ashtu, për vitin 2013 rritja e të hyrave parashihet të jetë më e ulët falë tre arsyeve krysore: (1) për vitin 2013 nuk janë paraparë ndryshime politikash fiskale që do ngrisnin nivelin e të hyrave; përkundrazi, parashihet fuçizimi i plotë i lirimeve doganore me kosto prej mbi €4 milion, (2) rritja e importeve pritet të jetë edhe më e theksuar në mallrat kapitale që kanë ndikim më të ulët tatimor, por ndikim më të lartë zhvillimor dhe (3) mbështetja e uljes së hendekut tatimor nga rrijta e efikasitetit institucional pritet të ruaj efektin kumulativ, por të ketë efekt më të pakët margjinal.

Tabela 4. Normat rritëse të importit dhe të hyrave nga dogana,2012-2013

Përshkrimi 2011Buxheti i

Rishikuar 20122013 Draft

Buxheti

Rritja e importeve 14.0% 6.7% 6.2%

Rritja e të hyrave nga dogana 18.1% 5.6% 4.6% Për shkak të sezonit dimëror me temperatura jashtëzakonisht të ulëta dhe rreshje që kanë shtyer planet investive si të sektorit privat shut edhe publik, të dhënat e importit tregojnë për një zhvendosje të tij nga kuartali i parë në kuartalet vijuese. Kjo edhe ka bërë që trendi i vitit 2011 të mos jetë bazë shumë valide krahasimi për performancën e të hyrave gjatë vitit 2012.

Raporti i nëntëmujor i buxhetit tregon se, përkundër rritjes së ngadalshme të importit dhe rrjedhimisht edhe të hyrave në kuartalin e parë, të hyrat nga kategoria kryesore kufitare, TVSH-ja në kufi, janë rritur me mbi 3% përgjatë tre kuartaleve të para të vitit, nga €296.3 milion në €305.5 milion, ndërsa të hyrat e përgjithshme kanë shënuar një rritje prej mbi €11 milion (mbi 2%). Në pajtueshmëri me parashikimet për zhvendosjen e importit përgjatë vitit 2012 në kuartelet e mëvonshme, pritet edhe

përbmushje në masë të gjërë e planit grumbullues të të hyrave kufitare për vitin 2012. Kjo edhe shërben si bazë reale për pritjet e arkëtimit në vitin 2013, ku në mbështetje të parashikimeve konservative pritet rritje prej mbi 4.6%.

Struktura e të hyrave të parashikuara sërish vazhdon të dominohet nga të hyrat e TVSH-së me 50%, e përcjellur nga të hyrat e akcizës me 35%, dhe ato doganore me 14%.

1.2.3.3 Parashikimi i të Hyrave Tjera Buxhetore: Të Hyrat Vetanake; Të hyrat Jo-tatimore; Të hyrat nga taksat e koncesionale, nga tantiemat, dividenda, dhe të hyrat nga donatorët

Taksa Doganore,

14%

Akcizat, 35%

TVSH në kufi, 50%

Të tjera, 1%

Projeksionet 2013

Grafiku 8. Struktura e te hyrave ne kufi, 2013

Burimi: MF, Doganat dhe Divizioni i Makroekonomisë

17

Page 19: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Për buxhetin e vitit 2013, të hyrat vetanake të nivelit komunal dhe atij qëndrorë janë paraparë të rriten me 11.5%, nga €122 milion në €136 milion. Duke qenë se kompetencat e Qeverisë Qëndrore janë të kufizuara në ndikimin e grumbullimit të të hyrave në nivel komunal, të hyrat vetanake të nivelit komunal janë projektuar në nivel të njejtë me vitin paraprak për aryse buxhetimi, përkundër rritjes së theksuar nominale të BPV-së, dhe përkundër potencialit të akumuluar për ngritjen e kësaj kategorie të të hyrash. Prandaj, kontribuesi kryesor në rritjen e të hyrave të përgjithshme vetanake është kategoria e të hyrave vetanake qëndrore, ku pritet një rritje nga €59 milion në €73 milion. Supozimi kryesor i kësaj rritjeje të parashikuar mbështetet në të hyrat shtesë nga liberalizimi i frekuencave të telefonisë mobile për inkuadrimin edhe të teknologjive më të reja në këtë fushë.

Të hyrat jo-tatimore janë projektuar sërish në nivelin e vitit 2011, apo €44 milion. Kjo sepse kjo kategori nuk tregon rritje lineare, duke qenë se ndikohet thelbësisht nga të hyra me sezonalitet të theksuar. Të hyrat nga taksa koncesionale, në pajtim me planifikimet kontraktuale, për vitin 2013 është paraparë në nivelin prej €6 milion, ndërsa në pajtueshmëri me vendimin për ngritjen e tantiemave, parashihet grumbullimi i €22 milion përgjatë vitit 2013. Planifikimi i të hyrave nga dividenda prej pronësisë së ndërmarrjeve publike është planifikuar në nivelin prej €30 milion, ndërsa të hyrat nga grantet e projekteve në vlerën prej €3 milion.

1.2.4 SHPENZIMET BUXHETORE 2013

Shpenzimet e përgjithshme buxhetore për vitin 2013 përshirë edhe shpenzimet për AKP dhe rikthimin e kredisë nga KEK-u janë planifikuar të jenë në vlerë €1,586 milion apo rreth 4.0% më të larta se shpenzimet e planifikuara me rishikim të buxhetit të vitit 2012.

Kjo rritje e nivelit të shpenzimeve buxhetore për vitin 2013 vjen si rezultat i rritjes së te dy kategorive të shpenzimeve si atyre rrjedhëse po ashtu edhe atyre kapitale. Në këtë kontekst shpenzimet rrjedhëse gjatë vitit 2013 pritet të rriten për rreth 7%. Duhet theksuar faktin që rritja më e lartë e shpenzimeve rrjedhëse për vitin 2013 krahasuar me rritjen e projektuar të shpenzimeve kapitale, vjen si rezultat i dy arsyeve: (i) rritjes së konsiderueshme të bazës së shpenzimeve kapitale (ruajtja e pjesëmarrjes së lartë të tyre në shpenzimet e përgjithshme buxhetore), (ii) rritjes së nevojës për të adresuar kërkesat sociale.

Në kuadër të shpenzimeve të përgjithshë buxhetore është përfshirë edhe fillimi i ndërtimit të autostradës Rruga 6 (Prishtinë – Shkup) projekt icili pritet të finalizohet brenda periudhës së ardhshme afat-mesme. Gjithashtu, për vitin 2013 është parashikuar edhe finalizimi i punëve rreth Autostradës Rruga 7 ( Merdare- Morinë). Për më tepër, pjesë e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore është edhe vlera e shpenzimeve prej 8 milion euro, shpenzime këto që në bazë të ligjit mbi Agjensionin e Privatizimit të Kosovës (AKP), do të financohen nga të hyrat e dedikuara për AKP. Ngjashëm me vitet tjera, pjesë e shpenzimeve të përgjithshme të Qeverisë janë edhe rikthimi i kredisë nga ndërmarrjet publike (KEK) në vlerë prej €6 milion, ndërkaq që me buxhetin e vitit 2013 nuk është paraparë kredi e re për ndërmarrjet publike.

18

Page 20: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Në grafikun 9 mund të shihet ecuria e zhvillimit të Buxhetit të Kosovës nga viti 2010, duke vazhduar me projeksionet deri në vitin 2015. Siç edhe mund të shihet nga grafiku, përkrah ngritjes së përgjithshme të shpenzimeve buxhetore, nga viti 2010 deri në vitin 2013, shpenzimet kapitale janë rritur më shpejtë se shpenzimet rrjedhëse, çka edhe reflekton ndërtimin e autostradës si dhe fokusin në ngritjen e vazhdueshme të investimeve në infrastrukturë. Ndërkohë që gjatë periudhës 2014-2015 te dy kategoritë e shpenzimeve si ajo kapitale po ashtu edhe kategoria e shpenzimeve rrjedhëse, priten të kenë një ngritje modeste krahasuar me periudhën paraprake.

1.2.4.1 SHPENZIMET BUXHETORE SIPAS KATEGORIVE EKONOMIKE

Përcaktimi i shpenzimeve është përgatitur duke marrë për bazë kategorizimin ekonomik të shpenzimeve sipas standardeve ndërkombëtare për Statistikat Financiare të Qeverisë (SFQ). Kategoritë kryesore të shfrytëzuara për buxhetin dhe shuma e planifikuar nën secilën kategori janë paraqitur në tabelën e mëposhtme:

Tabela e prezantuar më poshtë paraqet shpenzimet buxhetore për vitin 2011 të dhënat mbi shpenzimet që priten të realizohen gjatë vitit 2012 si dhe projeksionet buxhetore për vitin 2013.

Tabela 5. Shpenzimet buxhetore sipas kategorive ekonomike, 2011-2013

0

200

400

600

800

1,000

1,200

1,400

1,600

1,800

2010 2011 2012 2013 2014 2015

Shpenzimet e përgjithshme Shpenzimet rrjedhëse Shpenzimet Kapitale

Grafiku 9. Shpenzimet e pergjithshme buxhetore 2010-2015, ne mil. €

Burimi: MF, Thesari dhe Divizioni i Makroekonomise

19

Page 21: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Burimi: MF, Buxheti 2013

Në krahasim me vitin 2012, të tri kategoritë kryesore të shpenzimeve kanë pësuar rritje Si rrjedhojë e rritjes së financimit të shtuar për investimet kapitale dhe për paga dhe mëditje, deficiti primar buxhetor (përjashtuar AKP) për vitin 2013 pritet të jetë 155 milion euro apo rreth 2.8% e BPV-së. Duke shënuar kështu një ngritje të lehtë krahasuar me deficitin e projektuar për vitin 2012, gjithnjë nën supozimin e ekzekutimit të buxhetit në nivel 100%. Mirëpo, duke u nisur nga përvoja e viteve të kaluara dhe duke llogaritur vlerën nën-shpenzuar nga buxheti i planifikuar deficiti buxhetor në fund të vitit realisht pritet të jetë më i ulët se sa vlera e planifikuar e tij.

Grafiku më poshtë paraqet pjesëmarrjen e kategorive të ndryshme ekonomike në shpenzimet e përgjithshme buxhetore për vitin 2013 krahasuar me vlerat e shpenzimeve të rishikuara për vitin 2012.

Përshkrimi 20112012

Buxheti i rishikuar

2013Proj.

Shpenzimet totale 1,376 1,524 1,586Nga te cilat AKP 8 8

Shpenzimet primare përjashtuar AKP 1,516 1,578Rrjedhese 818 896 959

Pagat dhe meditjet 385 410 435Mallrat dhe sherbimet 177 204 225

Nga te cilat: komunalite 20 23 23Subvencionet dhe transferet 256 282 299

Transferet sociale 222 244 268Subvencionet per NP 34 37 31

Shpenzimet kapitale 528 614 621Rezerva - 3 4 Kredidhenia 30 11 -6

Nga te cilat: kredite per NP 30 15 - Nga te cilat: kthimet nga NP - -4 -6

Bilanci primar -69 -140 -163Bilanci primar përjashtuar AKP -131 -155Bilanci primar (sipas rregulles fiskale)

Pagesa e interesit -9 -18 -19BIlanci i pergjithshem -78 -152 -180

Ne miliona euro

20

Page 22: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Siç mund të shihet edhe nga grafiku 10, struktura e shpenzimeve buxhetore dominohet nga shpenzimet kapitale me 39.2%, të përcjellura nga shpenzimet në paga dhe mëditje, shpenzime këto që kanë një pjesëmarrje prej 27.6% në shpenzimet e përgjithshme, ndërsa që shpenzimet për subvencione dhe tranfere kanë arritur në nivel prej 17%. Një strukturë e ngjashme buxhetore

është përcaktuar nga viti 2008 dhe nga ky vit nuk ka pësuar ndryshime të theksuara.

Më saktësisht, përderisa kategoria e pagave dhe mëditjeve gjatë vitit 2012 pritet të arrijë pjesëmarrjen prej 8.1%, deri në vitin 2015 kjo kategori pritet të bjerë në 7.6% të BPV-së. Kategoria e mallrave dhe shërbimeve gjatë vitit 2013 do të mbetet nën vlerën prej 4% të BPV-së, deri në vitin 2015 kjo kategori e shpenzimeve pritet të bjerë në 3.9% të BPV-së. Kategoria e subvencioneve dhe transfereve gjatë vitit 2013 arriti në vlerë prej rreth 5.5% të BPV-së gjatë vitit 2013, ndërsa që deri në vitin 2015 pritet të bjerë në 5.3% të BPV-së %. Përderisa kategoria e shpenzimeve për investime kapitale përfaqësonte rreth 10% të BPV-së nga viti 2010 përbën diku rreth 10% të BPV-së, edhe gjatë vitit 2013 dhe në vitet vijuese pritet të ruajë përafërsisht nivelin e njejtë si pjesëmarrje në BPV.

Nën supozimin se shpenzimet buxhetore për vitin 2013 do të ekzekutohet në normën prej 100%, deficiti i përgjithshëm i buxhetor për vitin 2013 ( përfshirë edhe pagesën e interesit) është parashikuar të jetë në vlerë prej €172 milion apo rreth 3.2% të BPV-së ndërsa deficiti primar pritet të jetë rreth 2.8 %. Ndërsa që për periudhën 2013-2015, në përputhje me marrëveshjen e Qeverisë së nënshkruar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, deficiti primar (përjashtuar AKP) pritet të jetë jo më lartë se 2%. Ndërsa që deficiti përfshirë edhe shpenzimet nga financimi i njëhershëm dhe nënshpenzimi, të cilat shpenzime pritet të orientohen drejt shpenzimeve kapitale, gjatë viteve 2013-2015 në mesatare pitet të sillett në rreth 3.4% të BPV-së.

Tabela 6. Shpenzimet në kategori ekonomike 2011-2015, si përqindje të BPV-së

410

204

282

614

Wages and salaries Goods and services Subsidies and Transfers Capital Expenditures

2012

435

224.5

299

620.9

2013

Grafiku 10. Struktura e shpenzimeve buxhetore sipas kategorive, 2012/2013, ne miliona €

Burimi: MF, Thesari

21

Page 23: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Pershkrimi 2013 2014 2015 2013-2015

Shpenzimet e përgjithshme 29% 27% 26% 27.4%Rrjedhese 17.7% 16.4% 15.5% 16.5%

Pagat dhe meditjet 8.0% 7.7% 7.2% 7.6%Mallrat dhe sherbimet 4.1% 3.9% 3.7% 3.9%Subvencionet dhe transferet 5.5% 5.6% 5.3% 5.5%

Shpenzimet kapitale 11% 11% 10% 10.9%Deficiti primar -2.8% -3.9% -2.7% -3.1%Bilanci Primar (rregulla fiskale) -2.0% -2.0% -2.0%Deficiti i pergjithshem -3.3% -4.2% -3.0% -3.5%

si % e BPV-së

Burimi: MF, Departamentii Thesarit, Divizioni i Makroekonomisë

Më poshtë është paraqitur grafikisht pjesëmarrja e kategorive të ndryshme ekonomike të shpenzimeve si përqindje e BPV-së.

Shpenzimet për paga dhe mëditje: për vitin 2013 janë paraparë të jenë €435 milion, shifër kjo që paraqet një ngritje prej rreth 6% në krahasim rishikimin e shpenzimeve të vitit 2012. Kjo rritje e shpenzimeve në këtë kategori në masë të i atribuohet fillimit të implementimit të reformës së administratës publike përmes implementimit të akteve sekondare legjislative, fillimit të implementimit të reformës në sektorin e shëndetësisë përmes implementimit të Ligjit mbi

Shëndetësisë. Poashtu një rritje e ndjeshme në këtë kategori të shpenzimeve vjen edhe si rezultat i planifikimit të hapjes së Universitetit Publik të Pejës si dhe Spitalit Regjional në Mitrovicë. Përpos fillimit të implementimit të këtyre politikave të reja, kjo kategori e shpenzimeve u rrit edhe si rezultat i plotësimit të një numri të caktuar të vendeve të lira të punës dhe zgjerimit të vendeve të reja të punës, të strukturave të reja institucionale të themeluara me buxhet të rishikuar të vitit 2012 si rezultat i bartjes së përgjegjësive të reja nga institucionet ndërkombëtare në ato vendore.

Subvencionet dhe transferet: Kategoria e shpenzimeve subvencione dhe transfereve e cila përfshinë kategorinë e tranfereve sociale dhe subvencioneve për ndërmarrjet publike gjatë vitit 2013 pritet të arrijë vlerën prej €299.3 mil duke shënuar një ngritje prej rreth 6.2% krahasuar me vlerën e buxhetuar me rishikim të buxhetit për vitin 2012.

7.4%

8.4%

8.1%

8.0%

7.7%

7.2%

4.3%

3.8%

4.0%

4.1%

3.9%

3.7%

6.0%

5.6%

5.5%

5.5%

5.6%

5.3%

10.9%

11.5%

12.1%

11.4%

10.9%

10.3%

-2.3%

-1.5%

-2.6%

-2.8%

-3.9%

-2.7%

-2.5%

-1.7%

-3.0%

-3.3%

-4.2%

-3.0%

-2.0%

-2.0%

-15% -5% 5% 15% 25%

2010

2011

2012

2013

2014

2015

Pagat dhe meditjet Mallrat dhe sherbimetSubvencionet dhe transferet Shpenzimet kapitaleDeficiti primar Deficiti I pergjithshem Bilanci Primar (rregulla fiskale)

Grafiku 11. Struktura e shpenzimeve buxhetore, në % të BPV-së, 2010-2015

Burimi: Thesari, departamenti i buxhetit dhe divizioni i makroekonomisë, MF

22

Page 24: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Në mesin e kësaj kategorie të shpenzimeve, kategoria e tranfereve sociale është ngritur për rreth 9.2%, si rezultat i ngritjes së pensioneve për pensionistët kontributdhënës, pensionet bazë si dhe pensionet e aftësisë së kufizuar. Kjo ngritje e kësaj kategorie të shpenzimeve vjen si rezultat i ngritjes së planifikuar të pensioneve sipas Vendimit të Qeverisë prej rreth 40%, një pjesë e së cilës rritje u i pagua gjatë vitit 2012 ndërkaq që pjesa tjeter e kësaj rritje pritet të implementohet në vitin 2013. Në bazë të kësaj rritje të planifikuar pensioni bazë arrinë vlerën 55 euro nga 45 euro ndërsa pensionet për pensionistët kontributpagues arrinë vlerën në €111 nga 101 sa u rritën në vitin 2012 (prej 80 sa ishin deri në vitin 2011)

Ndërsa subvencionet për NP-të për vitin 2013 janë paraparë të jenë €31 milion, duke shënuar një rënie krahasuar me planifikimet për buxhetin 2012.

Mallrat dhe shërbimet: Shpenzimet për mallra dhe shërbime në vitin 2013 janë paraparë të jenë në nivelin prej €224.5 milion duke shënuar një ngritje prej 10% në krahasim me vitin paraprak. Një rritje e tillë e shpenzimeve të kësaj kategorie, vjen si rezultat i implementimit të një pjese të reformave në shendetësi përmes implementimit të Ligjit të Shëndetësisë. Ndërsa që pjesa e rritjes së kësaj kategorie të shpenzimeve përfshinë rritjen e shpenzimeve për shërbimet diplomatike (si rezultat i zgjerimit të shërbimit diplomatik), financimin e kontratave për këshilltarët e transaksionit si dhe nevojën e shtuar për mirëmbajtën por edhe blerjen e materialit shpenzues për investimet realizuara kapitale gjatë viteve të kaluara. Po ashtu, një pjesë e kësaj rritje vjen si rezultat i rritjes së kësaj kategorie të shpenzimeve në nivel lokal, si rezultat i kontraktimit të shërbimeve nga ana e komunave si dhe lejimit të fleksibilitetit në shfrytëzimin e të hyrave vetanake në nivel komunal .

Shpenzimet kapitale: për vitin 2013 janë parapare të jenë €620.9 milion, shifër e cila përfaqëson një ngritje prej rreth 1.1% në krahasim me shpenzimet e planifikuara për këtë kategori gjatë vitit 2012. Siç u cekë edhe më lartë kjo ngritje e theksuar në këtë kategori të shpenzimeve reflekton kryesisht finalizimin e e projektit të autostradës Merdarë- Morinë milion dhe në të njejtën kohë fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë - Shkup. Duhet cekur se në kuadër të shpenzimeve kapitale përjashtuar koston për dy autostradat dhe shpronësimet e ndërlidhura me ndërtimin e tyre, janë përfshirë një numër i madh i projekteve infrastrukturore që përfshijnë ndërtimin e rrugëve të tjera, përmirësimin e infrastrukurës sportive dhe arsimore të cilat krahasuar me vitin e kaluar kanë shënuar po ashtu një rritje të ndjeshme.

23

Page 25: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Republika e KosovësRepublika Kosovo - Republic of KosovoKuvendi - Skupština - Assembly

_______________________________________________________________________

Ligji Nr. 04/l-165

PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2013

Kuvendi i Republikës së Kosovës,

Në bazë të paragrafëve (1) dhe (5) të nenit 65 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenit 21 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë;

Me qëllim të përcaktimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin fiskal 2013,

Miraton

LIGJ PËR BUXHETIN E REPUBLIKЁS SЁ KOSOVЁS PЁR VITIN 2013

Neni 1Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1. Buxheti i Republikës së Kosovës - shuma e lejuar me ligj e cila vihet në dispozicion për shpenzim nga Fondi i Kosovës për një nën-program apo qëllim specifik apo, aty ku nuk është identifikuar qëllimi specifik, për një kategori të shpenzimeve të një Organizate Buxhetore, si është e paraparë në këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

1.2. Mëditjet - pagesa plotësuese që merret parasysh për:

1.2.1. ngarkimi me detyra specifike me përgjegjësi të veçanta;

1.2.2. detyra të punës të cilat janë të rrezikshme; dhe

1.2.3. puna e natës e cila nuk paguhet si punë jashtë orarit.

1.3. Bilancet - shumat e zotimeve të papritura, ndarjeve buxhetore të pa alokuara, alokimet e pa zotuara dhe çfarëdo të ardhurash të një shume më të madhe se sa shuma e shpenzimeve dhe zotimet e papritura të bartura nga viti fiskal paraprak.

24

Page 26: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

1.4. Organizatat Buxhetore - të gjitha Ministritë, Komunat apo Agjencitë të cilat pranojnë ndarje buxhetore nga Fondi i Kosovës sipas këtij Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

1.5. Të hyrat vetanake të Organizatës Buxhetore Qendrore – çfarëdo forme e parasë publike e cila është vlerësuar ligjërisht në bazë të kthimit të kostos dhe e mbledhur si tarifa dhe pagesa nga Organizatat Buxhetore Qendrore. Megjithatë, ky përkufizim në veçanti përjashton të Ardhurat e Dedikuara për Agjencitë e Pavarura.

1.6. Organizatat Buxhetore Qendrore - të gjitha Organizatat Buxhetore duke përjashtuar Komunat.

1.7. Zotimet - shpenzimet e parashikuara, për të cilat Urdhëresa për Pagesë të Zotimit është plotësuar me rregull në pajtim me Rregullat Financiare të Thesarit dhe të cilat janë regjistruar në Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës, pa marrë parasysh nëse i nënshtrohen apo jo ndonjë detyrimi ligjor.

1.8. Të Ardhurat e Dedikuara - paratë publike të cilat janë të përfituara nga burimet e posaçme të të ardhurave dhe kërkohet me ligj që ti ndahen një Agjencie të Pavarur.

1.9. Njësitë e Përcaktuara - ato njësi të përfshira në Listën A të LMFPP.

1.10. Pozita e të punësuarit - pozitën me orar të plotë apo ekuivalentin e orarit të plotë të punësimit të paraparë në Tabelën 2 të këtij Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

1.11. ZRrE - Zyrën e Rregullatorit për Energji e themeluar në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-185 për Rregullatorin e Energjisë.

1.12. Kategoritë e shpenzimeve - kategoritë për shpenzime të cilat gjenden në këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës: Pagat dhe Mëditjet, Mallrat dhe Shërbimet, Shërbimet Komunale, Subvencionet dhe Transferet, Shpenzimet Kapitale dhe Rezervat.

1.13. Shpenzimet - pagesat e parave nga Fondi i Kosovës.

1.14. Viti Fiskal - periudhën nga 1 Janari i një viti deri 31 Dhjetor të vitit të njëjtë.

1.15. Alokimi i fondeve – shuma maksimale për Shpenzime dhe Zotime që mund të bëhen kundrejt ndarjeve specifike buxhetore, siç është përcaktuar me procedurat e përfshira në nenin 34 të LMFPP dhe të regjistruara në SIMFK.

1.16. Agjenci e pavarur –trupat publik, autoritetet apo agjencitë të cilat janë përcaktuar si të pavarura në bazë të Kushtetutës apo në bazë të ligjit dhe që ushtrojnë fuqi rregullatore, ekzekutive, të administrimit publik apo gjyqësore.

1.17. Fondi i Kosovës - fondin e krijuar në Bankën Qendrore të Kosovës dhe llogaritë tjera bankare komerciale të cilat mund të krijohen nga Thesari dhe ku të gjitha paratë publike, duke përfshirë edhe interesin e mbledhur nga këto, janë të depozituara dhe nga të cilat bëhen të gjitha Shpenzimet në pajtim me këtë Ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës.

1.18. Sistemi Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK) -regjistri kontabël i themeluar përbrenda Thesarit të Ministrisë së Financave. SIMFK si

25

Page 27: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

përdoret këtu ka kuptimin e njëjtë si termi “Regjistrin Kontabël të Thesarit” i cili është i definuar në LMFPP.

1.19. AKP - Agjencia Kosovare e Pronave e themeluar në bazë të Rregullores Nr. 2006/10 të UNMIK-ut të datës 4 mars 2006 dhe të ndryshuar me Rregulloren Nr. 2006/50 të UNMIK-ut të datës 16 tetor 2006 dhe Ligjit Nr. 03/L-079 për ndryshimin e rregullores te UNMIK-ut Nr. 2006/50 për zgjidhjen e kërkesave lidhur për pronën e paluajtshme private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe atë komerciale.

1.20. Ligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës – ky ligj i miratuar nga Kuvendi për vitin fiskal 2013.

1.21. LMFPP – Ligji Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

1.22. Ministër - Ministri i Financave.

1.23. Të hyrat vetanake të komunave - çfarëdo artikulli të parasë publike e cila është vlerësuar dhe mbledhur ligjërisht nga komunat nga burimet e specifikuara në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-049 për Financat e Pushtetit Lokal.

1.24. Komunat e reja - komunat të cilat janë themeluar në bazë të Ligjit Nr. 03/L-041 për Kufijtë Administrativ.

1.25. Detyrim - marrëveshje ligjore, siç është kontrata apo urdhëresa për blerje, e cila është lidhur nga një Organizatë Buxhetore, që të kryej shpenzimin në të ardhmen.

1.26. Fondet e pashpërndara - shumat e parave të cilat kanë mbetur të pandara apo të pashpenzuara në Fondin e Kosovës deri më 31 dhjetor të Vitit paraprak fiskal.

1.27. RTK - Radio Televizionin e Kosovës i cili është themeluar në përputhje me Ligjin nr. 02/l-047 për Radio Televizionin e Kosovës.

1.28. Thesari - Departamentin e Thesarit përbrenda Ministrisë së Financave.

1.29. Rregullat Financiare të Thesarit - Rregullat për Kontrollin dhe Menaxhimin Financiar, siç është e definuar në LMFPP.

1.30. Fondi i Mirëbesimit - paratë publike të cilat mbahen nga një organizatë buxhetore për dobi të një personi, organi apo ndërmarrjeje e që nuk është organizatë buxhetore.

1.31. Transferet- Çdo ndryshim i ndodhur brenda ndarjeve të aprovuara të paraqitura në tabelat 3.1, 3.1 A dhe 4.1. Kjo nënkupton që transferet janë:

1.31.1. ndryshimi i shumave të ndara mes organizatave buxhetore, 1.31.2. ndryshimet që ndodhin mes programeve të të njëjtës organizatë, 1.31.3. ndryshimet që ndodhin mes nën- programeve të po të njëjtës organizatë buxhetore dhe 1.31.4. ndryshimet e ndodhura mes secilës kategori ekonomike të paraqitur në tabelën 3.1, 3.1A dhe 4.1.

1.32. Rialokimet - Çdo ndryshim i ndodhur në tabelën 3.2 dhe 4.2 në kategorinë e shpenzimeve kapitale brenda një nën-programi të një organizate buxhetore.

26

Page 28: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

2. Çfarëdo termash të përdorura në këtë ligj për Buxhetin e Republikës së Kosovës e të cilat nuk janë definuar këtu do të kenë kuptimin i cili u përshkruhet në LMFPP.

Neni 2Miratimi i Buxhetit të Kosovës për vitin fiskal 2013

Buxheti i Kosovës për vitin fiskal 2013 siç është i përcaktuar në Tabelën 1, miratohet në bazë të këtij ligji.

Neni 3Ndarjet Buxhetore të Buxhetit të Përgjithshëm të Kosovës

1. Ndarjet Buxhetore nga Fondi i Kosovës për vitin fiskal 2013, siç është i paraqitur në Tabelën 3.1, Tabelën 3.1A dhe Tabelën 4.1 të bashkangjitura këtij ligji, miratohen në bazë të këtij ligji.

2. Ministri do të mbajë regjistrin e të gjitha ndarjeve buxhetore të miratuara, transferet e ndarjeve buxhetore dhe përshtatjet tjera të miratuara të ndarjeve buxhetore të kryera gjatë vitit Fiskal 2013 përmes SIMFK dhe të plotësuar nëse është kërkesa me regjistra tjerë. Të paktën dy herë në vit, gjatë shqyrtimit të raportit gjashtëmujor dhe raportimit përfundimtar për mbylljen e vitit fiskal Ministri mbi bazën e këtij regjistri do të raportoj për ndryshimet dhe përshtatjet buxhetore të ndodhura gjatë vitit fiskal 2013.

3. Në çdo kohë kur kërkohet nga Kuvendi, Ministri, në emër të Qeverisë, prezanton para Kuvendit raportin gjithëpërfshirës që ofron detajet dhe barazimin e ndarjeve buxhetore të aprovuara për vitin 2013, dhe të gjitha transferet pasuese dhe ndryshimet tjera, dhe ndarjet buxhetore finale për vitin fiskal 2013

Neni 4Ndarjet buxhetore komunale

1. Pavarësisht nga neni 3 i këtij ligji, Ndarjet buxhetore në Tabelën 4.1. që janë të bazuara në Të hyrat vetanake komunale janë të autorizuara vetëm në atë nivel ku të hyrat e tilla depozitohen në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në kohë në SIMFK.

2. Në rastet kur gjatë vitit fiskal shumat e të hyrave vetanake të një komune, që janë depozituar në Fondin e Kosovës dhe regjistruar në SIMFK, kalojnë shumat e të hyrave të ndara në Tabelën 4.1 të asaj komune; Thesari do të regjistroj këto mjete si bilance në dispozicion të komunave përkatëse. Këto bilance janë në dispozicion për të financuar ndarjet shtesë buxhetore në vitin aktual ose vitet vijuese të aprovuara në përputhje me procedurat e përcaktuara në LMFPP.

3. Të hyrat vetanake komunale nga arsimi duhet të regjistrohen veçmas. Të hyrat e tilla mund të autorizohen dhe shfrytëzohen nga komuna vetëm për qëllime të arsimit.

4. Të hyrat vetanake nga bashkë-pagesat e kujdesit primar shëndetësor duhet të regjistrohen veçmas dhe të hyrat e tilla mund të autorizohen dhe shfrytëzohen nga komuna vetëm për qëllime të kujdesit primar shëndetësor.

5. Deri në themelimin e komunës së re, ndarjet buxhetore mund të shpenzohen vetëm nga komunat ekzistuese për qëllime nga të cilat përfitojnë komunitet brenda zonave kadastrale të

27

Page 29: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

komunave të reja dhe në konsultim me palët relevante, përfshirë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe përfaqësuesit e popullatës së zonave kadastrale. Ndarja buxhetore për komunën e re të Mitrovicës veriore në Tabelën 4.1 është përfshirë si linjë e re buxhetore për Zyrën Administrative të Mitrovicës veriore (ZAMV), në pajtim me vendimin e Qeverisë për themelimin e kësaj zyreje dhe mund të shpenzohet vetëm për çështjet nga të cilat përfitojnë komunitetet brenda zonës kadastrale të Mitrovicës veriore.

6. Pas themelimit të një Komune të Re si një Organizatë Buxhetore në përputhje me Ligjin mbi Kufijtë Administrativ të Komunave, Ligji Nr. 03/L-041, Ministri, në konsultim me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetarin e Komunës, transferon ndarje buxhetore të mjaftueshme nga organizata buxhetore ekzistuese tek komuna e re, në përputhje me alokimin e granteve të bërë nga Komisioni i Granteve:

6.1. pas themelimit të një Komune të Re si Organizatë Buxhetore, Ministri mund të nxjerrë udhëzime administrative lidhur me qeverisjen, financimin, administrimin dhe kontrollin intern për këto komuna në konsultim me Ministrin e Administrimit së Pushtetit Lokal, Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar dhe komunat përkatëse.

7. Ndarjet buxhetore për Komunën e re mund të ndryshohen nga Kryetari i Komunës me anë të procesit për rishikim të buxhetit që zhvillohet në përputhje me rregulloret e zbatueshme të përcaktuara në LMFPP dhe brenda limiteve të financimit të përcaktuara për komunën në këtë ligj. Ndryshimet në ndarjet buxhetore pas aprovimit nga Kuvendi Komunal dorëzohen tek Ministri për regjistrim në SMIFK.

Neni 5Të hyrat vetanake të Organizatave buxhetore të nivelit qendror

1. Të gjitha të hyrat vetanake për organizatat buxhetore të nivelit qendror duhet të depozitohen nga Organizatat buxhetore qendrore në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në SIMFK në pajtim me Rregullat financiare të Thesarit. Pavarësisht nga dispozitat e nenit 3 të këtij ligji dhe ndarjet buxhetore në tabelën 3.1., të hyrat vetanake të nivelit qendror janë të ndara vetëm në atë nivel ku të hyrat e tilla depozitohen në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në kohë në SIMFK.

2. Në rastet kur gjatë vitit fiskal shumat e të hyrave vetanake të një organizate të nivelit qendror që janë depozituar në Fondin e Kosovës dhe regjistruar në SIMFK kalojnë shumat e të hyrave të ndara në Tabelën 3.1. të asaj organizate buxhetore, apo mbesin të pashpenzuara në fund të vitit fiskal, atëherë ato të hyra bëhen të hyra të përgjithshme.

Neni 6Të hyrat e dedikuara të Agjencive të pavarura

1. Të gjitha të hyrat e dedikuara duhet të depozitohen nga Agjencitë e pavarura në Fondin e Kosovës dhe regjistrohen në SIMFK në pajtim me Rregullat financiare të Thesarit. Të gjitha Agjencitë e pavarura duhet të dorëzojnë planin e rrjedhës së parasë së gatshme në Thesar.

2. Të gjitha të hyrat e dedikuara ndahen për secilën Agjenci të pavarur sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Buxheti i Republikës së Kosovës përfshin të gjitha të hyrat e dedikuara ashtu si pranohen gjatë vitit fiskal 2013.

3. Tërë bilanci i pashpenzuar i të hyrave të dedikuara nga viti fiskal 2012 ndahet dhe autorizohet për vitin fiskal 2013 për Agjencitë e pavarura sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, me kusht që shuma maksimale e të Hyrave të Dedikuara e cila ndahet përmes këtij ligji nuk duhet të

28

Page 30: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

tejkalojë shumën e specifikuar në tabelën 3.1 të këtij ligji dhe pjesa e mbetur më nuk mund të konsiderohet si e Hyrë e Dedikuar.

4. Shuma e të hyrave të dedikuara të ndara në paragrafët 2. dhe 3. të këtij neni nuk duhet të kalojë ndarjen maksimale për agjencitë e pavarura të specifikuar në Tabelën 3.1 të këtij ligji.

5. Nëse gjatë vitit fiskal 2013 nuk ka mjete të mjaftueshme të mbledhura dhe në dispozicion, sipas paragrafëve 2. dhe 3. të këtij neni, për të plotësuar kërkesat e përcaktuara në planin e rrjedhës së parasë së gatshme të dorëzuar në Thesar, fondet tjera publike nga Fondi i Kosovës autorizohen në këtë mënyrë për tu ndarë në një shumë të mjaftueshme për të plotësuar deficitin. Sidoqoftë, gjatë tërë kohës të hyrat e dedikuara duhet të përdoren si burim financimi me prioritet të parë për pagesat e Shpenzimeve të Agjencisë së pavarur para se të ndahen dhe përdoren burimet tjera të financimit. Ministri, së paku dy herë në vit, gjatë rishikimit buxhetor dhe në Raportin Financiar, i raporton Komisionit për Buxhet dhe Financa nëse fondet kanë qenë të mjaftueshme dhe cilat masa janë marrë që fondet e duhura të jenë në dispozicion.

6. Përderisa pranohen dhe ndahen të hyrat e dedikuara për vitin fiskal 2013, ato do të zëvendësojnë të tërë ndarjet dhe financimet e bëra sipas paragrafit 5. të këtij neni në atë nivel që financimi i deficitit nga Fondi i Kosovës të mos jetë shpenzuar ende.

7. Pavarësisht nga paragrafët 3. dhe 4. të këtij neni, Agjencia Kosovare e Privatizimit në pajtim me Ligjin Nr. 04 / L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit për vitin 2013 do të financohet tërësisht nga të hyrat e dedikuara dhe të depozituara në Fondin e Konsoliduar të Kosovës sipas tabelës 3.1.A të bashkangjitur me këtë ligj. Fondet e mbetura nga të hyrat e dedikuara e të pashpenzuara nga viti paraprak vazhdojnë të trajtohen si të hyra të dedikuara për financim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitet vijuese.

Neni 7Ndarja dhe rindarja e fondeve të bartura

1. Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas lëshimit të ndarjeve buxhetore të plota për vitin fiskal 2013, Qeveria dorëzon në Kuvend Pasqyrën preliminare ku tregohet përbërja e bilanceve të Thesarit dhe të Fondit të Kosovës nga viti fiskal 2012, që përfshijnë:

1.1. bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të Qeverisë qendrore; 1.2. bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të Komunave;

1.3. bilancet e pashpenzuara të granteve të përcaktuara të donatorëve;

1.4. bilancin e fondeve të mirëbesimit që mbahen nga organizatat buxhetore;

1.5. fondet që do të mbahen si kursime të ruajtura, dhe

1.6. huat e pashpenzuara për entitetet e përcaktuara.

2. Jo më vonë se tridhjetë (30) ditë pas lëshimit të ndarjeve buxhetore të plota për vitin fiskal 2013, Qeveria dorëzon në Kuvend për informim Tabelën që tregon ndryshimet e bëra në Tabelat 3.2. dhe 4.2. të bashkëngjitura, që kërkohet nga organizatat buxhetore për të përmbushur obligimet e pakryera financiare nga viti paraprak që lidhen me projektet kapitale shumëvjeçare. Ndryshimet në Tabelat 3.2. dhe 4.2. kufizohen në sa vijon:

29

Page 31: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

2.1. ndarja buxhetore totale për projektet kapitale, të dhënë në Tabelat 3.1. dhe 4.1. për cilëndo organizatë buxhetore apo nën-program, nuk do rritet si rezultat i këtyre ndryshimeve;

2.2. cilido projekt i ri i shtuar në Tabelat 3.2. dhe 4.2. duhet të jetë projekt kapital që ka qenë pjesë e Tabelës 3.2 dhe 4.2 të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit 2012;

2.3. sidoqoftë, me kusht që projektet e reja kapitale mund të shtohen në Tabelat 3.2. dhe 4.2. atëherë kur projekti kapital financohet plotësisht nga bilancet e pashpenzuara të cilat janë paraparë në paragrafin 1 të këtij neni dhe të ndara në vitin fiskal 2013.

3. Bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të organizatave buxhetore qendrore të grumbulluara gjatë vitit fiskal 2012, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SMIFK si ndarje buxhetore për një organizatë buxhetore qendrore, përmes kësaj ndahen për vitin fiskal 2013.

4. Bilancet e pashpenzuara të “Të hyrave vetanake të komunave” nga viti fiskal 2012 dhe nga vitet paraprake, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SMIFK si ndarje buxhetore për një komunë, ndahen për vitin fiskal 2013.

5. Bilancet e pashpenzuara të granteve të përcaktuara të donatorëve, të regjistruara në SMIFK, ndahen për vitin fiskal 2013 nëse ka një marrëveshje detyruese ligjore në fuqi.

6. Bilancet e pashpenzuara të fondit të mirëbesimit nga viti fiskal 2012 dhe të regjistruara në SIMFK, ndahen për vitin fiskal 2013.

Neni 8Ndarja e granteve të donatorëve

1. Në pajtim me LMFPP, të gjitha grantet e donatorëve depozitohen në Fondin e Kosovës, përveç nëse kërkohet ndryshe nga donatori dhe nëse ka një pajtim me shkrim nga ana e Ministrit. Të gjitha grantet e donatorëve duhet të regjistrohen në SIMFK.

2. Pas kompletimit të procedurave sipas Rregullave financiare të Thesarit, grantet e donatorëve do të ndahen për qëllim(et) e specifikuara, dhe mund të alokohen dhe të shpenzohen për at(o) qëllim(e).

3. Kur marrëveshja për grantin e donatorit kërkon shprehimisht që donatori të bëjë kompensimin e shpenzimeve të caktuara që shkaktohen nga organizata buxhetore, shuma e plotë e grantit ndahet pas ekzekutimit të marrëveshjes së grantit.

Neni 9Ndarjet buxhetore të tjera

1. Të gjitha paratë publike që mbahen nga Agjencia Kosovare e Pronave (AKP) në ushtrimin e përgjegjësisë së saj për përcaktim, implementim dhe administrim të Skemës së qirave për pronat që AKP i ka në inventarin e saj, dhe pagesat tjera përkatëse nga llogaria e AKP-së, regjistrohen si duhet në SIMFK dhe konsiderohen si pjesë e Fondit të Kosovës në përputhje me kornizën legjislative të AKP-së, LMFPP-në dhe rregullat financiare të Thesarit. Ato para publike që mbahen nga AKP-ja, do të konsiderohen të ndara për qëllim(et) specifike, të autorizuara sipas ligjit të zbatueshëm dhe Skemës së qirave të AKP-së, dhe mund të alokohen dhe shpenzohen për at(o) qëllim(e).

30

Page 32: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

2. Të gjitha tarifat e transmetuesit publik, të transferuara në Fondin e Kosovës nga ana e RTK-së, që përbëjnë pesë përqind (5%) të tarifave të transmetuesit publik, dhe që janë të përcaktuara për përkrahjen e mediave minoritare, shumë etnike dhe në situatë të pafavorshme, përmes kësaj i ndahen Zyrës së Kryeministrit në përputhje me paragrafin 11. të nenit 20 të Ligjit për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

3. Të gjitha fondet e mirëbesimit do të regjistrohen si duhet në SIMFK dhe do të konsiderohen pjesë e Fondit të Kosovës, në përputhje me LMFPP-në dhe me rregullat financiare të Thesarit. Ato fonde të mirëbesimit përmes kësaj ndahen për shfrytëzim nga apo në emër të përfituesve të përcaktuar.

Neni 10Limitet në zotime dhe shpenzime

1. Asnjë organizatë buxhetore nuk mund të tejkalojë numrin e pozitave të punësimit në total, në asnjë kohë gjatë vitit fiskal 2013, të specifikuar në Tabelat 3.1., 3.1A. dhe 4.1. të bashkëngjitur në këtë ligj.

2. Me kusht që numri i të punësuarve të caktuar për nën-programin në Tabelën 4.1. mund të përshtatet nga vendimi i qeverisë në rrethanat vijuese:

2.1. numri i pozitave të punësimit i përcaktuar në Tabelën 4.1 për të gjitha komunat e reja të krijuara në vitin 2012, mund të ndryshohet nga Kryetari i Komunës, me kusht që ai ndryshim të mos kalojë njëzet përqind (20%) të numrit total të pozitave të aprovuara nga Komuna në përputhje me Ligjin. Të gjitha ndryshimet në numrin e stafit duhet të aprovohen nga Kuvendi Komunal. Të gjitha këto ndryshime të aprovuara në lidhje me stafin i dorëzohen Ministrit që do të bëjë azhurnimin e tyre në Tabelën 4.1.

3. Punonjësit e Organizatave Buxhetore të Institucioneve të pavarura që kanë pagat e tyre jashtë sistemit të pagave të Shërbyesve Civil, nuk mund të shfrytëzojnë të drejtën për shujta, kompensime të tjera dhe rritjen prej tridhjetë përqind (30%) sipas vendimit të Qeverisë.

4. Dështimi për të respektuar limitet në numrin e të punësuarve është shkelje e këtij ligji dhe e LMFPP-së.

5. Shpenzimi i parave publike nga kategoria e shpenzimeve subvencione e transfere, është i kufizuar në rrethanat kur ka bazë ligjore të qartë sipas këtij ligji dhe ndonjë ligji tjetër për ato shpenzime.

6. Shpenzimi i parave publike nga kategoria e shpenzimeve mallra e shërbime, nuk është i lejuar për pagesën e punonjësve, qoftë në formë të mëditjeve apo si kontribute në mall, përfshirë këtu shujtat apo dhuratat.

7. Një organizatë buxhetore nuk duhet të shpallë ftesën për tender për një projekt kapital të aprovuar, të identifikuar në Tabelat 3.2 dhe 4.2, pas 31 tetorit 2013, për shpenzim potencial në vitin fiskal 2013, përveç nëse ato shpenzime janë planifikuar për atë projekt kapital për vitin+2014, në Tabelat 3.2. dhe 4.2.

8. Shpenzimet që kanë të bëjnë me shpronësimin për projekte të veçanta duhet të aprovohen nga Qeveria para se të bëhet shpenzimi i tyre.

31

Page 33: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

9. Në rast se një individ, zyrtar, person apo një entitet pranon ndonjë pagesë nga Fondi i Kosovës, si rrjedhim i gabimit, ngatërrimit apo lëshimit, ato fonde i kthehen Fondit të Kosovës në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i njoftimit me shkrim nga Drejtori i Thesarit, me të cilin njoftohet pala pranuese që ajo pagesë është bërë gabimisht:

9.1. në rastet kur një organizatë buxhetore vëren që është bërë një pagesë e padrejtë, ajo informon menjëherë Drejtorin e Thesarit dhe menjëherë jepet urdhri për kthim;

9.2. në rastet kur është bërë një pagesë e padrejtë dhe nuk është bërë kthimi, Drejtori i Thesarit ka tërë autoritetin për të përdorur mjetet e nevojshme juridike.

Neni 11Pagesat e paradhënies

1. Organizatat Buxhetore mund të paguajnë paradhënie kontraktuesve për projektet kapitale dhe për mallra dhe shërbime deri në maksimumin e pesëmbëdhjetë përqindëshit (15 %) të vlerës së kontratës. Pagesa e tillë e paradhënies mund të bëhet vetëm në bazë të kontratës së lidhur në mënyrë ligjore me vlerë më të lartë se dhjetë mijë (10.000) Euro e cila është arritur në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik. Për pagesën e paradhënies për projektet kapitale kontrata duhet të përmbaj garancionin e performansës dhe orarin qartazi të përcaktuar të pagesave, e cila njëkohësisht parasheh punën që duhet kryer para se të bëhet secila pagesë.

2. Në raste të veçanta, Qeveria mund të aprovoj pagesën e paradhënies në vlerë deri në tridhjetë përqind (30%) të vlerës së kontratës për projektet kapitale. Qeveria mund të aprovojë pagesën e paradhënies prej më shumë se tridhjetë përqind (30%) dhe deri në njëqind përqind (100%) të vlerës së kontratës për mallra dhe shërbime vetëm pas rekomandimit nga Komisioni për Buxhet e Financa të Kuvendit.

3. Për nëntor nuk do të ketë pagesa të paradhënies mbi dhjetë përqind (10%) dhe për dhjetor mbi pesë përqind (5%) të vlerës së kontratës dhe vetëm pas aprovimit nga Ministri i Financave.

4. Organizatat Buxhetore mund të bëjnë pagesat e paradhënies për të punësuarit që udhëtojnë jashtë në përputhje me rregullat që aktualisht janë në fuqi për udhëtimet jashtë vendit dhe në përputhje me rregullat financiare të Thesarit. Paradhëniet e tilla do të mbyllen, ndërsa shumat e pashpenzuara do të kthehen në Fondin e Kosovës, në përputhje me Rregullat Financiare të Thesarit.

5. Nëse paradhëniet për para të imta ose për udhëtime të bëra gjatë vitit 2012 nuk mbyllen para 15 janarit 2013 në përputhje me rregullat financiare të Thesarit, shpenzimet e ndërlidhura me këto avance do të regjistrohen kundrejt ndarjeve buxhetore për 2013.

Neni 12Shpenzimet e paparashikuara dhe rezervat

1. Shpenzimet e paparashikuara janë të ndara në kuadër të nën-programit – Shpenzimet e paparashikuara në Tabelën 3.1. Shuma mund të bartet nga rezerva e paparashikuar në përputhje me nenin 29 të LMFPP. Shumat e autorizuara për shpenzimet e paparashikuara mund të shfrytëzohen vetëm për nevojat urgjente dhe të paplanifikuara.

2. Në harmoni me paragrafin 3. të nenit 29 të LMFPP, Qeveria mund të autorizoj Ministrin që të aprovoj transferet nga nën-programi – Shpenzimet e paparashikuara në nën-program tjetër në Tabelat 3.1. dhe 4.1. për shumat individuale të kërkuara deri në vlerën prej njëzet mijë (20.000)

32

Page 34: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Euro. Shuma e totalit të këtij autorizimi nga Qeveria të dhënë për Ministrin, nuk mund të kalojë njëzetë për qind (20%) të shumës së ndarë vjetore të nën-programit – Shpenzimet e paparashikuara.

3. Fondet e ndara për Kuadro nën Ministrinë e Financave mund të transferohen tek një Organizatë Buxhetore në kategorinë e shpenzimeve për pagat dhe mëditjet nga Ministri në përputhje me planin e aprovuar nga Qeveria i cili i specifikon pozitat e punësimit dhe të shumave të fondit të cilat janë të nevojshme në mënyrë specifike për të tërhequr dhe mbajtur stafin jopolitik me aftësi të larta në pozitat e rëndësisë së veçantë kombëtare në sferat e zhvillimit të politikave. Të gjitha transferet e tilla me këtë janë të aprovuara dhe si të tilla nuk janë subjekt i limitimeve të transfereve të përfshira në nenin 30 të LMFPP apo të nenit 13 të këtij ligji.

4. Fondet e ndara për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal të cilat janë për bashkëfinancimin e projekteve komunale do të shpenzohen ose transferohen tek komunat, por në përputhje me memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar nga Ministria relevante dhe Kryetari i komunës përkatëse. 5. Fondet rezervë të ndara për Ministrinë e Financave për sektorin e energjisë, mund ti transferohen Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në përputhje me një vendim të qeverisë.

Neni 13Transferi i shumave të ndara buxhetore

1. Ministri mundet, nëse i ofrohen arsyetime të vlefshme nga kryesuesi i organizatës Buxhetore, të autorizoj transferin e një ose më tepër ndarjeve buxhetore në përputhje me nenin 30 të LMFPP.

2. Kur Organizata Buxhetore ka nën shpenzim në përputhje me planin e rrjedhës së parave të dorëzuar në Thesar, Ministri mundet gjatë tremujorit të fundit të vitit financiar me aprovimin paraprake nga Qeveria, të autorizoj shkurtimin e ndarjes buxhetore për të gjitha kategoritë ekonomike të asaj organizate buxhetore qendrore dhe të transferoj atë brenda po të njëjtës organizatë buxhetore apo të transferoj atë ndarje tek një organizatë tjetër buxhetore, me përjashtim të paragrafit 6 të nenit 10 të këtij ligji. Vlera kumulative e të gjitha këtyre transfereve nuk duhet të tejkaloj pesë përqind (5%) të vlerës totale te të gjitha ndarjeve buxhetore.

3. Pavarësisht paragrafit 1. të këtij neni, asnjë transfer i ndarjeve buxhetore nuk mund të bëhet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve nga ndonjë kategori tjetër ekonomike pa aprovim paraprak të Kuvendit.

4. Transferi i ndarjeve buxhetore brenda kategorisë së pagave dhe mëditjeve mund të bëhet në mes të nën programeve të së njëjtës organizatë buxhetore me aprovim nga Ministri.

5. Aprovimi paraprak nga Kuvendi kërkohet për çdo transfer ndërmjet organizatave buxhetore me përjashtim të paragrafit 2 të këtij neni.

6. Pas aprovimit të çdo transferi, do të bëhet përshtatja e shumave të ndara në Tabelat 3.1 dhe 4.1 nga ana e Ministrit dhe e tërë kjo do të regjistrohet në SIMFK.

33

Page 35: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Neni 14Ndryshimet në shumat e ndara për projektet kapitale

përbrenda një Programi

1. Mjetet mund të alokohen vetëm në projektet kapitale të listuara në Tabelën 3.2. Për projektet kapitale të paraqitura në Tabelën 3.2., Ministri mundet, nëse i ofrohen arsyetime të vlefshme nga ana e kryesuesit të Organizatës Buxhetore, të autorizoj lëvizjen e mjeteve të alokuara nga një projekt kapital në tjetrin brenda nën programit të njëjtë të asaj Organizate Buxhetore, me kusht që shuma e bartur të jetë më e vogël ose e barabartë me pesëmbëdhjetë përqind (15%) të vlerës totale të kategorisë ekonomike kapitale të aprovuar për atë nën program.

2. Për çdo projekt kapital të paraqitur në Tabelën 3.2., Ministri mundet, nëse i ofrohen arsyetime të vlefshme nga ana e kryesuesit të Organizatës Buxhetore, të dorëzoj kërkesë për aprovim në Qeveri, për lëvizjen e mjeteve të alokuara nga një projekt kapital në tjetrin brenda nën- programit të njëjtë të asaj Organizate Buxhetore në shumën më të lartë se pesëmbëdhjetë përqind (15%) por më pak se njëzetepesë përqind (25%) të vlerës totale të kategorisë ekonomike kapitale të aprovuar për atë nën-program.

3. Për çdo projekt kapital të paraqitur në Tabelën 3.2., Ministri mundet, nëse i ofrohen arsyetime të vlefshme nga ana e kryesuesit të Organizatës Buxhetore, të dorëzoj kërkesë për aprovim në Kuvend, për lëvizjen e mjeteve të alokuara nga një projekt kapital në tjetrin brenda nën- programit të njëjtë të asaj Organizate Buxhetore në vlerën e barabartë ose më të lartë se njëzetepesë përqind (25%) të vlerës totale të kategorisë ekonomike kapitale të aprovuar për atë nën-program me përjashtim të paragrafit 2 të nenit 13, kur ministrit i lejohet të bëjë një transfer të tillë, pas shkurtimeve buxhetore me miratim të Qeverisë.

4. Projektet e reja kapitale mund të shtohen në Tabelat 3.2. dhe 4.2. me kusht që të financohen sipas procedurave të autorizuara në paragrafin 2. të nenit 4, paragrafin 2. të nenit 7 të këtij ligji, dhe paragrafët 1., 2. dhe 3. të këtij neni, dhe nëse bëhen pjesë e Programit të Investimeve Publike në përputhje me udhëzimet e nxjerra nga Ministri.

5. Për qëllimet e paragrafëve 1., 2., 3. dhe 4. të këtij neni, duhet të përgatitet një arsyetim i vlefshëm nga ana e kryesuesit të Organizatës përkatëse Buxhetore i cili do të përmbaj së paku, faktet që kostoja e vlerësuar e projektit kapital është më e lartë se mjetet në dispozicion që përcaktohet në përputhje me Ligjin e Prokurimit Publik Nr. 04/L-042, apo që një projekti kapital ka nevojë për më pak se sa shuma e specifikuar, sikurse edhe përshkrimin e ndikimit që kërkesa mund ta ketë në Programin e Investimeve Publike.

6. Projektet e reja kapitale mund të shtohen në Tabelën 3.2. dhe Tabelën 4.2. vetëm në dy raste; së pari në rast se projektet ekzistuese financohen apo pjesërisht financohen nga donatorët, për aq sa financimi për projekt(et) e reja nuk e tejkalon shumën e financimit nga donatori dhe së dyti, në rast se ka fonde të mbetura nga projektet ekzistuese që janë kompletuar, projekt(et) e reja kapitale mund të shtohen vetëm për aq sa ka fonde të mbetura tepricë. Nëse komuna propozon të shtohet projekti i ri kapital në Tabelën 4.2., atëherë kërkohet aprovimi paraprak nga Kuvendi Komunal. Ndryshimet e tilla do të regjistrohen në SIMFK nga Ministri, në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i aprovimit prej Kuvendit Komunal. Nëse organizata buxhetore qendrore propozon të shtohet një projekt i ri kapital, atëherë kërkesa duhet të dorëzohet tek Ministri nga kryesuesi i organizatës buxhetore dhe qeveria duhet të aprovojë shtimin e projektit të ri kapital në Tabelën 3.2. Më pas, projekti duhet të regjistrohet në SIMFK.

7. Ndryshimet në shumat e alokuara për projektet ekzistuese apo zëvendësimin e projekteve kapitale të komunave, të prezantuara në Tabelën 4.2. duhet të aprovohen nga Kuvendi Komunal. Ato ndryshime regjistrohen në SIMFK nga Ministri në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i aprovimit të dhënë nga ana e Kuvendit Komunal.

34

Page 36: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Neni 15Ekzekutimi i Buxhetit

1. Të gjithë zyrtarët kryesor financiar do të sigurojnë që të gjitha obligimet janë të regjistruara në SIMFK në përputhshmëri me LMFPP-në dhe Rregullave Financiare të Thesarit.

2. Zyrtari kryesor financiar i çdo Organizate Buxhetore e cila nuk është komunë apo agjenci e pavarur , i dorëzon Ministrit të Financave përmes Departamentit të thesarit brenda tre javëve nga mbyllja e secilit tremujor një raport të detajuar për progresin e arritur në zbatimin e të gjitha projekteve kapitale me vlerë më të lartë se dhjetë mijë (10.000) Euro.

3. Zyrtari Kryesor Financiar i secilës komunë i dorëzon Kryetarit të Komunës brenda tre (3) javëve nga mbyllja e secilit tremujor një raport të detajuar për progresin e arritur në zbatimin e të gjitha projekteve kapitale me vlerë më të lartë se dhjetë mijë (10.000) Euro. Një kopje e raportit të tillë duhet ti dorëzohet edhe Ministrit.

Neni 16Vlerësimet buxhetore për legjislacionin e propozuar

1. Kurdo që propozohet një projektligj i ri ose një projektligj për ndryshim dhe plotësim të një ligji ekzistues, ministria ose organi propozues, paraprakisht duhet të dorëzojnë projektligjin e ri ose projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit së bashku me një Deklaratë mbi Ndikimin Buxhetor dhe Ekonomik ekzistues në Ministrinë e Financave, për të cilën bëhet një vlerësim detal i ndikimit që mund të ketë legjislacioni i propozuar në Buxhetin e Përgjithshëm të Kosovës dhe ekonominë Kosovare.

2. Propozuesi i një projektligji të ri ose projektligji për ndryshim dhe plotësim të një ligji ekzistues, duhet të merr një Deklaratë buxhetore nga Ministria e Financave lidhur me ndikimet buxhetore të projektligjit të ri ose projektligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit ekzistues, para dorëzimit të tij në Qeveri dhe Kuvend, për shqyrtim dhe miratim.

3. Departamenti i buxhetit sipas nevojës në bashkëpunim me Departamentin e Politikave Ekonomike, shqyrtojnë Deklaratën mbi Ndikimin Buxhetor dhe Ekonomik të projektligjit të ri ose projektligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit ekzistues të propozuar dhe paraqesin opinionin e tyre të pavarur lidhur me këto çështje para Qeverisë ose Kuvendit, kur propozues është Kuvendi.

4. Çdo iniciativë e re për shpenzime, përfshirë këtu legjislacionin e ri të propozuar, që nuk ka ndarje buxhetore të përfshirë në tabelat e bashkëngjitura, nuk do të marrë ndarjen buxhetore

përveç nëse zbatohen shkurtime përkatëse në ndarjet tjera buxhetore në vlerë të njëjtë.

Neni 17Kredia për entitetet e përcaktuara dhe Ndërmarrjet në Pronësi Publike

Ministri është i autorizuar që Entiteteve të Përcaktuara sipas paragrafit 2. të nenit 50 të LMFPP-së, apo ndërmarrjeve në pronësi publike sipas Ligjit për Ndërmarrjet në Pronësi Publike Nr. 03/L-087, tu japë kredi të kthyeshme dhe në përputhje me Afatet dhe Kushtet e aprovuara nga Qeveria. Shumat e aprovuara për kredi të tilla ndahen në bazë të këtij ligji dhe janë të paraqitura në Tabelën 1. Kredia e kthyeshme ose kredia do të bazohet në marrëveshjen e arritur në mes të Entitetit të përcaktuar apo Ndërmarrjes në Pronësi Publike që i pranojnë huat ose kreditë në njërën anë, dhe Ministrit në anën tjetër, ndërsa që do të përdoren vetëm për qëllimet e shpenzimeve kapitale.

35

Page 37: 1mf.rks-gov.net/desk/inc/media/517AFC09-E5EA-4927-B… · Web viewSi rezultat, eksporti i mallrave parashihet të rritet me një normë reale prej 13.5% gjatë peiudhës 2013-2015

QEVERIA E KOSOVËS – BUXHETI I VITIT 2013

Neni 18Fondet për ruajtjen e asistencës emergjente për likuiditet

Në pajtim me parashikimet e specifikuara në Tabelën 1, përfshirë edhe financimin nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare (Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore), Ministri i Financave bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar me Bankën Qendrore të Kosovës, do të ndajë vlerën prej dyzetegjashtë milion (46.000.000) Euro nga bilanci bankar i Qeverisë si rezerve për ruajtjen e asistencës emergjente për likuiditet të sistemit financiar. Këto fonde mund të shfrytëzohen vetëm në pajtim me Memorandumin e Mirëkuptimit për Asistencën emergjente për likuiditet të nënshkruar ndërmjet Guvernatorit të Bankës Qendrore, Ministrit të Financave dhe Kryesuesit të Komisionit për Buxhet e Financa.

Neni 19Reduktimi i fondeve të alokuara në rast nevoje

Në pajtim me nenin 36 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë i ndryshuar me Ligjin Nr. 03/L-221, me qëllim të ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm të rezervës buxhetore për tu siguruar nga rreziqet fiskale, shuma prej njëzet milionë (20,000,000) Euro, nga ndarjet buxhetore për vitin 2013, do të mbetet e pa alokuar.

Neni 20 Alokimi për Rrugën 6

Mjetet për ndërtimin e Rrugës 6, do të alokohen atëherë kur bilanci bankar të arrijë nivelin prej treqind milion (300,000,000) Euro.

Neni 21Skadimi i Buxhetit të Republikës së Kosovës

Të gjitha ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës dhe alokimi i mjeteve të bëra në vitin fiskal 2013, automatikisht do të skadojnë në mesnatë të 31 dhjetorit 2013.

Neni 22Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2013.

Ligji Nr. dhjetor 2012

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,

________________________ Jakup KRASNIQI

36