32
Cyan magenta yellow black Presidenti i ri RRITJA E TARIFES NE TIRANE Çmimi i ujit, familjet do të paguajnë 13 herë më shumë se fabrikat e ujit mineral Shteti kërkon 5 lekë/m 3 nga firmat që tregëtojnë ujin, ndërsa bashkia do 65 lekë/m 3 nga qytetarët ANALIZA FAQE 9 A ka logjikë ekonomike “kripja” e çmimit të ujit në Tiranë? nga Bardhi Sejdarasi FAQE 8 ÇMIMI 30 LEKë VITI VII - NR. 173 E MARTë, 25-07-2017 www.shqiptarja.com Kjo gazetë përdor teknologjinë QR-CODE Dëgjoni Shikoni Lexoni KRIZA GREKE DOSSIER/ PJESA II VARUFAKIS: TSIPRAS I TREMBEJ NJE GRUSHTI SHTETI NE 2015 “SKëNDERBEU I RI” ISHTE NJë SHQIPTARO-SERB Rrëfimi i ish-ministrit të Financave zbulon prapaskenat e planit “Grexit” Lidhjet e shumëfishta të Gjergj Kastriotit dhe pasardhësve të tij me sllavët FAQE 32 FAQE 10 nga Ylli Polovina KRIMI Në BATHORE DJALI VRET BABANE E PLAGOS NENEN PARA DASMES SE MOTRES Mirald Metallari pas sherrit për një ndërtimin e një muri i qëlloi me armën e babit që ishte polic FAQE 5 PAGESA 80 MIJë EURO Përgjimet, biseda që zbuloi atentatorët e aktorit Buçi: Mora përsipër vrasje, isha keq me lekët, më vdiq vëllai. Tola: Të sjellin lekët, ose do flas FAQE 6-7 FAQE 2-3 Ish-kryetari i LSI në petkun e presidentit të 7-të pa praninë e bashkëshortes, vajza 18 vjeçare Zonjë e Parë. Rama dhe Meta shtrëngim formal duarsh, Berisha e Basha largohen pa përfunduar ceremonia BETOHET META: DEMOKRACIA DHE SHQIPERIA TE PARAT PER MUA

Shqiptarja.com · 2019. 7. 17. · yan magenta yellow black Presidenti i ri RRITJA E TARIFES n E TIRA nE Çmimi i ujit, familjet do të paguajnë 13 herë më shumë se fabrikat e

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Cyan magenta yellow black

    Presidenti i ri

    RRITJA E TARIFES nE TIRAnEÇmimi i ujit, familjet do të paguajnë 13 herë më shumë se fabrikat e ujit mineral Shteti kërkon 5 lekë/m3 nga firmat që tregëtojnë ujin, ndërsa bashkia do 65 lekë/m3 nga qytetarët

    AnAlizA

    ►FAqe 9

    A ka logjikë ekonomike “kripja” e çmimit të ujit në Tiranë?

    nga Bardhi Sejdarasi

    ►FAqe 8

    Çmimi 30 LEkë Viti VII - Nr. 173 E mARTë, 25-07-2017 www.shqiptarja.com

    Kjo gazetë përdor teknologjinë

    QR-CODE

    DëgjoniShikoni

    lexoni

    KrizA greKedossier/ PjesA iiVAruFAkiS: TSiprAS i Trembej nje gruShTi ShTeTi ne 2015

    “sKënderbeu i ri” ishTe një shqiPTAro-serb

    Rrëfimi i ish-ministrit të Financave zbulon prapaskenat e planit “Grexit”

    Lidhjet e shumëfishta të Gjergj kastriotit dhe pasardhësve të tij me sllavët

    ►FAqe 32 ►FAqe 10 nga Ylli Polovina

    krimi në bAThore

    Djali vREt BaBanE E PlagOS nEnEn PaRa DaSmES SE mOtRESMirald Metallari pas sherrit për një ndërtimin e një muri i qëlloi me armën e babit që ishte polic ►FAqe 5

    pAgeSA 80 mijë euro

    përgjimet, biseda që zbuloi atentatorët e aktoritbuçi: Mora përsipër vrasje, isha keq me lekët, më vdiq vëllai. Tola: Të sjellin lekët, ose do flas

    ►FAqe 6-7

    ►FAqe 2-3

    ish-kryetari i Lsi në petkun e presidentit të 7-të pa praninë e bashkëshortes, vajza 18 vjeçare zonjë e Parë. rama dhe Meta shtrëngim formal duarsh,

    berisha e basha largohen pa përfunduar ceremonia

    beToheT meTA: DemokrAciA Dhe

    ShqiperiA Te pArAT per muA

  • 2 E martë, 25 korrik 2017www.shqiptarja.compresidenti i ri

    Ilir Meta betohet: Demokracia dhe Shqipëria të parat për mua

    Ish-kryetari i LSI-së në petkun e presidentit të 7-të pa praninë e bashkëshortes, Bora, vajza 18-vjeçare Zonjë e Parë

    fotolajM

    Zonja e parë vajZa e MetëS Ilir Meta ngjiti i vetëm shkallët e Presidencës, për të marrë zyrtarisht detyrën nga Bujar Nishani. Ashtu siç edhe pritej, Meta nuk shoqërohej nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi e cila tashmë është e veshur me kostumin e liderit të LSI-së. Nga ana tjetër, do jetë vajza, Bora Meta ajo e cila do të mbajë edhe statusin e Zonjës së Parë për të shoqëruar Presidentin e Shqipërisë në takimet zyrtar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

    ShkëMbIM DuarSh Në përfundim të fjalimit, Meta pati një shkëmbim duarsh me ish-kryetarin e PD, Sali Berisha, por jo me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë mbërriti në seancën e Kuvendit rreth 6 minuta me vonesë. Megjithatë, këtë moment Rama dhe Meta do ta ruanin në Presidencë, pavarësisht se shtrëngimi i duarve ishte mjaft i ftohtë.

    të pranIShMIt në cereMonI Ndonëse s‘ishte e pranishme në zgjedhjen e Ilir Metës President, opozita mori pjesë në ceremoninë e betimit. Të pranishëm në seancë ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik si ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin si dhe krerë të institucioneve.

    Ilir Meta është bet-u a r s i p r e s i d e n t i i 7-të Republikës së Shqipërisë në seancën e jashtëzakonshme të

    Kuvendit pasditen e kësaj të hëne. Meta u betua me dorën mbi Kushtetutë, ndërsa më pas u ekzekutua himni kom-bëtar. Në fjalën përpara de-putetëve dhe familjarëve të tij si bashkëshortja Monika Kryemadhi, dy vajzat dhe djali, Meta u shpreh se do ushtrojë detyrën e Presi-dentit në përputhje me Kus-htetutën, ndërsa u zotua si garant i zbatimit të reformës në drejtësi dhe avancimit të reformave kushtetuese. Kreu i ri i shtetit deklaroi se „demokracia dhe Shqipëria do jenë gjithnjë të parat për të“. „Në këto momente solemne, duke përcjellë falënderimet për Kuvendin e Shqipërisë që më zgjodhi në këtë detyrë kaq fisnike, më lejoni që t’ju dëshmoj solem-nisht vullnetin tim të hekurt për të respektuar në germë dhe në frymë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për të përmbushur të gjitha përg-jegjësitë e mija Kushtetuese në interesin më të mirë të vendit, të kombit dhe qyte-tarëve shqiptar, pa kursyer në asnjë çast përkushtimin që kërkon lartësia e detyrës; integritetin, drejtësinë dhe pa-anshmërinë. Një vit më parë në këtë Kuvend, miratuam me konsensus të plotë ndry-shimet kushtetuese për Re-formën në Drejtësi, e cila është vendimtare për të ardhmen evropiane të vendit. Sot an-gazhohem edhe si President, për të mbështetur zbatimin e drejtë e transparent të kësaj reforme“ , tha Presidenti i ri.

    “kanDIDova Me MenDje, betoheM Me ZeMër”

    Meta iu referua edhe se-ancës së 28 prillit, kur u votua në Kuvend si president i ard-hshëm. Meta tha se vendosi të kandidojë me mendje, por jo me zemër, ndërsa betimin si

    kryetar shteti e bën plotësisht me zemër. „Më 28 prill vendo-sa të kandidoja për President më shumë me mendje sesa me zemër sepse opozita nuk ishte këtu. Por sot dua t‘ju siguroj se betimin e kam bërë plotësisht me zemër dhe bindje të plotë

    se zgjedhja që bëra në atë moment dha kontributin e saj modest edhe për të evituar një krizë që vendi dhe e ardhmja e tij evropiane nuk e meritonin“, deklaroi presidenti i ri Ilir Meta në seancën e betimit të tij. Në përfundim të fjalim-it, Meta pati një shkëmbim duarsh me ish-kryetarin e PD, Sali Berisha, por jo me kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë mbërriti në seancën e Kuvendit rreth 6 minuta me vonesë. Megjithatë, këtë moment Rama dhe Meta do ta ruanin në Presidencë, pavarësisht se shtrëngimi i duarve ishte mjaft i ftohtë. Ndonëse s‘ishte e pranishme në zgjedhjen e Ilir Metës President, opozita mori pjesë në ceremoninë e betimit. Të pranishëm në seancë ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik si ambasadori i SHBA, Donald Lu dhe ajo e BE, Romana Vlahutin si dhe

    krerë të institucioneve. Por seanca e betimit të Ilir Metës në Kuvend është bojkotuar nga disa prej deputetëve si Tom Doshi, Erion Braçe, Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Shpëtim Idrizi. Edhe një pjesë e deputetëve të PD nuk kanë qenë të pranishëm, ndërsa ajo që ra në sy është se nuk mori pjesë asnjë prej ministrave teknikë. Pas seancës së betimit në Ku-vend, Meta iu drejtua Pres-idencës ku mori zyrtarisht detyrën nga Bujar Nishani. Ceremonia u shoqërua me

    21 të shtëna me top. Ilir Meta ngjiti i vetëm shkallët e Presidencës, për të marrë zyrtarisht detyrën nga Bu-jar Nishani. Ashtu siç edhe pritej, Meta nuk shoqërohej nga bashkëshortja e tij Mon-ika Kryemadhi e cila tashmë është e veshur me kostumin e liderit të LSI-së. Nga ana tjetër, do jetë vajza, Bora Meta ajo e cila do të mbajë edhe statusin e Zonjës së Parë për të shoqëruar Presidentin e Shqipërisë në takimet zyrtar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

    Deputetët që bojkotuan cereMonInë Por seanca e betimit të Ilir Metës në Kuvend është bojkotuar nga disa prej deputetëve si Tom Doshi, Erion Braçe, Ben Blushi, Mimoza Hafizi dhe Shpëtim Idrizi. Edhe një pjesë e deputetëve të PD nuk kanë qenë të pranishëm, ndërsa ajo që ra në sy është se nuk mori pjesë asnjë prej ministrave teknikë.

  • 3www.shqiptarja.com

    E martë, 25 korrik 2017presidenti i ri

    Ilir Meta është Presidenti i 7-të i Republikës së Shqipërisë. Karriera politike 26-vjeçare e Metës është mjaft e pasur dhe e gjatë. Ai u lind më 24 mars të vitit 1969 në Skrapar.

    U diplomua për Ekonomi Politike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, më pas ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë. Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuven-dit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Meta ka një aktivitet intensiv politik, duke fill-uar nga viti 1990, si pjesëmarrës aktiv në lëvizjen studentore që përmbysi reg-jimin komunist. Nga viti 1992 në vazhdim, Ilir Meta është zg-jedhur pa ndër-prerje deputet në të gjitha legjislat-urat e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilin ka qenë anëtar i d isa komisioneve dhe gjatë periudhës 1996-1997 ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme.

    I l i r M e t a është njëri ndër themeluesit e Fo-rumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH), duke dhënë kontributin e tij për anëtarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anëtarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Nënkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001). Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Social-iste është i ngjeshur. Ai ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i Qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-së (Korrik 2003), pas problemeve që ngriti pranë strukturave drejtuese të PS-së mbi mungesën e transparencës në drejtimin e Qeverisë dhe Partisë prej Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë, Fa-

    tos Nano. Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qenë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës. Në periudhën 1993 -1996, Ilir Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe nga 1994 – 1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhënie me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Evropës, si dhe Partinë Socialiste Ev-ropiane dhe Internacionalen Socialiste. Përveç aktivitetit politik, Ilir Meta ka

    dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe në disa akademi dhe universitete në Evropë dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.

    Aktiviteti politik i Ilir Metës përfshin edhe një periudhë të suksesshme të dre-jtimit në Qeveri, ku ka shërbyer si Kryem-inistër i vendit gjatë periudhës Nëntor 1999 – Shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 – Shkurt 2002. Në Shkurt 2002, për të shmangur krizën brenda maxhorancës politike dhe qeverisëse dha dorëheqjen nga detyra. Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë

    periudhës Korrik 2002 – Korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës Tetor 1998 – Tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Ev-ropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme Mars – Tetor 1998. Në vitet 2003-2004, Ilir Meta ka qenë anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin, i drejtuar nga ish Kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, komision i cili përgatiti Raportin për të Ardhmen e Rajonit të Ballkanit, dhe shtroi rrugën për pavarësinë e Kosovës.

    Ilir Meta, pas përpjek-jeve brenda strukturave drejtuese të P S - s ë , p ë r ndryshimin e funksion-i m i t d h e demokracisë së brendshme në këtë force politike, më 6 shtator 2004, së bashku me 500 personal-itete të tjerë dhe intelek-tualë të të gji-tha fushave, t h e m e l u a n një forcë të re pol i t ike në Shqipëri, Lëvizjen So-cialiste për Integrim. Ilir Meta u zg-jodh në krye të LSI-së në

    prill të vitit 2005, duke zbatuar për herë të parë parimin “Një anëtar, një vote”. Meta është rikonfirmuar në krye të LSI-së, në zgjedhjet e tetorit 2012 dhe së fundmi në 6 nëntor 2016. Në periudhën shtator 2009-shtator 2010, Ilir Meta ka shërbyer si Zv. Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, e më pas si Zv. Kryeministër dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës gjatë periudhës shtator 2010-janar 2011. Në vitin 2013 Meta u zgjodh Kryetar i Parlamentit pas fitores së koalicionit PS-LSI në zgjedhje.

    Ilir Meta mori dje detyrën e Presi-dentit të 7-të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta është i martuar me Monika Kryemadhin dhe kanë tre fëmijë, Borën, Besarin dhe Erën.

    Meta: Bashkëpunues me Edi Ramën, përplasjet

    janë e kaluara

    Berisha: Ia bëra urimin, i uroj suksese në detyrë

    raportet

    presidenti Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Top Story” ka folur për raportet e përkeqësuara me kryeministrin Edi Rama. Sipas kreut të ri të shtetit kjo i përket së shkuarës dhe tani ai do të jetë bashkëpunues me kryeministrin. “Sapo hyra këtu lash pas 25 vite në politike. Është detyrim kushtetues dhe qytetar dhe unë jam i hapur për bashkëpunim jo vetëm me zotin Rama por edhe aktorët e tjerë politikë në vend. Është detyrim. Ato kanë qenë raporte që i takojnë së kaluarës, tani unë jam i hapur për raporte të reja, institucionale, bashkëpunimi, pa asnjë lloj paragjykimi. Unë jam bashkëpunues me të gjithë dhe padyshim që do të jem me kryeministrin Rama, çdo qeveri e çdo parti të opozitës. Kjo është detyra kryesore e presidentit, të punojë për unitet, në interes të vendit dhe qytetarëve” th ndër të tjera Ilir Meta.

    Sali Berisha nuk ishte në Kuvend kur Ilir Meta u zgjodh President, por dje mori pjesë në seancën e betimit. Meta dhe Berisha shtrënguan duart pas seancës së jashtëzakonshme në Kuvend. Pas kësaj seance, Berisha u shpreh shkurtimisht për mediat se i uron suksese Metës. „Ia bëra urimin. I uroj suksese në detyrë“, u shpreh Berisha.

    profil

    Kush është Ilir Meta, karriera dhe familja

    Rrugëtimi politik 26-vjeçar i kreut të ri të shtetit. Politikani që i ka provuar të gjitha postet e larta

  • 4 E martë, 25 korrik 2017www.shqiptarja.comturi i dëgjesave

    biznesmeni mik me Sali Berishën dhe familjarët e tij, Damir Fazlliç ka komen-tuar rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD. Përmes një postimi në Twitter, Fazlliç e krahason Bashën me personazhin kin-ematografik Forest Gump, ndërsa e quan rezultatin e zgjedhjeve në PD si një rezultat “stil koreano-verior”. “Fitoi Forest Gump, stili i Koresë së Veriut. U prehtë në paqe partia më e madhe në historinë e Shqipërisë”, shkruan Fazlliç. Forrest Gump është filmi i cili e merr titullin nga emri i personazhit kryesor, që luhet nga Tom Hanks. Forest Gump është një njeri i thjeshtë me një nivel të ulët inteligjence.

    Gjykatat, kryeministri-qytetarëve: nuk ndërhyjmë, e zgjidh vettingu

    Administratës do t’i ushtrohet presion maksimal për zgjidhjen e problemeve. Rama ironizon Voltanën: “Si të flasësh me muret”

    Gjatë dëgjesës pub-like me qytetarët e Shkodrës, kryem-inistri Edi Rama deklaroi se do të

    vijojë koalicioni me qytetarët për sa i përket problemeve me gjykatat. Ai u shpreh se shteti nuk mund të ndërhyjë por do të jetë Vettingu ai i cili do të pastrojë sistemin gjyqësor. “Këto takime janë të rëndë-sishme që të zgjidhim prob-lemet. Të gjitha problemet që kanë njerëzit në zyrat e shtetit do të trajtohen në mënyrë specifike. Do të vendosim nën presion maksimal të gjithë ata që janë në zyrat e shtetit. Ky koalicion me njerëzit të mos jetë vetëm çështje ankesash por të jetë edhe çështje mar-

    rëdhëniesh prandaj platforma teknologjia na jep mundësinë që kushdo që të jetë anëtar i koalicionit të jetë anëtar. Kush është Nard Ndoka që futet e del në parlament si dhe në koalicione e pse duhet gjetur një mik deputet që të zgjidhet një problem, por do të ketë

    fuqi çdo anëtar i koalicionit.Nëse platforma merr

    një denoncim konkret dhe i del për zot vetes, tregon shqetësimin me këtë drejtori atëherë shteti i qepet deri në fund dhe i zgjidh problemin. Kush mendon se i zgjidh prob-lemet sa hap e mbyll sytë ga-

    bon. Të drejtën qytetarit ia jep gjykata dhe ne në gjykata nuk ndërhyjmë dot por vettingu do të krijojë presion te gjykatësit dhe prokurorët që të jenë më të përgjegjshëm. Duhet pas-truar sistemi nga metastaza e korrupsionit që ka nënshtruar sistemin gjyqësor”, deklaroi

    kryeministri. Rama gjatë fjalës së tij u ndal edhe tek raporti me bashkinë Shkodër e cila drejtohet nga Voltana Ademi, për të cilën u shpreh se është sikur të flasësh mur pas muri. “Sa i përket bashkisë ju e dini se çfarë mendoj por është rasti që shkodranët të kuptojnë se

    vota vlen sepse është vota që ta bën oborrin park.

    Flasim sa të doni për Voltanën por nuk ka vlerë. Me këtë zonjën për të bash-këpunuar nuk është kjo si të flasësh me murin por si të flasësh si mur pas muri” u shpreh Rama.

    Shkodra, qyteti i rradhës problematik me ALUIZNI-m

    Një tjetër episod me prob-lemet me ALUIZNI u regjistrua edhe në qytetin e Shkodrës. Një qytetar i është ankuar Ramës duke i thënë se AL-UIZNI i ka dhënë lejen, por i ka tjetërsuar objektin. Pasi dëgjoi shqetësimin, Rama kërkoi të fliste edhe drejtori i ALUIZNI-t, të cilit i kërkoi që çështja të zgjidhej deri në orën 4.

    Qytetari: Mua ALUIZNI më ka tjetërsuar pronën.Rama: Është këtu drejtori? Hajde këtu ti.Drejtori: E njoh rastin. Ndërtimi i Maxhitit është nisur

    fillimisht me leje ndërtimi dhe më pas është shkelur leja dhe ka bërë një kat tjetër. Problemi që nuk kemi mundur ti zgjidhim është që leja është marrë e certifikuar në ZRPP dhe në këtë moment nuk është më kompetencë e jona që ta anulojmë. Edhe nga Drejtoria e Përgjithshme është nisur një grup auditi dhe ka dalë në përfundimin që është objekt social dhe ekonomik. Ne nuk mund të ndërhyjmë dhe kjo zgjidhet me rrugë gjyqësore.

    Qytetari: Ti përgjigje ke kthyer, por ti e di që me rrugë gjyqësore unë që nuk e zgjidh kurrë.

    Rama: Drejtori ka të drejtë. Ti ulu me drejtorin e hipotekës dhe bëni një rishikim të letrave dhe mos e torturoni njeriun. Je kundër kësaj që po them unë? Do t’ia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në 4 më ço mesazh që u zgjidh problemi.

    BIsEDA rama Të drejtën qytetarit ia jep gjykata dhe ne në gjykata nuk ndërhyjmë dot por vettingu do të krijojë presion te gjykatësit dhe prokurorët që të jenë më të përgjegjshëm. Duhet pastruar sistemi nga metastaza e korrupsionit që ka nënshtruar sistemin gjyqësor”.

    raporti me bashkinë Shkodër “Sa i përket bashkisë ju e dini se çfarë mendoj por është rasti që shkodranët të kuptojnë se vota vlen sepse është vota që ta bën oborrin park. Flasim sa të doni për Voltanën por nuk ka vlerë. Me këtë zonjën për të bashkëpunuar nuk është kjo si të flasësh me murin por si të flasësh si mur pas muri”.

    rIZGjeDhja e baShëS/ RËNIA osE sHkËLqIMI I PD, fLET MEDIA gJERMANE

    deutsche Welle: rizgjedhje e kontestuar e Bashës në krye të pdLulzim Basha nuk është më i vetëngrirë, pas 1 muaji të vetëheqjes së kompetencave të tij si kryetar i PD-së, si reagim për humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Ai u shpall kryetar i PD-së, të dielën në mëngjes pas numërimit të votave të procesit zgjedhor, që u zhvillua një ditë më parë duke mundur të vetmin kundërshtar në garë, Eduard Selamin, ish-kryetar i PD-së, tani anëtar i thjeshtë. Për herë të parë në historinë 27 vjeçare të PD-së, kryetari i saj rizgjidhet pas kontestimesh të forta për një garë false dhe akuzave për një mandat pa legjitimitet. Akuzat ndaj Bashës janë të rënda dhe kanë të bëjnë me standarde demokratike në jetën e brendshme dhe drejtimin e PD-së. Personalitete të saj me kontribute historike, të etiketuar “të vjetrit” e akuzojnë Bashën për garë false dhe me rezultat të paracaktuar në favor të vetes, për pasojë për një mandat kryetari jo legjitim. Por ata duket se nuk kanë peshën e dikurshme pasi nuk janë më deputetë. Basha zgjodhi të mos vendosë Jozefina Topallin, Majlinda Bregun, Genc Rulin, As-trit Patozin, Arben Imamin etj. në

    listën e kandidatëve për deputetë, të gjithë kundërshtarë të aksionit të tij politik jashtë parlamentit, protestës 3 mujore në çadër dhe lojës politike të mospjesëmarrjes në zgjedhje të dhënë fund nga ndërhyrja këmbën-gulëse e BE-së dhe SHBA-së. Në vend të tyre në parlamentin e ri do të jenë qytetarë anonimë lidhur

    me kontributet e tyre në PD, por besnikë të Bashës që dhanë votën pro për rizgjedhjen e tij kryetar. “Të vjetrit” ish të pushtetshëm në parti dështuan ta detyronin Bashën të jepte dorëheqjen pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe të futej në një garë të barabartë për t’u rizgjedhur. Por

    Basha gëzon mbështetjen e heshtur të Sali Berishës, liderit historik, autoritar në partinë ku do të vazh-dojë të jetë deputet për të 6-tën legjislaturë radhazi, që nga 1992 ose për afro tri dekada deri në 2021. Vetëm pas rizgjedhjes së Bashës kryetar Berisha tha publikisht që “duhej të kishte dhënë dorëheqjen

    para garës”. Rizgjedhja e Bashës konsiderohet nga opinionistë të pavarur të Tiranës jo legjitime. Ata parashikojnë që PD e presin kohë shumë të vështira për shkak të krizës së legjitimitetit që e ka përfshirë atë tanimë dhe ndarjes së saj të thellë në përkrahës dhe kundërshtarë të kryetarit të rizgjedhur. Basha pas rizgjedhjes deklaroi, se PD do ta ketë derën hapur edhe për kundërshtarët e tij dhe se do të punojë për bashkimin e partisë. Por vështirë që personalitetet e PD-së do të pranojnë të jenë figu-rantë ose fasadë. Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e Parlamentit dhe nënkryetare e PD-së në vitet e vështira të opozitës 8 vjeçare, 1997-2005, e quajti garën “luftë të ashpër për të mbushur kutitë e votimit, pasi demokratët e re-fuzuan me përçmim rizgjedhjen e Bashës”. Por Eduard Selami, i vetmi konkurrent nuk kontestoi rezultatin. Kriza e legjitimitetit në rizgjedhjen e Bashës kryetar i drejton analistët e pavarur drejt skenarëve të tkurrjes deri në shuarje të PD-së. Sipas tyre kryetarit të rizgjedhur do t’i duhet ta ringrejë PD ose të përjetojë rënien, asfiksimin e saj.

    Miku i Berishëssulmi i Fazlliç shpall vdekjen e pd me fitoren e Bashës

    Damir Fazlliç dhe Lulzim basha me bashkëshorten

  • 5www.shqiptarja.com

    E martë, 25 korrik 2017KriMi ne BatHOre

    Zihet për një mur, vret babain

    dhe plagos nënënMirald Metallari ka vrarë babain e tij polic, 3 javë para martesës së motrës

    Një krim bren-da familjes ka tronditur mes-ditën e djeshme Bathoren, ku

    djali ka vrarë me armë zjar-ri babain si dhe ka plagosur nënën. 21-vjeçari Mirald Metallari, ka marrë armën e shërbimit të të atit, ka qëlluar mbi të dy prindërit, ku si pasojë ka mbetur i vrarë i ati, 62 vjeçari Miftar Metallari, punonjës policie dhe ka plagosur të ëmën, 47 vjeçaren Nurie Metallari, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Djali është zënë me babain për një mur dhe më pas ka marrë armën dhe e ka qëlluar. Nëna në përpjekje për të shuar konfliktin i ka dalë përpara dhe e kanë kapur plumbat.Familja Metallari ishte me orgjine nga Gabrica e Kukësit dhe prej vitesh jetonte në Bathore të Kamzës. Krimi bëhet akoma dhe më i rëndë, pasi ka ndodhur vetëm 3 javë para dasmës së njërës prej vajzave të kësaj familje. Babë e bir po kryenin punime në shtëpi pikërisht për dasmën e vajzës.

    Shkak I konflIktIt MurI I betonIt në oborr

    Atë e bir kanë debatuar nëse duhej të ndërtohej një mur betoni në oborr ose jo.

    Pasi ka filluar punën Miftar Metallari i ka kërkuar djalit të tij që të ndërtojë këtë mur betoni si dhe ta ndihmonte, por 21-vjeçari e ka kundër-

    shtuar. Në debatin me tone të larta, Mirald Metallari ka marrë armën e shërbimit të babait dhe ka qëlluar në drejtim të tij 5 herë. Nëna

    e 21-vjeçarit, Nurie Metal-lari gjatë të shtënave është futur në mes të të dyve dhe ka mbetur e plagosur pasi është goditur nga plumbat.

    Ndërkohë oficeri i policisë Miftar Metallari ka mbetur i vdekur në vend, pas një plumbi që ka marrë në kokë. I gjithë konflikti ka ndodhur në oborrin e banesës. Pikërisht pranë derës së shtëpisë, dal-lohen dhe shenjat e gjakut. Ndërkohë shenjat e gjakut janë të pranishme edhe në oborr. Pas të shtënave Mirald

    Metallari ka dalë në rrugë dhe u ka kërkuar fqinjëve që të lajmërojnë Policinë, duke mbajtur në dorë edhe pistoletën. Më pas i riu ka marrë në makinën e babait, nënën e tij të plagosur dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës. Por rrugës për në spital Policia e ka arrestuar për krimin e rëndë, ndërkohë që Nurie Metallari është çuar në urgjencë me ambulancë.

    jaM I Shokuar Shkatërrova faMIljen

    “Jam i tronditur nuk e di se çfarë bëra, po debatonim për një mur të vogël betoni. Më pas duke u zënë mora armën dhe qëllova. Nuk e di si ma bëri dora. Godita dhe nënën pa dashje pasi u fut para babait. Shkatërrova familje, prisha dhe dasmën. Jam i shokuar”“, mësohet të ketë thënë në polici i riu. Fqinjët e përshkruajnë familjen një familje të qetë dhe se i riu nuk ka qënë problematik. I riu vazhdonte Universitetin dhe kishte një vit që kishte ardhur nga Gjermania pasi nuk kishte mundur të sig-uronte kërkesën për azil. Familjarët të tronditur për ngjarjen shprehen se nuk e dinin nëse mes babë e bir kishte ndonjë konflikt. „Nuk e dimë çfarë ndodhi, djali ishte shumë i mirë“-shprehen ata.

    ShkoDër

    Sherr për rruGën

    vdiq i asfiksuar në pusetë protesta para Bashkisë

    përplasen 10 persona,tre prej tyre në spital

    Shoqëria civile në Shkodër është ngritur në protestë përpara ambienteve të Bashkisë.Ata kërkojnë largimin kryebashkiakes Vol-tana Ademi, pas aksidentin ku humbi jetën punonjësi i ujësjellësit Klodos Çeliku. Ndërsa Bashkia ka bllokuar sheshin për të penguar protestuesit. Klodos Çeliku humbi jetën më 14 korrik, ngjarja ndodhi në Unazën Perën-dimore të Shkodrës në afërsi të ish-pocerisë ku tre punonjës të ndërmarrjes Ujësjellës- Kanalizime kishin shkuar për të pastruar pusetat e ujërave të zeza, ku fatkeqësisht, 50 vjecari Çeliku humbi jetën jetën.

    një konflikt ka ndodhur këtë pasdite në Klos në njësinë administrative Suç. Konflikti ka nisur për një rrugë, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë 10 persona. Nga përplasja fizike mes tyre janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa nuk dihen motivet dhe rrethanat se përse këta shtetas janë përplasur fizikisht njëri me tjetrin.

    detajet

    arreStIMII riu ka marrë në makinën e babait, nënën e tij të plagosur dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës. Por rrugës për në spital Policia e ka arrestuar për krimin e rëndë.

    MarteSaKrimi bëhet akoma dhe më i rëndë, pasi ka ndodhur vetëm 3 javë para dasmës së njërës prej vajzave të kësaj familje. Babë e bir po kryenin punime në shtëpi pikërisht për dasmën e vajzës.

    Banesa në zonën e Bathores ku ndodhi krimi brenda familjes Mirald Metallari, autori i krimit

    Gjykata e Sarandës ka dhënë 45 ditë burg për skafistin 31-vjeçar Ermal Fataj, i cili vrau në Ksamil me mjetin e tij lundrues, 15-vjeçaren ruse Kseniya Ryok. Fataj do qëndrojë në qeli deri në daljen e aktit të ekspertimit të fijeve të flokut të cilat u gjetën ne helikën e skafit dhe që dyshohet se janë të turistes. Trupa gjykuese ka pranuar kërk-esën e Prokurorisë, pas paraqitjes së provave të cilat ngarkonin me faj të arrestuari. Ksenia Roik,15 vjeçarja Ruse e cila humbi jetën 3 ditë më parë në plazhin e Ksamilit teksa ndodhej në det e dëmtuar nga helika e varkës që e shtypi për pak caste ka kërkuar ndihmë duke ngritur duart lart. Këtë fakt e ka pohuar nëna e saj Tatiana Kulagina e cila ka deponuar në polici se kanë qenë duke u larë së bashku dhe kanë vendosur të dalin në breg. “Po notonim së bashku, Ksenia u largua pak më para me not dhe në ato moment aty kaluan disa mjete uji një varkë me ngjyrë të bardhe dhe një me të verdhë. Varka e verdhë u largua ndërsa e bardha qëndroi pranë vendit ku dikush ngriti duart lart, fillimisht nuk e kuptova kush ishte por kur u afrova me not pasi s‘po shihja

    Mbetet 45 DItë në burG SkafIStI

    Vdekja turistes ruses në Ksamil, rrëfehet nëna: Si më humbi nga sytë

    Ksenian aty nga këmba e vajzës e njoha që ishte ajo”-është shpre-hur ajo.Me këtë rrëfim Tatiana ka dëshmuar minutat e tmerrit në det, ndërsa pas ngjarjes ajo është marrë fillimisht me varkën epolicis ku ndodhej dhe trupi i vajzës por më pas është vendosur në një tjetër mjet lundrues. Pasi kanë qëndruar rreth 30 min në rërën e plazhit, pas orës 10:30 shtetaset ruse Kseniia Roik dhe

    Tatiana Kulagina jane nisur me not për në drejtim të tre ishujve, ku përpara ka qënë Kseniia dhe nga mbrapa kanë qënë nëna e saj Tatiana Kulagina. Pasi kanë për-shkuar së bashku me not një pjesë të distancës, Ksenia është larguar akoma më përpara dhe Tatiana nuk po e shikonte më. Teksa po notonte pas vajzes në drejtimin nga ajo kishte notuar dhe nuk po e shquante më me shikim, kur është ndodhur më në afërsi të ishullit, në distancë 30 - 50 m ka parë një njeri që nuk mundi të përcaktonte me siguri nëse ishte vajza e saj, që në një moment ngriti krahët lart. Ndërkaq në atë moment, po në atë vend ku ndodhej njeriu që coi krahët lart, Tatiana ka parë

    edhe një varkë të verdhë si dhe pak më tutje me në anë të një varke të bardhë që ishte më e vogël se e verdha. Pas këtij momenti, ka parë se varka e bardhë qëndroi në atë vend, kurse e verdha u largua. Nuk ka fiksuar se sa njerëz ndodheshin në këto dy varka, por sqaron ato ishin të tilla që kryenin transport pasagjerësh/turistësh pasi kishte parë shpesh të tilla në Ksamil. Duke qënë ende në distancë të konsiderueshme dhe duke mos e parë më vajzen e saj, ka menduar se ajo ka dalë në bregun e ishullit që ndodhej majtas saj. Prandaj edhe Tatiana ka marrë drejtimin për nga ishulli majtas, derisa i prekën këmbët fundin e detit në afërsi të bregut të ishullit.

    Ermal Fataj

    Ermal Fataj duke dalë nga gjykata Tatiana Kulagina

  • 6 E MARTË, 25 KORRIK 2017www.shqiptarja.com

    Shkëlzen Buçi i dyshuari kryesor si vrasësi me pagesë në atentatin ndaj Mishel Prelës pranoi para gjykatës krimin dhe deklaron se ka qenë Ervin Zallumi biznesmeni i ndërtimit që i ka premtuar 80 mijë euro për të vrarë aktorin Mishel Prela, pagesë

    që Zallumi do ja kryente me dy këste njëherë 50 mijë e më pas 30 mijë euro deri në fund të vitit. Buçi, ka deklaruar se është ndodhur në kushte të vështira ekonomike, pasi i kishte vdekur vllai 25-vjeçar, por për kurimin e tij, familja kishte marrë një kredi të konsiderueshme dhe kësti mujor ishte 700 mijë lek të vjetra. Në dëshminë e tij Buçi ka sqaruar se për këtë krim ai ka folur dhe me disa të njohur të tjerë mes tyre dhe Miklar Tolën që kishte rolin e personit që do vëzhgonte lëvizjet e Mishel Prelës.

    NGJARJA KRIMINALENë 20 korrik 2017,rreth orës 21:10,gjatë kohës

    që shtetasi Mishel Prela, ka qenë duke udhëtuar me biçikletën e tij, në afërsi të vendit të quajtur Gjimnazi “Partizani”, një person i paidentifikuar ka zbritur nga një automjet dhe pasi ka shtënë disa herë në drejtim të tij me armën tip pistoletë që mbante në dorë, është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e këtyre të shtënave, shtetasi Mishel Prela ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë,ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore, nga ku rezulton se është në gjendje të rëndë për jetën. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja të fishekëve luftarakë kalibri 7,62 mm, një predhë metalike e deformuar, një kapele me mbishkrimin “Argentin”, një aparat telefoni celular “NOKIA”. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera prej policisë gjyqësore në lidhje me këtë ngjarje, është mundësuar të bëhet identifikimi i automjetit të përdorur prej autorëve të mundshëm të kësaj vepre penale, ku ka rezu-ltuar të ketë qenë automjeti tip Benz Mercedes me targë AA 563 FP, i cili rezulton në pronësi të shtetases Rigerta Tole. Në kontrollin që i është bërë banesës së kësaj shtetaseje, nuk është gjetur ndonjë send i kundërligjshëm, por është mësuar se automjeti në pronësi të shtetases Rigerta, ditën e ngjarjes ishte përdorur nga bashkëshorti i saj Miklar Tole dhe ishte lënë në afërsi të gjimnazit “Partizani”, me pretendimin se “...e kishte lënë nafta dhe nuk kishte figuracion dhe do ta merrte ditën e nesërme këtë automjet...”.Pas kontrollit që i është bërë automjetit me targa AA 563 FP, është gjetur një telefon i tipit “Nokia” ngjyrë e zezë, me numër 067248XXX. Nga këqyrja e rubrikës së mesazheve të këtij aparati telefonik, në mesazhet e dërguara dhe të ardhura, rezulton se janë të regjistruara tre numra telefonikë, ku nga këta numra te rubrika e sms-ve ka ardhur sms nga numri 0672481XXX me tekst “Te Fadili urgjent” në datën 20 korrik 2017, ora 21:20,po në këtë datë, ora 21:16 teksti “...hajde te pistonat...”, po në këtë datë, ora 21:13, shkruar sms “...hajde për Pazar shpejt...”. Gjithashtu nga numri i reg-jistruar me “xxxx”, ka ardhur një sms në datën 20 korrik 2017, ora 20:03 me tekst “...këtu jam...” dhe më pas një tjetër sms “...si është situata...”.

    PAGESA ME DYKËSTE PËR VRASJEN

    Shtetasi Miklar Tola, i pyetur me cilësinë e “personit ndaj të cilit zhvillohen hetime”, në prani të avokates së zgjedhur kryesisht, ndër të tjera ka deklaruar se “...Njihej me shtetasit Ervin Zallumi dhe Shkëlzen Buci. Rreth 1 muaj e gjysmë më parë e ka takuar shtetasi Shkëlzen Buci dhe gjatë bisedës që ata kanë pasur, Shkëlzeni i ka thënë se shtetasi Ervin Zallumi i kishte ofruar shumën e 50 mijë eurove në dorë, me qëllim që të vriste shtetasin Mishel Prela dhe pas realizimit do t’i jepte edhe shumën prej 30 mijë eurosh të tjera. Po kështu Ervini ishte shprehur se po të kishte problem nëse do të zbulohej vrasja, ai do ta ndihmonte. Miklari deklaron se Shkëlzeni i ka kërkuar ndihmë për realizimin e kësaj ngjarjeje për të bërë të mundur mbajtjen nën vëzhgim të

    Buçi: Mora përsipërvrasje, isha keq me

    lekët, më vdiq vëllaiPagesa 80 mijë euro nga biznesmeni Zallumipër vrasjen e personit që e plagosi me thikë

    Elton QynoTIRANE

    Miklari ka filluar të mbajë nën vëzhgim shtetasin Mishel Prela. Në fillimin e kryerjes së kësaj pune Shkëlzeni i ka dhënë një aparat celular “Nokia” Miklarit për të komunikuar ndërmjet tyre dhe se komunikimi realizohej vetëm me mesazhe. Në datën 20 korrik 2017, rreth orës 20:00 Miklari ka shkuar me makinën e bashkëshortes, një au-toveturë e markës “Mercedes Benz A klas”, me targa AA 563 (shkronjat e fundit nuk i kujtohen) dhe përballë me Gjimnazin “Partizani” ka parë Shkëlzenin i cili po qëndronte vetëm në trotuar. Ai ka ndaluar makinën dhe i ka folur. Shkëlzeni ka hipur në makinë dhe në momentin që po bisedonin, aty ka kaluar me biçikletë shtetasi Mishel Prela. Shkëlzeni ka zbritur nga automjeti, ka zbritur edhe Miklari dhe Shkëlzeni i ka folur: “O Mishel” dhe pastaj Miklari ka dëgjuar krisma dhe nga frika ka lënë makinën aty dhe është larguar me vrap në drejtim të sheshit “Avni Rustemi”. Ai sqaron se rrugës i ka dërguar sms Shkëlzenit, nëpërmjet telefonit që ky i fundit i kishte dhënë për të komunikuar së bashku, me tekst: “Jam te pistonat” dhe pastaj pak më vonë: “Jam te sheshi Avni Rustemi” dhe duke qenë se Shkëlzeni nuk po i kthen përgjigje, ai ka thyer kartën e telefonit. Pas kësaj është ulur te stoli i stacionit të autobusit te sheshi “Avni Rustemi” dhe pas 5 minutash aty ka ardhur Shkëlzeni, i cili ka hipur në një taksi dhe i ka bërë shenjë Miklarit që të shkonte edhe ai. Kur ka qenë te “Selvia”, Shkëlzeni i ka thënë që të zbriste dhe të merrte telefonin “Iphone 5” pasi e kishte harruar te një qofteri aty pranë. Pas kësaj, me taksi kanë shkuar deri te shkolla “Bajram Curri”, kanë zbritur dhe Shkëlzeni i ka dhënë një shumë prej 50 mijë lekësh të vjetra dhe është larguar për në banesën e vet, ndërsa Miklari është ulur në një kafe dhe pas kësaj ka blerë disa ilaçe për bashkëshorten, ka marrë një taksi dhe është larguar për në banesën e vet. Ai sqaron se telefonin me të cilin kishin kryer komunikimet dhe që i kishte thyer kartën në momentin që nuk i përgjigje Shkëlzeni, e kishte lënë në xhepin e derës së pasme nga krahu i djathtë në taksinë që kishin marrë pas ngjarjes. Ai pohon se “…taksistin e njihte Shkëlzeni…”.

    SHFRYTËZIMI I FATKEQËSISËPAS VDEKJES SË VLLAIT

    Shtetasi Shkëlzen Buci,i pyetur me cilësinë e “personit ndaj të cilit zhvillohen hetime”, në prani të avokates së zgjedhur kryesisht, ndër të tjera ka deklaruar se “...ka rreth 4 vjet që njihet me shtetasin Ervin Zallumi me të cilin ka lidhje shoqërore. Kohët e fundit Shkëlzeni ka pasur një fatkeqësi, ku përpara rreth 1 muaji ka ndërruar jetë vëllai i tij i quajtur Ardian Buci, në moshën 25-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë. Për shërim-in e tij, Shkëlzeni dhe familja e tij (prindërit) kanë marrë borxh te fondi “Besa” rreth 15 mijë euro, ku për shlyerjen e këtij borxhi duhej t’i paguante kësaj kompanie rreth 700 mijë lekë të vjetra në muaj, si edhe një shumë prej 15 milionë lekë të vjetra borxh personave të ndryshëm. Duke filluar nga muaji nëntor i vitit 2016, ai ka mbetur pa punë pasi i është prishur dyqanin. Shkëlzeni i ka kërkuar Ervinit, t’i gjente ndonjë punë pasi nuk ishte mirë nga ana ekonomike. Pas disa kohësh, në një moment të dytë, ata të dy janë takuar përsëri në shtëpinë e shtetasit Ervin Zallumi pranë ven-dit të quajtur “Shkolla e Kuqe”, ku gjatë bisedës Ervini i ka kërkuar Shkëlzenit për të hequr qafe një person që Ervini kishte hasmëri, pasi kohë

    më parë ky person e kishte goditur me thika. Personi në fjalë quhej Mishel Prela, dhe për këtë problem kishte bërë edhe burg. Ervini i ka thënë Shkëlzenit se për këtë punë do t’i jepte rreth 50 mijë euro në dorë pasi të kryhej vrasja dhe një shumë tjetër prej 30 mijë eurosh deri në fund të këtij viti. Të nesërmen janë takuar përsëri, po te shtëpia e Ervinit dhe ai i ka dhënë një pistoletë “TT”, me një krehër brenda. Shkëlzeni sqaron se këtë episod e ka regjistruar me një telefon “Nokia”, tip i vjetër, dhe për siguri e kishte futur te reflektori që shërben për ngrohej te shtëpia dhe në momentin që policia i ka shkuar në banesë, në datën 21 korrik 2017, ai ua ka dorëzuar këtë telefon atyre.

    NDIHMA PËR TËVËZHGUAR MISHEL PRELËN

    Pasi ka marrë pistoletën nga Ervini, ai ka takuar një shokun e tij që quhet Miklar Tola, dhe i ka kërkuar ndihmë për realizimin e eliminimit të një personi, ku Miklari duhej vetëm të ndiqte lëvizjet e shtetasit Mishel Prela, dhe se kur ta realizonin vrasjen Shkëlzeni, do t’i jepte Miklarit rreth 25 mijë euro. Rreth 1 muaj e gjysmë më parë, ai e kishte marrë pistoletën e përmendur më lart dhe kishte shkuar në malin e Dajtit ku kishte gjuajtur me këtë armë rreth 5-6 herë, por nuk kishte përdorur fishekët që i kishte dhënë Ervini. Pasi kishte marrë armën disa ditë me radhë ishte munduar të gjente Mishelin, dy apo tri herë në zonën e Selvisë, por nuk kishte pasur mundësi ta godiste me armë, në këto raste ai kishte qenë vetëm dhe jo me Miklarin. Në datën 20 korrik 2017, rreth orës 20:00, ai kishte shkuar në zonën e “Selvisë” dhe po pinte një dhallë dhe aty Miklari i kishte dërguar sms ku i kërkonte të pinin kafe dhe deklaruesi është përgjigjur me sms se nuk bëhej në kafe dhe se kafen do ta pinte vetëm, duke lënë të nënkupto-het se Shkëlzeni e kishte ndarë mendjen për të kryer vrasjen e personit, i vetëm. Më pas Miklari ka shkuar në tavolinën e tij, janë çuar të dy dhe kanë shkuar tek automjeti i Miklarit dhe kanë qëndruar në këmbë.

    SULMI ME ARMËNë një moment deklaruesi Shkëlzeni ka vënë

    re se shtetasi Mishel Prela po lëvizte me biçikletë nga gjimnazi “Partizani” në drejtim të Selvisë. Ai ka filluar ta ndjekë nga pas dhe në kroskotin e automjetit të Miklarit ka harruar telefonin e tij të markës “Nokia”. Pasi e ka ndjekur nga mbrapa, në momentin që Misheli ka qenë përballë me gjimna-zin “Partizani”, ai ka nxjerrë nga brezi pistoletën, e ka mbushur dhe ka qëlluar të gjithë fishekët që kishte në pistoletë në drejtim të Mishelit.Në këtë moment deklaruesi ka humbur kontrollin dhe është larguar në këmbë për nga rrugica që të çon te “Pazari i Ri”. Rrugës kur po shkonte te “Pazari i Ri” ai është takuar me Miklarin dhe të dy së bashku, kanë shkuar te sheshi “Avni Rustemi”, kanë marrë një taksi dhe janë larguar në drejtim të shkollës “Bajram Curri” dhe janë larguar për në banesë. Më pas deklaruesi ka deklaruar se është larguar në drejtim të banesës së tij. Gjatë kësaj kohe, deklaruesi i ka telefonuar numrit të Ervinit por ai ka rezultuar i fikur. Rreth orës 19:00 Shkëlzeni është takuar me djalin e dajës së tij dhe kanë qenë duke luajtur bilardo pranë Urrës së Babrroit. Në këtë vend ai është kapur nga policia, ku i ka çuar

    ATENTATI TE “PARTIZANI”

    shtetasit Mishel Prela, dhe si shpërblim për punën e kryer pagesën e tij me 25 mijë euro pasi të real-izohej vrasja. Një javë pasi ishte kryer kjo bisedë

    Ervin Zullumi (porositësi)

    Ermir Tola (ndihmës)

    Miklar Tola (ndihmës)

  • 7www.shqiptarja.com

    E MARTË, 25 KORRIK 2017

    To: UN Women AlbaniaAddress: “Skenderbej” Street, P.8, 2nd Floor, Ap #.29, 30 and 31, Tirana, Albania

    Tel: +355 4 4507575

    REQUEST FOR PROPOSAL ANNOUNCEMENT

    UN Women in Albania is seeking to receive proposals and offers from interested legally registered entities/organizations for the:

    ADVERTISEMENT RFP-ALB-2017-07-01 “NATIONAL STUDY ON FAMILY VOTING AND FREEDOM OF VOTE”

    Details about the service required and qualification and evaluation criteria are outlined in the solicitation documents which can be downloaded from the link provided below: http://www.un.org.al/employment-and-procurement/rfp-alb-2017-07-01-%E2%80%9Cnational-study-family-voting-and-freedom-vote%E2%80%9D

    Deadline:

    Company’s offers should reach the bellow address at UN Women Albania Office not later than the Friday 28th July, 2017 at 12:00 p.m. local Albania time.

    punonjësit e policisë në banesën e tij dhe u ka treguar vendin ku ishte

    arma. I pyetur nga ana jonë se sa herë e kishte ndjekur Mishel Prelën, Shkëlzeni deklaroi se e kishte ndjekur Mishelin rreth 1 muaj e gjysmë që nga momenti që Ervini i kishte dhënë armën. Ai përpara 3 apo 4 ditësh, kishte komunikuar me shtetasin Ervin Zallumi rreth ngjarjes në fjalë,ku Ervini e ka pyetur nëse e kishte parë Mishelin, si edhe më pas i kishte thënë që “...ti nuk je për atë punë dhe nuk e bën dot...”.

    POROSIA PËR VRASJEPËR SHKAK HAKMARJE

    Pas deklarimeve të dhëna nga ana e personit nën hetim Shkëlzen Buci, është ushtruar kontroll në banesën e tij dhe në vendet e treguara prej tij janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale: një armë zjarri tip pistoletë, me karikatorin me 8 copë fishekë, një fishek tjetër, si dhe një aparat telefonik i markës “Nokia” të cilin e kishte fshehur brenda një rezistence. Shtetasi Ervin Zallumi, i pyetur me cilësinë e “personit ndaj të cilit zhvillohen hetime, mohon që të ketë dijeni për ngjarjen në të cilën mbeti i plagosur shtetasi Mishel Prela, por pohon faktin që e njeh shtetasin Mishel Prela dhe shpjegon ndër të tjera se “...para 7 vitesh, është plagosur me thikë nga ky shtetas dhe më pas nuk kishte

    Ja përgjimi nëqeli, që nxori

    zbuluar autorëtBisedat e përgjuara në ambjentet e policisë kur të dyshuarit u shoqëruan pas plagosjes

    pasur probleme me këtë shtetas”. Ai shpjegon se në datën 20 korrik 2017, nga ora 19:00 deri në orën 21:00 kishte qenë në banesën e tij dhe më pas kishte dalë nga banesa ku më pas kishte pirë kafe me disa shokë te Pazari i Ri. Në lidhje me këtë ngjarje ai ishte informuar nga interneti ku kishte mësuar se ishte plagosur shtetasi Mishel Prela. Me vete shtetasit Ervin Zallumi i është gjetur një aparat telefoni i tipit “Nokia”, numër të cilin e ka deklaruar se e kishte aktivizuar ditën e djeshme, po kështu ai ka shpjeguar se nuk e mbante mend numrin e telefonit që kishte më përpara dhe i pyetur nga ana jonë nëse shtetasi Mishel Prela,i kishte çuar ndonjë person për t’u pajtuar në lidhje me konfliktin e mëparshëm, ai ka deklaruar se Misheli nuk i ka çuar asnjë person që të pajtoheshin.

    KËRKIMI I LEKËVEPAS ATENTATIT

    Shtetasi Ermir Tola, i pyetur me cilësinë e “personit ndaj të cilit zhvillohen hetime”, ndër të tjera ka deklaruar se “...në datën 21 korrik 2017, rreth orës 16:30, ai i ka çuar një mesazh shtetasit Shkëlzen Buci, me të cilin kishte lënë takim te Medreseja. Pasi është takuar me të, ai i ka thënë Shkëlzenit se vëllai i tij ishte futur në birucë për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë dhe e ka pyetur se çfarë kishte ndodhur pasi vëllai

    i tij nuk i kishte treguar gjë, por Shkëlzeni i ishte përgjigjur se nuk ka gjë. Ermir Tola i ka thënë Shkëlzenit se “…më tha vëllai për ato lekët…”, por Shkëlzeni i është përgjigjur që nuk është personi që t’i marrë lekët. Pasi e ka pyetur se çfarë do të bëhej me vëllanë e tij, Shkëlzeni ka thënë që “lekët do t’i ketë të paguara, shpenzimet do t’i ketë të hequra”. Po kështu, Ermiri ka deklaruar se gjatë bisedës së zhvilluar me vëllanë e tij (Miklarin), në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, Miklari i ka thënë se ndodhej aty për shkak të ngjarjes së ndodhur te gjimnazi “Partizani”, ku ishte plagosur një person dhe gjithashtu Miklari i ka kërkuar të shkonte të takonte Shkëlzenin dhe t’i thoshte: “…Për ato që ishin 25 apo 30 mijë euro…”.Nga ana e prokurorisë është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Trim Hidri, i cili ka shpjeguar se “...Është takuar me shtetasin Miklar Tola në orën 21:15, në vendin e quajtur shkolla “Bajram Curri”, ku Miklari i ka thënë që ta çonte me motor te spitali për të marrë ilaçe për nusen e tij. Pasi kanë pirë kafe në një lokal aty afër, të dy kanë shkuar te spitali ku, pasi kanë marrë ilaçet, ai e ka çuar përsëri te shkolla “Bajram Curri” dhe më pas ai është ndarë me të në orën 2130”.

    PËRGJIMI AMBJENTALNga ana e prokurorisë në

    bazë të vendimit të Prokurorit të çështjes, është bërë përgjimi i bisedave ambientale midis shtetasit Miklar Tola, i cili thirret ndryshe edhe me emrin “Koli” dhe Ermir Tola, ku gjatë transkripteve me interes të hetimit, ndër të tjera ka rezultuar se:

    Ermiri i ka thënë Miklarit që “A je ngatërru me ndonjë gjë”

    Miklari i përgjigjet: “Po, po. Ej ato asnjë eeee, kur të dalësh tako Gertën. Gertën edhe duhet me gjet patjetër, vetëm ti dhe Gerta. Duhet me gjet patjetër Xenin. Ndoshta ka fol Gerta, po më tha Koli thua e nigjo? S’kan shku lekët sot mbasdite tek shpia”.

    Ermiri: S’kan shku lekët?Miklari: Eee afrou. S’kan shku lekët sot mbas-

    dite tek shpia, dhe avokati më i mirë, të vij këtu e të më nxjeri thuaj. Ta mbaj e di vetë ai shoku se çfarë do e gjej, kaq. Do flasi Koli thuaj.

    Ermiri: Të që ... lekët mos mbaj asnjë që them.Miklari: Nuk kam mbajt asnjë gjo un o shok.

    As nuk kam mbajt gjo, as nuk kam nxjerr njeri gjo, s’kam çar mbaj nuk kam bo gjë un me dorën time o shok, më hajn k...

    lekët nuk kanë shku lekët që keni bërë atë?se ai e di atë person se ju s’e gjeni dot.Ku ta gjejm Xenin?Miklari: Në telefon o bur e ka numrin Gerta,

    fol me Gertën mos e ka Gerta numrin e telefonit ose mer Enxhon po s’e gjete dot numrin dhe thuj më jap pak atë numrin që të ka çuar mesazh Koli dje thuaj, është 6641, pas 146 dhe një 3 më duket në fund. A në rregull, nuk kanë shku lekët tek shpia thuaj të përgatitet ai shoku për arrati thuaj në rregull?

    Ermiri: Për ku me u pregatit?Miklari: Për këtu në vend tom, se çar.Ermiri: Sa lek...

    Miklari: Jan nja 30 mij euro, 30 mij auro.Ermiri: Dhe për ato je tu rreziku?Miklari: Po jo shoku un nuk kam asnjë lloj rrezi-

    ku rrot k..., më rruajn... më i miri se s’kam shti...Ermiri: Kush ka shti?Miklari: S’ka ç’të duhet ty... Jo idjot mo kalama

    b... dy e kan kap në këmb nji në stomak. Po ça më plasi trapi mu, i shkuan për lesh, do e bëjë m... me zorrë, i shkuan për lesh se i ka ça zorrën e trashë, e ku e di unë. Kështu u thuj. A e more vesh? Për të fol Koli nuk ka fol, nuk ka nxjerrë

    njeri thuj. E të rij i qetë thuj, ama lekët te shpija edhe muj për muj rrogën thuj 500 euroshin te shpija, edhe avokati më i mirë të vijë këtu thuj. Se Koli nuk ka lek me e pagujt.

    Ermiri: Si si?Mikluari: Lekët te shpija sot mbasdite, sa të japi

    ai, njëzetë e pesë, tridhjetë. Sa të japi ai o njëzet e pesë o tridhjetë mund të japi edhe më shumë.

    Ermiri: Kaq, kaq t’i them.Miklari: E di vetë ai. Lekët thuj, më ka thënë

    Koli, me fol me atë thuj dhe deri më sot s’kan vajt lekët te shpija ka than Koli, se nuk do kalbet Koli njëzet vjet mren për b... e atij p... të motrës. Kështu thuj, kështu thuj. Edhe me më gjet mu mënyrën me më lajmëru, që ta di un se nis nuk bëhet ajo të flas un o shoku. Të iki në shtëpi un.

    Ermiri: Po të solla. Po të solla paketë, edhe uj ta dish që kan shku lekët.

    Miklari: Paketë edhe uj?Ermiri: Po nuk të solla gjë, nuk do e kem taku

    Xenin fare.Miklari: Paska harru telefonin në makinën

    time, dhe e kan gjet këto. Vetëm ajo ma q... nanën mu. Nuk është i imi, nuk di gjë i thash un. Ene Trimin e kishin marë mren.

    Ermiri: Aty ishte.Miklari: Aaa?Ermiri: Aty përjashtë ishte.Miklari: Po ishte lart kur dola un.Ermiri: Ku lart?Miklari: Se piva kafe me atë mram un.Ermiri: Me kë?Miklari: Me Trimin.Ermiri: Kur?Miklari: Në darkë.Ermiri: Në darkë dje?Miklari: Po.

    ATENTATI TE “PARTIZANI”

    Mishel Prela (i plagosuri)

  • 8 E MARTË, 25 KORRIK 2017www.shqiptarja.com

    A ka logjikë ekonomike “kripja” e çmimit të ujit në Tiranë?

    nga Bardhi Sejdarasi

    ANALIZA

    Po dëgjoja me vëmendje dje në mëngjes në një televizion lokal, kryetarin e Bash-kisë së Tiranës, lidhur me argumentat për një çmim të ri të ujit të pijshëm që furnizohet nga ndërmarrja e Ujësjellës

    Kanalizmeve të Tiranës. Kryetari, që shumica në Tiranë e quajnë “lali Eri” (“Lali” është një emër përkëdhelës) argumetonte se nuk ka përse qytetari i Tiranës të pijë dhe të lahet me ujë më të lirë se sa uji i Xhelal Mziut. Dakort, edhe kështu mund të jetë! Uji i Lali Erit duhet e mund të jetë më i “shtrenjtë” se sa ai i kreut të Bashkisë së Kamzës, qyteti i tretë më i madh në Shqipëri. Por unë e kam fjalën te argumentat dhe sidomos ato ekonomiko-financiarë.

    Do t’i shpjegoj me hollësi më poshtë. Më ndi-hmoi për këtë një komunikim që kam pas bërë dikur në një takim zyrtar me z. Ndriçim Shani, kryetar i Entit Kombëtar të Rregullimit të Ujit (ERRU) si dhe një sërë materialesh që gjenden kollaj në institucionin e tij dhe në Qendrën Kom-bëtare të Bizneseve, të cilat do të keni mundësi t’i gjeni në vijim.

    A DUHET RRITUR ÇMIMI I UJIT?Edhe në duhet rritur (jo çmimi por tarifa e

    furnizimit me ujë) këtë të drejtë ekskluzive ligji ia jep ERRU-së. Sipas ligjit nr 8102, datë 28.03.1996 “Për kuadrin rregullator të furnzimimit me ujë dhe largimit dhe përpunimit të ujrave të ndotura” (të ndryshuar në vitin 2008), neni 13 sanksionon se në -Detyra të përgjithshme të Entit Rregullator- përfshihet edhe që ERRU “d) të garantojë që të licensuarit të veprojnë në përputhje me kushtet e licencës së tyre dhe të mbrojnë interesat e konsumatorëve në lidhje me: (i) çmimet, tarifat dhe kushtet e tjera të shërbimit; (ii) cilësinë, eficencën,vazhdueshmërinë dhe garancinë e shërbimit;” etj.

    Të licensuarit janë ndërmarrjet monopol të ujësjellës-kanalizimeve si ajo që ka “pronar” z. Erion Veliaj në Tiranë dhe ku kryetari ka të drejtë të emërojë drejtorin ekzekutiv dhe dy anëtarë të asamblesë. Pra, shoqëria UKT monitorohet dhe kontrollohet nga Këshilli Administrativ, dy anëtarë zgjidhen nga asambleja, njëri është dre-jtori ekzekutiv dhe këtu kemi influencën direkte të kryetarit për emërimin e tyre dhe performanca e kompanisë vlerësohet nga një kontratë perfor-mance që lidh kryetari i bashkisë me drejtorin e ujësjellësit. Kështu është sot!

    Për këtë ndërmarrje monopol, në varësi të Bashkisë së kryeqytetit, (sipas të dhënave të sakta që i bëri publike edhe “Monitor”), Bashkia Tiranë po shqyrton rritjen e çmimit të ujit, sipas një vendimi, që do i propozohet Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, ditën e mërkurë. Sipas relacionit, për familjarët propozohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/m3 në 65 lekë/m3. Për bizneset, rritja e propozuar është po 44%, nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3.

    Sipas relacionit të Bashkisë, shoqëria është e angazhuar për të bërë investimet e nevojshme për rritjen e përqindjes së lidhjeve me ujëmatës në pesë vitet e Planit të Biznesit.

    I përmenda te gjithë këta tregues për të bërë një analizë shteruese lidhur me sa më sipër. Ndriçim

    Shani, kreu i lartë i ERRU thotë se ende institucioni që ai drejton nuk ka miratuar një metodologji të re. “Ndryshimi i metodologjisë që përdor ERRU, lidhur me vlerësimin e ndërmarrjeve si dhe me rakordimin e tarifave që ato propozojnë, nuk është gati”,- ka thënë Shani

    Shani këmbëngul se kompetencë e ERRU-së është vendosja e tarifave, licensimi i ndërmarrjeve të furnizimit të ujit dhe kanalizimeve si dhe mbro-jtja e interesave të konsumatorëve. Në funksion të kësaj të fundit, ERRU e sheh, mbrojtjen e intere-save të konsumatorëve të kryhet dhe në funksion edhe mbështetje të qëndrueshmërisë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve. Pra, ERRU ka një rol të dyfishtë: 1. Në mbrojtje të konsumatorëve për shkak të pozicionit monopol dhe 2.Tarifat të lidhet direkt me përformancën e kompanisë dhe gjithë problematikën që fshihet pas saj, qoftë edhe ajo që lidhet me difekte të menazhimit.

    ME SE MERRET ERRU?Midis të tjerash Enti Kombëtar i Ujit moni-

    toron dhe kontrollon si më të rëndësishmet, a) mbulimin e kostove të operim-mirëmbajtjes, b) normat e arkëtimit dhe c) ujin pa të ardhura. Këta janë tre treguesit nevralgjikë, që lidhen direkt me qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve dhe me cilësinë e shërbimit.

    Le të bëjmë pak histori që i vlen analizës. Nga viti 2012, sipas raportimeve zyrtare të ERRU-së, kemi një gjendje stanjacioni të sektorit. Kjo shihet në cilësinë e shërbimit, kur nuk furnizohet me ujë për 24 orë popullsia, kur vetëm tre ndërmarrje në shkallë republike, arrijnë ta realizojnë këtë. Dhe këto janë Korça, Pogradeci dhe Librazhdi.

    Sipas ERRU-së, në dukje treguesit financiarë janë në përmirësim, por “për arsye nga më të ndryshymet duhen marrë me rezerva”- thotë Shani. Rritja e përqindjes së mbulimeve të kostove të operim&mirëmbajtjes vjen nga ulja e shpenzi-

    meve të tre ndërmarrjeve kryesore në Shqipëri.

    HIDHINI NJË SY TABELËS NË VIJIM.Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve të Ti-

    ranës ne tre vitet 2014-2016 tregon performancë të mirë. Pra mbulon kostot e operimit me tarifat ekzistuese. Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) dhe të vetë ERRU-së e venë UKT në vend të dytë, pas Korçës.

    “Mbulimi i Kostos Direkte të O&M” dhe “Mbu-limi i Kostos Totale” gjenden ta sakta në raportin e ERRU-së për vitin 2016 (http://www.erru.al/doc/Raporti_Performances_2016.pdf). Sipas raportit “Progres i mirë është shënuar për sa i përket dy treguesve të mbulimit të kostos, “Mbulimi i kostos së O&M dhe “Mbulimi i kostos Totale”. Sektori ka tejkaluar objektivat e performancës së mirë

    të ERRU si dhe objektivat strategjikë të qeverisë. Këto shifra të përmbledhura gjithsesi fshehin performance e dobët të disa shoqërive, kryesisht të vogla dhe të mesme, të ardhurat e të cilave janë të pamjaftueshme për të mbuluar qoftë edhe gjysmën e kostove të tyre. Gjithsesi performanca e këtij treguesi duhet parë me rezervë sepse nëse shohim që tendenca e treguesit të normës së arkëtimit ka rënie, atëherë përmirësimi i performancës finan-ciare të shoqërive mund të shpjegohet vetëm me reduktimin e shpenzimeve, fakt i cili për impaktet financiare në ato vlera që jepen në këto tregues vështirë se mund të pranohet. Kjo evidenton problemin e saktësisë dhe të besueshmërisë së të dhënave, problem i cili akoma nuk po zgjidhet që përfundimisht të kemi një nivel të kënaqshëm të besueshmërisë dhe të saktësisë së të dhënave që raportohen nga shoqëritë” thotë raporti.

    Për Tiranën, që përfshihet në grupin e parë të ndërmarrjeve të UK ka këto tregues:

    Pra, ndërmarrja me pronar Bashkinë e Tiranës i mbulon kostot totale të menaxhimit të ndërmarrjes nga 123 % (viti 2014) në 138 % (viti 2016), duke rritur me 17 % ecurinë e mbulimit të kostove në krahasim me vitet respektive të raportuara.

    ÇFARË E SHTYN BASHKINË E TIRANËS TË RRISË TARIFËN E UJIT TË PIJSHËM?

    Sipas analizës së “Monitor”, “Rritja e çmimit propozohet në një kohë që Ujësjellës Kanalizime Tiranë rezulton një nga kompanitë më fitimprurëse dhe rentabël në Shqipëri, nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka hapësira për të rritur të ardhurat përmes rekuperimit të detyrimeve të prapambetura.

    Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat e ndër-marrjes Ujësjellës Kanalizime, në vitin 2016 ishin 2.95 miliardë lekë (21.5 milionë euro). Konsuma-torët familjarë sjellin gati gjysmën e të ardhurave të Ujësjellësit.

    Fitimi i kompanisë, para taksave, ishte 675 milionë lekë, apo gati 5 milionë euro, me një rritje prej 8% në raport me fitimin e vitit 2015.

    Tre vitet e fundit, sipas bilancit, aktiviteti i Ujësjellës Kanalizimeve ka qenë i qëndrueshëm me një rritje të lehtë të të ardhurave, ndërsa norma e fitimit është përmirësuar. Në vitin 2016, norma e fitimit ishte 23%, çka nënkupton se për çdo 100 lekë të ardhura, 23 ishin fitime (para taksave). Në vitin 2014 norma e fitimit ishte 18%.

    Sipas bilancit të detajuar të vitit 2015, shpen-zimet e personelit ishin rreth 860 milionë lekë (37% të totalit të shpenzimeve), ndërsa shpenzimet e përgjithshme të prodhimit ishin 924 milionë lekë, rreht 40% të totalit.

    Në vitin 2015, Ujësjellësi kishte logari të arkëtueshme, si rrjedhojë e mosarkëtimit të faturave nga konsumatorët familjarë, privatë, shtetërorë, etj, prej 2.7 miliardë lekësh (gati 20 milionë euro), me një rritje të ndjeshme prej 70%,në krahasim me 1.9 miliardë lekë që ishin detyrimet e paarkëtuara në

    ECURIA E MBULIMIT TË KOSTOVE TOTALE PËR GRUPIN E I-RË

    MBULIMI I KOSTOVE O&M (%)

    ECURIA E UJIT PA TË ARDHURA PËR GRUPIN I-RË

  • 9www.shqiptarja.com

    E MARTË, 25 KORRIK 2017ÇMIMI I UJIT

    Falë investimeve që Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime do të kryejnë në 5 vitet e ardhshme, qytetarët kryeqytetas do të marrin furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Me këtë do të marrë fund edhe situata e emergjencave për ujë, si ajo që po kalon aktu-alisht Tirana. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur dje se shprehet se rregullimi i çmimit të ujit me 20 lekë për konsumatorët familjarë do mundësojë shën-doshjen financiare të UKT-së, për t’i hapur rrugë investimeve të mëdha e të nevojshme për t’u siguruar që pas 5 vitesh qytetarët të kenë 24 orë ujë në rubinet. Ai theksoi se modeli për t’u ndjekur është pikërisht qyteti i Korçës, i cili falë çmimit 65 lek/m3 të ujit, siguroi investimin e nevojshëm dhe në të njëjtën kohë u siguroi qytetarëve të vet ujë 24 orë. “Them se me këtë ritëm që kemi punuar në infrastrukturë, në urbanizim, në këndet e lodrave, në parqe, në çerdhe dhe në kopshtet e Tiranës, siç kemi filluar me shkollat, do ta fitojmë edhe sfidën e ujit. Po bëjmë një rreg-ullim shumë të vogël për një fitim shumë të madh. Mjafton të shikojmë rastin e Korçës për të kuptuar që ky lloj investimi ia vlen dhe këto janë vendimet e drejta për të shpëtuar Tiranën nga thatësira dhe për të shpëtuar nga botet dhe depozitat majë çdo pallati”, shtoi ai.

    ‘Në 5 vitet e ardhshme Tirana do të ketë 24 orë ujë’

    BASHKIAKa një Vendim të Këshillit të Ministrave, që rregullon pagesat nga bizneset, të cilat merren me shfry-tëzimin për qëllime fitimi

    (tregu) të ujrave nëntokësore dhe mbitokësore. VKM-ja përcakton tarifat që duhet t’i paguajnë, për çdo metër kub të shfrytëzuar, ndërmarrjet e sektorit në fjalë shtetit, që është pronar me Kushtetutë i pasurive natyrore. VKM-ja e fundit është mjaft e freskët, ajo i përket qeverisë aktuale dhe tarifat e përcaktuara mbajnë datën 21 shtator 2016, fiks 10 muaj më parë. Të bëjnë përshtypje dy gjëra në këtë VKM. Aty tarifat përcaktohen në vetëm dy grupe: tokësorë dhe nëntokësorë. Pra, asnjë tarifim plus për ndonjë burim me aftësi të veçanta minerale nuk duket në këtë Vendim. Besojmë se asnjë vend i botës nuk do ta bënte një tarifim kaq bujar. Të vijmë tek çështja e dytë, që ka lidhje edhe me problemin, i cili diskutohet sot në tarifimin në Tiranë. Siç duket në tabelën shoqëruese të Vendimit të Këshillit të Ministrave 662, qeveria Rama ka vendosur që njësitë treg-tare të prodhimit të ujit mineral dhe natyral të ambalazhuar, destinuar për pirje, të paguajnë në shtet 5 lekë për një metër kub ujë të shfrytëzuar, në rast se uji merret në sipërfaqe të tokës dhe 12.3 lekë për metër kub në rast se fjala është për ujë burimi. Natyrisht, Ujësjellësi i Tiranës ka të drejtë me ligj të caktojë vetë tarifat e përdorimit të ujit nga klientët e vet, kontrolluar kjo edhe nga Enti Rregullator përkatës. Por, me çmimin e propozuar së fundi, prej

    65 lekësh për një metër kub, tarifa për familjarët bëhet 13 herë më e lartë se ajo çka paguan një ndër-marrje e tregtimit të ujit mineral, që e merr dhe e shet më pas ujin në shishe e bidonë. Po flasim këtu për shfrytëzimin e ujit sipërfaqësor, pasi shumica absolute e familjeve të Tiranës përdor ujin e Bovillës, që furnizohet nga një rezervuar dhe jo ujë burimi. Madje, që nuk paraqet cilësitë e duhura për t’u përdorur si ujë i pijshëm dhe tiranasit në masë preferojnë ta blejnë ujin në dyqan. Një diferencë e tillë tarifore nuk besojmë se ka një taban të besueshëm logjik…!

    Enti Rregullator i Ujit në publikim të raportit vjetor 2016, vuri në dukje se kostot e punës zënë pjesën më të madhe në totalin e shpenzimeve të ndërmarrjeve. Përgjithësisht operatorët UK kanë numër të lartë punonjësish për 1000 lidhje që tregon për një menaxhim jo efikas të buri-meve njerëzore. Për vitin 2016, niveli mesatar i këtij treguesi për sektorin është 8.3punonjës/1000 lidhje.

    Në rajon, ku numri mesatar i punonjësve për 1000 lidhje nuk është më shumë se 4-5 punonjës/1000 lidhje.

    Pas kostove të personelit, kostot e energjisë elektrike janë ato që zënë një peshë tëkonsiderueshme në totalin e kostove. Për operatorët që administrojnë sisteme me ngrit-jemekanike si për furnizimin me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura, efiçenca e energjisë ështënjë tregues mjaft i rëndësishëm me ndikim të drejtpërdrejtë në këtë zë të shpenzi-meve, referon ERU.

    2014-n. 75% e këtij detyrimi i përket konsumatorëve familjarë.

    Sipas kryetarit të ERRU-së, z. Shani, nor-ma e arkëtimit është në nivele mjaft të mira, të pranueshme dhe që ka pak hapërirë për t’u përmirësuar. Ja tabela përkatëse:

    Tirana këtu udhëheq! Pra është në vend të parë në rang republike sa i përket arkëtimeve. Pse duhet rritur tarifa? Unë në fakt, nuk jam kundër rritjes së tarifave për të gjitha shërbimet dhe produket që ofrohen nga entet shtetërore, por kam rezerva kur flitet për ente monopolistike dhe sidomos kur propozimet nuk shoqërohen me analiza ekonomiko-financiare, të cilat e bëjnë më të besueshëm dhe, pastaj, më të lehtë realizimin dhe miratimin e propozimit të Bashkisë së Tiranës.

    NGA TIRANA, NËPËR SHQIPËRI…Ata që dinë të bëjnë analizën dhe njohin

    treguesit ekonomiko-financiarë të kompanive shtetërore që ofrojnë shërbimin e furnizimit me ujë duhet ta dinë se një tregues, “Uji pa të ard-hura” është treguesi më negativ në vite, ai është krejtësisht në nivele të papranueshme, mbi 67 %. Kjo do të thotë se nga 100 litra ujë që prodhohet për të furnizuar popullsinë, 67 litra vidhet, nuk paguhet. Ky është skandali i këtyre ndërmarrjeve në vite, pra edhe i Bashkisë së Veliajt. Ja sa ujë i vjedhin kryetarit të metropolit:

    11111Pra, Tirana humbet 67,77 litra ujë në 100 litra që i prodhon me kosto të konsiderueshme në Bovillë apo në impiantet e tjera të prodhimit të ujit të pijshëm. Kjo është një rezervë e konsid-erueshme, që shkon tek tarifa e ujit që paguajmë të gjithë! Le të ulë bashkia këtë shifër skandaloze, që nuk e gjen askund në botë! Po ka edhe një tregues tjetër tronditës: Shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve janë të mbipopulluara me staf, me një mesatare (në rang republike) deri në 8,3 punonjës për një lidhje?!

    Nga ana tjetër, sektori i ujësjellës kanalizimeve është mjaft i fragmentarizuar, aktualisht janë akoma 58 shoqëri, por vetëm 15 shoqëri ofrojnë shërbime për 83 % të popullsisë. 45 shoqëri janë të një dimesioni mjaft të vogël, që janë shumë të vështira të mbijetojnë. Ka një strategji kombëtare të menaxhimit të ujit të pijshëm, por strategjia e financimit të sektorit mungon.

    Mbulimi i shpenzimeve administrative, sipas udhëzimit të ministrit të Transportit dhe Infra-strukturës materializohet në një kontratë të lidhur nga kryetari i bashkisë me drejtorin ekzekutiv. Kjo ka bërë që mbipopullimi i këtyre ndërmarrjeve të bëhet gangrenë jo vetëm për tarifat që paguajmë, por edhe për buxhetin e shtetit. 131 komuna kanë bërë deri para një viti administrimin e UK. Me reformën territoriale ndërmarrjet duhet të kalojnë në administrimin e ri, të rregjistrohen në qendrën kombëtare të biznesi (QKB) dhe të aplikojnë për licensë dhe tarifë tek ERRU. Të gjithë shoqëritë kanë nevojë për plane biznesi, në të cilat, krahas analizës, jepen edhe objektivat real për përmirësimin e menazhimit dhe tarifave.

    Të gjithë e dinë se ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve kanë qënë “mall pa zot” dhe në dorë të askujt. Por mirëadministrimi i tyre nuk mund të kalojë detyrimisht vetëm nga ndryshimi në rritje i tarifave të furnizimit me ujë. Kostot shtesë për ujësjellësat janë bërë pjesë e buxhetit të qeverisë qëndrore, kur nga 3,2 milionë euro, qeveria ka paguar rreth 7,5 milion për vitin 2016. Veliaj dhe “veliajt” e tjerë të bashkive të kategorisë së parë (ndërmarrjet e tyre janë rentabël aktualisht) duhet të propozojnë reduktim të stafit të tepërt, sepse kostot e stafit përbëjnë ende 36 % të kostove totale të shpenzimeve të operim&mirëmbajtjes, të hartojnë planin e menaxhimit të aseteve, sepse pjesa e aseteve lidhet me shpenzimet për riparime për asetet ekzistuese, që zënë 12 % të kostove të mirëmbajtjes. Shumica e ujësjellësave janë me ngritje mekanike të ujit dhe pjesa e energjisë, që është pjesa e luanit në shpenzimet e operim mirëmbajtjes përbën 43 % të shpenzimeve totale. Nga një studim që kam në dorë, për 22 ndërmarrje, ky komponent ka hapësirë për përmirësm dhe ulje të kostos. Edhe për Tiranën gjithashtu! Eshtë e rëndësishme të realizohet zhdukja e ndërmarrjeve kaq të fragmentarizuara: 47 ndërmarrje mbulojnë rreth 17 % të popullsisë, ndërsa efikasiteti i tyre për ekonominë e shkallës është një strategji që deri tani nuk është aplikuar. Shikoni sa kanë shkuar kostot e energjisë për shoqëritë tona të ujësjellës kanalizimet: Nevojat për investime publike për rinovimin e rrjeteve dhe për krijimin e të rejave, për impiante dhe për ujrat e ndotura janë të vlerësuara në masterplanin kombëtar. Janë rreth 3,7 miliardë euro dhe këto nuk bëhen për një

    ditë. Dhe as duke rritur pa asnjë analizë kostosh tarifat e përdorimit të ujit të pijshëm. Strategjia kombëtare e menaxhimit të ujit ka rivlerësuar deri në vitin 2040 përdorimin e këtyre miliardave, që do të thotë rreth 150 milionë euro në vit. Ndër-

    kohë që tani përdoren vetëm rreth 50-60 milionë euro në vit. Standardi i pranuar kudo në botë është se të ardhurat nga shoqëritë planifikohen duke ruajtur parimin e përballueshmërisë së tarifave dhe rritjen graduale të tyre. Pa harruar

    rritjen e cilësisë e përformancës së monitorimit të shoqërive të ujësjellës kanalizimeve, sidomos në treguesit kryesore që janë uji pa të ardhura, rritja e furnizimit me ujë që lidhet me cilësinë e shërbimit dhe eficensa e energjisë.

    Familjet do të paguajnë 13 herë më shumë se

    fabrikat e ujit mineralVKM e shtatorit 2016 caktonte çmimin 5 lekë

    për m3 si tarifë për ndërmarjet që tregëtojnë ujin

  • 10 E MARTË, 25 KORRIK 2017www.shqiptarja.com

    ”SKËNDERBEU I RI” SI SHQIPTARO-SERB

    Në librin “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut“ Ylli Polovina mes të tjerash e informon lexuesin se “Nga Donika e Skënderbeu lindi Gjoni”, shkruan princi i Beratit, Gjon Muzaka, në testamentin e tij të shumënjohur. Pastaj shton: “Gjoni ishte Dukë në San Pietro të Galat-inës dhe pat për grua Donna Erina Paleologun, vajzën e Llazarit, Princit të Serbisë. Nga martesa e tyre lindën shumë fëmijë, të gjithë të vdekur, vetëm dy mbijetuan, një mashkull dhe një femër: Don Ferrante Kastrioti, Duka i San Pietros dhe Donna Maria Kastrioti”.

    Saktësojmë: Djali i vetëm Gjon, i martuar në Napoli të Italisë në moshën njëzetë e një apo njëzetë e dyvjeçare, siç vumë në dukje në shkrimin e djeshëm, me serben Erina, përveç dy vajzave pati edhe të paktën tre djem. Kastriotët zakonisht janë një fis që lindin më shumë meshkuj. Njëri djalë, Kostandini, që nga fundviti 1497 ishte ipeshkv i qytezës së Izernias, dy vite më vonë u sëmur rëndë dhe rreth 1500-tës, në moshë fare të re, ndërroi jetë. Tjetri djalë vdiq herët, por jetuan gjer në moshë plakjeje Gjergji dhe i fundit i meshkujve, Ferrante. Të gjithë këta mund të quhen shqiptaro-serbë. Në rast se përjashtojmë mundësinë që e shoqja e Skënderbeut ka qenë një zonjë me origjine etnike serbe dhe mbështesim idenë se djali i tyre i vetëm Gjoni, është një pastërtisht shqiptar, në mënyrë tepër të sigurtë kjo cilësi etnike nuk vijon më pas. Familja Kastrioti në brezin e dytë e më tej vazhdon si e përzjerë me gjak të dy kombësive.

    Biri i shqiptarit Gjoni dhe i sërbes Erina, Gjergji, edhe pse viti i qartë i lindjes së tij deri tani nuk është gjetur, me arsyetimin e thjeshtë se mban em-rin e gjyshit, lë të kuptojë se ka qenë djali i madh i tyre. Edhe me djalin e tij të vetëm Skënderbeu kishte vepruar po njëlloj, pati vënë emrin e të atit të tij, çfarë qe rregull bazë për të drejtën

    “SKENDERBEU I RI” ISHTE NJE

    SHQIPTARO-SERBSKËNDERBEU ME LIDHJE TË SHUMËFISHTA ME SLLAVËT,

    pjesa II/ Shqiptaro-malazezi Skënderbej Cërnojeviçi, kryetar shteti

    Ylli Polovina është autor i tre librave për Gjergj Kastriotin dhe pasardhësit e tij. Të parin, “Gjysma e harruar e Skënderbeut” e publikoi në 2008, të dytin, “Gjon Muzaka i Beratit përballë Skënderbeut”, në 2012 dhe të tretin “Pasardhësit e Skënderbeut si u mbajtën fshehur”, në 2013.Janë mbi nëntëqind faqe të botuara.Shtyrë prej interesimit të medias dhe lexuesve për raportet e Gjergj Kastriotit dhe të pasardhësve të familjes së tij me sllavët, autori ndërtoi, duke iu referuar saktësisht tre botimeve të veta, këtë lëndë për lexuesit e “Shqiptarja.com”.

    Pjesa e dytë

    Ylli Polovina TIRANE

    e trashëgimisë.Ky nip i Gjergj Kastriotit në fund

    të shekullit të katërmbëdhjetë në kujtesën e të afërmeve të tij si edhe të arbërve, po ashtu edhe në studime të historianëve, ka hyrë me emrin “Skën-derbeu i Ri”. Historia e çuditshme e tij zë e bie në sy kur në vitin 1499, pas një kompromisi e paqeje të radhës të Republikës së Venedikut me Peran-dorinë Osmane. Të parës, për inte-resa tregtare, i duhej rifillimi i luftës. Pikërisht në shtatorin e këtij viti në Senatin e saj u paraqit, i ardhur nga Arbëria, frati me emrin Françesku i Krujës. Kërkonte përkrahje për të realizuar çlirimin e Shqipërisë. Ai dëshmoi se këtu më shumë nga njëzetë mijë burra qenë bashkuar e patën shpërthyer një kryengritje. Rebeluesit më të shumtë ishin nga trojet e principatës së Kastriotëve, por qendër të revoltës nuk kishin Krujën. Qe Lezha. Ata po përlesheshin me osmanët, disa herë edhe i kishin mundur repartet ushtarake të per-andorisë, por që të ngadhënjenin e të çliroheshin përfundimisht kishin

    nevojë për një udhëheqës.Emrin e tij e kishin shumë të qartë

    dhe ia patën deklaruar frat Françes-kut. Ky do të ishte Gjergji i Ri, nipi i Skënderbeut. Për këtë mision jetik do të kishin kërkuar edhe vetë të atin e tij, Gjonin, sepse patën dëgjuar që në Itali kishte zhveshur pa frikë shpatën kur në 1480 turqit me një flotilje të nisur nga Vlora patën sulmuar qytetin e Otran-tos, mirëpo ai tashmë qe në një moshë që nuk i përballonte dot mundimet e luftës. I biri, Gjergji, ishte i ri dhe plot energji. Le të vinte. Ata do t’i bindeshin si një perëndie. Në Senat e mbajtën shënim kërkesën e të mbërriturit nga Arbëria. Pati ardhur në kohën e duhur. Në vitin 1477 ata kishin ftuar për të kryer një ekspeditë antiosmane në tokat e arbërve edhe vetë Gjonin. Ky kishte rënë dakord pa u lëkundur. Patën bërë edhe një marrëveshje të shkruar, veç ngjarjet u vërtitën në një kahe paqësimi me sulltanin dhe plani i parashikuar u ndërpre. Kur në Republikën e Venedikut në atë shtator 1499 qenë të një mendjeje për t’i bërë thirrje Gjergj Kastriotit të Ri

    të vijonte jo vetëm punën e lavdëruar të të gjyshit, por edhe projektin e lënë në mes të të atit, ky kishte kryer një shërbim të veçantë për monarkun e Napolit, Ferdinandin. Gjashtë vite të shkuara, në pranverë 1493, duke qenë se mbreti dëshironte jo përleshjen, siç e nxiti kur jetonte Skënderbeu, por mbarëqetësinë me Perandorinë Osmane, nisi për në Stamboll, me dhurata në duar, një delegacion miqësor. Sipas kronikave atë e kryesonte Gjergj Scannalibech apo Scannalibecha. Historianët nuk kanë asnjë dyshim: ky qe pikërisht i biri i Gjonit, Gjergj Kastrioti.

    Tashmë kur kishin kapërcyer gjashtë e më tepër vite dhe shekulli po mbyllej, Senati Venecian nipit të Skënderbeut përvojën e dikurshme në rolin e diplomatit të paqes ia ngarkoi për të kundërtën: luftën. Prandaj më 1 tetor mori vendim që një i ngarkuar special i Republikës, bashkë me Françeskun e Krujës, të niseshin për në Napoli dhe ta ftonin Gjergjin e Ri të sipërmerrte misionin e çlirimit të principatës së familjes së tyre si edhe

    të gjithë arbërve. Në krah do të kishte fratin e kryeqytetit të tyre të dikur-shëm, si edhe një anije për të dalë në bregun tjetër, në Lezhë, ku prej shumë kohësh ziente shpirti kryengritës. Për të përballuar të gjitha shpenzimet e këtij operacioni politiko-luftarak Senati do t’i jepte edhe 500 dukate.

    Njeriu i Republikës së Lagunës erdhi në Napoli dhe nuk iu desh shumë t’ia mbushte mendjen nipit të Skënderbeut. Nga që druhej nëse i ati do të qe dakord apo jo me çfarë i patën propozuar, Gjergji ia tha vetëm të gjyshes. Ajo nuk e kundërshtoi. Tashmë besonte se autoriteti i saj do ta ndihmonte për të mos u penguar nga i ati, Gjoni si edhe e ëma, serbja Erina. Kur ia bëri të ditur të atit, ky e kundërshtoi vrullshëm. Arsyetimi i tij qe shumë i qartë. Duke shkuar në shërbim të Venedikut, rivales së Mbretërisë së Napolit për kontrollin e Ballkanit dhe të deteve të ngrohtë të jugut mesdhetar, ai do të zëmëron-te monarkun që i kishte strehuar, përkrahur e mbrojtur, mbretit që Kastriotëve u pat dhënë prona në Itali si edhe çdo ndihmë të nevo-jshme me të holla.

    Edhe Erina, e cila nuk dallohej shumë se e dëgjonte për gjithçka të shoqin, por në të shumtën e herëve ngjante e kundërta, u bashkua me Gjonin. Gjesti i të birit mund t’i lëndonte shumë marrëdhëniet e tyre me oborrin, pse jo edhe të rrënonte gjithçka. Kur për çfarë kishte rënë dakord i biri i tyre u vu në dijeni mbreti, ky nuk e fshehu nervoziz-min. Po të shkonte në shërbim të Republikës së Venedikut Gjergji do të kryente jo një gabim, por një faj. E konsideronte tradhti. Si i tillë të mos shpresonin se do ta toleronte.

    Pas kësaj gjendja e nderë përf-shiu jo vetëm Kastriotët, por të gjitha familjet fisnike shqiptare të emigruara në Napoli. Ndaj nipit të Skënderbeut u shtua trysnia të ndër-ronte mendje jo vetëm nga prindërit, nga e motra shpirtmirë dhe e zgjuar Maria, si edhe nga vëllai i vogël me emrin e mbretit, Ferrante, por nga të gjithë arbrit e tjerë me ndikim. Por edhe pse ndeshi në një mur të lartë refuzues, në një mosmiratim të plotë, me gjithë lutjen e prindërve të kthente mendje, Gjergj Kastrioti i Ri në shkurt 1500 u nis për në Republikën e Venedikut.

    Atëherë, për të shmangur edhe pasojat që mund t’u binin ndesh, Gjoni dhe Erina e mohuan djalin e tyre të madh, trashëgimtarin e dre-jtpërdrejtë të emrit dhe të pasurisë së Kastriotëve. Që prej këtij çasti dhe jo më vonë, duhet të kenë kryer edhe veprimin tjetër, atë zyrtarisht rikon-firmues. Shpallën se pasues i ligjshëm i familjes së tyre do të qe i vetmi djalë që u kish mbetur gjallë, Ferrante.

    Kështu akti publik i mohimit ndaj Gjergjit plëngprishës u bë i plotë, pa asnjë shpresë pendimi”.

    Tiranë, më 19 korrik 2017(Vijon nesër..)

    Fotot shoqëruese: 01 dhe 02 pamje të Gjon Kastriotit të ruajtura në Itali dhe 03 Ferrante, nipi i Skënderbeut.

    DOSIER

  • 11www.shqiptarja.com

    E MARTË, 25 KORRIK 2017

    Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpall kërkesën për shpronesim, marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit te kalimit, per pasurite e paluajtshme që preken nga ndertimi i Korridorit te Sistemit te Gazsjellesit dhe rruget hyrese te Valvulat e Bllokimit (pjesa e dyte) ne zonat Fier, Korçe, Devoll, Berat dhe Skrapar pjese e projektit TAP. Subjekti kërkues i kësaj kërkese është Trans Adriatic Pipeline AG Shqipëri, shoqëri e cila do zhvillojë një tubacion të gazit natyror, përmes territorit të Republikës së Shqipërisë.

    Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vemë në dijeni personat të cilët preken nga ky shpronësim sipas listave emërore bashkëlidhur, mbi masën e vlerësimit të llogaritur në zbatim të Ligjit të Posaçëm Nr.116/2013, datë 15.04.2013, në përputhje me Planin e Rehabilitimit të Jetesës. Personat që preken nga ky projekt të cilët kanë emrin në listat emërore të publikuara, si dhe personat të cilët preken por nuk figurojnë në këto lista, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga plotësimi i këtij afati për

    publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e proçedurave të shpronësimit dhe marrjes në përdorim të përkohshëm. Lutemi pronarëve dhe personave qe pretendojne pronësinë mbi pasuritë qe preken nga ky projekt, të dorëzojnë çdo dokument që disponojne pranë ZVRPP-së përkatese, mbi saktesimin dhe konfirmimin e pronesise, siperfaqeve, mungesat e dokumentacionit etj.

    RRETHET; KORÇË, DEVOLL, BERAT, SKRAPAR DHE FIERLISTA E PRONARËVE DHE E PËRDORUESVE TË CILËT PREKEN NGA SISTEMI I GAZSJELLËSIT DHE NGA RRUGËT HYRËSE

    Nr.Pronari/Përdoru-

    esiZK. Nr.Pas. Lloji Pas.

    Sip. m2 për

    Marrje në Përdorim të Për-

    kohshëm (2 vjeçar)

    Vlera Lekë

    Sip.m2 Ser-vitut Vlera Lekë S

    ip.m

    2 Sh

    pron

    ësim

    Vlera Lekë

    Vlera Totale e Kultur-

    ave

    Vlera Objekteve

    Lekë Vlera Totale

    Lekë Shënime Vlera Totale

    Lekë Shënime

    1 Arben Hamit Telo 2881 520/5 Arë 305.00 63,135.00 64.00 52,992.00 8,081.10 124,208.10 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    2 Drinald Izet Telo 2881 520/20 Arë 219.00 45,333.00 48.00 39,744.00 5,847.30 90,924.30 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    3 Olders Izet Telo 2881 520/21 Arë 217.00 44,919.00 27.00 22,356.00 5,343.60 204,360.00 276,978.60 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    4 Koli Pali Veshi 2881 440/1 Arë 2371.00 490,797.00 494.00 409,032.00 59,385.72 959,214.72 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    5 Mehmet Jashar Zadeja 2881 440/21 Arë 158.00 32,706.00 54.00 44,712.00 6,979.04 84,397.04 Konfirmuar nga ZVRPP

    6 Jani Vangjel Veshi 2881 440/3 Arë 179.00 37,053.00 64.00 52,992.00 5,321.70 95,366.70 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    7 Kristaq Vangjel Veshi 2881 440/2 Arë 634.00 131,238.00 241.00 199,548.00 17,679.38 348,465.38 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    8 Enver Hamit Telo 2881 520/3 Arë 216.00 44,712.00 30.00 24,840.00 8,098.32 77,650.32 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    9 Kastriot Ramadan Telo 2881 520/15 Arë 919.00 190,233.00 202.00 167,256.00 30,726.61 388,215.61 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    10 Besim Halim Nasufi 2881 520/14 Arë 533.00 110,331.00 25.00 20,700.00 12,220.20 143,251.20 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    11 Xhevair Riza Dyli 3003 8/26 Arë 54 11,178.00 46,507.76 57,685.76 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    12

    Shaban Tafil Toska

    3003 17/42 Arë

    2344 485,208.00 407 168,498.00 653,706.00 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    Ramazan Toska 77,164.48 77,164.48 Përdoruesi likuidohet vetëm për

    kulturat

    13 Karafil Teko Sopiku 3003 17/29 Arë 1199 248,193.00 250 103,500.00 350,553.94 94,006.00 796,252.94 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    14 Fatmir Sami Sopiku 3003 17/56 Arë 2664 551,448.00 713 295,182.00 390,313.09 204,360.00 1,441,303.09 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    15 Nazif Teko Sopiku 3003 17/36 Arë+Truall 970 200,790.00 220 91,080.00 61,344.36 65,395.00 418,609.36 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    16 Karafil Teko Sopiku 3003 17/37 Arë 445 92,115.00 95 39,330.00 4,450.00 135,895.00 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    17 Bektash Teki Sopiku 3003 17/38 Arë 456 94,392.00 96 39,744.00 91,760.10 225,896.10 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    KËRKESË PËR SHPRONËSIM DHE MARRJE NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM, PËR INTERES PUBLIK

    MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISËDREJTORIA E KONCENSIONEVE, PROKURIMEVE DHE SHPRONËSIMEVE, SEKTORI SHPRONESIM-PRIVATIZIMIT

    SHPRONËSIME

  • 12 E MARTË, 25 KORRIK 2017www.shqiptarja.com

    18 Liko Tafil Toska 3003 17/39 Arë 1083 224,181.00 280 115,920.00 37,753.38 377,854.38 I Pakonfirmuar

    nga ZVRPP

    19 Ramadan Tafil Toska 3003 17/40 Arë 867 179,469.00 243 100,602.00 30,223.62 310,294.62 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    20 Sabri Muhar-em Rapo 3003 28/4 Arë 1208 250,056.00 249 103,086.00 42,110.88 395,252.88 I Pakonfirmuar

    nga ZVRPP

    21 Neshat Rama-dan Sulovari 3003 28/2 Arë 1361 281,727.00 286

    118,404.00 29,805.90 429,936.90 I Pakonfirmuar

    nga ZVRPP

    22

    Veli Neki Cenollari

    3003 28/3 Arë

    733 151,731.00 155 64,170.00 215,901.00 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    Jorgo Nushi 9,529.00 9,529.00

    Përdoruesi likuidohet vetëm për

    kulturat

    23 Albpetrol 3003 3/6 Truall 2135 542,823.75 631 577,554.30 17,614.11 2,946,584.58 4,084,576.74 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    24 Markush Sotir Nushi 3003 4/12 Arë 168 10,542.00 2,016.00 196,296.00 208,854.00 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    25

    Osmën Amet Toska

    3003 4/2 Arë

    283 58,581.00 58,581.00 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    Hamet Toska 46,195.36 46,195.36 Përdoruesi likuidohet vetëm për

    kulturat

    26 Jorgaq Sotir Nushi 3003 4/3 Arë+Truall 157 32,499.00 73,429.94 73,516.00 179,444.94 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    27 Nesti Sotir Nushi 3003 4/4 Arë+Truall 186 38,502.00 176,471.86 214,973.86 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    28 Gori Pilo Nito 3003 4/6 Arë 341 70,587.00 3 1,242.00 11,887.26 83,716.26 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    29 Trifon Sotir Nushi 3003 4/7 Arë 2273 470,511.00 1195 494,730.00 444,771.41 391,267.20 1,801,279.61 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    30 Hamet Osmen Toska 3003 4/8 Arë 813 168,291.00 73 30,222.00 176,693.10 137,904.48 513,110.58 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    31 Nesti Sotir Nushi 3003 9/11 Arë 341 70,587.00 11,887.26 82,474.26 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    32

    Nesti Sotir Nushi

    3003 9/2 Arë

    719 148,833.00 161 66,654.00 12,549.60 228,036.60 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    Jorgaq Nushi 4,667.00 4,667.00

    Përdoruesi likuidohet vetëm për

    kulturat

    33

    Drita Rakip Shehu

    3003 4/9 Arë

    308 63,756.00 63,756.00 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    Jorgo Nushi 4,004.00 4,004.00

    Përdoruesi likuidohet vetëm për

    kulturat

    34 Jorgo Sotir Nushi 3003 9/12 Arë 343 71,001.00 140 57,960.00 4,459.00 133,420.00 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    35 Jorgo Sotir Nushi 3003 9/9 Arë 1024 211,968.00 260 107,640.00 348,888.25 668,496.25 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    36 Eljod Tajar Rapo 3003 28/8 Arë 119 24,633.00 2,606.10 27,239.10 ZVRPP

    konfirmon se pasuria ka

    kufizim

    37 Islam Haki Shehu 3003 17/21 Arë 2690 556,830.00 758 313,812.00 88,554.80 959,196.80 Konfirmuar nga ZVRPP38 Myzejen Qazim Nushi 3003 28/29 Arë+Truall

    3358 695,106.00 849 351,486.00 1,046,592.00 I Pakonfirmuar nga ZVRPP

    Ylli Ngjeli NushiÇeve Ngjeli Nushi

    Valbona Ngjeli KarakashiAlma Ngjeli AllajbejAnida Ngjeli VrushajMerita Ngjeli Mernici

    SHPRONËSIME

    Nr.Pronari/Përdoru-

    esiZK. Nr.Pas. Lloji Pas.

    Sip. m2 për

    Marrje në Përdorim të Për-

    kohshëm (2 vjeçar