24
Cyan magenta yellow black ÇMIMI 30 LEKË VITI VII - NR. 237 E SHTUNË, 07-10-2017 www.shqiptarja.com EKSKLUZIVE/ REPORTAZH NE RRUSHKULL, MIRDITE NE SHTEPINE E KRISTINES, BASHKEFSHATARES SE GERTES Kemi gjetur gruan 45-vjeçare, historinë e së cilës e rrëfeu mirditorja që përloti Kuvendin para disa ditësh ENDRRA E SAJ: TE ME PUNOJE DJALI, JETA IME KA MBARUAR nga Kristi Gongo FAQE 12-13 FAQE 2-3 Adriatik Doçi RISTRUKTURIMI 216 DREJTORITE SIPAS VARESISE, MINISTRI PER MINISTRI Lista e plotë me drejtoritë dhe agjencitë në varësi të çdo ministrie, ja dy dikasteret më të fuqishme PLATFORMA E BASHKËQEVERISJES RAMA: FSHESË PARAZITËVE FAQE 4-5 THIRRJE POLITIKANEVE SENSIBILIZIMI Donald Lu: Mjaſt u zutë! Fusni në burg peshqit e mëdhenj të krimit Mposhti kancerin e gjirit, Ina në ‘Repolitix’: Duhet kurajo FAQE 9 FAQE 14 FAQE 7 TRASHEGIMTARET Lista e ish-të përndjekurve politikë që kanë gati lekët Ministria tjetër apel trashëgimtarëve për të dorëzuar dokumentat që mungojnë FAQE 4-5 Financat nuk kanë realizuar të ardhurat, fondi për pronat -43%, 12% më pak nga vendorët POLITIKA FISKALE MEKATET DHE EMRAT E FSHEHTE TE DEPUTETEVE EKSKLUZIVE 17 për qind të deputetëve janë arrestuar dhe hetuar për vepra të ndryshme penale. Fshihet njolla e Fatmir Mediut, hiqet nga faqja online e KQZ hetimi në Itali Parlamenti i ri BUXHETI FAKTIK 2016 ZBULON “GROPËN” 100 MILIONE EURO

Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · Cyan magenta yellow black ÇMIMI. 30 LEKË . VITI. VII - NR. 237 E SHTUNË, 07-10-2017 . EKSKLUZIVE/ REPORTAZH NE RRUSHKULL, MIRDITE. NE SHTEPINE

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Cyan magenta yellow black

    ÇMIMI 30 LEKË VITI VII - NR. 237 E SHTUNË, 07-10-2017 www.shqiptarja.com

    EKSKLUZIVE/ REPORTAZH NE RRUSHKULL, MIRDITE

    NE SHTEPINE E KRISTINES, BASHKEFSHATARES SE GERTESKemi gjetur gruan 45-vjeçare, historinë e së cilës e rrëfeu mirditorja që përloti Kuvendin para disa ditësh

    ENDRRA E SAJ: TE ME PUNOJE DJALI, JETA IME KA MBARUAR

    nga Kristi Gongo ► FAQE 12-13

    ► FAQE 2-3

    Adriatik Doçi

    RISTRUKTURIMI

    216 DREJTORITE SIPAS VARESISE,

    MINISTRI PER MINISTRI

    Lista e plotë me drejtoritë dhe agjencitë në varësi të çdo ministrie, ja dy

    dikasteret më të fuqishme

    PLATFORMA E BASHKËQEVERISJES RAMA:

    FSHESË PARAZITËVE

    ► FAQE 4-5

    THIRRJE POLITIKANEVE

    SENSIBILIZIMI

    Donald Lu: Mjaft u zutë! Fusni në burg peshqit e

    mëdhenj të krimit

    Mposhti kancerin e gjirit, Ina në ‘Repolitix’:

    Duhet kurajo

    ► FAQE 9

    ► FAQE 14 ► FAQE 7

    TRASHEGIMTARET

    Lista e ish-të përndjekurve

    politikë që kanë gati lekëtMinistria tjetër apel

    trashëgimtarëve për të dorëzuar dokumentat që mungojnë

    ► FAQE 4-5

    Financat nuk kanë realizuar të ardhurat, fondi për pronat -43%,

    12% më pak nga vendorët

    POLITIKA FISKALE

    MEKATET DHE EMRAT E FSHEHTE TE

    DEPUTETEVE

    EKSKLUZIVE

    17 për qind të deputetëve janë arrestuar dhe hetuar për vepra

    të ndryshme penale. Fshihet njolla e Fatmir Mediut, hiqet nga faqja

    online e KQZ hetimi në Itali

    Parlamenti i ri

    BUXHETI FAKTIK 2016 ZBULON “GROPËN”

    100 MILIONE EURO

  • 2 E SHTUNË, 7 TETOR 2017www.shqiptarja.comPARLAMENTI I RI

    Eksk

    luzive

    Mëkatet dhe emrat e fshehtë të deputetëve

    GjeneralitetetNjë pjesë e

    deputetëve të Kuvendit

    të Shqipërisë kanë ndryshuar

    gjeneralitetet, disa për arsye

    estetike, ndërsa të tjerë

    për arsye të paqarta, ku përfshihet

    emri, mbiemri, data e lindjes

    dhe emrat e prindërve.

    Bilanci Tetëmbëdhjetë

    për qind të deputetëve të parlamentit të ri që prodhuan

    zgjedhjet e 25 Qershorit rezultojnë se

    kanë ndryshuar gjeneralitetet, janë arrestuar,

    dënuar apo vetëm hetuar

    për vepra të ndryshme

    penale.

    17 për qind të deputetëve janë arrestuar dhe hetuar për vepra të ndryshme penale

    Adriatik Doçi TIRANE

    Shtatëmbëdhjetë për qind të de-putetëve të parlamentit të ri që prodhuan zgjedhjet e 25 Qershorit rezultojnë se kanë ndryshuar gjen-eralitetet, janë arrestuar, dënuar

    apo vetëm hetuar për vepra të ndryshme penale. 24 nga 140 deputetët e Parlamentit aktual kanë ndryshuar gjeneralitetet ose janë akuzuar nga prokuroria, por që në fund, shumica janë shpallur të pafajshëm. Referuar formularit të dekriminalizimit, deputeti i LSI, Përparim Spahiu, rezulton se është vënë nën akuzë nga prokuroria për konsumimin e veprës penale të goditjes për shkak të detyrës në datë 17.10.2009, por që në 2010 është pushuar procedimi penal. Deputeti i PD në Qarkun e Fierit, Myslim Murri, deklaron se është dënuar me kusht nga Gjykata e Faktit dhe Gjykata e Apelit, por është shpallur i pafajshëm në vitin 2007 nga Gjykata e Lartë. Murri deklaron se është mbajtur në arrest shtëpie për veprën penale të shpërdorimit të detyrë, por në vitin 1995, prokuroria ka pushur çështjen. Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, deklaron se është ndaluar nga Prokuroria e Tiranë në

    1.

    Deputeti i LSI në Qarkun e Dibrës, Përparim Spahiu, i akuzuar nga prokuroria për konsumimin e veprës penale të goditjes për shkak të detyrës në datë 17.10.2009. Më datë 14.01.2010 është vendosur pushimi i procedimit penal.

    2.

    Deputeti i PD në Qarkun e Fierit, Myslim Murri, i dënuar me kusht nga Gjykata e Faktit, dënimi është konfirmuar nga Gjykata e Apelit, por është shpallur i pafajshëm në vitin 2007 nga Gjykata e Lartë. Murri deklaron masën arrest shtëpie për veprën penale të shpërdorimit të detyrë, por me pas, në vitin 1995, prokuroria ka pushur çështjen.

    3.

    Prindërit e deputetit të PDIU së Qarkut të Elbasanit, Aqif Rakipi, rezultojnë se kanë ndryshuar gjeneralitetet. Emri i parë i babait rezulton Karaman, ndërsa aktualisht Kahraman. Emri i parë i nënës rezulton Violeta, ndërsa aktualisht Nurije.

    4.

    Deputeti i PS në Qarkun e Elbasanit, Anastas Angjeli deklaron se Gjendja Civile i ka ndryshuar ditëlindjen pa dijeninë e tij. Angjeli deklaron se ka lindur në 07.05.1956, ndërsa më parë rezulton me një tjetër datë, konkretisht 06.05.1956.

    5.Deputetja e PDIU në Qarkun e Dibrës, Reme Lala, emri i parë i babait Korab, emri i ndryshuar Ymer Lala.

    6.Deputeti i PS, Qarku Durrës, Ilir Ndraxhi, rezulton se mbiemri i parë i tij ka qenë ‘Nraxhi’.

    7.

    Deputeti i PSD, Tom Doshi, dënuar me një vit heqje lirie, në vitin 1990, nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Durrësit, për sjellje të padenjë në shoqëri. I ndalur me urdhër të Prokurorisë së Përgjithshme, nga data 26.03.2105-28.03.2015, për kallëzim të rremë, deklarata të rreme para prokurorit dhe kanosje për deklarim, caktuar nga Gjykata e Lartë masa arrest me burg dhe më pas detyrim paraqitje.

    8.

    Deputeti i PS, Blendi Klosi, është hetuar në vitin 1994 për një çështje e cila është pushuar në 11 tetor 1994, pasi nuk kishte vepër penale. Klosi ka sqaruar se kur ka qenë student, ka thyer disa shishe birre me disa shokë.

    9.

    Deputeti i PD, Edi Paloka, i dënuar nga Gjykata e Lartë, me vendim nr. 8, datë 05.06.2015, për shpifje, parashikuar në nenin 120/2. I dënuar nga Gjykata e Tiranës, me vendim nr 10, datë 12.01.2001, për veprën penale të organizimit të manifestimeve të paligjshme, parashikuar në nenin 262/1. I arrestuar nga Policia e Tiranës në flagrancë, në datën 29.11.2000, me akuzën e parashikuar në nenet 262/1 dhe 236/2 të Kodit Penal.

    10.

    Kreu i PR, Fatmir Mediu, i cili mori mandatin e deputetit nën siglën e PD, rezulton se ka qenë njëherë nën hetim nga autoritetet e huaja për një ngjarje të vitit 1998 kur ai u hetua për pengim të forcave të policisë në kryerjen e detyrës në Milano të Italisë. Por më pas ka marrë pafajësi nga Gjykata e Lartë. Fatmir Mediu ka ndryshuar edhe mbiemrin, nga Mehdihoxha në Mediu.

    11.Deputeti i PS, Qarku Elbasan, Nuri Belba, rezulton ka ndryshuar emrin nga Nuredin në Nuri.

    12.Deputeti i PS në Qarkun e Elbasanit, Musa Ulqini rezulton se mbiemri i tij i parë ka qenë Dobrovoda.

    13.

    Deputeti i PS, Qarku Fier, Ismet Beqiraj, është ndaluar për 24 orë në komisariatin e Ballshit, para zgjedhjeve të 26 majit 1996, por nuk është proceduar penalisht. Është ndalur dy herë nga policia në shkurt të vitit 1997, por nuk është proceduar.

    14. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Qarku Fier, Robert Bitri, emri i parë i tij është Albert.

    15. Deputeti i PS, Qarku Korçë, Ilir Xhakolli, emri i mëparshëm i tij është Ilirian Xhako.

    16.Deputeti i Partisë Demokratike, Qarku Lezhë, Anton Frrokaj, ka ndryshuar gjeneralitetet, emri i mëparshëm i tij është Anton Biba.

    vitin 2004, me akuzën për përdorim me keq-dashje të thirrjes telefonike, Deputeti sqaron në formular se arrestimi është konsideruar i paligjshëm si dhe është shpallur i pafajshëm më pas nga Gjykata e Tiranës. Ndërkaq, deputeti i PS, Ismet Beqiraj, rezulton se është ndaluar për 24 orë në komisariatin e Ballshit, para zgjedhjeve të 26 majit 1996, por nuk është proceduar penalisht. Ai është ndaluar edhe dy herë të tjera nga policia në shkurt të vitit 1997, por nuk është proceduar. Ndërsa deputeti i PSD, Tom Doshi, thotë se është dënuar me një vit heqje lirie, në vitin 1990, nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Durrësit, për sjellje të padenjë në shoqëri. Edhe deputeti demokrat, Edi Paloka është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me vendim nr 10, datë 12.01.2001, për veprën penale të organizimit të manifestimeve të paligjshme, parashikuar në nenin 262/1. Paloka është arrestuar gjithashtu në flagrancë nga policia, në vitin 2000, për dy vepra penale. Paloka është dënuar në vitin 2015, nga Gjykata e Lartë, për shpifje.

    NDRYSHIMI I GJENERALITETEVE Një pjesë e deputetëve të Kuvendit të

    Shqipërisë kanë ndryshuar gjeneralitetet, disa për arsye estetike, ndërsa të tjerë për arsye të paqarta. Deputeti i Partisë

    Demokratike, Qarku Lezhë, Anton Fr-rokaj, ka ndryshuar gjeneralitetet, ku emri i mëparshëm i tij është Anton Biba. Deputeti i PS në Qarkun e Elbasanit, Anastas Angjeli deklaron se Gjendja Civile i ka ndryshuar ditëlindjen pa dijeninë e tij. Angjeli deklaron se ka lindur në 07.05.1956, ndërsa më parë rezulton me një tjetër datë, konkret-isht 06.05.1956. Kreu i PR, Fatmir Mediu, ka ndryshuar mbiemrin. Mbiemri i parë i tij rezulton Meh-dihoxha. Deputeti i PS Nuri Belba rezulton ka ndryshuar emrin nga Nuredin në Nuri. Edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Qarku Fier, Robert Bitri, ka ndryshuar emrin. Emri i parë i tij është Albert. Deputeti i Par-tisë Socialiste, Qarku Shkodër, Luan Harusha, ka ndrysh-uar gjeneralitetet. Emri i mëparshëm i tij është Luan Selmani. Edhe prindërit e kreut të PDIU, Vangjel Dule, i zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike, kanë ndryshuar gjeneralitetet. Babai Jorgji rezulton me emrin Jorgo, ndërsa nëna Jorgjia rezulton me emrin Garufo.

    DEPUTETËT QË KANË NDRYSHUAR GJENERALITETET DHE AKUZAT E PROKURORISË

  • 3www.shqiptarja.com

    E SHTUNË, 7 TETOR 2017

    Pasojat Nëse deputeti Mediu e ka dorëzuar formularin të paplotë në KQZ, për të fshehur hetimin në Itali, kjo do të përbënte vepër penale dhe për rrjedhojë mund të çonte në heqjen e mandatit.

    PARLAMENTI I RI

    17.

    Deputeti i PS, Qarku Lezhë, Pjerin Ndreu, i ndaluar nga Prokuroria e Tiranë në vitin 2004, për përdorim me keqdashje të thirrjes telefonike, por arrestimi është konsideruar i paligjshëm si dhe është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës.

    18.Deputeti i Partisë Socialiste, Qarku Shkodër, Luan Harusha, ka ndryshuar gjeneralitetet, emri i mëparshëm është Luan Selmani.

    19.Kreu i PDK, Nard Ndoka, i zgjedhur deputet nën siglën e PD në Qarkun e Shkodrës, emri i mëparshëm i tij është Mark Ndokaj.

    20. Deputeti i LSI në Qarkun e Vlorës, Sezai Rokaj, emri i mëparshëm i tij ka qenë Shezai Rrokaj.

    21.

    Prindërit e kreut të PDIU, Vangjel Dule, i zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike, kanë ndryshuar gjeneralitetet. Babai Jorgji rezulton me emrin Jorgo, ndërsa nëna Jorgjia rezulton me emrin Garufo.

    22.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron një version të emrit të tij të mëparshëm, Lulëzim, emër i cili sipas tij është përdorur gabimisht.

    23. Kryeministri Edi Rama deklaron se deri në datën 27.11.2002 ka mbajtur emrin Edvin.

    24.

    Sali Berisha, deputet i PD, ka ndërruar datëlindjen dhe kjo nuk figuron të jetë pasqyruar në deklarimin e tij në seksionin gjeneralitete të mëparshme. Berisha ka deklaruar datën e lindjes më 15 tetor 1944, ndërsa në regjistrimin zyrtar të gjendjes civile figuron si datë e lindjes 1 korrik 1944.

    Dekriminalizimi, fshihet njolla e Fatmir Mediut

    Në formularin e publikuar nga KQZ nuk figuron hetimi nga autoritetet italiane

    Adriatik Doçi TIRANE

    Kryetari i Partisë Re-publikane Fatmir Mediu, i zgjedhur deputet nën siglën e Partisë Demokra-

    tike, rezulton se ka qenë një herë nën hetim nga autorite-tet e huaja për një ngjarje të vitit 1998, kur ai u hetua për pengim të forcave të policisë në kryerjen e detyrës në Mi-lano të Italisë. Por, faqja e formularit të dekriminalizimit, ku Mediu duhet të pasqyronte këtë njollë, nuk ekziston në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në formularin e pasqyruar nga KQZ, rezultojnë të gjitha faqet e tjera ku Mediu rezulton i pastër, por vetëm faqja 4 e formularit, ku deputeti duhet t’i përgjigjet pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë në hetim ose në gjykim nga një autoritet u huaj, për kryerjen e një vepre penale, është hequr. Nëse deputeti Mediu e ka dorëzuar formularin të paplotë në KQZ, për të fshehur hetimin në Itali, kjo do të përbënte vepër pe-nale dhe për rrjedhojë mund të çonte në heqjen e mandatit. Mbetet për t’u sqaruar nga KQZ nëse formulari i depu-tetit është dorëzuar i paplotë apo ndërhyrja është bërë nga administrata e KQZ.

    PASOJAT PENALE Zyrtarët janë

    p a r a l a j m ë r u a r dhe janë të vetëdi-jshëm mbi pasojat penale të deklarim-it të të dhënave të rreme në formularin e vetëdeklarimit. “Nëse keni ndryshuar zyrtarisht ndonjë nga të dhënat e gjeneralitetit tuaj apo keni përdorur gjeneralitet tjetër, qoftë edhe të pandryshuar zyrtarisht, listoni secilin prej tyre, duke plotësuar të gjitha të dhënat që janë ndryshuar dhe aq herë sa janë ndryshuar. Mosdekla-rimi i ndonjë gjeneraliteti sipas kësaj pike, që mundtë pengojnë verifikimin sipas dis-pozitave të ligjit nr. 138/2015, përbën vepër penale sipas nenit 190 të Kodit Penal”, thuhet në formularin e vetëdeklarimit, duke reflektuar frymën e ligjit. Ndërkaq, të dhënat e pasqyruara në të i nënshtrohen një verifikimi të plotë dhe të gjithanshëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë, nga organet shtetërore dhe Prokuroria e Përgjithshme dhe se pasqyrimi i të dhënave të pavërteta, të paplota, dhe të pasakta në të passjell përjash-timin e menjëhershëm dhe në çdo kohë nga kandidimi/zgjedhja/emërimi apo nga funksioni publik.

    AQIF RAKIPIPrindërit e deputetit të

    PDIU së Qarkut të Elbasanit, Aqif Rakipi, rezultojnë se kanë ndryshuar gjeneral-itetet. Emri i parë i babait

    të deputetit Rakipi rezulton Karaman, ndërsa aktualisht Kahraman. Po ashtu, referuar formularit të dekriminalizimit të dorëzuar pranë Komisionit

    Qendror të Zgjedhjeve, emri i parë i nënës së deputetit Rakipi rezulton Violeta, ndër-sa aktualisht Nurije. Dy ditë më parë, Partia Demokratike

    grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi në prokurori një kërkesë për kon-trollin e të dhënave të dekrim-inalizimit për deputetin Aqif Rakipi, lidhur me dyshime për fshehjen e të dhënave për ak-tivitet kriminal, që sipas ligjit për dekriminalizimin duhej ta pengonte për të marrë poste publike apo për t’u zgjedhur. Nga ana tjetër, deputeti ka hedhur poshtë dyshimet e PD, teksa e ka konsideruar kërkesën një sulm politik. PD ka kërkuar verifikimin e të dhënave edhe për deputetin Gjetan Gjetani, duke shpre-hur të njëjtat dyshime. Në formularin e dekriminalizimit, deputeti Gjetani nuk rezulton as me gjeneralitete të ndrysh-uar dhe as me ndonjë problem me drejtësinë në të shkuarën.

    NENI 190 I KODIT PENAL

    Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet dhe me gjobë nga katërqind mijë deri në një milion lekë. Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet dhe me gjobë nga gjashtëqind mijë deri në dy milionë lekë. Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në tre milionë lekë.

    Njolla e MediutFaqja e formularit të dekriminalizimit, ku Fatmir

    Mediu duhet të pasqyronte hetimin nga autoritetet italiane, nuk ekziston në faqen zyrtare të Komisionit

    Qendror të Zgjedhjeve.

  • 4 E SHTUNË, 7 TETOR 2017www.shqiptarja.comRISTRUKTURIMI I MINISTRIVE

    216 drejtoritë sipas varësisë,

    ‘zhduket’ integrimiLista e plotë me drejtoritë dhe agjencitë në varësi të çdo ministrie, ja dy dikasteret më të fuqishme

    Adriatik Doçi TIRANE

    Pa s s h p a l l j e s s ë p l a t f o r m ë s p ë r ristrukturimin e institucioneve të pushtetit qendror,

    identifikohen 216 drejtori, agjenci, ndërmarrje etj., në varësi të secilës ministri. Ndryshimi i varësisë së dre-jtorive kryesore reflekton pjesërisht shkrirjen dhe bash-kimin e degëve të qeverisjes. Kështu, ndryshe nga sa pritej, Ministria e Integrimit, e cila është shndërruar në një dre-jtori, nuk figuron në varësi të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në varësi të kësaj ministrie, deri më tani, rezulton vetëm një drejtori, ajo e Shërbimit të Trupit Diplomatik. Ndërkaq, 28 agjenci dhe drejtori janë në varësi të Kryeministrisë, ku bie në sy Qendra e Of-rimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Agjencia e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog, Shkolla Shqiptare e Administratës Publike etj. Ministria e Dre-jtësisë, përpos shërbimit të provës, pronave dhe burg-jeve, do të ketë në varësi edhe Arkivin Shtetëror të Sistemit Gjyqësor. Ndrys-hime kanë pësuar edhe dre-jtoritë dhe agjencitë në varësi të Ministrisë së Kulturës. Gjithashtu konstatohet një reduktim i organeve në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në varësi të kësaj të fundit janë vetëm 9 agjenci dhe drejtori. Ndërkaq, në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit ka kaluar Shkolla e Magjistraturës, Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë, Qendra Ndëruni-versitare e Shërbimeve etj.

    SUPERMINISTRIA Ministria e Infrastrukturës

    dhe Energjisë, e drejtuar nga Damian Gjiknuri, është shndërruar në një supermin-istri. Ky dikaster ka nën varësi mbi 37 drejtori, agjenci dhe ndërmarrje të rëndësishme të tre ministrive të mëparshme. Në varësi të Ministrisë së In-frastrukturës dhe Energjisë janë Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Autoriteti Rrugor Kombëtar, Agjen-

    cia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, Enti Kombëtar i Banesave, Drejtoria e Përg-jithshme Detare, Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor, Autoriteti i Aviacionit Civ-

    il, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, Portet Detare, Hek-urudha Shqiptare, OSHEE, Drejtoritë Rajonale të AL-UIZNI-t etj.

    Pas shpalljes së platformës për ristrukturimin e institucioneve të pushtetit qendror, e cila parashikonte shkrirjen dhe transformimin e 8 ministrive të rëndësishme, identifikohen të gjitha drejtoritë dhe agjencitë në varësi të secilës ministri.

    Struktura e re

    Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Damian Gjiknuri, është shndërruar në një superministri. Ky dikaster ka nën varësi mbi 37 drejtori, agjenci dhe ndërmarrje të rëndësishme.

    Superministria

    MINISTRIA E FINANCAVEMinistria e Financave dhe

    Ekonomisë ka nën varësi 35 drejtori dhe agjenci të rëndë-sishme, të mbledhura nga tre ministri të ndryshme. Në varësi të ministrisë që drejtohet nga Arben Ahmetaj do të jenë dre-jtoritë e doganave dhe tatimeve, Drejtoria e Pastrimit të Parave, Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional, In-stituti i Sigurimeve Shoqërore, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Ag-jencia Kombëtare e Trajtimit të Koncesioneve, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë,

    Qendra Kombëtare e Biznesit, Agjencia Shqiptare e Zhvilli-meve dhe Investimeve, Tra-

    jtimi i Studentëve, Agjencia e Trajtimit të Kredive, Degët e thesarit etj.

    Qeverisja me qytetarët

    Kryeministri Rama: Fshesë parazitëve në administratë

    Saimir Tahiri do të jetë koordinatori kombëtar për

    bashkëqeverisjen me njerëzitKryeministri Edi Rama ka prezantuar dje te Parku Ol-impik platformën online për bashkëqeverisjen me qytetarët. Për mbarëvajtjen e platformës do të an-gazhohen 25 persona, të cilët do të ndahen në grupe, një grup qendror në Kryeministri dhe grupet e tjera në çdo ministri. Kryeministri pohoi se nuk do të ketë gjueti shtrigash, pasi çdo person do të regjistrohet dhe do të mbajë përgjegjësi për atë që raporton. “Çdo person që do të regjistrohet për të qenë pjesë e këtij procesi dhe për t’i dhënë vetes statusin e anëtarit, apo anëtares së koalicionit do të mbajë përgjegjësinë e vet për atë që shkruan, në kuptimin që do t’i dalë për zot edhe çdo denoncimi për sjellje abuzive, për sjellje korruptive, për ngjarje, apo informacione shqetësuese që do t’i ndajë me ne. Do t’i dalë për zot, do të thotë që pas këtij ekrani është përgatitur dhe do të qëndrojë një grup i tërë njerëzish që do të ndjekin në kohë reale çdo opinion, kërkesë, ankesë dhe do të bëjnë verifikimin në një afat të përcaktuar të të gjitha atyre ankesave që lidhen me persona, me zyra, ose institucione të caktuara. Në këtë proces verifikimi, çdo person që do të denoncojë do të jetë pjesë aktive, për të goditur sëbashku një shfaqje korruptive, për të ndëshkuar së bashku një sjellje abuzive, për të punuar sëbashku që një zyrë e cak-

    tuar të ndryshojë qasje, në rastet kur vërtetohet se denoncimi është i saktë. Pra, edhe kjo rezervë nuk qëndron”, tha kryeministri Rama.

    PARALAJMËRIMI Saimir Tahiri do të jetë koordina-

    tori Kombëtar për bashkëqeverisjen me njerëzit për mandatin e dytë të

    qeverisjes. Rama vlerësoi ish-min-istrin e Brendshëm dhe shtoi se për suksesin e nismës do të angazhohen të gjithë, nga qeveria te qytetarët. Kryeministri paralajmëroi largimin e parazitëve nga administrata. “Kemi prezantuar një koordinator kombëtar për bashkëqeverisjen, që është Tahiri. Nuk e pash sot, por me siguri do jetë diku. Do të vendosë në dispozicion eksperiencën dhe bash-kë me koordinatorët në qarqe do të bëjmë këtë gjë, me mbështetjen e të gjithëve ne. Do të angazhohemi ne, qeveria, deputetët dhe të gjithë. Kjo në fazën e parë do të bëhet me fjalë, por shumë shpejt me vepra me prova. Duke shkuar dhe thënë ‘ja ky rast’ ‘ja edhe ky rast’ përfshi-huni edhe ju. Ky mekanizëm mund të bëhet një fshesë e hekurt për të pastruar grabitqarët dhe parazitët nga administrata shumë më shpejt se çdo tjetër. Ka dy rrugë, njëra koa-licioni ku ishim, kjo është një rrugë e re, do të funksionojë ose jo, nuk e them dot sot, por është një rrugë me një qëllim shumë të mirë dhe të gjitha mundësitë që të na nxjerrim aty ku duam, jashtë zullumit dhe batakut, që është trashuar në gjithë këto vite. Jo të gjitha zotimet mund të bëhen realitet, por ai që do të bëhet është që shqiptarët të mos shikohen më nga xhepi për të marrë një zotim”, pohoi Rama.

    Për mbarëvajtjen e platformës do të angazhohen 25 persona, të cilët do të ndahen në grupe, një grup qendror në Kryeministri dhe grupet e tjera në çdo ministri.

    Grupet

  • 5www.shqiptarja.com

    E SHTUNË, 7 TETOR 2017RISTRUKTURIMI I MINISTRIVE

    Në Zyrën e Përmbaruesit Gjyqësor Arjan Palla me adresë Blv.Zogu i I-rë, Pall. Agimi, H-2.K-3, Ap.-5-Tiranë më dt. 10.10.2017 ora 16.00 zhvillohet ankandi për shitjen e pasurisë me nr. 1/197 +3-26, vol8, fq.48, zk 8260, lloji i pasurisë apartament me sip. 73 m2 ndodhur në Tiranë, rregjistruar në pronësi të Fazile Stafa.

    ÇMIMI ME TË CILIN FILLON SHITJA ËSHTË 40579,2 EURO

    NJOFTIM PER SHITJE

    DREJTORITË DHE AGJENCITË NË VARËSI TË ÇDO MINISTRIEKRYEMINISTRIA, INSTITUCIONE NË VARËSI

    ■ Agjencia e Prokurorit Publik ■ Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor ■ Shkolla Shqiptare e Administratës Publike ■ Akademia e Shkencave ■ Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ■ Departamenti i Administratës Publike ■ Agjencia Telegrafike Shqiptare ■ Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile ■ Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë

    Kibernetike ■ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ■ Komiteti Shtetëror i Minoriteteve ■ Komisioni i Prokurorit Publik ■ Inspektorati Qendror ■ Komiteti Shtetëror i Kulteve ■ Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit ■ Agjencia e Programeve të Asistencës Akredituar nga BE ■ Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ■ Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale ■ Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ■ Agjencia e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog ■ Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare ■ Agjencia Kombëtare për Zhvillim Rajonal ■ Agjencia për Zhvillimin Ekonomik Rajonal ■ Agjencia për Zhvillim Rajonal me qendër në Tiranë ■ Agjencia për Zhvillim Rajonal me qendër në Korçë ■ Agjencia për Zhvillim Rajonal me qendër në Vlorë ■ Agjencia për Zhvillim Rajonal me qendër në Shkodër ■ Degët e ADISA

    MINISTRIA E DREJTËSISË, ORGANE NË VARËSI ■ Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ■ Agjencia e Mbikëqyrjes së Falimentit ■ Shërbimi i Provës ■ Qendra e Publikimeve Zyrtare ■ Komisioni Shtetëror i Ndihmës Juridike ■ Instituti i Mjekësisë Ligjore ■ Avokatura e Shtetit ■ Komiteti Shqiptar i Birësimit ■ Arkivi Shtetëror i Sistemit Gjyqësor ■ Agjencia e Trajtimit të Pronave ■ Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit ■ Shërbimi i Kontrollit të Burgjeve ■ Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ■ Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ■ Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

    MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

    ■ Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ■ Shërbimi Social Shtetëror ■ Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të

    Institucioneve Shëndetësore ■ Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim ■ Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ■ Instituti i Integrimit për ish të Përndjekurit ■ Drejtoritë Rajonale të Shëndetësisë ■ Shërbimet Spitalore ■ Drejtoritë e Shëndetit Publik ■ Spitalet Rajonale ■ Instituti i Shëndetit Publik ■ Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ■ Drejtoritë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror ■ ISKSH ■ Qendra Kombëtare Biomjekësore ■ Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ■ Qendra e Shërbimit Mjekësor, Klinika Qeveritare ■ Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ■ Klinika Stomatologjike Universitare

    MINISTRIA E BRENDSHME, ORGANE NË VARËSI ■ Policia e Shtetit ■ Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike ■ Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ■ Prefektët e Qarqeve ■ Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit ■ Garda e Republikës ■ Qendra e Shërbimeve dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit ■ Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit ■ Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ■ Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Brendshme

    MINISTRIA PËR EVROPËN DHEPUNËT E JASHTME, ORGANE NË VARËSI

    ■ Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik

    MINISTRIA E TURIZMIT DHE MJEDISIT, ORGANE NË VARËSI

    ■ Prodhim Mobile sh.a Tiranë ■ Agjencia Kombëtare e Turizmit

    ■ Agjencia Kombëtare e Bregdetit ■ Zyra e Shërbimit Turistik ■ Albturist TO sh.a ■ Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ■ Agjencia Kombëtare e Mjedisit ■ Drejtoritë Kombëtare të Mjedisit ■ Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve

    MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, ORGANE NË VARËSI

    ■ Agjencia Kombëtare Bërthamore ■ Shërbimi Gjeologjik Shqiptar ■ Reparti i Inspektim-Shpëtimit të Minierave ■ Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ■ Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse ■ Agjencia për Efiçencën e Energjisë ■ Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ■ Autoriteti Rrugor Kombëtar ■ Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve ■ Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit ■ ALUIZMI ■ Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ■ Enti Kombëtar i Banesave ■ Instituti i Ndërtimit ■ Organi Kombëtar i Investigimit të Transporteve ■ Instituti i Transportit ■ Drejtoria e Përgjithshme Detare ■ Drejtoria e Inspektimit Hekurudhor ■ Autoriteti i Aviacionit Civil ■ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ■ Degët Rajonale të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të

    Transportit Rrugor ■ Portet Detare ■ Ndërmarrja e Ndërtimit të Hidrocentralit Banjë ■ Ndërmarrja e Kontrollit të Shërbimit të Mjeteve Ujore, Vau i Dejës ■ Regjistri Detar Shqiptar ■ Hekurudha Shqiptare ■ OSHEE ■ Albtransport ■ Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t ■ Drejtoritë Rajonale të Autoritetit Rrugor Shqiptar ■ Albkromi Shqiptar ■ Albbakër Tiranë ■ Qendra e Grumbullimit dhe Trajtimit të Kimikateve të Rrezikshme ■ NP Çeliku Elbasan ■ Uzina e Plehrave Azotike Fier ■ Uzina e Superfosfatit Laç ■ Kombinati Energjetik Elbasan

    MINISTRIA E BUJQËSISË, ORGANE NË VARËSI ■ Drejtoritë e Bujqësisë ■ Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore ■ Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ■ Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve ■ Agjencia Kombëtare e Duhan Cigareve ■ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ■ Agjencia e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës ■ Inspektoriati Shtetëror i Ujërave ■ Agjencia e Ujit dhe Banesave ■ Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ■ Bordi Rajonal i Kullimit ■ Degët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

    MINISTRIA E MBROJTJES, ORGANE NË VARËSI ■ Qendra e Kulturës, Medias, Botimeve dhe Shtëpitë e Pushimit ■ Instituti i Gjeografisë dhe Infrastrukturës Ushtarake ■ Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare ■ Autoriteti i Kontrollit Shtetëror i Eksporteve ■ Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura

    ■ Shtabi i Përgjithshëm ■ Drejtoria e Shifrës ■ Tipografia Ushtarake ■ NPV Ushtarake

    MINISTRIA E KULTURËS, ORGANE NË VARËSI ■ Instituti i Monumenteve të Kulturës ■ Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare ■ Galeria Kombëtare e Arteve ■ Qendra Kombëtare e Kulturës ■ Muzetë ■ Zyra e Koordinimit Butrint ■ Fototeka Kombëtare Marubi ■ Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike ■ Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore ■ Agjencia e Shërbimit Arkeologjik Tiranë ■ Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë ■ Galeria Kombëtare e Arteve ■ Biblioteka Kombëtare ■ Qendra e Realizimit të Veprave të Artit ■ Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit ■ Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autorit ■ Cirku Kombëtar ■ Teatrot ■ Qendra Kombëtare e Kinematografisë ■ Qendra Ndërkombëtare e Kulturës ■ Alba Film Studio sh.a ■ Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” – Shkodër

    MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT, INSTITUCIONE NË VARËSI

    ■ Agjencia Kombëtare e Provimeve ■ Instituti i Zhvillimit të Arsimit ■ Inspektoriati Shtetëror i Arsimit ■ Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit ■ Shërbimi Kombëtar për Rininë ■ Drejtoritë Arsimore Rajonale ■ Zyrat Arsimore ■ Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë ■ Shtëpia Botuese e Teksteve Shkollore ■ Agjencia e Shërbimit të Sporteve ■ Klubi Sportiv “Studenti” ■ Klubi Shumësportësh Partizani ■ Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë ■ Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë ■ Federata ■ Komiteti Olimpik Shqiptar ■ Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve ■ Shpërndarja e Librit Shkollor ■ Të gjitha Universitetet ■ Shkolla e Magjistraturës

    MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, INSTITUCIONE NË VARËSI

    ■ Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ■ Drejtoria Rajonale Doganore ■ Agjencia e Administrimit të Pasurive të Konfiskuara dhe të Sekuestruara ■ Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ■ Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore ■ Qendra e Regjistrimit të Aksioneve ■ Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve ■ Instituti i Sigurimeve Shoqërore ■ Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ■ Shërbimi Kombëtar i Punësimit ■ Agjencia Kombëtare e Trajtimit të Koncesioneve ■ Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve ■ Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë ■ Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave ■ Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit ■ Inspektoriati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ■ Qendra Kombëtare e Biznesit ■ Agjencia Shqiptare e Zhvillimeve dhe Investimeve ■ Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ■ Degët e Shërbimit Kombëtar të Punësimit ■ Degët e Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ■ Kombinati i Sheqerin ■ Ndërmarrja Industriale nr. 1 ■ Nimex sh.a ■ Tregu i Shitjes me Shumicë i Fruta Perimeve ■ Trajtimi i Studentëve ■ Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit ■ Agjencia e Trajtimit të Kredive ■ Shoqëritë Huamarrëse nën Administrim ■ Shtypshkronja e Letrave me Vlerë ■ Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit FAF sh.a ■ Degët e thesarit ■ Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit ■ Degët Rajonale të Tatimeve ■ Tatimpaguesit e Mëdhenj

  • 6 E SHTUNË, 7 TETOR 2017www.shqiptarja.comPOLITIKAT FISKALE

    TIRANE

    Intervista

    Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi ka komentuar dje temën tepër të dis-kutuar të ditëve të

    fundit, të përfshirjes së biznesit të vogël në regjimin e TVSH-së. Në studion e Report Tv, Sejdarasi tha se kjo do të prekë më shumë konsumatorin, pasi biznesi i vogël do ta kalojë 20%-shin te çmimi i produk-tit. Ndërkohë, ai deklaroi se informaliteti dëmton rëndë biznesin në vend dhe kundër tij duhet luftuar, por jo me aksione dhe me data, por çdo ditë dhe në mënyrë të vazhdueshme nga çdo qeveri.

    Çfarë po ndodh me biznesin e vogël, nëse do realizohet ajo që premton kryeministri?

    Nuk po ndodh asgjë, është një skemë e njohur, që aplikohet në të gjitha shtetet e zhvilluara të botës. Pra, është një mënyrë që të gjithë ata që fitojnë, duhet të paguajnë. Për rastin konkret, është pjesë e një strategjie an-ti-informalitet, që ka nisur dy vite e gjysmë më parë. E gjithë strategjia nuk është produkt i administratës publike, më së shumti është produkt i sipër-marrjes së bizneseve, që me këmbëngulje të madhe kanë kërkuar në fund të vitit 2015 deri në mes të vitit 2016 luftë frontale kundër informalitetit, sepse bizneset e ndershme dëm-tohen jashtëzakonisht nga niveli shumë i lartë i informalitetit që kemi në Shqipëri, sidomos të evazionit me detyrimet ta-timore.

    Tani bëhet fjalë për një politikë të re të qeverisë, e gjithë çështja do të përfshihet në një paketë të re fiskale, e cila bëhet gati dhe miratohet e hyn në fuqi më 1 janar 2018. Pra, janë çështje që do të nisin të zbatohen nga janari 2018. Çështja e përfshirjes së gjithë bizneseve me skemën e TVSH-së, me Tatimin e Vlerës së Shtuar është komplekse përsa i përket administrimit tatimor. Autoritetet kanë për detyrë të shpjegojnë saktësisht se çfarë do të ndodhë me subjektet. Deri sot nuk ka ende një dokument të shkruar ku të konsultohen.

    Nëse këto biznese të vogla do

    të futen në këtë skemë dhe do të detyrohen të paguajnë dhe ata 20%, si do të ndryshojë çmimi i produktit?

    9.360 biznese në vitin 2016 janë përjashtuar nga detyrimi që kishin përsa i përket taksës fikse 15%, me një urdhër të kryeministrit. Kategorizimi i bizneseve nga 0-2 milionë për xhiron dhe pastaj 5-8 milionë, ishte pikërisht kjo kategori për të cilën po flasim, kategoria e dytë u favorizua. E gjithë skema e aplikuar në atë kohë krijoi një problem me biznesin e madh, që nuk kishte ku të shkarkon-te faturat për produktet dhe

    Informaliteti luftohet çdo ditë, TVSH prek më

    shumë konsumatorëtFlet eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi për Report TV: Paketë e re fiskale nga 1 janari 2018

    Janë 80% e bizneseve të vogla që rrezikojnë të falimentojnë nga rritja e çmimit, ndërsa përsa i përket punësimit zënë rreth 36%. Kurse konsumatori do të ulë konsumin

    Në gjithë raportet ndërkombëtare, ne kemi dinamikën më të tmerrshme të ndryshimeve ligjore, ne kemi ndryshuar mbi 17 herë Tatimin mbi të Ardhurat Personale

    shërbimet që ofronte. Sepse, në momentin kur jeni importues i madh dhe do të importoni, në të gjithë hallkat që kalon ky proces duhet të keni dokument tatimor. Ndodhte që bizneset e mëdha, që kërkonin t’i shisnin biznesit të vogël, kur ato e shihnin se kishin arritur niveli i xhiros së tyre afër nivelit ku këto kalojnë, nga biznesi i vogël me TVSH, në biznesin me TVSH, ato nuk pranonin të firmosnin ose të merrnin asnjë faturë, sepse kalonin në sistem.

    Sistemi sot këtë ka ele-mentin e parë të luftës ndaj informalitetit, po identifikon të gjitha subjektet, të cilat

    kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore. Nuk janë më subjekte të biznesit të vogël për shkak të xhiros. Këtë ka parasysh qeveria. TVSH nuk është taksë që paguan biznesi, është taksë që e paguan konsumatori, ai që blen. Janë 80% e bizneseve të vogla që rrezikojnë të falimen-tojnë nga rritja e çmimit, ndërsa përsa i përket punësimit zënë rreth 36%. Kurse konsumatori do të ulë konsumin. Konsu-matori preket më shumë dhe dëmtohet i pari. Biznesi i vogël këtë 20% do ta shtojë te çmimi i produktit. Kosto tjetër e tij është edhe administrimi i biznesit.

    Një biznes i vogël duhet të

    ketë një ekspert?Mbase jo çdo pike, apo çdo

    njësi, duhet të ketë një ekspert, por një grup i tillë duhet detyr-imisht të ketë një ekspert, që të paraqesë pasqyrat financiare, që duhen dorëzuar në Tatimet. Duhet formalizuar biznesi, të gjithë ata që veprojnë në treg kanë për detyrë, jo vetëm të shesin, por edhe të paguajnë detyrime. Në fazën e parë do të ketë probleme, por ka dhe mënyra të tjera. Duhet ven-dosur shkallëzim i TVSH-së, ushqimet, energjinë, etj nuk mund t’i taksosh me 20%, i lehtëson duke i taksuar me një shkallë tjetër TVSH.

    Ky është bërë dhe debat

    politik. Është momenti për ta bërë këtë veprim, në kushtet ku ndodhet ekonomia?

    Momenti për të luftuar in-formalitetin është në çdo çast.

    Është një sëmundje, një dukuri, që është anatemuar mjaft edhe nga institucionet ndërkom-bëtare në Shqipëri, por dhe një dukuri që e vuan biznesni. Biznesi ka kërkuar të luftohet informaliteti, sepse shkalla e lartë e tij e dëmtonte shumë biznesin e ndershëm. Asnjëherë nuk duhet dalë kundër tij, në çdo kah politik që të jesh. Ajo që më shqetëson është fakti se njerëzit, para se të flasin, duhet të marrin dokumentet zyrtarë në dorë, për të parë se çfarë po ndodh. Nëse do të përfshihen të gjitha bizneset, duhet të dimë rrugën se si do të përfshihen, apo si të administrohen. Çështja nuk është për një taksë, por për administrimin e taksave. Shqipëria sot vuan nga admin-istrimi i taksave, ne mbledhim pak ose aspak taksën e pronës. Kemi taksën vendore ndër më të dobëtat në rajon. Ne nuk kemi arritur ende një nivel që të na krahasojë me rajonin. Këto elementë duhen parë në një kompleksitet; forcat politike, veçanërisht ekspertët e të dy kaheve politikë, duhet të jenë më konkretë, nuk bëhet fjalë për populizëm, por për të zhvilluar ekonominë.

    A do duhet të ketë një dis-

    kutim duke përfshirë dhe ek-spertët?

    Kjo është pika më e dobët e të gjitha qeverisjeve në Shqipëri. Në Itali një projektligj, apo ven-dim qeverie, para se të kalojë në Këshillin e Ministrave, duhet të kalojë në një debat të gjerë. Një ligj do gjashtë muaj që të kalojë.

    Në Shqipëri bëhet deklarimi, ndërkohë që të gjithë aktorët e interesit janë inekzistentë, të mbyllura. Pra, ne nuk kemi ende forcën që akte, të cilat prekin shumë njerëz, apo që prekin tërë sistemin, para se të miratohen, të diskutohen, të rregullohen, fundja të mer-ret një model i njohur, sepse s’kemi pse të shpikim gjëra. Në gjithë raportet ndërkom-bëtare, ne kemi dinamikën më të tmerrshme të ndryshimeve ligjore, ne kemi ndryshuar mbi 17 herë Tatimin mbi të Ardhurat Personale.

    Po në rastin konkret, mos

    janë përfaqësuesit e biznesit të madh ata, që sjellin këtë goditje për biznesin e vogël?

    Kështu si është, mund ta interpretosh si të duash. For-malizimi i takon gjithë biznesit. Të gjithë ata që marrin licensa për të ushtruar një aktivitet janë të detyruar të respekto-jnë disa rregulla. Sot biznesi i madh është në ngërç, sepse çdo detyrim ligjor që ka, nuk arrin dot ta raportojë, sepse nuk mundet dot të kryqëzojë gjithë detyrimet, në mënyrë që të jetë korrekt para shtetit. Ne nuk e kemi ende nivelin profesional që të ngushtojmë hapësirat abuzive. Por, admin-istrata është ajo që, nëpërmjet mekanizmave dhe jo dhunës e presionit, por administrimit fiskal më të mirë, të arrijë t’i detorojë bizneset të repekto-jnë Kushtetutën. Ligjet duhet jenë kontribut i përbashkët i pushtetarëve, qeveritarëve dhe biznesit, gjë që nuk ndodh,

    sepse një sërë këshillash nuk funksionojnë sot.

    Të hënën ministria e Fi-

    nancave dhe Ekonomisë nisi aksionin mbarëkombëtar me kontrolle në të gjitha subjektet; duket si një kontroll që nis sa herë nis një mandat qeverisës. A është kjo mënyra më e mirë për të zhdukur informalitetin?

    Anti-informaliteti është strategji, është një çështje, që duhet të jetë permanente: detyrim ligjor, jo aksion, vazh-dimësi që duhet ta ketë çdo administratë, çdo qeveri. Ky aksion ka nisur me kërkesë të biznesit në fund të 2015-ës, por u ndërpre në mes, gjë që unë s’e kuptova; pra ai duhet të vazhdonte në mënyrë per-manente, jo vetëm të krijonte ndjesinë që administrata kërkon; është e detyruar që çdokush të respektojë ligjin, por duke u ndërprerë, krijon këtë bindje, që sa herë vjen një qeveri, nis një akison dhe nuk ndodh asgjë. Nëse doni të shikoni ç’ka ndodhur me një kupon tatimor, shikoni TVSH-në e brendshme.

    A ka shifra që tregojnë sa

    është dëmi që i shkaktohet ekonomisë shqipare nga infor-maliteti?

    Janë raportet ndërkom-bëtare, ende nuk kemi një raport shqiptar. Sidoqoftë, cilado qoftë shifra, informaliteti dëmton rëndë ekonominë. Çdokush që ka ide të mira për të luftuar informalitetin, duhet të nisë sa më parë dhe çdo ditë, jo me fushata.

    A mund të funksionojë kjo

    skemë, që nëse konsumatori nuk merr faturën, ai do tëg-jobitet?

    Patjetër që mund të funk-sionojë. Mund të shihni si funk-sionon Kosova: Administrata e Kosovës është shumë më e mirë se e jona, e kam parë skemën si punojnë.

    Bardhi Sejdarasi gjatë intervistës në REPORT TV

  • 7www.shqiptarja.com

    E SHTUNË, 7 TETOR 2017POLITIKAT FISKALE

    Zhvillon Ankandin e parë në datën 20.10.2017 në përfundim të orarit zyrtar, ora 16:30 në zyrën e përmbaruesit gjyqësor per pasurine sipas çertifikates provizore per regjistrimin karabina “Kati i dytë, klinika të ndryshme, me sip. 300 m2, e ndodhur ne zonen kadastrale 8130, regjistruar ne ZVRPP Tiranë me nr. 394, date 11.09.2006

    Çmimi me të cilin fillon shitja në ankand është është 96.000 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë) EURU

    AD. BUL.“B. CURRI“, PALL. 21,SHK. 3, TIRANË,WEB- WWW.STUDIO-JUSTITIA.COM, TEL. +355 4 2270890

    STUDIO PERMBARIMORE “JUSTITIA”

    Buxheti faktik 2016 zbulon “gropën” 100 milionë euroFinancat nuk kanë realizuar të ardhurat, fondi për

    pronat -43 për qind, 12 për qind më pak nga vendorëtGenc Kondi

    TIRANE

    Sukseset e ministrisë së Finan-cave nuk kanë qenë edhe aq për t’u lavdëruar gjatë vitit 2016. Në mbledhjen e fun-dit të Këshillit të Ministrave

    është miratuar projektligji lidhur me Buxhetin Faktik të vitit të kaluar, ku, me përjashtim të deficitit buxhetor dhe të ardhurave nga skema e sigurimeve shoqërore, zërat e tjerë bazë rezultojnë më të ulët nga plani.

    Sipas dokumentit, buxheti i shtetit ka realizuar në 12 muajt e vitit 2016, 310.9 miliardë lekë të ardhura. Por kjo shifër ishte caktuar 323.9 miliardë lekë në ligjin për buxhetin e shtetit, të mirat-uar në fund të vitit 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë. Shifra është më e ulët edhe se ajo e përcaktuar në Aktin Normativ të mes-vitit, që sanksiononte për këto të ardhura nivelin 320.9 miliardë lekë, duke parashikuar se objektivi i parë nuk ishte e mundur të realizohej. Në këtë mënyrë, të ardhurat e buxhetit të shtetit nuk janë realizuar, duke krijuar një gropë 100 milionë euro.

    Ndërkohë, edhe shpenzimet kanë qenë gjithashtu me mosrealizim në masën 5.8 për qind. Nga 358.3 miliardë lekë të planifikuara në fund të vitit 2015, në Aktin Normativ të rishikimit të Buxhetit shifra u korrigjua shumë pak, në 356.6 miliardë lekë, por tani

    BUXHETI I PLANIFIKUAR DHE FAKTIK PËR VITIN 2016 (NË MILIARDË LEKË)

    Zëri Ligji Akti Normativ 1Akti

    Normativ 2Buxheti

    Faktik

    Buxheti i shtetit Të ardhura 323.9 320.9 320.9 310.9Buxheti i shtetit Shpenzime 358.3 356.6 356.6 337.6Buxheti vendor Të ardhura 49.6 48.3 51.5 43Buxheti vendor Shpenzime 49.6 49.6 48.3 43.6

    Sigurime Shoqërore 108.2 107.1 110.7 115.7Sigurime Shëndetësore 36.3 36.4 35.8 35.8

    Agjencia e Pronës 3 3.6 3.6 1.7Deficiti -38 -35.7 -36.7 -26.7

    Buxheti Faktik tregon se shpenzimet kanë qenë vetëm 337.6 miliardë, pra 156 milionë euro më pak.

    Rënie e ndjeshme nga planifikimi është ajo e të ardhurave të pushtetit vendor. Sipas projektligjit, shifra e cak-tuar në ligj ishte 49.6 miliardë ne fillim të vitit, kaloi në 48.3 me Aktin e parë Normativ, për t’u rritur sërish në 51.5 miliardë në Aktin e dytë të fundvitit. Por parashikimet kanë qenë të gabuara, duke qenë se vendorët arkëtuan vetëm 43 miliardë lekë, pra 12.3 për qind më pak se shifra që mendohej.

    Edhe më i ulët është rezultati i përformancës në fushën që mbulon institucioni i pronave. Ishte parashi-kuar që të ardhurat e Agjencisë së

    kthimit dhe Kompensimit të Pronave (sot Agjenvia e Trajtimit të Pronës) të ishin në masën 3 miliardë lekë. Kjo shifër u rrit edhe më tej në Aktin Normativ të mesvitit në 3.6 miliardë lekë, por gjithsej u arkëtuan vetëm 1.7 miliardë. Kjo ishte 43.3 për qind më e ulët se ajo që synohej. Ndërkohë, shpenzimet e Agjencisë ishin dy herë më të larta: 3.5 miliardë lekë, pra duke përdorur rezervat e qeverisë.

    Ndërsa edhe sigurimet shëndetësore kanë shënuar mosrealizim të vogël nga plani (-1.4%), të ardhurat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ishin në terren pozitiv, me një tejkalim prej afro 38 milionë eurosh, ose gati 7 për qind më shumë se sa ishte planifikuar.

    Opozita akuzon Edi Ramën për shkatërrim të mini-sipërmarrjesPolitika në debat për efektivitetin e biznesit të vogël në TVSH

    Kryeministri Edi Rama theksoi në një postim në Facebook se opozi-ta është vënë në mbrojtje të informalitetit, ndërsa qeveria mbron njerëzit e zakonshëm.

    “Opozita front në mbrojtje të INFORMALITETIT. Ne mbrojmë njerëzit e zakon-shëm. Asnjë biznes pa TVSH = FUND mashtrimit me lekët e popullit. Biznesi i vogël do të vijojë të ketë ZERO Tatim Fitimi, por do të duhet të mar-

    rë çdo mall me faturë dhe të shesë çdo mall me kupon. Ask-ush nuk mund të hajë më pas shpine as konsumatorin, as shtetin; gjithkush atë që mer-iton, gjithkujt atë që i takon”, shkroi Rama. Në të njëjtin rrjet social erdhi edhe përgjigjja e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës. “Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oli-garkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit. Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit. Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij”, shkroi Basha. Me anë të një postimi në rrjetin social

    Facebook, Petrit Vasili ka sulmuar Kryeministrin Rama se po shkatërron biznesin e vogël duke u vendosur skemën e TVSH-së. “Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël”- thuhet në statusin e Petrit Vasilit. “Kryeministri

    gjymtyrë e oligarkisë vret biz-nesin e vogël.

    Kryeministri shkatërron pa mëshire mijëra biznese të vogla duke u vendosur TVSH-në. Kryeministri gjymtyrë dhe instrument i verbër i oligarkisë e pasuron pafundësisht atë duke i hequr edhe bukën e gojës biznesit të vogël. Shp-jegojani shkollëpakut se kjo

    punë s’ka lidhje as me fatura e as me kupon se u bë gazi i botës me ato që thotë. Siç ua dha Shqipërinë me koncesione 2-3 oligarkëve, tani po ky tipi kryeministër do që t’ia japë edhe gjakun, djersën e bukën e gojës të bizneseve të vogla të mbijetesës, supermarketeve të oligarkisë”, shkruan Vasili.

    Pjesë e debatit është bërë edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila sjell në vëmendje aforiz-mën e John Marshall “Fuqia për të taksuar është fuqia për të shkatërruar”. Në faqen e saj në “Facebook”, Tabaku shkruan se vendosja e TVSH për biznesin e vogël do të bëjë që 98% e bizneseve në vend të kenë produkte më të shtrenjta dhe më pak fitime. Sipas saj, qeveria po shkatërron çdo të ardhur të qytetarëve dhe çdo biznes, duke i ngarkuar me

    taksa të rënda. “Fuqia për të taksuar është

    fuqia për të shkatërruar” kush më mirë se sa qeveria Rama 1 dhe Rama 2 mund ta zbatonin këtë aforizëm të John Mar-shall? Mbasi rritën me 1.5 mld USD taksat në ekonomi, mbasi rritën me 10 herë tarifat lokale për biznesin e vogël, këtë vit po planifikojnë të vendosin TVSH për Biznesin e Vogël. Si rezul-tat i kësaj 98% e bizneseve në vend do të kenë produkte më të shtrenjta dhe më pak fitime. 100.000 biznese nga janari do të detyrohen të mbijetojnë. Sot çdo ditë mbyllen 40 biznese. Po nesër ç’do të ndodhë?

    Po shkatërrojnë çdo të ard-hur të qytetarëve dhe çdo biznes duke i ngarkuar me taksa të rënda që duhet të shlyejnë borx-het e qeverisë për koncesionet e miqve! Kush e ka radhën pas biznesit të vogël?”

    Faksimile e projektligjit për buxhetin faktik dhe e ligjit për buxhetin e shtetit të po atij viti

    Lulzim Basha Petrit Vasili

  • 8 E SHTUNË, 7 TETOR 2017www.shqiptarja.comDOSJET ME GREQINË

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në një interv-istë për medi-

    at greke ka folur për çështjen Çame, Himarën, ligjin e luftës mes dy vendeve, detin, por edhe probleme të tjera. Shqetësimit të grekëve për prishjen e ndër-timeve në Himarë, Bushati u përgjigjet qartë duke thënë se po bëhet për rigjallërimin e jugut të Shqipërisë. “Nga çfarë kam parë unë planin jo thjesht për Himarën, por rigjallërimin e jugut të Shqipërisë, nuk ka të bëjë me shembjen e disa ndërtimeve të paligjshme apo shembjen e disa ndërtesa që më pas do të kompensohen në përputhje me ligjin e shtetit shqiptar, por mbi të gjitha me rigjallërimin, kthimin në identitet të gjithë zonës së bregut të Shqipërisë, krijimin e mundësive më të mëdha jo thjesht për banorët e zonës, por edhe për ata që i kanë lënë shtëpitë e tyre, jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë, për ta bërë këtë zonë shumë atrak-tive, jo thjesht për banorët autoktonë, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë bregun e Shqipërisë, që ne e kemi me një krenari i referohemi shpesh si një ndër perlat e vendit”.

    KUFIRI DETARPërsa i përket kufirit detar,

    shefi i diplomacisë shqiptare thotë se dy vendet kanë vullnetin për të shkuar drejt një marrëve-shje të drejtë. “Është një çështje e ndërlikuar, në Mesdhe ka një zinxhir le të themi konfliktesh për sa i përket çështjeve të detit, zonës ekskluzive ekonomike, shtratit kontinental, Shqipëria ka përfunduar një proces të tillë tërësor vetëm me Italinë, një proces që ne dëshirojmë ta konsiderojmë model, që mund të jetë udhëpërshkrues, udhër-rëfyes edhe në rastin e Greqisë, pavarësisht specifikave që ka rasti ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë dhe natyrisht kemi vullnetin për të shkuar drejt një marrëveshje të drejtë”.

    LIGJI I LUFTËSNjë tjetër temë e shumëdis-

    kutuar është ligji i luftës dhe kërkesat e grekëve për var-rezat, për të cilat, Bushati thotë se “Ne kemi diskutuar me palën greke në nivel ek-spertësh, është një komision që drejtohet nga Ministria e Mbrojtjes, dhe jemi përpjekur për ta detajuar më tej marrëve-shjen, për ta bërë më garan-

    tiste për sa i përket jo thjesht vendprehjes së të rënëve, por identifikimit të tyre, numrave që pretendohen, shifrave që pretendohen dhe mundësisë që i gjithë ky proces të hartohet në përputhje me praktikën më të mirë ndërkombëtare. Natyrisht që ne ende nuk kemi mbyllur pasojat e Luftës së Dytë Botërore, si për sa i përket luftës ashtu dhe për sa i përket komunitetit çam”. Kur gazetari grek ka pyetur se pikërisht për këtë pjesë të komunitetit çam janë ata që Greqia nga ana e saj i konsideron si bashkëpunëtorë të nazistëve, ministry Bushati është përgjigjur se: “Kjo është sfida edhe e marrëdhënieve

    ndërkombëtare, që shtetet të ndajë pikëpamje të ndryshme, por në fund të ditës demokra-cia është kompromis dhe besoj se ne jemi duke punuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi që akomodon pikëpamjet dhe ineresat e Shqipërisë dhe Gre-qisë, sepse ky është një proces i vazhdueshëm”.

    MARRËVESHJA E RENdërsa për rinovimin mar-

    rëveshjejes të paqes dhe të miqësisë me Greqinë, pasi ajo ekzistuese e marsit të ’96-s skadon vitin që vjen, Bushati ka theksuar se: “Më duket se e kam thënë dhe në një nga bashkëbisedimet që kemi

    pasur me studentët e Univer-sitet të Tiranës me mikun tim Kotzias, që kur ime bijë, që ka emër grek, të një perëndeshe greke (Hera), lexon në libra që Greqia ka një ligj lufte me Shqipërinë, e kam të vështirë t’i përgjigjem, në radhë të parë si ministër i Jashtëm, sepse si baba mund ta kem një përg-jigje, se pse është kjo situatë në shekullin e 21. Besoj se qytetarët e dy vendeve tona meritojnë që përfaqësuesit e dy vendeve tona të flasin më shumë për pers-pektivën, sesa për kushtëzimin apo bllokimet reciproke që nuk i shërbejnë analizës së fundit dhe marrëdhënieve midis dy fqinjëve” përfundon Bushati.

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka thumbuar shqiptarët, teksa ka thënë se mes dy vendeve fqinje ekziston një paradoks. Gjatë një prononcimi të shkurtër për televizionin “Star”, pas takimit me ministrin shqiptar, Ditmir Bushati, Kotzias tha se ne jetojmë në paradoks, pasi shqiptarët zgjohen në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji në punë dhe më pas na shajnë. “Ne jetojmë në paradoksin që zgjohemi në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji në punë dhe më pas na shajnë. Pastaj, dalin për kafe dhe hanë një sufllaqe greke dhe në fund të ditës përsëri flasin keq për ne. Ekziston një paradoks”, tha ministri grek.

    MINISTRI GREK

    Kotzias: Shqiptarët zgjohen me muzikë greke, pastaj na shajnë

    SHPRONËSIMET / MBYLLET PA MARRËVESHJA DHE TAKIMI I DYTË

    Himarë, Gjiknuri: Certifikata pronësie banorëve, pastaj shembjet

    Për rreth tre orë, minis-trat Gjiknuri dhe Kum-baro, të shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gjergji Goro dëgjuan shqetësimet e banorëve të Himarës, të cilët preken nga zbatimi i projektit të bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit. Në për-fundim të takimit, ministri i Energjisë dhe Infrastruk-turës, Damian Gjiknuri u shpreh se qeveria do nisë punën në terren pasi të gjithë banorët e prekur të pajisen me certifikata pronësie. “Ske-ma e shpronësimit do të vijojë dhe ka funksionuar në lidhje me projektin. Ka pretendime për tokën ku kalon projekti dhe ne do t’i ndihmojmë njerëzit që të marrin certi-fikatën e pronësisë. Qeveria është e vendosur që projekti të vazhdojë dhe njëkohësisht banorët e prekur do të kom-pensohen sipas legjislacionit në fuqi. Banorët e panë këtë si shumë pozitive. Është një projekt konkret për zhvil-limin e qendrës së Himarës që ndikon në të gjithë komu-nitetin. Komuniteti himarjot do përfitojë më shumë nga investimet që do bëjë qeveria. Pas identifikimit të proble-meve në takimin e fundit, do nisë zbatimi i projektit. Bëhet fjalë për projekt që i shër-ben të gjithë komunitetit”, u shpreh Gjiknuri. Nga ana

    Dje në Himarë ka qenë prezent edhe përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Nikos Kuzilos dhe përfaqësues të OMONIA-s. Nikos Kuzilos ka qenë prezent në Himarë, teksa Gjiknuri dhe Kumbaro, të shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Gjergji Goro dëgjuan shqetësimet e banorëve, të cilët preken nga zbatimi i projektit të bashkisë për shëtitoren përgjatë bregdetit. Banorët e kanë pritur me protesta ministrin Gjiknuri. Përfaqësuesi i OMONIA-s, Fredi Beleri u shpreh se projekti synon të shembë pronat e minoritarëve grekë duke e cilësuar këtë si politikë diskriminuese. Greqia ka kërcënuar disa herë se nëse nuk respektohet e drejta e minoritetit helen në Shqipëri do të ketë pengesa për procesin e integrimit.

    NEONAZISTËT

    Protesta për pronat në Himarë i pranishëm edhe “Agimi i Artë”

    Bushati u flet grekëve për detin, Himarën,

    çamët e ligjin e LuftësMinistri i Jashtëm në një intervistë për mediat

    greke ka sqaruar qendrimin e Shqipërisë

    Për të parë videon në smartphonin tuaj skanoni QR CODE me APP të REPORT TV që shkarkohet falas

    tjetër, përfaqësuesi i OMO-NIA-s, Fredi Beleri u shpreh se projekti synon të shembë pronat e minoritarëve grekë duke e cilësuar këtë si politikë diskriminuese. Janë rreth 80 banesa të vjetra të cilat pritet të shemben nga real-izimi i këtij projekti, ndërsa banorët e kanë kontestuar me pretendimin se nuk do dëmshpërblehen me vlerën e tregut. Gjithashtu, një pjesë e ndërtesave kanë edhe prob-leme me pronësinë e preten-

    duar nga disa persona gjë e cila zvarrin edhe më shumë zgjidhjen. Zemërimin e tyre banorët e kanë shprehur edhe sot kur kanë pritur me protesta ministrin Gjiknuri. Megjithatë, takimi i djeshëm pritej të konkretizohej me një marrëveshje konkrete, siç edhe paralajmëroi javën e kaluar ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Dami-an Gjiknuri, por ky proces parashikohet të marrë sërish kohë.

    HIMARË, GJIKNURI : CERTIFIKATA

    PRONËSIE BANORËVE, MË PAS

    NISIM PROJEKTIN

  • 9www.shqiptarja.com

    E SHTUNË, 7 TETOR 2017THIRRJA

    Drejtësia ka qënë në fokus të fjalës së ambasadorit Italian Alberto Cutillo i cili sikurse ambasadori amerikan Lu ishte i ashpër në fjalën e tij duke kërkuar më shumë vep-rim në luftën kundër krimit të organizuar. Ambasadori Italian në Shqipëri, Alberto Cutillo gjatë një takimi në Korçë u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë më tepër për të luftuar grupet e mëdha kriminale. Më tej Cutillo shtoi së është e rëndësishme që të të gjithë përgjegjësit pasi të kapen të dënohen cka në fakt sipas tij

    ende nuk ka ndodhur. ‘Italia dhe Shqipëria po bashkëpuno-jnë prej vitesh në luftën kunder krimit të organizuar. Krimi nuk është fenomen shqiptar,por boteror. Kemi pasur rezultate në luftën kundër canabisit. Por Shqipëria duhet të bëje më tepër,sidomos për të luftuar gru-pet e medha kriminale. E rendë-sishme është që kur të kapen përgjegjësit,të dënohen,gjë që në fakt,deri tani nuk ka ndod-hur” u shpreh ambasadori.Diplomati vlerësoi se Shqipëria ka bërë progres në luftën kud-

    nër krimit të organizuar, por sipas tij disa vende kërkojnë që të bëhet më tepër. Ai theksoi se askush nuk duhet të mbetet pa u ndëshkuar dhe se kushdo që bën krim duhet të shkojë para drejtësisë. Edhe njëherë Cutillo vlerësoi se Shqipëria e di mjaft mirë që për të hapur negociatat duhet të plotësojë 5 kushte,një prej të cilëve ështe lufta kundër krimit të organizuar. Sa i përket ecurisë së vetingut,diplomati italian u shpreh besimplotë se do të sjellë rezultate.

    Am b a s a d o r i i S H B A n ë S h q i p ë r i p a s deklaratave të forta pak ditë

    më parë, tashmë kërkon veprime konkrete kundër peshqve të mëdhenj të krim-it. Donald Lu shprehet se nuk duhet të shikohet si një betejë kundër PS apo PD, por si një luftë kundër krimit. Shefi i diplomacisë amerikane në Tiranë kërkon nga politikanët shqiptarë që të ndalojnë grindjen se kujt i përkasin kriminelët dhe të fillojnë punën për të futur gangsterët në burg. “Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalo-

    Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Calavera ka takuar këtë të premte disa prej anëtarëv të institucioneve të Vettingut. Takimi i Calaverës me organet që do bëjnë pastrimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve vjen një javë pas miratimit të strukturës së Vettingut në Kuvendin e Shqipërisë. Në një postim në rrjetin social Tëitter, Genoveva Calavera ka shkruar se puna e drejtuesve të Vettingut do sjellë efekte pozitive në shoqërinë shqiptare. “Puna e skuadrës së Vettingut do sjellë ndryshim pozitiv”, ka shkruar Calavera. Drejtuesja e ONM ka postuar edhe foto nga ky takim.

    Ligji i Vettingut është një ndër hallkat më të rëndësishme të Reformës në Drejtësi. Vettingu pritet t’i japë fund korrupsionit në gjyqësor dhe në radhët e prokurorëve dhe tashmë ndodhet në një moment kyç të zbatimit të tij, teksa në vendin tonë kanë zbarkuar prej disa javësh dhe ekspertët ndërkombëtarë. Në lidhje me këtë, Presidenti Ilir Meta ka shpallur disa vende të lira pune për këshilltarë, që do të shërbejnë pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), një ndër komisionet më të rëndësishme të Vettingut. Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës, ku kërkohen 12 këshilltarë ligjorë dhe 4 ekonomikë për KPK.

    SHEFJA E OMN

    VETTINGU

    Calavera me krerët e Vettingut: Do sjellin efekte pozitive

    Meta shpall 16 vende të lira pune për këshilltarë, ja kriteret

    Ambasadori amerikan “godet” sërish politikanët shqiptarë, duke kërkuar fokusim tek lufta ndaj kriminalitetit

    Lu: Mjaft u zutë! Fusni në burg peshqit

    e mëdhenj të krimit

    Ambasadori italian Cutillo: Luftoni krimin e organizuarDEKLARATA

    Minxhozi. Para katër ditësh ambasadori i SHBA, Donald Lu shkaktoi një ‘tërmet’ me akuzat e forta. Ambasa-dori deklaroi se në Shqipëri janë katër klane kryesore që kontrollojnë 20 familje kriminale, të cilat menax-hojnë operacione krimina-le, ku përfshihen trafiku njerëzor, shantazhi, vjedhja e makinave dhe pastrimi i parave. Deklaratat e tij sollën reagime të shumta në politikë dhe opinion publik, por Donald Lu nuk është mjaftuar me kaq duke vijuar sërish që të kërkojë veprime konkrete kundër bandave kriminale në Shqipëri dhe peshqve të mëdhenj.

    ZVICERANËT: DONALD LU, GJAHTARI I MAFIES SHQIPTARE

    Deklaratat e ambasadorit të SHBA, Donald Lu, për

    kriminalitetin në Shqipëri kanë bërë jehonë jo vetëm brenda vendit, por edhe më gjerë. Gazeta zvicerane “Basler Zeitung” shkruan se ambasadori Lu kërkoi me forcë që qeveria shqiptare t’i shpallë luftë krimit të organ-izuar, si dhe të arrestohen “peshqit e mëdhenj”. Sipas gazetës, diplomati Donald Lu është një gjahtar i mafies në vendin ballkanik, dhe u tregua më konkret, kur foli për katër klane mafioze që kontrollojnë sot Shqipërinë. “Pastaj diplomati u bë edhe më konkret. Katër klane mafioze do të kontrollonin Shqipërinë sot. Lu përmen-di, në veçanti, tre mbretër të botës së krimit, të cilët i kishin shpëtuar drejtësisë së paaftë dhe të korrup-tuar shqiptare: Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe Klement Balili”, thuhet në artikull. Më tej, në shkrim flitet për prodhimin e madh të drogës vitet e fundit në vendin tonë, duke e quajtur Shqipërinë, vendin e vogël në Adriatik, që është bërë një ndër prodhuesit më të mëdhenj të marijuanës në botë. Duke u ndaluar te disa nga akuzat e forta të Lu, siç ishte mosarrestimi i bosëve të drogës, gazeta shkruan se askush nuk mund ta kundër-shtojë diplomatin, sepse ai i drejtohet hapur të vërtetës. “Baronët e drogës fitojnë miliarda. Shqipëria, vendi i vogël në Adriatik, është bërë një nga prodhuesit më të mëdhenj të marijuanës në botë gjatë viteve të fundit. Baronët e drogës fitojnë mil-iarda. Ata mund të përdorin paratë për ryshfet me par-lamentarë, prokurorë dhe policë. Kryeministri social-ist ,Edi Rama, i zgjedhur për një mandat të dytë, premton teatralisht se qeveria e tij do të fitojë luftën kundër industrisë së paligjshme të kanabisit. Për ambasadorin amerikan vitin e kaluar, në Shqipëri kishte 1349 trafik droge me drogë, por vetëm 100 veta u dënuan. “Nuk ka asnjë Mafiaboss, tha Lu në fjalimin e tij para gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj në Tiranë, që të jetë arrestuar”. Askush nuk ka guximin të kundërshtojë amerikanin, sepse ai i drejtohet hapur të vërtetës së pakëndshme”, thuhet më tej në shkrim.

    jnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg. Mjaft u

    zutë dhe futjuni punës” – shkruan ambasadori Donald Lu pas një video të publi-kuar nga gazetari Skënder

    Skandali i ndërtimit të një qendre multifunksion-ale brenda Parkut Kom-bëtarë të Butrintit merr përma-sa ndërkombëtare. Arkeologu i mirënjohur britanik Oliver Gilkes, përmes një postimi në facebook jep alarmin për atë që është duke ndodhur në këtë pasuri kombëtare të Shqipërisë të mbrojtur nga UNESCO. “Një lajm tjetër për Butrintin.Gjith-monë kam menduar që Butrin-ti ka nevojë për disa lehtësira dhe për më shumë vizitorë dhe facilitete. Por ajo që po ndodh është se janë duke i zhvendosur turistët në një tjetër cep të acrop-olis. Kjo situatë kërkon përgjigje. Atje ndodhet një kështjellë. Përse nuk po rinovohet ajo në vend që të ndërtohet një “qendër multifunksionale”? Kjo çështje duhet zgjidhur në vend që të trajtohet si një problem se “kush komandon””, shkruan Gilkes. Sipas Report Tv, në brendësi të Parkut Arkeologjik të Butrintit në Sarandë kanë filluar punimet për ndërtimin e një objekti në brendësi të zonës së mbrojtur. Ndërtimi po bëhet pranë një muri prehistorik, i cili daton në shekullin e 7-8 para Krishtit. Shqiptarja.com ka mësuar se në brendësi të zonës së mbro-jtur po ndërtohet një bar-kafe për qëllime biznesi. Drejto-ria e Monumenteve në një prononcim për REPORT TV

    OLIVER GILKES

    Arkeologu britanik kundër ndërtimit të lokalit në Butrintpranoi se ka dhënë lejen dhe nuk shikon asgjë të çuditshme. Ndërsa në reagimin e saj Min-istria e Kulturës thotë se është një strukturë e përkohshme, madje sipas parametrave të parashikuara nga konventat e UNESCO-s dhe vendimit të Këshillit Kombëtar të Arke-ologjisë. Pas denoncimit në media, prokuroria ka nisur verifikimet për ndërtimin që po bëhet në Parkun Arkeolog-jik të Butrintit. Prokuroria po verifikon nëse janë respektuar kushtet për lejen dhe nëse e lejon statusi i UNESCO-s ndërtimin.

  • 10 E SHTUNË, 7 TETOR 2017www.shqiptarja.comVENDIMI I GJYKATES

    Policia e Durrësit pritet të kërkojë revokimin e autor-izimit për paisje me armë me leje të

    shteasit Genti Nderjaku dhe marrjen e një mase adminis-trative gjobë deri në 5 milion lekë të vjetra ndaj tregtarit të makinave. Nderjaku, u kap këtë janë me armë në brez në qëndër të Durrësit, nën shoqërinë e shtetasit Marjel Fierza, që njihet si person me precedentë penalë dhe si lidhje e ngushte e Lulzim Berishës dhe Plarend Dervishajt. Nderjaku preten-doi se armën e kishte me leje, të miratuar nga vetë policia e Shtetit. Por duket se ko armë nuk do i kthehet më këtij personi. Një burim pranë pol-icisë së Durrësit i tha gazetës “Shqiptarja.com” se Ndërjaku ka shkelur rregulloren për mbajtjen e armëve me leje si dhe ligjin përkatës, pasi ai ishte autorizuar të mbante armën me leje, në ambjentet e shtëpisë së banimit ose pranë biznesit së tij, por jo që të dilte në qytet apo të frekuentonte ambjente pub-like, duke mbajtur me vete dhe armën. Burimet i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se pas nisjes së çështjes penale për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë”,policia ka nisur dhe praktikën për ti hequr autorizimin e mbajtjes

    Nderjakut i hiqetpistoleta, rrezikon

    gjobë 5 mln lekëGjykata liron nga qelia tregtarin e makinaveFierza, anëtari i bandës së Durrësit në burg

    Elton QynoTIRANE

    Një 61-vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në Lagjen “Xhami” në Peqin. Sipas policisë 61-vjeçari me inicialet E.Sh banues në Peqin, është goditur disa herë me thikë për motive të dobëta nga 41-vjeçari me inicialet K.C., 41 vjeç banues po në Peqin. E.Sh, pasi mori ndihmën e parë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, u dërgua për mjekim më të specializuar në Tiranë. Policia po punon për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

    PEQIN

    Sherr për motive të dobëtaplagoset me thikë 61-vjeçari

    Forcat Detare shpëtojnë nga mbytja një person në Gjirin e Lalzit, i cili rrezikoj të mbytej pasi kishte dalë në det për serf. Ekuipazhi i anijes “Drini” është angazhuar në operacion për shpëtimin e Ermal Saliasit, i cili po bënte “surf” me parashutë në ujërat e Kepit të Rodonit dhe Kepit të Palit. Ermal Saliasi është vënë në rrëzik nga dallgët e detit dhe më pas ka kërkuar ndihmë nga Forcat Detare. Menjëherë pas njoftimit Forcat Detare kanë bërë të mundur shpëtimin e tij.

    FORCAT DETARE

    Shpëtohet nga mbytjasërfisti te Gjiri i Lalzit

    Arrestohen katër persona për prerje të paligjshme të pyjeve, arrestimi i tyre është bërë pasi kanë shkelur ligjin e Moratoriumit të Pyjeve. Janë vënë në pranga H.A, Sh.Gj, D,B dhe A.B, banues në Delvinë, pasi këtë persona në kohë të ndryshme kanë prerë 24 pemë në malin e “Dhrobjanit” me destinacion tregtinë e tyre. Informacioni i plotë i shpërndarë për mediat nga Policia e Vlorës:“Inspek-torati i Mjedisit dhe Pyjeve në bashkepunim edhe me Policine e Shtetit dhe Policine Bashkiake Finiq ka kapur në flagrancë 4 shtetas H.A ,Sh.Gj,D,B dhe A.B, banorë të Delvinës. Këta shtetas në kohë të ndryshme kanë prerë në malin e Dhrovjanit 24 pemë

    ARRESTIMET NË VLORË

    Prangosen 4 persona për prerjetë paligjshme të pyjeve

    me destinacion dru për tregti. Prerja e pemëve është bërë e paligjshme, duke shkelur kështu ligjin për Moratoriumin e Py-

    jeve. Materialet në ngarkimin e shtetasve të mësipërm iu referuan Prokurorisë së Rre-thit Gjyqësor Sarandë.

    Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi rezultojnë të jenë prodhues të lëndëve narkotike. Drejtoria e Policisë së Durrësit ka vënë në pranga Françesko Selishta, 23 vjeç , i cili rezulton të jetë dënuar më parë për vjedhje, ndërsa është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e A.Z. 28 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit të arrestuarit i është sekuestruar 9 doza lënde narkotike e llojit Heroinë. Policia vijon aksionin për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë që dyshohen se janë pjesë e bashkëpunëtorëve.

    NGJARJA NË DURRËS

    Kapen 9 doza me heroinëpranga 23-vjeçarit, 1 në kërkim

    personave në kërkim, ndërsa brenda në automjetin tip “Por-sche” u gjetën dy armë zjarri pistoletë tip “Beretta”. Një prej armëve i përkiste Nderjakut i cili ka deklaruar se e ka me leje, ndërsa Shqiptarja.com siguroi dy ditë më parë dokumentin e firmosur nga Çako që lejonte të arrestuarin të mbante armë zjarri vetëm brenda në banesë dhe jo jashtë saj. Gjithashtu, armë zjarri tip pistoletë dis-pononte edhe Marjel Fierza, miku i Lulzim Berishës, i cili po drejtonte automjetin “Por-sche”. Fierza nuk ka pasur leje për armën.

    ALIBIA E MARJEL FIERZAMarjen Fierza ka preten-

    duar para trupës gjykuese se armën e zjarrit tip pistoletë e ka gjetur pranë vendit ku kishte parkuar makinën. Ai ka thënë se e ka marrë pistoletën dhe ishte nisur për ta dorëzuar në komisariat, por rrugës e ka ndaluar policia. Sipas tij, policia nuk e ka besuar këtë version dhe për rrjedhojë e ka shoqëruar në komisariat. “Pasi kam ngrenë një darkë me shokët e mi, kam shkuar te makina dhe aty, pranë disa depozitave të ujit, kam parë një armë dhe disa fishekë. I mora dhe u nisa në drejtim të komisariatit për ti dorëzuar. Gjatë rrugës na ka ndaluar një patrullë policie dhe më kanë arrestuar. Arma tip “Beretta”, nuk është e imja”,- është shprehur në dëshminë e tij Marjel Fierza.

    Ky i fundit e ka marrë lejen në datën 28 prill

    2017. Leja për pajisjen me armë të një personi i cili

    cilësohet i rrezikshëm nga policia, është firmosur

    nga Drejtori i Policisë Haki Çako dhe është e gjithë praktika më pas

    është ndjekur nga Policia e Durrësit.

    Haki ÇakoGenti Nderjaku është pajisur me një pistoletë dhe 50 fishekë, por që ishte i detyruar t’i mbante në banesë ose tek bizneset e tij. Megjithatë Gjykata ka vlerësuar faktin e pajisjes me armë zjarri me leje për ta lënë të lirë.

    50 fishekë

    me lejë të armës, për shtetasin Genti Nderjaku. Veç heqjes së armës, pritet që ky i fundit të gjobitet me 5 milion lekë të vjetra, për shkak se ka thyer kriteret për mbjajtjen e armës.

    NË BURG FIERZA,I LIRË NDERJAKU

    Ndërkohë gjatë ditës së djeshme gjykata e Durrësit

    ka vendosur masën e “arrestit në burg” për Marjen Fierzën i njohur ndryshe si mik i Lulzim Berishës, ish-kreu i Bandës së Durrësit dhe “detyrim paraqit-je” për Genti Nderjaku, pasi u arrestuan katër ditë më parë për armëmbajtje,gjatë një aksioni të policisë në qytetin e Durrësit. Vendimet janë dhënë këtë të premte nga Gjykata e

    Durrësit. Kjo gjykatë është blinduar nga forcat e Policisë në momentin që mbërriti miku i Lulzim Berishës, Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku. Fierza dhe Nderjaku ranë në prangat e policisë të mërkurën gjatë një aksioni për bllokimin e makinave luksoze për të cilat nuk justifikohet burimi i të ardhurave dhe arrestimin e

  • 11www.shqiptarja.com

    E SHTUNË, 7 TETOR 2017VRASJA TEK TRENI

    Shtatë hollandezëdëshmitarë në gjyqpër vëllezërit Doçi

    Nëna e dy vëllezërve të vrarë: Nuk e dise çfarë do bëj nëse autorët nuk dënohen

    Për vrasjen e tre-fishtë të ndodhur n ë B u l e v a r d i n “Zogu i Parë” në 2015, ku humbën

    jetën Mentor Lufi, Gerti Gox-haj dhe Besnik Sulku, gjykata ka vendosur që të pyesi 7 dëshmitarë holandezë. Sipas hetimeve të deritanishme, ngjarja është duke u hetuar për prishjen e pazareve të drogës dhe ka lidhje me vras-jen e vëllait të vogël të Besnik Sulkut, Durim Sulkut, i cili u ekzekutua në Roterdam të Holandës në parkim poshtë apartamentit ku jetonte në prill të viti 2015. Në atentatin në Bulevard, ka qenë Besnik Sulku, së bashku me italianin Salvatore Letizia, që kanë qëlluar mbi Mentor Lufin, i

    cili pasi kishte konsumuar një kafe me një të njohurin e tij ishte duke u larguar me automjet. Lufi ishte duke lëvizur me nipat e tij Klevis e Markeljan Doçi dhe Gerti Goxha. Ndërkohë italiani i cili shoqëronte Besnik Sulkun,

    ishte i njohur nga drejtësia italiane si një person me precedent të mëparshëm në trafikun e drogës dhe atë të armëve, dhe që ka dyshime se është anëtar i “Camora”-s.

    “KLEVIS E MARKELJAN DOÇI VRANË DJEMTË”

    Në seancën e djeshme në gjykatë, ku në bankën e të akuzuarve qëndronte Klevis e Markeljan Doçi dhe Salva-tore Letizia, ka qenë e pran-ishme edhe nëna e Burim dhe Besnik Sulkut. “Është e vështirë t’i shohësh vrasësit e djemve në gjykatë”-është shprehur në seancë Gysleren Sulku, e cila ka shtuar që drejtësia të mos korruptohet dhe të jap dënimin maksimal për autorët. “Drejtësia të

    jap dënimin maksimal për autorët, të mos korruptohet dhe t’i dënojë. Nuk e di çdo bëj nëse Drejtësia si dënon”-u shpreh ajo.

    PREMTIMI TEK XHAXHAI “MARR PËRSIPËR VRASJEN”

    Gjatë seancës së të premtes tek Krimet e Rënda, të pan-dehurit Klejvi e Markelian nuk pranuan të pyeten para gjykatës duke lejuar adminis-trimin e deklarimeve të dhëna në fazën e hetimit. Në përg-jigjet e tij para prokurorëve,

    në dhjetor të vitit të kalu-ar, Klejvi Doçi përjashtonte veten nga masakra, duke u vetëkonsideruar si dëshmitar i pjesshëm në ngjarje. Ai mo-honte kategorikisht të kishte lidhje me vrasjen e Durim Sulkut në Holandë. “Unë i pata thënë xhaxhait tim Mentor Lufi, që nëse procedohej, do ta merrja unë përsipër vrasjen e Durim Suklut në Holandë. Ditën e arrestimit nuk e dija që xhaxhai kishte vdekur”-kishte pohuar ai. I pandehuri tjetër Markelian Doçi mbante qëndrim pohues për vrasjen e

    Sulkut në bulevard. Në lidhje me vrasjen në Holandë ai pretendoi se do të shprehet në një moment të mëvonshëm. Çdo seancë e këtij procesi gjyqësor ndiqet nga Gjysere Suklu, nëna e dy të vrarëve Besnik e Durim Suklu. Ajo shpreson në dënimin e të pandehurve. Në masakrën e majit 2015, përveç Mentor Lufit u vra edhe Gerti Goxhaj dhe atentatori Besnik Sulku. I pandehur në të njëjtin proces është edhe Salvatore Leticia, i dyshuar si anëtar i “CAMOR-RA”-s.

    Italiani Salvatore Letizia i cili shoqëronte Besnik Sulkun, ishte i njohur nga drejtësia italiane si një person me precedent të mëparshëm në trafikun e drogës dhe atë të armëve, dhe që ka dyshime se është anëtar i “Camora”-s.

    ITALIANI

    Për drogënSipas hetimeve

    të deritanishme, ngjarja është

    duke u hetuar për prishjen

    e pazareve të drogës dhe ka

    lidhje me vrasjen e vëllait të vogël

    të Besnik Sulkut, Durim Sulkut, i

    cili u ekzekutua në Roterdam

    të Holandës në parkim poshtë

    apartamentit ku jetonte.

    Ka rezultuar fals alarmi për bombë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë. Valixhja e vendosur pranë murit rrethues të Ambasadës ka rezultu-ar bosh pas shpërthimit të kontrolluar nga njësia anti-eksploziv e forcave xhe-nio. Bëhet me dije se personi që ka lënë valixhen është fiksuar nga kamerat dhe mësohet se bëhet fjalë për një 28-vjeçar i identifikuar nga policia dhe i shpal-lur në kërkim. Sipas tij i riu ka lënë qëllimisht valixhen pranë ambasadës

    për të provokuar një klimë paniku. Valixhja ishte vendosur në një rrugicë me qarkullim të kufizuar, ndërsa e gjithë zona monitorohet nga kamera sig-urie të Ambasadës Amerikane por edhe bizneseve përreth. “Shqiptarja.com” ka siguruar video dhe foto nga vendi i ngjarjes si dhe momenti i shpërthimit të kontrolluar. Ekipet anti-eksploziv të xheniove bënë verifikimet e nevojshme dhe më pas testuan valixhen me një sasi lënde plasëse nga ku rezultoi se ishte

    bosh. Një valixhe e dyshimtë krijoi panik te qytetarët e zonës përreth Ambasadës Amerikanë në Tiranë. Valixhja plastike me ngjyrë gri ishte fare pranë murit të Ambasadës, në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit. Zona ka edhe prezencë të madhe studentësh por edhe biznesesh dhe nuk përjashtohej që ajo të ishte harruar. Pikërisht një vit më parë një studente harroi valixhen fare pranë hyrjes së Ambasadës në anën lindore të saj.

    IDENTIFIKOHET PERSONI

    Shpërthim i kontrolluar i valixhes të Ambasada e SHBA, ishte e boshatisur

    KAPEN LIN MUJECI DHE KRESHNIK MUJECI

    Vrasja e Genc Mhillaj e ndodhur në fshatin Mali i Jushit në Shkodër, rreth një vit më parë, ka çuar në arrestimin e dy vëllezërve të cilët policia i ka identifikuar si autorë të vrasjes së 42- vjeçarit. Në pranga ka rënë Lin Mujeci, 38 vjeç dhe vëllai i tij Kreshnik Mujeci, 30 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim. Vrasja e Genc Mhillaj ndodhi më 6 tetor të 2016 rreth orës 11:00 te ura në fshatin Mali Jushit. Menjëherë pas vrasjes është shpallur në kërkim 21- vjeçari, Jozef Mujeci. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 të së enjtes pranë fshatit

    Mali i Jushit. Genc Mhillaj (Pjetri) 42 vjec nga Torovica është qëlluar me armë zjarri e për pasojë ka humbur jetën. Viktima Genc Mhillaj, 42 vjeç ka qenë duke drejtuar au-tomjetin tip kamionçinë me targa AA 609 IV i cili ka qenë ngarkuar me miell dhe misër. Viktima ka qënë duke ecur në rrugë ndërsa Mujeci, e ka ndalur dhe e ka thirrur për të biseduar. Pranë urës së Malit të Jushit ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe në sherr e sipër Mhillaj ka tentuar të largohet me vrap, po autori e ka ndjekur dhe ka qëlluar me pistoletë në drejtim të

    Zbardhet vrasja e 1 viti më parënë Shkodër, arrestohen vëllezërit

    tij. Për pasojë viktima është rrëzuar në fushë. 42 vjeçari Genc Mhillaj ka ndërruar jetë menjëherë pasi plumbi e ka goditur në ballë. Nga ana tjetër autori është larguar me shpejtësi në drejtim të Torovicës.

    Një 50-vjeçar ka përfunduar në pranga në fshatin Ballagat të Lushnjes, pasi në oborrin e shtëpisë kishte kultivuar kanabis. Mësohet se i arrestuari është Tasim Balla, 50 vjeç ndërkohë që djali i tij, S.B, 24 vjeç është shpallur në kërkim nga uniformat blu. Sipas burimeve zyrtare nga policia,në oborrin e banesës së Tasim Ballës janë gjetur të kultivuara 32 bimë kanabis, ndërsa nga kontrollet e ushtruara është sekuestruar edhe një sasi prej 5 kilogramës kanabis, e cili ishte në proces tharjeje.

    LUSHNJË

    Kultivonin kanabis në oborr pranga babait,në kërkim djaliIsh-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është thirrur këtë

    të premte dëshmitar nga Gjykata e Lartë në procesin ku i pandehur për korrupsion është ish-kreu i burgjeve Artur Zoto. Zoto qëndron prej më shumë se 8 muaj në

    qeli me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërsa dëshmitari VIP i këtij procesi do të jetë ish-ministri Manjani. Zoto u prangos dhe u vu nën akuzë së bashku me ish-vartësin e tij Iliaz Labi dhe disa biznesmen për korrupsion në lidhje me tenderat e ushqimeve për të burgosurit. Vetë Zoto e ka mohuar akuzën, ndërsa 4 herë rresht gjykata e krimeve

    të rënda i ka refuzuar atij kërkesën për zëvendësim mase nga “arrest me burg” në hetim në gjendje të lirë.

    ZOTO

    Gjyqi ndaj ish-kreut të burgjeve, Manjani thirret dëshmitar

  • 12 E SHTUNË, 7 TETOR 2017www.shqiptarja.comREPORTAZH NË RRUSHKULL, MIRDITË

    Në shtëpinë e Kristinës, bashkëfshatares së Gertës

    Në fshatin shqiptar, në moshën 45 vjeç je i moshuar. Nuk ke më ëndrra, as dëshira, as qëllime. Të paktën jo më për vete

    Kristi Gongo TIRANE

    Një shtëpi njëkatëshe, gati e rrënuar, me një oborr të madh me vreshta, ku pulat lëviznin të lira.. Brenda shtëpisë, muret ishin plasaritur nga një tërmet i rënë kohë më parë. Një dhomë gjumi, ku Kristina flinte bashkë me të shoqin dhe dy fëmijët e saj adoleshentë.

    Shtëpia

    Dje bashkë me Deanin dhe Gentin, rrugëtuam nga Tirana drejt fshatit Rrushkull në Mirditën e Madhe, për të vetmen

    arsye jo sepse kurrë askush nuk ka bërë një reportazh në një fshat shqiptar. Janë bërë shumë të tillë. Por asnjëherë aq sa numri i banorëve që jetojnë në zonat rurale në gjendje vërtet të mjerueshme. Ata janë më shumë sesa intervistat tona, më shumë se politika jonë, më shumë se koha që ne u japim në televizion. Ne të gazetës Shqiptarja.com ishim dje atje, sepse Gerta Loku, mirditorja tashmë e famshme pas fjalimit në Parlament më datë 30 shtator mbi zonat rurale dhe investimet e mun-guara, përveç tornados që krijoi në media e kudo në jetën kryeqytetase, na foli për dikë tjetër veç vetes. Na foli për një personazh, për një jetë që nuk ishte si e saja, as si e jona. Na foli për Kristinën. Dhe ne ishim atje pikërisht për të. Në kërkim të Kristinës...

    NË SHTËPINË E KRISTINËSRruga deri në fshatin Prosek

    nuk pati vështirësi, ato nisën teksa po shkonim në fshatin Rrushkull. Rreth 20 minuta luftë me gropat...deri sa gjetëm shtëpinë e Kristinës, e cila ishte e veçuar nga shtëpitë e tjera të fshatit. Kristinën e gjetëm në kopsht, me duart e baltosura e cila me sy kuriozë dhe buzëqeshje na hapi derën e shtëpisë të vjetër. Një shtëpi njëkatëshe, gati e rrënuar, me një oborr të madh me vreshta, ku pulat lëviznin të lira.. Brenda shtëpisë, muret ishin plasaritur nga një tërmet i rënë kohë më parë. Një dhomë gjumi, ku Kristina flinte bashkë me të shoqin dhe dy fëmijët e saj adoleshentë. Ashtu si edhe fermerja Rigerta Loku foli për rrjedhën e ditës së Kristinës: “Ajo ka rrudha fisnike të përzhitura nda dielli, duar të çara e të ashpra si brusketat e restoranteve në qendrat urbane, sy të qeshur e të ëmbël ka Kristina. Ngrihet para diellit dhe ulet shumë pas tij. Ngrihet në mëngjes, mjel lopën, çel pulat, pas-tron vathin, çon fëmijët në shkollë ndoshta me furgonin që nuk vjen kurrë dhe ajo i përcjell në këmbë. Shet qumështin me kokakolat e lara me kujdes, sepse ky është fshati. Shet ato 20 kokrra vezë, 3- 4 kile rrush, domate jeshile, ato që kanë mbetur nga kopshti i mbjellë me lakra të zeza dhe presh që ti ketë rezervë për dimër. Shet ashtu Kristina, e ulur në rrugë. Dhe po ti thoni Kristinës çfarë do ti që shteti të të japë ty, ajo