Click here to load reader
Upload
orkid-isaj
View
98
Download
8
Embed Size (px)
DESCRIPTION
juhhhhhhhhhhhhgfdddddsaaaauuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuutrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrsewwwwwaa....................................................
Citation preview
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
0
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKE-JURIDIKE
DEGA: DREJTIM TURIZEM
PUNOI UDHEHEQESJA E TEMES FATMIR MERKURI PHD. MANJOLA XHAFERRI
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
1
PËRMBAJTJA
Hyrje……………………………………………………………………6
I. Durrësi, metropoli më antik …………………………………...10
I.1 Demografia
I.2 Vçoritë gjeografike dhe biologjike
I.3 Kushtt klimatik, dtar, hidrografik
I.4 Brënda në qytt
I.5 Ekonomia
I.6 Plazhet e Durrësit
I.7 Hotelet
I.8 Pishinat për modë apo nevojë?
I.9 Pistat
I.10 Festat verore në Durrës
I.11 Ku mund të zini vënd dhe të hani
II. C’ po ndodh me turizmin në qytetin e Durrësit sot?................18
II.1 Durrësi, qyteti që pret mbi 250 mijë “banorë të rinj”
II.2 “Amfiteatri i qytetit” atraksioni më I pëlqyer nga turistët
II.3 Cilët janë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e turizmit në Durrës?
II.4 Akomodimi
II.5 Problematika
II.6 UNOPS-i, mbështetjë për zhvillimin e turizmit në Durrës
II.7 Projekti TURGRATE
II.7.1 Objektivat e përgjithshme të projektit
II.7.2 Cfarë presupozon të arrijë projekti?
II.7.3 Aktivitete konkrete të projektit
II.8 Cfarë ka bërë Bashkia e Durrësit për turizmin?
II.8.1 Marrjen e informacionit të nevojshëm për mbarëvajtjen dhe ecurinë e sezonit
turistik
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
2
II.8.2 Promovimin e turizmit
II.8.3 Masat e marra
II.8.4 Qëllimet dhe objektivat ë Bashkisë për Sektorin Turistik
II.8.5 Analiza Swot
III. Turizmi kulturor në qytetin e Durrësit.....................................35 III.1 Durrësi, i zbuluar III.2 Amfiteatri III.3 Ujësjellësi i Qytetit
III.4 Bukuroshja e Durrësit
III.5 Mozaiku “Me Hipokamp” dhe Mozaiku i Orfeut III.6 Banka Kombetarë Tregtare III.7 Xhamitë e Durrësit III.8 Kishat e Qytetit III.9 Muzeu Arkeologjik dhe Muzeu Etnografik III.10 Varri i shënjtë dhe mozaiku përmbi… (Zbulimi i Sali Hidrit)
III.11 Fortifikimet Bizantine
III.12 Torra Veneciane III.13 Forumi bizantin (Macellum ) III.14 Muri Turk III.15 Kulla e Karl Topisë III.16 Shtëpia Muze “Aleksandër Moisiu” III.17 Salla e Relikeve të Luftës
IV. Promovimi i turizmit.....................................................................41 IV.1 Marka dhe marketingu i turizmit
IV.2 Turizmi Shqiptar në panaire ndërkombëtare
IV.3 Turizmi promovohet me anë të kartolinave
IV.4 Turizmi, pakete lehtësirash për pushuëesit kosovarë
V. Investime të rëndësishme............................................................ 47 V.1 Investimet në infrastrukturën rrugore në Durrës
V.2 Shëtitorja “Taulantia”
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
3
V.3 Sanktuari i Dautes
V.4 Durrës, projektet e realizuara kundër ndotjes
VI. Konlkuzionet................................................................................53
VII. Rekomandimet.............................................................................55
VIII. Referencat.....................................................................................57
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
4
Abstract
Durrës, called by the Romans 2070 years ago as the “ tavern of the Adriatic sea”, is today not only the
oldest inhabited city without interruption, but also the country’s largest harbor and Albania’s biggest
tourist destination.
The city of Durrës represents a unique and universal system of historical and cultural values where the
sea meets the antiquity. Durrës is a contemporary city with a harmonic development. It is the meeting
point of national and Balkan roads, a neuralgic junction of the main economical resources. This city is
also an important area for massive and qualitative tourism with a stable and protected environment.
During the post communist years Durrës has undergone important changes and has been greatly
expanded. The development that Durrës has gone through, considering here the preservation and
rehabilitation of historical works, gives this ancient city the opportunity to develop besides the sun
tourism, the cultural tourism too, with extraordinary values not only for our country.
Durrës displays urban and architectural values where Italian architectural style buildings of the early
XX century can be spotted. Today Durrës has got streets, squares, avenues along the sea, besides
buildings and entertaining and relaxing surroundings all serving tourism.
The foreign and local tourist has many interesting things to see, besides the hospitality and a qualitative
accommodation.
Abstrakt
Durrësi,i cilësuar që para 2070 vjetësh nga romakët si “taverna e adratikut” është sot jo vetëm qyteti
më i vjetër i banuar pa ndërprerje dhe porti më i madh i vëndit por dhe destinacioni turistik më i madh
në Shqipëri.
Qyteti i Durrësit përfaqëson një sistem vlerash historike-kulturore unike dhe universale,ku deti lag
antikitetin.Durrësi është një qytetet bashkëkohor me zhvillim harmonik,rrugë kalimi kryesor i vëndit
dhe i Ballkanit,një nyjë nevralgjike e burimeve parësorë ëkonomikë. Gjithashtu ky qytet është zonë ë
rëndësishme për turizëm masiv dhë cilësor,me një mjedis të qëndruëshëm e të mbrojtur.
Durrësi gjatë viteve post-komuniste ka pësuar ndryshime të mëdha dhë është zgjeruar shumë.Zhvillimi
që ka pësuar Durrësi,duke pasur parasysh edhe ruajtjen dhe rehabilitimin e veprave historike,i jep
mundësi këtij qyteti antik që përkrah turizmit të diellit të zhvillojë më së miri edhe turizmin
kulturor,me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për vëndin tonë por ëedhe më gjërë.
Qyteti i Durrësit paraqet vlera urbanistike e arkitekturore, ku bien në sy ndërtesat ë stilit të arkitekturës
italiane të fillimit të shek.XX. Sot Durrësi ka rrugë , sheshe, shëtitore, lungo mare, krahas ndërtesave të
banimit ë ambienteve argëtuese e shlodhëse në funksion të turizmit.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
5
Turisti i huaj e vëndas ka se çfarë të shohë në qytetin tonë, përveç mikëpritjes dhë një akomodimi
gjithnjë e më cilësor.
Falenderim
Për të rëalizuar këtë tëmë e cila trajton mbarëvajtjen e Turizmit në qytetin e
Durrësit,më është dashur mbështetje dhë përkrahje nga faktorë të ndryshëm.
Fillimisht dëshiroj të falenderoj dhë të shpreh mirënjohjen time për Phd. Manjola
Xhaferri të cilën pata kënaqësinë ta kem udhëheqëse të tëmës.Udhëzimet dhë
orientimet e saj më kanë dhënë ndihmë të cmuar për të bërë të mundur
përfundimin e temës.
Gjithashtu falendëroj Bashkinë Durrës për ndihmën e dhënë,duke më vënë në
dispozicion materialë të ndryshme,dhe në vewcanti Sektorin e Koordinim
Zhvillimit.
Po kështu u jam mirënjohës Zyrës së Turizmit pranë Qarkut Durrës,Tatim
Taksave,Autoritetit Portual,Biblotekës Durrës.
Mirënjohje e vecantë për Universitetin Aleksandër Moisiu,për mundësinë e ofruar
për realizimin e një Masteri të tillë,si dhe për të gjihtë pedagogët me të cilët kam
patur kënaqësinë të ndajmë sëbashku orët ë leksioneve gjatë kohës së zhvillimit të
këtij kursi.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
6
HYRJA
Me turizëm kuptojmë një sektor të rëndësishëm një industri me kapacitete shumë të
mëdha,e cila ka bërë arritje dhe suksese të jashtëzakonshme. Sektori turistik
ndërthuret dhe bashkëvepron me shume sektorë te tjerë duke qënë keshtu faktor i
rendesishëm per ekonomine boterore. Gjithashtu i nje rëndësie të veçantë është dhe
turizmi per qytetin e Durrësit.
Durrësi është destinacioni turistik më i madh i vëndit,i cili pret numër të madh
turistësh gjatë gjithë shtrirjes kohore të vitit.Ky qytet ka dhe kapacitetet më të mëdha
pritëse dhe është në gjëndje të përballojë flukse të mëdha.Për turizmin në Durrës është
investuar shumë për të realizuar infrastrukturën e nevojshme dhe për ta bërë këtë qytet
te dëshirueshëm nga turistët vëndas dhe të huaj.Gjithashtu ky sektor sjell të ardhura të
rëndësishme për qytetin dhe i jep një hov të madh zhvillimit ekonomik.
Në këtë punim evidentohet se turizmi i ketij metropoli turistik është i zhvilluar dhe
funksionon jo vetëm gjatë sezonit por edhe gjate muajve të tjerë,duke qënë se Durrësi
zotëron pasuri te mëdha të trashëgimisë kulturore dhe humane.Përveç funksionimit
dhe ecurive pozitive të turizmit ne qytetin e Durrësit në këtë punim trajtohen edhe
mangësitë dhe problematika të shumta që e shoqërojne këtë sektor.
Turizmi i këtij qyteti ka gjithnjë nevojë për përmirësim,për ivestime të reja, për ide të
reja dhe novative,për bashkëpunim dhe përkujdesje ndaj gjithë pasurive të
paçmueshme që zotëron.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
7
FJALËT KYÇE: turizëm, trashëgimi turistike,trashëgimi kulturore,destinacion
turistik, atraksion turistik,koordinim,bashkëpunim,investime,zbulime arkeologjike
SHKURTESAT E PËRDORURA
TURGRATE (IPA Adriatic Cross border Cooperation 2007-2013)
1. UNOPS (United Nations Office for Project Services)
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE
Kreu I: Durrësi, metropoli më antik
Në kreun 1 trajtohet: historiku,demografia, veçoritë gjeografike dhe biologjike,
kushtet klimatike, detare, hidrografike, ekonomia.Gjithashtu trajtohen dhe
funksionimi i plazheve,hoteleve,pistave festat verore,jeta ne qytet dhe mundesite qe e
panumërta qe Durrësi ofron
Kreu II: Ç’ po ndodh me turizmin në qytetin e Durrësit sot?
Në këtë kre trajtohen mundësitë pritëse te Durrësit,parapëlqimet e turistëve,faktorët që
ndikojnë në zhvillimin e turizmit,problematika,projektet e ndryshme dhe qëllimet e
objektivat e tyre.Trajtohet ajo që ka bërë bashkia e qytetit për këtë sektor,për
zhvillimin e tij të mëtejshëm.Gjithashtu dhe analiza swot per këtë destinacion turistik
Kreu III.Turizmi kulturor në qytetin e Durrësit
Turizmi kulturor në Durrës,funksionimi problematika si dhe informacion mbi
vëndodhjen e këtyre pasurive te trashëguara,te shoqëruara me sqarime dhe ilustrime
për atë qe këto trashëgimi na përcjellin.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
8
Kreu IV. Promovimi i turizmit
Në këtë kapitull hidhet një vështrim mbi mënyrën se si promovohet turizmi,krijimi I
Markës Shqiptare,përfaqësimi në panaire ndërkombëtare si dhe lehtësirat dhe
avantazhet e krijuara për pushuesit nga Kosova.
Kreu V.Investime të rëndësishme
Ky kapitull hedh një vështrim mbi ivestimet e ndryshme te kryera ne qytetin e durrësit
dhe që kane ndikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e turizmit.Trajtohen investimet në
ifrastrukturën rrugore,në shëtitoren Taulantia, Sanktuari i Dautës dhe projektet e
realizuara kundër ndotjes.
QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT Ky punim ka për qëllimi të evidentojë dhe ti japë rëndsinë që i përket sektorit të
turizmit.Të nxjerrë në pah avntazhet dhe prioritetet e qytetit të Durrësit.Ti japë
rëndësinë e duhur angazhimit dhe menaxhimit te burimeve
njerëzore,natyrore,kulturore dhe historike,që në të ardhmen ky qytet te jetë një
destinacion i rëndësishëm jo vetëm për vëndin tonë por edhe me gjerë.Durrësi me
resurset që zotëron dhe avantazhet kohore per tu arritur si destinacion si nga brënda
dhe jashtë vëndit dhe me një vizion për të ardhmen,mund të shndërrohet në një
potencial pritës mjaft të rëndësishëm në rajon duke konkuruar denjësisht me vëndet
fqinje.
Objektivat e ketij punimi mund të përmblidhen në angazhimin dhe bashkepunimin e
të gjithë faktorëve pjesëmarrës ne sektorin turistik,vlerësimin ruajtjen dhe
shfrytëzimin e potencialeve turistike në favor të turizmit,ndërgjegjësimin e banorëve
dhe bizneseve turistike për rëndësinë që ka turizmi për qytetin,përmirësimi i
mëtejshëm i imazhit dhe promocion më i mirë
METODOLOGJIA:
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
9
Metodologjia e përdorur për realizimin e këtij punimi lidhet me përdorimin e një
sërë faktorësh dhe burimesh.Gjatë mbledhjes dhe përpunimit të informacionit kam
përdorur metoda të tilla si ajo e kerkimit shkencor,e vrojtimit,e analizës,e krahasimit
etj. Materialet dhe informacionet e nevojshme i kam siguruar literatura të
ndryshme,nga Bashkia Durrës,nga Autoriteti Portual Durrës,nga Qarku Durrës,nga
INSTAT etj.
HIPOTEZAT
Qyteti i Durrësit duke qënë një nyje e rëndësishme portuale në rajon,në të
ardhmen pritet të jetë një pikë hyrje nga më të rëndësishmet ne evropë si për
hyrjen e mallrave dhe në hyrjen e njerëzve.
Potenciali turistik dhe pozita gjeografike që ky qytet ka,na jep premisa të një
zhvillimi të shpejtë të turizmit dhe të kthimit te këtij destinacioni,në preferencën
dhe dëshirën e turistëve nga mbarë bota.
Përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës rrugore,hekurudhore,detare do te bënte
që ekonomia e Durrësit te përmirësohej si dhe jeta e qytetarëve te këtij qyteti të
bëhej më e mir
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
10
Kreu I. Durrësi, metropoli më antik
Qyteti, i cilësuar që para 2070 vjetësh nga romakët si “taverna e adratikut” është sot jo
vetëm qyteti më i vjetër i banuar pa ndërperje dhe porti më i madh i vëndit por dhe
destinacioni turistik më i madh në Shqipëri. Ka mbijetuar në shekuj deri në ditët ë
sotme. Qëndër e rëndësishme portuale, administartive, kishtare, ekonomike, tregtare,
politike, etj në shekuj, e kurdoherë i pranishëm në historinë e Pellgut të Mesdheut,
veçanërisht në Detin Adriatik. Muzetë dhe objektet e monumentet e vizitueshme, si
dhe vetë qyteti me rrethinat e afërme të tij i pasqyrojnë më së miri vlerat historike,
arkeologjike,etnografike,natyrore,urbanistike.
Një histori rreth 3 mijë vjecare dëshmon për vazhdimësinë e qytetit deri më sot.
Fillesat e qytetit janë ilire, periudhë nga e cila rrjedh dhë emri i parë i qytetit Epidamn
dhe më vonë Durrhachion, por si datë themelimi i këtij qyteti konsiderohet viti 627
p.e.s ku aty u vendosën kolonët grekë të ardhur nga korfuzi.
Në 313 p.e.s zotërimin e qytetit e mori në dorë një nga kreret e mbretërisë ilire
Glaukia, ndërsa disa vite më vonë në 283 p.e.s kaloi nën sundimin e mbretit
Monum.Mbreti Monun do të ishte i pari mbret që do të priste dhe monedhat e para të
këtij qyteti cka tregon për zhvillimin ë hershëm tregtar të qytetit të lashtë të
Durrësit.Kjo ishte një arsye e fortë që në vitin 229 p.e.s ky qyetet hyri në një
marrveshje me Romën,e cila ishte një nga superfuqitë e kohës antike.Në shek e IV
qyteti përjetoi një lulëzim të madh ekonomik, cka solli një lulëzim të jetës dhë
ndërtime të mëdha të qytetit si muri fortifikues etj.
Dyrrahu konsiderohej nga Roma si një pikë strategjike dhe u përdor si pikë
mbështetje kundër mbretërve të Maqedonisë.Për këtë arsye romakët të cilët kishin
dhe kontrollin dhe interesat strategjike dhe ekonomike ndërtuan rrugën egnatia e cila
niste nga Durrësi dhe shkonte drejt lindjes në Kostandinopojë.
Në shek I-III e.s Durrësi pati zhvillim të dukshëm dhe u bë qëndra kryesore trëgtare
dhe porti kryesor i brigjeve lindorë të adriatikut. Në të njëjtën kohë ndërtohet një nga
qëndrat më të njohura të qytetit antik por edhe të ditëve të sotme sic është amfiteatri.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
11
Amfiteatri i Durrësit është më i madhi dhe më i rëndësishmi, jo vetëm në Shqipëri,
por edhe në Ballkan.Kjo vepër me vlera arkitekturore, artistike dhe historike u ndërtua
gjatë sundmit të perandorit Trajan. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra
dhe lartësi rreth 20 m.Amfiteatri është zbuluar nga gërmimet e kryera gjatë vitit 1966
ekspeditë e cila udhëhiqej nga Vangjel Toci.
Është shpallur Monument Kulture në vitin 1973, me shkresën e Ministrisë së Arsimit
dhe Kulturës nr. 1886, dt.10.06.1973.Qyteti i Durrësit ka njohur për një kohë të
shkurtër gjatë periudhës 1914-1920 dhe të qënit kryeqytet i shtetit Shqiptar nën
sundimin e Princ Vidit, cka na tregon për rëndësinë e tij dhe në kohët e sotme.
Sot qyteti i Durrësit është qëndra më e rëndësishme portuale dhe turistike i vëndit dhe
qyteti i dytë më i rëndësishëm në të gjitha drejtimet mbas kryeqytetit të
vëndit,Tiranës.
I.1 Demografia
Sot qyteti i Durrësit numëron mbi 200000 (rrëth206000) banorë duke qënë kështu
qyteti i dytë për nga numri i popullsisë mbas kryeqytetit, ku pjesa më e madhe e
banorëve që përbëjnë qytetin janë të ardhur,një pjesë të ardhur më herët, ku mjafton
të përmëndim këtu familjet fshatare Kosovare dhe ato Came të dëbuara me dhunë nga
trojet e tyre.Mbas viteve 90‘,vite të tranzicionit të tejzgjatur dhe të vështirë që po
kalonte vëndi, Durrësi bëhet qyteti i dytë i vëndit për tërheqjën e numrit më të madh
të popullsisë kryesisht nga zonat e thella të Shqipërisë.Krahas migrimit të brëndshëm,
Durrësi është dhe qyteti i cili ka njohur i pari dhe më shumë se kushdo tjetër
emigrimin e jashtëm masiv të popullsisë.Sot pothuajse cdo familje durrsake ka një
person i cili punon jashtë vëndit, të cilët dhe kanë investuar në vëndin e tyre
vecanërisht në sektorë të tillë si,sektori i tregtisë,shërbimeve,ndërtimit etj.
Qyteti i Durrësit ndodhët 38 km në lindje të Tiranës në bregdëtin Adriatik. Ka më
shumë se 200.000 banorë dhë është qyteti i dytë në Shqipëri për nga madhësia dhe
rëndësia. Mund të arrihet me lehtësi me traget nga portet italiane të Triestes, Ankonës
dhe Barit. Ka tragete edhe nga Kopër i Sllovenisë.
Sot është qyteti port më i rëndësishëm i Shqipërisë. Në pjesën jugore ndodhët plazhi i
tij i gjatë më shumë së 10 km. Gjatë përiudhës verore në Durrës vijnë më shumë se
150.000 turistë në ujrat e detit Adriatik. Monumentet e qytetit antik i kanë rezistuar
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
12
kohës dhe janë akoma sot në një gjëndje të mirë. Durrësi është një destinacion
interesant për turizmin historik.
Gjurmët e metropolit antik gjenden kudo në Durrës dhe kjo pjesë e vogël toke ruan
ende një pjesë të historisë tonë dhe botës së vjetër. Vetëm 30 minuta larg kryeqytetit
bregdeti i tij tradicionalisht ka qënë shtëpia e dytë e tiranasve ndërsa vitet e fundit po
kthehet në vëndpushimin e preferuar edhe nga shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë.
Është e lodhshme dhe me problematika të shumëllojshme në fakt gjithë rrëmuja e
krijuar nga investimet e kryera gjatë këtyre viteve tranzicioni në këtë bregdet, por
llogjika na bën të shpresojmë se gjithë ky investim i kryer do të sjellë frytet e veta
ndoshta për disa vjet.
Pothuaj i papërballueshëm dhe i pakënaqshëm është kontrasti mes të cilit jeton ky
qytet: rrënojat antikë mes ndërtesave të sistemit socialist, arkitektura italiane e disa
rrugëve dhe ndërtesave, mes dhjetra pallateve dhe ndërtesave të reja (të bukura dhe të
shëmtuara),
plazhe ranorë, mbushur me turistë, plehrat dhe gardhet ndarësë të atyre që tani
zotërojnë nga një rrip rëre dhe deti.
I.2 Veçoritë gjeografike dhe biologjike
Qyteti i Durrësit shtrihet buzë detit Adriatik në një gjatësi bregdetare rreth 30 miljë.
Ndodhet vetëm 39 km larg nga kryeqyteti, Tirana. Në lindje dhe verilindje kufizohet
nga rrëthi i Tiranës dhe në jug nga rrethi i Kavajës. Durrësi është nyja më e
rëndësishme e transportit detar, automobilistik dhe hekurudhor në vënd. Lartësia mbi
nivelin e detit shkon deri në dy metra. Bregdeti perëndimor i krahinës laget nga ujrat e
detit Adriatik.Qyteti i Durrësit zë një sipërfaqe prej 46.1 km2 dhe përfaqëson 10.67%
të sipërfaqes së rrethit.Durrësi i vjetër dhe pjesa e re e tij, bashkë me zonën e Plazhit
nga PortoRomano deri tek Shkëmbi i Kavajës shtrihet në formën ë një harku përgjatë
bregdetit të Adriatikut, duke zënë pjesën më të madhe të gjirit detar të Durrësit.Në
teritorin e Durrësit rriten bimë të florës mesdhetare: dëllinja, dafina, qiparisi, ulliri,
pisha bregdetare. Durrësi është mjaft i pasur me pemë frutorë si: pjeshka, fiku,
qershia, kumbulla etj.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
13
Durrësi është i njohur dhe për shpendët ujorë. Fauna detarë është mjaft e larmishme.
Ujërat e Bisht-Pallës paraqesin një vëndqëndrim të rosave, kredharakeve e
pulëbardhave që këtu kalojnë dimrin.
I.3 Kushtet klimatike, detare, hidrografike
Durrësi karakterizohet për klimën e tij tipike mesdhetare me verë të nxehtë e të thatë
dhe me dimër të butë dhe të lagët. Temperaturat mesatare vjetore ndryshojnë nga
+25°C në korrik në +10°C në Janar. Sasia e reshjeve lëkundet rreth 1000mm në vit.
Rrezatimi i gjatë diellor gjatë vitit është një nga pasuritë më të mëdha natyrore të
qytetit. 200 ditët me diell në vit, nga të cilat mbi gjysma me temperaturë mbi 20°C, e
bëjnë Durrësin një nga qëndrat më të ngrohta të Mesdheut. Mesatarja e temperaturës
së ajrit arrin +18°C, ndërsa ajo e ujit 22°C.Deti Adriatik është një nga resurset
natyrore të qytetit të Durrësit. Ujërat e Adriatikut janë të kaltra dhe të pastra. Kripësia
luhatet 30-36%.
I.4 Brënda në qytet
Jeta ka një ritëm më të qetë sesa në plazhin e mbipopulluar. Përgjithësisht restorantet
dhe lokalet janë përqëndruar te shëtitorja kryesore “Taulantia” : profili i klientelës që
presin këto lokale dallohet që pa hyrë brënda. Kështu mund të gjeni atë që ju
përshtatet më shumë. Më të rinjtë zgjedhin Torrën, nga veranda e të cilës mund të
shijosh një perëndim magjik.
Atmosfera në këtë vënd është tipike verore, muzika e lartë dhë të rinjtë që e
frekuentojnë bëjnë të duket një nga lokalet më të preferuara.
Përrëth Torrës Veneciane ndodhen disa bare mjaft interesante dhe tërheqëse për
turistët dhe të rinjtë e qytetit si, “London Towër”,”Sky”,”Elios,”Angelo”etj, të cilat
shquhen për gjallërinë që ofrojnë sidomos gjatë muajve të verës.Gjithashtu përgjatë
shëtitores në “Vollga” ndodhen dhe një numër i konsiderueshëm restorantesh të cilat
ofrojnë që nga ushqimet tradicionalë të vendit dhe deri te ato Italiane,Franceze,Greke
etj,cka i bën turistët të ndihen vërtet mirë me shumllojshmërinë e gatimeve që
ofrohet.Ndër specialitetet e restoranteve në Durrës, është guzhina italiane, sidomos
picat. Mund të përmëndim disa nga këto restorante si,piceria “4
Stinët”,”Kolombo”,Rimini”,”Tetova”etj.Në këtë zonë nuk mund të lëmë pa
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
14
përmëndur edhe një nga bizneset që tërheq një numër të madh njerëzish gjatë gjithë
vitit, si turistë edhe vëndas,lokali i akulloreve ose i quajtur ndryshe “Gelateria”.
Edhe brëndësia e qytetit dhe ne vecanti zona e Plazhit, na ofron një numër të madh të
bareve të restoranteve si dhe të hoteleve të ndryshme të cilat shërbejnë për vëndasit
dhë turistët gjatë gjithë muajve të vitit.
I.5 Ekonomia
Ashtu sic e përmëndëm dhë pak më sipër qytëti bregdetar i Durrësit zë vëndin e dytë
në Shqipëri jo vëtëm për numrin ë popullsisë por edhe për sa i përket zhvillimit
ekonomik.Deri në vitet ’90 në ekonominë e qytetit vëndin kryesor e zinte prodhimi
indrustrial i përfaqsuar nga disa ndërmarrje shtetërore, ndër të cilat do të përmëndim :
Kantieri Detar i Ndërtimit të Anijeve,U E M,Fabrika e Duhanit,URT,Fabrika
Kimike,Fabrika Plastike etj.
Pas viteve 90 në kohën kur u rrëzua sistemi totalitar komunist në Shqipëri dhe u
hapën dyert e demokracisë,shumica ee këtyrë ndërmarrjeve u mbyllën dhe u dëmtuan
nga njerëzit,të cilët i plackitën dhë i shkatërruan këto vepra. Një pjesë e atyre që i
shpëtuan rrënimit arritën të privatizoheshin dhe përbëjnë sot një pjesë të rëndësishme
të ekomisë së këtij qyteti.Disa prej këtyre veprave janë shndërruar në fabrika
rrobaqepsie,të cilat punësojnë një numër të konsiderueshëm të grave dhe vajzave të
qytetit. Në periudhën post komuniste ose të quajtur ndryshe “Periudha e tranzicionit të
tejzgjatur” një zhvillim të madh kanë marrë disa dege të rëndesishme si turizmi ,
transporti , tregtia,ndërtimi ëtj.
I.6 Plazhet e Durrësit
Plazhet e Durrësit shtrihen nga Kepi i Rodonit deri të Shkëmbi i Kavajës.Këtu mund
të përmëndim plazhin e madh, plazhi i Currilave, plazhi i Kallmit që ndodhet në
perëndim të kodrës së Durrësit dhe është një plazh interesant dhe i virgjër, plazhi i
Bisht Pallës, të cilët janë plazhe shkëmborë.
Natyraliteti i plazhevë të Durrësit ndoshta po zhvlerësohet dita ditës për shkak të
rrëmujës së ndërtimevë të bëra vitet e fundit.
Përpos kësaj plazhet e Durrësit mund t'i shquajmë edhe për mbipopullim.
Turistët më të shumtë, sipas statistikave janë ata që vijnë nga trojet kombëtare,ku
numrin më të madh e zënë ata Kosovarë,Maqedonas etj.
Mund të thuhet se zonat e plazheve ndajnë të njëjtat karakteristika të rërës dhe ujit të
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
15
detit, por gjithsesi zonat ë pushimit dallohen nga shtrënjtësia e hoteleve apo
restoranteve të ndërtuar shumë afër plazhit. Gjithashtu dallohen edhe për komplëkset
e mëdha të pushimit që janë disa dhe përfshijnë: hotelë, restorante,bare,diskoteka
verore, pishina, qëndra argëtimi dhe lojrash të ndryshme.
I.7 Hotelet
Hotelet në Durrës dallohen për numrin e madh,për një komoditet të kënaqshëm,por
shumica e tyre kanë kapacitete të vogla,gjë që redukton ofertën e tyre.
Këto hotele ndahen në “shumë të shtrënjta” dhe “normalë”.
Më shumë hotele të llojit të parë janë të përqëndruara në Golem ose në plazhin Iliria.
Hotelet më të lira janë ato me pronarë shqiptarë jashtë kufijve(Kosovarë ose
Maqedonas), të dallueshme nga emrat e qyteteve prej nga vijnë, si Tetova,
Gjilani,Prizreni,Kosova etj.
Këto janë edhe disa nga hotelet më të shtrënjta në Durrës, edhe pse brënda tyre mund
të gjesh
dhoma me çmime të ndryshme.
Hotel Green Park Hotel Benilva Adress:Lagja 13, Shkëmbi i Kavajës,Pranë NATO-s, Adress:Lagja 13, Shkëmbi i Kavajës, Tel:+355 52 60072 +355 52 61206 Fax:++355 52 60072 Tel:+355 52 61140 +355 68 20 30400 Fax: dhoma:18 dhoma:22
Hotel Vëllezërit Bajram Hotel Siega Adress:Lagja 13, Plazh, Adress:Rruga nacionale Durrës ?Kavajë km2 Tël:00355/575 22929 Fax:00355/575 22928 Tel:0692083679 Fax: dhoma:28
dhoma: 8
Hotel Andi Hotel Kastrati Adress:Rruga nacionale Durrës - Kavajë km4 Adress:Mali Robit, Golem, Kavajë Tel:00355/5262321 Fax:00355/5262321 Tel:+355 579 22244 Fax:+355 579 22244 dhoma:10
Hotel Kosmira Kompleksi Turistik Bleart
Adress:Plazhi Golëmit Kavajë Adress:Shkëmbi Kavajës, Durrës eël:00355 57922162 Fax:00355 57922162 Tel:00355 52 61026 Fax:00355 52 61192 dhoma: 21 dhoma:16
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
16
Pizzeri Restorant Pineta Restorant Aragosta Adress:Rruga nacionalë Durrës-Golëm,Shkëmbi kavajës, Adress:Lagja 1, Rruga taulantia Tel: cell Fax: Tel:+355 52 26477 Fax:
Për sa i përket politikës së cmimeve, që këta hotelë përdorin nuk ka një politikë të
organizuar apo dhe të mirkontrolluar nga autoritët, por cdo qëndër vendos cmimet në
bazë të vëndodhjes apo dhe cilësisë së shërbimeve që ato ofrojnë.
Ndonëse në shumë raste vihët re që edhe në ato hotele pak a shumë të të njëjtit nivel
mund të ketë një disbalancë të madhe të cmimeve sic tregohet dhë në informacionin ë
mëposhtëm.
Kështu në Hotël “Florida” mund të marrësh një dhomë të mirë për mesatarisht
4000 lek nata, ose një dhomë jo shumë të mirë me katër shtretër për 2000 lek nata.
Disa hotele të tjera nuk e perdorin këtë praktikë dhe nuk lëshojnë dhomat vizitorëvë të
rastësishëm, pasi duan të ruajnë një klientelë fikse me te ardhura të sigurta si:
“Belinda”, “Pameba”, “Bënilva” etj.
Hotelet më të lira, ndërsa vijon përgjatë rrugës së plazhit janë të dallueshme që nga
emrat e tyre; disa nuk kanë asnjë tabelë treguese, por janë fort të dallueshme ngritur
rradhë buzë detit. Dhomat mund t'i gjeni për shumë lirë edhe sa për të kaluar natën,
gjithsesi në shumicën e rasteve dhomat janë të pastra dhe me kushtët minimale.
Përsa i përket restoranteve, emrat e hoteleve të mëdha ofrojnë ushqim të mirë,
sidomos të guzhinës italiane dhe gatimeve të detit. Restorantet popullorë me emra
patriotikë janë gjithashtu të shumtë, por nuk është e garantuar cilësia dhë pastërtia e
ushqimit.
I.8 Pishinat për modë apo nevojë?
Komplekset e mëdha turistikë si “Pameba”, “Belinda”, “Adriatiku” ,”Blearti”
etj,përvec detit ofrojnë edhe pishina,të cilat frekuentohen shumë pavarësisht çmimeve
të kripura (700-800 lek për person), pasi uji është i pastër dhë mjedisi më i
zgjedhur.Këto komplekse janë ato që tërhëeqin numrin më të madh të
turistëve,sidomos të atyre që vijnë nga jashtë kufijve,për vëtë faktin që ofrojnë kushte
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
17
komode dhe të rehatshme.
I.9 Pistat
Janë të famshme Pistat në plazhin e Durrësit: në darkë ato kthehen në salla vallëzimi
mbi det. Në plazhin Iliria gjënden dy pista: e Vogla dhe e Madhja.
Pasi perëndon dielli buza e detit trasformohet në një shëtitore dhe pistat në këtë plazh
janë dy nga vëndet ku ndalojnë pushuesit gjatë darkës. Pista e vogël është një mjedis
i hapur dhë i këndshëm, ndërsa e Madhja është më e populluar.
Në plazhin Teuta, ndodhet “breshka” ose një Pistë tjëtër e vogël, ku ka një lokal dhe
restorant. Mbrëmjeve aty shkojnë më shumë turistët e ardhur nga periferitë dhe
mjedisi është tipik.
Një tjetër pistë po ndërtohet në shëtitoren e qytetit në “Vollga”,e cila do të përmbajë
ambjente të ndryshme,shërbimi,argëtimi,komerciale etj. Kjo pistë për vetë faktin që
ndodhet në një pozicion tepër të favorshëm,në një nga rrugët më të populluara të
qytetit pritet të tërheqë një numër mjaft të madh turistësh,sidomos gjatë mbrëmjeve.
I.10 Festat verore në Durrës
Gjatë verës organizimet festive janë të zakonshme dhe të shumta në numër: zakonisht
ato kanë profile te caktuara të muzikës, mjedisit dhe çmimesh. Zakonisht këto festa
organizohen në fund-javë, pasi vizitorët më të shumtë vijnë nga kryeqyteti. Ato mund
të zhvillohen në plazh, ose në afërsi të Malit të Robit.Organizimet të përditshme të
ngjarjeve festivë organizohen gjatë pikut të sezonit turistik,ku cdo natë lokalet dhe
baret e shumta të qytetit të Durrësit ofrojnë muzikë live për pushuesit.Gjithashtu gjatë
kësaj periudhe bëhen edh organizimëe nga Bashkia e qytetit si dhe nga institucione
dhe televizione të ndryshme.Këtu mund të përmëndim “Natën e Bardhë”,’Panairin e
Filmit”,”Miss Glob”etj, të organizuara nga Bashkia e Durrësit si dhe “Maratona e
Këngës” e organizuar nga TV Klan,apo koncerte dhe evenimente të tjera të ndryshme
të cilat organizohen nga sipërmarrës dh institucione të ndryshme.Këto evente dhe
aktivitete e bëjnë qytëtin e Durrësit tërheqës dhe të këndshëm gjatë muajve të verës.
I.11 Ku mund të zini vënd dhe të hani
Restorantet
Restorantet e mira dhe relativisht të shtrënjta janë ato që gatuajnë ushqime deti,
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
18
sidomos në zonën e Vollgës ku janë përqëndruar disa të tilla, si “Orienti” ; “London
Towër”;“Kështjella”,”Rimini”,”4Stinët”,”Benilva”,”Tetova”,Kolombo”,”Belvedere”,
”Gogo” etj,dhe pak më tutje pranë brrylit ndodhet një nga restorantet më të njohura
“Aragosta”.
Ndërsa në plazh më të njohurat dhe te rregulltat janë “Green Park” , “Canal Grandë”,
“Queen”, “Benilva”, (në afërsi të Shkëmbit të Kavajës); “Belinda”, “Anë
Deti”(Golem) etj.
Kreu II. C’po ndodh më turizmin në qytetin e Durrësit sot?
Qytetet bregdetare përgatiten për të pritur një fluks më të madh pushuesish në
krahasim me një vit më pare. Edhe në qytetin e Durrësit pritshmëritë janë pozitive të
vijnë më shumë,sesa vitin e shkuar dhe duke bërë të mundur rritjen e të ardhurave për
këtë qytet. Ky qytet shquhet për sistem vlerash historike-kulturore unike dhe
universale.Një metropol bashkëkohor me zhvillim harmonik.Rrugë kalimi kryesor i
vëndit dhe i Ballkanit,një nyjë nevralgjike e burimeve parësore ekonomike.
II.1 Durrësi, qyteti që pret mbi 250 mijë “banorë të rinj”
Zonë e rëndësishme për turizëm masiv dhe cilësor,me një mjedis të qëndrueshëm e të
mbrojtur. Qyteti nga viti në vit ka ardhur duke u zgjeruar. Pamja urbanistike e
arkitekturore e tij ruan gjurmët e kohës. Karakteristike nga qyteti modern mbetet
“Rruga Tregtare”e hapur fillimisht, në vitin 1927, pas rënies së tërmetit të vitit 1926.
Dallohet për ndërtesat e stilit të arkitekturës italiane të fillimit të shek.XX.
Sot qyteti ka rruge , sheshe, shëtitore, lungo mare, krahas ndërtesave të banimit e
ambienteve argëtuese e shlodhëse në funksion të turizmit.Turisti i huaj e vëndas ka se
çfarë të shohë në qytetin tonë, përveç një akomodimi gjithnjë e më cilësorë.
Shefi i zyrës së turizmit në bashkinë e Durrësit, thotë se megjithëse nuk shfrytëzohet
e gjithë hapësira e vijës bregdetare të Durrësit për turizëm, pritt që vitin pasardhës të
kët një fluks në rritje pushuesish,në krahasim me fluksin jo të kënaqshëm të vitit 2011
dhe 2012. Përllogaritja e numrit të turistëve që vizitojnë Durrësin, sidomos gjatë
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
19
sëzonit turistik bëhët e pamundur,kjo për shkak të informalitetit që ekziston. Sipas
përllogaritjeve, fitimet vjetore nga turizmi në Durrës, arrijnë në rreth 50 milionë
dollarë, ndërsa xhiroja është rreth 250 milionë dollarë.
Shifrat e përllogaritura si për numrin e vizitorëve ashtu edhe të të ardhurave merren
me rezerva dhe nuk janë tregues realë.
II.2 “Amfiteatri i qytetit” atraksioni më I pëlqyer nga turistët
Në portin detar të Durrësit ankorohen dhjetra tragete nga më të njohurat për
udhëtimet turistike detare, të cilat sjellin mijëra turistë gjatë gjithë vitit. Ata janë më
së shumti nga Gjermania, por dhe nga Anglia, Spanja, Irlanda, Franca, Belgjika,
Sllovenia, Kroacia etj.
Sipas bashkisë së durrësit: ardhja e këtyrë trageteve me turistë jo vetëm gjatë sezonit
turistik, dëshmon se porti dhe qyteti i Durrësit hyjnë në itinerarin e njohur të
udhëtimeve turistike në Mesdhe.
Gjithashtu Porti i Durrësit garanton hyrjen e flukseve të tilla turistësh edhe në rastet
kur ka patur flukse ditore.Edhe qyteti i Durrësit ka arritur të sigurojë akomodimin
dhe sitemimin e tyre nëpër hotelet e veta. Turistët vizitojnë qytetin njihën me të,me
rrugët,shëtitoret,arkitekturën, me monumentet e kulturës: si amfiteatri, muri rrethues i
Durrësit, rotonda etj. Amfiteatri është atraksioni më i vizituar dhe më i pëlqyër nga
turistët,të cilët shprëhen më fjalët më të mira për këtë vepër madhështore.
Sipas specialistëe të Sektorit Koordinim Zhvillimit pranë Bashkisë Durrës, përshtypjet
e turistëve që vizitojnë qytetin janë të mira dhe largohen nga vëndi ynë me një tjetër
mendim për Shqipërinë që ata thjesht e kishin dëgjuar dhe jo parë..
Ndër faktorët kryesorë që mundësojnë ardhjen e turistëve është fakti se qyteti ka
pasuri të mëdha turistike, arkeologjike, historike, kulturore etj. Përveç kësaj,pasurive
të Durrësit iu është bërë edhe një promovim i mirë kohët e fundit. Ndonësë ky lloj
turizmi,i vizitave ditore nuk nuk mund të sjellë të ardhura të mëdha për faktin se
qëndrimi është i shkurtër, shërben drejtpërdrejt si një mjet sensibilizimi,duke bërë të
mundur ndryshimin e opinionit për vëndin tonë. Megjithatë këtu evidentohen një sërë
problematikash si:mungesa e ciceronëvë,mungesa e materialeve shpjeguese dhe
orientuese,mungesa e fletëpalosjeve etj.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
20
II.3 Cilët janë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e turizmit në Durrës?
Durrësi është aktualisht qyteti dhe qëndra më e rëndësishmë turistike e shqipërisë.
Disa nga faktorët që kanë favorizuar në zhvillimin e këtij sektori i cili siguron rrëth
1/3 e të ardhurave të përgjithshme janë:
Tradita e qytetit të Durrësit në zhvillimin turistik.
Turizmi në qytet i ka fillimet e tij më herët së ku do në Shqipëri dhe
pikërisht në vitet 30 të shek të XX-të. Që në atë kohë në plazhet e
Durrësit u ndërtuan dhe hotelet e para dhe 12 vilat e para turistikë.
Durrësi ka histori dhe kulturë të lashtë dhe objekte arkeologjike që e bëjnë të
quhet “Kryeqyteti i arkeologjisë shqiptare”.
Durrësi është qëndër e rëndësishme arsimore.
Durrësi është qëndër e rëndësishme social-kulturore.
Durrësi ka zhvillim intelektual të konsiderueshëm
Durrësi ka grup biznesi të fuqishëm
Durrësi ka Universitetin ë tij.
Roli i qytetit si port detar më i rëndësishëm i vëndit është një tjetër faktor i cili
ndikon në zhvillimin e këtij sektori. Pothuajsë 85% ë transporti të mallrave
dhe pasagjerëve të vëndit realizohen nga ky port.
Afërsia e qytetit dhe e plazhit të tij me kryeqytëetin dhe qëndrat e tjera më të
rëndësishme të vëndit ka bërë që qyteti të jetë qëndra turistike më shpejt e
arritshme për shumicën e shqiptarëve.
Gjëndja më e mirë e infrastukturës turistike në qytet në krahasim me të gjithë
qëndrat e tjera ‘konkurente’ . Në Durrës dhe zonën e tij të plazhit është
investuar më shumë se kudo në fushën e turizmit.
Ndër llojet e ndryshme të turizmit në durrës vëndin kryesor e zënë ai i banjove
diellore, ujore dhe ranore. Kjo lidhet me kushtet optimale që krijon vetëm
plazhi i durrësit me klimën e tij por dhe niveli i shërbimeve të ndryshme që
ofrohen nga vëndasit për turizmin familjar.
Rëndësi të vecantë për zhvillimin e turizmit dëetar në durrës luajnë turistët
ditorë. Ata vijnë më së shumti nga tirana por edhe nga rrethina të tjera midis
qytetit dhë kryeqytetit.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
21
Kështu gjatë pikut të lëvizjes turistike vjetore në qytetin e Durrësit ( korrik – gusht
) dhe vecanërisht në fundjavat e kësaj përiudhe, vetëm në zonën kryesore të
turizmit, në atë të plazhit grumbullohen rreth 120000 mijë pushues ku sipas të
dhënave rezulton që qyteti për momentin zotëron dhe kapacitetin më të madh
turistik në vënd dhe konkuron dhe në raojn ndonëse me vështirësi.
Ky kapacitet i lartë i turistëve vjen dhe si pasojë e një numri shumë të lartë të turistëve
të ardhur nga kosova ,që kohët e fundit ka marrë gjithnjë e më tepër emrin ‘turizmi
patriotik’. Por përvec
‘patriotizmit’ një rol të madh ka luajtur dhe vet zhvillimi i qytetit ndër vite dhe
promovimi i lartë i bërë për atraktivitetet e tij në Kosovë dhe Maqedoni.
Një rol tjetër tjëtër të vecantë për qytetin e Durrësit luan edhe turizmi tranzit. Kjo
lidhet para së gjithash me praninë e portit më të madh në vënd. Nëpërmjet tij cdo ditë
lëvizin me qindra njerëz midis Durrësit dhë portevë të tjera jashtë vëndit. Në mënyrë
direkte apo indirekte kjo lëvizje jep efektet e saj turistike për zhvillimin e turizmit në
vënd.
II.4 Akomodimi
Plazhi i Durrësit ofron një mundësi të mirë akomodimi për pushuesit, pasi vija
bregdetare është mbushur me hotele luksozë. Gjithsesi, vihet re një problematikë e
madhe në lidhje me çmimet. Pronarët e hoteleve ankohen se kanë një konkurrencë të
pandershmë nga turizmi familjar. Në turizmin familjar sipas Bashkisë së qytetit ka
një mesatare çmimësh prej 5 euro për krevat. Në hotele, sipas cilësisë, çmimet do të
variojnë nga 10 euro në 40 euro. Në hotelet elitarë çmimet mund të arrijnë deri në 80
euro dhoma.
II.5 Problematika
Një nga problemet shqetësuese në plazhin e Durrësit, është ai i kanalizimeve dhe
derdhjes së ujërave të zeza. Pritet që furnizimi me energji elektrike te jetë pa
ndërprerje, në një kohë që problemi vazhdon që të jetë furnizimi me ujë të pijshëm.
Aktualisht plazhi në sezonin turistik furnizohet një herë në ditë me ujë të pijshëm, në
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
22
një kohë premtimi i qeverisë ka qënë për furnizimin pa ndërprerje.
Problem mbetet dhe punimi i rërës dhe pastrimi i plazhit,kjo për shkak të mungesës së
mjeteve dhe fuqisë punëtore nga ana e Komunales Plazh,por edhe për mungesë të
ndërgjegjes dhe përgjegjësisë së qytetarëve.Në këtë aspekt më problematik mbetet
plazhi i madh ndërsa plazhet e tjerë menaxhohen më lehtë.
II.6 UNOPS-i, mbështetje për zhvillimin e turizmit në Durrës
14 Shkurt 2005
Ndër projektet e financuara në Durrës nga UNOPS-i evidentohet ndërtimi i tregut
agroblektoral, qëndra e edukimit rinor në Krujë, gërmimet në amfiteatrin e Durrësit,
përpilimi i hartës së rreziqeve arkeologjike, etj.
Përgjegjësi i programit të zhvillimit njërëzor dhe koperacionit italian të UNOPS-it,
Luciano Carrino, përveç projekteve në fushën e turizmit ka shprehur idenë që qarku i
Durrësit të lidhet me rajone të ndryshme të Italisë, në kuadër të projektevë që
përfshihen në programin PASARP. Një bashkëpunim i tillë është realizuar me rajonin
e Markës në Itali, në kuadër të programit INTEREG II.
Gjithsesi bashkëpunimi në fushën e turizmit është parë si një prioritet për faktin se ka
të bëjë me zhvillimin e një sektori prioritar për Durrësin, duk pasur parasysh dhe
problemet që ka aktualisht ky sektor. Mungesa e një ligji themelor për turizmin nuk
krijon një ndarje të qartë të kompetencave ndërmjëet hallkave të ndryshme nga qëndra
në bazë. Mungojnë qëndrat e informacionit për turistët dhe udhëtarët si dhe studimet e
plota urbanistike për zonat turistike dhe nuk respektohet ligji për urbanistikën.
Një problem tjetër është dhe ai i mungesës së një organizimi të mirë shtet –privat. Si
problem shumë shqetëses evidentohet dhe infrastruktura, ndërsa mungojnë
sinjalizimet, ndriçimi rrugor etj. Në zonat turistike mungojnë ose është i amortizuar
sistemi i kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza dhe aty dominojnë gropat
septike. Po ashtu ka probleme me ujin e pijshëm dhe me energjinë.
Sipas te dhënave zyrtare, rezulton se Durrësi ka 68,1 km bregdet, nga të cilat janë
shfrytëzuar intensivisht vetëm 4.8 km .Ndërtimi i një strategjie të re dhe me vlera për
turizmin dhe mbështetja me projekte konkrete konsiderohet si një rrugë që do të çojë
drejt një zhvillimi këtë sektor në qarkun e Durrësit
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
23
Gjithashtu UNOPS-i ka krijuar nje film dokumentar me qëllimin për të lancuar një
fushatë marketingu për të promovuar turizmin në qytetin e Durrësit por dhe në atë të
Krujës.I titulluar “Kartolina nga Durrësi dhe Kruja” dokumentari përmban pamjet më
kryesore dhe piktoreske të dy qyteteteve.Qëllimi I këtij dokumentari ishte përgatitja e
një fushate marketingu për promovimin e turizmit në rajonin e Durrësit.Kopje të
këtij filmi janë shpërndarë në panaire turizmi si brënda ashtu edhe jashtë
vëndit.Ndërsa në një fazë të dytë konsiderohet përkthimi I këtij dokumentri në tre
gjuhë të huaja për ta bërë më të kuptueshëm jashtë vëndit.
II.7 Projekti TURGRATE
Projekti TURGRATE është një nga projektet fituese të Programit IPA Adriatic Cross
border Cooperation 2007-2013 dhe mund te quhet pa frike projekt Strategjik sepse
synon të ndërtojë burime të ndryshme turistike bazuar në zgjerimin e vlerave turistike
dhe kulturore aktuale të territoreve partnere në projekt , duke i dhënë mundësi
shteteve përfshirëse në projekt të promovohen në nivele të ndryshme turistësh e të
garantojne qëndrim të këndshëm dhe pëlqyes duke dhënë më pas reagime të
mundshme pozitive për mjedisin natyror duke i ofruar njëkohësisht edhe përmirësimin
e cilësisë së shërbimit .
II.7.1 Objektivat e përgjithshme të projektit
Objektivat e përgjithshme të këtij projekti janë : rritja konkurueshmërisë
Ndërkombetare të destinacioneve turistike “pilote ” partnere të projektit , me anë te
zbatimit te sistemit të ri të integruar për një menaxhim të qëndrueshëm të produktit
turistik : ky sistem do te bazohet në përmirësimin e cilësisë të tregut orientuar në
paketat turistike dhe vecanërisht duke theksuar mbrojtjen dhe zhvillimin e burimeve
natyrore , rurale dhe kulturore .
II.7.2 Cfarë presupozon të arrijë projekti?
Ky projekt presupozon në:
në krijimin e një rrjeti Transkufitar për të zhvilluar dhe përmirësuar
bashkëpunimin territorial dhe fqinjësor ,
në ngritjen e një sistemi qeverisjeje të burimeve mjedisore natyrore dhe
kulturore në nivel ndërkufitar të perherëshme ,
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
24
në zhvillimin e konkurueshmërisë të një sistemi turistik sipas një kualifikimi
dhe përmirësimi të shërbimit turistik në vëndet pilote , partnere të projektit ,
në promovimin e një procesi të vazhdueshëm me qëllim përmirësimin e
cilësisë të turizmit , në terma të kërkesë-ofertës, operatorët turistikë , burimet
lokale imazhin publik dhe kërkesat e marketingut dhe sistemit te komunikimit
zgjerimin e zonës te operimit te operatorëve turistike lokale në nivel
ndërkufitar, duke i favorizuar sektorin privat dhe atë publik njekohesisht
përmirësimin dhe mbrojtjen e produkteve tipike lokale, pasuritë kulturore dhe
promovimin e vlerave të dalluara të territorit “pilot ” te partnereve në projekt
zhvillimin dhe promovimin e jetës kulturore dhe valorizimin e qëndrave
historike në shtetet partnere të projektit ;
krahasimin e ofertave turistike, turizmin sezonal dhe përmirësimin e të mirave
kulturore dhe arkeologjike.
II.7.3 Aktivitete konkrete të projektit
Aktivitete konkrete të projektit do të jenë:
Realizimi takimeve me aktorë përfshirës në cështjet e turizmit ,
sëbashku në nivel ndërkufitar , perfshirjen e të gjithe zinxhirit te
operatorëve turistikë për krijimin e sistemit të integruar të menaxhimit
të produktit ndërkufitar bazuar si në shërbimet publike dhe ato private
;
Përgatitja dhe ngritja e qëndrave të shërbimit turistik , të cilët do të jenë të afta
për shërbimet te ndryshme të kualifikuara turistike dhe zgjerimin e
standarteve të jeteses të komunitetit të përfshirë në cdo territor partner në
projekt
Planifikimi dhe vendosja e sinjalistikes turistike me qëllim individualizimin
dhe promovimin e burimeve e shërbimeve lokale në nivel Ndërkufitar ;
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
25
Zbatimi mjeteve të zakonshme për të promovuar produktet të agrokulturës
dhe ato artizanale , nën zinxhirin e krijuar të produkteve tipike në terrioret
pilote . Këto mjete do të bazohen në : një analizë të produkteve tipike lokale
nën territore pilote partnere të projektit dhe shkëmbimit të informacionit midis
partnerëve , përcaktimi i shportës të produktit lokal tipik me konotacion
territoret pilote partnere në projekt; përpunimi i “ vlerësimit të ciklit jetësor
”për cdo produkt të përzgjedhur ; përfundimi i procedurës të manaxhimit të
markave te njëjta Ndërkufitare për produktet e përzgjedhura
Identifikimi i një strukture pilote për tu pajisur me rregjistrimin në procesin
e certifikimit te Ecolabel /Emas
Programimi i një sistemi të ri novativ software-i me qëllim të racionalizojë
dhe kualifikojë rrjetin e shërbimeve publike turistike
Aktivitete konkrete për mbrojtjen e burimeve dhe pasurive kulturore
Krijimi dhe promovimi i i alternativave të reja të produktit turistik
Realizimi i Programeve të evenimenteve kulturore ( galeri arti , kërcimi dhe
muzika, evenimente me qëllim shkëmbimin dhe promovimin e origjinës,
kulturës, dhe traditës ) etj
Ky projekt ka një shtrirje kohore tre(3) vjecare 2011-2013,vlera e të cilit është
220.000 euro.Nga kjo vlere 85 % financohet nga IPA dhe 15 % nga Bashkia
Durres.Për vitin 2012 vlera e financimit të akorduar ka qënë 2.200.000 lekë.
II.8 Cfarë ka bërë Bashkia e Durrësit për turizmin? Bashkia e Durrësit nëpërmjet departamentit të Koordinim-Zhvillimit ka kryer një sërë veprimtarish për të tërhequr sa më tepër turistë
II.8.1 Marrjen e informacionit të nevojshëm për mbarëvajtjen dhe ecurinë e
sezonit turistik
Kjo është realiziuar duke mbajtur kontakte të vazhdueshme nëpërmjet rrugës
shkresore me:
N.SH.K Durrës
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
26
N.K. Plazh
Drejtoria Rajonale Monumenteve të Kulturës
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit
Autoriteti Portual Durrës
Departamenti Tatim Taksave
Departamenti Kulturës
II.8.2 Promovimin e turizmit
Promovimi i turizmit për qytetin e Durrësit nga ana e Bashkisë është realizuar në sajë të bashkëpunimit dhe formave të ndryshme në aktivitete dhe evente si brënda dhe jashte vëndit.
Organizimi i takimeve te dyanshme me qytetet shqiptare turistike si Ulqini dhe Struga me të cilët janë realizuar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizimit dhe kulturës.
Oganizimi i Konferences së Forumit të Qyteteve të Adriatikut dhe Jonit në
Durrës për tre ditë.
Në takime promovuese në Strugë në muajin qershor.
Në organizmin e Panairit “Ditët kosovare të biznesit”
Në panairin e Turizmit në Prishtinë-Kosovë
Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit që u zhvillua në Londër(muaji nëntor)
Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit që u zhvillua në Berlin(muaji mars)
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës u punua për aktivitetin e celjes së
sezonit turistik
Bashkëpunimi me Ministrinë e Turizmit, Entin e Turizmit, Prefekturën,
Qarkun, Dhomen e Tregtisë:
Eshtë dhënë informacion i vazhdueshëm Ministrisë së Turizmit, Agjencisë
Kombëtare të Turizmit, Prefekturës, mbi masat e marra nga Bashkia për një
sezon të suksesshëm turistik.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
27
Në bazë të ligjit të Turizmit nr.9734 dt. 14.05.2007, në zbatim të neneve 15
dhe 16 i cili ngarkon organet e pushtetit vendor për hartimin e inventarit të
burimeve turistike çdo 6 muaj, u hartua ky inventar dhe ju percoll Ministrisë,
AKT dhe Prefekturës.
Për përgatitjen e sezonit turistik Bashkia Durrës në bashkëpunim me
Prefekturën,Këshillin e Qarkut ,Universitetin “A.Moisiu”,dhomën e Tregëtisë
dhe Industrisë organizoi seminare informuese për publikun për promovimin e
vlerave historike dhe turistike të trevës së Durrësit,si dhe rritjen e nivelit të
Turizmit në qytetin e Durrësit.Gjatë periudhës së Sezonit Turistik u
organizuan shumë aktivitete të cilat u financuan nga Bashkia dhe Ministria e
Kulturës ,Turizmit,Rinisë e Sportit sic jane:
1-Festë Detit,
2-Festa e Ullirit ,
3-Deti dhe arkeologjia ,
4-”Nata e bardhë” e Durrësit
5-Koncert ”Una serata Romana “ i këngëtarit Kastriot Tusha ,
6-Koncertet e Netëve të Verës,
7-Sofra Durrsake dhe Miss e Mister Durrësi,
8-“Bilete për Shqipëri” ,
9-International Summer Film Festival (Festivali Ndërkombëtar veror i filmit ) Durrës ,
10-G-3 format music ,
11-Maratona e Kengës Popullore Qytetare,të miratuara edhe nga Këshilli artistik i
qytetit me një vlerë prej 20 milione lekë
Nga ana tjetër Ndërmarrjet lokale të qytetit si ajo komunale Durrës ,Komunale
Plazh,Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Rrugëve ,Parku Urban,Pallati Kulturës
Aleksandër Moisiu,Policia Bashkiake hartuan programe pune për përballimin me
sukses të ketij sezoni në fushat përkatëse që ata mbulojnë, dhe duhet thënë që për këtë
sezon puna e këtyre institucioneve ka qënë më e sukseshme.
Ndricimi i qytetit ishte i plotë,pastrimi në qytet dhe në plazh përfshirë dhe Currila qe
më i mirë,autobuzët urbanë funksionuan me orare më të zgjatura,Koncertet në sheshin
e shëtitores “Taulantia”, funksionuan më së miri dhe u ndoqën nga qytetarët e
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
28
vizitoret e shumtë. Sinjalistika rrugore qe në nivel të kënaqshëm pas punimeve që beri
Ndërmarrja e Mirëmbajtjes, e cila në bashkëpunim me policinë rrugore siguruan
koordinim dhe nuk pati probleme trafiku.Po ashtu edhe puna e personelit te pallatit te
kulturës gjatë te gjithë sezonit qe e vazhdueshme.
Për subjektet që operojnë në zonën e plazhit janë dhëne 86 parcela 200 m2 nga 123
parcela të ndara gjjithsej për të gjithë zonen prej Urës Dajlanit deri në kufirin me
bllokun ne Iliria.
II.8.3 Masat e marra
Bashkia Durreës në bashkëpunim me Qarkun Durrës dhe Autoritetin Portual kanë
mundësuar realizimin e një sërë masash për mbarëvajtjen e turizmit në këtë qytet. Ne
plazh funksionojnë kulla kontrolli dhe pika te ndërhyrjes së shpejtë, në raste
aksidentesh detare. Eshtë arritur të bashkëpunohet me policinë me patrulla dhe mjete
lundruese në det. Katër kullat e sigurisë janë të vendosura në çdo km të plazhit të
madh.
Nje kullë tjetër do të vendoset në plazhin e Currilave këtë vit. Në të gjithë gjatësinë e
plazhit të madh , do të vendosen dushe për larjen e pushuesve. Janë ndërtuar 3 qëndra
informacioni për pushuesit si dhe parkingje e tregje të reja. Departamenti i
arkeologjisë ka realizuar botimin në anglisht te guidës së trashëgimisë kulturore, si
dhe hapjen e dy adresave në internet mbi Durrësin arkeologjik.
Departamenti i mbrojtjes së mjedisit në portin e Durrësit ka vendosur të marrë masa të
forta ndaj të gjitha mjeteve lundruese në kuadër të çertifikimit te pastërtisë së zonës
portuale nga ndotja e të gjitha llojeve.
II.8.4 Qëllimet dhe objektivat e Bashkisë për Sektorin Turistik Qëllimi 1 Intergrimi i plotë i bashkisë me sistemet rajonale të transportit ndërkombëtar duke
favorizuar zhvillimin e portit,si porta kryesore e korridoreve të zhvillimit.
Objektivat:
*Rritja e vëllimit të mallrave dhe numrit te pasagjerëve të transportuar nga porti i
Durrësit.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
29
Projektet:
Ndërtimi i terminalit të ri të pasagjerëve.
Ndërtimi i rrugës së re paralel me murin e portit.
Ndërtimi i mjediseve të reja argëtuese, arsimore, kulturore dhe zbavitëse për
qytetarët e Durrësit.
Shtimi dhe përmiresimi i siperfaqeve të gjelbëra në qytet.
Urbanizimi dhe integrimi me qytetin i komunitetit dhe zonës së Kënetës.
Krijimi i një sistemi të shërbimeve sociale për të gjithë qytetarët në nevojë.
Përmirësimi i infrastrukturës së transportit që lidh Durrësin me korridoret e
zhvillimit.
Qëllimi 2
Krijimi i një klime mbështetëse për të thithur e bërë biznes dhe rritur aftësitë
konkurruese në rajon për bizneset e Durrësit
Projektet:
Krijimi i Këshillit konsultativ të bisnesit
Pjesemarrja në panairet kombëtare, rajonale dhe ndërkombetare
Objektivat:
Rritja e fluksit turistik gjithvjetor nëpërmjet promovimit intesiv të
potencialeve turistike dhe rritjes së standarteve të cilësisë së shërbimeve.
Shtimi i numrit të investitorëve të huaj në Durrës që ofrojnë biznese, që
shtojnë dukshëm vëndet e punës dhe mbështesin bizneset vëndase.
Shtimi i hapësirave dhe kapaciteteve për zgjerimin dhe instalimin e bizneseve.
Krijimi i një mjedisi dhe infrastrukture të favorshme për zhvillimin e turizmit
elitar dhe masiv.
Projektet:
Rikonstruksion rrugës në Plazhin e Durrësit.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
30
Studimi për sistemimin e ujraveë të bardha e të zeza në zonën e Plazhit e
Shkozetit.
Qëllimi 3
Krijimi i një mjedisi që i paraprinë dhe mundëson një zhvillim të integruar dhe të
qëndrueshëm të qytetit të Durrësit
Objektivat:
Përgatitja e një kuadri rregullator dhe zhvillimi i instrumenteve për të
mbështetur rritjen e integruar dhe të qëndrueshme të Bashkisë.
Projektet:
Studimi projektimi për Water frontin Perëndimor të Qytetit.
Planifikimi dhe projektimi i skemave të reja të ndricimit rrugor për të
përmirësuar ndricimin kryesisht në zonat periferike.
Kthimi i rrugëve të brëndshme të Bashkisë në rrugë të cilësisë së parë.
Reduktimi i niveleve të ndotjes në qytet deri në kufirin e lejuar ligjor.
Ndërtimi i Fushës se depozitimit të mbetjeve urbane (landfill) sipas
standarteve bashkëkohore.
Hartimi i planit lokal të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në bashkëpunim me
Bankën Botërore (IFC).
Ofrimi me cilësi i sherbimeve dhe furnizimeve bazë publike për të gjithë
komunitetin e Durrësit.
Qëllimi 4
Rivleresimi, zhvillimi dhe promovimi i trashigimisë kulturore dhe arkeologjike të
Durrësit duke rritur rolin e saj në jetën kulturore të shqiptarëve dhe pasurisë botërore
Objektivat:
Përfshirja aktive e komunitetit në ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike të
qytetit.
Projektet:
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
31
Rikonstruksioni i Bulevardit kryesor «Dyrrah».
Rikonstruksioni i rrugës «Aleksandër Goga».
Shtimi i numrit të aktiviteteve shkencore dhe argëtuese që nxisin vlerat
kulturore, arkeologjike dhe historike te Durrësit.
Ndërtimi i Galerisë së Artit.
Organizimi i përvitshëm i Festivalit te Filmit
Qëllimi 5
Krijimi i një cilësie të lartë të avancuar jetese dhe sigurie për të gjithë komunitetin e
Durrësit
Objektivat:
Ndërtimi i mjediseve të reja argetuese, arsimore, kulturore dhe zbavitëse për
qytetaret e Durrësit.
Projektet:
Ndërtimi i qëndrës së sporteve të ujit.
Ndërtimi i bibliotekës se re të qytetit.
Shtimi dhe përmirësimi i sipërfaqeve të gjelbëra në qytet.
Ndërtimi i Fidanishtes.
Mbjelljen e 1000 pemëve të qytetit.
Rikonstruksion dhe mbulim i kanalit në Kënetë paralel me rrugën hyrëse të
Durrësit.
Rikonstruksion i rrugës «Unazë-Kënetë-Spitall».
Krijimi i një sistemi të shërbimeve sociale për të gjithë qytetarët në nevojë.
Organizimi i shkollave verore për zonat informale apo fëmijët në familjet me
probleme sociale.
Zbatimi i platformës strategjike për një përgjigje të koordinuar të komunitetit
ndaj dhunës në familje
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
32
Përveç projekteve të sipërpermendura është edhe projekti i Vijës së Kaltër, e cila do të
fillojë të implementohet në vitet e ardhshme. Më këtë projekt lidhet e ardhmja e
qytetit të Durrësit, një projekt afatgjatë i cili kërkon bashkëpunimin e pushtetit
qëndror me pushtetin lokal, privatëve dhe komunitetit ,për të bërë të mundur
realizimin e kesaj vepre vizionare. Në këtë projekt përfshihet porti turistik me
aksesorët, një gjë e munguar në Durrës dhe në Shqipëri. Rikuperimi dhe rivitalizimi i
plazhit të Currilave, i cili i ka munguar Durrësit në këto 20 vjet. Pjesa e Currilave dhe
Kallmi do të kthehen në një plazh ku do të zhvillohet turizëm elitar. Pretendohet që
sipas këtij projekti bizneset private të investojnë në mënyrë të organizuar dhe të
kontrolluar nga strukturat përkatëse për të respektuar standartet dhe parametrat e
projektit.
II.8.5 Analiza swot (Durrës)
Pikat e forta:
1. Pozita e favorshme gjeografike dhe strategjike
2. Nyje e transportit hekurudhor, detar (tregtar dhe ushtarak) dhe atij rrugor
3. Porti më i madh ne Shqipëri
4. Klima e favorshme per zhvillimin e turizmit dhe agrobiznesit
5. Vije bregdetare ranore me gjatësi 53 km
6. Identitet i veçantë me histori antike dhe pasuri arkeologjike
7. Rritje e madhe e popullsisë, kryesisht mekanike
8. Kapacitete te kënaqshme intelektuale dhe teknike
9. Përqëndrim i investimeve të huaja
10. Biznesi është shumë i interesuar në planifikimin e zhvillimin ekonomik të
Bashkisë
11. Zgjerimi i sistemit bankar që ofron shërbimet e tij
12. Prania në bashki e bizneseve të fuqishme dhe me eksperiencë
13. Situate pozitive lidhur me rendin publik dhe sigurinë
14. Qëndër administrative e qarkut te Durrësit
15. Fuqi punetore jo e shtrenjtë dhe e mirë kualifikuar
16. Popullsi relativisht e re, mosha mesatare 34 vjeç
17. Nivel i lartë i arsimit dhe ekzistenca e shkollave teknike
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
33
18. Prania e instituteve kerkimore
19. Ka hapësira te lira për zhvillime të mëtejshme
20. Miratimi i zgjerimit të vijës së verdhë në një sipërfaqe prej 7,200 ha
21. Ekzistenca e studimit dhe e hartes se bonifikimit arkeologjik
22. Qytet tërheqës për parqet industriale dhe magazina
Mundësitë:
1. Përfshirja e Durrësit në politikat globale të rrjetit të transportit ndërkombëtar,
veçanërisht si port hyrës dhe dalës per Korridorin e VIII
2. Ekzistenca e rregullores për ndalimin e ndërtimeve në vëndet arkeologjike
3. Bashkia ka marrëdhenie binjakëzimi me 14 qytete te huaja
4. Kosova dhe Maqedonia te interesuara ne turizmin bregdetar te Durrësit
5. Mundesi hyrje në tregjet e BE nga afërsia me vënde te zhvilluara evropiane
6.Ndërtimi i kampusit universitar
Pikat e dobëta:
1. Mungesa e planit urbanistik dhe përzierja e zonave urbane me ato industriale
2. Kaos juridik ne administrimin e territorit; mbivendosje juridiksionesh; ndërtime pa
leje
3. Lobim i dobët për të inkurajuar zhvillimin e qytetit të Durrësit
4. Konkurrencë e forte nga kryeqyteti fqinj, Tirana
5. Burime arkeologjike jo të nxjerra në pah ashtu siç duhen
6. Te porsaardhurit jo plotësisht të integruar
7. Porti nuk është i mirë integruar në qytët
8. Infrastruktura dhe shërbimet publike janë të dobëta (mungesë e furnizimit të
rregullt me energji elektrike; sisteme të amortizuara të kanalizime të ujërave të zeza
dhe të bardha; mungesë e trajtimit të plehrave dhe ujërave të zeza; qëndrat e reja të
banimit pa infrastrukturë; zona dhe mjedise të pamjaftueshme për argëtim; mungesë e
furnizimit të rregullt me ujë; gjelbërim i pamjaftueshem i qytetit)
9. Konkurrenca informale dëmtuese ndaj bizneseve të ligjshme
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
34
10. Imazh i dobët i bashkepunimit të Bashkisë dhe Tatim Taksave me bizneset
(financa, mjete apo angazhim i pamjaftueshëm për të mbeshtetur projektet
zhvillimore; proçedura administrative te gjata dhe te joefiçente; nivel i lartë i taksave)
11. Njohuri të pakta te bizneseve mbi politikat zhvillimore te Bashkisë
12. Bizneset jo të organizuara mirë dhe nivel i ulët i trajnimit në çështjet teknike
13. Force punë jo e mirë kualifikuar për teknologjitë e reja
14. Korrupsioni ndërmjet nëpunësve civilë
15. Pagat e administratës në nivele të ulëta
16. Zona te ndotura të Bashkisë (p.sh. rrezikshmëri nga ish industria kimike në Porto-
Romano)
17. Konfliktet e pronësisë pengojne shit blerjen e pasurive të patundshme
18. Nje klimë e pafavorshme për zbatimin e ligjit
19. Ekonomi e madhe informale
Kërcënimet:
1. Levizje të mëdha dhe kaotike të popullsise
2. Autonomi e kufizuar vendore
3. Kuadri ligjor për t’u permirësuar
4. Vënd ekonomikisht i dobët
5. Mungesë e zonave të lira për tregti
6. Mungesë e autoritetit të pavarur portual
7. Korrupsioni
8. Nivel i ulët i trajnimit për zbatimin e ligjit për administratën publike dhe bizneset
9. Mosfunksionimi gjykatës administrative dhe asaj tregtare
10. Sistem jo i drejtë i shpërndarjes së buxhetit nga qeveria qëndrore
11. Interesi jo i volitshem i vëndeve fqinje për ndërtimin e Korridorit VIII
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
35
III. Turizmi kulturor në qytetin e Durrësit
Përvec turizmit të banjove të diellit qyteti i Durrësit ka rëndësi të madhe edhe për
turizmin kulturor të orientuar drejt gjith asaj pasurie historike dhe kulturore që ofron
ky qytet.
III.1 Durrësi, i zbuluar
Pjesën më të madhe të turizmit kulturor në qytetin e Durrësit e zë ai arkeologjik,
ndonëse gjatë sezonit turistik nuk mbeten mbrapa dhe aktivitetet e ndryshme
kulturore.
Eshtë e rëndësishme ta shohësh këtë qytet në kompleksitetin e vet, sepse kështu mund
të shijosh atë çfare ofron vertet.
Zbulimet më të rëndësishme dhe më të shumta arkeologjike në Shqipëri ndodhen
sigurisht në Durrës dhe ndoshta ia vlen më shumë ta shfrytezosh qytetin për turizëm
arkeologjik apo kulturor, sesa për plazhin e tij. Mund të shpenzosh disa ditë duke
vizituar rrënojat, mozaikët, kishat dhe xhamitë në këtë qytet. Disa nga vëndet për t'u
vizituar janë:
III.2 Amfiteatri
Amfiteatri romak dhe muri bizantin që rrethon pjesën perëndimore të qyteit të durrësit
janë dëshmitë më të mira që vërtetojnë lashtësinë e tij.
Ndërtimi i përket shek I, të erës tonë. Për nga madhësia mund të krahasohet me
amfiteatrin e Polas apo Pompeut. Ka formën elipsi dhe një kapacitet prej 15-20 mijë
spektatorësh, fakt ky që dëshmon popullsinë e madhe të Dyrrahut antik. Amfiteatri ka
trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. ndërtuar me rreshta tullash
të lidhura me llac.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
36
Ky amfiteatër ka arkitekturë romake dhe është ndërtuar në qëndër të qytetit,ndersa
2/3 e sipërfaqes së tij mbështetet në kodër. Amfiteatri 2700-vjeçar qëndron mes 30
amfiteatrove të zbuluar të botes antike. Gjatë këtyre viteve një sërë projektesh synojnë
të realizojne zbulimin e plotë të ndërtesës dhe bashkepunimi me Universitetin e
Parmës pritet të formësojë përfundimisht në të ardhmen të gjithë gjeografinë e
shikueshme të Amfiteatrit. Brënda
tij janë galerite, tepër interesante për t'u vizituar sidomos për mozaiket dhe teknikën e
veçante të ndërtimit. Eshtë shpallur Monument Kulture në vitin 1973.
III.3 Ujësjellësi i Qytetit
Kjo vepër mendohet të jetë ndërtuar gjatë të njëjtës periudhë në të cilën është ndërtuar
edhe Amfiteatri.Ujësjellësi kishte një rëndësi të madhe për qytetin sepse bënte të
mundur furnizimin e tij me ujë dhe për kohën ishte një projekt tepër i avancuar.Ky
projekt ishte rreth 15 km i gjatë dhe mundësonte marrjen e ujit nga lumi Erzen dhe
çuarjen e tij në qytetin e Durrësit.
III.4 Bukuroshja e Durrësit
Bukuroshja e Durrësit është një mozaik i cili është zbuluar në lagjen”Varosh” në vitin
1916 nga arkeologu austriak Praschnicher dhe i përket shek.IV p.e.s.
Fytyra në mozaikun e Bukuroshesh së Durrësit mendohet të përfaqësojë njërën nga
Aurat, Eilethyan, hyjneshën që shoqëronte grate në lindjen në mënyre të shëndetshme
dhunti që e kanë patur dhe Aferdita dhe Artemisi.
Sipërfaqja e mozaikut ka trajtën e nje elipsi me diametër; i madhi 5.1m dhe i vogli
3m. Në qëndër është një figurë shumë e veçantë gruaje, me një qëndrim munumental,
flokë të verdha, baluket e vogla i rrinë si kurorë dhe mbi to dallohet një diademë në
formë spirali me ngjyrë të zezë. Punimi i veçantë dhe shumë delikat, sidomos fytyra
ëngjëllore e gruas, e ka bërë këtë mozaik shumë të famshëm, duke e kthyer në një nga
simbolet e qyteti antik.
Nëpërmjet linjave të zeza dhe gri evidentohen qartë konturet e hundës, mjekrës, syve
dhe gojës. Mozaiku ka një punim tepër të veçantë: eshte ndertuar me gurë të vegjel
zalli natyral shumëngjyrësh të vendosur mbi një shtresë llaçi dhe është një nga
shembujt më të vjetër të kësaj mënyre të të bërit art, zbuluar deri në kohen tonë. Ky
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
37
mozaik ndodhet i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
III.5 Mozaiku “Me Hipokamp” dhe Mozaiku i Orefeut
Ky mozaik është zbuluar në vitin 1947.Eshtë punuar me guralece bardhë e zi dhe
përbëhet nga skena të mitologjisë,ku figurat kryesore jane Hipokampi,Erosi me
Delfinë dhe Tritoni me krahë të hapur.Kjo i përket një godine luksoze, të periudhës
romake, e cila datohet në shek. I e.s.
Mozaiku i Orfeut është zbuluar në vitin 1988,ku në qëndër të tij është
Orfeu.Mendohet se ky mozaik i përket periudhës së shek.III e.s.
III.6 Banka Kombëtare Tregtare
Ndertesa ndodhet në një nga rruget kryesore të qytetit perballë portit.Ndërtesa
evidentohet jo vetëm për mjeshterinë e te punuarit dhe arkitekturës por dhe për
zbukurimet e vizatuara në paratet e saj.Lart në pjesën ballore të kësaj ndërtese shquhet
një skulpturë e një vajze Ilire,që mendohet të jetë mbreteresha Teuta,fakt i pa
vërtetuar nga ana e historianëve.
III.7 Xhamitë e Durrësit
Dy më të rëndësishmet janë Xhamia e Madhe dhe Xhamia e Vogël“Faith”. Xhamia e
Madhe është ndërtuar në vitet 1932-1938,kryesisht nga tregtarë të qytetit dhe është
xhamia e dytë me e madhe në Ballkan. Gjatë revolucioneve kulturore socialiste kjo
xhami u dëmtua por pas viteve 90 u rikonstruktua sërish, duke marrë pamjen e
dikurshme: sot ketu kryhen ritet fetare nga shumë myslimanë shqiptarë. Ndër të tjera
xhamia është edhe një vënd i mësimit të kulturës dhe fesë myslymane.
Ndërsa Xhamia e Vogël është shumë më e vjetër, është ndërtuar rreth 500 vjet më
parë nga Sulltan Fatihu i dytë. Dokumentet e vjetra tregojnë se xhamia është ndërtuar
mbi një kishë të vjetër bizantine dhe është një momumet historiko-kulturor tepër i
rëndësishëm i qytetit.
III.8 Kishat e Qytetit
Kisha katolike “Shën Luçia”, i përket vitit 1907.Eshtë kishë e tipit romanik, e
restauruar dhe funksionale.
Kisha ortodokse “Shën Gjergji”,i përket fundit të shek.XIX, restauruar dhe
funksionale
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
38
Kisha ortodokse “Shën Asti e Shën Pali”, ndërtuar ne vitin 2001, funksionale.
Keto kisha përvec besimtarëve Durrsakë vizitohen edhe nga turistë te huaj gjatë
periudhave të ndryshme të vitit.
III.9 Muzeu Arkeologjik dhe Muzeu Etnografik
Me hapjen e Muzeut të ri arkeologjik në Durrës tashmë një tjetër vënd me parametra
të kohës ofrohet për vizitat e turistëve të shumtë të interesuar për të njohur më shumë
qytetin.
Muzeu Arkeologjik dhe ai Etnografik janë shumë interesantë për t'u vizituar. I pari
është ndërtesë moderne dhe mban brënda rreth 18000 objekte arkeologjike të fondit
themeltar të ekspozuara,objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike.Ky
muze në brëndësi të vet ka:sallën e ekspozitës,biblotekën,arkivën.sektorin
studimimor,sallën e leksioneve.
Muzeu Etnografik ka një pamje krejtësisht tjetër: ndërtesa është prej guri dhe ndjesia
e familjaritetit kur hyn brënda është e menjëhershme.Ky muze përbëhet nga dy
kate,ku i pari shërben si magazinë ndërsa i dyti për të ekspozuar reliket dhe objektet
historike.
Oborri dhe dekorimet tradicionale shqiptare të bëjnë të ndihesh sikur je në një shtëpi
të vjetër shqiptare, shpesh punonjëset e Muzeut, ulen në hijen e shkallëve dhe
ngjajnë me nuset e shtëpisë. Atmosferën e krijojnë edhe punimet e tradites të
vendosura shumë natyralisht në 5 dhomat e katit të dytë të muzeut.
III.10 Varri i shënjtë dhe mozaiku përmbi… (Zbulimi i Sali Hidrit)
Një nga zbulimet më të rëndësishme të nëntokës të qytetit antik të Durrësit është dhe
mozaiku në bazilikën e Shën Mëhillit, një zbulim i ky i arkeologut Salih Hidri.
Vepra është një skulpturë plastike dekorative, me përmasa 66x29 – dhe është një
punim tepër fin.
Sipas Hidrit, mozaiku ka temë fetare kristiane: në qëndër të tij qëndrojnë figurat e dy
barinjve njëri me shkop në dorë ndërsa tjetri me një litar, të cilët simbolizojnë kishën
dhe kujdesin e saj për besimtarët. Figurat e qenit dhe bagëtive janë vendosur pranë
tyre.
Tre kuajt, (i bardhe, i zi dhe ngjyrë hiri) simbolizojnë tre kuajt e apokalipsit. Mozaiku,
nuk ka vetëm funksion dekorativ për Baziliken, pasi nën të është zbuluar një varr;
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
39
eshtrat e gjetura tregojnë se aty jane varrosur një grua dhe një burrë. Mendohet që
varri ti përkiste njerëzve shumë të njohur dhe të respektuar, nga banorët dhe kisha.
Ndaj ky vënd kosiderohej i shënjtë.
Muret më të vjetra të Bazilikës, i përkasin periudhës së Justinianit (shek.6) dhe që nga
ajo kohë e deri në ditet tona, kodrat e Shën Mëhillit, konsiderohen si vënd i shënjtë.
Aty janë gjetur edhe tyrbe, që do të thotë se edhe në kohen e pushtimit osman ky vënd
ka funksionuar si faltore, ndërsa sot në dritaren e ngushtë të varrit të vjetër njerëzit e
zonës ndezin qirinj.
Ky aspekt na evidenton faktin se si në asnjë vend tjetër trashëgimia fetare nuk është
zhdukur asnjëherë por thjesht është transformuar.
III.11 Fortifikimet Bizantine
Këto mure janë ndërtuar në kohën e Perandor Anastasit I (491-518), me origjinë nga
familjet senatoriale të Dyrrahut.Fortifikimet të cilat do te shërbenin për të mbrojtur
qytetin u ndërtuan me material tulla e llaç, ndërtim karakteristik i kësaj periudhe, ku
shënohen mbi tulla dhe vula të këtij perandori, si dhe të punishteve shtetërore,
ergasitë.Rrethimi është bërë me kurorë të trefishtë, gjatësi lineare 3,5 km, lartësi
muresh 12 m., gjërësi, siç vinte në dukje historiania bizantine A.Komnena, sa për të
kaluar brinjas njëri tjetrit katër kalorës. Edhe perandori tjetër me origjine ilire,
Justiniani (527-565) ndërmori vepra me karakter mbrojtës, siç njihet, Porteza, ose
Porto Romano, në veri të qytetit.
III.12 Torra Veneciane
Torra ndodhet në fund të rrugës tregtare përballë hyrjes së portit,në një pozicion tepër
të favorshëm për tu evidentuar dhe për tu vizituar nga turistët. Ndërtim karakteristik i
shek.XV, kullë e rrumbullaktë, ndërtuar me blloqe guri gëlqeror, ku ndërfuten dhe
pjese arktektonike të periudhave të me parshme, siç është blloku i gurit gëlqeror me
figurën e Hermesit, nv funksionin e mbrojtësve të tregtarëve.
Po e kësaj periudhe është dhe Kështjella e Sipërme, edhe këtu një kullë e
rrumbullakët.
Përvec vlerave të saj kulturore në brëndësi të saj është ndërtuar një bar mjaft i
këndshëm,
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
40
tek i cili takohet antikja dhe modernia, një vënd ky mjaft i kërkuar nga turistët e huaj
të cilët me torrën veneciane kanë kontaktin e parë me mjediset turistike që qyteti i
durrësit u ofron.
III.13 Forumi bizantin (Macellum )
Forumi ndodhet prapa Pallatit te Kulturës “A.Moisiu”.Kjo vepër i përket periudhës së
fundit të shek.V e.s dhe nga qytetarët e Durrësit njihet me emrin Rotonda.
Së bashku me Termat publike,të periudhës romake, poshtë themeleve të pallatit të
Kulturës, krijon një ansambël, një “ishull arkeologjik”, në qëndër të qytetit.I gjithë ky
ansambël arkeologjik ka vlera të pacmueshme për qytetin e Durrësit si në aspektin
historik e kulturor edhe në aspektin turistik.
III.14 Muri Turk
I ndërtuar nga pushtuesit turk, duke e kthyer qytetin, pas vitit 1501, në garnizon
ushtarak. Përgjatë ketij muri ndërtohet dhe Kulla me Sahat, dhe në brëndësi të “Lagjes
Kala”, ndërtohet Hamami Mesjetar dhe jashtë tij, në “Lagjen Varosh”, Pusi i
Tophanes
III.15 Kulla e Karl Topisë
Njihet e tillë residenca e Princ Karl Topisë, që i dha autonomi politike qytetit të
Durrësit. E quante veten “Princ i Arberisë”, Venediku e cilësonte “Zot i Arbërisë në
viset bregdetare të Durrësit”, kurse Papa, më 1374, i njeh titullin, “Kont i Madh i
Arbërisë”.Kjo kullë është e lidhur ngushtë me ngjarje të rëndësishme historike,ku hera
herës është varur dhe fati i Shtetit Shqiptar.
III.16 Shtëpia Muze “Aleksandër Moisiu”
Eshtë inaguruar në shtator 1982. Këtu ka kaluar femijërinë e tij aktori me origjine
shqiptare A.Moisiu, në vitet 1884-1889, ku ka kryer dhe vitet e shkollës fillore. Në dy
dhoma shpalosen në stenda biografia e tij familjare e artistike bazuar në dokumenta
autentike; kurse në dhomën e dytë paraqiten vepra arti të krijuesve vëndas për figurën
e aktorit të madh.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
41
III.17 Salla e Relikeve të Luftes
Eshtë inaguruar fillimisht në vitin 1969. Ndodhet në katin e dytë mbi Kompleksin
Funerar të Dëshmorëve të ish Qarkut të Durrësit, dëshmorë të Luftës së Dytë Botërore
(1939-1944), krahas tyre janë varrosur dhe eshtrat e dëshmoreve të Levizjes Patriotike
të fillimit të shek.XX.
Në Sallën e relikeve janë ekspozuar armët trofe të Luftës së Dyte Botërore, objekte
personale të deshmorëve.
IV. Promovimi i turizmit
IV.1 Marka dhe marketingu i turizmit
Ministria jonë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka bërë një publicitet të tipit
“kroat” për turizmin, duke e reklamuar ofertën tone turistike deri ne CNN. Gjithçka e
ndërmarrë në këtë drejtim është nxitur nga një vlerësim për industrine e turizmit, e
cila pritet qe në të ardhmen të përbëjë zhvillimin tonë ekonomiko-shoqëror.
Përgjatë viteve janë shpenzuar para për të bërë të mundur reklamimin e Shqipërisë
turistike,për të joshur turistët nga e gjithë bota. Por a do te mjaftojnë rrugët e gjera,
objektet e ndryshme energjetike, ujësjellesit dhe vepra të tjera të kesaj natyre, duke
perfshirë ketu edhe marketingun e përsosur,infrastruktura turistike si nje e tërë për ta
konsideruar të përfunduar detyren investuese dhe promovuese ndaj turizmit?
Alan James, një specialist amerikan marketingu që ka punuar në Shqipëri pranë
projektit EDEM, USAID, mendon se është e nevojshme që të krijohet marka
shqiptare e turizmit, një koncept ky që shtrihet përtej infrastrukturës fizike dhe
promocionit të përkryer që mund t’i behet krijimit të këtyre kushteve.
Marka shqiptare e turizmit është thelbi i arsyes, pse të huajt kërkojnë të vizitojnë
vëndin tonë, duke shfrytëzuar të veçantat historike, kulturore, natyrore etj., që ne
kemi. Ne keto kushte, krijimi i markës shqiptare më shumë se sa çështje investimesh,
është çeshtje germimesh dhe hulumtimesh. Caktimi i markës në këtë rast është bazë e
hartimit të strategjisë zhvilluese të turizmit në të ardhmen.
Ndërsa Këshilluesja Leyla Giray rendit në një shkrim në gazeten “Huffington Post”,
10 arsye per te vizituar Shqiperinë në vitin 2013.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
42
Në hyrje te shkrimit te saj, shoqeruar edhe me fotografi, Giray jep disa fakte historike,
duke theksuar diktaturën e ashper që Shqipëria ka përjetuar, si dhe deshirën e saj që
pas hapjes me pjesën tjetër të botës të bëjë hapa sa më të shpejtë drejt zhvillimit.
Por, nga ana tjetër, Giray thekson se vëndi mbetet i dobët për të përballuar një turizëm
masiv. Sipas saj “Shqipëria është një vënd i këndshëm për udhëtarët, por kërkon
durim.” Disa nga arsyet e Leyla Giray, pse duhet vizituar Shqipëria gjatë 2013-ës
janë: 1- siguria, 2-natyra, 3-turizmi kulturor, 4-diversiteti, 5-moti, 6-çmimet, që sipas
saj janë 30 deri ne 40 për qind më të lira se në vëndet fqinje.Autorja e vendos
Shqipërinë si një destinacion i cili duhet vizituar,ende i panjohur dhe mistik për
turistët perëndimorë,të cilët tërhiqen nga e panjohura dhe suprizat që mund të
zbulojnë aty.
Ndonëse gjatë këtyre viteve tranzicion jane hartuar disa strategji për zhvillimin e
turizmit, asnjëra prej tyre nuk ka pasur si referim “të veçantën shqiptare” në këtë
drejtim. Siç duket, qeveritarët shqiptarë, studiuesit dhe asistuesit e huaj po i hartojnë
projektet zhvilluese të turizmit tonë duke u nisur nga manualet e përkthyera dhe jo
nga inventarizimi i potencialeve tona turistike. Përjashtim nga kjo nuk bën as
Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013,e cila është një përshtatje e rëndomte.Kjo
Strategji është në fund të periudhës së funksionimit të saj, frytet,arritjet dhe zhvillimin
që duhet të inicionte kjo strategji tashmë duhet të ishin arritur.Për fat të keq u arritën
shumë pak gjëra dhe si gjithmonë duhet edhe njëherë të hartojmë një tjetër
strategji,këtë radhë të mbështetur në kushtet,pasuritë,traditat dhe mentalitetin tonë.
Në këto kushte, shifrat e të ardhurave nga turizmi janë caktuar apriori, ndoshta duke
ndjekur metodën e planifikimit sipas ritmit vjetor të rritjes për çdo tregues tjetër
ekonomik.
Konkretisht, në strategjinë më të fundit të hartuar për këtë qëllim, kjo edhe me
mbështetjen e GTZ-se gjermane, është parashikuar që totali i të ardhurave tona nga
turizmi deri ne fund të vitit 2012, të mos shkojë më shumë se 1 miliard dollarë.
Po të kemi parasysh që sot Mali i Zi siguron nga turizmi rreth 3-4 miliarde dollarë në
vit, dhe pas 6 vitesh ndoshta 5-6 miliardë dollarë, atëhere të ardhurat tona, të
planifikuara për t’u siguruar nga një aktivitet i tillë, mund të konsiderohen tërësisht
simbolike.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
43
Fqinjet tanë, duke përfshirë këtu edhe vënde të vogla si Maqedonia e Mali i Zi, kanë
filluar të promovojnë markat specifike për zhvillimin e turizmit dhe të çdo aktiviteti
tjetër prodhues për të përballuar konkurrencës e eger dhe presionet e tjera të tregut në
një botë gjithnjë e më të hapur e pa kufij ekonomik. Ne Maqedoninë fqinje, për
shembull, qyteti i Ohrit me arkitekturë osmane tërheq mijëra turistë në vit vetëm me
qëndrën e vogël arkeologjike dhe një kështjelle; ndoshta më shumë se sa mund të
tërheqë e gjithë Shqipëria nëpermjet Butrintit, Gjirokastrës, Tepelenës, Vlorës,
Beratit, Apolonisë, Durrësit, Krujës, Lezhës, Shkodrës etj.
Ne kemi natyrë magjepse, vijë të përkryer bregdetare, por edhe një histori të lashtë e
interesante. Po kush prej tyre do të jetë marka e turizmit shqiptar? Njohësit dhe
studiuesit e përkushtuar të kulturës dhe historisë së vendit tonë mendojnë se në
drejtim të turizmit kulturor “Shqipëria ka një shans që shpesh është krahasuar me
shansin e Spanjës”.
Por pavarësisht se në trojet shqiptare kanë kaluar fatet e shume perandorive, të cilat
kanë lënë pas kështjella, fortifikata, rrugë, ura, kisha gotike të kohës së kryqëzatave,
kisha bizantine, xhami, turbe e teqe të shtatë sekteve të ndryshme etj., deri tani në
kemi dëshmuar me fakte se, “…harxhojnë më shumë kohë për 24 orët e fundit dhe
shumë pak për 6 000 vitet e fundit
Fondit të turizmit kulturor mund t’i shtoheshin shumë mirë edhe veprat simbol të
komunizmit, duke perfshirë edhe burgjet shqiptare apo edhe shume vepra të tjera, të
cilat po shkatërrohen dita-ditës për një shkak banal, si hakmarrje për komunizmin.
Duke qëndruar te fakti që të huajt, në aspektin e turizmit kulturor na krahasojnë me
Spanjën, mund të themi se atje nuk është bërë seleksionim politik i historisë, siç ka
ndodhur në vëndin tonë, përderisa edhe diktatorin Franko e mbajnë në muze.
Parë në këtë këndvështrim, burgu politik i Burrelit, ai i Qafbarit e ndonjë tjetër nuk
besojë se kanë qënë më pak ferr se sa masakrat në pjesën turke të ishullit të Qipros,
ndaj më duken të pakuptimta shkatërrimet e objekteve dhe gjurmëve të tjera të
vuajtjeve njerëzore në këtë zonë të vëndit tonë. Gjithashtu një tjetër vepër me
dimensione kombëtare por edhe më gjerë,me një arkitekture tepër të vecantë,unike për
llojin e vetë në evropë Piramida në qëndër të qytetit të Tiranës,e cila i përkët
periudhës komuniste me vendim të pushtetit të sotëm duhet të shkaterrohet.Nëse kjo
vepër do te mirëmbahej dhe menaxhohej në mënyrën e duhur pa frikë do të ishte njëe
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
44
nga vëndet më te vizituara nga turistët,cka do të siguronte të ardhura të kënaqshme
për këtë qytet.
Për shkatërrimin e këtyre objekteve besoj se nuk kanë qëne te interesuar as ata që
kanë kaluar rininë e tyre nën tortura monstruoze e brenda telave me gjëmba, sepse e
dinë mjaft mirë që shkaku i vuajtjeve të tyre nuk kanë qënë godinat, por regjimi
diktatorial.
Nga ana tjetër siç thotë Xhon Still, “kujtimet e njerëzve janë varëse shume delikate
për të varur historine në to”. Pasuria jonë kulturore dhe historike është e
jashtëzakonshme, por kujdesi shtetëror në vitët e tranzicionit ka qënë i
pamjaftueshëm.
Kujdesi dhe interesi i Shtetit Shqiptar ndaj veprave me rëndësi historike si edhe ndaj
sektorit turistik në tërësi ka qënë në nivele jo të kënaqshme,cka ka ndikuar që turizmi
Shqiptar të vazhdojë të vuajë ende sot.
Monumentet e kulturës dhe historisë shqiptare rrezikohen nga probleme të tilla si
lënia në harresë dhe mosmirëmbajtja fizike, gërmimet ilegale, tjetërsimi arkitekturor
etj.
Shumë shqiptarë dhe të huaj kanë gërmuar në vëndë të ndryshme arkeologjike për të
gjetur flori, stoli apo sende të tjera me vlerë, të cilat i kanë shitur jashtë shtetit, duke
dëmtuar vlerën e të gjithë objektit në fjalë si dhe pasurinë kombëtare.
Ne jemi deshmitarë të mjaft lajmeve të tilla ku janë shitur kontrabande sende me vlerë
arkeologjike dhe reagimi i shtetit apo drejtësisë nuk kanë vënë askënd para
përgjegjësisë. Në parlamentin shqiptar ndërmerren lloj-lloj mocionesh, por një
mocion për ruajtjen apo gjëndjen e objekteve arkeologjike, punën e institucioneve
përkatëse e probleme të tjera të kësaj natyre është konsideruar i pavënd të zhvillohet,
duke treguar keshtu jo vetëm papërgjegjshmëri institucionale, por edhe mungesë të
theksuar të formimit atdhetar e patriotik, pse jo dhe horizont të ngushtë intelektual.
Zhvillimi i shpejt i agjensive turistike në shqipëri tashmë ka kaluar në një stad tjetër
ku ndryshe nga më parë ku funksionet kryesore të tyre kanë qënë që të dërgojnë
turistë të qytetit të Durrësit në vëndet e tjera nëpërmjet bashkëpunimit me kolegë të
tyre të huaj, tashmë këto marrdhënie kanë kaluar në stadin e partneritetit ku agjensitë
bashkëpunojnë për të promovuar tek turistë të huaj dhe me të ardhura të larta pra
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
45
turistët potencial për të vizituar vëndet e mesheut ku dhe qyteti I Durrësit tashmë ka
hyrë fuqishëm në hartën e vëndeve të preferuara për turistët potencial.
Kështu falë këtij bashkpunimi gjatë këtyre viteve vihet re një prani e madhe e anijeve
të mëdha me turistë potencial, të cilët si rrallë ndonjeherë shohin qytetin e Durrësit një
vënd interesant dhe atraktivë për të vizituar, dhe kjo vihet re në vizitat e shumta gjatë
gjithë vitit,jo vetëm gjatë sezonit turistik.
IV.2 Turizmi Shqiptar në panaire ndërkombetare Shqiperia merr pjese ne Panairin Nderkombetar te Turizmit, i cili zhvillohet ne muajin
Nentor, ne Londer (Angli), sipas Entit te Turizmit.
Ne kete panair, ku pritet te marrin pjese edhe disa operatore turistike private, do te
paraqitet nje guide me pamje nga zona te ndryshme dhe kryesisht nga Riviera
shqiptare, si dhe nga qyteti i Durresit me qellim terheqjen e sa me shume turisteve
evropiane.
Sipas drejtorise te promocionit te ketij Enti, ne kete panair do te shperndahen
informacione ne lidhje me zonat, agjencite turistike qe veprojne ne Shqiperi, hotelet
dhe çmimet e tyre, si dhe per mundesine e organizimit te tureve te perbashketa
turistike.
Pervec Panairit Nderkombetar te Londres, Ministria e Turizmit merr pjese edhe ne
panairet e Napolit, Berlinit, Barit, Kosoves,Maqedonise etj. ku paraqiten ofertat
turistike, politikat e zhvillimit te turizmit, fushat e investimeve qe priten te kryhen ne
zonat turistike, etj
IV.3 Turizmi promovohet me anë të kartolinave Nje iniciative teper interesante per promovimin e turizmit ne arenen nderkombetare
ka qene projekti i EDEM i USAID-it ne bashkepunim me industrine e turizmit,i cili
ka zhvilluar disa edicione ne Shqiperi.
“Pershendeje nga Shqiperia” eshte titulluar projekti i mbledhjes se kartolinave me
qellim promovimin e turizmit shqiptar ku nje vend te rendesishem zene dhe pamjet
nga qyteti i Durresit.
Sloganet e perdorura nga ky projekt per te bere te mundur realizimin e tij jane:
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
46
“Krijo nje kartoline tenden, bej qe bukurite e vendit tend t’i shohin edhe te tjeret, duke
inkurajuar keshtu vizitore qe te zbulojne Shqiperine. Behu edhe ti konkurrent ne
konkursin “Pershendetje nga Shqiperia” me nje kartoline tenden.”
Ne kete menyre do te krijohen kartolina me permasa tipike, sic mund te jete nje
fotografi, nje vizatim ose pikture me diçka interesante dhe terheqese nga vendbanimi.
Mund te fotografohen njerez, pamje nga natyra, ndertesa, diçka artistike, kostume
tradicionale, shtepi karakteristike apo diçka interesante qe do te ndahet me te tjere
njerez, me turiste qe deshirojne te dime me shume mbi vlerat kulturore dhe
atraksionet turistike te Shqiperise.
Kartolinat e perzgjedhura do te perdoren ne web site, si dhe ne materiale te tjera
promocionale me qellim promovimin e vlerave te turizmit shqiptar. Krijuesi i
kartolines duhet te heqe dore nga te gjitha te drejtat e pronesise ose e drejta per
kundershperblim ne lidhje me perdorimin e kartolines nga projekti EDEM.
IV.4 Turizmi, paketë lehtesirash për pushuesit kosovarë
Favorizimet nisin nga doganat, te siguria ne rruge, deri te çmimet ne plazhe
Pushuesit Kosovare perbejne numrin me te madh per turizmin Shqiptar,cka ka ndikuar
qe ne Kosove te promovohet se tepermi vendi yne.Kjo realizohet ne panaire te
ndryshme,nga agjensite turistike si dhe nga spotet publicitare ne TV.
Shteti shqiptar dhe vet Ministria pergjegjese per Turizmin gjate ketyre viteve kane
realizuar nje pakete masash lehtesuese per te gjithe turistet kosovare qe kane zgjedhur
Shqiperine per te pushuar. Masat qe jane marre per te favorizuar turistet nga vendi
fqinj jane ne kuader te lehtesirave te parashikuara per turistet gjate ketij sezoni.
Per pushuesit kosovare, qe zgjedhin Shqiperine si destinacion per te kaluar pushimet,
lehtesirat nisin qe ne heqjen e taksave per automjetet ne kufi, per individet, si dhe ne
garantimin dhe shoqerimin gjate udhetimit nga policia rrugore. Masat jane
intensifikuar nga uniformat, blu per te garantuar qetesi dhe siguri ne aksin Morine-
Kukes-Tirane, mandej ne te gjitha rruget e vendit.
Nderkohe, ne aspektin turistik eshte bere gjithashtu mjaft per te pritur turiste kosovar
qe jane dhe burimi kryesor i te ardhurave ne fushen e turizmit si per qytetin e
Durresit ashtu dhe per Shqiperine.
Ne mjaft njesi turistike akomoduese si "hotele, motele, restorante, bare, disko etj.,
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
47
ne zona si ne Durres, Golem, jane kryer investime te konsiderueshme, qe kane rritur
ndjeshem kualitetin e sherbimit".
Te gjitha keto struktura jane ngritur dhe funksionojne per pritjen dhe akomodimin e
turisteve te ndryshem, kryesisht atyre kosovare, te cilet jane dhe burimi kryesor i
klienteles dhe te ardhurave aty. Per kete qellim, agjenci te caktuara turistike ne keto
zona, kane hartuar dhe data-base te ndryshme me te dhena per çmimet, cilesine e
sherbimnit dhe adresat perkatese te hoteleve dhe strukturave te tjera turistike per
pushuesit nga kosova.
Jo pak eshte punuar edhe ne sensibilizimin e pronareve te hoteleve, qe te konkurrojne
ne ofertat e tyre edhe me çmimet, me qellim thithjen e sa me shume turisteve.
Nga ana tjeter, njesite turistike jane munduar dhe kane investuar ndjeshem per
permiresimin e furnizimit me uje te pijshem dhe sigurimin e energjise 24 ore.
V. Investime të rëndësishme
Mungesa e investimeve infrastrukturore ne te shkuaren tone qeverisese, veç te tjerash
e kane pasur burimin edhe te koncepti i padrejte qe kane pasur qeverite e ndryshme
per prioritet e zhvillimit ekonomiko-shoqeror te vendit tone, ku me kryesori eshte
turizmi.
Investimet ne zonen bregdetare te qytetit te Durresit kane rritur ndjeshem numrin e
turisteve ne qytet dhe cilesine e sherbimit gjate sezoneve te fundit turistike. Nderkohe
vazhdojne te akordohen fonde per permiresimin e infrastruktures ne pjese te
rendesishme te qytetit.
V.1 Investimet në infrastrukturen rrugore në Durrës
Nje nga investimet e kryera ne infrastrukturen rrugore e cila i ka dhe nje
zhvillim te drejperdrejte turizmit ne qytetin e Durresit eshte rruga e
Plazhit.Kjo rruge gjate sezonit turistik eshte me e mbipopulluara,si nga
makinat ashtu edhe nga njerezit.Rruga i dha mundesi zhvillimit te metejshem
te zones se Plazhit ku lulezuan bizneset,te cilat jane te lidhura ngushtesisht me
sektorin turistik.Zona e Plazhit mban peshen me te madhe te turisteve gjate
sezonit turistik
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
48
Me anë të investimeve të kryera në segmentin Berryl-Currila përpara disa
vitesh,kësaj zone iu rikthye edhe njehere frymëmarrja dhe
gjallëria.Rikonstruksioni konsiderohet nga investimet më të rëndësishme në
infrastrukturën rrugore të zonës turistike të Durrësit, pas investimit në rrugën e
plazhit,e cila ka një rëndësi të jashtezakonshme për gjithë qytetin e Durrësit.
Dikur perlë natyrore për pushime, plazhi i Currilave u shndërrua në një zonë të
keqpërdorur dhe të pamirëmbajtur.
Zhvillimet e turizmit dhe numri gjithnje ne rritje i pushuesve e perfshine zonen rishtas
ne vemendjen e pushtetareve dhe grupeve te interesit gjate hartimit te strategjise se
zhvillimit te qytetit. Shume qytetare durrsake i konsiderojne investimet ne kete pjese
te qytetit si nje faktor nxites, jo vetem per turizmin, po dhe per uljen e varferise se
banoreve te kesaj lagjeje.
Gjate dekades se fundit, rruga e Currilave, kanalizimet e ujerave te bardha dhe te
zeza, pesuan nje degradim te plote, duke e izoluar bregdetin e zones nga pushuesit dhe
mundesia per zhvillim turistik.
Durrsaket, frekuentuesit me te shpeshte te ketij plazhi te vogel, e braktisen ate duke u
zhvendosur drejt plazhit te madh.
Bashkia e qytetit e vendosi jo thjesht ne prioritetet e zhvillimit zonen, po dhe me
insistimin publik, i kanalizoi nje pjese te fondeve te veta ne ndryshimin e pamjes se
zones, duke nisur nga infrastruktura rrugore.
Njerezit kane nisur t'i kthehen zones se Currilave, ndersa plazhi i vogel pasohet nga
plazhi i bukur i Kallmit, nje tjeter bukuri e natyres bregdetare durrsake. Gjithsesi
shqetesuese dhe qe kerkon nderhyrjen e menjehershme te instancave perkatese,eshte
kodra e qytetit e cila gjate periudhes se dimrit peson rreshqitje te medha.Kjo gje
kerkon nje nderhyrje sa me urgjente per ta stabilizuar rreshqitjen e dheut si dhe per te
shpetuar ndertesat qe ndodhen ne kete zone.
Rikonstruksioni i rruges Spitalle-Porto Romano i jep mundesine zhvillimit te
turizmit ne zonen e Bishtpalles si dhe nje nje pjese te zones se Kallmit. Keto
plazhe jane ende plazhe te virgjera dhe mjaft te bukura,ku nderthuret kodra me
detin, dhe ku dora e njeriut nuk ka bere ende ate qe ka bere me plazhet e tjera
te qytetit.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
49
Rionstruksioni i bulevardit kryesor te qytetit eshte nje investim mjaft i
rendesishem,i cili i jep Durresit nje tjeter pamje i jep pamjen e nje qyteti
europian.Ketu mund te permendim dhe rikonstruksionin e sheshit tek Stacioni
i Trenit,duke e kthyer kete ne nje stacion bashkekohor dhe efikas.
Gjithashtu ne Qytetin e durresit jane bere investime edhe ne segmente te tjera
si ne periferi ashtu edhe ne brendesi te tij.Keto investime jo vetem qe ndikojne
ne permiresimin e i nfrastruktures turistike por me se shumti ndikojne ne
zhvillimin dhe mireqenien e qytetareve Durrsake.
Investime te rendesishme jane bere edhe ne shtimin e hapesirave publike,ne
shtimin e hapesirave te gjelbra, ne shtimin e objekteve publike,ne
rikonstruksionin e fasadave,ne ndricimin e qytetit etj.
Turizmi eshte nje nga prioritetet kryesore te zhvillimit te qarkut te Durresit
dhe si i tille ai po thith nje pjese te mire te fondeve te buxhetit te pushtetit
vendor dhe atij te shtetit. Durresi eshte zona ku deti nderthuret harmonishem
me reren, fushen, kodren dhe malin, e qe jane te pershtatshme per zhvillimin e
formave alternative te turizmit, si agroturizmi, turizmi ekologjik dhe
alpinizmi.
V.2 Shëtitorja “Taulantia”
Perfaqeson nje nga pikat kryesore mbas amfiteatrit antik me te cilen vet qyteti
identifikohet.
Shetitorja e cila ndodhet buze detit eshte nje tjeter objekt ku investimet synojne te
rrisin dhe te bejne me atraktive qytetin e durresit tek turistet vendas, por edhe te huaj
pasi vendodhja e saj shume prane portit me te madh ne vend e vendos ate ne objektet
e para per tu shikuar nga turistet e huaj ne Durres por dhe ne Shqiperi.
Para disa vitesh kjo krenari e qytetit ishte kthyer ne nje zone qoskash dhe biznesesh te
paligjshme,ku te jepte pershtypjen e nje tregu te corganizuar,e cila nuk mund te
ofronte asgje per syrin e turisteve.
Por nepermjet investimeve te fundit te kryera ne te eshte arritur te krijohet nje ambient
i kendshem dhe i gjelberuar me nderthurje te arkitektures, i cili nuk ngelet mbrapa dhe
nga qytetet e tjere bregdetare jashte shqiperise ndonese investime te tjera kerkohen
per ta bere me atraktive kete zone te vecante te qytetit per te huajt.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
50
V.3 Sanktuari i Dautes
Investimet dhe grupet e specialisteve nuk vihen re vetem tek monumenti me i
rendesishem historik i qytetit por edhe ne vende te tjera interesante per turizmin, ku
vetem pak kohe me pare u krye nje tjeter ekspedite ne Sanktuarin e Dautes.
Ne kete ekspedite ashtu sic po behet tradite tashme pervec specialisteve shqiptar qe
jane te interesuar drejtperdrejt per nxjerrjen ne drite te objekteve te shumta qe
ndodhen nen token e qytetit antik dhe restaurimin e tyre, marin pjese dhe specialiste te
huaj dhe ne rastin ne fjale nje ekip francez.
Se bashku ata nisen fazen e zbulimit dhe te botimit te koleksionit me balte te
pjekur,nje nga me te pasurit qe ka njohur bota antike. Sasia prej 1830 Kg e qindra
figurinave te terrakotes e zbulua ne kodrat e Durresit, prane vendit te njohur si
“Cezma e Ferres”, ka zgjuar interesin e jashtezakonshem te universitetit te Liles ne
France. Keto zbulime pasurojne akoma me shume listen e vendeve apo objekteve
antike per te vizituar nga turistet e huaj ne lemin e turizmit.
V.4 Durrës, projektet e realizuara kundër ndotjes
Nje nga problemet kryesore te mos zhvillimit me ritme te shpejta te turizmit ne
qytetin e Durresit eshte dhe ndotja mjaft e larte e mjedisit ne zona te vecanta te
tij.Gjate viteve te tranzicionit qyteti ka marre nje shtrirje mjaft te madhe,duke bere te
mundur qe edhe problematikat me te cilat perballet,te jene te medha ne numer.Ketu
mund te permendim disa prej tyre si: mungesa e infrastruktures,mungesa e furnizimit
me uje te pijshem,mungesa e energjise elektrike,mungesa e kanalizimeve te ujrave te
zeza,mungesa e qendrave sociale,ndotja etj.
Faktori qe perceptohet menjehere nga turistet qe vizitojne qytetin e durresit eshte
ndotja.Per te zvogeluar sadopak ndotjen ne zona te ndryshme te qytetit,jane bere
perpjekje si nga Pushteti Qendror edhe ai Lokal,por edhe nga institucione dhe shoqata
te ndryshme.
Nje nga projektet ne kete drejtim ka qene pastrimi i ish Ndermarrjes Kimike
ne Porto Romano. Ne kete zone ishin te depozituara rreth 20 370 tone
kimikate,te cilat duhet te asgjesoheshin dhe te behej rehabilitimi i ketyre
siperfaqeve.Ky projekt u be i mundur nga Ministria e Mjedisit e cila akordoi
nje fond prej 1.6 milione euro.Kompania fituese e tenderit, “SAVA” beri te
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
51
mundur asgjesimin dhe rehabilitimin e kesaj zone,e cila eshte populluar nga
familje te ardhura nga te gjitha rajonet e vendit.Gjithashtu kjo zone ka rendesi
edhe per turizmin,sepse ka plazhe me karakteristika te vecanta.
Nje tjeter projekt shume i rendesishem per qytetin e Durresit dhe sidomos per
mbarevajtjen e turizmit,eshte sistemi i ri i kanalizimeve ne zonen e Plazhit i
cili mendohet te perfundoje perpara sezonit turistik vitin e ardhshem.Ky
projekt i mundesuar nga Ndermarrja e Kanalizimeve, ne bashkepunim me
Ndermarrjen e Ujesjellesit dhe Bashkine Durres,do te beje te mundur
zgjidhjen e nje problemi mjaft te mprehte per kete zone.Sistemi i ujrave te
zeza ne Lagjen 13 do te eleminonte njehere e pergjithmone derdhjen e tyre ne
det,cka do ndryshonte edhe opinionin qe eshte krijuar per kete plazh.
Per te eleminuar ndotjen dhe papastertite gjate ketyre viteve te fundit jane
realizuar disa projekte per pastrimin dhe mbylljen e kanaleve kulluese,te
shtrira ne te gjithe hapesiren territoriale te qytetit.Keto projekte kane ndihmuar
ne sitemimin e qytetit si dhe ne eleminimin e papastertive dhe ndotjes,kane
ndikur ne menyre direkte ne mjedisin ku ne jetojme.
Gjithashtu shtimi i pikave te mbledhjes se mbeturinave ne qytet si dhe pastrimi
me i mire i qytetit dhe plazhit,mundeson nje imazh me te mire per Durresin ne
syte e vizitoreve te ndryshem.
Keto dhe shume faktore te tjere po ndihmojne qytetin e Durresit ti mbijetoje
katastrofes dhe te mbetet ende nje destinacion i kerkuar nga turistet.
Grupi kunder veprimit ne raste incidentesh detare te ndotjes mjedisore eshte
pajisur me disa mjete pune te teknologjise se fundit qe jane blere ne
Danimarke. Me ndermjetesine e nderkombetareve, qe mbikqyrin situaten
mjedisore ne portet e Adriatikut, eshte bere e mundur blerja e pajisjeve
bashkekohore ne vleren 160 mije dollare.
Sasia e mesiperme ka mjaftuar per te blere pajisje rrethuese te zones se ndotur nga
vajrat, nafta apo edhe zjarri; filtrat thithes te mbeturinave, pajisje elektronike, mjete
personale per veshje e komunikim te punonjesve si dhe kamione. Pergjegjesi i sektorit
mjedisor ka thene se “se bashku me autoritetin portual, kapitenerine dhe operatoret e
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
52
tjere jane marre te gjitha masat per te perballuar çdo situate te mundshme qe do te
kercenoje sigurine portuale nga ndotja”.
Fatura per te pastruar ndotjen qe shkakton nje anije qe fundoset si pasoje e
incidenteve, eshte shume me e larte se sa ne rastet kur reparti nderhyn ne kohe
per te izoluar zjarrin apo ndotjen ne basenin e portit. Vendosja e depozitave te
naftes ne dalje te portit ka shtyre sektorin e ruajtjes se mjedisit t’i kushtoje
kujdes shume te madh situates ne kohen e perpunimit te anijeve çisterne. “Ne
rast te nje alarmi te ndotjes, skuadrat reagojne ne nje kohe te shkurter dhe
koha per te izoluar ndotjen nuk eshte me shume se 25 minuta .
Nje tjeter drejtim ku po perqendrohet puna e tyre eshte edhe largimi i
mbeturinave si dhe i ndotjes se madhe ne kalaten e peshkimit. Flota e
peshkimit eshte problem i mbartur ne vite per sa i perket hedhjes ne det te
mbeturinave ushqimore, vajrave dhe derdhjes se naftes. Por, nga ana tjeter,
paralajmerimet qe u jane bere pronareve te anijeve te peshkimit, duket se kane
dhene frutet e para, pasi nje pjese e kesaj zone eshte pastruar.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
53
VI. Konkluzione
Durrësi me 206 000 banorë është qyteti i dyte për nga rëndësia pas
Tiranës, është nyja më e rëndësishme e transportit detar, automobilistik
dhe hekurudhor në vënd.Qyteti shquhet për plazhet e mbipopulluara,për
aktivitetet e shumta verore, për restorantet,hotelet,pishinat,pistat të cilat
janë në shërbim të turistëve të huaj dhe vëndas.Qe nga fillimi i vitit 2000
vihet re një rritje pozitive ndonëse jo me ritme të shpejta të zhvillimit të
turizmit në qytet c’ka jep shpresë për të ardhmen.
Interesi në vazhdimin e projekteve të ndryshme në permirësimin e
kushteve të turizmit në përgjithësi dhe në zona të vecanta problematike të
qytetit.
Projekti TURGRATE,projeti UNOPS,projektet e Bashkise si dhe
Bashkëpunimi mes tyre dhe institucioneve të tjera ka bërë të mundur
zhvillimin e Durrësit si dhe ndryshimin e imazhit të tij.
Vihet re një bashkpunim më i madh i të gjithë faktorëve si ato qëndrore,
lokale dhe pronarëve privat sic janë agjensitë e ndryshme të udhëtimit për
të bërë një promovim në masë të gjerë të qytetit, c’ka shikohet nv vizitat
kolektive, në numër të mëdha dhe të organizuara të turistëve të huaj.Kjo
gjë rrit jo vetëm prestigjin e qytetit në arenën ndërkombetare por rrit dhe të
ardhurat vjetore për të tre faktorët e mesipërm.
Një rol të rëndësishëm për Durrësin luajnë turistët ditorë dhe tranzitë,të
cilët preferojne të vizitojne Amfiteatrin dhe objektet e tjera kulturore të
qytetit,gjë që na shtyn të zhvillojmë edhe më shumë turizmin kulturor.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
54
Këto dy vitet e fundit është vënë re një rënie e lehtë e fluksit te turistëve si
të huaj edhe vëndas,sidomos ata të trojeve shqiptare nga Kosova dhe
Maqedonia.
Pritshmëritë për sezonin e ardhshëm nuk janë optimiste,duke llogaritur që
në muajin qershor zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme.Nëse një gjë e tille
ndodh kjo mund të gjejë të papërgatitur ofruesit e shumtë të shërbimeve
turistike,gjë e cila mund tv shkaktoje kapacitete të tepërt që mund të coje
në kosto të mëdha në fund të sezonit turistike.
Durrësi ka ende shumë për të bërë,që të kthehet në një nyje të rëndësishme turistike jo
vetëm për rajonin por edhe më gjerë. Ka probleme
në zona të vecanta të qytetit ku ndotja i kalon në përmasa të mëdha kufijt e lejuar nga
BE-ja për nje jetesë normale. Kjo gjë rrezikon seriozisht turizmin në qytet qoftë direkt
për zonat në fjalë qoftë dhe indirekt nga frika e mundshme për shkak të promovimit
negativ që i bëhet qytetit në lancimin në media të këtij problem.
Në nivele jo shumë të mira paraqiten infrastruktura rrugore,rrjeti i kanalizimeve të
zeza dhe të bardha,rrjeti elektrik. Mungojnë shërbimet e
specializuara turistike si dhe mungojnë objektet të cilat të garantojnë brënda tyre
qëndrimin e një numri të madh turistësh njëkohësisht.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
55
VII. REKOMANDIME
1. Rreziku i i madh që vjën nga spotet e ndotura kërkon marrjen e masave të
menjëhershme për të përmisuar situaten ku thjesht një projekt për të larguar
disa ton mbetje kimike nuk mjafton por kërkohet një reformë radikale në të
gjithë zonën e ndotur.
2. Rënia e lehtë e numrit të turistëve ‘patrotike’ kërkon marrjen e masave në
përmisimin e kushteve që kërkohen nga kjo kategori turistësh cka sot tregon
që ‘patriotizmi’ pamvarsisht shkallës së lartë nuk e mund dot deshirën për të
patur kushte ideale për të pushuar.
3. Lind nevoja që në të ardhmen të ketë një bashkepunim më efektiv të të gjithe
faktorëve që marin pjesë në sektorin e turizmit, gjë që pavaresisht se është në
rritje kërkon më tepër përpjekje në te ardhmen.
4. Turizmi kulturor nuk duhet të bazohet thjesht në promovimin e objekteve të
ndryshme të antikitetit por edhe me kryerjen e sa më shumë aktivitetve
kulturore me pjësmarrjen e të gjithë vëndeve rajonale për të integruar akoma
më shumë bahkëpunimim kulturor të tyre.
5. Duhet të ngrihen zyrat e shërbimit turistik,një nevojë e domosdoshme për
zhvillimin e mëtejshem të turizmit.
6. Kërkohet një zhvillim i mëtejshëm i infrastruktures turistike,si në sektorin
publik edhe atë privat.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
56
7. Ndjehet nevoja e një promovimi në një shkallë më të gjerë dhe të
specializuar,duke evidentuar gjërat pozitive dhe të vecanta që ofron Durrësi.
8. Gjithashtu është e domosdoshme krijimi i “Markës” Shqiptare,ku në përbërje
tësaj është edhe qyteti i Durresit me vecoritë e tij.
9. Durrësi duhet të zgjedhë se cfarë turizmi do të zhvillojë,atë masiv apo
elitar.Ne bazë të orientimit të përshtasë dhe infrastrukturën e nevojshme.
10. Qytetit i nevojitet një port jahtesh,duke qënë një pikë mjaft e rëndësishme
portuale në rajon, ai do të tërhiqte një numër edhe më të madh turistësh jo
vetëm stinorë,por edhe atë kategori turistësh mjaft të pasur,cka do të ndikonte
direkt në ekonominë e qytetit.
11. Për këtë qytet mjaft i rëndësishëm dhe i domosdoshëm është edhe ndërtimi i
trenit elektrik dhe lidhja e këtij rrjeti me vendet fqinje,duke siguruar keshtu një
transport më të shpejtë dhe të sigurtë,gjë e cila do ndikonte për rritjen e
turistëve gjatë gjithë vitit.
Teme diplome Turizmi ne qytetin e Durrësit
57
VIII. REFERNCAT
1.Daka. Dh, Draçi. B, “Gjeografia e turizmit”, Tirane 2002
2.Hidri.S,”Bazilika e Arapajt dhe zbulimet e reja ne te”,Tirane 1986
3.Hoti. A,”Durrësi” Guidë”,Tirane 2003
4. Koja,V,”Promocioni”,Tirane 2006
5.Elmazi.L,”Sherbimet”,Tirane 2005
6.Miho.K,”Amfiteatri i Durresit”,Tirane 1984
7.Qiriazi. P, “Gjeografia fizike e Shqipërisë”, Tirane 2001
8.Bashkia Durrës (Departamenti i Koordinim-Zhvillimit)
9.Ministria Kulturës Turizmit Rinisë dhe Sporteve
10.Ndermarria e Entit të Turizmit
11.Informacione nga Celësi i Bregdetit Shqiptar (bregdeti adriatikut)
12.Informacione nga Guida 2006-2011 (qyteti i durrësit)
13.Informacione nga INSTAT ( të dhëna rreth viteve të kaluara )
14.Informacione nga Interneti
15.Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013