10
Tema: Ndotja kimike e mjedisit ne qytetin e Elbasanit Gjimnazi: “Dhaskal Todri” Lenda: Kimi (berthame) Klasa: Xd Viti shkollor: 2015-2016 Punoi:Koralda Basha

Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit

  • Upload
    koralda

  • View
    1.128

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit

Tema: Ndotja kimike e mjedisit ne qytetin e Elbasanit

Gjimnazi: “Dhaskal Todri”Lenda: Kimi (berthame)Klasa: XdViti shkollor: 2015-2016

Punoi:Koralda Basha

Page 2: Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit

Elbasani, qyteti më i ndotur i Shqipërisë

• Nuk është më Tirana, por Elbasani qyteti më i ndotur i Shqipërisë, ku pluhuri raportohet të jetë një kërcënim real për jetën e qytetarëve.

• Sipas raporti të fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në matjen e grimcave të pluhurit rezulton se Elbasani është i pari në ndotje, më pas vjen Tirana, Durrësi, Korça dhe Shkodra.

• Ndotja në këto qytetet shkarkohet nga automjetet si dhe nga infrastruktura e rrugëve të dëmtuara. Sipas matjeve prezenca e PM 10 dhe e pm 2,5, të cilat janë në vlera të larta janë shkak të mijërave vdekje për shkak të aftësisë për të depërtuar thellë në mushkëri dhe në gjak, duke shkaktuar goditje në zemër dhe vdekje të parakohshme.

Page 3: Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit
Page 4: Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit

Elbasan, ndotja e mjedisit 4 herëmbi normat e lejuara të BE

• Ndotja e mjedisit në rrethin e Elbasanit vijon të jetë një ndër shqetësimet më serioze për të gjithë banorët. Ata ankohen se jetojnë cdo ditë nën renë e tymit të ndotur të zonës industrial, ndërsa dy kompanitë private “Kurum” dhe ajo e ferrokromit “ACR” kanë hequr dorë totalisht nga sistemi I filtrave. Qytetarët kërkojnë normalizimin e kësaj situate, pasi ndotja po u shkakton atyre një sërë sëmundjesh të rënda. Qytetarët e Elbasanit u shprehën se situata është shumë shqetesuese, ndërkohë që akoma vjen era e rëndë në këtë zonë. Banorët e kësaj zone shpresojne që pushteti i ri të bëjë dicka për ta . Sipas tyre duhet vënë dorë për përmirësimin e ambjenteve sepse situata është vdekjeprurëse.Kulmi i ndotjes arrin në orarin 18:00 deri ne 04:00 te mengjesit, ku mund të shikohet me sy të lirë se cfarë ndotje shkaktohet në qytetin e Elbasanit. Specialist theksojnë se kjo ndotje shkon 4 herë mbi normat e lejuara të Bashkimit Evropian. Muajin e fundit ka patur një shtim të ndotjes pranë ish Kombinatit Metalugjikut. Kompania Turke “Kurum” dhe ajo e Ferrokromi “ACR”, kanë hequr dorë nga sistemi I filtrave duke shtuar sasinë e blozës kancerogjene që shpërndahen në atmosferë.

Page 5: Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit

Foto

Page 6: Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit

Elbasan, dhjetëra ton mbetje të rrezikshme kimike

• Një ndër ndotësit më të mëdhenj në Elbasan, janë edhe mbetjet kimike të depozituara në disa magazine të vjetra në fshatin Balëz. Në vitin 2004 ishin mediat që dhanë alarmin se në këtë fshat jo më larg se 4 km nga qyteti i Elbasanit ndodheshin  30 ton cianur të sistemuar në këto depo. Por burime nga reparti ku janë depozituar këto mbetje bëjnë të ditur se në vitin  2010 Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim PNUD-in vendosën asgjësimin e cianurit, nga një firmë greke. Megjithatë, këto mbetje vazhdojnë të mbeten në listën e publikuar edhe pak ditë më parë nga Ministria e Mbrojtjes, si një nga zonat më të ndotura në vend. Siç shihet, ky repart vazhdon të konsiderohet si objekt i rëndësisë së veçantë, çka tregon për rrezikun e madh mjedisor dhe ndotës që ka brenda tij. Sipas ministrisë së mjedisit janë 23 hektarë tokë e ndotur nga mbetjet dhe rrezatimi i hekur- nikelit përreth kësaj zone.

Page 7: Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit

Shkumbini, lumi I mbeturinave• Ndotja industriale e lumit Shkumbin ndodh kryesisht për shkak te aktivitetit

industrial të ish Kombinatit Metalurgjik i cili shkakton edhe ndotjen më të madhe të tij.Lumi Shkumbin gjatë gjithë gjatesisë se tij ka disa pika te ne të cilat derdhen ujrat e ndotura nga përdorimi i tyre në objektet industriale në qytetet Elbasan ,Librazhd , Peqin , Kavajë dhe Rrogozhinë.

• Zonat më të ndotura janë në segmentet ( Ura e Shkumbinit – derdhja e përroit Zaranikë ) , ( Damba e ish kombinatit Metalurgjik ) ,( zona ndërmjet dy urave mbi Lumin Shkumbin të autostradës Peqin Elbasan në Peqin ) ( zona qytetit të Librazhdit ) etj.  

• Ndotja Bujqësore ndodh kryesish si pasojë e errozionit të tokave nga mungesa e bimësisë kjo lloj ndotje shkakton atë që quhet turbullira. Zonat karakteristika janë grykderdhja e përroit të Rrapunit në Librazhd , përroit te Gostimës në Xibrakë etj.

• Ndotja me origjinë shtëpiake ( Ujrat e zeza ) ndodh për shkak të mos ndërtimit të impjanteve të  pastrimit të ujrave të zeza të qyteteve që përshkon ky lumë. Zonat problematike, derdhja e ujrave të zeza të qytetit të Elbasanit në dy pika njëra tek varrezat e qytetit dhe tjetra tek ura e Shkumbinit.

Page 8: Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit

Imazhe te ndotjes se lumit Shkumbin

Page 9: Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit

Shkumbini, lumi I mbeturinave (vazhdim)

• Ndotja natyrore ndodh për shkak të formacioneve prej nga rrjedhin ujrat e lumit Shkumbin çka bën që ujrat e Lumit Shkumbin të jenë të mineralizuara . Mineralizimi i ujrave të lumit Shkumbin është i rendit 150 deri 450 mg/l duke bërë që këto ujra të futen në grupin e ujrave me mineralizim mesatar.Mineralizimi më i ulët i Lumit Shkumbin ndodh në muajin Maj dhe më i larte në muajt e verës dhe të vjeshtës.

• Derdhja e mbeturinave nga industritë është burimi kryesor i ndotjes së lumit Shkumbin , pasi ato derdhen në mënyrë të pa kontrolluar dhe pa marrë asnjë masë për kontaktin e tyre me ujrat e lumit Shkumbin dhe si pika më kritike është zona nga ura e Shkumbinit deri në fund te ish dambës së kombinatit metalurgjik.

• I njëjti fenomen është edhe ndotja nga ujrat e përroit të Zaranikës dhe Manazderes ,kjo ndodh pasi në këta dy perrej derdhen disa kolektorë të ujrave të zeza dhe ujrat të disa punishteve industriale.

Page 10: Ndotja kimikie e mjedisit ne qytetin e elbasanit

Ndotja e Lumit Shkumbin