24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Nisin përplasjet në PS, Gjici zëvendëson Kodhelin në Kukës, Ndreu sposton Nikollën në Lezhë, Rama vë në monitorim degët Tirazhi 10000 kopje E Diel 23 Shtator 2018 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir Meta, Monika Kryemadhi, deputetë dhe të afërm të tyre, ja detajet e vendimit & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Dilema që po na tremb ne shqiptarëve! Nga Riza HOXHA Nga Panajot ZOTO Më vjen keq për kryeministrin tim... Nga Feruz SHABANI Filati i Çamërisë, me personalitete të mëdhenj si Qazim Demi Ç m i m i 2 0 l e k ë Duke nisur nga data 1 Janar 2019, në Shqipëri do të ndalohet importi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim. Në ditën pa makina, ministri iTurizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka prezantuar këtë projektvendim. Sipas ministrit, projektvendi- mi nuk prek makinat e përdorura... Nga 1 janari 2019 kufizohet importi i mjeteve mbi 10 vjet të përdorura, zbardhet projektvendimi Faqe 11 Krijimtaria në vend nuk mbështetet sa duhet për zhvillimin e saj, por problem mbetet dhe zba- timi i ligjit nga përdoruesit e muzikës. Për kantau- torin e njohur Gjergj Leka problemet vijojnë prej vitesh dhe sipas tij edhe... GJERGJ LEKA: Shqipëria është e fundit në Ballkan për mbështetjen e artit, kemi humbur çdo gjë... Faqe 18 Mundja është një prej sporteve me taban në Shqipëri, një sport me traditë, me arritje dhe natyrisht një sport i dashur ndër të rinjtë. Nga të gjitha sportet individuale dhe sportet e rënda në përgjithësi, mundja është ndoshta... SAHIT PRIZRENI: Sporti po kapitullon, politika e shfrytëzon në fushata elektorale Faqe 20 Gjyqtarët dhe prokurorët në vend prej dy vitesh janë jashtë kontrollit. Për shkak të vone- save që kanë ardhur nga reforma në drejtësi, sot njerëzit e sistemit gjyqësor nuk marrin asnjë përgjegjësi për vendimet që marrin dhe shkeljet që bëjnë. Në vitin 2016 u miratua... Prokurorët dhe gjyqtarët jashtë kontrollit, inspektimet në drejtësi të pezulluara prej dy vitesh, askush nuk ndëshkohet për aferat Faqe 7 Pas lëvizjeve në prokurori priten arrestime në nivele të larta, institucionet nisin përgatitjet për luftë ndaj korrupsionit Faqe 2-4 Përplasjet te Krimet e Rënda, Ngjela dhe Klosi: Prokurorët në panik, gjithmonë u janë shmangur dosjeve të bujshme, janë në listë të zezë nga SHBA Prokuroria e Krimeve të Rënda u përfshi në një situatë të pazakontë dy ditë më parë për shkak të refuzimit të prokurorëve për të marrë dosjen “Shullazi” e për të dhënë pretencën. Por pse erdhi ky qëndrim i prokurorëve? Për ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, prokurorët gjithmonë u janë shmangur dosjeve të bujshme. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai deklaroi se detyra... Faqe 5,6 Skandal me kopshtet në Tiranë, prindërit e fëmijëve duhet të blejnë nga sapunët dhe pastruesit e xhamave, te letrat higjienike, ku i çon paratë e taksave Veliaj? CIA: Ja irritimi që nisi në Tiranë pas afrimit të BRSS me Jugosllavinë më 1962, Enver Hoxha e cilësonte Hrushovin tradhtar të marksizëm-leninizmit Faqe 12 Faqe 9 Faqe 8 Sherri i prokurorëve, juristët: Gjendja alarmante, hedhja e shortit e drejtë, koha ishte e mjaftueshme për shqyrtimin e dosjes SHBA-BE porosi Shqipërisë, asnjë tolerim ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, detajet e takimeve të Maas dhe Millard

400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Nisin përplasjet në PS, Gjici zëvendëson Kodhelin në Kukës, Ndreu sposton Nikollën në Lezhë, Rama vë në monitorim degëtTirazhi 10000 kopje E Diel 23 Shtator 2018

400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir Meta,

Monika Kryemadhi, deputetë dhe të afërm të tyre, ja detajet e vendimit

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Dilema që po na tremb ne shqiptarëve!

Nga Riza HOXHA

Nga Panajot ZOTO

Më vjen keq për kryeministrin tim...

Nga Feruz SHABANI

Filati i Çamërisë, me personalitete të

mëdhenj si Qazim Demi

Çmimi 20 lekë

Duke nisur nga data 1 Janar 2019, në Shqipëri do të ndalohet importi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim. Në ditën pa makina, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka prezantuar këtë projektvendim. Sipas ministrit, projektvendi-mi nuk prek makinat e përdorura...

Nga 1 janari 2019 kufizohet importi i mjeteve mbi 10 vjet të përdorura,

zbardhet projektvendimi

Faqe 11

Krijimtaria në vend nuk mbështetet sa duhet për zhvillimin e saj, por problem mbetet dhe zba-timi i ligjit nga përdoruesit e muzikës. Për kantau-torin e njohur Gjergj Leka problemet vijojnë prej vitesh dhe sipas tij edhe...

GJERGJ LEKA: Shqipëria është e fundit në Ballkan për mbështetjen e

artit, kemi humbur çdo gjë...

Faqe 18

Mundja është një prej sporteve me taban në Shqipëri, një sport me traditë, me arritje dhe natyrisht një sport i dashur ndër të rinjtë. Nga të gjitha sportet individuale dhe sportet e rënda në përgjithësi, mundja është ndoshta...

SAHIT PRIZRENI: Sporti po kapitullon, politika e shfrytëzon në fushata elektorale

Faqe 20

Gjyqtarët dhe prokurorët në vend prej dy vitesh janë jashtë kontrollit. Për shkak të vone-save që kanë ardhur nga reforma në drejtësi, sot njerëzit e sistemit gjyqësor nuk marrin asnjë përgjegjësi për vendimet që marrin dhe shkeljet që bëjnë. Në vitin 2016 u miratua...

Prokurorët dhe gjyqtarët jashtë kontrollit, inspektimet

në drejtësi të pezulluara prej dy vitesh, askush nuk

ndëshkohet për aferat

Faqe 7

Pas lëvizjeve në prokurori priten arrestime në nivele të larta, institucionet nisin përgatitjet për luftë ndaj korrupsionit

Faqe 2-4

Përplasjet te Krimet e Rënda, Ngjela dhe Klosi: Prokurorët në panik, gjithmonë u janë shmangur

dosjeve të bujshme, janë në listë të zezë nga SHBAProkuroria e Krimeve të Rënda u përfshi

në një situatë të pazakontë dy ditë më parë për shkak të refuzimit të prokurorëve për të marrë

dosjen “Shullazi” e për të dhënë pretencën. Por pse erdhi ky qëndrim i prokurorëve? Për ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror,

prokurorët gjithmonë u janë shmangur dosjeve të bujshme. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai deklaroi se detyra... Faqe 5,6

Skandal me kopshtet në Tiranë, prindërit e fëmijëve duhet të blejnë

nga sapunët dhe pastruesit e xhamave, te letrat higjienike, ku i çon paratë e taksave Veliaj?

CIA: Ja irritimi që nisi në Tiranë pas afrimit të BRSS me Jugosllavinë më 1962, Enver Hoxha e cilësonte Hrushovin

tradhtar të marksizëm-leninizmit

Faqe 12

Faqe 9

Faqe 8

Sherri i prokurorëve, juristët: Gjendja alarmante, hedhja e shortit e drejtë, koha ishte e mjaftueshme për shqyrtimin e dosjes

SHBA-BE porosi Shqipërisë, asnjë tolerim ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar,

detajet e takimeve të Maas dhe Millard

Page 2: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

2 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Kliti TOPALLI

Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës dhe Bashkimi Euro-pian presin luftë të ashpër ndaj krimit të organizuar

dhe korrupsionit në vend. Gjatë kësaj jave ishin në Tiranë dy figura shumë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe zv/ndi-hmës Sekretarja Amerikane e Shtetit Elisabeth Millard. Të dy këta zyrtarë ishin të dërguar të Merkel dhe Trump në Tiranë dhe kanë pasur takime të rëndësishme me të gjithë krerët e shtetit, nga Rama, Meta, Basha, e deri te drejtues in-stitucionesh, krerët e komisioneve të vetingut, prokurorë, drejtues policie, etj. Asnjë prej takimeve nuk është zbardhur me detaje nga in-stitucionet, pasi gazeta ka mësuar se përfaqësuesit e SHBA dhe BE kanë qenë shumë kritikë. Presidenca dhe PD që nxorën njoftim, thjesht deklaruan atë se çfarë kishin thënë Meta dhe Basha, por nuk përmendin asnjë fjalë të zyrtarëve të huaj. Gazeta ka mësuar se qëllimi i tyre në Tiranë ka qenë fare i qartë: deri në qershor duhet të ketë goditje në nivele të larta dhe të shfaroset krimi i organizuar, ndryshe nuk ka integ-rim. Ministri gjerman ka pasur më shumë takime dhe ai ka qenë shumë i prerë. Komisioneve të vetingut u ka bërë të qartë se asnjë gjyqtar dhe prokuror i korruptuar nuk duhet të tolerohet. Prokurorisë dhe policisë u ka ofruar mbështetjen e Gjermanisë dhe ka kërkuar që të nisin goditje në të gjitha fushat. Ndërsa politikës u ka bërë presion që të mos bllokojnë reformën në drejtësi. Edhe zyrtar-ja amerikane ka pasur të njëjtën axhendë, pasi dhe ajo në takimet që ka pasur ka dhënë direktiva që duhet të përmbushen me patjetër nga komisionet e vetingut, politika, drejtësi dhe policia me prokurorinë.

Aksionet në vendAjo që e konfirmon se ministri

i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe zv/ndihmës sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard kanë qenë të prerë kundër politikës dhe autoriteteve shqiptare, janë zhvillimet e fundit në vend. Arta Marku nisi reformën

ishin deri në datë 20 në Tiranë dhe një ditë pas ikjes së tyre gjithë shteti u ngrit në këmbë për të dërguar pas hekurave kriminelë dhe të korrup-tuar. Duket se ndërkombëtarë po japin sinjal se të korruptuarit nuk do e kenë shumë të gjatë. Po ashtu duket se tani ka ardhur koha e goditjes së bandave. Fatmir Xhafaj ka deklaruar se janë rreth 40 grupe kriminale, por deri të premten nuk kishte aksione. Me arrestimin e Bajrit, po jepen sin-jale se muajt në vijim do jenë mjaft të vrullshëm për prokurorinë dhe policinë. Sipas burimeve, SHBA dhe BE e kanë bërë të qartë se pa goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar nuk ka negociata. Mundësi e artë që të hapen negociata është qershori dhe deri atëherë priten zhvillime të forta.

“I dashur Edi Rama, mënyra kurajoze për të bërë poli-tikë është demonstruar tashmë e suksesshme. Fakti që janë nisur reforma të thella sikur janë ajo e Drejtësisë e kudo njohur dhe gjithkush këtu në rajon, në Berlin apo në BE e di se sa e rëndësishme është kjo reformë për perspektivën europiane të Shqipërisë. Pra është e rëndësishme që qeveria të vijojë më tej në rrugën e nisur tashmë. Ne e kemi mbështe-tur këtë rrugë që prej fillesave të veta, por edhe ju sigurisht që jeni një partner mjaft i rëndësishëm për ne në kuadër

të organizatave dhe bashkimit ndërkombëtar. Ju mund të jeni një vend që të konsideroheni si spirancë e stabilitetit dhe qëndrueshmërisë në rajon. Perspektiva europiane e Shqipërisë nuk është vetëm fjalë nga ana jonë. Shtetet anëtare të BE kanë bërë të qartë se qershori i 2019 nuk do të jetë një automatizëm sa i përket çeljes së bisedimeve të anëtarësimit. Kriteret për këtë janë të ditura dhe të qarta. E dimë që rruga e reformave është e dhimbshme, por janë të domosdoshme”, tha ministri Maas pas takimit me Ramën.

MINISTRI GJERMAN: DUHET TË PËRMBUSHNI DETYRAT Zgjedhjet, LSI nis organizimin e strukturave

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së për riorganizimn e partisë për zgjedhjet vendore dhe aksionin politik të opozitës. Në fjalën e saj Kryemadhi tha se “takimi i sotëm është jo vetëm nga ana organizative por për një opozitë më aktive”. “Ax-henda jonë do të jetë një axhendë e shpejtë dhe energjike, prandaj struk-turat duhet të jenë energjike dhe të organizuara. Ne duam të evidento-jmë jo vetëm problemet në qytete por dhe evidentimin e anëtarësisë e cila është e pakënaqur”, tha ajo. Po ashtu, Kryemadhi tha se Elbasani është një nga strukturat më të or-ganizuara të LSI-së. “Ne në Elbasan duhet të jemi më të përgatitur për ta hapur partinë, po ashtu do të bash-këpunojmë me strukturat e PD dhe PDIU, për të patur një aksion politik të opozitës së bashkuar”, vijoi ajo.

Ish-zv/kryeministri i PD: Të mbrojmë Arta Markun

Ish-zv/kryeministri në qeverinë e PD, Bashkim Kopliku, bën thirrje që të mbrohet puna e kryeproku-rores Arta Marku, pas kaosit të fundit të shkaktuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në një status të gjatë në rrjetet sociale, Kopliku shkruan se mbështetja e Markut është patriotizëm. "Duhet të gjithë ne, ata që vërtetë duam një Shqipëri demokratike dhe evropiane, ta mbështesim Prokuroren, ta përkra-him, dhe ta mbrojmë nga sulmi i prokurorëve dezertorë, ata ‘dhjetë’ të ‘krimeve të rënda’. Por ta mbro-jmë edhe nga ata politikanët që vota e popullit i hodhi në opozitë, e që po dridhen nga frika se po afrohet dita e dhënies llogari, apo e zvogëlimit të mundësisë së vazhdimit të përfi-timeve të pamerituara. Ta mbësht-esim Prokuroren e ta mbrojmë nga sulmi i taborëve të masmediave që paguhen për të shpifur, për të denigruar çdo zyrtar të ndershëm të këtij shteti, aq më tepër Prokuroren, që guxon t’u prishë oazet e qetësisë kriminale”, tha ai.

Monika Kryemadhi sulmon zyrtaren e DASH: E kanë futur në qorrsokak për vetingun në politikë, nuk ka rol SPAK

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka sulmuar dje zv/ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit Elisabeth Mil-lard. Kjo e fundit rrëzoi nismën e opozitës për vetingun në politikë, duke deklaruar hapur se janë SPAK dhe Byroja e Hetimit që do të fusin në skaner politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Por për Monika Kryemadhin ajo është mashtruar nga mazhoranca. “Unë mendoj që sot është i rëndësishëm aksioni politik i opozitës, cilat janë hapat e saj që do të ndjekë. Pra siç kemi vetin-gun politik, a është Rama për veting politik apo nuk është. Tha që nuk jam. Shumë mirë, filluan

dhe ndërkombëtarët të kuptojnë sepse gënjenin edhe ndërkombëtarët që veting-un në politikë e bën SPAK-u. Domethënë kaq idiotë i bëjnë njerëzit. Por si mund ta bëjë SPAK-u vetingun në politikë, ai heton politikanin nuk i bën vetingun. I fusin edhe ndërkombëtarët që janë dhe njerëz edhe zonja të nderuara (për Millard), i fusin në qorrsokake të tilla, në fjali që tregojnë mungesë logjike, koherence por edhe mungesë niveli të inteligjencës. Kështu që vetingu i politikës është shumë i rëndësishëm. Pastaj vjen hapi i dytë vetin-gu i oligarkëve, që dhe ky është një hap i rëndë-sishëm dhe pastaj vijnë hapat e tjerë, të cilët unë

nuk jam e autorizuar që ti them sot në emision”, tha ajo gjatë një interviste televizive. Kryemadhi ka folur dhe për ngërçin me Prokurorinë e Kri-meve të Rënda, pasi ndaj 10 prokurorëve nisi procedimi disiplinor sepse refuzuan shortin për çështjen Shullazi. Kryemadhi tha se Arta Marku nuk mund të caktojë prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short. “Mënyra si u zgjodh prokurorja kështu do ndodhte. Nuk kam asnjë dilemë se do shkonim drejt shkrirjes së Prokurorisë. Sepse synim mbetej mbyllja e hetimeve për Shullazin dhe Tahirin. Ne nuk mendonim se do shkonim kaq larg, por me bekimin e EURALIUS tregon

se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur me 69 vota ia imponoi shqiptarëve këtë prokurore. Ne nuk mendonim se papërgjeg-jshmëria e tyre do arrinte në këtë fazë. Ne kemi bërë padi ndaj Arta Markut dhe ne do depozitojmë çdo padi. Për mua gjuetia e shtrigave ndaj proku-roreve ka qenë shantazhuese që të asimilohej pushteti i tyre në duar të Edi Ramës. Prokurorja nuk ka kompetencë për të caktuar prokurorë për dosjet, pasi kjo bëhet me short. Kapja e reformës në drejtësi nuk sjell gjë tjetër vetëm pasiguri tek shqiptarët”, tha Kryemadhi.

Aksionet e policisë dhe prokurorisë, pas ultimatumit të ndërkombëtarëve

SHBA-BE porosi të qarta autoriteteve shqiptare, asnjë tolerim ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, zbardhen detajet e takimeve të Maas dhe Millard

te Krimet e Rënda, një ndër in-stitucionet që ka dështuar totalisht me luftën ndaj krimit të organizuar. Nga ana tjetër u arrestuan 11 bosë të krimit mbrëmjen e së premtes,

mes të cilëve ishte dhe Safet Bajri. Të premten u arrestuan 6 policë në Kakavijë, ndërkohë që po ashtu u prangosën disa mjekë në Shkodër për korrupsion. Zyrtarët e SHBA-BE

“Është gjithnjë mirë të shihet se çfarë mund të bëhet dhe mund të jetë një rol i rëndësishëm për opozitën dhe qeverinë që të punojnë për të parë se çfarë mund të bëhet tjetër, por mendoj se çelësi është ngritja dhe funksionimi i këtyre institucioneve të rëndësishme (SPAK dhe BKH), mendoj se ky duhet të jetë fokusi në këtë moment. Ndon-jëherë ne në Amerikë përdorim shpre-hjen “nëse do të ishte e lehtë, do të ishte bërë me kohë”, por ja ku jemi. Kjo është

një fushë e rëndësishme për të punuar së bashku dhe mendoj se një nga gjërat që po presim janë rezultatet konkrete dhe e di që janë planifikuar disa in-stitucione në vend. Unë u informova për SPAK-un dhe BKH-në, që mendoj se do të jetë institucione kyçe, të cilat ndërsa do mund të bëjnë punën e tyre të rëndësishme, do të ndihmojnë që të shohim përparim thelbësor në këtë fushë të rëndësishme”, tha zv/ndihmës sekretarja e Shtetit Elisabeth Millard.

Miliard: Të ngrihen SPAK dhe BKH

Gazeta ka mësuar se qëllimi i tyre në Tiranë ka qenë fare i qartë: deri në qershor du-

het të ketë goditje në nivele të larta dhe të shfaroset krimi i or-

ganizuar, ndryshe nuk ka integrim. Ministri gjerman ka pasur më shumë takime dhe ai

ka qenë shumë i prerë. Komisioneve të vetin-gu u ka bërë të qartë se asnjë gjyqtar dhe prokuror i korruptuar

nuk duhet të tolerohet...

Page 3: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

GAZETA SOT E Diel 23 Shtator 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Transferta në banka, 619 raste Transferta me shoqëri transfer-

tash, 209 raste Kalime parsh në doganë, 47

raste Investime në prona, 134 raste Marrëveshje me noterët, 205

raste Tregtim automjetesh, 35 raste Shoqëri leasing, 15 raste Përmes pagesave elektronike,

6 raste

Të dhënat e pastrimit të parave

para një viti

80 MLN EURO TË FSHEHURA NGA NJË POLITIKAN NË LONDËRGazeta “SOT” e raportoi pak kohë më parë se

prokuroria ishte informuar nga shërbimet partnere për një politikan shqiptar që ka arritur të fshehë rreth 80 milionë euro në Londër. Burimet i thanë gazetës se dyshimet e para ishin që politikan ta ketë vënë këtë shumë në mënyrë korruptive. Të dhënat e para mbërri-

tën në vendin tonë dhe u kryen dhe po kryhen një sërë hetimesh për të zbuluar se për kë emër bëhet fjalë dhe cilat janë mënyrat që janë vënë kaq shumë para. Të dhënat për personin në fjalë janë zbuluar në kuadër të një sërë verifikimesh që janë duke kryer amerikanët për politikanët shqiptarë.

Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit, ekspertë gjermanë, belgë dhe francezë zbarkojnë në Tiranë

Bashkimi Europian është i vendosur për të shfarosur një herë e mirë krimin e organizuar dhe korrupsionin në çfarë do lloj niveli qoftë ai në Shqipëri. Gazeta ka mësuar se ekspertë policie nga vende si Franca, Gjermania dhe Bel-gjika janë instaluar ditët e fundit në Shqipëri. Qëllimi i dislokimit të tyre në vendin tonë është mbështetja me logjistikë dhe bashkëpunimi i ngushtë me të gjitha autoritetet ligjzbatuese në vend, sa i takon luftës ndaj krimit të organ-izuar dhe korrupsionit. Sipas informacioneve,

ekspertët në fjalë do të merren me zbardhjen e aferave të korrupsionit, vepra këto të kryera nga pushtetarët shqiptarë, si dhe do të hetojnë ngjarje dhe vepra që kanë lidhje me botën e krimit jovetëm në vendin tonë, por edhe në vendet e tyre të origjinës. Madje, burime të sig-urta të gazetës pohuan se policia dhe prokuroria shqiptare në operacionin më të fundit të koduar “Oaz”, që çoi në zbulimin dhe prangosjen e një grupi të strukturuar kriminal është mbështetur fuqishëm nga ekspertët belg të instaluar në

vendin tonë. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konk-retisht. Ndërkohë që dy ditë më parë gjatë një interviste televizive, ministri i Brendshëm, Fat-mir Xhafaj pohoi se Policia Shqiptare ka nisur operacionet e përbashkëta me ato europiane. “Policia shqiptare konsiderohet për partnerët dhe po flas këtu të paktën për disa prej tyre, konsiderohet, partneri më i besueshëm në Ball-kan. Të paktën në Ballkanin perëndimor. Policia shqiptare, dhe ne sot, si asnjë polici tjetër, kemi

filluar ndërtimin e skuadrave të përbashkëta me Policinë gjermane, që do të thotë që policët shqiptarë do të hetojnë së bashku me policët gjermanë, në territorin shqiptar dhe gjerman. Po, po bashkërisht do të ngremë skuadra të përbashkëta. Do të marrim një çështje që zhvil-lohen njëkohësisht në disa vende, në Shqipëri, Belgjikë, Gjermani, Francë dhe do të hetojmë bashkërisht. Është nivel i lartë besimi dhe unë për këtë jam krenar sigurisht”, deklaroi dy ditë më parë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

më së miri edhe vizita e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, e cila duket se nuk ka qenë rastësore në Tiranë. Burime të gazetës kanë pohuar se diplomati gjerman ka pasur një axhendë goxha të ngjeshur takimesh me zyrtarë të lartë të disa prej institucioneve në vend. Mësohet se gjatë takimeve ministri Maas ia ka bërë të qartë drejtuesve të prokurorisë, policisë, Drejtorisë së Pastrimit të Parave dhe ILDKPI-së se reforma në drejtësi nuk do të ndalet duke iu kërkuar të luftojnë korrupsionin në nivele të larta. Burime nga Drejtoria e Pastrimit të Parave, bënë me dije se gjatë ditëve të fundit autoritetet gjer-mane kanë kërkuar një numër të madhe dosjesh me të dhënë për grupe të strukturuara kriminale, por edhe për politikanë, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Madje, i njëjti burim i tha gazetës se gjatë takimit të disa ditëve më parë që ministri i Jashtëm gjerman zhvilloi me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kual-ifikimit, Genta Tafa Bungo dhe kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj i kë vënë në dijeni se Berlini zyrtar i ka dosjet e pushtetarëve të korruptu-ar. Në ditët në vijim DPPPP pritet që të dërgojë të tjera informa-cione për ta, ku përfshin të dhëna për deputetë, ministra, ish-min-istra, etj. Sipas burimeve, lista me 400 emra lidhet pikërisht me këtë proces. Pasi formularët që po firmosin politikanët po studiohen dhe nga të huajt. Gjithashtu bëhet e ditur se ndërkombëtarët po bëjnë verifikime dhe jashtë vendit. Teksa po afron qershori, duket se do ketë reprezalje për hapjen e negociatave.

Rigels SELIMAN

Autoritetet shqiptare kanë nisur lëvizjet për goditjen në nivel të lartë. Deri në qershor të

vitit 2019 duhet të ketë arrestime “VIP” dhe për këtë arsye shumë politikanë shqiptarë duket se janë vënë në skaner për pastrim parash. Banka e Shqipërisë u ka shpërndarë të gjitha bankave të niveleve të dyta në vendin tonë një listë me 400 persona, mes të cilëve janë emrat e shumë depu-tetëve, ministrave, ish-ministrave dhe të afërmeve të tyre. Të gjithë këta persona po survejohen për çdo transaksion bankar që krye-jnë, ku në fokus është pastrimi i parave. Gazeta ka mësuar se të gjitha janë mbajtur në vëzhgim dhe po u kërkohet llogari për çdo transfertë dhe depozitim të kryer nga ana e tyre. Lista është e gjatë, por mësohet se pjesë e saj janë kryetarja e LSI, Monika Kryema-dhi, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, familjarë dhe të afërm të tyre. Një gjë të tillë e ka konfir-muar ditën e djeshme vetë Moni-ka Kryemadhi gjatë një interviste televizive. Ajo deklaroi se kjo listë ka dalë nga Kryeministria. “Ka një vendim qeverie që njofton Bankën e Shqipërisë dhe Banka e Shqipërisë njofton gjithë bankat e nivelit të dytë ku është një listë me 400 emra. 380 e ca emra janë personazhe të opozitës dhe famil-jarëve të tyre. Pra është Monika, vëllai i Monikës, nusja e vëllait të Monikës, Mond Haxhinasto, vëllai i Haxhinastos, Tit Vasili, Kejdi Mehmetaj, etj. Pra nëse ne do të bëjmë një transaksion në bankë ne duhet të plotësojmë një formu-lar për pastrim parash”, deklaroi kryetarja e LSI, Monika Kryema-dhi. Por nisja e kësaj lëvizjeje, do të thotë se për të gjithë politikanët dhe pushtetarët po troket lufta anti-korrupsion. Më herët, ishte gazeta “SOT”, ajo e cila deklaroi se një politikani të rëndësishëm i janë zbuluar 80 milionë euro në një bankë në Londër, por që më lëvizjet e fundit duket se gjithçka do të zbardhet.

Roli i ndërkombëtarëveFakti që janë vënë 400 zyrtarë

Berlini kërkon dosjet e pasurisë dhe pastrimit të parave për pushtetarët

400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Meta, Kryemadhi, deputetë dhe të

afërm të tyre, ja detajet e vendimitKërpaçi: Qeveria, s’ka

përmbushur kushtet e BEDeputetja e LSI, Floida Kërpaçi

gjatë një programi rajonal të politi-kanëve të organizuar nga Parlamenti Europian, ka mundur të takohet me europarlamentarin Eduard Kukan. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kërpaçi ka thënë se Europa kërkon rezultate konkrete të reformave, teksa ka vijuar duke thënë se shpresat qën-drojnë te një model i ri politik që ta bëjë vendin të eci më shpejt drejt integrimit europian. “Kënaqësi të takoja Europar-lamentarin Eduard Kukan në Shkup gjatë programit rajonal të politikanëve të rinj, organizuar nga Parlamenti Europian. Shpresat qëndrojnë te një model i ri politik që ta bëjë vendin të eci më shpejt drejt Integrimit Europi-an, drejt zhvillimit ekonomik, për të kapur ritmet e shpejta të zhvillimeve ndërkombëtare në mënyrë që vendi e qytetarët të njohin një standard të ri e më të lartë jetese në Shqipëri! Evropa kërkon rezultate konkrete të refor-mave, jo fjalë boshe dhe propagandë!”, ka shkruar Kërpaçi.

Ushtritë e 4 vendeve nesër zbresin në sheshin

“Nënë Tereza”Rreth 1200 ushtarë nga Britania

e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Forcat e Armatosura shqiptare, do të zbresin nesër, në sheshin “Nënë Tereza” për të nisur stërvitjen më të madhe të vitit e quajtur "Albanian Lion 2018". Minis-trja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi në rrjetet sociale të bëhen pjesë e kësaj stërvitje ushtarake. “Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë zbresin të hënën në sheshin "Nënë Tereza". Ejani me 24 shtator ora 11:00, të jeni pjesë e stërvitjes ush-tarake më të madhe të vitit. Albani-anLion2018”, deklaroi ajo. Bëjmë me dije se 80 efektivë dhe 4 anije të Forcës Detare shqiptare prej më shumë se një jave janë angazhuar në Stërvitjen e Përbashkët “Albanian Lion 2018”. Stërvitja “Albanian Lion 2018”, e cila po zhvillohet në vendin tonë me pjesëmarrjen e forcave ushtarake nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria, po praktikon ele-mentë stërvitorë të ndryshëm, duke përdorur edhe rajonet stërvitore të Forcës Detare.

dhe të afërm të tyre në skaner, do të thotë se ndërkombëtarët po përgatiten për arrestime në nivele të larta. Këtë gjë e vërteton

Page 4: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

4 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Dosja “CEZ-DIA”, të kallëzuar Meta e Berisha

Afera me rrugën Tiranë-Elba-san

Rasti i Saimir Tahirit Kallëzimi i Ballës ndaj Lulzim

Bashës Hetimet ndaj Dhori Kules e

Mynyr Konit Rasti i Agron Xhafajt Dosjet e vetingut

Ja dosjet që janë bllokuar te krimet e Rënda

Qordja rezulton punonjës i Gardës që prej Marsit të vitit të kaluar, ndër-sa prej 8 muajsh shërbente si shofer

i Ministrit të Brendshëm. Shkëlzen Qord-ja, shoferi i Fatmir Xhafës i gjetur i vdekur mëngjeset e djeshme në garazhin e Gradës së Republikës më herët ka punuar edhe si shofer i Ëngjëll Agaçit, sekretarit të përgjith-shëm të Kryeministrisë. Ndërkohë që ai iku...

Në prokuroria ka pasur me dhjetra dosje dhe të gjitha janë mbyllur. Por ditë e fundit janë dhënë sinjale se mund të ketë goditje në nivele të larta.

Arta Marku largoi 3 prokurorë nga Krimet e Rën-da ndërsa nisi procedimin disiplinor për ta. Nga ana tjetër 10 emra u rebeluan, pasi refuzuan të marrin në dorë dosjen e Emiliano Shullazit...

Kliti TOPALLI

Autoritetet shqiptare pritet të nisin reprezaljen në politikë. Deri më sot asn-jë ministër, ish-ministër,

ish-president apo ish-kryeministër nuk është përballur me drejtësinë për aferat që ka bërë. Në prokurori ka pasur me dhjetra dosje dhe të gjitha janë mbyllur. Por ditë e fundit janë dhënë sinjale se mund të ketë goditje në nivele të larta. Arta Marku largoi 3 prokurorë nga Krimet e Rënda ndërsa nisi procedimin disiplinor për ta. Nga ana tjetër 10 emra u rebeluan, pasi refuzuan të marrin në dorë dosjen e Emiliano Shullazit. Por teksa për opozitën kjo është një lëvizje për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit dhe të Shullazit, sinjalet janë se po bëhen përgatitje për të arritur te pushtetarët. Kalimi i Donika Prelës nga Durrësi në Tiranë nuk ishte rastësor. Ajo vendosi të marrë vetë dosjen e Shullazit dhe pritet që më 25 shtator të kërkohet dënim i lartë ndaj tij. Por masat ndaj 10 prokurorëve duket se janë dhe një lëvizje për t’i distancuar nga dosjet e bujshme. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dy kompetenca themelore: të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta iu shtua një vit më parë, ndërsa lufta ndaj bandave ka qenë prioriteti i saj kryesor. Por që kur është krijuar kjo prokurori nuk ka asnjë emër të fortë të dërguar pas hekurave. Madje ka pasur me dhjetra skandale. Ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda që liroi Arben Frrokun. Ka dy vite që heton Saimir Tahirin dhe nuk po mbyll dot hetimet. Në këtë prokurori është dosja CEZ-DIA dhe nuk ka asnjë lëvizje. Po ashtu për skandalin e vëllait të Xhafajt nuk ka zhvillime. Dosja Shullazi po ashtu është bërë objekt debati, pasi në gjykatë kanë rënë provat dhe dësh-mitarët e prokurorisë. Por gazeta ka mësuar se kanë qenë ndërkombëtarët që kanë kërkuar që Shullazi të mos dalë i lirë. Donald Lu foli disa herë kundër tij. Madje prokurorët kanë marrë direktiva të qarta nga ministri i Jashtëm gjerman dhe zv/ndihmës se-kretarja Amerikane e Shtetit se, nuk duhet të tolerojnë askënd. Kjo duket se ka sjellë dhe rrokadë te Krimet e Rënda. Gazeta ka mësuar se janë duke u përgatitur për të goditur në

në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka bërë një padi deputeti Taulant Balla, ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, kjo si takon kapjes së 3.4 miliona eurove. Një tjetër dosje e bujshme është ajo e vëllait të min-istrit Fatmir Xhafaj, e cila ende nuk po gjen zgjidhje. Po ashtu Krimet e Rënda po hetojnë dhe rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni dhe dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dështuar dhe sa i takon hetimeve për të shkarkuarit nga vetingu. KPK kallëzoi penalisht Besnik Imerajn, por kjo prokurori pushoi hetimet. aktualisht ka shumë emra që kanë dalë me prob-leme nga vetingu, pro nuk ka pasur asnjë hetim. Kodi i Pro-

cedurës Penale detyron KPK dhe ILDKPI që të kallëzojnë penalisht të gjithë emrat që kanë shkelur ligjin dhe kështu do të ndodhë. Por në momentin këto institucione nuk lëvizin, prokuroria duhet të nisë hetime kryesisht. Deri më sot nuk ka pasur asnjë hetim për 22 të shkalurit nga vetingu.

ASNJË HETIM PËR TË NGELURIT NË VETING Operacioni “Oaz”, zv/ministri zbulon detaje

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari zbuloi ditën e djeshme detaje për operacionin “Oaz”. Gjatë një interviste televizive, ai deklaroi se operacioni erdhi si meritë e autoriteteve shqiptare, ndërsa shtoi se hetimet për këtë grup kishin nisur që prej 6 muajsh. “Hetimet nisën prej më shumë se 6 muajsh. Ky operacion është një nisme e veçantë e adoptuar në nën-tor të vitit 2017,e cila jo vetëm skedoi grupet kriminale, por ky ishte një re-zultat i Task Forcës Speciale. Është vënie e drejtësisë në vend për krime që kanë ndodhur edhe vite më parë. Është operacion 100% i autoriteteve shqiptare. Ka pasur përgjime dhe vëzhgim nga ajri me dron. Bash-këpunimi ka qenë me Holandën për lokalizmin e anëtarëve të grupit kriminal. Është lëshuar një mandat arresti për Enver Bajrin. Nuk mund ta them nëse ndodhet jashtë ven-dit, por hetimet vijojnë që edhe të shpallurit në kërkim të vihen para drejtësisë”, tha Besfort Lamallari.

Paralajmërimi i Hodajt: Do ketë operacione të tjera

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj paralajmëroi ditën e djeshme se në ditët në vijim do të ndërmerren operacione edhe më të mëdha kundër bandave kriminale në Shkodër. “Është një punë në progres edhe për këtë grup. Nuk po flasim vetëm për dy vrasje, por nga vrasjet e deri në gjobëvënie, përveç faktit të organizimit të grupit krimi-nal që është më vete. Deri tani është një operacion që ka shkuar mjaft mirë, i udhëhequr nga prokuroria. Janë ata që bëjnë të gjithë planin e detajeve të operacionit, mënyrën e ndërhyrjes, kur do ndërhyhet dhe si do ndërhyhet. Kemi kataloguar vendet problematike, qytetet e përf-shira, dhe në momentin kur gjithçka do jetë gati, kur të jenë dërguar fakte dhe prova në gjykatë, do bëhet. Në javët e ardhshme, ditët e ardhshme, do shohim zhvillime të tjera. Flasim për shumë njerëz, shumë aktivitete dhe shumë asete. Task-Forca ka rimarrë të gjitha dosjet e vjetra dhe ka vijuar hetimet”, tha Julian Hodaj.

Shkatërrimi i grupit “Bajri”, reagojnë ambasadori i BE dhe Rama: Lufta kundër krimit prioritet, “Forca e Ligjit” po përshkallëzohetAmbasadori i Bashkimit Evropian, Luigi

Soreca përgëzoi dje operacionin e prokurorisë dhe policisë ku u shkatërrua një nga grupet më të fuqishme të krimit në Shkodër dhe jashtë vendit, duke u arrestuar 11 persona. Reagimi i parë i tij që pas marrjes së detyrës së re lidhej pikërisht me këtë ngjarje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luigi Soreca deklaroi se do e ketë prioritet luftën kundër krimit të or-ganizuar dhe trafikut të drogës. “Përshëndes

operacionin e rëndësishëm të zhvilluar në Shqipëri dhe Holandë nga Punët e Brendshme, task forca speciale në bashkëpunim me disa forca policie të BE-së. Lufta ndaj krimit të or-ganizuar dhe trafikut të drogës është prioritet për Shqipërinë dhe BE-në”, tha zëvendësuesi i Romana Vlahutin, Luigi Soreca. Nga ana tjetër, në lidhje me këtë operacion pati edhe shumë reagime nga radhët e politikës. Edhe vetë kryeministri Edi Rama reagoi, duke theksuar

se përmes këtij operacioni të suksesshëm u fak-tua edhe qëllimi i qeverisë për të luftuar krimin. Po ashtu në rrjetet sociale, kreu i ekzekutivit paralajmëroi se operacioni “Forca e Ligjit” do të përshkallëzohet. “Policia e Shtetit foli përsëri me forcën e vendosmërisë sonë në luftën kundër krimit. “Forca e Ligjit” prangosi rrjetin kriminal të Shkodrës pas një pune policore dis-amujore të shtrirë edhe jashtë vendit. Respekt dhe për vendosmërinë e Prokurorisë. “Forca e

Ligjit” po përshkallëzohet”, u shpreh kryemi-nistri Edi Rama. Nën emrin “Oazi”, prokuroria bashkë me policinë shkatërruan një grup shumë të fuqishëm, duke vënë në pranga 11 persona. 4 nga anëtarët e grupit ishin prangosur në fillim të shtatorit, gjatë kontrolleve të shumta të pol-icisë. Përveç të prangosurve si ushtarë, mes të arrestuarve janë edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të bandës dhe i vëllai Ilir Rustemi, gjithashtu me të njëjtin rol.

Gati të vihen në lëvizje dhe ILDKP dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave

Pas lëvizjeve në prokurori priten arrestime në nivele të larta, institucionet nisin përgatitjet për luftë ndaj korrupsionit

nivele të larta dhe ILDKP dhe Drejto-ria e Pastrimit të Parave. Kjo e fundit ka dosje të shumta për pushtetarët që kanë bërë transferta të dyshimta, ndërsa ILDKP ka zbuluar pasuri të fshehura. Pritet që polici, prokurori, ILDKP dhe Pastrimi i parave të bëhen bashkë për të goditur korrupsionin.

Dosjet e Krimeve të RëndaTe Prokuroria e Krimeve të

Rënda momentalisht ka një sërë dosjesh të bujshme. Një dosje mjaft e rëndësishme është ajo e aferës CEZ-DIA. Bëhet fjalë për një padi

që juristi Romeo Kara ka bërë në prokurori ndaj presidentit Ilir Meta, ish-kryeministrit Sali Berisha dhe disa ish-funksionarëve të tjerë. Një dosje tjetër e rëndësishme është ajo e aferës me rrugën Tiranë-Elbasan. Bëhet fjalë për hetimet që kanë nisur ndaj ish-drejtorit të ARRSH, Dashamir Xhika, i emëruar nga LSI. Një tjetër emër është Saimir Tahiri. Ish-ministrit ju zgjatën me 3 muaj afatet e hetimeve. Së fundmi

Page 5: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

GAZETA SOT E Diel 23 Shtator 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

4 MESAZHET E NGJELËS DHE KLOSIT

1. Fatos Klosi deklaroi se prokurorët gjithmonë janë marrë me çështje të lehta, duke iu bërë bisht atyre të vështirave.

2. Sipas tij, ata duhet të përfaqësojnë shtetin dhe për këtë arsye Arta Marku mbajti qëndrim.

3. Spartak Ngjela tha se prokurorët refuzojnë shortin ose sepse janë bërë palë me krimin, ose sepse kanë frikë.

4. Sipas tij, ndërkombëtarët i kanë piketuar dhe do të largohen sepse nuk i shqyrtojnë dot ata dosjet e të korruptuarve.

Mimoza IBRA

Prokuroria e Krimeve të Rënda u përfshi në një situatë të pazakontë dy ditë më parë për shkak

të refuzimit të prokurorëve për të marrë dosjen “Shullazi” e për të dhënë pretencën. Por pse erdhi ky qëndrim i prokurorëve? Për ish-kryetarin e Shërbimit In-formativ Shtetëror, prokurorët gjithmonë u janë shmangur dosjeve të bujshme. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ai deklaroi se detyra e prokurorëve është që përfaqësojnë shtetin në dosjet gjyqësore e jo të bëjnë “naze”. “Situata prandaj ka ardhur kështu në prokurori dhe bëri pastaj të nevojshëm një proces vetingu sepse ata janë marrë me gjërat që ju kanë leverdisur. Me gjërat e vështira ata nuk janë mar-rë asnjëherë. Proceset e mëdha në Shqipëri nuk janë ngacmuar asnjëherë, nuk janë prekur. Unë mendoj se që duhet mbajtur një qëndrim, duhet mbajtur. Ky është një nga qëndrimet, është një qëndrim administrativ, ndërkohë që ka edhe qëndrime edhe më të forta akoma. Prokurorët nuk janë bërë për të zgjedhur dhe zgjidhur çështjet që ju pëlqejnë. Proku-rorët janë bërë për të përfaqësu-ar shtetin në një proces, për të ngritur akuzën. Kjo ka të bëjë me çështjen Shullazi direkt, ata kanë një indiferentizëm që të mos merren me gjërat e vështira, por të merren më gjërat e lehta”, tha Fatos Klosi.

Prokurorët në panikSituatën e krijuar te Krimet e

Rënda e komentoi ditën e djeshme edhe avokati Spartak Ngje-la. Në një intervistë televizive, ai mbështeti kryeprokuroren Arta Marku për lëvizjet e saj, ndërsa shtoi se prokurorët janë të frikësuar. “Nuk ka ngërç në prokurori. Arta Marku po del një grua shumë e fortë. Gjithë korrup-sioni iu hodh kundër dhe më dha shpresën që kjo iu jep frikë. Tani kuptohet që kjo ka filluar godit-jen. Po punon mirë. Krimi është i lirë. Unë do të them që prokurorët ose janë edhe vetë të lidhur me krimin, ose kanë frikë dhe janë

mbi 100 persona që janë trajnuar dhe po trajnohen në Amerikë për BKH”, tha avokati. Nga ana tjetër, Ngjela i lidhi vendimet e Arta Markut për transferim me krijimin e organeve të reja të drejtësisë. Sipas tij, me largimin e proku-rorëve, Prokuroria e Krimeve të Rënda po kthehet në Prokurori të Posaçme. “Do të kemi parasysh që do t’i qëndrojmë ligjit. Sipas ligjit organik, Prokuroria e Krimeve të Rënda kthehet në Prokurori Spe-ciale që do të hetojë korrupsionin kryeministror. Kjo filloi, o do t’i heqin me veting, ose do të bëjnë kështu siç gjeti rastin kjo për t’i transferuar. Kjo është Prokuroria e Posaçme, është kthyer në një të tillë”, deklaroi Spartak Ngjela. Në fund, ai komentoi edhe akuzat e opozitës kundër Arta Markut, duke i cilësuar si një tregues frike.

Avokati Spartak Ngjela paralajmëroi ditën e djeshme se shumë të korruptuar do të ndëshkohen. Sipas tij, rasti “Tahiri” është më i lehti në krahasim me ata që do pasojnë. “Nuk ka. Do të kishim një minim, nëse do të ishim në rast të parashkrimit. Përsa i përket çështjes “Tahiri”, do të them se është në proces gjyqësor, nuk ka sabotim. Dosja duhet të

shkojë në gjyq. Në vargun e madh të korrupsioni, Tahiri do të jetë më i lehti ndaj atyre që do vijnë. Keni për t’i parë. Ka shumë nga të dy anët. Ndërkombëtarët nuk punojnë dot me këta të korruptuar. Këta jo vetëm që janë të korruptuar, por i kanë dalë ndesh politikën amerikano-gjermane”, deklaroi Spartak Ngjela.

NGJELA: DO TË NDËSHKOHEN SHUMË TË KORRUPTUAR Deputeti i PD: Marku po shkatërron çdo proces

kundër krimitDeputeti i Partisë Demokratike,

Klevis Balliu shtoi dozën e sulmeve ndaj kryeprokurores Arta Marku. Në rrjetet sociale, ai deklaroi se Arta Marku u emërua në shkelje me Kushtetutën dhe si e tillë po shkatërron çdo proces kundër krimit. ““Zonja nuk e di”, mos na hap barkun të lutem! Ti moj zonjë thua që më ka vënë Kushtetuta. Por si “zonja nuk e di” që je, ti nuk e di që e vërteta është se ti erdhe në krye të prokurorisë si shkak i shkeljes së Kushtetutës, e nëse e mban mend erdhe me 69 vota të deputetëve. Madje dy nga deputetët që të kishin votuar s’ishin fare në sallë. Por ti di shumë mirë të mbrosh banditët, thjeshtë Kushtetutën nuk di ti “zonja nuk e di”. E dyta, e kemi paralajmëruar këtë situatë që kur diskutohej emërimi yt në krye të akuzës, që ju do shkatërronit dhe bllokonit çdo proces kundër krimit. Ndaj sot Mark Frroku është i lirë, Saimir Tahiri është i lirë dhe po për-gatitet lirimi i Shullazit”, deklaroi Klevis Balliu.

Manjani: Prokuroria e Krimeve të Rënda u shpërbë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-jani deklaroi dje se Prokuroria e Kri-meve të Rënda është shkrirë. Në rrjetet sociale, ai theksoi se Arta Marku nuk godet dot krimet e rënda, ndërsa sul-moi edhe reformën në drejtësi. “Nuk është shqetësimi kryesor se çështja “Tahiri” apo “Shullazi” mbetën pa prokurorë. Problemi madhor është se u shkri Prokuroria e Krimeve të Rënda, që përbëhej nga prokurorë specialë në luftë kundër krimeve të rënda! Sot ky shërbim nuk ekziston më! As Arta dhe mikja e saj Donikë, nuk e bëjnë dot këtë detyrë. Përveç se nuk duan, as nuk dinë ta bëjnë! Nuk i kanë aftësitë e nevojshme. Mesazhi që shteti-pushtet i jep publikut është që: Nuk ka ndërmend të godasë krimet e rënda! Aq më pak të godasë krimin e organizuar në pushtet! Kjo është më e rënda që ka ndodhur! Në fakt kishte kohë që kishte ndodhur, por këto ditë u bë e njohur publikisht. Fal me shnet reformës!”, tha Ylli Manjani.

LSI e shqetësuar nga Arta Marku: E inkriminuar, nuk heton kryeministrin, është shndërruar në mashën e tij

Lëvizja Socialiste për Integrim duket se është shqetësuar nga lëvizjet e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Që pas “ndëshkimit” të 10 prokurorëve që refuzuan shortin për dosjen “Shullazi”, kryetari i grupit par-lamentar të LSI, Petrit Vasili ka hedhur një lumë akuzash në drejtim të Markut. Sipas tij, ajo është shndërruar në mashë të kryeministrit Edi Rama sepse nuk e heton këtë të fundit për çështjen e audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brend-shëm, Fatmir Xhafaj. “Arta Marku e inkriminuar,

nuk heton kryeministrin e paditur në prokurori. Arta Marku me vetëdijen e kamikazes po shfaqet hapur një mashë e kryeministrit duke mos e het-uar atë, duke mos e pyetur dhe duke mos e marrë të pandehur. Që në 11 korrik kryeministri është i paditur në prokurori sepse mashtroi publikisht popullin shqiptar lidhur me audio-përgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm kur ai vetë përpara grupit parlamentar të PS deklaroi pub-likisht: “Kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore nga një prej laboratorëve më të mirë

në botë. Ajo provë më mjafton për t’ju thënë juve se nuk jemi përpara një provë komprometuese ndaj ministrit. Jemi përpara një materiali jo aut-entik që synon destabilizimin””, tha Petrit Vasili në rrjetet sociale. Sulmeve kundër Arta Markut iu bashkua edhe nënkryetari i LSI, Luan Rama, i cili e ironizoi atë. Ai bëri thirrje që ta mëshirojnë. “Unë jam krenar për Prokuroren e Përgjithshme të vendit tim! Sepse ajo është e zonja; profesion-alisht e pakrahasueshme me të gjithë prokurorët e tjerë të marrë së bashku, shumica e të cilëve ca

barkaluqë të dhjamosur që gogësijnë e djersijnë mbi dosjet e krimit, korrupsionit e paaftësisë së tyre. Por është edhe elokuente e gjithë sharm sa të mahnit, aq sa do të ishte mirë që oratoria e saj të merret si model i perfeksionit në komunikimin publik! Ndaj, të gjithë ju që shkruani kundër saj, lëreni Artën të qetë, lëreni ta përdorin për atë që ajo ka pranuar të përdoret! Mëshirojeni Artën, sepse ajo është shëmbëlltyra më kuptimplotë e qasjes së tufës që e ka votuar ndaj shtetit dhe zbatimit të ligjit!

Ngjela: Arta Marku po godet korrupsionin

Përplasjet te Krimet e Rënda, Ngjela dhe Klosi: Prokurorët në panik, gjithmonë u janë shmangur dosjeve të bujshme, janë në listë të zezë nga SHBA

në panik. Transferimet në fakt kanë të bëjnë me personalitetin e tyre”, deklaroi Spartak Ngjela. Në vijim të deklaratës së tij, avoka-ti theksoi se të tillë prokurorë duhet të largohen sa më parë. Sipas tij, ata janë futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse nuk mundet që korrupsioni i lartë të hetohet prej tyre. “Ata duhet të ikin vetë, janë

piketuar nga SHBA, janë në listë të zezë sepse këta nuk mund të lejohen të gjykojnë korrupsionin e lartë. Unë nuk kam më besim tek kjo prokurori. Duhet të ikë një orë e më parë. Ju e dëgjuat se çfarë tha zëvendës ndihmës Sekretarja e Shtetit. Ajo tha që unë dua të ngrihen sa më parë SPAK dhe BKH. Lëre çfarë thonë këta veting në politikë. Unë di të them që janë

Page 6: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

6 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

E ka bazën ligjore, mund të punohet

me short. Brenda af-atit, ka një çështje që prokurori t’i kërkojë leje gjykatës për një kohë të mjaftueshme për të studiuar të gjitha aktet për të arritur në një konk-luzion përfundimtar. Ligji e përcakton që ai mund të konsultohet edhe me...

5ARGUMENTET E JURISTËVE

1. Avokatët komentuan dje situatën e krijuar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. 2. Sipas Fran Dashit, hedhja e shortit është ligjore. 3. Ai shtoi se në këtë rast prokurori mund të kërkojë leje të gjykata për kohë për shqyrtimin e dosjes.4. Genc Gjokutaj nga ana tjetër tha se gjendja është alarmante, ndërsa shtoi se prokurorët ndihen të frikësuar.5. Sipas tij, këto lëvizje nuk janë të rastësishme.

PD: Prokuroria të hetojë dhe pezullojë Arta Markun për transferimet, po shkatërron hetimet për Saimir Tahirin

Partia Demokratike “shënjestroi” edhe dje kryeprokuroren Arta Marku. Deputeti i kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj, në një dalje për mediat, i kërkoi Prokurorisë së Tiranës që të hetojë dhe pezullojë nga detyra Arta Markun, ndërsa listoi edhe një sërë pyetjesh për të. “Partia Demokratike i bën thirrje Prokurorisë së Tiranës të urdhërojë pa vonesë pezullimin nga detyra të Arta Markut dhe të nisë hetimin ndaj saj. Është po kaq urgjente nevoja për të verifikuar: Cilat janë lidhjet direkt apo indi-

rekte të Arta Markut me Edi Ramën. Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatër-rimin e hetimeve për “Tahirin” dhe zvarritjen e çështjes “Shullazi”. Çfarë i kanë kërkuar kryeprokurores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet tjetër so-cialist. Hetimet duhet të qartësojnë a ka patur kryeprokurorja kontakte me avokatët apo të dërguar të Emiljano Shullazit”, tha Alibeaj. Ai theksoi se është po aq e rëndësishme të heto-

het me shpejtësi baza ligjore për çdo emërim, lëvizje, transferim në prokurori, që nga koha kur në krye të saj është Arta Marku. “Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezu-llimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një krye-prokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm”, u shpreh deputeti i PD. Sipas tij, Prokurorja e Përgjithshme po e shfrytëzon detyrën e saj

për të mbrojtur ish-ministrin Saimir Tahiri. “Në mënyrë të qëllimshme dhe aktive, Arta Marku, gjatë 9 muajve në krye të prokurorisë i ka shër-byer vetëm një qëllimi: shkatërrimin e ekipit që po heton Saimir Tahirin dhe shpërbërjen e ekipit që nxori para drejtësisë, Emiljano Shul-lazin. Me këtë detyrë Arta Marku u emërua në mënyrë të paligjshme nga Edi Rama në krye të prokurorisë dhe, duke goditur prokurorët e të dy dosjeve, e realizoi qëllimin brenda 9 muajsh”, deklaroi Enkelejd Alibeaj.

por të gjitha indicet të çojnë tek një qëllim i vetëm, tek zhbërja e Proku-rorisë së Krimeve të Rënda. Me ligj me short po hidhen. Edhe kjo pjesë, zëvendësimi me autorizim, ose me short, nuk është ky problem sepse sa kohë që një prokuror është proku-ror i Krimeve të Rënda, ai është i ligjshëm në përfaqësimin e akuzës. Edhe me delegim mund të bëhet. A delegohet e drejta e mbrojtjes së

të pandehurit nga një avokat tek tjetri? E njëjta gjë është drejtuesi i prokurorisë që mund të delegojë një rast. Por këtu nuk është kjo arsyeja. Nuk është e rastësishme që fundin e çështjeve më të bujshme apo më delikate që kanë pasur Krimet e Rënda ka pasur transferime, largime prokurorësh apo ndërrime. Kjo nuk mund të ndodhë rastësisht”, deklar-oi Genc Gjokutaj.

Mimoza IBRA

Dosja e Emiljano Shul-lazit shkaktoi një situatë mjaft të tensionuar ditët e fundit tek Prokuroria e

Krimeve të Rënda, ku 10 prokurorë refuzuan shortin e Donika Prelës. Nga deklaratat, shorti u cilësua si i paligjshëm, por gazeta kontaktoi ditën e djeshme me juristë dhe ekspertë të fushës së drejtësisë për të shpjeguar anën procedurale në raste të tilla ku për çështjen në fjalë nuk ka prokuror që të lexojë pretencën. Avokati Fran Dashi deklaroi se pavarësisht pretendi-meve, shorti është i ligjshëm. Sipas tij, kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela është në të drejtën e saj nëse i mbledh të gjithë prokurorët dhe hedh një short të drejtë dhe transparent. Fran Dashi sqaroi po ashtu se në këtë rast, prokurorët mund edhe të ishin kon-sultuar e të kishin kërkuar kohë për shqyrtimin e dosjes për të marrë më pas një vendim për pretencën që do japin. “E ka bazën ligjore, mund të punohet me short. Brenda afatit, ka një çështje që prokurori t’i kërkojë leje gjykatës për një kohë të mjaftueshme për të studiuar të gjitha aktet për të arritur në një konkluzion përfundimtar. Ligji e përcakton që ai mund të konsulto-het edhe me titullarin, i cili drejton organin e prokurorisë. Mundet të ulet dhe të bisedojë me të për të ar-ritur një konkluzion përfundimtar. Shorti ka bazën e vet ligjore. Dre-jtuesi i prokurorisë është kompe-tent për të hedh shortin në mënyrë të pavarur, të drejtë, ku të jenë të pranishëm të gjithë prokurorët”, u shpreh avokati Fran Dashi në një prononcim për gazetën “SOT”.

Reagon GjokutajEdhe avokati Genc Gjokutaj

mendon po ashtu se hedhja e shortit është ligjor. Ai e cilësoi situatën e krijuar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda si alarmante. “Kjo çështje nuk është bllokuar proceduralisht. Unë nuk e kam një informacion shumë të saktë çfarë ka ndodhur, por është hera e parë në historinë shqiptare që diskutohet marrja ose jo e një çështjeje nga prokurorët. Kjo tregon që prokurorët janë të pambrojtur, janë të kërcënuar, të diskriminuar, nuk kanë besim. Për

Gjokutaj: Për sa kohë prokurori është tek Krimet e Rënda, duhet të përfaqësojë akuzën

Sherri i prokurorëve, juristët: Gjendja alarmante, hedhja e shortit e drejtë, koha

ishte e mjaftueshme për shqyrtimin e dosjes

mua është gjendja më alarmante që mund të ekzistojë. Mekanizmat zgjidhen, tani në prokurori hidhet me short. Por prokurorët e kanë refuzuar shortin, kjo do të thotë se dinë më shumë se çfarë ka ndodhur brenda. Kështu që më pas vjen edhe refuzimi i tyre, edhe hakmarrja primitive do thosha, transferimin e prokurorëve”, tha Gjokutaj. Në vijim të reagimit të tij për gazetën “SOT”, avokati shtoi se për sa kohë një prokuror është pjesë e Krimeve të Rënda, atëherë duhet të përfaqësojë çështjen. Nga ana tjetër, Genc Gjo-kutaj u shpreh se mbase kjo lëvizje u bë edhe për të spastruar Krimet e Rënda. “Unë them që kjo lëvizje nuk është e rastësishme, mbase është bërë me një paramendim me qëllim që duke shfrytëzuar këtë përplasje, Prokuroria e Krimeve të Rënda të spastrohet. Atë që nuk bëri vetingu, e bëri transferimi. Pa e paragjykuar,

Bylykbashi: Arta Marku po mbyll dosjet që i djegin

RamësDeputeti i Partisë Demokratike,

Oerd Bylykbashi deklaroi ditën e djeshme se kryeprokurorja e për-kohshme, Arta Marku u emërua në këtë detyrë për t’i shërbyer kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale, By-lykbashi u shpreh se një gjë të tillë e ka paralajmëruar që para se Arta Marku të vihej në krye të organit të akuzës, ndërsa shtoi se Marku do të qëndrojë në detyrë derisa t’i interesojë Ramës. “Ja ku është par-ashikimi para 9 muajsh (7 dhjetor 2017) kur PS propozonte shkeljen e Kushtetutës dhe ende nuk kish-in dalë emrat e kandidatëve për Prokuror të Përkohshëm, që Arta Marku apo një “artamark” tjetër po emërohej Prokurore e Përgjithshme e “Përkohshme” që të mbyllte dosjet që i digjnin kryeministrit, duke pe-zulluar prokurorët që po hetonin. Përkohshmëria e saj do të zgjasë deri sa të mbyllë hesapet Rama. Sot nuk është hamendësim, por provë”, deklaroi ditën e djeshme deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi.

Strazimiri: Veprimet e kryeprokurores, antiligjore

Pas situatës së krijuar te Proku-roria e Krimeve të Rënda, pati shumë reagime politike nga ana e opozitës. Deputeti i PD, Gent Strazimiri, hodhi akuza në rrjetet sociale ndaj kryeprokurores Arta Marku, duke u shprehur se veprimet e saj janë antiligjore. “54 ditë pasi pengoi arres-timin e Saimir Tahirit në Kuvend (25 tetor 2017), Edi Rama paralajmëroi prokurorët duke u imponuar në krye Arta Markun (18 dhjetor 2017) përmes ekzaktësisht të njëjtave duar e vota deputetësh që penguan arrestimin e Saimir Tahirit. Përgjigje e menjëhershme, antiligjore, antik-ushtetuese, brutale si sinjal ndaj cil-itdo magjistrati që donte të kalonte “vetingun" që kontrollon qeveria përmes të njëjtave duar, vota e per-sona që penguan arrestimin e Tahirit dhe imponuan Arta Markun. Brenda 48 orësh, Saimir Tahiri dhe Habilajt shpërbëjnë, eliminojnë grupin e prokurorëve që i akuzon, përmes Arta Markut”, tha Gent Strazimiri.

Kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, deklaroi dy ditë më parë për gazetën se shorti i prokurorisë është i ligjshëm. Sipas tij, çdo prokuror ka detyrimin të përfaqësojë shtetin me çdo dosje. “Proku-roria nuk është individi apo prokurori. Prokuroria është institucion, nuk ka rëndësi se individi emërohet apo

komandohet në një drejtim tjetër. Prokuroria ka një ligj, organizimin e pushtetit gjyqësor të prokurorisë, i cili ve-pron në bazë të një shorti. Dhe nëse ky short është legjitim, atëherë çdo prokuror, sidomos prokurori i shtetit, është i bindur që të shkojë dhe të përfaqësojë prokurorinë në çdo seancë gjyqësore”, tha avokati Saimir Vishaj.

SAIMIR VISHAJ: PROKURORËT DUHET TË PËRFAQËSOJNË SHTETIN

Page 7: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

GAZETA SOT E Diel 23 Shtator 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Këto or-gane nuk po ngrihen dot dhe kanë

futur në kaos gjithë sistemin e drejtësisë. Por nga përplasja e dy ditëve më parë te Prokuroria e Krimeve të Rënda, doli në dritë dhe një element tjetër, ku prokurorët dhe gjy-qtarët momentalisht janë të paprekshëm...

4

1. Inspektorët i ushtrojnë detyrat e tyre në emër të Ins-pektorit të Lartë të Drejtësisë.

2. Në ushtrim të detyrave të tyre, inspektorët kryejnë ver-ifikime dhe hetime administrative rreth shkeljeve të pretenduara disiplinore të subjekteve të parashikuara në nenin 194, pika 1, të këtij ligji, mbledhin të dhëna dhe vlerësojnë çdo informacion ose akt që çmojnë se është ose mund të jetë i rëndësishëm për zbatimin e

detyrës, në përputhje me Kodin e Procedurave Ad-ministrative dhe ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

3. Inspektorët kanë të drejtë të hyjnë në ambientet ku ushtrojnë veprimtarinë subjektet e procedimit disiplinor, të inspektojnë, të kopjojnë, shumëfishojnë dhe marrin çdo informacion ose dokument të nevo-jshëm për kryerjen e detyrës.

1. Pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë organ-izohet dhe funksionon administrata, e cila ndihmon në realizimin e misionit dhe të funksioneve të zyrës.

2. Administrata e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Dre-jtësisë drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm, i cili raporton para Inspektorit të Lartë.

3. Personeli administrativ i Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka statusin e nëpunësit civil, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për nëpunësin civil.

4. Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë punëson punonjës administrativë, në përputhje me dispozitat e Kodit të Punës.

DETYRAT E INSPEKTORËVE

ADMINISTRATA E INSPEKTORIT TË LARTË TË DREJTËSISË

KED vijon të jetë e bllokuar, Ilir Meta asnjë sinjal për hedhjen e shortit, Kushtetuesja në kolaps

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vijon të mos japë asnjë sinjal për hedhjen e shorit për KED. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është me 4 anëtarë, pasi 5 të tjerë ngelën në veting. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkoi Metës që të hedhë shortin ose t’ia kalojë atë Kuvendit, me qëllim zëvendësimin e emrave të ngelur në veting. Por Meta ka deklaruar se ligji përcak-ton që shorti hidhet çdo vit në muajin dhjetor dhe jo më parë. Por edhe pse ka pasur mjaft presion, kreu i shtetit sërish nuk ka lëvizur nga ideja e tij. Nga 9 anëtarë që duhet të ketë, KED për momentin ka ngelur me vetëm 4 anëtarë,

duke mos marrë kështu dot vendime. Kjo për faktin se 5 anëtarë të këtij organi kanë ngelur në veting, 1 e ka kaluar ndërsa 3 të tjerë nuk kanë hyrë akoma në proces. Me goditjen që KPK i bëri Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ky institucion nuk merr dot asnjë vendim pasi është me 4 anëtarë. Por ndonëse KED është paralizuar, presidenti Meta deri më sot nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të zhbllokuar këtë ngërç. Mosfunksionimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka bërë që të bllokohet edhe puna e Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë. Kushtetuesja sot është me

1 anëtar për shkak të procesit të vetingut duke mos marrë dot vendime në lidhje me çështje të ndryshme. Zhbllokimi i Kushtetueses, sipas ligjit, mund të bëhet vetëm nga Këshilli i Emëri-meve në Drejtësi, që presidenti Meta vijon ta mbajë peng. Sipas ligjit, Kushtetuesja ka në përbërjen e saj 9 anëtarë, nga të cilët, 3 zgjidhen nga Presidenca, 3 nga Gjykata e Lartë dhe 3 nga Kuvendi. Por të tre këto institucione para se të zgjedhin kandidatët duhet më parë që të marrin aprovimin e KED, i cili bën renditjen e kandi-datëve. Pikërisht mosaprovimi i kandidatëve nga ana e KED, i cili vijon të jetë i bllokuar, ka

bërë që dhe puna në Gjykatën Kushtetuese të jetë e bllokuar. Por nga ana tjetër ky skenar i bllokimit të punës së Kushtetueses duket se i intereson presidentit Meta. Kjo për faktin se mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese do të shty për një periudhë të mëvonshme mar-rëveshjen e detit me Greqinë. Presidenti Meta ka dhënë prej kohësh sinjale se do të presë Gjykatën Kushtetuese para se të jap aprovimin për nënshkrimin e marrëveshjes. Ndërkohë që nuk po merr vendim për të zhbllokuar KED, i cili më pas do t’i hapet rrugë rifillimit të punës në Gjykatën Kushtetuese.

mund të transferohen. Një skandal i tillë ndodhi pak kohë më parë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Edhe pse Ministria e Drejtësisë kërkoi shkarkim dhe procedim disiplinor për dhjetra gjyqtarë, KLD nuk pra-noi asnjë masë me argumentin se ata nuk e kanë këtë kompetencë. Por ngritja e Inspektorit duket se do të dojë dhe shumë muaj. Kandidatët për këtë post kanë hyrë në veting, por ende nuk janë zhvilluar sean-cat dëgjimore. Nëse ata e kalojnë

vetingun, do të duhet kohë dhe për zbardhjen e vendimit. Por përveç kësaj, problem mbetet ngritja e KED. Presidenti ka deklaruar se shortin do e autorizojë në dhjetor. Nëse ndodh kjo, në dhjetor do ndry-shohen të 9 anëtarët dhe emrat e rinj do të duhet të futen në veting. Vetin-gu do të dojë disa muaj dhe kjo do të thotë se Inspektori i Drejtësisë nuk do ngrihet lehtë. Paralelisht me këtë gjyqtarët dhe prokurorët do jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan.

Kliti TOPALLI

Gjyqtarët dhe prokurorët në vend prej dy vitesh janë jashtë kontrollit. Për shkak të vonesave që

kanë ardhur nga reforma në drejtë-si, sot njerëzit e sistemit gjyqësor nuk marrin asnjë përgjegjësi për vendimet që marrin dhe shkeljet që bëjnë. Në vitin 2016 u miratua ligji për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë, ku përcakto-het ngritja e KLGJ, KLP dhe Ins-pektorit të Lartë të Drejtësisë. Por këto organe nuk po ngrihen dot dhe kanë futur në kaos gjithë sistemin e drejtësisë. Por nga përplasja e dy ditëve më parë te Prokuroria e Krimeve të Rënda, doli në dritë dhe një element tjetër, ku prokurorët dhe gjyqtarët momentalisht janë të paprekshëm. 10 emrat për të cilët nisi procedimi disiplinor reaguan fuqishëm me argumentin se Arta Marku ka shkelur ligjin. E vërteta është se prej dy vitesh njerëzit e drejtësisë nuk kontrollohen dot dhe për më tepër nuk merren dot masa disiplinore. Para vitit 2016 ishte Ministria e Drejtësisë, Inspektorati i KLD dhe Drejtoria e Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme që kryenin inspektime në prokurori e gjykata për të zbuluar shkelje dhe më pas merreshin masa disiplinore. Por në ligjin për organet e drejtësisë, këto detyra i kanë kaluar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Ky organ do merret vetëm me inspektimet dhe atje ku ka shkelje, propozon masa disiplinore. Mirëpo ky Inspektorat nuk po ngrihet për shkak të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Ky organ ka mbetur me 4 anëtarë, pasi 5 kanë ngelur në veting. Por presidenti nuk hedh shortin për vendet vakante dhe KED nuk merr dot vendim. Sipas ligjit, është ai që i propozon Kuven-dit Inspektorin e Drejtësisë. Gazeta ka mësuar nga KLD, Prokuroria e Përgjithshme dhe nga Ministria e Drejtësisë se që kur ka hyrë në fuqi ligji, janë pezulluar inspektimet. Kjo pasi ligji ngarkon vetëm inspektorin dhe jo organet e tjera.

Kaosi në drejtësiNëse bëhet një kërkim i thjeshtë

Vonesat me reformën kanë nxjerrë nga kontrolli njerëzit e drejtësisë

Prokurorët dhe gjyqtarët jashtë kontrollit, inspektimet në drejtësi të pezulluara prej dy vitesh, askush nuk ndëshkohet për aferat

Kompetencat e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë

a) përfaqëson Zyrën e Inspektorit në marrëdhëniet me të tretët;

b) siguron bashkëpunimin e Zyrës së Inspektorit me organet e tjera publike dhe subjektet private në ushtrim të funksioneve të tij;

c) nxjerr urdhra të përgjithshëm me natyrë administrative ose procedurale për mbarëvajt-jen dhe metodën e punës, për koordinimin e punës midis inspektorëve, ose midis tyre dhe organeve të tjera publike, për garantimin e kuptimit dhe zbatimit uniform të ligjit në lidhje me verifikimin e anke-save, hetimin e shkeljeve dhe inspektimin, për garantimin e zbatimit të rregullave etike e profesionale nga inspektorët dhe personeli administrativ dhe për çdo çështje tjetër me natyrë të përgjithshme, pasi merr mendimin e mbledhjes së inspektorëve;

ç) nxjerr udhëzime jodetyruese në lidhje me çështje konkrete të trajtuara nga inspektorët;

d) jo më pak se një herë në vit raporton në Kuvend për punën e Zyrës së Inspektorit në vitin pararendës;

dh) miraton planin vjetor të inspek-timeve institucionale e tematike;

e) përcakton kriteret për kualifi-kimet dhe kërkesat e tjera për pozicionin e inspektorëve dhe të personelit administrativ, në përputhje me këtë ligj, ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin “Për nëpunësin civil”;

ë) mbikëqyr dhe udhëheq metod-ologjikisht punën e inspek-torëve;

f) heton shkeljet disiplinore të inspektorëve;

g) thërret dhe drejton Mbledhjen e Përgjithshme të inspektorëve;

gj) thërret dhe drejton mbledhjet e Komitetit të Emërimeve dhe të Vlerësimit të Inspektorëve;

h) mbikëqyr dhe drejton adminis-tratën e Zyrës së Inspektorit.

në faqet zyrtare të institucioneve respektive, rezulton se Këshilli i Lartë i Drejtësisë, inspektimet e fundit i ka bërë për vitin 2015. Po ashtu dhe Ministria e Drejtësisë ka raportuar në Kuvend për këtë çështje po prej vitit 2015. Përveç inspektimeve, ajo që e ka futur ka kaos drejtësinë është se prokurorët dhe gjyqtarët janë të paprekshëm. Me ligjin aktual ata nuk mund të procedohen për masë disiplinore, nuk mund të shkarkohen dhe nuk

Page 8: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

8 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rigels SELIMAN

Partia Socialiste ka ndezur mo-torët për zgjedhjet vendore të vitit tjetër. Edhe pse na ndajnë 9 muaj nga qershori

2019, koordinatorët e PS në 12 qarqet e vendit kanë zbritur në terren për të karikuar bazën socialiste. Por ajo që bie në sy është se jo të gjithë janë të kënaqur apo mirëpritur në zonat e tyre. Gjatë ditëve të fundit, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Social-iste, Taulant Balla ka qenë në qarkun e Kukësit, ku ka zhvilluar takime në disa zona, ku në fokus ka qenë riorganizimi i partisë në kuadër të zgjedhjeve administrative. Mirëpo, ajo që bie në sy gjatë këtyre takimeve, të cilët janë pasqyruar edhe nga vetë Balla në rrjetet sociale, ka të bëjë me faktin se në krah të numrit dy të Partisë Socialiste është shfaqur Safet Gjici dhe jo Mimi Kodheli, e cila zyrtarisht është koordinatore për qarkun Kukës. Kjo tregon se tanimë është Gjici koordinator i qarkut Kukës dhe jo Kodheli, për të cilën pak kohë më parë vetë baza socialiste e këtij qarku i kërkonte përmes një letre kryeministrit Edi Rama që të mos e largonte si të deleguar të partisë. Më konkretisht, socialistët kërkuan që Mimi Kodheli të vazhdonte të ishte delegate e kësaj zone, pasi sipas tyre, ajo është deputete që i përfaqëson. Ndërsa emërimin e Safet Gjicit e kanë cilësuar si të papranueshëm. Madje, socialistët shkuan përtej teksa kanë hedhur akuza dhe për interesa ekonomike me lëvizjet e fundit në dre-jtimin e degëve të Partisë Socialiste, sa i takon qarkut Kukës. Megjithatë, kjo është njëra anë e asaj që shihet, pasi gazeta ka mësuar se këto ndry-shime në këtë qark kanë ardhur si rezultat i sherrit që deputetë të zonës kanë me njëri-tjetrin. Thënë më troç, përplasjet mes deputetëve të zonës, kanë bërë që PS të vihet në lëvizje duke i zëvendësuar, pasi ashtu siç e ka edhe në programin dhe sloganin e saj “E gjithë vëmendja për ju”, Partia Socialiste të parët ka qytetarët.

Ndryshime në qarkun LezhëPor ndryshime në nivel koordina-

torësh në rang qarku nuk ka vetëm në Kukës, pasi duket se efekti domino ka zbritur edhe në qarkun e Lezhës.

se në qarkun Lezhë mungon Lindita Nikolla. Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla është zyrtarisht koordinator-ja e Partisë Socialiste për këtë qark, por duket se ajo është zëvendësuar në këtë post nga deputeti i zonës Pjerin Ndreu. Si duket ashtu si edhe në Kukës, ku Gjici zëvendësoi Kod-helin, edhe në Lezhë Ndreu duket se ka zëvendësuar Nikollën. Pra, edhe për këtë qark një ndër arsyet se përse ka ndodhur kjo rokadë ka të

bëjë me mosmarrëveshjet që depu-tetët të zonës kanë me njëri-tjetrin. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se ç’farë do të ndodhë më konkretisht dhe se çfarë do të prodhojnë këto ndryshime. Por teksa kanë nisur përplasjet, Rama ka filluar monitorimin e degëve. Është kreu i grupit Taulant Balla, ai që ka nisur tur takimesh në të gjitha zonat për të parë situatën. Dy ditët e fundit ka qenë në Kukës dhe Shkodër.

Monitorimi online i bizneseve, PD akuza qeverisë për abuzim me tenderin prej 15 mln eurosh, reagon Ahmetaj

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë përplasur ditën e djeshme në distancë, sa i takon situatës ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Fillimisht, ka qenë PD e cila ka hedhur akuza në adresë të qeverisë. Nga selia blu, dje dy deputetët e Partisë Demokratike, Jorida Tab-aku dhe Endri Hasa akuzuan qeverinë ‘Rama’ lidhur me tenderin për monitorimin online të bizneseve. Sipas PD-së, qeveria bëri disa kritere ekskluzive që të fitonte kompania e paracaktuar në sistemin e taksave. Madje, gjatë fjalës së saj deputetja Tabaku tha se kjo garë ishte farsë me qëllimin e vetëm që kompania të përmbushte

kriteret. “Qeveria e Ramës ka hapur një tender prej 15 milionë eurosh për monitorimin e sis-temit të tatimeve, që përfshin një gamë të gjerë elementësh, duke përfshirë edhe koncesionin e TVSH-së. Ky është një sistem pothuajse iden-tik me atë monitorimit të pikave të basteve, i kontrolluar nga ortakët e Olsi Ramës. Kriteret e tenderit janë përcaktuar që atë ta fitojë vetëm një kompani, të cilës i janë dhënë të drejta ekskluzive që të bëjë propozime ligjore për të ndryshuar ligjin e tatimeve. Në këtë mënyrë I hapet rruga nga njëra fitimit të kompanisë së paracaktuar nga Edi Rama, nga ana tjetër,

biznesit që vepron në Shqipëri i shkaktohet një dëm kolosal. Hapja e garës farsë, ku kriteret janë vendosur në mënyrë të tillë që ta fitojë vetëm një kompani e paracaktuar nga qeveria, ngjajnë me rastin e ligjit antikushtetues “Rama-Fusha”. Edhe atje gara do të jetë farsë, sepse askush nuk përmbush kriteret e tenderit korruptiv”, deklaroi Tabaku. Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ahmetaj përgënjeshtroi deputetët e PD, duke u shprehur se nuk do të ketë kosto shtesë për sistemin. “Jam i habitur me zonjën Tabaku

dhe bashkëpunëtorin X të saj, që sot dolën në një duet përçartjeje publike për sistemin e ri të moni-torimit të transaksioneve të biznesit. Përtej gjithë ç'kanë thënë, për turpin e tyre, dua të nënvizoj: Sistemi nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për biznesin. Përkundrazi, do të ulë kostot e rënda të sistemit aktual që kemi trashëguar nga koha kur partia e zonjës Tabaku dhe bashkëpunëtorit X të saj, imponoi kasa me kosto të paktën 300 euro vetëm për instalimin dhe që e kanë mirëm-bajtjen më të shtrenjtë se të veturave, por që sidoqoftë nuk do të jetë aspak kusht që të dalin nga funksioni”, shkruan Ahmetaj.

Balla: Ja çfarë diskutuam me strukturat e PS Kukës

Nisin përplasjet në PS, Gjici zëvendëson Kodhelin në Kukës, Ndreu sposton Nikollën

në Lezhë, Rama vë në monitorim degëtAsambleja e OKB, Presidenti Ilir Meta niset drejt SHBA

Presidenti Ilir Meta, është nisur dje drejt Shteteve të Bashkuara të Amer-ikës për të marrë pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju-Jork. Kryetarët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në këtë veprimtari të rëndësishme e të përvitshme botërore do të diskutojnë rreth çështjeve dhe problemeve të ndryshme që kanë lidhje me paqen dhe sigurinë globale, të dre-jtat e njeriut dhe kontributit e përgjegjë-sive kolektive të OKB-së në ndërtimin e shoqërive paqësore dhe të drejta. Kreu i shtetit shqiptar do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 73-të, duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjatë vizitës zyrtare në Nju-Jork, Presidenti i Repub-likës do të zhvillojë takime dypalëshe më homologë të ndryshëm, me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane edhe me përfaqësues e anëtarë të shumtë të bashkësisë shqiptaro-amerikane që jetojnë në SHBA.

Zgjedhjet vendore, Duka: PS do blejë votat në Durrës

Kryetari i Partisë Agrare Ambi-entaliste, Agron Duka ka komentuar ditën e djeshme zhvillimet politike në vend. Gjatë një prononcimi për mediat, teksa u ndal tek zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen në qershor të 2019, Duka deklaroi se Partia Socialiste ka shumë lekë dhe do t’i përdorë për të fituar këtë zgjedhje në Durrës, madje në gjithë Shqipërinë. “Personalisht asnjëherë nuk pretendoj që të bëhem anëtar kabineti. Rëndësi ka që qeveria të bjerë së bashku me këtë ngrehinë që ka krijuar. Shumë njerëz më kanë pyetur në Durrës nëse do kandidoj për bashkinë. Unë nuk e kam marrë në konsideratë as që ta mendoj këtë. Jo vetëm unë, por shumë njerëz të tjerë, dhe nuk e di se kush do të dali kandidat atje. Pse? Me kë të konkurrosh? Lekë pa hesap, riciklim parash. Bëhen pallate në Durrës dhe i ndërtojnë këta… Sot nuk mund t’i quash dot as kriminelë se janë biznesmenë. Kanë marrë tenderat dhe kanë lekë më shumë se ne. Unë nuk mund t’i përballoj ata”, deklaroi Duka.

Në kuadër të riorganizimit të Partisë Socialiste sa i takon përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 2019, edhe në qarkun e Lezhës kanë nisur takimet intensive, ku shumë deputet, krerë degësh kanë zhvilluar takime me qytetarët. Mirëpo, ajo që bie në sy në statuset e ndryshme që deputetët, madje edhe vetë kryetari i grupit par-lamentar të Parisë Socialiste, Taulant Balla që kanë vendosur, me qëllim pasqyrimi i aktiviteteve të tyre, është

KREU I GRUPIT TË PS ZBARDH DETAJE NGA TAKIMI NË KUKËS“Vijuam dje me Asambletë e PS në Shkodër dhe

Kukës. Partia Socialiste është e hapur për këdo që dëshiron të kontribuojë për Shqipërinë Europiane që Duam. PS është forca më progresiste politike e vendit, e cila gjatë gjithë historisë së saj është udhëhequr nga filozofia e vetëpërsosjes së pandalshme nëpërmjet hapjes ndaj të resë, modernizimit të strukturave dhe dinamizmit të forumeve në të gjitha nivelet, e harmonizuar kjo me

forcimin e demokracisë së brendshme. Mirënjohje pop-ullit të Kukësit për mirëkuptimin e qytetarinë, por edhe ndjesë për shqetësimin e krijuar, që tashmë ka marrë zgjidhjen e duhur me një tarifë të veçantë për banorët e qarkut. Rishpreha angazhimin tonë që çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim për një rrugë të plotë të standardeve më të mira”, deklaroi dje kreu i grupit të PS, Taulant Balla në rrjetet sociale.

BALLA: ZGJEDHJET 2019, PS ALEANCË VETËM ME QYTETARËTSekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste,

Taulant Balla gjatë fjalë së tij para Asamblesë Social-iste deklaroi se në zgjedhjet lokale të vitit 2019, PS do të ketë aleancë vetëm me qytetarët e zakonshëm të vendit, ndërsa theksoi se tanimë fushata për këto zgjedhje ka nisur. “Sot jemi 250 ditë larg zgjedhjeve vendore të 2019 dhe fillojmë sezonin politik me anë

të kësaj Asambleje Kombëtare. Duam të garojmë si kandidatë fitues në të gjitha prej 61 bashkive të vendit. Në zgjedhjet vendore 2019 ne do të kemi një aleat, qytetarët e zakonshëm të këtij vendi dhe përballë do të kemi një aleancë politikanësh që Shqipërinë e duan për interesat e tyre”, deklaroi pak ditë më parë deputeti i PS, Taulant Balla.

Page 9: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

GAZETA SOT E Diel 23 Shtator 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

4problematikat në kopshtet e Tiranës

1. Skandale me kopshtet në Tiranë2. Prindërit e fëmijëve duhet të blejnë nga sapunët te

letrat higjienike3. Grupet në kopshte me 40 fëmijë 4. Në kopshtet te Tiranës mungesë kushtesh dhe mjetesh

mësimore

Prej disa ditësh gaze-ta ka nxjerrë fakte

sesi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka abuzuar me ten-derat apo dhe me

punësimet. Por abuz-imet e Veliajt duket se nuk ndalen me

kaq. Lista e skanda-leve të kryebashki-akut, është shtrirë

dhe tek kopshtet, të cilat janë në varësi të bashkisë. Gazeta pas

disa denoncimeve

Endri ARIZI

Abuzimet e Bashkisë së Tiranës me fondet duket se nuk kanë fund. Prej disa ditësh gazeta ka

nxjerrë fakte sesi kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka abuzuar me tenderat apo dhe me punësimet. Por abuzimet e Veliajt duket se nuk ndalen me kaq. Lista e skandaleve të kryebashkiakut është shtrirë dhe tek kopshtet, të cilat janë në varësi të bashkisë. Gazeta pas disa denoncimeve të bëra nga qytetarë të ndryshëm në lidhje me situatën e paprecedentë që po ndodh në kopshte, kreu një investigim nga ku identifikoi një sërë abuzimesh të kryera nga Bashkia e Tiranës. Gazeta mësoi se tek të gjithë prindërit e fëmijëve, edukatoret kishin shpërndarë një listë me të gjitha materiale dhe sendet që duhet të dorëzoheshin në kopësht. Në listën e siguruar nga gazeta, u kërkohet prindërve që ata të blejnë ngjyra druri dhe uji, letra A4, lapsa, gërshërë, kartona me ngjyrë, ngjitësa tubë, goma, prerëse për lapsat, fletore shkrimi si dhe letre të lagur. Por krahas këtyre send-eve, që prindërit duhet të paguajnë ekstra për faktin se nuk plotësohen nga kopshti ndonëse ata e pagua-jnë një tarifë për fëmijët e tyre që varion nga 30.000 lekë të vjetra e lart, abstrakti më i madh është se atyre u është kërkuar gjithashtu që të depozitojnë pranë kopshteve edhe letrën higjienike. Madje, skandali shkon më tej, pasi në listë prindërve u kërkohet që të dorëzo-jnë edhe përparëse, shapka, sapun lëng, pesë pako me kartopeceta, pe-shqir, si dhe nga një ilaç xhamash. Pra edhe pse qytetarët paguajnë për kopshtet, pasi në çdo faturë uji është një taksë që shkon enkas për kopshtet sepse ato janë në varësi të Bashkisë dhe jo Ministrisë së Ar-simit, kushtet janë skandaloze, pasi prindërit detyrohen që t’i blejnë vetë gjërat për fëmijët. Por pikërisht ky detaj ngre dhe pyetjen se ku shkojnë gjithë këto lekë që Bashkia mbledh nga qytetarët për enkas për kopshtet? Kjo për faktin se në kopshte ndryshe nga sa deklarohet nga Bashkia, nuk plotësohen as kushtet më minimale për fëmijët. Duke detyruar kështu prindërit që të paguajnë trefish për fëmijët,

PD akuza kryebashkiakut Veliaj: Po u hedh hi syve qytetarëve, po betonizon çdo zonë, parkingjet nëntokësore po bëhen për kulla

Partia Demokratike ka akuzuar dje krye-bashkiakun Erion Veliaj se po betonizon çdo cep të Tiranës. Në një reagim në “Facebook”, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e deklaroi se kryebashkiaku Erion Veliaj po përpiqet t’u hedh hi syve qytetarëve. Sipas Zhupës, Veliaj quan të keqshfytëzuar çdo hapë-sirë publike që ka kënd lojërash prandaj ka nisur betonizimin. Zhupa duke u ndalur tek parkingu nëntokësor që po ndërtohet tek Rruga e Elbasan-

it, u shpreh se parkingu po bëhet për kullat sipër që do të ndërtohen. “Kur tenton edhe Erioni Beto-ni t’ju hedhi hi syve qytetareve!!! E quan hapësirë të keqshfytëzuar, ngaqë kishte kënd lojërash me peme, gjelbërim, me lojërat me ujë ndërsa ky po e bën në sukses me kulla. Po ashtu nga ana tjetër kishte parkim publik po pa kullë sipër. Parkimi nëntokësor bëhet për kullat sipër, që të kenë ku të parkojnë ata që do marrin shtëpitë, edhe zyrat aty. Të gjitha këto që thotë do i kemi, i kishim në

hapësirën që ishte aty. Po i prishi që të ndërtoj kullat sipër, edhe të gjitha këto të kalojnë nën-tokësore në shërbim të kullave mbitokësore”, u shpreh zëdhënësja e PD, Ina Zhupa. Më tej, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se Veliaj po inauguron çdo parking me taksat e qytetarëve. Sakaq, Zhupa tha se ditët në vijim Partia Demokratike do të publikojë fakte si përherë që do të tregojnë planin e Veliajt për ndërtimin e kullave. Tani se kuptoj pse e inaguron

parkimin e kullave ky kryebashkiaku i betonit? Apo e paguajmë ne me taksat tona parkingun e kullës private? Se aty është dhënë leje ndërtimi që e shikoni më poshtë, bashkë me foton e asaj që do jetë ndërtimi i kullës. Nesër avazi i betonizimit përsëri... me fakte si përherë”, deklaroi Ina Zhu-pa. Kujtojmë këtu se PD, karshi kryebashkiakut pak ditë më parë bëri dhe një padi penale për faktin se kishte blerë 6500 euro një pishë ndër-kohë që më pas i kishte prerë.

Kopshtet në kushte skandaloze, mungojnë mjetet mësimore

Skandal me kopshtet në Tiranë, prindërit e fëmijëve duhet të blejnë nga sapunët dhe pastruesit e xhamave, te letrat higjienike, ku i çon paratë e taksave Veliaj?

Boçi: Qeveria po ushtron dhunë verbale

ndaj gazetarëve Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka

deklaruar dje se pushteti po kërcënon gazetarët. Në një reagim në “Face-book”, Boçi akuzoi qeverinë se po ushtron dhunë verbale ndaj gaze-tarëve. Sipas Boçit, dy gazetarë janë kërcënuar dje nga një biznesmen dhe policia nuk ka ndërmarrë asnjë vep-rim. “Liri krimit! Vdekje gazetarëve! Kjo është motoja e re e pushtetit, që përdoret si AS-i nën mëngë dhe që i mban ende në karrige. Dhuna verbale live e Kryeministrit ndaj gazetarëve “të pabindur” amplifikohet në kërcënime të drejtpërdrejta jete ndaj gazetarëve, nga “xhigitët” e tij. Kjo ka ndodhur dhe sot si në shumë raste të tjera kohëve të fundit. Në Librazhd, biçim-biznes-meni Lulzim Hazballa, që fiton të gjitha tenderat në zonën e Librazhdit me mbështetje politiko-klienteliste, kërcënon me vrasje, gazetarët e ABC neës, Agim Blloshmi dhe Ediola Terziu, se këta po “fusin hundët” në tenderat e tij. I pranishëm në vendngjarje ka qenë dhe një oficer policie, i cili nuk pranoi të ndërhynte”, tha ai.

Nisin punimet për rikonstruktimin e

shkollës në KukësKanë nisur punimet për rikon-

struksionin e shkollës së mesme “Qazim Shehu” në fshatin Shtiqën të Kukësit. Rikonstruksioni përfshin ndërhyrje tërësore në mure, dysheme, tavane, tualete, rrjetin elektrik dhe atë të ngrohje. Punimet do të përfundojnë brenda katër muajve. Kryebashki-aku i Kukësit nuk është pajtuar me nismën e Ministrisë së Arsimit për mbylljen e disa shkollave. Ai tha se ky vendim duhej diskutuar me komu-nitetin dhe pushtetin vendor. “Të ndër-tojmë sa më shumë shkolla, se kullat ka kush i ndërton. TË mbyllen sa më pak shkolla, sepse dhe në shkresën që i kemi drejtuar drejtorisë arsimore, dhe shkresën që i kemi drejtuar ministrisë së Arsimit akoma pushteti vendor, njësitë vendore nuk kanë një studim se pse mbyllen shkollat. Nuk informohet njësia vendore, thjesht del një rregull, do mbyllet kjo shkollë e kjo shkollë”, thotë ai. Investimi për restaurimin e shkollës është bashkë-financim i Bashkisë se Kukësit me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve.

1. Përparëse të bardhë me emrin e fëmijës 2. Çantë ku të ketë brenda: pecetë prej cope, faso-

letë, 1 bidon të vogël me ujë dhe ushqimore fëmijës3. Një Pako me ngjyra druri të trasha 4. Një pako me ngjyra uji “Color Max” 5. Pesë lapsa të zinj druri 6. Një pako letra me ngjyra 7. Gjysmë pako format letër A4 8. Një karton me ngjyrë 9. Një palë gërshërë 10. Një dosje për punime 11. Tre ngjitëse tubet të trasha 12. Tre pako plastelinë

13. Një pako petëza matematikore 14. Dy goma + 2 mprehësa për lapsa 15. Një pako letër të lagur16. Një fletore shkrimi dhe një matematike 17. Një libër me përralla për fëmijë 18. Një libër me ngjyrosje 19. Një palë shapka 20. Një pako letër higjienike 21. Pesë pako kartopeceta 22. Një sapun lëng 23. Një peshqir 24. Një ilaç xhamash

LISTA E MJETEVE MËSIMORE QË U ËSHTË KËRKUAR PRINDËRVE

njësoj si në kopshtet private. Në kopshte kushte skandaloze

Por krahas skandaleve të sipërcituara, organizmi në kopshtet e kryeqytetit është në kolaps total. Nga monitorimi i kryer nga gazeta, rezultoi se numri i fëmijëve në një grup arrinte deri në 40 veta. Duke e kthyer kështu në një situatë të paprecedentë pjesën mësimore në kopshte. Madje, veç kësaj një prob-lem tjetër që u evidentua në kop-shte, ishte dhe mungesa e lodrave për fëmijët. Detaj ky që i bënte kopshtet të dukeshin më shumë si institucione disiplinore sesa si am-biente formuese për fëmijët. Madje, në mungesë të lodrave, shumë prindër detyroheshin të çonin

pranë kopshteve lodra të vjetra të cilat i kishin në shtëpi për të luajtur fëmijët. Ndërkohë krahas këtyre problematikave, çështja që ngre më shumë pikëpyetje është se si e shpenzon kryebashkiaku taksën që mbledh nga qytetarët për kopshtet?

Kjo për faktin se situata është tepër alarmante, pasi nëse dërgon fëmijën në kopshtet shtetërore do të duhet të paguash vetë të gjitha shpenzimet. Ndërsa taksa që mblidhet ende nuk dihet se ku shpenzohet nga krye-bashkiaku Erion Veliaj.

Page 10: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

10 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Endri ARIZI

Ngërçet në reformën në drejtësi duket se nuk kanë fund. Edhe pse Gjykata e Lartë plotësoi listën e

kandidatëve të KLGJ, pas shpalljes së garës për herë të dytë për kandi-datin nga Apeli i Rretheve, ngritja e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të vijojë të shtyhet në kohë. Shkak për këtë shtyrje janë bërë ankimi-met e depozituara pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas mbylljes së fazës së parë të procesit të verifikim-it, shumë gjyqtarë dhe prokurorë, njëherësh kandidatë për KLGJ dhe KLP, iu drejtuan Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të rrëzuar vendimet e dhëna nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por krahas gjyqtarëve dhe prokurorëve, Koleg-jit iu drejtua dhe Komisioneri Publik, i cili ankimoi disa vendime të KPK, i nxitur këtu edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Si pasojë e këtyre ankimimeve, pranë Kolegjit janë regjistruar deri më tani 15 ankimime, nga të cilat janë shqyr-tuar vetëm një pjesë e vogël e tyre. Por mos shqyrtimi i ankimimeve të bëra nga këto subjekte ka bërë që të shtyhet ngritja e KLGJ, pasi KLP vijon të mos e ketë të plotësuar listën e kandidatëve pasi mungon prokurori nga Apeli i Tiranës. Kjo për faktin se mund të ndodhë që dikush prej këtyre subjekteve që janë kandidatë për KLGJ dhe KLP, ndonëse janë skualifikuar nga KPK, mund të konfirmohen sërisht në detyrë nga ana e KPA dhe të rifuten në garë. Një gjë të tillë e ka pohuar edhe kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Në një reagim të dhënë për mediat, Manja u shpreh se KLP dhe KLGJ do të ngrihen menjëherë pasi KPA të ketë shqyrtuar të gjitha ankimimet e depozituara. “Shumë shpejt do të ngrihen organet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP. KPA është duke shqyrtuar ankimimet që kanë bërë kandidatët për në KLGJ dhe KLP, si dhe ankimimiet që ka bërë Komisioneri Publik ndaj atyre kandidatëve që kanë kaluar shkallën e parë të vetingut”, tha Manja. Por një detaj i tillë, ka treguar

deri më tani 7 ankimime pranë KPA, ndërkohë që pritet të bëjë dhe 3 ankmimie të tjera pas kërk-esës së bërë nga ONM. Por teksa Komisioneri Publik është në pritje të vendimeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vijon me vonesat në zbardhje. Pas “bumit” të çështjeve që shqyrtoi gjatë muajit korrik, KPK akoma nuk ka mundur dot të zbard-hë të gjitha vendimet. Vendime mes të cilave, është dhe ai i Zaganjorit, Osmanit dhe Artur Maljat, për të cilat i është kërkuar Komisionerit Publik nga ana e ONM që t’i anki-mojë pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Por mos zbardhja e këtyre vendimeve, shtyn në kohë ngritjen e KLGJ dhe KLP. Pasi do të duhet që vetëm në momentin kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit të shqyrtojë të gjitha çështjet, do të mbahet mbledhja e përgjithshme

e gjyqtarëve të të gjitha niveleve, të cilët do të zgjedhin 6 anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor që do fillojnë punën së bashku me 5 anëtarët e përzgjedhur nga Kuven-di. Pra çdo vonesë e KPK në zbardh-jen e vendimeve do të shtyjë akoma më shumë ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Shtyhet SPAK Shtyrja në kohë e KLGJ dhe KLP,

shtyn dhe ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe BKH. Sipas ligjit, SPAK dhe BKH ngrihen dy muaj pas ngritjes së KLGJ dhe KLP. Por mos zbardhja e vendimeve nga ana e KPK si dhe mos shqyrtimi i të gjitha animimeve nga ana e KPA, ka ndikuar që krahas KLGJ dhe KLP të shtyhet edhe SPAK. Kjo gjë do të thotë se lufta ndaj korrupsionit dhe zyrtarëve të lartë do vijojë të shtyhet edhe për pak kohë.

Bllokimi i ligjit për Shkollën e Magjistraturës, Sadushi: Politika ta votojë sa më shpejt, rrezikojmë të mos diplomojmë asnjë magjistrat

Shkolla e Magjistraturës nuk do të diplomojë asnjë magjistrat në vitin 2021. Kjo për shkak se ligjvënësit kanë dështuar të miratojnë draft-ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që i hap rrugën Shkollës së Magjistraturës për të marrë 50 magjistratë të rinj. Mospjesëmarrja e opozitës në Parlament i ka ulur ndjeshëm shanset në zero që ky ligj të miratohet, ndonëse mazhoranca ka bërë thirrje të vazhdueshme për miratimin e këtij projek-tligji. Ndërkohë sipas drejtorit të Shkollës së Mag-jistraturës, Sokol Sadushi, kjo situatë cenon rëndë sistemin e drejtësisë. Në një reagim të dhënë për një media tjetër Sokol Sadushi, u shpreh se në kushtet kur KLGJ dhe KLP nuk janë ngritur, mosmiratimi

i draft-ligjit që ndodhet përpara ligjvënësve do t’i japë efektet në vitin 2021, kur të mos diplomohet asnjë magjistrat. “Mospranimi i ndryshimit të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i hap rrugë Shkollës së Magjistraturës të pranojë 50 kandidatë, i jep efektet në 2021 sepse në këtë vit do të kemi nevojë për magjistratë të rinj, por shkolla nuk do të nxjerrë asnjë, pasi shkolla nuk do të marrë 50 kandidatët e rinj në 2018-n. Them në 2021-shin sepse shkolla është tre vjet dhe nevojat e sistemit të drejtësisë do të jenë shumë të mëdha, ndërkohë që do të kemi 50 magjistratë mangët”, deklaroi Sadushi. Sipas Sadushit, këtë vit Shkolla e Magjistraturës do të marrë 10 magjistratë, por

ata janë këshilltarë ligjorë dhe kanë program të veçantë dyvjeçar dhe jo trevjeçar. Por megjithatë, sipas Sadushit, ky numër është shumë i ulët.“Numri 10 i këtyre kandidatëve për magjistratë që janë këshilltarë ligjorë është shumë i ulët në krahasim me nevojat që ka sistemi”, tha kreu i Shkollës së Magjistraturës. Më tej, Sadushi duke u ndalur tek kjo situatë i bëri thirrje sërish politikës që, nëse gjen konsensusin, ta miratojë sa më shpejt projektligjin pasi ka ende dhe pak kohë që të marrë 50 magjis-tratë të rinj, të cilët mund të fillojnë shkollën në nëntor dhe jo tetor. “Shkolla i ka ende mundësitë që të zhvillojë konkursin dhe të marrë 50 mag-jistratë të rinj, nëse Parlamenti e miraton ligjin.

Kandidatët mund të fillojnë shkollën në nëntor dhe jo në tetor. Por mesa duket Parlamenti nuk e ka në axhendën e tij dhe mesa duket shkolla nuk do të marrë dot 50 kandidatët e rinj. Meqenëse prej dy viteve KLD dhe Kryeprokurorja e ka bërë këtë detyrë deri tani, duhet ta bëjnë edhe për vitin 2018 meqenëse nuk është ngritur KLGJ dhe KLP. Propozimi i deputetëve është propozim korrekt dhe unë mendoj se është zgjidhja e vetme”, tha Sadushi. Ndërkohë sa i takon çështjes së përjash-timit nga sistemi të gjyqtarëve dhe prokurorëve që japin mësim në Shkollën e Magjistraturës, Sadushi u shpreh se deri tani janë përjashtuar 4, por që kjo gjë nuk përbën shqetësim.

Ulsi Manja: KPA është duke shqyrtuar ankimimet

Dalin të tjera ngërçe me reformën në drejtësi, për ngritjen e KLGJ dhe KLP pritet vendimi i Apelit për të skualifikuarit, KPK vijon vonesat me vendimet

Arrestimi i bandës “Bajri”, Paloka akuza

Ditmir Bushatit Nënkryetari i PD, Edi Paloka

ka ngritur dje një konspiracion pas publikimit të detajeve nga operacio-ni i “Forcës së ligjit” ku u godit grupi kriminal i Safet Bajrit dhe u arrestuan 11 persona. Në një status në “Face-book” Paloka nënvizon deklaratën e policisë për përgjimet dhe pyet nëse në ndonjë përgjim ka dalë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Nënkryetari i PD vë në dyshim edhe përgjimet e tjera. “Paska dalë Drejtori i Policisë, i emëruari i Agron Xhafajt, për të deklaruar suksesin e policisë në ar-restimin e Bajrajve. ‘Kemi 6 muaj që i përgjojmë’- thuhet në deklaratë. Një pyetje kam për ata që paskan përg-juar; a ju ka dalë në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bërë me përgjimet e tjera…?”, deklaroi Paloka. Ndërkohë më vonë me një status të dytë Paloka pas reagimit të ministrit Bushati, i kërkoi këtij të fundit që të tregojë se çfarë e lidhte me bandën e “Bajrit”.

Akuzat e PD për lidhjet me ‘Bajrit’,

reagon ministri BushatiOperacioni i Task-Forcës Speciale

“Oaz”, në kuadër të “Forcës së Ligjit”, ku u arrestuan 11 anëtarë të grupit kriminal “Bajri” në Shkodër, është përshëndetur dje nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Përmes një postimi në ‘Twitter’ Bushati teksa përshëndeti aksionin, iu kundërpërgjigj edhe akuzave të opozitës, për pretendimet se ai ka lidh-je me bandën ‘Bajrit’. Sipas Bushatit gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë konfirmojnë sukse-sin e suksesin. “Sot është një ditë e mirë për Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin. Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminali-zuar kundërshtarin, konfirmojnë suk-sesin e sotëm. Gjithë Vëmendja Shkod-ranëve”, u shpreh ministri Bushati. Më herët, opozita ka ngritur akuza për liri veprimi të bandave kriminale që sipas saj, po terrorizonin Shkodrën.

qartë se ngritja e KLGJ do të vijojë të jetë peng i vendimeve të KPA, duke shtyrë për një kohë të pacaktuar ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

KPK vijon vonesat me vendimet Komisioneri Publik ka bërë

KREU I GRUPIT TË PS ZBARDH DETAJE NGA TAKIMI NË KUKËS“Vijuam dje me Asambletë e PS në Shkodër dhe

Kukës. Partia Socialiste është e hapur për këdo që dëshiron të kontribuojë për Shqipërinë Europiane që Duam. PS është forca më progresiste politike e vendit, e cila gjatë gjithë historisë së saj është udhëhequr nga filozofia e vetëpërsosjes së pandalshme nëpërmjet hapjes ndaj të resë, modernizimit të strukturave dhe dinamizmit të forumeve në të gjitha nivelet, e harmonizuar kjo me

forcimin e demokracisë së brendshme. Mirënjohje pop-ullit të Kukësit për mirëkuptimin e qytetarinë, por edhe ndjesë për shqetësimin e krijuar, që tashmë ka marrë zgjidhjen e duhur me një tarifë të veçantë për banorët e qarkut. Rishpreha angazhimin tonë që çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim për një rrugë të plotë të standardeve më të mira”, deklaroi dje kreu i grupit të PS, Taulant Balla në rrjetet sociale.

1. Fatos Lulo2. Besim Trezhnjeva3. Besa Nikëhasani4. Fatmir Hoxha5. Altina Xhoxhaj6. Edmond Islamaj7. Bashkim Dedja8. Luan Kaloçi9. Gentian Trenova10. Alma Brati11. Astrit Faqolli12. Artan Lazaj13. Tom Ndreca14. Antoneta Sevdari15. Gentian Medja

1. Medi Bici2. Ilir Toska3. Nertina Kosova4. Luan Dervishi5. Brikena Ukperaj6. Alma Brati7. Astrit Faqolli8. Brunilda Kadi9. Manjola Xhaxho10. Marçela Shehu11. Dritan Hallunaj

15 ANKIMIMET PRANË KPA

11 KANDIDATËT PËR KLGJ

Page 11: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

GAZETA SOT E Diel 23 Shtator 2018 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Blendi Klosi: Makinat e patarguara, 5 muaj afat që të regjistrohen

Duke nisur nga data 1 Janar 2019, në Shqipëri do të ndalohet importi i makinave të përdoru-

ra mbi 10 vjet prodhim. Në ditën pa makina, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka prezantuar këtë projektvendim. Sipas ministrit, projektvendimi nuk prek makinat e përdorura mbi 10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019. Ndërsa për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen.

Pr/vendimi Në ditën pa makina, Ministri i

Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka bërë të ditur gjatë një takimi me distributorët e automjeteve, se qeveria ka gati projektvendimin që do të kufizojë importin e mjeteve të përdorura në bazë të vitit të për-dorimit. Projektvendimi, që pritet të fillojë zbatimin nga janari, ka si pikë kryesore ndalimin e importit të makinave të vjetra mbi 10 vite. Klosi tha se kjo masë merret për të mbrojtur mjedisin dhe shëndetin e banorëve dhe synon edhe reduk-timin e ndotjes që shkaktohet nga karburantet. “Në radhë të parë ne flasim për shëndetin dhe kur bëhet biseda për shëndetin nuk ka nevojë që të bësh asnjë bisedë tjetër, Kur flitet se sa shumë janë shtuar problematikat e sëmund-jeve në vetëm vitet e fundit në vendin tonë që vijnë nga ndotja e ajrit, nga makinat në vendin tonë nga viti 2012 në 2015 nga Organ-izata Botërore e Shëndetësisë ne kemi 23% më shumë sëmundje të njerëzve nga ndotja. Dhe për këtë ne duhet të marrim veprime drastike për të kufizuar ndotësit dhe prandaj marrim këtë meka-nizëm drastik sepse duam që të reduktojmë në maksimum ndotjen e ajrit”, deklaroi ministri. Klosi dha shembullin e Kosovës, si një ndër vendet që e ka futur këtë kufizim. Sipas të dhënave, mosha mesatare e makinave në Shqipëri është 20 vjet, çka shton kostot e mirëmba-jtjes dhe të karburantit. “Në qoftë se një qytetar kërkon të blejë një makinë, me ato pak lek që ka, të mos blejë një makinë me emër të madh që ka bërë 200 mijë km, që konsumon karburant 5 herë më shumë, që për dy vjet e çon për skrap, por të përpiqet të ketë një

Nga 1 janari 2019 kufizohet importi i mjeteve mbi 10 vjet të përdorura, zbardhet projektvendimi, çfarë ndodh me 60 mijë makinat e futura rishtazi

Doganat do të nxjerrin në terren një “armatë” të tërë me agjentë për kontrollin e mallrave të akcizës, nëse kanë pullë fiskale apo jo. Po ashtu, këta agjentë të përkohshëm do të kontrollojnë në një farë mënyre dhe punën e kolegëve të tyre, në lidhje me kryerjen e detyrave të tyre. “Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.60 datë 31.1.2018 “Për përcak-timin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2018 në njësitë e qever-isjes vendore” shpall njoftimin për punësimin

me kontratë të përkohshme (6 orë/ditë) në pozicionin punonjës shërbimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Kategoria D2, 40 vende”, thuhen në një njoftim për shtyp të DPD. Sipas këtij njoftimi, kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere: Të kenë shtetësi shqiptare, të kenë zotësi për të vepruar, të gëzojnë shëndet të mirë për të kryer detyrat e tyre, të mos kenë qenë të dënuar për krime dhe që nuk gjykohen për një çështje penale në ngarkim të tyre, të mos kenë qenë pushuar ndonjëherë më parë nga puna për thyerje të

disiplinës ose shkelje të tjera serioze, të kenë arsim të lartë diplomë e nivelit Bachelor, të kenë njohuri në përdorimin e kompjuterit, të kenë njohuri të një gjuhe të huaj. Punonjësit me kontratë të përkohshme do të kryejnë kontrolle në terren për pajisjen me pulla fiskale të vendosura në produktet e akcizës apo në kryerjen e detyrave sipas nevojave operative të DPD apo në kryerjen e detyrave për dhënien e informacionit lidhur me shër-bimet e ofruara për subjektet dhe qytetarët nga autoritetet doganore. Kandidatët duhet

të dorëzojnë këto dokumente; kërkesë për marrje pjesë në konkurrim, curriculum vitae, diplomë e nivelit Bachelor e noterizuar, kartë identiteti, fotokopje të kurseve kualifikuese. Nuk pranohen kandidatët që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara më sipër. Procedura e përzgjedhjes do të bëhet nëpërmjet vlerësimit të dosjes personale. Rezultatet do të bazohen në vlerësimin e përvojës, në kualifikimin dhe aftësitë e kandidatit. Personat e interesuar du-het të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar brenda datës 28.9 2018.

Doganat “armatë” agjentësh në terren, kontroll për pullën fiskale në mallrat e akcizës

Ulet intensiteti i emeti-meve, interesi i obligacionit

5-vjeçar bie me 0.7% Qeveria shqiptare emetoi një

obligacion 5 vjeçar me vlerë 2 miliardë lekë kundrejt interesit 4.74 për qind. Në krahasim me ankandin paraardhës, që ishte në gusht të këtij viti, interesi shënoi ulje me 0.12 pikë përqindje, ndërsa në raport me janarin interesi i ob-ligacionit 5- vjeçar ra me 0.71 pikë përqindje. Trajektorja e interesave në ulje sipas ekspertëve të tregut po nxitet nga dy faktorë. Së pari kërkesa e qeverisë për të financuar disa shpenzime me borxh në muajt e parë të vitit është më e lartë se për gjysmën e dytë të vitit. gjithashtu afatet e maturimit që kërkojnë ri-financim janë të përqendruara në muajt e parë të vitit. Kërkesa më e lartë për emetim nxit interesa më të larta për gjysmën e parë të vitit, të cilat fillojnë e bien në gjysmën e dytë të vitit për shkak të intensitetit më të ulët për emetime. Faktori i dytë lidhet me interesin e lartë të tregut për të investuar në borxhin e qeverisë, për shkak te politikave shtrënguese qe po ndjekin bankat për kredidhënien. Në ankandin e fundit të obligacionit të qeverisë raporti i mbulimit ishte 1.9, çka do të thotë se bankat ofruan 3.8 miliardë lekë, kundrejt 2 miliardë ve që kërkoi qeveria. Ministria e Financave shprehet se, kosto mesa-tare e portofolit të borxhit të brend-shëm ka vijuar të ulet edhe përgjatë këtij viti për shkak të rifinancimit të titujve afatgjatë që maturohen me tituj me norma interesi më të favorshme. Për sa i përket zhvil-limeve në tregun primar, kërkesa për tituj shtetërorë mbetet ende jo shumë e diversifikuar dhe e bazuar kryesisht tek sektori bankar, por ka një rritje në drejtim të pjesëmarrjes së individëve. Nga fillimi i vitit deri me 20 shtator 2018, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka emetuar në tregun e brendshëm tituj shtetërorë në vlerën 235.5 mil-iardë lekëve, të cilat kanë shërbyer për rifinancimin e titujve ekzistues dhe për financimin e deficitit bux-hetor të planifikuar për vitin 2018. Ministria e Financave pohon se borxhi i ri në më shumë se 80 për qind tij është financuar nëpërmjet titujve afatgjatë.

ACA: PARKU I AUTOMJETEVE NË SHQIPËRI, ME MOSHË 20-VJEÇARE Sipas të dhënave nga Automobile Club Albania

(ACA), parku i automjeteve në Shqipëri ka një moshë rreth 20-vjeçare, nga 10.2 që është mosha mesatare në Bashkimin Europian. Në total, sipas të dhënave të për-punuara nga ACA, në Shqipëri janë të regjistruara rreth 435 mijë autovetura. 87% e mjeteve të regjistruara janë të

standardit Euro 1, 2 dhe 3, me vit prodhimi deri në 2005-n. Me standardin Euro 5 dhe 6 ka vetëm 14 mijë mjete të regjistruara apo 3.3% të totalit. Të dhënat e ACA tregojnë se shqiptarët nuk po e rinovojnë parkun e mjeteve. 80% e mjeteve të regjistruara në vitin 2015 kishin një vit prodhimi deri në vitin 2005 dhe standard deri në Euro 3.

makinë të normave me kapacitet më të vogël, me po ato para që ta mbajë 7-8 vjet, të konsumojë çdo ditë 1 të tretën e karburanti dhe në fund atë makinë edhe e tregton”, tha Klosi. Ai nënvizoi se makinat e vjetra që qarkullojnë sot nuk do të dalin nga tregu, por do u jepet kohë që të përshtaten. “Nuk do të kërkojmë heqjen e makinave që janë sot në qarkullim, por do të kërkojmë kufizimin e futjes së makinave të reja të përdorura më të vjetra se 10 vjet. Në vendet e BE nuk targohen më makinat të cilat nuk janë më me standardin euro 6, në vendet e BE, në shtetet e mëdha, në kryeqytetet e mëdha të botës, sot nuk lejohet të futen mak-inat që përdorin naftë, janë vetëm makinat me benzinë për të kufi-zuar ndotjen në qytete. Sot , në të gjithë BE nuk lejohen të targohen si në Shqipëri makina të stand-ardeve euro 1 , euro 2, 3 dhe 4 të

cilat ne duhet t’ i kufizojmë dhe të krijojmë regjistrimin ndryshimin e standardeve me euro 5 dhe 6 për të pasur mundësinë që edhe këtu të ketë botën e makinave të stand-ardizuar”, u shpreh ministri Klosi, sipas të cilit, ky kufizim bëhet për 3 arsye. “Ka ardhur koha që të vihen disa rregulla të cilat sig-urojnë 3 gjëra shumë të mëdha; e para shëndetin e qytetarëve, e dyta të sigurohen njerëzit që të mos manipulohen për të konsumuar të ardhurat e tyre të kufizuara për të shkuar drejt një sistemi i cili i gënjen dhe i manipulon dhe e treta për të krijuar në Shqipëri një ambient të pastër, një destinacion të vërtetë për njerëzit që duan ta vizitojnë nga pikëpamja turistike”. E njëjta gjë do të bëhet edhe për automjetet që janë importuar dhe që janë stok, pra nuk janë targuar akoma. Klosi tha se janë rreth 60 mijë automjete të tilla, të cilave do

u jepet një afat prej 4-5 muaj që të targohen. “Nuk mund të lejohet që Shqipëria të jetë një varrezë e madhe makinash dhe të kemi pika grumbullimi të skrapit në mes të qytetit dhe flasim për qytete të mëdha. Është një biznes që nuk ka asnjë rregull”, tha Klosi.

Distributorët Nisma e fundit e qeverisë gjeti

dhe mbështetjen e distributorëve, të cilët e cilësuar një hap në drejtimin e duhur. “Nuk është vetëm avan-tazh i joni po i shoqërisë për mos ta kthyer Shqipërinë në varrezë të plehrave të Europës, sepse në Eu-ropë tashmë është bërë e pamun-dur për t’i mbajtur këto makina”, tha për Monitor, drejtori ekzekutiv i Porsche Albania, Gentian Bushati, pasi Klosi bëri të ditur këtë nismë. Bushati ka dhe një vërejtje për pro-jektvendimin, i cili nuk ka shumë elemente dhe përmirësime për makinat elektrike.

Page 12: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

12 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

Amerikanët japin detaje nga përplasjet me BRSS dhe marrëdhëniet me Kinën

CIA: Ja irritimi që nisi në Tiranë pas afrimit të BRSS me Jugosllavinë më 1962, Enver Hoxha e cilësonte

Hrushovin tradhtar të marksizëm-leninizmitCIA ka treguar detaje nga për-

plasjet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik më 1992 sa i takon marrëdhënieve me

Jugosllavinë. Moska ktheu sërish sytë nga Beogradi dhe kjo nuk u kapërdi nga Enver Hoxha. Ky i fundit nisi sulmet ndaj Hrushovit, duke e akuzuar se po tradhtonte marksizëm-leninizmin. Po ashtu tregohen detaje mbi marrëdhëniet me Kinën.

Maj 1961Lidhjet e Shqipërisë

me Kinë-BRSSAftësia e Shqipërisë për t’iu shman-

gur udhëheqjes së Moskës në sistemin e satelitëve të Evropës Lindore, është sim-bol i marrëdhënieve të tensionuara në bllok mes Moskës e Pekinit. Këtu përf-shihet gjithashtu situata e Shqipërisë dhe frika e saj nga fqinjët ballkanikë, të cilët mirëpresin çdo mundësi për të ndërhyrë. Të preokupuar gjithashtu me ruajtjen e rendit të brendshëm dhe ekonominë më primitive në Evropë, udhëheqësit shqiptarë kanë qenë të pakënaqur me politikat sovjetike që prej vdekje së Stalinit. Mes të tjerave ata janë ankuar për përmirësimin e mar-rëdhënieve të bllokut me Jugosllavinë në 1954. Një tjetër mundësi për këtë erdhi në pranverën e 1960, kur Pekini doli hapur me debatin e tij me Moskën. Në të dyja konferencat komuniste, si në atë të Bukureshtit në qershor dhe në të nën-torit në Moskë udhëheqësit shqiptarë Hoxha e Shehu e vendosën vendin e tyre në mënyrë të pamohueshme përkrah Pekinit. Prej nëntorit ata kanë përmen-dur disa herë pakënaqësitë me Moskën, megjithëse mes vetë Moskës e Pekinit publikisht marrëdhëniet dukeshin të qeta. Në samitin e Paktit të Varshavës në mars Shqipëria dërgoi një delegacion të nivelit të dytë dhe përsëritën opozicionin ndaj politikave sovjetike. Lëvizja e fundit kundër Moskës ishte gjyqi publik këtë muaj i dhjetë “tradhtarëve e spiunëve” të akuzuar se kërkonin të përmbysnin pushtetin në Shqipëri, si agjentë të Greqisë, Jugosllavisë e Shteteve të Bashkuara. Por në fakt dëshmitë e gjyqit i drejtoheshin Bashkimit Sovjetik dhe politikave të tij, veçanërisht atyre ndaj Jugosllavisë. Grushti i pretenduar i shtet-it jo vetëm që nuk kishte të bënte me Perëndimin por ishte tentativa e BRSS vitin e kaluar për të spastruar partinë shqiptare nga elementët anti-sovjetikë dhe pro-kinezë. Pas kësaj tentative Moska e ka sulmuar Shqipërinë vetëm me presionin ekonomik, me nënkup-time në fjalimet e saj dhe me kritikat direkte të liderëve të partive satelite sovjetike, si udhëheqësi gjermano-lin-dor Ulbricht dhe kreu komunist italian Togliatti. Ndërsa komunistët kinezë nga ana tjetër kanë treguar në shumë mënyra mbështetjen për qëndrimin “heretik” shqiptar. Ata kanë zëvendësuar Moskës si furnizuesi kryesor i grupit për Shqipërinë duke dhënë rreth 180 000 ton që prej shtatorit të shkuar, përkundër 70 000 ton nga BRSS, një pjesë e së cilës është blerë me para në dorë nga Kina megjithë krizën e urisë në vend. Në prill at njoftuan një akord të ri miqësie me Tiranën dhe kredi prej rreth 125 milionë dollarë për planin pesë-vjeçar

1961-1965. Këto veprime reduktojnë aftësinë e Moskës për të ushtruar presion ekonomik ndaj Tiranës. Duke reflektuar debatin e gjerë me Moskës e Pekinit, problemi shqiptar tashmë ka marrë përmasa më të mëdha në Moskë, e cila herët e vonë do të marrë masa për ta eliminuar. Pro aftësia momentale e Tiranës për të bërë atë që nuk arriti të bënte Hungaria, i ka hapur sytë vendeve të tjera të orbitës sovjetike që kërkojnë më shumë pavarësi dhe atyre që kanë simpati për orientimin e majtë të Kinës.

Qershor 1962Reagimi shqiptar ndaj afrimit

sovjetiko-jugosllavDuket qartë se ka një thellim të

shqetësimit në Shqipëri për pasojat e af-rimit të kohëve të fundit mes Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë. Kryeministri shqiptar Enver Hoxha është i ndërgjeg-jshëm se ky hap paralajmëron ndarjen total të Shqipërisë nga Moska dhe gjithashtu mund të dyshojë se Moska e Beogradi mund të jenë duke arritur një akord të përbashkët veprimi kundër Shqipërisë. Në komentin e tij të parë që prej vizitës së Brezhnjevit në Jugosllavi në 24 shtator deri më 4 tetor, Hoxha mbrojti pretendimet e regjimit në ide-ologjinë e pastër marksiste dhe akuzoi Hrushovin për një “tradhti të madhe” të marksizëm leninizmit në politikën e tij të afrimit me Titon. Një artikull i 13 tetorit

në të përditshmen shtetërore shqiptare “Zëri i Popullit” sugjeronte se kjo lëvizje mund të sillte një përçarje në lëvizjen ndërkombëtare komuniste dhe i bënte thirrje partive të tjera t’i bashkoheshin Shqipërisë në opozicionin e saj ndaj poli-tikave të Hrushovit. Duke pretenduar se masat e komunistëve e revizionistëve nuk mund të jetojnë për shumë gjatë brenda të njëjtës parti apo brenda të një-jtës lëvizje politike, artikulli pretendonte se sapo të jetë e mundur, komunistët dhe udhëheqësit e tyre që deri tani kanë mbështetur Hrushovin, tashmë duhet të gjejnë kurajën dhe energjinë për t’u distancuar nga revizionistët. Artikulli krahasonte situatën aktuale me përp-jekjen e Leninit dhe Stalinit kundër revizionistëve e oportunistëve të kohës së tyre. “Ne e dimë shumë mirë se vetëm me anë të eliminimit përfundimtar të Menshevikëve në 1912 u vendos uniteti komunist”. Shqiptarët nuk kanë hezitu-ar të sulmojnë Hrushovin me emër dhe duket se po nxisin dhe Kinën të elimino-jnë stilin e përdorimit të Titos si maskë të sulmeve ndaj Hrushovit. Artikulli thekson më tej se revizionizmi jugosllav është diskredituar gjerësisht por fronti i përbashkët i Titos me Hrushovin ende nuk është demaskuar prandaj ka ardhur koha që kjo të ndodhë. Shqipëria pady-shim e kupton që asnjë parti komuniste nuk është e gatshme t’i bashkohet një grupi të pavarur nga Moska. Por ajo

dhe satelitëve t tyre mund të gjenden nën sipërfaqe.

Prill 1962Ndryshime në tregtinë e jashtme shqiptare

Një transmetim i fundit nga Tirana tregon se tregtia shqiptare me Kinën komuniste po zgjerohet me shpejtësi ndërsa ajo me BRSS po reduktohet, dhe ndoshta regjimi i Hoxhës pret që Kina të marrë tashmë rolin që dikur kishte Bashkimi Sovjetik brenda fundit të këtij viti. Megjithëse tregtia me BRSS besohet se ka ndaluar, këmbimet shqiptare me vende të tjera satelite vazhdojnë, kurse tregtia me Çekosllovakinë është në rri-tje. Pushteti planifikon vetëm një rritje të vogël në tregtinë me vendet jashtë bllokut sovjetik në 1962, pas rritjes së shpejtë një vit më parë. Duke e njohur ndihmën e konsiderueshme të Kinës sipas “frymës ndërkombëtare” Tirana deklaron në transmetimet e saj se tregtia me Kinën do të jetë sivjet 2.3 herë më e madhe se një vit më parë. Si rezultat tregtia kineze e Shqipërisë u rrit nga 28 për qind në 1961 në 59 për qind në 1962, duke përfshirë këmbimet e mallrave si dhe kreditë afatgjata të Kinës. Shqipëria do të marrë mallra të vlefshme si grurë, metal të fletëzuar, fertilizues dhe trak-torë, dhe do të dërgojë në Kinë minerale kromi, naftë bruto, bakër dhe duhan. Disa nga mallrat e marra nga Kina do të jenë të blera në vendet perëndimore ose nga BRSS, por të financuara nga Kina. Njoftimi i Tiranës e bën të qartë se nuk do të ketë tregti me BRSS pro gjithsesi kjo ndërprerje nuk do t’i para-prijë një ndërprerjeje dhe me vendet e tjera të bllokut sovjetik. Statistikat çekosllovake tregojnë se tregtia me Shqipërinë është rritur në 1961. Tirana ka nënshkruar5 gjithashtu kontrata tregtare me disa vende të tjera satelite në vitin 1962, të cilat përmbajnë listat e zakonshme të produkteve por nuk përcaktojnë volumin tregtar. Informa-cione të tjera sugjerojnë se tregtia me vende satelite përveç Çekosllovakisë do të jetë disi më e vogël se në 1960 e 1961. Një shpjegim i mundshëm për partneritetin me Çekosllovakinë është mbështetja e saj për industrinë shqiptare të kromit dhe hekur-nikelit, prej çmi-meve të favorshme dhe kostove të ulëta të transportit. Shqipëria besohet se ka vendosur në balancë tregtinë e saj me Çekosllovakinë në 1961 siç kërkohet për anulimin e krediteve, dhe do të përpiqet të ruajë këtë balance. Disa përpjekje të tjera të Shqipërisë për të shtuar tregtinë me vende jashtë bllokut sovjetik kanë pasur njëfarë suksesi dhe qeveria po mbështetet në rritjen e këtyre lidhjeve. Aftësia e vendit për të përballuar humb-jen e importeve nga BRSS është shtuar disi nga rritja e prodhimit industrial e bujqësor në 1961, çka solli një rritje të eksporteve prej 6%. Një tjetër rritje prej 7% pritet në 1962. Për arsye të mungesës së informacionit mbi tregtinë shqiptare është e vështirë të përcaktohet masa e importeve shqiptare në 1961. Plani i 1962 parashikon një rritje të masës tregtare me 10 për qind dhe kjo falë ndihmës së re kineze, kështu që humbja e dërgesave sovjetike nuk do të ketë shumë impakt në ekonominë e vendit.

mund të besojë se ka vërtet një numër partish që mund të mbështesin Pekinin nëse komunistët kinezë marrin dre-jtimin e një lëvizjeje opozicioni brenda komunizmit ndërkombëtar. Megjithëse nuk ka sinjalizime se Pekini kërkon të marrë një lëvizje kaq radikale, Tirana duket se inkurajohet nga disa referenca në shtypin kinez ndaj përpjekjeve të Leninit në kohën e tij kundër revizion-istëve. Në shkurt për shembull gazeta teorike kineze “Flamuri i Kuq” theksoi se Lenini ishe detyruar të bashkohej me marksistët revolucionarë të vendeve të ndryshme për të kundërshtuar re-vizionistët e Internacionales së Dytë. Por qëllimi më i afërt i Tiranës mund të jetë nxitja e përçarjes në botën komuniste veçanërisht mes partive të Evropës Lindore. Katër prej tyre, partia bull-gare, hungareze, ceke dhe gjerma-no-lindore pritet të mbajnë kongreset në fund të vitit ose në fillim të vitit që vjen. Tirana është e ndërgjegjshme se disa prej partive, sidomos hungarezët kanë rezerva ndaj sovjetikëve për politikat e brendshme dhe të jashtme, ashtu si dhe parti të tjera që nuk kanë ndjekur një linjë të njëjtë në sulmet e Moskës ndaj Shqipërisë. Jo të gjitha partitë i kanë tërhequr ambasadorët e tyre nga Tirana ndërsa Polonia e Bull-garia kanë ende marrëveshje tregtare me të. Regjim i Hoxhës mund të besojë se dallime më të thella mes sovjetikëve

Në komentin e tij të parë që prej vizitës së Brezhnje-vit në Jugosllavi në 24 shtator deri më 4 tetor, Hoxha mbrojti pretendimet e regjimit në ideologjinë e pastër marksiste dhe akuzoi Hrushovin për një “tradhti të

madhe” të marksizëm leninizmit në politikën e tij të afrimit me Titon. Një artikull i 13 tetorit në të përditshmen shtetërore shqip-tare “Zëri i Popullit” sugjeronte se kjo lëvizje mund të sillte një përçarje në lëvizjen ndërkombëtare komuniste dhe i bënte...

Page 13: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

GAZETA SOT E Diel 23 Shtator 2018 13

C M Y K

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Sulmi terrorist në Ahvaz ishte një vazhdim i komploteve të marionetave amerikane në rajon për të destabilizuar vendin. Mer-

cenarët e egër që hapën zjarr mbi civilët e pafajshëm, duke përfshirë gra e fëmijë, janë të lidhur me të njëjtët gënjeshtarë...

Iran/ 25 të vrarë e 60 të plagosur nga sulmi terrorist gjatë paradës ushtarake

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraAutoritetet e Iranit fajësojnë Arabinë Saudite dhe Izraelin për sulmin

Andi LAMKO

Njëzetekatër persona janë vrarë dje dhe 53 të tjerë janë plagosur në një sulm të shumëfishtë terrorist gjatë

një parade të Gardës Revolucionare në jugperëndim të Iranit, për të cilin qeveria fajësoi “sponsorët rajonalë të terrorit”. Agjencia shtetërore IRNA tha se sulmuesit e veshur me unifor-ma ushtarake kanë hapur zjarr në ceremoninë që po mbahej në qytetin Ahvaz, me objektiv ushtarët dhe zyrtarët iranianë që ishin mbledhur në këtë paradë për të shënuar përv-jetorin e luftës mes Iranit dhe Irakut. “Mes viktimave ka edhe civilë, gra dhe fëmijë, të cilët kishin ardhur për të parë paradën”, është cituar të ketë thënë një zyrtar. Agjenci të tjera thonin se mes të vrarëve ishin të paktën tetë pjesëtarë të Gardës. “Tre terroristë janë vrarë dhe i katërti që është plagosur, ka ndërruar jetë në spital”, tha gjenerali Abolfazl Shekarchi, zëdhënës i forcave të armatosura iraniane, cili shtoi se terroristët ishin të stërvitur dhe të organizuar nga dy vende të gjirit. “Ata nuk janë nga ISIS apo grupe të tjera, por janë të lidhur me Amerikën dhe Mossad-in", tha ai, duke iu referuar shërbimeve sekrete izraelite. Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif tha se sulmuesit ishin “terroristë, të rekrutuar, trajnuar, të armatosur dhe të paguar nga një regjim i huaj”, me fjalë që shpesh autoritetet i refero-hen Arabisë Saudite. Ahvaz, është kryeqytet i provincës naftëmbajtëse Khuzestan, ku edhe në të kaluarën agjentë arabë kanë kryer sulme në tubacionet e naftës. Tensionet në mes të Iranit dhe Arabisë Saudite janë rri-

Vatikani dhe Kina nënshkruajnë marrëveshjen historike

Raporti i OBSH: Alkooli vret 3 milionë njerëz në vit

Në një afrim të rrallë mes dy enteve botërore zakonisht antagoniste, Vatikani ka njoftu-ar se ka nënshkruar një mar-rëveshje historike me Kinën që i jep të drejtën Selisë së Shenjtë të emërojë peshkopë në Kinë. Deri më tani, Kina ka emëruar vetë peshkopët në Kishën Katolike. Marrëve-shja është nënshkruar nga zëvendësministrat e Jashtëm të të dyja vendeve në Pekin, teksa Papa Françesku ka nisur sot turneun e tij katërditorë në shtetet e Baltikut. Vatikani tha

se marrëveshja “nuk është poli-tike, por fetare”. Në deklaratë nuk është përmendur Tajvani, të cilin Vatikani e njeh diplo-matikisht, por jo Kina. Rreth 12 milionë besimtarë katolikë në Kinë, janë të ndarë në mes të besnikërisë së tyre për Vati-kanin dhe Asociacionit Kato-lik që mbështetet nga shteti. Ndërkohë sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka de-noncuar dje trajtimin e keq të kristianëve dhe të myslimanëve ujgurë që gjenden të ndaluar në kampet kineze të riedukimit.

Sipas të dhënave të raportit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 2,3 milionë e këtyre vdekjeve në vitin 2016 ishin burra dhe rreth 29% e vdekjeve të shkaktuara nga alkooli kishin ardhur si pasojë e lëndimeve, përfshirë këtu aksi-dentet në trafik apo vetëvrasjet. Raporti që publikohet çdo 4 vite flet për pasojat e vazhdueshme të alkoolit në shëndetin publik në të gjithë botën dhe nënvizon se të rinjtë janë më të prekurit. 13.5% e numrit total të viktimave të alkoolit janë të rinj rreth të

njëzetave. Raporti po ashtu nën-vizon se konsumi i alkoolit është më i madh tek të varfrit sesa tek të pasurit. Ekspertët e OBSH-së thonë se pasojat e alkoolit janë jashtëzakonisht të mëdha. Fat-keqësisht, implementimi i politi-kave më efektive qëndron prapa masës së madhe të problemit dhe sipas parashikimeve, konsumi i alkoolit do të vazhdojë të rritet në vitet në vijim. Evropa mbetet rajoni që konsumon më shumë alkool në shkallë globale dhe që shkakton 10% të vdekjeve në kontinent.

Italia prezanton reformën radikale të emigracionit

Ministri i Brendshëm ital-ian Matteo Salvini tha dje se të hënën do të prezantojë në Këshil-lin e Ministrave dekret ligjin e ri mbi Sigurinë dhe Emigracionin, i njohur si dekreti Salvini, për shtrëngimin e rregullave të em-igracionit dhe të deportimeve. Neni i parë dhe më i kritikuar i këtij dekreti vendos heqjen e së drejtës së azilit për motive humanitare. Në vend të saj do të lejohet dhënia e një leje qëndrimi të veçantë vetëm për viktimat e dhunës në familje, viktima të rasteve të rënda të shfrytëzimit

në punë, personave që vijnë nga vende të përfshira përkohësisht nga një fatkeqësi natyrore e për persona që kanë nevojë urgjente për kura mjekësore. Ndryshim do të ketë dhe kohëzgjatja deri në riatdhesim. i qëndrimit në kampe të emigrantëve klandestinë. Nëse deri më sot detyrimi i qëndrimit në këto kampe është 90 ditë, me dekretin Salvini afati i detyrimit të qëndrimit të tyre bëhet 180 ditë. Pas mbylljes së porteve e largimit të anijeve të organizat-ave humanitare, kjo është masa e dytë shtrënguese.

Emmanuel Macron, pro referendumit

në Maqedoni Presidenti i Francës, Emmanuel

Macron ka publikuar dje një video inkurajuese për Maqedoninë, ku vlerëson marrëveshjen e emrit me Greqinë duke e quajtur hap të madh. “Hapi u bë me guximin e liderëve tuaj, përmes vendit tuaj dhe Greqisë, me çka mbaron kon-testi 27-vjeçar”, thotë Emmanuel Macron duke shtuar se me mar-rëveshjen e Prespës mundësohet zhvillimi dhe përgatitje për të ar-dhmen, ndërsa referendumi më 30 shtator ka të bëjë pikërisht me këtë.

Fundoset në Liban një anije me refugjatë

Një fëmijë ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur, pasi një anije që po barte mbi 30 persona, shumica prej tyre sirianë, është fundosur dje në brig-jet e Libanit, ka njoftuar ushtria libaneze përmes një komunikate. Ushtria ka thënë se në bordin e anijes ishin 39 persona, në mesin e tyre refugjatë Sirinë e palestinezë, por edhe shtetas të Libanit. Ref-ugjatët po tentonin që në mënyrë të paligjshme të arrinin në Qipro, thuhet në komunikatë.

Marshime për rroga më të larta në Varshavë

Dhjetra mijëra njerëz kanë dalë dje në rrugët e Varshavës për të demonstruar për rroga më të larta, për kushte më të mira pune dhe pensione më të larta. Protesta e organizuar nga sindikata krye-sore e Polonisë, OPZZ përfshiu punonjës të të gjitha sektorëve si nga administrata publike. "Nuk durojmë një qeveri që i gënjen sho-qërisë dhe nuk mban fjalën e saj. Moto e saj është arroganca, shtypja dhe zhvatja”, tha folësi sindikal Slawomir Lukasiewicz.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë dje për mediat gjermane se nuk do të ketë ndarje ose shkëmbim territoresh me Serbinë, dhe në asnjë mënyrë asociacionit të komunave serbe nuk do t’i jepen kompetenca ekzekutive. Veseli deklaron se kërkesa e Kosovës për Luginën e Preshevës lidhet me respektimin e të drejtave të tyre, ashtu siç kanë serbët të drejta në Kosovë. "Nuk do të ketë ndarje, dhe nuk do të ketë asociacion të me pushtet ekzekutiv. Serbia si një vend i pavarur duhet të bëjë më shumë përpjekje për të respektuar komunitetin shqiptar atje. Ne po punojmë shumë për të integruar komunitetet tona, serbët dhe komunitetet tjera. Ndarja nuk është një opsion për Kosovën. Roli gjerman është shumë i rëndësishëm për ne si Kosovë", ka deklaruar Veseli.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate , zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë dje se është për të ardhur keq ajo që po ndodh së fundmi me veteranët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Limaj, i cili në kohën e luftës mbante nofkën Komandant “Çeliku”, ka thënë se është e turpshme që të ofendohen njerëzit të cilët kanë dhënë gjithçka për këtë vend. “Është turp i madh me nxjerrë si mashtrues njerëzit që tashmë janë 50-60 vite, dhe prej ditës së parë kanë qenë ushtarë. Dikush duhet ta marrë përgjegjësinë. Kjo edhe një herë tregon se sa ka qenë e nevojshme një hetim i mirëfilltë dhe jo kështu abuzim. Kjo tregon çfarë kaosi është atje ku presim drejtësi prej tyre. Kjo nuk guxon të lejohet”, ka thënë Limaj.

Kadri Veseli, kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë Limaj: Dikush të marrë përgjegjësi për poshtërimin e veteranëve

tur viteve të fundit, ku dy shtetet kanë mbështetur palë të kundërta në luftërat në Siri dhe Jemen dhe parti rivale në Irak dhe Liban.

Lideri: Terror nga marionetat rajonale të SHBA

Udhëheqësi iranian Ajatollah Ali Khamenei tha dje se sulmi terrorist në Ahvaz ishte një vazhdim i komploteve të marionetave amerikane në rajon për të destabilizuar vendin, dhe shtoi se

shërbimet iraniane do të zbulojnë me shpejtësi dhe do të nxjerrin para gjyqit kriminelët. Duke shprehur ngushël-limet për viktimat Khamenei tha: "Incidenti tragjik në Ahvaz dhe vrasjet e njerëzve nga terroristët mercenarë tregon edhe një herë sa mizorë janë armiqtë e kombit iranian. Mercenarët e egër që hapën zjarr mbi civilët e pa-fajshëm, duke përfshirë gra e fëmijë, janë të lidhur me të njëjtët gënjeshtarë

që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut”. Udhëheqësi i revolucionit iranian theksoi se autorët e sulmit dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk e durojnë dot shfaqjen e forcës së ushtrisë së Iranit. "Krimi i tyre është një vazhdim i komploteve të drejtuara nga qeveria e SHBA, me qëllim për të krijuar pasiguri në vendin tonë të dashur”, tha Khamenei duke shtuar se Irani do të vazhdojë rrugën e tij të nderuar duke kapërcyer të gjitha vështirësitë si në të kaluarën.

Tensionet fetare muslimaneDisa media vendase fajësonin

muslimanët Sunni për sulmin, teksa Ahvaz është qendra e provincës Khuzestan, ku ka pasur protesta spo-radike të minoritetit mysliman arab, në Iranin me shumicë muslimane Shi'ite. Garda Revolucionare është njësia më e fuqishme ushtarake në re-publikën islamike dhe gjithashtu kon-trollojnë një rol të gjerë në ekonominë e vendit. Militantë kurdë kanë vrarë 10 anëtarë të Gardës këtë vit në ko-rrik në një postë në kufi me Irakun, në një zonë ku grupe të armatosura të opozicionit kurd janë aktive. Pamjet televizive të sulmit të djeshëm tregonin ushtarë në panik që qëndronin para podiumit duke pyetur: "Nga erdhën?" ndërsa një tjetër u përgjigj: "Nga prapa nesh". Mediat shtetërore thanë se sulmi ishte kryer nga katër militantë dhe të paktën tre prej tyre ishin vrarë nga ushtarët. Tensionet mes Iranit me shumicë muslimane Shi'ite dhe Arabisë Saudite me shumicë Sunni, janë përkeqësuar vitet e fundit, teksa vendet kanë mbështetur palë kundër-shtare në konfliktet e Sirisë dhe Jemenit, si dhe mbështesin fraksione të kundërta politike në Irak e Liban.

Page 14: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

14 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

k r o n i k e www.sot.com.al

Elvis MYRTA

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe kryeprokurorja e Kri-meve të Rënda, Donika

Prela, dolën në një konferencë për media paraditen e kësaj të shtune, ku komunikuan zhvil-limin e një super-operacioni, të zhvilluar në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam të Holandës, i përfun-duar me 11 të arrestuar dhe dy në kërkim. Prokuroria e Krimeve të Rënda bashkë me policinë në operacionin e koduar “Oazi”, shkatërruan një nga grupet më të fuqishme të botës së krimit që vepronte në kryeqendrën e veriut dhe jashtë vendit. Krimet e Rënda në prill të 2018 pas shpërthimit me tritol të një qendre tregtare, në pronësi të Lul Kullës. Hetimi i nisur pranë Krimeve të Rënda në prill 2018, pak kohë pasi Shkodra ishte tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse me objektiv Lul Kullën, u mbyll me 11 persona të arrestuar. Gjatë operacionit të koduar “Oazi”, në pranga për-funduan, Behar Brajoviq (Bajri); Samet Halluni; Ilir Rustemi; Em-rah Plaku; Astmer Bilali; Armir Grimaj; Safet Rustemi (Bajri); Fabiol Rexhepi; Ismet Idrizi; Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu. Përveç të prangosurve si “ushtarë”, mes të arrestuarve janë edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të bandës dhe i vëllai Ilir Rustemi, gjithashtu me të njëjtin rol. Gjithashtu në kërkim në sajë të këtij operacioni është Enver Bajri dhe 34-vjeçari me inicialet, N. H., 34 vjeç. I pari është drejtuesi i grupit Enver Bajri, ndërsa i dyti dyshohet si një nga gjobëvënësit. Një tjetër personazh kyç në grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam, pasi ai u largua më shumë se një javë më parë nga Shqipëria. Informacioni për të u është përcjellë autoriteteve të hua-ja dhe në bashkëpunim me part-nerët përfundoi në pranga. Nga hetimet rezulton se është e provuar se në javët e fundit, antarët e këtij grupi kriminal kanë kërcënuar për dhënien e disa shuma të kon-siderueshme parash. Në deklaratë e tij për mediat drejtori i Policisë së Shtetit, theksoj se ky grup

është i dyshuar dhe po hetohet për ngjarjet e fundit kriminale në kryeqendrën e veriut. Sipas buri-meve, gjobat e vendosura kohët e fundit, fillimisht u njoftoheshin të dëmtuarve nga Behar Bajri. Behari jam, u thoshte në telefon i dyshuari dhe më pas viheshin në lëvizje të tjerët, të cilët, siç rezulton nga përgjimet e shumta, i vendos-nin afat të dëmtuarve në disa raste edhe me frazën “e mira është mos ta vonosh porosinë”. E provuar sipas prokurorisë është edhe akuza për dy vrasje, sikurse edhe e 15-vjeçares Fabiola Bajri, bash-këjetuese e njërit prej të dyshuarve. Vrasja e saj u raportua si vetëvras-je 20 vjet më parë, edhe pse gruaja ishte qëlluar me një plumb, ndërsa edhe pas të shtënave arma u gjet me fishekë gati për qitje. Krimi i dytë dyshohet se është kryer për shkaqe banale. Mes të arrestuarve është edhe ish-portieri Armir Grimaj. Ai dyshohet për trukimin e ndeshjes Vllaznia-Tërbuni, një ndeshje e zhvilluar në muajin maj dhe e mbyllur me rezultatin 2-1, ashtu siç tregon në përgjimet

Plagosja e 57 vjeçarit në punë, arrestohet inxhinieri i firmës

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dy ditë më parë në Gjiro-kastër, ku një punonjës ra nga një lartësi, dhe për pasojë u pla-gos rëndë, ditën e djeshme është arrestuar inxhinieri i firmës së ndërtimit, ku u plagos 57-vjeçari. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se në prangat e uniformave blu të policisë së qytetit të gurtë, përfundoi Sami Babameto, 63 vjeç, me detyrë inxhinier arkitekt. Gjithashtu policia e Gjirokastrës ndërsa u shpall në kërkim shtetasja me inicialet A. B., 57 vjeçe, me detyrë drejtuese punimesh pranë kësaj firme. Kujtojmë se shtetasi me inicialet I. M., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, u rrëzua dje nga skela, nga një lartësi 2.7 metra dhe ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në gjendje të rëndë për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Policia dhe prokuroria japin detaje për operacionin e shkatërrimit të grupit kriminal

“Oazi” prangos 11 pjesëtarë të bandës “Bajri”, nën akuzë për vrasje, përdhunime, gjobëvënie dhe trafiqe

Kalonin njerëz në mënyrë të paligjshme, lirohen 6 policët

Pas arrestimit të gjashtë punonjësve të policisë nga ana e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Gjykata ka marrë vendimin për të ndaluarit. Ditën djeshme, Gjykata ka vendosur masën e arrestit detyrim paraqitje për të akuzuarit, të identifikuar si: Gentian Gjolleshi, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër; Luan Shosha, punonjës i Pol-icisë Kufitare Gjirokastër; Roland Gega, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër; Afrim Çomo, punonjës i Policisë Kufit-are Gjirokastër; Edmond Nikolla, punonjës i Policisë Kufitare Gjirokastër; Fatmir Beqo, punonjës i Policisë Kufitare Gjiro-kastër; Besnik Sinani, nga Fieri dhe Kastriot Senka nga Fieri. Punonjësit e policisë u arrestuan pasi kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për persona të ndryshëm që kanë pasur probleme me lëviz-jen në zonën “Shengen”. Gjashtë policët u arrestuan pas një hetimi 6 mujor nga ana e SHÇBA.

Grabitet me armë në banesë çifti në Bulqizë, shoqërohen 8 personaNjë banesë në qytetin e Bulqizës, ka rënë pre

e grabitjes nga një grup personash gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës, duke terrorizuar të zotët e shtëpisë. Lidhur me këtë ngjarje tetë persona janë ndaluar nga policia e Bulqizës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për vjedhjen me dhunë në banesën e shtetasit Ahmet Mira, banues në Bulqizë. Nga hetimet e kryera është konstatuar se i zoti i shtëpisë Ahmet Mira, 50 vjeç, së bashku me bashkëshorten e tij, B. Mira, 37 vjeçe, në momen-tin që kanë hyrë në banesën e tyre duke parkuar

automjetin tip “Benz”, tre persona të maskuar ku dyshohet se posedonin dhe armë zjarri, i kanë futur me forcë në banesë. Të dyshuarit kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke marrë automjetin tip “Benz”, në pronësi të 50-vjeçarit. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e policisë kanë shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen 8 persona, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, si një ndër autorët e dy-shuar të kësaj ngjarje. Për shkak të sekretit hetimor, policia thotë se nuk mund të bëjë me dije të dhëna

të tjera. Ka qenë vetë i dëmtuari i cili menjëherë pasi grabitësit kanë dalë nga shtëpia ka lajmëruar men-jëherë policinë. Me të marrë njoftimin menjëherë policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes ngriti një grup i posaçëm hetimor, me në krye drejtorin e policisë Etmond Tarkaj. Ka qenë vetë kryefamiljari Ahmet Mira, 50 vjeç, i cili ka rrëfyer ngjarjen për policinë. Ai ka thënë se tre persona të maskuar kanë grabitur dhe i kanë dhunuar bashkë me gruan 37 vjeçe. Përpara uniformave blu, 50-vjeçari, ka treguar se ka qenë në një darkë familjare së bashku me

bashkëshorten e tij dhe në momentin që ka hyrë në banesë, tre persona i janë futur në oborrin e shtëpisë, i kanë nxjerrë nga makina dhe i kanë futur në shtëpi. Në deklaratën e tij, 50-vjeçari ka thënë se nën kërcënimin e armës ai ka thënë se dhe është qëlluar disa herë nga grabitësit. Sakaq në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur. Aktualisht hetimet janë në vijim për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe arrestimin e autorëve.

Korrupsion në kolaudimin e Tiranës, pranga 2 punonjësve

Dy punonjës të kolaudimit në kryeqytet, janë vënë në prangat e policisë të dyshuar për korrupsion, në kolaudimin e automjeteve. Në prangat e uniformave blu përfunduan shtetasit me inicialet A. T., dhe A. H.. Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi dy mujor të Prokurorisë së Tiranës. Sipas organit të akuzës ata akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin dhe persona të tjerë merrnin shpërblim për kalimin e mjeteve në kolaudim në kundërshtim me kushtet reale teknike. “Pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit Prokuroria e Tiranës ka arritur të finalizojë me sukses operacionin duke arrestuar 2 persona për korrupsion, konkretisht shtetasit me inicialet A. T., dhe A. H., të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë merrnin shpërblim për kalimin e mjeteve në kolaudim në kundërshtim me kushtet reale teknike si dhe kalimin e mjeteve jashtë radhe. Po vijohet për individualizimin dhe gjetjen e provave për autorë të tjerë”, tha zyrtarisht Prokuroria e Tiranës.

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka reaguar pas ndalimit nga Policia e Shtetit të trajnerit të përfaqësueses shqiptare të futbollit të femrave, Armir Grima, si i lidhur me grupin kriminal “Bajri” në Shkodër. FSHF i bën thirrje opinionit sportiv që të mos dalë në përfundime të parakohshme për një njeri të shkëlqyer dhe

me reputacion të madh në qytetin verior. “FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen e trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit”, thuhet në deklaratë. FSHF, e mbyll deklaratën se është në pritje të verdiktit të drejtësisë.

FSHF: KEMI BESIM TEK PAFAJËSIA E TRAJNERIT

ambientale Safet Bajri, kur flet për të ardhurat nga ndeshja. Nga ana tjetër, prokuroria po heton edhe për pastrim parash, një vepër që ka dyshime se kryhej përmes fajdeve. Nën hetim pasuror janë edhe pasuritë e të dyshuarve, mes të cilave edhe dy biznese.

Hetimet dhe akuzat Veprimet hetimore, nën dre-

jtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal "Bajri" kanë zgjatur mbi 6 muaj. Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer

veprime pro-akteve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv. Oficerë të Policisë së Shtetit, në bash-këpunim me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimin, lokalizimin dhe ndal-imin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë. Ndaj grupit kriminal tashmë të shkatërru-ar rëndojnë një sërë akuzash. Akuzat që rëndojnë mbi këtë grup janë, “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, në bash-këpunim”; “Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”; “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”; “Or-ganizim i llotarive të palejuara”; “Pastrim i produkteve të veprës penale, të kryer në bashkëpunim”; “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pas-urisë, kryer në bashkëpunim”; “Përkrahje e autorit të krimit”; “Moskallëzim krimi”; “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike” dhe ajo e “grupit të strukturuar kriminal”.

Të arrestuarit Behar Brajoviq (Bajri) Samet Halluni; Ilir Rustemi Emrah Plaku Astmer Bilali Armir Grimaj Safet Rustemi (Bajri) Fabiol Rexhepi; Ismet Idrizi Denis Brajoviq Klaudio Hoxhalliu

Page 15: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

GAZETA SOT E Diel 23 Shtator 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Elvis MYRTA

Katër biznesmenë kanë përfunduar në prangat e uniformave blu të Tiranës, pasi

akuzohen për “mashtrim”, me pasoja të rënda. Në sajë të këtij hetimi disa mujor me kërkesë të hetimit tatimor dhe prokurorisë së Tiranës, policia ka shpallur në kërkim dhe 6 biznesmenë të tjerë. Biznesmenët e arrestuar dhe ata të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e page-save të TVSH dhe tatimfitimin. Drejtoria e hetimit tatimor të kryeqytetit në bashkëpunim me sektorin e krimit ekonomik dhe financiarë në policinë e Tiranës dhe Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve, Gëzim Çela, Flamur Zoto, Ylber Molla dhe Xhemal Kushova. Gjithash-tu janë shpallur në kërkim dhe shtetasit me inicialet, XH. Ç.; E. A.; M. A., dhe E. Z.. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shoqëritë e regjistruar në emër të këtyre shtetasve kryenin blerje brenda vendit dhe im-porte në vlera të larta. Nga hetimet e organit të akuzës ka rezultuar se shitjet ishin fiktive dhe në vlera më të ulëta duke shmangur detyrimet ndaj shtet-it dhe abuzuar me kreditimin e TVSH-së. Produktet e blera nga këto shoqëri i faturoheshin shoqërive të tjera, aktiviteti i të cilave nuk korrespondon-te me atë të shoqërive nën administrimin e shtetasve të sipërpërmendur. Shtetasi, Xhe-mal Kushova rezulton adminis-trator dhe aksioner me 100% i shoqërisë“XH&XH 2015“ me Nipt L51727007A. Shtetasi Gëzim Çela, rezulton adminis-trator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “IMPEKS&ALB “ me Nipt L31722007T. Shtetasi Flamur Zoto rezulton admin-istrator dhe aksioner me 100% i shoqërisë “TONI-AL” me Nipt L51313017R. Shtetasi Ylber

Molla rezulton administra-tor dhe aksioner me 100% i shoqërisë “Mar Ar - 2014 “me Nipt L41805020L. Gjatë heti-meve grupi hetimorë sekuestroi si prova materiale blloqet e TVSH-së, faturat e saj, man-date etj dhe të dhëna të tjera, ku rezultoi se këta kompani i kishin një dëm kolosal shtetit. Sipas të dhënave paraprake dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit të shtetit rezulton në shumën e 3.5 miliard lekëve. Këto subjekte në bashkëpunim me njëra-tjetrën dhe me sub-jekte të tjera kanë konsumuar elementë të veprave penale “Skemë mashtrimi në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtu-ar”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve” të parashi-kuara në Nenet 180, 181, 144/a dhe 190/2 të kodit penal. Grupi hetimor po vazhdon procedurat hetimore në lidhje me shoqëri të tjera, të cilat kanë kryer shit/blerje me shoqëritë në fjalë.

Operacioni Menjëherë pas arrestim-

it të biznesmenëve, policia e kryeqytetit ka dhënë detaje për këtë operacion. Policia e Tiranës bën të ditur se katër persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë shpallur në kërkim për

Arrestohen 22 persona në Greqi, mes tyre dhe shqiptarë

Një operacion është zhvilluar në Athinë, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, ditën e djeshme i cili është finalizuar me vënien në pranga të 22 personave. Sipas medieve të vendit fqinj operacioni është zhvilluar në ishullin Zakynthos. Në këtë ak-sion janë arrestuar 22 persona, ku mes tyre ka edhe disa shqiptarë. Të arrestuarit akuzohen se janë pjesë e një grupi të mirëstruk-turuar kriminal, i cili merrej me trafik ndërkombëtar të drogës. Kanë qenë mbi 100 forca të policisë greke që kanë marrë pjesë në këtë operacion. Mediat greke thonë se arrestime ka patur në Zakyntho dhe Pyrgo. Gjithashtu mësohet se arrestime ka pasur dhe në Athinë. Në aksion kanë marrë pjesë agjentë të antikrimit, ndërkohë që dyshohet se anëtarët e grupit kanë sjellë në Greqi rreth 700 kilogramë marijuanë. Ende po vazhdon aksioni, ndërsa të arrestuarit pritet të njihen me masën e arrestit në ditët në vijim. Nuk dihen ende detaje për identitetin e tyre.

një skemë mashtrimi me firma fiktive për të shmangur TVSH-në dhe tatimfitimin, në sajë të operacionit të koduar TVSH-ja. “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar gjashtë firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shman-gien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja”, thotë policia e Tiranës. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe

6 shtetas të tjerë. Për të shpal-lurit në kërkim policia thotë se nuk bëhen të ditura të dhëna të tjera, për të cilët për shkak të hetimit. “Materialet proce-durale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale të “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stam-pave dhe formularëve”, e mbyll deklaratën e saj policia e Tiranës.

Biznesmenët e arrestu-ar dhe ata të shpallur në kërkim, në bash-këpunim me njëri-tjetrin kishin krijuar një skemë mashtrimi me firma fiktive me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfiti-min. Drejtoria e hetimit tatimor të kryeqytetit në bashkëpunim me sektorin e krimit ekonomik...

“Biznesenët” akuzohen për4 vepra penale, ja si ngritën skemën e mashtrimit

Grabitën 3.5 miliardë lekë duke mashtruar me biznese fiktive, arrestohen

4 persona, në kërkim dhe 6 të tjerë

Piloti i dehur, policia kufitare bllokon fluturimin në Rinas

Bllokohet nga Policia Kufitare në Rinas fluturimi i një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool. Pas konsultës me prokurorin, shtetasi spanjoll me inicialet E. L., u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe materialet ju referuan Proku-rorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion, kolegu i 47-vjeçarit ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kom-paninë që kapiteni ka konsumuar alkool në masë të madhe. Policia Kufitare ka ndërhyrë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit. Shtetasit me inicialet E. L., pas kërkesës së kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit ku kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe 0,31mg/l testi i dytë. Kom-pania ka marrë masat duke zëvendësuar pilotin me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.

U arrestuan tre ditë më parë , Gjykata e Shkodrës liron 6 mjekëtGjykata e Shkodrës i la të lirë mjekët e spitalit

rajonal, të arrestuar tri ditë më parë për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Seanca maratonë zgjati 3 orë dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi vendosi të jap masa më të lehta sigurie, jo “arrest me burg”, siç dhe kërkoi organi i akuzës, i përfaqësuar nga prokurorja Blerta Hamza. Pavarësisht kërkesës së prokurores Blerta Hamza për t’i lënë në burg bluzat e bard-ha, gjyqtari Hasan Selimi vendosi lirimin e tyre. Kujtojmë se në kërkim për këtë rast janë shpallur edhe mjekët Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi. Për mjekun kardiolog Luan Dragusha u dha masa e

sigurisë "Liri pa kushte", për ish drejtorin e spitalit Përparim Çela liri kundrejt garancisë pasurore prej 500 mijë lekësh dhe mos ushtrim i detyrave të shërbimit administrativ pranë spitalit. Detyrim me paraqitje për infermierin Renato Kepi, liri me ga-ranci pasurore për farmacisten Karmen Kaçulini dhe pezullim i ushtrimit të detyrës administrative pranë spitalit, liri me garanci pasurore u dha edhe për Amanda Matlijan dhe Juliana Zhurin, ndërsa për Albana Mehmetaj asnjë masë. Dy mjekët e tjerë, Dhurata Uruçi dhe Edi Smajlaj vijojnë të jenë në kërkim policor. Vendimi u prit mes lotësh nga të afërmit dhe kolegët e mjekëve që qëndruan

gjatë të gjithë kohës jashtë dyerve të gjykatës. Pasi u njohën me lirimin e mjekëve, ata u lejuan të ng-jiten në sallë, ku nuk munguan as përqafimet dhe lotët. ë seancë avokatët mbrojtës e kundërshtuan që në nisje veprimin që kishte kryer prokuroria dhe policia, duke argumentuar se mjekët janë po-rositës të medikamenteve sipas nevojave vjetore të spitalit, ndërsa tenderin e kryen ministria dhe më pas kalon në filtrin e drejtorisë së spitalit. Gjithashtu ato theksuan faktin se në farmacinë dhe depon e spitalit janë gjetur këto pajisje, duke shpjeguar më pas në detaje me gjuhë mjekësore edhe veprimin që ndiqet në rastin e një opera-

cioni mjekësor të koronarografisë. Prokuroria i arrestoi mjekët me akuzën e shpërdorimit të detyrës pas një hetimi dy mujor, duke theksu-ar se në fund të vitit 2016, porositën 400 pako barnash për repartin e hemodinamikës, ndërsa bënë vetëm 3 operacione. Mjekët u arrestuan tre ditë më parë, me akuzën për “shpërdorim detyre”. Sipas prokurorisë ata kanë porositur e prokuruar ilaçe dhe materiale mjekësore për kabinetin e hemodinamikës, në një sasi jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti të spitalit rajonal të Shkodrës. Vlera e materialeve të porositura për vitin 2016-2017 e kalon shifrën e 570 milionë Lekëve.

Arrestohet një tjetër polic në Rinas dhe një shtetas turk

Pak orë pas arrestimit të një kontrolloreje të Komisariatit të Riansit, policia ka ndaluar një tjetër polic mesnatën e së premtes, të akuzuar për korrupsion aktiv, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri dhe shpërdorim detyre. Gjithashtu në pranga ka përfunduar dhe një shtetas turk. Ndalimi dhe prangosja e tyre ka ardhur në vijim të operacionit të SHÇ-BA-së. Burime zyrtare thonë se në prangat e uniformave blu përfunduan, Gazmir Dega, punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe Servet Aksoy, 44 vjeç, nga Turqia. Më herët, në kuadër të këtij operacioni, është arrestuar në flagrancë një kontrollore e Komisariatit Rinas, pasi dyshohet se lejoi kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq. Tashmë mbi policin e arrestuar rëndojnë akuzat për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”. Nuk dihet ende nëse ky rast ka lidhje me arrestimin e polices së Rinasit ditën e djeshme apo jo. Hetimet po vijojnë për të rënë në gjurmët e shkelësve të tjerë të ligjit.

Page 16: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

16 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

Nga Panajot ZOTO

Andri, një miku im, gazetar më dha dorën duke më thënë se ndjehesh i keqardhur për mënyrën si kryeministri i vendit, Edi Rama, kishte rënë në “grackën” e një tufe

opinionistësh, që kërkonin të vinin me çdo kusht, diktat mbi të në atë debat televiziv... Teksa pinim kafen e mëngjesit e sollëm disa herë në bisedën tonë atë pamje maskaradë (pa ndroje kështu e konsid-eroj) të mbrëmjes së enjtes në emisionin “Opinion” të moderatorit Blendi Fevziu... Po ky nuk është një rast i veçuar, ndaj dua të ndalem në një problem...

Nuk jemi më një vend i izoluar. Shqiptarët (jo vetëm ne gazetarët) ndjekin kanale televizive të huaja dhe krahasojnë performancën e emisioneve të tyre, qasjen e gazetarëve, moderatorëve, apo opinionistëve, ndaj temave në debat dhe raportet me titullarë të qeverisjeve, shtetarë apo opozitarë me të cilët debatojnë me performancën e debatit që bëhet këtu. Të bësh gazetari nuk do të thotë të kërkosh llogari, apo të flasësh (pse jo të kritikosh) qesim. Të bësh gazetari, apo të bësh opinionistin do të thotë, së pari, të kesh respekt për atë që ke përballë. Ndërkaq emisionet në studiot tona televizive janë kthyer në mikroparlament dhe fole grerëzash, në vende ku nuk përplasen ide apo mendime, por hamendësohet dhe tirren fabula thashethemesh që kumtohen nëpër korridoret e politikes dhe përcillen nga rrjetet sociale.

Nuk e di dhe nuk e kuptoj se ku e gjejnë të dre-jtën morale, (po them), pastaj guximin profesional, moderatorët e këtyre emisioneve, që i lejojnë vetes edhe rolin e prokurorit. Me ç’të drejtë disa opinion-istë, si psh, Lubonja, Rakipllari, Bushati a ndonjë tjetër, sillen përballë të ftuarve në emisionet ku ata ftohen, si të jenë ata, pjesë e ndonjë trupi gjyqtarësh. Si është e mundur që duan të marrin si përgjigje të

Nga Riza HOXHA

“Ta b ë j m ë Shqipërinë si Evropa”, tashmë është një ëndërr

që për shqiptarët është e pa-realizueshme. Aq sa gjithnjë e më tepër shqiptarëve po u rrit dilemën “nëse janë të aftë të vetëqeverisen”. Është kjo dilemë që po i detyron ta brak-tisin vendin amë. Sepse kanë humbur çdo shpresë se këtu mund të ngrenë një jetë më të mirë për vete dhe brezat që do të vijnë. Kanë humbur çdo shpresë sepse e shohin se vendin e drejtimit nuk e lëshojnë maskarenjtë që sot janë bërë të gjithëfuqishëm dhe të pandëshkueshëm.

Të mbytur në llumin e maskaradave, modeli i drejtuesve që ende merr frymë në këtë Shqipëri, na sjell vetëm fatkeqësi e varfëri. Heshtim edhe pse të gjithë e shohim se kanë mundur të ngrenë një gjysmë shtet krejtësisht familjar. Aq sa “të pandësh-kuarit” që i takojnë familjes tjetër nuk kanë asnjë lloj frike që të kërkojnë edhe rrëzimin e qeverisë të familjes tjetër përmes grushtit të shtetit. Secili nga të pandëshkuarit nxjerr nga goja pa u menduar ç’thotë tamam si lopa bajgën. Sepse pjesëtarët e familjes e dinë mirë se, për ta nuk ka drejtësi as sot, as nesër, sado vettingje të kryhen. Sepse ata vetë e kanë kthyer këtë gjysmë shtetin e ri në qesharak, të cilit askush nuk i beson më. Sepse është kthyer në një gjysmë shtet që ka forcë të arrestojë vetëm ndonjë që për të mposhtur sadopak varfërinë, arin të vjedhë energ-jinë elektrike, ndonjë që i vjedh fqinjit ndonjë pulë.

Shqiptarët e mbytur në varfëri ëndërrojnë që gjysmë shteti grotesk i tyre një ditë do të arrijë të arrestojë ndonjë milioner oligark, që u ngjajnë më

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Më vjen keq për kryeministrin tim...

Dilema që po na tremb ne shqiptarëve!

pyetjeve që bëjnë vetëm atë çka ata mendojnë dhe jo ç’ka thonë të ftuarit përballë tyre. Kjo, pak a shumë ishte panorama e shfaqjes në debatin e opinionistëve me Kryeministrin e vendit mbrëmjen e së premtes. Por jo vetëm. Sikundër theksova më lart, ky nuk është i vemi rast. Pa pikë mirësjelljeje qytetare dhe qasjeje profesionale shfaqen këta opinionistë në të gjitha emisionet. Në çdo kanal televiziv ku ata janë prezentë (jo vetëm përballë kryeministrit, por edhe ish kryeministrit, apo kryetarit aktual të opozitës. Të tjerët në politikë ata nuk i kanë në llogari). Pse?

Mendojnë se janë përfaqësues të opinionit publik dhe thonë se janë atje për të kërkuar llogari për gjithçka dhe nga kushdo. Ndërkaq harrojnë rregullin dhe etikën e gazetarit. Harrojnë se gjith-kush në një emision televiziv të formatit “Opinion”, apo “360 gradë” etj., etj., nuk mund të jetë në pozita dominuese, apo të imponojë mendime a qëndrime individuale. Neveritesh kur ndjek debatin në këto emisione, kur opinionistë të këtij kallëpi u sulen të ftuarve, ndërpresin ata dhe njeri- tjetrin në debat, bërtasin, insistojnë të marrin përgjigjet që ata duan, bëjnë pyetje provokuese, apo komentojnë mbi përgjigjet e të ftuarve. Një kakofoni fjalësh dhe copa debati që kryqëzohen dhe ku askush nuk respekton tjetrin e të gjithë nuk respektojnë të ftuarin, qoftë ky kryeministër, president, apo kryetar i opozitës. Ku, në cilin vend, në cilin kanal televiziv të huaj, në cilin emision atje ndodh si në Shqipëri, ku është rrezuar çdo gardh respekti që ndan gazetarin me të ftuarit në studio?! Gazetari ka të drejtën e pyetjes për gjithçka, brenda kornizës që lejon profesioni, morali dhe vetë tema e debatit. Vetëm kaq. I ftuari përgjigjet sipas mënyrës dhe interesit të vet, duke mos u ndërprerë pa arsye. Vetëm kaq. Shfaqja e mendimeve dhe qëndrimeve mbi to, nuk presupozon imponim por luajalitet. Fevziun, Rakipllarin e të tjerë emra, pjesë

kapadainj. Më vjen keq për kryeministrin tim, jo se ai u baltos dhe u turpërua në një debat përballë këtyre parelinjve mediatikë (përkundrazi, u tregua dinjitoz),por se nuk duhet t’ia lejojë vetes të ulet poshtë në nivelin e tyre.

Është për të ardhur keq, por duhet thënë se emisione të tilla televizive, vërtet të nevojshme për publikun, shpesh degjenerojnë në debate shterpë, në një fotokopje të keqe të parlamentit aktual. Është për të ardhur keq, por duhet thënë se jo pak gazetarë apo opinionistë vuajnë nga sindromi i “varësisë”. Janë po ata, të njejtit, që kur janë përballë kryeministrit sjellin në sofrën e debatit atë ç’ka gatuhet në kuzhinën e opozitës, dhe kur vihen përballë kryetarit të opozitës, psh hiqen sikur janë kundër tij… Jo! sjellja i gënjen. Në fakt, ata janë aty jo për të shpalosur “pavarësinë” e tyre, por për të bërë “të fortin”, sipas kërkesës të atyre që derdhin miliona për ta.

Është për të ardhur keq, por duhet thënë se kjo kategori gazetarësh e opinionistësh u largo-hen të vërtetave. Realiteti për ta, nuk është psh, ai që prezanton kryeministri i vendit (se ai për ta, gënjen), por gjithçka thuhet e flitet nëpër kafenetë dhe deklarohet nga podiumi i SHQUP-it. Kur dëg-jojnë nga kryeministri punët që ka bërë kjo qeveri, përpjekjet për të bërë shtet, ata thonë se vendin e ka vënë poshtë krimi dhe komentojnë “faktet” që publikon opozita... Akuzojnë qeverinë dhe kryem-inistrin si mospranues të një propozimi për “veting” të politikanëve, bërë nga opozita. Në këtë vend duhet të ndryshojë shumëçka. Së pari sjellja politike. Por jo vetëm. Duhet ndryshuar edhe performanca e emisioneve televizive dhe mënyra e zhvillimit të debateve në to. Kjo kërkon një qasje tjetër përkundër asaj që kemi parë deri sot, të mbërthyer prej vitesh në kolltukët e këtyre studiove të njëjtat fytyra.

shumë plaçkitësve, që fshijnë djersën e ballit nga lodhja në valle me 500 euroshe.

Të lodhur nga varfëria e të nëpërkëmbur nga një palo klasë politike që nuk di gjë tjetër vetëm të mbushë xhepat e saj, tashmë jemi të bindur se ka ardhur koha të evidentojmë e të nxjerrim në shesh problemet që na kanë shkaktuar më shumë dhem-bje ndër vite gjatë këtij tranzicioni që nuk ka të sosur. Sot nuk duhet të heshtim për Gërdecin, për 21 janarin, për mbjelljen e gjithë Shqipërisë me kana-bis, për ngritjen e një shteti grotesk me administratë krejtësisht familjare etj, etj. Është e çuditshme se si deri tani për këto vepra kriminale ende nuk ka asnjë prapa hekurave. Bile shumë prej fajtorëve tashmë janë kthyer në biznesmenë e oligarkë që kanë fshehur kushedi se në ç’banka miliona, aq sa as vetë nuk e dinë shumën e saktë. Janë vetëm këto detaje që na tregojnë ne shqiptarëve që ende kemi mbetur këtu, se çfarë gjysmë shteti grotesk kemi mundur të ndërtojmë e të ngremë në këto afro 30 vite të kësaj me nder demokracie. Kryesorja, të mos heshtim si deri tani, po t’i dalim për zot vetes dhe fëmijëve tanë. Që shtëpinë tonë të mos e lëmë në duart e maskarenjve politikë siç ka ndodhur re-alisht gjatë këtyre afro 30 viteve të këtij tranzicioni të pafund dhe tragjik për shqiptarët.

Humbja e shpresës ndër shqiptarët po e kthen tokën shqiptare në një shesh të zbrazët. Të gjithë po ikin. Po ikin ku të mundin. Jo nga varfëria që I ka mundur. Po tashmë të gjithë jemi të bindur se drejtimi i gjysmë shtetit ka rënë në duart e një klani barbar, prej të cilit vështirë të shpëtojmë ndonjë ditë. Atëherë? Të ikim turravrap.

Ky gjysmë shteti ynë është i mbushur plot me gomarllëqe që rëndojnë mbi trupin e lodhur të shqiptarëve që ende nuk ia kanë dhënë vrapit për t’u larguar. Grupit qeveritar i oligarkëve (nuk po them i maskarenjve) i shkon mendja se shqiptarët

e “turpit” mediatik, nuk i kënaq kjo qasje. Ata, qoftë dhe me dhunën e fjalës, kërkojnë të imponohen.

Një sjellje e papëlqyeshme është pak të thuhet. Pa ndroje do ta cilësoja një gangsterizëm të moderu-ar fshehur (dhe justifikuar) nën petkun e misionit të gazetarit. Fjalë e ashpër vërtet, por është e saktë kur shikon se kjo qasje poshtëron dhe turpëron (fjalë e përmendur nga vetë kryeministri në atë emision) ar-matën e madhe të gazetarëve, institucionin mediatik në përgjithësi dhe ç’ka është më serioze, shtypin si pushtet, krah pushteteve të tjera.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të jetë i vetmi kryeministër (këtë mund ta them edhe për ish kryeministrin apo kryetarin e opozitës) që pranon të ulet përballë gazetarëve dhe opinion-istëve, që i drejtohen me “ti”, apo që i përplasin për fytyre baltën që prodhon opozita dhe një pjesë e medias shqiptare. Është i vetmi kryeministër që nuk kërkon autoritet dhe debaton pa komplekse si i barabartë me gazetarët, dhe që ka durimin të kon-sumojë kohën me përgjigje, ndonëse asnjëherë të pëlqyeshme prej atyre që ka përballë. Shumëkush si unë do ti kërkonte kryeministrit Rama, të mos i kapërcente dyert e këtyre studiove ku këta tipa opinionistësh e presin si prenë e tyre për ta “shqyer”, e që mendojnë se janë në të drejtën e tyre t’i kërko-jnë atij “nënë e babë”, ta përgjegjësojnë edhe për akuzat e përditshme të bëra nga opozita e ti qën-drojnë përballë jo si gazetarë, por si prokurorë, ku ai duhet të japë llogari, fjala vjen, edhe “përse shirat nuk kanë filluar kur shtatori po kalon”!

Nuk besoj se jam i vetmi që do ti kërkoja kryem-inistrit ti bojkotonte këto studio. Kolegët e tij nëpër Europë dhe rajon nuk u nënshtrohen presioneve që bëjnë medjat dhe nuk pranojnë të ulen në debat me sojin e këtyre opinionistëve, që, në mos janë të qëllimshëm në veprim, janë mendjemëdhenj e

e jonë e dhimbshme që po e detyron shumicën e shqiptarëve t’ia japin vrapit e të largohen nga kjo Shqipëri e mbetur në duart e maskarenjve politikë.

Na tingëlluan qesharake edhe lavdet që iu thurën kuksianëve pse e pritën qetësisht fillimin e pagesës së taksës për Rrugën e Kombit. Edhe pse ata e dinë mirë se, janë më të djegurit. Sepse nëse nuk do t’u rritet çmimi i biletës së udhëtimit, çmimi i preshit dhe i lakrës do t’u rritet, pasi transporti i tyre do t’u kushtojë më shtrenjtë tregtarëve. Pasi tarifa për automjetet e tregtisë nuk është ulur asnjë qindarkë. Kësisoj, varfëria brenda pak ditësh do të pësojë një rritje të konsiderueshme në këtë rajon me aq shumë pasuri, por edhe me më shumë varfëri. Por oligarkët hajdutë vazhdojnë të heshtin.

Sot haleja-klasë politike vazhdon të bërtasë se kërkon të kryejë vettingun e vetvetes. Pra, e pranon se është hale-klasë politike. Tamam si hale- gjyqtaro prokurorët, plazhistë të Durrësit. Sa qesharake tingëllon në kërkesën e saj? të kon-trollojë vetveten? A thua se nuk e njeh vetveten çfarë monstre është? Kur gjithë shqiptarët e dinë se çfarë është në të vërtetë.

Goditja e korrupsionit të stërmadh në këtë Shqipërinë tonë mund të kryhet vetëm nga struk-tura të tilla si BKH, apo SPA. Bile edhe ato nën vëzhgimin e kontrollin e miqve ndërkombëtarë. Tashmë shqiptarët nuk u besojnë më shqiptarëve. Të gjithë janë të trembur nga njëri tjetri për çfarë u kanë parë sytë këto afro 30 vjet të kësaj me nder demokracie. Sot, shqiptarët presin që me ndihmën e miqve të nisin arrestimet e peshkaqenëve e pesh-qve të mëdhenj, tashmë të zhytur në një mal llumi të pallogaritshëm që ata ngritën për afro 30 vjet.

Ndërsa autovettingu është vetëm një segment i poshtërsisë që ka mundur të ngrejë kjo hale-klasë politike, që po bën gjithçka, thjesht t’i dalë zot vetes dhe të mbrojë malin e madh të poshtërsive të saj.

janë harraqë. Jo, ata mbajnë mend shumë mirë çfarë ka ndodhur vite më parë, çfarë ka ndodhur dje, apo edhe sot. Vetëm se, janë të lodhur e s’kanë çfarë t’i bëjnë këtij klani që u ka hipur në qafë. Shqiptarët turfullojnë nga poshtërsitë si ajo e vjedhjes se 713 milionë lekëve nga thesari nga një ish punonjës i BSH-së. Për gjithë këtë krim, guver-natori u largua nga posti. Dhe këtu nisi historia groteske alla albaneze. Ish guvernatori i larguar sërish mundi të përfitojë disa miliona lekë. Açik duket se ka fituar kthimin e 56 pagave, ose 42 mil-ionë lekë. Pra, ne shqiptarët e mbytur nga varfëria paguajmë dy guvernatorë. Apo nuk i kanë pagat e “ulta” ata. Kështu na ka ndodhur edhe në sektorët e tjerë. Sa herë bëhen zgjedhje, me qindra punonjës largohen pa të drejtë nga puna. Fitojnë të drejtën dhe paguhen të paktën për një periudhë një vjeçare. Paguhen ata, paguhen edhe birbot e ministrit, depu-tetit, etj, etj. Poshtërsi të tilla ndodhin vetëm në këtë Shqipërinë tonë ku shumica e banorëve të mbetur ende këtu kanë vetëm pak bukë, gjizë e pak presh në sofër për fëmijët e tyre.

Plaçkitje në heshtje nga një ish punonjës e bankës? Kështu ndodh vetëm në Shqipëri, ku hale - klasa politike ka mundur të ndërtojë vetëm një gjysmë shtet krejtësisht familjar. Aq sa po çudisim botën mbarë. Ndaj çfarë thamë në fillim të këtij shkrimi sërish po e përsërisim: Me çfarë ka ndod-hur në këto afro 30 vite të kësaj pseudodemokracie a mundemi ne të vetëqeverisemi në mënyrë efikase, pa ndihmën e ndërhyrjen e miqve tanë ndërkom-bëtarë? Vetë fluksi i largimit të shqiptarëve që sa vjen e po rritet tregon se, vetë shqiptarët nuk e besojnë. Nuk besojnë as te kjo hale - klasë politike, e cila edhe vetë e di këtë të vërtetë. Pasi në këto afro 30 vite kemi treguar se me këtë klasë politike kemi mundur të arrijmë të bëjmë vetëm një vërë në ujë, po ndonjë lloj shteti asesi jo. Kjo është açik e vërteta

Page 17: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

GAZETA SOT E Diel 23 Shtator 2018 17

Nga Feruz SHABANI

Gjurmët e jetës, punës dhe sakrificës së Qazim Demit janë të gdhendura fort në qytetin e Sarandës, ndonëse ai ka lindur në Filat të Çamerisë, një ndër qendrat

kryesore patriotike e kulturore të trevave të Jugut. Në memorien e këtij qyteti relativisht të ri, emri i Qazim Demit zë një vend të veçantë e të nderuar, sepse ai është një ndër pionierët e parë të arsimit, një ndër aksionerët që hodhi kapitale serioze për kohën në drejtim të zhvillimit ekonomik të qytetit te Sarandës dhe zonave rreth tij, një ndër luftëtarët dhe nacionalistët e flaktë gjer në flijim për lirinë e Atdheut dhe çështjen kombëtare.

Qazimi lindi në derën e madhe të Dematëve në vitin 1882, në një familje me kontribute të shquara prej disa brezash, e njohur për veprimtari shoqërore dhe atdhetare. I ati, Mahmut Demi, ka qenë anëtar i Kryesisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për trevat e Jugut të Shqipërisë dhe është dekoruar me medaljen “Për veprimtari politike” me këtë motivacion: “Ka marrë pjesë me armë në dorë ne luftën kundër pushtuesve osmanë dhe shovinistëve grekë në mbështetje të qeverisë së përkohshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ka qenë pjesëmarrës në kuvendet e organizuara nga Dega e Lidhjes së Çamërisë në vitet 1878-1881. Ka qenë nënshkrues i të gjitha promemorieve të Lidhjes për Jugun, dërguar fuqive të mëdha të Europës.

Fakte mbi aktivitetin patriotik të Mahmut Demit jepen në disa vepra të botuara si: “Akte te Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912” Tiranë 2002. Në hulumtime historike të historianit Ibrahim D. Hoxha, etj. I edukuar me frymën e lirisë dhe pavarësisë,që në vogëli Qazim Demi mërgon në SHBA në vitin 1904, ku u arsimua dhe mori pjesë në organizatat kombëtare shqiptare që u ngritën atje. Bashkë me shumë shqiptarë të tjerë, të grumbulluar rreth feder-atës panshqiptare “Vatra” , nën drejtimin e Nolit dhe Konicës punon e kontribuon për idealet atdhetare. Është koha kur “Vatra” bëhet promotor i luftës për lirim pavarësi dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë, rrezikuar gjatë Luftës I Botërore nga fuqitë imperi-aliste dhe shoviniste.

Në kuadrin e fushatës “Për shpëtimin e Shqipërisë” që organizoi ne vitin 1917 Federata “Vatra” i riu Qazim Demi është përherë i pranishëm. Në poezinë luftarake “jepni për Nënën” shkruan me 1917, Fan Noli u bënte thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodheshin në Amerikë dhe kudo në diasporë të mos kursenin asgjë për ta ndihmuar Shqipërinë. Vargjet refren aq kumbuese të kësaj poezie “Mbahu Nënë mos ki frikë,/ se ke djemtë në Amerikë”, u bë himn për ata që e donin me të vërtetë Atdheun e tyre. Në këto rrethana, i frymëzuar nga qëndresa dhe lufta e shqiptarëve në Veri dhe Jug për mbrojtjen e tërësisë territoriale, Qazim Demi i shkolluar dhe i pjekur politikisht kthehet ne Atdhe për t’u inkuad-ruar ne Luftën e Vlorës me 1920. Duke dëshmuar për këtë periudhë të jetës së tij që shënon një kthesë vendimtare, historiani Ibrahim D. Hoxha shkruan: “...Mori pjesë në organizatat shqiptare që u ngritën kohë pas kohe në SHBA dhe më 1920, fl. 5 shkruhet: “Në Qershor 1920 Qazim Demi me shumë shokë të tjerë nxorën armë nga Korfuzi në Ksamil për të organizuar mbrojtjen territoriale nga Italia e Gre-qia”. Pas luftës së Vlorës u vendos përfundimisht në Sarandë ku iu përkushtua me plot zell punës për mëkëmbjen ekonomike të këtij qyteti që po hidhte hapat e para drejt ekonomisë kapitaliste. Ishte ndër aksionerët kryesorë në grupin Q.Demi, M. Muzina, K.Selfo, S.Puto, etj., që zotërojnë konçesione për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Ish-centralin elektrik të Sarandës tek shëtitorja buzë detit e mbajnë mend të gjithë sarandiotët e vjetër, të cilët kanë njohur nga afër edhe Qazim Demin.

Rreth këtij aktiviteti shkruhet në veprën “Ndë-rhyrja e kapitalit të huaj në industrinë elektrike në Shqipëri në periudhën 1925 – 1944” me autor I. Fishta, M. Doçi. Po në këtë periudhë Q. Demi është pronar i një punishteje akulli. Në broshurën “Saranda në 30-vjetorin e Çlirimit” botuar më 1974, mes të tjerash “

Qazimi lindi në derën e madhe të Dematëve në vitin 1882, në një familje me kontribute të shquara prej disa brezash, e njohur për veprimtari shoqërore dhe atdhetare. I ati, Mahmut Demi, ka qenë anëtar i Kryesisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për trevat e Jugut të Shqipërisë dhe është dekoru-ar me medaljen “Për veprimtari politike” me këtë motivacion: “Ka marrë pjesë me armë në dorë ne luftën kundër pushtuesve os-manë dhe shovinistëve grekë në mbështetje të qeverisë së përkohshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ka qenë pjesëmarrës në ku-vendet e organizuara nga Dega e Lidhjes së Çamërisë në vitet 1878-1881. Ka qenë nënshkrues i të gjitha promemorieve të Lidhjes për Jug-un, dërguar fuqive të mëdha të Europës...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Filati i Çamërisë, me personalitete të mëdhenj si Qazim Demi

shkruhet: “...Ndërsa sipërmarrësi Qazim Demi kishte ngritur një punishte akulli në një central elektrik me kapacitet prej 15Hp. Ishte gjithashtu aksioner në fabrikën e miellit. Siç del dhe siç dëshmojnë të dhënat e kohës, Qazim Demi po integrohej me shpejtësi dhe me guxim ne sipërmarrje biznesi, duke u bërë një ndër pionerët e parë të kapitalizmit në gjithë jugun e vendit. Investimet e tij vijnë duke u rritur dhe ishin mjaft të vlerësuara për kohën. Duke qenë se transporti ishte pika kritike, shqiptaro-amer-ikani Q.Demi, i inkuadruar fort në problematikën e kohës, vendosi të investojë në këtë sektor, duke blerë dy automobil dhe dy mjete lundrimi (benzinata). Automobilet përdoreshin për transport njerëzish dhe mallrash ne linjën Sarandë-Konispol dhe Sa-randë-Delvinë-Gjirokastër.

Ndërsa motobarkat bënin itinerarin Sa-randë-Korfuz dhe Sarandë-Brindizi, në dispozicion të transportit të udhëtarëve dhe mallrave. Bashkë-kohësit kujtojnë se njëra prej benzinatave të Qazimit u mbyt gjatë bombardimeve italiane në fillim të Luftës së II Botërore, ndërsa tjetrën e bleu Ghaqe Lepuri, i njohur në Sarandë si njeriu i detit me zemër të madhe sa deti.

Për ndihmën e madhe që Qazim Demi i jepte popullit të Sarandës, Delvinës e Konispolit, historiani I.Hoxha shkruajti: “Emri i Qazim Demit u bë shumë i njohur në rrethet e jugut. Ai njeri zemërbardhë e mirëbërës fitoi emër të mirë në të gjithë popullatën e Jugut”. Gjatë luftës italo-greke më 1940, Qazimi vuri makinat e veta falas në shërbim të atyre që nuk e duronin zgjedhën greke e sidomos të atyre që rrezikoheshin nga grekët. Me makinat e tij u bartën qindra vetë nga Saranda ne Vlorë”. Por kontributi i intelektualit që për 15 vjet u shkollua e punoi në SHBA nuk mund të kufizohej vetëm me kaq. Në vitin 1931 ka qenë kryekujdestar i konviktit “Çamëria” në Sarandë, ku ka dhënë një kontribut të madh në tërheqjen e fëmijëve çamër në konvikt dhe në ruajtjen e kontigjentëve. Ai në letrën e datës 11.03.1936 dërguar Ministrisë së Arsimit në Tiranë, kërkon largimin e drejtorit të konviktit “Çamëria” për njollosje të figurës së tij morale” (marrë nga AQSH, Fondi MA, Dosja 130, viti 1936, fl. 83). Dokumenti i mësipërm flet për virtytet e tij të pastra morale dhe për guximin me të cilin ai demaskon dhe denoncon zyrtarët e njollosur.

Ky intelektual i zoti, idealist e patriot, ka patur sferën e njohjes dhe të veprimtarisë mjaft të gjerë. Dëshmitë e kohës tregojnë për miqësitë me vëllezërit Gjylbegu, Ismail e Hamit Gjylbegu, njerëz me kapac-itete intelektuale, antikomunist të vendosur, të cilët kanë jetuar e punuar në zonat e Jugut. Veprimtaria intelektuale, patriotike e antikomuniste e Qazim Demit vjen gjithmonë duke u rritur. Kronikat e kohës flasin për rolin e tij si anëtar i klubit patriotik “Bashki-mi”. Në ASHQ, Fondi MPB, Dosja 32, viti 1935, fl. 2, shkruhet: “Qazim Demi në vitin 1935 ka qenë anëtar i klubit patriotik “Bashkimi”. Për veprimtarinë e tij u

akuzua në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga xhandarmëria e Gjirokastrës”.

Periudha e Luftës Antifashiste Nacionalçlir-imtare do ta gjejë në ballë të frontit. Si patriot me trashëgimi stërgjyshore do të inkuadrohej në fillimet e rezistencës në luftën kundër armikut të përbashkët. Populli ynë i përfshirë në luftën e madhe çlirimtare përkrah popujve të Europës që vuanin nën thundrën e fashizmit, kërkonte në krye figura të nderuara si Qazim Demi, që kishin bes-imin dhe simpatinë e masave. Në janar të vitit 1943 zgjidhet i pari kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar për Konispolin dhe në maj 1943 kryetar i këshillit Krahinot Nacionalçlirimtar. Këshilli në drejtimin e tij organizoi kundër-goditjen 55 ditore kundër nazistëve gjermane në kufirin shqiptaro-grek (5 gusht - 27 shtator 1943). Më 27 shtator u tërhoq nga Konispoli në luftime në përbërjen e batalionit “Çamëria” dhe njësive luftarake të krahinës. Pas disa ditësh është gjendur i vrarë në njërën nga shtëpitë e fshatit Markat, ku ishin grupuar për-kohësisht njësitë luftarake partizane. Ishin meto-dat sllavo-komuniste të eliminimit të figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar, të ekzekutimit pa gjyq dhe të larjes së hesapeve me intelektualët e përmasave perëndimore dhe luftëtarët e paepur për një Shqipëri demokratike e antikomuniste. Janë pikërisht bindjet e tij antikomuniste dhe vizionet e qarta nacionaliste motivet e vërteta të ekzekutimit të tij nga forcat e errëta antikombëtare.

Kështu pushoi së rrahuri më 15 tetor 1943 zemra e patriotit të madh e intelektualit dhe biznesmenit të periudhës pas pavarësisë e luftëta-rit dhe kryekëshilltarit gjer afër perëndimit të Luftës së Dytë Botërore, të njeriut që i dha aq shume Sarandës duke vënë gurë të fortë në ndër-timin dhe zhvillimin e saj. Pas çlirimit të vendit do të fillonte kalvari i vuajtjeve dhe mundimeve të gjata të familjes, të gruas së tij Elma Remzi Demit, të fëmijëve: Tekiut, Muhazezit, Kujtimit dhe Lumturisë. Ata u shpallen kulakë, u degdisën nga një vend në tjetrin, u rrëmbyen pronat, përjetuan privimet e gjata të luftës së klasave. Sot, bijtë e Qazim Demit jetojnë në Shkodër prej afro 50 vjetësh. Vitet kanë qenë të rënda për ta, por bujaria shkodrane na ka ngrohur zemrat. Megjithatë, rrënjët i kanë në Sarandë, atje ku i hodhi me punën dhe emrin e nderuar babai i tyre, emri i të cilit meriton përjetësinë. Tek shikoj Tekiun, të birin e tij, me kaq shumë flokë bore mbi krye, në dyert e gjykatës së Sarandës, në një pafundësi gjyqesh për të marrë atë që i takon dhe që e di e gjithë Saranda, më dhimbset kur flet me drithërima. Prandaj vendosa të shkruaj për Qazim Demin. Ta marrin vesh edhe të pacipët se historia shkruhet e rishkruhet. Prandaj kam gërmuar kaq shumë në libra e arkiva, që të them diçka nga jeta dhe puna e tij e madhe. Për të kanë shkruar edhe të tjerë, janë bërë emisione televizive.

Page 18: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

18 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

GJERGJ LEKA:Kantautori pohon se nuk prodhohet më krijimtari si dikur, problem dhe zbatimi i ligjit për muzikën

Shqipëria është e fundit në Ballkan për mbështetjen e artit, kemi humbur çdo gjë...

Krijimtaria në vend nuk mbështetet sa duhet për zhvillimin e saj, por prob-lem mbetet dhe zbatimi i

ligjit nga përdoruesit e muzikës. Për kantautorin e njohur Gjergj Leka problemet vijojnë prej vitesh dhe sipas tij edhe institucionet shtetërore deri tani nuk kanë treguar vëmendjen sa duhet, por mungon dhe promovimi i artistëve. Sipas kantautorit, më shumë ka vëmendje tek një këngëtar i huaj që vjen për koncert se sa të mbështetet dhe promovohet krijimtaria muzikore shqiptare. Në intervistën për “SOT” kantautori Gjegj Leka shprehet se sot nuk prodhohet më krijimtari si dikur, dhe nuk ka as treg muzikor. Problem për kantautorin mbeten dhe mungesa e vëmendjes për të gjithë ata kompozi-torë, që prej vitesh janë vlerësuar me punën e tyre, por tani nuk po shkrua-jnë më muzikë. Pjesë e intervistës me kantautorin është dhe sezoni i dytë i programit të tij “Na ishte njëherë muz-ika”. Një program, që sipas tij tashmë e ka audiencën dhe vlerësimin për çfarë prezantohet. Edhe ky sezon që ka nisur, sipas kantautorit Gjergj Leka në vijim do të përcjellë plot materiale intere-sante për shikuesit.

- Programi juaj “Na ishte një herë muzika” mbërrin në sezonin e dytë. Çfarë sjell ky sezon dhe qëllimi që patët, kur e nisët këtë program?

Unë e kisha menduar prej kohësh, që të nisja një pro-jekt të tillë. Çdo të shtunë është programi i dytë në shikueshmëri, dhe i bie që paska shumë njerëz që duan këtë muz-ikë. Sezoni i dytë i këtij programi në “Neës24” sjell për pub-l i -

kun dy rubrika të reja, njëra që quhet “Pentagrami i artë” dhe në çdo puntatë unë zgjedh nga bota një material, por që është shumë i njohur. Më pas ka një rubrikë tjetër, që është me figurat shqiptare në veçanti. Kemi Kujtim Laron, Çelentanon, javës tjetër do të vijoj me të tjerë emra, por dhe si një përballje me figurat shqiptare.

-Programi juaj vjen çdo të shtunë me titullin “Na ishte njëherë muzika”. Pse ky titull?

Tek ne ka humbur çdo gjë, sepse nuk prodhohet. Ka humbur muzika e filmit, sepse nuk ka filma. Shembulli Morricione, që është duke vdekur dhe është më i paguari në botë. Por tek ne thonë: ky është i vjetër. Ku janë të vjetër? Kush janë këta të rinjtë me vlera? Ne kemi kompozitorë të aftë. Rasti i Endri Sinës, super aftë dhe veprat e tij në Kinë. Po e paguan Kina. Na ishte njëherë muzika, por kjo është e keqja, sepse na ishte njëherë vërtetë.

-Çfarë po ndodh sipas jush me të drejtën autorit. Ka probleme dhe sa kanë përgjegjësi institucionet, Ministria e Kulturës?

Unë para disa javësh kisha në studio në program administratorin e të drejtës së autorit, që në fakt ai foli shumë mirë. Ligjin atij ia ka dhënë Ministria e Kulturës, por ai ma solli dhe e kam lexuar. Si ligj ai është shumë në

rregull. Ky në krahasim me atë që ka qenë

është tamam si një ligj

sikur po

flasim për të drejtën e autorit italiane, por me një diferencë shumë të madhe. Që tek ne nuk janë pjekur kushtet akoma, që nga autorët, që nuk kanë idenë. Bëhen gjyqe dhe ndaj i humbin, sepse nuk e kanë idenë. Mos harroni që Italia e ka që në 1800 të drejtën e autorit, ndërsa ne e kemi pas demokra-cisë. Unë kisha të ftuar në emision dhe Kujtim Prodanin që po çan dyert për të drejtën e autorit të këngëve të Agim Prodanit, i cili është autori më i madh i këngëve dhe të Anita Takes. Tek ne këtu ka shumë probleme, kjo sepse nuk bien të gjithë dakord. Por dhe krijuesit nuk kanë asnjë marrëveshje për këngën. Nuk ka marrëveshje midis autorëve, dhe nuk po merren vesh mes tyre. Ne mund të kemi 1 mijë probleme me ligjet, por ky ligj me atë që ka qenë më parë është më i mirë dhe zbatimi është akoma në ajër. Te ne ka për t’u ndërruar ministria dhe ministrja, dhe ne do jemi sërish po njëlloj, sepse nuk merremi vesh me njëri- tjetrin. Tek ne nuk zbatohet ligji. Tek ne duhet të ketë një polic artistike. Po nuk u zgjidh problemi që të paguajnë të drejtën e autorit ata që përdorin krijimtarinë, atëherë asgjë nuk do kemi. Por ajo që kërkoj unë është dhe një fushatë sen-sibilizuese nga Ministria e Kulturës, që ka bërë këtë ligj për autorët. Unë takoj kolegët e mi, por se kanë idenë e këtij ligji. Por që të bësh një fushatë të tillë duhen dhe para. Siç bën AMA fushatë, që ia dërgon televizioneve të ndryshme spotin, edhe Ministria e Kulturës duhet të bëjë fushatë për të drejtën e autorit.

-Ministria e Kulturës është përbal-lur me akuza të artistëve, projektligji i artit që u kërkua të pezullohej, mungesë transparence. Çfarë mund të na thoni për rolin e ministrisë, sa është bërë për artin dhe kulturën?

Me sa di unë asnjë nga ministrat e Kulturës tek ne nuk ka bërë për artin dhe kulturën, duke filluar që Rama e deri tek ministrja Kumbaro tani. Që nga ajo kohë e deri tani, po këto ligje arti janë. Kur thonë do bëjmë ligj të ri vetëm sa i shtojnë dy paragrafe secili ministër Kul-ture, që vjen. Por për të zbatuar ligjin ka probleme, ministria duhet të caktojë dhe kush e zbaton ligjin. Po flas për muzikën. Kush është caktuar për të zbatuar ligjin? Katër inspektorët që ka SUADA ( sporteli unik)? Unë po flas për pjesën time të kri-jimtarisë muzikore, kush duhet ta zbatojë ligjin? Por dhe problem është që ne jemi shqiptarë dhe nuk merremi vesh me njëri tjetrin. Ne do të vijojmë ti prishim punë njëri-tjetrin. Ministria e Kulturës ka fajet e veta, por dhe ne vetë jemi fajtorë. Kush ka marr para nga ministria e lavdëron, ata që nuk kanë marrë e shajnë. Kush nuk ka marr para për projektet janë të pakënaqur. Por tek ne nëse është dhe ndonjë ligj i mirë, ta keni të qartë që

është huazuar. Problemi mbetet kush do ta zbatojë ligjin. Ndër vite të

gjitha Ministritë e Kulturës qoftë të Saliut apo dhe Ramës, nuk është bërë gjë, ta keni të qartë këtë. Asgjë nuk kanë bërë në ministri, kanë bërë ligje dhe

as që janë zbatuar. -Autorët pohojnë se mungon

mbështetje për krijimtarinë muzikore, mungesë promovimi. Sa i bashkoheni atyre?

Në Shqipëri nuk ke krijimtari në art. Më thoni çfarë simfonie kanë shkruar? Çfarë teatri kemi? Por është qesharake dhe për mënyrën se si hap-en dhe zhvillohen konkurset për Vitin e Skënderbeut. Kam lexuar kritere qesharake nga TVSH. Tek Ministria e Kulturës lexova sërish për një konkurs për vepra muzikore për vitin e Skën-derbeut. Por ministria ka përgjegjësinë në radhë të parë të ngrejë një komision për veprat kombëtare. Këtu çalon tek ne, kush do të jetë në atë komision vlerësi-mi, sepse duhet të jetë me profesionistë. Po kush janë profesionistët në Shqipëri? Mirë le ti bëjnë konkurset, por kush do të jetë në komision? Unë dua si autor që gjërat të jenë të rregullta. Personalisht më intereson kjo si krijues dhe e drejta e autorit të paguhet. Do të ishte gjë e mirë që të konkurset për krijimtarinë muzikore shqiptare ishin, por paratë nuk shpenzohen për art. Ju e dini që në rrethe askush nuk shpenzon për një koncert? Dikur kishte dhe trupa artistike, estrada dhe në rrethe, por janë në mbyllje e sipër. Kjo është drama, dhe kjo ndodh në të gjitha degët e artit jo vetëm te muzika. Jemi në një krizë totale të moskulturës. Nuk ka interes njeri për kulturën, po flas për shtetin. Edhe bashkitë nuk kanë para, nuk ka fonde për kulturën. Çfarë do të bëjnë kur nuk kanë para, ose janë të pamjaftueshme? Paguajnë 200 mijë euro për të marr një

këngëtar që këndon dhe me aq para mund të ndihmohet arti shqiptar, të ketë projekte. Pra ne mbetemi ato që jemi, këto janë gafa që bëhen. Para se ti të marrësh një emër të madh të këndojë në shesh, me atë buxhet mund të hapje tre konkurse gjatë gjithë vitit për krijuesit. Këto janë prioritet shtetërore. Shteti duhet të ndjekë politikën, që në radhë të parë të ndihmoi artin autokton. Nuk ka një promovim, nuk ka konkurse, vetëm kur na vijnë të huajt që i promovojmë.

-Dhe nëse vijon kjo situatë me mungesë mbështetje financiare, mung-esë promovimi, sipas jush çfarë ndodh?

Më të mirët do të ikin jashtë dhe bëjnë para atje, siç dhe ka ndodhur.

-Ju flisni për Tiranën, por dhe artistët në rrethe kanë probleme me aktivitetin artistik. Si ndikon kjo situatë sipas jush?

Ka vite që nuk ekziston më fjala rrethe. Ku ka art në rrethe? Të flasësh këtu për artin, nuk ka mbështetje. Asnjë rregul-lim nuk ka, çdo ditë dhe më keq është në art. Vetëm kur ndahen nga jeta artistët të japin një sallë, që bëjnë sikur qajnë.

-Sipas jush, artisti nuk ka vlerësim në Shqipëri?

Nuk ka vlerësim dhe kush ka talent më mirë mos të rri këtu, të iki nëse kanë mundësi për më mirë atje jashtë. Unë po e shikoj te brezi i ri, që dikur vinin në konkurse, prisnin rradhën. Tani përveç “Gjeniut”, te tjerët nuk vijnë. Ai ose ajo që ka talent nuk do ta bëjë në Shqipëri, sepse i ka shembujt që rri pa bukë dhe më mirë ikën jashtë. Ka mbetur vetëm brezi im. Veç programit që bëj unë për muzikën, nuk ka tjetër që sjell vlerat. Edhe ndonjë program, që duan të bëjnë është për anën komerciale dhe gossip. Vetëm për kaq, sepse nuk na shohin? Po kush nuk e sheh? Programi im ka shikueshmëri.

-Tregu muzikor sipas jush nuk ek-ziston. Pse?

Çfarë tregu muzikor kemi ne? Dyqane që shesin disqe? Ne nuk kemi treg muzikor.

-Po kënga e lehtë shqiptare?Kemi një festival, që është “Kënga

Magjike”. Por ku promovohen këngët, përveç youtube? Ku i ke menaxherët? Ku i kemi shtëpitë diskografike, ky është tregu muzikor. Këngë te ne bën kushdo. Nuk është e vështirë të bësh, këngë por të shkruash këngë. Te ne ka dhe nga ata që bëjnë dhjetë në ditë, por vetëm këngë nuk janë. Ata kompozitorë që kemi ne që shkruajnë tani i quajnë jashtë mode dhe treçereku ka rënë në gjumë nuk shkrua-jnë, dhe kjo është problem. Ky është tregu jonë. Ne matemi me njëri-tjetrin dhe kur dalim jashtë Shqipërisë pastaj e shikojmë se ku jemi. Shikoni vendet jashtë se sa bë-jnë për folklorin, për traditën, sa festivale bëjnë. Ne i kemi pasur më shumë se ata, dhe nuk janë më. Kjo sepse nuk duan të aftit, por duan të promovojnë këngë që dalin një apo dy javë dhe si intereson të ketë muzikë të mirë. Ne jemi të fundit për të mbështetur artin në Ballkan, nuk ka promovim. Një art pa promovim është njësoj si ëndrrat ti mbash në sirtar dhe mos ti realizosh kurrë. Te promovimi hyn shteti, por dhe privati.

Intervistoi: Julia VRAPI

Tek ne ka humbur çdo gjë, sepse nuk prodho-het. Ka humbur muzika e filmit, sepse nuk ka filma. Shembulli Mor-ricione, që është duke vdekur dhe është më i paguari në botë. Por tek ne thonë: ky është

i vjetër. Ku janë të vjetër? Kush janë këta

të rinjtë me vlera? Ne kemi kompozitorë të aftë. Rasti i Endri

Sinës, super aftë dhe veprat e tij në Kinë.

Po e paguan Kina. Na ishte njëherë muzika, por kjo është e keqja, sepse na ishte njëherë

vërtetë...

Page 19: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

GAZETA SOT E Diel 23 Shtator 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Koreodrama vjen premierë në Prishtinë me regji dhe koreografi nga Gjergj Prevazi

shtetëror. Ansambli “Shota” ka si objekt të veprimtarisë së vet, zhvillimin e artit skenik, ruajtjen e trashëgimisë kultu-rore-shpirtërore, realizimin e vlerave skenike, zhvillimin dhe kultivimin e vlerave etnomuzikologjike e etnoko-reografike si dhe promovimin e tyre brenda dhe jashtë vendit. Në Mars të vitit 1964, u krijuan sërish kushtet për rithemelimin e Ansamblit Profesional të Këngëve dhe Valleve. Kështu në këtë periudhë, sërish me vendim të Kuvendit të Kosovës, u riaktivizua ky ansambël i cili u emërtua Ansambli Shtetëror “Shota”. Periudha 1950-1954 kryesisht kishte shërbyer për të ndër-tuar trupën artistike, në periudhën pas vitit 1964, ansambli “Shota” luajti një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen,

kultivimin dhe zhvillimin e këngëve dhe valleve popullore të Kosovës. Ky ansambël bëri afirmimin e vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë aut-entike dhe vallet e veçanta ekzotike, me të cilat ky ansambël është prezantuar në më se 50 shtete të ndryshme të botës, në të gjitha kontinentet. Ansambli “Shota” ka shfaqur koncerte në Evropë, Amer-ikë, Afrikë, Azi dhe Australi. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, para disa kohësh është shpërblyer me çmimet më të rëndësishme të festivalit “Vitosha folk fest 2018”. Ky festival u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Artistët morën tre çmimet kryesore, duke filluar me çmimin e parë, koreografia më e mirë dhe muzika më e mirë.

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis sonte me “Tag” te “arTurbina”

Viti i Skënderbeut, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell premierën “Kumt”

Nga Julia VRAPI

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” sjell pre-mierën e re “Kumt”. Me regji dhe koreografi nga Gjergj

Prevazi, koreodrama vjen në skenë në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit. Gjatë këtij viti janë zhvilluar veprimtari të ndryshme artistike dhe kulturore, por këtë herë premiera me regjinë e koreografit të njohur Gjergj Prevazi është mbrëmjen e datës 26 shtator në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. “Kumt” është koreodramë e punuar nga koreografi Gjergj Prevazi, nën udhëheq-jen artistike të Ylber Asllanajt. Muzika është realizuar nga Valton Beqiri, ndërsa kostumografia vjen e realizuar për këtë shfaqje me artistët e ansamblit “Shota” nga Vesa Kraja. Po ashtu ky ansambël aq i njohur në Kosovë, por me koncertet e tij gjithashtu dhe Shqipëri më parë këtë vit pati edhe një premierë tjetër, atë me titull “Lulet e Marsit”, të autorit Xhemali Berisha. Kjo premierë u realizua për nder të 20- vjetorit të “Epopesë së UÇK-së” dhe rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” me shfaqjen e re “Kumt”, që këtë herë është realizuar me regjinë e koreografit Prevazi pas premierës në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk do të mungojë dhe në një festival teatri, që nis në muajin tetor. Në Dibër të Maqedonisë do të mbahet edicioni i XVII-të i festivalit teatror “Teatri Shqiptar në Maqedoni” nga data 5- 11 tetor. Në hapjen e festivalit do të prezantohet Ansambli i Këngëve dhe Valleve nga Kosova “Shota” dhe shfaqja përshëndetëse- koreodrama “Kumt”, kushtuar figurës historike Gjergj Kastriot Skënderbeu. Koreografi Gjergj Prevazi, që këto ditë ndodhet në Kosovë për premierën e tij të radhës, edhe në skenën e Tiranës ka prezantuar shfaqje të ndryshme në vijim të aktivitetit të tij. Por ky sezon artistik për Prevazin nis me një premierë koreodramë, që mban emrin “Kumt”.

Aktiviteti i ansamblit “Shota” Ansambli Kombëtar i Këngëve

dhe Valleve “Shota” është themeluar më 30 Shtator 1950, si ansambël

“Balkanika Folk Festival 2018”, dy mbrëmje në Tiranë

“1989 Çlirimi”, në muzeun kombëtar “Shtëpia me gjethe”

“Balkanika Folk Festival 2018” u zhvillua në Tiranë me përfaqësues nga 12 shtete të Ballkanit. Sipas organizatorëve për herë të parë u zhvillua një festival ballkanik, ku Shqipëria mirëpriti mbi 200 artistë. Përzg-jedhja e trupave pjesëmarrëse në festival sipas organizatorëve është bërë me shumë kujdes. Regjisori Sokol Guga pohon se ka qenë një ndihmë dhe nga ambasadat e huaja për këtë aktivitet nga data 21-22 shtator. “Ne kemi muaj të tërë që kemi dërguar ftesat në ansamblet më të mira të vendeve ballkanike,

dhe një falënderim edhe për ambasadat respektive, të cilat na kanë ndihmuar. Për herë të parë në Shqipëri organizohet një festival ballkanik”, u shpreh Guga. Në festival performuan në skenën e Akademisë së Arteve mbi 200 artistë nga 12 vende ballkanike si dhe nga Italia apo të ftuarit special, që erdhën nga Polonia. Festivali “Balkanika Folk Festival 2018” që u zhvillua në dy mbrëmje vjen në vijim dhe të tjera vep-rimtarive dhe një grup artistësh pjesëmarrës u mirëprit dhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“1989 Çlirimi” titullohet ekspozita me foto, që u çel në mjediset e muzeut kom-bëtar “Shtëpia me gjethe”. Kjo ekspozitë vjen në vazhdën e bashkëpunimit midis Muzeut të Bashkisë së Bukureshtit dhe muzeut kombëtar të përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" të Tiranës, i cili filloi në pranverën e vitit 2018 përmes ekspozitës “Alba-nia’s Road of Communism” mbi regjimin komunist në Shqipëri, të hapur në Bukuresht, në Palla-tin Sutu, nga muzeu kombëtar i përgjimeve "Shtëpia me Gjethe". Fotografitë e kësaj ekspozite u

përzgjodhën për të ilustruar realitetin e vitit 1989, nga ru-tina e jetës së përditshme ko-muniste deri në shpërthimin e gëzimit dhe sakrificës që përjetuan rumunët në fund të po atij viti. Në hapjen e ek-spozitës fotografike të Muzeut të Bashkisë të Bukureshtit mbi rënien e regjimit komunist në Rumani merrnin pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i Muzeve të Bashkisë të Buku-reshtit, dr. Adrian Majuru dhe soprano Arlinda Morava, atashe kulturor i ambasadës shqiptare në Rumani.

Ministrja Kumbaro inspekton urën e Katiut në Bënjë

Ministrja e Kulturës Mire-la Kumbaro inspektoi punimet për restaurimin e Urës së Ka-tiut në Bënjë të Përmetit. Ky objekt është një monument i çmuar për zonën dhe për trashëgiminë tonë kulturore. Sipas ministres Kumbaro, urat janë një kantier i rëndësishëm që kanë këtë vit. “Paralelisht kemi 4 kantiere të hapura në qarkun Gjirokastër, duke nisur me Urën e Kordhocës në Lazarat; Ura e Nivanit në Zagori, fillojmë së shpejti Urën e Golikut në Kolonjë dhe Urën e Katiut në Përmet. Zona

e mbrojtur e ujërave termale të Bënjës është pjesë e projektit të rikualifikimit që kemi ngritur me Bankën Botërore. Është e rëndësishme të theksohet se këto nuk janë vetëm kantiere ndërtimi, por janë edhe një shkollë”, u shpreh Kumbaro, duke pohuar dhe faktin se puni-met po kryhen nga restauratorë të rinj nga vende të ndryshme të Ballkanit, nën drejtimin e mjeshtrave shqiptarë. Ky ins-pektim te ura monument kul-ture vjen në vijim dhe të tjerave që janë kryer nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës.

“Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” me shfaqjen e re “Kumt”, që këtë herë është realizuar me regjinë e koreo-grafit Prevazi pas premierës në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk do të mungojë dhe në një festival teatri...

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit nis mbrëmjen e sotme dhe është cilësuar si ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit nga Teatri Kom-bëtar. Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skën-derbeut. Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit do të zhvillohet në datat 23-30 shtator dhe në të marrin pjesë 14 trupa nga të gjitha trevat shqiptare. Sipas teatrit, Ministria e Kulturës si dhe Bashkia e Tiranës janë në ndihmë të këtij festivali, ku shfaqjet për publikun do të prezantohen në sallën e madhe të Akademisë së Arteve, si dhe te “arTurbina”. Premiera me të cilën do të prezan-tohet Teatri Kombëtar në këtë festival, që do të nisë më 23 shtator është ajo me titull “Tag”. Ve-për shqiptare me autor Bashkim Hoxha vjen me regji nga Andia Xhun-ga. Kjo shfaqje teatrore është dhe premiera e parë e sezonit artistik të TK. “Tag” është një nga veprat e lexuara në “Netët e dramës shqipe”, e cila fitoi të drejtën për t’u ngjitur në skenën e teatrit, dhe për të qenë pjesë e repertorit të tij. Nga vetë titulli, “Tag”, kuptohet që vepra lidhet me rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një virus, pse jo edhe shkatërrues për shoqërinë. Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresave e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë mbjellë rrjetet sociale. Në mënyrë ironike, autori i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët dhe është zhytur në “Facebook”. Mes trupave teatrore nga teatrot në vend do të jenë dhe nga Kosova apo dhe Maqedonia. Një festival teatri i munguar, por dhe një nga kërkesat e regjisorëve dhe aktorëve prej vitesh. Teatri i Shkodrës, Korçës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës, etj, do të jenë me shfaqjet në festival, që kryesisht janë premiera të këtyre institucioneve. Nga mbrëmja e stome dhe deri në fund të shta-torit publiku ka mundësi që të ndjekë këtë festival të teatrit. Festivali i teatrit rikthehet pas 6 vitesh mungesë. I fundit ka qenë ai i zhvilluar në vitin 2012 për dramën shqipe. Por tashmë këtë herë festivali do të ketë jo vetëm vepra shqiptare, por dhe të autorëve të huaj.

Page 20: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

20 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

SOTSOT sport www.sot.com.al

SOKOL KUSHTA:

SAHIT PRIZRENI:Ish-kampioni kombëtar i mundjes, njëherësh specialist, skeptik për të ardhmen e sportit në Shqipëri

Sporti po kapitullon, politika e shfrytëzon në fushata elektoraleMundja është një prej sporteve

me taban në Shqipëri, një sport me traditë, me arritje dhe natyrisht një sport i

dashur ndër të rinjtë. Nga të gjitha sportet individuale dhe sportet e rënda në përg-jithësi, mundja është ndoshta sporti më i vështirë, ku duhet gërshetimi i forcës fizike me artin e kapjeve dhe manovri-meve, si dhe qëndrueshmëria psikologjike. Nuk është vetëm mundja që lëngon, pasi sporti shqiptar në tërësi është në pozita të vështira, si pasojë e mungesës së infra-strukturës, por edhe financimit. Vetë shteti pranon se nuk ka para mjaftueshëm për të përballuar ak-tivitetet sportive dhe ka arritur puna deri atje sa vihen në diskutim zhvillimi i Ballkaniadës së mundjes në Tiranë. Duke folur për këto probleme, një prej mundësve më të mirë në historinë e këtij sporti në Shqipëri, Sahit Prizreni, u shpreh skeptik për të ard-hmen, duke thënë se politika e ka për-dorur sportin për qëllime elektorale dhe se Ligji i Sportit është një fasadë e shëmtuar që nuk e zgjidh asnjë hall të sportit tonë. Dhe kur flet Sahit Prizreni për këto probleme, i cili ngre shqetësimin për sportin në rang kombëtar, atëherë du-het marrë seriozisht alarmi për gjendjen e sportit tonë dhe mungesën e tij të pers-pektivës. I ndodhur aktualisht në pozitën e sekretarit të Federatës Shqiptare të Mundjes, ai pranon se pakësimi i prurjeve të reja në çdo sport, është këmbana më e madhe e alarmit për sportin shqiptar në tërësi.

Mundja ka humbur paksa freskinë e saj, atë namin që e karakterizonte vazhdimisht dhe prezantimin dinjitoz në aktivitetet ndërkombëtare. Çfarë e pen-goi mundjen të merrte pjesë në Lojërat Olimpike Rinore që do të zhvillohen në Argjentinë?

Nuk dua të lidh mungesën e rezul-tateve me ndonjë institucion, por gjërat duhen parë përtej një gare të thjeshtë ku sportisti zbret në tapet dhe ndeshet me kundërshtarin. Për të shkuar deri atje du-het punë e madhe organizative, stërvitje, investim, kohë, durim etj. Fakt është se raportet institucionale të mundjes sot me një seri dikasteresh janë të ftohta, jo aq miqësore. Ka një trysni që nuk thuhet, nuk shprehet në shkresa e diskutime, por ndje-het, preket dhe është evidente. Unë shpesh habitem për këto raporte të pakuptimta, që bëhen pengesë për arritjen e objek-tivave të përbashkët dhe objektivi madhor është prezantimi me dinjitet i Shqipërisë dhe sportit shqiptar në

botë. Ne s’arritëm të çonim sportistë në lojërat e Buenos Airesit, sepse nuk patëm kohë të përgatitemi, kjo për shkak se nuk u vumë në dijeni. E morëm vesh shumë vonë, pas Europianit. Madje pjesëmarrja në Europian ishte jashtë buxhetit tonë, sepse, siç e dini dhe ju, federatat kanë pak kapacitete financiare për të siguruar pjesëmarrje në të gjitha veprimtaritë. Mbi të gjitha dua t’i mëshoj faktit se raportet institucionale me KOKSH dhe dikasteret e tjera të sportit janë të ftohta.

Për sportin në Shqipëri është folur shumë, për infrastrukturën, organizimin e dobët, mungesën e bazës materiale,

mungesën e stafit të duhur teknik, punën e dobët nëpër shkolla etj. Po mundja, pse çalon?

Të gjitha këto që ju përmendët janë në themel të gjithë problema-tikës që ka sporti ynë sot në tërësi dhe mundja në veçanti. Duhet nisur që në zanafillë dhe duhet të pyesim: Kush janë shembujt që duhen ndjekur sot në sport? Sepse nuk ka asn-jë shembull pozitiv, shteti për sportin investon zero, kurse klubet kanë rënie dramatike. Në Tiranë

dhe në Durrës, ku ka qenë vazhdimisht baza e të gjitha sporteve, ka pakësim të prurjeve në nivele të frikshme. Ne këtë nuk e shohim si problem shqetësues vetëm për federatën tonë, sepse sot ky është prob-lem kombëtar i sportit. Kemi një buxhet mod-est që përpiqemi ta menaxhojmë me aq sa mundemi. Prob-lemi madhor qën-dron në politikat e munguara sportive. Nuk kemi shembuj dhe nuk ka stimuj, të gjitha të tjerat vijnë radhazi.

K ë t o fenomene sporti ynë i ka vuajtur në tranzicion prej shumë vitesh. Pse duket sikur nuk ka “dritë në fund të tunelit”?

Më ndjeni, por sporti shqiptar

po kapitullon. Terrene s’ka, në shkollë s’bëhen organizime veprimtarish që të afrohen fëmijët në disiplinat sportive dhe të shihet prirja e tyre, seleksionimi e grumbullimi. Duket paradoksale, por nëse më parë shkollat kishin “brumin”, sot në shkolla vështirë të gjesh një element që të mbush mendjen se mund të bëhet mundës apo ndonjë sportist cilësor. Bazat e sportit merren në vogëli, pra në nivelet e para të shkollës, kjo gjë mungon tërësisht tek ne, sepse vetë shkolla duket e çorgani-zuar në këtë aspekt. Ka mungesë të kërk-esës së llogarisë që është e domosdoshme. Kur nuk është mësuesi i edukimit fizik i apasionuar dhe i ditur, atëherë mos prit të zbulohen fëmijë me talent në disiplina të ndryshme. Pra mungon profesionalizmi në shkolla që do ta mundësonte këtë. Edhe atje ku ka pasion dhe përpjekje, ka mungesë stimujsh. Këto gjëra shkojnë varg sepse janë hallka të një zinxhiri të tërë. Prandaj them se është problem kombëtar ky. Edhe në mundje, duhet ta themi, prurjet lënë për të dëshiruar. Por ne si sport i mundjes kemi dhe disa probleme të tjera.

Konkretisht?Po bëjmë përpjekje që të organizo-

jmë kurse trajnerësh, sepse atje ku fëmijët duhet të shpërthejnë ndodh e kundërta, digjen pa hyrë në rrugën e profesional-izmit. Të paktën, ata pak fëmijë e të rinj që kemi, t’i orientojmë në rrugën e duhur me teknikë të aftë. Problemi është si t’i orientojmë të rinjtë në këtë rrugë, sepse ka plot fëmijë në Shqipëri që nuk ngopin barkun me bukë e jo më të kenë kushte të ushtrojnë sportin. Si mund t’i kërkojmë një fëmije të bëjë sport kur ai nuk ka bukë të hajë? Si mund ta fusim në këtë rrugë kur atij i duhet të paguajë në disa forma

për t’u regjistruar në aktivitete. Ka ca gjëra me të vërtetë

që të bëjnë pesimistë dhe unë nuk e kuptoj se si dikasteret që hartojnë politikat sportive janë kaq të mefshta dhe të pandjeshme.

Ju keni ushtru-ar dhe profesionin e trajnerit dhe e njihni mirë men-talitetin e mundjes në Shqipëri. A ka ndonjë strategji për të thithur tal-entin?

Natyrisht që ka metoda për të

shkuar te talenti dhe për ta afruar atë. Por

buxheti që kemi ne si federatë, që

shkon në 50 mln lekë të vjetër në vit, nuk na lejon të bëjmë “eksperimente” apo të shtrihemi përtej asaj që duket si një kufizim financiar. Brenda këtij buxheti përpiqemi të bëjmë të gjitha, por kjo nuk mjafton, asnjëherë nuk mjafton. Vetë ligji nuk na lejon të japim ndonjë kontribut për teknikët që t’i stimulojmë. Motivimi ynë shkon deri në 150 mijë lekë të vjetra në formë inkurajimi për të bërë sa të mundin që të afrojnë fëmijë të talentuar apo të stërvisin ndonjë element cilësor. Por të jemi të vetëdijshëm në atë që themi dhe analizojmë: politikat e sportit nuk i bëjnë federatat por ministria e linjës nëpërmjet drejtorive dhe ek-spertëve të saj. Pra politikat sportive i harton shteti, gjë që deri tani duket të jetë i dështuar sepse gjendja e sportit në tërësi nuk është e mirë.

Çfarë kërko-het si pikë e parë?

Ne kërkojmë sportistë të siguru-ar, sepse kjo është baza kryesore, madje, mund të them pa drojë se ky është shqetësimi më i madh që ka sporti ynë sot. Sot asnjë federatë nuk e ka këtë mundësi, prandaj lypset një strategji nga ministria apo qeveria. Me këtë situatë ku operojmë aktualisht, e tipit “as mish e as peshk”, ne na bie që sportistët t’i përzëmë nga garat. Ka spor-tistë që vijnë nga ana e anës për të bërë garë dhe vijnë me shpenzimet e tyre, kjo çështje duhet zgjidhur, plus që duhen siguruar, pasi garat në sporte të tilla kanë rrezikun e madh të dëmtimit dhe këtu lind pikëpyetja, nëse ky sportist është i pasiguruar, kush i mbulon shërbimet e tij shëndetësore e jetësore? Paguajnë diçka klubet për sportistët e regjistruar, por këto pagesa janë qesharake, për mbijetesë. Prandaj insistoj sot që sporti ynë operon në kushte mbijetese. Dhe kur flitet për mbijetesë, nuk bëhet fjalë për progres apo perspektivë.

Është dhe mungesa e një drejtorie përkatëse për sportin në ministrinë e linjës. Zyra për sportin duhet të jetë më aktive. Pse nuk ndodh?

Sot ne nuk kemi një drejtori të mirëfilltë për sportin në MASR. Për të kuptuar se në çfarë gjendje kemi rënë po ju jap një shembull domethënës që tregon shumë. Ne kemi një kampionat ballkanik këtu në Tiranë në fillim të muajit nëntor. Por kur mbetet pak më shumë se një muaj nga zhvillimi i aktivitetit, ne nuk kemi garanci nga MASR që do të bëhet.

Përgjigja që na japin është se s’ka lekë. Ballkaniada zhvillohet në Tiranë dhe ne dëshirojmë të tregojmë vlerat tona sportive, të mikpritjes dhe të

përmirësojmë sadopak imazhin, por në ministri na përcjellin me një shprehje klasike “ikni, se s’ka lekë”. A e di ministria dhe institucioinet e sportit në tërësi se ky aktivitet është në kalendarin e federatës botërore dhe Shqipëria mban përgjegjësi për organizimin e tij? Nuk bëhen vep-rimtaritë duke gjetur mik si të lëvrojnë fondet, nuk mund të ecet kështu, e nuk mund të shkohet gjëkundi me këto forma. Paradoksi: ne presim një Ballkaniadë në Tiranë, por nuk kemi lekë ta bëjmë! Është krijuar një gjendje kaotike edhe në marrëdhëniet mes institucioneve, ku nga fondet përfitojnë kryesisht zyrtarët e jo

sportistët e si shem-bull mund të mer-ret KOKSH-i. Mjerë sportistët ku opero-jnë dhe mjerë sporti ynë në ç’duar është! Megjithatë, ne nuk do të dorëzohemi, do të bëjmë çfarë është e mundur për të sensibilizuar dhe shpresojmë ta bëjmë Ballkaniadën këtu në Tiranë.

Në vitet e fundit të karrierës tuaj si sportist, për shkaqe që dihen, ju për-faqësuat Australinë. Për krahasim, si e trajtojnë sportistin në Australi?

Unë nuk dua të flas në shifra sesi paguhen sportistët atje, por ju siguroj që sportistët në Australi sponsorizohen edhe në detaje. Mbi të gjitha, ka strukturë që funksionon, gjë që nuk e ka Shqipëria. Këtu bën secili në kokën e tij, si t’i dojë qejfi, pa pasur kurrfarë kontrolli e analize. Këtu mundin e bëjnë sportistët e meritat i marrin ata që s’kanë lidhje me këtë punë. Sporti në Shqipëri është një pazar për interes të politikës, e cila e përdor në fushatat elektorale e për qëllime politike. Vendet e zhvilluara i kanë zgjidhur këto gjëra duke respektuar ligjet përkatëse. Nga Australia mua ende më vijnë emaile që më kërkojnë në shkolla për të dhënë eksperiencë, etj. Kurse këtu njerëzit që kanë dhënë kon-tribut në sport flaken në rrugë, as u merr njeri mendim dhe nuk e di pse ka një qasje të tillë të gabuar e aspak dashamirëse për ata që kanë shkruar me djersë historinë e sportit në Shqipëri.

Është miratuar një Ligj për Sportin që i zgjidh këto probleme, të paktën kështu pretendohet.

Seriozisht e keni?! Për çfarë Ligj Sporti flisni?! Ligji që kanë miratuar këta është një fasadë, një flluskë sapuni. Ai nuk zbatohet, ai nuk zgjidh asgjë, sepse nuk kanë dorë në të njerëzit e sportit. Një ligj merr vlerë kur zbatohet e respektohet dhe është gjithëpërfshirës, jo kur bëhet sa për sy e faqe nga njerëz që nuk e njohin sportin dhe historinë e sportit shqiptar.

Intervistoi: Adriatik BALLA

“Ligji që kanë miratuar këta është një fasadë, një flluskë sapuni. Ai nuk zbatohet, ai nuk zgjidh asgjë, sepse nuk kanë dorë në të njerëzit e sportit. Një

ligj merr vlerë kur zba-tohet e respektohet dhe është gjithëpërfshirës, jo kur bëhet sa për sy e faqe nga njerëz që nuk e njohin sportin

dhe historinë e sportit shqiptar....

“Ligji që kanë miratuar këta është një fasadë, një flluskë sapuni. Ai nuk zbatohet, ai nuk zgjidh asgjë, sepse nuk kanë dorë në të njerëzit e sportit. Një

ligj merr vlerë kur zba-tohet e respektohet dhe është gjithëpërfshirës, jo kur bëhet sa për sy e faqe nga njerëz që nuk e njohin sportin

dhe historinë e sportit shqiptar....

Page 21: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

GAZETA SOT E Diel 23 Shtator 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Ndeshjet, java 5

Të premtenPartizani-Flamurtari 2-0

Të shtunënLuftëtari-Teuta 3-1Skënderbeu-Tirana 1-1Të dielënKukësi-KamzaKastrioti-Laçi

RenditjaSkënderbeu 11Partizani 10Kukësi 7Flamurtari 7Laçi 6Kamza 6Teuta 5Tirana 5Kastrioti 3Luftëtari 3

Gentian Mezani u prezantua në krye të Luftëtarit të enjten dhe në vetëm dy ditë përgatit-jke ia doli qëe të marrë kontrollin e skuadrës, ta bindë atë në rrugën e suksesit dhe e nis aventurën e tij të trajnerit në krye të ekipit gjirokastrit me një fitore mbresëlënëse. E vërteta është se bluz-injtë dhuruan spektakël ndaj Teutës, duke fituar bindshëm 3-1 dhe kthyer shpresën jo thjesht për qëndrimin në Superiore, por edhe për të përsëri-tur suksesit e sezonit të kaluar, në fund të të cilit siguruan për herë të parë në histori pjesëmarrjen në Europë. Në Gjirokastër “të keqen” duket se e kanë patur te trajneri slloven, Kostic, largimi i të cilit ndikoi pozitivisht, për të krijuar atmosferën e

duhur në ekip. Vendasit u shfaqën me tepër grinte, duke dominuar kundërshtarin, derisa në minutën e 37-të, Vasil Shkurtaj, i shërbyer në zonë nga Ra-doviç, mposhti portierit Hidi, 1-0. Përtej dëshirës së “Djemve të Detit” për të reaguar, entuziazmi vendës u shpërblye me golin e dytë në minutën e 59-të, i shënuar nga jashtë zonës nga Rapo, 2-0. Një gol fantastik, që mund të rezultojë edhe më i miri i sezonit për nga mënyra e ekzekutimit. Mirëpo Luftëtari nuk u ndal me kaq. Vetëm 4 minuta më vonë, Vasil Shkurtaj ftoi në gjuajtje, po nga jashtë zonës, Milosavljev, me Hidin që detyrohet ta nxjerrë topin nga rrjeta për herë të tretë, 3-0. Dalja me karton të kuq e Sidibesë, pas dy

të verdhave të shpejta, sikur shënoi kapitullimin e plotë të Teutës, por formacioni i drejtuar nga Bledi Shkëmbi arriti të fitonte një 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Latif. Gjithsesi, ky gol nuk e rrezikoi suksesin e Luftëtarit, që “zgjohet” frik-shëm me Mezanin në stol, sikur trajneri vlonjat të kishte shkopin magjik. Kjo fitore do ta ndihmojë Luftëtarin të shpresojë në të tjera suksese në javët në vazhdim, në mënyrë që t’i ikië vendit të fundit në tabelën e renditjes. Me ardhjen e Mezanit gjërat ndryshuan për mirë menjëherë. Duket si fatsjellëss, por në fakt Mezani është një teknik i ri që e njeh mirë mentalitetin e futbollit tonë dhe strategjinë taktike për të dalë fitimtar.

Mezani “ringjall” Luftëtarin, gjirokastritët turpërojnë Teutën e Shkëmbit

Trajneri i Kamzës, Klodian Duro, do të sfidojë për herë të parë Kukësin, ekipin ku ai nisi karrierën si trajner. Dy vjet më parë u largua nga stoli i verilindorëve pas një kupe të fituar, por jo pa polemika, sepse u përplas me presidentin Safet Gjici. Megjithatë, Duro nuk kërkon të rihapë plagë të vjetra dhe nga periudha e Kukësit ruan kujtimet më të mira. “Futbolli ka edhe ndeshje të tilla. Unë kam respekt mak-simal për Kukësin. Ajo që ruaj janë vetëm kujtime pozitive, pasi kaluam një kohë të mirë atje. Fitova dhe trofe, çka është me rëndësishmja. Tani men-doj vetëm për Kamzën. Unë e shoh si një ndeshje futbolli normale. Nuk ka hapësira për hakmarrje”, shprehet trajneri Duro.

TEKNIKU

MESFUSHORI

DEKLARATA

Korçarët barazojnë vetëm në minutat e fundit, Tirana po rikthehet në garën për titull

Tirana frenon Skënderbeun, barazimi komplikon kreun e

renditjes së SuperioresAdriatik BALLA

Java e 5-të e Kategorisë Superi-ore kulmoi dje në mbrëmje me kryendeshjen e kësaj xhiroje, atë midis Skënderbeut dhe Tiranës, dy

prej emrave të spikatur të futbollit tonë, një ndeshje e luajtur në stadiumin e Ko-rçës. Edhe pse Skënderbeu shihej favorit absolut për ta fituar takimin, statura e fuqishme e Tiranës dhe pesha e fanellës bënë që të kishte një duel të pazakontë për pikë, ku kryeqytetasit shënuan të parën në pjesën e parë me anë të Hasanit në minutën e 20-të, kurse në pjesën e dytë barazoi Oto Xhohn në minutën e 85-të, duke bërë që të dyja skuadrat të merrnin nga një pikë. Për Tiranën u duk si humbje sepse po e fitonte takimin dhe i iku fitorja nga duart në minutat e fundit, kurse për Skënderbeun mund të jetë gëzim sepse mori një pikë në një përballje që po e humbiste deri në minutën e 85-të. Nga një pikë për secilën skuadër u duk rezultat i drejtë, por për Tiranën kjo pikë ka vlerë morale për vazhdimësinë, sepse deri tani vetëm Tirana ka mundur ta frenojë ekipin korçar. Gjithsesi, Tirana nuk i ikën zonës së ftohtë të renditjes, pasi mbetet në vendin e tetë me 5 pikë, ndërsa Skën-derbeu ruan kryesimin me 11 pikë, por dukshëm tani renditja është e ngjeshur dhe barazimi i djeshëm e komplikon së tepërmi situatën në klasifikim.

NdeshjaTirana ishte më e qartë në veprimet

e saj në minutat e para të lojës. Edhe pse aksioni i parë u regjistrua nga Skënder-beu, ku Dejvi Bregu u shfaq para portës por në pozicion jashtë loje, më pas për minuta të tëra ligjin në fushë e bëri Tira-na. Për t’u shënuar është ai i minutës së 6-të, kur Blazhevski del i lirë dhe i vetëm

para portierit Teqja, por ndërhyrja e Lulajt e gabuar e ndërpreu atë. Gjyqtari e fal Lulajn, sepse duhej të ndëshkohej me karton të kuq, por i tregohet vetëm kartoni i verdhë. Në goditjen e dënimit vijuese, Teqja ndal sferën e gjuajtur nga Blazhevski. Për të parë Skënderbeun në fushë u desh minuta e 17-të, ku Muzaka u ekspozua në zonë, por gjuajtja e tij ishte e lehtë dhe u prit pa probleme nga portieri Iljon Lika. Në minutën e 20-të vjen dhe ndëshkimi për Skënderbeun. Ishin minuta të tëra që flisnin për Ti-ranën, e cila i kishte marrë ekipit vendas mesfushën. Tirana arriti të shënojë me Hasanin. Ishte një harkim i gjatë në zonë nga e djathta, Hasani me kokë goditi saktë dhe e dërgon topin në portë, pasi i shpëtoi mbrojtjes kundërshtare. Ishte një avantazh në rezultat dhe në aspektin psikologjik për Tiranën. Pas një përp-jekje të dështuar të Muzakës që gjuajti gabimisht me kokë jashtë kuadratit, në

minutën e 27-të vjen një tjetër moment i diskutueshëm i lojës. Blazhevski po shkonte drejt portës dhe Radas e ndal topin me dorë. Gjyqtari habit me vendi-min e tij duke i dhënë të verdhë, në një kohë që meritonte të kuqen si lojtar i fundit. Muzaka dhe Gripshi u përpoqën të barazonin rezultatin, por pjesa e parë mbyllet 0-1 për Tiranën. Në pjesën e dytë Skënderbeu bën ndryshime që rregullo-jnë lojën në mënyrë thelbësore. Aksionet sulmuese të skuadrës korçare ndjekin njëra tjetrën, teksa trajneri Shehi futi në fushë edhe Filin, për t’i dhënë impuls lojës ofensive. Përpjekjet e Muzakës dhe të Vangjelit nuk japin rezultat, sepse mbrojtja bardheblu është hermetike dhe nuk lë hapësira. Tirana nis të men-dojë seriozisht të mbrojë rezultatin, pra tërhiqet prapa, kurse korçarët nxisin të tyret të japin më shumë forcë në sulm. Nga ana tjetër, gjyqtari Orlando Kuka vijo të gabojë dhe jep karton atje ku

Kukësi do të vihet sot përballë Kamzës në një duel që do të thotë shumë për të dyja skuadrat. Në “Loro Boriçi” Armando Cungu do të kërko-jë të vazhdojë serinë e fitoreve për nënkampionët e Shqipërisë, duke vënë theksin te ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në javët e fundit, por dhe dëshirën për të marrë maksimumin nga sfida e kësaj të diele. “Nuk kemi eufori, pasi ekipi që kam është profesionist. Jam gjithmonë i bindur për fitore.

Kukësi është përmirësuar ndjeshëm, por vend për përmirësim ka. Për të arritur objektivat, çdo gjë duhet marrë seriozisht, ndryshe çdo gjë do të jetë në favor të kundërshtarit. Në çdo ndeshje ne do të kërkojmë gjithmonë maksi-mumin”, u shpreh Cungu. Shqetësimi më i madh i këtyre ditëve ka qenë pa dyshim dëmtimi i rëndë i Musollit, me trajnerin që pranon se ka patur vështirësi për të gjetur një zëvendësues për të për sfidën e radhës. “Në mbrojtje

jam i qetë, sepse kemi Shametin. Por e përsëris, jam shumë i shqetësuar për Musollin. Stërvis 25 lojtarë dhe të gjithë dëshirojnë që të shfrytëzojnë mundësitë që u jepen. Kam pasur Ylli Hoxhën dhe Manukën vite më parë dhe në javën e 3-të Manuka mori një dëmtim në gju. Ndërsa Hoxha kërkohej shumë në ato vite”, theksoi më pas trajneri Armand Cungu. Në këtë ndeshje KUkësi do të bëjë pa Musollin, ndërkohë që lojtarët e tjerë janë në formë.

Cungu: Jemi Kukësi, s’lëshojmë pe dhe rivalët e dinë këtë

Duro: Dua fitoren e Kamzës jo hakmarrjen

kundër Kukësit

Ze Maria: Gjyqtari nuk i dha Skënderbeut

dy kartonë të kuq

Trajneri i skuadrës ruse të Jeni-seit, Dimitri Aleniçev, nuk e ka aspak për zemër futbollistin e Kombëtares shqiptare, Enis Gavazaj, i cili edhe në ndeshjen e sotme me Uralin nuk ka luajtur asnjë minutë. Skuadra e ish-lo-jtarit të Skënderbeut, është mundur 1-2 në fushën e saj dhe qëndron në vendet e fundit, pas 8 javësh kampionat. Gavazaj ka luajtur shumë pak minuta në kampi-onatin rus, por e kundërta ka ndodhur me Kombëtaren, ku trajneri Kristian Panuçi e ka aktivizuar si titullar me Izraelin dhe Skocinë. Sulmuesi i krahut po kalon një moment shumë të vështirë, pasi nuk po gjen hapësirat e duhura në Rusi, çka mund të ndikojë në formën e tij për ndeshjet e radhës së kuqezinjve.

Gavazaj në hall, trajneri i tij e injoron

dhe e lë në stol

Trajneri brazilian i Tiranës, Ze Maria, u tregua kritik me ekipin e tij në fund të ndeshjes, duke thënë se duhej të sulmonin e jo të ktheheshin në mbrojtje siç ndodhi në pjesën e dytë. Ai fajësoi madje lojtarë të ndryshëm që luanin me topa të gjatë kur ai vetë i kishte stërvitur të luanin me pasime të shpejta e të sakta. Më pas ai foli për rastet e diskutueshme, ku në dy raste Skënderbeu meritonte karton të kuq. “Normalisht këto raste janë karton i kuq. Në çdo kampionat që kam luajtur ky është karton i kuq, ishte me dashje dhe nuk e di pse nuk dha karton të kuq e pse nuk dha penallti, Por nuk mund të flas për gjyqtarin pasi ka marrë fund dhe duhet të mendoj për ndeshjen e radhës”, tha Ze Maria.

nuk duhet, siç ndodhi në përplasjen mes Vangjelit dhe Imamit. Portieri Lika dhe mbrojtja shtrëngohen fort në minutat e fundit përballë sulmeve të fuqishme korçare. Kur vjen minut6a e 80-të, tra-jneri Orges Shei luan kartën e fundit. Fut në fushë sulmuesin oto Xhohn, duke e bërë mbrojtjen me tre vetë dhe duke hedhur ekipin përpara. Lëvizja ka efekt pozitiv, pasi Oto Xhohn shënon golin e barazimit në minutën e 86-të. Pas një harkimi nga e djathta, topi devijohet me kokë nga sulmuesi i cili barazon shifrat. Në minutat e fundit të takimit, të dyja skuadrat patën nga një rast shënimi, sidomos Tirana në minutën e 4-t shtesë, ku Blazhevski shfaqet i vetëm para portierit, por Teqja i ndërhyn në kohë duke evituar një gol të sigurt.

Page 22: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

22 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Filmi i fundit për agjentin 007, me regjisorin Cary Joji Fukunaga

1-Kompozitori Zhorzh.. autori i Karmen 2-Stacioni televiziv... neës 3-Frenk... ish futbollist anglez ka luajtur me Chelsea 4-Kështe e thirrte nënën e saj Filja ke drama “Toka jonë” 5-OKB 6-Komunitet Europian 7-Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalorit frëngjisht 8-Ngjyrosës flokësh, mbrapsh 9-Ish kënkëtari pop-ullor Myslym..., pa të fundit 10-Organizatë terroriste 11-Kryedaktorja e gazetës që ke në dorë ... Dodaj 13-Kryesundimtar i një vilajeti në kohën e Sulltanit 14-Kalliri i misrit pa kokrra 16-Trëndafil i pa çelur mirë 17-Emeri i mëparshëm i Egjyptit 18-Jo dopio 20-Një sisor i madh deti 21-Ish aktorja Gjyzepina 22-Moderatori i njohur Arjan 23-Ish portieri i i përfaqsueses tonë...Janku 24-Figurë tek letrat 25-Një film shqiptar me me protagonist Reshat Arbana 26-Një shtet gadishull në Azinë e Largët 27-Figurë tek gurët e shahut 29-Kodheli e politikës 30-Patrioti Oso... 31-Një shenjë e horoskopit 33-Automjetet e transportit ndërkombëtar 34-Kësulë prej cohe zakonisht e kuqe që mbajnë disa banorë të Lindjes së Mesme 35-Çdo ligj e ka një të tillë 36-Repart Industrial 37-Meksi e politikës në inc.

1- Usain... xhamajkani kampion bote në vrapim 4-Një nënë nga krahinat e veriut 7-Vlora për italianët 13-Organizata terroriste irlandeze 14-Moçal 15-Një lule dekorative si hinkë dhe më ngjyra 17-Moster 18-Përemër vetor 19-Janë dy ato të globit 20-Thikë xhepi 21-Piktori shkodran... Kodheli 22-Shkrimtari Aleks... 23-I thoë edhe uror, një copë çeliku për të ndezur esh-kën 24-Një gjitar deti 25-Çekiçi madh 26-Kryeqyteti Santiago ka për shtet 27-Ela e volejbollit 28-Fund për anglezët 29-Guri i mullirit 30-Titull fisnik në një perandori 32-Ish futbollisti Tare, në inc. 33-Det që lag brigjet e Francës dhe Italisë 34-Erë e fortë dhe shkatërrimtare 36-Bën pjesë në mjetet e grimit për femrat 37-Vend i shenjtë në Arabinë Saudite 38-I thonë bakrit ndryshe 39-Kështu quhej më parë vendi ynë 40-Një lloj uji që tregtohet 41-Tepsi e cekët prej bakri me buzë të kthyera.

Drejtimi i filmit më të fundit të agjentit 007 i është besuar një regjisori japonezo-amerikan. Ai është 41-vjeçari Cary Joji Fukunaga, i cili gëzoi sukses të madh me seritë e para të “True Detective”. Fukunaga, i pari amerikan që merr në dorë regjinë e një filmi të James Bond, zëvendëson kështu Danny Boyle, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar me argumentin e “dal-limeve të mëdha krijuese”. Xhirimet për pjesën më të re të sagës së agjentit më të famshëm të botës nisin në 4 mars. “Bond 25” do të sjellë sërish Daniel Craig në rolin e protagonistit. Producentët janë shprehur tejet të kën-aqur nga bashkëpunimi me Fukunagën, i cili ka qenë i

zënë së fundi me komedinë e zezë të Netflix-it, “Maniac”, ndërsa në vitin 2015 befasoi me “Beasts of No Nation”, ku interpretonte i famshmi Idris Elba. Për Daniel Craig kjo do të jetë hera e pestë dhe e fundit që vihet në rolin e Bondit. Ai do ta mbyllë me kaq pas interpretimeve në “Casino Royale”, “Quantum of Solace”, “Skyfall” dhe “Spectre”. Premierën, “Bond 25” do ta ketë 14 shkurtin e vitit 2020. Jeta e Xhejms Bondit? Nuk është e gjitha “trëndafila dhe joshje”, siç mund të mendohet, thotë Daniel Craig, aktori anglez i cili nga 2006 është futur në rolin e spiunit brilant, të ideuar nga Ian Fleming. “Ka shumë trishtim”, ka deklaruar Craig.

Në zyrëNjë burrë merr në telefon zyrën

e ankesave dhe thotë:-A mund të bisedoj pak me përg-

jegjësin tuaj ju lutem?Tjetri nga ana e telefonit përgjigjet:-Është në gjumë.Tjetri vazhdon kërkesën e tij:-Atëherë mund të bisedoj pak me

drejtoreshën tuaj?Burri përgjigjet:-Ju thashë një herë zotëri, që

është në gjumë.

Polici italianNjë polic italian shkon tek bile-

taria e trenit dhe pyet shitësen:-Ju lutem mund të më prisni një

biletë për në Reggio?Shitësja për të saktësuar vendin

e pyet më tej:-Për në Reggio Emilia apo në

Reggio Calabria?Polici përgjigjet:-Nuk ka rëndësi. Sepse do të më

presin kolegët në stacion.Kafeja e shpejtëNjë burrë hyn në një lokal dhe

porosit:-Një kafe të shpejtë të lutem.Kamerieri:-Pa merak, e keni në çast në

makinë.Burri:-Atëherë po kthehem sërish jashtë.

KinemajaNjë çift të moshuarish bisedojnë

me njëri- tjetrit. Për një moment e moshuara i thotë bashkëshortit:

-I dashur, mund të më çosh në kinema?

I moshuari:-Sërish, në kinema?E moshuara:-Epo tani filmat në kinema janë

me ngjyra.

Miqtë Dy miq të vjetër takohen pas

shumë kohësh e pyesin për jetën që kanë bërë deri tani si edhe për dëshi-rat që kanë pasur në rininë e tyre.

-Më thuaj një gjë, të është plotësuar ndonjë dëshirë nga ato që ke pasur në fëmijërinë tënde?, e pyet miku Agimin.

Më pas Agimi përgjigjet:-Po. Vetëm një. Kur fqinja ime

më krihte flokët tepër të ngatërruar, gjithmonë dëshiroja të mos e kisha pranë këtë person.

3 6 5

6 2 5 3

8

4 1 8 3

2 7 6 8

5 2 4 9

7

8 5 2 6

9 4 1

6 7 3 8 2

7 3 8 6

9 8 2 4 1 3

3 4 8 7 5 2

5 7 9 3 6 4

8 9 3 5

3 6 2 9 8

1 3 8

7 3 4 1

9 6 4

1 3 5

4 8

9 6 2

6 2 8

5 9 8 7

2 4 5

Page 23: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

GAZETA SOT E Diel 23 Shtator 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Nëse do të kesh fatin të takosh dikë që të ta shpjegojë mirë situatën ekonomike që po kalon, ndiq këshillat e tij. Mun-dohu t’i shkurtosh shpenzimet.

23 shattor - 22 tetor

Nëse ju jepet rasti, mund t’i lejoni vetes të flisni qartë me cilindo, sidomos me ata që duan të ndërhyjnë në punën tuaj. Në dashuri nevojitet pak kujdes.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Sot mund të kënaqeni në shoqërinë e personave që ju pëlqejnë. Do fitoni më shumë nëse do impenjoheshit më shumë me personin e zemrës.

Mund ta përfshini veten në një iniciativë kurajoze vetëm në qoftë se jeni i sigurt në faktet tuaja dhe dini si t’i bëni ballë kritikave të mundshme.

Mund të flisni lirshëm vetëm nëse arrini në konkluz-ionin se të tjerët ju kuptojnë, në të kundërt mbani distancat dhe besoni në provat konkrete.

Dashi Demi

Nëse keni dyshime për seriozitetin e dikujt, të cilin e njihni pak mund ta vini për-para një prove, e cila ju lejon të qartësoni idetë.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Mundohu të shohësh më qartë, si në dashuri, ashtu edhe në çështjet administrative. Kontrollo disa dokumente që mund t’i kesh harruar.

Fillo nga të qenit i sinqertë me vetveten, edhe duke pran-uar një gabim tëndin, të cilin, mund ta korrigjosh. Dashuria rifillon të buzëqeshë.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Kjo fundjavë është ideale për të menduar më shumë për veten dhe mirëqenien tuaj, ndaj janë mjaft të favorshme shëtitjet dhe arratisjet e vogla romantike.

Instagram surprizon përdoruesit,

bashkëpunim me Giphy

Pa shumë keqardhje sot mund të ridimensiononi një projekt që kërkon një elastic-itet më të madh, sidomos për sa i përket çmimeve.

Horizontal

Ke mbështetjen e planetëve të rëndësishëm, të cilët të bëjnë më efiçent dhe të shkëlqyeshëm se zakonisht. Përfito nga kjo për të zgjidhur një problem.

Optimizmi sot të hap pers-pektiva, që mund të kthehen në propozime serioze, ose të treten në hiçin e iluzioneve. Të ngelet ty të vendosësh si të veprosh.

Rrjeti gjigant i fotografive, Instagram ka bashkëpunuar me Giphy për të sjellë një opsion të ri për përdoruesit. Tani mesazhet mund të shoqërohen edhe me “GIF”, të cilat dërgohen në mesazh individual apo në grup. Ndërkohë, GIF-et mund të kërkohen për të nxjerrë diçka specifike. Përditësimi është bërë mbrëmjen e 20 shtatorit tek aparatet celularë IOS dhe Android. Kjo gjë ka qenë pjesë e Instagram në publikimin e fotografive në “Story”, por tani ka mbërritur edhe tek mesazhet. Instagram është rrjet social që mundëson shpërndarjen e fotove, marrjen e fotove, aplikimin e filtrave dixhital mbi to dhe shpërndarjen në rrjetet e tjera sociale si Facebook e Tëitter. Një mundësi e rëndësishme është që fotot kufizohen në një formë rrethore, ngjashëm me Kodak Instamatic apo fotot e Polaroid.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Pjesë muzikore me karakter sol-emn ose këngë solemne.6-Khajami i ru-bairave.7-Me zhul.8-Repart industrial.9-En-ergji natyrore.10-Viç 1-2 vjeç mashkull i patredhur që mbahet për ndërzim.11-Per-sonazh tek komedia “Pallati 176”.12-Hamall porti.16-Luftëtar që del malit për liri.17-Ter-esia e krijimeve për kreshnikët.18-Akuzoj, kallzoj.19-Pjesë loje me volejboll.20-Ndry-she për mbledhjen.22-Paganini kompozi-tor në iniç.23-Zogjt e rosës.24-Përemër vetor.25-KA edhe një forum të tillë.26-Rre-thi çiklistik i Francës.27-Krahinat, viset, tro-jet, tokat.29-Flloko i skenës.30-Pjesë gare çiklistike.31-Ka edhe një Fiat të tillë.32-Shkrimtari francez...Zola.33-Diskotekë.35-Ish feudal polak i paraluftës.36-Guri i mullirit.37-Organizatë terroriste.38-Ish futbollisti shkodran Ragami.39-Përemër vetor.40-Shkrimtari Trebeshina.41-Me shumë se shok.42-Kështu quhej më parë vendi ynë.43-Ajo shoqëron vargun në një poezi.

1-Port slloven në Adriatik.2-Thuhet posa mbaron lutja.3-...kafe.4-Ish aktori Trebicka në iniç.5-Atyre nuk u dridhet bebza e syrit.8-Pjesë e syrit.10-Çitjane, brekushe që veshin gratë.11-Ko-losi i ...një ishulli grek që njihet për një nga shtatë mrekullitë e botës së vjetër.12-Titulli i lartë në hierarkinë feudale.13-Hapur, për anglezët.14-Një fjalë pa kuptim.15-Element satirik.16-Vend i hapur në mure anash oxhakit për të vënë sende të vogla si aletet e kafes, pa fund.18-Plikot.20-Barë me farëza të hidhura dhe djegëse përdoret në mjekësi dhe përgatisim mustardën.21-Regjizori Milkani.23-Kundërshtar, sfidant.24-Gjëndërr e huaj në trupin e njeriut.25-Cipa e kokërdhokut të syrit.26-Janë si veçori dalluese.28-Lopatat e lundërtarit.29-Ultësira të pafund në Kinën Qëndrore.31-Filmi italian “...në Iskia” me D.Modujen.32-Perëndesha e dashurisë.33-Një shtet gadishull në Azinë e Largët.34-Përcakton normat e sjelljes.36-Qendra.38-Mjet sinjalizues për anijet.39-Kompani e telefonave celulare në Itali.40-Aktori amerikan Istvud në iniç.41-Notë në pentagram.

Asnjë zë femre në radio, 280 mijë dollarë gjobë Një stacion ultra-ortodoks në Izrael

është urdhëruar të paguajë 280,000 dollarë gjobë, pasi ka refuzuar për të vënë në trans-metim gratë. Kjo është padia e parë në shtetin hebre për veprime penale rreth të drejtave civile. Një gjykatë izraelite vendosi se radi-ostacioni "Kol Barama" duhet të paguaj një milion sikla (280,000 dollarë amerikanë) për dëmet si pjesë e një padie që u paraqit nga feministët ortodoksë në emër të grave ultra-ortodokse të cilat nuk mund të dëgjonin zëra femrash në stacion. Padia, e cila është paraqitur në vitin 2012 në Gjykatën e Rrethit të Jerusalemit, është e para që sfidon drejtat civile në Izrael. Megjithëse gjykata vendosi në vitin 2014 se "Kol Barama" kishte vepruar në mënyrë diskriminuese, stacioni apeloi vendimin në Gjykatën Supreme. Apeli i saj u refuzua një vit më vonë.

Page 24: 400 politikanë në skaner për pastrim parash, në listë Ilir ......se krimi i organizuar i ka shtrire tentakulat deri në institucionet ndërkombëtare. Pra prokurorja e zgjedhur

24 GAZETA SOTE Diel 23 Shtator 2018

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Shqiptari Xherdan Shaqiri rezultoi de-ciziv dje në fitoren e madhe të Liverpulit.

Kosovari që është pjesë e për-faqësueses së Zvicrës zhvilloi një ndeshje të madhe dhe pa-varësisht se nuk shënoi vetë, “gatoi” dy prej tre golave të fitores së Liverpulit në ndesh-jen kundër Sauthemptonit, një fitore që i jep vlertë suk-sesit të “reds”-ave anglezë në këtë pjesë të parë të Premier League këtë edicion. Gjashtë ndeshje, gjashtë fitore,e nuk kishte si të mos ishte starti më i mirë për Liverpulin ndër vite. Kjo mundësohet falë edhe një skuadre agresive, të përgatitur fizikisht dhe me teknikë të lartë, por edhe falë një trajneri punëtor e energjik si Jurgen Klop. Pra, Liverpuli është një “rul” që shtyp çdo kundërshtar që i del përpa-ra në Premier League dhe rezultatet e deritanishme në gjashtë javë garë e tregojnë më së miri këtë. Na kuadër të javës së gjashtë të Premier League, “The Reds” iu im-ponuan 3-0 Sauthemptonit, duke e siguruar fitoren që në

Ronaldo fiton 3 herë më shumë se gjithë ekipi i Frozinones

SERIE A Serie A vijon të dhurojë surpriza të këndshme. Edhe pse me kreun nuk ka surprizë, pasi atë e ka “privatizuar” Juventusi, ka ekipe të “vogla” që po duan të japin befasi në këto javë të para të kampionatit italian dhe një prej tyre është padyshim Parma, e cila regjistron për të dytën herë radhazi një fitore që e ngjit shpejt në klasifikim. Fitorja e një jave më parë ndaj Interit duket se nuk ishte e rastësishme për Parmën, që deri në javën e tretë kishte mundur të merrte

vetëm 1 pikë. Emilianët fituan 2-0 me Kaliarin në “Ennio Tardini” duke ngjitur disa shkallë në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A, por mbi të gjitha kjo fitore krijon një atmosferë pozitive për ndeshjet e ardhshme, duke larguar ndoshta përfundimisht hijet e një krize të mundshme në këtë fillim sezoni. Formacioni i drejtuar nga D’Aversa nuk e vuri në asnjë moment në diskutim suksesin, duke shënuar nga një gol në çdo pjesë. Në fraksionin e parë realizoi, i cili ishte

me fat teksa topi iu përplas në gjoks për të përfunduar më pas në rrjetë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë blerja e verës. Gervinjo përmbyllu me një goditje të saktë një nga shpërthi-met e tij diagonal. 2-0. Parma diti ta mbronte me zgjuarsi këtë epërsi të dyfishtë, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të Kaliarit për të kthyer rezultatin. Kujtojmë që Parma ka tani 7 pikë pas pesë ndeshjesh (dy fitore, një barazim e dy humbje), kurse Kaljari mbetet në 5 pikë.

BUNDESLIGA SUKSESI LA LIGA

Bajerni bën “ritualin” me Shalken, Dortmundin e kënaq një pikë

Atletiko nuk e fal Getafen, presion Barçës e Realit

Fiorentina e fortë për Spalin, ngjitet e dyta në Serie A

Bajerni vijon “ritualin” e fitoreve në kampionatin gjer-man, teksa dje mundi pastër 2-0 në transfertë Shalken, në një ndeshje ku bavarezët as e vunë në diskutim 3-pikëshin dhe me këtë fitore vijojnë të forcojnë kryesimin. Në këtë takim shënoi fillimisht në minutën e tetë Hamez Rodri-guez, ndërsa në mesin e pjesës së dytë Levandovski shënoi me penallti. Ndërkohë, Boru-sia e Dortmundit me shumë vështirësi ia doli të merrte një barazim në transfertën e Hofenheimit. Verdhezinjve iu desh ta mbyllnin sfidën me 10 lojtarë, pas daljes me karton të

Fiorentina “ul” në tokë Spalin, skuadër që kishte mar-rë 3 fitore në 4 javët e para të Serisë A. Skuadra vjollcë fitoi 3-0 në “Atmemio Franchi”, ku e dominuan kundërshtarin në çdo aspekt. Kroati i Marko Pjaca e pati të thjeshtë të shtynte topin drejt rrjetës në minutën e 18-të, pas një gabimi të mbrojtjes në tentativë për të larguar topin. Për Spalin u gjithçka më e vështirë në minutën e 28-të, kur Milenk-oviç realizoi golin e dytë pas një këndoreje. Në pjesën e dytë Marko Pjaca ftoi në goditje Kieza, që pak metra larg zonës së portierit çoi shifrat në 3-0

Atletiko Madrid largohet më në fund nga kriza e rezultat-eve të javëve të para në La Liga spanjolle. Skuadra e trajnerit Diego Simeone fitoi dje në transfertë 2-0 përballë Getafes, duke marrë një trepikësh nme mjaft vlerë dhe tani i bën pre-sion Barcelonës dhe Realit që mbajnë kryesimin në Spanjë. Në këtë ndeshje vendimtar ishte një autogol i Getafes në minutën e 14-të shënuar nga David Soria, një gol që i dha qetësi psikologjike Atletikos të përballonte kundërshtarin. Në pjesën e dytë Tomas Lemar realizoi golin e dytë për miqtë (60’) dhe për Atletikon u bë më

kuq të Diallo. Kristian Pulisiç barazoi shifrat pesë minuta para fundit të ndeshjes, ndërsa për Hofenheimin kishte shën-uar në pjesën e parë Joelinton.

e thjeshtë ndeshja kur Getafe mbeti me 10 vetë sepse Alejo doli me të kuqe në 67’. Atletiko ka tani 8 pikë, 4 më pak se Barcelona.

pjesën e parë. Hoedt devijoi në portën e tij në minutën e 10-të, pas një harkimi të Xherdan Shaqirit, që me të drejtë festoi sikur të kishte shënuar ai. Në të 21-ën, Mat-ip kërceu bukur me kokë pas një këndoreje, duke i çuar shifrat në 2-0, ndërsa në fund të pjesës së parë Mohamed Salah shtyu mbi vijën fatale topin e përplasur në traversë, pas një ekzeku-timi mjeshtëror të goditjes së lirë nga Xherdan Shaqiri. Edhe pse nuk figuron te lista e golashënuesve, dy nga tre

Liverpuli vijon marshimin në Premier League, shkatërron Sauthempton dhe ruan kreun

Lojtarët më të paguar në botë janë Mesi, Nejmar dhe Ronaldo, pagat e të treve në total kalojnë 100 mln euro. Sipas mediave italiane, Kris-tiano Ronaldo i vetëm fiton tri herë më shumë se të gjithë futbollistët e ekipit të Froz-inones, skuadër me të cilën Juventusi do të përballet të dielën në mbrëmje. Para këtij ballafaqimi është kalkuluar paga e Ronaldos dhe i tërë buxheti i ekipit kundërshtar.

Fituesi i “Topit të Artë” ka kontratë që vlen 31 milionë euro në vit te Juventusi, duke mos u përfshirë këtu bonuset dhe sponsorët e ndryshëm. I gjithë ekipi i Frozinones për një sezon merr 11 milionë euro. Futbollisti me pagën më të lartë te Frozinone është përfaqësuesi i Kosta Rikës, Joel Campbell, që merr 850 mijë euro për sezon, kurse portugezi Ronaldo në javë merr 646 mijë euro.

golat e Liverpulit lindën nga këmbët e tij. duhet thënë se Liverpuli mban tani kreun e renditjes me 18 pikë, shkëpu-tur me dy pikë nga Mançester Siti i vendit të dytë, por me rrezikun që mund të barazo-het në kryesim nga Çelsi i cili do ta luajë ndeshjen e tij ditën e sotme. Ndërkohë, në ndesh-jet e tjera pati surpriza të bukura, ku spikatën jo vetëm fitoren e thella të Bërnlit e të Mançester Sitit, por edhe dështimi i Mançester Junajtid në një ndeshje ku i iku fitorja nga duart. Mançester Siti

Parma bind ndaj Kaljarit, një fitore që e largon nga fundi

“Reds” fituan me Sauthemptonin 3-0, një duel që u vendos që në 45 minutat e para dhe ku protagonist, edhe pse nuk shënoi vetë, ishte Shaqiri

dhe “blindoi” fitoren. Më këtë sukses Fiorentina ngjitet në vendin e dytë të renditjes në Serie A, me 10 pikë, dy më pak se Juventusi kryesues.

shkatërroi 0-5 Kardifin në transfertë, duke e kthyer në stërvitore sfidën me skuadrën uellsiane. Në pjesën e parë shënuan Aguero, Silva dhe Gundogan, ndërsa gjatë 45 minutave të dyta e gjeti dy herë rrjetën për “qytetarët” Mahrez. Ndërkohë, skuadra e Hoze Murinjos ngec sërish dhe këtë herë është e dhimbshme sepse barazon ndeshjen në një kohë që ishte në epërsi deri në minutën e 70-të. Pra tjetër hap i gabuar i Mançester Junajtid në “Old Trafford”, këtë radhë ndaj Uolves. Goli i real-izuar nga Fred që në minutën e 18-të dha përshtypjen se “Djajtë e Kuq” do të merrnin një fitore të lehtë, por nuk re-zultoi kështu. Në pjesën e dytë Uolves barazoi me Mutinjon, duke e mbrojtur deri në fund rezultatin, për të ikur me një pikë nga “Old Trafford”. Në takimet e tjera Bërnli shkatër-roi 4-0 Bournemuthin, Krystal Palace-Njukasëll përfundoi 0-0 dhe Leicester-Hudersfield 3-1. Në mbrëmje vonë, Toten-hemi më në fund i iku krizës, sepse mundi në transfertë Brightonin 2-1, duke shpëtu-ar edhe pankinën e trajnerit Mauricio Poçetino.

milionë euro në sezon fiton Kristiano Ronaldo nga klubi i Juven-tusit. Padyshim, kjo është një pjesë e fitimeve, pasi

dihet që lojtarë të këtij kalibri fitojnë nga reklamat, imazhi dhe sponsorizimet, prandaj fitimet e portugezit shkojnë deri në 90 mln euro në vit.

31