22
1 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT Konceptet dhe termat bazë të Internet-it Çka është Interneti Interneti është bashkësi e miliona rrjetëve lokale duke krijuar kështu rrjetin global të komunikimit, pra interneti është rrjet i rrjetave. Ky rrjet është një sistem i shpërndarë dhe nuk është pronë e askujt ose në administrim të dikujt. Host quhet makina ( kompjuteri) e cila është e lidhur në internet me një numër të caktuar të kompjuterëve. Fjala Internet filloi të përdoret nga mesi i viteve 1980. Nga viti 1982 protokolli i internetit i njohur si TCP/IP ( Transfer Control Protocol/ Internet Protocol) filloi të bëhet një standard i pranuar nga të gjithë. Shërbimi kryesor në ketë kohë ishte posta elektronike (email- Electronic Mail) . Në kuadër të internetit ekzistojnë edhe shumë shërbime si :www, e-mail, FTP, IRC etj. World Wide Web (WWW) World wide Web është një shërbim i cili bënë integrimin e tekstit, fotografisë, muzikës e të tjerave formate të të dhënavenë një vend të vetëm. World wide web-i përbëhet nga miliona faqe rrjeti , lidhura bashku më anën e lidhjeve ( linkave ) që në terësi mund të përfytyrohet si një” rrjetë merimange” gjigante. Të dhënat www ruhen në formë të faqeve dhe njihen si Web Pages (web faqe) . më shumë web pages lidhen në një Web Site (sajt). Dokumentet e web-it shkruhen në një gjuhë që njihet si HTML ( HyperText Markup Language ). Leximi i shënimeve të ruajtura bëhet përmes programeve tjera që njihen si shfletues ose Browser. Browser-i i parë që është përdorur është Mosaic. Shfletuesit që sot përdoren më së shumti janë : Internet Explorer, Opera, Mozilla, Google Chrome etj.

5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

1

5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

Konceptet dhe termat bazë të Internet-it

Çka është Interneti

Interneti është bashkësi e miliona rrjetëve lokale duke krijuar kështu rrjetin global të

komunikimit, pra interneti është rrjet i rrjetave. Ky rrjet është një sistem i shpërndarë dhe nuk

është pronë e askujt ose në administrim të dikujt.

Host quhet makina ( kompjuteri) e cila është e lidhur në internet me një numër të caktuar të

kompjuterëve. Fjala Internet filloi të përdoret nga mesi i viteve 1980. Nga viti 1982 protokolli

i internetit i njohur si TCP/IP ( Transfer Control Protocol/ Internet Protocol) filloi të bëhet

një standard i pranuar nga të gjithë.

Shërbimi kryesor në ketë kohë ishte posta elektronike (email- Electronic Mail) .

Në kuadër të internetit ekzistojnë edhe shumë shërbime si :www, e-mail, FTP, IRC etj.

World Wide Web (WWW)

World wide Web është një shërbim i cili bënë integrimin e tekstit, fotografisë, muzikës e

të tjerave formate të të dhënavenë një vend të vetëm.

World wide web-i përbëhet nga miliona faqe rrjeti , të lidhura së bashku më anën e lidhjeve ( linkave ) që në terësi mund të përfytyrohet si një” rrjetë merimange” gjigante.

Të dhënat www ruhen në formë të faqeve dhe njihen si Web Pages (web faqe) . më shumë web

pages lidhen në një Web Site (sajt). Dokumentet e web-it shkruhen në një gjuhë që njihet si

HTML ( HyperText Markup Language ).

Leximi i shënimeve të ruajtura bëhet përmes programeve tjera që njihen si shfletues ose

Browser. Browser-i i parë që është përdorur është Mosaic. Shfletuesit që sot përdoren më së

shumti janë : Internet Explorer, Opera, Mozilla, Google Chrome etj.

Page 2: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

2

ISP ( Internet Service Provider)

Kompjuterët e veçantë lidhen në backbone përmes kompjuterëve të tjerë që njihen si ISP

(Internet Service Provider ) ose shpesh edhe si provider ( ofrues të shërbimeve për qasje në

internet).

URL ( Uniform Resorce Locator )

Të gjitha informacionet e ruajtura nëpër server të lidhur në internet ruhen nëpër faqe. Kjo faqe

identifikohet me adresën e vet unike ose siç thuhet URL ( Uniform Resource Locatator) . URL

paraqet adresën logjike të një web sajti të publikuar në internet. URL ruan çdofajll të publikuar

në internet. URL ruan çdo fajll ( pjesë të web sajtit ) në formë unike si dhe përdor

protokollin që përdoret për të arritur deri të serveri . Pra URL

e cakton protokollin , domenin përkatësisht serverin shtegun

( follderin/ nënfollderin) dhe fajllin konkret.

Çka është Hyperlinku?

Një hyperlink është një grafik ose një dokument i

internetit që mund të lidhen lexuesit në një web faqe

apo në një tjetër pjesë të një dokumenti. Një hyperlink

mund te duket si në fig.

Në Web përdoruesit do të gjejnë të paktën një hyperlink

në çdo web faqe.

Web Page ( web faqet )

Të dhënat www ruhen në formë të faqeve që njihen si Web Pages

(Web faqe). Sot browser-i më i përdorur për shfletimin e të

dhënave të publikuara në internet është Internet Explorer, ky

shfletues është pjesë e sistemit operativ windows dhe instalohet

me rastin e instalimit të vet window-sit mundëson organizimin dhe

kërkimin e informacionit, shumë web pages lidhen në një Web Site.

Page 3: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

3

Makinat kërkuese ( search engine)

Web faqet apo makinat e kërkimit më të përdorshme janë

Google, Yahoo, e shumë tjera.

Çka është domain-i?

Identifikimi i organizatave bëhet nga domain-i

Për mirëmbajtjen e adresave përdoret sistemi DNS ( Domain Name

System).Top nivelet e domeneve janë si në fig.

Domeni Dedikimi Shembull Adrese

.com Organizatë komerciale www.yahoo.com

.org Organizatë joprifitabile www.un.org

.net Provajderet e servileve te internetit www.ks-gov.net

.edu Institucion arsimore www.uni-pr.edu

.mil Institucion ushtarak www.army.mil

.gov Institucion qeveritar www.whitehouse.gov

Çka është https and Lock symbol

Https (HyperText Transfer Protocol Secure) është një prej versioneve të sigurta të HyperText

Transfer Protocol (http). Https lejon transaksione të sigurta e-komerc të tilla si shërbimet

bankare online, shfletuesit web si Internet Explorer dhe Firefox shfaqin një ikonë dry (Lock

Symbol) për të treguar së faqja e internetit është e sigurtë dhe ajo gjithashtu paraqitet më https://

në shiritin e adresave.

Paraqitja e https:// si dhe ikona dry ( Lock Symbol).

Një përdorues mund të themi së është i lidhur në një faqe interneti të sigurtë nëse URL web

sajti fillon më https:// në vend të http://

Kërcënimet nga faqet e internetit

Ndërhyrjet nga faqet e internetit mund të bëhen përmes dobësive softuerike. Sulmuesit që

modifikojnë softuerin për të pasur qasje apo shfrytëzojnë dobësitë e sofverit quhen hakera.

Kërcënimet e mundshme që mund të bëhen nga faqet e

internetit janë : viruset, Worms( krimbat), trojan ( kali i trojes),

Spyware dhe malware.

Këto kërcnime mund të barten edhe gjatë bartjes së shenimeve.

Page 4: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

4

Mbrojtja nga viruset ( Ativiruset)

Antivirusi është program që i detekton dhe i largon viruset nga fajllat. Këto programe instalohen

gati pothuajse njëjtë si programet aplikative duke pasur në përdorim CD-në e programit

origjinal që do të thotë që programi së programi duhet të jetë me licencë nga prodhuesi i saj.

Licenca të siguron qasje në update- imin e informacioneve të reja rreth

virusëve.

Për çdo ditë dalin virusë të rinj. Preferohet që gjithmonë t’a kemi versionin më të ri të antivirusit sepse në të kundërtën ka mundësi që antivirusi i jonë të mos i gjejë viruset e ri. Procesi kur antivirusi e largon virusin nga fajlli quhet dezinfektim. Që të jetë programi i antivirusit i suksesshëm në mbrojtjen e kompjuterit tuaj

nga viruset e ndryshëm , preferohet që të bëhet updati-mi ( përditimi ) që të bëhet perditimi ose që të merr informacione të reja për viruse duhet që kompjuteri i juaj të ketë qasje në internet.

Firewall

Firewalli është një prej mjeteve më të efektshme të siguria në

dispozicion për mbrojtjen e shfrytëzuesve të rrjetit nga

kërcënimet e brendshme dhe të jashtme. Firewalli gjendet në mes

të dy ose më shumë rrjetëve dhe kontrollon trafikun midis tyre, si

dhe ndihmon në parandalimin e qasjes së paautorizuar.

Rëndësia e përdorimit të emrit dhe fjalëkalimeve në kompjuterin tuaj

Rëndësia e përdorimit të emrit dhe fjalëkalimeve në kompjuterin tuaj është shumë e madhe kur

dihet se sot ka njerëz te shumtë qe dëshirojnë ti qasen kompjuterit tuaj në mënyrë të

paautorizuar me qëllim të vjedhjeve të informatave apo dokumenteve shumë të rëndësishme.

Nganjëherë të dhënat ose dokumentet e juaja

kanë vlerë shumë më të madhe se sa kompjuteri,

laptopi apo edhe vet pasuria juaj. Prandaj është

e rekomandueshme të vendosen emri dhe

fjalëkalimi i juaj, i cili duhet të përmbaj shkronja

të mëdha dhe të vogla, numra dhe shenja

të pikësimit apo simbole sepse atëherë është

më i vështirë për personin e paautorizuar i cili

dëshiron të qaset dhe shumë më i sigurtë për

pronarin e kompjuterit.

Page 5: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

5

Rëndësia e kontrollit prindëror dhe llojet e kufizimeve të internetit

Përderisa interneti u mundëson fëmijëve lirinë për të krijuar

shoqëri, të luajnë lojëra dhe zgjedhin detyra shtëpie duke shtypur një

buton të vetëm, ai mund të sjell edhe rrezik potencial nga

grabitqarët online që të realizojnë pazaret e tyre të fëlliqura karshi

fëmijëve tuaj. Fëmija juaj mund të rrezikohet fizikisht, nga ai apo ajo,

me të cilin ka kontaktuar online dhe më vonë takohet me të “live”.

Shumica e prindërve mendojnë “kjo kurrë nuk mund t’i ndodhë fëmijës tim”, Prindërit

duhet të ndërmarrin masa parandaluese dhe pse nuk ka zgjidhje të lehta, disa masa mund ta

zvogëlojnë dukshëm rrezikun që fëmijajuaj të bëhet viktimë.

Hapat e parë që duhet bërë është, që vetë prindërit duhet t’i përmbahen disa hapave:

1. Edukimin e fëmijëve.

2. Filloni për shembull me atë se internetin mund ta përdorin vetëm pasi t’ikenë

përfunduar obligimet shkollore.

3. Vendoset kompjuteri në vend qendror. Monitoroni se çfarë është duke shikuar fëmija juaj në

internet, sa herë kaloni pranë tij.

4. Vendosni kufizime kohore fëmijëve nuk duhet t’u lejoni të kalojnë më shumë se 1-2

orë në ditë para monitorit të kompjuterit. Për fëmijët deri ne moshe 7vjecare, më mirë është

të shfletoni së bashku me ta, ndërsa për fëmijët me të mëdhenj, është e rëndësishme

të përcaktoni ku mund të hyjnë dhe ku nuk mund të hyjnë ne internet, para

se të fillojnë me aktivitetet online.

5. Filtrime, mbikëqyrje dhe kontrollimet prindërore bëhen me anë të softuerëve që

përdoren për monitorim të fëmijëve si p.sh Crawler Parental Control, Glubble, K9 Web

Protection.

Ushtrimi 1

1. Çfar do të thotë WWW?

2. Starto internetin

3. Trego funksionin e një Hyperlinku

4. Numro disa domene

5. Çka ëshrë https

6. Numro kërcënimet nga faqet e internetit

7. Përmend ndonjë antivirus

8. Çfar na ndihmon Firewall

9. Numro disa masa parandaluese të kontrollit prindëror, për përdorimin e internetit nga

fëmiu

Page 6: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

6

Kuptimi për transferimin e të dhënave në rrjet interneti

Transferimi i të dhënave në rrjet ka kuptimin e bartjës se të

dhënave ndërmjet shfrytëzuesit të komjuterit personal dhe

sistemeve kompjuterike në distancë. Kjo mund të realizohet me

anë të download dhe upload.

Download and upload

Termi download (shkarkimi ) ka kuptimin e pranimit ( marrjes ) së kopjes së fajllit në komjuterin lokal nga një sistem komjuterik në distancë. Upload është një operacion i anasjelltë me download. Termi upload (ngarkim ) ka kuptimin e

dërgimit të kopjes së fajllave prej komjuterit lokal në një sistem kompjuterik në distancë, qoftë

ai komjuter server apo klientë. Si shembull i ngarkimit të fajllave është YouTube serveri, ku

mund të ngarkojmë fajlla të ndryshëm.Njësitë matëse të saj janë bps , kbps , mbps.

Ushtrimi 2

1. Numro llojet e kompjuterëve

2. Çështë Ekstraneti

3. Çështë termi Download

Përdorimi i shfletuesit të faqeve të internetit

Strartimi i shfletuesve të internetit bëhet ngjashëm sikur programet

tjera:

1.Duke klikuar mbi ikonën në desktop ( shkurtesën ) Fig 2.1 ose

2.Duke zgjedhur Start –All Programs-

Internet Explorer

Pamja e dritares që kemi hapur është kjo :

Ne figurë shihet edhe tasti për mbyllje të

shfletuesit të internetit.

Ketë faqe te internetit mund ta hapim në

një tab të ri si p sh:

3. Klikojmë me tastin e djathë mbi faqen e internetit dhe shkojmë

NEW TAB si në fig.

Page 7: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

7

Për futjen e adresës URL në shiritin e adresave mjafton që në shiritin ku është e shkruar

Address tv shkruhet http:// dhe pastaj shtypet adresa si në fig.

4. Ndërsa URL e adresave të vizituara më herët arrihet duke shtypur ikonën si në fig.

Ndërprerja e shkarkimit (download) te një faqeje

Ruajtja e një fajlli në kompjuter nga faqja

e internetit quhet shkarkim (Dowload)

Ndërprerja e një fajlli shkarkimi bëhet

duke shtypur tastin cancel si në fig.

Rifreskimi i faqeve të internetit dhe përdorimi i funksioneve ndihmëse

Rifreskimi i web faqes bëhet duke shtypur tastin F5 në tastierën e kompjuterit ose përmes ikonës

Refresh e cila gjendet ne shiritin Standard të butonave ( standard button) që gjendet në browser-

in Internet Explorer si në fig. Tasti për rifreskimin e web faqes

Shfaqja dhe fshehja e shiritave me vegla te

shfletuesit te internetit

Shfaqja dhe fshehja e shiritave me vegla te shfletuesit e

Internet Explorerit bëhet duke shtypur menynë View –

Toolbars-dhe zgjedhim cilin shirit dëshirojmë t’a shfaqim

ose fshehim si në fig.

Page 8: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

8

Vendosja e faqes startuese

Në Internet Explorer kemi mundësi që vet të vendosim se cila

faqe dëshirojmë të startohet me rastin e aktivizimit të Internet

Explorer-it. Vendosja e faqesë startuese bëhet duke shtypur

menynë Tools –Internet Options ne Internet Explore. Pastaj në

rubrikën Address shkruhet se cila faqe dëshirojmë të startohet

me rastin e aktivizimit të internet Explorer-it si në fig.

Fshirja e historisë së shfletuesit bëhet duke shtypur prapë Tools –

Internet Options-General në menynë dhe pastaj shtypim Clear

History si në fig. Fshirja e historisë bëhet për qëllime të

ndryshme mirëpo në rastet me të shpeshta për qëllime sigurie.

Navigimi nëper faqen e internetit

Navigimi nëper faqen e internetit bëhet duke e startuar

Internet Explorerin dhe pastaj e hapim një faqe interneti

si p.sh www.onlinenwspaper.com dhe pastaj zgjedhim

ndonjë artikull interesant dukeshtypur Hyperlinkun përkatës

i cili mund të jetë në formë të fotografisë/grafikes ose tekstit

te theksuar me ngjyrë si në fig Pastaj kthehemi prapë ne

faqen parë me Back.

Ndërsa fshirja e faqesë së favorizuar bëhet prapë duke

shtypur menynë favorit dhe pastaj shfaqen faqet e

favorizuara dhe shtypim mbi një faqe me tastin e djathë.

si në fig dhe zgjedhim Delete.

Ushtrimi 3

1. Hap një shfletues të internetit

2. Hap një Tab të ri

3. Fillo një shkarki, pastaj bëje ndërprerjan

4. Vendos faqen startuese

5. Çfar na ndihmon hyperlinku (lidhja)

6. Shto një faqe si favorite

Page 9: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

9

Puna me Web-in

Zgjedhja e një makine kërkimi

Zgjedhjen e një makine kërkimi e realizojmë

duke startuar psh Internet Explorerin ose ndonjë

tjetër, pastaj te URL adresa shtypim zakonisht

www.google.com, por e dime që ekzistojnë edhe

makina tjera të kërkimit si www.yahoo.com,

www.bing.com etj.

Pasi të shkruajmë adresën e makinës kërkuese

shtypim tastin Enter në tastierë dhe aktivizohet

makina e kërkimit si në fig.

Kërkimet në Internet

Për kërkimet në faqet e internetit zakonisht e hapim

shfletuesin www.google.com pastaj p.sh kërkojmë

banesë me qira nëPrishtinë dhe paraqiten këto faqe të

cilat posedojnë banesa me qira në Prishtinë si në fig.

Ndërsa kërkimet specifike bëhën duke përdorur një

fjalë p.sh për historinë do na paraqiten këto rezultate si në

fig.

Kërkimet e avancuara në internet realizohen duke hapur

Internet Explorerin pastaj shfletuesin e internetit

www.google.com dhe duke shtypur Hyperlinkun Adcanced

search.

Page 10: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

10

P.sh nëse dëshirojmë një dokument të shkrimtarit Mark Twain në gjuhen gjermane atëherë

plotësojmë këto rubrika si në fig. Pastaj shtypim Advanced search dhe paraqiten këto rezultate si

në fig.

Kërkimi i një fjalori në faqet e internetit bëhet duke aktivizuar shfletuesin e internetit

www.google.com pastaj në të shkruajmë fjalor anglisht shqip online si ose veç translate si në

fig.Pastaj shtypim rezultatin e fituar google translate dhe hapet fjalori si në fig.

Ruajtja e faqes së internetit në njësi memoruese

Ruajtja e faqesë në njësi memoruese bëhet duke shtypur menynë

File të Internet Explorerit pastaj Save as, si në fig.

Shkarkimi i një dokumenti nga një faqe interneti

Shkarkimi i një dokumenti nga faqja e internetit

bëhet duke hapur faqen ku dëshirojmë të

shkarkojmë atë dhe klikojmë download si në fig.

Page 11: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

11

Kopjimi i tekstit dhe figurave nga faqja e internetit

Kopjimi i tekstit nga faqja e internetit

bëhet duke zgjedhur tekstin në web

faqen e caktuar dhe pastaj mbi tekst duke

shtypur Copy si në fig, pastaj shkojmë

dhe e zgjedhim dokumentin ku

dëshirojmë të vendosim tekstin dhe

shtypim Paste.

Ndërsa kopjimi i fotografisë nga faqja e internetit

bëhet duke e shtypur mbi ikonën e disketës e cila

është paraqitur në fig. Dhe duke zgjedhur

lokacionin ku dëshirojmë të vendoset fotoja ose

duke shtypur me tastin e djathë mbi foto dhe

duke e shtypur Save Picture as dhe pastaj

zgjedhim lokacionin ku dëshirojmë ta ruajmë

foton.

Pamja e faqes së internetit para printimit si dhe printimi me opsione të ndryshme

Pra kur dëshirohet që një faqe e internetit të printohet, ajo së pari duhet të shikohet para

printimit si dhe të korrigjohet pastaj në fund printohet, pasi që të hapim faqen e internetit të

cilën dëshirojmë t’a printojmë shtypim menynë File dhe zgjedhim Print Preview dhe faqja e

internetit paraqitet si në fig.

Pastaj nëse ka nevojë bëhen disa korrigjime dhe në fund printohet faqja e internetit.

Page 12: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

12

Përgatitja e faqes së internetit për printim

Përgatitja e faqes së internetit për printim realizohet duke hapur një faqe pastaj, File, Page setup, ku në këtë dritare fillojmë ti ndryshojmë prametrat sipas nevoje.

Printimi mund të bëhet me opsione të ndryshme duke shtypur faqen në formë horizontale ose

vertikale, duke i caktuar se cilat faqe dëshirojmë t’i printojmë etj.

Page 13: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

13

Ushtrimi 4

1. Zgjedh një makinë kërkimi

2. Ruaj një faqe në njësinë memoruese

3. Kopjo një pjesë të tekstit nga faqja e internetit

4. Shiqo faqen para printimit

5. Printo faqen e hapur

Page 14: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

14

6 POSTA ELEKTRONIKE

Konceptet dhe termat bazë të postës elektronike (e-mail)

Çka është posta elektronike (e-mail)?

Posta elektronike ose siç njihet tashmë si E-MAIL (nga anglishtja Electronic Mail- Postë

Elektronike ) është një shërbim i internetit që

mundëson shkëmbimin e të dhënave në

formën elektronike që do të thotë përmes

kompjuterëve. Ky shkëmbim është shumë i

shpejtë dhe i saktë. Informacionet arrijnë

brenda disa minutave.

Kuptimi i termave Short Message Service ( SMS), Voice Over Internet Protocol

(VoIP) dhe Instant Messaging (IM)

Short Message Service (SMS)- Short Message Service (SMS) është një teknologji e cila

mundëson dërgimin dhe pranimin e mesazheve të shkurta përmes telefonave mobil. Siç mund të

kuptohet edhe nga vetë emri “Shërbimi i mesazheve të shkurta”, madhësia e të dhënave të cilat

mund të bartën nga një SMS janë të limituara diku deri

ne 160 karaktere ( në rast të përdorimit të 7 bit encoding

) apo 70 karaktereve ( në rast të përdorimit 16-bit

Unicode). Me SMS mesazhe mund të dërgohet ose

pranohen tekst, fotografi apo edhe “ringtones” ( muzikë

për telefon)

Page 15: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

15

Instant Messaging (IM)- Instant Messaging (IM) paraqet një formë të komunikimit direkt real-

time të bazuar në tekst në mes të dy e më shumë shfrytëzuesve ( klientëve). Shkrimi dhe leximi i

tekstit bëhet përmes pajisjeve të rrjetit siç është Interneti

.IM bën pjesë në grupin e chat-it , por dallon nga chat-i

pasi që komunikimi mund të realizohet vetëm më

klientë të pranuar nga njëri tjetri si shok apo miq.

Shembull tipik i IM është Skype, Viber, Whattsapp ,

Tango, Facebook etj.

Kuptimi i termit Online (Virtual) Community si dhe llojet e tij

Komunitetet virtual apo online paraqesin rrjetëzimet e individëve me interesa të njëjta . Këto

rrjete nuk njohin kufi kohore apo hapësinore.

Komunitet online mund të kenë formën e sistemeve

informative ku çdo kush mund të vendos informata e

përmbajtje të ndryshme .

Komunitet më të njohura online janë:

YouTube

MySpace

Facebook

Twitter etj.

Aspektet e sigurisë (fshehtësisë) së komunikimit më postë elektronike

Duhet të ketë kujdes me hapjen e e-mail-ve. Nuk duhet të pranojmë asnjë e-mail pa e analizuar

se çfarë përmban dhe nëse nuk ka rendësi për ne duhet të fshijmë pa e hapur atë letër .

Termi Phishing

Phishing paraqet një proces kriminal të mashtrimit përmes të cilit synohet përftimi I informatave

si : username, passwords dhe credit card nga etnitete te maskuara si burime të besueshme në

komunikim përmes e-mail-it

Adresa e dërguesit të emil-ave shpesh është e maskuar

si e-mail adresë e administratorvë të IT-së së bankave,

avio-kompanive, etj, p.sh. PlayPal, Visa, eBay etj.

Nga pranuesi këta email-a kërkojnë shkrimin e të

dhënave personale –konfidenciale. është shumë

vështirë të dallohet mashtruesi nga origjinali për shkak

të përsosmërisë së tyre.

Page 16: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

16

Rreziqet e infektimit të kompjuterit nga viruset nëpërmjet të postës elektronike

Gjatë punës me internet , shumë shpesh ndodhë që të pranojmë e-mail-a të padëshiruara , nga

shfrytëzues të panjohur. E-mailat e tillë , shumë shpesh ndodhë të përmbajnë fajlla të infektuar

me virus. Hapja e një porosie të pranuar me fajllë të infektuar me virus ka si pasojë infektimin e

kompjuterit tonë me virus.

Kuptimi i termit “firmë elektronike apo nënshkrim digjital ( digital signature )

Nënshkrimi digjital është një nënshkrim elektronik , i cili mund të shfrytëzohet për të vërtetuar

identitetin e dërguesit së një mesazhi, apo nënshkruesin e një dokumenti elektronik, nënshkrimet

digjitale mund të transportohen lehtë dhe nuk mund të imitohen (keqpërdoren ) lehtë. Në vendet

e zhvilluara ekzistojnë autoritete të besueshme të cilat merren me menaxhimin e nënshkrimeve

digjitale.

Përparësitë dhe përfitimet nga përdorimi i postës elektronike

Posta elektronike ka disa përparësi të cilat janë :

Shpejtësia e pranimit është shumë e madhe diku disa sekonda ose maksimalisht minuta

Çmimi i ulët( apo falas) për dërgimin e-mail-it

Fleksibiliteti i shfrytëzuesit ndaj kompjuterit

Kuptimi i termit Network etiquette (netiquette)

Organizata të ndryshme kanë bërë shumë synime për krijimin e rregullave ë etikës në

shfrytëzimin e email-it. Me këto rregulla synohet edukimi dhe ndihmesa e individëve dhe

organizatave për arritjen e një niveli profesional dhe reflektimi i një imazhi profesional

Rregullat praktike dhe të përgjithshme të etikes së email-ve:

Përqendrohuni dhe bëhuni konciz - pra mos shkruani email-a të gjata se ç’duhet , pasi

që leximi i një email-i është më i vështirë se sa leximi i një i një teksti nga një dokument

i shtypur.

Përdorni gramatikën dhe aplikoni rregullat e drejtshkrimit –për shkak se gabimet

drejtshkrimore mund të japin përshtypje të këqija të pranuesi dhe email-i juaj mund të

jetë e pakuptueshme nga pranuesi.

Mos i vononi përgjigjet – Në komunikimet afariste mundoheni që çdo email ta trajtoni

ne afatin prej 24 orëve gjatë ditëve të punës.

Mos shkruani me SHKRONJA TË MËDHA TË SHTYPIT –sepse do të kuptohet se

ju jeni të zëmëruar apo duke bërtitur

Kujdes me bashkëngjitjen e fajllave – pra mos dërgoni fajlla të mëdhenj për nga

madhësia sepse mund të i shkaktoni telashe pranuesit, mos dërgoni fajlla me virus dhe

fajllat posa pranoni mos i dërgoni pa i verifikuar.

Page 17: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

17

Problemet gjatë dërgimit të dokumenteve me attachment

Problemet që mund ët ndodhin gjatë dërgimit të një emaili me attachment janë

Nuk mund të barten më shumë se 25 Mb shënime në një email

Nëse dëshironi të dërgoni një shtojcë të madhe të dokumentit më email atëherë atë duhet

të ziponi

Nuk është e preferueshme të dërgohen emaila më madhësi të mëdha etj

Kuptimi i termave From,To, Copy, (Cc), dhe Blind copy (BCc)

From-Rreshti ku shihet adresa e personit që e ka dërguar letrën.

To:- Rreshti ku shihet adresa e personit ( ose personave) që e pranojnë letrën.

Cc:- (Carbon Copy) Rreshti ku shihen edhe adresat e tjera, të cilave u dedikohet letra .

BCc- (Black Carbon Copy) Rreshti ku shihen edhe adresat e tjera, të cilave u dedikohet letra, por

që shfrytëzuesit e tjerë nuk i shohin këto adresa.

Page 18: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

18

Ushtrimi1

1. Çka është posta elektronike?

2. SMS-I është teknologji që na mundëson dergimin e mesazhëve:

a) Vetëm tekst

b) Këngëve

c) Fotografive

3. Cilat janë komunitetet më të njohura online:

a)

b)

c)

d)

4. A mund të infektohet kompjuteri përmes postës elektronike?

a) Po

b) Jo

5. Çka paraqet termi phishing ?

6. Nënshkrimi digjital mund të shfrytëzohet për të?

a) Vertëtuar identitetin e shfrytëzuesit

b) Për të ruajtur emalin

c) Për të keqpërdorur emalin

7. Përparësit e përdorimit të postës elektronike ?

a)

b)

c)

8. Përmendi rregullat praktike dhe të përgjithshme të etikës së email-ve?

a)

b)

c)

d)

e)

9. Cilat probleme mund të ndodhin gjatë dergimit të një dokumenti përmes email-it

a)

b)

c)

d)

Page 19: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

19

Puna me postën elektronike (e-mail)

Hapja e aplikacionit për email dhe i një email-i

Për çfarë do që të lidhemi me e-mail së pari duhet të hapet aplikacioni i email-it .Ekzistojnë

shume aplikacione për hapjen e email-ve si Ms Outlook-u po ashtu aplikacione të emailit

përmbajnë edhe web faqet Hotmail,

Yahoo , web faqet zyrtare qeveritare etj.

Për shembull ne do ta hapim web faqen e

hotmail duke e shkruar adresën

www.hotmail.com , pasi te hapet faqja e

Hotmailit ne anën e djathë na paraqitet dy

rubrika ne njërën shkruan:

Windows Live ID – ku këtu e shkruajmë

adresën tonë qe e posedojmë pastaj ne rubrikën e

dyte shkruan

Password – ku këtu shkruajmë çelësin tonë

privat të cilën vetëm ne e dimë për arsye se nëse

i tregojmë dikujt atëherë do ti lexojnë letrat tona

ose do ti dërgoj dikujt email ne ermin tonë .Dhe

ne fund shtypim Sign in për nënshkrim ( për

mundësin e aktivizimit të programit aplikativ të

shfletuesit )

E njëjta mund të hapet edhe te web faqja www.yahoo.com edhe aty na paraqiten dy rubrika në

anën e djathë në të cilën shkruan ID yahoo ku e shkruajmë adresën tonë dhe në rubrikën tjetër

shkruan Password ku e shkruajmë çelësin tonë privat .

Të këto dy web faqe mund të hapen adresat e email-it vetëm nëse e kemi të krijuar llogarinë tonë

në këto web faqe.

Page 20: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

20

Vendosja dhe heqja e një attachment-i (dokumenti të bashkangjitur me email)

Shpesh herë ndodh që të kemi një dokument ose një fajllë që t’ia dërgojmë ndonjë miku, shoku

apo kolegu të punës. vendosja e një attachment-i bëhet duke e shtypur butonin attachment si në

figurë dhe duke e zgjedhur dokumentin apo follderin ( follderi duhet të jetë i zipuar që të

vendoset në attchament.

Pastaj presim deri sa të shkarkohet komplet.

Nëse dëshirojmë që attachment-in ta heqim atëherë klikojmë me tastin e djathtë mbi dokumentin

ne attachment dhe zgjedhim Remove

Page 21: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

21

Dhënia e përgjigjes reply dhe forward të email-ve

Me rastin e hapjes së një mesazhi nëse dëshirojmë ti përgjigjen vetëm personit që na ka dërguar

mesazhin (t’ia kthejmë letrën) shtypim

butonin Reply si në fig

Kur ta shtypim butonin Reply na hapet

dritarja për përgjigjeje të mesazhi i pranuar,

pa pasur nevojë ta shkruajmë adresën.

Subjekti mbetet i njëjtë vetëm prefiksi RE,

p.sh nëse subjekti është Test, atëherë subjekti

do të jetë RE:Test.

Nëse mesazhi që e kemi pranuar u është

dërguar edhe personave të tjerë, për t’ua

kthyer përgjigjen të gjithëve zgjedhim

butonin Reply all.

Nëse mesazhin e pranuar dëshirojmë ta

përcjellim te ndonjë adrese tjetër (personit

tjetër) ashtu siç e kemi pranuar e zgjedhim butonin Forward si e figure.

Shfrytëzuesi të cilit ja përcjellim ketë email do ta pranojë me emrin tonë, por më përmbajtjen siç

e kemi pranuar edhe ne. Me shtypjen e butonit Forward mund të jua dërgojmë më shumë

personave më përmbajtje të njëjtë të email-t.

Page 22: 5 PËRDORIMI I INTERNET-IT

22

Ushtrimi 2

1. Të hapet një email i ri në ndonjërën nga web faqet, hotmail, yahoo, gmail?

2. Dergoni një email shokut tuaj më Subject : Përshendetje

3. Të vendoset teksti në email duke kopjuar tekstin e detzrës së pare të Word-it

4. Vendosni detyrën e pare të Excel-it në attachment

5. Përdore korigjuesin e drejtëshkrimit në tekstin e kopjuar në email

6. Nga email-i që ju ka derguar shoku ktheni përgjigjje shokut me Reply

7. Emailin që e keni pranuar në email nga shoku shpërndani tek të gjithë kandidatët tjerë