14
Key Stage 3 Science Working Scie Experimental Analysis and PSHE Core Theme Estimated Te 50 minutes Të gjithë nxënësit do të mësojnë: se vaksinat ndihmojnë në parandalimin e një varg infeksionesh bakteriale dhe virale. se nuk ka vaksina për të gjitha infeksionet. Nxënësit më të aftë do të mësojnë që: infeksionet të cilat më parë kanë qenë të zakonshme tani janë të rralla për shkak të vaksinimit. infeksionet më të zakonshme, si ftohja apo dhimbja e fytit, nuk parandalohen me vaksina. REZULTATET E VEGËZA TË KURIKULËS PRITURA TË MËSIMIT KOMBËTARE Pjesa 3.2 mbulon temën e parandalimit të sëmundjeve me vaksinim. këtë aktivitet nxënësit marrin pjesë në një simulim për të parë se si përdoren vaksinat për të parandaluar përhapjen e infeksioneve dhe zbulojnë rëndësinë e imunitetit të tufës. aktivitetin plotësues kërkohet nga nxënësit që të vlerësojnë se cilat vaksina janë të nevojshme që të merren kur vizitohen shtete të caktuara të botës dhe pse. Viruset Stadi kyç 3 Shkenca Puna shkencore Shkathtësitë eksperimentale dhe hulumtimet Analiza dhe vlerësimi PSHE Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqenia Koha e përafërt e mësimit 50 minuta Vaksinimi

50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

Key Stage 3

Science

Working Scientifically Experimental skills and investigations Analysis and evaluation PSHE

Core Theme 1: Health and Wellbeing

Estimated Teaching Time

50 minutes

Të gjithë nxënësit do të mësojnë:

se vaksinat ndihmojnë në parandalimin e një varg infeksionesh bakteriale dhe virale.

se nuk ka vaksina për të gjitha infeksionet.

Nxënësit më të aftë do të mësojnë që:

infeksionet të cilat më parë kanë qenë të zakonshme tani janë të rralla për shkak të vaksinimit.

infeksionet më të zakonshme, si ftohja apo dhimbja e fytit, nuk parandalohen me vaksina.

REZULTATET E

VEGËZA TË KURIKULËS PRITURA TË MËSIMIT

KOMBËTARE

Pjesa 3.2 mbulon temën e parandalimit të sëmundjeve me vaksinim. Në këtë aktivitet nxënësit marrin pjesë në një simulim për të parë se si përdoren vaksinat për të parandaluar përhapjen e infeksioneve dhe zbulojnë rëndësinë e imunitetit të tufës. Në aktivitetin plotësues kërkohet nga nxënësit që të vlerësojnë se cilat vaksina janë të nevojshme që të merren kur vizitohen shtete të caktuara të botës dhe pse.

Viruset

Stadi kyç 3

Shkenca

Puna shkencore Shkathtësitë eksperimentale dhe hulumtimet Analiza dhe vlerësimi PSHE

Tema kryesore 1: Shëndeti dhe mirëqenia Koha e përafërt e mësimit 50 minuta

Vaksinimi

Page 2: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

3.2 Parandalimi i infeksionit Vaksinimi

1. Plastifikoni ose ngjitni një kopje të SH 1, SH 2, SH 3 dhe SH 4 në karton të trashë dhe preni nga një katror të ngjyrosur për secilin nxënës. Këto mund të mblidhen në fund të mësimit për për t’i përdorur herave tjera.

2. Nga një kopje e SW 1 dhe SW 2 për secilin nxënës.

Përgatitja paraprake

Fjalët kyçe Antitrupat Antigjen Epidemik Imuniteti i tufës Imun Imunizim Vaksinë Qeliza të bardha të gjakut

Materialet e nevojshme Për çdo nxënës □ Nga një prej secilës

letër të ngjyrosur marrë nga SH 1 nëpërmjet SH 5

□ Kopje e SW 1 □ Kopje e SW 2

Materialet në internet www.who.int www.traveldoctor.co.uk

Sistemi imun i lufton mikrobet të cilat mund të hyjnë në trupin tonë. Pushimi i bollshëm, ngrënia e ushqimeve të duhura dhe gjumi i zgjatur ndihmojnë që sistemi imun të punojë si duhet dhe kështu të parandalojë infeksionin.

Vaksinimi është një tjetër mënyrë për ta ndihmuar sistemin imun. Vaksinat përdoren për ta parandaluar dhe JO për ta trajtuar infeksionin. Vaksina zakonisht bëhet nga verzionet e dobësuara ose inaktive të mikrobeve të njëjta që shkaktojnë sëmundje. Në disa raste vaksinat bëhen nga mikroorganizmat të cilat janë të ngjashme, por jo plotësisht, me mikrobet të cilat shkaktojnë sëmundje. Disa sëmundje shkaktohen nga toksinat që prodhojnë mikrobet, prandaj vaksinat përmbajnë një substancë të ngjashme me toksinën që quhet toksoid. Shembuj: kolera dhe difteria.

Kur vaksina injektohet në trup sistemi imun e sulmon atë, sikur të ishin mikrobet e dëmshme që sulmojnë trupin. Qelizat e bardha të gjakut krijojnë shumë antitrupa që të lidhen me antigjenet në sipërfaqe të vaksinës. Meqenëse vaksina është një verzion shumë i dobësuar i mikrobit, rruzat r bardha me sukses i eliminojnë këto qeliza dhe ju nuk do të sëmureni. Me eliminimin e suksesshëm të antigjeneve të vaksinës, sistemi imun e mban në mend se si të luftohen këto mikrobe. Herën tjetër kur mikrobet me markerët/antigjenet e njëjta hyjnë në organizëm, sistemi imun është i gatshëm për t’i luftuar para se të kenë rastin që t’ju shkaktojnë sëmundje.

Në disa raste, sistemi imun ka nevojë që të rikujtohet dhe kjo është arsyeja pse disa vaksinime kanë nevojë për përsëritje. Disa mikrobe, si gripi, janë më problematike. Ato zhvillohen shumë shpejtë dhe ndryshojnë markerët/antigjenet. Kjo d.m.th. që sistemi imun nuk është më i pajisur për t’i luftuar ata. Për këtë arsye vaksinat e gripit janë të përvjetshme.

Përdorimi i vaksinave ka bërë që disa sëmundje të cilat më parë kanë qenë të zakonshme, p.sh. lia, tani të jenë të zhdukura. Rishfaqja e sëmundjeve tjera në popullatë, p.sh. fruthi, mund të ndodh për shkak të mosvaksinimit të një proporcioni të mjaftueshëm të popullatës. Epidemitë mund të shmangen duke vaksinuar numrin e mjaftueshëm të popullatës që çon në imunitet të tufës.

Informata themelore

FAKT FASCINUES Në 1918 pandemia e gripit, e njohur si gripi spanjoll, ka shkaktuar vdekjen e 20 milion njerëzve. Kjo ka ndodhur para se të zbulohej vaksina e gripit.

Page 3: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

1. Ky aktivitet bëhet më së miri me tërë klasën. Shpjegoni që do të simulojnë se si vaksinimi pengon shfaqjen e sëmundjeve te njerëzit.

2. Siguroni secilit në klasë një letër të kuqe (infektuar), të bardhë (imun), të kaltër (duke u shëruar, por prap infektiv) dhe të verdhë (vaksinuar) (SH 1 – SH 5).

Skenari 1 (Demonstrim i përhapjes së infeksionit dhe imunitetit)

1. Zgjedhni një person në mes të klasës dhe kërkoni që ta ngrisë letrën e kuqe. Shpjegoni që tani është i infektuar. Kërkoni që ta prek një person në afërsinë e tyre. Ky person tani është i infektuar dhe duhet ta ngris letrën e kuqe. Kjo shënon përfundimin e ditës së parë. Themi fundi i ditës 1 sepse kjo është koha e nevojshme për inkubimin e infeksionit dhe për manifestimin e simptomave të para të infeksionit.

2. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 2. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e kaltër, psh. ai/ajo është duke u shëruar por është ende infektiv. Nxënësi 2 tani duhet ta ngris letrën e kuqe. Kërkoni nga të dy nxënësit që ta prekin dikënd tjetër në afërsi të tyre. Këta dy persona tani janë të infektuar dhe duhet ta ngrisin letrën e kuqe. Kjo shënon përfundimin e ditës 2.

3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3.

a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky person është një individ normal i shëndetshëm me një sistem imun të shëndetshëm, prandaj ka qenë në gjendje që ta luftojë sëmundjen dhe të zhvillojë imunitet.

b. Nxënësi 2 tani duhet ta ngris letrën e kaltër, ai/ajo është duke u shëruar por është ende infektiv/e

c. Nxënësit 3 dhe 4 duhet të ngrisin letrën e kuqe, ata janë të infektuar tani

4. Vazhdoni hapat 1 – 3 deri në 7 ditë dhe kërkoni nga nxënësit që të kompletojë Skenarin 1 në fletët e tyre të punës.

1. Filloni mësimin duke pyetur nxënësit se cilat vaksina i kanë marrë, p.sh. polio, MMR, TB ose ndonjë vaksinë kur kanë shkuar në pushime dhe se a e dijnë se për çka kanë qenë ato.

2. Shpjegoni se të qenit imun, d.m.th. se jeni të mbrojtur nga efektet serioze të infeksionit dhe se ‘imunizimi’ është një mënyrë e rritjes së imunitetit mbrojtës të trupit për infeksione bakteriale dhe virale.

3. Shpjegoni që vaksinat përfaqësojnë sasi të vogla dhe të padëmshme të mikrobeve/sëmundjes të cilat mësojnë trupin tonë se si ta luftojnë mikrobin e keq nëse/dhe kur të sulmohemi nga sëmundja.

4. Me ndihmën e pjesës 3.1 shpjegoni se si funksionojnë vaksinat. Shpjegoni që antitrupat kalojnë nga nëna tek foshnja përmes placentës në mitër dhe me qumështin e nënës pas lindjes dhe kështu i ndihmojnë të porsalindurit që të mbrohen nga sëmundjet.

5. Përkujtoni nxënësit se secili lloj i mikrobit ka një mbështjellës të jashtëm unik për atë mikrob, por për shkak se disa mikrobe ndryshojnë mbështjellësin e tyre të jashtëm shumë shpejtë, shkencëtarët e kanë të vështirë që të krijojnë vaksina për këto infeksione, ose, si te rasti i vaksinës së gripit, duhet ta përgatisin nga një vaksinë të re për çdo vit.

3.2 Parandalimi i infeksionit Vaksinimi

Hyrje

Aktiviteti kryesor

Page 4: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

Skenari 2 (Demonstrimi i përhapjes së infeksionit dhe imunitetit me vaksinim)

1. Sigurohuni që secili nxënës të ketë një set letrash (si në skenarin 1). Spjegoni klasës që në këtë skenar ata do të vështrojnë se çka ndodh gjatë programeve të vaksinimit. Procesi do të jetë i njëjtë, vetëm se këtë herë disa persona në klasë do të jenë të vaksinuar (imun).

2. Shpjegoni se do t’i jepni secilit një letër ku do të shkruhet i ‘vaksinuar’ ose ‘i ndjeshëm’. Tani ata duhet t’ia tregojnë letrën e tyre të gjithëve dhe nuk duhet ta ngrisin letrën ku shkruan ‘i vaksinuar’, përveç nëse preket nga një person i infektuar.

a. 25% të vaksinuar : 75% të ndjeshëm Jepni 25% të nxënësve letrat me shënimin ’i vaksinuar’ dhe pjesës tjetër të klasës letrat me fjalën ‘i ndjeshëm’. Përsëritni hapat 1-4 në Skenarin 1, megjithatë, kur personi i vaksinuar i ekspozohet infeksionit ata do ta ngrisin letrën e tyre të verdhë (vaksinuar) dhe nuk do t’ia transmetojnë infeksionin askujt tjetër.

b. 50% të vaksinuar : 50% të ndjeshëm Si më lartë, megjithatë, jepni 50% të nxënësve letrën me shënimin ‘i vaksinuar’ dhe pjesës tjetër të klasës me shënimin ‘i ndjeshëm’.

c. 75% të vaksinuar : 25% të ndjeshëm Si më sipër, megjithatë, jepni 75% të nxënësve letrën me shënimin ‘i vaksinuar’ dhe pjesës tjetër të klasës me shënimin ‘i ndjeshëm’. Nxënësit do të vështrojnë një trend në rënie të infeksionit, sa më shumë njerëz që vaksinohen. Në këtë pikë mund të jetë e dobishme që të spegohet termi ‘imuniteti i tufës’. Imuniteti i tufës është një tip imuniteti i cili shfaqet kur vaksinimi i një pjese të popullatës (ose tufës) siguron mbrojtje individëve të pavaksinuar.

3.2 Parandalimi i infeksionit Vaksinimi

Aktiviteti kryesor

Page 5: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

Kontrolloni se sa kanë kuptuar nxënësit mësimin duke diskutuar pikat e mëposhtme.

a. Pse vaksinimi nuk është vetëm çështje e shëndetit personal por është edhe çështje e shëndetit publik?

Disa sëmundje janë shumë ngjitëse; ne mund të vaksinohemi kundër sëmundjes por njerëzit e tjerë, të cilat nuk janë vaksinuar mund ta marrin sëmundjen dhe ta përhapin më tutje te njerëzit tjerë të pavaksinuar. Nëse më shumë njerëz vaksinohen, parandalohet qarkullimi i sëmundjes. Kjo është arsyeja pse imuniteti i tufës parandalon epideminë. Në shoqërinë e sotme ku udhëtimi global është relativisht i lirë dhe i lehtë, një person i infektuar mund ta bart sëmundjen rreth e përqark botës për 24 orë.

b. Çka duhet të bëhet që të eliminohet plotësisht një sëmundje ngjitëse?

Programi i vaksinimit, i cili arrin të gjitha grupet, në baza të vazhdueshme dhe gjithpërfshirëse, është e vetmja mënyrë për të eliminuar plotësisht sëmundjen. Megjithatë, nuk është e mundur për të eliminuar të gjitha sëmundjet në këtë mënyrë, meqenëse disa sëmundje ngjitëse p.sh. gripi i zogjëve, kanë rezervoarë tjerë (vende ku mund të jetojnë dhe të shumëzohen) jashtë njerëzve.

c. Pse nuk e ka eliminuar vaksina e gripit virusin e gripit?

Vaksina vepron duke e mashtruar trupin që të prodhojë antitrupa specifik për të luftuar sëmundje të veçanta ngjitëse; këto antitrupa pastaj lidhen me antigjenet në mbështjellësin e jashtëm të virusit. Virusi i gripit ka aftësinë që të pësojë mutacion (ndryshim gjenetik) dhe ta modifikojë mbështjellësin e jashtëm shumë shpejt, që d.m.th. se shkencëtarët duhet të krijojnë vaksinë të re çdo vit.

.

1. Siguroni klasës një kopje të SW 2.

2. Çdo nxënës duhet të studioj hartën e dhënë të botës dhe të shkruajnë në të cilat vaksina nevojiten kur vizitohen vendet e caktuara. Gjithashtu nxënësit duhet të emërtojnë sëmundjen ndaj të cilës mbron vaksina dhe mikrobin i cili e shkakton atë sëmundje. Informatat mund të gjinden në www.who.int, www.traveldoctor.co.uk ose duke vizituar qendrën lokale mjekësore.

Plenare

Aktivitet plotësues

3.2 Parandalimi i infeksionit Vaksinimi

Page 6: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

Konkluzionet 1. Çka është imuniteti i tufës?

Imuniteti i tufës (ose imuniteti komunitar) përshkruan një tip imuniteti që shfaqet kur vaksinimi i një pjese të popullatës (ose tufës) siguron mbrojtje për individët e pambrojtur.

2. Çka ndodh kur vaksinimi bie në nivel të ulët brenda komunitetit?

Kur vaksinimi bie në nivel të ulët njerëzit fillojnë që të marrin sërish sëmundjen duke çuar në

rishfaqjen e sëmundjes.

3. Pse konsiderohet vaksina si masë parandaluese dhe jo trajtim?

Vaksinat përdoren për të stimuluar imunitetin e trupit ashtu që kur mikrobi të hyjë në trup, sistemi imun është i gatshëm për ta luftuar dhe për të penguar mikrobin që të shkaktojë infeksion serioz.

Skenari 1 - Rezultatet

Dita

Numri i nxënësve Infektuar Duke u

shëruar por infektiv

Imun

1 1 0 0

2 1 1 0

3 2 1 1

4 3 2 2

5 5 3 4

6 8 5 7

7 13 8 12

A mund të parashikoni se sa njerëz do të infektohen pas 2 jave? 377 të infektuar 233 duke u shëruar 342 imun

Çka mendoni se mund të ndodh me rezultatet nëse personi i dytë i infektuar do të kishte sistem imun të dobësuar? Sistemi imun i dobësuar mund të rezultojë me ngadalësimin e zhvillimit të antitrupave për të luftuar infeksionin dhe zhvilluar imunitetin. Kjo në anën tjetër do të rezultojë që personi 2 të bëhet infektiv për më shumë se 2 ditë, prandaj rritet numri i njerëzve të infektuar çdo ditë.

Vizatoni një grafik me numrin e njerëzve të infektuar gjatë kohës

3.2 Parandalimi i infeksionit Vaksinimi

Skenari 2 - Rezultatet

Dita

Numri i nxënësve të vaksinuar 25% 50% 75%

Infektuar Imun Infektuar Imun Infektuar Imun

1

Rezultatet në këtë tabelë do të ndryshojnë varësisht nga numri i nxënësve dhe si

janë pozicionuar personat e vaksinuar në raport me nxënësit e ndjeshëm.

Megjithatë do të ketë një trend në rënie të nxënësve të infektuar sa më shumë

nxënës që vaksinohen.

2

3

4

5

6

7

Sa më shumë njerëz vaksinohen, çka ndodh me përhapjen e infeksionit? Programet e vaksinimit i’a vështirësojnë shumë sëmundjeve që të përhapen në komunitet. Sa më shumë njerëz që vaksinohen ata bëhen imun ndaj sëmundjes dhe rrjedhimisht sëmundja nuk mund të përhapet.

Page 7: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

Vaksinimi

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Infektuar

Page 8: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

Vaksinimi Duke u

shëruar por ende

infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Duke u shëruar por

ende infektiv

Page 9: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

Vaksinimi

Imun Imun

Imun Imun

Imun Imun Imun Imun

Imun Imun Imun Imun

Imun Imun Imun Imun

Imun Imun Imun Imun

Imun Imun Imun Imun

Page 10: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

Vaksinimi

Vaksinuar Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Vaksinuar

Page 11: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

Vaksinimi

I ndjeshëm I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

I ndjeshëm

Page 12: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

Skenari 1 - Rezultatet

Dita

Numri i nxënësve Infektuar Duke u

shëruar por infektiv

Imun

1 1 0 0

2 1 1 0

3 2 1 1

4 3 2 2

5 5 3 4

6 8 5 7

7 13 8 12

A mund të parashikoni se sa njerëz do të infektohen pas 2 jave?

____________________________________

Çka mendoni se mund të ndodh me rezultatet nëse personi i dytë i infektuar do të kishte sistem imun të dobësuar?

____________________________________

____________________________________

Vizatoni një grafik me numrin e njerëzve të infektuar gjatë kohës

Skenari 2 - Rezultatet

Dita Numri i nxënësve të vaksinuar 25% 50% 75%

Infektuar Imun Infektuar Imun Infektuar Imun

1

2

3

4

5

6

7

Konkluzionet 1. Çka është imuniteti i tufës?

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

2. Çka ndodh kur vaksinimi bie në nivel të ulët brenda komunitetit?

_______________________________________________________________________

_______________________________________________________________________

3. Pse konsiderohet vaksina si masë parandaluese dhe jo trajtim?

_______________________________________________________________________

______________________________________________________________________

Sa më shumë njerëz vaksinohen, çka ndodh me përhapjen e infeksionit?

__________________________

__________________________

__________________________

__________________________

Vizatoni një grafik për të ilustruar rezultatet.

Vaksinimi

Page 13: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky

Në hapësirat e dhëna përpiloni listën e vaksinave të nevojshme, nëse ka, gjatë vizitave të secilit regjion në hartë.

Amerika Jugore:

Afrikë:

Azi:

Australi:

Lindja e largët:

Rusi:

Evropë perëndimore: Kanadë:

Page 14: 50 minutes Vaksinimi - e-Bug...3. Pas disa sekondave thuani klasës që tani është dita 3. a. Nxënësi 1 tani duhet ta ngris letrën e bardhë, psh. ai/ajo tani është imun/e Ky