7
ORGANIZIMI POLITIK I SHOQERISE DHE STRUKTURA E SHTETIT Phd. Hysni BAJRAMI

6. Struktura e Shtetit e Drejta Publike

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 6. Struktura e Shtetit e Drejta Publike

ORGANIZIMI POLITIK I SHOQERISE DHE

STRUKTURA E SHTETIT

Phd. Hysni BAJRAMI

Page 2: 6. Struktura e Shtetit e Drejta Publike

ORGANET SHTETëRORE

Struktura e shtetit përbëhet nga organe të ndryshme të cilat dallohen nga njëra tjetra për detyrat që kryejne dhe për rolin që kanë në këtë strukturë

Numri i madh dhe shumëllojshmëria e këtyre organeve e ka bërë të nevojshëm klasifikimin e tyre. Përveq ndarjes në tri sisteme organesh ose tri pushtete , që është një parim organizativ i shumë shteteve bashkohore, ka edhe të tjera klasifikime të organeve shtetërore, klasifikime që nisen nga tiparet e tyre më konkrete

Klasifikimi i organeve shtetërore mund të bëhet sipas atij aspekti të organizimit ose veprimtarisë së tyre që merret në shyqrtim

Page 3: 6. Struktura e Shtetit e Drejta Publike

1) Nga përbërja e tyre organet shtetërore ndahen në : kolektive dhe monokratike (individuale)

Organ kolektiv është ai që përbëhet nga një numër i caktuar individësh p.sh Kuvendi. Këto organe vendosin në mënyrë kolegjiale dhe me shumicë votash, kur nuk është e mundur të arrihet një mendim i përbashkët

Organet monokratike (individuale) përbëhen nga një person i vetëm . Në shtetin tonë organe të tilla janë Presidenti , Ministrat, Kryetarët e Komunave

2) Nga mënyra e formimit organet shtetërore ndahen në të zgjedhura dhe të emëruara. Organe të zgjedhura nga populli janë Kuvendi, Kuvendet Komunale.

Page 4: 6. Struktura e Shtetit e Drejta Publike

3) Nga roli që luajnë në procesin e punës, organet shtetërore ndahen në vendimore dhe këshillimore (konsultative )

4) Sipas rrethanave në të cilat krijohen organet shtetërore ndahen në organe të zakonshme dhe të jashtëzakonshme. Të zakonshme janë ato të cilat krijohen në kushtet e një veprimtari normale dhe të tilla janë pothuajse të gjitha organet shtetërore. Organe të jashtëzakonshme janë ato të cilat krijohen në raste emergjence (fatkeqësi natyrore, kushte lufte etj).

5) Sipas kompetencave, organet shtetërore ndahen në organe me kompetencë të përgjithshme dhe me kompetencë të posaqme. Kompetenca të përgjithshme kanë ato organe të cilat, në territorin ku shtrihet juridiksioni i tyre ushtrojnë veprimtari në të gjitha fushat e jetës publike. Organe të tilla janë kabineti qeveritar. Kompetenca të posaqme kanë ato organe të cilat në territorin ku shtrihet juridiksioni i tyre ushtrojnë veprimtari vetëm në fusha të caktuar. Organe të tilla janë Ministratë.

Page 5: 6. Struktura e Shtetit e Drejta Publike

Sipas vendit dhe pozitës që zë një organ në sistemin e organeve omonime (d.m.th që kanë të njejtin emër) organet shtetërore ndahen në organe eprore dhe vartese si dhe organe qendrore dhe lokale

Cilat janë pjesët kryesore të struktures së shtetit ?

Në shtetet moderne këto janë : Organi legjislativ (parlamenti), kryetari i shtetit, qeveria, aparati administrativ, forcat e armatosura dhe organet e ruajtjes se rendit, organet gjyqesore.

A) Parlamenti . Parlamenti është organi legjislativ i shtetit dhe njëkohësisht organi politikë kryesorë, ku diskutohen problemet politike më të rëndësishme përpara se këto probleme të zgjidhen juridikisht me miratimin e ligjeve përkatëse

Page 6: 6. Struktura e Shtetit e Drejta Publike

B) Kryetari i shtetit. Roli i kryetari të shtetit ndryshon në vartësi nga forma e qeverisjes ( monarki apo republikë dhe republikë parlamentare a presidenciale)

Në sistemin presidencial (SHBA) dhe në atë gjysëmpresidencial (Franca) kryetari i shtetit ka kompetenca shumë të gjëra.

Në sistemet parlamentare këto kompetenca të kryetarit janë më të kufizuara. Por në vendet që kanë adoptuar këtë sistem kryetari i shtetit I kryen 3 funksione kryesore

1) Funksioni simbolik I cili në dukje nuk është i rëndësishëm, por në realitet përbën një nga elementet kryesorë të pushtetit të kryetarit të shtetit, përderisa përligj ndërhyrjen e tijë në fushat në të cilat në parim jkompetencat e tijë janë formale

2) kryetari i shtetit është garant i institucioneve të vendit ai siguron respektimin e kushtetues, te ligjeve te tjera dhe te drejtave dhe lirive te shtetasve

3) kryetari i shtetit ka edhe misionin që të veprojë në rast nevoje si arbitër ndërmjet forcave të ndryshme politike

Page 7: 6. Struktura e Shtetit e Drejta Publike

C) Qeveria . Cështja e ekzistencës së qeverisë, si një organ me vete, shtrohet në republikat parlamentare dhe në monarkitë kushtetuese, sepse në republikat tipike presidenciale nuk ekziston Kabineti i Ministrave. Në sistemet parlamentare qeveria, është organ politikë shumë I rëndësishëm dhe njëkohësisht organi më i lartë i administratës shtetërore. Qeveria drejton efektivisht politikën e shtetit, megjithëse ajo varet nga parlamenti, i cili asaj i jep ose i mohon votebesimin

D) Organet e drejtesisë. Organizimi i drejtesisë ndryshon sipas vendit por një parim i përgjithshëm është se dhënia e drejtësisë bëhet vetëm nga gjykatat të cilat përbëjnë pushtetin gjyqësore, që u nënshtrohet ligjeve dhe është i pavarur nga pushtetet tjera