37
Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë PUNIM SEMINARIK Lenda : E Drejta Nderkombtare Publike Tema : “Mbrojtja Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut Prof.Ass.Dr. Sabiha Shala Kandidat : Taulant Kelmendi

E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

Universiteti “Haxhi Zeka” Pejë

PUNIM SEMINARIKLenda : E Drejta Nderkombtare Publike

Tema : “Mbrojtja Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut“

Prof.Ass.Dr. Sabiha Shala Kandidat : Taulant Kelmendi

Page 2: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

Hyrje…………………………………………………………………………..2

1.Paraqitja dhe zhvillimi i të drejtave të Njeriut………………………………...3

2.Karta e Kombeve të Bashkuara dhe të Drejtat e Njeriut………………………6

3.Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut……………………….…….9

4.Konventa Evropiane mbi mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut…………………..12

5.Ndalimi i skllavërisë dhe i tregtisë me gra dhe me fëmijë……………………..15

6.Mbrojtja e pakicave…………………………………………………………….18

7.Ndalimi i diskriminimit………………………………………………………...22

8.Gjenocidi……………………………………………………………………….25

Page 3: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

Hyrje

Gjatë pergaditjes së këtij punimi seminarik me temën “ Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të njeriut” jam përpjekur që këto fakte shtesë t`i paraqesë në formë të kapshme me qëllimin që të kuptohen sa me thjeshtë nga të gjithë, këto të dhëna apo informacione të cilat janë të shoqëruara me burime relevante mbi të drejtat e njeriut, të cilat u paraqiten në hapsirën e të menduarit për njeriun dhe botën, apo për sigurin njerëzore dhe mjedisin ku jeton njeriu, ideja e të drejtave të njeriut, zanafillën e saj e ka qysh në filozofinë greke të antikiteti, nga Filosof të ndryshëm, me pastaj është përcjellur edhe nga epoka e renesancen dhe iluminizmit si lëvizje kulturore dhe filozofike të cilet kontribuan mbi liritë themelore dhe të drejtat e njeriut gjatë shekullit XVI gjer në shekullin e XIX.

Iniciativa të tjera mbi mbrojtjen e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut njihen edhe një sërë dokumentesh siç ishte

“Kodi i Hamurabit në vitin 2130 – 2088 para eres sone”

“E drejta Kanonike”

“Karta e Madhe e Lirive (Magna Carta Libertatum në vitin 1215”

“Karta e të Drejtave të Njeriut (Bill of Rights 1689)”

“Deklarata për Pavarësinë e SHBA-ve në vitin 1776”

“Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit në vitin 1789”

“Revolucioni Francez me moton - Liri,Barazi,Vëllëzëri”

“Deklarata Universale mbi të Drejtat e njeriut e shpallur me 10 dhjetor 1948”

“Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në vitin 1950”

Aktet juridike ndërkombëtare të cilat kanë krijuar stabilitet institucional ndërkombëtarë dhe shtetëror janë : Deklarata Universale mbi të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive themelore të Njeriut.

Page 4: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

11.Paraqitja dhe Zhvillimi i të Drejtave të NjeriutZhvillimi i shoqërisë njerëzore, e para së gjithash të shtetit dhe të së drejtës është i lidhur ngushtë me idenë e të drejtave dhe lirive të njeriut. Edhe pse mendimi politik në antikë nuk ishte “prijëtar” i idesë mbi të drejtat e njeriut, e ajo as që ka mundur të ishte në kushtet e robërisë antike, qysh kur Stoikët tërhoqën vëmendjen ndaj idesë mbi barazinë e njerëzve, ndërsa Sofistët mbi ekzistimin e një të drejte “mbinatyrore” e cila gjendet mbi të drejtën “pozitive” në fuqi të cilën ajo dihet edhe ta synojë. Pra idetë pararendëse mbi të drejtat e njeriut i gjejmë qysh në shekullin e vjetër, mirëpo idea mbi të drejtat e njeriut vie në shprehje vetëm se në mesjetë në kushtet e monarkisë absolute. Kështu një sundimtar anglez – Jovani pa tokë qysh në fillim të shekullit të 13-të ishte i detyruar ta kufizojë pushtetin e vet të pakufishëm dhe të “ndajë” korpusin e parë të të drejtave të njeriut “të gjithë njerëzve të lirë edhe atë përgjithmonë”. Gjatë shekujve 17-të dhe 18-të, gjithashtu ishte aktualizuar çështja e disa komuniteteve fetare.

Kështu që shtetet gjatë kontratave bilaterale kanë marrë mbi vete dhe obligimin e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve fetare. Revolucionet e mëdha ka fundi i shekullit 18-të siç ishte revolucioni qytetar në Francë, të cilat në thelbin e tyre kishin synimin për liritë dhe barazinë e qytetarëve, sollën deri te “depërtimi” i rëndësishëm i të drejtave të njeriut. Gjithashtu Kushtetuta Amerikane nga viti 1791 u plotësua me 10 amandamentet e para të cilat u emërtuan “Billi” mbi të drejtat dhe me ato u garantua gjenerata e parë e të drejtave themelore të njeriut, gjegjësishtë të drejtat qytetare dhe politike.

Kushtetuta e ShBA-ve nga viti 1787 e cila është në fuqi edhe sot, përmbanë katër karakteristika themelore: federalizmin, demokracinë, ndarjen e pushtetit dhe formën republikane të qeverisjes. Qysh në vitin 1791, janë ratifikuar edhe dhjetë amendamentet me të cilat ishin proklamuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe qytetarit (Bill of Rights), të cilat edhe sot janë pjesë përbërëse të vetë Kushtetutës së vitit 1787. Në atë mënyrë, kjo Kushtetutë fiton edhe karakteristikën e pestë, thelbësore – korpusin e gjeneruar të të drejtave themelore të njeriut të gjeneratës së parë – të drejtat qytetare dhe politike (të drejtat e besimit, liria e të

1 Ljubica Kandić, Odabrani izvori iz opšte istorije države i prava (botim i shtatë), Ustav Sjedinjenih Američkih država iz 1787. sa amandmanima, Savremena administracija, Beograd, 1992, fq. 241-242.

Page 5: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

shprehurit, liria e tubimit, e drejta e privatësisë, e drejta në pasuri, e drejta në gjykim të drejtë etj..)

2.Karta e Kombeve të Bashkuara dhe të Drejtat e Njeriut2“Historia e Kombeve të Bashkuara fillon shumë kohë para themelimit të Organizatës Nderkombëtare në datën 26 Qershor në vitin 1945 në San Francisko.Rrënjet e historisë së kësaj ideje shkojnë deri te teoritë e mendimtarëve të rëndësishëm siç ishin : Hugo Gotius (Themelues i së Drejtës Moderne Ndërkombëtare, 1584-1645), Abatit de Saint Pierre (1658-1743) ose te analiza e Immanuel Kantit në vitin 1795 me titull “Për paqen e përjetshme”.

Karta e kombeve të Bashkuara

Karta e Kombeve të Bashkuara u hartua në vitin 1945 nga përfaqësues të 50 vende të botës në San Francisco të Kalifornisë, Shba.

Karta e OKB-ës si mekanizëm i krijuar mbi qëllimin e ruajtjes së Paqës dhe Sigurisë në Botë që nga tthemelimi I saj ka hartuar dokumentin juridik në bazë t cilës paraqiten qellimet, detyrat, obligimet dhe përgjegjësit e OKB-ës në përgjithësi, të ndara në kuadër të gjashtë organeve kryesore të OKB-ës, ky document juridik në gjithë botën njihet me emrin “Karta e OKB-ës”.

Preambula (fjala fillestare e OKB-ës

Ne Popujt e Kombeve të Bashkuara, të vendosur të mbrojmë Brezat e ardhshëm nga Kamzhiku i luftës, i cili në ditët tona ka sjellë dy here vuajtje të pathëna mbi njerëzimin, Të forcojmë sërish besimin tone në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerat e personalitetit njerëzor, në barazinë mes burrit dhe gruas si dhe mes gjithë kombeve, qofshin këto të mëdha a të vogla

2 http://www.dadalos.org/uno_alb/grundkurs_2.htmhttps://sq.wikipedia.org/wiki/Karta_e_Kombeve_t%C3%AB_Bashkuara

Page 6: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

3.Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut3Siç e kam cekur edhe më lartë që “liria themelore” dhe “të drejtat e njeriut” gjenden ne statutin e Kombeve të Bashkuara, Statut ky që është kushtëzues për të gjitha shtetet anëtare. Për këtë arsye, Deklarata universale konsiderohet si një përbërës themelorë i kuadrit ligjor të Kombeve të Bashkuara.

Shumë jurist besojnë se Deklarata e pergjithshme apo universale për të Drejtat e njeriut bën pjesë në të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe është një mjet i fuqishëm në ushtrimin e presionit diplomatik dhe moral ndaj qeverive që shkelin të drejtat e njeriut. Mbrojtja e ofruar nga kjo Deklaratë ka shërbyer si gur themel për dy Konventat detyruese të OKB-ës për të drejtat e njeriut : Konventa Ndërkombtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike. Deklarata vazhdon të jetë gjerësisht e cituar nga Qeveritë, Akademikët, Avokatët dhe Gjykatësit Kushtetues, si dhe nga individë të cilët apelojnë tek parimet e saj për mbrojtjen e të drejtave të tyre si njerëz.

Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut – është nje deklaratë e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 10 dhjetor në vitin 1948 ne Palais de Chaillot, Paris. Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të “Luftës së Dytë Botërore” dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore.Deklarata përbëhet nga tridhjetë artikuj, të cilët janë përpunuar gjatë viteve në vijim nga tractate ndërkombëtare, transfera ekonomike, instrumente rajonale të të drejtave të njeriut, kushtetutat kombëtare, dhe ligje të tjera. Karta Nderkombëtare e të Drejtave të Njeriut përbëhet nga Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut, Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, dhe Konventa Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe Politike, me dy Protokolle opsionale. Keto dy Konventa, të cilat shtjellojnë me tej të drejtat e njeriut, u miratuan nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-ës në vitin 1966. Ndersa në vitin 1976, pasi Konventat ishin ratifikuar mjaftueshëm nga shtete anëtare për të hyrë në fuqi dhe qysh nga ky moment Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut mori fuqi në ligjin Ndërkombëtar.

3 https://sq.wikipedia.org/wiki/Deklarata_Universale_p%C3%ABr_t%C3%AB_Drejtat_e_Njeriut

Page 7: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

44.Paktet mbi te drejtat e Njeriut – Deklarata e përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut nuk përmbante as masat për përmbushjen e saj, për ç’arsye qysh heret është aktualizuar çështja e përpilimit të një pakti ndërkombëtar i cili ndryshe nga Deklarata, vlera juridike e së cilës edhe mund të kontestohet, është akt juridik, me të cilin shtetet marrin obligime reciproke dhe garantohet përmbushja e tyre.

Duke u nisur nga kjo, Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli Ekonomik e Social i Kombeve të Bashkuara I kanë dhënë detyrë Komisionit për të drejtat e njeriut, menjëherë pasi u aprovua Deklarata, që të përgatisë një project të Paktit mbi të drejtat e njeriut, i cili do të mbështetej mbi parimet e Deklaratës së Përgjithshme mbi te Drejtat e Njeriut, të cilat do t`i shndërronte në obligime të padiskutueshme midis shteteve nënshkruese, d.m.th do të përmbante rregulla që do të siguronin respektimin e obligimeve të marra.

Komisioni për të drejtat e njeriut deri në vitin 1954 ka përfunudar punën në redaktiin e dy projekteve të pakteve ; njeri përmbante të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, dhe tjetri përmbante të drejtat civile dhe politike. Të dy projektet shoqëroheshin me masa të ndryshme për të siguruar zbatimin e tyre.

Pas diskutimeve që kanë zgjatur më se dhjetë vjet, me 16 dhjetor 1966, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara aprovoi njëzëri pa asnjë kundërshtim dhe hapi për nënshkrim dhe ratifikim ose aderim;

1) Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat civile dhe politike (ky pakt ka hyre ne fuqi me 23 mars 1976)

2) Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore (ka hyre ne fuqi me 3 janar 1976) ; dhe

3) Protokolli opcional në Paktin ndërkombëtar mbi të drejtat civile dhe politike.

Paktet mbi të drejtat e njeriut janë të bazuara në Kartën e OKB-ës dhe Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut. Paktet nuk janë identike me me keto pasi që

4 Zejnullah Gruda, E drejta Ndërkombëtare Publike, Botimi i plotësuar,Prishtinë 2013 fq 425

Page 8: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

paktet paraqesin një përpunim dhe konkretizim të mëtejshëm të parimeve nga dokumenti themelorë. Ne krahasim me Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, paktet përmbajnë si risi të drejtën e popujve për vetëvendosje, të cilën Asambleja e Përgjithshme e kishe pranuar e para si të drejtë themelore të njeriut (Rezoluta 421 4 dhjetor 1950) 5dhe si “parakushht për shfrytëzimin e plotë të të gjitha të drejtave themelore të njeriut” (Rezoluta 637 me 16 dhjetor 1952) dhe te drejtat e pakicave. Sipas parimit të vetëvendosjes, çdo popull ka të drejtë të përcaktojë lirisht poitën e vet politike; të kujdeset për zhvillimin e vet ekonomik, shoqëror dhe kulturor dhe të ketë në dispozicion lirisht pasuritë dhe burimet e veta natyrore (neni 1 i pakteve).6 Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat civile dhe politike

5 Zejnuallah Gruda, E drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013 fq. 426

6 http://www.magjistratura.edu.al/477-pakti-nd-rkomb-tar-p-r-t-drejtat-civile-dhe-politike-lligji-nr-7510-8-8-1991.html#477

Page 9: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

Pakti Ndёrkombёtar pёr tё Drejtat Civile dhe Politike shpall tё drejtat themelore me karakter civil dhe politik që shtetet palë të tij duhet të garantojnë për të gjithë individët që hyjnë brenda juridiksionit të tyre. Çdo shtet palё i kёtij Pakti zotohet, nё pёrputhje me procedurat e tij kushtetuese dhe me dispozitat e kёtij Pakti, tё marrë hapa të nevojshëm tё cilët do tё lejojnё marrjen e masave tё tilla legjislative ose tё masave të tjera të nevojshme, qё të mund t’i zbatojë tё drejtat e njohura në këtë Pakt të cilat ende nuk janё parashikuar.

Njё parim themelor qё sanksionohet nё kёtё akt ndёrkombёtar ёshtё ai i mosdiskriminimit. Nё pёrputhje me kёtё parim shtetet palё zotohen tё respektojnё dhe t’u sigurojnё tё gjithё njerёzve qё ndodhen nё territorin e tyre dhe qё varen nga juridiksioni i tyre, tё drejtat e njohura nё kёtё Pakt, pa kurrfarё dallimi tё bazuar nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, opinion politik ose çdo opinion tjetёr, origjinё kombёtare apo shoqёrore, pasuri, lindje ose çdo gjendje tjetёr. Pakti nё fjalё e vё theksin nё mёnyrё tё veçantё tek parimi i barazisё gjinore, sipas tё cilit shtetet palё zotohen tё sigurojnё tё drejtёn e barabartё tё burrit dhe tё gruas lidhur me gëzimin e tё gjitha tё drejtave civile dhe politike tё përcaktuara në kёtё Pakt. Sipas kёtij Pakti nuk lejohet asnjё kufizim ose shmangie nga cilatdo tё drejta themelore tё njeriut qё janё tё njohura ose qё janё nё fuqi nё ndonjё shtet palё nё pёrputhje me ligjet, konventat, aktet ose zakonet e tjera me pretekstin se ky Pakt nuk i njeh ose i njeh nё njё shkallё mё tё vogёl.Nё njё pjesё tё veçantё tё Paktit janё pёrcaktuar tё drejtat civile dhe politike qё shtetet palë janë angazhuar të sigurojnë për të gjithë individët, pa asnjë lloj diskriminimi. Nё kёtё kategori tё drejtash sipas Paktit pёrfshihen: e drejta e jetёs, e drejta pёr tё mos iu nёnshtruar torturёs, apo dёnimeve ose trajtimeve mizore, çnjerëzore a poshtëruese, e drejta pёr liri dhe siguri, e drejta e personave tё privuar nga liria për t’u trajtuar me humanizёm dhe respekt pёr dinjitetin e tyre, e drejta pёr tё lёvizur lirisht brenda territorit ku personi ndodhet ligjёrisht, e drejta pёr njё proces tё rregullt gjyqёsor, tё drejtat e personit tё akuzuar pёr kryerjen e njё vepre penale pёr tё gёzuar disa garanci minimale, lidhur me njoftimin e akuzёs dhe tё drejtёn e mbrojtjes, e drejta pёr respektimin e jetёs private, e drejta e shprehjes, e drejta e mbledhjes paqёsore, e drejta pёr tё zgjedhur dhe pёr t’u zgjedhur etj. Nё bazё tё kёtij Pakti, familja, si njё njësi e natyrshme dhe themelore e shoqёrisё, ka tё drejtё tё ketё mbrojtjen e shoqёrisё dhe tё shtetit. Gjithashtu, ky Pakt pёrcakton fёmijёt si njё kategori e veçantё qё, pёr shkak dhe nё pёrputhje me moshёn e tyre tё mitur, kanё nevojё pёr njё mbrojtje tё posaçme nga familja, shoqёria dhe shteti.

Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore

Page 10: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

7Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore shpall të drejtat themelore me karakter ekonomik, shoqëror dhe kulturor që shtetet palë të tij duhet të garantojnë për të gjithë individët që hyjnë brenda juridiksionit të tyre. Çdo shtet palë i këtij Pakti zotohet të veprojë, deri në maksimumin e burimeve të veta në dispozicion, për të siguruar progresivisht ushtrimin e plotë të të drejtave të njohura dhe lirive të njeriut,ky Pakt me të gjitha mjetet e përshtatshme, duke përfshirë sidomos miratimin e masave legjislative Parimi themelor mbi të cilin mbështetet ky Pakt është ai i mosdiskriminimit. Në përputhje me këtë parim shtetet palë marrin përsipër të garantojnë që të drejtat e shpallura në këtë Pakt, të ushtrohen pa kurrfarë diskriminimi të bazuar në racë, ngjyrë, seks, gjuhë, fe, opinion politik ose çdo opinion tjetër, origjinë kombëtare a shoqërore, pasuri, lindje ose çdo gjendje tjetër. Ky pakt thekson në mënyrë të veçantë parimin e barazisë gjinore, sipas të cilit shtetet zotohen të sigurojnë të drejtën e barabartë të burrit dhe të gruas për t’i gëzuar të gjitha të drejtat ekonomike, shoqërore e kulturore të përmendura në këtë Pakt. Pakti u njeh të drejtën shteteve palë që të vendosin kufizime në gëzimin e të drejtave të përcaktuara në të, por me kusht që këto kufizime të jenë të parashikuara me ligj, të jenë në përputhje me natyrën e këtyre të drejtave, dhe vetëm me qëllim të përparimit të mirëqenies së përgjithshme në një shoqëri demokratike.

 Në një pjesë të veçantë të këtij akti ndërkombëtar janë përcaktuar të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore që shtetet palë janë angazhuar të sigurojnë për të gjithë individët, pa asnjë lloj diskriminimi. Disa nga këto të drejta janë: e drejta për punë, e drejta për kushte pune të drejta dhe të favorshme, e drejta sindikale, e drejta e grevës, e drejta për një standard adekuat jetese për veten dhe familjen, e drejta për të pasur një gjendje sa më të mirë shëndetësore, fizike dhe mendore, e drejta për arsim, e drejta e pjesëmarrjes në jetën kulturore, e drejta për të ndërmarrë kërkime shkencore dhe veprimtari krijuese etj. Në dokument theksohet se nuk pranohet asnjë kufizim ose shkelje e të drejtave themelore të njeriut që janë të njohura ose që ekzistojnë në fuqi në çdo vend në bazë të ligjeve, konventave, rregulloreve ose zakoneve, me pretekstin se ky Pakt nuk i njeh ato ose i njeh në një shkallë më të vogël.

7 http://www.magjistratura.edu.al/478-pakti-nderkombetar-per-te-drejtat-ekonomike-shoqerore-dhe-kulturore-ligji-nr-7511-8-8-1991.htmlhttp://www.magjistratura.edu.al/media/users/4/pakti%20per%20te%20drejtat%20ekonomike%20social%20OKB.pdf

Page 11: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

5.Konventa Evropiane mbi Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut8

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNj) (emri zyrtar : Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore) është një traktat ndërkombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Evropë. Hartuar në vitin 1950 nga Këshilli i Evropës, atëherë i sapo formuar, konventa hyri në fuqi më 3 shtator 1953. Të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës janë nënshkrues të Konventës dhe anëtarë të rinj duhet të ratifikojnë këtë konventë në mundësinë më të parë.Konventa krijoi Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj). Cilido individ që beson se të drejtat e tij sipas Konventës janë shkelur nga një shtet anëtar i Konventës mund të ngrejë një padi pranë kësaj Gjykate. Vendimet ku gjinden shkelje janë të detyrueshme për tu zbatuar nga Shteti në fjalë, i cili duhet ta ekzekutojë vendimin.Vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme pavarësisë shumës së kompensimit; përshembull në vitin 2014 Rusia u detyrua të pagonte kompensime në masën 2 miliard dollarë

8 https://sq.wikipedia.org/wiki/Konventa_Evropiane_p%C3%ABr_t%C3%AB_Drejtat_e_Njeriut

Page 12: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

6.Ndalimi i skllavërisë dhe i tregtisë me Gra dhe me Fëmijë9Ndalimi i skllaverisë dhe i tregtise me skllever paraqet fillimin e veprimtarisë ndërkombëtare ne mbrojtjen e të mirave kryesore njerzore. Perpjekjet e shteteve per ndalimin e skllaverise datojnë nga fundi i shek XVIII dhe fillimi i shek XIX. Deri atëherë skllaveria jo vetëm që shihte e pranuar, por shtetet e medha (Anglia, Spanja, Portugalia, Holanda dhe Franca) lufotnin për monopol në tregtine me skllever, si nje veprimtari shumë e levërdishme. Sklleveria dhe vënia e zezakeve dhe e personave të racave tjera pos të bardheve, ne pozite te skllavit, jan konsideruar shumë gjatë si fenomen krejtesisht normal nga ka dale, se këta mund të jenë objektd pronesie sikurse edhe çdo send tjetër. Së pari skllavëria si insitucion është ndaluar në France me një ligj të miratuar me 1791. Me pastaj shembullin e Frances e kanë ndjekur Danimarka , që ishte vendi i parë që ndermori masa për ndalimin e tregtisë me skllever. Anglia ndaloi tere trafikun me skllever në dominionet e saj me 1807. Hapat per ndalimin e tregtise me skllevër deri me 1830 kishin ndërmarr edhe shumica e vendeve latino-amerikane sado qe efektet e drejtperdrejta ishin të pakta, sepse trafiku legal ishte ndaluar, por trafiku ilegal kishte vazhduar gati gjate tere shek.XIX. Grupin e fundit të shteteve që e suprimuan skllavërinë e përbejnë Rusia dhe SHBA-te. Siç dihet, e drejta ndërkombëtare e re duke filluar nga shek. XIX ka pasur disa rregulla, sipas të cilave e drejta e fitimit te pronës në disa objekte mund te kufizohej në disa raste. Sipas kësaj njeriu pa marrë parasyh ciles race i takon, nuk mund të jetë objekt pronësie dhe duhet te gëzojë të drejtat natyrore kurse skllaveria është në kundershtim me të drejtën natyrore. - nuk mund të ketë pronësi t njeriut mbi njeriun - në asnjë pjesë të botës nuk është lejuar tregtia me skllevër dhe konform me ketë ligjet e brendshme që lejojne ketë tregti janë nul për të drejtën ndërkombëtare - tregjet e skllëverve nuk janë të ligjshme dhe ndalohet çfardo forme ose praktike e kësaj tregtie, dhe çdo skllav bëhet i lirë kur të gjendet në territorin e ndonjë shteti të qyteteruar. Rezultati i parë i rëndesishëm në planin ndërkombëtar është një deklaratë kundër tregtisë me zezake, e miratuar në Kongresin e Vjenes me 8 shkurt 1815, e cila permbane gjykimin solemn te tregtise me skllever. Me të, tregita me skllevër shpallet e neveritshme nga pikepamja e njerëzishmerisë dhe e moralit te pergjithshem‟. Me 1841 ne Londer lidhet marreveshja e pare shumëpalëshe ndërmjet Anglise, Austrise, Frances, Prusise dhe Rusise, për pengimin e tregtise me skllever, me të cilën tregtia me skllevër barazohet me piraterine dhe percaktohen zona te gjera te kontrollit.

9 Zejnullah Gruda, E drejta ndërkombëtare publike, Prishtinë 2013, fq. 433

Page 13: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

Ndalimi i skllavërisë me gra dhe me fëmijë 10Papunësia kronike në shumë vende të botës, sidomos ndër gra, ka ndikuar në prhapjen e dukurisë se rekrutimit të tyrë me qellim të shfrytezimit për prostitucion. Me qellim të pengimit të kësaj dukurie, shtetet kanë lidhur shumë marrëveshje. Kështu, me 18 maj 1904 në Paris është lidhur Marrëveshja e parë për luftimin e tregtisë me robër të bardhë e cila i detyron shtetet që ta luftojnë tregtinë me gra, të vendosin mbikqyrjen mbi stacionet hekurudhore dhe portet hyrëse, të mbledhin informata përkatëse dhe ti kthejnë në vëndet nga kanë ardhur gratë dhe vajzat e rekrutuara ose të dyshimta se do të shfrytëzohen për prostitucion. Me 4 maj 1910 është lidhur Konventa e re për pengimin e tregtisë me robër të bardhë, me të cilën shtetet detyrohen që të ndermarrin të gjitha masat e nevojshme për denimin e të gjithë atyre personave, të cilët, me qëllim të kënaqjes s epsheve të të tjerëve, kanë kontraktuar, kanë derguar ose kanë mashtruar cilëndo grua a vajzë të moshës jomadhore, madje edhe nëse ajo ka dhënë pelqimin. Me 2 dhjetor 1949 Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ka miratuar Konventen për ndalimin e tregtisë me njerëz dhe të eksploatimit te prostitucionit te personave të tjerë, e cila konfirmon instrumentet ndërkombetar të miratuara gjatë periudhës së Lidhjes së Kombeve dhe nën kujdesin e saj.

10 Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq 434.

Page 14: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

7.Mbrojtja e PakicaveNga këndvështrimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve, instrumenti ka efekt të drejtpërdrejte ne aspektet e mbrojtjes së pakicave kombëtare në territoret e tyre me qëllim që të respektojë  identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të çdo personi që i përket një pakice kombëtare.

11Kjo konventë angazhon shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, që, me qëllimin e ruajtjes dhe realizimit të mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, të mbrojnë ekzistencën e pakicave kombëtare në territoret e tyre përkatëse, duke vlerësuar se një shoqëri pluraliste dhe e vërtetë demokratike duhet që jo vetëm të respektojë  identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të çdo personi që i përket një pakice kombëtare, por gjithashtu edhe të krijojë kushtet e nevojshme që iu japin mundësi atyre për të shprehur, ruajtur dhe-zhvilluar këtë identitet.Konventa ndahet në katër pjesë: Dispozitat e pjesës se parë përcaktojnë se çdo person që i përket një pakice kombëtare do të ketë të drejtën që të zgjedhë lirisht për t'u trajtuar apo jo si i tillë, dhe nuk do të ketë asnjë disavantazh nga kjo zgjedhje. Në pjesën e dytë dhe të tretë dispozitat përcaktojnë detyrimet e shteteve palë për t’iu garantuar te drejtat dhe lirite themelore personave që iu përkasin pakicave kombëtare. Konventa nxit shtetet palë të angazhohen që të miratojnë,kurdoherë që është e nevojshme,masa  të përshtatshme me qëllim që të nxisin, në të gjitha sferat e jetës ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore, barazi të plotë dhe efektivitet ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin shumicës. Më tej Konventa i detyron shtetet palë që të mos ndërhyjnë në të drejtën e personave që i përkasin pakicave kombëtare për të vendosur dhe mbajtur kontakte të lira dhe paqësore përgjatë kufijve me personat që banojnë ligjërisht në shtete të tjera, veçanërisht me ata me të cilat kanë një identitet etnik, kulturor, gjuhësor apo fetar, apo një trashëgimi të përbashkët.

11 K.E - Konventa kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Ligji Nr. 8496 / 03.06.1999http://www.magjistratura.edu.al/493-konventa-kuader-per-mbrojtjen-e-pakicave-kombetare-ligji-nr-8496-03-06-1999.html

Page 15: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

8.Ndalimi i Diskriminimit

Me termin “Diskriminim” nënkuptojmë çdo lloj dallimi, përjashtim, kufizimi apo preference, bazuar në cilindo nga këto shkaqe; gjinia, raca, ngjyra, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindjet politike, fetare,ose filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzënia, perkatësia prindërore, përgjegjësia prindërore, mosha, gjendja familjare, ose martesore, vendbanimi, përkatësia e nje grupi të veqant etj,, që ka si qëllim apo pasojë pengesën apo bërjen e pamundur të ushtrimit në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave e lirive themelore të njohurë në Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka aprovuar Deklaratën e Bashkuar mbi eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racial me : 20 nëntor 1963, me të cilën shpall se diskriminimi midis njerëzve, i bazuar ne racën, ngjyrën e lëkurës ose përkatsin etnike, është cenim i dinjitetit, mohim i parimeve të “Kartës së Kombeve të Bashkuara” shkelje e të drejtave të njeriut dhe e lirive themelore të proklamuara me Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, pengesë për marrëdhëniet paqësore midis popujve dhe rrezik për çrregullimin e paqes dhe të sigurisë. Deklarata ndalon zbatimin, nxitjen, mbrojtjen ose përkrahjen e diskiminimit, ndalon propagandën dhe të gjitha organizatat që mbështeten në ide ose teori mbi superioritetin e një race ose grupi etnik; ndalon nxitjen e dhunës ose aktet e dhunës të drejtuara kundër grupeve të tjera racore ose etnike. Me 21 dhjetor 1965 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara aprovoi Konventën ndërkombëtare mbi eliminimin e të gjitha formave të diskiminimit racial. Konventa ka hyrë në fuqi me 4 janar 1969.Konventa përcakton një system të përpunuar të masave për zbatimin e rregullave të saj, d.m.th atyre u jep formën e detyrimeve juridike ndërkombëtare.12

12 Guidë udhëzuese mbi Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Tiranë, Janar 2011 Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, 2013, fq.441-442.

Page 16: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik

9.Gjenocidi

Fjala gjenocid rrjedh nga latinishtja genus, që d.m.th. “grup” dhe caedere, që 13d.m.th “të vrasësh. Fjalorët terminologjik e përcaktojn si mohim të së drejtës për ekzistencë të popujve ose grupeve etnike, racore, ose fetare.Nuk ka ndonjë marrëveshje nëse termi gjenocid duhet të përdorët për vrasjet masive të motivuara politikisht në përgjithësi, por në përditshmëri ky term përdoret thjesht për të përcaktuar vrasje massive të qëllimshme të civilëve. Viktimat e gjenocidit në shekullin e kaluar llogariten të kenë qenë 40 milion njerëz. Ky term u krijua nga Rafael Lemki (1900-1959).

Konventa për Ndalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit u ratifikua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar më 9 dhjetor, 1948, dhe hyri në fuqi më 12 janar, 1951. Ajo përmban një definicion të pranuar ndërkombëtarisht, i cili u përfshi në legjislacionin kriminal kombëtar të shumë vendeve, si dhe u pranua nga Statuti i Romës i Gjyqit Penal Ndërkombëtar, traktati që themeloj Gjyqin Kriminal Ndërkombëtar. Konventa (në nenin 2) definon gjenocidin si "cilin do nga veprat në vazhdim kryer me qëllim të shkatërrimit tërësisht ose pjesërisht të një grup kombëtar, etnik, racor, ose religjioz: si:"

(a) Vrasjen e anëtarëve të grupit;(b) Lëndim serioz trupor apo mental të anëtarëve të grupit;(c) Shkaktim të qëllimshëm të kushteve jetësore llogaritur të sjellin shkatërrim të pjesshëm apo të plotë fizik;(d) Marrja e masave për të ndaluar lindjet brenda grupit;(e) Transferimi me dhunë i fëmijëve nga një grup në tjetrin.

Drafti i parë i Konventës përfshinte edhe vrasjet politike but u huq me insistimin e Bashkimit Sovjetik. Përjashtimi i grupeve sociale dhe politike si cak i gjenocidit në këtë definicion legal është kritikuar. Në përdorimin e përditshëm të kësaj fjale, këto grup shpesh përfshihen. Përdorimi i rëndomtë po ashtu nganjëherë e barazon gjenocidin me vrasjen masive të sponsorizuar nga shtetit, por gjenocidi, siç është definuar nga larta, nuk nënkuptoj vrasje masive (apo çfarëdo vrasje) as që çdo vrasje masive nuk është detyrimisht gjenocid. Përfshirja e një qeverie po ashtu nuk kërkohet. Fjala 'gjenocidi' nganjëherë po ashtu përdorët në një kuptim më të gjerë, si "skllavëria ishte gjenocid", por ky përdorim devijon nga definicioni ligjor i krijuar nga Kombet e Bashkuara.

13 https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjenocidi

Page 17: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik
Page 18: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik
Page 19: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik
Page 20: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik
Page 21: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik
Page 22: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik
Page 23: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik
Page 24: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik
Page 25: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik
Page 26: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik
Page 27: E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik