39
1 AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I BIZNESIT - 2009

AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

1

AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS

PLANI I BIZNESIT - 2009

Page 2: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

2

PARATHËNIE           

Vizioni                        

Vizioni ynë është të vazhdojmë zhvillimin e infrastukturës së aeroportit të klasit botëror dhe të plotësojmë kërkesat në ndryshim të aviacionit komercial për udhëtarët dhe kompanitë ajrore sot dhe në të ardhmen.  

 Formulimi i misionit

 Aeroporti  Ndërkombëtar  i  Prishtinës  është  vend  pune  i  të punësuarve të përkushtuar dhe përgjegjshëm, të cilët japin më të mirën e tyre për të ofruar shërbimin më të mirë të mundshëm, një mjedis  të  sigurtë,  efikas,  rehatshëm,  dhe  të  këndshëm  për udhëtarët tanë të vlefshëm. Ne synojmë përmbushjen e nevojave shoqërore, të biznesit, qeveritare dhe ushtarake të vendit, dhe të bëjmë  përpjekje  të  qëndrueshme  dhe  progresive  për  lehtësirat themelore dhe shërbimet ajrore.   

Qëllimi  

Plani  i biznesit është dokument  i prodhuar nga menaxhmenti për të  shërbyer  si plan  strategjik pwr  vitin 2009 dhe udhërrëfim për proceset  vendim‐marrëse  dhe  forcim  të  pozitës  konkurruese  në treg  gjithnjë  nw  orientim  tw  konsumatorit.  Ky  plan  i  biznesit  i nënshtrohet  ndryshimeve  konstante  dhe  azhurnimeve  krahas shpalosjes së ngjarjeve dhe bërjes realitet të vlerësimeve. Prandaj, mund të shihet si një foto e çastit në kohën që përmbyll faktet e njohura në  atë  kohë dhe hulumtimin e një  varg  të  skenareve  të mundshme.  Një  plan  i mirë  i  biznesit  do  të  tërheq  investimet, stimulon analizat më të detajuara dhe do të vepron si një mjet për menaxhimin e ardhshëm.  

 Synimi  dhe  qëllimi  i  planit  të  biznesit  për  Aeroportin Ndërkombëtar  të Prishtinës SH. A është që  të paraqet situatën e vet aktuale dhe të ardhshme financiare në mënyrë që të lehtëson procesin vendim‐marrës për  sa  i përket kërkesave vendimtare  të zhvillimit  në  përputhje me  rregullat,  standardet  dhe  praktikat  e rekomanduara ndërkombëtare.  

Page 3: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

3

  Çelësi për sukses

 Çelësi për  sukses është  zhvillimi  i  infrastukturës dhe operimit  të aeroportit pa vendosur  financat e aeroportit nën një  tendosje  të konsiderueshme.  Domethënë,  për  të  zhvilluar  aeroportin  në mënyrë  të  organizuar  dhe  të  kontrolluar  përbrenda  kufizimeve specifike  financiare.  Do  të  kishte  pak  kuptim  nga  zhvillimi  i aeroportit  dhe  zëvendësimi  i  infrastrukturës  së  tij  mjaft  të nevojshme  nëse  kërkesat  komerciale  nuk  do  të  ishin  evidente.  Zhvillimet e mëdha të aeroportit për ta sjellur atë në një  linjë me standardet  ndërkombëtare  duhet  të  arrihen  sa  më  shpejt  e mundur  dhe  operimet  duhen  ruajtur  dhe  përmirësuar vazhdimisht.  Shpenzimet  operative  duhen mbajtur  në minimum gjatë  periudhës  së  planifikimit  të  biznesit  dhe  të  hyrat  duhet  të shtohen në maksimum.   Aeroportet  janë ndërmarrje komerciale. Ato ndodhen në biznesin e  tërheqjes  së  kompanive  ajrore  dhe  të  lëvizjes  së  udhëtarëve. Ekonomitë e aeroporteve janë të paraqitura më së miri nga kostot e  larta  fikse me  shtrirje  të  kufizuar  të  rregullimit  së  bashku me mundësinë  për  t’u  përballur  me  një  diapazon  të  gjerë  të udhëtarëve dhe aeroplanëve.  

 Investimet në aeroporte janë pashmangshëm të mëdha në raport me biznesin dhe kërkojnë siguri në projeksionet e të ardhurave që vetvetiu  paraqesin  mesataren  e  aeroportit  së  bashku  me mundësitë komerciale që ato paraqesin. 

 Është e vështirë të parashikohet niveli i përfitimit të cilit do aeroport që do të bëhet i njohur vetëm pasi të bëhet plani i detajuar i biznesit. Objektivi i këtij plani të biznesit e vë theksin mbi potencialin për përmirësimet në përfitime, duke përdorur parametra realistik.          

Page 4: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

4

PIKËPAMJA EKONOMIKE  

Kosova është një territor relativisht i vogël në qendër të gadishullit të  Ballkanit,  kufizuar  nga Maqedonia,  Shqipëria,  dhe  Serbia  dhe Mali  i  Zi.  Hapësira  e  saj  totale  është  më  e  vogël  se  11,000 kilometra  katror  apo  përafërsisht  një  e  treta  e  madhësisë  së Belgjikës. Përbëhet nga një pellg gjeografik që ndodhet rreth 500 metra  të  lartësisë mbidetare,  rrethuar nga malet, dhe ndarë nga vargmali  qendror  veri‐jug  në  dy  nën‐regjione  afërsisht  të barabarta në madhësi dhe banor. Popullata e Kosovës vlerësohet në rreth 2.2 milion banorw, por shënimet zyrtare mungojnw.  Në  vitet  paraprake,  Kosova  ka  bërë  një  përparim  të  shquar  në vendosjen  e  themeleve  të  një  ekonomie  bashkëkohore  të udhëhequr  nga  tregu.  Rritja  reale  ekonomike  në  2007  është vlerësuar nga  FMN që  të  jetë mbi 3.5%, prandaj  tejkalon  rritjen prej  3.1  nga  viti  i  kaluar.  Qëndrueshmëria  makroekonomike mbahet në  vazhdimësi me një  shkallë  inflacioni prej 2% dhe me rritje të vazhdueshme në eksporte.  Hyrja e Investimeve tw Jashtme Direkte gjithashtu shënon ngritje. Vlerësimet tregojnë që vetëm në vitin 2007 diku rreth 300 milion Euro  janë  investuar  në  Kosovë.  Në  mesin  e  investitorëve  të jashtëm  që  punojnë  me  përfitime  në    Kosovë  janë  Raiffeisen, Uniqa,  Vienna  Insurance  Group,  Xella,  BNP  Paribas,  Telekom Slovenia, Holcim, Nova Ljubljanska Banka, Strabag, etc.  Mundësi  të  mëdha  të  investimit  gjithashtu  do  të  jenë  në dispozicion në vitet në vijim. Qeveria e Kosovës po planifikon që të shkon  tutje  me  projektin  për  ndërtimin  e  termocentralit  të  ri Kosova e Re, një  investim që parashihet  tw arrin në 3.5 miliardë Euro.  Përveç  kësaj,  procesi  i  privatizimit  do  të  vazhdon,  duke ofruar  mundësi  të  mëdha  në  sektorët  e  bujqësisë,  turizmit, energjisë,  minierave,  dhe  përpunimit  të  metaleve.  Kosova  po planifikon  që  të  investon  1.3  miliardë  Euro  për  ndërtimin  e autostradave për Shqipëri, Serbi, dhe Maqedoni, dhe ka  shpallur privatizimin e operatorit të rrjetës së telefonisë mobile Vala.  Me  deklaratën  e  pavarësisë  të  Kosovës  dhe me  njohjet  pasuese ndërkombëtare,  është  larguar  pengesa  e  fundit  për  zhvillimin ekonomik  dhe  për  ardhjen  e  vazhdueshme  të  investimeve  të jashtme. Tani, në Kosovë, e tëra ka të bëjë me ekonominë. Dhe ne 

Page 5: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

5

jemi  të  gatshëm  që  të merremi me  të  gjitha  sfidat me  të  cilat përballet Kosova në këtë fushë.  

 Turizmi Vlerat natyrale të Kosovës paraqesin burime të cilësisë së  lartë të turizmit.  Përshkrimi  i  potencialit  të  Kosovës  në  turizëm  është ngushtë i lidhur me pozitën gjeografike të Kosovës. Pozita e saj në Europën juglindore, me pozitë qendrore në gadishullin e Ballkanit, paraqet një udhëkryq që historikisht daton prapa në kohërat Ilirike dhe Romake. Jugu  malor  i  Kosovës  ka  një  potencial  të  madh  për  turizmin dimëror.  Një  nga  mundësitë  më  interesante  për  investitorët  e jashtëm në këtë rajon është vendi për pushim dhe skijim Brezovica në malet e Sharrit. Vend‐pushimi, që ndodhet ndërmjet 1,700 dhe 2,500 metrave  lartësi mbidetare, është ofruar për privatizim nga Agjencia  Kosovare  e  Mirëbesimit.  Vendi  ofron  kushte  të shkëlqyeshme kohore dhe dëbore si dhe stinë të gjata skijimi nga Nëntori në Maj. Gjithashtu në malet e Sharrit, në pjesën më  jugore  të vendit, në kufi me Maqedoninë dhe Shqipërinë, Kosova ofron për privatizim rreth 22,000 hektar të një toke pothuajse të paprekur në hapësirë malore,  që  i  përket  ndërmarrjes  në  pronësi  shoqërore “Sharrprodhimi”. Rajoni ofron mundësi  të  shkëlqyeshme  turizmi, siç  janë skijimi, ekoturizmi, sport  fluturimi, çiklizëm malor, ngjitje në shkëmbinj, ecje/kampim nëpër male, kajak, kalërime, etj. Toka e ‘Sharrprodhimi’ në komunën e Dragashit është jashtëzakonisht e bukur.  Qartazi  është  një  pronë  e  mrekullueshme  për  turizëm ekologjik, dhe do  t’i  shitet  vetëm një  investitori  të dëshmuar që është i përkushtuar drejt një programi të pandërprerë dhe racional zhvillimor që ka mbështetje të fuqishme vendore.  Pavarësisht nga vend‐pushimet e lartpërmendura turistike, Kosova përgjithsisht është e pasur me male,  liqej dhe  lumej artificial dhe prandaj gjithashtu ofron mundësi të dorës së parë për gjueti dhe peshkim.  Turizmi  shëndetësor  në  Kosovë  gjithashtu  ofron  mundësi  të madhe për zhvillim.   Investimet e jashtme direkte  Duke  pasur  parasysh  klimën  e  favorshme  të  biznesit, mjedisin  e qëndrueshëm  makroekonomik  dhe  mundësi  të  shkëlqyeshme përgjatë sektorëve të ndryshëm të biznesit, Kosova me të madhe është  duke  u  bërë  një  vend mjaft  tërheqës  për  bërje  biznesi.  Si rezultat,  interesimi  i  investuesve  të  jashtëm  është  në  rritje  të vazhdueshme  gjatë  viteve  të  kaluara  dhe  së  bashku  me  të 

Page 6: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

6

gjithashtu edhe hyrja e  IJD‐së. Kosova, deri më  tani, ka  tërhequr mbi  1  miliardë  Euro  të  IJD‐së.  Mënjanë  nismëtarëve  të investimeve  siç  janë  Raiffeisen  Bank  dhe  Procredit,  që  hynë  në tregun Kosovar me  fillimin e  fazës  së  tranzicionit, ka dhe  shumë kompani  të  jashtme  të  angazhuara  në  një  varg  të  gjerë  të sektorëve të biznesit. Sipas të dhënave nga regjistrimi  i bizneseve për 2007, janë 2,012 kompani në pronësi të jashtme dhe të përzier që  tashmë  kanë  shfrytëzuar  mundësinë  për  të  investuar  në Kosovë. Një numër i madh i kompanive të jashtme që operojnë në Kosovë  është  dëshmi  e  gjallë  e mundësive  dhe  përfitimeve  që ofron  vendi,  dhe  gjithashtu  paraqesin  një  bazë  të  prodhimeve cilësore dhe bashkësie e cila ofron shërbime të mjaftueshme.   Transporti dhe shpërndarja  E  vendosur  në  zemër  të  Ballkanit,  Kosova  është  urë  lidhëse ndërmjet  shteteve  të  Europës  juglindore.  Përmes  pozitës  së  saj unike  gjeografike dhe  regjimit  të  tregtisë  së  lirë,  ajo ofron qasje instante në tregun interesant dhe në rritje në Ballkan dhe Europën Qendrore, që përfshin 100 milion klient potencial. Kryeqyteti  i  Kosovës  Prishtina  është  përbrenda  distancës njëorëshe  të  ngasjes  në  cilin  do  shtet  fqinj  (Shqipëria, Mali  i  Zi, Maqedonia,  dhe  Serbia),  prandaj  dhe  ofron  lidhje  për  të  gjitha shtetet në rajon.                 Hekurudha:  rrjeti hekurudhor në Kosovë ka gjatësi  të kombinuar prej 330 km. E mbulon tërë territorin, duke lidhur jugun me veriun dhe  lindjen me perëndimin. Në anën  jugore si dhe në atë veriore linja  hekurudhore  ofron  qasje  në  rrjetën  ndërkombëtare hekurudhore. Rehabilitimi dhe modernizimi aktual  i hekurudhave 

Qendrat Rajonale  Distanca nga Prishtina në Km Shkupi  86 Sofia  279 

Selaniku( porti)  312 Tirana( Ekzistuese)  330 

Beogradi  355 Durresi  355 Sarajeva  390 Bari( porti)  570 Zagrebi  741 

Budapesti  747 

Page 7: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

7

të Kosovës po ofron një bazë solide për të plotësuar kërkesën në rritje për shërbime logjistike.  Atraksionet kulturore  Trashëgimia kulturore në Kosovë është shumë e pasur, posaçërisht në jug dhe në veri të Kosovës, përfshirë rajonin e Dukagjinit dhe qytetet e Pejës, Gjakovës, dhe Prizrenit. Fortesat e vogla siç janë “kullat” shqiptare, mullinjtë dhe urat, xhamitë, kishat Katolike dhe Ortodokse, banjot Turke,  dhe kështjellat dhe vendbanimet arkeologjike, që të gjitha e bëjnë nga një pjesë të historisë jashtëzakonisht të begatshme të rajonit. Kosova  paraqet  thesar  trashëgimie  të  pasur  etno‐kulturore, materiale  dhe  shpirtërore  –  shtëpi  e  periudhave  të  ndryshme historike.  Me  karakteristikat,  tiparet,  dhe  cilësitë  unike,  secila kulturë  ka  kontribuar  në  vlerat  e  saj  të  shumëllojshme  për trashëgiminë kulturore të Kosovës. Në  përbërjen  figurative‐aplikative  të  Kosovës,  është  i  pranishëm ndikimi i kulturave Ilirike, Bizantine, Helene, Romake, Perëndimore dhe Lindore, dhe Osmane.  

 Diaspora Diaspora  Kosovare  është  e  një  rëndësie  kyçe  për  të  stimuluar rritjen duke zvogëluar çekuilibrin makroekonomik në Kosovë. Rezultatet e studimit të bërë (nga Forum 2015) tregojnë që rreth 17%  e  Kosovarëve  jetojnë  jashtë  vendit.  Duke  supozuar  numrin total  të  popullatës  së  Kosovës  (banor  dhe  diaspora)  prej  2.5 milion, është  vlerësuar  se madhësia e diasporës është  rreth 315 000  Kosovar  Shqiptar  plus  100,000  Kosovar  të  etnisë  Serbe  dhe etnive tjera. Rreth 30% e ekonomive shtëpiake Kosovare kanë një apo  më  shumë  anëtar  të  tyre  që  jetojnë  jashtë.  Shumica  e emigrantëve jetojnë në Gjermani 39%, Zvicër 23%, Itali dhe Austri, secila 6‐7%, Britani e Madhe dhe Suedi,  secila 4‐5%, SHBA 3.5%, dhe Francë, Kanada, Kroaci, secila rreth 2%.  Diaspora mund të ndahet sipas kohës së emigracionit: emigracioni i  vjetër,  gjatë  viteve  1960  deri  1980,  llogaritet  në  14%;  ata  që emigruan gjatë shtypjeve të viteve 1990 përllogariten në 59%, dhe pjesa e mbetur prej 27% e Diasporës që ka  lënë Kosovën që nga lufta. Rreth 5% e Diasporës ka lindur jashtë Kosovës.  Rajonet  e  Kosovës  prej  të  cilave  kanë  emigruar  pjesë jashtëzakonisht  të  mëdha  të  popullatës  përfshijnë  Ferizajin, Gjakovën,  Gjilanin  dhe  Prizrenin.  Ngjashëm  me  vendlindjen, Diaspora është mjaft e  re me një mesatare prej 28  vjetësh. Mbi 

Page 8: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

8

22% kanë  fituar së paku një pjesë  të edukimit  të  tyre në shtetet tjera. Shumica e Diasporës (60%) kanë shtetësi në vendet e tyre ku banojnë, 34% të tjerë kanë  lejeqëndrime të përkohshme (p.sh. 2‐10 vite), 1.3% e  të cilëve  janë me viza  studentore. Nja 4% nuk e kanë specifikuar statusin e tyre ligjor. Rreth 58% e Diasporës janë të punësuar në shtetet ku banojnë.   Ndikimi/kontributi i Diasporës në Kosovë është kuptimplotë. Rreth 70%  e  emigrantëve  dërgojnë  para  familjeve  të  tyre  në  Kosovë. Pikërisht gati çdo e pesta amvisëri Kosovare pranon para. Nga këto amvisëri,  rreth 13% kanë pranuar vetura, 48% veshje dhe  tekstil, dhe  13%  pajisje  elektronike  dhe  tjera.  70%  e  emigrantëve  e vizitojnë  Kosovën  duke  kontribuar  në  shtimin  e  konsumit  të grumbulluar  me  harxhimet  e  tyre  gjatë  qëndrimit.  Bazuar  në hulumtimin  e  bërë  nga  FORUM  2015,  është  vlerësuar  se  hyrjet vjetore nga Diaspora  janë:  (a) para  të  gatshme, €170 milion,  (b) kontribute  me  mallra/shërbime,  €22  milion  dhe  (c)  kontribute vizitorësh –“turizëm diaspore,”  rreth €125 milion. Hyrja  tërësore vjetore  është  rreth  €317 milion,  apo  afërsisht  14%  e GDP‐së  të Kosovës.  Deri më  2004,  paratë  e  dërguara  kanë  shënuar  rënie rreth  30%  krahasuar  me  periudhën  e  para  luftës.  Gjatë  dy‐tri viteve të fundit, paratë e dërguara kanë shënuar një rënie të lehtë. Në  periudhën  e  ardhme  afatmesme,  mbizotëron  opinioni  në mesin e Diasporës se paratë e dërguara do të mbesin në nivelin e njëjtë. Përcaktuesi kryesor i shpeshtësisë dhe madhësisë së parave të  dërguara  është  perceptimi  i  emigrantëve  mbi  gjendjen ekonomike dhe nevojat e familjeve të tyre në Kosovë.  

Infrastruktura e Aeroportit dhe hapësira për tërheqjen e vizitorëve Infrastruktura e Aeroportit  Pista ekzistuese është e gjatë 2,500 metra dhe e gjerë 45 metra. Pista dhe vend  taksimet e aeroplanëve  janë  të mjaftueshme për të  strehuar  qarkullimin  shtesë  pasi  që  puna  e  tashme  në  ri‐shtresim të përfundon në fund të vitit 2008. Platforma, e përbërë nga shtatë pozita parkimi, gjithashtu e ka kapacitetin e nevojshëm për të mbuluar qarkullimin ekzistues dhe atë shtesë. Ka mungesë kapaciteti në ndërtesën e tashme të terminalit të udhëtarëve. Me kete  terminal mungesa e kapaciteteve vërehet posaçërisht gjatë periudhave të kulmit të qarkullimit. Këto periudha paraqiten gjatë muajve Korrik, Gusht, Dhjetor,  Janar, gjatë  të Mërkurave dhe  të Shtuneve dhe mbi baza ditore nga ora 08:00 deri 10:00 dhe nga 13:00 deri 17:00. Shërbimet e pranimit të udhëtarëve/platformës 

Page 9: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

9

ofrohen  nga  vet  aeroporti.  Sidoqoftë,  nëse  numri  i  udhëtarëve arrin shifrën prej një milioni, tregu i shërbimeve tokësore duhet të liberalizohet  sipas  Direktivës  96/97  të  UE‐së  zbatimi  i  së  cilës gjithashtu kërkohet edhe nga marrëveshja ECAA. 

Lloji i trafikut/ hapësira për tërheqjen e vizitorëve  Nuk  ka  trafik  lidhës  në  Prishtinë.  Trafiku  total  është  i  llojit origjinë/destinacion.  80%  e  trafikut  total  shkon  në  llogari  të fluturimeve çarter dhe 20% të fluturimeve të rregullta. ANP është e shërbyer mirë nga një numër  i kompanive ajrore Europiane që ofrojnë  lidhje ditore, p.sh për Cyrih, Vienë, Budapesht, Ljubljanë, Stamboll dhe Tiranë, dhe disa herë në javë në vende të ndryshme në  Gjermani,  Londër  dhe  Veronë.  Shërbimet  e  planifikuara ofrohen nga, në mesin e kompanive tjera ajrore, British Airways, Austrian Airlines, Malev Hungarian Airlines, Turkish Airlines, Adria Airways, Albanian Airlines, Meridiana, Eurofly dhe Germanwings. 73  fluturime  çarter  ofrohen  mbi  baza  të  rregullta  nga  Swiss International  Air  Lines,  Air  Berlin,  Edelweiss,  Atlas Jet,  Air  Italy, Club Air, Hello Airline, etj. Kompanitë ajrore me çmime  të ulëta, siç janë EasyJet, Wizzair, së voni kanë shprehur interesimin e tyre për  tregun  e  Kosovës,  edhe  pse  nuk  kanë  filluar  ende  me operimet.  Përkundër që nuk ka një analizë apo studim të besueshëm, është vlerësuar  që  hapësirat  e  aeroportit  për  tërheqjen  e  udhëtarëve përkojnë me kufizimet  territoriale  të Kosovës. Qyteti  i Prishtinës është në qendër të Kosovës dhe të gjitha qytetet e mëdha janë në një  distancë  nga  60  deri  88  km  nga  aeroporti.  Prandaj, konkurrenca  më  e  madhe  për  aeroportin  vjen  nga  aeroportet kryesore  të shteteve  tjera në  rajonin e Ballkanit. Lidhur me këtë më së shumti spikat aeroporti  i Shkupit në  IRJM, që është vetëm rreth 85 km në jug të Prishtinës. Objektet e aeroportit të Shkupit janë  të  ngjashme  me  të  ANP‐së  me  një  përparësi  afatshkurte konkurruese  për  Shkupin  duke  qenë  në  kategorinë  II  për  ILS (sistemin e instrumentit të aterrimit). ANP‐ja është në fazën që të bëhet në Cat II dhe parashihet që deri në Maj 2009 do të jetë ILS CAT II.  Për  sa  i  përket  mënyrave  tjera  konkurruese  të  transportimit, konkurruesi  i  vetëm  i mbetur  dhe  i mundshëm  është  sistemi  i autostradave. Sistemet e tashme hekurudhore në Kosovë  janë të vjetëruara  dhe  nuk mund  të  konkurrojnë me  rrugën  ajrore  për udhëtime  ndërkombëtare  dhe  as  për  rajonale.  Së  voni, 

Page 10: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

10

transportimi  sipërfaqësor  përmes  rrugës  është  zhvilluar,  por konkurrenca e saj është vetëm margjinale, kryesisht për shkak të ndjeshmërive  politike.  Rrugët  për  në  Europën  perëndimore kryesisht  kalojnë  nëpër  Serbi.  77  rrugë  të  tilla  duhet  tutje  të anashkalohen  për  një  periudhë  të  pacaktuar  kohore  deri  kur marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të hyjnë në fushë të re dhe më të relaksuar.  

Udhëtarët e Aeroportit Profili i udhëtarëve  Është vlerësuar se rreth 80% e qarkullimit  tërësor  të udhëtarëve komercial janë ish banorë të Kosovës, që tani jetojnë kryesisht në vende  të  Europës,  posaçërisht  në  Zvicër  dhe  Gjermani.  Ata mëtojnë të kthehen në Kosovë posaçërisht gjatë muajve të verës për  te  miqtë  dhe  të  afërmit  (VMA).  Si  rrjedhojë,  Korriku  dhe Gushti  shënojnë muajt  e  kulmit  të  qarkullimit  në  ANP.  Pjesa  e mbetur prej 20% e udhëtarëve  të  trafikut  janë personeli  i KB‐së, KFOR‐it dhe banorët e Kosovës.  Lehtazi,  ne  mund  të  vëzhgojmë  që  destinacionet  kryesore  për periudhën  2004‐2007  janë  Zvicra,  e  pasuar  nga  Gjermania.  Të dhënat  e  tilla  përkojnë  me  shpërndarjen  e  emigrantëve  të Kosovës  nga  vendet mikpritëse.  Në  2007,  vetëm  qarkullimi  për këto dy vende ka përbërë 57%  të  tërë udhëtarëve  të  trajtuar në ANP. Vlen të vërehet që prirja e njëjtë ka qenë e pranishme që kur aeroporti ka rifilluar me punë pas luftës së vitit 1999.  Duke pasur parasysh që në  rastin e Kosovës  gati 90% e  trafikut shkon  drejt  Europës  perëndimore  dhe  që  Eurocontrol  ka parashikuar  që  rritja  vjetore  e  qarkullimit  për  periudhën  2008‐2014 në  rajon  të  jetë  rreth 6%, është e  arsyeshme që  të priten shërbime  të  reja  dhe  trafik  i  stimuluar  në  dhe  nga  Kosova. Drejtuesit kryesor  të qarkullimit  të udhëtarëve në rajon pritet  të jenë bashkësitë e migrantëve, udhëtarët e biznesit për  shkak  të mundësive të investimeve në Kosovë pas zgjidhjes së statusit dhe bashkësia ndërkombëtare që punon përkohësisht në Kosovë. 

 Totali  i 9 shteteve si destinacion shërbehet nga kompanitë ajrore në  baza  vjetore  duke  mbuluar  të  12  muajt  e  vitit,  deri  sa 

Page 11: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

11

destinacionet tjera shërbehen mjaft pak me operime prej vetëm 1 deri 3 muaj.  Rrjedha e udhëtarëve është dominante në  stinën e verës, muajt Qershor  deri  Shtator  kanë  qarkullim  të  dyfishuar  krahasuar me muajt e tjerë të operimeve. Klientët tjerë të aeroportit   Nga perspektiva e menaxhmentit të aeroportit, një segment tjetër me  rëndësi  i  klientëve  janë  ‘ata  që  presin/përshëndesin’.  Është vërejtur që  raporti  i  atyre që presin/përshëndesin me numrin  e udhëtarëve  që  arrijnë/shkojnë  është  relativisht  i  lartë.  Këtyre klientëve  nuk  mund  të  mos  iu  kushtohet  kujdes  në  lidhje  me mundësinë  e  shpërndarjes  së  shërbimeve  dhe  prodhimit  të fitimeve  nga  shërbimet  jo‐aeronautike.  Si  u  tha më  lart,  ka  një prirje  për  udhëtarët  nga  Diaspora  që  të  shoqërohen  apo  të takohen  në  aeroport  nga  një  numër  domethënës  i miqve  dhe familjes: numrat shkojnë ndërmjet 3 dhe 5 individësh. Me rritjen e ekonomisë së Kosovës krijohen dhe vende të punës, kjo mund të çon  në  rritjen  e  nevojave  të  Kosovarëve  për  të  shpenzuar  në Aeroport.  Parashikimet për udhëtar   Shifrat e udhëtarëve kanë treguar një rritje në vitin 2008 nga 15 % dhe  nga  ky  projeksion  numri  total  i  udhëtarëve  për  vitin  2008 duhet të jetë 1,138,798 që është numri maksimal i udhëtarëve që shfrytëzojnë  Aeroportin  e  Prishtinës.  Rritja  gjithashtu  është shënuar  në  vitin  2007  me  12%  në  vit.  Përkundër  rritjes  së qëndrueshme në dy vitet e fundit, kur e shikojmë periudhën prej 2004‐2006 bëhet e qartë që shkalla e rritjes afatgjate është shumë më  e  ulët  se  rritja  mesatare  në  trafikun  e  udhëtarëve  për periudhën 4 vjeçare 2004‐2008 është 6%.  

Viti Udhëtarët Rritja 2000  396,717 2001  403,408  2% 2002  844,098  109% 2003  835,036  -1% 2004  910,797  9% 2005  930,346  2% 2006  882,731  -5% 2007  990,259  12% 2008  1,138,798  15%

Page 12: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

12

 ANP  beson  fuqishëm  që  potenciali  për  udhëtim  ajror  nuk  është shfrytëzuar  plotësisht  dhe me  strategjinë  e  vet  të marketingut mund të prodhon udhëtarë shtesë.   Sidoqoftë rritja e shënuar në vitin 2008 besohet që në masë te madhe është shkaktuar si pasoj e shpalljes së pavarësisë se shtetit të Kosovës, gjë qe ka tërheq një numër te madh te udhëtarëve për te vizituar Kosovën ne ketë vit si viti i pare i pavarësisë. Prandaj rritja për 15% është marr si skenar i mire, kurse duke analizuar faktor te ndryshëm socia ekonomik dhe trendin afatgjate besohen se rritja prej 8 % do te pasoj ne vitin 2009 si rast mesatar. Sa i përket skenarit te keq qe duhet marr pabazë është rritja prej 0% e udhëtarëve.   1) Skenari i mirë ‐           15 % 2) Skenar i mesëm ‐         8 % 3) Skenar i keq ‐                0 %   Parashikimi   

Skenari Rritja Udhëtarët - 2009 Mirë 15% 1,309,618 

Mesëm 8%          1,220,976  Keq 0% 1,138,798 

 Si aneks të Planit te biznesit jane dhënë rezultatet financiare për të tri skenaret sipas rritjeve në numrin e pasagjereve, për skenarin e mirë me rritje për 15% ne numrin e udhetareve është planifikuar qe kjo rritje te përkrahet me zgjatjen e orarit te fluturimeve ne 24 orë.  Zgjatja e orarit ne 24 Ore operim do të bëhet në rast te rritjes se kërkeses për shërbime dhe rritje te numrit tëpasagjerëve  ne shkall prej 15 % e me shumë.  

Konkurrenca

Konkurrenca ekzistuese e aeroportit  

Aeroportet  zakonisht  garojnë  me  aeroportet  tjera  për  trafikun lidhës. Aeroportet siç janë Sofia, Tirana, Nishi, dhe Podgorica herët 

Page 13: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

13

ose vonë do të mund t’i bënin konkurrencë Prishtinës për trafikun lidhës, por se kjo nuk ka të ngjarë të ndodh përbrenda periudhës sa planifikuar të biznesit. Pasi që të gjitha aeroportet në rajonin e Ballkanit janë furnizues për qendrat Europiane dhe pasi që nuk ka trafik  lidhës  në  Aeroportin  e  Prishtinës,  konsiderohet  që konkurrenca e saj do të duhej të kishte një ndikim të kufizuar dhe mund  të  gjendet  diku  tjetër.  Si  u  tha  në  seksionet  paraprake, tashmë  Shkupi  tërheq  një  pjesë  të  klientëve  të  vet  nga  Kosova jugore,  përbrenda  një  hapësire  natyrale  të  marketingut  të Aeroportit të Prishtinës. Shkupi ndoodhet diku 85 kilometra në jug të  Prishtinës.  Në  përgjithësi,  kompanitë  ajrore  që  operojnë  në Aeroportin e Prishtinës gjithashtu  i  shërbejnë edhe Aeroportit  të Shkupit dhe destinacionet ofrohen në dy aeroportet.  Kjo  lidhje  e  re  në mes  të  Kosovës  dhe  Shqipërisë  vlerësohet  të kryhet në fund të vitit 2009, Aeroporti i Prishtinës mund të humb një  pjesë  të  udhëtarëve  sezonal  të  cilët  gjithashtu  mund  të ndërlidhin udhëtimet e tyre me qëndrimet për festa në bregdetin e Shqipërisë.   Tirana  Objektet  dhe  pajisjet  e  trafikut  ajror  janë  modernizuar  shumë pasuar  investimet nga Aeroporti Ndërkombëtar Tirana SHPK, një konsorcium  i  udhëhequr  nga  Hochtief  AirPort.  Hochtief  morri menaxhimin e aeroportit më 23 Prill 2005 për periudhë 20 vjeçare koncesioni. Koncesioni  përfshiu  ndërtimin  e  terminalit  tërësisht  të  ri  të udhëtarëve  dhe  përmirësime  të  ndryshme  në  infrastrukturë, përfshrë  ndërtimin  e  rrugës  së  re  të  qasjes.  Objektet  e  reja  u inauguruan  më  23  Mars  2007  duke  përmirësuar  dukshëm shërbimet e ofruara për udhëtarët ajror në Shqipëri.  Në 2007, aeroporti shënoi trafik rekord përmes terminalit të vet. "Në 2007, Aeroporti Ndërkombëtar Tirana (ANT) shënoi vitin e tij më  të mirë në  kuptim  të numrit  të udhëtarëve dhe  trafikut me bartje  mallrash,  duke  shërbyer  1,107,325  udhëtar  dhe  trajtuar 3,483  tonelata  mallra.  Numri  i  udhëtarëve  u  shtua  për  22% krahasuar me 2006 dhe kargo u shtua për 65 %. Zhvillimi i infrastrukturës:  • Rruga e re perimetrike (e hapur në Nëntor 2005)  

• Terminali i ri i udhëtarëve (hapur në Mars 2007)  

Page 14: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

14

• Qendra e re për kargo ajrore (hapur në Mars 2007)  

• Rruga e re për qasje (hapur në Mars 2007)  

• Fabrika e re për furnizim me ujë dhe trajtim kanalizimi  

• Vende të reja parkimi (hapur në Mars 2007)  

Përfundimet: 1) Aeroporti Tirana ka një  infrastrukturë  të  re që  lejon ofrimin e shërbimeve të nivelit të lartë për klientët e vet, 2) Nuk ka kufizime kapacitetesh,  3)  Shqipëria  ofron  mundësi  turistike  që  mund  të  tërheqin Diasporën  e  Kosovës  për  të  udhëtuar  në  Kosovë  përmes Aeroportit Tirana dhe të bëjnë ndalje turistike në Shqipëri.   Aeroporti Podgorica   Aeroporti Podgorica është një aeroport ndërkombëtar që ndodhet 11  km  (7  mile)  në  jug  të  Podgoricës,  Mali  i  Zi.  Është  qendra kryesore për Montenegro Airlines.  Është njëri nga dy aeroportet publike në Malin e Zi,  tjetri është aeroporti  Tivat.  Të  dy  operohen  nga  kompania  shtetërore ‘Aeroportet  e  Malit  të  Zi’.  Aeroporti  nganjëherë  quhet  dhe Gollubovci  nga  vendorët,  sikur  qyteti  i  Gollubovcit  që  është  në afërsi. Aeroporti Podgorica ka  shërbyer mbi 400,000 udhëtar në vitin  2006.  Këshilli  Ndërkombëtar  i  Aeroporteve  ka  shpërblyer Podgoricën  si aeroporti më  i mirë nën 1 milion udhëtar në vitin 2007. Kodi i IATA‐s për aeroport është ende TGD sepse Podgorica quhej Titograd (sipas Josip Broz Titos) nga 1946 deri 1992.  Klasifikimin e ICAO‐s e ka 4E ILS Cat 1.  Shkupi  Aeroporti  i Shkupit  ‘Aleksandri  i Madh’ ka në dispozicionin e vet një  terminal  udhëtarësh  me  një  hapësirë  prej  4000  m2,  me kapacitet  prej  dy  portave  hyrëse  dhe  dy  dalëse,  që mundëson shërbimin  e  500.000  –  600.000  udhëtarëve  në  vit.  Platforma  e aeroportit ka kapacitet prej 15 vendeve të parkimit për aeroplanët 

Page 15: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

15

komercial dhe të aviacionit të përgjithshëm, përfshirë aeroplanët me trup të gjerë.   Kapacitetet  e  qendrës  për  kargo  janë  afërsisht  2000  m  në  dy hangar  të  kargos  për  eksport  dhe  import  të  mallrave.  Veç kompanisë  vendore  ajrore  Macedonian  Airlines,  janë  edhe  10 kompani  të  jashtme  ajrore  që  operojnë  drejt  15  destinacioneve Europiane në Aeroportin e Shkupit. Të planifikuarat me lehtësira Avitja ILS: Cat II redukuar në Cat I Turkish TAV Airports Holding "TAV"  fituar  tenderin e koncesionit dhe tw drejtwn pwr për operimin e dy aeroporteve dhe ndërtimin e terminalit të ri të kargos në Maqedoni.  Tenderi  përfshin  të  drejtën  e  operimit  të  dy  aeroporteve ndërkombëtare në Shkup dhe Ohër për 20 vite, si dhe ndërtimin e terminalit të kargos në aeroportin e Shtipit.  Investimet  e  planifikuara  për  t’u  bërë  në  dy  aeroportet  e Maqedonisë janë rreth 200 milion EURO. 

Aeroporti i Gjakovës  

 Aeroporti  i Gjakovës  është një  aeroport  ekzistues nën  kontrollin ushtarak  Italian,  që  ndodhet  në  Kosovë  nja  80  kilometra  në jugperëndim nga Prishtina. Pista e tij ekzistuese prej 1800 metrash mund  të  strehon  aeroplan  të  madhësisë  së  mesme,  por  me kufizime  të  rëndësishme në periudhën e verës. Ka një platformë parkimi  të vogël aeroplanësh dhe është e pajisur për operime  të natës por  aktualisht nuk  ka  terminal  të udhëtarëve.   Aeroporti  i Gjakovës  nuk  konsiderohet  si  kërcënim  apo  plotësim  për Aeroportin e Prishtinës. Në  fakt, dihet  shumë mirë që mbijetesa financiare e dy aeroporteve që shërbejnë tregun e njëjtë komunal apo  rajonal  kërkon,  si  parakusht  i  përcaktuar,  praninë  e  një popullate  prej  rreth  25,000,000  klientëve  potencial  përbrenda hapësirës së njëjtë të marketingut. 

Mënyrat tjera të transportit  

Mënyrat  tjera  të  transportit përbëhen nga  sistemet e  transportit rrugor  dhe  hekurudhor.  Sidoqoftë,  sitemet  hekurudhore  janë vjetruar dhe nuk mund  t’i bëjnë  konkurrencë  rrugëve ajrore për udhëtim  ndërkombëtar  e  qoftë  as  dhe  vendor.  Aktualisht,  transporti  rrugor  është  i  zhvilluar  por  konkurrenca  e  tij  për qarkullim në  rrugë  të gjata është vetëm margjinale kryesisht për shkak  të  frenimeve  të  qenësishme  kohore  dhe  ndjeshmërive 

Page 16: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

16

politike.  Është  paraparë  që  këto  kushte  nuk  do  të  ndryshojnë ndjeshëm gjatë periudhës së planifikuar të biznesit. 

Analizat FDMK ( SWOT)  Këto në vijim janë FDMK‐të e ANP‐së (fuqitë, dobësitë, mundësitë, kërcënimet): 

Fuqitë  • Punë e kualifikuar konkurruese  • Pozita gjeo‐strategjike  • Anëtar në ECAA  • Diaspora • Kornizë moderne ligjore në kuadër të standardeve 

të UE‐së • Koncentrimin e kompanive të mëdha ajrore  • Përmirësimet e reja në infrastrukturë   Mundësitë   • Zhvillimi i ardhshëm i tregut  • Investuesit e pritshëm të jashtëm  • Zhvillimi i linjave të reja  • Zhvillimi i veprimtarive komerciale  • Zhvillimi i fluturimeve lidhëse  • Liberalizimi i vizave  • Integrimet Europiane • Hapja e rrugëve të reja ajrore dhe shkurtimi i kohës 

së fluturimit    Dobësitë   • Kapacitetet e limituara të terminalit  • Ekonomia e pazhvilluar, papunësi e madhe, 

çekuilibri makroekonomik dhe ngecje ekonomike   • Mungesa e lidhjes me korridorët e transportit pan‐

Europian  • Ligji i Prokurimit Publik  • Gjatësia e pistës  • Përqindja e papunësisë   Kërcënimet  

Page 17: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

17

• Konkurrenca (Aeroporti i Shkupit dhe Tiranës) • Mungesa e investimeve të jashtme • Vonesat në njohjen e Republikës së Kosovës nga 

vendet nëpër botë  • Kufizimet në viza  • Konkurrenca nga aeroportet rajonale  • Përqindja e papunësisë  • Zvogëlimi i vizitave nga Diaspora  • Frenimet në politikat tregtare: tarifa të larta 

importi  • Konkurrencë joligjore komerciale   

 

Si pjesë përbërëse vendimtare e infrastrukturës publike, aeroporti mund  të  luan  një  rol  me  rëndësi  në  zhvillinin  e  Kosovës  pas statusit.   Sidoqoftë,  aftësia  e  Aeroportit  të  Prishtinës  për  të  përmirësuar ndikimin  e  vet  të  mundshëm  ekonomik  mund  të  jetë  disi  e kufizuar për  shkak  të perceptimeve negative  të Kosovarëve mbi aeroport dhe  të  faktit që  strategjitë e  zhvillimit ekonomik që po krijohen  për  Kosovën  nuk  e  përfshijnë  rrolin  e  aeroportit  në rrjedhën ekonomike. Prandaj, aeroporti duhet  të angazhohet në veprimtari të marketingut dhe të marrëdhënieve me publikun për të  ndërtuar  imazhin  e  vet  në  Kosovë.  Është  imperative  që aeroporti ta vendos veten në rendin e ditës të bërësve të politikës së Kosovës.       

  Ndikimi  i mundshëm  ekonomik  ekonomik  i  aeroportit  duhet  të zmadhohet, sidoqoftë, nga aftësia e tij për të shfrytëzuar disa nga fuqitë dhe mundësitë e Kosovës dhe kapaciteteve  të veta për  të ofruar  shërbime  të  transportit  ajror  që  mund  të  ndihmojnë rajonin  për  të  tejkaluar  disa  nga  dobësitë  dhe  kërcënimet  e  tij. Veçanërisht, në uptim të fuqive dhe mundësive:  

 

Page 18: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

18

Analizat FDMK ( SWOT)

 Këto në vijim janë FDMK‐të e ANP‐së (fuqitë, dobësitë, mundësitë, kërcënimet) 

FDMK  

Fuqitë Dobësitë • Punë e kualifikuar 

konkurruese • Pozita gjeo‐strategjike • Anëtar në ECAA • Diaspora • Kornizë moderne ligjore në 

kuadër të standardeve të UE • Koncentrimin e kompanive të 

mëdha ajrore • Përmirësimet e reja në 

infrastrukturë  

• Kapacitetet e limituara të terminalit 

• Ekonomia e pazhvilluar, papunësi e madhe, çekuilibra makroekonomik dhe stagnim ekonomik 

• Mungesa e lidhjes me korridorët e transportit pan‐Europian 

• Ligji i Prokurimit Publik • Gjatësia e pistës • Përqindja e papunësisë   

 

Mundësitë Kërcënimet

• Zhvillimi i ardhshëm i tregut • Investuesit e pritshëm të 

jashtëm • Zhvillimi i linjave të reja • Zhvillimi i veprimtarive 

komerciale • Zhvillimi i fluturimeve lidhëse • Liberalizimi i vizave • Integrimet Europiane • Hapja e rrugëve të reja ajrore 

dhe shkurtimi i kohës së fluturimit  

• Konkurrenca (Aeroporti i Shkupit dhe Tiranës) 

• Mungesa e investimeve të jashtme 

• Vonesat në njohjen e Republikës së Kosovës nga vendet nëpër botë

• Kufizimet në viza • Konkurrenca nga aeroportet 

rajonale • Përqindja e papunësisë • Zvogëlimi i vizitave nga Diaspora • Frenimet në politikat tregtare: 

tarifa të larta importi  • Konkurrencë joligjore komerciale 

 

Page 19: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

19

Strategjia e biznesit  

Bazuar në analizat e tregut të përshkruara në seksionet paraprake dhe  në  strategjitë  e  suksesshme  të  përdorura  në  të  kaluarën  e afërt  nga  aeroportet  e  karahasueshme  në  tregjet  e  ngjashme, strategjia vijuese e biznesit mund të ndiqet. 

 1)  Faktori  më  me  rëndësi  në  këtë  fazë  është  që  Aeroporti Ndërkombëtar  i  Prishtinës  të  shënon  ngjitje  drejt  standardeve ndërkombëtare që parashihet të përmbushet gjatë vitit 2008. Pasi që  kjo  të  arrihet,  strategjia  realistike,  e  qëndrueshme  dhe gjithëpërfshirëse  e  marketingut  mund  të  zë  vend  për  të konsoliduar pozitën e vet, për t’u mbrojtur nga ndonjë shkelje në hapësirat  e  saj  natyrale  për  tërheqjen  e  udhëtarëve  dhe  për  të zhvilluar aeroportin për të arritur misionin e vet për t’u bërë më i miri në Ballkan. 

  

2) Deri këtu, niveli optimal  i shërbimit ka nevojë që  të sigurohet për të gjithë shfrytëzuesit dhe partnerët e aeroportit. Personeli  i Aeroportit  do  të  vazhdon  të mbetet  kompetent  dhe  i  trajnuar mirë. Levërdia e Aeroportit do të ketë nevoj që të ruhet dhe edhe të rritet, për të mbajtur rrolin e vet si aeroporti më me rëndësi në rajon. Programi i sigurimit të cilësisë, si i rekomanduar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI) do të ketë nevoj që të zbatohet sa më parë e mundur për  të mbikëqyrur nga afër përparimin në shpërndarjen  e  shërbimeve  për  udhëtarët  dhe  shfrytëzuesit  e tjerë të aeroportit. 

 3)  Shtimi  i  destinacioneve  të  ofruara  që  mund  të  bëhet  duke tërhequr  kompanitë  ajrore  drejt  destinacioneve  të  reja  dhe shtimit të shpeshtësisë në baza javore në të gjitha destinacionet e tashme, për këtë program nxitjeje që do të duhej të hynte në fuqi nga viti 2009.  4) Përmirësimin e ofertës për udhëtar që shfrytëzojnë transportin ajror  si  dhe  tërheqja  e  kompanive  ajrore  për  të  planifikuar fluturime të shpeshta për sa  i përket sezonës,  javëve dhe ditëve. Sa më  të  shpeshta  të  jenë  fluturimet  e  ofruara  nga  kompanitë ajrore, aq më  shumë udhëtarë do  të  shfrytëzojnë aeroportin në tërësi.   5)  Zvogëlimi  i  kostos  –  levërdia  e  aeroportit më  në  fund  do  të rritet me anë të zvogëlimit të shpenzimeve operative. Aktualisht, 

Page 20: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

20

masa të ndryshme të zvogëlimit të kostos janë duke u ekzaminuar nga udhëheqja e aeroportit.  Bazuar në përvojën nga aeroportet e tjera të vogla ndërkombëtare, zvogëlimi  i shpenzimeve operative duket të jetë i mundshëm dhe realistik. Me këto zvogëlime të bëra të  kostos  operative  gjatë  vitit  2008,  aeroporti  ka  kaluar  nga operimet me deficit në 2005 në aeroport fitimprurës në 2006. Dhe Qershori 2008 është shënuar si muaji më fitimprurës në aeroport  6) Zgjatja e orarit te fluturimeve‐ Si aneks të Planit te biznesit jane dhënë rezultatet financiare për të tri skenaret sipas rritjeve në numrin e pasagjereve, për skenarin e mirë me rritje për 15% ne numrin e udhetareve është planifikuar qe kjo rritje te përkrahet me zgjatjen e orarit te fluturimeve ne 24 orë.  Zgjatja e orarit ne 24 orë do të bëhet në rast te rritjes se kërkeses për shërbime dhe rritje te numrit tëpasagjerëve  ne shkall prej 15 % e me shumë.  7)  Zakonisht,  në  industrinë  e  biznesit  të  aeroporteve përmbushësit më  të mirë prodhojnë më shumë të ardhura se sa të ardhurat aeronautike, dhe nga kjo duket  të ketë hapësirë për përmirësime  domethënëse  në  aeroport  në  vitin  2008  për  sa  i përket  kësaj,  me  një  strategji  të  re  në  zbatim,  të  ardhurat  jo aeronautike u shtuan për 15%.  8)  Strategjia  monitoruese  do  të  duhet  të  adoptohet  ndaj Aeroportit  të  Shkupit  për  të mbrojtur  tregun  e  aeroportit  dhe ndoshta  edhe  për  të  ndryshuar  prirjen  e  tashme  në mënyrë  që herët ose vonë  të bëhemi  tërheqës për klientët e  zakonshëm  të Aeroportit të Shkupit.  9)  Tarifat  për  shërbime  të  platformës  dhe  aterrim  të  cilat aktualisht  i  ngarkon  aeroporti  gjenden  pak  më  poshtë konkurruesve më  të mëdhenj  të  aeroportit.  Kjo  strategji  duhet rishikuar  pasi  që  është  dëshmuar  gjatë  dekadave  të  fundit  se tarifat dhe çmimet e aeroportit në përgjithësi kanë një ndikim të vogël  për  të  tërhequr  trafik  apo  kompani  ajrore  shtesë, posaçërisht në tregun origjin/destinacion.    Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil  (ICAO) e konsideron si  parim  të  përgjithshëm,  dhe  të  dëshirueshëm,  që  kur  një aeroport ofron shfrytëzim ndërkombëtar atëherë shfrytëzuesit në fund të fundit do të bartin pjesën e tyrë të plotë dhe të drejtë të kostos së ofrimit të shërbimeve të aeroportit. 

  

Page 21: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

21

Strategjia e marketingut Veprimtaria e marketingut është e projektuar për të ndihmuar në arritjen e synimeve financiare. ANP‐ja duhet të zhvillohet shpejt dhe të ketë veprime të fuqishme të marketingut për t’u bërë aeroporti prijës në rajon.   Synimet: 

• Vendosja e kontaktit me secilën kompani ajrore të mundshme  

• Përpjekja për të pasur 80% vetëdijesim të asaj se çka ofron aeroporti në hapësirën lokale (rajonale)  

• Zhvillimi i linjave të reja  • Zhvillimi i programit nxitës  

  KOMPANITË AJRORE  Për të arritur shumicën e trafikut në Aeroportin e Prishtinës duhet që t’iu qasemi kompanive ajrore që udhëtojnë në rajon ashtu që ata të jenë në dijeni për Aeroportin dhe shërbimet e tij. Pasi që ky treg është aq i madh, postimet masive në trajtën e broshurave dhe fletushkave do të ishin mënyrë e shtrenjtë për t’i vetëdijësuar ata mbi aeroportin. Pjesëmarrja në ekspozimet tregtare dhe në konferenca do të ishte një mënyrë efektive për aeroportin për të vendosur lidhje me kompanitë ajrore.   AGJENCITË TURISTIKE Kosova dhe rajoni i afërt i saj po bëhen gjithnjë e më shumë të popullarizuara me turistët. Aeroporti duhet të tregtoj me agjencitë e udhëtimeve të cilat dëshirojnë që ta kenë rajonin e Kosovës në dispozicion për klientët e tyre. Gjatë bërjes marketing drejt agjencive të udhëtimit, aeroporti bën marketing si për hapësirën ashtu dhe për veten. Aeroporti ka shërbimet e veta të cilat mund të shfaqen në ueb faqet e këtyre agjencive, broshura, dhe në pako të udhëtimit.   Përmes marketingut të tillë, aeroporti gjithashtu do të mund të arrinte edhe te çarter kompanitë. Agjencitë e udhëtimeve do të mund të përdornin aeroportin si mënyrë për të kryer fluturime në rajon apo ata mund të përdorin shërbimet turistike të aeroporteve si pjesë e pakove të udhëtimit. 

 Programi nxitës:  

Page 22: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

22

Në mënyrë që të bëhet përdorimi më i mirë i mundësive të tashme të aeroportit, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) ka për qëllim që me kompanitë ajrore të ndan rrezikun e hapjes së linjave të reja dhe shtimit të shpeshtësisë së destinacioneve ekzistuese.  • Nxitja për linjat e reja  • Nxitja për shtim trafiku  • Nxitja për operime të kargos • Nxitja për udhëtarët në shkuarje  • Nxitja për fluturime shtesë  Analizat e tregut  Pasi që industria e aviacionit dhe operatorët e aeroportit janë të udhëhequr në mënyrë konstante nga veprimtaritë komerciale dhe nga orientimi drejt klientit, është më se e rëndësishme që të kemi mjë analizë të udhëtarëve të bërë në ANP dhe të marrim një njohuri më të thellë mbi udhëtarët në Aeroport si klient themelor të cilëve u shërbejmë ne.  Gjatë viteve, popullata dhe mjedisi ekonomik kanë ndryshuar në mënyrë dramatike dhe kështu kanë ndryshuar edhe parapëlqimet e udhëtarëve të cilëve u shërbejmë ne. Ne besojmë që vendimi i duhur varet nga të dhënat e duhura.  Si synime fillestare të propozuara të analizës shërbejnë grumbullimet e informatave mbi:  • Qëllimin e fluturimit,  • Origjinat/destinacionet rrugore përfundimtare dhe të 

ndërmjetme, • Mjetet e transportit për në, • Dhe nga aeroportet, • Linjat e fluturuara, • Vendi i banimit dhe të hyrat,  • Etj.  Marketingu direkt: Dërgimi i e‐mail‐ave te kompanitë ajrore dhe investuesit relevant. Vazhdimi i dërgimit të e‐mail‐ave te kompanitë ajrore dhe investuesit relevant.  Dërgimi i informative lidhur me aeroportin dhe programet në rajon te kompanitë ajrore do të mund të ishte i dobishëm sepse kështu ata do të bëhen më familiar me Aeroportin e Prishtinës. 

Page 23: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

23

 Marrëdhëniet me publik  • Bërja e një filmi të MP dhe shkarkimi i tij në ueb faqe, dhe 

transmetimi në emisione tregtare. • Ridizajnimi i ueb faqes së ANP‐së. • Informata mbi blerjen dhe shërbimet  • Publikimet lidhur me aeroportin  

Projektet për Përmirësim të Sherbimit  

Platforma dhe operimet e Terminalit   

Shtimi i kapaciteteve, përveç hapësirës së parkimit të aeroplanëve kërkon  edhe  shtimin  e  kapaciteteve  të  pajisjeve  mbështetëse tokësore  –  GSE,  si  dhe  shtim  të  cilësisë  dhe  standardit  të shërbimeve, prandaj për vitin 2009 është planifikuar blerja e një numri  të  pajisjeve  të  kërkuara  GSE.  Katër  autobusa  të  ri  për platformë,  një  pajisje  për  shkrirje  të  akullit,  një  lift  ambulantor, një  njësi  tokësore  për  rrymë,  katër  traktorë  për  tërheqje, traktorët  për  ‘push‐back’,  ngarkues  për mallrat  për  kargo,  shirit për bartjen e bagazhit dhe një numër i karrocave të bagazhit.  • Autobusat  e  platformës  –  Aktualisht  ANP‐ja  ka  vetëm  dy 

autobusa  shumë  të vjetruar. Për  shkak  të procesit  të  lëvizjes së udhëtarëve pa përdorim të urave ajrore për bartjen e tyre ka nevojë për katër autobusa  të  ri për  shkak  të procedurave praktike dhe të sigurisë në platformë. 

• Pajisja kundër akullit – Aktualisht ANP‐ja ka vetëm dy pajisje kundër  akullit,  (njëra  shumë  e  vjetër)  dhe  nuk  mund  të përmbush kërkesat që dalin nga operimet. Pajisja për largimin e  akullit  është  gjithashtu  edhe  fitimprurëse  pasi  që  këto shërbime  përfshijnë  tarifa  shtesë  përveç  atyre  nga  SGHA. Shfrytëzimi i pajisjeve të tilla ka një rëndësi funksionale dhe të sigurisë gjatë dimrit kur asnjë aeroplan nuk mund të niset pa iu nënshtruar largimit/parandalimit të akullit. 

• Lifti ambulantor – Deri më tani ANP‐ja nuk ka pasur një pajisje të tillë që është jetike për trajtimin e udhëtarëve me aftësi të kufizuara. Përdorimi  i kësaj pajisjeje është  standard  i  cilësisë dhe  sigurisë  sipas  rregullave  gjithëbotërore  të  transportit ajror.  

• Traktorët për ‘push‐back’ – Deri më tani ANP‐ja nuk ka pasur një  pajisje  të  tillë  që  duhet  të  kihet  patjetër  për funksionalitetin e aeroportit për të qenë në dispozicion në rast të dështimeve të aeroplanëve, dhe lëvizjes së aeroplanëve në 

Page 24: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

24

raste të pazakonshme. Pasi që aeroporti është duke përdorur taksi  procedurën  brenda/jashtë  dhe  për  shkak  të  çmimit  të madh, deri më tani vetëm një traktor pa pjesën për tërheqje konsiderohej si i mjaftueshëm.  

• Ngarkues për  kargo – Deri më  tani ANP‐ja nuk  ka pasur një pajisje të tillë e cila është përkatëse për ngarkim/shkarkim të mallrave  te  aeroplanët  me  trup  mesatar  apo  të  gjerë.  Një pajisje  e  tillë  është  gjithashtu  dhe  fitimprurëse  sepse  ne pranojmë dhe operojmë me të gjitha  llojet e aeroplanëve me kargo.  

• Pajisjet  e  tjera  GSE  –  Pajisjet  tjera  të  shënuara  më  lartë kërkohen për shkak të kapacitetit të platformës dhe kërkesave të  funksionalitetit për vitet në vijim në mënyrë që  të arrihen synimet e caktuara operative.     

Shërbimet e Navigimit Ajror   1. Rrugët e reja ajrore:  Hapja e linjave të reja ajrore me Shqipërinë është një projekt i lartë strategjik që do  të  jetë në  të mirën e  të dy palëve, nga këndvështrimi  ekonomik,  aktualisht  një  Memorandum Mirëkuptimi  ndërmjet  ANTA  dhe  ANP  është  arritur  për  të lehtësuar  veprimtaritë  e  tashme,  konsultimet  dhe komunikimet  ndërmjet Agjencisë Nacionale  të  Trafikut  Ajror (ANTA)  dhe  Aeroportit  Ndërkombëtar  të  Prishtinës  SH.  A. (ANP) në lidhje me çështjet e linjave të reja ajrore.    2.       Mbulimi me radio lidhje:            Linjat  më  të  shkurta  dhe  më  shumë  dluturime  të drejtpërdrejta  në  dhe  nga  Prishtina  është  pikësynimi  ynë. Gjithashtu, Aeroporti  i Gjakovës  shumë  lehtë mund  të hapet për operime civile dhe prandaj ne duhet të përmirësojmë dhe ngrisim nivelin e pajisjeve tona për 99% për të qenë në gjendje që të ofrojmë shërbim kompanive ajrore komerciale. Ne duhet që  të  instalojmë  vende  të  reja  për  të  pasur  mundësi  të zgjidhjeve  rezervë  gjithnjë  sipas  kërkesave  dhe rekomandimeve nga  ICAO dhe Eurocontrol. Nëse  ia  vlen për t’u  përmendur,  Shkupi  ka  katër  vende  për  radio  lidhje,  dhe Prishtina vetëm një me mjaft probleme. Ne gjithashtu duhet të  kemi  parasysh  që  nëse,  së  shpejti,  Gjakova  bëhet  një aeroport alternativ ne duhet të  jemi në gjendje për të ofruar shërbimin.  Siç  jeni  në  dijeni  që  të  gjithë,  hapësira  ajrore  e Kosovës,  aktualisht,  ka  vetëm një hyrje dhe një  korridor për 

Page 25: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

25

dalje të trafikut ajror civil. Këto korridore ekzistojnë që nga viti 2000, dhe këto korridore  i  janë deleguar UNMIK‐ut / CARO‐s për  trafik  ajror  civil.  Ngadalë,  gjatë  viteve,  kontrollorët  e trafikut  ajror  civil  kanë marrë  përgjegjësitë  e  kontrollimit  të hapësirës ajrore nën një ambrellë të ICAA / CARO. Duke pasur parasysh  normalizimin  e  situatës  në  Kosovë,  tani  ne  e mendojmë  si  të  domosdoshme  hapjen  e  korridoreve  tjera përreth Kosovës, dhe normalizimin e rrjedhës së trafikut ajror. Në mënyrë që  të  jemi në  gjendje  të bëjmë  ashtu  së pari ne duhet të përmirësojmë radiot tona dhe të sigurohemi që është vendosur mbulesa me radio. Kompania ajrore AUA është duke fluturuar për 30 minuta më gjatë për të ardhur në Aeroportin e Prishtinës në vend se të fluturon drejtpëdrejt nga Veriu dhe të kursen derivatet. Aeroporti  i Shkupit  tashmë ka  filluar me ofrimin  e  biletave  më  të  lira  se  sa  ai  i  Prishtinës.  Nëse udhëtarët e kompanive ajrore  fillojnë së përdoruri autobusët për në Aeroportin e Shkupit kjo do të zvogëlonte të ardhurat e Aeroportit të Prishtinës. Do të ishte në interes të Aeroportit të Prishtinës që të tërheq kompanitë ajrore me çmime të ulëta, duke  ofruar  linja  më  të  shkurta  si  pikënisje  e  mirë.  Kjo gjithashtu mund të shihet dhe nga këndi politik si normalizim i jetës ditore të Kosovës me fqinjët e parë.   3.        Certifikimi  i  OSHNA‐s: Siç  jemi  në  dijeni,  ofrimi  i Shërbimeve  të  Navigimit  Ajror  në  kuadër  të  UE‐së  do  t’i nënshtrohet certifikimit të SHNA në 12 muajt pas publikimit të Kërkesave  të  Përbashkëta.  Prandaj,  Divizioni  i  OSHNA‐s planifikon  për  të  kompletuar  të  gjitha  çështjet  që  i nënshtrohen  certifikimit  sipas  kërkesave  të  Komisionit Europian.   

Terminali I VIP Terminali  i VIP‐se egzistuesi  i ka 40m2, ku kjo siperfaqe nuk  i ploteson  kushtet  as  per  se  afermi  qe  te  shfrytezohet  si terminal i VIP, andaj duhet qe te ndertohet terminali i ri i VIP‐se.  Terminali  i  VIP‐se  eshte  nje  objekt  i  rendesis  se  veqant  ne aeroport dhe ne Kosove si dhe i vetmi objekt i tillë, ku permes kesaj  hapesire  do  të  nisen dhe  mberrijn  president, kryeministra dhe persona tjer te rendesishem dhe delegacione te larta shtetrore te shtetit ton te ri dhe shteteve tjera te cilet 

Page 26: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

26

do  ta vizitojn Kosoven. Ne ket hapesire do  te  jen edhe sallat per mbledhje dhe salla per konfernecen e gazetareve.    Zgjerimi  I  sistemit  egzistues  te  pranimit  dhe  sortimit  te bagazhit  Ne menyre qe  t’ju  sherbejm  sa me mire pasagjerve dhe per shkak  te  rritjes  se  numrit  te  tyre  ne  ANP,  ne  po  shqiojm mundësin per zgjerim (rritje) te kapaciteteve egzistuese si dhe rritjes se performancave ne sistemin e skanimit ne ANP.  Supozimet  per  kapacitet  ne  Check‐in  (pranim,  regjistrim  te udhetareve): Duhet qe te rritet numri I check‐in ave  ne ANP per arsye sepse ky numer nuk eshte  I mjaftueshem per numrin e pasagjerve.  Se  dyti  vija  egzstuese  e  skanimit  te  bagazhit  nuk  eshte  e mjaftushem  per  numrin  e madhe  te  pasagjerve  I  cili  numer eshte rritur vit pas viti.  Kapaciteti shtes do te mund te rritet duke: 1. Duke rritur (shtuar) numrin e pozitave te check‐in ne plus 

5 pozita ne vijen egzistuese te check‐in. 2. Vendosja e nje sistemi te ri per skenim me kapacitet me te 

lart 3. Vendosja e 4 check‐in  te ri (ne ish poziten e vjeter) 4. Vendosja e nje shiriti te bagazhit per marrje te bagazhit ne 

terminalin e ardhjes se pasagjerve  Zgjidhja e sistemit duhet qe te jete ergonomike per pasagjeret dhe operatoret, e sigurt dhe me jete te gjat te perdorimit.  1.1 Kapaciteti egzistues Ne ANP per momentin jan te vendosur 8 pozita te check‐in ne nje  ishull,  dhe  4  pozita  te  check‐in me  skenim  te  pavarur. Supozojm  se  kapaciteti  I  skanimit  eshte  600 qanta  / per nje ore ose nje qant per nje minut ne nje pozite te check‐in. Ishulli I check‐in eshte  I  lidhur me nivel 1 te sistemit te skanimit, ne menyre  qe  qanta  te  kontrollohet  duhet  qe  te  ndalet  ne makinen e  saknimit, qe do  te  thote  se qanata  tjera duhet  te presin gje qe e ngadalson  zvogelon kapacitetin e  skanimit  te bagazhit.  1.2 RRRITJA E KAPACITET EGISTUES 

Page 27: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

27

 1.2.1 Sortimi / Automatik   Kurdo qe kerkohet rritja e kapacitetit dhe kualitetit te skanimit duhet qe sistemi te rritet (zgjerohet) pa problem ne nivelin e 3 deri te hapesira e soritmit te bagazhit.  1.3. SHRITI I RI I MARRJES SE BAGASHIT NE TERMINALIN E ARDHJES ANP ka vendosur qe të rrit kapacitetin per marrje te bagazhit ne  terminalin e ardhjes. Per momentin egzston nje shirit per marrje  te  bagazhit  ne  formen  “T”,  mirpo  ka  nevoj  qe  te vendsoet edhe nje shirit tjeter.  Terminali I ardhjes Bagazhi  ne  terminaline  e  ardhjes mund  të  vendoset  ne  dy shrita  ten  dare  njeri  (egzistuesi)  I  forms  “T”  dhe  shirit  I  ri  I forms  “O”.  Shriti  do  te  ben  transportimin  e  bagazhit  ne hapesrin ku udhetaret presin qe te marrin bagazhin. Ne murin qe ndan haperisne jashtme me ate te mbrendeshme duhet qe te vendoesn dyert  rolet ku duhet qe  te  sigurohet hapesira e mbrendesheme. Duhet qe te furnizohen dhe montohen dyert e sigurta ne hyrje dhe dalje te shiritit. Shiriti  I bagazhit duhet qe te montohet komplet me te gjitha  instalimet elektrike dhe me kutin shperndarese elektrike   

Plani i të ardhurave  

Të hyrat e prezantuara ne Planin e biznesit janë të llogaritur duke përfshir edhe vleren e TVSH‐se, kurse ne prezantimet  financiare keto vlera jane te prezantuara minus vlerën e TVSH prej 16%.  

Të ardhurat aeronautike  

Sipas  parashikimit  për  udhëtar,  numri  total  i  udhëtarëve  që fluturojnë  në/nga  ANP  për  vitin  2009  duhet  të  jetë  1,252,677 udhëtar për  skenarin e mesëm,  kjo do  të  rezulton përgjysmë  te udhëtarët  në  shkuarje  dhe  prandaj  dhe  totali  prej  përafërsisht  12,533,324.43 nga taksat e udhëtarëve.  Shërbimet  tokësore  dhe  aterrimi  janë  fuqishëm  të  lidhura  me qarkullimin  e  udhëtarëve  dhe  çfarë  do  rritje  në  numrin  e 

Page 28: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

28

udhëtarëve  automatikisht  do  të  rrit  edhe  të  ardhurat  nga shërbimet tokësore dhe aterrimi, duke supozuar që aeroplanët të paguajnë  çmime  fikse  për  shërbimet  tokësore  dhe  aterrimin përkundër  faktorit  të  ngarkesës  së  aeroplanit  ne  mund  të supozojmë që shtimi  i rrjedhës  totale  të udhëtarëve do  të duhej që së pari të shtonte faktorin e ngarkesës për kompanitë ajrore që pjesërisht  nuk  ndikon  në  çmimet  e  shërbimeve  tokësore  dhe aterrimit  dhe  pastaj  rezulton  në  shtimin  e  kapacitetit  të aeroplanit.  Sipas  kësaj  logjike,  rritja  prej  8  %  në  rrjedhën  e udhëtarëve  do  të  duhej  të  rezultonte  në  rritje  prej  5‐6  %  të shërbimeve tokësore dhe aterrimit. 

Përshkrimi 2006 2007 2008 2009 Rritja e

parashikuar

Taksat e pasagjereve

8,320,829

9,908,885

11,620,820

12,533,324 8%

Tarifa e aterrimit

2,949,729

3,229,957

3,566,846

3,737,700 5%

tarifa e shërbimeve tokësore

5,247,969

5,660,623

6,250,919

6,579,460

5%

  

Parkingu   Të  ardhurat  nga  parkingu  i  ri  në  ANP  kanë  pësuar  shumë  nga konkurrenca  jolojale  e  krijuar  nga  operatori  i  restorantit  dhe parkingut  përpara  hapësirës  së  terminalit  të  shkuarjes.  Të ardhurat  nga  parkingu  janë  në  varësi  nga  rrjedha  e  udhëtarëve dhe historikisht shtimi në  rrjedhën e udhëtarëve ka  rezultuar në përpjesë në shtimin e të ardhurave nga parking, në vitin 2006 të ardhurat  nga  parkingu  ishin  €940,677.10  duke  rezultuar  në afërsisht  një  veturë  për  çdo  të  dytin  udhëtar  në  dhe  nga Aeroporti. Nëse do të mbyllej parkingu  ilegal, të ardhurat nga parking do të mund të pritej që të arrinin 1,000,000 € për vitin 2009 duke pasur parasysh trafikun e parashikuar dhe nëse parking  illegal mbetet  i kapur, të ardhurat pritet të jenë rreth 700,000 €.   Veç  parkingut  komercial,  Aeroporti  gjithashtu  është  duke prodhuar  të  ardhura  edhe  nga  parking  te  hapësira  e  kargos, 

Page 29: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

29

përfshirë  klientët  që  janë  kompani  të  shpedicionit,  parking  për kamiona, dhe individët që përdorin zhdoganimin.   Vlerësimi  i  totalit  të  ardhurave  nga  parkingu  i  kargos  është 35,000€.   

Restorani & Baret  Të ardhurat nga restorani kanë treguar rënie prej 4% për shkak të modifikimit  në  terminal  dhe  ndërrimit  të  vendit  të  barit  të terminalit, kjo rënie ka qenë gjithashtu edhe si rezultat i hapjes së restoranit  illegal afër ndërtesës së terminalit të shkuarjes, por në përgjithësi mundësitë për të prodhuar të ardhura nga veprimtaritë e restoranit janë të mëdha dhe nuk mund të ndikohen  lehtas nga konkurrenca.  Pengesa më  e madhe  në  krijimin  e  të  ardhurave  nga  restorani është mungesa e kapaciteteve të terminalit dhe me hapësirën në dispozicion  nuk  mund  të  bëhen  përmirësime  tjera,  prandaj strategjia e vetme për përmirësim do të jetë zgjerimi i mundshëm i hapësirës së restoranit nëse do të fitohej hapësirë e re shtesë për këtë veprimtari.   Planet për vitin 2009 përfshijnë hapjen e barit jashtë hapësirës së terminalit duke  iu ofruar klientëve kënaqësinë e kushteve të mira të motit e që me  investime të vogla do të sillte deri në 50,000 të ardhura shtesë.   Hapja e kantinës në ONSHA për  të gjithë personelin e aeroportit dhe  stafit  të  përhershëm  të  vendosur  në  aeroport  (600  staf  i aeroportit  +  250  Policë  +  150  tjerë  =  1000  staf),  duke  i  ndarë klientët pasi që kështu vlerësohet se restoranet e aeroportit do të mund të shtonin të radhurat e tyre për 50,000 €.  Projekti për hapjen e restoranit si shtojcë restoranit ekzistues me pamje kah platforma do  të kërkonte  investim prej  rreth 120,000 dhe  nga  shitja  e  projektuar  do  të  prodhonte  deri  150,000  të ardhura në vit me punë tri vjeçare që do të tregonte një përpjesë shumë pozitive financiare. Veprimtaritë  aktuale  në  vitin  2009  do  të  duhej  të  prodhonin 750,000 €  Projektet e planifikuara për  rritje  te  kapaciteteve  te  restaurantit do të gjenerojn te hyra ekstra por pasi që koha e hapjes se ketyre 

Page 30: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

30

kapaciteteve nuk mund te caktohet me precizitet atëehre keto te hyra ekstra nuk jan prezantuara ne pasqyrat financiare Përfshirë  veprimtaritë  e  planifikuara  të  ardhurat  totale  të gjeneruara nga restorani parashikohen të arrini rreth 900,000 €   

Veprimtaria e taksive   

Numri  i  taksistëve në ANP ka qenë  i qëndrueshëm gjatë këtij viti dhe  kjo  nënkupton  që  të  hyrat  shtesë  ka  të  ngjarë  të  mos prodhohen. Sasia e të ardhurave nga një veprimtari e veçantë në baza vjetore është afërsisht € 35,000.  Ka  pasur  dhe  opsione  që  të  kontraktohet  një  taksi  shërbim  në Aeroportin  Ndërkombëtar  të  Prishtinës  dhe  përmes  kësaj  të përmirësohet niveli i shërbimit në ANP dhe të arrihen synimet e tij për të qenë konkurrent në treg.  ANP është e përkushtuar për të zgjedhur problemin e shërbimeve me çmime të larta dhe të parregullta të taksive, që paraqet njollë në  reputacionin  e  ANP.  Udhëtarët  që  udhëtojnë  në  ANP  janë shërbyer  nga  taksi  shërbime  të  parregullta  dhe  kështu  kanë pranuar standard të pakënaqshëm të shërbimit.  Përmes kësaj kontrate, ANP ka për qëllim:  • Standardizimin e shërbimit të ofruar për udhëtarët,  • Shtimin e cilësisë së shërbimit, • Garantimin e pranisë së taksi shërbimit gjatë gjithë kohës në aeroport, • Ulja e tarfifës të taksi shërbim,  • Mbrojtja e udhëtarëve nga pika të largëta të Kosovës. • Vendosje të monitorimit të shërbimit nga Aeroporti • Vendosja e materialit  reklamues dhe  informative në  taksi vetura, • Rritja e pagesës së tarifës së shërbimit për ANP, etj. 

     Hapësira për udhëtarët me biznes klasë

 Duke filluar nga Qershori 2008 aeroporti e ka hapur dhomën për udhëtarët me biznes klasë dhe të gjitha kompanitë më të mëdha ajrore  tashmë  kanë nënshkruar  kontratën për  shfrytëzimin e  saj dhe mesatarja mujore është 450‐500 udhëtar që prodhojnë 4,500 deri 5,000 € në muaj. Sipas vlerësimit për vitin 2009  të ardhurat nga kjo hapësirë pritet të jenë 60,000 €.  

Page 31: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

31

  

Shitorja e liruar nga taksa doganore

Shitorja e liruar nga taksa doganore ka shtuar shitjet e saj për 33% (2008).  Kjo  rritje  instante  u  shkaktua  nga  si  vijon:  furnizimi me prodhime  të  reja,  hapësirë  shtesë  e  ofruar  nga  aeroporti,  dhe vetdijesimi i udhëtarëve për këtë shitore në ANP.   Pas  këshillimit  me  operatorin  dhe  synimit  të  tyre  të  shitjes, Aeroporti ka vlerësuar të ardhura prej shitores së liruar nga taksa doganore 300,000 € në vit.   Janë bërë bashkërendime për të rregullar hapjen e një shitoreje të tillë  edhe  në  terminalin  e  arritjeve,  sipas  mundësisë,  duke  u pajtuar  që  ky  operator mund  të  çon  deri  te  të  ardhura  shtesë. (Vlerësimi prej 100,000€).    

Qiraja dhe veprimtaria e reklamimit

Qiraja  konsiston  në  dhënien  me  qira  të  sporteleve,  zyrave administrative  dhe  zyrave  të  shpedicionit. Mundësitë  e  dhënies me qira  janë të kufizuara pasi që Aeroporti nuk mund të zgjeron qiradhënien e vet që e ofron me këtë infrastrukturë dhe ndërtesa terminali.   Duke analizuar pozitën e tashme të reklamimit, është vërejtur që 77%  e  hapësirave  reklamuese  janë  përbrenda  ndërtesave  dhe vetëm  23%  jashtë.  Reklamimi  pa  ndriçim  është  në  92%  të hapësirës  së  zënë  (apo  11%  e  të  ardhurave)  dhe  vetëm  8%  e hapësirës është e ndriçuar.  Në bashkërendim me departamentin e planifikimit, Aeroporti do të  përcakton  disponueshmërinë  e  hapësirës  reklamuese  për secilën  hapësirë  dhe  në  varësi  nga  disponueshmëria  do  të  bën rregullimin  e  çmimeve  për  të  rritur  shfrytëzimin  e  hapësirës  së aeroportit.  Hapësirat e aeroportit  lejojnë  shumëfish më  shumë hapësirë në dispozicion për reklamim të jashtëm dhe prandaj reklamimi duhet të  promovohet  për  të  qenë  më  i  qasshëm  për  kompanitë  e interesuara. Në programin e nxitjeve, kjo duhet  të paraqitet me anë  të  uljes  së  çmimit  apo  ofrimit  të  hapësirave  tashmë  të gatshme të reklamimit.  

Page 32: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

32

 Hapësirat  reklmauese  duhet  të  ndahen  në  disa  zona  sipas disponueshmërisë  dhe  dukshmërisë  së  reklamimeve  të ekspozuara  dhe  të  kenë  çmime  ndaras  sipas  zonave  të përcaktuara.   Vendi në dispozicion duhet të shënohet dukshëm me vendosje të njoftimeve si “reklamo këtu”, ”Reklamimi  juaj“, “bëhu  i dukshëm këtu” etj në vendet në dispozicion.   Totali  i  të  ardhurave  nga  reklamimi  dhe  qiradhënia  është vlerësuar të arrin në 650,000 €. 

  

Kargo

 Pozita  gjeo‐strategjike  e  Kosovës,  në  lidhje  transportin  e përmirësuar  rrugor,  mund  ta  favorizon  Aeroportin  si  pikë qendrore  e  shpërndarjes  për  importim  mallrash  në  rajonin  e Ballkanit  (shih  hartën më  poshtë).  P.sh  nëse  një  prodhues  nga SHBA  dëshiron  të  dërgon  prodhimet  e  veta  në  disa  qytete  në Ballkan, do të  ishte më ekonomike që prodhimet e tij të shkonin në  një  pikë  qendrore  në  rajon  dhe  t’i  shpërndan  ato  përmes transportimit  rrugor që nga atje, në vend  se  të dërgonte mallra, përmes fluturimeve të ndara, në disa pika në Ballkan.  Kjo  nxitje  është  e  hapur  për  kompanitë  ajrore  që  operojnë  në veprimtari  bartje  të mallrave  dhe  që  janë  të  interesuara  për  të bashkëpunuar me ANP vetëm në operime të kargos. Kjo nxitje nuk vlen  për  kompanitë  ajrore  që  bartin  udhëtar  dhe mallra me  të njëjtin  aeroplan.  Kërkesat minimale  përfshijnë  së  paku  operime një herë në javë (një fluturim në javë) në ANP.   

 

Viti 1 2 3 4 5

Çmimi për aterrim / nisje

100 %

60 %

50 %

50 % 40 %

Shërbimet tokësore 50 % 50

%50 %

50 % 50 %

Page 33: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

33

Përshkrimi 2006 2007 Pritjet 2008 Buxheti 2009

Te hyrat € 293,864 € 293,088 € 312,896 € 384,288

Kargo hyrje (kg) 1,201,910

1,278,716 1,504,855 1,848,211

Kargo dalje (kg) 161,810

174,574 203,601 250,056

Varianca e te hyrave n/a -0.3% 6.8% 22.8%

Të  ardhurat  e  parashikuara  nga  veprimtaritë  e  kargos  për  vitin 2009 janë € 384,288.21 (13 % rritje nga 2008).  Fluturimet ushtarake  ANP‐ja është aeroport komercial  i hapur për  fluturime ushtarake që  shërbehen  në  terminalin  ushtarak.  Fluturimet  ushtarake kryhen  nga  trupat  e  KFOR‐ipër  qëllime  të  bartjes  së  ushtarëve në/nga Kosova. Që nga viti 2000, numri i fluturimeve ushtarake ka lëvizur  mesatarisht  ndërmjet  1,500  dhe  2,000  fluturime  në  vit duke rezultuar në 700,000 € deri 800,000 € të ardhura në vit. Pasi që  është  e  pamundur  që  të  parashikohet  ardhmëria  e  rrjedhës ushtarake, për vitin 2009 si projeksion ne kemi supozuar që totali i fluturimeve  ushtarake  do  të  mbetet  afërsisht  në  numrin  e mesatares së tri viteve të tij dhe me rritje të mundshme prej 15%.  

   2006  2007  2008  2009 Fluturime ushtarake  

               1,900  

                1,557  

                1,600  

                 1,433  

Të ardhura  €   873,799.50  

€   734,875.50  

€   720,000.00  

 €    659,791.25  

 Kompensimet e Air BP  Sipas një kontrate me operatorin e karburantit te aviacionit, ANP‐ja paguan pagat e stafit lokal te Air BP‐së dhe me pas ato mjete i kompensohen ANP‐se. Te njëjtin status sikurse pagat e kane edhe shërbimet  e  përgjithshme  (interneti,  energjia  elektrike, mirëmbajtja,  pastrimi,  furnizimi  me  karburante  për  mjetet lëvizëse te operatorit), ku shërbimet e shfrytëzuara nga operatori gjate muajit i kompensohen ANP‐se.  Te hyrat tjera operative Ne ketë linje buxhetore përfshihen, te hyrat nga interneti, pagesat për  marrjen  e  dokumentacionit  te  tenderit,  këstet  mujore  te shfrytëzuesve  te apartamenteve  te aeroportit,  si dhe  shpenzime te  tjera minore, qe nuk mund  te kategorizohen ne asnjërën  linje buxhetore. 

Page 34: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

34

 Te hyrat nga interesi bankar Këtu përfshihen te ardhurat e siguruara nga afatizimet bankare te mjete  te  pa  shfrytëzuara  te  kompanisë.  Këto  te  hyra  janë planifikuar ne përputhje me pasqyrën e rrjedhës se parëse. Ku ne periudhat  qe  do  te  kemi  teprice  paraje  te  pashfrytëzuar,  është planifikuar  afatizim  me  normat  aktuale  te  tregut  bankare  për afatizim njëmujorë prej 4.3 %.  Parashikimi për këtë linje mund te ndryshoj, varësisht nga rrjedha e parasë për aktivitetet investuese, ku ne rast shtyrje te ndonjërit nga projektet kapitale, te hyrat do te jene me te mëdha. 

  

Konsultimi i shfrytëzuesve dhe çmimet e shfrytëzuesit

Rëndësia  e  këshillimit  me  shfrytëzuesit,  të  përfaqësuar  nga kompanitë  ajrore,  theksohet  para  ndryshimeve  në  nivelet  e paraqitura  të  çmimeve.  Qëllimi  i  këshillimit  është  që  të sigurohemi  se  ofruesi  jep  informata  të  mjaftueshme  për shfrytëzuesit  të  cilat  ndërlidhen  me  ndryshimin  e  propozuar, kurdo  që  të  jetë  e mundshme,  dhe  jep  konsiderata  të  caktuara ndaj pikëpamjeve të shfrytëzuesve dhe të efektit që çmimet mund të  kenë  në  to.  Qëllimi  duhet  të  jetë  që,  kurdo  që  të  jetë  e mundshme,  ndryshimet  të  bëhen  në  marrëveshje  ndërmjet shfrytëzuesve  dhe  ofruesve.  Sidoqoftë,  nëse  dështojnë  në marrëveshje të tilla, aeroportet apo shfrytëzuesit do të vazhdojnë që  të  jenë  të  lirë  për  t’i  imponuar  çmimet  në  fjalë,  duke  iu nënshtruar shfrytëzuesve që e kanë të drejtën e ankesës te organi i pavarur prej aeroportit, aty ku është e mundur. 

Page 35: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

35

 

Plani i Shpenzimeve  

Planifikimi i shpenzimeve për vitin 2009 është bazuar ne kërkesat e Divizioneve,  gjegjësisht Departamenteve.  Kërkesat  e  pranuara nga  departamentet  kane  kaluar  neper  filtrime  te  shumta  nga Menaxhmenti  i  kompanisë me qellim buxhetimin e  vetëm  atyre shpenzimeve  qe  janë  te  nevojshme,  me  qellim  uljen  e shpenzimeve deri ne atë nivel qe nuk do  te dëmtonte sigurinë e fluturimeve, do te rriste profesionalizmin e kompanisë dhe ne te njëjtën kohe do te siguronte fitimin me te larte te mundshëm për kompaninë.   Baze për krahasimin e këtij buxheti është marre buxheti i rishikuar ne  muajin  Shtator,  pasi  qe  pasqyron  ne  mënyrë  me  te  sakte nevojat e departamenteve, qe reflekton me zhvillimet e fundit te kompanisë.   Ngarkese për buxhetin e vitit te ardhshëm do te jene edhe kostot e mirëmbajtjes se pasjeve qe u kalon garancioni i prodhuesit ketë vit, siç janë radari dhe mjete e tjera përcjellëse te komunikimit, si dhe  shpenzimet  shtese  qe  do  te  rrjedhin  nga  certifikimi  i Aeroportit.

Në mënyrë me të detajuar te gjitha shpenzimet do te përshkruhen ne format tabelore që do ti bashkëngjiten Planit të biznesit.  

 Rezultati Financiar

  Buxheti   2009 bazohet ne te dhenat historike si dhe analizimin e faktoreve te brendshem dhe te  jashtem qe mund te ndikojne ne mabrevajtjen e biznesit te kompanise. Konsideruar trandet rritëse te  industrisë  si  dhe  tendencën  rritëse  te  paraqitur  gjate  vitit aktual,  te  hyrat  i  kemi  bazuar  ne  trendin  rrites  te  biznesit  te kompanise,  gjeresa    shpenzimet  operative  jane  ulur  deri ne  ate nivel  qe  nuk  do  te  demtonin  mbarevajtjen  e  operimeve  te kompanisë. Një  rritje e  te hyrave  te pergjitheshme   prej 5% dhe ulja  e  shpenzimeve  operative  për  8%  krahasuar me  buxhetin  e rishikuar te vitit paraprak, do te na siguroj një fitim neto prej 6.5 milion Euro.  

Page 36: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

36

Kjo rritje e  fitimit te kompanisë është ne  funksion te sigurimit te fondeve te mjaftueshme per mbulimin e  investimeve kapitale qe kane  te bejne me  zgjerimin e gamës  se biznesit  te kompanisë  si dhe ofrimin e shërbimeve sa me te mira për konsumatoret.   

PASQYRE E PERGJITHSHME E BUXHETIT 2009

# Përshkrimi Vlera

1 Te hyrat e përgjithshme 26,245,597

2 Shpenzime operative 14,446,046

3 Fitimi neto 6,461,773

4 Paraja ne fillim te periudhës 8,341,171

5 Paraja neto nga aktivitetet operative 8,701,820

6 Investimet kapitale qe financohen me kredi 850,000

7 Investimet kapitale qe financohen nga ANP sh.a. 14,347,226

8 Shpenzime interesi 627,548

9 Paraja ne fund te periudhës 2,068,217

Page 37: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

37

 

Projeksioni i Shpenzimeve të Aeroportit për vitin 2009    Shpenzime    

1  Paisje                         (135,730.00) 

2  Mirembajtje                         (781,168.00) 

3  Energji elektrike                         (170,100.00) 

4  Karburante                         (534,900.00) 

5  De‐icing                          (265,000.00) 

6  Furnizime restorani                         (297,300.00) 

7  Furnizime dhe pjese rezerve                         (310,980.00) 

8  Riparime                         (154,600.04) 

9  Udhetime jashte shtetit                         (150,000.00) 

10  Shpenzime administrative                         (144,800.00) 

11  Shpenzime zyre                           (35,999.92) 

12  Shpenzime IT                         (640,000.00) 

13  CARO                      (1,220,976.00) 

14  Telefona                           (99,000.00) 

15  Marketing & MP                         (215,400.00) 

16  Sigurime                         (952,556.00) 

17  Shpenzime te zyres juridike                           (45,000.00) 

18  Konsultant                         (477,892.00) 

19  Pagat dhe kontributet                      (6,746,594.40) 

20  ICAA                                            ‐    

21  Trainime dhe shpenzime per staf                         (596,050.00) 

22  Taksa komunale                         (122,000.00) 

23  Borxhi I keq                         (150,000.00) 

24  Shpenzime qeraje                                            ‐    

25  Shpenzime tjera operative                         (200,000.00) 

   Gjithsej shpenzime                   (14,446,046.36) 

 

Page 38: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

38

Terminali për VIP Nr. Pershkrimi Siperfaqeja1 Salla e VIP-se 1 59.00m2

2 Salla e VIP-se 2 59.00m2

3 Salla e Mbledhjes 1 47.00m2

4 Salla e Mbledhjes 1 47.00m2

5 Salla e konferencave 59.00m2

6 Bife 43.00m2

7 Check-in & X-ray 27.00m2

8 Erembrojtesi 11.00m2

9 WC M. 13.00m2

10 WC F. 13.00m2

11 WC F. 7.00m2

12 WC M. 11.00m2

13 Erembrojtesi 23.00m2

14 Koridori 50.00m2

Totali i siperfaqes 470.00m2

 

Page 39: AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I PRISHTINËS PLANI I … · është duke u bërë një vend mjaft tërheqës për bërje biznesi. Si Si rezultat, interesimi i investuesve të jashtëm është

39

Skenimi automatik , sortimi me vertibelt konvyer

 Zgjidhja 3 (shriti I ri ne terminalin e ardhjes)