9
C’ ESHTE MENDIMI? PRODUKT, NE SHKALLEN ME TE LARTE, I TRURIT TE NJERIUT; PROCES AKTIV I PASQYRIMIT TE BOTES OBJEKTIVE NE FORMEN E NOCIONEVE, GJYKIMEVE, TEORIVE ETJ. LIND NE PROCESIN E VEPRIMTARISE NJEREZORE,SI MJET “PER TE ZBULUAR LIGJET OBJEKTIVE TE REALITETIT” SI SHPREHET UNITETI I MENDIMIT DHE FJALES? SHPREHET NE DY KAHE: A. DOMETHENIA E FJALES ESHTE FENOMEN I MENDIMIT, PER AQ SA MENDIMI ESHTE NDERLIDHUR ME FJALEN. B. FJALA ESHTE FENOMEN FOLJOR, PER AQ SA ESHTE E LIDHUR ME MENDIMIN. Aforizma për mendimin - Mendimi pozitiv është çelës që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës! - Mendimi, thonë të urtit, është vetëm një vetëtimë, por ajo vetëtimë është gjithçka! - Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi, është vetëm pasojë e mendimeve tona! - Mësuesi tha: Mendimet janë fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën! - Në qoftë se vetëdijesohemi për fuqinë e mendimeve, nuk do të kemi nevojë të akuzojmë askënd për dështimet tona!

Aforizma për mendimin dhe fjalën

  • Upload
    adnan

  • View
    170

  • Download
    10

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Aforizma për mendimin dhe fjalën

C’ ESHTE MENDIMI?

PRODUKT, NE SHKALLEN ME TE LARTE, I TRURIT TE NJERIUT; PROCES AKTIV I PASQYRIMIT TE BOTES OBJEKTIVE NE FORMEN E NOCIONEVE, GJYKIMEVE, TEORIVE ETJ. LIND NE PROCESIN E VEPRIMTARISE NJEREZORE,SI MJET “PER TE ZBULUAR LIGJET OBJEKTIVE TE REALITETIT”

SI SHPREHET UNITETI I MENDIMIT DHE FJALES?

SHPREHET NE DY KAHE:

A. DOMETHENIA E FJALES ESHTE FENOMEN I MENDIMIT, PER AQ SA MENDIMI ESHTE NDERLIDHUR ME FJALEN.

B. FJALA ESHTE FENOMEN FOLJOR, PER AQ SA ESHTE E LIDHUR ME MENDIMIN.

Aforizma për mendimin

- Mendimi pozitiv është çelës që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës!

- Mendimi, thonë të urtit, është vetëm një vetëtimë, por ajo vetëtimë është gjithçka!

- Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi, është vetëm pasojë e mendimeve tona!

- Mësuesi tha: Mendimet janë fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën!

- Në qoftë se vetëdijesohemi për fuqinë e mendimeve, nuk do të kemi nevojë të akuzojmë askënd për dështimet tona!

- Është e njohur se mendimi krijues është vlera e parë e gjinisë njerëzore: të krijosh do të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej vdekjes!

- Në qoftë se, vërtet, vetëdijesohemi për fuqinë e mendimeve tona, do ta kemi vetëm një nevojë: të dashurit tanë t’i ftojmë në festat e gëzimeve!

- Nënvizoje me vijë të trashë: Asnjëherë mos i beso asnjë mendimi që lind në kokën tënde, në qoftë se ai mendim nuk të sjell gëzim në zemër!

- Mësuesi tha: Jam betuar se do ta dëgjoj vetëm njeriun që fjalën e përdor për të thënë një MENDIM dhe mendimin e përdor për të thënë TË VËRTETËN!

- Thuhet se për mendime të mëdha duhet të jesh edhe hero edhe idealist, e unë them: Për mendimin pozitiv duhet të jesh vetëm NJERI!

Page 2: Aforizma për mendimin dhe fjalën

- Mendimet më të thella janë aq të thjeshta sa secili lexues do të mendojë se këto janë mendimet e tij!

- Mendimet rrinë në secilin njeri, si ajka në çdo pikë të qumështit!

- …mendimi i mirë, herë-herë, është sikur brumi: duhet ngjeshur mirë e mirë, që të shndërrohet në mendim jetëgjatë!

- Mendimet shpesh janë sikur era: shuajnë zjarrin e vogël, por ndezin edhe më shumë zjarrin e madh!

- Mendimet e këndshme sjellin kthesa!

- Mendimet e fuqishme, nëpërmjet njeriut, sundojnë botën!

- Nuk ka asgjë në botë që të çarmatosë me shumë e me fort se sa mendimi që përmban mirësi!

- Mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, mendimi negativ është mbret vetëm i budallenjve!

- Ortaku ynë tha: Mendimet janë si diamanti, aq sa është zor të gjenden, aq është zor të përpunohen!

- Të gjitha qeveritë në botë mbledhin tatime e bëjnë investime, por asnjë qeveri në botë nuk mund të mbjellë gëzime në zemrat e njerëzve si mendimi pozitiv!

- Thuhet: Njerëzit vdesin, përmendoret rrënohen, vetëm mendimet që ndërtojnë jetën e brezave jetojnë deri në amshim!

- Plaku tha: Mendja e fuqishme që ndjek qëllime praktike, është mendja më e mirë në botë!

- Mendimi pozitiv është sikur dielli: gjithë natyrës i jep dritë e jetë dhe nuk krijon zhurmë!

- Mendimi pozitiv është sikur dielli: asgjë nuk rëndon, asgjë nuk lëndon dhe asgjë nuk rrënon!

- Mendimi pozitiv është begati e pafund: mund të marrin të gjithë sa të duan dhe, prapë, kurrë fundi s’i shihet!

- Mendimi pozitiv depërton nëpër tërë qenien e njeriut, sjell dritë, ngrohtësi, energji dhe kurrë nuk thyen, as nuk lëndon gjë!

- Mendimi pozitiv është barra më e lehtë në jetë, askush deri më sot nuk ka ndier lodhje prej tij!

- Mendimi pozitiv nuk shkakton ngopje, natë e ditë mbill mendime pozitive në qenien tënde dhe, prapë, do të kesh nevojë për mbjellje të reja!

- Mendimi pozitiv është fillimi i udhëtimit drejt QETËSISË!

- Mendimi pozitiv është ama e jetës së lumtur!

Page 3: Aforizma për mendimin dhe fjalën

Aforizma për fjalën

- Fjala e saktë është zile alarmi, që e zgjon nga gjumi mjekun më të mirë në botë, i cili gjendet në trupin e njeriut! (Daut Demaku)

- Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ato mund t'i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi! (Sami Frashëri)

- Është lehtë të flasësh kur ke ç'të thuash, mirëpo vështirë është ç'të thuash kur duhet të flasësh! (Elioti)

- Me sytë e bukur, shiko vetëm për të mirën e të tjerëve. Me buzët e bukura fol vetëm fjalë mirësie. Dhe për bukurinë e lëvizjeve të trupit, ec duke e ditur se kurrë nuk je vetëm! (Audrey Hepburn)

- Tri gjëra kurrë nuk mund të kthehen mbrapsht: fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe koha e kaluar! (Thënie angleze)

- Fjala është grua shtatzënë që lind viganë! (Miroslav Kërlezha)

- Fjala e saktë i hap dyert e barnatores më komplete në botë, që gjendet brenda trupit të njeriut! (Daut Demaku)

- Rrallëherë pendohemi për fjalët e pakta, e shpeshherë është fjalët e shumta. Kjo është një e vërtetë e vjetër, që e dinë të gjithë, veçse askush nuk i përmbahet! (La Bryeri)

- Fjala duhet të peshohet sipas meritës së fjalës, e jo sipas meritës së shqiptuesit! (Veton Surroi)

- Njeriu gjithnjë ka kohë për të shtuar një fjalë, kurse kurrë nuk ka kohë për ta tërhequr mbrapsht!

- Iu druaj atyre fjalëve të mëdha që a bëjnë neve kaq të palumtur! (James Joyce)

- Fjala është thikë me dy tehe, ajo edhe mund ta lëndojë shpirtin, por edhe mund ta shërojë atë! (Daut Demaku)

- Unë vërtet i përkas një sistemi ku fjalët janë në gjendje ta tundin krejt strukturën e një qeverie, ku fjalët mund të tregohen më të fuqishme se dhjetë divizione ushtarake! (Vaclav Haval)

- Mos e përdor fjalën e huaj "ideal". Ne e kemi fjalën e hatashme burimore "gënjeshtër"! (Henrik Ibsen)

Page 4: Aforizma për mendimin dhe fjalën

- Fjala është e dobishme vetëm kur është e matur dhe kur thuhet në kohë dhe në vend të duhur!

- Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet! (Sami Frashëri)

- Madje as një jetë e lumtur nuk mund të jetë pa një përmasë errësire, dhe fjala lumturi do ta humbte kuptimin e saj nëse nuk do të ishte e baraspeshuar me trishtimin! (Carl Jun)

- Fjalët e mia në mendjen e saj: gurë të ftoftë e të shndritshëm duke u fundosur në një moçal! (James Joyce)

- Dy fjalë janë të çuditshme: fjalën e urtë që e nxjerr budallai, pranojeni atë, dhe fjalën e dobët që e shqipton i urti, faleni atë!

- Fjalët e urta janë zbukurim i të folurit! (Thënie persiane)

- Pleqëria është 60 për qind bindje: nëse e do rinimin, ndryshoje këtë bindje me fuqinë e fjalës! (Daut Demaku)

- Një fjalë na çliron nga të gjitha barrët dhe dhimbjet e jetës: ajo fjalë është "dashuria"! (Sofokliu)

- Biseduesi duhet të ketë kujdes çka flet, në çfarë vendi flet, dhe në çfarë mënyrë flet! (Ciceroni)

- Veprat flasin më shumë se sa fjalët! (Thënie angleze)

- Një punë e bukur është më e dobishme se sa një mijë fjalë të bukura! (Sami Frashëri)

- Të flasësh për fjalën është më e vështirë se sa të shkruash për heshtjen! (Heidegger)

- Para se fjalët të mbarojnë me pikë, le të fillojnë nga pika! Pika është vetëm pikë. Por, pa pikën fjalët e humbasin kuptimin! (Fatmir Muja)

- Thuaje fjalën që duhet, ose heshtë!

Marrë nga faqja e internetit: http://www.syri3.com/index.php?id_kat=19&shkrimi=872

Per mua fjalet kushtezohen prej mendimit por  me raste jo domosdoshmerisht eshte e thene qe te shprehin cdo gje qe mendohet . ndersa mendimi nuk njeh infinit, ajo cfare i dallon nga njera tjetra eshte se fjala merr vlere aktive , ndersa menimi jo ne pak raste mbetet pasiv ose i pashprehur. Se kush eshte i

Page 5: Aforizma për mendimin dhe fjalën

pare , thjesht cdo njeri merr si vlere te qenesishme fjalen ne fillim dhe jo nje mendim te pashprehur.

Mendoj se fjala eshte thjeshte perkthyese e mendimit, por qe talentin nuk e shpreh sic duhet GJITHMONE.

Problemi eshte se jo cdo aktivitet i mendjes eshte mendim. Sipas disa filozofeve, ku futet edhe Platoni, Hobsi etj. behet dallimi midis perceptimit dhe mendimit. Perceptimi eshte ideja e pare qe kemi per objektin, me sakt shquarja, dallimi i tij. Mendimi vjen me vone kur arrijme te nxjerrim disa gjykime, perfundime percaktime rreth ketij objekti. Ne kete menyre i bie qe mendimi te vije pas fjales, pasi eshte nje proces me i komplikuar qe duhet te lidhe disa perceptime gje qe nuk mund te behet dot pa ndihmen e fjales.Po keshtu sipas Hobsit (a mos gaboj ndoshta edhe ndonje tjetri) mendimi eshte nje proces qe vjen pas perceptimit, pas imagjinates, psa kujtimit. Pra ne fillim ndodh perceptimi i nje objekti, me pas kryhet instalimi i tij ne imagjinate, gje qe eshte nje proces qe ku objekti perceptohet si imazh edhe pasi nuk e ke perballe. Ne nje shkalle me lart kemi procesin e kujteses e cila therret te gjitha informacionet e mundshme qe mendja jone ruan per objekte te ketij lloji, dhe me pas ne mendojme rreth tij, gje qe perben nje proces me te komplikuar se tre te paret qe jane me te drejteperdrejte dhe intuitive. Me mendimin futet edhe vetedija apo vullneti yne ne te menduarit e ketij objekti, dhe procesi i te menduarit i lidh apo me mire i shfrytezon te treja proceset e tjera. Tani se ku fillon e futet domosdoshmerisht nevoja per fjalen ketu une e kam pak te veshtire t'a them, ky zberthim gjithsesi mbetet disi subjektiv. eshte nje menyre per te kuptuar procesin e te menduarit. Pikerisht prandaj une theksoj se nuk mund te veash as njerin as tjetrin te pare.

Gjithsesi arsyetimi im qendron ne kete forme.a.   perderisa mendimi eshte nje proces me i komplikuar i cili qendron i renditur i katerti ne nje shkalle te proceseve mendore, pas perceptimit, imazhit dhe kujteses.b.   Zakonisht proceset e komplikuara mendore i trajtojne gjerat ne menyre abstrakte gje qe sjell domosdoshmerisht perdorimin e simboleve, ku gjuha eshte ajo qe e fikson ne mendje konceptin e abstraguar duke i dhen forme atij. (po keshtu therritja e kujteses p.sh. operon me simbole dhe gjuha eshte pergjithesisht forma kryesore qe sherben per therritjen e kujteses).

Page 6: Aforizma për mendimin dhe fjalën

Konkluzioni: mendimi si proces i komplikuar i aktivitetit mendor duhet te shfrytezoje domosdoshmerisht gjuhen si sistem simbolesh qe mundeson perdorimin e formave te objekteve te abstraguar nga gjendja ne natyre.

Pra ideja eshte qe proceset e mendjes te paveshura me fjale jane mjaft primitive dhe te thjeshta, sic eshte pereptimi. Kur te arrihet deri tek mendimi, ka kaluar nje sere etapash ku domosdoshmerisht duhet te jete futur ne funksionim gjuha.

Mendimi eshte teper me i shpejte, me i larmishem, etj etj. Mund te duket absurde, por nuk eshte ashtu. Kini parasysh nej fakt te thjeshte; truri i njeriut nuk ben KURRE prehje, as ne gjume, kurse goja flet vetem nje pjese te dites 

Plus qe ka shume raste qe ne nuk gjejme dot fjalet e duhura per te shprehur nje mendim apo emocion te caktuar, nderkohe qe ne jemi te sigurt qe ato jane 'brenda' nesh te themi, po ne vec nuk i nxjerrim dot me fjale 100%.

Apo p.sh. konsidero p.sh. kur ti perjeton nje perendim djelli te magjishem (apo dicka te ngjashme); e ke shume te veshtire ta pershkruarsh me fjale, por ama kur e lexon pershkrimin e nje shkrimtari ti jo vetem qe e kupton shume mire, por e vlerson ate.

Dhe nga ana 'mekanike' e procesit, qendra e te folurit ne tru, qe supozohet te jete nje zone nga ku rrjedhin impulset nervore qe komandojne gojen te flasi, eshte vec nje fragment i trurit, dhe nuk eshte ne lobin frontal, qe supozohet te jete pjesa e trurit qe meret me se shumti me mendimet abstrakte, dhe gjithashtu 'inteligjencen njerezore' te themi ne pergjithesi, apo sic thuhet ne anglisht 'higher functions' (funksionet superiore).