274
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 881/1 14.11.2007 Kërkues: Bujar Dosti Uran Dragoni kundër Agjensia Kombetare e Privatizimit..........................7 1241 (00-2007-1406) 01.11.2007........Genci Stafa ne mungese kundër Drejtoria e Policise Elektrike Tirane......................9 1242 (00-2007-1467) 01.11.2007......Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Korçe ne mungese kundër Fatmir Belortaja ne mungese, Pajtim Belortaja ne mungese, Yrmet Belortaja ne mungese, Fitnet Belortaja ne mungese 13 1243 (00-2007-1472) 01.11.2007.......Luan Stringa ne mungese kundër K.K.K.Pronave prane Bashkise Elbasan ne mungese..........16 1244 (00-2007-1401) 01.11.2007.......Stamato Rrapo ne mungese, Ilir Rrapo ne mungese kundër Zaho Bejleri ne mungese........20 1245 (00-2007-1582) 01.11.2007.......Nikolin Dedvukaj kundër Pashko Gjekaj, Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Malesia e Madhe ne mungese...........................23 1246 (00-2007-1407) 01.11.2007...........Ermira Toca kundër Banka e Shqiperise Tirane 29 1250 (00-2007-1441) 05.11.2007.......Llukan Kanakci, Edmond Kanakci kundër Adriola Kanakci, Orlando Kanakci, Rejdi Kanakci 32 1

REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PËRMBAJTJAÇështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

881/1 14.11.2007 Kërkues: Bujar Dosti Uran Dragoni kundër Agjensia Kombetare ePrivatizimit..........................................................................7

1241 (00-2007-1406) 01.11.2007 Genci Stafa ne mungese kundër Drejtoria e Policise Elektrike Tirane..................................................................9

1242 (00-2007-1467) 01.11.2007 Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Korçe ne mungese kundër Fatmir Belortaja ne mungese, Pajtim Belortaja ne mungese, Yrmet Belortaja ne mungese, Fitnet Belortaja ne mungese.........................13

1243 (00-2007-1472) 01.11.2007 Luan Stringa ne mungese kundër K.K.K.Pronave prane Bashkise Elbasan ne mungese..........................................16

1244 (00-2007-1401) 01.11.2007 Stamato Rrapo ne mungese, Ilir Rrapo ne mungese kundër Zaho Bejleri ne mungese......................................20

1245 (00-2007-1582) 01.11.2007 Nikolin Dedvukaj kundër Pashko Gjekaj, Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Malesia e Madhene mungese.......................................................................23

1246 (00-2007-1407) 01.11.2007 Ermira Toca kundër Banka e Shqiperise Tirane...............291250 (00-2007-1441) 05.11.2007 Llukan Kanakci, Edmond Kanakci kundër

Adriola Kanakci, Orlando Kanakci, Rejdi Kanakci32

1251 (00-2007-1420) 06.11.2007 Gjergji Kreste në mungesë kundër Vangjo Kreste, Juliana Kreste, Joni Kreste, Zyra e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec në mungesë................37

1252 (00-2007-1419) 06.11.2007 Melpo Kuçi, në mungesë kundër Llambro Milo...............431253 (00-2007-1398) 06.11.2007 Fran Zefi, Nderim Muçaj, në mungesë kundër Zyra e

Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Lezhe në mungesë.......................................................................48

1254 (00-2007-1553) 06.11.2007 Sheriat Ymeri, Orjeta Ymeri, Mirlinda Ymeri, në mungesë kundër Rasim Ymeri, Edmond Ymeri, Shpresa Ymeri, Majlinda Ymeri, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Tirane në mungesë.....................50

1255 (00-2007-1554) 06.11.2007 Ismet Kabeta kundër Dega e Tatim Taksave Puke në mungesë.......................................................................54

1256 (00-2007-1409) 08.11.2007 Agim Beshiri, Makbule Reso kundër Shyqyri Dakoli, Qemal Dakoli, Jakup Dakoli, Mehdi Dakoli, Esad Dakoli,Enverije Duma, Shaze Zeqa, Artur Dakoli, Dizi Dakoli,Shpetim Dakoli, Mukades Dakoli, Çezar Dakoli, Shpresa Dakoli, Albana Baholli, Spartak Dakoli, Neritan Dakoli, Gjyliana Dakoli, Gentiana Dakoli, Edlir Dakoli ne mungese, Agjensia e Kthimit dhe

1

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kompensimit te Pronave - Qarku Durres ne mungese..........57

1257 (00-2007-1585) 08.11.2007 Ndue Bushkola ne mungese, Gjon Bushkola ne mungese kundër Z.R.P.P. Kurbin, Mehmet Allushi, Rasim Allushi, Shkurte Allushi, Agron Allushi, ne mungese.......................................................................62

1258 (00-2007-1402) 08.11.2007 “Klenda” shpk kundër Sahibe Qorri, Skender Qorri, Dashamir Qorri, Haxhire Qorri, Merita Qorri..................67

1259 (00-2007-1403) 08.11.2007 Feti Kapllanaj ne mungese, Nexhip Kapllanaj ne mungese kundër Veiz Xhafaj ne mungese...................71

1260 (00-2007-1460) 08.11.2007 Ramazan (Zan) Kasmi ne mungese kundër Komisariati i Policise Kurbin, Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe ne mungese.......................................................................73

1261 (00-2007-1571) 08.11.2007 Kadri Dauti, Bilal Maldi, Dritan Muka, Ymer Zeneli, Vait Dorezi, Muhamet Saliko, Ardian Lifo, Enver Rama,Artan Lika, Roland Meta, Dritan Gjata, Fiqiret Shllaku,Bledi Pllaceri, Emin Celami, Alketa Ribaj, Altin Xhepa,Laurent Senja, Everest Lloci, Aleksander Cipuri,Algin Corbaxhi, Kristo Adhami, Julian Kosllari, Ilir Spahi, Elton Fasho, Kastriot Cullhak, Ilir Boduri,Klodian Gjergji, Gentian Ruko, Arian Roshi,Arben Xharo, Artan Aga, Fatmir Gjergji, Alban Ziso, Donald Ndreja, Adriatik Cenaj kundërMinistria e Mbrojtjes........................................................77

1290 (00-2007-1438) 20.11.2007 Beqir Ago kundër Drejtoria e Kujdesit Paresor Durres........831291 (00-2007-1439) 20.11.2007 Drejtoria e Pergjithshme e Doganave kundër

Komisioni i Sherbimit Civil ne mungese..........................861292 (00-2007-1442) 20.11.2007 Teki Çabej kundër Asllan Çabej në mungesë,

Bujar Çabej në mungesë...................................................891293 (00-2007-1443) 20.11.2007 Enver Veseli në mungesë kundër

Shoqëria “Kurti” shpk në mungesë...................................961294 (00-2007-1468) 20.11.2007 Edmond Bedini ne mungese kundër Eduard Bedini,

Edlida Bedini ne mungese, Nonole Bedini ne mungese, Mimoza Bedini ne mungese............................................100

1318 21.11.2007 Vefa" shpk ne administrim Tirane kundër Albert Xhani, Rudina Xhani Tirane................................103

1319 21.11.2007 Administratoret e Shoqerise “Vefa” ne administrim kundër Albert Xhani, Rudina Xhani...............................108

1320 (00-2007-1549) 21.11.2007 Kërkues: Agim Sulce, Adriatik Kallulli, Kujtim Sheshi, Zihni Cukalla, Astrit Shabani, Rakip Balla, Thoma Beci, Dine Abazi, Lutfi Peci, Ali Kaza, Astrit Nano, Agim Balla, Luan Daulle, Kristul Beci kundër Bashkia Tirane................................................................113

1329 (00-2007-1440) 22.11.2007 Ali Mujo kundër Keshilli i Rregullimit te Territorit te

2

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Republikes se Shqiperise, Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Policia e Ndertimit Dega Durres....................................................................118

1330 (00-2007-1518) 22.11.2007 Drejtoria e Pergjithshme e Doganave kundër Komisioni i Sherbimit Civil ne mungese........................122

1331 (00-2007-1550) 22.11.2007 Altin Qato kundër Ministria e Rendit Publik Tirane............1251332 (00-2007-1583) 22.11.2007 Izedin Çaushi ne mungese kundër Ahmet Çaushi,

Ruzhdi Çaushi, Xhehat Çaushi, Fatmira Çaushi, Besim Halili, Et’hem Rama, ne mungese.......................129

1333 (00-2007-1572) 22.11.2007 Nimete Meça kundër Mehmet Spahiu............................1331334 (00-2007-1619) 22.11.2007 Shpresa Shehi kundër Shoqeria e Sigurimeve

″Sigal″ sha ne mungese...................................................1371362 (00-2007-1578) 27.11.2007 Qemal Doda kundër Agjensia Kombetare e

Privatizimit Dega Tirane.................................................1421363 (00-2007-1610) 17.11.2007 Asllan Milla kundër Qemal Milla...................................145

Çështje Penale

104 09.11.2007 Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane Kundër: Personit nen hetim Bashkim Kamberi..............149

105 09.11.2007 Kërkues: Nikolin Jaka.....................................................152121 23.11.2007 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së shkallës së parë

Tiranë Kundër: Dritan Sula, i padenuar.....................................155

730 09.11.2007 I pandehur: Hasan Kujtim Hyska....................................157731 21.11.2007 Të pandehur: Sokol Kellezi............................................163732 21.11.2007 Të pandehur: Nasip Ahmeti, Arben Abazi,

Violeta Kraja...................................................................167734 21.11.2007 I pandehur: Ymer Bakaj..................................................172

3

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

4

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

ÇËSHTJE CIVILE

5

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

6

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.2067 i Regj. ThemeltarNr.881/1 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetarePerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareFatos Lulo Anetar

ne dhome keshillimi, me daten 14.11.2007 shqyrtoi kerkesen e meposhtme:

KËRKUES: BUJAR DOSTI

OBJEKTI:Sqarim dhe interpretim te vendimit civil nr.881, date 05.07.2006 te Kolegjit Civil.

Baza Ligjore: Neni 314 i K.Pr.Civile.

PADITËS: URAN DRAGONITË PADITUR: AGJENSIA KOMBETARE E PRIVATIZIMIT

OBJEKTI:Konstatim i pavlefshem i shitjes ne ankand te objekteve te ndertuara mbi truallin tim.Baza Ligjore: Neni 294, 92 i Kodit Civil.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.881, date 05.07.2006, ne ceshtjen civile qe u perket: Paditës: Uran Dragoni e të Paditur: Agjensia Kombetare e Privatizimit

Ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.1419, date 03.12.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

vendimit nr.558, date 03.03.2000 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe pranimin e padise, duke konstatuar pavlefshmerine e shitjes ne ankand te objektit ne favor te te paditurit, kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme dhe detyrimin e A.K.P. te respektoje te drejten e parablerjes te ish pronarit te truallit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË pasi studioi kerkesen e te paditurit Bujar Dosti, e pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

7

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

V Ë R E NPala e paditur Bujar Dosti me kerkesen date 11.10.2007 drejtuar kesaj gjykate ka

kerkuar sqarimin dhe interpretimin e vendimit nr.881, date 05.07.2006 te Kolegjit Civil.Ne pjesen urdheruese te ketij vendimi, me te cilin eshte vendosur pranimi i padise

duke konstatuar pavlefshmerine e shitjes ne ankand te objektit ne favor te te paditurit e kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme, nuk permendet shprehimisht qe eshte fjala per kontraten e shitjes nr.5682 Rep. nr.1588 Kol., date 20.09.1999, por nga permbajtja e vendimit rezulton qe eshte kjo kontrata e lidhur ne perfundim te ankandit qe ka shpallur fitues te paditurin Bujar Dosti.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ne vendimin e tij qe urdheron konstatimin e pavlefshmerise se shitjes se objektit dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme ka parasysh pavlefshmerine e kontrates nr.5682 Rep., 1588 Kol., date 03.09.1999 te lidhur ndermjet perfaqesuesve te A.K.P. e te Uzines Mekanike te Gjeologjise dhe Bujar Dostit. Kjo del qarte ne pjesen arsyetuese te vendimit te Kolegjit Civil.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 314 te K.Pr.Civile,

V E N D O S ITe sqaroje e interpretoje permbajtjen e vendimit nr.881, date 05.07.2006 te Kolegjit

Civil te Gjykates se Larte, duke percaktuar se ne pjesen urdheruese te ketij vendimi behet fjale per pavlefshmerine e kontrates nr.5682 Rep., 1588 Kol., date 23.09.1999 lidhur midis A.K.P. e Uzines Mekanike te Gjeologjise, si pale shitese dhe Bujar Dosti, si pale blerese dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.

Tirane, me 14.11.2007

8

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11241-00568-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-1406 i Vendimit (1241)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesShpresa Beçaj AnetareArdian Dvorani AnetarFatos Lulo AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 01.11.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket paleve:

PADITËS: GENCI STAFA, ne mungese.E PADITUR: DREJTORIA E POLICISE ELEKTRIKE

TIRANE, perfaqesuar nga juristet Agim Ismaili e Elis Medaj.

OBJEKTI I PADISË:Kthim ne vendin e punes

dhe pagimin e pages si demshperblim. Baza Ligjore: Nenet 7, 144 e 146 te Kodit te Punes.

Gjykata e shkallës së parë Tirane, me vendimin nr.1175, datë 03.03.2005 ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.127, datë 02.02.2006 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.1175, date 03.03.2005 te Gjykatës së shkallës së parë Tirane dhe detyrimin e anes se paditur t’i paguaje paditesit nje demshperblim me pagen e nje viti dhe dy muaj page per afatin e njoftimit.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs pala e paditur, Drejtoria e Policise Elektrike Tirane, e cila kërkon prishjen e tij, duke parashtruar këto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit nuk bazohet ne provat e paraqitura ne gjykim, me te cilat u provuan shkeljet ne vijimesi te paditesit.

9

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; perfaqesuesin e pales se paditur,

juristin Agim Ismaili, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NShkaqet e pretenduara ne rekursin e paraqitur nga pala e paditur Drejtoria e Policise

Elektrike Tirane kunder vendimit nr.127, date 02.02.2006 te Gjykates se Apelit Tirane, qe e ka detyuar t’i paguaje paditesit pagen e nje viti dhe 2 muaj per afatin e njoftimit, jane te bazuara pjeserisht e konkretisht vetem per pjesen qe lidhet me afatin e njoftimit. Per kete pjese ligji eshte zbatuar gabim dhe vendimi i gjykates duhet te ndryshohet dhe te vendoset rrezimi i padise ndersa per pjesen tjeter vendimi konsiderohet i drejte e duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesi Genci Stafa ka punuar prane pales se paditur qe prej muajit janar te vitit 2002. Me shkresen nr.1266/2, date 03.08.2004 pala e paditur ka urdheruar shkarkimin e tij nga detyra e specialist-inspektorit te Deges se Policise Elektrike te qarkut Tirane dhe lirimin nga sherbimi ne Policine Elektrike. Motivacioni per kete mase ka qene “per thyerje te perseritur te disiplines ne pune e mangesi te theksuara ne kontrollin e subjekteve perdorues te energjise elektrike”. Ne kete shkrese eshte specifikuar gjithashtu se marredheniet e detyres nderpriten ne daten 03.09.2004, ndersa ato financiare ne daten 03.11.2004.

Paditesi e ka kundershtuar largimin nga puna, duke e cilesuar si te bere pa shkaqe te arsyeshme dhe ka kerkuar qe gjykata, nepermjet konstatimit te ketij fakti, te zgjidhe pasojat financiare.

Perfundimi i arritur nga gjykata e rrethit mbas administrimit ne seance gjyqesore te provave te paraqitura nga palet ka qene se vendimi i marre nga pala e paditur per largimin nga detyra te paditesit eshte i drejte e i bazuar ne ligj. Sipas saj paditesi ka patur ne vijimesi thyerje te disiplines ne pune, gje qe ka bere qe pala paditese te marre disa here masa disiplinore. Masa e fundit e marre ne ngarkim te tij eshte ajo e dates 24.05.2004 “gjobe ne masen e 5 pagave mujore”, e cila nuk eshte shuar ne kohen qe eshte marre masa e largimit. Edhe mangesite ne kryerjen e detyres sipas gjykates jane vertetuar me dokumentacionin qe i perket datave 19-21 gusht 2004, kur paditesi, i ngarkuar me detyren e kryetarit te grupit te kontrollit, nuk ka realizuar asnje nga treguesit e punes. Lidhur me afatin e njoftimit gjykata ka konstatuar se ai eshte zbatuar, pasi per respektimin e tij eshte vendosur qe marredheniet financiare te nderpriten mbas dy muajve e pikerisht ne muajin nentor 2004. Per sa me siper, padia e paditesit Genci eshte rrezuar si e pambeshtetur ne ligj e ne prova.

Ndersa gjykata e pelit i ka interpretuar ne menyre te ndryshme nga gjykata e rrethit provat e paraqitura nga secila prej paleve. Ajo ka arritur ne perfundimin se pala e paditur nuk arriti te provoje se e ka larguar paditesin per shkaqe te perligjura. Sipas gjykates shkeljet e kryera nga paditesi ne vijimesi nuk mund te perdoreshin si shkak per largimin e tij nga puna, ne kohen kur per to jane marre ndaj tij masa te meparshme disiplinore. Lidhur me mosrealizimin e detyrave te ngarkuara, gjykata arsyeton se pala e paditur nuk mundi te vertetoje kete fakt, sepse provat e paraqitura prej vete asaj flasin per te kunderten. Per sa me siper ajo ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit dhe e ka detyruar palen e paditur ta shperbleje ne masen e pages se nje viti dhe 2 muaj per afatin e njoftimit.

10

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne konkluzionin se vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe i bazuar ne pjesen qe e detyron te paditurin te demshperbleje paditesin per nje vit dhe per kete pjese ai duhet lene ne fuqi, ndersa lidhur me shperblimin 2 muaj per afatin e njoftimit vendimi duhet te ndryshohet dhe te vendoset rrezimi i padise.

Ne kundershtim me çfare pala e paditur ka pretenduar gjate gjykimit, si dhe ne rekursin e paraqitur para kesaj gjykate, nuk ka rezultuar e provuar thyerja e perseritur e disiplines ne pune nga paditesi. Eshte e vertete se ne dosje gjenden dokumenta qe vertetojne se ne vitin 2003 paditesit i eshte dhene nje mase disiplinore, qe konform me legjislacionin ne fuqi rezulton e shuar, ndersa ne 24.05.2004 i eshte dhene masa e gjobitjes me pagen e 5 diteve. Po keshtu rezultojne te administruar raporte, vleresime pune ne vite dhe propozime te eproreve direkt te paditesit per marrjen e masave disiplinore, por qe kane mbetur vetem ne kete kuader. Keto padrejtesisht jane perdorur nga gjykata per te justifikuar thyerjen e perseritur te disiplines ne pune nga paditesi, apo dhe moskryerjen nga ana e tij te detyres. Ato do te mund te sherbenin si te tilla vetem nese do te rezultonte qe pala e paditur te ishte iniciuar per largimin e paditesit nga puna nga nje thyerje disiplinore e re, e pa marre ne shqyrtim me pare dhe per te cilen sigurisht te mos ishte marre me pare ndonje mase disiplinore. Nga gjithe materialet e administruara nuk ka rezultuar qe paditesi ne momentin e largimit te kete kryer nje shkelje disiplinore, e cila ne kushtet e masave te meparshme disiplinore do te cilesohej si thyerje e perseritur e disiplines. Nuk rezulton pra qe prej dates 24 maj 2004, kur eshte marre masa e fundit disiplinore, deri ne daten 03.08.2004 kur eshte marre vendimi i largimit, paditesi te kete shkelur disiplinen ne pune. Ne keto rrethana me te drejte gjykata e apelit konkludon se nuk mund te kete dy gjykime per te njejten shkelje e per rrjedhoje edhe dy masa te ndryshme disiplinore.

Pala e paditur pretendon se ne disa data (19-21 gusht 2004) paditesi nuk ka kryer detyren e ngarkuar si kryetar i grupit te kontrollit, duke mos realizuar asnje nga treguesit e punes. Ne fakt keto data i perkasin periudhes pasi nga pala e paditur ishte marre vendimi per ta larguar paditesin (vendimi mban daten 3 gusht 2004). Edhe pse paditesi ne keto data ishte ende ne marredhenie pune, perderisa vendimi ishte marre, kuptohet qe shkeljet duhet te kene ekzistuar ne nje kohe te meparshme dhe shkeljet e mevonshme vetem sa do ta perforconin, por nuk mund te sherbenin kurre si justifikim per masen disiplinore.

Ne keto rrethana, me te drejte gjykata e apelit ka arritur ne perfundimin se largimi i paditesit nga detyra eshte pa shkaqe te arsyeshme dhe po per te njejten arsye me te drejte ka detyruar palen e paditur qe, konform nenit 155 te K.Punes, ta demshperbleje me pagen e nje viti.

Por kjo gjykate ka gabuar lidhur me perfunimin e arritur per mosrespektim nga pala e paditur te afatit te njoftimit. Eshte vertetuar gjate gjykimeve se pala e paditur ka patur vete parasysh ta demshperbleje paditesin per afatin e njoftimit dhe kjo gje rezulton edhe nga vendimi i largimit nga puna sipas te cilit marredheniet financiare nderpriten ne daten 03.11.2004, pra dy muaj me vone se marredheniet e punes. Ne keto rrethana gjykata nuk mund ta detyronte palen e paditur perseri per keto dy muaj.

11

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/”a” dhe “d” te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.127, date 02.02.2006 te Gjykates se Apelit Tirane lidhur

me detyrimin e pales se paditur per ta shperblyer paditesin me pagen e nje viti. Ndryshimin e vendimit te mesiperm lidhur me shperblimin 2 mujor per afatin e

njoftimit, duke rrezuar padine per kete pjese.

Tirane, me 01.11.2007

12

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11122-00857-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1467 i Vendimit (1242)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo AnetarArdian Dvorani AnetarShpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 01.11.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket:

PADITËS: ZYRA E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME KORÇE, ne mungese

TË PADITUR: FATMIR BELORTAJA, ne mungesePAJTIM BELORTAJA, ne mungeseYRMET BELORTAJA, ne mungeseFITNET BELORTAJA, ne mungese

PERSONA TË TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT KORÇE, ne mungeseGEZIM SKENDERASISANIJE SKENDERASISHPETIM SKENDERASIEDMOND SKENDERASIALFRED SKENDERASIMUHAREM SKENDERASISPIRO QERAMIXHI

VANGJUSH QERAMIXHITOMI QERAMIXHIMYNEVER BAKLLAMAJA

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim veprime permbarimore.

Pavlefshmeri titulli ekzekutiv.Baza Ligjore: Neni 609 i K.Pr.Civile.

13

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Korçe, me vendim nr.2104, date 04.11.2005, ka vendosur:Rrezimin e kerkesepadise se paditesit Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Korçe, te paditur Fatmir Belortaja, etj., persona te trete Zyra e Permbarimit Korçe, Gezim Skenderasi etj., me objekt pavlefshmeri titulli. Heqjen e mases se sigurimi te padise per pezullimin e vendimit nr.3047, date 07.12.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe, marre me vendim te ndermjetem te kesaj gjykate date 01.09.2005.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendim nr.31, date 03.02.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.2104, date 04.11.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe.Pranimin e padise, duke deklaruar te pavlefshem titullin ekzekutiv te nxjerre ne zbatim te vendimit nr.3047, date 07.12.2004 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korçe.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs Fatmir Belortaja, Pajtim Belortaja, Yrmet Belortaja dhe Fitnet Belortaja, te cilet kerkojne prishjen e vendimit te gjykates se apelit Korçe dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Korçe, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Ne rastin konkret padia e pales paditese eshte padi e paligjshme, pasi nuk ka asnje rrethane te dale pas dhenies se vendimit, i cili eshte depozituar prane pales paditese menjehere sa ai ka marre forme te prere per regjistrimin e saj.

- 2. Pala paditese ne gjykimin e themelit ka qene dakort me dhenien e vendimit dhe se nuk ka bere apel ndaj tij kur ka patur dhe perfaqesues ne gjykim.

- 3. Nuk eshte e vertete qe kjo siperfaqe eshte prone shteterore, por transkriptimet per te nuk jane bere aktualisht nga Z.R.P.Paluajtshme, pasi ajo eshte prone e kthyer me vendim te K.K.K.Pronave.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; ne mungese te paleve ndergjyqese

dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe kerkese-padine objekt i shqyrtimit gjyqesor pala paditese, Zyra e Rregjistrimit te

Pasurive te Paluajtshme Korçe ka kerkuar pavlefshmerine e titullit ekzekutiv te nxjerre ne zbatim te vendimit nr.3047, date 07.12.2004 te Gjykates se rrethit gjyqesor Korçe, ne dispozitivin e te cilit eshte vendosur “detyrimi i personit te trete Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Korçe te bente rregjistrimin e siperfaqes prej 120 m2 te ndodhur ne Korçe sipas kufizimeve perkatese ne emer te Fatmir, Pajtim, Yrmet dhe Fitnet Belortaja.

Ne shpjegimet e tij para gjykates, ne lidhje me pavlefshmerine e titullit ekzekutiv, perfaqesuesi me autorizim i pales paditese ka pretenduar se, siperfaqja prej 120 m2 eshte pasuri shteterore dhe se ndodhet jashte siperfaqes prej 5000 m2 te kthyer me vendim te K.K.K.Pronave familjes Belortaja.

Perfaqesuesi ligjor i pales se paditur ne shpjegimet e tij te dhena para gjykates ne formen e prapsimeve, ka kundershtuar padine e ngritur nga pala paditese duke pretenduar se

14

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

ne rastin konkret nuk ndodhemi para kritereve te percaktuara ne nenin 609/2 te K.Pr.Civile, dispozite e cila ka sherbyer si baze ligjore ku pala paditese ka mbeshtetur pretendimet e saj.

Gjykata e rrethit gjyqesor Korçe ne vendimin nr.2104, date 04.11.2005 ka vendosur rrezimin e kerkese-padise.

Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr.31, date 03.02.2006 ka ndryshuar vendimin e mesiperm te gjykates se faktit dhe ka vendosur pranimin e padise se Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Korçe, duke deklaruar te pavlefshem titullin ekzekutiv te nxjerre ne zbatim te vendimit nr.3047, date 07.12.2004 te Gjykates se rrethit gjyqesor Korçe.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, si shqyrtoi te dhenat e akteve ne dosjen gjyqesore, çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Korçe eshte marre ne kundershtim me ligjin e per kete shkak ai duhet prishur dhe vendimi i Gjykates se shkalles se pare Korçe duhet te lihet ne fuqi.

Gjykata e Apelit Korçe ka gjykuar vetem mbi aktet e provat e mbledhura nga Gjykata e shkalles se pare Korçe. Ne vendimin e saj gjykata e apelit nuk ka argumentuar bindesisht perse vendimi i gjykates se shkalles se pare duhet te ndryshohet. Ajo merr te mirqena pretendimet e Z.R.P.Paluajtshme Korçe se fakti i ngjare pas dhenies se vendimit eshte mosqenia e siperfaqes se pretenduar prone e te paditurve. Gjykata e apelit ne vendimin e arsyetuar prej saj nuk i referohet asnje fakti te ri te ngjare pas dhenies se vendimit. Kjo gjykate nuk ben nje analize te kundert te provave me ate te bera nga gjykata e shkalles se pare.

Sipas nenit 609/2 i K.Pr.Civile, kur titulli ekzekutiv eshte nje vendim i gjykates se formes se prere, shkaqet per te cilat goditet ky titull, duhet te kene ndodhur pas dhenies se vendimit.

Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe shqyrtimi i çeshtjes nga dy gjykatat ne rastin objekt gjykimi, nuk eshte provuar te kete ndodhur asnje fakt pas vendimit nr.3047, date 07.12.2004. Te gjitha faktet e vena ne themel te vendimit gjyqesor te mesiperm kane qene te ditura nga pala paditese Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Korçe, e cila rezulton te kete qene pale ndergjyqese ne gjykimin e themelit ku ka patur perfaqesuesit e saj prezent.

Provat shkresore si, vertetimi date 14.05.2004 i leshuar nga Z.R.P.Paluajtshme Korçe, akti i ekspertimit teknik i shtatorit 2004 dhe skica bashkangjitur, vertetimi hipotekor date 07.08.2002, akti noterial i pjestimit vullnetar nr.2127 rep., 518 kol., date 14.08.2002 bashkangjitur me skicen, planvendosja e prones e dates 21.08.2004, vendimi i Gjykates se rrethit gjyqesor Korçe, vertetojne se siperfaqja prej 120 m2 eshte truall i lire dhe perfshihet brenda siperfaqes prej 5000 m2, kjo pronesi u eshte njohur me vendimin gjyqesor te paditurve Belortaja dhe qe te gjitha keto fakte kane qene te ditura prej pales paditese Z.R.P.Paluajtshme Korçe. Nisur nga keto rrethana me te drejte ka konkluduar Gjykata e shkalles se pare Korçe per rrezimin e kerkese-padise se pales paditese.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/”b” te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.31, date 03.02.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe lenien ne

fuqi te vendimit nr.2104, date 04.11.2005 te Gjykates se shkalles se pare Korçe.

Tirane, me 01.11.2007

15

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11111-00794-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1472 i Vendimit (1243)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo AnetarArdian Dvorani AnetarShpresa Beçaj Anetare

Ne seancen gjyqesore te dates 01.11.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket:

PADITËS: LUAN STRINGA, ne mungeseI PADITUR: K.K.K. PRONAVE PRANE BASHKISE

ELBASAN, ne mungesePERSONI I TRETË: VASIL BËRDUFI, FERIT TALA,

EMIN SHANI, HALIT BAHITI TRASHEGIMTARET E HAXHI BAHITIT,

SABRIE BAHITI, JALLDYZ BAHITI, ALFIER BAHITI, AFERDITA BAHITI, ALBI BAHITI, HILDA BAHITI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit te K.K.K.P. nr.284/2, date 17.03.1995,

nr.284/4, date 12.07.1996, prane Bashkise Elbasan.Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993

"Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish Pronareve”, V.K.Ministrave nr.3, date 21.06.1993.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.1381, date 23.11.2001 ka vendosur:

Pushimin e gjykimit persa i perket objektit te padise ne lidhje me kundershtimin e vendimit persa i perket kerkimit te truallit te ndodhur midis ish magazinave te NTPN.Ndryshimin e vendimit nr.284/4, date 12.07.1996 te K.K.K.P., ne piken 2 te dispozitivit te tij te shtohet paragrafi me kete permbajtje:Trashegimtareve te Xhemile Stringa u kthehet ne pronesi siperfaqja 369 m2 te zene me oborr e banese pa leje nga Vasil Berdufi, me kufizimet perkatese.

16

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Ne piken 3 te dispozitivit te vendimit, aty ku thuhet "me siperfaqe 426 m2 te lena nga ndertimet pa leje te familjes Bahiti" behet "me siperfaqe 372 m2 te lena nga familja Bahiti".Ne piken 3 te dispozitivit te ketij vendimi shtohet paragrafi "Trashegimtareve te ish pronares Xhemile Stringa u kthehen ne pronesi: a) Siperfaqja 56 m2 me kufizimet perkatese; b) siperfaqja 194.5 m2 me kufizimet perkatese; c) siperfaqja 8 m2 me kufizimet perkatese; d) siperfaqja 87.5 m2 me kufizimet perkatese; e) siperfaqja 157.5 m2 me kufizimet perkatese.Skica planimetri e hartuar nga ekspertet eshte pjese perberese e vendimit.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.132, date 06.03.2002 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1381, date 23.11.2001 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan.Mospranimin e ankimit te bere nga Halit Bahiti per shkak te heqjes dore nga ankimi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.67, date 15.01.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.132, date 06.03.2002 te Gjykates se Apelit Durres, persa i perket pretendimeve te personit te trete Haxhi Bahiti dhe dergimin e çeshtjes per rishyqrtim per kete pjese ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.118, date 06.03.2006 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.1381, date 23.11.2001 te Gjykates se rrethit Elbasan, persa i perket personit te trete Haxhi Bahiti.

Kunder vendimit te gjykastes se apelit ka bere rekurs Sabrie Bahiti, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim, duke parashtruar sa me poshte:

- Konkluzionet e ekspertimit te bere nga gjykata e apelit nuk jane marre ne konsiderate dhe nuk u materializuan ne vendim, duke e lene konfliktin te pa zgjidhur, ashtu siç e kishte lene gjykata e rrethit, duke mos e zgjidhur çeshtjen e pronesise se Haxhi Bahitit.

- Gjykata ne vendimin e saj nuk eshte shprehur per detyrat e lena nga Gjykata e Larte, duke mos zgjidhur si siperfaqen qe i takon personit te trete Haxhi Bahiti dhe as per rrugen e kalimit, si rruge e vetme e kalimit per tek banesa.

- Vendimi i gjykates se apelit eshte nje vendim i pa ekzekutueshem, pasi ajo nuk ka zgjidhur çeshtjen ne tereresi.

- Vendimi i gjykates eshte i pa argumentuar per te mbeshtetur apo rrezuar pretendimet e paleve ne gjykim.

- Arsyetimi i gjykates se personi i trete duhet te paraqiste kunder padi ne kete gjykim eshte i gabuar, pasi nuk ka patur ndonje praktike qe personi i trete te ngreje kunderpadi.

- Kerkojme prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim.

17

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; ne mungese te paleve ndergjyqese

dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe vendimet e K.K.K.Pronave prane Bashkise Elbasan nr.284/2, date 17.03.1995 dhe

nr.284/4, date 12.07.1996, u jane kthyer trashegimtareve te Xhemile Stringa si troje te lira siperfaqet prej 1836 m2 + 420 m2 + 426 m2 + 80 m2 te ndodhura ne lagjen "Çlirimi" Elbasan.

Paditesi me cilesine e njerit prej trashegimtareve te trashegimleneses Xhemile ka kundershtuar vendimet e mesiperme ne rruge gjyqesore, me pretendimin se siperfaqja e lire qe i eshte kthyer nga Komisioni i Kthimit e Kompensimit te Pronave eshte me e madhe, pasi eshte zene nga ndertimet e personave te trete.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan me vendimin nr.1381, date 23.11.2001 ka vendosur:

"Pushimin e gjykimit persa i perket objektit te padise ne lidhje me kundeshtimin e vendimit 284/2, date 17.03.1995 dhe 284/4, date 12.07.1996, persa i perket kerkimit te truallit te ndodhur midis ish-magazinave te N.T.P.N.-se.

Ndryshimin e vendimit nr.284/4, date 12.07.1996 te K.K.K.Pronave prane Bashkise Elbasan si me poshte:

Ne piken 2 te dispozitivit te vendimit shtohet paragrafi me permbajtje:Trashegimtareve te Xhemile Stringa u kthehet ne pronesi siperfaqja prej 369 m2 zene

me oborr e banese (pa leje) nga Vasil Berdufi, me kufizimet: V-rruge; P - rruge e magazinat 2kt; P - vete i zoti; J - 4 m mbi siperfaqen veriore te objektit 1 kt (zdrukthtari).

Ne piken 3 te dispozitivit te vendimit, aty ku thuhet “me siperfaqe 426 m2 te zena nga ndertimet pa leje te familjes Bahiti” behet “me siperfaqe 372 m2 te zena nga familja Bahiti”.

Ne piken 3 te dispozitivit te ketij vendimi shtohet paragrafi "Trashegimtareve te ish-pronares Xhemile Stringa u kthehen ne pronesi:

a) Siperfaqja 56 m2 me kufizimet: V - banesa e Halit Bahitit ne vije te drejte me truallin 80 m2; J - vete i zoti; L - 2,5 m dhe 1 m larg baneses se Haxhi Bahitit; P - vete i zoti (trualli me siperfaqe 80 m2)

b) Siperfaqja 194.5 m2 zene nga oborri dhe banesa pa leje e Alfier Bahitit me kufizime: V - kopshti i Risto Shanit; J - vete i zoti; L - vete i zoti; P - banesa e oborri i Haxhi e Halit Bahitit.

c) Siperfaqja 8 m2 me kufizimet: V - 3 m nga faqja jugore e baneses se Halit Bahitit; J - trualli i te zotit; L - 4, 5 m nga faqja perendimore e baneses se H.Bahitit; P - 1,5 m nga faqja e nderteses 1 kt (brenda rrethimit te Teqes Bektashiane).

d) Siperfaqja 87.5 m2 zene nga Emin Shani, me kufizime: V - oborr i Emin Shanit; J - muri i N.T.P.N.-se; L - Riza Buzam; P - rruge.

e) Siperfaqja 157.5 m2 me kufizime: V - Riza Buzani; J - ish prona e familjes Myftiu; L - Gorga; P - objekt 2 kt.

- Skica planimetri e hartuar nga ekspertet eshte pjese perberese e vendimit.- Shpenzimet gjyqesore siç jane bere.- Kunder vendimit lejohet ankim brenda afateve ligjore ne Gjykaten e Apelit Durres

pas kumunikimit te paleve ne mungese”.

18

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.132, date 06.03.2002 ka vendosur:"Lenien ne fuqi te vendimit nr.1381, date 23.11.2001 te Gjykates se shkalles se pare

Elbasan.Mospranimin e ankimit te bere nga Halit Bahiti per shkak te heqjes dore nga ankimi.Gjykata e Larte, me vendimin nr.67, date 15.01.2004 ka vendosur:"Prishjen e vendimit nr.132, date 06.03.2002 te Gjykates se Apelit Durres, persa i

perket pretendimeve te personit te trete Haxhi Bahiti dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim per kete pjese ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka lene detyre qe: "Gjykata te shprehet veças per secilin prej personave te trete Bahiti, duke qene se pronat e tyre jane te ndara sepse ndryshe vendimi per te paditurin Haxhi Bahiti mbetet i pa ekzekutueshem.

- Te marre ne shqyrtim pretendimet e ankimit Haxhi Bahiti dhe t’u jape atyre pergjigje ne baze te vleresimit te provave dhe interpretimit te ligjit.

- Gjykata duhet te shprehet per te paditurin Haxhi Bahiti nese pranohet apo rrezohet padia. Ne rast pranimi te padise gjykata duhet te percaktoje detyrimet konkrete te te paditurit Haxhi Bahiti”.

Gjykata e Apelit Durres, ne rishqyrtimin e çeshtjes me vendimin nr.118, date 06.03.2006 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit civil nr.1381, date 23.11.2001 te Gjykates se rrethit Elbasan, persa i perket personit te trete Haxhi Bahiti, duke mos i marre parasysh pretendimet e ngritura prej tij, duke arsyetuar se “Ne lidhje me siperfaqen funksionale te domosdoshme per shtepite e banimit te te ndjerit Haxhi Bahiti, si dhe siperfaqen qe ze rruga e kalimit per ne shtepi, ankuesi duhet te kerkoje me kunderpadi dhe jo me prapsimet e ngritura ne gjykim”.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se, Gjykata e Apelit Durres ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 493 te K.Pr.Civile. Ne baze te kesaj dispozite, ne rigjykim gjykata duhet t’i permbahet vendimit te Gjykates se Larte dhe te zbatoje me perpikmeri detyrat e lena prej saj.

Ne kete situate, Kolegji Civil çmon prishjen e vendimit nr.118, date 06.03.2006 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim per zgjidhjen e mosmarreveshjes persa i perket pretendimeve te personit te trete Haxhi Bahiti, ashtu sikurse eshte lene detyre nga Gjykata e Larte me vendimin nr.67, date 15.01.2004

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/“c” te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.118, date 06.03.2006 te Gjykates se Apelit Durres dhe

dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 01.11.2007

19

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11115-01001-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-1401 i Vendimit (1244)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A Lamaj KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareFatos Lulo AnetarArdian Dvorani AnetarShpresa Beçaj Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 01.11.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: STAMATO RRAPO, ne mungese ILIR RRAPO, ne mungese E PADITUR : ZAHO BEJLERI, ne mungese

OBJEKTI: Lirim dhe dorezim sendi, pushim cenimi ne pronesi

dhe anullim akti administrativ, ne baze te Neneve 296, 302 te K.C.

dhe nenit 324 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Vlore, me vendimin nr.774, date 25.04.2005 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise, anullimin e aktit administrativ dhe detyrimin e te paditurit te liroje dhe dorezoje siperfaqen prej 120 m2, prone e paditesit.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.157 date 28.03.2006 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.774, date 25.04.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore dhe rrezimin e kerkese padise se paditesit Ilir Rrapo.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:

- Nga gjykata e rrethit nuk i eshte dhene pergjigje kerkimeve te paditesit Ilir dhe KRRT, kete korigjim e ka bere gjykata e apelit.

- Nuk eshte percaktuar ku ndodhet prona e paditesit.- Paditesi Ilir dhe KRRT nuk kane qene prezent dhe vendimi eshte dhene sikur kane

qene prezent.- Kerkon prishjen e vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e

Rrethit Gjyqesor Vlore.

20

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron A.Lamaj; si shqyrtoi dhe bisedoi

ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N Paditesit, ne gezim te se drejtes se pronesise, kane pretenduar se nga ana e paditur

eshte cenuar e drejta e pronesise, pasi i padituri i ka marre nje pjese te prones dhe ka filluar ndertimin mbi te.

I padituri ka pretenduar se ndertimi behet mbi bazen e akteve ligjore te nxjerra nga organi kompetent.

Te drejten e tyre paditesit e bazojne ne padine e rivendikimit dhe te kundershtimit te aktit administrativ.

Gjykatat kane arritur ne perfundimin se pretendimet e paditesit jane te vertetuara dhe kane pranuar kerkese padine e paditesit Rrapo.

Ne rekursin e paraqitur i padituri ka pretenduar se:- Nga gjykata nuk i eshte dhene pergjigje pretendimeve te paditesit Ilir dhe te

paditurit KRRT Himare.Nga gjykata e apelit eshte rrezuar padia e paditesit Ilir Rrapo. Gjykata e shkalles se

pare i ka marre ne analize te gjitha pretendimet e pjesemarresve ne proces, perfshire ketu edhe paditesin Ilir Rrapo dhe te paditurin KRRT Himare. Ajo ka konkluduar se pretendimet e paditesit Ilir Rrapo nuk provohen, pasi ai nuk ka titull pronesie. Persa i perket te paditurit ai eshte thirrur nga gjykata dhe nuk eshte paraqitur, duke detyruar gjykaten te urdheroje gjykimin e çeshtjes ne mungese. Kunder vendimit gjyqesor si te gjykates se rrethit dhe asaj te apelit, nga paditesi Ilir Rrapo nuk eshte ushtruar ankim, d.m.th. rekurs. Pra paditesi Ilir Rrapo eshte terhequr nga gjykimi i çeshtjes qysh ne fillimin e saj. Te dy paditesit jane perfaqesuar ne proces nga i njejti avokat.

Megjithate duhet te theksohet se i padituri ka te drejten e rekursit kunder vendimit te formes se prere, por kjo e drejte shtrihet vetem per cenim te te drejtave te tij ligjore dhe jo te gjithe procesit, d.m.th. edhe kur ai gjykon se jane cenuar interesat e nje pale tjeter, e cila ka interesa te kunderta me te dhe qe perfaqesohet ne proces nga nje avokat tjeter. Pra ne kete pike pretendimi i parashtruar ne rekurs nuk provohet dhe si i tille nuk pranohet.

- Nuk percaktohet vendndodhja e prones se paditesit.Te dy gjykatat kane hetuar pretendimet e parashtruara nga pjesemarresit ne proces

dhe per kete kane kerkuar edhe mendimin e eksperteve dhe kane lejuar palet te paraqesin edhe provat perkatese. Paditesi ka arritur te provoje te drejten e tij te pronesise, si edhe kufizimet e prones. Baza juridike e kerkese padise ka qene Neni 296, pra e drejta e pronarit te kerkoje sendin e tij nga çdo posedues ose mbajtes. Barra e proves ne kete rast per paditesin eshte te provoje qe ai eshte pronar i sendit objekt gjykimi, pretendim i cili eshte provuar. Me ligjin nr.7501 ai ka fituar pronesine mbi nje siperfaqe 1100 m2 te ndodhur ne Argjile - Himare, zona kadastrale 468/10.

Nga i padituri nuk eshte bere asnje pretendim se ai eshte pronar i sendit objekt gjykimi, pra edhe ne rastin konkret do te kishim rastin e mbivendosjes me pronen e pretenduar nga paditesi. I padituri eshte mbrojtur me faktin se ben nje ndertim te ligjshem. Pra pretendimi i te paditurit nuk i pergjigjet objektit te pretendimeve te paditesit dhe gjykimit te çeshtjes. Pra edhe ne kete pike rekursi nuk gjendet si i provuar.

21

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Me te drejte gjykata ka marre ne analize edhe ligjshmerine e aktit te nxjerre nga ana e paditur dhe ka arritur ne perfundimin se akti eshte nxjerre ne kundershtim me ligjen dhe si i tille duhet te anullohet. Leja per sheshin e ndertimit dhe leja e ndertimit eshte per nje zone qe ndodhet jashte vijes se verdhe dhe qe nuk ka asnje studim urbanistik. Veç kesaj kufijte e percaktuar ne keto akte jane pikerisht kufijte e prones se paditesit.

Ne kete pike nuk eshte pretenduar ne rekurs. Per arsyet e renditura me lart, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i

gjykates eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe per pasoje duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.157, date 28.03.2006 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 01.11.2007

22

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11115-00820-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-1582 i Vendimit (1245)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareShpresa Beçaj AnetareFatos Lulo AnetarArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 01.11.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: NIKOLIN DEDVUKAJ, perfaqesuar nga Av. Alfred Priftanji

TË PADITUR: PASHKO GJEKAJZYRA E RREGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME MALESIA E MADHE, ne mungese

PERSONA TË TRETË: PASHKO VUKSANLEKAJ, ne mungeseZYRA E PASURIVE TE PALUAJTSHME SHKODER, ne mungeseSHOQERIA “VEFA-HOLDING” SH.P.K., perfaqesuar nga Av. Kirov Babliku

OBJEKTI I PADISË:Kthim sendi e shperblim demi.

Baza Ligjore: Neni 296, 608, 640 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.306, date 10.03.2003 ka vendosur:

Pranimin pjeserisht te kerkese padise.Detyrimin e te paditurit Pashko Gjekaj, t’i ktheje paditesit Nikolin Dedvukaj nje pike karburanti; magazine e wc. ndertese me permasa 10 x 8 m2 e perbere prej kater çisternave e gjashte pompa distributore e vendosur me siperfaqe 3000 m2 e ndodhur ne fshatin Pjetroshan-Malesi e Madhe dhe e kufizuar: V - rruga e fshatit Kamice, J - rruga e fshatit Jubice, L - rruga nacionale Shkoder-Hot, P - inproduktive e regjistruar ne radhorin e pronesise nr.18, date 03.02.1997.

23

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Detyrimin e te paditurit Pashko Gjekaj t’i shperbleje paditesit Nikolin Dedvukaj demin e shkaktuar nga posedimi i paligjshem i prones se sipercituar ne shumen 1.589.014 leke per periudhen 09.09.1996 - 31.12.2002.Rrezimin e kerkese padise persa i perket shperblimit te demit te shkaktuar paditesit Nikolin Dedvukaj nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Malesi e Madhe.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.365, date, 23.12.2003 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.306, date 10.03.2003 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.880, date 23.05.2005, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.365, date 23.12.2003 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe kthimin e çështjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.49, date 14.02.2006 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise per kthim sendi.Detyrimin e te paditurit Pashko Gjergj Gjekaj per t’i kthyer paditesit Nikolin Gjon Dedvukaj shumen prej 4.000.000 leke.Detyrimin e te paditurve Pashko Gjergj Gjekaj dhe Z.R.P.P. Malesi e Madhe per te demshperblyer solidarisht paditesin Nikolin Gjon Dedvukaj ne shumen 1.589.014 leke.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs paditesi Nikolin Dedvukaj, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe gjykimin e ceshtjes ne fakt e vendosjen e pranimit te padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka gabuar kur ka rrezuar kerkesen tone per kthimin e sendit, ne nje kohe kur personi i trete “VEFA” nuk eshte ne gjendje qe me provat qe disponon, edhe pse te paditurin Pashko Gjeka ka shpallur debitor qe nga viti 1999, te kerkoje gjyqesisht borxhin e pretenduar, aq me keq kur i njejti relacion i leshuar nga Z.R.P.P. Shkoder per ndryshimin e prones ne konflikt verteton qe prona eshte e hipotekuar ne favor te “Vefa Hollding” me date 23.04.1996.

- Gjykata e apelit ka gabuar kur ka vendosur te deklaroje absolutisht te pavlefshem fshirjen e hipotekes se dates 15.05.1996, duke detyruar Pashko Gjekaj qe t’i ktheje paditesit Nikolin Dedvukaj çmimin e shitjes personit te trete Pashko Gjekaj, qe t’i ktheje paditesit Nikolin Dedvukaj çmimin e shitjes personit te trete Pashko Vuksanlekaj, duke interpretuar keq nenin 106 dhe 107 te K.Civil, ne nje kohe qe te gjitha palet kane qene ne proces.

- Gjykata e apelit ka gabuar per ngarkimin solidar te demit pasi i ka ngarkuar 4 milion Pashko Gjekaj, ndersa fitimin e munguar prej 1.589.014 leke ja ka ngarkuar solidarisht Pashko Gjekaj dhe Z.R.P.P. Malesi e Madhe, ne nje kohe qe per te dy te paditurit duhej ngarkuar e gjithe shuma.

- Po keshtu gjykata nuk ka marre ne konsiderate dhe vleren reale te pikes se karburantit, e cila eshte e percaktuar ne piken 3 te aktit te ekspertimit dhe qe eshte 6.733.103 leke.

24

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- Gjykata e apelit eshte gjetur e papergatitur per pranimin e padise per shperblimin e demit, pasi gjate gjykimit ajo nuk ka parashikuar se sa do te jete kjo vlere demi deri ne daten e shpalljes se vendimit 14.02.2006, e ndodhur perpara ketij fakti gjykata ose duhej te riekspertonte objektin e gjykimit, ose duhej te shprehej per veçimin nga objekti i gjykimit per demin qe i shkaktohet paditesit nga 31.12.2002 deri ne shpalljen e vendimit, veprim te cilin gjykata nuk e ka bere.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e perfaqesuesit te pales

paditese, avokatin Alfred Priftanji, qe kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe pranimin e plote te padise sipas kerkimeve te saj; mbrojtjen e perfaqesuesit te personit te trete Shoqeria “Vefa Holding” shpk ne administrim, administratorin Astrit Qerimi dhe avokatin Kirov Babliku, qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.49, date 14.02.2006 i Gjykates se Apelit Shkoder eshte pjeserisht i

mbeshtetur ne ligj.Rezulton nga vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit dhe aktet e administruara

ne gjykim se i padituri Pashko Gjekaj ka ne pronesi nje send te paluajtshem, pike karburanti, prone e tij sipas rregjistrimit nr.36, date 22.04.1996 ne Z.RR.P.P. Malesi e Madhe. Ne daten 23.04.1996, ky i paditur ka marre hua nje shume te hollash nga personi i trete shoqeria “Vefa Holding” shpk ne administrim. Kontrata e huamarrjes eshte bere me akt noterial dhe per te siguruar permbushjen e detyrimit i padituri ne kete gjykim, si huamarres, ka vene ne hipoteke sendin e paluajtshem te lartpermendur.

Ne vijim, me daten 18.05.1996, i padituri Gjekaj i merr hua nje shume te hollash edhe personit te trete Pashko Vuksanlekaj, duke vendosur te njejten garanci per permbushjen e detyrimit, pra venien ne hipoteke te sendit te paluajtshem te lartpermendur. Ndersa me daten 09.09.1996 i padituri i shet ketij personi te trete sendin e vene ne hipoteke per marredhenien e huamarrjes ndermjet tyre, veprim juridik i cili eshte rregjistruar nga i padituri Z.RR.P.P. Malesi e Madhe.

Me pas, ne daten 30.01.1997, personi i trete Vuksanlekaj i ka shitur paditesit Nikolin Dedvukaj pronen e paluajtshme objekt i ketij gjykimi, prone e cila eshte rregjistruar ne emer te paditesit me nr.18, date 03.02.1997.

Duke u sjelle si pronar i ligjshem i sendit, por qe mbahej ne posedim nga i padituri Gjekaj, ne janar te vitit 2002, paditesi ka kerkuar ndihmen e strukturave te policise per te larguar kete te paditur nga posedimi i sendit. Per kete qellim, plotesoi dokumentacionin perkates me nje vertetim te ri pronesie, nga ku i rezultonte se prona “ishte e bllokuar nga personi i trete Vefa Holding shpk”.

Ne rrethana te tilla, duke pretenduar se eshte pronari i ligjshem i sendit por qe mbahej pa nje shkak te ligjshem ne posedim nga i padituri Gjekaj, paditesi Dedvukaj ka ngritur padi ne gjykate me objekt e shkak ligjor lirimin dhe dorezimin e sendit, mbeshtetur ne nenin 296 te K.Civil. Po keshtu, me ane te kesaj padie, paditesi ka parashtruar nje kerkim tjeter te pavarur nga i pari, te mbeshtetur ne nenet 608 e vijues te K.Civil, per detyrimin e te paditurit Z.RR.P.P. Malesi e Madhe t’i shperbleje atij demin e shkaktuar ne ushtrimin e tagreve si

25

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

pronar, me ane te veprimeve te pretenduara si te paligjshme duke i leshuar padrejtesisht vertetim te ri pronesie me shenimin qe ajo prone ishte e bllokuar nga “Vefa Holding” shpk.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.306, date 10.03.2003 ka vendosur pranimin pjeserisht te padise, per kerkimin lirim dhe dorezim sendi, si dhe rrezimin e padise per kerkimin tjeter, ate te shperblimit te demit nga Z.RR.P.P. Malesi e Madhe. Ky vendim ishte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin nr.880, date 23.05.2005 ka vendosur te prishe vendimin e gjykates se apelit dhe kthimin e saj per rishqyrtim po ne ate gjykate, duke lene detyra per nje hetim te plote e te gjithanshem te çeshtjes nepermjet respektimit te parimit procedurial te barres se proves se seciles pale per te provuar pretendimet e saj, qartesimin e te dhenave kontradiktore te permbajtuara nga provat shkresore dhe aktet zyrtare te vena ne bisedim gjate gjykimit, etj.

Ne rigjykim, gjykata e apelit, pasi ka plotesuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte, ka vendosur rrezimin e kerkese padise per kerkimin e pare, lirim dhe dorezim sendi, detyrimin e te paditurit Gjekaj t’i ktheje paditesit shumen 4 milion leke, si dhe detyrimin e ketij te padituri qe, solidarisht me te paditurin tjeter Z.RR.P.P. Malesi e Madhe, te demshperblejne paditesin per shumen 1.589.014 leke.

Gjykata e apelit aresyeton se rezulton e provuar qe, venia ne hipoteke e sendit te paluajtshem “pike karburanti” objekt gjykimi, per sigurimin e permbushjes se detyrimit te shlyerjes se huase nga i padituri Gjekaj kundrejt personit te trete “Vefa Holding” shpk ne daten 23.04.1996, eshte kryer ne perputhje me kerkesat e nenit 562 e vijues te K.Civil. Ndersa fshirja e rregjistrimit te kesaj hipoteke me daten 15.05.1996 eshte kryer ne kundershtim me kushtet e parashikuara ne nenin 584 te K.Civil, per faktin qe nuk rezulton te jete dhene pelqim me akt noterial nga kreditori per fshirjen e regjistrimit te hipotekes apo sipas nje vendimi gjyqesor. Per rrjedhoje, jane absolutisht te pavlefshme, sepse jane kryer ne kundershtim me ligjin, te gjitha veprimet juridike te mevonshme mbi kete send, si dhe rregjistrimet perkatese ne Z.RR.P.P. Malesi e Madhe, perfshire tjetersimin me kontrate shitje nga i padituri Gjekaj ne favor te personit te trete Vuksanlekaj dhe nga ky i fundit ne favor te paditesit Dedvukaj. Prandaj, ne kushtet e nulitetit te ketyre veprimeve juridike, sipas gjykates se apelit, paditesi nuk eshte pronar i ligjshem i sendit dhe, si perfundim, kerkimi i padise per lirim e dorezim sendi sipas nenit 296 te K.Civil duhet te rrezohet. Duke zgjidhur pasojat e pavlefshmerise absolute te veprimit juridik gjykata ka vendosur detyrimin e te paditurit Gjekaj t’i ktheje paditesit shumen 4 milion leke qe perfaqeson çmimin e blerjes se sendit meqenese ky padites ka qene ne mirebesim (neni 106/2 i K.Civil). Po keshtu, kryesisht, gjykata ka vendosur te detyroje te paditurit Gjekaj dhe Z.RR.P.P. Malesi e Madhe t’i demshperblejne paditesit shumen 1.589.014 leke per shkak se, i pari ishte ne dijeni e ne keqbesim per faktet e paligjshme te lartpermendura dhe, i dyti, per shkak se ka pasqyruar ne rregjistrat e saj e ka leshuar akte zyrtare ne kundershtim me ligjin, duke sjelle paditesin ne kushtet e mirebesimit ne lidhjen e kontrates se shitblerjes se sendit me personin e trete Vuksanlekaj.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka ushtruar rekurs paditesi, i cili pretendon se nuk eshte vertetuar qe veprimet juridike te kryera nga palet ndergjyqese te jene te kunderligjshme e per rrjedhoje ai eshte pronar i ligjshem, ndaj duhet te ndryshohet vendimi i gjykates se apelit duke pranuar kerkimin e padise per lirim dhe dorezim sendi. Nga ana tjeter, duke pretenduar se drejt ka çmuar gjykata qe dy te paditurit i kane shkaktuar atij dem me

26

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

veprimet e tyre te paligjshme, paditesi kerkon qe te ndryshohet vendimi i gjykates lidhur me masen e demshperblimit, duke i njohur dhe shperblyer nje shume me te madhe.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, nga njera ane, shkaqet e parashtruara ne rekursin e pales paditese nuk gjejne mbeshtetje ne ligj, por nga ana tjeter, edhe vendimi i dhene nga gjykata e apelit eshte pjeserisht i mbeshtetur ne ligj.

Pala paditese, me ane te rekursit, nga njera ane kerkon te ndryshohet vendimi i gjykates se apelit qe rrezonte padine lidhur me kerkimin per lirim e dorezim te sendit. Kjo me pretendimin se ai eshte pronar i ligjshem i sendit meqenese te gjitha veprimet juridike, perfshire fshirjen e hipotekes se vendosur per personin e trete Vefa Holding shpk, jane kryer ne perputhje me ligjin material civil. Por, nga ana tjeter, ne kontradikte logjiko-juridike me pretendimin e pare, ne rekurs paditesi pretendon se gjykata duhet te caktoje nje demshperblim me te madh per t’u shlyer nga te paditurit per shkak se ata kane kryer veprime te paligjshme e me faj qe i kane shkaktuar deme pasurore, duke qene se ishin ne dijeni te transaksioneve te lartpermendura ne kete vendim..

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se drejt dhe ne perputhje me ligjin ka arsyetuar gjykata e apelit lidhur me rrethanat, faktet, provat shkresore dhe kuptimin e normes juridike te zbatueshme, persa i perket natyres se objektit e te shkakut ligjor te kerkimit te pare te padise, atij te rivendikimit te sendit.

Me kete padi eshte kerkuar nga paditesi qe i padituri Gjekaj t’i liroje e dorezoje sendin me pretendimin se paditesi eshte pronar i ligjshem joposedues dhe i padituri posedues jopronar pa shkak te ligjshem. Por ne gjykim rezultoi e provuar se per shkak te pavlefshmerise absolute te veprimeve juridike, perfshire kontraten e shitjes se sendit ku paditesi eshte ne poziten e bleresit, ky i fundit nuk eshte pronar i sendit te rivendikuar dhe, si rrjedhim, paditesi nuk verteton se ka nje titull te ligjshem pronesie. Prandaj ai nuk legjitimohet te kerkoje lirimin dhe dorezimin e sendit (neni 296 i K.Civil).

Ne vijim, gjykata e apelit, duke konstatuar pavlefshmerine absolute te veprimit juridik dhe duke çmuar paditesin si pale ne mirebesim, ka zgjidhur drejt pasojen, duke urdheruar kthimin nga i padituri Gjekaj te çmimit te blerjes se sendit te paguar nga paditesi Dedvukaj (neni 106/2 i KCivil).

Nga ana tjeter, Kolegji Civil çmon se gjykata e apelit ka zbatuar ne menyre te gabuar ligjin material dhe procedurial civil ne lidhje me kerkimin tjeter te padise, ate per shperblimin e demit.

Nga shqyrtimi i padise dhe shpjegimet gjate gjykimit, rezulton se paditesi i ka kerkuar gjykates vetem qe te detyroje te paditurin Z.RR.P.P. Malesi e Madhe t’i shperbleje demin, per shkak se, sipas tij, ky i paditur me veprime te padrejta qe mund te kete kryer mbi regjister i ka leshuar nje vertetim pronesie me shenimin se prona e tij eshte e bllokuar. Paditesi, me ane te ketij kerkimi te dyte, pretendon dhe sillet si te jete pronar i ligjshem i sendit, por, te cilit, i padituri Z.RR.P.P. Malesi e Madhe, pa te drejte, ne kundershtim me K.Civil dhe legjislacionin per regjistrimin e pasurive te paluajtshme, nuk i leshon vertetimin e paster te pronesise, duke e demtuar ne kete menyre ne ushtrimin e zakonshem te tagreve te pronarit, perfshire kerkimin e pare te padise, ate te lirimit e dorezimit te objektit.

Por, ndryshe nga sa pretendoi paditesi, ne gjykim rezulton te jete vertetuar se i padituri Z.RR.P.P. Malesi e Madhe, me te drejte leshonte vertetimin e pronesise per paditesin me shenim “e bllokuar” sepse, sikurse pranon vete gjykata e apelit, veprimet juridike te ngarkimit me barre e me pas te tjetersimit mbi pronen objekt gjykimi ishin kryer ne kundershtim me ligjin. Ne kete kuptim, meqenese nuk kishte çmuar paligjshmeri ne veprimin

27

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

e te paditurit, vete gjykata e apelit duhet te vinte ne perfundimin ligjor qe arsyeja e shkaku ligjor konkret i kerkimit te padise per shperblimin e demit nga Z.RR.P.P. Malesi e Madhe, nuk gjen me mbeshtetje jo vetem ne prova, por edhe ne ligj (neni 608 i K.Civil).

Po keshtu, duke pranuar padine per shperblimin e demit, gjykata e apelit ka gabuar edhe per shkak se eshte shprehur per pretendime qe nuk perbejne shkakun ligjor dhe objektin e padise. Ky qendrim vjen ne kundershtim me parimet themelore procedurale civile sipas te cilave vetem palet vene ne levizje gjykaten (neni 2), per caktimin e objektit te mosmarreveshjes nga palet (neni 5) dhe detyrimin e gjykates qe te shprehet vetem per ate qe kerkohet (neni 6). Ne kete gjykim, shperblimi i demit eshte kerkuar vetem per shkakun qe i padituri Z.RR.P.P. Malesi e Madhe pa te drejte nuk i leshon paditesit vertetim pronesie pa barre e shenime te tjera bllokuese. Paditesi, sillet sikur te jete pronar i ligjshem i sendit te paluajtshem, pra ai mbeshtetet ne pretendimin se origjina e prones se tij dhe veprimet juridike me ate prone qe e kane bere pronar jane te ligjshme e te rregullta. Ne te tilla rrethana paditesi nuk ka parashtruar ndonje kerkim per shperblim demi me arsyen se i padituri Z.RR.P.P. Malesi e Madhe ka kryer ne kohe te ndryshme veprime te paligjshme mbi regjister qe i kane sjelle dem atij ne gezimin e prones, perkundrazi, ai pretendon te kunderten.

Ne vijim, per te njejtat arsye, gjykata e apelit ka gabuar edhe kur ngarkon te paditurin Pashk Gjekaj me detyrimin solidar per shperblimin e demit. Paditesi, nuk ka disponuar ne padi e nuk ka thirrur ne gjykim te paditurin Gjekaj me arsyen e kerkimit te shperblimit te demit si person ne keqbesim, por vetem me kerkimin qe t’i liroje dhe dorezoje sendin qe e mban ne posedim pa titull te ligjshem. Pra, gjykata e apelit eshte shprehur pertej kufijve te padise, duke disponuar per kerkime qe nuk jane parashtruar nga paditesi dhe ndaj personit qe nuk eshte thirrur per kete arsye ne gjykim si i paditur nga ana e tij (nenet 2, 5, 6, 16, 28 te K.Civil).

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “a” dhe “d” te nenit 485

te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.49 date 14.02.2006 te Gjykates se Apelit Shkoder ne

pjesen qe vendos rrezimin e padise persa i perket kerkimit lirim dhe dorezim sendi, si dhe detyrimin e te paditurit Pashko Gjergj Gjekaj qe t’i ktheje paditesit Nikolin Gjon Dedvukaj shumen 4.000.000 leke.

Ndryshimin e ketij vendimi ne pjesen qe vendos detyrimin e te paditurve Pashko Gjergj Gjekaj e Z.RR.P.P. Malesi e Madhe per te demshperblyer solidarisht paditesin Nikolin Gjon Dedvukaj ne shumen 1.589.000 leke dhe rrezimin e padise edhe per kete kerkim.

Tirane, me 01.11.2007

28

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11243-01370-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1407 i Vendimit (1246)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarShpresa Beçaj AnetareAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 01.11.2007 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: ERMIRA TOCA, perfaqesuar nga av. Arjan BalliuE PADITUR: BANKA E SHQIPERISE TIRANE, perfaqesuar

nga juristet Elvis Zaimi e Besjana Bufi

OBJEKTI:Pavlefshmeri e kontrates se punes.

Pagimin e pages dhe demshperblimet perkatese.Baza Ligjore: Nenet 7, 143, 144, 146/3,

155/3 e vijues te Kodit te Punes.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.5199, date 21.09.2005 ka vendosur:

Pranimin e pjeseshem te kerkese-padise.Detyrimin e pales se paditur Banka e Shqiperise te demshperbleje paditesen Ermira Toca me pagen e nje viti pune per shkak te zgjidhjes se menjehereshme dhe te pajustifikuar te kontrates se punes.Shperblimin per vjetersine ne pune ne masen e nje 15 diteshi mbi cdo vit te plote pune.Shperblimin e dy muajve page per mos zbatim te afateve te njoftimit sipas nenit 144/5 te K.Punes.Rrezimin e padise persa i perket pavlefshmerise se zgjidhjes se kontrates se punes.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.744, date 16.06.2006 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.5199, date 21.09.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

29

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kunder vendimit te mesiperm, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile ka paraqitur rekurs Banka e Shqiperise, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Te dy gjykatat kane gabuar duke mbeshtetur vendimet e tyre ne Kodin e Punes, gje qe vjen ne kundershtim me nenin 55, pika 2 dhe neni 56 pika 1 e ligjit nr.8269, date 23.12.1997 “Per Banken e Shqiperise”.

- Ligji organik i bankes, ne baze te nenit 81/2/a dhe nenit 161 te Kushtetutes te Republikes se Shqiperise, eshte ne pajtim me nenin 4 te Kodit te Punes, i cili parashikon shprehimisht se perjashton nga fusha e zbatimit te ketij kodi punesimin e personave qe rregullohet me ligj te vecante.

- Perderisa organi ligjvenes (Kuvendi) ja ka kaluar me ligj te vecante Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise te drejten per te rregulluar marredheniet e punes per nepunesit e Bankes se Shqiperise me ane te rregullores se personelit, atehere Kodi i Punes duhet te ishte perjashtuar nga gjykatat ne rregullimin e marredhenieve juridike te punes ndermjet paditeses Ermira Toca dhe Bankes se Shqiperise.

- Akti juridik qe rregullon marredheniet e punes te punonjesve te Bankes eshte rregullorja e miratuar me vendimin nr.110, date 24.12.2003 te Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise dhe Kodi i Punes mund te aplikohet vetem per probleme qe nuk i parashikon kjo rregullore.

- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me parimin e disponibilitetit dhe te neutralitetit, qe konsiston ne faktin se percaktimi i objektit dhe shkakut ligjor te kerkese padise eshte eksluzivisht ne kompetencen e pales paditese.

- Zgjidhja e kontrates pa shkaqe te arsyeshme dhe zgjidhja e kontrates pa shkaqe te justifikuara perbejne dy institute te ndryshme te se drejtes se punes dhe ne kete menyre nuk duhet te ishin konfonduar nga gjykata.

- Paditesja ka shkelur nenin 5 dhe 10 te rregullores “Per punen me dokumentat administrative ne sekretari-arkiven e Bankes se Shqiperise”, ku ajo kishte per detyre qe zarfet e ardhura ne adrese te Guvernatorit me shenimin “personale” duhej t`i dorezoheshin atij kundrejt firmes.

- Ne keto kushte, kerkojme ndryshimin e vendimit nr.5199, date 21.09.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe te vendimit nr.744, date 16.06.2006 te Gjykates se Apelit Tirane, duke vendosur rrezimin e padise, ose prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po kete gjykate, me tjeter trup gjykues.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi;perfaqesuesit e pales se paditur, qe kerkuan ndryshimin e vendimeve ose prishjen e

tyre e kthimin e ceshtjes per rishqyrtim; perfaqesuesin e paditeses, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te apelit,dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi civil nr.744, date 16.06.2006 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte

lene ne fuqi vendimi nr.5199, date 21.09.2005 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

30

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjate gjykimit ne shkalle te pare e ne apel rezultojne faktet dhe rrethanat e ceshtjes si me poshte:

Paditesja eshte marre ne pune ne Banken e Shqiperise me date 01.11.2000 me kontrate 3 mujore dhe mbas kalimit te kohes se proves, me date 16.02.2001, eshte emeruar ne pozicionin e arkivistes ne Departamentin e Marredhenieve me Publikun me page 40.000 ne muaj.

Me date 25.05.2005 me shkresen nr.2632 te Guvernatorit te Bankes se Shqiperise eshte larguar nga puna, duke u mbeshtetur mbi propozimin e Departamentit te Burimeve Njerezore dhe Juridike. Ne kete propozim thuhet: “Sipas informacioneve te besuara, rezulton se ju i kini shkelur kriteret dhe rregullat mbi pranimin dhe procesimin e dokumentave hyrese ne Banken e Shqiperise te parashikuara nga rregullorja ne fuqi mbi punen ne sektorin e Sekretari-Arkives. Konkretisht ju kini marre ne rruge jo formale (dorazi) dhe keni pranuar te protokolloni nje ankese private te punonjeses se transferuar znj. Ema Saliasi ndaj vendimit te Guvernatorit per transferimin e detyrueshem te saj ne Degen e Korces te Bankes se Shqiperise.

Me kete veprim ju keni tejkaluar kompetencat e vendit tuaj te punes si arkiviste, te parashikuara ne rregulloren e sipercituar dhe ne manualin e vendit te pune,s si dhe keni shkelur normat e Kodit te Etikes se Bankes se Shqiperise, duke favorizuar ne menyre te padrejte nje punonjese e cila ne momentin e paraqitjes se ankeses nuk figuronte ne stafin e Bankes se Shqiperise, por ishte ne varesi te Deges se Korces”.

Te dy gjykatat kane arritur ne perfundimin se, bazuar ne faktet dhe rrethanat e ceshtjes qe rezultojne nga provat e administruara ne gjykim, nuk rezulton qe paditesja te kete kryer ndonje shkelje disiplinore qe te justifikoje zgjidhjen e menjehershme te kontrates se punes nga punedhenesi.

Per sa me lart, Kolegji Civil i Gjykates se Larte qe shqyrton vetem problemet ligjore, nuk mund te beje nje vleresim te ndryshem te provave e te arrije ne perfundime te ndryshme nga ato qe kane nxjere gjykatat e faktit.

Persa i perket interpretimit dhe zbatimit te ligjit, Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se pretendimi per te zbatuar ne rastin konkret dispozitat e Ligjit per Banken e Shqiperise dhe jo ato te Kodit te Punes, nuk eshte i bazuar.

Ligji ne fuqi per Banken e Shqiperise rregullon veprimtarine e saj, por ky ligj nuk shmang Kodin e Punes. Dispozitat tek te cilat referohet pala e paditur, nenet 55/2, 56/1 te Ligjit te Bankes nuk shprehin nje gje te tille. Ndersa neni 72 nuk ka ate kuptim qe i jep pala rekursuese. Ne kete dispozite thuhet: “Çdo subjekt juridik ose fizik, i cenuar nga shkeljet e pretenduara te ketij ligji nga Banka e Shqiperise, ka te drejte t`i kundershtoje ato perpara gjykates se apelit”, pra flitet per marredheniet e bankes me te tretet ne marredhenie juridiko-civile dhe nuk ka kuptimin e marredhenieve te punes me punonjesit e vet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S I:Lenien ne fuqi te vendimit nr.744, date 16.06.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 01.11.2007

31

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11111-01488-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1441 i Vendimit (1250)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarArdian Nuni AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 05.11.2007 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: LLUKAN KANAKCI, EDMOND KANAKCI, perfaqesuar nga av. Flutura Kona dhe av. Ardian Kalia

TË PADITUR: ADRIOLA KANAKCI, ORLANDO KANAKCI, REJDI KANAKCI, perfaqesuar nga av. Irma Cami

OBJEKTI I PADISË SË I:Njohje bashkepronar.

Marrje e mases per sigurimin e padise.Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.C,

neni 199 i K.Civil, neni 202 i K.Pr.C.

PADITËS: ADRIOLA KANAKCI, ORLANDO KANAKCI,REJDI KANAKCI, perfaqesuar nga av. Irma Cami.

TË PADITUR: LLUKAN KANAKCI, EDMOND KANAKCI, DAFINA KANAKCI, ELONA KANAKCI, perfaqesuar nga av. Flutura Kona dhe av. Ardian Kalia.

OBJEKTI I PADISË SË II:Lirim dhe dorezim banese.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

32

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin nr.200, date 31.01.2006 ka vendosur:

1. Pranimin e kerkese-padise se paditesave Llukan Kanakci e Edmond Kanakci.Detyrimin e te paditurve Adriola Kanakci, Orlando Kanakci, Rejdi Kanakci, te njohin bashkepronare paditesat Llukan Kanakci e Edmond Kanakci mbi tre kate te nje shtepie banimi, ku kati i pare eshte garazh, kati i dyte dhe i trete perbehet secili nga tre dhoma, kuzhine, ambiente ndihmese, e ndodhur ne L.13, Sektari “Hekurudha”, Plazh Durres.2. Rrezimin e kerkese padise se paditesave Adriola Kanakci, Orlando Kanakci, Rejdi Kanakci, Elona Kanakci, kunder te paditurve Llukan Kanakci, Dafina Kanakci, Edmond Kanakci, Elona Kanakci, me objekt detyrimin e te paditurve te lirojne e te dorezojne banesen objekt gjykimi, si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.391, date 13.07.2006 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.200, date 31.01.2006 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres.

Kunder vendimit te mesiperm, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka paraqitur rekurs ne emer te saj dhe te femijeve te saj te mitur Adriola Kanakci, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Nuk eshte e vertete, sikurse pa te drejte arsyetojne gjykatat, qe ndermjet trashegimlenesit tone Arben Kanakci dhe Llukan e Edmond Kanakci te jete bere ndonje marreveshje per ndertimin e objektit te nderteses ne gjykim. Banesa objekt mosmarreveshje eshte prone vetem e jona e trasheguar nga trashegimlenesi yne Arben, i cili eshte pronar i vetem i saj. Paditesit jane marre per banim te perkohshem ne kete godine nga trashegimlenesi yne.

- Gjykata arsyetojne se nuk kemi mundur te provojme kontributin e Arbenit ne ndertimin e baneses. Nje qendrim i tille vjen ne kundershtim me ligjin, pasi ne kemi pronesine te vertetuar, te regjistruar ne Z.R.P.P. dhe te faktuar me dokumentacion. Detyrimin per te provuar kontributin, ne baze te nenit 12 te K.Pr.C. e ka pala qe pretendon bashkepronesi, ne rastin konkret paditesi Llukan dhe Edmond Kanakci.

- Pranimi i marrjes se proves me deshmitar i lejuar nga gjykatat vjen ne kundershtim me nenin 233/ç te K.Pr.C. Sikurse eshte vertetuar, paditesit kishin dijeni qe dokumentacioni i pronesise te baneses ka filluar, vazhduar e perfunduar ne emer te trashegimlenesit tone Arben.

- Gjykatat pranojne bashkepronesi me arsyetimin se Edmondi ka kontribuar, duke blere dhe shitur makina, ne periudhen 1992-1997 dhe se ka dokumenta ne emer te tij qe vertetojne per ndertimin bashkarisht te baneses. Ky arsyetim nuk eshte i bazuar, pasi askush nuk provoi se nga jane marre keto makina, sa eshte numri i tyre, mbeshtetjen me dokumentacionin hyres ne dogane ne Shqiperi, por vetem me deklarime te pergjithshme.

33

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- Eshte vertetuar se ne periudhen 1997-2001 paditesi Edmond ka qene emigrant ne Itali, i papune dhe ne pamundesi per te kontribuar dhe gjate kesaj kohe nuk ka ardhur asnjehere ne Shqiperi. Arsyetimi i gjykatave per kontribut te Llukanit nuk eshte i vertete, pasi askush nuk ka vertetuar se nga shitja e baneses jane perdorur keto leke per te ndertuar banesen e re, por ky arsyetim rrezohet edhe nga fakti se banesa eshte shitur ne vitin 2003, pra dy vjet pas perfundimit te ndertimit dhe hipotekimit te baneses ne emrin e Arbenit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi;av. Irma Cami, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te apelit, rrezimin e padise se pare

dhe pranimin e padise se dyte;av. F. Kona dhe A. Kalia qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit,dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi civil nr.391, date 13.07.2006 i Gjykates se Apelit Durres, me te cilin eshte

lene ne fuqi vendimi nr.200, date 31.01.2006 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per shqyrtim ne apel.

Gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit kane pranuar faktet dhe rrethanat e ceshtjes si me poshte:

Palet ndergjyqese te dy ceshtjeve te bashkuara ne nje gjykim te vetem per shkak te lidhjes dhe ndervaresise qe kane ndaj njera-tjetres, jane ne marrdhenie te aferta familjare me njera tjetren: Paditesi Llukan eshte babai i paditesit Edmond, i djalit tjeter te vdekur, te ndjerit Arben (bashkeshort i te paditures Adriola), gjysh i dy femijeve te mitur Orlando dhe Rejdi, ish vjeherr i te paditures Adriola (e veja e djalit te tij, te ndjerit Arben), bashkeshort i te paditures Dafina ne padine e dyte, si dhe baba i te paditures Elona, po ne padine e dyte.

Ne vitin 1991 i ndjeri Arben eshte pajisur me leje ndertimi te leshuar ne emer te tij per ndertimin e nje shtepie tre kateshe.

Ne vitin 1996 ka perfunduar ndertesa si karabina. Ne vitin 2000 pas perfundimit pjeserisht te baneses palet ndergjyqese kane shkuar te banojne ne kete banese, trualli i se ciles eshte blere nga i ndjeri Arben dhe trualli e banesa jane regjistruar ne Z.R.P.P. ne pronesi te te ndjerit Arben.

Te dy gjykatat kane pranuar se, pavaresisht qe gjithe dokumentacioni i kesaj prone eshte ne emer te te ndjerit Arben dhe rregjistrimi i pronesise eshte bere vetem ne emer te tij, gjate gjykimit eshte pranuar marreveshja e paleve per krijimin e bashkepronesise, e cila nuk eshte bere ne forme shkresore per shkak te marredhenieve te posacme te paleve.

Te dy gjykatat pranojne se marreveshja e paleve per krijimin e bashkepronesise rezulton e provuar me theniet e nje sere deshmitareve, si dhe nga teresia e rrethanave te ceshtjes sic jane: kontributi i perbashket per pagimin e shpenzimeve te ndertimit, jetesa e perbashket e paleve dhe perdorimi i perbashket i baneses, shitja e shtepise se vjeter nga paditesi Llukan dhe shpenzimi i parave te siguruara nga shitja e saj per shtepine e re, pamundesia ekonomike e te ndjerit Arben per ta ndertuar vete shtepine.

Nga ana e saj e paditura Adriola, gjate gjykimit ne te dy gjykatat e faktit, ne rekurs, si dhe ne shpjegimet para Kolegjit Civil, ka pretenduar pronesine ekskluzive te ishbashkeshortit te saj, ka mohuar ekzistencen e marreveshjes se paleve per krijimin e bashkepronesise, si dhe

34

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

ka pretenduar se marreveshja per krijimin e bashkepronesise nuk mund te provohet me deshmitare (neni 233/ç i K.Pr.Civile).

Gjithashtu e paditura Adriola ka pretenduar se te dy vendimet nuk u referohen nje sere provash te paraqitura prej saj ne gjykim, madje nuk nxjerrin perfundimet lidhur me to bazuar ne vleresimin dhe analizen e tyre.

Keto prova jane: - Leja e ndertimit nr.7, date 03.05.1991 e leshuar ne emer te te ndjerit Arben; - Proces-verbali date 13.05.1996 mbajtur nga Seksioni i Urbanistikes qe verteton ndertimin e baneses karabina nga investitori Arben; - Mandat pagese date 15.12.1997 per Studion e Projektimit bere ne emer te te ndjerit Arben; - Kontrata noteriale e shitblerjes se truallit nga bleresi Arben dhe mandat pagesa e cmimit ne emer te tij;

- Deklarata noteriale per rregjistrimin e baneses nr.421/140, date 14.02.2001 ne pronesi te te ndjerit Arben;

- Aplikimi i bere nga i ndjeri Arben, date 21.02.2001 per rregjistrimin e prones;- Çertifikata e gjendjes familjare date 25.10.2005, sipas te ciles qe prej dates

01.03.1996 i ndjeri Arben eshte ne trung familjar me vete i ndare nga familja prinderore;- 30 fatura te pagesave per materiale dhe punime te kryera ne emer te te ndjerit

Arben; etj.E paditura Adriola ka pretenduar gjithashtu se, sipas nenit 12 te K.Pr.Civile, barren e

proves per te provuar kontributin dhe marreveshjen me qellim krijimin e bashkepronesise e kane pasur paditesit Llukan dhe Edmond dhe jo pala ne emer te te ciles eshte rregjistruar prona.

Keto pretendime te te paditures Adriola gjykata ishte e detyruar t`i merrte ne konsiderate, t`i shqyrtonte dhe t`u jepte pergjigje ne vendimin e saj.

Ne rigjykimin e ceshtjes gjykata e apelit duhet te perserise hetimin gjyqesor, duke percaktuar faktet mbi te cilat palet i bazojne pretendimet dhe kerkimet e tyre, provat qe lejohen te paraqiten si te domosdoshme e qe cmohen se kane lidhje me ceshtjen, si dhe barren e proves (neni 213, ne lidhje me nenin 12 te K.Pr.Civile).

Per kete, gjykata e apelit duhet t`u referohet neneve 231, 232 e 233/ç dhe t`i interpretoje ato ne lidhje me pretendimet e paditesave.

Gjykata duhet te kete parasysh se pala e paditur lidhur me pronesine ka akte zyrtare qe perbejne prove te plote dhe, ne kuptim te nenit 232 te K.Pr.C., kunder permbajtjes se tyre nuk lejohet prova me deshmitare.

Paditesat kane pretenduar se midis tyre dhe te ndjerit Arben, trashegimlenes i te paditurve, ka ekzistuar marreveshja per krijimin e bashkepronesise, por per shkak te rrethanave ne te cilat eshte kryer veprimi juridik dhe marredhenieve te posacme te paleve nuk ka qene e mundur te merrej prova me shkrese (neni 233/ç i K.PrCivile).

Mirepo, gjykata nuk ka arsyetuar se cilat kane qene ato rrethana qe, ne nje hark kohor relativisht te gjate, qe nga koha e marrjes se lejes se ndertimit, perfundimit te objektit, e deri ne kohen e vdekjes se te ndjerit Arben (1991-2005), kane penguar formalizimin e marreveshjes per krijimin e bashkepronesise dhe rregjistrimin e prones ne emer te te gjithe bashkepronareve.

Gjithashtu, eshte e vertete qe palet kane qene ne marredhenie te posacme, duke percaktuar si te tilla lidhjet e ngushta familjare te krijuara per shkak te gjinise dhe te marteses, por gjykatat nuk kane argumentuar se pse, edhe ne keto marredhenie, nuk ka qene e mundur te merrej prova me shkrese.

35

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Ne perfundim te gjykimit gjykata e apelit, bazuar ne prova dhe duke respektuar rregullat procedurale, duhet te konkludoje nese midis paleve ekziston vetem nje marredhenie detyrimi per shkak te kontributeve per blerjen e truallit dhe ndertimin e baneses, apo midis tyre eshte krijuar nje marredhenie bashkepronesie.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.391, date 13.07.2006 te Gjykates se Apelit Durres dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 05.11.2007

36

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11111-01064-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1420 i Vendimit (1251)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Perikli Zaharia KryesuesNikoleta Kita AnëtareArdian Dvorani AnëtarShpresa Beçaj AnëtareArdian Nuni Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 06.11.2007, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: GJERGJI KRESTE, në mungesëTË PADITUR: VANGJO KRESTE, JULIANA KRESTE

JONI KRESTE, të përfaqësuar me prokure nga avokat Arqile NiniZYRA E RREGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME POGRADEC, në mungesë

OBJEKTI I PADISË: Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kontratës së dhurimit

nr.1288 rep,. nr.373 kol., datë 26/11/1997.Detyrimin e të paditurve të njohin pronar në një ndërtesë

të ndodhur në Pogradec të ndjerin Sotir Laçka. Detyrimin e Z.R.P.Paluajteshme të fshijë shënimet për këtë pasuri

të ndodhur në zonën kadastrale 8582, duke u shënuar kjo pasuri në emër të Sotir Laçkës.

Baza Ligjore: Nenet 92/a, 149 të K.Civil, neni 27 i ligjit nr.7843, date 13.07.1994.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendim nr.516, datë 03.10.2005, ka vendosur:

Pranimin pjesërisht të padisë së paditësit Gjergji Kreste.Të deklarojë pjesërisht të pavlefshme kontratën e dhurimit të lidhur midis të paditurit Vangjo Kreste dhe të ndjerit Petro Kreste, përsa i takon objektit të dhurimit me arsyetimin se objekti i dhuruar nuk është ai i notës së transkriptimit të vitit 1958, por është rindërtuar në vitin 1960 nga i ndjeri Sotir Laçka. Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera sipas arsyetimit të këtij vendimi.

37

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjykata e Apelit Korçë, me vendim nr.47, datë 17.02.2006, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.516, datë 03.10.2005, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, që u përket palëve Gjergji Kreste e Vangjo Kreste etj., me objekt konstatim i pavlefshëm i kontratës së dhurimit, etj., si më poshtë:Konstatimin e pavlefshëm të kontratës së dhurimit nr.1288 rep. e 373 kol., date 26.11.1997 lidhur midis Petro Kreste e Vangjo Kreste si të lidhur në kundërshtim me ligjin.Detyrimin e të paditurve Vangjo, Juliana e Joni Kreste të njohin pronar në një banesë të ndodhur në Pogradec në zonën kadastrale nr.8582, lagjia nr.4, me kufizimet përkatëse, trashëgimtarët e Sotir Laçkës, paditësin Gjergji dhe të paditurin Vangjo Kreste.Detyrimin e Z.R.P.Paluajtshme të fshijë nga regjistrat e kësaj zyre për pronën e mësipërme emrat Petro e Vangjo Kreste dhe regjistrimin e saj në emër të trashëgimtarëve ligjorë të Sotir Laçkës.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Korçë ka ushtruar rekurs i padituri Vangjo Kreste, duke kërkuar ndryshimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit Korçë dhe Gjykatës së shkallës parë Pogradec dhe rrëzimin e padisë, për këto shkaqe:

- Gjykata e apelit dhe e rrethit ka zbatuar keq nenin 16 të K.Pr.Civile. - Gjykata nuk ka bërë cilësim të saktë të shkakut ligjor të faktit dhe veprimit që lidhen

me mosmarrëveshjen konkrete.- Neni 92/a i K.Civil është dispozitë e bardhë. Paditësi, për të kërkuar konstatimin e

pavlefshëm të kontratës së dhurimit, duhet ta bazojë padinë në dispozitën konkrete materiale dhe të vërtetojë që veprimi juridik i lidhur në bazë të kësaj dispozite është i kundraligjshëm.

- Neni 149 i K.Civil është dispozitë e përgjithshme, ajo nuk është dispozitë konkrete në bazë të të cilit lidhet kontrata e dhurimit.

- Neni 27 i ligjit 7843, datë 13.07.1994, nuk ka lidhje me paligjshmërinë e kontratës së dhurimit por ka të bëjë me regjistrimin ose ç’regjistrimin e pronës në Z.R.P.Paluajtshme.

- Gjykata e apelit vendimin e saj e ka dhënë në kundërshtim me nenet 310, pika II/3 dhe 467 të K.Pr.Civile.

- Gjykata e apelit megjithëse ka ndryshuar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, në vendimin e saj nuk i është referuar asnjë dispozite ligjore.

- Gjykata nuk ka përcaktuar se cilin nen të K.Civil, apo dispozitë tjetër materiale apo procedurale ka zbatuar keq gjykata e shkallës së parë dhe cilën dispozitë duhet të zbatonte. Kjo shkelje ka ndikuar drejtpërdrejt në dhënien e drejtësisë.

- Gjykata e apelit në themel e ka zgjidhur çështjen në kundërshtim me dispozitat materiale të fitimit dhe humbjes të pronësisë, nenet 163 e 164 e vijues të K.Civil.

- Gjykata e apelit pranon në vendimin e saj që prona objekt i këtij gjykimi ka qënë në pronësi të Petro Kreste. Ai këtë pronësi e ka fituar me kontratë shitblerje. Arsyetimi që bën gjykata e apelit në vendimin e saj se daja i ndërgjyqësave, Sotir Laçka, meqënëse ka banuar në këtë banesë ka paguar drita e ujë, ai është bërë pronar i banesës është haptazi i kundraligjshëm. Pa ju referuar ndonjë dispozite ligjore ka arritur në konkluzionin e gabuar se kontrata e dhurimit e lidhur midis Petro Krestes e

38

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Vangjo Kreste është absolutisht e pavlefshme. Daja nuk e ka fituar pronësinë mbi këtë pronë.

- Gjykata nuk ka treguar se cili është veprimi juridik që është kryer mes babait të ndërgjyqësave dhe dajos për kalimin e pronësisë tek ky i fundit. Pronësia nga një person tek tjetri kalon vetëm me veprime konkrete juridike të bazuara në ligj, nenet 162 e vijues dhe jo me hamendje siç ka arsyetuar gjykata.

- Vendimi i gjykatës është “gjë e gjykuar”, pra, gjykata ka zbatuar gabim nenin 451/a të K.Pr.Civile.

- E njëjta gjykatë për të njëjtën çështje ka dhënë dy vendime diametralisht të kundërta. Gjykata e Apelit Korçë me vendimin nr.135, datë 08.05.2003, ka arsyetuar dhe interpretuar të gjitha dispozitat ligjore që kanë lidhje me zgjidhjen e çështjes, kurse po kjo gjykatë në vendimin objekt gjykimi nuk i referohet asnjë dispozite ligjore se ku i bazon konkluzionet e veta.

- Kontrata e dhurimit nuk është absolutisht e pavlefshme. Ajo është kontratë e ligjshme. Dhuruesi ishte pronar i ligjshëm i pronës që ka dhuruar. Këtë pronë e ka blerë në ankand, e ka regjistruar në hipotekë dhe mbi këtë bazë kanë lidhur kontratën e dhurimit. Kontrata edhe nga ana formale është lidhur sipas ligjit.

- Të gjitha pretendimet e paditësit të bëra në këtë gjykim janë rrëzuar me disa gjykime të tjera që vendimet e gjykatës kanë marrë formë të prerë.

Nga paditësi, Gjergji Kreste, është ushtruar kundër rekurs, duke kërkuar mospranimin e rekursit, për këto shkaqe:

- Pretendimet e parashtruara në rekurs nga i padituri nuk qëndrojnë.- Nuk ndodhemi përpara “gjësë së gjykuar”, pasi me vendimin e mëparshëm nuk ështe

arritur në përfundim, sepse padia është pushuar dhe nuk është rrëzuar.- Pretendimi se gjykata duhet të deklarojë moskompetencën e gjykimit të kësaj padie,

pasi ai duhej t’i drejtohej organeve të administratës për kthimin e pasurisë së të ndjerit Sotir Laçka, pasi ajo ishte shpronësuar nuk ështe i drejtë, pasi mënyra e fitimit të kësaj pronesie nga ana e të ndjerit është një nga mënyrat e parashikuara nga ligji i kohes në vitet 1960 (me ndërtimin e ndërtesës tërësisht që nga themelet, ndërtesa që pretendohet pronë e Petro Krestes nuk ekziston faktikisht dhe se ndërtimi i ri kishte edhe sipërfaqe me të madhe se ish ndërtesa e vjetër dhe konstruksion krejt ndryshe).

- Ndërtimin e ka bërë tërësisht me kontributin e tij, fakt që është provuar me prova shkresore të administruara dhe deklarimet e dëshmitarëve.

- Edhe pretendimi se padia është ngritur jashtë afateve ligjore, pra, kanë kaluar 5 vjet nuk qëndron, pasi kemi kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të një veprimi juridik dhe jo deklarimin e pavlefshëm të këtij veprimi, për të cilat ka edhe afate ligjore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e të paditurëve avokat

Arqile Nini, që kërkoi prishjen e të dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit të çështjes, ose prishjen e vendimeve dhe rrëzimin e padisë dhe, si bisedoi çështjen në tërësi,

39

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

V Ë R E NVendimi nr.47, datë 17.2.2006 i Gjykatës së Apelit Korçë dhe vendimi nr.516, datë

03.10.2005 i Gjykatës së shkallës parë Pogradec, janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit. Për pasojë, ato duhet të prishen dhe të vendoset pushimi i gjykimit të çështjes.

Sikurse rezulton nga materialet e çështjes, paditësi Gjergji Kreste ka paditur Vangjo, Juliana dhe Joni Kreste, duke kërkuar detyrimin e tyre të njohin pronar të ndjerin Sotir Laçka mbi një shtëpi banimi, konstatimin e pavlefshmërisë së kontratës së dhurimit nr.1288 rep., nr.373 kol., datë 26.11.1997, lidhur midis të ndjerit Petro Kreste dhe Vangjo Kreste dhe regjistrimin e kësaj pasurie në emër të të ndjerit Sotir Laçka, bazuar në nenet 92/a dhe 149 të K.Civil, nenin 27 të ligjit nr.7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

Paditësi ka pretenduar se, pavarësisht nga regjistrimi në Z.R.P.Paluajtshme, ku shtëpia objekt gjykimi figuron në emër të Petro Kreste, pronari i shtëpisë ka qënë dajoja, i ndjeri Sotir Laçka. Ai nuk ka patur mundësi të blinte shtëpinë, pasi ka qënë në burg dhe blerja është realizuar në emër të Petro Kreste dhe, po në emër të tij është transkriptuar kontrata e shitblerjes. Gjithashtu ai pretendon se, shtëpia e vjetër është prishur dhe aktualisht ekziston ajo që është ndërtuar me kontributin e Sotir Laçkës, i cili ka banuar në të deri në vdekjen e tij.

Për këto arsye pronar i banesës ka qënë ai dhe jo Petro Kreste, ati i paditësit dhe i të paditurit Vangjo, e për rrjedhojë kontrata e dhurimit është absolutisht e pavlefshme.

Në prapsimet e saj, pala e paditur ka parashtruar se shtëpia objekt gjykimi ka qënë blerë nga Petro Kreste më 30 prill 1958 me ankand dhe akti i blerjes është regjistruar në nr.98/2, datë 30.04.1958 të radhorëve të pronësisë të Zyrës së Hipotekës Pogradec. Sotir Laçka nuk e ka fituar asnjëherë pronësinë mbi këtë banesë dhe nuk mund ta bëjë pronar fakti se ai ka banuar në të. Paditësi ka kërkuar me padi edhe më parë njohjen e pronësisë mbi këtë banesë, por gjykimi është pushuar si një padi që nuk mund të ngrihej (vendimet nr.68, datë 28.02.2003 i Gjykatës së shkallës parë Pogradec dhe nr.135, datë 08.05.2003 i Gjykatës së Apelit Korçë). Po kështu me vendimet nr.978, datë 26.11.2001 të Gjykatës së shkallës parë Pogradec dhe nr.61, datë 19.02.2002 të Gjykatës së Apelit Korçë paditësi i këtij gjykimi është detyruar t’i lirojë dhe dorëzojë Vangjo Krestes katin e dytë të shtëpisë objekt i këtij gjykimi.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e shkallës së parë Pogradec, ka vendosur pranimin e pjesshëm të padisë, duke deklaruar pjesërisht të pavlefshme kontratën e dhurimit të lidhur midis të paditurit Vangjo Kreste dhe të ndjerit Petro Kreste, përsa i takon objektit të dhurimit me arsyetimin se objekti i dhuruar nuk është ai i notës së transkriptimit të vitit 1958, por është rindërtuar në vitin 1960 nga i ndjeri Sotir Laçka. Rrëzimin e padisë për kërkimet e tjera sipas arsyetimit të këtij vendimi.

Gjykata e Apelit Korçë ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së shkallës parë Pogradec, duke konstatuar pavlefshmërinë e kontratës së dhurimit nr.1288 rep., nr.373 kol., datë 26.11.1997 lidhur midis Petro Kreste e Vangjo Kreste dhe duke detyruar të paditurit Vangjo, Juliana e Joni Kreste të njohin pronarë mbi banesën e sipër treguar trashëgimtarët e Sotir Laçkës, paditësin Gjergji dhe të paditurin Vangjo Kreste, si dhe detyrimin e Z.R.P.Paluajtshme të fshijë nga regjistrat e kësaj zyre për këtë pronë emrat e Petro e Vangjo Kreste dhe regjistrimin e saj në emër të trashëgimtarëve ligjorë të Sotir Laçkës.

40

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka ushtruar rekurs pala e paditur, duke parashtruar si shkaqe pabazueshmërinë në ligj e në fakt të padisë, pra mungesën e shkakut ligjor të saj.

Gjithashtu ka ushtruar kundër rekurs dhe pala paditëse, e cila kërkon mospranimin e rekursit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit për arsye se banesa ka qënë blerë në fakt nga i ndjeri Sotir Laçka dhe se ka qënë ky personi që e ka kontribuar në ndërtimin e objektit dhe se nga viti 1962 e deri në vdekje ka banuar ai në këtë banesë.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e vlerëson jo të drejtë vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë, pasi ai është marrë në zbatim të gabuar të ligjit.

Nga materialet e çështjes, hetimi gjyqësor dhe vendimet e gjykatave rezulton se i ndjeri Petro Jovan Kreste, ati i paditësit dhe i të paditurve Vangjo e Juli Kreste, bashkëshorti i të paditurës Juliana Kreste, në vitin 1958 ka fituar pronësinë mbi sendin objekt gjykimi. Në bazë të vendimit gjyqësor nr.244, datë 31.12.1957 të Gjykatës Popullore të Rrethit Progradec, Kryesia e Përmbarimit Pogradec më datë 30.04.1958 ka kërkuar transkriptimin e vendimit nr.68, datë 08.04.1958 të saj, që përmban shitjen definitive në ankandin publik të një shtëpie të formës dy katëshe, me dy dhoma lart dhe qilar poshtë me kufij: veri - trualli i Dhionis Shkurtit, jug - rruga, lindje - vëllazëria Shkurti dhe perëndim - Taqo Dimo, si dhe truallit të përbërë prej 52.5 m2, ndodhur në Pogradec me kufij: veri - rruga, jug - Muhamer Muço, lindje - Stavri Boro dhe perëndim Taqi Dimo në favor të Petro Jovan Kreste. Ky akt është transkriptuar në radhorët e Zyrës së Hipotekës Pogradec në nr.98/2 dhe titulli është vënë në vol.2, fq.126 të kësaj zyre.

Sipas kërkesë padisë, pretendohet nga pala paditëse, e drejta e pronësisë së Sotir Laçkës mbi banesën objekt gjykimi. Për më tepër në objektin e padisë kërkohet detyrimi i të paditurve të njohin pronar të ndjerin Sotir Laçka. Një padi e tillë nuk mund të ngrihet, pasi Sotir Laçka mund të kërkonte një gjë të tillë vetëm në të gjallë të tij. Trashëgimtarët, nëse vërtetojnë se trashëgimlënësi i tyre ka qenë pronar mund të përdorin mjete të tjera juridike për mbrojtjen e trashëgimisë, qoftë dhe duke kërkuar detyrimin e të paditurve që të njohin ata pronarë me titull trashëgimie.

Të drejtat e pretenduara nga paditësi për të ndjerin nuk mund të realizohen si në padinë që ai ka ngritur.

Paditësi, me pretendimin se kontrata e dhurimit nr.1288 rep., nr.373 kol., datë 26.11.1997 ka patur për objekt pronën e Sotir Laçkës dhe jo të dhuruesit, ka kërkuar dhe konstatimin e pavlefshmërisë të kësaj kontrate.

Me argumentin e dhënë më sipër, paditësi nuk mund të bëjë këtë kërkim si kërkim më vete.

Në këto kushte, gjykata e apelit, në bazë të nenit 468 të K.Pr.Civile, duhet të konstatonte se është ngritur një padi që nuk mund të ngrihej dhe të prishte vendimin e gjykatës së shkallës parë dhe të vendoste vetë pushimin e gjykimit të çështjes.

Përsa sipër, çmohet se gjykatat, në kundërshtim me kërkesat ligjore, kanë shqyrtuar mosmarrëveshjen.

Në këto rrethana, kur paditësi ka ngritur një padi që nuk mund të ngrihej, dhe meqënëse gjykata e apelit nuk ka respektuar kërkesat e nenit 468 të K.Pr.Civile, ky Kolegj çmon se duhet të prishen vendimet e të dyja gjykatave dhe të pushohet gjykimi i çështjes.

41

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/e të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.47, datë 17.2.2006 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe të vendimit

nr.516, datë 03.10.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe pushimin e gjykimit të çështjes.

Tiranë, më 06.11.2007

42

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11115-01002-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1419 i Vendimit (1252)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Perikli Zaharia KryesuesNikoleta Kita AnëtareArdian Dvorani AnëtarShpresa Beçaj AnëtareArdian Nuni Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 06.11.2007 mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: MELPO KUÇI, në mungesëI PADITUR: LLAMBRO MILO, përfaqësuar nga

avokat Theodhori Beja

OBJEKTI I PADISË: Lirim e dorëzim sendi.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkallës së parë Vlorë, me vendimin nr.1154, datë 27.06.2003 ka vendosur: 1. Pranimin pjesërisht të padisë së paditëses Melpo Kuçi kundër të paditurit Llambro Milo dhe detyrimin e të paditurit t’i kthejë të lirë paditëses sipërfaqen e tokës bujqësore ullishte prej 30 (tridhjetë) m2, sipërfaqja me ngjyrë portokalli sipas skicës që shoqëron aktin e ekspertimit të kryer nga eksperti Yzeir Muço, e ndodhur në ngasrën me nr.22/18, në vendin e quajtur “Pelambella”, në fshatin Palasë të rrethit Vlorë.2. Rrëzimin e pjesës tjetër të padisë si të pabazuar në prova e në ligj.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.116, datë 26.03.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1154, datë 27.06.2003 të Gjykatës së shkallës së parë Vlorë dhe pushimin e gjykimit.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, me vendim nr.1093, datë 05.07.2005 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.116, datë 26.03.2004 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me një tjetër trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim nr.06, datë 22.02.2006 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.1154, datë 27.06.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

43

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kundër vendimit ka ushtruar rekurs i padituri Llambro Milo, i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë, për këto shkaqe:

- Gjykata e apelit ka dhënë vendim me shkelje të rënda proceduriale.- Në kundërshtim me kërkesat e nenit 486 të K.Pr.Civile gjykata nuk ka zbatuar detyrat

e lëna nga Gjykata e Lartë.- Gjykata nuk caktoi ekspertim të ri, me qëllim që të qartësoheshin pretendimet e

palëve (detyrë e lënë nga Gjykata e Lartë). Ajo u mbështet në aktin e parë të ekspertimit të Yzeir Muço, ndërkohë që më vonë është caktuar grup ekspertësh të cilët hodhën dritë mbi të vërtetën.

- Ndryshe nga sa arsyeton gjykata e apelit (që s'kemi titull pronësie), ne pronën tonë e kemi prej 70 vjetësh dhe kufijtë janë të pandryshuar, për këtë kemi paraqitur prova shkresore (ato të pushtetit vendor), akti i ndarjes të pronës mes vëllezërve.

- Padia nuk është ngritur nga Melpo Kuçi, e cila është analfabete, por nga vetë avokati dhe për këtë kemi bërë kallzim penal.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; përfaqësuesin e palës së paditur avokat

Theodhori Beja, që kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues; dhe si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.6 datë 22.02.2006 i Gjykatës së Apelit Vlorë, me të cilin është lënë në

fuqi vendimi nr.1154, datë 27.06.2003 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit. Për pasojë, ai duhet të prishet dhe çështja të kthehet për rigjykim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Nga materialet e administruara në gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se pala paditëse, Melpo Kuçi, në zbatim të ligjit nr.7501, date 19.07.1991 “Për Tokën”, ndër të tjera, me aktin e marrjes së tokës në pronësi nr.11809, datë 10.07.1994 ka përfituar tokë bujqësore ullishte në sipërfaqen prej 500 m2 e ndodhur në ngastrën nr.22/18, në vendin e quajtur “Pelambella”, në fshatin Palasë të rrethit Vlorë e kufizuar nga veriu - J. Milo, jugu - xhade, lindje - K.Babe dhe perëndimi - J.Milo.

Paditësja, me pretendimin se një pjesë të kësaj sipërfaqeje e ka zënë dhe e ka në posedim pa ndonjë titull i padituri Llambro Milo, me padinë në gjykim ka kërkuar detyrimin e palës së paditur t’i kthejë 143 m2 tokë ullishte.

Nëpërmjet prapsimeve i padituri ka parashtruar se ai posedon sipërfaqen e ndodhur brenda kufijve të pronës së vet prej mëse 70 vjetësh dhe se nuk cenon në pronësi palën paditëse.

Gjatë gjykimit në shkallë të parë janë kryer dy akte ekspertimi, konkluzionet e të cilëve janë të ndryshme. Gjykata e shkallës parë Vlorë, bazuar në aktin e ekspertimit të kryer nga eksperti Yzeir Muço, ka vendosur pranimin e pjeshëm të padisë, duke detyruar të paditurin të lirojë dhe t’i dorëzojë 30 m2 sipërfaqe ullishte paditëses.

Gjykata e Apelit Vlorë, pasi ka urdhëruar kryerjen edhe të një akt ekspertimi nga grup ekspertësh, ka vendosur prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës parë dhe pushimin e gjykimit.

Me vendimin nr.1093, datë 05.07.2005, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka prishur vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë dhe ka thyer çështjen për rigjykim po pranë kësaj

44

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

gjykate me tjetër trup gjykues, duke lënë dhe detyrat konkrete që duhej të zgjidhte gjykata e apelit në rigjykim.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, duke çmuar se, hetimi gjyqësor nuk ka qënë i plotë dhe i gjithanshëm, gjykatat nuk u kishin dhënë përgjigje të gjitha pretendimeve, kërkimeve dhe prapsimeve të palëve, si dhe vendimet e tyre nuk qartësonin pretendimet e palëve ndërgjyqëse dhe zgjidhjen e çështjes sipas ligjit, ka orientuar në zgjidhjen e këtyre problemeve që kanë të bëjnë me mosmarrëveshjen objekt shqyrtimi gjyqësor. Respektivisht, gjykata e apelit në rigjykim duhet të mbante parasysh përmbajtjen dhe interpretimin e dispozitave të Kodit Civil, lidhur me pronësinë, rregjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe mbrojtjen e pronësisë. Po kështu duhet të zgjidheshin mospërputhjet që përmbanin aktet e ekspertimeve topografike në lidhje ”me mënyrën e identifikimit dhe matjes së sipërfaqeve të tokës objekt gjykimi, si dhe për eventualitetin dhe sasinë e sipërfaqes së mundshme të tokës që i padituri do të detyrohej t’i lironte dhe dorëzonte paditësit”.

Pas rigjykimit, Gjykata e Apelit Vlorë me vendim nr.6, datë 22.02.2006 ka lënë në fuqi vendimin nr.1154, datë 27.06.2003 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Në arsyetim të vendimit kjo gjykatë parashtron se “paditësja paraqiti origjinalin e aktit të pronësisë, ndërsa pala e paditur nuk solli në gjykim asnjë akt që të kishte cilësinë e titullit të pronësisë. Në kushtet e mungesës të titullit të pronësisë të të paditurit, ajo legjitimohet të kërkojë mbrojtjen e pronës së saj dhe kur nga akti i ekspertimit i kryer në shkallë të parë nga eksperti Yzeir Muço është përcaktuar se i padituri ka zënë 30 m2 me rrethim mur blloku e gardh teli ..., meqënëse është sqaruar plotësisht natyra e konfliktit në rigjykim qartësohet se, pretendimi i paditëses është i drejtë”.

Ky Kolegj, në vlerësim të akteve të administruara, hetimit gjyqësor të kryer nga gjykatat e faktit, si dhe vendimeve të tyre, çmon se edhe në rigjykim gjykata e apelit ka lejuar shkelje të rënda të ligjit.

Kolegji Civil konstaton se, Gjykata e Apelit Vlorë nuk ka zbatuar udhëzimet dhe konkluzionet e Gjykatës së Lartë, të cilat konform neneve 486 e 493 të K.Pr.Civile janë të detyrueshme në rishqyrtimin e çështjes.

Ndonëse ka marrë vendim për përsëritjen pjesërisht të hetimit gjyqësor, ajo është mjaftuar vetëm me kqyrjen e akteve origjinale të palës paditëse dhe në mungesë të akteve të pronësisë të palës së paditur dhe ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës parë.

Gjatë gjykimit të çështjes nga ana e gjykatave të faktit janë urdhëruar kryerja e tre akt ekspertimeve, konkluzionet e të cilëve janë të ndryshme. Respektivisht, nga aktet e ekspertimit ka rezultuar se nuk ka përputhje të kufitarëve që prona e paditëses ka sipas aktit të marrjes së tokës në pronësi me kufitarët e pozicionuar realisht në terren. Aktet e ekspertimit të kryera në shkallë të parë, megjithëse është pranuar mospërputhja e kufitarëve, kanë nxjerrë si përfundim se “Për pronën e përcaktuar në aktin e marrjes së tokës në pronësi për familjen z.Melpo Kuçi ka sipërfaqe toke të zënë nga i padituri Llambro Milo. Sipërfaqja e tokës së zënë nga Llambro Milo është 30 m2”.

Ekspertimi i kryer nga grup ekspertësh, me urdhërim të gjykatës së apelit, ka arritur në përfundimin se “prona e z. Melpo Kuçi sipas dokumentit të marrjes në pronësi nuk është këtu, ajo është në vend tjetër, kjo pronë nuk është hedhur sipas pronës të vjetër që kanë patur z. Melpo Kuçi”.

Kjo situatë e gjëndjes së faktit ka bërë të domosdoshme, që në përputhje me kërkesat e nenit 229 K.Pr.Civile, të përsëritej ekspertimi.

45

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Në kundërshtim me kërkesat e nenit 126 të K.Pr.Civile, në vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë nuk bëhet asnjë analizë dhe asnjë arsyetim, duke arritur në përfundime të pambështetura nga ana ligjore.

Duke e parë gjykimin e çështjes në tërësinë e tij si dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, megjithë udhëzimet e dhëna nga Gjykata e Lartë, nuk është zhvilluar një hetim gjyqësor i plotë e i gjithanshëm në përputhje me ligjin, si dhe nuk u janë dhënë përgjigje pretendimeve, kërkimeve të bëra nga palët, duke vepruar kështu në kundërshtim me kërkesat e neneve 6 dhe 14 të K.Pr.Civile.

Kolegji Civil i Gjykatës së Larte konstaton se, në rastin konkret pala paditëse ka paraqitur për gjykim një padi që ka si objekt rivendikimin e sendit (neni 296 i K.Civil). Gjatë gjykimit të kësaj padie është detyrim i gjykatës që të analizojë elementët karakteristike të saj, ekzistencën e sendit/tokës ullishte, titullin e pronësisë të pretenduar nga paditësja dhe rrethanat e faktit, posedimin e sendit nga ana e të paditurit.

Në këto kushte, në mbështetje të neneve 14, 486 dhe 465 të K.Pr.Civile gjatë rigjykimit të çështjes, qoftë dhe kryesisht, Gjykata e Apelit Vlorë duhet të përsërisë hetimin gjyqësor me qëllim sqarimin e faktit të identifikimit të pronës që pretendohet se është në posedim të paligjshëm të palës së paditur.

Në plotësim të detyrave dhe ndodhur në shqyrtimin e padisë së rivendikimit nuk është e mjaftueshme që pala paditëse të jetë pronare e sendit që rivendikon, por i padituri duhet të jetë posedues i këtij sendi dhe jo i ndonjë sendi tjetër. Pra pala paditëse ka identifikuar pronën e vet me aktet e pronësisë, por në raport me të tre aktet e ekspertimit nuk është identifikuar në gjëndjen e faktit problemi në se është prona/sipërfaqja e pretenduar ajo që posedohet pa titull nga i padituri. Pikërisht konfirmimi i gjëndjes së faktit se cila sipërfaqe posedohet nga i padituri dhe nëse kjo sipërfaqe është ajo që pretendohet nga paditësja, apo jo si problem teknik, zgjidhet nga specialistët e fushave të tjera, por është element thelbësor në pranimin ose jo të padisë së rivendikimit.

Gjatë rigjykimit të kësaj çështje, gjykata e apelit në mbështetje të nenit 486, 14 dhe 465 te K.Pr.Civile, duhet të kryejë një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm me qëllim për të cilësuar saktë faktet dhe veprimet që lidhen me mosmarrëveshjen (neni 16 i K.Pr.Civile).

Kështu, gjatë rigjykimit të çështjes, në zbatim të nenit 229 të K.Pr.Civile, Gjykata e Apelit Vlorë duhet të vendosë kryerjen e një akt ekspertimi të ri nga nje grup ekspertësh. Në konkluzionet e aktit të ekspertimit duhet të gjejnë përgjigje çështje të tilla si, plan vendosja në terren e pronës së paditëses, pozicionimi i saj në raport me atë pronë që posedon i padituri dhe nëse pjesë të pronës së paditëses janë apo jo në posedim të të paditurit dhe efektivisht sa është kjo sipërfaqe.

Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, do ta lejojnë gjykatën e apelit, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedurial e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive, lidhur me zgjidhjen e çështjes.

46

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/c të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.06, datë 22.02.2006 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe dërgimin e

çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Tiranë, më 06.11.2007

47

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11241-01797-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1398 i Vendimit (1253)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesNikoleta Kita Anetare Shpresa Beçaj Anetare Ardian Dvorani AnetarArdian Nuni Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2007 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITES: FRAN ZEFI, NDERIM MUÇAJ, në mungesëE PADITUR: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE

TE PALUAJTSHME (Z.R.P.P.) LEZHE,` në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Demshperblim deri ne 12 paga mujore per zgjidhje te padrejte

dhe te pajustifikuar te kontrates se punes.Baza Ligjore: Nenet 43 e 153 te Kodit te Procedures Civile

dhe nenet 144/4 e 153/3 te Kodit te Punes.

Gjykata e rrethit gjyqesor Lezhe me vendimin date 10.07.2007 ka vendosur:Shpalljen e moskompetences se kerkespadise se paditesave Fran Zefi e Nderim Mucaj dhe dergimin per kompetence Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder ketij vendimi kane bere ankim te vecante paditesit, te cilet parashtrojne këto shkaqe për prishjen e tij:

- Paditesit kontraten e punes dhe marredheniet financiare i kane pasur me palen e paditur.

- Edhe po te ishte Z.R.P.P. pale e paditur, neni 43/2 i K.Pr.C. parashikon qe padia per personat juridik mund te ngrihet edhe ne gjykaten e rrethit ku ajo ka filial te saj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

48

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

V Ë R E NPaditesat kane punuar prane pales se paditur dhe me urdher date 25.04.2007 te Zyres

Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme jane larguar nga puna.Paditesit i jane drejtuar gjykates per pagimin e demshperblimeve qe rrjedhin nga

zgjidhja e kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme.Gjykata e rrethit gjyqesor Lezhe ka vendosur shpalljen e moskompetences se saj per

shqyrtimin e padise se paditesve dhe dergimin per kompetence Gjykates se shkalles se pare Tirane, me arsyetimin se, pala e paditur eshte person juridik dhe qendren e ka ne Tirane dhe vendimet e largimit nga puna jane nxjerre nga Zyra Qendrore.

Paditesit jane ankuar kunder ketij vendimi duke pretenduar se, kontraten individuale te punes ata e kane lidhur me palen e paditur, pra me Zyren Vendore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Lezhe. Per rrjedhoje, edhe marredheniet financiare i kane pasur me kete te fundit.

Ky Kolegj e gjen vendimin e gjykates se mesiperme jo ne pajtim me ligjin.Sipas nenit 47 te K.Pr.C., padite qe rrjedhin nga marredheniet e punes mund te

ngrihen si ne gjykaten e vendit ku ka banimin i padituri, ashtu edhe ne gjykaten e vendit ku ka banimin paditesi.

Sipas nenit 54 po te K.Pr.C., e drejta e zgjedhjes ndermjet shume gjykatave kompetente i takon paditesit dhe kjo e drejte ushtrohet me ngritjen e padise.

Ne interpretim te ketyre dispozitave ligjore, paditesit kane zgjedhur Gjykaten e rrethit gjyqesor Lezhe per shqyrtimin e padise se ngritur prej tyre. Per rrjedhoje, kjo gjykate ka gabuar duke shpallur moskompetencen e saj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 63 te K.Pr.C.,

V E N D O S IPrishjen e vendimit me nr.471 Akti, date 10.07.2007 te Gjykatës së rrethit gjyqesor

Lezhe dhe dergimin e akteve per vazhdimin e gjykimit po kesaj gjykate, si gjykate kompetente.

Tirane, me 06.11.2007

49

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11115-01357-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1553 i Vendimit (1254)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron A. Lamaj KryesuesNikoleta Kita Anetare Perikli Zaharia Anetar Irma Bala Anetare Ardian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 30.10.2007 dhe 06.11.2007 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS TË K/PADITUR: SHERIAT YMERI, ORJETA YMERI, MIRLINDA YMERI, në mungesë

TË PADITUR K/PADITËS: RASIM YMERI, EDMOND YMERI, SHPRESA YMERI, MAJLINDA YMERI përfaqësuar nga av.Agim Gogu

I PADITUR NË K/PADI: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME (ZRPP) TIRANE, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Detyrim per lirim e dorezim trualli.

Baza ligjore: Nenet 349 e 296 te Kodit Civil.OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Detyrim per njohje pronar, konstatim i pavlefshmerise se regjistrimit,

fshirjen nga regjistri, marrje e mases provizore te sigurimit te objektit te kunderpadise.

Baza ligjore: Nenet 169, 351, 249, 92/a, 106 e 111 te K.C. dhe neni 24 i ligjit nr.7843, date 13.07.1994

“Per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme”.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.1942, date 07.04.2005 ka vendosur:Pranimin e padise se paditesave Sheriat Ymeri, Orjeta Ymeri, Mirlinda Ymeri.

50

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Detyrimin e te paditurve kunderpadites Rasim Ymeri, Edmond Ymeri, Shpresa Ymeri, Majlinda Ymeri qe t’i kthejne paditesve te kunderpaditur truallin dhe banesen e ndodhur ne rrugen “Ibrahim Bozhiqi”, nr.25, Tirane.Rrezimin e kunderpadise se te paditurve Rasim Ymeri, Edmond Ymeri, Shpresa Ymeri, Majlinda Ymeri, si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.563, date 17.05.2006 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1942, date 07.04.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder ketij vendimi kane bere rekurs te paditurit kunderpadites, duke parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij:

- Prona eshte regjistruar mbi dokumente te pavertete, qe automatikisht bejne edhe rregjistrimin te goditshem per falsitet.

- E drejta e padise se paditeseve te kunderpaditur eshte parashkruar.- Te dyja gjykatat nuk kane marre parasysh se, regjistrimi i pasurise ne favor te

paditesve te kunderpaditur eshte absolutisht i pavlefshem, sepse ZRPP ka zbatuar keq ligjin nr.7843, date 13.07.1994 “Per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme”, neni 24/b.

- Padia nuk mund te ngrihej nga paditesit e kunderpaditur, pasi eshte parashkruar. - Te paditurit kundrapadites jane posedues me mirebesim te pakten per 50 vjet dhe nuk

e kane humbur asnjehere posedimin mbi sendin.- Veprimi i ZRPP nuk eshte i drejte, pasi ka kaluar ne pronesi te paditesve te

kunderpaditur edhe truallin poshte shtepise. Baza e regjistrimit te pronesise ne emer te paditeseve te kunderpaditur eshte testamenti i Myzejenit, perkatesisht i gjyshes, e cila ka perjashtuar nga trashegimia njerin djale dhe perkatesisht babain e te paditurve te kunderpaditur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia; perfaqesuesin e te paditurve

kunderpadites, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NPaditesit e kunderpaditur figurojne bashkepronare te nje shtepie te perbere nga dy

dhoma e nje kuzhine, te ndodhur nr rrugen “Asim Vokshi”, me siperfaqe te pergjithshme 158.6 m2 dhe siperfaqe ndertimi 112 m2, te regjistruar ne ZRPP Tirane me nr.62, date 16.04.2002.

Kete pasuri paditesit e kunderpaditur e kane fituar me trashegimi, si trashegimtare ligjore te te ndjerit Zihni Ymeri, (vdekur me 09.12.1984), i cili e kishte fituar me testamentin date 02.08.1974 te leshuar nga nena e tij Myzejen Ymeri (vdekur me 18.03.1981). Origjina e fitimit te kesaj prone ne emer te Myzejenit eshte me vendimin gjyqesor nr.1079, date 21.6.1974 te Gjykates se rrethit Tirane, regjistruar ne regjistrin hipotekor nr.169, date 09.07.1974.

51

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Paditesat e kunderpaditur, duke pretenduar se te paditurit kunderpadites e kane zene pasurine e tyre pa asnje tager, kane kerkuar me padi drejtuar gjykates me 01.04.2003 detyrimin e te paditurve kunderpadites te lirojne truallin dhe benesen e ndodhur mbi tё, ne mbeshtetje te neneve 349 e 296 te K.C.

Nga ana tjeter rezulton se, te paditurit kunderpadites posedojne nje shtepi te ndodhur ne kete vend, prej mëse 50-vjetesh.

Te paditurit kunderpadites kane kerkuar te njihen pronare mbi shtepine ne te cilen jetojne dhe truallin poshte saj te ndodhur ne rrugen “Ibrahim Buzhiqi” nr.25, Tirane, me pretendimin se, jane pronare te ligjshem, pasi shtepine e kane ndertuar vete para mëse 50-vjetesh dhe se truallin e kane poseduar qe prej kesaj kohe, duke u sjelle ne kete menyre si pronare per me teper se 20 vjet, mbeshtetur ne nenin 169 te K.C.

Po keshtu, ata kane kerkuar urdherimin e fshirjes se regjistrimit te pasurise ne emer te paditesve, si absolutisht te pavlefshem, me pretendimin se vjen ne kundershtim me ligjin nr.7843, date 13.07.1994 “Per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme”.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin e padise, duke detyruar te paditurit kunderpadites t’i kthejne paditesve te kunderpaditur truallin dhe banesen e ndodhur ne rrugen “Ibrahim Bozhiqi”, nr.25, Tirane.

Nga ana tjeter ka vendosur rrezimin e kunderpadise, si te pabazuar ne prova e ne ligj.Gjykata e apelit ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare.Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se: Megjithese te paditurit kunderpadites nuk pretendojne se e kane fituar me trashegimi

pronesine e pasurise se paluajtshme qe posedojne, por me parashkrim fitues, sipas nenit 169 te K.C., gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit, kur trajtojne parashkrimin e padise se paditesve te kunderpaditur, e trajtojne kete padi si padi per kerkimin e trashegimit, mbeshtetur ne nenin 349 te K.C.

Keshtu, gjykata e apelit arsyeton se, sipas nenit 351 te K.C. padia per kerkimin e trashegimit nuk parashkruhet dhe te paditurit nuk mund te njihen pronare me parashkrim fitues.

Ky Kolegj ve ne dukje se, padia per kerkimin e trashegimit duhet te kuptohet si padi, qe ngrihet nga trashegimtari kunder personit qe mban pasurine si trashegimtar dhe jo kunder atij qe e mban kete pasuri me nje cilesi tjeter.

Per rrjedhoje, ne kete rast nuk jemi perpara padise per kerkimin e trashegimit, por perpara padise per kerkimin e sendit, parashikuar nga neni 296 i K.C., ku gjithashtu e kane mbeshtetur padine paditesit e kunderpaditur.

Ne keto kushte, gjykates i duhej te hetonte dhe te analizonte nese plotesohen ose jo kerkesat e nenit 169 te K.C. per fitimin nga te paditurit kunderpadites te pronesise me parashkrim fitues.

Nga ana tjeter ky Kolegj konstaton se:Megjithese gjykata e apelit ka pasur per shqyrtim nje padi per kerkimin e sendit te

paluajtshem (neni 296 i K.C.), ku barra e proves i bie paditesve te kunderpaditur per te provuar tej çdo dyshimi pronesine e tyre mbi sendin qe posedohet nga te paditurit kunderpadites, kjo gjykate, ashtu si gjykata e shkalles se pare, perserit ne arsyetimin e vendimit te saj, se pasaktesite ne emrat e kufitareve te prones nuk mund te xhveshin paditesat nga pronesia e tyre.

52

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Ky Kolegj ve ne dukje se, konkluzioni i gjykates ne keto raste duhet te jete i sakte dhe produkt i nje analize te hollesishme te te gjitha provave te sjella nga palet, aq me teper qe te paditurit kunderpadites kontestojne edhe vlefshmerine e regjistrimit te pasurise ne emer te paditesve te kunderpaditur.

Sipas nenit 20 te K.Pr.C., gjykata duhet te ndjeke vete dhe te kerkoje te zbatohet parimi i kontradiktorialitetit. Ajo mbeshtet vendimin e saj vetem ne mjetet, shpjegimet, dokumentet e provat e tjera te treguara ose te sjella nga palet, kur keto te fundit kane qene ne gjendje te debatojne sipas parimit te kontradiktorialitetit.

Keshtu, gjykata nuk mund te mos repektoje barazine e armeve dhe nje proces te rregullt gjyqesor ne rast se konstaton qe, prona eshte regjistruar mbi dokumente te pavertete. Ajo nuk mund te mos i jape pergjigje te sakte prapesimeve dhe pretendimeve te te paditurve kunderpadites lidhur me saktesine e vendndodhjes se prones se pretenduar nga paditesit e kunderpaditur.

Gjykatat, megjithese e pranojne faktin qe shtepia, prone e trashegimlenesve te paditesve te kunderpaditur, nuk ekziston më dhe ne vend te saj eshte ndertuar shtepi e re prej te paditurve kunderpadites, e kane pranuar padine, duke i detyruar keta te fundit t’i kthejne shtepine paditesve te kunderpaditur, me arsyetimin qe ndertimi eshte bere pa leje.

Ne keto kushte, vendimi i gjykates se apelit vjen ne kundershtim me ligjin, prandaj ai duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim po ne ate gjykate, pa qene e nevojshme t’i dergohet gjykates se shkalles se pare, siç kerkoi perfaqesusei i te paditurve kunderpadites, duke qene se keto te meta dhe mangesi te konstatuara plotesohen nga gjykata e apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te K.Pr.C.,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.563, date 17.05.2006 te Gjykatës së Apelit Tirane dhe

dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po Gjykates se Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 06.11.2007

53

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.31001-01796-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1554 i Vendimit (1255)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesNikoleta Kita Anetare Shpresa Beçaj Anetare Ardian Dvorani Anetar Ardian Nuni Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 06.11.2007 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: ISMET KABETA, përfaqësuar nga av. Leke Hajdari

E PADITUR: DEGA E TATIM TAKSAVE PUKE, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Anullim i njoftim-vleresimit nr.221, date 24.04.2006,

njoftim-vleresimit nr.222, date 27.02.2006 dhe njoftim-vleresimit nr.1120, date 07.09.2006

te Deges se Tatim Taksave Puke.Baza Ligjore: Neni 153 i Kodit te Procedures Civile,

ligji nr.8560, date 22.12.1999 (i ndryshuar) “Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise”

dhe ligji nr.7928, date 27.04.1995 “Per Tatimin mbi Vleren e Shtuar (TVSH).

Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder me vendimin nr.1421, date 15.06.2007 ka vendosur:

Shpalljen e mungeses se juridiksionit gjyqesor per shqyrtimin e ceshtjes.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim te vecante paditesi, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Paditesi ka konsumuar rrugen administrative si ne Komisionin e Apelit prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve dhe ne Komisionin e Apelit prane Ministrise se Financave. Aktet jane depozituar si prova edhe ne dosjen gjyqesore.

54

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia; perfaqesuesin e paditesit, i cili kerkoi

prishjen e vendimit te Gjykatës se rrethit gjyqesor Shkoder dhe dergimin e akteve per vazhdimin e gjykimit po asaj gjykate dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

V Ë R E NPala e paditur, nepermjet njoftim-vleresimeve nr.221, date 24.04.2006, nr.222, date

27.02.2006 dhe nr.1120, date 07.09.2006 e ka njoftuar paditesin Ismet Kabeta, ne cilesine e administratorit te shoqerise “Elsidi” shpk, per detyrimet tatimore te papaguara, qe kane te bejne me Tatimin mbi Vleren e Shtuar (TVSH).

Paditesi e ka kundershtuar kete detyrim, duke u ankuar ne rruge administrative ne Drejtorine e Apelimeve Tatimore, e cila, mbeshtetur ne ligjin nr.8560, date 22.12.1999 “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise” (nenet 43 & 45), me 24.09.2006 i ka kthyer pergjigje se, kerkesa e subjektit “ELSIDI”shpk per apelim nuk merret ne shqyrtim, pasi nuk jane parapaguar detyrimet tatimore, (pa gjoba dhe interesa).

Sipas dispozitave te mesiperme parashikohet detyrimi i subjektit te ngarkuar me detyrime tatimore, qe t’i parapaguaje keto detyrime (pa gjobat dhe interesat), kur ben ankim kunder vleresimit tatimor.

Ne keto rrethana, paditesi eshte ankuar ne Komisionin e Apelimit Tatimor, qe, sipas nenit 55 te ligjit te mesiperm eshte organi me i larte i apelimit tatimor ne rruge administrative. Ky Komision, nepermjet vendimit nr.26, date 03.10.2006, ka rrezuar kerkesen e subjektit te lartpermendur, pasi dokumentacioni i paraqitur prej tij eshte jashte afateve proceduriale te percaktuara nga dispozita e mesiperme ligjore.

Keshtu, paditesi i eshte drejtuar Gjykates se rrethit gjyqesor Puke, e cila ka shpallur moskompetencen e saj per gjykimin e kesaj çeshtje dhe ia ka derguar çeshtjen per gjykim Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder (seksionit administrativ), si gjykate kompetente.

Gjykata e rrethit gjyqesor Shkoder ka vendosur shpalljen e mungeses se juridiksionit gjyqesor per shqyrtimin e çeshtjes, duke arsyetuar se, paditesi nuk ka respektuar kushtet e parashikuara ne ligj; ai eshte perpjekur ta ezauroje vetem ne dukje rrugen administrative te ankimimit, gje qe nuk e legjitimon per t’iu drejtuar gjykates me padi.

Ky Kolegj e gjen vendimin e Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder ne pajtim me ligjin.

Nga permbajtja e ligjit “Per Procedurat Tatimore ne Republiken e Shqiperise” del qarte se, kryerja e pageses se detyrimit tatimor eshte kusht i domosdoshem per marrjen ne shqyrtim te ankimit kunder vleresimit tatimor nga Drejtoria e Apelimeve Tatimore prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve Tirane. Mospermbushja e ketij kushti ligjor i heq mundesine subjektit tatimpagues t’i drejtohet gjykates, edhe pse formalisht ai mund ta kete ezauruar rrugen administrative te ankimit, duke iu drejtuar Komisionit te Apelimit Tatimor prane Ministrise se Financave, si organi me i larte administrativ i apelimit tatimor.

Ne keto kushte, gjykata e mesiperme me te drejte ka konkluduar se kjo çeshtja nuk ben pjese ne juridiksionin gjyqesor.

55

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1421, date 15.06.2007 te Gjykatës së rrethit gjyqesor

Shkoder.

Tirane, me 06.11.2007

56

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.31001-01798-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1409 i Vendimit (1256)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarIrma Bala AnetareAgron A. Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 08.11.2007 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS I K/PADITUR: AGIM BESHIRI, MAKBULE RESO, perfaqesuar nga av. Sokol Puto

TË PADITUR K/PADITËS: SHYQYRI DAKOLI, QEMAL DAKOLI,JAKUP DAKOLI, MEHDI DAKOLI,ESAD DAKOLI, ENVERIJE DUMA,SHAZE ZEQA, ARTUR DAKOLI,DIZI DAKOLI, SHPETIM DAKOLI,MUKADES DAKOLI, ÇEZAR DAKOLI,SHPRESA DAKOLI, ALBANA BAHOLLI,SPARTAK DAKOLI, NERITAN DAKOLI, GJYLIANA DAKOLI, GENTIANA DAKOLI, -EDLIR DAKOLI, ne mungese.

I PADITUR: AGJENSIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TE PRONAVE, QARKU DURRES, ne mungese.

PERSON I TRETË: ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTSHME DURRES, ne mungese.

57

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

OBJEKTI I PADISË:Shfuqizimi pjeserisht i vendimit

te K.K.K.P. te rrethit Durres nr.194, date 30.04.1997, shtuar me vendimin date 08.08.1997, vetem per ate pjese te tij

qe cenon te drejten tone te pronesise ne dy parcela toke, respektivisht 600 m² dhe 400 m²,

sipas kufizimeve te percaktuara ne dokumentacionin perkates.Kthim sendi (dy parcelat e tokes) te marra

dhe poseduara nga te paditurit Dakoli ne menyre te padrejte.Detyrimin e Z.R.P.P. te fshije nga regjistrat regjistrimin e pronesise

se dy parcelave te tokes te bere ne favor te te paditurve Dakoli, duke mbetur e drejta e pronesise ne favor te paditesave.

OBJEKTI I K/PADISË: Konstatimi i pavlefshmerise absolute te Z.R.P.P.

per te çregjistruar pasurine: me nr.59/32 me sip 600 m² nga emri i Makbule Beshiri, prone e cila rezulton

e mbivendosur me familjen Dakoli, duke lene kete pasuri ne emer te familjes Dakoli;

pasurine me nr.59/66-1 me sip 400 m² nga emri i Agim Beshiri, etj., prone e cila rezulton e mbivendosur me familjen Dakoli,

duke lene kete pasuri ne emer te familjes Dakoli.Baza Ligjore: Nenet 31 e vijues, 153 e vijues, 161, 324 te K.Pr.C,

neni 200/d, 296, etj. te K.Civil. Nenet 4, 27/a etj te ligjit nr.7698, date 15.04.1996

“Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave ish pronareve”. Nenet 10, 23-27, 28, 48 te Ligjit nr.7843, date 13.07.1994

“Per Regjistrimin e Pasurive te Paluajtshme”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, me vendimin date 06.06.2007 ka vendosur:Te mos pranoje kerkesen e pales se paditur Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, Qarku Durres per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes civile me pale padites i kunderpaditur Agim Beshiri, Makbule Reso. Te paditur k/padites Shyqyri Dakoli, Çezar Dakoli, Jakup Dakoli, Mehdi Dakoli, etj. I paditur: Agjensia e Kthimit e Kompensimit te Pronave Qarku Durres. Person i trete: Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme Durres. Me objekt padie: Shfuqizimi pjeserisht i vendimit te K.K.K.P. te rrethit Durres nr.194, date 30.04.1997, shtuar me vendimin date 08.08.1997, vetem per ate pjese te tij qe cenon te drejten tone te pronesise ne dy parcela toke, respektivisht 600 m² dhe 400 m², sipas kufizimeve te percaktuara ne dokumentacionin perkates.Kthim sendi (dy parcelat e tokes) te marra dhe poseduara nga te paditurit Dakoli ne menyre te padrejte.Detyrimin e Z.R.P.P. te fshije nga regjistrat regjistrimin e pronesise se dy parcelave te tokes te bere ne favor te te paditurve Dakoli, duke mbetur e drejta e pronesise ne favor te paditesave.

58

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Objekti i kunderpadise: Konstatimi i pavlefshmerise absolute te Z.R.P.P. per te cregjistruar pasurine me nr.59/32, me sip 600 m² nga emri i Makbule Beshiri, prone e cila rezulton e mbivendosur me familjen Dakoli, duke lene kete pasuri ne emer te familjes Dakoli. Pasurine me nr.59/66-1 me sip 400 m² nga emri i Agim Beshiri, etj., prone e cila rezulton e mbivendosur me familjen Dakoli, duke lene kete pasuri ne emer te familjes Dakoli.

Kunder vendimit te mesiperm, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka paraqitur rekurs Zyra Rajonale per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave Qarku Durres, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Gjykata me vendim te ndermjetem ka vendosur te mos pranoje kerkesen e Z.R.K.K.P. Qarku Durres, duke ju referuar vendimit unifikues te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte nr.4, date 24.03.2005. Ne kete gjykim, nuk jemi ne rastet analoge te ketj vendimi unifikues. Paditesat Agim Beshiri dhe Makbule Reso (Beshiri), si dhe te paditurit trashegimtaret e Zaide Dedaj (Dakoli) jane subjekte te shpronesuara, te cilet kane marre vendimet respektive, familja Beshiri vendimet nr.9, date 03.03.1994 dhe nr.10 nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave te Bashkise Durres, trashegimtaret e Zaide Dedej (Dakoli) vendimet nr.194, date 30.04.1997, shtuar me vendimin e date 08.08.1997.

- Ne kohen qe eshte paraqitur padia, date 22.05.2006, afati i ankimit nga subjektet e shpronesuara mbeshtetur ne nenin 16/2 te ligjit nr.9235, date 29.07.2004, ishte brenda 18 muajve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji (afat prekluziv). Per te kapercyer kete boshllek ligjor te krijuar, ligjvenesi me ligjin nr.9684, date 06.02.2007, e ndryshoi ligjin nr.9235, date 29.07.2004 “Per Kthimin dhe Kompensimin e Pronave”, pikerisht neni 18, pika 1. Drejtori i A.K.K.P.-se ka te drejte te shqyrtoje kryesisht, brenda 30 diteve nga marrja e vendimit, vendimet e dhena nga zyrat rajonale te A.K.K.P.-se ne qark. Drejtori i Pergjithshem shqyrton edhe vendimet e dhena nga ish-komisionet vendore per kthimin dhe kompensimin e pronave, si dhe ish-komisionet e rretheve ose bashkive per kthimin ose kompensimin e pronave ish-pronareve. Pas shqyrtimit kryesisht ose shqyrtimit te ankimit, Drejtori i Pergjithshem i A.K.K.P.-se vendos:- lenien ne fuqi te vendimit;- shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen e ceshtjes ne themel te tij;- kthimin per rishqyrtim ne zyren rajonale te A.K.K.P.-se.

- Perfundimisht ne kerkojme prishjen e vendimit te ndermjetem dhe nxjerrjen jashte juridiksionit te ceshtjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi;perfaqesuesin e pales paditese te kunderpaditur, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit,dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i ndermjetem date 06.06.2007 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, me te

cilin nuk eshte pranuar kerkesa e Agjensise se Kthimit e Kompensimit te Pronave te Qarkut Durres per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor, eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

59

Page 60: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Ne kundershtim me sa pretendon A.K.K.P. e Qarkut Durres, Gjykata e Rrethit Durres, qe ka vendosur pranimin e juridiksionit gjyqesor dhe mbajtjen e ceshtjes per gjykim, ka vepruar drejt ne baze te ligjit dhe te praktikes gjyqesore te vendosur nga Gjykata e Larte. Per kete qendrim kjo gjykate i eshte referuar vendimit nr.4, date 24.03.2005 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, sipas te cilit “Pavaresisht nga momenti i rregjistrimit te ceshtjes per gjykim (para apo pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri), ne te gjitha rastet kur padia per kundershtimin e vendimit te Komisionit te Kthimit te Pronave eshte ngritur nga persona te tjere qe kane fituar te drejta pronesie mbi pronat e trajtuara nga ky vendim, eshte gjykata ajo qe ka juridiksionin per shqyrtimin e ketyre ceshtjeve”.

Ne rastin ne shqyrtim, palet ndergjyqese kundershtojne gjyqesisht vendimet e Komisionit te K.K.P. te dhena perkatesisht ne favor te pales tjeter per njohjen dhe kthimin e prones. Ne kuptim te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 (neni 16/2), secila pale ndergjyqese nuk konsiderohet “subjekt i shpronesuar” ne vendimin e dhene nga K.K.K.P. per palen tjeter. Prandaj palet, me ane te padise dhe k/padise, kane te drejten te kerkojne zgjidhjen e mosmarreveshjes drejtperdrejt ne gjykate, sepse nuk jane “subjekte te shpronesuar”, por persona te tjere qe kane fituar te drejte pronesie mbi pronen e trajtuar nga vendimi i K.K.K.P. per palen tjeter.

Gjithashtu, gjykata e faktit ka vepruar drejt, mbasi konflikti nuk eshte thjesht i natyres administrative, por ne themel eshte konflikt juridiko-civil per pronesine e pretenduar nga te dy palet qe kane ngritur, respektivisht, padi dhe kunderpadi. Per me teper, ne gjykim paditet nga te dy palet edhe Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, e cila ka lejuar rregjistrimin ne emer te dy pale pronareve te pronave qe kane mbivendosje.

Gjate gjykimit gjykata e faktit duhet te verifikoje natyren e konfliktit dhe marredhenien juridike per shkak te se ciles ka lindur konflikti midis paleve.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 60 te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit te ndermjetem date 06.06.2007 te Gjykates se Rrethit

Gjyqesor Durres.

Tirane, me 08.11.2007

60

Page 61: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

MENDIMI I PAKICËSNe kundeshtim me arsyetimin e shumices ne favor te percaktimit te juridiksionit

gjyqesor per zgjidhjen e kesaj ceshtje, kam mendimin se duhej te ishte pranuar kerkesa e Agjensise se Kthimit e Kompensimit te Pronave te Qarkut Durres per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte duhej te kishte konstatuar se referimi i gjykatave te faktit ne vendimin nr.4, date 24.03.2005 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, eshte i gabuar. Sipas ketij vendimi, “Pavaresisht nga momenti i regjistrimit te ceshtjes per gjykim (para apo pas hyrjes ne fuqi te ligjit te ri) [Ligji nr.9583, date 17.07.2006], ne te gjitha rastet kur padia per kundershtimin e vendimit te Komisionit te Kthimit te Pronave eshte ngritur nga persona te tjere qe kane fituar te drejta pronesie mbi pronat e trajtuara nga ky vendim, eshte gjykata ajo qe ka juridiksionin per shqyrtimin e ketyre ceshtjeve”.

Vendimi i sipercituar i Kolegjeve te Bashkuara i perket ceshtjes me padites SH.V. e te paditur Komisioni i Pronave prane Bashkise Shkoder. Paditesi SH.V. nuk ka qene ish i shpronesuar dhe pjesemarres ne procesin e kthimit apo kompensimit te pronave, por nje person i trete qe ka pretenduar fitimin e pronesise se baneses ne zbatim te ligjit nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”.

Ne rastin ne shqyrtim, per percaktimin e juridiksionit gjykatat duhej t`i ishin referuar vendimit nr.7, date 24.03.2005 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Ne kete vendim “Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte arrijne ne perfundimin unifikues se te gjitha ceshtjet, te cilat kane te bejne me kundershtimin e vendimeve te Komisioneve te Kthimit e Kompensimit te Pronave ish-Pronareve, qe jane marre ne zbatim te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 dhe qe jane kundershtuar ne gjykate perpara hyrjes ne fuqi te ligjit nr.9235, date 29.07.2004 “Per kthimin dhe kompensimin e prones”, jane ne juridiksionin gjyqesor dhe jo ne ate administrativ. Gjykatat keto ceshtje nuk mund t`i nxjerrin jashte juridiksionit te tyre, por duhet t`i perfundojne ato duke i`u referuar ligjit te meparshem, ose te dy ligjeve, per zgjidhjen e mosmarreveshjeve”.

Referuar rastit tone ne shqyrtim, te dy palet, paditesit e kunderpaditur dhe te paditurit kunderpadites jane pjesemarres ne procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave dhe, ne thelb, kundershtojne vendimet perkatese respektive te komisionit te pronave, te dhena ne kohe te ndryshme, qe kane krijuar mbivendosje te pronave te kthyera.

Vendimet e Komisionit te Pronave jane kundershtuar pas hyrjes ne fuqi te ligjit nr.9235, date 29.07.2004, te ndryshuar me ligjin nr.9583, date 17.07.2006. Referuar neneve 16 dhe 18 te ndryshuar te ligjeve te mesiperme, para dhe pas ndryshimit te tyre, rezulton se ankimi kunder vendimit te njohjes se te drejtes se pronesise, kthimit ose kompensimit te prones, si dhe te drejtave te tjera reale, behet nga subjekti i shpronesuar ne zyren e A.K.K.P.-se ne qender.

Drejtori i pergjithshem i Agjensise se Kthimit e Kompensimit te Pronave ka te drejte te shqyrtoje ankimet ne rruge administrative dhe kunder vendimit te tij, mund te behet ankim ne gjykate.

Si perfundim, gjykata nuk ka juridiksion per shqyrtimin e ketyre ceshtjeve pa u ezauruar me pare juridiksioni administrativ i shqyrtimit tyre.

Thimjo Kondi

61

Page 62: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.31003-01799-00-2007 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-1585 i Vendimit (1257)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron A. Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 08.11.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËSA: NDUE BUSHKOLA, ne mungeseGJON BUSHKOLA, ne mungese

TË PADITUR: Z.R.P.P. KURBIN, MEHMET ALLUSHI, RASIM ALLUSHI, SHKURTE ALLUSHI, AGRON ALLUSHI, ne mungese

PERSONA TË TRETË: KOMUNA MILOT, SEKSIONI I ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES TOKES I N/PREFEKTURES KURBIN, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Konstatimin e pavlefshmerise absolute te akteve administrative:

1. Te çertifikates per vertetim pronesie te pasurise se paluajtshme me nr.32/37 ne emer te Met Isuf Allushit.

2. Te aktit te marrjes se tokes ne pronesi, ne emer te Mehmet Allushit me nr.2 per parcelen me nr.32/2, pa date e me siperfaqe 4000 m2

Baza Ligjore: Neni 115, 116 e vijues te Ligjit nr.8485, date 12.05.99 e ndryshimet, neni 324/a i K.Pr.Civile

dhe Ligji nr.7843, date 13.07.1994 e ndryshimet.

Gjykata e shkalles se pare Kurbin, me vendimin nr.246, date 15.05.2007 ka vendosur:Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te çështjes civile me nr.13/136 qe i perket paditesave Ndue Bushkola e Gjon Bushkola dhe kalimin e saj per zgjidhje ne juridiksionin administrativ te Komunes Milot.

62

Page 63: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare Kurbin, ne baze te nenit 59 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar ankim te veçante i padituri, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi, duke parashtruar keto shkaqe:

- Kam kerkuar legjitimimin e padise me padites, Gjon dhe Ndue Bushkola.- Jane zhvilluar dy seanca gjyqesore me nr.regj.834 me date 10.10.1995 dhe me

vendim nr.344, date 05.07.2006 fituar mbi pronen time ligjore nga une Mehmet Allushi.

- Kundershtimin e vendimit te gjykates e bazoj ne dy gjykimet e mesiperme, si dhe ne nenin 472, 467/d, e, dhe nuk eshte e plote ne permbajtje sipas nenit 310 te K.Pr.Civile (pikat 6 dhe 7), si dhe paragrafi 2, pika 2, pasi mohon dhe nuk prek te drejtat e mia si pale k/paditese.

- Ne k/padine time i referohem nenit 296 dhe 298 te K.Civil, duke sjelle provat perkatese, si dhe ato te kerkuara zyrtarisht.

- Ne paragrafin 5 te shtjellimit te vendimit nr.246, date 15.05.2007, thekson se nuk eshte ankimuar ne lidhje me aktin e anullimit te tapise. Ju sqaroj se anullimi eshte jo i rregullt administrativisht dhe ligjor dhe rrjedh pas procesit gjyqesor nr.regj.834, date 10.10.1995 dhe se pala ka sjelle dokumenta te pabazuara administrativisht e ligjerisht dhe jashte çdo afati ligjor ne kerkesat e ankesat e saj.

- Gjykata kerkoi me nr.13.AK, date 16.01.2007 dhe i erdhi zyrtarisht nga Z.R.P.P. Kurbin me nr.29, date 31.01.2007, mbi regjistrimin e prones time ne forme e permbajtje.

- Vendimi nr.246, date 15.05.2007 eshte i pabazuar ne nenin 59 te K.Pr.Civile, pasi Komisioni i Ndarjes se Tokes nuk funksionon më.

- Kerkoj anullimin e kufizimit te pronesise ne Z.R.P.P. Kurbin si i pabazuar ligjerisht, qe rrjedh nga vendimi nr.246, date 15.05.2007.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRezulton nga vendimi i gjykates se faktit dhe aktet e administruara ne dosjen

gjyqesore se te paditurit Allushi kane fituar pronesine mbi nje siperfaqe toke bujqesore prej 400 m2 ne fshatin Shullaz te Komunes Milot, sipas vendimit nr.2, pa date te Komisionit te Ndarjes se Tokes te fshatit. Kete prone ata e kane rregjistruar ne emer te tyre ne Z.RR.P.P. Kurbin me nr.32/37, date 10.05.2001. Nga ana tjeter, ne gjykim ka rezultuar se me shkresen nr.prot 1470, date 06.12.1995, K.Nd.Tokes se rrethit Kurbin ka vendosur shfuqizimin e aktit te lartpermendur te marrjes se tokes ne pronesi per te paditurit duke urdheruar qe komisioni me i ulet i ndarjes se tokes te pajise me akt te marrjes se tokes ne pronesi per te njejten siperfaqe paditesit Bushkola. Por ky urdher i organit epror administrativ pretendohet se nuk eshte zbatuar ende nga organi me i ulet i ngarkuar per kete qellim, i cili, motivon qendrimin e tij me pengesen qe ka per shkak se te paditurit Allushi jane pajisur me çertifikate pronesie mbi token bujqesore objekt gjykimi.

Ne rrethana te tilla, paditesit Bushkola i jane drejtuar me padi gjykates, duke kerkuar pavlefshmerine absolute jo vetem te aktit te marrjes se tokes ne pronesi per te paditurit, por edhe te certifikates se pronesise leshuar ne emer te te paditurve mbeshtetur mbi nje akt te tille adminsitrativ te shfuqizuar nga K.Nd.Tokes se rrethit Kurbin kohe perpara rregjistrimit te

63

Page 64: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

prones ne Z.RR.P.P. Kurbin. Nisur nga e drejta e disponimit me ane te padise, nepermjet kerkimit te konstatimit te pavlefshmerise absolute te dy akteve administrative te lartpermendura dhe zgjidhjes se pasojes kryesore perkatese te synuar me padine, pra te nulitetit te rregjistrimit te pronesise per te paditurit, paditesit kerkojne gjyqesisht te heqin pengesen e pretenduar nga organi administrativ me qellimin e realizimit te interesit te ligjshem te pretenduar prej tyre, ate te pajisjes me aktin e marrjes se tokes ne pronesi.

Gjykata e faktit ka vendosur te nxjerre çeshtjen jashte juridiksionit, me arsyetimin se paditesit duhet te kerkojne me pare ne rruge administrative realizimin e urdherimeve te vendimit te K.Nd.Tokes se rrethit Kurbin nr.1470, date 06.12.1995, i cili ka shfuqizuar aktin e marrjes se tokes ne pronesi per te paditurit Allushi, si dhe ka urdheruar komisionin vartes te pajise me nje akt te tille paditesit Bushkala.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se qendrimi i gjykates se faktit nuk gjen mbeshtetje ne ligj. Ne gjykimin civil jane palet ato qe vene ne levizje gjykaten dhe percaktojne objektin e mosmarreveshjes (neni 2 dhe 5 i K.PrCivile). Gjykata ka per detyre te shqyrtoje padine dhe t’i lejoje palet te argumentojne dhe mbrojne qendrimet e tyre ne seance gjyqesore. Gjykata e zgjidh mosmarreveshjen ne perputhje me ligjin, por ajo nuk mund te ndryshoje kryesisht bazen juridike te padise (neni 16/2).

Objekti i mosmarreveshjes, shkaku ligjor dhe objekti i padise ne kete gjykim, sipas pretendimit te paditesit qe ka disponimin e padise dhe ka vene ne levizje gjykaten, eshte konstatimi i pavlefshmerise absolute te akteve administrative te leshuar nga Komisioni i Ndarjes se Tokes dhe Z.RR.P.P., duke u mbeshtetur ne rregullimet normative te parashikuara ne K.Pr.Civile, K.Pr.Administrative dhe ligjin nr.7843, date 13.07.1994 “Per rregjistrimin e pasurive te paluajtshme”.

Nisur nga kerkimet e padise objekt gjykimi, mund te mbahet parasysh karakteri i posaçem i padise, ku me ane te pretendimit per konstatimin e pavlefshmerise absolute te veprimit juridik a te nje akti, apo, si ne rastin konkret, te aktit administrativ, kerkohen gjyqesisht te zgjidhen pasojat perkatese. Kjo per faktin se rastet e nulitetit te tyre, posacerisht edhe te akteve administrative, jane parashikuar shprehimisht nga ligji (p.sh. neni 116 i K.Pr.Administrative), ato jane jo te zakonshme pra krejtesisht specifike e te dallueshme nga rastet e tjera te pavlefshmerise relative te aktit. Pasojat ne rastin e konstatimit te pavlefshmerise jane po keshtu me natyre specifike dhe krejt te ndryshme ne te gjitha aspektet nga ato te deklarimit (shpalljes) te pavlefshmerise se aktit.

Ne rrethana te tilla, nisur edhe nga fakti qe procedimi ne rruge administrative si rregull nenkupton nje fillim dhe vijemesi te pranueshem si normal, pra me minimumin e domosdoshem qofte edhe formal, ne dukje, te elementeve materiale e proceduriale ligjore te veprimtarise e te procedimit administrativ, si dhe duke patur parasysh qe K.Pr.Administrative (neni 137/3) parashikon se, ne parim, rruga gjyqesore vjen pas ezaurimit te rruges administrative dhe se kjo zgjedhje e ligjvenesit (“ne parim”) e nenkupton ekzistencen e normalitetit te siperpermendur te veprimtarise e te procedimit administrativ, nuk perjashtohet mundesia qe, sipas rrethanave konkrete te ceshtjes, ai qe pretendon se mbron nje interes te tij te ligjshem mund t’i drejtohet perjashtimisht rruges gjyqesore duke ngritur drejtperdrejt padi edhe ne gjykate. Prandaj, jo pa qëllim, neni 137, pika 3 e K.Pr.Administrative parashikon se në parim palët mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë ezauruar rekursin administrativ, duke e nënkuptuar se edhe mund të mos e ezaurojnë domosdoshmërisht dhe në çdo rast rekursin administrativ. Këtu ndikon mënyra e hartimit të dispozitës ligjore, specifika e çdo rasti konkret, si dhe natyra e pavlefshmërisë së aktit. Njekohesisht vlen te mbahet

64

Page 65: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

parasysh se ankimi administrativ nuk eshte domosdoshmerisht formal, sepse K.Pr.Administrative njeh si forme ankimi edhe kerkesen jo formale.  

Ne çeshtjen objekt gjykimi, paditesi pretendon se nga ana e organeve administrative K.Nd.Tokes Milot dhe Z.RR.P.P. Kurbin jane nxjerre akte absolutisht te pavlefshme dhe mbahen qendrime ne kundershtim te hapur me ligjin ne lidhje me kerkesat e ankesat vijuese qe ai u ka drejtuar atyre, duke lene ne kete menyre pa pergjigje e zgjidhje pretendimet e tij per marrjen ne pronesi te tokes, objekt i ketij gjykimi. Madje ne gjykim nuk rezulton te jete hetuar ne menyre te plote e te gjithanshme lidhur me keto pretendime te paditesit per kerkesa dhe ankesa drejtuar organeve administrative dhe as ne arsyetimin e vendimit te gjykates qe ka konkluduar se nuk ka patur ankimim administrativ nuk permenden dhe analizohen kerkesa e ankesa formale a jo formale drejtuar Komunes Milot, etj., te pretenduara a te administruara ne dosjen gjyqesore. Prandaj, gjate shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes, gjykata duhet te orientoje palet te paraqesin shpjegime e prova per t’i dhene pergjigje kerkimeve te paditesit, vetem persa i perket çeshtjes nese ndodhemi perpara vertetimit te njerit prej rasteve shprehimisht te parashikuara te nulitetit te aktit administrativ, pra jo te rasteve e rrethanave qe kane te bejne me pavlefshmerine relative te tij, duke zgjidhur edhe pasojat perkatese sipas çmimit te saj.

Gjithashtu, pas fillimit te shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes, ne daten 15.12.2006, te paditurit kane paraqitur kunderpadi me te cilen rivendikojne sendin objekt gjykimi dhe kerkojne te ardhurat nga perdorimi i sendit. Por, pasi jane permbyllur veprimet pergatitore, ne vijim, ne fillim te seances gjyqesore te dates 01.03.2007, gjykata, kryesisht, me vendim te ndermjetem, ka vendosur: “Rrezimin e kerkeses se te paditurit Mehmet Allushi per kerkesen ne formen e kunderpadise si te pambeshtetur ne prova dhe ne ligj”. Po keshtu, rezulton nga aktet e dosjes gjyqesore se, lidhur me kunderpadine, gjykata nuk u kishte mundesuar paleve ndergjyqese te paraqesnin prova, kerkime e prapesime lidhur per themelin e saj, sipas parimit te kontradiktorialitetit (neni 20 i K.Pr.Civile).

Prandaj, ky qendrim dhe vendim i ndermjetem i gjykates se faktit perben shkelje te rende proceduriale. Pranimi ose rrezimi apo pushimi i gjykimit te çeshtjes lidhur me padine dhe kunderpadine, si te mbeshtetura apo jo ne prova e ne ligj, behet nga gjykata perkatesisht, me vendim perfundimtar ose jo perfundimtar, vetem ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes (neni 126 dhe 127 i Kodit te Procedures Civile), pasi paleve t’u jene krijuar kushtet per te debatuar lidhur me provueshmerine dhe bazueshmerine ne ligj te tyre. Ndersa vendimet e ndermjetme jepen nga gjykata ne seance gjyqesore ne pergjigje te kerkesave te paleve ndergjyqese dhe ne funksion te zhvillimit te rregullt te gjykimit (neni 125).

Ne çeshtjen objekt gjykimi, gjykata e faktit jo vetem nuk ka mbajtur parasysh sa me siper, por as edhe nuk ka kryer ndonje veprim pergatitor per te orientuar palen e paditur qe, eventualisht, nese kunderpadia permbante te meta, t’i caktohej nje afat per ndreqjen e tyre, ne kuptim e zbatim te neneve 153 e vijues te K.Pr.Civile. Kjo per shkak se kunderpadia i nenshtrohet te gjitha rregullave per ngritjen e padise (neni 160).

Per arsyen e mesiperme, gjykata e faktit duhet te trajtoje kunderpadine njesoj sikurse ngritjen e padise dhe, nese nuk veren te meta, te shprehet per kerkimet e saj me vendim perfundimtar ose jo perfundimtar.

 

65

Page 66: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 59 te Kodit te Procedures

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.246, date 15.05.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin

dhe dergimin e çeshtjes po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 08.11.2007

66

Page 67: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11243-01217-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-1402 Vendimit (1258)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron A Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 08.11.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: “KLENDA” SHPK, perfaqesuar ne gjykim nga Av. P. Mishto

TË PADITUR: SAHIBE QORRI, SKENDER QORRI,DASHAMIR QORRI, HAXHIRE QORRI,MERITA QORRI, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Z. Shkupi;

PERSON I TRETË: ZYRA E PERMBARIMIT ELBASAN, perfaqesuar ne gjykim nga M. Çerraga

OBJEKTI I PADISË: Kundershtim i veprimeve permbarimore, ne baze te Nenit 609 te K.Pr.C. te K.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.1199, date 05.07.2005 ka vendosur:

Te pranoje kerkesepadine e paditesit dhe te ligjeroje masen e sigurimit te padise.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.276, date 29.05.2006 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, si dhe personi i trete, te cilet me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen kerkojne ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise.

67

Page 68: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron A. Lamaj; degjoi pretendimin e

avokates se anes se paditur, e cila u shpreh per pranimin e rekursit; pretendimin e avokatit te paditesit, i cili u shpreh per lenien e vendimit ne fuqi; si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N Se, pjesemarresit ne proces kane lidhur ndermjet tyre nje veprim juridik (kontrate

sipermarrje date 04.10.2000), ne te cilen paditesi eshte shfaqur si sipermarres dhe trashegimlenesi i te paditurve ne cilesine e porositesit.

Meqenese eshte pretenduar se paditesi nuk ka plotesuar detyrimet e tij qe rridhnin nga kontrata objekt i veprimit juridik, mosmarreveshja ndermjet pjesemarresve ne proces u be objekt i zgjidhjes gjyqesore (detyrimi i paditesit per zbatim te kontrates). Me vendimin gjyqesor nr.906, date 05.06.2003 u detyrua paditesi te zbatonte detyrimet qe rridhnin nga kontrata e nenshkruar me te paditurin dhe qe ishin kryerja e disa punimeve te ndertimit si: vendosje dritaresh, dyersh, veshje me pllaka, punime hidrosanitare, etj., si dhe te dorezonte objektin (dyqan me sip.192 m2). Ky detyrim i paditesit (ne kete proces) duhej te permbushej brenda nje afati prej 3 muaj nga dita qe i padituri (ne kete proces) do te rinovonte lejen e ndertimit te objektit. Ky vendim mori forme te prere.

Me date 12.09.2003 mbi kerkesen e te paditurve eshte leshuar urdheri i ekzekutimit te vendimit, i cili eshte vene ne ekzekutim prej permbaruesit me date 17.11.2003. Sipas procesverbalit te mbajtur me kete rast, kreditori ka pretenduar per dorezim urgjent te objektit, ndersa debitori ka kundershtuar veprimin e permbaruesit per dorezim te prones.

Ne keto rrethana, paditesi ka kundershtuar gjyqesisht veprimet e permbaruesit duke kerkuar edhe pavlefshmerine e veprimeve te tij dhe pezullimin e tyre. Si baze ligjore te kerkese padise se tij paditesi ka vene nenet 609 dhe vijues te K.Pr.C.

Me pas paditesi i eshte drejtuar gjykates, duke kerkuar interpretimin e dispozitivit te vendimit nr.906, date 05.06.2003. Gjykata me vendimin nr.906, date 03.12.2003 interpretoi kuptimin e detyrimit te paditesit lidhur me dorezimin e objektit, si dorezim pasi paditesi te plotesonte kushtet e percaktuara ne kontrate dhe pasi te ishin perfunduar procedurat perkatese (kolaudimi i objektit, dhenia e aktit te shfrytezimit, etj.).

Mbi kerkese padine e paditesit, Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan fillimisht vendosi ne afat padine e paditesit, si dhe pezulloi ekzekutimin e vendimit e permbarimit (date 20.11.2003).

Ky vendim u la ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durres (vendimi nr.17, date 06.07.2004) dhe nga Gjykata e Larte nuk u pranua per shqyrtim rekursi i paraqitur nga te paditurit (vendimi nr.328, date 18.02.2005).

Pas kesaj, filloi shqyrtimi ne themel i mosmarreveshjes se pjesemarresve ne proces, per te cilen Gjykata e Rrethit Gjyqesor Elbasan, me vendimin nr.1199, date 05.07.2005, vendosi pranimin e kerkese padise, vendim i cili u la ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durres (vendimi nr.276, date 29.05.2006.

Gjykata ka arsyetuar pavlefshmerine e urdherit te ekzekutimit dhe kundershtimin e veprimeve te permbaruesit me faktin se nga i padituri nuk eshte kerkuar te permbusheshin urdherimet e vendimit, d.m.th. detyrimi i tij per te siguruar lejen e ndertimit por eshte kerkuar ekzekutimi i vendimit. Ky vendim nuk mund te vihej ne ekzekutim pa u plotesuar kushti i

68

Page 69: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

percaktuar ne te, i cili ishte taksativ. Vendimi behet i ekzekutueshem vetem pas marrjes se lejes se ndertimit si kusht per kryerjen e punimeve dhe dorezimin e objektit.

Te njejtin arsyetim ka perdorur edhe gjykata e apelit.Ne rekursin e paraqitur pala e paditur ka pretenduar, se nga gykata jane shtremberuar

faktet e paraqitura gjate gjykimit; se pavlefshmeria e urdherit te ekzekutimit nuk parashikohet ne asnje dispozite dhe se veprimet e permbaruesit kane qene te drejta.

Objekt i kerkese padise, d.m.th. i pretendimeve te parashtruara prej paditesit ka qene kundershtimi i veprimeve te permbaruesit gjyqesor ne ekzekutimin e vendimit nr.906, date 05.06.2003 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan. Kjo shprehet edhe ne bazen juridike te kerkese padise se tij. Pra gjykata duhej t’i jepte pergjigje te gjitha pretendimeve te parashtruara prej paditesit, d.m.th. si pavlefshmerise se titullit ekzekutiv ashtu edhe kundershtimit te veprimeve te permbaruesit.

Gjykata ka konsideruar te drejte pretendimin per pavlefshmerine e urdherit te ekzekutimit. Ky arsyetim i gjykates nuk eshte i bazuar ne ligj. Neni 609 § 2 i K.Pr.C. lejon debitorin te kundershtoje titullin ekzekutiv, kur eshte nje vendim gjyqesor, vetem per fakte te ngjara pas dhenies se vendimit.

Gjykata nuk e ka patur parasysh kete kerkese te ligjes por e ka arsyetuar pretendimin e paditesit ne kuptim te Nenit 610 te K.Pr.C., duke thirrur permbaruesin si person te trete. Gjate shqyrtimit te çeshtjes nga paditesi nuk eshte pretenduar per ndonje rrethane te re te dale pas dhenies se vendimit ne kuptim te Nenit 609 § 2 te K.Pr.C. Ne keto kushte, pretendimi i paditesit ne kete pike nuk provohet dhe per pasoje kerkese padia e tij per pavlefshmerine e urdherit te ekzekutimit duhet te rrezohej si e pabazuar ne ligj. Pra rekursi ne kete pike eshte i drejte dhe vendimi i gjykates per kete pjese duhet te ndryshohet dhe padia te rrezohet.

Lidhur me pretendimet e paditesit per kundershtimin e veprimeve te permbaruesit, gjykata ka arsyetuar se kushti i vene ne dispozitiv te vendimit nr.906, date 05.06.2003, d.m.th. detyrimi i te paditurit per te siguruar lejen e ndertimit eshte taksativ per zbatimin e vendimit, d.m.th. per ligjerimin e veprimeve te permbaruesit. Nga ana tjeter, gjate gjykimit eshte pretenduar se permbaruesi ka kaluar caqet e urdherimeve te vendimit, d.m.th. te titullit ekzekutiv duke kerkuar dorezimin e objektit (apartamentit).

Lidhur me kushtin e paraqitur gjykata duhej te hetonte nese ky kusht eshte i mbeshtetur ne ligj, pasi kushti qe te permbushet duhet te jete i ligjshem. Per kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi i urdheruar nga gjykata mund te realizohet ne menyre te ligjshme edhe pa u siguruar leja e ndertimit atehere debitori duhet te permbushe detyrimin e tij. Po ashtu gjykata, duke patur parasysh edhe vendimin gjyqesor mbi interpretimin e vendimit nr.906, date 05.06.2003, duhet te analizoje objektin e detyres se permbaruesit nese eshte ne funksion te vendimit gjyqesor. Vetem pas nje hetimi te tille gjykata duhet te shprehet nese permbaruesi ka vepruar ne perputhje me objektin e ekzekutimit te titullit ose ne kundershtim me te, pra per pranimin ose jo te kerkese padise. Ne keto kushte vendimi i gjykates per kete pjese duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres, me tjeter trup gjykues.

Gjykata ka urdheruar edhe pezullimin e ekzekutimit te urdherit ekzekutiv. Perderisa gjykata duhet te hetoje ligjshmerine e veprimeve te permbaruesit, si edhe kushtin per ekzekutimin e ketij urdheri qe eshte permbushja nga i padituri te lejes se ndertimit, nuk mundet qe urdheri te ekzekutohet para perfundimit gjyqesisht te çeshtjes.

Se fundi, kjo çeshtje nuk eshte objekt i rekursit te paraqitur dhe gjykimi ne Gjykaten e Larte zhvillohet duke i dhene pergjigje pretendimeve te parashtruara ne rekurs.

69

Page 70: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485§c, d te K.Pr.C.,

V E N D O S I Ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr.276, date 29.05.2006, lidhur

me objektin e kerkese padise pavlefshmeri e urdherit te ekzekutimit dhe rrezimin e kerkese padise.

Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres nr.276, date 29.05.2006 lidhur me objektin e kerkese padise, kundershtim i veprimeve te permbaruesit dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Durres, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 08.11.2007

70

Page 71: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11115-01323-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-1403 i Vendimit (1259)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron A Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 08.11.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: FETI KAPLLANAJ, ne mungese NEXHIP KAPLLANAJ, ne mungese I PADITUR: VEIZ XHAFAJ, ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Kthim sendi,

ne baze te Nenit 296 te K.C.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin nr.793, date 08.06.2005 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.211, date 12.04.2006 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen, kerkon ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise dhe pranimin e kunderpadise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron A. Lamaj; si shqyrtoi dhe bisedoi

ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N Paditesit me kerkesepadine objekt i shqyrtimit gjyqesor pretendojne se jane pronare te

sendit objekt gjykimi, send i cili eshte marre nga i padituri. Ne keto kushte ato pretendojne detyrimin e ketij te fundit per kthimin e sendit (padia e rivendikimit, Neni 296 i K.C.).

71

Page 72: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjykatat i kane konsideruar pretendimet e paditesave te provuara dhe per pasoje kane pranuar kerkesepadine.

Ato kane arsyetuar se paditesit kane provuar pronesine e tyre mbi sendin objekt gjykimi dhe se i padituri me pretendimin se gezon te drejten e pronesise mbi sendin, nuk e ka mohuar zoterimin e tij mbi sendin. Po ashtu, nga provat e paraqitura i padituri ka pronesine vetem mbi nje siperfaqe prej 3860 m2, e cila nuk ka mbivendosje me pronen e paditesave.

Ne rekursin e paraqitur i padituri ka pretenduar se eshte pronar i nje siperfaqe prej 5100 m2. Kete pretendim te tij i padituri nuk e ka provuar me asnje prove te paraqitur ne seancen gjyqesore, pra pretendimi i tij mbetet i paprovuar dhe per pasoje nuk mund te pranohet rekursi ne kete pike.

Ne rekurs pretendohet se paditesit kane barren e proves te provojne ligjshmerine e pronesise se tyre. Nga gjykata jane hetuar te gjitha provat e paraqitura dhe paditesit kane provuar se e drejta e pronesise se tyre buron nga aktet e dhenies se tokes ne pronesi te leshuara nga organi kompetent (Vendimi i Komisionit te ndarjes se tokes nr.14014, date 28.09.1994 dhe nr.14012, date 28.09.1994). Nga i padituri nuk eshte parashtruar asnje pretendim mbi ligjshmerine e aktit, pra prezumohen se keto akte jane te ligjshme dhe te drejta.

Pretendimi i fundit i te paditurit eshte se çeshtja duhej t’i nenshtrohej rruges administrative. Ky pretendim i tij nuk qendron, mbasi objekti i mosmarreveshjes eshte marredhenia juridike e pronesise e cila pretendohet se eshte cenuar nga veprimet e te paditurit, pra eshte marredhenie e cila rregullohet nga normat juridiko-civile.

Ne rrethanat e mesiperme, pretendimet e te paditurit nuk arrihen te provohen dhe per pasoje me te drejte gjykata ka pranuar kerkese padine e paditesave.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.211, date 12.04.2006, te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 08.11.2007

72

Page 73: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11241-01597-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1460 i Vendimit (1260)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron A. Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare

ne daten 08.11.2007, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.11241-01597-00-2006 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: RAMAZAN (ZAN) KASMI, ne mungese TË PADITUR: KOMISARIATI I POLICISE KURBIN

DREJTORIA E POLICISE SE QARKUT LEZHE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Anullimin e pavlefshmerise se aktit date 03.05.2005 te pales se paditur,

mbi pushimin nga puna e paditesit Zan Kasmi.Kthimin ne vendin e punes.

Detyrim per pagimin e pages nga data e pezullimit deri ne momentin e kthimit ne pune.

Baza Ligjore: Ligji nr.8553, date 25.11.1999 “Per policine e shtetit”, neni 20.

Gjykata e shkalles se pare Kurbin, me vendimin nr.464, date 25.10.2005, ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te padise.Pranimin e padise per demshperblimin e padise Zan Kasmi per zgjidhjen e kontrates se sherbimit publik pa shkaqe te arsyeshme ne masen e 12 pagave mujore, duke detyruar te paditurin Komisariati i Policise Kurbin.Rrezimin e pjeses tjeter te padise qe i perket pavlefshmerise se vendimit, e kthimin ne pune te paditesit Zan Kasmi.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.705, date 13.06.2006 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.464, date 25.10.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin.

73

Page 74: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.P.Civile, ka bere rekurs pala e paditur Drejtoria e Policise Qarkut Lezhe, e cila kerkon te prishet vendimi per keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se shkalles se pare i lene ne fuqi nga gjykata e apelit per demshperblim nuk eshte i bazuar, pasi demshperblimi jepet kur kontrata eshte zgjidhur pa shkaqe te arsyeshme, ne rastin konkret zgjidhja e kontrates ka shkaqe te arsyeshme, pasi urdheri per largimin e paditesit nga policia eshte i bazuar ne ligj.

- Sipas nenit 325 te K.Pr.Civile padia mund te ngrihet kur paditesi argumentohet se akti administrativ eshte i paligjshem, por ne rastin konkret ky urdher eshte i bazuar ne ligjin nr.8553, date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”, neni 20/3, germa “C”.

- Ne dosjen penale ne ngarkim te paditesit dalin prova te mjaftueshme qe ish punonjesi i policise Ramazan Kasmi, ne kohen qe ka qene ne detyre nuk ka kryer detyrat e tij, nuk ka zbatuar nenet 37 dhe 55 te ligjit sipercituar.

- Nga paditesi eshte shkelur Kodi Etikes i punonjesit te Policise nr.8291, date 25.02.1998, nenet 2/6 dhe 9.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.705, date 13.06.2006 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.464, date 25.10.2005 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin, eshte marre jo ne zbatim te ligjit, si i tille prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrim ne ate gjykate.

Siç pranojne gjykatat, me date 03.06.2004 nga Prokuroria e Rrethit Kurbin eshte filluar ndjekja penale ndaj paditesit, per vepren penale te “shperdorimit te detyres” parashikuar nga neni 70/1 i K.Penal Ushtarak, e cila eshte derguar per gjykim me date 29.09.2004 (shkaqet: nuk ka marre kallezimin per vepren penale te rrembimit te personit).

Per kete shkak, Drejtoria e Policise Qarkut Lezhe me vendimin nr.2420, date 25.11.2004 ka urdheruar pezullimin e paditesit nga detyra deri ne perfundimin e çeshtjes penale, duke i nderprere marredheniet financiare.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr.419, date 14.04.2005, ka vendosur pushimin e çeshtjes penale ndaj paditesit Ramazan Kasmi, me arsyetimin se ndjekja penale eshte parashkruar.

Pas vendimit te pushimit te çeshtjes penale, Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe, me vendimin nr.768/2, date 03.05.2005 ka urdheruar perjashtimin e paditesit Ramazan Kasmi nga Policia e Shtetit me motivacionin “Per shkelje te Betimit”.

Kunder ketij vendimi, paditesi eshte ankuar ne Komisionin Qendror te Disiplines prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise ne Ministrine e Brendshme, i cili e ka konsideruar te motivuar masen e dhene.

Duke mos qene dakort me urdherin e perjashtimit te tij nga Policia e Shtetit, paditesi ka kerkuar ne rruge gjyqesore, me padine objekt gjykimi anullimin e tij, kthimin ne punen e meparshme dhe pagimin e pages nga data e pezullimit deri ne kthimin ne vendin e meparshem te punes, me pretendimin se nuk ka shkelur betimin, ne baze te nenit 20 te Ligjit nr.8553, date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”.

74

Page 75: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kurbin, me vendimin nr.464, date 25.10.2005, ka detyruar palen e paditur, Komisariatin e Policise Kurbin, te demshperbleje paditesin me 12 paga mujore dhe ka rrezuar padine per kerkimet e tjera, me arsyetimin se largimi i paditesit nga Policia e Shtetit eshte bere pa shkaqe te arsyeshme, nuk jane provuar raste qe parashikon neni 20 i ligjit nr.8553, date 25.11.1999. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.705, date 13.06.2006, me te njejtin arsyetim se nuk provohet shkelja e betimit nga ana e paditesit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs pala e paditur Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe, e cila ka pretenduar se, zgjidhja e kontrates se punes ka shkaqe te arsyeshme, pasi provohet se paditesi, ne kundershtim me kerkesat e neneve 37 e 55 te ligjit nr.8553, date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”, nuk ka zbatuar detyrimin per raportimin, mbledhjen dhe administrimin, si dhe ruajtjen e informacionit pas venies ne dijeni per shkeljen e ligjit nga qytetaria Eliza Rexhepi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, gjykon se vendimi i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e moszbatimit te ligjit, si i tille duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate.

Pala e paditur, si gjate gjykimeve ne gjykaten e shkalles se pare dhe ne gjykaten e apelit, si dhe me rekursin ne Gjykaten e Larte, ka pretenduar se paditesi eshte larguar nga Policia e Shtetit per moskryerje te detyres tij, duke mos raportuar per vepren penale qe eshte vene ne dijeni nga Eliza Rexhepi, rrembimin qe i eshte bere asaj nga Artur Cuku, nuk ka administruar dhe ruajtur informacionin e saj, duke vepruar ne kundershtim me kerkesat e neneve 37, 55 te Ligjit nr.8553, date 25.11.1999 “Per Policine e Shtetit”.

Ne mbeshtetje te pretendimeve te saj, pala e paditur ka paraqitur vendimin e Prokurorise Kurbin per dergimin ne gjyq te çeshtjes penale ne ngarkim te paditesit Ramazan Kasmi per vepren penale te parashikuar nga neni 248 te K.Penal, proces-verbalin mbi kallezimin e krimit date 29 Maj 2004 qe i eshte marre shtetases Eliza Rexhepi, proces-verbalin per rideklarim nga persona qe tregojne rrethanat e hetimit date 13.07.2004, marre po kesaj shtetase, proces-verbalin per deklarim nga persona qe tregojne rrethana te hetimit, date 14.06.2004, etj.

Vendimi i gjykates se apelit, ne kundershtim me kerkesat e nenit 126 te K.Pr.Civile, nuk permban analizen e provave te paraqitura nga palet, nuk i jepet pergjigje pretendimeve te tyre mbi bazen ligjore mbi te cilen bazohet zgjidhja e mosmarreveshjes.

Ne keto rrethana, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se, gjykata e apelit nuk ka permbushur detyrimin qe ka ne baze te nenit 14 i K.Pr.Civile, i cili parashikon se “Gjykata ka per detyre te kryeje nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithanshem ne perputhje me ligjin”, prandaj eshte e nevojshme qe gjykata e apelit, ne baze te nenit 465 te K.Pr.Civile, te perserise teresisht hetimin gjyqesor.

Ne rigjykim, gjykata per te sqaruar shkaqet te cilat kane detyruar te paditurin per ta larguar paditesin nga Policia e Shtetit, duhet te therrase me cilesine e deshmitareve Eliza Rexhepin, e cila sipas te padituve ka denoncuar tek paditesi ne vitin 1998 dhe nuk i eshte marre kallezimi dhe ne vitin 2004 kallezon per te njejten ngjarje tek nje oficer tjeter policie, i cili sipas pretendimit ka marre kallezimin, ne kete vit. Te thirret e te pyetet ne cilesine e deshmitarit oficeri i policise Kurbin Andrea Vorfi, qe ka marre kallezimin ne vitin 2004, pasi ne baze te ketij kallezimi te bere perseri ne polici eshte filluar çeshtja penale ne ngarkim te paditesit dhe eshte larguar nga rradhet e policise se shtetit. Pyetja e deshmitareve ne gjykim te behet ne prani te paleve apo perfaqesuesve te tyre, pasi te jene njoftuar rregullisht.

75

Page 76: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjithashtu ne rigjykim te kerkohet nga Komisariati i Policise Kurbin nese disponohen materiale shkresore ne lidhje me kallezimin qe pretendohet se ka bere qytetarja ne vitin 1998 tek paditesi, si dhe materiali kallezues i mevonshem nese ka te tille, qe ka investuar oficerin e policise Andrea Vorfi, per thirrjen e qytetares Eliza Rexhepi, qe te beje kallezimin me date 29.05.2004.

Gjykata e apelit, pasi te hetoje ne drejtimet e siperme dhe çfare do te vleresohet nga ana e saj, do te jete ne gjendje te nxjerre perfundim te drejte duke ju dhene pergjigjen e duhur pretendimeve te paleve.

Sa siper, Kolegji Civil çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane duhet te prishet dhe te dergohet çeshtja per rishqyrtim asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/e te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.705, date 13.06.2006, te Gjykates se Apelit Tirane dhe

dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 08.11.2007

76

Page 77: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11243-00388-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-1571 i Vendimit (1261)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron A. Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 08.11.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: KADRI DAUTI, BILAL MALDI, DRITAN MUKA, YMER ZENELI, VAIT DOREZI, MUHAMET SALIKO, ARDIAN LIFO, ENVER RAMA, ARTAN LIKA, ROLAND META, DRITAN GJATA, FIQIRET SHLLAKU, BLEDI PLLACERI, EMIN CELAMI, ALKETA RIBAJ, LAURENT SENJA, ALTIN XHEPA, EVEREST LLOCI, ALEKSANDER CIPURI, ALGIN CORBAXHI,

KRISTO ADHAMI, ILIR SPAHI, JULIAN KOSLLARI, ELTON FASHO, KASTRIOT CULLHAK, KLODIAN GJERGJI,

ILIR BODURI, GENTIAN RUKO, ARIAN ROSHI, ARBEN XHARO, ARTAN AGA,

FATMIR GJERGJI, ALBAN ZISO, DONALD NDREJA, ADRIATIK CENAJ, perfaqesuar nga Av.Ritvan Shkembi.

E PADITUR: MINISTRIA E MBROJTJES, perfaqesuar nga Juristet Kristo Bonjaku e Valeriu Veriga.

OBJEKTI I PADISË:Pagese diete.

Baza Ligjore: VKM nr.764, date 29.07.1996;Ligji nr.8139, date 05.09.1996, neni 3 i tij.

77

Page 78: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.6060, date 09.12.2004, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise se ngritur nga paditesat.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.981, date 11.10.2005 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.6060, date 09.12.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare, ne baze te K.Pr.Civile kane bere rekurs paditesat, te cilet kerkojne te prishet vendimi per keto shkaqe:

- Vendimet e gjykatave jane haptas alogjike, te pabazuara si ne ligj edhe ne prova dhe te njeanshme.

- Gjykata e apelit, ashtu si edhe gjykata e shkalles se pare, kane keqinterpretuar ligjin nr.8139, date 05.09.1996 “Per dergimin e kompanise paqeruajtese Shqiptare” dhe VKM nr.764, date 29.07.1996 “Per shperblimin e ushtarakeve qe marrin pjese ne operacionin e NATOS-s “Perpjekja e perbashket” ne ish Republiken Jugosllave”.

- Ne kete akt eshte percaktuar ne menyre eksplicite shperblimi i ushtarakeve qe marrin pjese ne kete operacion dhe konsiston ne shumen 25 $ per çdo dite qendrim ne mision dhe nuk i eshte lene ne kompetence Ministrit te Mbrojtjes per te percaktuar masen e ketij shperblimi.

- Ne keto kushte, zvoglimi i kesaj pagese sipas urdherit te Ministrit te Mbrojtjes nr.299, date 28.04.2000, nga 25 $ ne dite, eshte ne kundershtim jo vetem me urdherin e meparshem nr.240, date 13.04.2000 te atij organi, por ajo qe eshte kryesore, ai vjen ne kundershtim me VKM nr.764, date 29.07.1996 i cili eshte akt ne zbatim te ligjit nr.8139, date 05.09.1996.

- Gjykatat e dy shkalleve jane treguar te njeanshme ne favor te te paditures, kur kane pranuar si prove faksin nr.5255, date 20.04.2000 te Bundeswehrit gjerman. Ky vendim eshte marre ne kundershtim me ligjin procedurial, pasi kjo prove nuk ploteson kerkesat e nenit 266 e 267 te K.Pr.Civile, por edhe se ai nuk eshte faks real dhe konkretisht:

- Faksi nr.5255, date 20.04.2000 i Bundeswehrit gjerman, jo vetem qe eshte fotokopje, por eshte edhe e pa vertetuar nga organet kompetente.

- Legalizimi i perkthimit te z.Petro Mala nga ana e noteres Lumturi Culaj eshte bere ne kundershtim me kerkesat e nenit 56 e 65 te ligjit nr.7829, date 01.06.1994 “Per noterine”. Ne keto kushte gjykata nuk duhej ta administronte si prove, aq me teper qe eshte prova kryesore, mbi te cilin ajo eshte bazuar ne marrjen e vendimit.

- Faksi nr.5255, date 20.04.2000, me perjashtim te faqes se pare, nuk i perket ketij faksi, po ashtu ky faks nuk i drejtohet Ministrise se Mbrojtjes Shqiptare, por eshte faks i brendshem i Ushtrise Gjermane.

- Perkthimi i faksit nuk eshte i sakte dhe i plote.- Ne faksin nr.5255, date 20.04.2000 nuk rezulton te flitet per asnje lloj marreveshje

ndermjet dy ministrive lidhur me pagesen e kontigjentit shqiptar nga ushtria Gjermane, siç pretendohet nga gjykata. Persa siper ky akt eshte i pavlefshem.

- Gjykimi eshte bere pa pranine e paleve, nuk kemi pare te jete shpallur data e gjykimit, çfare ka krijuar premise njeanshmerie.

78

Page 79: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- Shperblimi prej 20 DM qe na eshte paguar nga pala gjermane eshte pare xhepi dhe jo si kompensim i dietes prej 25 $ qe duhej te na jepeshin ne zbatim te ligjeve shqiptare.

- Te njejtat pretendime qe jane parashtruar nga ana jone dhe qe nuk jane pranuar nga dy gjykatat, eshte fakt se jane pranuar nepermjet tre vendimeve te Gjykates se shkalles se pare Tirane, vendime te cilet kane te njejtin objekt dhe subjekt te te njejtes kategori e kushte sherbimi, jane lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane, si edhe nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte. Me vendimet e mesiperme eshte pranuar padia e kolegeve tane ushtarake, te cilet ashtu si edhe ne, kane marre pjese ne perberje te kontigjenteve te operacionit te NATO-s “Perpjekja e Perbashket” ne ish Republiken Jugosllave.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; mbrojtjen e perfaqesuesit te paditesve,

avokatin Ritvan Shkembi, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se shkalles se pare e te atij te gjykates se apelit dhe pranimin e padise; mbrojtjen e perfaqesuesve te pales se paditur Kristo Bonjaku e Valeriu Veriga, qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi;

V Ë R E NVendimi nr.981, date 11.10.2005 i Gjykates se Apelit Tirane nuk eshte i mbeshtetur

ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Rezulton nga vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit se paditesit Kadri Dauti, Bilal Maldi, etj., me ane te kerkese padise kane kerkuar detyrimin e pales se paditur Ministria e Mbrojtjes te shlyeje ne favor te secilit padites shumen ne te holla te diferences se papaguar te shperblimit mujor, te cilen ata pretendojne se u takon per kohen qe kane sherbyer ne misionin ushtarak “Perpjekja e perbashket” ne Bosnje - Hercegovine.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane me vendimin nr.6060, date 09.12.2004 ka vendosur rrezimin e kerkese-padise me arsyetimin se, mbeshtetur ne provat e administruara gjykates i rezultonte qe paditesat kishin perfituar efektivisht shumen prej 15 USD nga buxheti i shtetit dhe 20 Marka gjermane nga ana e pales gjermane per çdo dite qendrimi ne mision, gje qe sipas çmimit te gjykates se faktit permbush te drejten e pretenduar prej paditesve lidhur me perfitimin e shperblimit mujor prej 25 USD ne dite, sipas ligjit dhe vendimit te Keshillit te Ministrave. Sipas gjykates, pavaresisht nga burimi i sigurimit te fondit per shperblimin mujor, paditesve u eshte paguar efektivisht shperblimi ditor prej 25 USD, sipas rakordimeve perkatese te te paditurit me palen gjermane. Me te njejtin arsyetim, ky vendim eshte lene ne fuqi nga ana e gjykates se apelit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit kane parashtruar rekurs paditesit, te cilet pretendojne se gjykatat e faktit kane interpretuar dhe zbatuar ne menyre te gabuar ligjin. Sipas tyre, pagesa e shperblimit ditor prej 25 USD per çdo ushtarak ne misionin e Bosnje-Hercegovines perben nje detyrim ligjor per palen e paditur. Ndersa, pagesa ditore e kryer nga pala gjermane ne shumen 20 Marka gjermane perben pagesa shtese te kryera prej tyre, ne kuader te ofrimit te nje trajtimi te njejte per kushtet e sherbimit e te jeteses te ushtarakeve shqiptare me ata gjermane, meqenese forca ushtarake shqiptare permbushte misionin e saj ne bashkeveprim dhe nen asistencen teknike te pales ushtarake gjermane.

79

Page 80: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i dhene nga gjykata e apelit nuk eshte i mbeshtetur ne ligj.

Gjykatat e faktit kane arritur ne perfundime te njejta lidhur me vleresimin e provave persa i perket rrethanes qe paditesit jane ushtarake, qe kane qene ne misionin ushtarak te NATO-s “Perpjekja e perbashket” ne Bosnje - Hercegovine. Po keshtu gjykatat e faktit kane pranuar se per kohen e qendrimit ne mision, paditesit kane perfituar nga buxheti i shtetit shperblim ditor ne shumen 15 USD nga 25 USD te parashikuar si detyrim normativ qe buronte nga ligji dhe vendimi perkates i Keshillit te Ministrave per kete mision ushtarak, si dhe rrethanen qe, nga pala gjermane, me fondet e tyre financiare, paditesve u jane dhene si shperblim “pagese xhepi” shuma prej 20 Markash gjermane. Por, ndryshe nga sa pretendojne paditesit, gjykatat e faktit kane arritur ne perfundimin se, per shkak te veshtiresive te pales shqiptare per perballimin e kostove financiare te misionit, pala gjermane ka marre persiper te shlyeje per çdo padites diferencen prej 10 USD te papaguar nga pala shqiptare, duke u paguar atyre gjate misionit nga fondet e pales gjermane shumen prej 20 Markash gjermane, shume kjo pak a shume e barasvlefshme me diferencen prej 10 USD te pashlyer drejtperdrejt paditesve nga vete pala shqiptare.

Ky arsyetim i gjykatave te faktit nuk gjen mbeshtetje ne ligj. Misioni ushtarak i forcave te armatosura jashte territorit te Republikes, ne Bosnje- Hercegovine, per pjesemarrje ne operacionin ushtarak “Perpjekja e Perbashket”, ku kane permbushur detyren e tyre edhe paditesit, eshte miratuar me ligjin e posacem nr.8139, date 05.09.1996 “Per dergimin e kompanise paqeruajtese shqiptare per te marre pjese ne operacionin e NATO-s ″Perpjekja e Perbashket″ ne ish Jugosllavi”. Ndermjet te tjerave, ne nenin 3 te ketij ligji, parashikohet se ushtaraket qe marrin pjese ne kete operacion “per ditet e qendrimit atje, perveç pages mujore, do te marrin per veshtiresi sherbimi edhe nje shperblim ditor ne masen qe do te caktohet me vendim te Keshillit te Ministrave”. Ne baze dhe per zbatim te kesaj dispozite te ligjes, Keshilli i Ministrave me vendimin nr.764, date 29.07.1996 ka vendosur qe masa e shperblimit ditor te jete “25 USD per çdo dite qendrimi atje”, ndersa efektet financiare do te perballohen nga fondet e miratuara per kete mision pales se paditur Ministria e Mbrojtjes.

Sipas Kushtetutes, legjislacionit per forcat e armatosura dhe ligjit te lartpermendur nga njera ane, per ushtaraket pjesemarres ne kete operacion ushtarak, detyrimi i padiskutueshem dhe i pakushtezuar nga motive te ndryshme, si p.sh. ato financiare, eshte vajtja dhe permbushja e misionit te ngarkuar ne Bosnje-Hercegovine; nga ana tjeter, per palen e paditur Ministria e Mbrojtjes, detyrimi eshte “te marre te gjitha masat organizative dhe teknike per realizimin e detyres” nga ushtaraket, ku perfshihet edhe detyrimi ligjor, normativ, per t’i shperblyer ushtaraket (paditesit) me shumen 25 USD ne dite per çdo dite qendrimi ne operacion.

Çfaredo akti tjeter nenligjor, apo pjese e tij, qofte me natyre normative apo nominale, i nxjerre nga pala e paditur Ministria e Mbrojtjes, por qe nuk eshte i autorizuar nga ligji per t’u nxjerre prej tij apo permban rregullime pertej parimeve e çeshtjeve te deleguara per t’u zgjidhur ne rruge nenligjore, nuk eshte ne perputhje per ate pjese me dispoziten e nenit 118, pika 1 e 2 te Kushtetutes. Si te tilla, mbeshtetur edhe ne dispoziten e nenit 145, pika 1 te Kushtetutes, sipas se ciles gjyqtaret i nenshtrohen vetem Kushtetutes dhe ligjeve, si edhe ne dispozitat e neneve 178, pika 1 dhe 180, pika 1 te saj, aktet e pales se paditur Ministria e Mbrojtjes ne pjesen qe kane bere nje rregullim te ndryshem te çeshtjeve te shperblimit ditor ne mision per paditesit, jane akte qe nuk duhet te mbahen parasysh nga gjykata ne zgjidhjen e mosmarreveshjes mes paleve ndergjyqese.

80

Page 81: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Ne gjykim rezulton qe pala e paditur, me urdherat nr.240, date 13.04.2000, me nr.299, date 28.04.2000 (pika 7), etj. ka urdheruar qe paditesit te perfitojne gjate qendrimit ne mision, nga buxheti i shtetit, shpenzime per “dietat ditore” ne masen 15 USD, ndersa 20 Marka gjermane direkt nga pala gjermane sipas marreveshjes se arritur me keta te fundit. Pavaresisht nga motivet e natyres financiare, etj., qe mund te kene sjelle te paditurin ne nxjerrjen e ketyre rregullave me natyre nenligjore, ne kuptim e zbatim te normave kushtetuese e ligjore te lartpermendura, ne pjesen qe ato bejne nje rregullim te ndryshem nga ligji lidhur me masen dhe modalitetet e shperblimit ditor per paditesit, ato nuk jane gje tjeter veçse akte nenligjore qe vijne ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin. Si te tilla, ato nuk duhet t’i sherbejne gjykates si orientim dhe mbeshtetje ligjore per zgjidhjen e mosmarreveshjes objekt i ketij gjykimi.

Po keshtu, te pambeshetura ne Kushtetute dhe ne ligj jane arsyetimet e gjykatave te faktit dhe pretendimi i pales se paditur qe pagesa prej 20 Markash gjermane nga pala gjermane, si diference e pashlyer nga pala shqiptare, burojne nga nje marreveshje e nenshkruar ndermjet dy ministrive te mbrojtjes, shqiptare e gjermane, ne daten 17.09.1997. Ne kete marreveshje, ne nenin 3 parashikohet vetem angazhimi me natyre te pegjithshme per ta trajtuar kontigjentin shqiptar me strehim falas dhe ushqim te perbashket sipas standartit gjerman, etj. Por kjo marreveshje ka mbetur vetem ne kuadrin e bashkepunimit nderministror operacional, pasi ajo nuk eshte ratifikuar me ndonje ligj te posaçem nga Kuvendi i Shqiperise. Ne kushte te tilla, rregullat e kesaj marreveshje dhe komunikime te metejshme, ne pjesen qe lidhen me financimin e nje “shperblimi xhepi” prej 20 markash gjermane per paditesit nga fondet e pales gjermane, nga pikepamja kushtetuese dhe ligjore nuk mund te ndryshojne, shfuqizojne a zevendesojne vetvetiu detyrimet e drejtperdrejta qe burojne per palen e paditur kundrejt paditesve nga dispozitat e shprehura per kete qellim, sikurse permenden mesiper, te ligjit nr.8139, date 05.09.1996 dhe VKM nr.764, date 29.07.1996.

Per arsyet e mesiperme, nga pikepamja e zbatimit te ligjit, gjykatat e faktit e kane zgjidhur ne menyre te gabuar mosmarreveshjen, duke rrezuar padine me te cilen paditesit kerkojne perfitimin gjyqesisht te diferences prej 10 USD te papaguara per kohen e qendrimit ne mision nga ana e pales se paditur.

Prandaj, Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe çeshtja t’i dergohet per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues. Meqenese ne te dy shkallet e gjykimit eshte vendosur rrezimi i padise duke mos u shprehur per caktimin e mases perkatese te shumes se shperblimit ditor te pretenduar nga çdo padites, nderkohe qe Gjykata e Larte si gjykate ligji nuk ka ne mision te saj administrimin dhe çmuarjen e provave persa i perket caktimit te mases konkrete te kesaj shume, ne baze te nenit 486 te K.Pr.Civile, udhezohet gjykata e apelit qe, ne rigjykim, te perserise hetimin gjyqesor duke lejuar palet ndergjyqese te paraqesin pretendimet e provat sipas çmimit te tyre, per te arritur ne kete menyre ne perfundime te mbeshtetura ne prova e ligj, lidhur me masen konkrete te shperblimit ditor te papaguar qe pala e paditur i detyrohet secilit padites ne kete gjykim.

81

Page 82: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “c” te nenit 485 te Kodit

te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.981, date 11.10.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

dergimin e çeshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 08.11.2007

82

Page 83: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11118-00916-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1438 i Vendimit (1290)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Artan Hoxha KryesuesShpresa Beçaj AnetareNikoleta Kita AnetareBesnik Imeraj AnetarArdian Nuni Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.11118-00916-00-2006, qe i perket:

PADITËS: BEQIR AGOE PADITUR: DREJTORIA E KUJDESIT PARESOR

DURRES

OBJEKTI:Kundershtimi i vendimit

nr.199, date 21.02.2005 te DKSHP Durres.Baza Ligjore: Neni 172 i K.Punes

dhe nenet 608, 612 dhe 118 te K.Civil.

Gjykata e rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.1590, date 18.7.2005, ka vendosur:Pranimin e pjesshem te kerkese padise se paditesit Beqir Ago, duke anulluar vendimin nr.199, date 21.02.2005 te D.K.SH.P. Durres duke i ngelur paditesit per te zhdemtuar palen e paditur ne shumen 167.810 leke, si dem i shkaktuar gjate punes si shofer per demtimin e autovetures tip Benz targe Dr.1578 C.Detyrimin e pales se paditur D.K.SH.P. Durres te kaloje ne perdorim te paditesit Beqir Ago, pjeset e nxjerra jashte perdorimit te autovetures Benz me targa DR.1578 C per t’i perdorur si mjet per te zbutur sadopak vleren e zhdemtimit per demin e ardhur gjate punes.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.124, date 09.03.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1590, date 18.07.2005 te Gjykates se rrethit gjyqesor Durres.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs, pala e paditur Drejtoria e Kujdesit Shendetesor Paresor Durres, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

83

Page 84: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- 1. Pala paditese duhej te kishte ezauruar ankimin ne rruge administrative (neni 135-146 i K.Pr.Administrative).

- 2. Meqenese kemi te bejme me nje padi qe kundershton aktin administrativ, duhej te ishin respektuar kerkesat e neneve 324 e vijues te K.Pr.Civile.

- 3. Nuk jemi dakord as per vleren amortizimit te llogaritur nga eksperti.- 4. Eshte e pabazuar dhe pjesa e vendimit qe shkarkon paditesin per 50% te vleres se

zhdemtuar. Kjo pasi vete paditesi ka pranuar se ka vepruar me faj.- 5. Pika 2 e dispozitivit te vendimit te gjykates se shkalles se pare ia kalon automjetin

e demtuar ne pronesi paditesit, gje e cila eshte ne kundershtim te plote me ligjin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimet e te dyja gjykatave jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit e per kete shkak

ato duhet te prishen dhe gjykimi te pushohet.Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se, paditesi Beqir Ago ka qene ne

marredhenie pune me detyren e shoferit prane anes se paditur DKSHP Durres. Me date 10.10.2004, duke u udhetuar ne rrugen Librazhd - Elbasan eshte perplasur me automjetin tip benz me targa DR 1578C, duke demtuar automjetin qe drejtonte. Pala e paditur, me ane te nje grupi ekspertesh, ka bere vleresimin e demit dhe e ka ngarkuar paditesin me zhdemtim ne shumen 509.600 leke.

Paditesi ka pretenduar se vlera reale e demit nuk eshte ne masen e caktuar nga pala e paditur, pasi nuk eshte llogaritur perqindja e amortizimit, si dhe pjeset e tjera te nxjerra jashte perdorimit te autovetures duhet t`i kalojne atij per t`i shitur dhe per kete shkak i eshte drejtuar gjykates, duke kundershtuar pjeserisht shumen e vendosur nga DKSHP Durres.

Gjykata e rrethit gjyqesor ka pranuar pjeserisht kerkese padine duke anulluar vendimin nr.199, date 21.02.2005 te DKSHP Durres dhe ka ulur shumen qe duhet te zhdemtoje paditesi ne 167.810 leke. Njekohesisht, ajo ka urdheruar palen e paditur qe pjeset e automjetit te nxjerra jashte perdorimit t’i kalojne paditesit per te rikuperuar demin. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres, e cila e ka gjetur te bazuar ne ligj e ne fakt vendimin e gjykates se shkalles se pare.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i gjen te pabazuara te dy keto vendime pasi gjykatat, ne kundershtim me nenin 608 e ne vazhdim te K.Civil, kane pranuar te shqyrtojne dhe te vleresojne me tej (duke caktuar me eksperte) vleren e demit te shkaktuar nga paditesi mbi bazen e nje urdher zhdemtimi te nxjerre nga pala e paditur. Ne baze te nenit 608 te K.Civil dhe te nenit 27 te K.Punes, kur nje punonjes i shkakton dem punedhenesit per faj te tij, punedhenesi ka te drejte qe demin e pretenduar si te shkaktuar ta kerkoje me nje padi civile ne gjykate. Kodi i ri nuk e njeh urdher zhdemtimin si menyre per rikuperimin e demit, pra menyren e njeanshme te vleresimit dhe vjeljes se tij. Kodi, duke mbrojtur barazine e paleve ne proces, ka percaktuar se kerkimi i demit te shkaktuar i drejtohet gjykates dhe eshte kjo e fundit ajo qe vendos mbasi kryen te gjitha procedurat e parashikuara ne ligj.

Gjykimi i kesaj ceshtje qe nga fillimi eshte bazuar mbi nje akt urdher zhdemtimi absolutisht te pavlefshem, te marre ne menyre te njeanshme nga pala e paditur dhe gjykatat, ne vend te konstatonin kete fakt dhe te pushonin gjykimin, e kane vazhduar ate duke vleresuar se sa eshte demi dhe duke zgjidhur pasojat.

84

Page 85: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Normalisht ne kete gjykim padites duhej te ishte pala qe kerkon shperblimin e demit, pra Drejtoria e Kujdesit te Shendetit Paresor Durres, kunder atij qe e ka shkaktuar demin e pretenduar, Beqir Ago. Ne te kundert, ne kete gjykim ai ka marre poziten e paditesit, pasi si te tille e ka vendosur nje akt zhdemtimi i njeanshem i pales se paditur.

Kolegji Civil, duke e konstatuar absolutisht te pavlefshem aktin nr.199, date 21.02.2005 te DKSHP Durres, cmon njeheresh se i tere gjykimi i ceshtjes me kete objekt padie dhe kete ndergjyqesi duhet pushuar, referuar dispozitave te neneve 468 e 485/e te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/e te Kodit Procedures

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1590, date 18.07.2005 te Gjykates se rrethit gjyqesor Durres

dhe vendimit nr.124, date 09.03.2006 te Gjykates se Apelit Durres dhe pushimin e gjykimit.

Tirane, me 20.11.2007

85

Page 86: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11241-01276-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1439 i Vendimit (1291)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Artan Hoxha KryesuesNikoleta Kita AnetareShpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj AnetarArdian Nuni Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.11241-01276-00-2006, qe i perket:

PADITËS: DREJTORIA E PERGJITHSHME E DOGANAVE, perfaqesuar nga Basri Koçilla

I PADITUR: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, ne mungesePERSON I TRETË: RIDVAN KAJA, perfaqesuar nga av. Uk Cenaj,

Bledar Skenderi

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit nr.304, date 30.12.2005

te Komisionit te Sherbimit Civil.Baza Ligjore: Neni 8/1 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999,

“Per Statusin e Nepunesit Civil”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.55, date 2.6.2006, ka vendosur:Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs pala paditese Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, e cila kerkon te prishet vendimi per keto shkaqe:

- 1. Vendimi i gjykates se apelit eshte ne kundershtim me ligjin dhe me provat e administruara.

- 2. Pjesemarrja ne fushaten elektorale, apo ne komisionin zgjedhor per mbeshtejen e nje force politike perben shkelje flagrante edhe te Urdherit nr.3611, date 24.05.2005 te Ministrit Financave, qe nder te tjera urdheronte strukturat administrative apo personelin e administrates doganore se nuk duhet te perdoreshin per qellime fushate.

86

Page 87: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- 3. Kjo pjesemarrje eshte ne kundershtim edhe me urdherin nr.4029, date 09.06.2005 te Drejtorit te Pergjithshem te Doganave, ku urdherohej ndalimi i pjesemarrjes se personelit doganor per qellime te fushates politike ose thellimin e interesave zgjedhore, duke u paralajmeruar personat pergjegjes se keto veprime perbejne shkelje disiplinore dhe ndaj tyre do merren masa disiplinore ligjore.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha;perfaqesuesin e pales paditese, Basri Koçilla i cili kerkoi prishjen e vendimit te

gjykates se apelit dhe vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil; perfaqesuesit e pales se trete, avokatet Uk Cenaj dhe Bledar Skenderi, te cilet kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte marre ne kundershtim me ligjin e per kete shkak ai

duhet prishur dhe bashke me te dhe vendimi i Komisionit te Sherbimit Civil dhe ceshtja duhet te kaloje per shqyrtim ne Gjykaten e rrethit gjyqesor Tirane.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se personi i trete ne kete gjykim Ridvan Kaja, ka qene ne marredhenie pune me Drejtorine e Pergjithshme te Doganave qe ne vitin 2002 ne detyren e Drejtorit te Drejtorise se Administrim Personelit, me pas ne mars te vitit 2003 ai ka kaluar ne detyren e Drejtorit te Drejtorise Rajonale Vlore dhe ne qershor 2005 eshte emeruar Drejtor i Drejtorise Rajonale nr.2 Tirane deri ne momentin e largimit nga puna. Me motivacionin se ka marre pjese ne veprimtari politike ne daten 18.11.2005, eshte larguar nga detyra, referuar dispozitave te ligjit per statusin e nepunesit civil dhe vendimet perkatese te Keshillit te Ministrave. Ridvan Kaja ka bere ankim kunder ketij vendimi ne Komisionin e Sherbimit Civil, i cili me vendimin nr.304, date 30.12.2005 ka shfuqizuar aktin administrativ si akt i nxjerre ne kundershtim me ligjin, duke e kthyer personin e trete ne vendin e meparshem te punes dhe pagimin e pages per kohen e qendrimit pa pune. Kunder vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil eshte bere padi ne Gjykaten e Apelit Tirane nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, ku si pale e paditur eshte thirrur Komisioni i Sherbimit Civil dhe pale e trete, Ridvan Kaja. Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.55, date 2.6.2006, ka rrezuar padine e ngritur nga Drejtoria e Pergjithshme.

Me rekurs te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave, ceshtja shqyrtohet ne Gjykate te Larte, e cila ne gjykimin e saj i referohet vendimit unifikues nr.3, date 24.1.2007, si dhe unifikimin e praktikes gjyqesore me vendimin nr.8, date 12.9.2007. Sipas ketij vendimi te fundit, Kolegjet e Bashkuara kane arritur ne perfundimin se punonjesit e doganave nuk kane qene dhe nuk jane punonjes te sherbimit civil, per pasoje ata nuk jane subjekt i ligjit per statusin e nepunesit civil.

Bazuar ne kete, arrihet ne perfundimin se e gjithe procedura ankimore e ndjekur si rezultat i kuptimit te gabuar te ligjit fillimisht nga punonjesi i larguar nga detyra dhe me tej edhe nga subjektet e tjere te ketij gjykimi, eshte ne kundershtim me ligjin. Gabimisht, ankimi kunder vendimit te largimit nga detyra i eshte drejtuar juridiksionit administrativ, Komisionit te Sherbimit Civil, i cili ka bere verifikimin e pare duke kryer funksione te peraferta me nje trup gjyqesor dhe me pas, kunder vendimit te ketij komisioni, eshte bere padi ne gjykate nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave.

87

Page 88: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Duke ju referuar unifikimit te praktikes gjyqesore, Kolegji Civil, ne kete gjykim, gjen dy shkelje te ligjit me pasoje pavlefshmerine e vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil:

1. Rruga e ndjekur per kundershtimin e mases disiplinore ne rruge administrative ka qene e gabuar, nderkohe qe personi i trete ne kete gjykim, Ridvan Kaja, duhej te kishte ngritur padi ne gjykaten e rrethit gjyqesor duke ju referuar dispozitave te K.Doganor dhe K.Punes.

2. Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka paditur gabimisht Komisionin e Sherbimit Civil ne gjykate, nderkohe qe ligji per sherbimin civil ne nenin 8/3 shprehet se kunder ketij vendimi behet ankim ne gjykate. Per pasoje rrjedhimi i ketyre shkeljeve ka qene zhvillimi i nje procedimi qe nga fillimi ne zbatim te gabuar te ligjit, duke e bere te gjithe ate te kunderligjshem.

Juridiksioni i shqyrtimit te ankimit ndaj vendimit te largimit nga puna si mase disiplinore ka qene ai gjyqesor dhe jo ai administrativ. Per pasoje, si baza ligjore e percaktuar, ashtu edhe ndergjyqesia qe eshte krijuar ne gjykimin e kesaj mosmarreveshje eshte e gabuar. Kolegji cmon se, padia ne kete rast eshte ankimi qe ka bere Ridvan Kaja ne Komisionin e Sherbimit Civil per kundershtimin e aktit nr.8603/10, date 18.11.2005, por qe gabimisht ai nuk i eshte drejtuar gjykates se rrethit gjyqesor, por komisionit.

Kolegji Civil, duke konsideruar ankimin e Ridvan Kajes si nje kerkese padi, cmon se kompetente per gjykimin e mosmarrveshjes eshte Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, ku paditesi ka vendbanimin dhe marredheniet e punes me palen e paditur, qe ne kete rast, eshte Drejtoria e Pergjithshme e Doganave. Bazuar ne nenin 467/d te K.Pr.Civile per shkakun se ndergjyqesia ne kete gjykim dhe referimi ligjor kane qene te gabuara, çon Kolegjin ne perfundimin se, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, nr.55, date 02.06.2006 dhe vendimi i Komisionit te Sherbimit Civil nr.304, date 30.12.2005, duhet te prishen dhe shfuqizohen respektivisht dhe aktet e gjykimit te kesaj ceshtje, duhet t’i kalojne per juridiksion e kompetence Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, referuar neneve 36, 43/2, 53 e 54 te K.Pr.Civile.

Meqenese kjo ceshtje ka filluar me nje procedure te ndryshme nga sa udhezohet me kete vendim, gjykata duhet te orientoje palet lidhur me sa eshte konkluduar dhe mbetet ne disponimin e paditesit qe te beje rregullimet perkatese lidhur me shkakun dhe objektin e padise, referuar dispozites se nenit 185 te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/ç te Kodit Procedures

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.55, date 02.06.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimit

nr.304, date 30.12.2005 te Komisionit te Sherbimit Civil dhe dergimin e ceshtjes per gjykim Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane.

Tirane, me 20.11.2007

88

Page 89: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11115-01184-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1442 i Vendimit (1292)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Artan Hoxha KryesuesNikoleta Kita AnëtareBesnik Imeraj AnëtarShpresa Beçaj AnëtareArdian Nuni Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 20.11.2007, mori në shqyrtim çështjen civile me nr.11115-01184/06-00-2006, që u përket palëve:

PADITËS I K/PADITUR: TEKI ÇABEJ, prezent, i pa përfaqësuar me avokat

TË PADITUR K/PADITËS: 1. ASLLAN ÇABEJ, në mungesë2. BUJAR ÇABEJ, në mungesë

OBJEKTI I PADISË: Pushimi i menjëhershëm i cenimit të pasurisë

që më kanë bërë të paditurit, ose detyrimi i tyre të paguajnë vlerën sipas çmimit të tregut.

Baza Ligjore e Padisë: Nenet 296 e 302 K.Civil, si dhe 154 i K.Pr.Civile.OBJEKTI I K/PADISËSË ASLLAN ÇABEJ:

Detyrimi i paditësit të k/paditur Teki Çabej të më njohë pronar mbi sipërfaqen e truallit

të ndodhur në vendin e quajtur “Selishtë” në qytetin e Ersekës dhe që pretendon pronësinë e tij paditësi i k/paditur

si të fituar me vendimin gjyqësor nr.1025, datë 05.06.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

89

Page 90: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

OBJEKTI I K/PADISË SË BUJAR ÇABEJ:

Detyrimi i paditësit të k/paditur Teki Çabej të më njohë pronar mbi sipërfaqen e truallit

të ndodhur në vendin e quajtur “Selishtë” në qytetin e Ersekës dhe që pretendon pronësine e tij paditësi i k/paditur

si të fituar me vendimin gjyqësor nr.7, datë 13.01.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kolonjë,

si dhe pronësinë prej 50 m2 të cilën ai e pretendon në bazë të vërtetimit kadastral datë 17.03.1994Baza Ligjore e K/Padisë: Neni 168 i K.Civil

dhe neni 160 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë, me vendimin nr.137, datë 19.07.2005, ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesë padisë të paditësit të kundërpaditur Teki Çabej.Rrëzimin e kundërpadisë të të paditurit kundërpaditës Asllan Çabej.Rrëzimin e kundërpadisë të të paditurit kundërpaditës Bujar Çabej.

Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.33, datë 03.02.2006, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.137, datë 19.07.2005 të Gjykatës së shkallës së parë Kolonjë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka bërë rekurs paditësi i kundërpaditur, Teki Çabej, i cili kërkon pranimin e rekursit, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe dërgimin për rigjykim me tjetër trup gjykues, duke parashtruar këto shkaqe:

- Të dy vendimet janë rrjedhojë e një gjykimi të padrejtë dhe në zbatim të gabuar të ligjit, duke argumentuar se:

- Me dokumenta të rregullta zyrtare figuroj pronar i një trualli ndërtimi me siperfaqe 853,2 m2, ndodhur në qytetin e Kolonjës. Ky fakt provohet me çertifikatën e pronësisë nr.94, datë 23.05.2002, lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të P.P.Kolonjë.

- I padituri Asllan Çabej, në kundërshtim me vullnetin tim si pronar dhe duke shkelur ligjin, në truallin pronë e imja ka pushtuar një sipërfaqe prej 460 m2, në të cilat një pjesë e ka zënë me ndërtim shtëpie që është rreth 150 m2 dhe diferencën e përdor si oborr dhe kopsht.

- Edhe i padituri tjeter Bujar Çabej padrejtësisht më ka zaptuar truallin tjetër.- Bazuar në këto fakte kam depozituar kërkesë-padinë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor

Kolonjë, e cila duke mos respektuar drejt ligjin dhe duke mos i vleresuar faktet në mënyrë të drejtë, vendosi rrëzimin e padisë.

- Të njëjtin qëndrim ka patur edhe Gjykata e Apelit Korçë, e cila në vend që të analizonte dhe vlerësonte detyrimin ligjor për një gjykim të drejtë dhe të gjithanshëm, gjatë gjykimit mori për bazë pretendimet e të paditurëve që nuk kanë asnjë bazë dhe asnjë provë ose fakt që t’i vërtetojë ato.

90

Page 91: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kolonjë, në shkelje flagrante të ligjit, gjatë gjykimit ka vënë në diskutim vendimin gjyqësor të formës së prerë nr.1025, datë 05.06.2001 duke i dhënë atij përfundim, kur ai nuk mund të diskutohet nga asnjë gjykatë.

- Duke vënë në diskutim vendimin dhe duke e paraqitur atë si të dyshimtë ka hedhur poshtë padrejtesisht dhe në kundërshtim me ligjin të drejtën time ligjore dhe Kushtetuese për garantimin e pronës së paluajtshme.

- Qoftë në vendimin e gjykatës së rrethit dhe atë të apelit, ndonëse pranohet se pasuria është e imja, duke favorizuar në mënyrë të qartë të paditurin Asllan Çabej, bëhen arsyetime dhe vlerësime haptazi në kundërshtim me ligjin.

- Po ashtu, gjykata e rrethit dhe më pas ajo e apelit kanë arsyetuar dhe mbajtur qëndrim antiligjor, duke i paraqitur të paditurit si pronarë të pasurisë sime, megjithëse ata nuk kanë depozituar asnjë akt pronësie ose prova të tjera që ata janë pronarë.

- Gjatë gjykimit u krye ekspertim. Eksperti jo vetëm nuk u tregua i drejtë dhe i saktë në konkluzionet e tij, por ka dhënë fakte të rreme në lidhje me të vërtetën. Për këtë qëndrim nga ana ime u kundërshtua ekspertimi, duke u kërkuar që të ripërseritej ekspertimi me anë të një eksperti tjetër. Por Gjykata e rrethit Kolonjë, duke qënë e bindur se përsëritja e ekspertimit do të vërtetonte veprimin e të paditurve, gjë që ishte në dëm të të paditurve, për këto arsye gjykata nuk e kreu këtë detyrim ligjor.

- Siç ka vepruar i padituri Asllan Çabej, të njëjtin veprim dhe qëndrim ka mbajtur edhe i padituri tjetër Bujar Çabej, për të cilin gjykata i ka lejuar vetes të njëjtat shkelje ligjore si edhe për të paditurin e parë.

- Po ashtu ka edhe shkelje të rregullave proceduriale nga gjykata e apelit, sepse dy nga gjyqtaret, si Sotiraq Lubonja dhe Entela Prifti kanë marrë pjesë në gjykimin e çështjes me të njëjtin objekt dhe të njëjtat palë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; në mungesë të palëve ndërgjyqëse dhe

si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.33, datë 03.02.2006 i Gjykatës së Apelit Korçë dhe vendimi nr.137, datë

19.07.2005 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kolonjë, nuk janë të drejtë për shkak të mosrespektimit dhe zbatimit të keq të ligjit dhe si rrjedhim ato duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rishqyrtim në gjykatën e shkallës së parë.

Nga materialet e administruara në gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se me vendimin nr.101, datë 30.06.1995 të K.K.K.Pronave Bashkisë Ersekë ish-pronarit Ismail Çabej, trashëgimlënësi i të paditurëve kundërpaditës, ndër të tjera, i është njohur dhe kthyer fizikisht sipërfaqja prej 830.6 m2.

Ky vendim komisioni është ndryshuar me vendimin nr.1025, datë 05.06.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, vendim i formës së prerë, duke u njohur pronar paditësi i kundërpaditur Teki Çabej mbi sipërfaqen prej 853.2 m2 e ndodhur në vendin e quajtur “Luadhi i Tekiut”, pronësi e regjistruar në Z.V.R.P.P. Kolonjë në nr.94, datë 23.05.2002.

Gjithashtu, sipas pikës 2 të vendimit nr.7, datë 13.01.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kolonjë, vendim i formës së prerë, paditësi i kundërpaditur, Teki Çabej, është njohur bashkëpronar në ¼ pjesë të 648 m2 ndodhur tek vendi i quajtur “Selishtë”, ndërsa sipas pikës 3 të po këtij vendimi paditësit të kundërpaditur i është rrëzuar padia për njohjen

91

Page 92: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

bashkëpronar në ¼ pjesë për sipërfaqen prej 486 m2, me arsyetimin se “Ismail Çabej disponon truallin me emrin “vatan” 486 m2.

Pala paditëse e kundërpaditur me pretendimin se, nga të paditurit Asllan e Bujar Çabej i janë zënë sipërfaqet e njohura nga dy vendimet gjyqësore të sipërcituar dhe i është drejtuar gjykatës me padi, duke kërkuar pushimin e menjëhershëm të cënimit të pasurisë, ose detyrimin e tyre t’i paguajnë vlerën sipas çmimit të tregut.

Gjatë gjykimit, nga të paditurit janë paraqitur veçmas kundërpadi, të cilat janë pranuar nga gjykata për t’u shqyrtuar së bashku me padinë. Respektivisht, Asllan Çabej me kundërpadinë ka kërkuar detyrimin e paditësit të kundërpaditur Teki Çabej ta njohë pronar mbi sipërfaqen e truallit të ndodhur në vendin e quajtur “Selishtë” dhe që ai e pretendon në pronësi të tij si të fituar me vendimin gjyqësor nr.1025, datë 05.06.2001 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Korçë.

Me kundërpadinë i padituri kundërpaditës, Bujar Çabej, kërkon detyrimin e paditësit të kundërpaditur, Teki Çabej, ta njohë pronar mbi sipërfaqen e truallit të ndodhur në “Selishtë” që ai e pretendon në pronësi të tij si të fituar me vendimin nr.7, datë 13.01.1998 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Kolonjë, si dhe pronësinë mbi 50 m2, të cilin e pretendon sipas vërtetimit kadastral date 17/03/1994.

Gjykata e shkallës parë, pasi ka shqyrtuar çështjen ka vendosur, rrëzimin e padisë të paditësit të kundërpaditur Teki Çabej dhe rrëzimin e kundërpadive të të paditurëve kundrapaditës Asllan Çabej dhe Bujar Çabej.

Në arsyetim të vendimit gjykata e shkallës parë parashtron se, paditësi i kundërpaditur ka bazuar padinë e tij në nenet 296 dhe 302 të Kodit Civil, porse “në objektin e padisë nuk ka kërkuar kthimin e sendit” e për këtë shkak “gjykata nuk mund të shprehet në lidhje me këtë kërkesë".

Në qëndrimin e saj gjykata referon në padinë mohuese dhe parashtron se “Në rastin konkret u vërtetua se paditësi i kundërpaditur Teki Çabej është pronar i sipërfaqes 853.2 m2

të fituar me vendimin nr.1025, datë 03.06.2001, nga e cila pretendohet se është cënuar në gëzimin e pronësisë në 460 m2 nga i padituri kundërpaditës Asllan Çabej”, por përderisa ai është zhveshur nga posedimi “nuk plotësohet legjitimimi pasiv i padisë”, për pasojë kjo padi nuk mund të ngrihet, “prandaj duhet rrëzuar si e pabazuar në ligj dhe në prova”.

Megjithëse gjykata thotë se, paditësi i kundërpaditur nuk ka kërkuar kthimin e sendit, më tej ajo pranon se është vetë paditësi i kundërpaditur që “kërkon lirimin dhe dorëzimin e truallit”.

Me këtë qëndrim gjykata ka rrëzuar edhe kërkesën tjetër, alternative për pagimin e vlerës së tokës sipas çmimit të tregut.

Në lidhje me kundërpaditë kjo gjykatë arsyeton se, atyre ju mungon veprimi juridik, si kusht themelor për fitimin e pronësisë sipas rregullimeve të neneve 168 e 169 të Kodit Civil, e për rrjedhojë i ka rrëzuar ato.

Mbi ankimin e të dyja palëve, çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Apelit Korçë, e cila ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së shkallës parë Kolonjë, me arsyetimin se, megjithëse “paditësi i kundërpaditur vërteton pronësinë e tij mbi 853 m2

brenda së cilës ndodhet edhe sipërfaqja 460 m2 e zënë nga Asllan Çabej” dhe mbivendosja e pronës së tij në 16 m2 me atë të pretenduar nga i padituri kundërpaditës Bujar Çabej, por në rrethanat kur ai “kërkon pushimin e cënimit, me bazë ligjore 302 K.Civil dhe kthim sendi me 296 K.Civil, ç’ka janë dy padi të ndryshme nga njëra-tjetra”, si dhe kur nga gjëndja në fakt

92

Page 93: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

rezulton se paditësi është i zhveshur nga pronësia padia rrëzohet për mungesë legjitimiteti pasiv, ashtu si ka vepruar gjykata e shkallës parë.

Gjykata e apelit, përsa iu përket kundërpadive, referon në arsyetimin e gjykatës së shkallës parë dhe vlerëson se të paditurit kundërpaditës nuk i plotësojnë kushtet për të fituar të drejta pronësie me parashkrim fitues, sepse ata nuk e kanë poseduar sipërfaqen e pretenduar qetësisht dhe njëkohësisht nuk janë plotësuar afatet sipas kërkesave të ligjit (nenit 169 të Kodit Civil).

Gjykata e Lartë është investuar në gjykim mbi rekursin e ushtruar nga paditësi i kundërpaditur, Teki Çabej.

Nga shqyrtimi i akteve që ndodhen në dosje konstatohet se, palët ndërgjyqëse kanë ngritur pretendime pronësie mbi sipërfaqe trualli dhe objekte të ndërtuara mbi to, duke parashtruar dhe mënyrat e fitimit të pronësisë.

Ky Kolegj çmon se, vendimi i gjykatës së apelit dhe ai i gjykatës së shkallës së parë janë rrjedhojë e mosrespektimit dhe zbatimit jo të drejtë të ligjit.

Gjykatat kanë vepruar në kundërshtim me nenet 6, 14 dhe 16 të K.Pr.Civile, që përcaktojnë detyrimin e gjykatës për t’u shprehur mbi gjithçka që kërkohet nga palët dhe vetëm për atë që kërkohet, duke zgjidhur mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, si dhe për të bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët.

Po kështu, për të sqaruar pretendimet e palëve, gjykata e kishte për detyrë të kryente një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm e në përputhje me ligjin.

Sikurse del nga përmbajtja e kërkesë padisë, kundërpadive, dokumentacioni që është administruar gjatë gjykimit, secila palë ka paraqitur akte për mënyrën e fitimit të pronësisë dhe ka pretenduar ligjshmërinë e saj, por gjykata nuk është shprehur dhe nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për këto probleme.

Tërheq vemëndjen fakti se gjykatat nuk kanë vënë as bazën ligjore ku mbështeten për zgjidhjen që i kanë dhënë çështjes.

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, e gjen me vend pretendimin e ngritur nga paditësi, si në ankim edhe në rekurs, se gjykatat kanë anashkaluar përmbajtjen e urdhërimeve të vendimeve gjyqësore të formës së prerë.

Gjykatat kanë pranuar urdhërimet e vendimeve gjyqësore të formës së prerë, por, në kundërshtim me kërkesat e nenit 451/a të K.Pr.Civile, nuk vlerësojnë efektet juridike të tyre, nëse jemi apo jo para “gjësë së gjykuar”. Nuk kanë përcaktuar nëse mënyra e fitimit të pronësisë, si për paditësin e kundërpaditur, ashtu dhe për të paditurit kundërpaditës është e ligjshme apo jo. Nuk është hetuar në drejtim të akteve të pronësisë që janë paraqitur nga palët ndërgjyqëse. Edhe ato akte që janë administruar janë të prejardhura e fotokopje, veçanërisht të palës së paditur kundërpaditëse, përmbajtja e të cilave duhet të ishte krahasuar me aktet e origjinës së tyre (Neni 269 i K.Pr.Civile). Kjo mangësi proceduriale ka passjellë dhe mos përcaktimin e mënyrës së fitimit të pronësisë së pretenduar nga pala e paditur kundërpaditëse.

Në analizë juridike të qëndrimit të mbajtur nga të dyja gjykatat sjellim në vëmendje të tyre se rasti në shqyrtim ka të bëjë me padi reale. Në kërkesë-padi janë fiksuar si bazë ligjore nenet 296 e 302 të Kodit Civil. Këto dy padi kanë për objekt mbrojtjen e pronësisë, bazohen në të drejtën e pronësisë dhe kanë për qëllim dhe njohjen e kësaj të drejte nga pala e paditur. Si në padinë e rivendikimit edhe në atë mohuese pala paditëse duhet të tregojë të drejtën dhe gjendjen e faktit, mbi të cilat bazohet padia dhe që përbëjnë shkakun e saj. Përkatësisht, paditësi duhet të tregojë se ai është pronari i sendit, duke përmendur edhe mënyrën e fitimit

93

Page 94: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

të pronësisë dhe së dyti, se sendi ndodhet nën cënimin apo ndërhyrjen e palës së paditur. Ndërkohë që kanë këta elementë të përbashkët, këto dy padi dallojnë nga njera tjetra. Pikërisht ato dallojnë midis tyre nga shkalla e cënimit, nëse paditësi është zhveshur apo jo nga pronësia dhe nga kërkimi i tyre.

Por, megjithë dallimet, në planin praktik të rasteve që paraqiten është e vështirë, deri e pamundur, të evidentohet ky dallim që në hyrje të padisë; vështirësi që mund të jenë si të karakterit juridik, ashtu edhe të atij teknik, të varur nga fusha të tjera të shkencës. Kjo situatë rrjedh nga shkaku se, jo pak herë ndërhyrja që bëhet në pronësi, nuk është e lehtë të dallohet nëse përbën ose jo zhveshje të pronarit nga posedimi. Dhe pikërisht në këto raste paditësi, ashtu si në rastin në shqyrtim, hyn në gjykim, njëkohësisht me padinë mohuese e atë të rivendikimit në mënyrë eventuale-subsidare, por është gjykata ajo që, në zbatim të neneve 16 e 29 të K.Pr.Civile, duhet të bëjë një cilësim të saktë të fakteve e do të çmojë provat në bazë të bindjes së brendshme, të formuara nga shqyrtimi në tërësinë e tyre e të rrethanave të çështjes.

Pra, dallimi midis tyre nuk përjashton mundësinë e ngritjes së bashku dhe sikundër ka rezultuar, të njëjtës situate juridike dhe gjëndjes së faktit i përgjigjet edhe çështja objekt gjykimi.

Kështu, megjithëse është kryer ekspertimi, ai nuk ka zgjidhur faktin e planvendosjes në terren të sipërfaqeve të trajtuara nga vendimet gjyqësore; nëse ato janë planvendosur drejt sipas skicave me të cilat shoqërojnë aktet. Si planvendosen ato në terren, sa është sipërfaqja e mbivendosur, në ç’pozicionim e kufizime ato mbivendosen mbi pronat e palës së paditur kundrapaditëse dhe sa është sipërfaqja prej së cilës pala paditëse eventualisht është zhveshur nga pronësia.

Nga akti i ekspertimit të kryer kanë dalë probleme të cilat as ai dhe as gjykata nuk i ka zgjidhur. I tillë problem është kërkimi dhe pretendimi i pronës nga paditësi kundrejt të paditurit Bujar Çabej. Nuk është sqaruar nëse është pjesë e së njëjtës pronë, që bën fjalë vendimi gjyqësor nr.7, datë 13.01.1998, apo pronat e pretenduara nga palët nuk kanë lidhje me njera tjetrën.

Sa sipër është e nevojshme mendimi i ekspertëve, të cilët në konformitet me kërkesat e ligjit, pa dalë jashtë misionit të tyre, të përcaktojnë në bazë të hartave, skicave, akteve të pronësisë, praktikës së komisionit dhe materialeve të dosjeve gjyqësore që u përkasin vendimet gjyqësore nr.1025, datë 05.06.2001 dhe nr.7, datë 13.01.1998, kufizimeve, toponimeve të përdoruar në aktet e pronësisë dhe në aktet e ndodhura në organet shtetërore, të sqarojnë vendndodhjen e pronës objekt konflikti, që bëjnë fjalë aktet e paraqitura nga të paditurit kundërpaditës, të cilët kanë dhe barrën e provës për pretendimet e tyre.

Në themel gjykatat nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje konfliktit. Ato, nuk kanë përcaktuar drejt objektin e mosmarrëveshjes, kërkimet e palëve e veçanërisht kërkimin e palës paditëse, që gjatë gjithë gjykimit ka kërkuar në thelb dorëzimin e pronës së vet, ose pagimin e vlerës së saj sipas tregut.

Vetëm duke përcaktuar drejt sa më sipër dhe se cilat janë pronat objekt material i gjykimit, mënyra e fitimit të pronësisë, kërkimet e palëve, atëhere do të mundësohet zgjidhja e drejtë e çështjes.

Në këto rrethana, kur nga gjykatat e faktit nuk është respektuar dhe është zbatuar keq ligji, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, duhet të prishen vendimet e dy gjykatave dhe çështja të kthehet për rishqyrtim.

94

Page 95: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Meqënëse më datë 1 Shtator 2007 ka hyrë në fuqi Dekreti i Presidentit nr.5350, datë 11.06.2007 “Për Krijimin e Rretheve Gjyqësore, Caktimin e Kompetencat Tokësore dhe të Qëndrës së Ushtrimit të Veprimtarisë së tyre”, çështja të kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila shtrin veprimtarinë e vet në rrethet Korçë, Devoll e Kolonjë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.33, datë 03.02.2006 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe të

vendimit nr.137, datë 19.07.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kolonjë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Tiranë, më 20.11.2007

95

Page 96: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11243-01229-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1443 i Vendimit (1293)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Artan Hoxha KryesuesNikoleta Kita AnëtareBesnik Imeraj AnëtarShpresa Beçaj AnëtareArdian Nuni Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 20.11.2007, mori në shqyrtim çështjen civile, që u përket palëve:

PADITËS: ENVER VESELI, në mungesëE PADITUR: SHOQËRIA “KURTI” SHPK, në mungesë

OBJEKTI: Detyrimin e palës së paditur të kthejë shumën 2.500.000 lekë

së bashku me kamatat ligjore, sipas deklaratës noteriale nr.8148, datë 29.08.2002.

Sigurimin e objektit të padisë duke bllokuar numrin e llogarisë së shoqërisë,

si dhe duke bllokuar shitjen e mjeteve themelore nëpërmjet inventarizimit.

Baza Ligjore: Nenet 154, 202 e 106 të K.Pr.Civile, neni 445 e vijues i K.Civil

dhe ligji nr.7638, “Për shoqëritë tregtare”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Bulqizë, me vendim nr.81, date 01.07.2005, ka vendosur:Rrëzimin e padisë së ngritur nga paditësi Enver Veseli kundër shoqërisë “Kurti” shpk, me objekt kthimin e shumës 2.500.000 lekë dhe kamate vonesat, si të pabazuar në ligj e në prova.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim nr.575, datë 19.05.2006, ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.81, datë 01.07.2005 të Gjykatës së shkallës së parë Bulqizë.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit dhe vendimit të gjykatës së shkallës së parë, ka paraqitur rekurs paditësi Enver Veseli, i cili kërkon prishjen e të dy vendimeve dhe pranimin e padisë, duke parashtruar këto shkaqe:

96

Page 97: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- Gjykata e apelit nuk pranoi kërkesën time për t’u mbrojtur me avokat, duke zhvilluar kështu një proçes të parregullt.

- Edhe në themel zgjidhja e çështjes nuk qëndron, sepse siç i kemi ngritur në të dyja gjykatat dhe pranuar po nga këto, detyrimet i ka marrë përsipër shoqëria “Kurti” dhe jo Beqir Kurti.

- Vendimi i gjykatës së shkallës parë është lënë në fuqi vetem mbi deklarimin e Beqir Kurtit. Nuk mund të zvëndësohet debitori, shoqëria “Kurti” shpk vetëm me një deklarim të ish administratorit se merr përsipër detyrimin, pa pëlqimin e kreditorit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Nuni; në mungesë të palëve ndërgjyqëse dhe

si bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NVendimi nr.575, datë 19.05.2006 i Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimi nr.81, date

01.07.2005 i Gjykatës së shkallës parë Bulqizë, janë rrjedhojë e zbatimit të gabuar të ligjit. Për pasojë, ato duhet të prishen dhe çështja të kthehet për rishqyrtim pranë Gjykatës së shkallës parë Dibër.

Sikurse rezulton nga materialet e çështjes, palët ndërgjyqëse kanë qënë në marrëdhënie bashkëpunimi. Respektivisht, paditësi Enver Veseli dhe shoqëria tregtare “Kurti” shpk, përfaqësuar nga administratori i saj Beqir Kurtaj, më datë 25 maj 2000, kanë përpiluar dhe nënshkruar para noteres një akt marrëveshje bashkëpunimi. Vërtetimi i nënshkrimeve është bërë me aktin noterial nr.3493 rep., nr.1520 kol., datë 25.05.2000 të noterisë Tiranë.

Në të kanë përcaktuar drejtimet e bashkëpunimit për shfrytëzimin e vendburimeve të kromit, për të cilat ishte pajisur me lejë shfrytëzimi shoqëria, si dhe pjesëmarrjen në investime dhe raportin e ndarjes së fitimeve. Sipas marrëveshjes, pjesëmarrja në kapital e ing. Enver Veseli si investitor do të jetë 55%, ndërsa shoqëria “KURTI” shpk në 45% dhe ky do të jetë dhe raporti i ndarjes së fitimit.

Në akt marrëveshje paditësi, Enver Veseli, paraqitet si person fizik, ndërsa shoqëria tregtare “Kurti” shpk si person juridik dhe e përfaqësuar nga administratori i saj, z. Beqir Kurtaj.

Shoqëria tregtare “KURTI” shpk është regjistruar si person juridik me vendimin nr.22028, datë 28.08.1999 të Gjykatës se Rrethit Tiranë, me administrator të shoqërisë Beqir Kurtaj dhe me objekt të veprimtarisë së saj kryesisht shfrytëzimin e minierave të kromit. Kapitali themeltar i shoqërisë përbëhet nga kontributi i ortakut të vetëm Beqir Kurtaj.

Marrëveshja ka gjetur zbatim deri më datën 29 gusht të vitit 2002, datë në të cilën palët kanë deklaruar shkëputjen nga njeri tjetri dhe shuarjen e efekteve të saj. Për këtë qëllim kanë përpiluar deklaratën noteriale nr.8158, datë 29.08.2002. Nga përmbajtja e kësaj deklarate rezulton se shoqëria “Kurti” shpk ka marrë përsipër një detyrim në masën 520.000 lekë, të cilat paditësi i ka investuar në shoqëri dhe, me shitjen e kromit prej rreth 400 ton do t’i jepej nga shoqëria pjesa e të ardhurave nga kjo shitje, sipas përqindjes së pjesëmarrjes të caktuar në akt marrëveshjen e 25 majit 2000.

Më datë 19.10.2002, shoqëra “Kurti” shpk ka lidhur marrëveshjen me shtetasit Gëzim Porja e Agim Leka, ku këta të fundit kanë marrë përsipër të investojnë në shoqërinë “Kurti” shpk me mjete financiare e njëkohësisht kanë marrë përsipër dhe shlyerjen e borxheve ndaj

97

Page 98: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

shtetit dhe ndaj personave fizikë. Me kontratën nr.3650 rep., nr.1048 kol. të datës 02.05.2003, ortaku i vetem ka shitur 100% të kapitalit themeltar tek Gëzim Porja e Agim Leka. Veprimet e transferimit të kuotave të kapitalit të shoqërisë janë regjistruar në Regjistrin Tregtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Administrator i shoqërisë është caktuar z.Gëzim Porja.

Paditësi, me pretendimin se pala e paditur, shoqëria “Kurti” shpk, ka detyrime të pashlyera ndaj tij ka ngritur padi në gjykatë, duke kërkuar kthimin e një shume prej 2.500.000 lekë.

Gjykata e shkallës së parë Bulqizë, pasi ka shqyrtuar çështjen, ka vendosur rrëzimin e padisë si te pabazuara ne ligj e prova, me arsyetimin se detyrimi nuk është i shoqërisë, palës së paditur, por e personit që, megjithëse ka qënë administrator i shoqërisë ai i ka marrë personalisht përsipër detyrimet ndaj paditësit Enver Veseli.

Sipas gjykatës, kërkimi i shumës së pretenduar nga paditesi “tek ortakët e rinj Gëzim Porja dhe Agim Leka do të thotë për këta të fundit të blejnë dy herë të njëjtën gjë. Në këtë raport juridik rezulton se marrëdhënia e krijuar ndërmjet paditësit dhe ish administratorit Beqir Kurtaj veçohet si marrëdhenie juridike ndërmjet këtyre personave dhe nuk mund të mbartet nga ortakët e rinj të shoqërisë “Kurti”, pasi një veprim i tillë nuk është shënuar në regjistrin tregtar”.

Mbi ankimin e paditësit çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila me vendimin nr.575, datë 19.05.2006, ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës parë Bulqizë.

Në arsyetim të vendimit të saj, konfirmon faktin e pranuar nga gjykatat e shkallës së parë që detyrimi ndaj paditësit është i ish administratorit Beqir Kurtaj si person dhe jo i shoqërisë. Sipas gjykatës së apelit, përderisa nga aktet e depozituara në Gjykatën e Tiranës me rastin e shlyerjes së kuotave, nuk del që shoqëria të ketë të mbartur detyrime si rrjedhojë e aktivitetit të saj të mëparshëm, paditesi nuk duhej të padiste shoqërinë ekzistuese “Kurti” shpk me administator Gëzim Porja, por shtetasin Beqir Kurtaj që ka marrë përsipër detyrimin.

Konkluzioni i mësipërm i gjykatës së apelit është i pambështetur në ligj.Në zgjidhjen e drejtë të çështjes objekt shqyrtimi gjykatat, përpara se të arrinin në

përfundime duhej të bënin një vlerësim të saktë të fakteve dhe rrethanave mbi të cilat është krijuar marrëdhënia juridike midis paditësit dhe palës së paditur nga akt marrëveshja e datës 25.05.2000. Cilat janë palët nënshkruese të saj, pasojat juridike që lindin prej saj dhe kush tërheq të drejta dhe merr përsipër detyrime nga kjo marrëveshje. Në përcaktimin e saktë të të drejtave dhe detyrimeve të lindura nga kjo marrëveshje, gjykata duhej të kishte në konsideratë kërkesat e neneve 29 e 31 të Kodit Civil, si dhe rregullimet specifike të bëra në ligjin nr.7638, datë 19.11.1992 “Për Shoqëritë Tregtare”.

Në vështrim të këtyre dispozitave shoqëria tregtare, pavarësisht nga forma e saj si person juridik, përfaqësimi dhe veprimet e saj realizohen me anë të organeve të veta, që për rastin në shqyrtim është administratori. Çdo veprim i kryer nga organi i kësaj shoqërie, administratori, brenda kompetencave të tij, quhen si të kryera nga vetë personi juridik.

Në këtë kuadër ligjor pala paditëse, si person juridik, ka marrë përsipër detyrime nga akt marrëveshja e datës 25.05.2000. Po e njëjta situatë juridike është krijuar edhe me deklaratën noteriale nr.8158, datë 29.08.2002 të lidhur midis paditësit dhe palës së paditur të përfaqësuar nga administratori i saj.

98

Page 99: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Me transferimin e pjesëve të ortakut të vetëm tek të tretët, këtyre të fundit ju kanë kaluar edhe të drejtat e detyrimet e lidhura me këto pjesë. Në kuptim të ligjit ortakët e rinj nuk mbartin të drejta dhe detyrime si persona fizikë, por është shoqëria si person juridik pronare e pasurisë e që përgjigjet për debitë apo kreditë ndaj të tretëve.

Qëndrimi i të dyja gjykatave të faktit se me deklaratën noteriale nr.1830 rep., nr.113 kol., datë 20.04.2005 vetë ish administratori i shoqërisë, Beqir Kurtaj, ka marrë përsipër detyrimet ndaj paditësit personalisht e për rrjedhojë nuk duhet të detyrohet shoqëria të likuidojë paditësin është një përfundim i nxjerrë në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe statutin e shoqërisë. Nëse vetë personi merr përsipër këto detyrime, kjo është një marrëdhënie që krijohet midis shoqërisë dhe ish administratorit e që mund të zgjidhen me mjete të tjera juridike midis tyre, por jo të konsiderohet se shoqëria nuk ka detyrime ndaj të tretëve për veprime të cilat janë kryer në emër e për llogari të saj nga përfaqësuesi ligjor.

Së fundi, mungesa e një hetimi të plotë e të gjithanshëm, në kundërshtim me kërkesat e parashikuara në nenin 14 të K.Pr.Civile, mos vlerësimi sipas kërkesave të ligjit i marrëdhënies juridike dypalëshe të krijuar, ku secila prej tyre ka mbajtur mbi vete të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej saj, mos respektimi i kërkesave të neneve 126 e 310 të K.Pr.Civile, kanë bërë që vendimi i gjykatës të mos përmbajë analizën tërësore të provave, bazën ligjore të zgjidhjes së mosmarrëveshjes qe e bëjnë vendimin të cënueshëm. Të njëjtat gabime ka bërë edhe gjykata e apelit në gjykimin e çështjes.

Gjatë rigjykimit të kësaj çështje, gjykata në mbështetje të nenit 14 të K.Pr.Civile, duhet të kryejë një hetim gjyqësor të plotë dhe të gjithanshëm me qëllim për të cilësuar saktë faktet dhe veprimet që lidhen me mosmarrëveshjen (neni 16 i K.Pr.Civile).

Kryerja e veprimeve të mësipërme, si dhe e të tjerave që, eventualisht mund të dalin gjatë rigjykimit, si ajo e vlerësimit të masës së detyrimit e që kërkon specialistë nga fushat përkatëse, do ta lejojnë gjykatën, që në përputhje me kërkesat e ligjit procedurial e atij material të mund të arrijë në përfundime të drejta dhe objektive lidhur me zgjidhjen e çështjes.

Përsa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, të dy vendimet duhen prishur dhe çështja të kthehet për rishqyrtim.

Meqënëse më datë 1 Shtator 2007 ka hyrë në fuqi Dekreti i Presidentit nr.5350, datë 11.06.2007 “Për Krijimin e Rretheve Gjyqësore, Caktimin e Kompetencat Tokësore dhe të Qëndrës së Ushtrimit të Veprimtarisë së tyre”, çështja të kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, e cila shtrin veprimtarinë e vet në rrethet Dibër e Bulqizë.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/ç të Kodit të Procedurës

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.575, datë 19.05.2006 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të

vendimit nr.81, datë 01.07.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Bulqizë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Tiranë, më 20.11.2007

99

Page 100: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11243-00898-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1468 i Vendimit (1294)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Artan Hoxha KryesuesNikoleta Kita Anetare Shpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj Anetar Ardian Nuni Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.11.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket:

PADITËS: EDMOND BEDINI, ne mungeseTË PADITUR: EDUARD BEDINI, perfaqesuar

nga Av. Anastas DuroEDLIDA BEDINI, ne mungeseNONOLE BEDINI, ne mungeseMIMOZA BEDINI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmeri akti noterial, kontrate shitje.

Baza Ligjore: Nenet 42/b, 67/b te ligjit nr.7829, date 01.06.1994 “Per noterine”.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.81, date 21.01.2005 ka vendosur:Pranimin e kerkese-padise.Deklarimin e pavlefshem te aktit noterial, kontrates se shitjes date 09.12.2003, nr.1410 rep., 506 kol., ndermjet paleve ndergjyqese dhe kthimin e paleve ne gjendjen e mepareshme.Detyrimin e noterit Brahim Aliko te kryeje veprimet perkatese me aktin origjinal te depozituar prane tij.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.560, date 09.11.2005 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.81, date 21.01.2005 te Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka ushtruar rekurs i padituri Eduard Bedini, i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

100

Page 101: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- Vendimi ne shkalle te pare eshte dhene me shkelje te renda proceduriale, te cilat megjithese i evidentuam ne ankim, gjykata e apelit nuk i mori parasysh.

- Per te padituren Nonole nuk kishte pse behej njoftimi me shpallje, pasi ajo jeton ne nje banese me mua.

- Lidhur me themelin e çeshtjes, gjykata e apelit duhej te ndahej ne piken 2 te vendimit, kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme. Une jam me mirebesim ne kete kontrate, pasi akti eshte perpiluar tek vjehrri i paditesit. Pas blerjes une kam bere investime te medha, te cilat e kalojne vleren e tokes.

- Gjykata nuk ka konstatuar konkretisht çfare pasojash duhet te rregullohen mes nesh, duke mbetur formalisht ne togfjaleshin “kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; Av.Anastas Duro, i cili kerkoi

pranimin e rekursit, ne mungese te paleve te tjera dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NPalet ndergjyqese jane ne marredhenie fisnore, motra e vellezer, ndersa e paditura

Nonole eshte nena e tyre. Me kontraten nr.1410 rep., 506 kol., date 09.12.2003, paditesi se bashku me te paditurit Edlira, Nonole dhe Mimoza Bedini kane shitur ne favor te te paditurit tjeter Eduard Bedini nje siperfaqe trualli prej 900 m2 ndodhur ne Vlore, lagje “Pavaresia”, me kufij e vendndodhje te cituar, kundrejt vleres 1.500.000 leke. Kontrata eshte transkriptuar ne rradhoret e pronesise se Z.R.P.Paluajtshme ne emer te bleresit.

Me padine e paraqitur per gjykim paditesi ka kerkuar pavlefshmerine absolute te kesaj kontrate dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme, si akt juridik absolutisht i pavlefshem, duke pretenduar se kontrata eshte fiktive.

Ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore per çeshtjen objekt gjykimi jane çelur kater seanca gjyqesore. Seancat e datave 10 dhe 24.12.2004 jane shtyre per shkak njoftimesh. Sikurse eshte pasqyruar ne proçesverbalin gjyqesor del se i padituri Eduart Bedini nuk ka patur dijeni per dy seancat e para. Ai ka marre njoftim te rregullt me flete thirrjen e perpiluar me daten 29.12.2004. Kjo flete thirrje mban shenimin “Jam i semure”.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, ne seancen e dates 13.01.2005 ka marre vendimin per gjykimin e çeshtjes ne mungese te te paditurve, duke u shprehur ne proçesverbalin gjyqesor se palet e paditura nuk jane paraqitur pa asnje shkak ligjor. Ne kete seance jane marre ne shqyrtim vetem pretendimet dhe provat e paraqitura nga pala paditese. Me kerkesen e kesaj pale per te paraqitur pretendimet perfundimtara me shkrim, eshte shtyre seanca gjyqesore per daten 21.01.2005. Pala e paditur nuk eshte njoftuar per seancen pasardhese. Ne perfundim gjykata ka vendosur pranimin e kerkesepadise se paditesit Edmond Bedini per deklarimin e pavlefshem te kontrates shitjes nr.1410 rep., 506 kol., date 09.12.2003.

Mbi ankimin e te paditurit Eduart Bedini, çeshtja eshte shqyrtuar nga Gjykata e Apelit Vlore, e cila me vendimin nr.560, date 09.11.2005 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.81, date 21.01.2005 te Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore. Ne kete vendim ne pjesen arsyetuese nder te tjera kjo gjykate shprehet se gjykata e faktit nuk ka lejuar shkelje te dispozitave proçeduriale.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, pasi mori ne shqyrtim te dhenat e akteve ne dosje, konstaton se rekursi i paraqitur nga i padituri Eduart Bedini eshte i bazuar ne nenin 472, germa “b” te K.Pr.Civile.

101

Page 102: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Ne kundershtim me kerkesat e nenit 175 te K.Pr.Civile, Gjykata e shkalles se pare Vlore nuk ka hetuar shkaqet e mosparaqitjes se te paditurit Eduart Bedini. Ne baze te flete thirrjes date 29.12.2004 gjykata ka patur te dhena se i padituri nuk eshte paraqitur per shkak semundje. Ne kete rast nuk perligjet vendimi i gjykates per zhvillimin e gjykimit ne mungese te pales se paditur, pasi nuk jane respektuar rregullat proçeduriale per pjesemarrjen e te paditurit ne gjykim. Dhenia e nje te drejte te tille per palet e paditura shihet me perparesi ne dispozitat e K.Pr.Civile, dhe kjo lidhet me mundesine qe duhet t’i jepet paleve te paditura per te realizuar pretendimet e tyre, nepermjet nderpyetjes dhe shpjegimeve qe ato mund te japin ne seance.

Per rrjedhoje edhe vendimi i Gjykates se Apelit Vlore eshte marre ne shkelje te renda te normave procedurale, pasi kjo gjykate ka qene perpara kushteve te zbatimit te nenit 467/”ç” te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ç te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.560, date 09.11.2005 te Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimit

nr.81, date 21.01.2005 te Gjykates se shkalles se pare Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Vlore, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.11.2007

102

Page 103: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.1972/199/2 i Rregj. ThemeltarNr.1318 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesIrma Bala AnetareAgron A. Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore date 21.11.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

PADITËS: "VEFA" SH.P.K. NE ADMINISTRIM TIRANE, perfaqesuar nga administratori Astrit Qerimi me Av.Kirov Babliku.

TË PADITUR: ALBERT XHANI, RUDINA XHANI TIRANE, perfaqesuar nga Av.Viktor Ikonomi.

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmeri kontrate shitje

nr.10306 rep. e nr.964 kol., date 02.12.1996 dhe kthimin e shumes 1.562.250 USD.

Baza Ligjore: Nenet 1, 2, 4 te Ligjes nr.8472, date 08.04.1999 dhe neni 92/b i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Permet, me vendimin civil nr.166, date 07.05.2002 ka vendosur:

Rrezimin e padise si te pabazuar ne ligj e prova

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin civil nr.440, date 1.11.2002 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.166, date 07.05.2002 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Permet.

Kunder ketij vendimi kane bere rekurs Administratoret e Shoqerise "Vefa" ne adminsitrim, duke parashtuar sa me poshte:

- Gjykata nuk ka marre ne konsiderate ligjin nr.8472, date 08.04.1999, nenet 1 e 2 te tij.

- Ne nenin 1 se bashku me paragrafet e tij behet fjale "Per vlerat monetare te marra subjekteve ne menyre jo ligjore, apo ne mashtrim nga personat fizike dhe juridike”. Nga provat rezulton se Albert Xhani e Rudina Xhani jane persona fizike.

103

Page 104: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- Gjykatat nuk kane marre parasysh provat e paraqitura gjate gjykimit, pasi vertetimi i pronesise muaji Tetor 1996, ku Albert Xhani kishte blere pronen ish "Pularine" nga Vangjushe Angjeli, etj., ne shumen 1.500.000 leke; vertetimin e pronesise date 10 tetor 1996. ku Albert Xhani brenda 8 diteve ka rritur vleren e ketij objekti ne 400.000 USD, ndersa procedurat e ankandit prane "Vefa" sh.p.k. ne administrim ku kjo prone kap vleren 37.000 leke. Pra vlera eshte shumfishuar, pa bere ndryshime ne stukture apo siperfaqe trualli dhe shuma prej 1.562.250 1 USD eshte e pajustifikuar, dhe se kontrata eshte perpiluar edhe per te mbuluar (fshehur) nepermjet saj terheqjen e lekeve nga arka e shoqerise Vefa.

- Objekti i kontrates shitjes se ish "Pularise" ka qene ndertesa se bashku me truallin dhe jo aktiviteti tregtar ekonomik i saj, siç e ka konsideruar gjykata.

- Gjykatat nuk kane pasur parasysh vendimin e Gjykates Kushtetuese nr.40, date 11.03.2002, ku ne faqen 3 pranon se palet "ishin te lire te benin shitje midis tyre me çmimin real te tregut”, duke deformuar "lirine" e nxjerre ate jashte kritereve te çmimit real te tregut.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; perfaqesuesin e pales paditese

Av. Kirov Babliku, i cili kerkoi prishjen e te dy vendimeve; perfaqesuesin e pales se paditur Av.Viktor Ikonomi, qe kerkoi lenien ne fuqi te dy vendimeve dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala paditese-Administratoret e Shoqerise “Vefa” ne

administrim nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.440, date 01.11.2002, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Permet qe kishte rrezuar padine, eshte i drejte e i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se, me padine ne gjykim pala paditese ka kerkuar te konstatohet e pavlefshme kontrata e shitblerjes e lidhur midis paleve ndergjyqese per nje objekt “Pularia” te ndodhur ne qytetin e Permetit. Kontrata objekt gjykimi mban daten 02.12.1996 dhe vlera e objektit te shitur shoqerise “Vefa” eshte 1.600.000 (nje milion e gjashteqind mije) U.S.D.

Ka rezultuar se objektin e mesiperm te paditurit e kane privatizuar nga shteti ne muajin tetor 1996 kundrejt vleres 400.000 (katerqind mije) U.S.D - vlere kjo teper e ulet ne krahasim me çmimin e shitjes shoqerise “Vefa”. Administratoret e kesaj te fundit, bazuar ne ligjin nr.8472, date 08.04.1999 “Per rikthim ne shoqerite huamarrese te vlerave financiare te perfituara nga ana e personave fizike dhe juridike nga shitja e pasurise apo transaksioneve te pronesise”, nenet 1, 2, 3 dhe 4, si dhe nenit 92/b te K.Civil, kane kerkuar qe kontrata e mesiperme te konstatohet e pavlefshme dhe te paditurit te kthejne diferencen midis çmimit te shitjes dhe çmimit me te cilin objektet jane privatizuar dhe figurojne te rregjistruara ne Zyren e Hipotekes. Kjo diference, sipas perllogaritjeve te pales paditese, eshte 1.200.000 (nje milion e dyqind mije) U.S.D.

104

Page 105: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Ne kohen qe padia eshte ngritur ka qene ne fuqi neni 3 i ligjit nr.8472, i cili parashikonte shprehimisht: “Personat fizike dhe juridike, vendas a te huaj, te cilet nepermjet fitimit te pronesise nga privatizimi apo me menyra te tjera, kane perfituar vlera financiare a pasurore nga subjektet e kontrollit a personat e lidhur me ta, nepermjet kryerjes se veprimeve juridike te shitjes se pronave me çmime me te larta se çmimi i privatizimit apo se çmimi mesatar i shitjes ne tregun e lire, detyrohen t’ia kthejne ato administratoreve te shoqerive huamarrese”. Kjo dispozite nuk linte vend per interpretime, pasi mjafton te vertetohej fakti i lidhjes se kontratave midis subjekteve qe ai parashikon ne kushtet e nje shperpjestimi te dukshem ne çmim, qe personat perfitues te ketyre vlerave t’i kthenin ato prane shoqerive huamarrese.

Megjithese kjo dispozite ka qene ne fuqi ne kohen e gjykimit ne gjykaten e rrethit, kjo gjykate ne vendimin e saj nuk i ka marre parasysh urdherimet e saj, duke dhene edhe argumentat pse ajo nuk duhej zbatuar apriori vetem per shkak te diferences se dukshme te çmimit te shitjes nga ai i privatizimit. Sipas saj kontratat jane lidhur me vullnetin e te dy paleve, pa shkelur asnje ligj te kohes dhe çmimi i vendosur ne to ka qene ai i pranuar po me vullnet te lire. Vetem ky fakt, sipas saj, nuk mund te perbeje shkak per pavlefshmeri, bazuar ne ligjin nr.8472 te vitit 1996. Per sa me siper ajo ka rrezuar padine e pales paditese.

Situata ka ndryshuar ne kohen e zhvillimit te gjykimit prane gjykates se apelit. Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.40, date 11.03.2002 ka shfuqizuar si antikushtetues nenin 3 te ligjit te mesiperm, duke mbetur ai ne fuqi per pjeset e tjera te tij. Megjithese ne kushte te reja te krijuara mbas dhenies se ketij vendimi, pala paditese ka vazhduar t’i qendroje pretendimit te saj se vetem per shkak te diferences se çmimit kontratat duhej te konstatoheshin te pavlefshme.

Gjykata e apelit ka rrezuar kete pretendim me argumentat e dhena nga Gjykata Kushtetuese ne vendimin e mesiperm dhe ka konkluduar se vetem per kete shkak nuk mund te konstatohen te pavlefshme kontratat. Por duke qene se padia ka patur si shkak ligjor edhe nenin 92/b te K.Civil, ajo mbasi i ka bere nje analize te hollesishme te gjithe pretendimeve te pales paditese, ka arritur ne konkluzionin se kjo e fundit nuk ka mundur te provoje se ne mashtrim me cilin ligj apo dispozite jane kryer veprimet e shitblerjes se objekteve te mesiperme. Per sa me siper ajo ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, konkludoi se vendimi i mesiperm i gjykates se apelit eshte i drejte e i bazuar ne ligj.

Siç u theksua edhe me lart, ka rezultuar se ne situaten e re te krijuar mbas shfuqizimit nga Gjykata Kushtetuese te nenit 3 te ligjit nr.8472, pala paditese nuk ka bere asnje ndryshim apo plotesim te shkaqeve te parashtruara ne kerkesepadi lidhur me ate perse kerkohet pavlefshmeria e kontratave. Ajo si gjate gjykimit dhe ne rekursin e paraqitur ka vazhduar te pretendoje se shkaku i vetem per pavlefshmeri eshte shperpjestimi i dukshem ne çmimin e shitjes me ate te privatizimit.

Me te drejte gjykata e apelit arsyeton se, vetem ky fakt nuk perben shkak per pavlefshmeri te kontratave, pasi gjithe arsyetimi i vendimit te Gjykates Kushtetuese i referohet lirise kontraktore te paleve ne ekonomine e tregut dhe nuk e konsideron ate si shkak per pavlefshmeri, sikunder parashikonte me pare kjo dispozite.

Eshte e vertete se ligji per pjeset e tjera te tij ka mbetur ne fuqi, por dispozitat ne vijim nuk bejne ndonje parashikim te posaçem apo trajtim te diferencuar te veprimeve juridike te kryera nga subjektet e kontrollit me personat fizike dhe juridike apo personat e lidhur me ta, ndryshe nga ai qe ben Kodi Civil. Perkundrazi, neni 4 i ketij ligji parashikon:

105

Page 106: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

“Personave fizike e juridike apo personat e lidhur me ta, veprimet juridike te te cileve ne shitblerjen e pronave me subjektet e kontrollit shpallen te pavlefshme nga gjykata ne baze te neneve 92 e 94 te K.Civil, kthejne prane administratorit shumat apo sendet e perfituara, ose kthejne kontraten ne çastin fillestar te saj”. Pra si per çdo rast tjeter edhe ne rastet e veprimeve juridike te kryera me subjektet e kontrollit ky ligj referon ne Kodin Civil.

Pala paditese nuk arriti te provoje kryerjen e veprimit juridik ne mashtrim te ligjit sipas nenit 92/b te K.Civil, sepse nuk vertetoi ne mashtrim me cilin ligj jane lidhur keto kontrata. Siç theksuam, perfaqesuesi i pales paditese gjate gjykimit dhe ne rekursin e paraqitur, pretendoi qe mashtrimi i ligjit konsiston ne shitjen me çmim me te larte se ai i privatizimit, pretendim ky i pabazuar per sa eshte argumentuar me lart.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.440, date 01.11.2002 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane, me 21.11.2007

MENDIMI I PAKICËSMendimi kunder vendimit te shumices eshte si me poshte:Ne gjykim eshte nje padi me objekt pavlefshmeri e veprimeve juridike te shitjes se

realizuar me kontraten e shitjes, cituar ne objektin e padise. Pala paditese, Administratoret e Shoqerise “Vefa” ne administrim, kane pretenduar se

shitja e objektit “Pulari” Permet eshte veprim juridik i kryer ne kundershtim me ligjin, pasi fsheh ne vetvete permbajtje te kunderligjshme. Ky objekt eshte privatizuar nga shteti ne tetor 1996 dhe i eshte shitur perseri Shoqerise “Vefa” ne dhjetor 2006, me nje diference shume te larte çmimi nga ai i blerjes fillestare te objektit.

Vlera reale e objektit te shitur, sipas paditeses, nje muaj pas shitjes se fundit eshte 400.000 USD dhe nje muaj me pas, kur eshte bere kontrata e shitjes se objektit nga te paditurit (shites) tek Shoqeria “Vefa” (bleres) date 02.12.2006, eshte shitur per shumen 1.600.000 USD, sipas paditeses per nje muaj çmimi i shitjes se te njejtit objekt eshte katerfishuar, duke perfituar padrejtesisht shumen 1.200.000 USD.

Nga paditesja, Shoqeria “Vefa” ne administrim, eshte pretenduar pavlefshmeria e kontrates se shitjes, bazuar ne nenin 92/b te K.Civil dhe zgjidhja e pasojave te pavlefshmerise, duke kthyer diferencen e çmimit te shitjes.

Mendoj se nga gjykata e apelit eshte konkluduar ne rrezimin e padise, kur vendimi i saj ne forme e ne permbajtje nuk permban asnje analize te provave e fakteve qe e kane çuar ate gjykate ne arritjen e konkluzioneve se, ne rastin konkret veprimi juridik i kryer eshte i ligjshem pasi ploteson kushtet ligjore te vlefshmerise se tij.

106

Page 107: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nga analiza e veprimit juridik si akt vullneti del se, per kryerjen e nje veprimi juridik si akt vullneti kerkohet patjeter shfaqja e vullnetit dhe qellimi i posaçem i paleve per krijimin, ndryshimin e shuarjen e marredhenieve juridike te caktuara. Prandaj, kur shfaqja e vullnetit nuk behet per qellim te caktuar qe te kryeje nje marredhenie juridike te caktuar, por per “loje”, per te fshehur diçka qe lidhet me permbajtjen e veprimit juridik, nuk kemi veprim juridik.

Shfaqja e vullnetit eshte element qendror i perberjes faktike qe duhej analizuar nga gjykata, mbeshtetur ne provat e marra dhe argumentat e paraqitura nga secila pale ne gjykim, duke analizuar vullnetet e shfaqura, jo thjesht per forme, nga palet “shites-bleres” qe kane kryer veprimet juridike.

Nga gjykata e apelit nuk jane analizuar e per pasoje nuk rezulton t’i jete pergjigjur pretendimeve te paleve paditese se veprimi juridik nuk eshte kryer ne mashtrim te ligjit, eshte fiktiv, pasi fsheh ne vetvete permbajtje te kunderligjshme, apo se veprimi eshte i vlefshem, pasi si ne forme e ne permbajtje ploteson kushtet e vlefshmerise se veprimeve juridike.

Sa siper, vendimi i gjykates se apelit eshte marre me shkelje te normave proceduriale qe kane te bejne me hetimin e plote te çeshtjes dhe permbajtjes se vendimit gjyqesor, konform nenit 14, 126 te K.Pr.Civile, prandaj mendoj se vendimi duhej prishur dhe çeshtja te dergohej per rigjykim asaj gjykate.

Irma Bala

107

Page 108: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.3065/1601/96/1 i Rregj. ThemeltarNr.1319 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesIrma Bala AnetareAgron A. Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore date 21.11.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile, qe i perket paleve:

PADITËS: ADMINISTRATORET E SHOQERISE “VEFA” NE ADMINISTRIM, perfaqesuar nga av. Astrit Qerimi dhe Kirov Babliku

TË PADITUR: ALBERT XHANI, RUDINA XHANI, perfaqesuar nga Av. Viktor Ikonomi

OBJEKTI I PADISË:Konstatimin e pavlefshmerise absolute te veprimit juridik

te kontrates se shitblerjes nr.1974 kol. dhe nr.10316 rep. te dates 02.12.1996 nga noterja Shpresa Kurti dhe kthimin e shumes 490.000 $.Konstatimin e pavlefshmerise absolute te veprimit juridik

te kontrates se shitblerjes nr.1967 kol. e nr.10309 rep. te dates 02.12.1996 (nga noterja Shpresa Kurti) dhe kthimin e shumes 1.050.000 $.

Konstatimin e pavlefshmerise absolute te veprimit juridik te kontrates se shitblerjes nr.1972 kol. dhe nr.10314, date 02.12.1996

(nga noterja Shpresa Kurti) dhe kthimin e shumes prej 765.000 $.Konstatimin e pavlefshmerise te veprimit juridik

te kontrates se shitblerjes nr.1975 kol. e nr.10317 rep., date 02.12.1996 (nga noterja Shpresa Kurti) dhe kthimin e shumes 340.000 $.

Konstatimin e pavlefshmerise absolute te veprimit juridik te kontrates se shitblerjes date 02.12.1996

dhe kthimin e shumes 225.000 $.Konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontrates se shitblerjes

nr.10305 rep. e 1963 kol. date 02.12.1996 e kthimin e shumes 800.000 $.Konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontrates se shitblerjes

nr.1965 e nr.10307, date 02.12.1996 dhe kthimin e shumes 620.000 $.Konstatimin e pavlefshmerise absolute te veprimit juridik

te kontrates shitblerjes nr.1973 kol. e 10315 rep. te dates 02.12.1996 dhe kthimin e shumes 370.000 $.

108

Page 109: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Konstatimin e pavlefshmerise se veprimit juridik te kontrates se shitblerjes nr.1971 kol. e nr.1033313 rep., date 02.12.1996

dhe kthimin e shumes 470.000 $.Konstatimin e pavlefshmerise absolute te veprimit juridik

te kontrates se shitblerjes nr.1977 kol. e nr.10318 rep., date 02.12.1996 dhe kthimin e shumes 600.000 $.

Konstatimin e pavlefshmerise te veprimit juridik te kontrates se shitblerjes nr.1968 kol. e nr.10310 rep., date 02.12.1996

dhe kthimin e shumes 430.000 $.Konstatimin e pavlefshmerise se veprimit juridik

te kontrates shitblerjes nr.1969 kol. e 10311 rep., date 02.12.1996 dhe kthimin e shumes 430.000 $.

Baza Ligjore: Ligji nr.8472, date 08.04.1999, nenet 1, 2, 3, 4 e 92/b te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Permet, me vendimin civil nr.289, date 01.10.2001 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj e prova.

Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin civil nr.247, date 28.5.2002 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.289, date 01.10.2001 te Gjykates se rrethit gjyqesor Permet.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs pala paditese shoqeria "Vefa" sh.p.k., duke parashtruar sa me poshte:

- Vlera reale e objekteve te shitura nga ana e Albert Xhanit Shoqerise "Vefa" sh.p.k. eshte vleresuar 40 dite para se te shiteshin dhe vlera e tyre ishte 3.331.189 USD. Nderkohe qe shoqerise “Vefa" i eshte shitur 11.160.000 USD. Pra eshte perfituar ne menyre te padrejte shuma prej 7.828.811 USD.

- Gjykata e shkalles se pare nuk ka zbatuar kerkesat e ligjes nr.8227, pikerisht nenet 1, 2 qe administratoret e shoqerise te vjelin shumat e marra padrejtesisht nga persona private apo juridike, si ne rastin konkret me Albert Xhanin.

- Mos zbatimi i ligjit ka bere qe te zhvishet padrejtesisht arka e shoqerise “Vefa” ne shumen prej 7.828.811 USD.

- Nuk eshte zbatuar vendimi nr.40, date 11.03.2002 i Gjykates Kushtetuese, i cili vendos rregullin … ne ate kohe, subjektet e interesuara si persona fizike e juridike privat ishin te lire te benin shitje midis tyre me çmimet reale te tregut. Neve kete kerkojme, sepse kur jane shitur pasurite e Albert Xhanit tek Shoqeria “Vefa” vlera reale nuk eshte ajo me te cilen eshte bere shitja, por ajo e vleresuar nga gjykatat dhe jo te 3-4 fishohet pa asnje shkak dhe pa ndryshuar objekte ne rregullime, apo ndonje ndryshim tjeter.

109

Page 110: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; perfaqesuesin e pales paditese

Av.Kirov Babliku, i cili kerkoi prishjen e te dy vendimeve; perfaqesuesin e pales se paditur Av.Viktor Ikonomi, qe kerkoi lenien ne fuqi te dy vendimeve dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala paditese, Administratoret e Shoqerise “Vefa” ne

administrim, nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.247, date 28.05.2002, me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Rrethit Permet qe kishte rrezuar padine eshte i drejte e i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e ndodhura ne dosjen gjyqesore ka rezultuar se me padine ne gjykim pala paditese ka kerkuar te konstatohen te pavlefshme kontratat e shitblerjes te lidhura midis paleve ndergjyqesa per 13 objekte te ndodhura ne qytetin e Permetit. Te gjitha kontratat objekt gjykimi mbajne daten 02.12.1996 dhe vlera e pergjithshme e objekteve te shitura shoqerise “Vefa” prej te paditurve eshte 11.160.000 U.S.D.

Ka rezultuar se gjithe objektet e mesiperme te paditurit i kane privatizuar nga shteti ne muajin tetor 1996 kundrejt vlerave teper te ulta ne krahasim me çmimin e shitjes se tyre shoqerise “Vefa”. Administratoret e kesaj te fundit, bazuar ne ligjin nr.8472, date 08.04.1999 “Per rikthim ne shoqerite huamarrese te vlerave financiare te perfituara nga ana e personave fizike dhe juridike nga shitja e pasurise apo transaksioneve te pronesise” nenet 1, 2, 3, dhe 4, si dhe nenit 92/b te K.Civil, kane kerkuar qe te gjithe kontratat e mesiperme te konstatohen te pavlefshme dhe te paditurit te kthejne diferencen midis çmimit te shitjes dhe çmimit me te cilin objektet jane privatizuar dhe figurojne te rregjistruara ne Zyren e Hipotekes. Kjo diference, sipas perllogaritjeve te pales paditese, eshte 7.828.811 U.S.D.

Ne kohen qe padia eshte ngritur ka qene ne fuqi neni 3 i ligjit 8472, i cili parashikonte shprehimisht: “Personat fizike dhe juridike, vendas a te huaj, te cilet nepermjet fitimit te pronesise nga privatizimi, apo me menyra te tjera kane perfituar vlera financiare a pasurore nga subjektet e kontrollit a personat e lidhur me ta, nepermjet kryerjes se veprimeve juridike te shitjes se pronave me çmime me te larta se çmimi i privatizimit apo se çmimi mesatar i shitjes ne tregun e lire, detyrohen t’ia kthejne ato administratoreve te shoqerive huamarrese”. Kjo dispozite nuk linte vend per interpretime, pasi mjafton te vertetohej fakti i lidhjes se kontratave midis subjekteve qe ai parashikon ne kushtet e nje shperpjestimi te dukshem ne çmim, qe personat perfitues te ketyre vlerave t’i kthenin ato prane shoqerive huamarrese.

Megjithese kjo dispozite ka qene ne fuqi ne kohen e gjykimit ne gjykaten e rrethit, kjo gjykate ne vendimin e saj nuk i ka marre parasysh urdherimet e saj, duke dhene edhe argumentat pse ajo nuk duhej zbatuar apriori vetem per shkak te diferences se dukshme te çmimit te shitjes nga ai i privatizimit. Sipas saj kontratat jane lidhur me vullnetin e te dy paleve, pa shkelur asnje ligj te kohes dhe çmimi i vendosur ne to ka qene ai i pranuar po me vullnet te lire. Vetem ky fakt, sipas saj, nuk mund te perbeje shkak per pavlefshmeri bazuar ne ligjin nr.8472 te vitit 1996. Per sa me siper, ajo ka rrezuar padine e pales paditese.

Situata ka ndryshuar ne kohen e zhvillimit te gjykimit prane gjykates se apelit. Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.40, date 11.03.2002 ka shfuqizuar si antikushtetues te nenit 3 te ligjit te mesiperm, duke mbetur ai ne fuqi per pjeset e tjera te tij. Megjithese ne

110

Page 111: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

kushte te reja te krijuara mbas dhenies se ketij vendimi, pala paditese ka vazhduar t’i qendroje pretendimit te saj se vetem per shkak te diferences se çmimit kontratat duhej te konstatoheshin te pavlefshme.

Gjykata e apelit ka rrezuar kete pretendim me argumentat e dhena nga Gjykata Kushtetuese ne vendimin e mesiperm dhe ka konkluduar se vetem per kete shkak nuk mund te konstatohen te pavlefshme kontratat. Por duke qene se padia ka patur si shkak ligjor edhe nenin 92/b te K.Civil, ajo mbasi i ka bere nje analize te hollesishme te gjithe pretendimeve te pales paditese, ka arritur ne konkluzionin se kjo e fundit nuk ka mundur te provoje se ne mashtrim me cilin ligj apo dispozite jane kryer veprimet e shitblerjes se objekteve te mesiperme. Per sa me siper, ajo ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludoi se vendimi i mesiperm i gjykates se apelit eshte i drejte e i bazuar ne ligj.

Siç u theksua edhe me lart, ka rezultuar se ne situaten e re te krijuar mbas shfuqizimit nga Gjykata Kushtetuese te nenit 3 te ligjit nr.8472, pala paditese nuk ka bere asnje ndryshim apo plotesim te shkaqeve te parashtruara ne kerkesepadi lidhur me ate perse kerkohet pavlefshmeria e kontratave. Ajo si gjate gjykimit dhe ne rekursin e paraqitur ka vazhduar te pretendoje se shkaku i vetem per pavlefshmeri eshte shperpjestimi i dukshem ne çmimin e shitjes me ate te privatizimit.

Me te drejte gjykata e apelit arsyeton se, vetem ky fakt nuk perben shkak per pavlefshmeri te kontratave, pasi gjithe arsyetimi i vendimit te Gjykates Kushtetuese i referohet lirise kontraktore te paleve ne ekonomine e tregut dhe nuk e konsideron ate si shkak per pavlefshmeri, sikunder parashikonte me pare kjo dispozite.

Eshte e vertete se ligji per pjeset e tjera te tij ka mbetur ne fuqi, por dispozitat ne vijim nuk bejne ndonje parashikim te posaçem apo trajtim te diferencuar te veprimeve juridike te kryera nga subjektet e kontrollit me personat fizike dhe juridike apo personat e lidhur me ta, ndryshe nga ai qe ben Kodi Civil. Perkundrazi, neni 4 i ketij ligji parashikon: “Personave fizike e juridike apo personat e lidhur me ta, veprimet juridike te te cileve ne shitblerjen e pronave me subjektet e kontrollit shpallen te pavlefshme nga gjykata ne baze te neneve 92 e 94 te K.Civil, kthejne prane administratorit shumat apo sendet e perfituara ose kthejne kontraten ne çastin fillestar te saj”. Pra si per çdo rast tjeter edhe ne rastet e veprimeve juridike te kryera me subjektet e kontrollit ky ligj referon ne Kodin Civil.

Pala paditese nuk arriti te provoje kryerjen e veprimit juridik ne mashtrim te ligjit sipas nenit 92/b te K.Civil, sepse nuk vertetoi ne mashtrim me cilin ligj jane lidhur keto kontrata. Siç theksuam perfaqesuesi i pales paditese gjate gjykimit dhe ne rekursin e paraqitur pretendoi qe mashtrimi i ligjit konsiston ne shitjen me çmim me te larte se ai i privatizimit, pretendim ky i pabazuar per sa eshte argumentuar me lart.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.247, date 28.05.2002 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane, me 21.11.2007

111

Page 112: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

MENDIMI I PAKICËSMendimi kunder vendimit te shumices eshte si me poshte:Ne gjykim eshte nje padi me objekt pavlefshmeri e veprimeve juridike te shitjes te

realizuar me disa kontrata shitje, te cilat jane cituar ne objektin e padise. Pala paditese, Administratoret e Shoqerise “Vefa” ne administrim, kane pretenduar se

shitjet e ketyre objekteve jane veprime juridike te kryera ne kundershtim me ligjin, pasi fshehin ne vetvete permbajtje te kunderligjshme. Keto objekte jane privatizuar nga shteti ne tetor 1996 dhe i jane shitur Shoqerise “Vefa”, shoqeri huamarrese, me nje diference shume te larte çmimi nga ai i blerjes fillestare te objekteve.

Vlera reale e objekteve te shitura sipas paditeses eshte 3.331.189 USD, nderkohe qe Shoqerise “Vefa” i jane shitur 11.160 USD. Pra eshte perfituar ne menyre te padrejte shuma prej 7.828.811 USD, nga te paditurit me cilesine e shitesit nga shoqeria huamarrese.

Nga paditesi eshte pretenduar pavlefshmeria e kontratave te shitjes, bazuar ne nenin 92/b te K.Civil dhe zgjidhja e pasojave te pavlefshmerise, duke kthyer diferencen e çmimit te shitjes.

Mendoj se, nga gjykata e apelit eshte konkluduar ne rrezimin e padise kur vendimi i saj ne forme e ne permbajtje nuk permban asnje analize te provave e fakteve qe e kane çuar ate gjykate ne arritjen e konkluzioneve se, ne rastin konkret veprimet juridike te kryera jane te ligjshme, pasi plotesojne kushtet ligjore te vlefshmerise se tyre.

Nga analiza e veprimit juridik si akt vullneti del se, per kryerjen e nje veprimi juridik si akt vullneti, kerkohet patjeter shfaqja e vullnetit dhe qellimi i posaçem i paleve per krijimin, ndryshimin e shuarjen e marredhenieve juridike te caktuara. Prandaj, kur shfaqja e vullnetit nuk behet per qellim te caktuar qe te kryeje nje marredhenie juridike te caktuar por per “loje”, per te fshehur diçka qe lidhet me permbajtjen e veprimit juridik, nuk kemi veprim juridik.

Shfaqja e vullnetit eshte element qendror i perberjes faktike qe duhej analizuar nga gjykata mbeshtetur ne provat e marra dhe argumentat e paraqitura nga secila pale ne gjykim, duke analizuar vullnetet e shfaqura jo thjesht per forme nga palet “shites-bleres” qe kane kryer veprimet juridike.

Nga gjykata e apelit nuk jane analizuar e per pasoje nuk rezulton t’i jete pergjigjur pretendimeve te paleve paditese se veprimet juridike nuk jane kryer ne mashtrim te ligjit, jane fiktive, pasi fshehin ne vetvete permbajtje te kunderligjshme, apo se ato veprime jane te vlefshme pasi si ne forme e ne permbajtje plotesojne kushtet e vlefshmerise se veprimeve juridike.

Sa siper, vendimi i gjykates se apelit eshte marre me shkelje te normave proceduriale qe kane te bejne me hetimin e plote te çeshtjes dhe permbajtjes se vendimit gjyqesor konform nenit 14, 126 te K.Pr.Civile, prandaj mendoj se vendimi duhej prishur dhe çeshtja te dergohej per rigjykim asaj gjykate.

Irma Bala

112

Page 113: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11111-00926-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1549 i Vendimit (1320)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Ardian Dvorani KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare Shpresa Beçaj AnetareArdian Nuni Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.11.2007, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

KËRKUES: AGIM SULCE, ADRIATIK KALLULLI, KUJTIM SHESHI, ZIHNI CUKALLA, ASTRIT SHABANI, RAKIP BALLA, THOMA BECI, DINE ABAZI, LUTFI PECI, ALI KAZA, ASTRIT NANO, AGIM BALLA, LUAN DAULLE, perfaqesuar nga Av.Agim Sulce KRISTUL BECI, perfaqesuar nga Av.Idajet Beqiri

OBJEKTI:Rishikim i vendimeve

te Gjykates se Apelit Durres nr.13, date 17.11.1998; Vendimit te Kolegjit Administrativ te Gjykates se Larte

nr.271, date 10.03.2000, te cilat jane lene ne fuqi

nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin nr.12, date 17.01.2002.

Baza Ligjore: Neni 494/a i K.Pr.Civile.

ME PALË PADITËSE: ZINI CUKALLA, AGIM SULCE, KUJTIM SHESHI, KOSTAQ BECI, THOMA BECI, LUTFI PECAJ, ALI KAZA,

DINE ABAZI, BESNIK NANO, RAKIP BALLA, ASTRIT SHABANI, AGIM BALLA, ADRIATIK KALLULLI, LUAN DAULLIA, perfaqesuar nga Av.Agim Sulce KRISTUL BECI, perfaqesuar nga Av.Idajet Beqiri.

E PADITUR: BASHKIA TIRANE, perfaqesuar nga juristja Natasha Kondi

113

Page 114: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PERSONA TË TRETË: KUDRETE DISHNICA, KADRIE HOXHA, ZARIFE SHIJAKU, EQEREM SHIJAKU, ILMI SHIJAKU, NAZMIE KUQI, ZYDI SHIJAKU, FAQIZE NALLSONI, FUAT SHIJAKU, FIQIRIE STINGA, HAMI SHIJAKU, TEUTA HOXHA, perfaqesuar nga Av.Arqile Nini.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.6623, date 31.07.1996 ka vendosur:

Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.13, date 17.11.1998 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.6623, date 31.07.1996 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.271, date 10.03.2000 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.13 date 17.11.1998 te Gjykates se Apelit Durres.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me vendimin nr.12, date 17.01.2002 kane vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.271, date 10.03.2000 te Kolegjit Administrativ te Gjykates se Larte.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres, nr.13, date 17.11.1998; vendimit te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte nr.271, date 10.03.2000, te cilat jane lene ne fuqi nga Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte me vendimin nr.12, date 17.01.2002, kane paraqitur kerkesen per rishikim te vendimeve te mesiperme Agim Sulce, Adriatik Kallulli, Kujtim Sheshi, Zihni Cukalla, Kristul Beci, Astrit Shabani, Rakip Balla, Thoma Beci, Dine Abazi, Lutfi Peci, Ali Kaza, Astrit Nano, Agim Balla, Luan Daulle, te cilet parashtrojne keto shkaqe:

- Me te drejten qe na njeh ligji, ne kemi gjetur nje prove te re dokumentare qe e verteton plotesisht pretendimin tone dhe rrezon ne menyre kategorike si te pabazuar pretendimin, me ane te te cilit gjykatat kane rrezuar padine tone.

- Dokumenti i siguruar titullohet lista nr.2 e lejeve per ndertime, leshuar nga Komisioni Qendror i Shoqninave, Enteve Private e Ushtarake Italiane ne Shqiperi.

- Ne kete menyre figuron e rregjistruar zyrtarisht edhe Shoqeria “BERARDI ETTORE”, per te cilen thuhet se eshte pikerisht kjo shoqeri qe ka bere edhe ndertimin e godines ne fjale ne Tiranen e Re.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendim nr.64, date 25.06.2004 ka vendosur:Pranimin e kerkeses per rishikim te kerkuesve Agim Sulce, etj., ndaj vendimit nr.13, date 17.11.1998 te Gjykates se Apelit Durres. Prishjen e vendimit nr.13, date 17.11.1998 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

114

Page 115: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Pezullimin e ekzekutimit te vendimit nr.13, date 17.11.1998 te Gjykates se Apelit Durres.

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, me vendim nr.8, date 06.02.2006 ka vendosur:

Shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise te vendimit nr.64, date 25.06.2004 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relatimin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; perfaqesuesit e pales paditese Av.Agim Sulce dhe Av.Idajet Beqiri, qe kerkuan pranimin e kerkeses duke prishur vendimin e Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim; perfaqesuesen e pales se paditur juristen Natasha Kondi, qe kerkoi pranimin e kerkeses per rishikim vendimi; perfaqesuesin e pales se trete Av.Arqile Nini, qe kerkoi rrezimin e kerkeses pasi eshte e pabazuar ne ligj dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NKerkesa e kerkuesve Agim Sulce, etj., per rishikimin e vendimit te Gjykates se Apelit

Durres nr.13, date 17.11.1998 te lene ne fuqi me vendimin e Kolegjit Administrativ te Gjykates se Larte, si dhe me vendimin e Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, nuk permban asnje shkak ligjor nga ato qe parashikon neni 494 i K.Pr.Civile dhe si e tille ajo nuk duhet te pranohet.

Ne vendimin qe kerkohet te rishikohet, kerkuesit e ketij gjykimi kane qene ne poziten proceduriale te paditesave dhe me padine e ngritur kunder Bashkise Tirane dhe personave te trete Kudret Dishnica, etj., kane kerkuar anullimin e vendimit nr.1588, date 14.08.1992 te Bashkise me te cilin ketyre te fundit (trashegimtare te Jonuz e Nexhmedin Shijakut) u eshte njohur pronesia dhe u eshte kthyer fizikisht nje shtepi banimi ne baze te ligjit nr.9514, date 30.09.1991 “Per pafajesine, amnistine dhe rehabilitimin e ish te denuarve dhe te perndjekurve politike”. Paditesat kane banuar ne kete ndertese ne kushtet e qirase me shtetin dhe, duke pretenduar se personat e trete nuk jane pronare te kesaj ndertese, kane dashur te perfitojne, duke e privatizuar ne emer te tyre.

Arsyeja per te cilen eshte kerkuar kundershtimi i vendimit te Bashkise ka qene se prona e blere nga trashegimlenesi i personave te trete nuk ka qene e shtetasit Italian Ettore Bernardi (sikunder figuron ne aktin e shitjes), por e shtetit italian. Paditesat ne ate gjykim kane pretenduar se ajo nuk eshte ndertuar si nje banese private, por si nje objekt me permasa te jashtezakonshme me destinacion ushtarak dhe pas perfundimit te ndertimit ajo eshte perdorur si e tille (pra si objekt ushtarak). Ne perfundim te te gjithe gjykimeve te zhvilluara padia e paditesave eshte rrezuar si e pambeshtetur ne ligj. Gjykatat kane pranuar se ndertesa ka qene e shtetasit Ettore Bernardi sipas te gjithe dokumentave te administruara, te cilat perbejne akte zyrtare qe nuk mund te kundershtohen me argumenta te tilla.

Me rastin e arritjes se ketij perfundimi, gjykata ne ate kohe ka rrezuar edhe pretendimet e tjera te paditesave lidhur me aplikimin e dispozitave te Traktatit te Paqes se Parisit te vitit 1947 dhe ligjit nr.627, date 01.06.1948 “Mbi kalimin ne pronesi te shtetit te pasurise italiane te ndodhur ne Shqiperi”. Interpretimi i gjykates per keto akte ka qene se ato nuk e shtrijne efektin edhe mbi pasurine private te shtetasve italiane, por vetem mbi pasurite shteterore e parashteterore italiane, si dhe mbi koncesione apo te drejta te veçanta te

115

Page 116: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

akorduara shtetasve italiane (keto te fundit me kusht qe te merreshin masa brenda 1 viti nga hyrja ne fuqi e traktatit), te cilat kalonin ne pronesi te shtetit shqiptar.

Me kerkesen per rishikimin e vendimeve te mesiperme kerkuesit kane pretenduar se kane gjetur dokumenta shkresore qe kane rendesi per çeshtjen, te cilat nuk mund te diheshin prej tyre gjate shqyrtimit te çeshtjes dhe keto prova, sipas tyre, jane te tilla qe plotesojne kriteret e nenit 494/a per te bere te mundur rishikimin e vendimit. Si prove e tille eshte konsideruar nje dokument i titulluar “Lista nr.2 e lejeve per ndertime, leshuar nga Komisioni Qendror Shoqninave, Enteve Private e Ushtarake Italiane ne Shqiperi”. Ne kete liste, sipas paditesave, figuron dhe Shoqeria “BERNARDI ETTORE” per te cilen thuhet se eshte pikerisht kjo shoqeri qe ka bere ndertimin e godines objekt gjykimi. Kjo prove, sipas kerkuesve, verteton jo vetem se shoqeria ne fjale ka funksionuar, por edhe se ka qene ajo qe ka kryer ndertimin objekt konflikti qe per nga natyra, konstruksioni dhe elemente te tjere verteton se ajo u shfrytezua nga oficeret e xhenjos fashiste.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se, prova e re e paraqitur nga kerkuesit nuk ploteson te gjithe kriteret e parashikuara nga neni 494/a, per sa me poshte:

Per t’u zbatuar neni 494/a i K.Pr.Civile duhet te ekzistojne njeherazi disa kushte: 1) rrethana ose prova te jete e re (pra te mos i jete nenshtruar gjykimit te meparshem); 2) te jete me shkrese; 3) te mos ishte e mundur te dihej ne kohen e zhvillimit te gjykimit nga pala qe e ka paraqitur; 4) te kete rendesi per çeshtjen, gje qe do te thote se nese kjo prove do te ishte paraqitur ne ate gjykim ai do te kishte marre nje drejtim tjeter, gje qe mund te çonte ne nje perfundim te ndryshem nga ai i arritur nga gjykata ne fakt.

Keto kushte duhet te ekzistojne se bashku dhe mungesa qofte dhe e njerit prej tyre do te bente te pamundur qe pala kerkuese te perfitonte nga kjo dispozite.

Ne fakt ka rezultuar se ky dokument i ploteson kriteret per te qene nje prove e re (pasi ne gjykimin e meparshem nuk eshte administruar), eshte prove me shkrese dhe nuk ka qene e mundur te merrej me pare, por eshte siguruar nga pala mbasi kishte perfunduar gjykimi i çeshtjes dhe pasi ishte dhene vendimi objekt kundershtimi.

Por ajo nuk ploteson njerin prej kritereve shume te rendesishem - ate qe te jete e rendesishme per çeshtjen dhe qe, po qe se do te dihej ne kohen e zhvillimit te ketij gjykimi, do t’i kishte dhene atij nje drejtim te ndryshem nga ai qe ka marre ne fakt.

Prova qe paraqitet si e re eshte nje liste e te gjithe shoqerive dhe enteve private italjane qe kane marre leje per ndertime dhe aty permendet edhe emri i shoqerise “Bernardi Ettore”, e cila rezulton te kete marre leje per nje seri ndertesash te njellojta ne Tiranen e Re. Kerkuesat pretendojne se nje nder keto ndertesa eshte dhe shtepia objekt konflikti.

Ne fakt kjo liste nuk hedh drite per diçka te re te ndryshme nga ajo qe ka rezultuar ne gjykimet e meparshme. Ka qene fakt qe, jo vetem nuk eshte mohuar asnjehere, por eshte pranuar nga gjykatat, se Ettore Bernardi ka qene nje ndertues italian me profesion inxhinier, i cili ka patur edhe shoqerine e tij te ndertimit me po kete emer. Eshte fakt, gjithashtu i pakundershtuar as nga personat e trete ne gjykimin e meparshem, se kjo shoqeri ka kryer shume ndertime ne Tiranen e Re. Por kjo nuk do te thote se shtepia objekt gjykimi eshte pikerisht nje nder ato objekte per te cilat eshte marre leje nga shoqeria dhe aq me teper te jete prone e shoqerise. Eshte e kuptueshme qe duke patur shoqeri ndertimi shtetasi italian Ettore t’i kete kryer si ndertimet per llogari te shoqerise edhe ato per llogari te vet nepermjet kesaj shoqerie. Por kjo nuk provon qe ato te jene prone e shoqerise. Nje pretendim i tille hidhet poshte me aktet zyrtare te pronesise te administruara ne dosjen gjyqesore te meparshme, te

116

Page 117: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

cilat perbejne prove te plote ne kuptim te ligjit dhe qe mund te kundershtohen vetem kur pretendohet fallsiteti i tyre.

Dokumenti qe kerkuesit paraqesin ne kete gjykim eshte nje shkrese e prejardhur ne te cilin jane pasqyruar te gjithe shoqerite qe kane marre leje ndertimi. Ketij dokumenti nuk mund t’i jepet vlere me e madhe se vete dokumenti origjinal qe eshte leja e ndertimit pikerisht per kete objekt e administruar ne dosjen gjyqesore. Kjo leje eshte dhene ne emer te shtetasit Ettore Bernardi, i cili ishte dhe pronar i truallit te blere ne vitin 1942 me kontraten e shitblerjes te ndodhur ne dosje, e cila ka qene e rregjistruar edhe ne Zyren e Hipotekes. Edhe vendimi i Gjykates se Paqit i vitit 1943 i administruar ne gjykimin e meparshem ka vertetuar se, ne truallin prone te tij, Ettore Bernardi ka ndertuar nje shtepi banimi, te cilen gjithashtu e ka te rregjistruar ne emrin e vet.

Pra ky dokument nuk sjell asnje te re per proçesin perveçse atyre qe kane rezultuar qarte dhe jane pranuar ne gjykimin e zhvilluar. Per sa u tha konkludohet se nuk ka asnje shkak ligjor qe vendimet e mesiperme te rishikohen.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 498 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IMospranimin e kerkeses se kerkuesve Agim Sulce, etj., per rishikimin e vendimit

nr.13, date 17.11.1998 te Gjykates se Apelit Durres dhe te vendimeve te Kolegjit Administrativ e Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte qe e kane lene ate ne fuqi.

Tirane, me 21.11.2007

117

Page 118: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11118-00649-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1440 i Vendimit (1329)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarIrma Bala AnetareAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.11.2007 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: ALI MUJO, perfaqesuar nga av. Luan MerlikaI PADITUR: KESHILLI I RREGULLIMIT TE TERRITORIT

TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE MINISTRIA E PUNEVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT, RREGULLIMIT TE TERRITORIT DHE TURIZMITPOLICIA E NDERTIMIT - DEGA DURRES, perfaqesuar nga Av. i Shtetit Kadri Skera

OBJEKTI I PADISË:Shperblim demi.

Baza Ligjore: Neni 640 e vijues i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.241, date 24.01.2005 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise per mungese legjitimiteti te pales se paditur.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1249, date 20.12.2005 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.241, date 24.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te mesiperm, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile ka paraqitur rekurs Ali Mujo, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

- Nga ana e gjykates, duke u shqyrtuar ceshtja ne themel, nepermjet nje akt ekspertimi vleresimi, u perllogarit demi qe na ishte shkaktuar dhe me pas ne vendimin perfundimtar gjykata konstatoi se kishim mungese legjitimiteti te pales se paditur.

118

Page 119: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nje veprim i tille bie ndesh me nenin 176 te K.Pr.Civile, sipas te ciles gjykata qe ne fillim te gjykimit duhej te kishte verifikuar legjitimitetin e paleve.

- Nuk mendojme se paleve te paditura u mungonte legjitimiteti ne kete proces, pasi jane vendimet dhe veprimet e ketyre organeve, qe ne shkelje te dispozitave kushtetuese dhe nenit 153 te K.Civil, me kane shkaktuar demin per te cilin une kerkoj demshperblimin.

- Ne keto kushte kerkojme ndryshimin e vendimeve te gjykatave dhe pranimin e kerkese padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi;perfaqesuesin e paditesit, qe kerkoi prishjen e vendimeve dhe dergimin e ceshtjes per

rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje;Av. e Shtetit, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve,dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi civil nr.1249, date 20.12.2005 i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi

nr.241, date 24.01.2005 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane jane rrjedhoje e shkeljeve te renda procedurale (neni 472/b i K.Pr.Civile), prandaj duhet te prishen dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne shkalle te pare.

Gjate gjykimit ne gjykaten e faktit kane rezultuar faktet dhe rrethana te ceshtjes si me poshte:

Paditesi Ali Mujo eshte pronar i truallit prej 5558 m², me kufij te percaktuar, ndodhur ne afersi te hyrjes se Aeroportit “Nene Tereza” Rinas. Pas miratimit te sheshit te ndertimit, te lejes se ndertimit me nje vendimi te K.R.T te Qarkut Durres, paditesi ka ndertuar dhe ka vene ne shfrytezim per ushtrim tregtie nje ndertese dy kateshe. Pronesia e nderteses eshte regjistruar ne emer te paditesit ne Z.R.P.P. Policia e Ndertimit, Dega Durres ne mars 2004 e ka prishur objektin, duke pretenduar se kete veprim e kryente ne zbatim te vendimit nr.8, date 31.01.2004 te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Republikes.

Duke i`u referuar ketij akti administrativ rezulton se K.RR.T.R.SH. ka vendosur, nder te tjera, shfuqizimin e vendimit nr.1, date 29.01.2003 dhe te vendimit nr.2, date 04.03.2003 te K.RR.T. te Qarkut Durres per miratimin e sheshit dhe te lejes se ndertimit te objektit 2 katesh ne hyrje te Aeroportit “Nene Tereza”, ne pronesi te qytetarit Ali Mujo. Ky vendim eshte argumentuar me domosdoshmerine e percaktimit te brezit te sigurise se territorit te aeroportit. Me vone nuk rezulton qe te kete dale ndonje akt i ndonje organi kompetent per menyren e ekzekutimit te vendimit te K.RR.T.R.SH. dhe rregullimin e pasojave, sic eshte dhe kompensimi i demeve te shkaktuara ndaj pronarit te objektit, paditesit Ali Mujo.

Referuar ketyre fakteve e rrethanave, Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se veprimi i Policise se Ndertimit per prishjen e menjehershme te objektit konsiderohet veprim arbitrar dhe paditesi legjitimohet te kerkoje gjyqesisht shperblimin e demit qe i eshte shkaktuar. Drejt kane konkluduar te dy gjykatat persa i perket mungeses se legjitimitetit si te paditur te K.RR.T.R.SH. dhe te Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit (sot Ministria e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacioneve), por paditesi ka thirrur si te paditur edhe Policine e Ndertimit, Dega Durres, qe ka ekzekutuar prishjen e objektit pa pasur ndonje akt qe te urdheronte ne menyre te shprehur prishjen e tij.

119

Page 120: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Te dy gjykatat duhej te kishin marre ne konsiderate faktin qe paditesi, per ndertimin e objektit ne truallin ne pronesi te tij, nuk ka vepruar ne menyre te kundraligjshme dhe me faj. Ai ka ndertuar objektin pas miratimit te lejeve perkatese nga K.RR.T. e Qarkut Durres. Ne qofte se ky organ shteteror ka vepruar ne tejkalim te kompetencave te tij dhe ne shkelje te ligjit, sic me te drejte ka konkluduar K.RR.T.R.SH., per kete nuk ka pergjegjesi paditesi dhe nuk mund te lejohet demtimi i interesave te tij te ligjshme. Shfuqizimi i akteve te K.RR.T. se Qarkut Durres, te dhena ne favor te paditesit, ne nje kohe qe objekti kishte perfunduar konform te gjitha rregullave te percaktuara nga ky organ, ishte vene ne shfrytezim dhe ishte rregjistruar pronesia ne Z.R.P.P., ne kundershtim me qendrimin e gjykates se apelit, nuk mund te sillte ne menyre te menjehershme prishjen e objektit, pa u vendosur paraprakisht shperblimi i plote i demit. Per mbrojtjen e interesave te tij paditesi drejt i eshte referuar nenit 153 te Kodit Civil. Sipas kesaj dispozite, “Askujt nuk mund t`i hiqet teresisht ose pjeserisht pronesia mbi sendet e tij, pervec kur e kerkojne interesa publike te ligjshme dhe kurdohere kundrejt nje shperblimi te plote dhe paraprak”. Pavaresisht akteve te paligjeshme te K.RR.T. se Qarkut Durres, te shfuqizuara me pas, paditesi eshte bere pronar i objektit sepse ka vepruar ne respektim te procedurave ligjore. Shfuqizimi i akteve te K.RR.T. se Qarkut Durres nuk nenkupton çveshjen automatikisht te paditesit nga e drejta e pronesise. Ai duhej t`i nenshtrohej rregullisht nje procedure shpronesimi, ne pajtim me ligjin per shpronesimet per interesa publike. Duke mos u vepruar keshtu, ai gezon mbrojtje gjyqesore ne respekt te neneve 41, 42 dhe 44 te Kushtetutes, si dhe nenit 1/1 te Protokollit nr.1 shtese te Konventes Europiane te te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut. Ndertimi i objektit te paditesit me leje te organeve kompetente shteterore dhe ne zbatim te akteve te tyre perfaqeson nje “interes ekonomik substancial” dhe konsiderohet pasuri, ne kuptim te akteve te mesiperme.

Jurisprudenca e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, u ka siguruar mbrojtje poseduesve te pasurive te caktuara te paluajtshme qe kane qene ne kushte e rrethana me pak te favorshme se paditesi ne ceshtjen tone ne shqyrtim [Shih p.sh. vendimin date 18.06.2002 (aplikimi nr.48939/99) per ceshtjen Oneryildiz kunder Turqise].

Pavaresisht arsyetimit te mesiperm, Kolegji Civil i Gjykates se Larte nuk mund ta perfundoje vete zgjidhjen e ceshtjes per arsye se:

a) ne aspektin e zbatimit te ligjit material per masen e demshperblimit dhe te vleresimit te provave te paraqitura nga paditesi, i takon te vendose gjykata e faktit;

b) ne aspektin e zbatimit te ligjit procedural, pavaresisht legjitimimit si te paditur te Policise se Ndertimit Dega Durres, eshte e nevojshme t`i sugjerohet paditesit qe te therrase ne gjykim si te paditur kryesor K.RR.T. e Qarkut Durres.

Duke qene se kemi te bejme me probleme procedurale te tilla si legjitimimi i paleve dhe rregullimi i ndergjyqesise, ceshtje duhet te dergohet per rishqyrtim ne shkalle te pare.

Persa i perket gjykates kompetente ne pikepamje tokesore, duhet t`i referohemi nenit 48/1 te K.Pr.Civile. Sipas kesaj dispozite, kemi te bejme me nje kompetence tokesore alternative: Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres (neni 48/1 ne lidhje me nenin 43 te K.Pr.Civile), ose Gjykata e Rrethit Gjyqesor Kruje, d.m.th. gjykata e vendit ku eshte shkaktuar demi.

Paditesi e ka bere zgjedhjen e gjykates kompetente me kerkimin e tij perpara Kolegjit Civil.

120

Page 121: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ç te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1249, date 20.12.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

vendimit nr.241, date 24.01.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kruje.

Tirane, me 22.11.2007

121

Page 122: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11241-01036-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-00-1518 i Vendimit (1330)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarAgron A. Lamaj AnetarIrma Bala Anetare

ne daten 22.11.2007 mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.11241-01036-00-2006 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: DREJTORIA E PERGJITHSHME E DOGANAVE, perfaqesuar nga juristi Shamet Shabani

I PADITUR: KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, ne mungese PERSON I TRETË: BASHKIM KODRA, perfaqesuar nga Av. Sokol Shehu

OBJEKTI PADISË:

Kundershtim i vendimit nr.79, date 20.04.2005 te Komisionit te Sherbimit Civil.

Baza Ligjore: Neni 8/2 i ligjit nr.8549, date 11.11.1999 “Per Statusin e Nepunesit Civil”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.138, date 16.12.2005, ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise se ngritur nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, duke lene ne fuqi vendimin nr.79, date 20.04.2005 te K.Sh.Civil.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere rekurs Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, e cila kerkon te prishet vendimi per keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte allogjik si rezultat i zbatimit te keq te ligjit. Vendimi i Drejtorit te Pergjithshem te Doganave eshte nxjere ne formen shkresore te parashikuar nga ligji.

- Procedurat per marrjen e mases disiplinore jane zbatuar ne perputhje me ligjin, “Per Statusin e nepunesit Civil” dhe Vendimeve te Keshillit te Ministrave.

- Fakti se organi i specializuar, posedues i materialeve te karakterit sekret, nuk ka autorizuar paraqitjen ne seance gjyqesore per efekt te provave materialet, por eshte mjaftuar vetem me lejimin per t’u shikuar ato ne ambjentet e Drejtorise se

122

Page 123: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Pergjithshme te Doganave, nuk perben shkak ligjor per te rrezuar padine per mungesen e provave, duke lene ne fuqi vendimin e K.Sh.C.

- Materialet ne ngarkim te punonjesit Bashkim Kodra, te cilat ishin prova per aktet korruptive te kryera nga ana e tij, jane pare nga nje grup specialistesh te caktuar nga Komisioni i Disiplinor i Ministrise se Financave dhe eshte pregatitur materiali ne ngarkim te Bashkim Kodres ne lidhje me aktet korruptive te kryera nga ana e tij, ç’ka perbente nje thyerje te rende te disiplines per te.

- Gjykata e apelit duhet te pranonte fuqine provuese te tyre dhe jo t’i anashkalonte ato, duke mos i marre fare parasysh.

- Nga ana e gjykates mund te ishin thirrur eksperte per te pare ne ambjentet e doganes materialet filmike dhe mbi kete baze do te parashtronin mendimet e specializuara te tij, ne lidhje me permbajtjen e ketyre materialeve qe privojne shkeljen disiplinore, veprime korruptive te mitmarrjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala; juristin Shamet Shabani, qe kerkoi

prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; Avokatin Sokol Shehu, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.138, date 16.12.2005 i Gjykates se Apelit Tirane eshte marre ne

kundershtim me ligjin, si i tille duhet prishur se bashku me te dhe vendimi i Komisionit te Sherbimit Civil dhe çeshtja duhet te kaloje per shqyrtim ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Durres.

Ka rezultuar nga gjykimi se personi i trete, Bashkim Kodra, ka punuar prane pales paditese ne Degen e Doganes Durres me detyren “doganier pranimi”, pozicion i klasifikuar ne kategorine “c”. Me vendim te Drejtorit te Pergjithshem te Doganave nr.786/8, date 25.02.2005 eshte larguar nga puna me motivacionin “per disa akte korruptive” te konstatuar ne Degen e Doganes Durres. Kete vendim, personi i trete e ka kundershtuar ne Komisionin e Sherbimit Civil. Ky i fundit, me urdher nr.79, date 20.04.2005 ka vendosur: shfuqizimin e aktit administrativ nr.786/8, date 25.02.2005 te Drejtorit te Pergjithshem te Doganave, si akt i nxjerre ne kundershtim me formen e proceduren e kerkuar nga ligji; kthimin e ankuesit ne pozicionin e meparshem te punes; pagimin e pages nga momenti i nderprerjes se marredhenieve financiare deri ne ekzekutimin e ketij vendimi.

Kunder vendimit te Komisionit te Sherbimit Civil eshte paraqitur padi nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ne Gjykaten e Apelit Tirane ku si pale e paditur eshte thirrur Komisioni i Sherbimit Civil dhe pale e trete Bashkim Kodra.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.138, date 16.12.2005, ka vendosur: “Rrezimin e kerkesepadise se ngritur nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, duke

lene ne fuqi vendimin e Komisionit te Sherbimit Civil”.Me rekurs te Drejtorise se Pergjithshme te Doganave çeshtja shqyrtohet ne Gjykaten e

Larte, e cila ne gjykimin e saj i referohet vendimit unifikues nr.3, date 24.01.2007, si dhe unifikimit te praktikes gjyqesore me vendimin nr.8, date 12.01.2007.

Sipas ketij vendimi te fundit, Kolegjet kane konkluduar se punonjesit e doganave nuk kane qene dhe nuk jane punonjes te sherbimit civil, per pasoje ato nuk jane subjekt i ligjit “Per statusin e nepunesit civil”.

123

Page 124: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Sa siper arrihet ne perfundimin se e gjithe procedura ankimore e ndjekur si rezultat i kuptimit te gabuar te ligjit eshte ne kundershtim me ligjin. Gabimisht, ankimi kunder vendimit te largimit nga detyra eshte juridiksion administrativ, Komisioni i Sherbimit Civil, i cili ka bere verifikimin e pare, duke kryer funksion te perafert me nje trup gjyqesore, me pas kunder vendimit te ketij komisioni, eshte bere padi ne gjykate nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave.

Duke ju referuar unifikimit te praktikes gjyqesore Kolegji Civil gjykon se, rruga e ndjekur per kundershtimin e mases disiplinore apo administrative ka qene e gabuar, nderkohe qe personi i trete ne kete gjykim Bashkim Kodra, duhej te kishte ngritur padi ne gjykaten e rrethit gjyqesor, duke ju referuar dispozites se K.Doganor dhe K.Punes.

Gjithashtu Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ka paditur gabimisht Komisionin e Sherbimit Civil ne gjykate, nderkohe qe ligji per sherbimin civil ne nenin 8/3 shprehet se, kunder ketij vendimi, behet ankim ne gjykate. Per pasoje, rrjedhim i ketyre shkeljeve ka qene zhvillimi i nje procedure qe ne fillim ne zbatim te gabuar te ligjit.

Juridiksioni i shqyrtimit te ankimit ndaj vendimit te largimit nga puna si mase disiplinore ka qene gjyqesor dhe jo administrativ. Per pasoje baza ligjore e percaktuar ashtu dhe ndergjyqesia e krijuar ne gjykimin e kesaj mosmarreveshje eshte e gabuar. Padia ne kete rast, eshte ankimi qe ka bere Bashkim Kodra ne Komisionin e Sherbimit Civil, per kundershtimin e aktit nr.786/8, date 25.02.2005, por qe gabimisht nuk i eshte drejtuar gjykates se rrethit gjyqesor por komisionit.

Kolegji Civil gjykon se, duke e konsideruar ankimin e Bashkim Kodres si nje padi çmon se, kompetente per gjykimin e mosmarreveshjes, eshte Gjykata e Rrethit Gjyqesor Durres, ku ai ka vendbanimin dhe marredheniet e punes me paditesin, Drejtorine e Pergjithshme te Doganave, Dega Durres.

Ne kete gjykim konkludohet se, ndergjyqesia dhe referimi ligjor kane qene te gabuara, prandaj bazuar ne nenin 467/d te K.Pr.Civile, vendimi i Gjykates se Apelit Tirane dhe vendimi i Komisionit te Sherbimit Civil nr.79, date 20.04.2005, duhet te prishen dhe te shfuqizohen respektivisht, aktet e gjykimet te kesaj çeshtje, duhet te kalojne per juridiksion e kompetence Gjykates se Rrethit Gjyqesor Durres, referuar neneve 36, 63/2, 53 e 56 te K.Pr.Civile.

Gjykata duhet t’i orientoje palet lidhur me sa eshte konkluduar dhe mbetet ne disponimin e paditesit qe te beje rregullimet perkatese lidhur me shkakun dhe objektin e padise, referuar nenit 185 te K.Pr.Civile.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.138, date 16.12.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

vendimin nr.79, date 20.04.2005 te Komisionit te Sherbimit Civil dhe dergimin e çeshtjes per gjykim ne Gjykaten e shkalles se pare Durres.

Tirane, me 22.11.2007

124

Page 125: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.31111-01361-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1550 i Vendimit (1331)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron A. Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne daten 22.11.2007 mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore çeshtjen civile qe u perket paleve:

PADITËS: ALTIN QATO, perfaqesuar nga Av.Irena Reso I PADITUR: MINISTRIA E RENDIT PUBLIK TIRANE,

perfaqesuar nga juristet Alma Mehmeti dhe Esation Minarolli

OBJEKTI: Anullim i urdherit nr.321/3, date 22.05.2004

te Ministrit te Rendit Publik.Pagim te demshperblimit per zgjidhje

te kontrates se sherbimit publik ne masen 12 paga mujore.Baza Ligjore: Neni 32/5 te Ligjit nr.8553, date 25.11.1999

“Per Policine e Shtetit”; neni 118 te Ligjit nr.8485, date 12.05.1999 te K.Pr.Administrative;

neni 324 i K.Pr.Civile; vendimi unifikues i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte

nr.31, date 14.04.2003.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.5926, date 20.10.2005, ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise si te pabazuar ne ligj dhe ne prova.

Gjykata Apelit Tirane, me vendimin nr.819, date 28.06.2006 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.5926, date 20.10.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, e pranimin e kerkese padise.Anullimin e urdherit nr.321/3, date 22.05.2004 te Ministrit te Rendit Publik.Detyrimin e pales se paditur t’i paguaje paditesit Altin Qato pagen e 12 muajve.

125

Page 126: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka bere rekurs Ministria e Brendshme, e cila kerkon te prishet vendimi per keto shkaqe:

- Ne gjykim eshte provuar pergjegjesia administrative e paditesit per shkak te veprimeve dhe mosveprimeve te tij, ne kundershtim me ligjin, gjate ushtrimit te detyres se tij.

- Paditesi ka thyer disiplinen ne menyre te perseritur, duke u ndeshkuar disa here me masa te ndryshme disiplinore, ka abuzuar me detyren duke dhene urdhera, jashte kompetencave te tij, per futjen e ushqimeve ne dhomen e te paraburgosurve, ka dhene urdher takimi jashte rradhe te paraburgosurve me familjaret dhe nuk jane shenuar ne librin e sherbimit, nuk ka ushtruar kontroll sistematik ne dhomat e paraburgimit per mjetet e ndaluara, apo verifikuar respektimin e ligjit nga vartesit e tij, ka urdheruar jashte kompetencave te tij, per zhbllokimin e automjeteve te bllokuara.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi gjyqtaren Irma Bala; perfaqesuesen me prokure te pales se paditur, Alma

Mehmetin dhe Esation Minarolli, te cilet kerkuan prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane; perfaqesuesen e pales paditese Av. Irena Reso, e cila kerkoi te lihet ne fuqi vendimi, dhe e diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.819, date 28.06.2006, i Gjykates se Apelit Tirane eshte i bazuar ne ligj

dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Siç pranon gjykata, paditesi Altin Qato, eshte titulluar oficer ne vitin 1993 dhe ka

sherbyer ne detyra te ndryshme ne Policine e Shtetit, deri me date 22.03.2004.Nga data 22.03.2004 e ne vazhdim, paditesi ka sherbyer me detyren e Inspektorit ne

Zyren Rajonale te Luftes kunder Trafiqeve te Paligjshme ne Drejtorine e Policise te Qarkut Shkoder, me graden N/Komisar.

Me propozim te Drejtorit te Pergjithshem te Policise, Ministri i Rendit Publik, me Urdherin nr.321/3, date 22.05.2004, ka urdheruar perjashtimin e paditesit nga strukturat e Policise se Shtetit, me motivacionin “Per shkelje te betimit”.

Paditesi, me padine objekt gjykimi, ka kundershtuar urdherin per perjashtimin e tij nga policia si te kunderligjshem dhe ka kerkuar anullimin e tij, pagimin e demshperblimit, per zgjidhjen e pajustifikuar te kontrates se sherbimit publik, ne masen e 12 pagave mujore.

Gjykata e shkalles se pare Tirane ka vendosur rrezimin e kerkese padine si te pabazuar ne ligj e ne prova. Mbi ankimin e pales paditese vendimi eshte ndryshuar nga Gjykata e Apelit Tirane, duke u anulluar urdheri nr.321/3, date 22.05.2004, i Ministrit te Rendit Publik dhe eshte detyruar pala e paditur t’i paguaje paditesit Altin Qato pagen e 12 muajve, me arsyetimin se urdheri i perjashtimit te paditesit nga policia eshte i pabazuar ne prova.

Gjate gjykimit paditesi ka pretenduar se, nuk ka pasur asnje rast qe te kete shkelur betimin dhe rregulloren e disiplines se Policise se Shtetit, prandaj urdheri i perjashtimit nga policia eshte i pabazuar ne prova e ligj.

Pala e paditur ka pretenduar se, urdheri i perjashtimit te paditesit nga Policia e Shtetit bazohet ne relacionin e Drejtorise se kontrollit te Brendshem te Ministrise se Rendit Publik nr.665, date 11.05.2004 dhe 17.05.2004, nga ku rezulton, sipas te paditures se, paditesi ka

126

Page 127: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

kryer veprime dhe mosveprime ne kundershtim me ligjin, qe perbejne mospermbushje te rregullt te detyres duke e shperdoruar ate, futjen e ushqimit disa te denuarve, nuk jane kontrolluar dhomat e paraburgimit per sende te paligjshme dhe ka urdheruar zhbllokimin e disa automjeteve ne kundershtim me rregullat.

Gjykata e apelit, duke u bazuar ne provat e paraqitura nga palet te administruara ne seance gjyqesore dhe rrethanat e çeshtjes, ka arritur ne perfundimin se, urdheri i perjashtimit te paditesit nga Policia e Shtetit eshte i pabazuar ne prova dhe ne ligj, si i tille duhet te anullohet, duke i njohur paditesit demshperblimin per nje vit page per zgjidhje te pajustifikuar te kontrates se punes sipas K.Punes.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditur, Ministria e Brendshme, e cila pretendon se eshte provuar pergjegjesisa administrative e paditesit per shkak te veprimeve dhe mosveprimeve te tij ne kundershtim me ligjin, gjate ushtrimit te detyres se tij.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjykon se, vendimi i gjykates se apelit eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, rekursi i paraqitur nga pala e paditur nuk permban shkaqe nga ato qe parashikon neni 472 i K.Pr.Civile.

Gjykata e apelit ne zgjidhjen e çeshtjes ka pasur parasysh dhe ka zbatuar drejt kerkesat e ligjit nr.8553, date 2511.1999 “Per Policine e Shtetit”, VKM nr.279, date 02.06.2000 “Per miratimin e rregullores se disiplines se Policise se Shtetit”.

Nga gjykata e apelit eshte konkluduar se, pala e paditur nuk i ka paraqitur gjykates provat me deshmitare, ose me shkrese qe vertetojne shkeljet e ligjit qe ka kryer paditesi, qe kane sherbyer si shkak per marrjen e mases disiplinore per perjashtimin e tij nga Policia e Shtetit. Madje e vetmja prove qe e paditura ka paraqitur si shkrese per te vertetuar bazueshmerine e urdherit, relacioni i dates 17.05.2004, qe perfshin edhe ate te dates 11.05.2004, siç eshte analizuar nga apeli, ka mbledhur te gjitha rastet e shkeljeve disiplinore qe sipas te paditures jane kryer gjate karrieres se tij nga 1998 deri 2004, per te cilat jane evidentuar edhe verejtjet perkatese, sipas viteve. Keto relacione, sipas gjykates se apelit konkludohet se jane perdorur si material edhe per uljen e fundit ne detyre te paditesit ne vitin 2004, nga Shef i Komisariatit Kurbin ne Drejtorine e Policise Shkoder, pra e paditura nuk ka provuar shkeljet qe e kane detyruar te marre masen disiplinore te perjashtimit nga Policia e Shtetit.

Ne nenin 20 te tij, Ligji “Per Policine e Shtetit” parashikon largimin dhe perjashtimin e punonjesit te policise se shtetit nga Policia e Shtetit, kur shkel betimin.

Vendimi i K.M. “Per miratimin e rregullores se personelit te Policise se Shtetit” percakton se, punonjesit e Policise se Shtetit betohen besnikerisht qe do te kryejne detyrat e caktuara, do te mbeshtesin Kushtetuten dhe zbatojne ligjet e Republikes se Shqiperise me ndershmeri, paanshmeri, gjate gjithe kohes qe jane ne detyre.

Nga gjykimi i çeshtjes nuk ka rezultuar e provuar qe e paditura t’i kete paraqitur gjykates fakte qe provojne shkeljet e Kushtetutes te ligjeve te Republikes se Shqiperise te kryera nga paditesi qe vertetojne njekohesisht moskryerjen me besnikeri, ndershmeri te detyrave perkatese, qe te perbejne shkelje te betimit dhe rastin per perjashtimin e tij nga radhet e policise, te provojne fajesine e tij dhe te perligjin masen e dhene.

Sa siper, me te drejte nga gjykata e apelit eshte konkluduar per anullimin e urdherit si te pabazuar dhe njohjen vetem te drejtes per demshperblim per shkak te zgjidhjes se pajustifikuar te marredhenieve te punes per 1 vit page, sipas Kodit te Punes, pa u shprehur per rikthimin ne pune, si e drejte qe nuk gezon mbrojtje gjyqesore. Si punonjes publik qe

127

Page 128: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

veprojne si perfaqesues te shtetit, me ane te ankimit ne gjykate keto punonjes nuk mund te realizojne gjyqesisht rikthim ne detyren qe kane pasur edhe neqoftese provohet se jane larguar prej saj pa shkaqe te perligjura.

Kolegji vlereson se, shkaqet e paraqitura nga pala e paditur ne rekurs jane pretendime qe kane te bejne me çmuarjen e analizen e provave, te cilat sipas paragrafit te dyte te nenit 29 te K.Pr.Civile, behen nga gjykata e apelit dhe shkalla e pare ne baze te bindjes se saj te brendshme te formuar nga shqyrtimi ne teresine e tyre te rrethanave te çeshtjes dhe nuk jane objekt shqyrtimi ne Kolegjin Civil te Gjykates se Larte, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.819, date 28.06.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 22.11.2007

128

Page 129: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11111-01147-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-1583 i Vendimit (1332)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron A. Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.11.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËS: IZEDIN ÇAUSHI, ne mungeseTË PADITUR: AHMET ÇAUSHI, RUZHDI ÇAUSHI,

XHEHAT ÇAUSHI, FATMIRA ÇAUSHI, BESIM HALILI, ET’HEM RAMA, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Njohje ne bashkepronesi mbi nje shtepi banimi.

Pavlefshmeri kontrate shitje nr.45/46, date 15.01.1999.Pavlefshmeri kontrate shitje nr.534/284, date 01.07.1999.Pavlefshmeri kontrate dhurimi nr.328/25, date 07.04.1992.

Baza Ligjore: Nenet 199 dhe 92/a te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Shkoder, me vendimin nr.231, date 21.02.2005 ka vendosur:

Rrezimin e kerkese padise se paditesit Izedin Qamil Çaushi.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.401, date 04.10.2005 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.231, date 21.02.2005 te Gjykates se shkalles se pare Shkoder dhe pushimin e gjykimit te çështjes.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Shkoder, bazuar ne nenin 472 te K.Pr.Civile ka ushtruar rekurs paditesi Izedin Caushi, i cili kerkon gjykimin ne fakt te çeshtjes duke vendosur pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk jane zbatuar udhezimet e trupit gjykues te Gjykates se Kasacionit me vendimin nr.1661, date 12.09.1996, ku veprimin juridik (kontraten e dhurimit) e ka quajtur si veprim absolutisht te pavlefshem.

- Gjykata e Rrethit Shkoder e zvarriti ne menyre te qellimshme per 27 muaj, ku pala e paditur, me gjithe morine e fletethirrjeve nuk u paraqit ne gjykimin e çështjes.

129

Page 130: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- Gjykata e apelit, megjithe apelimin tim, nuk e pranoi duke ju referuar nje vendimi ku kishte nje objekt tjeter padie.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.401, date 04.10.2005 i Gjykates se Apelit Shkoder nuk eshte i mbeshtetur

ne ligj, prandaj duhet te prishet duke vendosur lenien ne fuqi te vendimit nr.231, date 21.02.20005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

Rezulton nga vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit se ne vitin 1969, nena e paditesit, e ndjera Sadete, ka marre kredi bankare per riparimin dhe shtimin e baneses qe kishte ne pronesi, e ndodhur ne qytetin e Shkodres. Ne perfundim te punimeve dhe me shlyerjen e kredise prej saj, banesa eshte rregjistruar ne pronesi ne emer te se ndjeres, e cila, nga ana e saj, me kontraten e dhurimit nr.328/25, date 07.04.1992 ia ka dhuruar banesen njerit prej bijve, te paditurit Ahmet Çaushi. Ky i fundit, ne vitin 1999 ia ka shitur baneses te paditurit Besim Halili, i cili ne te njejtin vit ia ka shitur te paditurit tjeter, Et’hem Rama.

Paditesi Izedin Çaushi ka ngritur padi ne gjykate kunder te paditurve Ahmet Çaushi, etj., me ane te se ciles pretendon t’i detyroje keta te fundit ta njohin bashkepronar te nje banese te ndodhur ne qytetin e Shkodres. Paditesi pretendon te jete bashkepronar i sendit pasi, sipas tij, e ka fituar kete titull nepermjet nje menyre te parashikuar me ligj. Ai pretendon se ka kontribuar ne menyre te vazhdueshme ne shlyerjen e kredise se marre per rikonstruksionin dhe zgjerimin e baneses, se bashku me nenen dhe njerin nga vellezerit, te paditurin Ahmet Çaushi. Duke pretenduar te jete bashkepronar i sendit, paditesi ka bere edhe kerkimet e tjera, me te cilat kerkon pavlefshmerine absolute te kontrates se dhurimit dhe atyre te shitjeve sikurse permenden me siper.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Shkoder, me vendimin nr.231, date 21.02.2005 ka vendosur rrezimin e kerkese-padise me arsyetimin se, mbeshtetur ne provat e administruara, gjykates i rezultonte qe paditesi nuk arrin te provoje se eshte bashkepronar i sendit. Gjykata ka çmuar se paditesi nuk arrin te provoje se ai ka kontribuar ne shlyerjen e kesteve te kredise si nje pretendim kryesor i tij per te argumentuar detyrimin e paleve te paditura qe t’a njohin bashkepronar. Per rrjedhoje, gjykata arsyeton se paditesi nuk legjitimohet edhe ne kerkimet e tjera per pavlefshmerine e kontratave te dhurimit e te shitjes mbi kete prone.

Ndersa Gjykata e Apelit Shkoder mban nje qendrim ligjor te ndryshem. Sipas saj, ne lidhje me sendin e paluajtshem objekt i ketij gjykimi, nga ana e paditesit jane zhvilluar edhe dy gjykime te tjera. Ne gjykimin e pare, paditesi ka thirrur si te paditur Ahmet Çaushin, me shkak ligjor e objekt padie pavlefshmerine e kontrates se dhurimit te vitit 1992. Perfundimisht, Gjykata e Kasacionit ka vendosur prishjen e vendimeve te gjykatave te faktit dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes si nje padi qe nuk mund te ngrihet, sepse nuk mund te kerkohet thjesht pavlefshmeria absolute e veprimit juridik por realizimi i te drejtave qe cenohen nga nje veprim i tille. Ne gjykimin e dyte, me te njejtat pale ndergjyqese, paditesi ka kerkuar “kthimin e pasojave qe ka sjelle ekzekutimi i detyrimeve te rrjedhura nga nje veprim absolutisht i pavlefshem”, pra i kontrates se dhurimit, dhe, perfundimisht, Gjykata e Larte ka lene ne fuqi vendimet e gjykatave te faktit qe kane rrezuar padine. Sipas gjykates se apelit ne dy gjykimet e meparshme eshte shqyrtuar nese kontrata e dhurimit eshte ose jo veprim absolutisht i pavlefshem. Pra pavaresisht se padite kane objekt te ndryshem ato bejne fjale

130

Page 131: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

per pavlefshmerine absolute te kontrates se dhurimit, pra “per te njejtin problem i cili eshte gjykuar me pare”. Prandaj, konkludon kjo gjykate, ndodhemi para nje padie qe nuk mund te ngrihej dhe ka vendosur me vendim jo perfundimtar pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i dhene nga gjykata e apelit eshte i cenueshem sepse nuk eshte i mbeshtetur ne ligj, ndersa vendimi i gjykates se shkalles se pare, pavaresisht nga ndonje mangesi ne kuptimin dhe zbatimin te normes materiale civile, duhet te mbetet ne fuqi.

Te dy gjykatat e faktit kane arritur ne perfundime te njejta lidhur me vleresimin e provave persa i perket rrethanave te faktit mbi origjinen e prones, marrjen dhe shlyerjen se kredise, etj. Por, ndersa gjykata e shkalles se pare e ka shqyrtuar çeshtjen ne themel dhe ka vendosur rrezimin e padise sepse paditesi nuk arriti te provoje pretendimet e tij, gjykata e apelit eshte orientuar ne aspekte te tjera te se drejtes materiale proceduriale civile, duke çmuar se ndodhemi perpara nje padie qe nuk mund te ngrihet.

Qendrimi dhe perfundimet e gjykates se apelit jane rrjedhoje e kuptimin dhe zbatimit te gabuar te ligjit material e procedurial civil. Sipas nenit 2, 5, 6, 16, 26 e vijues te K.Pr.Civile jane palet ato qe vene ne levizje gjykaten dhe percaktojne objektin e mosmarreveshjes, pra eshte paditesi aktori kryesor qe ka disponimin e plote te parashtroje, ndryshoje apo heqe dore nga kerkimet e tij. Duke mbetur ne harmoni me keto dispozita parimore procedurialo civile, nje tjeter norme e K.Pr.Civile, neni 468, ndermjet rasteve te tjera, parashikon qe gjykata vendos pushimin e gjykimit te çeshtjes, edhe kryesisht, nese ndodhemi perpara nje padie “qe nuk mund te ngihej”. Ne pergjithesi, ky rast ka te beje me mungesen e elementeve kryesore a fillestare te legjitimimit te paditesit per te kerkuar ne rruge gjyqesore te drejten e pretenduar, per te ngritur nje padi me shkakun ligjor dhe objektin qe parashtrohet sipas disponimit absolut te tij.

Ne çeshtjen objekt gjykimi, ndonese vete gjykata e apelit vlereson se nuk ndodhemi perpara rastit te gjësë se gjykuar te parashikuar nga neni 451/a i K.Pr.Civile, perseri perpiqet te argumentoje se mbi aspektet ligjore e te faktit te permbajtura ne pretendimet e ngritura ne padi gjykatat jane shprehur ne dy gjykimet e meparshme. Prandaj, gjykata e apelit arrin ne perfundimin e gabuar se paditesi qysh ne fillim nuk mund te legjitimohej ne ngritjen e kesaj padie dhe gjykimi i çeshtjes duhej pushuar pa dhene nje vendim perfundimtar mbi themelin e kerkimeve te padise.

Nga ana tjeter, Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se paditesi, sipas parimit civil te disponimit, me te drejte ka ngritur nje padi klasike civile dhe ka pretenduar ne rruge gjyqesore se eshte bashkepronar i nje sendi te fituar me nje menyre te parashikuar nga ligji. Por ne gjykim, ndonese kishte barren e proves, ai nuk arriti t’i provoje gjykates qe te kete fituar nga nena e tij cilesine e bashkepronarit sipas menyrave qe njeh ligji, perveç faktit qe ka bashkejetuar ne banese me nenen e tij te ndjere dhe te paditurin Ahmet. Prandaj me te drejte gjykata e shkalles se pare ka pranuar te shqyrtoje padine ne themel duke vendosur me vendim perfundimtar rrezimin e saj, pasi i krijoi paleve mundesine qe te degjohen e te paraqisin provat ne mbeshtjetje te pretendimeve dhe prapesimeve perkatese.

Megjithate, ne arsyetimin e saj, gjykata e shkalles se pare mund te qendronte vetem ne faktin qe paditesi nuk vertetoi te kete fituar cilesine e pronarit se bashku me tjere ne nje nga menyrat e fitimit te pronesise te parashikuara nga ligji. Gjykata duhet te kishte evidentuar me qarte ne arsyetimin e saj se nuk perben menyre te fitimit te pronesise kontributi i nje personi ne shlyerjen e kredise se marre nga pronari i sendit, send ky qe eshte fituar, permiresuar a shtuar nga pronari me ane te kredise, huase, etj. Shlyerja teresore, a e

131

Page 132: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

pjesshme nga nje person e detyrimit ne ngarkim te nje personi tjeter ne lidhje me nje send ne pronesi te ketij te fundit, nuk e ben te parin pronar a bashkepronar mbi sendin. Nese personi qe shlyen kredine, huane, etj., te kontraktuar nga nje person tjeter, ka pretendime te tjera ndaj ketij te fundit, mund t’i parashtroje ato ne kuader te marredhenieve te detyrimit, por nuk mund te ngreje pretendime te natyres reale, sikurse eshte pretendimi per fitimin e prejardhur te pronesise, per qenien pronar a bashkepronar i sendit, nisur nga kontributi qe ka dhene ne shlyerjen e kredise, huase, etj, qe mund te kene sherbyer si mjet per fitimin, permiresimin, a shtimin e sendit nga pronari i tij.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “b” te nenit 485 te Kodit

te Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.401, date 04.10.2005 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe lenien

ne fuqi te vendimit nr.231, date 21.02.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder.

Tirane, me 22.11.2007

132

Page 133: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11117-01195-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-1572 i Vendimit (1333)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron A.Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.11.2007 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket:

PADITËSE: NIMETE MEÇA, perfaqesuar nga Av. Shega Ligori e Arjan Salati

I PADITUR: MEHMET SPAHIU, perfaqesuar nga Av.Luli Ndoja

PERSON I TRETË: LEJLA CANI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Detyrimi i te paditurit te me njohe bashkepronar te nje trualli

te ndodhur ne rrugen “Zenel Baboci” nr.33. Konstatim i pavlefshmerise se kontrates dhurimit me nr.4923 rep., nr.1495 kol., date 31.08.1992.

Baza Ligjore: Nenet 92/a, 349 e vijues te Kodit Civil, nenet 32, 185, 202 e vijues te K.Pr.Civile, nenet 17/b dhe 87/2 te Kodit Civil (1981).

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.691, date 14.02.2005 ka vendosur:Pranimin e padise.Konstatimin e pavlefshmerise se kontrates se dhurimit me nr.4923 rep., nr.1495 kol., date 31.08.1992 dhe kthimin e paleve ne gjendjen e meparshme.Detyrimin e pales se paditur Mehmet Spahiu qe te njohe palen paditese Nimete Meça bashkepronare mbi nje truall me siperfaqe 636 m2 te ndodhur ne Tirane.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.529, date 09.05.2006 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.691, date 14.02.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

133

Page 134: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs i padituri Mehmet Spahiu, i cili kerkon ndryshimin e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Tirane nr.691, date 14.02.2005 duke u vendosur rrezimi i padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Padia eshte parashkruar pasi kane kaluar me shume se 10 vjet nga lidhja e kontrates.- Mospranimi nga gjykata i shqyrtimit te k/padise se bashku me padine ka sjelle

zgjidhje te ndryshme jo ligjore te mosmarreveshjes.- Eshte pranuar nga palet se jane paraqitur me vullnetin e tyre tek noteri dhe e kane

firmosur kete akt me vullnetin e tyre te lire.- Kontrata e dhurimit duhej vleresuar bazuar ne Kodin Civil te vitit 1994 dhe jo sipas

Kodit Civil te vitit 1981.- Ne seancen e dates 09.05.2006 perpara Gjykates se Apelit Tirane me eshte mohuar e

drejta e mbrojtjes me avokat, pasi dhe njoftimi nuk eshte kryer ne perputhje me rregullimin procedurial.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen e perfaqesuesve te

paditeses, avokatet Arjan Salati dhe Shega Ligori, qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit; mbrojtjen e perfaqesuesit te te paditurit, avokatin Luli Ndoja, qe kerkoi ndryshimin e te dy vendimeve dhe rrezimin e padise; dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.529, date 09.05.2006 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i mbeshtetur ne

ligj prandaj duhet te mbetet ne fuqi.Rezulton nga vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit se palet ndergjyqese dhe

nena e tyre, e ndjera Mahmudie, ne vitin 1972 kane trasheguar pas vdekjes se te atit, te ndjerit Hasan Spahiu, ½ e nje banese me oborr te ndodhur ne qytetin e Tiranes, nga ¼ pjese takuese secili. Pas vdekjes se nenes ne vitin 1990, pjesa e saj ne bashkepronesi eshte trasheguar nga palet ndergjyqese ne masen ne 1/3 pjese secili. Me kontraten e dhurimit qe permban ekstremitetet nr.4923 rep. dhe 1495 kol., date 31.08.1992, rezulton qe paditesja dhe personi i trete ne kete gjykim t’i kene dhuruar te paditurit pjesen e tyre takuese te baneses, nderkohe qe, per shkak te ligjit te kohes, oborri rezultonte e permendej si truall ne perdorim.

Paditesja Nimete Meçe me ane te kerkese padise ka kerkuar detyrimin e pales se paditur Mehmet Spahia ta njohe si bashkepronare te nje trualli te ndodhur ne qytetin e Tiranes, duke konstatuar edhe pavlefshmerine absolute te kontrates se dhurimit nr.4923 rep. dhe nr.1495 kol. te dates 31.08.1992. Pala paditese pretendon se ajo eshte bashkepronare e sendit per shkak se kontrata e dhurimit nuk eshte bere me akt noterial dhe per rrjedhoje eshte absolutisht e pavlefshme. Perveç kesaj, pavlefshmeria absolute pretendohet edhe per shkak te disponimit nga paditesja me dhurim te pjeses se saj takuese pa marre pelqimin paraprak te bashkeshortit. Nderkohe pretendohet se prej vitit 1922 e ne vijemesi trualli objekt gjykimi ka qene ne pronesi te familjes Spahia, ndersa sipas rrethanave konkrete te ligjit dhe te gjendjes juridike te prones ne kohen e dhurimit, nepermjet ketij veprimi juridik nuk eshte bere kalimi ne pronesi i truallit mes paleve ndergjyqese.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.691 date 14.02.2005, ka vendosur pranimin e padise, duke konstatuar pavlefshmerine absolute te kontrates se dhurimit dhe detyruar te paditurin te njohe paditesen si bashkepronare mbi truallin me siperfaqe 636 m2. Kjo gjykate, mbeshtetur ne provat e administruara ne gjykim, ka arritur ne perfundimin se

134

Page 135: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

kontrata e dhurimit eshte absolutisht e pavlefshme per shkak se, ne kundershtim me dispozitat e neneve 15/2 dhe 304/3 te K Civil te vitit 1981, nuk eshte bere me akt noterial. Gjykata e faktit, pas çmuarjes se provave, ka vleresuar se kontrata e dhurimit eshte pergatitur nga nje person qe ka redaktuar e vertetuar nenshkrimin e kontrates ne cilesine e noteres ne daten 31.10.1992, nderkohe qe nuk gezonte te drejten e ushtrimit te funksionit publik te noterit, te drejte qe e ka fituar ne nje kohe te mevonshme, ne daten 08.03.1993.

Po keshtu, gjykata e faktit ka arritur ne perfundimin se kjo kontrate eshte absolutisht e pavlefshme edhe ne pjesen ku paditesja ka dhuruar, pa pelqimin e bashkeshortit te saj, 1/3 e ¼ se prones se fituar ne pronesi me ane te trashegimit nga nena qe ne vitin 1990. Kjo per shkak se, sipas nenit 87/b te K Civil te vitit 1981, 1/3 e ¼ se prones se paditeses konsiderohej per efekte te ligjit pasuri bashkeshortore dhe, ne kete menyre, per tjetersimin e saj duhet te merrej pelqimi i bashkeshortit.

Se fundi, gjykata ka arritur ne perfundimin se, as me ane te kontrates se dhurimit apo me ndonje menyre tjeter te fitimit te pronesise, i padituri nuk rezulton te jete pronar i vetem i truallit (oborrit), por si bashkepronar me paditesen dhe personin e trete ne rruge trashegimore. Trualli rezulton te jete ne pronesi te trashegimlenesve te paleve ndergjyqese ne vijemesi qe nga viti 1922. Ne gjykim, perveç vertetimit te ketij fakti juridik, nuk rezultoi qe ndonje prove tjeter te vertetoje se i padituri ka fituar pronesine e truallit objekt gjykimi nga palet e tjera ndergjyqese apo ndonje person tjeter, ne nje nga menyrat e fitimit te pronesise sipas ligjit te kohes. Keshtu qe edhe rregjistrimi i pronesise se truallit vetem ne emer te tij, i bere nga i padituri ne Z.RR.P.P. Tirane ne vitin 2003, nuk perben ne vetvete nje menyre fitimi pronesie dhe as nuk eshte i mbeshtetur ne nje veprim juridik qe verteton kalimin e pronesise se truallit nga paditesja dhe personi i trete tek pala e paditur. Ky rregjistrim merr kuptim ligjor vetem si nje veprim qe reflekton ne rregjistrin e pasurive te paluajtshme, riparimin e gjendjes juridike te pronesise mbi truallin te pronareve te tyre per shkak te pengesave dhe problematikave ligjore te krijuara nga rregjimi i meparshem qe nga viti 1944 dhe, veçanerisht nga viti 1976, ne lidhje me pronesine e tokes. Prandaj gjykata e faktit ka pranuar edhe kete kerkim te paditeses, sipas nenit 349 te K Civil, per ta detyruar te paditurin ta njohe ate si trashegimtare, pra edhe si bashkepronare te truallit objekt gjykimi.

Me te njejtin arsyetim, ky vendim eshte lene ne fuqi nga ana e gjykates se apelit.Kunder vendimit te gjykates se apelit ka parashtruar rekurs i padituri Mehmet Spahiu,

me te cilen pretendon se padia eshte parashkruar per shkak se kane kaluar mbi 10 vjet nga lidhja e kontrates se dhurimit. Gjykata e shkalles se pare ka shkelur rende ligjin procedurial, pasi ne menyre te pajustifikuar nuk ka pranuar te marre ne shqyrtim kunderpadine. Palet kane nenshkruar kontraten e dhurimit me vullnetin e tyre te lire perpara noterit te autorizuar ligjerisht. Gjithashtu, i padituri pretendon se nuk eshte njoftuar rregullisht per nje seance gjykimi ne apel.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se vendimi i gjykates se apelit eshte i mbeshtetur ne ligj dhe duhet te mbetet ne fuqi.

I padituri ka pretenduar se e drejta e ngritjes se padise eshte parashkruar sepse kane kaluar 10 vjet nga dita e kryerjes se veprimit juridik te dhurimit. Nga shqyrtimi i akteve te dosjes gjyqesore rezulton se nje pretendim i tille nuk eshte ngritur nga i padituri ne te dy shkallet e meparshme te gjykimit. Nderkohe qe, sipas nenit 125 te K Civil, ky pretendim nuk mund te merret parasysh kryesisht nga gjykata. Prandaj, Kolegji Civil e gjen te pambeshtetur ne ligj kete kerkim te rekursit.

135

Page 136: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

I pambeshtetur ne ligj eshte edhe pretendimi ne rekurs se gjykata e shkalles se pare nuk ka pranuar per shqyrtim kunderpadine ne kundershtim me ligjin. Nga shqyrtimi i akteve te dosjes gjyqesore nuk rezulton qe nga pala e paditur te jete paraqitur per shqyrtim ndonje kunderpadi perpara perfundimit te hetimit gjyqesor te çeshtjes. Pra ky pretendim nuk gjen mbeshtetje ne dispoziten e nenit 160 paragrafi i dyte i K.Pr.Civile, ku parashikohet se kunderpadia mund te paraqitet deri sa nuk ka perfunduar hetimi gjyqesor.

Po keshtu, ndryshe nga sa pretendon i padituri ne rekurs per pavlefshmeri njoftimi te seances se dates 09.05.2006 ne gjykaten e apelit, nga shqyrtimi i procesverbalit te seances gjyqesore paraardhese te dates 20.04.2006 (faqe 58 e dosjes ne apel), rezulton se i padituri nuk ishte paraqitur dhe gjykata e apelit ka urdheruar njoftimin e tij me fletethirrje per seancen pasardhese. Ndekohe qe ne dosjen gjyqesore (faqet 15 e 16) jane administruar fletethirrja qe verteton se pala e paditur ka marre dijeni dhe eshte thirrur rregullisht per pjesemarrjen ne seancen gjyqesore pasardhese te dates 09.05.2006.

Se fundi, Kolegji Civil i Gjykates se Larte gjen te pambeshtetur ne ligj pretendimin ne rekurs se kontrata e dhurimit eshte redaktuar e nenshkruar rregullisht nga noteri sipas ligjit te kohes. Nga provat e administruara, te dy gjykatat e faktit kane pranuar se eshte vertetuar ne gjykim se kontrata e dhurimit objekt gjykimi mban daten 31.08.1992 me nr.4923 rep. dhe 1495 kol., kohe ne te cilen noterja qe e ka hartuar e vertetuar ate nuk ushtronte funksionin publik te noterit, te drejte te cilen e ka fituar ne nje kohe te mevonshme, me daten 08.03.1993. Pra, me te drejte arsyetojne gjykatat e faktit se nuk kemi te bejme me nje akt noterial por me nje shkrese te thjeshte private. Meqenese sipas ligjit te kohes, neneve 15/2 dhe 304/3 te Kodit Civil te vitit 1981, kontrata e dhurimit duhet te behej me akt noterial ndryshe ishte e pavlefshme, atehere ne kuptim e zbatim te drejte te ligjit, me te drejte gjykatat e faktit kane arritur ne perfundimin se kontrata e dhurimit objekt gjykimi eshte absolutisht e pavlefshme, per shkak se nuk eshte lidhur ne formen e kerkuar nga ligji per efekt te vlefshmerise se veprimit juridik.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te shkronjes “a” te nenit 485 te Kodit

te Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.529, date 09.05.2006 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 22.11.2007

136

Page 137: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11118-00761-00-2006 i Rregj. ThemeltarNr.00-2007-1619 i Vendimit (1334)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron A. Lamaj AnetarIrma Bala AnetareArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 22.11.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket paleve:

PADITËS: SHPRESA SHEHI, perfaqesuar nga av.Altin Naqe

I PADITUR: SHOQERIA E SIGURIMEVE ″SIGAL″ SH.A., ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Kerkimi i pageses ne favor te trashegimtareve ligjore,

shperblim dhe kompensim i demit te plote te shkaktuar nga aksidenti automobilistik date 21.11.2002

Baza Ligjore: Neni 31 i K.Pr.Civile, neni 2 e vijues i Ligjit nr.7641, date 01.12.1992,

Dekreti nr.295, date 15.09.1992 ndryshuar me Ligjin nr.8729, date 19.11.2001,

nenet 6 e vijues te Rregullores se Ministrise se Financave nr.622/1, date 15.12.1992,

nenet 419 e vijues, 608 e vijues, 625, 640 te K.Civil dhe neni 15 i Kushtetutes.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendim nr.827, date 18.02.2005, ka vendosur:Pranimin pjeserisht te padise.Detyrimin e pales se paditur Shoqerise se Sigurimeve ″SIGAL″ te demshperbleje trashegimtaret ligjore te te ndjerit Muhamet Shehi per demin pasuror ne vleren 3.754.783 leke.Rrezimin e padise per pjesen tjeter.

Gjykata e ApelitTirane, me vendim nr.166, date 14.02.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.827, date 18.02.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

137

Page 138: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs pala paditese Shpresa Shehi, e cila kerkon ndryshimin e vendimit dhe pranimin teresisht te padise dhe pala e paditur Shoqeria e Sigurimeve ″SIGAL″ sh.a., e cila kerkon kerkon prishjen e vendimeve dhe kthimin per rigjykim per t’u caktuar nje ekspert ne fushen e sigurimeve, duke parashtruar keto shkaqe:

Rekursi i paraqitur nga pala paditese Shpresa Shehi: - 1. Gjykata e Apelit Tirane, duke mos kryer nje hetim gjyqesor te plote dhe te

gjithanshem, sikurse percaktohet ne nenin 14 te K.Pr.Civile, nuk ka respektuar kerkesat e ligjit per percaktimin e drejte dhe te plote te shperblimit te demit pasuror, ne rastin e vdekjes te te ndjerit Muhamet Shehi.

- 2. Gjykata e apelit ka zbatuar keq ligjin ne lidhje me shperblimin e demit jopasuror ne favor te personave te cenuar, te cilet kane pesuar demtime te shendetit nga vdekja aksidentale e babait dhe bashkeshortit te tyre.

- 3. Gjate shqyrtimit gjyqesor ka qene i provuar fakti se nga vdekja e te ndjerit Muhamet Shehi, personat e lenduar - te afermit e viktimes, femijet dhe bashkeshortja e tij, jane cenuar ne menyre te paligjshme dhe me faj, jo vetem ne te drejtat dhe interesat e tyre pasurore per shkak te demit te pesuar nga pakesimi i te ardhurave, nga shpenzimet e ndryshme qe kane bere per kete arsye, etj., por ata kane pesuar dem edhe ne personin e tyre, sepse ata jane cenuar ne te drejtat e tyre themelore, ne jeten private dhe familjare.

- 4. Shperblimi i demit te pesuar nga personat e lenduar si rrjedhoje e cenimit te drejtave themelore te siperpermendura mbeshtetet ne mbrojtjen e tyre te parashikuara ne dispozitat e meposhtme neni 15 i Kushtetutes, neni 8 i Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut, neni 608, 625 i K.Civil, neni 3 i K.Familjes, etj. Per konceptimin e drejte te demit jo pasuror ne rastin e demtimit te shendetit ne rastin konkret, me demet e provuara si me siper, eshte e nevojshme sqarimi i kuptimit te shendeti, i percaktimit te tij, i konkretizuar ne principet e Kushtetutes se Organizates Boterore te Shendetesise.

Rekursi i paraqitur nga pala paditur Shoqeria e Sigurimeve ″SIGAL″ sh.a.- 1. Gjykata ne vendimin e saj nuk ka respektuar dhe ka zbatuar keq ligjin kur zbatohet

dhe referohet gabimisht ne nenet 608 e vijues, 625, 640 te K.Civil, ndersa demi objekt padie eshte dem kontraktor qe rrjedh nga Kontrata e Sigurimit te detyrueshem te pergjegjesise se mbajtesve te mjeteve motorike dhe jo dem jokontraktor.

- 2. Duke referuar dhe zbatuar gjykimin e saj ne nenet 608 te K.Civil gjykata godet konceptin e transferimit te riskut nepermjet nje kontrate sigurimi sipas skemes se sigurimit. Detyrimi Sigal per te shperblyer si sigurues tek i cili eshte trasferuar risku i ndodhjes se demeve nga te siguruarit e tij eshte brenda kufijeve dhe konform normave qe rregullojne kete Kontrate Sigurimi.

- 3. Gjykata kryen shkelje procedurale qe ka ndikuar ne dhenin e vendimit kur ka pranuar si te ardhur reale nga puna e te ndjerit pagen mesatare mujore prej 23.508 leke, e cila ne kundershtim me nenin 225 e vijues te K.Pr.Civile i eshte diktuar ekspertit qe te merret per baze ne llogaritjen e shperblimit nga vete Gjykata e shkalles se pare Tirane.

138

Page 139: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- 4. Ne dispozitivin e vendimit te gjykates se apelit (faqe 4, paragrafi 1) ka qendrime kontradiktore. Nga njera ane gjykata njeh si te ardhur mujore te te ndjerit pagen ne vlere te percaktuar 23.508 leke dhe nga ana tjeter shprehet se i ndjeri ushtronte aktivitet privat (person fizik e tatueshem).

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri; perfaqesuesin e pales paditese Av.

Altin Naqe, qe kerkoi ndryshimin e te dy vendimeve dhe pranimin e padise dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesja Shpresa Shehi permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.166, date 14.02.2006, qe ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se rrethit Tirane, me te cilin eshte pranuar pjeserisht padia e paditeses, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Si i tille ai duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se ne nje aksident automobilistik te ndodhur ne daten 21 nentor 2002, ka gjetur vdekjen bashkeshorti i paditeses, i ndjeri Muhamet Shehi, automjeti i te cilit eshte perplasur me automjetin qe drejtohej nga shtetasi Agim Shehu. Ky i fundit eshte deklaruar fajtor per ngjarjen, nderkohe qe mjeti i tij ka qene i siguruar prane pales se paditur me policen e sigurimit te dates 12.06.2002.

Pala paditese ka pretenduar se, nga ngjarja e mesiperme asaj dhe anetareve te tjere te familjes i eshte shkaktuar dem pasuror, pasi u jane nderprere burimet ekonomike per te perballuar nevojat per ushqim e jetese per te sotmen e te ardhmen, si dhe kane kryer shpenzime te shumta te nevojshme qe lidhen me varrimin e te ndjerit dhe ngjarjen ne teresi.

Veç sa me siper, paditesja ka pretenduar se aksidenti ka qene me pasoja teper te renda per familjen sepse ajo eshte cenuar ne te drejtat e saj jopasurore, sikurse jane e drejta e jetes private, e jetes familjare, e jetes bashkeshortore, te drejtat e tjera te personalitetit te tyre, etj. Keto sipas paditeses, ne kuptim dhe zbatim te nenit 625 te K.Civil perbejne demin jopasuror te pesuar prej tyre per shkak te sjelljes se paligjshme dhe me faj te drejtuesit te mjetit motorik te siguruar prane te paditurit.

Nisur nga fakti se rasti i mesiperm prej pales se paditur eshte pranuar si rast sigurimi qe duhet te trajtohej prej saj, nepermjet shperblimit te demit te shkaktuar pales se trete (paditeses), me padine ne gjykim paditesja ka kerkuar nepermjet gjykates detyrimin e pales se paditur qe t’u demshperbleje si demin pasuror, ashtu edhe ate jopasuror te pesuar.

Pala e paditur, edhe pse ne parim nuk e ka kontestuar faktin se duhet te pergjigjet per detyrimin e demshperblimit ndaj paditeses, ka prapesuar se shuma qe duhet te paguaje per demin pasuror nuk eshte ajo e pretenduar nga paditesja. Sipas saj, duke qene se viktima ishte zyrtarisht i papune, te ardhurat qe ai realizonte duhet te llogariten sa trefishi i pensionit minimal vjetor sipas akteve te brendshme (rregullore) mbi te cilat veprojne shoqerite e sigurimit. Ndersa lidhur me demin jopasuror ajo ka prapesuar se nje kerkese e tille eshte e pabazuar ne ligj si nje dem qe nuk mbulohet nga legjislacioni per sigurimin e detyrueshem te pergjegjesise per palet e treta.

139

Page 140: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjykata e rrethit ka konkluduar se kerkimet e paditeses jane te drejta e duhen pranuar vetem pjeserisht dhe konkretisht ne pjesen ku pretendohet shkaktimi i demeve pasurore. Sipas saj, duke zbatuar nenin 643 te K.Civil, ky dem perfshin te ardhurat e munguara per mbeshtetjen e paditeses dhe te familjes qe lidhen me nevojat e saj per ushqim e mjete jetese, si dhe shpenzimet e varrimit, te llogaritura me interesat dhe indeksimin perkates. Ne llogaritjen e shpenzimeve si te ardhura per mbeshtetjen e familjes, si faktor baze gjykata ka marre situaten ekonomike te te ndjerit ne momentin e aksidentit e lidhur kjo me te ardhurat e viktimes te realizuara nje vit para aksidentit. Gjykata ka pranuar se viktima punonte rregullisht ne nje aktivitet privat te familjes se tij, i cili ishte i rregjistruar ne emer te bashkeshortes, paditeses Shpresa. Por meqenese ne organet tatimore dhe ne ato te sigurimeve shoqerore per viktimen nuk ka page te deklaruar, llogaritjet jane bere mbi pagen mesatare te nje punonjesi ne Republiken e Shqiperise. Mbi kete baze, gjykata ka detyruar palen e paditur t’i demshperbleje paditeses shumen 3.009.132 leke (sipas llogaritjeve te bera nga eksperti), si dhe shumen prej 350.000 leke si shpenzime varrimi, interesat per periudhen 04.05.2003 - 10.06.2004 ne masen 123.464 leke. Ne total shuma e detyrimit te demshperblimit te demit pasuror eshte caktuar ne masen 3.754.783 leke.

Lidhur me kerkimin per shperblimin e demit jopasuror gjykata e ka rrezuar padine me arsyetimin se legjislacioni shqiptar njeh shperblimin e demit jopasuror jo ne rastin e vdekjes se nje personi, por vetem ne rastin e cenimit te nderit e dinjitetit si dhe te fyerjes se nje personi.

Gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm te gjykates se rrethit me te njejtin arsyetim qe ka perdorur dhe kjo e fundit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, arriti ne konkluzionin se, vendimi i mesiperm i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

Dispozitat e Kodit Civil dhe ato te legjislacionit per sigurimin e detyrueshem te mbajtesve te mjeteve motorike per pergjegjesine ndaj personave te trete parashikojne te drejten e çdo subjekti te cenuar ne te drejtat dhe interesat e tij te ligjshme pasurore dhe jopasurore per te kerkuar detyrimin e personit pergjegjes per shkaktimin e demit te paguaje demshperblimin perkates. Legjislacioni per sigurimin e detyrueshem te mjeteve motorike vendos vetem disa kufizime, jo per llojet e demeve te mbuluara, por vetem ne lidhje me shumen maksimale te pagueshme te demshperblimit nga shoqeria e sigurimit e ngarkuar nga ligji dhe rrethanat e çeshtjes per pagimin e demshperblimit te demeve pasurore e jopasurore te shkaktuara nga fakti i paligjshem i mbajtesit te mjetit motorik te siguruar prej saj. Per shumen qe tejkalon kete shume maksimale, i demtuari ruan te drejten e kerkimit drejtperdrejt personit pergjegjes per shkaktimin e demit ne aksidentin automobilistik.

Per keto arsye, gjykata e apelit ka zbatuar gabim ligjin, posaçerisht nenet 608 dhe 625 te Kodit Civil, duke rrezuar padine lidhur me kerkimin e demshperblimit per demet jopasurore nga vuajtja shpirterore dhe cenimi i jetes private, familjare e bashkeshortore te pesuara nga pala paditese, te njohura perkatesisht si demi moral dhe demi ekzistencial.

Prandaj ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te perserise hetimin gjyqesor, duke i lejuar palet ndergjyqese te debatojne lidhur me pretendimet e prapesimet e tyre konkrete mbi provat qe ato kane parashtruar dhe çmojne te parashtrojne ne mbeshtetje te tyre sipas barres perkatese te proves. Per çeshtjet e natyres teknike per te cilat kerkohen njohuri te posaçme shkencore, ajo duhet te urdheroje kryerjen e ekspertimeve perkatese te cilat do t’i sherbejne per te nxjerre perfundimet e domosdoshme ligjore lidhur me pranimin ose jo te kerkimeve te

140

Page 141: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

padise per demet jopasurore te pesuara nga pala paditese dhe caktimin e mases perkatese te demshperblimit.

Ne shqyrtimin gjyqesor te çeshtjes, sipas rrethanave dhe fakteve qe do t’i rezultojne ne gjykim, gjykata e apelit te vendose duke mbajtur parasysh perfundimet unifikuese te parashikuara ne vendimin nr.12, date 14.09.2007 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte lidhur me natyren e parimet e shlyerjes se demit jashtekontraktor, lidhjen shkakesore ndermjet sjelljes se paligjshme e me faj te shkaktuesit te demit dhe pasojave te ardhurave prej ketij fakti te paligjshem, cenimeve te pesuara nga pala paditese ne te drejtat dhe interesat e ligjshme jopasurore, natyren dhe llojet e demeve jopasurore, parimet dhe kriteret ligjore te pranimit dhe llogaritjes se vleres se demeve perkatese jopasurore morale dhe ekzistenciale te pretenduara nga pala paditese, si dhe per aspektet e tjera qe lidhen me zgjidhjen e çeshtjes kur ne objektin dhe shkakun ligjor te padise kerkohet demshperblimi i demeve jopasurore.

Per te njejtat arsye, ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te rimarre ne shqyrtim, duke kryer per aq sa eshte e nevojshme perseritjen e hetimit gjyqesor, edhe ne lidhje me kerkimet e prapesimet e parashtruara nga palet ndergjyqese ne padi, gjate gjykimeve dhe ne rekurset e paraqitura ne Gjykaten e Larte lidhur me masen e demit pasuror te pesuar nga pala paditese ne kuptim te shkronjes “a” te nenit 643 te K.Civil ne lidhje me nenin 646 te tij, si dhe me dispozitat e posaçme te zbatueshme per kete gjykim, te parashikuara nga aktet ligjore dhe nenligjore te legjislacionit per sigurimin e detyrueshem te mbajtesve te mjeteve motorike per pergjegjesine ndaj personave te trete.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.166, date 14.02.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 22.11.2007

141

Page 142: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11243-01082-00-2006 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1578 i Vendimit (1362)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarIrma Bala AnetareAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.11.2007 dhe 27.11.2007 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: QEMAL DODA, i pa perfaqesuar me avokat.E PADITUR: AGJENSIA KOMBETARE E PRIVATIZIMIT

DEGA TIRANE, perfaqesuar nga av. i Shtetit Kadri Skera.

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e pales se paditur

te kryeje veprimet e privatizimit te truallit prej 1450 m², ku ndodhet objekti Dega e Duhanit dy kateshe - Kombinat Tirane.

Baza Ligjore: Ligji nr.7980, date 27.07.1995 dhe V.K.M. nr.562, date 09.10.1995.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2722, date 05.05.2005 ka vendosur:

Pranimin e padise. Detyrimin e pales se paditur A.K.P. Tirane per te bere privatizimin e truallit te objektit Depo Duhani, ne pronesi te paditesit, ne baze te ligjit nr.7980, date 27.07.1995 “Per shitjen e trojeve” dhe V.K.M. nr.562, date 09.10.1995 “Per shitjen e ndermarjeve qe privatizohen”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.397, date 11.04.2006 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.2722, date 05.05.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te mesiperm, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile, ka paraqitur rekurs Avokati i Shtetit, duke parashtruar shkaqet e meposhtme:

142

Page 143: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- Te dy vendimet e gjykatave behen te cenueshme per faktin se jane mbeshtetur, vetem ne pretendimet e paditesit.

- Pretendimi i bere nga ana e paditesit se pergjegjese per mos realizimin e ketij privatizimi eshte A.K.P. nuk qendron e nuk gjen baze ligjore.

- Gjykata ka gabuar duke vendosur privatizimin e truallit me cmimin e V.K.M. nr.312, date 30.06.1994, pasi ky ligj eshte shfuqizuar me vendimin nr.169, date 13.03.2003 dhe ky eshte sot ne fuqi dhe duhet zbatuar.

- Perfundimisht kerkojme prishjen e vendimeve te gjykatave dhe rrezimin e padise si te pambeshtetur ne ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi;Av. e shtetit qe kerkoi ndryshimin e te dy vendimeve dhe rrezimin e padise,dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi civil nr.397, date 11.04.2006 i Gjykates se Apelit Tirane eshte i pabazuar ne

ligj, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate.Te dy gjykatat e faktit, shkalla e pare dhe apeli, kane pranuar faktet dhe rrethanat e

ceshtjes si me poshte:Paditesi Qemal Doda me kontraten date 08.12.1995 ka blere nga shteti objektin Depo

e Duhanit dhe e ka regjistruar ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive me nr.5664, date 11.12.1995. Trualli i objektit eshte marre me qira. Me daten 01.03.1996 paditesi ka kerkuar nga A.K.P. qe te privatizoje edhe truallin bazuar ne Vendimin e Keshillit te Ministrave nr.562, date 09.10.1995.

Procedura per vleresimin e truallit, qe ka qene ne kompetencen e Bashkise Tirane, ka mbetur e paperfunduar. Ne mungese te kryerjes se kesaj procedure, pala e paditur nuk ka dale me nje akt qe te lejonte privatizimin e truallit dhe nuk ka pranuar te lidhe me paditesin kontraten e shitjes se truallit.

Ne keto rrethana paditesi ka kerkuar detyrimin e pales se paditur, Agjensia Kombetare e Privatizimit (sot Drejtoria e Administrimit dhe e shitjes se Pronave Publike prane Ministrise se Financave, qe duhet te zevendesoje proceduralisht A.K.P.) qe te lidhe me te kontraten e shitjes se truallit sipas kritereve te percaktuara ne vendimin e Keshillit te Ministrave nr.312, date 30.09.1994.

Te dy gjykatat e kane pranuar padine me arsyetimin se zvarritja e procesit ka ardhur per fajin e pales se paditur, duke u shprehur ne pergjithesi se nuk mund te rendojne mbi paditesin veprimet e parregullta dhe burokratike te administrates shteterore.

Gjate gjykimit ne te dy shkallet, si dhe ne rekurs, pala e paditur ka ngritur pretendimin se ajo ka bere gjithcka qe kishte si detyrim ligjor te sajin per te mundesuar privatizimin e truallit nga paditesi dhe se ne veprimtarine e saj nuk vertetohet ndonje veprim i fajshem dhe i kunderligjshem ne dem te interesave te paditesit.

143

Page 144: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Edhe ne rekursin e Avokatit te Shtetit parashtrohet, nder te tjera, se: “... Kjo Agjensi, me shkresen e dates 01.03.1996, i eshte drejtuar Bashkise se Tiranes duke kerkuar vleresimin e truallit objekt gjykimi dhe me pas privatizimin e tij pas percaktimit te cmimit [prej saj] ,... si dhe vertetimin per likuidimin e qirase se truallit deri ne momentin e privatizimit. Seksioni i finances prane Bashkise nuk ka sjelle cmimin e truallit per m² dhe njekohesisht pala paditese nuk ka qene dakort per pagesen e qirase se truallit duke pasur pretendimet e saj ...”.

Per zgjidhjen e drejte te ceshtjes, per te dhene nje vendim te bazuar ne prova e ne ligj, gjykatat e faktit ishin te detyruara t`ia nenshtronin hetimit gjyqesor keto pretendime te pales se paditur. Kjo detyre duhet te plotesohet gjate rigjykimit te ceshtjes ne gjykaten e apelit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.397, date 11.04.2006 te Gjykates se Apelit Tirane dhe

dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 27.11.2007

144

Page 145: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.11115-01800-00-2007 i Regj. ThemeltarNr.00-2007-1610 i Vendimit (1363)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Perikli Zaharia KryesuesNikoleta Kita AnetareShpresa Beçaj AnetareArdian Dvorani AnetarArdian Nuni Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 27.11.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe u perket:

PADITËS I K/PADITUR: ASLLAN MILLAI PADITUR K/PADITËS: QEMAL MILLAPERSON I TRETË: ZYRA E RREGJISTRIMIT TE

PASURISE TE PALUAJTSHME KURBIN

OBJEKTI I PADISË:Pushim cenimi pronesie, kthim sendi Baza Ligjore: Neni 296, 302 i K.Civil

OBJEKTI I KUNDËRPADISË:Konstatim i pavlefshmerise se aktit te pronesise

te Komisionit te Tokes Fush Mamurras ne favor te Asllan Milles.

Gjykata e shkalles se pare Kurbin, me vendimin nr.453, date 25.09.2006 ka vendosur:Pranimin e padise per pjesen, kthim sendi. Rrezimin e padise per pushim cenimi.Nxjerrjen jashte juridiksionit te kunderpadise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.933, date 10.07.2007 ka vendosur:Moskompetencen e shqyrtimit te çeshtjes civile qe i perket paditesit Asllan Milla me te paditur Qemal Milla dhe dergimin e saj per shqyrtim ne Gjykaten e Larte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Shpresa Beçaj; ne prezence te paditesit te

kunderpaditur Asllan Milla; dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

145

Page 146: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

V Ë R E NShtetasi Asllan Milla ka parqitur kerkesepadi para Gjykates se rrethit gjyqesor

Kurbin, duke paditur vellain e tij Qemal Milla me objekt padie pushim cenimi ne pronesi dhe mosperseritjen ne te ardhmen, me shkak ligjor nenin 302 te K.Civil.

Gjate gjykimit, nga i padituri Qemal Milla eshte paraqitur kunderpadi me objekt pavlefshmeri e aktit te pronesise te leshuar nga Komisioni i Tokes Fushe Mamurras ne favor te paditesit te kunderpaditur Asllan Milla, me pretendimin se toka objekt mosmarreveshje eshte prone e vjeter e babait te tyre.

Ne vendimin e ndermjetem ne seancen gjyqesore te dates 13.07.2006 gjykata, ne baze te nenit 160 te K.Pr.Civile, ka vendosur pranimin per shqyrtim te kunderpadise ne te njejtin proces me kerkesepadine.

Ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor, ne vendimin nr.453, date 25.09.2006, gjykata ka vendosur “pranimin e kerkesepadise per pjesen e objektit kthim sendi. Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kunderpadise”.

Ne Gjykaten e Larte kjo çeshtje ka ardhur per shqyrtim persa i perket pjeses se vendimit ne lidhje me nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kunderpadise.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte si shqyrtoi aktet e ndodhura ne dosje gjyqesore, çmon se perfundimi qe ka arritur gjykata e faktit se: “... i padituri kunderpadites duhej te ezauronte shkallen administrative te ankimit te ketij akti administrativ perpara se te vinte ne gjykate” eshte i gabuar dhe jo i bazuar ne ligj.

Kolegji Civil arrin ne kete perfundim, pasi siç dihet nga teoria e se drejtes tone administrative, marredhenia administrative juridike krijohet midis subjekteve te saj, te cilat jane nga njera ane organi i administrates publike qe ka nxjerre aktin dhe nga ana tjeter subjektet qe ju drejtohen urdherimet e aktit.

Ne rastin qe ka patur per shqyrtim gjykata, akti administrativ i cili ka perfunduar me marrjen e fuqise detyruese te aktit (qe eshte akti i marrjes se tokes ne pronesi ne favor te Asllan Milles) nuk ka subjekt te saj te paditurin kunderpadites Qemal Milla. Ne kete veshtrim nuk mund te gjejme zbatim per kete dispozitat ligjore te cilave u eshte referuar gjykata se, ai duhej te kishte ezauruar me pare rrugen administrative. Duke qene se nga gjykata jane zbatuar gabim nenet 137 te K.Pr.Administrative dhe 328 te K.Pr.Civile dhe per faktin se gjykimi i kunderpadise eshte ne juridiksionin gjyqesor, Kolegji Civil çmon prishjen e vendimit nr.453, date 25.09.2006 te Gjykates se shkalles se pare Kurbin ne pjesen qe ben fjale per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kunderpadise.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c, te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.453, date 25.09.2006 te Gjykates se shkalles se pare Kurbin ne

pjesen qe ben fjale per nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kunderpadise dhe dergimin e akteve per vazhdimin e gjykimit per kete pjese.

Tirane, me 27.11.2007

146

Page 147: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

ÇËSHTJE PENALE

147

Page 148: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

148

Page 149: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.111 i Regj. ThemeltarNr.104 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj AnetarFatos Lulo Anetar

në seancen gjyqesore të datës 09.11.2007, mori në shqyrtim çështjen penale nr.111 Akti, që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR TIRANE

KUNDËR: PERSONIT NEN HETIM BASHKIM KAMBERI

OBJEKTI: Kërkesë për vleftësimin e arrestit

dhe për caktim mase sigurimi.

A K U Z U A R:Për vepren penale te korrupsionit pasiv te personave

qe ushtrojne funksione publike, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 259 e 25 te Kodit Penal.

Baza Ligjore: Nenet 245 e 259 të Kodit të Procedurës Penale.

Gjykata e shkallës së parë Tirane, me vendimin nr.911 Akti, datë 17.09.2007, ka vendosur:

Te caktoje masen e sigurimit arrest ne burg (ne mungese) per shtetasin Bashkim Kamberi, dyshuar per vepren penale te korrupsionit pasiv te personave qe ushtrojne funksione publike, parashikuar nga neni 259-25 i Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.272, datë 03.10.2007 ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.911 Akti, date 17.09.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te Gjykatës së Apelit Tirane, ka bërë rekurs personi nen hetim Bashkim Kamberi, nepermjet avokatit te tij, duke parashtruar keto shkaqe për prishjen e tij:

149

Page 150: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- 1. Vendimi i gjykates se shkalles se pare ka caktuar mase sigurimi arrest ne burg pa u marre me pare i pandehur shtetasi Bashkim Kamberi (ne mungese), pa iu komunikuar akuza, pa u vene ne dijeni per procedimin penal per provat dhe burimin e tyre, duke vepruar keshtu ne kundershtim me Kushtetuten, me nenin 3, pikat a dhe b te Konventes Europiane per te drejtat dhe lirite e njeriut, keshtu qe ky vendim eshte absolutisht i pavlefshem, bazuar ne nenin 128/1, germa “c” e K.Pr.Penale.

- 2. Sipas proçesverbalit te ndalimit dhe kontrollit personal te tij, i akuzuari Bashkim Kamberi eshte arrestuar rreth ores 23.00 te dates 17.09.2007, pra pas vendimit te mesiperm te gjykates se shkalles se pare per caktim mase sigurimi, por qysh ne momentin e pare e ne vazhdimesi i arrestuari ka deklaruar se nuk ka kryer asnje lloj veprimi apo mosveprimi qe vjen ne kundershtim me ligjin per permbushjen e detyres se tij funksionale si shef i sektorit juridik dhe prokurorimeve publike ne D.P.Rrugeve, nuk ka kerkuar apo marre perfitime te paligjshme, nuk ka bere ndonje premtim te tille per vete apo persona te tjere.

- 3. I arrestuari Bashkim Kamberi ka prezantuar objektet per tenderim sipas vendimeve te K.Ministrave dhe vlera qe eshte caktuar per kryerjen e ketyre objekteve dhe nuk ka marre pjese ne ndonje komision, nuk ka bere ndonje projekt apo kontrate, nuk ka lidhur ndonje marreveshje me ndonje firme, nuk ka perzgjedhur firmat pjesemarrese ne tenderim, nuk ka premtuar asgje dhe nuk ka marre asnje perfitim per shkak te detyres.

- 4. Arrestimi i Bashkim Kamberit eshte bere ne kundershtim me kriteret e pergjithshme dhe te veçanta, te parashikuara ne seksionin I, te Kreut II te K.Penal, duke iu kufizuar liria me nje proces absolutisht te paligjshem, madje ne kuptim te nenit 128, pika 1, germa c te K.Pr.Penale edhe absolutisht te pavlefshem.

- 5. Si gjykata e shkalles se pare, ashtu dhe ajo e apelit qe ka miratuar vendimin e gjykates se faktit, duke caktuar mase sigurimi arrest ne burg, kane vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 228 te K.Pr.Penale, pasi askush nuk mund t’i nenshtrohet masave te sigurimit personal, ne rast se nuk ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova, gje qe ne rastin konkret mungon, meqenese nuk eshte paraqitur asnje prove qe te implikoje te arrestuarin Bashkim Kamberi.

- 6. Po ashtu, bazuar ne nenin 228/3 te K.Pr.Penale, masa e sigurimit vendoset kur vihet ne rrezik marrja e proves, kur i pandehuri eshte larguar ose ekziston rreziku i largimit, ose kur per shkak te rrethanave te faktit dhe personalitetit te te pandehurit ka rrezik qe ai te kryeje ndonje krim tjeter, kritere dhe kushte keto qe nuk ekzistojne per te akuzuarin Bashkim Kamberi, pasi ai eshte i interesuar per te zbardhur te verteten, eshte familjar me femije te mitur dhe eshte teresisht i pafajshem per vepren per te cilen akuzohet.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Skender Breca, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; av.Qazim Gjonaj e Bashkim Sulstarova, qe kerkuan ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe caktimin e nje mase sigurimi me te lehte dhe pasi e analizoi çështjen në tërësi,

150

Page 151: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

V Ë R E NSe vendimi nr.272, date 03.10.2007 i Gjykates se Apelit Tirane eshte rrjedhoje e

zbatimit te drejte te ligjit procedurial penal dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Ka rezultuar se ne ngarkim te personit nen hetim Bashkim Kamberi ekzistojne

dyshime te bazuara ne prova se, duke qene ne detyren e shefit te sektorit juridik ne Ministrine e Transporteve, ka kryer veprime tek te cilat ekzistojne elemente te vepres penale te parashikuar nga neni 259 e 25 te Kodit Penal. Si rezultat i nje sere pergjimesh, te realizuara ne perputhje me rregullimet proceduriale penale, personi nen hetim, ne bashkepunim dhe me persona te tjere, ne ushtrim te funksionit te tij publik, me ane te korrupsionit pasiv kane krijuar mundesine qe tenderi per ndertimin e rruges Has-Qafprush, te fitohej nga firma “Arifaj”. Mbeshtetur ne kerkesat e nenit 228 dhe 229 te K.Pr.Penale, Gjykata e Apelit Tirane, pasi ka çmuar se ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova se i dyshuari Bashkim Kamberi mund te jete autor i vepres penale qe parashikohet nga nenet 259 e 25 te Kodit Penal, se kjo veper nuk rezulton te jete parashkruar apo amnistuar, se kjo veper paraqet rrezikshmeri te veçante shoqerore si per masat e denimit ashtu dhe per perhapjen qe ajo ka aktualisht, si dhe duke çmuar rrezikun e largimit te te dyshuarit per shkak te funksionit qe ai ka patur, me te drejte ka vendosur qe si mase sigurimi personal ndaj tij te caktohet ajo e arrestit ne burg.

Ne caktimin e mases se sigurimit personal ndaj personit nen hetim Bashkim Kamberi, te akuzuar per vepren penale te korrupsionit pasiv ne bashkepunim, nga ana e gjykatave jane zbatuar drejt kerkesat proceduriale penale qe parashikojne dispozitat e neneve 228, 229, 230/1 dhe 238 te K.Pr.Penale. Ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova qe i dyshuari Bashkim Kamberi te kete kryer vepren penale te parashikuar nga nenet 259 e 25 te Kodit Penal. Masa e sigurimit personal arrest ne burg, caktuar ndaj tij, eshte mase e pershtatshme ne raport me rendesine e faktit dhe me sanksionin qe parashikon dispozita konkrete e nenit 259 te Kodit Penal, duke mbajtur parasysh edhe pershtatshmerine e saj me shkallen e nevojave te sigurimit.

Ne kushtet si me siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke mos gjetur te bazuara ne ligj pretendimet e mbrojtjes te paraqitura ne rekurs, çmon te drejte dhe te bazuar ne ligj vendimin e Gjykates se Apelit Tirane.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.272, datë 03.10.2007 të Gjykatës së Apelit Tirane.

Tirane, me 09.11.2007

151

Page 152: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.112 i Regj. ThemeltarNr.105 i vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarFatos Lulo AnetarYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj Anetar

në datë 09.11.2007 mori në shqyrtim në seancen gjyqesore çështjen penale që i përket:

KËRKUES: NIKOLIN JAKA

OBJEKTI: Kundërshtim i vendimit nr.276, date 03.10.2007

të Gjykatës së Apelit Tirane për caktimin e mases se sigurimit.

A K U Z U A R:Per vepren penale te

“korrupsionit pasiv te personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 e 25 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.913, date 17.09.2007 ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg” (ne mungese) per shtetasin Nikolin Jaka, dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv te personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259 e 25 të K.Penal.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.276, date 03.10.2007 ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.913, date 17.09.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.

Kunder vendimit nr.276 date 03.10.2007 te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs i dyshuari Nikolin Jaka, i cili ka kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te pandehurit dhe mbrojtesve te tij i eshte mohuar e drejta nga gjykatat per t’u njohur me provat mbi te cilat akuza pretendon kryerjen e vepres penale.

- Përdorimi i rezultateve të përgjimit është bërë në kundërshtim me ligjin procedurial.

152

Page 153: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

- Arresti me burg eshte vendosur ne kundërshtim me kriteret e pergjithshme dhe te veçanta te parashikuara ne K.Pr.Penale, konkretisht jane shkelur nenet 228, 229 dhe 230.

- Për shtetasin Nikolin Jaka nuk eshte e nevojshme kjo shkalle e larte e mases se sigurimit, kur nderkohe ai eshte funksionar i larte i shtetit.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; prokurorin Skender Breca, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; avokatet Artan Zeneli dhe Bledar Fejzo, qe kerkuan ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe caktimin si mase sigurimi personal ate te garancise paurore; si dhe pasi shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.276, date 03.10.2007 i Gjykates se Apelit Tirane eshte rrjedhoje e

zbatimit drejt te ligjit procedurial penal dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.Ka rezultuar se ne ngarkim te kerkuesit Nikolin Jaka ekzistojne dyshime te bazuara

ne prova se duke qene me detyren e zv/Ministrit te Transporteve ka kryer veprime tek te cilat jane elemente te vepres penale te parashikuar nga neni 259 e 25 te K.Penal. Si rezultat i nje sërë pergjimesh te realizuara ne perputhje me rregullimet procedurale penale, kerkuesi ne bashkepunim me persona te tjere, ne ushtrim te funksionit te tij publik, me ane te korrupsionit pasiv kane krijuar mundesine qe tenderi per ndertimin e rruges Has-Qafprush te fitohej nga firma Arifaj. Mbeshtetur ne kerkesat e nenit 228 dhe 229 te K.Pr.Penale, Gjykata e Apelit Tirane pasi ka çmuar se ekziston nje dyshim i arsyeshem i bazuar ne prova se i dyshuari Nikolin Jaka mund te jete autor i vepres penale qe parashikohet nga neni 259 e 25 te K.Penal, se kjo veper nuk rezulton te jete parashkruar, apo amnistuar, se kjo veper paraqet rrezikshmeri te veçante shoqerore si per masat e denimit, ashtu edhe per perhapjen qe ajo ka aktualisht, si dhe duke çmuar rrezikun e largimit te kerkuesit per shkak te funksionit qe ai ka patur, me te drejte ka vendosur qe si mase sigurimi personal ndaj tij te caktohet ajo e arrestit ne burg.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke mos gjetur te bazuara ne ligj pretendimet e mbrojtes te paraqitura ne rekurs, çmon te drejte dhe te bazuar ne ligj vendimin e Gjykates se Apelit Tirane.

Ne caktimin e mases se sigurimit personal ndaj te dyshuarit Nikolin Jaka, te akuzuar per vepren penale te korupsionit pasiv ne bashkepunim, nga ana e gjykatave jane zbatuar drejt kerkesat procedurale penale qe parashikojne dispozitat e neneve 228, 229, 230/1 dhe 238 te K.Pr.Penale. Ekziston nje dyshim i arsyeshem, i bazuar ne prova, qe kerkuesi Nikolin Jaka te kete kryer vepren penale te parashikuar nga neni 259 e 25 te K.Penal. Masa e sigurimit personal “arrest ne burg” caktuar ndaj tij eshte masa me e pershtatshme ne raport me rendesine e faktit dhe me sanksionin qe parashikohet nga vepra e kryer, si dhe eshte mbajtur parasysh pershtatshmeria e saj me shkallen e nevojave te sigurimit.

153

Page 154: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 4441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.276, date 03.10.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tirane, më 09.11.2007

154

Page 155: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.116 i Regj. ThemeltarNr.121 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesShpresa Beçaj AnetareYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj AnetarSpiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 23.11.2007, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË.

OBJEKTI:Vleftësim arresti në flagrancë

dhe caktim mase sigurimi për shtetasin Dritan Sula, i biri i Mustafait, i dtl.1976, banues në Tiranë, i padënuar.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me vendimin nr.752 Akti, date 11.08.2007 vendosi:Vleftësimin të ligjshëm të arrestit në flagrancë të shtetasit Dritan Sula.Caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.219, datë 23.08.2007 të saj, vendosi:Miratimin e vendimit të mësipërm, përsa i përket vleftësimit të ligjshëm të arrestit në flagrancë.Ndryshimin e tij, duke caktuar për të pandehurin Drita Sula, masën e sigurimit personal “arrest në shtëpi”.U urdhërua lirimi i menjëhershëm i të pandehurit nga dhomat e paraburgimit.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs, në Gjykatën e Lartë prokurori i apelit, me të cilin kërkon prishjen e tij dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar:

- Gjatë gjykimit në apel nuk është paraqitur apo administruar asnjë provë apo dokument tjetër me vlerë që të bënte të domosdoshme zbutjen e masës së sigurimit personal dhe nuk u përmend asnjë argument bindës, për këtë ndryshim. Masa e sigurimit, caktuar nga gjykata e apelit, nuk i përgjigjet rëndësisë së faktit.

155

Page 156: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Bujar Sheshi, i cili kërkoi

prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; mbrojtësin e të pandehurit, av.Ilir Murati, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe, nga aktet e procedimit penal që i përket personit nën hetim Dritan Sula, u

konstatua që me vendimin nr.752 Akti, datë 11.08.2007 të Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”. Sipas këtij vendimi, masa e sigurimit si më sipër, u caktua për shkak se ekzistonin prova, mbi bazën e të cilave krijohej dyshim i arsyeshëm për kryerjen prej personit nën hetim Dritan Sula të krimit të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe të k/vajtjes penale të drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, të parashikuara, përkatësisht, nga nenet 290/II-të dhe 291 të K.Penal. Me arsyetimin se, “... në çështjen konkrete nuk ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen dhe vërtetësinë e provës, si dhe nuk ekziston rreziku që i pandehuri të largohet ...”, Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.219, datë 23.08.2007 të saj, ndryshoi vendimin e mesipërm përsa i përket llojit të masës së sigurimit personal dhe caktoi ndaj tij masën e sigurimit personal të arrestit në shtëpi.

Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën e Lartë, ndërsa prokurori kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lenien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, mbrojtësi i personit nën hetim, kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit. Për të argumentuar kërkesën e tij mbrojtësi paraqiti një kopje të legalizuar rregullisht të kërkesës për gjykimin e procedimit penal në ngarkim të klientit të tij, e cila mban datën 01.10.2007, me anën e së cilës prokuroria kërkon, përfundimisht, që ai të gjykohet vetëm me akuzën e k/vajtjes penale të drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, parashikuar nga neni 291 i K.Penal, kërkesë, të cilën meqënëse ajo përbën akt procedural (neni 331 i K.Pr.Penale) dhe jo provë, ky Kolegj e administroi duke e futur në fashikullin e procedimit penal të çështjes objekt gjykimi para tij.

Duke patur parasysh sa më sipër dhe, bazuar në pikën 2 të dispozitës së nenit 229 të K.Pr.Penale, sipas së cilës masa e sigurimit personal duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete (në nenin 291 të K.Penal parashikohet dënimi me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj), Kolegji Penal çmoi se nuk ka vend që të pranohet kërkesa e prokurorit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/“a” të K.Pr.Penale,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.219, datë 23.08.2007 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 23.11.2007

156

Page 157: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.1624/838 i Rregj. ThemeltarNr.730 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarFatos Lulo AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 09.11.2007, mori ne shqyrtim çeshtjen penale me:

TË GJYKUAR: HASAN KUJTIM HYSKA

A K U Z U A R:Se ka kryer vepren penale “te trafikimit te femijeve”,

parashikuar nga neni 128/b paragrafi II, i shtuar ne Kodin Penal me nenin 35 te Ligjit nr.8733, date 24.01.2001,

pa ndryshimet e mepasshme te kryera ne nenin 2 te Ligjit nr.9188, date 12.02.2004.

Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.31, date 17.07.2006, ka vendosur:

Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Hasan Kujtim Hyska, per vepren penale te “trafikimit te femijeve”, sipas nenit 128/b, paragrafi II, i shtuar ne Kodin Penal me nenin 35 te Ligjit nr.8733, date 24.01.2001, pa ndryshimet e mepasshme te kryera ne nenin 2 te Ligjit 9188, date 12.02.2004, pasi nuk u provua qe i pandehuri te kete kryer vepren penale qe akuzohej.Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Hasan Hyska nga dhomat e paraburgmit, nese nuk mbahet per ndonje veper tjeter penale.Kunder ketij vendimi ka bere apel prokurori.

Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, me vendimin e saj nr.56, date 10.10.2006 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.31, date 17.07.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane.Deklarimin fajtor te te pandehurit Hasan Kujtim Hyska, per vepren penale te “trafikimit te femijeve”, parashikuar nga neni 128/b/II te K.Penal e ne baze te ketij neni denimin e tij me 15 (pesembedhjete) vjet burg.

157

Page 158: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs i gjykuari Hasan Hyska, i cili kerkon prishjen e vendimit nr.56, date 10.10.2006 te Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda Tirane dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.31, date 17.07.2006, te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Nuk eshte i vertete fakti qe i pandehuri Hasan Hyska te kete transferuar, transportuar dhe shfrytezuar si prostitute deshmitaren Flutura Gjoka.

- Nga pergjigjia e dhene nga “Western Union” nuk rezulton se midis H. Hyskes dhe F. Hoxhës të ketë patur ndonje transaksion, ne kundershtim me ate qe pretendon akuza.

- Deshmitarja Flutura Gjoka eshte shume kontradiktore ne deshmine e saj dhe se deklarimet e saj nuk gjejne mbeshtetje ne provat e tjera te marra ne seance gjyqesore.

- Personaliteti i te demtuares eshte i dyshimte, fakt qe provohet dhe nga vete babai i te demtuares.

- Gjykata ka kryer shkelje procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit.- Gjykata e apelit ne vendimin e mesiperm ka anashkaluar nje sere aktesh ne cilesine e

proves siç jane: proçesverbali i sigurimit te proves, si dhe vendimi “Per pushimin e akuzës në ngarkim të të pandehurve Arben Gega dhe Bujar Pema”.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokuroren Ermira Bakalli, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane; av. I. Ilia, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane; si dhe pasi shqyroi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NShtetesja Flutura Gjoka, rreth fundit te vitit 2001 eshte martuar me shtetasin Sokol

Marku me mbleseri dhe me pelqimin e saj. Ata kane jetuar ne qytetin e Burrelit. Kjo martese ka qene de-fakto, por e pa ligjeruar, per shkak te pakenaqesive qe ka patur bashkeshortja Flutura nga marredheniet e bashkejeteses.

Me daten 09.05.2001, ajo eshte shtruar ne Spitalin e Burrelit, e pas kesaj kthehet tek shtepia e Sokolit, ku duke pare se marredheniet e tyre po beheshin te paqendrueshme, vendosi te largohej. Ajo shkon ne shtepine e prinderve te saj, por nuk pritet mire nga babai i saj.

Nga fundi i muajit maj, ne fillim te muajit qershor ajo largohet me nje furgon ne drejtim te Tiranes, ndalon tek vendi i quajtur Zogu i Zi, ku ulet tek nje kafe. Aty i eshte afruar nje djale dhe pasi jane ulur bashke, kane filluar te bisedojne, ku kjo e fundit i ka treguar arsyen e ikjes nga shtepia e Sokolit. Ne bisede e siper djali i ka thene qe une njohe nje shok qe quhet Ardian Hyska, ai banon ne fshatin Kulle Durres, i cili mund ta ndihmonte, duke i gjetur pune. Kjo e fundit e ka mirepritur kete propozim. Kur kane mberritur aty jane takuar me Ardianin dhe ky i fundit e ka marre Fluturen e jane nisur per ne shtepine e tij. Aty, Flutura eshte takuar me pjesetaret e familjes se Ardianit dhe ka qendruar rreth nje jave. Me pas Ardiani i ka thene asaj se do ta çonte ne Berat tek tezja e tij. Te dy jane nisur me autobuz e kane shkuar tek shtepia e tezes se Ardianit ne fshatin Rreth-Tapi te Kuçoves, tek Hajdar Pllakaliu, qe eshte kunati i tezes. Atje kane qendruar 3 dite, duke e prezantuar Fluturen me nje emer tjeter (Ana), si e fejuara e tij. Pas 3 ditesh ata kane hipur ne autobuz e kane shkuar

158

Page 159: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

ne Durres dhe prej andej ne Vlore. Ne Vlore i pandehuri H. Hyska ka takuar disa persona midis te cileve edhe nje person me emrin Dhori dhe pasi e ka lene Fluturen me ta eshte larguar. Dhori i ka thene Flutures se do te shkonte ne Itali. Flutura fillimisht nuk ka qene dakort, por Dhori i ka thene asaj se Ardiani e kishte sjelle ate per ta nisur ne Itali. Rreth ore 23.30, Flutura se bashku me personat e tjere eshte nisur me nje skaf per ne Itali, ku se bashku me ta ka qene edhe personi me emrin Dhori. Ne Itali kane mberritur ne oren 5.30 te mengjesit. Me te mberritur Dhori i ka thene Flutures se do ta çonte tek nje person me emrin Ardian. Deri ne stacionin e trenit te Barit ne Itali eshte percjellur me nje taksi nga Dhori, i cili i ka prere edhe bileten per ne Milano, duke i dhene edhe udhezimet e duhura. Nder te tjera, ajo duhet te zbriste ne stacionin e pare te ndaleses e duhej te priste tek nje kabine telefonike, pasi dikush do te vinte ta merrte. Flutura ka vepruar sipas udhezimit te dhene dhe ne vendin e caktuar ka ardhur nje person me emrin Fredi Hoxha, i cili e ka çuar ne shtepine e tij, ku ai banonte atje me bashkeshorten dhe dy femijet e tij. Pas 3 dite qendrimi, Fredi Hoxha i ka thene Flutures se do te punosh ne rruge si prostitute dhe pas reagimit te saj qe nuk pranonte, Fredi Hoxha i eshte pergjigjur duke perdorur dhune, pas se ciles Flutura ka pranuar dhe Fredi i ka sjelle veshjen e duhur qe te punonte ne rruge. Ditet e para te punes eshte shoqeruar nga Fredi, i cili i merrte te gjitha leket e Flutures dhe ja dergonte te pandehurit Hasan, qe vazhdonte te jetonte ne Shqiperi. Flutura ka punuar rreth 3 muaj, duke ushtruar profesionin e prostitutes, nga e cila ka arritur te shkeputet fale ndihmes se nje klienti italian. E demtuara Flutura Gjoka u eshte dorezuar autoriteteve Italiane, te cilat e kane riatdhesuar per ne Shqiperi me date 03.11.2001.

Gjykata pasi ka çelur seancen gjyqesore, duke qene se i pandehuri Hasan Hyska ndodhej i paraburgosur me mase sigurimi “arrest ne burg” ne burgun 313 Tirane, ndersa i pandehuri tjeter Fredi Hoxha rezultoi te ndodhej i arrestuar ne Genova-Itali per llogari te ketij procedimi, per qellim ekstradimi, si dhe ne kushtet qe per te pandehurin Hyska afatet e paraburgimit po shkonin drejt mbarimit, mbi kerkese dhe te prokurorit, gjykata ka vendosur ndarjen e çeshtjes penale per te pandehurin Fredi i Hoxha i akuzuar per “Trafikim te femrave per prostitucion” dhe vazhdimin e gjykimit per te pandehurin Hasan Hyska.

Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda, pasi ka bere vleresimin dhe çmuarjen e provave, konform kerkesave te nenit 152 te K.Pr.Penale, ka krijuar bindjen se i gjykuari Hasan nuk eshte fajtor per vepren per te cilen akuzohet dhe e ka deklaruar ate te pafajshem.

Mbi te njetat prova, por ne kundershtim me disponimet e nenit 152 te K.Pr.Penale, Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, duke i dhene vlere te paracaktuar sigurimit si prove te thenieve te se demtuares, ka ndryshuar vendimin e gjykates se shkalles se pare, duke e deklaruar fajtor dhe denuar te gjykuarin per vepren e parashikuar nga neni 128/b-2 i K.Penal.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, duke gjetur te bazuara ne ligj pretendimet e ngritura ne rekurs nga i gjykuari, çmon se vendimi i Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane duhet te prishet, duke u lene ne fuqi vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane.

Ne kuptim te dispozitave te nenit 152 dhe 380 te K.Pr.Penale, gjykata ne dhenien e vendimit duhet te perdore vetem prova te verifikuara gjate shqyrtimit gjyqesor, duke mos i dhene vlere te paracaktuar asnjeres prej tyre. Ne paragrafin e 2 te nenit 152 te K.Pr.Penale, ndryshe nga sa ka arsyetuar Gjykata e Apelit per Krime te Renda, ekzistenca e nje fakti nuk mund te nxiret nga indicjet perveç kur ato jane te rendesishme, te sakta dhe ne perputhje me njera tjetren. Nderkohe ne pjesen arsyetuese te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te

159

Page 160: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Renda, ekzistenca e faktit per te cilin eshte deklaruar fajtor i gjykuari eshte nxjere nga indicje te cilat, jo vetem nuk jane te rendesishme, por edhe ato qe kjo gjykate i ka çmuar si te tilla, rezultojne te jene ne favor te te gjykuarit, duke shkelur keshtu edhe nje nga parimet baze te se drejtes materiale penale e materializuar nga dispozita e nenit 4 te K.Pr.Penale sipas te ciles “... çdo dyshim per akuzen cmohet ne favor te te pandehurit”.

Ne arsyetimin e vendimit te saj, Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda, duke bere vleresimin e provave ka renditur nje sere prej tyre, te cilat e kane çuar ne perfundimin se i gjykuari Hasan Hyska nuk ka kryer vepren per te cilen eshte akuzuar. Duke qene mjaft kontradiktore ne theniet e saj dhe se keto thenie nuk harmonizohen me provat e marra ne gjykim, gjykata e shkalles se pare shpjegimet e deshmitares Flutura Gjoka i ka çmuar ne favor te pafajesise se te gjykuarit.

Gjykata e Apelit per Krime te Renda, duke bere te njeten analize, edhe pse ka pranuar ne vendimin e saj se shpjegimet e te demuares jane kontradiktore, duke i dhene kesaj prove nje vlere te paracaktuar, ka pranuar si te verteta theniet e saj, te cilat ne fakt duke qene teresisht te dyshimta duhet te ishin çmuar ne favor te te gjykuarit.

Ky Kolegj e gjen jo te bazuar ne ligj arsyetimin e Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane se proçes verbali i sigurimit te proves date 19.06.2003 i te demtuares Flutura Gjoka, bere para Gjykates se rrethit gjyqesor Shkoder dhe vendimi i pushimit te çeshtjes ne ngarkim te A. Geges dhe B. Pema jane marre si prova ne kundershtim me kerkesat e nenit 193/1 te K.Pr.Penale nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane. Ky arsyetim vjen ndesh me vete permbajtjen e kesaj dispozite, e cila ndryshe nga sa arsyeton Gjykata e Apelit te Krimeve te Renda, lejon marrjen si prove te proçes verbaleve te procedimeve te tjera siç eshte rasti i sigurimit si prove te thenieve te te demtures Flutura Gjoka ne procedimin ne ngarkim te dy te pandehurve te tjere, sipas te cilit ka rezultuar e provuar se deshmitarja eshte njohur me te pandehurin ne fundin e muajit maj 2001, ndersa ne deshmine e bere para Gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder (per sigurim prove), ne proçesin ne ngarkim te te akuzuarve Arben Gega dhe Bujar Pema, po nga kjo deshmitare eshte pohuar se para se te njihej me keta te fundit (te cilet i akuzon se kane dashur ta trafikojne ne Kosove), ajo kishte qene ne Itali me te quajturin Sulejman Alla dhe jo me te pandehurit Hyska dhe Hoxha.

Ne keto kushte, Kolegji Penal çmon se, vendimi i Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, ne ndryshim me sa arsyeton Gjykata e Apelit per Krime te Renda Tirane, eshte i drejte e i bazuar ne ligj e si i tille duhet lene ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/1 germa”d” te

K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.56, date 10.10.2006 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda

dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.31, date 17.07.2006 te Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane.

Tirane, me 09.11.2007

160

Page 161: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

MENDIMI I PAKICËS Në vendimin nr.730, date 09.11.2007, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.Ne, gjyqtarët e pakicës Spiro Spiro e Ylvi Myrtja, nuk jemi dakord me vendimin

nr.730, datë 09.11.2007 të shumicës se Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për arsyet e mëposhtme:

Nga aktet e procedimit penal që i përket të gjykuarit Kujtim Hyska rezulton se, mbi apelin e Prokurorisë se shkallës së parë për Krime të Rënda, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me të cilin ai ishte deklaruar i pafajshëm për krimin e parashikuar nga neni 128/b, paragrafi i II-të i K.Penal, duke e deklaruar atë fajtor për këtë vepër dhe duke e dënuar me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim, ndryshim për të cilin, ndryshe nga vendimi i shumicës, pakica është ë mendimit që është i bazuar në ligj.

Për të argumentuar qëndrimin e saj, shumica, veç renditjes kronologjike të fakteve e provave që ndodhen në dosje (gjë që nuk është në natyrën e gjykimit në Gjykatën e Lartë), shprehet se gjykata e apelit ka vepruar në kundërshtim me nenet 152 e 193/1 të K.Pr.Penale, në një kohë kur, nga argumentet që sjell, pakica është e mendimit që vetë ajo (shumica) e ka interpretuar jo saktë kuptimin e përmbajtjes së këtyre dy dispozitave. Kjo për faktin se konstatohet që, duke çmuar korrektësinë (përsa i përket zbatimit të kërkesave procedurale lidhur me sigurimin e provës) e dëshmisë së të dëmtuarës Flutura Gjoka dhe, duke patur parasysh qartësinë e koherencen e shpjegimeve të saj, bazuar në kërkesat e dispozitës së nenit 152 të K.Pr.Penale, shpjegimet e dhëna prej saj, me të drejtë, sipas pakicës, gjykata e apelit i konsideroi të vërteta dhe me fuqi provuese në raport me objektin e të provuarit të çështjes në gjykim - trafikimit të femrave për prostitucion, vepër për të cilën akuzohej i gjykuari. Në të njëjtën kohë, pakica është e mendimit që, me të drejtë gjykata e apelit, nuk u dha vlerë provuese, për të kundërtën, inkoherencave dhe pasaktësive të shprehura nga e dëmtuara për aspekte të veçanta, të cilat nuk kanë pasur kurrfarë lidhje, qoftë edhe indirekte, me objektin e të provuarit të çështjes objekt gjykimi. Të njëjtin mendim pakica ka edhe për aktet që i përkasin procedimit penal të dy personave të tjerë (A. Gegës e B. Pemës), procedim, i cili, edhe ky, nuk ka kurrfarë lidhje në çështjen objekt gjykimi.

Për pakicën, inkoherencat dhe pasaktësitë si më sipër të së dëmtuarës për këto aspekte, ndonëse hedhin dritë për keqformimin dhe personalitetin e deformuar të saj, nuk kanë asnjë lidhje me çështjen në gjykim, por me aspekte të çështjes penale jashtë saj dhe si të tilla nuk duhej të ndikonin as në vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe as në vendimin e shumicës së këtij Kolegji. Aq më tepër përforcohet ky argument, në një kohë kur verifikimet procedurale që i u bënë shpjegimeve të saj për fakte që kanë lidhje me objektin e të provuarit të çështjes objekt gjykimi (verifikimi i vendndodhjes së banesës së të gjykuarit, përbërja familjare e tij në fshatin Kullë të rrethit të Durrësit; verifikimi i vendndodhjes së banesës së dëshmitarit Hajdar Pllakaliu në fshatin Tapi - Kuçovë), rezultuan se thëniet e saj ishin të sakta dhe plotësisht të vërteta, rezultate këto, të cilat me të drejtë, sipas pakicës u përdorën si prova fajësie në ngarkim të të gjykuarit nga gjykata e apelit.

Përsa i përket argumentit të shumicës, lidhur me zbatimin, sipas saj, gabim të dispozitës së nenit 193/1 të K.Pr.Penale, pakica konstaton se, permbajtja e kësaj dispozite nuk është interpretuar saktë jo nga gjykata e apelit, por nga vetë shumica e këtij Kolegji. Kështu, shumica arsyeton se “Ky Kolegj e gjen jo të bazuar në ligj arsyetimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda se, proçesverbali i sigurimit të provës datë 19.06.2003 i të dëmtuarës F.Gj. bërë përpara Gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër dhe vendimi i pushimit të

161

Page 162: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

çështjes në ngarkim të A. G. dhe B. P. janë marrë si prova në kundërshtim me kërkesat e nenit 193 të K.Pr.Penale nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda”, në një kohë kur së pari, sikurse u përmend, procedimi penal, të cilit këto akte i përkisnin, nuk ka kurfarë lidhje me çështjen objekt gjykimi. Sipas nenit 193/1 të K.Pr.Penale, lejohet marrja e akteve të procedimeve të tjera vetëm në rastet kur ato kanë të bëjnë me sigurimin e provës ose me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, jo të çfarëdolloj çështjeje, por të çështjeve që kanë koneksitet, përsa i përket objektit të provuarit të procedimit penal në fashikullin e të cilit ato do të përfshihen. Së dyti, kjo dispozitë bën fjalë për lejimin e marrjes vetëm të proçesverbaleve gjyqësore dhe jo edhe të vendimeve gjyqësore, sikurse, pa të drejtë sipas pakicës, ka vepruar Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.

Bazuar në sa u argumentuan më lart, pakica është e mendimit që vendimi nr.56, datë 10.10.2006, i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda duhej të lihej në fuqi.

Spiro Spiro Ylvi Myrtja

162

Page 163: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.1111/404 i Regj. ThemeltarNr.731 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarYlvi Myrtja AnetarFatos Lulo Anetar

në datën 21.11.2007 mori në shqyrtim në seance gjyqesore çështjen penale që i përket:

TË GJYKUARIT: SOKOL KELLEZI, i biri i Abedinit, i dtl.1968, i padenuar, lindur ne Zboq dhe banues ne Korce, perfaqesuar nga av. Prel Martini.

A K U Z U A R:Per kryerjen e vepres penale “Trafikim i narkotikeve”.

Baza Ligjore: Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin nr.227, date 18.09.2003 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Sokol Kellezi, per kryerjen e vepres penale te trafikimit te narkotikeve te parashikuar nga neni 283/a/2 i K.Penal e denimin me 10 vjet burg.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.130, date 07.11.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.227 date 18.09.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Korce dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.306, date 26.05.2004 ka vendosur:Mospranimin e rekursit te paraqitur prej prokurorit kunder vendimit nr.130, date 07.11.2003 te Gjykates se Apelit Korce.

Gjykata e shkalles se pare Korce, me vendimin nr.270, date 21.10.2005 ka vendosur:1. Deklarimin e pafajshem te te pandehurit Sokol Kellezi, akuzuar per kryerjen e vepres penale te trafikimit te narkotikeve ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 25 te Kodit Penal.Urdherohet lirimi i menjehershem i te pandehurit Sokol Kellezi nga dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise Korçe, duke u deklaruar heqja e mases se sigurimit “arrest ne burg”.

163

Page 164: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin nr.10, date 26.01.2006 ka vendosur:“Lenien ne fuqi te vendimit nr.270, date 21.10.2005 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Korce”.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne mbeshtetje te nenit 432 te K.Pr.P., brenda afatit ligjor, ka ushtruar rekurs Prokurori i Prokurorise prane Gjykates se Apelit Korçe, duke kerkuar prishjen e vendimeve dhe deklarimin fajtor te te pandehurit per keto shkaqe:

- Vendimet e te dy gjykatave jane vendime te marra ne shkelje te hapur te rregullave proceduriale.

- Personat e kapur dhe te denuar nga drejtesia greke kane deklaruar se drogen e kapur atyre jua kishte dhene Sokol Këllezi. Sipas leterporosise se kerkuar nga gjykata, autoritetet greke kane derguar te gjithe materialin (deklarimet para policise dhe gjykates) duke u dhene ketyre vleren e proves ne proces.

- Gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit jo vetem nuk i ka marre ne konsiderate, por ve ne dyshim dhe procesin gjyqësor ne shtetin grek. Gjykata ka gabuar duke pyetur me cilësinë e të pandehurit shtetasin Elton Vila. Kjo provë është absolutisht e pavlefshme. Gjykata duhet të administronte thëniet e tij si i pandehur në shtetin grek dhe duhet t’i vlerësonte ato në raport me të tjerat.

- Nga tërësia e provave të administruara rezulton se i pandehuri Sokol është personi që u ka dhënë drogën të pandehurve të tjerë të cilët janë kapur nga policia greke.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi gjyqtarin Fatos Lulo; prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi prishjen e dy

vendimeve dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare; perfaqesuesin e te gjykuarit, av. Prel Martini, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NNga aktet e administruara ne fashikullin gjyqesor rezulton se ne date 03.03.2002 ne

Kastoria (Greqi) eshte sekuestruar nga forcat e policise greke nje sasi lendesh narkotike e llojit cannabis sativa prej 66 kg e 17 gr. Personat te cilet jane ndaluar nga forcat e policise greke si posedues te lendes narkotike jane 7 shtetasit shqiptare Genti Kellezi, Vilson Abduli, Altin Saliko, Fimi Vila, Elton Vila, Ismail Saliko dhe Migena Pepellashi. Shtetasit e mesiperm ka rezultuar se kane kaluar ne menyre te paligjshme kufirin shteteror mes Shqiperise dhe Greqise. Se bashku me lenden narkotike eshte gjetur dhe nje arme automatike dhe municioni perkates, duke iu atribuar ky fakt shtetasit Fimi Vila.

Ne deklarimet e dhena nga ana e ketyre shtetasve shqiptare perpara organit procedues grek, eshte pasqyruar fakti se lenden narkotike ua ka dhene ne date 01.03.2002 shtetasi shqiptar Sokol Kellezi. Pasi te kalonin kufirin shqiptar ata do ta linin lenden narkotike ne nje lokalitet, ku me tej do te merrej nga persona te paidentifikuar. Per transportimin e kesaj lende ata dhe do te shperbleheshin ne vlere monetare prej Sokol Kellezit.

Ne baze te nje informacioni te ardhur nga Zyra e Interpolit dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise, Zyra e Prokurorit te Pergjithshem i ka kerkuar Prokurorise se Korçes regjistrimin e procedimit penal ne ngarkim te shtetasit Sokol Kellezi per kryerjen e vepres penale te parashikuar ne neni 283/a/2 te K.P.

164

Page 165: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Gjate veprimeve hetimore, Prokuroria e Korçes ka derguar nje leterporosi ne drejtim te autoritetit te Prokurorise se Kosturit per t’iu vene ne dispozicion nder te tjera dhe deklarimet e shtetasve shqiptare te lartpermendur.

Ne pergjigje te kesaj leterporosie, nepermjet procedures se parashikuar nga 509 e ne vijim i K.Pr.P., Prokuroria prane Gjykates se Apelit te Maqedonise Perendimore ka derguar kopje te vertetuar te deklarimeve te shtetasve Genti Kellezi, Vilson Abduli, Altin Saliko, Fimi Vila, Elton Vila, Ismail Saliko dhe Migena Pepellashi. Nga permbajtja e ketyre deklarimeve ka rezultuar se 5 prej tyre kane pranuar faktin se lenden narkotike dhe armen e zjarrit ua ka dhene shtetasi Sokol Kellezi me qellim kalimin e tyre pertej kufirit shqiptaro-grek ne kembim te nje shperblimi ne te holla.

Ne keto kushte, Prokuroria e Korçes ka paraqitur kerkese per gjykimin e çeshtjes penale ne ngarkim te te pandehurit Sokol Kellezi per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 283/a/2 i K.P.

Me vendimin nr.227, date 18.09.2003, Gjykata e shkalles se pare Korçe e ka deklaruar fajtor te gjykuarin Sokol Kellezi, duke e denuar me 10 vjet burgim. Ky vendim eshte prishur nga Gjykata e Apelit Korçe me vendimin nr.130, date 07.11.2003 dhe çeshtja eshte derguar per rigjykim.

Gjate rigjykimit te çeshtjes nga Gjykata e shkalles se pare Korçe, nga kjo e fundit eshte kerkuar me ane te leterporosise dergimi i te gjitha akteve te autoriteteve gjyqesore greke ne ngarkim te shtetasve shqiptare te arrestuar me date 03.03.2002, ne Kastoria (Greqi). Me shkresen date 22.06.2005, Ministria e Drejtesise i ka percjelle gjykates dokumentacionin e derguar nga ana e autoriteteve greke, ku perfshihen dhe vendimet e dhena ne dy shkallet e gjykimit nga ana e gjykatave greke ne ngarkim te shtetasve te lartpermendur.

Gjykata e shkalles se pare Korçe, pasi ka ripyetur ne seance gjyqesore disa prej deshmitareve, deshmite e te cileve ishin administruar gjate gjykimit te çeshtjes per here te pare ne gjykaten e shkalles se pare, me kerkese te mbrojtjes ka vendosur te pyese ne cilesine e deshmitarit dhe shtetasin Elton Vila. Ky shtetas ben pjese ne grupin e personave te arrestuar nga ana e policise greke, gjykuar dhe denuar nga gjykatat greke per importim te lendeve narkotike. Gjykata ka vleresuar se theniet e ketij shtetasi mund te administrohen ne cilesine e thenieve te nje personi te marre si te pandehur ne nje procedim te lidhur, bazuar ne nenin 167 te K.Pr.P.

Mbeshtetur ne theniet e ketij deshmitari dhe duke vleresuar si te diskutueshme permbajtjen e akteve proceduriale te autoriteteve greke, perfshire dhe vendimet e gjykatave, Gjykata e shkalles se pare Korce ka arritur ne konkluzionin se nuk provohet fajesia e te gjykuarit Sokol Kellezi per kryerjen e vepres penale te parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise.

Ky vendim i Gjykates se shkalles se pare Korçe eshte lene ne fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Korçe. Ne vendimin nr.10, date 26.01.2006, gjykata e apelit edhe pse konstaton se eshte denuar me vendim te formes se prere, e ka gjetur te mbeshtetur ne ligj vendimin e gjykates se shkalles se pare per pyetjen e shtetasit Elton Vila ne cilesine e personit te marre si i pandehur ne nje procedim te lidhur. Kjo gjykate, duke iu referuar deshmise se shtetasit te mesiperm, ka vleresuar se me te drejte gjykata e shkalles se pare i ka çmuar me rezerve deklarimet e shtetasve shqiptare gjate procedimit nga autoritetet gjyqesore greke.

Ne rekursin e paraqitur nga ana e Prokurorise prane Gjykates se Apelit Korçe, pretendohet se vendimet e gjykatave jane marre ne zbatim te gabuar te dispozitave te ligjit procedurial penal, pasi jane lejuar shkelje ne marrjen e deshmise nga shtetasi Elton Vila dhe

165

Page 166: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

ne menyre jo ligjore jane vene ne diskutim perfundimet e arritura nga autoritetet greke ne vendimet gjyqesore, qe kane marre forme te prere.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Korçe eshte marre ne kundershtim me dispoziten e nenit 151/4 te K.Pr.P. dhe si i tille duhet te prishet, duke e derguar çeshtjen per rigjykim.

Gjykata e Apelit Korce, duhet te kishte vleresuar se nga aktet e autoriteteve gjyqesore greke, te percjella konform dispozitave te nenit 509 te K.Pr.P., rezulton se shtetasi shqiptar Elton Vila, me vendim gjyqesor te formes se prere, eshte deklaruar fajtor dhe denuar per importim te lendeve narkotike ne territorin grek. Ky shtetas ka qene pjese e grupit te qytetareve shqiptare, te cilet ne deklarimet e tyre gjate procedimit penal dhe gjykimit te çeshtjes ne ngarkim te tyre kane deshmuar se ka qene shtetasi Sokol Kellezi, personi qe u ka dhene e kerkuar kalimin e lendes narkotike pertej kufirit.

Per sa kohe shtetasi Elton Vila eshte i denuar me nje vendim te formes se prere, denim te cilin pretendohet dhe ta kete vuajtur ne shtetin grek, gjykatat, ne zbatim te keq te dispozites se nenit 167 te K.Pr.P., e konsiderojne shtetasin Elton Vila si te pandehur ne nje procedim te lidhur e per pasoje vleresojne deshmine e tij bazuar ne nenin 152/3 te K.Pr.P. Ne rastin konkret, ne zbatim te germes b te nenit 156/1 te K.Pr.P., gjykatat duhet te kishin arritur ne konkluzionin se kerkesa e mbrojtjes per t’u thirrur e deshmuar shtetasi Elton Vila vinte ne kundershtim me nenin 151/2 te K.Pr.P., pasi theniet e ketij deshmitari ne lidhje me ngjarjen per te cilen gjykohet Sokol Kellezi, perbenin prove te ndaluar me ligj.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i terheq vemendjen Gjykates se Apelit Korçe dhe persa i perket qendrimit qe ajo ka mbajtur duke vene ne diskutim faktet e provuara dhe konkluzionet ne te cilat kane arritur autoritetet gjyqesore greke ne perfundim te nje gjykimi penal, ku eshte marre nje vendim i formes se prere. Ne kushtet kur vendimet gjyqesore te formes se prere te autoriteteve perkatese greke, sikurse aktet e tjera, jane marre sipas procedures se kerkuar nga nenet 509 e ne vijim te K.Pr.P., ato perbejne prove ne permbajtjen e tyre.

Gjate gjykimit te çeshtjes, Gjykata e Apelit Korçe duhet te hetoje ne lidhje me faktin se ne cilen faze ndodhet gjykimi i autoritetit gjyqesor grek ne ngarkim te Sokol Kellezit. Ne shkresen percjellese te leterporosise, nga autoritetet greke pretendohet se gjykimi ndaj tij eshte pezulluar. Me ane te leterporosise duhet te kerkohet pergjigje nga ana e autoriteteve gjyqesore greke ne rast se ndaj shtetasit Sokol Kellezi eshte marre nje vendim penal i formes se prere per ngjarjen objekt gjykimi, dhe nese eventualisht ekziston nje vendim i tille, te kerkohet percjellja e tij per t’u administruar ne dosjen gjyqesore.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 441/ç te K.Pr.P.,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.10, date 26.01.2006 te Gjykates se Apelit Korçe dhe kthimin e

akteve per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, më 21.11.2007

166

Page 167: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.997/298 i Regj. ThemeltarNr.732 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesSpiro Spiro AnetarYlvi Myrtja AnetarFatos Lulo AnetarBesnik Imeraj Anetar

në datën 21.11.2007 mori në shqyrtim në seancen gjyqesore çështjen penale që i përket:

TË GJYKUARVE: NASIP AHMETI, ARBEN ABAZIVIOLETA KRAJA

A K U Z U A R: Per vepren penale

te shperdorimit te detyres, ne bashkepunim, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.598, date 26.05.2005, ka vendosur:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Nasip Ahmeti per kryerjen e vepres penale te shperdorimit te detyres, kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal dhe ne baze te ketij neni denimin e tij me 1 (nje) vit burgim.Ne aplikim te nenit 59 te Kodit Penal, pezullon ekzekutimin e vendimit me burgim per nje afat kohor prej 2 (dy) vjetesh, me kusht qe gjate kohes se proves i pandehuri te mos kryeje veper tjeter penale po aq te rende, apo me te rende.Deklarimin fajtor te te pandehurit Arben Abazi per kryerjen e vepres penale te shperdorimit te detyres, kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal dhe ne baze te ketij neni denimin e tij me 1 (nje) vit burgim.Ne aplikim te nenit 59 te Kodit Penal, pezullon ekzekutimin e vendimit me burgim per nje afat kohor prej 2 (dy) vjetesh, me kusht qe gjate kohes se proves i pandehuri te mos kryeje veper tjeter penale po aq te rende, apo me te rende. Deklarimin fajtor te te pandehures Violeta Kraja per kryerjen e vepres penale te shperdorimit te detyres, kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 248-25 i K.Penal dhe ne baze te ketij neni denimin e saj me 1 (nje) vit burgim.

167

Page 168: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Ne aplikim te nenit 59 te Kodit Penal, pezullon ekzekutimin e vendimit me burgim per nje afat kohor prej 2 (dy) vjetesh, me kusht qe gjate kohes se proves e pandehura te mos kryeje veper tjeter penale po aq te rende, apo me te rende. Ndalimin e se drejtes per te tre te pandehurit per te ushtruar funksione publike per nje periudhe prej nje viti, bazuar ne nenin 30/1 dhe 35/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.88, date 03.02.2006, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.598, date 26.05.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, kane paraqitur rekurs te gjykuarit

Arben Abazi dhe Violeta Kraja, nepermjet avokatit te tyre, te cilet kane kerkuar prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Te dyja vendimet jane te pabazuara ne ligj dhe ne prova, pasi mungon vleresimi objektiv i provave, nuk ka dem ekonomik per shtetin te shkaktuar nga te pandehurit vetem apo ne bashkepunim, me veprim apo mosveprim dhe nuk kemi as pasoje te rende ekonomike, duke anashkaluar faktin se duke iu referuar kontratave te tjera te shitjeve per siperfaqe toke ne te njejtin vend ku çmimi i ketyre trojeve eshte shume me i vogel se çmimi i shitjes se truallit objekt gjykimi, per me teper qe akuza nuk iu referohet apo drejtohet as Keshillit te Rrethit Sarande dhe as Bashkise Sarande per çmimet e trojeve analoge.

- 2. Gjykata ka gabuar gjithashtu kur arsyeton se ekspertja Arberina Grazhdani ka caktuar çmimin e truallit pa u bazuar ne asnje dokument justifikues, si konform agjensive imobiliare ashtu dhe praktikave te shitjes se pronave te tjera, duke anashkaluar faktin se raporti i vleresimit i hartuar nga kjo eksperte eshte shoqeruar me nje çertifikate te inspektimit te vleres, te nenshkruar nga Sekretari Ekzekutiv i Shoqerise se Vleresuesve te Pasurive te Paluajtshme me qender ne Londer, qe mban daten 24.09.1998 dhe ku thuhet se ky vleresim eshte bere ne lidhje me seksionin 8.08 te standarteve evropiane te vleresimit, pra me kete tregohet se ky vleresim eshte bere ne baze te vlerave te tregut.

- 3. Po ashtu gjykatat gabojne kur i referohen VKM nr.312, date 31.06.1994, pasi ky vendim iu referohet çmimeve te trojeve, prone e shtetit dhe jo trojeve prone e personave fizike apo juridike, ashtu siç vleresojne gabim dhe faktin se nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te R.SH. me vendimin nr.1, date 21.04.2000, ka miratuar studimin urbanistik ku eshte konfirmuar se prona ben pjese ne zonen turistike te nivelit te larte, ku nderkohe qe vendimi me daten e ankandit per shitjen e truallit objekt gjykimi eshte bere me date 07.04.2000, pra para se te percaktohet niveli turistik i ketij trualli.

- 4. Gjykatat nuk duhet t’i referoheshin VKM se lartpermendur por duhet te bazoheshin ne Ligjin nr.8386, date 30.07.1998 dhe pikerisht ne nenin 9 te tij, percaktohet se te pandehurit nuk kane patur te drejte qe te bejne vleresim te prones por ate duhet ta benin Grupi i Vleresimit, ashtu siç nepermjet disa ekspertizave jane munduar qe te rrisin artificialisht vleren e truallit, duke aluduar dhe sikur ne kete truall ka patur punime te tjera, kur ne transkriptimin qe i eshte bere ketij trualli figuron vetem si toke pa punime te tjera.

168

Page 169: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ka paraqitur rekurs i gjykuari Nasip Ahmeti, nepermjet avokatit te tij, i cili ka kerkuar prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Te dyja vendimet jane te padrejta, te pambeshtetura ne fakte dhe me shkelje e mosrespektim te gabuar te ligjit, pasi per shitjen e asetit objekt gjykimi nga ana jone si administratore dhe komision i qendres se ankandit jane zbatuar dhe respektuar me korrektesi ligji dhe aktet e tjera nenligjore qe rregullojne veprimtarine perkatese, duke e ngritur çmimin e shitjes nga 25.000 $ ne 3.500.000 leke, duke zbatuar me perpikmeri rregullat e ankandit dhe konkurimit ne tender.

- 2. Arsyetimi se ne si administratore kemi respektuar ne menyre te gabuar ligjin eshte i padrejte, ne nje kohe qe bazuar ne VKM nr.209, date 21.09.1999, ne te cilen taksativisht percaktohet detyra e administratorit, nxjerr dhe nje here ne pah faktin se puna e kryer nga administratoret e huaj te vazhdohet prej administratoreve te caktuar me kete vendim qeverie, prandaj dhe ne shitjen e ketij aseti eshte zbatuar legjislacioni perkates dhe qellimisht gjykata kerkon qe te na faturoje sikur kemi bere shkelje, duke iu referuar çmimeve te trojeve shteterore kur ne fakt dihet se pronat e Vefes jane prona te personave juridike.

- 3. Ne shitjen e ketij aseti, nga ana jone si administratore eshte bere e mundur te sigurohet nje çmim i mundshem me i larte jo vetem mbi vleresimin nga grupi i eksperteve nderkombetar por edhe ne raport me çmimet e pranuara dhe te zbatuara nga organet shteterore te Sarandes, kur ne rastin konkret çmimi per m2 kap shifren 710 leke, kur ne fakt nga shteti eshte percaktuar si vlere per meter katror ne po te njejten kohe nga 480 deri ne 720 leke per m2.

- 4. Ne kundershtim dhe ne shkelje te ligjit gjykata arsyeton se gjoja nga puna jone i eshte shkaktuar nje dem prej 25.445.147 leke, duke u bazuar ne nje ak ekspertimi te ri, ne nje kohe qe ky arsyetim i gjykates nuk eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj, sepse çdo vleresim tjeter qe nuk ka lidhje me dosjen perkatese nuk mund te merret si baze per ta perdorur ne dosjen penale, duke shkelur ne kete menyre hapur kerkesat e nenit 380 te K.Pr.Penale, duke anashkaluar gjithashtu dhe faktin qe çmimi me te cilin e ka blere Vebi Alimuça nga pronari i meparshem, ku dhe referohet gjykata, dihet boterisht qe ka qene i fryre per arsyet qe tashme dihen.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj; Prokuroren Ermira Bakalli, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane; avokatet E. Allabej, P. Semani dhe Ll. Kule, qe kerkuan prishjen e te dy vendimeve dhe pushimin e çeshtjes; si dhe pasi shqyrtoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NTe gjykuarit Nasip Ahmeti, Arben Abazi dhe Violeta Kraja, me vendimin nr.209, date

28.04.1999 te Keshillit te Ministrave jane emeruar administratore te Shoqerise “Vefa-Hollding” sh.p.k. ne administrim. Pas emrimit ne kete detyre kane marre ne dorezim nga Grupi Mbikqyres asetet dhe dokumentacionin e shoqerise, perfshire ketu dhe nje truall me siperfaqe 4.950 m2, i ndodhur ne Bradanesh - Cuke - Sarande. Kjo prone eshte konsideruar aset i ish shoqerise “Vefa- Hollding” sh.p.k. e shpallur e falimentuar dhe pas daljes se Ligjit nr.8188, date 23.1.1997 “Per ndalimin e skemave piramidale, mashtruese te huamarrjes” dhe

169

Page 170: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

pronat e saj jane administruar nga shteti. Ne kete kuader te pandehurit me vendimin nr.18, date 07.04.2000, kane vendosur shitjen direkte te asetit nr.V-102 truall ne Cuke-Sarande me siperfaqe 4.950 m2, me çmimin 25.000 $, duke urdheruar qendren e ankandeve te zbatoje procedurat e shitjeve direkte. Komisioni i qendres se ankandeve, duke shqyrtuar kerkesen e vetme te shtetasit Akileo Xhollo, ne prani te te pandehurit Nasip Ahmeti ka shpallur si fitues shtetasin Akileo Xollo, duke ia shitur kete truall me çmimin 25.000 $ e konvertuar ne leke shqiptare e barabarte me 3.500.000 leke. Ne daten 06.07.2000 eshte nenshkruar kontrata e shitblerjes me nr.2698 Rep. dhe 562 Kol., per siperfaqen e truallit prej 4.950 m2 ne Cuke-Sarande, ku me cilesine e bleresit ka qene shtetasi Akileo Xhollo, ndersa me cilesine e shitesit kane qene administratoret e “Vefa-Hollding” sh.p.k. ne administrim, perfaqesuar nga i pandehuri Nasip Ahmeti.

Ne caktimin e çmimit te asetit te pandehurit nuk jane bazuar ne nje ekspertim vleresues te kohes kur eshte kryer shitja, por jane bazuar ne nje vleresim te kryer nga deklaruesja Arberina Grazhdani, vleresim te cilin ajo e ka kryer per llogari te shoqerise “Deloitte & Touche”, qe mban daten 21.09.1998.

Sipas provave te marra ne gjykim ka rezultuar se aseti objekt gjykimi ka qene ne pronesi te shtetasit Shpetim Ahmeti, i cili e kishte blere nga Keshilli i Rrethit Sarande me kontraten me nr.1473 rep. e 1178 kol., date 05.12.1995, ku me pas dhe ka bere projektin teknologjik duke nxjerre lejen e ndertimit dhe te gjitha lejet perkatese ne institucionet shterore per ndertimin e depozitave te karburantit. Me kontraten e dates 21.12.1995, me nr.1663 Rep. dhe 1247 Kol., shtetasi Shpetim Ahmeti ia ka shitur pronen objekt gjykimi bleresit Vebi Alimuçaj ne shumen 200.000 $, ku ne kontraten e shitjes theksohej se objekti i shitjes ishte truall me siperfaqe 4.950 m2, i cili do te perdorej per ndertimin e depove te karburantit, truall i cili eshte shitur se bashku me investimin, lejen e ndertimit, harten topografike, gentplanin, etj., gje qe u provua dhe ne procesin civil per pavlefshmeri te kontrates se shitblerjes me nr.1563 rep. dhe 1274 kol., date 21.12.1995 lidhur ndermjet shtetasit Shpetim Ahmeti dhe “Vefa-Holding” sh.p.k. dhe kthimin e shumes 175.000 $, ku pas caktimit te nje grupi ekspertesh vleresues te cilet ne aktin e tyre kane pasqyruar faktin se trualli objekt ekspertimi qysh ne vitin 1995 eshte kthyer ne shesh ndertimi me destinacion “depozita karburanti”, ku jane permendur te gjitha lejet e marra per kete qellim dhe ne kete truall jane bere punime, germime, pergatitje bazamenti, duke u niveluar dhe shtruar me cakell, rrethim i objektit me mur rrethues, punime ne rruge per ta lidhur me rrugen kryesore, kabine elektrike, etj. Nga ana e eksperteve eshte percaktuar se vlera reale e tokes dhe e punimeve te kryera ne te, fakt i cili eshte marre ne konsiderate nga Gjykata e shkalles se pare Sarande, kap shumen prej 21.145.147 leke, pra si perfundim vleresimi i truallit i bere nga ekspertja Arberina Grazhdani, ku jane bazuar dhe te pandehurit per vleren e shitjes se asetit, nuk pasqyron vleren reale te truallit.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilen eshte lene ne fuqi vendimi i Gjykates se shkalles se pare Tirane, duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim ne ate gjykate per shkak se jane shkelur dispozitat e nenit 152/1 te K.Pr.Penale.

Gjate gjykimit te çeshtjes penale, nga ana e gjykatave eshte vertetuar se te gjykuarit, duke qene me detyren e administratoreve te shoqerise Vefa- Holding, kane realizuar shitjen e nje trualli prej 4.950 m2 duke shkelur dispozitat ligjore qe rregullonin menyren e kryerjes se ketij veprimi. Por ne gjykimin e kesaj çeshtje, per te arritur ne ekzistencen e njerit prej elementeve me te rendesishem te vepres penale qe parashikon neni 248 i K.Penal dhe qe

170

Page 171: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

eshte pasoja e ardhur nga kryerja e veprimeve, ose mos veprimeve te kunderligjshme, te dyja gjykatat jane mjaftuar duke i dhene vlere te paracaktuar nje akti ekspertimi teknik te kryer gjate nje procesi civil dhe sipas kerkesave procedurale civile. Edhe pse ky akt eshte administruar dhe ka marre vleren e proves ne gjykim, gjykatat kane qene te detyruara qe ne kuptim te kerkesave te nenit 178 e vijues te K.Pr.Penale te caktonin nje grup ekspertesh me njohuri te posaçme shkencore per t’iu pergjigjur ne formen e duhur procedurale se cili ka qene çmimi me te cilin te gjykuarit duhet te kishin filluar procedurat e shitjes se truallit objekt gjykimi, qe me pas gjykata te jete ne gjendje te percaktoje nese nga veprimet e te gjykuarve i eshte shkaktuar ose jo dem efektiv interesave te shtetit apo individeve. Gjate gjykimit, eshte e domosdoshme te saktesohet nese asete te pasurise objekt i shitjes se realizuar nga ana e te gjykuarve ka qene vetem trualli prej 4.950 m2 apo edhe objekte te tjera te pasqyruara ne gjykimin civil te çeshtjes dhe te konsideruara si dem gjate gjykimit te çeshtjes penale dhe pse pa ja nenshtruar shqyrtimit gjyqesor.

Verifikimi i kesaj rrethane eshte i domosdoshem pasi lidhet me pasojen qe mund te kene sjelle veprimet e te gjykuarve ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne kerkesat e nenit 441/ç te

K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.88, date 03.02.2006, te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

akteve per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, më 21.11.2007

171

Page 172: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Nr.1038/336 i Regj. ThemeltarNr.734 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga:

Gani Dizdari KryesuesYlvi Myrtja AnetarBesnik Imeraj AnëtarFatos Lulo AnetarSpiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 21.11.2007, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË PANDEHURIT: YMER BAKAJ, i biri i Yzedinit, i dtl.1977, banues në Fier, i dënuar më parë.

A K U Z U A R:Për krimet e trafikimit të narkotikëve,

trafikimit të armëve e municioneve dhe falsifikimit të letërnjoftimeve apo vizave,

të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a-II, 278/a-II dhe 189/I të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.71, datë 21.12.2005, vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ymer Bakaj për krimet e trafikimit të narkotikëve dhe trafikimit të armëve e municioneve dhe në zbatim, përkatësisht, të neneve 283/a-II e 278/a-II të K.Penal, dënimin e tij, përkatësisht, me 13 (trembëdhjetë) dhe 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.Deklarimin e pafajshëm të këtij të pandehuri për krimin e falsifikimit të letërnjoftimeve apo vizave.Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, i pandehuri Ymer Bakaj u dënua përfundimisht me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim, duke urdhëruar që ky dënim të vuhet në burgun e sigurisë së zakonshme.U urdhërua që: Autovetura Rover KMM 9561, me nr.Shasie XXWMWFNAD 4900399, me çelsat e saj dhe dokumentacionin përkatës, si dhe pistoleta TT, nr.16016333-66-1969, bashkë me një krëhër shtesë, pistoleta “Çezet” nr.203369 dhe pistoleta 9 mm, nr.83221, bashkë me një krëhër shtesë, t’i kalojnë shtetit.

172

Page 173: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

Sasia prej 14.522 kg lëndë narkotike dhe pashaporta nr.1800931 në emër të A. Solit, të asgjësohen.Sendet e tjera personale në emër të të pandehurit, të sekuestruara, t’i kthehen atij.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.14, datë 06.03.2006, vendosi ndryshimin e vendimit të Gjykatës së shkallës së parë, si më poshtë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ymer Bakaj, për krimet e trafikimit të narkotikëve dhe trafikimit të armëve e municioneve, vepra këto të mbetura në tentativë dhe, duke zbatuar përkatësisht nenet 284/a, paragrafi I e 178/a, paragrafi i II-të të K.Penal në lidhje me nenin 22 të tij, dënimin, përkatësisht, me 10 (dhjetë) e 7 (shtatë) vjet burgim.Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, i pandehuri Ymer Bakaj u dënua përfundimisht me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.Lënien në fuqi të vendimit në pjesët e tjera të tij.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda kanë paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë i gjykuari e mbrojtësi i tij - av.A.Aliaj dhe Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda, me të cilët kërkojnë: i gjykuari dhe mbrojtësi i tij - prishjen e tij dhe kthimin e akteve për rishqyrtim, kurse prokuroria - prishjen e tij dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda, duke parashtruar:

I gjykuari dhe mbrojtësi i tij: - Gjykata, në një kohë kur apelues ishte vetëm i gjykuari, në kundërshtim me nenin 425

të K.Pr.Penale, duke ndryshuar cilësimin ligjor nga neni 283/a, në nenin 284/a, ka rënduar pozitën e tij. Ky ndryshim u bë edhe në kundërshtim me provat, pasi nuk rezulton që të jem organizues apo drejtues i ndonjë organizate kriminale. Në kundërshtim me nenin 425/1 të K.Pr.Penale, gjykata nuk u shpreh lidhur me kërkesën për ndryshimin e vendimit të ndërmjetëm për mospranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar. Në kundërshtim me nenin 414 të K.Pr.Penale, u shqyrtua apeli i prokurorit, në një kohë kur nuk ishim njohur me të. Gjykata ka gabuar në cilësimin ligjor të veprës, pasi nuk është provuar qëllimi i përfitimit material.

Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda:- Gjykata e apelit, në një kohë kur veprimet si: modifikimi i serbatorit, vendosja e

pistoletave, etj. në të dhe për t’i dërguar ato jashtë shtetit, gabimisht ka pranuar se nuk ndodhemi para bashkëpunimit. Po kështu, çmojmë se si krimi i trafikimit të narkotikëve, ashtu edhe ai i trafikimit të armëve e municioneve, janë konsumuar plotësisht, në formën e tranzitimit. Vendimi është i gabuar edhe përsa i përket pafajësisë për veprën penale të parashikuar nga neni 189/I i K.Penal. Argumentimi për mosnjoftimin e apelit të prokurorit të gjykuarit nuk qëndron.

173

Page 174: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Bujar Sheshi, i cili kërkoi

prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda; mbrojtësin e të gjykuarit - av.A.Aliaj, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe zgjidhjen e çështjes pa i kthyer aktet për rishqyrtim dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe, gjatë shqyrtimit të akteve të procedimit penal që i përket të gjykuarit Ymer Bakaj

u konstatua që ai është dërguar për t’u gjykuar me akuzat e trafikimit të narkotikëve, të trafikimit të armëve e municioneve dhe të falsifikimit të lëtërnjoftimeve, të parashikuara, përkatësisht, nga nenet 283/a paragrafi i II-të, 278/a paragrafi i II-të dhe 189 paragrafi i I-rë, të K.Penal. Ndërsa për akuzën e falsifikimit të lëtërnjoftimeve apo vizave, me vendimin nr.71, datë 21.12.2005 të Gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda, ai u deklarua i pafajshëm, për dy akuzat e tjera u deklarua fajtor dhe u dënua përfundimisht me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

Me arsyetimin se, nuk provohet që i pandehuri të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë në kryerjen e veprave penale për të cilat u deklarua fajtor dhe se, provohet që ai ka kryer veprime të drejtëpërdrejta për të eksportuar lëndën narkotike, por këto veprime u ndërprenë nga ndërhyrja e organeve të policisë shqiptare dhe nuk ka ardhur pasoja e dëshiruar prej tij, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, duke mos i konsideruar të dy këto vepra të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë dhe të mbetura në tentativë, me vendimin nr.14, datë 06.03.2006 të saj, bëri ndryshimin e cilësimit ligjor të tyre, duke e deklaruar fajtor të gjykuarin Ymer për krimet e trafikimit të narkotikëve dhe trafikimit të armëve e municioneve, të mbetura në tentativë. Duke zbatuar nenet 283/a, paragrafi i I-rë (gabimisht i është referuar nenit 284/I-rë) dhe 278 paragrafi i I-rë të K.Penal, në lidhje me nenin 22 të tij, e dënoi të gjykuarin, përfundimisht, me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim. Kurse për pjesët e tjera të tij, vendimi i Gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda u la në fuqi.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arriti në përfundimin se, ndryshimi si më sipër i vendimit të Gjykatës së shkallës së parë është pjesërisht i drejtë. Vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda ky Kolegj (veç pjesës për lënien pjesërisht në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë) e gjen të drejtë, të bazuar në ligj dhe në aktet e dosjes vetëm përsa i përket heqjes së rrethanës së bashkëpunimit në kryerjen e dy veprave penale të sipërpërmendura, kurse të gabuar, përsa i përket konsiderimit të tyre, të mbetura në tentativë.

Përsa i përket bashkëpunimit, arsyetimin e gjykatës së shkallës së parë, sipas të cilit, “..... të gjitha këto veprime, duke filluar nga gjetja e sendeve të kundërligjshme, modifikimi i serbatorit të makinës, vendosja, fshehja e sendeve në të, dëshira për t’i dërguar ato jashtë kufijve shqiptarë .... nuk mund të bëheshin e nuk janë bërë vetëm nga i pandehuri ...”, me të drejtë gjykata e apelit e ka konsideruar të bazuar në prezumime, rrjedhojë të mosmarrjes në konsideratë të disponimeve të neneve 3/2 dhe 382 të K.Pr.Penale. Ky Kolegj arriti në përfundimin si më sipër, duke u bazuar në parimin e gjithëpranuar procedural të prezumimit jo të fajësisë, por të pafajësisë (në kuptimin e gjerë të termit) së personit të akuzuar, i cili ka gjetur sanksionim në dispozitën e nenit 4 të K.Pr.Penale. Ky Kolegj çmon se, rrethana e bashkëpunimit në kryerjen e një vepre penale, megjithëse moment që përbën element të së drejtës materiale penale (i cili shërben sipas rastit si rrethanë cilësonjëse apo si rrethanë rëndonjëse), është moment, prania ose jo e të cilit në çdo rast konkret duhet t’i

174

Page 175: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

nënështrohet proçesit të të provuarit, duke u respektuar nga organi procedues të gjitha rregullat procedurale që ai duhet të zbatojë për realizimin e procesit të të provuarit në tërësi (të të gjithë gamës që përmban çdo çështje konkrete, duke i dhënë përgjigje të bazuar në prova, secilës prej pyetjeve që përbëjnë atë që në doktrinë quhet “formula shatë nyjëshe romake”: çfarë, ku, kur, me se, kush dhe pse ka ndodhur vepra penale?), njëlloj sikurse duhet të veprojë edhe përsa i përket edhe elementëve të tjerë të figurës së veprës penale për të cilën është akuzuar subjekti i saj. Prej këtej del se, edhe pyetja “Kush”?, e cila përfshin jo vetëm ekzekutorin, por edhe bashkëpunëtorët me të në kryerjen e veprës penale, pavarësisht rolit të secilit prej tyre duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregullave të procesit të të provuarit. Për rrjedhojë, kësaj pyetjeje nuk mund t’i jepet përgjigje duke u bazuar në prezumimin.

Përsa i përket përfundimit sipas të cilit, si krimi i trafikimit të narkotikëve, ashtu dhe ai i trafikimit të armëve dhe municioneve kanë mbetur në tentativë në të cilin arriti gjykata e apelit, ky Kolegj çmon se, bazuar në përmbajtjen e dispozitave të neneve 283/a dhe 278/a të K.Penal, në të cilat parashikohen përkatësisht këto vepra, ai është i gabuar. Kjo për faktin se në të dy këto dispozita, në të cilat, në formë qartësisht të shprehur, përcaktohet se nga ana objektive figurat e krimit që parashikohen prej tyre mund të kryhen me anë të importimit, eksportimit, tranzitimit dhe tregtimit në kundërshtim me ligjin, në rastin e parë (neni 283/a të K.Penal) të narkotikëve, kurse në të dytin (neni 278/a i K.Penal) të armëve dhe municionit. Secila prej këtyre formave që mund të përdoren për kryerjen nga ana objektive të këtyre dy veprave penale (në kuptimin që mjafton prania qoftë edhe e njërës prej tyre për ta konsideruar veprën penale të konsumuar), qëndron më vete. Mjafton vetëm prania qoftë edhe e njërës prej tyre, pa qënë nevoja edhe e arritjes së qëllimit të përfitimit material apo ndonjë përfitimi tjetër, që këto vepra të konsiderohen të konsumuara. Në rastin që, nëpërmjet veprimit me ndonjë apo me më shumë se një prej këtyre formave, subjekti realizon edhe qëllimin e tij (fitimin material apo çdo përfitim tjetër), vepra do të konsiderohet e kryer në rrethana rënduese, rrethana këto, të cilat do të kihen parasysh nga gjykata në caktimin e masës së dënimit për autorin e veprës penale.

Lidhur me pretendimin e parashtruar në rekursin e paraqitur nga i gjykuari dhe mbrojtësi i tij, sipas të cilit gjykata e apelit nuk u shpreh lidhur me kërkesën për mospranimin nga gjykata e shkallës së parë të kërkesës së tyre për zhvillimin e gjykimit me procedurat e gjykimit të shkurtuar, ky Kolegj, megjithëse gjatë shqyrtimit të akteve që i përkasin asaj faze të gjykimit (shkallës së dytë), përfshirë edhe vendimin, konstatoi që gjykata e apelit nuk u shpreh rreth saj, bazuar në faktin që për kërkesën si më sipër, paraqitur nga mbrojtësi i të gjykuarit Ymer në seancën gjyqësore datë 12.07.2005 të shqyrtimit në shkallë të parë, me vendimin e ndërmjetëm, marrë në seancën menjëherë pas saj (datë 18.07.2005), Gjykata e shkallës së parë, me arsyetimin se çështja nuk mund të zgjidhej në gjendjen që ishin aktet sepse i gjykuari ishte akuzuar edhe për krimin e falsifikimit dhe në fashikullin e prokurorisë mungonte akti i ekspertimit i nevojshëm për këtë akuzë, bazuar në nenin 404 të K.Pr.Penale, e rrezoi atë, vendim të cilin ky Kolegj e gjen të drejtë, të bazuar në ligj dhe në aktet e dosjes.

Përsa i përket mosshqyrtimit të këtij pretendimi dhe mosdhënies përgjigje ankuesve, fakt ky i cili u konstatua edhe nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë si e metë, i vihet në dukje gjykatës së shkallës së dytë për të mos u përsëritur në të ardhmen.

Lidhur me pretendimin e paraqitur nga prokurori rreth deklarimit të pafajshëm të të gjykuarit, për akuzën e parashikuar nga neni 189/I i K.Penal, ky Kolegj çmon se ai nuk përbën shkak nga ato të parashikuara nga dispozita e nenit 432 të K.Pr.Penale dhe prandaj mbetet pa përgjigje.

175

Page 176: REPUBLIKA E SHQIPERISEgjl.altirana.com/web/nentor_2007_360.doc · Web viewPer kete duhej te kerkonte mendimin e organit kompetent qe lejon ndertimet ne qytet. Nese provohet se ndertimi

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/“a” dhe “b” të K.Pr.Penale,

V E N D O S I1. Të ndryshojë vendimin nr.14, datë 06.03.2006 të Gjykatës së Apelit për Krime të

Rënda Tiranë, si më poshtë:Të deklarojë fajtor të gjykuarin Ymer Bakaj për krimet e trafikimit të narkotikëve dhe

trafikimit të armëve e municionit dhe në zbatim të neneve 283/a, paragrafi i I-rë e 278/a, paragrafi i I-rë të K.Penal, dënimin e tij, përkatësisht me 10 (dhjetë) dhe 7 (shtatë) vjet burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të gjykuarit Ymer Bakaj, përfundimisht me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

2. Lënien në fuqi të vendimit në pjesët e tjera.

Tiranë, më 21.11.2007

176