8
AFP-ja në Shqipëri: Të reja dhe Aktivitete Faqe 2 AFP-ja në Botë: Të reja dhe Aktivitete Faqe 3 Në fokus “Partneriteti Social” : Përvoja nga Shkodra Faqe 4 “Ndërkombëtarët”: Projekti CARDS AFP 2 i BE-së Faqe 6 Korniza Shqiptare e Kualifikimeve Faqe 7 Prezantim me Agjencinë: Sektori i Profesioneve & Kualifikimeve Profesionale Faqe 8 Dhjetor 2007 Numri i parë eksperimental – Botim i AKAFP-së– Tiranë Numri i kopjeve: 1000 - ISSN: Agjencia e re e Arsimit dhe Formimit Profesional nis rrugëtimin e saj Me çfarë do të përba- llet Agjencia? Agjencia do të ndeshet me sistemin e Arsimit dhe Formim- it Profesional publik e privat në Shqipëri, i cili ende përballet me probleme që kanë të bëj- në me marrëdhëniet e dobëta midis AFP-së dhe tregut të pu- nës; me vështirësitë që hasen në bashkëpunimin midis Ar- simit Profesional, pra shkol- lave teknike e profesionale dhe Formimit Profesional; me sasinë dhe cilësinë e ulët të ofertës për AFP-në; me për- gatitjen e pamjaftueshme të personelit të AFP-së; me infra- strukturën e varfër dhe finan- cimin e kufizuar të këtij sektori etj. Megjithatë, Agjencia do të ndjekë udhëzimet përkatëse në kërkim të zbatimit të legjis- lacionit për AFP-në dhe të Strategjisë Kombëtare të AFP. Synimi ynë është që të nxisim dhe zbatojmë programet e AFP-së, të garantojmë integri- min e AFP-së dhe procesin e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Çfarë synon AKAFP- ja? Profesionalizëm në një sistem modern dhe të reformuar të AFP-së, në përputhje me di- namikën e tregut të punës dhe ndryshimet shoqërore nëpër botë. Marrëveshjet e Lisbonës dhe Kopenhagës i trajtojnë këto çështje nga këndvështrimi i BE-së, i cili duhet të përbëjë edhe kuadrin e referencës për Shqipërinë. Cili është qëllimi i këtij botimi? Botimet dhe marrëdhëniet me publikun duhet të jenë në qendër të për- pjekjeve që po bëhen për të promovuar Agjencinë dhe të gjithë sistemin e AFP-së. Botimi i kësaj broshure është parë si një burim i vazhdueshëm informacioni dhe një “pikë takimi” për komunikimin e të gjithë aktorëve të përfshirë në AFP. Buletini i AFP-së ju uron mirëseardhjen A g j e n c i a K o m b ë t a r e e A r s i m i t d h e F o r m i m i t P r o f e s i o n a l Në këtë numër Përse u krijua kjo Agjenci e re? Për t’i dhënë AFP-së rëndësinë e merituar, që në datën 1 mars 2007 ka filluar veprim- tarinë e saj Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional (AKAFP). Themelimi i saj u mbështet në Vendimin 273 të Këshillit të Ministrave të vitit 2006. Nëpërmjet veprim- tarisë së kësaj Agjencie synohet t’i jepet AFP- së një zhvillim i mëtejshëm në vendin tonë, kryesisht në drejtim të institucionalizimit dhe rritjes së cilësisë së këtij arsimi dhe formimi. AKAFP-ja, në bashkëpunim me ekspertët e saj të brendshëm dhe të jashtëm do të zbatojë shumicën e detyrave institucionale që kanë të bëjnë me AFP-në, që nga hartimi i skelet-kurrikulave, i listës dhe standardeve të profesioneve, vlerësim-certifikimin e nxë- nësve, akreditimin e ofruesve të AFP-së, etj. Ekipi botues i buletinit të AFP-së iu uron mirëseardhjen lexuesve të botimit tonë! Ne besojmë se një buletin i specializuar për AFP-në është një mjet i shkëlqyer komunikimi për të shpërndarë dhe shkëmbyer informacione specifike mbi AFP-në. Me këtë buletin, ne duam t’i drejtohemi në mënyrë të veçantë edhe partnerëve socialë dhe dhomës së tregtisë e industrisë, sepse i konsiderojmë si partnerët më të rëndë- sishëm të AFP-së në Shqipëri. Në synojmë që me këtë botim të mbajmë të informuar në mënyrë të vazhdueshme dhe aktuale të gjithë stafin që pu- non për AFP-në, në edukim, formim, çështje të tregut të pu- nës, dhe për të tjera iniciativa të rëndësishme, projekte dhe ngjarje të AFP-së në Shqipëri. Në kërkojmë që me këtë buletin të bëhemi një mbështetje e sigurt për të gjithë mësuesit dhe instruktorët e AFP-së dhe për të gjithë stafin që punon në qendrat e formimit dhe në shkollat profesionale në vend. Ekipi i AKAFP-së shpreson dhe beson se ky buletin do të kthehet në një forum të vërtetë për profesionistët, ku të gjithë ju të sillni mendimin dhe idetë tuaja. Botimet e spe- cializuara dhe profesionale si ky luajnë një rol shumë thelbë- sor për një AFP dinamike, të hapur, të zhvilluar dhe të orien- tuar nga kërkesat e tregut të punës. Këto janë eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe ne do të mundohemi t’jua përcjellim numër pas numri. Nga e majta, ekipi botues i Buletinit të AFP-së: Alqi Mustafai, Ejvis Gishti, Edlira Gjoni, Ilia Paluka - Drejtor i AKAFP-së, Lindita Dhima, Teuta Braço. >>> Vijon në faqen 8 >>> Agjencia është e organizuar në 3 sektorë përmbajtjesorë dhe një sektor ndihmës, me një personel prej 16 personash. Sipas sektorëve, detyrat e Agjencisë, mbështetur edhe në dokumentin e Strategjisë së AFP-së në Shqipëri, renditen si më poshtë: Struktura e Agjencisë dhe detyrat e saj I - Sektori i Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale Ky sektor do të prezantohet më tej në faqen 8 II - Sektori i Skelet-Kurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Më- suesve të AFP-së Drejtohet nga Z. Alqi Mustafai dhe ka në stafin e tij 4 specialistë të fushave përkatëse, që janë Zj. Albina Buci, Zj. Marsela Robo, Zj. Edlira Popa dhe Zj. Elda Gega.

Agjencia e re e Arsimit dhe Formimit Profesional nis rrugëtimin e saj

  • Upload
    lebao

  • View
    249

  • Download
    7

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Agjencia e re e Arsimit dhe Formimit Profesional nis rrugëtimin e saj

AFP-ja në Shqipëri: Të reja dhe Aktivitete Faqe 2

AFP-ja në Botë: Të reja dhe Aktivitete Faqe 3

Në fokus “Partneriteti Social” : Përvoja nga Shkodra Faqe 4

“Ndërkombëtarët”: Projekti CARDS AFP 2 i BE-së Faqe 6

Korniza Shqiptare e Kualifikimeve Faqe 7

Prezantim me Agjencinë:

Sektori i Profesioneve & Kualifikimeve Profesionale Faqe 8

Dhjetor 2007 Numri i parë eksperimental – Botim i AKAFP-së– TiranëNumri i kopjeve: 1000 - ISSN:

Agjencia e re e Arsimit dhe Formimit Profesional nis rrugëtimin e sajMe çfarë do të përba-llet Agjencia? Agjencia do të ndeshet me sistemin e Arsimit dhe Formim-it Profesional publik e privat në Shqipëri, i cili ende përballet me probleme që kanë të bëj-në me marrëdhëniet e dobëta midis AFP-së dhe tregut të pu-nës; me vështirësitë që hasen në bashkëpunimin midis Ar-simit Profesional, pra shkol-lave teknike e profesionale dhe Formimit Profesional; me sasinë dhe cilësinë e ulët të ofertës për AFP-në; me për-gatitjen e pamjaftueshme të personelit të AFP-së; me infra-strukturën e varfër dhe finan-cimin e kufizuar të këtij sektori etj. Megjithatë, Agjencia do të ndjekë udhëzimet përkatëse në kërkim të zbatimit të legjis-lacionit për AFP-në dhe të Strategjisë Kombëtare të AFP.Synimi ynë është që të nxisim dhe zbatojmë programet e AFP-së, të garantojmë integri-min e AFP-së dhe procesin e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Çfarë synon AKAFP-ja?Profesionalizëm në një sistem modern dhe të reformuar të AFP-së, në përputhje me di-namikën e tregut të punës dhe ndryshimet shoqërore nëpër botë. Marrëveshjet e Lisbonës dhe Kopenhagës i trajtojnë këto çështje nga këndvështrimi i BE-së, i cili duhet të përbëjë edhe kuadrin e referencës për Shqipërinë.

Cili është qëllimi i këtij botimi? Botimet dhe marrëdhëniet me publikun duhet të jenë në qendër të për-pjekjeve që po bëhen për të promovuar Agjencinë dhe të gjithë sistemin e AFP-së. Botimi i kësaj broshure është parë si një burim i vazhdueshëm informacioni dhe një “pikë takimi” për komunikimin e të gjithë aktorëve të përfshirë në AFP.

Buletini i AFP-së ju uron mirëseardhjen

AgjenciaKom

bëta

reeArsim it d he Formim it P

rofesional

Në këtë numër

Përse u krijua kjo Agjenci e re?Për t’i dhënë AFP-së rëndësinë e merituar, që në datën 1 mars 2007 ka filluar veprim-tarinë e saj Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional (AKAFP). Themelimi i saj u mbështet në Vendimin 273 të Këshillit të Ministrave të vitit 2006. Nëpërmjet veprim-tarisë së kësaj Agjencie synohet t’i jepet AFP-së një zhvillim i mëtejshëm në vendin tonë, kryesisht në drejtim të institucionalizimit dhe rritjes së cilësisë së këtij arsimi dhe formimi. AKAFP-ja, në bashkëpunim me ekspertët e saj të brendshëm dhe të jashtëm do të zbatojë shumicën e detyrave institucionale që kanë të bëjnë me AFP-në, që nga hartimi i skelet-kurrikulave, i listës dhe standardeve të profesioneve, vlerësim-certifikimin e nxë-nësve, akreditimin e ofruesve të AFP-së, etj.

Ekipi botues i buletinit të AFP-së iu uron mirëseardhjen lexuesve të botimit tonë! Ne besojmë se një buletin i specializuar për AFP-në është një mjet i shkëlqyer komunikimi për të shpërndarë dhe shkëmbyer informacione specifike mbi AFP-në. Me këtë buletin, ne duam t’i drejtohemi në mënyrë të veçantë edhe partnerëve socialë dhe dhomës së tregtisë e industrisë, sepse i konsiderojmë si partnerët më të rëndë-sishëm të AFP-së në Shqipëri.Në synojmë që me këtë botim të mbajmë të informuar në mënyrë të vazhdueshme dhe aktuale të gjithë stafin që pu-non për AFP-në, në edukim, formim, çështje të tregut të pu-nës, dhe për të tjera iniciativa të rëndësishme, projekte dhe ngjarje të AFP-së në Shqipëri.Në kërkojmë që me këtë buletin të bëhemi një mbështetje e sigurt për të gjithë mësuesit dhe instruktorët e AFP-së dhe për të gjithë stafin që punon në qendrat e formimit dhe në

shkollat profesionale në vend.Ekipi i AKAFP-së shpreson dhe beson se ky buletin do të kthehet në një forum të vërtetë për profesionistët, ku të gjithë ju të sillni mendimin dhe idetë tuaja. Botimet e spe-cializuara dhe profesionale si ky luajnë një rol shumë thelbë-sor për një AFP dinamike, të hapur, të zhvilluar dhe të orien-tuar nga kërkesat e tregut të punës. Këto janë eksperiencat më të mira ndërkombëtare dhe ne do të mundohemi t’jua përcjellim numër pas numri.

Nga e majta, ekipi botues i Buletinit të AFP-së:Alqi Mustafai, Ejvis Gishti, Edlira Gjoni, Ilia Paluka - Drejtor i AKAFP-së, Lindita Dhima, Teuta Braço.

>>> Vijon në faqen 8 >>>

Agjencia është e organizuar në 3 sektorë përmbajtjesorë dhe një sektor ndihmës, me një personel prej 16 personash. Sipas sektorëve, detyrat e Agjencisë, mbështetur edhe në dokumentin e Strategjisë së AFP-së në Shqipëri, renditen si më poshtë:

Struktura e Agjencisë dhe detyrat e saj

I - Sektori i Profesioneve dhe Kualifikimeve ProfesionaleKy sektor do të prezantohet më tej në faqen 8 II - Sektori i Skelet-Kurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Më-suesve të AFP-sëDrejtohet nga Z. Alqi Mustafai dhe ka në stafin e tij 4 specialistë të fushave përkatëse, që janë Zj. Albina Buci, Zj. Marsela Robo, Zj. Edlira Popa dhe Zj. Elda Gega.

Page 2: Agjencia e re e Arsimit dhe Formimit Profesional nis rrugëtimin e saj

AFP-ja në Shqipëri – të Reja dhe Aktivitete

Dhjetor 20072

Partneriteti Social – Shkodra Harton Planin Rajonal të Zhvillimit të AFP-së

Gjatë periudhës pranverë-verë 2007, Grupi i Zhvillimit Rajonal për AFP-në në Shkodër kreu një studim mbi nevojat e tregut të punës për punonjës të kualifikuar në qarkun e Shkodrës. Bazuar në rezultatet e këtij studimi, grupi i punës hartoi edhe një Plan Veprimi dhe dha disa rekomandime, të cilat janë të pasqyruara në faqen 4 të këtij buletini informativ.Aktualisht, grupi i punës po harton një plan të detajuar veprimi për AFP-në në qarkun e Shkodrës. Ky plan pune po hartohet duke nxjerrë përfundime nga studimi i kryer në qark, që do të përkthehet në dhënie prioritetesh për sistemin; duke përdorur instrumentet e një kornize logjike ndërhyrjeje për të rekomanduar zgjidhje me tregues dhe arritje të matshme. Bazuar në këto ndërhyrje, do të merren vendime për projekte të vogla që mund të zbatohen në periudha afatshkurtër, duke negoci-uar realizimin e projekteve të vogla brenda kornizës rajonale të planit të zhvillimit në bashkëpunim me aktorët e qarkut (veçanërisht partnerët socialë), si edhe me donatorët vendas dhe të huaj. Më tepër informacion për këto çështje mund të gjendet edhe në faqen e internetit www.albaniacardsvet.com

Broshurë “Udhëzues për Kurse në Tiranë”

Broshura me të njëjtin titull “Kurse në Tiranë” ofron informacion të larm-ishëm për kurset profesionale që ofrohen në kryeqytet. Broshura botohet nga fondacioni PARSH dy herë në vit. Në faqet e saj të interesuarit mund të gjejnë lehtë dhe saktë informacion për tipet e ndryshme të kurseve të ofrohen në kryeqytet, si p.sh. gjuhë të huaja, kompjuter, biznes, zanate të shërbimeve, të sportit, të artit, të shëndetësisë, etj. Numri i kurseve të pasqyruara në këtë numër është rreth 900, të ofruara nga 69 subjekte trajnuese. Broshura përmban informacion të plotë dhe të zgjeruar për listën e subjekteve ofruese me adresat dhe çmimet përkatëse. Ajo pub-likohet nga PARSH që prej vitit 2001. Edhe në vazhdim broshura do të sjellë informacione konkrete dhe mbështetje për lexuesit e saj në lidhje me kurset e AFP-së, ofruesit dhe përfituesit e saj. Broshura mund të gjen-det në çdo librari me një çmim modest. Kurse informacion shtesë për kurset e AFP-së ne Tiranë dhe në qytet e tjera të mëdha të vendit mund të gjenden edhe në faqen e internetit www.info-kurse.edu.al

AKAFP-ja Përfundon Draftin e Dytë të Listës Kombëtare të Profesioneve

Sektori i profesioneve dhe kualifikimeve profesionale ka përfunduar tashmë së hartuari draftin e dytë të listës kombëtare të kualifikimeve. Kjo listë u hartua bazuar në disa modele ndërkombëtare dhe në përputhje me kontekstin shqiptar. Lista iu shpërnda të gjithë institucioneve dhe ak-torëve përkatës për rishikim, vlerësim dhe komente të mëtejshme. Miratimi i draftit fillestar dhe atij të dytë janë vetëm hapat e parë të nxjer-rjes së listës së parë të plotë kombëtarë të profesioneve. Sektori mori vlerësime dhe komente për listën që përmban 3976 tipe pu-nësh, të ndara në 120 profesione dhe të klasifikuara në 10 nëngrupe të mëdha profesionesh.Sektori është duke finalizuar tashmë draftin final të listës së profesione-ve, që pritet të marrë miratimin e duhur nga Ministritë dhe institucionet përkatëse brenda Dhjetorit 2007 dhe më pas edhe miratimin nga Këshilli i Ministrave. Ky miratim do t’i hapte rrugë sektorit që të vazhdonte më tej punën me përshkrimin e profesioneve dhe të standardeve, dhe do t’i hapte gjithashtu rrugën hartimit dhe zbatimit të kurrikulave, kritereve të vlerësimit dhe të akreditimit.

Konferenca e 4-ët e EAQ-së për Arsimin, Tiranë 24 – 26 Tetor 2007

Konferenca e katërt e vendeve të Evropës dhe Azisë Qendrore për Arsi-min, me temën “Hallka që mungon – Rivlerësimi i rolit të AFP-së në arsi-min e mesëm”, u zhvillua në Tiranë nën kujdesin e Bankës Botërore dhe të Ministrisë Shqiptare të Arsimit dhe të Shkencës. Konferenca mbahet çdo vit në njërin nga vendet e Evropës Juglindore apo të Azisë qendrore dhe ka marrë tashmë formën e një aktiviteti shumë domethënës në rajon për arsimin.Në konferencë morën pjesë pothuajse 150 përfaqësues nga 17 vende, duke përfshirë ekspertët më të mirë të arsimit nga vendet pjesëmarrëse, ministrat e arsimit të vendeve përkatëse, zyrtarë, anëtarë të OJQ-ve, aka-demikë, ekspertë ndërkombëtarë etj. Objektivi i kësaj konference ishte që të mundësonte shkëmbimin e ideve në një forum për politikë-bërësit dhe për ekspertët e arsimit në këtë ra-jon, si edhe të eksploronte mundësitë e ndryshme për reforma në arsi-min e mesëm profesional.Konferenca u përpoq të sillte një gjuhë dhe kuptim të përbashkët në identifikimin e çështjeve më kritike dhe zgjidhjeve politike për AFP-në në rajonin e vendeve pjesëmarrëse.

Paketa ligjore e AFP-së në Shqipëri po ballafaqohet për momentin me disa sfida, ndër të cilat më kryesoret janë:

Reagimi i dobët i AFP-së ndaj nevojave të tregut të punësRoli i paqartë dhe natyra jo e plotë e organizimeve institucionalePërfshirja e vogël aktive e partnerëve socialë Orientim i pamjaftueshëm i sistemit të kualifikimit dhe të certifi-kimit ndaj zhvillimeve dhe standardeve të reja të BE-së.Nevoja për të krijuar mekanizma të qëndrueshëm financiarëPërcaktimi i AFP-së jo vetëm brenda logjikës së sistemit të Ar-simit.

Plotësimi i kuadrit ligjor-normativ të AFP-së në mbështetje të të gjitha ndryshimeve reformuese në këtë sektor do të arrihet nëpër-mjet:

Hartimit të një akti të posaçëm për “Kuadrin Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale” si dhe i akteve të tjera nënligjore në mbështetje të këtij komponenti të rëndësishëm për një sistem modern të AFP.Krijimit të një kuadri ligjor-normativ më të përshtatshëm për zhvillimin e AFP jopublik. Krijimit të një kuadri ligjor-normativ që lejon angazhimin më të madh të shkollave/qendrave në veprimtari ekonomike, me qëllim rritjen e cilësisë së përgatitjes dhe krijimin e të ardhurave shtesë.

••••

••

a)

b)

c)

Legjislacioni në Arsimin dhe Formimin Profesional

Page 3: Agjencia e re e Arsimit dhe Formimit Profesional nis rrugëtimin e saj

AFP-ja në Arenën Ndërkombëtare – të Reja dhe Aktivitete

3

Parlamenti Evropian miraton Kornizën Evropi-ane të Kualifikimev

Në datën 25 Tetor 2007, Parlamenti Evropian adaptoi rekomandimet për krijimin e Kornizës Evropiane të Kualifikimeve për të mësuarit gjatë gjithë jetës (KEK). Kjo kornizë ishte propozuar nga Komisioni Evropian që në shtator 2006. Korniza Kombëtare e Kualifikimeve do të shërbejë si një mekanizëm përkthyes midis sistemeve të kualifikimit që kanë vendet e bashkësisë. Kjo mënyrë do t’i ndihmojë punëdhënësit dhe individët që të krahasojnë dhe të kuptojnë më mirë kualifikimet e qytetarëve dhe të mbështesin kështu lëvizjen dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës. Korniza Evropiane e Kualifikimeve është si një kuti përkthyese për trajni-met nëpër Evropë. Ajo ka dy qëllime kryesore: 1) të promovojë lëvizjen e lirë midis vendeve anëtare dhe 2) të lehtësojë procesin e të mësuarit gjatë gjithë jetës. Të dyja këto pika janë shume nxitëse për të synuar punë më të mirë dhe rritje profesionale, sepse Evropa po ecën shpejt drejt sfidës për të pasur një ekonomi të avancuar dhe të bazuar në njohuri. Për më tepër informacion rreth KEK-së, mund të vizitoni faqen e inter-netit: www.europa.eu/education/policies

Janar 2008, Konferenca e 10-të Ndërkombëtare për Partneritetin e ri dhe Mësimin Gjatë Gjithë Jetës.

Konferenca e mësipërme është për njerëz që punojnë në arsimin për të rritur, në atë të vazhdueshëm, në arsimin e lartë, profesional, si edhe ne arsimin joformal. Temat e konferencës ngjallin interes edhe për ad-ministratorët e arsimit në të gjitha nivelet, në përfaqësitë ministrore të nivelit lokal si edhe të punonjësve të arsimit në organizata dhe biznese te ndryshme.Konferenca do të zhvillohet në datat 17-19 Janar 2008, në Helsinki te Finlandës. Për më shumë informacion, klikoni në faqen e internetit www.sivistys.net/conference/

Mars 2008 - Konferenca e 15-të Universitare e AFP-së në Nurenberg

Kjo konferencë për AFP-në do të zhvillohet në datat 12-14 Mars 2008 në fakultetin e Ekonomisë dhe zhvillimit të Burimeve njerëzore në Univer-sitetin Friedrich Aleksander në Erlangten & Nurenberg. (nën drejtimin e Prof. Dr. Karl Wilbers). Korniza përmbledhëse e këtij programi do të këtë në qendër temën “Cilësia në shkolla dhe në sipërmarrje”. Kjo temë do të trajtohet duke shpërndarë materiale te ndryshme që do të jepen përg-jatë konferencës dhe aktivistëve të saj, si edhe duke dhënë udhëzime për organizimin e konferencave për specialistët, seminare , prezantime të shkurtra dhe vizita në sipërmarrje dhe në institucionet arsimore dhe trajnuese. Specialistëve të kërkimeve akademike do t’u jepen mundësi të ndryshme për t’u përfshirë edhe ne organizmin e kësaj konference universitare. Pika e kontaktit në BIBB është znj. Margit Ebbinghaus tel. 0492281071616.vv

Didakta 2008 në ShtutgartDidakta – roli i arsimit – do të zhvillohet nga datat 19-23 shkurt në Shtutgart. Rreth 80000 specialiste, pedagogë dhe partnerë nga të gjithë sektorët e arsimit në Gjermani priten që të vijnë në këtë konferencë së bashku me përfaqësues të arsimit nga vendet fqinje. Rreth 800 ekspertë ndërkombëtarë do të prezantojnë në këtë konference prirjet më të fun-dit, produktet aktuale dhe shërbimet e sotme në mësimdhënie dhe në mësim-nxënie. Për më tepër informacion vizitoni faqen www.didacta-stuttgart.de.

Konferencë e Organizuar nga ETF-ja në Stamboll, Dhjetor 2007Në fillim të Dhjetori 2007 ETF-ja organizoi konferencën e fundit në “Peer Learning“. Tema e konferencës finale ishte “Ndikimi i politika-ve arsimore në shkolla dhe menaxhimi i shkollave në Europën Jug-lindore”. Kjo konferencë u mbajt në Stamboll dhe ishte e fundit në një seri aktivitetesh dhe konferencash të organizuara nga ETF-ja në kuadër të projektit “Peer Learning” për 2007-ën.Përpara kësaj konference, në Shtator dhe Tetor 2007, një grup prej 15 vendim-marrësish dhe drejtuesish për shkollat e AFP-së, vizituan Kosovën, Shqipërinë dhe Turqinë, për të diskutuar dhe identifikuar se deri në çfarë mase kanë ndikuar politikë-bërësit në reformat e AFP-së dhe a kanë ndryshuar ato mënyrat se si funksionojnë shkollat. Objektivi kryesor i konferencës ishte që të ndaheshin eksperien-cat e vendeve të ndryshme pjesëmarrëse dhe të mësohej sa më shumë prej tyre; të gjeneroheshin diskutime midis grupeve të punës, vendimmarrësve dhe drejtorëve të shkollave.

Europa Juglindore - Lajme nga Rajoni

Akte të tjera ligjore dhe nënligjore në mbështetje të zhvillimeve në sistemin e AFP-së.

Ligji për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve është në prag të fina-lizimit. Po ashtu ligji për AFP-në ka marrë trajtën përfundimtare të mendimeve dhe po shqyrtohet nga palët e interesit përpara se të kalojë në Parlament në muajt e ardhshëm.

Por, shumë akte nënligjore mbeten për t’u rishikuar. Mjaft prej tyre, edhe pse janë miratuar, nuk gjejnë zbatim për shkak të burimeve të kufizuara financiare si dhe të mungesës së burimeve njerëzore si në sasi, ashtu edhe në cilësi.

Vazhdojnë të ekzistojnë ende akte nënligjore që nuk mbështesin ligjin e AFP-së,duke penguar zhvillimet reformuese të sistemit, ashtu si edhe mjaft sipërmarrje reformuese të pilotuara me sukses në AFP, nuk kanë mbështetje ligjore që të mundësojnë vazhdimësi-në dhe shtrirjen e mëtejshme të tyre.

Legjislacioni i AFP-së po hedh megjithatë bazat për akreditimin e ofruese të AFP-së (në pritje të manualit të akreditimit); po rishi-kohet krijimi i hapësirave për kualifikime fillestare dhe të vazh-dueshme; po parashikohet zbatimi i kurrikulave modulare; po aktu-alizohet duke marrë parasysh edhe përfshirjen e partnerëve socialë, etj. Paketa ligjore e AFP-së është në aktualizim të vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës.

d)

Konferenca e TEPE, Lubjanë, Shkurt 2008Do të mbahet në Lubjanë, 21-23 Shkurt 2007, Konferenca e TEPE “Kualifikimi i mësuesve në Evropë: Një tablo aktuale dhe perspekti-vat për të ardhmen”. Konferenca synon të trajtojë objektivat kryesore të rrjetit TEPE që lidhen me:

Zhvillimin e kërkimeve mbi kualifikimin e mësuesve Rritjen e mobilitetit dhe zgjerimi i Dimensionit Evropian në kuali-fikimin e mësuesve Përmirësimin e cilësisë përmes rinovimit të vlerësimit të kulturave brenda rrjetit TEPE

Për më tepër informacion vizitoni faqen e internetit të Rrjetit të Bashkëpunimit në Arsimi të Evropës Juglindore: http: //www.see-educoop.net

••

Legjislacioni në Arsimin dhe Formimin Profesional

Page 4: Agjencia e re e Arsimit dhe Formimit Profesional nis rrugëtimin e saj

Në verën e vitit 2006, me mbështetjen e Projektit CARDS AFP 2, u krijua një grup pune në rajonin e Shkodrës. Në të bënin pjesë për-faqësues të sektorit të AFP-së dhe partnerë socialë që punuan dhe nxorën përfundime dhe rekomandime së bashku. Në pranverën e vitit 2007, grupi i punës përfundoi një studim për tregun e punës dhe për sistemin e AFP-së në rajon.Rezultatet e këtij studimi u prezantuan gjatë një seminari që u zhvillua në Shkodër në 29 Qershor 2007. Në këtë hapësirë të buletinit titulluar “Fokus” do t’ju prezantojmë rezultatet e këtij studimi dhe disa rekomandime për hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për përmirësimin e situatës.

Aleks Tushi, Përfaqësues i Sindikatave, Shkodër

“Gjëja më e rëndësishme është që të jemi të hapur, të mos shpikim të dhëna. .. për arsye të së kaluarës, akoma njerëzit priren të paraqesin vetëm aspekte pozitive...Rekomandimi im për rajonet e tjera: Kryesorja është të gjejmë së pari plagën, që mandej ta shërojmë atë...”

Fatbardha Mujaxhi, Zyra Rajonale e Punësimit, Shkodër

“Në të zyrës së punës, hasëm probleme me grumbullimin e të dhënave reale. Ndërmarrjet akoma nuk kanë besim tek ne...Rekomandimi im por rajonet e tjera: Kur punohet për studime të tilla, duhet t’i mbani sytë tek e ardhmja...Kjo punë do të ndihmojë vendin tonë të ecë drejt standardeve evropiane”

Luigj Gjonaj, Drejtoria Rajonale e Arsimore, Shkodër

“Çdo gjë ka qenë një risi në këtë grup pune...I kemi lënë pas përvojat e vjetruara dhe përdorëm qasje të reja...Rekomandimi im për rajonet e tjera:Duhet të vlerësoni pjesëmarrjen tuaj në një grup të tillë pune...dhe duhet të jeni të ndërgjegjshëm për rolin dhe kontributin e pritshëm; ofrimi i informacionit më të mirë të mundshëm për sektorin që mbuloni...”

Arben Haveri, Përfaqësues i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Shkodër dhe Kryetar i Grupit të Punës

“Është përvoja ime e parë e këtij lloji...është një grup i motivuar dhe informacioni i marrë deri tani është mjaft i dobishëm për planin që do të hartojmë....jemi përpjekur që secilit t’i krijojmë hapësirën e vet si individ dhe si specialist.”

Partnerët Socialë Bashkëpunojnë për herë të parë – Përvoja dhe Përshtypje...

Grupi i Punës në Qarkun e Shkodrës prezanton gjatë një Seminari Përfun-dimet e Studimit për Tregun e Punës

Dhjetor 20074

Rekomandimet KryesoreStudimi mbi nevojat e tregut për fuqi punëtore të kualifikuar u bë në disa kompani në rajonin verior. Rrugët që mund sjellin përmirësim në situatën e tanishme të AFP-së sipas këtij studimi janë:

Te zhvillojë një të ashtuquajtur Qendër Rajonale për AFP-në që do të kombinonte përpjekjet e bëra nga ofrues të ndryshëm të AFP-së, në mënyrë që ata të mund të ofrojnë kurse fleksibël, afatshkurtër apo afatgjatë, bazuar në kërkesat e tregut. Të përfshijë më shumë partnerë, veçanërisht kompani në procesin e hartimit të programeve, kurrikulave, standardeve, vlerësimit të nxë-nësve, arritjeve dhe trajnimit për aftësitë praktike. Të përmirësohen programet (kurrikulat), vlerësimi i nxënësve dhe metodat e mësimit të aftësive praktike.

Nga kush u krye ky studim?Studimi është kryer nga një ekip profesionistësh, përfaqësuesish rajonalë të grupeve të interesit në përmirësimin e kapaciteteve të AFP-së, përfshirë specialistë të arsimit, e veçanërisht atij profesional, Zyrës Rajonale të Punës, Dhomës së Industrisë dhe Tregtisë dhe Sindikatave.

Cili ishte qëllimi i këtij studimi? Pika kyçe për të përmirësuar kualifikimet profesionale të fuqisë punë-tore dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut të punës gjendet tek bashkëpunimi i ngushte mes partnerëve socialë. Projektet CARDS për AFP-në po kontribuojnë pikërisht në krijimin e urave të bashkëpunimit midis ofruesve të arsimit dhe formimit profesional dhe partnerëve socialë ku përfshihet komuniteti i biznesit, organizatat e punëdhënësve, sindikatat, agjencitë e punësimit dhe aktorë të tjerë të interesuar për rritjen e cilësisë së fuqisë punëtore. Studime, analiza dhe rekomandime për hapa të mëtejshëm janë dhënë në mënyrë të vazhdueshme për të vënë në zbatim planet për AFP-në .

Në c’mënyrë u krye ky studim? 50 biznese të ndryshme në Shkodër u përfshinë në intervistim. Disa prej tyre u kontaktuan ballë për ballë, të tjerë edhe në intervista shtesë përmes telefonit. Burime të tjera që u përdorën në këtë studim janë: zyra rajonale e punës për dhënien e statistikave mbi papunësinë, bashkia e qytetit (zyrat e saj për shpërndarjen demografike), të dhëna nga zyra e tatim-taksave, drejtoria e arsimit për këtë prefekturë, dhoma e tregtisë përsa u përket të dhënave mbi kompanitë, prefektura e qytetit dhe botime ndërkombëtare për të dhëna mbi profilin e Shkodrës si rajon.

Në fokus – Partneriteti Social në Shkodër

Arsimi dhe Formimi Profesional po ndryshon rrjedhën e tij; nga një sistem i orientuar nga oferta ai po zhvillohet tashmë andej nga e çon kërkesa. Kjo do të thotë se në vazhdim, sistemi, programet dhe ndërhyrjet në të do të jenë të orientuara nga kërkesa që lind për af-tësi në tregun e punës, për nevojat në kompani dhe aftësitë e fuqisë punëtore. Në këtë këndvështrim, takimi për partneritetin social që u organizua në Shkodër ishte një mundësi që u vlerësua shumë për disa arsye:

U prezantuan rezultatet e studimit mbi nevojat e tregut të punës për punonjës të kualifikuar në qarkun e Shkodrës.U mundësua nxitja e mëtejshme në përhapjen e informacionit mbi reformën në Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP) si dhe zhvillimin e aktiviteteve të Qendrës Rajonale të AFP për Qarkun e Shkodrës U dhanë rekomandime për hapat dhe planet e së ardhmes. U prezantua përfshirja e partnerëve të përgjegjshëm të biznesit të ndërgjegjshëm për dobinë e një AFP-je cilësore.

••

“Pjesëmarrja ime në këtë grup ishte një eksperiencë shumë pozitive. Grupi kishte risi në qasje dhe në përmbajtje, me detyra të qarta dhe bashkëpunim efektiv të punës në grup. Rekomandimi im për rajonet e tjera është që nëse ndërmarrin një detyrë si kjo, duhet pa-tjetër që dhoma e tregtisë dhe zyrat e punës të përfshihen në mënyrë aktive.”

Enis Dizdari, Shef i Bazës Prodhuese, Shkolla Pyjore, Shkodër

Page 5: Agjencia e re e Arsimit dhe Formimit Profesional nis rrugëtimin e saj

Formimi Profesional ka një rëndësi shumë të veçantë për Shkodrën; shumica e të papunëve në rajonin e saj i përkasin pikërisht moshës nën 25 vjeç. Shkalla e punësisë në Shkodër arrin në rreth 25%, një ndër më të lartat në vend. Kjo vjen për shkak të rreth 22 500 personave që janë regjistruar si të papunë në këtë rajon. Megjithatë, studimi tregoi se ka një kërkesë në rritje për punëtorë të kualifikuar në industrinë e lehtë dhe në atë përpunuese. Për një përmirësim më të ndjeshëm të situatës në AFP, kërkohet një bashkëpunim më i ngushtë me partnerët socialë në rajon.

Ngritja e KapaciteteveTrajnimi i trajnuesve duhet të jetë gjithashtu pjesë e qendrës rajonale të AFP-së në mënyrë që të shmangen problemet e përmendura më parë. Disa trajnime specifike duhen bërë për burimet njerëzore në AFP. Trajnimi i mësuesve dhe drejtuesve duhet të bëhet vetëm nga institucione të aprovuara me ligj. Në këtë kontekst duhet hartuar një kornizë përcaktuese që të reflektojë prioritetet në veprimet që duhet të ndërmerren për politikat e trajnimit të mësuesve, me një vëmendje të veçantë për metodat bashkëkohore të mësim-dhënies.

Infrastruktura dhe Mjetet Ndihmëse Duke marrë në konsideratë principet e një tregu të lirë pune, shteti shqiptar duhet t’i japë më shumë rëndësi rajonit të Shko-drës me më shumë investime. Njëri nga prioritetet e ndërhyrjes duhet të jetë zhvillimi i teknologjisë së informacionit në shkollat e AFP-së. Rekomandohet gjithashtu shkrirja e institucioneve ofruese të AFP-së me qendrën rajonale të AFP-së, me ngritjen e një fjetore-je, nëse kjo është e nevojshme. Një shkollë edhe më e madhe mund të vendoset në ambientet e shkollës industriale dhe një e dytë ne komunën e Bushatit ose në atë të Rrethinës. Në të ardh-men edhe të tjera shkolla mund t’i bashkëngjiten kësaj iniciative.

Bashkëpunimi midis Institucioneve të ndryshme dhe Partnerëve Socialë

Partnerët socialë e kanë të nevojshme që të bashkëpunojnë në mënyrë efektive me ofruesit e AFP-së dhe të shkëmbejnë vazh-dimisht informacion dhe rekomandime për zhvillime që duhen bazuar nëpër sektorë. Për më tepër, partnerët socialë duhet të përfshihen edhe në hartimin e kurrikulave dhe të programeveËshtë shumë e nevojshme që të arrihet një marrëveshje midis partnerëve socialë dhe ofruesve të AFP-së që të merret përsipër bërja e praktikës së nxënësve në kompanitë private. Punëdhënësit duhet të marrin pjesë në vlerësimin/certifikimin e nxënësve në mënyrë që të garantohet një proces transparent, i vlefshëm dhe i besueshëm.

Dialogu me Studentët dhe Nxënësit Në të gjitha institucionet e trajnim/arsimimit duhet të ketë qendra të këshillimit për karrierë. Këto njësi duhet të kryejnë funksionin e bashkërenduesit midis qeverisjes lokale, sindika-tave, ofruesve të AFP-së, kompanive publike dhe private si edhe partnerëve të ndryshëm të AFP-së.Njerëzit me aftësi të kufizuar fizike duhet të kenë akses të garan-tuar në shërbimet e AFP-së.

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9.

10.

Plani i zhvillimit të AFP-së për Shkodrën - REKOMANDIME:Të gjitha masat që rekomandohen në vazhdim, duhet të ndër-merren në përputhje të plotë me udhëzimet e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (me standarde të bazuara në nevojat e tregut të punës, kualifikime, vlerësim bazuar në standarde, reforma në kur-rikulum etj), në bashkëpunim të plotë mes ofruesve të AFP-së, au-toriteteve, komunitetit të biznesit dhe partnerëve të tjerë socialë.Papunësia

Të dhënat statistikore në lidhje me shkallën e papunësisë flasin për një shifër prej 22 500 të papunësh, e shprehur me numrin e të papunëve të regjistruar në Zyrat e Punësimit. Niveli i lartë i informalitetit dhe prania e punës së zezë, emigracioni, papunësia e fshehur në bujqësi, personat ne moshë pune që jetojnë në zonat rurale, si dhe një numër i konsiderueshëm i të papunëve që nuk janë regjistruar, përbëjnë disa nga faktorët që vështirësojnë vlerësimin real të papunësisë në rajon.Duke analizuar të dhënat, shohim se qarku i Shkodrës ka 15.1% të papunësisë në shkallë vendi. Po kështu paraqitet mjaft e lartë edhe përqindja e femrave të papuna të rajonit në krahasim me të tjerat në vend, dhe konkretisht femrat zënë 13.5% të totalit të kësaj gjinie të papunë. Kurse meshkujt përbëjnë 16.5% të totalit të të papunëve të kësaj gjinie në shkallë vendi. Kontingjenti më i pakualifikuar dhe i regjistruar në zyrat e pu-nësimit është ai që vjen nga arsimi 8-vjeçar, më 43.1% të totalit të numrit të punëkërkuesve, kurse pjesën tjetër e përbëjnë ata me arsim të mesëm.

PunësimiNumri total i të punësuarve në Qarkun Shkodër në fund të Prillit 2007 është gjithsej 20 121 persona, ndër të cilët në sektorin pub-lik 56.7% dhe në sektorin privat 43.3%. Me përjashtim të sektorit publik, të gjithë sektorët e tjerë parashi-kojnë rritje të punësimit për vitin 2007. Për sa i përket nivelit të prodhimit në Qarkun e Shkodrës, rreth 58% e ndërmarrjeve raportojnë rritje të aktivitetit, 38% raportojnë ak-tivitet të njëjtë me atë të një viti më parë dhe vetëm 4% raportojnë rënie të tij. Parashikohet rritje punësimi në sektorët bar – restorante dhe konfeksione, me respektivisht 55% dhe 46%. Gjithashtu rritje në numrin e të punësuarve parashikohet edhe në sektorin e prodhimit të këpucëve si edhe në turizëm - hoteleri.

PërfundimeSi konkluzion: mund të thuhet se tendenca e përgjithshme e tregut të punës në rajon është zhvillimi i industrisë së lehtë përpunuese; i sektorit të konfeksioneve dhe i prodhim këpucëve; sektori i ndërti-mit, që përgjithësisht ka karakter sezonal; si dhe sektori i Hoteleri Bar- Restorante. (Kjo e fundit edhe për arsye të burimeve të shumta natyrore të rajonit verior)

Studimi i Tregut Rajonal të Punës DISA TË DHËNA:Me gjithë burimet për zhvillim dhe potencialet që disponon, qarku i Shkodrës cilësohet sipas të dhënave të këtij studimi si një nga më të varfrit në vend..

5

Në fokus – Partneriteti Social në Shkodër

Page 6: Agjencia e re e Arsimit dhe Formimit Profesional nis rrugëtimin e saj

Projekte dhe nisma të rëndësishme në Fushën e AFP-së. Projekti CARDS AFP 2 ”Mbështetje për Refor-mën në Arsimin dhe Formimin Profesional”

Në Prill 2006, Shoqëria Konsulente “GOPA Consultants”, (Gjermani) në konsortiumme KulturKontakt (Austri) dhe IIZ / DVV (Gjermani ) nisi zbatimin e projektit të dytë me fokus Arsimin dhe Formimin Profesional brenda programit CARDS. Ky projekt përfundon në Dhjetor 2007. Pro-jekti mbështet Qeverinë Shqiptare në:

Zbatimin e Strategjisë për Arsimin dhe Formimin Profesional Krijimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve Pilotimin e 4 Qendrave Rajonale të Arsimit dhe Formimit Profesional ku zbatohen kurrikulat e rishikuara, të fokusuara në nevojat e tregut të punës si dhe metodat moderne të mësimdhënies dhe të të nxënit. Krijimin e një Qendre të re Rajonale të AFP në Vlorë

•••

Projekti CARDS AFP 2 – Reformat dhe Për-mirësimet në Arsim

Projekti CARDSAFP-1 “Mbështetje për Reformën në Arsimin dhe Formimin Profesional në Shqipëri ” (Mars 2004 - Mars 2006), ka mbështetur Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta me një asistencë teknike me vlerën 1 Milion Euro dhe 0.5 Milion Euro të akorduara për pajisje.

Koncepti i ri për Hartimin e KurrikulaveDuke filluar me vitin e ri shkollor, në Shtator 2005, katër shkolla profesionale të mesme në Elbasan, Korçë, Shkodër dhe Tiranë nisën mësimdhënien me kurrikulat e reja për lëndët profesionale në degët automekanik, përpunim druri, ndërtim dhe hidraulik. Kurrikulat e reja u hartuan në bazë të modelit kurrikular me dy nivele dhe të modularizuar. Nëpërmjet kësaj metode, shkollave profesionale iu dha mundësia të përshtatnin lëndët mësimore sipas nevojave rajonale – hapi i parë drejt ndërtimit të një sistemi të arsimit dhe formimit profesional të orientuar nga tregu i punës.

CARDS AFP 2 dhe AKAFP

CARDS AFP 2 dhe KSHKCARDS AFP 2 dhe Qendrat Rajonale të AFP-së

Projekti CARDSAFP 2 bashkëpunon ngushtë me Agjencinë Kombëtare të AFP-së. Në mbështetje të zbatimit të aspekteve të ndryshme të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, Projekti asiston:

Sektorin e Vlerësim – Certifikimit të Nxënësve dhe Akreditimit të Ofruesve të AFP-së pranë AKAFP-së në drejtim të hartimit të proce-durave të vlerësimit dhe akreditimit, pilotimit të këtyre procedurave dhe trajnimit përkatës të stafit. Sektori i Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale u mbështet në hartimin e modeleve të kualifikimeve të AFP-së. Sektori i Skelet-Kurrikulave dhe Standardeve të Trajnimit të Më-suesve po asistohet në hartimin e planit të zbatimit të skelet-kurrikulit si dhe të politikave për trajnimin e mësuesve dhe instruktorëve.

Në bashkëpunim me Task Forcën, një strukturë në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ekipi i Projektit ka punuar intensivisht për krijimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Korniza Shqiptare e Kualifikimeve (KSHK) do të kontribuojë në rritjen e cilësisë në arsim dhe formim duke paraqitur kualifikime të qarta sipas niveleve përkatëse që përputhen me nivelet e kualifikimit në vendet e BE. KSHK do ta kthejë sistemin e Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri në një sistem të orientuar nga rezultatet. Me krijimin e KSHK, certifikatat e marra në për-fundim të një kualifikimi do të jenë të kuptueshme për të gjithë duke filluar nga nxënësit, prindërit, biznesi pasi çdo certifikatë do t’i referohet një kualifikimi që lidhet me nivelin përkatës në KSHK, ku shpjegohen qartë kompetencat e pritshme të atij kualifikimi.

Në bashkëpunim me Swisscontact, Ekipi i Projektit ka mbështetur zhvillimin e Qendrave Rajonale të AFP (QRAFP). Këto institucione, që ba-zohen në bashkëpunimin midis shkollave profesionale dhe qendrave të formimit, i përgjigjen nevojave të tregut të punës duke ofruar kurse të shkurtra dhe të gjata. QRAFP bashkëpunojnë me kompanitë nëpërmjet koordinatorëve të partnerëve socialë (të ashtuquajturit PASO) të cilët punojnë për zgjerimin e gamës së bashkëpunimit të QRAFP për të rritur cilësinë e kurseve të ofruara dhe të fuqisë punëtore të përgatitur në këto kurse për të kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik të rajoneve.

Dhjetor 20076

Përgatitjet për Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit ProfesionalNëpërmjet ekspertizës teknike të Ekipit të Projektit u përgatit terreni për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional, me hartimin e Statutit, Strukturës dhe Buxhetin Vjetor të Agjencisë të cilat u miratuan nga përfituesit.

Strategjia e Arsimit dhe Formimit Profesional në Shqipëri 2006-2009Strategjia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profesional 2006-2009 e hartuar nga ministritë e linjës u bazua në dokumentin orientues të përgatitur për këtë qëllim nga ekspertiza e Projektit. Strategjia Kombëtare e AFP, strategjia e parë e përbashkët e AFP në Shqipëri, u prezantua përpara një publiku të gjerë në një konferencë kombëtare të hapur nga Kryeministri.

Mbështetje për Reformën në Arsimin dhe Formimin Profesional – Euro-peAid/119966/C/SV/AL - Një projekt i financuar nga BE, i menaxhuar nga Delegacioni i Komisionit Evropian në Tiranë, ShqipëriKohëzgjatja e projektit: Prill 2006 Dhjetor 2007 (20 muaj).Buxheti i projektit: 1.4 milione euroRajonet ku zbatohet projekti: Tiranë, Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë.

Zyra e Projektit:Rruga “Him Kolli” no. 38, Tirana, AlbaniaTel / fax + 355 4 264942email: [email protected] / [email protected]

Të Dhëna Shkurt mbi Projektin

CARDS AFP 1 – Platforma për Projektin CARDSAFP2

Në çdo numër të buletinit, këtë faqe do t’ia rezervojmë projekteve ose iniciativave që kanë të bëjnë me sistemin e AFP-së në Shqipëri. Shumë projekte janë duke punuar dhe duke dhënë maksimumin për AFP-në në Shqipëri. Prandaj kjo hapësire do t’i dedikohet projekteve dhe donatorëve për t’u dhënë atyre një mundësi të prezantojnë veten dhe punën që janë duke bërë për AFP-në në Shqipëri. Në këtë numër të parë ju ftojmë të njiheni me Projektin CARDS AFP 2, i cili filloi punën në Shqipëri në Prill 2006 dhe e mbaron misionin në Dhjetor 2007.

Page 7: Agjencia e re e Arsimit dhe Formimit Profesional nis rrugëtimin e saj

KSHKKorniza e re Shqiptare e Kualifikimeve

Korniza Shqiptare e Kualifikimeve – Vështrim i Përgjithshëm

Krijimi i një kornize kombëtare të kualifikimeve është një nga aspektet kryesore të reformave arsimore në Shqipëri. Korniza Shqiptare e Kualifi-kimeve ka për qëllim të sigurojë që kualifikimet në Shqipëri-të:

Përputhen me nevojat ekonomike dhe sociale të venditKenë një cilësi të mirë Ofrojnë fleksibilitet dhe mundësi lëvizjeve dhe vijueshmërie Njihen në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

KSHK do te jetë një strukturë me 8 nivele, të cilat i korrespondojnë niveleve të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve, ku do të përfshihen të gjitha kualifikimet e ofruara në Shqipëri. Korniza do të mbështesë të mësuarit gjatë gjithë jetës duke përcaktuar rrugët për marrjen e kualifikimeve, së bashku me sistemet për akumulimin dhe transferimin e krediteve. Të gjitha kualifikimet brenda KSHK-së do t’i nënshtrohen procesit të njohjes së vlefshmërisë (akreditimit) për të siguruar që kualifikimet të jenë bashkëkohore, domethënëse dhe në linjë me standardet ndërkom-bëtare. Zbatimi i KSHK-së do të sigurojë përfshirjen e partnerëve socialë dhe palëve të tjera të interesit në hartimin e standardeve dhe kualifikimeve.KSHK do të ngrihet nëpërmjet një ligji të ri për kualifikimet i cili do të krijojë edhe strukturën institucionale që do të zbatojë KSHK-në si më poshtë:

Këshilli i KSHK-së si Këshill i nivelit të lartë që do të propozojë politikat dhe do të mbikqyrë hartimin e Kornizës. Njësia e KSHK-së me përgjegjësi ekzekutive për të koordinuar zbati-min e KSHK-së. Institucionet Zbatuese që do të rregullojnë dhënien e kualifikimeve të arsimit të përgjithshëm, të arsimit profesional dhe të arsimit të lartë.

Tre lloje të kualifikimeve do të njihen brenda KSHK-së:“Kualifikimet e Përgjithshme” që lidhen me studimet e arsimit të përgjithshëm të marra nga nxënësit e shkollave të mesme apo nga të rriturit në nivelet 1-4 të KSHK-së të hartuara nga Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit dhe të rregulluara nga MASH. “Kualifikimet e Larta” të ofruara nga, ose në bashkëpunim me universitetet, në nivelet 5 -8 të kornizës të rregulluara nga MASH nëpërmjet Këshillit të Akreditimit. “Kualifikimet Profesionale” të ofruara në institucionet profesionale teknike, qendrat e formimit profesional, apo në vendin e punës të rregulluara nga Agjencia Kombëtare e Arsimit dhe Formimit Profe-sional.

••••

Aktorët kryesorë që punojnë për KSHK-në

Qysh prej vitit 2005, Grupi i Punës së Arsimit të Lartë (i njohur edhe si Grupi i Bolonjës) po punon në drejtim të zbatimit të Strategjisë për Procesin e Bolonjës në Arsimin e Lartë. Një aspekt i rëndësishëm i kësaj pune ka qenë miratimi i Kualifikimeve të Arsimit të Lartë që do të përpu-then me Sistemin e Bolonjës dhe me Kornizën Kombëtare të KSHK-së si dhe përcaktimin e vlerës së kreditit për çdo kualifikim.Në vjeshtën e vitit 2006, MASH dhe MPÇSSHB ngritën Task Forcën për Krijimin e Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve në Shqipëri dhe Grupet Teknike të Punës në varësi të saj. Task Forca ka përfunduar detyrën e saj duke hartuar projektligjin për KSHK-në, Strukturën Institucionale që do të zbatojë KSHK-në, nivelet e kualifikimeve të KSHK-së, procedurat e vlerësimit, si dhe procedurat e akreditimit.

KEK – Korniza Evropiane e Kualifikimeve – Refer-enca Kryesore për KSHK-nëPropozimi për Kornizën Evropiane të Kualifikimeve u hodh nga Komi-sioni Evropian në Shtator 2006. Ky propozim ravijëzonte ngritjen e një kornize gjithëpërfshirëse kualifikimesh në Evropë për lehtësimin e kraha-simit të kualifikimeve dhe niveleve të kualifikimeve me qëllim që të nxitet mobiliteti gjeografik dhe i tregut të punës si dhe të mësuarin gjatë gjithë jetës. Në thelb, KEK përbëhet nga 8 nivele kualifikimi të përshkruara sipas rezultateve mësimore (d.m.th. sipas njohurive, aftësive dhe kom-petencave që nxënësi arrin pas përfundimit të një kualifikimi). Vendeve evropiane u kërkohet që të lidhin nivelet e kualifikimeve të tyre kom-bëtare me referencat neutrale të përcaktuara nga KEK duke përdorur kualifikime të bazuara në rezultatet mësimore dhe duke aplikuar parime të përbashkëta për sigurimin e cilësisë brenda sistemeve të tyre kom-bëtare. Pas miratimit të propozimit nga Parlamenti Evropian më Dhjetor 2007, procesi i zbatimit pritet të nisë më 2008. Ato vende që pranojnë të përdorin KEK (pasi ky mbetet një proces vullnetar) do ta realizojnë punën në dy faza; faza e parë, lidhja e niveleve të kornizave kombëtare të kualifikimeve të vendeve të ndryshme me KEK, pritet të përfundojë në vitin 2010; faza e dytë, duke përfshirë referimin ndaj KEK tek të gjitha certifikatat e reja, planifikohet të përfundojë në vitin 2012.

7

Korniza Shqiptare e Kualifikimeve është një instrument shumë i rëndësishëm për të rritur nivelin e AFP-së dhe për ta barazuar atë me nivelet e BE-së. KSHK-ja do të zba-tohet për gjatë 5 viteve të ardhshme dhe do të bëhet tërësisht funksionale në vitin 2012. KSHK-ja është në përputhje të plotë me Kornizën Evropiane te Kualifikimeve që u miratua nga Parlamenti Europian më 25 Tetor 2007. Kjo do të thotë se tani sistemi i AFP-së në Shqipëri e ka gati strukturën ku mund te bazohet për të ndërtuar një sistem AFP-je modern dhe të aktualizuar që është edhe një nevojë urgjente për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

Mbi 100 pjesëmarrës u mblodhën në Konferencën Kombëtare mbi Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve mbajtur në Tiranë më 30 Janar 2007. Konferenca u organizua nga Projekti CARDS AFP 2 me synimin për të diskutuar mbi arritjet e bëra dhe hapat e mëtejshën në drejtim të kornizës.

Përfaqësues të organizatave të punëdhënësve, të sindikatave, bizneseve dhe ad-ministratës publike morën pjesë në Konferencën e parë Kombëtare mbi Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve. Pjesëmarrja aktive e partnerëve socialë vazhdoi në përpunimin e dokumentacionit për KSHK gjatë gjithë vitit 2007.

Page 8: Agjencia e re e Arsimit dhe Formimit Profesional nis rrugëtimin e saj

Agjencia Kombëtare e AFP-sëRruga “Naim Frashëri”, nr. 37Kati IV, ish Instituti PedagogjikTiranë, ShqiperiTel: 04 237 087e-mail: [email protected]@akafp-al.org

Zyrat e AKAFP-së

Pjesë nga Puna e Sektorit – Përfundoi Drafti i dytë i Listës Kom-bëtare të ProfesionevePërpara se Agjencia të arrinte në versionin e saj të draftit të listës kombëtare të kualifikimeve, sektori i profesioneve dhe kualifikimeve profesionale bëri një analizë të gjendjes së profesioneve në Shqipëri, si dhe një studim të modeleve të ndryshme ndërkombëtare që kanë lidhje me klasifikimin e profesioneve dhe përshkrimet e tyre. Qëllimi final i studimeve të bëra ishte që të përzgjidhej një model i për-shtatshëm ndërkombëtar, që do të shërbente si bazë për hartimin e mëtejshëm të listës kombëtarë të profesioneve si edhe të përshkrimit përkatës të këtyre profesioneve, në bazë të nivelit të kompetencave. Përshtatja e mëtejshme e këtij modeli në kontekstin shqiptar (duke ndjekur edhe hapat e metodologjisë së përzgjedhur), do të marrë parasysh nevojat socio-ekonomike që ka vendi si edhe zhvillimet në fusha të tjera shoqërore. Do të merren gjithashtu në konsideratë edhe perspektivat që shihen për një zhvillim më të mirë ekonomik dhe për rrugën drejt integrimit evropian.

Hapi i mëtejshëm – Drafti me Përshkrimet e Punëve të Listës së MiratuarPas miratimit nga Këshilli i Ministrave të listës së profesioneve, ky sektor do të vazhdojë punën e mëtejshme në përshkrimin e punëve për profesionet e miratuara. Sektori për profesionet dhe kualifikimet profesionale ka tashmë në dorë draftin e dytë me rreth 4 mijë punësh, të klasifikuara në 408 tipe profesionesh, pjesë të 119 familje profesio-nesh brenda 34 fushash të aktivitetit, të gjitha këto të strukturuara brenda një ndarje prej 10 grupesh kryesore të profesioneve. Kjo procedurë do të bëhet duke marrë parasysh 4 nivelet e kompeten-cave që tashmë janë pjesë e listës kombëtare të profesioneve. Lista do të duhet të reflektojë gjendjen e tanishme dhe perspektivën eko-nomike si edhe zhvillimet teknologjike, që shpesh çojnë në ndryshim të kërkesave përsa i përket kompetencave. Kur flitet për të përcaktuar standardet për profesionet, sektori merr parasysh disa elementë kyç, më kryesorët prej të cilëve janë:

standardet e profesioneve janë masa e përmbushjes që një individ •

Sektori i Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale koordinon punën për hartimin dhe rishikimin e vazhdueshëm të listës kombëtare të profesioneve dhe përshkrimeve të tyre për nivelet përkatëse të kompe-tencës, të kuadrit kombëtar të kualifikimeve profesionale me përshkri-min e kualifikimeve për drejtimet dhe nivelet përkatëse, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi dhe në mbështetje të reformave në arsim dhe formim profesional.

duhet të arrijë me qëllim që të jetë i aftë të realizojë një punë të caktuarstandardi i profesioneve përmban: emërtimin dhe kodin e pro-fesionit, kompetencat profesionale dhe përshkrimin përkatës; njohuritë; aftësitë dhe qëndrimet e nevojshme.standardi profesionit është bazë për hartimin e specifikimeve të kualifikimit;standardi profesionit është bazë për të përcaktuar se çfarë pritet nga një individ në procesin e punës.

Standardet e profesioneve duhet të fokusohen në:Analizën e nevojave në tregun e punës dhe analizën e punësFunksionimin dhe detyrat e një profesioniNocionin për një zhvillim të qëndrueshëm

Ka tre hapa që të çojnë në hartimin e draftit për një përshkrim pune:Të marrësh një vendim si parakusht për hartimin e draftitHartimi i analizës së punës (përfshirë formatimin e materialeve/dokumentacionit)Hartimin e draftit për përshkrimin e punës për secilin nga 4 nive-let e kompetencave.

Funksionet Kryesore të Këtij Sektori janëAnalizon gjendjen dhe përvojën bashkëkohore në fushën e pro-fesioneve dhe kualifikimeve profesionale dhe jep rekomandimet përkatëse.Harton, rishikon dhe publikon listën kombëtare të profesioneve dhe listën kombëtare të kualifikimeve profesionale.Harton përshkrimet e profesioneve (standardet) për nivelet për-katëse të kompetencës.Harton dhe rishikon kuadrin kombëtar të kualifikimeve profe-sionale duke marrë parasysh nivelet rekomanduese te Kornizës Evropiane të Kualifikimeve . Harton përshkrimin e kualifikimeve profesionale për drejtimet dhe nivelet përkatëse në përputhje me kuadrin kombëtar të kualifikimeve profesionale Zhvillon analiza të profesioneve si bazë për hartimin e stan-dardeve të profesioneve dhe më gjerë.Harton dhe publikon udhëzues në mbështetje të zbatimit të stan-dardeve të profesioneve dhe kualifikimeve profesionale.Monitoron zbatimin e duhur të listës kombëtare të profesioneve dhe përshkrimeve përkatëse tyre, të kuadrit kombëtar të kualifiki-meve profesionale dhe të specifikimeve të tyreMerr pjesë në realizimin e projekteve zhvillimore në partneritet me aktorë të tjerë të AFP-së. Bashkëpunon me partnerët social për mbështetjen e veprimtarive të sektorit.

•••

a)b)

c)

1.

2.

3.

4.

5.

6.

7.

8.

9.

10.RR. Kavajes

RR. Kavajes

RR. Durrësit

SkenderbejSquare

Bd

. Zo

g I

Una

zaU

naza

Naim

Frasheri

RR

.

Misioni: Sektori i skelet-kurrikulave dhe standardeve të trajnimit të mësuesve të AFP-së mbështet konceptimin dhe zbatimin e reformës së kurrikulit dhe të trajnimit të mësuesve në sistemin e AFP-së në Shqipëri, duke synuar modernizimin e modelit kurrikular për ta afruar me kërkesat e tregut të punës dhe për të rritur shkallën e fleksibilitetit, (objektiv që i referohet kurrikulit të AFP-së).III - Sektori i Vlerësimit e Certifikimit të nxënësve dhe Akreditimit të Ofruesve të AFP-sëDrejtohet nga Zj. Lindita Dhima dhe ka në përbërje 3 specialistë të fushave përkatëse, që janë, Zj. Etleva Kaculi, Zj. Majlinda Lleshi dhe Z. Ilir Brace.

Misioni:Sektori i vlerësimit, certifikimit të nxënësve dhe akreditimit të ofruesve të AFP mbështet kornizën kombëtare për vlerësimin e nxënësve, certifikimin e tyre si dhe për akreditimin e institucioneve që ofrojnë kualifikime afatgjata dhe afatshkurtra në Republikën e Shqipërisë.

IV - Sektori i Administratës, Financës dhe Teknologjive të InformacionitDrejtohet nga Zj. Teuta Braço dhe ka dy specialiste në fushat për-katëse, që janë Zj. Alketa Sula dhe Zj. Valentina Nogu.Misioni: Ky sektor mbështet Agjencinë në të gjithë aktivitetet e saj, në aspektin organizativ, financiar e administrativ.

Struktura e Agjencisë dhe detyrat e saj >>>Vijon nga faqja 1

Prezantim me Agjencinë– Sektori i Profesioneve & Kualifikimeve Profesionale Sektori drejtohet nga Zj.Ejvis Gishti dhe ka dy 2 specialistë në fushat përkatëse, Zj. Diana Xhelili, speciali-ste në fushën e profesioneve, dhe Z. Arben Leka, specialist në fushën e kualifikimeve profesionale.