54
Instiuti hulumtues Demokraci për Zhvillim | Seria: Zghedhjet | Nr. 12 | Prishtina, 2018 | Agjendë për Reformën Zgjedhore Drejt përfaqësimit të vërtetë

Agjendë për - d4d-ks.org fileAgjendë për reformën zgjedhore

  • Upload
    ngodan

  • View
    248

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Instiu

ti h

ulu

mtu

es D

em

okra

ci pë

r Z

hvill

im

| S

eria: Z

gh

ed

hje

t | N

r. 1

2 | P

rishtin

a, 2

01

8 |

Agjendë për Reformën Zgjedhore Drejt përfaqësimit të vërtetë

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

3

Agjendë për Reformën Zgjedhore

Drejt përfaqësimit të vërtetë

Prishtinë, shtator 2018

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 4

E drejta e autorit © 2018. Demokraci për Zhvillim (D4D).

Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përveç për citim të fragmenteve të shkurtra për qëllim të kritikës dhe kontrollimit, asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, ruhet në sistem ku mund të përdoret sërish, apo transmetohet në çfarëdo forme apo përmes çfarëdo mjeti elektronik, mekanik, fotokopjohet, incizohet apo tjera, pa lejen paraprake të D4D-së.

(Dokument për diskutim)

Ky dokument është përgatitur në kuadër të projektit avancimi i proceseve zgjedhore në Kosovë për të cilin kontribuon Departamenti Federal prë Punë të Jashtme e Zvicrës. Përmbajtja e këtij raporti është përgjegjësi e plotë e organizës Demokraci për Zhvillim dhe jo medoemos reflekton pikëpamjet e Departamentit Federal për Punë të Jashtme të Zvicrës.

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

5

Përmbajtja

Hyrje 6 Metodologjia e punimit dhe Forumi “Reforma” ..................................... 8

Dekada e dytë e demokracisë: sistemi zgjedhor nga 2000-2017 9 Kërkimi i modelit adekuat 13

Reforma 2003-2007 ................................................................................ 13 Reforma 2009-2016 ................................................................................. 15 Sistemi apo procesi? ................................................................................ 16

Praktikat rajonale 18 Vlerësimi i sistemit të tanishëm 20 Parimet shtytëse dhe kriteret vlerësuese 22 Trungu i vendimit 24

Vendimi i parë: sistem mazhoritar apo proporcional? ........................ 24 Vendimi i dytë: pragu në 3% .................................................................. 24 Vendimi i tretë: Ruajtja e listave të hapura dhe heqja e votës preferenciale............................................................................................ 25 Vendimi i katërt: Thjeshtësia dhe fletëvotimi me emra ....................... 27 Përparësitë dhe mangësitë e zonave dhe vendimi i pestë: a duhet të kemi zona? ............................................................................................... 27 Vendimi i gjashtë: zona të mëdha apo të vogla? ................................... 31 Vendimi i shtatë: të vendoset për një organizim aktual rajonal ......... 32 Vendimi tetë: Sa zona zgjedhore? .......................................................... 34 Vendimi i nëntë: Mekanizmi kompenzues për proporcionalitet .......... 38 Sa deputetë ka secila zonë? .................................................................... 40 Shpërndarja e mandateve 70/30 ........................................................... 43 Shpërndarja e mandateve brenda zonave ............................................ 44 Përfaqësimi gjinor .................................................................................. 45

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 6

Hyrje

Që nga përfundimi i zgjedhjeve parlamentare të vititi 2010 reforma zgjedhore ka qenë top-temë e agjendës politike. Kuvendi i Kosovës përmes dy komisionve ad-hoc të themelura në vitin 2011 nuk kishte arritur të materializonte iniciativën për refomë zgjedhore brenda afatit të paraparë. Në vitin 2014 punën e komisioneve ad-hoc e kishe vazhduar Komisioni për Legjislacion, i cili kishte marrë përsipër finalizimin e ndryshime që preknin vetëm Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, duke përjashtuar ndryshimet kushtetuese. Suksesi më i madh i arritur nga ky komision ishte miratim i ligjit në parim. Zgjdhjet e parakohshme të mbajtura në vitit 2014 pamundësuan jetësimin e reformës, sado që ndyshimet ishin shumë më modeste në raport me ambiciet fillestare. Reforma u kthy në top-agjendë në vitin 2016 nga Presidenti i sapo zgjedhur Thaçi, i cili krahas reformës zgjdhore për zgjedhjet parlamentare kërkonte edhe ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së presidentit, nga Kuvendi në zgjedhje të drejtpërdrejtë prej qytetarëve. Partitë opozitare bojkotuan këtë iniciativë. Ndryshimet e propozuara në grupet punuese asnjëherë nuk u dërguan në Kuvend për shqyrtim.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017, përbërja e re e Kuvendit nuk po tregon interesim për reformë zgjedhore. Partitë opozitare insistojnë në zgjedhje të parakohshme në afat sa më të shkurtë kohorë. Lidhja Demokratike e Kosovës kishte nisur organizimin e një serie të tryezave me partitë politike, për të arritur konsensus nacional në temat e mëdha. Synimi ishte që në fund të pajtoheshin për zgjedhje të parakoshme. Në këto tryeza është ngritur edhe çështja e reformës zgjedhore nga Partia Demokratike e Kosovës, si partia më e madhe në pushtet. Kjo është bërë në kuadër të platformës pesë pikëshe të prezantuar nga kjo parti. Tryezat u ndërprenë pasi nuk sollën pajtim ndërmjet partive politike. Bashkë me këtë edhe

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

7

kërkesa për reformë zgjedhore.

Një proces i reformës zgjedhore që kërkon ndryshime thembësore nuk mund të kryhet shpejtë. Por sistemet zgjedhore nuk duhet të ndryshohen shpesh dhe kur të ndryshohen, duhet të mendohen mirë. Ky punim sugjeron ndryshime të cilat nuk janë shqyrtuar deri më tani për shkak të mungesës së përceptuar të kohës. Sidoqoftë, ne këto i prezantojmë dhe inkurajojmë që të lexohen me kujdes. Nëse jo për këtë reformë, koha e tyre do të vijë dikur.

Listat e hapura u kërkuan për herë të parë më 2003, por kosovarët qysh atëherë ranë në dashuri me to. Përkundër që nuk kishte fushatë tjetër nga atëherë, listat e hapura u bënë realitet vetëm më 2007 sepse publiku kosovar nuk i la hapësirë manovruese elitës politike që të vendos ndryshe. Reforma e sotme është më teknike dhe më e ndërlikuar, por pas analizave dhe diskutimeve të panumërta, jemi plotësisht të bindur se ky është sistemi i cili do të mundësojë thellimin e demokracisë në vendin tonë.

Gjetja e një sistemi zgjedhor është çështje e ndërlikuar që kërkon analizë të detajuar për të lehtësuar vendimmarrjen. Përzgjedhja e modelit më adekuat duhet të merret vetëm pas analizës së epërsive dhe të metave të secilit model duke marrur parasysh specifikat e vendit. Punimi analizon dhe vlerëson opsione të ndryshme në mënyrë neutrale si dhe prezanton epërsitë dhe të metat e secilit model në mënyrë transparente.

Punimi propozon sistemin zgjedhor të cilin vlerësimi i nxjerr si më superior për rrethanat e Kosovës. Ky punim vie si vazhdimësi e disa punimeve që Demokraci për zhvillim (D4D) ka publikuar për aspekte të ndryshme të zgjedhjeve deri më tani. Disa nga punimet e mëparshme janë marrë me trendet, listat e votuesve, procesin zgjedhor, punën e komisionit të Kuvendit për reformë, top problemet

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 8

zgjedhore, anketë të opinionit publik, si dhe vlerësim të procesit të reformës.

Metodologjia e punimit dhe Forumi “Reforma”

D4D ka ndërmarrë hulumtim dhe analizë të detajshme për t’i kontribuar procesit të reformës. Si rezultat i kësaj pune, kemi identifikuar problemet, sfidat dhe propozimet e dhëna nga palë të ndryshme të interesuara, përfshirë ato të partive politike dhe të shoqërisë civile. Të gjitha këto dilema së pari janë diskutuar në një forum të gjerë të shoqërisë civile, dhe kanë ndihmuar për të ndërtuar konsensus rreth shumicës së pikave me qëllim që të mbrojë interesin publik.

Forumi Reforma është një koalicion jo-formal i OJQ-ve dhe ekspertëve kosovarë të cilët janë takuar rregullisht. Forumi Reforma është përkushtuar që për temat më të rëndësishme të reformimit të procesit zgjedhor të bëjë hulumtime, analizë dhe të japë rekomandime konkrete.

D4D i ka prezantuar Forumit të gjetura të ndryshme në formë të punimeve të shkurtra të cilat janë diskutuar hollësisht. Duke krahasuar alternativa të ndryshme me kritere objektive dhe duke bërë hulumtim të detajuar, Forumi është përcaktuar për një model që përmbush më së shumti nga kriteret e dëshiruara, si gjithëpërfshirja, përfaqësimi, stabiliteti qeverisës, etj. Rrjedhimisht, punimi në duart tuaja reflekton kërkimet tona të pasuruara me shumë mendime dhe propozime nga shoqëria civile dhe individë me ekspertizë nga kjo lëmi.

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

9

Dekada e dytë e demokracisë: sistemi zgjedhor nga 2000-2017

Kosova ka hyrë në fazën e fundit të dekadës së dytë të demokracisë zgjedhore. Nga 2000 në 2017, Kosova ka mbajtur gjashtë palë zgjedhje për Kuvend, gjashtë për kuvende komunale dhe katër palë zgjedhje për kryetarë komunash.

Parlamentare Komunale Kryetar Mandatet

2000 X Jo të rregullta (të shkurtuara ose të zgjatura)

2001 X

2002 X

2004 X

2007 X X X

2009 X X

2010 X

2013 X X Mandate të plota

2014 X Mandat i shkurtuar

2017

X X X

Mandat i plotë për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës, mandat i shkurtuar për Parlament

Komunat në Kosovë së pari u themeluan pas zgjedhjeve të para lokale që u mbajtën në tetor të vitit 2000, nën organizim të OSBE-së (si shtyllë e tretë e UNMIKU-t).

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 10

Zgjedhjet e vitit 2000 u mbajtën me lista të hapura për kuvend, përderisa kryetarët zgjedheshin nga kuvendet komunale, kryesisht me kompetenca si kryesues kuvendi. Mandati i parë i autoriteteve lokale zgjati vetëm dy vite deri në 2002 kur zgjedhjet lokale u mbajtën me lista të mbyllura.

Zgjedhjet e para parlamentare u mbajtën në nëntor të vitit 2001, më pastaj në 2004, 2007, 2010, 2014 dhe së fundi në vitin 2017. Të gjitha legjislaturat kanë aplikuar një kuotë gjinore prej 30%, në dy mandatet e para me lista të mbyllura dhe katër të fundit me lista të hapura. Të mirëpritura nga qytetarët, listat e hapura nuk u mirëpriten nga udhëheqësit e partive dhe organi menaxhues i zgjedhjeve.

Një fushatë e madhe për të ndryshuar sistemin zgjedhor u ndërmor gjatë viteve 2003-2004, duke shpier në ndryshime thelbësore në kornizën zgjedhore të vitit 2007. Në këtë pikë kthese, u hapën listat dhe kryetarët e komunave nga atëherë zgjedhen drejtpërdrejtë me sistem dy-raundesh.

Në vitin 2007 u mbajtën tri palë zgjedhje në një ditë, për Kuvendin e Kosovës, për kuvendet komunale dhe për kryetarë të komunave, që këtë herë kishin edhe kompetenca më të mëdha. Nga këto zgjedhje, edhe roli i OSBE-së shkon duke rënë dhe gradualisht duke transferuar organizimin e zgjedhjeve tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Përkundër faktit që korniza ligjore e Kosovës gjithmonë ka paraparë mandate prej 4 viteve, hera e parë që një mandat ka zgjatur katër vite të plota ishte mandati i pushtetit lokal të vitit 2013. Mandati i tanishëm i Kuvendit të Kosovës ka filluar në zgjedhjet e vitit 2017. Një arsye për mosshkurtimin e mandatit të legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e vitit 2010 ishte edhe mospërfundimi i reformës së sistemit. Legjislatura e zgjedhjeve të vitit 2014 nuk ishte marr fare me reformës zgjedhore, pasi Presidenti Thaçi kishte nisur diskutimet me partitë politike, me përjashtim të atyre në opozitë të cilat kishin bojkotuar nismën e Presidenit. Edhe

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

11

iniciativa e Presidentit kishte fatin e atyre paraprakeve, të mbetje vetëm në stadin e diskutimeve të grupeve punuese. Ndërsa legjislatura e fundit nuk po e sheh me shumë prioritet çështjen e reformës zgjedhore. D4D argumenton që tani është mundësia që të bëhet një sistem zgjedhor më i kompletuar dhe që e rrumbullakëson efektin e listave të hapura.

Dhjetë vite janë pak për të vëzhguar evoluimin e proceseve zgjedhore, veçanërisht nëse në këtë periudhë ka pasur shumë ndryshime të vogla dhe të shpeshta që e bën të vështirë izolimin e efekteve të vetë zgjedhjeve nga faktorët ndërhyrës. Ndryshimet e shpeshta të legjislacionit zgjedhor nuk rekomandohen sepse efektet e ndryshimeve mund të përcjellen vetëm në afat më të gjatë.

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 12

2000 2001 2002 2004 2007 2009 2010 2013 2014 2017

Lloji i zgjedhjeve

Parlamentare Parlamentare Parlamentare Parlamentare Parlamentare Parlamentare

Komunale Komunale Komunale Komunale Komunale Komunale

Kryetar Kryetar Kryetar Kryetar

Listat Hapura Mbyllura Hapura

Mundësitë e zgjedhjes

Vetëm një zgjedhje

Subjekti politik +

10 kandidatë 5 kandidatë

Pragu Pa prag 5% (Parlamentare)

Kryetar Nga Kuvendi Komunal Drejtpërdrejtë

Zonat Kosova si një zonë e vetme zgjedhore (Parlamentare)

Ulëset për komunitetet jo shumicë

Asnjë 20 të rezervuara (Parlamentare) 20 të garantuara (Parlamentare)

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

13

Kërkimi i modelit adekuat

Qe 14 vite të debateve për sistemin zgjedhor në Kosovë, shoqëria civile ka luajtur rol thelbësor, me debate, fushata, protesta, pjesëmarrje në grupe punuese, dhe publikime të shumta.

Reforma 2003-2007

Me poshtë paraqitet modeli i propozuar nga Reforma 2004 që edhe sot e ka peshën e vet në debatet qe po zhvillohen për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Kosovë. Modeli i atëhershëm propozonte që 90 vende të nxirren nga 7 zona zgjedhore me sistem proporcional. Numri total i votave që fiton një subjekt përdoret për proporcionalitet të skajshëm në nivel të

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 14

vendit. Çfarëdo mungese proporcionaliteti që mund të sjellin zonat, korrigjohet me 30 vendet kompozuese.

Kërkesat për lista të hapura më 2003 dhe 2004 ishin pjesë të një pakoje të reformës që përfshinte edhe zonat zgjedhore. Fatkeqësisht, draft-ligjit i vitit 2006 përfshiu vetëm listat e hapura por jo edhe zonat.

Në vend se me zona, listat e hapura u sollën me një ndryshim tjetër, me vota preferenciale. Listat e hapura me një mundësi të vetme për të zgjedhur u panë si të papërshtatshme. Kishte përceptim se elektorati është i obsesionuar me liderët e partive dhe se kandidatët lokal e kanë vështirë për të garuar. Për t’i ikur mundësisë ku pjesa më e madhe e votave iu shkon vetëm liderëve, OSBE propozoi që votuesit të kenë mundësi të shënojnë deri në 10 emra për këshilltarë komunal/deputetë individual krahas subjektit të preferuar.

Kandidatët lokale dhe kandidatet gra kanë më pak mundësi për publicitet në media dhe më pak qasje në fonde. Mundësia e votës preferenciale kishte për qëllimin që të mundësojë këto dy kategori të zgjidheshin më lehtë. Përveç 10 emrave, zgjedhjet e vitit 2007 përbënin tri palë zgjedhje që u mbajtën në të njëjtën ditë, dhe ku nga votuesit priteshin deri në 23 përzgjedhje (1 kryetar, 1 parti + 10 kandidatë për zgjedhje qendrore, dhe 1 parti + 10 kandidatë për kuvendin komunal).

Të vetëdijshëm se listat e hapura kishin efekt të mangët pa zona, përkrahësit e hapjes së listave u gjetën para një dileme. Vendimi u kritikua por përparimi i pjesshëm nuk u refuzua. Që atëherë kemi paramenduar se do të vie një moment kur do të vlerësohet efekti i hapjes së listave. Siç parapamë atëherë, disa konkluduan se listat e hapura nuk dhanë efektin e duhur dhe se ato duhet mbyllur. Por shumica mendojnë se listat e hapura duhet ruajtur dhe për

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

15

të sjellë efektin e duhur, ato duhet plotësuar me reforma shtesë.

Sistemi zgjedhor që propozohet në këtë punim nuk dallon shumë nga idetë e vitit 2004. Fakti se një diskutim i gjatë në vitin 2012 erdhi në përfundim të ngjashëm është një dëshmi shtesë se ky është model i duhur. Testi i kohës është testi kryesor që dallon idetë e duhura nga idetë e gabuara.

Reforma 2009-2016

Deri në vitin 2010, zgjedhjet janë karakterizuar me parregullsi në rritje. Publikimi i rezultateve vazhdimisht është vonuar për shkak të rivotimit në komuna të caktuara, verifikimit të votave me kusht dhe marrjes së vendimeve për një numër të shkeljeve. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009, KQZ-ja udhëzoi rivotimin në katër komuna (119 qendra të votimit), Prizren, Lipjan, Gjilan dhe Mitrovicë përderisa në vitin 2010 KQZ-ja urdhëroi përsëritjen e votimeve në pesë komuna me 94 qendra të votimit (rreth 3.5% të totalit). Edhe pse nuk ka pasur rol menaxhues në zgjedhje, angazhimi i OSBE-së ka mbetur thelbësor por vetëm në prapaskenë dhe me përgjegjësi në ulje e sipër.

Për fat të keq, reforma zgjedhore e nisur shtatë vite më parë është ngjyrosur nga agjendat që nuk kanë të bëjnë me të. Në vitin 2011 kur u nis reforma, ajo u rrëmbye nga dëshirat për president, që të zgjedhet drejtpërdrejtë. Këtë iniciativë tentoi ta jetësojë presidenti Thaçi në vitin 2014, që krahas ndryshimeve për sistemin zgjedhor, insistohej edhe në ndryshimet Kushtetuese dhe ligjore për t’i hapur rrugë zgjedhjes së drejtpërdrejtë të presidentit. Fati i kësaj iniciative ishte i njëtë me të atyre paraprake. Punohet me muajt të tërë në përgatitjen e ndryshimeve, dhe pastaj i gjithë puna mbetet në diku ne sirtarët e institucioneve.

Tani, dëshira për reformë janë më pak të zëshme pasi partitë opozitarë kërkojnë zgejedhje të parakohëshme duke

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 16

arsyetuar se nuk ka kohë të mjaftueshme për reformë.

Në publik janë hedhur shumë propozime të ndryshme si duhet reformuar sistemi zgjedhor saqë kemi një numër të madh të ideve gjysëm të përpunuara. Deri më tani partitë nuk arritën të pajtohen jo aq për shkak të dallimeve sa për shkak të kalkulimeve politike, si dhe dëshirës për të parandaluar zgjedhje të parakohshme në tri vitet e ardhshme. Edhe shoqëria civile prodhoi mjaft analiza të sistemit zgjedhor që dhanë një numër të madh propozimesh të ndryshme, por që në thelb kanë qëllimin e njëjtë, një sistem zgjedhor më përfaqësues si në aspektin regjional ashtu edhe në aspektin e llogaridhënies.

Sistemi apo procesi?

Reforma e vitit 2011, në dukje e motivuar nga shkalla e lartë e shkeljeve në zgjedhjet paraprake, që nga fillimi ishte e paqartë nëse reforma fokusohej tek (a) krijimi i zonave siç thoshte rezoluta, (b) parandalimi i shkeljeve siç kuptohej nga populli, apo (c) krijimi i një presidenti që zgjedhet drejtpërdrejtë. Vërehej një shpërputhje në mes të problemeve që Kosova kishte dhe mënyrës se si mendohej se duhej adresuar ato, dhe vonesat vetëm sa kanë përforcuar këtë përceptim.

Me sistem zgjedhor, shpesh mendohet në tërë procesin zgjedhor që nuk është e saktë. Duhet bërë dallimi në mes të sistemit zgjedhor dhe administrim të zgjedhjeve si tema të veçanta. Në kuptimin e ngushtë të fjalës, sistemi zgjedhor ka të bëjë vetëm me pragun, listat, zonat, kuota, vendet e rezervuara dhe formulën për alokimin e ulëseve. Siç edhe mund të kuptohet nga emri, sistemi ka të bëjë me çështje sistemore të cilat ndikojnë nëse pjesëmarrja përkthehet në mënyrë besnike në përfaqësim në Kuvend.

Përkundër përceptimit të gjërë, sistemi zgjedhor nuk ka të bëjë me keqpërdorimet, të cilat më tepër varet nga procesi

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

17

zgjedhor. Sistemi ka të metat e veta që duhet adresuar për qëllim të përmirësimit të përfaqësimit dhe pjesëmarrjes, dhe jo duke mëtuar se me një shkop magjik do të mënjanohen shkeljet. Parregullsitë nuk kanë ardhur si rezultat i sistemit (shembull i mungesës së zonave) dhe as nuk do të zgjidhen me krijimin e tyre eventual.

Përqendrimi tek sistemi si i liderëve por edhe i shoqërisë civile pjesërisht ka krijuar përceptimin se sistemi zgjedhor është fajtori kryesor për parregullsitë në zgjedhjet e kaluara gjë që nuk qëndron. Disa nga mendimet përhapnin frikën se duke fajësuar sistemin, liderët e partive mund të argumentojnë për të mbyllur listat.

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 18

Praktikat rajonale

Praktika rajonale është mjaft e pasur me shembuj të ndryshëm të sistemeve zgjedhore nga të cilat Kosova mund të mësojë. Kosova ka sistem proporcional ashtu si edhe të gjitha vendet e rajonit. Është një zonë e vetme zgjedhore si Mali i Zi dhe Serbia, përderisa të gjitha vendet tjera të rajonit kanë gjashtë apo më shumë zona. Në Kroaci dhe Maqedoni, zonat kanë madhësi përafërsisht të barabartë të cilat dërgojnë numër të njëjtë të deputetëve në Kuvend. Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë zona të madhësive të ndryshme të cilat dërgojnë deputetë në Kuvend bazuar në madhësinë e zonës. Kroacia, Serbia dhe Maqedonia kanë prag zgjedhor prej 5% përderisa Mali i Zi ka prag zgjedhor prej 3%. Shqipëria ka prag të ndryshëm për paritë poltike 3% ndërsa për koalicionet 5%. Sa i përket përfaqësimit të pakicave, Kosova ka 20 vende të garantuara për komunitete, ngjashëm, por më tepër sesa Kroacia dhe Mali i Zi. Ashtu si edhe në Serbi, pragu nuk vlen për komunitete.

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

19

Shqipëria Kroacia Mali i Zi Maqedonia Serbia

Sistemi zgjedhor

Proporcional Proporcional Proporcional Proporcional Proporcional

Shumë zona (12) Shumë zona (12) Një zonë Shumë zona (6+1 për

diasporën) Një zonë

Listë e mbyllur Listë e hapur Listë e mbyllur Listë e mbyllur Listë e mbyllur

Mandate të barabarta?

Po Po Jo Po Jo

Pragu 3% për partitë

politike, 5% për koalicione

5% 3% 5% 5%

Përfaqësimi i pakicave

Jo 8 mandate për

minoritetet 3 mandate të

rezervuara Jo 5% por nuk zbatohet

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 20

Vlerësimi i sistemit të tanishëm

Kushtetuta e Republikës së Kosovës përkufizon që Kosova, është një zonë zgjedhore, ka lista të hapura, dhe përcakton përbërjet dhe detyrat e KQZ-së.1 Zgjedhjet rregullohen përmes Ligjit për zgjedhje të përgjithshme që është aprovuar në vitin 2008 dhe amandamentuar me nxitim në vitin 2010, pak kohë para zgjedhjeve të përgjithshme. Ligje tjera rregullojnë aspekte specifike rreth zgjedhjeve, si ligji për vetëqeverisjen lokale, ligji për financimin e subjekteve politike, ligji për nënshtetësinë, ligji për gjuhët, kodi penal.2 Me kalimin e kohës KQZ-ja ka marrë më shumë kompetenca në organizimin dhe vendimmarrjen rreth zgjedhjeve. KQZ-ja deri tani ka aprovuar 19 rregullore si akte nënligjore, që tutje sqarojnë zbatimin e ligjit për zgjedhjet. Një përshkrim më i detajuar i kornizës ligjore ipet në një punim së fundi të publikuar nga GIZ dhe Qeveria e Kosovës.3

Vlerësimin e alternativave të ndryshme të propozuara deri më tani e fillojmë nga vlerësimi i modelit të tanishëm. Sipas kornizës së tanishme ligjore, Kosova është një zonë e vetme zgjedhore, ku votohet për subjektin dhe përzgjedhen kandidatët specifik (deri në 5 emra në listë të hapur), kuotë gjinore prej 30%, rezultate proporcionale dhe me prag prej 5%. Në përgjithësi, ky sistem ka sjell disa epërsi dhe dobësi që paraqiten më poshtë:

Epërsitë Dobësitë

Një listë e vetme mundëson përfaqësimin e agjendave ideologjike në llogari të atyre gjeografike.

Zbeh lidhjen në mes të deputetëve dhe elektoratit.

Mundësi jo të barabarta sepse kandidatët me më pak resurse financiare nuk mund të zhvillojnë fushatë kombëtare. Emrat lartë në listë përfitojnë skajshmërisht.

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

21

Pragu shuan parti me alternativa serioze dhe vështirëson transformimin e partive ekzistuese.

Mundëson kandidatëve që të mbledhin votat nga zona të ndryshme.

Mundësi për abuzim të votës preferenciale si dhe shkallë të lartë të fletëvotimeve të dëmtuara.

Fletëvotime me numra të cilat pengojnë përkthimin e qëllimit të votuesit dhe mundësojnë manipulime.

Të qenit një zonë zgjedhore që nxjerr 100 deputetë, imponon që të figurojnë deri në 110 kandidatë për një subjekt (numri maksimal i ulëseve për të cilat garohet plus 10%) që duhet radhitur në fletëvotim për secilën parti.

Pragu i lartë zgjedhor prej 5% u ka imponuar partive të vogla të hyjnë në koalicione, që është pozitive. Por ky prag dekurajon parti të reja që do të ishte e udhës vetëm nëse dëshirojmë të konsolidojmë skenën politike. Vota dënuese e vjeshtës 2013 dëshmoi se qytetarët e Kosovës votuan për individë dhe kundër klasës së tërësishme politike. Prandaj rrjedh vlerësimi ynë se skena nuk duhet të konsolidohet si e tillë, por duhet të sfidohet ashtu që të evoluojë tutje. Kuota gjinore dhe përfaqësimi strikt proporcional janë të dëshiruara dhe duhet të mbahen. Përfaqësimi i pakicave etnike është i rregulluar me Kushtetutë dhe tani parasheh 20 vende të garantuara.

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 22

Parimet shtytëse dhe kriteret vlerësuese

Çfarëdo diskutimi për sistemin zgjedhor duhet të bazohet në disa parime bazë, një lloj busolle që ndihmon të gjykojmë nëse një tipar është pozitiv apo negativ. Kriteret janë deri diku universale, por mjaft prej tyre marrin kuptim nga rrethanat specifike të vendit. Për të qenë sa më të paanshëm në shqyrtimin e modeleve të ndryshme, D4D dhe Forumi së pari kanë miratuar këto kritere për vlerësim që ka siguruar që diskutimi shtyhet nga parimet dhe jo nga kalkulimet se kush mund të fitojë. Në vazhdim paraqiten pesë kritere të cilat kanë shërbyer si shtytje e analizës tonë dhe që të mundësojnë një vlerësim sa më transparent të alternativave të sugjeruara.

Proporcionalitet i skajshëm. Sistemi proporcional është mekanizmi më i drejtë i përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend dhe duhet të zbatohet në radhë të parë në nivel të vendit. Vendet e pasluftës nuk duhet të zgjedhin sisteme ku subjektet fitojnë më pak vende sesa që u jep përqindja e fituar në vota. Ky parim eliminon sistemet mazhoritare apo sistemet mikse me rezultatete mazhoritare.

Përfaqësimi gjinor me së paku 30%. Vendet me pabarazi gjinore të theksuar duhet të kërkojnë mënyrë për të siguruar përfaqësim adekuat. Edhe pse kuota ka armiqtë e vet (përfshirë nga gratë), ky mekanizëm nuk duhet hequr përderisa nuk zëvendësohet me diç më të mirë. Por, mund të përmirësohet për të siguruar që njëkohësisht promovon një garë meritore përbrenda kuotës. Çfarëdo sistemi që propozohet nuk guxon të rezultojë me ulje të përfaqësimit, qoftë me kuotë apo në mënyrë tjetër.

Llogaridhënie e qartë dhe fuqizim i votuesit. Çfarëdo reforme e sistemit duhet të përmirësojë llogaridhënien. Secili deputet duhet të ketë të qartë se kujt i jep llogari gjë që

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

23

rrit përgjegjësinë e deputetit dhe sjell rizgjedhje apo pasoja varësisht nga performanca. Ky parim kryesisht përkthehet ose në zona njëanëtarëshe (në sistem mazhoritar) apo në lista të hapura (në sistem proporcional siç e përkufizon kushtetuta jonë) dhe shtyn subjektet që të kandidojnë deputetë më cilësorë për të përfituar votën.

Fletëvotimet të jenë me emra të kandidatëve dhe të votohet me një tik. Fakti që Kosova është zonë e vetme zgjedhore ka imponuar që fletëvotimet ose të jenë tejet të gjata, ose siç është përzgjedhur, që fletëvotimet të kenë vetëm rubrika me numra përderisa emrat gjenden në libërth të veçantë. Bashkësia ndërkombëtare shpesh përmend thjeshtësinë si kriter, dhe është e rëndësisë primare që thjeshtësia në radhë të parë të vlejë për votuesin.

Sistem gjithëpërfshirës dhe prag mesatar. Pragu zgjedhor adekuat mundëson garimin e partive të reja por edhe ruan stabilitetin e koalicionit qeverisës. Pragu i lartë (si ai prej 5%) ka epërsinë që siguron stabilitet, por mund ta bëjë sistemin tejet rigjid dhe të eliminojë konkurrencën e re. Pragu tejet i ulët inkurajon konkurrencë por nëse mundëson shumë parti me nga një apo dy deputetë, vështirëson formimin e koalicioneve dhe mund të përfundojmë me koalicione jonatyrore dhe jostabile.

Nuk ekziston asnjë sistem zgjedhor i përsosur që maksimalisht përmbush të gjitha kriteret (këto apo tjera) prandaj këto duhet peshuar për nga rëndësia dhe prioriteti, se cilat bën që pjesërisht të sakrifikohen. Kërkimi i sistemit zgjedhor është sfidë e gjetjes të mesit të artë që gjen kompromisin më të mirë në përmbushjen e parimeve më lartë. Gjatë debatit rreth reformës së sistemit zgjedhor, Forumi Reforma është nisur nga këto parime që duhet të ruhen, dhe këto kanë sjellë deri tek konkluzioni se çfarë sistemi zgjedhor duhet vendosur. Secili nga këto parime është marrë si pikënisje për diskutimin e pikave në vazhdimësi të punimit dhe diskutohen më thellë në vazhdim

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 24

të punimit.

Trungu i vendimit

Sistemi zgjedhor është temë mjaft e ndërlikuar në aspekt teknik dhe kërkon një radhitje të caktuar të diskutimit të temave. Së pari duhet diskutuar dhe vendosur në parim disa çështje shumë sistemore që përcaktojnë dhe ngushtojnë temat tjera në vijim.

Vendimi i parë: sistem mazhoritar apo proporcional?

Vendet e pasluftës dhe me tensione zakonisht mbajnë sisteme proporcionale për shkak se vullneti i popullit më besnikërisht përkthehet me vende në Kuvend. Tipari i parë që duhet përcaktuar është nëse dëshirohet sistem mazhoritar që i jep përparësi partisë më të madhe që të formojë qeveri lehtë (dhe shpesh shpie në sistem dy-partiak), sistem miks, apo sistem proporcional ku numri i vendeve në legjislaturë është identik me përqindjen e votave të fituara. Është traditë evropiane që të kenë sistem miks apo proporcional që zakonisht kërkojnë koalicione dhe ku rrallë-herë fiton një parti e vetme. Sistemet mazhoritare shuajnë partitë e vogla (e shpesh edhe ato të mesme), që krijon përshtypje të një sistemi jo të drejtë dhe që mund të shpie në destabilizim. Përveç që është i kodifikuar si i tillë në kushtetutë, sistemi proporcional vazhdon të jetë më i përshtatshmi për rrethanat e Kosovës dhe duhet të ruhet edhe më tej nëse reformohen pjesët tjera të sistemit zgjedhor.

Vendimi i dytë: pragu në 3%

Forumi Reforma dhe D4D kanë propozuar që pragu të ulet në 3% dhe kjo të zbatohet në nivel vendi. Pragu nuk do të vlente për kandidat të pavarur dhe për pakicat, përderisa për

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

25

koalicionet pragu do të mbetej i njëjtë siç është, pra 5%. Edhe nëse krijohen zona, pragu duhet të aplikohet në nivel të vendit, për të parandaluar efektin mazhoritar të krijimit të zonave. Pragu prej 3% konsiderohet si mes i artë në mes të stabilitetit të vendit dhe të lejojë subjekte të reja të hyjnë në Kuvend.

Vendimi i tretë: Ruajtja e listave të hapura dhe heqja e votës preferenciale

Arritja më e madhe në reformën zgjedhore në të kaluarën ka qenë hapja e listave zgjedhore që është tipar i zgjedhjeve të Kosovës nga viti 2007 dhe unike në Ballkan. Listat e hapura mundësojnë zgjedhjen e kandidatitit/ëve që preferon votuesi brenda partisë. Në Kosovë ku fuqia e partive është e centralizuar tërësisht në një grup të vogël të personave afër liderit, listat e hapura u kanë dhënë mundësi të shtuar edhe kandidatëve që nuk janë afër liderit. Kuptohet se efekti nuk ishte aq i shpejtë dhe aq radikal sa disa presin dhe radhitja e kandidatëve akoma çon shumë peshë për shkak se shumë votues nuk do të shkojnë tek emrat e fundit. Gjithashtu, fondet partiake për fushatë shpërndahen në mënyrë shumë selektive që gjithashtu i konvenon vetëm kreut të listës.

Por të jesh në fund të listës së hapur gjithsesi jep më shumë gjasa për t’u zgjedhur sesa në listë të mbyllura, ku gjasat janë zero. Për dallim nga listat e mbyllura ku fushata bëhet për partinë si tërësi, në sistemin me listat e hapura nxitet edhe fushata individuale e kandidatëve për zgjedhjen e tyre. Një gjë e tillë promovon profilet e kandidatëve dhe parimet e tyre krahas promovimit të programit të partisë, gjë që i bën kandidatët më të pavarur në mbrojtjen e interesave të votuesve të caktuar. Listat e hapura ndonjëherë janë kritikuar sepse kandidatët ‘kanë bërë fushatë për vete’ por kjo nuk do të thotë të jetë e dëmshme për partinë. Partitë që nuk kërkojnë subordinimin hierarkik nuk kanë pse t’i frikësohen një pavarësie të tillë të deputetit.

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 26

Kritika e shprehur për listat e hapura ishte në fakt kritikë për votën preferenciale, mundësinë që votuesi të zgjedhë më shumë se një kandidat brenda partisë së preferuar. Në zgjedhjet nacionale dhe lokale të vitit 2007, kur për herë të parë u hapën listat zgjedhore, sistemi zgjedhor kishte mundësuar 10 vota preferenciale, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2010 vetëm 5.

Vota preferenciale ka qenë një tentim i mirë për të shpërndarë votën edhe tek kandidatët tjerë përpos bartësit të listës dhe deri diku ka zëvendësuar mungesën e zonave. Kurdoherë që vota preferenciale nuk është përdorur, kjo është shfrytëzuar nga komisionarët e partive politike për mbushjen e fletëvotimeve. P.sh. Nëse sistemi zgjedhor ka mundësuar pesë (5) vota preferenciale, ndërsa një votues ka përzgjedhur vetëm dy kandidatë të partisë së preferuar, komisionarët e asaj partie, në zona të caktuara, kanë shtuar vota tjera preferenciale për kandidatët që ata kanë preferuar.

Në diskutimet e Grupit Punues si dhe te Komisionit të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, ka pasur një unanimitet në heqjen e këtij opcioni. Por me kalimin e diskutimit tek liderët e partive, ky vullnet ka pësuar ndryshim. Përkundër të gjitha rekomandimeve, liderët politik kanë vendosur që të ruajnë votën preferenciale, edhe pse të reduktuar në 3 emra (nga 5). Kjo marrëveshje tentative mes disa liderëve bie në kundërshtim me rekomandimet e BE dërguar liderëve të Kosovës në vitin 2013 rreth reformës zgjedhore, ku ndër të tjera rekomandohet që votuesi të shprehë një preferencë të vetme.

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

27

Vendimi i katërt: Thjeshtësia dhe fletëvotimi me emra

Misioni i BE-së thekson rëndësinë e një sistemi të thjeshtë, dhe D4D këtë e interpreton si votim të thjeshtë për votuesin në radhë të parë. Praktikisht, kjo do të thotë votim me një tik dhe ku emri figuron në fletëvotim. Ky thjeshtësim bëhet i mundur duke iu falënderuar krijimit të zonave sepse është më lehtë të vendosen emrat e 10-20 emrave të secilit subjekt në një fletëvotim të vetëm. Kjo do të ndikonte në uljen e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme dhe të dëmtuara që shkaktohen për shkak të ndërlikimit të procesit të votimit. Paraqitja e emrave në fletëvotim (ngjashëm si në ilustrim) është përparim dhe thjeshtësim i skajshëm në krahasim me 110 numra që korrespondojnë me emrat në fletushkë tjetër shumëfaqëshe.

Përparësitë dhe mangësitë e zonave dhe vendimi i pestë: a duhet të kemi zona?

Marrëveshja politike në mes të liderëve të tri subjekteve politike (PDK, LDK dhe AKR) për reformë zgjedhore dhe Rezolutë e Kuvendit të Kosovës që fuqizoi atë, në mënyrë eksplicite përmendën krijimin e zonave zgjedhore. Krijimi i zonave zgjedhore ishte një kërkesë e shoqërisë civile nga viti

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 28

2003 dhe kjo ishte hera e parë që fitoi një përkrahje më të madhe politike.

Kuvendi i Kosovës si institucioni me i lartë përfaqësues dhe ligjvënës, do të duhej të reflektonte shoqërinë kosovare, përfshirë edhe rajonet gjeografike. Rezultatet e zgjedhjeve të deritashme kanë dëshmuar një dominim të rajoneve të caktuara. Qyteti i dytë më i madh në vend, Prizreni, përfaqësohet më pak se zona që janë shumëfish më të vogla. Me 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, janë të përfaqësuara 24 komuna përderisa 14 komuna të tjera nuk kanë asnjë deputetë në Kuvend. Prej komunave më të mëdha si Fushë Kosova dhe Obiliqi nuk kanë asnjë deputetë, ndërsa komunat tjera janë më të vogla që kryesisht janë krijuar pasa procesit të decentralizimit. Të gjitha komunat që kanë mbetur janë përfaqësimit me deputetë në Kuvendin e Kosovës të legjislaturës së gjatë (zgjedhjet e vitit 2017) përbëjnë së bashku 199,421 votues të regjistruar.

Vlerësimi i epërsive dhe të metave të zonave të analizuara më poshtë duhet të jenë të mjaftueshme për të marrë vendimin fillestar nëse Kosova duhet të ketë zona zgjedhore apo jo në parim.

Efekti Përparësi apo e metë?

Lidhja dhe llogaridhënia në mes të deputetit dhe elektoratit (▲)

Forcohet dhe qartësohet linja e llogaridhënies që rrit gjasat që një qytetar të njohë personalisht një deputet.

Fushata zgjedhore (◄►) Fushata bëhet më e koncentruar, më konkrete por mund të pësojnë agjendat mbarë-kombëtare.

Kostoja dhe barazia e fushatës zgjedhore (▲)

Kandidatët individual e kanë të vështirë të zhvillojnë fushatë në tërë Kosovën, prandaj gara brenda zonave do të ishte më e barabartë

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

29

dhe më pak ndikohet nga mjetet.

Ndërlikime logjistike (▼) Ndërlikime të vogla në prodhim dhe shpërndarje të fletëvotimeve sepse praktikisht organizohen shtatë palë zgjedhje (por jo më vështirë se ato lokale).

Kuvendi i Kosovës si pasqyrë e vendit (▲)

Përmirësohet laryshia gjeografike në Kuvend. Shumë zona zgjedhore eliminojnë dominimin e një zone dhe ndarja proporcionale e vendeve në Kuvend bazuar në numrin e popullsisë ndikon në një përfaqësim të drejtë gjeografik.

Fletëvotimi dhe procesi i votimit (▲)

Në fletëvotim figurojnë emrat do të kishte kuptim dhe do të zvogëlonte shkallën e votave jovalide.

Hierarkia dhe liderizmi brenda partive (▲)

Liderët duhet të zgjedhin njërën nga zonat dhe do të kenë më të vështirë që të diktojnë se kush zgjedhet ku. Kuvendi del më tepër si vullnet i popullit e më pak si vullnet i liderëve.

Rajonalizimi i partive politike (◄►)

Partitë politike mund të duken edhe më tepër rajonale sepse rezultatet publikohen për rajone, por kjo nuk i bën ato të rajonale sesa që i bëjnë zgjedhjet lokale. Zonat mund t'i shtyjnë partitë që të bëjnë çmos që të zgjerohen në rajonet ku më herët kanë qenë më të dobëta.

Pesha e votës (▲) Njëlloj por rritet mobilizimi sepse

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 30

gara i afrohet votuesit.

Shpesh citohen edhe brenga të tjera shumicën e të cilave D4D nuk i konsideron si të qëndrueshme prandaj edhe nuk janë paraqitur në tabelën më lartë. Ndonjëherë thuhet se do të vështirësohej verifikimi i votuesve sepse dëshmia e vendbanimit brenda zonës së caktuar është e vështirë. Përkundër vështirësive që Kosova ka me adresa, ky problem nuk qëndron. Listat e votuesve janë të ndara në komuna, dhe përderisa zonat nuk shkelin kufijtë komunalë, atëherë organizimi i tyre nuk është më i vështirë sesa zgjedhjet lokale.

Ekziston edhe një përceptim se vështirësohet alokimi i diasporës në zona për shkak të adresave problematike. Por as ky problem nuk qëndron për shkak se çdo votues i një komune automatikisht do të përfshihej në zonën adekuate. Gjithashtu ka ide për një zonë të veçantë për diasporën, por kjo mbetet jashtë temave që ky punim mbulon.

Ndarja në zona do të kishte edhe efektin pozitiv në avancimin e demokracisë së brendshme te partive politike. Fitues të mëdhenj do te ishin liderët lokal apo rajonal. Ndarja në zona do të krijonte një frymë të re brenda partive politike pasi që do të kishim me shumë figura te rëndësishme partiake përveç liderit të cilët do të konfirmoheshin me vota të qytetarëve.

Në përgjithësi, përderisa përparësitë e një sistemi shumë zonal janë përparësi substanciale në ngritjen e demokracisë në një nivel më të lartë, të metat janë kryesisht të natyrës teknike të cilat më një punë të koordinuar institucionale mund të tejkalohen. Diskutimi më lartë mundëson që të formësohet mendimi i parë, nëse në parim duhen zonat apo jo. Kapitujt në vazhdim argumentojnë se sa zona duhet të kemi duke pasur parasysh specifikat tona.

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

31

Vendimi i gjashtë: zona të mëdha apo të vogla?

Pasi të kemi vendosur se në parim përfaqësimi gjeografik është i dëshiruar, duhet analizuar alternativat e mundshme, dhe mundësitë teorike janë si vijon:

a) 100 zona që nxjerrin një deputet nga secila zonë (sistem mazhoritar).

b) 50 zona që nxjerrin nga një deputet nga secila zonë dhe 50 deputetë shtesë (qoftë si alokim i veçantë apo si mekanizëm kompenzues). Ky numër mund por nuk do të thotë që të alokohet nga një listë e veçantë për të cilën votohet me fletëvotim të veçantë (sistem i përzier).

c) 38 zona që përkojnë me numrin e komunave, ku secila nxjerr nga 1 deri në 11 deputetë. Një nën-model i këtij sistemi ishte propozimi për 26 zona ku komunat e vogla do t’ju bashkoheshin komunave të mëdha.

d) Dhjetë zona, sipas kërkesës së një subjekti politik.

e) Tetë zona që përbëjnë tradicionalisht rajonet të Kosovës por ku zona e Prishtinës ndahet në dysh për të zvogëluar madhësinë e fletëvotimit (sistem proporcional).

f) Shtatë rajonet tradicionale të Kosovës që përkojnë me organizimin gjeografik të shumicës së ministrive, kodeve telefonike, Agjencisë së Statistikave, targat e veturave (sistem proporcional).

g) Pesë rajone që përkojnë me organizimin e UNMIK-ut (sistem proporcional).

h) Shtatë rajone që përputhen me targat e makinave (sistemi proporcional).

Ka konsensus të mjaftueshëm që zonat e vogla do të fragmentonin tejet shumë agjendën e Kuvendit që nuk i shkon për shtati një vendi mjaft të decentralizuar. Kryetarët e komunave janë avokatë të mjaftueshëm të komunave specifike dhe kanë buxhet të mjaftueshëm për të ruajtur specifikat dhe për të shtyrë agjendat lokale të zonave të tyre.

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 32

Zonat e vogla gjithashtu dëmtojnë gjasat e pakicave dhe të grave për t'u zgjedhur. Nëse shumica e zonave zgjedhin 1-3 deputetë, atëherë këto poste zakonisht do t'ju takojnë kandidatëve meshkuj të partive të mëdha. Kosova duhet të lëvizë në drejtim të zonave të mëdha si mes i artë në mes të një zone dhe zonave të vogla. Pas vendimit parimor pro zonave të mëdha apo të vogla, pason vendimi nëse duhet kërkuar një organizim ekzistues apo kjo nuk është e domosdoshme.

Vendimi i shtatë: të vendoset për një organizim aktual rajonal

Caktimi i numrit dhe kufijve të zonave elektorale bëhet në dy mënyra:

a) analizë e përgjithshme dhe proces i ri i zonimit duke

krijuar një komision të Kuvendit;

b) duke kërkuar një organizim rajonal ekzistues.

Sa i përket opcionit të parë, standardet ndërkombëtare bazuar në kodin e praktikës së mirë zgjedhore i përpiluar nga Komisioni i Venecias thonë se:

“Kur të ripërkufizohen kufijtë e zonave zgjedhore ajo duhet të bëhet: - në mënyrë të paanshme; - pa dëmtuar pakicat kombëtare; - duke marrë parasysh mendimin e komisionit, shumica e anëtarëve të të cilit janë të pavarur; komisioni sugjerohet që të përfshijë një gjeograf, një sociolog dhe përfaqësim të balancuar të partive dhe nëse kërkohet, përfaqësuesit e pakicave kombëtare”4

Një rizonim nga e para ka një të metë kryesore – kërkon konsensus politik, rrjedhimisht një komision të Kuvendit për përcaktim të zonave, që mund të politizohet dhe të zgjatë me vite. Negociata brenda një komisioni të tillë politike do shpinin deri tek pazare politike për ndarjen e zonave elektorale për interesa politike siç njihet me termin “gerrymandering”. Një dozë e vijëzimit të tillë taktik vetëm

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

33

se ka filluar me premtime për komuna të reja.

Është thelbësore që t’i iket një komisioni për shkak të politizimit dhe vonesave kohore që kjo implikon. Nëse vendosim t’i ikim krijimit të një komisioni atëherë mbetet vendimi për të vendosur për një organizim rajonal ekzistues apo që ka ekzistuar në të kaluarën. Teknikisht ndarja në zona zgjedhore është fare e lehtë nëse shfrytëzohen ndarjet ekzistuese rajonale të cilat përdoren nga institucione të ndryshme që përshkojnë kufijtë komunal që e bën organizimin teknik jo më të vështirë se ato lokale.

Ky vendim eliminon modelet me 100, 50 apo 26 zona si edhe politikisht të ndjeshme por edhe teknikisht të vështira për t’i realizuar. Modelin prej 100 zonave një-anëtarëshe më herët e eliminuam me kritere politike (si kundër proporcionalitetit, pakicave, gjinisë dhe partive të vogla). Tani e eliminojmë edhe për shkaqe teknike për shkak se ndarja e zonave që nuk përkojnë me kufijtë komunal është pothuajse e pamundur. Për të njëjtën arsye eliminohet edhe sistemi me 50 zona i cili gjithashtu kërkon një ndarje të re që nuk merr për bazë kufijtë komunal e vendi ynë nuk ka informata të bollshme demografike dhe bazë të adresave për t’u siguruar që zona të tilla do të ishin të madhësisë së njëjtë.

Modeli me 26 zona gjithashtu kërkon komision që të vendosë se cilat komuna shkojnë së bashku me cilën. Ky sistem merr për bazë çdo komunë si zonë në vete, por bashkon komunat e vogla ose në mes vete ose me komuna më të mëdha. Kjo ishte e domosdoshme për shkak se shumë komuna nuk kanë elektorat të mjaftueshëm as edhe për një mandat të vetëm. Ky model do të ishte edhe politikisht vështirë i pranueshëm për shkak se dëmton komunat e sapoformuara që nuk do të pranonin të shkrihen në komuna më të mëdha.

Nëse kemi bindur lexuesit se duhet shkuar me një organizim aktual, të shqyrtojmë tani opsionet që mbeten të

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 34

mundshme.

Vendimi tetë: Sa zona zgjedhore?

Kapitulli më lartë konkludoi që këshillohet kërkimi i aplikimit të një organizimi ekzistues rajonal i cili është i njohur për popullatën dhe që nuk ngrit kundërthënie. Kërkimi i një organizimi ekzistues kufizon organizimin e zonave elektorale në pesë, gjashtë, shtatë, tetë dhe 38. Sistemi me pesë, gjashtë, shtatë dhe tetë zona zgjedhore kanë efekt të ngjashëm, sepse te gjitha janë zona të mëdha. Të vetmet dallime këtu janë disa specifika lokale dhe rezistenca e pritur nga rajone të caktuara.

Ndarja zonale në pesë (5) zona has menjëherë në vështirësi sepse si bazë mund të merret vetëm organizimi i UNMIK-ut. Organizimi me 5 zona do të irritonte zona të mëdha si Ferizaj dhe Gjakova, një rezistencë që vështirë se do të kalonte testin e vullnetit politik.

Përfaqësimi gjeografik në organizimin e shtatë zonave zgjedhore do të ishte shumë i balancuar. Kosova ka qenë e organizuar në shtatë zona administrative që nga vitet e 70-ta dhe ende këto shtatë zona përdoren nga Enti Statistikor i Kosovës, kodeve telefonike dhe shumica e ministrive dhe agjencive shtetërore. Edhe reforma në sistemin e drejtësisë ka kaluar nga pesë gjykata të qarkut në shtatë gjykata themelore. Për më tepër, ky model do të linte më së paku dilemë tek qytetarët se cilës zonë i takojnë. Ndarja në shtatë (7) zona zgjedhore nuk do të kërkonte komision dhe ka gjasat më të mëdha për realizueshmëri.

Me shtatë zona, kundërshtimet e vetme vijnë nga Malisheva, sepse malishevasit kanë lidhje më të shpeshta me Prizrenin dhe nuk preferojnë të përfshihen në zonën e Gjakovës. Rezistenca e banorëve të Malishevës do të mund të zvogëlohej nëse u lejohet që të kalojnë në zonë të Prizrenit nëse ashtu preferojnë.

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

35

Modeli me 8 zona është variacion i modelit 7 me të cilin Prishtina ndahet në dy për shkak të madhësisë së saj. Me këtë ndarje edhe fletëvotimi i Prishtinës do të ishte më i vogël dhe do të mund të përgatitej me emrat e kandidatëve. Por parashikohet se edhe kjo ndarje do të ishte politikisht e vështirë dhe se nuk do të realizohej lehtë.

Model tjetër me 8 zona është edhe një variacion shtesë i modelit me 7 zona, ku shtohet Mitrovica e Veriut që do të mund të shërbente edhe si zonë virtuale për komuniteti serb. Ndarja me tetë zona bazohet në tetë drejtoritë rajonale të Policisë së Kosovës.

Diskutimet e gjata nga shoqëria civile dhe ekspertët kanë ardhur në përfundim se modeli me 7 zona përmbush më së miri kriteret e lartpërmendura për zonim dhe për sistemin zgjedhor në përgjithësi. Tabela më poshtë krahason vizuelisht propozimet si dhe krahason realizueshmërinë e tyre.

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 36

1 Zonë 5 Zona 7 Zona 8 Zona 26 Zona

Teknikisht i lehtë/vështirë procesi i ndarjes në zona?

Lehtë Lehtë Lehtë Lehtë Lehtë

Politikisht e lehtë/vështirë ndarja në zona?

N/A Mund të ketë pakënaqësi nga

Gjakova dhe Ferizaj

Mund të ketë pakënaqësi nga

Malisheva

Komplikohet tek Prishtina

Mund të kërkojë

komision

Nevojë për komision për kufizim të zonave?

N/A Jo Jo Po Po

Identifikim rajonal i deputetëve Jo Po Po Po Po

Dominim i Prishtinës I lartë Mesatar Mesatar Tejet i ulët Tejet i ulët

Interesi i pakicave (meritor) 10 8 6 5 0

Sigurim i pjesëmarrjes meritore të gruas

7 7 10 10 1

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

37

Garanton përfaqësimin e çdo komune

Jo Jo Jo Jo Jo

Përfaqësim gjeografik Ulët 3/10 5/10 6/10 8/10

Dukja e fletëvotimit (70 ulëse) Pa emra Me emra A3 Me emra A3 Me emra A3 Me emra A4-A3

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 38

Vendimi i nëntë: Mekanizmi kompenzues për proporcionalitet

Krijimi i zonave zgjedhore mund të rezultojë me disa efekte të lehta mazhoritare (të humbjes së votave të partive të vogla) nëse nuk jemi të kujdesshëm. Sa më shumë zona dhe sa më të vogla ato, aq më shumë ka vota të humbura. Është lehtë të ilustrohet se si ndodh kjo humbje dhe gjithashtu të kalkulohet shkalla e përafërt e humbjes që mund të presim.

Të marrim dy ekstreme, kur tërë vendi është një zonë zgjedhore siç kemi tani apo kur secili deputet zgjedhet nga një zonë e veçantë zgjedhore. Në një zonë, që të zgjedhet një deputet duhet të fitojë rreth 0.7% të tërë votave të vendit (për mandatin e parë dhe kërkohet 1% për çdo mandat tjetër). Rrjedhimisht, mund të humbasin vetëm votat e kandidatëve që morrën më pak se kaq. Po të kishim sistemin një deputet nga një zonë, një kandidati i duhej të fitojë 50%+1 nga zona e vet (100 herë më e vogël sesa vendi). Teorikisht, në modelin e dytë mund të humben gati gjysma e votave. Tabela më poshtë ilustron pragun natyral që kërkohet varësisht nga numri i zonave.

Zona 1 100

Pragu natyror 1% (mandate I-rë me

rreth 0.7%) 50%

Të marrim shembull një vend hipotetik me vetëm shtatë zona zgjedhore ku secila zonë dërgon nga një deputet në Parlamentin prej shtatë deputetësh. Ta zëmë që në këtë vend garojnë vetëm dy parti me nga një kandidat. Në skenarin hipotetik, ta zëmë që ‘Partia A’ fiton 51% në secilën nga zonat dhe 'Partia B' 49%, ku 'Partia A' fiton 100% të vendeve në Kuvend me vetëm 51% të votave.

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

39

Disproporcioni ekstrem në zona një-anëtarëshe

Zona A B C D E F G Gjithsej

Përqindja e votave të fituara

Partia A 51% 51% 51% 51% 51% 51% 51% 51%

Partia B 49% 49% 49% 49% 49% 49% 49% 49%

Numri i mandative të fituara

Partia A 1 1 1 1 1 1 1 7

Partia B 0 0 0 0 0 0 0 0

Imagjinoni pakënaqësinë që mund të ketë partia e dytë e cila me të drejtë e sheh këtë shpërndarje si të padrejtë. Ky shembull tregon disproporcion të skajshëm që zonat zgjedhore mund të kenë nëse iket nga proporcionaliteti. Kjo është arsyeja kryesore pse një sistem mazhoritar, me një-zonë-një-deputet nuk do të ishte adekuate për vendin tonë (përveç arsyeve të cekura më lartë në punim).

Madhësia e zonave luan rol të madh në përfaqësimin e partive në Kuvend. Përveç humbjes në një palë zgjedhje, votuesit taktikisht do të fillonin të hedhin votën për subjekte të mëdha duke mos dashur që vota t’ju shkojë dëm.

Në vende me traditë të zhvilluar elektorale, sistemi kuptohet qartë dhe efektet e tilla nuk kanë fuqi të madh mobilizuese, sepse pritet se herën tjetër një ‘trik’ i tillë mund t’i shkojë për shtati një partie tjetër. Edhe me 7 zona ka humbje por janë aq të vogla sa që sisteme të tilla konsiderohen si proporcionale. Për vendet që preferojnë që të kenë proporcionalitet të skajshëm, mund të krijojnë mekanizëm kompenzues për të neutralizuar këtë efekt. Ka vende që zgjedhin gjysmën e deputetëve me këtë sistem dhe gjysmën me sistem proporcional, që krijon sistem miks. Ka vende, siç

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 40

e kishte Shqipëria më parë, që mundohet që të korigjojë këtë deformim, me anë të vendeve shtesë kompenzuese. Por shumica e këtyre sistemeve kërkojnë një fletëvotim shtesë që konsiderohet ndërlikim më i madh si dhe inkurajon votime me taktikë.

Një kompenzim deri në proporcionalitet të skajshëm do të duhej të shuajë brengat e subjekteve që frikësohen se krijimi i zonave elektorale do të ndikonte negativisht në numrin e mandateve në Kuvend. Në pjesën më poshtë rekomandojmë që 70 deputetë të zgjidhen nga zonat dhe 30 për kompenzim.

Prandaj paraqitet nevoja e kompensimit të mungesës së proporcionalitetit që mund të shkaktohet nga zonat. Nëse një subjekt ka fituar 6% të votës nacionale, por vetëm 2 vende nga zonat, duhet t’i kompensohet mbetja prej 4 deputetëve ashtu që rezultatet të jenë proporcionale. Pjesa e mbetur e punimit shpjegon më në detaje si alokohen vendet nëpër zona, nëpër parti dhe si mund të funksionojë mekanizmi kompenzues.

Sa deputetë ka secila zonë?

Në grafikun e mëposhtëm është paraqitur numri i deputetëve për zonë, varësisht nëse ndahen në 5, 7 apo 8 zona zgjedhore.

5 Zona # 6 Zona # 7 Zona #

Prishtinë 24 Prishtinë 24 Prishtinë 24

Prizren 21 Prizren 21 Prizren 21

Mitrovicë 14 Mitrovicë 14 Mitrovicë 14

Pejë 20 Pejë 20 Pejë 11

Gjilan 21 Gjilan 11 Gjilan 11

Ferizaj 10 Ferizaj 10

Gjakovë 9

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

41

Të marrim tani modelin me 7 zona të cilin e preferojmë dhe të analizojmë se çfarë peshe do të kishte secila zonë në Kuvendin e Kosovës. Tabela më poshtë merr për shembull numrin e votuesve të regjistruar në vitin 2010 dhe analizon shpërndarjen potenciale të rajoneve. Pranë emrit të rajonit figuron numri i votuesve të komunave që janë pjesë të tyre, me total të banorëve nën kolonën “rajoni”. Numri i banorëve të rajonit (p.sh. 400,146 për Prishtinë) pjesëtohet me numrin e gjithmbarshëm të banorëve të tërë vendit, që rezulton 24.5%. Së pari nxirret numri i plotë (p.sh. për Prishtinë 24), në bazë të të cilës alokohen 97 mandate. Për shkak që janë 100 mandate që duhet alokuar, mbetja e numrave mund të përdoret për të shpërndarë edhe 3 mandatet e mbetura duke filluar nga mbetja më e lartë.

Më poshtë në punim paraqitet edhe modeli ku vetëm 70 deputetë alokohen nga zonat dhe 30 prej tyre përcaktohen si mekanizëm zëvendësues. Në rast të tillë, tabela më lartë modifikohet që të ketë totalin prej 70 deputetëve. Për shembull, Prishtina atëherë do të kishte 17 deputetë dhe jo 25.

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 42

Rajoni Mb. Total Mb. Total

Prishtinë 161,236 21,313 16,825 28,105 75,636 50,374 46,657 400,146 24.50% 24 24 17.18% 17 17

Prizren 144,579 36,658 57,617 3,112 49,321 44,089 335,376 20.60% 20 1 21 14.40% 14 14

Mitrovicë 86,834 16,730 49,320 63,300 7,563 8,475 232,222 14.20% 14 14 9.97% 9 1 10

Pejë 93,721 40,778 38,705 173,204 10.60% 10 1 11 7.44% 7 1 8

Gjilan 87,387 35,381 7,936 42,882 4,929 3,694 2,785 184,994 11.30% 11 11 7.94% 7 1 8

Ferizaj 91,876 22,313 12,604 30,308 7,943 165,044 10.10% 10 10 7.09% 7 7

Gjakovë 97,215 5,191 37,244 139,650 8.60% 8 1 9 5.99% 5 6

TOTAL 1,630,636 100% 97 3 100 66 70

Komunat Nr. i plotë Nr. i plotë

Shpërndarje të 70 vendevePërcaktimi i mandateve për secilën zonë Shpërndarje të 100 vendeve

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

43

Shpërndarja e mandateve 70/30

Krijimi i 7 zonave zgjedhore rezulton ku çdo zonë dërgon numër të deputetëve varësisht nga madhësia e vet. Kemi kalkuluar se sa vende do të kishin fituar partitë nëpër zona zgjedhore me rezultatet reale të vitit 2010. Tabela më poshtë kalkulon se nëse do të kishim shpërndarë mandatet e fituara sipas zonave, PDK do të kishte fituar 4 vende më tepër, dhe kryesisht do të ishin dëmtuar LDK, VV dhe AAK. Kjo vetëm sa ilustron shkallën e dëmtimit me 7 zona dhe nivelin e kompensimit që duhet të përdoret.

Kjo është arsyeja pse argumentojmë mos të alokohen të gjithë deputetët nga zona, që të lihet një numër për të kompensuar proporcionalitetin duke kompensuar ato parti që mund të humbin ulëse nga ky efekt mazhoritar. Nëse një parti do të fitonte 10% të votave në nivel vendi mirëpo nga zonat fiton vetëm 7 mandate atëherë duhet të lihen ulëse kompozuese për të kompensuar atë parti me 3 ulëse që do të shkonin tek 3 kandidatët e radhës me më së shumti vota pa marrë parasysh zonën se ku garojnë.

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 44

Shpërndarja e mandateve brenda zonave

Është me rëndësi të sqarojmë se si shpërndahen mandatet brenda zonave. Tabela më poshtë paraqet numrin e votuesve të secilit subjekt për çdo komunë të rajonit të Prishtinës dhe si përkthehet kjo në vende të fituara nga një zonë. Nëse rajoni i Prishtinës ka 17 vende (nga 70), atëherë secilës parti i takojnë aq vende sa kanë vota, duke përdorur metodën e mbetjes më të madhe.

Numri total i secilit subjekt pjesëtohet me votat e gjithmbarshme të zonës, pastaj nxirret numri i plotë. Pas alokimit të të gjithë numrave të plotë del totali prej 13 që dtth se kanë mbetur të alokohen edhe 4 vende tjera që alokohen varësisht nga mbetja më e lartë. Vendi i parë shtesë i alokohet AAK-së në këtë rast për shkak të mbetjes prej 0.73, pastaj LDK-së për shkak të mbetjes prej 0.55 e kështu me radhë.

Shpërndarja e mandateve është tejet me rëndësi dhe varësisht nga formula matematikore e cila përdoret mund të përfitojnë subjektet e mëdha apo të vogla. Sikur se te diskutimi i efekteve mazhoritare, edhe formula e shpërndarjes fsheh rreziqe me efekte jo të vogla. Përzgjedhja jonë e formulës me mbetjen më të madhe është neutrale ndaj madhësisë së subjekteve.

Drejt përfaqësimit të vërtetë

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

45

Përfaqësimi gjinor

Zbatimi i kuotës gjinore me një zonë zgjedhore ka qenë i thjeshtë dhe është ndërlikuar me listat e hapura. Në sy të parë, mund të duket se ndërlikohet me zona zgjedhore, por nuk është e pamundur. Rregulli 70/30 mundëson jo vetëm kompensimin e proporcionalitetit por edhe të përfaqësimit gjinor.

Rekomandojmë mjetin e thjeshtë në vijim. Nëse një subjekt ka fituar 27% të zgjedhjeve, në tërësi duhet të ketë 9 mandate për gjininë më pak të përfaqësuar. Nëse nga ato 27 vende, 19 i ka fituar nga zonat, i takojnë edhe 8 vende shtesë për të arritur numrin 27.

Në qoftë se nga 19 vendet e fituara nga zonat, tri kanë qenë gra, do të thotë që nga 8 vendet kompozues, 5 alokohen tek gratë me më së shumti vota por që nuk kanë arritur të zgjedhen në nivel të rajoneve dhe pastaj alokohen edhe dy mandatet për burrat më të votuar në të njëjtën mënyrë.

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 46

Referencat

1 Kuvendi i Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Shih nenet 64, 66 dhe 139 http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Kushtetuta.e.Republikes.se.Kosoves.pdf 2 Malazogu, Leon. 2013. Discussion Paper on Electoral Process. Presented at the Thematic Roundtable “Justice, Freedom and Security”. Commissioned by the Task Force for European Integration and the GIZ through the Project “Support to European Integration”. http://www.mei-ks.net/repository/docs/Discussion_Material_Electoral_Process.pdf, p. 4. 3 Malazogu, Leon. (January 2013). Discussion Paper on the Electoral Process. Presented at the Thematic Roundtable "Justice, Freedom and Security", published by the Task Force on European Integration. Ministry of European Integration. http://www.mei-ks.net/repository/docs/Discussion_Material_Electoral_Process.pdf. 4 Venice Commission (European Commission for Democracy through Law. Code of Good Practice in Electoral Matters. Opinion no. 190/2002. Strasbourg, 30 October 2002. Pg. 7. http://www.venice.coe.int/docs/2002/CDL-AD(2002)023-e.pdf

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

47

Lista e publikimeve

Zgjedhjet dhe partitë politike:

#1 Instituti D4D. Shtator 2011 Zbërthimi i trendeve zgjedhore 2000-2010.

#2 Instituti D4D. Mars 2012. Reformë sa për adet: Si të rikthejmë besimin në zgjedhje?

#3 Leon Malazogu, Visar Sutaj dhe Drilon Gashi. Nëntor 2012. Auditim i listës së votuesve të Kaçanikut: Mostër për Kosovën

#4 Leon Malazogu dhe Selatin Kllokoqi. Shkurt 2013. Mësimet e nxjerra për zgjedhjet e ardhshme – Analizë e zgjedhjeve për kryetar komune në Ferizaj dhe Kaçanik?

#5 Leon Malazogu dhe Selatin Kllokoqi. Shtator 2013. Interpretimi i besimit – Përceptimi i përfaqësimit dhe pjesëmarrjes.

#6 Leon Malazogu dhe Selatin Kllokoqi. Shtator 2013. Deforma zgjedhore – Dy vite pas, reforma në pikën zero

#7 Leon Malazogu dhe Brenna Gautam; Me kontribut nga Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim Halilaj. 26 nëntor 2014. Busolla ideologjike e Kosovës – Hartë e orientimit të partive politike

#8 Dardan Berisha me kontributin e Driton Qeriqi, Mjellma Hapçiu-Alijaj dhe Rina Vokshi, korrik 2015. Vendosja e drejtësisë në zgjedhje

#9 Leon Malazogu, me kontributin e Ngadhnjim Halilaj dhe Rezarta Delibashzade, korrik 2015 Trendet zgjedhore 2000-2014-Analizë numerike e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit

#10 Thomas Atherton, Driton Qeriqi dhe Rina Vokshi, Shkurt 2016 Doracak për barazi gjinore në procesin zgjedhor

#11 Dr. Besnik Pula. Maj 2018. Demokracia e Kosovës në rrezik?

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 48

Rekomandimet e Forumit Reforma

#1 Instituti D4D. 29 nëntor 2011. Struktura e KQZ-së

#2 Instituti D4D. 17 janar 2011. Sistemi zgjedhor

#4 Instituti D4D. 29 nëntor 2011. Riparimi i listës së votuesve

#5 Instituti D4D. 12 dhjetor 2011. Rekomandimet për Zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

#6 D4D, KIPRED, INPO, KMDLNJ, INDEP, DT, KHK, QPA, dhe NOMP. Reformë të mirëfilltë zgjedhore

Marrëdhëniet ndëretnike

#1 Leon Malazogu, dhe Vladimir Todorić. Nëntor 2011. Dialogu Beograd – Prishtinë: Nevojitet transformim i interesit vetanak. PER-K/D4D Institute and NPC-Belgrade

#2&3 Leon Malazogu,, Viktor Popović dhe Shpend Emini. Mars 2012. Perspektiva e një të riu serb në Kosovë/Jeta urbane në vendbanime me shumicë serbe në Kosovë. PER-K/D4D.

#4 Leon Malazogu, dhe Florian Bieber. Raportet në mes të Beogradit dhe Prishtinës në të ardhmen. PER-K/Instituti D4D

#5 Leon Malazogu, dhe Alex Grigorev. Shtator 2012. Nga paqartësia kreative në proces konstruktiv – Si ti qasemi veriut të Kosovës? PER-K/Instituti D4D

#6 Ejdus, Filip, Leon Malazogu dhe Milan Nic. Tetor 2013. Zgjedhjet komunale në veri të Kosovës: Drejt një ekuilibri të ri? Publikuar bashku CEPI, BCSP dhe D4D. (Vetëm në gjuhën angleze)

#7 Mjellma Hapçiu-Alijaj dhe Ajete Kërqeli. Me kontribut nga: Shpend Emini, Rezarta Delibashzade dhe Ferid Murseli. Tetor 2016. Gratë e fuqizuara: çelës për transformimin e komuniteteve

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

49

#8 Instituti D4D. Dhjetor 2016. Peer-2-Peer: Ndarja e përvojave

Interesi Publik

#1 Sejdiu, Dardan dhe Kastriot Jahaj. Janar 2013. ‘Taksa’ e fshehur: pse kosovarët paguajnë më shumë?

#2 Gashi, Drilon and Shoghi Emerson. Maj 2013. Klasë në vete: Patronazhi dhe ndikimi i tij në mobilitetin shoqëror në Kosovë

#3 Sutaj, Visar and Leon Malazogu. Janar 2013. Le të ngrihet shoqëria civile e vërtetë: Roli i shoqatave me anëtarësi në formësimin e vendimmarrjes në shërbim të interesit publik

#4 Miftari, Naser. Shtator 2013. Sfida e konsolidimit – Fuqizimi i pavarësisë së institucioneve të medias në Kosovë

#5 Ardiana Gashi dhe Artane Rizvanolli; Me kontribut nga Natalya Wallin, Rezarta Delibashzade dhe Ngadhnjim Halilaj. 25 shkurt 2015. Sa kushton patriarkati?

#6 Rezarta Delibashzade, Laura Flemming, Ramadan Klisurica, Agon Maliqi dhe Rina Abazi. 11 Nëntor 2015 Rëndësia e grupeve të interesit: Praktikat, rastet studimore dhe mësimet e nxjerra

#7 Dukagjin Pupovci dhe Gersi Gashi. Nëntor, 2015 Reformimi i Universiteti të Prishtinës – mission i mundur?

#8 Leon Malzogu dhe Bernard Nikaj; Me kontribut nga Gulliver Brady. Nëntor, 2016. Nxitje për llogaridhënie dhe performancë më të mirë në arsimin e lartë

#9 Jehona Serhati, me kontribut redaktues nga Abby Riley. Janar, 2017. Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

#10 Isuf Zejna. Korrik 2017. Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas.

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 50

#11 Visar Sutaj. Tetor 2017. Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

#12 Linda Abazi Morina dhe Rezarta Delibashzade. Me contribute nga Ajete Kërqeli dhe Valëza Zogiani. Nëntor 2017. Joaktiviteti i grave në tregun e punës.

#13 Ajete Kërqeli. Me kontribute nga Ardiana Gashi. Dhjetor 2017. Ndryshimi i paradigmës – Barazi përmes lejes prindërore.

#14 Vjollca Krasniqi. Mars 2018. Gjendja e vullnetarizmit në Kosovë: Sfidat dhe perspektivat.

#15 Xhavit Rexhaj. Me kontribut nga Rasim Alija. Prill 2018. Funksionimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës: Analizë e punës dhe vendimeve.

Memorandume Reaguese

#1 Instituti D4D. Nëntor 2012. Memorandumi reagues Nr. 1 – Reagimi i tepruar i policisë

#2 Instituti D4D. Dhjetor 2012. Memorandumi reagues Nr. 2 – Modeli i dy Gjermanive

#3 Instituti D4D. 12 Korrik 2013. Memorandumi reagues Nr. 3 – Kritere të qarta për komuna të reja

#4 Instituti D4D & Qëndrim Gashi. Janar 2013. Memorandum reagues nr. 4 – Universiteti i Prishtinës në rreth vicioz

#5 Instituti D4D dhe Kushtrim Palushi. Janar 2013. Memorandum reagues nr. 5 – Reforma zgjedhore

#6 Instituti D4D. Nëntor 2016. Memorandum reagues nr.6 – Reforma zgjedhore

Indikatorët & skenaret

#1 Instituti D4D. Nëntor 2010. Para dhe Pas-Performanca e bazuar në indikatorë: Vlerësimi vjetor 2010

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

51

#2 Instituti D4D. Qershor 2011. Shteti në Pasqyrë: Indikatorët e Bazuar në Performancë

#3 Leon Malazogu,. Nëntor 2013. “As për emër nuk janë pajtuar: Shtyrja e problemit nuk do të afrojë palët në lidhje me asociacionin/bashkësinë”. (Vetëm në gjuhën angleze)

#4 Leon Malazogu,. Janar 2014. Parashikime dhe skenare: Kosova dhe Bota në 2014

#5 Agon Nixha. Nëntor 2017. “Analizë e shkurtër e politikave. Investimet e huaja direkte dhe eksportet: Kosova dhe Ballkani Perëndimor.”

Publikime të tjera

#1 Seritë e editorialeve dhe rekomandimeve mund gjithashtu të gjinden në ueb-faqen tone.

Agjendë për reformën zgjedhore - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 52

Demokraci për Zhvillim (D4D) është një institut hulumtues i themeluar në vitin 2010 me besimin se demokracia është parakusht për zhvillim. Misioni i D4D-së është të ndikojë në proceset e zhvillimit të politikave publike në mënyrë që të përshpejtojë zhvillimin socio-ekonomik të vendit, përmisimin e qeverisjes dhe për të përforcuar kulturën demokratike në Kosovë.

Vizioni i D4D-së është të promovojë një shoqëri aktive dhe të arsimuar e cila merr pjesë në hapësirën publike dhe e përdor atë për përfaqësim dhe vendim-marrje për të diskutuar dhe ndërtuar konsensus për shpërndarjen e burimeve të cilat janë efiçiente, të shpejta, afat-gjate dhe që sjellin zhvillim të paanshëm.

Për më shumë informata rreth aktiviteteve të D4D-së, ju lutem vizitoni faqen tone elektronike: www.d4d-ks.org.