15
REPUBUKA E KOSOYFs - PEnYIiJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY,U CONSTnITnnONALCOURT Prishtine, me 7 shkurt 2020 Nr. ref.:R.K 1512/20 AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI41/19 Parashtrues Ramadan Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, AA. nr. 395/2018, te 13 shtatorit 2018 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES sit KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte parashtruar nga Ramadan me vendbanim ne Prishtine (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses). 1

AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

REPUBUKA E KOSOYFs - PEnYIiJIHKA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY,U

CONSTnITnnONALCOURT

Prishtine, me 7 shkurt 2020 Nr. ref.:R.K 1512/20

AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI41/19

Parashtrues

Ramadan Ko~inaj

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, AA. nr. 395/2018, te 13 shtatorit 2018

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES sit KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte parashtruar nga Ramadan Ko~inaj, me vendbanim ne Prishtine (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses).

1

Page 2: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses e konteston kushtetutshmerine e Aktgjykimit te Gjykates se Apelit te Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata e Apelit), AA. nr. 395/2018, te 13 shtatorit 2018, ne lidhje me Aktgjykimin e Gjykates Themelore ne Prishtine (ne tekstin e metejme: Gjykata Themelore), A. nr. 187/2015, te 19 prillit 2018.

3. Parashtruesi i kerkeses e ka pranuar aktgjykimin e kontestuar me 13 nentor 2018.

Objekti i ~eshtjes

4. Objekt i c;eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se aktgjykimit te kontestuar, permes te cilit pretendohet se parashtruesit te kerkeses i jane shkelur te drejtat dhe lirite e tij themelore te garantuara me nenin 22 [Zbatimi i Drejtperdrejte i Marreveshjeve dhe Instrumenteve Nderkombetare] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Prones] ne lidhje me nenin 1 te Protokollit 1 (Mbrojtja e prones), te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin e metejme: KEDNJ).

5. Parashtruesi i kerkeses, gjithashtu, kerkon qe identiteti i tij te mos zbulohet.

Baza juridike

6. Kerkesa bazohet ne paragrafet 1 dhe 7 te nenit 113 te Kushtetutes, ne nenet 22 [Procedimi i kerkeses] dhe 47 [Kerkesa individuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe ne rregullin 32 [Parashtrimi i kerkesave dhe pergjigjeve], te Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

7. Me 12 mars 2019, parashtruesi i kerkeses parashtroi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

8. Me 18 mars 2019, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Bekim Sejdiu gjyqtar raportues. Te njejten dite, Kryetarja caktoi Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Gresa Caka-Nimani (kryesuese), Bajram Ljatifi dhe Nexhmi Rexhepi (anetare).

9. Me 24 prill 2019, Gjykata njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkeses dhe kerkoi qe te qartesoje nese ai eshte parashtrues i kerkeses apo perfaqesues i autorizuar i personit N. N.

10. Me 30 prill 2019, parashtruesi i kerkeses dorezoi ne Gjykate dokumentet shtese, duke bere njekohesisht edhe sqarimin se ai eshte perfaqesues i kerkeses (e jo perfaqesues i autorizuar i person it N. N.), meqe c;eshtja e paraqitur ne kerkese ka te beje teresisht me teo

2

Page 3: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

11. Me 6 maj 2019, parashtruesi i kerkeses dorezoi ne Gjykate nje "Parashtrese" si dokument shtese ndaj kerkeses se tij. Ne kete parashtrese, parashtruesi i kerkeses ngrit pretendime per shkelje edhe te disa neneve tjera te Kushtetutes.

12. Me 18 shtator 2019, parashtruesi i kerkeses dorezoi ne Gjykate nje "Kerkese per shqyrtim urgjent" te kerkeses se tij. Ne kete kerkese, parashtruesi iu referohet edhe dis a rasteve te tjera gjyqesore, ku ai eshte i perfshire, e te cilat nukjane te nderlidhura me kerkesen aktuale.

13. Me 25 shtator 2019, Gjykata i dergoi nje kopje te kerkeses Gjykates Themelore, dhe kerkoi nga ajo qe te dorezoje fletekthesen, si deshmi se kur parashtruesit te kerkeses i ishte derguar aktgjykimi i kontestuar.

14. Me 27 shtator 2019, Gjykata Themelore dorezoi fletekthesen si deshmi se kur parashtruesi i kerkeses e kishte pranuar aktgjykimin e kontestuar.

15. Me 10 janar 2020, parashtruesi i kerkeses dorezoi ne Gjykate nje dokument shtese (me disa prova ne forme te fotografive).

16. Me 15 janar 2020, Kolegji shqyrtuese shqyrtoi raportin e gjyqtarit raportues dhe njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve

17. Parashtruesi i kerkeses parashtron kerkese per here te dyte ne Gjykate, por per raste te ndryshme.

18. Nga dokumentet e perfshira ne kerkese rezulton se ky rast ka te beje me procedurat e zhvilluara prane organeve administrative dhe gjyqesore ne lidhje me nje parcele tokesore ne Prishtine, me nr. 67555-0. Ne nje date te pa specifikuar, parashtruesi i kerkeses kishte blere nga personi N. N., nje pjese te parceles 67555-0 (gjegjesisht nje te dyten). E tere parcela ne fjale eshte e regjistruar si prone e personit N. N.

19. Ne lidhje me kete rast, jane zhvilluar dy grupe procedurash ne kuader te organeve administrative (gjegjesisht ne Komunen e Prishtines dhe ne Ministrine e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor), si dhe nje grup procedurash gjyqesore. Keto procedura jane zhvilluar lidhur me kerkesat per parcelizim te parceles tokesore nr. 6755-0 dhe dhenie te lejes per renovim/rindertim te nje objekti, ne ate parcele.

A. Procedurat administrative

Procedurat lidhur me kerkesen per parcelizimin e parceles 6755-0

20. Ne baze te shkresave te lendes verehet se me 11 korrik 2014, parashtruesi i kerkeses kishte bere kerkese ne Komunen e Prishtines, ne emer te personit N. N., sipas autorizimit te tij, duke kerkuar lejimin e parcelizimit te parceles 6755­o.

3

Page 4: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

21. Me 20 gusht 2014, Komuna e Prishtines nxori nje "Informim" permes se cilit e njoftonte parashtruesin e kerkeses se: "pareializimi i pareeles 6755-0, prone e N. N., nuk mund te behej, pasi qe ne ke·te pjese te pareeles, sipas Planit Zhvillimor Urban (PZHU), eshte parapare te ndertohet nje rruge e planifikuar dhe ne te ardhmen nuk mund te shfrytezohej per ndertim dhe si e tille nuk lejohet pareelizimi".

22. Kunder ketij "Informimi" parashtruesi i kerkeses paraqiti ankese ne Ministrine e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor (ne tekstin e metejme: MMPH). Ne kete ankese, parashtruesi i kerkeses argumentoi se: "Komuna e Prishtines i eshte pergjigjur pales vetem me informate, pa nxjerre akt administrativ [. . .] ndertimi i rruges nuk e arsyeton refuzimin e kerkeses per parcializim, pasi qe pareializimi e as renovimi apo ndertimi eventual nuk mund ta ndaloje realizimin e PZHU-se, te eilen Komuna e Prishtines e realizon permes shpronesimit, nese eshte e interesuar".

23. Me 17 nentor 2014, MMPH dergoi "Pergjigjen ne ankese", ku theksohej se sipas Ligjit per Proeeduren Administrative (LPA) lejohej ankesa kunder nje akti administrativ, por "Informimi" i derguar nga Komuna e Prishtines nuk permbante elementet e nje akti administrativ. Me tutje, MMPH kerkoi nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunes se Prishtines qe "te veproje konform dispozitave perkatese te LPA-se".

24. Me 9 dhjetor 2014, duke vepruar sipas "Pergjigjes ne ankese" te MMPH-se, Drejtoria e Urbanizmit e Komunes se Prishtines nxori Vendimin nr. 05-035­166404, permes te eHit refuzoi si te pathemelte kerkesen e N. N., per t'u lejuar parcelizimi i parceles me nr. 6755-0. Ne kete vendim, Drejtoria per Urbanizem perseriti arsyetimin se, sipas PZHU-se te miratuar nga Kuvendi Komunal i Prishtines ne vitin 2013 "sipas skiees se propozuar per parcializim, pjesa e pareeles me siperJaqe 167m2 perJshihet ne rruge te planifikuar dhe se ne te ardhmen nuk mund te shfrytezohet per ndertim dhe si e tille nuk lejohet parcializimi".

25. Parashtruesi i kerkeses, duke vepruar sip as autorizimit te person it N. N., paraqiti ankese ne MMPH, kunder Vendimit nr. 05-035-166404, te Drejtorise per Urbanizem te Komune se Prishtines.

26. Me 26 shkurt 2015, MMPH nxori Vendimin nr. A-07/15 duke refuzuar ankesen e parashtruesit te kerkeses. Ne kete vendim, nder te tjera, MMPH arsyetoi si ne VlJlm:

" [. . .] sipas Planit Zhvillimor Urban per pareelen kadastrale te evidentuar ne fleten poseduese me nr. 011-953-143000/2014, ZK. Prishtine, pareela me nr. 6755, siperJaqja prej 167 m2, perJshihet ne rruge te planifikuar, dhe nuk mund te shJrytezohet per ndertim, andaj nuk lejohet pareelimi ne pareelen nr. 6755-0, sepse kerkesa duhet tejete ne pajtim me dokumentet e planifikimit hapesinor."

Proeedurat administrative lidhur me kerkesen per leshimin e lejes per rinovim te objektit ne pareelen 6755-0

4

Page 5: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

27. Me 25 gusht 2014, parashtruesi i kerkeses duke vepruar sipas autorizimit te personit N. N., kishte paraqitur kerkese ne Drejtorine e Urbanizmit te Komunes se Prishtines, per leshimin e lejes per renovim te objektit ne parcelen 67555-0.

28. Me 18 shtator 2014, Drejtoria e Urbanizmit e Komunes se Prishtines, permes Vendimit 05-350-210447, refuzoi kerkesen per leshimin e lejes per renovim. Ne kete vendim arsyetohej se "gjendja ekzistuese e paraqitur ne incizimin gjeodezik nuk perputhet me gjendjen ne kopjen e planit dhe se renovimi kerkohej per objektin i cili tashme nuk ekziston. Per me teper, sipas Drejtorise se Urbanizmit te Komunes se Prishtines, ne parcelen nr.6755-0 ekzistonte nje objekt i ri, per te cilin pala kishte deklaruar se nuk eshte prone e tij dhe se lidhur me te kishte probleme pronesore".

29. Me 26 shtator 2014, parashtruesi i kerkeses paraqiti ankese ne MMPH, ne emer te person it N. N., kunder vendimit te lartcekur, me pretendimin se ishte bere vertetim i gabuar i gjendjes faktike.

30. Me 3 nentor 2014, MMPH, permes Vendimit A-242/14, shfuqizoi vendimin e Drejtorise se Urbanizmit te Komunes se Prishtines, 05-350-210447, dhe e ktheu lenden ne rishqyrtim, me arsyetimin se vendimi ishte i paqarte, nuk ishte saktesuar cili ishte objekti i kerkeses (rindertimi apo renovimi i objektit), nuk ishte konstatuar qarte gjendja faktike dhe nuk ishte hartuar procesverbali per vertetimin e gjendjes faktike.

31. Me 29 dhjetor 2014, Drejtoria e Urbanizmit e Komunes se Prishtines, ne proceduren e rishqyrtimit, nxori vendimin 05-35-210047 dhe refuzoi perseri kerkesen e personit N. N. Ne kete vendim, Drejtoria e Urbanizmit arsyetoi se: "gjate rishqyrtimit te len des eshte konstatuar se objekti per te cilin kerkohet renovimi eshte i rrenuar dhe kane mbetur vetem muret anesore, ku sipas nenit 5 te Ligjit te Ndertimit Nr. 04/L - 110, neni 5 pika 1.3, nuk bene pjese ne renovim, gjithashtu ne parcele eshte i ndertuar objekti i ri [ ...J kopja e planit nuk perputhet me gjendjen ekzistuese e paraqitur ne incizimin gjeodezik [ ...J".

B. Procedura gjyqesore

32. Kunder Vendimit te MMPH-se, nr. A-07/15, te 26 shkurtit 2015, parashtruesi i kerkeses paraqiti kerkesepadi ne Gjykaten Themelore ne Prishtine -Departamenti per Geshtje Administrative (ne tekstin e metejme: Gjykata Themelore).

33. Me 19 prill 2018, Gjykata Themelore, permes Aktgjykimit A. nr. 187/2015, refuzoi si te pathemelte kerkesepadine e parashtruesit te kerkeses. Ne kete Aktgjykim, nder te tjera, Gjykata Themelore arsyetoi se vendimi i MMPH -se eshte i drejte dhe se ai eshte marre pas vertetimit te fakteve qenesore dhe eshte mbeshtetur ne dispozitat gjegjese ligjore, qe percaktojne se kerkesa per parcelizim duhet te jete ne harmoni me dokumentet e planifikimit hapesinor.

34. Kunder Aktgjykimit te lartcekur, parashtruesi i kerkeses paraqiti ankese ne Gjykaten Apelit, me pretendimin se Aktgjykimi i Gjykates Themelore, A. nr. 187/2015 eshte i perfshire me shkelje. Si argumente kryesore per te mbeshtetur

5

Page 6: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

kete ankese te tij, parashtruesi theksoi se: (i) nuk eshte konstatuar drejte gjendja faktike; (ii) aktgjykimi i lartcekur eshte bazuar ne Planin e Zhvillimit Urban te Komunes se Prishtines, edhe pse ky plan ka mbetur i parealizueshem; (iii) Gjykata Themelore ka deshtuar te analizoje pretendimet per shkelje te nenit 22 te Kushtetutes, ne lidhje me nenin 1 te Protokollit 1 te KEDNJ-se; (iv) eshte shkelur parimi i barazise, sepse, nderkohe qe parashtruesit te kerkeses nuk i jepet leja per parcelizim dhe renovim/ndertim, disa persona te tjere jane lejuar te ndertojne ne distance prej 15 metrash nga parashtruesi i kerkeses.

35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te kerkeses, me arsyetimin se Aktgjykimi i Gjykates Themelore, A. nr. 187/2015, i 19 prillit 2019, nuk eshte perfshire ne shkelje thelbesore te dispozitave te Ligjit per Konfliktin Administrativ, pasi qe kerkesa per parcelizim nuk eshte ne pajtim me dokumentet e planifikimit hapesinor. Per me teper, Gjykata e Apelit vleresoi se pretendimet e parashtruesit te kerkeses, ne lidhje me kerkesen e tij per leshimin e lejes per ndertim/renovim te shtepise, jane te pergjithesuara dhe nuk bazohen ne ndonje prove me mbeshtetje ligjore. Gjykata e Apelit argumentoi se "paditesi {parashtruesi] te drejten e tij sipas pretendimeve ne ankese si dhe shkresa te tjera te len des e mbeshtet ne ekstraktin nga procesi i mbledhjes se Keshillit ekzekutiv te K. Kline te vitit 1985, ku ishte kryetar iKE, dhe ne piken II, te ekstraktit eshte miratuar konkluzioni per ndarjen e nje truaW dhe i njejti shkon ne Kuvend, por nuk dihet se me ifare baze ligjore. Provat qe i posedon paditesi e ne te cilen e bazon te drejten e tij nuk jane kontestuese, por qe tani ne rrethana tjera te rregullimit dhe status tjeter shteteror, nuk kane mbeshtetje ligjore ne ligjet pozitive [. ..J".

36. Me 8 shkurt 2019, kunder Aktgjykimit te lartcekur, parashtruesi i kerkeses paraqiti kerkese per mbrojtje te ligjshmerise tek Kryeprokurori i Shtetit, duke pretenduar ekzistimin e shkeljes se dispozitave te Ligjit te Procedures Administrative.

37. Me 7 mars 2019, Zyra e Kryeprokurorit te Shtetit permes njoftimit KMLA nr. 4/2019, refuzoi kerkesen e parashtruesit me arsyetimin se nuk ka baze te mjaftueshme ligjore per paraqitjen e kerkeses per mbrojtje te ligjshmerise.

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

38. Parashtruesi i kerkeses pretendon se permes Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, AA. nr. 395/2018, te 13 shtatorit 2018, i jane shkelur te drejtat dhe lirite themelore te tij te garantuara me nenin 22 [Zbatimi i Drejtperdrejte i Marreveshjeve dhe Instrumenteve Nderkombetare] dhe nenin 46 (Mbrojtja e Prones], te Kushtetutes dhe nenin 1 te Protokollit 1 (Mbrojtja e prones) te KEDNJ-se.

39. Perkitazi me pretendimet per shkelje te nenit 46, ne lidhje me nenin 1 te Protokollit 1 te KEDNJ-se, parashtruesi i kerkeses pretendon se Aktgjykimi i Gjykates se Apelit, AA. nr. 395/2018, ne lidhje me vendimet e instancave me te uleta, ia kane pamundesuar parcelizimin dhe regjistrimin e prones ne menyre qe t'i leshohet leja per ndertimin e shtepise.

6

Page 7: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

40. Parashtruesi i kerkeses i mbeshtete pretendimet e lartcekura duke iu referuar rasteve: Amour kunder Frances, Aktgjykimi i 25 qershorit 1996; Marckx kunder Belgjikes, Aktgjykimi i 13 qershorit 1979; dhe Sporrong dhe Lonnroth kunder Suedise, Aktgjykimi i 23 shtatorit 1982.

41. Ne kete vazhde, parashtruesi i kerkeses thekson se atij "i eshte refuzuar kerkesa per parcializim dhe rindertim te objektit ne pronen ne jjale, per shkak se me PZHU te Komunes se Prishtines eshte parapare ndertimi i nje rruge ne ate prone. PZHU i Komunes se Prishtines eshte miratuar ne MMPH dy jave pas Ligjit per Planifikim Hapesinor, nr. 04/L - 174 i cili parasheh krijimin e hartave zonale. Ne ate kohe, ne vian 2014 nuk ka ekzistuar asnje harte zonale [...J Edhe sot kur po e dorezoj kete kerkese Komuna e Prishtines nuk i ka te kryera as hartat zonale dhe as planin hapesinor [ ...JMirepo kjo nuk duhet te jete fare pengese per parcializimin e parceles time dhe leje ndertimore individuale per mua, sepse edhe ne rast te ndertimit eventual te rruges, shtepia ime do ta kishte fa tin e njejte me shtepite tjera".

42. Per sa i perket Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, AA. nr. 395/2018, te 13 shtatorit 2018, parashtruesi i kerkeses i referohet pjeses se arsyetimit te ketij Aktgjykimi ku theksohet se "paditesi [parashtruesi] te drejten e tij sipas pretendimeve ne ankese si dhe shkresa te tjera te len des e mbeshtet ne ekstraktin nga procesi i mbledhjes se' Keshillit ekzekutiv te K. Kline te vitit 1985, ku ishte kryetar i KE te Klines [ ...J". Ne lidhje me kete, parashtruesi i kerkeses thekson se ky fakt eshte teresisht i pavertete, sepse ai asnjehere nuk ka qene as banor i Klines e as Kryetar i Komunes se Klines (ne vitin 1985). Per te mbeshtetur kete pretendim, ai ka bashkengjitur ne dosje te lendes nje deshmi te Arkivit te Kuvendit Komunal te Klines.

43. Parashtruesi i kerkeses kerkon nga Gjykata si ne vijim: "Kerkoj te me njihet e drejta te regjistroj pronen time, te me lejohet parcializimi si dhe te jepet leja ndertimore te ndertoj nje shtepi ne token time. Nese Komuna qenka kaq e sigurt se do te ndertoj rruge sipas PZHU-se neper parcelen time, atehere kerkoj qe menjehere te me mundesohet shpronesimi (eksproprijimiJ adekuat".

44. Parashtruesi i kerkeses po ashtu kerkon qe identiteti i tij te mos zbulohet publikisht, duke deklaruar se: "Nuk dua qe askush te diskutoj mefomijet e mije padrejtesine dhe terrorin qejemi duke perjetuar kaq paturpesisht".

Pranueshmeria e kerkeses

45. Gjykata se pari shqyrton nese kerkesa i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuar me Kushtetute, te parashikuara me Ligj dhe te specifikuara me tej me Rregullore te punes.

46. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7 te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, i cHi percakton:

"1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

[...]

7

Page 8: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike te drejtave dhe lirive te tyre indiv idua Ie, teO garantuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me ligj."

47. Ne vazhdim, Gjykata gjithashtu shqyrton nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, si<; percaktohen me Ligj. Ne lidhje me kete, Gjykata se pari i referohet neneve 47 [Kerkesa individuale], 48 [Saktesimi i kerkeses] dhe 49 [Matet] te Ligjit, te ciIet percaktojne:

Neni 47 i Ligjit [Kerkesa individuale]

"1. C;do individ ka te drejte te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike ne rast se pretendon se te drejtat dhe lirite e tij individuale te garantuara me Kushtetute jane shkelur nga ndonje autoritet publik.

2. Individi mund te ngre kerkesen ne fjale vetem pasi qe te kete shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me ligj."

Neni48 [Saktesimi i kerkeses]

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoj saktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cili eshte akti konkret i autoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoj."

Neni49 [Matet]

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajsh. Afatifillon te ece nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor ...".

48. Perve<; kesaj, Gjykata gjithashtu duhet te shqyrtoje nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret e pranueshmerise te percaktuara ne rregullin 39 [Kriteret e pranueshmerise] te Rregullores se punes.

Rregulli 39 [Kriteret e pranueshmerise]

(1) Gjykata mund ta konsideroje nje kerkese teO pranueshme nese:

[...] (b) jane shteruar te gjitha mjetet efektive te percaktuara me Ligj kunder aktgjykimit ose vendimit te kontestuar.

8

Page 9: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

(2) Gjykata mund ta konsideroje kerkesen te papranueshme, nese kerkesa eshte qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk deshmon dhe nuk mbeshtete ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij."

49. Gjykata veren se, ne thelb, parashtruesi i kerkeses ankohet se pamundesia per parcelizimin dhe regjistrimin e prones ne menyre qe t'i leshohet leja per ndertimin e shtepise, perben shkelje te nenit 46 [Mbrojtja e Prones] te Kushtetutes dhe nenit 1 te Protokollit 1 te KEDNJ-se.

50. Ne nderlidhje me kete, parashtruesi i kerkeses gjithashtu ngrite pretendime per shpronesimin e prones se tij, duke u shprehur se "nese Komuna qenka kaq e sigurt se do te ndertoje rruge sipas PZHU-se neper parcelen time, atehere kerkoj qe menjehere te me mundesohet shpronesimi (eksproprijimi) adekuat".

51. Per sa i perket ketyre pretendimeve te parashtruesit te kerkeses, Gjykata veren se te gjitha vendimet e gjykatave te rregullta dhe ato te organeve administrative shpjeguan se perse iu refuzua kerkesa (dhe ankesat) e parashtruesit te kerkeses, ne lidhje me parcelizimin e prones dhe leshimin e lejes per ndertim/renovim te objektit (shtepise).

52. Ne kete drejtim, Gjykata rikujton qe Drejtoria e Urbanizmit te Komunes se Prishtines, permes Vendi mit te saj 05-35-210047, te 29 dhjetorit 2014, kishte vleresuar si ne vijim:

"Ky organ ne procedure te shqyrtimit dhe pas daljes ne teren nga personeli i angazhuar per perpunimin e kesaj lende me dt. 15.09.2014, per te vertetuar gjendjen faktike, ka konstatuar se renovimi kerkohet per objektin i cUi nuk ekziston, kopja e planit nuk perputhet me gjendjen ekzistuese e paraqitur ne incizimin gjeodezik, andaj kerkesa si e tille duhet reJuzuar. "

53. Ne vazhdim, Gjykata veren se MMPH, permes Vendimit nr. A-07/15, te 26 shkurtit 2015, kishte sqaruar se:

"Pas shqyrtimit dhe administrimit te gjithanshem te provave konstatuam se ankesa e pales eshte e pabazuar. Bazuar ne Ligjin nr. 04/L-174 Per Planifikim Hapesinor, neni 26, paragraji 7 percakton se: Dokumentet ekzistuese te planifikimit hapesinor, te cilat jane te miratuara mbeten ne Juqi derisa te harmonizohen me dispozitat tjera te ketij ligji. "Plani Zhvillimor Urban per Periudhen 2013-2022" eshte i miratuar ne Kuvendin Komunal te Prishtines me 24.09.2013. Gjate periudhes se debatit publik, te gjithe qytetaret e interesuar per kete zone kadastrale te Prishtines, kane pas mundesi te adresojne shqetesimet dhe propozimet e tyre ne perputhje me nenin 20 te Ligjit per Planifikim Hapesinor. Gjithashtu ky plan me vendim te dates 05.12.2013, nr. Protokolli 4519113 ka marr pelqimin nga Min istria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor dhe eshte valid. Per lagjen "Moravska ", ku gjendet parcela 111. 6755-0, nuk ka Plan rregullues urban, por sipas Planit Zhvillimor Urban per parcelen kadastrale te evidentuar nefleten poseduese me nr. 011-953-143000/2014, ZK Prishtine, parcela me nr. 6755, siperfaqja prej 167 m2, perfshihet ne rruge te planifikuar, dhe nuk mund te shjrytezohet per ndertim, andaj nuk lejohet parcelimi ne

9

Page 10: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

parcelen nr. 6755-0, sepse kerkesa duhet te jete ne pajtim me dokumentet e planifikimit hapesinor."

54. Me tutje, Gjykata rikujton qe Gjykata Themelore, permes Aktgjykimit te saj A. nr. 187/2015, te 19 prillit 2018, nder te tjera, kishte arsyetuar si ne vijim:

"Gjykata vlereson se vendimi i organit te shkalles se dyte, te cilin e atakon paditesi, eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj sepse i njejti eshte marre' pas vertetimit te gjitha Jakteve relevante dhe eshte bazuar ne dispozita ligjore ne fuqi qe percaktojne se kerkesa per parcelim duhet te jete ne harmoni me dokumentet e planifikimit hapesinor. Gjykata vleresoi pretendimet e paditesit, por gjeti se te njejtat jane te pabazuara ne ligj ... ".

55. Ne fund, Gjykata i referohet edhe Vendimit te Gjykates se Apelit, Ac. nr. 2783/18, te 18 shtatorit 2018, qe shpjegon se:

"Gjykata e shkalles se pare sipas kompetences nga neni 9 dhe 44 te LKA­se, ka shqyrtuar dhe vleresuar ligjshmerine e aktvendimit te MMPH-se, te atakuar me padi i cili vendim i ka te parapara argumentet ne te cilat eshte bazuar ne arsyetimin e tij, ku jane dhene arsyet se ne parcelen 6755, siperJaqja prej 167 m2, perJshihet ne rruge te planifikuar dhe nuk mund te shfrytezohet per ndertim, andaj nuk lejohet parcelimi ne parcelen m.6755­0, sepse kerkesa duhet te jete ne pajtim me dokumentet e planifikimit hapesinor. Pretendimet ankimore te paditesit per ~eshtjen ne shqyrtim per dhenien e lejes per ndertim/renovim per shtepi banimi e cila gjendet ne Prishtine, rr. "Shaip Kamberi" m.22 ne parcelen 6755-0, Zona Kadastrale ne Prishtine, jane te pergjithesuara, nuk bazohen ne ndonje prove me mbeshtetje ligjore dhe nuk i reJerohen ndonje dispozite ligjore, se ne ware baze i takon e drejta e pretenduar e qe gjykata e shkalles se pare nuk e ka vleresuar apo ka bere shkelje ne dem te paditesit-ankuesit. Sipas nenit 56 te Ligjit per proceduren administrative barra e proves per Jaktet e pretenduara bie mbi palet ne procedim administrativ, pavaresisht prej detyrimit te administrates per te vene ne dispozicion te paleve provat e zoteruara prej saj."

56. Gjykata veren se Gjykata e Apelit vleresoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te kerkeses, me arsyetimin se kerkesa e tij nuk ishte ne pajtim me dokumentet gjegjese qe rregullojne planifikimin hapesinor.

57. Ne driten e fakteve te mesiperme, pavaresisht se parashtruesi i kerkeses nuk ka ngritur shprehimisht pretendime qe lidhen me gjykimin e drejte (te garantuar me nenin 31 te Kushtetutes), Gjykata e konsideron te nevojshme te ve ne pah se parashtruesit te kerkeses i eshte mundesuar zhvillimi i procedures bazuar ne parimin e kontradiktoritetit; se ai ka mundur qe gjate fazave te ndryshme te procedures te paraqiste argumente dhe deshmi qe ai i konsideronte te rendesishme per rastin e tij; dhe se te gjitha argumentet, shikuar objektivisht, qe ishin relevante per zgjidhjen e rastit te tij jane degjuar e shqyrtuar ne menyre te rregullt nga gjykatat; se arsyet faktike e ligjore ndaj vendimeve te goditura ishin shtruar hol1esisht; dhe se, ne perputhje me rrethanat e rastit, procedurat, shikuar ne teresine e tyre, ishin te drejta. Si rrjedhoje, Gjykata konstaton se parashtruesi i kerkeses ka gezuar garancite procedurale te

10

Page 11: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

ngerthyera ne konceptin e gjykimit te drejte dhe te paanshem (shih, mutatis mutandis, nder te tjera, rastin e Gjykates nr. KI1l8/17, parashtrues Sani Kervan dhe te tjeret, Aktvendim per papranueshmeri, i 16 shkurtit 2018, paragrafi 35; po ashtu shih rastin Garcia Ruiz kunder Spanjes, kerkesa nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 29).

58. Gjykata sjelle ne vemendje se pretendimet kryesore te parashtruesit te kerkeses kane te bejne me shkeljen e te drejtave pronesore, si pasoje e moslejimit nga autoritetet perkatese, per parcelizimin dhe regjistrimin e prones se tij, ne menyre qe t'i leshohet leja per ndertimin e shtepise. Per me teper, parashtruesi ne kerkesen e tij i referohet edhe te drejtes se tij per shpronesim me kompensim te prones se tij.

59. Gjykata rikujton se neni 46 i Kushtetutes nuk garanton te drejten per fitimin e prones. Nje qendrim i tille mbeshtetet kater~iperisht ne praktiken e GJEDNJ­se (shih Van der Mussele kunder Be19jikes, paragrafi 48, Aktgjykimi i GJEDNJ-se, i 23 nentorit 1983 dhe Slivenko dhe te tjeriit kunder Letonise, paragrafi 121, Aktgjykimi i GJEDNJ-se, i 9 tetorit 2003). Ne fakt, neni 46 i Kushtetutes garanton te drejten e prones, por kjo e fundit nuk eshte e drejte absolute dhe iu nenshtrohet kufizimeve. Ne rastin konkret, gjykatat e rregullta kane shpjeguar kufizimet e prones ne raport me kerkesen e parashtruesit te kerkeses.

60. Parashtruesi i kerkeses mund te pretendoje shkelje te nenit 46 te Kushtetutes, vetem per aq sa vendimet e kontestuara kane te bejne me "pronen" e tij. Brenda kuptimit te kesaj dispozite, "prone" mund te jete "pasuria ekzistuese", duke perfshire edhe pretendimet ne baze te te cilave parashtruesit e kerkeses mund te pretendojne "pritshmeri legjitime" qe do te fitojne gezimin efektiv te ndonje te drejte pronesore (shih rastet e Gjykates Kushtetuese KI26/18, parashtruesi i kerkeses "Jugokoka" Aktvendimi per papranueshmeri, i 6 nentorit 2018, paragrafi 49 dhe rastin KII56/18, parashtrues i kerkeses Verica (Aleksic) Vasic dhe Vojislav Cadenovic, Aktvendimi per papranueshmeri, i 17 korrikut 2019, paragrafi 52).

61. Ne pajtim me praktiken e GJEDNJ-se, nuk mund te thuhet se lind ndonje "pritje legjitime" lidhur me ndonje te drejte pronesore (duke perfshire kerkesa te caktuara qe lidhen me te drejta pronesore), atje ku ekziston nje kontest ne lidhje me interpretimin e drejte dhe aplikimin e se drejtes se brendshme dhe atje ku parashtresat e parashtruesit jane hedhur poshte me pas nga gjykatat kombetare (shih rastin e Gjykates Kushtetuese K1156/18, parashtrues i kerkeses Verica (Aleksic) Vasic dhe Vojislav Cadenovic, Aktvendimi per papranueshmeri, i 17 korrikut 2019, paragrafi 53 dhe shih rastin e GJEDNJ-se Kopecky kunder Sllovakise, paragrafi 50 i Aktgjykimit te GJEDNJ-se, te 28 shtatorit 2004).

62. Per sa me siper, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses nuk ka deshmuar se refuzimi i kerkeses se tij per parcelizim dhe regjistrimin e prones se tij, ne menyre qe t'i leshohet leja per ndertimin e shtepise, eshte bere ne menyre te paligjshme apo arbitrare. Rrjedhimisht, Gjykata arrin ne perfundim se ky pretendim i parashtruesit te kerkeses per shkelje te te drejtave te tij pronesore, te garantuara nga neni 46 te Kushtetutes dhe nenit 1 te Protokollit 1

11

Page 12: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

te KEDNJ-se (per shkak te mosregjistrimit te prones dhe mosleshimit te lejes se ndertimit te shtepise), eshte qartazi i pabazuar mbi baza kushtetuese.

63. Gjykata i referohet edhe pretendimit te parashtruesit te kerkeses per shpronesim. Ne lidhje me kete, Gjykata ve ne dukje se ne baze te shkresave te lendes rezulton se parashtruesi i kerkeses nuk e kishte ngritur asnjehere para gjykatave te rregullta <;eshtjen e shpronesimit, keshtu duke mos iu dhene mundesi gjykatave te rregullta te adresojne kete <;eshtje.

64. Ne nderlidhje me kete, Gjykata thekson se, ne pajtim me panmm e subsidiaritetit, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta vleresoje kete <;eshtje (kete pretendim) pa qene paraprakisht e ngritur dhe e vleresuar ne procedure prane gjykatave te rregullta (shih, rastin KI24/16, parashtrues i kerkeses Avdi Haziri, Aktvendim per papranueshmeri, i 16 nentorit 2016, paragrafi 37).

65. Parimi i subsidiaritetit kerkon qe parashtruesi te shteroje te gjitha mundesite procedurale ne procedure te rregullt, ne menyre qe te parandalohet shkelja e Kushtetutes apo, nese ka shkelje, te korrigjohet shkelja e tille. Pra, parashtruesi i kerkeses eshte pergjegjes kur rasti i tij shpallet i papranueshem nga Gjykata Kushtetuese, nese deshton te shteroje mjetet juri dike ne dispozicion, prane organeve administrative apo gjykatave te rregullta (shih Aktvendimin ne rastin KI139/12, Besnik Asllani, Vleresim i Aktgjykimit te Gjykates Supreme, PKL. nr. 111/2012, i 30 nentorit 2012, paragrafi 45; Aktvendimin ne rastin nr. KI07/09, Deme Kurbogaj dhe Besnik Kurbogaj, Vleresim i Aktgjykimit te Gjykates Supreme, Pkl. nr. 61/07, te 24 nentorit 2008, paragrafi 18; Aktvendimi ne rastin nr. KI89/15, Fatmir Koci, Vleresim i Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, PAKR. nr-473/2014, i 21 nentorit 2014, paragrafi 35).

66. Prandaj, Gjykata konsideron se parashtruesi i kerkeses nuk i ka shteruar ende mjetet juridike qe i ka ne dispozicion, per sa i perket pretendimeve qe kane te bejne me shpronesimin e prones se tij.

67. Me tutje, Gjykata i referohet edhe pretendimit te parashtruesit se arsyetimi i Gjykates se Apelit eshte i bazuar mbi nje konstatim te pavertete, perkitazi me ekstraktin nga mbledhja e Keshillit Ekzekutiv te Komunes se Klines. Ne lidhje me kete, Gjykata veren se Gjykata e Apelit kishte arsyetuar se parashtruesi i kerkeses te drejten e vet e mbeshtet ne ekstraktin nga procesi i mbledhjes se Keshillit Ekzekutiv te Komunes se Klines te vitit 1985, ku ai kinse ishte kryetar i Keshillit Ekzekutiv. Sipas parashtruesit te kerkeses ky konstatim eshte i pavertete, gje te cilen e deshmon permes dokumentit nga arkiva e Komunes se Klines.

68. Lidhur me kete <;eshtje, Gjykata deshiron te ve ne dukje se organet administrative dhe gjykatat e rregullta kur kishin vendosur per kerkesen e parashtruesit, ku ai ishte pale ne procedure, vendimet refuzuese i kishin nxjerre mbi bazen se kerkesa e tij nuk ishte ne pajtim me ligjin perkates qe rregullon planifikimin hapesinor dhe jo mbi bazen e percaktimit te gabuar te nje fakti apo konstatimi - qe ka te beje me nje ekstrakt nga procesi i mbledhjes se Keshillit Ekzekutiv te Komunes se Klines te vitit 1985 - si<; pretendon parashtruesi. Sidoqofte, parashtruesi i kerkeses nuk ka argumentuar dhe as qe Gjykata mund te konstatoje se ky fakt ishte vendimtar, apo percaktues per

12

Page 13: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

epilogun e proceseve administrative dhe gjyqesore, qe jane zhvilluar lidhur me c;eshtjen e parashtruesit.

69. Ne kete vazhde, Gjykata ve theksin edhe nje here ne pJesen qendrore te arsyetimit te Aktgjykimit te Gjykates se Apelit, se "Pretendimet ankimore te paditesit [parashtruesit] pe·r c;eshtjen ne shqyrtim per dhenien e lejes per ndertim/renovim per shtepi banimi [. . .] jane te pergjithesuara, nuk bazohen ne ndonje prove me mbeshtetje ligjore dhe nuk i referohen ndonje dispozite ligjore, se ne ifare baze i takon e drejta e pretenduar e qe gjykata e shkalles se pare nuk e ka vleresuar apo ka bere shkelj"e ne dem te paditesit-ankuesit".

70. Ne fund, Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses ne kerkesen e tij i referohet edhe neneve 22 dhe 113 te Kushtetutes, por ai nuk ka qartesuar pretendimet e tij lidhur me shkeljet e mundshme te ketyre neneve. Gjykata ve ne dukje se vetem permendja e nenit 22 te Kushtetutes, me pretendimin se ai eshte shkelur, pa dhene shpjegime te mjaftueshme dhe bindese se si erdhi deri te keto shkelje, nuk mjafton per te ngritur nje pretendim te mbeshtetur per shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkelje te tilla te Kushtetutes, parashtruesi i kerkeses duhet te ngrite nje pretendim te arsyetuar me argumente bindese (shih rastin e Gjykates Kushtetuese, KI136/14, Abdullah Bajqinca, Aktvendim per papranueshmeri, i 10 shkurtit 2015, paragrafi 33). Ndersa perkitazi me nenit 113 te Kushtetutes, te cilit i referohet parashtruesi i kerkeses, Gjykata ve ne pah se ai nen i Kushtetutes percakton juridiksionin e Gjykates Kushtetuese si dhe palet e autorizuara per te parashtruar kerkese kushtetuese (shih paragrafin 46 te ketij Aktvendimi).

71. Si perfundim, nga argumentet dhe arsyetimet e shtjelluara me siper, Gjykata arrin ne perfundim se:

(i) Perkitazi me pretendimin e parashtruesit te kerkeses se organet administrative dhe gjykatat e rregullta i kane shkelur te drejtat e garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e Prones], ne nderlidhje me nenin 1 te protokollit 1

te KEDNJ-se, per shkak se refuzuan kerkesen e tij per parcelizimin dhe regjistrimin e prones, ne menyre qe t'i leshohet leja per ndertimin e shtepise, kerkesa duhet te shpallet e papranueshme, si qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese, ne pajtim me rregullin 39 (2) te Rregullores se punes;

(ii) Perkitazi me pretendimet e parashtruesit te kerkeses per shpronesimin, kerkesa duhet te shpallet e papranueshme, sepse parashtruesi nuk ka shteruar mjetet juridike, sic; kerkohet me nenin 113.7 te Kushtetutes, nenin 47.2 te Ligjit dhe rregullin 39 (1) (b) te Rregullores se punes.

Kerkesa e parashtruesit per moszbulim te identitetit

72. Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses ne kerkesen e tij kishte kerkuar gjithashtu qe identiteti i tij te mos zbulohet.

73. Parashtruesi i kerkeses lidhur me kerkesen per moszbulim te identitetit arsyeton si ne vijim: "Nuk dua qe askush te diskutoj me fiimijet e ml)e padrejtesine dhe terrorin qejemi duke perjetuar kaq paturpesisht".

13

Page 14: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

74. Lidhur me kete, Gjykata i referohet rregullit 32 (6) te Rregullores se punes, i eili parasheh:

"(6)Palet ne kerkese qe nuk deshirojne qe identiteti i tyre te zbulohet ne publik, duhet te tregojne arsyet qe justifikojne nje largim te tille nga rregulli i qasjes publike ne in/ormata ne proceduren ne Gjykate [' ..J."

75. Duke u bazuar ne arsyetimin e paraqitur nga parashtruesi i kerkeses, Gjykata konsideron se ai arsyetim nuk paraqet argumente te mjaftueshme per miratimin e kesaj kerkese (shih, pershtatshmerisht, rastet e Gjykates Kushtetuese: rastin KI74/17, parashtrues Lorenc Ko19jeraj, Aktvendim per papranueshmeri i 5 dhjetorit 2017; rastin KI202/18, parashtrues i kerkeses Ejup Qerimi, Aktvendimi per papranueshmeri, i 27 marsit 2019, paragrafi 30).

76. Rrjedhimisht, kerkesa e parashtruesit per moszbulim te identitetit duhet te refuzohet.

14

Page 15: AK1VENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court35. Me 13 shtator 2018, Gjykata e Apelit, permes Aktgjykimit AA. nr. 395/2018, refuzoi si te pathemelte ankesen e parashtruesit te

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113. 7 te Kushtetutes, nenet 20 dhe 47.2 te Ligjit dhe rregullat 39 (1) (b) dhe (2), 32 (6) si dhe 59 (2) te Rregullores se punes, me 15 janar 2020 njezeri:

VENDOS

I. TE SHP ALLE kerkesen te papranueshme;

II. TE REFUZOJE kerkesen per moszbulim te identitetit;

III. TUA KUMTOJE kete vendim paleve;

IV. TE PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare;

V. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

15