12
REPUBLIKA E KOSOVES - PEIIYfi.JIl1KA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHII CYLI: CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 13 shkurt 2018 Nr. ref.: RK 1197/18 AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KI13S/17 Parashtrues Borce Petrovski Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates Supreme, Pml. nr. 136/2017, te 21 qershorit 2017 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Ivan Cukalovic, zevendeskryetar Altay Suroy, gjyqtar Almiro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare dhe Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Parashtruesi i kerkeses 1. Kerkesa eshte dorezuar nga Borce Petrovski nga Shkupi, Republika e Maqedonise (ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses), i cili perfaqesohet nga Merita Stublla-Emini, avokate nga Prishtina. 1

AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Gjykata Kushtetuesegjk-ks.org/wp-content/uploads/2018/02/ki_135_17_av_shq.pdf · shkeljen e se drejtes kushtetuese te parapare ne Kushtetuten e Republikiis

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

REPUBLIKA E KOSOVES - PEIIYfi.JIl1KA KOCOBO - REPUBLIC OF KOSOVO

GJYKATA KUSHTETUESEYCTABHII CYLI:

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 13shkurt 2018Nr. ref.: RK 1197/18

AKlVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI13S/17

Parashtrues

Borce Petrovski

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktvendimit te Gjykates Supreme,Pml. nr. 136/2017, te 21 qershorit 2017

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rama-Hajrizi, kryetareIvan Cukalovic, zevendeskryetarAltay Suroy, gjyqtarAlmiro Rodrigues, gjyqtarSnezhana Botusharova, gjyqtareBekim Sejdiu, gjyqtarSelvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare dheGresa Caka-Nimani, gjyqtare

Parashtruesi i kerkeses

1. Kerkesa eshte dorezuar nga Borce Petrovski nga Shkupi, Republika e Maqedonise(ne tekstin e metejme: parashtruesi i kerkeses), i cili perfaqesohet nga MeritaStublla-Emini, avokate nga Prishtina.

1

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses ne menyre specifike konteston Aktvendimin e GjykatesSupreme, Pml. nr. 136/2017, te 21 qershorit 2017, me te cilin ishte refuzuar si epapranueshme kerkesa per mbrojtje te ligjshmerise kunder Aktvendimit teKolegjit shqyrtues te Gjykates Themelore ne Prishtine, Kp. nr. 577/2017, te 17majit 2017.

3. Megjithate, vendimi i fundit lidhur me kerkesen e parashtruesit per hedhjenposhte te aktakuzes eshte Aktvendimi i Gjykates se Apelit, Pn. nr. 721/17, i 17tetorit 2017, me te cilin ishte aprovuar ankesa e parashtruesit te kerkeses kunderAktvendimit te Gjykates Themelore, PKR. nr. 369/2015, te 14 qershorit 2017 dherasti ishte kthyer per rigjykimne Gjykaten Themelore.

4. Vendimi i kontestuar i Gjykates Supreme, Pml. nr. 136/2017, i 21 qershorit 2017 ieshte dorezuar parashtruesit te kerkeses me 12korrik 2017.

Objekti i -;eshtjes

5. Parashtruesi i kerkeses konkretisht pretendon se me Aktvendimin e GjykatesSupreme jane shkelur te drejtat e tij te garantuara me nenin 3 [Barazia paraLigjit], nenin 22 [Zbatimi i drejtperdrejte i Marreveshjeve dhe InstrumenteveNderkombetare], nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 29 [E Drejta e Lirise dheSigurise], nenin 30 [Te Drejtat e te Akuzuarit] dhe nenin 31 [E Drejta per Gjykimte Drejte dhe te Paanshem] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin emetejme: Kushtetuta), ne lidhje me paragrafin 3 (e) te nenit 6 (E drejta per njeproces te rregullt] te Konventes Evropiane per te Drejtat e Njeriut (ne tekstin emetejme: KEDNJ).

6. Perve~ kesaj, parashtruesi i kerkeses kerkon nga Gjykata Kushtetuese eRepublikes se Kosoves miratimin e mases se perkohshme, "me c;'rast anulohetAktvendimi i Kolegjit shqyrtues i Gjykates Themelore ne Prishtine, Kp. nr.577/2017 i dt. 17.05.2017".

Baza juridike

7. Kerkesa bazohet ne paragrafin 7 te nenit 113[Juridiksioni dhe Pale! e Autorizuara]te Kushtetutes, ne nenet 22 [Procedimi i kerkeses], 27 [Masat e perkohshme] dhe47 [Kerkesa Individuale] te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes seKosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe rregulli 29 [Parashtrimi ikerkesave dhe pergjigjeve], 54 [Kerkesa per masa te perkohshme], 55 [Vendimiper masa te perkohshme] te Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese (netekstin e metejme: Rregullorja e punes).

2

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

8. Me 13 nentor 2017, parashtruesi e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese teRepublikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

9. Me 20 nentor 2017, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtarin Almiro Rodrigues gjyqtarraportues dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Ivan Cukalovic(kryesues), Bekim Sejdiu dhe Selvete Gerxhaliu-Krasniqi.

10. Me 21 nentor 2017, Gjykata njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkeses dhekerkoi nga ai qe te dorezonte vertetimin per pranimin e vendimit te kontestuar;perkthimin e vertetuar te autorizimit; dhe nje kopje te plote te Aktvendimit teGjykates se Apelit, Pn. nr. 721/17, te 17 tetorit 2017. Te njejten dite, Gjykata dergoinje kopje te kerkeses ne Gjykaten Supreme.

11. Me 30 nentor 2017, Gjykata pranoi dokumentet shtese te kerkuara.

Permbledhja e fakteve

12. Me 14 qershor 2016, Prokurori ngriti Aktakuzen (PPS. nr. 93/2014 dhe PPN. nr.390/2015) kunder parashtruesit te kerkeses dhe personave tjere per shkak tedyshimit te bazuar se ai kishte kryer veprat penale ne vijim: "dhenie e ryshfetit" nebashkekryerje, "trajtim mjekesor te papergjegjshem", "ushtrimi te kunderligjshemte veprimtarise mjekesore dhe farmaceutike" dhe "evazion fiskal".

13. Ne fillim, Gjykata veren se kerkesa e parashtruesit, ka te beje me dy grupe tendryshme te procedurave si<;eshte permendur me poshte.

Procedura ne lidhje me kerkesen per perkthimin e shkresave te Iendes

14. Me 19 dhjetor 2016 dhe 5 prill 2017, parashtruesi kerkoi nga Gjykata Themelorene Prishtine perkthimin e provave dhe shkresave te lendes te Prokurorise Specialene gjuhen maqedonase, gjuhe amtare e parashtruesit te kerkeses.

15. Me 28 prill 2017, Gjykata Themelore (PKR. nr. 369/2016) urdheroi Prokurorin qete paraqese ne Gjykate te gjitha provat materiale te perkthyera ne gjuhenmaqedonase.

16. Me 12 maj 2017, Prokurori ushtroi ne Gjykaten Themelore kundershtim ndaj atijUrdhri.

17. Me 17 maj 2017, Gjykata Themelore (Aktvendimi Kp. nr. 577/2017) aprovoikundershtimin e Prokurorit dhe anuloi Urdhrin e meparshem te GjykatesThemelore, "ngase per te pandehurin Borche Petrovski eshte siguruarinterpretuesja gjyqesore per gjuhen maqedone, por me kerkesen e te pandehuritdhe te mbrojtesve te tij, perkthimi eshte bere ne gjuhen serbe dhe anasjelltas, po

3

ashtu i pandehuri Borche Petrovski personalisht ka deklaruar se e njeh dhe efietgjuhen serbe".

18. Gjykata Themelore verejti qe "ky deklarim i te pandehurit vertetohet edhe ngaProcesverbali i dates 05.11.2014 mbi marrjen e deklarates sii tii pandehuritBorche Petrovski, nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoviis".

19· Pervec; kesaj, Gjykata Themelore vleresoi qe "nga shkresat e lendes rezulton seProkuroria Speciale e Republikes se Kosoves, me date 24.04.2017 e ka njoftuargjykaten, se (...) ka pranuar ne gjuhen serbe dhe se i njejti me rastin e pranimitte shkresave nuk ka pasur asnje verejtje per gjuhen ne te cilen kane qene tiiperkthyera".

20. Me 29 maj 2017, parashtruesi i kerkeses parashtroi kerkese ne Gjykaten Supremeper mbrojtjen e ligjshmerise kunder atij Aktvendimi te Gjykates Themelore.

21. Me 21 qershor 2017, Gjykata Supreme (Aktvendimi nr. 136/2017) hodhi poshte site papranueshme kerkesen e parashtruesit per mbrojtjen e ligjshmerise, sepse''procedura penale ende nuk ka perfunduar neforme te prere".

Procedura ne lidhje me kerkesen per hedhjen poshte te aktakuzes

22. Me 19 qershor 2017, parashtruesi i kerkeses dhe te pandehurit e tjere te akuzuarme aktakuzen e njejte, parashtruan ne Gjykaten Themelore kerkese per te hedhurposhte aktakuzen dhe per te nderprere proceduren penale.

23. Me 31 korrik 2017, Gjykata Themelore (Aktvendimi PKR. nr. 369/16) e refuzoikerkesen e parashtruesit dhe te pandehurve te tjere.

24. Ne nje date te paspecifikuar, parashtruesi i kerkeses dhe te pandehurit e tjereparashtruan ne Gjykaten e Apelit ankese kunder ketij Aktvendimi.

25. Parashtruesi i kerkeses parashtroi ankesen e tij, "per shkak tii shkeljes esenciale tedispozitave te procedures penale, shkeljes se ligjit penal. Andaj, propozoj qeGjykata e Apelit te Kosoves, kete ankese ta aprovoj , si tii bazuar dheaktvendimin e ankimuar ta ndryshoj, ose ta anuloj duke e hedhe poshteaktakuzen dhe ta pushoje proceduren penale".

26. Parashtruesi i kerkeses pretendoi ne menyre specifike ne Gjykaten e Apelit shkeljete Kushtetutes dhe te KEDNJ-se, duke pohuar qe "Gjykata [Themelore] lidhur meshkeljen e se drejtes kushtetuese te parapare ne Kushtetuten e Republikiis seKosoves (neni 3,24, 29, 30 dhe 31), Konventa Evropiane per te Drejtat e Njeriut (neni 6, par 3 nenpar. (e) ) dhe te Kodit te Procedures Penale tash e tutje KPP(neni 14) eshte i pa analizuar mire duke mos i kushtuar kujdes tii shtuar kesaj<;eshtje.Nuk eshte fare kontestuese se keto shkelje perdorimi i gjuhes amtare neprocedure) po vazhdojne qe ngafillimi, e tash edhe me dijenine e Gjykates, madjeduke mos ia perkthyer edhe vendimin e atakuar i cili te akuzuarit i iishte

4

dorezuar ne gjuhen shqipe ne kundershtim me nenin 14.2 te KPP-se [te Kodit teProcedures Penale te KosovesJ.Kjo norme si e tille eshte e bazuar ne KonventenEvropiane per te Drejtat e Njeriut ne te cilen i garantohet secilit qytetar tekontinentit te Evropes qe te dije gjithe;ka qe eshte e nderlidhur me "procedurenpenale" (duke perfshire edhe dokumentet, aktvendimet, aktgjykimet etj) negjuhen amtare".

27. Me 17 tetor 2017, Gjykata e Apelit (Aktvendimi Pn. nr. 721/17) i aprovoi si tebazuara ankesat e parashtruara nga parashtruesi i kerkeses dhe te pandehurve tetjere dhe e ktheu c;eshtjenper rishqyrtim ne Gjykaten Themelore.

28. Rrjedhimisht, Gjykata e Apelit urdheroi Gjykaten Themelore si ne vijim:

"Gjate procedures se rigjykimit dhe rishqyrtimit, gjykata e shkalles se paredo te eliminoje mangesite e lartpermendura; para se gjithash ajo duhet terespektoje dispozitat e procedures se parapare ne nenin 245 te KPPK-se perpranine e paieve dhe nese ka veshtiresi ne sigurimin e pranise se te gjithapaleve, ajo do te shqyrtoje mundesine per ndarjen e procedures ne pajtim meproceduren e ndarjes, te respektoje te drejtat e te pandehurve per te pasurmbrojtje profesionale, pastaj te vendose per kerkesat e te pandehurve percaktimin e mbrojtesit me shpenzime publike, pastaj te marre parasysh tegjitha kerkesat e paleve, duke dhene arsyetime konkrete per faktetvendimtare, ne vee;anti qe kane te bejne me dyshimin e arsyeshem per secilenveper penale vee;e vee;,por edhe per secilin te pandehur vee;e vee;, kuptohetpasi me pare te deklarohet per provat konkrete qe palet pretendojne se janete papranueshme dhe pastaj te marre vendim te drejte dhe te ligjshemkonform dispozitave ligjore".

29. Aktvendimi i Gjykates se Apelit nuk ka adresuar ne menyre specifike dhe as nukka dhene nje arsyetim te detajuar lidhur me pretendimin konkret te parashtruesitte kerkeses per shkelje te se drejtes se tij per perkthim te shkresave te lendes seprokurorise ne gjuhen e parashtruesit te kerkeses, sic;ishte pretenduar ne ankesene tij.

30. Bazuar ne parashtresat e parashtruesit te kerkeses, ky rast eshte ende nerishqyrtim ne Gjykaten Themelore ne Prishtine. Prandaj, ai eshte ende ne pritje.

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

31. Parashtruesi i kerkeses pretendon se gjykatat shkelen te drejtat e tij per barazipara ligjit, per liri dhe siguri, te drejtat e tij si i akuzuar dhe te drejten per gjykimte drejte dhe te paanshem.

32. Parashtruesi i kerkeses pretendon se "reJuzimi i kerkeses per t'ia dorezuar(parashtruesit te kerkeses) shkresat penale te lendes te perkthyer ne gjuhenamtare" eshte jokushtetues dhe ne kundershtim me nenin 6, paragrafi 3 (e) teKEDNJ-se.

5

33· Parashtruesi i kerkeses argumenton se me 7 gusht 2017, ai "ka dorezuar neGjykaten e Apelit ''Ankesen'' me dt. 07.08.2017 kunder Aktvendimit te GjykatesThemelore, PKR.nr. 369/16 i dt. 31.07.2017. Ne kete ankese ne menyre eksplicite ieshte terhequr vemendja Gjykates se Apelit lidhur me shkeljet e te drejtavekunder paraqitesit te kerkeses te garantuara me dispozitat e se drejtes pozitive tevendit dhe asaj nderkombetare. Per me teper, 190 Gjykate i ka pranuar tebazuara ankesat por lidhur me c;eshtjen e paraqitesit te kerkeses (shkeljet e tedrejtave kushtetuese) nuk i ka trajtuar fare edhe pse c;eshtjen e ka kthyer nerivendosje me Aktvendimin PN. nr. 721/17".

34· Parashtruesi i kerkeses kerkon nga Gjykata qe te vleresoje nese ka pasur shkelje tete drejtave te tij "te garantuara me nenet 3, 22, 24, 29, 30 dhe 31 te Kushtetutes seRepublikes se Kosoves dhe nenin 6.3, (e), te Konventes Evropiane per Mbrojtjen ete Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut dhe Protokolleve te saj, si rezultat ijokushtetutshmerise duke mos ia dorezuar dosjen penale ne gjuhen amtare(maqedone J".

35. Parashtruesi me tej kerkon nga Gjykata "ta urdheroje Gjykaten Themelore nePrishtine qe paraqitesit te kerkeses t'ia perktheje ne gjuhen amtare (gjuhenmaqedone) dosjen penale. Perkunder qe procedura eshte kthyer ne fillim, tekonstatoje se deshtimi per te ojruar nje gjykim te drejte paraqet shkelje te tedrejtave individuale te paraqitesit te kerkeses te garantuara me nenin 31 teKushtetutes se Republikes se Kosoves dhe nenin 6.3 (e) te Konventes Evropianeper Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive Themelore te Njeriut dhe Protokolleve tesaj".

Pranueshmeria e kerkeses

36. Gjykata shqyrton nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret epranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute, te parapara me Ligj dhe tespecifikuara me tej me Rregullore te punes.

37. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet nenit 113 [Juridiksioni dhe Pale! eAutorizuara] te Kushtetutes, i cili percakton:

1. "Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykatesne menyre ligjore nga pala e autorizuar".

[...]

7. "Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike tete drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kush tetu te,mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuarame ligj".

6

38. Gjykata gjithashtu referohet nenit 47 [Kerkesa individuale] te Ligjit, ciliparasheh qe:

"2.Individi mund ta ngrite kerkesen ne j}aZe vetem pasi qe te kete shteruar tegjitha mjetet juridike te percaktuara me ligj".

39. Gjykata me tej i referohet paragrafit (1) (b) te rregullit 36 te Rregullores se punes, icili parasheh:

"(1) Gjykata mund ta shqyrtoje nje kerkese nese:[...]

(b) jane shteruar te gjitha mjetet juridike efektive te percaktuara me Ligjkunder vendimit ose kunder aktgjykimit te kundershtuar".

40. Ne lidhje me kete, Gjykata perserit se dispozitat e lartpermendura percaktojne"shterimin e te gjitha mjeteve juridike" si kusht vendimtar i kerkeses perpranueshmeri.

41. Gjykata veren se ankesa e parashtruesit te kerkeses ka te beje me te drejten perperkthimin e dosjes se prokurorise ne gjuhen amtare te parashtruesit te kerkesesgjate procedures paraprake.

42. Ne fillim, Gjykata rikujton se ankesa e parashtruesit ne thelb eshte ngritur ne dygrupe te ndryshme te procedurave.

43. Se pari, parashtruesi i kerkeses parashtroi kerkesen e tij per perkthimin eshkresave te lendes se Prokurorise Speciale ne gjuhen amtare te parashtruesit teparashtruar ne Gjykaten Themelore ne Prishtine, me 19 dhjetor 2016. Vendimiperfundimtar ne lidhje me kete procedure eshte Aktvendimi i Gjykates Supreme.

44. Se dyti, parashtruesi e vazhdoi ankesen e lartpermendur ne kerkesen e tij perhedhjen poshte te aktakuzes dhe nderprerjen e procedures penale me 19 qershor2017. Vendimi i fundit lidhur me proceduren e hedhjes poshte te aktakuzes eshteAktvendimi i Gjykates se Apelit, Pn. nr. 721/17, i 17 tetorit 2017, me te cilin ishteaprovuar ankesa e parashtruesit kunder Aktvendimit te Gjykates Themelore, PKR.nr. 369/2015 te 14 qershorit 2017 dhe e ktheu <;eshtjenne Gjykaten Themelore perrishqyrtim.

45. Se pari, Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses ne menyre specifike kontestonAktvendimin e Gjykates Supreme, Pml. nr. 136/2017, te 21 qershorit 2017, i cili kate beje me kerkesen e parashtruesit per perkthimin e shkresave te lendes negjuhen amtare te parashtruesit.

46. Ne lidhje me kete, Gjykata rikujton qe Gjykata Supreme ka hedhur poshte si tepalejueshme kerkesen e parashtruesit per mbrojtjen e ligjshmerise kunderAktvendimit te Kolegjit shqyrtues te Gjykates Themelore ne Prishtine, Kp. nr.

7

577/2017, te 17 majit 2017. Gjykata Supreme eshte marre ekskluzivisht me c;eshtjeprocedurale qe kane te bejne me pranueshmerine e kerkeses per mbrojtje teligjshmerise; nuk eshte marre me meritumin e saj.

47. Ne te vertete, Gjykata veren se Gjykata Supreme ka konstatuar se kerkesa permbrojtjen e ligjshmerise "eshte e papranueshme per faktin se, sip as dispozites senenit 432. par. 1. te KPPK kerkesa per mbrojtjen e ligjshmerise mund te paraqitetkunder vendimit gjyqesor te formes se prere ose kunder procedures gjyqesore ecila i ka paraprire marrjes se vendi mit te tille, pas perfundimit te procedurespenale neforme te prere. Nderkaq, sipas dispozites se nenit 432. par. 4. te KPPK,gjate procedures penale e cila nuk ka perfunduar ne forme te prere, kerkesa permbrojtjen e ligjshmerise mund te paraqitet vetem kunder vendimeve te formes seprere lidhur me caktimin ose vazhdimin e paraburgimit".

48. Gjykata Supreme me tej konsideroi qe "procedura penale ende nuk kaperfunduar ne forme te prere e, ne anen tjeter, nuk behet }jaW per vendiminlidhur me caktimin ose vazhdimin e paraburgimit. Rrjedhimisht, sipas dispozitesse lartcekur ligjore, nuk ekziston mundesia ligjore per ushtrimin e ketij mjeti tejash tezakonshem juridik".

49. Pervec; kesaj, Gjykata Supreme ishte ne dijeni se parashtruesi e dorezoi kerkesenper mbrojtjen e ligjshmerise "per shkak te shkeljeve esenciale te dispozitave teprocedures penale qe kane te bejne me te drejtat e garantuara kushtetuese dhestandardet universale, nderkombetare te drejtesise lidhur me te akuzuarin, mepropozim [Gjykates Supreme] qe te ndryshohet dhe te akuzuarit t'i perkthehen tegjitha dokumentet ne gjuhen e tij amtare".

50. Se dyti, lidhur me kerkesen e parashtruesit per hedhjen poshte te aktakuzes,Gjykata rikujton qe Gjykata e Apelit (Pn. nr. 721/17, i 17 tetorit 2017), i aprovoi site bazuara ankesat e parashtruesit dhe te gjithe te pandehurve te tjere, kunderAktvendimit te Gjykates Themelore (PKR. nr. 369/2015, te 14 qershorit 2017) dhee ktheu c;eshtjen ne Gjykaten Themelore per rishqyrtim.

51. Ne lidhje me kete, parashtruesi i kerkeses pretendon se Gjykata e Apelit "i kapranuar te bazuara ankesat por lidhur me c;eshtjen e paraqitesit te kerkeses(shkeljet e te drejtave kushtetuese) nuk i ka trajtuar fare edhe pse c;eshtjen e kakthyer ne rivendosje me Aktvendimin PN. nr. 721/17".

52. Ne te vertete, Gjykata veren se Aktvendimi i Gjykates se Apelit nuk ka adresuar nemenyre specifike ose nuk ka dhene nje arsyetim te hollesishem ne lidhje mepretendimet konkrete te parashtruesit per shkelje te dispozitave kushtetuese dhenenit 6 (3) (e) te KEDNJ-se, qe kane te bejne me qasjen ne dosjen e prokurorisene gjuhen e parashtruesit te kerkeses.

53. Pavaresisht kesaj, Gjykata e Apelit i referohet konkretisht emrit te parashtruesit tekerkeses si nje nga te pandehurit, i cili ka parashtruar ankese ne Gjykaten e Apelit.

8

54. Perve~ kesaj, Gjykata e Apelit konsideroi se parashtruesi i kerkeses pretendonte"shkelje esenciale te procedures penale dhe te se drejtes materiale", dukepropozuar qe Gjykata e Apelit ta aprovoje ankesen e tij si te bazuar, ta hedh poshteaktakuzen dhe ta nderpreje proceduren penale kunder tij.

55. Per me teper, Gjykata e Apelit i aprovoi si te bazuara te gjitha ankesat e tepandehurve dhe urdheroi Gjykaten Themelore te shqyrtonte te gjitha kerkesat e tepandehurve. Perve~ kesaj, Gjykata e Apelit i referohet parashtruesit me emer nepjesen operative te Aktvendimit.

56. Ne keto rrethana, Gjykata konsideron se vendimi i fundit qe ka te beje mepretendimet e parashtruesit te kerkeses per shkeljen e nenit 6 (3) (e) te KEDNJ-sete ngritura para Gjykates Kushtetuese, eshte Aktvendimi i Gjykates se Apelit, Pn.nr. 721/17, te 17 tetorit 2017 i cili e ktheu ~eshtjen ne Gjykaten Themelore perrishqyrtim, qe eshte ende ne pritje.

57. Perve~ kesaj, Gjykata rikujton qe parashtruesi i kerkeses pretendoi ne gjykatat erregullta shkelje te dispozitave te lartcekura kushtetuese dhe nenin 6 (3) (e) teKEDNJ-se.

58. Ne lidhje me kete, Gjykata i referohet paragrafit 3 (e), te nenit 6 [E drejta per njeproces te rregullt ] te KEDNJ-se, i cili percakton:

[...]3. (:do i akuzuar per nje veper penale ka te drejtat minimale te meposhtme:

[. ..J(e) te ndihmohet falas nga nje perkthyes ne qofte se nuk kupton ose nukflet gjuhen e perdorur ne gjyq.

59. Gjykata thekson qe ne pajtim me nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave per teDrejtat e Njeriut] te Kushtetutes "Te drejtat e njeriut dhe lirite themelore tegarantuara me kete Kush tetu te, interpretohen ne harmoni me vendimetgjyqesore te Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut".

60. Gjykata gjithashtu perserit se paragrafi 3, i nenit 102 [Parimet e Pergjithshme teSistemit Gjyqesor] te Kushtetutes, percakton qe "Gjykatat gjykojne ne baze teKushtetutes dhe Ligjit".

61. Ne lidhje me kete, Gjykata rikujton qe Gjykata Evropiane per te Drejtat e Njeriut(ne tekstin e metejme: GJEDNJ) konstatoi se e drejta e permendur ne paragrafin3 (e), te nenit 6 te KEDNJ-se ..."vlen jo vetem per deklaratat gojore te bera neseancen degjimore por edhe per materialin dokumentar (...) te nevojshme qe aite kuptoje ose te jene te perkthyera ne nje gjuhe te gjykates ne menyre qe temundesohej nje gjykim i drejte". Megjithate, kjo e drejte "nuk shkon aq larg sa tekerkohet perkthim me shkrim i te gjitha pikave te deshmive me shkrim apo edhedokumenteve zyrtare ne procedure (...) ndihma e ofruar ne perkthim duhet te

9

jete e tille qe t'i mundesoj te pandehurit te kete njohuri per c;eshtjen kunder tij dhete mbroj veten, para se gjithash duke qene ne gjendje te paraqes para gjykatesversionin e tij te ngjarjeve". Ne menyre qe ajo e drejte te jete praktike dheefektive, "obligimi i autoriteteve kompetente nuk kuJizohet vetem me emerimin eperkthyesit, por ne qofte se ato jane njojtuar, ne rrethana te vec;anta, mund teperfshij edhe nje shkalle te kontrollit pasues nese perkthimi i ojruar eshteadekuat" (Shih rastin e GJEDNJ-se Kamasinksi kunder Austrise, Ap. nr.9783/82, Aktgjykimi i 19dhjetorit 1989, paragrafi 74).

62. Megjithate, Gjykata veren se pretendimet e parashtruesit te kerkeses lidhur me tedrejten e tij ne perkthim ende nuk kane marre nje vendim perfundimtar ngagjykatat e rregullta, dhe per kete arsye kerkesa e parashtruesit eshte eparakohshme.

63. Gjykata thekson se arsyetimi per rregullin e shterimit te mjeteve juridike eshte qet'u ofrohet gjykatave mundesia per ta parandaluar ose korrigjuar shkeljen epretenduar te Kushtetutes. Ky rregull bazohet ne supozimin se rendi juridik iKosoves siguron mjete efektivejuridike kunder shkeljes se te drejtave kushtetuese.Kyeshte nje aspekt i rendesishem i karakterit subsidiar te Kushtetutes (Shih rastete Gjykates Kushtetuese KI41/09, Universiteti AAB-RIINVEST SH.P.K., Prishtinekunder Qeverise se Republikes se Kosoves, Aktvendim per papranueshmeri i 21janarit 2010, paragrafi 16; dhe rasti i GJEDNJ-se Selmouni kunder Frances,Kerkesa nr. 25803/94, Aktgjykimii 28 korrikut 1999, paragrafi 74).

64. Perve<;kesaj, Gjykata thekson se parimi i subsidiaritetit kerkon qe parashtruesi ikerkeses te shteroje te gjitha mundesite procedurale ne procedurat e rregullta,administrative ose gjyqesore, me qellim te parandalimit te shkeljes se Kushtetutesose, nese ka, qe te korrigjoje nje shkelje te tille te nje te drejte themelore (Shihrasti i GJEDNJ-se Sejdovic kunder Italise, kerkesa nr. 56581/00, 1 mars 2006,paragrafi 46).

65. Rrjedhimisht, Gjykata konsideron se nuk mund te vleresoje shkeljet e pretenduarakushtetuese pa u dhene mundesi gjykatave te rregullta qe te perfundojneprocedurat lidhur me kerkesen e parashtruesit lidhur me perkthimin e shkresavete lendes ne gjuhen maqedonase, te cilat ende jane ne pritje.

66. Prandaj, Gjykata konstaton se parashtruesi i kerkeses ende nuk i ka shteruar tegjitha mjetet juridike te percaktuara me nenin 113.7 te Kushtetutes, te paraparame nenin 47.2 te Ligjit dhe te parashikuara me rregullin 36 (1) (b) te Rregulloresse punes.

Kerkesa per rnase te perkohshrne

67. Gjykata rikujton qe parashtruesi kerkoi nga Gjykata qe te vendose mase teperkohshme, duke anuluar "Aktvendimin e Kolegjit shqyrtues te GjykatesThemelore ne Prishtine, Kp. nr. 577/20 17i dt. 17.05.2017".

10

68. Parashtruesi i kerkeses pretendon se "moscaktimi i mases se perkohshme (...J eefekton personalisht ne aspektin moral ngase, <;eshtja penale ne te cilen z.Petrovski eshte i akuzuar eshte komplekse dhe mosnjohja me te gjitha faktet dhedeshmite do t'ia veshtiresonte dhe/ose pamundesonte qe te jete pale aktive neprocedure [...J"

69· Gjykata i referohet rregullit 55 (4) te Rregullores se punes, i cHiparasheh:

"Para se Kolegji shqyrtues te mund te rekomandoje pranimin e kerkeses permase te perkohshme, ai duhet te konstatoje qe:

(aJ pala qe kerkon masen e perkohshme ka treguar rastin prima facie permeritat e kerkeses dhe, nese akoma nuk eshte vendosur perpranueshmerine e saj, rastin prima facie per pranueshmerine ekerkeses".

70. Gjykata sapo ka konstatuar se kerkesa eshte e papranueshme, sepse parashtruesi ikerkeses nuk i ka shteruar ende te gjitha mjetet juridike. Andaj, Gjykatakonsideron se parashtruesi nuk ka treguar rastin prima facie per pranueshmerinee kerkeses se tij.

71. Keshtu qe, kerkesa e tij per mase te perkohshme refuzohet.

11

PER KETO ARSYE

Ne pajtim me nenin 113.7te Kushtetutes, ne nenet 27 dhe 47 te Ligjit dhe rregullat 36 (1)(b) dhe 56 (2) te Rregullores se punes, ne seancen e saj te mbajtur me 17 janar 2018,Gjykata Kushtetuese me shu mice votash

VENDOS

1. TA DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. TA REFUZOJE kerkesen per mase te perkohshme;

III. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

IV. TA PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 2004te Ligjit; dhe

V. Kyvendim hyn ne fuqi menjehere.

tes Kushtetuese

12