11
ImpUBLIKA E KOSOVEs - PEllYB.1:HKA KOCOBO - REPUBUC OF KOSOVO GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY,L( CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, 18 dhjetor 2020 Nr. ref.:RK 1666/20 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne rastin nr. KIll/20 Parashtrues Fllanza Pozhegu Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Kolegjit te Apelit te Dhomes se te Gjykates Supreme te Kosoves per qe lidhen me Agjencine Kosovare te Privatizimit, AC-I-13-0181-Aoo08, te 29 gushtit 2019 dhe Aktvendimit Korrigjues te Kolegjit te Apelit te Dhomes se te Gjykates Supreme te Kosoves per qe lidhen me Agjencine Kosovare te Privatizimit, te 10 tetorit 2019 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte dorezuar nga Fllanza Pozhegu, me banim ne Gjakove, ne cilesi te trashegimtares se motres se saj te ndjere V.P. Cne tekstin e metejme: parashtruesja e kerkeses). 1

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI - Constitutional Court...parashtrueses se kerkeses, permes Aktvendimit mbi Trashegimine LRP. nr. 021/2020, percaktohet se pas vdekjes se V.P., Fllanza

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • ImpUBLIKA E KOSOVEs - PEllYB.1:HKA KOCOBO - REPUBUC OF KOSOVO

    GJYKATA KUSHTETUESE YCTABHH CY,L(

    CONSTITUTIONAL COURT

    Prishtine, 18 dhjetor 2020 Nr. ref.:RK 1666/20

    AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

    ne

    rastin nr. KIll/20

    Parashtrues

    Fllanza Pozhegu

    Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Kolegjit te Apelit te Dhomes se Posa~me te Gjykates Supreme te Kosoves per ~eshtje qe

    lidhen me Agjencine Kosovare te Privatizimit, AC-I-13-0181-Aoo08, te 29 gushtit 2019 dhe Aktvendimit Korrigjues te

    Kolegjit te Apelit te Dhomes se Posa~me te Gjykates Supreme te Kosoves per ~eshtje qe lidhen me Agjencine Kosovare te Privatizimit, te 10 tetorit

    2019

    GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKES SE KOSOvES

    e perbere nga:

    Arta Rama-Hajrizi, kryetare Bajram Ljatifi, zevendeskryetar Bekim Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nimani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radomir Laban, gjyqtar Remzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhmi Rexhepi, gjyqtar

    Parashtruesiikerkeses

    1. Kerkesa eshte dorezuar nga Fllanza Pozhegu, me banim ne Gjakove, ne cilesi te trashegimtares se motres se saj te ndjere V.P. Cne tekstin e metejme: parashtruesja e kerkeses).

    1

  • Vendimi i kontestuar

    2. Parashtruesja e kerkeses konteston Aktgjykimin [AC-I-13-0181-Aoo08] e Kolegjit te Apelit te Dhomes se Posa

  • 11. Me 10 qershor 2020, Gjykata kerkoi nga DHPGJS qe te dorezoje ne Gjykate fletekthesat qe deshmojne daten se kur parashtrueset e te dy kerkesave e kane pranuar Aktgjykimin [AC-I-13-0181-Aoo08] e Kolegjit te Apelit te DHPGJS-se, te 29 gushtit 2019.

    12. Me 12 qershor 2020, DHPGJS dorezoi ne Gjykate dokumentet e kerkuara.

    13. Me 8 shtator 2020, Gjykata ne perputhje me rregullin 40 (3) te Rregullores se punes vendosi qe kerkesat KI11/20 dhe KI12/20 te shqyrtohen ndaras, si raste individuale, me Gjyqtarin raportues dhe Kolegjin shqyrtues te njejte.

    14. Me 9 shtator 2020, Gjykata i njoftoi parashtrueset e kerkesave ne rastet KI11/20 dhe KI12/20, si dhe DHPGJS-ne per ndarjen e kerkesave.

    15. Me 11 nentor 2020, Kolegji shqyrtues shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

    Permbledhja e fakteve

    16. Nga shkresat e lendes, Gjykata veren se parashtruesja e kerkeses eshte Fllanza Pozhegu, motra e te ndjeres V.P., e cila kishte qene pale para gjykatave te rregullta dhe e cila kishte nderruar jete me 20 janar 2015. (Sqarim: Gjykata veren se ne shkresat e lendes gjendet Aktvendimi mbi Trashegimine LRP. nr. 021/2020 i 8 janarit 2020, ku percaktohet se pas vdekjes se V.P., Fllanza Pozhegu shpallet trashegimtare e pasurise se te ndjeres, duke perfshire kontributin e saj te 20% te perfitimit ne ndermarrjen SH.A. "Agimi" ne Gjakove).

    17. Me 15 shtator 2010, Agjencia Kosovare e Privatizimit (ne tekstin e metejme: AKP) kishte privatizuar ndermarrjen shoqerore NSH "Agimi" ne Gjakove. V.P., motra e ndjere e parashtrueses se kerkeses (ne tekstin e metejme: V.P.), ishte punetore e ndermarrjes ne nje periudhe te caktuar kohore.

    18. Me 22 dhjetor 2011, permes mjeteve te informimit publik u publikua Lista Perfundimtare e punetoreve me te drejta legjitime per te marre pjese nga te ardhurat e 20%-it nga privatizimi i NSH "Agimi", Gjakove (ne tekstin e metejme: Lista Perfundimtare), si dhe u percaktua 14 janari 2012 si date e fundit e dorezimit te ankesave ne D HPGJS kunder Listes Perfundimtare.

    19. Ne nje date te paspecifikuar, V.P. kishte parashtruar ankese ne AKP, per shkak te mosperfshirjes ne Listen Perfundimtare.

    20. Me 13 dhjetor 2011, AKP permes Vendimit refuzoi si te pabazuar ankesen e V.P.

    21. Me 13 janar 2012, V.P. parashtroi padi ne Kolegjin e Specializuar te DHPGJS-se, per shkak te mosperfshirjes ne Listen Perfundimtare.

    22. Me 13 prill 2012, AKP paraqiti pergjigje ne padi, duke pretenduar se V.P. nuk kishte ofruar prova te mjaftueshme permes te cilave do te vertetohej kontinuiteti i marredhenies se punes dhe se ne kohen e privatizimit te ndermarrjes, ajo nuk ishte e regjistruar si punetore ne NSH "Agimi".

    3

  • 23. Me 4 shtator 2013, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-se nxori Aktgjykimin [SCEL-11-007S] permes te cHit: [ ... ]; II. Ankesat e ankuesve te cekur ne piken II duhet te perfshihen ne Listen Perfundimtare te punetoreve me te drejte legjitime per te marre pjese nga te ardhurat e 20%-it nga privatizimi i NSH "Agimi", Gjakove; [ ... ],20. [V.P] (C 0021-07)".

    24. Perkitazi me V.P., Kolegji i Specializuar permes Aktgjykimit [SCEL-11-007S] vendosi qe e njejta i ploteson kushtet per t'u futur ne listen perfundimtare te punetoreve me te drejten legjitime per te marre pjese nga te ardhurat e 20%-it nga privatizimi i NSH "Agimi".

    2S. Me 26 shtator 2013, Kolegji i Specializuar i DHPGJS-se nxori Aktvendimin [SCEL-11-007S] permes te cilit korrigjoi Aktgjykimin [SCEL-11-007S] e 4 shtatorit 2013, pasi qe me rastin e percjelljes se nje kopje te aktgjykimit ne versionin ne gjuhen angleze, ne vend qe t'u percillet aktgjykimi perfundimtar, pal eve u ishte percjelle aktgjykimi preliminar ndersa versioni ne gjuhen shqipe mbeti i pandryshuar.

    26. Me 30 shtator 2013, AKP-ja ka parashtruar ankese ne Kolegjin e Apelit te DHPGJS-se, kunder pikes II te Aktgjykimit [SCEL-11-007S] te Kolegjit te Specializuar duke pretenduar vertetim te gabuar te gjendjes faktike dhe aplikim te gabuar te se drejtes materiale, duke theksuar se V.P. dhe te tjeret te cilet jane te perfshire ne piken II te aktgjykimit te lartcekur nuk kane paraqitur fakte relevante ne baze te te cilave do te vertetonin trajtimin e pabarabarte.

    27. Me 29 gusht 2019, Kolegji i Apelit i DHPGJS-se nxori Aktgjykimin [AC-I-13-0181-Aoo08], me te cHin, ne dispozitiv te Aktgjykimit te lartpermendur, vendosi qe "[ ... ] 4. Ankesa A0002 e AKP-se refuzohet si e pabazuar lidhur me punetoret [ ... J C-0021-10-[V.P] [ ... J te njejtit mbesin ne listen e perfituesve te 20% nga procesi i privatizimit te NSH -se "Agimi" Gjakove. Nuk caktohet taksa gjyqesore per proceduren ankimore".

    28. Nga shkresat e lendes, Gjykata veren se lidhur me V.P., ne Aktgjykimin [AC-I-13-0181-Aoo08] e D HPGJS-se, ne pjesen e pare te Aktgjykimit (dispozitiv) ceket se "Ankesa A0002 e AKP-se refuzohet si e pabazuar lidhur me punetoret [ ... J C-0021-10-V.P [ ... J te njejtit mbesin ne listen e perfituesve te 20% nga procesi i privatizimit te NSH-se "Agimi" Gjakove", ndersa ne arsyetimin e Aktgjykimit theksohet se "Kolegji i Apelit, pas shikimit te shkresave te iendes vjen ne perfundim se ankesa e ankueses ne shkalle te pare C0021-7 [V.PJ eshte e pabazuar, per shkak se e njejta, ankeses nuk i ka bashkengjitur asnje prove per t'i provuar faktet e pretenduara, duke ia bere te pamundur Gjykates qe te vleresoj te drejten e saj sa i perket perfshirjes ne listen e punetoreve te NSH" Agimi". Po ashtu Kolegji i Apelit nuk pajtohet me konstatimin e Kolegjit te Specializuar lidhur me diskriminimin e kesaj punetoreje [ ... J".

    29. Me 26 shtator 2019, AKP-ja kishte parashtruar ne Kolegjin e Apelit te DHPGJS-se "Kerkese per sqarim" lidhur me V.P., motren e parashtrueses se kerkeses.

    30. Me 10 tetor 2019, Kolegji i Apelit i DHPGJS-se, nxori Aktvendimin Korrigjues ku theksohet se "Ne arsyetimin ligjor ankesa e AKP-e lidhur me kete ankues ishte aprovuar si e bazuar me arsyetim se e njejta nuk kishte bashkengjitur

    4

  • asnje prove me te cilen do te deshmonte faktet e pretenduara. Ajo nuk kishte permbushur kushtet e nenit 10.4 te Rregullores se UNMIK-ut 2003/13. Prandaj ankesa e AKP-se ishte aprovuar dhe e njejta ishte larguar nga lista e punetoreve me te drejta legjitime perfitues te 20 % nga privatizimi i NSH "Agimi" Gjakove".

    31. Me 8 janar 2020, pasi ishte shqyrtuar trashegimia e V.P., motres se parashtrueses se kerkeses, permes Aktvendimit mbi Trashegimine LRP. nr. 021/2020, percaktohet se pas vdekjes se V.P., Fllanza Pozhegu shpallet trashegimtare e pasurise se te ndjeres, duke perfshire kontributin e saj te 20% te perfitimit ne ndermarrjen SH. A. "Agimi" ne Gjakove.

    Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

    32. Parashtruesja e kerkeses pretendon se me Aktgjykimin [AC-I-13-0181-Aoo08] e Kolegjit te Apelit, te 29 gushtit 2019, ijane shkelur te drejtat e saj te garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Prones] te Kushtetutes, si dhe me nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) dhe nenin 1 te Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e Prones) te KEDNJ-se.

    33. Parashtruesja e kerkeses e nderton rastin mbi pretendimin per shkeljen e te drejtes se saj per gjykim te drejte dhe te paanshem pasi qe Aktgjykimi [AC-I-13-0181-Aoo08] i 29 gushtit 2019, Kolegjit te Apelit te DHPGJS-se, nuk i ka plotesuar kriteret per nje "gjykim te drejte" sipas nenit 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se per shkak te: (i) mungeses se arsyetimit te vendimit gjyqesor; (ii) mosmbajtjes se seances publike per shqyrtimin e pretendimeve te tyre; dhe (iii) cenimit te se drejtes per gjykim brenda nje afati te arsyeshem.

    34. Parashtruesja e kerkeses gjithashtu thekson se eshte shkelur edhe panml kushtetues i parapare me nenin 24 te Kushtetutes -Barazia para Ligjit, per shkak te interpretimit te diskriminimit te dhene nga Kolegji i Apelit i DHPGJS-se. Lidhur me pretendimin per diskriminim, parashtruesja e kerkeses thekson se diskriminimi konsiston ne faktin se punetoret me te drejta legjitime jane larguar nga Lista Perfundimtare e punetoreve me te drejta per perfitim nga shitja e NSH "Agimi" Gjakove dhe jo ne baza etnike sic; ka arsyetuar Kolegji i Apelit i Dhomes se Posac;me. Rrjedhimisht, sipas saj, eshte cenuar garancia kushtetuese e percaktuar ne nenin 24 te Kushtetutes, sipas se ciles te gjithe jane te barabarte para ligjit dhe C;dokush gezon mbrojtje pa diskriminim.

    35. Perfundimisht, parashtruesja e kerkeses pretendon se i jane shkelur te drejtat e percaktuara me nenin 46 te Kushtetutes ne nderlidhje me nenin 1 te Protokollit nr. 1 te KEDNJ-se, pa dhene ndonje elaborim me te detajuar.

    36. Parashtruesja e kerkeses krejt ne fund thekson se "eshte me rendesi te ceket se tani e ndjera [V.P.] ishte ne lisen e perfituesve te 20% por me Aktvendim korrigjues te dates 10.10.2019 eshte hequr nga lista e 20%",

    5

  • 37. Parashtruesja e kerkeses, nuk e ka elaboruar me tej kerkesen e saj se si permes Aktvendimit Korrigjues te KoIegjit te Apelit te DHPGJS-se, te 10 tetorit 2019, i jane shkelur te drejtat e saj te mbrojtura me Kushtetute.

    38. Parashtruesja e kerkeses, gjithashtu thekson: "Per ndryshe ne e kemi kryer proceduren e trashegimise te Noteri vetem e vetem qe te mund te parashtroj kete kerkese prane Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves qe te kerkojme te drejten tone. Tani e ndjera nuk ka lene asnje pasuri tjeter kjo mund te vertetohet nga Aktvendimi trashegimor dhe e vetmja pasuri ka qene puna dhe kontributi i saj ne Ndermarrjen "Agimi" Gjakovit'.

    39. Perfundimisht, parashtruesja e kerkeses kerkon nga Gjykata: (i) te deklaroje kerkesen te pranueshme; (ii) te konstatoje se ka pasur shkeIje te neneve 24, 31 dhe 46 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 dhe nenin 1 te Protokollit nr. 1 te KEDNJ-se; (iii) te shpalle te pavIefshem Aktgjykimin [AC-I-13-0181-Aoo08] e 29 gushtit 2019 te KoIegjit te Apelit te DHPGJS-se, dhe te njejtin ta ktheje per rigjykim ne pajtim me Aktgjykimin e kesaj Gjykate.

    Dispozitat ligjore relevante

    Ligji Nr. 03/L-006 PER PROCEDUREN KONTESTIMORE

    Korrigjimi i aktgjykimit Neni165

    165.1 Gabimet ne emra dhe numra, si dhe gabimet tjera ne shkrim dhe llogaritje, mungesat ne aspektin e formes se aktgjykimit dhe mospajtimi i kopjes me origjinalin e aktgjykimit, i korrigjon gjykata ne r;do kohe. 165.2 Korrigjimi i gabimeve behet me aktvendim te posar;em qe shkruhet ne fund te ongjinalit te aktgjykimit, kurse paleve u dergohet kopja e aktvendimit te tille. 165.3 Po qe se midis origjinalit dhe kopjes se aktgjykimit ekziston mospajtimi ne pikepamje te ndonje vendimi te permbajtur ne dispozitivin e aktgjykimit, paleve do t'u dergohet kopja e korrigjuar e aktgjykimit, duke treguar se me kete kopje te aktgjykimit zevendesohet kopja e meparshme e aktgjykimit. Ne rast te ketiZZe afati per ankim kunder pjeses se korrigjuar te aktgjykimit fiZZon te ece nga dita e dorezimit te kopjes se korrigjuar te aktgjykimit. 165.4 Per korrigjimin e aktgjykimit gjykata vendose pa degjimin e paleve.

    Pranueshmeria e kerkeses

    40. Gjykata se pari shqyrton nese kerkesa i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligj dhe te percaktuara me Rregullore te punes.

    41. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7 te nenit 113 [Juridiksioni dhe Palet e Autorizuara] te Kushtetutes, te cilet percaktojne:

    6

  • "1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

    [ ... J

    7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkeljet nga autoritetet publike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuara me ligj".

    42. Gjykata gjithashtu vlereson nese parashtruesja e kerkeses i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, si~ specifikohet me tej ne Ligj. Ne lidhje me kete, Gjykata se pari i referohet neneve 47 [Kerkesa individuale], 48 [Saktesimi i kerkeses] dhe 49 [Afatet] te Ligjit, te cilet percaktojne:

    Neni 47 i Ligjit [Kerkesa individuale]

    "1. 9do individ ka te drejte te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike ne rast se pretendon se te drejtat dhe lirite e tij individuale te garantuara me Kushtetute jane shkelur nga ndonje autoritet publik.

    2. Individi mund te ngre kerkesen ne fjale vetem pasi qe te kete shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuara me ligj".

    Neni 48 i Ligjit [Saktesimi i kerkeses]

    "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoj saktesisht se cilat te drejta dhe liri pretendon se ijane cenuar dhe cUi eshte akti konkret i autoritetit publik te cilin parashtruesi deshiron ta kontestoj".

    Neni 49 i Ligjit [Afatet]

    "Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajve. Afatifillon te ece qe nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor ... ".

    43. Fillimisht, Gjykata, nga shkresat e lendes, veren se parashtruesja e kerkeses eshte Fllanza Pozhegu, motra e te ndjeres V.P. e cila kishte qene pale para gjykatave te rregullta dhe e cila kishte nderruar jete me 20 janar 2015, perderisa procedurat para gjykatave te rregullta kane vazhduar deri ne vendimin e kontestuar, perkatesisht deri ne nentor te vitit 2019.

    44. Gjykata veren se ne shkresat e lendes gjendet Aktvendimi mbi Trashegimine LRP. nr. 021/2020 i 8 janarit 2020, ku percaktohet se pas vdekjes se V.P., Fllanza Pozhegu shpallet trashegimtare e pasurise se te ndjeres, duke perfshire kontributin e saj te 20% te perfitimit ne ndermarrjen SR. A. "Agimi" ne Gjakove.

    7

  • 45. Ne kete drejtim, Gjykata fillimisht duhet te vleresoje nese jane permbushur kriteret e pranueshmerise te percaktuara me Kushtetute, Ligj dhe Rregullore te punes, per sa i takon kerkeses.

    46. Si c;eshtje paresore e pranueshmerise qe duhet te konsiderohet ne kete rast konkret, eshte fakti se a eshte dorezuar kjo kerkese nga nje pale e autorizuar sic; kerkohet me paragrafet 1 dhe 7 te nenit 113 te Kushtetutes - te cituar me lart. Kjo c;eshtje lind per faktin se parashtruese e kerkeses eshte motra e te ndjeres dhe ne kete drejtim Gjykata duhet te percaktoje se a mund te ankohet motra per dhe ne emer te motres se saj ne kete rast konkret qe ka te beje me te drejta dhe liri te garantuara me nenin 24, 31 dhe 46 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se. Ne menyre qe parashtruesja e kerkeses te legjitimohet si pale e autorizuar, Gjykata duhet t'ia pranoje asaj statusin e viktimes indirekte apo te terthorte.

    47. Ne kete aspekt, eshte e ditur se para kesaj Gjykate mund te paraqiten individet te cilet pretendojne te jene viktima direkte te shkeljeve te mundshme te Kushtetutes apo te instrumenteve te tjera nderkombetare qe mbrojne te drejtat dhe lirite e njeriut. Po ashtu, praktika gjyqesore e kesaj Gjykate tregon se, ne raste te caktuara, edhe viktimat indirekte apo te terthorta mund te pranohen si pale te autorizuara (shih rastin e Gjykates Kushtetuese lidhur me nenin 25 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 2 te KEDNJ-se, KI41/12, Gezim dhe Makfire Kastrati, Aktgjykim i 26 shkurtit 2013).

    48. Gjykata rikujton se parashtruesja e kerkeses ankohet ne cHesi te trashegimtares se motres se ndjere, per te drejtat, per te cHat motra e saj e ndjere ka qene pale ne procedurat prane gjykatave te rregullta dhe qe kane te bejne me kerkesen e tashme te te ndjeres per perfitimin e pjeses nga 20% nga privatizimi i NSH "Agimi". Gjykata rikujton se Kolegji i Specializuar permes Aktgjykimit [SCEL-11-0075] te 4 shtatorit 2013 e kishte aprovuar kerkesen e V.P., duke theksuar se e njejta i ploteson kushtet per te qene ne listen perfundimtare te punetoreve me te drejta legjitime per te marre pjese nga te ardhurat e 20%-it nga privatizimi i NSH "Agimi". Me tutje, pas ankeses se AKP-se, Kolegji i Apelit permes Aktgjykimit [AC-I-13-0181-Aoo08], ne arsyetimin e tij, ka konstatuar se ankesa e V. P. e ushtruar kunder listes perfundimtare nuk ishte e bazuar (e sqaruar tek paragrafi 27 i ketij Raporti). Me tutje, pas kerkeses per sqarim te AKP-se, Kolegji i Apelit ka larguar perfundimisht V.P. nga lista perfundimtare e punetoreve me te drejta per perfitim nga 20% te shitjes se NSH "Agimi", ku theksohet se ajo "nuk kishte bashkengjitur asnje prove me te eiien do te deshmonte Jaktet e pretenduara. Ajo nuk kishte permbushur kushtet e nenit 10.4 te Rregullores se UNMIK-ut 2003/13" (shih paragrafet 21 - 28 te ketij Raporti paraprak).

    49. Me qellim te percaktimit te statusit te viktimes per parashtruesen e kerkeses, Gjykata i referohet praktikes gjyqesore te GJEDNJ-se, ku parashihen rastet per te cHat nje viktime indirekte apo e terthorte mund te paraqitet para saj dhe te legjitimohet si pale e autorizuar. Pergjithesisht, deri me sot, GJEDNJ iu ka pranuar statusin e viktimes indirekte apo te terthorte vetem familjareve te ngushte apo personave te aferm ("next-oJ-kin') , te cilet kane arritur te deshmojne se kane interes te rendesishem mbi c;eshtjen e personit te ndjere me te eilin ata kane qene te lidhur.

    8

  • 50. Statusi i viktimes indirekte apo te terthorte, ne menyre te vazhdueshme iu akordohet personave te cilet ngrene pretendime rreth vdekjes apo zhdukjes se personit te tyre te aferm (shih rastin e GJEDNJ: Varnava dhe te tjeret kunder Turqise, kerkesat nr. 16-64/90 dhe 8 te tjera, Aktgjykim i 18 shtatorit 2009, paragrafi 112). Kjo qasje e GJEDNJ-se eshte arsyetu~r me faktin qe neni 2 i KEDNJ-se eshte njera nga dispozitat me fondamentale te te gjithe sistemit mbrojtes te KEDNJ-se (shih rastin e GJEDNJ: Fairfield kunder Mbreterise se Bashkuar, kerkesa nr. 24790/04, Aktgjykim i 8 marsit 2005). Per nenin 2 te KEDNJ-se, GJEDNJ i ka pranuar si viktima indirekte apo te terthorta anetaret e ngushte te familjes, e posa~erisht rastet qe lidheshin me obligimin pozitiv te shtetit per te mbrojtur te drejten e tyre te percaktuar me nenin 2 te KEDNJ-se (shih rastet e GJEDNJ-se: Van Colle kunder Mbreterise se Bashkuar, kerkesa nr. 7678/09, Aktgjykim i 13 nentorit 2012, paragrafi 86; dhe Tsalikidis dhe te tjeret kunder Greqise, kerkesa nr. 73974/14, Aktgjykim i 16 nentorit 2017, paragrafi 64).

    51. Te afermit e te ndjerit, si viktima te terthorta apo indirekte, munden po ashtu te paraqesin ankesa bazuar ne nenin 3 dhe 5 te KEDNJ-se - ne emer te personit te vdekur apo te zhdukur ne rast se pretendimi per shkeIje eshte ngushtesisht i lidhur me vdekjen apo zhdukjen dhe si i tille ngrite ~eshtje te mbrojtura me nenin 2 te KEDNJ-se (shih rastin e GJEDNJ-se: Khayrullina kunder Rusise, kerkesa nr. 29729/09, Aktgjykim i 19 dhjetorit 2017, paragrafet 91-92 dhe 100-107)·

    52. GJEDNJ iu ka njohur kete status ish-bashkeshorteve (shih rastet: McCann dhe te tjeret kunder Mbreterise se Bashkuar, kerkesat nr. 18984/91 dhe te tjerat me radhe, Aktgjykim i 27 shtator 1995); partnereve te pamartuar (shih rastin: Velikova kunder Bullgarise, kerkesa nr. 41488/98, Aktgjykim i 18 majit 2000); prinderve (shih rastin: Ramsahai dhe te tjeret kunder Holandes, kerkesa nr. 52391/99, Aktgjykim i 15 majit 2007); motrave apo vellezerve (shih rastin: Andronicou dhe Constannnou kunder Qipros, kerkesa nr. 25052/94, Aktgjykim i 9 tetorit 1997); femijeve (shih rastin: McKerr kunder Mbreterise se Bashkuar, kerkesa nr. 28883/95, Aktgjykim i 4 majit 2001); niperve dhe mbesave (shih rastin: Ya§a kunder Turqise, kerkesa nr. 22495/93, Aktgjykim i 2 shtatorit 1998).

    53. Gjykata, ne lidhje me keto raste, veren se asnjeri prej tyre nuk ka te beje me te drejten per nje gjykim te drejte dhe te paanshem te garantuar me nenin 6 te KEDNJ-se dhe nenin 1 te Protokollit nr. 1 te KEDNJ-se. Ne fakt, rastet te cilat nuk ishin ngushtesisht te lidhura me "vdekjen" apo "zhdukjen" e viktimes direkte, GJEDNJ ka aplikuar nje qasje shume me restriktive (shih rastin: Karpylenko kunder Ukraines, kerkesa nr. 15509/12, Aktgjykim i 11 shkurtit 2016, paragrafi 104).

    54. Ne lidhje me ankesat ne baze te nenit 6, GJEDNJ ka qene e gatshme t'i njohe nje te afermi te drejten e locus standi, ose kur ankesat kane qene te nje interesi te pergjithshem dhe ankuesit, si trashegimtare, kane pasur interes Iegjitim per ndjekjen e kerkeses (shih rastet Marie-Louise Loyen dhe Bruneel kunder Frances, nr. 55929/00, paragrafi 29, Aktgjykim i 5 korrikut 2005, dhe Bi~ dhe te tjeret kunder Turqise, kerkesa nr. 55955/00, paragrafi 23, Aktgjykim i 2 shkurtit 2006), ose ne baze te efektit te drejtperdrejte mbi te drejtat

    9

  • trashegimore te kerkuesit (shih rastin: Ressegatti kunder Zvicres, kerkesa nr. 17671/02, paragrafi 25, Aktgjykimi i 13 korrikut 2006).

    55. Per shembuIl, ne nje rast i cili kishte te bente me ndalimin e ndihmes ne vetevrasje i cili pretendohej te ishte ne kundershtim me nenet 2, 3, 5, 8, 9 dhe 14 te KEDNJ-se, GJEDNJ-ja kishte theksuar se kunata e te ndjerit ankohej per te drejta te cilat ishin te patransferueshme si kategori e te drejtave ("non-trasferable rights') dhe si rrjedhoje ajo nuk mund te konsiderohej si viktime indirekte apo e terthorte ne ate rast konkret (shih rastet: Sanies Sanies kunder Spanjes, kerkesa nr. 48335/99, Aktgjykim i 26 tetorit 2000 dhe Bil; dhe te tjeret kunder Turqise, kerkesa nr. 55955/00, Aktgjykim i 2 shkurtit 2006 - ne lidhje me nenet 5 dhe 6; dhe rastet: Fairfield kunder Mbreterise se Bashkuar, cituar me lart, ne lidhje me nenin 9 dhe 10; dhe rastin: Roigas kunder Estonise, kerkesa nr. 49045/13, Aktgjykim i 12 shtatorit 2017, ne lidhje me nenin 8).

    56. Ne linje me praktiken gjyqesore te GJEDNJ-se, te shperfaqur me siper, Gjykata konstaton se parashtruesja e kerkeses nuk mund te legjitimohet si pale e autorizuar ne kete rast konkret meqe te drejtat dhe lirite per te cilat ajo konkretisht ankohet nuk jane te tilla qe do te mund ta konsideronin ate si viktime indirekte apo e terthorte.

    57. Si rrjedhoje, bazuar ne nenin 113.1 dhe 113.7 te Kushtetutes, nenin 47 te Ligjit dhe rregullin 39 (1) (a) te Rregullores se punes, kerkesa shpallet e papranueshme meqe eshte dorezuar nga nje pale e paautorizuar.

    10

  • , J

    PER KETO ARSYE

    Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113.1 dhe 113.7 te Kushtetutes, nenin 20 te Ligjit dhe rregullat 39 (1) (b), 39 (2) dhe 59 (b) te Rregullores se punes, me 11 nentor 2020, njezeri

    VENDOS

    I. TE DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

    II. T'UA KUMTOJE kete aktvendim paleve;

    III. TE PUBLIKOJE kete aktvendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20-4 te Ligjit;

    IV. Ky aktvendim hyn ne fuqi menjehere.

    Gjyqtari raportues

    11