8
REPUBL.lKA E - PEIlYIiJIltKA KOCOUO - REPUBL.lCOF KOSOVO G.JYKATA KUSHTETUESE YGrABHM CY,l( CONSTITUTIONAL COURT Prishtine, me 28 tctor 2013 Nr. rcf.:RK486/ 13 AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI ne Rastin Nr. KI50/13 Parashtrues te kerkeses Aziz Mazreku, Zeke Mazreku dhe Hajriz Mazreku Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Kosoves, Rev. nr. 164/2009, te 11 dhjetorit 2012 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKEs SE KOSOvEs e perbere nga: Enver Hasani, Kryetar Ivan Cukalovic, Zevendeskryetar Robert Carolan, gjyqtar Altay Suroy, gjyqtar Almiro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Kadri Kryeziu, gjyqtar dhe Acta Rama-Hajrizi, gjyqtare Parashtruesit e kerkeses 1. Parashtrues te kerkeses jane: Aziz Mazreku, Zeke Mazreku dhe Hajriz Mazreku, te perfaqesuar nga z. Xhevdet Krasniqi, avokat nga Prishtina.

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI · me apl'Ovimin e ankeses se paditesve (parashtruesve), e ndryshon aktgjykimin e gjykates se shkalles se pare dhe e aprovon kerkesepadine e paditesve

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI · me apl'Ovimin e ankeses se paditesve (parashtruesve), e ndryshon aktgjykimin e gjykates se shkalles se pare dhe e aprovon kerkesepadine e paditesve

REPUBL.lKA E Kosovl~ - PEIlYIiJIltKA KOCOUO - REPUBL.lCOF KOSOVO

G.JYKATA KUSHTETUESE YGrABHM CY,l(

CONSTITUTIONAL COURT

Prishtine, me 28 tctor 2013 Nr. rcf.:RK486/ 13

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

Rastin Nr. KI50/13

Parashtrues te kerkeses

Aziz Mazreku, Zeke Mazreku dhe Hajriz Mazreku

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme te Kosoves, Rev. nr. 164/2009, te 11 dhjetorit 2012

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLIKEs SE KOSOvEs

e perbere nga:

Enver Hasani, Kryetar Ivan Cukalovic, Zevendeskryetar Robert Carolan, gjyqtar Altay Suroy, gjyqtar Almiro Rodrigues, gjyqtar Snezhana Botusharova, gjyqtare Kadri Kryeziu, gjyqtar dhe Acta Rama-Hajrizi, gjyqtare

Parashtruesit e kerkeses

1. Parashtrues te kerkeses jane: Aziz Mazreku, Zeke Mazreku dhe Hajriz Mazreku, te perfaqesuar nga z. Xhevdet Krasniqi, avokat nga Prishtina.

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI · me apl'Ovimin e ankeses se paditesve (parashtruesve), e ndryshon aktgjykimin e gjykates se shkalles se pare dhe e aprovon kerkesepadine e paditesve

Vendimet e kontestuara

2. Aktgjykimi i Gjykates Supreme te Kosoves, Rev. nr. 164/2009, i 11 dhjetorit 2012, Aktgjykimi i Gjykates Komunale ne Malisheve, C. nr. 223/2006, i 19 marsit 2008 dhe Aktgjykimi i Gjykates Komunale ne Malisheve, C. nr. 88/2002, i 22 mars it 2004.

Bazajuridike

3· Neni 113.7 i Kushtetutes se Republikes se Kosoves Cne tekstin e metejme: Kushtetuta); neni 20 i Ligjit Nr. 03/L-121 per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, i 15 janarit 2009 Cne tekstin e metejme: Ligji); dhe rregulli 56.2 i Rregullores se punes te Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves Cne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Objekti i t;eshtjes

4. Kerkesa ka per objekt <;eshtjeje kontestin pronesor ndermjet parashtruesve dhe paleve te treta. Ne vitin 1947, Keshilli PopulI or Komunal ne Dragobil, paluajtshmerine e kontestuar ia kishte dhene per shfrytezim paraardhesit te pales se trete, derisa ky i fundit ne po te njejtin vit, ne baze te kontrates gojore, paluajtshmerine e kontestuar ia kishte shitur paraardhesit te parashtruesve.

5. Ne vitin 1957, Keshilli Popullor i Rrethit te Prizrenit - Komuna e Banjes, me aktvenclim e merr paluajtshmerine e kontestuar nga paraardhesi i pales se trete, sepse te njejtit ne vitin 1947, paluajtshmeria e kontestuar i ishte dhene per shfrytezim dhe jo si titull pronesie. Si rrjedhoje, per shkak te mosmarreveshjeve per titullin e pronesise mbi paluajtshmerine e kontestuar, <;eshtja u zgjidh nga gjykatat e rregullta.

Procedura ne Gjykate

6. Me 4 prill 2013, parashtruesit dorezuan kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves Cne tekstin e metejme: Gjykata).

7. Me 16 prill 2013, Kryetari, me Vendimin Nr. GJR. KI50/13, caktoi gjyqtarin Altay Suroy Gjyqtar raportues. Te njejten date, Kryetari, me Vendi min Nr. KSH. KI50/13, caktoi Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Snezhana Botusharova Ckryesues), Kadri Kryeziu dhe Arta Rama-Hajrizi Canetare).

8. Me 24 maj 2013, parashtruesit u njoftuan per regjistrimin e kerkeses. Te njejten date, kerkesa iu komunikua Gjykates Supreme te Kosoves.

9. Me 26 qershor 2013, Gjykata kerkoi nga parashtruesit dhe nga Gjykata Themelore ne Gjakove- Dega ne Malisheve, qe te dorezojne dokumentacion shtese.

10. Me 12 shtator 2013, Kolegji shqyrtues e shqyrtoi raportin e Gjyqtarit raportues dhe i rekomandoi Gjykates, ne perberje te plote, papranueshmerine e kerkeses.

2

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI · me apl'Ovimin e ankeses se paditesve (parashtruesve), e ndryshon aktgjykimin e gjykates se shkalles se pare dhe e aprovon kerkesepadine e paditesve

Permbledhje e fakteve

11. Me 2 shkurt 1998, Gjykata Komunale ne Rahovec, me Aktgjykimin C. nr. 652/1997, pranoi te drejten e parashtruesve si bashkepronare ne 1/3 pjese ideale te paluajtshmerise se kontestuar.

12. Me 1 mars 2002, Gjykata Komunale ne Malisheve, me Aktgjykimin C. nr.1/2000, miratoi kerkesepadine e parashtruesve se ne baze te kontrates gojore te lidhur ne vitet 1947-'48 jane bashkepronare te paluajtshmerise se kontestuar dhe po ashtu detyroi te paditurit NB "Mirusha" dhe B. M nga Malisheva qe te njohin dhe te pranojne kete te drejte te parashtruesve.

13. Me 13 nentor 2002, Gjykata e Qarkut ne Prizren, me Aktvendimin Ac. nr. 119/2002, miratoi ankesen e NB "Mirusha" ne Malisheve ndersa Aktgjykimin C. nr. 1/2000, te 1 marsit 2002, te Gjykates Komunale ne Malisheve e prishi dhe lend en e ktheu per rigjykim.

14. Me 22 mars 2004, Gjykata Komunale ne Malisheve, me Aktgjykimin C. nr. 88/2002, refuzoi kerkesepadine e parashtruesve dhe vertetoi se pretendimet ne kerkesepadine e parashtruesve si bashkepronare te paluajtshmerise se kontestuar jane te pabazuara.

15. Me 19 mars 2008, Gjykata Komunale ne Malisheve, me Aktgjykimin C. nr. 223/2006, refuzoi kerkesepadine e parashtruesve per te vertetuar se jane pronare ne 1/3 pjese te paluajtshmerise se kontestuar.

16. Me 18 dhjetor 2008, Gjykata e Qarkut ne Prizren, me Aktgjykimin Ac. nr. 217/2008, aprovoi kerkesepadine e parashtruesve dhe vertetoi se ata jane pronare ne 1/3 e paluajtshmerise se kontestuar.

17. Me 26 shkurt 2009, Gjykata Komunale ne Malisheve, me Aktvendimin E. nr. 74/2009, nderpreu - pezulloi proceduren permbarimore te propozuar nga parashtruesit.

18. Me 11 dhjetor 2009, Gjykata Komunale ne Malisheve, me Aktvendimin E. nr. 74/2009, vendosi qe te lejoje permbarimin e Aktgjykimit Ac. nr. 217/2008, te 18 dhjetorit 2008, te Gjykates se Qarkut ne Prizren.

19. Me 11 dhjetor 2012, Gjykata Supreme e Kosoves, me Aktgjykimin Rev. nr. 164/2009: i) pranoi revizionin e Komunes se Prizrenit, ii) ndryshoi Aktgjykimin Ac. nr. 217/2008, te 18 dhjetorit 2008, te Gjykates se Qarkut ne Prizren, dhe iii) vertetoi Aktgjykimin C. nr. 223/2006 te 19 marsit 2008, te Gjykates Komunale ne Malisheve, me te cilin ishte refuzuar kerkesepadia e parashtruesve se jane pronare ne 1/3 pjese te paluajtshmerise se kontestuar.

20. Gjykata Supreme e Kosoves, me Aktgjykimin Rev. nr. 164/2009, te 11 dhjetorit 2012, arsyetoi:

U ••• nga shkresat e lendes del se gjykata e shkalles se pare me administrimin e provave te nevojshme ka vertetuar se paluajtshmeria kontestuese ne vitin 1947, si bujk i interesuar, komuna e atehershme e Banjes i ka dhene ne

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI · me apl'Ovimin e ankeses se paditesve (parashtruesve), e ndryshon aktgjykimin e gjykates se shkalles se pare dhe e aprovon kerkesepadine e paditesve

shftytezim paraardhesit te te paditurit B. M. - S. M. Paraardhesi i te paditurit S. M. me vone kete paluajtshmeri ia shet pamardhesit te paditesve (pamshtruesve) R. M. sipas kontrates gojore per shitblerjen e paluajtshmerise, e cila kontrate eshte pe,ombushur ne teresi nga palet kontraktuese. Ne vitin 1957, Keshilli Popullor i Rrethit Prizren - Komuna Banje, ne baze te Aktvendimit te plotfuqishem nr. 3049/57, i 16 shtatorit 1957, paraardhesit te te paditurit B. M. nga Malisheva - S. M. i merret toka e ndare gjate vitit 1947 nga Komisioni Agmr i Keshillit Popullor ne Dmgobil dhe ate: ara ne vendin e quajtur "Fusha", ne siperJaqe prej 0.22,00 ha, e cila kufizohet nga lindja me pasurine e B. T., ne gjatesi prej 46 m nga veriu deri te pasuria e S. G. ne gjatesi prej 48 m, nga perendimi de,oi te pasuria rruga e Komunes ne gjatesi p,oej 46 m dhe ngajugu, vija eJshatit ne gjatesi prej 48 m, i cili aktvendim eshte i plotfuqishem nga 17 dhjetori 1957

Nga shkresat e lendes C. nr. 652/ 1997 te Gjykates Komunale Rahovec del se paditesve (pamshtruesve), sipas Aktgjykimit C. nr. 652/ 1997, te 2 shkurtit 1998, iu eshte pranuar e drejta e pronesise si bashkepronare ne 1/3 pjese ideaIe te pjeses se ngasooes kadastrale nr. 500, ne vendin e quajtur "Stepanica -Fusha" me kulture shtepi dhe kullose e klasit te trete, ne siperJaqe prej 0.37,00 ha, sipas fletes poseduese nr. 146 KK. Malisheve, ne emer te NSH "Podrimja" Rahovec, ne siperJaqe prej 0/28,37 ha. Nga procesverbali i seances se 2 shkurtit 1998, sipas kesaj lende, del se paditesit (pamshoouesit) e kane terhequr padine per siperJaqen prej 0.20,90 ha. Gjykata e shkalles se pmoe ka vertetuar se pjesa e ngasooes kadastrale nr. 500/ 1, e dla eshte objekt i shqyrtimit, ka qene ne posedim te paraardhesit te paditurit S.M, e cila paluajtshmeri i eshte ndare nga Komisioni Agmr dhe interesenteve, sipas Ligjit mbi reJormen agmre dhe i eshte dhene ne shjrytezim gjate vitit 1947, mirepo e njejta i eshte marre nga posedimi sipas Aktvendimit nr. 3049/1957, te 16 shtatorit 1957

...duke pasur parasyshJaktin e vertetuar nga gjykata e shkalles se pare se pamardhesi i paditesve (pamshtruesve) paluajtshmerine e kontestuar e ka blere sipas kontrates gojore mbi shitblerjen nga jopronari S.M, i cili ne momentin e shitble'jes gjate vitit 1948, mbi patundshmerine kontestuese nuk ka pasur te drejten e p,oonesise ngase me provat e administruara dhe ate Aktvendimi i Keshillit Popullor Komunal ne Banje, nr. 3049/57, te 16 shtatorit 1957, vertetohet se S. M., bujk ngaJshati Malisheve, i merret toka e ndare ne vitin 1947 nga Komisioni i mehershem i Keshillit Popullor Komunal ne Dragobil, si interesent agrar, ngase i njejti pam kalimit te aJatit prej 15 vitesh te mbajtjes ne posedim e ka tjetersuar duke ia shitur RM, bujk nga Malisheva, nga deklarata e RM e dhene ne procesverbalin e 7 shtatorit 1957, pam Komisionit te Keshillit Popullor Komunal ne Banje, vertetohet se pamardhesi i paditesve (parashtruesve) e ka ditur se paraardhesi i te paditurit te pare token kontestuese e ka marre si interesent agmr.

Sipas dispozites se nenit 24 pamgmJi i Ligjit mbi reJormen agmre nr. 64/1945, eshte parapare se toka e ndare sipas ketij ligji nuk mundet ne aJat prej 20 vitesh te ndahet, te shitet, te jepet me qira ose te ngarkohet ne teresi e as pjeserisht, ndersa me pamgmJin 2 eshte parapare qe kjo ndalese te

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI · me apl'Ovimin e ankeses se paditesve (parashtruesve), e ndryshon aktgjykimin e gjykates se shkalles se pare dhe e aprovon kerkesepadine e paditesve

regjist1"Ohet ne librat kadastrale ne momentin e regjistrimit te tokes ne emer te person it qe i eshte ndare.

Gjykata e shkalles se pare, me ekspertizen e ekspertit gjyqesor nga lemi i Gjeodezise, M. K., te 10 tetorit 2007 , ka vertetuar se ngastra kontestuese eshte e regjistruar si pasuri shoqel'Ore ne emer te Komunes Malisheve, sipas bazesjw'idike dhe ate Aktvendimit nr. 3049/57, te 16 shtatorit 1957

... duke u nisur nga kjo gjendje e r;eshtjes, Gjykata Supreme e Kosoves ka gjetur se gjykata e shkalles se pare duke vertetuar drejt dhe ne menYl'e te plote gjendjenfaktike, drejt e ka zbatuar te drejten materiale kur ka gjetur se kerkesepadia e paditesve (parashtruesve) eshte e pabazuQl', ndersa gjykata e shkalles se dyte gabimisht e ka zbatuar te drejten materiale, kur me apl'Ovimin e ankeses se paditesve (parashtruesve), e ndryshon aktgjykimin e gjykates se shkalles se pare dhe e aprovon kerkesepadine e paditesve (parashtruesve).

Gjykata Supreme e Kosoves, duke vleresuar aktgjykimin e goditur ne kuptim te nenit 215 te LPK-se, ka gjetur se i njejti eshte marre me aplikimin e gabuar te se drejtes materiale, andaj te njejtin e ka ndryshuar ne kuptim te asaj sir; eshte vendosur ne dispozitiv te ketij aktgjykimi".

Pretendimet e parashtruesve

21. Parashtruesit pretendojne se Aktgjykimi i Gjykates Supreme eshte karakterizuar me shkelje thelbesore te dispozitave te procedures kontestimore, vertetim te gabuar dhe jo te plote te gjendjes faktike dhe zbatim te gabuar te se drejtes materiale. Parashtruesit po ashtu pretendojne se Gjykata Supreme gjate shqyrtimit te <;eshtjes kontestimore nuk i ka vleresuar drejt provat dhe ka shkelur nenin 211 te Ligjit te procedures kontestimore, sepse KK Malisheve, me 19 shkurt 2009, ka paraqitur revizion kunder Aktgjykimit te 18 dhjetorit 2008.

22. Parashtruesit pretendojne se me Aktgjykimin e Gjykates Komunale ne Rahovec, atyre u eshte njohur e drejta e pronesise mbi paluajtshmerine e kontestuar, ndersa " ... Gjykata Supreme gjate gjykimit te r;eshtjes kontestimore ka nxjerre perjundim te gabuQl' lidhur me te drejten e pl'Ones".

23. Parashtruesit pretendojne se KK Malisheve si pale ndergjyqesore ne kete <;eshtje kontestimore ka vepruar ne menyre kontradiktore, sepse per ngastren kontestuese, parashtruesit i ka pajisur me leje ndertimi, gjersa ne anen tjeter ka paraqitur revizion kunder Aktgjykimit te Gjykates se Qarkut ne Prizren, e cila ka dhene vendim te favorshem per parashtruesit, pikerisht per te njejten ngaster kontestuese. Parashtruesit pretendojne se keto veprime te KK Malisheve perbejne shkelje te ligjit ne pergjithesi dhe te dinjitetit njerezor ne ve<;anti; dhe se KK Malisheve madje ka vene vetveten ne lajthitje me veprime kontradiktore. Si prove te veprimeve kontradiktore te KK Malisheve, parashtruesit ofrojne: Aktvendimin nga Drejtoria pel' Bujqesi, pel' Pylltari dhe per Zhvillim Rural: (i) Aktvendimi per nderrimin e tokes bujqesore m·. 08/2012, i 2 majit2012, (ii) Pelqimi nga Drejtoria pel' Urbanizem nr. 05/14, (iii) Aktvendimi i kushteve w'banistike, nr. 05/51, i 17 majit 2012, (iv)

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI · me apl'Ovimin e ankeses se paditesve (parashtruesve), e ndryshon aktgjykimin e gjykates se shkalles se pare dhe e aprovon kerkesepadine e paditesve

Aktvendimi nga Drejtoria piir Urbaniziim piir leje ndiirtimi, OS/23, 05/ 47, 05/51.

24. Parashtruesit pretendojne se rasti i tyre eshte karakterizuar nga peshtjellimet dhe lajthitjet juridike dhe me ndikim politik. Ata pohojne: " ... paliit paditiise (parashtruesit) dyshojnii se ky piishtjellim lajthim juridik dhe faktik ka qenii me ndikim politik dhe kjo mund tii vii1·tetohet edhe me Aktgjykimin e Gjykatiis Komunale nii Malishevii, C. nr. 1/2000, kur gjyqtari i shkalliis sii par'ii fillimisht ua njeh tii drejtiin e pmniisisii paliive paditiise, pra vepron nii miinyrii merito1'e dhe ligjore, por kur r;iishtja kthehet nii rigjykim, i njiijti gjyqtar, duke mos mundur ta piirbal/ojii ndikimin dhe presionin e vazhdueshiim politik mbi tii, padinii e refuzon dhe paliive paditiise nuk ua njeh tii drejtiin e pmniisisii ... ".

25. Per me teper, parashtruesit pretendojne se jane shkelur te drejtat e tyre te garantuara me nenet 46 [Mbrojtja e Prones] dhe 121 (Prona] te Kushtetutes.

Vleresim i pranueshmerise

26. Per te gjykuar per kerkesen e parashtruesit, Gjykata se pari duhet te shqyrtoje nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret per pranueshmeri, te percaktuara ne Kushtetute, Ligj dhe Rregullore te punes.

27. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet nenit 113.7 te Kushtetutes, qe percakton:

"Individiit janii tii auto1'izuar tii ngrenii shkeljet nga autoritetet publike dhe tii drejtave dhe lirive tii tyre individuale, tii garantuara me Kushtetutii, miriipo vetiim pasi tii kenii shteruar tii gjitha mjetet juridike tii piircaktuara me ligj."

28. Gjykata po ashtu i referohet rregullit 36 (1) c) te Rregullores se punes:

(1) Gjykata mund t'i shqyrtojii kiirkesat vetiim niise:

c) kiirkesa iishtii qartazi e bazuar

29. Ne rastin konkret, Gjykata veren se pretendimet paresore te parashtruesve kane te bejne me shkelje te supozuara thelbesore te dispozitave te procedures kontestimore, vertetim te gabuar dhe jo te plote te gjendjes faktike dhe zbatim te gabuar te se drejtes materiale nga Gjykata Supreme e Republikes se Kosoves.

30. Gjykata veren se ne rastin konkret, parashtruesit nuk kane argumentuar se si jane shkelur te drejtat e tyre te garantuara me Kushtetute dhe nuk kane provuar se ne I1fare menyre procedura e zhvilluar ne gjykatat e rregullta eshte karakterizuar nga arbitrariteti dhe njeanshmeria qe do te nenkuptonte shkeljen e dispozitave kushtetuese.

31. Gjykata Kushtetuese thekson se nuk eshte gjykate e gjetjes se fakteve. Gjykata Kushtetuese deshiron te theksoje se vertetimi i drejte dhe i plote i gjendjes faktike eshte juridiksion i plote i gjykatave te rregullta dhe se roli i Gjykates Kushtetuese eshte vetem ta siguroje pajtueshmerine me te drejtat qe garantohen me Kushtetute dhe instrumente te tjera ligjore dhe prandaj nuk

6

Page 7: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI · me apl'Ovimin e ankeses se paditesve (parashtruesve), e ndryshon aktgjykimin e gjykates se shkalles se pare dhe e aprovon kerkesepadine e paditesve

mund te veproje si "gjykate e shkalles se katert" (Shih, mutatis mutandis, nder te tjera, Akdivar kunder Turqise, 16 shtator 1996, R. J. D, 1996-IV, para. 65; shih, gjithashtu, Aktvendimin per papranueshmeri ne Rastin Nr. KI-86/11 -Parashtrues i kerkeses Milaim Berisha - Kerkese per vleresimin e kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme, Rev. nr. 20/09, te 1 marsit 2011 - te nxjerre nga Gjykata me 5 prill 2012).

32. Perve« kesaj, kerkesa nuk tregon qe gjykatat e rregullta kane vepruar ne menyre arbitrare apo te padrejte. Nuk eshte detyre e Gjykates Kushtetuese ta zevendesoje vleresimin e vet te fakteve me ate te gjykatave te rregullta dhe, si rregull i pergjithshem, eshte detyre e ketyre gjykatave qe t'i vleresojne provat e vena ne dispozicion te tyre. Detyre e Gjykates Kushtetuese eshte te vertetoje nese procedurat ne gjykatat e rregullta ishin te drejta ne teresi, duke perfshire edhe menyren e marrjes se provave (Shih Aktgjykimin e GJEDNJ-se, Kerkesa Nr. 13071/87, Edwards kunder Mbreterise se Bashkuar, para. 34, e 10 korrikut 1991).

33. Fakti qe parashtruesit jane te pakenaqur me rezultatin e rastit nuk mund te ngreje kerkese te argumentueshme per shkelje te neneve 46 [Mbrojtja e Prones] dhe 121 [Prona] te Kushtetutes (Shih, mutatis mutandis, Aktgjykimin e GJEDNJ-se, Kerkesa Nr. 5503/02, Mezotur-Tiszazugi Tarsulat kunder Hungarise, Aktgjykimi i 26 korrikut 2005).

34. Ne keto rrethana, parashtruesit nuk e kane mbeshtetur me prova pretendimin e tyre per shkelje te neneve 46 [Mbrojtja e Prones] dhe 121 [Prona] te Kushtetutes, sepse faktet e paraqitura nga ata nuk tregojne ne asnje menyre qe gjykatat e rregullta ua kane mohuar atyre te drejtat e garantuara me Kushtetute.

35. Rrjedhimisht, kerkesa eshte qartazi e pabazuar dhe duhet te hidhet poshte si e papranueshme ne perputhje me rregullin 36 (1) c) te Rregullores se punes.

7

Page 8: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI · me apl'Ovimin e ankeses se paditesve (parashtruesve), e ndryshon aktgjykimin e gjykates se shkalles se pare dhe e aprovon kerkesepadine e paditesve

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese, ne pajtim me nenin 113.7 te Kushtetutes, nenin 20 te Ligjit, dhe rregullin 36 (1) c) te Rregullores se punes, me 12 shtator 2013, njezeri

VENDOSI

I. TA HEDHE POSHTE kerkesen si te papranueshme;

II. Ky vendim do t'u komunikohet paleve dhe do te hotohet ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20-4 te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese; dhe

III. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Gjyqtariraportues Kryetari i Gjykates Kushtetuese

prof. ~

8