2

Click here to load reader

Alpha business

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Alpha business

Alpha Business

Softuere për bizneset e mesme dhe më të mëdha me aktivitet tregtar, prodhues, ndërtues e shërbimi,

përgjithësisht me disa vende pune dhe detyra të ndara.

Ashtu si Alpha Start-i ofron regjistrim të shpejtë, deri me një klik, të dokumenteve financiare dhe

menaxheriale; automatizim të plotësimit të librave dhe regjistrave të administrimit material e kontabël;

hartim në çast të raporteve për: shitjet, arkëtimet, inventarin, debitorët, bilancin etj. Pra shërben për:

shpejtimin e veprimeve të administrimit të shitjes, blerjes, magazinës, arkës, bankës, doganës etj.

administrimin e magazinave: hyrje-daljet e inventarit, me dy njësi matjeje, me disa metoda kostoje;

shpërndarjen e shpenzimeve të blerjes; sinjalizimin për furnizim etj.

kontrollin e shitblerjeve me: vetëplotësimin e librave të shitjes, blerjes, klientëve, furnitorëve;

ballafaqimin e faturave me porositë, pagesat, magazinën, afatin e pagesës; ecurinë, marzhin, zbritjen etj.

kontabilizimin automatik të dokumenteve dhe hartimin e mbi 150 raporteve të bilancit (PASH, “cash

flow”...) të inventarit, shitjes, blerjes, klientëve, likuiditeteve aftësive paguese etj. që formësohen sipas

nevojës vetjake.

monitorimin e përdoruesve sipas detyrave, të drejtave specifike për regjistrim, korrigjim, çmime, llogari

etj.

Përveç këtyre Alpha Business ka disa module dhe funksione shtesë.

Moduli i prodhimit përmban mjediset e prodhimit: hyrjet dhe daljet nga prodhimi, kartelat e artikujve të

prodhimit me recepturat e lëndëve të para dhe shpenzimet e tjera, raportet për prodhimin, konsumin e

lëndëve të para, firot, skarcot, kostot etj. Procedurat përshtaten dhe automatizohen sipas skemave të

njësive të prodhimit, me disa faza, për produkte të ndërmjetme dhe përfundimtare. Madje mundësohet

lidhja e prodhimit me porosinë (ofertën), me nevojën për inventar dhe me kohën.

Moduli i qendrës së kostos përmban mjediset për çeljen, konfigurimin dhe pasqyrimin e veprimeve

sipas qendrave të kostos. Ai mundëson: zbërthimin e qendrave të kostos në zëra e nënzëra deri në 5

nivele; automatizimin e shpërndarjes së shpenzimeve dhe të ardhurave, sipas skemës, vlerës, përqindjes

e llogarive. Ofron një varg raportesh informuese, kontrolluese e sinjalizuese.

Moduli i pagave ka mjedise: për kartelën e punonjësit, pagën me përbërësit e saj, sigurimet,

kompensime shtesat, ndalesat etj.; për formimin e listëpagesës dhe llogaritjen e elementeve të saj; për

automatizimin e regjistrimit etj. Ka dritare përshtatjeje me parametra, tabela ndihmëse, formula e llogari,

që lejojnë çdo lloj paraqitje për pagat dhe listëpagesat, që pasqyrohen edhe në raportet përkatëse.

Moduli i amortizimit me mjedise enkas: për kartelat dhe aktivet afatgjata (asetet), me llogaritë, metodat

dhe normat e amortizimit etj. sipas grupeve dhe nëngrupeve; për llogaritjen automatike të amortizimit

periodik; për hartimin e raporteve analitike të amortizimit etj. Të gjitha këto mjedise: normat, metodat e

llogaritjes dhe raportet përshtaten sipas kërkesave të përdoruesit.

Të tjera - Ka një modul eksport-importi, që konfigurohet për t’u lidhur me programe të tjera dhe për të

shkëmbyer të dhëna. Komunikon me pajisjet periferike: printera, peshore, skanera, kasa fiskale etj. Ka

Page 2: Alpha business

mjedise për konfigurimin e taksave, dokumenteve të doganës, ndërtimin e personalizuar të raporteve

financiare etj.