336
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I DREJTËSISË DEPARTAMENTI I TË DREJTËS CIVILE “ASPEKTE JURIDIKE TË BIZNESIT TË SIGURIMIT VULLNETAR” DISERTACION PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” Kandidati: Udhëheqësi shkencor: Ma. Juliana BYLYKBASHI Prof. Dr. Kudret ÇELA Tiranë, Qershor 2014

“ASPEKTE JURIDIKE TË BIZNESIT TË SIGURIMIT VULLNETAR” · ndaj sipërmarrjes, e cila ruan pasurinë dhe siguron vazhdimësinë e biznesit dhe Shtetit që mbron interesin publik,

  • Upload
    others

  • View
    27

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I TIRANËSFAKULTETI I DREJTËSISË

DEPARTAMENTI I TË DREJTËS CIVILE

“ASPEKTE JURIDIKE TË BIZNESIT TËSIGURIMIT VULLNETAR”

DISERTACION

PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE“DOKTOR”

Kandidati: Udhëheqësi shkencor:Ma. Juliana BYLYKBASHI Prof. Dr. Kudret ÇELA

Tiranë, Qershor 2014

i

Mirënjohje!

Në përgatitjen dhe finalizimin e këtij punimi kaq të rëndësishëm në jetën profesionale dhe akademike, kam gjetur mbështetjen, përkrahjen dhe dashamirësinë e shumë personave të tjerë, të cilëve do të doja t’ju dedikoja, pjesën e falënderimeve dhe mirënjohjeve.

Mirënjohje dhe falënderim të veçantë, shpreh për udhëheqësin shkencor Prof. Dr.Kudret ÇELA, për ndihmën e dhënë, këshillat, mbështetjen, dhe orientimin gjatë hartimit të punimit.

Mirënjohje dhe falënderim, shpreh për Prof.Asoc.Dr.Zhaklina PETO, e cila ka qenë iniciatorja e propozimit të temës së këtij punimi dhe vazhdimisht më ka dhënë mbështetje,kurajë dhe orientim, gjatë gjithë kësaj periudhe, deri në finalizimin e këtij punimi. Me mirënjohje, veçoj kontributin tepër të veçantë, të Z.Naim ISUFI, pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe ekspert në fushën e sigurimeve, i cili me mendimet dhe sugjerimet, ka pasur një ndikim me peshë, për ta bërë punimin sa më të dobishëm.

Do të doja të shprehja falënderim, dhe për miqtë dhe kolegët, që në mënyrë direkte apo indirekte, më kanë ndihmuar dhe përkrahuar në finalizimin e këtij punimi.

Së fundi, por jo nga rëndësia, dua t’u shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë, Familjes sime, për vyrtytin e durimit, të përkrahjes së vazhdueshme morale, të inkurajimit, dhe mirëkuptimit, për kohën që nuk kam mundur gjatë kësaj periudhe t’ua dedikoj.

Familjes sime me shumë dashuri!

ii

Parathënie

Sigurimi është një nga fushat më komplekse të ligjit, për shkak të ndërthurjes së disa disiplinave: teknike, ekonomike, matematikore dhe juridike. Në të njëjtën kohë, ajo është një nga fushat më interesante të saj. Përqasja utilitare që ofron sigurimi, ka cuar në dizenjimin e rregulla të reja për të qeverisur biznesin e sigurimeve dhe për të kujtuar thënien se sigurimi dhe ligji esencialisht kanë të njëjtin qëllim: të mbrojnë shoqërinë! Vendosja e rregullave të drejta, mund të bëjë që biznesi i sigurimeve ta realizojë këtë mesazh. Sigurimet janë instrument i transferimit të rrezikut nga individi, sipërmarrja apo shteti, drejt kompanive të sigurimit. Transferimi i rrezikut sjell dobishmëri, si ndajindividit që mbron pasurinë dhe cënimin nga rreziqet aksidentale, shëndetësore, etj, ndaj sipërmarrjes, e cila ruan pasurinë dhe siguron vazhdimësinë e biznesit dhe Shtetit që mbron interesin publik, transferon detyrimet shtetërore nga shteti tek institucione të specializuara. Sigurimi gjithashtu, shërben si shtyllë në industrinë financiare dhe tregjet e kapitalit, luan rol në rritjen e sigurisë shoqërore, ruajtjen e interesit publik dhe atë personal. Hapi që kam ndërrmarrë për të studiuar këtë temë, që bëhet gjithnjë e më aktuale në ditët e sotme, më ka vënë në dilemë, për shkak të vështirësisë që paraqet për t’u trajtuar, dhe literaturës së pakët, nëse do të mund ta realizoj siç duhet. Në këtë punim, jam përpjekur të trajtoj konceptin e sigurimit dhe për të kuptuar plotësisht përkufizimin e sigurimit në çdo kontekst të veçantë të tij, është me shumë vlerë dhe ndoshta e domosdoshme, për të trajtuar disa nga parimet themelore, për të vlerësuar natyrën bazike të biznesit të sigurimeve, sidomos atij vullnetar, në një stil që është praktik dhe i lehtë për t’u kuptuar. Gjithashtu, kam trajtuar se si funksionon i gjithë sistemi i sigurimeve vullnetare,problematikën që paraqet, si në këndvështrimin e siguruesit dhe në këndvështrimin e të siguruarit. Rregullimi ligjor dhe perspektiva europiane e sigurimit, gjejnë një trajtim të veçantë në këtë punim, duke parashtruar edhe përqasjet e legjislacionit shqiptar me atë europian. Produktet e sigurimit, shpresoj të jenë trajtuar në këtë punim në një gjuhë të kuptueshme, si për ata individë apo subjekte, që duke aplikuar, kërkojnë të bëhen pjesë e këtij sistemi, sikurse edhe për ata, që kërkojnë të informohen, në këtë fushë kaq interesante të ligjit.

Punimi synon të plotësojë boshllëkun që ka në literaturë, të perceptojë një fushë studimi të re, duke u bazuar në eksperiencën dhe literaturën e huaj, që trajton këtë fushë të ligjit.

iii

Lista e Shkurtimeve

- AMF Autoriteti Mbikëqyrjes Financiare

- KC Kodi Civil i Republikës të Shqipërisë

- QKR Qendra Kombëtare e Regjistrimit

- AMS Autoriteti Mbikëqyrjes së Sigurimeve

- TPL Sigurimi i Mjetit Motorrik

- BSHS Byroja Shqiptare e Sigurimeve

- CAR Sigurimi i Ndërtimeve

- SAP Sigurimet e të ardhurave periodike

- MSA Marrëveshja Stabilizim-Asociimit

- ABI Shoqëria e Sigurimeve Britanike

- CEA Qendra Europiane e Sigurimeve

- UNIDROIT Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private

- IAIS Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve

- EIOPC Sigurimet Europiane dhe Komiteti Pensional në Punë

- CJCE Gjykata e Drejtësisë të Komunitetit Europian

- IAIS Shoqata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Sigurimeve

- IASB Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Kontabilitetit

- IAA Shoqata Ndërkombëtare të Aktuarëve

- KESPP Komiteti Europian i Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale

- PEICL Parimet e së drejtës Europiane të Kontratave të Sigurimit

- FOS Liria për të ofruar shërbime

iv

Tabela e përmbajtjes

Mirënjohje! .......................................................................................................................... iParathënie........................................................................................................................... iiLista e Shkurtimeve ........................................................................................................... iiiTabela e përmbajtjes .......................................................................................................... ivMetodologjia .................................................................................................................... viiiHyrje .................................................................................................................................. ix1.Qëllimi i Punimit............................................................................................................. ix2.Një vështrim i shkurtër mbi punimin ............................................................................ xii

KREU 1...............................................................................................................................1ZHVILLIMI HISTORIK MBI SIGURIMET.....................................................................11.1.Vështrim i përgjithshëm.................................................................................................11.2.Zhvillimi historik në Shqipëri nga Kodi Tregtar 1932, në ligjin e vitit 2014...............41.2.1.Aspekte të veprimtarisë siguruese në Shqipëri .......................................................... 81.3.Eksperienca e Lloyd’s të Londrës. Funksionimi i saj. .................................................121.3.1.Struktura dhe siguria në Llojd ................................................................................. 161.3.2.Shtrirja e veprimtarisë së Lloyd. Avantazhet dhe Disavantazhet. ........................... 171.4.Sigurimi privat dhe sigurimi shoqëror. ........................................................................191.5.Burimet e së drejtës së sigurimeve...............................................................................201.6.Ndërtimi i institucionit të sigurimeve në Europë.........................................................23

KREU II ............................................................................................................................31KUPTIMI I SIGURIMIT DHE PARIMET KRYESORE...............................................312.1. Kuptimi i sigurimit, konceptet kryesore. ....................................................................312.2.Kuptimi i Rrezikut (Risku). Elementët e saj. ...............................................................342.3.Klasifikimet e Rrezikut ................................................................................................372.3.1 Funksionimi i tregut dhe problematika në sigurimin e katastrofave....................... 422.4.Rreziqet e Sigurueshëm ...............................................................................................462.5. Sigurimet si instrument i shpërndarjes dhe kompensimit të rrezikut........................492.6 Sigurimet si teknikë e manaxhimit të riskut. ..............................................................502.6.1. Pranimi ose mbajtja e riskut. Vetësigurimi............................................................. 512.7 Sigurimet si biznes......................................................................................................522.8 Sigurimet si kontratë ...................................................................................................562.9. Parimet kryesore në sigurime......................................................................................562.9.1. Interesi i Sigurueshëm............................................................................................. 562.9.2. Mirëbesimi .............................................................................................................. 592.9.3. E drejta e zëvendësimit .......................................................................................... 622.9.4. Parimi i dëmshpërblimit......................................................................................... 632.9.5. Kontributi .............................................................................................................. 652.9.6. Shkaku Kryesor ...................................................................................................... 662.9.7. Transparenca .......................................................................................................... 67

v

KREU III............................................................................................................................70SIGURIMI DHE INFORMACIONI ASIMETRIK...........................................................703.1. Hyrje ...........................................................................................................................703.2. Përzgjedhja e pafavorshme ose zgjedhja e kundërt (adverse selection) ....................703.3. Rreziku Moral (moral hazard) ...................................................................................713.4. Zgjidhja e duhur për Pasojat .....................................................................................723.5. Detyra e bërjes së ditur të informacionit.....................................................................733.6. Detyra para kontraktore dhe postkontraktore e mbajtësit të policës..........................763.7 Detyra parakontraktore dhe postkontraktore e siguruesit. ..........................................813.8 Shkelja e detyrës : Mjetet ligjore të siguruesit.............................................................843.8.1. Shkelja e detyrës para-kontraktore. Shkelja e qëllimshme ..................................... 843.8.2. Shkelje nga neglizhenca ......................................................................................... 853.8.3. Shkelje e paqëllimshme ........................................................................................... 863.9. Shkelja e detyrës postkontraktore ..............................................................................873.9.1. Marrëdhënia shkakësore......................................................................................... 873.9.2. Kompensimi i dëmit................................................................................................ 883.9.3. E drejta e rifitimit................................................................................................... 893.10. Mjetet ligjore të mbajtësit të policës........................................................................90

KREU IV ...........................................................................................................................92RREGULLIMI LIGJOR I VEPRIMTARISË SË SIGURIMEVE ....................................924.1. Sigurimi dhe Mbikëqyrja. ...........................................................................................924.1.1. Objektivat dhe fusha e rregullimit të sigurimeve ................................................... 924.2. Veprimtaria e shoqërisë së sigurimit/risigurimit.........................................................944.2.1. Kufizimet e ushtrimit të veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit/risigurimit. .......... 974.2.2. Themelimi i shoqërisë së sigurimit ......................................................................... 984.2.3. Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së sigurimit. ................................................ 994.3. Organizimi i shoqërisë së sigurimit ..........................................................................1094.3.1 Administrimi i rrezikut në shoqëritë e sigurimit .................................................... 1104.3.2. Administrimi i përhohshëm. Likuidimi dhe Falimentimi ...................................... 1124.3.3 Mbrojtja e konsumatorit ....................................................................................... 1144.4. Ndërmjetësimi në sigurime dhe risigurime...............................................................1164.4.1. Detyrat e ndërmjetësve ndaj të siguruarve ........................................................... 1174.4.2. Detyrimet e ndërmjetësit ndaj siguruesit .............................................................. 1194.4.3. Nevoja për rregullimin e ndërmjetësve................................................................ 1204.5. Risigurimi dhe bashkësigurimi. ................................................................................123

KREU V..........................................................................................................................129KONTRATA E SIGURIMIT ........................................................................................1295.1. Kuptimi i kontratës së sigurimit................................................................................1295.2. Karakteristikat e veçanta të Kontratës së Sigurimit. .................................................1315) Dallimi ndërmjet përjashtimit dhe garancisë .........................................................1506) Problemi i përkeqësimit të rrezikut .........................................................................1505.3. Parimi i dëmshpërblimit dhe liria kontraktore. Limitet e garancisë në sigurimet e dëmeve .............................................................................................................................1525.4. Risku i sigurimit dhe Primi i sigurimit. ...................................................................163

vi

5.4.1 Sigurimi dhe faktorët e riskut................................................................................. 1635.4.2 Primi i Sigurimit .................................................................................................... 1715.5. Përmbajtja (pjesët përbërëse) e policës së sigurimit. ................................................1745.6. Format standarte dhe të përpunuara të policës së sigurimit. .....................................178

KREU VI ........................................................................................................................180SIGURIMI I PASURISË DHE I PËRGJEGJËSIVE.......................................................1806.1. Hyrje .........................................................................................................................1806.2. Sigurimi nga zjarri ....................................................................................................1816.3. Sigurimi i ndërprerjes së veprimtarisë ekonomike ..................................................1866.4. Sigurimi nga vjedhja ................................................................................................1886.5. Sigurimi i parave......................................................................................................1896.6. Sigurimi nga të gjitha rreziqet..................................................................................1906.7. Sigurimi i mallrave në udhëtim...............................................................................1906.8. Policat paketë të sigurimit.....................................................................................1916.9. Sigurimi i banesave..................................................................................................1936.10. Sigurimet motorrike private....................................................................................1956.11. Polica e sigurimit KASKO. ....................................................................................1996.12. Sigurimi i përgjegjësisë.........................................................................................2036.13. Sigurimi i garancisë dhe i besnikërisë ...................................................................2096.14. Sigurimi kreditit ......................................................................................................2106.14.1 Rreziku i mospagesës për shkak të paaftësisë paguese ose rrethanave të tjera .. 2106.14.2 Kreditë e shlyera me këste ................................................................................... 2116.14.3 Kreditë hipotekore ............................................................................................... 2116.14.4 Kredia Lombard.................................................................................................. 212

KREU VII ........................................................................................................................214SIGURIMI JETËS DHE SHËNDETIT.........................................................................2147.1. Vështrim i Përgjithshëm ..........................................................................................2147.2 Karakteristikat e sigurimit të jetës. ............................................................................2187.3 Përqasjet e përcaktimit të shumës së sigurimit të jetës. ............................................2197.4 Tipet bazë të sigurimit të jetës .................................................................................2227.5. Tipe të tjera të sigurimit të jetës.............................................................................2307.5.1. Policat e Jetës të lidhura me Fondet e Investimeve .............................................. 2307.5.2 Sigurimi i jetës në grup .......................................................................................... 2327.6. Shëndeti si produkt i sigurimeve..............................................................................2327.6.1 Kriteret kryesore për blerje të produkteve të sigurimit ......................................... 2337.6.2 Sigurimet shëndetësore individuale ....................................................................... 2347.6.3 Tipet e sigurimeve shëndetësore individuale ......................................................... 2347.7. Sigurimet e të tjera të personit ................................................................................2377.7.1. Sigurimi i Aksidenteve Personale dhe Sëmundjeve ............................................. 2377.7.2. Sigurimi i fëmijëve ................................................................................................ 2397.8. Sigurimet e të ardhurave periodike ( SAP) dhe pensionet.......................................2417.8.1. Skemat e pensioneve individuale .......................................................................... 2437.8.2. Kontrata e Pensionit ............................................................................................. 2447.8.3. Pensionet profesionale........................................................................................ 246

vii

7.9. Sigurimi në udhëtim................................................................................................. 247Aksidentet personale ....................................................................................................... 249

KREU VIII.......................................................................................................................251TREGU I SIGURIMEVE , DREJT NJË TREGU UNIK EUROPIAN...........................2518.1. Vështrim i përgjithshëm............................................................................................2518.2 Direktivat Europiane..................................................................................................2518.2.1.Konsolidimi i Direktivave ( " Kodifikimi " )..........................................................2608.3. Mungesa e harmonizimit dhe nevoja për harmonizim..............................................2818.4 Kontrata e sigurimeve në të drejtën Europiane..........................................................2818.4.1. Kontrata e sigurimit: reflektime të së drejtës së krahasuar.................................. 2858.5 Aftësia paguese (Solvency II). Ndikimi i ndryshimeve në aftësinë paguese të shoqërive të sigurimit.......................................................................................................289

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME .......................................................................300BIBLIOGRAFIA .............................................................................................................309

viii

Metodologjia

Për të përmbushur qëllimin dhe objektivat e këtij kërkimi, është përzgjedhur një përqasje metodologjike mikse. Në fillimet e përgatitjes së punimit është dashur të përdoret metoda e hulumtimit, e cila përfshin mbledhjen e materialeve doktrinale shqiptare dhe të huaj, kryesisht doktrinën Angleze për faktin se këtu gjejmë gjenezën dhe konsolidimin sigurimeve, si një nga shtetet, me tregun më të zhvilluar të sigurimeve në botë, doktrinën Italiane dhe Franceze, për vetë faktin se pikërisht kësaj doktrine dhe këtij legjislacioni, i është referuar edhe ligjvënësi ynë në momentin e hartimit të Kodit Civil, me qëllim pasqyrimin e pikëpamjeve kryesore bashkëkohore në këtë fushë të dijes, si dhe evidentimin e autorëve më në zë, që kanë kontribuar për njohjen e gjenezës dhe zhvillimin historik të së drejtës dhe institutit të sigurimit.

Hulumtimi është një proçes, i cili ka shoqëruar në të njëjtën kohë edhe sistemimin e zërave bibliografik, me qëllim finalizimin e këtij punimi. Gjatë hulumtimit të objektit të studimit, ndër metodat e përdorura përmendëm atë të analizës dhe sintezës, të cilat shpresoj të kenë siguruar arritjen e objektivave të këtij kërkimi. Metoda përshkrueseështë një mjet i domosdoshëm për sqarimin e termave dhe koncepteve të ndryshme nga aspektet ligjore në ato praktike.

Gjithashtu, ndër metodat e përdorura janë edhe metoda empirike dhe ajo krahasimore. Përmes metodave kërkimore dhe shkencore është tentuar nxjerrja në pah e karakteristikave dhe parimeve kryesore të kësaj fushe të ligjit. Metoda cilësore përfshin brenda saj metodën hulumtuese, përshkruese, interpretuese dhe krahasimore.

Në këtë punim është përdorur edhe metoda historike, pasi duke u nisur nga analizimi i ecurisë apo evoluimit historik mund të arrijmë të konkludojmë se si kanëndikuar ligjet që në gjenezë në marrëdhëniet midis individëve apo subjekteve, dhe nga ana tjetër rregullimeve shtetërore në tregun e sigurimeve, duke u mbështetur në eksperiencat rajonale dhe komunitare, deri në rregullimet ligjore që i gjejmë në ditët e sotme.

Nëpërmjet përdorimit të këtyre metodave kam pasur për qëllim analizën e vakumeve ligjorë në legjislacion dhe dispozitave ligjore, që kanë kuptime të ndryshme, për të cilat paraqitet nevoja e interpretimit të tyre dhe nevoja për të saktësuar dispozitat të cilat shpesh herë bien në kundërshtim me njëra-tjetrën. Këtu, analizohet ndikimi imendimeve shkencore dhe legjislacionit, me qëllim plotësimin e nevojave shoqërore duke pasur si prirje përmirësimin e tij.

ix

Hyrje

Edhe pse praktika e sigurimit është mjaft e vjetër, përhapja gjerësisht e saj i përket kohëve moderne. Që prej dekadave të fundit të shekullit XIX, sigurimi është bërë një produkt “popullor”. Përmes sigurimit tentohet të mbulohet çdo rrezik i jetës ekonomike dhe i vetë jetës civile. Sigurimi, është një nga institutet më me rëndësi, në aspektin ekonomik dhe juridik, i cili ka ekzistuar dhe është zhvilluar në të gjitha shoqëritë dhe sistemet ekonomike. Por zhvillimin dhe aplikimin më të gjerë, ky institut e ka pasur në ekonominë e tregut. Zbatimi i sigurimit në jetë, ekonomi, biznes dhe në sfera të tjera, si një disiplinë shkencore me shumë rëndësi, dikton nevojën për njohje dhe studime të thelluara. Të kuptuarit e logjikës së procesit të sigurimit është e lidhur më së shumti, measpektin juridik, ekonomik, dhe bazën teknike të sigurimit.Sigurimet, janë një mjet tepër efikas, përmes të cilit subjektet mund të kontrollojnë humbjet e tyre financiare, qofshin ata persona fizikë apo juridikë. Pra, aktualisht sigurimet nuk janë një tabu, por një nevojë për një të ardhme më të sigurt. Tashmë nëShqipëri ekziston një treg me një kuadër ligjor të konsoliduar të sigurimeve, i cili ka kapacitete të mjaftueshme të ofrojë sigurime, të cilat janë të nevojshme, për t’i mbrojtur subjektet dhe bizneset e tyre, nga ndodhi të ndryshme, qofshin ato fatkeqësi natyrore ose njerëzore, të cilat do të mund të shkaktonin dëme të konsiderueshme financiare. Dhe, për të mos u përballur me situata të tilla, në rast të fatkeqësive natyrore apo edhe të fatkeqësive të tjera, ku humbjet financiare do të ishin të paparashikueshme, ajo që duhet të funksionojë është qasja më serioze për të ardhmen dhe të papriturat, të cilat mund të na sjell ajo.

1. Qëllimi i Punimit

Në qendër të punimit vendoset koncepti i rrezikut (riskut), si një nga elementët thelbësorë të ekzistencës së sigurimeve. Nëse nuk ka risk, nuk mund të ketë sigurime. Nëkëtë punim, parashtrohen çështje që synojnë të sqarojnë :

i. Analizimin e marrëdhënieve parakontraktore dhe postkontraktore të siguruesit apo mbajtësit të policës, dhe siguruesit;

ii. Analizimin e transferimit të rrezikut tek pala siguruese, pasojat që sjell dhe zgjidhja e tyre.

iii. Funksionimi i tregut të sigurimeve, rregullimi ligjor, problematikat e këtij tregu, ndikimi i tij tek subjektet, siguruesi dhe i siguruari.

Në punim bëhen përpjekje për trajtimin e konceptit të sigurimit, për të vlerësuar natyrën bazike të biznesit të sigurimit, sidomos atij vullnetar, i cili është në qendër të këtij punimi, në një profil që është bashkëkohor, praktik dhe i thjeshtë për t’u kuptuar.Analizimi i parimeve që veprojnë në fushën e sigurimit gjejnë trajtim në punim: parimi imirëbesimit, ku palët respektive kontraktuese, aplikuesi për sigurim dhe siguruesi, ideklarojnë njëri-tjetrit gjithçka, që ka të bëjë me qëllimin e nënshkrimit të kontratës.Trajtimi i interesit të sigurueshëm, se cilat janë kriteret në sigurimin e pronës/pasurisë apo jetës, se kur duhet të ekzistojë interesi i sigurueshëm, trajtimi i parimit të dëmshpërblimit, si një nga parimet kryesore në fushën e sigurimeve, ku objekti i

x

sigurimeve është që të rikthejë të siguruarin pas pësimit të një humbjeje, në të njëjtën gjendje financiare që ai kishte përpara humbjes, por sipas parimit “asgjë më shumë se dëmi i pësuar”.

Ky punim synon t’u japë përgjigje të plota edhe pyetjeve të tilla si ; Sa është madhësia e humbjes të të siguruarit? A i kuptojmë rreziqet që janë të mbuluar me produktin e sigurimit që blej? Në ç’masë mbulohet kjo humbje nëpërmjet policës?

Sigurimit dhe informacionit asimetrik, i është kushtuar vëmendje e veçantë, duke e trajtuar në një kapitull të plotë. Informacioni asimetrik është situata ku disa palë “dinë më shumë se palët e tjera”. Informacioni asimetrik është pabarazi informacioni. Në një rast sigurimi, mbajtësi i policës ka një informacion më të mirë rreth rrezikut, të cilin do të sigurojë dhe siguruesi, vështirë se mund të monitorojë sjelljen post kontraktore të mbajtësit të policës. Për shkak të asimetrisë në informacion, ka mundësi për dy gabime: problemi i përzgjedhjes së pafavorshme dhe problemi i rrezikut moral. Në këto rrethana, dy janë mënyrat kryesore të kontrollit të përzgjedhjes së pafavorshme: nënshkrimi i kujdesshëm i kontratave të sigurimit, duke analizuar dhe përpunuar mirë informacionin, ndaj individëve me historik rreziku më të lartë se mesatarja, dhe së dyti, konceptimi sa më i saktë dhe i kujdesshëm i kontratës së sigurimit(policës së sigurimit) duke vendosur kushtet e duhura, që përjashtojnë nga mbulimi/kompensimi me sigurim, kur ndeshen raste, që në policën e sigurimit, pohohen si anulluese të kontratës së sigurimit. Praktika e sigurimit është e bazuar në tri funksione: Së pari, transferimi i riskut:Rreziku është transferuar nga individët që nuk duan të marrin përsipër rreziqe (për shkak të zvogëlimit të parimit të dobishmërisë). Individët preferojnë të ruajnë një vlerë tësiguruar, sesa një vlerë të pasigurt ekuivalente me të, dhe ata janë të gatshëm të paguajnë një çmim, për të eliminuar atë, që ata e konsiderojnë rrezik të padëshirueshëm, tek siguruesit.Së dyti, Risk Pooling, formë e manaxhimit të rrezikut duke krijuar një rezervë tëpërbashkët: duke siguruar policëmbajtësit e shumtë që "pasiguria" e siguruar e individit është konvertuar nga "siguria" e siguruesit, me parashikueshmërinë se ky rrezik, do të ndodhë për disa nga të siguruarit. Ky është edhe thelbi i " ligjit të numrave të mëdhenj"1, parim themelor i sigurimit: rreziku agregat2 është më i vogël, se shuma e risqeve individuale që mbulon. Për të mundësuar grupimin ose grumbullimin e rrezikut, risqet duhet të jenë mjaftueshëm homogjene dhe të pavarur (për shkak se humbjet e një rreziku të përbashkët, nuk mund të mbulohen nga pagesa e primeve të vogla individuale). Së treti, Alokimi (shpërndarja) e rrezikut: çmimi që secili i siguruar paguan, duhet të pasqyrojë riskun për të cilin ai kontribuon. Rezultati i përgjithshëm i tre funksioneve ekonomike të lartpërmendura, nënkupton se sigurimi është ekonomikisht i dëshirueshëm. 1 Ligji i numrave të mëdhenj përbën themelin e sigurimeve. Sa më i lartë numri i ekspozimeve të pavarura apo ekspozimeve homogjene, të siguruara, aq më të larta, janë gjasat që humbjet aktuale do të jenë shumë afër atyre të pritshme të llogaritura. Siguruesit mbledhin primet dhe i investojnë ato për periudhën ndërmjet mbledhjes se primeve dhe një ngjarjeje që gjeneron një pretendim, ose skadimit të periudhës së sigurimit. 2 Disa polica përmbajnë kufij të përgjithshëm (agregat), në kuptimin që ka një kufi të sipërm për shumën totale të dëmshpërblimit në çdo vit. Në këtë rast i siguruari mund të mbesë me mbulim të pamjaftueshëm, nëse ka pasur një numër dëmesh, të cilat në shumë të përgjithshme tejkalojnë kufirin.

xi

Ndërkohë, sigurimi i jetës funksionon si një investim afatgjatë dhe instrument i kursimeve. Kjo pasqyrë e funksioneve ekonomike të sigurimit, ilustron një nga përkufizimet e dhëna për të: një "amortizator strategjik" për ekuilibrin ekonomik.

Shoqëritë e sigurimeve janë subjekt i një rregullimi dhe mbikëqyrjeje ligjore më të madhe nga shteti, sesa shumë shoqëri që kryejnë veprimtari të tjera biznesi. Kjo ndodh për shkak të natyrës së veçantë të biznesit të sigurimeve. Legjislacioni duhet të bëjë të mundur që, shoqëritë e sigurimeve të kenë një situatë financiare të “shëndoshë”, për të përmbushur detyrimet e tyre në kohën e duhur. Fakti që siguruesi mund të mos jetë në gjendje të paguajë dëmet ndaj policëmbajtësve është shqetësimi kryesor i rregullatorëve. Siguruesit kanë objektiv të dyfishtë: të plotësojnë kërkesat e policëmbajtësve dhe të arrijnë të kenë fitim nga ky biznes. Produktet e sigurimit ofrohen nga shteti dhe siguruesit private. Siguruesit privatë ofrojnë pjesën më të madhe të mbulimit me sigurim të pronës dhe përgjegjësive për individët, familjet dhe bizneset. Të gjithë siguruesit, në rast se ndodh një dëm i mbuluar me sigurim ofrojnë një mekanizëm për dëmshpërblimin e të siguruarit dhe për shpërndarjen e kostove të humbjes, për të gjithë të siguruarit. Industria e sigurimeve nuk mund të funksionojë në mënyrë efektive, në qoftë se nuk ka një ekuilibër në mes të tre objektivave të mëposhtëm:• Konsumatorët kanë qasje lehtësisht në produktet e sigurimeve, konkurruese midis tyre, që plotësojnë nevojat e tyre;• Produktet e sigurimit të kenë çmime, të cilat janë tërheqëse për konsumatorët, duke gjeneruar fitime për siguruesit;• Konsumatorët të kenë besim në aftësinë e siguruesit, për të përmbushur detyrimet e tyre dhe për t’iu përgjigjur pretendimeve të justifikuara. Çështje të tjera të trajtuara në këtë punim janë risigurimi dhe bashkësigurimi;

Çfarë është risigurimi dhe bashkësigurimi? Përse Siguruesit duhet të blejnë risigurim?

Përgjigjja e këtyre pyetje, gjen vend në këtë punim. Në rast se madhësia e një rreziku të veçantë, që ofrohet nga një i siguruar është me përmasa më të mëdha nga sa mund të pranoj normalisht një sigurues, atëherë ky i fundit mund ta refuzoj. Kështu që siguruesit marrin masat; ose ndajnë rrezikun (rasti i bashkësigurimit) ose blejnë sigurim, për të mbrojtur veten. Kjo mundësi e dytë është risigurimi. Në punim, janë trajtuar gjerësisht edhe produktet; sigurimi i jetës dhe i jojetës, për shkak se duke qenë se fokusimi është tek sigurimi vullnetar, ku këto marrëdhënie ndërtohen mbi parimin e vullnetit të palëve, shumëllojshmëria e produkteve të sigurimit,u jep mundësi të siguruarve se çfarë mbulimi me sigurim duhet të zgjedhin, se cilës shoqëri sigurimi duhet t’i drejtohen për t’u siguruar, duke vlerësuar historikun e trajtimit të dëmeve të shoqërive siguruese që veprojnë në Shqipëri.

Së fundi, është trajtuar në këtë punim edhe tregu i sigurimeve në Europë, ku po tentohet të kalohet, drejt një tregu të përbashkët të sigurimeve. Mungesa e një regjimi europian të së drejtës së kontratave të sigurimit, pengon në mënyrë efektive siguruesit nga shitja në masë e produkteve me rrezikshmëri për sigurimin, të cilat tregtohen në tregjet e tyre vendase dhe ato jashtë vendit. Në të njëjtën kohë qytetarët europianë, nuk

xii

kanë akses në produktet e huaja të sigurimit. Legjislacioni ekzistues i Bashkimit Europian mbulon kryesisht të drejtën mbikëqyrëse, po aq sa edhe të drejtën ndërkombëtare private, e cila akoma nuk ka qenë në gjendje të kapërcejë pengesat për funksionimin e tregut të brendshëm të sigurimeve. Ky punim për shkak të natyrës dhe karakteristikave të veçanta, që mbart, është mbështetur kryesisht në metodën cilësore, të analizimit të çështjeve të trajtuara në të. Metoda cilësore përfshin brenda saj metodën hulumtuese, përshkruese, interpretuese dhe krahasimore. Hulumtimi është një proçes që ka shoqëruar gjithashtu fazën e sistemimit dhe renditjes të zërave bibliografikë, në funksion të hartimit dhe të shkrimit të këtij punimi. Në këtë punim është përdorur gjithashtu metoda përshkruese, e cila është një mjet i domosdoshëm për sqarimin e termave dhe koncepteve të ndyshme, të aspekteve ligjore dhe praktike.

2. Një vështrim i shkurtër mbi punimin

Punimi është strukturuar në 8(tetë)kapituj.

Kapitulli i parë, analizon sfondin historik dhe zhvillimin e sigurimeve në botë dhe në Shqipëri që nga Kodi Tregtar i vitit 1932, deri në Ligjin e vitit 2014 “Për sigurimin dhe risigurimin” 3. Ligji i ri vendos parime dhe përcakton veprimtarinë dhe proçedurat në lidhje me krijimin, organizimin, administrimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen eveprimtarisë së sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit, në mënyrë që tregu i sigurimeve të funksionojë në një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe transparent, si dhepër të mbrojtur të drejtat dhe interesat e konsumatorit, të përfshirë në një kontratë sigurimi. Një nga risitë e këtij ligji është klasifikimi i rreziqeve të mëdha dhe riformulimi i klasave të jetës, të cilat janë përqasur me direktivat europiane në fushën e sigurimeve. Në ndryshim nga ligji ekzistues, që përmbante vetëm dy nene në lidhje me kontratat e sigurimit, ligji aktual përfshin një kapitull të veçantë, ku trajtohen në mënyrë të detajuar dhe të plotë, parashikime në lidhje me kontratat e sigurimit dhe informimin e të siguruarit. Është trajtuar në këtë punim edhe eksperienca e Lloyd’s të Londrës, si një nga emrat më të famshëm në sigurime, por edhe si një organizatë krejtësisht unike. Lloyd është një vend tregtimi dhe asnjëherë nuk ka ofruar vetë mbulim sigurimi. Ajo çka ofron është të sigurojë lehtesirat, administrimin, strukturat rregullatore dhe, ndoshta më e rëndësishmja,markën që mundëson firmat anëtare të tij për të ofruar sigurim.

Kapitulli i dytë, trajton konceptin e sigurimit dhe parimet kryesore, që udhëheqin këtë institut. Në përpjekjet për të përcaktuar atë që përbën rrezik rezultojnë dy elementë : nuk duhet të jetë një element i pasigurisë dhe duhet të ketë potencial për humbjen. Në nivelin bazë, rreziku mund të përkufizohet si thjesht “Pasiguria e humbjes”.Kjo përcakton në mënyrë adekuate rrezikun, si individët e zakonshëm e kuptojnë atë.

3 Ligji i sipërcituar, ka shfuqizuar ligjin e vitit 2004 “Për sigurimin dhe risigurimin dhe ndërmjetësimin në sigurime dhe risigurime”, botuar në Fletoren zyrtare Nr.93, ku hyrja në fuqi e tij daton në 04.07.2014.

xiii

Për më tepër, një policë sigurimi është edhe një kontratë financiare, dhe për këtë e vetmja arsye kur një sigurues është i interesuar janë humbjet ekonomike ose financiare. Për një rrezik (objekt, e drejtë) që të jetë e siguruar, pikësëpari duhet të jetë e mundur, jo vetëm për të vlerësuar shkallën e pasigurisë, por edhe shkallën e humbjes në aspektin financiar. Një përkufizim i përshtatshëm i asaj që përbën rrezik nga këndvështrimi i sigurimit për këtë arsye, duhet përfshij të katër përbërësit: pasigurinë, matjen e pasigurisë, humbjen, dhe përcaktimin e sasisë financiare të humbjes, të cilat gjejnë vend në trajtimin e bërë në këtë kapitull.Sigurimi kryesisht trajton pasojat financiare të humbjeve, por do të ishte e drejtë të thonim se siguruesit i kushtojnë vëmendje të veçantë kontrollit të humbjeve. Mund të thuhet se siguruesit nuk kanë interes në kontrollin e plotë të humbjes, duke qenë se, në mënyrë të pashmangshme, kjo do të çonte në përfundimin e veprimtarisë së tyre.Trajtimi i elementëve më të rëndësishëm të sigurimeve, si mirëbesimi, interesi i sigurueshëm, kontributi, e drejta e zëvendësimit (subrogimi), shkaku kryesor, dhe një nga parimet më kryesore në sigurime dëmshpërblimi, gjejnë trajtim në këtë kapitull.

Kapitulli i tretë, analizon se si rregullat e bërjes së ditur të informacionit reciprok midis siguruesit dhe mbajtësit të policës mund të ndihmojnë në shmangien e problemeve të informacionit asimetrik. Informacioni asimetrik mund të kuptohet si një situatë ku “disa palë dinë më shumë, se palët e tjera”. Në një rast sigurimi mbajtësi i policës ka një informacion më të mirë rreth rrezikut, të cilin do të sigurojë dhe siguruesi vështirë se mund të monitorojë sjelljen post-kontraktore të mbajtësit të policës. Për shkak të asimetrisë në informacion ka mundësi për dy gabime: problemi i përzgjedhjes të pafavorshme dhe problemi i rrezikut moral. Problem i përzgjedhjes së pafavorshme mund të përbëjë një rrezik të vërtetë për tregun e sigurimeve. Arsyeja ekonomike e këtij parimi të rëndësishëm është mjaft e qartë. Pa dyshim ka një rast të njohjes së asimetrisë në informacion midis dy palëve. Siguruesi mban rrezikun e mbajtësit të policës dhe kostot e të siguruarit varen nga karakteristikat e mbajtësit të policës. Në këmbim të primit, mbajtësi i policës mund të marrë kompensimin e sigurimit, i cili është zakonisht më i madh sesa primi i paguar. Me qëllim aplikimin e ligjit “të numrave të mëdhenj”, siguruesit duhet t’i jepet e drejta për informacion të saktë rreth rrezikut: mbijetesa e biznesit të siguruesit varet nga një llogaritje e saktë e mundësisë së humbjes dhe rrezikut të ndërmarrë, kështu që i siguruari nuk mundet në gjithë kuptimin e mirë të presë që siguruesi të kryejë pjesën e tij të “ujdisë”, nëse ai ështëi privuar nga informacioni që atij i duhet për të vlerësuar rrezikun, për të cilin ai nuk ka dijeni, ndërsa i siguruari po.

Kapitulli i katërt, i kushtohet rregullimit ligjor të veprimtarisë së sigurimeve.Siguruesit duhet të licencohen nga autoritetet rregullatore përpara se ata të fillojnëaktivitetin e biznesit të sigurimeve. Çdo shtet ka kërkesat e tij specifike për licencimin e siguruesve. Nëse një sigurues dështon në arritjen e treguesve teknike e financiare, ose nuk e kryen veprimtarinë e tij në përputhje me bazën ligjore të sigurimeve, në vendin ku kryejnë aktivitetin, autoritetet rregullatore mund të pezullojnë ose tërheqin licencën. Sigurimet, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, duke u mundësuar individëve dhe bizneseve, që të alokojnë aktivitetet e tyre në produktivitetemë të larta, duke patur prapa vetes, një siguri të cilën e ofrojnë kompanitë e sigurimeve

xiv

përmes kontratave të sigurimit, në rastet kur këta individë apo biznese, mund të pësojnë një humbje të papritur. Siguruesit zakonisht kanë një objektiv të dyfishtë: të plotësojnë kërkesat e policëmbajtësve dhe të arrijnë të kenë fitim nga ky biznes. Përgjatë viteve, janë zhvilluar shumë tipe te ndryshme siguruesish dhe kanë ndryshuar metodat e kryerjes së këtij biznesi. Sidoqoftë, qëllimi dhe objektivat kanë mbetur të njëjta.

Kapitulli i pestë, merr në analizë kontratën e sigurimit, karakteristikat kryesore të saj si dhe analizimin e policës së sigurimit, si provë e kontratës së sigurimit.Primi dhe risku i sigurimit, si elementë thelbësorë të kontratës së sigurimit, janë trajtuar në një aspekt të veçantë, e parë në këndvështrimin e tregut të sigurimeve, se si ndikojnë faktorët e riskut në vendosjen e çmimit të sigurimit. Ekzistojnë dy parime kryesore në rregullimin e sigurimit vullnetar, që i japin mundësi tregut të sigurimeve që të ekzistojë:1. çmimi i vendosur në bazë të rrezikut, siguruesit duhet t’i vendosin një çmim siguracionit në bazë të rrezikut të të siguruarit, duke përfshirë probabilitetin e një pretendimi të bërë kundrejt policës dhe koston e mundshme të atij pretendimi;2. solidariteti i rrezikut, brenda rezervës që krijojnë shoqëritë e sigurimit në rast rreziku (risk pool) rreziku ndahet ndërmjet individëve të këtyre rezervave dhe primet e atyre që janë me “fat” dhe që nuk vuajnë ngjarjet e pafavorshme, kontribuojnë në pagesën e atyre që vuajnë nga këto ngjarje.

Kapitulli i gjashtë, paraqet produkte të sigurimit të pasurisë dhe përgjegjësive.Arsyeja e paraqitjes së këtyre produkteve dhe trajtimin e elementëve të tyre, ka të bëjë pikërisht me mundësinë e zgjedhjes së individit, subjektit apo mundësive të biznesit që u jep tregu vullnetar i sigurimeve. Ndryshe nga skemat publike, siguruesit privatë u ofrojnë konsumatorëve lirinë për të zgjedhur produktet e sigurimit dhe fushat e mbulimit prej tyre. Kjo do të thotë që aplikantët mund të zgjedhin nëse dhe kur, do të blejnë sigurim, cilat lloje të sigurimit mbulojnë më mirë nevojat e tyre, dhe çfarë shume mbulimi u duhet.

Kapitulli i shtatë, paraqet shumëllojshmëri produkte sigurimi të jetës dhe shëndetit,Individët përgjithësisht hyjnë në kontratat e sigurimit të jetës, ose për të mbrojtur pjesëtarët e tyre të familjes në rast vdekje të parakohshme të tyre, ose si një investim për të garantuar disa nevoja të ardhshme financiare.

Kapitulli i tetë, trajton përpjekjet e Komisionit Europian për të arritur në një treg tëvetëm sigurimesh në Europë. Që nga fillimet e 1960-ës Komisioni Evropian është përpjekur për realizimin e një Tregu Unik për sigurimet, megjithëse deri tani vetëm me një sukses të kufizuar. Pavarësisht faktit, se tre breza të direktivave të sigurimit kanë zbatuar lirinë e themelimit dhe lirinë e shërbimeve , kompanitë e sigurimit ofrojnë mbulim të sigurimit në shtetet e tjera anëtare, vetëm kur rreziqet e mëdha janë të përfshira, ndërsa vetë ata në thelb përmbahen nga bizneset ndërkufitare për rreziqe të vogla komerciale dhe rreziqe të konsumit. Zakonisht kjo gjetje i atribuohet kombinimit të dy faktorëve, përkatësisht;

a) mungesës së rregullave harmonizuese në kontratat e sigurimit, dhe b) zgjedhjen e rregullave të përshtatshme të ligjit.

xv

Në përfundim të këtij punimi janë pasqyruar konkluzionet dhe rekomandimet përkatëse, për një përmirësim të tregut të sigurimeve, duke pasur në qendër të vëmendjes mbrojtjen e konsumatorit në sigurime dhe aftësinë paguese të shoqërive siguruese.

1

KREU 1

ZHVILLIMI HISTORIK MBI SIGURIMET

1.1. Vështrim i përgjithshëm

Nga mënyra se si është zhvilluar historia e njerëzimit, mund të themi se sigurimet paraqiten së bashku me paraqitjen e shoqërise njerëzore. Janë të ditura dy lloje të ekonomive në shoqëri: ekonomia e parave ( tregje, para, instrumente financiare, etj.) dhe ekonomia e joparave apo ekonomia natyrale. Kjo e dyta është më e vjetër nga e para. Në një ekonomi të tillë mund ta shohim sigurimin si formë, ku njerëzit ndihmonin4 njëri tjetrit. P.sh. nëse digjej një shtëpi, anëtarët e atij komuniteti i ndihmonin për ta bërë një të re, dhe kjo bëhej në mënyre reciproke. Në historikun e tij, biznesi i sigurimeve ka lindur dhe është zhvilluar si produkt individësh, grup individësh, si shoqatë prodhuesish, tregtarësh, transpotuesish, etj, pra si biznes privat. Metodat e hershme të transferimit apo shpërndarjes së riskut, ishin praktikuar nga tregtarët Kinez dhe Babilonas, qysh në shek.III dhe II para erës sonë. Tregtarët Kinez duke lundruar, udhëtuar nëpër lumenj të rrezikshëm dhe të shpejtë e shpërndanin mallin e tyre në shume anije, për të limituar humbjen nga përmbytja.Babilonasit zhvilluan një sistem tjetër të sigurimeve, i cili është regjistruar në të famshmin “Kodi i Hammurabit” në vitin 1750 para erës sonë, dhe është praktikuar nga tregtarët e hershëm të Mesdheut. Nëse një tregtari i grabitej malli, ai nuk detyrohej të paguante huadhënësit e mallit apo të parave, për blerjen e mallit në fjalë. Më vonë tek Fenikasit dhe Grekët e lashtë haset kredia që garantohej me ngarkesë mallrash, ndërkohë që nëse anija mbytej, huadhënësit nuk pretendonin kthimin e huasë. Në këtë mënyrë, rreziku transferohej nga i zoti i mallit te kreditorët 5. Monarku Achaemenian i Iranit, ka qenë i pari i cili i ka siguruar njerëzit e tij dhe e bëri një gjë të tillë zyrtare duke e regjistruar procesin e sigurimit në zyrë të vecantë. Tradita e sigurimeve është performuar çdo vit në Norouz (fillimi i vitit të ri Iranian). Krerët e grupeve të ndryshme etnike si dhe të tjerët të cilët dëshironin të merrnin pjesë, i dhuronin dhurata monarkut. Kur dhurata ishte më e madhe se 10.000 Derrik (para të arit të monarkut), çështja regjistrohej në një zyrë të vecantë. Qëllim i regjistrimit ishte që nëse personi i cili kishte dhënë dhuratë monarkut, kishte vështirësi, monarku do ta ndihmonte. Shumë vite më vonë banorët e Rhodes e zbuluan konceptin e “mesatares së përgjithëshme”. Tregtarët, mallrat e të cilëve transportoheshin së bashku, do të paguanin një prim proporcional, i cili do të përdorej për të rimbursuar ndonje tregtar, malli i të cilit mund të hidhej nga anija, për shkak të stuhisë apo për ti shpëtuar fundosjes. 4 formën e ndihmës e gjejmë që në periudhat më të hershme të familjes tradicionale , e cila e vendosur nën autoritetin e “paterfamilias” udhëhiqte gjithë jetën ekonomike dhe sociale të grupit, që nga sigurimi i ushqimit, kujdesja për anëtarët e familjes, kujdesja për fëmijët dhe të vjetërit, etj, për më tepër shih,”A.Colin “Histoire de la famille” volumi 2, 1986.5 Në këtë mënyrë, rreziku transferohej nga i zoti i mallit tek kreditorët. Kur në kontratën e huasë vendosej anija si garanci quheshin kontrata të huamarrjes me garanci anijen, (bottomry contract) dhe kur si garanci vendosej vetëm malli, quheshin kontrata të huamarrjes me garanci mallin (respondent’ai contract).

2

Grekët dhe Romakët paraqitën origjinën e sigurimit shëndetësor dhe jetësor në vitin 600 të erës sonë, kur ata organizuan shoqërinë (esnafët) të cilët quheshin “shoqëri dashamirësie” të cilat kujdeseshin për familjet dhe paguanin shpenzimet e funeralit për anëtarët e tyre. Esnafët edhe në Mesjetë shërbenin për të njëjtin qëllim. Para se të krijoheshin sigurimet në shek. e 17, “shoqatat miqësore” kanë ekzistuar edhe në Angli, në të cilat individët jepnin donacione në shuma të parave për të grumbulluar një shumë të përgjithëshme, e cila mund të përdorej për raste emergjente. Origjina kryesore e kontratave të sigurimit modern, në formën më të përafërt me sot, haset në Itali në fillim të shekullit të XIV6 me sigurimin detar, nga praktikat e miratuara të tregtarëve italianë. Kontratat e ndara të sigurimit (d.m.th. policat e sigurimit jo të lidhura me hua apo kontrata të tjera), janë zbuluar në Gjenovë. Këto kontrata i lejonin sigurimeve të ishin të ndara nga investimet, një ndarje e roleve që u tregua e suksesshme në sigurimin e marinës. Nëpërmjet tregtarëve Lombardë, ky biznes u transferua në Angli, duke dominuar sigurimin e biznesit detar. Kjo praktikë u përhap në tregtarët e Londrës. Rritja e rëndësisë së Londrës si qendër e tregtisë në fund të shekullit të XVII, e rriti edhe kërkesën për sigurimin e marinës. Deri në këtë kohë, sigurimet mbuloheshin në mënyrëindividuale dhe jo me shoqëri sigurimi. Në praktikë, nëse një anije ngarkohej me mall,tregtarët të cilët dëshironin të siguroheshin do të përpilonin një letër që përcaktonte rrezikun; objektin e siguruar, rrethanat dhe periudhën e kohës për të cilën sigurohej, përshkrimin e anijes, mallin, rrugën që do të përshkruajë, ndalesat dhe destinacionin dhe personi që e siguron (ose përfaqësuesi i tij) shkruan poshtë këtij përcaktimi, atë pjesë të rrezikut që pranon të marrë në sigurim. Kjo letër i paraqitej individëve të ndryshëm që ishin të gatshëm të merrnin përsipër rrezikun kundrejt një shpërblimi (primi) dhe letra nënshkruhej nga secili individ nën tekstin që përmbante. Që këtej rrjedh termi “underwriter”,7nënshkrues. Grupet e tregtarëve ranë dakord mes tyre që të ndajnë bashkërisht rreziqet. Në vitin 1601 tregtarët përcaktuan me statut një Dhomë sigurimi, e cila në atë kohë ishte jashtë sistemit ligjor, prandaj ligji i zakonshëm nuk ka luajtur asnjë rol në rregullimin e konflikteve lidhur me sigurimin. Kjo situatë ndryshoi në mesin e shekullit të tetëmbëdhjetë , gjatë së cilës Mansfield8 u emërua Kryegjyqtar dhe kjo solli interes të gjykatave anglosaksone ndaj kontratave të sigurimit. Në vitin 1788 u themelua juridiksioni i gjykatave të çështjeve të sigurimit. Hapja e nja kafe-bar në vitin 1680 nga Eduard Lloyd, u bë vendtakim për pronarët e anijeve, tregtarët, dhe kapitenët e anijeve, të cilët dëshironin t’i siguronin mallrat (kargot) dhe anijet e tyre, dhe atyre të cilët ishin të gatshëm të merrnin në sigurim një 6 Antigono Donati, Giovanna Volpe Putzolu, “Manuale di diritto delle assicurazioni”, Giufrre editore, Decoma edizione aggiornata, 2012, fq. 8.7Do të thotë “të nëshkruash poshtë”, term i cili origjinën e ka nga Anglia , e gjejmë edhe në ditët e sotme në proçesin e marrjes në sigurim nga shoqëria siguruese, nëpërmjet inspektorëve të saj kundrejt të mirës që kërkon të sigurojë, i siguruari. Duke supozuar se marrësit në sigurim kryenin llogaritje të efektshme për llojet e sigurimeve që do të pranoheshin dhe primet që do të kërkoheshin, për çdo rrezik, fondi gjithmonë do të mund të paguante dëmshpërblim të siguruarve, nëse ndodhte rreziku dhe do të mund t'u paguante gjithashtu aksionerëve dividendë të mjaftueshëm.8 Mansfield, ishte një shtyllë e rëndësishme në origjinën e kontratës së sigurimit, për shkak se ai gjeti zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi sigurimin nëpërmjet zbatimit të parimeve të fituara nga ligji tregtar mëtradicional i koncepteve të përbashkëta të ligjit.

3

rrezik të tillë, duke u shndërruar njëherësh në një burim të sigurt informatash për lundrimet e fundit të anijeve. Kjo vijoj deri në vitin 1771, kur këta individë bënë njëmarrëveshje të përbashkët midis tyre , të cilët themeluan shoqërinë më të vjetër dhe më të madhe të sigurimeve Llojd’s9. Që atëherë , këto kontrata kanë pushuar së vepruari në shtëpinë-kafene, dhe Lloyd’s i Londrës, tani është forma e bashkëpunimit me autoritetet statutore. Ndikimi i Lloyd’s është i një rëndësie të madhe në fushën e ligjit të sigurimit10. Pas këtyre arritjeve ka pasur disa kompani dhe shoqata, të cilat krijuan biznesin e sigurimit, por parimet e zbatuara në sigurimin detar dhe zbatimin e mëtejshëm të saj, ndihmuan në zhvillimin e llojeve të tjera të sigurimit, të cilat gjithashtu janë zhvilluar më tej. Këto përfshinin Sigurimin nga zjarri11, sigurimin e jetës dhe sigurimin personal12. Pas këtyre zhvillimeve shekulli i XX, ka sjellë zhvillime të mëtejshme dhe tani është e mundur për të siguruar çdo ngjarje të mundshme , si dhe rrezikun e dëmtimit apo të humbjes. Ligji i sigurimit nuk ka ndryshuar shumë që nga sigurimi detar, i cili u kodifikua në Aktin e Sigurimit Detar 1906 dhe doktrinat e tij janë “sui generis” . Edhe sigurimet jo detare janë bazuar ende në jurisprudencën e Aktit të Sigurimit Detar të vitit 1906, i cili shërben si një referencë për të gjitha sigurimet e tjera jo detare. Sot Lloyd’s i Londrës mbetet tregu lider për sigurimin e marinës dhe llojet e tjera të specializuara të sigurimeve. Fillimisht, lindja e sigurimit tokësor në zonat urbane ishte sigurimi nga zjarri. Sigurimet të cilat i njohim sot mund të gjurmohen që nga zjarri i madh i Londrës në vitin 166613, e cila zgjati 4 ditë, ku u dogjën 13,000 shtëpi, 100 kisha në një lagje me 400 rrugë. Pas kësaj katastrofe, Nicholas Barbon, një mjek, filloj të merrej me ndërtimet e reja të qytetit të shkatërruar dhe paralel me ndërtimet ofroi edhe sigurimin kundër zjarrit, duke themeluar në vitin 1680 kompaninë e parë të sigurimeve “The Fire Office”, për t’i siguruar shtëpitë me tulla dhe ato me montim. Kjo do të jetë kompania e parë e sigurimeve kundra zjarrit, jo vetëm në Angli, por në tërë Botën. Në Francë në fillim tëshekullit të XVIII, “Zyrat kundra zjarrit” nuk ishin akoma veçse fonde ndihmash, por shoqëria e parë e sigurimeve kundra zjarrit është krijuar në Paris në vitin 1754 nën emrin “Dhoma e sigurimeve të përgjithshme”14 dhe “Shoqëria mbretërore e sigurimeve” nëvitin 1787. Në SHBA në historikun e sigurimeve spikat shoqëria e mbrojtjes nga zjarri/rrufeja e krijuar në vitin 1752 nga Benjamin Franklin15. Shekulli XVI është shumë kontribues edhe në historikun e sigurimit të jetës. Më 18 qershor 1536, një grup nëshkruesish të sigurimeve detare, formuluan dhe lëshuan për herë të parë një mbulese sigurimi jete me afat 1 vit dhe vlerë 400 sterlina, në favor të një

9 Ilir Hoti, “Amvisimi i rrezikut dhe industria e sigurimeve”, botuar nga Instituti i Inxhinierisë financiare për Bankë dhe Sigurime, Tiranë 2008, fq.74.10 Politika detare e sigurimit Lloyd u miratua si formë statutore në sigurimin detar, e cila njihet si Akti i sigurimit detar i vitit 1906.11 për shkak të zjarrit të madh të Londrës të vitit 1666,12 për shkak të aksidenteve të ndodhura nga industrializimi dhe shërbimi hekurudhor, në shekullin e 19-të.13 Yvonne Lambert-Faivre, Laurent Leveneur, “ Droit des assurances” , botimet DALLOZ, 2011, fq 5-13.14 Po aty,15 Shoqëria ‘Philadelfia Contributionship for the insurance of Houses from loss by fire”.

4

personi që quhej William Gybbons, i cili vdiq përpara se të kalonte një vit dhe nënshkruesit i paguan familjes së tij 400 sterlinat e sigurimit.16

Paralelisht me sigurimin nga zjarri, u dukën edhe fondet e sigurimit të jetës. Në fund të shekullit të XVII dhe në fillim të shekullit të XVIII “tontinët” njohën një zhvillim tëmadh. Kardinali Mazzarino, me qëllim për të rimëkëmbur financat franceze, urdhëroi bankierin napolitan i quajtur Lorenzo Tonti17 që të fuste forma të sigurimit të jetës, që pastaj morën emrin e Tontinit, të cilat nuk ishin gjë tjetër, përveçse shoqëri të ndihmës së ndërsjelltë që vinin bast mbi jetën e të siguruarve18. Krijimi i grupimeve të aderimit e cila përmbante një kohëzgjatje të caktuar me afat prej 15 vitesh përmbante kuotimet e aderuesve, të cilat janë kapitalizuar dhe në fund të afatit të caktuar, të ardhurat e investimeve janë shpërndarë midis të mbijetuarve. Ky lloj organizimi konsistonte nëderdhjen në në një arkë të përbashkët të kuotave nga ana e pjestarëve të grupit që mëpas transferoheshin, nën formën e një rente vjetore, tek pjestarët që kishin mbetur nëjetë në fund të çdo pagese vjetore. Me të vdekur edhe pjestari i fundit, i cili do të kishte pësuar në periudhën e fundit një rentë shumë të lartë, ajo që tepronte do të kalonte tek arkat e shtetit. Një sistem i tillë nuk mund të konfigurohej si një bast në kuptimin e vërtetë, i ngjashëm me një lojë risku, duke mos mundur të bazohet mbi statistika në njëkohë që nuk ishte zbuluar akoma llogaritja e propabilitetit.19

Evoluimi i sigurimit të jetës filloi duke u nisur nga shekulli XVIII, kur u bë i mundur aplikimi i “ligjit të numrave të mëdhenj”20 dhe i tabelave të vdekshmërisë sëHalley. Në fakt, njohja e kësaj të fundit ishte një element thelbësor për siguruesin, me qëllimin për të përcaktuar shumën e primeve që u takonin të siguruarve.Me t’u gjetur bazat e duhura teknike, në gjysmën e dytë të shekullit XVIII, pati një rritje të sigurimeve të jetës, që përbën sot një nga shfaqjet më të rëndësishme të një organizimi ekonomik dhe shoqëror në botë.

Pra mund të themi, se sigurimet janë zhvilluar në tre degë të mëdha: Sigurimet detare, të lindura në kohën e Republikave detare, për të

parandaluar rreziqet që mund të vinin në anije; Dega e zjarreve në të cilin, mbulimi i rrezikut u rrit, si formë asistence,

dhe e ndihmës së ndërsjelltë, pa patur akoma një karakter spekulativ; Sigurimi i jetës, i cili e ka origjinën e largët në teorinë e lojërave të fatit.

1.2. Zhvillimi historik në Shqipëri nga Kodi Tregtar 1932, në ligjin e vitit 2014.

Kontrata e sigurimit vullnetar të personit dhe pasurisë, është një institut i kohëve moderne, që është e lidhur ngushtë me shoqërinë pasindustriale dhe të konsumit. Po t’i referohemi traditës juridike shqiptare, parë në këndvështrimin historik, mund të

16 Ilir Hoti, “ Amvisimi i rrezikut dhe industria e sigurimeve”, botuar nga Insituti i Inxhinierisë financiare për Bankë dhe Sigurime,Tiranë 2008, fq. 74.17 Yvonne Lambert-Faivre,Laurent Leveneur, "Droit des assurances", 13 edition, botimet Dalloz 2011, fq. 518 Për më tepër shih G.Ottaviani,vepër e cituar “Dove nasce L’assicurazione?Appunti di storia della previdenza privata”.19 Vetëm në vitin 1713 pati një publikim të “Teorisë së propabilitetit” të Giacomo Beroulli, ku formulohet për herë të parë koncepti i shpresës matematike të fitimit.20 Ligji i numrave të mëdhenj do të thotë që me rritjen e numrit të rasteve të mundshme, numri i propabiliteteve të verifikimit të rastit, ulet.

5

konstatojmë, se kjo kontratë nuk ishte parashikuar nga Kodi Civil i vitit 192921, por rregullimi i parë juridik është bërë nga Kodi Tregtar i vitit 1932.22

Në këtë kod ishin parashikuar disa dispozita të përgjithshme në lidhje me kontratën e sigurimit23, si dhe ishin sanksionuar në mënyrë të shprehur kontrata e sigurimit të pasurisë dhe jetës. Nëpërmjet dispozitave të sanksionuara në këtë kod, theks të veçantë i është vënë riskut dhe primit, duke përcaktuar rast pas rasti nulitetin e riskut 24 dhe primit, sikurse edhe pasojat juridike të mospagimit të primit.25Një ndarje të veçantë i është kushtuar lidhjes sëkontratës26, ku kontrata e sigurimit duhet të bëhet në formë shkresore, për efekt provueshmërie, por në asnjë nen të rregullimit të kontratës, nuk e gjejmë të përmendet dëshmia e sigurimit, e cila përbën provë të kontratës së sigurimit.Në analizimin e kësaj kontratë, ajo që të bie në sy është roli i agjentit, në një shoqëri sigurimi, i cili përfaqësohet me tagra të plota dhe një rol dukshëm i besimit dhe detyrave të tij nga siguruesi, ku të gjitha veprimet tregtare dhe gjyqësore, përsa i përket ndryshimit ose zgjidhjes së kontratës, i përket agjentit të aftësuar për të lidhur kontrata sigurimi.27

Po të analizojmë në këndvështrimin e të siguruarit , këto dispozita kanë marrë në mbrojtje palën më të dobët, të siguruarin, e shprehur në nenin 573 pg.2: ” në rast kundërshtimi midis neneve të kontratës, aplikohet neni më i favorshëm për të siguruarin”dhe në nenin 582 pg.2: “gjendja e të siguruarit nuk mund të bëhet ma e vëshirë, me kondita kontraktore”. Në sigurimin e pasurisë28 dhe sigurimin e jetës, një vend të veçantë zë parimi i interesit të sigurueshëm,29 si një nga parimet kryesore të këtij rregullimi kontraktor, parim që e gjejmë edhe sot në Kodin Civil të vitit 1994.30

Rregullimin e mëtejshëm ligjor e gjejmë tek ligji nr. 2359, datë 15.11. 1956 “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet31. Duke iu referuar këtij ligji të miratuar rreth 50 vjet mëparë se Kodi Civil aktual, që ka hyrë në fuqi me 1 nëntor 1994, konstatohet se një numër i 21 Kodi Civil hyri në fuqi më 1 prill 1929. Përbëhet nga hyrja dhe nga katër libra (pjesë). Kodi i parë Civil shqiptar u ndërtua kryesisht mbi modelin e Kodit Civil francez. Një pjesë tjetër u bazua në Kodin Civil Italian, Zvicerian dhe Gjerman. 22 Kodi Tregtar daton në vitin 1932, botuar në Fletoren Zyrtare dt.5 mars 1932. Hartimi i tij u nxit nga nevoja për të rregulluar veprimtarinë e shoqërive tregtare, veçanërisht të shoqërive italiane, të cilat kishin pozita dominuese në Shqipëri. Për më shumë informacion :A.Luarasi,vep.e cituar., fq. 405- 406.23 Kontrata e sigurimit është trajtuar në titullin IX të Kodit Tregtar të vitit 1932, e përberë nga Kaptina I deri në Kaptinën e VII, duke përfshirë nenet 566 deri në nenin 607.Gjithashtu pjesë e këtij kodi është edhe “Sigurimi kundra risqeve të lundrimit” i përcaktuar në Titullin VI duke përfshirë nenet 781-808. 24 Neni 575 Kaptina III ,”Risku” dhe neni 580 Kaptina IV “Primi”25 Neni 582-584 të Kaptinës IV.26 Neni 586 -589,Kaptina V”Lidhja e kontratës”në të cilën është përfshirë dhe mos lejimi i përsëritjes së kontratës në mënyrë të heshtur.27 Neni 572-573 Kaptina II.28 Dispozita nuk i referohet sigurim pasurie, por sigurim kundra dameve, të njëjtin përkufizim që i bën edhe Kodi i sigurimit francez , meqenëse huazimi është marrë pikërisht nga kodet nga më të zhvilluara të kohës.29 i shprehur në nenin 592 dhe 600 të Kodit Tregtar të vitit 1932 ,Titulli IX mbi Kontratën e sigurimit.30 Neni 1134, Kodi Civil, Sigurimi i pasurisë, në të cilën thuhet se; “ personi që lidh kontratën e sigurimit të pasurisë ose personi i tretë, në dobi të të cilit lidhet kontrata, duhet të ketë një interes pasuror në objektin e siguruar, përndryshe kontrata e sigurimit është e pavefshme”.31 Ligji është botuar në Gazetën Zyrtare të Republikës Popullore të Shqipërisë, nr. 1, datë 10 Janar 1957.Marrëdhëniet juridiko-civile të kohës, rregullohen nga ligji nr. 2359, datë 15.11.1956 “Mbi veprimet juridike dhe mbi detyrimet”. Ky akt u shoqërua dhe me ligjin nr. 2350, datë 15.11.1956 “Mbi zbatimin e ligjës mbi veprimet juridike dhe mbi detyrimet.”

6

madh dispozitash që rregullojnë kontratën e sigurimit të Kodit Civil në fuqi, janë identike me dispozitat ligjore të ligjit “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”.Kështu duke filluar që me kuptimin e kontratës së sigurimit vullnetar, përkufizimi që i jep Kodi Civil kontratës së sigurimit është i njëjtë me kuptimin që i jep kësaj kontrate, ligji i mësipërm “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”, duke bërë të dy ligjet në mënyrë identike që në përkufizim ndarjen e kontratës së sigurimit në kontratë të sigurimit të pasurisë dhe të personit, dhe duke përcaktuar kuptimin e secilës prej këtyre llojeve të kontratave. Po ashtu, po t’i refererohemi formës së lidhjes së kontratës së sigurimit, të dy ligjet si Kodi Civil në fuqi edhe ligji i mësipërm, përcaktojnë në mënyrë identike të njëtën formë të lidhjes së kontratës, që është forma shkresore, konkretisht dëshmia e sigurimit (polica e sigurimit) që siguruesi i lëshon të siguruarit, duke përcaktuar se mosrespektimi i kësaj forme e bën kontratën të pavlefshme.Në të njëtën kohë, po t’i referohemi elementëve që duhet të përmbajë dëshmia e sigurimit ose polica e sigurimit, konstatohet se të dy ligjet e mësipërme, përcaktojnë në mënyrë identike të njëjtat elementë, çka tregon edhe njëherë se shumë dispozita të Kodit Civil në fuqi që rregullojnë kontratën e sigurimit janë marrë nga ligji nr. 2359, datë 15.11.1956 “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”. Kontrata e sigurimit është rregulluar edhe nga Kodi Civil i vitit 198132. Në këtë Kod ishin përcaktuar dy lloje të kontratës së sigurimit; vullnetare apo e detyrueshme, dhe kushtet për këto lloj sigurimi caktoheshin me dispozita të veçanta të Ministrisë së Financave33.Veçoria e parë që të bie në sy në lidhje me trajtimin e kësaj kontrate nga ana e Kodit Civil të vitit 1981, është fakti se konstatohet një regres ose kthim mbrapa, në lidhje me rregullimin juridik që i është bërë kontratës së sigurimit, krahasuar me rregullimin që i bënte ligji “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”, kësaj kontrate, regres i cili konstatohet në dy drejtime kryesore:Së pari: Kodi Civil i vitit 1981, në ndryshim nga ligji “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”, ka rregulluar vetëm kontratën e sigurimit të pasurisë, dhe nuk ka asnjë dispozitë apo paragraf për rregullimin juridik të kontratës së sigurimit të personit, çka përbënte realisht një të metë shumë të madhe të këtij Kodi;Së dyti: Edhe rregullimi juridik i kontratës së sigurimit të pasurisë nga ana e Kodit Civil të vitit 1981 është bërë në mënyrë shumë të cunguar. Një gjë e tillë mund të konstatohet lehtë po të shikojmë numrin e dispozitave që rregullonin kontratën e sigurimit sipas ligjit “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”,34 ndërsa sipas Kodit Civil të vitit 1981, kontrata e sigurimit rregullohet nga vetëm 8 nene, nga neni 258 deri në nenin 265 të këtij Kodi. Ky regres në rregullimin e kontratës së sigurimit, që konstatohet në Kodin Civil të vitit 1981, ishte në përputhje të plotë me regjimin totalitar të asaj kohe, ku prona private ishtezhdukur plotësisht. Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë i vitit 1994, i cili është në fuqi, i kushton një kre të veçantë kontratës së sigurimit, ku ka të përcaktuar sigurimin e jetës dhe pasurisë në 32 Kodi Civil i vitit 1981, i cili hyri në fuqi me 1 janar 1982, përbën aktin e parë të unifikuar, që rregullon të gjitha marrëdhëniet juridiko-civile të kohës. Ky akt rregullon marrëdhëniet pasurore dhe personale jopasurore, ndërmjet ndërmarrjeve, institucioneve, kooperativave bujqësore, organizatave shoqërore, midis tyre dhe shtetasve, si dhe ndërmjet vetë shtetasve. Parimi bazë i rregullimit të këtyre marrëdhënieve është parimi i centralizimit demokratik, mungesa e klasës shfrytëzuese dhe zhdukja e pronës private.33 Neni 259 pg.1 dhe neni 265 i Kodit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i vitit 1981.34 Kontrata e sigurimit, rregullohet nga 40 nene, nga neni 430, deri në nenin 469 të këtij ligji.

7

mënyrë vullnetare. Ndërsa sigurimin e detyrueshëm, ligjvënësi e ka përcaktuar me norma imperative, si të detyrueshëm për shkak të rrezikut të madh dhe dëmtimeve pasurorë dhe jopasurorë që mund të sjellë, si dhe mbrojtjes së interesave të larta të pronës, jetës e shëndetit, i ka rregulluar me ligje të veçanta. Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit"35, ka shfuqizuar pas 10 vjetësh ligjin e vtit 2014 “Për veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit”. Kjo erdhi si rezultat i kërkesës në rritje të tregut të sigurimeve, zhvillimet më të fundit të këtij tregu, formën e re të mbikëqyrjes me bazë risku, si dhe detyrimin për t’u përqasur me Direktivat Europiane të fushës së sigurimeve, lindi nevoja e përmirësimit të kuadrit ligjor të fushës. Ligji vendos parime dhe përcakton veprimtarinëdhe proçedurat në lidhje me krijimin, organizimin, administrimin, funksionimin dhembikëqyrjen e veprimtarisë së sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit, në mënyrë që tregu i sigurimeve të funksionojë në një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe transparent, si dhe për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e konsumatorit të përfshirë në një kontratë sigurimi. Ligji i ri, ka sjellë risi si përsa i përket formulimeve të reja, ndër to mund të përmendim përkufizimet e: grupit, vendit anëtar, vendit të huaj, administrimit të rrezikut, funksionar kryesor, kontrollues kryesor, etj. si ato të grupit të sigurimit, por edhe futjen e klasifikime të rreziqeve të mëdha, si dhe rikualifikimin e klasave të jetës. Këto ndryshime janë bërë në përqasje me Direktivat Europiane.Përsa i përket shoqërive të sigurimit janë bërë përcaktime për shoqëritë e sigurimit të vendeve anëtarë, që do të hyjnë në fuqi, pas anëtarësimit të Shqipërisë, në BE. Përbën risi, për sa i përket përcaktimit të strukturës së shoqërisë së sigurimit duke vënë theksin në dispozitat mbi: drejtimin e shoqërisë së sigurimit më një nivel, ku si organ i vetëm administrues është këshilli i administrimit, i cili përbëhet nga jo më pak se pesë anëtarë , si dhe kërkesat për qeverisje sa më të mirë të shoqërisë. Ligji sjell një koncept të ri, për kriteret që duhet të plotësojnë personat kyç në vendimmarrjen dhe drejtimin e shoqërisë, duke parashikuar se ata duhet të jenë të aftë dhe të përshtatshëm për të marrë përsipër këto role. Ligji përmban dispozita të veçanta për parandalimin e konfliktit të interesit nga këta persona gjatë ushtrimit të roleve të tyre në shoqërinë e sigurimit, si dhe për parandalimin e transaksioneve me palë të lidhura. Në këtë mënyrë, ligji ka synuar rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së personave të cilët administrojnë dhe drejtojnë shoqërinë e sigurimit.Ligji, në ndryshim nga kuadri ligjor i mëparshëm, parashikon dispozita përkatëse për krijimin dhe organizimin e komitetit të auditimit dhe sistemit të administrimit të rrezikut pranë shoqërisë së administrimit. Proçedura e licencimit ka ngelur e pandryshuar, por ndërkohë janë përfshirë disa kushte shtesë, të cilat duhet të përmbushen nga shoqëritë e sigurimit.Synimi kryesor që udhëheq dispozitat e kontratës së sigurimit është garantimi i një mbrojtje efektive të konsumatorëve, të cilëve u ofrohen produkte nga shoqëritë esigurimit. Në ndryshim, nga ligji i mëparshëm që përmbante vetëm dy nene në lidhje me kontratat e sigurimit, ligji aktual përfshin një kapitull të veçantë ku trajtohen në mënyrë të detajuar dhe të plotë parashikime në lidhje me kontratat e sigurimit dhe informimin e të siguruarit.

35 Botuar në Fletoren Zyrtare nr.93, datë 19.06.2014, hyrë në fuqi 04/07/2014.

8

Ky kapitull, nëpërmjet një seksioni të veçantë, parashikon dispozita specifike në lidhje me kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të cilat duhet t’i përmbajë kontrata e sigurimit, formën e kontratës, hyrjen në fuqi të kontratës, interesin e sigurueshëm, përfundimin e kontratës së sigurimit, etj. Me synim mbrojtjen e konsumatorit, ligji përcakton verifikimin, nga ana e Autoritetit, të kushteve të kontratave të sigurimit, të hartuara nga shoqëria e sigurimit përpara hedhjes së tyre në treg apo përpara ofrimit të kontratave konsumatorit. Ligji parashikon edhe nënshkrimin e kontratave në distancë, në përputhje me legjislacionin më të fundit të miratuar në këtë fushë, si dhe disa lloje të reja kontratash sigurimi në përputhje me legjislacionin europian. Gjithashtu një nga risitë e dispozitave të këtij kreu është edhe përfshirja e përcaktimeve të veprimtarisë promocionale të shoqërisë së sigurimit dhe detyrimeve të saj, në promovimin e veprimtarisë së saj.

1.2.1. Aspekte të veprimtarisë siguruese në Shqipëri

Para vitit 1944 në Shqipëri, aktivitetin e sigurimeve e kanë kryer në fillim shoqëritë e sigurimeve angleze, franceze e më pas italiane. Këto shoqëri e ushtronin aktivitetin e tyre në qytetet kryesore të vendit: Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan, Vlorë,Gjirokastër, etj. Mungesa e ekonomisë së tregut, mungesa e pronës private dhe krijimi i një ekonomie të centralizuar, ndikuan drejtpërdrejt në jetën ekonomike dhe sociale të vendit. Shoqëritë italiane e kanë ushtruar aktivitetin e tyre deri në vitin 1946, më pas hynë në proçesin e shtetëzimit36. Pavarësisht nga mbyllja e aktivitetit të shoqërive italiane, si rrjedhojë e veprimtarisë së tyre, u krijua një traditë e mirë për domosdoshmërinë e sigurimit të pasurisë dhe jetës. Kuptohet se rreziqet e sigurimit ishin të kufizuara. Megjithëse kanë kaluar mbi 80 vjet, ekzistojnë pllaka metalike të sigurimit të shtëpive të familjeve tiranase, qytetarëve korçarë, etj, që kanë ruajtur policat e sigurimit të shtëpive ose jetës.Shoqëritë italiane të sigurimeve e ushtronin aktivitetin e sigurimeve nga fatkeqësi natyrore, në ndërtesa, industri, sigurimin e aksidenteve dhe jetës. Në korrik të vitit 1948, u krijua Instituti Sigurimeve Shtetërore37. Në vitin 1954 u krye bashkimi Institutit të Sigurimeve shtetërore me arkat e kursimit. Nga ana funksionale, qëllimore, të dy institucionet nuk kishin asgjë të përbashkët.Në rrethana të tilla, si dhe izolimi me botën e jashtme, zhvillimi i sigurimeve në Shqipëri kaloi nëpërmjet rrugës së stanjacionit, gjë që çoi kryesisht në përdorimin e rrugës së formës së detyruar dhe në kufizimin e llojeve dhe tipeve të mbulimit të tyre. Në vitin 1948, me shtetëzimin e shoqërive të huaja të sigurimit (sipas materialeve arkivore të Drejtorisë së Institutit të Arkave Shtetërore të Kursimit dhe Sigurimeve)rezulton se ky Institut ka pasur marrëveshje risigurimi me shumë shoqëri risiguruese të vendeve të huaja. Një nga më të rëndësishmit në atë kohë ishte edhe marrëveshja me “DARAG”38.Pranë këtij Instituti u krijua sektori i sigurimeve të jashtëme, ku që në fillim merrej me pranimin e sigurimeve të mallrave të Eksport-Importit: u zgjerua aktiviteti me

36 Gazeta zyrtare nr.14 datë 26.02.1946.37 Dekreti Nr.626 date 04.06.194838 Shih historikun e zhvillimit të sigurimeve në Shqipëri në adresën:www.albinsurance.org

9

pjesëmarrjen edhe në risigurimin e institucioneve,39 me të cilat u lidhën marrëveshje,përkatësisht me ato të Kinës, Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë, Jugosllavisë, Francës, Italisë, etj.Rruga e zhvillimit të sigurimeve pas vitit 1944, ka evoluar si më poshtë: Në vitin 1948kryhet sigurimi i detyrueshëm i banesave shtetërore të dhëna me qera shtetasve dhe pasagjerëve. Përveç sigurimit në Shqipëri, ka një traditë të hershme edhe të risigurimit.Ekzistenca e tij përkon me praninë e shoqërive të huaja të sigurimit para çlirimit.Konstatohet në këtë periudhë edhe sigurimi vullnetar i pasurisë, ndërtesave dhe sendeve të luajtshme. Në vitin 1949, kryhet sigurimi vullnetar i përzier dhe i thjeshtë i jetës, në vitin 1950, kryhet sigurimi vullnetar i kulturave bujqësore, në vitin 1954 kryhet sigurimi vullnetar i jetës nga fatkeqësitë. Në vitin 1955, konstatojmë sigurimin vullnetar të sendeve shtëpiake, në vitin 1957,sigurimin vullnetar të pasurisë së ish-kooperativave bujqësore, organizatave dhe shtetasve, në vitin 1957, sigurimin vullnetar të gjësë së gjallë të imët, në vitin 1961 sigurimin e detyrueshëm të mallrave të importit dhe i anijeve, në vitin 1965 siguriminvullnetar të ndërtesave nga zjarri, në vitin 1990 sigurimin e detyrueshëm të mjeteve të transportit të ndërrmarjeve dhe institucioneve, në vitin 1991 sigurimin e detyrueshëm tëkulturave bujqësore dhe të blegtorisë së ish-ndërrmarjeve bujqësore, në vitin 1992,sigurimin nga zjarri i pasurisë. Ndërsa veprimtaria e sigurimeve në Shqipëri është zhvilluar relativisht vonë, pasi para vitit 1990 nuk kanë ekzistuar shoqëri të mirëfillta sigurimesh, ndryshimet që ndodhën në Shqipërinë e viteve `90, sollën si rrjedhojë edhe zhvillimin e sektorit sigurues, si një hallkë e rëndësishme e zhvillimit ekonomiko-shoqëror të vendit.Si një institut i kohëve moderne, kontrata e sigurimit të jetës dhe pasurisë, ka si qëllim të saj kryesor që të kontribuojë në sigurinë, në qarkullimin civil midis subjekteve të së drejtës, me anë të sigurimit të jetës dhe pasurisë së personit.Me liberalizimin e tij në vitin 1999, tregu shqiptar i sigurimeve njohu zhvillime të reja, sidomos në drejtim të cilësisë së shërbimit dhe shumëllojshmërisë së produkteve.U rivendos sigurimi vullnetar i aksidenteve personale.U rivendos sigurimi i detyrueshem i udhëtarëve, i mbajtësve të mjeteve motorrike.U krijua Byroja Shqiptare40 e kartoni jeshil. Në vitin 1994, u vendos sigurimi nga vjedhjet, sigurimi i shëndetit, sigurimi i parave në udhëtim, sigurimi i ndërtimeve CAR, Sigurimi i makinerive. Në vitin 1995, u vendos edhe sigurimi i fitimit të munguar gjatë avarive të makinerive. Në vitin 1996, u rritën produktet e sigurimit: Sigurimi i përgjegjësisë së produktit dhe përgjegjësisë publike, sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta për hotelet dhe restorantet, sigurimi në formën e garancisë së ekzekutimit, sigurimi i pensioneve privatevullnetare. Gjatë këtyre viteve është krijuar një bazë cilësore juridike, që rregullon të drejtat dhe detyrimet midis siguruesit dhe të siguruarit. Më tej janë zgjeruar llojet dhe tipet e mbulimit të sigurimit dhe jo vetëm kaq, por është hapur rruga për vendosjen e llojeve 39 Në Kodin Civil të vitit 1982, njihej kontrata e risigurimit e rregulluar sipas dispozitave të veçanta, ku vetëm instiucioni shtetëror mund të lidhë kontrata të tilla për sigurimin e përgjegjësisë për dëmet, e parashikuar në nenin 258 paragrafi 3 dhe në nenin 262 paragrafi 1 në Kontratën e sigurimit të pasurisë.40 Është person juridik, me seli në Tiranë, e krijuar jo për qëllime fitimi, kryen funksionet e Entit kompensues dhe është përgjegjës për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga anëtarësia në sistemin e kartonit jeshil.

10

dhe tipeve të tjera të sigurimit në bujqësi, pasuri, blegtori, investime, përgjegjësi civile në aviacion, etj. Veçanërisht janë krijuar kushte dhe janë hapur mundësitë për zgjerimin e risigurimeve në vend41, si një mjet i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave kombëtare. Shoqëritë shqiptare të sigurimit kanë kryer risigurime të suksesshme pranë: “Swiss Re”, “Health Lambert”, “Zurich Re”,etj.Nisur nga nevoja sociale për të rregulluar situata konfliktuale që lindin pas ndodhjes të një aksidenti rrugor është parë e nevojshme dhe e domosdoshme, të bëhej i detyrueshëm pagimi TPL42 nga pronari i mjetit, për të kaluar përgjegjësinë e tij për shpërblimin e dëmit një personi juridik, i cili ka kapacitetin ekonomik të përgjigjet për dëmin e shkaktuar nga i siguruari. Dalja e dekretit nr.295 datë 15.09.1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorrike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë” përcaktonte karakterin detyrues të sigurimit të mjeteve motorrike që do të qarkullonin në territorin e RSH. Krijimi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), në bazë të Ligjit nr. 9572, datë 03. 07. 2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, solli një organizëm rregullator të konsoliduar për të mbikëqyrur tregjet financiare jo-bankare në Shqipëri. AMF-ja është institucion juridik publik i pavarur dhe për veprimtarinë që ushtron në përputhje me këtë ligj, raporton në Kuvend. Misioni i AMF-së është të kontribuojë në nxitjen e qëndrueshmërisë dhe zhvillimin e sigurt të tregut financiar jo-bankar. Në përmbushjen e funksioneve dhe kompetencave të parashikuara në ligj, AMF-ja udhëhiqet nga këto objektiva: Mbrojtja e interesave të konsumatorëve; Nxitja e transparencës dhe besueshmërisë së tregjeve financiare jo-bankare; Sigurimi i respektimit të ligjit.Funksionet bazë rregullatore mbikëqyrëse të AMF-së, parashikohen kryesisht në nenin 2 dhe nenin 13 të Ligjit nr. 9572, datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” dhe përkatësisht në ligjet mbi tregjet e mbikëqyrura.43

Duke marrë parasysh kërkesën në rritje të tregut të sigurimeve, zhvillimet më të fundit të këtij tregu, formën e re të mbikëqyrjes me bazë risku, si dhe detyrimin për t’u përqasur me Direktivat Evropiane të fushës së sigurimeve, lindi nevoja e përmirësimit të kuadrit ligjor të fushës,44 u miratua nga Kuvendi Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit",45 Qëllimi i ligjit është forcimi dhe zhvillimi i sektorit të sigurimeve në vend, duke vënë theksin në garantimin e një mbrojtje efektive të interesave të konsumatorëve.

41 Me krijimin e kompanisë së sigurimeve “INSIG” më 31.07.1991, u lidhën marrëveshje risigurimi me kompani risigurimesh me emër në botë. Futja e kompanive të reja në treg dhe rritja e tregut të sigurimeve bënë të domosdoshme lidhjen e marrëveshjeve të risigurimit.42 Sigurimi mjetit motorik, sipas përkufizimit të dhënë në dekretin nr. 295 datë 15.09.1992 ”Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorrike, për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”43 Ligji nr. 9267, datë 29.07.2004, “Për veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”, Ligji nr. 9879, datë 21.02.2008 "Për titujt", Ligji nr. 10197, datë 10.12.2009, “Për fondet e pensionit vullnetar”, Ligji nr. 10 198, datë 10.12.2009 "Për sipërmarrjet e investimeve kolektive".44 Gjithashtu përmirësimi i kuadrit ligjor lindi edhe si nevojë për përmbushjen e angazhimeve të marra në kuadër të zbatimit të MSA-së, dhe rekomandimeve të progres raporteve të viteve 2010-2011 të palës europiane.45 botuar në Fletoren Zyrtare nr.93

11

Gjatë hartimit të ligjit46 janë marrë parasysh gjithashtu aktet ligjore në fushën e sigurimeve të disa vendeve si Kroaci, Austri, Itali, Bullgari, Hungari, Maqedoni etj. Mbështetja në kuadrin ligjor të vendeve të rajonit ka pasur si qëllim edhe standardizimin e legjislacionit vendas me atë të vendeve fqinje, me problematika të ngjashme të tregjeve financiare. Me këtë ligj47 synohet përafrimi i plotë me Direktivat Europiane të fushës së sigurimeve, të cilat kanë për qëllim harmonizimin e funksionimit dhe mbikëqyrjes së shoqërive të sigurimit.Veprimtaria e sigurimit ushtrohet në përputhje me klasat e sigurimit. Klasat e sigurimit përfaqësojnë grupime të rreziqeve të ngjashme48, mbi bazën e të cilave krijohen produktet e veçanta të sigurimit, të cilat grupohen në:

Sigurimin e jo-jetës,49

Sigurimin e jetës50.

Tregu i sigurimeve është një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Në të përfshihen kryesisht shoqëritë private dhe shtetërore, të cilat realizojnë proçesin e sigurimit të individëve apo bizneseve. Tregu i sigurimeve në Shqipëri daton në vitin 1991, vit kur krijohet kompania e parë e sigurimeve, “INSIG” SH.A. Në vitin 1999, treguu liberalizua dhe u konsiderua me potencial zhvillimi. Investitorë të huaj si Vienna Insurance Group, Uniqa Group Austria apo Fondi Amerikan i Zhvillimit të Ndërmarrjeveu afruan në këtë treg. Aktualisht ushtrojnë aktivitetin 8 shoqëri të sigurimit të Jo-Jetës, 2 shoqëri të sigurimit të Jetës, 1 shoqëri me veprimtari në sigurimet e Jetës dhe Jo-Jetës.Në strukturë, tregu vazhdon të mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën rreth 88.12% të vëllimit të përgjithshëm të primeve të shkruara bruto në këtë treg. Ndërsa Sigurimet e Jetës, sollën 11.25% të vëllimit të përgjithshëm të primeve të shkruara bruto.Gjatë vitit 2013, sigurimet vullnetare zunë 54.71% të tregut dhe ato të detyrueshme,45.29% të totalit të primeve të shkruara bruto në tregun e sigurimeve.51

Aktualisht në Shqipëri veprojnë gjithsej 11 Shoqëri Sigurimi jete dhe jo-jete : SIGALsh.a. LIFE, Uniqa Group Austria; SiCRED sh.a. të cilat janë Shoqëri Sigurimi jete, SIGMA sh.a. Viena Insurance Group; SIGAL sh.a. Uniqa Group Austria; Atlantik sh.a. ; INTERSIG; sh.a ALBSIG sh.a; INTERALBANIA sh.a; EUROSIG sh.a, ANSIG sh.a., tëcilat janë Shoqëri sigurimi jo-jete, dhe INSIG e cila është Shoqëri Sigurimi jete dhe jo-jete52. Nga shoqëritë e sigurimeve, INSIG është e vetmja me kapital shtetëror, ndërsa

46 Ky ligj është produkt i bashkëpunimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me Bankën Botërore në kuadër të projektit për një mbikëqyrje efektive financuar nga FIRST Initiative, si dhe konsultimit me ekspertë të huaj të BE-së të fushës së sigurimeve, të cilët sollën ekspertizën e tyre në hartimin e ligjit, duke u nisur edhe nga përvoja dhe tregjet e sigurimit të ngjashme me ato të vendit tonë, si dhe dhanë asistencën e tyre në përafrimin e legjislacionin vendas me atë evropian47 Në hartimin e këtij ligji janë marrë parasysh edhe është shqyrtuar përputhshmëria edhe me parimet më të

fundit të IAIS (Shoqata Ndërkombëtare e Institucioneve të Sigurimeve).48 Një klasifikim i tillë bëhet për efekt të licensimit të shoqërisë së sigurimit, për përcaktimin e vlerave të

fondit të garancisë.49 Mbulon klasat e sigurimeve nga 1 deri 18 të pg.A të nenit 7 të ligjit nr.9267 dt.29.07.200450 Mbulon klasat e sigurimeve nga 19 deri 23 të pg.A të ligjit nr.9267 dt.29.07.200451 Statistikat e mësipërme janë marrë nga faqja e zyrtare e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.52 Shoqëria e sigurimit INSIG sh.a. ka qënë ndër shoqëritë e para me kapital tërësisht shtetëror që ka ofruar produkte sigurimi dhe është licencuar për sigurim jete dhe jojete.Edhe sot ajo operon me të njëtën licencë për të dyja llojet e produkteve, burim i të dhënave të AMF-së.

12

shoqëritë e tjera kanë kapital privat. Përsa i përket origjinës së kapitalit, 4 nga shoqëritë e sigurimit kanë shumicën e kapitalit të huaj.

1.3. Eksperienca e Lloyd’s të Londrës. Funksionimi i saj.

Lloyd’s është një nga emrat më të famshëm në sigurime, por është dhe një organizatë krejtësisht unike53. Ajo nuk është dhe nuk do të jetë ndonjëherë një kompani sigurimi. Lloyd është një vend tregtimi54 dhe asnjëherë nuk ka ofruar vetë mbulim sigurimi. Ajo ç’ka bën është të sigurojë lehtësirat, administrimin, strukturat rregullatore dhe ndoshta më e rëndësishmja, markën që mundëson firmat anëtare të tij për të ofruar sigurim; Lloyd mund të konsiderohet tregu i sigurimeve në mikrokozmos, duke qënë se ai përfshin kaq shumë aspekte të sigurimit nën një “�ati”. Historia e Lloyd mund të shihet pas në kohe, në 1688 të dhënat e para të një kafeneje në pronësi të Edëard Lloyd55 në Tower Street, Londër. Ishte një praktikë e zakonshme për kafenetë që të përdoreshin si vende takimi nga tregtarët në atë kohë. Shumica e tregtarëve operonin si tregtarë të vetëm ose në partneritete të vogla dhe kishin nevojë për një pikë takimi të njohur për të bërë biznes. Nuk ekzistonte asnjë kompani sigurimi detare me përgjegjësi të kufizuar. Tregtarët shpërndanin rrezikun e tyre nëpërmjet masave të një sistemi të grupimit të rrezikut, ku ata merrnin aksione reciproke në rrezikun e njëri-tjetrit duke shpërndarë në këtë mënyrë numrin e humbjeve midis tyre. Në fund të shek. XVII, u krijuan mbajtësit “profesional” të rrezikut. Edhe pse nuk kishin rrezik të tyren për të shkëmbyer, ata rrezikonin pasurinë e tyre për të mbuluar rrezikun e ndërmarrjes detare, duke marrë një interes në sipërmarrje pa ndërlikimin e pronësisë mbi anijet. Në mënyrë që të arrinin këtë fitim, ata kishin nevojë të zhvillonin ekspertizë në këtë fushë, ekspertizë në të cilën tregtarët u mbështetën kohë përpara, se të bëhej një praktikë e pranuar për mbajtësit profesionalë të rrezikut, që të vendosnin nëse një rrezik ishte i pranueshëm dhe në çfarë norme, dhe jo-profesionistët do të ndjekin udhëheqjen e profesionistëve duke shkruajtur emrat e tyre nën udhëheqësin, origjina e termit “nënshkrues”. Për të përfituar nga kjo, Edward Lloyd filloi të kujdesej për siguruesit profesionalë. Për të tërhequr porosi në vitin 1696, Lloyd filloi t’i ofrojë anijeve një gazetë me informacione rreth Lloyd. Edhe pse kjo nuk zgjati shumë, ajo u pasua në vitin 1734 nga “Lista e Lloyd”, botim i përjavshëm për sigurimet detare. Më vonë veprimtaria e Llojd u zgjerua duke mbuluar çdo degë sigurimesh më përjashtim të sigurimit të jetës. Në vitin 1771, Shoqëria e re Lloyd, zgjodhi një komitet prej nëntë personash për të mbikëqyrur tregun. Lloyd’s akoma nuk ekzistonte si një personalitet ligjor, por ky ishte hapi i parë në këtë drejtim dhe rezultoi në “eklipsimin” e Lloyd’s-it të vjetër të lënë pas shpëndarjes të vitit 1769. Për këtë ndihmoi në mënyrë të konsiderueshme “Akti për Sigurimin e Jetës” i vitit 1774.

53 Luigi Desiderio, “Termi e problemi di diritto delle assicurazioni”, Giuffre Editore, 2010, fq. 10-1254 R.Guri, E.Gjoni, A.Dervishi, “ Bazat në sigurime”, Shtëpia botuese Albpaper, 2012, fq. 84-85.55 Lloyd vdiq në vitin 1713, por lokali i tij vijoj si qendër e sigurimeve detare. Në fund të shekuliit XVIII nënshkruesit zgjodhën një komitet dhe u vendosën në një godinë tjetër që quhej bursa mbretërore (royal exchange), por më pas biznesi i sigurimit detar lejohej vetëm për tregtarë që ishin anëtarë të Lloyd.

13

Pavarësisht zgjedhjes së një komiteti56, ky organ nuk kishte kompetenca ligjore. Ata mbështeteshin në pëlqimin e pjesmarrësve të tregut dhe nuk mund të ndërmerrnin veprime të drejtpërdrejta. Natyra e tregut ishte e tillë që, nëse firmat e tjera të tregut refuzonin të bënin biznes me një firme mashtruese, ata do të nxirreshin jashtë tregut, dhe të ardhurat e tyre do të shteronin. Kjo sillte pakënaqësi, sidomos kur shkelja ishte e lehtë.Për këtë arsye, Komiteti kërkoi që vendimet e tyre do të ishin të detyrueshme ligjërisht, duke e arritur këtë me Aktin Lloyd në 187157. Sipas këtij ligji, Lloyd’s u bë një organ i inkorporuar, me fuqinë për të marrë vendime. Në vitin 188758 u emëtuan policat e para për sigurime jo detare. Fillimisht, tregu u nis thjesht si një treg detar59, por më vonë në vitin 1991 u zgjerua për të përfshirë “sigurim të çdo përshkrimi”. Për më shumë se 325 vjet, ky treg vazhdon të jetë në thelb i njëjtë. Vazhdon akoma të ekzistojë në një ndërtesë të Lloyd’s, dhe tregu vazhdon të operojë në një sistem me agjensi siguruese udhëheqëse dhe agjensi siguruese ndjekëse. Njëlloj si dhe transaksioni i sigurimit, Lloyd’s vazhdon të mbetet një qendër botërore për sigurimin e anijeve.

Funksionimi i Lloyd. Agjensitë siguruese të Lloyd nuk bëjnë biznes me këdo.Të gjitha rreziqet duhet të prezantohen nga ndërmjetesit e Lloyd, një kategori e veçantë e ndërmjetësve të sigurimit (përjashtim nga ky rregull janë sigurimet motorrike).Propozuesi duhet të bashkëpunojë me një ndërmjetës të Lloyd’s ose një tjetër ndërmjetës, i cili përafrohet me një ndërmjetës të Lloyd’s dhe punon në emër të tyre. Më pas ndërmjetësi përgatit një dokument60 që përmban detajet e rrezikut. Detyra e ndërmjetësit është që të hyjë në treg dhe të gjejë një shoqeri siguruese që të pranojë rrezikun dhe do të përcaktoj normën e primit dhe kushtet. Tradicionalisht, kjo përfshin edhe që ndërmjetësit të kërkojnë nga shoqëria siguruese që ta diskutojnë rrezikun “ballë për ballë”61.Ka mundësi që shoqëria siguruese udhëheqëse, të marrë përsipër rrezikun në tërësi. Nëse propozuesi pranon kushtet, ndërmjetësi kthehet te shoqëria siguruese udhëheqëse dhe rreziku në këtë mënyrë është pranuar. Nëse rreziku është më i madh, agjensia siguruese do të marrë vetëm një përqindje të rrezikut ndoshta 1%. Më pas ndërmjetësi do t’i ofrojë agjensive të

56 Sot LLojd’s drejtohet nga një këshill prej 19 anëtarësh, 13 të emëruar nga firmat anëtare dhe 6 të emëruar nga vetë LLojd’s. Këshilli drejtohet nga Governatori i Bankës së Anglisë. 57 Që nga viti 1871 LLojd mori formën e një shoqate, saqë edhe sot formon mjedisin e kuotimit të të gjithë tregut të sigurimeve, ku për cdo sigurim që vlerësohet me rrezik të lartë numri i pjesëmarrësve rritet dhe e kundërta.Gjithashtu në vitin 1871, me një ligj të posacëm, të miratuar nga parlamenti anglez, LLojd’s u formalizua juridikisht si shoqëri e posaçme në biznesin e sigurimeve.58 Ilir Hoti, “Amvisimi i rrezikut dhe industria e sigurimeve”, botuar nga Insituti i Inxhinierisë financiare për Bankë dhe Sigurime, 2008, fq. 75.59 Në vitin 1909 LLojd’s lëshoi policën e parë të sigurimit për mjete motorrike dhe në vitin 1911, lëshoi policën e sigurimit për avionë, duke u bërë qendër botërore referimi për biznesin e sigurimeve.60 Në çdo rast, një ndërmjetës apo agjent i Llojd’s kur angazhohet për të siguruar një firmë ose individ përpilon një dosje që quhet dosja e ndërmjetësit apo dosje për të kaluar (slip). Sot një dosje e tillë dërgohet nga kompjuterat nëpërmjet postës elektronike. Dosja studjohet nga nënshkruesi (underwriter), i cili është ekspert i fushës dhe sugjeron çmimin e sigurimit, primin për t’u aplikuar, kushtet dhe rrethanat e tjera plotësuese (nëse rreziku duhet siguruar në tërësi ose në pjesë). 61 Në ditët e para të komunikimit modern, koncepti që kishte Lloyd’s ishte një model i biznesit, që i dha atij një avantazh konkurrues. Ky avantazh është “gërryer” nga zhvillimi i një shërbimi postar dhe telefonik efikas. Pas krijimit të infrastrukturës kompjuterike, faksit dhe email-it, ideja e ndërmjetësit që u përdor nga ky treg filloi të duket i vjetëruar dhe tepër i shtrenjtë.

14

tjera avantazhet dhe do të përpiqet që t’i bindë ato që të ndjekin agjensinë siguruese udhëheqëse, p.sh. të marrë përqindje shtesë për të njëjtën normë primi dhe kushte të njohura si “linja”. Ky proçes vazhdon derisa të jetë vendosur 100%-shi i rrezikut. Ka mundësi që Lloyd’s do të dojë të marrë përsipër të gjithë rrezikun dhe pastaj ndërmjetësi do të kërkojë mbulim shtesë jashtë Lloyd’s, ndoshta me shoqëri siguruese të tjera që operojnë në Londër, për më shumë mundësi në tregun ndërkombëtar.62. Puna e një agjenti të Lloyd’s është të gjejë avantazhin e duhur, një shoqëri siguruese ekspertiza e së cilës, në llojin e rrezikut të propozuar është e njohur. Nëse gjykimi i shoqërisë siguruese udhëheqëse është i besueshëm, tregu do ta ndjekë me lehtësi. Nëse jo, ndërmjetësi do të përpiqet të rregulloj “gabimin” që shoqëri të tjera siguruese të marrin përsipër një pjesë të rrezikut. Një tipar i Lloyd’s ka qenë që shoqëritë siguruese janë në gjendje të zhvillojnë aftësi të veçanta, shpesh në çështje mjaft të kufizuara të sigurimit. Ato do të ishin në mënyrë natyrale një agjensi siguruese për atë lloj rreziku, dhe atëherë këto shoqëri do të zgjeronin punën e tyre duke marrë përsipër rreziqe të ndryshëm, bazuar jo dhe aq në njohuritë e tyre mbi rrezikun, por mbi njohuritë e tyre rreth ekspertizës së shoqërisë udhëheqëse. Kjo i ka mundësuar Lloyd’s të trajtojë me sukses një gamë të gjerë të biznesit. Në disa raste kur pranimi i rrezikut nuk është i mundur, mund të jepej një urdhër i detyrueshëm. Në këtë situatë një grup shoqërish siguruese ose një prej tyre, autorizon një ndërmjetës që të pranojnë rrezikun në emër të tyre.63 Sigurisht që do të përcaktohen kriteret për pranim, por siguruesi do të jetë i detyruar nga pranimi i ndërmjetësit, edhe kur kriteret nuk janë përmbushur. Qëllimi i këtij sistemi është reduktimi i shpenzimeve të siguruesve për primet e vogla, në vëllime të larta transaksionesh.

Financimi i sindikatave të Lloyd. Normalisht “premtimet” financiare të përfshira në këto transaksione të sigurimit duhet të mbështeten nga burimet e kapitalit. Shumica e kompanive të sigurimit janë themeluar nga investimet e aksionerëve64. Qasja në Lloyd’s është unike. Lloyd’s është një treg, nuk është një entitet tregtar, ai thjesht siguron mjedisin që palët e tjera të bëjnë tregti65. Koorporata e Lloyd nuk ofron sigurim, kjo e fundit ofrohet nga “Emrat”66 e Lloyd.

Që në fillimet e para, Lloyd tërhoqi investimet nga personat që nuk kanë të bëjnë me rreziqet në tërësi ose rreziqet e nënshkruara. Roli i tyre ishte thjesht për të vënë kapitalin në këmbim të një pjese të të ardhurave dhe ishte ky kapital, që garantonte policat e nënshkruara. Një “Emër” ishte një investitor në treg. Që të bëhej një “Emër” investitori duhej të provonte se kishte pasuri deri në një shumë të caktuar. Pastaj ata mund të bënin biznes, me kushtin e rëndësishëm që ta bënin këtë me përgjegjësi të pakufizuar për humbje.

62 Marrja përsipër e të gjithë rrezikut mund të duket si një metodë e shtrenjtë për të bërë biznes, por kostot duhet të jenë vetëm një përqindje e vogël e një primi të madh.63 nuk do të ketë rreziqet individuale të vendosura në këtë skemë.64 Anëtarët e LLojd nuk marrin pjesë aktive në veprimtarinë e përditshme të Llojd. Ata janë investiturë (kompani, individë dhe partnerë) që shpresojnë të marrin fitime nga veprimtaria në sigurime që kryhet në Llojd.65 Me fjalë të tjera është një vend tregtimi i ngjashëm me Bursën (tregut të letrave me vlerë).66 “Emër” në tregun Llojd konsiderohet një individ me një gjendje ekonomike të tillë, që mund të ofrojë kapital të konsiderueshëm për të kryer aktivitetin e marrjes në sigurim në këtë treg.

15

Sot, kjo pozitë ka ndryshuar me futjen e kapitalit të korporatës. Megjithatë sistemi i mbështetjes financiare i siguruar nga “Emrat” vazhdon dhe pse natyra e tyre ka ndryshuar.Këta “Emra” të jashtëm përfaqësohen nga agjentët anëtarë, roli i të cilëve është të këshillojnë dhe të ndihmojnë “Emrat”, në përputhje me rregullat e Lloyd. Në shumicën e rasteve, agjenti anëtar do të ketë “rekrutuar” edhe “Emrin” në treg. Ekzistojnë edhe “Emra” të jashtëm ose punëtorë, të cilët janë të angazhuar në mënyrë aktive në tregun Lloyd si ndërmjetës, sigurues ose agjentë menaxhues. “Emrat” bashkohen së bashku në një numër sindikatash67. Numri i “Emrave” dhe pasuria e tyre, përcaktojnë shumën e primit, që sindikata mund të paguaj ose, siç njihet ndryshe, kapacitetin e Sindikatës. Është e rëndësishme të theksojmë se përgjegjësia e “Emrave” është e ndryshme68, por jo e përbashkët. Asnjë “Emër” nuk mund të thirret për të plotësuar detyrimet e një “Emri” tjetër, edhe nëse ata janë të dy anëtarë të së njëjtës sindikatë. Nëse “Emri” është përgjegjës për 1% të kapitalit të sindikatës , ata nuk mund të jenë përgjegjës për më shumë se 1% të humbjeve. Sindikatat kontrollohen nga agjentë menaxhues. Ata caktojnë kompanitë e sigurimit të pranojnë rreziqet në emër të sindikatës. Gjithashtu ata janë përgjegjës për të siguruar se sindikata do të zbatoj rregullat, do të paguaj primin dhe do të rregullojë risigurimin.Është praktikë standarte për një “Emër” që të shpërndaj kapacitetin e tyre midis një numri të madh sindikatash që ofrojnë lloje të ndryshme sigurimi, në mënyrë që të përballojnë rrezikun. Pavarësisht se Lloyd’s ishte tradicionalisht një treg i sigurimit detar, në vitin 1887, u nënshkruan policat e para jo-detare.Në kohët e sotme, biznesi i sigurimeve të Llojd’s ndahet në këto klasa kryesore:a) Sigurime detare69

b) sigurime jo detare70

c) sigurimet e pronave71

d) sigurimet motorrike72

e) sigurimet e aviacionit73

67 Sindikata të tilla variojnë në madhësi dhe në të kaluarën mund të kenë përfshirë qindra, madje mijëra “Emra” individual, shih për më tepër, Luigi Desiderio, “Termi e problemi di diritto delle assicurazioni”, 2010, Giuffre Editore, fq. 10-12.68 Për disa anëtarë, biznesi është i organizuar sipas parimit të detyrimit të pakufizuar (unlimited liability)dhe për anëtarë të tjerë, sipas parimit të detyrimit të kufizuar (limited liability).69 Sigurimet detare është historia e Lloyd filluar mbi 325 vjet më parë. Sot mbulimi me sigurime detare është më i vogël, por vazhdon ende për një pjesë të rëndësishme të biznesit . Shumica e sigurimeve detare është për ngarkesat detare, sigurimi i artikujve në tranzit me vlerë shumë të madhe, dhe të tilla si artet e bukura, etj. Sigurimi detar përbën 7% të Biznesit të Lloyd.70 mbulon të gjitha llojet e sigurimeve. Ky treg përfshin dëmshpërblimin profesional, neglizhencën mjekësore, aksidentet shëndetësore, përgjegjësinë e drejtorëve dhe oficerëve dhe përgjithësishtpërgjegjësinë e punëdhënësve. Kjo klasë sigurimi përbën 20% të Biznesit Lloyd, sipas annual reports 2013 të Llojd.71 Sektori i pronës është shumë i ndryshme, duke përfshirë çdo gjë, edhe duke mbështetur ndërtimin e Qendrës Tregtare Botërore, mbrojtjen e vendpushimeve, resorteve kundrejt dëmeve që shkakton stuhia, etj. Sigurimi i pronës përbën 22% të biznesit Lloyd.72 Në këtë sektor konkurrues, sigurimi motorrik zë 5% të biznesit të Llojd.73 Lloyd’s është udhëheqës i industrisë në tregun global të aviacionit duke përfshirë aviacionin e përgjithshëm, aeroportet, mbulimin e luftës dhe akteve terroriste, gjithashtu dhe mbulimin e biznesit satelitor. Tregu i aviacionit vazhdon të përfitojë më të mirën nga sistemet e reja të sigurisë, është rritur siguria, dhe rregullimi është përmirësuar, por performanca e kohëve të fundit, veçanërisht në linjat ajrore,

16

f) sigurim të energjisë74

g) sigurim jete75. Risigurimi76 tani shihet veçmas këtij sektori , që do të thotë se tani janë shtatë sektorëtë sigurimeve në tregun aktual Lloyd. Lloyd ofron të gjitha llojet e biznesit afatshkurtër dhe në të kaluarën ka ofruar sigurim jete dhe pse asnjëherë në shkallë të gjerë. Edhe pse, pas në shekullin e XVII, investitorët kishin pak alternativa për të investuar në një bazë me përgjegjësi të pakufizuar, nga mesi i shekullit XIX mundesitë për investime me përgjegjësi të kufizuar ishin bërë diçka e zakonshme. Megjithatë sistemi me përgjegjesi të pakufizuar në Lloyd, vazhdoi deri në vitin 199477 dhe vazhdon të ekzistoj edhe sot, edhe pse ështe zvogëluar në një shkallë të gjerë. Arsyeja se pse Lloyd ishte në gjendje të tërhiqte kapital me përgjegjësi të pakufizuar ishte natyra e investimit. Edhe pse “Emrat” kishin për detyrë të tregonin një nivel minimal të pasurisë , ata në të vërtetë nuk kishin pse ta paguanin atë. Prandaj i njëjti kapital që mund të përdorej për të mbështetur investimet në Lloyd, mund të investohej diku tjetër. Kapitali themeltar përdorej për të rritur investimet totale. Avantazhi i ofuar nga Lloyd është se nuk është nevoja të merret hua dhe për këtë arsye nuk ka interes për të paguar. Kthimi potencial i investimeve është i zmadhuar, rreziku po ashtu është i zmadhuar. Kapaciteti është aftësia për të pranuar primet, kështu që nëse një “Emër” blen 1 milion £ të kapitalit, atëhere sindikata do të pranoj prime, deri në vlerën 1 milion £ , për llogari të “Emrit”. Kostot e kapitalit do të variojnë sipas kushteve të tregut dhe reputacionit të sindikatës. Kapitali është një aset dhe mund të shitet, nëse investitori vendos të largohet nga Lloyd. Nëse sindikatat falimentojnë, kapaciteti nuk ka më vlerë. Atëherë “Emri” duhet të depozitoj kapitalin e kërkuar. Mesatarisht, kjo duhet të jetë rreth 40% e kapacitetit. Lloyd aplikon rrezikun e bazuar në kërkesat e kapitalit. Për këtë arsye, kjo përqindje do të varioj sipas natyrës së rrezikut të nënshkruar nga sindikata. Kështu që një ngjarje me rrezikshmëri të ulët si aksidentet motorike, mund të kërkoj një pagesë rreth 30 % të kapitalit, ndërsa një ngjarje me rrezikshmëri të lartë, si aksidentet ajrorë ose energjitikë, do të kërkojnë 50 % ose më shumë. Depozitat duhet të jenë në formën e instrumentave tregtare të gatshëm, kështu që aksionet ose letrat me vlerë do të jenë të përshtatshëm. Këto mbahen në mirëbesim nga Lloyd, të cilët janë përfituesit e rradhës së parë në asetet e sindikatës, në rast humbjeje. Çdo interes ose divident i fituar nga asetet i takojnë “ Emrit”.

1.3.1. Struktura dhe siguria në Llojd

Një sindikatë është tradicionalisht krijimi i një agjenti menaxhues, i cili tërheq një grup “Emrash” që bashkojnë kapitalet e tyre efektive për t’i siguruar sindikatës një

ka qenë zhgënjyes. Sektori mbetet shumë konkurrues me kapacitet të konsiderueshëm në dispozicion për shumicën e rreziqeve. Sigurimi i aviacionit përbën 3% të biznesit Lloyd.74 Ky treg është vazhdimisht në evolim, për sigurimin e pronës në (of shore dhe on shore) të fuçive të naftës dhe rafineritë e naftës për zhvillimin e energjisë të ripërtëritshme të sipërmarrjeve. Mbulimi është i lidhur me dëmet fizike dhe përgjegjësitë e riskut. Sigurimi energjisë përbën 6% të Biznesit të Lloyd.75 Sigurimi i jetës nuk përbënte një treg të zhvilluar në Llojd.76 Sot mbi 37% e biznesit të Llojd’s është veprimtaria e risigurimit, burim annual reports 2013 të Llojd.77 Llojd filloi të pranonte kompani si anëtarë, këta anëtarë-kompani që tashmë përbëjnë pjesën më të madhe të anëtarëve të Llojd, në ndryshim nga anëtarë individë, kanë përgjegjësi të kufizuar.

17

kapital të mjaftueshëm, për të nënshkruar. Agjenti menaxhues cakton agjensinë siguruese dhe ekipin e tyre, të cilët janë përgjegjës për transaksionet e sigurimit. Shumica e “Emrave” do të jenë të jashtëm ( investiturë pasive). Kohët e fundit, kanë dalë struktura alternative. Kur “Emri” është një degë e kompanisë së sigurimeve, ai do të kontrollojë sindikatën që do të themelohet nga ky Emër dhe padyshim do të caktojnë agjensinë e tyre siguruese. Një sindikatë tradicionale e Lloyd, është një ndërmarrje e vetme një vjeçare, që fillon nga 1 janari i çdo viti. Teknikisht, sindikata shpërndahet në fund të vitit dhe një sindikatë e re krijohet ditën tjetër, edhe nëse “Emra”anëtarë mbeten të pandryshueshëm. Ka shumë mundësi që disa “Emra” të japin dorëheqjen dhe kanë të drejtën e zëvendësimit. Llogaritja e humbjeve ose e fitimeve është komplekse. Lloyd zhvilloi një sistem unik të llogaritjes, sipas të cilit llogaritë përfundonin pas tre vitesh. Kjo e bëri më të lehtë për të arritur në një vlerësim të së drejtës të fitimit ose të humbjes, dhe të paguajnë ose të shqyrtojnë kërkesat e Emrave, sipas rastit të dhënë. Ky sistem përfundoi në vitin 2005dhe të gjitha sindikatat tani veprojnë mbi një bazë vjetore të llogarive. Në mënyrë që një sindikatë të shpërndajë fitimin, në radhë të parë duhet të jetë e sigurt për fitimin që është kryer, siç nuk mund të ketë një siguri që kërkesat në të ardhmen, nuk do të bëhen rreth policave të nënshkruara nga sindikata vitin e kaluar, por një siguri e tillë është arritur nga risigurimi78.

Siguria në Lloyd. Politikat në Lloyd sigurohen nga tre nivele të sigurisë financiare.Fillimisht humbjet paguhen nga asetet e sindikatës, kryesisht fondet e primit, por rezervat mbahen për të përmbushur mungesat. Nëse kjo është e pamjaftueshme, atëherë Emrat duhet të kontribuojnë deri në kufi të përgjegjësisë së tyre, nëse veprojnë me përgjegjësi të kufizuar, ose aq sa është e nevojshme , nëse ata operojnë me përgjegjësi të pakufizuar. Nëse kjo është e pamjaftueshme atëhere niveli i tretë i kapitalit do të vihet në veprim. Dy nivelet e para janë të ndryshëm, humbja duhet fillimisht të përballohet nga sindikata dhe anëtarët e saj, në bazë të përgjegjësisë individuale. Niveli i tretë është i përbashkët dhe përfshin komunitetin e Lloyd. Kjo bazohet në Fondin Qëndror. Fondi Qëndror u themelua në vitin 1927, pas dështimit të sindikatës Harrison. “Emrat” e kishin të pamundur të përmbushnin detyrimet dhe Lloyd u përball me mundësinë që dëmet të mos paguheshin. Kontributet vullnetare u kërkuan nga pjesa tjetër e tregut dhe kërkesat u vendosën në mënyrë të rregullt. Lloyd kërkon të ndaloj zgjidhje të tilla ad hoc në të ardhmen duke vendosur një taksë vjetore për firmat anëtare, duke krijuar Fondin Qëndror. Qëllimi i tij ishte që t’u japë zgjidhje kërkesave të mbajtësit të policës në rast të dështimit të sindikatës. Fondi ishte krijuar me kontributet e sindikatës dhe huasë së dhënë nga Lloyd. Përveç kësaj, Lloyd mund të vendos një taksë tjetër deri në 3% të nivelit të primit të dhënë nga një anëtar për të mbështetur Fondin Qëndror, i njohur si nivel i kërkueshëm.

1.3.2. Shtrirja e veprimtarisë së Lloyd. Avantazhet dhe Disavantazhet.

78 Arsyet për risigurim tentojnë të ndahen në katër kategori: për të mbrojtur një sigurues kundër shumë pretendime të mëdha; për të zvogëluar ekspozimin, për të marrë një përhapje ndërkombëtare të rrezikut; dhe për të rritur kapacitetin e Siguruesit të drejtpërdrejtë.

18

Lloyd’s sot është firma më e madhe e sigurimeve në botë, duke pasur një ecuri historike nga biznesi i sigurimeve detare, derisa sot mbulon me sigurime fusha të larmishme dhe të pazakonta, P.sh. në sigurimin e jetës së personaliteteve, të yjeve (këngëtarë, artistë, astronautë, personalitete shkencore, etj,) në sigurimin e mjeteve të sofistikuara si; anije kozmikë, avionë supersonikë, laboratorë të çmueshëm, etj, në sigurime për pajisje apo objekte relike, p.sh. avionë të Luftës së Dytë Botërore, muze etj, sigurim festash e ceremonish, p.sh. lojëra olimpike, kampionate, festa krishtlindjesh, etj, sigurim veprash artistike si; shfaqje, filma, etj. Së fundi, është krijuar sektori i risigurimit, i cili përfshin rreziqe nga të gjithë sektorët e tjerë79. Lloyd ushtron dukshëm një veprimtari globale. Aktualisht 78% e primit të saj vjen nga jashtë Britanisë së Madhe. Megjithatë, tregu më i rëndësishëm i Lloyd’s është Amerika e Veriut, e cila është përgjegjëse për 44% të primeve. SHBA ka provuar se është një burim i të ardhurave të konsiderueshme gjatë viteve. Fatkeqësisht, ajo ka provuar se është edhe një burim i shumë pretendimeve të rënda80. Modeli origjinal i Lloyd që çoi në pozicionin spikatës të Lloyd në botën e sigurimit ka çuar në një treg sigurimesh që tregon veçantitë, të paktën në krahasim me strukturën e përgjithshme. Ka pasur anë negative dhe pozitive, që dalin nga mënyra unike me të cilën Lloyd’s bën biznes;

Avantazhet e Tregut Lloyd. Siguri - premtimi nga Lloyd që anëtarët do të paguajnë deri në “qindarkën” e fundit, ka lindur nga fakti se pretendimet e vlefshme në policat e saj kanë qenë të plotësuara plotësisht gjatë një periudhe prej 325 vitesh. Mund ta krahasojmë këtë me një kompani me përgjegjësi të kufizuar, ku aksionerët gjithmonë mund të zgjedhin për të shkurtuar humbjet e tyre, likuidimin e kompanisë dhe të humbasin vetëm vlerën e tyre të aksioneve. Edhe pse futja e rregullimit të korporatës mund të shihet sikur e ka pakësuar këtë siguri, deri më tani, kjo nuk ka ndikuar në kulturën e Lloyd, ku pretendimet e vlefshme duhet të paguhen. Në të vërtetë, reputacioni i Lloyd u themelua duke patur një gatishmëri për të paguar, e cila mund të ilustrohet më së miri pas tërmetit në vitin 1906 në San Francisko81. Globalizimi - Sigurimi detar është nga natyra e tij ndërkombëtare. Duke ushtruar këtë biznes, Lloyd ka zhvilluar një rrjet të agjentëve82, korrespondentëve dhe kontakteve në të gjithë botën, duke i lejuar ata jo vetëm të tërheqin biznesin në fusha të tjera të sigurimit, por për të siguruar se ekspozimi i tyre është përhapur mirë83. Por është me të vërtetë e diskutueshme, nëse Lloyd ishte siguruesi i parë global.Specializimi - Ekspertiza e Lloyd’s në sigurimin detar ka kohë që është pranuar. Kjo formulë është përsëritur, duke e bërë një treg kryesor botëror në një numër fushash të tilla si; aviacioni dhe rreziqet politike.

79 Së bashku ata prodhuan të ardhura vjetore që arritën 18 milion £ në 2008.80 Në vitin 1906 në San Fransisco, në SHBA, ndodhi një tërmet dhe për të gjithë objektet e siguruara nga LLojd, Llojd’s përmbushi dëmshpërblimin. Kjo gjë ia rriti në kulm kredibilitetin në mjedisin amerikan.Shoqëria u zhvillua shumë dhe nisi të mbulonte sigurimet detare dhe tokësorë në mbarë botën, duke u marrë thuajse me të gjitha produktte e sigurimit që hasen edhe sot.81 nga një telegram i famshem dërguar nga djali i tij Cuthbert Heath , agjentit te Lloyd. Ajo deklaronte "Paguan të gjithe të siguruarit tanë, pa marrë parasysh kushtet e plota të policës së tyre."82 Sot numërohen mbi 200 firma anëtare të Llojd’s dhe që operojnë si ndërmjetës të saj (Llojd’s brokers). Firmat anëtare janë që nga firmat më të vogla, e deri në shoqëri shumëkombëshe.83 Lloyd pranon biznese nga mbi 200 vende dhe territore në mbarë botën, sipas annual report 2013.

19

Guximi - Lloyd ka qenë gjithmonë inovative në qasje, si dhe rruga kryesore në zhvillimin e shumë klasave të sigurimit, duke siguruar gjithashtu një pjesë të shëndoshë të tregjeve të reja. Ky është rezultat i strukturës së Lloyd. Mungesa e menaxhimit qendror, lejon sindikatat që të veprojnë në një mënyrë relativisht të pakufizuar, ndërsa homologët e tyre si p.sh. shoqëria e sigurimit, mund të jetë “mbytur” nga qëndrimet dhe rregulloret e korporatave.

Disavantazhet e Tregut Lloyd.

Përgjegjësia e pakufizuar. Edhe pse garanton siguri për politikat e ofruara, ai gjithashtu çon në probleme, kur pësohen humbje të mëdha nga “Emrat”. Protestat e kuptueshme nga ana e “Emrave” ishin interesante, të cilat vetëm shërbyen për të tërhequr vëmendjen e publikut për faktin se Lloyd ishte duke humbur para, dhe la të kuptohet se “Emrat” mund të refuzojnë të paguajnë.

Disavantazhi i dytë, mund të argumentohet në atë që Lloyd është i ekspozuar ndaj rreziqeve amerikane, në zonën jo detare dhe kjo ka ndodhur për shumë vite. Shumë nga “stuhitë” që kanë goditur Lloyd kanë qenë nga ana tjetër e Atlantikut. Edhe pse kërkesa për sigurimin jo-detar është e lartë veçanërisht në SHBA84, gjë që ka çuar në rritje të fortë të të ardhurave të primit, ajo shumë shpesh ka provuar edhe humbje.

Ndërsa guximi është një nga virtytet e Lloyd, ajo është gjithashtu një nga “veset” e saj. Ndërsa disa sipërmarrje të reja kanë qenë teper të suksesshme, të tjerët kanë qenë po aq katastrofike. Ky është një problem i pashmangshëm me produktet e reja të sigurimit, duke qenë edhe përvojat e para, të cilat janë themelore për të mundësuar një nënshkrim (underwriter ) të kujdesshëm.

Efikasitetit i Tregut. Në ditët e para të komunikimit modern, koncepti që kishte Lloyd ishte një model i biznesit, që i dha atij një avantazh konkurrues. Ky avantazh është “gërryer” nga zhvillimi i një shërbimi postar dhe telefonik efikas. Pas krijimit të infrastrukturës kompjuterike, faksit dhe email-it, ideja e ndërmjetësit që u përdor nga ky treg, filloi të duket i vjetëruar dhe tepër i shtrenjtë.

1.4. Sigurimi privat dhe sigurimi shoqëror.

Sigurimi shoqëror edhe pse e ka origjinën e tij te sigurimi privat, ka arritur të krijojë në momentin historik aktual, një fenomen tërësisht autonom, dhe dallon nga sigurimet private, jo vetëm në aspektin juridik, por edhe në aspektin teknik dhe ekonomik.85

Në mënyrë të veçantë funksioni social i këtyre sigurimeve për mbrojtjen e disa klasave shoqërore kanë futur në mekanizmat e sigurimeve, parime të huaja për sigurimet private. Ndër to mund të përmendim, parimin e solidaritetit dhe sistemin e shpërndarjes.

84 Sipas burimeve zyrtare të LLojd’s, annual reports 2013, 43% të tregut të sigurimeve e përbëjnë SHBA dhe Kanada.85 Donati Antigono,Volpe Putzolu “Manuale di diritto delle assicurazioni”, Decima edizione aggiornata, Giuffre editore, fq. 7.

20

Solidariteti86 është një koncept që nuk duhet ngatërruar me reciprocitetin. Reciprociteti në kuptimin teknik dhe ekonomik, kuptohet si mekanizëm i shpërndarjes së detyrimeve (pagesave) ndërmjet të gjithë subjekteve të ekspozuar ndaj rrezikut, dhe ky është aktiviteti i siguruesit privat. Ndërsa te Solidariteti, i cili karakterizon sigurimet shoqërore mungon identiteti midis subjekteve të ekspozuar ndaj rrezikut dhe atyre midis të cilëve ndahen detyrimet (pagesat) relative. Me fjalë të tjera, mungon ai reciprocitet i kërkuar midis subjekteve, të ekspozuar, e cila është tipike e sigurimit privat.Përvec kësaj me anë të sistemit të rishpërndarjes, përvec pjesëtimit në mënyrë solidare që kryhet midis individëve të futur në sigurim, në të njëjtën kohë realizohet edhe një tjetër pjestim midis brezave, dmth të paktën një pjesë e detyrimeve të brezave të parë do të përballohet nga brezat që do të hyjnë në administrim më pas.87Një sistem i këtij lloji nuk mundet të respektojë parimin e administrimit të kostos, që karakterizon biznesin(shoqëritë) e sigurimeve dhe në përgjithësi të gjithë aktivitetin sipërmarrës. Për këtë arsye sigurimet shoqërore operohen nga entet publike, të cilat mund të kërkojnë ndërhyrjen financiare të shtetit, në mbështetje të aktivitetit të tyre, dhe në mbrojtje të së drejtës së individëve, për të qenë të mbrojtur kur bëhen të paaftë për punë ose në pleqëri.88

1.5. Burimet89 e së drejtës së sigurimeve

Në shkencat juridike koncepti i burimit të së drejtës përdoret në një kuptim të posaçëm juridik; si burim i së drejtës konsiderohet ajo formë specifike, e posaçme, me të cilën vishen normat e së drejtës. Normat e së drejtës janë juridikisht të detyrueshme dhe sigurohen nga ana e shtetit, vetëm kur ekziston një formë e caktuar e shprehjes së këtij vullneti.90

Në doktrinë, burimi i së drejtës përcaktohet në dy kuptime: a) në kuptimin material dhe b) në kuptimin formal91. Përveç ndarjes së mësipërme, nga doktrina ndahen dhe dy kategori të tjera: burime të së drejtës kombëtare dhe burime të së drejtës ndërkombëtare. Burime të së drejtës kombëtare, janë ato burime që kanë origjinën në bazë dhe për zbatim të organizimit

86 Solidariteti përfaqëson përfitime në nivelin e të ardhurave bazë. Përvec të ardhurave bazë , solidariteti përfshin edhe skema në të cilat të gjithë banorët ose të gjithë qytetarët në rastet e një rreziku social trajtohen në mënyrë periodike me të ardhura nga Shteti. 87 Sistemi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri mbështetet mbi parimin “pay as you go”.88 Neni 52, Kreu IV “Liritë dhe të drejtat e konomike, sociale, dhe kulturore” i Kushtetutës së RSh sanksionon se “Kushdo gëzon të drejtën e sigurimeve shqoërore në pleqëri ose kur bëhet i paaftë për punë, sipas një sistemi të përcaktuar në ligj”89 Në gjuhën e së drejtës , me fjalën burime kuptojmë:

i. Autoritetin që ka pushteti të krijojë norma;ii. Rregullat e ndryshme që janë në zbatim,pra rregullat e detyrueshme për individët dhe gjykatat.

90 L.Omari, “Parime dhe institucione të së drejtës publike”,botimet Elena Gjika,Tiranë,1997.91 A.Aliu, “Burimet e së drejtës civile në Kosovë”, vep e.cituar, Prishtinë,1999. “Në teorinë juridike, ndarja në burime materiale dhe formale është e pakontestueshme. Mirëpo të kuptuarit e shprehjes në “kuptimin “material” dhe “formal” në teorinë juridike nuk është unike.Termi burim i së drejtës në kuptimin material, karakterizon faktet shoqërore prej të cilave vërtet paraqitet “buron” e drejta, ndërsa burim i së drejtës në kuptimin formal karakterizon aktin e përgjithshëm juridik, d.m.th. mjetin me të cilin shprehet burimi material i së drejtës”.

21

shtetëror të caktuar, pra bazohen në sovranitetin e shtetit shqiptar, ndërsa burimet e së drejtës ndërkombëtare, janë të krijuara mbi bazën e rregullave që kalojnë hapësirën e shtetit shqiptar. Burimi normativ kryesor i sigurimeve vullnetare është Kodi Civil në pjesën e V, Titulli II, nenet 1113 deri në 1161. Kodi Civil në pjesë të veçanta të tij shtron edhe parimet bazë të kontratës së sigurimit. Në shumë vende të sistemit ligjor kontinental, baza kryesore ligjore në fushën e sigurimeve është Kodi i sigurimeve, kjo dhe për shkak të rëndësisë së madhe ekonomike dhe sociale që paraqet veprimtaria siguruese. Kodet janë realizime të mëdha legjislative të shek XIX, dhe të gjysmës së parë të shek XX. Teknika e vjetër e bërjes së ligjeve bazohej mbi këto kritere: a) në kodet më shumë se në ligjet e tjera, duhet të përfshiheshin ato norma që ishin të destinuara për të rregulluar marrëdhënie të përgjithshme, ndërsa në ligjet e veçanta duhet të figuronin ato norma që rregullonin marrëdhënie që karakterizoheshin nga subjekte ose objekte të veçanta; b) në kodet më shumë se në ligjet e tjera, duhet të vendoseshin norma që vlenin për një kohë të pakufizuar, ndërsa në ligjet e veçanta duhet të vendoseshin norma të tilla që të zëvendësoheshin në një kohë pak a shumë të shkurtër me normat e tjera. Teknika e sotme e bërjes së ligjeve ka ndryshuar. Në përgjithësi mund të themi se Kodi Civil ruan ende një rëndësi të madhe si burim i njohjes të së drejtës. Ky Kod ka humbur rëndësinë e vet si burim i prodhimit të së drejtës: kërkesave të reja të bërjes së ligjeve, sot i përgjigjen ligje të veçanta, të cilat i shtohen Kodit Civil, në vend të ribërjes së Kodit. Kriza e kodeve është krizë e mënyrës së prodhimit të normave të së drejtës së përgjithshme. Është diskutuar në rrethin doktrinal apo ekspertëve të fushës, për një kodifikim tësigurimeve edhe në Shqipëri, por mendoj për shkak të arsyeve të mësipërme , si dhe tëtregut të pamaturuar të sigurimeve dhe paqëndrueshmërisë ekonomike, që ekziston në Shqipëri, rregullimi i këtyre marrëdhënieve nuk mund të ngrihet në nivel kodifikimi. Akti ligjor më i rëndësishëm për sigurimet në përgjithësi, dhe atyre vullnetare nëveçanti është Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”Hyrja në fuqi në 4 korrik të vitit 2014, zëvendësoi dhe shfuqizoi, ligjin e mëparshëm që rregullonte këtë lëndë, ligjin nr.9267 datë 29.07.2004 “Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime”. Ligji merr rëndësi të veçantë në forcimin dhe zhvillimin i sektorit të sigurimeve në vend, duke vënë theksin në garantimin e një mbrojtje efektive të interesave të konsumatorëve.Ligji gjithashtu, vendos parime dhe përcakton veprimtarinë dhe procedurat në lidhje mekrijimin, organizimin, administrimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit, në mënyrë që tregu i sigurimeve të funksionojënë një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe transparent, si dhe për të mbrojtur të drejtatdhe interesat e konsumatorit të përfshirë në një kontratë sigurimi. Përmirësimi i kuadrit ligjor, lindi si nevojë e kërkesës në rritje të tregut të sigurimeve, zhvillimeve më të fundit të këtij tregu, formën e re të mbikëqyrjes me bazë risku, si dhe për përmbushjen e angazhimeve të marra në kuadër të zbatimit të MSA-së dhe rekomandimeve të progres raporteve të viteve 2010-2011 të palës europiane: Detyrimin për t’u përqasur me Direktivat Europiane92 në fushën e sigurimeve.

95 Në qershor 1993, Këshilli Evropian , në mbledhjen e tij në Kopenhag , mori vendimin për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Europian me vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore . Më vonë ajo krijoi edhe kushtet që duhet të plotësojnë vendet aplikante. Përveç politikës dhe kriterit ekonomik, kriteri i

22

Në ligjin e ri të vitit 2014, janë përqasur një numër i konsiderueshëm i Direktivave Europiane, por në dispozitat kalimtare janë përcaktuar që një pjesë e tyre do të hyjnë në fuqi me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, si anëtare më të drejta të plota. Këto instrumente janë të detyrueshme për shtetet anëtare për të arritur objektivin e tyre, ndërsa shteti anëtar është i lirë të zgjedhë formën dhe mënyrën e arritjes së objektivit të parashikuar.Në përputhje me ligjin kombëtar kushtetues, Shteti mund tëzbatojë Direktivën përmes një ligji, një Rregullore ose akti administrativ. Me qëllim zbatimi, parlamentet kombëtare janë të lidhura me objektivin e Direktivës, në qoftë se atamarrin pjesë në të gjitha procedurat. Shoqëria e sigurimit, megjithëse rregullohet në rrugë të përgjithshme nga ligjet për shoqëritë tregtare, gjen dhe një rregullim dhe disiplinim të vecantë në ligje shprehimisht të krijuara për veprimtarinë e sigurimeve93. Harmonizimi, funksionimi dhe mbikëqyrja eshoqërive të sigurimit është përafruar me Direktivat Evropiane të fushës së sigurimeve.Disiplina e kontratave të sigurimit mbeti në thelb e pandryshuar, me përjashtim të ligjeve të posaçme që janë futur dhe rregulluar nga ligje të posaçme, figura të reja të sigurimit të detyrueshëm, disa prej tyre në (ekzekutimin) drejtimin e konventave ndërkombëtare. Përsa i përket sistemit të mbikëqyrjes së sigurimeve, ligji nr. 9572 datë 03.07.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare” përcakton rregullat për krijimin, përgjegjësitë dhe funksionimin e AMF, i cili zëvendësoi ligjin nr.9268 datë 29.07.2004 “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve”. Burim të së drejtës, të kësaj fushe janë edhe aktet nënligjore të dala në zbatim të ligjit.Duke qenë veprimari e veçantë , specifike, nga veprimtari të tjera biznesi, kryesisht janëtë shumta rregulloret e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare që rregullojnëaspekte të veçanta94 të këtyre marrëdhënieve. Së fundi, duhen përmendur si burime konvencionale dhe jo ligjore të kontratës , pra fryt i vullnetit të palëve, kushtet e përgjithshme të policës së sigurimit. Kushtet e përgjithshme të policës së sigurimit janë të gjitha klauzolat e vendosura nga siguruesi, në mënyrë standarte95, për të gjitha policat që mbulojnë një rrezik të caktuar. Funksioni i tyre është të krijojë raporte homogjene në lidhje me të njëjtin rrezik dhe të lehtësojë veprimet e përshkrimit dhe shpërblimet e dëmeve.

inkorporimit të Acquis të Komunitetit, duhej të plotësohej , dmth vendet aplikante duhet të ndërronin rregullat komunitare të krijuara për Tregun e vetëm, me ligjet e tyre kombëtare.Bazat thelbësore për ndjekjen e veprimtarisë së sigurimit janë në mënyrë të veçantë ligjet kombëtarembikëqyrëse të vendeve anëtare. Megjithatë, organet e Komunitetit do të kenë një mundësi për të inkurajuar shtetet anëtare, në bazë të Traktatit të KE-së, për të ndryshuar ligjet e tyre kombëtare. Kjo është bërë në përgjithësi përmes Direktivës.96 Ligji, si risi, parashikon shndërrimin e degës së shoqërisë së sigurimit të vendit të huaj/vendit anëtar ku përfshin proçedurat e shndërrimit, efektet juridike të shndërrimit, si dhe parashikon se dispozita të cilat lidhen me veprimtarinë e sigurimit dhe/ose ndërmjetësimit në sigurime, në/nga vendet anëtare, zbatohen vetëm pas anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.94 Për më tepër, shih faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.95 Kontratat e sigurimit, si shumë kontrata të konsumit, janë forma të standardizuara, të ofruara në bazë të zgjedhjes së lirë. I siguruari nuk ka mundësi të negocioj mbi kushtet, afatet, çmimin, dhe as nuk e shohin linjën e veprimit deri pasi të kenë përfunduar blerjen. Kontratat e sigurimit janë dokumente komplekse dhe teknike, që shumë pak të siguruar mund t’a lexojnë ose ta kuptojnë, pasi këto ide janë hulumtuar në literaturën shkencore. Autoriteti mbikëqyrës është organi rregullator ,që kontrollon përmbajtjen e policave të sigurimit në mënyrë të rëndësishme dhe thelbësore.

23

1.6. Ndërtimi i institucionit të sigurimeve në Europë

Ndërtimi i Europës institucionale është realizuar me një dinamikë të dyfishtë : forcimit të institucioneve nga njëra anë dhe zmadhimit gjeografik nga ana tjetër.Akti themelues i Europës është padyshim Traktati i Romës nënshkruar më 25 mars 195796 dhe i njohur si Traktati Themelues i Komunitetit Ekonomik Europian, i cili është marrë edhe me krijimin e një tregu të përbashkët në fushën e sigurimeve97.Parimet themelore të sigurimeve ishin deklaruar në Traktatin e Romës; ato janë liria e themelimit98dhe liria për të ofruar shërbime99. Qëllimi ishte për të krijuar një treg ku siguruesit, duke patur zyrat e tyre qëndrore në një shtet anëtar do të jenë të lirë për të vepruar në të gjitha shtetet e tjera anëtare dhe në të njëjtën kohë për të siguruar se konkurrenca ndërmjet tyre të mos ishte e kufizuar .

1. Mjetet juridike të politikës komunitare

Sipas nenit 189 të Traktatit të Romës, “Këshilli” dhe “Komisioni” i KomunitetitEuropian vendosin rregullore, lëshojnë direktiva, marrin vendime dhe rekomandojnë ose japin opinione për realizimin e misionit të tyre. “Rregullorja” ka një qëllim të përgjithshëm, ajo është detyruese në gjithë elementët e saj dhe është e zbatueshme në të gjitha shtetet anëtare. “Direktiva” detyron çdo shtet anëtar të cilit i drejtohet, ku për tu realizuar, i lihet në kompetencë autoriteteve kombëtare të zgjedhin formën dhe mjetet. “Vendimi” është akt i detyrueshëm në të gjithë elementët e tij, për vendin destinator për të cilin është marrë. “Rekomandimet” dhe “opinionet” nuk janë të detyrueshme.

a) Proçedura e përpunimit të direktivave

E drejta europiane e sigurimeve është krijuar kryesisht nga “Direktivat”, proçedura e të cilave, fatmirësisht u thjeshtua me Aktin Unik të vitit 1986. Në fakt tani e në vazhdim, neni 100 A i Traktatit, parashikon se për të realizuar qëllimin e tregut të brendshëm, Këshilli që vepron me shumicë të cilësuar (me propozim të Komisionit, në bashkëpunim me Parlamentin Europian dhe pas këshillimit me Komitetin Ekonomik e Social) vendos masa në lidhje me përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shteteve Anëtare, të cilat kanë si objekt të tyre krijimin dhe funksionimin e tregut të brendshëm.

b) Krijimi i një Komiteti Sigurimesh

Nga një Direktivë e miratuar në 19 Dhjetor 1991, e cila ka hyrë në fuqi në 1 Janar 1992, u ngrit Komiteti i Sigurimeve.

96 Hyrja në fuqi daton më 1 janar 1958.97 Për më tepër shiko J.C.Guatron, Droit Europeen , Dalloz,12 edition, 2006.98 artikulli 52 i Traktatit.99artikulli 59 i Traktatit.

24

Komiteti i Sigurimit u formua nga përfaqësuesit e Shteteve Anëtare dhe u kryesua nga Komisionet e Komunitetit Ekonomik Europian. Ai synon të saktësojë përshtatjet e teknikave të nevojshme me anën e Direktivave, të interpretojë dispozitat, dhe të mbikëqyrë zbatimin e një regjimi reciprociteti, përsa i takon vendeve të treta. Komiteti Europian i Sigurimeve (CEA)100 i cili përbën një Federatë të Shoqatave Kombëtare të shoqërive të sigurimeve, lejon siguruesit europianë të analizojnë të gjitha problemet që hasen në evoluimin europian të sigurimit dhe në caktimin e objektivave të përbashkëta. CEA është për rrjedhojë një organizëm profesional që mbron interesat e siguruesve europianë përballë forumeve europiane.

c) Përparësia e të drejtës europiane mbi të drejtën kombëtare

Direktiva e vendosur nga Këshilli, nuk është drejtpërdrejt e zbatueshme për shtetet anëtare, por ajo iu “njoftohet” shteteve, dhe për këtë çdo shtet ka një afat kohor që përgjithësisht është në rendin e tetëmbëdhjetë muajve, për të futur përmbajtjen brenda ligjit të vet material, duke marrë masat legjislative, rregullatore apo administrative të nevojshme.Problemi i zbatimit të së drejtës europiane nga juridiksionet kombëtare, veçanërisht në rast konflikti me një ligj të mëvonshëm, sot rregullohet si vijon:

Gjykata e Lartë ka pranuar përparësinë e traktatit mbi ligjin kombëtar, edhe atij të mëvonshëm me vendimin e datës 22 tetor 1970. Pak pas vendimit Jacques Vabre,nga Dhoma e Përzier më datë 24 maj 1975 deklaroi në mënyrë kategorike se e drejta europiane përbën “një rend juridik që ka integruar vetë shtetet anëtare”, do të thotë që e drejta europiane nuk është një korpus i thjeshtë normash ndërkombëtare i detyrueshëm për vetë shtetet, por një e drejtë e kërkueshme drejtpërdrejt nga individët para gjykatave franceze. Për rrjedhojë, gjyqtari kombëtar është bërë një gjyqtar i vërtetë europian i të drejtës komunitare.

Këshilli i Shtetit e ka pranuar këtë përparësi akoma më shumë kohët e fundit nga vendimi i Nicolo, i marrë më datë 20 tetor 1989; Gjykata e Lartë saktësoi se Gjykata administrative ka për detyrë të mos zbatojë një ligj pasues, që bie në kundërshtim me normën ndërkombëtare. Kështu Traktati i Romës, rregulloret dhe direktivat komunitare do të imponojnë padyshim ligje dhe dekrete të mëpasshme që janë deklaruar të paaplikueshme, nëse nuk pajtohen paraprakisht me tekstet euoropiane.

Që në fillimet e viteve 1960, Komisioni Evropian është përpjekur për realizimin e një Tregu të Vetëm për sigurimet, megjithëse deri tani vetëm me një sukses të kufizuar. Pavarësisht nga fakti se tre breza të direktivës së sigurimit kanë zbatuar lirinë e themelimit dhe lirinë e shërbimeve, kompanitë e sigurimit ofrojnë mbulim të sigurimit në shtetet e tjera anëtare, vetëm kur rreziqet e mëdha janë të përfshira, ndërsa vetë ata në thelb përmbahen nga bizneset ndërkufitare ku i referohet rreziqeve të vogla komerciale dhe rreziqe të konsumit. Zakonisht kjo gjetje i atribuohet kombinimit të dy faktorëve,përkatësisht;

100 nuk duhet ngatërruar “Komiteti i Sigurimeve” me“Komitetin e Bankave”, i cili që tani e tutje është një ingranazh europian.

25

c) mungesës së rregullave harmonizuese në kontratat e sigurimit, dhe d) zgjedhjen e rregullave të përshtatshme të ligjit.

Që kjo e fundit të mundësojë zbatimin e ligjit të shteteve anëtare, ku konsumatori ka qëndrim të përhershëm, kompanitë e sigurimeve duhet të përputhen me kërkesat e 28ligjeve të ndryshme kombëtare të kontratës së sigurimit, në qoftë se ata duan të ofrojnë kontrata sigurimi në Evropë. Mesa duket kjo përfshin që shpenzimet të jenë jashtë çdo përpjestimi për përfitimet e pritshme. Në këtë kuadër është sot gjerësisht e njohur që realizimi i një tregu të vetëm për sigurime kërkon harmonizimin e ligjit të kontratave të sigurimit. Që të arrihet ky qëllim kërkohet koordinimi i dispozitave kombëtare të vendeve anëtare përkatëse, problem ky që ka qënë në rendin e ditës të Komuniteteve Europiane gati 25 vjet më parë101 . Vendet kontinentale europiane gjithashtu i kanë konsideruar dhe perceptuar sjelljet konsumatore, qëndrimin e ligjit anglez, si një pengesë të madhe, për më shumë unitet në ligjin e kontratave të sigurimit. Në këtë kuadër, për çdo përpjekje të re për të harmonizuar ligjin e kontratave të sigurimit, do të duhet të shtrohet pyetja; nëse ligjet e kontratës së sigurimit për shtetet anëtare, janë me të vërtetë shumë të ndryshëm për t’u harmonizuar? Në mënyrë të veçantë , do të duhet të trajtohet, nëse qasjet e të drejtës zakonore dhe të vendeve të ligjit civil, për sa i përket mbrojtjes së konsumatorëve janë me të vërtetë diametralisht të kundërta, siç pretendohet nga shumë autorë?Duhet që të hedhim dritë në këto dy pyetje, duke ofruar një analizë krahasuese të dy prej çështjeve më të përhapura në kontratën e sigurimit : detyrën parakontraktuale të mbajtësit të policës për bërjen të ditur të informacionit dhe detyrat kontraktuale të mbajtësit të policës gjatë ndodhjes së rrezikut . (kjo mbetet për t’u trajtuar në një punim të ardhshëm) Ajo që vihet re, edhe nga autorë të ndryshëm është se dallimet midis vendeve të comon law dhe civil law janë në fakt të vogla, për dy çështjet që u përmendën.

1 . E kaluara : Harmonizimi i ligjit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve.Realizimi i tregut unik për sigurime ka qenë në axhendën e Komunitetit Evropian për një kohë shumë të gjatë. Në vitin 1961 Komisioni Evropian kishte kaluar " Programet e Përgjithshme për heqjen e kufizimeve për lirinë e përgjithshme dhe lirinë për të ofruar shërbime ", ku secili shtet parashikonte koordinimin e ligjit të sigurimit dhe kontratës së mbikëqyrjes së sigurimit102. Megjithatë, zhvillimi i Tregut të vetëm, doli më i vështirë nga ç’pritej103 : Konceptet e ndryshme të shteteve anëtare dhe idetë e ndryshme lidhur me përmbajtjen dhe shkallën e sigurimit, mbikëqyrjen si dhe me shkallën e mbrojtjes së konsumatorit, bllokuan çdo lloj diskutimi. Komisioni Evropian nuk mundi ta realizonte.

101 Komisioni Evropian ka dorëzuar edhe një Projekt-Direktivë mbi koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me kontratën e sigurimit. Megjithatë, Shtetet Anëtare nuk qenë në gjendje të arrinin marrëveshje mbi draftin që i konsideronte (trajtonte) dallimet në mes ligjeve të kontratës së sigurimit të Shteteve Anëtare, në përgjithësi dhe dallimet në mes të drejtës zakonore dhe vendeve të drejtës civile në veçanti, si shumë të konsiderueshme.102 Programi i Përgjithshëm për heqjen e kufizimeve për lirinë e ofrimit të shërbimeve ( OJ franceze dhe gjermane version 1962 Nr 2/32 , Angleze botim të veçantë : Series II Vëllimi IX , 3 ) , Programi i Përgjithshëm për heqjen e kufizimeve në lirinë e vendosjes, ( frëngjisht dhe gjermanisht version OJ 1962 Nr 2 /36, botim të veçantë : Seritë II Vëllimi IX ) .103 Shiko për më tepër, H.Favre, L’assurance et le Marche Commun; les coordinations indispensables dans le domaine du droit prive, Etudes Besson, LGDJ, 1976, fq.121.

26

Fillimet e vitit 1970, shënuan një zhvillim të ri në Tregun e vetëm për sigurime.104Ajo u përqendrua në harmonizimin e mbikëqyrjes të së drejtës së sigurimit dhe në thelb u zhvillua në tre faza :

Në fazën e parë - Gjatë vitit 1970, gjenerata e parë e direktivave të sigurimit ndërtoi kornizat për themelimin e kompanive të sigurimit105, si dhe kushtet për ushtrimin e biznesit të sigurimit . Faza e dytë - në vitin 1980, gjenerata e dytë e direktivave të sigurimit hodhi themelet për realizimin e lirisë së shërbimeve106 që ishte lënë pas dore në fazën e parë.

Në këtë pikë, duhet përmendur një zhvillim i kohëve të fundit në Gjykatën Evropiane i juridiksionit të Drejtësisë107 në lidhje me lirinë e themelimit. Në një rast danez lidhur me regjistrimin e një selie të shoqërisë tregtare, Gjykata vendosi se ajo ishte në kundërshtim me lirinë e themelimit dhe refuzoi regjistrimin e degës së një firmë e themeluar drejt sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar. Vetëm sepse ajo donte të kryente të gjitha bizneset e saj nëpërmjet degës dhe për shkak se ajo nuk kishte aktivitete të vërteta në shtetin e regjistrimit. Pa hyrë më thellë në analizën e Centros dhe kryesisht në pasojat e saj për të drejtën e kompanive ndërkombëtare, një tipar i vendimit duhet të veçuar, se çfarë Gjykata deklaroi në paragrafin e 27 të saj: ' … Fakti që një shtetas i një Shteti Anëtar që dëshiron të ngrejë një kompani dhe zgjedh për ta formuar atë në Shtetin Anëtar, rregullat e ligjit të kompanive të cilit, i duken atij më pak kufizuese për të ngritur degë në shtetet e tjera anëtare, në vetvete nuk mund të përbëjë një abuzim me të drejtën e themelimit.”E drejta për të formuar një kompani në përputhje me ligjin e një Shteti Anëtar dhe për të krijuar degë në Shtetet e tjera Anëtare është e natyrshme në ushtrimin e një tregu të vetëm si dhe të lirisë së krijimit të garantuar nga Traktati”.

Në këtë kontekst është e rëndësishme për t'iu referuar Direktivës 95/26/EC, e njohur si Direktiva BCCI, që është miratuar si pasojë e falimentimit të Bankës së Kredive dhe Tregtisë Ndërkombëtare. Urdhëri që Shtetet Anëtare vendosin për kërkesa të caktuara të krijimit të kompanive tregtare në sektorë të veçantë të industrisë , në mesin e tyre janë edhe kompanitë të cilat marrin përsipër biznesin e sigurimeve. Neni 3 paragrafi 1, futur në vijim të nenin 8 të Direktivës 73/239/EEC dhe përkatësisht Art 8 të Direktivës 79/267/EEC sipas së cilës; “Shtetet anëtare do të kërkojnë që selitë e shoqërive të sigurimit të vendosen në të njëjtin vend anëtar, si zyrat e tyre të regjistruara”. Në kontekstin e çështjes Centros kjo dispozitë duket e çuditshme, dhe mund të shkohet deri

104 Shih për detaje, lidhur me zhvillimin e Tregut Unik për sigurimet Basedow , Rasti për një Kod Europian të kontratës së sigurimeve, 2001, fq 570-573( në tekstin e mëtejshëm Basedoë , Kodi Evropian i Sigurimit) ; Basedow , Tregu Evropian i sigurimeve , Harmonizimi i Ligjit kontratës , dhe Politikat e Konsumatoritfq. 496-500.105 Direktiva e parë e Këshillit 73/239/EEC, 24 korrik 1973 mbi koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative lidhur me marrjen dhe ndjekjen e biznesit të sigurimit të drejtpërdrejtë , përveç sigurimit të jetës ( OJ 1973 Nr L 228/3 ) ; Jacques Toussaint,” L’instauration de la liberte d’etablissement en assurance-dommage, RGAT 1973, fq.579. Direktiva e parë e Këshillit 79/267/EEC për sigurimin e jetësmë 5 mars 1979.106 Artikulli 59 dhe në vazhdim i Traktatit të Romës.107

Rasti C 212/97 gjykimi i datës 9 Mars 1999, Centros Ltd v Erhvervs- og Selskabsstyrelsen.

27

aty për ta konsideruar atë si "e zëvendësuar" me vendimin e Gjykatës në rastin e vitit 1999, si Direktiva 95/26/EC padyshim rrjedh nga ' epoka para Centros '. Megjithatë për të nxjerrë një përfundim të tillë do të ishte disi e nxituar. Para së gjithash , ka dallime të konsiderueshme në faktet në fjalë , si Centros që u përqëndrua në një kompani private të kufizuar, e cila kurrë nuk do të mund të marri gjithsesi biznesin e sigurimit. Megjithatë,kjo nuk do të ishte hera e parë që konkluzionet e përgjithshme janë tërhequr nga një rast duke vendosur një situatë shumë specifike .Prandaj, argumenti në vijim duket më bindës për të shpjeguar rëndësinë e Direktivës BCCI . Në vetë çështjen Centros, Gjykata pranon se:' ... një Shtet Anëtar, mund të miratojë masa për të parandaluar përpjekjet e caktuara të shtetasve të tij, për të shmangur legjislacionin e brendshëm, duke pasur ndihmën e mundësitë të ofruara nga Traktati ' për më tepër shprehet se' ... dispozitat e ligjit kombëtar në rastin në fjalë, zbatimi në të cilën palët e interesuara kanë kërkuar të shmangin , janë rregullat e formimit të kompanive, dhe jo rregullat që kanë të bëjnë me përqëndrimin në tregje të caktuara të profesioneve apo bizneseve " .Në këtë mënyrë Direktiva BCCI ende gjen justifikimin e saj, ashtu siç zbatohet në tregtinë e një biznesi të veçantë, e në këtë mënyrë të mund të diskutohet kjo çështje edhe për biznesin e sigurimeve . Mjafton të themi në të tashmen, se Centros lejon spekulimet se Gjykata do të mund të ketë këtu një “goditje” dhe të filloi edhe një tjetër zhvillim në këtë drejtim , pra drejt një liberalizimi më të madh të ligjit të kompanive gjithashtu edhe në lidhje me dispozitat e veçanta që zbatohen në biznesin e sigurimit . Në funksion të sigurimit të rreziqeve të mëdha është vendosur parimi i origjinës, i cili jep autorizimin dhe mbikëqyrjen e kompanive të sigurimit në vendin e tyre dhe futi licencën e përbashkët europiane, që lejon kompanitë e sigurimit për të ofruar shërbimet e tyre në të gjitha shtetet anëtare, (pa diskriminim) nëse ato kanë qenë më parë të autorizuara për të ushtruar biznesin në një tjetër shtet. Përveç kësaj, janë harmonizuar rregullat e ligjit për kontratat e sigurimit .

Faza e tretë -Në fillim të viteve 1990 , gjenerata e tretë e direktivave të sigurimit ka thelluar më tej harmonizimin e ligjit të mbikëqyrjes së sigurimeve, duke zgjeruar parimin e origjinës dhe licencën e përbashkët europiane108 për sigurimin e rreziqeve të vogla komerciale dhe konsumatore 109.Në harmonizimin e mbikëqyrjes së ligjit të sigurimeve, Komisioni Evropian ka konsideruar fillimisht harmonizimin e ligjit të kontratave të sigurimit, si pjesë përbërëse e realizimit të një tregu të vetëm për sigurimet." Programi i Përgjithshëm “për heqjen e kufizimeve ekzistuese për lirinë e shërbimeve” që ishte miratuar në vitin 1961 parashikonte që:“ ligjet në kontratën e sigurimit të shteteve anëtare duheshin harmonizuar për sa i përket dallimeve në mes të ligjit kombëtar, i cili do të çonte në pasoja negative për palët e siguruara, dhe të tretët”. Për sa i përket përmbajtjes u përqëndrua kryesisht nëpropozimin për harmonizimin e detyrimeve të të siguruarit dukshëm detyrën e tij para-kontraktuale të bërjes së ditur të informacionit. Propozimi gjithashtu përmbante dispozita që kanë të bëjnë me mos pagesën e primit, zgjidhjen e kontratës së sigurimit, si dhe të drejtat e palëve të treta beneficiare. Pavarësisht negociatave intensive midis shteteve anëtare përsëri nuk u arrit një konsensus. Një përpjekje e fundit është bërë për ofrimin e

108 Sistemi i licencës unike e cila hyri në fuqi në 1 korrik 1994.109 Direktiva për rregullimin ligjor të kontratave te sigurimit.

28

konsensusit kur u miratua brezi i tretë i Direktivave të sigurimit. Megjithatë, kur këto orvatje dështuan, Komisioni Europian deklaroi se nuk ishte një kusht i domosdoshëm për realizimin e tregut të përbashkët harmonizimi i ligjit të kontratave të sigurimit. Si konkluzion, ligji i kontratës së sigurimit me pak përjashtime mbetet një fushë kryesore për ligjet kombëtare të shteteve anëtare, deri tani.

2 . E tashmja : Mungesa e vazhdueshme e transaksioneve ndërkufitare.

Për shkak të miratimit të tre gjeneratave të Direktivave të sigurimit dhe të zbatimit të tyre në Shtetet Anëtare, pengesat më të rëndësishme në realizimin e lirisë së vendosjes dhe lirisë së shërbimeve janë hequr. Megjithatë, deri më sot tregu i vetëm për sigurimet e vogla komerciale dhe të konsumit, nuk është realizuar me të vërtetë: Kompanitë e sigurimeve në thelb, përbëhen nga aktivitete ndërkufitare të drejtpërdrejta, aq sa rreziqe tëvogla komerciale dhe të konsumit janë të përfshira. Kompanitë e sigurimit të angazhuara në biznesin jashtë vendit, e bëjnë këtë me ndihmën e filialeve apo degëve, të cilat janë krijuar në përputhje me ligjin e Shtetit Anëtar, në të cilin mbulimi i sigurimit është ofruar.Mungesa e aktivitetit ndërkufitar në lidhje me rreziqet e vogla komerciale dhe të konsumit, zakonisht iu atribuohet bashkëveprimit të dy faktorëve :

- Së pari, mungesa e një ligji të përbashkët, ose të paktën të harmonizuar, ligjin e kontratës së sigurimit,

- Së dyti, hartimin e rregullave ligjorë në kontratën e sigurimit.Që nga implementimi i brezit të dytë të Direktivës së sigurimit, zbatohet ligji i shtetit anëtar ku konsumatori ka residencën e tij / të saj të përhershëm. Për të ofruar mbulimin në sigurim për rreziqe të vogla komerciale dhe të konsumit në një shtet tjetër anëtar,kompanitë e sigurimeve, duhet të përshtatin politikat e tyre të sigurimit në mënyrë të dukshme e të detyrueshme. Ky proçes është i komplikuar dhe i kushtueshëm. Sigurimi është një produkt jomaterial që është ekskluzivisht i përcaktuar në dispozitat ligjore. Nëdallim nga mallrat të tilla si: makina, radio, etj, mbulimi me sigurim varet nga një kornizë e caktuar ligjore dhe është subjekt i ndryshimeve, në qoftë se ajo është bartur nga një sistem ligjor në tjetrin . Si rezultat, ofrimi i sigurimit në vendet në zhvillim që nuk kanë të njëjtin ligj, duke ofruar produkte të ndryshme sigurimi, do të ndodhë vetëm nëse kostoja e shkaktuar është gjithashtu më e vogël se përfitimet e pritshme. Në fakt, kompanitë e sigurimit, sot nuk janë të gatshëm për të marrë kosto, përveç kësaj angazhohen drejtpërdrejt në biznes jashtë vendit. Kjo dëshmon se zgjedhja e ligjit, rregullave për kontratat e sigurimit, të kombinuara me mungesën e ligjit të përbashkët të kontratës së sigurimit, në mënyrë efektive pengon realizimin e tregut të vetëm.

3 . E ardhmja : Harmonizimi i Ligjit të Kontratës së Sigurimeve .

Për të krijuar një treg të vetëm në sigurime, tre janë masat që duhet të ndërmerren për t’u diskutuar nga vendet anëtare: :

i. zgjedhja e lirë e ligjit, për rreziqet e vogla komerciale dhe të konsumit;ii. harmonizimi i ligjit të kontratave të sigurimit;

iii. implementimin e mundshëm të një kontrate sigurimi Evropian.

29

Harmonizimi i kontratës të sigurimit duket më premtuese. Kjo nuk është miratuar vetëm nga shumica e akademikëve, por edhe nga Komuniteti Ekonomik dhe Social Evropian, dhe më e rëndësishmja nga Komisioni Evropian. Efektet negative të divergjencave (ndryshimeve) kombëtare të ligjit të kontratave të sigurimit, sugjeroi që " konvergjenca e masave të tilla mund të nevojiten për të balancuar nevojën për uniformitetin më të madh të rregullave kombëtare me nevojën për të ruajtur risi produkti dhe zgjedhje ". Megjithatë, dallimet e pozitës së Komisionit mund të shpjegohen se ligji në bazë të kontratave të sigurimit është i veçantë në të paktën një pikë : në kontrast me ligjin e përgjithshëm të kontratës ai merret me një produkt të thjesht juridik dhe kjo është formuar ekskluzivisht nga ligji i zbatueshëm për kontratën. Për shkak të divergjencës substanciale të ligjeve , bizneset kërkojnë të ofrojnë produkte krejtësisht të ndryshme për shitjen e sigurimit jashtë vendit . Kjo ofron një pengesë për të dalluar Tregun Uniktë sektorit të sigurimeve nga industritë e tjera.

Lind pyetja nëse përpjekje të reja për të harmonizuar ligjin e kontratave të sigurimit mund jenë më të suksesshëm gjatë 1980-ës se sot ? Një përgjigje definitive është e pamundur. Në fund të fundit, arsyet e shumta kanë kontribuar në dështimin e direktivës lidhur me kontratat e sigurimit. Megjithatë, në 25 vitet e fundit shumë faktorë politik, ekonomik dhe ligjor, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në dështimin e përpjekjeve të para të harmonizimit, kanë ndryshuar :Së pari , në krahasim me vitin 1980, interesat në ligjin e kontratës së sigurimit dhe rolin e saj për tregun e vetëm janë rritur ndjeshëm. Kjo për shkak se mbështetet në çështje tëtjera, në mënyrë të dukshme në autorizimin dhe mbikëqyrjen e kompanive të sigurimit që duken të rëndësishme për realizimin e tregut unik, dhe në harmonizimin e ligjit të kontratës së sigurimit. Tre gjenerata të direktivave të sigurimit kanë ndihmuar për të kapërcyer kufizimet e presionit mbi lirinë e vendosjes dhe lirinë e shërbimeve.Së dyti , në fillim të viteve 1980, studimet krahasuese mbi gjendjen e ligjit të kontratave të sigurimit në Shtetet anëtare të Bashkimit Europian në thelb mungonin 110.Në këtë kuadër, vetëm dy çështje u diskutuan gjatë vitit 1980 dhe të dy çështjet kanë luajtur një rol vendimtar në dështimin e Direktivës së propozuar për kontratat e sigurimeve:Së pari, lidhja e ngushtë ndërmjet ligjit të kontratave të sigurimit dhe ligjit të përgjithshëm të kontratave , Së dyti, ndryshimi mes ligjeve të kontratës së sigurimit të shteteve anëtare, në veçanti dallimet mes sistemit ligjor common law dhe sistemit ligjor civil law.

a )Ligji i kontratës së sigurimit dhe ligji i detyrimeve kontraktuale : Të ngjashëm ?

Lidhja e ngushtë ndërmjet ligjit të kontratave të sigurimit dhe ligjit të përgjithshëm të detyrimeve kontratuale ka një rol të madh në dështimin e përpjekjes së parë të harmonizimit. Në fakt, nuk mund të mohohet që bashkëveprimi në mes të dyve dhe 110 Kohët e fundit , megjithatë , Max - Planck - Instituti krahasues dhe të drejta private ndërkombëtare në Hamburg ( Gjermani ) ka botuar një studim të plotë që kanë të bëjnë me gjendjen e ligjeve të kontratës sigurimit. Studimi trajton pothuajse të gjitha aspektet e ligjit të kontratave të sigurimit - nga forma e pagesës së primit të kontratës të sigurimit , pas ndodhjes së ngjarjes së sigurimit, - në këtë mënyrë krahasuese dhe ka hedhur themelet e nevojshme për tentativa serioze për harmonizimin e ligjit të kontratës së sigurimit .

30

reputacioni i ligjit të kontratave të sigurimit, tërheq shumë teorinë e ligjit të kontratave dhe bën që harmonizimi të jetë i vështirë. Për të dhënë një shembull: Të gjitha ligjet kombëtare të kontratës të sigurimit në Europë zbatojnë dispozitat e përgjithshme të ofertës dhe pranimit për të përcaktuar nëse një kontratë sigurimi ka qenë lidhur. Ndarja e çështjes së formimit të një kontrate sigurimi nga çështja e formimit të kontratave në përgjithësi, vështirë të jetë e mundur. Në çdo rast ajo nuk duket e këshillueshmepavarësisht faktit që, ligji i kontratës së sigurimit dhe ligjet e përgjithshme të kontratës janë ndërlidhur ngushtë, kjo nuk do të thotë që harmonizimi i formës nuk mund të ndodhë pa harmonizimin më vonë. Kjo është kryesisht për shkak se mjedisi ligjor në Evropë ka ndryshuar gjatë 25 viteve të fundit. Ashtu si shumë fusha të tjera të ligjit, ligjet e përgjithshme të kontratave të shteteve anëtare të Bashkimit Europian janë përafruar. Mbi të gjitha, themelet e një ligji të përbashkët evropian të kontratës janë hedhur;Së pari , Komisioni Lando ka publikuar Parimet Evropiane të ligjit të kontratës.Së dyti, Instituti për Unifikimin e të drejtës private ( UNIDROIT ) ka zhvilluar Parimet e Ndërkombëtare Tregtare të kontratës . Të dy grupet e rregullave krijojnë bazën për ligjin e përbashkët kontraktual evropian të bazuar në hulumtimet krahasuese dhe analiza funksionale.

\

31

KREU II

KUPTIMI I SIGURIMIT DHE PARIMET KRYESORE

Gjatë historisë së njerëzimit, kanë ndodhur raste të papritura dhe humbje ekonomikepër shkak të katastrofave natyrore, sëmundjeve, vjedhjeve, zjarreve, epidemive, etj. Me funksionimin e sistemit të sigurimit, humbjet kanë mundësi të parashikohen, të jenë tëfinancuara dhe të rishpërndahet rreziku. Sistemi i sigurimit mundëson, dmth arrin tërishpërndajë vlerën e humbjes përmes grumbullimit të paradhënies (primit) nga cdo pjesëmarrës në sistem. I siguruari gjatë pagesës së primit, pasurohet me sigurim, dhe nëqoftë se pëson dëm të konsideruar, institucioni i sigurimit do të dëmshpërblejë dëmin.

2.1. Kuptimi i sigurimit, konceptet kryesore.

Ç'rol luajnë sigurimet? Ç'funksione kryejnë? Ekzistenca e një tregu të shëndoshë sigurimesh është pjesë përbërëse thelbësore e çdo ekonomie të suksesshme. Fakti që për sigurimet flitet më pak se për institucione të tjera financiare (si p.sh. bankat) nuk pasqyron rëndësinë e tyre të vërtetë. Shumë shkrimtarë të historisë së ekonomisë dhe historisë së sigurimeve komentojnë lidhjen ndërmjet një tregu sigurimesh të shëndoshë dhe zhvillimit industrial. “Ngritja e Britanisë si fuqi e madhe tregtare dhe fakti që, në të njëjtën periudhë, posedonte sigurime nga zjarri të një niveli të lartë, nuk është thjesht koiçidencë111”. Çfarë roli luajnë sigurimet në zhvillimin ekonomik? Faktet tregojnë se sigurimet kontribuojnë materialisht në zhvillimin ekonomik duke e përmirësuar klimën e investimeve dhe duke promovuar një shumëllojshmëri të aktiviteteve, të cilat do të ndërmerreshin në mungesë të sigurimeve apo instrumenteve të menaxhimit të riskut. Disa studime tregojnë se sigurimet kontribuojnë në nivele të ndryshme të zhvillimit ekonomik përmes kontratave të sigurimit. Kontratat e sigurimit përfshijnë një pagesë periodike, e cila në kthim ofron një mbrojtje kundër humbjeve të papritura të cilat mund të ndodhin në të ardhmen. Mes të tjerash këto pagesa (të hyra) ndihmojnë në mënjanimin e humbjeve të mëdha, bankrotimin e bizneseve apo edhe pasurive individuale, si dhe ju lehtësojnë atyre marrjen e huave. Kontratat e sigurimit ju mundësojnë individëve dhe bizneseve të cilët kanë “frikë” nga rreziku, të ndërmarrin një rrezik më të madh, të cilat më pas do t’i sillnin përfitime më të mëdha, dhe produktivitet më të lartë. Sigurimet po ashtu kontribuojnë në ekspertizat e identifikimit dhe matjes së rrezikut, të cilat rezultojnë në një ekonomi më të kontrolluar, duke u mundësuar bizneseve që burimet dhe/ apo aktivitetet e tyre të biznesit ti alokojnë në një përdorim më produktiv. Sigurimet po ashtu janë edhe një stimulues në kontrollimin e humbjeve të papritura, duke pasur një përfitim të konsiderueshëm social dhe ekonomik.

Pra sigurimet nga sa mund të shihet më lartë dhe jo vetëm, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, duke ju mundësuar individëve dhe bizneseve, që ti shpërndajnë aktivitetet e tyre në produktivitete më të larta, duke pasur prapa vetes një 111 Mehr & Commack, “Principles of insurance”6th edition, 1976, fq.34-37

32

siguri, të cilën e ofrojnë kompanitë e sigurimeve, përmes kontratave të sigurimit në rastet kur këta individë apo biznese mund të pësojnë një humbje të papritur.Përgjegjësia për pagesën e humbjeve të tilla financiare në këtë rast transferohet, nga individi/subjekti/shteti, tek shoqëria e sigurimit. Siguruesi me këtë rast, për detyrimin e marrë për të paguar humbjet kur ato të ndodhin, e ngarkon të siguruarin me një shumë të hollash, që njihet si prim i sigurimit. Të pasurit dijeni se ekzistojnë sigurimet për të përballuar pasojat financiare të disa rreziqeve jep njëfarë qetësie mendore112. Kjo është e rëndësishme për personat privatëqë sigurojnë automjetin, shtëpinë, sendet vetjake, etj, por është gjithashtu me rëndësi jetike për industrinë dhe tregtinë. Blerja e sigurimit e lejon sipërmarrësin të transferojë të paktën disa nga rreziqet tek siguruesi, në mënyrën që kemi përshkruar më sipër. Sigurimet gjithashtu veprojnë si stimulues për veprimtarinë e sipërmarrjeve që tashmë ekzistojnë. Kjo arrihet përmes lirimit të fondeve për investime prodhuese, të cilat përndryshe, do të duhej të mbaheshin në rezerva likuide për të përballuar humbjet e ardhshme. Sipërmarrjet e mesme dhe të mëdha, mund të krijojnë rezerva për raste emergjence si zjarre, vjedhje ose dëmtime të rënda trupore. Sidoqoftë, këto para duhet të jenë lehtësisht të përdorueshme, kështu që norma e interesit që do të merrte shoqëria për to, do të ishte shumë më e ulët se norma e zakonshme. Përveç kësaj, këto para nuk mund të përdoren si investim për sipërmarrjen. Për shkak të efekteve të fondit të përbashkët, çdo lloj tjetër veprimtarie ka mundësi të blejë sigurime kundrejt një primi, i cili është më i ulët se fondi, që duhet të krijojë vetë shoqëria. Primi mund të konsiderohet "humbje" e sigurt për veprimtarinë, por shoqëria tashmë është e lirë të vazhdojë veprimtarinë dhe të investojë duke e ditur se disa rreziqe janë shmangur. Sigurimi kryesisht trajton pasojat financiare të humbjeve, por do të ishte e drejtë të thoshim se siguruesit i kushtojnë vëmendje të veçantë kontrollit të humbjeve. Mund të thuhet se siguruesit nuk kanë interes në kontrollin e plotë të humbjes, duke qenë se, në mënyrë të pashmangshme, kjo do të çonte në përfundimin e veprimtarisë së tyre. Kjo është pikëpamje e kufizuar. Në sigurime më shumë peshë ka ashpërsia e humbjes, sesa frekuenca e saj, jo vetëm sepse kjo është e leverdisshme për ta, por gjithashtu për të kontribuar në uljen e humbjes së përgjithshme ekonomike. Shoqëritë e sigurimit kanë në dispozicion të tyre shuma të mëdha të hollash. Kjo lind nga fakti, që nga momenti i marrjes së primit, deri në pagesën e dëmshpërblimit, kalon një kohë e gjatë. Primi mund të paguhet në Janar dhe dëmi të ndodhë në Dhjetor, nëse ndodh. Siguruesi i ka në dispozicion këto para dhe mund t'i investojë113. Në fakt, siguruesi duhet të grumbullojë primet e të gjithë të siguruarve, për një periudhë të gjatë

112 Një nga shkaqet e stresit të qënies njerëzore në makinë apo në vendin e punës ose kudo tjetër është sensi i i të mos pasurit kontroll të këtyre situatave ose të vetes së tyre.Kërkimet kanë treguar gjithashtu se në një situatë risku në rrugë, niveli i shqetësimit midis pasagjerëve është më i lartë se midis shoferëve;shoferët ndjejnë kontrollin,ndërsa pasgjerët jo. Një nga mënyrat në të cilën individët përpiqen për të rifituar kontrollin e jetës së tyre , duke reduktuar stesin dhe për të shkuar drejt një lloj paqeje të mendjes, është duke marrë sigurim; shih për më tepër; H.D.Somen, “Experience of risk in road traffic situations; in Risk is a construct’Perception of risk perception fq.136.113 Duhet të theksohet se këto para grumbullohen si rrjedhojë e pagesës së primeve të mijëra personave dhe shoqërive. Në një farë kuptimi, ekzistenca e tregut të sigurimeve përfaqëson një formë kursimi të detyruar. Dikush që siguron shtëpinë e tij mund të mos jetë në gjendje të blejë aksione, pasuri të patundshme ose të huajë të holla. Sidoqoftë, kur primit të tij i shtohen primet e disa mijëra të tjerëve, atëhere disponohet një shumë e arsyeshme për t'u investuar.

33

kohe. Përfitimi qëndron në përdorimin e parave.114 Siguruesit investojnë në forma të ndryshme investimesh. Duke patur shpërndarje të investimeve, industria e sigurimeve ndihmon qeveritë kombëtare në huatë. Ajo ndihmon gjithashtu industrinë dhe tregtinë, duke u dhënë hua të ndryshme dhe duke u blerë aksione në treg. Siguruesit bëjnë pjesë në investitorët institucionalë; investitorë të tjerë janë bankat dhe fondet e pensioneve. Gjithashtu kryhen investime në pasuri të paluajtshme.Shtrohet pyetja: A ka dallim midis institutit të sigurimit dhe atij bankar?Ekziston një supozim që, çfarë është e vlefshme për sistemin bankar, duhet të jetë e vlefshme dhe për sistemin e sigurimeve. Ky supozim është i gabuar. Bankat dhe sigurimet kanë luajtur role të ndryshme gjatë krizës financiare, sepse operojnë në modele të ndryshme biznesi dhe kanë profile të ndryshme risku. Ekzistojnë shumë ngjashmëri ndërmjet sistemit bankar dhe atij të sigurimeve: Të dy sektorët mbajnë një diferencë mbi paratë e mbledhura nga klientët; Të dy sektorët i konsiderojnë risqet financiare në krye të rreziqeve të tyre

themelore, Për të dy sektorët risku financiar është rritur në rëndësi dhe kompleksitet, gjatë

dekadës së fundit, Të dy sistemet i mbështesin investimet e tyre me financime të huaja dhe paratë e

mbledhura nga klientët, duke ekspozuar kapitalin bazë dhe kapitalin e bazuar në risk kundrejt luhatjeve të tregut.

Sektori i Sigurimeve. Aktiviteti kryesor i sigurimeve është bashkimi i riskut dhe transformimi i tij, si dhe mbështetja e sipërmarrjeve private afatgjata të pasurive (kryesisht në sektorin e jetës115). Siguruesit pranojnë rreziqet nga individët apo bizneset,dhe i sigurojnë ata me mbrojtje, kundrejt ngjarjeve negative në të ardhmen. Siguruesit luajnë një rol vendimtar në ekonomi, nëpërmjet bashkimit të një numri të madh risqesh dhe aplikimit të ligjit të numrave të mëdhenj, duke ofruar kapacitet për mbrojtje të riskut nëpërmjet diversifikimit të portofolit.116

Sektori Bankar. Industria bankare ka një shumëllojshmëri më të madhe biznesesh, shërbimesh dhe modelesh biznesi, në krahasim me industrinë e sigurimeve, sepse bankat kryejnë funksione te ndryshme. Aktiviteti kryesor i bankave është mbledhja e depozitave nga klientë privatë, institucionale apo persona juridik, dhe dhënia e kredive këtij grupi klientësh. Bankat fitojnë të ardhura në dy mënyra: së pari duke supozuar për të njëjtën kohëzgjatje, interesat e kredive janë më të larta se interesat e depozitave, dhe së dyti,duke pasur parasysh që zakonisht kohëzgjatja dhe interesat e depozitave janë më të ulëta në krahasim me kreditë, ata përfitojnë nga e ashtuquajtura efekt transformimi tëmaturimit. Bankat kryejnë dhe shume funksione të tjera, ku përfshihen dhe shërbimet e 114 F. Galgano, “E drejta private”Tiranë, 2006115 Kompanitë e sigurimit të jetës sigurojne produkte duke përfshirë dy komponentë risku:Rreziku i jetës: Mbrojtja nga pasojat financiare të vdekjes ose paaftësisë për të siguruarit dhe përfituesitRisku i investimit: Kursim në të cilën i siguruari ka të drejtën të zgjedhë; ose të mbajë rrezikun e plotë tëinvestimeve ose do të jetë siguruesi ai që merr përsipër një pjesë ose të gjithe rrezikun. Siguruesit e jetës ofrojnë siguri financiare afat-gjatë duke mbuluar periudha nga 5 deri ne 30 vjet edhe më gjatë. Ekspozimet kryesore të rrezikut janë rreziqet e investimeve dhe rreziqet biometrike. 116 Sipas ligjit për sigurimin dhe risigurimin të vitit 2004, i ndryshuar, portofol sigurimi është tërësia e kontratave të sigurimit të një klase ose disa klasave të sigurimit të nënshkruara nga një shoqëri sigurimi.

34

tarifës bazë, ku mund të përfshihen pagesat e kompanive të ndryshme, këshillime biznesiapo punë kërkimore, etj. Premtimi i Sigurimit. Mekanizmi i sigurimeve është relativisht kompleks në krahasim me blerjen e mallrave dhe shërbimeve të tjera. Siguruesi i shet të siguruarit, njëpremtim117 dhe vlefshmëria e kontratës do të vërtetohet në të ardhmen. Blerja esigurimeve, në momentin e pagesës është një shkëmbim parash me një premtim, për tëardhmen (kryerjen e pagesës, nëse ndodh dëmi).

2.2. Kuptimi i Rrezikut (Risku). Elementët e saj.

Nuk ka një përkufizim të vetëm për riskun. E derivuar nga gjuha italiane “rischio”në kuptimin e burimit të rrezikut, dhe referimit në përkufizimin që jep fjalori iOksfordit118 nuk ka fjali apo përkufizim për riskun, që do të ishte e kënaqshme në tëgjitha kontekstet. Koncepti i riskut është i paqëndrueshëm.119 Në aspektin juridik risku paraqet mundësinë e ndodhjes së ngjarjes së pasigurt, e cila nuk varet nga vullneti i personave të interesuar dhe sigurimi i të cilave, është e lejuar me rendin publik dhe moralin. Në aspektin ekonomik, risku paraqet probabilitetin e ndodhjes së ndonjë ngjarje të dëmshme ekonomike. Për siguruesit, risku është mundësia e humbjes së llojit të siguruar. Me humbje, do të kuptojmë të dyja llojet e humbjeve, si në kuptimin literal të deprivimit, ashtu sikurse edhe të humbjeve financiare; impakti i ngjarjeve që ndikon në mirëqënien ekonomike të mbajtësit të policës.120 Siguruesit janë të fokusuar jo vetëm në çfarë humbja do të sjellë, por edhe në rastet kur humbja pritet të ndodh, kur do të ndodhë, ose sa humbje do të ketë. Për të siguruarit, nga këndvështrimi ekonomik i sigurimit, koncepti i rrezikut përmban 2 aspekte: aspektin e dëmit dhe pasigurisë. Përsa i përket dëmeve, duke marrë sigurimin, elementët e dëmit edhe pse jo me një rrezik, është i reduktuar në nivelin e primit dhe elementi i vështirësisë është zvogëluar në kohën që i duhet që të marrë sigurimin, dhe nëqoftëse rreziku ndodh, të fitohet dëmshpërblimi. Përsa i përket pasigurisë dhe kurdoqoftë që risku do të ndodhë, kjo nuk është reduktuar objektivisht. Subjektivisht, sidoqoftë disa individë mendojnë, se sigurimi shërben si një mbrojtje121 që largon rrezikun. Për më tepër kur siguruesit ofrojnë këshilla, ose kur nxisin që të shmangësh riskun, mundësia e ndodhjes së ngjarjes, në qoftë se policëmbajtësit përgjigjen në mënyrë të përshtatshme, shuma e pasigurisë është reduktuar akoma më shumë.

117 Kështu një familje që blen një makinë, shqyrton dhe krahason makinat e ndryshme me qëllim që të vendosë se cila prej tyre ofron karakteristika më të mira kundrejt një çmimi më të ulët. Zgjedhja e një police sigurimi për automjetin mund të jetë e vështirë për një familje, pasi do t’i duhet të krahasojë premtimet e bëra nga sigurues të ndryshëm, duke patur parasysh edhe historikun e mbajtjes së premtimeve nga këta sigurues.118 “risku është shansi i pasojave të këqija, humbje apo ekspozim ndaj fatkeqësive”119 Për më tepër shih D.Kessler,”L’univers de risqué”, L’assurance Mutuelle 2000/2,fq.14120 Malcom Clarke,”Policies and perceptions of insurance law in the twenty-first century”, Claredon law series, Oxford University press, 2005, fq.2121 “përsa kohë marrin një çadër, kurrë nuk bie shi”, sipas Malcom Clark “Policies and perceptions ofinsurance laë in the Twenty-First Century”,2007, po aty.

35

Për akutarët, risku është ‘mundësia që një ngjarje e veçantë e pafavorshme (e pafat) të ndodhë gjatë një periudhe kohe, ose si rezultat i një ndryshimi të veçantë, kur një ngjarje e pafavorshme prodhon dëm’.Ky është përfundimi i një raporti të Royal Society rreth një spektri të gjerë të aktivitetit njerëzor për t’u siguruar ose jo. Megjithatë tek siguruesit, propabiliteti ka një rëndësi të madhe, për të vlerësuar riskun dhe llogaritur primin. Për shumë individë, rreziku nënkupton një lloj pasigurie për rezultatin në një gjendje të caktuar. Fjala rrezik (risk) nënkupton si dyshimin për të ardhmen, ashtu edhe faktin se, rezultati mund të na çojë në një pozitë më të keqe se ç'jemi në atë moment.Karakteristika themelore e riskut pasiguria, mund të jetë e rrezikuar në rast se pjesëmarrësit në sigurim (personat e interesuar) me vullnetin e tyre (me qëllim) e shkaktojnë ndodhjen e tij.Autorë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë dhënë shumë përkufizime të rrezikut. Disa përkufizime të tilla janë: Rreziku është mundësia e një ndodhie fatkeqe.Rreziku është kombinimi i rrezikshmërive (hazard-eve);Rreziku është paparashikueshmëria, tendenca qërezultatet aktuale të mund të ndryshojnë nga rezultatet e parashikuara.Rreziku ështëpasiguria e humbjes.Rreziku është mundësia e humbjes.Duke analizuar përkufizimet e mësipërme, vërehet se secili prej tyre përshkohet nga njëfill i përbashkët:- Së pari, ka një ide bazë të pasigurisë, së cilës i jemi referuar si dyshimi rreth sëardhmes.- Së dyti, ekziston gjithashtu nënkuptimi se ka disa nivele ose shkallë rreziku. Përdorimi i fjalëve të tilla si mundësi apo paparashikueshmëri, duket se përcaktojnënjëfarë mase ndryshueshmërie në efektin e këtij dyshimi.- Së treti, ekziston ideja e njërezultati që rrjedh nga një ose disa shkaqe. Kjo duket se përputhet me përkufizimin qëpërdorëm më parë të pasigurisë për rezultatin në një gjendje të caktuar. Për qëllimet e ngushta të sigurimit, rreziku mund të përkufizohet si: "probabiliteti i një ngjarje tëpasigurt, shkaktar i humbjes ekonomike”.122

Në përpjekje për të përcaktuar atë që përbën rrezik, dy elementë rezultojnë: Nuk duhet të jetë një element i pasigurisë, dhe duhet të ketë potencial për humbjen. Në nivelin bazë, rreziku mund të përkufizohet si thjesht “Pasiguria e humbjes ". Kjo përcakton në mënyrë adekuate rrezikun, si individët e zakonshëm e kuptojnë atë. Teoria klasike e propozuar nga ekonomisti Frank Knight, argumenton se ekziston një përbërës i tretë në rrezik. Ky përbërës i tretë është matja dhe është pikërisht matja që lejon rrezikun që të dallohet nga pasiguria. Nëse nuk e dimë, nëse një ngjarje e veçantë do të ndodhë, mund të vlerësojmë të paktën mundësinë që ajo do të ndodhë, atëherë mundësia e ndodhjes së ngjarjes është quajtur rrezik. Siç do të shihet, matja e pasigurisë është një element kritik i konceptit të sigurimit. Për më tepër, një policë sigurimi është edhe një kontratë financiare, dhe për këtë, e vetmja arsye kur një sigurues është i interesuar janë humbjet ekonomike ose financiare. Për një rrezik (objekt, e drejtë) që të jetë e siguruar, ajo duhet të jetë e mundur, jo vetëm për të vlerësuar shkallën e pasigurisë, por edhe shkallën e humbjes në aspektin financiar.

122 Rob Thoyts ,“Insurance theory and practice” botuar nga Taylor & Francis , 2010, fq.3

36

Një përkufizim i përshtatshëm, i asaj që përbën rrezik nga këndvështrimi i sigurimit, për këtë arsye, duhet përfshij të katër elementët përbërës: pasigurinë, matjen e pasigurisë, humbjen, dhe përcaktimin e sasisë financiare të humbjes.

Niveli i Rrezikut. Është e paarsyeshme të supozohet se të gjithë rreziqet kanë të njëjtën mundësi të ndodhin. Ç'do të kuptojmë me konceptin që diçka është e rrezikshme? Si mund të vlerësohen nivelet e ndryshme të rrezikut?Le të supozojmë se kemi një shtëpi të vendosur në buzë të një lumi dhe ky lumë njihet për mundësinë e përmbytjes së brigjeve. Për të përshkruar këtë gjendje do të përdornim fjalën e rrezikshme. Ekziston dyshimi për të ardhmen, siç ekziston pasiguria nëse lumi do të përmbytë dhe shkaktojë dëmtimin e shtëpisë. Fakti që lumi njihet për përmbytje e rrit mundësinë e ndodhjes së dëmit, në fakt mund të themi se frekuenca e dëmtimit do tëjetë e lartë. Për të përcaktuar këtë mundësi përdorim termin e rrezikshme.Kjo duket qartë nëse imagjinojmë një shtëpi të dytë, e cila është vendosur më larg bregut të lumit, në një kodrinë. Kjo shtëpi e dytë, do të përshkruhej si më pak e rrezikshme. Mundësia që lumi të përmbytë brigjet nuk ndryshon, por mundësia e dëmtimit të shtëpisë është shumë më e ulët.Sidoqoftë, gjykimi ynë mund të ndryshojë nëse marrim në konsideratë vlerën qërrezikohet. Le të themi se shtëpia e parë, në bregun e lumit, është shtëpi pushimi qëpërdoret rrallë dhe është jo e mirëmbajtur, me një vlerë prej jo më shumë se $50 000. Shtëpia e dytë, nga ana tjetër, është shtëpi luksoze me vlerë mbi $200 000. Ndoshta, nëkëtë rast, do të donim të ndryshonim pikëpamjen se cila është shtëpia që përfaqëson rrezikun më të lartë, duke marrë parasysh mundësinë më të lartë të ashpërsisë sëhumbjes.

Frekuenca dhe Ashpërsia. Për të analizuar nivelin e rrezikut duhen marrë nëkonsideratë dy koncepte: frekuenca dhe ashpërsia (madhësia e dëmit). Kur kombinohen këto dy koncepte, shohim se dominojnë dy marrëdhënie:E para, i përket numrit të madh të situatave ku ekziston frekuencë e lartë dhe ashpërsi e ulët. Shumë situata rreziku kanë këtë formë. Për shembull, marrim rastin e sigurimit nga zjarri. Numri i zjarreve të vegjël është i madh, ndërkohë që zjarret e mëdhenj janërelativisht të paktë. Kjo do të thotë se ekziston një numër i madh zjarresh shtëpiakë qëdëmtojnë p.sh.mobiljet dhe pak shtëpi të rrënuara krejtësisht nga zjarri. Dikush mund tëdojë të financojë vetë humbjet e shpeshta dhe jo të mëdha, por jo të njëjtën gjë për ngjarje të rralla, të cilat ka mundësi të shkaktojnë shpenzime shumë të mëdha. Kjo formë marrëdhënieje ndërmjet frekuencës dhe ashpërsisë nuk kufizohet në dëmin nga zjarri. Incidentet e dëmeve industriale janë pothuajse të së njëjtës formë. Marrëdhënia e dytë, ndërmjet frekuencës dhe ashpërsisë është ajo kur ka frekuencë tëulët dhe ashpërsi të lartë. Numri i përgjithshëm i këtyre ngjarjeve nuk do të jetë aq i lartë sa ngjarjet që cituam më lart. Sidoqoftë, kur ndodhin, ato mund të rezultojnë nëshpenzime shumë të larta. Shembuj për këtë janë aksidentet që përfshijnë anijet dhe avionët.

Shkaku i humbjes, Rreziku (Peril) dhe Rrezikshmëria (Hazard). Shpesh fjalën risk (rrezik) e përdorim si për ngjarjen që sjell si rrjedhojë humbjen, ashtu edhe për faktorët që mund të influencojnë rezultatin e humbjes. Kur konsiderojmë shkakun, duhet të kemi

37

të qartë se ai përmbledh të paktën dy aspekte. Kjo shihet nëse i rikthehemi dy shtëpive në bregun e lumit dhe rrezikut të përmbytjes. Në të vërtetë, rreziku i përmbytjes nuk ka kuptim; domethënia e tij është rreziku i dëmtimit nga përmbytja. Shkaku i dëmtimit është përmbytja dhe fakti që njera prej shtëpive ishte në breg të lumit influencon rezultatin.Përmbytja është rrezik (peril) dhe afërsia e shtëpisë me lumin është rrezikshmëria (hazard). Peril (rreziku) është shkaku fillestar, i cili shkakton humbjen. Shpesh ky i fundit është jashtë kontrollit. Kështu, themi se stuhia, zjarri, vjedhja, aksidenti motorrik dhe eksplozioni jane rreziqe (perils).Hazardi123 - Edhe pse zakonisht përdoret në të njëjtin kuptim që do të thotë “ rrezik”, në të vërtetë kuptimi teknik është disi ndryshme. Bashkësia e kushteve dhe rrethanave që krijojnë ose rrisin shansin e pësimit të një humbjeje, quhet rrezik ndodhjeje apo rast ndodhjeje e një humbjeje, ose hazard. Për shembull, në qoftë se një makinë ka të dëmtuar frenat është e qartë se mundësia e një përplasjeje do të rritet . Megjithatë , në qoftë se një makinë është pajisur me një sistem ABS frenimi , kjo do të ndikojë edhe në probabilitetin e një përplasjeje të rëndë në këtë rast, duke e bërë këtë ngjarje më pak të ngjarë. Kjo është edhe një rrezik. Siguruesit duhet të jenë në gjendje për të identifikuar nëse një mbajtës i policës paraqet një mesatare më lartë ose më poshtë rrezikut mesatar. Për të bërë këtë ata duhet të jenë po aq të interesuar në të dyja aspektet pozitive dhe negative.

2.3.Klasifikimet e Rrezikut

Rreziku mund të ndahen në klasifikime të ndryshme, Së pari, jo të gjitha rreziqet që shkaktojnë humbje janë të matshme ekonomikisht. Rezultate të tilla si zhgënjim, lëndimi parëndësishëm, ose shqetësim, mund të lindin nga ngjarje që quhen zakonisht rreziqe, por nuk janë shqetësim i shërbimeve financiare të industrisë. Së dyti, rreziqet mund të klasifikohen në bazë të rezultatit, efektit dhe natyrës së rrezikut.

Rrezikshmëria fizike dhe morale.

Analiza e rrezikshmërisë (hazardeve) është shumë e rëndësishme kur shoqëria e sigurimit vendos të sigurojë ose jo një objekt, dhe çfarë primi do të llogarisë.Rrezikshmëria mund të jetë fizike ose morale. Rrezikshmëria fizike i përket karakteristikave fizike të riskut (objektit), pra është kushti fizik i ndodhjes së dëmit, si p.sh. llojit të konstruksionit të ndërtesës, masave të sigurisë në dyqan apo fabrikë, ose, në rastin e përmbytjes, afërsia e shtëpive nga bregu i lumit. Rrezikshmëria morale (ose hazardi moral) i përket aspektit njerëzor, që zakonisht ështëqëndrimi e sjellja e të siguruarit. Pra Hazardi moral është mundësia e humbjes së njëshoqërie sigurimi nga morali i ulët i të siguruarit, psh. nga karakteri, zakonet, sjellja,veset, etj. P.sh. një individ mashtron se dëmtimi i ka ndodhur në një aksident ndërkohëqë në fakt i ka ndodhur gjatë një grindjeje, një individ djeg shtëpinë për të përfituar shpërblimin e sigurimit, etj.Tip tjetër i rrezikshmërive është Hazardi i moralit (morale hazard) e cila është rritja e mundësisë së rrezikut nga pakujdesia apo indiferenca e të siguruarit, sepse është i siguruar, p.sh.një i siguruar që nuk kujdeset të mbyll shtëpinë se e ka të siguruar, një 123 Hazardi është rrethanë që rrit shanset e ndodhjes/pësimit të një humbjeje.

38

individ që nget pakujdes makinën, sepse e ka të siguruar,etj.

Klasifikimet e rrezikut (riskut) ndryshojnë prej analizës së konceptit të rrezikut, duke qenë se tani do të shohim konceptin e rrezikut në tërësi dhe grupimin sipas llojeve. Ka shumë klasifikime që mund të përdoren, por do të marrim në konsideratë vetëm trelloje:

Rreziqet financiare dhe jofinanciare.

Kemi thënë se rreziku nënkupton një situatë ku ka pasiguri për rezultatin. Rreziku financiar është një rrezik, ku rezultati mund të matet në vlerë monetare. Në këtë kuadër, termi rrezik financiar, më shumë se me natyrën e vetë rrezikut, ka lidhje me rezultatin.Kjo mund të shihet qartë në rastin e dëmit material të pasurisë, vjedhjes së pasurisë, humbjes së fitimit, si rrjedhojë e zjarrit. Është gjithashtu e mundur që humbja të matet financiarisht në rastin e dëmtimeve trupore. Vlerësimi mund të bëhet nga gjykata ose mund të jetë rezultat i diskutimeve ndërmjet avokatëve dhe siguruesve. Në të gjithë këto raste, rezultati i situatës së rrezikshme mund të matet financiarisht. Mund të thoshim edhe se vendimet e rëndësishme shoqërore në jetë, janë shembuj të rreziqeve jo-financiare, zgjedhja e profesionit, zgjedhja e bashkëshortit, fëmijët. Mund të kenë ose jopasoja financiare, por kryesorja është se rezultati nuk është i matshëm financiarisht, por nga një kriter tjetër më njerëzor. Në botën e biznesit kryesisht trajtohen rreziqet, rezultati i të cilëve është i matshëm financiarisht.

Rreziku i pastër dhe rreziku spekulativ

Klasifikimi i dytë i rrezikut, i përket gjithashtu rezultatit. Ai bën dallimin ndërmjet atyre situatave, ku ekziston vetëm mundësia e humbjes dhe atyre ku mund të rezultojëgjithashtu fitim.Rreziku i pastër është rrezik që bart mundësinë për të bartur vetëm humbje ose gjendje të njëjtë. Rezultati mund të jetë vetëm i pafavorshëm ose i njëjtë, me atë që ishte para ndodhjes së ngjarjes. Rreziqet e aksidentit motorrik, zjarrit në fabrikë, vjedhjes sëmallrave nga magazina, dëmtimit në punë, janë të gjithë rreziqe të thjeshtë. Në asnjëprej këtyre situatave nuk ka elementë fitimi. Ose do të ndodhë aksident, zjarr, vjedhje, ose nuk do të ndodhë. Nëse ngjarja nuk ndodh, atëhere gjendja nuk ndryshon, asnjeri nuk ka fituar.Tipet kryesore të rrezikut të pastër janë:

a) Rreziqet vetjake /personale.Risqet personale përfshijnë individin dhe bazohen në këto komponentë: humbjen e jetës ose humbjen e të ardhurave për shkak të rrezikut për vdekje të parakohëshme, tëpaaftësisë fizike, rreziku i të ardhurave të pamjaftueshme për individin pas daljes sëpension, papunësisë së pavullnetshme/të padëshirueshme.

b) Rreziqet ndaj pasurisë/pronës.Janë rreziqe që përfshijnë drejtpërdrejt një humbje të pasurisë ose të të drejtave pronësore nga faktorë dhe shkaqe të ndryshme, p.sh, zjarri, forcat e natyrës, etj. Këto humbje analizohen si humbje të drejtpërdrejta që janë humbje financiare, të cilat rezultojnë nga dëmtimi fizik, nga shkatërrimi ose vjedhja e pasurisë, në pronësi të një

39

individi, subjekti, institucioni, etj. Gjithashtu kemi humbje të tërthortë, si rrjedhojë e njërreziku që rrjedh nga një ngjarje ose shkak paraprak, p.sh. humbja e qirasë për shkak tëdëmtimit apo shkatërrimit të një prone.

c) Rreziqet ndaj përgjegjësisë/detyrimit, referon si rrezik që impikon një personpër të mbajtur përgjegjësi ligjore kur dëmton pronën e dikujt, kur aksidenton,lëndon/gjymton një person tjetër, etj dhe që me vendim gjykate mund të konsiderohet shkaktar e të detyrohet të paguaj dëmshpërblimin përkatës.

Alternativa tjetër është rreziku spekulativ, nga i cili pritet ose fitim, ose humbje. Shembull i kësaj është investimi në aksione. Investimi mund të rezultojë në humbje ose ndoshta të qëndrojë i pandryshueshëm, por qëllimi i kryerjes së tij ishte fitimi. Kredia është rrezik spekulativ, sepse bart rrezikun që të fitosh (nëse huamarrësi shlyen borxhin për shumën kryesore dhe interesa) dhe të humbësh (nëse huamarrësi nuk shlyen tërësisht ose pjesërisht borxhin për shumën kryesore dhe interesat).

Biznesi i sigurimeve përqëndrohet tek mbulimi i rrezikut të pastër, ndërsa rreziku spekulativ përcakton përgjithësisht të gjitha bizneset, p.sh, bankat, investimet, tregtinëetj. Në botën e biznesit ka si rreziqe të thjeshtë ashtu edhe spekulativë. Le të marrim rastin e një prodhuesi ushqimesh. Ai ka një fabrikë të madhe me makineri dhe linja tëspecializuara, që prodhon një gamë të gjerë produktesh ushqimore për tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Le të shqyrtojmë disa rreziqe ndaj të cilave ai ështëekspozuar, sipas ndarjes në rreziqe të thjeshtë dhe spekulativë. Ekziston një shumëllojshmëri dëmesh materiale ndaj fabrikës, makinerive dhe mallrave. Kjo mund të ndodhë nga zjarri, stuhia, eksplozioni, keqdashja ose rreziqe tëtjerë. Ai është gjithashtu i ekspozuar ndaj rrezikut të vjedhjes. Kjo përfshin vjedhjen e produktit të gatshëm, lëndëve të para dhe makinerive në fabrikë. Nuk ka nevojë për përvojë të gjatë pune që të kuptohet se veprimtaria e personave keqbërës nuk njeh kufij. Përgjegjësia gjithashtu përbën një kërcënim të mundshëm. Ai mund të ngarkohet me përgjegjësi për dëmtimin në punë të punonjësve dhe vizitorëve, të cilët mund të pësojnëdëme trupore ose pasurore. Si prodhues ushqimesh ai mund të jetë përgjegjës ndaj konsumatorëve që dëmtohen ose vuajnë si rrjedhojë e konsumimit të produkteve të tij. Nëse fabrika dëmtohet nga zjarri, në mënyrë të pashmangshme vijon ndërprerja e punës dhe humbja e të ardhurave.Ndryshimi ndërmjet rreziqeve të thjeshtë dhe spekulativë është të nxirret në dukje fakti që rreziqet e thjeshtë normalisht janë të sigurueshëm ndërsa rreziqet spekulativ, jo. Si pohim i përgjithshëm, do të thoshim se sigurimi normalisht nuk jepet për ato rreziqe ku rezultati mund të jetë me fitim. Kjo është e qartë. Në rreziqet spekulativë merret pjesëvullnetarisht duke shpresuar fitime. Nëse do të dihej se shoqëria e sigurimit do tëpaguante pavarësisht nga përpjekjet individuale për sukses, atëhere thuajse s'do të kishte stimul për punën. Në kuadrin e rrezikshmërisë, do të thoshim se rrezikshmëria morale është shumë e lartë.Sidoqoftë, duhet të kemi të qartë se rreziku i thjeshtë i pasojave të rreziqeve spekulativëmund të sigurohet, dhe se gjithnjë e më shumë siguruesve iu kërkohet të trajtojnërreziqet spekulativë. Kjo do të thotë se nuk mund të sigurohet rreziku i investimit tëparave në një shoqëri. Ky investim mund të jetë me fitim ose jo. Sidoqoftë, mund të

40

sigurohen pasuritë fizike të shoqërisë ndaj rreziqeve të zjarrit, vjedhjes dhe kështu me rradhë.

Rreziqet themelorë dhe të veçantë

Klasifikimi i fundit i përket si shkakut, ashtu edhe efektit të rrezikut. Rreziqet themelorë janë ata, të cilët rrjedhin nga shkaqe që ndodhin jashtë kontrollit tëindividëve. Përveç kësaj, efekti i rreziqeve themelorë ndjehet nga një masë e madhe njerëzish. Sidoqoftë, nuk do të ishte e saktë që rreziku themelor të kufizohej vetëm në rreziqet natyrore. Ndryshimet shoqërore, ndërhyrjet politike ose lufta, mund të interpretohen si rreziqe themelorë. Në ndryshim nga kjo formë rreziku që ka origjinë jopersonale dhe efekt të gjerë, kemi rreziqet e veçantë. Rreziqet e veçantë janë shumë më personalë, si në shkak edhe në efekt. Kjo përfshin shumë rreziqe që i kemi përmendur si zjarri, vjedhja, dëmtimet në punë dhe aksidentet motorrike. Rreziqet e veçantë janë të sigurueshëm, ndërsa rreziqet themelorë jo. Megjithatë, siguruesit privatë nuk sigurojnë shumë rreziqe themelore, të tilla si papunësia, për shkak se ekziston mundësia për ndodhjen e papunësisë në përmasa të mëdha. Këto rreziqe janë të siguruar në përgjithësi nga shteti, nëpërmjet programeve shtetërorë të sigurimit, për shkak seshteti ka një kontroll mbi rreziqet ekonomike përmes politikave të veçanta , të tilla si politikat monetare dhe ligjeve.

Rreziqet themelorë janë kaq të pakontrollueshëm, me përmasa të mëdha dhe të përgjithshëm, sa mendohet që ata janë përgjegjësi e shtetit dhe e shoqërisë në tërësi. Faktori gjeografik shpesh është i rëndësishëm, veçanërisht për rreziqet "natyrale" si përmbytja dhe tërmeti. Në shumë vende, këto rreziqe konsiderohen nga siguruesit si themelorë, dhe për pasojë, të pasigurueshëm.Kompanitë e sigurimeve në përgjithësi kanë siguruar disa rreziqe themelorë , të tilla si uragan apo dëmtim të erës, dhe rreziqet më të veçanta. Në rastin e rreziqeve themelorëqë janë të siguruar, kompanitë e sigurimeve ndihmojnë për të zvogëluar rrezikun e humbjes së madhe financiare, duke kufizuar mbulimin në një zonë të veçantë gjeografike dhe nga përdorimi i risigurimit, e cila është blerja e sigurimit nga kompanitë e tjera për të mbuluar humbjet e tyre të mundshme .

Rreziqet natyralë përfshijnë tërmetet, përmbytjet, urinë, vullkanet dhe "fatkeqësitë" e tjera natyrore. Elementët kryesorë të një ngjarje katastrofike124janë: • Ashpërsia (madhësia e dëmeve, shkakton pasoja të rënda e shumë viktima) • Paparashikueshmëria (frekuencë e ulët, vjen papritur) • Pamundësinë e një komuniteti për të rekuperuar me burimet e tij të brendshme, pasojat e shkaktuara nga ngjarja, (tronditje e madhe që sjell shkatërrim në jetën familjare ose shoqërore ,falimentim i plotë e i rëndë)Banks 125e përkufizon një katastrofë si “ ...një ngjarje natyrore ose e shkaktuar nga 124 Fjala katastrofë dhe pasojat e ngjarjes të klasifikuar si e tillë, kanë kuptim relativ dhe karakter relativ. Katastrofë për individin mund të jetë humbja e njerëzve të dashur, humbja e punës apo kursimeve, një sëmundje e rëndë, etj. Për një biznes katastrofë mund të jetë rënia e zjarrit dhe shkatërrimi i pronës, dalja jashtë përdorimit e makinerive të prodhimit si pasojë e dëmtimit nga energjia elektrike, futja e një konkurenti të fortë në treg, humbja e një drejtuesi kryesor, etj.125 E.Banks , “Catastrophic Risk, Analysis and Management”, 2005,fq. 5

41

njeriu, me probabilitet të vogël, që krijon tronditje në kornizën ekzistuese sociale,ekonomike apo mjedisore, dhe që ka potencialin të shkaktojë humbje të rënda njerëzore dhe financiare”. Nga pikëpamja sociale ashpërsia e katastrofave vlerësohet nga parametra të tillë si: numri i viktimave, numri i të lënduarve, numri i personave që mbeten me aftësi të kufizuara si pasojë e katastrofës, numri i njerëzve të prekur direkt apo indirekt nga katastrofa, numri i të pastrehëve, etj. Këto lloj matjesh luajnë një rol të rëndësishëm në politikat që ndiqen për përballimin e efekteve të katastrofave, por kanë pak efekt në proçesin e modelimit të riskut të katastrofave për shkak të vështirësisë në shprehjen sasiore të riskut nëpërmjet tyre126. Nga pikëpamja ekonomike ashpërsia e katastrofave shprehet nëpërmjet nivelit të dëmeve ekonomike të shkaktuara. Matja e dëmeve nga një katastrofë nuk është gjithmonë e thjeshtë. Një pjesë e mirë e tyre vlerësohet nga kompanitë e sigurimeve nëpërmjet dëmeve të siguruara. Pra, për një katastrofë vlerësohen dëmet totale të shkaktuara dhe dëmet e siguruara. Ajo që është vënë re në dekadat e fundit është një rritje e nivelit të ashpërsisë ngapikëpamja ekonomike apo sociale, ndonëse nuk ka të dhëna që të tregojnë për rritje të nivelit të ashpërsisë së katastrofave të matura nga pikëpamja fizike. Kjo dukuri lidhet me rritjen e vulnerabilitetit127 të shoqërisë njerëzore nga katastrofat.Në mënyrë që të ofrohet një çmim i përshtatshëm për këtë lloj produkti, është e nevojshme për kompaninë e sigurimit të dijë me saktësi riskun që ajo merr përsipër në rastet e ngjarjeve katastrofike.Aspekti i parë, lidhet me çmimin e policave të sigurimit që ofrojnë mbulim nga katastrofat. Aspekti i dytë, lidhet me risigurimin e vetë kompanive të sigurimit, pra ç’pjesë të riskut dhe primeve do t’i cedohen risiguruesit. Nëse përqendrimi i riskut të marrë përsipër në një zonë të caktuar mund të jetë tepër i lartë, kompania e sigurimit mund të vihet në vështirësi dhe të rrezikojë falimentimin në rast ndodhjeje të një katastrofe në zonën në fjalë. Risigurimi mund ta transferojë këtë risk.Kompanitë e risigurimeve janë gjithashtu aktorë me peshë në tregun e produkteve të katastrofave. Një nga arsyet historike të krijimit dhe ekzistencës së tregut të risigurimeve ka qenë pikërisht mbulimi në rast humbjesh të jashtëzakonshme dhe katastrofat janë një shembull tipik i tyre. Në mënyrë të ngjashme me siguruesit direktë, edhe kompanitë e risigurimit duhet të vlerësojnë riskun që ata marrin përsipër nga mbulimi i katastrofave natyrore me sigurim. Zakonisht risiguruesit diversifikohen në zona të ndryshme për të evituar përqendimin e riskut në një zonë të vetme. Penetrimi i sigurimeve në treg është i ulët dhe për mbrojtjen nga katastrofat nuk ofrohen produkte të veçanta, por pjesërisht dhe vetëm në kuadër të mbulimit nga zjarri dhe risqet natyrore. Pronarët e banesave apo pasurive tregtare, janë të interesuar të njohin riskun me të cilin përballet prona e tyre në momentin që vendosin për të blerë sigurim. Është e qartë që nuk mund të paguajë të njëjtin prim për një pronë që ndodhet në një zonë afër një vije thyerjeje sizmike dhe në një zonë që ndodhet larg. Një fermer që e ka pronën e tij në një fushë të rrezikuar nga përmbytjet nuk do të paguajë njësoj si një fermer që e ka pronën në një zonë që nuk është përmbytur kurrë, apo që ndodhet në kodër.

A është risku i katastrofave një risk i sigurueshëm? Risku i katastrofave ka pothuajse të

126 G. Lito, “ Manaxhimi i Riskut të Katastrofave, rasti i Shqipërisë”, punim doktorature, fq.5127 ibidem

42

gjitha karakteristikat e një risku të sigurueshëm. Ai është një ngjarje e rastit, me probabilitet relativisht të ulët, dhe numër të lartë ekspozimesh të ngjashme. Sot, shumë kompani sigurimi ofrojnë produkte që mbulojnë një pjesë të mirë të risqeve nga ngjarje katastrofike. Megjithatë, ndodh që kompanitë e sigurimit nuk marrin përsipër mbulimin e disa lloje risqesh katastrofikë, pavarësisht se këto nuk mund të grupohen si risqe të pasigurueshëm, duke u bazuar në përkufizimin klasik të një risku të tillë. Pamundësitë e sigurimit të katastrofave. Nëse risku nga katastrofat mund të quhet i sigurueshëm, a mund të sigurohet gjithnjë dhe në çdo lloj rrethane ky lloj risku? Sigurisht që jo në të gjitha rastet është e mundur të sigurohet një katastrofë. Në situata kur probabiliteti i ndodhjes së ngjarjes është shumë i vështirë për tu vlerësuar, me gjithë përdorimin e njohurive shkencore dhe teknikave aktuariale, kompania e sigurimit e ka të vështirë të marrë riskun përsipër. Pa një vlerësim të mirë të probabilitetit të riskut, ekziston mundësia që risku të nënvleftësohet (të merret përsipër më shumë risk se ç’duhet) ose të mbivlerësohet duke vendosur një çmim (prim) të lartë e të pajustifikueshëm. Sigurimin e riskut të katastrofave e pengon edhe një vështirësi tjetër. Kjo ka lidhje me pamundësinë për të transferuar një pjesë të riskut nga vetë kompanitë e sigurimit. Për natyrën që paraqet risku i katastrofave, është i domosdoshëm transferimi i tij tek risiguruesit. Ndryshe, siguruesi direkt rrezikon falimentimin në rast ndodhje të ngjarjes katastrofike.

2.3.1 Funksionimi i tregut dhe problematika në sigurimin e katastrofave

Duke qenë se dëmet nga katastrofat janë të mëdha, mbulimi i tyre bëhet i mundurnëpërmjet primeve relativisht të larta. Megjithë zhvillimet e shkencës në parashikimin e katastrofave natyrore, dhe sistemeve të avancuara kompjuterike që mundësojnë simulimin e katastrofave për të përllogaritur dëmet e mundshme, përsëri pasiguria mbetet e lartë. Për këtë arsye, shpesh kompanitë aplikojnë një marzh relativisht të lartësigurie në llogaritjen e primeve. Në shumë raste tregu dështon në vendosjen e një ekuilibri në këtë sektor, duke ofruar produkte me çmime të papërballueshme, ose duke mos ofruar fare mbulim për katastrofat. Gjithashtu fakti që në shumë shtete ekzistojnë programe shtetërore për përballimin e katastrofave,128 përbën një element frenues për sigurimin e individëve apo bizneseve të vogla ndaj tyre. Ky mentalitet vazhdon të ndikojë edhe sot, kur bëhet fjalë për qëndrime dhe veprime ndaj ngjarjeve katastrofike apo për sigurime të elementëve pasurorë dhe jetës ndaj katastrofave.

Me gjithë ekspozimin e tyre serioz ndaj rrezikut të fatkeqësive të shkaktuara nga impakti i rreziqeve natyrore përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave, ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, manaxhimi i rrezikut ndaj fatkeqësive natyrore është shumë i dobët në Shqipëri.129Sidomos në këto vende është realisht inekzistente mbulimi i pronave

128 Në Shqipëri kuadri ligjor për të vepruar për manaxhimin e situatave të tilla është ligji për emergjencat civile.

129Në 16 maj 2008, Shqipëria u bë vendi i parë anëtar i Programit për Facilitetin e Siguracionit ndaj

Rrezikut të një Katastrofe nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për të mbuluar

43

të pronarëve të shtëpive dhe bizneseve të vogla me siguracion në rast fatkeqësish. Përveç vuajtjeve njerëzore dhe humbjeve në njerëz, katastrofat natyrore kanë një impakt të konsiderueshëm në performancën ekonomike dhe stabilitetin makro ekonomik të vendeve të prekura.

Dallimi i rrezikut themelor nga rreziku i veçantë. Pavarësisht madhësisë dhe tipeve të ndryshëm të siguruesve privatë, këta të

fundit nuk i ofrojnë të gjitha llojet e sigurimeve. Biznesi i sigurimeve private përgjithësisht rrokin pjesën më të madhe të rreziqeve specifikë, për shembull rrezikun ndaj zjarrit, vjedhjes, përgjegjësisë, sigurimin e jetës. Dhe shumë më pak rreziqe themelorë, p.sh. mund të hasen sigurime ndaj tërmeteve, përmbytejve, etj.

Pjesën më të madhe të rreziqeve themelorë e merr përsipër shteti, me programet qeveritare, p.sh. rreziku i papunësisë, sigurim ndaj katastrofa, që vijnë si rezultat i forcave madhore, sigurim ndaj rrezikut politik, etj. Shteti zhvillon programe të tilla sigurimi, si sistemi i sigurimeve shoqërore, i cili mbron qytetarët e një vendi më të ardhura në lidhje me paaftësinë e përkohëshme në punë, barrëlindjen,invaliditetin, aksidente në punë dhe sëmundjet profesionale, dhe dukurinë e papunësisë.

Koncepti i mbrojtjes. Rreziku, siç e kemi parë, ka të bëjë kryesisht me vlerësimin e aksidenteve që mund të ndodhin dhe probabilitetin e ndodhjes së tyre. Vlerësimi i rrezikut zbatohet në një numër aspektesh të veçanta të mendjes, trupit dhe pasurisë së një personi ose pasurisë së një shoqërie (ose organizatave të tjera kolektive). Një policë e vetme "paketë" mund të mbulojë një shumëllojshmëri rreziqesh, por në analizë të fundit të gjithë rreziqet i përkasin incidenteve që mund t'i ndodhin mendjes, trupit ose pasurisë. Sigurimi mbron pasurinë materiale, duke i dhënë pronarit të saj mjetet për të zëvendësuar humbjen ose të mbajë një individ, mendja apo trupi i të cilit, arrin një gjendje ku nevojiten shpenzime ose për ta risjellë personin në gjendje shëndetësore normale, ose për t'u kujdesur për të në rastin e paaftësisë. Duke u dhënë një të ardhur atyre njerëzve që kanë arritur moshën në të cilën nuk mund të punojnë, pensionet ofrojnë një formë mbrojtjeje dhe kjo (ndërmjet shumë tipareve të tjera) justifikon plotësisht përfshirjen e pensioneve private në produktet e sigurimeve.Koncepti i mbrojtjes është dhënia e parave (ose e një dëmshpërblimi ekuivalent, në disa raste, si p.sh. e drejta e siguruesit të një avioni për të zëvendësuar avionin e "humbur" me një model identik) që e vendos pasurinë e të siguruarit në të njëjtën gjendje pas ndodhjes së rrezikut të siguruar siç do të kishte qenë në se ngjarja nuk do të kishte ndodhur. Pronari mund të mbrojë vlerën e pasurisë së tij ndaj çdo rreziku të veçantë të përcaktueshëm, me kusht që ai të dojë të sigurohet. Shpenzimi i sigurimit është primi i paguar.

Koncepti i katërt, është vlera. Në lëndën e ekonomisë thuhet se vlera matet me “vlerën e shkëmbimit” të një sendi, që shndërrohet në çmimin me të cilin shitet në treg. Ky

kontributin e saj kapital për facilitetin dhe kostot për organizimin e fushatave të edukimit publik mbi përfitimet nga siguracioni në rast katastrofash.

44

koncept është i pamjaftueshëm për sigurimet.

A)Vlera aktuale. Pjesa më e madhe e pasurisë së një vendi, përfshirë objektet e mbrojtura nga sigurimi, nuk tregtohet çdo vit në treg. Nga ana tjetër, pothuajse çdo vit , çmimet e artikujve që tregtohen janë rritur kudo. Parimi themelor në përballimin e dëmtimeve në sigurime është dëmshpërblimi, i cili mund të përkufizohet si: “kompensim për humbjen e pësuar nga pasuria apo pronari (përfshirë, sipas rastit, shëndetin mendor e fizik ose mirëqenien e pronarit) si rrjedhojë e një ngjarjeje që aktivizon një rrezik të siguruar”. Zgjidhja e shumicës së kërkesave për dëmshpërblim bëhet në formën e pagesës në të holla, që i lejon pronarit të sendit të dëmtuar, humbur, shkatërruar ose vjedhur të dalë në treg dhe të riparojë ose zëvendësojë sendin, duke u vendosur materialisht në të njëjtën gjendje si të mos kishte ndodhur dëmtimi. Si përcaktohet shuma e dëmshpërblimit? Faza e fundit në proçedurën e dëmshpërblimit është përcaktimi i vlerës monetare. Dëmi është njoftuar, të gjitha palët kanë kryer detyrat e tyre përkatëse dhe mbetet përcaktimi i dëmshpërblimit. Ky përcaktim, ose shuma e pagueshme, varet nga një numër faktorësh që përfshijnë: natyrën e mbulimit në sigurim, mjaftueshmërinë e mbulimit, dhe zbatimin e ndonjë kushti që kufizon shumën e pagueshme. Është më e lehtë të vendoset për shumën e pagueshme në policat e sigurimit të jetës, se sa në llojet e tjera të sigurimeve. Normalisht, polica e jetës ka një shumë sigurimi fikse dhe siguruesi, ashtu edhe i siguruari e dinë me saktësi ç'duhet paguar dhe në ç'rrethana do të paguhet. Sigurisht, në rrethana të caktuara mund të ketë vështirësi, por në përgjithësi shuma e pagueshme përcaktohet në policë dhe nuk është subjekt diskutimesh ose negociatash në momentin e dëmit. Mund të themi se në këto raste shuma e pagueshme, në rast të ndodhjes së ngjarjes së sigurimit është vendosur para ndodhjes së saj dhe është përcaktuar në policë. Nëse do ta krahasojmë rastin e mësipërm me rastin e një dëmi nga zjarri në një fabrikë, polica e sigurimit vërtet ka një shumë sigurimi, por kjo është vetëm kufiri i përgjegjësisë së siguruesit, jo shuma që është rënë dakord të paguhet në rast dëmi. Shpenzimet eventuale të dëmshpërblimit do të varen nga madhësia e humbjes ose demit, dhe nga natyra e mbulimit të dhënë në këtë policë. Në policat e sigurimit të pasurisë mund të ketë dy lloje mbulimi, dëmshpërblimi ose rivendosja. Disa polica përmban kufij të përgjithshëm (agregat), në kuptimin që ka një kufi të sipërm për shumën totale të dëmshpërblimit në çdo vit. Në këtë rast, i siguruari mund të jetë me mbulim të pamjaftueshëm, nëse ka pasur një numër dëmesh të cilat në shumë të përgjithshme, tejkalojnë kufirin.Shuma e pagueshme mund të kufizohet më tej nga zbatimi i aksesit ose pjesës së zbritshme. Pjesët e zbritshme janë shumë të zakonshme, për shembull, në sigurimin e automjeteve private, i siguruari mund të pranojë të paguajë 100$ e parë të dëmit të automjetit. Për këtë akordohet një zbritje në primin e përgjithshëm dhe i siguruari duhet të përballojë 100$ e parë të çdo dëmi. Në sigurimet e veprimtarive ekonomike, zakonisht pjesët e zbritshme janë shumë të larta. Një policë zjarri mund të ketë një pjesë të zbritshme prej 25 000$, që do të thotë se 25 000$ e parë të çdo dëmi do të përballohen nga i siguruari. Efekti i kësaj është se primi do të jetë shumë më i ulët, se do të kishte qenë sikur rreziku të ishte siguruar i gjithi. Ajo ç'ka ka bërë realisht i siguruari në këtë rast është se ka kufizuar mbulimin vetëm për dëmet shumë të mëdha

45

dhe ka pranuar të jetë sigurues i vetvetes për dëmet e vogla. Nëse pronari e ka blerë sendin në vitet kur ka pasur inflacion të lartë, çmimi aktual i tregut sot për sendin e dëmtuar mund të jetë më i lartë se çmimi origjinal i sendit në kohën e blerjes. Çmimi i sotëm i një sendi zëvendësues pothuajse nuk ndryshon nga çmimi i mëparshëm, ose çmimi aktual i sendit të dëmtuar. Ka edhe përjashtime në rregullin e përgjithshëm të rritjes së çmimeve, sidomos në disa fusha me teknologji të lartë ku çmimi i sotëm mund të jetë shumë më i ulët, se çmimi i vitit të kaluar. Për të dhënë dëmshpërblimin, siguruesi duhet të paguajë çmimin e sotëm. Kjo do të thotë seprimi që kërkon siguruesi duhet të rregullohet në çdo rinovim të sigurimit, që zakonisht është vjetor. Kjo siguron që fondi i përbashkët (i cili përbëhet nga të gjithë primet e paguara nga të siguruarit) të jetë i mjaftueshëm për të përballuar shumën e parashikuar të kërkesave të ligjshme për dëmshpërblim, që do të bëhen gjatë periudhës së mbulimit të policave, dhe do të paguajë të gjitha shpenzimet administrative, duke i dhënë një masë fitimi aksionerëve të shoqërisë siguruese.

B)Alternativat e pagesës në të holla. Për siguruesit po bëhet gjithnjë e më e nevojshme t’i përmbahet opsionit të zëvendësimit të objektit të dëmtuar ose humbur, se sa të duhet t’i japin të siguruarit çmimin në të holla të objektit të ri zëvendësues. Sigurisht. që një automjet i ri është më shumë se dëmshpërblim për një automjet të përdorur dyvjeçar; por për një sigurues të cilit i duhet të zëvendësojë disa qindra (ose edhe mijëra) mjete në vit, nuk këshillohet t’i paguajë të siguruarit çmimin e shitjes me pakicë që mund të përdoret për zëvendësimin e mjeteve dyvjeçare. Nëse siguruesi negocion për blerjen e automjeteve, shtëpive, makinerive e artikujve të tjerë të përdorur me kushte të leverdisshme, me qëllim që t’u japë të siguruarve dëmshpërblim me një kosto sa më të ulët për fondin e përbashkët, atëherë është e qartë se ky lloj vlerësimi nuk ka të bëjë me sistemin e çmimeve që shpjegohet në tekstet e ekonomisë. Më vonë, kur kërkesa për dëmshpërblim do të jetë në përfundim, kjo mënyrë do të përdoret për vlerësimin e pjesës më të madhe të vlerave të siguruara.Kështu, kjo bazë vlerësimi, do të përfshihet gjithnjë më qartë në kontratat e sigurimit, duke u reflektuar edhe në prime. Blerësit e sigurimeve do të bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për sa i përket kësaj mënyre vlerësimi dhe do të vendosin ç'pjesë të pasurisë së tyre të mbrojnë me anë të sigurimit dhe ç'pjesë të vetësigurojnë.

C) Vlera e Tregut. Çmimet e tregut për shumicën e artikujve përcaktohen ngamekanizma komplekse. Pasi përcaktohet çmimi i shitjes së një objekti, pronarët e objekteve të së njëjtës kategori (si p.sh. shtëpitë e së njëjtës rrugë, ndërtuar me të njëjtat karakteristika) do të supozojnë se në mënyrë analoge pronat e tyre kanë të njëjtën vlerë. Shpesh bankat i japin hua pronarit të një shtëpie duke supozuar se vlera e saj është e njëjtë me çmimin e tregut të arritur nga një shtëpi e njëjtë (ose pikturë, send antik, etj.). Zakonisht banka i kërkon huamarrësit të sigurojë pasurinë, kështu që (nëse dëmtohet) pronari të mund të kërkojë dëmshpërblim për vlerën e siguruar me të cilin të kthejë huanë bankare. Nëse, që prej vlerësimit të dhënies së huasë, çmimet bien, mund të ndodhë që vlera përkatëse e objektit të jetë më e ulët, se ajo e lënies peng nga pronari.Mund të ndodhë edhe që çmimet e shtëpive të bien në nivel aq të ulët, sa shpenzimet e riparimit të shtëpisë (p.sh. pas një zjarri) të jenë më të larta, se vlera aktuale e tregut. Në këtë rast, siguruesi e përmbush detyrimin e tij për dëmshpërblim, nëse i ofron të

46

siguruarit një shtëpi të njëjtë me atë që u dëmtua. Disa sigurues, vendosën të sigurojnë vlerën monetare të huasë, në vend që të kishin detyrim për dëmshpërblim për pasurinë në momentin e ndodhjes së rrezikut. Sistemi i sigurimit të hipotekës ishte sigurim i rrezikut financiar të huadhënësit, dhe jo sigurim i pasurisë.130Siç e kemi parë, siguruesi kontrakton për dëmshpërblimin e pronarit të pasurisë, në rast të ndodhjes së ngjarjes së sigurimit, ndaj çdo elementi (përfshirë gjendjen shëndetësore fizike e mendore ose mirëqenien e pronarit, ose personave të tjerë që janë përfshirë në mbulim). Nëse siguruesi vendos të sigurojë rrezikun kryesor të bankierëve (që huamarrësi nuk kthen huanë), siguruesi nuk mund të ruajë mundësinë e tij të zgjedhjes për vlerën që dëmshpërblehet. Parimet e sigurimit mund të zbatohen për çdo ngjarje të paparashikuar: zakonisht moskthimi i një detyrimi financiar është rrjedhojë e një vendimi njerëzor. Sigurimi i specializuar i rreziqeve financiare duhet të dallojë me kujdes (dhe me kushte ligjërisht të detyrueshme) ndërmjet rrethanave të paparashikuara (rastësishme) dhe moskthimit me dashje (ky i fundit është rrezik bankar, dhe si i tillë është i pasigurueshëm).Borxhet bankare përkufizohen si shuma monetare që maturohen për pagesë në data të caktuara. Paraja konsiderohet si masë vlere, dhe në çdo vend ligji përcakton formën e "parasë" që shërben si ofertë e ligjshme për shlyerjen e borxheve. Vlerat e tregut, pra çmimet, përcaktohen si disa njësi të ofertës së ligjshme të vendit ku kryhet shitja. Përcaktimi monetar i vlerës së çdo gjëje ndryshon herëpashere. Çmimet e llojeve të ndryshme të mallrave ndryshojnë me kalimin e kohës. Siguruesi ka nevojë për liri në vlerësimin e dëmshpërblimit në rastin e ndodhjes së rrezikut të siguruar. Ai duhet të ketë mundësi të përcaktojë, në vartësi të tregut dhe gjendjes ekonomike, vlerën e vërtetë aktuale të humbjes. Detyrimi për dëmshpërblim është absolut; realizimi i këtij detyrimi nga siguruesi është bërë i njohur (pra, e drejta për të dhënë dëmshpërblim në perputhje me vlerësimin e tij më të mirë). Duke qenë se çmimet, si të artikujve të siguruar, ashtu edhe të atyre identikë me ata që janë objekt i një kontrate sigurimi, mund të ulen dhe ngrihen, është shumë e rëndësishme që e drejta e vlerësimit t'i takojë siguruesit.131

2.4. Rreziqet e Sigurueshëm

Sigurimet janë veprimtari biznesi, që si produkt kanë sigurimin kundër rreziqeve të ndodhjes së ngjarjeve të papritura, që bartin humbje /dëm jetësor dhe /ose pasuror për një individ ose subjekt biznesi.Sigurimi është produkt, që ofrohet nga një subjekt i licencuar nga autoriteti shtetëror për të ushtruar veprimtarinë siguruese , kundrejt një kontrate sigurimi me palën që sigurohet, dhe zotimin e siguruesit, se me pagimin e një primi pas nënshkrimit të kontratës nga i siguruari, të dëmshpërblej humbjen, brenda kufijve të shumës së

130 Ndryshimi i ndodhur më 1989, pas gjashtëdhjetë vitesh inflacioni në çmimet e shtëpive i dha goditje të fortë siguruesve, të cilët humbën mijëra miliona paund në Angli, kur iu desh të dëmshpërblenin hipotekat e huave për humbjet e pësuara prej tyre. Ky rast i veçantë (i cili ndodhi edhe në Japoni në thuajse të njëjtën kohë, kur vlerat inflacioniste të tokës u përmbysën në bilancet e siguruesve) u kujtoi siguruesve se funksioni i tyre është shumë i ndryshëm nga ai i bankierëve. Shumë sigurues ende marrin përsipër veprimtari dëmshpërblimi për hipotekat, por në kushte shumë të kufizuara.131 Tregu në Shqipëri është liberalizuar përsa i përket vendosjes së çmimit, si në sigurimet vullnetare dhenë sigurimet e detyrueshme.

47

parashikuar në kontratë.132

Sigurimi është transferimi i rrezikut të pësimit të një humbjeje nga pala që sigurohet(isiguruari) tek pala që siguron(siguruesi).Mekanizmi i transferimit të rrezikut ka disa kufij. Për shembull, nuk do të ishte e pranueshme që njerëzit të mund të përfitonin nga veprimet e tyre kriminale. Kjo mund të ndodhte nëse dikush do të mund të siguronte shtëpinë e fqinjit të tij dhe pastaj ta digjte për të marrë dëmshpërblim. Edhe kur nuk ka interes kriminal, nuk është e arsyeshme që një person të përfitojë nga djegia e shtëpisë së fqinjit, në një kohë kur nuk ka interes financiar në shtëpinë që u dogj. Pra, është e nevojshme të kemi një ide se çfare mund dhe çfarë nuk mund sigurohet. Kjo arrihet duke vërejtur karakteristikat ose natyrën e rreziqeve të sigurueshëm. Bota e biznesit nuk është mjedis statik. Ajo ndryshon për t'iu përshtatur rrethanave, dhe një rrezik që sot është i pasigurueshëm, nesër mund të jetë i sigurueshëm.

Si mund të përballet individi apo subjekti, me riskun?

Një nga mënyrat e përballjes së riskut është manaxhimi i riskut që do të thotë minimizimi ( në kosto minimale) të efekteve negative të riskut, duke e identifikuar, matur dhe kontrolluar atë. Risqet identifikohen dhe maten nëpërmjet inspektimeve (Një kompani e madhe sigurimesh ka inspektorët, konsulenët dhe ekspertët e saj, për të identifikuar risqet që deri diku janë standarte, psh nëse disponioni një dyqan risqet kryesore janë ato ndaj zjarrit, vjedhjes, dëmtimi nga fakorë atmosferikë, nga akte keqdashëse etj. Në varësi të rajonit gjeografik ku ndodhet dyqani, mund të ketë edhe ekspozim ndaj rreziqeve si; tërmeti apo përmbytja.Matja e riskut, do të thotë që duhet të përcaktohet propabiliteti i ndodhjes së secilit ngarreziqet (frekuenca e dëmeve) dhe madhësia e humbjes apo e dëmit. Ky informacion mundëson vendimarrjen, se çfarë duhet të bëhet më tej me risqet. (Studimi i këtij punimi nuk do të ishte i plotë nëse rregullimit juridik nuk do t’i analizonim edhe anën teknike të sigurimit.)Kontrolli i riskut përfshin disa alternativa në këtë drejtim:

a. reduktimi i risqeve nëpërmjet masave parandaluese,b. pranimi apo mbajtja e tyre,c. transferimi i riskut.

Nëse risku është i një natyre të tillë, që mund të reduktohet apo eleminohet nëpërmjet përpjekjeve parandaluese, është e këshillueshme të ndiqet kjo rrugë dhe rezultati (pasoja) do të shprehë kursime të konsiderueshme në jetë njerëzore dhe mjete monetare.Pasi është eleminuar apo reduktuar risku, në nivelin më të ulët të mundshëm, pjesa e mbetur e riskut mund të mbahet. Kjo mund të bëhet në disa mënyra:1. Mund të shpërfillet pjesa e mbetur e riskut, dhe të shpresohet që ngjarja mund të mos ndodhë dhe nëse ndodh, atëherë mund të përballohet nga shpenzimet e përditshme të individit apo subjektit.2.Mund të zgjidhet opsioni i vetësigurimit, ku ndërrmerren masa financiare për të

132 Neni 1113, Kreu XXIII, “Sigurimi”, Dispozita të përgjithshme, Kodi Civil, 1994, me ndryshimet përkatëse, pg. a)në rastin e sigurimit të pasurisë t’i shpërblejë palës tjetër ose një personi tjetër, dëmin e pësuar brenda kufijve të shumës, që është parashikuar në kontratë “dhe paragrafi b) në rastin e sigurimit të përsonit, t’i paguaj palës tjetër ose një përsonit të tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, shumën e sigurimit që është parashikuar në kontratë”

48

përballuar humbjet, duke krijuar fonde të veçantë të financuara në mënyrë periodike apo rregullisht, me qëllim ofrimin e kompensimit në rast dëmesh. (kjo mënyrë nuk është shumë e kënaqshme për bizneset sepse bllokon likuiditete, që mund të përdoren në mënyrë eficente në biznes)3.Transferimi i riskut tek një subjekt, që ka burime financiare më të mira, si dhe mundësi më të mira për të përballur dëmet. Sigurimi ofron mekanizmat e nevojshëm për një transferim të tillë. Ky veprim, i cili transformon një rrezik individual, në një rrezik kolektiv, lejon të parandalohen pasojat e dëmshme, në rast se një ngjarje e tillë do të verifikohej, duke ulur shumë herë kostot për një individ të vetëm.

A)Humbja e Paparashikuar. Një ngjarje e sigurueshme duhet të jetë krejtësisht e paparashikuar, për sa i përket të siguruarit. Nuk mund të sigurohet një ngjarje e cila do të ndodhë patjetër, duke qenë se nuk ekziston pasiguria e humbjes dhe pra nuk mund të ndodhë transferimi i rrezikut. Kjo përjashton ngjarje të pashmangshme, si dëmi i shkaktuar nga amortizimi dhe zhvlerësimi. Përjashtohet gjithashtu çdo dëmtim ose humbje e shkaktuar me qëllim nga i siguruari. Veprimet e qëllimshme prej personave të tjerë nuk përjashtohen automatikisht, me kusht që të kenë qenë tërësisht të paparashikuara, për sa i përket të siguruarit. I vetmi shembull që mund të duket se nuk i përket këtij rregulli, dhe që është i sigurueshëm, është rreziku i vdekjes. Të gjithë e dimë se mund të blihet sigurim jete, megjithëse vdekja është ndoshta një prej ngjarjeve më të sigurta. Sidoqoftë, në këtë rast i paparashikuar është momenti i vdekjes, dhe kjo trajtohet nga sigurimi i jetës.

B)Kompensimi financiar. Thelbi i sigurimeve është të veprojë si mekanizëm për transferimin e rrezikut dhe të japë kompensim financiar për humbjen. Sigurimi nuk e shmang rrezikun, por përpiqet të japë mbrojtje financiare ndaj pasojave. Në këtë rast rreziku që sigurohet duhet të rezultojë në një humbje, e cila duhet të mund të matet financiarisht. Në rastin e humbjes ose dëmtimit të pasurisë, kjo shihet lehtë. Vlera monetare e pasurisë së humbur mund të përcaktohet dhe, në varësi të policës së sigurimit, mund të jepet kompensim. Vlera e saktë e humbjes nuk mund të njihet që në fillim, por vetëm pas ndodhjes së ngjarjes. Kësaj kategorie i përkasin të gjitha dëmtimet materiale të pasurisë ose vjedhja.Në sigurimin e jetës, niveli i kompensimit financiar përcaktohet në fillim të kontratës. Jetës së bashkëshortit ose fëmijës nuk mund t'i vendoset vlerë, por në fillim të sigurimit mund të përcaktohet shuma financiare që sigurohet.

C) Ekspozimet Homogjene. Duke analizuar një numër të mjaftueshëm ekspozimesh ndaj rreziqeve të ngjashëm, siguruesi mund të parashikojë masën e mundshme të humbjes. Në mungesë të një numri të madh ekspozimesh të ngjashme, homogjene, kjo detyrë bëhet shumë më e vështirë dhe llogaritja e primit kthehet në një hamendje, në vend të një llogaritjeje matematike. Në këto raste, siguruesit mund të jenë ose jo të saktë në caktimin e primit, por do të mbrojnë veten duke kërkuar një prim që do të mbulonte edhe rastin më të keq. Konkurrenca nuk luan rol të rëndësishëm për shkak të numrit të vogël të ekspozimeve.Megjithëse numri i madh i ekspozimeve të ngjashme është karakteristikë e rrezikut të sigurueshëm, mund të përmenden shembuj kur nuk ndodh kështu. Në disa raste

49

njoftohet për sigurimin e rreziqeve të pazakonshme. Sigurimi i këmbëve të yjeve të kinemasë ose gishtërinjve të pianistëve mund të jenë lajme të rëndësishme, por nuk kanë shumë vlerë praktike. Satelitët janë ilustrim më realist i një numri të vogël ekspozimesh të ngjashme. Numri i satelitëve të lëshuar rritet çdo vit, por janë ende të pakët dhe periudha e qëndrimit në hapësirë nuk ka qenë aq e gjatë sa siguruesit të ndërtojnë bazë të dhënash statistikore. Kemi thënë se i siguruari duhet të ketë interes financiar në humbjen, dhe humbja duhet të jetë e paparashikuar. Kjo përjashton mundësinë e sigurimit të pasurisë të të tjerëve, ose dëmtimit me qëllim për të përfituar nga polica e sigurimit. Sidoqoftë, ka ende rreziqe për të cilat do të pranonim se janë të pasigurueshëm.

D) Karakteristikat ideale për sigurim, të një ekspozimi ndaj dëmeve. Roli i sigurimeve është të mbrojë pasuritë e të siguruarve nga pasojat financiare të humbjeve. Sidoqoftë siguruesit preferojnë të ofrojnë sigurim për ato ekspozime ndaj dëmeve, që konsiderohen ideale për t’u siguruar. Karakteristikat ideale për sigurim janë:

a) Ekspozimi ndaj dëmeve përfshin riskun e pastër dhe jo atë spekulativ (ky risk ofron mundësinë e humbjes dhe atë të fitimit);

b) Ekspozimi ndaj dëmeve përfshin vetëm dëmet aksidentale, nga këndvështrimi i të siguruarit;

c) Ekspozimi ndaj dëmeve ka të bëjë me dëmet që janë të përcaktuara në kohë dhe të matshme;

d) Ekspozimi ndaj dëmeve është pjesë e një numri të madh ekspozimesh të ngjashme, por të pavarura;

e) Humbja nuk duhet të jetë katastrofike;f) Ekspozimi ndaj dëmeve nga këndvështrimi ekonomik duhet të jetë i mundshëm,

për tu siguruar.133

2.5. Sigurimet si instrument i shpërndarjes dhe kompensimit të rrezikut

Funksioni kryesor i sigurimeve është të veprojë si mekanizëm për transferimin e rrezikut. Sigurimet janë industri shërbimi, ekzistojnë për t'iu shërbyer nevojave të të siguruarve dhe këto nevoja ndryshojnë. Shërbimi bazë është ai i transferimit të rrezikut, por natyra e rreziqeve ndryshon me kalimin e kohës. Produktet, proçeset dhe sistemet e reja industriale sjellin forma të reja rreziku për të cilat konsumatorët do të kërkojnë mbrojtje. Kjo duket po të shohim dy shembuj, blerësin individual dhe blerësin industrial.Shembull 1.Mendoni për pronarin e një automjeti: ai ka një mjet që vlen $12 000, i cili ndoshta përfaqëson një nga investimet e tij më të mëdha. Në blerjen e automjetit ai ka investuar një shumë të konsiderueshme të kursimeve të tij dhe kuptohet se ky investim është në rrezik. Mjeti mund te vidhet, dëmtohet në aksident ose të marrë zjarr. Mund tëndodhë aksident me pasojë dëmtime të rënda të pasagjerëve ose personave të tjerë. Si mund t'i përballojë pronari i mjetit këto rreziqe të mundshëm dhe pasojat e tyre

133 ekspozimet ndaj dëmeve që përfshijnë vetëm humbje të vogla, si dhe ato që përfshijnë një propabilitet të lartë të ndodhjes së dëmit, përgjithësisht konsiderohen të pasigurueshëm.

50

financiare? Ai nuk e di, nëse ndonjë prej këtyre rreziqeve do të materializohet dhe, nëse po, sa do të jenë shpenzimet. Ai mund të kalojë gjithë vitin pa e dëmtuar mjetin ose mjeti mund t'i shkatërrohet të nesërmen! Sigurimi, në vetvete, nuk parandalon ndodhjen e këtyre rreziqeve: ai ofron një formë sigurie financiare. Pronari i mjetit mund tëtransferojë pasojat financiare të rrezikut tek siguruesi, kundrejt pagesës sëprimit.Transferimi i kostove të dëmeve nga i siguruari tek një sigurues do të jetë ipanevojshëm, nëse nuk do të ekzistonte ekspozimi ndaj dëmeve, që është mundësia që dëmi të ndodhë.

Shembull 2.Industria është në po të njëjtën pozitë. Drejtori i përgjithshëm i një shoqërie e di se sipërmarrja e tij ekspozohet ndaj një shumëllojshmërie rreziqesh. Ai nuk e di nëse ndonjë prej tyre do të materializohet dhe, në se po, sa do të jenë shpenzimet. Si do të mund të drejtojë veprimtarinë? Nëse ndodh një humbje e çdo lloji, atij i duhet tëpërballojë shpenzimet nga klientët duke ngritur çmimin e produktit që prodhon, ose shërbimit që kryen. Çfarë shpenzimesh do të parashikojë? Ai nuk e di, nëse do të pësojëhumbje, ose shpenzimet përkatëse. Funksioni që kryen sigurimi në këtë situatë është ai i mekanizmit të transferimit të rrezikut. Drejtori mund të shkëmbejë pasigurinë e tij me siguri. Kundrejt një humbjeje të përcaktuar, primit, ai çlirohet nga pasiguria e një dëmi të mundshëm mjaft më të madh. Vetë rreziqet nuk shmangen, por pasojat financiare tashmë njihen me siguri më të madhe dhe mund të planifikohen përkatësisht. Pra të siguruarit nëpërmjet transferimit të kostove të dëmeve tek siguruesit shkëmbejnë mundësinë e ndodhjes së një humbjeje të madhe, me një pagesë periodike shumë të vogël (primi që i siguruari paguan për t’u siguruar). Ky transferim kryhet nëpërmjet policave të sigurimit. Një policë sigurimi është një kontratë, që paraqet të drejtat dhe detyrimet midis palëve, të siguruarit dhe siguruesit, në lidhje me transferimin e kostove të humbjes.

2.6 Sigurimet si teknikë e manaxhimit të riskut.

Përcaktimi juridik i kontratës së sigurimit, do të jetë më pak i rëndësishëm nëse nuk do të jetë i plotësuar nga përcaktimet teknike të veprimtarisë së sigurimeve.Nëse do ti referohemi përkufizimit juridik në të cilën: “sigurimi është marrëveshja në tëcilën njëra palë (i siguruari) kundrejt pagimit të primit tek pala tjetër (siguruesi)angazhohet të garantojë, në rast të ndodhjes së ngjarjes, pagesën e dëmshpërblimit”, ky përkufizim është i lidhur me tre elementë që konstituojnë natyrën specifike të njëkontrate sigurimi: riskun, primin dhe përfitimin në rast të ndodhjes së ngjarjes tëparashikuar në kontratë. Sigurimet janë një metodë për shpërndarjen e kostove tëhumbjes134. Siguruesi grumbullon primet e paguara nga të siguruarit dhe paguan nga fondet e grumbulluara të të siguruarve.135 që janë subjekt i dëmeve të mbuluara me sigurim. Kështu kostoja totale e dëmeve është shpërndarë ndërmjet të gjithë tësiguruarve. Siguruesit vlerësojnë /parashikojnë dëmet dhe shpenzimet e ardhshme për tëpërcaktuar se sa prime duhet të grumbullojnë nga të siguruarit. Parashikimi i dëmeve të

134 Guri,Gjoni,Dervishi,”Bazat në sigurime”, botimet albpaper,Tiranë, 2012 fq 53.135P.Petauton, “L’operation d’assurance: Definitionset principles”, Enciklopedie de l’assurance,Economia,1997, fq. 427.

51

ardhshme, bazohet në eksperiencën e ndodhjes së dëmeve në të kaluarën. Nëse parashikimet nuk janë të sakta, primet që siguruesit do të mbledhin nga të siguruarit mund të mos jenë të mjaftueshme. Saktësia e parashikimeve të siguruesit, bazohet nëligjin e numrave të mëdhenj.136Parimi matematikor i numrave të mëdhenj, do të thotë se ndërsa rritet numri i njësive të ekspozimeve të njëjta, por të pavarura, rritet gjithashtu edhe saktësia relative e parashikimit, rreth humbjeve të ardhshme bazuar në këto njësi ekspozimi.137Shoqëritë e sigurimit, e përdorin ligjin e numrave të mëdhenj, edhe për tëpërcaktuar madhësinë e primeve, që do të vendosin për mbulimin me sigurim të ofruar,si dhe për të vlerësuar rezervat teknike që duhet të mbajnë.138 Duke kombinuar njënumër të madh të mjaftueshëm të njësive homogjene të ekspozimit , siguruesi do të jetënë gjendje të bëjë parashikime për të gjithë grupin si një e tërë, duke përdorur teorinë e probabilitetit.139Kjo teori merret me ngjarjet rastësore dhe bazohet në parimin se megjithëse disa ngjarje janë rastësore, ato aktualisht ndodhin me rregullsi për një numër të madh provash.

2.6.1. Pranimi ose mbajtja e riskut. Vetësigurimi

Në ndryshim nga blerja e sigurimit në treg, disa institucione publike dhe koncerne të mëdha industriale vënë mënjanë fonde për të përballuar humbjet e sigurueshme. Duke qenë se rreziku mbahet brenda organizatës, nuk ka transaksione tregu për blerje dhe shitje, por këto veprime kanë efekt të përgjithshëm në fondet e tregut dhe në nivelet e primeve kur organizatat marrin përsipër shtresën e parë (që quhet "tejkalim" ose "pjesë e zbritshme"; nëse shuma është e lartë zakonisht përdoret termi i fundit).Këto organizata vendosin të vetësigurohen, sepse mendojnë se kanë mundësi financiare të marrin përsipër humbje të tilla, dhe sepse për to kostoja, nëpërmjet transferimit të fondeve, është më e ulët se nivelet e primit të sigurimit, duke qenë se kursejnë fitimin dhe shpenzimet administrative të siguruesit.Ka një dallim të dukshëm ndërmjet vetë-sigurimit dhe mos-sigurimit. Në rastin e mos-sigurimit, pavarësisht mendimit të organizatës për ekzistencën ose jo të rrezikut, nuk veprohet për mbrojtjen e vetvehtes ndaj humbjes së mundshme. Mund të ndodhë që shumë humbje të përfshihen në shpenzimet e përgjithshme të drejtimit të veprimtarisë. Avantazhet e skemës së vetë-sigurimit mund të përmblidhen si më poshtë:primet janë më të ulëta duke qenë se nuk kryhen shpenzime për komisione brokerimi, shpenzime administrative e normë fitimi të siguruesit; norma e interesit për investimin e fondit, i përket të siguruarit. Kjo mund të përdoret për të rritur fondin ose për të ulur më tej kontributet për primin;

136 Ligji i numrave të mëdhenj është një parim matematikor, që ndihmon siguruesit të bëjnë parashikime për frekuencën dhe ashpërsinë (madhësinë) e dëmeve, paraqitur për herë të parë, nga Blaise Pascal në”Geometrie du hazard” publikuar në vitin 1654.137 Yvonne Lambert-Faivre,Laurent Leveneur, Droit des assurances,;13 edition,botimet Dalloz 2011, fq.40.138 Rezervat teknike janë parashikime aktuariale të vlerës së tanishme, të fluksit të ardhshëm të parasë që mbahen nga siguruesi, për të mbuluar përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit.Përkuzimi i dhënë sipas ligjit të 2004 për sigurimin, risigurimin dhe ndërmjetësimin.139 Cesar Ancey, L’assurance, sa technique, son mecanisme, Libr. Générale de Droit et de Jurisprudence1933, Borel, Calcul des probalities , Nr.91, PUF; koncepti i propabilitetit matematikor, është një raport i tillë ; raporti i numrit të rastësishëm të ndodhjes së një ngjarje, mbi numrin e rasteve të mundshme.

52

shpenzimet e primit të të siguruarit nuk rriten për shkak të dëmeve të pësuara nga shoqëri të tjera; nxitja për uljen dhe kontrollin e rrezikut është e drejtpërdrejtë; nuk ka mosmarrëveshje me siguruesin në raste dëmshpërblimi; duke qenë se janë organizatat e mëdha ato që vendosin të vetësigurohen, ekziston në to personeli i kualifikuar sigurues për të administruar fondin; fitimet nga fondi i akumulohen të siguruarit. Disvantazhet e zbatimit të vetë-sigurimit renditen si më poshtë: mund të ndodhë, sado pak probabilitet të ketë, një humbje katastrofike që do të harxhonte të gjithë fondin dhe ndoshta të shkaktojë edhe falimentimin e organizatës; ndërkohë që organizata mund të paguajë për çdo humbje të vecantë, efekti i përgjithshëm i disa humbjeve brenda një viti mund të ketë të njëjtin efekt si humbja katastrofike, veçanërisht në vitet e para të krijimit të fondit; kapitali duhet të investohet në afate të shkurtra, në investime lehtësisht të realizueshme të cilat nuk mund të japin të njëjtat të ardhura si ato të shoqërisë së sigurimit që arrin shpërndarje më të mirë të investimeve; mund të lindë nevoja që të rritet numri i personave të punësuar që sjell shpenzime shtesë; nuk mund të merren këshilla teknike nga siguruesit për sa i përket parandalimit të rrezikut. Inspektorët e siguruesit kanë përvojë më të gjerë për shumë shoqëri dheveprimtari të ndryshme, njohuri të cilat mund të kishin shumë avantazhe për të siguruarin; statistikat e dëmeve të organizatës do të nxirren nga një bazë tepër e ngushtë për të bërë parashikime të besueshme në lidhje me shpenzimet e dëmeve të ardhshme; aksionerët dhe departamentet e tjera mund të mbajnë qëndrim kritik ndaj: - transferimit të shumave të mëdha të kapitalit për të krijuar fondin dhe uljes së dividendit për atë vit, dhe - normës së ulët të investimit të fondit krahasuar me normën që do të arrihej në se kjo shumë kapitali do të ishte investuar në sektorin prodhues të organizatës; në periudhat e vështirësive financiare, mund të tentohet të merret hua nga fondi, duke thyer kështu sigurinë e krijuar prej tij; mund të ushtrohet presion ndaj drejtuesve të fondit për të paguar dëme që janë jashtë mbulimit, që çon në uljen e fondit dhe vështirësimin e kryerjes së analizave; nuk zbatohet një nga parimet bazë të sigurimeve, ai i shpërndarjes së rrezikut; kontributet për fondin mund të mos përjashtohen nga tatimi, ndërkohë që primet e sigurimit normalisht përjashtohen.

2.7 Sigurimet si biznes

Nëse do ti shohim sigurimet si biznes, natyrisht do të bazohemi tek mjedisi në të cilën ngrihet kjo veprimtari: nga llojet e siguruesve (shoqërive të sigurimit), mbarëvajtjen financiare të siguruesve, aktivitetet e biznesit të sigurimeve, rregullimin ligjor tësigurimeve nga shteti, përfitimet dhe kostot e sigurimeve. Zakonisht vëmendje e

53

konsiderueshme në zhvillimin ekonomik, të një shteti, i kushtohet tregut financiar, në të cilin vend të rëndësishëm kanë edhe sigurimet. Siguruesit zakonisht kanë një objektiv të dyfishtë: të plotësojnë kërkesat e policëmbajtësve140 dhe të arrijnë të kenë fitim nga ky biznes. Përgjatë viteve, janëzhvilluar shumë tipe të ndryshme siguruesish dhe kanë ndryshuar metodat e kryerjes sëkëtij biznesi. Sidoqoftë, qëllimi dhe objektivat kanë mbetur të njëjta. Produktet e sigurimit ofrohen nga shteti dhe sigurues privatë, të formave të ndryshme. Siguruesit privatë ofrojnë pjesën më të madhe të mbulimit me sigurim të pronës dhe përgjegjësive për individët, familjet dhe bizneset. Siguruesit privatë ndryshojnë nga njëri-tjetri kryesisht, nga: Qëllimi për të cilin janë krijuar, forma ligjore e organizimit141, pronësia,mënyra se si e kryejnë veprimtarinë në sigurime. Disa nga këto ndryshime janë zhvilluar nga rrethanat historike, të tjerat nga zhvillimet ligjore, ose dhe nga interesat e palëve qëkanë themeluar shoqërinë siguruese. Të gjithë Siguruesit, në rast se ndodh një dëm i mbuluar me sigurim, ofrojnë një mekanizëm për dëmshpërblimin e të siguruarve dhe për shpërndarjen e kostove të humbjes te të gjithë të siguruarit.

Megjithëse të gjithë siguruesit kryejnë funksionet bazë, qëllimi i palëve që themelojnëtipe të ndryshme siguruesish në botë nuk është i njëjtë. Disa tipe siguruesish janë formuar me motivin për të nxjerrë fitime ose për të siguruar disa përfitime financiare nga biznesi i sigurimeve për pronarët e tyre. Sigurues të tjerë janë formuar nga, ose në emër të grupeve të të siguruarve me motivin për të arritur që të kenë sigurim me një kosto më të ulët, sesa nga sigurimi që ofrohet nga tregu i zakonshëm i sigurimeve.142 Shoqëritë e sigurimeve janë subjekt i një rregullimi dhe mbikëqyrjeje ligjore më të madhe nga shteti, sesa shumëshoqëri që kryejnë veprimtari të tjera biznesi. Kjo ndodh për shkak të natyrës së veçantëtë biznesit të sigurimeve.

Është e qartë që legjislacioni duhet për të bërë të mundur që shoqëritë e sigurimeve tëkenë një situatë financiare të “shëndoshë” për të përmbushur detyrimet e tyre në kohën e duhur. Fakti që siguruesi mund të mos jetë në gjendje të paguajë dëmet ndaj policëmbajtësve është shqetësimi kryesor i rregullatorëve të sigurimeve. Rregullimi ligjor i sigurimeve ndryshon nga një shtet në tjetrin. Pavarësisht ndryshimeve, objektivat kryesore të rregullimit ligjor të sigurimeve janë:

1. Rregullimi ligjor i tarifave ; 2. Mbikëqyrja e aftësisë paguese ; 3. Mbrojtja e konsumatorit .

Përpara se të marrim në shqyrtim rregullimin ligjor të tarifave, mbikëqyrjen e aftësisëpaguese dhe mbrojtjen e konsumatorit, është e rëndësishme të kuptohet roli i mbikëqyrësit ligjor të sigurimeve në një vend të caktuar. Autoriteti i Mbikëqyrjes 140 Policëmbajtës është sinonim, i termit i siguruari. Në rregullimin e ri ligjor të vitit 2014, për sigurimet dhe risigurimet, në përkufizimin e termit i siguruar është shtuar edhe termi policmbajtës, përsa kohë që themi se në humbjen pasurore/jopasurore janë të përfshirë edhe të tretët, si të siguruar.141 Mund të përmendim tre grupe të mëdha të siguruesve privatë në botë:shoqëri sigurimi aksionere, shoqëri sigurimi të përbashkëta, të cilat janë shoqëri që zotërohen nga policmbajtësit e tyre, dhe shkëmbyes reciprok sigurimesh, të cilat janë shoqata që ofrojnë shërbime sigurimi anëtarëve të tyre që shpesh quhen nënshkrues.142 Tipet e Siguruesve, Prof.As.Dr.Ibish Mazreku, “Aktiviteti i Korporatave te Sigurimeve”.

54

Financiare (AMF), është enti rregullator që ka si funksion, ndërmjet të tjerash edhe rregullimin ligjor dhe mbikëqyrjen e tregut të sigurimeve dhe veprimtarisë së këtij tregu, ku përfshihet e gjithë veprimtaria në sigurime, risigurime, ndërmjetësimit dhe operacionet që rrjedhin nga këto veprimtari. Në përmbushjen e funksioneve dhe kompetencave tëparashikuara me ligj, Autoriteti udhëhiqet nga objektiva si mbrojtja e interesave tëpersonave të siguruar (policëmbajtësve), nxitja e qëndrueshmërisë, transparencës dhe besueshmërisë së tregjeve financiare jobankare (ku bën pjesë tregu i sigurimeve), si dhe sigurimi i respektimit të ligjit.

Objekt i veprimtarisë së Autoritetit është: rregullimi ligjor i veprimtarisë së subjekteve të mbikëqyrura nëpërmjet hartimit të akteve ligjore e nënligjore, si dhe botimit tëmaterialeve shpjeguese; mbikëqyrja mbi tregjet financiare jobankare, e në mënyrë tëvecantë të tregut të sigurimeve, që rregullohen e funksionojnë në përputhje me ligjet nëfuqi. Në ushtrimin e kompetencave të mbikëqyrjes së sigurimeve, Autoriteti ka të drejta të plota për: miratimin, lëshimin apo refuzimin e licensave për subjektet që kërkojnë tëushtrojnë veprimtari në tregun e sigurimeve; vëzhgimin dhe organizimin e mbikëqyrjes së subjekteve që ushtrojnë veprimtari në këtë treg; ndjekjen e zbatimit të ligjit të fushës dhe të akteve nënligjore, të dala në zbatim të tij, dhe zbatimin e masave korrigjuese.

Ligjet e shteteve të ndryshme mbi sigurimet, i japin autoriteteve rregullatore, fuqi për të rregulluar ligjërisht tarifat e primeve të sigurimit. Në bazë të ligjit nr.10076 datë12.02.2009 “ Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit” neni 10, pika 2, shoqwritë e sigurimit, i përcaktojnë vetë tarifat e primit të sigurimit.Në këtë mënyrë, ligji krijoi mundësi konkurrence të lirë edhe në këtë treg specifik143.Kjo për shkak se llogaritja e tarifave të primeve nga siguruesit ka ndikim në jetën e njerëzve. Duke vepruar nëinteres të të siguruarve, rregullatorët përpiqen të sigurojnë, se tarifat janë të përshtatshme, nuk tejkalojnë kufijtë ekstremë, dhe nuk janë padrejtësisht diskriminuese. Një shoqëri sigurimi duhet të mbledhë prime të mjaftueshme për të paguar dëmet e të siguruarve, tëmbulojë kostot operacionale të vetë shoqërisë, dhe të lejojë që të merret një fitim i arsyeshëm.

Tarifimi144 është një proçes që përdorin siguruesit që të llogarisin tarifat, të cilat përcaktojnë primin që do të përdoret për mbulimin me sigurim. Primi është çmimi i mbulimit me sigurim ofruar për një periudhë të përcaktuar. Për të arritur te primi (proçes i quajtur tarifim), tarifa shumëzohet me numrin e njësive të ekspozimit të blerë.Siguruesit, përdorin sisteme të klasifikimit të tarifave të cilat diferencojnë të siguruarit, bazuar në mundësinë që ka secili prej këtyre të fundit që t’i ndodhë dëmi. Kështu p.sh në

143 Megjithatë në praktikë, gjatë periudhës janar-shkurt 2012 është vërejtur një rritje e primeve të shitjes nga shoqëritë e sigurimit, si dhe i kanë fiksuar ato në nivele të njëjtja sipas klasave, duke humbur individualitetin e ndërmarrjes në përcaktimin e shpenzimeve operative. Duke u sjellë në mënyrë të bashkërenduar shoqëritë e sigurimit kanë kufizuar konkurrencën midis tyre, duke zvogëluar në këtë mënyrë mundësinë e zgjedhjes konsumatore. Për këtë arsye, Autoriteti i Konkurrencës ndërrmori një hetim të thelluar në tregun e sigurimit të detyrueshëm motorrik ndaj palëve të treta dhe me Vendimin nr. 246 datë 09.10.2012, ka vendosur se:”“ rritja në mënyrë të njëkohëshme dhe fiksimi i primit të sigurimit për të gjitha klasat e produktit përbën

një praktikë të bashkërenduar, e cila në kuptim të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, konsiderohet marrëveshje e ndaluar dhe në kuptim të Ligjit shkelje e rëndë e konkurrencës”.144 Tarifa është madhësia e mbulimit me sigurim për njësi ekspozimi.

55

sigurimin e shtëpisë nga zjarri, të siguruarit me shtëpi prej druri vendosen në njëklasifikim dhe ata me shtëpi me tulla vendosen në një klasifikim tjetër, për shkak se madhësia e mundshme e humbjes nga zjarri është më e madhe për shtëpitë prej druri. Njëaktuar145 analizon të dhënat mbi dëmet që kanë ndodhur në të shkuarën, si dhe shpenzimet e shoqëruara me dëmet, dhe duke e kombinuar këtë edhe me informacione tëtjera, llogariten tarifat e sigurimeve. Për të arritur këtë qëllim, aktuarët duhet tëmonitorojnë dhe të rifreskojnë në mënyrë të vazhdueshme bazën e të dhënave për dëmet.Autoritetet rregullatore marrin në shqyrtim siguruesit në mënyrë periodike. Shqyrtimi ka të bëjë me një analizë gjithëpërfshirëse të veprimtarisë së siguruesit dhe situatën financiare të tij. Shqyrtimi i veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit bëhet duke inspektuar në vend këto shoqëri, duke analizuar të dhënat financiare. Gjatë inspektimit në vend, rregullatori shqyrton aktivitetet e shoqërisë duke përfshirë këtu dëmet, marrjen nësigurim, marketingun dhe proçedurat kontabël që ndjek shoqëria. Më pas, të dhënat financiare analizohen me kujdes për t’u siguruar që shoqëria e sigurimit i përmbush kërkesat për raportimin financiar dhe për të përcaktuar nëse siguruesi ka aftësinë për tëpërmbushur të gjitha detyrimet e tij. Nëse nga shqyrtimi që i bëhet shoqërise së sigurimit, zbulohen probleme, autoriteti rregullator ka fuqi ligjore të marrë masat e duhura për tërregulluar problemet e identifikuara. Rregullatori gjatë analizës financiare përdor zakonisht edhe sistemin e treguesve të paralajmërimit të hershëm, si mjet të rëndësishëm të mbikëqyrjes, për të monitoruar situatën financiare të siguruesve. Për të llogaritur treguesit e paralajmërimit të hershëm të situatës së përgjithshme financiare të siguruesit përdoren të dhënat nga pasqyrat financiare. Nëse siguruesi ka tregues që bien përtej kufijve të lejuar të paracaktuar, atëherë ky sigurues mbahet në vëmendje nga ana e rregullatorit.146

Siguruesit duhet të licencohen nga autoritetet rregullatore përpara se ata të fillojnëaktivitetin në biznesin e sigurimeve. Çdo shtet ka kërkesat e tij specifike për licensimin e siguruesve. Nëse një sigurues dështon në arritjen e treguesve teknike e financiare, ose nuk e kryen veprimtarinë e tij në përputhje me bazën ligjore të sigurimeve, në vendin ku kryejnë aktivitetin, autoritetet rregullatore mund t’i pezullojnë ose tërheqin licensën këtij siguruesi. Enti rregullator që licencon veprimtarinë e shoqërive të sigurimit në Shqipëri është Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare147. Veprimtaria e sigurimit ushtrohet nga shoqëri sigurimi me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë të licencuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, si dhe dega e shoqërisë së huaj të sigurimit, e licencuar nga AMF. Shoqëria e sigurimit ushtron veprimtari sigurimi, vetëm për klasat që janë licencuar nga Autoriteti. Shoqëria licencohet si:

1. Shoqëri sigurimi ose degë e shoqërisë së huaj;2. Shoqëri risigurimi ose degë e shoqërisë së huaj;3. Shoqëri sigurimi dhe risigurimi ose degë e shoqërisë së huaj sigurimi dhe risigurimi.

145 Aktuarët përdorin metoda komplekse matematike për të zhvilluar sisteme për vendosjen e tarifave tësigurimeve. Qëllimi i stafit aktuarial të shoqërisë së sigurimit është të zhvillojë një sistem tarifimi që tëgjenerojë tarifa të arsyeshme, të drejta, e të arrijë objektivat e shoqërisë. 146 Rregullimi ligjor i veprimtarise se Siguruesit, Prof.Ass.Dr Ibish Mazreku, “Aktiviteti i Korporatave tëSigurimeve”.147 Veprimtaria e AMF-së rregullohet me ligjin e vitit 2006

56

2.8 Sigurimet si kontratë

Një policë sigurimi është një kontratë ndërmjet siguruesit dhe të siguruarit. Tësiguruarit, përmes policave të sigurimit transferojnë kostot e mundshme të humbjeve tesiguruesit. Mbulimi që ofrohet nga policat e sigurimit lejon individët, bizneset dhe organizatat të mbrojnë pasuritë e tyre dhe të minimizojnë pasojat finaciare të dëmeve.Katër tipet bazë të kontratave të sigurimeve të pronës, përgjegjësisë dhe shëndetit,ndahen në përgjithësi në dy kategori:1.Sigurim i pronës dhe përgjegjësisë,148 2. Sigurimi i jetës dhe shëndetit.

2.9. Parimet kryesore në sigurime

2.9.1. Interesi i Sigurueshëm

Koncepti i “interesit të sigurueshëm” nuk jepet në ligj, por bëhet nga shkenca e të drejtës civile, sipas të cilit një subjekt ka interes të sigurueshëm për të siguruar një pasuri, në qoftë se ai nga dëmtimi ose shkatërrimi i pasurisë, cënohet në mënyrë direkte ose indirekte në të drejtat e tij pasurore. Duke iu referuar këtij koncepti kanë interes të sigurueshëm për të siguruar një pasuri, jo vetëm pronari i pasurisë, por, edhe poseduesi, uzufruktari, si dhe çdo person që gëzon një të drejtë reale të palujatshme mbi këtë pasuri. Koncepti i pasurisë në këtë rast përfshin çdo send që është objekt i botës materiale, që sjell dobi ekonomike dhe vihet në sundim të njeriut, ku përfshihen si sendet e luajtshme dhe ato të paluajtshme dhe në përgjithësi çdo send që është i ligjshëm në qarkullimin civil.Interesi i sigurueshëm përbën në vetvete një nga elementët thelbësore, ose esencialë të kontratës së sigurimit të pasurisë, mungesa e të cilit bën që kjo kontratë të jetë absolutisht e pavlefshme149. Një gjë e tillë është parashikuar në mënyrë të shprehur edhe në ligjin Italian, në të cilin thuhet se kontrata e sigurimit të pasurisë është e pavlefshme në qoftë se në momentin e lidhjes së saj, nuk ekziston një interes i të siguruarit për të kërkuar shpërblimin e dëmit. Jo vetëm aq, por interesi i sigurueshëm i të siguruarit duhet të ekzistojë gjatë gjithë kohës së vazhdimit të kontratës së sigurimit të pasurisë, sepse në qoftë se ai pushon gjatë kohës së kontrata është në fuqi, kontrata zgjidhet në mënyrë automatike dhe bëhet kthimi i palëve në gjendjen e mëparshme.Nevoja për një mbulim të sigurimit është në rritje sot për shkak të ndodhjes së rrezikut dhe të rreziqeve të shtuara , të cilat më parë ishin të panjohura.Siç është shpjeguar, kontrata e sigurimit është një kontratë ku një person i premton për të kompensuar një tjetër për ndonjë humbje të cilën ky i fundit mund të duhet të vuajnë nga të qenit i ekspozuar ndaj rreziqeve të caktuara, në shqyrtimin e një shume të hollash i quajtur prim. Të gjitha kontratat e sigurimit , përveç sigurimit të jetës janë kontrata dëmshpërblimi. Interesi i sigurueshëm është interesi që ka një individ ndaj një të mire,

148 Klasat e sigurimeve ushtrohen në përputhje me rreziqet.149 Neni 1134,”Sigurimi i pasurisë”, përcakton:“Personi që lidh kontratën e sigurimit të pasurisë ose personi i tretë,në dobi të të cilit lidhet kontrata,duhet të ketë interes pasuror në objektin e siguruar,përndryshe kontrata e sigurimit është e pavlefshme”

57

ose të drejte që zotëron, me vlerë të atillë apo në atë masë, saqë e shtyn/motivon individin për ta siguruar ndaj rreziqeve të ndryshme të sigurueshme, psh. Sigurim nga zjarri, vjedhja, dëmtimi, grabitja etj. Interesi i sigurueshëm në kontratat e sigurimit është e drejta ligjore që gëzon njëindivid për të hyrë në një marrëveshje sigurimi, ndaj një rreziku të mundshëm për pësim humbjeje. Interesi i sigurueshëm është sintezë150e të drejtës së pronësisë, përkatësisë, zotërimit, kujdesit, etj, po ashtu edhe vlerës që ka zotërimi, pasuria, pronësia etj.

Interesi i sigurueshëm në sigurimin e pasurisë/pronës dhe përgjegjësive.

E para midis këtyre marrëdhënieve të njohura nga ligji është ajo e pronarit, si person fizik apo juridik, pra sigurimi i të drejtës së pronësisë, ndaj një të mire që shprehet nëvlerë, p.sh. ndaj një sipërfaqe trualli, ndërtesë, makinerive, pajisjeve, e drejta e pronësisë ndaj një shpikje autorësie, etj. Ky interes ekziston sepse humbja e pasurisë/pronës është humbje financiare për pronarin e saj.151

Një e mirë mund të jetë në pronësi të dy apo më shumë individëve fizikë/juridikë. Nëkëtë rast interesi i sigurueshëm ekziston për të dy ortakët, sepse humbja ose dëmtimi i pronësisë u sjell humbje financiare. Huadhënësi ose kreditori ka interes të sigurueshëm në një send që është marrë hua, sepse duhet të zëvendësohet, nëse vidhet ose dëmtohet. Një huadhënës ka interes të sigurueshëm për të mirën që ka pranuar si garanci për kthimin e kredisë nga huamarrësi p.sh. i janë lënë peng gjendje mallrash, shtëpi, etj, ndërkohë që ka interes për të mirën që mban peng. Nga ana tjetër një individ që është nën moshën ligjore nuk ka të drejtë ligjore për të nënshkruar sigurime, p.sh. një fëmijë në moshën 14 vjeç nuk mund të sigurojë shtëpinë e tij, por këtë e bën një nga prindërit e tij, ose një person i autorizuar nga ligji.Të drejtat/detyrimet kontraktuale krijojnë interes të sigurueshëm. P.sh. nëse një kompani në Shqipëri blen mall në Itali, kompanisë shqiptare i krijohet interes për të siguruar mallin e blerë, p.sh. gjatë transportimit, sepse mund të pësojë humbje financiare. I parë më gjerësisht, jo vetëm në sigurimin e pasurisë/pronës, çdokush prej nesh ka interes të pakufizuar të sigurueshëm për jetën e tij, dhe mund ta sigurojë atë për çdo

150 Ilir Hoti, Amvisimi i rrezikut dhe Industria e sigurimit, botuesi Instituti i Inxhinierisë Financiare për bankë dhe sigurime, Tiranë 2008, fq.151151 Në çështjen gjyqësore nr. 277 datw 25.01.2010 të Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, D.GJ kundër shoqërisë së sigurimit INSIG sh.a., dhe ndërhyrës kryesor BQ, DGj blen një mjet motorrik të markës Audi dhe e siguron makinën kasko, duke figuruar në kontratë si pronar, dhe BQ si përdorues i mjetit. Në vitin 2005 DGJ ia dhuron mjetin BQ-së, por kontrata nuk është e regjistruar në regjistrin e makinave. Në dt 18.04.2006 mjeti sigurohet edhe për një vit tek INSIG. Gjatë përdorimit të mjetit në vitin 2007, BQ përballet me aksident automibilistik. DGJ pretendon të ketë lidhur kontratën e sigurirmit të pasurisë të mjetit dhe pretendon se nuk ka pasur asnjë interes pasuror në objektin e siguruar, gjë e cila passjell nën efektin e nenit 1134 të Kodit Civil dhe pavlefshmërinë e kontratës së sigurimit. Në momentin e lidhjes së kontratës së sigurimit Kasko, DGJ nuk ishte më pronar i mjetit të markës Audi, pasi kishte realizuar veprimin juridik të dhurimit të këtij mjeti në favor të pranuesit të dhurimit BQ. Përsa i përket faktit që kontrata e dhurimit nuk është regjistruar në regjistrin e makinave, bëjmë referim në Vendimin Unifikues të Gjykatës së Lartë nr. 1 datë 06.01.2009., në të cilin janë trajtuar në mënyrë të plotë dhe të hollësishme efektet e regjistrimit/transkriptimit të një pasurie në regjistrat përkatës publik, siç është edhe regjistri i makinave.

58

shumë që dëshiron, (në varësi të gjendjes shëndetësore) dhe nëse mund të paguajë primin. Ai ka interes të sigurueshëm në jetën e bashkëshortit dhe anasjelltas. Secili prej nesh, duke siguruar jetën, jemi të pakufizuar të emërojmë cilindo person fizik/juridik si përfaqësues i shpërblimit me vdekjen e të siguruarit152.Natyrisht , kemi një interes të sigurueshëm në jetën tonë dhe mund të blejmë çdo sasi në e sigurimin e jetës deri në limitet e vendosura në marrëveshje mes palëve153.

Kur duhet të ekzistojë interesi i sigurueshëm?

Që të ketë interes të sigurueshëm, ndaj një të mire, duhet të jesh pronar i saj, kjo do tëthotë se nëse një e mirë është siguruar në emër të pronarit të saj, ajo nuk e mbart interesin e sigurueshëm154, nëse e mira i shitet një pronari tjetër.

Shembull: Personi AA pasi kishte negociuar me personin BB, lidh një kontratë për blerjen e një pasurie të paluajtshme, pronari i së cilës është BB. Pasuria ishtë siguruar më parë nga BB kundër të gjitha ngjarjeve të sigurimit. Në momentin kur kontrata ishte lidhur, por transferimi i pasurisë nga BB tek AA ende nuk është realizuar (BB e kishte shtëpinë në posedim), e gjithë pasuria u shkatërrua nga zjarri. Shitësi i pasurisë e kishte në posedim pasurinë dhe e reklamon pranë shoqërisë së sigurimit në bazë të policës dhe merr dëmshpërblimin përkatës. Blerësi pretendon se shuma e kompensimit i takon atij për faktin se sipas kontratës së shitjes (si kontratë konsensuale), ai gëzon të gjitha të drejtat subjektive të pronarit mbi pasurinë, që nga momenti i lidhjes së kontratës,pavarësisht nëse është bërë transferimi i objektit apo jo. Në këtë rast, shoqëria e sigurimit i paguan kompensimin BB-së155, dhe jo AA blerësit, sepse AA nuk ka interes të sigurueshëm në kontratën e nënshkruar të sigurimit, pra AA nuk përmendet në policë si palë e siguruar.

Pra, si kriter fillestar është që në sigurimin e pronës/pasurisë, duhet që në momentin kur ndodh një dëm ose humbje, duhet të jetë i pranishëm interesi i sigurueshëm.Së dyti; që një person, në momentin kur nënshkruhet kontrata, por ky interes duhet vijuar në kohë, deri në momentin kur ndodh një dëm ose humbje e mundshme.Së treti; Në sigurimin e jetës, kërkesa për praninë e interesit të sigurueshëm përmbushet që me lidhjen e kontratës apo të lëshimit të policës së sigurimit, dhe jo në momentin kur vdes i siguruari (pra në momentin kur ndodh humbja e jetës)Përfundimisht duhet thënë, se nëse nuk ka interes të sigurueshëm, atëherë shoqëria e

152 Neni 1153, Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, sipas së cilës “ i siguruari mund të caktojë në kontratën e sigurimit që në rast se ai vdes, shuma e sigurimit t’i paguhet një anëtari të familjes së tij, një personi tjetër, shtetit ose një personi tjetër juridik publik”.153 Neni 1152 , Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë “në kontratën e sigurimit të personit,shuma e sigurimit caktohet me marrëveshje të palëve dhe sipas dispozitave të tjera mbi sigurimet”.154 Neni 1136, Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë,”kur pas lidhjes së kontratës së sigurimit pushon interesi pasuror i të siguruarit, ose personit të tretë,në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, kjo quhet e zgjidhur”.155 Neni 1144, Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë , “kur pasuria e siguruar kalon në pronësinë e një personi tjetër, kontrata e sigurimit quhet e zgjidhur. Në këtë rast primi i paguar i kthehet të siguruarit në përpjestim me kohën që mbetet gjer në mbarimi e afatit të kontratës së sigurimit”.

59

sigurimit nuk lëshon policë sigurimi.156

2.9.2. Mirëbesimi

Koncepti i mirëbesimit është një term i përdorur gjerësisht, në shumë degë të së drejtës dhe kryesisht nuk përbën një normë ligjore, por i mbështet dhe i interpreton ato, në mënyrë që të garantojë një marrëdhënie sa më të drejtë mes palëve, të cilat kanë hyrë në një marrëdhënie juridike. Mirëbesimi, në të drejtën civile, bazohet në konceptin se:“kontratat janë një marrëdhënie ndërmjet dy palëve”, prandaj detyrimi i mirëbesimit ekziston gjatë negociatave, madje edhe më përpara se një marrëdhënie kontraktuale mund të ekzistojë157. Koncepti i mirëbesimit, ka ekzistuar të paktën që prej zhvillimit të së drejtës romake. Kontratat e mirëbesimit, dalloheshin fillimisht nga kontratat formale, të cilat ishin të zbatueshme vetëm duke plotësuar disa kërkesa ligjore. Në përputhje me zhvillimin komercial dhe me ardhjen e nocionit konsensual të kontratave, mirëbesimi është konceptuar si një burim nga të cilat mund të nxirren rregulla të reja. Ajo operoi si njëstandart, për të krijuar detyrueshmëri për palët, dhe duke i dhënë gjykatës romake diskrecion për të lidhur kontrata informale. Mirëbesimit, i është dhënë një bazë edhe më thelbësore në ligjin natyror, rregullat pragmatike të njohura ndryshe si “pacta sunt servanda”158, sipas së cilës premtimet159 dhe marrëveshjet duhet të jenë mbajtur. Mirëbesimi në ligjin romak, ishte “bazuar në një koncept etik që ishte aplikuar në formën e rregullave të vecanta, më të rëndësishmet të cilat, janë formuluar në lidhje me rregullin themelor “pacta sunt servanda”. Në shoqërinë romake, mirëbesimi ishte lidhur gjithmonë me besueshmërinë, vetëdijshmërinë dhe sjelljen e nderuar. Zhvillimi i mirëbesimit në një parim më të “sofistikuar”, në të drejtën civile dhe të drejtën zakonore nga kohërat romake, filloi si një detyrim i kontratave, premtimeve dhe marrëveshjeve. Pas rënies së Romës, koncepti i mirëbesimit si një parim i nënkuptuar në ecurinë e kontratave, u shfaq përsëri në praktikën tregtare gjatë shekullit të XI dhe XII, dhe është miratuar në përgjithësi në të gjitha regjimet e të drejtës civile. E drejta zakonore gjithashtu, nuk kishte imunitet nga koncepti, i cili u rrit ngadalë me kalimin e kohës. Detyrimi i përgjithshëm i mirëbesimit kontraktor ka funksion që të mbush dhe të plotësojë boshllëqet e paevitueshme të legjislacionit. Ligji duke qenë i përgjithshëm, nuk mund të parashikojë të gjitha situatat e mundshme që ndodhin në realitet dhe nuk mund të parandalojë të gjitha abuzimet që palët mund ti bëjnë njëra tjetrës. Kriteri i përgjithshëm i korrektësisë dhe i mirëbesimit, lejon që të identifikohen ndalimet dhe detyrimet, vec atyre të parashikuara nga ligji, duke realizuar në këtë mënyrë “mbylljen” e sistemit legjislativ

156 Neni 1134, Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë, në të cilën përcaktohet se : “ personi që lidh kontratë të sigurimit të pasurisë ose personi i tretë, në dobi të të cilit lidhet kontrata, duhet të këtë interes pasuror në objektin e siguruar, përndryshe kontrata e sigurimit është e pavlefshme.157 J. Ghestin, Traité de droit civil. La formation du contrat, Paris: L.G.D.J., 1993, fq. 294; L. Baudouin & P.G. Jobin, Les Obligations, 5 Edition.,Montreal: Les Éditions Yvon Blais, 1998, fq. 113-115, i cili përveç diskutimit të së drejtës civile në Kebek,,një nga kodet më të përparuara të kohës, që gjithashtu përmbledh ligjin Francez, Belg dhe Holandez për detyrimin e mirëbesimit në marrëveshjet para kontraktuale.158 E njohur ndryshe si vetëdija ligjore. Njerëzit kryejnë detyrat e tyre kontraktore sepse është parimi i tyre i pranuar për të bërë kështu.159 Ciceroni në traktatin e tij mbi detyrat, atribuoi “premtimet” si forcë që e quajti mirëbesim, themelin e drejtësisë.

60

dhe duke ofruar kriteret për të mbushur hapësirat e legjislacionit që hasen gjatë situatave të ndryshme të jetës ekonomike dhe sociale.160

Rregullat e pashkruara të korrektësisë dhe të ndershmërisë, janë rregullat e moralit.Ato i korrespondojnë asaj që një kontraktues me një korrektësi dhe ndershmëri mesatare,i ndjen për detyrë t’i kryejë ose të mos i kryejë, duke pasur parasysh nivelin mesatar të korrektësisë, në një sektor të caktuar ekonomik e social, sektor i cili i referohet kontrata (p.sh.sektori i kreditit, sigurimit, agjensisë, shitblerjes, etj.)Mirëbesimi përfshin tre nocione: (1) një detyrim për palët për të bashkëpunuar në arritjen kontraktuale; objekti (besnikëri ndaj vetë premtimit); (2) përputhje me standardet e ndershmërisë së sjelljes; dhe (3) përputhje me standardet e sjelljes, të cilat janë të arsyeshme në lidhje me interesat e palëve. Efektivisht, në regjimet e së drejtës civile, një palë kontraktuese ka përgjegjësi para-kontraktuale të mirëbesimit, për të negociuar në mënyrë të drejtë dhe me ndershmëri. Pas kësaj, detyrimi i mirëbesimit vazhdon me realizimin e kontratës, duke kërkuar që palët të veprojnë në mënyrë të arsyeshme. Me fjalë të tjera, ‘dikush’ nuk duhet të prish marrëdhëniet e besimit, me personat e tjerë, me të cilët kryen negociatat, dhe më pas tëlidh kontratën. Edhe Kodi Civil Shqiptar, si pjesë përbërëse e sistemit civil law, ka përcaktuar se parimin e mirëbesimit, e gjejmë si detyrim për palët në fazën parakontraktuale të lidhjes së kontratës161, ku palët gjatë zhvillimit të bisedimeve për hartimin e kontratës duhet të sillen në mirëbesim ndaj njëra-tjetrës. Përvec sjelljes së palëve, mirëbesimi është kriter edhe i interpretimit të kushteve kontratës162. Kriteret e interpretimit të përcaktuara nga ligji janë dy llojesh; Kritere të interpretimit subjektiv, të cilat bazohen mbi kërkimin e qëllimit të përbashkët të palëve dhe kriteret e interpretimit objektiv që bazohen në kuptimin e mirëbesimit kontraktor ose në elementë të tjerë objektivë. Një kriter ipërgjithshëm i interpretimit objektiv është ai sipas të cilit kontrata duhet të interpretohet sipas mirëbesimit. Ky kriter imponon që kontratës t’i jepet ai kuptim që i japin kontraktuesit korrektë dhe të ndershëm edhe në qoftë se konkretisht të dyja apo njëra prej palëve të kontratës nuk e dëshirojnë dhënien e një kuptimi të tillë. Në shumicën e rasteve interpretimi sipas mirëbesimit, shërben pikërisht për të mposhtur sjelljen e rreme, që njëra palë parashtron në favor të saj, atë që kontrata teksualisht thotë ose nuk thotë. (kontrata nuk e ndalon, pra mund të bëhet; kontrata nuk e lejon, pra nuk mund të bëhet). Sisteme të ndryshme të së drejtës, si dhe vende të ndryshme163 i japin rëndësi specifike këtij parimi, por pavarësisht interpretimeve, parimi i mirëbesimit në të drejtën e 160 F.Galgano, E drejta private, botim i tretë, Luarasi, University press,Tiranë 2006.161 Neni 674, i Kodit Civil, miratuar me Ligjin nr.7850, datë 29.07.1994, Titulli I, Kreu I “Kontratat në përgjithësi” Botim i Qendrës së Publikimeve zyrtare, 2012.162 Neni 682, pg.2, i Kodit Civil, miratuar me Ligjin nr.7850, datë 29.07.1994, Titulli I, Kreu I “Kontratat në përgjithësi”, Botim i Qendrës së Publikimeve zyrtare, 2012.163 UNDROIT, Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të drejtës private, e cila është një organizatë e pavarur joqeveritare, qëllimi i të cilit është për të harmonizuar dhe kordinuar, të drejtën private mes shteteve dhe për të miratuar nga shtetet, një të drejtë private të unifikuar, Neni 1/7 thotë “ që çdo palë duhet të veprojë në përputhje me mirëbesimin dhe një trajtim të drejtë në arenën ndërkombëtare, dhe Neni 1/7(2) deklaron se palët nuk mund të përjashtojnë apo kufizojnë këtë detyrë. Është e qartë, se nocioni i mirëbesimit në parimet UNDROIT(1994) shkon përtej Konventës së Vjenës, dhe shprehimisht vendos detyrime të mirëbesimit në palët kontraktuese. Për këtë arsye, parimet UNDROIT, demonstrojnë se

61

sigurimeve, ka karakteristikat dhe specifikat e veta, për shkak se dhe vetë natyra e kontratave të sigurimit është e një lloji të vecantë. Kontratat e sigurimit i përkasin tipeve të veçanta të kontratave të bazuara në besimin reciprok dhe në sigurinë “contractus intuitae personae”, ku aplikohet parimi i “uberrimae fides164në latinisht ose “utmost good faith”.(mirëbesimi maksimal). Nëse ky parim nuk do të respektohej, atëhere kjo mund të conte dhe në prishje të kontratës.

Koncepti i “uberrimae fides” mund të përcaktohet nga fjalët e Lordit Mansfield165: “Sigurimi është një kontratë spekullimi. Faktet e veçanta mbi të cilat llogariten shanset e mundshme, qëndrojnë përgjithësisht në atë çfarë vetëm i siguruari di; nënshkruesi i beson përfaqësuesit të tij, dhe vazhdon me besim që ky i fundit, në asnjë rrethanë, nuk e ç’orienton nënshkruesin të besojë që rrethana nuk ekziston166”. Domethënë, parimi i “uberrimae fides” i ligjit të sigurimit, i ngre marrëdhëniet kontraktore në shkallë më të lartë të besimit reciprok, krahasuar me tipe të tjera marrëdhëniesh kontraktore. Kërkesa për shkallë më të lartë të besimit nga ligji, është hapi i parë i rëndësishëm për shmangjen e informacionit asimetrik. Megjithatë, problemi më serioz në aplikimin e këtij parimi është se ai është i orientuar drejt shmangjes së pasojave të informacionit asimetrik, nga ana e mbajtësit të policës. Pavarësisht faktit që karakteri reciprok i uberrimae fides është i theksuar167, detyrat e siguruesit që dalin nga ky parim janë pothuajse të paqarta, në ligjin e kontratës së sigurimit të vendeve europiane, ato kryesisht përqëndrohen në sigurimin e informacionit të konsumatorit siç kërkohet nga Direktivat e BE-së 92/49/EEC dhe 92/96/EEC168.Pa dyshim ka një rast të njohjes së asimetrisë në informacion midis dy palëve. Siguruesi mban rrezikun e mbajtësit të policës dhe kostot e të siguruarit varen nga karakteristikat e mbajtësit të policës169. Në këmbim të primit, mbajtësi i policës mund të marrë kompensimin e sigurimit, i cili është zakonisht më i madh, sesa primi i paguar. Me qëllim aplikimin e ligjeve të numrave të mëdhenj, siguruesit duhet t’i jepet e drejta për informacion të saktë rreth rrezikut: ”mbijetesa e biznesit të siguruesit varet nga një llogaritje e saktë e mundësisë së humbjes dhe rrezikut të ndërmarrë, kështu që i siguruari nuk mundet në gjithë kuptimin e mire, të presë që siguruesi të kryejë pjesën e tij të “ujdisë”, nëse ai është i privuar nga informacioni që atij i duhet për të vlerësuar rrezikun për të cilin ai nuk ka dijeni, ndërsa i siguruari po”. Pa dyshim që detyra më e rëndësishme kontraktore e lidhur me parimin e “uberrimae fides” është detyra e bërjes publike të informacionit. Disa literatura ligjore e kuptojnë në mënyrë shumë sipërfaqësore detyrën e bërjes së ditur të informacionit: Vetëm si një

doktrina e mirëbesimit është një vlerë e përbashkët dhe që është e zakonshme midis shteteve, e zbatueshme për të gjitha kontratat, duke përforcuar mendimin se mirëbesimi, ashtu sic ekziston në ligjet kombëtare, ashtu ekziston në të drejtën ndërkombëtare. 164 Termi “uberrimae fidei” do të thotë “Një marrëveshje sipas të cilës njëra palë (zakonisht i siguruari) detyrohet t’i tregojë palës tjetës (zakonisht një kompani sigurimi) cdo të dhënë që mund të ndikojë në kontratën e sigurimit ose cdo fakt material që do të conte në mosnënshkrimin e asaj kontrate.” Shiko për më tepër, business dictionary : http://www.businessdictionary.com/definition/uberrimae-fidei.html165 Ky koncept i ka fillimet e tij që në cështjen Carter v. Boehm në Angli dhe ka evoluar vazhdimisht deri në ditët e sotme. 166 Mac Gillivray,”On Insurance Law”, 9th ed., Sweet and Maxwell, London, 1997, fq.390. 167 Colinvaux’s, “Law of Insurance”, 7th ed., Sweet and Maxwell, London, 1997, fq. 125. 168 Codification CEA les Directives europeennes sur l’Assurance, Paris, 1994. 169 S. A Rea,The Economics of Insurance Law, International Review of Law and Economics, 1993, Vol.13, fq.145-162.

62

detyrë për të siguruar informacion me gojë apo me shkrim para lidhjes së një kontrate170, duke mos marrë kështu parasysh që edhe paraqitja e pasurisë/shëndetit për kontrollin e siguruesit dhe informacioni i siguruar, pas lidhjes së kontratës, janë gjithashtu aspekte të rëndësishme të detyrës. Duhet të merren parasysh dy faza të ndryshme të detyrës së bërjes së ditur të informacionit: informacioni parakontraktual dhe detyra e bërjes së ditur të informacionit pas lidhjes së kontratës ose e thënë ndryshe informacioni postkontraktual. Informacioni i siguruar nga mbajtësi i policës duket se është i lidhur me të gjitha fazat e marrëdhënies kontraktore: përpunimin e kontratës, ekzekutimin e kontratës dhe vlerësimin e ngjarjes së të siguruarit, pra është e vështirë të biesh dakord me disa mendime, se vetëm bërja publike e informacionit para-kontraktor ka me të vërtetë rëndësi: “kompanitë e sigurimit duan të dinë, karakteristikat e klientit (aplikuesit për sigurim), me qëllim që të vendosin se, në çfarë kushtesh duhet të ofrojnë, për t’i lënë ata të blejnë sigurime. Informacioni që rrjedh pas blerjes, mund të përdoret vetëm për të parandaluar, atë çfarë tashmë ka ndodhur. Në shumë çështje që lidhen me kontratat e sigurimit, shtrohet gjithnjë si pyetje; nëse parimi i mirëbesimit do të jetë prezent gjatë gjykimit të cështjes dhe në fakt në të shumtën e rasteve , gjykatës i është dashur të referojë tek ky parim, si një parim udhëheqës në këto lloj kontratash. Parimi i mirëbesimit ndeshet në dy momente; Së pari, para nënshkrimit të kontratës,ku i siguruari duhet të shfaqë të gjitha të dhënat materiale të cilat mund të ndikojnë në nënshkrimin e kontratës për shembull : Nëse bëhet një sigurim shëndetësor, personi duhet të verë në dijeni siguruesin nëse vuan nga ndonjë sëmundje e caktuar,etj.

Së dyti, pas nënshkrimit të kontratës. Ky është një rast më i vështirë për tu përcaktuar, dhe për t’u vënë në praktikë, sepsa nga ana logjike, asnjë i siguruar nuk ka qëllim ekonomik të vër në dijeni siguruesin për rrethana, të cilat mund të ndryshojnë kushtet e kontratës. Megjithatë, sipas parimeve të përgjithshme të së drejtës, mirëbesimi duhet të prevalojë, jo vetëm para nënshkrimit, por gjithashtu edhe pas nënshkrimit të kontratës. Në rastet kur këto rregulla nuk zbatohen, pasoja më tipike është prishja e kontratës. Pyetja që lind është : A është kjo pasoja e vetme, që mund të vijë nga prishja e kontratës dhe mbi të gjitha çdo të ndodhë, nëse ka filluar përmbushja e detyrimeve kontraktore ? Në analizimin e kësaj faze duhet të merren parasysh mbi të gjitha detyrimin e njërës palë për të informuar tjetrën. Një nga detyrimet kryesore në kontratën e sigurimit është detyrimi i të siguruarit që në momentin e lidhjes së kontratës, t’i njoftojë siguruesit çdo rrethanë për të cilat ai ka dijeni dhe që ka rëndësi thelbësore, për përcaktimin e natyrës dhe masës së rrezikut.

2.9.3. E drejta e zëvendësimit

Në marrëdhëniet sigurues dhe i siguruar, lënda kontraktuale ka të bëjë me të mirën që kompensohet ose në para, ose duke e zëvendësuar me një të mirë të ngjashme, ose të njëjtë. Policat e sigurimit zakonisht përmbajnë kushtin që ndalojnë të siguruarin që të marrë pagesë nga polica të ndryshme sigurimi për të njëjtin dëm. Subrogimi i pengon palët neglizhente që t’i shmangen pagesës, meqënëse pala e dëmtuar është e mbuluar me sigurim. 170 M. Gillivray, “On Insurance Law”, fq. 397.

63

Parimi i zëvendësimit (subrogation) është parim sipas të cilit, një i siguruar e zëvendëson të drejtën e tij, për të kërkuar dëmshpërblim nga dëmtuesi, me te drejtën për t’u dëmshpërblyer, apo për tu kompensuar, nga siguruesi, nëse dëmi në fjalë ka qenë i siguruar. Kjo do të thotë se i siguruari, i kalon të drejtën ligjore siguruesit, për tëarkëtuar vlerën e dëmit nga një palë e tretë, që është pala dëmtuese, apo pala neglizhente. Siguruesit nga kontrata e sigurmit të pasurisë, i rrjedhin jo vetëm detyrime, por edhe të drejta. Një nga të drejtat është e drejta e siguruesit, që në rastet kur ai ka paguar shpërblimin e sigurimit në favor të të siguruarit, të kërkojë kthimin e shumës së paguar nga personi, ose personat që janë përgjegjës, për shkaktimin e dëmit të siguruarit.171 Në mënyrë që siguruesi të kërkojë kthimin e shumës nga personi përgjegjës, për shkaktimin e dëmit të siguruarit, është e domosdoshme që ai të ketë paguar shpërblimin e sigurimit në favor të të siguruarit. Vetëm pasi siguruesi të ketë paguar shpërblimin e sigurimit në favor të të siguruarit, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë, atij i lind e drejta që të kërkojë kthimin e shumës së paguar nga personi përgjegjës, për shkaktimin e dëmit.

Qëllimi dhe rëndësia e zëvendësimit. Qëllimi i zëvendësimit, analizohet sipas këtyre drejtimeve:

a. të parandalojë, që i siguruari të dëmshpërblehet dy herë, për të njëjtën humbjeje,p.sh. duke u kompensuar nga siguruesi dhe njëkohësisht nga dëmtuesi. Kjo do të thotë se, parandalohet dukuria që i siguruari mund të kërkojë dëmshpërblim,edhe shoqërisë së sigurimit, por edhe shkaktarit të aksidentit.

b. të rëndojë me përgjegjësi, palën apo personin që shkaktoi humbjen, duke mundësuar siguruesin që të arkëtojë paratë nga pala dëmtuese,(ose edhe nga një sigurues i tij) p.sh. kur pala dëmtuese është siguruar tek një shoqëri sigurimi.

c. të ndihmojë për të mbajtur të ulët normën e sigurimit, sepse siguruesi duke u dëmshpërblyer nga pala dëmtuese, nuk ka realisht humbje, sepse i zëvendësohet dalja e të hollave të paguara si dëmshpërblim, gjë që nuk e reflekton në rritje të primit për sigurimet vijuese.

d. Siguruesi nuk mund të ushtroj zëvendësimin përkundër të siguruarve të tij, sepse do të cënonte qëllimin kryesor të blerjes së produkteve të sigurimit nga tësiguruarit.

Subrogimi nuk ekziston në sigurimin e jetës dhe në shumicën e kontratave të sigurimit shëndetësor. Kjo sepse, si kontrata e sigurimit të jetës, po ashtu edhe kontrata e sigurimit shëndetësor, nuk janë në thelb kontrata dëmshpërblimi.

2.9.4. Parimi i dëmshpërblimit

Në biznesin e sigurimeve, një shoqëri sigurimi ka detyrimin ligjor, moral, etik, financiar, etj, që ti përgjigjet të gjitha kërkesave të kontratës apo të policës së kontartës.Parimi themelor në sigurime që mishëron të gjitha kërkesat është parimi i dëmshpërblimit “Asgjë përveç dëmit të pësuar”.Kjo do të thotë se pavarësisht faktit se pasuria është e siguruar plotësisht, si dhe pavarësisht faktit se nga ngjarja e sigurimit pasuria e siguruar është shkatërruar tërësisht, shuma që do të paguajë siguruesi në favor

171 Neni 1142 i Kodit Civil në fuqi përcakton: “Siguruesi që ka paguar shpërblimin e sigurimit ka të drejtë që të kërkojë kthimin e shumës së paguar nga personat që janë përgjegjës për shkaktimin e dëmit”.

64

të të siguruarit, nuk mund të jetë më e madhe, se vlera e pasurisë së siguruar. Ky përcaktim vlen për të gjitha llojet e kontratave të sigurimit të pasurisë, dhe ka karakter urdhërues, domethënë, duhet të zbatohet nga palët, kur ato hartojnë kontratën e sigurimit të pasurisë dhe bëjnë përcaktimin e vlerës së shumës së sigurimit që duhet të paguajë siguruesi. Objekti i sigurimeve është që të rikthejë të siguruarin pas pësimit të një humbjeje, në të njëjtën gjendje financiare që ai kishte përpara humbjes. Ka mjaft raste në të cilat nuk është praktikisht e mundur, të rikthesh të siguruarin ekzaktësisht në të njëjtin pozicion, por siguruesit përpiqen ta përafrojnë sa më shumë në këtë pozicion. Kjo do të thotë se i siguruari në marrëdhënie me siguruesin, nuk duhet të kërkojë/pretendojë që të përfitojë më shumë nga sa i ka ndodhur humbja e matshme në njësi monetare, minus pjesën që ka marrë përsipër të mbulojë vetë si pësues i dëmit dhe që e pohon në kontratën e sigurimit.Shumica e kontarave të sigurimit të pronës dhe të përgjegjësive janë kontrata që bazohen tek parimi i dëmshpërblimit.

Kërkesë-dëmshpërblimi ka për qëllim që ta ndihmojë të dëmtuarin të kryejë një vlerësim të përafërt të “vlerës” aktuale të sendeve të dëmtuar. P.sh. duhet pranuar se ‘vlera’ e një qilimi të djegur të blerë para një viti, është më e madhe se ajo e një qilimi të blerë para nëntë vjetësh, pasi ne rastin e dytë ai është më i konsumuar. Megjithatë duhet përmendur se sot, në pjesën më të madhe të policave të sigurimit të shtëpive dhe paisjeve , nëse shuma e siguruar është llogaritur duke marrë për bazë vlerën “si të reja” të orendive, edhe shlyerja e dëmit duhet të bëhet në të njëjtën mënyrë; pra pa zbritje të vlerës së konsumuar. Ky është një avancim i konceptit të dëmshpërblimit dhe sa kohë që shuma e siguruar do të llogaritet mbi bazë zëvendësimi, kjo do të konsiderohet një kompensim korrekt.

Nëse kemi të bëjmë me mallin e një tregtari, atëherë do të merret për bazë çmimi i faturës. Të paguash më shumë do të thotë të krijosh mundësi fitimi, dhe ky nuk është objekt i sigurimit. Në praktikë është mjaft e vështirë që të llogaritësh një humbje në mënyrë shkencore kur është fjala për objekte të dëmtuara dhe siguruesit përpiqen që të paguajnë një shumë të arsyeshme për dëmin e shkaktuar.

Objekt i sigurimit të detyrueshëm është të dëmshpërblejë të siguruarin në përputhje me detyrimin ligjor që ka ai për të paguar kompensimin të tjerëve. Në rastin e detyrimit të punëdhënësve, pretenduesit janë të punësuarit dhe në rastin e detyrimit midis klientit dhe produktit, zakonisht pretenduesit jane klientët. Baza e dëmshpërblimit është kompensimi i dhënë nga gjykata (ose në bazë të një marrëveshje), plus shpenzimet e tjerë ligjorë.

Përjashtim nga parimi i dëmshpërblimit. Koncepti i dëmshpërblimit bëhet më i vështirë për t’u aplikuar kur është fjala për aksidente personale dhe sëmundje, apo për sigurimin e jetës. Cila është vlera e një këmbe apo dore? Cila është vlera e jetës së secilit? Siguruesit pranojnë të sigurojnë jetën apo rastet e aksidenteve fatale, pa limit (duke pasur parasysh kushtet mjekësore). Limiti real është mundësia për të paguar primin e sigurimit, që lidhet me vlerën me të cilën sigurohet jeta apo pjesë të trupit njerëzor. Për shkak se vlera ekonomike e jetës së njeriut, nuk mund të vlerësohet saktë përpara vdekjes, sigurimi i jetës nuk mund të jetë kontratë dëmshpërblimi.Së dyti, duke qënë se sigurimi i jetës cilësohet si policë me vlerë të përcaktuar, kur ndodh një dëm e e mbuluar nga kjo policë, paguhet vetëm vlera e përcaktuar në policë, pavarësisht vlerës aktuale të dëmit.

65

Së dyti, për shkak të specifikave të produkteve të sigurimit, që mbulojnë të mira të pamatshme në vlerë, p.sh. vepra arti, piktura, sende antike, të mirat kulturore, libra të vjetër, dorëshkrime të vjetra, vegla muzikore antike, etj. Në këto rrethana nuk aplikohet parimi i dëmshpërblimit “Asgjë përveç dëmit të pësuar”.

2.9.5. Kontributi

Mund të ndodhë që për të njëjtin rrezik ose rast sigurimi, për një pasuri të caktuar, i siguruari të ketë lidhur në mënyrë të veçantë disa kontrata sigurimi, në sigurues të ndryshëm. Një shembull është kur një policë për të gjitha rreziqet mbulon një bizhuteri të caktuar dhe një policë udhëtimi, mbulon një udhëtim të caktuar. Polica e udhëtimit ka klauzola për artikuj me vlerë të vecantë dhe për pasojë, kemi sigurim të dyfishtë. Në rast humbjeje do të kemi një dëmshpërblim nga të dy policat. Në sigurimin tregtar mund të ndodhemi në një situatë të tillë, kur pronari i një malli ka një policë që i referohet njëmagazinë të caktuar, dhe një tjetër që lidhet me një artikull të caktuar që mund tëgjendet në një sërë magazinash. Secila mund të trajtohet me sigurues të ndryshëm. Në këtë rast, ligji ka parashikuar që i siguruari është i detyruar që të njoftojë secilin sigurues për të gjitha sigurimet e bëra prej tij mbi këtë pasuri172. Në qoftë se i siguruari me qëllim nuk njofton çdo sigurues për secilën kontratë sigurimi, siguruesit nuk janë të detyruar që të paguajnë shpërblimin e dëmit. Në rastet kur vertetohet ngjarja e sigurimit, i siguruari është i detyruar që të njoftojë të gjithë siguruesit, duke i treguar çdo siguruesi emrin dhe adresën e plotë të secilit sigurues tjetër. I siguruari në këtë rast ka të drejtë që të kërkojë nga secili sigurues shlyerjen e dëmit të detyruar sipas kontratës, por, gjithësesi shumat e shlyera nga një ose disa apo të gjithë siguruesit së bashku, nuk mund të kalojnë shpërblimin e sigurimit të përcaktuar në kontratë. Nga ky parashikim që bën ligji, rezulton se në këtë rast përgjegjësia e siguruesve për të paguar shpërblimin e sigurimit përballë të siguruarit, është përgjegjësi solidare. Një gjë e tillë rezulton në mënyrë më të qartë në Kodin Civil, në të cilin përcaktohet se siguruesi që ka paguar shumën e dëmit, për llogari të siguruesve të tjerë, ka të drejtën e regresit173

ndaj këtyre siguruesve për ndarjen e shumës së detyruar që përbën shpërblimin e sigurimit të paguar sipas kontratave respektive të lidhura me të siguruarin. E drejta e regresit është i pranishëm vetëm në detyrimet solidare, dhe nga kjo rezulton se siguruesit kanë përgjegjësi solidare174 ndaj të siguruarit, për pagimin e shpërblimit të sigurimit, kur i siguruari e ka siguruar pasurinë në të njëtën kohë, në disa sigurues dhe për të njëjtat rreziqe sigurimi.

172 Paragrafi i parë i nenit 1145 të Kodit Civil në fuqi përcakton: “Kur për të njëjtin rrezik janë lidhur veçmas disa kontrata sigurimi në sigurues të ndryshëm, i siguruari duhet të njoftojë secilin sigurues, për të gjitha sigurimet”.173 Paragrafi i parë i nenit 1146 të Kodit Civil në fuqi përcakton: “Siguruesi që ka paguar shumën e dëmit ka të drejtën e regresit ndaj siguruesve të tjerë për ndarjen e shumës së detyruar sipas kontratave përkatëse”174 Neni 423 dhe neni 424 të Kodit Civil në fuqi, kanë përcaktuar se: “Detyrimi është solidar kur del nga vullneti i palëve ose nga ligji. Detyrimi është solidar kur kreditori ose secili nga kreditorët, ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e të njëjtit detyrim tërësisht ose pjesërisht si nga debitorët së bashku, ashtu dhe nga secili prej tyre vec e vec”.

66

Në këtë rast siguruesi, i cili ka paguar plotësisht shpërblimin e sigurimit në favor të të siguruarit, ka të drejtë të kërkojë ndaj tyre kthimin e jo të gjithë shumës së paguar prej tij, por kthimin e asaj shume që i korrespondon ndarjes së shumës së detyruar, midis të siguruarve, sipas kontratave përkatëse, ose thënë më thjesht, siguruesi që ka paguar të tërë shumën e sigurimit ka të drejtë të kërkojë nga siguruesit e tjerë, kthimin e asaj shume të cilën këta të fundit ishin të detyruar që të paguanin në favor të të siguruarit.175 Në rastet kur një sigurues është me paaftësi paguese, pjesa që duhet të paguante ai ndahet ndërmjet siguruesve të tjerë. Qëllimi i këtij veprimi është që, nëse një i siguruar ka paguar dëmshpërblim tëplotë, ai të ketë mundësi të rimbursojë një pjesë të riskut nga siguruesit e tjerë. Nëse dëmshpërblimi i plotë nuk është paguar, atëherë i siguruari, mund të pretendojë tëzhdëmtohet edhe nga siguruesit e tjerë. Parimi i kontributit bën të mundur shpërndarjen në mënyrë të drejtë të shpenzimit për mbulimin e dëmit.Për të bërë të mundur realizimin e kontributit, duhen plotësuar kushtet e mëposhtëme;- duhet të ekzistojnë dy ose më shumë polica dëmshpërblimi;- policat duhet të mbulojnë një interes të përbashkët;- policat duhet të mbulojnë një rrezik të përbashkët që shkakton humbjen;- policat duhet të mbulojnë nje subjekt të përbashkët;- cdo policë duhet të marrë përsipër shlyerjen e humbjes.Nuk është fjala për të pasur polica identike, përsa i përket mbulimit të të njëjtit interes, rrezik apo subjekt. Ajo që është e rëndësishme, është që policat të kenë pika tëpërbashkëta me njëra-tjetrën. Pra, mund të ketë një situatë, kur polica që mbulojnëinteresat e Smith Limited të kontribuojnë lidhur me këtë interes me policat që siguron Smith Ltd dhe Brown Ltd. në të njëjtën pronë. Po ashtu, një policë që mbulon vetëm nga zjarri, mund të kontribuojë së bashku me një që mbulon zjarrin dhe një sërërreziqesh. Një policë që mbulon një mall në kushte të caktuara, mund të kontribuojëme një që mbulon mallin në të gjitha kushtet.Policat pa Kontribut. Disa polica kanë një klauzolë që e përjashton kontributin. Formulimi do të ishte i tillë:Kjo policë nuk do të zbatohet për mbulimin e dëmeve, për të cilat i siguruari dëmshpërblehet nëpërmjet formave të tjera të sigurimit.Klauzola mund te vazhdoje si me poshte:... me përjashtim të cdo tejkalimi të shumës që do të ishte e pagueshme nga forma tjetër e sigurimit, sikur kjo formë të mos ishte zbatuar.Pjesa e dytë e kësaj klauzole përcakton se, në këtë rast polica do të zbatohet vetëm për të mbuluar tepricën e humbjes. Pra nuk ka ndarje proporcionale.

2.9.6. Shkaku Kryesor

Humbja krijohet në rrethana të caktuara dhe nga një shkak. Shkaqet e humbjeve mund të jenë të vetme, por në mjaft raste ato mund të jenë edhe disa njëherësh apo

175 Në marrëdhëniet ndërmjet tyre debitorët solidarë marrin pjesë në shlyerjen e detyrimit secili, sipas pjesës së vet. Debitori që ka ekzekutuar një detyrim solidar, ka të drejtë të kërkojë nga debitorët e tjerë pagimin në pjesë të barabartë të detyrimit të ekzekutuar prej tij, përvec kur në ligj ose në kontratë është parashikuar ndryshe”

67

mikse. Shkaku kryesor në një kontratë sigurimi duhet të përcaktohet shumë saktë. Për këtë arsye është e nevojshme, të specifikohen rreziqet, ndaj të cilave sigurohet mbulimi. Kjo përcakton syninim e palëve. Mund të mendohet se është e lehtë të përcaktohet se ç’kuptohet me sigurim ndaj zjarrit, aksidenteve apo rreziqeve detare. Pyetja që duhet bërë është “ku fillon dhe ku mbaron veprimi i këtyre rreziqeve, dhe sa zgjat efekti i tyre?” Të gjitha kontratat i nënshtrohen disa kushteve dhe ka raste që këto përfshihen në mënyrë specifike në kontratë dhe në raste të tjera ato nënkuptohen. Shpesh nëkontratat e sigurimit, përmendet që disa prej shkaqeve të humbjes përjashtohen, ose qëdisa prej pasojave të rrezikut (i cili është siguruar si i tillë), janë përjashtuar. Ka një sërëarsyesh për këtë. Mbulimi shtesë mund të sjellë një detyrim më tepër, ose rreziku mund të jetë i tillë që siguruesit e konsiderojnë si thelbësor, dhe që mund të trajtohet me saktënga shteti (si psh. rreziku i luftës). Shkak kryesor, do të thotë motivi bazë dhe efektiv që sjell si pasojë një sërë ngjarjesh që kanë një përfundim të caktuar, pa ndërhyrjen e ndonjë force ekzistuese dhe që vepron në mënyrë aktive në sajë të një burimi të ri, të pavarur.Shkaku kryesor nuk është domosdoshmërisht shkaku i parë apo i fundit ; është shkaku dominues. Mund ta karakterizojmë edhe si motivi më efektiv. Kur flasim për një motiv aktiv dhe efektiv, kemi parasysh që ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis shkakut dhe rezultatit. Kjo do të thotë gjithashtu se shkaku është mjaft i fuqishëm saqë, në cdo fazë të zinxhirit të ngjarjeve, mund të parashikojmë llogjikisht se cila është ngjarja pasardhëse. Kjo zgjat deri në arritjen e përfundimit.Nëse ka disa shkaqe në veprim, shkaku kryesor është ai më i fuqishmi, që sjell edhe përfundimin. Në mjaft raste, problemi nuk ekziston. Një shtëpi dëmtohet si pasojë e zjarrit të krijuar nga një qark i shkurtër, e qartë. Një vjedhës hyn në shtëpi dhe vjedh televizorin,situata është e qartë. Megjithatë, ka raste kur është e vështirë të përcaktohet shkaku i humbjes, dhe përcaktimi i saj i lihet gjykatës. Shpesh ngjarja e parë dhe e fundit përcaktohet shumë shpejt. Vështirësia lind në gjetjen e lidhjes midis tyre apo të përcaktimit të një force të re, që ka ndërhyrë dhe e ka dominuar shkakun fillestar, duke sjellë humbjen përfundimtare.Nga ana tjetër, në nje fazë të caktuar të procesit, nuk ka lidhje të qartë midis një hallke dhe tjetrës dhe ka nje boshllëk në zinxhirin e shkaqeve; por dicka tjetër duhet të ketë shkaktuar humbjen. Shpesh dy shkaqe të pavarur nga njëri tjetri mund të ndodhin në të njëjtën kohë dhe secili mund të kontribuojë në humbjen e mundshme. P.sh. Një zjarr shpërthen gjatë një stuhije, por nuk është shkaktuar nga ajo; janë shkaktuar dëme nga zjarri dhe nga uji. Po ashtu, zjarri mund të shpërthejë gjatë një përleshje të armatosur, por pavarësisht nga ajo. Dëmi përfundimtar është shkaktuar si nga zjarri origjinal ashtu dhe nga ai i palëve ndërluftuese. Këto nuk janë situata të zakonshme, megjithatë ndodhin.

2.9.7. Transparenca

Në kontekstin e një kontrate sigurimi, transparenca përcaktohet si : Kuptueshmëri, siguri, shmangie e dykuptimësisë, qartësi. Këto terma nuk mund të jenë sinonime të

68

njëra- tjetrës për transparencën176, por përshkruajnë aspekte të ndryshme për të njëjtin koncept. Kuptueshmëri do të thotë, një rregull ligjor i përshtatur në mënyrë të kuptueshme për marrësin. Problemi qëndron në përcaktimin e nivelit të kuptueshmërisë pikërisht nëvetë personin që i referohet. Ligji mbi sigurimin do të thotë rregull ligjor, i cili duhet tëjetë i kuptueshëm në policën e sigurimit, d.m.th. mesatarja e kuptueshmërisë nga polica e sigurimit. Një rregull për t’u konsideruar i qartë, duhet të përfshijë edhe dispozitën ligjore, edhe pasojat e saj ligjore. Pra, qartësia, kuptueshmëria, duhet të kuptohet si mungesa e çdo dyshimi të arsyeshëm, kur bëhet fjalë për interpretimin e kontratës. Zakonisht objektivi i kuptueshmërisë, bie në konflikt me objektivin e qartësisë, por pozita e tyre nuk është e përcaktuar qartësisht. Por në rast konflikti të pakapërcyeshëm mes dy objektivëve, në këtë rast do të ketë superioritet apo përparësi, objektivi i kuptueshmërisë. Në sektorin e sigurimeve koncepti i transparencës, ka një tjetër ndikim akoma më tëthellë, sesa në kontratën e lidhur me shkëmbimin e të mirave. Ky ndryshim vjen për faktin se sigurimi është produkt legal. Para ndodhjes së një ngjarje të siguruar, ne nuk kemi të bëjmë me shkëmbimin e të mirave materiale për para, por me shkëmbimin e premtimit për para .Produkti i sigurimit përfshin vetëm policën e sigurimit dhe kushtet e përgjithshme tësigurimit. Sigurimi mund të mos jetë i përshkruar si një e mirë , si një e mirë e padukshme, për shkak se kontrata zakonisht është e përqëndruar në formë shkresore.Ky produkt legal megjithatë vetëmanifestohet vetëm përmes letrës së shkruar dhe gjuhës.Çfarë është më e keqja, manifestimi gjuhësor, nuk është i kufizuar në një gjuhë tëpërbashkët, por më së tepërmi është i bazuar në gjuhën ligjore dhe në terminologji teknike. Për më tepër sigurimi mund të perceptohet si një produkt ligjor mjaft kompleks dhe i ndërlikuar. Edhe produkti i përbashkët, i veçantë, i ndryshëm përcaktohet nga rreziku primar sekondar , tercial , i cili do të paraqesë vështirësi nëllogaritjen e mesatares nga polica e sigurimit . Sigurimi nuk është i kufizuar vetëm në shkëmbimin e të mirave dhe shërbimeve, por lidhet me premtimin që përfshin periudha kohore të pacaktuara , si në rastin e sigurimit të jetës, që gjithmonë nënkupton dekada të tëra .Për këtë arsye, p.sh. nevojitet të parashikohet një rregull, sesi polica e sigurimit ështëduke përballuar riskun e sigurimit. Në sigurimin e jetës, për të shqyrtuar një tjetër shembull për kompleksitetin dhe ndërlikimin e produktit, dikush duhet të parashikojë një rregull nëse dhe si polica e sigurimit është duke marrë pjesë në tepricën e iniciativës së sigurimit. Natyra e sigurimit si një produkt ligjor kompleks dhe i ndërlikuar , do të bëjë atë të vështirë dhe nëse jo të pamundur, për blerësin e sigurimit. Pa një këshillim të gjerë të një eksperti ( lidhur me sigurimin teknik, financiar dhe pyetjeve ligjore, një ligjvënës, nuk mund të jetë i aftë të kuptojë plotësisht çdo produkt sigurimi). Kjo situatë është megjithatë jo krejtësisht e ndryshme nga një shumëllojshmëri e madhe e kontratave për

176 Standarti i transparencës ekziston në të gjitha fusha të ligjit të kontratës dhe se standardet e tilla janë zgjeruar vazhdimisht gjatë zhvillimit të mbrojtjes së konsumatorit. Pyetja, megjithatë, mbetet në qoftë se sigurimi si një produkt ligjor dhe tregu i sigurimeve, si një paraqitje me karakteristika të tilla unike nuk e ka një sui generis përsa i përket transparencës si një parim i kontratës së sigurimeve; Concerning transparency as a principle of (insurance-) contract law cf. Basedow ,1999, fq 1045.

69

shërbimin e të mirave. Një person që dëshiron të blejë një makinë zakonisht nuk ka njohuritë e duhura mbi funksionimin e motorrit dhe sistemit elektronik, për më tepër ai duhet të jetë i vëmendshëm se se si prodhuesi i makinës llogarit koston e shpërndarjes sësaj. Duke marrë parasysh nga sa thamë më sipër, parimi i transparencës mund të kërkojëqë të bëjë transparente, ato pjesë esenciale të produktit për të bërë blerjen përfundimtare.Kuptohet në këtë mënyrë qëllimi kryesor i parimit të transparencës me kontekstin e kontratës për shkëmbimin, e vendos blerësin në një pozicion, në të cilin ai nuk është i detyruar të blejë, por mundet nëse produkti përputhet brenda pritshmërive të tij. Përsa i përket sigurimit është mëse e qartë, se kjo nevojë e brendshme , si sigurimi do tëshërbejë si nevojë jetësore. Kjo më së shumti aplikohet në sigurimin e jetës, kur është marrë në formën e instrumentit të grumbullimit të kapitalit afatgjatë. Për më tepër transparenca në të drejtat dhe detyrimet e palëve kontraktuale, kostoja e transparencës bëhet shumë e rëndësishme për të tilla kontrata. Është kryesore dhe me rëndësi për të informuar policëmbajtësin se çfarë e rrit primin e tij, do të përdoret për të mbuluar shpenzimet e sigurimit dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje për të grumbulluar capital. Kostoja e transparencës është po aq e rëndësishme në sigurimin shëndetësor privat, që kur legjislacioni lejon siguruesin të llogarisë primin, ose bazat teknike të llogaritjes, kanë ndryshuar. Për sa i përket kushteve të transparencës , që nuk duken transparente në formimin e tekstit kontraktual, ligjvënësi nevojitet të vlerësojë nëse dhe në ç’masë, një informacion i tillë, apo këshillat janë të përshtatshme për të kuptuar produktin nga ana e mbajtësit të policës së sigurimit. Në vlerësimin e përshtatshmërisë së mjeteve të tilla, duhet marrënë konsideratë nëse mesatarja e policës së sigurimit mund të bëjë përdorimin dhe /ose kërkesave si : informacione dhe këshilla . Për më tepër nevojitet t’i kushtohet vëmendje ndaj shpenzimeve të kostos, tëshkaktuara nga përgatitjet e informacioneve shtesë si : materiale dhe këshillime. Këto kosto shtesë nevojitet të shihen në lidhje me rëndësinë ekonomike të sigurimit tëproduktit.

70

KREU III

SIGURIMI DHE INFORMACIONI ASIMETRIK

3.1. Hyrje

Informacioni asimetrik mund të kuptohet si një situatë ku “disa palë dinë më shumë se palët e tjera177”. Për shembull shitësit e makinave të përdorura dinë më shumë për ato sesa blerësit potencialë, dentistët dinë më shumë për cilësinë e materialeve për dhëmbë sesa pacientët e tyre, personat të cilët sigurohen tek kompanitë e sigurimit dinë më shumë për shëndetin e tyre sesa kompanitë e sigurimit, etj. Në raste të tilla njëra nga palët gjithnjë është më mirë apo më shumë e informuar, sesa pala tjetër dhe me qëllim mbulon apo nuk i bën të njohura dobësitë apo mangësitë, vetëm për të përfituar. Si pasojë e kësaj pala më pak e informuar dëmtohet. Në një rast sigurimi, mbajtësi i policës ka një informacion më të mirë rreth rrezikut të cilin do të sigurojë dhe siguruesi vështirë se mund të monitorojë sjelljen post-kontraktore të mbajtësit të policës. Për shkak të asimetrisë në informacion178 ka mundësi për dy gabime: problemi i përzgjedhjes të pafavorshme dhe problemi i rrezikut moral.

3.2. Përzgjedhja e pafavorshme ose zgjedhja e kundërt (adverse selection)

Nëse mbajtësi i policës ka njohuri më të mira për këtë nivel rreziku sesa siguruesi,është më e vështirë për këtë të fundit të vlerësojë nivelin e rrezikut (të lartë apo të ulët) të një mbajtësi të veçantë. Siguruesi duhet të përcaktojë primin diku midis primit për mbajtësit e policave me rrezik të lartë dhe mbajtësve të policave me rrezik të ulët. Si rrjedhim mbajtësit e policave me rrezik të lartë do të paguajnë më pak dhe ata me rrezik të ulët do të paguajnë më shumë nga ç’duhet të ishte, nëse nuk do të kishte asimetri në informacion rreth nivelit të rreziqeve. Për shkak të rritjes së primeve të sigurimit, mbajtësit e policave me rrezik të ulët do të vendosin të mos blejnë fare sigurime; ata do të largohen nga tregu. Ky fenomen quhet përzgjedhje e pafavorshme. G. A. Akerlof ishte një prej të parëve që analizoi problemin e përzgjedhjes së pafavorshme dhe pranisë së saj në tregun e sigurimeve179. Problem i përzgjedhjes së pafavorshme180 mund të përbëjë një rrezik të vërtetë për tregun e sigurimeve. Meqë ideja e një biznesi sigurimesh për siguruesin bazohet në identifikimin dhe grumbullimin e rreziqeve të pavarura të sjella nga tipa të ndryshëm mbajtësish policash, tërheqja e mbajtësve të policave me rrezik të ulët do të rezultonte në rezerva të

177 R.S. Pindyck, D.L. Rubinfeld, “ Microeconomics, 3rd edition, Prentice-Hall Int., New Jersey, 1995, fq.593. 178 Nqs ka asimetri informacioni, do të jemi ne mungesë të një prej kushteve thelbësore të tregut të konkurrences së lirë, që është transparenca e tregut.179 G. Akerlof, “ The Market for “Lemons”: Quality Uncertainty and the Market Mechanism, 84 Quarterly Journal of Economics, 1970, fq. 488-500. 180 përzgjedhja e pafavorshme ndodh në të gjitha fushat e sigurimit: në sigurimin e jetës, invaliditetit, aftësisë së kufizuar, papunësisë, sëmundjeve, sigurimeve motorike, aksidentet në punë, sigurimi i përgjegjësisë Problemi i informacionit asimetrik mund të gjendet edhe tregun e punës dhe atë të kredisë .

71

sigurimeve të bazuara vetëm në rreziqe të sjella nga mbajtës të policave me rrezik të lartë. Atëherë probabiliteti i ngjarjes së siguruar është mjaftueshëm i lartë, siguruesi duhet të mbajë rezerva, të cilat janë “të barabarta ose ndoshta i tejkalojnë rezervat që individët duhet të mbajnë nëse janë të pasiguruar181”. Siguruesi mund të mos ia dalë të paguajë të gjitha pretendimet për sigurime dhe të humbasë aftësinë shlyese të detyrimeve.Përzgjedhja e pafavorshme mund gjithashtu të shihet si një eksternalitet negativ që iu shkaktohet mbajtësve të policave me rrezik të ulët nga mbajtësit e policave me rrezik të lartë: “individët me rrezik të ulët janë shumë më keq nga çdo të ishin në mungesë të individëve me rrezik të lartë. Megjithatë, individët me rrezik të lartë nuk janë dhe aq mirë sa do të ishin në mungesë të individëve me rrezik të ulët”.

3.3. Rreziku Moral (moral hazard)

Si ndryshon sjellja e mbajtësit të policës pasi është lidhur kontata? Sigurisht ai do ta ndiejë veten më të sigurt dhe si rrjedhim ai do të jetë më pak i kujdesshëm. Gjithashtu duke e ditur që tani siguruesi do të përballet me pasojat financiare të një ngjarjeje të siguruar, mbajtësi i policës mund të përdorë policën e sigurimit më shumë nga çfarë pritet nga siguruesi (psh. për trajtim mjekësor të tepruar në rastet e sigurimit të shëndetit, çështje gjyqësore të tepërta në rastet e sigurimit të shpenzimeve gjyqësore). Për shkak të informacionit asimetrik siguruesi nuk mund të monitorojë siç duhet sjelljen e mbajtësit të policës, kështu që stimujt e mbajtësit të policës për një sjellje më pak të kujdesshme dhe më të kushtueshme do të rriten. Fenomeni i përshkruar më sipër quhet rrezik moral në literaturën ekonomike. Duhet thënë se disa literatura ligjore kanë një kuptim të ndryshëm të rrezikut moral: rrezik moral është karakteristika negative e mbajtësit të policës e lidhur me të shkuarën e tij (historiku i padive të sigurimit, sanksionet penale etj.)182, por jo me sjelljen e tij post-kontraktore (sjellje pas lidhjes së kontratës). Në këtë material kuptimi i rrezikut moral lidhet me përkufizimin e tij ekonomik. Kostoja sociale e rrezikut moral mund të shihet si mos efiçencë e shpërndarjes shoqëruar me subvencion sigurimi, sepse mbajtësi i policës nuk përmbush kostot e plota aktuariale të lidhura me përdorimin e tepruar të sigurimit183. Por rreziku moral mund të ketë pasoja më të gjëra në gjithë tregun e sigurimeve, si psh rritjen e primit dhe akoma më shumë në refuzimin e siguruesve për të siguruar tipe të caktuara të sigurimit184. Kritika. Shumica e literaturës fokusohet në informacionin asimetrik të njëanshëm –dështimi i siguruesit për të përcaktuar nivelin e rrezikut të mbajtësit të policës.Ekzistenca e informacionit asimetrik dypalësh praktikisht nuk analizohet dhe ka një pamjaftueshmëri serioze të të gjitha teorive të informacionit asimetrik të njëanshëm. Kuptimi ekonomik i sigurimit bazohet në idenë se mbajtësit e policave që duan të minimizojnë rrezikun janë të prirur për të dhënë një pjesë të të ardhurave të tyre për të shmangur humbjet. Siguruesi nuk mund të ngarkojë prim më të lartë sesa humbjet e pritshme të mbajtësit të policës (masa e dëmit e shumëfishuar me probabilitetin e këtyre 181 G. L. Priest, “ The Current Insurance Crisis and Modern Tort Law”, The Yale Law Journal, 1987, Vol. 96, fq.1521-1588, tek fq. 1543. 182 Mac Gillivray,”On Insurance Law”, 9th ed., Sweet and Maxwell, London, 1997,faqe 411. 183 J. M. Marshall;” Moral Hazard,” The American Economic Review, 1979, Vol. 66, faqe 880-890, tek880. 184 Pindyck, R.S.; Rubinfeld D.L.; fq. 605,

72

dëmeve), sepse dobia e mbajtësit të policës do të jetë më e larte pa sigurimin dhe ai thjesht do të zgjedhë të mos e blejë siguracionin. Nëse mbajtësi i policës di probabilitetin e saktë të dëmeve të tij, ai do të jetë në të njëjtin pozicion si siguruesi i cili njeh statistikat dhe metodat aktuariale për të llogaritur probabilitetin e dëmit. Pra duket se siguruesi është shumë më mirë kur ai nuk ia tregon mbajtësit të policës informacionin e tij profesional, sepse ‘furnizimi’ i mbajtësve të policës me këtë informacion të plotë profesional mund t’i bëjë ata të marrin vendim për të mos blerë sigurim dhe atëherë siguruesi do të humbasë klientët e tij. Gjithashtu avantazhi i mos bërjes publike të informacionit profesional është mundësia e siguruesit për t’i çuar rreziqet e mbajtësve të policave me rrezik të ulët të painformuar në hullitë e sigurimit duke zvogëluar kështu pasojat e mundshme të përzgjedhjes së pafavorshme. Megjithatë, efekti negativ i kësaj asimetrie informacioni është se mbajtësit e policave do të jenë shumë më keq sepse ata do të jenë të detyruar të blejnë sigurime në rastet kur nuk është me të vërtetë e nevojshme për ta dhe siguruesi do të ketë mundësinë të ngarkojë një prim më të lartë sesa primin e ndershëm aktuarial. Nuk është marrë në konsideratë që bërja publike e informacionit profesional në shumë raste mund t’i bëjë ballë përzgjedhjes së pafavorshme dhe rrezikut moral. Nëse mbajtësi i policës është informuar se çfarë informacioni është i nevojshëm për siguruesin dhe pse është i nevojshëm, ta bëjë publike këtë informacion me më shumë saktësi. Një tjetër moment i rëndësishëm i kritikës është se literatura kryesisht përqëndrohet në rrezikun moral nga ana e mbajtësit të policës. Rreziku moral i siguruesit praktikisht nuk analizohet. Shembujt e rrezikut moral të siguruesit mund të jenë refuzim për të paguar kërkesat e mëdha, kërkesa për mbajtësin e policës për të ndjekur një pretendim kundër çdo pale tjetër para se të ofrojë shlyerje, atje ku shlyerja është e nevojshme kërcënime të gabuara për mos pagesën e kompensimit të sigurimit, anullim të kontratës kur mbajtësi i policës nuk është në gabim etj. Rreziku moral i siguruesve mund të ndikojë në përzgjedhjen e pafavorshme: rreziku moral i pësuar mund të nxisë stimujt për mbajtësit e policave me rrezik të ulët për të lënë tregun. Prandaj, duhet gjithashtu të tregohet kujdes për këtë aspekt të informacionit asimetrik.

3.4. Zgjidhja e duhur për pasojat

Meqënëse informacioni asimetrik është forma e dështimit të tregut, shmangja e pasojave të informacionit asimetrik mund të lidhet me shkallën e ndërhyrjes së shtetit. Qasja Libertariane propozon që tregu vetë mund t’i kurojë dështimet e tij, ndërsa qasjet e tjera propozojnë që disa masa të ndërhyrjes së shtetit janë të nevojshme në ato raste kur dështimi i tregut nuk mund të zgjidhet përmes marrëveshjeve private185. Zgjedhjet tradicionale të tregut për të zbutur problemet e rrezikut moral për siguruesin janë siguracione të paplota186 (mendohet se nëse mbajtësi i policës duhet të përballojë një pjesë të rrezikut, nxitjet e tij personale për të shmangur humbjen do të jetë në të mirë të

185 Pindyck, R.S.; Rubinfeld D.L.; faqe 605.186 M.V. Pauly; “The Economics of Moral Hazard”: Comment, The American Economic Review, 1968, faqe. 531-537, tek 536.

73

siguruesit gjithashtu), kontrolli i veprimtarisë së mbajtësit të policës para mbylljes së kontratës dhe monitorimi i aktivitetit të tij gjatë periudhës së mbulimit me siguracion187. Përzgjedhja e pafavorshme mund të shmanget duke përdorur pajisje klasifikuese të rreziqeve të kushtueshme, që mund të ndihmojnë në vlerësimin e nivelit të rrezikut individual të mbajtësit të policës (psh. Testi gjenetik,). Gjithashtu prezantimi i sigurimit të detyrueshëm, ku mbajtësit e policave janë të detyruar të blejnë sigurim mundësisht sipas shkallës së rregulluar të sigurimit, mund të zgjidhë problemin, sepse atëherë mbajtësit e policave me rrezik të ulët thjesht nuk do të largoheshin dot nga tregu. Një qasje tjetër se si të shmanget përzgjedhja e pafavorshme lidhet me teorinë sinjalizuese. “duke kufizuar masën e sigurimit të disponueshëm me çmim të ulët dhe duke ofruar më shumë sigurim me një çmim më të lartë, firmat mund t’ia dalin mbanë të tërheqin konsumatorët më rrezik të lartë drejt sigurimeve me çmime të larta dhe konsumatorët me rrezik të ulët drejt sigurimit me çmim të ulët188”. Megjithatë kjo teori ka dy probleme: blerja e policave të sigurimit të përcaktuara nga mbajtësit e policave me rrezik të lartë për mbajtësit e policave me rrezik të ulët dhe sjelljen e konkurruesve që mund të shesin sigurime shtesë për këta mbajtës policash. Nëse ndodh kjo gjë atëherë teoria sinjalizuese nuk funksionon siç duhet. Zgjidhja që tregu i bën problemit të informacionit asimetrik është propozuar gjithashtu nga teoria e lojës. Në rastin e të ashtuquajturave kontrata sigurimi të përsëritura shlyerjet e detyrimeve të lidhjeve me afat të gjatë për të dyja palët kontraktuese janë më të larta sesa shlyerjet e detyrimeve në rastin e mashtrimit që në raundin e parë, pra në raundin e parë strategjia e tyre dominante nuk është mashtrimi. Megjithatë, kjo qasje mund të jetë e dykuptimtë p.sh. në rastin e përzgjedhjes së pafavorshme “klienti me rrezik të lartë mund të luajë me strategji në periudhën (periodën) e parë duke mos raportuar një aksident në përpjekje për të influencuar probabilitetin e periudhës së dytë që eprori ia bashkangjit klientit me rrezik të ulët”. Kështu që edhe teoria e lojës nuk mund të japë zgjidhje të duhura për shmangjen e informacionit asimetrik. Ky material analizon se si rregullat e bërjes së ditur të informacionit reciprok midis siguruesit dhe mbajtësit të policës mund të ndihmojnë në shmangjen e problemeve të informacionit asimetrik. Një pikëpamje e tillë kombinon qasjen e tregut dhe qasjen e ndërhyrjes së shtetit për shkak të natyrës së rregullave kontraktore: palët në kontratë përcaktojnë rregullat kontraktore sipas kuadrit ligjor të vendosur nga ligji (rregullat ligjore detyruese dhe ato të mosplotësimit të detyrimeve të detyrës së bërjes publike të informacionit).

3.5. Detyra e bërjes së ditur të informacionit

Kontratat e sigurimit i përkasin tipeve të veçanta të kontratave të bazuara në besimin reciprok dhe në sigurinë (contractus intuitae personae) ku aplikohet parimi i uberrimae fides (mirëbesim maksimal). Koncepti i uberrimae fides mund të përcaktohet nga fjalët e Lordit Mansfield: “Sigurimi është një kontratë spekullimi. Faktet e veçanta mbi të cilat llogariten shanset e mundshme qëndrojnë përgjithësisht në atë çfarë vetëm i siguruari di;

187, M.G. Faure., “The Limits to insurability from a Laë and Economics Perspective”, The Geneva Papers on Risk and Insurance, 1995, No. 76, faqe. 454-462, tek fq. 456-458. 188 Ch.; Wilson, “A Model of Insurance Markets with Incomplete Information”, Journal of Economic Theory, 1977, Vol. 16, faqe 167-207, tek 168.

74

nënshkruesi i beson përfaqësuesit të tij dhe vazhdon me besim që ky i fundit në asnjë rrethanë nuk e çorienton nënshkruesin të besojë që rrethana nuk ekziston189”. Arsyeja ekonomike e këtij parimi të rëndësishëm është mjaft e qartë. Pa dyshim ka një rast të njohjes së asimetrisë në informacion midis dy palëve. Siguruesi mban rrezikun e mbajtësit të policës dhe kostot e të siguruarit varen nga karakteristikat e mbajtësit të policës190. Në këmbim të primit mbajtësi i policës mund të marrë kompensimin e sigurimit, i cili është zakonisht më i madh sesa primi i paguar. Me qëllim aplikimin e ligjeve të numrave të mëdhenj siguruesit duhet t’i jepet e drejta për informacion të saktë rreth rrezikut: ”mbijetesa e biznesit të siguruesit varet nga një llogaritje e saktë e mundësisë së humbjes dhe rrezikut të ndërmarrë, kështu që i siguruari nuk mundet në gjithë kuptimin e mirë të presë që siguruesi të kryejë pjesën e tij të ujdisë, nëse ai është i privuar nga informacioni që atij i duhet për të vlerësuar rrezikun për të cilin ai nuk ka dijeni, ndërsa i siguruari po191”. Domethënë, parimi i uberrimae fides i ligjit të sigurimit, i ngre marrëdhëniet kontraktore në shkallë më të lartë të besimit reciprok krahasuar me tipe të tjera marrëdhëniesh kontraktore. Kërkesa për shkallë më të lartë të besimit nga ligji është hapi i parë i rëndësishëm për shmangjen e informacionit asimetrik. Megjithatë, problemi më serioz në aplikimin e këtij parimi është se ai është i orientuar drejt shmangjes së pasojave të informacionit asimetrik nga ana e mbajtësit të policës. Pavarësisht faktit që karakteri reciprok i uberrimae fides është i theksuar192, detyrat e siguruesit që dalin nga ky parim janë pothuajse të paqarta, në ligjin e kontratës së sigurimit të vendeve europiane ato kryesisht përqëndrohen në sigurimin e informacionit të konsumatorit siç kërkohet nga direktivat e BE-së 92/49/EEC dhe 92/96/EEC193.

Pa dyshim që detyra më e rëndësishme kontraktore e lidhur me parimin e uberrimae fidesështë detyra e bërjes publike të informacionit. Duhet të thuhet se disa literatura ligjore e kuptojnë shumë cekët detyrën e bërjes së ditur të informacionit: Vetëm si një detyrë për të siguruar informacion me gojë apo me shkrim, para lidhjes së një kontrate194, duke mos marrë kështu parasysh që edhe paraqitja e pasurisë/shëndetit për kontrollin e siguruesit dhe informacioni i siguruar pas lidhjes së kontratës janë gjithashtu aspekte të rëndësishme të detyrës.

Duhet të merren parasysh dy faza të ndryshme të detyrës së bërjes së ditur të informacionit: detyra e bërjes së ditur të informacionit para lidhjes së kontratës (detyrapara-kontraktore e bërjes së ditur të informacionit) dhe detyra e bërjes së ditur të informacionit pas lidhjes së kontratës (më tej në tekst kjo lloj detyre quhet detyra post-kontraktore e bërjes së ditur të informacionit). Informacioni i siguruar nga mbajtësi i policës, duket se është i lidhur me të gjitha fazat e marrëdhënies kontraktore: përpunimin e kontratës, ekzekutimin e kontratës dhe

189 Mac Gillivray, “On Insurance Law”, 9th ed., Sëeet and Maxwell, London, 1997, fq. 390. 190 S.A. Rea,; “The Economics of Insurance Law”, International Review of Law and Economics, 1993, Vol.13, faqe145-162, tek fq 153. 191 Mac Gillivray,”On Insurance Law”, faqe. 428. 192 Colinvaux’s, “ Law of Insurance”, 7th ed., Edited by Robert Merkin, Sweet and Maxwell, London, 1997, fq. 125.193 Codification CEA des Directives europeennes sur l’Assurance, Paris, 1994. 194 Mac Gillivray, “On Insurance Law “, faqe 397.

75

vlerësimin e ngjarjes së të siguruarit, pra është e vështirë të biesh dakord me disa mendime se vetëm bërja publike e informacionit para-kontraktor ka me të vërtetë rëndësi: “kompanitë e sigurimit duan të dinë karakteristikat e klientit me qëllim që të vendosin se në çfarë kushtesh duhet të ofrojnë për t’i lënë ata të blejnë sigurime. Informacioni që rrjedh pas blerjes mund të përdoret vetëm për të parandaluar atë çka tashmë ka ndodhur. Sigurisht kjo mund të jetë e vërtetë në rast të përzgjedhjes së pafavorshme, por jo në rastin e rrezikut moral. Informacioni rreth sjelljes post kontraktore që i jepet siguruesit kufizon nxitjet për rrezikun moral të mbajtësve të policës. Për shkak të ekzistencës së detyrës së bërjes së ditur të informacionit195, ligji dhe argumenti ekonomik rreth lejes të një pale kontraktore të fshehë informacionin nëse është produktive (nëse informacioni paraprin mirëqënien sociale) dhe nëse është e kushtueshme të sigurojnë nuk është e aplikueshme për kontratat e sigurimit për shkak të natyrës së tyre – ekzistenca e detyrës së bërjes publike të informacionit për një palë tjetër të kontratës196

(një palë nuk mund të zgjedhë të sigurojë apo të fshehë informacion sepse ajo është e detyruar ta sigurojë atë); prandaj, këto pyetje janë përjashtuar nga analiza e mëtejshme.

Stimuj për të bërë të ditur informacionin. Një analizë më e detajuar e detyrës së bërjes së ditur të informacionit duhet të fillohet me përshkrimin e shtysave për të bërë të ditur informacionin që ndeshet nga të dy palët në kontratën e sigurimit. Të kuptuarit nga ana ekonomike e informacionit asimetrik propozon kërkimin e arsyeve krejtësisht ekonomike se përse disa njerëz përfitojnë nga mos bërja e ditur e informacionit. Mbajtësit e policave me rrezik të lartë, do të paguajnë prim më të vogël nëse ata fshehin informacionin rreth nivelit të rrezikut të tyre. Rreziku moral gjithashtu duket si sjellje ekonomike racionale e mbajtësit të policës, i cili maksimizon dobinë e tij,duke përdorur sigurim shtesë. Siguruesi është shumë më mire, nëse ai mund të caktojë një prim më të lartë, nga mbajtësit e policave me rrezik më të ulët, gjë që është e justifikuar edhe nga llogaritjet e aktuarëve. Kjo është e vërtetë nëse nuk ka ndonjë kufizim të një maksimizimi të tillë të dobisë. çfarë mund të shërbejnë si kufizime të mundshme, me fjalë të tjera, pse zgjidhet bërja e ditur e informacionit nga mos bërja e ditur e tij? Morali dhe etika. Këndvështrimi i cili përqëndrohet vetëm në sjelljet ekonomike racionale, vështirë se kundërshtohet nga K. J. Arrow, i cili i shikon mekanizmat e kontrollit të jo tregut (si psh moralin dhe etikën) si shtesa të rëndësishme, “për shkak tërrezikut moral, një mbështetje e plotë në shtysat ekonomike nuk çon në një shpërndarje optimale të burimeve në përgjithësi197”.

195 Në fakt, industria e sigurimeve nuk mund të funksionojë në mënyrë efektive, në qoftë se nuk ka një ekuilibër në mes të tri objektivave të mëposhtëm: • Konsumatorët kanë qasje lehtësisht në produktet e sigurimeve, konkurruese midis tyre, që plotësojnë nevojat e tyre, • Produktet e sigurimit të kenë çmime të cilat jenë tërheqëse për konsumatorët ,duke gjeneruar fitime për siguruesit, dhe • Konsumatorët kanë besim në aftësinë e siguruesit për të përmbushur detyrimet e tyre dhe për t’iu përgjigjur pretendimeve të justifikuara.196 H. Kotz, “ Precontractual Duties of Disclosure: A Comparative and Economic Perspective”, European Journal of Law and Economics, 2000, Vol. 9, fq. 15. 197 K..J. Arrow, “ The Economics of Moral Hazard: Further Comment”, The American Economic Review, 1968, fq. 538.

76

1) Vetëdija ligjore. Njerëzit kryejnë detyrat e tyre kontraktore sepse është parimi i tyre i pranuar për të bërë kështu (pacta sunt servanda).

2) Stimujt ekonomik kundërshtues. Nëse tregu konkurrues i sigurimeve, kufizon stimujt e siguruesit për të caktuar prim më të lartë, nga sa ai duhet të jetë sipas metodave të llogaritura nga aktuarët, siguruesi është shumë më mirë nëse mbajtësi i policës di që primi i vendosur është sipas nivelit të tij të rrezikut, sepse atëherë mbajtësit e policave nuk do t’a ndryshojnë këtë sigurues të veçantë, me një sigurues tjetër, për arsye të lidhura me masën e primit. T’i bësh të ditur informacionin mbajtësit të policës, mund të ndihmojë për të nxjerrë në pah nivelin e tij të vërtetë të rrezikut, duke shmangur kështu pasojat e asimetrisë në informacion: “për sa kohë që njerëzit me rrezik të ulët do të bëheshin më mirë, duke e dalluar veten e tyre, ata do ta bënin këtë gjë dhe firmat konkurruese do të përfitonin duke i ofruar atyre masë më të ulët sigurimi198”. Përzgjedhja e pafavorshme dhe rreziku moral mund të shmangeshin nëse mbajtësi i policës ka stimuj për të pasur më shumë marrëdhënie sigurimi me të njëjtin sigurues (rasti i të ashtuquajturave kontrata multi periodike)199, kështu që mbajtësi i policës do të zgjedhë të bëjë të ditur informacionin në marrëdhënien e parë kontraktore; mos bërja e ditur e informacionit në marrëdhënien e parë kontraktore mund të prekë mundësinë e marrëdhënieve të ardhshme kontraktore me të njëjtin sigurues.

3) Frenimi i mjeteve juridike. Nëse kushtet e kontratës janë të qarta dhe të zbatueshme, mjete të mundshme juridike për shkeljen e detyrës së bërjes së ditur të informacionit mund t’i bëjnë ballë problemit të mos bërjes së ditur të informacionit.

Ka një nevojë për dispozita ligjore dhe kontraktore të përcaktuara qartë sepse stimujt mund të ekzistojnë vetëm në kuadrin e këtyre dispozitave. Të kuptuarit e këtyre dispozitave nga palët e kontratës është shumë i rëndësishëm për të nxitur stimujt: psh. “nëse kushtet e policës janë përshtatur në mënyrë optimal i siguruari në parim do të ketë të njëjtin stimul për të marrë masa parandaluese, ashtu siç merrte kur nuk ishte i siguruar”.

3.6. Detyra para kontraktore dhe postkontraktore e mbajtësit të policës

Mbajtësi i policës duhet të bëjë të ditur “çdo rrethanë për të cilën ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe për të cilën ai duhet të presë që të ndikojë tek vlerësimi i kujdesshëm i siguruesit apo pranimi i rrezikut”. Çfarë informacioni mund të ndikojë në vlerësimin e siguruesit dhe pranimin e rrezikut? Sigurisht, siguruesi duhet të dallojë midis tipeve të ndryshme të rrezikut të mbajtësve të policave, me qëllim shmangjen e pasojave të informacionit asimetrik. Vetëm dallimi i duhur mund të përbëjë Pareto improvement 200

“nëse vetëm individët me rrezik të lartë, do të pranonin të kishin aksidente me probabilitet të lartë, të gjithë individët do të ishin më mirë pa pasur asnjë tjetër të dëmtuar.201”

198 S Borenstein: “ The Economics of Costly Risk Sorting in Competitive Insurance Markets”, International Review of Law and Economics, 1989, Vol. 9,fq 25. 199 G. Dionne, P. Lassere; “ Adverse Selection, Repeated Insurance Contracts and Announcement Strategy”, The Review of Economic Studies, 1985, Vol. 52,fq 719. 200 që do të thotë çdo ndryshim që ndodh në ekonomi, duke mos dëmtuar njeri e që ndihmon të paktën një individ.201 M., Rothschild ; J Stiglitz.; fq. 638.

77

Siguruesi disponon informacion statistikor i cili bazohet në supozimin që disa grupe mbajtësish policash janë më të rrezikshëm sesa të tjerët; dhe me një llogaritje të përafërt deri në çfarë mase “anëtarësia” në grup influencon në probabilitetin e ndodhjes së ngjarjes së të siguruarit. Përveç kësaj siguruesi ka nevojë të marrë informacionin që do ta ndihmonte atë: Të përcaktonte se cilit grup rreziku, i përket një mbajtës i caktuar police; Të përcaktonte ata mbajtës policash që i përkasin një grupi të caktuar rreziku si

dhe tipare të tjera individuale të tyre të cilat mund të kenë lidhje me probabilitetin e ngjarjes së të siguruarit.

Duket se ligji optimal i kontratës së sigurimit duhet të lejojë siguruesin të marrë informacionin e nevojshëm për të përcaktuar ato që u përmendën më lart. Megjithate problemi është që të dhënat statistikore që disponohen nga siguruesi mund të bazohen në lidhjen reciproke, por jo në lidhjen shkak pasojë202. Përdorimi i të dhënave të tilla mund të imponojë diskriminim në grupe të caktuara të mbajtësve të policave. Ja përse ligji ndonjëherë ndalon klasifikimin e mbajtësve të policave mbi bazën e kritereve të tilla të“dyshimta” si gjinia, seksi, orientimi seksual, raca dhe kombësia. H. Gravelle është shumë i drejtpërdrejtë rreth të dhënave kategorizuese: “Një metodë për identifikimin e rreziqeve të mira dhe të këqija është diskriminimi statistikor. Disa karakteristika të individëve janë të lidhura me kategorinë e tyre të rrezikut dhe mund të përdoren për të vendosur primin203”. Zgjidhja e problemit të diskriminimit të mundshëm mund të jetë me mjete të kushtueshme të ndarjes së rrezikut, si p.sh. testimi gjenetik dhe sigurimi i jetës, të cilat ndihmojnë për të vlerësuar nivelin e rrezikut individual të mbajtësit të veçantë të policës. Problemet dhe disavantazhet e përdorimit të një prej këtyre mjeteve të kushtueshme të ndarjes së rrezikut-testeve gjenetike do të analizohen në vazhdim.Mënyra tjetër jo kaq e kushtueshme, për të vlerësuar nivelin individual të rrezikut të mbajtësit të policës është futja e sistemit bonus malus 204, i cili bazohet në bërjen të ditur të informacionit për aksidentet e shkuara ose për historikun e pretendimeve të ngritura. Mungesa e aksidenteve/pretendimeve në të shkuarën rezulton në reduktimin e primit për mbajtësin e policës. Sistemi Bonus malus mund të shihet si: Zgjidhje për rrezikun moral, sepse disa pretendime për shkak të përdorimit të tepruar të sigurimit do të rezultojnë në rritje të primit për kontratën tjetër të sigurimit. Prandaj për shkak të ekzistencës së sistemit bonus malus “klientit i jepet një shans për të ndryshuar tipin e tij në shkëmbim të një ruajtjeje të primit të tij205” ; Zgjidhja e problemit të përzgjedhjes së pafavorshme: aksidentet e shkuara/historiku i pretendimeve tregojnë nivelin e rrezikut të një mbajtësi të caktuar police. Duke ushtruarsistemin bonus-malus “kompania përditëson besimin e saj për tipin e saj të klientit206”. Kombinimi i mjeteve të individualizuara (të bazuara kryesisht në sistemin jo shumë të kushtueshëm bonus malus) dhe të kategorizuara të ndarjes së rrezikut duket se është

202 W.P.J. Wils, “ Insurance Risk Classifications in the EC: Regulatory Outlook”, 14 Oxford Journal of Legal Studies, 1994, fq. 449-467, tek 457. 203 Gravelle, H.; “ Insurance Law and Adverse Selection”, International Review of Law and Economics, 1991, Vol.11, faqe 23-45, at 25. 204 Ky sistem do të thotë: një ulje në primin e sigurimit, nëse nuk janë ngritur pretendime brenda një periudhe specifike.205 Watt R.; Vazquez F.J.; fq. 136, 206 Watt R.; Vazquez F.J.; po aty

78

optimal. Argument diskriminues i përdorur kundër kategorizimit është mjaft i ekzagjeruar sepse disa tipe kategorizimi supozohen të jenë diskriminuese edhe nëse ato nuk janë. Statistikat nuk mund të japin arsye, pse një grup mbajtësish policash është më i rrezikshëm se tjetri; është thjesht çështje interpretimi. Siguruesi i kujdesshëm në tregun konkurrues nuk do të interpretojë rezultatet statistikore në mënyrë diskriminuese. Nëse nga ana statistikore një grup është më i rrezikshëm, është e logjikshme t’i kërkohet mbajtësve të policave të atij grupi të paguajnë një prim më të lartë. Prandaj siguruesi duhet të lejohet të pyesë mbajtësin e policës të bëjë të ditur informacionin, me qëllim që të përcaktojë grupin e rrezikut. Sigurisht për të shmangur interpretimin diskriminues të rezultateve të statistikave është e nevojshme të garantojmë se, siguruesi merr në konsideratë të tjera tipare individuale të mbajtësit të veçantë të policës. Zgjidhja për të shmangur mundësinë e diskriminimit mund të jetë kontrolli i siguruesit ex post, jo ndalimi i thjeshtë i kategorizimit ex ante. P.sh. viktima e diskriminimit mund të bëjë një ankim në institucionin shtetëror, funksioni kryesor i të cilit, është t’i bëjë ballë diskriminimit.207

A)Testimi gjenetik. Bërja publike e rezultateve të testimit gjenetik është një prej çështjeve më të rëndësishme të kohëve të fundit e analizuar nga juristët208. Mendimet janë shumë të diskutueshme: testimi gjenetik konsiderohet si shumë i kushtueshëm dhe jo efiçient, e përveç kësaj ajo gjithashtu përforcon stereotipin negativ dhe diskriminimin në një grup personash që e kanë kaluar testin209; leja për të përdorur testimin gjenetik gjatë nënshkrimit “mund të çojë në diagnozë dhe trajtim të vonuar të sëmundjes210”; por heqja mund të çojë në “probleme serioze të përzgjedhjes së pafavorshme211”. Avokatët e shohin testin gjenetik parashikues në rastin e kontratave të sigurimit privat si “ndërhyrje jo proporcionale në të drejtën e privatësisë212”. Duhet të theksohet se një prej parimeve themelore të sigurimeve është pasiguria e ngjarjes që është siguruar. Eliminimi i pasigurisë mund të rezultojë në pasigurueshmëritë disa rreziqeve dhe kjo mund të jetë e padëshirueshme nga ana shoqërore. Futja e aparatit të testit gjenetik është një hap vendimtar në teknikën e nënshkrimit të një kontrate:

1) Siguruesi mbështetet në faktorë që nuk njiheshin para shfaqjes së testimit gjenetik dhe që ndikojnë në rrezik;

2) Siguruesi kthehet nga vlerësimi i rrezikut bazuar në të dhëna statistikore të një grupi të madh mbajtësish policash, tek vlerësimi i rrezikut bazuar vetëm në të dhëna më të sakta të një personi;

3) Analiza e informacionit të testimit gjenetik jep më siguri, në parashikimin e ndodhjes së ngjarjes së siguruar. Sa më e lartë shkalla e sigurisë aq më e ulët është mundësia për të siguruar siguracion për disa individë.

207 Kjo duhet t’i pengojë disa sigurues të cilët përpiqen të imponojnë kategorizimin vetëm në mënyrë diskriminuese, me mungesë provash statistikore, pa interpretim të arsyeshëm të tyre, apo pa vlerësimin e nivelit të rrezikut individual të mbajtësit të policës.208 Seth J. Chandler, “Insurance regulation”,1999,fq.843.209 S. Borenstein, fq. 38.210 Chandler, S. J.; fq. 847.211 Chandler, S. J.; po aty 212 M.Brewe, German Legislative Response to Scientific Development in Human Genetics, ww http://www.bibliojuridica.org/libros/1/211/10.pdf, fq. 11.

79

K. Lavelle jep një shembull “të një burri që vuan nga haemochromatosis, një gjëndje që rrit nivelin e hekurit në gjak e që mund t’u shkaktojë dëmtime serioze organeve të tjera. Duke dhënë gjak shpesh ai është në gjëndje të ulë nivelin e hekurit në gjëndje normale dhe bëhet mirë. Por ai nuk është në gjëndje të sigurojë sigurime të të ardhurave dhe primet e sigurimit të udhëtimeve të tij janë të mbushura213”.Ky është efekti tipik i padëshirueshëm i bërjes së ditur të informacionit gjenetik. Kundërshtarët mund të argumentojnë se në sigurimin e jetës dhe të shëndetit zbulimi i sëmundjeve të tilla për shkak të kontrollit të shëndetit gjithashtu bën të pamundur mbulimin me sigurim dhe vështirë se ka ndonjë ndryshim midis testimit gjenetik dhe ekzaminimit të shëndetit. Megjithatë ndryshimi ekziston: pas kontrollit të shëndetit personi konstatohet të jetë i sëmurë me një sëmundje të tillë dhe pas testimit gjenetik personi është ende i shëndetshëm, por mundësitë për t’u sëmurur janë të ditura. Një argument tjetër i rëndësishëm është ai ekonomik: kostot e testimit gjenetik. Testimi gjenetik mund të justifikohet nëse plotësohet kushti i mëposhtëm: “humbja e plotë për shkak të përzgjedhjes së pafavorshme duhet të jetë më e madhe se kostoja e burimit të imponimit të bërjes së testit214”. Megjithatë sipas S. Borenstein, nëse është shumë e kushtueshme për mbajtësin e policës për të përvetësuar dhe siguruar një informacion të tillë, kjo çon në rezultate të paefektshme: “rënia e mirëqënies së atyre që nuk e bëjnë dhe atyre që nuk e kalojnë testin nuk merret në konsideratë kur një kompani konkurruese i ofron një normë të ulët njerëzve që mund të tregojnë se janë me rrezik të ulët. Për shkak se kjo humbje nuk merret parasysh, testet mund të përdoren që të përfitojnë fare pak një grup me rrezik të ulët dhe të dëmtohen shumë më tepër klientët e mbetur”.Megjithatë, ndalimi i përdorimit të informacionit gjenetik në teknikat nënshkruese dhe bërja e ditur e testimit gjenetik është më tepër një çështje e politikës sociale, veçanërisht kur pro-të dhe kundr-at ekonomike janë të paqarta. Nëse nuk ka argumente të qarta për përfitimin e testimit gjenetik, përparësi duhet t’i jepet teknikave tradicionale të nënshkrimit. B) Sigurim i pjesshëm. Siç u përmend më parë një nga zgjidhjet për rrezikun moral mund të jetë sigurimi i pjesshëm. Pra, mbajtësi i policës që ka siguracion të pjesshëm mund të blejë sigurim shtesë nga një tjetër sigurues, por kjo zgjidhje e propozuar nuk ka kuptim. “një sigurues që i shet një sigurim shtesë një klienti që e ka një sigurim të mëparshëm do të rrisë mundësinë e ndodhjes së humbjes dhe do të ulë përfitimet e siguruesit të parë”.Gjithashtu blerja e sigurimit shtesë është sinjal i një rreziku moral të mundshëm. “Kompanitë duan të shikojnë që klientët e tyre nuk blejnë kaq shumë sigurime që të kenë një interes në një ndodhje të aksidentit. Kështu që, kompanitë do të duan të monitorojnë blerjet e klientëve të tyre215”. Kështu që, mbajtësi i policës duhet tëjetë i detyruar të bëjë të ditur informacionin për kontratat ekzistuese të sigurimit.

213 K Lavelle; Bioethics: Advances in Genetic Leave the Law Behind, Law Society Journal, 2000,http://www.lawsocnsw.asn.au.214 S. Borenstein, fq. 28.215 M.Rothschild , J.Stiglitz, faqe 642.

80

Detyra post-kontraktore e mbajtësit të policës. Dispozitat ligjore përcaktojnëdetyrimin e mbajtësit të policës t’i deklarojë siguruesit “çdo rrethanë të re apo ndryshim rrethane, për të cilën siguruesi ka kërkuar të njoftohet në kontratë .216” Siguruesi merr parasysh se disa lloje informacioni për shkak të natyrës së tyre, mund të bëhen të ditura, vetëm pas lidhjes së kontratës (psh. Informacioni rreth rritjes së rrezikut dhe informacioni rreth ngjarjes së siguruar). Megjithatë, disa informacione mund të merren para lidhjes së kontratës (vëzhgimi ex ante) dhe pas ndodhjes së ngjarjes së siguruar (vëzhgimi ex post), p.sh. informacioni rreth instalimit të sistemit të alarmit në shtëpi. Çështja është të gjendet momenti më i mirë për ta bërë të ditur informacionin. Në përgjithësi bërja e ditur ex post e informacionit mund të konsiderohet më pak e kushtueshme, sesa bërja e ditur ex ante e informacionit, sepse e para shfaqet vetëm kur ngjarja e siguruar ndodh. Një element tjetër i rëndësishëm për të zgjedhur një formë të bërjes së ditur të informacionit, ex ante apo ex post, është aftësia e siguruesit për të vëzhguar kujdesin që tregon mbajtësi i policës. S. Shavell në studimin e tij për rrezikun moral dhe sigurimin217

trajton 3 gjëndje të mundshme: Kujdesi që tregon mbajtësi i policës, nuk vërehet nga siguruesi (zgjidhja: sigurim

i pjesshëm); Kujdesi që tregon mbajtësi i policës vërehet nga siguruesi, me saktësi perfekte

(zgjidhja: sigurim i plotë, vëzhgim ex post i kujdesit); Siguruesi e vëren kujdesin që tregon mbajtësi i policës me më pak siguri të

përkryer (zgjidhja: më pak sesa sigurim të plotë, vëzhgim ex ante të kujdesit). Meqë detyra e bërjes së ditur të informacionit është një nga mjetet e vëzhgimit të kujdesit që tregon mbajtësi i policës, detyra e bërjes së ditur të informacionit ex post, mund të jetë optimal nëse siguruesi është i sigurtë se detyra është projektuar dhe ushtruar siç duhet. Por në disa raste do të ishte e pamundur të kontrollohej nëse informacioni i siguruar nga mbajtësi i policës është i vërtetë, veçanërisht kur është puna për dëme ose shkatërrime të pronës së siguruar. Ndërhyrja maksimale e legjislatorit në përcaktimin e informacionit që duhet të bëhet i ditur ex ante ose ex post, nuk justifikohet për shkak të informacionit jo perfekt rreth gjëndjes së mundshme të shoqërisë; ky dallim përfundimisht duhet të bëhet në dispozitat kontraktore218 të cilat mund të përshtaten më lehtësisht me gjëndjen ekzistuese të shoqërisë.

216 Neni 1123 Kodit civil të 1994 përcakton se: i siguruari gjatë kohës që kontrata e sigurimit është në fuqi detyrohet t’i njoftojë siguruesit të gjitha ndryshimet e rrethanave, për të cilat ka marrë dijeni, pas lidhjes së kontratës së sigurimit dhe që mund të influencojë mbi shtimin e rrezikut.217 S Shavell; “ On Moral Hazard and Insurance”, The Quarterly Journal of Economics, 1979, Vol. 93, fq.541-562. 218 Në dispozitat ligjore të Kodit Civil, neni 1140 lidhur me kujdesin që duhet të tregojë i siguruari, kundrejt sendit të siguruar dhe të drejtës së Siguruesit për ta kontrolluar, pasojat që sjell kjo dispozitë mund të jetë dhe zgjidhja e kontratës: “I siguruari detyrohet të ruajë me kujdes pasurinë e siguruar, sipas dispozitave kundër zjarrit, dispozitave agronomike dhe veterinare. Siguruesi ka të drejtë të kontrollojë pasurinë e siguruar dhe të kërkojë nga i siguruari, që të marrë masa për ruajtjen e mirë të pasurisë dhe për zhdukjen e çrregullimeve që janë konstatuar. Kur i siguruari shkel detyrimin e mësipërm, siguresi ka të drejtë të zgjidhë kontratën e sigurimit”

81

Disa autorë e shikojnë me skepticizëm bërjen të ditur të informacionit pas lidhjes së kontratës: “informacioni që i siguruari përvetëson, pasi blen siguracion nuk mund të jetë burim i përzgjedhjes së pafavorshme. Siguruesi thjesht përballon një rezervë rreziku heterogjenë219”. Megjithatë, informacioni i përftuar gjatë ekzekutimit të kontratës është mjet i rëndësishëm për të kontrolluar rrezikun moral të mbajtësit të policës: psh. Propozimi kërkon që rreziku i bërjes së ditur të informacionit të rritet për shkak të veprimeve të qëllimshme të mbajtësit të policës përpara se rritja e rrezikut të ndodhë; kjo dispozitë prodhon stimujt për mbajtësit e policave për të shmangur veprime të panevojshme sipas siguracionit të blerë.

3.7 Detyra parakontraktore dhe postkontraktore e siguruesit.

Detyra parakontraktore e siguruesit për bërjen të ditur të informacionit ende mbetet një fushë shumë e papërcaktuar e ligjit të kontratës së sigurimit. Në çështjen Banque Keyser Ullman SA kundër Skandia (U.K.) Insurance Co. Ltd (1990) u argumentua se ”detyra që bie mbi siguruesin duhet të paktën të shtrihet në bërjen të ditur të të gjitha fakteve të ditura prej tij që janë të rëndësishme edhe për natyrën e rrezikut, që kërkohet të mbulohet me sigurim ose ringritjen e një pretendimi sipas policës, të cilën një i siguruar i kujdesshëm, do ta merrte parasysh kur të vendoste nëse do ta vendoste apo jo rrezikun të cilin kërkon të sigurojë me atë sigurues220”.Sipas këtij vendimi qëllimi kryesor i bërjes së ditur të informacionit parakontraktor nga ana e siguruesit, është të ndihmojë mbajtësin e policës të vendosë për lidhjen e kontratës me atë sigurues; kryesisht ndihma konsiston në bërjen të ditur të tipit të sigurimit të ofruar dhe kushtet e kontratës. Pothuajse i njëjti qëndrim është shprehur në direktivat e BE-së të cilat nuk kanë kaq shumë dispozita të ligjit të kontratës së sigurimit dhe pjesa domethënëse e tyre i është përkushtuar informacionit që duhet të bëhet i ditur për mbajtësin e policës – personin fizik. Gjykata Europiane e Drejtësisë argumentoi se “nëse ai (një konsumator) duhet të përfitojë plotësisht nga zgjedhjet e mëdha dhe shumëllojshmëria në tregun unik për sigurime dhe nga rritja e konkurrencës, konsumatori mund të sigurojë çdo informacion të nevojshëm për ta aftësuar atë në zgjedhjen e kontratës që do të përmbushte më mirë kërkesat e tij221”. Neni 31 i direktivës së BE-së 92/96/EEC, pohon se siguruesi duhet t’i sigurojë mbajtësit të policës, pra personit fizik të kontratës për sigurimin e jetës:

i. Detaje rreth siguruesit (emrin, formën ligjore, shtetin anëtar, adresën); ii. Detaje rreth produktit të sigurimit të jetës (përkufizimi i secilit përfitim dhe secilit

opsion, duke përfshirë shumën e primit të pagueshëm, vlerën e dorëheqjes dhe vlerën e plotë, llogaritjen dhe shpërndarjen e bonuseve, nëse mbajtësi i policës zgjedh tipin e fondeve të ofruara nga polica e sigurimit të jetës ku çdo kontribut është i lidhur me njësi individuale brenda fondit- informacion rreth aseteve se ku mund të investohet primi);

219 S.A. Rea, fq. 155. 220 Mac Gillivray, “On Insurance Law, fq. 424.221 Çështja gjyqësore, Case C-386/00 (Axa Royale Belge SA and Georges Ochoa, Stratégie Finance SPRL), The Court of Justice of European Communities, http://curia.eu.int/, 2002.

82

iii. Detaje rreth detyrimeve kontraktore (kushteve të kontratës, mënyrës së përfundimit të një kontrate, mënyrën e pagesës së primit dhe kohëzgjatjen e primit, rregullimin për zbatimin e periudhës së reflektimit para marrjes së vendimit);

iv. Detaje rreth ligjit (rregullimit të taksave të aplikueshme për një tip kontrate sigurimi, ligji i aplikueshëm për një kontratë dhe procedurat e trajtimit të ankesave të mbajtësve të policave).

Direktivat europiane veprojnë me dy standarte kur japin mbrojtje të veçantë për mbajtësin e policave të kontratës së sigurimit të jetës, por jo për mbajtësit e policave të kontratave të sigurimit të jo-jetës. Siguruesi, sipas Nenit 31 të direktivës së BE-së 92/49/EEC, duhet të sigurojë informacion për këta të fundit vetëm për ligjin e aplikueshëm në kontratën dhe procedurat e trajtimit të ankesave të mbajtësve të policave. Megjithatë, përmirësimi i bërjes së ditur të informacionit parakontraktor nga siguruesi mund të jetë një mënyrë për t’u përballuar me pasojat e informacionit asimetrik:

i. Direktivat nuk detyrojnë bërjen të ditur të detajeve rreth sigurimit të jo-jetës. Ashtu siç u përmend më parë sipas disa teorive një bërje e tillë publike e informacionit mund të jetë një efekt sinjalizues për mbajtësit e policës për të zgjedhur këtë tip police që reflekton nivelin e tyre të rrezikut;

ii. Mjetet ligjore për mos bërjen të ditur të informacionit mund të kenë parandalim efektiv nëse njihen, prandaj do të ishte e arsyeshme për të kërkuar dhënien e këtij informacioni;

iii. Informacioni minimal për metodat e përdorura për të përcaktuar nivelin e rrezikut të mbajtësit të policës mund ta ndihmojë këtë të fundit, të kuptojë që ai nuk është i diskriminuar, që do të lejojë të përdoret më gjerësisht kategorizimi si një mekanizëm jo shumë i kushtueshëm i ndarjes së rrezikut;

iv. Njohuritë e mbajtësit të policës për sigurimin e ofruar dhe të drejtat kontraktore mund të kufizonin stimujt e siguruesit për rrezikun e tij moral, që praktikisht është rezultati i njohurive të kufizuara të mbajtësit të policës rreth dispozitave të kontratës.

Sigurisht, ky përmirësim do t’i bëjë kontratat më të kushtueshme. Megjithatë siguruesi e ka tashmë një detyrë të bërjes së ditur të informacionit, kështu që bërja e ditur e çdo njësie shtesë të informacionit ka kostot marxhinale në rënie; dhe përfitimet (efekti i pasojave të informacionit asimetrik) do t’i tejkalojnë kostot.

Detyra postkontraktore e siguruesit. Kjo është gjithashtu një zonë shumë e papërcaktuar e ligjit të kontratës së sigurimit, psh. direktiva e BE-së 92/96/EEC i kërkon siguruesit të informojë mbajtësin e policës kryesisht për ndryshimet e lidhura me informacionin parakontraktor. Megjithatë, bërja e ditur e informacionit postkontraktor gjithashtu, mund të jetë një mjet për mbajtësin e policës për të shmangur rrezikun moral të siguruesve. Një shëmbull i mirë është paragrafi 8, i Aktit të Ligjit Danez të Sigurimeve, i cili kërkon njoftimin e menjëhershëm të siguruesit, se si ai ka ndërmend të sillet në rastin e mos bërjes të ditur të informacionit në mënyrë neglizhente. Kjo pengon nga njëra formë e rrezikut moral të siguruesit: shmangjen e kontratës pas ndodhjes së ngjarjes së siguruar. Afërsisht i njëjti arsyetim është përdorur tek Propozimi, i cili përcakton afatet kohore për reagimin e siguruesit për mos bërjen të ditur të informacionit nga ana e mbajtësit të policës: 2 muaj

83

nga dita e marrjes dijeni për faktin. Pas mbarimit të këtij afati e drejta e siguruesit për të reaguar humbet. Një informacion tjetër i rëndësishëm është njoftimi i primit të papaguar (Neni 6 i Propozimit), mbajtësi i policës mund të penalizohet vetëm nëse ai nuk e ka paguar primin brenda të paktën 15 ditëve nga marrja e këtij njoftimi. Rregullat më mirë në Ligje apo në Kontrata?

V.I. Serebrovskij vëren se ka disa përpjekje legjislative për të përcaktuar listën e materialit rrethanor për përcaktimin e rrezikut (p.sh. Legjislacioni i Shtetit Prusian), por ka disa probleme të kësaj ndërhyrjeje legjislative: lista mund të jetë e paplotë dhe nuk mund të reflektojë zhvillimet e teknikës së nënshkrimit. Prandaj, “nuk do të ishte e mundshme për legjislatorin europian, për të mbuluar të gjithë bazën e nevojshme për të lehtësuar praktikat e sigurimit modern222”.

Megjithatë, pavarësisht pamundësisë të rregullimit të plotë, disa nivele të ndërhyrjes së qeverisë ekzistojnë pothuajse në çdo shtet. S. Rea shikon dy arsye që qeveria të ndërhyjë në fushën e marrëdhënieve kontraktore të sigurimeve se:

1) Kompleksiteti i kontratave të sigurimeve (zgjidhja: ligji duhet të sigurojë kushtet standarte të kontratave të sigurimeve);

2) Palët private nuk mund të negociojnë kontrata efikase (ligji duhet të ndryshojë disa rezultate të tregut si informacioni asimetrik dhe efektet negative të palëve të treta)56. Ky pohim paraqet arsyen ekonomike tradicionale për ndërhyrjen e shtetit – dështimin e tregut.

Arsyeja e tretë ngushtësisht e lidhur me dy të parat mund të jetë mbrojtja e konsumatorëve. K.J. Arrow argumenton se “zgjedhja e ndërhyrjes varet nga shkalla e vështirësisë që konsumatorët kanë në bërjen e zgjedhjes, pa pasur ndonjë ndihmë dhe nga pasojat e gabimeve të gjykimeve”. Kompleksiteti i marrëdhënieve të sigurimeve kërkon mbrojtje të konsumatorit që ka fuqi për të blerë me leverdi të pabarabarta krahasuar me siguruesin: “roli i rëndësishëm i legjislacionit në lidhje me kontratat e sigurimit është të marrë masa efektive për të kontrolluar dhe kufizuar lirinë e kontratës: kjo duhet të bëhet për arsye të politikës publike, dukshëm për atë të mbrojtjes të mbajtësit të policës (ose ato palë të treta për përfitimin e të cilave bëhet sigurimi) ndaj kushteve të pandershme të kontratës223”. Cili është minimumi optimal i ndërhyrjes së qeverisë në rregullimin e detyrës së bërjes së ditur të informacionit me qëllim që t’ia dalë mbanë me pasojat e informacionit asimetrik?

1) Detyra parakontraktore e bërjes së ditur të informacionit ekziston para lidhjes të kontratës. Kështu që, teorikisht dispozitat kontraktore nuk kanë fuqi ligjore në detyrat para-kontraktore të palëve; rregullimi i detyrës para-kontraktore të bërjes së ditur të informacionit është një çështje ligjore, jo çështje e kontratës;

2) Meqënëse kushtet standarte të policave hartohen vetëm nga një palë kontraktore, ka një rrezik që siguruesi mund të përshkruajë dispozitat (dhe dispozitat për detyrën e bërjes publike të informacionit në veçanti) në një mënyrë dëmtuese për mbajtësin e policës. Prandaj qeveria duhet të marrë këto masa:

222 Project Group "Restatement of European Insurance Contract Law", Re: Communication from the Commission on European Contract Laë, 12 October 2001, http://europa.eu.int . 223 Po aty, Project Group "Restatement of European Insurance Contract Law".

84

- Futjen e rregullit të contra proferentem (pra nëse polica e sigurimit është me dy kuptime kjo përdoret kundër siguruesit) në shpjegimin e dispozitave kontraktore;

- Mbrojtjen e mbajtësve të policave nga kushtet e pandershme të kontratës60 (psh. në Europë direktiva e BE-së 93/13/EEC duhet të zbatohet nga shtetet anëtare);

- Përshkrimin e dispozitave për detyrën e bërjes publike të siguruesit, sepse vetë siguruesi vështirë se do të jetë në gjëndje ta përshkruajë atë në kontratë siç duhet;

- Krijimin e listës të mjeteve të mundshme ligjore për rregullimin e shkeljes së detyrës për bërjen të ditur të informacionit, sepse siguruesi ka stimujt për të vendosur detyra tepër të ashpra për mbajtësin e policës dhe jo shumë të ashpra për veten;

- Futjen e rregullit të onus probandi (barra e provës);

3) Duhet të futet Kërkesa për ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht për informacionin e siguruar nga mbajtësi i policës; besimi se informacioni i siguruar mbahet konfidencial mund të nxisë masa të tjera shtesë për bërjen të ditur të informacionit, veçanërisht kur vjen puna për bërjen të ditur të informacionit shumë privat, ose të informacionit që mund të konsiderohet si sekret tregtar (psh. historiku i sëmundjeve në sigurimin e shëndetit, të dhënat e shoferit për kundravajtjet administrative për ngarje të pakujdesshme në sigurimin motorik, informacion rreth debitorëve në sigurimin e kredisë);

4) Kufij të qartë midis kategorizimit dhe diskriminimit duhet të vendosen, kur vjen puna tek teknikat nënshkruese të bazuara në të dhëna statistikore të kategorizuara. Kufij të qartë të vendosur nga ligji mund ta lejojnë siguruesin të përdorë kategorizimin si mjetin nënshkrues dhe të kërkojë bërjen publike të informacionit, rreth përkatësisë së mbajtësit të policës në një grup të caktuar rreziku pa spekulime të mundshme.

3.8 Shkelja e detyrës : Mjetet ligjore të siguruesit

3.8.1. Shkelja e detyrës para-kontraktore. Shkelja e qëllimshme

Mjetet ligjore tradicionale të ligjit zakonor (common laë) në rast të shkeljes së detyrës parakontraktore të bërjes së ditur të informacionit janë e drejta e siguruesit për të shmangur kontratën ab initio224. Shmangja e kontratës është mjeti i vetëm juridik225 dhe “nuk përbën ndonjë ndryshim nëse shkelja ishte pa dashje apo me qëllim mashtrimi226”. Gjithashtu sipas Propozimit në rast të një shkeljeje të qëllimshme siguruesit i jepet e drejta të zgjidhë kontratën brenda dy muajve nga marrja dijeni për shkeljen, asnjë kompensim sigurimi nuk është i pagueshëm, siguruesi ka një të drejtë të mbajë primet e marra dhe të pretendojë për humbjet që ai pësoi për shkak të kësaj shkeljeje.227

224 Mac Gillivray, “On Insurance Law” fq. 401.225 Colinvaux’s, “ Law of Insurance”, fq. 116.226 H. Gravelle; fq 24.227 H. Gravele bën një analizë ekonomike të sanksioneve të ashpra për shkeljen e bërjes së ditur të informacionit parakontraktor; më poshtë jepen konkluzionet e përmbledhura të analizës së tij: Kushtet që duken të ashpra ex post mund të jenë efikase ex ante për shkak të efektit të tyre pengues;

Sa më i ashpër të jetë dënimi aq më të mëdhenj janë stimujt për mbajtësit e policave për të siguruar informacion të saktë; Reformat që zbusin ashpërsinë e mjeteve ligjore të siguruesit mund të ulin

85

3.8.2. Shkelje nga neglizhenca

Siç u përmend, e drejta zakonore i jep siguruesit të drejtën të shmangë kontratën ab initio në të gjitha rastet e mos bërjes së ditur të informacionit. Megjithatë, Propozimi pohon një rregull pothuajse ndryshe që e kishte origjinën në Francë. Në rast të një shkeljeje nga neglizhenca, siguruesi ka një të drejtë të propozojë ndryshime ose përfundim të kontratës brenda dy muajve nga marrja dijeni e faktit. Nëse ndryshimet apo përfundimi i kontratës hidhen poshtë, siguruesi mund të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanëshme. Në rastin e ngjarjes së siguruar që ndodh para përfundimit të kontratës aplikohet rregulli i proporcionalitetit. A mundet që argumentet e Can H. Gravelle të pranohen në rastin e shkeljes neglizhente? Argumentet e tij përfaqësojnë arsyet ligjore dhe ekonomike tradicionale të sanksioneve të ashpra: vetëm sanksioni i pritshëm (probabiliteti për të përballur sanksionin e shumëfishuar me masën e sanksionit) ka vërtet rëndësi. Megjithatë, ashpërsia e mjeteve ligjore në rastin e mos bërjes së ditur në mënyrë të paqëllimshme vështirë se mund të justifikohet:

1) Doktrina e mos bërjes së ditur të informacionit u zhvillua në shekullin e18-të, më pas “duke pasur parasysh kufijtë e botës jo teknologjike, informacioni ishte pothuajse plotësisht brenda kompetencës së të siguruarit; me zhvillimin e shpejtë të rrjeteve kompjuterike dhe elektronike, sistemet e të dhënave dhe të informacionit të cilat nxisnin qarkullimin gjithëpërfshirës dhe të rrëmujshëm të informacionit, ky parim është më pak i vërtetë228”. Me këto mjete moderne siguruesi mund të siguronte një kryerje më të saktë të detyrës; tani kjo përqasje e vjetër i bën siguruesit pasiv në sigurimin e informacionit;

2) Kjo doktrinë është spekulative, ajo jep instrumentin për rrezikun moral të siguruesit: “gjykatat kanë zhvilluar një sistem që i ka pajisur siguruesit me mjetet për të shmangur kontratën nëse del se kjo është një blerje pa leverdi66”;

3) H. Gravelle i shikon mjetet ligjore si një mjet për t’ia dalë mbanë me përzgjedhjen e pafavorshme, por sipas S.A. Rea, “nëse aplikuesit nuk e vlerësojnë që disa informacione ndikojnë në probabilitetin e humbjes nuk mund të ketë përzgjedhje të pafavorshme229”. Prandaj, penalizimi i mbajtësve të tillë të policave me qëllim shmangjen e përzgjedhjes së pafavorshme nuk është i justifikuar plotësisht nga pikëpamja ekonomike;

4) Mbajtësi i policës vendoset në pozicion të pabarabartë: vihet re që detyra është e ndërsjelltë por mjetet ligjore të mbajtësit të policës janë të pakrahasueshme me mjetet e ashpra ligjore të siguruesit;

5) Nuk është e rendësishme ashpërsia e sanksionit, e rëndësishme është pashmangshmëria e tij për të penguar; ky pohim klasik i teorisë së të drejtës penale duhet të jetë detyra në përcaktimin e rregullave të duhura kontraktore. mirëqënien; mbajtësit e policave janë shumë më keq veçanërisht për shkak të rritjes së premiumeve (si reagim i siguruesve ndaj prezencës të më shumë mbajtësish policash me rrezik të lartë në fushëm e sigurimeve); Ndërhyrja mund të rrisë mirëqënien në disa rrethana por vetëm nëse është e bazuar në një informacion të saktë rreth ndërveprimit midis të gjitha kushteve të kontratës së sigurimit. 228 P. MacDonald Eggers, P Foss, “ Good Faith and Insurance Contracts”, LLP, London and Hong Kong, 1998, fq 8. R. Fletcher, “ Non-Disclosure and Materiality: A Lose All Situation for the Insured? , Business Law Review, shkurt 2000, fq. 38-41.229 S.A Rea, fq 155.

86

Rregulli i proporcionalitetit duket si më i favorizuar sesa rregulli i shmangjes ab initio në rastin e mos bërjes së ditur të informacionit në mënyrë neglizhente. Përfundimisht, vetë rregulli nuk është perfekt:

1) Masa e kompensimit të pagueshëm ende duhet të përcaktohet nga vendimi i njëanshëm i siguruesit dhe në rast të një mosmarrëveshje gjykatat do të përballen me vështirësinë për të vlerësuar masën e kompensimit të sigurimit;

2) Rregulli supozon që bërja e ditur e plotë e informacionit çon në rritjen e premiumit, por kjo nuk është e vërtetë në të gjitha rastet. Për shembull, nëse mbajtësi i policës bën të ditur disa fakte, kjo jo domosdoshmërisht çon në rritje të premiumit, siguruesi mund të shtojë një shumë të caktuar që i siguruari duhet të paguajë nga xhepi ose të zgjerojë listën e përjashtimev të policës;

3) Rregulli është i orientuar vetëm tek premium i rrezikut, ai nuk mund të jetë i aplikueshëm për premiumin e depozituar; prandaj proporcionaliteti vështirë se mund të jetë i aplikueshëm në fushën e sigurimit të jetës, ku pjesa e premiumit të shpërndarë për t’u depozituar nuk varet nga rreziku i sigurimit.

Megjithatë, efektet pozitive të rregullit janë si më poshtë: 1) Rregulli bën dallimin midis tipeve të mos bërjes së ditur të informacionit (me qëllim apo

duke neglizhuar), mbajtësit e policave që janë fajtorë për mos bërjen të ditur në mënyrë të qëllimshme të informacionit lihen pa kompensim sigurimi;

2) Mbajtësit e policave që janë përgjegjës për shkeljen jo të qëllimshme të detyrës mund të marrin kompensimin e sigurimit, i cili varet nga masa e gabimit të tyre, sa më e lartë shkalla e neglizhencës aq më i ulët është kompensimi;

3) Rregulli jep stimuj monetar për siguruesin që të nënshkruajë rrezikun më me kujdes, sepse ai nuk mund të mohojë kompensimin e sigurimit në të gjitha rastet. Siguruesi aktiv është një nga parakushtet për të shmangur përzgjedhjen e pafavorshme.

Rregulli gjithashtu siguron nxitje për mbajtësit e policave me rrezik të lartë dhe të ulët. Kompensimi zakonisht është shumë më i lartë, sesa primi i paguar; nëse mbajtësit e policave me rrezik të lartë e dinë se ka një lidhje direkte midis informacionit të pa bërë publik dhe kompensimit të sigurimit, gjithashtu për ta do të ishte më mirë të tregonin nivelin e vërtetë të rrezikut.

3.8.3. Shkelje e paqëllimshme

Nga pikëpamja ligjore dhe ekonomike, mjetet ligjore kontraktore duhet të shërbejnë si një mjet frenimi. Nëse pala në kontratë penalizohet për shkeljen e kontratës kur pala nuk ishte në gabim, efekti frenues nuk mund të arrihet. Prandaj, është e arsyeshme të mos penalizohet mbajtësi i polices, në rastin e mos bërjes së ditur të informacionit në mënyrë të paqëllimshme. Kjo pasqyrohet tek Propozimi: nëse mbajtësi i policës nuk ia doli mbanë të deklaronte rrethanat për të cilat ai ishte në dijeni, por që ai nuk priste të ndikonin vlerësimin e kujdesshëm të siguruesit për rrezikun, pala në kontratë ka të drejtë të propozojë ndryshime ose përfundim të kontratës brënda dy muajve nga marrja dijeni e faktit. Nëse ndryshimet ose përfundimi i kontratës refuzohen, pala mund ta përfundojë kontratën në mënyrë të njëanëshme dhe siguruesi është i detyruar të sigurojë siguracionin për të cilin është rënë dakord për ngjarjen e siguruar që ndodh para përfundimit të kontratës.

87

3.9. Shkelja e detyrës postkontraktore

Tre mjete të ndryshme ligjore janë në rastin e shkeljes së detyrës post-kontraktore nga ana e mbajtësit të policës; mjetet ligjore, ashtu si në rastin e mos bërjes së ditur të informacionit parakontraktor, klasifikohen në bazë të shkallës së gabimit:

1) Shkelja e qëllimshme. Siguruesi ka një të drejtë të përfundojë kontratën brënda dy muajve nga marrja dijeni e faktit, primet e paguara mbahen, nuk është i mundur asnjë kompensim sigurimi dhe siguruesi mund të bëjë kërkesë për kompensim dëmi;

2) Shkelja nga neglizhenca dhe shkelja e paqëllimshme. Siguruesi ka një të drejtë të propozojë ndryshimin ose mbylljen e kontratës; gjithashtu në rastin e ngjarjes së siguruar aplikohet rregulli i proporcionalitetit;

Këto pasoja janë mjaft të ngjashme me pasojat në rastin e shkeljes së detyrës para-kontraktore; megjithatë, nuk ka ndryshim në pasojat që vijnë nga shkelja nga neglizhenca apo shkelja e paqëllimshme. Siç u përmend, penalizimi i palës që nuk është në gabim, nuk çon në efekte frenuese, prandaj do të ishte optimale të zbatoheshin mjetet ligjore për shkeljen e paqëllimshme në një mënyrë që ekziston në rastin e shkeljes të detyrës para-kontraktore.Për shkak të ngjashmërisë së zgjidhjeve ligjore për shkeljen e detyrës post-kontraktore me zgjidhjet për shkeljen e detyrës para-kontraktore të analizuar më herët, analiza më e thellë e zgjidhjeve ligjore për shkeljen e detyrës post-kontraktore është hequr.

3.9.1. Marrëdhënia shkakësore

Një çështje tjetër e rëndësishme për t’u analizuar është pakësimi/refuzimi i kompensimit të sigurimit në rastet ku mos bërja e ditur e informacionit nuk ka marrëdhënie shkakësore me ngjarjen e siguruar. Propozimi nuk është shprehur për këtë marrëdhënie shkakësore. Në ligjin zakonor (common law) fakti që mos bërja e ditur e informacionit nuk ka marrëdhënie si pikëpamja ligjore shkakësore me ngjarjen e siguruar nuk ndikon në të drejtën e siguruesit për të shmangur kontratën dhe për të refuzuar kompensimin e sigurimit. Sipas S.A. Rea, “mungesa e marrëdhënieve shkakësore midis faktit të mos bërjes së ditur të informacionit dhe ngjarjes specifike që është siguruar i shton ligjit një tjetër element ndëshkues230”. A është i justifikuar ky element ndëshkues? Në rast të mos bërjes të ditur të informacionitnë mënyrë të qëllimshme, kur mbajtësi i policës ka qëllim të mashtrojë siguruesin, ky rregull ligjor është qartësisht i pranueshëm, por në rastin e mos bërjes së ditur të informacionit në mënyrë neglizhente, kjo ngre disa pyetje. Nga njëra anë kërkesa për të provuar shkakun mund të dukej i drejtë nga pikëpamja ligjore. Megjithatë, kjo kërkesë mund të çonte në disa pasoja negative:

230S.A. Rea, faqe 154.

88

1) Stimujt për bërjen e ditur të informacionit mund të pakësohen, mbajtësi i policës mund të mendojë se një informacion i veçantë nuk mund të kenë ndonjë lidhje me ngjarjen e siguruar dhe të zgjedhë të mos bëjë të ditur informacionin;

2) Nëse informacioni që nuk është bërë i ditur nuk ka marrëdhënie shkakësore në disa rrethana, kjo nuk do të thotë që do të jetë kështu edhe në disa rrethana të tjera. Mbajtësi i policës nuk është ekspert i sigurimit; ainformacionit që nuk është bërë i ditur dhe ndodhjes së ngjarjes së siguruar;

3) Mundësitë e të siguruarit për të përdorur kategorizimin do të pakësoheshin; ligji që kërkon provën e lidhjes shkakësore, i jep mjete shtesë mbajtësit të policës për t’u ankuar për diskriminimin nëse ai beson që kategori të tilla të përdorura nga siguruesi për të përcaktuar premiumin vështirë se mund të ndikojnë në ngjarjen e siguruar.

Sigurimet merren me probabilitetin. Duke supozuar që disa faktorë mund të influencojnë ngjarjen e siguruar, atëherë siguruesi përcakton primin. Nëse mbajtësi i policës në mënyrë neglizhente nuk bën të ditur disa faktorë të cilët mund të ndikojnë në ndodhjen e ngjarjes, atëherë caktohet një premium më i ulët. Nëse vendoset një premium më i ulët sesa ai i justifikuar nga aktuarët, kompensimi i sigurimit pakësohet në mënyrë proporcionale. Ky është sanksioni për mbajtësin e policës që nuk ia del të sigurojë të gjitha faktet e lidhura për të llogaritur probabilitetin e ngjarjes së siguruar dhe si rrjedhojë masën e premiumit. Për shkak të këtij arsyetimi proporcionaliteti dhe kërkesa për lidhje shkakësore duket sikur janë reciprokisht rregulla ligjore përjashtuese. Prandaj, nëse legjislatori preferon rregullin e proporcionalitetit, kërkesa e marrëdhënies shkakësore midis informacionit që nuk është bërë i ditur dhe ngjarjes së ndodhur të siguruar nuk duhet të përfshihet.

3.9.2. Kompensimi i dëmit

Rregulli i përgjithshëm në fushën e të drejtës civile kërkon kompensimin e dëmeve të shkaktuara për shkak të shkeljes së kontratës231 . Megjithatë në rast të shkeljes së detyrës së bërjes së ditur të informacionit siguruesi ndikon tek mbajtësi i policës në një mënyrë financiare232, pra kompensimi i mundshëm i dëmit është në një pikëpyetje të madhe. Çfarë lloj dëmi mund të shkaktojë i siguruari?Ka dy tipe të humbjeve të mundshme për shkak të mos bërjes së ditur të informacionit:

1) Kompensimi i sigurimit, në rastet kur nuk do të kishte kompensim apo një kompensim të vogël, nëse një bërje e ditur e plotë e informacionit do të ndodhte (por nëse ka një të drejtë për të refuzuar apo pakësuar kompensimin, humbjet nuk shfaqen);

2) Kostot administrative të siguruesve (por pjesa e primit të paguar është shpërndarë për t’i mbuluar këto kosto, prandaj, nëse merret primi, humbjet nuk shfaqen përsëri).

Nëse ligji njeh të drejtën për kompensimin e dëmit për shkak të arsyeve të përmendura më sipër, ky rregull vështirë se është i realizueshëm; por tipari pozitiv mund të jetë një efekt frenues për mbajtësin e policës, kështu që ekzistenca e tij është e justifikuar nga këndvështrimi ekonomik. 231 Nen 7.4.1 i UNIDROIT, Instituti Ndërkombëtar për Unifikimin e të Drejtës Private, Parimet e Kontratave Tregtare Nërkombëtare.232 reduktim ose refuzim të kompensimit të sigurimeve, mosrimbursim i primit të paguar,

89

Propozimi njeh të drejtën për kompensimin e dëmit në rastin e shkeljes së qëllimshme të detyrës para-kontraktore, në raste të tjera Propozimi nuk shprehet fare për atë mundësi, megjithatë duhet të jetë një çështje e rregullit të përgjithshëm në ligjet e vendeve anëtare. Megjithatë, ligji i cili qartësisht nuk lejon kompensimin e dëmit nuk mund të plotësojë kriterin e efikasitetit. Psh. e drejta zakonore njeh vetëm një mjet juridik në lidhje me mos bërjen e ditur të informacionit para-kontraktor: shmangjen e kontratës ab initio. Nuk ka asnjë të drejtë të kërkohet kompensimi i dëmit për mos bërjen të ditur të informacionit para-kontraktor: “mos bërja e ditur e informacionit nuk i jep një zgjidhje në rastin e dëmeve dhe ka një autoritet të lartë apelues që shmangja është e vetmja zgjidhje e siguruesit233”. Gjithashtu siguruesi është i detyruar të kthejë primin e paguar i cili do të mund të paktën të mbulonte kostot e tij administrative. Arsyeja përse nuk ka një kompensim dëmi qëndron në interpretim ligjor të turbullt të detyrës në ligjin zakonor (common law). Ligji njeh të drejtën për të kërkuar kompensim dëmi në rastin e shkeljes së detyrës kontraktore, por detyra para-kontraktore nuk rezulton nga kushtet e kontratës. Prandaj, shkelja e detyrës nuk është shkelja e kushteve të kontratës dhe kështu nuk mund të kërkohet asnjë kompensim dëmi. Megjithatë, nga thelbi i saj shkelja e detyrës para-kontraktore mund të jetë një akt i gabuar në ligjin zakonor, por “gjykatat nuk ishin të gatshme të krijonin një akt të ri të gabuar 234”.

3.9.3. E drejta e rifitimit

Ndonjëherë qëllimi i kontratës së sigurimit nuk është të mbrojë mbajtësin e policës, por palët e treta (psh. në siguracionet e përgjegjësisë së detyrueshme). Mbajtësi i policës është palë e kontratës së sigurimit dhe kryerja e detyrave të tij mund të prekë pagesat e kompensimit të sigurimit ndaj palëve të treta (viktimave). Prandaj, nëse mbajtësi i policës shkel detyrat e tij kontraktore dhe siguruesi ka të drejtën të refuzojë pagesën e kompensimit të sigurimit, qëllimi i mbrojtjes së viktimës nuk është arritur në këtë rast. Megjithatë zgjidhja për problemin ekziston: psh. § 158 c i Ligjit gjerman të Kontratës së Sigurimit përcakton detyrën e siguruesit të dëmshpërblejë viktimën, pavarësisht faktit që mbajtësi i policës ka shkelur kushtet e kontratës së sigurimit të përgjegjësisë së detyrueshme. Pas kompensimit të sigurimit, siguruesi ka të drejtë ta rifitojë shumën deri në shumën e paguar nga mbajtësi i policës. E drejta e rifitimit është një mjet juridik që mund të aplikohet gjithashtu në rastet e mos bërjes së ditur të informacionit (para dhe post kontraktor). Në rastin e mos bërjes së ditur të informacionit nga ana e mbajtësit të policës, siguruesi nuk do të ketë të drejtë të refuzojë kompensimin e viktimës. Sigurisht ky tip rregulli ligjor ekziston për shkak të shkaqeve sociale; nga ana ekonomike ai është i diskutueshëm:

1) Viktima është e mbrojtur nga kostot e siguruesit, të cilit i duhet të paguajë në rastet kur kompensimi i sigurimit nuk do të jetë i mundur sipas kontratës jo të detyrueshme;

2) Rifitimi do të përfshijë kostot e procesit gjyqësor;

233 Mac Gillivray,”On Insurance Law”, fq. 400.234 J. Birds; “Modern Insurance Law”, Sweet and Maxwell, London, 1997, fq. 126.

90

3) Rifitimi nga ana e mbajtësit të policës nuk do të ishte i mundur për shkak të problemit të gjykimit të provës: mbajtësi i policës mund të mos ketë asete për të kompensuar siguruesin. Sigurimi i detyrueshëm është futur, sepse të dëmtuarit nuk mund të kompensojnë gjithmonë viktimat, nga pikëpamja monetare.Tani siguruesit i duhet të qëndrojë në pozitat e viktimës dhe të përballojë riskun e ndonjë kompensimi më të ulët; kjo do të çojë në zhvendosjen e primeve të sigurimeve.

Megjithatë, rregulli nuk ka ndonjë ndikim tek përzgjedhja e pafavorshme, sepse rregulli ekziston në sigurimin e detyrueshëm, ku mbajtësi i policës është i detyruar të blejë siguracionin gjithsesi, ai nuk mund thjesht të largohet nga tregu. Rregulli i jep efekt frenues pozitiv nga rreziku moral i mundshëm, mbajtësi i policës ka shtysat për të përmbushur saktësisht kontratën, sepse ai përballet me rrezikun e rifitimit. Pasojat monetare të këtij rregulli për mbajtësin e policës, rregulli është mjaft i ngjashëm me rregullin e shmangjes të kontratës ab initio dhe të pamundësisë për kompensimin e sigurimit. Nëse lejohet e drejta e plotë e rifitimit, rregulli mund të çojë në pasoja shumë të ashpra për mbajtësit e policës, të cilët janë fajtorë për mos bërjen të ditur të informacionit në mënyrë neglizhente. Megjithatë ka dy ndryshime domethënëse:

1) Në bazë të rregullit të pare, siguruesi nuk ka detyrim të paguajë kompensimin e sigurimit dhe në bazë të këtij rregulli, ai ka detyrimin e kompensimit të plotë të ndjekur nga e drejta e rifitimit;

2) Rregulli i parë mund të jetë i aplikueshëm në të gjitha tipet e sigurimit, dhe ky rregull-vetëm në sigurimin e përgjegjësisë së detyrueshme që nuk do të eliminojë stimulin e të dëmtuarit për nivelin optimal të kujdesit.

Prandaj nëse nga ana sociale është e justifikuar që të detyrosh siguruesin për të kompensuar viktimën në të gjitha rastet, duhet të justifikohet të ketë të drejtën e siguruesit për rifitim të plotë në rastet kur shkelje të ngjashme të kontratës nuk do të çonin në kompensim sigurimi në bazë të kontratës jo të detyrueshme të sigurimit. Atëherë nga pikëpamja ekonomike kostot e viktimave do të përballohen jo vetëm nga siguruesi por gjithashtu nga i dëmtuari. Siguruesit do t’i duhej të përballte kostot në dy raste:

1) Kur detyrimet kontraktore kryhen siç duhet nga mbajtësi i policës;

2) Kur detyrimet kontraktore nuk janë kryer siç duhet dhe problemet e gjykimit të provës ekzistojnë.

I dëmtuari (mbajtësi i policës) do të duhet të përballet me kostot e viktimës, kur detyrimet kontraktore nuk janë kryer siç duhet, dhe kur nuk ka problem të gjykimit të provës. Pavarësisht debatit të rregullit (avantazhet dhe disavantazhet e mundshme), për shkak të arsyeve sociale rregulli është futur, zgjidhja më e mirë mund të jetë e drejta e plotë e rifitimit ndaj mbajtësit të policës.

3.10. Mjetet ligjore të mbajtësit të policës

Propozimi nuk është shprehur për pasojat e shkeljes së siguruesit. Në përgjithësi duhet të ketë të paktën dy mundësi: e drejta e shmangjes (ose përfundimit) të kontratës dhe e drejta për kompensimin e dëmit73. Sipas ligjit zakonor ”I siguruari nuk mund të mbulojë dëmet por mund vetëm të shfuqizojë kontratën74”.

91

Disproporcioni i mjeteve të mundshme ligjore është i dukshëm, sepse siguruesi mund të prekë fusha shumë të ndjeshme për mbajtësin e policës – siç është pagesa për kompensimin e sigurimit. Kompensimi i dëmit për mbajtësin e policës vështirë se është i imagjinueshëm, sepse humbja e pësuar për shkak të shkeljes në shumë raste është një kategori e papërcaktuar. Shmangja (përfundimi) gjithashtu nuk është një zgjidhje e duhur sepse në disa raste mbajtësi i policës do të donte të vazhdonte sigurimin; gjithashtu ka një rrezik që siguruesi do të mbajë primin e paguar. Mjetet e kufizuara ligjore nga ana e mbajtësit të policës nuk kanë ndonjë efekt real frenimi mbi siguruesin, kjo është mangësia më serioze e ligjit të kontratës së sigurimit në fushën e mjeteve ligjore në dispozicion nga mbajtësi i policës. Gjithashtu një kufizim i tillë prek pasojat e informacionit asimetrik:

1. Rreziku moral i siguruesit mund të bëhet i pakontrollueshëm për shkak të zvogëlimit të efektit frenues;

2. Mungesa e sanksioneve prek përzgjedhjen e pafavorshme (siç është përmendur, bërja e ditur e informacionit nga siguruesi është një prej mjeteve që duhet t’ia dalësh mbanë), që nuk është problem i një siguruesi të veçantë por i të gjithë tregut.

Në rastin e shkeljes së bërjes së ditur të informacionit para-kontraktor zgjidhja mund të jetë rregulli i ndeshur në Aktin Finlandez të Kontratës së Sigurimit (paragrafi 9): nëse siguruesi nuk ia ka dalë mbanë të sigurojë informacionin e nevojshëm apo ka i dhënë informacion të pasaktë apo çorientues mbajtësit të policës gjatë shitjes së siguracionit, “kontrata e sigurimit konsiderohet të jetë në fuqi për aq sa është kuptuar nga mbajtësi i policës në bazë të informacionit të marrë235”. Atëherë siguruesi do të ketë stimuj të plotë për të bërë të ditur informacionin, sepse ai vetë do të përballet me pasojat e mos bërjes së ditur të informacionit. Në rastin e shkeljes së detyrës së bërjes së ditur të informacionit postkontraktor do të kishte mundësi të dëmeve ndëshkuese të akorduara në rastet kur një bërje e ditur e informacionit ka ndikuar në të drejtën e mbajtësit të policës për të marrë kompensimin e sigurimit. Zyra e Ombudsmanit të Sigurimeve në Mbretërinë e Bashkuar aplikon norma shumë të ngjashme ligjore në një fushë të lidhur ngushtë: “përpjekjet e pajustifikuara nga siguruesi për të shmangur një policë për keqinterpretim duhet të meritojnë një çmim për keqadministrim236”. Psh. Rregulli i dëmeve ndëshkuese mund të aplikohet me efikasitet në rastin tipik të rrezikut moral të siguruesit: gjatë kohës së kontratës siguruesi e kishte ditur për shkeljen e detyrës parakontraktore të mbajtësit të policës, por ai informoi për shmangjen e kontratës vetëm pas ngjarjes së siguruar. Dëmet ndëshkuese mund t’i bëjnë pozicionet e siguruesit dhe mbajtësit të policës më të barabarta, sepse mbajtësi i policës gjithashtu është penalizuar në vlerë monetare në dëm të tij (reduktim apo refuzim i kompensimit të sigurimit). Gjithashtu dëme ndëshkuese mund të nxisin siguruesit për një vënie në dukje të informacionit siç duhet për shkak të efektit frenues të dëmeve ndëshkuese.

235 Act No. 543 Finnish Insurance Contracts, 28 qershor 1994, http://www.vakes.fi236 Insurance Ombudsman Bureau. Digest of Annual Reports and Bulletins, Second Edition. AR (93) para 6.69-6.71, http://www.theiob.org.uk/digest/.

92

KREU IV

RREGULLIMI LIGJOR I VEPRIMTARISË SË SIGURIMEVE

4.1. Sigurimi dhe Mbikëqyrja.

4.1.1. Objektivat dhe fusha e rregullimit të sigurimeve

Legjislacioni që ofron rregullimet në veprimtarinë siguruese dhe të shoqërive tësigurimit është përshtatur në secilin shtet. Në përpjekje për të arritur më shumë unitet dhe koherencë, një numër shtetesh kanë kodifikuar ose rikodifikuar ligjet e sigurimeve, statutet e tyre, pas një kodifikimi më të hershëm. Shumë rregullatorë të sigurimeve janë projektuar për ti shërbyer, një ose disa prej tri objektivave kryesore:Së pari, të shmang mashtrimin nga siguruesit. Rregullimi për të shmangur mashtrimet është kryesisht i drejtuar në praktikat e tregut dhe marrëveshjet;Së dyti, për të siguruar aftësinë paguese të siguruesve. Qëllimi i sigurimit të aftësisë paguese është krijuar kryesisht nga rregullimi i organizatave të sigurimit, për të shmangur pasojat e menaxhimit të pakujdesshëm, të nxituar, apo të pamatur , të burimeve të tyre. Në një farë mënyre, rregullimi i normës ka të bëjë me sigurimin e aftësisë paguese, duke kërkuar nga siguruesit për të kërkuar prime që janë të përshtatshme në lidhje me rreziqet e mbuluara.Së treti, për të siguruar klasifikime të barabarta. Shkalla e rregullimit është projektuar për të vendosur pagesat e primit që janë të barabartë për blerësit individual, dhe të sigurojë siguruesit me një kthim të drejtë, për rreziqet e ndërmarra.237

Janë gjithashtu një sërë qëllimesh të tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e sigurimeve. Për të arritur këto qëllime, disa rregullatorë janë fokusuar në rregullimin e transaksioneve siguruese, ndërsa rregullatorët e tjerë janë të interesuar së pari me institucionet dhe individët/subjektet e lidhur në të tilla transaksione, si një biznes.Qëllimi i ligjeve të sigurimit, do të jetë:

1. për të siguruar, qëndrueshmërinë e të gjithë siguruesve që kryejnë biznes në njëterritor të caktuar;

2. për të siguruar, që pretendimet e policëmbajtësve dhe siguruesve, janë trajtuar në mënyrë të drejtë dhe të barabartë;

3. për tu siguruar, që shteti ka krijuar një treg të përshtatshëm dhe të “shëndoshë” sigurimesh, e karakterizuar nga kushtet e konkurrencës dhe ushtrimi i iniciativës;

4. për të mbajtur të informuar publikun, në cështjet e sigurimit.

Tregu i sigurimeve paraqet specifika të veçanta për arsye të riskut që e shoqëron këtë shërbim (transferimi i rriskut nga njëra kompani te tjetra, brenda dhe/ose jashtë Shqipërisë) dhe menaxhimi i këtij rrisku, kërkon bashkëpunim mes kompanive të

237 R.E.Keeton, Alan I. Widiss, “Insurance law” A guide to fundamental, principles, legal doctrines and commercial practices, West Group, 2003, fq. 938-939

93

sigurimit të cilat njohin probabilitetin e ndodhjes së ngjarjeve, dhe duhet të ndihmojnëkonsumatorët duke ju përgjigjur në kohë, në cilësi dhe sasinë e përcaktuar të përfitimit,pavarësisht se policën e cilës kompani sigurimi mban konsumatori-klienti. Agjensitë rregullatore të tregut të sigurimeve dhe tregut të kapitaleve, janë të interesuara mbi gjendjen financiare të siguruesve dhe risiguruesve, primet e vendosura për mbulimin e risqeve dhe efektet e tyre në tregjet financiare. Në vende me sistem financiar të zhvilluar, rregullatorët e tregut të sigurimeve dhe tregjeve të kapitalit, janë zakonisht entitete më vete. Por ka dhe mjaft vende që kanë një mbikqyrës dhe rregullator unik për tregun e sigurimeve dhe tregun e kapitalit. Shqipëria është një nga këto vende, kur rolin e rregullatorit për këto tregje e ka një institucion i vetëm, AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare). Rregullatori i tregut të sigurimeve është i interesuar që kompanitë që operojnë në treg të mos riskojnë më tepër seç duhet, dhe që risku i paaftësisë paguese të mbetet i ulët. Kompanitë e sigurimit duhet të kenë kapital të mjaftueshëm për të mundësuar përballimin e detyrimeve në rast të ndodhjes së ngjarjeve të riskuara. Gjithashtu rregullatori është i interesuar që primet e vendosura për mbulimin e riskut të jenë të mjaftueshme për të përballuar këtë risk nga kompanitë e sigurimit dhe kompanitë të përmbushin detyrimet e tyre ndaj mbajtësve të policave të sigurimit. Trajtimi i drejtpërdrejtë i dëmit nga shoqëria e sigurimit, do ta zhvillonte konkurrencën mes shoqërive për produktet e tyre duke nxitur konkurencën jo vetëm te tarifa e ofruar por edhe mbi bazën e gjendjes financiare të shoqërisë për pagesën e dëmeve për produktin e siguruar që është dhe qëllimi kryesor i çdo blerje të riskut nga shoqëria e sigurimit, tek i siguruari. Primet duhet të jenë të drejta dhe jodiskriminuese. Të dy këto objektiva janë të lidhur me njëri-tjetrin. Ndërsa rregullatori i tregut të kapitaleve duhet të mbikëqyrë produktet e ofruara në këtë treg, që janë të lidhura direkt apo indirekt me katastrofat natyrore. Rregullatori është i interesuar që kompanitë që emetojnë këto produkte të jenë të qarta për riskun që ato paraqesin dhe t’ua bëjnë gjithashtu të qartë investitorëvepotencialë. Rezultatet që ofrojnë modelet e riskut të katastrofave janë thelbësore për këto procese. Produkti i sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit (MTPL e brendshme) është një kontratë e lidhur midis Siguruesit (Shoqëritë e Sigurimit) dhe pronarit të mjetit motorik, i cili pranon kushtet e Siguruesit. Kushtet e sigurimit janë pjesë e pandashme e kontratës së sigurimit, të cilat miratohen nga AMF-ja. Ky produkt hyn në klasën e sigurimeve të detyrueshme dhe është unik në llojin e vet, pra nuk ka zëvendësues.Në rastin e produktit MTPL, duke patur si karakteristikë kryesore sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta (pra jo vetë mbajtësin e policës së sigurimit), çmimi mbetet kriteri kryesor që përcakton zëvendësueshmërinë nga ana e kërkesës. Ky produkt përballet me një elasticitet të lartë kërkese duke bërë që në raste të rritjes së çmimit nga një kompani ose të mbajtjes së çmimit të pandryshuar, kur kompanitë e tjera ndërmarrin ulje, kompania me çmim më të lartë të përballet me rënie të shitjeve. Edhe nga ana e ofertës ekziston zëvendësueshmëria, të gjitha kompanitë e ofrojnëproduktin MTPL e brendshme me karakteristikat, çmimin dhe cilësitë që e bëjnë atë plotësisht të zëvendësueshëm për klientët. Ndërkohë që nuk ka ndonjë kufizim ligjor për sa i përket futjes së kompanive të reja në tregun e MTPL së brendshme në Shqipëri

94

dhe në këto kushte duke konsideruar se një konkurrent potencial mund të hyjë në këtë treg, në një periudhë afatshkurtër kohore, mund të themi se ekziston edhe zëvendësueshmëria nga ana e ofertës. Gjatë vitit 2012 në këtë treg është futur një shoqëri e re. Në tregun e produktit janë përfshirë polica e sigurimit brenda territorit të RSH, Kartoni Jeshil (çertifikata ndërkombëtare e sigurimit) dhe Sigurimi Kufitar (i cili mbulon përgjegjësinë e drejtuesit të mjetit motorik me targa të huaja për dëmet (materiale e jo materiale) që u shkaktohen palëve të treta gjatë qarkullimit rrugor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Këndvështrimet e shoqërive të sigurimit, përmblidhen si mëposhtë:a- Megjithëse tregu është i liberalizuar dhe shoqëritë e sigurimit aplikojnë prime rreziku të ndryshme, AMF vazhdon të miratojë prime238 në nivel tregu pa ndryshime mes shoqërive të sigurimit. b- Pjesët e tregut kanë ndryshuar në mënyrë dinamike, c- Tarifat e aplikuara janë të ndryshme mes shoqërive.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) është krijuar në bazë të Ligjit nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, si një ent rregullator i konsoliduar për të mbikëqyrur tregjet financiare jo-bankare (sigurimet, titujt, pensionet private) në Shqipëri. Misioni themelor i AMF-së është mbrojtja e interesave të konsumatorëve dhe investitorëve, e lidhur ngushtë me sigurinë e operatorëve të mbikëqyrur, duke garantuar përmbushjen e dispozitave ligjore. Në përmbushjen e funksioneve dhe kompetencave të parashikuara në ligj, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare udhëhiqet nga këto objektiva:� Mbrojtja e interesave të konsumatorëve;� Nxitja e qëndrueshmërisë, transparencës dhe besueshmërisë së tregjeve financiare jo-bankare;� Sigurimi i respektimit të ligjit. Një nga funksionet kryesore të veprimtarisë së AMF-së është rregullimi dhe mbikëqyrja e tregut të sigurimeve dhe veprimtarisë së këtij tregu, ku përfshihen të gjitha veprimtaritë e sigurimit, të risigurimit, ndërmjetësimit dhe operacionet që rrjedhin nga këto veprimtari.Kuadri i ri ligjor në fushën financiare jo-bankare ka konsoliduar më shumë funksionet rregullative dhe mbikëqyrëse të AMF-së. Këto ligje përmbajnë dispozita të veçanta, të cilat japin një përcaktim më të qartë të funksioneve apo kompetencave që ka Autoriteti.

4.2. Veprimtaria e shoqërisë së sigurimit/risigurimit Shoqëritë e sigurimit janë institucione financiare besimi, kanë nevojë për rregullim sa më të saktë dhe të detajuar të formës dhe organizimit të tyre si shoqëri.239

238 Vendimi i fundit i AMF nr. 34, datë 25.3.2014, “Për miratimin e tabelave të primeve të rrezikut”;239 Ky rregullim do të jetë edhe në përputhje dhe me parimet e IAIS (Shoqata ndërkombëtare e Autoriteteve Mbikëqyrëse të Sigurimit) dhe parimeve të OECD-së si dhe Direktivave të BE-së.

95

Aktiviteti kryesor i sigurimeve është bashkimi i riskut dhe transferimi i tij, si dhe mbështetja e sipërmarrjeve private afatgjata të pasurive (kryesisht në sektorin e jetës). Siguruesit pranojnë rreziqet nga individët apo bizneset, dhe i sigurojnë ata me mbrojtje kundrejt ngjarjeve negative në të ardhmen. Siguruesit luajnë një rol vendimtar në ekonomi nëpërmjet bashkimit të një numri të madh risqesh dhe aplikimit të ligjit të numrave të mëdhenj, duke ofruar kapacitet për mbrojtje të riskut nëpërmjet diversifikimit të portofolit. E gjithë veprimtaria siguruese ka natyrë trikëndore, që do të thotë: në kulmin e sipërm të këtij trikëndëshi ndodhet rreziku. Ky mund të ishte rreziku i zjarrit, rreziku i vjedhjes, rreziku motorrik, rreziku i përgjegjësisë, rreziku i vdekjes, etj. I siguruari është personi ose subjekti, që ka sigurimin në fuqi dhe siguruesi është shoqëria e sigurimit, e cila ka kontraktuar me të siguruarin, për të kryer mbulimin e një forme të caktuar.Duke e vështruar këtë trikëndësh nga pikëpamja e të siguruarit, mund të shpreheshim se: i siguruari e njeh natyrën e rrezikut; i siguruari duhet t’i përshkruajë rrezikun siguruesit. Duke qenë se i siguruari është në kushtet kur duhet t’i përshkruajë rrezikun siguruesit, me qëllim që të sigurohet, do të ishte më e përshtatshme, që në këtë fazë i siguruari të quhej propozuesi; propozuesi do të kërkojë mbrojtje të pranueshme. Ai mund të ketë në mendje një formë të caktuar mbulimi në sigurim, ose të dëshirojë përfshirjen apo përjashtimin e një klauzole të vecantë. Propozuesi e di, ose duhet ta dijë, se c’kërkon, dhe do të shkojë në treg që të përpiqet të plotësojë nevojat e tij; faktor i rëndësishëm përcaktues në zgjedhjen e siguruesit do të jetë cmimi. Patjetër, i siguruari do të jetë gjithashtu i interesuar për shërbimin dhe sigurinë që ofrohet, por cmimi do të jetë tepër i rëndësishëm.Nga pikëpamja e siguruesve: rreziku do t’u bëhet i njohur nga i siguruari, në shumicën e rasteve, siguruesi nuk do të mbështetet vetëm në këtë burim informacioni, por do të kërkojë vetë të dhëna të tjera. Kjo mund të përfshijë përdorimin e inspektorëve me përvojë, për të shqyrtuar propozimet dhe për të kryer inspektime fizike; siguruesi do të vendosë për nivelin e mbulimit që mund t’i ofrojë propozuesit; së fundi, siguruesit i duhet të përcaktojë cmimin, që do të kërkojë për mbulimin që ofron. Ky cmim, sic do ta shohim më vonë, duhet të pasqyrojë shumë faktorë. Ky trikëndësh nuk e përshkruan të gjithë procesin. Ka edhe ndërmjetës që veprojnë për siguruesin dhe të siguruarin. Këta ndërmjetës, që janë agjentët dhe brokerat shpesh janë brokerë sigurimi, ndihmojnë siguruesin ose të siguruarin, në faza të ndryshme të operacioneve siguruese. Për shumë shoqëri të mëdha industriale përdorimi i brokerëve është thelbësor, dhe roli që ata luajnë ka rëndësi vendimtare. Në kulmin e siguruesit në trikëndësh, kemi edhe veprimtarinë e risiguruesve, rolin e të cilëve do ta shohim më vonë. Në thelb, risiguruesi i ofron mbrojtje siguruesit, sikurse siguruesi i ofron mbrojtje të siguruarit.

96

Baza ligjore për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e sigurimeve përcaktohet nga Ligji nr. 52, datë 22.05.2014 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit"240

.Ky ligjrregullon krijimin, veprimtarinë dhe mbikëqyrjen e shoqërive të sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit, me qëllim që tregu i sigurimeve të veprojë në një mjedis të sigurt, të qëndrueshëm dhe transparent, në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të konsumatorit.Legjislatori ka përcaktuar dy lloje sigurimi: sigurimin vullnetar të pasurisë dhe personit241, ku kushtet midis palëve përcaktohen me vullnetarisht në kontratë, dhe sigurimin e detyrueshëm, i cili ka karakter urdhërues dhe rregullohet me dispozita ligjore të veçanta242. Veprimtaria e sigurimit243 është përgatitja, ofrimi, nënshkrimi dhe zbatimi i kontratave të sigurimit të jetës dhe jojetës, të lidhura midis shoqërisë siguruese dhe të siguruarit.Shoqëria e sigurimit ushtron veprimtari sigurimi në përputhje me klasat244 për të cilat është licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe përjashtohet nga çdo veprimtari tjetër tregtare. Kjo do të thotë që një shoqëri sigurimi mund të lidhë polica sigurimi vetëm për sigurimet e listuara nga legjislatori.Klasifikimi kryesor në bazë të ligjit është sigurimi i jojetës245dhe sigurim jete246. Klasifikimi i rreziqeve në klasa sigurimi përcaktohet në anekset e ligjit, por klasifikimi mund të përcaktohet edhe në bazë të grupeve të sigurimit, ku emërtimi i licensës së dhënë jepet për më shumë se një klasë sigurimi. Një risi që ka sjellë ligji i 2014 është klasifikimi i rreziqeve të mëdha247 dhe riklasifikimi i sigurimit të jetës duke i përshtatur me direktivat europiane. Në sigurimin e jetës futja e termit “Anuite”, e cila është një kontratë sigurimi, nga e cila përfitohen të ardhura për një periudhë kohe, e përcaktuar në numër vitesh ose për gjithë jetën, si dhe rikualifikimi i veprimtarisë së sigurimit të jetës në sigurime shtesë, si dhe në disa operacione të tjera248 të përcaktuara për qëllime tëkapitalizimit të kontributeve ose administrimi të investimeve të fondeve të pensioneve.

240 Ligji nr. 52,datë 22.05.2014 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit", botuar në Fletoren Zyrtare Nr.93, datë 19.06.2014, hyrë në fuqi 04/07/2014.241 Neni 1132 , Kodi Civil, Kreu XXIII,” Sigurimi”, Dispozita të përgjithshme.242 Për rregullimin ligjor të sigurimit të detyrueshëm ligji nr.10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit,” ndryshuar me ligjin nr.10455 datë 21.07.2011, si dhe rregulluar me akte të tjera ligjore në zbatim të këtij ligji.243 Kur themi veprimtari sigurimi, kuptohet edhe veprimtari risigurimi e cila është “Veprimtari risigurimi” është përgatitja, ofrimi, nënshkrimi dhe zbatimi i kontratave të risigurimit për kalimin nga shoqëria e sigurimit në një shoqëri risigurimi, të një pjese apo të të gjithë rrezikut të marrë përsipër nëpërmjet kontratës së sigurimit”244 Klasë sigurimi është klasifikimi i një grupi të ngjashëm rreziqesh ose operacionesh që përcakton veprimtarinë që shoqëria e sigurimit mund të ushtrojë në bazë të licencës.245 Sigurim jojete” është sigurimi i rrezikut, sipas klasave të përcaktuara në aneksin I, seksioni A, bashkëlidhur këtij ligji.246 “Sigurim jete” është sigurimi i rrezikut, sipas klasave të përcaktuara në aneksin I, seksioni B, bashkëlidhur këtij ligji.247 Aneksi II, bashkangjitur ligjit për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit.248 Veprimtaria e sigurimit të jetës, gjithashtu, përfshin edhe operacionet e mëposhtme në sigurime:1. Sigurimi i individëve të bashkuar për qëllime të kapitalizimit të kontributeve të tyre dhe shpërndarjes së aktiveve në raport me fondet e akumuluara midis personave që kanë arritur një moshë të caktuar (të mbijetuarve) ose midis përfituesve të sigurimit në rast vdekjeje të personave të siguruar.2. Kthimi i kapitalit, i cili është një lloj sigurimi për një periudhë të caktuar, ku siguruesi, në këmbim të primeve, bie dakord në pagesën e një shume të caktuar në përfundim të periudhës së rënë dakord.

97

Nëse licenca për ushtrimin e veprimtarisë së sigurimit në klasat e jojetës mbulon në të njëjtën kohë më shumë se një klasë sigurimi, emërtohet: klasat nr. 1 dhe 2, “Sigurimi i aksidenteve dhe shëndetit”; klasat nr. 1 (paragrafi i katërt), 3, 7 dhe 10, “Sigurime motorike”; klasat nr. 1 (paragrafi i katërt) 4, 6, 7 dhe 12, “Sigurimi i marinës dhe transportit”; klasat nr. l (paragrafi i katërt) 5, 7 dhe 11, “Sigurimi i avionëve”; klasat nr. 8 dhe 9, “Sigurimi nga zjarri dhe dëmtime të tjera në pronë”; klasat nr. 10, 11, 12 dhe 13, “Sigurimi i përgjegjësive”; klasat nr. 14 dhe 15, “Sigurimi i kreditit dhe i garancisë”; të gjitha klasat emërtohen “Të gjitha klasat e sigurimit të jojetës”.

4.2.1. Kufizimet e ushtrimit të veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit/risigurimit.

Një shoqëri që ushtron veprimtari sigurimi për sigurimin e jetës nuk mund të ushtrojënë të njëjtën kohë veprimtari sigurimi për klasat e tjera të sigurimit (të quajtura sigurime për dëme ose sigurime të jojetës). Pra AMF nuk mund t’i japë bashkarisht një shoqërie sigurimi dy lloje licensash, për sigurim jete dhe sigurim dëmesh249. Praktikisht, siguruesit që duan të ushtrojnë që të dyja aktivitetet, krijojnë dy shoqëri të ndryshme sigurimi duke përdorur të njëjtin emër, p.sh. Ansig sh.a. dhe Ansig life sh.a. Qëllimi i ndalimit nga ligji i ushtrimit të dy aktiviteteve së bashku është të evitohet që rezultatet e veprimtarisë sëshoqërive të sigurimeve për dëmet, të pasohen në mënyrë negative mbi shoqërinë e sigurimit të jetës. Dhe së dyti për shkak të karakteristikave të vecanta që ka sigurimi i jetës nga sigurimi i dëmeve. Me fjalë të tjera, ky ndalim ka për qëllim të forcojëmbrojtjen e të siguruarve të jetës, duke konsideruar domethënien dhe funksionin social qëka ky lloj sigurimi. E kundërta ndodh me shoqërinë e risigurimit ku një shoqëri e tillë mund të ushtrojë veprimtari risigurimi për klasat e jetës dhe jojetës, në të njëjtën kohë.

Shoqëria e sigurimit që është licensuar për të ushtruar veprimtari sigurimi në klasat e jetës mund të licencohet nga AMF për të ofruar sigurimnë klasat 1 dhe 2 që i përkasin klasave të jojtës, përkatësisht rreziqet e dëmtimeve trupore, ku përfshihen paaftësia për punë, humbja e jetës, si rezultat i një aksidenti(përfshirë këtu edhe plagosjet industriale dhe sëmundjet profesionale) ose një invaliditeti që rrjedh nga aksidenti apo sëmundja. Nëkëtë rast shoqëria e sigurimit administron ushtrimin e dy veprimtarive të ndara nga njëra-tjetra, në përputje me rregullat e miratuara nga Autoriteti.

Së treti, shoqëria e sigurimit e licensuar për të mbuluar një rrezik kryesor që i përket njëose disa klasave të jojetës, mund të ofroj sigurim edhe për rreziqet plotësuese të përfshira

3. Administrimi i investimeve të fondeve të pensioneve dhe në veçanti të aktiveve, të cilat përfaqësojnë rezervat e subjekteve, të cilat kanë ndikim mbi pagesat në rast vdekjeje apo mbijetese apo në rast të mosvazhdimit ose përfundimit të veprimtarisë249 Përjashtim bën shoqëria e sigurimit INSIG sh.a. duke qenë komania e parë e licensuar dhe me capital tërësisht shtetëror.Tashmë ajo ka kaluar disa herë në proces privatizimi, por nuk është arritur të privatizohet plotësisht.

98

në klasat e tjera të sigurimit të jojetës, për të cilat nuk është licencuar, nëse plotësohen këto kushte:a) Sigurimi mbulon një rrezik, i cili:i) ka lidhje me rrezikun kryesor;ii) ka lidhje me objektin e mbuluar nga rreziku kryesor;iii) mbulohet nga e njëjta kontratë sigurimi;

Së katërti, nëse rreziku kryesor lidhet vetëm me dhënien e asistencës personave në vështirësi udhëtimi, kur ata ndodhen larg nga vendi i tyre apo vendi ku ata kanë vendqëndrimin, rreziku i parashikuar në klasën 17 të seksionit A) që ka të bëjë me shpenzimet gjyqësore dhe ligjore, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjve jashtëgjyqësore, mund të quhen rrezik plotësues, nëse përmbushen kushtet e lartpërmendura.

Së pesti, nëse rreziku kryesor ka të bëjë me mosmarrëveshje ose rreziqe që rrjedhin apo lidhen me përdorimin e mjeteve lundruese, rreziku rreziku i parashikuar në klasën 17 të seksionit A) që ka të bëjë me shpenzimet gjyqësore dhe ligjore, si dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjve jashtëgjyqësore, mund të quhen rrezik plotësues, nëse përmbushen kushtet e lartpërmendura.

Së gjashti, përjashtimisht një shoqëri sigurimi mund të kryejë edhe operacione të tjera, të cilat janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, më veprimtarinë e sigurimit si ndërmjetësimin në shitje të pronës së dëmtuar që i përket dëmitimit të pronës, marrjen e masave për minimizimin dhe parandalimin e rreziqeve, që mund të kenë pasoja të dëmshme për personat dhe pronën e siguruar, përcaktimin e primit të sigurimit, vlerësimin e nivelit të ekspozimit ndaj rrezikut të pronës së siguruar, administrimin e fondeve për të mbuluar provigjonet teknike dhe matematike, përpunimin e autorizuar të të dhënave, etj.

4.2.2. Themelimi i shoqërisë së sigurimit

Shoqëria e sigurimit themelohet vetëm si shoqëri aksionere250. Kjo do të thotë se ndërrmarrja e sigurimeve i ndalohet personave fizikë, shoqatave, fondacioneve, shoqërive kolektive, shoqërive komandite dhe shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Shkelja nuk ndikon mbi vlefshmërinë e kontratave të sigurimit,pra sjell zgjidhjen e tyre në mënyrëretroaktive, ex nunc. Shoqëria aksionere është një tip shoqërie që dallohet prej dy karakteristikave: e para qëndron në kufizimin e përgjegjësisë të ortakëve deri në shumën ose deri tek e mira materiale e dhënë si kontribut në shoqëri dhe karakteristika e dytë, nga e cila rrjedh emri i kësaj shoqërie, konsiston në rrethanën që “kuotat e pjesmarrjes së ortakëve përfaqësohen nga aksionet”251

Veprimtaria e sigurimit ushtrohet vetëm nga personat e mëposhtëm:a) shoqëria e sigurimit, me seli qendrore në Republikën e Shqipërisë;

250 Neni 11, “Forma juridike e shoqërisë së sigurimit”.Rregullimi ligjor i formës së shoqërisë së sigurimit ushtrohet nga Ligji nr.9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhë shoqëritë tregtare”, ligj i cili rregullon statusin e tregtarit, themelimin dhe administrimin e shoqërive tregtare, të drejtat dhe detyrimet e themeluesve, të ortakëve dhe aksionerëve, riorganizimin dhe likujdimin e shoqërive tregtare.251 F.Galgano, “E drejta private”, Luarasi University Press,Tiranë, 2006, fq.819-820

99

b) dega e një shoqërie sigurimi e një vendi të huaj;c) shoqëria e sigurimit e një vendi anëtar, e cila ka të drejtë të ushtrojë veprimtari sigurimi në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nëpërmjet degës së saj.2. Shoqëria e sigurimit e një vendi të huaj nuk duhet të ofrojë dhe të kryejë sigurim të drejtpërdrejtë të një rreziku që i përket një personi, një sendi ose një përgjegjësie, që gjendet në territorin e Republikës së Shqipërisë.Rregulli i mësipërm nuk zbatohet252 për sigurimin e rreziqeve të lidhura me transportin detar dhe ajror, risigurimin për investimet e huaja, për sigurimin e personit që nuk ka vendqëndrimin në Republikën e Shqipërisë apo kur është parashikuar ndryshe në marrëveshjet ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë. Aksioner në një shoqëri sigurimi mund të jetë një person fizik ose juridik, që plotëson kërkesat e përcaktuara nga AMF. Në përgjithësi, aksioner i një shoqërie sigurimi nuk lejohet të jetë një person që është subjekt i procedurave të likujdimit dhe falimentimit, ose një person të cilit me ligj i është ndaluar të jetë themelues i një shoqërie tregtare. Aksionarët nuk i përdorin si kolateral aksionet e shoqërisë së sigurimit. Shoqëria e sigurimit në asnjë rast nuk jep hua dhe/ose nuk i lëshon garanci drejtpërsëdrejti ose tërthorazi personit, i cili kërkon të bjejë aksione te kjo shoqëri sigurimi, apo te një shoqëri tjeëtër tregtare. Për rastet e shkeljes së ketyre dispozitave,veprimi konsiderohet i pavlefshëm.

4.2.3. Licenca253 për ushtrimin e veprimtarisë së sigurimit.

Për të ushtruar veprimtari sigurimi, shoqëria ose një degë e një shoqërie të huaj duhet të licencohet nga AMF. Licenca nuk është një kërkesë ligjore për krijimin e shoqërisë, por kërkohet për ushtrimin e veprimtarisë siguruese nga ana e shoqërisë, e cila tashmë është krijuar në bazë të dispozitave nga ligji për shoqëritë tregtare. Licenca e marrë nga AMF është e pakufizuar në kohë, e patransferueshme dhe e patregtueshme. Shoqëria e sigurimit mund të licensohet për një ose disa klasa sigurimi dëmesh për një ose disa klasa sigurimi jete nga AMF, por jo për të dyja së bashku, dhe vetëm për aktivitete brenda territorit të Shqipërisë. Shoqëria mund të licensohet si: a) shoqëri sigurimi ose degë e shoqërisë së huaj, b) shoqëri risigurimi ose degë e shoqërisë së huaj c) shoqëri sigurimi dhe risigurimi ose degë e shoqërisë së huaj sigurimi dhe risigurimi. Shoqëria e sigurimit ose degë e shoqërisë së huaj, mund të kërkoj nga AMF më tej, një licencë për klasa të reja sigurimi, përtej atyre për të cilat ajo ka qenë e licencuar më parë. Procedura e licencimit ka ngelur e pandryshuar, por ndërkohë janë përfshirë disa kushte shtesë, të cilat duhet të përmbushen nga shoqëritë e sigurimit. Risia që ka sjellë ligji i ri për veprimtarinë siguruese dhe risiguruese, në ndryshim nga ligji i mëparshëm, parashikon përcaktime të veçanta për licencimin e ushtrimit të veprimtarisë të vendit anëtar, nëpërmjet degës apo ofrimit të drejtpërdrejtë të shërbimeve, si dhe për shoqëritë e vendeve të huaja.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare lëshon tre lloj licencash: 252 Neni 10, paragrafi 3, KREU II, ligji 2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” :Shoqëria e sigurimit dhe risigurimit”, seksioni I , Themelimi i shoqërisë së sigurimit,253 Nënkupton aktin administrativ të dhënë me shkrim nga AMS, që i njeh të drejtën një personi fizik apo juridik, të krijojë , të ushtrojë, dhe të zgjerojë veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit.

100

licencë për ushtrim veprimtarie; licencë për zgjerim veprimtarie; licencë për ushtrim veprimtarie të degës së shoqërisë së huaj.

Licencimi i veprimtarisë së sigurimit ndahet në dy faza, e para është faza e miratimit paraprak nga ana e AMF-së, dhe e dyta pajisja me Licencë. E drejta për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë së sigurimit lind vetëm pasi shoqëria e sigurimit pajiset me licencë nga Autoriteti.

a) Licenca për ushtrim veprimtarieHapi i parë i procedurës për miratim paraprak të licencës është paraqitja e një kërkese me shkrim nga ana e Shoqërisë pranë AMF-së e shoqëruar me dokumentacionin përkatës, si më poshtë:

1. Akti i themelimit dhe projektstatuti i shoqërisë aksionare;2. Emri i propozuar dhe adresa e selisë qendrore;3. Lista e aksionarëve, të dhëna për llojin e aksioneve, të dhëna për vlerën nominale të aksioneve, përqindja e pjesëmarrjes në kapitalin aksionar dhe personat apo palët emundshme të lidhura.4. Vërtetimi që kapitali minimal fillestar është paguar në para në një llogari të veçantë garancie në një nga bankat dhe/ose degët e bankave të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë.5. Informacioni për burimin e kapitalit të aksionarëve, sipas përcaktimeve të nenit 16254 të këtij ligji.6. Politikat e brendshme që do të zbatohen nga shoqëria për qeverisjen e mirë tëshoqërisë.7. Plani i biznesit255 i hartuar në përputhje me nenin 31 të këtij ligji.8. Propozimet për anëtarë të këshillit të administrimit/mbikëqyrës, administrator/anëtar të bordit të drejtorëve, si dhe funksionarë kryesorë, shoqëruar me informacionin përkatës, në përputhje me kërkesat e neneve 17256 dhe 20257 të këtij ligji.

254 Neni 16 i ligjit për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, përcakton se ;“Çdo aksionar i shoqërisë së sigurimit jep informacion në Autoritet për burimin e kapitalit minimal fillestar të paguar për themelimin e shoqërisë, si dhe për çdo shtesë të kapitalit gjatë ushtrimit të veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit”“Kontributet për kapitalin e shoqërisë së sigurimit nuk duhet të burojnë nga fonde të marra hua nga publiku, kredi bankare, hua të tjera, nga fonde, origjina e të cilave është e paligjshme, ose paradhënie të paguara nga palë të treat”.255 Plani i biznesit është dokument i detajuar që tregon objektivat e ushtrimit të veprimtarisë së sigurimit, aftësinë e shoqërisë së sigurimit për të përmbushur parashikimet dhe përgjegjësitë, për të paktën tri vitet e para të veprimtarisë.256 Neni 17 “Kërkesat për përshtashmëri dhe aftësi” të ligjit për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, përcakton se;Autoriteti vlerëson nëse anëtari i këshillit të administrimit/mbikëqyrës, administratori/anëtari i bordit të

drejtorëve, funksionari kryesor i shoqërisë së sigurimit apo kontrolluesi kryesor është i përshtatshëm dhe ka aftësi për të mbajtur pozicionin përkatës në shoqërinë e sigurimit, bazuar në kriteret e mëposhtme:a) të zotërojë cilësitë e nevojshme për të përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e pozicionit përkatës në shoqërinë e sigurimit;b) të ketë integritet, ndershmëri dhe përkushtim në përmbushjen e detyrave të tij;

101

9. Struktura organizative e shoqërisë dhe, në mënyrë të veçantë, funksionimi i auditimit të brendshëm, funksionimi i sistemit të administrimit të rrezikut, sistemet e brendshme të kontrollit, sistemet e teknologjisë së informacionit.10. Politikat dhe procedurat e brendshme të shoqërisë për mënyrën e trajtimit të drejtë të konsumatorit.11. Projekt-kontratat për delegimin e funksioneve të veçanta të veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit, në qoftë se shoqëria ka planifikuar delegime të tilla.12. Projekt-kontratat, duke përfshirë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të kontratës sësë sigurimit, në përputhje me klasën e sigurimit, për të cilën ka kërkuar të licencohet.13. Të dhëna për produktet, primet dhe llogaritjen e primeve:a) të dhëna për produkte që mbulojnë rreziqe në klasat e jetës, si:i) tabelat e vdekshmërisë;ii) metodologjia për llogaritjen e primeve, tabelave të primeve;iii) metodologjia për llogaritjen e provigjoneve të primeve të sigurimit të jetës;iv) metodologjia e llogaritjes së vlerës monetare të dorëzimit të kontratës së sigurimit;v) metodologjia e llogaritjes së reduktimit të primit në rastet kur kontrata e parashikon një opsion të tillë;vi) llogaritja e kthimit nga investimi, kthimit nga teprica, masa dhe mënyra e rimbursimit;b) të dhëna për produkte që mbulojnë rreziqe për klasat e jojetës, si:i) raporti dëme, prime dhe indikatorë të tjerë të rrezikut, të cilët tregojnë të dhënat që do të përdoren për kontrollin e mëtejshëm të llogaritjeve;ii) përshkrimi i bazave teknike të të dhënave të përdorura për llogaritjen e primit;iii) përshkrimi i elementeve dhe parametrave të planifikuar për llogaritjen e primit, duke përfshirë tabelat e primit;14. Program për zbatimin e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.Kërkesa për licencim për të ushtruar veprimtari në sigurime shoqërohet edhe nga opinioni i një aktuari të autorizuar, në lidhje me të dhënat dhe llogaritjet e parashikuara në pikën 13, të paragrafit I, të këtij neni. Gjithashtu AMF ka të drejtë të kërkojë informacione shtesë, përvec sa parashikohet më sipërm, mosdhënia e të cilave përbën shkak për refuzimin e miratimit paraprak të licencës. AMF brenda 6 muajve nga data e pranimit të kërkesës për licencë, jep ose refuzon miratimin paraprak dhe njofton me shkrim shoqërinë e sigurimit për vendimin e saj. Autoriteti refuzon miratimin paraprak në rast se shoqëria nuk ka përmbushur kushtet e parashtruara dhe shpjegon arsyet, në bazë të të cilave informacioni i paraqitur, nga shoqëria vlerësohet i pamjaftueshëm dhe përbën shkak për refuzimin e miratimit paraprak.

c) të zotërojë kualifikimin e nevojshëm dhe të ketë eksperiencën profesionale, në përputhje me përgjegjësitë e pozicionit përkatës;ç) të ruajë pavarësinë, në mënyrë që të mos cenohen interesat e shoqërisë nga konflikti i interesit që mund të krijohet gjatë ushtrimit të detyrës.3. Autoriteti vlerëson nëse aksionari influencues është i përshtatshëm për të mbajtur pozicionin e tij, në qoftë se ai zotëron një gjendje financiare të shëndetshme dhe ka integritet.4. Përveç sa më sipër, Autoriteti vlerëson sjelljen dhe veprimtari Autoriteti vlerëson sjelljen dhe veprimtaritë e mëparshme në biznes ose në çështje financiare të personave të personave të sipërpërmendur.257 Kritere të tjera të përcaktuara për anëtarin e këshillit të administrimit/mbikqyrës dhe administratorin/anëtarin e bordit të drejtorëve.

102

Vendimi i Autoritetit për miratim ose refuzim paraprak duhet të jetë i arsyetuar dhe i bëhet i ditur shoqërisë258 me shkrim brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit.Në rastin e marrjes së miratimit paraprak nga AMF, shoqëria regjistrohet në QKR, si shoqëri sigurimi.Pas miratimit paraprak, vjen faza e dytë, ku shoqëria e sigurimit pajiset me licencë për “ushtrim veprimtarie sigurimi”, pasi të ketë depozituar në Autoritet dokumentacionin emëposhtëm:a) vendimin e regjistrimit në QKR, së bashku me statutin e shoqërisë së sigurimit;b) vërtetimin e pronësisë ose të kontratës së qirasë për mjediset ku do të ushtrohet veprimtaria e sigurimit apo çdo lloj akti juridik që jep të drejtën e përdorimit e të shfrytëzimit të mjediseve;c) vërtetimin e depozitimit të fondit për shpenzime nisjeje në emër të shoqërisë, të parashikuar në pikën 2,259 të nenit 13, të këtij ligji;ç) vendimin e emërimit të anëtarëve të këshillit të administrimit/mbikëqyrës dhe administratorit/anëtarit të bordit të drejtorëve së bashku me një përshkrim të shkurtër të kompetencave të tyre dhe specimenet e nënshkrimit;d) vendimin e caktimit të audituesit të jashtëm;dh) projekt-kontratat e sigurimit, sipas klasave ku shoqëria e sigurimit kërkon të licencohet;e) listën e punonjësve të shoqërisë së sigurimit, që merren me shitjen e policave, me dokumentacionin përkatës, sipas kërkesave të nenit 199260 të këtij ligji. Pra konkludojmë se shoqëria pasi kalon fazën e parë, atë të miratimit paraprak, kërkohet nga AMF finalizimi i kërkesave fillestare që ju bënë shoqërisë për të arritur këtë miratim dhe gjithashtu plotësimi i disa kushteve të lidhura nga na praktike me një zhvillim normal të aktivitetit të shoqërisë. Autoriteti shqyrton kërkesën për licencim dhe merr vendim brenda 2 muajve nga data e depozitimit të kërkesës së bashku me dokumentacionin e plotë shoqërues, sipas kërkesave të këtij ligji.Nëse shoqëria e sigurimit nuk plotëson të gjitha kërkesat e parashikuara, brenda 6 muajve nga data e marrjes së vendimit për miratimin paraprak, Autoriteti refuzon pajisjen me licencë të shoqërisë, si dhe revokon vendimin për dhënien

258 Në rast të refuzimit të miratimit paraprak, shoqëria e sigurimit ka të drejtë të ankohet në gjykatën administrative, brenda afateve dhe sipas proçedurave të parashikuara në ligjin nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.259 Pika 2 , neni 13 i ligjit ”Kapitali minimal fillestar”, përcakton se:“Përveç kapitalit minimal fillestar, shoqëria e sigurimit duhet të ketë edhe një fond shtesë, i quajtur më poshtë fond për shpenzime nisjeje, për të mbuluar shpenzimet e themelimit, funksionimit dhe administrimit, i cili në çdo rast nuk duhet të jetë më i vogël se 5 për qind e kapitalit minimal fillestar”.260 Neni 199,”miratimi /ndalimi i agjentëve në sigurime” ku përcaktohet se: Kërkesave të këtij neni u nënshtrohen të gjithë punonjësit e shoqërisë së sigurimit që merren me shitjen e policave. Autoriteti ndalon ushtrimin e veprimtarisë së agjentit në sigurime dhe e çregjistron atë nga regjistri, nëse:a) miratimi është marrë mbi bazën e të dhënave jo të vërteta;b) dënohet me vendim të formës së prerë për veprat penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike, veprat penale të kryera në shoqëritë tregtare, veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet dhe vepra penale të tjera;c) ndaj tij merren masa administrative ose dënohet me vendim të formës së prerë për shkelje të legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit;ç) kryen mashtrime gjatë ushtrimit të veprimtarisë në fushën e sigurimeve;d) shkel dispozitat e këtij ligji dhe ligjeve të tjera të fushës së sigurimeve;dh) janë konstatuar shkelje të kodit të etikës dhe rregullave profesionale.

103

e miratimit paraprak shoqërisë së sigurimit. Vendimi i Autoritetit për miratim ose refuzim të licencës duhet të jetë i arsyetuar dhe i bëhet i ditur shoqërisë261 me shkrim brenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit.Vendimi për dhënien e licencës “për ushtrim veprimtarie” botohet në Fletoren Zyrtare.AMF e dërgon për botim brenda pesë ditëve kalendarike nga marrja e vendimit.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.Shoqëria e sigurimit informon Autoritetin për fillimin ose ndërprerjen e ushtrimit të veprimtarisë së sigurimit për klasën e sigurimit, për të cilën ka marrë licencë, në përputhje me aneksin I, bashkëlidhur këtij ligji, brenda 8 ditëve kalendarike nga data e fillimit ose ndërprerjes së veprimtarisë së sigurimit.veprimtaria e shoqërisë quhet e filluar në momentin e lidhjes së policës së parë.

Licenca për ushtrimin e veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit përfundon kur:a) shoqëria e sigurimit nuk fillon ushtrimin e veprimtarisë brenda 6 muajve nga data e marrjes së licencës. Shoqëria e sigurimit nuk ushtron më veprimtari sigurimi nga data e njoftimit të shpalljes së pavlefshme të licencës nga Autoriteti;b) shoqëria e sigurimit nuk ushtron veprimtari për një periudhë më të gjatë se 6 muaj. Shoqëria e sigurimit nuk ushtron më veprimtari sigurimi nga data e njoftimit të shpalljes së pavlefshme të licencës nga Autoriteti;c) është vendosur hapja e procedurave të falimentit ndaj shoqërisë së sigurimit.Shoqëria e sigurimit nuk ushtron më veprimtari sigurimi nga data e shpalljes së vendimit të gjykatës;ç) shoqëria e sigurimit vendos të ndërpresë ushtrimin e veprimtarisë. Shoqëria e sigurimit nuk ushtron më veprimtari sigurimi nga data e miratimit të këtij vendimi nga Autoriteti;d) transferohen të gjitha kontratat e sigurimit në një shoqëri tjetër sigurimi.262

Shoqëria e sigurimit nuk ushtron më veprimtari sigurimi nga data e marrjes së vendimitnga Autoriteti për transferimin e kontratave. Shoqëria e sigurimit, licenca e së cilës është shpallur e pavlefshme, brenda 6 muajve transferon portofolat263 e klasave përkatëse, për të cilat është shpallur pavlefshmëria e licencës, sipas dispozitave të këtij ligji.Shoqëria e sigurimit me marrjen e njoftimit për tërheqjen e licencës për ushtrim veprimtarie duhet të depozitojë në AMF licencën brenda 10 ditëve kalendarike dhe nuk duhet të lidhë kontrata të reja sigurimi, as të ripërtërijë kontrata sigurimi, as të zgjerojë mbulimin me sigurim për kontrata në fuqi dhe as të rrisë shumën e sigurimit apo të risigurimit.

b) Licenca për zgjerim veprimtarie

Përveç licencës për ushtrim veprimtarie, AMF mund të lëshojë edhe licencë për zgjerim veprimtarie. Shoqëria e sigurimit apo dega e shoqërisë së huaj, e cila ka marrë licencë për 261 Në rastin e refuzimit të licencimit nga Autoriteti, shoqëria mund të paraqesë ankim në gjykatë.262 Transferimi i kontratave të sigurimit nuk kërkon miratimin e të siguruarve263 Shoqëria e sigurimit me miratim të Autoritetit mund të transferojë nëpërmjet një marrëveshjeje te një shoqëri tjetër sigurimi tërësinë ose një pjesë të kontratave të saj të sigurimit, të nënshkruara në një apo disa klasa të caktuara të sigurimit me të gjitha detyrimet dhe të drejtat. Shoqëria e sigurimit, e cila transferon kontratat e sigurimit, quhet shoqëri transferuese. Shoqëria e sigurimit, tek e cila transferohen kontratat esigurimit, quhet shoqëri pranuese.

104

ushtrim veprimtarie sigurimi për një ose disa klasa sigurimi, duhet të marrë nga Autoriteti licencë për “zgjerim veprimtarie” për të ushtruar veprimtari në klasa të tjera sigurimi, përveç atyre të licencuara më parë. Dokumentacioni që duhet të depozitojë shoqëria në AMF zbatohen respektivisht si nërastin e depozitimit për marrjen e licencës për ushtrim veprimtarie, përpos kësaj duhet paraqitja edhe e disa dokumenteve shtesë: a) vendimin e asamblesë së aksionarëve për zgjerimin e veprimtarisë;b) burimin për shtimin e kapitalit për klasat që kërkon të licencohet;c) depozitimin e shtesës së kapitalit minimal, sipas klasave të sigurimit që kërkon të ushtrojë, sipas parashikimeve të nenit 81264 të këtij ligji;ç) raportin e fizibilitetit265;d) planin e risigurimit;dh) projektin për ndryshimin e statutit;e) vërtetimin për zotërimin e fondit të garancisë, në përputhje me klasat që kërkon të licencohet;ë) përllogaritjet për zotërimin e nivelit të aftësisë paguese;f) informacion të detajuar në lidhje me provigjonet teknike dhe matematike;g) të dhëna për produktet, primet, të dhënat për llogaritjen e primeve, specimenin e kontratës së sigurimit që mbulon klasën e sigurimit, për të cilën shoqëria e sigurimit ka kërkuar licencë për zgjerim veprimtarie.

c) Licencimi për ushtrim veprimtarie të degës së shoqërisë së sigurimit të vendit të huaj

Një lloj tjetër licence që mund të lëshojë AMF është ajo për ushtrim veprimtarie tëdegës së shoqërisë së sigurimit të vendit të huaj.266

Shoqëria e sigurimit e një vendi të huaj ushtron veprimtari sigurimi në territorin e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet degës të regjistruar në Republikën e Shqipërisë. Ajoparaqet në Autoritet kërkesë me shkrim në gjuhën shqipe për licencimin e degës, të shoqëruar me:

264 Neni 81 i ligjit,”Fondi i garancisë” në të cilën fondi i garancisë i shoqërisë së sigurimit përbëhet nga kapitali bazë dhe kapitali shtesë.Fondi i garancisë nuk duhet të jetë më pak se 1/3 e kufirit minimal të aftësisë paguese.265 Raporti i fizibilitetit i hartuar nga shoqëria e sigurimit për klasën e sigurimit, për të cilën kërkohet zgjerimi i veprimtarisë, përmban:a) objektin e veprimtarisë;b) studimin e tregut;c) strategjitë e veprimtarisë në lidhje me mbledhjen e primeve, marketingun dhe ndërmjetësit;ç) parashikim për mbledhjen e primeve dhe rezultatet teknike për tri vitet e para të veprimtarisë për klasën përkatëse të sigurimit;d) të dhëna për punonjësit e punësuar dhe pajisjet teknike, të cilat do të përdoren;dh) risitë që sillen në sektorin e sigurimeve, produktet dhe shërbimet e reja që i përkasin klasës përkatëse të sigurimit;e) vlerësimin e burimeve financiare, të parashikuara për të mbuluar përgjegjësitë e marra dhe nivelin e aftësisë paguese në klasën përkatëse të sigurimit.266 Vend i huaj sipas ligjit është çdo vend, përvec Republikës së Shqipërisë dhe vendit anëtar.Me termin vend anëtar do të kuptojmë vend anëtar i Bashkimit Europian ose një vend tjetër, që i përket Zonës Ekonomike Europiane. Deri në datën e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian, me vend të huaj do të nënkuptojmë edhe vendin anëtar.

105

a) vërtetim regjistrimi në regjistrin tregtar apo ndonjë regjistër tjetër të ngjashëm, sipas legjislacionit të vendit përkatës, ku ka selinë qendrore;b) rregullat e brendshme të funksionimit të shoqërisë;c) të dhëna për aksionarët dhe nivelin e pjesëmarrjes së tyre në shoqëri;ç) vërtetim regjistrimi në regjistrin tregtar apo ndonjë regjistër tjetër të ngjashëm, sipas legjislacionit të vendit përkatës të personave juridikë, të cilët zotërojnë një pjesëmarrje më shumë se 10 për qind në shoqërinë e huaj;d) vendimin e organit më të lartë drejtues të shoqërisë për hapjen e degës në Republikën eShqipërisë;dh) vendimin e emërimit të administratorit të degës dhe kompetencat e tij për përfaqësimin në marrëdhëniet me palë të treta;e) statutin e shoqërisë;ë) licencën për ushtrimin e veprimtarisë së sigurimit, dhënë nga autoriteti përkatës në vendin ku ndodhet selia e saj;f) miratimin zyrtar për hapjen e degës së shoqërisë së huaj, dhënë nga autoriteti mbikëqyrës përgjegjës i vendit ku ndodhet selia qendrore e saj;g) planin e biznesit të degës;gj) pasqyrat financiare të audituara të shoqërisë për tri vitet e fundit;h) vërtetim të mjaftueshmërisë së kapitalit në përputhje me kërkesat e këtij ligji;i) vërtetim që disponon, në një llogari të veçantë garancie në një bankë dhe/ose degë të bankës së huaj që ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë, kapitalin minimal fillestar;j) deklaratën në lidhje me marrëdhëniet financiare midis degës dhe shoqërisë së huaj;k) deklaratën e mbajtjes dhe ruajtjes së të gjithë dokumentacionit të brendshëm të degës në selinë e saj qendrore. Gjithashtu dega e shoqërisë së huaj të sigurimit duhet të vërtetojë që ka punonjës dhe pajisje teknike të përshtatshme për ushtrimin e veprimtarisë së sigurimit. Ajo mban kontabilitet të veçantë për veprimtarinë që ushtron në territorin e Republikës së Shqipërisë. Autoriteti refuzon miratimin e kërkesës për licencim të degës së shoqërisë së huaj të sigurimit kur: a) legjislacioni i vendit ku shoqëria e huaj ka selinë qendrore apo praktikat përzbatimin e këtij legjislacioni e vështirësojnë ushtrimin e mbikëqyrjes sipas këtij ligji, dhe kur b) zbatohet parimi i reciprocitetit. Ligji i vitit 2014, për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit sjell si risi, shndërrimin e degës së shoqërisë së sigurimit të vendit të huaj/vendit anëtar. Ky kapitull përfshin procedurat e shndërrimit, efektet juridike të shndërrimit, si dhe parashikon se dispozita të cilat lidhen me veprimtarinë e sigurimit dhe/ose ndërmjetësimit në sigurime, në/nga vendet anëtare, zbatohen vetëm pas anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

d) Miratimet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Shoqëria e sigurimit, në kryerjen e veprimtarisë së saj tregtare, i nënshtrohet procedurave të miratimit nga AMF në disa raste të përcaktuara nga ligji. Pra shoqëria e sigurimit para se të ndërrmarrë një prej këtyre veprimeve, nuk mjafton të njoftojë Autoritetin, por duhet paraprakisht të marrë miratimin e tij. Miratimi është nja akt administrativ që ka funksion kontrolli, parandalues dhe një funksion vërtetimi dhe garantimi mbi favorshmërinë dhe opurtunitetin e veprimit, në mbrojtje të interesave të të siguruarve. Veprimet të cilat

106

shoqëria e sigurimit duhet t’i kryejë vetëm pas miratimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare janë:

1. Miratimi i kërkesës për ushtrim të veprimtarisë së sigurimit jashtë territorit të Shqipërisë

Shoqëria e sigurimit, e themeluar në Republikën e Shqipërisë mund të ushtrojë veprimtari sigurimi në një vend të huaj nëpërmjet degës së saj ose shoqërisë së kontrolluar, në përputhje me legjislacionin e vendit ku do të ushtrohet veprimtaria, pasi ka marrë më parë miratimin e Autoritetit. Kërkesa e shoqërisë së sigurimit paraqitet në Autoritet me shkrim dhe shoqërohet nga dokumentacioni përkatës si vendimi i asamblesë së përgjithshme për shtrirjen e veprimtarisë në një vend të huaj; shumën e investimit dhe burimin e financimit; forma juridike (degë, shoqëri e kontrolluar); klasat e sigurimit ku kërkon të ushtrojë veprimtari dhe dokumente të tjera të kërkuara nga Autoriteti. Brenda 3 muajve nga data e kërkesës, Autoriteti shqyrton dhe merr vendim në lidhje me kërkesën e shoqërisë së sigurimit për ushtrim veprimtarie në një vend të huaj. Autoriteti refuzon kërkesën për miratim, duke marrë parasysh legjislacionin e vendit në fjalë apo kur gjykon se mbikëqyrja e ushtrimit të veprimtarisë së degës, nuk mund të kryhet sipas dispozitave të këtij ligji.

2. Miratimi i kërkesës për hapje zyre përfaqësimi të shoqërisë së huaj

Shoqëria e sigurimit e vendit të huaj/anëtar mund të hapë zyrë përfaqësimi në territorin e Republikës së Shqipërisë vetëm pas miratimit nga Autoriteti. Shoqëria e sigurimit paraqet në Autoritet kërkesën me shkrim dhe të shoqëruar me: vendimin e organit më të lartë; aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë së huaj; licencën e shoqërisë së sigurimit, dhënë nga autoriteti mbikëqyrës kompetent i vendit ku ndodhet selia e saj; vendimin e shoqërisë së sigurimit të vendit të huaj/anëtar për emërimin e përfaqësuesit të zyrës. Autoriteti, brenda një periudhe njëmujore, shqyrton dhe merr vendim në lidhje me kërkesën e shoqërisë së huaj të sigurimit për zyrë përfaqësimi në Republikën eShqipërisë.Autoriteti njofton me shkrim shoqërinë e sigurimit të vendit të huaj/anëtarbrenda 10 ditëve kalendarike nga data e marrjes së vendimit për miratimin ose refuzimin e kërkesës. Zyra e përfaqësimit regjistrohet në QKR pasi ka marrë miratimin ngaAutoriteti.

3. Transferimi i portofolit267 të sigurimit

Shoqëria e sigurimit mund të transferojë me marrëveshje tek një ose disa shoqëri sigurimi të tjera të licencuara, me miratim të Autoritetit, tërësinë ose një pjesë të portofolit të kontratave të tyre me gjithë detyrimet dhe të drejtat.Pra shoqëria e sigurimit mund të lidhë marrëveshje me shoqëri tjetër sigurimi( e quajtur shoqëria pranuaese) për transferimin e kontratave të sigurimit ose të porofolit të sigurimit. Kërkesa për këtë transferim duhet tu bëhet e ditur kreditorëve me një lajmërim në Fletoren Zyrtare. Shoqëria e sigurimit, transferon edhe aktivet në mbulim të provigjoneve

267 Portofol sigurimi është tërësia e kontratave të sigurimit të një klase ose disa klasave të sigurimit të nënshkruara nga një shoqëri sigurimi

107

teknike dhe matematike, të barabarta me provigjonet teknike dhe matematike të përllogaritura për të mbuluar përgjegjësitë e portofolit të sigurimit që do të transferohet. Transferimi i kontratave të sigurimit nuk kërkon miratimin e të siguruarve, por AMF miraton transferimin vetëm nëse e cmon se është në pajtim me interest e kreditorëve dhe të të siguruarve. Shoqëria pranuese njofton të siguruarit për transferimin e portofolit të sigurimit me anë të mjeteve publike të komunikimit në territorin ku ndodhet rreziku i mbuluar nga kontratat e sigurimit të transferuara, brenda 10 ditëve kalendarike nga data e hyrjes në fuqi të vendimit të Autoritetit për miratimin e transferimit të portofolit. Transferimi i pjesshëm apo i plotë i portofolit të sigurimit, mund të bëhet qoftë në shoqëri të tjera sigurimi me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë qoftë në degë të shoqërive të huaja në Shqipëri.Autoriteti refuzon kërkesën për transferimin e portofolit të sigurimit në qoftë se shoqëria pranuese nuk plotëson kërkesat ligjore për klasat e sigurimeve që I përkasin portofolit që transferohet ose në qoftë se me pranimin e portofolit veprimtaria eshoqërisë pranuese, në lidhje me rregullat e administrimit të rrezikut, mund të përkeqësohet. Gjithashtu, AMF do të refuzojë kërkesën nëse shoqëria pranuese nuk është e licencuar për ushtrimin e veprimtarisë në klasat e sigurimeve që i përkasin portofolit të sigurimit që transferohet. Autoriteti, brenda 1 muaji nga data e depozitimit të kërkesës dhe dokumenteve, miraton ose refuzon transferimin e portofolit të sigurimit.

4. Delegimi268 i disa funksioneve të shoqërisë së sigurimit

Shoqëria e sigurimit ka të drejtë të lidhë marrëveshje me një shoqëri tjetër sigurimi ose me një person fizik ose person juridik, për delegimin269 e një pjesë të fuksioneve. Kontrata për delegimin e funksioneve përmban një dispozitë, e cila përcakton se shoqëria e sigurimit deleguese është përgjegjëse për funksionet e transferuara te një person tjetër, vetëm nëpërmjet një kontrate, në bazë të cilës shoqëria e sigurimit transferon një pjesë të funksioneve të saj, te një person tjetër. Kontrata për delegimin e funksioneve duhet të përcaktojë se personi pranues i funksioneve të deleguara është i detyruar t’i japë shoqërisë së sigurimit informacion, të cilin shoqëria e sigurimit e përdor vetëm për qëllime mbikëqyrjeje.Disa nga funksionet e deleguara janë: Trajtimi dhe vlerësimi i dëmeve; Shërbimet aktuariale; Shërbimet e promovimit dhe marketingut; Shërbimet e IT-së; Mbajtja e kontabilitetit; Administrimi i aktiveve në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike.

268 Neni 53, Seksioni VI “Miratimet e tjera” të ligjit për veprimtarinë siguruese dhe risiguruese. 269 Licenca i jep shoqërisë të drejtën për të ushtruar veprimtari sigurimi sipas klasave, dhe kjo e drejtë është

e patransferueshme, ndërsa delegimi lidhet vetëm me transferimin e disa funksioneve të brendshme të

shoqërisë, sikurse janë p.sh shërbimet e IT apo mbajtja e kontabilitetit.

108

Autoriteti do të refuzojë delegimin e fuksioneve në qoftë se rrezikohen interesat e tësiguruarve ose nëqoftë se bëhet e pamundur mbikëqyrja e veprimtarisë së sigurimit.

5. Miratimi ose refuzimi për bashkimin ose ndarjen e shoqërisë së sigurimit

Bashkimi ose ndarja e shoqërisë së sigurimit bëhet vetëm me miratimin e Autoritetit.Shoqëria e sigurimit të jetës paraqet në Autoritet një raport të hartuar nga aktuari i autorizuar, që vërteton se bashkimi ose ndarja nuk është në kundërshtim me interesat e të siguruarve, shoqërisë së sigurimit dhe shoqërive të përfshira në këtë transaksion.Autoriteti shqyrton kërkesën për bashkim ose ndarje270 dhe merr vendim pasi janë plotësuar kushtet dhe procedurat e përcaktuara me rregullore të Autoritetit. Autoriteti vendos për bashkimin e shoqërive të sigurimit vetëm pasi shoqëria e sigurimit ka marrë miratimin për bashkim nga Autoriteti i Konkurrencës.

6. Miratimi ose refuzimi i ndryshimeve

Shoqëritë e sigurimit, përpara se t’i dërgojnë asamblesë së jashtëzakonshme tëaksionerëve çdo ndryshim të statutit të tyre, marrin më parë miratimin e Autoritetit. Ky i fundit shprehet me shkrim për miratimin ose refuzimine ndryshimeve në statut brenda dy muajve nga data e depozitimit të ndryshimeve në statut.

7. Kërkesa për pjesmarrje influencuese271

Zotërimi i aksioneve në një shoqëri sigurimi, ku një aksionar, drejtpërsëdrejti ose tërthorazi, arrin ose tejkalon nivelin e pjesëmarrjes influencuese, bëhet vetëm me miratim të Autoritetit pas paraqitjes së kërkesës për pjesëmarrje influencuese. Kërkesa paraqitet në Autoritet e shoqëruar nga dokumentacioni i parashikuar në nenet 16 dhe 17 të këtij ligji.Autoriteti, përveç sa është parashikuar në pikën 1, të këtij neni, miraton edhe çdo pjesëmarrje të mëtejshme që arrin ose tejkalon 20 për qind, 30 për qind, 50 për qind ose 75 për qind të të drejtave të votës ose pjesëmarrje në kapitalin e shoqërisë së sigurimit.Aksionari, i cili ka marrë miratimin, njofton paraprakisht Autoritetin nëse kërkon zvogëlimin e pjesëmarrjes së tij. Autoriteti miraton pjesëmarrjen influencuese, nëse plotësohen kërkesat e parashikuara në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe refuzon pjesëmarrjen influencuese nëse gjykon që veprimet e kryera nga aksionari i ardhshëm influencues apo personat/palët e lidhura me të mund të përkeqësojnë veprimtarinë e shoqërisë së sigurimit, në lidhje me rregullat e administrimit të rrezikut, apo mund të vështirësojnë ose ta bëjnë të pamundur ushtrimin e mbikëqyrjes nga Autoriteti, ose në rastin e kërkesës për pjesëmarrje influencuese të një aksionari të huaj, zbatimi i legjislacionit apo praktikave të legjislacionit të vendit të tij vështirësojnë ose bëjnë të pamundur ushtrimin e mbikëqyrjes nga Autoriteti. 270 Për bashkimin dhe ndarjen e shoqërisë së sigurimit zbatohen edhe dispozitat e ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.271 “Pjesëmarrje influencuese” është zotërimi i drejtpërdrejtë ose i tërthortë i aksioneve me të drejtë vote të kapitalit të një shoqërie sigurimi nga një person juridik ose fizik, i cili, i vetëm apo në bashkëpunim, zotëron 10 për qind ose më shumë të aksioneve me të drejtë vote të kapitalit të shoqërisë së sigurimit, përfshirë edhe rastin kur personi juridik ose fizik zotëron më pak se 10 për qind, por ushtron ndikim mbiadministrimin e shoqërisë së sigurimit.

109

8. Miratimi ose refuzimi i investimeve të kapitalit të shoqërisë së sigurimit

Kapitali i shoqërisë së sigurimit, që ushtron veprimtari sigurimi dhe risigurimi gjatë gjithë veprimtarisë së shoqërisë, nuk duhet të jetë më i ulët se niveli i kërkuar i aftësisë paguese272 të shoqërisë. Fondi i garancisë i shoqërisë së sigurimit përbëhet nga kapitali bazë dhe kapitali shtesë, i cili dhe miratohet nga Autoriteti.Fondi i garancisë nuk duhet të jetë më pak se 1/3 e kufirit minimal të aftësisë paguese. Çdo transaksion që ka të bëjë me fondin e garancisë nuk kryhet pa marrë miratimin paraprak të Autoritetit.Fondi mbahet në një llogari bankare qëllimore garancie, të emërtuar “llogaria e fondit të garancisë”, në njërën nga bankat dhe/ose degët e bankave të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe investohet vetëm në bono thesari dhe/ose depozita bankare, me afat maturimi jo më të vogël se 1 vit, dhe nuk mund të preket pa miratimin paraprak të Autoritetit.

4.3. Organizimi i shoqërisë së sigurimit

Shoqëria e sigurimit, e licencuar për të kryer veprimtari sigurimi, ushtron veprimtarinë e saj nëpërmjet një strukture të përshtatshme administrative dhe llogaridhënëse, një strukture të kontrollit të brendshëm e të administrimit të rrezikut, të cilat përputhen në përmasë e kapacitet me veprimtarinë që ajo kryen. Struktura organizative e shoqërisë së sigurimit duhet të pasqyrojë një ndarje të përshtatshme dhe caktim të qartë të përgjegjësive. Ligji “Për Tregtarët dhe shoqëritë tregtare” i lejon modelet me një nivel, dhe dy nivele drejtimi të shoqërisë aksionere. Pra edhe shoqërivë të sigurimit u ofrohet mundësia të zgjedhin midis dy neveleve. Risia që ka sjellë ligji i ri i 2014 për veprimtarinë siguruese dhe risiguruese është përcaktimi i strukturës të shoqërisë së sigurimit duke vënë theksin në dispozitat mbi: drejtimin e shoqërisë së sigurimit më një nivel, ku si organ i vetëm administruese është këshilli i administrimit i cili përbëhet nga jo më pak se pesë anëtarë, si dhe kërkesat për qeverisje sa më të mirë të shoqërisë .Ligji “Për shoqëritë tregtare”, parashikon dy forma drejtimi për shoqëritë aksionare, dhe sistemi i parashikuar në këtë ligj është bërë me qëllim:

1. unifikimin e strukturës së tregut financiar, duke marrë në konsideratë edhe strukturimin e bankave të nivelit të dytë. Kjo formë gjithashtu,

2. lejon administratorët e shoqërisë të marrin pjesë direkt në vendimmarrjen e shoqërisë duke mundësuar një qeverisje sa më të mirë të shoqërisë.

Shoqëria e sigurimit në statutin e saj parashikon mënyrën e organizimit273 të saj.Organet e shoqërisë së sigurimit janë:a) asambleja e përgjithshme; dhe në varësi të dispozitave të statutit,

272 Niveli i kërkuar i aftësisë paguese të shoqërisë së sigurimit është vlera më e lartë midis fondit të garancisë, dhe 150 për qind të kufirit minimal të aftësisë paguese. 273 Rregulli bazë i organizmit të brendshëm të shoqërisë aksionere është parimi i mazhorancës:ortakët të mbledhur në Asamble vendosin mazhorancën e votave dhe vendimet e marra nga mazhoranca “janë të detyrueshme”për të gjithë ortakët, edhe për ata që nuk kanë marrë pjesë apo nuk kanë qënë dakort me këtë vendim.

110

b) këshilli i administrimit, si organ i vetëm administrimi, i cili ushtron, njëkohësisht, funksione administrimi e mbikëqyrjeje, të veprimtarisë së shoqërisë (sistemi me një nivel)274;c) këshilli mbikëqyrës dhe administratori/bordi i drejtorëve, ku funksionet e administrimit e të mbikëqyrjes shpërndahen ndërmjet këtyre dy organeve (sistemi me dy nivele)275.

4.3.1 Administrimi i rrezikut në shoqëritë e sigurimit

Administrimi i rrezikut nënkupton tërësinë e metodave dhe të rregullave që përdoren nga shoqëria e sigurimit për përcaktimin, vlerësimin dhe analizimin e të gjitha rreziqeve të mundshme, me qëllim shmangien e humbjeve financiare. Në ligjin e ri “Për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit” parashikohet krijimi i sistemit tëadministrimit të rrezikut, i cili ka për qëllim të administrojë, aspekte të ndryshme të rreziqeve që rrjedhin nga kryerja e veprimtarisë së sigurimit276. Menaxhimi i rrezikut është proçesi që identifikon humbjen, me të cilën përballet një shoqëri dhe përzgjedh teknikat përkatëse për të trajtuar këto ekspozime. Proçesi i menaxhimit të rrezikut përfshin katër etapa: 1) identifikimi i humbjeve të mundshme 2) vlerësimi i humbjeve të mundshme 3) zgjedhja e teknikës së duhur të trajtimit të ekspozimeve që sjellin humbje, trajtimit të riskut 4) zbatimi dhe administrimi i programit. Për menaxhimin e rreziqeve ndaj të cilave është e ekspozuar, shoqëria e sigurimit zotëron në çdo kohë një nivel të mjaftueshëm kapitali në raport me volumin dhe klasat e sigurimit, në të cilat ushtron veprimtari. Për të treguar se shoqëria e sigurimit i ka mirëmenaxhuar rreziqet ndaj të cilave veprimtaria e saj mund të kërcënohet, ajo duhet tëpërmbush në kohë dhe në mënyrë të vazhdueshme të gjitha detryrimet e saj (parimi i aftësisë paguese) dhe të përmbush detyrimet e saj kur vjen afati i pagimit (parimi i likuiditetit). Shoqëria e sigurimit gjatë gjithë veprimtarisë së saj zotëron një kapital të mjaftueshëm që përbën dhe aftësinë paguese të saj, e cila, i përgjigjet vlerës së aktiveve të shoqërisë së sigurimit, të lirë nga çdo detyrim ose përgjegjësi e parashikuar. Kapitali i shoqërisë së

274 Në rastin e organizimit të shoqërisë së sigurimit, sipas sistemit me një nivel,statuti parashikon:a) këshilli i administrimit i shoqërisë së sigurimit, përbëhet nga jo më pak se 5anëtarë;b) numri i anëtarëve të këshillit është gjithmonë tek;c) administratori është pjesë e këshillit të administrimit;ç) administratori është person fizik;d) administratori është i ndryshëm nga kryetari i këshillit të administrimit;dh) shumica e anëtarëve të këshillit të administrimit janë anëtarë joekzekutivë275 Në rastin e organizimit të shoqërisë së sigurimit, sipas sistemit me dy nivele,statuti parashikon:a) këshilli mbikëqyrës ushtron funksione mbikëqyrjeje;b) këshilli mbikëqyrës përbëhet nga jo më pak se 3 anëtarë;c) numri i anëtarëve të këshillit mbikëqyrës është gjithmonë tek;ç) administratori/bordi i drejtorëve ushtron funksione të administrimit;d) bordi i drejtorëve përbëhet nga të paktën 3 anëtarë;dh) një nga anëtarët e bordit të drejtorëve zgjidhet kryetar i bordit;e) kryetari i bordit të drejtorëve mund të zgjidhet nga asambleja e aksionarëveose nga vetë anëtarët e bordit;276 Neni 27 (2) ligjit “Për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit”

111

sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se niveli i kërkuar i aftësisë paguese të shoqërisë. Kapitali i shoqërisë së sigurimit përbëhet nga kapitali themeltar dhe kapitali shtesë. Kapitali themeltar i shoqërisë së sigurimit duhet të përbëhet të paktën në dy të tretat e tij nga mjete monetare. Vlera e kapitalit themeltar të shoqërisë së sigurimit ndryshon në varësi të klasave të siguruara. Shoqëria e sigurimit duhet të ketë një kapital themeltar, pa përfshirë kontributet në natyrë, jo më të vogël se vlerat e përcaktuara të fondit të garancisë277. Kapitali themeltar dhe kapitali shtesë përbëjnë fondin e garancisë së shoqërisë, i cili duhet të jetë i barabartë me 1/3 e nivelit të kërkuar të aftësisë paguese. Kështu, në qoftë se shoqëria e sigurimit ushtron veprimtari në klasat e sigurimit të jetës, kapitali themeltar i kësaj shoqërie sigurimi, nuk mund të jetë më i ulët se kufiri minimal prej 370 milionë lekësh278. Shoqëria e risigurimit nuk mund të ketë një kapital themeltar, më të ulët se 370 milionë lekë. Kapitali shtesë i shoqërisë së sigurimit i quajtur ndryshe fond për shpenzime nisjeje, shërben për të mbuluar shpenzimet e themelimit, të funksionimit dhe të administrimit të shoqërisë së sigurimit. Kapitali shtesë i shoqërisë së sigurimit nuk duhet të jetë më i vogël se 5 për qind e kapitalit minimal fillestar279.

Kapitali i një shoqërie sigurimi mund të investohet në mënyra të ndryshme280 financiare. Për sa i përket investimeve financiare, ligji ka vendosur edhe kufizime. Shoqëritë e sigurimeve grumbullojnë gjithashtu fonde nga primet që paguajnë tësiguruarit dhe shuma e mbetur pasi paguhen shpenzimet administrative dhe pjesa ellogaritur për fitimin e shoqërisë, mbeten për të paguar dëmet, mbuluar rreziqet dhe përinvestime. Shoqëria e sigurimit duhet të zotërojë aktive të mjaftueshme që përbëjnë mbulimin maksimal të përgjegjësive që rrjedhin nga kontrata e sigurimit dhe përfaqëson tejkalimin me 10 për qind të kapitalit të shoqërisë për çdo rrezik të veçantë. Në rast se mbulimi maksimal i shoqërisë së sigurimit tejkalon mbulimin e mundshëm nga aktivet e shoqërisë me mbi 10 për qind të kapitalit të kësaj shoqërie për çdo rrezik të veçantë, atëherë shoqëria e sigurimit është e detyruar të risigurojë në një shoqëri risigurimi përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit. Shoqëria e sigurimit menaxhon aktivet e saj, në mënyrë të tillë që në çdo kohë të sigurojë shlyerjen e përgjegjësive që rrjedhin nga kontratat e sigurimit. Normalisht në fund të vitit, pasi shoqëria ka përmbushur detyrimet ndaj të tretëve, ka përcaktuar shumat për rezervën e sigurisë, për mbulimin e provigjoneve teknike dhe matematike, pjesa që mbetet ndahet ndërmjet aksionarëve në formë dividenti. Por, Autoriteti mund të ndalojë shoqërinë e sigurimit të shpërndajë fitimin nëse281: aftësia paguese e shoqërisë së sigurimit ka rënë nën nivelin e kërkuar të aftësisë paguese; nga shpërndarja e dividentit të vitit paraardhës, aftësia paguese e shoqërisë së sigurimit bie nën nivelin e kërkuar; shoqëria e sigurimit nuk siguron nivelin minimal të likuiditetit të

277 Neni 81 i ligjit nr.52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit në sigurime”278 Ligji sipërpërmendur, neni 81, pika 3, pg b)279 kapitali minimal fillestar i shoqërisë së sigurimit nuk mund të jetë më e vogël se shuma minimale e fondit të garancisë.280 tituj të emëtuar nga Qeveria ose nga Banka e Shqipërisë, obligacione të garantuar nga Qeveria, aksione të tregtuara në tregje të rregulluara, toka, ndërtesa, pasuri të paluajtshme,etj281 Neni 86,”Ndalimi i shpërndarjes së fitimit” i ligjit nr.52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit në sigurime”

112

llogaritur, sipas metodave të hartuara nga Autoriteti; nga shpërndarja e dividentit të vitit paraardhës shoqëria e sigurimit nuk siguron nivelin minimal të likuiditetit; shoqëria e sigurimit nuk ka zbatuar vërejtjet e Autoritetit për pasqyrimin e papërshtatshëm të zërave të bilancit, të cilat ndikojnë në llogarinë humbje-fitime të shoqërisë.

Aktuari i autorizuar. Është personi i licencuar nga Autoriteti për të ushtruar detyrat përkatëse. Shoqëria e sigurimit përpara fillimit të veprimtarisë emëron një aktuar të autorizuar dhe i mundëson atij ushtrimin e detyrave. Ligji përcakton detyrat e aktuarit, sikurse janë midis të tjerave, llogaritja e saktë e provigjoneve teknike, duke u shprehur për mjaftueshmërinë e tyre, shqyrtimin nëse tarifat e primit të sigurimit janë llogaritur në përputhje me rregullat e profesionit aktuarial dhe legjislacionit në fuqi në mënyrë që të garantojnë mbulimin gjatë gjithë kohës të përgjegjësive të shoqërisë së sigurimit sipas kontratave të sigurimit, etj.

Vlerësuesi i dëmeve. Ushtrohet nga një person fizik ose juridik i licencuar nga Autoriteti. Veprimtaria e vlerësuesit të dëmeve përfshin kryerjen e ekspertizës së dëmit, vlerësimin paraprak të dëmit, përcaktimin e masës së dëmshpërblimit, përcaktimin e arsyeve dhe karakteristikave të humbjeve dhe dëmtimeve që lindin si rezultat i ndodhjes së rreziqeve të siguruara. Përveç kërkesave të licencimit të përcaktuara, projektligji parashikon gjithashtu se vlerësuesi i dëmeve duhet të jetë i paanshëm dhe i pavarur, si dhe të veprojë në përputhje me standardet dhe etikën profesionale dhe duhet të jetë i kujdesshëm në marrëdhëniet e tij profesionale.

4.3.2. Administrimi i përhohshëm. Likuidimi dhe Falimentimi

a) Administrimi i përkohshëm

Gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes së veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit, AMF mund tëkonstatojë shkelje të rënda të rregullave të administrimit të rrezikut dhe në këtë rast urdhëron shoqërinë e sigurimit për marrjen e masave të duhura për të ndryshuar shkeljet. Nëse shoqëria e sigurimit e urdhëruar të marrë masat shtesë, nuk ka filluar zbatimin e tyre, sipas afateve të përcaktuara nga Autoriteti, ky i fundit merr vendim për administrimin e përkohshëm të shoqërisë së sigurimit me qëllim rikthimin e saj në një situtatë të shëndoshë finnaciare. Gjithashtu masa e administrimit të përkohshëm do të merrej nga AMF nëse shoqëria e sigurimit , pavarësisht se ka filluar zbatimin e masave shtesë, nuk ka arritur nivelin e kërkuat të aftësisë paguese ose veprimtaria e mëtejshme e shoqërisë së sigurimit rrezikon likujditetin ose aftësinë paguese të saj.Pas vërtetimit të kësaj situate, Autoriteti, sipas përcaktimeve të këtij ligji dhe kur gjykon se nuk cënohet interesi i publikut, mund të vendosë administrimin e përkohshëm të aktiveve të shoqërisë së sigurimit dhe aktiveve të tjera nën administrimin e saj, ose në rast të një shoqërie të huaj aktivet e saj në Shqipëri, duke përfshirë këtu të gjitha shumat e marra ose për t’u marrë nga veprimtaria e saj në sigurime në Shqipëri. Autoriteti përcakton periudhën kohore për administrimin e përkohshëm.

113

Autoriteti emëron dy ose më shumë administratorë të përkohshëm282 dhe përcakton llojet e qëllimin e detyrave të ushtruara nga çdo administrator i përkohshëm.

b) Pasojat juridike të administrimit të përkohshëm

Administratori i përkohshëm, i emëruar nga Autoriteti, merr përsipër të gjithapërgjegjësitë e anëtarit të këshillit të administrimit/mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit.Kjo do të thotë që duke filluar nga data e marrje ssë vendimit të administrimit tëpërkohshëm, deri në emërimin e administratorit, kompetencat e këshillit tëadministrimit/mbikëqyrjes i transferohen Autoritetit. Të gjitha përgjegjësitë dhe kompetencat e anëtarëve të këshillit të administrimit/mbikëqyrës dhe asamblesë së përgjithshme përfundojnë.283

Administratori i përkohshëm ka të drejtë të shkarkojë çdo person që pengon punën e tij dhe që nuk jep informacionin e kërkuar.Administratori i përkohshëm përgatit dhe depoziton në Autoritet, çdo 3 muaj, një raport mbi gjendjen financiare si dhe ecurinë e veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit në kushtet e administrimit të përkohshëm.Administratori i përkohshëm përgatit dhe depoziton në Autoritet, brenda 9 muajve nga data e emërimit, një raport mbi gjendjen financiare dhe ecurinë e veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit, në kushtet e administrimit të përkohshëm, së bashku me një vlerësim të qëndrueshmërisë dhe mundësive për vazhdimësinë ose jo të veprimtarisë së shoqërisë së sigurimit. Autoriteti vlerëson rezultatet e administrimit të përkohshëm, të paktën, një herë në 3 muaj. Nëse Autoriteti vlerëson se gjatë administrimit të përkohshëm gjendja financiare e shoqërisë së sigurimit është përmirësuar në atë masë sa shoqëria ka arritur nivelin e kërkuar të aftësisë paguese dhe është në gjendje të përmbushë detyrimet e saj në kohë, merr vendim, në bazë të të cilit administratorit të përkohshëm i kërkohet që, brenda 8 ditëve kalendarike nga marrja dijeni e vendimit, të thërrasë mbledhjen e asamblesë së përgjithshme të shoqërisë së sigurimit. Nëse Autoriteti gjykon se gjatë mandatit të administratorit të përkohshëm gjendja financiare e shoqërisë së sigurimit nuk është përmirësuar në atë masë sa shoqëria të arrijë nivelin e kërkuar të aftësisë paguese, ose të jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e saj në kohë, mund të vendosë zgjatjen e administrimit të përkohshëm dhe mandatit të administratorit të përkohshëm. Kjo zgjatje mund të bëhet vetëm nëse shoqëria e sigurimit nuk ndodhet në kushtet për fillimin e procedurave të likuidimit dhe nëse Autoriteti gjykon se shoqëria e sigurimit do të arrijë nivelin e kërkuar të aftësisë paguese. Nëse Autoriteti nuk merr vendim për zgjatjen e administrimit të përkohshëm, atëherë vendos për revokimin e licencës për të ushtruar veprimtari sigurimi.

282 Autoriteti nxjerr vendim për emërimin e administratorëve të përkohshëm, i cili regjistrohet në regjistrin e QKR-së. Kërkesa për regjistrim, kryhet nga administratori i përkohshëm, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e marrjes dijeni të vendimit. Vendimi i Autoritetit për administrimin e përkohshëm i bashkëngjitetkërkesës për regjistrim.283 Dy janë përjashtimet në këtë rast: së pari me përjashtim të kompetencave për rritjen e kapitalit dhe së dyti emërimin e anëtarit të këshillit të administrimit, nëse Autoriteti vlerëson se gjatë administrimit të përkohshëm gjendja financiare e shoqërisë është përmirësuar, atëherë mbledhja e asamblesë së përgjithshme emëron anëtarin ë këshillit të administrimit/mbikëqyrjes, të cilët rrimarin kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre.

114

c) Likuidimi vullnetar i shoqërisë së sigurimit

Nëse aksionerët e një shoqërie sigurimi vendosin vullnetarisht284 të kalojnë shoqërinë nëlikujdim ose të ndryshojnë veprimtarinë e saj, vetëm me miratim paraprak nga Autoriteti.Nëse Autoriteti refuzon miratimin e kërkesës së shoqërisë së sigurimit për likuidim vullnetar, vendimi për prishjen e shoqërisë apo ndryshimin e veprimtarisë së saj nuk mund të miratohet nga mbledhja e asamblesë së përgjithshme. Nëse mbledhja e asamblesë së përgjithshme miraton likujdimin vullnetar, pasojat juridike të këtij vendimi do të jenë nul dhe ky vendim nuk regjistrohet.Shoqëria e sigurimit duhet të ketë, të paktën, dy likuidatorë të miratuar nga Autoriteti, të cilët përfaqësojnë së bashku shoqërinë e sigurimit.

d) Likujdimi i detyrueshëm i shoqërisë së sigurimit

Me hyrjen në fuqi të vendimit të likuidimit të detyrueshëm, të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të këshillit të administrimit/mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit, si dhe të gjitha përgjegjësitë e asamblesë së përgjithshme pushojnë së ekzistuari, përveç kompetencës për të depozituar ankimin në gjykatë ndaj vendimit të Autoritetit, të parashikuar në nenin 175 të këtij ligji. Gjatë proçesit të likuidimit të detyrueshëm, kompetencat e anëtarëve të këshillit të administrimit/mbikëqyrës dhe asamblesë së përgjithshme të shoqërisë së sigurimit, përveç atyre të përmendura në pikën 1, të këtij neni, i transferohen Autoritetit.Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, dispozitat e ligjit nr. 9901, datë14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, për likuidimin e shoqërive aksionarezbatohen në lidhje me procedurat e likuidimit të detyrueshëm të shoqërive të sigurimit.

4.3.3 Mbrojtja e konsumatorit

Shoqëria e sigurimit dhe ndërmjetësit duhet të informojnë të siguruarin përparanënshkrimit të kontratës, në lidhje më subjektin e sigurimit, mbulimin dhe çështje të tjera. Detyrimi për informim fillon para nënshkrimit të kontratës dhe vazhdon gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës . Kjo është risi që ka sjellë ligji i ri. Siguruesi garanton që informacioni i komunikuar të siguruarit para nënshkrimit të kontratës të jetë i qartë dhe i mjaftueshëm. Siguruesi, para nënshkrimit dhe gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës, duke u mbështetur në parimin e mirëbesimit, ndihmon konsumatorin për të kuptuar aspektet teknike të mbulimit të sigurimit dhe

284 Është Këshilli i administrimit/mbikëqyrës i cili paraqet në Autoritet kërkesën për likuidim vullnetar.Kërkesa për likuidimin vullnetar shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:a) një kopje të vendimit të asamblesë së përgjithshme të shoqërisë së sigurimit në lidhje me likuidimin;b) arsyet e likuidimit;c) emrat e propozuar të likuidatorëve;ç) një raport të detajuar në lidhje me trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim gjatë likuidimit, të ardhurat dhe shpenzimet.

115

elementet e tjera të kontratës së sigurimit, nëpërmjet dhënies së informacionit, me gojë dhe me shkrim, duke mos vepruar në mënyrë mashtruese dhe ç’orientuese285. Siguruesi, para nënshkrimit dhe gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës, informon konsumatorin për çdo konflikt interesi që mund të ketë me një palë tjetër, duke përfshirë të gjitha lidhjet ekonomike dhe juridike, të cilat ndikojnë në përmbushjen e detyrimeve të siguruesit ndaj konsumatorit.Të gjitha detyrimet e siguruesit, para nënshkrimit dhe gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës, zbatohen edhe për ndërmjetësit. 5. Siguruesi përmbush detyrimin për informim edhe përkundrejt personave të tjerë që përfitojnë nga kontrata e sigurimit, në rast se kërkohet nga këta persona.

a) Pasojat juridike në rast të mospërmbushjes së detyrimit për informim

Nëse siguruesi ose ndërmjetësit nuk përmbushin detyrimin për informim, japininformacion të natyrës mashtruese dhe ç’orientuese, nuk japin informacionin e duhur, nëose informacioni i dhënë është në kundërshtim me faktet e ndodhura përpara nënshkrimit apo gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës, si dhe nëse dhënia e këtij informacioni ndikon në vendimmarrjen e të siguruarit, ky i fundit ka të drejtë të zgjidhë kontratën dhe të kërkojë pagesën e dëmshpërblimit për dëmin e shkaktuar.

b) Ankimimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve

Çdo person fizik ose juridik, publik dhe privat, i siguruar, që pretendon se i është shkelur një e drejtë e ligjshme nga veprimet ose mosveprimet e shoqërive të sigurimit, ka të drejtë të ankohet në Autoritet286. Nëse i siguruari apo persona të tjerë të interesuar, gjykojnë se shoqëria e sigurimit nuk u përmbahet kushteve të vendosura në kontratën e sigurimit, mund të paraqesë një ankesë pranë shoqërisë së sigurimit.Shoqëria e sigurimit i përgjigjet çdo ankese të depozituar me shkrim apo në formë elektronike dhe jep çdo informacion të kërkuar që ka lidhje me kontratën e sigurimit, brenda 15 ditëve pune, nga data e marrjes së kërkesës. Ajo ka krijuar një sistem të brendshëm për trajtimin e ankesave dhe proçedura të brendshme287 për trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre ankesave. I siguruari apo personi tjetër i interesuar, ka të drejtë t’i drejtohet Autoritetit për çdo pakënaqësi të trajtimit të ankesës së tij nga shoqëria e sigurimit ose ndaj ndërmjetësve në

285 Neni 14 i ligjit nr.9902 datë 17.04 2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit “ përcakton se një praktikë tregtare është ç’orientuese kur përmban informacion të rremë dhe për rrjedhojë është e pavërtetë. Një praktikë tregtare është ç’orientuese edhe kur, në çfarëdo mënyre, përfshirë paraqitjen e përgjithshme, mashtron apo ka mundësi të mashtrojë konsumatorin mesatar, duke e bërë ose ka mundësi ta bëjë atë, të marrë një vendim, të cilin, në të kundërt, nuk do ta kishte marrë, edhe kur informacioni është bazuar në fakte të vërteta për një ose më shumë prej elementeve të përcaktuar në këtë dispozitë.286 Autoriteti pranon ankesa me shkrim, telefon, fax ose postë elektronike,por nuk pranon ankesa anonime.Autoriteti ndërpret trajtimin e ankesës në qoftë se çështja është në shqyrtim nga prokuroria apo gjykata, ose është marrë vendimi i formës së prerë.287 Bordi i AMF-së ka nxjerrë edhe një vendim nr 61, datë 22.05.2008 për të menaxhuar më mirë ankesat e të siguruarve.

116

sigurime apo vlerësuesve të dëmeve. Autoriteti, kur e gjykon të nevojshme, i kthen për rishqyrtim shoqërisë së sigurimit çështjen e ankimuar. Autoriteti, brenda kompetencave të tij mbikëqyrëse, ka të drejtë të kontrollojë, nëse shoqëria e sigurimit zbaton kërkesat e ligjit dhe kushtet e kontratës së sigurimit. Shoqëria e sigurimit publikon informacionin për rregullat e zgjidhjes jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve si pjesë e kushteve të kontratës së sigurimit. Në rastet e lindjes së mosmarrëveshjes, për shkak të paqartësive të krijuara nga gjuha e përdorur në hartimin e kushteve të kontratës së sigurimit, të hartuara nga siguruesi, zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të bëhet duke interpretuar kushtet në favor të të siguruarit. Ekzekutimi i vlerës së dëmshpërblimit, që rrjedh nga kontrata e sigurimit vullnetar e të detyrueshëm, dhe deklarimi formal i pranimit të vlerës nga pala e dëmtuar apo përfituese, shuajnë përfundimisht detyrimin e shoqërisë siguruese. Pala përfituese e dëmshpërblimit nuk ka të drejtë të kërkojë vlerë tjetër dëmshpërblimi, të ndryshme nga ajo që ka pranuar me vullnet të lirë nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes dhe/ose deklaratës së pranimit të vlerës.

Dëmshpërblimet. Në kuptimin real, dëmshpërblimi është rezultati i prekshëm i sigurimit. Kemi folur shumë për qetësinë, sigurinë e kështu me rradhë, por efektshmëria e mbulimit, për shumicën e njerëzve, gjykohet nga mënyra e trajtimit të dëmit. Procedura e trajtimit të dëmeve ndryshon në varësi të subjektit si p.sh. lloji i mbulimit, shuma e dëmit dhe në se është dëm vetjak apo ekonomik.Pika e parë dhe më e rëndësishme për t'u vënë në dukje është se njoftimi i dëmit është përgjegjësi e të siguruarit. Do të shohim më vonë se i siguruari ka edhe detyra të tjera, por fillimisht ai ka përgjegjësinë e njoftimit të dëmit. Siguruesi kërkon njoftim të shpejtë të dëmit dhe shpesh përcakton kufij kohorë brenda të cilëve duhet njoftuar dëmi.Normalisht, mjeti i njoftimit të dëmit është formulari përkatës, ose, në rastin e sigurimit motorrik, formulari i raportimit të aksidentit.Edhe pse formulari i njoftimit të dëmit është mjeti kryesor me anë të të cilit siguruesi merr njoftim për dëmin, ai nuk përdoret gjithmonë. Në shumë raste, përfshirë humbjet e mëdha ose humbjet që përfshijnë shumë detaje, siguruesit caktojnë një trajtues dëmi, në ato vende ku ekziston ky profesion i pavarur.Është e rëndësishme në këtë fazë të vihet në dukje se ç'kemi përmendur deri tani i përket sigurimeve në përgjithësi. Proçedura për njoftimin dhe trajtimin e dëmeve është krejt e ndryshme në policat e sigurimit të jetës. Një shkak i thjeshtë është fakti se në shumë raste i siguruari mund të vdesë dhe kjo është arsyeja e dëmshpërblimit. Është e rëndësishme pasja e mekanizmave që siguruesi të ketë provë të përshtatshme për vdekjen, që të identifikohen përfituesit e vërtetë ligjorë duke marrë parasysh testamentin ose vërtetimet e tjera, që mund të jenë kryer nga personi, jeta e të cilit ka qenë e siguruar.

4.4. Ndërmjetësimi në sigurime dhe risigurime.

Ndërmjetësuesit e sigurimeve janë agjentët dhe brokerat që ligjërisht përfaqësojnë përkatësisht siguruesin dhe të siguruarin. Ndërmjetësimi si proces dhe futja e agjentit dhe brokerit në ligjin e mëparshëm të vitit 2004 “Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime” rriti në mënyrë cilësore marrëdhëniet në fushën e sigurimeve, sidomos përsa i përket brokerit, i cili mbron

117

interesat e konsumatorit. Ndërsa risia e ligjit të ri të vitit 2014, për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, për ndërmjetësit në sigurim (agjenti dhe brokeri), ku përveç kërkesave për licencim një theks i rëndësishëm, vihet mbi detyrimin për informimin e konsumatorit përpara nënshkrimit të kontratës dhe pas nënshkrimit të saj. Në ndryshim nga ligji i mëparshëm, agjentët në sigurime do të marrin vetëm miratim nga Autoriteti,pasi të kenë paraqitur dokumentet përkatëse, me qëllim lehtësimin dhe shkurtimin e procedurave. Gjatë hartimit të këtyre dispozitave janë marrë në konsideratë kërkesat e direktivës evropiane për ndërmjetësit në sigurime. Veprimtaria e ndërmjetësimit ushtrohet nga agjentët ose shoqëri agjentësh, dhe nga brokeri ose shoqëritë e brokerimit. Për të ushtruar veprimtarinë e tyre, duhet të jenë të pajisur me licencë288 nga Autoriteti, i cili edhe mbikëqyr veprimtarinë e ndërmjetësve në sigurime dhe risigurime. Ndërmjetësimi në sigurime dhe risigurime është veprimtaria e prezantimit,propozimit dhe kryerjes së aktiviteteve të tjera përgatitore deri në nënshkrimin e kontratës së sigurimit ose risigurimit, si dhe dhënia e asistencës gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës, veçanërisht në rast dëmi.Përjashtim nga veprimtaria e mësipërme dhe si rrjedhojë, nuk do të quhet ndërmjetësim a) veprimtaria e kryer drejtpërsëdrejti nga shoqëria e sigurimit/risigurimit dhe punonjësit e saj;b) ofrimi i informacionit në mënyrë rastësore gjatë ushtrimit të një veprimtarie tjetër profesionale, nëse qëllimi i kësaj veprimtarie nuk është dhënia e asistencës nënënshkrimin ose zbatimin e kontratave të sigurimit;c) veprimtaria e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim, nëse kryhet në kushtet e punësimit;ç) veprimtaria e vlerësimit të dëmeve. Veprimtaria e agjentit në sigurime kryhet në emër dhe për llogari të shoqërisë së sigurimit, dhe përfshin prezantimin, propozimin dhe aktivitete të tjera përgatitore mbikontratën e sigurimit, si dhe nënshkrimin e saj nga i siguruari.Veprimtaria e agjentit në sigurime mund të kryhet nga agjenti ose shoqëria e agjentëve, por mund të kryhet edhe nga bankat, degët e bankave të ose subjektet financiare jobanka, pasi të kenë marrë më parë miratimin nga Banka e Shqipërisë, si dhe subjekte të tjera, sipas rregullave të përcaktuara nga Autoriteti.Përjashtim përbën veprimtaria e agjentit për sigurimin e jetës, e cila është e ndarë veçmas nga ajo e jojetës.

4.4.1. Detyrat e ndërmjetësve ndaj të siguruarve

1) Zbatim dhe këshillim Ndërmjetësit cilësohen si ekspertë sigurimesh dhe për pasojë pritet që ata ta shfaqin këtë ekspertizë në marrëdhëniet e tyre me aplikuesit për sigurim. Sigurisht që ata duhet të ndjekin udhëzimet e aplikuesit dhe/ose të arrijnë mbulimin e kërkuar ose të paralajmërojnë aplikuesin kur një gjë e tillë është e pamundur. Megjithatë, ata gjithashtu ofrojnë çdo shërbim këshillimi dhe duhet të shkojnë përtej thjesht ndjekjes së urdhërave

288 Nënkupton aktin administrativ të dhënë me shkrim nga AMF, që i njeh të drejtën një personi fizik apo juridik, të krijojë , të ushtrojë, dhe të zgjerojë veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit. Shoqëria e agjentëve, pas marrjes së licencës, regjistrohet në QKR.

118

duke marrë në konsideratë nevojat e aplikuesit për sigurim. Kjo mund të përfshijë sugjerimin e mbulimeve alternative dhe konkretizimin me shembuj konkret kuotash.Sigurisht që ata duhet të paralajmërojnë aplikuesin rreth përjashtimeve, garancive dhe kushteve të veçanta. Duhet të sigurohen që aplikuesi të vihet në dijeni për detyrimin e zbulimit të të dhënave private dhe për parime të tjera të së drejtës së sigurimeve. Kështu që një detyrë e përgjithshme është rekomandimi i mbulimit të përshtatshëm dhe të sigurohet për aq sa është e mundur, që polica do të veprojë sipas parashikimeve në rast vërtetimi të ngjarjes së siguruar.Shtrirja e kësaj detyre varet nga rrethanat. Në rast të një police të thjeshtë personale, të hartuar në gjuhë zyrtare dhe të udhëhequr nga një formular i qartë propozimi, detyra quhet e kryer me paraqitjen e një letre standarde paralajmërimi. Për polica tregtare të ndërlikuara, ndërmjetësit mund t’i duhet të shkojë më tej, ndoshta në prodhimin e raporteve të hollësishme mbi përfitimet dhe barrët e mbulimit dhe tërheqjen e vëmendjes për terma të rëndësishëm të policës.

2) Përzgjedhja e siguruesve të përshtatshëmNdërmjetësit paraqiten edhe si njohës të tregut të sigurimeve dhe të besueshmërisë dhe përshtatshmërisë së siguruesve. Kjo mund të përkthehet në vetëdije për masën e mbulimit të ofruar nga sigurues të ndryshëm, ndoshta edhe në paralajmërimin e policmbajtësit, se çmimi më i ulët i një mbulimi mund të jetë i ulët për arsye të fshehta. Ata duhet të shqyrtojnë përshtatshmërinë e çdo siguruesi të propozuar, si dhe të shmangin sugjerimin e siguruesve për të cilët dihet se po kalojnë në periudhë vështirësish financiare apo qoftë edhe duke e paralajmëruar klientin për situatën. Kjo detyrë rëndon si gjatë periudhës së sigurimeve ashtu edhe përpara lidhjes së kontratës. Kjo mbart vështirësitë e veta pasi paralajmërime të tilla mund të sjellin padi për dëmtim të emrit të mirë nga ana e siguruesit të prekur. Me rritjen e përdorimit të normave të besueshmërisë dhe rregullimeve më të mëdha, përmbushja e kësaj detyre është lehtësuar.Transmetimi i informacionit të marrë nga agjencitë e vlerësimit apo ato rregullatore nuk mund të konsiderohet në mënyrë të arsyeshme si dëmtues i emrit të mirë dhe është e vështirë për të parë se si një ndërmjetës, do të mund të identifikonte vështirësi financiare duke devijuar nga njoftimi i këtyre agjencive vlerësuese dhe rregullatore. Pavarësisht kësaj klientët e korporatës shpesh do të specifikojnë një normë minimale të besueshmërisë për siguruesit, për shembull, A+.Në mënyrë që të sigurohet njoftim i plotë në lidhje me këtë, ndërmjetësi do të duhet të monitorojë vlerësimet dhe të paralajmërojë dhe të kërkojë udhëzime kur vlerësimi i një siguruesi bie nën standardin e specifikuar.

3)Detyrimi i besnikërisëKur vepron si agjent i klientit, një ndërmjetës nuk duhet, për shkak ligji, të lejojë interesat e tij, apo të siguruesit të vijnë në konflikt me ato të klientit. Në çdo rast kërkohet të paktën njoftim i plotë dhe pëlqimi i klientit. Në praktikë, kjo detyrë shkelet vazhdimisht, veçanërisht prej shitësve të policave. Ka raste të njohura të mbajtësve të policave që paraqesin veten si përfaqësues të klientit në lidhje me pretendimet, ndërsa njëkohësisht e negociojnë pretendimin për llogari të siguruesit.

119

Gjithashtu një pjesë e detyrimit të besnikërisë është detyra për të negociuar ndershmërisht me aplikantin për sigurim. Çdo dështim do të përbënte një shkelje të kontratës dhe për pasojë do të ishte e atakueshme për shkaktim dëmi.

4)KonfidencialitetiNormalisht gjatë biznesit, ndërmjetësit vijnë në dijeni të informatave konfidenciale rreth klientëve të tyre. Këto përfshijnë të dhëna financiare dhe hollësi që lidhen me sigurinë fizike. Këto informacione duhet të mbahen konfidenciale me përjashtim të rrethanave të mëposhtme:

a) kur zbulimi është i nevojshëm për të arritur mbulimin- një fakt konfidencial ka shumë gjasa të jetë një fakt material dhe duhet të zbulohet nëse kërkohet që polica të jetë e vlefshme. Në mënyrë të ngjashme informacioni financiar mund të jetë i nevojshëm për llogaritjen e primit. Kështu një sigurues që mbulon vjedhjet do të kërkojë që të vihet në dijeni për masat aktuale të sigurisë. Ndërmjetësi në mënyrë implicite është i lejuar që të zbulojë informacionet në mënyrë incidentale. Nqs një klient në mënyrë të posaçme refuzon për ndërmjetësin lejen që të zbulojë informacion për të cilën ndërmjetësi e di se është material, ndërmjetësi duhet të refuzojë që të veprojë për klientin.

b) Kur bëhet me leje të klientit.Në rrethana kur nuk zbatohet leja implicite (për shembull, kur zbulimi i informacionit nuk do të ishte incidentale për një brokerim të zakonshëm), detyrimi i konfidencialiteti mund të hiqet në mënyë të shprehur nga klienti. Gjithashtu në rast se informacioni ka qënë i zbuluar nga klienti më parë, ai nuk do të ishte më konfidencial.

c) Kur kemi një urdhër të gjykatës apo të autoritetit rregullator. Mund të ketë raste kur ndërmjetësi të urdhërohet nga gjykata apo autoriteti rregullator që të nxjerrë informacionin. Kur nxjerrja e informacionit të jetë e detyrueshme ndërmjetësi nuk shkel detyrimin e konfidencialitetit ndaj klientit.

5) Sigurimi i përgjegjësisë profesionale dhe garancia financiare e agjentit/shoqërisë së agjentëve dhe e brokerit/shoqërisë së brokerimit

Agjenti/shoqëria e agjentëve në sigurime, siguron në një shoqëri sigurimi përgjegjësitë profesionale të saj ndaj palëve të treta. Shoqëria e agjentëve në sigurime detyrohet të ketë, në mënyrë të vazhdueshme, një garanci financiare në masën 4 për qind të shumës së primeve vjetore të mbledhura, e cila nuk duhet të jetë më e vogël se 500 000 lekë. 289

Brokeri/shoqëria e brokerimit siguron në një shoqëri sigurimi përgjegjësitë profesionale të tij/të saj ndaj palëve të treta, në një shumë jo më të vogël se 30 000 000 lekë, për çdo dëm të shkaktuar si rezultat i ushtrimit të veprimtarisë së brokerimit, dhe jo më të vogël se 100 000 000 lekë, për të gjitha dëmet në një vit kalendarik.

4.4.2. Detyrimet e ndërmjetësit ndaj siguruesit

289 Garancia financiare depozitohet në një nga bankat dhe/ose degët e bankave të huaja që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, në emër të shoqërisë së sigurimit për të cilën vepron.

120

Në shumicën e rasteve detyrimet do të jenë kontraktuale, ashtu siç janë tëparashikuara në kontratën e agjensisë. Por ka disa detyrime që do të veprojnë në çdo rast qoftë edhe pa u përmendur në kontratë. Një kontratë për ndërmjetësim, nuk është një kontratë për sigurim. Kështu që kontrata nuk është shembull i mirëbesimit.Një detyrim i common law për mirëbesimin është, sidoqoftë, urdhërues, duke kërkuar që ndërmjetësi të jetë i ndershëm në negociatat me siguruesin. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për marrëveshjen kontraktore. Një ndërmjetës ka detyrimin e besnikërisë, kur vepron si agjent i siguruesit. Kjo shfaqet vçanërisht gjatë mbledhjes së primeve. Ndërmjetësit duhet të përgjigjen tek eprorët e tyre për primet e mbledhura dhe nuk mund të vendosin ngarkesë shtesë ( që sidoqoftë përbën edhe një shkelje të detyrimit të mirëbesimit). Ata nuk detyrohen që të japin llogari për tarifat që i ngarkojnë klientit, sidoqoftë primi dhe tarifa duhet të jenë qartazi të ndarë, në mënyrë që pozicioni të jetë i qartë si për të siguruarin dhe siguruesin.

Përgjegjësitë e shoqërisë së sigurimit dhe agjentit/shoqërisë së agjentëve.

a) Shoqëria e sigurimit, në emër të së cilës vepron agjenti apo shoqëria e agjentëve, është përgjegjëse e vetme për veprimet ose mosveprimet e agjentit apo shoqërisë së agjentëve në lidhje me të siguruarin.

b) Agjenti apo shoqëria e agjentëve është përgjegjëse ndaj shoqërisë së sigurimit për dëmet e shkaktuara të siguruarit si rezultat i veprimeve apo mosveprimeve të tij/tësaj.

c) Agjenti apo shoqëria e agjentëve në sigurime kryen vetëm ato veprimtari, për të cilat është miratuar apo licencuar.

d) Agjenti apo shoqëria e agjentëve nuk ka të drejtë të autorizojë asnjë person tjetër që të nënshkruajë kontratën e sigurimit në emër dhe për llogari të tij/të saj.

e) Agjenti apo shoqëria e agjentëve në sigurime nuk mundet që në emër ose përllogari të tij/të saj të mbledhë primet e sigurimit, apo çdo shumë tjetër monetare nga i siguruari.290

f) Përpara nënshkrimit të kontratave të sigurimit dhe në momentin e ndryshimit ose zgjatjes së tyre, agjenti dhe brokeri vënë në dispozicion të të siguruarit informacionin e mëposhtëm: emrin, mbiemrin, adresën dhe të dhëna për licencën;regjistrin, në të cilin është regjistruar dhe mënyrat për verifikimin e tij; shoqërinë e agjentëve ose shoqërinë e brokerimit ku ai është punësuar; emrin e shoqërisë së sigurimit, me të cilën ka lidhur një marrëveshje;informacion mbi çështjet e zgjidhura në rrugë jashtëgjyqësore ndërmjet personave të siguruar, konsumatorëve dhe shoqërisë së sigurimit, ofruesit të shërbimeve të sigurimit dhe procedurat e brendshme për zgjidhjen e ankesave të konsumatorëve.

4.4.3. Nevoja për rregullimin e ndërmjetësve

290 Autoriteti ka tagrin për të përcaktuar rregulla për transferimin e parave nga konsumatori te shoqëria e sigurimit dhe anasjelltas nëpërmjet një ndërmjetësi në sigurime.

121

Synimi themelor i rregullimit291 është të sigurojë tre çështje: ndershmërinë, ekspertizën dhe aftësinë paguese. Qëllimi parësor është të sigurohet mbrojtja për policëmbajtësin, gjithashtu edhe për siguruesin dhe beneficiarët.

a) Ndershmëria Një nga veçoritë e mënyrës se si sigurimi vepron është që primi zakonisht kalon nëpër llogaritë e ndërmjetësit përpara se të arrijë tek siguruesi. Në kushtet kur mund të mos lindë asnjëherë nevoja për të ngritur pretendime rreth policës apo të paktën mund të kalojë një farë kohe përpara se kjo të ndodhë, ekziston qartazi hapësira për mashtrim. Një ndërmjetës i pandershëm mundet thjesht të përvetësojë primin dhe të dështojë në lidhjen e sigurimeve. Gjithashtu ekziston edhe risku që ky ndërmjetës në mënyrë të qëllimshme të shtyjë në gabim klientin, që të përfitojë një komision maksimal, mundësisht edhe në marrëveshje me siguruesin.Problemi i ndërmjetësve mashtrues, mund të ekzistojë në të gjithë sektorët e sigurimeve, por është veçanërisht i pranishëm në sigurimin e jetës dhe pensione. Natyra afatgjatë e produktit, do të thotë që këta ndërmjetës mashtrues mund të kenë një farë kohe deri në zbulimin e tyre dhe të fitojnë tipare të skemave piramidale.292 Këto mashtrime zakonisht përfshijnë produkte të pastra investimi ( përgjithësisht fiktive), por si mjet janë përdorur produktet e sigurimeve.293

b) Ekspertiza Qëllimi i sigurimeve është të shmangë katastrofën financiare, rrjedhimisht nqs polica nuk mbulon riskun që i sigururi synon të transferojë, një katastrofë e tillë nuk do të mund të transferohet. Roli i ndërmjetësit është të sigurohet që sigurimi është lidhur në mënyrën e duhur dhe që policëmbajtësi është këshilluar për detyrimet e tij, si para ashtu edhe gjatë periudhës së mbulimit. Policëmbajtësi ka të drejtë të presë që ndërmjetësi të zotërojë ekspertizën e nevojshme për të përmbushur detyrat e tij.

c) Aftësia paguese Si siguruesi ashtu edhe i siguruari, ka interes në aftësinë paguese të vazhdueshme të firmave të ndërmjetësimit me të cilat bëjnë biznes. Duhet thënë se në lidhje me riskun e kreditit që ngarkohet nga dorëzimi i primeve, siguruesi është pala e ekspozuar e para dhe është në një pozitë më të mirë si për të minimizuar riskun dhe për të përballuar humbjet që vijnë. Sidoqoftë, është e rëndësishme për policëmbajtësin që në rast të ekzistencës së përgjegjësisë ligjore për shkak të neglizhencës së ndërmjetësit, të ekzistojnë mjetet financiare për t’a realizuar atë përgjegjësi.

Kush ёshtё ndërmjetësi në sigurim (brokeri i sigurimit)?

Brokeri i sigurimit ёshtё i detyruar të mbrojё tё drejtat dhe interesat e tё siguruarve, qё nёnkupton t‘ju jap sqarime dhe kёshilla personave tё siguruar pёr tё gjitha rrethanat relevante pёr të marrë vendim gjatё proçesit tё lidhjes së kontratёs për sigurim, pёr 291 Autoriteti përcakton me rregullore kriteret e profesionalizmit, etikës, të besueshmërisë dhe kërkesat finaciare që duhet të plotësojë agjenti në sigurime, si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij.292 Ndërmjetësi mashtrues ofron norma përrallore interesi nga investime, në pamje të parë të, ligjshme. Për një periudhë duket se ata po i përmbushin zotimet, por faktikisht janë duke shfrytëzuar fondet nga investitorët e rinj, për të prodhuar kthimet e paguara investitorëve origjinalë.293 Rastet më të fundit në fushën e sigurimit të përgjithshëm, përfshijnë firmën e brokerimit të Irlandës së Veriut, “Preston Whitside” e cila mblodhi 880 000 £ në prime për polica të supozuara si të lidhura me siguruesin X, kur në fakt kontrata e tyre e agjencisë me X kishte qenë e anulluar.

122

kategori tё ndryshme sigurimesh, ose nё raport me shoqëri tё ndara sigurimesh. Pёr plotёsimin e detyrimeve tё tyre, brokeri i sigurimit ёshtё veçanёrisht i detyruar tё përgatit analizёn pёr rrezikun duke i marё parasysh tё gjitha rrethanat me rёndёsi pёr rrezikun e çdo rasti mё vete, dhe me kёtё tё siguruarit t‘i sigurojё mbulesё mё tё pёrshtatshme sigurimi. Po ashtu, brokeri i sigurimit i ndihmon tё siguruarit gjatё rrjedhёs sё vlefshmёrisё sё kontratёs pёr sigurim, si para, ashtu edhe pas ndodhjes sё ngjarjes sё siguruar, e vaçanёrisht tё sigurohet se i siguruari, i ka kryer tё gjitha aktivitetet ligjore nё afatet e parapara, e tё cilat janё parakusht pёr pёrfitim dhe gёzim tё tё drejtave qё dalin nga kontrata pёr sigurim. Brokeri i sigurimit pёrderisa ndёrmjetёson nё realizimin e kёrkesave pёr dёmshpёrblim ёshtё i detyruar tё bashkёpunojё me personat pёrkatёs, zyra pёr klientin, pёr përgatitje tё dokumentacionit dёshmues pёr bazёn dhe lartёsinё e kёrkesёs pёr dёmshpёrblim, si edhe tё grumbullojё dёshmi tё tjera tё nevojshme. Pra veprimtaria e brokerimit në sigurime përfshin: prezantimin, propozimin, apo aktivitete të tjera përgatitore, të cilat kanë të bëjnë

me negocimin me shoqërinë e sigurimit në emër dhe për llogari të konsumatorit, për t’i mundësuar nënshkrimin e një kontrate sigurimi, sipas kërkesave dhe nevojave të tij294.

asistencën për ushtrimin e të drejtave që rrjedhin nga kontrata e sigurimit, veçanërisht zgjidhjen e kërkesave për dëmshpërblim nga shoqëria e sigurimit, në emër dhe për llogari të konsumatorit.

a) Përgjegjësitë e brokerit/shoqërisë së brokerimit në sigurime

Gjatë kryerjes së veprimtarisë së brokerimit, brokeri/shoqëria e brokerimit: mbron interesat e personave të siguruar. Brokeri/shoqëria e brokerimit është përgjegjës/e ndaj të siguruarve për dëmet që

pësojnë ata, kur këto shkaktohen nga veprimet apo mosveprimet e tij. kontrollon përmbajtjen e kontratës së sigurimit përpara lidhjes së saj. mbron ata interesa të shoqërisë së sigurimit, të cilët janë të lidhur me të

siguruarin përpara dhe pas përfundimit të kontratës së sigurimit. Risia që solli ligji i vitit 2014, ka qënë pikërisht fokusimi i mbrojtjes së konsumatorit dhe rolit të ndërmjetësit broker, që vepron në emër dhe për llogari të tij, informimin e konsumatorit si përparara se të nënshkruajë kontratën, ashtu dhe gjatë kohëzgjatjes së kontratës, së cilës i kushtohet shumë rëndësi. Por kjo detyrë ndaj konsumatorit shtrihet edhe pas ndodhjes së rastit të sigurimit, ku brokeri jep asistencën e tij ndaj kërkesave për dëmshpërblim.

Gjatë kryerjes së veprimeve përgatitore për nënshkrimin e kontratës së sigurimit, brokeri duhet të informojë shoqërinë e sigurimit për çdo rrezik, për të cilin ka ose mund të kishte dijeni.

informon të siguruarin për lidhjet ekonomike dhe juridike, që mund të ketë me një shoqëri sigurimi të caktuar, të cilat mund të ndikojnë në përmbushjen e detyrimeve të brokerit ndaj të siguruarit.

294 Neni 202, seksioni III, ligji 2014 për veprimtarinë siguruese dhe risiguruese”, “Veprimtaria e brokerimit në sigurime”

123

kryen analizë rreziku të përshtatshme dhe përcakton parimet bazë të mbulimit të kërkuar;

jep shpjegim me shkrim dhe arsyeton propozimet e bëra, si dhe informon të siguruarin për nivelin e komisioneve të përcaktuara për nënshkrimin e një kontratë sigurimi;

informon shoqërinë e sigurimit se një i siguruar i mundshëm po kërkon oferta,me qëllim nënshkrimin e një kontrate sigurimi;

kontrollon përmbajtjen e kontratës së sigurimit.

b) Kufizimet e veprimtarisë së brokerimit295

Disa nga kufizimet e veprimtarisë së brokerimit sipas ligjit janë: Brokeri/shoqëria e brokerimit ndërmjetëson për lidhjen e kontratave të sigurimit vetëm me shoqëritë e sigurimit të licencuara; nuk lejohet të ndërmjetësojë në lidhjen e kontratave të sigurimit ose risigurimit, të cilat janë në kundërshtim me parashikimet e Kodit Civil për kontratat e sigurimit; nuk mund të jetë aksionar i një shoqërie sigurimi dhe anasjelltas.

c) Përjashtime për veprimtarinë e ndërmjetësimit296

Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për personat që kryejnë veprimtari ndërmjetësimi, nëse përmbushen njëkohësisht të gjitha kushtet e mëposhtme:a) kontrata e sigurimit kërkon vetëm vënien në dijeni të mbulimit me sigurim të ofruar;b) veprimtaria kryesore e këtyre personave është e ndryshme nga veprimtaria endërmjetësimit në sigurime;c) kontrata e sigurimit nuk është kontratë sigurimi jete;ç) kontrata e sigurimit nuk mbulon rreziqe përgjegjësie;d) sigurimi plotëson produktin apo shërbimin e ofruar, në rastet kur ky sigurim mbulon:i) rreziqe të prishjes, humbjes apo dëmtimit të mallrave; oseii) rreziqe të dëmtimit apo humbjes së bagazheve dhe rreziqe të tjera të lidhura me rezervimin e udhëtimeve nga agjensia e udhëtimeve, edhe nëse sigurimi mbulonsigurimin e jetës apo të rreziqeve të përgjegjësisë, me kusht që mbulimi me sigurim është rrezik plotësues i rrezikut kryesor që lidhet me udhëtimin;

4.5. Risigurimi dhe bashkësigurimi. Një nga masat e tjera që merr Autoriteti për administrimin e rrezikut të një shoqërie sigurimi është edhe risigurimi297. Komisioni Evropian e përcakton risigurimin si një;"transferim të strukturuar të rrezikut, në mes të një ndërmarrjeje sigurimi dhe njëkompanie risigurimi". Në një përkufizim të thjeshtë, risigurimi mund të përshkruhet si"sigurimi i sigurimit”, dhe funksioni kryesor i këtij aktiviteti është të transferojë rrezikune siguruesit, te risiguruesi. Në dy dekadat e fundit, për shkak të rritjes së korrelacionit 295 Neni 208 ‘Kufizimet e veprimtarisë së brokerimit, të ligjit të vitit 2014 për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit.296 Neni 220 i ligjit të vitit 2014 për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, Përjashtime për veprimtarinë e ndërmjetësimit297 Sipas Black’s Law Dictionary e përkufizon risigurimin si sigurimin e të gjitha ose një pjesë të rrezikut tësiguruesit, nga një sigurues të dytë, i cili pranon rrezikun në këmbim të një përqindje.

124

vëzhguar në mes të tregjeve të kapitalit dhe aktiviteteve financiare, të tilla si bankare, sigurimeve dhe fondet e pensioneve, operacionet e risigurimit janë bërë të lidhur metregjet financiare globale, si dhe sidomos me krijimin e teknikave alternative tëtransferimit të rrezikut. Në lidhje me objektivat e hulumtimit aktual, risigurimi si term, përdoret në kuptimin e tij tradicional, për të treguar rreziqet e sigurimit të transferuara nga siguruesit terisiguruesit, në mënyrë për të reduktuar humbjen e rezervës të siguruesit , zgjerimin e kapacitetit të tyre, për të ndërmarrë më shumë rreziqe dhe thithjen e humbjeve të mëdhaqë mund të rezultojnë, për shembull, nga fatkeqësitë natyrore ose aksidente.

Si pasojë, “risigurimi tradicional” përdoret aktualisht për të përcaktuar funksioninkryesor të risigurimit të përmendur më lart, e cila në aspektin teknik është transferimi i"përgjegjësisë për humbjet e mundshme në të ardhmen që rrjedhin nga rreziqet aktualenë nënshkrimin e sigurimit, së bashku me përqindjen që korrespondon me rrezik të tillë”Ndryshe, mekanizmat alternativë të transferimit të rrezikut, të tilla si risigurimi financiar, kanë për qëllim për të mbrojtur investimet apo fitimet e ardhshme të siguruesit dherisiguruesit, nga pagesat për humbjet e ardhshme që mund të përkeqësojnë rezervat në kompani.

Me fjalë të tjera, risigurimi është një kontratë ose një marrëveshje, ndërmjet një kompanie sigurimi dhe një shoqërie risigurimi, i autorizuar për të kryer aktivitetet e risigurimit, në të cilën, me pagesën e një primi, transfertat e mëparshme të disa prejrreziqeve të saj, ose një pjesë të rreziqeve te saj, i kalojnë me kontratën e risigurimitkësaj të fundit. Në kontratën e risigurimit, shoqëria e sigurimit mund të risigurojë përgjegjësitë e kontraktuara me të siguruarin, të një shoqëri risiguruese vendase apo të huaj. Kjo do tëthotë që, shoqëria nuk e ka të detyrueshme sipas ligjit të risigurohet, por ajo ka tëdetyrueshme të risigurojë pjesën e rreziqeve të siguruara që tejkalojnë mbulimin maksimal. Mbulimi maksimal i shoqërisë së sigurimit për cdo rrezik të siguruar nuk mund të kalojë 10% të vlerës së kapitalit të mjaftueshëm për aftësinë paguese të saj.298

Ndryshimi midis sigurimit dhe risigurimit.

Megjithëse risigurimi është një formë sigurimi, kontrata e risigurimit ndryshon nga kontrata e sigurimit në tre drejtime299 kryesore:

Risigurimi është sigurimi i siguruesve;

Risigurimi kompenson vetëm dëmet dytësore;

Kontratat e sigurimit janë kontrata zhdëmtimi.

Kontrata e sigurimit lidhet me individë,subjekte,institucine shettërore,shoqata etj, ndërsa kontrata e risigurimit lidhet midis dy siguruesve, ku njëri prej tyre është siguruesi, ndërsa pala tjetër risiguruesi, i cili ka si biznes të tijën sigurimin e siguruesve. Edhe risiguruesit

298 Aftësia paguese , pra kapitali i mjaftueshëm përbëhet nga aktivet e shoqërisë së sigurimit, të lira nga cdo përgjegjësi e paparashikueshme,duke zbritur prej tyre cdo aktiv të patrupëzuar,299 R.Guri, E.Gjoni, A.Dervishi,”Bazat në sigurime”botimet albpaper,Tiranë 2012,fq.291-292.

125

vetë mund të kalojnë një pjesë të rrezikut të siguruar nga një shoqëri risigurimi në shoqëri tjetër risigurimi dhe procesi në këtë rast do të quhej retrocedim.

Dallimi i dytë, shoqëria e sigurimit siguron kundrejt humbjeve parësore përfshirë këtu ngjarje që cojnë në humbje ekonomike si; shkatërrimi pronës nga zjarri, vjedhja, etj,ndërsa risiguruesit janë të interesuar në mënyrë indirekte në këto humbje parësore, përsa kohë që ata angazhohen të kompensojnë siguruesit për pagesat e kryera prej tyre.

Së treti, qëllimi i kontratës së sigurimit është që të kthej individin në të njëjtën pozitëfinanciare që ai ka qënë përpara ngjarjes, e cila solli për pasojë dëmin. Parimi i dëmshpërblimit përcakton se siguruesit nuk paguajnë më shumë se sa humbja e pësuar.Kemi thënë se jo të gjitha kontrata e sigurimit janë kontrata dëmshpërblimi. P.sh. kontrata e jetës, sëmundjet, aksidentet personale, përjashtohen nga parimi i dëmshpërblimit. Nga ana tjetër, kontratat e risigurimit janë kontrata zhdëmtimi dhe janë të kufizuara në pagesat e bëra nga shoqëria e sigurimit, sipas kontratave të sigurimit që ata kanë shkruar.

Palët kryesore në procesin e risigurimit

Palët kryesore të interesit në funksionin e risigurimit janë të ngjashme me ato tëfunksioneve të kontabilitetit. Këtu përfshihen siguruesit e tjerë, brokerat, agjentët,risiguruesit, manaxhuesit, aksionerët, aktuarët, këshilltarët dhe rregullatorët apo shteti.Ndryshimi kryesor është se klientët e risiguruesve janë shoqëritë e sigurimit. Interesi në procesin e risigurimit mund të jetë paraja, shërbimi apo informacioni.

Aktiviteti i Risigurimit dhe tregjet e sigurimit. 300Qëllimi kryesor i veprimtarisërisiguruese është diversifikimi i rrezikut. Me fjalë të tjera, aktivitetet e risigurimit futin njështesë të diversifikimit në tregun e sigurimeve, sepse ato shpërndajnë brenda ose jashtëvendit rreziqet të cilat kompanitë e sigurimit marrin përsipër në biznesin e tyre të rregullt. Me anë të veprimtarisë risiguruese, rreziqet e mëdha si; uraganë, tërmetet, sulmet terroriste, aeroplanëve ose platformat benzinmbajtëse, aksidentet, të cilat mund të jenëmë shumë të ngjarë të ndodh në juridiksione të caktuara, janë të shpërndarë nëjuridiksione të tjera nëpër botë.Kryerja e Aktivitetit Risigurues. Ka dy forma kryesore të risigurimeve, fakultative dhe me marrëveshje. Fillimisht të gjitha risigurimet kryeshin në formë fakultative. Kjo do të thoshte që cdo rrezik ofrohej tek risiguruesi nga siguruesi i drejtpërdrejtë dhe risiguruesi mund të vendoste nëse do ta pranonte apo jo aktivitetin e ofruar. Kjo përfshin volum të madh pune administrative dhe për rrjedhojë kostoja ishte e lartë.Në fakt, lindi më vonë një formë e risigurimeve me marrëveshje, duke u bërë edhe forma më e popullarizuar. Përfundohet një marrëveshje midis siguruesit të drejtpërdrejtëdhe risiguruesit me efektin që të gjitha rreziqet brenda disa parametrash të caktuar do të cedohen tek risiguruesi. Primet e Risigurimeve. Ka rëndësi të vecantë që siguruesi i drejtpërdrejtë të dijë sa është kostoja e risigurimit,duke qenë se kjo kosto do t'i ngarkohet të siguruarit. I siguruari nuk është palë në kontratën e risigurimit, por siguruesi i drejtpërdrejtë do ta

300 Group of Thirty The Reinsurance Study Group Reinsurance and International FinancialMarkets, Consultative Group on International Economic and Monetary Affairs, Washington, (2006)faqe 10.

126

përfshij primin e risigurimit në masën e primit që ai do t'ia ngarkoj të siguruarit. Metoda për të dalë tek primi i risigurimit është e ndryshme për risigurimet proporcionale dhe ato jo-propocionale. Përllogaritja e primeve të risigurimit për mbulimet propocionale është relativisht e drejtpërdrejtë. Mbrojtja në risigurim është proporcion i fiksuar dhe humbjet dhe primet ndahen në të njëjtin proporcion. Risiguruesi përllogarit një prim të caktuar për t’ia ngarkuar siguruesit të drejtpërdrejtë. Ky prim duhet të jetë i mjaftueshëm për të mbuluar nivelin e parashikuar të humbjeve, shpenzimet administrative përfshirë brokerimin, dhe të garantojë një përfitim për risiguruesin. Primi normalisht ndërtohet duke zbatuar një tarifë mbi primin e drejtpërdrejtë te siguruesicedues. Konsiderohet si një ' mjet në të gjithë botën për ndarjen e rrezikut’, risigurimi është thelbësor për funksionimin e tregjeve të sigurimit të vendit, si shumica e tyre nuk kanëkapacitete të mjaftueshme për të përballuar humbje të mëdha. Prandaj, sektori irisigurimit është konsideruar, nga natyra, një aktivitet financiar ndërkombëtar që është kryer domosdoshmërisht në një shkallë globale, edhe para se termi "globalizim" u bë një çështje në rendin e ditës në të gjithë botën. Në përmbledhje, funksionet që kryejne veprimtari risigurimi në lidhje me tregun e sigurimeve mund të klasifikohen në strukturore, manaxheriale, financiare. Strukturorështë i lidhur me zgjerimin e kapacitetit, nënshkrimin që risigurimi ofron për kompanitë e sigurimeve, pavarësisht nga madhësia e tyre, rrjedhimisht duke kontribuar për të krijuar një nivel në fushën e lojës në tregun e sigurimeve, ku bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha mund të konkurrojnë në mënyrë të drejtë. Në të vërtetë, ky sektor jetik për zgjerimin, rritjen dhe forcimin e tregut të sigurimevetë një vendi, si me anë të kontratave të risigurimit, kompanitë e sigurimeve janë në gjendje për të rritur kapacitetin e tyre për të pranuar rrezikun që ata nuk do të bëninndryshe, pavarësisht strategjisë së tyre të veçantë të supozuar individuale më të madhe“rreziqet”, ose duke marrë një numër të madh të rreziqeve të vogla, ose një kombinim i të dyjave. Funksioni manaxherial301 i risigurimit është e lidhur me zbutjen e efekteve negative që humbjet e paparashikuara të mëdha mund të shkaktojnë në shoqëritë e sigurimeve.. Kështu, tregu i risigurimit mund të veprojë si një “jastëk” kundër humbje të mëdha të cilat mund të ndodhin dhe ndikojnë negativisht në një treg të brendshëm të sigurimit. Funksioni financiar i veprimtarisë është e lidhur me zëvendësimin e kapitalit dhe tëfondeve të veta, përveç përmirësimit të aftësisë paguese duke rezultuar në maksimizimin e aksionerëve të siguruesit të kapitalit.Risigurimi kontribuon për të maksimizuar aftësinë paguese financiare të kompanise se sigurimit. Së fundi, funksioni arsimor i risigurimit është e lidhur me shërbimet teknike, konsulence që risiguruesit sigurojnë në tregjet esigurimit, për teknikat e shkallës që ndërmerr si rreziqe të veçanta si ajo rrezikut bërthamor, katastrofave natyrore, etj Përveç kësaj, risiguruesit kryejnë hulumtime teknologjike në zhvillimin e produkteve të reja dhe në zonat e fundit që ndikojnë në tregun e sigurimeve, si ndryshimi i klimës. Bazuar ne llojin e kontratës, kompanitë e risigurimit në thelb, sigurojnë një formë efikase të financimit ose mbrojtje kundrejt rreziqeve, duke ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit të kompanive individuale të sigurimit primar. Kompanitë e risigurimit

301 P. T O’Neill, dhe J.Woloniecki,.”The law of reinsurance in England and Bermuda”, First Supplement to the 2nd Edition, Sweet and Maxwell, London, 2006

127

operojnë në shkallë globale dhe kanë një funksion të rëndësishëm makroekonomik. Modeli i biznesit të risigurimeve në shumë aspekte është i ngjashëm me atë të sigurimit primar. Kompanitë e risigurimit kryesisht financohen nga rezervat teknike dhe në një masë më të pakët nga kapitali dhe detyrimet e varura te aksionerëve. Kanë nje risk likuiditeti modest. Përmendem më sipër, se aktiviteti i risigurimeve është ndërkombëtar. Sidoqoftë, tregjet e risigurimeve, pavarësisht se ku blihet ose shitet, është i njëjtë. Kontrata për blerjen e risigurimit është ajo që lidhet midis siguruesit të drejtpërdrejtë dhe risiguruesit, i siguruari nuk luan asnje rol në të. Pasojat nga kjo marrëdhënie janë se edhe kur siguruesi nuk i përgjigjet detyrimeve të veta ndaj siguruesit të drejpërdrejtë për një arsye apo një tjetër, siguruesi i drejtpërdrejtë mban gjithmonë përgjegjësi kundrejt të siguruarit dhe siguruesit. Në fakt pjesa më e madhe e atyre që sigurohen nuk kanë absolutisht asnjë dijeni për ekzistencën e risigurimit.Përse siguruesit duhet të blejnë risigurim? Funksionet e risigurimeve lidhen drejtpërdrejt me dobitë që ka risigurimi si produkt. Dobia kryesore e risigurimit është e njëllojtë me dobitë e produkteve të sigurimit. Një shoqëri sigurimi nëpërmjet risigurimit transferon një pjesë ose krejt rrezikun, përmirëson portofolin e zërave të siguruar prej saj duke shtuar diversifikimin dhe ulur rrezikun e humbjes, nga ana tjetër shmang ose zbut luhatjet në gjendjen financiare të saj për hir të përjetimit të humbjeve të mëdha dhe pagesave të konsiderueshme për to. Me risigurim rritet aftësia paguese e siguruesit parësor; Me risigurim krijohet qëndrueshmëri fitimi; Me risigurim përftohet një mbrojtje më e mirë kundër humbjeve katastrofike; Risigurimi i jep mundësi siguruesit që të marrë këshilla profesionale.

Programi i planifikuar i risigurimit302.

Shoqëria e sigurimit, për çdo vit financiar, harton dhe zbaton programin e nevojave për risigurim, në varësi të strukturës së portofolit të sigurimit, si dhe përcaktonmarrëveshjet e risigurimit, sipas të cilave ajo duhet të sigurojë tejkalimin e mbulimitmaksimal të rreziqeve.Programi i planifikuar i risigurimit përmban:a) llogaritjen e rreziqeve të mbajtura për çdo klasë sigurimi303;

302 Sipas Rregullores të AMF, nr.4 datë 08.02.2007, Programet e risigurimit, të lejueshme nga Autoriteti duhet të jenë të njërës nga format apo kombinimet e këtyre formave:

a) risigurim atomatik, lejon cedimin automatik të klasave dhe shumave të rrezikut të papërcaktuara, sipas termave dhe kushteve të specifikuara në marrëveshjen e risigurimit;

b) risigurim fakultativ për rreziqe specifike, kur kushtet dhe termat janë ofruar nga shoqëria ceduese dhe janë pranuar nga risiguruesi;

c) risigurim proporcional, risiguruesi merr pjesë në pagesat e dëmeve dhe shpenzimet për humbjet sipas një raporti proporcional të dalë nga pjesa që ai është përgjegjës, nga shuma origjinale e rrezikut. Primet gjithashtu janë të ndara në raport, sipas raportit të shumës së rrezikuar të risiguruar;

d) risigurim joproporcional; kjo marrëveshje mund të jetë në formën e mbulimit ”excess of loss” ose “stop loss” ose kombinim i të dyjave. Përgjegjësia e risiguruesit fillon në momentin që humbja e lindur nga një rrezik i siguruar arrin një shumë të përcaktuar. Kjo kontratë risigurimi mund të aplikohet me ndodhjen e një humbjeje që rrjedh nga një rrezik apo ngjarje e vetme, ose sipas një limiti total humbjesh, duke mbuluar një klasë sigurimesh apo ngjarjesh, ose dhe kombinim i tyre,

e) të tjera të zbatueshme

128

b) tabelën e mbulimeve maksimale, të hartuar në bazë të llogaritjeve të cdo klase sigurimic) vlerësimin e mbajtjes neto të mbulimit maksimal agregat të rreziqeve të një shoqërie sigurimi, që rrjedhin nga kontratat e sigurimit të tërmeteve dhe vlerësimin e mbajtjes maksimale për rreziqe të tjera agregate dhe të akumuluara, ç) proçedurat, bazat teknike dhe kriteret e përcaktimit të mbajtjes maksimale për rreziqe të tjera agregate dhe të akumuluara për kontrata të nënshkruara nga shoqëria e sigurimit.Shoqëria e sigurimit depoziton në Autoritet programin e planifikuar të risigurimit304, jo

më vonë se 60 ditë kalendarike para mbylljes së vitit financiar. Bashkësigurimi.305Bashkësigurimi është një mënyrë e ndarjes së rreziqeve të mëdha tëpronës, por përdoret rrallë për mbulimin e përgjegjësive. Metoda e funksionimit tëprocedurave të bashkësigurimit është e drejtpërdrejtë dhe e përshtatshme për shumëlloje reziqesh. Qëllimi kryesor i bashkësigurimit është arritja e barazisë në normën e primit. Shoqëria e sigurimit nuk mund të bashkësigurojë pjesën e rrezikut të marrë përsipër, që tejkalon mbajtjen e saj, të përcaktuar për çdo klasë sigurimi, në përputhje me mbulimin maksimal, për cdo rrezik të siguruar e cila nuk mund të kalojë 10 % të vlerës së kapitalit. Shoqëria e sigurimit njofton Autoritetin brenda 15 ditëve kalendarike nga data e lidhjes së kontratës së bashkësigurimit.Autoriteti mund të përcaktojë rregulla të tjera shtesë në lidhje me bashkësigurimin.Shoqëria e sigurimit mund të bashkësigurojë rreziqe që ndodhen në vendet anëtare, në përputhje me rregullat e miratuara nga Autoriteti.

303 Në llogaritjen e rreziqeve të cdo klase sigurimi, shoqëria e sigurimit merr parasysh edhe :a) nivelin e kapitalit dhe nivelin e kërkuar të aftësisë paguese;b) volumin total të veprimtarisë;c) primet e shkruara të sigurimit, të ndara për çdo klasë sigurimi;ç) peshën specifike të çdo klase sigurimi në bazat teknike;d) përshtatjet si pasojë e shmangieve brenda klasave të veçanta të sigurimeve304

Autoriteti pas shqyrtimit të programit të risigurimit, kur gjykon që shoqërite risiguruese të kontrakuara nga shoqëria e sigurimit nuk përmbushin kriteret e parashikuara në Ligj, bën ndryshimin e programit të sigurimit të shoqërisë, dhe cdo masë tjetër që shoqëria e sigurimit i propozon Autoritetit dhe pranohet nga ky i fundit.305 Sipas ligjit per sigurimin dhe risigurimin, përmes një kontrate bashkësigurimi, dy apo më shumë sigurues shpërndajnë ndërmjet tyre përgjegjësitë e ndërmarra ndërmjet një kontrate sigurimi të nënshkruar nga njëri prej tyre, ose nëpërmjet një kontrate për t’u nënshkruar.

129

KREU V

KONTRATA E SIGURIMIT

5.1. Kuptimi i kontratës së sigurimit.

Çfarë është një kontratë sigurimi? Pyetja është kryesisht doktrinale. Për ta thjeshtëzuar, kemi matematicienë (që privilegjojnë nocionin e ndarjes (mutualizimit)), civilistët ( që betohen vetëm për alea-n (rastin), por do të ishin vullnetarisht të prirë drejt nocionit të interesit, psikologët ( që merren me frikën e nënshkruesit dhe e shohin riskun si një ngjarje të pritshme) dhe realistët që interesohen për të tashmen ( mbulimin e risqeve) më shumë se për të ardhmen (realizimin e tyre të mundshëm). Do të merremi me “shkollën e riskut” më tepër se me atë të katastrofës (ngjarja e sigurimit) aksidenteve që, sipas Picard et Besson306, kushtëzon angazhimin e siguruesit ndaj ndodhjes së tij. Për ne, ky angazhim është i menjëhershëm, sepse kontrata e sigurimeve, priret para së gjithash ndaj mbulimit të një risku.Në këtë drejtim, duhet të pyesim veten se çfarë është një risk në fushën e sigurimeve , çfarë do të thotë mbulimi i një risku nga sigurimet dhe nëse i gjithë sigurimi ka për objektiv mbulimin e një risku.. Është vetëm me këtë kusht të fundit, që ky mbulim mund të përbëjë kriterin e kontratës.

Kontrata e sigurimit është një marrëveshje ndërmjet dy palëve që ka për qëllim sigurimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme nga fatkeqësi të ndryshme natyrore apo njrëzore dhe sigurimin e jetës dhe të shëndetit nga sëmundje, aksidente, e të tjera.Kontrata e sigurimit rregullohet nga Kodi Civil nga neni 1113 deri në nenin 1161. Sipas përkufizimit në Kodit Civil307: “në kontratën e sigurimit njëra palë (siguruesi) në qoftë se vërtetohet ngjarja e parashikuar në kontratë (rasti i sigurimit308) detyrohet:

a) Në rastin e sigurimit të pasurisë t’i paguaj palës tjetër (të siguruarit) ose njëpersoni të tretë, në dobi të të cilit është lidhur kontrata, dëmin e pësuar, brënda kufijve të shumës që është parashikuar në kontratë, kundrejt një primi të paguar nga i siguruari”

b) Në rastin e sigurimit të personit t’i paguajë palës tjetër ose një personi të tretë, nëdobinë e të cilit është lidhur kontrata, shumën e sigurimit të përcaktuar nëkontratë, kundrejt një primi të paguar nga i siguruari.

Nga formulimi i kësaj dispozite konstatojmë, se ligjvënësi me anë të saj, ka përcaktuar kuptimin si të kontratës së sigurimit të pasurisë së personit fizik apo juridik, ashtu edhe kontratën e sigurimit të jetës dhe shëndetit të personit fizik.Që rreziku (ngjarja) të bëhet objekt sigurimi është e domosdoshme të plotësojë kushtet e 306 Që e përkufizon kontratën e sigurimit si « një veprimtari në të cilën njëra palë siguron, i premton përmes një tarife, primit, një përfitim nga pala tjetër, të siguruarin në rastin e realizimit të riskut”, Le contract d’assurance, botimi i pestë,1982, LGDJ, nr.1307 Neni 1113 , Kodi Civil , Kreu XXIII “Sigurimi” “Dispozita të përgjithshme”.308 Ngjarje e parashikuar në kontratën e sigurimit, e cila kur ndodh, i jep të drejtën të siguruarit të dëmshpërblehet nga siguruesi.

130

mëposhtëme: Vërtetimi i ngjarjes të jetë i mundshëm, Ngjarja të jetë e rastit, Rreziku megjithëse është i rastit për objektin që sigurohet, duhet të jetë i

matshëm, t’i nënshtrohet vrojtimit dhe evidencës statistikore për masa tënjëllojta objektesh,309

Rreziku i dëmtimit të objektit të siguruar, nuk duhet të varet nga dëshira e tësiguruarit ose personit të interesuar.

Koncepti bazë i sigurimit është rreziku ndaj të cilit janë të ekspozuara të mirat materiale ose jeta e individëve: rreziku në aspektin e parë që të mirat materiale humbin, dëmtohen ose shkatërrohen, ose që pasuria në përgjithësi, dëmtohet në rrethana tëndryshme. Rreziku në aspektin e dytë që e bën jo të sigurt zgjatjen e jetës njerëzore.Funksioni i kontratës së sigurimit është, ose qëllimi i saj është transferimi i rrezikut nga i siguruari te siguruesi, kundrejt pagimit të shpërblimit (primit) Për këtë arsye në qoftëse rreziku nuk ka ekzistuar ndonjëherë (p.sh.nëqoftëse shtëpia e siguruar kundër zjarrit nuk është ndërtuar ndonjëherë, personi i siguruar për jetën nuk ekziston) kontrata ështëabsolutisht e pavlefshme për mungesë fillestare të shkakut.Rreziku, që kontrata e sigurimit transferon te siguruesi është ai ndaj të cilit sendet ose jeta e të siguruarit, janë të ekspozuarara ndaj rastit fatkeq (p.sh zjarri është shkaktuar nga një rrufe) ose ndaj forcave madhore, duke përjashtuar , përvec rastit kur palët janëmarrë vesh për të kundërtën, rastin e tërmetit, luftës, kryengritjeve apo trazirave popullore.Më i ndërlikuar në funksionimin e një kontrate sigurimi paraqitet funksioni ekonomik.Me anë të primeve të paguara nga tërësia e të siguruarve formohet fondi, i cili përdoret për zhdëmtimin e individëve të goditur nga një dëm; në këtë mënyrë dëmi i prodhuar nga një ngjarje, në vend të përballohet i gjithi nga ai që e ka pësuar, shpërndahet midis të gjithë atyre që janë ekspozuar ndaj këtij dëmi, dhe ky dëm për cdonjërin prej tyre shkon në masën e primit të paguar ndaj siguruesit. Sigurisht sa më i madh të jetë numri i të siguruarve, aq më shumë ndahet rreziku midis tyre dhe aq më e vogël është vlera e primeve që kërkohet nga siguruesi.Është tentuar që kontratat e sigurimit të klasifikohen midis kontratave të pasigurta,310

të rastësishme: I siguruari nuk e di në momentin e lidhjes së kontratës, nëse ngjarja e sigurimit do të ndodhë, apo kur do të ndodhë ajo, dhe nëse kundrejt primeve që i ka dhënë siguruesit, do të marrë një zhdëmtim. Në qoftë se ngjarja e sigurimit nuk vërtetohet, do të jetë i siguruari që do të pësojë pasigurinë e kontratës , do të ketë paguar në mënyrë të padobishme primin, në qoftë se ngjarja e sigurimit verifikohet, këtëpasiguri do ta pësojë siguruesi ( i cili duhet të zhdëmtojë dëmin që është shumë herë mëi madh se primi i marrë) Megjithatë ky klasifikim është kundërshtuar me arsyetimin qëi siguruari në këmbim të primeve të paguara, merr gjithmonë një kundërdetyrim, i cili qëndron në burimin e rrezikut të përcaktuar në kontratë, rrezik i cili merret përsipër nga siguruesi.

309 Naim Isufi ; Jeta juridike, faqe 25-26.310 Galgano Francesko, “E drejta private”, Tiranë, 2006, faqe 710.

131

5.2. Karakteristikat e veçanta të Kontratës së Sigurimit.

Një ndër karakteristikat kryesore të kontratës së sigurimit është fakti se ajo ështëkontratë formale solemne. Kjo karakteristikë është e parashikuar në mënyrë të shprehur në Kodin Civil, sipas të cilit: “kontrata e sigurimit duhet të lidhet në formë shkresore, konkretisht, në formën e dëshmisë së sigurimit ose policës së sigurimit, sepse në rast tëkundërt kjo kontratë është e pavlefshme”311. Kjo do të thotë, se për këtë kontratëligjvënësi ka parashikuar që vullneti i palëve të shfaqet në anën e jashtme, duke u manifestuar detyrimisht në formë shkresore, përndryshe në mungesë të kësaj forme shkresore, kontrata është e pavlefshme. Në këtë rast forma e kontratës është për efekt vlefshmërie (ad substantiam) dhe është pjesë e përmbajtjes, gjë që është e detyrueshme që të respektohet nga palët, në mënyrë që ata të lidhin një kontratë të vlefshme. Në lidhje me formën e kontratës së sigurimit, duhet të sqarojmë se, ligji ka parashikuar që ajo jo vetëm që duhet të bërë në formë shkresore, sepse në të kundërt është e pavlefshme, por ka përcaktuar edhe formën konkrete të mënyrës, se si duhet të hartohet kjo kontratë. Sipas dispozitave të Kodit Civil, kontrata e sigurimit duhet bërë me shkresë, në formën e dëshmisë së sigurimit apo policës së sigurimit, që siguruesi i lëshon të siguruarit. Nga kjo rezulton se ligjvënësi jo vetëm ka kufizuar autonominë e vullnetit të palëve, në kuptimin që kjo autonomi e vullnetit, duhet të vishet në një formë të caktuar, që është forma shkresore, por ka parashikuar edhe mënyrën konkrete se si duhet të hartohet kjo kontratëdhe që është dëshmia e sigurimit ose polica e sigurimit. Në intepretim të kësaj dispozite duhet të pranojmë se kjo kontratë është e pavlefshme edhe në rastet edhe kur ajo hartohet nga noteri,312 sipas rregullave të përgjithshme të parashikuar për hartimin e kontratave ose kur ajo hartohet me shkresë të thjeshtë, por që nuk përmban formën konkrete të dëshmisë së sigurimit.Në këto kushte mund të konkludojmë se kontrata e sigurimit duhet që të hartohet jo vetëm në formë shkresore, por edhe konkretisht në formën e policës së sigurimit ose tëdëshmisë së sigurimit të cilin siguruesi i lëshon të siguruarit, përndryshe është e pavlefshme. Arsyeja pse ligjvënësi ka parashikuar që kjo kontratë të lidhet në formë shkresore për efekt vlefshmërie, buron nga rëndësia e madhe që ka kjo kontratë në qarkullimin civil, si dhe për rrethin e gjerë dhe të madh interesave të cilat kjo kontratë mbulon. Një arsye tjetër është se duke qenë vullneti i palëve i manifestuar në formë shkresore, palët dhe gjykata në rast konflikti, e ka shumë më të lehtë që të zbatojnë kushtet e kontratës të cilat janë të shkruara, si dhe gjykata e ka më të lehtë që të interpretojë kushtet e një kontrate, kur ato janë të shprehura qartë në formë shkresore, në rastin e zgjidhjes sëmosmarrëveshjeve midis palëve. Si arsye të tretë, mund të përmendim faktin se, kontrata e shkruar krijon më tepër siguri në qarkullimin civil midis palëve, duke bërë të mundur realizimin me të lehtë të qëllimeve të saj për të cilat ajo krijohet.Nga ana tjetër mund të shtojmë se arsyeja pse nga ana e ligjvënësit është parashikuar edhe forma konkrete si duhet të hartohet kjo kontratë, që është dëshmia e sigurimit ose polica e sigurimit, është nevoja për të standartizuar marrdhëniet juridike që lindin nga kjo kontratë midis subjekteve të së drejtës, të cilat kanë një karakter të veçantë dhe specifik në raport me kontratat e tjera. Ky parashikim është bërë edhe për faktin se si palë 311 Neni 1114, Kodi Civil , Kreu XXIII “Sigurimi” “Dispozita të përgjithshme”.312 Luan Hazneziri, “Kontrata e sigurimit sipas Kodit civil shqiptar”, punim doktorature, fq.10.

132

siguruese për këtë kontratë është gjithmonë një person juridik, i cili është i pajisur me njohuri të posaçme në fushën e sigurimeve dhe është pala që është e detyruar që të lëshojëdëshminë e sigurimit. Duke qenë se si sigurues mund të dalin një numër i ndryshëm subjektesh, çka është provuar edhe nga praktika e krijuar në fushën e sigurimeve deri tani, në mënyrë që të mos krijohet konfuzion në këto mardhënie, ligjvënësi ka parashikuar që kjo kontratë të hartohet në formën e policës së sigurimit, duke përcaktuar edhe elementët e domosdoshëm të saj.

2. Është një kontratë konsensuale.313Pëlqimi i të dyja palëve, siguruesit dhe poseduesit tëpolicës është e nevojshme dhe e mjaftueshme, për lidhjen dhe vlefshmërinë e kontratës sësigurimit. E vetmja gjë me shkrim që kërkohet është vërtetimi i kontratës, përfundimi i sëcilës është konkluzioni perfekt i marrëveshjes së palëve. Ky karakter konsensual do tësaktësohet në vijim me studimin e lidhjes së kontratës.

3. Është një kontratë e rastësishme, aleatore 314. Karakteri i rastësishëm zbatohet në vetëobjektin e kontratës së sigurimit: risku i garantuar; vetëm një risk i rastësishëm mund tëjetë objekt i një kontrate sigurimi. Karakteri i rastësishëm i riskut, siguron vlefshmëri të bazuar të kontratës së sigurimit: rezulton se, nëse risku është vërtetuar tashmë në momentin e lidhjes së kontratës, kjo është e pavlefshme. Pikërisht këtu dallon kontrata e sigurimit nga operacioni i sigurimit: në fakt, nëse sipas ligjit të numrave të mëdhenj dhe kompensimit të risqeve, operacioni i sigurimit është globalisht anti-rastësor, nga ana tjetër ai ka rastësi vetëm në raportin bilateral sigurues – i siguruar që përbën kontratën e sigurimit. Rastësia është e dukshme në rastin e mbulimit të një risku të pasigurt (p.sh. sigurimin kundër zjarrit), por ai ekziston edhe në rastin e riskut të sigurt, i tillë është sigurimi në rast të vdekjes, ose kur data e aksidentit dhe numri i viteve të pagesës së primit, mbeten të panjohur. Ky karakter i rastësishëm është thelbësor, sepse është esenca e kontratës së sigurimit. Gjithashtu njërisk duket teknikisht i pasigurueshëm, kur realizimi i tij është shumë i mundshëm, duke konsideruar rrethanat e faktit: kjo është arsyeja pse siguruesit mbulojnë vetëm ngjarjet e kualifikuar që më parë si aksidentale; kjo terminologji shumë kufizuese për nga karakteri i menjëhershëm, që ai nënkupton, është tashmë i braktisur nga vlerësimi konkret i karakterit të paparashikueshëm pra, rastësor të ngjarjes për të siguruarin. Pa rastësinë, nuk ka sigurim. Megjithatë në fushën e “sigurimit të jetës” disa formula përbëjnë në të vërtetë një investim, dhe nuk sjellin riskun e humbjes për subjektin qëgjeneron fonde, pasiguria lidhet vetëm me momentin ose përfituesin e saktë, të kthimit tëtyre. 4. Është një kontratë me pagesë315.Nuk mund të ketë qëllime liberale midis palëve tëkontratës së sigurimit, dhe karakteri rastësor i saj, tregon se secila palë merr një përfitim në këtë operacion. Nënshkruesi duhet të paguajë gjithmonë çmimin e sigurimit, të shitur

313 Kontratë konsensuale: shih për më tepër J. Ghestin, “La notion de contrat”, 1990, fq 28 Chron 147: F. R. Mouterde “Le consensualisme et le détermination des risques garantis fans le contrat d’assurance” ThéseLyon, 1992;314 Karakteri i rastësishëm: J. Bigot, “Assurances de responsabilité: les limites du risque assurable”, RGAT 1978, fq.169; A. Meus, “De la notion et des limites de l’aléa susceptible d’erte garanti fans les assurances de hases, de personnes et de responsabilité professionnelle”, RGAT 1981,fq 238.315 Kontrata me pagesë: P. Bichot, “Assurance gratuite: la Licéité des offres promotionnelles”, Trib. Ass. Nr. 30, dhjetor 1999, faqe 54.

133

nga siguruesi, i cili i përdor primet në sipërmarrje tregtare ose “pjesëmarrje” nësipërmarrje sigurimi me karakter reciprok: kontrata e sigurimit nuk është asnjëherë pa pagesë nga ana e siguruesit. Pra mund të thuhet se kontrata e sigurimit është kontratë me kundërshpërblim; secila palë synon të përfitojë një interes pasuror në këmbim të detyrimit që do të përmbushë.

5. Është një kontratë e njëpasnjëshme, që do të thotë se kontrata e sigurimit është kontratë me ekzekutim të vazhdueshëm; detyrimet e palëve nuk përmbushen uno ictu, por zgjaten në kohë, dhe më saktësisht në një të ardhme të panjohur, çka konfirmon karakterin rastësor të saj. Garancia është planifikuar për një kohëzgjatje, që mund të jetë shumë e gjatë, primi paguhet zakonisht çdo vit, por edhe për një periudhë të shkurtër, për shembull, për kohëzgjatjen e një udhëtimi me avion; por kjo garanci që bëhet objekt kontrate, zgjatet gjithmonë pas momentit të lidhjes së kontratës, ose të hyrjes në fuqi tësaj. Karakteri pasues i kontratës konsideron elementin kohor të garancisë dhe rregullat e përfundimit të kontratës ose të ndarjes së primeve dhe përllogaritje të periudhës sëgarancisë janë pasojat e saj.

6. Është një kontratë aderimi316.Kontrata e sigurimit jepet shpesh si shembull i kontratës së aderimit (ad’hezionit) nga doktrina, dhe sanksionohet si e tillë nga jurisprudenca, duke qenë se karakteri konsensual i saj duhet të mbrojë lirinë dhe barazinë e palëve.Në fakt, është e vërtetë se kontrata e sigurimit përpilohet, hartohet, printohet nga siguruesi, dhe i siguruari këtu “aderon” në një kontratë të paravendosur, ku ai nuk ka diskutuar kushtet e përgjithshme.317

Ky karakter i kontratës së aderimit zbehet, për shkak të risqeve shumë të mëdha industriale që vendosen zakonisht nga ndërmjetësit të “brokerave” ose “konsulentëve tësiguruesve”. Këta janë tregtarë, përfaqësues të disa të siguruarve, klientë të tyre, për llogari të të cilëve diskutojnë modalitetet e garancisë me sipërmarrjet e sigurimeve që i duken më të mira për garantimin e mbulimit të riskut (për tu mos ngatërruar me “agjentët e përgjithshëm të sigurimit: të cilët janë përfaqësues të shoqërive të tyre). Megjithatëekzistenca e shumë “llojeve të policave” dhe “tarifave” profesionale për risqet industriale tregon, edhe për risqet e mëdha, këtë karakter të kontratës së aderimit.Për risqet masive specifike, shqetësimi i mbrojtjes së konsumatorit të sigurimit është bërënjë nga motorët e reformave moderne, si në të drejtën evropiane ashtu edhe në të drejtën e brendshme.

7. Është një kontratë në mirëbesim318. Sipas dispozitave të Kodit Civil, (neni 674, 682) marrëveshjet e lidhura ligjërisht, duhet të realizohen në mirëbesim. Kontratat e sigurimit

316 Kontrata e aderimit dhe konsensualiteti: R. Schmidt, “Le critére de la qualification de simplicité fans le droit des contrats d’assurance” në Etudes Besson, LGDJ, 1976, faqe 291 dhe J. Bigot “La protection juridique des contrats d’assurance” ibidem, faqe 43;

- Mbi mbrojtjen e konsumatorëve të sigurimeve, shih më sipër, n. 106 deri në 162.- Mbi luftën ndaj klauzolave abuzive në kontratat e aderimit, shih më sipër, n. 138 deri 155.- Mbi interpretimin e policave të sigurimit, shih më sipër, n. 134.

317 Kjo situatë ka sjellë një sërë abuzimesh para ligjit të 1930, në Francë, të njohura nga praktika e klauzolave të kualifikimit të shkruara me karaktere të vogla, pak të lexueshme. Para kësaj situate, gjykatat tentuan të vendosnin një ekuilibër me kualifikimin e kontratës së “kontratë aderimi” dhe njohin po aq lehtësisht një “mungesë të pëlqimit” të personit të siguruar, me qëllim ndryshimin e natyrës së kontratës.

134

klasifikohen si kontratë në mirëbesim, e cila nënvizon nevojën absolute të besnikërisë sëpersonit të siguruar për të mbajtur baraspeshën e marrëdhënies kontraktuale, duke qenë se siguruesi është i detyruar më shpesh ti besojë deklaratave të tij, pa pasur mundësinë e verifikimit të tyre në momentin e nënshkrimit të kontratës. Kjo është arsyeja pse keqbesimi i provuar i personit të siguruar, sanksionohet me një ashpërsi të veçantë, me zgjidhjen e kontratës, nëse kemi të bëjmë me keqbesim në deklarimin e riskut, ose me mospagim të shumës së sigurimit .319 Klasifikimi i kontratave të sigurimit si uberrimae fidei, dhe si pasojë e ekzistencës së vënies në dukje të fakteve, është justifikuar nga Lord Mansfield, gjyqtar anglez në në cështjen Carter v Boehm 320(1766).

8. Kontrata e sigurimit është kontratë e dyanshme; prej saj lindin të drejta dhe detyrime reciproke. I siguruari ka detyrimin të deklarojë ekzaktësisht sendet dhe riskun; të paguajë policën e sigurimit; ndërkohë që siguruesi duhet të ofrojë mbrojtje në rastin e vërtetimit të riskut të siguruar, duke paguar shumën e sigurimit.

9. Kontrata e sigurimit është një kontratë e kushtëzuar. Kjo do të thotë që palët veprojnëpasi plotësohen disa kushte321. Kushti është pezullues kur të drejtat dhe detyrimet lindin po të ndodhë ngjarja. Pasojat që lidhen me vërtetimin e kushtit fillojnë që nga çasti që është vërtetuar kushti, përveç kur nga përmbajtja e këtij veprimi juridik del se këto pasoja duhet të fillojnë në një kohë të mëparshme. Kështu që një sigurues të paguajë një dëm, duhet të ketë ndodhur ngjarja, rasti i sigurimit i mbuluar nga polica. Gjithashtu edhe i siguruari, me ndodhjen e ngjarjes së sigurimit duhet të njoftojë menjëherë siguruesin, sapo dëmi të ketë ndodhur.

10. Në varësi të përmbajtjes së kontratës së sigurimit, do të konsiderohet, veprim juridik inter vivos ose mortis causa. Kjo veçori paraqet rëndësi praktike në rastet e sigurimit të jetës, lidhur me momentin në të cilin kontrata do të sjellë pasoja juridike. Kontrata e sigurimit të jetës, ku përcaktohet përfituesi, që do të përfitoj shumën e siguruar, përfaqëson një veprim juridik mortis causae, i cili do të sjellë pasoja vetëm pas vërtetimit të faktit të vdekjes së de cujus-it.

11. Kontrata e sigurimit është në të gjitha rastet një kontratë me afat strikt të përcaktuar. Kjo karakteristikë rezulton nga përmbajtja e nenit 1115 pika “ç” e Kodit Civil sipas të

318 Kontrata në mirëbesim: mbi sanksionimin e mirëbesimit në deklarimin e riskut, shih infra nr. 331; G. Durry “La place de la morale fans le droit du contrat d’assurance”, Risques, nr. 18, prill 1994, faqe 47; Y. Jouhaud “La loyauté dans les contrats d’assurance” raport i Gjykatës së Kasacionit, 1985, faqe 11; F. Ewald, “Les valeurs de l’assurance” në Encyclopédie de l’assurance, Economica, 1997, faqe 399.319 Neni 1118, KREU XXIII, i Kodit Civil ka përcaktuar se :”Në qoftë se vërtetohet ngjarja e sigurimit 3 mujor të marrjes dijeni, të informatave të pasaktatë, siguruesi nuk është i detyruar të paguaj shumën e sigurimit”.320 Mansfield kryegjyqtar në Angli, ka deklaruar se kontratat e sigurimit 'bazuar në spekulime ", dhe rrethanat që e formojnë bazën për llogaritjen e rrezikut të përfshirë në kontratë, priren të jenë të njohur vetëm për të siguruarit; prandaj besimi i mirë është i nevojshëm, në mënyrë që të sigurohet, se i siguruari zbulon të gjitha informatat që mund të ndikojnë në vendimin e siguruesit për të pranuar ose refuzuar rrezikun.321 Neni 84 ,Veprimet juridike me kusht”Kodi Civil ka përcaktuar se: Veprimi juridik është me kusht kur lindja ose shuarja e të drejtave dhe dtyrimeve të parashikuara në të,varen nga një ngjarje, e cila nuk dihet nëse do të ndodhë.

135

cilës dëshmia e sigurimit duhet të përmbajë fillimin dhe mbarimin e kontratës së sigurimit. Afati në kuptimin juridiko-civil, është ai çast i caktuar në kohë, kur fillojnë ose mbarojnë pasojat juridike të kontratës.322 Tek kontrata e sigurimit afati ka rëndësi thelbësore dhe mungesa e përcaktimit të afatit të fillimit dhe mbarimit të kontratës, e bën kontratën të pavlefshme. Afati konkret i kohëzgjatjes së kontratës së sigurimit është në varësi nga lloj i kontratës dhe nga lloji i objektit që sigurohet. Afati më i zakonshëm i kontratës së sigurimit është një vjeçar, por, ky afat mund të jetë më shumë323 ose më pak se një vit; për shembull, gjashtë muaj për produktet bujqësore ose për ndërtesat afati mund të jetë nga një deri në pesë vjet.

11.1. Momenti i veçantë i hyrjes në fuqi të kontratës së sigurimit.Kontrata e sigurimit hyn në fuqi në një moment tepër të veçantë, që është konkretisht ora 24 e ditës së përfundimit të kontratës dhe mbaron në orën 24, të ditës së fundit të kohëzgjatjes së kontratës. Kjo do të thotë se kjo kontratë fillon të sjellë efekte për palët në orën 24.00 të ditës kur është lidhur kontrata dhe mbaron në orën 24.00 të ditës së fundit të afatit të kontratës.Rëndësia e hyrjes në fuqi të kontratës është për dy arsye:E para: Tek kjo kontratë paraqet një interes të veçantë edhe ora tepër e saktë e hyrjes sësaj në fuqi, kjo për faktin se fillimi i zbatimit të kësaj kontrate është i lidhur me ndodhjen e ngjarjes së sigurimit, e cila nuk varet aspak nga vullneti i palëve, e cila mund të ndodhë edhe brenda një ore, një gjysëm ore, për disa minuta, madje edhe për disa sekonda;E dyta: Vetëm në këtë kontratë ka një rëndësi të veçantë koha e saktë e përfundimit të kontratës, kohë e cila është e përcaktuar, që në momentin e lidhjes së kontratës, jo vetëm me datë të saktë, por, edhe me orë, minuta dhe sekonda dhe përcaktimi i saktë i afatit të fillimit dhe mbarimit të kontratës, si në asnjë kontratë tjetër, është kusht për vlefshmërinë ose jo të kontratës.

12. Kontrata e sigurimit vullnetar ose të detyrueshëm. Kontrata e sigurimit është vullnetare, kur ajo lidhet vetëm duke u bazuar tek vullneti i lirë i palëve kontraktuese. Kushtet për llojet e ndryshme të sigurimit vullnetar tëpasurisë dhe personit caktohen në kontratë324. Kjo kontratë mund të shfaqet në formën e kontratës së sigurimit të personit ose të sigurimit të pasurisë, e cila përfshin në vetvete sigurimin e çdo lloj pasurie. Kontrata e sigurimit është e detyrueshme, kur vullneti për lidhjen e saj, nuk buron nga personi apo subjektet e së drejtës, por buron nga ligji. Në këtë rast është vullneti i ligjit,dhe jo i subjektit, që bën që të lindë kontrata e sigurimit të detyrueshëm dhe subjektet janë të detyruar që të lidhin këtë kontratë, pavarësisht vullnetit të tyre. Në këtë rast mund të themi, se ligji imponon vullnetin e personit325 dhe kjo është një nga përjashtimet e rralla në fushën e të drejtës civile, ku ligji ndërhyn në vullnetin e personit, duke e detyruar që të lidh një kontratë, pasi në pothuajse të gjitha rastet e tjera, është vullneti i palëve që çon në krijimin e një kontrate dhe jo vullneti i ligjit. 322 Neni 89 i Kodit Civil përcakton: “Afati i veprimit juridik është ai çast i caktuar, nga i cili fillon ose pushon fuqia juridike ose disa nga efektet e tij”.323 rasti i kontratës së sigurimit të jetës, i cili karakterizohet nga një afat i gjatë, kur ka lidhje me mbrojtjen e ndërthuret me investim, që mund të shkojë deri në 25 vjet.324 Neni 1132 Kodi Civil , KREU XXIII, “Sigurimi ‘,”Dispozita të përgjithshme”325 Luan Hazneziri, “Kontrata e sigurimit sipas Kodit civil shqiptar”, vep. e cituar , punim doktorature, fq.16.

136

Kështu, si kontratë të sigurimit ligjor (të detyrueshëm) të personit mund të përmendim rastet e sigurimit të jetës, në rast të trasportimit automobilistik, ajëror apo detar326. Si rast të sigurimit ligjor të pasurisë, mund të përmendim rastet e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve327 që bëhet në bazë të ligjit nr.10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”,i ndryshuar dhe akteve të tjera nënligjore në zbatim të ligjit, i cili ka shfuqizuar dekretit328 nr. 295, datë 15. 09. 1992 “Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjetëve motorike, për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”. Në shumë vende është i detyrueshëm sigurimi i automjeteve dhe vecanërisht e detyrueshme është përgjegjësia ndaj palëve të treta.329.Mbulimi i humbjeve ose dëmtimit të automjetit, të vetë drejtuesit të mjetit është vullnetar.

13. Lidhja e kontratës së sigurimit në dobinë e personit të tretë.Një tjetër karakteristikë e rëndësishme e kontratës së sigurimit është fakti se ajo mund të lidhet edhe në dobi të një personi të tretë. Një gjë e tillë rezulton nga përmbatja e nenit 1113 të Kodit Civil, në të cilën jepet kuptimi i kësaj kontrate dhe ku është përcaktuar ndër të tjera se, siguruesi në rastin e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit, është i detyruar që të paguajë shumën e sigurimit në favor të të siguruarit ose në favor të personit të tretë, në dobi të të cilit është lidhur kontrata. Kontrata e sigurimit në dobi të personit të tretë mund të lidhet si në rastin e sigurimit të pasurisë, ashtu dhe në rastin e sigurimit të personit.

14. Rrethi i kufizuar i ngjarjeve që sigurohen me kontratën e sigurimit.Kontrata e sigurimit nuk zbatohet për çdo ngjarje sigurimi, por vetëm për ato ngjarje të cilat palët kanë parashikuar në kontratë. Kjo karakteristikë e kontratës së sigurimit tregon se kontrata e sigurimit ka një objekt konkret specifikisht të përcaktuar dhe zbatohet vetëm për ato ngjarje të cilat ndodhin brenda objektit të saj dhe jo për ngjarje të tjera. Pra, kontrata e sigurimit ka vlerë vetëm për një numër konkret ngjarjesh të sigurimit, që palët kanë parashikuar në kontratë dhe jo edhe për ngjarje të tjera të cilat nuk janë parashikuar në kontratë. Specifikimi në kontratë me saktësi i numrit të ngjarjeve të sigurimit, për të cilat do të zbatohet kontrata, është me rëndësi themelore, pasi numërtimi i këtyre rasteve është më natyrë ezauruese ose shteruese , domethënë, kontrata zbatohet vetëm dhe vetëm për ato ngjarje të parashikuara në kontratë. 5.2.1 Lidhja fillestare e kontratës së sigurimit.

Procesi i lidhjes së një kontrate sigurimi është shpesh i komplikuar, data efektive e kontratës së sigurimit, domethënë pika e fillimit të detyrimit për garantimin e tësiguruarit, zakonisht nuk është e njëhershme me hartimin e kontratës; nga ana tjetër rregullat e provës janë specifike.

326 Sigurimi në lundrimin detar rregullohet nga Kodi i lundrimit detar, neni 1113,pg.2 i Kodit Civil.327 Përjashtim nga ligji, përbëjnë kategori të vecanta mjetesh motorrike të Forcave të Armatosura, të cilat përcaktohen në një udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrit të Financave.328 Neni 59 ,Shfuqizime, paragrafi 1, i Ligjit nr.10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.329 Pronari i mjetit motorrik detyrohet të lidhë një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë për dëmet që mund tu shkatohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti, me pasojë dëmtimin dhe humbjes e pronës dhe dëmtimin jopasuror, në rast vdekjeje, të dëmtimeve trupore dhe përkeqësimit të shëndetit.

137

Lidhja e kontratës330, në mënyrë abstrakte, mund të ndahet në dy faza: informacioni (1) dhe konsensualizmi, e cila do të konkretizohet nga nënshkrimi i policës (3).

1) Informacioni paraprak reciprok. Kontrata e sigurimit është një kontratë konsensuale, pra pjesë e marrëveshjes midis palëve, mbi objektin e garancisë dhe çmimin e saj. Megjithatë, përcaktimi i momentit të kësaj marrëveshje vullnetesh është delikat, duke konsideruar elementet e ndryshëm që e paraprijnë. I përket, në fakt, të ardhmes sësiguruar, ti bëjë të ditur siguruesit objektin e garancisë që kërkon (p.sh.sigurimi kundër zjarrit i një pasurie të paluajtshme), duke dhënë të gjitha elementet e vlerësimit tëdobishme: nëse objekti i “ofertës së sigurimit” që siguruesi duhet të studiojë dhe tëklasifikojë në funksion të statistikave të tij në kategorinë e përshtatshme, me qëllim që tëpërcaktojë tarifën e duhur. a) Informacioni i personit të siguruar nga siguruesi: dosja e informacionit dhe projekti i kontratës331Siguruesi detyrimisht duhet të japë një dosje të informacionit mbi çmimin dhe garancitë përpara lidhjes së kontratës. Nga ana tjetër, ai duhet të verë në dispozicion tëaplikuesit për sigurim një projekt kontratë me një njoftim të informacionit të saktë mbi garancitë dhe përjashtimet. b) Informacioni për siguruesin nga personi i siguruar: oferta e sigurimit332

Oferta e sigurimit është dokumenti, me anë të së cilit nënshkruesi i ardhshëm, kërkon një garanci të sigurimit për risqet që ai deklaron. Në praktikë, oferta përbëhet nga përgjigjet e një pyetësori elektronik ose të shtypur, të paracaktuar nga shoqëria e sigurimit, dhe që i është transmetuar të siguruarit nga ai vetë, ose nga ndërmjetësuesi i sigurimit. Të siguruarit detyrohen..“të përgjigjen saktësisht mbi pyetjet e bëra nga siguruesi...” për sa i përket rrethanave, për nga natyra e të cilave siguruesi përcakton risqet që merr në ngarkim. Siguruesit duhet të hartojnë në mënyrë ezauruese dhe tësaktësojnë pyetësorët. Ky pyetësor i lejon siguruesit të mbledhë të gjitha të dhënat, që propozuesi mund ti japëdhe këto deklarata do të shërbejnë si bazë për nënshkrimin e kontratës.I siguruari duhet t’i njoftojë siguruesit, të gjitha rrethanat për të cilat ka dijeni dhe qëkanë rëndësi thelbësore, për përcaktimin e natyrës dhe masës së rrezikut. Ligjvënësi ka përcaktuar edhe se cilat janë rrethanat që kanë “ rëndësi thelbësore”, duke përcaktuar si të tilla ... “ rrethanat për të cilat siguruesi ka pyetur me shkrim të siguruarin”. NëCështjen gjyqësore të Rrethit Gjyqësor Tiranë333, bazuar në Kushtet e Përgjithshme tëSigurimit të Trupit të Avionit, sipas rubrikës “Ku operon avioni”, “Fluturime transporti pasagjerësh në Shqipëri”, rasti është konsideruar si i padëmshpërblyeshëm nga ana e INSIG sh.a, për faktin se Helikopteri ka qenë duke fluturuar për në Itali, pra jashtë 330 Hartimi i kontratës: S. Corone, “Comment se forme le contrat d’assurance” Argus 4 shkurt 2000, faqe 28,dhe “Les conditions pour éviter la nullité”, Argus 3 mars 200, faqe 34; .331 Mbi informacionin e konsumatorit të sigurimeve, shih për më tepër S. Yawga, “Les obligations précontractuelles de l’assureur”, RDGA, 1997/ 1.fq.83-96; 332 Oferta e sigurimit: S. Coroni, “La proposition, acte important fans la vie du contrat”, Argus, 3 nëntor 2000, faqe 53; Civ. 1re, 17 shkurt 1987, D. 1987, Sorrim 335, (propozimi i sigurimit nuk angazhon siguruesin); Civ. 1re, 21 maj 1990, RGAT 1990.552 (ibidem).333Vendimi Nr.9919 date 17.11.2008, ka vendosur pranimin e padisë, të paditësit Garda e Republikës dhe detyrimin e INSIG sh.a. të dëmshpërblejë këtë të fundit me 10.800.000 lekë, si dëmshpërblim për humbjen e Helikopterit Bell 222 U në aksidentin e datës 16/07/.2006 (padia u rrëzua nga Gjykata e Apelit)

138

territorit të RSH, territor ky i përcaktuar në mënyrë eksplicite në Kontratën e Sigurimit të lidhur mes palëve. Pra, duke qënë se shtrirja territoriale e mbulimit është një nga elementët thelbësor të kontratës së sigurimit vullnetar të lidhur mes palëve dhe ky kusht nuk është repektuar nga i siguruari/paditës, INSIG sh.a. nuk është i obliguar tëdëmshpërblejë.Në pyetësorin e marrjes në sigurim të vitit 2005, (pjesë e kontratës) pyetjes : A do tëfluturoje natën? “, paditësi i është përgjigjur “Jo”.Ndërkohë që helikopteri ka fluturuar natën, duke u shkelur kjo pikë e pyetësorit që ështëedhe pjesë përbërëse e kontratës se lidhur mes palëve. Jo vetëm mosrespektimi i limit gjeografik, por edhe udhëtimi natën, përbën në vetevete një shtim të riskut, jo vetëm për mjetet e fluturimit ajror, por për cdo lloj udhëtimi.Meqënëse Kontrata e Sigurimit të Avionëve është një kontratë vullnetare, i siguruari, nërast se dëshironte të zgjeronte territorin e mbulimit në sigurim edhe për fluturime pasagjerësh jashtë Shqipërisë, në negociata me siguruesin/INSIG sh.a, mund tërealizohej një gjë e tillë, por sigurisht duke paguar prim shtesë, sepse zgjerimi i territorit apo limitit gjeografik, fluturimi natën etj, përbëjnë një shtim serioz të riskut. Pra, nëkëto kushte “risku” dhe “primi” shkojnë në përpjestim të drejtë me njëri-tjetrin, pra rritet risku i ndodhjes së një ngjarje sigurimi, sigurisht rritet edhe primi respektiv qëduhet paguar nga i siguruari.Pikërisht këto momente të mosrespektimit të rrethanave paraprake të marrjes në sigurim dhe mbi bazën e të cilave është hartuar dhe lidhur kontrata e sigurimit mes palëve, bien ndesh edhe me kërkesat e Neneve 1117 dhe 1118 të Kodit Civil.

Sipas neni L. 112-2 të Kodit të sigurimit francez “oferta e sigurimit nuk angazhon, as personin e siguruar dhe as siguruesin”. Ajo, në fakt, nuk përbën vetëm një ofertë për kontraktim të bërë nga propozuesi, i cili gjykohet i lirë të tërheqë këtë ofertë të papranuar ende nga siguruesi dhe të ndërpresë bisedimet e ndërmarra. Pavarësisht nga kjo, nëse kontrata është nënshkruar mbi bazën e deklaratave të përfshira në këtë ofertë, këto marrin një rëndësi të madhe sepse përbëjnë “deklarimin e risqeve”334 të mbuluara, dhe mundësojnë vendosjen e mirëbesimit ose keqbesimit, të personit të siguruar.

2)Shkëmbimi i miratimeve dhe nënshkrimi i siguruesit335

Siguruesi nuk është i lidhur dukshëm nga oferta e sigurimit, e transmetuar nga agjenti i saj, ose nga një komisioner në selinë e shoqërisë, dhe që nuk përbën gjë tjetër përveçse një ofertë të kontraktorit. Ai mund të refuzojë të garantojë një risk, që nuk përfshihet nëveprimtarinë e tij, ose që i duket shumë i lartë. Ai mund të kërkojë gjithashtu saktësime plotësuese, dhe të mos pranojë kontratën që i kalon disa masa parandaluese, disa kufizime të garancisë ose disa përjashtime. Ka miratim, kur ai ka pranuar të garantojëriskun që i është propozuar, dhe të cilin e ka tarifuar. Ky tarifim mund të jetë pak a shumëautomatik, nëse bëhet fjalë për një risk të thjeshtë, i cili renditet në kategoritë e

334 Deklarata e risqeve: Civ. 1re, 31 mars 1998, RCA 1998, nr. 215, shënim Groutel, Gaz.Pal, 1998.2.559, shënim Favre-Rochex: “i siguruari duhet të deklarojë gjithashtu, nëse verifikohen para nënshkrimit tëkontratës, rrethana të reja që i rrëzojnë përgjigjet e dhëna fillimisht siguruesit”.335 Hartimi i kontratës së sigurimit perfeksionohet nga marrëveshja e vullneteve: Civ. 14 qershor 1977, RGAT 1978.217 (nënshkrimi i siguruesit);

139

parapërcaktuara; ai vendos atëherë kontratën, “policë” që ai nënshkruan dhe ia dërgon për nënshkrim personit të siguruar. Dhënia e nënshkrimit të siguruesit në policën që është vendosur në përputhje me ofertën e personit të siguruar provon pranimin e tij për ofertën për kontraktimin dhe tregon me përjashtim të vendimit të ndryshëm, perfeksionimin e kontratës. Në mënyrë të përsëritur, Gjykata e Kasacionit të Francës ka vendosur se kontrata e sigurimit, duke qenë njëkontratë konsensuale, “është përfundimi perfekt i takimit të vullneteve të siguruesit dhe personit të siguruar”.

3) Klasa e nënshkrimit të policës nga personi i siguruar336

Me qëllim evitimin e të gjitha kundërshtimeve mbi datën e marrëveshjes, një klauzolë qëshfaqet thuajse gjithmonë në polica, sipas kushteve për të cilat siguruesi, i cili ështëredaktori i policave të shtypura varet perfeksionimi i kontratës me nënshkrimin e policës nga personi i siguruar. Mund të ndodhë që siguruesi të lidhë përfundimin e kontratës me derdhjen e primit të parë: kjo pagesë e cila nuk është tjetër veçse ekzekutimi i njëdetyrimi që lind nga një kontratë tashmë të përfunduar dhe bëhet në këtë mënyrë njëkusht i hartimit të kontratës, dhe tenton të transformojë kontratën e sigurimit në njëkontratë reale. Ligji i sigurimeve hap për personin fizik, që ka kërkuar dhe ka nënshkruar një ofertësigurimi ose një kontratë sigurimi, një aftësi e të drejtës së tërheqjes në 14 ditë duke filluar nga lidhja e kontratës dhe 30 ditë për sigurimin e jetës dhe pensioneve337, pa qenëe nevojshme të justifikohen motivet, dhe as marrja përsipër e penaliteteve. Për lehtësimin e kësaj aftësie të dorëheqjes, e cila paraqitet me letër rekomande me lajmërim marrje, njëmodel i letrës duhet të përfshihet në dokumentet (ofertë ose kontratë) të dhëna nga kërkuesi. Në rast të dorëheqjes, nënshkruesi mund të detyrohet vetëm për pagesën e pjesës së primit që i korrespondon periudhës për të cilën ka pasur një risk; ai ka të drejtëpër rimbursim të pjesës tjetër (me përjashtim të rasteve kur ka ndodhur një aksident ku personi i siguruar nuk ka pasur dijeni). Marrja dijeni i një aksidenti, fut garancinë e siguruesit duke u bërë pengesë për ushtrimin e të drejtës së tërheqjes. Teksti deklaron shprehimisht zbatimin e tij për kontratat e sigurimit të udhëtimit ose bagazhit, si edhe për ato kontrata sigurimi me një kohëzgjatje maksimale prej një muaji. Janë njëlloj të përjashtuara nga fushë-zbatimi i tij kontratat e sigurimit mbi jetën ose kapitalin; për subjektin e tyre ekziston në fakt aftësia specifike e tërheqjes gjatë 30 ditëve, i cili është i mjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen e nënshkruesit pavarësisht nga modaliteti i lidhjes së kontratës.

4)Rregulla të veçanta në rastet e lidhjes së kontratës në distancë338

336 Nënshkrimet: J. Landel “Signature électronique: tout repassera sur la technique” Trib. Ass. Nr. 39, tetor 2000, faqe 57.337 Ligji ”Për kontratat e tregtimit në largësi të shërbimeve financiare për konsumatorët”338 Neni 36, “ Kontratat në largësi”, Ligji nr.9902, datë 17.4.2008 “ Për mbrojtjen e konsumatorëve” përcakton se: “Kontrata në largësi është çdo kontratë për mallin apo shërbimin, e lidhur ndërmjet tregtarit dhe konsumatorit, sipas një skeme organizimi shitjeje në largësi ose ofrim shërbimi nga tregtari, i cili për qëllimet e kontratës, përdor ekskluzivisht një ose më shumë mjete të komunikimit në distancë, deri në çastin e lidhjes së kontratës dhe duke përfshirë këtë çast”.Neni 36 / 2, përcakton se:

140

Teknologjia e informacionit dhe komunikimit kanë sigurisht një rol gjithmonë e më tërëndësishëm në tregtimin e sigurimit, dhe kontratat e lidhura në distancë, pa pasur nëasnjë moment një prani fizike të njëkohshme në të njëjtin vend, të nënshkruesit dhe tësiguruesit ose ndërmjetësit të tij, do të jenë pa asnjë dyshim në të ardhmen gjithmonë e më të shumta: lidhja e kontratës me korrespondencë, me telefon (me të gjitha variacionet që realizohen nga telefonia moderne), me internet.Rruga juridike në të cilën evoluojnë këto teknologji të reja është e shtrirë mirë dhe ështëmjaft e përdorur. Duhet të merren në konsideratë disa grupe rregullash;1. Kuptohet se duhet para së gjithash të respektohen të gjitha dispozitat e Kodit Civil , Kreun që ka të sanksionuar sigurimet, dhe ligjin kryesor për sigurimin dhe risigurimin.Nënshkruesi ka të drejtën e të gjithë informacionit të zakonshëm parakontraktual, edhe për sigurimin e jetës dhe polica duhet të përmendë të gjithë elementët e zakonshëm, tërespektojë nevojën për përdorimin e karaktereve të theksuara për klauzolat e përjashtimit, etj. Nëse një ndërmjetës ndërhyn në proces, ai duhet të japë informacionet dhe këshillat e parashikuara duke qenë se kontrata është lidhur në formë elektronike (ideja qëmbizotëron në këto tekste është se e gjithë çka mund të bëhet në formë shkresore të mund të bëhet edhe në një formë elektronike). 2. Duke qenë se kontrata është lidhur në formë elektronike, është futur në lojë edhe njëpjesë tjetër rregullash, ligji për nënshkrimin elektronik, e zbatueshme sa herë që ndiqet kjo rrugë e lidhjes, pavarësisht nga kontrata në fjalë (pra përfshihet këtu dhe sigurimi): deklarimet e detyrueshme në ofertën e kontratës (kryesisht në etapat e ndryshme qëndiqen për lidhjen e kontratës së këtij lloji, teknikat e korrigjimit të gabimeve, modalitetet e arkivimit dhe kushtet e aksesit në kontratën e lidhur), sistemi i quajtur “double click” për shprehjen e miratimit të klientit, dërgimin e detyrueshëm të një njoftimit të marrjes nga profesionisti. Për këtë, forca provuese e një akti në formë elektronike njihet si e njëvlefshme me atëtë një akti në letër, edhe “personi që e lëshon mund të identifikohet në mënyrë të rregullt nëpërmjet rezervës”. Sigurisht, i tillë është rasti në të cilin autori i saj përdor njënënshkrim të vërtetë elektronik, i cili konsiston në përdorimin e një procedure tëbesueshme, e cila garanton lidhjen e saj me aktin në të cilin është vendosur” 3. Së fundmi, sa herë që lidhet një kontratë sigurimi me një konsumator (në sensin e ngushtë, domethënë një person që kontrakton për nevoja jo profesionale) në kuadrin e njësistemi të dhënies së një shërbimi në distancë, të organizuar nga një sigurues ose njëndërmjetësues, i cili, për këtë kontratë, përdor një ose disa teknika të komunikimit nëdistancë (si elektronike ashtu edhe ato me klasike: telefoni, posta ...) deri dhe dukepërfshirë lidhjen e kontratës (në asnjë moment palët nuk duhet të takohen personalisht), një sërë e tretë rregullash zbatohen: ato që organizojnë mbrojtjen e konsumatorëve në rast

“Mjete të komunikimit në largësi janë të gjitha mjetet, të cilat, pa praninë fizike të njëkohshme të të dyja palëve, mund të përdoren për lidhjen e kontratës, si: letërkëmbimi, materialet e shtypura, publiciteti në shtyp me formularë porosish, katalogu, posta elektronike, tregtia elektronike, faksi, telefoni dhe televizori”.

.

141

të tregtimit në distancë. Këto dispozita janë emërtuar në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit. Së pari, mbrojtja nga informacioni para-kontraktual: duhet t’i japë konsumatorëve “me tëgjitha mjetet e përshtatshme për teknikën e tregtimit në distancë që përdoret” një sërëinformacionesh të sakta (mbi identifikimin e shoqërisë së sigurimeve; shumën e primit; kohëzgjatjen minimale të kontratës si dhe garancitë dhe përjashtimet e parashikuara nga ai; kohëzgjatjen e vlefshmërisë së informacioneve, modalitetet e lidhjes së kontratës dhe të pagesës së primit, si edhe se ngarkesa aktuale lidhet me përdorimin e një teknike tregtare në distancë; ekzistenca ose mungesa e të drejtës së dorëheqjes dhe kohëzgjatja e saj; ligji i zbatueshëm; modalitetet e shqyrtimit të ankesave dhe rastin e maturimit të njëfondi garancie). Instrumenti tjetër i rëndësishëm i mbrojtjes së konsumatorit është e drejta dorëheqjes339 Në sigurime të ndryshme nga i jetës, kjo e drejtë është e vlefshme për një afat deri 14 ditë,340 duke filluar nga dita e lidhjes së kontratës. Në sigurim jete afati i dorëheqjes kalon në 30 ditë, duke nisur nga dita kur i interesuari informohet që kontrata është lidhur (atëherë është i njëjti afat dhe e njëjta pikënisje me të drejtën e dorëheqjes, që ekziston për të gjitha sigurimet e jetës edhe të atyre që nuk janë lidhur në distancë: ose nga dita nëtë cilën personi i interesuar merr kushtet kontraktuale dhe informacionet, nëse kjo datëështë e mëvonshme. Ndërkohë kjo e drejtë e dorëheqjes është larg nga propozimi i disa sigurimeve : ai nuk zbatohet për sigurimet e udhëtimeve, ose “policat e sigurimit të ngjashme me afatin e shkurtër të kohëzgjatjes më të vogël se një muaj”; tek sigurimi i detyrueshëm i makinës; tek kontratat e ekzekutuara në mënyrë integrale nga të dyja palët me kërkesë të shprehur të konsumatorit, para se ky i fundit të ushtrojë të drejtën e tij të dorëheqjes.

Fillimi i efekteve të kontratës. Përcaktimi i datës së garancisë.

a) Parimi: garancia i detyrohet lidhjes së kontratës341

Në parim, kontrata fillon efektet, domethënë garancia e siguruesit i detyrohet në rast tëvërtetimit të ngjarjes së siguruar, sapo ajo është lidhur dhe personi i siguruar është i mbuluar nga risku i garantuar. Megjithatë, vetë momenti i nënshkrimit mund të jetë i vështirë për tu përcaktuar, dhe nëse verifikohet një aksident / fatkeqësi, është shumë e rëndësishme të dihet nëse garancia e siguruesit është aktive apo jo.Kontrata e sigurimit sipas dispozitave të Kodit Civil “…fillon të sjellë pasoja juridike për dy palët kontraktuese që nga ora 24 e ditës kur është paguar primi ose kësti i parë i tij (çmimi i kontratës),…Në qoftë se primi i sigurimit nuk paguhet kontrata pezullohet deri

339 M. Cannassa “Les faculties de retractation en droite de la consummation et en droit des assurances: continuité en droite interne, changements en droite communaitaire”, RGDA 2009, fq. 25.340

Neni 37, Detyrime të përgjithshme e të veçanta, Ligji nr.9902, datë 17.4.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve”, i ndryshuar, ka përcaktuar:Konsumatori ka të drejtë të heqë dorë nga kontrata pa penalizim dhe pa dhënë asnjë arsye, brenda një afati prej 14 ditësh kalendarike, duke filluar nga dita e dorëzimit të mallit ose e lidhjes së kontratës për ofrimin e shërbimit, nëse shërbimi nuk është siguruar brenda këtij afati.341 Fillimi i efekteve të kontratës dhe ora e aksidentit / fatkeqësisë: Civ. 1, 27 janar 1981, JCP 1982.II.19705, shënimi Besson dhe D. 1982.IR.100, obs. Berr dhe Groutel sipas Kodit të Sigurimit francez “vjedhja e një automjeti të siguruar duke filluar nga mesdita konstatohet në ora 18: pronari duhet të provojëse vjedhja ka ndodhur pasdite”.

142

në orën 24 të ditës kur paguhet primi i sigurimit”; “Kodi Civil dhe kushtet e kontratës sësigurimit kanë parashikuar se koha nga e cila fillon përgjegjësia e siguruesit për mbulimin në sigurim është koha e pagimit të primit, përmbushja e këtij kushti ështëpadyshim data efektive e lindjes të përgjegjësisë të siguruesit për përmbushjen e detyrimit të marrë përsipër me anë të kontratës të sigurimit”; Ky parim parashikohet dhe nëdispozitat e ligjit nr.9267, datë 29.07.2004 “Për veprimtarinë e sigurimit, risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime” dhe përjashtimisht nga rregulli, kontrata mund të hynte në fuqi para pagimit të primit, nëqoftëse do të parashikohej në kontratë, përderisa nuk është parashikuar ndryshe, zbatohet parimi i përgjithshëm. Pra çasti i fillimit të përgjegjësisë së siguruesit lidhet me pagesën e primit të sigurimit. Me pagesën e primit përmbushet kushti për fillimin ose vazhdimin e garancisë efektive të sigurimit sipas kontratës së nënshkruar midis palëve, ç’ka nënkupton se pavarësisht faktit se kontrata është nënshkruar, efektet e kontratës janë të lidhura në mënyrë të kushtëzuar dhe detyruese me pagesën e primit”; “Afati i pagimit të primit është çasti i lëshimit të policës,pra pagesa duhej të ishte kryer menjëherë”; Pezullimi i sigurimit “…do të thotë se polica e sigurimit mbetet e vlefshme, por është pezulluar përgjegjësia e Siguruesit (palës sëpaditur), për të mbuluar me sigurim ngjarjen e sigurimit, pra garancia e sigurimit gjatëkëtij intervali kohor nuk është bërë efektive”; “Kur kontrata e sigurimit ka qenë e pezulluar, deri në momentin e pagimit të primit, momenti i vërtetimit të ngjarjes e bën atëtë pavlefshme, pasi deri në këtë moment paditësi i ka pasur të gjitha mundësitë praktike dhe ligjore që të paguante primin e sigurimit, por pas ngjarjes çdo mundësi e tillë shuhet, sepse mospagimi i primit passjell edhe pushimin e kontratës duke e zhveshur siguruesin nga përmbushja e detyrimit…Pamundësia absolute e pagimit të primit pas ndodhjes tëngjarjes e kthen një kontratë sigurimi të pezulluar në një kontratë të pavlefshme”; “I siguruari duke mos paguar primin, tërhiqet nga detyrimi i tij, për të qenë pjesëmarrës për pjesën që i takon në bazë të “rrezikut të përbashkët”;

Është interpretuar në instancat më të larta të gjyqësorit, cështja gjyqësore 342 midis palëve; shoqëria “SIGAL” sh.a. (siguruesi) dhe shoqëria “REAL X” shpk (i siguruari) me objekt përmbushjen e detyrimit kontraktor nga shoqëria siguruese sipas kontratës sësigurimit. Midis tyre është lidhur një kontratë sigurimi e mallrave në transport dhe për këtë qëllim, është lëshuar polica e sigurimit e datës 11.04.2007. Po ashtu, ka rezultuar e provuar se siguruesi ka lëshuar faturën tatimore nr.serial 22949535, datë 12.04.2007, nëvlerën 5.040 USD, që është vlera e primit të sigurimit, e cila është pranuar nga i siguruari, por pagesa e primit nuk është kryer prej tij. Anija që transportonte mallin është mbytur sëbashku me ngarkesën e siguruar.Shoqëria siguruese nuk ka pranuar të përmbush detyrimin që rrjedh nga kontrata/polica e sigurimit duke parashtruar se kontrata e sigurimit nuk ka hyre asnjëherë në fuqi, pasi i siguruari nuk ka paguar primin e sigurimit dhe kjo kontratë nuk ka sjellë asnjë pasojë juridike. Për pasojë, gjykatat e f aktit, në bazëtë neneve 1113, 1124 dhe 1125 të Kodit Civil, duke vlerësuar se pagesa e primit ështëkushti me plotësimin e të cilit lind marrëdhënia e sigurimit dhe fillojnë efektet ligjore tëkontratës së sigurimit, kanë vlerësuar se mospagimi i primit passjell edhe pushimin e kontratës duke e zhveshur siguruesin nga përmbushja e detyrimit. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka interpretuar se përcaktimet e neneve 1124 dhe 1125 vlejnë si rregullime të përgjithshme për kontratat e sigurimit të pasurisë, kurse në rastin 342 Vendimi nr. 269 , datë 24.05.2012, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë

143

konkret gjejnë zbatim nenet 1147-1149343, që rregullojnë kontratat e sigurimit të mallrave kundër rreziqeve gjatë transportit.344

Kështu, Referuar këtij rregullimi ligjor për rastin e sigurimit të mallrave kundër rreziqeve gjatë transportit, qoftë tokësor, ajror, detar apo i përzierë, gjen zbatim parimi“lex specialis derogate lex generalis”. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, nëinterpretim të drejtë të dispozitave ligjore të sipërcituara dhe të zbatueshme për çështjen objekt gjykimi, vlerëson se në rastin konkret ndodhemi përpara specifikave të sigurimit tëmallit kundër rreziqeve gjatë transportit detar dhe për këtë arsye për zgjidhjen e drejtë tëkësaj çështje nuk mund të anashkalohen rregullimet e bëra në nenin 1148 të Kodit Civil .Në kuptim të këtyre dispozitave, hyrja në fuqi e kontratës, lidhet me çastin e dorëzimit tëmallit transportuesit, pra ajo ka hyrë në fuqi në datën kur malli i është dorëzuar transportuesit, së bashku me dokumentacionin shoqërues, dhe ka mbuluar sigurimin e këtij malli, jo për ndonjë periudhë kohe (afat) të përcaktuar, por deri në momentin kur kymall do t’i dorëzohej pritësit, palës paditëse të këtij gjykimi (i siguruari). Në arsyetimin tim mendoj që duhet të nisemi nga qëllimi që kanë pasur palët nëkonkludimin e kësaj kontrate: Qëllimi i vërtetë i palëve ka qenë marrja në sigurim e mallit nga Shoqëria e Sigurimeve “SIGAL” sh.a, kundrejt pagesës të primit nga i siguruari Shoqëria “REAL X” sh.p.k. Pagesa e primit të sigurimit,…,nuk është plotësuar asnjëherë dhe si pasojë kontrata e sigurimit, e pezulluar, nuk passjell pasoja juridike për palët”; “Kontrata e sigurimit …, nuk është firmosur nga të dy palët, por vetëm nga pala e paditur, e cila ka përcaktuar dhe primin e sigurimit, paditësi nuk ka shprehur asnjë vullnet për pranimin e saj, përfshirë nënshkrimin e saj dhe detyrimin për pagimin e primit tësigurimit”.

Ndërsa kontrata e sigurimit të mallrave ndaj rreziqeve gjatë transportit, jo vetëm që nuk është kontratë me afat, por për shkak të specifikave, sikurse u parashtrua më lart, hyrja në fuqi e kontratës lidhet me çastin e dorëzimit të mallit transportuesit.

Mendoj se argumenti i bazuar në dispozitën 1148 të Kodit Civil është i gabuar, pasi në këtë dispozitë ligjvënësi ka përcaktuar afatin e efektshmërisë të kontratës sësigurimit të mallrave që transportohen, në funksion të kontratës së transportit, duke përcaktuar këtë kohë nga transportuesi, deri tek pritësi i mallit. Shprehja nga ana e ligjvënësit në këtë dispozitë për hyrjen në fuqi të kontratës së sigurimit të mallrave që do të transportohen, është në kuadër të një marrëdhënie transporti dhe mendoj se nuk shpreh qëllimin e ligjvënësit për të përcaktuar me detaje hyrjen në fuqi të kontratës së sigurimit.

b) Klauzolat e fillimit të efekteve345

343 në nenin 1148 të Kodit Civil, në ndryshim nga nenet 1124§1 dhe 1126 të po këtij Kodi, të cilët çastin e hyrjes në fuqi të kontratës së sigurimit të pasurisë e lidhin me pagimin e primit të sigurimit, nga i siguruari, çasti i hyrjes në fuqi të kontratës së sigurimit të mallrave kundër rreziqeve të transportimit përcaktohet nëmënyrë eksplicite “nga çasti që mallrat i janë dorëzuar transportuesit” dhe kontrata “vazhdon gjersa këto t’i dorëzohen pritësit, përveç kur në kontratë është parashikuar ndryshe”.344Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ka arritur në përfundimin se kontrata e sigurimit, polica e sigurimit e datës 11.04.2007, ka qenë e vlefshme dhe se siguruesi ka detyrimin t’i paguajë të siguruarit shpërblimin e sigurimit, brenda kufijve të shumës që është parashikuar në kontratë. 345 Klauzola e fillimit të efekteve: S. Corone “Quand la garantie d’assurance entre en vigueur”, Argus, qershor 1999, nr. 42: Civ 1, 16 mars 1970, RGAT 1970.521 (shënimi i mbulimit të menjëhershëm); Civ., 12 maj 1969, RGAT 1979.185 (fillimi i efekteve në datën e pagesës së primit të parë, data e mandatit ështëpara datës së policës).

144

Për të evituar kundërshtimin, policat e sigurimit mund të përfshijnë klauzola të ndryshme të cilat vonojnë fillimin e efekteve të kontratës në një moment qartësisht të përcaktuar: 1. Klauzola e fillimit të efekteve në mesditën e ditës pas ditës së lidhjes së kontratës346

Kjo klauzolë eviton pasiguritë mbi orën dhe minutën e nënshkrimit të kontratës. 2. Klauzola e fillimit të efekteve në një datë të caktuar: hyrja në fuqi e kontratës ështëatëherë e varur nga një afat i sigurt dhe garancia fillon vetëm ditën në të cilën ka nevojëpersoni i siguruar (psh: ditën e dorëzimit të automjetit, ose ditën e përfundimit të njëkontrate tjetër sigurimi). 3. Klauzola e fillimit të efekteve në orën 24 ditës pas pagesës së primit të parë: kontrata quhet e lidhur pas shkëmbimit të miratimeve dhe secila palë duhet të ekzekutojëdetyrimet e saj, por detyrimi i garancisë së siguruesit është i lidhur me ekzekutimin e pagesës së primit nga personi i siguruar. Kjo klauzolë thekson karakterin e dokumentit tëshkruar të kontratës: vënia e saj në punë supozon se primi është “i disponueshëm” sipas rregullave, personi i siguruar provon neglizhencën e tij, në rast të mospagesës.

c) Prova e kontratës. Karakteri provues i aktit347

Është “polica”348 ose “shënimi i mbulimit” që përbëjnë angazhimin reciprok të siguruesit dhe personit të siguruar. Për këtë rast kontrata plotësohet nga shkëmbimi i miratimeve, akti është i nevojshëm vetëm për të provuar kontratën (ad probationem) dhe jo për lidhjen e saj (ad solemnitatem).Përkufizimi i Policës së sigurimit. Polica e sigurimit është dokumenti, i nënshkruar nga palët, i cili konstaton ekzistencën dhe kushtet e kontratës së sigurimit dhe që, për këtëarsye, përbën elementin e provës.

1) Klauzolat e detyrueshme të policësNeni 1115 Kodit Civil saktëson ato që janë treguesit e përfshira detyrimisht në policë: emrat dhe adresat e palëve kontraktuale, sendin ose personin e siguruar, llojin e risqeve tëgarantuara, pikën e fillimit dhe kohëzgjatjen e garancisë, vlerën e saj, vlerën e primit dhe kuotimin e sigurimit, si dhe shpërblimi i sigurimit, personit të tretë në dobinë e të cilit është lidhur kontrata.Polica paraqitet në formën e një akti të shtypur, të parapërgatitur nga siguruesi. Ajo përfshin një sërë klauzolash, të përbashkëta për të gjitha kontratat e një kategorie tëcaktuar dhe që quhen “Kushte të përgjithshme”. Ato plotësohen nga “Kushtet e veçanta” të cilat individualizojnë kontratën dhe përbëjnë treguesit e kërkuar nga ligji.Rreziqet që lidhen me një mbulim nga sigurimi, mund të klasifikohen në tre grupe:* Rreziqe të siguruaraAto që përmenden në policën e sigurimit; zjarri vetëtima, stuhia dhe vjedhja.* Rreziqet e përjashtuara

346 Sipas Kodit Francez të sigurimeve, ndrësa sipas Kodit Civil shqiptar ora 24 e ditës së përfundimit të kontratës dhe mbaron në orën 24, të ditës së fundit të kohëzgjatjes së kontratës.347 Akti Provues: G. Durry “Où la Commission de controle des assurances semble meconnaitre le caracter consensuel du contrat d’assurance”, RCA dhjetor 1999, kronika nr. 24; S. Corone, “Preuve du contrat; la jurisprudence se montre souple”, Argus 7 janar 2000, faqe 35. 348 Sipas nenit L. 112-2 të Kodit francez të sigurimeve.

145

Ato që përcaktohen në policë si të përjashtuara qoftë si shkak i rreziqeve të siguruara, psh. kryengritjet e armatosura, tërmetet dhe lufta, ose si pasojë e rreziqeve të siguruara, p.sh. disa lloj shpërthimesh.Përjashtimet për mbulimet e sigurimeve, të cilat ligji i sigurimeve ndonjëherë kërkon për të përjashtuar nga mbulimi i sigurimit apo për të kufizuar një mbulim janë terma të cilat limitojnë qëllimin e mbulimit të sigurimitP.sh. Një shtëpi në Anglinë Lindore mund të sigurohet nga dëmtimet, përveç dëmtimeve që kanë ardhur si pasojë e përmbytjeve, ose në rastin e sigurimit të shpenzimeve të prindërve, në rastin e anullimit të një martese për shkak të një sëmundjeje, por jo në rastet kur nusja ose dhëndri ndryshojnë mendim. Sa më e komplikuar të jetë një çështje, aq më e rëndësishme është të shikohen përjashtimet, si pjesë e strukturës së mbulimit nga ana e sigurimit349. Mbulimi si çdo veprim kontraktor mund të hartohet i gjithi me terma pozitiv350.

Në përgjithësi ligji kontraktor është argumentuar se i shtrin efektet njëlloj në të gjitha rastet e kontratave dhe që në hartimin alternativ, roli i përjashtimit është përkufizues dhe jo përjashtues i përgjegjësisë për shkelje të premtimit. Në Francë ekziston pikpamja e “klauzolës”. Gjithsesi dy pikëpamjet më të mira mbeten në Angli. Skulptori i cili heq një copë të vogël gjatë gdhendjes në gur, kryen të njëjtën punë si një poçar i cili bën një punë më argjilë. Hartimi i një police sigurimi bëhet njëlloj për të dy dhe duhen parë njëlloj si një e tërë. Roli i klauzolave (përjashtuese) përcaktohet nga madhësia e rrezikut të siguruar.

* Rreziqe të pasiguruara dhe rreziqe të tjera.Ato që nuk përmenden në policë, psh tymi dhe uji mund të mos përjashtohen por dhe të mos përmenden si të siguruar në një policë ndaj zjarrit.

2) Kushtet e redaktimit351

Kodi i Konsumatorit francez ka përcaktuar se “Klauzolat e kontratave të propozuara nga profesionistët për konsumatorët ose për jo-profesionistët duhet të jenë të paraqitura dhe tëredaktuara qartësisht dhe në mënyrë të kuptueshme.352 Ato interpretohen në rast tëdyshimit, në kuptimin më të favorshëm për konsumatorin ose jo-profesionistin”.Gjithashtu ligji i viti 2014, për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, ku ka forcuar dukshëm mbrojtjen e konsumatorit, në rastet e lindjes së mosmarrëveshjes, për shkak tëpaqartësive të krijuara nga gjuha e përdorur në hartimin e kushteve të kontratës të

349 Shiko çështjen gjyqësore Photo Production Ltd v Securicor Transport Ltd [1980] Ac 827,851. Cf. Smith v Eric Bush [1990] 350 Për shembull cështja E.g Concrete Ltd v Attenborough (1940) 65 LI Rep 174, 179351 Kushte të redaktimit: Mbi gjuhën shih nr. 123 – Civ, 5 mars 1974, RGAT 1975.55, Crim. 30 janar 1992, RGAT 1992, fq. 499 “rastet e përjashtimit, karakteret shumë të dallueshme”; Vendim i Gjykatës sëKasacionit i cili aplikon një klauzolë të personit të siguruar me motivin se ajo është veçanërisht e qartë, pa iu përgjigjur konkluzioneve të personit të siguruar mbi mungesës e karaktereve të dallueshme”; shënimi Groutel “aplikimi i karaktereve shumë të dallueshme për një klauzolë të përjashtimit, në një njoftim informativ të sigurimit të grupit”.352 Neni L.133-2

146

sigurimit, të hartuara nga siguruesi. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të bëhet duke interpretuar kushtet në favor të të siguruarit.353

Në të drejtën e sigurimeve, legjislatori ka caktuar një sërë rregullash, të cilat tentojnë tëeliminojnë abuzimin duke paralajmëruar qartësisht personin e siguruar, i cili është ose jo një konsumator, në sensin e ngushtë të fjalës, për të gjitha përjashtimet që mund ti paraqiten në rast aksidenti. Për këtë arsye jo vetëm e gjithë polica duhet, në parim, tëhartohet në shqip dhe me karaktere të dallueshme, por disa nga klauzolat duhet tëhartohen me karaktere shumë të dukshme, të cilat duhet të tërheqin lexuesin me shikimin e parë, ose me anë të ngjyrës së ndryshme ose me anë të llojit të shkrimit të veçantë: këto janë klauzolat që kanë të bëjnë me anulimet, përjashtimet, kufizimet, kohëzgjatjen e kontratës.

3) Interpretimi i kontratës354

Policëmbajtësit duan rrethanat dhe nivelin e mbulimit sa më i gjerë të jetë e mundur, individët e marrin të mirëqenë se ai është më i gjerë se sa ç’është në të vërtetë. Policëmbajtësit nuk mund të justifikohen me mosnjohjen e kushteve. Nëse nuk i lexojnë termat e kontratës, ata nuk mund të ngrenë në gjykatë pretendimin e mosnjohjes për shkak të vetë-neglizhencës. Nëse i lexojnë termat e kontratës por nuk i kuptojnë, sërish nuk mund të ankohen, sepse përgjigja e Gjykatës do ishte se ata duhet të kishin marrë dikë që mund t’ua shpjegonte.Për siguruesit, së pari roli i termave të kontratës është fillimisht të përcaktojnë kufijtë e mbulimit në përputhje me kategoritë e riskut të parashikuara në kontratë dhe të dhënat e tyre mbi humbjet e mëparshme.355

Së dyti, termat e përdorur përbëjnë një manaxhim më të mirë të riskut nga ana e mbajtësit të policës. Kundër “vjedhjeve apo grabitjeve “, dëmi u jepet atyre policëmbajtësve të cilët kanë të vendosura në ambjentet e tyre kamera sigurie CCTV. Për më tepër, siguruesi mund të specifikojë llojin e kycit që do të vendoset në dyer apo dritare të cilët pengojnë hyrjen me forcë.Kompanitë e sigurimit të jetës do të dëshironin shumë të vendosnin “një kuti të zezë’ brenda trupi të njeriut, por as shkenca dhe as shoqëria nuk do ta lejonte një gjë të tillë. Ajo që mund të bëjnë siguruesit, është të ofrojnë polica më të ulëta sigurimi për personat të cilët nuk janë përdorues të alkolit apo duhanit, por duke parë se si janë gjërat, perceptimi i shumë siguruesve është se shumë policëmbajtës kanë tendencën të mashtrojnë dhe është e pamundur t’i kontrollosh ata.

Një kontratë e cila do ta përfshinte këtë ‘kutinë e zezë ‘ të kontrollit, do të kombinonte gjithsesi në mënyrë perfekte dy mënyrat nëpërmjet të cilave siguruesit tentojnë të luftojnë “moral hazard” në formën e kompesimit të riskut, e cila është tendenca e mbajtësve të

353 Neni 70, paragrafi 3, “Zgjidhja e mosmarrëveshjeve”, Ligjit nr.52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” 354 Interpretimi i kontratave të sigurimit: shih n. 133 dhe infra, nr. 417; Komuniteti Evropian i sigurimeve, Përmbledhja juridike VIII, raporti fillestarGregoire, RGAT 1978.102 dhe raporti përfundimtar Brehm, RGAT 1978.122; Civ. 5 maj 1971, RGAT 1972.203 “klauzola e qartë dhe e saktë e përjashtimit të riskut”; 355 David Slawson, “Standard Form Contracts and Democratic Control of Law Making Power” 1971,84 Harv. L. Rev. fq.529

147

policave të relaksohen dhe të rrisin mundësinë e ndodhjes së ngjarjes së siguruar. E para është vendosja e e masave siguruese në rastin e “kutisë së zezë” dhe së dyti duke përdorur prime më të ulëta për shkak të uljes së ekspozimit ndaj riskut.356 Në çdo rast, pavarësisht kushteve që mund të përmbajë kontrata, është e qartë se mënyra e hartimit të kontratës është gjëja më kryesorePër të hartuar një kontratë të qartë, baza janë fjalët e gjuhës shqipe, përveçse kur kërkohet ndryshe nga konsumatori.Duke qenë se një policë sigurimi është komplekse dhe shumë teknike, siguruesit duhet ta kuptojnë materialin dhe mbi të gjitha të jenë në dijeni se si fjalët do të interpretohen nga të tjerët: mbajtësit e policave , të cilët mund të mos i kuptojnë fjalët si dhe nga gjykatat, të cilat në rast konflikti duhet të përcaktojnë se si duhen interpretuar dispozitat e kontratës dhe se si policëmbajtësi duhet t’i kishte kuptuar ato. Për këtë arsye rregullat e shkrimit të kontratës janë të pandashme nga ato të leximit të saj, rregullat e interpretimit të përdorura nga gjykata. Kur gjykata lexon kontratën, si qëllim kryesor ka të zbulojë qëllimin e palëve. Për këtë arsye, gjykatat zbatojnë të njëjtat rregulla, si dhe për interpretimin e kontratave të tjera, dhe këto rregulla për kontratat e sigurimit përmblidhen si më poshtë :

Rregulli 1 : Fjalët duhet të interpretohen sipas kuptimit të tyre të parë.357 Ky rregull supozon se njerëzit e thjeshtë përdorin një fjalor të përditshëm dhe të thjeshtë.358

Gjithashtu gjykata supozon se këta persona i përdorin fjalët sipas perceptimit të tyre të thjeshtë. 359 Për këtë arsye, shumë fjalë nuk duhen interpretuar si të izoluara, por të para nën kontekstin e kontratës360 dhe duke ndjekur disa rregulla të thjeshta interpretimi.

(1) nëse fjalë të caktuara kanë karakter gjenerik, edhe fjalët të cilat janë më të përgjithshme do të cilësohen si me të njëjtin karakter. (eiusdem generis)361

(2) përdorimi i caktuar i një fjale, përjashton në mënyrë implicide një fjalë tjetër të ngjashme me të. (expressio unius est exclusio alterius). Kështu që nëse polica A konsiderohet me kusht dhe polica B nuk e realizon këtë kusht, atëherë përfundimisht ky kusht mbetet inekzistent.362

Rregulli 2 : Gjykatat preferojnë kuptimin i cili paraqet më së miri qëllimin e palëve.363

Përshembull, prioritet i jepet më tepër pjesës jo standarte të kontratës, pra kushteve të negociuara më tepër, sesa atyre standarte.

Rregulli 3 : Nëse vihet re se fjalët janë përdorur në një kuptim të vecantë, pra nëse ka kontradikta ndërmjet klauzolave të përgjithshme dhe klauzolave specifike, mbizotërojnë klauzolat specifike.

356 P.Cane , Atiyaht;” Accidents, Compensation and the Law”, 6th , Oxford,1999, fq 369. 357 E.g Hayard v. Norwich Union Ins. Ltd (2001) Lloyd’s rep IR 410, për më shumë detaje shih M. Clarke 358Çështja Investors Compensation Scheme Ltd vWest Bromwich BS (1998) 1 ËLR 896,912 (HL)359 Çështja Lewis emanuel and Son Ltd vs Hepburn (1960) 1 Lloyds rep 304,308360 The fina Samco 1995 2 llyods rep 344,350361 Young vs, Sun alliance and London Ins. Ltd(1976) Lloyds rep 189,191 (CA)362 Home Ins Co vs Victoria Montreal Fire Ins. Co. 1970 AC 59,64363 Woolfall and Rimmer Ltd vs Moyle 1942, 1 KB 66,73 ff CA

148

Rregulli 4 : Nëse edhe pas zbatimit të rregullit 1 dhe 2 kuptimi mbetet akoma i paqartë, dhe nuk gjendemi para rastit të përdorimit të rregullit 3, atëherë :

(1) fjalët do të interpretohen sipas kuptimit që sjellin pasoja për palët;(2) Do të vlejë parimi i “contra preferentem” sipas të cilit, pala e cila nuk ka hartuar

kontratën do të gëzojë një pozitë më të favorshme.

Rregulli i katërt, është përdorur në një çështje kur një policëmbajtës kaloi në mënyrë të pakujdesshme në shinat e trenit dhe u përplas nga treni.364Një gjyqtar amerikan, gjithashtu ka shtuar se : “ Nëse palët përdorin në kontratë fjalë “rrëshqitëse”, atëherë nuk është detyrë e gjykatës të hedhë rërë mbi akull.365

Rregulloret e derivuara nga Direktiva EC kërkon që termat e kontratave për konsumatorët të jenë 'të qarta dhe të kuptueshme'366 por konsumatorët individë, fatkeqësisht duhet të këmbëngulin për këtë në policat e tyre të sigurimit. Një dallim është krijuar ndërmjet qartësisë dhe saktësisë.367 Saktësia është mesatarja e personave që punojnë në të njëjtën fushë dhe në të njëjtin nivel,qartësia është kryesisht një çështje subjektive, e cila nuk mund të kërkohet efektivisht pa drejtuar pyetjen : e qartë për kë?Kuptimi i vërtetë dhe efektiv mund të arrihet vetëm në nivel individual. Nëse individët nuk kuptojnë mbulimin e ofruar, ata nuk duhet të ankohen ose të fajësojnë dikë për këtë gjë, por duhet të kërkojnë një interpretues, përshembull një ndërmjetës të pavarur ose dhe siguruesin. Nëse ndërmjetësit e interpretojnë gabim, ato mund të jenë përgjegjës ndaj policëmbajtësit. Nëse siguruesi e interpreton gabim, atëherë gjykata mund të vendosë që kontrata do të ketë kuptimin që i siguruari i kishte bërë kësaj të fundit. Ky duket të jetë kompromisi më i mirë ndërmjet sigurisë dhe të kuptuarit.

4) Shënimi i mbulimit, akt provizor368

“Shënimi i mbulimit” i quajtur edhe “shënimi i garancisë” ose “letër garancie” ose “letër mbulimi” është dokumenti provizor që konstaton ekzistencën e një garancie, para përcaktimit të policës ose amendimit. Ky dokument shpesh i lëshuar për kryerjen e njësipërmarrje sigurimi nga një ndërmjetës i autorizuar, agjent ose përfaqësues, i mundëson personit të siguruar të jetë menjëherë i garantuar, pa pritur redaktimin përfundimtar tëpolicës. Nëse garancia është e varur nga pagesa e llogaritur e primit të parë, atëherë ajo lëshohet duke pasur shënimin “lirim”. Shënimi i mbulimit nuk i nënshtrohet asnjë formë dhe mund të përbëhet nga gjithëakti, i nënshkruar nga siguruesi ose përfaqësuesi i tij, dhe tregon elementet thelbësorë të

364 Cornish vs. Accident ins. Co. 1889, 23 QBD 452, 456 (CA)365 M.Clarke,”Policies and Perceptions of insurance law in the Twenty-first century’, clarendon law series, 2007,fq.137.366 ibidem367 J. Stark, 'Should the Main Goal of Statutory Drafting be Accuracy or Clarity?' (1994) 15 Statute L Rev 207-13.368 Shënimi i mbulimit dhe vërtetimi i sigurimit: Civ. 1re, 6 tetor 1993, RGAT 1994.80, vërejtje Maurice, RCA 1994, nr. 26 dhe kronikë nr. 1 (vërtetimi i sigurimit vlen si shënim mbulimi); Civ. 1re, 30 mars 1994, RCA 1994, nr. 224 (idem); Civ. 1re, 13 maj 1997, RCA nr. 386 vërejtje Groutel (idem); Kundërshtime: Com. 14 nëntor 2000, RCA 2001 kronikë Groutel nr. 7 (çertifikata e sigurimit vlen si çertifikim i sigurimit dhe jo shënimi i mbulimit).

149

sigurimit. Pavarësisht ambiguitetit të termave të përdorura, shënimi i mbulimit, i cili angazhon siguruesin ndaj personit të siguruar, ndryshon pra, nga “çertifikata e sigurimit” ose nga “vërtetimi i sigurimit”, kryesisht të destinuara të transmetohen tek një i tretë, dhe që nuk sjellin asnjë saktësim mbi llojin dhe marrëveshjen e angazhimit të siguruesit. Pyetja më delikate qëndron në kohëzgjatjen e efekteve të shënimit të mbulimit, i cili ndryshon sipas objektivave që duhet të arrihen. Garancitë kanë një rol të veçantë në kontratat e sigurimeve, por duhet pasur kujdes në mësimin e gjuhës së ligjit të sigurimeve pasi shpesh i ka lënë individët dhe juristët njëlloj të konfonduar në lidhje me fjalën “garanci”.Për disa, garancitë janë disa sigurime të barabarta me të mirat e mbajtësit të këtyre të mirave, për të tjerë kjo ka të bëjë me detyrimet e parashikuara në Aktin e Shitjeve e të Mirave. Por për juristët konfuzioni përkeqësohet sepse garancitë e sigurimeve ndonjëherë janë quajtur “kushte”.Kushtet e shitjeve janë një pjesë shumë e rëndësishme e kontratave të shitjes, pasi në rast të shkeljeve efekti në ligj është i tillë që blerësve u lind një e drejtë e dyfishtë në lidhje me dëmin dhe opsionit për ti dhënë fund kontratës. Kjo ndodh sepse sipas ligjit, blerësi në fjalë është substancialisht i privuar nga ajo çfarë është kontraktuar. Ajo çfarë siguruesit duan përveç transaksioneve është pagesa e sigurimit (Primi). Ajo çfarë mbajtësit e policave duan përveç transaksioneve është mbulimi nga sigurimi. Garancitë janë afërsisht të lidhura me mbulimin e sigurimit, por ato i kufizojnë në vendqë ti përmirësojnë. Kështu që garancitë e sigurimeve janë ndonjëherë “të kushtëzuara, por jo të mbulueshme” duke marrë në konsideratë kushtet e dyfishta të shitjeve. Garancitë e shitjeve janë premtimet e dëmeve kolaterale ndaj qëllimit kryesor të kontratës së shitjes. Kur garancitë e shitjeve shkelen edhe pse janë më pak të rëndësishme se kushtet e shitjeve, blerësit do të privoheshin gjithsesi nga diçka për të cilën janë kontraktuar. Garancitë e sigurimeve nuk janë pjesë e kontratave të siguruesve për të cilët është e rëndësishme pagesa e sigurimeve (primit). Për më tepër kur garancitë e shitjeve shkelen, shkelja u jep blerësve të drejtën mbi dëmin, por jo atë të përfundimit të kontratës. Përjashtimet ndryshojnë nga garancitë në përgjithësi, përjashtimet e ngjarjeve e shfajësojnë siguruesin vetëm nëse ata kanë disa shkaqe që lidhen me humbjen e të mirave si pasojë të një trazire. Si përjashtim nuk e shfajëson një sigurues tokash vetëm nëse pohohet që humbja e kërkuar të ketë ardhur si pasojë e trazirave. Meqënëse kjo është e vështirë të provohet siguruesit e kthejnë një përjashtim të këtij lloji në një “përjashtim të përkohshëm” duke përjashtuar dëmin nga një trazirë; nëse një trazirë ndodh në lagje në kohën e humbjes, një lidhje prezumohet dhe siguruesi shfajësohet, pa pasur nevojën të provojë se trazirat ishin shkaku i humbjeve. Për siguruesit kjo është e mjaftueshme. Ata janë më pak të shqetësuar në lidhje me shkaqet ndërmjet trazirave dhe humbjeve në veçanti sesa një lidhje statistikore ndërmjet trazirave dhe një numri të madh çështjesh që kanë të bëjnë me humbjet. Sipas të dhënave të tyre kur ka trazira ka dhe një numër të madh dëmtimesh në prona. Sipas siguruesve kur ka një trazirë, rreziku i siguruar kalon në një kategori tjetër. Për mbajtësit e policave të sigurimit kjo mund të duket e palogjikshme. Si observues të shkaqeve, njerëzit kanë tendencën të ngrejnë një lidhje ndërmjet rezultateve dhe shkaqeve që janë të afërta në kohë dhe hapësirë. Pretenduesit e një sigurimi janë të prirur ta shohin si një ide të gabuar të asaj se çfarë ndodh, por në qoftë se një përjashtimi i përkohshëm hedh poshtë pretendimet e tyre shpjegimet që japin siguruesit kanë të bëjnë me kategorizimin e rrezikut që ka mundësi të çojnë drejt një sqarimi, dhe jo drejt shlyerjeve.

150

5) Dallimi ndërmjet përjashtimit dhe garancisë

Është mjaft e rëndësishme të dallohet në qoftë se një term në kontratë është një përjashtim apo një garanci. Për të dalluar ato, hapi i parë është të shikohet kontrata nëse ajo e klasifikon vetë si term. Si pasojë, nëse një policë sigurimi ndaj zjarrit thotë se mbulon rastet e zjarrit, përveç zjarrit të shkaktuar nga tërmetet, në prima facia, ai term nënkupton një përjashtim dhe një garanci do të jetë kur p.sh një ndërtesë e siguruar nuk do të qëndrojë e pabanuar për më shumë se 30 ditë, në prima facia është një garanci. Sidoqoftë një term i papërcaktuar në rastin kur një sigurim nuk mbulon humbjet në një ndërtesë që nuk banohet për më shumë se 30 ditë pranohet se është një përjashtim. Në përgjithësi gjykatat i cilësojnë etiketimet e garancisë, por ndonjëherë këto etiketime mund të jenë konfonduese. Shumë autorë garancitë dhe përjashtimet mund të quajnë dhe kushte. Ndonjëherë konfuzioni përkeqësohet nga një mori etiketimesh si: “Terma të delimitimit të riskut”, “ përjashtimet e përkohshme” ose “limitimi i rrezikut”. Megjithëse etiketimet janë të rëndësishme ato nuk janë gjithmonë vendimtare.369

Hapi i dytë për të indentifikuar ndryshimet është nëpërmjet shkeljeve në qoftë se kontrata parashikon efektet e termave të përdorur. Këto efekt të përjashtimeve dhe garancive janë qartësisht të dallueshme dhe tregojnë me çfarë kemi të bëjmë.Së treti, nëse ende nuk ka një përgjigjie për pyetjen, hetimi shkon pas termit të përdorur për të gjetur natyrën e brendshme të termit. Përgjithësisht, nëse termi ka të bëjë me rrethanat që japin një ngritje të së përkohshmes, atëherë është një përjashtim. Kështu, nëse automjeti është i siguruar edhe jashtë shtetit, përveç Europës lindore, siguruesi është jashtë përgjegjësisë, nëse automjeti është në Ukrainë, por sigurimi i tij vazhdon kur automjeti kthehet. Nëse, në çdo rast, termi përmban një rrethanë ku ka ose mund të ketë një rritje të rrezikut, atëherë kjo është një garanci. Kështu, nëse nuk janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mbajtur mjetin të siguruar në një gjendje të mirë teknike, siç kontrata kërkon, atëherë kjo është një shkelje e garancisë. Me shkeljen e garancisë, mbulimi i sigurimit përfundon, edhe pse mjeti është rikthyer në gjendje të mirë teknike.

Një arsye për rastin e fundit është se, megjithëse policëmbajtësi ka mbajtur përgjegjësinë për ngjarjen, ai mund të jetë shndërruar në një klient të cilin kompania e sigurimit mund të mos dojë që t'i ofrojë sigurim. Rreziku mund të mos ketë ndryshuar, në varësi të rastit, por perceptimi i siguruesit për rrezikun ka ndryshuar dhe ndërmjet garancisë, siguruesi ka të drejtën për të rimarrë në konsideratë sigurimin e mjetit.

6) Problemi i përkeqësimit të rrezikut

Roli i siguruesit nuk është të kufizojnë aktivitetin dhe përpjekjet njerëzore, por ështëta inkurajojë atë. Sigurisht, nëse njerëzit shkaktojnë qëllimisht zjarr në një pjesë të banesës e cila nuk ishte e siguruar, atëherë sigurimi nuk do të veprojë. Kjo jo sepse kanë shkelur një kusht apo garanci, por sepse ne ligjin e sigurimeve, zjarrvënia e qëllimshme nuk është e mbuluar. Individët, të cilët aplikojnë për herë të parë, por edhe ata që rinovojnë një kontratë sigurimi, duhet të përmendin çdo plan apo rrezik që mund të ketë objekti i kontratës. 'Nëse një njeri që ka nënshkruar sigurimin e jetës dhe më pas udhëton në një balonë ajri, kjo nuk shkakton prishjen e kontratës së sigurimit Një njeri i cili ka

369 Thomson v Weems (1884) 9 App Cas 671, 682.

151

siguruar banesën e vetë, mund të ndezë sa qirinj të dojë në shtëpi, por kjo rrit rrezikun e rënies se zjarrit në shtëpi' Rregulli Gjerman për sigurimin e jo jetës, përcakton se policëmbajtësit nuk mund shtojnë rrezikun në asnjë formë pa pëlqimin e siguruesit, dhe nëse nuk merret pëlqimi i siguruesit, atëherë sigurimi nuk është më i vlefshëm.370 Më tërheqëse akoma është rregulli Francez, ku nëse risku është rritur materialisht gjatë periudhës së sigurimit nga shkaqe të specifikuara në policë, siguruesi ka të drejtë të përfundojë marrëveshjen ose të kërkojë rritje të primit.371 Një rregull i ngjashëm gjendet në Zvicër gjithashtu,372 por, në praktikë, kjo është zbutur nga termat që janë vendosur në kontratë në favor të policëmbajtësit.

Rregulli Francez është kundërshtuar në Francë si një barrë e paarsyeshme për policëmbajtësit. Raporti ELC373 doli në konkluzionin se mund të jetë e përshtatshme për mbulimin me kohë relativisht të gjatë që u gjet në Europë ku, përshembull, Gjermanët mund të siguronin motorët e tyre për një periudhë deri në dhjetë vjet, por jo për periudha më të shkurtra mbulimi ,siç ndodh në Mbretërinë e Bashkuar. Për më tepër, çdo gjë që si rregulli Francez shkon ndesh me parimet e kontratës klasike i cili është i dallueshëm dhe diskret dhe jo relacional. Tradita Angleze është që rregullat e angazhimit duhet të jenë në rregull në momentin e lidhjes së kontratës dhe të jenë nën vëzhgim gjatë periudhës që kontrata është në fuqi.

Ndërsa, ligji nuk lejon policëmbajtësit të rrezikojnë me siguruesin,374 kërkon që siguruesit të vënë në një shkallë rreziku policëmbajtësit. Në rastin e sigurimit të detyrueshëm të mjeteve motorike, përshembull kjo është e dukshme jo vetëm në Angli375

por gjithashtu dhe në shtete të tjera, si në Francë376 : mbrojtje të caktuara nuk mund të ngrihen nga siguruesit kundër palëve të treta të cilëve u është besuar një mjet motorik i siguruar.

Edhe në Angli duhet theksuar një situatë e ndërmjetme kur sigurimi është kontraktuar në një kohë relativisht të gjatë para periudhës së mbuluar: garancia e shprehur mund të prezantohet, sepse kështu ajo do të jetë një kusht për mbulim që rreziku nuk është rritur në një datë specifike ndërmjet kontratës dhe fillimit të mbulimit nga kontrata. Ajo që siguruesit kanë të drejtë të bëjnë në përgjigjje të njoftimit, nuk është gjithmonë e qartë në kontratë, por është gjithmonë e qartë nga Kausar377 se gjykatat Angleze do të përgjigjen negativisht ndaj çdo kërkese të siguruesit për të përfunduar apo ndryshuar kontratën përpara datës së rinovimit. Ky vendim ilustron traditën Angleze kundër një termi në kontratë, një rregulli apo një ligji që bën aktivitetin e policëmbajtësit të varur nga vullneti dhe 'teka' e siguruesit,

370 Kodi gjerman VVG, Artikulli 23-25.371 Kodi sigurimit francez,, Art. L. 113-2-3372 VVG, Artikulli 28 dhe 30373 No. 104, parag. 5.50374 Ibid.,375 Road Traffic Act 1988, ss. 14 (1) dhe 151 (1)376 Code d'assurance, Art. R211- 13-3377 Kausar v Eagle Star Ins. Co. Ltd. (1997) CLC 129 (CA) Kausar lidhej me sigurimin e një dyqani, i cili i kërkonte policëmbajtësit që t'u tregonte për çdo rrethanë që do të shkaktonte rritjen e rrezikut për dëmtim pas fillimit të sigurimit dhe pohoi se në rast të tillë policëmbajtësi nuk do të ishte më i mbuluar nga sigurimi derisa të pranonte të nënshkruante se do të pranonte kushtin e mësipërm. Gjykata e Apelit refuzoi të aplikonte këtë pasi përshembull, nëse do të ndodhte një zjarr në fund të rrugës ku ndodhej dyqani, kjo do të shkaktonte mbarimin e mbulimit nga sigurimi.

152

përgjatë periudhës së sigurimit. Tradita vërehet jo vetëm nga gjykatat po edhe nga FOS378.

5.3. Parimi i dëmshpërblimit dhe liria kontraktore. Limitet e garancisë në sigurimet e dëmeve

Për përcaktimin e vlerës së shpërblimit të sigurimit, palët mbështeten në njërin nga dy sistemet e shpërblimit të sigurimit atë proporcional379 apo atë të rrezikut të parë, në varësi të llojit të sistemit që palët kanë zgjedhur në kontratë. Shuma e sigurimit nuk mund të jetë asnjëherë më e madhe se vlera e objektit të siguruar380. Shuma e sigurimit mund të jetë e barabartë me vlerën e pasurisë së siguruar dhe në këtë rast themi se kemi sigurim të plotë të saj, por mund të ndodhë që të jetë më e vogël se se vlera e pasurisë së siguruar dhe në këtë rast kemi të bëjmë me sigurim të pjesshëm të saj. Ndërsa në rastin e sistemit të rrezikut të parë dëmi i shkaktuar duhet të dëmshpërblehet plotësisht, pa u marrë parasysh pjestimi midis shumës së sigurimit dhe vlerës reale të pasurisë së siguruar.381Kodi civil parashikon me dispozitë lejuese zbatimin e sistemit proporcional për llogaritjen e shpërblimit të sigurimit, që do të thotë se zbatohet ky sistem derisa palët nuk kanë parashikuar ndryshe në kontratë.382

Në përcaktimin e vlerës konkrete të shpërblimit të dëmit, marrin pjesë si rregull të dy palët, siguruesi dhe i siguruari dhe për përcaktimin konkret të saj zakonisht është e nevojshme mendimi i ekspertëve përkatës. Në rast se i siguruari nuk është dakort për vlerën konkrete të shpërblimit të sigurimit, ai ka të drejtë që t’i drejtohet gjykatës, e cila është ajo që vendos përfundimisht për sasinë e shpërblimit të sigurimit që siguruesi, duhet që të paguajë ndaj të siguruarit. Sigurimet e dëmeve dominohen nga dy rregulla, njëri ka të bëjë me funksionin e tyre, tjetri me regjimin e saj juridik, dhe secila prej tyre vendos kufij për garancinë e siguruesit. Funksioni dëmshpërblyes i sigurimit të dëmit ndalon që ai të bëhet burim pasurimi për të siguruarin ose përfituesin, dhe kufizon garancinë e siguruesit vetëm tek dëmi i pësuar. Konsensualizmi juridik që paraprin lidhjen e kontratës së sigurimit, i mundëson palëve të kufizojnë madhësinë e angazhimeve të tyre: të siguruarit duke limituar vlerën e deklaruar të kapitalit të siguruar, siguruesit me klauzolat e kufizimit të garancisë, mos mbulimit dhe të drejtave ekskluzive. Themeli i parimit të dëmshpërblimit është i dyfishtë. Nga njëra anë përkthen frikën e aksidenteve të vullnetshme, të cilat do të shumëfishoheshin, nëse dëmshpërblimi i paguar nga siguruesi do të tejkalonte në vlerë, madhësinë reale të dëmit: është e sigurt që shkeljet

378 Shiko p.sh., Çështjen 36/9 Ombudsman News, Prill 2004379 Sipas nenit 1136-1137 të Kodit Civil, shpërblimi i sigurimit nuk mund të jetë më i madh se sa shuma e sigurimit dhe as më i madh, sesa dëmi efektiv që i është shkaktuar të siguruarit ose pasurisë së tij, sipas këtij sistemi i siguruari ose përsoni i tretë, do të marrin dëmshërblim vetëm për atë pjesë të dëmit që korespondon me vlerën e pasurisë së siguruar.380 ky përcaktim vlen për të gjitha llojet e kontratave të sigurimit të pasurisë dhe kakarakter urdhërues.381 Siguruesi sipas këtij sistemi merr përsipër të paguajë të gjithë dëmin e pësuar edhe për cdo pjesë të pasurisë kur kjo është e siguruar nën vlerën reale,por gjithnjë Brenda shumës së sigurimit.382 M.Tutulani Semini,” E drejta e detyrimeve dhe kontratave”, pjesa e posaçme, botimi Skanderbeg, Tiranë, 2006 , fq.182-183

153

me paramendim nuk janë të sigurueshme, por nëse prova e tyre është gjithmonë e vështirë për tu gjetur (për shembull vënia e zjarrin me paramendim) Nga ana tjetër, nëse ekzistojnë disa ngjarje mbi të cilat vullneti i njeriut nuk mund të veprojë (psh forcat e natyrës si; breshëri, rrëshqitjet e tokës, furtunat ...), kur ndodhin ndryshojnë natyrën e sigurimit që, teknika e sigurimit me reciprocitet të riskut, bëhet “ lojë e barabartë”383,ç’ka nuk është në natyrën e saj.

1. Parimi i dëmshpërblimit paraqitet në mënyrë vullnetare, si dëmshpërblimi: I gjithë dëmit të pësuar; Asgjë përveç dëmit të pësuar.

Kur e mira është shkatërruar pjesërisht, mund të llogarisim humbjen në dy mënyra:A) Vlerësimi i drejtpërdrejtë i dëmit të pjesshëm. Konsiderojmë këtu se dëmshpërblimi duhet të lejojë pagimin e të gjithë riparimeve të nevojshme për ta rikthyer të mirën nëgjendjen e mëparshme, por lind një problem kur kostoja e tyre është më e madhe se vlera e sendit. 1. Parimi: dëmshpërblimi i kostos së riparimeve në limitin e vlerës së zëvendësimit të sendit. Duhet të konsiderojmë se vlera e zëvendësimit është një nocion më i përgjithshëm, se vlera në para, standart, e treguar nga kostot e transaksionit të automjeteve: në fakt vlera e zëvendësimit është një vlerë e vlerësuar in concreto, sipas ekspertit(vlerësuesit të dëmeve), dhe ajo merr parasysh gjendjen reale të automjetit,(sendit të siguruar) në funksion të vjetërsisë dhe mirëmbajtjes së saj.2. Dëmshpërblimi integral i kostos së riparimeve, përtej vlerës në para, në rast se zëvendësimi nuk është i mundur. Jurisprudenca mund ti japë rimbursimin e kostos së riparimit, edhe nëse ajo e tejkalon vlerën në para të automjetit, kur këto riparime janë realizuar efektivisht dhe specifikat e automjetit (vjetërsia, gjendja e jashtëzakonshme) nuk lejojnë që ai të zëvendësohet me një automjet tjetër; në njëfarë mënyre nëse nuk është një “send i prekshëm” parimi thelbësor i riparimeve integrale të dëmtimeve të pësuara, imponon rimbursimin e kostos së riparimit, edhe kur tejkalohet vlera fiktive e një zëvendësimi të pamundur.B) Vlerësimi indirekt i dëmtimit të pjesshëm. Humbja e pësuar llogaritet në mënyrë indirekte, duke zbritur nga vlera e sendit “vlerën e shpëtuar”; domethënë vlerën e mbetur të sendit pas ndodhjes së ngjarjes. Pagesat e shpëtimit janë gjithashtu në ngarkim të siguruesit.

Dëmshpërblimi i fitimit të munguar. Dëmshpërblimi i fitimit të pritshëm ose të fitimit të munguar (lucrum cessans) sipas nenit 486 të Kodit Civil përfaqëson të ardhurat(fitimin) që do të nxirreshin nga kreditori në kushtet e zakonshme të tregut nëse nuk do t’i ishte shkaktuar një dëm në formën e pakësimit të pasurisë. Fitimi i munguar përfshihet në konceptin e dëmit të pësuar, pra është tërësisht në përputhje me parimin e dëmshpërblimit384 dhe me rregullat e përgjegjësisë civile; kontratat e sigurimit ofrojnë shumë shembuj të tillë.385

383 Yvonne Lambert-Faivre,Laurent Leveneur, “ Droit des assurances” , botimet DALLOZ, 2011, fq 343-346.384 Në Kodin Civil, është parashikuar parimi sipas të cilit siguruesi përgjigjet për fitimin e munguar, vetëm në qoftë se një gjë e tillë është parashikuar shprehimisht në kontratë. Kjo do të thotë se si rregull, siguruesi nuk përgjigjet për fitimin e munguar, të cilin do të kishte nxjerrë i siguruari nga pasuria e siguruar, në rast se nuk do të kishte ndodhur ngjarja e sigurmit, e cila sjellë humbjen ose shkatërrimin e sendit. Nga ana

154

Në çëshjen gjyqësore386 ku është kërkuar nga ana e paditësit kërkimi i shpërblimit të dëmit shëndetësor me pasojë plagosjen e rëndë, pagimin e interesin bankar për shumën e përcaktuar deri në pagimin e shumës si fitim i munguar, gjykata ka arsyetuar se detyrimi për shlyerjen e interesave bankare si rrjedhojë e vonesës në shlyerjen e detyrimit, pra edhe të një dëmi pasuror apo jopasuror të pësuar, në një marrëdhënie kontraktore apo jashtëkontraktore, nuk përfshihet në atë që përfaqëson fitimi i munguar sipas Kodit Civil.Nga ana tjetër në sigurimet e detyrueshme, përsa i përket fitimit të munguar, nëse shuma e përgjithshme e dëmshpërblimit del përmbi limitin ligjor, pala e dëmtuar mund t’i kundërdrejtohet me padi direkt mbajtësit të mjetit motorik të siguruar dhe që i ka shkkatuar dëmin. Por përsa i përket interesave bankare nga vonesa e shlyrjes së dëmit,pala e dëmtuar nuk mund t’i drejtohet me padi shkaktuesit të dëmit, sepse ky i fundit është i mbuluar me sigurim vetëm për dëmet pasurore dhe jopasurore (përfshirë ftitimn e munguar) që i ka shkaktuar të dëmtuarit me veprimet ose mosveprimet e tij, në drejtimin e mjetit motorrik të siguruar.Vonesa në shlyerjen e dëmit (detyrimit) është përgjegjësi e vetë shoqërisë së sigurimit, në raport të drejtpërdrejtë më të dëmtuarin dhe nuk ka asnjë lidhje me limitin ligjor të dëmshpërblimit, të parashikuar nga legjislacioni për sigurimet e detyrueshme.Dëmshpërblimi i humbjes së të ardhurave profesionale, për shkak të aksidentit është klasik në të drejtën e dëmtimeve trupore.

2. Dëmshpërblimi vetëm i dëmit të pësuar: sigurimet e tepërta

Nëse parimi i dëmshpërblimit, mundëson riparimin e të gjithë dëmit të pësuar, ai nuk lejon që të shkohet përtej parimit: “asgjë përveç dëmit të pësuar”, duke përcaktuar kështu kufirin absolut të dëmshpërblimit. Ky parim duhet të zbatohet rreptësisht, kur i siguruari ka nënshkruar një ose më shumë sigurime, për një vlerë totale më të lartë, se vlera reale e mallit të dëmtuar. Problemi i sigurimeve të tepërta, ngrihet në dy hipoteza:

- Kur ka ekses të sigurimit, sepse risku ka një vlerë sigurimi të përcaktueshme. Garancia është nënshkruar në kontratë, për një vlerë më të lartë, kemi të bëjmë me mbi-sigurim.

- Kur eksesi i sigurimit rezulton nga mbledhja e shumë kontratave: ka një sigurim të shumëfishtë të akumuluar.

tjetër siguruesi, si përjashtim do të përgjigjet për fitimin e munguar të pasurisë së të siguruarit, në qoftë se palët e kanë parashikuar një gjë të tillë shprehimisht në kontratë.385 Mund të citojmë garancinë e “humbjes së qirasë” që shoqëron sigurimin e një pasurie të paluajtshme kundër zjarrit, sigurimin kundër rënies së të ardhurave për shkak të fatkeqësive natyrore, sigurimet e prodhimeve bujqësore të tilla si sigurimi kundër breshërit, dhe mbi të gjitha sigurimin e humbjes së shfrytëzimit që shoqëron sigurimin kundër zjarrit për risqet industriale, i cili i mundëson drejtorit të një ndërmarrje të marrë dëmshpërblim për shpenzimet e përgjithshme që vazhdon të realizojë dhe humbjen e përfitimeve që pëson gjatë rivënies në punë të ndërmarrjes pas fatkeqësisë. 386 Vendimi nr.243 datë 25.05.2010 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë me objekt “shpërblimin e dëmit shëndetësor, me pasojë plagosje të rëndë në mënyrë të menjëhershme në vlërën 20.000.000 lekë dhe detyrimin e të paditurit të paguaj interesin bankar për këtë shumë deri në pagimin e shumës si fitim i munguar.

155

A. Mbisigurimi,387 një vlerë e përcaktuar e sigurimit Një sigurim ka të bëjë me një “vlerë të përcaktuar të sigurimit” kur bëhet mbi sende, vlera e të cilave mund të vlerësohet paraprakisht: për shembull, vlera e një pasurie të paluajtshme të siguruar kundër zjarrit, vlera e pasurisë së luajtshme, e siguruar kundër vjedhjes, etj. Shumica e sigurimeve të sendeve është me vlerë të përcaktueshme, por edhe disa nga sigurimet që kanë objekt të përcaktuar: mund të citojmë si shembull; sigurimin e përgjegjësisë së mbajtësit të një sendi (përgjegjësia e tij është e kufizuar në vlerën e sendit që vlerësohet paraprakisht) ose dhe sigurimin e riskut të qirasë (qiramarrësi ka përgjegjësi për zjarrin, e sendit (vendit) të marrë me qira ndaj pronarit, të kufizuar në vlerën totale të pasurisë së paluajtshme të marrë me qira).

1) Mbi-sigurimi me mashtrim: pavlefshmëria e kontratës, dëmet dhe interesat për siguruesin.Nëse mbi-sigurimi ka qenë me dashje, në shpresën e realizimit të një fitimi, në rast të fatkeqësisë, kjo do të sjellë një rrezik të fatkeqësisë, të shkaktuar me dashje, pasoja është pavlefshmëria e kontratës: siguruesi nuk detyrohet të mbulojë asnjë garanci në rast të fatkeqësisë, dhe ka një veprim në rast përsëritje ndaj të siguruarit, për dëmshpërblimet e derdhura në rastet e mëparshme. Kjo pavlefshmëri e mbi-sigurimit me mashtrim, sjell pavlefshmërinë për deklarim të parregullt dhe keqbesim në risk. Në të dyja rastet, i siguruari ka shkelur me dashje marrëdhënien e sigurimit dhe pavlefshmëria e rënduar nga dëmi dhe interesi sanksionojnë sjelljen e tij. Pavlefshmëria është një sanksion i rëndë, i cili supozon provën e qëllimit të mashtrimit, provë veçanërisht e vështirë për tu sjellë nga siguruesi, për caktimin e vlerës së tepërt. Pamjaftueshmëria e jurisprudencës në këtë fushë, tregon se siguruesit vendosen më me dëshirë në terrenin e mbi-sigurimit me mashtrim, për humbjet në rast të fatkeqësive, se sa në rastet e mbi-sigurimit në kuptimin e vërtetë, për të evituar dëmshpërblime të tepërta.

2) Mbi-sigurimi pa mashtrim: dëmshpërblimi integral i dëmit të pësuar dhe zvogëlimi i primeve për të ardhmenRegjimi i mbi-sigurimit pa mashtrim, është i aplikueshëm në rastin kur dashja nuk mund të vërtetohet dhe në rastin kur i siguruari është realisht në mirëbesim. Dhënia e vlerës së përdorimit të çdo sendi, ndaj vlerës së zëvendësimit, lë vend për një vlerësim mjaft subjektiv.a) ky mbi-vlerësim mund të konstatohet në momentin e fatkeqësisë, për shembull në vijim të ekspertizës të kryer nga policia. Parimi i dëmshpërblimit, atëherë, limiton dëmshpërblimin e sigurimit vetëm në dëmin e pësuar, duke reduktuar vlerën e sendit të dëmtuar në vlerësimin e saktë të tij: ka dëmshpërblim të plotë të dëmit, por jo pasurim. b) Nga ana tjetër, mbi-sigurimi përkthehet në prime të tepërta, duke qenë se shumat e sigurimit përbëjnë bazën e primit. Ose, siguruesi ruan primet e lëshuara dhe primin e periudhës fillestare, por primi do të reduktohet për të ardhmen, dhe do të reduktojëshumën korresponduese të shumës së sigurimit të korrigjuar. I siguruari do të kërkojë këtë reduktim të primeve, si në rastin kur ka pasur mbi-sigurim fillestar të kontratës, dhe në rastin kur, gjatë kontratës, ka pasur një zvogëlim të vlerës së sendeve të siguruara për

387 Kemi mbi-sigurimi kur, në një kontratë me vlerë të përcaktueshme të sigurimit, vlera e deklaruar në nënshkrimin e kontratës është në një vlerë më të lartë, se vlera reale e sendit të siguruar.

156

çfarëdolloj motivi: humbja ose dëmtimi i pjesshëm, zvogëlimi i numrit të objekteve të siguruara, etj.

B. Sigurimet e shumëfishta kumulative

- Nocioni i sigurimeve të shumëfishta kumulative: mbledhja e garancive. Ka “sigurime të shumëfishta” kur merren njëkohësisht disa sigurime mbi të njëjtin risk:pavarësisht nga kjo, sigurimet e shumëfishta nuk janë “kumulative”. Kur këto sigurime të shumëfishta kanë si objekt, vetëm mbulimin e tërësisë së një risku shumë të rëndësishëm, për një sigurues, të vetën ka “bashkësigurim” pa “ekses” të sigurimit, duke garantuar secila shoqëri një pjesë të kuotës së tërësisë së riskut. Bashkë-sigurimi, tërësisht i ligjshëm, përdoret gjerësisht, kryesisht në degën kundër zjarrit, për risqet industriale, komplekset e mëdha të banimit apo risqet detare. Nga ana tjetër sigurimet e shumëfishta paraqesin një rrezik, sepse kur ato grumbullohen në një risk të vetëm, ato përbëjnë një ekses të sigurimit, si në sigurimin e sendeve dhe në atë të përgjegjësive. - Elementët përbërëse të sigurimeve të shumëfishta kumulative. Ndodhemi para sigurimeve të shumëfishta kumulative, kur i njëjti objekt garantohet njëkohësisht nga dy ose më shumë sigurues, kundër të njëjtit risk dhe për të njëjtin interes, pavarësisht nga vlera reale e tij. Jurisprudenca ka vënë kohët e fundit një kusht tjetër: unicitetin e nënshkruesit.388

1. Identiteti i objektit, domethënë që shumë sigurime vihen mbi një send të caktuar dhe të individualizuar (një pasuri e paluajtshme, një automjet, mobiljet e një apartamenti), ose mbi një përgjegjësi të njëjtë. Nëse objekti i garancisë është i ndryshëm, nuk ka sigurim kumulativ (për shembull; dëmi material i drejtpërdrejtë nga zjarri është i ndryshëm nga humbja e fitimit). 2. Identiteti i riskut, domethënë ngjarja e mundshme që sjell riskun, duhet të kombinohet me identitetin e objektit. Dy sigurime nuk janë kumulative nëse, kur realizohen mbi të njëjtin objekt, njëri garanton kundër zjarrit dhe tjetri kundër vjedhjes. 3. Identiteti i interesit, supozon se, është i njëjti “interes i sigurimit” që krijojnë dy sigurime, edhe nëse ato janë të lidhura nga nënshkrues të ndryshëm. Mund të duket logjike të kesh sigurime të shumëfishta kumulative, që garantojnë të njëjtin interes të pronarit të sendit të siguruar, në bazë të një kontrate të nënshkruar personalisht, nga ku dhe një llogari sigurimi, të nënshkruar nga një i tretë (me përjashtim të rezervimit të kushtit të unicitetit të nënshkruesit). Por, nëse një kontratë garanton interesin e pronarit të sendit, dhe një tjetër përgjegjësinë e zotëruesit të këtij sendi, nuk kemi të bëjmë më sigurime kumulative. Në të njëjtën mënyrë, që garanton vetëm përgjegjësi të kryetarit të familjes, me përjashtim të përgjegjësisë personale të fëmijëve, dhe sigurimit shkollor, nuk janë kumulative, por në konkurrencë.4. Numri i siguruesve, përbën dallimin thelbësor në mbi-sigurim dhe në sigurimet e shumëfishta kumulative. 5. Njëkohshmëria e kontratave dhe e periudhave të garantuara, mundëson kundërshtimin e nocionit të sigurimeve kumulative, kur një nga kontratat është përfunduar ose pezulluar.

388 Yvonne Lambert-Faivre,Laurent Leveneur, “ Droit des assurances” , botimet DALLOZ, 2011, fq 347

157

Garancia e të gjitha sigurimeve, duhet të jetë efektive në ditën e ngjarjes. Sigurimet e mëpasshme nuk janë kumulative. 6. Mbledhja e garancive, përtej vlerës reale të së mirës është e përjashtuar, nëse një nga sigurimet është thjesht plotësuese e një sigurimi tjetër. Sigurimet kumulative dallohen menjëherë nga bashkë-sigurimi ose nga sigurimet e bashkë-siguruesve për të arritur në një mbulim integral të riskut, pa e tejkaluar atë. Për vetë jurisprudencën, vlefshmëria e sigurimeve të së njëjtës linjë, të cilat njëlloj si bashkë-sigurimi klasik në përqindje, kanë për objekt të mbulojnë risqe të mëdha me vënien në funksion të kësteve fikse paraprake: secila kontratë garanton një pjesë të një ngjarje të caktuar me anë të një shkallëzimi dhe një shifre maksimale; edhe nëse siguruesi i pjesës së parë nuk duhet të paguajë garancinë e tij për çfarëdolloj arsye, siguruesi i pjesës së dytë ndërhyn vetëm me fillimin e shkallës së tij të garancisë: kontratat e linjës së parë përbëjnë një ekskluzivitet absolut për ato pasuese. Nuk ka as varësi, as plotësim; çdo sigurues garanton thjesht një pjesë të dalluar dhe autonome të të njëjtit dëm, pa tejkaluar vlerën e të mirës. 7. Uniciteti i nënshkruesit. Jurisprudenca ka deduktuar se, sigurimet e nënshkruara nga persona të ndryshëm, mund të korrespondojnë me sigurime të shumëfishta kumulative, nëse ato përmbushin disa kushte të studiuara në vijim. Por me vendimin e 21 nëntorit 2000, Gjykata e kasacionit ka ngushtuar fushën e zbatimit të këtij teksti vetëm me këtë kusht, unicitetin e nënshkruesit. Në mënyrë të përmbledhur, nocioni i sigurimeve kumulative, zbatohet më pak në kontratat, të cilat rrallë kanë një objekt tërësisht identik, sesa në garancitë që duke përfshirë të njëjtin risk, vendosen në një situatë objektive të mbledhjes.

- Detyrimi për deklarimin e sigurimeve të shumëfishta kumulative. I siguruari duhet ti deklarojë çdo siguruesi, të gjitha sigurimet e shumëfishta të vendosura mbi të njëjtin objekt. Nëse ai merr një sigurim të ri, për një të mirë të siguruar njëherë, duhet jo vetëm të deklarojë këtë tek siguruesi i ri, në propozimin e tij (ky përbën një element subjektiv të riskut) por duhet dhe të njoftojë siguruesin e parë. Nuk parashikohet ndonjë formë, megjithatë letra rekomande i mundëson të siguruarit të ketë një provë të saj por përmbajtja e deklarimit, duhet të përfshijë emrin e siguruesit tjetër dhe shumën e siguruar. Me qëllim që të mos paguhen prime të tepërta, i siguruari mund të kërkojë, para ngjarjes, zvogëlimin proporcional të sigurimeve, për të evituar tepricën e sigurimit dhe për të zvogëluar shumën totale të primeve. Ky reduktim nuk është prapaveprues: siguruesit ruajnë primet e marra, dhe primin e vitit në vijim, siç është përshkruar në rastin e mbi-sigurimit në mirëbesim. Megjithatë, një i siguruar, nuk do të jetë i detyruar për një ndërprerje të pjesshme me një sigurues, duke nënshkruar njëkohësisht kontrata të tjera pa arsye të vlefshme. Në këtë rast ai do të vazhdojë të mbështesë totalin e primeve duke qenë përgjegjësi i vetëm, por kjo nuk do ti japë të drejtën për një dëmshpërblim më të lartë në rast të aksidentit / fatkeqësisë. Efekti thelbësor i deklarimit është prova e pakundërshtueshme e mirëbesimit të të siguruarit. Megjithatë shumica e grumbullimeve të sigurimeve , të shpeshta në praktikë në sigurimet e veçanta, si në ato të sipërmarrjeve nuk janë të bëra me qëllim, por rezultojnë në kontrata të nënshkruara në kuadre të ndryshme, me disa garanci që mbivendosen. Në këto hipoteza detyrimi i deklarimit është shumë teorik dhe nuk sjell asnjë sanksion, aq më tepër deri në momentin kur ndodh

158

aksidenti. Në fakt, vetë aksidenti / fatkeqësia duhet të deklarohet: nëse i siguruari deklaron se ka disa kontrata përgjegjëse për garancinë, duhet të deklarojë për secilin sigurues ekzistencën e sigurimeve të tjera, duke treguar kështu mirëbesimin e tij. Nëse, nga ana tjetër, ai tenton të grumbullojë dëmshpërblimet, keqbesimi i tij sanksionohet rëndë.

- Detyrimi i deklarimit, në sigurimet e personave. Detyrimi i deklarimit të sigurimeve kumulative vënë në dukje dy nevoja, kur vetëm njëra është e zbatueshme në sigurimet e personave. Në fakt, këto nuk i nënshtrohen parimit dëmshpërblyes.389: ka një nevojë përmirëbesim të zbatueshëm për të gjitha sigurimet e personave si dhe në ato të dëmeve. Pasoja është anullimi i sigurimeve kumulative në keqbesim.Nëse i siguruari, deklaron veçmas fatkeqësinë në sigurues të ndryshëm, duke tentuar grumbullimin e dëmshpërblimeve, do të vërtetojë keqbesimin e tij, duke shkaktuar, në përputhje me zgjidhjen e përdorur në fushën e mbi-sigurimeve, anullimin e të gjitha kontratave kumulative. Është e sigurtë se anullim supozon keqbesimin edhe në nënshkrimin e kontratave, në lidhjen e tyre. Nëse qëllimi mashtrues nuk është krijuar deri në momentin e aksidentit/fatkeqësisë me tentativën e grumbullimit të dëmshpërblimeve, situata është pranë ekzagjerimit të mashtrimit të dëmeve, ku sanksioni konvencional është në përgjithësi dekadenca e kontratës. Për risqet industriale, shuma e lartë e primeve kërkon një kujdes të të siguruarit, për të evituar grumbullimin e sigurimeve mbi të njëjtën të mirë, çka do të përkthehej si në një gabim të menaxhimit ose një tentativë për mashtrim.

C. Rregullimi i fatkeqësisë, në rast të grumbullimit të garancive në mirëbesim

Parimi dëmshpërblyes pengon rreptësisht të siguruarin të grumbullojë dëmshpërblimet. Të gjitha klauzolat konvencionale anulohen, kryesisht:

- Klauzola e “rendit të datës” ka ngritur shumë vështirësi për shkak të jurisprudencës së kundërshtueshme të Gjykatës së kasacionit mbi “heshtjen” pas së cilës lidhet një kontratë e re në datën e rinovimit;

- Klauzolat e “specifikimit”, “plotësimit” ose “varësisë” janë në kundërshtim me rregullat e reja të rendit publik në lidhje me ndjekjen e të siguruarit.

Për të studiuar regjimin ligjor, duhet të dallojmë qartësisht ndjekjen, ose detyrimin për të garantuar të siguruarin ndaj kontributeve midis siguruesve.

1. Ndjekja ose e drejta për të garantuar të siguruarin, ndaj secilit sigurues

Secili prej sigurimeve të shumëfishta kumulative, sjell efekte ndaj të siguruarit, brenda kufijve të garancive të kontratës, pavarësisht nga data e nënshkrimit. Nëse matim sesa ky rregull i ri, thjeshton në mënyrë të drejtë dhe të thjeshtë, situatën e përfituesve, i siguruari, nënshkrues apo i dëmtuar, në sigurimin e përgjegjësisë, kjo i mundëson të adresojnë tek siguruesit e zgjedhur prej tyre, në kufirin e dyfishtë të dëmit (sipas parimit dëmshpërblyes) dhe të angazhimeve përkatëse të siguruesve (sipas parimit kontraktual).

389 Gjykata franceze e Kasacionit e ka rrëzuar detyrimin për deklarimin e sigurimeve kumulative pavarësisht nga sinqeriteti i përgjigjeve të dhëna nga siguruesi dhe të sanksionuara nga neni 113-8 i Kodit të sigurimeve në fushën e deklarimit të risqeve.

159

Në praktikë, i siguruari do të zgjedhë në radhë të parë siguruesin, garancia e të cilit mbulon më mirë dëmin e fatkeqësisë: qoftë siguruesi, kontrata e të cilit nuk ka ekskluzivitet, ose ekskluzivitetin më të ulët, qoftë siguresi, garancia e të cilit është e pakufizuar, ose me kufizime të angazhimit më të lartë. Nëse mundet, ai do të kërkojë plotësimin e mbulimit të dëmit, tek një sigurues i dytë.

- Kontributi i siguruesve për dëmshpërblim. Kontributi në shlyerje, që ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet mes siguruesve, realizohet nga një shpërndarje proporcionale, me angazhimet e tyre përkatëse, “në marrëdhëniet ndërmjet siguruesve, kontributi i secilit përcaktohet duke i aplikuar shumës së dëmit, raportin ekzistues ndërmjet kompensimit që ai do të kishte paguar në qoftë se ai do të kishte qenë i vetëm dhe shumës kumulative të kompensimit që do të kishte në ngarkim çdo sigurues në qoftë se ai do të kishte qenë i vetëm”.Në praktikë, për siguruesit, kontributet rregullohen sipas një lloj bashkë-sigurimi ligjor në pjesë të ndarë në kuota. Duhet gjithashtu të vëmë re se organizatat profesionale kanë përcaktuar konvencione të rregulloreve për të thjeshtuar rekursin midis siguruesve.

Parimi i lirisë kontraktore i lejon cilitdo, të sigurohet ose të mos sigurohet pra a fortioritë sigurohet veçse pjesërisht në limitet e garancive kontraktuale. Sigurisht, egzistojnë “detyrime të sigurimit” gjithmonë e më të shumta, por ato janë të detyruara sidomos në fushën e sigurimit të përgjegjësisë, dhe në çdo rast detyrimet për të lidhur kontratë duhet të përfshijnë përjashtime të thjeshta të parimit të lirisë kontraktuale.

-Kufizimi i kapitalit të deklaruar nga i siguruari. Pronari i një të mire i cili, teorikisht, ka tagrin e përdorimit të sendit, të marrë fryte dhe të “abuzojë” me të, deri në shkatërrim (usus, fructus, abusus), mund të vendosë lirisht të humbasë pa garanci të sigurimit. A fortiori, ai mund të sigurojë pjesërisht, dhe nëse ka një dëm të fitojë një pjesë të vlerës.

1) Vlera e deklaruar e të mirave të siguruara është më e ulët se vlera reale e tyre (vlera e sigurueshme) Nënsigurimi konceptohet vetëm në një kontratë që përfshin një vlerë të përcaktuar të sigurimit; është rasti i shumicës së sigurimeve të sendeve dhe në disa raste të sigurimit të përgjegjësisë. I siguruari mund të sigurohet tërësisht, duke nënshkruar një vlerë sigurimi të barabartë me vlerën reale të sendit, kur sigurohet vetëm pjesërisht, sidomos kur konsiderohet se primi që mbulon një garanci të plotë është shumë i lartë. Gjithashtu nën sigurimi nuk duhet të mendohet si një gabim, por si shprehje e lirisëkontraktore të të siguruarit, dhe nuk duhet të ngatërrohet me “rregullin proporcional të normës së primit” e cila sanksionon një parregullsi në deklarimin e riskut.

2) Koha e vlerësimit të nënsigurimit390. Koha e vlerësimit të nënsigurimit është dita e ndodhjes së ngjarjes së sigurimit për krahasimin e vlerës së sigurueshme me shumën e garancisë. Kjo zgjidhje shpjegohet me proporcionalitetin e primit me kapitalet e garantuara: nëse vlera e sendeve rritet gjatë kontratës, i përket të siguruarit të kërkojë ndryshimet përkatëse në kontratë, me anë të rritjes, përndryshe siguruesi detyrohet vetëm një garanci të pjesshme që i korrespondon primit të pjesshëm që ka përftuar.

390 Sipas nenit121-5 të Kodit francez të sigurimeve.

160

Mbetet fakti se një i siguruar, që është garantuar korrektësisht në ditën e përfundimit të kontratës mund të jetë i nën-siguruar në ditën e fatkeqësisë, vetëm prej faktit të rritjes së vlerës së sendeve. Në periudha inflacioni të siguruarit, duhet të jenë shumë të kujdesshëm.

3) Klauzola e raportimit të tejkalimeve. Kur sigurimi është nënshkruar në një policë të vetme, për shumë objekte të siguruara, dhe për shuma të ndryshme, në parim rregullimi i një fatkeqësie kryhet sipas sendit, dhe rregulla e proporcionalitetit të kapitaleve aplikohet për objektet e nënsiguruara, edhe nëse ndaj sendeve të tjera ka një mbisigurim: nuk ka kompensim midis sendeve. Megjithatë policat kundër zjarrit kanë shpesh “klauzola të kthyeshmërisë” ose “raporte të tejkalimit” – sidomos për risqet e të njëjtit lloj, që janë pjesë e një ndërtese të vetme dhe të nënshtruara ndaj të njëjtës normë të primit, të tilla që, tepricat e garancisë së disa sendeve kthehen tej atyre që kanë nën-sigurim.

4) Klauzola e tolerancës. Siguruesi mund të heqë dorë në policë nga kundërshtimi i nënsigurimit i cili nuk kalon një masë të caktuar, p.sh. 10% ose 20%. Duhet të vëmë re këtu se, edhe pa klauzolën e tolerancës, në ditën e fatkeqësisë, siguruesi mund të heqë dorë nga përfitimi i nën-sigurimit dhe ai e bën shpesh këtë, kur është e mundur391.

5) Klauzola e indeksimit ose indeksi i ndryshueshëm. Klauzolat e indeksit të ndryshueshëm kanë për qëllim të evitojnë që nënsigurimi të vendoset gjatë kontratës, përshkak të zhvlerësimit monetar “të gjitha klauzolat mbizotëruese të indeksimeve të krijuara mbi pagën minimale, në nivelin e përgjithshëm të çmimeve ose pagave, ose në çmimet e sendeve, produkteve ose shërbimeve nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me objektin ose konventën, ose veprimtarinë e njërës prej palëve”. Gjithashtu, indeksi i përdorur përgjithësisht në sigurimin kundër zjarrit për risqet e veçanta është ai i kostos së ndërtimit; polica tregon indeksin e bazës në ditën e lidhjes së kontratës dhe për çdo luhatje të primit, siguruesi rivlerëson kontratën, të paktën kur ndryshimi është më i madh se 10%: kapitalet e siguruara rivlerësohen rregullisht në rast të fatkeqësisë. Kuptohet, klauzola e indeksit të ndryshueshëm392 nuk do të anulojë një nën-sigurim të vendosur në lidhjen e kontratës për shkak të një vlerësimi të keq fillestar të vlerës së sendeve.

6) Sigurimi me rrezikun e parë. Sigurimi me rrezikun e parë është “sigurimi në të cilin kapitali i siguruar është më i vogël se vlera totale të të mirave të ekspozuara ndaj riskut dhe të cilat i siguruari duhet t’i deklarojë”. I siguruari merr kështu një garanci të plotë përkundrejt shumës së siguruar, kur tërësia e “ekzistencës” përfaqëson kapitale më të larta; por është e vërtetë se nëse i siguruari kërkon për shembull garancinë kundër zjarrit të disa ndërtesave të shpërndara në një terren të madh, dëmi maksimal i parashikueshëm është në fakt shkatërrimi i ekzistencës që ka vlerë më të madhe. Formula të ndryshme

391 Kjo dorëheqje rezulton shpesh nga një klauzolë e stilit të sigurimin kundër riskut të qiramarrësit: siguruesi heq dorë nga rregulla e proporcionalitetit, nëse i siguruari garanton një shumë të paktën të barabartë me 5 herë totalin e qirasë vjetore të tij.392 Në sigurimin e risqeve industriale, kundër zjarrit, është përpunuar një indeks specifik “indeksi R.I” nga komisioni plenar i shoqërive të sigurimit të dëmeve.

161

janë të mundura nga ana teorike, për më tepër që siguruesit nuk i aplikojnë shumë dhe me reticencë.

7) Sigurimi i vlerës së pjesshme. Në një kontratë të dhënë, i siguruari duhet t’i deklarojë ekzaktësisht siguruesit të gjitha ekzistencat, duke qenë se tërësia e primit është një mjet aritmetik në vlerën totale të ekzistencave dhe kapitalit të siguruar. Kjo deklaratë e saktë e ekzistencës, i lejon siguruesit të vlerësojë riskun e marrë përsipër dhe një nënvlerësim mund të ndryshojë vlerësimin e tij. Gjithashtu, rregulli proporcional i kapitalit, nuk lihet tërësisht mënjanë, por vetëm zbutet dhe aplikohet sipas formulës së mëposhtme:Dëmshpërblimi = dëm x (vlerë të siguruar + vlerë të deklaruar të ekzistencës) / (Vlerë të siguruar + vlerë reale të ekzistencës)Në sigurimet me rrezik të parë, problemi i shtruar është dijenia nëse siguruesi detyrohet të paguajë garancinë e tij për të gjitha fatkeqësitë e mëpasshme gjatë të njëjtës periudhë sigurimi, apo nëse fatkeqësia e parë përmbush premtimin e garancisë.393

8) Sigurimi me risk të parë kushtëzues. Abrogimi i rregullës proporcionale të kapitaleve i nënshtrohet kushtit se, vlera e siguruar duhet të jetë të paktën e barabartë me një fraksion të dhënë të vlerës totale të ekzistencës.

9) Sigurimi me risk të parë absolut. Mund të ketë sigurime me risk të parë absolut pa asnjë deklaratë të ekzistencave, me një prim të fiksuar, vetëm sipas kapitalit të garantuar, kryesisht për sigurimet kundër vjedhjes si; para cash, kartëmonedhave ose letrave me vlerë, ose kundër shpërdorimit të parave nga punonjësit, ose në sigurimet kundër zjarrit për shtëpitë e banimit. Mund të themi atëherë se ka një braktisje absolute ose total të rregullit të proporcionalitetit të normës së kapitaleve (nga ana tjetër rregulli i proporcionalitetit të normës së primit parashikon gjithmonë sanksion në rast të deklarimit të pasaktë të risqeve). Sigurimi në risk të parë absolut, përbën një garanci të kufizuar në kapitalin e nënshkruar.Liria e kapitalit të deklaruar, të garantuar mund gjithashtu të justifikojë një normë të primit më të lartë: një kontratë e mirë sigurimi, nuk është një kontratë e lirë, por një kontratë e thjeshtë dhe e sigurt për konsumatorin e siguruar.

10) Sigurimet me risqe dhe prime të ndryshueshme. Kujtojmë këtu se formulat e ndryshme të përdorura për sigurimin e stoqeve, sigurim i rishikueshëm, sigurim i korrigjueshëm dhe sigurim në llogari rrjedhëse mundësojnë evitimin e aplikimit të rregullës së proporcionalitetit të kapitaleve me një rregullim konstant të vlerës së siguruar me variacionet e stoqeve.

D. Kufizimi i garancisë dhe vlera e sigurimit

393 Në fakt pas fatkeqësisë, risku mbetet për të gjitha ekzistenca, por siguruesit kufizojnë garancitë e tyre me një klauzolë përfundimi pas fatkeqësisë sipas nenit 113-10, të Kodit francez ose me një “klauzolë të riformimit të primit” në kushtet kur nëse totali i dëmshpërblimeve të paguara në një vit sigurim, do të tejkalonte shumën e siguruar, i siguruari do të mund të ruante garancinë fillestare duke paguar një prim shtesë.

162

1. Në sigurimin e sendeve: vlera e deklaruar përbën një kufi të dëmshpërblimti me vullnetin e të siguruarit; ajo i përgjigjet në parim “vlerës së sigurimit” të sendit.

2. Në sigurimin e përgjegjësisë: nuk ekziston përgjithësisht vlerë e përcaktuar e sigurimit, dhe shumë shpesh risku i përgjegjësisë civile është me një potencial të pakufizuar (p.sh. sigurimi i përgjegjësisë civile të transportit të produkteve ose sigurimi kundër ndotjes) atëherë është siguruesi që do të kufizojë garancinë duke fiksuar në kontratë një tavan përtej të cilit nuk ka detyrime. Shumica e sigurimeve të përgjegjësisë civile profesionale janë shumë të kufizuara. Ekziston atëherë një problem i përgjithshëm i koherencës në rregullat e përgjegjësisë civile dhe atyre të sigurimit: në fakt është e dobishme dhe e nevojshme që përgjegjësitë e paqëllimshme të dëmeve të rëndësishme të mund të gjejnë një mbulim sigurimi në lartësinë e përgjegjësisë që kanë. Problemi është veçanërisht i rëndë për risqet e mëdha industriale dhe teknologjike. Nëse rregullat e të drejtës së zakonshme pranojnë një përgjegjësi të pakufizuar, ekziston frika se industritë nuk mund të marrin një garanci sigurimi pavarësisht përdorimit të bashkësigurimit dhe risigurimit. Nëse e drejta përcakton kufij ligjorë të përgjegjësisë që mundësojnë një përdorim të përshtatshëm të sigurimit të përgjegjësisë, ka viktima që rrezikojnë të dëmshpërblehen në mënyrë të papërshtatshme. Zgjidhja gjendet atëherë në krijimin e një “fondi garancie” plotësues për fatkeqësitë katastrofike (psh. Risku bërthamor). Sigurimi i përgjegjësisë civile të profesionistëve të shëndetësisë ka një vështirësi shumë të mprehtë në këtë pikëpamje Në Francë është një sigurim i detyrueshëm, por rregullorja lejon përfshirjen në kontratë të sigurimit të tavaneve të garancisë të cilat janë të paktën 3 milion euro për fatkeqësi dhe 10 milionë euro për vit sigurimi.

E. Kufizimi i garancisë dhe klauzola e globalizimit

Teknologjitë e reja dhe prodhimi në masë, mund të sjellin fatkeqësi serioze që ngrejnë probleme specifike të garancisë në sigurimet e përgjegjësisë, kryesisht në fushën e produkteve me defekte: çështja e gjakut të infektuar dhe të amiantit, janë shembuj emblematikë. Gjithashtu, duke qenë se fatkeqësitë pasardhëse sjellin dëme pasardhëse nga i njëjti shkak, ato konsiderohen si një fatkeqësi e vetme nëse kontrata ka një “klauzolë të globalizimit”; kjo fatkeqësi globalizohet në datën ose në fatkeqësinë e parë serioze, që ka ndodhur dhe kufiri i garancisë aplikohet për këtë fatkeqësi globale dhe jo për secilën prej fatkeqësive pasardhëse.

163

5.4. Risku i sigurimit dhe Primi i sigurimit

5.4.1 Sigurimi dhe faktorët e riskut

Ekzistenca e shërbimit të sigurimit si një nevojë e rëndësishme sociale na krijon mundësinë që pasigurinë për rezultatin në një gjendje të caktuar ta transferojmë në një subjekt tjetër që ka burime financiare si dhe mundësi më të mira për të përballuar dëmet, që është kompania e sigurimit. Interesi në këtë shërbim nuk është unilateral, por reciprok. Por si mund të arrihet balanca nëpërmjet interesave të të dyja palëve? E gjitha qëndron në mënyrën e llogaritjes së primit dhe faktorët e riskut që duhet të merren parasysh. Çdo shoqëri sigurimi sigurimi shpenzon shuma të mëdha në analizën që i bëhet fakteve materiale që mund të shkaktojnë ngjarjet e siguruara.Çmimi i Sigurimit është themeluar mbi parimet aktuariale394 dhe mbështetet në një proces të vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut. Ndryshe nga skemat publike, siguruesit privatë u ofrojnë konsumatorëve lirinë për të zgjedhur produktet e sigurimit dhe fushat e mbulimit prej tyre. Kjo do të thotë që aplikantët mund të zgjedhin nëse dhe kur do të blejnë sigurim, cilat lloje të sigurimit mbulojnë më mirë nevojat e tyre dhe çfarë shume mbulimi u duhet. Rol të rëndësishëm në këtë vlerësim luajnë sondazhet dhe statistikat në rang kombëtar apo ndërkombëtar. Faktorët që ndikojnë në shumëllojshmërinë e rreziqeve janë të shumtë, por si cështje studimi do të ndalemi te gjinia dhe Vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë, në të cilën nga 21 dhjetor 2012 gjinia nuk mund të merret si faktor risku në llogaritjen e primit të sigurimit. Koncepti sigurim ka lindur që në periudhat më të hershme si një nevojë sociale.395Ekzistenca e sigurimit na krijon mundësinë që pasigurinë për rezultatin në një gjendje të caktuar ta kalojmë në një subjekt tjetër që ka burime financiare si dhe mundësi më të mira për të përballuar dëmet. Sigurimet janë një sistem që ndihmon një person, familje ose biznes që të transferojë kostot e dëmeve (pasojat e mundshme financiare në rast se ndodh ngjarja e siguruar) tek një shoqëri sigurimi. Të siguruarit nëpërmjet tranferimit të rrezikut te shoqëria e sigurimit shkëmbejnë mundësinë e ndodhjes së një humbjeje të madhe me një pagesë periodike shumë më të vogël (çmimi që i siguruari, paguan për tu siguruar). Siguruesi nga ana e tij përdor fondin e primeve të grumbulluara për të paguar dëmet që janë të mbuluara nga kontrata e sigurimit, nëse ndodh ngjarja e siguruar. Pasojat nuk do të jenë katastrofike sepse personi do të dëmshpërblehet. Ky transferim kryhet përmes policave të sigurimit që jane pjesë përbërëse e kontratës së sigurimit.396 Një policë sigurimi paraqet të drejtat dhe detyrimet e palëve të siguruarit dhe siguruesit, në lidhje me transferimin e rrezikut397

(kostove të humbjes).

394 Sipas ligjit të sipërcituar, aktuar është matematicienti i kualifikuar në statistikë dhe kontabilitet, i autorizuar nga AMF(Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare) i cili është përgjegjës për llogaritjen e primeve. 395 Shih për më tepër Yvonne Lambert-Faivre,Laurent Leveneur “Droit des assurances”, Dalloz,13 edition,2011, fq 4-5.396 Neni 1114 , KREU XXIII, Sigurimi, Dispozita të përgjithshme, Kodi Civil i RSH, Botim i Qendës së publikimeve zyrtare, maj 2009.397 Ligji nr. 9267 datë 29.07.2004 “Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime”.

164

Individët blejnë sigurim për të mbrojtur veten e tyre nga kostot financiare që dalin si rrjedhojë e ngjarjeve të pafavorshme, p.sh. për sigurimin e pensioneve (anuiteve)398

siguron një të ardhur të qëndrueshme nëpërmjet individëve që dalin në pension respektivisht sesa gjatë ata do të jetojnë (ngjarja e pafavorshme do të jetë për të jetuar më gjatë se mund të pritet dhe për të dalë jashtë kursimeve) Sigurimi i jetës siguron mbrojtje financiare për përfituesit, sic janë anëtarët e familjes në rastin e vdekjes të të siguruarit gjatë afatit të mbulimit nga kontrata e sigurimit. Sigurimi i mjeteve motorrike mbulon kostot që dalin nga përgjegjësia e individit, nëse ata shkaktojnë një aksident dhe dëmtojnë palët e treta. Në këmbim të primit të përshtatshëm, kompanitë e sigurimit kompensojnë humbjen e shkaktuar si rezultat i një ngjarjeje të pafavorshme. Megjithatë në mënyrë që tregu i sigurimeve private të funksionojë, siguruesit i nevojiten për të fituar të ardhura të mjaftueshme nga primet, në mënyrë që të mund të mbulojnë kërkesat e parashikuara nga të siguruarit. Kjo do të thotë që siguruesit duhet të jenë në gjendje të llogarisin me saktësi mesataren e humbjeve të pritshme (të supozuara) dhe të paguajnë një cmim për sigurimin në përputhje me rrethanat. Marrja parasysh e këtyre rrethanave bën që për të njëjtin rrezik të siguruar, të paguhen prime të ndryshme, sepse faktorët e riskut ndyshojnë nga njëri subjekt tek tjetri. Ekzistojnë dy parime kryesore në rregullimin e sigurimit vullnetar që i japin mundësi tregut të sigurimeve që të ekzistojë,1. çmimi i vendosur në bazë të rrezikut, - siguruesit duhet t’i vendosin një çmim siguracionit në bazë të rrezikut të të siguruarit duke përfshirë probabilitetin e një pretendimi të bërë kundër policës dhe koston e mundshme të atij pretendimi;2. solidariteti i rrezikut brenda rezervës që krijojnë shoqëritë e sigurimit në rast rreziku (risk pool) - rreziku ndahet ndërmjet individëve të këtyre rezervave dhe primet e atyre që janë me “fat” dhe që nuk vuajnë ngjarjet e pafavorshme, kontribuojnë në pagesën e atyre që vuajnë nga këto ngjarje. Ekziston një literaturë e gjërë që dëshmon se “ Çmimi i vendosur në bazë të rrezikut do të thotë se çmimet janë reflektim i kostove në çdo rezervë rreziku dhe vënia e çmimit bazuar në kosto është efiçente nga pikëpamja ekonomike” Për qëllime ilustrimi, supozojmë që gjinia ishte i vetmi faktor që mundësonte shoqërinë e sigurimit të bënte dallimin midis individëve me rrezik të lartë (që do të thotë individët me pritshmëri të larta të kostove të pretendimeve, si p.sh. shoferët e rinj meshkuj) dhe individëve me rrezik të ulët ( si p.sh. shoferet femra). Në tregjet me sigurim vullnetar, ku konsumatorët mund të zgjedhin nivelin e tyre të sigurimit për çdo prim të dhënë sigurimi, individët me rrezik të lartë kërkojnë më shumë mbulim me sigurim sesa individët me rrezik të ulët, meqë individët me rrezik të lartë presin të marrin më shumë përfitime nga polica sesa individët me rrezik të ulët. Nëse një sigurues konsideron gjininë si një faktor rreziku, ai do t’i ngarkojë një prim më të lartë gjinisë me rrezik të lartë dhe një prim më të ulët gjinisë me rrezik të ulët, në një linjë me kostot e pritshme të pretendimeve. Ky përfundim është efiçent nga pikëpamja ekonomike meqë primet reflektojnë kostot, gjë që inkurajon çdo grup rreziku për të blerë sigurimin e tyre optimal. Për shembull, shoferët e rinj meshkuj (me rrezik të

398 Anuitetet janë kontrata që mbështeten në jetën e një personi dhe që paguajnë një madhësi të caktuar në para cdo vit, përsa kohë ky person jeton. Koncept ky i ri i futur në ligjin e ri të 2014 “Për sigurimin dhe risigurimin”.

165

lartë) përballen me prime më të larta dhe si rrjedhojë inkurajohen të blejnë më pak sigurim (p.sh. duke ngarë një makinë me një shpejtësi më të ulët). Nëse gjinia nuk mund të konsiderohet në vendosjen e çmimit, individët me rrezik të lartë e të ulët grupohen së bashku dhe ju ngarkohet një çmim i barabartë i bazuar në rrezikun mesatar në grup. Në këtë mënyrë primet rriten për individët me rrezik të ulët dhe bien për individët me rrezik të lartë. Kjo çon në të ashtuquajturin problem të përzgjedhjes së pafavorshme , që ka efektet e mëposhtme:- Së pari, individët me rrezik të ulët do të paguanin një çmim që është më i lartë sesa do të ishte vetë rreziku i tyre, dhe përkatësisht subvencionojnë individët në grupe që kanë rrezik më të lartë se mesatarja.- Së dyti ky subvencionim i tërthortë, mund të rezultojë në largimin nga grupi të individëve me rrezik të ulët, duke qënë se policat e tyre bëhen shumë të kushtueshme. Ndërsa ata fillojnë të largohen, rreziku mesatar i individëve të mbetur, rritet dhe siguruesit duhet të rrisin primin, me qëllim që të mbulojnë me sigurim, mesataren tashmë më të lartë, të kostove të pritshme të pretendimeve. Teksa më shumë individë me rrezik të ulët braktisin grupin, çmimet rriten më tej dhe kjo gjë mund të kërcënojë stabilitetin financiar të aktivitetit të sigurimeve dhe të siguruesit.

Faktorët e riskut përbëjnë një kategori faktesh, të cilat ndikojnë në ngjarjen e siguruar. Ajo cfarë duhet të respektohet është që gjithkush të paguaj një prim në mënyrë proporcionale me nivelin e riskut. Këtu mund të përmendim moshën që është një faktor risku nga më të rëndësishmit në kontratën e sigurimit të shëndetit, të cilën kompanitë e sigurimit e përdorin në llogaritjen e primit p.sh. një i moshuar nuk mund të paguaj prim të njëjtë me një 16 vjecar në kontratën e sigurimit të shëndetit.Gjinia është një faktor risku, përcaktues për të paktën tri kategori kryesore të produktit :

1. në sigurimin e mjeteve motorike , 2. sigurimin e jetës / pensionet (annuities),3. sigurimin shëndetësor privat .

Çdo shoqëri sigurimesh shpenzon shuma të mëdha në analizën që i bëhen fakteve materiale që mund të shkaktojnë ngjarjet e siguruara. Çmimi i sigurimit mbështetet në një proces të vlerësimit dhe menaxhimit të drejtë të rrezikut. Ndryshe nga skemat publike, siguruesit privatë u ofrojnë konsumatorëve lirinë për të zgjedhur produktet e sigurimit dhe fushat e mbulimit prej tyre . Kjo do të thotë që aplikantët mund të zgjedhin nëse dhe kur do të blejnë sigurim, cilat lloje të sigurimit mbulojnë më mirë nevojat e tyre dhe çfarë shume mbulimi ju duhet. Çmimi i sigurimit është themeluar mbi parimet aktuariale399 dhe në një proçes vlerësimi të drejtë. Për shkak të natyrës vullnetare të sigurimit privat, siguruesit duhet të vlerësojnë rreziqet në mënyrë që:• të ketë kufi të përzgjedhjes negative400 ;• të sigurojnë aftësinë e tyre paguese dhe mbrojtjen e fondeve ekzistuese të policave të sigurimit, 399 Sipas ligjit të sipërcituar aktuar është matematicienti i kualifikuar në statistikë dhe kontabilitet, iautorizuar nga AMF (Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare) i cili është përgjegjës për llogaritjen e primeve. 400 Përzgjedhja negative ( në ang. njihet me termin adverse selection) ndodh kur shoqëritë e sigurimit nuk janë në gjendje të vendosin primin sipas faktorëve të riskut me të cilët janë njohur konsumatorët dhe si pasojë tërheq më shumë konsumatorë me risk të lartë sesa konsumatorë me riskt të ulët.

166

• të mbeten konkurues dhe kështu të rrisin zgjedhjen e konsumatorit. Vlerësimi i rreziqeve të paraqitura nga siguruesit është i bazuar në : Pyetësorët, informatat në formularin e aplikimit, udhëzimet në manualin e hartuar. Këto udhëzime janë hulumtuar gjerësisht, përditësuar rregullisht dhe rrjedhin nga shkaqe objektive dhe të dhëna përkatëse statistikore , si dhe njohurive mjekësore. Në sigurimin e jetës dhe shëndetit për shembull, qëllimi kryesor i nënshkrimit është parashikimi i saktë për të ardhmen i vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë.401 . Përdorimi i statistikës është i domosdoshëm në vlerësimin e primit të sigurimit402. Sistemi më i saktë i klasifikimit do të jetë për të identifikuar të gjitha atributet që kanë disa lidhje të verifikueshme me vdekshmërinë në sigurimin e jetës dhe njerëzit ndahen në grupe në përputhje me rrethanat. Për të identifikuar të gjitha atributet përkatëse, shumica e shoqërive të sigurimit i klasifikojnë individët sipas kritereve që ofrojnë si një masë të saktë dhe efikase jetëgjatësinë, përfshirë këtu edhe moshën e një personi dhe seksin. Këto kritere të veçanta janë lehtësisht të identifikueshme, të qëndrueshme, dhe lehtësisht të verifikueshme. Këto vlerësime janë bazuar normalisht në përvojën e kaluar, (historiku i dëmeve) shoqëruar me parashikimet e trendeve të ardhshme, për grupet me ekspozime dhe rreziqe të ngjashme.Grupimi i aplikantëve me ekspozime dhe rreziqe të ngjashme për qëllimin e përcaktimit të çmimit është parim themelor i sigurimit privat.

Faktorët e riskut në kontratën e sigurimit të jetës.

Sigurimi i jetës është një mbrojtje financiare afatgjatë që e shoqëron të siguruarin gjatë gjithë jetës së tij.Sigurimi i jetës është një plan i përbashkët vullnetar i ndarjes së rrezikut që bazohet në në grumbullimin e kursimeve të individit. Nëpërmjet sigurimit të jetës individët kanë mundësi të vënë mënjanë një pjesë të të ardhurave për tu përgatitur për një kohë të mëvonëshme kur të ardhurat e tyre ulen për shkak të vdekjes, pensionit ose përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Në kontratën e sigurimit të jetës, siguruesi premton të paguajë një shumë të caktuar dikujt (përfituesit) nëse i siguruari humbet jetën, si një shkëmbim për primet e paguara. Lidhja afatgjatë midis mbulimit të rrezikut dhe akumulimit të kursimeve, kërkojnë që siguruesi të plotësojë dy kushte,

a. njohuri të plota mbi teorinë e vdekshmërisë403 të bazuara mbi bazën e statistikave të sakta,

401 Njerëzimi në kohën e shoqërive të para të funeralit nuk ishte zhvilluar ende në atë shkallë sa të mbante të dhëna mbi lindjet dhe vdekjet, duke mos patur në këtë mënyrë informacion mbi jetëgjatësinë e njerëzve.Përpjekjet e para në këtë drejtim u bënë nga disa nëpunës në Londër të cilët filluan të mbledhnin tëdhëna mbi pagëzimet dhe vdekjet rreth viteve 1580.402 Gjykata Supreme e SHBA mbajti një vendim si pikë referimi në këtë drejtim që në vitin1983. Në vendimin e saj, Gjykata shpjegoi se pse statistikat janë të nevojshme për sigurimin e pensionit "Sigurimi dhe jeta annuities ekzistojnë për shkak se është e pamundur për të matur me saktësi se sa kohë një individ do të jetojë. Kompanitë e sigurimit nuk mund të bëjnë përcaktime individuale të jetëgjatësisë; ata duhet të konsiderojnë jetëgjatësinë e grupeve të identifikueshme. Arizona Governing Comm. v. Norris (463 U.S. 073 (1983)), US Supreme Court, 6 July 1983.403 Teoria e vdekshmërisë e bazuar mbi tabela të mortalitetit (shansi i dëmit) është një metodë e përshtashme që përdoret për të shprehur propabilitettin e mbijetesës apo vdekjes për një grup moshë të caktuar ose e thënë ndryshe është një shprehje tabulare e shansit të humbjes së vlerës ekonomike të jetës njerëzore.

167

b. përcaktime të sakta të tarifave dhe të primeve dhe një strategji të drejtë investimesh.

Përllogaritja e primit të sigurimit të jetës përmban tre elementë parësorë të cilat janë, a)mortaliteti, b) interesi i sigurueshëm dhe c) ngarkesa apo shpenzimet operative. Duke qenë se shoqëria e sigurimit merr riskun e individit dhe duke qenë se ky risk bazohet në pritshmërinë e mbijetesës është e rëndësishme që shoqëria të dijë brenda kufijve të arsyeshëm se sa njërëz do të vdesin në një (grup) moshë të caktuar. Duke u bazuar në eksperiencën e shkuar, pas zbatimit të teorisë së propabilitetit, aktuarët janë në gjendje të bëjnë parashikime mbi numrin e vdekjeve midis një numri të caktuar njerëzish në një moshë të caktuar. Në llogaritjen e primit të kësaj police, shoqëritë e sigurimit në përgjithësi i kërkojnë klientëve të tyre informacione në lidhje me,

Gjendjen e shëndetit të të siguruarit. Kjo paraqet rëndësi të madhe sepse nëse personi vuan nga një sëmundje e pashërueshme, shoqeria e sigurimit mund të mos e sigurojë ose mund ta sigurojë, por primi që do të paguhet nga i siguruari do te jetë tepër i lartë.Në këtë aspekt do të merren parasysh si problemet e mëparshme apo aktuale shëndetësore, historiku shëndetësor i të afërmve në familje për kategori të vecanta sëmundjesh, faktet nëse i siguruari angazhohet në sporte ekstreme apo aktivitete të rrezikshme sportive404, mënyra e jetesës nëse është mbipeshë apo konsumues i drogës, duhanit, alkolit, etj.

Mosha. Sa më e madhe mosha e të siguruarit aq më i lartë primi i sigurimit.405

Faktorët e riskut në kontratën e sigurimit të shëndetit.

Sigurimi i shëndetit është sigurimi ku në rast të ndodhjes së rrezikut të sëmundjes apo dëmtimit trupor, shoqëria e sigurimit merr përsipër të paguaj kostot financiare që vijnë si rezultat i kësaj ngjarjeje të siguruar. Faktorët e riskut në këtë lloj sigurimi pothuaj janë të ngjashëm me sigurimin e jetës, ku përvec gjendjes shëndetësorë dhe moshës përfshin edhe rrethana të tjera si,

i. Gjinia e të siguruarit. Femrat zakonisht paguajnë më shumë sesa meshkujt. Kjo për faktin se përgjithësisht sipas studimeve preken më shpesh nga disa sëmundje kronike dhe shkojnë më shpesh për tu vizituar apo marrin me rregullisht medikamente.406

ii. Profesioni.407Personat që punojnë në vende që janë më të ekspozuara nga kimikatet ose rrezatime të rrezikshme apo që bëjnë punë ku mundësia e dëmtimeve është e lartë, paguajnë prime më të larta. Tendenca është që edhe personat që nuk ekspozohen nga elementë të tillë, por që bëjnë një jetë ekstremisht sedentare paguajnë më shumë.

404Shih faqen në website www.lifeinsurancefinder.com405 Karakteristikë e sigurimit të jetës është se propabiliteti i vdekjes rritet me rritjen e moshës.406 Shih faqen në ëebsite www.moneycrashers.com407 Gjatë zhvillimit të sigurimit të jetës u kuptua shpejt se shëndeti dhe profesioni i aplikantit duhej marrë parasysh, në atë që profesionet e rrezikshme dhe të sëmurët mbanin një risk më të madh se mesatarja.Për më tepër shih,”Bazat në sigurime”shtëpia botuese albpaper,Tiranë 2012 faqe 250-251.

168

iii. Vendbanimi. Personat që jetojnë në një zonë industriale ku prodhohen lëndë të dëmshme për shëndetin paguajnë më shumë se ata që ndodhen larg asaj zone.

iv. Statusi martesor. Për arsye që akoma nuk janë të shjegueshme, njerëzit e martuar jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetshëm se beqarët. Për këtë shkak në shumë vende primet që paguajnë këta të fundit janë më të larta.

v. Fakti nëse ke qënë ose jo i siguruar më përpara. Personat që asnjëherë nuk kanë qënë të siguruar , paguajnë më shumë sesa ata që kanë qenë të siguruar.

Faktorët e riskut në sigurimin e mjeteve motorrike.

Përdorimi i mjeteve motorrike në ditët e sotme është shtuar së tepërmi duke rritur edhe numrin e rasteve të siguruar qoftë të detyrueshëm ashtu edhe vullnetar. Në tregun europian të sigurimeve 38% të tregut e zë sigurimi i mjeteve motorrike për vitin 2011.408Sa më e madhe të jetë kërkesa për sigurim në këtë sektor aq më të mëdha do të jenë investimet nga shoqëritë e sigurimit në nxjerrjen e analizave, nxjerrjen e statistikave dhe raporteve për të gjithëpërfshirë cdo faktor risku të mundshëm në mirëllogaritjen e primit. Në përgjithësi faktet që marrin për bazë në llogaritjen primit të sigurimit motorrik janë :Mosha dhe gjinia e drejtuesit të mjetit. Në bazë të të dhënave të grumbulluara nga shoqëria e sigurimeve britanike ABI, drejtuesit e rinj të mjeteve janë statistikisht më shumë të predispozuar për tu përfshirë në aksidente, shumica prej të cilave shkaktojnë dhe dëmtime të rënda trupore . Kjo ka bërë që ndër vite të rriten kostot e siguruesve për drejtuesit e rinj.409

Gjinia ndikon në vendosjen e çmimit të sigurimit në Gjermani, por kjo marrëdhënie është e lidhur me moshën. Sipas statistikave, meshkujt e rinj paguajnë prim më të lartë se femrat e reja, por burrat dhe gratë në moshën 40 vjecare paguajnë prim të njëjtë.410

Pikët e patentës në vende që përdoren sistemi i drejtuesve të mjetit,Në cilin qytet përdoret zakonisht makina, p.sh. në zonat me trafik më të lartë dhe qytetet e mëdha paguhen prime më të larta,Nëse makina përdoret për qëllime biznesi apo jo. Nëse ekziston rasti i pare, atëherë primi është më i lartë, sepse risku për të pësuar aksident në një makinë që udhëton shumë është më i madh.411

Modeli i makinës, marka e saj, vendi importimit. Nëse makina është markë e një tipi të vecantë mund të jetë e vështirë zëvendësimi i pjesëve të saj, në rastin e ndodhjes së aksidentit.Viti i prodhimit të mjetit.

Gjinia si faktor risku dhe impakti i vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

408 Fakte të rëndësishme nga European Insurance, shtator 2011, publikuar në faqen www.insuranceeurope.eu409 Shih faqen www.curiaeuropa.eu410 Burimi nga OXERA sipas analizimit të te dhënave për primin referuar website gjermanwww.check24.de411 Publikim i shoqërisë siguruese britanike , tetor 2012 në faqen www.curiaeuropa.eu

169

Ashtu siç e vumë re, nga analiza e faktorëve të riskut, në disa kontrata sigurimi gjinia merret për bazë në llogaritjen e primit. Marrja parasysh e një faktori të tillë, vjen si rezultat i një sërë karakteristikash dhe studimesh të bëra nga një sërë organizmash ndërkombëtarë, por edhe në sajë të kërkimeve të vetë shoqërive të sigurimit. E gjithë puna e tyre mbështetet në ofrimin e shërbimit, që në momentin e lidhjes së kontratës është e pamundur ta llogarisësh në mënyrë të saktë, kur dhe sa do të jenë pasojat për të cilat do të adresohet i siguruari për dëmshpërblim.412

Së dyti, bërja e studimit për cdo person të siguruar në mënyrë individuale, nuk është proritet kryesor i shoqërive të sigurimit. Kështu më mirë janë drejtuar drejt vlerësimeve eksperimentale të grupeve orientuese. Parimisht, është më e lehtë të bësh vlerësime eksperimentale në grup sesa vlerësime individuale për përcaktimin e riskut të siguruar. Duke u bazuar në këto vlerësime për vite me radhë shoqëritë e sigurimeve në Europë kanë marrë dhe gjininë si kriter në vlerësimin e riskut. Po cilat janë disa nga nga karakteristikat dalluese midis meshkujve dhe femrave që cojnë në llogaritjen e primeve te ndryshme? Duhet theksuar se këto përllogaritje nuk bazohen në kërkime shkencore të mirëfillta, por thjesht në statistika. Megjithatë statistikat mbeten një mjet i pazëvendësueshëm në llogaritjen e primit për tregun e sigurimit, pasi shoqëria e sigurimit nuk mund të përcaktojë vetë, se sa do të jetë jetëgjatësia e një personi të caktuar. Në bazë të statistikave të botuara nga Departamenti i Sigurise Publike në Minesota të SHBA-së, meshkujt në moshën 15-19 vjecare janë të predispozuar të kryejnë aksidente 1.6 herë më shumë sesa femrat e të njëjtës moshë. Si rrjedhojë shoqëritë e sigurimit u llogarisin një prim më të lartë sesa gjinisë tjetër. Po ashtu në bazë të statistikave marrë nga Agjensia Federale Gjermane për statistikat, diferenca midis jetëgjatësisë së meshkujve dhe femrave është prej 5 vjet, në favor të këtyre të fundit. Ky diferencim në jetëgjatësi, sjell edhe diferencim në prim. Për këtë arsye, femrat paguajnë më pak, sesa meshkujt në sigurimin e jetës me afat. Për më tepër disa sëmundje si kanceri në prostat për meshkujt, apo kanceri në gjoks për femrat, janë dukshmërisht specifike për një gjini, gjë që sjell në sigurimin e shëndetit marrjen parasysh të gjinisë si faktor risku. Zhvillimi i mjekësisë ligjore në Austri dhe Gjermani, ka treguar se reagimi i meshkujve dhe femrave nga sëmundje të njëjta është i ndryshëm dhe si rezultat kanë nevojë për trajtime të ndryshme. Kjo sigurisht ka impakt edhe në koston e sigurimit të shëndetit. Pra sa paraqitëm më sipër, gjinia si faktor ndikon në mënyrë objektive në llogaritjen e primit dhe mbulimin e riskut. Por si faktor risku dhe si pasojë, diferencim në prim midis gjinive, do të vazhdoj të përdoret vetëm nga kompanitë e sigurimit jashtë BE-së, kjo për faktin se GJED vendosi se që prej 21 dhjetorit 2012, gjinia nuk mund të merret më si faktor risku për shkak se përbën diskriminim.413 Thelbi ka të bëjë më shumë me sferën publike me të drejtat e njeriut, por nuk mund të mohohet impakti që do të ketë në tregun e sigurimeve.

Çështja Test – Achats në Gjykatën Europiane të Drejtësisë

412 Opinion i Avokatit të përgjithshëm të GJED-së.gjendet në faqen www.curiaeuropa.eu 413 Shiko Direktivën e BE-së për lirinë e mallrave dhe shërbimeve.

170

Çështja paragjykimore u dërgua nga Gjykata Kushtetuese Belge në GJED duke i parashtruar pyetjen nëse, neni 5 paragrafi 2 i Direktivës 2004/113 të Komisionit Europian, që implementonte barazinë midis meshkujve dhe femrave, në aksesin në të mira dhe shërbime është i vlefshëm.414

Neni 5 paragrafi 1 dhe 2 të Direktivës, përcakton se: Të gjitha shtetet anëtare duhet të sigurojnë që të gjitha kontratat të lidhura pas 21 dhjetorit 2007 përdorimi i faktorit gjini si në llogaritjen e primeve dhe të përfitimeve për qëllimet e sigurimeve dhe shërbimeve të tjera financiare të ngjashme, nuk duhet të rezultojë në diferenca në primet individuale dhe në përfitimet e tjera. Përjashtimisht paragrafit të parë, shtetet anëtare para 21 dhjetorit 2007 mund të lejojnë diferenca proporcionale në primet individuale dhe përfitimet ku gjinia është faktor përcaktues në vlerësimin e riskut, bazuar kjo në të dhëna statistikore korrekte dhe aktuale. Shtetet anëtare duhet të informojnë Komisionin dhe të sigurohen që të dhënat statistikore për përdorimin e gjinisë si një faktor përcaktues të jenë publikuar dhe rifreskuar rregullisht. Këto shtete anëtare duhet të rishikojnë Vendimin e tyre 5 vjet pas 21 dhjetorit 2007, duke marrë për bazë raportin e Komisionit, referuar nenit 16 dhe duhet t’ia tregojnë rishikimin e vendimit , Komisionit. GJED në dhënien e vendimit në 1 mars 2011 u bazua në traktatin e BE-së, në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së si dhe në objektivat dhe qëllimin e vetë Direktivës. Ajo vendosi që paragrafi 2 i nenit 5 të Direktivës, binte në kundërshtim me ligjet e BE-së dhe do të ishte e pavlefshme që prej 21 dhjetorit të vitit 2012415. Kjo do të thotë që shtetet anëtare duke filluar që prej kësaj datë nuk mund të marrin parasysh gjini femër apo mashkull, si një fator risku në diferencimin e primeve në kontratën e sigurimit.

Ndikimi i Vendimit të GJED në tregun e sigurimeve.

Vendimi GJED do të ketë padyshim impakt në tregun e sigurimeve. Një nga pasojat kryesore do të jetë ndryshimi në primet e sigurimit. Disa kontrata sigurimi do të bëhen më të kushtueshme për femrat, p.sh. kontrata e sigurimit të jetës apo e mjeteve motorrike, ndërsa për meshkujt do të bëhet më e kushtueshme kontrata e sigurimit të shëndetit. Së dyti, marrja më shumë në konsideratë e risqeve individuale sesa grupeve orientuese , kjo duke u bazuar në parimin themelor të karakterit individual të të drejtave të njeriut.416

Së treti, nëse nuk do të lejohet marrja parasysh e gjinisë si faktor risku, atëherë kompanitë e sigurimit do t’u japin më shumë peshë faktorëve të tjerë sjelljes dhe rrethanave personale të të siguruarve. Kështu ata do të kërkonin më shumë të dhëna personale të cilat do të përbënin objekt mbrojtjeje nga ligjet e kësaj fushe, duke ngritur për diskutim probleme të tjera, si cënimi i ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale apo diskriminimin indirekt. Së katërti, ky Vendim i Gjykatës mund të përbëj ndërhyrje në mënyrën se si shoqëritë e sigurimit manaxhojnë riskun417. Ato do të drejtohen drejt gjetjes së metodave të tjera të 414 Vendimi i GJED për cështjen C-236-09 datë 01.03.2001 në faqe zyrtare të GJED.415 Shih faqen www.curiaeuropa.eu 416 Felipe Temming, botim i German laë Journal, për më tepër shih www.germanlawjournal.com417 Menaxhimi i riskut është minimizimi (në kosto minimale) i efekteve negative të riskut duke eidentifikuar, matur dhe kontrolluar atë.

171

matjes së riskut duke rritur shumë kostot administrative , kosto që do të faturohen te konsumatori. Së fundi, personat të cilët në bazë të statistikave kanë nivel më të lartë risku, mund të blejnë më shumë polica sigurimi me çmim më të ulët, ndërsa ata më pak të siguruarit, do të “stepen” drejt marrjes së sigurimit. Këto ndryshime mund të ndikojnë në mosfunksionimin e duhur të tregut të sigurimeve.Të gjitha impaktet e paraqitura janë një mundësi. Për të pasur një pasqyrim sa më të saktë të realitetit, duhet parë ecuria në vitet në vazhdim në tregun e sigurimeve.

Konkluzione. Mund të konkludojmë se sigurimi përfaqëson një shërbim të rëndësishëm në kohët e sotme. Thelbi i tij qëndron në transferimin e rrezikut, duke na mundësuar përballimin e ngjarjeve të paparashikuara në sa më pak kosto. Ideja është e thjeshtë por procesi i realizimit është kompleks. Një hallkë nga ky process është dhe përcaktimi i faktorëve të riskut për një mirëllogaritje të primeve. Vendimi i dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë për mosmarrjen si faktor risku të gjinisë në kontratat e sigurimit duke filluar nga 21 dhjetor 2012, pritet të ketë ndikim të konsiderueshëm në Tregun Europian të sigurimeve. Gjithashtu ky vendim mund të sjellë dhe ndryshim në mënyrën e menaxhimit të riskut nga shoqëritë e sigurimeve. Pavarësisht hamendësimeve , mënyra se si do të reagojnë shoqëritë e sigurimeve dhe pasojat e të siguruarit mbeten për tu parë dhe analizuar pas zbatimit në masë të gjerë te këtij vendimi nga shtetet anëtare të BE-së.

5.4.2 Primi i Sigurimit

Detyra e fundit e marrësit në sigurim është të llogarisë një prim të përshtatshëm. Primi që paguan i siguruari përfaqëson pjesën e kontributit të të siguruarit në fondin e përbashkët. Ky kontribut duhet të jetë i drejtë dhe të reflektojë shkallën e rrezikshmërisë që i sjell i siguruari fondit. Primi duhet të jetë i mjaftueshëm që: Çmimet e sigurimit janë të bazuara në koston e pritur të kërkesës, duke marrë parasysh frekuencën e pritur dhe ashpërsinë e një klase homogjene të rreziqeve, kostot operative te siguruesit, si dhe koston e kapitalit për të mbështetur rreziqet418 . Shoqëria e sigurimit depoziton në Autoritet, me kërkesë të këtij të fundit, bazat teknike dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e primeve të sigurimit dhe për produktet e sigurimit të jojetës, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë.Primi i sigurimit të jojetës mbulon: 1. Dëmshpërblimet e pritshme gjatë periudhës së sigurimit.Siguruesi është në gjendje të vlerësojë nivelin e dëmshpërblimeve të pritshme.

418 Neni 87,Seksioni VI, Primi i sigurimit të jojetës, ligji 2014 për sigurimin dhe risigurimin.Primi i sigurimit të jojetës përbëhet nga:a) primi i rrezikut;b) pjesa e llogaritur për mbulimin e shpenzimeve të marrjes në sigurim dheshpenzimeve administrative, përfshirë dhe komisionet;c) pjesa e llogaritur për fitimin e shoqërisë së sigurimit.2. Primi i rrezikut është pjesa e primit, e llogaritur për pagimin e dëmeve, sipasdispozitave të përcaktuara në kontratat e sigurimit.

172

Sigurisht, nuk është e mundur të përcaktohet me saktësi shuma që duhet paguar, por në sajë të shifrave, siguruesi mund të bëjë një vlerësim të arsyeshëm të shpenzimeve të mundshme.2. Të krijojë një vlerësim për dëmet në proces.Jo të gjitha kërkesat për dëmshpërblim, do të paguhen gjatë vitit për të cilin është paguar primi, kështu që primi duhet të marrë parasysh dëmet që do të ngelen pa paguar në fund të vitit. Kjo i përket veçanërisht kërkesave që përfshijnë dëmtime trupore. Zgjidhja e tyre mund të kërkojë disa vite dhe siguruesi duhet t'i ketë parasysh kur llogarit primin.3. Të sigurojë një rezervëSiguruesi duhet të mbajë gjithashtu parasysh faktin që mund të ketë dëme të paparashikuara, tej kontrollit të tij, të cilat mund të përfshijnë përgjegjësinë e përballimit të dëmeve në të ardhshmen. Siguruesit e bëjnë këtë duke krijuar rezerva.4. Të përballojë të gjitha shpenzimet.Siguruesit, për të kryer veprimtarinë e tij, i duhet të përballojë shpenzime operacionale. Këto përfshijnë: pagat e personelit; shpenzimet zyrtare të cdo lloji; reklamën, komisionet, etj.Primi i grumbulluar nga çdo i siguruar duhet të jetë i mjaftë të mbulojë edhe këto shpenzime operacionale.5. Të krijojë fitim.Së fundi, siguruesi duhet të arrijë një fitim të arsyeshëm. Pjesa më e madhe e siguruesve janë përgjegjës ndaj aksionerëve dhe duhet të japin një kthim të arsyeshëm ndaj investimit që kanë bërë aksionerët në shoqëri. Në rastin e shoqërive reciproke, anëtarët gjithashtu do të kërkojnë një shtesë për të përballuar objektivat e reciprocitetit.Sidoqoftë, përcaktimi i primit nuk është thjesht një metodë për llogaritjen e primit të saktë me formula matematike. Duhet të merren gjithashtu parasysh një numër faktorësh të rëndësishëm ekonomikë. Këto përfshijnë:6. Inflacionin;Siguruesi duhet të marrë parasysh vlerën e ndryshueshme të parasë. Dëmshpërblimet do të duhet të përballohen në të ardhshmen nga primet e marra sot. Përfundimi i kësaj është se shpenzimet e pagesës së dëmeve mund të rriten, jo për shkak të rritjes së madhësisë së vetë dëmit, por thjesht për shkak të rënies së vlerës së parasë. Kjo është dicka që siguruesit nuk mund ta injorojnë në llogaritjen e primit.7. Konkurrenca;Faktori i fundit ekonomik është ai i konkurrencës. Siguruesi nuk është i vetëm në treg. Në treg sa vjen e rritet konkurrenca. Ngarkimi i një primi tepër të lartë, mund të cojë në humbje të veprimtarisë, por ngarkimi i një primi tepër të ulët, gjithashtu mund të cojë në humbje. Normalisht, primet përcaktohen duke aplikuar një tarifë419 primi ndaj bazës së primit. Tarifa pasqyron rrezikshmërinë, që shoqëron një të siguruar të veçantë, dhe baza e primit është masa e ekspozimit.Një ilustrim më i mirë i kësaj është sigurimi nga zjarri. Normalisht, mbi shumën e siguruar aplikohet një tarifë në përqindje. Është e qartë se tarifa për një fabrikë që prodhon eksplozivë do të jetë më e lartë se tarifa për një fabrikë që merret me prodhime më pak të rrezikshme, si p.sh. punime metalesh. Në këtë mënyrë, tarifa pasqyron rrezikshmërinë që i sjell i siguruari fondit të përbashkët.

419 Tarifa mund të jetë në përqindje ose për mijë, dhe aplikohet ndaj një shifre që është baza e primit. Për qind ose për mijë do të thotë tarifë për çdo njëqind ose njëmijë njësi monetare.

173

Sidoqoftë, jo të gjithë të siguruarit janë të së njëjtës madhësi. Me fjalë të tjera, ekspozimi ndaj rrezikut mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme nga një uzinë e madhe prodhuese në një fabrikë të vogël. Supozohet se baza e primit e merr parasysh këtë fakt. Shuma e siguruar pasqyron ekspozimet e ndryshme dhe kur aplikohet tarifa ndaj shumës së siguruar shpresohet se do të rezultojë një prim realist. Format e tjera të sigurimit kanë baza të ndryshme primi, por koncepti është i njëjtë, baza e primit do të pasqyrojë ekspozimin ndaj rrezikut dhe jo rrezikshmërinë.Në disa raste baza e primit nuk njihet në fillimt të vitit. Gjithë ç'mund të jepet është vlera e përafërt e shifrës së mundshme. P.sh. një rast i tillë është sigurimi i përgjegjësisë së punëdhënësit. I siguruari është në gjendje të vlerësojë përafërsisht se sa do të jetë fondi i përgjithshëm i pagave për vitin e ardhshëm. Tarifa do të aplikohet mbi vlerën e përafërt dhe në fund të vitit i siguruari lëshon një deklaratë që tregon pagat faktike. Në këtë pikë, primi rregullohet duke u rritur ose pakësuar në varësi të shifrës së pagave.Një formë tjetër e primit të rregullueshëm zbatohet shpesh në rastin e humbjes ose dëmtimit të mallrave. Vlerat aktuale të gjendjes së mallrave ndryshojnë dukshëm gjatë vitit dhe është shumë e vështirë të përcaktohet se sa do të jetë shuma e siguruar për të përcaktuar primin. Në vend që të japë një përcaktim të shifrës mesatare të parashikuar për vitin, i siguruari mund të paguajë një prim të përafërt dhe të deklarojë vlerën e mallit për cdo muaj. Në fund të vitit është e mundur të llogaritet saktësisht se sa prim kërkohet për rrezikun që merr përsipër siguruesi, dhe midis siguruesit e të siguruarit bëhet rregullimi përkatës. Në disa raste, siguruesit praktikojnë ngarkimin e një primi fiks në vend që të aplikojnë tarifën ndaj bazës së primit. Një rast i tillë është sigurimi motorrik. Në shumicën e rasteve i siguruari paguan një prim fiks, sigurisht përveç rasteve kur automjeti ka vlerë tepër të lartë ose rreziku është jo i zakonshëm, raste në të cilat kërkohet rregullimi i primit. Ky prim fiks arrihet duke u konsultuar me tabelat e tarifave të cilat marrin parasysh rrezikshmërinë që i perket personit dhe automjetit të siguruar. Kështu, drejtuesit e rinj të mjeteve paguajnë më shumë se drejtuesit më të vjetër dhe mjetet me fuqi të madhe motorrike kanë prim më të lartë se mjetet shtëpiake.Faktorët e ndryshëm që ndikojnë primin gjenden në formularin e kërkesës për sigurim. Shpesh këta faktorë ruhen në kompjuterë dhe primi mund të llogaritet prej tyre duke i futur faktorët përkatës. Shumë broker veprojnë me sisteme të kompjuterizuar për kuotimin e primeve motorrike, duke dhënë kuotimin e siguruesve të ndryshëm sipas faktorëve që kërkohen.

Primet në Sigurimin e Jetës420. Për primet e sigurimit të jetës Autoriteti ka të drejtë të rekomandojë bazën e të dhënave statistikore dhe kufijtë për parametrat që përdoren në llogaritjen e primit për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë veprimtarinë e sigurimit të jetës.

420 Neni 87, Seksioni VI, Primi i sigurimit të jojetës, ligji 2014 , për sigurimin dhe risigurimin.Primi i sigurimit i jetës përbëhet nga:a) primi i rrezikut;b) pjesa e llogaritur e primit për provigjonet matematike – elementet e kursimit;c) pjesa e llogaritur për mbulimin e shpenzimeve të marrjes në sigurim dhe shpenzimeve administrative, përfshirë dhe komisionet;ç) pjesa e llogaritur për fitimin e shoqërisë së sigurimit, përfshirë këtu fitimin nga investimet, duke marrë parasysh rrezikun që i përket këtyre investimeve.

174

Primet në sigurimin e jetës përbëhen nga katër komponentë:- vdekshmëria;- shpenzimet;- investimet;- pagesat e pritshme.

Vdekshmëria ka të bëjë me atë që mund të quhet rreziku i vdekjes. Aktuarët kanë përgatitur tabela të përgjithshme vdekshmërie për grupe të ndryshme të popullsisë. Këto tabela na tregojnë numrin e njerëzve në një grup të cilët do të mbijetojnë për një numër të caktuar vitesh. Tabelat bazohen në një numër shumë të madh njerëzish dhe janë shumë të sakta. Në këtë mënyrë, marrësi në sigurim në sigurimin e jetës është në gjendje të përcaktojë rrezikun e mundshëm për dëmshpërblim. Ky mund të jetë ose rreziku i kërkesës për dëmshpërblim në rastin e vdekjes së një personi, ose rreziku i pagesës së një shume sepse i siguruari ka mbijetuar për një numër të caktuar vitesh.Është me vlerë të përmendet në këtë fazë se primi që do të ngarkohet do të jetë prim nivel. Me fjalë të tjera, të siguruarit do t'i përcaktohet primi që duhet të paguajë çdo vit ose çdo muaj dhe primi nuk do të rritet. Arsyeja që përmendim këtë pikë është se niveli i rrezikut rritet çdo vit me rritjen e personit, por kjo merret parasysh që në fillim dhe pastaj primi është fiks.

5.5. Përmbajtja (pjesët përbërëse) e policës së sigurimit.

Në fillimet e sigurimeve, çdo policë e vecantë përgatitej me dorë dhe i lëshohej të siguruarit. Me kalimin e kohës kjo u bë gjithnjë e më pak praktike dhe filluan të përdoreshin polica sigurimi të parapërgatitura (parashtypura). Këto dokumenta kishin hapësira bosh ku mund të vendoseshin të dhëna individuale për të siguruarin. Kjo formë police i parapriu formës që përdoret përgjithësisht sot, policës me formular.Çdo policë ka një kokë që përmban emrin e të siguruarit dhe në disa raste adresën dhe simbolin e shoqërisë. Në fillim të çdo police ka një formulim i cili quhet hyrje. Formulimi i saj ndryshon nga një policë në tjetrën, por në thelb përmban tri pika: Përcaktohet se kërkesa për sigurim është baza e kontratës dhe e përfshirë në të.Efekti i kësaj është ta bëjë kërkesën për sigurim pjesë të kontratës edhe në se kërkesa nuk riprodhohet dhe shtypet së bashku me dokumentin e policës. Kjo do të thotë se i siguruari duhet të jetë shumë i kujdesshëm në plotësimin e kërkesës për sigurim sepse ajo do të bëhet pjesë e kontratës. Deklarata shprehet se propozuesi konfirmon që informacioni i dhënë është i vërtetë me sa di dhe beson ai. Kjo deklaratë bëhet tani pjesë e kontratës. Në se formulimi do të përcaktonte se informacioni është i vërtetë, pa e cilësuar, atëhere gjithashtu kjo do të kishte qenë pjesë e kontratës. Në hyrje përmendet gjithashtu edhe primi. Normalisht përcaktohet se primi është paguar ose është rënë dakord që i siguruari do të paguajë. Është e qartë, kontrata mund të jetë e vlefshme vetëm kur i siguruari e ka paguar primin, ose, në se polica përgatitet para pagesës së primit, ka rënë dakord ta paguajë atë. 2. Autoriteti ka të drejtë të rekomandojë bazën e të dhënave statistikore dhe kufijtë për parametrat që përdoren në llogaritjen e primit për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë veprimtarinë e sigurimit të jetës.

175

Hyrja përcakton gjithashtu se siguruesi do të japë mbulimin që përcaktohet me hollësi në policë.Poshtë hyrjes, ose ngjitur me të, ndodhet nënshkrimi i një zyrtari të shoqërisë. Seksioni më i rëndësishëm i policës është klauzola operative, pjesa ku theksohet mbulimi i dhënë. Çdo pjesë fillon me fjalët "Shoqëria do të . . ." dhe vazhdon duke thënë saktësisht se ç'premton të bëjë shoqëria. Ky është mbulimi në sigurim sipas policës.

Kushtet. Të gjitha policat përmbajnë një listë të kushteve. Ata mund të vendosen në pjesë të ndryshme të policave, por mbulojnë çështje të ngjashme. Kushtet e zakonshme përfshijnë: një kusht që përcakton se i siguruari do të plotësojë të gjithë kushtet e vendosura në policë; kërkesën që i siguruari të njoftojë siguruesin për çdo ndryshim të rrezikut; çfarë proçedure duhet ndjekur në rastin e një kërkese për dëmshpërblim. Kjo ndryshon nga njeri mbulim tek tjetri, por do të përfshijë përcaktime për kohën brenda së cilës duhet të njoftohet dëmi; efektin e mashtrimit; përcaktimin e faktit se i siguruari duhet të tregojë të gjithë kujdesin e duhur për të minimizuar rrezikun e humbjes, dëmtimit apo shkaktimit të përgjegjësisë. Me fjalë të tjera, ekzistenca e policës së sigurimit nuk duhet të konsiderohet si një e drejtë për t'u treguar i pakujdesshëm; mund të ketë gjithashtu një kusht për arbitrazhin. Kushti i arbitrazhit i përket shumës që duhet paguar për një dëmshpërblim dhe jo përgjegjësisë për të. Me fjalë të tjera, siguruesi pranon që kërkesa për dëmshpërblim është e vlefshme sipas policës, por nuk bie dakord me të siguruarin për shumën që duhet paguar; një kusht që të theksojë se ç'do të ndodhë në se ka në fuqi polica që mbulojnë të njëjtin dëm. Kjo përfshin një nga doktrinat bazë të sigurimeve, kontributin; mund të ketë gjithashtu një kusht që i lejon siguruesit të anulojë policën dhe që tregon se si bëhet kjo; shumë prime bazohen në një shifër të vlerësuar si të përafërt dhe rregullohen menjëherë sapo bëhet e njohur shifra e vërtetë. Për shembull, primi i një police të përgjegjësisë së punëdhënësit zakonisht bazohet në pagën vjetore të të siguruarit. Në momentin e kryerjes së sigurimit, i siguruari jep një vlerësim të përafërt të pagës vjetore dhe mbi këtë bazë llogaritet dhe paguhet primi fillestar. Në fund të vitit sigurues deklarohet vlera e vërtetë (e saktë) e pagës vjetore dhe primit i bëhen rregullimet e nevojshme. Një kusht do të përcaktojë periudhën brenda së cilës i siguruari duhet të japë shifrën e saktë dhe gjithashtu ç'do të ndodhë në se ai nuk e përmbush këtë kusht.

Të gjithë këto kushte ndodhen në policën e shtypur dhe si të tilla konsiderohen si kushte të shprehura. Shkaku për këtë dallim është se ka gjithashtu edhe kushte të nënkuptuara të cilët nuk ndodhen në policë, por megjithatë janë të rëndësishëm. Këta kushte të nënkuptuar përfshijnë faktin se subjekti i sigurimit ekziston dhe mund të identifikohet, se i siguruari ka interes të sigurueshëm dhe se në negociatat që cojnë në lidhjen e kontratës ka ekzistuar mirëbesimi i plotë. Termat interes i sigurueshëm dhe mirëbesim i plotë janë gjithashtu doktrina bazë të sigurimit. Ato janë përshkruar në

176

kapitullin paraardhës.Ka edhe një klasifikim tjetër që vlen të përmendet në këtë fazë. Deri tani kemi thënë se kushtet mund të shprehen në policë ose të nënkuptohen. Është e qartë se këto kushte janë të rëndësishme, përndryshe nuk do të vendoseshin, dhe shkelja e kushteve është cështje serioze. Sidoqoftë, efekti i një shkeljeje të tillë do të ndryshojë dhe kjo na con në një klasifikim tjetër. Të gjithë kushtet bëjnë pjesë në një nga tre grupet e mëposhtme. Kushte paraprake të kontratësKa kushte të cilët duhen përmbushur para lidhjes së vetë kontratës. Në këtë kategori bëjnë pjesë kushtet e nënkuptuar. Në se ata nuk përmbushen atëhere vihet në dyshim vlefshmëria e të gjithë kontratës. Kushte që rrjedhin nga kontrataKa kushte të cilët duhet të plotësohen me hyrjen në fuqi të kontratës. Për shembull, kushtet lidhur me rregullimin e primit, ose njoftimin e ndryshimit të rrezikut. Kushte paraprake për përgjegjësinëKëto kushte kanë të bëjnë me kërkesat për dëmshpërblim dhe duhet të plotësohen në mënyrë që kërkesa të jetë e vlefshme. Një shembull mund të ishte njoftimi i ndodhjes së dëmit menjëherë dhe në mënyrën e duhur.Siguruesi nuk duhet të refuzojë pagesën e dëmshpërblimit për shkak të shkeljes së një kushti, kur kushti nuk i përkiste rrethanave të ndodhjes së ngjarjes.

Formulari i Policës. Pjesa e fundit e policës është formulari i policës. Pjesët e policës që kemi parë deri tani janë të parashtypura dhe zbatohen për të gjithë të siguruarit. Në të nuk ka asgjë që të lidhet me policën e një të siguruari të veçantë. Formulari është vendi ku polica e sigurimit personalizohet për të siguruarin.Formularët përmbajnë të dhëna për: të siguruarin; adresën e të siguruarit; natyrën e veprimtarisë ekonomike; periudhën e sigurimit; primet; kufijtë e përgjegjësisë ose shumat e sigurimit; numrin e policës; referenca për përjashtime, kushte apo aspekte të veçantë të mbulimit. Dëshmitë e mbulimit dhe Çertifikatat. Polica është dëshmi e kontratës dhe përmban gjithë detajet e mbulimit, përjashtimet, kushtet, periudhën e mbulimit, primet dhe të dhëna të tjera. Në disa raste është gjithashtu e nevojshme të lëshohen dokumente të tjerë në lidhje me mbulimin e dhënë nga polica.Jo gjithmonë është e mundur të lëshohet dokumenti i policës menjëherë me përfundimin e marrëveshjes për kushtet e kontratës. Praktikat e plota të përgatitjes së formularit të përshtatshëm dhe lëshimit të dokumentit kërkojnë kohë. Ndërkohë mund të paraqitet nevoja e vërtetimit që mbulimi është në fuqi. Kjo ndeshet veçanërisht në rastin e sigurimit motorrik, në ato vende ku është detyrim ligjor pasja e këtij sigurimi. Në këtë rast siguruesi përgatit dhe i lëshon të siguruarit një dëshmi mbulimi. Dëshmia e mbulimit vetëm përcakton se sigurimi është në fuqi dhe jep të dhëna të shkurtëra të mbulimit. Dëshmitë janë të përkohshme dhe zëvendësohen me lëshimin e vetë policës. Konfirmimi se mbulimi është në fuqi jo gjithmonë duhet të jetë në formën e një dëshmie mbulimi të parashtypur. Ai mund të jetë edhe në formën e një letre që siguruesi i dërgon të siguruarit. Kjo është e vlefshme kur të siguruarit i duhet t'i provojë një pale të tretë se sigurimi është kryer. Në sigurimin e jetës ndodh ndryshe. Pasi propozuesi i dërgon siguruesit formularin e plotësuar të kërkesës për sigurim, ai merr një letër pranimi. Kjo letër pranimi në të

177

vërtetë është një ofertë për të siguruarin dhe pranohet me pagesën e primit. Ndryshimi ndërmjet kësaj dhe dëshmisë së mbulimit, p.sh. në sigurimin motorrik, është se polica e sigurimit të jetës do të hyjë në fuqi vetëm pas pagesës së primit. Sigurimi motorrik hyn në fuqi në momentin e lëshimit të dëshmisë së mbulimit ndërkohë që primi ende mund të mos jetë paguar. Kur sigurimi është i detyrueshëm me ligj, zakonisht ligji kërkon që të lëshohet një çertifikatë për të vërtetuar se polica është në fuqi. Kjo ka kuptim. Megjithëse sigurimi motorrik është i detyrueshëm, si do ta dijë oficeri i policisë rrugore apo ndokush tjetër, i përfshirë në aksident, se drejtuesi i mjetit e ka zbatuar ligjin dhe ka një policë sigurimi të vlefshme? Mund të detyroheshin drejtuesit e mjeteve që të mbanin me vehte policën e sigurimit gjithë kohën, por kjo do të ishte e bezdisshme dhe, siç e kemi thënë, policat e sigurimit mund të jenë gjithfarëlloj formash e madhësish. Një mënyrë tjetër është t'i kërkohet siguruesit të lëshojë një çertifikatë sigurimi me përmasa të vogla që konfirmon se mbulimi është në fuqi, gjë që është në përputhje me legjislacionin përkatës.Të dhënat e paraqitura në çertifikatë përcaktohen nga ligji përkatës. Në rastin e sigurimit motorrik janë emri i policëmbajtësit, numri i regjistrimit (targa) ose përshkrimi i mjetit, periudha e sigurimit, personat që kanë të drejtën e drejtimit të mjetit dhe kufizimet e përdorimit. Në shumicën e vendeve të zhvilluara, për ata që punësojnë individët, është gjithashtu e detyrueshme të kenë një policë sigurimi për përgjegjësinë e punëdhënësit. Kjo policë i mbulon ata në rastet kur janë ligjërisht përgjegjës për t'i paguar dëmshpërblim një punonjësi të dëmtuar. Edhe në këtë rast është e nevojshme që të vërtetohet se ka një policë në fuqi dhe ligji kërkon që siguruesit të lëshojnë një çertifikatë dhe t'ia dërgojnë atë të siguruarve.Në ato vende ku zbatohet, çertifikata e përgjegjësisë së punëdhënësit është mjaft e ngjashme në përmbajtje me çertifikatën e sigurimit motorrik. Çertifikata duhet të ekspozohet në të gjithë vendet ku zhvillohet veprimtaria e siguruar. Rinovimet. Në përgjithësi, policat e sigurimit mbulojnë periudha dymbëdhjetëmujore. Padyshim, siguruesit janë të interesuar që të mbulojnë në sigurim edhe për vitin tjetër, me fjalë të tjera, të rinovojnë kontratën. Asnjëra palë nuk është e detyruar të rinovojë policat e sigurimit, por në shumicën e rasteve siguruesit marrin masa për ta pasur këtë veprimtari edhe për vitin tjetër. Në periudhat e "tregut të butë", në kushtet kur ekzistojnë kapacitete siguruese të tepërta dhe për rrjedhojë forcohet konkurrenca për marrjen në sigurim, rinovimi mund të jetë i vështirë duke qenë se shpesh siguruesit konkurrentë përpiqen të joshin klientët me prime më të ulëta ose kushte favorizuese. Kjo zbatohet në rastet e kontratave afatgjata si p.sh. në sigurimet e jetës dhe të shëndetit. Siguruesi në këto raste është i detyruar t'i rinovojë këto polica me të njëjtat kushte, nëse i siguruari paguan primin. Siguruesi nuk mund të ndryshojë kushtet ose të shtojë kushte për anulimin e kontratës.Normalisht, siguruesi i dërgon të siguruarit dokumentin e rinovimit. Këta dokumente rinovimi kanë formën e një njoftimi, i cili i tërheq vëmendjen të siguruarit për faktin që periudha e sigurimit është duke përfunduar dhe se primi për rinovimin e policës është sic tregohet në njoftim. Siguruesi nuk është i detyruar të dërgojë këtë njoftim, por kjo është në interesin e tij. Nëse i siguruari do të rinovojë policën, ai i paguan siguruesit primin dhe merr konfirmimin e rinovimit së bashku me çertifikatën përkatëse sipas llojit të sigurimit.

178

Ka disa çështje që duhen theksuar në lidhje me rinovimin e policës: Ditët e Pritjes. Mospagimi i primit nënkupton që kontrata nuk do të rinovohet, pra skadon data e rinovimit. Sidoqoftë, mund të ketë raste kur në datën e rinovimit primi nuk është paguar ende, por ekziston qëllimi i rinovimit. Kjo mund të ndodhë për shembull kur dokumentat e rinovimit kanë humbur ose i siguruari nuk e ka venë re që data e rinovimit ka kaluar. Për të trajtuar raste të tilla, siguruesit ofrojne ditët e pritjes.Këto ditë pritjeje shtrihen nga pesëmbëdhjetë deri në tridhjetë ditë pas datës së rinovimit, kohë gjatë së cilës i siguruari mund të paguajë primin. Megjithatë, duhet thënë se:- ditët e pritjes nuk përbëjnë shtesë në periudhën e mbulimit në sigurim. Ato janë pesëmbëdhjetë ose tridhjetë ditë që i përkasin periudhës pasuese të sigurimit. Me pagesën e primit, mbulimi fillon nga data e rinovimit, dhe jo nga data e pagesës së primit. Kjo është e kuptueshme sepse, në rast të kundërt, të siguruarit do t'i përdornin ditët e pritjes si shtesë mbulimi dhe si përfundim do të përfitonin dymbëdhjetë muaj plus ditët e pritjes;- në sigurimin motorrik primi duhet paguar para datës së rinovimit dhe nuk zbatohen ditët e pritjes. Nëse nuk paguhet primi, atëhere polica pushon së ekzistuari. Sidoqoftë, për të trajtuar mundësinë që i siguruari të mos ketë paguar primin por të ketë si qëllim rinovimin, siguruesi, në vijim të njoftimit të sigurimit, mund të lëshojë një certifikatë në formën e një shtojce të çertifikatës së përhershme të sigurimit. Kjo çertifikatë jep mbulimin minimal të parashikuar nga ligji, i cili duhet të jetë shumë më pak se mbulimi i dhënë normalisht nga polica, por që është i mjaftueshëm për të garantuar se i siguruari nuk ka shkelur ligjin. Normalisht, kjo çertifikatë është e vlefshme për pesëmbëdhjetë ditë, kohë gjatë së cilës duhet paguar primi. Në se paguhet primi, atëhere mbulimi i zakonshëm fillon nga data e rinovimit, përndryshe mbulimi përfundon. Për të përfituar këtë, i siguruari duhet të ketë dijeni për ekzistencën e çertifikatës dhe të provojë se ka pasur si qëllim rinovimin.

Stimujt. Konkurrenca që ekziston në fushën e sigurimeve, veçanërisht për kapjen e veprimtarive të leverdisshme. arrin pikën më lartë në rinovimet e policave. Siguruesit dhe brokerët përpiqen të arrijnë kushtet më të mira për të siguruarit e tyre.Një mënyrë e përdorur nga siguruesit në përpjekje për të mbajtur veprimtarinë, është t'i ofrojnë të siguruarve zbritje në prim nëse të siguruarit pranojnë rinovime për një periudhë disa vjeçare. Normalisht, kjo do të thotë zbritje në se i siguruari merr përsipër t'i ofrojë siguruesit marrjen në sigurim në cdo datë rinovimi për tre vjet. Të dyja palët e kontratës përfitojnë, i siguruari përfiton pakësimin e primit, ndërsa siguruesi e di që do të ketë përsëri këtë veprimtari me kusht që ai të jetë i gatshëm të rinovojë policën me të njëjtat kushte.

5.6. Format standarte dhe të përpunuara të policës së sigurimit.

Formularët standartë

179

Kontratat me kushte standarte janë të rëndësishme në evidentimin dhe alokimin e risqeve të të gjitha llojeve421, por veçanërisht për mbulimin e sigurimit. Me të vërtetë , kontratat e sigurimit janë përshkruar për një kohë të gjatë si në Amerikë dhe në Angli si kontratat më tipike të adhezionit.422 Gjykata shërben për të përcaktuar se cilat do të ishin pritshmëritë e palës më të dobët ndaj kësaj kontrate dhe të interpretojë kontratën në përputhje me këtë parim. Pavarësisht se qëndrimi i gjykatave ndaj kontratave të adhezionit nuk ka qënë gjithnjë miqësor, këto lloje kontratash kanë avantazhet e tyre. Ato ulin koston e transaksioneve dhe rrisin shpejtësinë me të cilën mund të llogaritet risku dhe mbulimi i riskut të bëhet i disponueshëm bazuar dhe në rastet e mëparshme. Predominanca e kontratave me kushte standarte , sic është dhe argumentuar, është mjaft evidente.423 Këto lloj kontratash janë produkt i një shoqërie që prodhon në mënyrë masive dhe janë pjesë integrale e saj. Ato japin informacion dhe vendosin rregull. Policat e sigurimit, argumenton Slawson, janë një “ilustrim ekstrem”i kontratave me kushte standarte424.

421 F. Kessler”Contracts of Adhesion” 43 Col L Rev 629-42, 631 (1943) Friedrich Kessler, Contracts of Adhesion - Some Thoughts About Freedom of Contract, 43 Colum. L. Rev. 629 (1943).422 E.g, V.P Goldberg”institutional Change and the Quasi invisible hand “ 17 JL^ Econ 461-96,484423 Ibid.530424 Për më tëpër Slawson pretendon se standartizimi i cili ka ndodhur në SHBA ka qenë më i zgjeruar se në cdo vend tjetër të traditës Common Law. Në Angli edhe sot vazhdojnë të përdoren kontratat me kushte standarte, por ka formularë (kontrata) të tipeve të ndryshme. Në të ardhmen mendohet se puna e kompjuterave do të arrijë aty sa të prodhojë formularë të personalizuar duke eleminuar përfundimisht punën njerëzore dhe kostot e trajnimit të stafit, megjithatë kjo është ende për tu parë.

180

KREU VI

SIGURIMI I PASURISË DHE I PËRGJEGJËSIVE

6.1. Hyrje

Pjesa më e madhe e shoqërive të sigurimeve të përgjithshme e kanë filluar veprimtarinë e tyre si zyra të sigurimit nga zjarri425. Në zhvillimin e praktikës dhe tëmendimit të sigurimeve, Londra ka meritën e mësuesit më të madh , për hir të pësimeve të mëdha426. Këto pësime u bënë shkak për për organizimin modern të skuadrave të zjarrfikësve të qytetit dhe në historikun e sigurimeve. Dëmet e llogaritura të këtyre zjarreve ndikuan në metodat e llogaritjes të mbulesave me sigurim dhe kryesisht në:

a) Në kriteret e përcaktimeve të primeve;b) Në përforcimin e kushteve kontraktuale, duke përfshirë dhe masat parandaluese

kundër zjarrit;c) Në diferencimin e kostos së sigurimit duke aplikuar prime të ulëta për sigurimin

e ndërtesave/mjediseve me shkallë të lartë të mbrojtjes kundër zjarrit dhe me prime të ulta për ndërtesat/mjediset me shkallë të ulët të mbrojtjes kundër zjarrit.

Ndërprerja e veprimtarisë ekonomike ishte një “shtesë” e natyrshme e mbulimit të dëmit material dhe normalisht trajtohej nga zyra e sigurimit nga zjarri. Më pas u krijuan zyrat e “aksidenteve” për të trajtuar format më të reja të mbulimit që u bënë të domosdoshme për shkak të industrializimit. Shembuj të tyre janë sigurimi i përgjegjësisë dhe aksidenteve personale.Zyrat motorrike u zhvilluan si rrjedhojë e rritjes së numrit tëmjeteve në qarkullim dhe, në shumicën e vendeve, e kërkesave ligjore për t’u siguruar. Pjesa më e madhe e shoqërive të sigurimeve të përgjithshme kishin zyra të sigurimit nga zjarri, aksidenteve personale dhe motorrike. Disa e ruajnë ende këtë strukturë. Sidoqoftë, për shkak të kërkesës së konsumatorit (klientit) për mbulim më të gjerë dhe prodhimit të policave komplekse që dolën tej kufijve të vjetër duke mbuluar rreziqe qëtrajtoheshin në zyra të ndryshme, tani siguruesit organizohen në cdo mënyrë që rrit efektivitetin e punës. Shembull është ndarja ndërmjet sigurimit të veprimtarisëekonomike dhe sigurimeve personale. Do të fillojmë duke analizuar llojet kryesore të veprimtarisë që bëjnë pjesë në sigurimet e përgjithshme dhe më pas të shohim se si grupohen së bashku për të dhënë sigurimet e kombinuara për shitësit/sipërmarrësit e vegjël.(Sigurimet e përgjithshme personale dhe sigurimet e personit do të trajtohen në një kapitull të veçantë).

425Zjarrri ka qenë rreziku i parë në përjetimet e humbjeve të mëdha që në zanafillën e jetës njerëzore.Krahas dobisë në shoqërinë njerëzore , zjarri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në humbje apo shkatërrim qytetërimesh si; zjarri i Romës, Pompeut, zjarri i Bibliotekës së Aleksandrisë, apo zjarri i madh që ra në Londër në vitin 1666, etj.426 Zjarri i madh i Londrës historikisht shënon krijimin e shoqërisë së parë të sigurimit nga zjarri (fire office), si dhe transaksionin e parë të sigurimit nga zjarri. Zjarri në Rrugën Tooley (Tooley street fire) është zjarri i dytë që ndodhi në Londër në qershor të vitit 1861 rreth 200 vjet më pas.Zjarri fillimisht goditi një magazinë dhe më pas u përhap në të gjitha magazinat e tjera ne breg të lumit Tamiz. Ilir Hoti “Industria e sigurimeve, dhe Amvisimi i rrezikut “ Produktet, faqe 307.

181

Sigurimet që do të analizojmë në këtë seksion janë: sigurimi nga zjarri, përfshirë rreziqet e vecantë; ndërprerja e veprimtarisë ekonomike; sigurimi nga vjedhja; sigurimi i parave; sigurimi nga të gjithë rreziqet; sigurimi i mallrave në udhëtim; policat paketë; sigurimet e shtëpisë.

6.2. Sigurimi nga zjarri

Në historinë e sigurimit nga zjarri, për shkak se shoqëritë e sigurimeve paratë e arkëtuara nga primet i investonin në drejtime të tjera, ato nuk ishin në gjendje financiare për të përballuar kompensimin e humbjeve të të siguruarve që goditeshin nga zjarri.Kontratat e sigurimeve rezultonin të ndryshme për sigurues të ndryshëm qëllimisht komplekse në një gjuhë te paqartë dhe me shkrim të vogël e të padukshëm. Në këto rrethana doli domosdoshmëri standartizimi i legjislacionit, i rregullave dhe kontratave të sigurimit.

Humbja nga zjarri konsiderohet çdo formë humbje e të mirave materiale që shkaktohet nga djegia me flakë jashtë vatrës dhe që është e aftë të vetëpërhapet dhe tëvetëzgjerohet. Polica tipike e sigurimit nga zjarri mbulon dëmtimin e pasurisë,shkaktuar nga: Zjarri, djegia me flakë, djegia me zhvillim të flakës. Duhet patur kujdes sepse djegia “pa flakë” ose e thënë më thjesht djegia në kontakt me trupa të ndezur nuk është “zjarr”prandaj çdo humbje në këto rrethana nuk mbulohet me sigurim nga zjarri.427

Humbja lëndore nga zjarri ose rrufeja, është një humbje e drejtpërdrejtë fizike që sishkak më të afërt ka zjarrin ose rrufenë.Që zjarri të quhet shkak humbje, duhen plotësuar dy kushte bazë:

a. Të ketë një djegie ose oksidim të shpejtë që të shkaktojë flakë/prush;b. Zjarri duhet të jetë i pakontrollueshëm ose zjarr armik/jomiqësor.428

Rrufeja.Dëme nga rrufeja konsiderohet çdo formë humbjeje e të mirave materiale që shkaktohet nga goditja për shkak të shkrepjes së një rrufeje dhe që vetpërhapet dhe vetzgjerohet duke djegur objekte, e të mira, në pikën e goditjes dhe brenda një zone rreth saj.

427 Përjashtohet edhe fermentimi ose nxehja e vet spontane ose vënien në çdo proces që përfshin nxehjen.Efekti i përjashtimit të vetëndezjes spontane është të përjashtojë mbulimin për çdo gjë që vetëndizet spontanisht, por jo efektet e mëtejshme të zjarrit. Përjashtohet gjithashtu, dëmtimi i shkaktuar nga eksplozioni që rrjedh nga zjarri.428 Zjarr miqësor konsiderohet çdo lloj zjarri që gjendet në vendin e duhur apo të supozuar, si vend normal i zjarrit, psh, zjarri në oxhak, sobë, furrë, zjarri në cigare,etj, ndërsa zjarr jomiqësor është çdo lloj zjarri që gjendet në mjedise të paparashikueshëm dhe të paparnueshëm, psh.zjarri në ambientin e ngrënies, sallon etj. Ky është një zjarr i sigurueshëm.

182

Humbja lëndore nga rrufeja është humbje e drejtpërdrejtë fizike që si shkak më të afërt ka rrufenë. Jo domosdoshmërisht duhet të shkaktojë zjarr. Eksplozioni.Dëmtimi i shkaktuar nga eksplozioni nuk është dëmtim zjarri. Mbulim i kufizuar eksplozioni jepet në cdo policë zjarri. Kjo kufizohet në eksplozionin e shkaktuar nga gazi ose boilerët e përdorur për qëllime shtëpiake. Shembull i kësaj do të ishte boileri nënjë fabrikë, që përdoret vetëm për të ngrohur ujë për përdorim në kuzhinë.Në një policë të tillë standarte, zjarri ka përjashtime: Zjarri nga tërmeti dhe zjarri nëntokësor.Përjashtimi i zjarrit nëntokësor vepron në rastin e zjarreve vullkanike, por zbatohet gjithashtu për të gjithë zjarret në minierat e qymyrit ose puset e naftës.Shembull 2Tërmeti shkaktoi zjarr në një ndërtesë dhe era e fortë bëri që zjarri të përhapej nëndërtesat ngjitur me të.Shkaku më i afërt i zjarrit është tërmeti dhe siguruesit nuk janëpërgjegjës sipas policës standarte. Përleshjet dhe turbullirat civile.Thuhet se ka ndodhur përleshje kur personat e pranishëm, së bashku përdorin ose kërcënojnë me dhunë të paligjshme për një qëllim të përbashkët dhe sjellja e tyre (tëmarrë së bashku) është e tillë që të bënte, që një person me vendosmëri të arsyeshme, i pranishëm në ngjarje, të frikësohej për sigurinë e tij personale, cilido nga personat qëpërdor dhunë të paligjshme për një qëllim të përbashkët është fajtor për përleshje.

Shembull 3Ardhja e një skuadre të huaj, tërheq një turmë të madhe në afërsitë e klubit vendas tëfutbollit. Si rrjedhojë, me ndihmën e policisë, u mbyllën portat. Disa vetë nga turma tërheqin një turmë të madhe në afërsitë e klubit vendas të futbollit. Si rrjedhojë, me ndihmën e policisë, u mbyllën portat. Disa vetë nga turma u shpërndanë në rrugët ngjitur dhe gjetën një bllok apartamentesh afër fushës. Një grup i vogël vendos të hyjënë apartamente dhe të kapërcejë muret për të hyrë në stadium. Ata filluan të veprojnëdhe oficeri i policisë që u përpoq t’i ndalonte u tërhoq për të kërkuar përforcime.Të gjithë elementët e përleshjes ishin të pranishëm.Turbullira civile qëndron ndërmjet një përleshjeje të luftës civile dhe duhet të përfshijë trazira ose turbullira. Ajo është njëfazë afër rebelimit. Dëmtimi i shkaktuar nga “çrregullimet e dhunshme” nuk mbulohet nga polica bazë e zjarrit. Përjashtim tjetër është për humbjet nga lufta.Rreziqe të veçantë. Policës së zjarrit mund t’i shtohet mbulimi ndaj disa rreziqeve tëtjerë që nuk janë zjarr. Këto quhen rreziqe të veçanta, megjithëse janë thjesht rreziqe shtesë. Këto janë:Mbulimi i eksplozionit.Eksplozioni mund të shkaktohet nga boilerët, por mund të jetë rrjedhojë e pluhurit (nëfabrikat e blojës, për shembull) ose avujve (si p.sh. në një fabrikë bojrash). Makineria ose pajisjet e tjera mund të mbulohen me policë inxhinierike.Mbulimi i ndezjes spontane jepet në raste të pakta dhe shumë të kufizuara. Mbulimi i përleshjes dhe turbullirës civile jepet, megjithëse përcaktimi i turbullirës civile nuk është shumë i qartë. Disa zona gjeografike dhe disa rreziqe nuk konsiderohen

183

të dëshirueshme nga siguruesit. Mbulimi mund të zgjerohet për të përfshirë dëmtimet nga persona keqbërës, normalisht quhet dëmtim keqdashës. Mbulimi ndaj stuhisë, furtunës, përmbytjes dhe shpërthimit apo tejmbushjes sëdepozitave të ujit, pajisjeve ose tubave (këto rreziqe shpesh quhet “dëmtimi nga uji”). Stuhia dhe furtuna nuk janë terma teknikë kështu që përdorimi i të dyja fjalëve e bën mëtë qartë domethënien. Përmbytja mund të jetë pasojë e një stuhie të fortë ose rrjedhoje e daljes së ujit nga liqenet, lumenjtë ose rezervuarët. Për rreziqet ekonomikë zbatohet gjithmonë pjesë e zbritshme në këtë shtesë mbulimi. Për banesat private (megjithëse rrallë sigurohen me këtë lloj police) mund të hiqet pjesa e zbritshme duke paguar prim shtesë. Mbulimi i breshërit kërkohet zakonisht nga pronarët e serave ose në zona të caktuara gjeografike. Mbulimi i zjarrit nga tërmeti dhe zjarrit nëntokësor jepet, megjithëse ky i fundit kërkohet rrallë nga klienti. Mbulimi i fundosjes dhe shkarjes së tokës jepet gjithashtu, duke zbatuar një pjesë tëzbritshme të lartë. Mund të shtohet mbulimi për avionë ose pajisje ajrore ose sende të rëna prej tyre; megjithatë përjashtohet dëmtimi i shkaktuar nga valët që janë rrjedhojë e shpejtësive zanore ose superzanore. Ky përjashtim zakonisht emërtohet “Përjashtimi i goditjeve zanore”. Goditja nga mjetet rrugore ose hekurudhore, kuajt ose bagëtia. Fillimisht ka pasur përjashtim për mjetet që i përkasin të siguruarit, por në ditët e sotme kjo praktikë ka pësuar ndryshime. Kur jepet mbulim për “mjetin e vet”, zbatohet pjesë e zbritshme.Mund të jepet mbulim për rrjedhjen e sprinklerit. Ka shumë lloje sisteme sprinklerësh por të gjithë janë projektuar me qëllim që të neutralizojnë zjarret (përgjithësisht në zona të caktuara) duke lëshuar automatikisht sasi të mëdha uji, sapo arrihet një temperaturë e caktuar. Rrjedhja e sprinklerit ndodh kur uji shkarkohet aksidentalisht, duke shkaktuar dëme në përmbajtje dhe ndoshta edhe në ndërtesë dhe mbulimi jepet për të paguar këto dëmtime.

Masa e Dëmshpërblimit. Si rregull i përgjithshëm, masa e dëmshpërblimit për humbjen e pasurisë përcaktohet jo nga kostoja e saj, por nga vlera e saj në datën e ngjarjes dhe nëvendin e ngjarjes. Nëse vlera është rritur gjatë kohëzgjatjes së policës, i siguruari ka tëdrejtë për dëmshpërblim në bazë të vlerës së rritur.Nuk bëhet shtesë për humbjen e fitimeve të ardhshme ose dëmin vijues. Këta janë udhëzues shumë të përgjithshëm dhe zbatimi i tyre do të jepet më poshtë me raste konkrete. Këtu flitet për pasuri ekonomike dhe jo shtëpiake. Përmbajtjet e banesave private janë rast i veçantë dhe trajtohen veçmas.

Rreziku i ndërtesave. Praktikisht, shuma e dëmshpërblimit për humbjen ose dëmtimin e ndërtesave llogaritet si kosto e riparimit ose rindërtimit në momentin e humbjes minus një shumë të caktuar për përmirësimin. Përmirësimi mund të jetë në dy forma. Së pari, kur pasuria riparohet ose zëvendësohet, disa aspekte të saj mund të kthehen në gjendje më të mirë se ç’ishin para humbjes. Kjo mund të ndodhë për tubacionet, sistemin elektrik dhe dekorin. Nëse nuk bëhet zbritje për masën e amortizimit ose vjetërimin e tubacioneve, telave, etj., i siguruari do të ishte në gjendje më të mirë pas ngjarjes në

184

vlerën e pasurisë së tij. Mënyra tjetër e krijimit të përmirësimit është kur sendi i riparuar ose zëvendësuar është më i mirë se c’ishte origjinali kur ishte i ri. Kjo mund të ndodhënë kushtet kur ndërtesës i shtohet kat tjetër ose kur gjatë rindërtimit instalohet sistem sprinkleri ndërkohë që ndërtesa më parë nuk ka pasur sprinkler. Ky lloj përmirësimi,asnjëherë nuk i përket siguruesit dhe shpenzimet shtesë duhet të përballohen krejtësisht nga i siguruari.Kohë më parë, çmimi i tregut i një ndërtese (pra cmimi i shitjes) shpesh ishte më i lartëse kostoja e zëvendësimit dhe zakonisht ndërtesat zëvendësoheshin në formën e tyre tëvjetër. Tashmë kjo nuk ndodh. Baza industriale po ndryshon dhe mund të jetëjoekonomike, të zëvendësohen disa ndërtesa si përsa i përket materialeve të ndërtimit ashtu edhe projektit ose madhësisë. Të marrim si shembull një ish fabrike leshi, e ndërtuar me gurë dhe me disa kate, që tani përdoret si magazinë për televizorë.Në rastin e një zjarri të madh, do të ishte joekonomike (dhe me standartet e sotme edhe shumë e kushtueshme) të rindërtohej në formën e mëparshme.Qëndrimi aktual për sa i përket dëmtimeve të ndërtesave mund të përmblidhet si mëposhtë: nëse i siguruari do të riparojë ose rivendosë pasurinë në gjendjen e saj të mëparshme, atëhere dëmshpërblimi është kostoja e kësaj pune minus një shume te caktuar për zhvlerësimin; nëse siguruesi kundërshton se i siguruari nuk ka si qëllim të rivendosë pasurinë nëgjendjen e mëparshme, siguruesit i bie barra ta provojë këtë dhe, në mungesë të kësaj prove, dëmshpërblimi do të jetë i barabartë me shpenzimet e rivendosjes minus zhvlerësimin; nëse siguruesi kundërshton se vlera e tregut është masa e dëmshpërblimit, i bie barra siguruesit të provojë:- se ka një treg për këtë ndërtesë dhe nivelin e vlerës në këtë treg.- kur ka dëshmi se i siguruari donte të shiste pasurinë në kohën e ngjarjes, masa e dëmshpërblimit do të jetë vlera e tregut minus vlerën e tokës.Makineritë dhe përmbajtjet (përjashtuar mallrat për tregtim).Në disa raste, për këtë lloj pasurie nuk ka treg të gatshëm mallrash të përdorur. Kur kjo lloj pasurie hiqet nga përdorimi, ajo shkatërrohet ose shitet si mbeturinë. Pra, i siguruari nuk mund të blejëmakineri të përdorura për të zëvendësuar humbjen. Prandaj dëmshpërblimi vlerësohet si kosto e riparimit ose zëvendësimit minus një zbritje për amortizimin, nëse shihet e nevojshme. Sidoqoftë, për disa lloje pasurish ka treg të gatshëm mallrash të përdorura dhe në keto raste, kur jane shkaktuar dëmtime serioze, artikulli mund të zëvendësohet prej të siguruarit duke blerë makineri të përdorur. Dëmshperblimi në këtë rast do tëishte cmimi i tyre plus shpenzimet e transportit dhe instalimit. Autoveturat dhe disa lloje pajisjesh zyre janë shembuj të mallrave ku përdoret cmimi me pakicë i mallrave tëpërdorura. Në rastin e autoveturave, dëmshpërblimi për një mjet jashtë përdorimi do tëishte vlera e tregut të mjetit të të njëjtit prodhim, model, vjetërsi, kilometrazh dhe gjendje, dhe jo cmimi i tregtimit.

Malli për shitje i prodhuesit. Përgjithësisht, malli i prodhuesit konsiston në lëndë tëpara, prodhim në proces dhe prodhim i gatshëm. Vlera e dëmshpërblimit nuk merr për bazë se sa i kushton prodhuesit malli i dëmtuar ose i prishur, por sa i kushton atij nëkohën dhe vendin e humbjes të zëvendësojë mallrat ose t’i kthejë ato në gjendjen që

185

ishin kur u dëmtuan. Në rastin e lëndëve të para, kjo do të ishte e barabartë me koston e zëvendësimit plus shpenzimet e dërgimit në vend. Në rastin e pjesës tjetër të mallit, do të jetë e barabartë me të njëjtën kosto të lëndëve të , por duke i shtuar punën dhe kosto të tjera të nevojshme, me çmimin e ditës së humbjes, për prodhimin mallrat gjysmë tëgatshme ose të gatshme të dëmtuara.

Mallrat për tregtim me shumicë dhe pakicë. Dëmshpërblimi është kostoja e zëvendësimit të mallit në momentin e humbjes, përfshirë shpenzimet e transportit dhe trajtimit në njësinë e të siguruarit.

Vjetërimi. Një nga vështirësitë në vlerësimin e masës së dëmtimit në mallrat është se jo të gjitha mallrat e prodhuara do të shiten. Mund të ndodhë që vlera e zëvendësimit për mallrat të jetë më e lartë se çmimi i tregut. Në këto raste, duhet të arrihet një zgjidhje e tillë që t’i paguajë të siguruarit jo më tepër se një shumë që do të ruajë gjendjen e tij financiare të pritshme (dhe jo ta përmirësojë atë).

Produktet blegtorale. Si në rastin e blegtorisë dhe produkteve të saj, si bazë për llogaritjen e dëmshpërblimit është çmimi i tregut vendas. Siç e kemi, për llojet e tjera tëmallrave i siguruari nuk përfiton fitimin që mund të merrte nga shitja e tyre. Për produktet blegtorale është ndryshe. Shkak për të është fakti që në tregjet e tjera ka çmim blerjeje të vendosur nga tregtarët dhe çmim shitjeje më të lartë. Në rastin e produkteve blegtorale, ka një çmim tregu në një ditë të caktuar, pavarësisht nëse blihet ose shitet. Kjo do të thotë se kostoja e zëvendësimit është e barabartë me çmimin e shitjes. Nëse blegtoria ose produktet e saj ishin prodhuar për shitje, atëherë dëmshperblimi do të jetëvlera e tregut minus shpenzime të përpunimit, përgatitjes ose transportit të pakryera përshkak të dëmtimit. Nëse pasuria e humbur ishte caktuar për konsum në fermë (p.sh. lopëqumështi, ushqime) atëherë ato duhen zëvendësuar dhe çmimi i tregut duhet të rritet me shpezimet e nevojshme për të sjellë mallin në fermë.Në vende të ndryshme dhe hera herës, fermerit mund t’i jepen cmime të garantuara dhe, nëse nuk i shet mallrat për shkak të dëmtimit, ai mund të humbasë diferencën ndërmjet cmimit të tregut dhe cmimit të garantuar. Në këtë rast siguruesi duhet të paguajëdiferencën. Natyrisht, në shumën e siguruar duhej të pasqyrohej çmimi më i lartë.

Mbi Marrjen në Sigurim. Faktorët që do të ndikojnë në vendimin e marrësit në sigurim për sa i përket pranueshmërisë dhe tarifimit ndryshojnë, në përputhje me rrezikun përkatës. Për rreziqet e zjarrit është e domosdoshme të merren në konsideratëkonstruksioni i ndërtesës, lloji i veprimtarisë që kryhet në të, rregullat e magazinimit dhe pajisjet e mbrojtjes nga zjarri. Gjithashtu, ka rëndësi edhe informacioni mbi dëmet e ndodhura më parë. Në rast se në të kaluarën ka pasur një numër dëmesh, kjo do tëkërkonte investigim të kujdesshëm për të përcaktuar shkaqet. Rajoni gjeografik ështëfaktor i rëndësishëm kur konsiderohen rreziqet e përmbytjes e stuhisë, gjithashtu edhe për trazirat e turbullirat civile, fundosjen e tokës, etj.Ndonjëherë, marrësi në sigurim e kufizon mbulimin kur paraqiten karakteristika jo tëmira dhe ka aspekte të pasigurueshme.

186

6.3. Sigurimi i ndërprerjes së veprimtarisë ekonomike

Në të kaluarën, kjo formë mbulimi ka qenë njohur si “Humbja e fitimit” ose “Humbja vijuese” sepse qëllimi i saj është të dëmshpërblejë të siguruarin për humbjen e fitimeve të veprimtarisë së tij ekonomike dhe shpenzimet shtesë të vazhdimit tëveprimtarisë. Këto humbje vijojnë me një kërkesë për dëmshpërblim pas një zjarri ose dëmtimi tjetër të siguruar. Efektivisht, sigurimet parësore (si zjarri dhe inxhinierikët) do të mbulojnë humbjen ose dëmtimin bazë, por i siguruari nuk është dëmshpërblyer ende plotësisht duke qenë se ai ka pasur shpenzime shtesë që nuk kanë qenë mbuluar nga këto polica. Këtej buron nevoja për mbulimin e ndërprerjes së veprimtarisë ekonomike.Përveçc humbjes materiale, i siguruari duhet të parashikojë si më poshtë: disa shpenzime mund të qëndrojnë njësoj edhe pse shitjet ulen (për shembull, pagat e punonjësve); fitimi neto mund të ulet; shpenzime shtesë të përkohshme (për shembull, ndërtesa të përkohshme).Karakteristikë e sigurimit të ndërprerjes së veprimtarisë ekonomike është se i siguruari zgjedh atë që quhet “periudhë dëmshpërblimi”. Shpesh kjo është dymbëdhjetë muaj megjithëse mund të jetë më e gjatë. Kjo është një periudhë që i siguruari e llogarit tëmjaftueshme për të rifilluar veprimtarinë edhe në rastin e zjarrit më serioz (ose njëhumbjeje tjetër të siguruar) dhe rikthimin në qarkullimin dhe kapacitetin e plotë.Polica nuk paguan për humbjen e qarkullimit si e tillë por, në përputhje me parimin e dëmshpërblimit, përpiqet të vendosë të siguruarin në të njëjtën gjendje financiare pas humbjes sic do të kishte qënë në rast se zjarri nuk do të kishte ndodhur. Efekti i kësaj (me kusht që sigurimi të kryhet me një shumë sigurimi të mjaftueshme) është të paguajëpër ato shpenzime që vazhdojnë pavarësisht nga rënia e qarkullimit plus fitimin neto qëi përket periudhës në fjalë.Kushtet e përgjithshme të një police të ndërprerjes sëveprimtarisë ekonomike përcaktojnë formulën që do të përdoret në përcaktimin e humbjes sipas policës. Ekziston gjithmonë një parashikim që duhet të jetë paguar njëkërkesë për dëmshpërblim ose të pranohet përgjegjësia sipas një police dëmi material, para se të pranohet kërkesa për dëmshpërblim për ndërprerjen e veprimtarisë. Është e zakonshme, megjithëse jo automatikisht, që si dëmi material ashtu edhe ndërprerja e veprimtarisë të sigurohen tek të njëjtët sigurues, Sidoqoftë, siguruesit e ndërprerjes sëveprimtarisë, veçanërisht kur nuk janë ata që mbulojnë dëmin material, duan tësigurohen që nuk do të paguajnë për elementët që mund të jenë pjesë e ligjshme e rrezikut të dëmit material për shkak të stilit të ndryshëm të kushteve të përgjithshme tëpërdorur në policën e ndërprerjes së veprimtarisë ekonomike.

Mbulimi i Fitimeve Bruto. Deri tani kemi përshkruar një mbulim “të plotë” tëndërprerjes së veprimtarisë ekonomike e hartuar për të mbuluar të gjithë periudhën nga momenti i humbjes deri në ripozicionimin e plotë në treg.Sidoqoftë, nuk është praktikë e përgjithshme për të dhënë mbulim në këtë mënyrë. Polica e fitimeve bruto do të fillojë në të njëjtën pikë (pra datën e ndodhjes së ngjarjes) por do të paguajë vetëm derisa veprimtaria të funksionojë plotësisht. Primet caktohen nënivele më të ulëta se sa për mbulimin e plotë të ndërprerjes së veprimtarisë duke qënë se disa klientë të mëdhenj prodhues preferojnë të sigurohen në një bazë më të kufizuar.

187

Kjo praktikë filloi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është bërë e zakonshme për disa shoqëri multinacionale.

Masa e Dëmshpërblimit. Në sigurimin e ndërprerjes së veprimtarisë ekonomike ështëe vështirë të përcaktohet dëmshpërblimi, megjithëse ka një formulë, të shkruar nëkushtet e përgjithshme, për të caktuar mënyrën e llogaritjes së dëmshpërblimit. Normalisht, në përcaktimin e nivelit të fitimit që do të kishte arritur shoqeria sikur tëmos kishte ndodhur zjarri ose rreziku tjetër i siguruar, përfshihen kontabilistët e tësiguruarit.Është e rëndësishme të vërehet, se ka një ndryshim bazë ndërmjet dëmshpërblimit sic zbatohet në sigurimin e ndërprerjes së veprimtarisë ekonomike dhe dëmshpërblimit sic zbatohet në sigurimin e pasurisë. Kemi thënë më parë se qëllimi i një police dëmshpërblimi është të vendosë të siguruarin në të njëjtën gjendje financiare që ka pasur para humbjes. Sidoqoftë, kjo nuk funksionon për sigurimin e ndërprerjes sëveprimtarisë.Le te marrim nje shembull. Një prodhues i caktuar ka pikat e larta dhe të ulëta në ciklin e shitjeve gjatë vitit. Ai ka prodhuar mallra për periudhen e Krishtlindjeve, të cilat janënë magazinë duke pritur të shpërndahen. Në një vit të zakonshëm, më shumë se gjysma e qarkullimit të tij përbëhet nga këto shitje të Krishtlindjeve. Çmimet e lëndëve të para janë rritur por, për shkak të proceseve të reja që janë futur, norma e fitimit është rritur. Në magazinë ndodh zjarr dhe pjesa më e madhe e prodhimit të Krishtlindjeve dëmtohet. Megjithëse ky është një version i thjeshtuar i asaj që mund të ndodhë në praktikë, shihet menjëherë se janë një numër faktorësh që e bëjnë praktikisht të pamundur vendosjen e të siguruarit në të njëjtën gjendje financiare që kishte para hunbjes. Fakti më i qartë është se brenda një muaji ai priste të merrte një pjesë të madhe të qarkullimit vjetor. Ai tashmë nuk mund ta arrijë këtë dhe nuk do të kapte dot tregun sikur tëpërpiqej të prodhonte. Për ta vendosur atë në të njëjtën gjendje që kishte para humbjes nuk do të jepej një shumë parash që kompenson humbjen reale. Nuk është e nevojshme të shohim mënyrën specifike që përdoret në policat e ndërprerjes së veprimtarisë për tëtrajtuar këto raste, por duhet të kemi parasysh se për këto polica dëmshpërblimi, mund të përshkruhej si një përpjekje për të vendosur të siguruarin në gjendjen financiare që do të kishte pasur sikur të mos kishte ndodhur ngjarja e sigurimit.

Mbi marrjen në Sigurim. Shumë sigurime kryhen ose me anë të një police tëkombinuar të dëmit material dhe ndërprerjes së veprimtarisë, ose me anë policash tëndryshme, por me të njëjtët sigurues. Kjo ka kuptimin e saj sepse gjatë trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim, ky kombinim ndihmon shumë kur dëmshperblimi përfshin si dëmin material, ashtu edhe ndërprerjen e veprimtarisë.Kjo përmban faktin që nga pikëpamja e siguruesit ekzistojnë dy nivele ekspozimi (qëndonjëherë janë krejt të ndryshme). Rreziqet që shkaktojnë humbjen ose dëmtimin do tëjenë të njëjtë, por efektet e tyre shumë të ndryshëm.Tradicionalisht, siguruesit e kanë lidhur tarifën e mbulimit të ndërprerjes së veprimtarisë me tarifën e sigurimit ndaj zjarrit (zakonisht duke përdorur një formulë qëreflekton periudhën e sigurimit). Tipare të tilla si; sistemet sprinkler etj, do të ndikojnë në humbjet e pësuara nga dëmtimet materiale dhe ndërprerja e veprimtarisë.

188

6.4. Sigurimi nga vjedhja

Një formë më e gjerë e mbulimit të vjedhjes aplikohet në policat personale tëbanesave. Mbulimi në sigurim për ambjentet e biznesit është zakonisht i kufizuar vetëm për “hyrjet forcërisht dhe me ushtrim dhune”, gjë që shprehet në cdo policë sigurimi. Kushtet e sigurimit që përdoren në përgjithësi përfshijnë; 1.Vjedhjen e kryer duke hyrë ose dalë në objekt forcërisht dhe me mënyra tëdhunshme. 2.Vjedhja e kryer me hyrjen forcërisht dhe me përdorim dhune. Qëllimi në cdo rast është që të përjashtohet hyrja me një çelës (sido që të jetë marrëky celës), hyrja duke përdorur ndonjë truk ose fshehje në objekt në kohën që ai është i hapur për arsye biznesi n.q.se nuk kemi të bëjmë me dalje me dhune nga objekti ( formulimi i dytë do të përjashtonte këtë mbulim të fundit ). Grabitja mund t`i shtohet mbulimit, disa shoqëri sigurimi po e bëjnë praktikë të punës së tyre që grabitja të jetëpjesë e mbulimit në sigurim në policat e sigurimit nga vjedhja, dhe ky mbulim zakonisht përfshin dëmtimin që i shkaktohet ndërtesave nga vjedhja ose përpjekjet për vjedhje.Përjashtimet në mbulimin nga vjedhja zakonisht janë :

• Përplasja: kjo ndodh kur i siguruari, ose një pjesëtar i familjes së tij, ose punonjësve që shërbejnë në familjen e tij, dëmtohen nga vjedhësit.

• Dëmtimi jashtë territorit kufizues të objektit.• Sigurime shumë specifike ( p.sh. artikuj të siguruar “nga të gjitha rreziqet” ).• Bagëtitë n.q.se nuk janë përfshirë në mënyrë të vecantë në sigurim.• Paratë dhe banknotat ( sepse këto duhet të mbulohen në sigurim nga një policë

sigurimi parash ).Po bëhet gjithmonë e më i zakonshëm përdorimi i pjesës së zbritshme në sigurimin nga vjedhja. Ndryshe nga sigurimi nga zjarri, në sigurimin nga vjedhja një klient që kërkon të sigurohet e di që një vjedhës i mundshëm do të përzgjedhë sendet që do të marrë, nënjë kohë që një zjarr nga natyra e tij nuk mund të jetë përzgjedhës si vjedhësi. Shpesh klienti kërkon të sigurohet shumë më pak se vlera e plotë e sendeve. Ky mbulim, në ato raste që shihet e arsyeshme të jepet, quhet mbulim i “humbjes ose dëmit të parë” sepse klienti realisht dëshiron të sigurojë pjesën e parë të ndonjë humbje apo dëmi tëmundshëm. Siguruesit bëjnë zbritje për primin që paguhet në këto raste, sepse ky lloj mbulimi ul ekspozimin ndaj humbjeve apo dëmeve, megjithëse këto zbritje janëmodeste për faktin se ekspozimi ndaj rrezikut është ende i pranishëm.Duke patur parasysh kushtet për këtë lloj sigurimi, siguruesit duhet të jenë shumë tëkujdesshëm ndaj aspektit fizik të rrezikut dhe shpesh duhet të kërkojnë që, masat e sigurisë të përmirësohen vazhdimisht, ndoshta deri në atë masë sa të kërkojnë vendosjen e një sistemi alarmi ndaj vjedhjeve, përpara se të pranojnë të marrin objektin në sigurim.Lloji i mallrave, vlera, vendndodhja dhe masat mbrojtëse, do të jenë faktorë përcaktues për llogaritjen e primit të sigurimit.Të njëjtat parime të dëmshpërblimit që përdoren për sigurimin nga zjarri do të përdoren edhe në sigurimin nga vjedhja.

189

6.5. Sigurimi i parave.

Sigurimi i parave është një lloj i rëndësishëm sigurimi, duke patur parasysh këtu edhe grabitjet e shumta që ndodhin në ditët e sotme. Ky është një shembull tjetër i njëmbulimi “nga të gjitha rreziqet”, i cili konkretisht mbulon rreziqet e mëposhtëme;

Paratë që transportohen nga i siguruari ose punonjësit e tij ose që dërgohen me postë; paratë e vendosura në kasafortat e bankës për t`u ruajtur gjatë natës; paratë në objektet e të siguruarit, me limite të ndryshme kur hapen dhe mbyllen

objektet, paratë në shtëpinë e të siguruarit ose në shtëpitë e punonjësve të të siguruarit, (zakonisht në shuma tepër të vogla ) ;

paratë e mbajtura jashtë orarit të punës në një kasafortë të mbyllur.Sasia e parave që mund të mbulohet në sigurim këtu do të varet nga tipi i kasafortës dhe mbrojtja e objekteve. Përcaktimi i konceptit të parasë është i gjerë dhe përfshin paratë(cash), ceqet, dhe pullat.Për ata që transportojnë paratë, përvec mbulimit nga aksidentet personale, mund tëmbulohen në sigurim edhe dëmtimet që mund të pësojnë veshjet e tyre, dëmtimet e kasafortave. Kjo gjë disa herë mund bëhet që në mbulimin bazë ose mund të jepet si njëmbulim i zgjeruar duke paguar një prim sigurimi shtesë.Sidoqoftë, rreziqet që përjashtohen, mbulohen nga ky lloj mbulimi mund të mbulohen nga një lloj tjetër sigurimi i quajtur sigurimi i besnikërisë (sigurim që do të trajtohet nëkapitujt e mëtejshëm) mund të mbulohet në sigurim vjedhja e kryer nga ndonjëpunonjës i të siguruarit, por gjithmonë me kusht që kjo vjedhje të jetë zbuluar brenda një kohe shumë të shkurtër (disa ditësh) nga momenti i kryerjes së saj.Përjashtime të tjera kryesore, janë :

mungesat që rezultojnë për shkak gabimi ose neglizhence; humbja ose dëmi, që vjen si rezultat i lënies në objekt i celësave ose kodeve të

kombinacioneve; konfiskimi, shtetëzimi ose veprimeve të tjera të qeverisë.

Primet për këtë lloj sigurimi janë zakonisht të rregullueshme. Kjo do të thotë, që njëparashikim për paratë që transportohen brenda një viti (i quajtur transporti vjetor) bëhet që në fillim të periudhës së sigurimit dhe rregullohet në fund të periudhës, kur dalin saktësisht shifrat e duhura.Kur transportohen shuma të mëdha parash (p.sh. ditët e pagave) një sigurues do tëkërkonte të dijë mënyrën e transportimit të tyre, rrugën që përshkohet, sa persona shoqërojne paratë, numrin e automjeteve. Siguruesi ka të drejtë të kërkojë ndryshime tëkushteve të mësipërme, në rast se ai e cmon se masat e marra nga i siguruari, nuk janëshumë të efektshme si p.sh t`i kërkojë ndryshimin e vazhdueshëm të rruges qëpërshkohet.Sasia e parave që transportohet brenda një viti, sasia e parave për cdo transport dhe vendndodhja, janë faktorë të rëndësishem për percaktimin e tarifës bazë tëprimit të sigurimit.Përcaktimi i kompensimit (dëmshpërblimi) në këtë lloj sigurimi ështëtepër i lehtë, për faktin se madhësia e humbjes ose dëmit është lehtësisht e konvertueshme në para.

190

6.6. Sigurimi nga të gjitha rreziqet

Ky lloj mbulimi është aq i gjerë, saqë mbulon jo vetëm zjarrin dhe vjedhjen, por mund të përfshijë cdo fatkeqësi, që nuk është e përjashtuar shprehimisht .Një send që padashje bie poshtë dhe thyhet mund të jetë një shembull i këtij lloj mbulimi. Ky lloj mbulimi nuk do të thotë që vërtet të gjitha rreziqet janë të mbuluara nësigurim, por që mbulohet një numër shumë i madh rreziqesh.Përjashtimet kryesore janë :

ndotja radioaktive; lufta; kryengritja, turbullirat civile, tërmeti, shpërthimet vullkanike jashtë një zone të

përcaktuar; mbajtja e sendeve nga organet doganore; konsumimi, përkeqësimi gradual, mola ose parazitët; crregullimet mekanike ose elektrike.

Shembull. Personi A.B. ka nënshkruar një policë sigurimi për sendet e shtëpisë. Një ditëduke kryer punët e shtëpisë vuri re që unazës së saj të fejesës i mungonte guri i diamantit. Ajo e dinte që kishte një policë sigurimi për sendet e shtepisë, por kur e lexoi atë policëpa që këto sende mbuloheshin në sigurim kundrejt shumë rreziqeve duke përfshirë këtu edhe zjarrin e vjedhjen, por polica nuk përmendte fare rastin e humbjes së një sendi. Ajo i telefonoi brokerit të saj të sigurimeve, i cili pasi u njoh me policat e sigurimit të klientit tëtij u shpreh: “ Ju keni të drejtë, që në policën tuaj të sigurimeve të shtëpisë, nuk mbulohet një humbje e tillë, por ju keni një policë tjetër sigurimesh të quajtur sigurim nga të gjitha rreziqet në të cilën unaza juaj është e mbuluar në sigurim kundrejt humbjeve aksidentale”.Përdorimi i policave të sigurimit nga të gjitha rreziqet në industri dhe tregti është sot njëfushë relativisht e re që po merr zhvillim. Përdorimi gjithnjë e më i madh i pajisjeve tëtilla elektronike si mikro-kompjuterat të cilat kanë një vlerë të konsiderueshme, e ka rritur së tepërmi edhe rrezikun e dëmeve që mund të pësohen nga rënia, thyerja apo vjedhja e tyre. Në sigurimin nga të gjitha rreziqet e bizneseve të ndryshëm, numri i përjashtimeve është më i madh nga ato që janë paraqitur më sipër. Gjëra të tilla si ndotja dhe projektimet e gabuara duhet të përjashtohen nga mbulimi.

6.7. Sigurimi i mallrave në udhëtim

Për shkak të rrezikut shumë të madh të vjedhjes, rreziku i humbjes apo dëmtimit tëmallrave që transportohen nga një vend në tjetrin ka ardhur duke u rritur. Ka dy lloje sigurimesh që mund të mbulojnë këto rreziqe. I pari është në lidhje me mallrat qëtransportohen. I siguruari mund të kryejë vetë transportin e mallrave të tij ose ai mund t`a kryejë këtë transport nëpërmjet shoqërive transportuese. Rreziqet që mbulohen këtu janëtë njëjta me ato që mbulohen për transportin detar ose ajror. Mbulimi bëhet mbi bazën e mbulimit “nga të gjitha rreziqet” por me disa përjashtime të tjera.Ky mbulim zakonisht zbatohet për humbjet apo dëmtimet që mund të pësojnë mallrat nga zjarri, vjedhja, aksidentet apo vjedhjet gjatë ngarkimit, transportit, ose shkarkimit nga automjetet dhe gjate magazinimit të përkohshëm kudo që të ndodhen përgjatë rrugës që duhet të

191

përshkojnë për të arritur në destinacionin e caktuar. Kufijtë territorialë do të jenë nëvarësi të mënyrave të zakonshme të transportimit. Përjashtimet në këto lloj mbulimesh janë të njëjta me ato të përshkruara në mbulimin “nga te gjitha rreziqet” por ka edhe përjashtime të tjera si: vonesa, humbja e tregut, dëmet ose humbjet vijuese të cdo lloji, ndryshimet dhe përkeqësimet nga faktorë natyrorë;vjedhja në bashkëpunim me punonjësit e të siguruarit;mallrat e tregtarëve shëtitës. Ka shumë përjashtime që kanë të bëjnë me “mallra të vlefshëm” (këto janë mallra tëvegjël në masë, por tepër të kushtueshëem si p.sh., bizhuteritë, orët, ose gurët e cmuar) si edhe me paratë, modelet, veprat artistike dhe dekoracionet.Ka kontrata të vecanta, që mbulojnë në sigurim shoqëritë profesioniste, që kryejnëmobilimet e shtëpive dhe gjithashtu ka kontrata të tjera që mbulojnë në sigurim sendet shtëpiake, kur ato lëvizin nga një shtëpi në një shtëpi tjetër, për arsye të ndërrimit tëbanesës. Në këtë të fundit i siguruari është pronari i këtyre sendeve.

6.8. Policat paketë të sigurimit

Shumë sigurues kanë krijuar një formë të thjeshtë dhe standarte për mbulimin nësigurim të dyqaneve dhe tregtarëve të vegjël. Më poshtë po tregojmë një shembull tërreziqeve që mbulohen nga ky lloj sigurimi:Humbja ose dëmtimi i mallrave të një dyqani (përjashtuar duhanet,cigaret n.q.se këto nuk janë shënuar në mënyrë të vecantë në policën e sigurimit) që ka ardhur si pasojë e zjarrit, rrufesë, eksplozionit, vjedhjes së kryer me përdorimin e forcës apo dhunes për hyrjen ose daljen nga dyqani, trazirave, kryengritjeve, personave keqdashës, (duke përdorur një pjesë të zbritshme), avionëve(por jo efektet e zhurmave të avionëve), përplasjes së automjeteve, tërmeti, stuhia, përmbytja dhe carja e tubacioneve ( duke përdorur një pjesë të zbritshme ) si edhe një % e caktuar e rritjes së çmimeve nëperiudhën nëntor-dhjetor. Aplikanti për sigurim mund të kërkojë përfshirjen në sigurim edhe të dëmeve aksidentale dhe shuma e siguruar mund të përcaktohet në një raport tëcaktuar kundrejt shumës së sigurimit të mallrave.Humbja e fitimit tregtar si pasojë e ndërprerjes së biznesit (deri në një periudhëmaksimale prej 12 muajsh ) që vjen si shkak i një prej faktorëve të përshkruar më sipër duke përfshirë shpenzimet shtesë të bëra për llogaritjen e këtij fitimi të munguar si edhe shpenzimet për ekspertët kontabël ( deri në një shumë të caktuar ) të cilët lëshojnëdëshminë e masës së këtij fitimi të munguar. Kufiri standart i mbulimit vendoset zakonisht duke shumëzuar shumën e siguruar për paisjet e dyqanit me 1,5 herë dhe duke i shtuar kësaj shpenzimet e kryera për ekspertët kontabël që llogarisin masën e dëmit.Humbja e parave :- Deri në një shumë të caktuar gjatë transportit, në objekt gjatë orarit të punës ose nëkasafortë jashtë orarit të punës.- Deri në një shumë të caktuar jashtë kasafortës dhe jashtë orarit të punës në dyqan ose në shtëpitë e drejtuesve apo punonjësve.- Shumave të mësipërme mund t`i shtohet mbulimi deri në një shumë të caktuar shtesëpër çeqet plus kompensimi për vdekjen ose humbjen e një ose më shumë gishtave tëmëdhenj të dorës, apo të syve, të shkaktuar nga sulmi i papritur që mund t`i bëhet

192

personave të moshës 17 deri 70 vjeç, ndërsa janë në posedim të parave. Kompensimi jepet në një shumë të caktuar javore. Thyerja e xhamave të sheshtë në dyert dhe dritaret e përparme të dyqanit duke përfshirëkëtu shpenzimet për rivendosjen e tyre dhe mallrat e dëmtuara në vitrinë deri në njëshumë të caktuar.Përgjegjësitë ligjore për dëme të shkaktuara punonjësve apo të tretëve.Dëmshpërblimi për përgjegjësinë ligjore ndaj palëve të treta dhe produktit ka një kufi tëcaktuar.Zgjedhje të tjera të tilla si besueshmëria, aksidentet personale, humbja e licensës janë tëmundshme.Duhet të theksohet se n.q.se një i siguruar zgjedh një policë sigurimi tëkombinuar ai mund të zgjedhë cilindo prej seksioneve që ai i konsideron të vlefshëm për biznesin e tij; por n.q.se ai blen një policë sigurimi pakete, ai duhet të marrë të gjithëmbulimin që i ofron kjo policë detyrimisht dhe pastaj mund të kërkojë një shtesë të këtij mbulimi sipas zgjedhjeve të tjera.Marrja në Sigurim sipas një Police Paketë për Tregtarët. Në shumicën e pyetësorëve të sigurimit të tregtarëve gjenden pak a shumë të njëjtat pyetje. Siguruesit bëjnë njënumër pyetjesh që janë të domosdoshme për t`u bërë dhe shumë prej këtyre pyetjeve lidhen me shumat e siguruara sipas seksioneve të caktuar.Në këto pyetësorë ka një sërë pyetjesh të tilla si emri i të siguruarit, adresa, lloji i tregtisë, vendndodhja e rrezikut, vlera e ndërtesës, vlera e mallrave (për cigaret, pijet alkolike dhe verërat, duhet vlera e vecantë e tyre) si edhe vlera e paisjeve dhe objekteve, që janë lidhur pazgjidhshmërisht me ndërtesën ose janë pjesë përbërëse e saj. Të gjitha këto duhen nëmënyrë që siguruesi të jetë në gjendje të përcaktojë madhësine e rrezikut. Në këtë pikëpropozuesi duhet të ketë parasysh që sigurimi i nënshtrohet mesatarizimit, dhe zërat e vecantë të mbuluar në sigurim mund t`i nënshtrohen mesatares gjithashtu, veç e veç.Pyetjet bëhen me qëllim që të përcaktohet konstruksioni i ndërtesës, n.q.se përdoret ose jo natën, si edhe n.q.se ndonjë prej artikujve që sigurohen paraqet rrezikshmëri të madhe qoftë nga pikëpamja e zjarrit, ashtu edhe nga ajo e vjedhjes.Sidoqoftë, ky informacion është ende i pamjaftueshëm për të siguruarin që të vendosënëse do t`a pranojë këtë rrezik në sigurim ose jo, si edhe për të përcaktuar primin e sigurimit. Siguruesi në këtë fazë kërkon nga propozuesi nëse kërkon të ketë ndonjëmbulim shtesë përvec atij që ofron mbulimi standart. Disa nga këto mbulime shtesë mund të çojnë në rritjen e shumave të siguruara( ose në periudhen e dëmshpërblimit) si në rastin e sigurimit të ndërprerjes së biznesit.Deklarata. Në pjesën e fundit të një pyetësori është një deklaratë. Kjo i kërkon propozuesit që të deklarojë të vërtetën mbi një numër të caktuar të dhënash.Më poshtë po tregojmë disa shembuj deklaratash:Objektet që do të sigurohen janë: me konstruksion tulle, gurËsh ose betony, dhe me cati prej guri, pllocash,tjegullash, azbesti, metalike, betoni etj. - të mirëmbajtura dhe riparuara rregullisht gjë që do të vazhdojë në të ardhmen; - në një zonë që normalisht nuk përmbytet; - me destinacionin e vetëm si dyqan shitje ose zyra të të siguruarit; - për qëllimet e biznesit të tij, ose si banesë private;Llogaritë e blerjeve apo shitjeve të mallrave, do të mbahen sipas rregullave, dhe këto llogari do të kontrollohen nga ekspertë kontabël. Asnjë shoqëri sigurimi nuk ka refuzuar ndonjë propozim për t`u siguruar ose të ketë kërkuar vendosjen e konditave të vecanta

193

para marrjes në sigurim;asnjë lloj makinerie ose proces prodhimi, nuk do të përdoret nëobjektet;të gjitha instalimet dhe paisjet e sigurisë do te jenë në gjendje pune, kurdoherëqë objektet janë të mbyllura( pas orarit të punës ); të gjithë personat që propozohen tëmerren në sigurim ndaj aksidenteve personale, gëzojnë shëndet të mirë dhe nuk kanë tëmeta fizike apo mendore.Praktika e tanishme është që deklarimi të bëhet me fjalët “për aq sa di dhe besoj” se sa të përdoret një pohim absolut. Kjo mënyre formulimi, kur përdoret, normalisht kërkon njëshënim që shpjegon ndikimin e mospërfshirjes së fakteve materiale.

6.9. Sigurimi i banesave

Në shumicën e policave, përkufizimi që siguruesi i bën fjalës “ndërtesë” është;“Banesë private (e ndërtuar me tulla, gurë ose beton, dhe me cati prej tjegullash, betoni, ose materialesh të tjera, që shërbejnë për këtë qëllim), objektet e fiksuara dhe tëpaluajtshme të pronarit, brenda dhe jashtë kësaj banese, muret, rrethimet, dyert e jashtëme, gardhet, pishinat, tarracat, rrugicat dhe shtigjet këmbësore.Çfarë nënkupton termi “ndërtesë”?Në parim, do të konsiderohet si pjesë e ndërtesës , gjithcka që nuk e marrim me vehte kur ndërrojme banesë. Këtu mund të përfshihen përshtatjet me karakter të përhershëm tëkuzhinës apo dhomës së gjumit. Mund të perfshihen gjithashtu edhe instalime elektrike tëtilla si; celësa, priza, abazhure etj. si edhe xhamat e dyfishtë.

Mbulimi i Ndërtesave. Mbulimi që ofrohet zakonisht është : zjarri, eksplozioni, rrufeja, tërmeti; kryengritja, trazirat civile, grevat, turbullirat politike ose punetore ose dëmtimet

keqdashëse ose vandalizmat ( zakonisht ketu perdoret nje pjese e zbritshme) ; goditja e ndonjë avioni, paisjeje fluturuese, automjeti, treni ose kafshe; stuhia dhe shtrëngata (jo të gjithë siguruesit e përdorin këtë terminologji) dhe

permbytja.Përjashtohen, dëmet që mund të shkaktohen nga: ngrica, ulje apo rrëshqitje e tokës (rrëshqitje që ka ardhur nga ana e saj, si pasojë e

përmbytjes) ose shkatërrimi apo dëmtimi i gardheve dhe portave të tyre. Këtu përdoret gjithashtu një pjesë e zbritshme;

rënia e pemëve apo pjesëve të tyre ( përdoret pjesë e zbritshme); ulja dhe/ose shembja ose rrëshqitja e tokës, por duke përjashtuar : zënia vend e tokës mbi të cilën janë ngritur struktura të reja ose erozioni

bregdetar; dëmtimi, ose që rezulton nga lëvizja e pllakave të dyshemesë n.q.se njëkohësisht

nuk janë dëmtuar themelet e mureve të jashtëm të ndërtesës ; përdorimi i materialeve difektoze ose puna e dobët gjatë ndërtimit të themeleve.

Për shkak të rrezikut të madh dhe përcaktimit sa më të saktë të mbulimit që ofrohet, siguruesit i kushtojnë shumë kohë përgatitjes së përjashtimeve të këtij seksioni. Po për këto arsye, pjesa e zbritshme që përdoret zakonisht është tepër e lartë;.

194

vjedhja ose perpjekjet për vjedhje, kur objektet janë lënë pa u furnizuar për mëshumë se 30 ditë. Disa sigurues, për apartamentet që nuk janë të pajisura plotësisht, përdorin kufizime të vecanta në këtë lloj mbulimi;

rrjedhja e ujit, naftës, ose shpërthimi i ujit nga instalimet e ujit, ngrohjes ose makinës larëse. Në shumë polica sigurimi, që kanë një mbulim të tillë përdoret një pjesë e zbritshme;

dëmet aksidentale në tubacionet e ujit, gazit, naftës, drenazhimit ose kullimit, kabllot nëntokësorë elektrike, televizive dhe telefonikë, që i shërbejnë ndërtesës;

paisjet hidrosanitare dhe të xhamta, që mbulon dëmet aksidentale në xhamat e fiksuara në mure, dyer, tavan dhe xhamat e dyfishtë. Ky mbulim përfshin gjithashtu, dëmtimet e vaskave të banjos, rezervuaret dhe pjatat e dushit, banjot, bide dhe paisje të tjera hidrosanitare;

qeraja dhe ndryshimi i vendstrehimit (komodim alternativ) .Ky mbulim jepet përqeranë e tokës për një periudhë maksimale 2 vjeçare dhe humbjen e qerasë për ndonjë pjesë të objekteve të pazëna nga i siguruari, për arsye se janë bërë tëpabanueshme. Gjithashtu ky mbulim përfshin koston e arsyeshme të gjetjes së njëvendstrehimi tjetër, por që është i ngjashëm me objektin është bërë i pabanueshëm, si rezultat i dëmtimit nga rreziqet e siguruara. Zakonisht siguruesit e kufizojnë përgjegjësinë e tyre në 10% të shumës së siguruar;

Përcaktimi i Dëmshpërblimit. Në sigurimin e ndërtesave zbatohen të njëjtat parime tëcilat janë përmendur në kapitujt e mëparshëm për sigurimin e objekteve tregtare.Të njëjtat parime gjithashtu, zbatohen për paisjet shtëpiake . Shpesh, i siguruari kërkon qëpër ndonjë artikull që i është dëmtuar ose humbur t`i bashkangjisë vlerës së këtij artikulli,edhe një vlerë tjetër, që mund ta emërtonim si vlerë “sentimentale.” Objektivisht një gjë e tillë nuk është e mundur të bëhet, dhe sigurisht nuk mund të bëhet një vlerësim financiar i këtij dëmi ose humbje. Dëmshpërblimi, mbi të gjitha, bazohet në koston e zëvendësimit në kohën e ndodhjes së dëmit duke zbritur amortizimin. Është thelbësore që shuma e siguruar të rishikohet vit pas viti, në mënyrë që të ketë mundësi të reflektohen rritjet e cmimeve, vecanërisht në rastet e policave disavjecare.Nuk do të ishte e drejtë të linim pa përmendur, shkurtimisht, çështjen e sendeve shtëpiake me zhvillimet që po merr sigurimi i banesave. Shumica e siguruesve ofrojnë nivele të ndryshme mbulimi në policat e tyre të sigurimit të banesave. Në qendër të vëmendjes nëkëtë cështje, qëndron dëmshpërblimi.Dy nivelet e mbulimit të cilat ofrohen më shpesh përshkruhen më poshtë:.

a. Vetëm Dëmshpërblim dhe “E Re për të Vjetër”. Vetë emërtimi polica sigurimi vetëm dëmshpërblim, e jep kuptimin e tyre. Ato operojnë në të njëjtën mënyrë të cilën e kemi përshkruar në sigurimet e tjera të pronës. Ka një zbritje për amortizimin. Sidoqoftë, varianti i “të resë për të vjetrën” ka dicka më shumë dhe është më popullor nga të dy variantet. Në qoftë se, i siguruari zgjedh variantin e “të resë, për të vjetrën”, sendet tëcilat janë shkatërruar do të zëvendësohen me sende të reja, të të njëjtit tip, pa zbritur amortizimin. Ka një ose dy përjashtime të vogla nga ky rregull, si p.sh. për pëlhurat e njëbanese, por baza e dëmshperblimit mbetet ajo që theksuam më sipër.Në pamje të parë, kjo duket sikur kemi një kontradiktë me parimin e dëmshpërblimit,sepse i siguruari përveç vlerës së dëmit merr edhe një “fitim”.

195

Për ta sqaruar këtë gjë, në duhet të shikojmë situatën reale në të cilën një send ka humbur ose është shkatërruar. Së pari, në rastin e shkatërrimit të një dollapi, shumë pak individë do të kënaqeshin nga zëvendësimi i tij me një dollap të njëjtë, por të përdorur. Shumica e individëve do të preferonin të blenin një dollap të ri dhe, sidoqë ato teorikisht kanë një“fitim”, në fund të fundit ato do të kishin ende vetëm një dollap. Së dyti, kur sigurimi bëhet mbi këtë bazë, shuma e siguruar duhet të të reflektojë vlerën e përgjithshme të tëgjitha sendeve me cmimet aktuale (me fjalë të tjera koston e zëendësimit). Kjo metodë,bën që shuma e siguruar të jetë shumë më e madhe, se në rastin kur përdoret metoda “vetëm dëmshpërblim” si pasojë edhe primi i sigurimit që paguhet do të jetë më i madh.Na duket se paraqet interes trajtimi i përdorimit të metodës “të re për të vjetër”, e cila nuk përdoret vetëm në sendet shtëpiake, por edhe në disa prona me qëllime tregtare të tilla si makineri. Kjo tregon që kjo metodë është më shumë një zhvillim i mëtejshëm i parimit tëdëmshpërblimit,se sa një kontradiktë.b. Zgjerimet e mundshme. Shumë sigurues janë të gatshëm që ta zgjerojnë mbulimin e policës së banesave për të mbuluar aktivitete apo artikuj që mund t`i quanim të vecantë. Kur bëhet një gjë e tillë, marrësit në sigurim do t`i trajtojnë ato në mënyrë të vecantë dhe për secilin zgjerim të vecantë. Zakonisht, këto aktivitete dhe artikuj janë : varkat dhe anijet e vogla, kuajt, paisjet sportive, bicikletat, rulotet.Konkluzione. Në këtë kapitull u përqëndruam në rreziqet e sigurueshme më tëpërdorshëm në fushën e sigurimit të pronës dhe ndërprerjes së biznesit.Një numër shumë i madh të sigurimeve të përgjithshme është në fushën inxhinierike dhe të industrisë, ndërtimit, dhe tokës, transportit ajror e detar, të cilat janë fusha të veçanta,të cilat do të trajtohen në studime të tjera.

6.10. Sigurimet motorrike private

Në shumicën e vendeve, është e paligjshme për çdokënd të drejtojë një mjet motorrik pa qenë i siguruar ai mjet. Sigurimi duhet të mbulojë përgjegjësinë e përdoruesit për vdekjen/ose dëmtimin trupor të palëve të treta dhe dëmtimin e pasurisë së tyre. Kjo kërkesë nuk përfshin palët e treta të punësuara nga i siguruari , nëse vdekja ose dëmtimi trupor lind prej dhe gjatë punësimit të tyre.Dëshmitë e mbulimit mund të lëshohen nga agjentët e siguruesit si dhe nga vetësiguruesit. Periudha e mbulimit ndryshon dhe varet nga koha që i duhet siguruesit tëkryejë procesin e marrjes në sigurim dhe lëshojë certifikata sigurimi të përhershme. Ajo mund të variojë nga 15 deri 60 ditë, megjithëse maksimumi normal do të ishte 30 ditë.Dokumentat që vërtetojnë qënien në fuqi të sigurimit (dëshmi mbulimi, certifikatë ose policë) duhet të përfshijnë të dhënat e mëposhtme: shenja e regjistrimit të mjetit ose një përshkrim i mjeteve të siguruara (p.sh. autovetura në pronësi të policëmbajtësit ose të marra me qera prej tij, sipas njëmarrëveshjeje qeraje); emri i policëmbajtësit; data e fillimit të mbulimit; data e përfundimit; personin ose personat që kanë të drejtë të drejtojnë mjetin; kufizimet e përdorimit;pohimin që çertifikata përputhet me ligjet e vendit të lëshimit.

196

Nëse automjeti drejtohet nga dikush që nuk është shënuar në “personat ose kategorinë e personave që kanë të drejtë të drejtojnë mjetin”, përsëri siguruesi do tëtrajtojë kërkesat për dëmshpërblim kur një automjet vidhet dhe vjedhësi përfshihet nënjë aksident që shkakton vdekjen/dëmtimin trupor/dëmtimin material të palës së tretë.Si shtesë në “personin ose kategorinë e personave që mund të drejtojnë mjetin” siguruesit zakonisht shtojnë “Policëmbajtësi mund të drejtojë gjithashtu automjete private jo në pronësi të tij ose të dhëna me qera atij sipas një marrëveshjeje qeraje”. Disa sigurues e kufizojnë këtë mbulim shtesë duke shtuar “por jo një mjet të marrë me qera”. Kjo quhet shtesë “drejtimi mjetesh të tjera”. Zakonisht i jepet vetëm të siguruarit dhe nuk jep mbulim të plotë në sigurim, vetëm mbulim për palët e treta. Dëshmitë e përkohshme të mbulimit duhet të shënojnë orën dhe datën e lëshimit ndërsa certifikatat e sigurimit shënojnë vetëm datën. Nëse siguruesit anulojnë mbulimin, policëmbajtësi duhet të kthejë certifikatën e sigurimit menjëherë ose brenda shtatë ditësh.

Format e Policës Motorrike. Kushtet e policës kërkojnë njoftimin sa më të shpejtë tëcdo aksidenti që mund të cojë në kërkesë për dëmshpërblim. Kushtet e përgjithshme tësigurimit mund të duken jo të qarta, por ndryshimi ndërmjet urgjencës së njoftimit të njëdëmi fatal ndaj një palë të tretë dhe një gërvishtjeje është domethënës.Siguruesit insistojnë gjithashtu që çdo njoftim ose shpjegim t’u dërgohet atyre menjëherë, pa e pranuar fajësinë (për të shmangur përfshirjen e të siguruarit nëkorrespondencë dhe paragjykimin e gjendjes).Në një kapitull të mëparshem përcaktuam se e drejta e subrogimit i kalon automatikisht siguruesve pas pagesës së kërkesës për dëmshpërblim, por kjo ndryshohet në kushtet e policës duke i lejuar siguruesve të marrin përsipër menjëherë kërkesën për dëmshpërblim. Kështu ata mund të fillojnë investigimin dhe, nëse e shohin tëarsyeshme, të fillojnë hetime ndaj palës së tretë.Njëri nga kushtet e policës i jep të drejtën siguruesve të anulojnë kontratën në cdo moment duke e lajmëruar të siguruarin shtatë ditë përpara dhe duke i kthyer pjesën përpjestimore të primit. Siç është përmendur më parë, çertifikata e sigurimit duhet t’i kthehet siguruesit. Ky anulim nuk kryhet lehtë. Siguruesit preferojnë të lejojnëvazhdimin e kontratës për të gjithë periudhën dhe më pas të llogarisin prim më të lartëose, në raste më të rënda, refuzojnë rinovimin e kontratës. Anulimi i policave brenda periudhës së sigurimit është relativisht i rrallë.Kushtet e tjera të një police motorrike i përkasin: marrjes se masave paraprake dhe mirëmbajtjes së automjetit në gjendje sigurie; përdorimit të mjetit në përputhje me përdorimin e përshkruar në certifikatën e sigurimit. (Zakonisht lejohet personeli pikave të servisit dhe parkingut të drejtojnëmjetet, Pavarësisht nga përmbajtja e çertifikatës për sa i përket personave që lejohen tëdrejtojnë mjetin.) mospranimit të përgjegjësisë ose pagesës nga ana e të siguruarit ose drejtuesit tëmjetit. (Ky veprim mund të paragjykonte siguruesit në veprimet e mëtejshme.) njoftimit të policisë në rast vjedhjeje; kontributit, nëse zbatohen më shumë se një police, atëherë secila prej tyre do tëpërballojë një pjesë përpjestimore të humbjes, dëmtimit ose përgjegjësisë. arbitrazhit, nëse pranohet përgjegjësia sipas polices, por diskutohet shuma e dëmshpërblimit, çështja mund t’i kalohet një arbitri të pavarur;

197

njoftimit të ndryshimit të mjetit. Disa sigurues insistojnë për njoftim tëmenjehershëm, të tjerë lejojnë deri shtatë ditë.Përveç këtyre kushteve, polica motorrike përmban edhe përjashtime. Disa përjashtime janë të përgjithshme - ndotja radioaktive, rreziqet e luftës; të tjerat i përkasin pjesëve tëcaktuara të policës. Për shembull, dëmi nga valët me shpejtësi zanore nuk ështëpërjashtim i përgjithshëm, ai zbatohet vetëm për dëmet ndaj mjetit (dëmtimi aksidental, zjarri dhe vjedhja). Nga ana tjetër, përleshja përfshihet shpesh në përjashtimet e përgjithshme. Seksioni i “dëmtimit ndaj mjetit” përjashton: shumën e përgjithshme të çdo pjesë të zbritshme; amortizimin, zhvlerësimin dhe defektet mekanike ose elektrike; dëmtimin e gomave nga frenat, prerjet ose plasja; humbjen e aftësisë përdoruese.Në seksionin e përgjegjësisë përcaktohet qartë se nuk përfshihet mbulimi për vete mjetin dhe as i pasurisë së të siguruarit. Ky përjashtim thjesht qartëson gjendjen. Përjashtim tjetër është dëmtimi trupor që rrjedh nga, dhe gjatë periudhës së punësimit tëpersonit nga i siguruari. (Kjo përbën kërkesë për dëmshpërblim në policën e përgjegjesisë së punëdhënësit).Siç e kemi shpjeguar, në këtë seksion jepet një shtesë që i lejon të siguruarit të drejtojënjë mjet tjetër që nuk e ka në pronësi (dhe që nuk e ka marrë me qera sipas njëmarrëveshje qeraje). Në seksionin e dëmit nuk ka shtesë që të përfshijë dëmtimin aksidental të vetë mjetit.Mbulimi Motorrik Afatshkurtër. Kthimi përpjestimor “Pro rata”.Nëse siguruesit vendosin të anulojnë sigurimin për çdo shkak gjatë periudhës së policës, ata janë përgjegjës për kthimin e pjesës së papërdorur të primit. Ky quhet kthim “pro rata” (përpjestimor) dhe përcaktohet duke llogaritur periudhën e mbetur dhe duke kthyer pjesën ekzakte të primit të paguar për periudhën e mbetur.Tarifat afatshkurtëra.Tarifat afatshkurtra llogariten kur i siguruari kërkon mbulim për një periudhë më të shkurtër se një vit. Këto tarifa janë përjestimisht më të larta se primi i plotë vjetor, sepse siguruesi përballon të njëjtat shpenzime administrative pavarësisht nga afati i kontratës. Gjithashtu, duke qenë se këto mbulime nuk rinovohen, nuk kompensohen shpenzimet fillestare. Sigurimet afatshkurtra shpesh përfshijnë drejtues mjetesh që janë më pak të familjarizuar me mjetin se drejtuesit e rregullt. Sidomos kjo zbatohet për automjetet që merren me qera.Policat afatshkurtra nuk përfitojnë “zbritje për jo dëme”, ato nuk mund të rinovohen dhe zakonisht nuk mund të zgjaten.Nëse i siguruari kërkon anulim të policës së tij të sigurimit gjatë vitit të parë, përgjithësisht siguruesit do të llogarisin kthim primi mbi bazën e tarifave afatshkurtra. Vëreni ndryshimin ndërmjet kësaj situate, dhe asaj që zbatohet kur polica anulohet nga siguruesi, rast në të cilin ata duhet të kthejnë pjesën përpjestimore të primit.Tarifat afatshkurtra zbatohen në shumicën e llojeve të tjera të sigurimit, si edhe nësigurimin motorrik.Zbritje për jo Dëme. Sistemi per vlerësimin e atyre që nuk kryejnë dëme ose nuk

paraqesin kërkesa për dëmshpërblim është mjaft i përhapur ndërmjet shoqërive tësigurimit. Ky sistem nuk është i vetmi sistem i mundshëm. Disa vende e kanë ndryshuar procesin dhe llogarisin tarifë të njëjtë se cilës i shtohet një përqindje në rast dëmshpërblimi. Është fakt se dhënia e zbritjes në tarifë atyre që nuk paraqesin kërkesë

198

për dëmshpërblim është kundër parimit të përgjithshëm të sigurimit. Normalisht, sigurimi është një mjet me anë të të cilit pagesat e shumë subjekteve kompensojnë ata tëpaktë që pësojnë humbje. Kthimi i një pjesë të këtyre parave atyre të cilët patën fat qënuk kanë pësuar dëme, mund të thuhet se e hedh poshtë objektin e sigurimeve.Sidoqoftë, shumica e siguruesve veprojnë në bazë të një skemë zbritjesh për ata që nuk kanë dëme dhe rrisin përqindjen e lejuar me shtimin e viteve pa dëme. Ky sistem lejon mbajtjen në nivel të ulët të kostos së përgjithshme dëmeve sepse i siguruari nuk kërkon dëmet e vogla me qëllim që të mbrojë përfitimet.Shpesh të siguruarit mendojnë se kjo është “zbritje, për jo gabime”. Në fakt nuk është kështu. Shpesh në gjuhën e përditshme kjo quhet “bonus për jo dëme”, por në të vërtetë nuk është e saktë, kjo është zbritje.

Shembull 1Shtetasi AB parkoi me kujdes makinën jashtë dhe hyri në dyqan. Pasi doli nga dyqani dhe iu afrua makinës, konstatoi se dera kishte një gërvishtje të madhe, pasqyra anësore ishte këputur e varej. Në rrugë kishte copa të fenerit. Asnjeri nuk kishte parë ndodhinëmegjithëse një kalimtar, kishte dëgjuar një zhurmë përplasjeje ndërkohë që po kalonte një kamion i madh. AB njoftoi në polici dhe i drejtoi një kërkesë siguruesve të tij, tëcilët paguan koston e riparimit. Kur mbërriti njoftimi i rinovimit, konstatoi se ishte zvogëluar zbritja në prim. Pyeti brokerin përse ky zvogëlim. Ai nuk kishte pasur asnjëherë aksident ose të ishte gjobitur për shkelje të trafikut. Brokeri i shpjegoi se “Ju bëtë kërkesë për dëmshpërblim në bazë të policës tuaj. Pa sigurimin do të kishit paguar $1150 për riparimin. Polica e sigurimit është pikërisht për këtë - kundrejt këtyre lloj aksidentesh. Këtu nuk shtrohet çështja e fajit”.Sidoqoftë, nëse do të ishte identifikuar kamioni shkaktar i dëmit dhe të ishte përcaktuar qartë përgjegjësia, atëhere siguruesit e AB-së, do të kishin mundësi të rikuperonin pagesën. Nëse do të mund ta bënin këtë, atëherë, nuk do t’i ishte prekur zbritja.Shuma e “zbritjes jo dëme” varion ndër sigurues të ndryshëm. Ajo shprehet si përqindje ndaj primit dhe rritet çdo vit në 4 - 5 vjet. Zakonisht fillon me 20% dhe arrin në 65%429.

Skemat e mbrojtjes së bonusit. Skemat e “zbritjes për jo dëme” u zbatuan për arsye marketingu. Në thelb, siguruesit kërkojnë të krijojnë ose mbajnë një portofol veprimtarie, që të ketë një fitim të qëndrueshëm. Vështirësi për këtë paraqitet edhe nga fakti se edhe rreziku më i mirë motorrik ka gjithashtu dëme herë pas here. Prandaj siguruesit duhet të gjenin një mënyrë më të sofistikuar për të mbajtur rreziqet cilësisht tëmirë.Shumë sigurues kanë paraqitur skema të cilat “mbrojnë” zbritjen. Disa shembuj nga sigurues të ndryshëm janë: gjatë një viti sigurimi, për një dëm humbet vetëm dy vjet zbritje (p.sh. zotëruesi i pesë viteve zbritje, reduktohet në tre vjet); lejohet e gjithë zbritja, për drejtues mjetesh me më pak se dy dëme në tre vite; skema falas, për mbrojtjen e bonusit (megjithëse shumë prej tyre përfshijnëshpenzime shtesë); 429 Ka sigurues që lejojnë zbritje në vitin e parë për pronarët e rinj të mjeteve që kanë drejtuar mjete, por nuk kanë pasur sigurim në emrin e tyre (kanë drejtuar rregullisht mjetin e burrit ose gruas). Ndërsa 65% është zakonisht maksimumi i zbritjes, disa sigurues tani e fillojne zbritjen me 35% per vitin e parë.

199

skema të veçanta për zotëruesit e maksimumit të zbritjes, për jo dëme në mënyrë qëdëmet të mos bëjnë të pavlefshme zbritjen; shumë sigurues u lejojnë klientëve të rinj, të mbajnë zbritjen e përfituar nga siguruesi i mëparshëm me kusht që ta provojë këtë. Kjo zakonisht provohet duke paraqitur njënjoftim rinovimi që tregon zbritjen.

6.11. Polica e sigurimit Kasko

Sigurimi Kasko është një sigurim motorrik që nuk është i detyrueshëm, por ështëfakultativ, dhe mbulon dëmet apo humbjet që pëson vetë mjeti në njëaksident430.Qëllimi i këtij sigurimi është që të kompensojë të gjitha humbjet/dëmet e pjesshme ose të plota, që mund të pësojë automjeti vetjak dhe ta kthejë atë në gjendjen fillestare.Zakonisht kontrata e sigurimit Kasko lidhet me afat 1 vjecar, por ka edhe raste që ajo mund të aplikohet për periudha kohe 2-3 vjet., ose edhe për periudha kohore më tëshkurtra, p.sh. 6 mujore. Një policë sigurimi Kasko aplikohet vetëm për humbje/dëme që ndodhin në zona të ndryshme të territorit të Republikës së Shqipërisë, por edhe jashtësaj. Zgjerimi i territorit përtej kufijve të përcaktuar në policë, bëhet me shtesëkontraktuale në policën ekzistuese, por vetëm për një periudhë 1 vjecare431. Në çdo rast ndryshimi i territorit do të shoqërohet me ndryshimin e primit të sigurimit në tarifat e primit të sigurimit.432

Mbulesa e sigurimit Kasko përfshin dëmtimet e plota ose të pjesëshme, për cdo automjet që është sipas modeleve standarte, duke përfshirë edhe kompetentë dhe aksesorë të detyrueshëm ose të rekomanduar për rritjen e sigurisë, të cilët përshkruhen në kërkesën për sigurim.Kjo bëhet për shkak të rreziqeve të zgjedhura dhe të pranuara për t’u siguruar.433

Duke qenë se sigurimi Kasko është dhe klasifikohet si sigurim vullnetar, cdo shoqëri sigurimi aplikon modularët e vet të mbulimit Kasko. Për këtë arsye, disa sigurues ofrojnë psh.3 mbulime disa të tjerë 4, disa 5, etj., duke shpërndarë në mënyrë tëposacme rreziqet që përfshin cdo mbulim.Mbulimi Kasko përfshin;

a) Mbulimin1 që është Sigurimi i përplasjes;b) Mbulimi 2 që është sigurim i përgjithshëm;c) Mbulimi 3 që është sigurim i plotë.

Duke qënë se sigurimi Kasko bën pjesë në sigurimet motorrike jo të detyrueshme, dhe për këtë arsye primi i tij është i ndryshëm, për sigurues të ndryshëm, në parim varet nga

430 Ky lloj sigurimi në Shqipëri është aplikuar vëtëm për mjetet motorrike tokësore, por në vendet e zhvilluara, ky lloj sigurimi aplikohet dhe për mjetet e tjera si; trena,anije dhe avionë.431 Ilir Hoti, “Amvisimi i rrezikut dhe Industria e Sigurimeve”, botim i Institutit të Inxhinierisë Financiare për bankë dhe sigurime,Tiranë 2008, fq 260-261.432 Kjo kontratë sigurimi nuk ka të bëjë me numrin e udhëtimeve apo kohëzgjatjen e tyre.433 Çdo mbulim Kasko pohohet në policën e sigurimit, që do të thotë se siguruesi nuk do të mbulojë humbjet ose dëmet e shkaktuara nga rreziqet, për të cilat nuk është zgjerdhur mbulimi Kasko.

200

shuma e sigurimit, historiku i automjetit që sigurohet,434tipi dhe marka e automjetit, shkalla e ekspozimit ndaj rreziqeve të sigurueshëm, etj.

Faktorët e Marrjes në Sigurim, në Sigurimin Motorrik.

Në tarifim, ka disa faktorë që ndikojnë në përcaktimin e primit: mosha dhe përvoja në drejtimin e klientit dhe drejtuesve të tjerë; lloji i mjetit; rrethi në të cilin parkohet ose mbahet mjeti; përdorimi; mbulimi i kërkuar.

A. Mosha dhe përvoja në drejtim

Statistikat tregojnë se drejtuesit e rinj kryejnë më shumë aksidente se drejtuesit mëtë vjetër. Siguruesit, me qëllim që të arrijnë të kenë sa më pak aksidente, i kërkojnë tësiguruarit të paguajë një pjesë të humbjes për dëmtimin e mjetit. Kjo, siç e kemi shpjeguar më parë, quhet pjesë e zbritshme. Përcaktimi i “drejtuesve të rinj” varion ndër siguruesit, po ashtu edhe pjesët e zbritshme. Një sigurues mund të vendosë pjesë tëzbritshme $200 për drejtuesit nën 21 vjeç, $100, për ata 21 - 15 vjeç dhe një pjesë tëzbritshme të vogël për drejtuesit ndërmjet 25 dhe 30 vjeç.Këto pjesë të zbritshme jo gjithmonë marrin parasysh përvojën drejtuese, për drejtuesit pa pervojë (pra ata drejtues që kanë më pak se një vit që janë pajisur me dëshmi aftësie) mund të zbatohen pjesë të zbritshme shtesë. Për drejtuesit “e papërvojë” mbi 30 vjeç(ose 25 në disa raste) zbatohet pjesë e zbritshme në masën $100.Në se një i siguruar zgjedh vullnetarisht një pjesë të zbritshme kundrejt zbritjes në prim, atëherë kjo pjese e zbritshme do t’i shtohet pjesës së zbritshme për drejtuesit “e rinj dhe pa përvojë”.Disa sigurues ofrojnë zbritje primi për drejtuesit mbi 50/ 55 vjeç, sepse përvoja tregon se ata kryejnë më pak aksidente se drejtuesit më të rinj. Shumë sigurues u kërkojnëdrejtuesve të moshuar të paraqesin çertifikatë mjekësore për aftësi drejtimi pasi kanëarritur një moshë të caktuar. Kjo varion nga 65 deri 80 vjeç. B. Lloji i mjetit

Siguruesit hartojnë tabela tarifimi në të cilat përfshihen pjesa më e madhe e mjeteve. Zakonisht ka rreth 20 grupe, ndërkohë që për disa lloje mjetesh mund të llogariten tarifa të vecanta. Grupet përcaktohen duke iu referuar shpejtësisë maksimale të mjetit, shpenzimeve dhe vështirësisë së riparimit ose blerjes së pjesëve të këmbimit.Shume sigurues lejojnë zbritje nga primi për mjetet e vjetra, por vjetërsia dhe shumat përkatëse ndryshojnë. Përvoja ka treguar se pronarët e mjeteve më të vjetra kryejnë mëpak dëme dhe shpenzimet individuale janë gjithashtu më të pakta se ato të mjeteve mëtë reja.

434 Për shembull pranohen automjete jo më të vjetra se 15 vjet.

201

C. Rrethi

Kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë e tarifimit, sepse nuk përcakton se ku përdoret rregullisht mjeti. Sidoqoftë, kjo pikë është pjesë standarde në shumë formularëkërkesë për sigurim dhe disa sigurues kryejnë tarifime të sofistikuara në bazë rrethi.

D. Përdorimi

Është i rëndësishëm sepse i jep siguruesit një ide për ekspozimin ndaj rrezikut. Njëautoveturë që përdoret nga një pensionist brenda qytetit është më pak e rrezikshme se kur përdoret nga një shitës që udhëton në zona të gjera. Sa më shumë të përdoret mjeti në rrugë, aq më i madh është rreziku i aksidenteve.

Llojet e Mbulimit Motorrik. Nivelet bazë të mbulimit të policës motorrike janë tre;

A. Mbulimi vetëm për palën e tretëMbulimi minimum i kërkuar nga ligji ndryshon ndërmjet vendeve, megjithëse nëpërgjithësi minimumi përafrohet me mbulimin vetëm për palët e treta. Në një policë tëtillë ka disa seksione: përgjegjesia për demtime trupore ose vdekje të palëve të treta; dëmtimi i pasurisë së palëve të treta; drejtimi i mjeteve ose motoçikletave të tjera, që nuk janë në pronësi të të siguruarit; i siguruari mund të kërkojë dëmshpërblim për veprimet e pasagjerit (për shembull, pasagjeri mund të hapë derën dhe të godasë këmbësorë ose ciklistë); mund të dëmshpërblehet punëdhënësi ose partneri nëse ai ngarkohet me pergjegjesi per aksidentin; shpenzimet e trajtimit të dëmit, pagesa e avokatit per mbrojtje ne gjyq kur nga aksidenti rrjedh ceshtje penale.

B. Mbulimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, zjarrit dhe vjedhjes.

Siguruesit parapëlqejnë që mbulimit të përgjegjësisë ndaj palëve të treta t’i shtojnëmbulimin e mjetit nga zjarri, rrufeja ose eksplozioni, vjedhja ose dëmtimi i shkaktuar nga vjedhja ose vjedhja ne tentativë. Mbulimi përfshin pjesët e këmbimit dhe aksesorët në mjet ose në garazh. Ky quhet mbulim i palëve të treta, zjarrit dhe vjedhjes. Në se njëmjet vidhet dhe më vonë gjendet, por në gjendje të dëmtuar, riparimet mbulohen nga kjo policë. Shkaku më i afërt është vjedhja.

C. Mbulimi i përgjithshëm. Në vijim të mbulimit ndaj palëve të treta, sigurohet gjithashtu dëmtimi ndaj vetë mjetit, por gjithashtu ka edhe pjesë mbulimi shtesë. Seksioni “i dëmit të vetë mjetit” siguron mjetin ndaj zjarrit dhe vjedhjes, por shton dëmtimin aksidental. Siguruesit paguajnë për lëvizjen e mjetit nga vendngjarja dhe kthimin e mjetit të siguruarit pas kryerjes së riparimit. Kur mjeti vidhet dhe nuk gjendet,siguruesit do të paguajnë vlerën e tregut (ose vlerën e deklaruar nga i siguruari në se kjo është më e ulët). Siguruesit do të paguajnë gjithashtu vlerën e tregut ose vlerën e siguruar në rast se dëmtimi i mjetit është i tillë, që të bëjë në mënyrë joekonomike

202

riparimin. Në këtë rast pjesa e mbetur kalon në pronësi të siguruesve. Nëse ekziston mjeti është blerë me kredi, siguruesit fillimisht do t’i pagujnë shoqërinë financuese pjesën e mbetur të huasë dhe pastaj të siguruarit pjesën që mbetet (duke supozuar se shuma e dëmshpërblimit është e mjaftueshme).Disa sigurues ofrojnë zëvendësimin e mjetit që nuk mund të riparohet me një mjet të ri, me kusht që, në momentin e aksidentit, mjeti origjinal të jetë më pak se një vjeçar. Sigurues të tjerë e ofrojnë këtë mbulim kundrejt një primi shtesë. Në praktikën e tregut ekzistojnë variante të ndryshme të këtij mbulimi. Zakonisht, eksperti motorrik i siguruesit e inspekton mjetin para se t’i konfirmojëservisit fillimin e kryerjes së riparimit. Për të shmangur vonesat, riparimin mund ta autorizojë i siguruari, megjithëse për arsye praktike, normalisht nuk do të veprohej kështu kur shumat e siguruara janë të mëdha. I siguruari nuk do të donte të ndodhej nënjë pozitë kur, pasi ai vetë të ketë paguar shuma të mëdha, siguruesit të dyshojnë nëse për dëmin e pësuar është paguar me shumë se ç’duhej. Kjo mund të çonte që siguruesi të paguante vetëm një pjesë të dëmit. Megjithëse thyerja e xhamave përfshihet në mbulim në seksionin “e dëmit të vet”, siguruesit tentojne ta trajtojne veças nga dëmet e tjera të veta. Eshtë praktikë e tregut tëzëvendesojë xhamat dhe lyerje, gërvishtjet e mjetit, pa ndikuar që klienti të humbasë pozitë e fituar për “jo dëme”, megjithëse disa sigurues për këtë mbulim vendosin pjesëtë zbritshme. Tani, disa sigurues përfshijnë sigurimin e shpenzimeve legale (kundrejt një primi shtesë) për të ndihmuar policëmbajtësin të rikuperojë humbje që nuk i ka pasur të siguruara.

Kartoni Jeshil435.Eshtë e këshillueshme (dhe në disa raste e detyrueshme) për njëdrejtues mjeti që do të udhëtojë jashtë vendit, të marrë nga siguruesi i tij një “karton jeshil”. Kartoni jeshil garanton se mbulimi në sigurim i drejtuesit të mjetit përputhet me kërkesat minimum të vendit ku shkon. Vendet e caktuara në listën e kartonit kanëByronë që vepron në emër të shtetasit të huaj të përfshirë në aksident. Ata marrin dëmshpërblim nëpërmjet Byrosë Kombëtare. Në shume raste, siguruesit kanë jashtëvendit agjentë që veprojnë në emër të të siguruarit.Kërkesat e sigurimit ndryshojnë ndërmjet vendeve dhe siguruesit, të cilëve u kërkohet kartoni jeshil, kujdesen që të jepet mbulimi i duhur. Zakonisht polica ekzistuese (pra mbulimi i plotë) shtrihet për udhëtimin në vende të tjera, përgjithësisht kundrejt njëpagese shtesë. Teknikisht kartoni jeshil është pa pagesë duke qenë se ai vetëm konfirmon atë që polica mbulon brenda atyre territoreve ku zbatohet. Sidoqoftë, i siguruari përgjithësisht ka nevojë për mbulim më të gjerë. Përdorimi më i gjerë i mjeteve gjatë pushimeve vjetore ka bërë që disa sigurues të japin mbulim falas për njëperiudhë deri në 30 ditë.

Sigurimet Motorrike Ekonomike. Shumë shoqëri kanë për të siguruar më shumë se një mjet. Kur numri i mjeteve është relativisht i vogël (p.sh. më pak se dhjetë), përgjithësisht siguruesit zbatojnë tarifa individuale për të arritur në primin total. Mbulimi i dhënë për rreziqet ekonomike është pothuajse i njëjtë si ai i rreziqeve private,

435 është çertifikata ndërkombëtare e sigurimit, sipas përcaktimeve të marrëveshjes së Kretës, marrëveshje kjo, që rregullon marëdhëniet e ndërsjellta ndërmjet zyrave kombëtare të vendeve anëtare të sistemit të kartonit jeshil.

203

me disa përjashtime të rëndësishme. Këto përjashtime kanë të bëjnë me mbulimin e përgjithshëm ku shtesat “automatike” për mbulimin e aksidenteve personale dhe mbulimi për sendet vetjake normalisht nuk jepen.Tarifat e primit për mjetet e regjistruara nga shoqëritë përgjithësisht do të jenë më të larta se ato të individëve, për shkak të ekspozimit më të madh. Zakonisht shoqëria ështëe interesuar që mjetet të përdoren sa më shumë për të rritur efektivitetin e kësaj pasurie.Ekzistojnë kontrata të veçanta sigurimi për: mjetet ekonomike; mjetet e llojit të veçantë (eskavatorë, kamionë të rëndë); mjete bujqesore e pyjore; tregtarët e automjeteve; parqet e mjeteve (zakonisht më shumë se dhjetë mjete të mbuluara nga një policë e vetme).

6.12. Sigurimi i përgjegjësisë

Në çdo kohë ne mund të jemi përgjegjës për të paguar dëmet, si dëmet materiale ashtu edhe dëmtimet trupore, që i shkaktojmë dikujt, i cili mund të provojë se këto dëme kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë tonë436. Neglizhenca është dështimi për të ushtruar një kujdes standart ligjor për të mbrojtur të tjerët nga një rrezik i paarsyeshëm,dëmtues dhe kur neglizhenca konsiderohet e qëllimshme vlerësohet si fajësi, dhe kur konsiderohet e paqëllimshme, vlerësohet si pakujdesi. N.q.se ne jemi të pakujdesshëm jemi përgjegjës për të paguar dëmet. Megjithëse mund të provojmë që nuk jemi shkaku i dëmeve, mund të paguajmë disa shpenzime si ato të konsulences juridike apo tëmbrojtjes me avokat. Të gjitha këto mund të shmangen me anë të blerjes së një police tëpërshtatshme për sigurimin e përgjegjësisë. Pakujdesia është forma më e përhapur e gabimeve me pasoja (tort) që jep shkak për të bërë një kërkesë për dëmshpërblim. Ka edhe forma të tjera si shkelje të të drejtave të të tjerëve, por rastet kur shkelje të tilla cojnë në kërkesa për dëmshpërblim janë tepër të rralla. Mbulimi që jep polica, sic do t`a shikojmë më poshtë, është formuluar në mënyrë të tillë që lejon kërkesat për dëmshpërblim në raste të tilla.Një punëdhënës mund të jetë përgjegjës për plagosjen e një punëmarrësi dhe atij (pra punëdhënësit) i nevojitet të sigurohet që në rast të një ndodhie të tillë, dëmi të paguhet nga shoqëria e sigurimit. Në praktikë, shumë kërkesa për dëmshpërblim zgjidhen pa patur nevojë të shkohet në gjyq.Një prodhues ose tregtar me pakicë mund të paditet, n.q.se vërtetohet që nga një difekt në mallrat e tij janë shkaktuar dëme ose plagosje. Kjo quhet përgjegjësia e produktit.Njerëzit me profesione të tilla si mjekë, dentistë, llogaritarë, mbikëqyrës, ndërmjetes sigurimesh(broker) etj. kanë një detyrim të veçantë për t`u kujdesur për klientët ose pacientet e tyre. N.q.se në lidhje me pakujdesinë profesionale ka një kërkesë për dëmshpërblim, profesionisti duhet të mbrojë vetvehten-përsëri këtu një policë sigurimi

436 Nelizhenca apo pakujdesia nga pikëpamja juridike, përkufizohet si mungesë dëshire në kryerjen e detyrave të ngarkuara, nga ana e një individi , i cili në bazë të një kontrate apo akti tjetër moral, detyrohet t’i përmbush ato.

204

do te ishte tepër e vlefshme në rast se atij do t`i duhej të përballonte shpenzimet gjyqësore dhe të paguante dëmin.Sigurimi i përgjegjësisë është ndoshta lloji i sigurimeve, ku përcaktimi i masës sëdëmshpërblimit është më i thjeshti nga të gjithë llojet e tjera të sigurimeve. Kjo masëështë e barabartë me atë që ka përcaktuar vendimi gjyqësor ose për të cilën është rënëdakord pa shkuar në gjyq, plus shpenzimet e kryera në lidhje me kërkesën për dëmshpërblim dhe çdo lloj shpenzimi tjetër të kryer pasi është rënë dakord me siguruesin.

A. Përgjegjësia e punëdhënësit

Sigurimi i përgjegjësisë së punëdhënësit premton një dëmshpërblim në lidhje me përgjegjësinë ligjore për dëmet dhe shpenzimet e kërkuesit të dëmshpërblimit për dëmet trupore ose shëndetësore, që i janë shkaktuar atij(punëmarrësit) nga puna gjatëperiudhës që ka qenë i punësuar. Objekti i këtij sigurimi është që të mbulojë të gjitha shpenzimet që do të kryente një punëmarrës në rastin e cdo kërkese të drejtë për dëmshpërblim që mund t`i paraqitej atij për dëmtime trupore ose vdekjen e njëpunëmarrësi të tij.437 Tarifat e primeve zakonisht aplikohen mbi totalin e përfitimeve tëpunonjësve (pagat,shtesat etj.) sipas kategorive të ndryshme. Kjo bëhet për arsye se,puna e ndryshme që bëjnë punonjësit con edhe në ndryshim të ekspozimit ndaj dëmtimeve trupore. Kategoria më pak e rrezikuar për të pësuar dëmtime të tilla gjatëpunës është ajo e drejtuesve. Rreziku i një ndërtuesi është një shembull i mirë për kategorinë e punës së krahut.438 Siguruesit, përpiqen që këto ndryshime t`i reflektojnësic duhet kur llogarisin tarifat e primeve.Kufiri i dëmshpërblimit në policën e sigurimit të përgjegjësisë së punëdhënësit mund tëvendoset nga ligji. Në vende të ndryshme, ky kufi mund të jetë i ndryshëm dhe në disa vende mënyra e kompensimit të punëmarrësve të dëmtuar në punë bëhet sipas skemave të Kompensimit të Punonjësve.

B. Kompensimi i punonjësve

Në shumë vende, koncepti i pagesës së një punonjësi, që mungon nga puna për arsye dëmtimi trupor ose sëmundje, në një farë mase ka të bëjë me programet shtetërore. Kjo mund të jetë në formën e shërbimit shëndetësor kombëtar ose mund tëjetë një detyrim ligjor për punëdhënësin, që së paku për një periudhë të kufizuar kohe pagesa të tilla të përballohen nga ai. Skema të tilla kanë rezultuar të jenë jo efektive për shumë arsye.Kur trajtuam sigurimin e përgjegjësisë së punëdhënësit dhe ky sigurim është i përshtatshëm kur vendi në fjalë nuk ka një sistem të caktuar përfitimesh për punonjësit e dëmtuar. Sidoqoftë, në vendet ku ekziston një sistem i tillë, meqënëse kompensimi qëdo të merret, dihet që më parë as që bëhet fjalë për shpenzimet e gjyqit dhe dëmtimit.

437 Në këtë sigurim dëmtimet e sendeve personale apo veshjeve të punëmarrësit nuk mbulohen ( megjithëse punëdhënësi mund të ketë përgjegjësi dhe një mbulim i tillë mund të bëhet me anë të policës së sigurimit të përgjegjësisë publike).438Këtu mund të futen muratorët, punëtorët që merren me heqjen e mbetjeve të shembjeve, dhe të tjerë si suvatuesit, të cilët punojnë në ndërtesa të “përfunduara”.

205

Vendet që operojnë me këtë sistem mund të përdorin si skemat e përfitimit mbi bazat e sigurimit ashtu edhe skemat ku shteti ka një rol primar.

C. Përgjegjësia publike

Ky lloj sigurimi është krijuar për të kompensuar një të siguruar për kërkesat për dëmshpërblim të personave që mund të dëmtohen për shkak të pakujdesisë së tij ose tëpunonjësve të tij. Pra mbulimi jepet për dëmet, si edhe për shpenzimet e një kërkese dëmshpërblimi për dëme trupore ose pasurore. Në një aktivitet ekonomik mund të ketëzyra, fabrika, dyqane, ndërtesa etj. Përveç tyre, në një aktivitet të tillë mund të ketë edhe tabela të medha të varura, mallra të lëna jashte etj., pra ka premisa ku dikush mund tëpësojë ndonjë dëm trupor për të cilin mund të fajësohet pronari ose punonjësit e këtij aktiviteti ekonomik. Proçesi i prodhimit mund të shkaktojë një problem ndotjeje, i cili është një çështje e përgjegjësisë publike, po kështu shembuj të tillë janë të shumtë.

D. Përgjegjësia e Produkteve

Të gjithë shitësit e mallrave, pavarësisht nëse janë prodhues, ndërmjetës, ose shitës me pakicë, mund t`i ndodhë që të kenë përgjegjësi ndaj klientëve të tyre dhe të tjerëve për plagosje, sëmundje, dëmtime që rrjedhin nga furnizimi i tyre me këto mallra. Mundësitë janë të panumërta, por më poshtë, po listojmë disa rreziqe:

Paisjet elektrike mund të kenë materiale difektoze ose montim të parregullt, që mund tëshkaktojnë zjarre ose vdekje nga rryma elektrike;

Fishekzjarret, që nuk janë etiketuar si duhet, mund të shkaktojnë plagosje të rënda tek fëmijët;

Makineritë dhe paisjet mund të përmbajnë materiale difektoze ose mund të jenëprodhuar në mënyrë të gabuar;

Preparatet e lyerjes së flokëve, mund të përmbajnë përbërës të dëmshëm ose të përdoren në mënyrë të parregullt.

Gazrat dhe lëndët kimike, mund të dalin duke shkaktuar dëme ose plagosje.Mundet që të ketë shumë fajtorë, si në rastin e një kërkese për dëmshpërblim, ku pretendohej për ardhjen e një sëmundje lëkure (dermatitits) nga jaka e një gëzofi. Fajtoret mund te jenë: dyqani, prodhuesi, firma konfeksionuese, firma e larjes e kështu me rradhë.Ky shembull tregon që ka shumë faktorë të mundshëm, që përfshihen dhe përgjegjësia do të varet nga veprimet e kryera nga secila palë si edhe shkalla e pakujdesisë sëprovuar.

Dëmshpërblimi profesional. Bëhet për të mbrojtur një person( profesionist ) nga kërkesat për dëmshpërblim që kanë të bëjnë me plagosje ose dëme, që rrjedhin nga veprimet e tij. Edhe këtu mundësitë janë të pafundme dhe më poshtë po japim disa shembuj:

Një mbikëqyrës mund të japë konsulence, që mund të çojë në blerjen e një prone me tëmeta serioze.

Një këshillë e një eksperti financiar, mund të çojë në blerjen e aksioneve me një çmim më të lartë, sesa është çmimi real.

206

Një farmacist, mund t`i përgatisë ilaçet në mënyrë të gabuar. Një avokat, mund të japë një këshillë të gabuar, që çon në një humbje financiare.

E. Sigurimi i përgjegjësisë profesionale439 për Avokatët

Kushtet e Përgjithshme të Sigurimit.Mbulimi me sigurim:Kjo policë, bazuar në kushtet e saj të përgjithëshme, përkufizimet, përjashtimet dhe kufizimet, shërben për dëmshpërblimin e të siguruarit, në lidhje me përgjegjësinë e tij ligjore profesionale, kundrejt palëve të treta, për cdo kërkesë të palëve të treta, e cila plotëson kushtet e mëposhtme: Cdo kërkesë për dëmshpërblim e palëve të treta duhet: Të bëhet për dëme dhe me qëllim marrjen e kompensimit, si dhe vlerën e shpenzimeve të palës së dëmtuar dhe shpenzimet e mbrojtjes të miratura nga i siguruari;Të jetë ngritur kundrejt të Siguruarit, gjatë afatit të policës së sigurimit;Të bëhet për dëme të mirëfillta financiare që rrjedhin nga një veprim, gabim ose mosveprim, si pasojë e neglizhencës, të kryer nga i siguruari gjatë afatit të sigurimit;Të ketë ndodhur në rrjedhën e përmbushjes së zakonshme të shërbimeve profesionale nga i siguruari ose nga çdo person tjetër, që vepron në emër të tij me cilësinë e avokatit/juristit.Të ketë lidhje me një veprim, gabim ose mosveprim si pasojë e neglizhencës, që ka ndodhur ose mund të ketë ndodhur pas datës prapavepruese të përcaktuar në formularin e policës.Kufiri i dëmshpërblimitVlera e përgjithshme e dëmshperblimit (që përfshin shpenzimet e palës/ve të treta tëdëmtuar) që i Siguruari, mund të përfitojë nga kjo policë për të gjitha kërkesat e palëve tëtreta të bëra kundër të Siguruarit, gjatë periudhës së sigurimit, nuk do ta kalojë asnjëherëkufirin e dëmshpërblimit në agregat, që është caktuar në formularin e policës. Kufiri i dëmshpërblimit nuk do të rritet, edhe në rast se në formularin e policës caktohet mëshumë se një i Siguruar, ose nëse paditë apo kërkesat ngrihen nga më shumë se njëperson ose organizatë. Siguruesi mund t’i paguajë të siguruarit, në cdo kohë, për dëme ndaj palëve të treta ose seri dëmesh, deri në kufirin e përcaktuar në formularin e policës. Në rast se Siguruesi do ta dëmshpërblejë të Siguruarin për më tepër se një kërkesë për dëmshpërblim gjatëperiudhës së sigurimit, atëherë shumat e paguara do të zbriten nga kufiri i përcaktuar nëpolicë. Në qofte se i siguruari do të kërkojë të rivendosë kufirin fillestar tëdëmshpërblimit, atëherë duhet të paguajë një prim shtesë të llogaritur nga Siguruesi.Pjesa e zbritshmeSiguruesi është përgjegjës për atë pjesë të çdo kërkese të palëve të treta të ngritur gjatëperiudhës së sigurimit, që tejkalon vlerën e pjesës së zbritshme të përcaktuar nëformularin e policës.Pjesa e zbritshme, vlen për cdo kërkesë për dëmshpërblim të palës së tretë dhe nuk kufizohet nga ndonjë shumë totale.

439 Nënkupton sigurimin kunderjt përgjegjësive ligjore ndaj palëve të treta për humbje ose dëmtime të shkaktuara nga neglizhenca, gabime ose moskryerje të veprimeve profesionale të vetë personit ose të të punësuarit prej tij

207

1. Trajtimi i kërkesës për dëmshpërblimSiguruesi do të trajtojë të gjitha kërkesat për dëmshpërblim, që janë objekt i policës sësigurimit, lidhur me paditë e ngritura ndaj të Siguruarit, edhe nëse ndonjë nga pretendimet e padisë është i pabazuar, i pavërtetë, apo në mashtrim. Për këto raste,pranohet se Siguruesi mund të kryejë një hetim dhe se trajtimi i kërkesës për dëmshpërblim apo padisë do të bazohet në të dhënat e nxjerra nga ky hetim. Siguruesi nuk përgjigjet për asnjë kërkesë për dëmshpërblim, vendim gjyqësor apo mbrojtje padie, në rast se e ka paguar shumën e përcaktuar, si kufiri agregat në formularin e policës.

2. Momenti i kërkesës së palëve të treta dhe kushtet e njoftimeve.Për qëllimet e kësaj police, kërkesa për dëmshpërblim e ngritur nga një palë e tretë,mendohet se është bërë sapo i Siguruari dhe/ose një nga përfaqesuesit e tij fillimisht:

a) marrin një kërkesë me shkrim për dëme që mbulohen nga kjo policë sigurimi. b) vjen në dijeni mbi qëllimin e ndonjë personi të tretë për bërjen e një kërkese të tille ndaj

tyre.c) vjen në dijeni të çdo fakti, rrethane apo ngjarje që mund të japë shkas për ngritjen e një

kërkese për dëmshpërblim në një kohë të ardhme.

3. Detyrimet e të Siguruarit në rastin e zbulimit të dëmit.Tё siguruarit i jepet dëmshpërblimi, kur ai plotёson kёto kushte paraprake:

a. jep me shkrim të dhëna të mjaftueshme për njohjen e të Siguruarit si dhe informacion tëplotë mbi kohën, vendin dhe rrethanat e dëmit të zbuluar, emrat dhe adresat e tëdëmtuarit dhe dëshmitarëve të mundshëm. Këto të dhëna duhet t’i bëhen të ditura Siguruesit ose përfaqësuesve të tij, të autorizuar sa më shpejt të jetë e mundur, por nëçdo rast, brenda 48 orëve nga koha e ngritjes së kërkesës për dëmshpërblim.

b. i përcjell menjëherë Siguruesit cdo kërkesë, njoftim apo procedim të marrë prej tij ose përfaqësuesit, në rastin e ngritjes së ndonjë kërkese për dëmshpërblim apo padie kundrejt tij. I Siguruari vetë apo çdo person tjetër për llogari të tij, nuk duhet të marrëpërsipër asnjë përgjegjësi dhe nuk duhet të bëjë asnjë ofertë, premtim apo pagesë pa miratimin e shkruar të Siguruesit, i cili ka të drejtë që të marrë përsipër në emër të tëSiguruarit mbrojtjen apo trajtimin e çdo kërkese për dëmshpërblim apo ndjekjen e saj nëfavor të të Siguruarit si dhe ka liri të plotë për ndjekjen e çdo procesi dhe zgjidhjen e çdo kërkese të tillë.

c. bashkëpunon me Siguruesin dhe me kërkesën e tij, të paraqesë për shqyrtim dhe pyetje tek përfaqësuesi i Siguruesit, dokumentacionin e kërkuar dhe të marrë pjesë në çdo seance dëgjimi, dëshmi, hartim vlerësimi, gjetje dhe dhënie provash, prani dëshmitarësh dhe ndjekje padish, si dhe t’u japë deklarata me shkrim apo gojë përfaqësuesve tëSiguruesit dhe të zhvillojë takime me ta për qëllimet e hetimit.

d. ushtron çdo të drejtë kontraktore për kundërshtimin ose kërkimin e arbitrazhit kundrejt çdo kërkese për dëmshpërblim të ngritur kundër të Siguruarit, sipas udhëzimeve tëSiguruesit.

4. Garancia

208

Deklaratat dhe të dhënat e shënuara në Pyetësor, të përmendura në Formularin e Policës si dhe cdo informacion shtesë në lidhje me to, të dhëna nga i Siguruari apo për llogari tëtij, garantohet se përbëjnë kriteret bazë të kësaj police dhe janë pjesë përbërëse e saj. I Siguruari, nëpërmjet nënshkrimit të policës së sigurimit, bie dakord se:

a) Deklaratat dhe të dhënat e Pyetësorit, si dhe çdo informacion tjetër shtesë, janë tëvërteta;

b) Në rast se këto deklarata, dhe të dhëna të Pyetësorit, ose ndonjë informacion shtesë, përmban pavërtetësi, të cilat në mënyrë thelbësore ndikojnë në pranimin e rrezikut nga Siguruesi, atëherë polica në tërësi, do të konsiderohet e pavlefshme dhe nuk do tëprodhojë asnjë pasojë.

5. Kërkesat për dëmshpërblime në mashtrim apo të rreme.Nëse i Siguruari bën një kërkesë për dëmshpërblim, duke e ditur se ajo vetë është e rreme apo në mashtrim, përsa i përket shumës ose vërtetësisë së ngjarjes, atëhere polica në tërësi, do të konsiderohet e pavlefshme dhe nuk do të prodhojë asnjë pasojë.

6. Ndryshime thelbësorea) Ndryshime në pronësinë e shoqërise së Siguruarit.

Në rast se do të ketë ndryshime në pronësinë e shoqërisë së të Siguruarit nëpërmjet shkrirjes, blerjes apo shitjes së aseteve ose aksioneve apo çdo mënyre tjetër, atëhere i Siguruari duhet të njoftojë me shkrim Siguruesin për këto ndryshime. Bazuar nërëndësinë e ndryshimeve për vlerësimin e rrezikut, Siguruesi mund të vendosë tërishikojë kushtet e policës së sigurimit apo zgjidhjen e saj.

b) Rritja ose ulja e rrezikutNëse gjatë periudhës së sigurimit, ndryshon një fakt i rëndësishëm, i cili është deklaruar në Pyetësor ose në informacionin shtesë të dhënë nga i Siguruari, ndryshim, i cili ndikon në mënyrë thelbësore në vlerësimin e rrezikut, atëherë i Siguruari duhet tënjoftojë Siguruesin me shkrim, sa më shpejt që të jetë e mundur mbi këtë ndryshim. Nëkëtë rast, Siguruesi mund të vendosë të rishikojë kushtet e policës apo zgjidhjen e saj.

7. Zgjidhja e kontratës së sigurimitKjo policë mund të zgjidhet nga çdonjëra prej palëve me anë të njoftimit me shkrim palës tjetër, ku do të tregohet data e zgjidhjes, gjithmonë jo më pak se 30 (tridhjetë) ditëpas dërgimit të njoftimit. Në rast se Siguruesi do të zgjidhë kontratën për shkak tëmospagesës së primit nga i Siguruari, atëherë Siguruesi ka të drejtë ta zgjidhë policën brenda 14 ditëve nga njoftimi me shkrim që i ka dërguar të Siguruarit. Rregullimi i primit në momentin e zgjidhjes së policës së sigurimit mund të bëhet me marrëveshje midis palëve, në përputhje me periudhën e mbetur të sigurimit.Kjo policë do të konsiderohet menjëherë e zgjidhur me shterimin e shumës sëpërcaktuar, si kufiri agregat në formularin e policës, si pasojë e një apo disa pagesave tëbëra sipas kësaj police. Në rast se i Siguruari do të kërkojë vazhdimin e qëndrimit nëfuqi të policës, ai duhet të paguajë një prim shtesë sipas përllogaritjeve të Siguruesit.

8. Sigurime të tjeraNë rast se i siguruari, ka lidhur të njëjtën policë sigurimi me Sigurues të ndryshëm, atëherë kjo policë do të shërbejë vetëm për pagimin e dëmeve në tejkalim të limiteve tëdëmshpërblimit të policave të tjera.

209

Përjashtime. Kjo lloj police nuk dëmshpërblen të Siguruarin për pretendime dëmi tё cilat:

1. rrjedhin, bazohen apo i atribuohen një veprimi të gabuar,2. të kryer jashtë fushës së objektit të të Siguruarit, sipas përcaktimit në formularin e

policës, dhe jashtë territorit gjeografik të përcaktuar në këtë formular;3. bazohen në shpifje, përgojime ose ankesa të shkruara;4. rrjedhin, bazohen apo i atribuohen një veprimi me dashje, përfshirë këtu edhe çdo

veprim në mashtrim, keqbesim apo vepër penale;5. rrjedhin nga humbja apo shkatërrimi i ndonjë dokumenti (origjinal, riprodhim, në cd)

për shkak të veprimeve të Siguruesit ose punonjësve të tij apo çdo personi tjetër qëpunon apo ka punuar për llogari të të Siguruarit;

6. bazohen në gjoba, ndëshkime dhe/ose dëme tipike apo dëme të tjera të ngjashme;7. shkaktohen ose vijnë si pasojë e rasteve vijuese: luftës, pushtimit, veprimeve të

armiqëve të huaj, kryengritjeve, ose veprimeve të ngjashme me luftën (të shpallura ose jo), luftës civile, grevave, kryengritjeve ushtarake, rebelimeve, revolucioneve, fuqive pushtuese ose ushtarake;

8. mbështeten në garanci të shkruara lëshuar nga i Siguruari apo punonjësit e tij ose çdo personi tjetër që punon apo ka punuar për llogari të të Siguruarit.

9. lidhen me falimentimin ose paaftësinë paguese të të Siguruarit;10. lidhen me veprimtarinë e të Siguruarit ose personave që punojnë për të, në fusha të

ndryshme nga ato të përcaktuara në formularin e Policës së sigurimit.11. rrjedhin nga veprimtaria dhe/ose statusi i të Siguruarit si nëpunës në administratën

publike, nëpunes i qeverisë, ose si arbitër;12. rrjedhin nga marrëveshje kontraktore apo marrëveshje të tjera të veçanta që tejkalojnё

objektin e përgjegjësisë ligjore;13. prekin personalisht të Siguruarin ose të afërmit e tij;14. rrjedhin nga këshilla financiare dhe/ose për investim ose këshilla mbi përfaqësimin apo

parashikime të dhëna nga personi i siguruar;15. rrjedhin nga kryerja e veprimtarisë të të siguruarit jashtë objektit normal të profesionit

të avokatisë.

6.13. Sigurimi i garancisë dhe i besnikërisë

Ky mbulim lidhet me dëmshpërblimin për dëmet financiare të një punëdhënësi qëvijnë si rezultat i pandershmërisë së një punëmarrësi. Paratë që i përkasin njëpunëdhënësi mund të përdoren nga arketarët, përfaqësuesit, agjentet e sigurimeve, drejtuesit e dyqaneve dhe shumë të tjerë. Policat mund të lëshohen për një ose disa persona të caktuar, emrat e të cilëve duhen shënuar në Policën Kolektive. Emërtimi Policë Kolektive ka një kuptim të ndryshëm kur i referohet policave që ndahen midis siguruesve të ndryshëm- në mënyrë tipike ato të rreziqeve të pronës.Mbulimi parashikon një dëmshpërblim në rrethana kur paratë ose mallrat janëpërvetësuar nga një ose disa punëmarrës. Mbulimi zakonisht zbatohet për dëmet e zbuluara gjatë periudhës së shënuar në policë dhe deri në 18 ose 24 muaj nga data e ndodhjes së dëmit, por që lidhet përsëri me periudhën e shënuar në policë.

210

Siguruesit duhet të jenë të kujdesshëm në kryerjen e hetimeve për të parë se si ështëzgjedhur stafi nga ana e propozuesit dhe se si janë marrë parasysh referencat e tyre (me referencë kuptohet një letër e lëshuar nga punëdhënësi i mëparshëm për qëndrimin nëpunë të punonjësit). Për rreziqe të vogla siguruesi, shpesh e merr përsipër vetë“investigimin” dhe marrjen e referencave. Ky mbulim nuk e çliron një punëmarrës tëcaktuar nga detyrimi për të paguar n.q.se ai ose ajo kryejnë një faj.

6.14. Sigurimi kreditit

Sigurimi i kreditit parashikohet nga Ligji Nr. 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”440, ndërsa në Kodin Civil nuk parashikohet si një kontratë më vehte.Në ligjin për veprimtarinë e sigurimit dhe të risigurimit, nuk parashikohet ndonjëpërkufizim në lidhje me kuptimin e sigurimit të kredisë. Megjithatë mund të themi qësigurimi i kredisë nuk është gjë tjetër vecse, transferimi i një rreziku të mundshëm, i cili mund të jetë vdekja e kredimarresit (debitorit), paaftësia për të punuar e Kredimarrësit (debitorit), të cilat përkthehen në paaftësi paguese, paaftësi për të shlyer kredinë e marrë, që do të thotë një rrezik për bankën, kreditorin, nga kreditori tek siguruesi, sipas një kontrate sigurimi. Por duke u nisur dhe nga përkufizimi i bërë nga ligji për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit, në lidhje me kuptimin e sigurimit (si transferimin e një rreziku të mundshëm, të një humbjeje financiare ose të një dëmi material nga i siguruari te siguruesi, sipas një kontrate sigurimi) arrijmë në konkluzionin se i siguruari ështëkreditori. Por do të ishte gabim po te shpreheshim kështu, pasi në fakt është personi kredimarrës, jeta apo shëndeti i të cilit sigurohet, si dhe pasuria e paluajtshme e vendosur në kolateral ajo që sigurohet.

6.14.1 Rreziku i mospagesës për shkak të paaftësisë paguese ose rrethanave të tjera

Çfarë do të kuptojmë me rrezikun e mospagesës për shkak të paaftësisë paguese? Nëradhë të parë me termin rrezik do të kuptojmë humbjen e mundshme në lidhje me një ngjarje të pritshme në të ardhmen, e cila shkakton dëm. Kur një person merr një kredi nëinstitucionet bankare, ai duhet të garantojë shlyerjen e kredisë, nëpërmjet të ardhurave mujore si rezultat i punës ose vetpunësimit. Mirëpo në rast humbje të jetës së klientit huamarrës ose të paaftësisë së plotë të përhershme të tij për punë, institucionet bankare do të ndodheshin përballë rrezikut të mospagesës së kredisë për shkak të paaftësisë paguese. Kështu bankat për tu mbrojtur nga ky rrezik, aplikojnë sigurimin e kredisë dhe në këtë rast kompania e sigurimit dëmshpërblen bankën për shumën aktuale të kredisë

440 Aneksi 1,”Klasat e rreziqeve”. Ajo mbulon:1. rrezikun e mospagesës për shkak të paaftësisë paguese ose rrethanave të tjera; 2. kreditë e eksportit dhe rreziqe të tjera, që shoqërohen me eksportin, tregtinë dhe investimet brenda dhe jashtë vendit; 3. kreditë e shlyera me këste; 4. kreditë hipotekore dhe huatë Lombard; 5. kreditë bujqësore; 6. kredi të tjera.

211

deri në atë moment, dhe banka cliron nga barra hipotekore garancitë përkatëse. Në këtë rast, familja e humarrësit është e mbrojtur nga detyrimet e mëtejshme bankare. Kështu klienti, huamarrësi është i detyruar të lidh kontratë për sigurimin e jetës dhe tëshëndetit me një nga kompanitë e sigurimit për të transferuar rrezikun e mospagesës sëkësteve të kredisë nga kredimarrësi, tek kompania e sigurimit. E njëjta logjikë ndiqet edhe për kreditë e eksportit dhe rreziqe të tjera, që shoqërohen me eksportin, tregtinë dhe investimet brenda dhe jashtë vendit.

6.14.2 Kreditë e shlyera me këste

Zakonisht shlyerja e kredisë ndahet në këste të përballueshme për huamarrësin, ku në përgjithësi institucionet bankare aplikojne këste mujore. Por lind pyetja nëse përfshijnë këstet ujore të kredisë sigurimin e kredisë. Pergjithësisht huadhënësit nuk përfshijnë shumën që duhet paguar çdo muaj apo vit për sigurimin e kredisë në pagesën e principalit dhe interesit mujor të kredisë.

6.14.3 Kreditë hipotekore

Risku është ngjarja që mund të çojë në humbje të papritura. Disa nga rreziqet kryesore me të cilat mund të përballen debitorët përfshijnë rrezikun e dëmtimit të pronës së blerë me kredi hipotekore dhe rreziku i mospagimit, si rezultat i humbjes së jetës. Me qëllim që të reduktojnë pasigurinë, bankat bashkëpunojnë me kompanitë e sigurimit, të cilat sigurojnë ndaj surprizave të pakëndshme të jetës. Policat e sigurimit që kërkohen nga bankat që operojnë në Shqipëri janë si vijon:

A) Sigurimi i pronës

Sigurimi i pronës është një produkt, i cili siguron huadhënësit ndaj humbjes ose dëmtimit të pronës të ofruar si kolateral. Sigurimi i pronës është i detyrueshëm sipas kontratës së kredisë hipotekore. Nëse prona ështe blerë me fonde të marra hua dëmtohet ose shkatërrohet, debitori do të humbasi në kolateral. Me fjalë të tjera, polica e sigurimit të pronës siguron që edhe nëse prona bëhet shkatërrohet, në çdo rast shuma e kredisë së mbetur do të mbulohet nga një kompani sigurimi. Sigurimi i pronës i kërkuar nga disa banka do të mbulojë në çdo kohë të paktën bilancin e papaguar dhe interesin rrjedhës. Kjo do të thotë se ndërsa kredia amortizohet shuma e siguruar reduktohet. Nëse prona për shembull digjet, do të duhet të ndërtohet një pronë të re që ka të ngjarë të kushtojë më shumë se balanca e papaguar e kredisë. Si rrjedhim, rekomandohet të pritet ajo policë sigurimi që të paktën të mbulojë vlerën e zëvendësimit të objektit të siguruar. Përderisa sigurimi i pronës duhet për të dhënë siguri për huadhënësit, atëherë ata janë të parët që përfitojnë prej sigurimit të pronës. Por jo vetëm, blerësit e shtëpive përfitojnë gjithashtu nga sigurimi i pronës. Aktualisht, sigurimi i pronës mbulon dy grupe bazë rreziqesh ndaj aksidenteve. Këto janë rreziqe të lidhura me zjarrin (zjarr, shpërthim gazi, vetëtima) dhe tërmete. Me fjalë të tjera, debitorët jane të mbuluar nga sigurimi si në rastin e katastrofave natyrore dhe në rastin e gabimeve njerëzore. Polica të sigurimit dhe pronës (të cilat nuk janë të pranishme në të gjitha bankat) janë rreziqet më të zakonshme dhe të rëndësishme nga pikëpamja e riskut të kolateralit. Primi i këtij sigurimi mund të paguhet me bazë vjetore ose për të gjithë periudhën e kredisë (në

212

varësi të procedurave të bankës). Vlera e primit të policës varet nga shuma e huasë por edhe nga karakteristikat e objektit të siguruar (vilë, apartament, shtëpi ekzistuese) ose nga vlera e tërë objektit (ka banka të cilat bëjnë këtë lloj sigurimi (bazuar mbi vlerën e objektit të përcaktuar nga vlerësuesi i kompanisë ose i bankës). Kësisoj ku primi është më i lartë se ai që siguron vetëm vlerën e kredisë.

B) Sigurimi i jetës

Sigurimi i jetës për mbrojtjen e kredisë hipotekore është thjesht një sigurim që shlyen kredinë hipotekore në rast vdekje, nëse kredia hipotekore nuk është paguar plotësisht. Lloji origjinal i sigurimit të kredisë hipotekore ndiqet nga bilanci i kredisë hipotekore, kur ulet detyrimi i debitorit të kredisë hipotekore, ulet edhe shuma per të cilën debitori do të bëjë sigurimin e jetës. Sigurimi i kredisë hipotekore, nuk ofrohet vetëm për përfitimin e bankës. Nëse ndodh ndonjë e papritur gjatë jetës së debitorit, pasuesit e tij mund të mos jenë në gjendje për të paguar kredinë. Një mënyrë për ti mbrojtur ata nga vështirësitë financiare dhe mbajtjen e standartit të jetesës, është duke blerë sigurimin e jetës për kredinë hipotekore, përderisa nuk është e mundur që të parashikohet se çfarë do ti ndodhë një huamarrësi në 10 deri 20 vjet (kreditë hipotekore shpesh merren për periudha afatgjata). Nëse huamarrësi vdes pa siguruar jetën, dhe pasardhësit që mbeten nuk mund të ripaguajnë kredinë hipotekore, huadhënësit i duhet ti heqë të drejtën mbi pronën huamarrësit, ti përjashtojë pasardhësit e tij, të shesë pronën etj,. Dhe nëse debitori siguronjetën, atëherë kompania e sigurimit do ta shlyejë kredinë dhe pasardhësit e tij mund të vazhdojnë të jetojnë në pronën e blerë. Pajisja me policë sigurimi është një nga kërkesat e domosdoshme të bankës (por jo të gjitha bankat e kërkojnë), nëse do të kreditoheni me një kredi për shtëpi. Vlera e primit të paguar për këtë policë varet nga shuma e huasë dhe nga mosha e klientit. Kjo do të thotë se sa më e madhe vlera e kredisë dhe sa më e madhe mosha e klientit, aq më i madh është dhe primi për t'u paguar. Ose një ndërthurje e të dyjave (shumë e madhe, moshë e vogël, ose shumë e vogël dhe moshë e madhe). Zakonisht primi i policës së jetës është i pagueshëm cdo vit bazuar gjithnjë mbi shumën e mbetur të huasë. Në përgjithësi është vetë Banka që përcakton kompanitë e sigurimit (në pergjithësi bankat kanë marrëveshje me kompanitë e sigurimit për klientët e tyre ndaj të cilëve aplikohen tarifa më të buta). Edhe kompanitë e sigurimit kanë limitet e tyre të lëshimit të policave bazuar mbi moshën (psh maksimumi është 65 vjeç).

6.14.4 Kredia Lombard

Fillimisht duhet të kuptojmë se cfarë është kredia ose huaja Lombard. Kredia Lombard është instrument borxhi, qëllimi i të cilit është të ndihmojë bankat e nivelit të dytë në kapërcimin e problemeve të përkohshme të likuiditetit. Ajo përfaqëson mundësinë e fundit kredituese për bankat dhe për rrjedhojë është kredia me normë interesi më të lartë441. Kredia Lombard është e formës së kredisë së kolateralizuar dhe akordohet pas miratimit të kërkesës zyrtare, bërë nga banka e nivelit të dytë. Kredia Lombard miratohet nga Komiteti i Zbatimit të Politikës Monetare të Bankës së

441 http://sq.wikipedia.org/wiki/Politika_monetare

213

Shqipërisë. Ndërsa doktrina italjane e përkufizon kredinë Lombard si një financim që jep banka vetëm klientëve të cilët e garantojnë kredinë e tyre në bazë të një titulli. Ky titull vihet peng në mënyrë të tillë që kredia, të mos prek aksionet apo depozitat bankare që ka klienti në atë bankë ose në banka të tjera. Kjo kredi është në fakt një instrument për tëpërmbushur kërkesat immediate të klientëvë pa prekur kapitalin e tyre. Qëllimi i kredisë Lombard është plotësimi i nevojave afatshkurtra për likuiditet të bankave të nivelit të dytë. Ajo përfaqëson instrumentin më të fundit kreditues për sistemin bankar. Kredia Lombard është kredia më e shtrenjtë në dispozicion të bankave të nivelit të dytë442. Në këtë mënyrë, ashtu si për kredinë hipotekore, edhe në këtë rast do te zbatohet sigurimi i pronës apo jetës, për të garantuar shlyerjen e kredisë. E njëjta logjikë proçedohet edhe për kreditë e tjera apo për kreditë bujqësore.

442 Neni 1 i vendimit Nr. 57, datë 13.07.2005 “Për miratimin e rregullores “për kredinë Lombard”

214

KREU VII

SIGURIMI JETËS DHE SHËNDETIT

7.1. Vështrim i Përgjithshëm

Rëndësia sociale e sigurimeve të personit, ka drejtuar ligjvënësin për të ndërhyrë shumë herë në këtë aspekt, në këto dekadat e fundit. Sigurimi i jetës i bindet një teknike juridike dhe financiare shumë komplekse, me qasje jo të lehtë për të siguruarit. Sigurimi i jetës dhe sigurimi i aksidenteve personale, janë shpesh së bashku, për shkak se ato janë komplementare (plotësuese) në rolin e tyre në aspektin e mbrojtjes sociale. Megjithatë teknika juridike dhe rregullat e menaxhimit janë të ndryshme, dhe udhëhiqen nga degë(klasa) të ndara: Sigurim jete, Sigurim i aksidenteve personale443

Blerja e Sigurimit të jetës, ndryshon në shumë drejtime me blerjen e formave të tjera tësigurimit, pasi herë pas here mund të kombinojë mbrojtjen me elementët e kursimit444.Për më tepër vetë natyra afatgjatë e sigurimit të jetës, kërkon angazhimin e fondeve për një kohë relativisht të gjatë, deri në pagesën e dëmit. Një angazhim kaq afatgjatë kërkon vendimmarrje dhe përcaktim të kujdesshëm të objektivave nga ana e konsumatorit. Në të gjitha vendet, kërkesat e ofruara nga shoqatat e konsumatorëvekanë qenë pikërisht, informacion më i mirë dhe një transparencë më e madhe, në mbrojtje të konsumatorit. Konsumatori është në dilemë nga njëra anë për të zgjedhurformulën e sigurimit që i përshtatet më mirë nevojave të tij midis shumëllojshmërisë të policave të ofruara, nga ana tjetër për të vlerësuar rentabilitetin e kursimit, ndarë mes investimeve të “zhgënjimit”, të prekjes nga inflacioni (e cila kishte ndodhur shumë herë dhe të siguruarit/beneficiarët ishin të prekurit prej saj), dhe iluzioneve të të ardhurave financiare dhe aksioneve të jashtëzakonshme për të përftuar prej investimeve445. Tre vendime kyce duhen marrë në blerjen e sigurimit të jetës: a) sa sigurim duhet blerë? b) çfarë lloji? c) nga cila kompani? Pyetja më e rëndësishme që kërkon zgjidhje në këtë kontekst është sasia e sigurimit që duhet blerë.446

Sigurimi i jetës duhet blerë, pasi pala e interesuar të ketë marrë informacion nga të gjitha shoqëritë e sigurimit të jetës në lidhje me historikun dhe emrin në treg të tyre, me gjendjen financiare që kanë, garancinë që nuk falimentojnë, për koston e sigurimit të jetës.447 Së dyti, sigurimi i jetës blihet për aq sa nevojitet, sepse për çdo vlerë shtesë 443 Në Kodin e Sigurimit francez, njihet nën emrin dommages corporels.444 Y.Lambert-F.L.Leveneur, “Droit des assurances”,13 edition, 2011, fq.748.445 Po aty.446 R.Guri, E.Gjoni, A.Dervishi, “Bazat në sigurime”, shtëpia botuese albpaper, Tiranë 2012,fq.275.447 Vendosja e kostos së sigurimeve është liberalizuar, që do të thotë që janë shoqëritë e sigurimeve që vendosin çmimin e blerjes së sigurimit. Megjithatë, shpeshherë shoqëri të ndryshme e ofrojnë sigurimin e jetës me prime konkurruese.

215

paguhet më i lartë. Nëse blihet për më pak, për çdo vlerë të ulët paguhet më pak, por cënohet dobia dhe qëllimi i sigurimit të jetës. Së treti, sigurimi i jetës duhet të shihet si produkt plotësues, krahas sigurimit shoqëror dhe atij në grup. Së katërti, sigurimi i jetës ofrohet më lirë për individët që nuk kanë vese të dëmtimit të shëndetit, p.sh.cigare, alkol, drogë, mbipeshë, gjoba në drejtimin e automjetit, etj. Së pesti, në shumicën e rasteve kur blihet sigurim jete për dy persona burrë/grua, ose për më shumë persona, është më e lirë, sesa kur blihet sigurim jete për një person. Së gjashti, përgjithësisht sigurimet e jetës me prime të pagueshme çdo muaj, janë më të shtrenjta, se sigurimet e jetës me prime të pagueshme vjetore apo të menjëhershme.Blerja e policës së sigurimit të jetës nga pikëpamja ekonomike, argumentohet se, nëse një i siguruar fiton një të ardhur, me të cilën mbahen edhe persona të tjerë të familjes dhe nëse kryefamiljari vdes para kohe, sigurimi i jetës mund të përdoret nga familjarët e tij të mbetur gjallë, për të vazhduar të mbajnë të njëjtin nivel të ardhurash, apo të njëjtin standart jetese, me atë që kishin kur familjari ishte gjallë. Duhet kuptuar se sigurimi i jetës është një policë me vlerë448 që i paguan një shumë të caktuar përfituesit dhe nuk është një kontratë dëmshpërblimi. Ngjarja e të siguruarit është padijenia , papritshmëria që ka për vdekjen e tij.Vdekja nuk lidhet me cështjen “ nëse do të vdesim”, por kur do të vdesim. Kjo do të thotë se ajo që nuk dihet, është dita e vdekjes.

Ekziston një debat, mbi të cilën nuk ka ende një konsensus dhe që lidhet me dilemën nëse sigurimi i jetës duhet të konsiderohet si një mjet investimi, apo si një sistem i pastër mbrojtjeje. Në parim duhet që vlera që ju ofron siguruesi si përfitim në vdekje, tëtejkalojë vlerën si kursim. Diferenca të informon për mbrojtjen e jetës. Drejtim tjetër për vendimarrjen në lidhje me blerjen e një sigurimi jete ka të bëjë me pyetjen bazë;”përsa është vlerësuar drejt jeta e tij?” Individët duhet të mendojnë edhe për mundësinë e të jetuarit, përtej viteve që gjenerojnë të ardhura dhe detyrimisht të planifikojnë për këtë mundësi. Nëse dikush e mendon një situatë të tillë, atëherë veprimi më logjik do të ishte krijimi i një fondi, i cili në të ardhmen do të zëvendësonte të ardhurat në kohën kur këto të jenë të pamjaftueshme. Sigurimi i jetës mund të përdoret më së miri si një mekanizëm për të krijuar këtë fond.Dy janë risqet që mund të përballohen nga sigurimi i jetës: vdekja e parakohëshme dhe fondet e mbledhura për pension. Këto dy risqe janë diametralisht të kundërta.449Fatkeqësisht nga pikëpamja e blerjes së sigurimit, e ardhmja nuk mund të parashikohet, prandaj individët duhet të mendojnë për të dyja rastet. Shumë individë nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të grumbulluar fonde për të ardhmen dhe në të njëjtën kohë për të siguruar jetën. Kështu shpesh individët duhet të marrin një vendim për të përzgjedhur midis sigurimit të jetës dhe elementëve të kursimit.Zgjidhja: Nëse vlera e sigurimit është e konsiderueshme, atëherë sigurimi me afat tëpërcaktuar, mund të jetë e vetmja alternativë. Nëse blihet mjaftueshëm sigurim për tëzëvendësuar të ardhurat që mund të humbasin, sigurimi me afat të përcaktuar mund të

448 Ilir Hoti,”Amvisimi i rrezikut dhe industria e sigurimeve”, botim i Inxhinierisë Financiare për Bankë dhe sigurime,Tiranë 2008, fq.437.449 Nëse individi vdes përpara moshës së pensionit,fondi i grumbulluar për dittë pas daljes në pension, nuk është më i nevojshëm. Në rast të kundërt, nëse individi mbijeton për të dalë më tej në pension, mbrojtja nga vdekja rezulton të ketë qenë e panevojshme.

216

jetë i vetmi lloj që individi mund të përballojë financiarisht.450Pra blerësi që kërkon sigurim jete të përhershëm duhet të bëjë një zgjedhje midis mbrojtjes dhe elementëve të kursimit.451

Sigurimi i jetës me element kursimi mbart një kosto alternative, kundrejt mbrojtjes ndaj vdekjes, duke u nisur nga sasia e parave në dispozicion për të blerë sigurim jete. Si rezultat, shumë individë i lënë familjet e tyre me mbrojtje të pamjaftueshme.452Vendimi i parë dhe më i rëndësishëm, që duhet të merret në blerjen e sigurimit të jetës është se nëçfarë vlere duhet blerë sigurim, pa e lidhur me llojin e sigurimit që ofron mbrojtje nëkëtë vlerë.453Zgjedhja e llojit të kontratës është çështje investimi dhe duhet vlerësuar duke përdorur të njëjtat standarte, që përdoren në klasifikimin e investimeve të llojeve të ndryshme.

Sigurimi i jetës si investim. Ka pikëpamje dhe argumentime të ndryshme, përsa i përket grupeve të cilat favorizojnë sigurimin e jetës si investim, kundrejt atyre që e shikojnë atë si formë të pastër mbrojtjeje. Disa autorë mbrojnë argumentin se “sigurimi i jetës është formë e dobët investimi”. Në fakt deklarata nëse një investim është i mirëose i keq, duhet të bazohet në një sërë supozimesh të cilat mund të rezultojnë të saktaose jo, në rrethana të caktuara. Një avantazh i rëndësishëm i sigurimit të jetës janëlehtësirat fiskale gjë që shumë forma të investimit nuk e gëzojnë454.Së pari, rritja në investime nuk taksohet deri në momentin që ajo përfitohet nga isiguruari.Së dyti, shpenzimet për blerjen e sigurimit zakonisht konsiderohen si shpenzime tëzbritshme për efekte fiskale.Së treti, siguria e principalit që rrallëherë ndeshet në investimet e tjera, ekziston nësigurimin e jetës në vendet ku zbatohen skemat e mbrojtjes në formën e fondeve tëgarancisë për sistemin.455

Kritika kryesore për sigurimin e jetës si investim, lidhet me normat e ulëta të kthimit qëofron, zakonisht nga 5%-8%, por në varësi të shoqërive të ndryshme mund të jetë edhe më e ulët. Së dyti, kthimi që ofron sigurimi i jetës është ndikuar ndjeshëm nga niveli ishpenzimeve.Në shumë tipe kontratash sigurimi të jetës, komisioni që paguhet

450 Nëse do të ilustrohej me shifra kjo situatë, mund të kemi një rast ku për të blerë mbrojtje në masën 100.000 euro, për një person që ka të ardhura vjetore 10.000 euro mund të duhen më tepër se 1.000 euro prime në vit.451 Ky shembull nuk ka për qëllim kritikën e sigurimit të jetës me elementë kursimi, por është një kritikë e keqpërdorimit të këtij sigurimi, duke thyer praktikat e mira të menaxhimit të riskut.452 Duke mos marrë në konsideratë sic duhet të gjithë faktorët, individët mund të blejnë mbrojtje për ngjarje që në të vërtetë nuk janë të natyrës emergjente, duke rrezikuar kështu më tepër sesa familjet e tyre mund të përballojnë.psh.sigurimi i pamjafuteshëm i aftësisë për të gjeneruar të ardhura mund të krijojë një ekspozim të pambrojtur, në këmbim të interesit për të krijuar fondet që në të vërtetë duhet të ishin përdorur për të mbrojtur pikërisht këtë ekspozim.453 Shih për më tepër; R.Guri, E.Gjoni, A.Dervishi, “Bazat në sigurime”, shtëpia botuese albpaper, Tiranë 2012, fq. 274-277.454 Përjashtimi nga TVSH-ja e sigurimit të jetës, shëndetit, përjashtim qw nuk e kanë sigurimet e tjera. 455 Në SHBA përvec kapitalit të shoqërisë ekzistojnë skema kompensimi, të cilat mund të kompensojnë deri në 100.000 dollarë, në raste falimentimi.

217

njëherësh bën që kthimi në vitet e para të jetë negative dhe në afatgjatë, më pak tërheqës se investimet e tjera alternative.456

Kritika e tretë, ndaj sigurimit tradicional të jetës si investim, është që inflacioni mund të zvogëlojë ndjeshëm vlerën e fondeve të akumuluara, por kjo gjë vlen për të gjitha instrumentat me të ardhura fikse.Tipari më tërheqës i sigurimit të jetës si investim, është ndërthurja me elementëplotësues457 si; sigurimi nga vdekja e parakohëshme dhe elementi i kursimit që mund të përdoret, nëse individi nuk vdes para kohe. Nëse individi nuk ka nevojë për mbrojtje nga vdekja e parakohëshme, atëherë sigurimi i jetës si investim, bëhet i pakrahasueshëm me alternativat e tjera të investimit. Individi që nuk ka nevojë për mbrojtje me sigurim për jetën, por e blen sigurimin e jetës si investim, ka kosto shtesë që lidhen me përfitimet në rast vdekje dhe komisionet, të cilat shmangen në rastin e zgjedhjes së alternativave të tjera të investimit.Për aq sa sigurimi i jetës mund të cilësohet si investim tërheqës, kjo duhet vlerësuar në rolin që ai ka, pra në përballimin në të njëjtën kohë të dy risqeve diametralisht të kundërt, sikurse janë risku i vdekjes së parakohëshme dhe fondi i mbledhur për pension.Zgjedhja, sidoqoftë është çështje financiare dhe jo sigurimi.

Rëndësia e sigurimit të personit.

Rëndësia e sigurimit të jetës në mjedise e rrethana të ndryshme ka përparësi të ndryshme. Në familje, rëndësia e sigurimit të jetës është shmangia e tragjedisë ekonomike që mund të pësojë familja nga vdekja e kryefamiljarit, si burim kryesor i mbajtjes së familjes me të ardhurat e tij.Në biznes, shmangia e humbjeve që mund të pësojë ndërrmarrja nëse vdes kryespecialisti, njohësi i patentës, formulës së produktit ,etj.Në financë, shmangia e mosarkëtimit të kredisë të dhënë nga huamarrësi që vdes ose edhe mosrëndimi i këtij detyrimi tek të afërmit e drejtpërdrejt të tij që mbesin gjallë. Rëndësia e sigurimit të personit, në një politikë globale të mbrojtjes shoqërore është rritur aktualisht me ndryshimet demografike dhe ekonomike, në pjesën më të madhe të vendeve të industrializuara, ku problemet më të mprehta hasen në financimin e pensioneve dhe koston e shëndetit, të cilat përbëjnë dy nga cështjet më prioritare të shteteve europiane;

A. Problemi i pensioneve.Rritja e jetëgjatësisë (një individ nga 4 deri në 5 vjet) dhe ulja e fertilitetit në mënyrë të pashmangshme do të çojë në një plakje dramatike të popullsisë458 duke paraqitur probleme në aspektin e të ardhurave dhe në drejtim të shëndetit.

B. Në lidhje me kostot e shëndetit.Mbrojtja e shëndetit është komponent jetësor, që sot shihet si produkt i një industrie të tërë për parandalimin, kujdesin, trajtimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit. Shëndeti është themeli i cdo veprimtarie jetësore dhe i vetë jetesës. Shoqëria njerëzore i dedikon pjesën

456 Norma e kthimit që do të fitohet nga elementi i investimit, varet nga kohëzgjatja e policës. Nëse sigurimi i jetës duhet marrë në konsideratë si investim, atëherë ai duhet konsideruar vetëm si investim afatgjatë.457 ibidem458 Në fakt

218

më të madhe të të ardhurave të saj mënyrës së jetesës. Të gjitha shtetet ndërrmarrinvazhdimisht politika për çështjet e mirëqënies shëndetësore.

7.2 Karakteristikat e sigurimit të jetës.

Motivi themelor i çdo sigurimi, po ashtu edhe i sigurimit të jetës është rreziku i pastër që kërcënon jetën njerëzore. Në bashkësinë e rreziqeve të pastra të jetës njerëzore, peshën më të madhe e zënë rreziqet vetiake/personale. Rreziqet vetiake përfshijnë të gjitha rreziqet që prekin një individ, që nga lindja dhe përgjatë gjithë jetës së tij, në formën e rrezikut të shëndetit; p.sh. rreziku i sëmundjes, aksidenteve, etj.

1. Në sigurimin e jetës, siguruesit mbulojnë rrezikun e vdekjes së parakohëshme.Çdo vdekje e parakohëshme shkaktohet nga një sëmundje e papritur apo edhe një aksident i papritur, duke formuar në këtë mënyrë të gjithë komponentët e ngjarjes së rastit.

2. Sigurimi i jetës është një mekanizëm ekonomik përmes të cilit, risku i vdekjes së parakohëshme transferohet nga individi, tek grupi.

3. Ngjarja e siguruar është ngjarje e sigurt, por nuk bie ndesh me kërkesat e riskut të sigurueshëm, pasi nuk është vdekja në vetvete që sigurohet, por mosnjohja/pasiguria/papritshmëria/paqartësia se kur, do të ndodh vdekja (duke bërë që risku të rritet nga viti në vit).

4. Duke qenë se sigurimi i jetës mbulon nga rreziku, se kur mund të ndodhë vdekja,atëherë vetë vdekja është humbje totale dhe jo pjesore. Parimi i dëmshpërblimit zbatohet i modifikuar (pjesërisht) në sigurimin e jetës, në dallim nga sigurimi i pasurisë, përgjegjësisë, sigurimi detar, etj, në qoftë se ndodh humbja, shoqëria paguan vlerën fillestare të policës.

5. Afati i policës (mbulimit) është i gjatë , mund të shkojë deri në 25 vjet.6. Në sigurimin e jetës kërkesa për të patur interes të sigurueshëm zbatohet ndryshe

nga sigurimi i pronës dhe përgjegjësive. Në sigurimin e pasurisë dhe përgjegjësisë, interesi i sigurueshëm nuk e tejkalon vlerën e të mirës që sigurohet.Kjo do të thotë se siguruesi nuk kompenson më shumë, sesa vlera e të mirës së siguruar, pra nuk i ofron fitim të siguruarit, por aplikon parimin e zhdëmtimit për jo më shumë, sesa vlera e të mirës që sigurohet. Sigurimi i jetës dallon, sepse jeta njerëzore nuk ka çmim.Njerëz të ndryshëm e perceptojnë ndryshe vlerën e jetës sëtyre. Ligjërisht, për secilin individ që kërkon të sigurojë jetën, interesi i sigurueshëm është i pakufizuar, ndonëse shumë shoqëri sigurimi nuk marrin përsipër të mbulojnë jetën përmbi një shumë të caktuar në para.

7. Nuk ka kufizim ligjor ndaj madhësisë së sigurimit, që dikush mund të marrë për jetën e tij dhe nuk ka kufizim ligjor për këtë person, se cilin të emëroj si përfitues.459

459 Neni 1153 i Kodit Civil në fuqi përcakton: “I siguruari mund të caktojë në kontratën e sigurimit që, në rast se ai vdes, shuma e sigurimit t’i paguhet një anëtari të familjes së tij, një personi tjetër, shtetit ose një personi juridik publik”.Nga mënyra se si është formuluar neni 1153 i Kodit Civil, rezulton se i siguruari nuk ka të drejtë që pas

vdekjes së tij, të përcaktojë që shuma e sigurimit t’i paguhet një personi juridik privat. Në këtë përfundim arrihet nga interpretimi që i bëhet kësaj dispozitë, sepse me termin “një personi tjetër” jashtë anëtarit të

219

8. Nëse secili prej nesh vendos të sigurojë jetën kjo bëhet për interes dhe përfitim tëvetë personit që sigurohet, ose të personave të tjerë, të lidhur me të. Pra pala që ka interes të sigurueshëm për jetën e një personi është ekonomikisht dhe shpirtërisht iinteresuar, që personi në fjalë të jetë gjallë dhe jo të vdesë. Kërkesa për interes tësigurueshëm shmang dy aspekte negative: a) evitimin e spekulimeve për tëpërfituar; dhe b) evitimin e motivimit të një individi për të vrarë të siguruarin dhe për të përfituar nga shpërblimi që ofron siguruesi i jetës.460

9. Në rastin kur një person blen sigurim për jetën e një personi tjetër, ligji kërkon që interesi i sigurueshëm të ekzistojë në kohën kur lidhet kontrata e sigurimit të jetës, dhe jo kur ndodh ngjarja. Pra duhet kuptuar se i siguruari duhet të ketë interes të sigurueshëm në momentin kur merret polica e sigurimit dhe interesi i sigurueshëm vazhdon deri vdekjen e të siguruarit të jetës.

10. Sigurimi i jetës duhet të shihet si një produkt komplementar (plotësues), përvec sigurimit të jetës që ofron sigurimi shoqëror461 dhe institucionit ku punësohet i siguruari, që ofron sigurim jete në grup, por që nëse largohet nga puna nuk i vijon sigurimi i jetës.

7.3 Përqasjet e përcaktimit të shumës së sigurimit të jetës.

Kur kemi folur për sigurimin e jetës, një nga dallimet me sigurimin e pasurisë apo përgjegjësive ishte që sigurimi i jetës nuk është një kontratë dëmshpërblimi, nuk mund ti vihet një vlerësim jetës njerëzore, sepse ajo është e paçmueshme. Megjithatë kur duam tëblejmë sigurim jete, duhet të përcaktohet një shumë e caktuar, në marrëveshje me palët kontraktuese. Por si mund të përcaktojmë një përqasje me vlerën e jetës njerëzore?Sipas I.Hotit, sigurimi i jetës bëhet për një shumë, niveli i së cilës, përcaktohet me tre përqasje apo metoda bazë, të cilat janë:

1. Përqasja sipas vlerës së jetës njerëzore;2. Përqasja sipas nevojave;3. Përqasja sipas mbajtjes së kapitalit.

familjes, duhet të kuptojmë kurdoherë një person fizik, dhe jo edhe personin juridik public, apo privat qoftë ai. Më bindës bëhet ky interpretim po t’i referohemi pjesës së fundit të kësaj dispozitë që përcakton “... ose një personi tjetër juridik publik”, pa përmendur fare personin juridik privat, sepse në rast se ligjvënësi do të kishte dashur që të përcaktonte, që përfitues në këtë rast të ishte edhe personi juridik privat, e kishte shumë të lehtë që pas fjalëve “person juridik publik” të shtonte dhe fjalët “ose person juridik privat”. Duke menduar se kjo nuk është një harresë e ligjvënësit por, një zgjedhje e tij, i siguruari nuk ka të drejtë që të parashikojë që pas vdekjes së tij shuma e sigurimit t’i paguhet një personi juridik privat. Megjithatë, në alternativën se jemi para një harrese të ligjvënësit dhe se qëllimi i ligjvënësit, pavarësisht harresës së tij, ka qenë që t’i japë të drejtë të siguruarit që të përcaktojë që pas vdekjes së tij, shuma e sigurimit t’i paguhet edhe një personi juridik privat, zgjidhja gjendet me anë të intepretimit të zgjeruar të shprehjes “...një personi tjetër” ku me termin person, duhet të kuptojmë si personin fizik, ashtu dhe personin juridik publik apo privat.460 Megjithatë, përsëri interesi i sigurueshëm mbetet sfidë, sidomos kur analizohen rrethanat e krimit në familje psh.kur bashkëshortja vret bashkëshortin për të marrë përfitim në vdekje (në këto raste e njohur ndryshe si rasti i“vejushës së zezë”p.sh.rasti i vrasjes së pronarit të firmës GUCCI nga e shoqja).461 Ligji 1993 mbi sigurimin shoqëror përcakton rastin e të mbijetuarve, pra marrjen e pensionit familiar nga trashëgimtarët dhe shpenzime të tjera që i nevojiten personit që ka ndërruar jetë , kjo për shkak të kontributit që ka dhenë gjatë marrëdhënieve të punës.

220

1. Përqasja sipas vlerës së jetës njerëzore, përcaktohet nga vlera e tanishme e të ardhurave neto të munguara, në një familje nga vdekja e një anëtari, apo kryefamiljari të familjes. Cdo anëtar apo kryefamiliar deri në moshën 60/65 vjeç është në marrëdhënie pune, biznesi, etj, nga të cilat përftohen të ardhura. Kjo përqasje përcakton shumën e nevojshme në para, që kërkon një individ për sigurimin e jetës së tij, me qëllim që të zëvendësojë përfitimet e ardhshme të munguara, nëse i siguruari vdes.Metoda konsiston në këto hapa: Përcaktohen të ardhurat bruto apo tërësore vjetore, që përfiton individi përgjatë

gjithë jetës së tij produktive, që nga mosha kur aplikon për sigurim jete, deri në moshën që ligjërisht del në pension, p.sh.60/65 vjeç.462

Mbi këtë bazë përcaktohen të ardhurat neto vjetore463 që përfiton individi dhe që i mbeten disponibël familjes së tij, përgjatë gjithë jetës së tij produktive.

Përcaktohet shuma e viteve që nga mosha kur aplikon për sigurim jete, deri në moshën kur ligjërisht del në pension.

Duke zbatuar një normë skontoje, psh. interesat bankare, normë inflacioni plus një prim rreziku, etj, përcaktohet vlera e tanishme e të ardhurave neto vjetore që përfiton një individ dhe që i mbeten disponibël familjes së tij përgjatë gjithë jetës së tij produktive.

Një qasje për vlerësimin e jetës njerëzore ka përcaktuar edhe rregullorja për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm464, në të cilën përllogaritja e dëmit shëndetësor, me pasojë vdekjen, llogaritet sipas formulës:

D = (T ap - Kavnp *Tap) * Kshk * Kmdp

Ku: D – dëmshpërblimi;Tap – të ardhurat personale vjetore;Kavnp – koefiçienti465 i të ardhurave, për vetë nevojat e personit;

462 Ligji për sigurimet shoqërore e vitit 1993 ka përcaktuar një moshë të daljes në pension 60 vjeç për gratë dhe 65 vjeç për burrat. Me projetligjin e ri për sigurimet shoqërore, ky kriter ligjor për daljen në pension ka pësuar ndryshime.Duke filluar nga vitit 2015 mosha e daljes në pension do të rritet gradualisht për cdo individ, me nga dy muaj deri në vitin 2030, ku mosha e daljes në pension për gratë do të bëhët 63 vjeç dhe për burrat do të bëhet 67 vjeç.Vende të ndryshme kanë moshë fleksibël pensioni duke variuar nga 60 vjeç deri në 65 vjeç.463Nga të ardhurat bruto apo tërësore vjetore, që përfiton individi përgjatë gjithë jetës së tij produktive,zbriten detyrimet apo taksat, tatimet, sigurime personale jetese.Shuma e përftuar nga zbritja përbëjnë të ardhurat neto vjetore.464 Kreu II, ‘Metodologjia e përllogaritjes së dëmit shëndetësor,”Neni 12, Përllogaritja e dëmit dhëndetësor me pasojë vdekjen, Rregullorja për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, miratuar me Vendim Bordi të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Nr.53 datë 25.06.2009.465 Neni 14 i Rrregullores së sipërcituar, përcakton koeficentët sipas:1. Përqindjes së të ardhurave për nevojat e vetë personit (Kvaup) do të jetë si më poshtë:

a. Kur i ndjeri ka patur në familje tre dhe mbi tre persona (pa të ndjerin) pjesa që do të zbritet është 30% e të ardhurave; b. Kur i ndjeri ka patur në familje dy persona (pa të ndjerin) pjesa që do të zbritet është 40% e të ardhurave; c. Kur i ndjeri ka patur në familje një person (pa të ndjerin) pjesa që do të zbritet është 50% e të ardhurave; d. Kur i ndjeri ka qenë i vetëm në familje, do të paguhen vetëm shpenzimet e varrimit. Këto shpenzime i paguhen subjektit që ka kryer shërbimet funerale ose shtetit;

221

Kshk – koefiçienti466 i shumës së kapitalizuar; Kmdp – koefiçienti467 i moshës së daljes në pension.

Llogaritja e të ardhurave personale. Si të ardhura personale do të konsiderohen: Në rast se i ndjeri ka qenë në marrëdhënie pune, do të merret mesatarja e të ardhurave neto468

të tre viteve të fundit para ditës së aksidentit, të lëshuara nga punëdhënësi dhe të konfirmuara nga organet e sigurimeve shoqërore ose nga organet e tatim- taksave. Në rast se i ndjeri ka qenë pronar aktiviteti privat, do të merret deklarimi i të ardhurave neto, të konfirmuara nga organet e Tatim Taksave/Sigurime Shoqërore, e llogaritur si mesatare për tre vitet më të fundit të punës. Në Kodin Civil është përcaktuar se shuma e sigurimit që rrjedh nga kontrata e sigurimit të personit, paguhet pavarësisht nga shuma që mund t’i paguhet të siguruarit nga sigurimet shoqërore. Kjo do të thotë se kontrata e sigurimit personal është një kontratë krejt e pavarur dhe që nuk ka asnjë lidhje me marrëdhënien që krijohet midis të siguruarit si punëmarrës dhe sigurimeve shoqërore. Këto marrëdhënie rregullohet nga dispozita krejt të tjera ligjore që parashikohen nga ligji “Për sigurimet shoqërore”, si dhe nga Kodi i Punës, ndërsa kontrata e sigurimit personal rregullohet nga dispozitat e Kodit Civil. Për këto arsye marrëdhëniet që krijohen midis të siguruarit dhe siguruesit, në kontratën e sigurimit personal, janë krejt të pavarura dhe nuk kanë asnjë lidhje me marrëdhënien që krijohet midis të siguruarit, si punëmarrës, dhe sigurimeve shoqërore, si organ që bën sigurimin e punëmarrësve për veprimtarinë e punës. Është kjo arsyeja, pse ligjvënësi ka parashikuar që shuma e sigurimit që rrjedh nga kontrata e sigurimit, paguhet pavarësisht faktit nga shuma që mund t’i jetë paguar të siguruarit nga sigurimet shoqërore.Në rast se i ndjeri, nuk ka qenë në marrëdhënie pune, do të konsiderohet vlera bruto e pagës minimale zyrtare, në momentin e ndodhjes së aksidentit.Në qoftë se i ndjeri, ka qenë punëmarrës, tek një punëdhënës i huaj apo shqiptar, jashtëvendit, si e ardhur do të merret paga neto e punës e vitit të fundit, apo certifikata e lëshuar për këtë qëllim nga punëdhënësi, e konfirmuar nga organet kompentente vendore. Shuma e pensionit që ka marrë vitin e fundit, në qoftë se i ndjeri ka qenë në pension.

2. Përqasja sipas nevojave, përcaktohet duke u bazuar në vlerësimin e nevojave bazë qëllogarit të ketë përgjatë gjithë jetës aplikuesi për sigurim dhe nga shuma që rezulton zbriten zotërimet disponibël të aplikuesit, në momentin e aplikimit për sigurim jete dhe diferenca që rezulton është shumë e sigurimit. Nevojat e aplikuesit për sigurim, përbëhen nga: e. Kur i ndjeri është nën moshën 16 vjeç, trashëgimtarët e tij do të dëmshpërblehen në shumën fikse prej 1,000,000 lekë; f. Nëse trashëgimtarët e të ndjerit janë të mitur, dëmshpërblimi do të depozitohet në emër të tyre në një bankë të nivelit të dytë, e cila operon në Republikën e Shqipërisë dhe shoqëria e sigurimit duhet të njoftojë me shkrim menjëherë, përfituesin e mësipërm.466 Koefiçienti i shumës së kapitalizuar (Kshk) paraqitet në Tabelën Nr.1 “Koefiçientët e llogaritjes së shumës së kapitalizuar”, bashkëngjitur Rregullores së sipërcituar.467 Në rast se i ndjeri, ka qenë në marrëdhënie pune, koefiçienti i moshës së daljes në pension do të merret 0.90. Koefiçienti i moshës së daljes në pension, për të papunët do të merret 0.80. 468 Diferenca e të ardhurave që përfiton një individ i tillë në formën e pagës/rrogës, të shpërblimeve nga biznesi et, me shpenzimet vetjakeqë kryen individi në fjalë përcakton të ardhurat neto të tij që ia lë në dispozicion familjes.

222

Nevojat e menjëhershme apo nevojat në të holla469; Të ardhurat e vazhduara për periudhë ripërshtatje470 pas vdekjes së kryefamiljarit; Të ardhurat e vazhduara për periudhë varësie471 dhe që janë të ardhurat e

nevojshme për 1 deri 2 vitet e ardhëshme; Të ardhurat e vazhduara për bashkëshortin472 që ka mbetur gjallë; Të ardhura të vazhduara për nevoja specifike473.

Shuma fundore ndaj të cilës aplikohet sigurimi i jetës së kryefamiljarit, llogaritet si diferencë e shpenzimeve gjithsej, minus përfitimet nga sigurimet shoqërore dhe të ardhura të tjera, p.sh. investime familjare, pensione, etj.

3. Përqasja sipas Mbajtjes së Kapitalit. Përcakton shumën e të ardhurave të mbajtura nga sigurimi i jetës, duke u bazuar në vlerën e kapitalit për të gjeneruar të ardhura të mjaftueshme për mbajtjen e familjes. Metoda aplikohet duke vlerësuar zotërimet kapitale që gjenerojnë të ardhura të aplikuesit për sigurim në formën e një bilanci vetjak.

Shoqëritë e Sigurimit të Jetës Shoqëria e parë e sigurimit të jetës u themelua në vitin 1762, në Britaninë e Madhe, mbi bazën e parimeve aktuariale, e cila emëtonte polica sigurimi të plotë jete, me prim të pandryshuar për të gjithë jetën, llogaritur në bazë të tabelave të mortalitetit, sipas moshës.(vihet re se gjatë periudhave në të cilat janë praktikuar format e para të sigurimit të jetës nuk ka patur evidencë shkencore mbi bazën e të cilës të llogaritej primi isigurimit)Gjatë shek. XX policat moderne, japin shumë mundësi dhe përfitime të shtuara.Sigurimi i jetës përdoren tashmë si mbrojtje dhe investim.Në vitet 60-70 u zhvillua sigurimi i jetës i lidhur me kuota fondesh investimi.Në ditët e sotme, zhvillim pati ngritja e shoqërive të sigurimit të jetës, si filiale nga institucionet financiare, të cilat nuk janë themeluar si shoqëri sigurimi, si psh bankat.Në Shqipëri, shoqëria e parë e sigurimit, e licensuar për sigurimin e jetës është shoqëria e sigurimeve INSIG.sh.a.

7.4 Tipet bazë të sigurimit të jetës

469 Quhen ndryshe edhe shpenzime për fondin e shlyerjeve për të vdekurin. Përfshihen shpenzimet e varrimit, të taksave për pasurinë e lënë trashëgimi, kostot gjyqësorë të trashëgimisë dhe borxhin e lënë për tu shlyer nga i vdekuri. 470 Njihen edhe si nevoja për të ardhura, gjatë periudhës së përshtatjes së familjes për të riarritur nivelin e standarit të jetesës përpara vdekjes së kryefamiljarit.471 Janë të ardhura për të përballuar shpenzimet për fëmijët që janë në shkollë.472 Njihen si të ardhura të vazhduara jetësore për bashkëshortin e mbetur gjallë, sidomos kur ka qenë shtëpiake ose për shkak moshe, dhe bëhet fjalë për dy periudha; së pari duke u nisur nga momenti kur bashkëshorti që mbijeton i mbaron mbulimi nga sigurimet shoqërore, psh kur fëmija bëhet 16-18 vjec ,deri në kohën kur mund ta ripërfitojë psh, kur bashkëshorti arrin moshën 60/65 vjeç dhe së dyti, të të ardhurave plotësuese, kur nuk mjafton mbulesa me sigurim shoqëror.473 Bëhet fjalë për shlyerje të të huamarrjeve hipotekare, që mbeten të pashlyera kur vdes kryefamiljari, për nevoja urgjente,etj.

223

Individët përgjithësisht hyjnë në kontratat e sigurimit të jetës, ose për të mbrojtur pjestarët e tyre të familjes, në rast vdekje të parakohshme të tyre, ose si një investim për të garantuar disa nevoja të ardhëshme financiare.Produktet bazë të sigurimit të jetës janë të grupuara në: Sigurim jete me afat të përcaktuar; Sigurim jete i plotë; Sigurim jete me kursim.

Produktet e sigurimit mund të ndahen në dy klasa: ato që ofrojnë sigurim të pastër jete, të cilat quhen sigurime jete me afat të përcaktuar dhe ato që përfshijnë një element kursimi ose investimi.

I Siguruari për jetën. Policat e jetës, janë bazuar në jetën e një personi të veçantë që quhet i siguruari për jetën. Ato bëhen të pagueshme me vdekjen e këtij personi. Nëfillim të proçesit të negociatave për lëshimin e policave të jetës duhen njohur karakteristikat e personit, për jetën e të cilit lëshohet kjo policë. Mbi bazën e këtij informacioni identifikohet rreziku i vdekjes, gjatë periudhës së sigurimit të përcaktuar në policë. I siguruar është personi që zotëron policën e sigurimit dhe mbi të cilin zbatohet kjo policë. Policat mund të ndahen në kategoritë e mëposhtëme;

* Policat mbi jetën e vetë personit. Në këto polica, i siguruari dhe jeta mbi tëcilën është mbështetur polica, janë të lidhura mbi të njëjtin person. Për shembull, njëkryetar familjeje mund të marrë një policë të tillë me qëllimin për të mbrojtur pjestarët e tjerë të familjes në rast se ai vdes.Shumica e policave janë të këtij tipi.

* Policat mbi jetën e një personi tjetër. Në këtë rast polica zbatohet mbi jetën e një personi tjetër , nëse natyrisht ekziston një interes i sigurueshëm në jetën e një pale të tretë. Kështu për shembull, një pjesëtar familjeje, mund të marrë një police të bazuar në jetën e një personi i cili e mbështet atë financiarisht. 2. Policat e përbashkëta të jetës Një formë tjetër mbulimi, mund te jetë e zbatueshme nga dy të siguruar.Kjo zakonisht bëhet nga ciftet e martuar mbi jetët e tyre të përbashkëta. Teorikisht nëse ekziston interesi i sigurueshëm, është plotësisht e mundur të kemi më shumë se njëjetë të siguruar.Kontratat e përbashkëta të jetës janë të mbështetura ose në vdekjen e parë ose në tëdytën. Polica e përbashkët e jetës, e mbështetur në vdekjen e parë, paguan kur vdes i pari prej dy personave të siguruar. Sigurimi i thjeshtë i jetës, që mbështetet në vdekjen e parë, dhe policat e të ardhurave familjare, kanë si qëllim mbrojtjen e familjes, ndërsa, sigurimi i mbijetesës, që mbështetet në vdekjen e parë, janë zakonisht të lidhura me mbulimin e shpenzimeve të blerjes së shtëpisë. Polica e përbashkët e jetës, qëmbështetet në vdekjen e dytë, nganjëherë paraqitet si një policë e përbashkët jete për mbijetuesin e fundit dhe shpesh përdoret për të mbuluar taksën e trashëgimisë dhe nëdisa raste për qëllime investuese.Polica e jetës që mbështetet në vdekjen e parë, është më e shtrenjtë se një policë qëmbështetet në vdekjen e dytë, për shkak se dëmshpërblimi në rastin e parë do të duhet tëpaguhet në një kohë më të hershme, dhe si rrjedhim primet e paguara dhe të ardhurat nga investimet, do të jenë më të vogla, sesa në rastin e vdekjes së dytë.

224

Sigurimi i thjeshte i jetës, garanton vetëm rrezikun e vdekjes që mund të ndodhëbrenda kohës së specifikuar në kontratë. Nëse vdekja nuk ndodh gjatë periudhës sësigurimit, të siguruarit nuk i paguhet asgjë dhe ai nuk merr asnjë përfitim nga primet qëka paguar. Për këtë arsye, primet mund të mbahen në një nivel shumë të ulët, meqënëse ato janë paguar vetëm për të garantuar rrezikun e vdekjes dhe nuk paguhet asgjë nëse i siguruari i jetës mbijeton gjatë gjithë periudhës së zgjatjes së policës.

Policat e sigurimit të plotë të jetës, zbatohen kryesisht për mbrojtjen e të siguruarit nërast vdekjeje. Shuma e sigurimit paguhet me vdekjen e të siguruarit. Por për shkak se ato janë kontrata afatgjata, në këto polica është i mundshëm zbatimi i një elementi investues dhe në disa stade polica është e detyruar të paguajë përvec përfitimit në rast vdekje ( ndryshe nga sigurimi i thjeshtë i jetës). Këto polica garantojnë një vlerë nëcash, (vlera e primeve të kthimit - surrender value ), normalisht pas dy, tre vjetësh primesh të paguara nga i siguruari.

Sigurime jete me kursim (mbijetese), janë më të dukshme si kontrata investimi. Ato hartohen për të paguar shumën e siguruar në një kohë të caktuar në të ardhmen, ose nërast vdekjeje të të siguruarit brenda periudhës së sigurimit. Për këtë arsye, policat e mbijetesës kanë gjithashtu në themel një element mbrojtës të të siguruarit, në rast vdekje të parakohëshme të tij. Ato garantojnë vlerën e kthimit, ( surrender value ), në tënjëjtën mëyrë si policat e sigurimit të plotë të jetës.

1. Policat Investuese

Në sigurimin e thjeshtë të jetës nuk ka elementë investimi, nga pikëpamja e përfitimit të të siguruarit. Këto polica kanë si qëllim vetëm mbrojtjen në rast vdekjeje të tësiguruarit dhe meqënëse, mbulimi vazhdon relativisht për një kohë të kufizuar, është i pamundur një përfitim financiar në favor të të siguruarit nga kompania e jetës .Policat e mbijetesës dhe të sigurimit të plotë të jetës mund të jenë:

* polica pa fitim, por që garantojnë vetëm një interes,ose* polica me fitim, me një komponent përfitimi që lidhet me ecurinë financiare

të një kompanie të vecantë jete.

2. Policat me Fitim

Ky tip police i jep mundësi të siguruarit të ndajë fitimet me kompaninë e jetës. Nëfund të cdo viti kompania e jetës bën vlerësimin e aktiveve dhe pasiveve të saj dhe nëse rezulton në fitim, kompania e jetës, shpërndan një bonus ose fitim për policmbajtësit nëformën e një shtese mbi shumën e siguruar. Kjo pagesë shtesë nuk paguhet deri nëmaturimin ose në vdekjen e të siguruarit.Në lidhje me shpërndarjen e bonuseve ka praktika të ndryshme, por është e mjaftueshme të theksojmë këtu që ato zakonisht shpërndahen një herë në vit, si njëpërqindje e deklaruar mbi shumën e siguruar. Bonuset mund të llogariten thjesht mbi shumën e siguruar ose mbi totalin e shumës së siguruar, plus bonuset e periudhave të

225

kaluara. Më tej, kompania e jetës mund të japë një bonus përfundimtar, i cili paguhet vetëm me përfundimin e policës, pra në rast dëmi ose maturimi të saj. Sikundër kemi parë më sipër, policat e sigurimit të plotë të jetës dhe të mbijetesës, kanëgjithashtu një vlere kthimi ( të primeve) e cila do të përfshinte një element për të lejuar rritjen graduale të bonuseve. Megjithatë në këtë rast bonuset do të jenë më të vogla, sesa vlera e deklaruar e kthyeshme dhe zakonisht nuk parashikohet një bonus përfundimtar.Në mënyrë të përmbledhur një policë me fitim ofron:

* një shumë të garantuar në rast vdekjeje ose maturimi të policës;* bonuse vjetore;* një bonus përfundimtar që shtohet në rast vdekjeje ose në kohën e maturimit të

policës;* një vlerë kthimi duke përfshirë disa elementë të bonuseve vjetore.

Primet në keto tip policash janë më të larta, sesa në policat pafitim. Për një shumë tësiguruar bazë të ngjashme, policat me fitim ofrojnë përfitime më të larta të pagueshme.

3. Policat e lidhura me fondet e investimeve

Policat e lidhura me fondet e investimeve kanë hyrë në treg si një tip policash investimi, të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me ecurine e investimeve. Kjo ështërealizuar nga lidhja e vlerës së policave në një fond të vecantë , të vlerësuar në njësi letrash me vlerë, që administrohet nga kompania e jetës ose nga një fond investimesh.I gjithë primi ose një pjesë e tij, shkon për të blerë aksionet e fondit të investimeve me një çmim që ndryshon me kohën. Vlera e ardhshme e policës ndryshon me vlerën e aksioneve.Vlera e policës mund të rritet, kur tregu për këto aksione është i favorshëm. Por, është e rëndësishme të theksojmë që gjithashtu, është e mundur që vlera e policës të bjerë, kur tregu i aksioneve është i pafavorshëm.

Sigurimi i Thjeshtë i Jetës Sigurimi i thjeshtë i jetës është forma bazë e policave të jetës që ofrojnë një mbulim nërast vdekje të parakohëshme për një periudhë të specifikuar kohe.Ekzistojnë disa variante të këtij tipi sigurimi;*Sigurimi i thjeshtë, konstant i jetës ;* Sigurimi i thjeshtë, i rinovueshëm i jetës ;* Sigurimi i thjeshtë, i konvertueshem i jetes;* Sigurimi thjeshte, i zbritës i jetës; * Sigurimi i thjeshtë, rritës i jetës; * Policat e të ardhurave familiare; * Policat rritëse, të të ardhurave familiare. Le të krahasojmë primet dhe përfitimet e këtyre tipeve të sigurimit dhe të japim

konsideratat , kur çdonjëra prej tyre mund të jetë e përshtatshme.

1. Sigurimi i thjeshtë, konstant i JetësKy është forma bazë dhe më e lirë, e sigurimit të thjeshtë të jetës. Kjo ndodh sepse me pagesën e primeve, të cilat mbeten konstante gjatë gjithë periudhës së sigurimit, kompania e jetës merr përsipër të paguajë shumën e sigurimit, vetëm nëse i siguruari i

226

jetës, vdes brenda periudhës që kontrata është në fuqi. Kur kjo datë skadon, polica nuk ka më vlerë.Tiparet kryesore të këtij tipi police janë ;

* Primet janë të ulta;* Mbulimi është për një periudhë të specifikuar; * Primet dhe shuma e siguruar janë të pandryshueshme;* Nuk ka vlerë kthimi në para;

* Nuk ka pagesa me skadimin e policës;* Polica shfuqizohet pas periudhës së pritjes, nëse primet nuk janë paguar.

Më e zakonshmja për këtë tip police është ripagimi i një kredie të papaguar në rast vdekje të të siguruarit.

2. Sigurimi i thjeshtë i Rinovueshëm i Jetës

Ky tip i sigurimit të thjeshtë, ndryshon në faktin që kontrata në datën e përfundimit të policës, sipas dëshirës të të siguruarit mund të rinovohet pa marrë parasysh fakte tëtjera në gjendjen e tij shëndetësore.Në këtë tip police, mund të ekzistojë një kufizim moshe, jo më shumë se 65 vjeç.Në momentin e rinovimit të kontratës, primi rritet duke marrë në konsideratë moshën e të siguruarit dhe përsëri ekziston mundësia që kjo policë të rinovohet përsëri në fund tëperiudhës së sigurimit.Karakteristikat kryesore janë;* Periudha e kontratës mund të shtyhet, pa marrë parasysh gjendjen shëndetësore tëkërkuar ;* Polica mund të anullohet ose të shtyhet me mbërritjen e datës së skadimit të saj;* Primet rriten në përputhje me moshën e të siguruarit në kohen e rinovimit të kontratës. Në disa raste në vend të lëshimit të një police jete të thjeshtë me një periudhë 20 vjeçare, një 45 vjeçari mund t’i jepet një sigurim i thjeshtë i rinovueshëm, e cila do t’i jepte atij mundësinë për ta rinovuar këtë policë çdo 5 vjet.

1) Sigurimi i thjeshtë, i Konvertueshëm i Jetës .

Kjo policë është një lloj i sigurimit konstant i jetës, e cila i jep mundësi të siguruarit të konvertojë të gjithën ose një pjesë të polices, në një sigurim të plotë të jetës ose nënjë policë të mbijetesës, në cdo kohë gjatë së cilës polica është në fuqi. Primet e kësaj police llogariten mbi kriteret e sigurimit të ri, të plotë të jetës ose të policës sëmbijetesës mbi bazën e moshës së personit të siguruar.Për t’u theksuar janë këto karakteristika :* Ekziston mundësia e konvertimit në cdo kohë të kësaj police në sigurim e plotë tëjetës ose në sigurim të mbijetesës;* E gjithë polica ose një pjesë e saj mund të jetë e konvertueshme;* Primet janë relativisht më të larta, për shkak të kostos së konvertimit;Ky tip police mund të jetë e zbatueshme si një garanci për një kredi, dhe si një mundësi për shndërrimin e saj në një policë me elementë kursimi në të ardhmen.

227

4. Sigurimi i thjeshtë zbritës i jetës Ky tip i sigurimit të thjeshtë të jetës ka një shumë sigurimi, e cila vjen duke u reduktuar në mënyrë të përcaktuar çdo vit deri sa në fund të periudhës së sigurimit bëhet zero. Karakteristikat për t’u theksuar janë :* Primet mbeten konstante;* Periudha e pageses së primeve është më e shkurtër, sesa koha e plotë e qënies në fuqi e policës me qëllim për të frenuar tendencën e anullimit të policës kur shuma e sigurimit zvogëlohet shumë;* Primet mund të jenë më të vogla, sesa sigurimi i thjeshtë konstant i jetës, ose kjo policë paguan për një periudhë të kufizuar kohe.Zakonisht ky tip police zbatohet për të mbuluar një kredi të marrë nga i siguruari, që me kalimin e kohës vjen duke u zvogëluar sic është për shembull kredia e marrë për blerjen e një shtëpie ku shuma e siguruar mund të zvogëlohet në të njëjtën shkallë me pagesën e kësaj kredie.

5. Sigurimi i thjeshtë Rritës i Jetës Ky tip mbulimi është futur për të marrë parasysh ndikimin e inflacionit (zhvlerësimin e parasë me kalimin e kohës), i cili zvogëlon shumën reale të mbulimit.Sipas sigurimit të thjeshtë rritës të jetës, kjo mund të realizohet, ose duke rritur shumën e siguruar me një përqindje të përcaktuar cdo vit, ose duke ofruar polica të thjeshta jete afatshkurtëra, të cilat mund të rinovohen me një shumë sigurimi të rritur. Indeksimi qëpërshtat përfitimin e policës duke marrë parasysh saktësisht ndikimin e inflacionit, do të ishte një zgjidhje ideale.Tiparet kryesore të këtij tipi police janë:* Shuma e sigurimit, mund të rritet gjatë periudhës së mbulimit pa kontroll mjekësor;* Primet rriten në përshtatje me korrektimin e shumës së sigurimit;* Primet bazohen mbi moshën e të siguruarit në kohën e rinovimit të policës; * Primet fillestare janë më të larta, sesa polica e thjeshtë konstante e jetës, me të njëjtën shumë sigurimi; * Mbulimi zakonisht vazhdon deri në moshën 60-65 vjec të të siguruarit.Këto polica vitet e fundit janë bërë të vështira për t’u lëshuar për shkak të virusit HIV dhe sëmundjes së SIDA-s.

6. Mbulimi i të ardhurave familjare

Ky tip mbulimi është hartuar për të garantuar një të ardhur për familjen, në rast vdekje të kryefamiljarit. Në rast vdekje, përfitimi paguhet me këste deri në datën e skadimit tëpolicës. Por disa herë shuma e sigurimit mund të paguhet edhe si shumë e menjëhershme, pra jo më këste.Kjo formë mbulimi është relativisht e lirë, sepse sa më shumë polica i afrohet skadimit të saj, aq më i vogël do të jetë numri i kësteve të paguara si përfitim nga kompania dhe për më tepër nëse i siguruari mbijeton, ai dhe familja e tij, nuk përfitojnë asgjë.Tipare të rëndësishme të kësaj police janë:

* Përfitimi i vdekjes paguhet me këste;* Polica është relativisht jo e shtrenjtë;* Këstet mund të përdoren si të ardhura për të paguar taksa.

228

7. Policat e të ardhurave rritëse të familjes

Inflacioni e zhvlerëson vlerën e kësteve, që i takojnë si përfitim familjes të tësiguruarit, sipas kushteve të policave të të ardhurave të familjes. Për të kompensuar këtëhumbje disa kompani lëshojnë polica të sigurimit të të ardhurave të familjes, në të cilat niveli i përfitimit do të rritet me një masë të paracaktuar gjatë kohëzgjatjes së policës.Disa lloje policash e vazhdojnë rritjen e përfitimit gjatë periudhës së pagimit tëpërfitimit; disa të tjera e ndalojnë këtë rritje në datën e vdekjes të personit të siguruar.* Rritja e nivelit të kësteve të siguron njëfarë mbështejeje ndaj ndikimit të inflacionit;* Policat në të cilat niveli i përfitimit vazhdon të rritet gjatë pagimit të përfitimit janëmë të shtrenjta, sesa ato që ndalojnë rritjen e përfitimit me vdekjen e personit tësiguruar.Ky tip police është sigurisht një mbrojtje më e mirë për një familje, të varur nga i siguruari, por është gjithashtu më e vështirë për t’u aplikuar në sajë të virusit HIV dhe SID-ës.

Policat e Sigurimit të Plotë të Jetës

Dy janë tiparet kryesore të policave të sigurimit të plotë të jetës:* Siguruesi do të paguajë shumën e siguruar kur personi i siguruar vdes;* Primet janë më të larta, sesa të sigurimit të thjeshtë të jetës, për arsye të mundësisëmë të madhe të ndodhjes së dëmeve gjatë periudhës së sigurimit.Kjo është një policë e përhershme, e pakufizuar (në kohë) nga ndonjë datë skadimi. Përderisa, në cdo rast eventual duhet të paguajë një dëm ajo është një policë solide me bazë të mjaftueshme, që mund të përdoret edhe si garanci për një kredi të marrë nga i siguruari. Ekzistojnë tipe të ndryshëm të policave të sigurimit të plotë të jetës. Le t’i marrim me radhë ato;

1. Policat e sigurimit të plotë jetës pa përfitim;Polica e plotë e jetës, pa fitim ka këto tipare :

* I siguruari paguan një prim konstant gjatë periudhës së sigurimit;* I siguruari përfiton një shumë fikse sigurimi.

Në disa polica të këtij tipi, pasi i siguruari e kalon moshën 80 ose 85 vjec, ai nuk paguan më prime. Por nëse do të ekzistonte kushti i pagimit të primeve pas kësaj moshe, atëherë ato normalisht duhet të jenë pak më të larta.

2. Policat e sigurimit të plotë të jetës me fitim Këto polica janë të ngjashme me policat e sigurimit të plotë të jetës pa fitim me tëvetmin ndryshim, që fitimet janë të shpërndara gjatë periudhës së sigurimit dhe paguhen si shtesë mbi shumën e sigurimit në rast vdekjeje. Primet mund të paguhen gjatë gjithëperiudhës së sigurimit ose mund të ndërpriten në moshën 80 - 85 vjeç.

3. Policat e sigurimit të plotë të jetës me kosto të ulët Këto tipe të policave kanë një shumë sigurimi të garantuar në rast vdekjeje. Ato gjithashtu, kanë një shumë bazë të siguruar, e cila rritet me bonuse çdo vit, derisa arrin

229

shumën e garantuar të sigurimit. Përfitimi që paguhet në rast vdekjeje, është shuma mëe madhe e mundshme në këtë kohë . Primet janë më të ulëta, sesa policat e zakonshme të sigurimit të plotë të jetës me fitim.

4. Policat e mbijetesësPolica e mbijetesës është tipi i tretë bazë i sigurimit të jetës. Tiparet kryesore të saj janë:* shuma e siguruar paguhet në një datë fikse, ose para kësaj date, në rast vdekjeje të tësiguruarit ;* polica e mbijetesës është e vetmja kontratë që ka përfitime në para ose vlerë kthimi tëprimeve ( surrender value);* primet paguhen gjatë gjithë periudhës së sigurimit. Primet e policave të mbijetësës janë më të larta, sesa ato të policave të sigurimit të plotë të jetës, sepse përcaktimi i njëdate maturimi, do të thotë që shumica e dëmeve do të ndodhin në një kohë të kufizuar dhe për këtë arsye ekziston një periudhë më e shkurtër për t’u grumbulluar primet dhe për t’i investuar ato. Sa më e shkurtër periudha e sigurimit, aq më të larta janë primet.Shumë polica mbijetese, me vdekjen ose maturimin e policës, paguajnë një bonus përfundimtar, por ai nuk paguhet nëse kontrata anullohet nga i siguruari.

Policat e mbijetesës pa fitim.Këto janë format më të zakonshme të policave të mbijetesës. Primet janë konstante dhe ofrojnë një shumë sigurimi të përcaktuar dhe të garantuar në kohën e maturimit tëpolicës ose me vdekjen e të siguruarit brenda periudhës së sigurimit.

Policat e mbijetesës me fitimParimet e bonuseve mbi të cilat mbështeten kontratat e jetës me fitim, janë gjithashtu tëzbatueshme në sigurimin e mbijetesës me fitim. Shuma e sigurimit që paguhet në datëne maturimit të policës, ose në rast vdekjeje të të siguruarit brenda periudhës së sigurimit, është shuma e garantuar e sigurimit plus bonuset. Sa më shumë polica i afrohet datës së maturimit, aq më të mëdha do të jenë edhe bonuset që përfiton i siguruari.Sikurse në sigurimin e plotë të jetës me fitim, edhe në këtë tip sigurimi, nuk është e garantuar cfarë përfitimi eventual do të jetë në favor të të siguruarit, për shkak të natyrës së ndryshueshme të bonuseve në të ardhmen.Policat e mbijetesës me fitim i kanë primet më të larta, sesa sigurimi i mbijetesës pa fitim për një shumë të njëjtë sigurimi. Por ato sjellin përfitime më të mëdha për tësiguruarin. Kontratat e jetës me fitim, përfaqësojnë elementë bazë në shumë plane kursimi dhe janëgjerësisht të zbatueshme në procesin e blerjeve të shtëpive, sepse ato ofrojnë siguri, meqënëse kredia paguhet në datën e maturimit të policës, ose në rast vdekjeje tëparakohëshme , si dhe garanci me bonuset të cilat janë gjithashtu një element kursimi shtesë.

Policat e mbijetesës me kosto të ulëtKontrata e mbijetesës me kosto të ulët është një variant me kosto të ulët e policës sëmbijetesës me fitim. Kjo përdoret si një kombinim i policës së mbijetesës, me fitim dhe sigurimit të thjeshtë zbritës.

230

Ashtu sikurse në sigurimin e plotë të jetës me kosto të ulët, edhe në këtë tip police kemi dy shuma sigurimi. Shuma e sigurimit në rast vdekjeje është më e madhe se:

* shuma e sigurimit bazë plus bonuset, ose* shuma e siguruar e garantuar në rast vdekjeje.

Shuma që paguhet në datën e maturimit është shuma bazë e siguruar plus bonuset. Metoda e operimit të këtyre policave, është shpjeguar më lart.Këto polica, janë futur në treg, si një mënyrë më e lirë për mbulimin e kredive për blerje shtëpish, me një shumë sigurimi të garantuar në rast vdekjeje që është e barabartë me masën e kredisë. Sigurimi i mbijetesës me kosto të ulët nis me pagesë primesh me një nivel të ulët, tëcilat vijnë duke u rritur gradualisht gjatë viteve, deri sa arrihet primi i plotë.

Polica e mbijetesës fleksibëlKy tip police mënjanon disavantazhet e datës së përcaktuar të maturimit të policës dhe të vlerës së ulët të kthimit të ( të primeve) policave tradicionale të mbijetesës. Kur i siguruari ka paguar prime për 10 vjet, ai pas kësaj kohe përfiton në cdo kohë pa kufizimet e zakonshme vlerën e kthimit ( të primeve). Vlera e kthimit ështëpërgjithësisht e garantuar si një vlerë që mund të paguhet para datës së maturimit.Këto polica zakonisht lëshohen si polica afatgjata të mbijetesës me fitim, për njëperiudhe 25 vjeçare, deri në moshën 65 vjeç.

Sigurimi i “pastër” i mbijetesësSigurimi i “pastër” i mbijetesës nuk garanton mbulim jete, domethënë nuk paguan nërast vdekje të të siguruarit , por ajo është një kontratë sigurimi që thjesht paguan shumën e sigurimit në një datë të specifikuar nëse i siguruari mbijeton. Nëse i siguruari vdes përpara datës së maturimit, ai nuk përfiton ndonjë shpërblim. Megjithatë, disa kompani jete në këtë rast parashikojnë vetëm kthimin e primeve. Por këto kontrata nëpraktikë janë shumë të rralla, sepse realisht ekzistojnë një sërë mundësish për investime të mirëfillta të cilat e konkurojnë sigurimin e “pastër”të mbijetesës.

7.5. Tipe të tjera të sigurimit të jetës

Përveç tre tipeve bazë të kontratave të jetës, që tashmë janë shpjeguar, ka dhe kontrata të tjera jete që kanë karakteristika dhe përdorime të veçanta.

7.5.1. Policat e Jetës të lidhura me Fondet e Investimeve

Këto polica mund të jenë të zbatueshme në tipet e sigurimit të plotë të jetës, si dhe nësigurimin e thjeshtë të jetës.Policat universale të Jetës. Policat universale të jetës janë një tjetër zhvillim i policave të sigurimit të plotë të jetës të lidhura me fondet e investimeve mbi bazën e pagimit tëprimeve, sipas një rregulli të caktuar. Në të vërtetë këto polica janë të bazuara në llojin e policave të sigurimit të plotë të jetës të lidhura me fondet e investimeve, por me njëshkallë të gjerë dhe të hapura mbulimesh plotësuese dhe me një fleksibilitet total. Ideja

231

është që policëmbajtësi mund të paguajë sipas dëshirës dhe në çdo kohë si dhe mund tëzgjedhë një shkallë të gjerë përfitimesh. Të gjitha primet e paguara shkojnë për të blerëaksione në një fond të zgjedhur investimesh dhe çdo muaj kostoja e çfarëdo përfitimi të zbatuar është paguar nga shkëmbimi e numrit korrespondues të aksioneve.Shkalla e përfitimeve të zbatueshme zakonisht përfshin:* përfitimi i vdekjes;* Varianti i indeksimit vjetor që rregullon automatikisht përfitimin e vdekjes nëpërputhje me një indeks të përshtatshëm, sic mund të jetë indeksi i cmimeve me pakicë;* Varianti i të ardhurave të rregullta;* Lehtësitë e shtyrjes së pagesave të primeve, psh gjatë periudhës së papunësisë;* Përfitimet e përherëshme të shëndetit;* Shuma e sigurimit që paguhet në rast paaftësie;* Përfitimet e të ardhurave spitalore;* Përfitimet në rast vdekje aksidentale;* Varianti për të shtuar një jetë tjetër të siguruar, p.sh. në rastin e martesës;* Mbulimet e sëmundjeve kritike.Në këtë tip police përfitimet mundet shpesh të shtohen edhe kur polica ka hyrë në fuqi.

Policat e Kushtëzuara . Sigurimi i jetës së kushtëzuar është një tip sigurimi kur pagesa e primit është bërë për vdekjen e të siguruarit të jetës nëse kushtet e tjera të përcaktuara janë plotësuar. Kushti i zakonshëm i kësaj police është që i siguruari duhet të vdesëgjatë periudhës që personi tjetër përfituesi i vetëm i kësaj police është gjallë. P.sh. nëse një policë është lëshuar mbi jetën e një burri dhe gruaja e tij është i vetmi përfitues, kjo policë do të paguante për vdekjen e burrit vetëm nëse gruaja e tij jeton. Primet varen mbi moshën, seksin dhe shëndetin e jetës së siguruar dhe të përfituesit.Këto polica mund të lëshohen për të mbuluar edhe kushtëzime të tjera dhe në keto raste primet do të vareshin mbi këto kushte që përfshihen në policë.

Policat e “ hapura”. Shumë kompani jete kanë një numër variantesh të hapura mbulimesh, të cilat mund t‘i shtohen policave standarte të jetës. Zakonisht ato janë tëzbatueshme vetëm në policat e sigurimit të plotë të jetës, dhe në ato të mbijetesës. Tëgjitha këto variante do të nënkuptonin prime më të larta dhe pranimi i tyre nga kompania e jetës, do të varej nga një mënyrë e caktuar tarifimi dhe marrjeje në sigurim. Variantet më të zakonshme janë:* ndërprerja e pagimit të primeve;Pagimi primeve do të ndërpritej nëse i siguruari nuk ka mundësi të vazhdojë punën e tij normale për shkak të një dëmtimi ose të një sëmundjeje.* përfitimi i paaftësisë;Shuma e sigurimit paguhet në rastin e një paaftësie të përhershme të të siguruarit si dhe të vdekjes së tij.* përfitimi i dyfishtë në rast aksidenti; Nëse i siguruari vdes, si rezultat i një aksidenti, ai përfiton dyfishin e shumës sësigurimit të parashikuar për një vdekje natyrale.* mundësia e rritjes së mbulimit;Policëmbajtësit i jepet mundësia të rrisë mbulimin në një shumë të caktuar në cdo kohe.* mbulimi i sëmundjeve kritike;

232

Kjo policë paguan shumën e sigurimit mbi diagnozat e sëmundjeve të caktuara dhe tëspecifikuara, ose mbi kushte të vecanta mjekësore.

7.5.2 Sigurimi i jetës në grup

Sigurimi i jetës si kolektiv, apo në grup është marrëveshje sigurimi jete me afat kolektiv, në të cilën është siguruar një grup i madh jetësh, shpesh me një prim të ulët dhe me një proces të marrjes në sigurim të theshtëzuar. Skemat e sigurimit në grup474

zakonisht janë zhvilluar për të ndihmuar punëdhënësin, në rastet kur punonjësit vdesin gjatë kryerjes së punës ose shërbimit. Karakteristikat bazë të sigurirmit në grup, janë: sigurimi i jetës ofrohet si grup individësh dhe jo në mënyrë individuale; emëtim i garantuar i policës së sigurimit që do të thotë se, secili punonjës anëtar

i grupit, duhet të pranohet për sigurim, pavarësisht nga historiku shëndetësor për sëmundje, që ka pasur individi deri në momentin që sigurohet.

Përfitimi për paaftësi është e mundur për cdo punonjës nën 60 vjeç dhe që nuk mund të punojë për shkak të paaftësisë së tij, në rrethana dhe për shkaqe pune.

7.6. Shëndeti si produkt i sigurimeve Shëndeti është themeli i çdo veprimtarie jetësore. Mirëmbajtja e shëndetit është përkushtimi më i qenësishëm që gjatë shtatëzanisë, lindjes, rritjes, plakjes e deri në vdekje. Secili prej nesh është i ekspozuar në çdo rast nga rreziku i dëmtimit të shëndetit. Mbrojtja e shëndetit është komponent jetësor që sot shihet si një produkt i një industrie të tërë për parandalimin, kujdesin, trajtimin dhe mirëmbajtjen e shëndetit.Kërkimi i shëndetit të mirë, kërkesat për kura për sëmundjet dhe shqetësimi për kujdesin ndaj të sëmurëve, kanë qënë preokupime universale të shoqërisë njerëzore.Shëndeti i mirë nuk varet vetëm nga masat direkte mjekësore. Ai gjithashtu varet edhe nga një gamë e gjërë faktorësh social, ekonomikë dhe mjedisorë. 475

Nëse nevoja për kujdes shëndetësor është e domosdoshme, ajo do të jetë e vlefshme dhe efektive, kur ofrohet në spitale apo qendra shëndetësorë, nga trupa mjekësorë tëspecializuar, si mjekë, infermierë, terapistë, farmacistë, etj.

Çdo sistem shëndetësor, ka shumë probleme dhe sfida, që grupohen në këto drejtime bazë:

2) Shpenzimet e mëdha apo kostoja e lartë për kujdes shëndetësor është dukuri që haset në cdo vend.476Faktorët që ndikojnë në rritjen e shpenzimeve mjekësore janë:

474 Në SHBA ka rëndësi të trajtohet sigurimi i jetës në grup për punonjësit federalë që është plan i administruar nga një Sigurues kryesor jete (private) dhe një palë e risiguruar nga sigurues të tjerë privatë të jetës, dhe që ofron një përfitim nga vdekja duke marrë për bazë moshën e punonjësit me:pagën e një viti për punonjësit aktivë nga mosha 45 deri sa arrijnë moshën 65, dhe me pagën e dy viteve, për punonjësit aktivë nga mosha 35 vjec dhe poshtë.475 Zhaklina Peto, “E drejta e mbrojtjes shoqërore”adelprint, 2011, fq.370.476 Në shumicën e vendeve të zhvilluara, shpenzimet mjekësore arrijnë gati sa 1/5 e prodhimit të përgjithshëm të vendit(GDP).

233

rritja e shpenzimeve spitalore për shkak të investimeve në teknologji, pajisje, ekspertizë mjekësore, etj

rritja e shpenzimeve për medikamente dhe terapi, për shkak të rritjes sësëmundshmërisë dhe ashpërsisë së sëmundjes (nga plakja, stili i jetesës, ndotja e mjedisit, prania e varfërisë, kequshqyerja,etj)

rritja e shpenzimeve për shërbime mjekësore jashtë spitalore, për shkak të rritjes së sëmundshmërisë, të rritjes së numrit të vizitave/kontrolleve mjekësore etj.

Rritja e shpenzimeve parandaluese apo profilaktike, për shkak të ekspozimit ndaj rrezikut të epidemive, sëmundjeve ngjitëse, të aksidenteve, ndaj rrezikut të ndotjes së mjedisit, rrezatimit, pamjafueshmërisë ushqimore sasiore dhe cilësore,etj.

Rritja e shpenzimeve për kërkim/zhvillim në fushën e mjekësisë, për teknologji laboratorike, diagnostikuese, trajtuese,etj.

Rritja e shpenzimeve qeveritare për ndërtime spitalesh, klinikash, qendra sanitare, etj.

Rritja e shpenzimeve për shkak se kërkesa për produkte mjekësore është vazhdimisht në rritje për shakk të rritjes së mirëqënies, të nivelit kulturor për kujdes shëndetësor ,etj.

3) Pabarazia në cilësinë e trajtimit shëndetësor, e cila vjen si rrjedhojë e pabarazisë ekonomike sociale, kulturore, etj. Brenda një vendi ka zona gjeografike dhe segmente sociale që përfitojnë më shumë shërbime mjekësore, sepse p.sh. kanë kapacitete të mjaftueshme spitalore, kapacitete për personel mjekësor, etj në disa zona të tjera gjeo-demografike ndodh e kundërta.

4) Mosefikasiteti dhe shpërdorimet.Në shumë vende është problem trajtimi me paga të ulëta të personelit mjekësor, abuzimet në lidhje me tratimin mjekësor, prania e korrupsionit, mungesa e shërbimit të specializuar,etj.

7.6.1 Kriteret kryesore për blerje të produkteve të sigurimit

Përballë një shoqërie sigurimi, çdo aplikues për sigurim jete dhe/ose shëndeti, ështënë pozitën e konsumatorit apo të blerësit.Në përgjithësi panet individuale të sigurimit tëshëndetit janë më të shtrenjta se ato në grup. Kriteret udhëzuese kryesore për blereje sigurim shëndeti janë:

a) Çdo individ duhet të sigurohet me përparësi kundër një sëmundjeje katastrofike, sepse kjo është rrethana më me rrezik humbjeje që mund të godasë një njeri.Janë sëmundje që imponojnë shpenzime të mëdha, p.sh.transplant veshkash, operacion në zemër, operacione neokirurgjikale, etj.

b) Meqënëse planet individuale të sigurimit të shëndetit janë më të shrenjta, atëherëtë shihet me përparësi sigurimi shëndetësor në grup477.

477 Përparësitë që ka sigurimi në grup, ndaj atij individual, janë:

a) Primi mund të jetë më i ulët;b) Mbulesë sigurimi më të gjerë, më përfshirëse;c) Pjesën më të madhe të kontributit në sigurimin në grup, e përballon punëdhënësi dhe pjesën më

të vogël të kontributeve, i punësuari.

234

c) Produkti më i rekomanduar, pavarësisht se jeni të siguruar në grup, është të mos anashkalohet blerja e një police individuale sigurimi për të ardhurat për paaftësi që është e paanulueshme, ose që është e garantuar se rinovohet dhe që të ofroj një mbulim me 2/3 e të ardhurave mujore dhe deri në moshën e pensionit, psh 60/65 vjeç.

d) “Shmang sa të jetë e mundur policat e kushtëzuara”, sepse ato mbulojnë paaftësi të shkaktuar nga disa sëmundje dhe aksidente, ose kanë kufizime në të drejtën për të përfituar kompensim shpenzimesh mjekësore478.

e) Lexo me vëmendje të gjitha pikat e policës sidomos përjashtimet dhe kufizimet, duke kuptuar mirë përmbajtjen dhe ndikimin e tyre.Nëse aplikuesi për sigurim ka gjurmë të trajtimit me sëmundje të rënda ; sëmundje zemre ose kanser,mund të refuzohet për sigurim nga shoqeria siguruese. Në këto rrethana, aplikuesi për sigurim duhet të aplikojë për sigurim tek institucionet shtetërore (ISKSH) që merr përsipër të sigurojë ato që nga tregu i sigurimeve konsiderohen të pasigurueshëm.

f) Aplikuesi për sigurim duhet të kontaktoj disa sigurues, duke marrë për bazëkushtet dhe cmimin e sigurimit të secilit dhe pasi ti ketë analizuar të vendosë se me cilin duhet të sigurohet. Përveç kësaj apikuesi për sigurim për të zgjedhur se kujt shoqërie sigurimesh duhet ti drejtohet për tu siguruar, duhet të shikojë edhe historikun e kompensimit të dëmeve, që shoqëritë e sigurimeve kanë aplikuar ndaj të siguruarve.

7.6.2 Sigurimet shëndetësore individuale

Sigurimet shëndetësore individuale janë produkt që mbrojnë vlerën njerëzore tëshëndetit të individit, duke u organizuar në tre drejtime bazë:

a) Mbulimi i shpenzimeve të trajtimit shëndetësor, të të siguruarit dhe të personave të lidhur me të, psh mbulimi i shpenzimeve spitalore, i shpenzimeve për diagnostifikim e ndërhyrje kirurgjikale, etj

b) Mbulim i të ardhurave të munguara të të siguruarit, që sëmuret apo pëson aksident, në afat të shkurtër, apo paaftësi të përkohëshme, psh kompensimi i pagës për mungesë disaditore në punë nga dëmtimi shëndetësor, nga pësimi i aksidentit, mbulimi i shpenzimeve spitalore, për trajtim mjekësor,etj.

c) Kombinimi i njëkohshëm i dy mbulimeve të mësipërme, pra dhe mbulim i shpenzimeve për trajtim mjekësor, dhe mbulimi i të ardhurave të munguara.

Çdo individ, duke u siguruar për shëndetin, mbulon një pjesë të lartë të shpenzimeve me një kosto disa herë më të ulët, se sa po t’i mbulonte vetë me vetësigurim.

7.6.3 Tipet e sigurimeve shëndetësore individuale

478 Po të marrim një shembull , Policat e kompensimit të shpenzimeve spitalore është një policë e kufizuar sepse kompenson vetëm për një shumë të caktuar dhe përsa kohë që i siguruari gjendet brenda një spitali dhe nuk kompenson për shërbim mjekësor që i siguruari merr në shtëpi.

235

Sigurimet shëndetësore individuale bazohen në historinë shëndetësore të një individi, e cila pasqyrohet në kartelën vetjake shëndetësore, ku shënohen të gjitha sëmundjet qëindividi në fjalë ka pasur që kur ka lindur e deri në monentin kur bëhet fjalë. Historiku shëndetësor është faktor përcaktues në sigurimet e shëndetit, sepse informon për shkallët e rrezikut që ka secili individ dhe përcakton moshën shëndetësore apo biologjike,psh,një individ në moshën 24 vjeçare me diabet konsiderohet më i vjetër dhe më me rrezik sesa një individ në moshën 35 vjeçare me gjendje të mirë shëndetësore.Mbi këtë bazë përcaktohet primi dhe vetë përfitimi shëndetësor që siguruesi ia ofron njëtë siguruari,nëse goditet nga rreziqe për të cilat është siguruar.Kur individi përfshihet nënjë plan apo program të sigurimit shëndetësor si familje, grup, etj, si dhe për drejtime tëndryshme të mbrojtjes shoqërore, atëherë quhet paketë e përfitimeve shëndetësore.Nëshumë vende paketa e përfitimeve shëndetësore financohen nga programe qeveritare tëmbrojtjes shëndetësore.Tipet kryesore të mbulesës me sigurim të shëndetit janë:

a) Sigurim i trajtimit spitalor dhe kirurgjikal;b) Sigurim i gjerë mjekësor;c) Sigurim i kujdesit mjekësor afatgjatë;d) Sigurim i të ardhurave nga paaftësia.

a) Sigurim i trajtimit spitalor dhe kirurgjikal është product sigurimi që formon planet e sigurimeve spitalore-kirurgjikale që quhen ndryshe edhe plane bazësepse mbulojnë shpenzimet rutinë të trajtimit shëndetësor spitalor të tësiguruarit,psh diagnostifikime,vizita,ndërhyrje normale kirurgjikale të tilla si: operimi i bajameve, apendesitit, stomakut,etj, por nuk siguron sëmundje katastrofike p.sh, trajtim neo-pazi (kanserit), sëmunjeve nga një epidemi,sëmundje nga rrethana specifike, psh. sëmunja e ebolës, lopëes së cmendur, etj.Pra është mbulesë sigurimi për persona që shtrohen në spital për tu operuar dhe për shërbime të domosdoshme pasoperatore.

b) Sigurimi i gjerë mjekësor përfshin shpenzimet e vizitave mjekësore në shtëpi, nëspital, në klinikat e mjekëve që janë përfshirë në listën e siguruesit, si mjekë tënjohur prej tij.Përjashtimet nga mbulesa në sigurimin shëndetësor është klauzolë që bazohet në rrethanat e përjashtueshme apo të pambulueshme nga siguruesi.Më kryesoret janë:

- Shpenzime për shkaqe lufte;- Shpenzime për operacione kozmetike;- Shpenzime për rregullim të dhëmbëve479(drejtim, vendosje, impiantim)- Shpenzime për ekzaminim të syve, veshëve ,vendosjen e lenteve, aparat

dëgjimi.- Shpenzime për kirurgji eksperimentale;- Shpenzime për shtatëzani dhe lindje fëmije480, sepse shpenzimet për

maternitet mbulohen me shtojcë kontraktore.

479 Siguruesi mund të mbulojë disa shpenzime për rregullim dhëmbësh si rezultat i aksidentit, por me kusht që të përmendet në policën e sigurimit shëndetësor.480 Siguruesi mund të mbulojë disa shpenzime për kompikacione në lindje, por me kusht që këto të përmenden në policën e sigurimit të shëndetit.

236

- Shpenzime për trajtim mjekësor që mbulohen me programe qeveritare.c) Sigurimi i kujdesit mjekësor afatgjatë. Është sigurim për mbulesë shpenzimesh

në rrethana kur i siguruari sëmuret për një kohë të gjatë psh sëmundje kronike dhe paaftësi për një kohë të gjatë apo të përherëshme dhe që mund të kërkojëkujdes shëndetësor/spitalor professional dhe të përditshëm. Ky është sigurim qëmbulon shpenzimet ditore të kujdesit/trajtimit mjekësor, të shërbimit tëinfermierit, etj qoftë në spital apo në shtëpi.

Sigurimi i të ardhurave nga paaftësia. Sigurimi i të ardhurave në paaftësinë tërësore ose pjesore, është produkt i rëndësishëm i sigurimit shëndetësor, që i siguron individët në marrëdhënië pune, duke i ofruar një mbulesë ndaj rrezikut të pësimit të një paaftësie përgjatë punës. Paaftësia është cënim, mungesë apo paaftësi fizike dhe/ose mendore, që kufizon ose pengon për veprimtari jetësore dhe arritje normale në një fushë të caktuar. Paaftësia është dëmtim që pëson një i siguruar jete /shëndeti, duke e bërë të paaftë apo të pamundur punën dhe të ardhurat që burojnë prej saj. Thelbi i këtij produkti është zotimi kontraktual i siguruesit për ti ofruar të siguruarit të ardhura, kur i siguruari përjeton paaftësi. Nga ana tjetër, i siguruari ka detyrimin kontraktual të paguaj në favor të palës siguruese një prim akumulimi481 dhe shtimi në vlerë i të cilit, formon burimin e kompensimit për të siguruarin nëse ky person pëson paaftësi. Kjo do të thotë se i siguruari, i paguan një prim siguruesit për të pasur një përfitim në të ardhura, kur është në paaftësi. Legjislacioni e organizon paaftësinë në tre grupe. Kjo ndarje realizohet duke marrë parasysh llojin e sëmundjes, që mund të kenë personat që shpallen invalid. Ndarja e invalidëve në grupe ka një rëndësi praktike, për faktin se për çdo grup të të siguruarve caktohen masa e përfitimit të të ardhurave. Në grupet e invaliditetit përfshihen edhe kategoritë e personave të cilët bëhen të paaftë për punë, si pasojë e një sëmundje profesionale. Kriteret e personave të paaftë për punë, si pasojë e një sëmundje profesionale janë të ndryshme. Ndërsa kategorizimi i shkallës së sëmundjes është i njëjtë më atë të invaliditetit, si pasojë e një sëmundje biologjike.Sipas ligjit për sigurimet shoqërore, invaliditeti ndahet në tre grupe: Invaliditet ose paaftësi e plotë e përhershme, invaliditet i përhershëm dhe invaliditet apo paaftësi e pjesshme.

Sigurimi shëndetësor i ofruar nga shteti. Kujdesi shëndetësor është i siguruar nga sistemi i sigurisë sociale për të gjithë ata persona që nëpërmjet kontributit të detyrueshëm për sigurim shëndetësor mbulohen nga sistemi social i kujdesit shëndetësor. E drejta për kujdes shëndetësor është e garantuar me Kushtetutë482.Kushdo gëzon të drejtën për sigurim shëndetësor sipas procedurave të caktuara në ligj. Ndryshe nga sigurimi shëndetësor i detyrueshëm në të cilin shteti e garanton sistemin nga falimentimi , në lidhje me sigurimin suplementar vullnetar, shteti cakton një organ kontrolli, i cili kontrollon veprimtarinë e shoqërive të sigurimit duke u bërë kështu garant i mbrojtjes të interesave të personave të siguruar kundër abuzimeve.

481 Shih për më tepër, Ilir Hoti,” Amvisimi i rrezikut dhe industria e sigurimeve”, botuar nga Instituti i Inxhinierisë financiare për Bankë dhe Sigurime,Tiranë 2008, fq. 501-503482 Neni 55, Kreu 4 “Liritë dhe të drejtat ekonomike,sociale dhe kulturore”përcakton se:“Shtetasit gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtën për kujdes shëndetësor”

237

7.7. Sigurime të tjera të personit

7.7.1. Sigurimi i Aksidenteve Personale dhe Sëmundjeve

Polica e sigurimit të shëndetit mbulon shpenzimet që bën i siguruari për trajtimin e tij mjekësor, si pasojë e ndodhjes së riskut të sigurimit. Polica e sigurimit nga paaftësia për punë, siguron mbështetje financiare, në qoftë se i siguruari, ose mbajtësi i policës së sigurimit, është i pamundur për punë, për shkak të sëmundjes ose dëmtimeve të shëndetit. Llojet e ndryshme të policave të sigurimit të shëndetit483 mund të klasifikohen si sigurim për shpenzime mjekësore ose si sigurim paaftësie. Sigurimi nga paaftësia ofron pagesa periodike të ardhurash të i siguruari, i cili është i paaftë për të punuar për shkak të sëmundjes apo aksidentit. Objekt i kësaj kontrate janë ngjarjet484 që kanë të bëjnë me jetën dhe aftësinë për punë të të siguruarit. Nga përmbajtja e kësaj dispozite rezulton se kontrata e sigurimit të personit mund të lidhet vetëm për dy raste:Së pari: Për ngjarje të cilat kanë të bëjnë me jetën e personit, dhe në këtë rast jemi para sigurimit të jetës së personit;Së dyti: Për ngjarje të cilat kanë të bëjnë me aftësinë për punë të të siguruarit, dhe në këtë rast kemi të bëjmë me sigurimin e shëndetit të personit.Në kontratën e sigurimit të personit, ngjarja e sigurimit quhet aksident. Kuptimin e konceptit aksident, nuk e gjejmë në Kodin Civil, por e përcakton doktrina e të drejtës civile, dhe në këto kushte duhet sqaruar se ç’duhet të kuptojmë me aksident, për efekt të kontratës së sigurimit të personit. Sipas doktrinës të së drejtës civile, por edhe mendimit të autorëve të ndryshëm485, me aksident do të kuptojmë çdo ngjarje që ndodh për një shkak rastësor, të dhunshëm dhe të jashtëm, i cili shkakton dëmtime fizike objektivisht të vërtetueshme, si pasojë e të cilave mund të vërtetohet vdekja, paaftësia e përhershme apo e përkohshme në punë. Nga ky përcaktim rezulton se që të ndodhemi para një aksidenti në kuptimin e kontratës së sigurimit personal, duhet të kemi një ngjarje, e cila duhet të plotësojë njëkohësisht këto kushte:a) Ngjarja duhet të jetë shkaktuar nga një shkak rastësor, domethënë, nuk duhet të jetë shkaktuar në mënyrë të paramenduar, as nga i siguruari, dhe as nga ndonjë person tjetër, por duhet që të shkaktohet rastësisht nga natyra ose nga ndonjë shkak tjetër, por, që është gjithmonë i rastit dhe jo i planifikuar.b) Ngjarja duhet të jetë shkaktuar nga një shkak i dhunshëm, domethënë, që ajo të jetëshkaktuar pa vullnetin e të siguruarit apo të çdo personi tjetër.c) Ngjarja të jetë shkaktuar nga një shkak i jashtëm, domethënë, që nuk i referohet marrëdhënieve juridike të të siguruarit, me veten e tij, apo me personat e tretë.ç) Ngjarja duhet të shkaktojë dëmtime, të cilat duhet të jenë dëmtime fizike, domethënë, dëmtime të cilat shkaktojnë pagosjen e lehtë apo të rëndë të të siguruarit apo vdekjen e tij. 483 Në disa shtete për shembull, në Britaninë e Madhe, kjo policë nuk përfshin edhe sigurimin mjekësor për dhëmbët, për të cilën kërkohet një policë sigurimi e posaçme. Në vendet e tjera, si për shembull, në SH.B.A, polica e sigurimit të shëndetit, mbulon edhe shpenzimet që bën i siguruari në lidhje me dhëmbët, shpenzime që ofrohen në një paketë te vetme për sigurimin e shëndetit.484 Neni 1150 të Kodit Civil në fuqi përcakton: “Kontrata e sigurimit të personit mund të lidhet për rastin e vërtetimit të ngjarjeve që kanë të bëjnë me jetën dhe aftësinë për punë të të siguruarit”.485 Mariana Semini, “E Drejta e Detyrimeve dhe Kontratave, (Pjesa e Posaçme)”, Tiranë 2002, fq. 187

238

Në Kodin Civil në fuqi, nuk përfshihen në konceptin e aksidentit, ato ngjarje të cilat shkaktojnë dëmtime morale apo psikike.d) Ngjarja duhet të shkaktojë dëmtime fizike objektivisht të vërtetueshme, të cilat mund të konstatohen dhe të vërtetohen nga i siguruari. Në rast se nga ngjarja, të siguruarit i shkaktohen dëmtime, të cilat janë objektivisht të pavërtetueshme, atëherë nuk ndodhemi ligjërisht, përpara një aksidenti në kuptim të doktrinës dhe Kodit Civil.dh) Ngjarja duhet të shkaktojë vdekjen, ose paaftësinë e përhershme ose paaftësinë e përkohshme për punë të të siguruarit. Vërtetimi i shkaktimit të vdekjes, si rregull bëhet kurdoherë me raportin përkatës të mjekut kompetent, ndërsa vërtetimi i paaftësisë së përhershme apo të përkohshme të të siguruarit bëhet nga eksperti përkatës sipas rregullave ligjore.486Nëse nuk përmbahen elementët e mësipërm, siguruesi nuk e konsideron aksident dhe refuzon mbulesn me sigurim.

Mbulimi i aksidentit si mbulim “vetëm për aksidente, “përgjithësisht përcaktohet si mëposhtë :Dëmtimet trupore, si rezultat vetëm drejtpërdrejtë nga aksidenti, i cili ka ardhur si pasojë e faktorëve të jashtëm, të dukshëm dhe të dhunshëm, që shkaktojnë drejtpërdrejtë dhe në mënyrë të pavarur vdekjen ose paaftësinë e të siguruarit. Përfitimet zakonisht parashikojnë një shumë sigurimi që paguhet në lidhje me :* Vdekjen;* Humbjen e një ose dy syve;* Humbjen e një ose dy këmbëve;* Paaftësinë e përhershme dhe të plotë;Përfitimet javore paguhen për : * Paaftësinë e përkohëshme të plotë;* Paaftësinë e përkohëshme të pjesshme.Përfitimi në rast sëmundje në sigurimin e “aksidenteve dhe të sëmundjeve” shprehet gjithashtu me një përfitim javor, i cili shoqërohet normalisht me një “francizë”e cila përgjithësisht është 7 ditë. Kjo do të thotë që nëse një policëmbajtës është i sëmurë për më pak se 7 ditë nuk përfiton asgjë ( duke eliminuar kështu dëmet e vogla për sëmundje të lehta ).Gjithsesi nëse sëmundja vazhdon më tepër se 7 ditë kompania është e detyruar të pranojë pagesën për gjithë periudhën e paaftësisë duke përfshirë gjithë 7 diteshin e parë.Megjithëse “franciza” zakonisht është 7 ditë, ajo mund të jepet edhe për një afat kohor më të gjatë. Por në këto raste përfitimet janë të kufizuara. Maksimumi i përfitimit për sëmundjet zakonisht është 104 javë , ndërsa për aksidentet ky përfitim mund të jetë deri në 5 vjet. Për përfitimet e sëmundjeve ka përgjithësisht një moshë të sipërme tëkufizuar.Problem i veçantë i sigurimit të aksidenteve personale dhe sëmundjeve, është qësiguruesit mund të vendosin për të mos e rinovuar një kontratë ose për të shtuar kushte të tjera, nëse dëmet nuk kanë qenë të kënaqshme. Për më tepër, kushte të tjera mund të 486 Ligji i viti 1993 “Për sigurimet shoqërore” i ndryshuar, ka përcaktuar se për vërtetimin e paaftësisë së përhershme apo të përkohëshme në punë të individit, duhet të përcaktohet me vendim të Komisionit Mjekësor të caktimit të Aftësisë për punë( KMCAP-së) si autoriteti i vetëm që merr vendime për:

a) Shkaqet e invaliditetit;b) Kohën e fillimit të tij;c) Shkallën e humbjes së aftësisë për punë.

239

vendosen në momentin e rinovimit, për shkak të kushteve të tjera mjekësore dhe fizike. Këto kufizime janë thelbësore në mënyrë që siguruesit të mund të mbajnë prime sa mëtë ulta që të jetë e mundur .Përjashtimet. Rastet e përjashtueshne apo të pambulueshme me sigurim, nga siguruesi janë:

- mosmbulimi me sigurim të personave që aksidentohen/sëmuren për shkak të luftrave;

- të personave me jetesë me vese dhe akte me dashje.- të aksidenteve/sëmundjeve për aventurë, hobby, p.sh. alpinizëm , gara me

kuaj, gara me motocikletë etj.- të sëmundjeve që e kanë infektuar të siguruarin përpara se të aplikonte për

sigurim pavarësisht se mund të shfaqen pas aplikimit me sigurim dhe sëmundjet terminale, p.sh. SIDA/AIDS, kanser,etj.

7.7.2. Sigurimi i fëmijëve

Prindërit nuk kanë interes të sigurueshëm në jetën e e fëmijëve. Sigurimi që ofron përfitime për fëmijet garanton rikthimin e primeve, nëse vdekja e të siguruarit (prindit) ndodh në një moshë të hershme. Sigurimi i shtyrë i fëmijëve (child’s deferred assurance) zakonisht zbatohet mbi jetën e një prindi dhe garanton një shumë sigurimi për fëmijët në një moshë të përcaktuar( për shembull mosha 18 vjec) .Nëse prindi vdes para kësaj moshe, polica vazhdon të jetë në fuqi pa paguar prime e tjera duke u bërë e pagueshme në datën e përcaktuar në policë. Për mënyrën e pagimit tëprimit ekzistojnë disa mundësi të ndryshme. Këto mundësi parashikojnë pagesa si shumë e menjëhershme ose vazhdimin e policës në tipet e sigurimit të plotë të jetës apo të mbijetesës.Në këto raste kontrolli mjekësor nuk parashikohet.

Pagimi i Shkollimit. Pagimi i shkollimit është i mundur për sa kohë prindërit kanë të ardhura të mjaftueshme për mbulimin e këtij shpenzimi. Por nëse të ardhurat ndërpriten ose reduktohen, për shkak të vdekjes ose të paaftësisë së përherëshme të njërit prej prindërve atëherë këto shpenzime nuk mund të perballohenJanë disa mënyra nëpërmjet të cilave prindërit mund të garantojnë pagesat e shkollimit në rast të vdekjes së parakohshme. Policat e mbijetesës mund të ndërtohen në atëmënyrë që shuma e sigurimit mund të paguhet me këste ose si shumë e menjëherëshme. Polica do të duhej të lidhej mbi jetën e njërit prindi dhe nuk do të ndikohej nga vdekja e parakohshme e fëmijës. Policat me fitim ose të mbijetesës fleksibël mund të shërbejnë si një zbutje kundrejt ndikimeve të mundshme të inflacionit. Një alternativë tjetër mund të jetë blerja e një SAP-je.Ky tip sigurimi ndryshon nga sigurimi i jetës në faktin që, ai nuk paguan në rast vdekje, por kur i siguruari nuk është në gjendje të punojë për shkak të sëmundjes ose të njëaksidenti. Shumë sigurues jete ofrojnë gjithashtu sigurim të përhershëm të shëndetit Sigurimi i përhershëm i shëndetit garanton një të ardhur të rregullt (javor ose mujor) për të zëvendësuar atë që i siguruari nuk mund të jetë në gjendje ta përfitojë për veten e tij. Kompania e jetës në këtë mënyrë siguron shëndetin e personit sesa jetën e tij.

240

Sigurimi i përhershëm i shëndetit është klasifikuar si një sigurim afatgjatë, sepse përsa kohë i siguruari paguan primet sipas kushteve të policës siguruesi nuk mund të prishëpolicën ose të rrisë primet pavarësisht nga numri i dëmeve të paguara. 1. PaaftësiaPolicat e sigurimit të përhershëm të shëndetit lëshohen në një mënyrë të tillë qëpërfitimi do të paguhet vetëm gjatë kohës që i siguruari është i paaftë sipas përkufizimit të shënuar në policë.Një përkufizim tipik i paaftësisë është si më poshtë:Paaftësia në kuptimin e kësaj police, do të thotë që i siguruari është totalisht i paaftëpër të vazhduar punën e shënuar në këtë policë dhe nuk është në gjëndje të vazhdojëndonjë punë tjetër, për shkak të një sëmundje ose aksidenti.Në këtë policë duhet shënuar puna ose profesioni i të siguruarit, e cila do të thotë qëkompania e jetës duhet të njoftohet nëse i siguruari e ndryshon atë. Disa kompani jete nuk e specifikojnë profesionin në policë dhe kështu përkufizimet e tyre përcaktojnë që i siguruari duhet të jetë i paaftë të vazhdojë profesionin që ka në momentin para paaftësisë ose ndonjë profesion tjetër. Një numër kompanish përcaktojnë që nëse i siguruari nuk ka profesion, paaftësia duhet të jetë e tillë që i siguruari të jetë i kufizuar në veprimtaritë shtëpiake. Shumë kompani shtojnë në këtë policë që i siguruari duhet tëketë një raport mjekësor nga një mjek i emëruar ose i aprovuar nga kompania e jetës.

2. Periudha e Mbulimit Shumica e siguruesve garantojnë që përfitimi do t‘i paguhet të siguruarit në rast paaftësie vetëm një herë për një periudhë të specifikuar kohe të njohur si periudha e mbulimit. Sa më e gjatë të jetë periudha e mbulimit aq më të vogla do të jenë primet,sepse zgjatja dhe frekuenca e dëmeve është e reduktuar. Periudhat standart të mbulimit janë 4 javë, 13 javë, 26 javë ose 52 javë. Shumica e siguruesve ofrojnë një zgjedhje për këto periudha. Nëse një i siguruar bëhet i paaftë dhe me këtë rast merr përfitimin dhe më pas bëhet përsëri i paaftë nga i njëjti shkak shumica e siguruesve nuk do të rizbatojnë periudhën e mbulimit, por do t’i japin të siguruarit menjëherë një përfitim të caktuar. Në shumicën e rasteve përfitimet ndërpriten, sapo i siguruari shërohet dhe kthehet në punë. Gjithsesi, mund të ndodhë që paaftësia është shumë serioze saqë i siguruari nuk mund të kthehet në punën e mëparëshme. Në këto kushte përcaktimi i një të paafti do të nënkuptonte qëdo të ishte mbase më mirë nga ana financiare për të siguruarin të mos punojë fare, sesa ai të kërkojë një punë tjetër më të keqe dhe më pak të paguar. P.sh. një punëtor fabrike mund të mos jetë në gjendje të vazhdojë një punë të rëndë fizike, por ai mund të jetë nëgjendje të bëjë një punë më të lehtë.Me qëllim që i siguruari të inkurajohet të kthehet në punë shumë kompani garantojnënjë mbulim të përcaktuar që nëse i siguruari nga të qenit i paaftë nga profesioni i mëparshëm zihet me punë në një profesion tjetër, atëherë përfitimi do të vazhdojëproporcionalisht me reduktimin e të ardhurave. Kushte të njëjta mund të ekzistojnë kur i siguruari nuk është i zënë plotësisht me punë.Shumica e siguruesve vendosin një kufizim në përfitimin e pagueshëm me qëllim që tëgarantohet që një i siguruar nuk do të jetë më mirë nga ana financiare nga përfitimi i policës në krahasim me të ardhurat nga profesioni i tij.

241

3. Përjashtimet Të gjitha kompanitë vendosin përjashtime në policat që ato lëshojnë dhe asnjëpërfitim nuk paguhet për paaftësi që vjen nga kushtet e përjashtuara.Përjashtimet më të zakonshme janë:* lufta, pushtimet, veprimet e armiqve të jashtëm, trazirat ose pucet ushtarake;* vetëdëmtimet me paramendim;* përdorimi i alkolit ose i narkotikëve të tjerë, jashtë kontrollit të një mjeku tërregjistruar;* pjesëmarrja në ndonjë akt kriminal;* shtatëzania, lindja e fëmijes ose çdo komplikacion që lidhen me të;* udhëtimet me avion të ekuipazhit të tij;* HIV dhe AIDS.Përfitimet do të paguhen vetëm për sa kohë, i siguruari është rezident i përhershëm nënjë vend. Por polica mund të shtrihet edhe në vendet fqinje.Është e zakonshme për siguruesit të vazhdojnë të garantojnë mbulimin, nëse i siguruari udhëton ose qëndron përkohësisht jashtë vendit rezident, por përfitimi nuk mund të jetëi pagueshëm për më shumë p.sh se tre muaj. Është zakonisht e drejtë anullimi i policës nëse i siguruari qëndron jashtë vendit rezident për më tepër se një vit. Policat e lidhura me Fondet e Investimeve

Polica e përherëshme e shëndetit e lidhur me fondet e investimeve është një variant tjetër i zbatueshëm në tregun e sigurimeve. Në një periudhe të caktuar në fillim tëperiudhës së sigurimit me primet e të siguruarit blihen aksione në një fond të zgjedhur investimesh. Çdo muaj një numër i caktuar aksionesh shkëmbehen për të paguar mbulimet e muajit. Polica rivlerësohet për të parë nëse niveli i rritjes së njësisë së njëaksioni ka plotësuar koston fillestare të supozuar. Në shumë drejtime ndodh njëlloj si nëpolicat e plota të jetës të lidhura me fondin e investimeve. Nëse tregëtimi i aksioneve nuk është i suksesshëm primet do të rriten. Nëse tregëtimi i aksioneve do të jetë i suksesshëm polica do të krijojë një përfitim në vlerë, e cila mund të tërhiqet nga i siguruari menjëherë ose të paguhet me përfundimin e kontratës.

7.8. Sigurimet e të ardhurave periodike ( SAP) dhe pensionet

Sigurimi i të ardhurave periodike është një kontratë që paguan një shumë tëpërcaktuar vjetore gjatë jetës të të siguruarit, kundrejt pagesës së primit. Shuma e pagueshme është zakonisht e përcaktuar në formën e një shume vjetore, megjithëse nëpraktikë ajo mund të paguhet për gjashtë muaj, tre muaj ose për cdo muaj. Gjithashtu ky përfitim vjetor mund të paguhet në avancë ose i shtyrë. Në qoftë se, p.sh. supozojmë qënjë SAP hyn në fuqi më 1 janar 2010:* paguhet në avancë - kur pagesa e parë do të paguhet në 1 janar 2010* pagesë e shtyrë - kur pagesa e parë bëhet në 1 janar 2011. SAP që paguhet e shtyrë mund të jetë :* në mënyrë proporcionale;* në mënyrë jo proporcionale.

242

SAP proporcionale realizon një pagesë proporcionale në lidhje me periudhën midis këstit të fundit të paguar dhe vdekjes së të siguruarit d.m.th nëse pagesat janë bërë në 1 Janar të cdo viti dhe i siguruari vdes më 1 Qershor një pagese proporcionale do tëzbatohet nga Janari deri në Qershor.Kontrata jo propocionale nuk do të parashikonte asnjë pagesë për këtë periudhe kohe qënga pagesa e këstit të fundit.Shumica e SAP-ve blihen nga një prim i vetëm në formën e një shume tëmenjëherëshme.SAP të shtyra shpesh blihen nëpërmjet primeve të paguara në mënyrëperiodike.Janë një numër tipesh të ndryshme SAP-sh që do t’i përshkruajmë më poshtëshkurtimisht :

a) SAP të menjëhershme Ky tip përbën kontratën më të thjeshtë të SAP-ve dhe përmban :* Pagesën e një primi të vetëm për të përfituar* Pagesa të rregullta vjetore deri sa i siguruari të jetë gjallë.Ato shpesh blihen nga pensionistët për t’iu garantuar atyre të ardhura të rregullta deri sa ata janë gjallë.Periudha e kohës që i siguruari do të përfitojë përgjithësisht nuk mund tëdihen nga kompanitë e jetës sepse i siguruari mund të vdesë pas marrjes së shumë pak kësteve ose mund të jetojë për një kohë shumë të gjatë.

b) SAP e shtyrëNë këtë tip të kontratës SAP data në të cilën këstet do ti paguhen të siguruarit është e shtyrë në një datë të mëvonëshme .Periudha midis datës së kontratës dhe datës në tëcilën SAP hyn në fuqi shpesh quhet periudha e shtyrjes. Në rast se i siguruari vdes nëkëtë periudhe kompania e jetës i kthen primet e paguara me ose pa interes.Tiparet kryesore të kesaj kontrate janë :* Pagesa e kësteve fillon në një datë të mëvonëshme;* SAP mund të blihet ose nga pagesa e një primi të vetëm ose nga pagesa e primeve nëmënyrë periodike. c) SAP e përkohëshme. Sipas kushteve të SAP- së të përkohëshme, përfitimet nuk do të vazhdojnë pa kufizim deri në vdekjen e të siguruarit.Në këtë kontratë përcaktohet një datë fikse në tëcilën përfitimet e të siguruarit ndërpriten automatikisht edhe nëse vdekja mund të ketëndodhur më parë.

d) SAP e garantuar. SAP e garantuar është një SAP e menjëherëshme në të cilën është e përcaktuar njëperiudhe minimale përfitimi duke mos marrë parasysh kur i siguruari vdes .P.sh. një SAP e garantuar për 10 vjet do të paguajë për gjithë këtë periudhe kohe.Nëse i siguruari vdes gjatë periudhës së garantuar bilanci i kësteve të garantuara do të paguhet për llogari të personit të vdekur .

Dallimi i sigurimit të të ardhurave periodike nga sigurimi i jetës.

Sigurimi i të ardhurave periodike, në thelb është që personi që i kursen sot, duke i paguar si prim, është po ai që i përfiton nesër si i siguruar; ndërsa siguruesi i arkëton primet sot, për ti ofruar si pagesa periodike në të ardhmen, për sa të jetë gjallë i

243

siguruari. Rreziku i siguruesit të të ardhurave periodike është jetëgjatësia e tësiguruarit. Sa më gjatë të jetojë ai, aq më shumë paguan siguruesi.Nga pikëpamja financiare, sigurimi i të ardhurave periodike të përvitshme (annuity) është mbrojtja për ti siguruar të ardhura të qëndrueshme, periodike, të përjetëshme, të cilat i përfiton një individ, i cili jeton sa më gjatë, psh. një peson që sot është i ri dhe ka paguar primet për një sigurim të tillë, garantohet se kur të dalë në pension do të ketë cdo muaj një pension p.sh 2.000 euro në muaj. Përndryshe sigurimi i jetës është heqje e një pjese të të ardhurave të sotme të të siguruarit, për të mos i përfituar vetë i siguruari, por për ti përfituar të tjerë pas vdekjes së tij, psh trashëgimarë ligjorë, bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët,etj që i siguruari, i emëron që kur është gjallë si përfitues.Së dyti, përsa i përket rrezikut, sigurimi i të ardhurave periodike ( të përvitshme) haset me rrezikun e jetëgjatësisë, që është i kundërt me rrezikun e jetës, që haset me rrezikun e vdekjes së parakohëshme (sa më herët që të vdesë i siguruari, aq më shumë humbet siguruesi)

Sigurimi i përbashkët i jetës dhe S.A.P. për mbijetuesin e fundit

Ky tip sigurimi është futur në treg për të garantuar që përfitimet e SAP-së tëvazhdojnë për partnerin që mbijeton pas vdekjes së bashkëshortit. Përfitimet përgjithësisht vazhdojnë pas vdekjes së parë, por nganjëherë ato mund të reduktohen p.sh. deri në një të tretën. Ky tip SAP mund të paguhet në avancë ose në një datë tëmëvonëshme ( i shtyrë). Mund të jetë proporcional ose jo proporcional; mund të jetë me ose pa periudhë të garantuar. 1. SAP rritëse.Ndikimet e inflacionit gjatë një periudhe të caktuar kohe reduktojnë vlerën relative tënjë SAP-je.Për këtë arsye disa sigurues ofrojnë një SAP rritës, ku këstet e përfitimit rriten me një përqindje të përcaktuar.Disa sigurues ofrojne SAP të lidhur me indeksin e cmimeve me pakicë.Ky tip SAP në fazën fillestare jep përfitime më të vogla se sa njëSAP konstante ( Level Annuity) d.m.th. kur primet dhe përfitimet mbeten tëpandryshuara.

1. SAP që mbron kapitalin e të siguruarit.Ky tip SAP-je i jep garanci të siguruarit ose pasurisë së tij që pas vdekjes vlera e plotëe primeve të paguara do ti kthehen të siguruarit ose do ti shtohen pasurisë së tij.Kështu nëse i siguruari vdes përpara kohës që përfitimet të jenë barazuar me primet e paguara,diferenca midis përfitimeve dhe primeve do ti shtohet pasurisë së personit të vdekur.Këto tipe SAP janë shumë më të shtrenjta sesa SAP-të e menjëherëshme.

7.8.1. Skemat e pensioneve individuale

Individët e dinë se do të vijë një kohë, kur ata janë shumë të moshuar për të punuar dhe prandaj ata duhet të kursejnë mjaftueshëm gjatë jetës së punës, për të shijuar një standard të pranueshëm të jetesës gjatë pensionit.Pensioni siguron të ardhurat për gjatë

244

gjithë jetës në pension pavarësisht nga jetëgjatësia e individit487. Pra Pensioni, është një rrjedhë e pagesave që fillon kur një individ del në pension dhe vazhdon derisa ai të vdesë. Pensioni ka dy qëllime thelbësore. E para është zbutja e konsumit për një individ gjatë ciklit të jetës, pra një pension siguron të ardhura gjatë periudhës në pension, kur individi nuk punon më, në këmbim të kontributeve në një skemë pensioni gjatë viteve të punës. E dyta është sigurimi, veçanërisht në lidhje me rrezikun e jetëgjatësisë, pasiguria bashkangjitur me gjatësinë e jetës së një individi. Ka vetëm dy mënyra për të "paguar" për një pension. Në rastin e parë, punëtorët e rinj bien dakord për të paguar (jashtë të ardhurave të tyre të punës) për individët në pension në këmbim të premtimit që gjeneratat e ardhshme e punëtorëve do paguajnë për pensionin e tyre. Kjo mënyrë quhet skema e/i pafinancuar ose e njohur si skema pay-as-you-go (PAYG). Në rastin e dytë, çdo brez i punëtorëve kursen (nga të ardhurat e tyre të punës) për pensionet e tyre personale dhe kjo mënyrë quhet skema i/e financuar.

Ka dy tipare kryesore të të dy llojeve të pensioneve: koha dhe risku. Punëtorët duhet të paguajnë tani për diçka që ata do të marrin në të ardhmen, p.sh., pensioni siguron funksionin ekonomik të transferimit të të ardhurave (dmth. konsumin) nga vitet e punës për vitet e daljes në pension. Ekziston rreziku që disa pagesa aktuale të pensioneve të marra do të jenë më pak, se ato që priten kur plani ka filluar. Në të vërtetë, ka disa mundësi që sasia e të gjithë pensioneve të mos paguhet e gjitha në llogari të skemës së pensioneve, duke u bërë kështu e paaftë të paguhet. Kjo është arsyeja përse flitet për një premtim të pensioneve, në vend të një garancie pensioni.

Ky seksion trajton të gjithë pensionet individuale që garantohen në një kontratë midis një individi dhe një “fondi pensionesh”. Fondi i pensioneve mund të administrohet nga fonde investimesh, në emër të të gjithë punonjësve të një kompanie, ose mund tëadministrohen nga një organizatë profesionale ( p.sh. nga një kompani sigurimi ose njëbankë ) dhe janë të hapura për shumë kategori punonjësish. Në disa raste ekspertët përgatisin pensione për individë. Këta janë zakonisht punonjës me të ardhura të larta dhe që kanë kërkesa të vecanta të cilat nuk mund të garantohen nga skemat e zakonshme. Në këtë seksion ne do të përqendrohemi në skemat e zakonshme. Si rregull i përgjithshëm, kontratat e pensioneve individuale nuk paguajnë asgjë përpara daljes nëpension të personit. Kontrata e pensioneve individuale përgatitet kryesisht për përfitime pas daljes në pension të të siguruarit dhe kanë lehtësira fiskale.

7.8.2. Kontrata e Pensionit

Një individ mund të ketë më tepër se një kontratë pensioni, me disa sigurues në tënjëjtën kohë. Por në shumicën e vendeve, autoritetet fiskale përcaktojnë një kufi mbi shumën neto ( ose në përpjestim me të ardhurat e deklaruara ) që mund të shpërndahet çdo vit si një kontribut, një individi në fondin ose fondet e pensioneve të tij. Kontratat duhet të jenë rigorozisht të kufizuara në garantimin e përfitimeve në moshën e pleqërisëose në rast të vdekjes gjatë kohës së punës. Përfitimet janë kështu të kufizuara në njëSAP ose në një shumë të menjëherëshme përfitimi me daljen në pension ose në rast vdekje dhe me të drejtën e përfitimit të primeve. 487 Z. Bodie “ Pensions as retirement income insurance”, Journal of Economic Literature, 1990, fq 28-49.

245

A) S. A. P. mbi moshën e pensionit. Kur një individ arrin moshën e pensionit shuma e menjëherëshme e përfituar nga një plan pensioni, përdoret për të blerë një S A P. NëMbretërinë e Bashkuar për shpjegimin e qëllimeve të kësaj police, përdoren rregulla tëvecanta. Në shumë raste, megjithëse detajet mund të ndryshojnë, parimet bazë janë tënjëjta edhe për vendet e tjera. Tiparet kryesore për t’u theksuar janë:

1. pa marrë parasysh se për cilin person kontrata ishte në fuqi, shuma e siguruar mund të përdoret për të blerë një S A P nga kompania e jetës, ose ndonjëshoqëri tjetër;

2. SAP normalisht fillon nga mosha 50-75 vjeç, por mund të fillojë edhe më herët se sa mosha 50 vjeç, nëse :

a. personi është i paaftë nga ana trupore, mendore për vazhdimin e punës sëtij normale ose për arsye të tjera të ngjashme; ose

b. personi është në një profesion të specifikuar nga qeveria për të patur njëmoshëe të ndryshme për të dalë në pension.

3. SAP mund të paguhet në cdo kohë nga 50-75 vjeç pavarësisht nëse i siguruari ka ndërprerë punën.

4. SAP, paguan për mbrojtjen financiare të një individi të caktuar dhe nuk mund t’i delegohet një personi tjetër ose të bëhet kthimi i primeve në rast të anullimit tëkontratës.

5. SAP mund të jetë e garantuar deri në 10 vjet me mundësinë e kalimit tëpërfitimeve në pasurinë e të siguruarit me vdekjen e tij.

6. I siguruari mund të zgjedhë një SAP të reduktuar për bashkëshortin ose pjestarët e tjerë të familjes mbas vdekjes së tij.

7. Këto rregulla nënkuptojnë që është e mundur për të planifikuar një fleksibilitet të caktuar për të plotësuar nevojat financiare të individit. Për shembull, një i siguruar mund të ketë një numër të ndryshëm kontratash për të marrë përfitime në kohë të ndryshme, ( nga 50-75 vjeç ), me qëllim për të plotësuar nevojat e tij në faza të vecanta të moshës së pleqërisë.

B) Përfitimi i Menjëhershëm me daljen në Pension. Ky tip pensioni në shumicën e vendeve, nuk është i taksueshëm por:

a. duhet të paguhet menjëherë në datën e shënuar në kontratë;b. është i kufizuar deri në 25 % të vlerës së përgjithëshme të përfitimeve me kohën

e daljes në pension ( kur llogaritet kjo shifër mund të jetë përfshirë ndonjëpërfitim , por të drejtat mbrojtëse përjashtohen );

c. meqënëse merret nga përfitimi total në kohën e daljes në pension redukton kështu shumën e mjaftueshme për të blerë një SAP.

SAP në rast vdekje. Ky tip SAP-je është i ngjashëm me një SAP që paguan kur bashkëshorti ose një pjesëtar tjetër i familjes mbijeton.Tiparet kryesore për t’u theksuar janë që :

a. kjo kontratë paguan përfitimin pavarësisht se në emër të kujt është lidhur ajo; b. përfitimi nuk duhet të kalojë pagesën që personi i vdekur, ka marrë ose do të

kishte marrë, nëse ai ka dalë në pension përpara vdekjes;

246

c. kjo kontratë nuk parashikon kthimin e primeve me anullimin e kontratës ose delegimin e saj në emrin e një personi tjetër;

d. ajo kryesisht paguan për kohën e jetës së një të siguruari.Natyrisht ka edhe kushte dhe përjashtime të tjera, të cilat nuk janë të nevojshme për tu shpjeguar në këtë fazë.

C) Përfitimi i menjëhershëm në rast vdekje. Ky tip kontrate është në fakt njëe plan pensioni individual i lidhur me rrezikun e vdekjes dhe si i tillë mund të përdoret edhe për arsye të tjera, si për shembull, për të paguar një kredi. Tiparet kryesore të saj janë :

a. Kontrata mund të garantojë një shumë të menjëherëshme përfitimi kur vdekja ndodh përpara moshës 75 vjeç;

b. Kjo kontratë mund të lëshohet vetëm nga një shoqëri sigurimi e miratuar; c. Mbulimi që ofron kjo kontratë mund të lëshohet edhe si një kontratë e veçantë

nga përfitimet e tjera dhe nëse kërkohet nga i siguruari, ajo mund të vendoset nënjë fond investimesh ose mund t’i delegohet një personi tjetër.

D) Përfitim edhe në rast të mospagimit të primeve. Mekanizmi i këtij përfitimi ështëi ngjashëm me sigurimin e përhershëm të shëndetit dhe ofrohet si një opsion i veçantë. Siguruesi heq dorë nga tërheqja e primeve, nëse policëmbajtësi është i paaftë të ndjekëpunën e tij për shkak të një sëmundje ose aksidenti, dhe kjo është veçanërisht evlefshme në mbrojtjen e përfitimeve të pensioneve të personave të vetëpunësuar.Kontributet( primet) mund të paguhen ose nga individët, ose nga punëdhënësit e tyre, ose në mënyrë të përbashkët, sipas një përqindje që palët bien dakort. Në shumë vende kontributet për pensione përjashtohen nga të gjitha taksat dhe për më tepër në shumëraste pagesat që bëhen në mënyrë të menjëherëshme në kontratat e pensioneve janë gjithashtu të përjashtuar nga taksat. Këto aspekte janë veçanërisht shumë të rëndësishme në kontekstin e planifikimit financiar të çdo individi.

7.8.3. Pensionet profesionale

Ky nocion nënkupton një skemë që hartohet për punonjësit e një organizatë tëveçantë. Një punëdhënës, që dëshiron të ndërtojë një skemë të tillë, mund :

të operojë me këtë skemë njëlloj si një fond i administruar privatisht ; të vendosë operacionet e kësaj skeme plotësisht ose pjesërisht në duart e një

kompanie sigurimi.Megjithëse një skemë pensioni mund të administrohet privatisht, administrimi i saj nga një kompani sigurimi ka shumë avantazhe. Këto avantazhe janë:

1. Një kompani jete, mund të garantojë një siguri të madhe, sepse është e aftë tëshpërndajë rrezikun e investimeve në një shkallë më të gjerë;

2. Një kompani jete, si rregull ka më shumë eksperiencë me procedurat administrative;

3. Një kompani jete, ka më shumë mundësi dhe eksperiencë më të madhe nëproçesin e investimeve.

Një skemë e administruar privatisht, mund të vendoset në formën e një fondi investimesh në konsultim me ekspertë, të cilët janë përgjegjës për administrimin e

247

burimeve të skemës dhe të pagesave të përfitimeve të anëtarëve, apo të përfituesve tëtjerë që lidhen me to.Një skeme sigurimi, mundet gjithashtu të administrohet në këtë mënyrë, dhe në këtë rast polica lëshohet në fondet e investimeve, duke përfaqësuar kështu një investim. Ndryshe skema mund të konsistojë thjesht si një policë sigurimi e lëshuar në emër tëpunëdhënësit, e shoqëruar me disa rregulla të caktuara ose me një dokument që u jepet punonjësve në lidhje me kushtet e skemës.Disa skema paguhen plotësisht nga punëdhënësit, dhe për këtë arsye ato quhen skema pa kontribut nga anëtarët e saj, ndërsa skemat e tjera të cilat iu kërkojnë anëtarëve tëkontribuojnë ( shpesh 4-6 % të të ardhurave ) quhen skema me kontribut të anëtarëve . Bazat e përfitimit. Për llogaritjen e përfitimeve të një skeme pensioni ekzistojnë dy

metoda të ndryshme:* Metoda e përfitimeve të përcaktuara. Sipas kësaj metode përfitimet që do te paguhen ( që zgjedh i siguruari) përcaktojnë kontributet e mjaftueshme që ai duhet të paguajë në fondin e pensioneve për tëgarantuar këto perfitime; * Metoda e kontributit të përcaktuar.Sipas kësaj metode, niveli i kontributeve zgjidhet dhe përfitimet do të varen nga asetet e akumuluara kur përfitimi duhet paguar;Në disa skema anëtarët e saj përcaktohen plotësisht nga punëdhënësi, i cili ka të drejtën për të ftuar punonjësit për të marrë pjesë në këtë skemë. Punonjësit e përcaktuar për tëqënë anëtarë të skemës mund të pranojnë ose kundërshtojnë pjesëmarrjen e tyre nëskemë.Kontributet shtesë vullnetare.Në rrethana të caktuara, një punonjës mund të mos ketëtë drejtë të marrë maksimumin e përfitimit të përcaktuar. Kjo ndodh për shembull kur ai ka hyrë me vonesë në skemën e pensioneve. Kontributet vullnetare shtesë mundet normalisht të paguhen nga punonjësi për të garantuar përfitimet e ardhëshme në njëkufi që vendoset nga autoritetet e taksave.Mosha normale e daljes në pensionKjo është e përcaktuar në rregullat e skemave të pensioneve. Sipas Ligjit të Komunitetit Europian, kjo moshë duhet të jetë e njëjtë si për burrat, ashtu dhe për gratë që janëanëtare të skemës. Kjo moshë zakonisht varion, nga 55-70 vjeç.

7.9. Sigurimi në udhëtim

1. Bagazhet. Ky mbulim nënkupton humbjen ose dëmtimin e sendeve personale që i siguruari i ka gjatë udhëtimit në valixhet e tij ose të veshura. Ky është një mbulim për tëgjitha rreziqet. Disa sigurues kanë një kufizim mbulues për çdo send të veçantë, ndërsa të tjerë përjashtojnë sende të caktuara me vlerë si kamerat ose bizhuteritë. Shuma maksimale e pagueshme në rast dëmi , por nuk përjashtohen dhe mbulime më të mëdha.Humbja duhet të ndodhë gjatë një udhëtimi dhe polica nuk mund të mbulojë artikuj qëgjatë kësaj kohe ndodhen në shtëpi. Më qartë: nëse një artikull është vjedhur në njëanije duke u kthyer në shtëpi nga pushimet, atëherë ky dëm do të mbulohej.

248

Gjatë pushimeve ndodhin shumë humbje të sendeve të vogla si furça dhëmbësh tëharrura në hotel, syze dielli të harruara në plazh, pulovra të harruara në kopësht. Siguruesit e dinë këtë dhe për të mënjanuar mbingarkesën e dëmeve për shuma të vogla vendosin një kufi të sigurueshëm (excess)Shuma e sigurimit e ofruar duhet të jetë e mjaftueshme për të gjitha kategoritë e tësiguruarve. Shumë paketa sigurimi udhëtimi kanë një shumë sigurimi të parashënuar dhe shumica e udhëtarëve nuk shqetësohen për të llogaritur çfarë janë duke marrë me vete gjatë një udhëtimi, ato thjesht blejnë një paketë sigurimi. Kjo shumë standarte sigurimi mund të jetë e mjaftueshme për një të ri që shkon në plazh për një javë, por mbase ajo nuk është e tillë për një lundrim në Indinë Perëndimore. Nëese ndodh njëhumbje, e cila dukshëm është më e madhe se mbulimi, atëherë dëmi nuk mund tëpaguhet i plotë. Këto lloj paketash sigurimi plotësojnë nevojat e një udhëtari mesatar.Hartuesit e policave të udhëtimit janë në gjendje të përgatisin dhe të ofrojnë në treg polica me mbulime shtesë.Përgjithësisht ekziston një kufi në para për t’u paguar, për person dhe për çdo artikull tëveçantë. Artikujt e shtrenjtë (kamera,bizhuteri dhe të tjera të ngjashme me këto) është e nevojshme të specifikohen para marrjes në sigurim, nëse vlerat e tyre të veçanta e kalojnë kufirim mbulues për një artikull të veçantë. 2. Bagazhet e vonuara. Disa sigurues e përfshijnë këtë mbulim në seksionin e mësipërm. Pra nuk kanë seksion të veçantë që specifikon këtë mbulim dhe paguhet nërast se bagazhet e udhëtarit vonohen më shumë se 12 orë nga koha e mbërritjes së tij nënjë destinacion të caktuar.3. Paratë e “ xhepit”. Në shumë polica ky mbulim është gjithashtu pjesë e seksionit tëbagazheve.Masa e mbulimit ndryshon, por nëse ky mbulim përfshin çeqet e udhëtimit ose kartat e kreditit, atëherë masa e mbulimit është më e madhe.4. Shpenzimet mjekësore. Mbulimi maksimal mund të jetë e përcaktuar në rregullore.Kufijtë e mbulimit rishikohen kohe pas kohe. Siguruesit mund të vendosin prime shtesënëse i siguruari udhëton në SHBA dhe Kanada, për shkak të çmimeve të larta tëshërbimit mjekësor në këto vende. Shpenzimet mjekësore përfshijnë:* Trajtimin mjekësor. Ky përfshin koston e ndërhyrjeve kirurgjikale, të qëndrimit nëspital, të trajtimeve emergjente dentare. Vende të caktuara kanë marëveshje reciproke sipas të cilave përfitimet e secilit nga shërbimet shëndetësore shtetërore janë tëvlefshme dhe për vizitorët e huaj* Shpenzime shtesë hoteli dhe udhëtimi për të siguruarin ose për një anëtar të familjesnëse ato janë të domosdoshëm për të udhëtuar me të siguruarin.* Shpenzime shtesë për kthimin e pacientit në shtëpi duke përfshirë dhe përdorimin e një ambulance ajrore. Në riatdhesiminn e personave që janë dëmtuar ose sëmurur gjatënjë udhëtimi, ekzistojnë një numër firmash të specializuara. Siguruesit shpesh lidhen me këto firma të specializuara sepse ato kanë sisteme të gatshme për këto lloj shërbimesh. Kjo policë i mbulon gjithashtu shpenzimet e kthimit të të vdekurit në shtëpi nëse kjo ka ndodhur gjatë udhëtimit jashtë vendit.* Shpenzime shtesë janë të pagueshme, nëse udhëtari ( i siguruari), është vonuar për t’u kthyer në shtëpi për shkak të një dëmtimi ose sëmundjeje. Në mbulimin e shpenzimeve shëndetësore, përgjithësisht zbatohet një pjesë e zbritshme,për të mënjanuar pagesat për sëmundje shumë të lehta.

249

5. Përfitimet spitalore. Ky seksion përfshin mbulimin në shumë të caktuar në ditë për të plotësuar shpenzimet e rastit në se udhëtari është mbajtur në spital. 6. Përfitimi për shkak të anullimit të udhëtimit. Ndodh që të siguruarit nuk mund tënisen për udhëtim ose janë të detyruar të kthehen më herët se sa ata e kishin planifikuar për të udhëtuar jashtë vendit.Ky seksion është ndërtuar për t’iu përgjigjur situatave, prej të cilave i siguruari ose nuk është në gjendje të udhëtojë sipas planit, ose mund të kthehet më shpejt se sa ai e kishte planifikuar për të udhëtuar, për shkak të disa fatkeqësive të ndodhura. Këto fatkeqësi përgjithësisht përfshijnë sëmundje, plagosje dhe vdekje.Fatkeqësia mund t‘i ndodhë të siguruarit ose një personi me të cilin ai ka ndërmend tëudhëtojë ose është duke udhëtuar me të (i afërm ose ortak biznesi). Disa sigurues specifikojnë anëtaret e familjes dhe personat e tjerë që përfitojnë në rast plagosje ose vdekje.

Aksidentet personale. Në rast vdekje aksidentale, humbje të këmbëve dhe të shikimit si dhe në rast të paaftësisë të përhershme totale , paguhet një përfitim që varion në bazë të rregulloreve të shtetit përkatës. Nga ky mbulim standart mund të përjashtohen aktivitete të caktuara, si p.sh. skitë dhe ngjitjet alpinistike. Por ato mund të mbulohen nëse i siguruari deklaron me parë përfshirjen në këto aktivitete dhe në këtë rast siguruesit do tëvendosin prime shumë më të larta (6-7 herë më shumë se primet normale).

Mbulimet shtesw. Disa prej mbulimeve tw mwposhtwme janw pjesw e mbulimeve standarte tw disa policave tw sigurimit, por pwr to zbatohen prime shtesw.Vonesat në udhëtim.*Ofrimet e këtij mbulimi janë të ndryshme. Mundet që thjesht ky mbulim të garantojë një dëshpërblim për humbje të fluturimeve për shkak të vonesave të transportit publik për të arritur në aeroport në kohën e caktuar.Nëse në këtë rast tësiguruarit, i duhet të paguajë një shtesë mbi biletën që disponon apo blerjen e një bilete tjetër, atëherë kjo mbulohet nga polica e sigurimit në udhëtim.Në të njëjtën mënyrë proçedohet nëse vonesat nëe udhëtim shkaktohen nga moti i keq, defekte mekanike tëavioneve ose të anijeve si dhe në rast grevash.Shërbimi i emergjencës.Policat e sigurimit në udhëtim ofrojnë një shërbim 24 orësh në mënyrë që proçedurat e trajtimit mjekësor dhe të riatdhesimit të bëhen sa mëe shpejt të jetëe e mundur. Shumcia e siguruesve vendosin një pjesë tëe zbritshme për dëmet e humbjes së bagazheve, humbjes se parave, shpenzimeve mjekësore, vonesave nëudhëtim dhe anullimit të udhëtimeve.

Përjashtimet. Përjashtimet janë vendosur për të mbrojtur siguruesin nga situatat e jashtëzakonshme, dhe për të mbajtur primet në një nivel sa më real. Disa prej tyre edhe mund të mbulohen nëse paguhen prime shtesë .Por jane një numër përjashtimesh, që nëasnjë rast nuk mbulohen në policat e sigurimit në udhëtim.Përjashtimet e përmbledhura më poshtë janë më kryesoret dhe që mund të hasen në policat tip të sigurimit në udhëtim.Siguruesit nuk mund të mbulojnë vdekjen, dëmtimet trupore ose sëmundje për rreziqe të:

- shkaktuara nga përdorimi i drogës;- shkaktuara nga dehja me pije alkolike;

250

- nxitura nga sëmundje nervore, sëmundje veneriane, SIDA, shtatëzania ( disa polica ofrojnë mbulim për shtatëzani deri në 7 muajsh), lindje , ose çdo sëmundje normale ekzistuese, ose që është shkaktuar në mënyrë graduale;

- shkaktuara nga defekte fizike ose mendore;- shkaktuara nga pjesëmarrja në sporte të tilla si hokej mbi akull, ngjitje

alpinistike (duke përdorur litarë), eksplorimin e shpellave, garat e kuajve, ski;- shkaktuara nga vetvrasja ose vetdëmtimi;- nga fluturimi me avion përveçse kur udhëton si pasagjer;- shkaktuara nga puna në miniera, nga puna me dorë, futbolli, regbia,

motociklizmi, polo e veprimtari të tjera të ngjashme me këto;- shkaktuara nga humbja e bagazheve, si rrjedhim i një konfiskimi, p.sh në zyrat

doganore;- humbja e syzeve apo mikrolenteve, pullave, dokumenteve dhe paisjeve të një

kampingu;- humbja e parave apo çeqeve, nëse ato nuk raportohen brenda 24 orëve në polici;- dëmtimi i artikujve delikatë.

251

KREU VIII

TREGU I SIGURIMEVE , DREJT NJË TREGU UNIK EUROPIAN

8.1. Vështrim i përgjithshëm

Mungesa e një regjimi evropian të së drejtës së kontratave të sigurimit, pengon nëmënyrë efektive siguruesit nga shitja në masë e produkteve me rrezikshmëri për sigurimin, të cilat tregtohen në tregjet e tyre vendase dhe ato jashtë vendit. Në tënjëjtën kohë, qytetarët evropianë nuk kanë akses në produktet e huaja të sigurimit. Legjislacioni ekzistues i EU, mbulon kryesisht të drejtën mbikëqyrëse, po aq sa edhe të drejtën ndërkombëtare private, e cila akoma nuk ka qenë në gjendje të kapërcejëpengesat për funksionimin e tregut të brendshëm të sigurimeve. Një treg i vetëm i sigurimeve, promovon efikasitetit ekonomik dhe integrimin e tregut kërkon një kornizë të përbashkët , për të lejuar siguruesit të veprojnë në të gjithë BE-në dhe për të krijuar dhe ofruar shërbime lirisht.Kuadri ligjor duhet të mbrojë konsumatorët,veçanërisht individët, kur furnizimi i sigurt i përfitimeve të premtuara mund të jetë me rëndësi jetike. Kjo është arritur me një kuadër të përbashkët të kujdesshëm , i themeluar për tre breza të direktivave të jetës dhe të direktivave të jo-jetës , duke harmonizuar rregullat esenciale. Kjo kornizë duhet të përmirësohet , duke u ndryshuar dhe plotësuar dhe ku është e mundur edhe thjeshtuar, për t'iu përgjigjur zhvillimeve të tregut dhe të sofistikimit të produktit. Ekzistenca e një tregu të vetëm të sigurimeve është kritikuar shpesh në literaturë. Në të vërtetë, Komuniteti Europian është gjithashtu i vetëdijshëm për kompleksitetin e temës në fjalë, si dhe nga pengesat të cilat ende mbeten për t’u zgjidhur .

8.2 Direktivat Europiane

Baza thelbësore për ndjekjen e veprimtarisë së sigurimit janë në mënyrë të veçantë ligjet kombëtare mbikëqyrëse të vendeve anëtare. Megjithatë, organet e Komunitetit do të kenë një mundësi për të inkurajuar shtetet anëtare, në bazë të Traktatit të KE-së, për të ndryshuar ligjet e tyre kombëtare. Kjo është bërë nëpërgjithësi përmes direktivës. Këto instrumente janë të detyrueshme për shtetet anëtare, për të arritur objektivin e tyre, ndërsa shteti anëtar është i lirë të zgjedhformën dhe mënyrën e arritjes së objektivit të parashikuar 488.Në përputhje me ligjin kombëtar kushtetues, Shteti mund të zbatojë Direktivënpërmes një ligji, një Rregullore ose akti administrativ. Me qëllim zbatimi, parlamentetkombëtare janë të lidhura me objektivin e Direktivës, në qoftë se ata marrin pjesë në të gjitha proçedurat. Komisioni Europian ndërkohë ka kuptuar se është e domosdoshme për të lehtësuar rregullat dhe rregulloret, në lidhje me tregun e sigurimeve. Vetëm arritja në Gjeneratën e Tretë të direktivave të sigurimit, bëri që tregu ivetëm i sigurimeve të arrinte përsosjen.

488Neni 249 Traktatit i KE-së.

252

1) Direktiva e parë489 e sigurimit jo-jetës Direktiva e parë e sigurimit jo-jetë është Direktiva më e rëndësishme e sigurimit sepse të gjitha direktivat e tjera, të cilat janë të miratuara në rrugën për tregun e sigurimit të brendshëm janë ndërtuar në të. Kjo Direktivë kishte për qëllim koordinimin e kushteve. Si kusht paraprak, për miratimin e Direktivës përLiberalizimin dhe zbatimin e lirisë së themelimit të sigurimit të jo-jetës, personat e siguruar do të përfitojnë mbrojtjen e konsumatorëve, si në çdo vend tjetër anëtar, pavarësisht nëse ato marrin sigurim përmes sigurimit në ndërmarrje, në familje apo në degë të një siguruesi të huaj. Para së gjithash, Direktiva e bëri të qartë se ishte e nevojshme zgjerimi i mbikëqyrjes për të gjitha klasat e sigurimit. Në shtojcën e Direktivës, pas punës së kryer nga OECD, një klasifikim i sigurimit jo-jetë është bërë pa klasa të përcaktuara në mënyrë të detajuar dhe të ndara nga njëri-tjetri. Për të gjitha klasat duhet pikësëpari të merret një autorizim zyrtar, dhe kjo si për zyrën e kreut të një ndërmarrjeje të brendshme dhe për degën e një siguruesi të huaj. Kushtet për autorizim janë të koordinuara në një masë të madhe. Autorizimi duhet të jepej kur tëishin plotësuar kushtet. Nuk është lejuar që një kërkesë për autorizim të shqyrtohet në prizmin e kërkesave ekonomike të tregut. Mbikëqyrja e vazhdueshme e një siguruesi që ka fituar një autorizim të zgjeruar është edhe për të gjitha klasat e sigurimit. Në këtë drejtim, ligji i vendit në të cilin kompania operon (vendi pritës) është i pazbatueshëm. Kërkesat e vetë fondeve ( kërkesa të aftësisë paguese) kanë qenë të koordinuara, dhe se fondet të cilat siguruesi ka, të kenë përveç aseteve dhe detyrimet dhe provizionet përfaqësuese. Për herë të parë, përgjegjësia për mbikëqyrjen u nda midis autoriteteve mbikëqyrëse të vendit të origjinës, ku është vendosur selia e ndërmarrjes, dhe vendit pritës. Në thelb, përgjegjësia ishte tek vendbanimi, në autoritetin mbikëqyrës të vendit pritës, ku autoriteti i vendit ishte përgjegjës, vetëm për monitorimin e gjendjes sëaftësisë paguese. Për të gjitha vendet anëtare, Direktiva solli një ndryshim rrënjësor në ligjet mbikëqyrëse përkatëse. Për këtë arsye, gjatë diskutimeve fillestare të vendeve anëtare për draft - direktivën e propozuar për të zgjatur dispozitat e Direktivës ishte vetëm për siguruesit që kanë për qëllim ngritjen e aktiviteteve ndërkufitare. Ky sugjerim u refuzua nga Komisioni si i papajtueshëm me objektivat e Traktatit te KE, e cila ishte për të krijuar një treg të përbashkët edhe në sektorin e sigurimeve . Ajo pranoi vetëm përjashtimin e shoqatave të vogla të sigurimit dhe disa institucioneve publike dhe gjysmë - publike nga objekti i Direktivës . Dispozitat kryesore diskriminuese të vendeve të ndryshme anëtare janë numëruar në mënyrë eksplicite në Direktivë. Përveç Direktivës së risigurimeve, kjo Direktivë ishte i vetmi në sektorin e sigurimeve, e cila në mënyrë eksplicite ka hequr kufizimet ekzistuese formale mbi liritë themelore. Menjëherë pas miratimit të saj, Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi në lidhje me lirinë për të ofruar shërbime që parimi i trajtimit kombëtar të shtetasve të ishte i drejtpërdrejtë në kalimin e periudhës kalimtare të paraparë në Traktatin e KE. Prandaj, në fund të vitit 1974, Komisioni KE tërhoqi të gjitha Direktivat e liberalizimit që nuk ishin miratuar ende nga Këshilli dhe që kishin të bënin me lirinë e themelimit të kompanive të sigurimit të jetës.

2) Direktiva e Bashkësigurimit.

489 Direktiva 73/240/EEC e 24 korrikut 1973 heqjen e kufizimeve për lirinë e vendosjes në biznesit të sigurimit të drejtpërdrejtë përveç sigurimit të jetës, OJ no L 228 of 16 gusht 1973, faqe 20.

253

Për një kohë të gjatë, përpjekjet për të realizuar kushtet e nevojshme për zbatimin e lirisë në shërbime, e cila filloi afërsisht në të njëjtën kohë me punën që kishte për qëllim realizimin e lirisë në krijimin e sigurimin jo-jetë, mbeti i pasuksesshëm. Në fillim, ideja ishte që me të drejtën e vendosjes, lëvizja e shërbimeve ndërkufitare duhej të ishte subjekt i ligjit dhe vizionit të vendit ku ishte vendosur rreziku ("parimi i vendit pritës - host country") , ku në thelb ishin të njëjtat kushte për autorizimin dhe ndjekjen e veprimtarisë, me përjashtim të rikërkesave për të ngritur një zyrë, degë apo për të caktuar një agjent të autorizuar. Në vitin 1970, Komisioni KE e ndryshoi këtë koncept. Tani parimi i vendit pritës aplikohet për ofruesit e shërbimeve të cilët duhet të lejohen për të shitur produktet e zakonshme dhe të pranohen në vendin e tij të origjinës dhe në vende të tjera pa pasurnevojë të jenë në përputhje me ligjin mbikqyrës.490 Aplikanti për sigurim do të ketë mundësi për të kërkuar mbulimin e sigurimit më të favorshëm brenda Komunitetit.Koordinimi i ligjeve të mbikëqyrjes është shumë i rëndësishëm për parandalimin e shumë rreziqeve. Duke u bazuar në përvojën e kaluar , pritej që kjo punë koordinimi do të marrë një kohë të gjatë nga autoritetet mbikëqyrëse të vendeve anëtare të sugjeruar për liberalizimin ndërkufitar, sepse në këtë fushë masat e para të koordinimit nuk ishin të nevojshme dhe në anën tjetër nevojat për bashkëpunim ndërkombëtar të siguruesit shpesh kishin lindur gjatë së kaluarës pikërisht në lidhje me mbulimin e rreziqeve. Direktiva e miratuar nga Këshilli në vitin 1978, parashikonte “ që ndërmarrjet e sigurimit të cilat në një shtet anëtar janë të autorizuara për të kryer veprime në klasën e sigurimit në fjalë, mund të marrin pjesë në kontratat që mbulojnë rreziqet e përfshira në këtë klasë në të gjitha shtetet e tjera anëtare, edhe në qoftë se ata nuk janë të autorizuar në vendin në fjalë.” Rregullorja nuk zbatohet ndaj rreziqeve të tjera përveç rreziqeve detare dhe transportit, avionëve, zjarri dhe të tjera, të rreziqeve të pronës, rreziqeve bërthamore dhe farmaceutike. Një kufizim i mëtejshëm konsiston se Direktiva zbatohet vetëm për rreziqe të cilat vijnë për shkaqe natyrore. Autoriteteve mbikëqyrëse u është kërkuar që të japin më shumë informacion për të arritur në këtë drejtim një marrëveshje të përbashkët. Që nga fillimi në fokus të diskutimeve në këtë Direktivë ishte pozita e "siguruesit kryesor". Për shumicën e shteteve anëtare,direktiva ishte për të garantuar ligjin në vendin pritës, në mënyrë të veçantë ligjet e kontratës dhe ligjet mbikëqyrëse. Këto vende supozohet se, ndryshe nga sistemet e tjera të sigurimit, siguruesi kryesor duhej të vendosej dhe të autorizohej në vendin ku ishte vendosur rreziku. Sipas praktikës zakonore dhe siç thuhet shprehimisht në Direktivë - kushtet e sigurimit për këto kontrata janë të përcaktuara nga lideri, ata e morën atë për të thënë se kontrata mund të bazohet vetëm në kushtet e sigurimit të miratuara nga autoriteti mbikëqyrës i liderit . Komisioni Evropian dhe një pakicë e shteteve anëtare nuk ishte dakord. . Kompromisi i cili përfundimisht u gjet, ishte aq i paqartë se çdo shtet mund ta interpretonte atë sipas bindjes së vet. Komisioni nisi procedime në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë kundër vendeve të cilat parashikuan në ligjet e tyre kombëtare që udhëheqësi duhej të themelohej dhe të autorizohej në vendin pritës dhe ata kishin mësuar nga Gjykata, që të dy, krijimi dhe kërkesat autorizimit ishin të papajtueshme me nenet 59 dhe 60 të Traktatit të Romës, sepse kërkesa, themelimi ishte mohimi i lirisë për të ofruar shërbime. Megjithatë edhe pas skadimit të periudhës së tranzicionit,

490 bazuar ne nenin 10 Direktiva e Këshillit 73/240/EEC e 24 korrikut te vitit 1973 “ Per heqjen e kufizimeve për lirinë e vendosjes në biznesin e sigurimit të drejtpërdrejtë, përveç sigurimit të jetës”.

254

kjo liri ishte ligj drejtpërdrejt e zbatueshme. Harmonizimi i dispozitave ligjore është pranuar më se miri si kusht paraprak për dhënien e kësaj të drejte.491Kërkesa për autorizim ishte në përputhje me Traktatin e KE për arsye të mbrojtjes së konsumatorit.Duhet përmendur gjithashtu se autoritetet mbikëqyrëse nuk mund ta kryejnë urdhrin e legjislatorit të BE-së për të dhënë një përcaktim më të detajuar për natyrën dhe shumën e rreziqeve në fjalë. Shumica e vendeve anëtare kanë të përcaktuar vlerat e caktuara për klasat përkatëse. Kjo gjithashtu, ishte një arsye që Komisioni i KE-së të ketë indicie për të filluar proçedurat ligjore ndaj këtyre vendeve. Megjithatë, veprimet janë hedhur poshtë si të papranueshme apo si të pabazuara. Përcaktimi i kufijve është e nevojshme, përcaktuar në nenin 26 të Direktivës së Sigurimit të Jo-Jetës. 3) Direktiva e ndihmës së asistencës turistike

Ndihma turistike bazuar ne Direktivën për nocionin e sigurimit ka qenë dhe deri më sot nuk ishte e koordinuar me direktivat e Këshillit. Pas sugjerimit të Konferencës KE të Autoriteteve Mbikëqyrëse, Komisioni KE i propozoi Këshillit për të shtuar një klasë të re të Direktivës së Parë jo-jetës, klasën nr. 18 "Ndihma për persona që janë në vështirësi gjatë udhëtimit, ndërsa janë larg nga shtëpia apo larg vendbanimit të tyre të përhershëm.” Pavarësisht nga disa përjashtime të parashikuara për shtetet anëtare të veçanta, kjo ishte për të bërë të qartë se ky shërbim ishte që të konsiderohet si ” operacion sigurimi” në të gjitha vendet e Komunitetit, pavarësisht nëse objekti i tyre ishinpagesat me para ose pagesat në natyrë. Përveç kësaj, përpjekje është bërë për të marrë parasysh natyrën e veçantë të rrugës për të kontrolluar në aftësinë për të kryer pagesat në natyrë (duke siguruar që stafi kompetent ka materiale të mjaftueshme dhe është në dispozicion për të kryer shërbimet e premtuara).Direktiva u miratua nga Këshilli në fund të vitit 1984. Direktiva 84/641/EEC ,veçanërisht sa i përket asistencës turistike, Direktiva e parë 73/239/EEC për koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të risigurimit të marrjes dhe ndjekjes te biznesit se sigurimit të drejtpërdrejtë, përveç sigurimit të jetës.

3) Direktiva e dytë për sigurimin jo-jetë Direktiva e dytë ka si qëllim nga Komisioni Evropian dhe në përputhje me programet e Përgjithshme zbatimin e lirisë për të ofruar shërbime në fushën e sigurimit të jo-jetës, pas lirisë së themelimit në këtë sektor janë realizuar në masë të madhe edhe nga Direktiva e parë. Puna për këtë qëllim doli të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Disa herë Komisioni u detyrua të rishikojë konceptin e saj plotësisht. Pasi në vitin 1970 ai kishte kaluar nga parimi vendit pritës – host country, në parimin - home country (vendit të origjinës), kështu ishte krijuar nevoja për të kryer punë të gjerë me anë të koordinimit, në mënyrë të veçantë me qëllim ndalimin e rrezikut të shtrembërimeve të konkurrencës492.

491 Direktiva e Këshillit 30 maj 1978 mbi koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me bashkë-sigurimin Komunitetit, OJ L nr 151/25 nga 7 qershor 1978. 13 Neni. 2 (1) (c): "me qëllim per të mbuluar këtë rrezik, siguruesi kryesor është i autorizuar në përputhje me kushtet e përcaktuara në Direktivën për Koordinim të Parë," 14 ECJ Gjykimi i 4 dhjetor 1986, Rasti 205/84 "Komisioni kundër Republikës Federale të Gjermanisë", ECR 1986, f. 3755.492 Direktiva e Këshillit 87/344/CEE i datës 22 qershor 1987 mbi koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitat që lidhen me sigurimin e shpenzimeve ligjore.

255

Me përjashtim të lirisë së shërbimeve (FOS) ishte që do të zbatohen në vendin e parë në sigurim që mbulon rreziqet e transportit dhe rreziqet industriale dhe komerciale, sepse besohej se në këtë fushë, ndryshe nga biznesi i shitjes me pakicë, mbikëqyrja mund të reduktohet për të kontrolluar në pozitën financiare të ndërmarrjeve, dhe se për këtë arsye koordinimi do të jetë i mundur duke shmangur standardet të mbikëqyrjes të bazuara në të tjera rregulla financiare. Megjithatë, menjëherë u duk se shtetet anëtare nuk ishin të përgatitura për t'u bashkuar me Komisionin në këtë rrugë. Një pjesë prej tyre e hodhi krejtësisht poshtë, vende të tjera moren ne konsiderate kriteret me definicion të IKAP-e përshtatshme por shumë të paqarta. Për një kohë të gjatë, një numër i madh i problemeve të tjera qendruan të pazgjidhura. Dallimi ndërmjet aktivitetit të ndjekur nga mënyra e themelimit dhe aktivitetit të ndjekur nga rruga e lirisë për të ofruar shërbime, çështja e ligjit të zbatueshëm për kontratat, pyetja nëse janë apo jo autorizimi paraprak i kushteve dhe shkallët e primeve të cilat mund të mbahen, trajtimi i sigurimit të detyrueshëm, çështja e përfshirjes së autoritetit mbikëqyrës të vendit pritës në procedurën e autorizimit për aktivitetin e ndjekur me anë të shërbimeve, të kompetencave përkatëse të ndërhyrjes së autoriteteve te këtyre në vendet pritëse dhe vendin e origjinës , çështja nëse liria për të ofruar shërbime duhet të jepet në filiale, çështja e dispozitave dhe praktikave të jenë në lidhje me llogaritjen dhe përfaqësimin e provigjoneve teknike dhe shumë më tepër. Zbulimi i madh erdhi pas vendimit të lartpërmendur të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, dhënë në një veprim të ngritur nga Komisioni kundër disa vendeve anëtare në veçanti për shkak të moszbatimit të neneve 59 dhe 60 të Traktatit të Romës (sot nenet 49 dhe 50 i Traktatit të KE). Në këtë pushtet GJED ka deklaruar në mënyrë të pagabueshme se në kundërshtim me mendimin e shumicës së vendeve anëtare, nenet 59 dhe 60 të Traktatit të Romës ishte bërë drejtpërdrejt të zbatueshme në fund të periudhës kalimtare, duke përfshirë edhe në sektorin e sigurimeve, dhe kjo pavarësisht nga nëse janë apo jo masat e koordinimit fillimisht të kërkuara si kushte paraprake, ato duhet te ishin ekzekutuar . Kërkesa solli përpara nga disa shtete anëtare për efekt se siguruesit e huaj KE të kenë jo vetëm një autorizim , por edhe ndërmarrjen, në vendin pritës në mënyrë që për një mbikëqyrje të saktë. Eshtë konsideruar nga Gjykata e Drejtësisë si e pajustifikuar mohimi i lirisë për të ofruar shërbime , me përjashtim të sigurimit të detyrueshëm . Duke pasur parasysh shkallën e koordinimit në ligjin mbikëqyrës tashmë e arritur përmes Direktivës së Parë , ajo duhet të jetë e mundur për autoritetet mbikëqyrëse , në mënyrë të veçantë me anë të bashkëpunimit të rënë dakord për të siguruar mbikëqyrjen e biznesit ndërkufitar bërë me anë të shërbimeve . Arsye të forta per të mirën e përgjithshme që justifikojnë kufizimet ndaj lirisë për të ofruar shërbime për këtë arsye nuk ekzistojne . Në të kundërtën sektori i sigurimeve është një sektor veçanërisht i ndjeshme përsa i përket mbrojtjes së konsumatorëve Prandaj , ai arriti në përfundimin se në funksion të mungesës së koordinimit në veçanti në fushën e ligjit të kontratës së sigurimit dhe të dispozitave në lidhje me mjetet teknike , shtetet anëtare do të jetë në gjendje për të ruajtur kërkesat e autorizimit nga autoriteti mbikëqyrës Siç u bë e qartë e gjithë kjo punë nuk do të mund të bëhet në vetëm një dekadë , ndaj dhe Komisioni u përpoq në mënyrë progressive të fusë konceptin e lirisë për të ofruar shërbime ( FOS ) . Me përjashtim te FOS bashkësigurimi në vendin e parë do shiheshin sigurimet që mbulojnë rreziqet e transportit dhe ato rreziqe industrial e komerciale, pasi sepse besohej se në këtë fushe , ndryshe nga bizneset e shitjes me pakicë , mbikëqyrja mund të jetë reduktuar për të kontrolluar në pozitën financiare të

256

ndëmarrjeve , dhe se për këtë arsye do të ishte i mundur koordinimi që mund të shmang standartet e mbikëqyrjes sesa bazuar vetëm në rregullat financiare .Megjithatë, u duk se shtetet anëtare nuk ishin të pergatitura për t'u bashkuar me Komisionin per këtë rrugë .Një pjesë prej tyre e hodhi krejtësisht poshtë këtë ide, vende të tjera i konsideruan kriteret të papërshtatshme ose shumë të paqarta. Për një kohë të gjatë, një numër i madh i problemeve të tjera duket të ishin ende të pazgjidhshme . Problematikat kryesore konsistonin : së pari në ekzistencën e dallimit midis aktivitetit të ndjekur nga mënyra e themelimit dhe aktivitetit të ndjekur nga rruga e lirisë për të ofruar shërbime ,së dyti në ligjin e zbatueshëm për kontratat , nëse janë apo jo kushtet dhe shkallët e

primeve që mund të ruhen; trajtimi i detyrueshëm i sigurimit apo çështja e përfshirjes së autoritetit mbikëqyres të

vendit pritës në autorizim; proçedura për aktivitetin e ndjekur me anë të shërbimeve , kompetencat përkatëse të ndërhyrjes së autoriteteve mbikqyrëse në vendet pritëse dhe vendin e origjinës; çështja nëse liria për të ofruar shërbime duhet gjithashtu të jepet edhe për degët , cështja e dispozitave dhe praktikave që do të aplikohen lidhur me llogaritjen dhe përfaqësimin e provigjoneve teknike dhe shumë më tepër . Zbulim i madh erdhi pas vendimit te lartëpërmendur të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë , duke pasur parasysh një çështje të ngritur nga Komisioni kundër disa vendeve anëtare në veçanti për shkak të shkeljes së neneve 59 dhe 60 të Traktatit të Romës ( sot Nenet 49 dhe 50 te Traktatit të KE ) e duhur. GJED deklaroi se në kundërshtim me mendimin e shumicës së vendeve anëtare , nenet 59 dhe 60 tëTraktatit të Romës ishin bërë drejtpërdrejtë të zbatueshme në fund të periudhës tranzitore, duke përfshirë edhe seksionin e sigurimeve dhe kjo pavarësisht nëse ishin ekzekutuar apo jo masat koordinuese të kërkuara në fillim si kusht paraprak. Kërkesa e sjellë nga disa prej shteteve anëtare të KE kanë jo vetëm autorizim, por mundësinë që një vend pritës të mund të mbikqyrë saktë dhe të mund të s ne vendin dhe vetëm të mund të sigurohet , ky fakt u konsiderua nga Gjykata e Drejtesise si një mohim i pajustifikuar i lirisë për të ofruar shërbime , me përjashtim të sigurimit të detyrueshëm Duke pasur parasysh shkallën e koordinimit në ligjin mbikëqyrës, tanimë të arritur nëpërmjet Direktivës së Parë, u pa e mundur që autoritetet mbikqyrëse në veçanti, të mund të kenë mjetet e tyre të bashkëpunimit dhe të mund të bien dakort që të sigurojnë mbikqyrjen e biznesit ndërkufitar të bërë përmes ofrimit të shërbimeve Nga ana tjetër, ECJ shpjegon sektorin e sigurimeve, i cili është një sektor veçanërisht i ndjeshëm në lidhje me mbrojtjen e konsumatorit. Për këtë arsye u arrit në përfundimin, se në saj të mungesës së një koordinimi të përbashkët në fushën e ligjit për kontratat e sigurimit, shtetet anëtare do të duhet të jenë në gjëndje për të ruajtur kërkesat nga autoriteti mbikqyrës i vendit pritës në lidhje me aktivitetet e ndjekura për mënyrën e shërbimeve, dhe gjithashtu do të zbatojnë ligjin e kontratave të këtij vendi pritës.

Së fundi, Gjykata e Drejtësisë vendosi që mosmarrëveshjet e krijuara midis lirisë së krijimit dhe lirisë për të ofruar shërbime, do të duhet parë me tepër në këndvështrimin e lirisë së themelimit, ku vetë siguruesi ka një prani të përhershme në vendin pritës edhe nëse në vendin pritës nuk ka të themeluar një zyrë formale të degës së saj. Për më tepër, siguruesi mund të ketë qënë subjekt i dispozitave ne lidhje me lirinë e vendosjes edhe në qoftëse ai mund ta ketë drejtuar aktivitetin e tij tërësisht ose pjesërisht në territorin e një vendi tjetër anëtar që është vendi pritës.

257

Rishikuar në bazë të këtij gjykimi, propozimi i Komisionit për Direktivën për një koordinim të dytë jo-jetë u miratua në mes të viteve 1988493. Në lidhje me mënyrën e ushtrimit të biznesit, shihet një diferencë që ekziston që nga mënyra e themelimit në të njëjtën mënyrë; nga biznesi me anë të shërbimeve në të njëjtën mënyrë sic është bërë në vendimin e Gjykatës Evropiane. Duke qëndruar në të njëjtën linjë me sugjerimet e Gjykatës dhe në funksion të nevojave të ndryshme për mbrojtjen e të siguruarve. Direktiva parashikon rregulla të ndryshme për sigurimin e rreziqeve të mëdha dhe të rreziqeve në masë, një diferencë e cila është bërë në saj të ndasive me kritere qualitative dhe quantitative. Transporti dhe kreditet janë konsideruar gjithmonë si ndër rreziqet më të mëdha, për sa kohë që këto lidhen me aktivitetin industrial dhe komercial profesionial, e ushtruar nga ana e mbajtësit të policës. Në lidhje me detyrimet e siguruesit, ndarja sasiore është e bazuar në kriteret e marrë Direktiva e katërt e ligjit për kompanitë e sigurimit. Një rrezik i madh mund të jetë në rastet kur siguruesi përmbush dy prej tri kushteve të mëposhtëme:

- kur totali i gjëndjes së bilancit është më tepër sesa 6.2 milion euro ,- kur qarkullimi neto kalon 12.8 milion euro ,- kur numri mesatar i të punësuarve gjatë vitit financiar është më shumë 250 .

Për sektorin e rreziqeve të mëdha është bërë një hap i madh drejt parimit të vendit pritës, pasi vendit pritës tanimë nuk i lejohet të kërkojë autorizim për biznesin e shërbimeve. Si për llogaritjen dhe përfaqësimin e dispozitave teknike për biznesin me anë të shërbimeve janë të zbatueshme dispozitat dhe praktikat të vendit të origjinës. Për më tepër , asnjë shteti anëtar nuk i lejohet të përshkruajë një " masë parandaluese për mbikëqyrjen për kushtet e vendosjes së primeve ", kjo nuk lejohet as në formën e miratimit paraprak nëpërmjet njoftimit sistematik për rreziqet e mëdha të biznesit në përgjithësi për biznesin, të përfunduar në vendin e origjinës494. Referuar ligjit në fuqi të kontratës, palët kanë lirinë e zgjedhjes për të përfunduar kontratën e sigurimit të transportit. Megjithatë , në biznesin e shitjes me pakicë, parimi i vendit pritës vazhdon të jetë në masë të madhe dhe mëse i aplikueshëm.Shtetet anëtare p.sh: mund të kërkojnë nga siguruesit e huaj të KE që të marrin autorizim për përfundimin e biznesit për të marre autorizimin për transaksione të biznesit në një bazë të shërbimeve . Si rregull, ligji i vendit ku i siguruari ka vendbanimin e tij është i zbatueshëm për kontratat, liria e zgjedhjes është kufizuar me forcë. Përveç kësaj, shtetet anëtare mund të vazhdojnë të përcaktojnë mbikëqyrjen parandalues të kushtet dhe shkallët e primeve në lidhje me këtë biznes.

Direktiva e dytë e Keshillit 88/357/EEC e datës 22 qershor 1988 mbi koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe udhezimeve administrative lidhur me sigurimin e drejtëpërdrejtë përveç sigurimit të jetës, parashtron dispozitat të cilat lidhen me lehtësimin e ushtrimit efektiv të lirisë për të ofruar shërbime, tanimë e gjithë kjo direktivë është modifkuar.495

493Direktiva e dytë 88/357/EEC e 22 June 1988, për koordinimin e ligjeve,rregulloreve parashikimeve administrative përsa i përket sigurimit të drejtpërdrejtë dhe dhe sigurimeve të tjera të jetës, parashtron dispozitat për të lehtësuar ushtrimin efektiv të lirisë për të ofruar shërbime, modifikuar me direktivën73/239/EEC, OJ noL 172 of 4 July 1988, faqe 20 .494 përjashtime janë të lejuara vetëm për rreziqet e sigurimit të detyrueshëm .495 Modifikuar me Direktivën 73/239/EEC , L 172 nga 4 korrik 1988, fq . 120 Art . 11

258

Si rregull, ligji i vendit ku i siguruari ka vendbanimin e tij është ligji i zbatueshëm për kontratat, por gjithsesi liria e zgjedhjes është kufizuar. Përveç kësaj, shtetet anëtare mund të vazhdojnë të përcaktojnë mbikëqyrjen parandaluese të kushteve dhe shkallëve të primeve në lidhje me këtë biznes . Një sasi e caktuar e harmonizimit të mjeteve të vëzhgimit dhe korrigjimit , të cilat të gjitha shtetet anëtare duhet t’i japin autoriteteve mbikëqyrëse , është me rëndësi të madhe 496. Përveç kësaj Direktiva përmban rregulla të veçanta mbi bashkëpunimin e autoriteteve mbikëqyrese në lidhje me autorizimin dhe mbikëqyrjen aktuale të ndërmarrjeve. Kjo direktivë ka dispozita që rregullojnë sigurimin e detyrueshëm ; informatat që duhen dhënë për të siguruarit; të dhënat statistikore të siguruara për Autoritetet mbikëqyrëse të sigurimeve; rregullat në lidhje me mbulimin e provigjoneve teknike me asetet që përputhen , kërkesat për trajtimin e barabartë për kreditorët kombëtarë dhe jo kombëtare të sigurimit në rastin e falimentimit.Ndërsa përsa i përket lirisë për të ofruar shërbime, dispozitat e Direktivës përcaktojnë se ato nuk janë të zbatueshme për siguruesit nëse ato nuk parashikohen në Direktivën e Parë, referuar kjo sigurimit për përgjegjësinë e mjeteve motorike, bërthamore dhe farmaceutike dhe të sigurimit të detyrueshëm në lidhje me aktivitetet e ndërtimit .

Direktiva e tretë e sigurimit jo-jetë497 më në fund futi parimin e licencimit të vetëm për siguruesit bazë KE që deri atëherë ishin nëntëmbëdhjetë klasa të biznesit të sigurimit të jo-jetës. Çdo shoqëri sigurimi e cila është themeluar dhe autorizuar në një shtet anëtar mund të përdori këtë licencë në të gjithë territorin e Komunitetit Europian në të dy liritë asaj së vendosjes dhe lirisë për të ofruar shërbime pa pasur nevojë për të përmbushur kërkesat e mëtejshme dhe nuk ka rëndësi nëse dëshiron të ushtrojë aktivitetet ndërkufitar në vendin e parë ose jo. Në përputhje me preambulën e Direktivës kushtet e nevojshme paraprake për njohjen reciproke të lejeve dhe të sistemeve të kontrollit të kujdesshme, duke bërë të mundur që të japë një autorizim të vetëm të vlefshëm në të gjithë Komunitetin dhe për të aplikuar parimin e mbikëqyrjes nga Shteti Anëtar, ranë më në fund dakort me këtë direktivë të fundit dhe me zgjerimin e direktivës suplementare, që ishte miratuar përveç direktivavës 'së pastër' të sigurimit.498

Në veçanti, kushtet paraprake vetëm të përmendura konsideruan harmonizimin përfundimtar të dispozitave kombëtare në lidhje me rezervat e mbikëqyrjes dhe teknike. Kontrolli i nevojshëm tani kryesisht ushtrohet nga autoriteti mbikëqyrës i vendit të origjinës. Autoritetet e shtetit pritës, nga ana tjetër, kanë mjete shumë të kufizuara të kontrollit të cilat veçanërisht nuk përfshijnë pyetjen nëse shoqëria e

496 Këto përfshijnë përveç vëzhgimit do të thotë të tilla si qasje e përgjithshme ndaj informacionit dhe të drejtën për të kryer në terren hetime në ambientet e kompanisë , në mënyrë të vecantë klauzolë e përgjithshme e modeluar në nenit 81 ( 2 ). Art. 1 i Ligjit te Mbikëqyrës së Sigurimeve Gjermane sipas të cilit autoritetet mbikëyrëse mund të marrë për siguruesit çdo masë të nevojshme për të siguruar që në secilin nga shtetet anëtare aktivitetet e ndermarrjeve të mbeten në përputhje me dispozitat ligjore dhe administrative me te cilën kompania duhet të përmbushë në çdo shtet anëtar , dhe në veçanti me skemen e operacioneve - për aq sa ajo mbetet e detyrueshme - dhe për të parandaluar ose hequr parregullsi të dëmshme për interesat e poseduesve të policave. 497 Direktiva e Këshillit 92/49/EEC e 18 qershor 1992 mbi koordinimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative që kanë të bëjnë me sigurimin e të drejtpërdrejtë, përveç sigurimit të jetës dhe të Direktivave 73/239/EEC dhe 88/357/EEC ndryshimit (Direktiva e Sigurimit të tretë Jo-Jetë ), OJ 1992 S'ka L 228/1.498 Recital 5 të parathënies së Direktivës 92/49/EEC

259

sigurimit ka përmbushur në të vërtetë kushtet në të cilat është dhënë licenca nga Shteti Anëtar. Në rast të shkeljes së kërkesave të autorizimit është parashikuar një sistem i komplikuar në vend të bashkëpunimit.Për më tepër, Direktiva gjithashtu paraqiti një kërkesë të re për aksionerët kontrollues dhe anëtarët e menaxhmentit në lidhje me integritetin e tyre dhe të aftësive profesionale. Duhet përmendur edhe dispozitat e hollësishme në lidhje me ligjin e taksave, si dhe ndalimin e monopoleve ekzistuese të lejuara më parë në disa vende anëtare.

4) Direktiva e tretë e sigurimit të jetës.

Direktiva e tretë e sigurimit të jetës , miratuar në fund të vitit 1992 në thelb miraton rregullat e Direktivës së tretë të sigurimit të jo-jetës , me përjashtim të disa elementeve të veçanta për sigurimin e jetës . Këtu përsëri , siguruesi ka nevoje vetëm për autorizim nga autoriteti mbikëqyrës i vendit të origjines në mënyrë që të jetë në gjendje të ndjekë biznesin e sigurimit të jetës në Komunitet. Mbikëqyrja e kujdesshme është përgjegjësia e vetme e autoritetit mbikëqyrës të vendit të origjinës, ndërsa autoriteti i vendit pritës është i përfshirë ndjeshëm në fushat e tjera të mbikëqyrjes . Mbikëqyrja parandaluese e kushteve duhet të shfuqizohet atje ku është ende ekzistuese . Në vend të kësaj , në mënyrë që të mos e lënë mbajtësin e policës se pa asnje mbrojtje, një numër i madh kërkesash për dhënie informacionesh shpjeguese , marrë nga ligji britanik , janë kërkuar të cilat siguruesi duhet t’i përmbushë para dhe pas lidhjes së një kontrate në dobi të policëmbajtësit. Përveç kësaj, e drejta e anulimit dhënë në Direktivën e dytë të sigurimit të jetës vetëm në lidhje me kontratat e lidhura për mënyrën e shërbimeve ,është akorduar tani për kontratat e sigurimit të jetës në përgjithësi ,vendeve anëtare u janë dhënë mundësi për të siguruar përjashtime në veçanti në lidhje me të siguruarit të cilët nuk kanë nevojë për mbrojtje të veçantë.Operacione të cilat në disa shtete nuk ishin konsideruar si operacione sigurimi dhe për këtë arsye nuk ishin të autorizuar (riblerja kapitalit dhe menaxhimi i fondeve të pensioneve) duhet tani të lejohen në të gjitha vendet Katër çështje u diskutuan shumë e deri pak para përfundimit të negociatave dhe më në fund gjetën zgjidhje nëpërmjet një kompromisi politik :

Njoftimi sistematik i kushteve të sigurimit , shkallët e primeve dhe bazat teknike të përdoren në llogaritjen e dispozitave teknike;

Maksimumi i shkallës së interesit, aplikuar në llogaritjen e dispozitës matematikore;

Llogaritja e shkallës së primeve; Specializimi.

Shumica e vendeve anëtare mbajtën qëndrimin se një kontroll i vetëm a-posteriori i kushteve të sigurimit, shkallës së primeve dhe dispozitave nuk ishte i mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e nevojshme për të siguruarit në këtë klasë të sigurimit të një rëndësie të madhe në aspektin e politikës sociale. Së fundi , u ra dakord që shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të paktën të kërkojnë njoftim sistematik të bazave teknike të përdorura në llogaritjen e shkallës së primeve dhe dispozitave teknike. Në lidhje me llogaritjen e kushteve teknike , në veçanti të dispozitës matematikore , Direktiva e propozuar parashtroi një numër parimesh aktuariale të cilat janë bazuar në punën e bërë nga Groupe Consultatif des Associations des Actuaires499. Ky grup

499 Është organ konsultativ i ngritur nga shoqata e aktuarëve të vendeve anëtare, e cila do të merret me llogaritjen e provigjoneve matematikore në sigurimin e jetës.

260

kishte gjetur se , ndërsa metodat e përdorura ne llogaritjen e kushteve teknike ishin të ndryshme midis shteteve anëtare, ato jepnin rezultate ekuivalente në raste të krahasueshme dhe ishin të gjithë në mënyrë të barabartë kursyes , kështu që njohja reciproke e skemave ekzistuese mbikëqyrëse mund të rekomandohej. Pavarësisht nga ky fakt , shumica e shteteve anëtare në Këshill mbajtën qëndrimin se të paktën në lidhje me përcaktimin e normës teknike të interesit500 duhet të bëhen përpjekje për të vendosur rregulla specifike, të koordinuara dhe të verifikueshme, që shtriheshin përtej parimeve të përgjithshme. Kjo e fundit do të jetë caktuar nga autoriteti mbikëqyrës. Këto rregulla nuk zbatohen për lloj të caktuara të kontrates si kontratat e lidhura ose kontratat me një prim për një kohëzgjatje të shkurtër.

Në lidhje me llogaritjen e primeve, propozimi i Komisionit fillimisht nuk ofroi asnjë rregull. Në bazë të filozofisë së kujdesshme britanike që është karakteristikë për të gjithë Direktivën, Komisioni ka mbajtur qëndrimin se primi vendosej vetëm në bazë të konsideratave tregtare ; shqetësimi kryesor ishte se sasitë e përshtatshme ishin vendosur në dispozitat matematikore. Me këmbënguljen e shumicës së vendeve anëtare u hodh përfundimisht poshtë që primi për biznesin e ri duhet të jetë i mjaftueshëm në supozime aktuariale të arsyeshme , për t’u mundësuar siguruesve që të përmbushin të gjitha angazhimet e tyre dhe , në veçanti , për të nxjerrë dispozita të përshtatshme teknike. Zgjidhja e specializimit që gjendet në Direktivën e parë të sigurimit të jetës është zbutur më tej. Nga atëherë e në vazhdim , siguruesit ekzistues të shumë linjave janë të lejuar të ndjekin të njëjtën kohë sigurimin e jetës dhe të jo-jetës në të gjitha vendet e Komunitetit në bazë të themelimit dhe në bazë të shërbimeve pa u penguar nga afatet. Për më tepër, shtetet anëtare mund të lejojnë të gjitha ndërmarrjet e sigurimit që të ndërmarrin sigurimin e shëndetit dhe aksidenteve krahas sigurimit të jetës.

8.2.1. Konsolidimi i Direktivave ( " Kodifikimi " )

Në kundërshtim me sigurimin e jo-jetës, Komisioni ishte në gjendje për të krijuar një version të konsoliduar (Komisioni flet për kodifikim ) të dispozitave që lidhen me sigurimin e jetës. Propozimi për një Direktivë u miratua nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli në 2002. Direktiva e konsoliduar përfshin gjithashtu rregulla të reja mbi aftësinë paguese të zbatueshme për sigurimin e jetës .

I. Direktivat e risigurimit501

1 . Direktiva e parë e risigurimit

500 Shtetet anëtare ranë dakord për një opsion ku norma maksimale e interesit ishte caktuar në përgjithësi në 60 për qind të normës mesatare mbi çështjet e bonove shtetërore ( parimi kontinental ) ose e përcaktuar si një normë interesi e përzier, duke marrë parasysh të ardhurat në aktivet përkatëse të mbajtura dhe aktualisht , me angazhimet e ardhshme, të ardhurat e parashikuar nga aktivët e ardhshëm ( sistemi britanik ) .501 Direktiva 2005/68/EC e European Parlamentit Europian dhe e Këshillit të 16 Nentor 2005 në risigurime dhe amendimet me Direktivën 73/239/EEC, 92/49/EEC , po ashru dhe me Direktivat98/78/EC dhe 2002/83/EC.

261

Sektori i risigurimit u liberalizua nëpërmjet direktivës përkatëse të 1964 direktiva e parë e sigurimeve, që do të thotë se siguruesit që kanë zyrën qëndrore të tyre në shtetet e tjera anëtare, duhej të trajtoheshin në të njëjtën mënyrë si siguruesit kombëtare të shtetit anëtar në fjalë ( trajtimi kombëtar ) . Direktiva prek të dy llojet, risiguruesit specialistë , siguruesit dmth që kryejnë në mënyrë ekskluzive biznesin e risigurimit, dhe siguruesit parësorë, në lidhje me atë pjesë të aktiviteteve të tyre që lidhet me risigurimin. Në vështrimin e natyrës së domosdoshme ndërkombëtare të këtij biznesi dhe për shkak të një sasie më të vogël të mbrojtjes, që nevojitet nga siguruesit cedues, shumë pak kufizime ekzistonin në shtetet anëtare në fillim , prandaj direktiva ishte me pak rëndësi. Programet e Përgjithshme nuk bënë koordinimin e ligjeve kombëtare dhe dispozitave administrative që lidhen me këtë biznes, një kusht ky paraprak për liberalizimin. Koordinimi i tillë nuk ka ndodhur për një periudhë të gjatë kohore. Në lidhje me risigurimin e specializuar nuk kishte përafrim të ligjeve në sektorin mbikëqyrës ( autorizim,aftësinë paguese, kontrolli i aksionarëve,etj ) Shtetet anëtare progresivisht zbatuan më shumë ose më pak një mbikëqyrje strikte risigurimi. Shkalla brenda Komunitetit shkoi nga mungesë e plotë e mbikëqyrjes drejt mbikëqyrjes së kufizuar, deri në barazi me mbikëqyrjen e kompanive të sigurimit primar. Rezultati i mungesës së koordinimit ishte se ndërsa risiguruesit mund të përdorin të drejtën e vendosjes dhe lirisë për të ofruar shërbime , ata ishin objekt i ligjit të vendit pritës , që do të thotë se ata duhet të merrnin një autorizim dhe në përputhje me kërkesat ekzistuese të autorizimit në të njëjtën mënyrë si risiguruesit kombëtarë, me fjalë të tjera, ata nuk kishin një pasaportë evropiane .

2 . Direktiva e dytë e risigurimit

Komisioni mori vendimin në vitin 2002 për të nxitur koordinimin e dispozitave që lidhen me mbikëqyrjen e risiguruesit specialisti. Autoritetet mbikëqyrëse refuzuan të shtynin koordinim deri sa erdhi puna në skemën e re të aftesisë paguese ( "Solvency II " ) të ishte përfunduar. Arsyet vendimtare për përshpejtimin nuk ishin vetëm aspektet e sigurisë. Palët në fjalë e kishin vënë re, se një treg i vërtetë i vetëm pa dallim nga vendet pritëse, do të rezultonte në kursimim e kostove në pjesën e risiguruesve dhe kështu në forcimin e pushtetit ekonomik dhe konkurues të risiguruesve evropianë në tregun botëror . Për më tepër, mbikëqyrja e harmonizuar e risigurimit është konsideruar si një bazë e mirë për bisedime ndërmjet shteteve dhe marrëveshjeve me vendet e treta për lehtësimin e qasjes në tregjet individuale. Së fundmi, risiguruesit gjithashtu kishin kuptuar se ëndrra e lirisë në mbarë botën për të ofruar shërbime do të mund të arrihet edhe për risiguruesit e specializuar në qoftë se Evropa vendoste një shembull të mirë , duke krijuar , të paktën në këtë fushë, një treg që shërben si shembull për botën, pa diskriminime të tilla, siç janë rregullat shtesë të kontabilitetit apo kërkesat nga vendet pritëse për depozitat që mbulojnë dispozita teknike .

Relativisht shpejt, në prill 2004, Komisioni paraqiti një propozim për një Direktivë , e cila kryesisht ishte bazuar në dispozitat e aplikueshme për siguruesit e drejtperdrejtë nëse karakteristikat specifike të biznesit të risigurimit kërkonin rregulla të ndryshme Direktiva u miratua ne tetor 2005. Rregullat për risiguruesit kërkojnë në veçanti :

262

1. Risiguruesit duhet gjithashtu të marrin një autorizim për të nisur biznesin. Ky autorizim është i vlefshëm për të gjithë vendet në Komunitet. Prandaj, kompanitë e risigurimit marrin pasaportën evropiane si sigurues parësorë .

2. Është i zbatueshëm parimi i vendit pritës; 3. Kërkesat e autorizimit janë përgjithësisht të njëjta si për siguruesit parësor ; 4. Një risigurues është i lejuar të ndjekë vetëm biznesin e risigurimit dhe

biznesin e lidhur; 5. Dispozitat në lidhje me aftësinë paguese të jenë në përputhje me ato që

zbatohen për siguruesit parësorë të jo-jetës, dhe kjo edhe në lidhje me pjesën e aktiviteteve të tyre të lidhura me risigurimin e jetës. Fondi minimal i garancisë arrin në 3 milion Euro .

6. Ashtu si në barazimin e sigurimit parësor, dispozitat duhet të themelohen vetëm nëse mirëbesimi në sigurim është ndjekur. Për klasat e tjera, shtetet anëtare kanë mundësinë për të siguruar krijimin e kësaj dispozite. Duke qenë një dispozitë teknike, ajo nuk mund të merret në konsideratë në kapitalin e aftësisë paguese në dispozicion, sepse ajo nuk i përket fondeve të veta të lira asnjanëse. Në mënyrë të ngjashme me dispozita të tjera teknike, dispozita e stabilizimit duhet të mbulohen nga asete të kualifikuar .

7. Në kontrast me sigurimin parësor, është lejuar që pasuritë të investohen në përputhje me parimin e " njeriut të matur ". Autorët e direktivës kanë hequr dorë nga përdorimi i kufizimeve të kritereve sasiorë në mënyrë që të lejojë risiguruesit që veprojnë në nivel ndërkombëtar fleksibilitetin e nevojshëm në bërjen e investimeve .

8. Kërkesa e impenjimit (depozitat , kolateralët , letër e kredive ) për të mbuluar detyrimet e risigurimit është hequr, kjo do të thotë se shtetet anëtare nuk duhet t’i kërkojnë risiguruesve të ofrojnë siguri sipas ligjeve kombëtare. Kjo është pasojë nga koordinimi i dispozitave mbikëqyrëse. Direktiva parashikon një periudhë kalimtare prej tre vjetësh për heqjen e kërkesës për dhënien e garancisë. Kompanive të risigurimit nga vendet e treta, nuk duhet t’u ofrohet trajtim më i mirë, se kompanive brenda Komunitetit.

3. Direktiva për mbikëqyrjen e grupeve të sigurimit502

Në tetor të vitit 1998, Direktiva Evropiane për mbikëqyrjen plotësuese të shoqërive të sigurimit në një grup sigurimi u adoptua. Direktiva parashikon që përtej mbikëqyrjes së koordinuar të ndërmarrjeve individuale të sigurimit ( " mbikëqyrje solo " ) , autoriteteve mbikëqyrese u janë besuar detyra për të mbikëqyrur gjendjen financiare të ndërmarrjeve nga pikëpamja e anëtarësimit të tyre në një grup ( mbikëqyrjes solo - plus ) . Në këtë drejtim duhet të sigurohet në mënyre të veçantë që brenda grupit transaksione të tilla si kreditë , garancitë dhe të tjera nuk e vënë në rrezik vetë pozicionin e fondeve ( aftësia paguese ) të shoqërive të sigurimit dhe se përdorimi i shumëfishtë i kapitalit( " ingranimit të dyfishtë " ) nuk do të ndodhë brenda grupit . Për më tepër , shoqëritë e sigurimit të cilat janë filiale të zotërimeve të sigurimit , kompanitë e risigurimit ose siguruesit, që kanë zyrat e tyre qëndrore në

502 Direktiva ka hyrë në fuqi më 5 dhjetor 1998 dhe duhej të transpozohej në ligjin kombëtar deri më 5 Qershor 2000. Dispozitat kombëtare duhej të aplikoheshin fillimisht për mbikëqyrjen e llogarive për vitet financiare duke filluar me 1 janar 2001 ose gjatë atij viti kalendarik .

263

një vend të tretë , duhet të jenë subjekt i një testi shtesë i aftësisë paguese në nivel të kompanisë mëmë , megjithëse këto kompani mëma janë subjekt i mbikëqyrjes solo.Me qëllim të ekzekutimit efektiv të kësaj detyre shtese, direktiva i kërkon vendeve anëtare t'i japin autoriteteve mbikëqyrëse një numër mjetesh të reja të mbikëqyrjes të tilla si; qasje në informata dhe kompetencat e ndërhyrjes .

4. Direktiva për mbikëqyrjen e bashkimeve financiare

Menjëherë pas miratimit të direktivës së Sigurimit në Grup , Komisioni filloi të punojë për rregullat për bashkimet financiarë përkatës. Direktiva e propozuar është miratuar që atëherë. Ajo është e ndërtuar bazuar në një masë të madhe mbi Direktivën e Sigurimit në Grup . E ngjashme me këtë të fundit , objektivat e saj kryesorë janë:- të sigurojë që bashkimet financiarë kanë kapital të mjaftueshëm . Direktiva e

propozuar kishte për qëllim që të parandalonte në mënyrë të veçantë zbulimin e shumëfishtë të elementëve të fondeve të veta dhe përdorimin e njëkohshëm të elementëve të njëjtë, për ta mbrojtur kundër rreziqeve të ndërmarrjeve të ndryshme të grupit ( "ingranimi i shumëfishtë i kapitalit " ) . Për më tepër , direktiva kishte si qëllim të parandalonte që bonot e borxhit të ndërmarrjeve mëmë të lëshonin dhe transferonin këto të ardhura, si fonde të veta, te filialet e tyre që i nënshtrohen mbikëqyrjes ;- të fusë metoda për llogaritjen e aftësisë paguese në nivel të bashkimit, dhe- të vendosë rregulla për transaksione brenda grupit , përqendrimin e rrezikut dhe të

karakterit të arsyeshëm e të drejtë të menaxhimit .

A) Direktiva për masat e daljes në pension profesional

Sipas Traktatit, vendet anëtare mund të organizojnë skemat e tyre kombëtare të pensionit, siç do ta gjykojnë të arsyeshme. Komisioni, megjithatë, mbajti qëndrimin se të paktën skemat e pensioneve suplementare duhet të përfitojnë nga liritë themelore të parashikuara nga Traktati i KE-së. Rregullat e rrepta të investimit të kapitalit të vendeve anëtare, penguan institucionet e pensioneve nga efikasiteti i përdorimit të tregjeve të kapitalit dhe organizimi ekzistues i skemave të pensioneve të cilat ishinnjë pengesë serioze për lëvizjen e lirë të të punësuarëve. Në tetor të vitit 2000 Komisioni paraqiti propozimin për një direktivë mbi dispozitat e daljes në pension për aktivitetet profesionale. Ndërkohë direktiva u miratua. Miratimi ishte paraprirë nga dhjetë vite negociata të vështira . Direktiva zbatohet prej institucioneve që ofrojnë daljen në pension profesional . Institucione të tilla janë duke operuar në baza financiare, ato janë ligjërisht të pavarur nga ndërmarrje sponsorizuese ose shoqata profesionale sponsorizuese, dhe kanë për qëllim që të sigurojnë përfitime të daljes në pension në bazë të marrëveshjeve midis të punësuarëve dhe punëdhënësve ose me personat e vetëpunësuar , të cilët janë të lidhur me aktivitetet profesionale. Duke pasur për qëllim garantimin e sigurisë financiare në daljen në pension, këto përfitime në përgjithësi ofrojnë pagesën e një pensioni të përjetshëm.Direktiva përjashton nga objekti i saj:

Institucionet të cilat janë të rregulluara tashmë brenda fushës të së drejtës evropiane , p.sh. kompanitë e sigurimit të jetës, fondet e investimeve , etj

Institucionet e sigurimeve shoqërore , Institucionet që veprojnë mbi baza kontributi ,

264

Institucionet ku punonjësit e ndërmarrjeve sponsorizuese nuk kanë të drejta ligjore për përfitime dhe ku ndërmarrja sponsorizuese mund të shpengojë aktivët në çdo kohë dhe jo domosdoshmërisht të përmbushë detyrimet e saj për pagesën e përfitimeve të daljes në pension

Kompani që përdorin skemat e librave rezervë me qëllim që të paguajnë përfitimet e daljes në pension për punonjësit e tyre .

Shtetet anëtare mund të zgjedhin të mos e zbatojnë direktivën për skemat pensionale operative të institucioneve me më pak se 100 anëtarë. Me qëllim parandalimin e shtrembërimeve të vendeve anëtare konkuruese, u është dhënë mundësia të përfshijnë përfitime profesionale të daljes në pension të siguruesve të jetës dhe fondeve pensionale në fushëveprimin e direktivës , nëse një menaxhim i veçantë është ngritur për aktivët dhe detyrimet përkatëse . Shtetet anëtare mund të sigurojnë që opsioni i mbulimit të rreziqeve biometrike dhe kufizimi i rrezikut të tregut të kapitalit përmes një mbrojtjeje të garantuar të kapitalit të ofrohet për anëtarët nëse punëdhënësit dhe punëmarrësit bien dakord . Përveç kësaj , direktiva përmban dispozita në lidhje me kërkesat e autorizimit, si dhe kërkesat në lidhje me informacionin e dhënë autoritetit mbikëqyres dhe shteteve anëtare .

A) Direktiva për pensionin profesional

Referuar Traktatit, shtetet anëtare mund të organizojnë skemën e tyre të pensionit kombëtar ashtu siç ata e shohin të përshtatshme. Komisioni mbron mendimin se të paktën skemat shtesë të pensionit duhet të përfitojnë nga parimet themelore bazë të lirisë të parashikuara nga traktati. Rregullat e investimeve të kapitalit strikt të shteteve anëtare e pengonin Institutin e pensionit të përdornin kapitalin e tregut në mënyrë efiçente dhe euron dhe skemën ekzistuese të organizimit të pensioneve ishte një pengesë serioze në lëvizjen e lirë të punonjësve.Në tetor të vitit 2000 Komisioni prezantoi një propozim për një direktivë në aktivitetin profesional të pensioneve. Ndërkohë direktiva është aprovuar dhe miratimi i saj u arrit pas 10 vitesh negocimesh. Direktiva aplikohet për Institutet profesionale të pensionit. Institute të tilla janë duke operuar me një kapital bazë, ato janë ligjërisht të pavarura nga një ndërmarje sponsorizuese ose shoqatë profesionale sponsorizuese dhe kanë qëllimin të parashikojnë përfitimet nga pensioni në bazë të marrëveshjes midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, ose midis personave të vetëpunësuar, aktiviteti i të cilëve është lidhur me atë profesional. Duke synuar sigurimin financiar të daljes në pension, këto përfitime përgjithësisht sigurohen nga pagesat e primeve gjatë jetës.Direktiva përfshin në fushën e saj:

Institucionet të cilat janë gjithashtu të rregulluara brenda fushës së ligjit europian, psh.kompanitë e sigurimit të jetës, fondet e investimit;

Institucionet e sigurimit social; Institucionet ku punonjësit e ndërmarrjes sponsorizuese nuk kanë të drejta

ligjore të përfitojnë dhe ku ndërmarrjet sponsorizuese mund të rifitojnë aksione në çdo kohë dhe nuk është i nevojshëm obligimi i tyre për pagesën e përfitimit të pensionit;

Kompanitë që përdorin skemat e premtimit, rezervimit për të paguar për përfitimet nga pensioni për punonjësit.

265

Shtetet anëtare mund të zgjedhin të mos aplikojnë direktivën për institucionet që operojnë skema pensioni me më pak se 100 anëtarë dhe përfitues. Në mënyrë për të parandaluar një konkurrencë të shtrembëruar, shtetet anëtare janë të mendimit të përfshijnë përfitimet nga sigurimi i jetës, i pensionit profesional dhe fondet e pensionit në fushën e zbatimit të directives, nëse një menaxhim i veçantë është ngritur për aksionet përkatëse dhe për detyrimet.Rregullat në kapitalin e investuar ishin qëndra e diskutimit. Polica e investimit duhet të bazohet në kriteret e cilësisë dhe jo të sasisë, ky është parimi që duhet të aplikohet dhe siguria, cilësia, përfitimi i investimit duhet të sigurohen. Sipas rregullit, shtetet anëtare nuk duhet të imponojnë zgjedhjen e një tipi specifik investimi. Megjithëse në raste të veçanta investimet mund të kufizohen, shtetet anëtare mund të parashikojnë jo më shumë se 70% të aksioneve të mbuluara nga dispozitat, duhen investuar në aksione dhe jo më shumë se 30% e aksioneve të shprehura në monedha të përputhen.Investimet e ndërmarjeve sponsorizuese janë të limituara deri në 5 %. Natyrisht parimi i shtetësisë është ai që është aplikuar, autoriteti i qytetit ku instituti i pensionit ka zyrën qëndrore është i përgjegjshëm për mbikëqyrjen. Ligjin e aplikueshëm e përbëjnë dispozitat e mbikëqyrjes sociale dhe ligji i punës të zyrës qëndrore.

II. Baza të tjera ligjore me rëndësi në sektorin e sigurimeve

Edhe pse ka një numër të madh direktivash në qëndër të të cilave nuk është ligji mbikëqyrës, por fusha të tjera të ligjit të sigurimit, të cilat janë të një rëndësie të madhe lidhur me tregun e sigurimit. Kjo përfshin veçanërisht dispozitat ligjore që rregullojnë mjetet motorike të sigurimit(të cilat nuk janë në fokusin e punimit) duke llogaritur rregullat dhe ligjin e falimentimit, ligjin e konkurencës dhe i fundit por jo nga rëndësia rregullat e juridiksionit dhe detyrimet e gjykimit. Fusha të tjera të cilat nuk parashikohen janë: ligji i kompanisë, ligji fiskal dhe social, ligji i përgjegjësisë etj.

Ligji i kontratës së sigurimit

1) E drejta materiale

Programi i përgjithshëm për heqjen e kufizimit të lirisë për të siguruar shërbime sigurohet nga koordinimi i sigurimit material të ligjit të kontratës.Qëllimi ishte të siguroheshin që palët në kontratë të ishin të lira të zgjidhnin sistemin ligjor, i cili i përshtatej më tepër nevojave të tyre dhe në të njëjtën kohë për të shmangur shkaktimin e një shpërdorimi në konkurrencë dhe padrejtësisht, të vënë në mbrojtje persona të siguruar dhe palët e treta në rrezik, si rezultat i sistemeve të ndryshme ligjore.

Ajo që gjithashtu është përmendur në seksionet e mëparshme është se e drejta materiale e kontratës vështirë të preket nga direktivat e sigurimit . Dispozitat pak relevante janë përmendur shkurtimisht vetëm kur janë përshkruar direktivat përkatëse. Ato kryesisht kanë të bëjnë me detyrat e siguruesit për vënien në dukje tëinformacionit. E vetmja dispozitë tjetër që ndikon në mënyrë të konsiderueshme ligjin e sigurimeve vjen nga Direktiva 90/619/EEC , konkretisht neni 15 paragrafi 1, e ndryshuar me nenin 30 të Direktivës 92/96/EEC , i cili thotë se; “ i siguruari i një kontrate të sigurimit të jetës, duhet të ketë të drejtën të anulojë kontratën pa pasur nevojë për të dhënë arsye të veçanta, brenda një periudhe midis 14-30 ditëve pasi

266

është informuar se kontrata është lidhur”. Detyrat e vënies në dukje të informacionit,të cilat rrjedhin nga shembulli në Mbretërinë e Bashkuar sidomos pas zbatimit të Aktit të Shërbimeve Financiare 1986, nga ana tjetër mund të gjenden edhe në fushën e sigurimit të jetës, si dhe në fushën e sigurimit të jo-jetës. Në përputhje me 'filozofinë 'e legjislacionit të KE-së në “mbrojtje të konsumatorit”që ata ofrojnë për informacionin e duhur të policës , edhe pse është kritikuar shpesh se ekziston një dallim në mes sigurimit të jetës dhe jo-jetës. Në lidhje me kontratat e sigurimit të jo-jetës informacioni përkatës që duhet të jepet ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet para kontraktuale dhe thjesht përbëhet nga detyra e shtetit, ku ndodhet dega e siguruesit, të zbatojë ligjin dhe detajet rreth ankesave të mundshme . Për më tepër, detyra ekziston vetëm ndaj personave fizikë .Detyrat e zbulimit të paraparë në Direktivën e tretë të Sigurimit të Jetës, janë më të sofistikuara. Më pas për të përmendur informacionin vetëm për kontratat e sigurimit të jo-jetës, detaje të tjera rreth shoqërive të sigurimit dhe angazhimit duhet të jenë të siguruara , si p.sh. një përkufizim i çdo përfitimi, afati i kontratës , ndërprerja e saj, pagesa, llogaritja dhe shpërndarja e shpërblimeve , informacioni në lidhje me aktivet bazë dhe kështu me radhë, disa prej tyre edhe për t'u dhënë gjatë kohëzgjatjes së kontratës . Edhe pse Direktiva 92/96/EEC nuk e bëjnë këtë në mënyrë eksplicite , argumentohet në përputhje me sa më sipër se, zbatueshmëria e detyrimit të siguruesit është e kufizuar edhe ndaj personave fizikë . Megjithatë ligjvënësit austriak, nuk u pajtuan me përjashtimin e sigurimit të jetës. Detyra të caktuara ekzistojnë vetëm ndaj personave fizikë. Përkufizimi i një personi fizik në direktivat e sigurimit nuk përputhet me përkufizimin e konsumatorit në direktivat përkatëse të mbrojtjes së konsumatorit të KE , megjithatë , pasi kjo e fundit zakonisht përqëndrohet në një "Person fizik, i cili vepron për qëllime që janë jashtë tregtisë të tij / saj, biznesit apo profesionit " .Në të gjitha detyrat e informimit të parashikuar në direktivat e sigurimit janë problematike në tre mënyra. Para së gjithash:

ato nuk janë gjithëpërfshirëse, veçanërisht për sa i përket sigurimit të jo-jetës, e cila rezulton shqetësuese;

së dyti , Direktiva e tretë e sigurimit të jetës është interpretuar në mënyra të ndryshme nga Shtetet Anëtare se vetëm personat fizikë ose të gjithë poseduesit e policave duhet të jenë të informuar;

së treti , dhe për temën në fjalë ndoshta më shqetësuese është se informacioni i dhënë mund të jetë i vështirë për të “ tretët”'e produkteve të sigurimit dhe për pasojë informacionet rreth tyre janë teknikisht shumë komplekse. Për këtë arsye, detyrat e bërjes të ditur të informacionit nuk janë barazuar me faktin se policat në të ardhmen duhet të kenë një marrëveshje të madhe të besimit në ndërmarrjen e sigurimeve, para lidhjes së kontratës .

a) Ligji kombëtarLigji kombëtar vihet në zbatim në dy aspekte. Së pari, nuk ekzistojnë thjesht fushat e ligjit që deri tani nuk kanë qenë subjekt i masave të harmonizimit në të gjithë shembujt e cilësuar për një tipar jo të harmonizuar, duke qenë ligji kontratës sësigurimit. Së dyti, disa dispozita të direktivave përcaktojnë vetëm standardet minimale dhe lejojnë ligjet kombëtare për të shkuar më tej , dmth të mbajnë dhe / ose të futin rregulla më të rrepta. Për këtë arsye disa ligjvënës kombëtarë morën dispozitat fragmentare të Direktivave, si shembuj rregullator, si për teknikën legjislative dhe substanciale, dhe morën qëllimet e direktivave për të cilat ata kishin nevojë. Zbatimi i lartpërmendur austriak nga detyrat e informimit ilustron se : Art 9) VAG ; detyron

267

ofruesin e shërbimeve të sigurimit të jo jetës, për të dhënë informacione më tëhollësishme, se çfarë është e nevojshme në Direktivën përkatëse evropiane. Për më tepër, Neni 5,b) i VersVG Austriak jo vetëm përsërit detyrat për dhënien e informacionit, por edhe pranon të drejtën të anulojë kontratën e policës brenda dy javësh nëse informacioni i nevojshëm, nuk është dhënë para përfundimit të kontratës. Edhe kjo e drejtë nuk ekziston në lidhje me kontratat e sigurimit të jo jetës. Fusha embrojtjes së policës së sigurimit ka përjetuar një zgjerim të vërtetë. Dallimet kombëtare janë kryesisht përgjegjëse për problemet e integrimit të cilat janë vënë në dukje tashmë.

Edhe pse tek kjo temë kur flasim për legjislacionin dytësor të KE , grupi i rregullave ligjore në lidhje me kushtet e padrejta të kontratës duhet të diskutohet në një seksion të veçantë. Si rezultat i heqjes së miratimit paraprak të kushteve të detyrueshëm të policës, çështja në fjalë u bë gjithnjë e më e rëndësishme. Ky pozicion mund të lërë në fuqi detyrat kundër rritjes së zbulimit dhe kundër faktit se kushtet e policës janë bërë zakonisht nga shoqatat kombëtare të siguruesit dhe janë të aplikuara në mënyrë uniforme. Jo vetëm kontrolli ex ante është hequr në favor të një kontrolli ex post , por edhe aktorët e kontrollit janë ndryshuar. Ajo që ishte në duart e autoritetit mbikëqyrës publik u bë subjekt i shqyrtimit të gjykatave kombëtare kryesisht të procedurave civile. Në rastin e Austrisë ajo që duhet shtuar është se ka një " kompetencë të mbetur” e Autoritetit mbikëqyrës në dy aspekte : Në qoftë se siguruesi përdor kushtet standarde në të cilat zgjidhshmëria është vënë në rrezik , autoriteti mund të ndalojë përdorimin e këtyre termave dhe të sigurojë për një anulim të kontratave të sigurimit para datës së skadimit të tyre . Përveç kësaj , autoriteti mund të ndërhyjë në drejtimin e kontratave, nëse ato janë objekt i kushteve ose tarifave, të cilat janë një kërcënim për të siguruarit, dhe vetë të siguruarit nuk mund të anulojnë kontratën menjëherë për shkak të policave. Të dy këto mjete janë të drejtat e kontrollit ex post dhe ato janë në përputhje me direktivat e sigurimit. Më në fund Direktiva Kushteve të padrejta vlen vetëm nëse një konsumator është i përfshirë. Në Austri u zbatua në nenin 6 të Kodit të Mbrojtjes së Konsumatorit.Politika të tjera kontrollohen sipas rregullave të përgjithshme , të cilat në Austri janë; 864a Art , Art 879 dhe Art 915 i Kodit Civil Austriak ( ABGB ) . Dispozita e parë e përmendur është e parëndësishme për qëllime të pranishëm në atë që ka të bëjë me pyetjen nëse një term bëhet pjesë e një kontrate . Art 915 është një dispozitë e përgjithshme që zbatohet për të gjitha kontratat dhe përcakton se përgjegjësia për një afat të paqartë mbetet pjesa që e bën përdorimin e saj dhe pavarësisht se është një dispozitë për interpretimin e një kontrate,vjen afër transparencës së Direktivës dispozitë ( Neni 5 Direktiva 93/13/EEC ) . Eshtë e panevojshme të thuhet se ligji i përgjithshëm është i zbatueshëm për kontratat e konsumit në qoftë se nuk ka rregulla të veçanta .Si pasojë, në Austri standardi i mbrojtjes për të siguruarit në përgjithësi është i ngjashëm në substancë . Megjithatë, fakti se ajo është e shpërndarë mbi ligje të ndryshme dhe rrjedh nga burime evropiane dhe thjesht kombëtare është problematike për zbatimin dhe interpretimin e rregullave Si pikë e fundit duhet thënë se kur flasim për drejtësinë e kushteve standarde të politikës, kriteret e përmendura në Rregulloren e Komisionit 3932/92, parashikojnë një përjashtim bllok të kushteve standarde të politikës nga zbatimi i ligjit të konkurrencës të KE. Kjo duket e përshtatshme për një kontroll të konsiderueshëm tyre. Për fat të keq ata të formojnë vetëm një pjesë të proçedurës së pranimit të Komisionit dhe janë të padobishme për kontrollin gjyqësor.

268

Ajo që është bërë ndoshta e qartë kur lexuam seksionet e mëparshme është se termat e një kontrate sigurimi normalisht nuk janë të negociuara në baza individuale (ndoshta me përjashtim të çmimit të policës), por janë konstatuar në bazë të kontratave të caktuara të standardizuar ,dhe kjo do të diskutohet më në detaje. Në këtë mënyrë ajo që vlen për t'u theksuar është se përdorimi i kontratave të standardizuara janë veçanërisht të përhapura me masën e rreziqeve (në krahasim me rreziqe të mëdha ) të cilat janë shqetësuese. Çdo devijim do të kushtojë shumë të ardhura, në raport me të ardhurat e primit. Kushtet standarde të sigurimit dhe termat standarde të policave janë hartuar normalisht nga shoqata përkatëse kombëtare të shoqërive të sigurimit e cila më pas rekomandon përdorimin e tyre për të siguruesit e tyre partnerë . Në Austri këto terma standarde lëshohen nga VVÖ , Shoqata e Siguruesve të Austrisë , prej të cilit dyzet e tre kontrata të ndryshme të standardizuara mund të shkarkohen në Web – faqe. Si rezultat ka një përdorim të gjerë të kontratave të standardizuara ( p.sh. kushtet e rekomanduara nuk janë miratuar, por ofrojnë një ndihmë orientimi për çdo ndërmarrje) e cila nga njëra anë përmirëson krahasueshmërinë dhe transparencën e ofertave të ndryshme të sigurimit, si dhe ajo i ndihmon të siguruarit për të njohur një kontratë ' normale ' dhe për të identifikuar ndoshta kushtet e padrejta të policave e ofruara atij. Natyrisht nga ana tjetër përdorimi i termave standarde të policës qëndrojnë edhe për një reduktim të konkurrencës. Në Austri për aq kohë sa është e nevojshme autorizimi zyrtar i termave standarde të politikës u interpretuan si ' ligjet ' ndërsa tani interpretimi i kontratave standarde është factor përcaktimi. Në këtë pikë është me interes të komentohet në një shënim që në realitet këto terma të rekomanduara nuk devijojnë shumë nga termat që janë aprovuar më parë nga autoritetet , dhe me sa duket kjo në mënyrë për të ruajtur vazhdimësinë e kontratave në interes të zotëruesve të policave .Ankesa kryesore kundër kontratave të standardizuara të sigurimit është kompleksiteti i tyre dhe mungesa e transparences, duke shfrytëzuar përparimet e bëra nga gjuhëtarët në eksplorimin e kuptueshmërisë së teksteve në lidhje me stilin e tyre gjuhësor, përmbajtja ka qenë e sugjeruar. Për shembull Shoqata Kombëtar Gjermane e Sigurimit, ka hartuar elementet moster të kushteve standarde të sigurimit në një përpjekje për të lehtësuar gjuhën , edhe pse jo me shumë sukses në bazë të rishikimit akademik . Një shembull tjetër i thjeshtimit të termave standarde të sigurimit vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku shteti i Massachusetts bëri të ashtuquajturi Flesch, e cila ishte provë bazë për politikat e vlefshme të sigurimit kryesisht në kërkim të gjatësive të fjalëve dhe fjalive. Diçka që duhet të përsëritet kur flasim për mungesën e transparencës është se natyra e mbulimit të sigurimit të produktit në vetvete është problematike. Sidomos kontratat e sigurimit të jetës janë me përkufizim veçanërisht komplekse për shkak të faktit se tiparet e tyre karakteristike rrjedhin kryesisht nga teoria aktuariale. Detyra e Shoqërive të sigurimit është të mbajnë policat e tyre të kuptueshme për këtë arsye nuk duhet të jenë të mbishtrira. Gjithashtu sa i përket kohëzgjatjes së kontratës duhet theksuar se kushtet e shkurtra janë më të qarta, por nuk duhet të jenë në dëm të tërësisë .

2)E drejta ndërkombëtare private

Edhe pse ligji ndërkombëtar privat503 është ligji kombëtar në nivel europian, është i bazuar në koordinimin e rregullave të ligjeve në konflikt. Kontrata e risigurimit dhe

503 Sipas legjislacionit shqiptar është ligji nr.10 428, datë 2.6.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private, ku gjejnë zbatim edhe Rregullorja (EC) nr.593/2008 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit

269

sigurimi parësor mbulojnë situatat e riskut jashtë komunitetit, të përfshira në fushën e Konventës Europiane të detyrimeve kontraktuale të 19 qershor 1980.Art.1.,paragrafët 3 dhe 4 të Konventës Romës, mbi zbatueshmërinë e ligjit për detyrimet kontraktuale, në mënyrë eksplicite përjashtojnë nga kontrata e saj, fushëveprimin direkt të sigurimit, që mbulojnë rreziqet që janë të vendosura brenda Bashkimit Evropian. Megjithatë Konventa është e aplikueshme për ato kontrata të sigurimit të drejtpërdrejtë të cilat mbulojnë rreziqet jashtë KE-së , si dhe kontratat e risigurimit.Kontratat direkte të sigurimit me pjesëmarrjen e një siguruesi të KE-së, të cilat mbulojnë rreziqet në kuadër të KE-së, rregullohen në vend nga dispozita të veçanta kryesisht nga urdhri i Gjeneratës së dytë të direktivave dhe modifikohet pjesërisht nga direktivat e brezit të tretë. Në kuadër të fushëveprimit të tyre, këto dispozita parashikojnë një përcaktim të veçantë të ligjit të zbatueshëm, pavarësisht lirisë që lënë ligjvënësit kombëtarë për të lejuar, në raste të caktuara, një liri më të madhe të zgjedhjes së ligjit. Gjithashtu ka raste që bien jashtë objektit të Konventës të dytë të Romës dhe direktivave të sigurimit, p.sh. në lidhje me kontratat e sigurimit që mbulojnë rreziqet në kuadër të KE-së , por përfshijnë në vend një sigurues të tretë ose mundësinë e një zgjedhje të ligjit, se përse ka përfunduar kontratën. Këto raste janë të sunduara nga dispozitat përkatëse private ndërkombëtare të së drejtës ligjore të vendit.Të tre burimet e ndryshme ligjore duhet të konsiderohen për temën në fjalë : një konventë ndërkombëtare, legjislacioni dytësor i KE-së dhe e drejta kombëtare.Natyrisht kjo ishte një burim i problemeve të ndryshme deri më tani. Në veçanti Dispozitat e Direktivave, i dhanë prioritet rritjes në interpretimin e problemeve. Për shembull, ajo ka kritikuar se nuk ka përcaktim të qartë të rregullave të detyrueshme.Zakonisht ato kuptohen si rregulla të cilat mund të aplikohen pavarësisht ligjit në fuqi i cili natyrisht është vetëm i qartë, nëse ligjvënësi kombëtar në mënyrë të qartë thekson karakteristika të tilla , ose nëse korniza ligjore lejon në mënyrë të qartë, për një interpretim të tillë. Megjithatë, për pjesën tjetër nuk ekzistojnë mendime të gjera , për të paraqitur, ato do të shkonin përtej fushëveprimit të tezës. Së dyti, rregulli aktual i interesit të përgjithshëm ishte një burim i konflikteve interpretuese , të cilat - përsëri - nuk mund të trajtohen në thellësi. Megjithatë në pikëpamjen e autorëve, të dy parimet duhet të shihen si ndikojnë reciprokisht njëri-tjetrin , si të gjitha kërkesat e detyrueshme duhet të jetë të justifikuara në interes të përgjithshëm dhe të jenë në përputhje me parimet e ligjit të KE . Megjithatë nuk ishte e lehtë për ligjvënësit kombëtarë të zbatonin këto parime. Së bashku me kriteret e tjera shumë të ndërlikuara dhe jo objektive që buronin nga direktivat, rezultuan se " e drejta ndërkombëtare e sigurimit ' ishte më pak e kënaqshme .Megjithatë , zbatimi austriak konsiderohet të jetë ndër më të arsyeshmit edhe pse nuk mund të zbusnin kompleksitetin dhe pasigurisë e vetvetishme me dispozitat urdhëruese. Megjithatë, pika kryesore e kritikave është se qasja e të drejtës private ndërkombëtare pati sukses vetëm në krijimin e kornizës ligjore, për një treg të vetëm të sigurimeve në fushën e rreziqeve të mëdha, duke lejuar një zgjedhje të lirë të ligjit, vetëm në atë drejtim. Përndryshe ligji i shtetit ku policëmbajtësi ka rezidencën e tij / saj të zakonshëm është faktor përcaktues dhe kryesisht përgjegjës për ndarjen ende ekzistuese të tregut të sigurimeve përgjatë kufijve kombëtarë . “Mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet kontraktore”;dhe Rregullorja (EC) nr.864/2007 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit “Mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet jashtëkontraktore”.

270

Kontrata e sigurimit parësor mbyllet me sigurimin dhe mbulimin e riskut nga komuniteti, të cilat janë situata brenda komunitetit, janë subjekte të dispozitave specifike të direktivës së sigurimit. Dispozitat e Konventës nuk aplikohen për kontrata të lidhura me riskun, të cilat janë situata brenda Komunitetit të mbuluara nga sigurimi i zyrës qëndrore jashtë komunitetit. Këto kontrata janë subjekte të rregullave kombëtare të ligjeve në konflikt. Konventa e Romës i jepte prioritet lirisë së zgjedhjes të palëve kontraktuese duke respektuar ligjin e aplikueshëm, ku zgjidhje jo të shprehura janë bërë, kontrata duhet të qeveriset nga ligji i shtetit me të cilin është më tepër i lidhur. Konventa përmban rregulla speciale për lirinë e zgjedhjes, themeluar kjo në mungesë të një zgjidhje të shprehur, do të aplikohet ligji i shtetit ku përfituesi ka qëndrimin e përhershëm. Megjithatë, statusi i kontratës është rregull i detyrueshëm i shtetit me të cilin situata është më e lidhur. Idea themelore e rregullave të direktivës së sigurimit është mbrojtja e përfituesit në bazë të rregullave në konflikt.

Duke i respektuar rregullat, i jepet prioritet vendeve ku risku është i vendosur. Ky nocion është i përcaktuar në detaj në direktivë. Në të gjitha rastet, shtetet anëtare duhet të lejojnë lirinë e zgjedhjes të rregullave kombëtare të ligjeve në konflikt.Zgjidhja e ligjit duhet të bëhet në mënyrë eksplicite dhe të ndjekë qartësinë e termave në kontratë ose me rrethanat e çështjes. Nëse kjo nuk funksionon kështu ose nëse palët nuk kanë zgjedhur një ligj të aplikueshëm, ligji i aplikueshëm i kontratës është më i përshtatshëm ligjërisht pasi ka një lidhje më të fortë me kontratën. Në sigurimin e jetës është gjithashtu ligji i shtetit ku i siguruari ka qëndrimin e përhershëm, i cili është i aplikueshëm në këto raste. Në përgjithësi rregullat në konflikt, sipas Direktivës aplikojnë sigurimin e detyrueshëm. Në të ardhmen rregullat e ligjit të aplikueshëm do të konvertohen në Rregulloren Europiane. Një draft propozues për rregulloren është ekzistues, por nuk është ende i qartë se kur do të adoptohet.

1. Ligji i Konkurrencës

Si kushtet standarde të sigurimit, të cilat ishin objekt i diskutimit në pjesën e mëparshme , rrjedhin nga një marrëveshje e një shoqate të ndërmarrjeve dhe është e pamohueshme se ligji i konkurrencës së KE gjithashtu është i diskutueshëm. Art 81 të Traktatit themelues të Komunitetit Europian ndalon lloje të caktuara të sjelljes, që kanë qëllime apo efekte anti - konkurruese ( paragrafi 1 ) dhe e bën rregullimet që përfshijnë një sjellje të tillë në mënyrë automatike ( paragrafi 2 ) . Megjithatë, disa nga këto " marrëveshje " mund të bëjnë përjashtim nën Art 81( paragrafi 3) , nëse ato janë proporcionale dhe kontribuojnë ' për përmirësimin e prodhimit ose shpërndarjen e mallrave ose për nxitjen e progresit teknik ose ekonomik, duke u lejuar konsumatorëve një ndarje të drejtë të rezultuar në përfitim " .Politika e konkurrencës ka qenë gjithmonë një nga subjektet më të rëndësishme të KE për të shtuar efikasitetin, dmth maksimizuar mirëqenien e konsumatorit dhe arritjen shpërndarjen optimale të burimeve . Ajo ka qenë objekt i rishikimeve të vazhdueshme kjo sidomos duke qenë kështu në këtë moment në lidhje me kufizimet vertikale të cilat mund të lihen mënjanë edhe pse, në lidhje me temën e shqyrtuar. Por edhe Art 81 paragrafi 3, së shpejti, do të mund të përjetojë një reformë nga një sistem i përjashtimeve në një përjashtim sistemi. Ndryshimi i propozuar për aplikueshmëri direkte, një subjekt i shumë polemika në literature, nuk do të paraqitet më tej edhe pse mjafton që Komisioni ka në plan për të zbatuar më tej rregullat e konkurrencës në mënyrë rigoroze dhe gjithashtu për të shqyrtuar trajtimin e marrëveshjeve horizontale .Sa i përket industrisë së sigurimeve " kartelet " kanë një histori të gjatë . U desh më

271

gjatë atje se në çdo sektor tjetër të industrisë që të pranojnë se rregullat e Traktatit për konkurrencën duhen aplikuar . Rezistenca kuptohet kryesisht në ato vende të cilat favorizuan një ligj mbrojtës për sigurimet. Së fundi , në vitin 1987 në Rastin Gjerman të Sigurimeve , ECJ vendosi edhe një herë çështjen në mënyrë të qartë duke deklaruar se industria e sigurimeve nuk është liruar nga rregullat e konkurrencës së KE-së. Pavarësisht nga kjo , presioni nga industria ishte i fortë dhe rezultoi në një Rregullore të Këshillit, i cili autorizoi Komisionin për të liruar siguruesit nga një aplikim të politikës së konkurrencës në lidhje me disa kategori të sjelljes të përbashkët. Rregullorja e Komisioni përkatës është miratuar në vitin 1992 dhe parashikon një përjashtim bllok për marrëveshjet, vendimet me përfshirjen e praktikave të bashkërenduara në sektorin e sigurimeve në rastet e mëposhtme: ( a)vendosja e tarifave të përbashkëta të primit të rrezikut, bazuar në statistikat e konstatuara në mënyrë kolektive apo në numrin e kërkesave , ( b ) krijimi i kushteve standarde të policës , ( c )mbulimi i përbashkët i disa llojeve të rreziqeve dhe ( d ) vendosja e rregullave të përbashkëta në testimin dhe pranimin e pajisjeve të sigurisë . Siç është kërkuar asnjë njoftim i mëtejshëm i marrëveshjeve të Rregullores 3932/92 gjithashtu hedhin poshtë kushtet e posaçme në të cilat duheshin të përmbushen përpara se përjashtimi mund të aplikohej. Sa i përket përpilimit të statistikave ishte shqetësuese sjellja e një " marrëveshjeje të fshehtë ' e cila është menduar që të ketë efekte pozitive , për shembull , në lidhje me llogaritjen e rreziqeve. Kushtet e lartpërmendura të policës ishin të liruar aq sa ata shërbyen për të përmirësuar krahasueshmërinë e produkteve . Për më tepër , Komisioni shprehu shpresën e tij se këto terma standarde do të kontribuonin në konceptin e garantimit të një standardi të lartë teknik të produkteve të sigurimit në kuadër të tregut evropian Një standardizim i vërtetë i produkteve përkatëse duhet të shmangej edhe pse kjo ishte një nga arsyet pse termat standarde mund të hartoheshin vetëm si" rekomandime ", pa pasur ndonjë efekt detyrues. Rregullorja e përcaktuar në një listë të gjerë të masave " të ndaluara ", si pjesë e një katalogu të kushteve standarde të policës, ishin automatikisht të pambuluara nga përjashtimi . Ajo që tashmë është diskutuar se këto ' detyra ' në të vërtetë nuk plotësohen në mënyrë të përshtatshme me kushtet standarde të politikave në përdorim. Nëse një " kartel " bie në kuadër të një përjashtimit bllok të KE,ndalimet kombëtare nuk janë të vlefshme gjithsesi.

I .Likujdimi dhe ligji aftësisë paguese

Pavarësisht se objekti kryesor i mbikëqyrjes së sigurimit është ekzaktësisht parandalimi i ndërmarrjeve të sigurimit nga falimentimi, autoritetet mbikqyrëse të shteteve anëtare kanë përkrahur koordinimin e shpejtë të rregullave në proçedurat e përbërjes dhe falimentimit duke përfshirë ndërmarrjet e sigurimit përpara se direktiva e parë të adoptohej. Pika së pari draft konventa për falimentimin, përbërjen dhe proçedurave të ngjashme, të dorëzuar nga ekspert të shteteve Anëtarë sipas artikullit 220 të Traktaktit të Romës, përjashton nga fusha e saj e zbatimit ndërmarrjet e sigurimit, pavarësisht formës së tyre ligjore, me përjashtim të ndërmarrjeve që mbështeten vetëm në risigurimin. Autoritetet mbikëqyrëse janë të mendimit se një sistem i përgjithshëm i aftësisë paguese ishte siguruar në propozimin për direktivën e parë të sigurimit, duke kërkuar rregulla të detyrueshme uniforme për të gjitha kompanitë e sigurimit në bazë të trajtimit të barabartë për të gjithë kreditorët e siguruar, pavarësisht se ku kontrata është përmbushur ose se ku pasuria e kompanisë gjendet. Për më tepër u mendua se për nevoja specifike për mbrojtjen e të siguruarit kërkohet të përfshihen autoritetet mbikëqyrëse në kapacitetin e tyre si mbrojtës të

272

kreditorit dhe më shumë në proçedurat e detyrueshme. Mbi të gjitha, ata duhet të kenë mundësi për të kapërcyer një situatë fatale të paaftësisë paguese duke përdorur ligjin,kuptimet speciale të ligjit administrativ dhe duke mbikëqyrur çështjet për të shmangur falimentimin edhe kur arsyeja për inicimin e proçedurave të falimentimit ekziston. Më 1971 palët që punonin për konferencën e autoriteteve mbikëqyrëse të sigurimit filluan të konsiderojnë mjedisin e rregullave të detyrueshme të bazuar në parimet e universalitetit dhe trajtimit të barabartë për të gjithë kreditorët e siguruar. Mbi këto baza komisioni përgatiti draft direktivën e parë. Ajo kishte të bënte me :-Likuidimin vullnetar, në rast të mbylljes së operacionit me iniciativë të vetë drejtuesve të kompanisë.- Likuidim i detyrueshëm në rast të mbylljes së operacionit, si pasojë automatike e tërheqjes së autoriteteve.- Likuidimi i detyrueshëm special, në rast të mbylljes së operacionit në llogari të gjëndjes së pashmangshme të falimentimit.Dispozitat e direktivës ishin rregullat për shpërndarjen e pasurisë në likuidimin e detyrueshëm special. Një ekspert i emëruar nga komisioni parashikon 2 rrugë:Metoda A parashikon për rënien e pasurisë kombëtare , shpërndarjen plotësisht të fondeve kreditorëve të kompanisë dhe aplikimin në çdo qytet kriterin e privilegjeve ndërkombëtare. Ndërsa metoda B dispozitat teknike për pasurinë do të transformoheshin në një fond të ndarë në kohën që proçedimet ishin hapur, me qëllimin e vetëm për të kënaqur kërkesat e kreditorit. KE vendosi të bazojë propozimin në metodën B. Kërkonte nga çdo ndërmarrje themelimin dhe mbajtjen me data në një regjistër për të listuar të gjitha pasuritë e parashikuara nga direktiva. Në mars të 2001 direktiva më në fund mundi të miratohej pas përfundimit të një pune 30 vjeçare përgatitore. Direktiva504 rregullon riorganizimin dhe mbylljen e kompanive të sigurimit të përcaktuara në direktivën e parë të sigurimit për kompanitë e sigurimit të jetës dhe jo jetës. Direktiva themelon rregullat në 2 fusha të ligjit, rregulla në konfliktet e ligjit dhe ligjin e pavarur e aplikuar në proçedurat përmbyllëse. Në respekt me rregullat në konflikt, në përputhje me direktivat e tjera, direktiva merr parimet e shtetit si bazë. Në lidhje me parimet autoritetet e shtetit të të siguruarit janë përgjegjës vetëm për inicimin e riorganizimit dhe çështjes së likuidimit. Këto çështje janë plotësisht efektive midis komunitetit pa ndonjë formalitet, ndonjë implementim apo njohje të nevojshme nga shtetet anëtare. Për qëllimin e direktivës, zyrat filiale të kompanive të sigurimit nga ndonjë shtet jo pjesë e BE janë konsideruar kompani të pavarura dhe janë trajtuar në shtetin pritës sikur këto kompani të ishin themeluar atje. Ligji i pavarur i shtetësisë qeveris të gjitha çështjet thelbësore në lidhje me riorganizimin, proçedurat e mbylljes në veçanti me çështjen e hapjes dhe mbajtjes së proçedurave dhe efekteve të tyre. Direktiva është kryesisht e shqetësuar për mbrojtjen e siguruesve e cila është siguruar duke i dhënë përparësi kërkesave të tyre se sa kërkesave të kreditorit. Direktiva i jep shteteve anëtare të miratojnë një nga dy metodat :- dhënia e një përparësie absolute të kërkesave të sigurimit mbi çdo kërkesë tjetër në respekt të pasurisë të paraqitur nga dispozitat teknike.- dhënia e kërkesave të sigurimit një rradhe speciale e cila mund të ketë përparësi mbi kërkesat e tjera( rroga, taksat, sigurimi social) mbi asetet në tërësi të kompanive të sigurimit. Kjo do të thotë që 2 metodat që gjatë viteve ‘70 ishin propozuar për 504 Specialistët e risigurimit ose fondi i pensionit nuk mbulohen nga direktiva, ata janë të mbuluar nga rregullat e Rregullores së Këshill nr. 1346/2000 e 29 marsit në proçedurat e paaftesisë paguese e cila i është shtuar Konventës së paaftësisë paguese të BE që nuk hyri kurrë në fuqi pasi nuk u nënshkrua nga të gjitha shtetet anëtare.

273

shpërndarjen e aseteve, u morën atje në formën e një zgjidhjeje. Direktiva është virtualisht guri i ndërtesës së legjislacionit europian i lidhur me kompanitë e sigurimit, një zhvillim i cili filloi më 1973 me direktivën e parë të sigurimit të jo-jetës. Të gjitha direktivat e tjera që do të vijnë do ta modernizojnë këtë “ndërtesë”.

III. Direktivat e konsumatorit në KE në relevancë në sektorin e sigurimeve

Vitet e fundit një zhvillim i konsiderueshëm është bërë në fushën e mbrojtjes së konsumatorit të KE. Sipas asaj që është thënë më parë për rolin në ndryshim të konsumatorit në treg, jo vetëm si një lojtar ekonomik aktiv, direktivat e miratuara janë përpjekur për të krijuar një shtet të së drejtës , në të cilën konsumatori mund të lëvizë me besim dhe të gëzojë zgjedhje të lirë të produkteve të ofruara në tregun evropian, kryesisht duke u përpjekur për të rregulluar mangësitë ekzistuese të informacionit ; ky koncept respektohet edhe në direktivat e sigurimit. Megjithatë, një numër shumë i madh i direktivave të konsumatorit në KE, nuk janë të zbatueshme për industrinë e sigurimeve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për aq sa ata të harmonizojnë ligjin e kontratës, përveç asaj që është arritur në direktivat e vetësigurimit. Ky është rasti në lidhje me pragun e shitjes , për shembull . Neni 1 paragrafi 2 ( d ) i Direktivës 85/577/EEC, në mënyrë eksplicite përjashton kontratat e sigurimit nga objekti i tij , dhe Direktiva e planifikuar me dispozita të veçanta në lidhje me kontratat e sigurimit kurrë nuk do të mund të miratohet. Së bashku me një mungesë të plotë të një të drejte për t'u tërhequr nga kontratat e sigurimit të jo-jetës, të gjitha së bashku formojnë një mungesë të theksuar në mbrojtje. Kontratat e sigurimit gjithashtu nuk mbulohen nga Direktiva e shitjeve nëdistancë.Interpretuesit e Komisionit për Lirinë e Komunikimit për të ofruar shërbime, vërejnë se sektori i sigurimeve deri tani është lënë i paprekur, sidomos nga zhvillimi që aktualisht është duke marrë vendi në fushën e tregtisë elektronike.Sipas asaj që është raportuar nga tregu austriak dhe gjerman, kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Ndërmarrjet e ndryshme të sigurimit duket se kanë filluar të ofrojnë shërbimet e tyre përmes internetit. Megjithatë një kuadër i veçantë ligjor ende mungon. Direktiva e propozuar në lidhje me marketingun në distance te shërbimeve financiare të konsumit, do ta trajtojë këtë detyrë, për shembull duke siguruar për të drejtat e veçanta të anulimit dhe detyrave të detajuara të zbulimit . Ka pasur edhe mosmarrëveshje, nëse Kushtet e padrejta të Direktivës ishin të zbatueshme në kushtet e një kontrate sigurimi . Ajo që është e njohur deri tani është se që ato janë përfshirë , edhe pse si rezultat i Artikullit 4 paragrafi 2 - çmimi i sigurimit dhe përshkrimi i mbulimit të sigurimit, si i tillë është vetëm për të kontrolluar përkundrejt standardit të kërkuar të drejtësisë, nëse kushtet nuk janë transparente. Përveç këtyre kushteve kontraktuale, të cilat reflektojnë dispozitat e detyrueshme ligjore ose rregullatore, dhe dispozitat apo parimet e konventave ndërkombëtare, në të cilat Shtetet Anëtare janë palë ... ' gjithashtu nuk mund të ndryshohen sipas direktivës. Natyrisht, siç është theksuar, Kushtet e Direktivës ofrojnë vetëm kontrollin e padrejtë sporadik dhe jo sistematik dhe të plotë. Kështu ajo nuk mund të barazohet ende në nevojën ekzistuese për të shënuar kufijtë në terma në lidhje me drejtësinë dhe transparencën, në të drejtën materiale të sigurimit

274

a)Rregullat ligjore lidhur me kushtet e padrejta

Këshilli synon të përmbushë kërkesën e konsumatorit nga abuzimet e mëdha nga termat e padrejtë duke adoptuar Direktivën e vitit 1993. Kjo direktivë është gjithashtu e aplikueshme për sigurimin kontraktual. Në këtë fushë përfshihen vetëm termat standart, nuk aplikohet për marrëveshjet individuale. Një klauzolë gjykohet e padrejtë në bazë të një kushti të përgjithshëm, i cili është i fokusuar në një mosbalancim të pajustifikuar nga të drejtat dhe detyrimet e palëve të arritura sipas kontratës, sipas kërkesave të mirëbesimit.Kushti i përgjithshëm është shtuar nga kërkesa për balancimin e interesave.Fokusi është në mënyrë të veçantë në kërkesat e transparencës dhe në rregullat e interpretimit. Direktiva kërkon nga shtetet anëtare të heqin dorë nga pasojat ligjore të kushteve të padrejta. Një proçedurë përmbledhje juridike ose administrative është krijuar në lidhje me një nismë të drejtë për institucionet për mbrojtjen e konsumatorit, me qëllim për të siguruar se termat e padrejtë nuk janë më të përdorshëm.

b)Tregtia elektronike

Ka për qëllim stimulimin e tregtisë elektronike duke siguruar lëvizjen e lirë midis shteteve anëtare. Kjo përfshin gjithashtu sektorin e sigurimit. Në përgjithësi, parimi i shtetësisë është i aplikueshëm në këtë fushë, ku për mbrojtjen e subjekteve është parashikuar nga shtetet anëtare, ligji i zyrës qëndrore në përputhje me ligjin lokal. Në këtë aspekt një numër përjashtimesh duhet të merren në konsideratë. Dispozitat e sipërpërmendura të direktivës së sigurimit në ligjin e aplikueshëm nuk kanë ndikim,duke shtuar se shteteve anëtare i është dhënë zgjidhja për çështje si rregull në publik, shëndeti, siguria publike dhe mbrojtja e konsumatorit. Direktiva është plotësuar nga direktiva për nënshkrimin elektronik, e cila synon adaptimin e rregullave formale të kërkesave dhe nevojave të shkëmbimeve tregtare moderne.

c) Marketingu në distancë i shërbimeve financiare

Adoptimi i kësaj direktive në vitin 2001, mbushi një boshllëk në rregullat e mbrojtjes së konsumatorit. Në direktivë janë përfshirë shërbimet financiare dhe transaksionet e sigurimit. Pika bazë e direktivës është kërkesa e informacionit, e drejta e tërheqjes, rregullat e lidhura me zgjidhjen e kontratës dhe rregullimin e mirëbesimit në treg. Subjektet e direktivës referuar në veçanti kontratës midis të siguruarit dhe siguruesit,mbështeten në komunikim në distancë me letra, email, telefon, fax. Informacioni i kërkuar shqetëson në veçanti shërbimin financiar, sigurimin e produktit, kontratën e negociuar në distancë dhe proçedurat e dëmshpërblimit. Konsumatori, këtu i siguruari mund të tërhiqet nga kontrata brenda 14 ditësh, brenda 30 ditësh në rastin e kontratës lidhur me sigurimin e jetës dhe pensionit. E drejta e tërheqjes nuk aplikohet për udhëtimet, sigurimin e valixheve, kontrata me kohëzgjatje të shkurtër dhe kontratat në të cilat kërkesat e të siguruarit janë të përmbushura nga të dyja palët para tërheqjes. Direktiva ka për objekt të mbrojë mesataren e konsumatorit, të cilët janë të mirëinformuar. Kur një praktikë tregu ka një qëllim të caktuar, veçanërisht në njëgrup të veçantë si fëmijët, të huajt, njerëzit me probleme, impakti në praktikën e tregut është vlerësuar në bazat e mirëbesimit dhe njohurive të mesatares së pjesëmarrësve në grup. Praktikat e padrejta janë të ndaluar për çështje parimesh. Shqetësimi për këto praktika nga kontrata, siguruesi mund të kërkoj pagesën e

275

menjëhershme të shërbimeve aktuale të llogaritura dhe të ndërmarra në kushte speciale.

d) Praktikat e padrejta të tregut505

Udhëzimi për Praktikat e Padrejta Tregtare, ndalon siguruesit nga mbajtja e fshehtë e informacionit “që i nevojitet të siguruarit mesatar, sipas kontekstit, për të kryer njëtransaksion sigurimi dhe në këtë mënyrë shkakton, ose ka gjasa të shkaktojë, njëvendim për transaksion, të cilin i siguruari mesatar nuk do ta kishte marrë në rastin e kundërt”. Kjo direktivë përjashton dispozitat kombëtare të publikimit të padrejtë dhe metodave të aplikimit dhe praktikave të tjera tregtare të padrejta, si dhe atyre të drejtave të lidhura me ç’orientimin ose sjelljen agresive. Një listë në shtojcën e direktivës numëron praktika tregtare tipike, të cilat janë konsideruar të padrejta dhe nuk janë të lejuar. Për shërbimet financiare, direktiva lejon shtetet anëtare të adoptojnë dispozita më strikte.

e) Mundësi dhe trajtim të barabartë për meshkujt dhe femrat

Parimi i pagesës së barabartë për meshkujt dhe femrat për punë të njëjta është themeluar që në artikullin e 119 e vitit 1957 të traktaktit për themelim të komunitetit ekonomik europian. Pagesa në termat e dispozitave përfshin vetëm pagesën mujore dhe javore, por gjithashtu edhe të ardhurat e tjera dhe kompensimit për të ardhmen që punëtori i paguan punëmarrësit në mënyrë direkte apo indirekte bazuar në marrëdhëniet dhe punësimit. Kjo përfshin përfitime për pjesën e një skeme pensioni në një marrëveshje midis punëmarrësit dhe punëdhënësit duke formuar kështu një kontratë punësimi. Artikulli i 119 të traktaktit të KEE si parimet e përgjithshme të barazisë në kushtetutat e shteteve anëtare, të cilat në bazë të rregullave të gjykatës janë gjithashtu pjesë përbërëse e ligjit komunitar, duke kërkuar një trajtim të barabartë për meshkujt dhe femrat, në fushën në të cilën nuk janë mbuluar nga fusha e limituar e normave të origjinës. Në mënyrë të ngashme Këshilli fillimisht vepron vetëm dhe më pas në përputhje me parlamentin europian ka tentuar ti japë fuqi një ndalimi të përgjithshëm të diskriminimit duke hartuar një numër të ndryshëm direktivash. Direktiva më e rëndësishme në këtë fushë janë direktivat për aplikimin e parimit të pagesave të barabarta, direktiva lidhur me skemat e sigurimit social, direktiva e mallrave dhe shërbimeve.Propozimi i bërë nga komisioni ishte shqetësues dhe në veçanti nga shumë politikanë në përgatitjen e implementimit të parimit të barazisë nga direktiva në skemat e sigurisë. Ky ishte një rrezik i madh që parimi unik i ekuivalencës në sektorin e sigurimeve do të braktisej dhe vetëm për primet do të lejohej. Në mirënjohje të protestave masive kompanitë e sigurimit të jetës janë duke u bazuar në këto parime. Komisioni tashmë po merret me thjeshtimin, modernizimin dhe përmirësimin e ligjit të komunitetit lidhur me trajtimin e barabartë duke kombinuar dispozitat e aplikueshme për ekzistencën e direktivës në një tekst të vetëm. Një propozim u prezantua më 2004 pas një nisme të parlamentit më 2005 u rishikua. Komisioni nuk e limiton veten në një përmbledhje për dispozitat ekzistuese por propozon një ndryshim ligjor të pavarur i cili në shumë raste mund të lidhet me rregulla strikte. Gjithsesi

505 Direktiva 2005/29/EC

276

rregullat e llogaritjes së primit dhe përfitimit në përputhje me direktivën të lidhura me pensionin nuk do të preken. Përveç këtyre rregullave Komisioni i shpreh njohuritë për propozimin e tij në përputhje me rregullat e komunitetit.

f) Luftimi i pastrimit të parave dhe financimit të terorrizmit.

Standartet ndërkombëtare për problemin e mësipërm janë themeluar nga task forca financiare për pastrimin e parave, një grup i krijuar më 1983 në Samitin Ekonomik Botëror. 40 rekomandimet e ndërmarra nga ky grup u rishikuan më 2003. Mandati i kësaj task force u zgjerua pas ngjarjes së 11 shtatorit 2001, duke përfshirë dhe luftën kundër terrorizmit. Direktiva e re përfshin;

luftën kundër terorizmit financiar sigurimin dhe kontrollin e identitetit të klientit dhe përfituesit deri në

themelimin ose gjatë marrëdhënieve të biznesit. përcaktimin e riskut dhe zgjerimin e fushës së rregullores.

Pavarësisht se dispozitat e direktivës po shkojnë drejt zgjerimit, shtetet anëtare e kanë mundësinë ti japin fuqinë, të dekretojnë dispozita më preçize referuar detyrës për identifikimin e klientit dhe përfituesit506.

IV. Ndërmjetësuesi i sigurimit

Direktiva e 1976 për agjentin e sigurimit dhe brokerin. Në çështjet ' Reyners' dhe Van Binsbergen,507 është e qartë se pas kalimit të një periudhe tranzicioni të gjithë shtetasit e vendeve anëtare, përfshinë ndërmjetësuesin e sigurimit, që kanë lirinë e themelimit dhe lirinë të sigurojnë shërbim pavarësisht nëse një çështje e nevojshme koordinimi për funksionimin e tregut është ndërmarrë ose jo. Në mungesë të një koordinimi në kushtet e hyrjes dhe ushtrimit të profesionit dhe kualifikimit, shtetet anëtare do të ishin të lira të ndikonin në kërkesat kombëtare, edhe pse personat nga shtetet e tjera janë duke kërkuar të ushtrojnë lirinë e themelimit dhe lirinë e shërbimeve. Kjo do të lidhej me vështirësi të konsiderueshme dhe praktika diskriminuese në sektorin e sigurimit. Në këtë fushë rregullat kombëtare për të respektuar kërkesat në hyrjen në provision, variojnë ndryshe nga njëri shtet në tjetrin, duke filluar nga pranimi i kërkesës, kombinuar me kërkesat strikte në lidhje me ekspertizën profesionale, në kërkesat e thjeshta të regjistrimit në mungesë të një rregulloreje. Më vonë në një çështje në Gjermani, ku asnjë nuk mund të jetë ndërmjetësues sigurimi, pavarësisht se ku ai ose ajo është kualifikuar për atë profesion ose jo, bazuar në argumentin se kjo liri e tregut nuk duhej të ishte kufizuar. Për ndërmjetësuesit në qytetet me kërkesa të buta ose jo kërkesa në përgjithësi, liria për të themeluar ose për të siguruar shërbime në shtetet me një rregullore strikte duhet të ekzistonte vetëm në letër, që kur ata të ishin në pamundësi të përmbushnin kërkesat në shtetin pritës. Këshilli tentoi në direktivën e agjentit siguruesit dhe brokerit e 13 dhjetorit të 1976 duke ndikuar në dispozitat tranzicionare, për ti dhënë mundësinë jo vetëm ndërmjetësuesit që nuk e ka kaluar ekzaminimin ose nuk ka marrë autorizimin nga shteti i origjinës, por ka

506 Direktiva duhet të implementohej nga ligji kombëtar më 15 dhjetor 2007.507 Çështjet gjyqësore në Gjykatën Europiane të Drejtësisë që kanë të bëjnë me Lëvizjen e lirë të shërbimeve dhe themelimit, të personave të vetëpunësuar dhe kompanive siguruese, Çështja 2-74 Reyners v. Belgium ● Çështja 33-74 Van Binsbergen v. Bestuurvan

277

demonstruar kualifikim profesional mbi një periudhë kohe ndërmjet praktikës aktuale, të ushtrojë këto liri themelore. Fusha e direktivës përfshin:

-brokerin, komisionerin, që është personi që bën ndërmjetësin midis të siguruarit dhe kompanisë të sigurimit dhe risigurimit. Ata janë të lirë të zgjedhin, të përgatisin kontratën e sigurimit dhe ndonjëherë në rast të ndonjë kërkese, duke ndihmuar në administrim dhe performancë.- agjentin ekskluziv dhe i shumëfishtë, është personi i cili bazohet në një ose më shumë kontrata ose në fuqinë e një procure, mund të marrin në punë, propozojnë, ose të mbyllin kontratat e sigurimit vetë dhe për llogari dhe vetëm për llogari të një ose më shumë të siguruarve ose të ndihmojnë në administrimin dhe performancën në rast të ndonjë kërkese. Sub agjenti është personi që nuk përfshihet në pikat e mësipërme dhe vepron për llogari të personave të përmendur më sipër dhe janë udhëzuar p.sh të përfundojnë punën përgatitore, kontratat e sigurimit ose mbledhjen e primit, pa supozuar ndonjë detyrim ndërmjet publikut. Shtetet anëtare që kërkojnë kualifikimin specifik për hyrjen dhe praktikimin e profesionit si ndërmjetësues i sigurimit.Duhet të lajmërojë personat të kërkojnë ushtrimin e lirive të tyre dhe lirinë për të siguruar shërbime në një mënyrë që të gjitha kategoritë e mësipërme dhe dispozitat e mësipërme të aplikohen mbi to. Këto shtete duhet të njohin praktikën e ekspertizës dhe eksperiencën e fituar në shtetin e origjinës, nëpërmjet aktivitetit profesional aktual në përgjithësi ekuivalent, ekspertizës profesionale dhe tregtare të kërkuar nga rregullat kombëtare, ky aktivitet profesional i parashikuar ka sigurisht një kohëzgjatje.Minimumi i kohëzgjatjes është supozuar të caktohet nga brokeri dhe agjenti nëse aplikanti ka: - punuar për 4 vjet pa asnjë ndërprerje, si i vetëpunësuar, ose në një pozicion ekzekutiv.- nëse ka punuar për 2 vjet pa ndërprerje si i vetëpunësuar ose në funksion ekzekutiv nëse ka demonstruar se ka punuar për të paktën 3 vjet si agjent sigurimi ose broker në kompani.- ka punuar për një vit si i vetëpunësuar ose në pozicion ekzekutiv nëse ka demonstruar gjatë trajnimit në aktivitetin, i cili është i njohur nga shtetet dhe i çertifikuar ose i njohur mjaftueshëm nga shoqëria profesionale kompetente. Nëse shtetet anëtare kanë rregulla më strikte për brokerin, se sa për agjentin mund ti kërkohet ndërmjetësit të ndërmarrë një eksperiencë profesionale për përafrimin me brokerin. Një agjent duhet të praktikohet si një broker, nëse do të ketë fuqinë e përhershme të prokurës nga një ose më shumë të siguruar, duke i autorizuar atij të prezantoj kompaninë ose kompanitë në të gjitha pjesët e biznesit që ajo operon. Kërkesat për sub agjentin janë më të lehta, në këtë rast kërkohet vetëm 2 vite eksperiencë profesionale dhe në disa raste vetëm një. Komisioni ka publikuar një listë që tregon se cila autoritete kombëtare ose institucione janë kompetente për dhënien e çertifikatave të ndryshme në lidhje me eksperiencën profesionale lirinë nga falimentimi. Direktiva do të implementohej në ligjin kombëtar dhe do të aplikohej nga viti 1978.

A) Rekomandimi për ndërmjetësuesit

Kushtet e vërteta të tregut të vetëm ishin supozuar të ekzistonin në sektorin e sigurimit në fillim të vitit 1994. Aplikuesi për sigurim kishte mundësinë të zgjidhte çfarë ishte më e mira për të gjitha produktet nga të gjitha shtetet e komunitetit. Komisioni ka njohur se në veçanti në çështjet e biznesit, aplikuesi për sigurim nuk ka

278

qënë në avantazh. Atij i duhen këshilla dhe mbështetje nga njohuritë dhe besimi i ndërmjetësit, diçka kjo që nuk ishte e njohur në të gjitha shtetet si një kërkesëkualifikimi e treguar. Sipas direktivës së 1976 për brokerin dhe agjentin, disa shtete anëtare kanë refuzuar lirinë e ndërmjetësuesit nga shtetet me një rregullore joprofesionale, me arsyen e mbrojtjes së konsumatorit duke ndikuar dhe imponuar rregulla hyrjeje relativisht strikte. Ky diskriminim i lindur, jo vetëm që do të shmangej nga pikëpamja e komisionit, por të gjitha shtetet e komunitetit do të lejojnëvetëm njerëz të kualifikuar të punojnë si ndërmjetës sigurimi. Në përfundim Komisioni botoi një rekomandim për të gjitha shtetet anëtare në 18 dhjetor 1991 në mënyrë për t’u siguruar se të gjithë ndërmjetësit e sigurimit do të kenë të siguruar kërkesat dhe kanë hyrë në një regjistër. Rekomandimi aplikohet për të gjitha kategoritë e sigurimit pavarësisht kategorive të ndërmjetësimit, pavarësisht nëse ata janë të vetëpunësuar ose në marrëdhënie të varur punësimi. Të gjitha kanalet e shpërndarjes do të mbulohen duke përfshirë bankat, tregtinë e automjeteve. Rekomandimi gjithashtu aplikohet për agjentët part-time. Në mënyrë për të mbrojtur interesat e klientëve të siguruar komisioni rekomandon një ndryshim strikt midis brokerave të sigurimit, p.sh ndërmjetësues të pavarur nga i siguruari, dhe agjenti i siguruar. Brokerit i kërkohet të zbulojë lidhjen që ekziston ndërmjet kompanisë dhe investimeve të bëra nga këto kompani. Brokerit i kërkohet të zbulojë rënien e biznesit përgjatë viteve të ndryshme. Qëllimi i kësaj dispozite është të përballoj problemin e pseudobrokerit dhe të krijojë për klientët e siguruar prezantimin e vetvetes si brokera. Rekomandimi i lë shteteve anëtare përcaktimin e kritereve për përcaktimin e vetvetes si brokera. Të një rëndësie të veçantë janë dhe kërkesat subjektive të aprovimit të cilat komisioni i rekomandon për ndërmjetësin e sigurimit.

a) Ndërmjetësit i kërkohet të ketë në përgjithësi njohuri profesionale dhe mundësi në tregti , për më tepër dhe një reputacion të mirë. Ata janë të papërshtatshëm nëse kanë falimentuar në të shkuarën, vetëm nëse janë rehabilituar sipas ligjit kombëtar. Përderisa ekspertiza profesionale ështe shqetësuese , një ndryshim mund të bëhet ndërmjet brokerit dhe ndërmjetësve të tjerë. Detajet do të përcaktohen nga shtetet anëtare ose insitutet profesionale të njohjes së tyre. Me përjashtim të brokerit, të siguruarit do ti lejohet të përcaktojnë kërkesat e kualifikimit për ndërmjetësuesit e tyre, subjekte të mbikëqyrjes qeverisëse.

b) Komisioni gjithashtu rekomandon se ndërmjetësuesi i sigurimit duhet të sigurojë një dëmshpërblim profesional për sigurimin, derisa ndërmjetësuesi është dëmshpërblyer nga kompania e tij e sigurimit, një kërkesë që nuk është pranuar nga brokeri dhe do të ishte shumë e vështirë të pranoheshin ngaagjentët.

c) Për brokerin do të kërkohet një dokument për kapacitetin financiar që do të ishte mëse i mjaftueshëm.

d) Një kërkesë e rëndësishme është që të gjithë ndërmjetësit me kualifikim të nevojshëm të hyjnë në regjistër. Vetëm personat e regjistruar mund të veprojnë si ndërmjetës. Regjistri mund të themelohet dhe të mbahet nga vetë qeveria kombëtare dhe nga shoqatat profesionale të njohura nga qeveria. Kompanit e sigurimit mund të mbajnë një regjistër për veten e tyre por duhet të lejojnë qeverinë të kenë të drejtën e hyrjes në çdo kohë. Nëse një regjistër qëndror është themeluar duhet bërë dallimi midis brokerit dhe ndërmjetësuesve të tjerë. Ndermjetesuesi duhet të informojë klientin për regjistrimin p.sh nëpërmjet letrave, gazetave. Në mënyrë për të imponuar këto

279

kërkesa komisioni rekomandon sanksione kundër personave që veprojnë si ndërmjetësues, pa autorizim, edhe në rast se këto persona janë regjistruar por dështojnë në plotësimin e kërkesave të nevojshme ose në rast se ato nuk janë të regjistruar.

B) Direktiva e re e ndërmjetësimit.508

Përderisa shtetet anëtare nuk e kanë ndjekur rekomandimin e komisionit në tërësi ose shumica e kanë ndjekur në disa pjesë, komisioni vendosi të bëjë një përpjekje tjetër për të kordinuar kërkesat në këtë sektor. Në shtator të 2000 u prezantua propozimi për direktivën e re, objektivi i të cilës përfshinte 2 fusha:

të lehtësonte ndërmjetësuesit për ushtrimin e lirisë së tyre në themelimin dhe lirinë e shërbimeve në praktikë, dhe

të përmirësonin mbrojtjen e interesave të klientëve të siguruar.

Të gjithë ndërmjetësit e sigurimit dhe risigurimit do të regjistrohen. Gjithsesi direktiva lejon dhe një numër përjashtimesh. P.sh. personat që punojnë për vetëm një kompani nuk kanë nevojë të regjistrohen. Regjistrimi është i hapur për ata që plotësojnë kërkesa dhe kualifikimet profesionale. Ata duhet:

- të kenë njohuri, mundësi të përcaktuar në shtetin e origjinës;- reputacion të mire;- të kenë garanci profesionale në sigurim;- të kenë kapacitet financiar të mjaftueshëm.

Si një tekst ligjor i pranuar në fushën e sigurimit, direktiva e propozuar përcakton një minimum rregullash që nënkupton që shtetet anëtare duhet t’i miratojnë këto rregulla vetëm për ndërmjetësuesit e regjistruar në territorin e tyre. Bazuar në regjistrin e shteteve të origjinës, ndërmjetësuesit e sigurimit dhe risigurimit mund të punojnë në një shtet anëtar, duke ofruar një shërbim të lirë ose duke themeluar një zyrë qëndrore. Direktiva gjithashtu përmban kërkesa që ndërmjetësit duhet ti zgjidhin. Kështu në veçanti klientit duhet t’i tregohet se ku po punon ndërmjetësuesi në një ose më shumë kompani, ose nëse ndërmjetësuesi po i këshillon për të gjitha produktet në treg.

V. Juridiksioni, njohja dhe vendimet gjyqësore të detyrueshme.

Rregullat juridiksionale që variojnë nga njëri shtet anëtar në tjetrin dhe kanë proçedura shumë të komplikuar për tu ekzekutuar janë konsideruar transaksionet e tregtisë ndërkufitare. Kushtet e tregut të vetëm nuk do të ekzistonin nëse gjykimet e dhëna në një shtet anëtar do të kishin subjekt një përmbledhje materiali nga gjykata në një shtet tjetër anëtar dhe nëse vendimi nuk do të njihej një juridiksion i tillë nuk do tëekzistonte në një shtet tjetër anëtar.

508Parlamenti evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian,duke pasur parasysh Traktatin për krijimin e komunitetit evropian, dhe në veçanti nenet 47.2 dhe 55 të tij, duke qenë se:ndërmjetësimi në sigurime dhe sigurime luan një rol qëndror në shpërndarjen e produkteve të sigurimit në komunitet; një hap i parë për të lehtësuar ushtrimin e lirisë së vendosjes dhe lirinë për të furnizuar shërbime për agjentët e sigurimeve dhe brokerat ishte direktiva e këshillit 77/92/EEC e 13 djetorit 1976 mbi masat për të lehtësuar ushtrimin.Direktiva 2002/92/EC do të zëvendësonte direktivën e vitit 1977, dhe do të ishte ivetmi tekst i aplikueshëm për të siguruarit, i detyrueshëm nga komuniteti. Direktiva ka hyrë në fuqi.

280

Shtetet anëtare u pyetën më herët për njohjen reciproke dhe për detyrueshmërinë e vendimeve si dhe për një vendim arbitrazhi. Më 1968 shtetet anëtare jo vetëm siguruan njohjen reciproke dhe detyrueshmërinë e gjykimeve civile në çështjet e tregut, por gjithashtu përcaktuan një juridiksion ndërkombëtar në këtë fushë të detyrueshëm për të gjitha shtetet anëtare. Rregullorja e Brukselit509 ka skicuar një sistem vetë përmbajtës. Në përgjithësi, gjykatat e shteteve në të cilat i dëmtuari ka rezidencën e tij kanë juridiksion në çështjet ndërkombëtare, me vendimet e gjykimeve lokale, me pak përjshtime nga ligji i origjinës të shtetit të rezidencës. Duhet shtuar tek juridiksioni në përgjithësi, rregullorja ka një numër të madh dispozitash për juridiksione speciale. Një mbrojtje speciale aplikohet për paditë në çështjet e sigurimit që kur padi ngritësi, personi i siguruar dhe, përfituesi në përgjithësi kërkon një mbrojtje speciale.I siguruari i regjistruar në zyrën e një shteti anëtar mund të paraqitet në një gjykatë në shtetin ku ka zyrën e tij të regjistrimit në një shtet tjetër anëtar, përpara një gjykate ku i siguruari përfituesi, ka rezidencën nëse i siguruari është siguruar në shtetin anëtar në të cilin i siguruari e ka hedhur në gjyq. Nëse i siguruari nuk ka një zyrë regjistrimi në territorin e shtetit anëtar por ka një filial ose agjensi atje do të trajtohet në rast të një dyshimi të ardhur nga operimi i zyrës ose agjencisë. Në dyshimet e detyrueshme të lidhura me sigurimin e objekteve të paluajtshme paditësi mund të zgjedh një juridiksion të një vendi tjetër në përshtatje të të siguruarit me zyrën qëndrore të regjistrimit ose filialin në një shtet anëtar: ai/ajo mund të hedhë në gjyq para një gjykate në vendin në të cilin është shkaktuar, ka ardhur dëmi. Nëse objekti është i lëvizshëm është siguruar njësoj me kontratat e objekteve të palëvizshëm dhe efektet e dëmit janë të njëjta, vëndi i juridiksionit mund të zgjidhet nga paditeësi për këto objekte. Më në fund në sigurimin e detyrueshëm, të gjithë juridiksionet e mundshme të të siguruarit janë të hapura ndaj palëve të dëmtuara, parashikojnë një veprim direkt në mungesë të një ligji kontraktual të pavarur. I siguruari për pjesën e tij mund të paraqesë padi në të cilën i pandehuri ka rezidencën e tij, pavarësisht se ku i pandehuri është siguruar. Marrëveshjet juridiksionale në fushën e sigurimeve janë të lejuar nga rregullorja brenda limiteve. Gjykimet e dhëna nga një shtet anëtar janë të njohura nga ligji në të gjitha shtetet e tjera anëtare, kështu një proçedurë njohjeje nuk kërkohet. Vetëm në raste përjashtimore, ku një lidhje ligjore duhet të ekzistojë në qartësimin e gjykimit të detyrueshëm, mund një veprim për një gjykim deklarativ të kërkohet. Nëse njohja refuzohet rregullorja e shteteve nuk përputhet me dispozitat speciale lidhur me juridiksionin në çështjet e sigurimit. Duke respektuar detyrueshmërinë rregullorja lajmëron për një proçedurë detyrimi të aplikueshme në të gjitha shtetet anëtare . Nëse urdhri është miratuar si kërkesë e përfituesit, gjykimet e huaja do të kenë ndikim të plotë në ligjin e shtetësisë. Urdhëri i miratuar nga gjykatat lokale për juridiksion përcakton rezidencën ose vendin ku ekzekutimi filloi.

509 Konventa e Brukselit ishte suprizuese, efektive më 1 mars 2002 nga rregullat për juridiksionin dhe njohjen dhe detyrueshmërinë në gjykimet civile në çështjet e tregut. Rregullorja e Brukselit do të aplikohet vetëm për shtetet anëtare në BE.

281

8.3. Mungesa e harmonizimit dhe nevoja për harmonizim.

Përpunimi i një të drejte private Europiane ndjek idenë e një Europe si integrim midis Shteteve, i cili përveç një farë shkalle, nuk mund të realizohet pa një integrim normativ. Gjeneza ështe zhvillimi i një metode të re për të kuptuar marrëdhënien kontraktore, e justifikuar me domosdoshmërinë për t’u dhënë një tutelë të përshtatshme kontraktuesve, të cilët ndodhen në kushte të pafavorshme kontraktore, si në planin mormativ, ekonomik ashtu dhe në atë social510. Kështu bëhet e nevojshme përdorimi i një kornize principesh dhe rregullash të adoptuara në mënyrë uniforme nga Shtetet Europiane, e cila synon të jetë një disiplinë e përgjithshme, e ndërtuar mbi principe dhe klauzola të përgjithshme, ekspresion i vlerave dhe i të drejtave, mbi shëmbullin e principeve të komisionit LANDO511 dhe UNIDROIT. Midis iniciativave të adoptuara në nivel europian në fushën e të drejtës kontraktore do të përmendim Principles of European Contract Law (PECL), frut i iniciativës së zhvilluar nga Commission on European Contract Laë, tani pjesë e integruar e punës së zhvilluar nga Study Group512. Këtij projekti i shtohet edhe Code Européen des Contrats513. Ndryshe nga PECL, ky projekt karakterizohet nga adoptimi i një teknike legjislative, e cila bëhet sfondi i aktivitetit të kodifikimit514. Midis iniciativave të zhvilluara në nivel europian është me vend të përmendim aktivitetin e European Centre of Tort and Insurance Laë (ECTIL), me seli në Vienë e cila i ka dhënë jetë Principles of European Tort Law, të destinuara për të ndërtuar një bazë të mundshme për një kodifikim të mundshëm të së drejtës Europiane në sektorin e përgjegjësisë civile.

8.4 Kontrata e sigurimeve në të drejtën Europiane

Projekteve të tilla në nivel akademik i bashkangjiten projekte të tjera të aspektitinstitucional, në vecanti puna e kryer në favorizimin e një rishikimi të acquis communitare, në fushën e të drejtës europiane të kontratave, me synimin për ti dhënë koherencë më të madhe të drejtës kontraktore Europiane, nëpërmjet elaborimit të një plan veprimi i cili të përfshijë, përgjegjësitë e institucioneve, komunitetin e operatorëve të së drejtës dhe përfaqësuesit e grupeve të interesit. Në këtë kontekst është ngritur “Acquis Group” me synimin për të elaboruar një kuadër principesh të së drejtës komunitare në fushën kontraktore. Në kuadër të këtij qëllimi ka parë dritë në

510 F. Galgano, Libertà contrattuale e giustizia del contratto, në Contr. impr. Eur., 2005, faqe 509. 511 Komisioni Lando dhe Grupi i Studimit (projektit) janë të bazuara në iniciativat private, ata nuk kanë asnjë status zyrtar dhe formimin e legjitimitetit politik. " Përbërësit specific të formës dhe bashkëpunimit akademik ndërkomëtar, mund të konsiderohet si manifestime të një Evropianizimi Ligjor” Për më tepër shih V. Scalisi, “ Il nostro compito nella nuova Europa”, cituar në faqen 265.512 R. Zimmermann, Le droit comparé et l’européanisation du droit privé, në Rev. tr. dr. civ., 2007, faqe451 - 456.513 i redaktuar nga Académie des Privatistes Européens, duke marrë si model librin e IV të kodit civil Italian.514 R. Zimmermann, « Le droit comparé et l’européanisation du droit privé », cituar në faqen 471, që thekson suksesin e Komisionit Lando, sa i përket bashkëpunimeve, dhe që shtrihet në fushën e përgjegjësisë civile.

282

2008 dhe pjesa e tij më e rëndësishme është bërë pjesë më vonë e “Common Frame of Reference”515. Artikulli i principeve i quajtur Draft Common Frame of Reference 516 bazohet mbi qëllimin për të favorizuar procesin e europianizimit 517 të së drejtës private. Projekti ndjek linjat e shënuara nga Principles of European Contract Laë, të përpunuara nga komisioni Lando, dhe operon si instument opsional në fushën e së drejtës kontraktore europiane518. Ndryshe është projekti i cili inspiroi iniciativën e titulluar The Common Core of European Private Laë, e cila i vuri si synim vetes të individualizojë një nukël të përbashkët në të drejtën private europiane, duke u bazuar mbi teknikën e qasjeve faktike, përmes një konfrontimi direkt të zgjidhjeve të adoptuara në sistemet e ndryshme juridike nga shtetet anëtare të Bashkimit. Me interes të vecantë është puna e zhvilluar nga grupi i punës së Prof. Helmut Heiss, i cili ka promovuar projektin për adoptimin e një artikulli të principeve të së drejtës në lëndën e kontratave të sigurimit, c.d. Principles of European Insurance Contract Law (PEICL)519 . Ky grup ka operuar duke sjell një risi në të drejtën europiane, me qëllimin për të favorizuar një proces unifikimi në nivel mbikombëtar të raporteve kontraktore tësigurimeve520. Në këtë perspektivë kemi krijimin e një rrjeti europian të së drejtës private, ≪CoPECL Netëork≫ e cila lëviz mbi iniciativën e adoptuar nga Komisioni Europian, duke pasur në objekt disa propozime reformash në fusha të ndryshme, ndër të tjera edhe ajo e reformimit të së drejtës europiane në lidhje me kontratën e sigurimit.

PEICL Principles of European Insurance Contract Law,521 të publikuara në gushtin e vitit 2009, janë një seri rregullash europiane të përgjithshme, për të zhvilluar një të drejtë të përbashkët për kontratat e sigurimit. Principet e së drejtës europiane të

515 Referenca të shumta shih në G. ALPA, G. CONTE dhe L. ROSSI CARLEO, La costruzione del diritto dei consumatori, in I diritti dei consumatori, I, a cura di G. ALPA, Torino, 2009, p. 2 ss., spec. 102. “Drafti, siç dihet, nuk mund të konkludohet vetëm me një “ stilolaps”, por me bashkimin e më shumë hulumtimeve, më shumë tekste, më shumë iniciativave, me shumë karaktere dhe qëllimet e tyre të ndryshme.Boshti i rregullave që palët e interesuara janë thirrur për të vlerësuar, një pjesë shkon prapa në parimet e acquis communautaire (ACQP), të tjerat me parimet e Kodit Civil Evropian (PECC); nga ana tjetër, të dyja këto projekte kanë ardhur nga PECL;PECL janë të frymëzuar nga PICC, dhe të dyja janë të frymëzuar nga parimet e CISG- ut. S. Mazzamuto, “La nuova Direttiva sui diritti del consumatore”, 2011, faqe 861 .516 H. Heiss, “I Principi di diritto europeo del contratto di assicurazione”: Debati akademik ndërkombëtar në Evropë mund të mbështetet në rregullat e përbashkëta të nxjerra nga Korniza ePërbashkët të Referencës. Ky mjet mund , brenda kufijve të caktuar, të sigurojë Evropën me një gjuhë të përbashkët ligjore, si kuptimi i marrë nga latinishtja deri në kodifikimet kombëtare zëvendësuar meius commune.517 D. Mazeaud, « Le droit européen des contrats et ses influences sur le droit français », in Eur. Rev. Contr. Laë, 2010, faqe 1.518 G. Ajani, “Acquis comunitario,, Torino, 2009, faqe 3.519 J. Basedoë, J. Birds, M. Clarke, H. Cousy, H. Heiss, “Principles of European Insurance Contract Laë”, Munich, 2009.520 H. Heiss, “I Principi di diritto europeo del contratto di assicurazione”, ku citohet se : nga themelimi i saj në vitin 1999, ekipi i projektit ka zhvilluar parimet e ligjit evropian të Kontratës së Sigurimeve. Duhet theksuar se parimet e ligjit Kontratës Evropiane janë të vendosur në të njëjtën mënyrë si lex generalis në raport me Parimet e Ligjit Evropian mbi Kontratat e Sigurimeve.521 Restatement of European Insurance Contract Law, është përkthyer në përpunimin e Principles of European Insurance Contract Law (PEICL), modeli i parë i instrumentit opsional në të drejtën kontraktore të sigurimeve në të drejtën europiane.

283

kontratave i referohen Draft Common Frame of Reference dhe i vënë vetes objektivin për të përshtatur një disiplinë koherente dhe unitare për këto kontrata.

Principet e të drejtës kontraktore europiane të sigurimeve ndahen në katër pjesë,Pjesa e parë e dedikuar dispozitave të përgjithshme,Pjesa e dytë për mbulimin e sigurimit, Pjesa e tretë, relative mbi disiplinën e sigurimeve me shuma fixe, dhePjesa e katërt, si pjesë e rezervuar për parashikimet speciale.

Në artikullin normativ të PEICL rëndësi e veçantë i jepet principeve të mirëbesimit dhe ndershmërisë, duke i dhënë si detyrim palëve kontraktuese pikërisht detyrimin specifik për t’u shfaqur me një sjellje të korrektësisë kontraktore, si në fazën e traktativave, ashtu edhe në ekzekutimin e kontratës. Me rëndësi në këtë drejtim mund të përmendet neni 2:101522. Kjo dispozitë përcakton konkretisht detyrën nga ana e të siguruarit për të informuar siguruesin, mbi prezencën e rrethanave apo elementëve, të cilat mund të ndikojnë në përcaktimin e përmbajtjes së kontratës, në vecanti në lidhje me rrezikun kontraktor. Neni 2:102 i njeh të drejtën siguruesit për të propozuar një modifikim të arsyeshëm në kontratë ose për të kërkuar zgjidhjen e saj, në rastet kur ka pasur shkelje të detyrimeve të informimit nga i siguruari në kundërshtim me nenin 2:101. Në Principles of European Insurance Contract Law të dyja palët duhet të sillen duke respektuar principet e korrektësisë dhe arsyes, si dogma të pazëvendësueshme të të sjellurit përpara një kontrate. Në këtë prospektivë më shumë se sa duke u mbështetur mbi kritere të natyrës subjektive, duke verifikuar nga hera në here, se cili do të jetë parametri që do të adoptohet për të integruar konceptin e arsyeshmërisë, do të ishte më e arsyeshme të thërriteshin principet e përgjithshme të së drejtës kontraktore, nga i cili rrjedh dhe detyrimi i mirëbesimit duke privilegjuar një qasje objektive, me qëllimin për të pasur një kontroll mbi termat e rregullimeve kontraktore në rastin e shkeljes së detyrimeve për të cilat i siguruari ështe informuar523.

Në fakt, një krahasim i kontratave të sigurimit në Europë, ka treguar se nuk është e mundur të krijosh një treg të brendshëm sigurimi duke përdorur vetëm mjetet e të drejtës private.524 Si rezultat i mungesës së harmonizimit, shërbimet e sigurimit janë statistikisht shumë të rralla. Edhe në ato raste kur një shërbim i tillë është internacional aktiv, biznesi ushtrohet nga zyra të tjera subsidiare dhe për më tepër produktet e shitura nuk janë të njëjta si në shtetin nga i cili ky biznes ka lindur. Kjo sjell si rezultat që të përdoren produkte dhe metoda vendase, dhe jo internacionale sipas qëllimit të kësaj kompanie.525

522 Duty of Disclosure i cili ndodhet në seksionin , (detyrimi i aplikuesit për sigurim për dhënien e informacinot parakontraktual) mbi detyrimin e obligimeve informative, në momentin e formimit të kontratës së sigurimit, Artikulli 2:101523 G. Volpe Putzolu, “ Il diritto europeo dei contratti fra parte generale e norme di settore”, Giuffre Editore, 2007 faqe 417524 Jurgen Basedow, një nga anëtarët themelues të Projektit dhe grupi i tij i kërkimit në Hamburg, ndërmorën një analizë krahasuese dhe publikuan rezultatet në tre volume, E drejta Europiane e kontratave të sigurimit, gjatë viteve 2002/2003.525 Ibid.

284

Pasi Komisioni Europian tërhoqi amendamentin e propozimit në lidhje me këtë të drejtë në 4 Gusht 1993526, procesi i harmonizimit të kësaj të drejte filloi të lëkundej, pavarësisht përparimeve që ishin bërë deri në atë kohë.

Kështu, nxitja e parë për Grupin e projektit527 ishte pikërisht synimi për të arritur harmonizimin në fushën e kësaj të drejte. Sipas mendimit të grupit, Komisioni Europian kishte nevojë për një shtysë, dhe kjo shtysë erdhi si pasojë e tre momenteve historike. Së pari, 4 dhjetor 1986528, ku vetë Gjykata Europiane e Drejtësisë vendosi të lejojë një sistem të vetëm licensimi, por që ky vendim u shpall vetëm nga gjenerata e tretë e direktivave të sigurimit529; Së dyti, po vihej re një rritje e padurimit në rradhët e drejtuesve që ofronin shërbime sigurimi, e cila pati kostot e saj për të cilat do flitet më poshtë, dhe Së treti, emigrimi i shumë qytetarëve europianë530 në shtetet anëtare, e bënte akoma dhe më shumë të nevojshëm një sistem të unifikuar sigurimi europian pa patur nevojë për procedura të tjera të zgjatura ligjore, për përdorimin e këtij sigurimi në shtetin në të cilin ai shkonte531. Por, ende qëllimi për të arritur këtë sistem të harmonizuar nuk është arritur. Politikat në nivel europian për të stimuluar industrinë e sigurimeve janë të bazuaranë zbatimin e plotë te lirisë së vendosjes dhe lirisë për të ofruar shërbimet, për të nxitur, në mes të palëve, me përfundimin e kontratave ndërkufitare, liberalizimin e tregut dhe krijimin e një sërë rregullash të nevojshme, për të siguruar korrektësinë e profesionistëve të sigurimit. Kusht parësor për arritjen e këtij objektivi ka qenë realizimi i katër lirive themelore , në veçanti;

liria e vendosjes,532

liria për të ofruar shërbime,533

526 Ndryshimi i propozimit për një Direktivë të Këshillit për koordinimin e Ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative në lidhje me kontratën e sigurimit [1980] OJ C355/30) në lidhje me përpjekjet e mëparshme të harmonizimit të Ligjit të kontratës së sigurimit, shih J.Basedow, “ The Optional Application of the Principles of European Insurance Contract Laë” European Contract Laë -ERA Forum Special Issue 2008 (ERA Forum scripta iuris europaei) 527 Grupi i punës udhëhequr nga Prof. Helmut Heiss, i cili ka promovuar projektin për adoptimin e një artikulli të principeve të së drejtës në lëndën e kontratave të sigurimit, c.d. Principles of European Insurance Contract Law (PEICL) .Ky grup ka operuar duke sjell një risi në të drejtën europiane, me qëllimin për të favorizuar një proces unifikimi në nivel mbikombëtar të raporteve kontraktore të sigurimeve.528 Çështja gjyqësore 205/84 Commission v Federal Republic of Germany [1986] ECR 3755.529 Direktiva e Këshillit 92/96/EEC prej 10 nëntorit 1992 mbi koordinimin e Ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative që kanë të bëjnë me sigurimin e drejtpërdrejtë të jetës dhe Direktivat 79/267/EEC dhe 90/619/EEC, ndryshohet (Direktiva e tretë e sigurimit të jetës ) [1992] OJ L360 / 1 dhe Direktiva e Këshillit 92/49/EEC e 18 qershorit 1992 mbi koordinimin e Ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative që kanë të bëjnë me sigurimin e të drejtpërdrejtë, përveç sigurimit të jetës dhe të ndryshimit të Direktivave 73/239/EEC dhe 88/357/EEC (Direktiva e tretë e sigurimit të jo-jetës)[1992] OJ L228 / 1.530 Termi "qytetar euro-mobile" ishte krijuar nga Jürgen Basedow.531 Shiko për më tepër Heiss, H. Ligji për lëvizshmërinë dhe sigurimin,faqe. 448, 2006.532 Neni 43 Traktati i KE; Liria e vendosjes lejon një ndërmarrje të sigurimit, ku zyra është e vendosur në një shtet anëtar, për të hapur një degë , ose agjenci në territorin e një shteti tjeter anëtar, në kushte ekuivalente të atyre që qeverisin ndërmarrjet e themeluara në vendin e fundit (shembull i trajtimit kombëtar të shtetasve të shteteve të tjera anëtare ).

285

lëvizja e lirë, lëvizja e kapitalit 534

Në këtë raport, tre raste janë të mundshme :

Shoqëria e sigurimit shkon në vend tjetër anëtar në mënyrë që të ofrojë një mbulim të sigurimit aty;

Mbajtësi i policës shkon në vend tjetër anëtar, për të kërkuar mbulimin sigurues në të;

Rasti ku shoqëria e sigurimit dhe i siguruari, mbeten në vendet e tyre përkatëse për të kryer një kontratë sigurimi ndërkufitar, ose me anë të rrugës së korrespondencës tradicionale, ose nëpërmjet rrugëve të zakonshme të komunikimit.

Në rastin e parë të përmendur më lart , mund të paraqiten vështirësi në lidhje me ndarjen midis lirisë për të ofruar shërbime ( FOS) dhe lirisë së vendosjes , kur aktiviteti i siguruesit nuk është më i ushtruar në raste individuale dhe në baza të përkohshme , por kur biznesi është rritur.Në jurispudencën e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, mund të supozohet se siguruesi nuk vepron në bazë të lirisë për të ofruar shërbime, por e bën përdorimin e lirisë së krijimit, kur biznesi i sigurimit është ushtruar nga një subjekt, i cili edhe pse është i pavarur është akuzuar në mënyrë të përhershme për ta bërë këtë dhe operon nga një vend i vendosur, në vendin pritës. Liria për të ofruar shërbime është edhe kur, p.sh. një shoqëri sigurimi e huaj operon nëpërmjet një ndërmjetësi të brendshëm i cili është i pavarur nga siguruesi dhe i shërben vetëm interesave të policmbajtësve . Megjithatë, në qoftë se ndërmjetësi është i lidhur me kompaninë e sigurimit nëpërmjet blerjes ose me anë të komisionit të marrëveshjeve të fshehta , ai është i lirë të veprojë. Si një zyrë - degë e siguruesit , ai nuk vepron me anë të shërbimeve.Me synimin për të hequr kufizimet mbi lirinë e vendosjes dhe lirisë për të ofruar shërbime, Këshilli i Komunitetit Ekonomik Europian ka miratuar të ashtuquajturin “Program të përgjithshëm”535, ku janë përcaktuar se cilat kufizime në dy liritë fondamentale do të shfuqizohen, në cilat intervale përmes Direktivës së Këshillit dhe në çfarë kushtesh duhet bërë.

8.4.1. Kontrata e sigurimit: reflektime të së drejtës së krahasuar

Kontrata e sigurimit është536, për shkak të natyrës së saj një model negocimi më vokacion të fortë transnacional e destinuar në rregullimin nëpërmjet mekanizmave sigurues të garancisë, raporteve midis palëve, të cilat kanë seli dhe shtetësi të ndryshme. Procesi i europianizimit të së drejtës private ka ndikuar shumë fort në fizionominë e kontratave të sigurimit, duke dhënë mundësinë për të ridizenjuar kufijtë

533 Neni 49 Traktati i KE; Liria për të ofruar shërbime ( FOS ) lejon një shoqëri sigurimi te themeluar në territorin e një shteti anëtar për të ushtruar aktivitetet ndërkufitare në një shtet tjetër anëtar , pa pasur një “themel” aty , dhe këtu përsëri në kushte të njëjta me ato që zbatohen për kompanitë vendase.534 Neni 56 Traktati i KE; Lëvizja e lirë e kapitalit lejon transferimin e pakufizuar ndërkufitar të aseteve ( p.sh. kapitalit për krijimin e një kompanie , ri-transferimin e fitimeve të bëra,etj )535 në bazë të neneve 54 dhe 63 të Traktatit të Romës.536 Shih për më tepër Giacomo Pongelli, “Il risarcimento diretto nel codice delle assicurazioni “Giuffre Editore.

286

normativ. Evoluimi i cili ka prekur këto kontrata shpjegohet edhe në domosdoshmërinë për të hedhur dritë mbi zhvillimet moderne në kontraktim, si edhe në dëshirën për ta bërë disiplinën e kontratave të sigurimit më afër me kontekstin aktual socio ekonomik.E njëjta linjë demarkacioni që tradicionalisht ndan modelin common law nga ai civil law duket se po merr në disiplinën e kontratavë të sigurimit konture gjithnjë e më të sfumuara537.Common Law dhe Civil Law nuk janë sigurisht dy fakte natyrale, por as dy fakte historike, janë në të kundërt dy klasifikime të cilat juristët kanë dhënë538, ekzistenca e kategorive dogmatike të ndara midis dy sistemeve Common dhe Civil Law, nuk duhet gjithsesi të na shpjerë në konkluzionin se këto modele juridike janë shumë të ndryshme, afrimi progresiv midis këtyre dy modeleve mund të merret si procesi i harmonizimit të përshpejtuara nga e drejta private europiane. Sistemet juridike të Civil Law dhe të Common Law i përgjigjen mënyrave kulturore të karakterizuara dhe të orientuara për të kuptuar dhe praktikuar të drejtën, edhe pse duket gjithnjë e më evidente që korniza europiane parashikon në të ardhmen një skenar të ndryshëm, ku ndryshmi midis dy sistemeve do ti lër vendin një “të dituri Juridik” i cili në ditët e sotme nuk mund të mungojë së qëni gjithnjë më dialektik, në kuptimin e orientimit të problemeve mbi bazën e cdo eksperiencë juridike539.Në fakt diferenca midis sistemeve në Civil Law mund të jetë më e madhe krahasimisht me diferencën midis të drejtës Franceze dhe asaj Angleze, ose midis të drejtës Angleze dhe të drejtës Gjermane540.Vetë ekspresioni Common Law, i cili tradicionalisht i kundravihet të drejtës continentale, përforcon idenë e një strukturë e ngurtë, e cila do të mishërojë idenë e unitetit ka nevojë pikërisht për një të drejtë të përbashkët common law. E drejta e krahasuar paraqet një instrument për ti dhënë një sens dhe një drejtim të drejtës private europiane, duke e shmangur nga teknicizmat e panevojshme institucionale, me qëllimin për të zhvilluar një bashkëveprim midis modeleve juridike kombëtare dhe modelit europian.Në lëndën e së drejtës së kontratave të sigurimit, përqasja e së drejtës së krahasuar është vecanërisht e dobishme, duke funksionuar si instrument i cili është në gjëndje për të bërë të njohur disiplinën normative të adoptuar në modelet e ndryshme juridikeduke favorizuar elaborimin e zgjidhjeve të cilat mund të kenë një gradë të lartë kompatibiliteti në nivel europian.

a) Modeli francez Në Francë, e drejta e sigurimeve karakterizohet nga një pluralitet statutesh , secili korrespondues me një tip të vecantë kontrate541duke shkuar nga kontrata e sigurimit kundrejt dëmeve, tek sigurimi i jetës, sigurimi për ushtrimin e aktivitetit të ndërtimit, për të cilën parashikohet l’assurance dommages-ouvrage, përpara realizimit të veprëssë ndërtimit, nënshkrimin e një kontratë sigurimi.

537 M. Bussani, “Faut-il se passer du common laë (européen)? Réflexions sur un code civil continental dans le droit mondialisé”, 2010 cituar në faqen 16, i cili observon në lidhje me diferencën midis dy akteve juridike: “këto të fundit janë megjithatë të njohura mirë tek krahasuesit dhe praktikuesit e të drejtës tregtare ndërkombëtare sic do figurë tjetër ligjore.≫.538 A. Gambaro, “Common laë e civil laë: evoluzione e metodi di confronto, në Due iceberg a confronto: le derive di common law e civil law,” 2009, faqe 7.539 L. Moccia, faqe 775.540 R. Zimmermann, Le droit comparé et l’européanisation du droit privé, faqe 467.541 H. Groutel, F. Leduc, P. Pierre e M. Asselain, « Traité du contrat d’assurance terrestre », Paris, 2008.

287

Në thelb, për të përshkruar kuadrin e ndërtimit të kontratës së sigurimit në modelin Francez, mund të themi se është një reflektim mbi sjelljet e Jurisprudencës, në vecanti duke u bazuar mbi rrezikun në sigurim dhe të përgjegjësisë, në rast të sjelljes sëdëmshme me qëllim “condotta dolosa” në deklaratën e rrezikut. Gjykata “Cour de Cassation” e ka vlerësuar, duke shmangur përgjegjësinë e siguruesit, në rastin e prodhimit gjatë gjykimit të pyetësorit, i cili përmbante informata të pavërteta mbinatyrën dhe entitetin e rrezikut të sigurueshëm542, përvec rastit të deklarimeve të bëra nga i siguruari me iniciativën e tij personale përpara përmbylljes së kontratës543. Përmbajtja e deklarimit ndikon drejtpërdrejtë tek përcaktimi i rrezikut të sigurueshëm.Në këtë këndvështrim duhet parë edhe nëse i siguruari ka vepruar me mirëbesim apo me keqbesim.Mbi të siguruarin bie detyrimi për të informuar me korrektesi dhe plotësisht siguruesin, detyrim i cili ndikon direkt mbi hartimin e përmbajtjes së kontratës, në vecanti në përcaktimin e rrezikut të sigurueshëm, dhe përbën një detyrim me të hollësishëm, sesa detyrimi i përgjithshëm i mirëbesimit544detyrimi i përcjelljes së informacionit parashikohet si në fazën parakontraktore, si në atë kontraktore. Jurisprudenca ka mbi 30 vjet që mbështet idenë se siguruesi nuk mund të kërkojë nullitetin e kontratës në rastin kur kjo palë është në dijeni të deklarimit të pavërtetë të të siguruarit. Për këtë arsye edhe i siguruari nuk mund të kërkojë nulitetin për shkak se siguruesi e di qënien e një deklarimi të pavërtetë të dhënë nga i siguruari, sipas nenit 113-8 të kodit të sigurimeve. Kodi francez i sigurimeve parashikon gjithashtu në nenin 112-4, që klauzolat e policës të cilat parashikojnë nulitet, dekadence apo përjashtime nga përgjegjësia, nuk janë të vlefshme, nëse nuk janë vënë në evidencë në mënyrë të përshtatshme. Duket qartë se në këtë pikë ka një problem si në evidentimin e klauzolës në termat e njohjes së saj, ashtu edhe në kontrollin e përmbajtjes , me qëllimin për tu bindur për vlefshmërinë dhe për të mbrojtur të siguruarin, partie faible545në marrëdhënien e negocimit. Nga profili juridiksional del fuqia e gjykatësit Francez, i cili, jo vetëm thirret për të interpretuar rregullin regula iuris , por duke e përshtatur normën me cështjen konkrete realizon një funksion evolutiv të disiplinës ligjore.

b)Modeli anglez

Nëse shikojmë modelin anglez, dhe në vecanti atë të Common Law mund të gjenden profile të vlefshme të cilat konvergojnë me modelin italian, në lidhje me detyrimet informative në kontratën e sigurimit. Informacioni lidhet me bagazhin kulturor dhe eksperiencat e subjektit, dhe ka rëndësi të madhe në fushën e sigurimeve. Në korpusin normativ të kodit të sigurimeve private (D.Lgs. 7 shtator 2005, n. 209) janë të rregulluara si produktet e sigurimit, ashtu edhe disiplina e publicitetit të produkteve të sigurimit, parashikime të tilla janë menduar me qëllimin për të shmangur informacionin asimetrik, të cilat karakterizojnë raportin midis të siguruarit dhe siguruesit, ekuilibra të cilët c’ekuilibrohen pikërisht nga grada e ndryshme dhe intensiteti i ndryshëm i njohjes. Për këtë arsye duken thelbësore disa parashikime të futura nga kodi i sigurimeve, të cilat kanë një tendencë të shfaqur edhe në nivel europian, për të garantuar një tutelë efektive të transparencës dhe të korrektësisë së informacionit në fushën kontraktore. Tema e informacionit të mangët apo të pasaktë, 542 Në këtë sens cështja Cass. 15 shkurt 2007, n. 05-20.865.543 Çështja gjyqësore dt.19 shkurt 2009, nr. 07-21655.544 Neni 1134 i Kodit të sigurimit francez.545 Palën e dobët,

288

në vecanti, merr rëndësi në lidhje me sjelljen e të siguruarit, i cili i ka dhënë siguruesit informacion të pasaktë, ose nuk i ka komunikuar informacion rilevant. Kështu përgjegjësia e të siguruarit shfaqet në momentin kur ai nuk ka kryer detyrën e tij për të dhënë informacion të saktë, e rënduar në veçanti në rastin kur midis palëve ka asimetri të rëndësishme në lidhje me informatat dhe njohuritë e tyre. I siguruari pra është i rënduar nga një detyrim për të dhënë informacion më të detajuar sesa ai i cili mund të jap në fazën parakontraktore të traktativave, pasi ështe i detyruar ti japë palës tjetër si në aspektin e bashkëpunimit ashtu edhe atë të kooperimit, të gjitha informacionet të cilat janë të nevojshme dhe të domosdoshme, për të përcaktuar kushtet dhe limitet e kontratës. Në sistemin juridik anglez, kontrata e sigurimit e merr rregullimin e saj nga jurisprudenca të krijuar nga case law. E drejta angleze akoma është e konsideruar si pjesë e common law.Mungon në të drejtën angleze një përcaktim i saktë i të drejtës së sigurimeve, edhe

pse ka një traditë nga më të vjetrat në botë546. Në përcaktimin e së drejtës kontraktore të sigurimeve, gjyqtarët anglez ekzaminojnë çdo burim të trashëguar të së drejtës. Kjo ështe pjesa më me interes përsa i përket adaptimit të së drejtës me risitë dhe faktorët të cilët ndikojnë tek bota e sigurimeve547. Në sistemin anglez kemi një diskutim të hapur lidhur me nevojën për të adaptuar një sistem rregullash të cilat do të disiplinojnë kontratat e sigurimeve. Përhapja e kontratave të sigurimit po afirmohet progresivisht në botën e biznesit ku qarkullimi i pasurisë dhe i një fluksi të madh parash ka detyruar , me qëllimin për të garantuar siguri për trafiqet komerciale, krijimin e kushteve standarte, të aplikueshme për kësisoj lloj kategorish kontratash. Mungesa e rregullimit nëse nga njëra anë siguron një liri më të madhe nga ana tjetër sjell pasiguri, pasi cdo mungesë nga ana e palëve mund të sjell nulitet apo shkak për të mos zbatuar kontratën dhe nuk duket në linjë me tendencat e fundit europiane. Mbi këtë prospektivë me rëndësi shfaqet detyra e informimit (Duty to disclose), në vecanti në Principles of European Contract Law, detyrimi i informacionit merr një rëndësi themelore në fushën kontraktore, e aplikueshme si në fazën e traktativave, ashtu edhe në përfundimin e kontratës548.Po konsolidohet gjithnjë e më shumë kontraktimi i detyrimit për informimin me rëndësi.Neni. 6:101 i Principles of European Contract Law e cila parashikon që deklarimi i bërë nga njëra palë përpara apo në momentin e lidhjes së kontratës është burim detyrimesh kontraktore, nëse pala tjetër e ka kuptuar kështu këtë deklarim. E drejta kontraktore merr këtu një element të fortë origjinaliteti549, duke kaluar modelin e vjetër të përgjegjësisë parakontraktore dhe asaj postkontraktore.L’acquis communitaire edhe pse nuk ka adoptuar një detyrim të përgjithshëm informimi përvec se në rastet specifike të mbrojtjes së konsumatorit dhe në fushën e produkteve financiare, duket gjithsesi se ka arritur një përfundim të rëndësishëm duke përdorur principin e përgjithshëm të “buona fede” dhe të korrektësisë, e cila ndryshe nga detyrimi i mëparshëm për të mos fshehur, i imponon palës detyrimin më të fortë për të mos vepruar në dëm të palës tjetër avantazhin e saj informativ.

546 J.Birds ,” Birds’Modern Insurance Law”, 6 ed., Sweet And Maxwell , London, 2004, faqe 1.547 M. Gagliardi, “Il contratto di assicurazione. Spunti di atipicità ed evoluzione del tipo”, Torino, 2009, faqe 55.548 C. Castronovo e S. Mazzamuto, “Manuale di diritto privato europeo”, vol. II, Milano, 2007, faqe391.549 R. Alessi, “Diritto europeo dei contratti e regole dello scambio”, 2000, faqe 978.

289

Si përfundim, mund të themi se qëllimi i palëve në Traktat për themelimin e Komunitetit Ekonomik Europian në krijimin e një tregu të përbashkët në fushën e sigurimit pothuajse është arritur. Kanë kaluar gati 5 dekada për kompanitë e sigurimit në komunitet dhe palëve të tjera në arenën ekonomike europiane, për të përmbushur të drejtat e tyre për të ushtruar shërbime në të gjitha shtetet anëtare nga zyra ku ata janë regjistruar apo nga filialet e tyre. Klientët e sigurimit brenda kësaj arene ekonomike mund të sigurojnë duke përfshirë, qindra kompani në mënyrë për të gjetur mbulimin e sigurimit më të përshtatshëm për ta. Kjo është dicka që me të vërtet shtetet pjesmarrëse duhet të krenohen, pasi është i vetmi sistem i këtij lloji në botë. Përgjatë 200 viteve të ekzistencës së tij, shtetet nuk kanë qenë të mundura të implementojnë një liri themelimi në kompanitë e sigurimit. Tregu i vetëm europian do të rritet në të ardhmen. Ky proces do të stimulojë tregtinë dhe ekonominë në përgjithësi dhe industritë e sigurimit duke e bërë kështu tregun e sigurimit europian akoma më të fuqishëm.

8.5 Aftësia paguese (Solvency II).550 Ndikimi i ndryshimeve në aftësinë paguese të shoqërive të sigurimit.

Rëndësia ekonomike dhe sociale e sigurimit është e tillë që ndërhyrja nga autoritetet publike, në formën e mbikëqyrjes të kujdesshme, është pranuar tashmë në përgjithësi që është e nevojshme. Jo vetëm që siguruesit ofrojnë mbrojtje kundër ngjarjeve të ardhshme që mund të rezultojnë në humbje, por ata gjithashtu kanalizojnë kursimet në tregjet financiare dhe në ekonominë reale. Po kështu në raste të problemeve me moskthimin e kredive të bankave mund të kemi një transferim të riskut kreditor, që mbajnë bankat tek shoqëritë e sigurimit. Ndërhyrja nga autoritetet publike ka tentuar të përqendrohet në prezantimin e masave që synojnë të garantojnë aftësinë paguese të shoqërive të sigurimit, apo për të minimizuar humbjet eshkaktuara nga falimentimi. Efekti që pritet të sjellë projekti Solvency II është prezantimi i një regjimi të ri ekonomik të bazuar në riskun e aftësisë paguese, si mjeti më efektiv dhe efikas për të përmbushur objektivat e përgjithshme të projektit.Ky projekt vendos theks më të fortë në menaxhimin e riskut dhe kontrolleve të brendshme të shoqërive. Përgjegjësia për qëndrueshmërine financiare të siguruesit vendoset në nivelin menaxherial, aty ku edhe i takon. Siguruesit i jepet më shumë liri dmth nga ata do të kërkohet të përmbushin parimet dhe jo ti nënshtrohen rregullave arbitrare shumë të detajuara. Kërkesat rregullatore dhe praktika në industri do të përafrohet dhe siguruesit do të shpërblehen për implementimin e sistemit të menaxhimit të rrezikut dhe të kapitalit që i përshtatet më së miri nevojave të tyre dhe profilit të rrezikut të përgjithshëm. Në përgjithesi, përfitime të konsiderueshme priten nga projekti Solvency II dhe ndikimi për të gjitha palët e interesuara është pozitiv.

Industria: Përfituesit e drejtpërdrejtë të Solvency II do të jenë siguruesit. Përveçpromovimit të menaxhimit të riskut, përafrimit të kërkesave mbikëqyrëse me praktikat e tregut dhe shpërblimit të kompanive të mirë-menaxhuara, regjimi i ri do të ngrejë gjithashtu një fushë loje të vërtetë me të drejta të barabarta, dhe do të kontribuojë në integrimin e mëtejshëm të tregut të sigurimeve në BE.

550 Direktiva 2009/138/EC e parlamentit europian dhe e këshillit të dt 25 nëntor 2009

290

Mbajtësit e policave: Përfituesit kryesore të tërthortë të Solvency II, do të jenë mbajtësit e policave. Regjimi i ri do të sigurojë një nivel të njëtrajtshëm dhe të zgjeruar të mbrojtjes së policës në të gjithë BE-në, duke zvogëluar mundësitë që mbajtësit e policave të humbasin si rezultat i vështirësive financiare që përjetojnë siguruesit. Prezantimi i një qasjeje ekonomike të bazuar në rrezik, do t’u japë mbajtësve të policave besim më të madh në produktet e ofruara nga siguruesit, pasi Solvency II, do të promovojë menaxhim më të mirë të riskut, çmime të qëndrueshme dhe mbikëqyrje të përforcuar. Së fundi, Solvency II do të rrisë konkurrencën, duke bërë presion për rënien e çmimeve të larta të sigurimeve, dhe do të rrisë mundësinë e zgjedhjes duke përkrahur produktet inovatore.

Ekonomia si një e tërë: Përveç rritjes së konkurrencës ndërkombëtare të tregut të sigurimit, rreshtimi i kërkesave rregullative me realitetin ekonomik do të sigurojë një shpërndarje më të mirë te kapitalit në nivel kompanie, në nivel industrie, dhe në kuadër të ekonomisë në BE.

Një reformë e sistemit rregullator të sigurimeve në Union ka qënë në rrugë e sipër për një kohë të gjatë. Britania dhe Zvicra në vitin 2006 e kishin filluar këtë proces dhe kishin paraqitur pjesërisht rezervat e tyre.Unioni ka qënë në diskutim të ideve lidhur me këtë direktivë në këtë periudhë kohore.Azia dhe Amerika po e shihnin gjithashtu me interes zhvillimin e këtij regjimi të ri sigurimesh në Europë. Direktiva 2009/138/EC përbën një legjislacion për t’u zbatuar në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë edhe Britaninë e Madhe. Ky regjim prezanton një qasje të re, të harmonizuar të sigurimeve brenda Bashkimit Europian.Ajo zëvendëson direktivat ekzistuese në Bashkimin Europian që lidhen me çështjet e sigurimeve. Ideja e administrimit të financave të një kompanie sigurimesh me ndihmën e metodave moderne të manaxhimit të riskut është promovuar shumë në dekadën e fundit. Nocionet e manaxhimit të bilancit, rritja e rolit të sigurimeve në drejtim të zvogëlimit të riskut, përmirësimi i vëzhgimit dhe i matjes së riskut, kanë çuar në një njohje më të mirë të kërkesave të grupeve të interesit, si policëmbajtësit ose investitorët. Konkurenca dhe krahasimi me sektorin bankar ka rritur shpejtësinë e transfertave në sektorin e sigurimeve.Vihet re se kjo direktivë është shumë e ngjashmë në strukturë me rregulloren Basel II551 lidhur me industrinë bankare. Të dyja bazohen në strukturën me tre shtylla, e cila përmban kërkesa sasiore dhe cilësore dhe disiplinë tregu me elementë specifikë që përqëndrohen te kapitali, risku, mbikëqyrja dhe transparenca.

Gjithsesi, duhet nënvizuar se këto janë dy sektorë të ndryshëm. Një ndër ndryshimet mes tyre është se në rastin e Basel II, aplikoheshin modele të veçanta, të ndara të investimeve, kredive dhe risqeve operacionalë, ndërsa direktiva në fjalë fokusohet në një analizë portofoli të bazuar në studimin e riskut duke aplikuar një përqasje të integruar, duke marrë në konsideratë varësinë midis llojeve të ndryshme të risqeve. Basel II, fokusohej vetëm në aspektin e vlerësimit të aseteve të kompanisë, ndërsa direktiva në fjalë bazohet tek asetet dhe detyrimet e kompanisë, duke marrë për bazë bilancin total të saj.

551 Sistem rregullator për mbikqyrjen e sektorit bankar. Aktualisht ka diskutime lidhur me sistemin e ri Basel III.

291

Aksionarët kërkojnë informacion nga kompanitë kryesisht lidhur me pyetjen se në çfarë raporti lidhet përfitimi dhe risku me njëri-tjetrin? Policëmbajtësit përqëndrohen në aftësinë e kompanisë për të ofruar shpërblimin financiar në kohën e përcaktuar.Agjensitë vlerësuese janë më tepër të përqëndruara te vlerësimi i fuqisë financiare të këtyre kompanive të sigurimeve.Autoritetet rregullatore fokusohen pjesërisht për llogari të policëmbajtësve rreth funksionimit normal të kompanisë, që të mund të përmbushen detyrimet që ajo ka ndaj tyre.

Ajo që është e dukshme është se një kompani e tillë duhet të gjejë një ekuilibër midis të qënit e suksesshme në treg si një shoqëri tregtare që ka si qëllim fitimin, dhe ofrimin e shërbimeve në një nivel të tillë që është tërheqës për policëmbajtësit brenda kërkesave ligjore.

Fuqizimi i manaxhimit të riskut si disiplinë në dekadën e fundit është tregues se ky aspekt është shumë i rëndësishëm për funksionimin e duhur të kompanisë. Kjo lidhet,jo vetëm me aspektin e tij të përbashkët midis industrisë në fjalë dhe rregullatorëve që, rregullat aktuale që lidhen me aftësinë paguese në Europë duhet të kontrollohen që të përshtaten me mjedisin e sotëm. Direktiva e sipërpërmendur ofron mundësinë e ridimensionimit të këtyre kushteve. Pritet që si rezultat i saj, pikëpamjet e kompanive dhe të rregullatorëve do të takohen në një pike të përbashkët. Bashkimi Europian nuk është i vetëmjaftueshëm nga perspektiva e industrisë së sigurimeve sepse risqet që burojnë nga shtetet anëtare transferohen në vendet e treta dhe anasjelltas. Vendosja e kushteve për njohjen e sistemeve rregulluese të vendeve të treta si ekuivalente me atë të Unionit përbën ende një debat552. Në Britani, kjo direktivë përbën një çështje shumë të rëndësishme politike. Një numër i madh kompanish që merren me sigurimin e jetës në Britani janë të pakënaqur për mënyrën e ndryshimit të legjislacionit. Sidomos kjo është shprehur nga Drejtori i Përgjithshëm i “Prudential”, që është kompania më e madhe e sigurimit të jetës në Britani.Dyshime rreth bazës së kësaj direktive, specifikisht garantimi i një modeli të qëndrueshëm të kontrollit të riskut është shprehur edhe nga kompanitë e sigurimeve bija që veprojnë në SHBA, të cilat janë bija të kompanive mëmë në Britani.

Objektivat. Unioni është angazhuar në mirëfunksionimin e një tregu të vetëm të integruar europian përmes vendosjes së rregullave të kujdesshme lidhur me këtë treg.Reformat përkatëse synojnë të shmangin pengesat në drejtim të lëvizjes së lirë të shërbimeve dhe kapitalit, po ashtu edhe të lirisë së kryerjes së operacioneve në Union.Qëllimi i kësaj axhende lidhur me sigurimet është të thellojë integrimin e tregut europian të sigurimeve, të rrisë konkurencën e kësaj industrie dhe të përmirësojë mbrojtjen e policëmbajtësve.Regjimi i ri i duhet që të adresojë të treja këto aspekte.

552 Zvicra ka një treg të gjerë të sigurimeve. Një pjesë e rëndësishme e primeve të kompanive zvicerane e ka origjinën në Europë. Kjo industri ofron pjesën më të madhe të shërbimeve dhe ekspertizës ndaj klientëve të saj në të gjithë botën. Kompanitë më të vogla janë të rëndësishme për tregun e brendshëm gjithashtu, për sa i përket inovacionit dhe vendosjes të standarteve të kompetencave lidhur me manaxhimin e riskut për ato kompani, që nuk mbështeten në një gamë të gjerë burimesh financiare. Zvicra duke qënë se nuk është pjesë e Unionit ka një interes të kufizuar lidhur me zhvillimet e direktivës.

292

Palët e përfshira në fazën para propozimit të Direktivës. Ky proces për aftësinë paguese të kompanive të sigurimit ka ecur nëpër të ashtuquajturin Procesi Lamfalussy- Një përqasje me katër nivele për të zhvilluar industrinë financiare, rregullim i ciliështë projektuar për të nxitur zhvillimin e shpejtë të legjislacionit dhe integrimin e qëndrueshëm brenda territorit të Unionit. Përshkrimi i këtij procesi ofron një pamje të qartë të asaj sesi karakterizohet ky regjim dhe sesi janë të përfshira grupet e interesit në të. Janë katër nivele hierarkike të lidhura me fuqinë vendimmarrëse në këtë rast.

1) Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian (Niveli i qeverive)553

2)Komiteti Europian i Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale (KESPP) në nivel të Ministrive të Financave dhe mbikqyrësve.554

3)Komiteti i Mbikëqyrësve Europianë të Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale(më poshtë KMESPP)555 i përbërë nga përfaqësues të autoriteteve mbikqyrëse të Unionit dhe shtetet anëtare të HEE(Hapësira Ekonomike Europiane)556

4)Kontrolli i zbatimit të legjislacionit në vendet anëtare nga Komisioni Europian.Në të njëjtën kohë, ky i fundit vepron si një manaxhues projekti që duhet të propozojë direktivën dhe masat implementuese në dy nivelet e para.557

Përpara sesa rekomandimi i secilit prej Komiteteve t’i dërgohet Komisionit Europian dhe KESPP, duhet që të kalojë përmes të ashtuquajturit procesi i konsultimit publik.Kjo u jep grupeve të interesit një mundësi për të komentuar draftin e rekomandimeve.Këtu duhet të përfshihet një panel konsultues i përbërë nga përfaqësues të industrisë së sigurimeve dhe nga konsumatorët. Pasi merr formën finale ky rekomandim i kalon Komisionit. Gjithsesi ky i fundit nuk është i detyruar që t’i qëndrojë rekomandimit të KMESPP, kur formulon propozimin për direktivën ose kur implementon masat.

Për këtë arsye, industria dhe grupe të tjera interesi angazhohen aktivisht me përfaqësuesit e Parlamentit Europian dhe Këshillit, KESPP si dhe Komisionit për të informuar ose lobuar duke qënë se këto palë mund të vendosin theksin në çështje të tjera nga ato ku vë theksin KMESPP në nivel mbikqyrësish kombëtarë. Propozime të tilla duhet të shoqërohen nga një ‘vlerësim ndikimi’, duke nënvizuar kostot dhe përfitimet në dimensionin ekonomik dhe social. Ky raport duhet të përfshijë një analizë të ndikimit në stabilitetin financiar, mirëfunksionimin e tregjeve dhe mbrojtjes së konsumatorit.Duke qënë se ndryshimet që mund të sjellin rregullimet e reja mund të çojnë në influencimin e kërkesave në tregjet e kapitalit, atëherë Banka Qëndrore Europiane gjithashtu kontribuon në këtë analizë.

553 Këto dy organe duhet të bien dakort së bashku me Komisionin Europian lidhur me direktivën e sigurimeve, që vendos kornizat dhe mundëson koherencën mes regjimeve kombëtare.554 Ky komitet duhet të miratojë apo të japë pëlqimin për masat teknike implementuese të direktivës. Ai duhet që të çojë përpara bashkëpunimin ndërsektorial së bashku me delegimin e detyrave dhe përgjegjësive. Pëlqimi i Parlamentit Europian kërkohet gjithashtu për adoptimin e masave të këtij niveli.555 Ky është komitet në nivel të mbikëqyrësve kombëtarë. Ata do të caktojnë standartet në fushat që nuk mbulohen nga legjislacioni i Unionit. Qëllimi është të krahasojë praktikat e tyre të mbikëqyrjes dhe të rritet konvergjenca mes tyre.556 HEE përfshin 28 shtetet anëtare të BE-së dhe tre anëtarë të EFTA (Islanda,Lihtenshejn dhe Norvegjia). 557 Komisioni Europian duhet të angazhojë KMESPP si konsultues për të përgatitur rekomandimet në ato çështje përpara se direktivat të propozohen. Komisioni Europian në ‘thirrjen e tij për rekomandime’ ndaj KMESPP, i specifikon çështjet për të cilat pret rekomandimet.

293

Afatet kohore. Në dhjetor të vitit 2006, Komisioni Europian ishte duke përgatitur direktivën dhe paraqitja u bë në korrik 2007 në Parlamentin Europian dhe në Këshill.Gjatë kësaj periudhe të ndërmjetme u përgatit edhe raporti558 lidhur me vlerësimin e ndikimit të lartpërmendur. Pasiguria mbizotëronte në atë se cilat çështje do të vendosen në nivelin e parë, të dytë ose të tretë. Ky alokim ka ndikim në nivelin e harmonizimit të interpretimit dhe zbatimit të parimeve të reformës në regjimet kombëtare. Fleksibiliteti i rregullatorëve/mbikëqyrësve kombëtarë për të interpretuar guidën e parashikuar në nivelin paraardhës rritet nga niveli i parë në nivelin e tretë.Në 22 prill 2009, Parlamenti Europian aprovoi direktivën, e cila do të bëhej efektive në 1 janar 2013. Në 21 qershor 2011, Këshilli Europian bëri me dije një propozim për të shtyrë në kohë implementimin e direktivës për në 1 janar 2014.Ështe parashikuar hyrja në fuqi e saj në 1 janar 2016, duke patur parasysh edhe se ky afat është shtyrë disa herë.

Përmbajtja e regjimit të ri. Ky kuadër i ri implementohet pjesërisht si rezultat i problematikave të regjimit të mëparshëm, i cili tregoi qartë dobësinë e sistemit dhe rishfaqi nevojën për modernizim të standarteve ku kjo industri e sigurimeve bazohet. U shfaq nevoja edhe për përmirësimin e teknikave të manaxhimit të riskut. Kështu, direktiva vendosi setin e saj të kërkesave lidhur me kapitalin, teknikat e vlerësimit,standarteve të qeverisjes dhe raportimit për të zëvendësuar kërkesat e papërshtatshme për kohën, të direktivës së mëparshme (Solvency I). Ajo synon të zëvendësojë sistemin e copëzuar ku shtete të ndryshme e kanë implementuar direktivën ndryshe, veçanërisht në pjesën e mbikëqyrjes së grupeve të shoqërive.

Regjimi që prezanton direktiva, paraqet një strukturë me tre shtylla;Shtylla e parë, mbulon të gjitha kërkesat që lidhen me aspekte sasiore. Kjo shtyllë synon të sigurojë që kompanitë kanë kapitalin e duhur dhe të mjaftueshëm, kapital ky i bazuar në risk. Të gjitha vlerësimet në këtë shtyllë duhen bërë në një mënyrë të kujdesshme dhe të qëndrueshme. Kompanitë mund të përdorin ose përqasjen e formulës standarte ose atë të modelit të brendshëm. Përdorimi i modeleve të brendshme do të jetë subjekt i një aprovimi të mëparshëm nga organet mbikëqyrëse.Përveç kapitalit në dispozicion559, një SRC560 do të rrjedhë nga ato modele që specifikojnë shumën e kapitalit të nevojshme për të siguruar që kompania është në gjendje të përballojë humbje shumë të mëdha. Vlerësimi sasior duhet të mbulojë ekspozimin neto në treg, kreditë, kontratat e nënshkruara të sigurimeve dhe rrezikun operacional. Përcaktimi i një kapitali minimal të kërkuar si pika finale e ndërhyrjes,plotëson të gjithë tablonë.

Shtylla e dytë, imponon standarte më të larta të manaxhimit të riskut dhe në këtë shtyllë do të jenë të adresuara çështjet cilësore si qeverisja e brendshme e kompanisë.Mbikëqyrësve do t’u jepen kompetenca për të sfiduar kompanitë e tyre në çështjet e manaxhimit të riskut. Kjo shtyllë përfshin atë që quhet Own Risk and Solvency

558 Një studim i tretë përgatitor dhe sasior i ndikimit (QIS3) ,që teston çështjet e kalibrimit të modeleve të propozuara të kapitalit dhe riskut, u përgatit dhe u krye gjatë prillit dhe qershorit të vitit 2007 me kompani të fushës së sigurimeve që vepronin në Union. KMESPP dha përgjigjen ndaj thirrjes së Komisionit për rekomandim. Rekomandimi final lidhur me formulën standarte pritej në pranverë të 2008. Prezantimi i regjimit të ri në atë kohë pritej të bëhej në 2010.559AC-Available Capital(Sipas tekstit të direktivës nënkupton termin Own Funds)560Solvency Required Capital (SRC) aftësia paguese e kërkuar e kapitalit.

294

Assessment561 që është një vlerësim i proceseve dhe procedurave të siguruesit që përdoret për të identifikuar, aksesuar, monitoruar dhe raportuar risqet afatshkurtra dhe afatgjata me të cilat përballet ose mund të përballet kompania. Gjithashtu ky vlerësim përfshin edhe përcaktimin e fondeve të nevojshme, që duhet të ketë kompania që të sigurojë se të gjitha nevojat e saj financiare mund të përmbushen në çdo kohë.Shtylla e tretë, synon një nivel më të lartë të transparencës qoftë për publikun, qoftë për organet mbikëqyrëse. Një raport vjetor për mbikqyrësit do të paraqitet nga kompania dhe një raport publik i kushteve financiare dhe të aftësisë paguese të saj.Në mënyrë që të jetë sa më i hapur pozicioni financiar i kompanisë për publikun me të dhënat më të fundit të saj, do të hartohen raporte për organet rregullatore në baza vjetore ose 3-mujore.

Industria e sigurimeve ka diskutuar në mënyrë të vazhdueshme për një qasje ekonomike të qëndrueshme të tregut. Nën dritën e kësaj strukture me tre shtylla argumentet dhe komentet kryesisht përqëndrohen rreth këtyre temave:

� Mbajtja e një qasjeje ekonomike në adresimin e çështjeve të vlerësimit të riskut të kompanisë së sigurimit;� Adresimi i aktivëve dhe pasivëve në bilance në mënyrë konsistente të integruar;� Sigurimi i një vlerësimi real dhe të vërtetë të gjendjes financiare të kompanive;� Garantimi se këto qasje standarte, qoftë edhe kur janë të thjeshtëzuara, do t’u përmbahen këtyre parimeve;� Garantimi i konvergjencës së kompetencave mbikqyrëse diskrecionale dhe praktikës brenda Unionit, për të garantuar krahasueshmëri si dhe siguri ligjore dhe operacionale, për kompanitë për të ndërtuar një treg efiçent.� Garanci, që bashkëpunimi në nivel mbikqyrësish të adresohet në një mënyrë ndërkombëtare efiçente, për të kontribuar në një mbikëqyrje, kostoja e së cilës është proporcionale me qëllimin e ndërmarrë.

Synimet e këtij regjimi janë:

� Liri më të madhe për kompanitë që të zgjedhin profilin e tyre vetjak të riskut;� Lidhja e këtij risku me nivelin e duhur të kapitalit të tyre;� Një sistem të lajmërimit të hershëm për të njoftuar përkeqësimin e gjendjes së aftësisë paguese, përmes manaxhimit aktiv të kapitalit;� Duke përafruar më shumë riskun dhe menaxhimin e kapitalit, kërkon të inkurajojë përmirësimin në fushën e identifikimit të risqeve, me qëllim zbutjen e tyre në kohë.

Sipas Komisionit Europian, kjo direktivë do të modernizojë mënyrën sesi grupet e kompanive të sigurimit mbikëqyren dhe do të ndihmojë në njohjen e realitetit ekonomik ku operojnë këto grupe. Regjimi i ri do të forcojë kompetencat e mbikëqyrësve të grupit, do të sigurojë që risqet me të cilat grupi përballet nuk do të anashkalohen dhe do të kërkojë bashkëpunim më të madh me mbikëqyrësit. Grupet do të jenë në gjendje të përdorin modele ndërkombëtare dhe të përfitojnë nga avantazhi i diversifikimit të përfitimeve të tyre.

561 Shkurtimisht në vazhdim do të quhet ORSA.

295

Elementët e shtyllës së parë. A)Vlerësimi i aseteve dhe detyrimeve të kompanisëështë një nga këta elementë. Në funksion të kësaj, KMESPP ka tentuar të harmonizojë rekomandimet e tij me Standartet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar sa më shumë që mundet, që të sigurojë që këto vlera të vlerësohen qëndrueshmërisht në të gjitha vendet anëtare. Disa nga mënyrat e vlerësimit ndryshojnë shumë nga trajtimi që i bënte Direktiva paraardhëse (Solvency I).

B) Element tjetër është vlerësimi i marzhit të riskut, i cili llogaritet me atë që quhet metoda e kostos së kapitalit. Në këtë rast vlera e kësaj kostoje është e njëjtë për të gjitha sipërmarrjet, pra një përqindje fikse.

Nën regjimin e kësaj direktive, parashikohet se për të gjitha aktivet, siguruesi duhet të jetë në gjendje të tregojë se mund të përmbushë disa kritere. Këto të fundit fillojnë që me premisën se siguruesi duhet të jetë i lirë të investojë në çdo aset që zgjedh, duke marrë parasysh se e kupton qartë riskun që po merr përsipër, merr vendime të drejta lidhur me to dhe vendimi për këtë investim bëhet në interesin më të mirë të policëmbajtësit.

SCR është një qasje më sensitive dhe e sofistikuar për të llogaritur kërkesat që lidhen me aftësinë paguese. SCR mbulon të paktën risqet e mëdha, sigurimet, tregun, kreditë dhe risqet operacionale. MCR (Kapitali minimal i kërkuar) është i destinuar që të jetë llogaritja më e ulët e aftësisë paguese të kompanisë, që i korrespondon një niveli aftësie paguese nën të cilin policëmbajtësit do të ekspozoheshin ndaj një niveli risku të papranueshëm, nëse siguruesi do të lejohej të vazhdonte veprimet e tij.

Elementët e shtyllës së dytë. A) Imponimi i një standarti të lartë të menaxhimit të riskut dhe mirëqeverisjes brenda kompanisë. Kjo shtyllë kërkon që mbikëqyrësit të sfidojnë kompaninë në çështjet e menaxhimit të riskut dhe të shohin aspektet cilësore të sistemit të kontrollit të brendshëm të saj. Ka kërkesa cilësore për sistemet e menaxhimit të riskut për të përcaktuar qartë kushtet për një funksionim të pavarur të menaxhimit të riskut. Kërksesat sasiore bazohen në disa strategji kryesore:

� Përgjegjësia e drejtuesve të shoqërisë për çështjet e manaxhimit të riskut;� Një stategji e përcaktuar qartë, e cila lidhet me strategjinë e vetë biznesit;� Një kontroll dhe menaxhim i vazhdueshëm i kapacitetit risk-mbajtës të kompanisë.

B) Shtylla e dytë, ka potencialin për të shpalosur një pamje më të qartë të riskut, gjë e cila do të çojë në një listë më të plotë të kategorive të riskut që duhen mbuluar,krahasuar me shtyllën e parë. Nën shtyllën e dytë, nuk do të jetë e mjaftueshme që kompanitë e sigurimeve thjesht të përmbushin kompetencat e tyre kryesore. I gjithë procesi duhet të jetë i formalizuar dhe i dokumentuar në mënyrë që t’u komunikohet autoriteteve mbikëqyrëse.

C) Disa fusha mund të kërkojnë vazhdimisht përmirësim, ku përmendim:

Qeverisja, përgjegjësitë dhe strategjia; Dokumentacion i qartë i strategjisë së biznesit; Ndarje e përgjegjësive ndërmjet funksioneve të përcaktuara; Artikulimi i strategjisë së riskut, i lidhur me strategjinë e biznesit.

296

Funksionim i pavarur dhe objektiv i menaxhimit të riskut; Integrimi i kontrollit të riskut (cilësisht dhe nga ana sasiore) në proceset e

menaxhimit të biznesi.

Kjo shtyllë, e detyron kompaninë që të ndërmarrë një vlerësim nga ana e saj e pozitës financiare dhe gjendjes së aftësisë paguese. Procesi ORSA, është një process i vlerësimit të brendshëm të riskut, për t’i siguruar që menaxhimi ka bërë një vlerësim të ekspozimit ndaj riskut për të parë nevojat e kompanisë nga aspekti i aftësisë paguese. ORSA duhet të jetë një mjet i rëndësishëm në asistimin e vendimmarrjeve strategjike. Si pjesë e shtyllës së dytë, direktiva përfshin edhe një process,562 që i lejon autoritetet mbikëqyrëse të vlerësojnë në mënyrë të vazhdueshme për të vlerësuar kërkesat përkatëse rregulluese për çështjen e aftësisë paguese. Autoritetet do të shqyrtojnë sipërmarrjet siguruese dhe risiguruese. Ideja është që të identifikohen ato kompani që kanë risk potencial më të lartë ose dobësi në organizimin e brendshëm, të tillë që mund të shtojë riskun ndaj policëmbajtësve.

Kapitali. Kapitali do të përcaktohet si diferenca midis vlerës së tregut të aseteve dhe detyrimeve të kompanisë. Ishte propozuar që detyrimet të vlerësoheshin në përputhje me çmimin e instrumenteve që është në dispozicion në tregje likuidë. Për ato karakteristika të risqeve të detyrimeve që nuk mund të kufizohen, një marzh risku duhet të shtohet për të llogaritur këtë risk. KMESPP rekomandonte përdorimin e qasjes së ‘kostove të kapitalit’, e cila interpreton marzhin e riskut si kosto, për të garantuar parashikimet e kapitalit të riskut për ato risqe të pakufizueshme në vitet e ardhshme. Kjo qasje është e ngjashme me qasjen SST563.

Alternativa tjetër e diskutuar ishte ‘qasja në përqindje’, ku në vend që të përcaktohej kostoja e sigurimit të kapitalit të riskut për riskun e ardhshëm, kjo qasje synonte të përcaktonte sasinë e kapitalit të rrezikut si shumë më vete. Pas disa diskutimesh,përfaqësues të industrisë argumentuan fuqimisht për qasjen e parë.

Vlerat e aseteve duhet të jenë të qëndrueshme në treg. Industria argumentonte se, aty ku karakteristikat e riskut janë kuptuar si duhet nga modelet përkatëse të riskut, nuk duhet të aplikohen kufizime të tjera të mëtejshme për të shmangur llogaritjen e dyfishtë të riskut. Gjithsesi, kriteret e pranueshmërisë, po ashtu si edhe rregullat e investimeve janë propozuar në atë kohë nga KMESPP, p.sh. një selektim dhe klasifikim cilësor i aseteve të pranueshme për vlerësimin e aftësisë paguese me kufizime në vlerën e pranueshme brenda secilës klasë. Duhet një pamje më e qartë e asaj se cfarë cilësish duhet të ketë një model risku që këto kufizime të mos jenë të nevojshme.Ka një marrëveshje të përgjithshme për të ndjekur një qasje të tillë ku të merren në konsideratë asetet dhe detyrimet e të gjithe bilancit total të kompanisë për të krijuar tablonë e gjendjes ekonomike të saj. Për SST, ky bilanc përbën bazën për llogaritjen e SRC.

562SRP , i quajtur në anglisht Solvency Riview Process.563 The Swiss Solvency Test (SST) është një standart lidhur me ruajtjen e kapitalit nga risku për kompanitë e sigurimeve në Zvicër, në përdorim që nga vitit 2006. SST u krijua nga Zyra Feredale Zvicerane e Siguruesve Privatë në bashkëpunim me industrinë zvicerane të sigurimeve.

297

Periudha kohore për vlerësime lidhur me aftësinë paguese është propozuar të jetë 1 vit, duke përfshirë risqet dhe përfitimet e pritshme nga bizneset e reja gjatë kësaj kohe. Kuptimi ekzakt i kësaj periudhe kohore, lidhja e saj me kohën gjatë së cilës portofoli është në risk si dhe me kohën gjatë së cilës rishikimet e parashikimeve më të mira të mund të materializohen, ka çuar në disa diskutime. Për SST, ndryshimet në vlerën ekonomike të aseteve dhe detyrimeve që janë shkaktuar nga ardhja e informacionit të ri gjatë periudhës 1 vjeçare të vlerësimit të aftësisë paguese janë të rëndësishme.

Kapitali i kërkuar - Qasja standarte. Risqet ndahen në kategoritë: risk i tregut, risk nga mospagimi, risku i jetës, risku i jo-jetës, risqe specifike, si për shembull, i shëndetit dhe risku operacional.Këto kategori më pas ndahen në nënkategori , p.sh. Risku i tregut ndahet në riskun enormës së interesit, të aksioneve, të pronës, të monedhës dhe e njëjta gjë ndodh edhe me risqet e tjera të cilat ndahen në nënkategori.Risku i katastrofave në sigurime propozohet të mbulojë katastrofat natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu, respektivisht për çdo grup risqesh që mund të konsiderohen afërsisht ‘homogjene’.Vlerësimi do të bazohet në skenarë të pavarur të një probabiliteti të caktuar. Vlerësimi i riskut të tregut bazohet në faktorë të thjeshtë, që përfaqësojnë përgjigje negative të treguesve të përzgjedhur. Për normat e interesit zgjidhet humbja më e madhe që rezulton nga një lëvizje lart ose poshtë e normave të interest, gjatë periudhës së pjekjes. Risku që vjen nga një biznes i ri jashtë periudhës 1 vjecare të lartpërmendur, do të përfshihet në SRC.Ka një vakuum mes modelit të propozuar dhe praktikës së sotme lidhur me matjet e riskut. Industria ka kërkuar vazhdimisht përmirësime të mëtejshme lidhur me formulën standarte për inkorporimin në QIS3564. Qasja standarte do të jetë ajo që do të zbatohet, përveç se kur një model i brendshëm aprovohet për zbatim.

Shtylla e dytë dhe e tretë

Shtylla II është një mjet shumë i rëndësishëm brenda një sistemi. Ajo jo vetëm që do të trajtojë çështjet e qeverisjes dhe infrastrukturës, por gjithashtu edhe ato çështje që nuk janë përpunuar sa duhet nga shtylla e parë ose ato çështje që kërkojnë analiza shtesë, siç janë për shembull, efektet e planeve të biznesit.

Aspektet e shtyllës së dytë lidhen më tepër me modele dhe kritere sasiore, si për shembull, kriteri për vlefshmërinë e analizave shtesë. Në mënyrë që të sigurohet se çështje të ngjashme do të trajtohen njëlloj brenda Unionit, kompetencat diskrecionale të mbikëqyrësve duhet të jenë të definuara qartë dhe transparente. Kjo lidhet me rastet e vendimmarrjes për rritje ose ulje kapitali, ku duhet përcaktuar masa, forma dhe forca e kësaj ndërhyrjeje.

E njëjta gjë vlen edhe për shtyllën e tretë. Propozimi në fjalë nuk bën dallimin e mjaftueshëm midis nevojave të ndryshme për informacion që kanë grupe të ndryshme interesi.Nevojat e policëmbajtësve në këtë drejtim janë të ndryshme nga ato të mbikëqyrësve dhe gjithë informacioni që u duhet këtyre të fundit, nuk mund të bëhet i gjithi publik, për arsye të tilla ku mund të përmendim ruajtjen e fshehtë të

564 Studimi i tretë sasior i ndikimit.

298

avantazheve që e bëjnë kompaninë më konkuruese në treg se të tjerat, pra lidhet me sekretin tregtar deri në njëfarë mase. Bazuar në parimin e proporcionalitetit në këtë drejtim, edhe kompanitë e vogla dhe të mesme, duhet të plotësojnë kushte të tilla raportimi, por me kritere pak më rigoroze, në përputhje edhe me fuqinë në treg të këtij biznesi.

Si përfundim, mund të themi se Direktiva paraqet një standart botëror lider, që kërkon që siguruesit të përqëndrohen në aspektet e menaxhimit të mirë të të gjitha risqeve me të cilat përballet kompania e tyre. Ajo u ofron siguruesve europianë një mundësi reale për të përmirësuar performancën e tyre dhe eficencën operacionale, gjë e cila duket se është shumë e mirë për policëmbajtësit, për industrinë e sigurimeve dhe ekonominë e Bashkimit Europian në tërësi. Ajo nuk është vetëm një radar i kompanive të sigurimit në Union, por në të gjithë botën dhe kjo e fundit është duke i parë me shumë interes,sesi Bashkimi Europian po transformon industrinë e vet të sigurimeve dhe sesi implementon përpjekje të reja për të mbrojtur policëmbajtësit sa më tepër. Nga ana tjetër edhe aksionarët nuk janë më pak të avantazhuar prej saj. Pika kyce e saj lidhet me kërkesat për sasitë e kapitalit që kompanitë europiane të sigurimeve, duhet të zotërojnë në mënyrë që të zvogëlohet risku i rënies në paaftësi paguese.

Kjo direktivë përbën një proces që evolon në vazhdimësi edhe për shkak të konsultimeve, feedback-ut dhe bashkëpunimit midis industrisë dhe organeve mbikëqyrëse. Struktura me tre shtylla do të sjellë sistemin e sigurimeve dhe risigurimeve, shumë më afër dhe në të njëjtën linjë me sektorin bankar.

Direktiva përbën një sistem të ri rregullator kuadër në Union dhe adopton një përqasje dinamike lidhur me rrezikun. Ajo implementon një regjim ku ka vetëm 0.5% probabilitet dështimi. Një nga qëllimet e saj është të kontribuojë në objektivat e Planit të Veprimit për Shërbimet Financiare në BE (FSAP) duke inkurajuar një treg shërbimesh në fushën e sigurimeve më të thellë dhe të unifikuar, i cili u lejon kompanive të operojnë me një liçencë të vetme në të gjitha vendet anëtare. Kjo realizohet nëpërmjet prezantimit të një kuadri ligjor të unifikuar për rregullim të kujdesshëm për të gjitha kompanitë siguruese dhe risiguruese që veprojnë në BE. Ajo ndihmon maksimizimin e harmonizimit në këtë fushë dhe ecën paralelisht me parimet ku bazohet mbikëqyrja e sektorit bankar.

Kjo përqasje bazohet në parime ekonomike që llogarisin asetet dhe detyrimet e kompanisë, për të bërë që të ecin në të njëjtën linjë, risku që marrin përsipër siguruesit me kapitalin që kanë në dispozicion, dhe nga ana tjetër sigurimi i mbrojtjes sëpolicëmbajtësve.

Ndryshimet lidhur me kërkesat e kapitalit do të sjellin një reflektim nga ana e kompanive për të përmirësuar modelet e tyre të brendshme për të vendosur SCR(Solvency Capital Requirement), i cili ka të bëjë me shumën e kapitalit (bazuar në vlerësimin e riskut) që një kompani duhet të ketë për të mbrojtur konsumatorët nga zhvillime të kundërta nga ato që priten.

Autoriteti Europian i Sigurimeve dhe Pensioneve Profesionale (AESPP) i përcakton tre shtyllat, si një mënyrë për të grupuar kërkesat e direktivës që synon të promovojë më tepër transparencë në procesin e vendimmarrjes dhe të përforcojë mbikqyrjen, të gjitha këto nën emrin e menaxhimit të mirë të riskut dhe mbrojtjes së policëmbajtësve.

299

Zhvillimi i direktivës është ende në rrugë e sipër dhe ka shumë çështje në progres. Kjo duket edhe nga prezantimi nga ana e BE e tre autoriteteve të reja mbikqyrëse, duke përfshirë EIOPA, i cili është pjesë e Sistemit Europian të Mbikëqyrjes Financiare që konsiston në tre Autoritete Mbikqyrëse Europiane dhe një Bord Europian Risku.EIOPA-s i janë dhënë kompetenca të zgjeruara sipas Direktivës Omnibus II, një direktivë e re e publikuar nga Komisioni Europian që propozon rishikime të direktivës Solvency II. EIOPA zëvendëson KMESPP, i cili veproi si rekomandues në zhvillimet e Solvency II.

Funksionet kryesore të saj janë: Mbështetja e stabilitetit të sistemit financiar; Transparenca e tregut dhe të produkteteve financiare ; Mbrojtja e policëmbajtësve dhe anëtarëve të skemave të pensioneve.

Ky rregullim i ri do të rrisë konkurrencën në nivel ndërkombëtar të siguruesve europianë dhe do të rrisë efiçencën operacionale, duke i kërkuar këtyre kompanive që të fokusohen në menaxhimin e të gjithë risqeve me të cilat ajo përballet.

300

PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

Në përfundim të këtij studimi, do të dëshiroja të parashtroja disa rekomandime, që i gjykoj të rëndësishme, me qëllim përmirësimin e legjislacionit, në aspektin e sigurimeve. Pavarësisht faktit, që ligji i ri për veprimtarinë e sigurimeve dhe risigurimeve i vitit 2014, ka mbuluar vakumin ligjor që ekzistonte para hyrjes në fuqi të këtij ligji, mendoj që ka vend ende për përmirësime të mëtejshme, të cilat po i rendis si më poshtë:

Mendoj, se ligjvënësi duhet të pasqyrojë një ndryshim për sa i përket formës së kontratës së sigurimit, e cila në kushtet aktuale duhet të jetë më fleksibël.Një ndër karakteristikat kryesore të kontratës së sigurimit është fakti se ajo është kontratë formale solemne. Kjo karakteristikë është e parashikuar në mënyrë të shprehur në Kodin Civil, sipas të cilit kontrata e sigurimit duhet lidhet në formë shkresore, konkretisht, në formën e dëshmisë së sigurimit ose policës së sigurimit, sepse në rast të kundërt kjo kontratë është e pavlefshme. Kjo do të thotë se për këtë kontratë, ligjvënësi ka parashikuar që vullneti i palëve të shfaqet në anën e jashtme, duke u manifestuar detyrimisht në formë shkresore, përndryshe në mungesë të kësaj forme shkresore, kontrata është e pavlefshme. Në këtë rast, forma e kontratës është për efekt vlefshmërie (ad substantiam) dhe është pjesë e përmbajtjes, gjë që është e detyrueshme që të respektohet nga palët, në mënyrë që ata të lidhin një kontratë të vlefshme. Por në kushtet kur, Shqipëria ka përafruar standartet ligjore me ato të Bashkimit Europian, duke miratuar edhe ligje të tilla si “Kontratat për tregtimin në largësi të shërbimeve financiare për konsumatorët”, ku kontratë në largësi, sipas ligjit, do të quajmë çdo kontratë për mallin apo shërbimin, e lidhur ndërmjet tregtarit dhe konsumatorit, sipas një skeme organizimi shitjeje në largësi ose ofrim shërbimi nga tregtari, i cili, për qëllimet e kontratës, përdor ekskluzivisht një ose më shumë mjete të komunikimit në distancë, deri në çastin e lidhjes së kontratës . Mjete të komunikimit në largësi janë të gjitha mjetet, të cilat, pa praninë fizike të njëkohshme të të dyja palëve, mund të përdoren për lidhjen e kontratës, si: letërkëmbimi, materialet e shtypura, publiciteti në shtyp me formularë porosish, katalogu, posta elektronike, tregtia elektronike, faksi, telefoni dhe televizori.

Mungesa e infrastrukturës për aplikimin e sistemit “Bonus – Malus” në sigurimet motorrike (pikëzimi i patentës, historiku i aksidenteve etj). Për të vlerësuar nivelin individual të rrezikut të mbajtësit të polices, është futja e sistemit bonus malus 565, i cili bazohet në bërjen të ditur të informacionit për aksidentet e shkuara ose për historikun e pretendimeve të ngritura. Mungesa

565 Ky sistem do të thotë: një ulje në primin e sigurimit, nëse nuk janë ngritur pretendime brenda një periudhe specifike.

301

e aksidenteve, pretendimeve në të shkuarën, rezulton në reduktimin e primit për mbajtësin e policës. Sistemi Bonus malus mund të shihet si:

- Zgjidhje për rrezikun moral, sepse disa pretendime për shkak të përdorimit të tepruar të sigurimit do të rezultojnë në rritje të primit për kontratën tjetër tësigurimit. Prandaj për shkak të ekzistencës së sistemit bonus malus “klientit i jepet një shans për të ndryshuar tipin e tij në shkëmbim të një ruajtjeje të primit të tij” ;

- Zgjidhja e problemit të përzgjedhjes së pafavorshme: aksidentet e shkuara, historiku i pretendimeve tregojnë nivelin e rrezikut të një mbajtësi të caktuar police. Duke ushtruar sistemin “bonus malus”, kompania përditëson besimin e saj për tipin e klientit.

Kompleksiteti i marrëdhënieve të sigurimeve kërkon mbrojtje të konsumatorit që ka fuqi për të blerë me leverdi të pabarabarta, krahasuar me siguruesin: “roli i rëndësishëm i legjislacionit në lidhje me kontratat e sigurimit është të marrë masa efektive për të kontrolluar dhe kufizuar lirinë e kontratës. Kjo duhet të bëhet për arsye të politikës publike, dukshëm për atë të mbrojtjes të mbajtësit të policës (ose ato palë të treta për përfitimin e të cilave bëhet sigurimi) ndaj kushteve të pandershme të kontratës.

Sigurimet shoqërore janë një shembull i mbulimit me sigurim të detyrueshëm, që ofron shteti për shtetasit e tij, dhe për të ofruar tipe të caktuara mbulimi me sigurime, për shtetasit duhen burime të mëdha financiare. Sigurimet shoqërore kërkojnë të ofrojnë një dysheme “mbrojtëse” për individët, të cilët në mënyrë individuale, nuk do të ishin në gjendje të menaxhonin disa risqe bazë. Siguresit privatë ofrojnë disa përfitime të ngjashme me ato që ofrohen nga sistemi i sigurimeve shoqërore, por numri i përfituesve dhe madhësia e mbulimit i tejkalon kapacitetet e siguruesve privatë.

Industria e sigurimeve në Shqipëri është e fokusuar në sigurimet e detyrueshme të përgjegjësisë së automjeteve, dhe ka një penetrim të ulët në sigurimet vullnetare të pronës, përgjegjësisë dhe jetës. Tregu është ende i pamaturuar dhe nuk ka një prirje të qartë zhvillimi. Për shkak të këtij zhvillimi të kufizuar, ka pak ose aspak interes nga kompanitë e sigurimit për të zhvilluar ose blerë modele të menaxhimit të riskut të katastrofave, të cilat mund të jenë tepër të shtrenjta për buxhetet e këtyre kompanive. Megjithëse ngjarje katastrofike si tërmetet apo përmbytjet, janë të përfshira shpesh në policat e sigurimit të pronës që shiten në Shqipëri, numri i policave të shitura është ende i kufizuar (dominojnë pronat tregtare të siguruara dhe jo banesat). Siguruesit kanë gjetur si mënyrë më të thjeshtë e të përshtatshme, të menaxhojnë këtë risk, duke e transferuar riskun e katastrofave drejt risiguruesve nëpërmjet cedimit të këtyre risqeve në kontrata risigurimi.Mendoj, që ka ardhur koha të përgatitet kuadri ligjor për sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë ligjore ndaj Palëve të Treta, sipas fushave të aktivitetit, profesioneve dhe natyrës së saj publike, private, mjedisore, të produktit, të punëdhënësit, etj. Kjo do të sillte garantimin e një mbrojtje efektive financiare të konsumatorëve dhe interesave të tjerë publikë, dhe/ose privatë, nga veprimtari të caktuara, të cilat janë potencialisht të rrezikshme që rezultojnë në dëme shëndetësore, humbje jete dhe/ose pasurore.

302

Një fushë tjetër e suksesshme e bashkëpunimit publik-privat nënkupton zhvillimin e një partneriteti publik-privat për hartografinë e rreziqeve, veçanërisht në lidhje me tërmetet dhe përmbytjet, në mënyrë që të ndihmojë për të kufizuar rreziqet dhe për të ofruar lehtësimin e mbulimit nga siguruesit privatë. Një element i rëndësishëm do të ishte krijimi i një baze të dhënash kombëtare të objekteve, duke përcaktuar shkallën e riskut për secilin nga ngjarjet natyrore. Krijimi i “hartave” të riskut të katastrofave, duke lokalizuar vendet me rrezikshmëri natyrore të lartë (kjo është bërë tashmë për tërmetet dhe përmbytjet, mendoj duhet të futet edhe rrëshqitja e tokës, e cila sipas statistikave në Shqipëri ka pësuar rritje vitet e fundit). Përfshirja në këto harta e të gjithë elementëve të riskut nga ngjarjet natyrore, do të mundësonte përqendrimin e vëmendjes më shumë në zonat me risk më të lartë dhe mund t’i shërbejë ndjeshëm edhe industrisë së sigurimeve për të diferencuar primet e sigurimit sipas zonave.

Mendoj, që zgjidhja e mungesës së diversifikimit të produkteve të sigurimit (sigurimet motorrike zënë rreth 60% të tregut) u përket shoqërive të sigurimitdhe Autoritetit rregullator. Përputhshmëria me parimet e vendosjes së një çmimi të rrezikut të drejtë dhe objektiv, garanton cilësinë e shërbimeve të konsumatorit të ofruar nga sigurimi privat. Shoqëria në përgjithësi është shumë pak e informuar për atë që rrezikon siguruesi, që mund dhe nuk mund, të mbulohet nga sigurimet. Një kuadër konkurrues është në të mirën e konsumatorëve. Konkurrenca gjithashtu ofron një shërbim më të mirë për të siguruarit. Siguruesi privat në praktikë është i detyruar që të vendos një mjedis konkurrues, për të zbatuar një politikë të krijimit të besnikërisë ndaj konsumatorit. Kjo kërkon atë që vazhdimisht përpiqemi për të optimizuar të gjitha shërbimet, të cilën ai i ofron të siguruarit; diversitetin e produkteve, nivelet e primit, mbulimin, përfitimet, dhe për të kërkuar raportin më të mirë midis çmimit dhe cilësisë .

Individët presin që të marrin kujdes shëndetësor, pensione, përfitimet e papunësisë dhe përfitime të tjera sociale, në një nivel të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm. Në shumë nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, debati rreth nevojës për të rishikuar qëllimin e “mirëqënies shtetërore” është intensifikuar. Kombimini i një popullsie të plakur me norma të ulëta të lindjes, duke rritur shpenzimet e kujdesit shëndetësor dhe, duke u rritur mungesa e punësimit , janë duke e bërë akoma edhe me të vështirë që skemat publike566 të vazhdojnë financimin e përfitimeve të sigurimeve shoqërore. Në këtë kontekst , çështja kryesore është të dimë se çfarë duhet ende të mbulohen nga shteti dhe çfarë do të mund, apo duhet t’i lihet tregut. Zhvillimi i dytë ka të bëjë me konceptin e rreziqeve të reja ose rreziqeve në zhvillim.

Autoritetet publike duhet të miratojnë masa konkrete për të marrë pjesë financiarisht, si barrë jashtë buxhetit publik dhe për të siguruar kompensimin

566 sigurimi social i referohet vetëm skemave publike ose skemave të cilat menaxhohen nga një organ publik.

303

për një gamë të gjerë të rreziqeve të reja, qoftë të shkaktuara nga njerëzimi ose natyra. Ndjenja e pasigurisë financiare të çon në një rritje te kërkesës për sigurimin financiar të individit/subjektit, gjatë gjithë jetës dhe kompensimin sistematik për ngjarjet e papritura. Ka një rritje interesi për shoqërinë për të inkurajuar siguruesit privat, për të ndërhyrë në zonat që tradicionalisht operohen nga sektori publik. Nga njëra anë, kjo nënkupton zhvillimin e sigurimit privat si një plotësues ose një alternativë, të sigurisë sociale në fushat e pensionit, kujdesit shëndetësor apo sigurimit nga aksidentet. Nga ana tjetër, kjo është në interes të përbashkët për qeveritë dhe siguruesit njëkohësisht. Sektori i sigurimeve është një inovacion , në gjendje të ofrojë zgjidhje për një shoqëri në zhvillim dhe me një numër avantazhesh. Përvoja e kaluar ka treguar mundësinë dhe efektivitetin e zgjidhjeve private të sigurimit në shumë fusha. Në të gjitha vendet e BE-së , siguruesit privatë kanë ofruar mbrojtje shtesë në fushën e sigurimeve shoqërore .

Mendoj, se sigurimi privat mund të arrijë potencialin e tij të plotë, si një plotësues ose një alternativë, për skemat publike, vetëm nëse specifikat dhe parimet e saj do të merren në konsideratë. Në kushtet aktuale kur jetëgjatësia në të njëjtën kohë është duke rritur, në të gjitha vendet e BE-së, sikurse edhe në vendin tonë, dhe niveli aktual i papunësisë ka ndryshuar në shumicën e Shteteve Anëtare, qëndrueshmëria e sistemeve të pensioneve publike është në rrezik . Në të njëjtën kohë me plakjen e popullsisë567, zhvillimi gjithnjë e më shumë i teknikave të shtrenjta mjekësore dhe rritja e kërkesave për kujdesin shëndetësor, e bëjnë koston e shpenzimeve shëndetësore të rritet më shpejt, se pasuria kombëtare .568

Cilësia e shërbimeve dhe produkteve që sigurimi privat propozon dëshmon kreativitetin dhe efikasitetin e tyre. Megjithatë mendoj, që duhet intensifikuar bashkëpunimi mes autoriteteve publike dhe tregut privat të sigurimeve. Shoqëria jonë jeton në një botë plot rreziqe. Ndaj rreziqeve gjithnjë dëshirojmë të jemi të mbrojtur, të paktën nga ana financiare. Rreziqet e reja ose në zhvillim, mund të jenë të lidhur edhe më parë nga rreziqet e panjohura shëndetësore (kanceri, pirja masive e duhanit, asbest,etj) që rrjedhin nga zhvillimet e shkencës ose teknologjisë (ekspozimet përmes, p.sh., kimikateve ose substanca të tjera të dëmshme për organizmin e njeriut). Nuk mund të parashikojmë rreziqet, gjithashtu, as të njohim tendencat e ndryshme që zhvillohen, ose dimensione të papara569 të shkaktuara nga njerëzimi apo nga forca madhore (terrorizmi,570 katastrofat natyrore). Sigurimi mund të siguroj

567 Sipas Eurostat, të vitit 2004 Europa po plaket... një në gjashtë ( 16.3 % ) e popullsisë së BE-së ishte mbi moshën 65 vjeç në vitin 2003 , ndërsa ne proporcion me moshën nën 15 vjeç ka rënë nga 24 % në 16.6 % në mes të 1975 dhe 2003 . Nivelet e lindshmërisë për BE kane rënë në mënyrë të qëndrueshme nga 2.72% fëmijë për grua në 1965 në 1.42% në vitin 1995. Mosha mesatare e popullsisë botërore në vitin 2010 ishte 29.2 vjet ndërsa në Kanada dhe BE-27 , mosha mesatare është dhjetë vjet më i lartë.568 Shpenzimet mesatare shëndetësore për banor në Evropë në vitin 2002 ishte € 2008 krahasuar me 1.750 € në vitin 2000 dhe 1382 € në 1992,5 sipas burimeve të Eurostat.569 Për shembull, në vitin 2003 vetëm për Evropën, Përmbytjet shkaktuan rreth 1 miliard € humbje ose dëmtimi nga thatësira është vlerësuar në më shumë € 10bn , burime të marra nga Eurostat.570 Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, situata doli krejtësisht jashtë kontrollit, ku pasojat rezultuan në shumë humbje njerëzore dhe materiale të cilat ishin shqetësuese, gjithashtu në lidhje me përfshirjen e shoqërisë së sigurimit, ku dëmi në total është vlerësuar të jetë rreth US $ 50bn, burime të marra nga Eurostat.

304

vlerën e shtuar në jetën ekonomike dhe sfidat që duhet të plotësohen në të ardhmen.

Duke qënë se Shqipëria paraqet vetëm dy risqe të rëndësishme tërmetin dhe përmbytjet, (vitet e fundit janë shtuar edhe rastet e rëshqitjeve të tokës) mendoj, që shteti duhet të ndërhyj për të vendosur rregulla të përbashkëta për të disiplinuar, harmonizuar dhe përcaktuar kontratat e sigurimeve, që do të hyjnë në kategorinë e sigurimeve të detyrueshme, duke gjetur zgjidhje për një sigurim të detyrueshëm të përgjegjësisë publike në raste të tilla. Sigurimi i katastrofave natyrore (tërmeti dhe përmbytjet, si dy risqet më të shpeshtë në Republikën e Shqipërisë). Një problematikë e tregut të sigurimeve është mungesa e platformave të sigurimit kombëtar nga katastrofat . Për këtë arsye, shpesh kompanitë e sigurimeve aplikojnë një marzh relativisht të lartë sigurie në llogaritjen e primeve. Në shumë raste tregu dështon në vendosjen e një ekuilibri në këtë sektor, duke ofruar produkte me çmime të papërballueshme ose duke mos ofruar fare mbulim për katastrofat. Gjithashtu,duke qenë se dëmet nga katastrofat janë të mëdha, mbulimi i tyre bëhet i mundur nëpërmjet primeve relativisht të larta. Fakti që në shumë shtete, ekzistojnë programe shtetërore për përballimin e katastrofave, përbën një element frenues për sigurimin e individëve apo bizneseve të vogla ndaj tyre. Kjo ka kultivuar mentalitetin dhe psikologjinë që riskun e katastrofave duhet ta marrë përsipër dhe ta suportojë ekonomikisht shteti. Ky mentalitet vazhdon të ndikojë edhe sot, kur bëhet fjalë për qëndrime dhe veprime ndaj ngjarjeve katastrofike apo për sigurime të elementëve pasurorë dhe jetës, ndaj katastrofave. Impakti që do të ketë sigurimi i detyrueshëm i përgjegjësisë publike në raste të tilla është:

- Në rastin e qeverisë: (a) do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore; (b) do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive; (c) do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

- Në rastin e familjeve: Aksesi për një siguracion të përballueshëm në raste të fatkeqësive natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni, që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre të mbledhura gjatë gjithë jetës, që janë të investuara në kapitalin e shtëpisë së tyre, dhe në këtë mënyrë të evitojnë shkatërrimin financiar.

- Në rastin e bizneseve: Aksesi për siguracion ndaj fatkeqësive natyrore, do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre, duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Për rreziqe që nuk janë plotësisht sigurime private , p.sh. katastrofa të mëdha, sigurimi dhe risigurimi mund të ndihmoj të mbulojë shpenzimet, të cilat do të çonin individët ose kompanitë në falimentim, dhe të ndajnë kostot që vetëm shteti nuk mund të përballojë. Terrorizmi , rreziqet bërthamore dhe katastrofat natyrore që ndodhin sot në botë, industria private e sigurimeve ka marrë iniciativën për të filluar bisedimet me qeverinë, me qëllim gjetjen e një zgjidhje. Qëllimi është për të shmangur përjashtimin total ndaj rreziqeve të terrorizmit, së dyti në interes të klientit, si dhe së treti të ruhet imazhi i

305

industrisë së sigurimeve. Mendoj se ndihma e qeverisë do të rezultoj në një marrëveshje publike - private , me përgjegjësi të përbashkët. Kjo zgjidhjepozitive që kënaq të dy, siguruesit dhe shtetin është parë gjerësisht si alternativa më e mirë e mundshme. Zgjidhje të ngjashme për sigurim kundër terrorizmit dhe sigurimit për rreziqet natyrore, të tilla si përmbytjet, me pjesëmarrjen e shtetit për të ndarë rrezikun janë zhvilluar mirë dhe suksesshëm në Francë dhe Spanjë. Ato tregojnë se ndarja e rrezikut mund të sigurojë zgjidhje për rreziqe të quajtur ndryshe, të pasigurueshëm.

Shteti duhet të inkurajojë përdorimin e sigurimit për të mbuluar rreziqe të tilla, si sigurimi i produkteve bujqësore. Vlerësimi i programeve siguruese të asistuara nga shteti në mënyrë të veçantë për sigurimet e bujqësisë dhe ato të kreditimit të agrobiznesit. Mendoj që sigurimet publike dhe private duhet të bashkëpunojnë, me qëllim për të mbrojtur fermat (prodhimet bujqësore) kundër efekteve të fenomene atmosferike të pafavorshme (mbi të gjitha breshërin), të cilat mund të vënë në rrezik të lashtat.

Përjashtimi nga TVSH-ja të produkteve të sigurimit, duhet të përqaset me Direktivën e Bashkimit Europian 77/388/EC dhe Direktivën 2006/112/EC 28. Zëvendësimi me taksën mbi sigurimet duhet të jetë në nivele të krahasueshme me rajonin.

Mendoj, se duhet të krijohen mekanizmat ligjorë për të mundësuar një bashkëveprim më të madh të shoqërive të sigurimit me bankat (bank assurance). Kjo do të sillte disa avantazhe si për shoqëritë e sigurimeve, ashtu edhe për bankat. Anë pozitive për bankat do të ishte, së pari siguron hipotekën, jetën e kredimarrësve, së dyti shpërblehet nga shoqëritë siguruese për shërbimin, së treti ka më të sigurt ekzekutimin e detyrimit, ndërsa anë pozitive për shoqëritë e sigurimit është ulja e kostove administrative. Kjo do të sillte tendencë si mjet shpërndarjeje apo shitjeje, nëpërmjet bankës.

Të kuptuarit dhe të respektuarit e parimeve të sigurimit, një kërkesë themelore nga sigurimi privat, mund të jetë vetëm një alternativë apo të plotësohen, nga skemat publike nëse specifikat dhe parimet e saj janë marrë plotësisht parasysh (p.sh. përputhshmëria me parimet e vendosjes të një çmimi të rrezikut, të drejtë dhe objektiv, ku sigurimi privat garanton cilësinë e shërbimeve të konsumatorëve). Në Evropë, shteti është gjithnjë nën presion përsa i përket fushës së mirëqenies, dhe shoqëria jonë është gjithnjë duke u përballur me rreziqe të reja që janë nga vetë natyra , të vështira për t’u siguruar. Këto dy zhvillime janë duke ndryshuar rolin e sektorit të sigurimeve në shoqërinë tonë. Të gjitha palët e përfshira duhet të jenë të vetëdijshëm për këto zhvillime dhe të parashikojnë pasojat që ata mund të kenë për politikat që duhen për t’u zbatuar. Sigurimi nuk është një zgjidhje që përbën mrekulli për problemet e të gjithë shoqërisë, por ajo sigurisht që është një instrument kyç për sigurimin e mbulimit financiar në një shoqëri në ndryshim. Nga ana e tyre, siguruesit privat janë të gatshëm, për të marrë përsipër këto sfida të reja, dhe të kontribuojnë drejt përmirësimit të shoqërisë sonë.

306

Në kuadër të legjislacionit europian, duhet të përfshihet edhe nënshkrimi i kontratave në distancë, në përputhje me legjislacionin europian në këtë fushë, si dhe përfshirja e përcaktimeve të veprimtarisë promocionale të shoqërisë së sigurimit dhe detyrimeve të saj, në promovimin e veprimtarisë së saj.

Mendoj, që siguruesi dhe ndërmjetësi, duhet të përmbushin detyrimin për informim gjatë periudhës së vlefshmërisë së kontratës, edhe nëpërmjet faqes zyrtare, postës, faksit, telegrafit, postës elektronike, si dhe nënshkrimit elektronik të sigurt. Në kuadër të mbrojtjes së konsumatorit, mendoj që ndërmjetësve në sigurim (agjenti dhe brokeri), përveç kërkesave për licencim, një theks i rëndësishëm duhet të vihet mbi informimin e konsumatorit përpara nënshkrimit të kontratës, gjatë zbatimit të kontratës, si dhe pas nënshkrimit të saj.

Shoqëritë e sigurimeve janë subjekt i një rregullimi dhe mbikëqyrjeje ligjore më të madhe nga shteti, sesa shumë shoqëri që kryejnë veprimtari të tjera biznesi. Kjo ndodh për shkak të natyrës së vecantë të biznesit të sigurimeve. Legjislacioni duhet për të bërë të mundur që shoqëritë e sigurimeve të kenë një situatë financiare të “shëndoshë’, për të përmbushur detyrimet e tyre në kohën e duhur. Fakti që siguruesi mund të mos jetë në gjendje të paguajë dëmet ndaj policmbajtësve është shqetësimi kryesor i rregullatorëve.Legjislacioni duhet të vendosë, dhe Autoriteti Mbikqyrës duhet të ndërtojë mekanizma, për të bërë të mundur që shoqëritë e sigurimeve të kenë një situatë financiare të shëndoshë për të përmbushur detyrimet e tyre ndaj të siguruarve në kohën e duhur. Fakti që siguruesi mund të mos jetë në gjendje të paguajë dëmet ndaj policëmbajtësve është shqetësimi kryesor i rregullatorëve të sigurimeve. Mendoj, që zgjidhja do të ishte mbikëqyrja dhe monitorimi i të gjitha aspekteve të biznesit të sigurimeve dhe bashkëpunimi me ata sigurues që kanë vështirësi financiare.

Direktiva europiane (Aftësia paguese, Solvency II) që do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit 2016, do të ketë ndikimin e saj për një industri sigurimesh të shëndetshme, e cila ka shumë mundësi që të sjellë edhe përfitime për bizneset, përmes krijimit të një kuadri që vazhdimisht reflekton parimet ekonomike, mirëqeverisjen dhe mirëmenaxhimin e riskut, njohjen e teknikave të zvogëlimit të tij dhe mbështetjen në mekanizmat e tregut përmes rritjes së transparencës. Përfituesit kryesorë të vënies në jetë të kësaj direktive, do të jetë si për industrinë e sigurimeve, për policëmbajtësit, si dhe për ekonominë në tërësi:

- Përfitues i drejtpërdrejtë do të jetë siguruesi. Përveç promovimit të menaxhimit të riskut, përafrimit të kërkesave mbikëqyrëse me praktikat e tregut dhe shpërblimit të kompanive të mirëmenaxhuara, regjimi i ri do të ngrejë gjithashtu një fushë loje të vërtetë me të drejta të barabarta, dhe do të kontribuojë në integrimin e mëtejshëm të tregut të sigurimeve në BE.

- Përfituesit kryesore të tërthortë të Solvency II, do të jenë mbajtësit e policave. Regjimi i ri, do të sigurojë një nivel të njëtrajtshëm dhe të zgjeruar, të mbrojtjes së policës në të gjithë BE-në, duke zvogëluar mundësitë që

307

mbajtësit e policave të humbasin, si rezultat i vështirësive financiare që përjetojnë siguruesit.

- Solvency II, do të rrisë konkurrencën, duke bërë presion për rënien e çmimeve të larta të sigurimeve dhe do të rrisë mundësinë e zgjedhjes duke përkrahur produktet inovatore.

Detyra e shoqërive të sigurimit është të mbajnë policat e tyre të kuptueshme, dhe për këtë arsye, nuk duhet të jenë të mbishtrira. Gjithashtu, për sa i përket kohëzgjatjes së kontratës duhet theksuar, se kushtet e shkurtra janë më të qarta, por nuk duhet të jenë në dëm të tërësisë. Ankesa kryesore kundër kontratave të standardizuara të sigurimit është kompleksiteti i tyre dhe mungesa e transparencës, duke shfrytëzuar përparimet e bëra nga gjuhëtarët në eksplorimin e kuptueshmërisë së teksteve në lidhje me stilin e tyre gjuhësor, përmbajtja ka qenë e sugjeruar. Për shembull Shoqata Kombëtare Gjermane e Sigurimit, ka hartuar elementet moster të kushteve standarde të sigurimit në një përpjekje për të lehtësuar gjuhën, edhe pse jo me shumë sukses në bazë të rishikimit akademik. Një shembull tjetër, i thjeshtimit të termave standarde të sigurimit vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku shteti i Massachusetts bëri të ashtuquajturi Flesch, e cila ishte provë bazë për politikat e vlefshme të sigurimit, kryesisht në kërkim të gjatësive të fjalëve dhe fjalive. Diçka që duhet të përsëritet kur flasim për mungesën e transparencës është se natyra e mbulimit të sigurimit të produktit në vetvete është problematike. Sidomos kontratat e sigurimit të jetës janë me përkufizim veçanërisht komplekse për shkak të faktit se tiparet e tyre karakteristike rrjedhin kryesisht nga teoria aktuariale.

Vendimi i dhënë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë, për mosmarrjen si faktor risku të gjinisë, në kontratat e sigurimit, duke filluar nga 21 dhjetor 2012, pritet të ketë ndikim të konsiderueshëm në Tregun Europian të sigurimeve. Gjithashtu ky vendim, mund të sjellë dhe ndryshim në mënyrën e menaxhimit të riskut nga shoqëritë e sigurimeve. Pavarësisht hamendësimeve, mënyra se si do të reagojnë shoqëritë e sigurimeve dhe pasojat e të siguruarit, mbeten për t’u parë dhe analizuar pas zbatimit në masë të gjerë të këtij vendimi nga shtetet anëtare të BE-së.

Informacioni minimal për metodat e përdorura, për të përcaktuar nivelin e rrezikut të mbajtësit të policës mund ta ndihmojë këtë të fundit, të kuptojë që ai nuk është i diskriminuar, që do të lejojë të përdoret më gjerësisht kategorizimi si një mekanizëm jo shumë i kushtueshëm i ndarjes së rrezikut. Qëllimi kryesor i bërjes së ditur të informacionit parakontraktor nga ana e siguruesit, është të ndihmojë mbajtësin e policës të vendosë për lidhjen e kontratës me atë sigurues; kryesisht ndihma konsiston në bërjen të ditur të tipit të sigurimit të ofruar dhe kushtet e kontratës. Pothuajse i njëjti qëndrim është shprehur në direktivat e BE-së të cilat nuk kanë kaq shumë dispozita të ligjit të kontratës së sigurimit dhe pjesa domethënëse e tyre i është përkushtuar informacionit që duhet të bëhet i ditur për mbajtësin e policës –personit fizik. Nëse një konsumator duhet të përfitojë plotësisht nga zgjedhjet e mëdha dhe shumëllojshmëria në tregun unik për sigurime, dhe nga rritja e konkurrencës, konsumatori mund të sigurojë çdo informacion të nevojshëm për ta aftësuar atë, në zgjedhjen e kontratës që do të përmbushte më mirë

308

kërkesat e tij. Direktivat europiane japin qasje të dy standarteve: japin mbrojtje të veçantë për mbajtësin e policave të kontratës së sigurimit të jetës, por jo për mbajtësit e policave të kontratave të sigurimit të jo-jetës. Direktivat nuk detyrojnë bërjen të ditur të detajeve rreth sigurimit të jo-jetës. Sipas disa teorive, një bërje e tillë publike e informacionit mund të jetë një efekt sinjalizues për mbajtësit e policës për të zgjedhur këtë tip police që reflekton nivelin e tyre të rrezikut. Mendoj, se mjetet ligjore për mos bërjen të ditur të informacionit mund të kenë parandalim efektiv nëse njihen, prandaj do të ishte e arsyeshme për të kërkuar dhënien e këtij informacioni.

Për shkak se, kjo është një fushë shumë e zhvilluar ndërkombëtarisht, dhe rëndësisë që meriton edhe në vendin tonë, duke nënkuptuar kulturën, ndërgjegjësimin dhe edukimin në këtë fushë, është përfshirë si lëndë e veçantë në Departamentin Civil, të Fakultetit të Drejtësisë, dhe duhet të jetë pjesë e gjithë Fakulteteve të Drejtësisë, publike e private. Mendoj, që të thellohen studimet shkencore në këtë fushë bazuar, jo vetëm në literaturën vendase, por edhe atë të huaj, për të mundësuar përsosjen e këtij sistemi, duke e afruar atë me sistemet më të zhvilluara europiane. Kjo do të arrihej përmes konferencave shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, artikujve shkencorë, monografive, të teksteve të rinj, të hartuar sipas standarteve europiane.

309

BIBLIOGRAFIA

BOTIME

Antigono Donati, Givanna Volpe Putzolu, Manuele di diritto delle Assicurazione, decima edizione aggiornata, Giuffre editore, 2012.

Ardian Nuni, Ilir Mustafaj, Asim Vokshi, E drejta e detyrimeve I dhe II Tiranë, 2008.

Roberto Giovagnoli, Cristina Ravera, Il Contrato di Assicurazione, Percorsi Giurisprudenziali, Giuffre Editore, 2011.

D. Dervishi, A. Meko, E drejta e sigurimeve, Tiranë 2010.

E. Shehu, Pensionet private në udhëkryq, Revista Monitor, nr. 13 prill 2007.

E. Tomorri, E Zyka, Risku, sigurimet dhe karakteristikat e tregut shqiptar të sigurimeve, Revista Ekonomia dhe Biznesi, nr.2007.

E.Zyka, E.Tomorri, Metoda statistikore për parashikimet në sigurimin e përgjegjësive, Revista Ekonomia dhe Binesi,volumi 4, nr.3, 2007.

E.Zyka, E.Myftaraj, Sigurimi i jetës dhe kultura e të jetuarit, Revista shqiptare social ekonomike, nr.3, prill-qershor 2011.

E.Banks , “Catastrophic Risk, Analysis and Management”, 2005.

Robert E.Keeton & Alan Ëidiss, Insurance laë, A guide to fundamental principles, legal doctrines and commercial practices, 1988.

Malcolm Clarke, Policies and Perceptions of Insurance Law in the Twenty-First Century,Claredon Laë Series, Oksford university press, 2007.

Mariana Tutulani Semini, E drejta e detyrimeve, Pjesa e përgjithshme, Pjesa e posaçme, Skanderbooks, Tiranë, 2006.

G. Lito, “ Manaxhimi i Riskut të Katastrofave, rasti i Shqipërisë”, punim doktorature.

Francesko Galgano, E drejta private , Luarasi University Press, Tiranë, 2006.

Olti Skrame, Komentari i Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, vëllimi i 2, Onufri, 2011.

Luigi Desiderio, Termi e problemi di diritto delle Assicurazioni, Guffre Editore, 2010.

310

Yvonne Lambert-Faivre, Laurent Leveneur, Droit des Assurances, 13 edition, Dalloz, 2011.

Valentina Kondili, E drejta civile I dhe II, Pjesa e Përgjithshme dhe e posacme, GEER, 2008.

Mehdi J. Hetemi, Detyrimet dhe kontratat, Shtëpia botuese “Luarasi”, Tiranë,1998.

Opinion of the European Economic and Social Committee on ‘The European Insurance Contract Law’ [2005] OJ C157/1

Jürgen Basedoë, John Birds, Malcolm A. Clarke, Herman Cousy and Helmut Heiss (eds), Principles of European Insurance Contract Law (Sellier, Munich 2009)

Jürgen Basedoë, ‘The Optional Application of the Principles of European Insurance Contract Law’ European Contract Law – ERA Forum Special Issue 2008 (ERA Forum scripta iuris europaei), vol. 9 (Springer, Heidelberg 2008) 111.

Jürgen Basedoë, ‘Insurance Contract Laë as Part of an Optional European Contract Act’ [2003] Lloyd’s Maritime and Commercial Law Quarterly 498

Helmut Heiss, ‘The Common Frame of Reference (CFR) of European Insurance Contract Law’, (2009) 1 European Journal of Commercial Contract Laë 2.

O’Neill, P. T. and Woloniecki, J. Ë. (2006) The law of reinsurance inEngland and Bermuda, First Supplement to the 2nd Edition, Sweet and Maxwell, London.

John F.DOBBYN , Insurance Law in a nutshell, fourth edition, 2007.

Rodney Lester & Serap GONULAL, Banka Botërore , 2006.

Luc Mayaux, Les grandes questions du droit des Assurances, Lextenso editions, 2011.

Keneth S.Abraham, Distributing Risk, Insurance, legal Theory and public policy,Yale University Press,1986.

Group of Thirty The Reinsurance Study Group (2006) Reinsurance andInternational Financial Markets, Consultative Group on International Economic and Monetary Affairs, Washington, DC.

W.Wang, (2003) Reinsurance Regulation: a contemporary and comparative study, Kluwer Law International, The Hague and London.

311

Lowry, J. P. and Rawlings, P. (2005) Insurance Law: Doctrines andPrinciples, Hart Publishing, Oxford and Portland, Oregon.

R.Guri, E.Gjoni, A.Dervishi, Bazat në sigurime, Botimet alb paper, 2012 Tiranë.

Francis Kessler, Droit de la pretection sociale, 3 edition, Dalloz, 2009.

I.Hoti, Amvisimi i rrezikut dhe Industria e sigurimeve, botuesi Instituti iInxhinierisë Financiare për Bankë dhe Sigurime, 2008 ,Tiranë.

H.Gjomakaj, Trajtimi dhe menaxhimi i dëmeve në shoqërinë e sigurimit,botimet Ilar,2008.

M.Naco, Solvency II, në tregun shiptar të sigurimeve, mundësi apo sfidë?,botuar nga Intergrafika, 2010.

G. Mehaj, Kapitullimi i shtetit në biznesin e sigurimeve.

R.Guri, Domosdoshmëria e një modeli me bazë risku në tregun e sigurimeve në Shqipëri,Revista Ekonomia dhe Binesi,nr.1,2007.

G.Sharku,V.Kapllani, Konsumatori shqiptar përballë produkteve të sigurimit të jetës, Revista Ekonomia dhe Biznesi, nr.3, 2007.

J.Ghestin, Traité de droit civil. La formation du contrat”Paris: L.G.D.J., 1993;

L. Baudouin & P.G. Jobin, Les Obligations, 5 Ed., Montreal: Les Éditions Yvon Blais, 1998.

L.Omari, “Parime dhe institucione të së drejtës publike”,botimet Elena Gjika,Tiranë,1997

J. Schmidt, «La sanction de la faute précontractuelle» ,1974.

J.L.Baudouin & P.G.Jobin, Les Obligations, 5 Edition, Montreal: Les Éditions Yvon Blais, 1998.

P. Jourdain, Rapport français, La bonne foi. Travaux de l’Association Henri Capitant, Journées louisianaises, 1992 Paris: Litec, 1994.

P.Cane , Atiyaht;” Accidents, Compensation and the Law”, 6th , Oxford,1999

S.A Rea, The Economics of Insurance Law, International Review of Law and Economics, 1993, Vol.13.

INSIG Informacion, botim periodik i shoqërisë siguruese INSIG, Tiranë 1999

Zhaklina Peto, “E drejta e mbrojtjes shoqërore”adelprint, Tiranë, 2011.

312

KODE DHE AKTE LIGJORE

Kodi Civil i Republikës të Shqipërisë, miratuar me ligjin nr.7850 datë29.07.1994, ndryshuar me Ligjin nr.8536 datë 18.10.1999 dhe nr.8781 datë03.05.2001.

Kodi Tregtar i vitit 1932.

Kodi i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i vitit 1982.

Kodi francez i sigurimeve

Kodifikimi CEA Direktivat europiane mbi sigurimin, Paris, 1994.

Ligji nr.52, datë 22.05.2014 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit", botuar në Fletoren Zyrtare nr. 93.

Ligji nr. 9572, datë 3.7.2006 “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”.

Ligji nr.10 076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit,ndryshuar me ligjin nr.10455 datë 21.07.2011.

Ligji nr.10 197 datë 10.12.2009 “Për fondet e pensionit vullnetar”.

Ligji nr.10197 datë 15.11.1956 “Mbi veprimet juridike dhe detyrimet”.

Ligji nr. 9902,datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorit”.

Ligji nr.10428, datë 02.06.2011 “Për të drejtën ndërkombëtare private”.

Dekreti nr. 295 datë 15.09.1992 “ Për sigurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorrike, për përgjegjësinë ndaj personave të tretë”, i shfuqizuar me nenin 59 të ligjit nr. 10076 /2009.

VKM Nr.5 datë 07.01.2009, propozuar me vendim Bordi të AMF nr.166 datë 23.12.2008 “Për disa ndryshime në Vendimin Nr.96 datë.03.08.2008 të Këshillit të Ministrave " Për aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike dhe investimet e tyre nga shoqërite e sigurimeve ”

. VKM Nr.96 datë 03.02.2008 propozuar me Vendim Bordi të AMF Nr.3 datë

18.06.2007 “Për aktivet në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike dhe investimet e tyre nga shoqërite e sigurimit ” .

VKM Nr.79 datë 28.01.2008, propozuar me Vendim Bordi të AMF Nr.4 datë 30.08.2007 “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave për licensimin e

313

ndërmjetësve në sigurime si dhe të rregullave për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre si dhe rastet e refuzimit të licencës ”.

VKM Nr. 164 date 28.01.2008 propozuar me Vendim Bordi të AMF Nr.3 datë 30.08.2007“Për percaktimin e kritereve dhe procedurave për licensimin e vleresuesve të dëmeve në sigurime”.

VKM Nr.40 date 09.06.2005“Për caktimin e komisioneve për përballimin e shpenzimeve të shqyrtimit dhe korrespondencës për dhënie dhe rinovim licencash, autorizimesh dhe miratimesh nga Autoriteti Mbikëqyrës i Sigurimeve ”.

VKM Nr .268 datë 28.04.2005 “ Mbi përcaktimin e kufijve maksimale të lejueshëm për aktivet dhe investimet e aktiveve në mbulim të provigjoneve teknike dhe matematike në shoqëritë e sigurimit ”.

VKM Nr.192 datë 25.03.2005 “ Për kriteret dhe procedurat e licencimit të agjentëve në sigurime, si dhe rregullat për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre”.

VKM Nr.191 datë 25.03.2005 “ Për miratimin e metodikës mbi mënyrat e llogaritjes së nivelit të kërkuar të aftësisë paguese, për sigurimin e jetës dhe jo-jetës të shoqërive të sigurimit, si dhe elementët që e përbëjnë atë ”.

Udhëzim Nr.15 datë 22.02.2008 propozuar me Vendim Bordi të AMF Nr.15datë 22.02.2008, “Për përmbajtjen e raportit të auditit mbi shoqëritë e sigurimit nga shoqëritë e ekspertëve kontabël të autorizuar ‘’.

Vendim Bordi të AMF Nr.6 datë 30.08.2008 “ Mbi administrimin e mire, të dëmeve në sigurime ”.

Udhëzimi Nr. 24 datë 15.11.2007“Për administrimin e dëmeve të mbuluara nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm, të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”.

Rregullore e miratuar me vendim Nr .18 datë 27.03.2008 të Bordit të AMF “Për organizimin e testimit për vlerësuesit e dëmeve në sigurime ”.

Rregullore e miratuar me vendim Bordi të AMF Nr. 2 datë 18.06.2007 “ Për kriteret e risigurimit ”

Rregullore e miratuar me vendimin e Bordit të AMF Nr.3 datë 3.10.2007 “Për regjistrin elektronik online të shitjeve të sigurimit të detyrueshëm “ .

Rregullore e miratuar me vendimin Nr. 4 datë 08.02.2007 të Bordit të AMF “ Për kufijtë e investimit të kapitalit të shoqërive të Sigurimit ”.

314

Rregullore e miratuar me vendimin Nr.5 datë 08.02.2007 të Bordit të AMF “ Mbi përmbajtjen e programit të risigurimit të shoqërive të sigurimit dhe afatet kohore të paraqitjes pranë AMF ”.

Rregullore e miratuar me vendimin Nr. 6 datë 08.02.2007 të Bordit të AMF“Për rregullat , mënyrat dhe kushtet e raportimit të shoqërive të sigurimit nëAMF ”.

Rregullore e miratuar me vendimin Nr.7 datë 08.02.2007 të Bordit të AMFndryshuar, me vendimin e Bordit të AMF Nr.10, datë 17.12.2007 , “ Për ekspertët kontabel të autorizuar të shoqërive të Sigurimit ”.

Rregullore e miratuar me vendimin Nr. 8 datë 08.02.2007 të Bordit të AMF“Mbi bazat , metodat e llogaritjes si dhe mënyrat e mbajtjes së provigjoneve matematike ”.

Rregullore e miratuar me vendimin Nr. 9 datë 08.02.2007, të Bordit të AMF“Mbi bazat, metodat e llogaritjes si dhe mënyrat e mbajtjes së provigjoneve teknike të sigurimeve të jo-jetës ”.

Rregullore e miratuar me vendimin Nr.13 datë 08.02.2007 të Bordit të AMF“Për procedurat e pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave për dhënien e licensës për të ushtruar veprimtari sigurimi ose risigurimi në Republikën e Shqipërisë”

Rregullore e miratuar me vendimin Nr.14 datë 08.02.2007 të Bordit të AMF “Për disa kritere që duhet të plotësojnë personat e zgjedhur ose të emëruar nëorganet drejtuese të shoqërive të sigurimit ose risigurimit”.

Rregullorja Nr.622/1 date 15.12.1992 e Ministrit të Financave.

Rregullore Nr. 622/1 datë 15.12.1993 “Për zbatimin e sigurimit të detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorrike për përgjegjësinë ndaj palëve të treta ”.

Udhëzimi Nr.24 datë 15.11.2007 e Ministrit të Financave.

DIREKTIVA DHE RREGULLORE TË BASHKIMIT EUROPIAN

Direktiva e parë e Këshillit 73/239/KEE, datë 24 korrik 1973, për bashkërendimin e akteve ligjore, nënligjore dhe administrative që kanë të bëjnë me fillimin dhe ndjekjen e veprimtarisë tregtare të sigurimit të drejtpërdrejtë me përjashtim të sigurimit të jetës, Numri CELEX: 31973L0239, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 228, datë 16.8.1973, faqe 3–19;

Direktiva e Këshillit 73/240/KEE, datë 24 korrik 1973, që heq kufizimet mbi lirinë e vendosjes në veprimtarinë tregtare të sigurimit të drejtpërdrejtë me

315

përjashtim të sigurimit të jetës, Numri CELEX: 31973L0240, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 228, datë 16.8.1973, faqe 20–22;

Direktiva e dytë e Këshillit 88/357/KEE, datë 22 qershor 1988, për bashkërendimin e akteve ligjore, nënligjore dhe administrative në lidhje me sigurimet e drejtpërdrejta me përjashtim të sigurimit të jetës, ku parashikohen dispozitat për mundësimin e ushtrimit të efektshëm të lirisë për të ofruar shërbime dhe ku ndryshohet direktiva 73/239/KEE, Numri CELEX:31988L0357, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 172, datë 4.7.1988, faqe 1–2;

Direktiva e Këshillit 92/49/KEE, datë 18 qershor 1992, për bashkërendimin e akteve ligjore, nënligjore dhe administrative në lidhje me sigurimet e drejtpërdrejta me përjashtim të sigurimit të jetës, dhe për ndryshimin e Direktivës 73/239/KEE dhe Direktivës 88/357/KEE (Direktiva e tretë për sigurimet jojetë , Numri CELEX: 31992L0049, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 228, datë 11.8.1992, faqe 1–23;

Direktiva 2002/13/KE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, datë 5 mars 2002, për ndryshimin e Direktivës së Këshillit 73/239/KEE në lidhje me kërkesat për nivelin e aftësisë paguese për ndërmarrjet e sigurimeve jojetë, Numri CELEX: 32002L0013, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L , Nr. 77, datë 20.3.2002, faqe 17–22;

Direktiva 98/78/KE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, datë 27 tetor 1998, për mbikëqyrjen shtesë të ndërmarrjeve të sigurimeve në grupin e sigurimeve, Numri CELEX: 31998L0078, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 330, date 5.12.1998, faqe 1–12;

Direktiva 2002/92/KE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, datë 9 dhjetor 2002, për ndërmjetësimin në sigurime, Numri CELEX: 32002L0092, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 9, datë 15.1.2003, faqe 3–10;

Direktiva 2005/68/KE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, datë 16 nëntor 2005, për risigurimin dhe për ndryshimin e direktivave të Këshillit 73/239/KEE, 92/49/KEE, si dhe direktivave 98/78/KE dhe 2002/83/KE (Tekst që lidhet me ZEE-në), Numri CELEX: 32005L0068 , Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 323, datë 9.12.2005, faqe 1–50;

Direktiva 2002/83/KE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, datë 5 nëntor 2002, për sigurimin e jetës, Numri CELEX: 32002L0083, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 345, datë 19.12.2002, faqe 1–51;

Direktiva 2001/17/KE e Parlamentit Europian dhe e Këshillit, datë 19 mars 2001, për riorganizimin dhe likuidimin e ndërmarrjeve të sigurimeve, Numri CELEX: 32001L0017, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, Nr. 110, datë 20.4.2001, faqe 28–39.

316

Direktiva 2002/65/EC në lidhje me “Tregtinë në largësi të shërbimevefinanciare konsumatore”.

Direktiva 92/96/EEC të dt.10 nëntor 1992 mbi koordinimin e ligjeve, rregulloreve apo parashikimeve administrative që lidhen me sigurimin e jetës direkt dhe që amendon direktivat 79/267/EEC dhe 90/619/EEC.

Direktiva 97/7/EC dhe 98/27/EC [2002] OJ L271/16, Direktiva 98/27/EC e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të 19 majit 1998 mbi vendimet gjyqësore për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve [1998] OJ L166/51

Direktivat e Këshillit 93/13/EEC të 5 prillit 1993 për kushte të padrejta, lidhur me kontratat e konsumatorit [1993] OJ L095/29.

Direktiva e Këshillit 2004/113/EC e 13 dhjetorit 2004 që implementon parimin e trajtimit të barabartë mes meshkujve dhe femrave në mbrojtje dhe akses të të mirave dhe shërbimeve [2004] OJ L373/37.

Rregullorja (KE) Nr 593/2008 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit të datës 17 qershor 2008 mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet kontraktuale (Rome I) [2008] OJ L177/6.

Rregullore (EC) nr.593/2008 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit "Mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet kontraktore";

Rregullore (EC) nr.864/2007 e Parlamentit Europian dhe e Këshillit "Mbi ligjin e zbatueshëm për detyrimet jashtëkontraktore".

VENDIME TË GJYKATAVE TË VENDIT DHE TË HUAJA

Vendimi nr. 2404 datë 07.03.2013 Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë.

Vendimi nr. 12563 datë 16.12.2013 Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë.

Vendimi nr. 12838 datë 23.12.2013 Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë.

Vendimi nr. 10034 datë 24.10.2012 Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë.

Vendimi nr. 6239 datë 18.06.2012 Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë.

Vendimi nr. 12277 datë 12.12.2012 Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë.

Vendimi nr. 7048 datë 19.09.2011 Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë

Vendimi nr. 3233 datë 22.04.2011 Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë.

Vendimi nr. 292 datë 25.01.2011 Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë.

Vendimi nr. 5623 datë 27.06.2011 Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë.

317

Vendimi nr. 277 datë 25.01.2010 Gjykatës së Rrethit gjyqësor,Tiranë.

Vendimi nr. 776 datë 09.02.2010 Gjykatës së Rrethit gjyqësor, Tiranë.

Vendimi nr. 269 datë 24.05.2012 Kolegji Civil të Gjykatës së Lartë.

Vendimi nr. 1562 datë 21.02.2012 Gjykatë së Lartë.

Vendimi nr. 502 datë 10.11.2011 Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

Vendimi nr. 25 datë 21.01.2010 Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

Vendimi nr. 243 datë 25.10.2010 Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

Vendimi nr. 73 datë 16.02.2010 Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

Vendimi nr. 463 datë 09.12.2008 Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

Vendimi nr. 333 datë 19.06.2008 Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë.

Vendimi nr. 06 datë 17.02.2012 Gjykatës Kushtetuese.

Vendime të Autoritetit të Konkurrencës.

Vendimi nr. 241 datë 03.08.2012 Autoritetit të Konkurrencës.

Vendimi nr. 254 datë 06.12.2012 Autoritetit të Konkurrencës

Vendimi nr. 246 datë 09.10.2012 Autoritetit të Konkurrencës

Vendimi nr. 247 datë 09.10.2012 Autoritetit të Konkurrencës

Vendimi nr. 256 datë 11.12.2012 Autoritetit të Konkurrencës

Vendime të Gjykatave të huaja

Çështja gjyqësore Gjykatës së Lartë amerikane, Arizona Governing Comm. v. Norris (463 U.S. 073 (1983)), 6 July 1983.

Vendimi i Gjykatës Europiane për të drejtat e njeriut, për çështjen C-236-09 datë 01.03.2001

Çështja gjyqësore Godsall v Boldero (1807) 9 East 72.

Çështja gjyqësore Feasey v Sun Life Assurance Corp of Canada 2003, Lloyd’s Rep (IR) 637 (CA) 657.

Gjykata Europiane e Drejtësisë, çështja gjyqësore Axa Royale Belge SA and Georges Ochoa, Stratégie Finance SPRL Case C-386/00 , 2002.

E.g Hayard v. Norwich Union Ins. Ltd (2001) Lloyd’s rep IR 410

Çështja Investors Compensation Scheme Ltd v West Bromwich BS (1998) 1 WLR 896,912 (HL)

318

Çështja Lewis emanuel and Son Ltd vs Hepburn (1960) 1 Lloyds rep 304,308

The fina Samco 1995 2 llyods rep 344,350

Young vs, Sun alliance and London Ins. Ltd(1976) Lloyds rep 189,191 (CA)

Home Ins Co vs Victoria Montreal Fire Ins. Co. 1970 AC 59,64

Woolfall and Rimmer Ltd vs Moyle 1942, 1 KB 66,73 ff CA

Faqe Interneti

• www.lifeinsurancefinder.com• www.moneycrashers.com• www.curiaeuropa.eu• www.insuranceeurope.eu• www.check24.de• www.ec.europa.eu/internal• www.lloyds.com• http://www.bibliojuridica.org/libros/1/211/10

319

Abstrakt. Në një botë rreziku, njerëzit gjithnjë e më shumë dëshirojnë të kompensohen, nëse mund të ndodhë dëmi apo humbja. Ndjenja e pasigurisë financiare të çon në një rritje të kërkesës për sigurimin financiar të individit/subjektit, gjatë gjithë jetës dhe kompensimin sistematik për ngjarjet e papritura. Rritja e interesit së shoqërisë tonë për të inkurajuar siguruesit privat, për të ndërhyrë në zonat që tradicionalisht operohen nga sektori publik, kupton zhvillimin e sigurimit privat, si një plotësues ose një alternativë, të sigurisë sociale në fushat e pensionit, kujdesit shëndetësor apo sigurimit nga aksidentet. Kjo është në interes të përbashkët për qeveritë dhe siguruesit njëkohësisht. Përputhshmëria me parimet e vendosjes së një çmimi të rrezikut, të drejtë dhe objektiv, garanton cilësinë e shërbimeve të konsumatorit të ofruar nga sigurimi privat. Shoqëria në përgjithësi është shumë pak e informuar për atë që rrezikon siguruesi, që mund dhe nuk mund, të mbulohet nga sigurimet. Një kuadër konkurrues është në të mirën e konsumatorëve. Konkurrenca gjithashtu ofron një shërbim më të mirë për të siguruarit. Siguruesi privat në praktikë është i detyruar që të vendos një mjedis konkurrues, për të zbatuar një politikë të krijimit të besnikërisë ndaj konsumatorit. Kjo kërkon atë që vazhdimisht përpiqemi për të optimizuar të gjitha shërbimet, të cilën ai i ofron të siguruarit;diversitetin e produkteve, nivelet e primit, mbulimin, përfitimet, dhe për të kërkuar raportin më të mirë midis çmimit dhe cilësisë . Industria e sigurimeve në Shqipëri, është një industri e re, dhe si e tillë ajo kërkondomosdoshmërisht mbështetje dhe iniciativa, politika orientuese dhe harmonizim legjislativi në përafrimin e impaktit të saj drejt standardeve rajonale dhe evropiane.Problematika të tilla si: Mungesa e iniciativave ligjore për transferimin e rrezikut nga palët te shoqëritë e sigurimit, si dhe për mbrojtjen e publikut dhe konsumatorit, mungesa e konsultimit dhe komunikimit me industrinë si grup interesi, perceptimi se primi për një kontratë sigurimi është taksë,dhe jo instrument për transferimin e rrezikut, mungesa e diversifikimit të produkteve (Sigurimet motorrike zënë rreth 60% të tregut) mungesa e platformave të sigurimit kombëtar nga katastrofat, janëdisa nga problematikat e tregut të sigurimeve në Shqipëri, janë sfida të së ardhmes për zhvillimin e mëtejshëm të klimës së sigurimeve në Shqipëri.Fjalë kyçe: sigurim vullnetar, tregu i sigurimeve, risigurimi, transferim i riskut, shpërblimi i dëmit, informacioni asimetrik.

Abstract: In a world where risk is present, more and more people want to be compensated in case a loss or damage may occur. Feelings of financial insecurity lead to an increase in demand for financial security of the individual / entity, and lifelong systematic compensation for unexpected events. There is an increasing interest of our society to encourage private insurers to intervene in areas that are traditionally operated by the public sector. This leads to the development of private insurance as a complement or an alternative to social security in the areas of pensions, care health or accident insurance.It is in the common interest to both governments and insurers. Compliance with the principles of putting a fair and objective risk price, guarantees the quality of customer services provided by private insurance. Society in general is very poorly informed about what risks the insurer faces, which ones can and cannot be covered by insurance. Private insurer in practice is bound to put a competitive environment, to implement a policy of creating customer loyalty. This requires him to constantly try to optimize all the services, which he offers to the insured; diversity of products, premium rates, coverage, benefits, and to seek the best ratio between price and quality. The insurance industry in Albania is a new one and it requires support and initiative, orienting politics and legislation harmonization in order to align its impact to regional and European standards. Issues such as lack of legislative initiatives for the transfer of risk from the parties to the insurance companies, the public and consumer protection, the lack of consultation and communication with industry as interest group, the perception that the premium for an insurance contract is a tax, and not an instrument for the transfer of risk, lack of product diversification, (motor insurance accounting for about 60% of the market) lack of national security platforms from disasters, are some of the problems of the insurance market in Albania, which pose challenges to the future to further improve the security climate in Albania.

Key words: voluntary insurance, insurance market, reinsurance, risk transfer, right to compensation,asymmetric information.

320