175
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT “VLERËSIMI I BRENDSHËM DHE RAPORTIMI FINANCIAR NË SEKTORIN BANKAR” Gentiana FILIPI Në kërkim të gradës Doktor në Shkencat Ekonomike pranë Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës Udhëheqës: Prof. Dr. Vjollca KARAPICI Shtator 2017

“VLERËSIMI I BRENDSHËM DHE RAPORTIMI FINANCIAR NË … · i ABSTRAKT Sistemi bankar është i një rëndësie jetike për mirëqenien dhe ekonominë e një vendi. Bankat përbëjnë

  • Upload
    others

  • View
    9

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT

“VLERËSIMI I BRENDSHËM DHE RAPORTIMI

FINANCIAR NË SEKTORIN BANKAR”

Gentiana FILIPI

Në kërkim të gradës Doktor në Shkencat Ekonomike pranë Fakultetit të

Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës

Udhëheqës: Prof. Dr. Vjollca KARAPICI

Shtator 2017

i

ABSTRAKT

Sistemi bankar është i një rëndësie jetike për mirëqenien dhe ekonominë e një vendi. Bankat

përbëjnë institucione me ndikim të madh dhe qendrat e procesit të ndërmjetësimit të kredisë.

Një sistem bankar i destabilizuar influencon në sigurimin e kredive dhe likuiditetit për të

gjithë ekonominë e vendit.

Që nga viti 1985 janë regjistruar mbi tridhjetë kriza bankare në vendet anëtare të Komitetit

të Bazelit, një shpeshtësi përseritje e përkthyer në kosto tepër të larta për të gjithë sektorin.

Kriza globale financiare e radhës, ajo e viteve të fundit, nxorri në pah për institucionet

rregullatore dhe qeveritare në mbarë botën nevojën për kërkime e studime të mëtejshme.

Reagimi i hartuesve të politikave të tilla si Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare,

BCBS, dhe Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit, IASB, ka qenë i

menjëhershëm duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e procesit të raportimit

me hartimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe rishikimin e kuadrit

rregullator të kapitalit.

Këtu bazohet zanafilla e kësaj pune kërkimore kushtuar reformave kyçe për sektorin bankar,

marrëveshjes së kapitalit dhe raportimit financiar. Në këtë punim përmes trajtimit teorik të

eksperiencave ndërkombëtare të hasura në këtë fushë dhe analizës së rezultateve të

intervistave realizuar me një grup përdoruesish të normativave rregullatore e të raportimit

financiar, janë vënë në dukje tiparet kryesore të normativave në sektorin bankar shqiptar.

ii

ABSTRACT

The banking system is of vital importance for the economy of a country. Banks are

institutions with very high impact and they are the center of the credit intermediation

process. A destabilized banking system influences credit and liquidity providing for the

entire economy.

Since 1985 over thirty banking crises were recorded in member countries of the Basel

Committee , a repetition frequency translated into increased costs for the entire sector. The

global financial crisis, in the last few years, highlighted regulatory and governmental

institutions worldwide need for further research and studies.

There was an immediate reaction of policymakers such as the Basel Committee on Banking

Supervision, BCBS, and the Board of the International Accounting Standards, the IASB, by

undertaking important steps in improving the process of reporting with the drafting of

international accounting standards and revision of regulatory capital.

Here is the origin of this research dedicated to key reforms to the banking system, capital

agreement and financial reporting. After a thorough literature review of international

experiences encountered in this area, we have tried to highlight the main features of these

regulations in the Albanian banking sector by analysing the results of interviews conducted

with a group of users of both regulatory and financial reporting regulations.

iii

FALENDERIME

“Dëshiroj të kujtoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në realizimin e këtij punimi me

sugjerime, kritika dhe vërejtje: me shumë përzemërsi ju meritoni mirënjohjen time më të

thellë! Përgjegjësia për ndonjë gabim të përfshirë në punim më takon vetëm mua.

Fillimisht falenderoj udhëheqësin e këtij punimi Prof. Dr. Vjollca Karapici: pa ndihmën,

mbështetjen e vazhdueshme dhe udhëheqjen e çmuar të saj ky punim nuk do të ekzistonte.

Ajo ishte ndërmjetësi kryesor për mbledhjen e të dhënave dhe konsultimin e shumë burimeve

të informacionit.

Falenderoj për mbështetjen e tyre: Përgjegjësen e Departamentit të Kontabilitetit Prof. Dr.

Ingrid Shuli, Dekanin e Fakultetit Ekonomik Prof. Dr. Dhori Kule, Prof. Dr. Sotiraq Dhamo

dhe të gjithë kolegët e departamentit. Falenderoj në mënyrë të veçantë Prof. Dr. Fatmir

Memaj për ndihmën e pakursyer në përmbushjen e kritereve të tjera të shkollës së

doktoraturës.

Falenderime të veçanta për disa kolegë e miq të mi: Dr. Valbona Kapllani pati durimin ta

ndiqte këtë punim hap pas hapi. Ajo mundësoi konsultimin e shumë burimeve të

informacionit dhe më ndihmoi në gjetjen e një strukture të përshtatshme për një punim

doktorature. Gjithashtu sëbashku me pedagogun udhëheqës ishte ndihma ime më e madhe

për mbledhjen e të dhënave. Dr. Blerina Kurti, Dr. Blerta Zilja dhe Dr. Mirela Miti më kanë

inkurajuar dhe kanë harxhuar pjesë të kohës së tyre për të lexuar dhe për të diskutuar me

mua draftet e punimit.

Së fundi dëshiroj të falenderoj më të dashurit e mi: Prindërit e mi për sakrificat dhe

përkushtimin e përhershëm, Familjen time për mbështetjen dhe durimin e treguar gjatë

periudhës më impenjative të jetës time”.

iv

“Babait tim të mrekullueshëm!

Mësimet e tua, mbështetja ime më e fortë do të jenë me mua përgjithmonë”

v

PËRMBAJTJA

ABSTRAKT........................................................................................................................... i

FALENDERIME ................................................................................................................. iii

PЁRMBAJTJA...................................................................................................................... v

LISTA E TABELAVE ..................................................................................................... vii

LISTA E SHKURTIMEVE ............................................................................................... x

HYRJE ................................................................................................................................. 1

RISHIKIMI I LITERATURËS ......................................................................................... 5

KAPITULLI 1: MARRËVESHJET E KAPITALIT .................................................... 15

1.1 Marrëveshja Bazel I (1988) .................................................................................... 16

1.2 Marrëveshja Bazel II (2004) ..................................................................................... 18

1.3 Marrëveshja e re Bazel III ........................................................................................ 36

KAPITULLI 2: RAPORTIMI FINANCIAR PËR SEKTORIN BANKAR .............. 47

2.1 Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar ................................................ 47

2.2 Ndërveprimet rregullatore dhe kontabël .................................................................. 58

KAPITULLI 3: METODOLOGJIA E KËRKIMIT ..................................................... 66

3.1 Pyetjet kërkimore të studimit ..................................................................................... 66

3.2 Metodat kërkimore .................................................................................................... 67

3.3 Burimi dhe mbledhja e të dhënave ............................................................................ 76

3.4 Struktura e intervistës ................................................................................................ 79

KAPITULLI 4: ANALIZA E TË DHËNAVE .............................................................. 85

4.1 Modelet e brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë në sistemin tonë bankar...87

4.2 Modelet e brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë dhe normativat në fuqi ..104

4.3 Efektet e ndryshimeve të SNRF në sistemin tonë bankar ....................................... 106

4.4 Ndërveprimet rregullatore dhe kontabël .................................................................. 117

vi

KAPITULLI 5: PËRFUNDIME ................................................................................... 126

5.1 Përmbledhje e pyetjeve dhe rezultateve kryesore ................................................... 126

5.2 Përfundime të përgjithshme dhe rekomandime ...................................................... 134

5.3 Kufizimet e punimit dhe kërkime të mëtejshme .................................................... 137

SHTOJCA ........................................................................................................................139

REFERENCA ................................................................................................................... 156

vii

LISTA E TABELAVE

Figura 1 Klasifikimi dhe matja e aktiveve financiare 54

Figura 2 Zhvlerësimi i aktiveve financiare 55

Figura 3 Projekti i kërkimit 71

Figura 4 Procesi i kërkimit empirik 74

Figura 5 Kërkimi sasior / cilësor dhe paraqitja e të dhënave 76

Figura 6 Kërkimi cilësor 80

Figura 7 Përfitimet dhe mangësitë e intervistës së drejtëpërdrejtë 81

Figura 8 Informacioni sasior i përfshirë në procesin e vlerësimit 96

Figura 9 Vlera parashikuese të përfshira në procesin e vlerësimit 101

Figura 10 Reformat me ndikimin më të madh për 5 vitet e ardhshëm 110

Figura 11 Ndikimi i SNRF 9 në pasqyrat financiare për sektorin bankar 111

Figura 12 Fillimi i projektit për implementimin e SNRF 9 112

Figura 13 Besoni se SNRF 9 do të përmirësojë cilësinë e pasqyrave

financiare kundrejt SNK 39?

113

Figura 14 Prisni për institucionin tuaj një rritje të vlerës të instrumentëve

financiare të matur me vlerën e drejtë sipas SNRF 9 kundrejt SNK 39?

114

Figura 15 A është modeli i klasifikimit të kredive sipas SNRF 9 praktik

(funksional)?

115

Figura 16 Efekti i modelit të humbjeve të pritshme sipas SNRF 9 në koston

e produkteve të ofruara

116

Figura 17 Ndikimi final i SNRF 9 117

Figura 18 Ndikimi i SNRF9 në mjaftueshmërinë e kapitalit 118

Figura 19 Ndikimi i SNRF 9 në luhatjen e fitimit të raportuar 119

Figura 20 Vlerësimi i kredive kategoria 1 në kategorinë 2 121

Figura 21 Llogaritja EL 1 vit 122

Figura 22 Llogaritja EL lifetime 124

Tabela 1.1 Lidhja midis rrezikut, modelit të rrezikut të kredisë dhe vlerësimit

Të tij

22

Tabela 1.2 Kategori të përqasjes Standard 26

Tabela 1.3 Ponderimi i kategorive 27

Tabela 1.4 Kategori të përqasjes IRB 28

Tabela 1.5 Limitet e nivelit te mbulimit për garancitë reale dhe LGD

përkatëse

33

viii

Tabela 1.6 Bazel 3, fazat e aplikimit 46

Tabela 2.1 Kapitali rregullator dhe SNRF 9 61

Tabela 3.1 Bankat pjesëmarrëse në studim 79

Tabela 4.1 Organizimi i të dhënave 86

Tabela 4.2 Fillimet e modeleve të vlerësimit të brendshëm 89

Tabela 4.3 Modele të vlerësimit të brendshëm operative në vitin 2015 90

Tabela 4.4 Gjendja e zhvillimit të modeleve të brendshëm të vlerësimit të

rrezikut të kredisë

91

Tabela 4.5 Pesha e kredive të dhëna me modele të brendshëm të vlerësimit

të rrezikut të kredisë

91

Tabela 4.6 Pragu minimal i të ardhurave për klasifikimin e njësive

ekonomike (në milionë lekë)

92

Tabela 4.7 Mënyra e realizimit të vlerësimit final të rrezikut të

kredisë për njësitë ekonomike

93

Tabela 4.8 Mënyrat e kombinimit të vlerësimit të pjesshëm 94

Tabela 4.9 Numri i “rating” specifik për elementët sasiorë 94

Tabela 4.10 Informacioni sasior i përfshirë në procesin e vlerësimit 95

Tabela 4.11 Pesha e informacionit sasior në vlerësimin e pjesshëm 96

Tabela 4.12 Mënyrat e përmbledhjes së informacionit bazë në procesin e

vlerësimit

97

Tabela 4.13 Numri i “rating” specifik për elementët cilësorë 97

Tabela 4.14 Informacioni cilësor i përfshirë në procesin e vlerësimit 98

Tabela 4.15 Mënyrat e përmbledhjes së informacionit bazë në procesin e

vlerësimit

99

Tabela 4.16 Aspekte cilësor të përfshirë në procesin e vlerësimit dhe në

formularin cilësor

100

Tabela 4.17 Vlera parashikuese të përfshira në procesin e vlerësimit 100

Tabela 4.18 Shpërndarja gjeografike dhe natyra e roleve përgjegjëse për

mbledhjen e informacionit cilësor

102

Tabela 4.19 Organi përgjegjës për vlerësimin e rrezikut të kredisë 104

Tabela 4.20 Roli i sistemeve të brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë 105

Tabela 4.21 Periudha kohore për vlerësimin e rrezikut të kredisë 106

Tabela 4.22 Raportimi për herë të parë me SNK / SNRF 106

Tabela 4.23 Kohëzgjatja e procesit të implementimit të SNK / SNRF 107

Tabela 4.24 Ndryshimet kryesore me SNRF 107

ix

Tabela 4.25 Reformat me ndikimin më të madh për 5 vitet e ardhshëm 109

Tabela 4.26 Ndikimi i SNRF 9 në pasqyrat financiare për sektorin bankar 111

Tabela 4.27 Fillimi i projektit për implementimin e SNRF 9 112

Tabela 4.28 Besoni se SNRF 9 do të përmirësojë cilësinë e pasqyrave

financiare kundrejt SNK 39?

113

Tabela 4.29 Prisni për institucionin tuaj një rritje të vlerës të instrumentëve

financiare të matur me vlerën e drejtë sipas SNRF 9 kundrejt

SNK 39?

114

Tabela 4.30 A është modeli i klasifikimit të kredive sipas SNRF 9 praktik

(funksional)?

115

Tabela 4.31 Efekti i modelit të humbjeve të pritshme sipas SNRF 9 në koston

e produkteve të ofruara

116

Tabela 4.32 Ndikimi final i SNRF 9 117

Tabela 4.33 Ndikimi i SNRF9 në mjaftueshmërinë e kapitalit 118

Tabela 4.34 Ndikimi i SNRF 9 në luhatjen e fitimit të raportuar 119

Tabela 4.35 Vlerësimi i kredive kategoria 1 në kategorinë 2 120

Tabela 4.36 Llogaritja EL 1 vit 122

Tabela 4.37 Llogaritja EL lifetime 123

Tabela 4.38 Përmbushja e komponentit Point – in – time (PIT) të modelit

SNRF 9

124

Tabela 4.39 Përmbushja e komponentit Forecasting të modelit SNRF 9 125

Tabela 4.40 Sfidat kryesore për sistemin bankar gjatë implementimit të SNRF 125

x

LISTA E SHKURTIMEVE

AFS I Gatshëm për Shitje

AIRBA Metodat e Avancuara të Vlerësimit të Brendshëm

BCBS Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare

BIS Banka e Rregulloreve Ndërkombëtare

EL / ECL Humbja e pritshme

FIRBA Metodat Bazë të Vlerësimit të Brendshëm

FSB Bordi i Qëndrueshmërisë Financiare

FSI Institutiti i Qëndrueshmërisë Financiare

FVOCI Vlera e Drejtë përmes të Ardhurave të Tjera të Përgjithshme

FVTPL Vlera e Drejtë përmes Fitimit ose Humbjes

BSNK / IASB Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit

LCR Standardet e Likuiditetit Afatshkurtër

LGD Humbja në rast default

M Maturimi i ekspozimit

MCR Kërkesa Minimale për Kapital

NSFR Standardet e Likuiditetit Afatgjatë

OTC Tregje jashtë burse

PIT Pikë në kohë

RWA Vlera e Ponderuar e Ekspozimeve

SIFI Institucionet Financiare me Rëndësi Sistemike

SME Njësi ekonomike të vogla e të mesme

SNK / IAS Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit

SNRF / IFRS Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar

TTC Përmes ciklit

VAR Vlera në rrezik

xi

HYRJE

Sistemi bankar është i një rëndësie jetike për mirëqenien dhe ekonominë e një vendi. Bankat

përbëjne institucione me ndikim të madh dhe qendrat e procesit të ndërmjetësimit të kredisë.

Një sistem bankar i destabilizuar influencon në sigurimin e kredive dhe likuiditetit për të

gjithë ekonominë e vendit.

Gjate viteve të fundit sektorët ekonomik dhe financiar janë tronditur nga kriza globale

financiare e radhës e cila nxorri në pah për institucionet rregullatore dhe ato qeveritare në

mbarë botën nevojën për kërkime e studime të mëtejshme. Gjithashtu, kostot e një krize

bankare janë tepër të larta. Fatkeqësisht edhe shpeshtësia e përsëritjes së këtyre krizave ka

qenë gjithashtu e lartë. Që nga viti 1985, janë regjistruar mbi tridhjetë kriza bankare në

vendet anëtare të Komitetit të Bazelit.

Reagimi i parë ka ardhur nga Komiteti i Bazelit i cili, në dhjetor 2010 publikoi propozimin

për Basel III, marrëveshja më e fundit për sektorin bankar. Ajo është cilësuar edhe si një

përgjigje globale ndaj krizës botërore të kredisë. Gjithashtu Bordi i Standardeve

Ndërkombëtare të Kontabilitetit, IASB, gjatë tre viteve te fundit ka realizuar ndryshime të

vazhdueshme në kuadër të përmirësimit të standardeve ekzistuese dhe krijimit të

standardeve te reja. Basel III dhe ndryshimet më të fundit të SNRF përbëjnë, për sektorin

bankar, sfidat e radhës. Ato nënkuptojnë më shumë kapital dhe efekte të konsiderueshme në

pasqyrat e raportuara financiare.

Reforma Basel III, ka si qëllim uljen e probabilitetit të ndodhjes dhe ashpërsisë të krizave

bankare në të ardhmen. Kjo do të shoqërohet me rritje të kostove si rezultat i rregullave më

të forta mbi kapitalin, kritereve mbi likuiditetin dhe mbikëqyrjes në sistemin bankar. Por,

nga analiza të detajuara të grupeve të punës përfitimet e ardhshme të shoqërise do të

tejkalojnë kostot e institucioneve bankare në veçanti. Është gjerësisht e pranuar se politikat

fiskale dhe monetare të kujdesshme përbëjnë bazat për stabilitet financiar dhe rritje

ekonomike të qëndrueshme. Rritja e qëndrueshmërisë në sistemin bankar dhe financiar

përbën nje trade-off të ngjashëm ku kostot e tanishme tejkalohen disa herë nga përfitimet

2

afatgjata. Është e vështirë të përfytyrohet që një vend të mund të sigurojë rritje të

qëndrueshme mbi bazat e nje sistemi të dobët bankar.

Rregullat e reja të Komitetit të Bazelit për sektorin bankar si dhe adoptimi i standardeve të

reja për raportimin financiar përbejnë një sfidë të vërtetë edhe për vendin tonë dhe aspiratën

e tij drejt Bashkimit Europian.

Objektivi i punimit

Objektivi kryesor i punimit është mbledhja e eksperiencave dhe analizimi i tyre në mjedisin

bankar shqiptar në lidhje me modelet e brendshme për vlerësimin, matjen dhe kontrollin e

rrezikut të kredisë dhe rregullat kontabël për raportimin financiar bankar.

Normativat e Bazelit mbi kapitalin e bankave e kanë përshpejtuar adoptimin e modeleve të

brendshëm për vlerësimin, matjen dhe kontrollin e rrezikut të kredisë (Internal Rating) por

nuk përbëjne zanafillën e krijimit të tyre. Në të vërtetë, faktorët fillestarë lidhen me politikat

menaxheriale dhe konkurruese të bankave. Pra janë bankat të cilat duhet të zgjedhin modelet

e përcaktimit të rrezikut të kredisë për segmente të ndryshme të tregut me të cilat operojnë.

Janë gjithashtu vetë bankat të cilat përcaktojnë këto segmente dhe shtrirjen e tyre.

Për realizimin e këtij punimi u kryen intervista me specialistët përkatës në sistemin bankar

shqiptar. Duke analizuar rezultatet e këtij kërkimi jemi përgjigjur pyetjeve të tilla si cili

është zhvillimi i modeleve të brendshëm për vlerësimin, matjen dhe kontrollin e rrezikut të

kredisë në realitetin e bankave në Shqiperi; cilat janë përpjekjet e përafrimit të normativave

të vendit tonë me ato më të rëndësishme botërore si Bazel III; cilat janë efektet e

ndryshimeve të SNRF për raportimin financiar bankar; a ndërthuren implementimet e këtyre

dy direktivave?

3

Struktura e punimit

Punimi është i përbëre nga pesë kapituj kryesorë. Rishikimi i literaturës përbën kontekstin

teorik të punimit, në mënyrë të veçantë për dy kapitujt e parë. Janë paraqitur përpjekjet e

autorëve të ndryshëm nga analiza e të cilëve është frymëzuar ky punim.

Në Kapitullin 1 analizohet zhvillimi historik i marrëveshjeve të Bazelit për kapitalin bankar.

Janë paraqitur të gjitha fazat e kaluara për të arritur në kuadrin e tanishëm rregullator. Në

pjesën e parë të kapitullit paraqitet marrëveshja e parë, Bazel I, dhe nevojat për ndryshimin e

saj. Në pjesën e dytë paraqitet marrëveshja e re e kapitalit, Bazel II, dhe metodat e vlerësimit

të brendshëm të rrezikut të kredisë, risia e sjellë nga kjo marrëveshje sëbashku me

vlerësimin e rrezikut operacional. Në pjesën e fundit të kapitullit analizohen standardet e

reja për kapitalin dhe likuiditetin e bankave, Bazel III. Në mënyrë të veçantë janë paraqitur

të rejat e saj kundrejt kuadrit rregullator të mëparshëm.

Në Kapitullin 2 paraqitet një panoramë e zhvillimit të standardeve të raportimit financiar për

sektorin bankar. Përkrah Komitetit të Bazelit, përgjegjës për kuadrin rregullator, IASB ka

vazhduar punën në kuadër të përmirësimit të standardeve ekzistuese dhe krijimit të

standardeve të reja. Kjo është diktuar edhe nga evoluimi me ritme tepër të larta i mjedisit

ekonomik dhe financiar duke vendosur në qendër të objektivave të përbashkët forcimin e

sistemit bankar për të asimiluar tronditjet financiare. Më pas vijohet me një analizë të

ndërveprimit të dy rregulloreve duke shënuar disa nga pikat e takimit dhe problematikat

përkatëse.

Në Kapitullin 3 paraqitet metodologjia e punimit. Në këtë kapitull fillimisht parashtrohen

pyetjet kërkimore të studimit të nevojshme për vërtetimin e hipotezës bazë. Më pas jepet një

trajtim teorik i metodave kërkimore kryesore dhe argumentohet përzgjedhja e metodave

cilësore si më të përshtatshmet për këtë studim. Pjesa e fundit e kapitullit është e

përqëndruar tek burimi dhe mbledhja e të dhënave. Struktura e intervistave të përdorura në

studim si teknika bazë e grumbullimit të të dhënave përmbyll këtë pjesë të punimit.

Në Kapitullin 4 analizohen të dhënat e mbledhura. Rezultatet e grumbulluara janë paraqitur

nëpërmjet analizës përshkruese në tabela krahasuese shoqëruar me komente përkatëse

4

sqaruese. Analiza dhe interpretimi i të dhënave ndjek një rend të përcaktuar nga studjuesi si

më i përshtatshëm për të kuptuar pyetjet kërkimore të studimit.

Kapitulli 5 është edhe kapitulli final i punimit ku paraqiten rezultatet e teknikave të

përdoruar për arritjen e objektivave të punimit. Gjithashtu janë dhënë mendime dhe

sugjerime në lidhje me këto rezultate.

5

RISHIKIMI I LITERATURËS

Nga pikëpamja cilësore rregulloret e reja të kapitalit e kanë “përshpejtuar” procesin e

adoptimit të sistemeve të vlerësimit të brendshëm, por nuk janë këto marrëveshje origjina e

tyre. Kjo nënkupton se bankat që do të vendosin të përdorin përqasjen e re standard të

propozuar nga Bazel mund të evitojnë përdorimin e sistemeve të vlerësimit për qëllime

rregullatore por do t’u duhet, gjithsesi, zhvillimi i këtyre sistemeve për qëllime drejtimi.

Bankat duhet të sigurojnë sisteme vlerësimi të integruara në mënyre të plotë me logjikën e

administrimit të rrezikut dhe të çmimeve.

Sistemet e vlerësimit të brendshëm janë prezantuar në kontekstin amerikan, i cili shpesh

është më i zhvilluar dhe konkurrues, shumë më parë se të hidhej hipoteza e rishikimit të

Marrëveshjes së parë të Bazelit. Megjithëse ka patur studime sporadike mbi përhapjen e

sistemeve internal rating në bankat amerikane përgjatë viteve ’90, argumentat empirike të

përdorimit të këtyre vlerësimeve u thelluan në vitin 1998 me studimet e disa përfaqësuesve

të Federal Reserve: English dhe Nelson, dhe mbi të gjitha, Treacy dhe Carey.

Studimi i English dhe Nelson (1998) mbështetet në dy burime: 114 banka amerikane të

përmasave të ndryshme të konsultuara me telefon në vitin 1995 dhe 281 banka që morën

pjesë në sondazhin Survey of Terms of Business Lending (STBL) në gusht 1998. Rezultoi

se 85% e 114 bankave te kontaktuara me telefon dhe 83% e 281 bankave të cilat iu

përgjigjen anketës STBL kanë një sistem të brendshëm vlerësimi. Sipas autorëve këto të

dhëna, duke konsideruar shkallën e përfaqësimit të kampionit, tregojnë që 75% e bankave

amerikane përdorin vlerësimet e kredisë (credit ratings). Në përgjithësi edhe kreditë e vogla

vlerësohen edhe pse në një masë më të ulët se kreditë me përmasa të mëdha.

Studimi i Treacy dhe Carey (1998) mbështetet në tre burime informacioni: analiza e

dokumenteve të brendshëm në lidhje me politikën e kredisë të më tepër se 50 bankave më të

mëdha amerikane, intervistat e më tepër se 15 bankierëve senior nga bankat kryesore,

eksperiencën e inspektorëve të Federal Riserve. Nga studimi i tyre rezultoi se sistemet e

vlerësimit janë pjesë përbërëse e proçedurave të menaxhimit të bankave, duke ndikuar në

limitet e kreditimit, kushtet e kreditimit, kompetencat e niveleve të ndryshme hierarkike për

6

marrjen e vendimeve, kushtet ekonomike, shpeshtësinë e rishikimeve (për klasat më të mira,

intervali kohor midis dy kontrolleve është më i gjatë). Të dyja studimet evidentojnë faktin se

specifika e shkallës së vlerësimit (rating) varet pozitivisht nga përmasat e bankës dhe nga

niveli i konkurrencës së tregut referues.

De Laurentis, Saita dhe Sironi (2004) aplikuan eksperiencën e kërkimeve amerikane (të lart

përmendur) në sistemin bankar italian. Në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve për

Zhvillimin Financiar, Newfin, dhe Universitetin Bocconi analizuan metodat e përzgjedhura

për ndërtimin e sistemeve të vlerësimit rating të tetë bankave më të mëdha italiane. Studimi

i tyre përbëhet nga tre pjesë kryesore. Pjesa e parë përmbledh një sërë problematikash të

lidhura me paraqitjen, zhvillimin dhe përdorimin e një sistemi të brendshëm vlerësimi

(Internal Rating). Konkretisht, analizohen pyetësorët e plotësuar nga bankat pjesëmarrëse në

këtë kërkim duke u ndalur më në detaje në zgjedhjet kryesore që këto banka kanë ndërmarrë.

Studimi tregoi se në përgjithësi fillimi i këtyre sistemeve i takon viteve 2002 – 2003 dhe se

problematika krysore lidhet me përcaktimin e segmenteve të klientelës brenda secilës bankë.

Pjesa e dytë, përmbledh eksperiencat e veçanta të bankave. Në bashkëpunim të plotë me

secilën bankë, u është kërkuar të thellojnë nga një aspekt specifik të mundshëm, në mënyrë

që të ofrohet në nivel komplesiv një panoramë e problematikave të lidhura me zhvillimin e

sistemeve të vlerësimit. Kështu, disa nga bankat janë përqëndruar tek aspektet lidhur me

përcaktimin e modeleve të vlerësimit, disa të tjera tek pasojat e këtyre modeleve në proçeset

e drejtimit të njësisë ekonomike. Pjesa e tretë, përmbledh studime të një natyre “makro”. Në

këtë pjesë do të analizohen propozimet e Komitetit të Bazelit lidhur me kriteret e kapitalit

bazuar në sistemet e vlerësimit të brendshëm. Procikliteti i sistemeve të kapitalit është

elementi më i rëndësishëm i analizuar nga autorët në këtë pjesë përfundimtare.

De Laurentis dhe Caselli (2004) janë përpjekur të analizojnë mitet dhe të vërtetat mbi Bazel

II, me qëllim përmbushjen e nevojës për informacion mbi reformën më të përfolur për

sektorin bankar të quajtur si “revolucion i paralajmëruar”. Fillimisht autorët paraqesin një

panoramë të reformave të Bazelit dhe nevojën e rishikimit të Marrëveshjes së vitit 1988,

qartësojnë dhe përcaktojnë filozofinë bazë të Marrëveshjes së Re, ilustrojnë konceptet bazë

të administrimit të rrezikut të kredisë dhe tre metodat e parashikuara. Më pas analizohen

pasojat dhe vendimet që duhet të ndërmarrin bankat, njësitë ekonomike dhe aktorët e tjerë të

ekonomisë. Janë renditur në punim sfidat në vendim marrje dhe përgjigjet për to në të gjitha

7

nivelet drejtuese. Për autorët, Bazel II, paraqet një mundësi e cila mund të shndërrohet nga

“mit” në “realitet” vetëm në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë midis Autoriteteve të

Mbikëqyrjes, bankave, njësive ekonomike dhe Institucioneve Publike në përgjithësi. Sistemi

i ri i vlerësimit të aftësisë kredi marrëse të njësive ekonomike nga bankat është nxitja e

duhur për evoluimin e kulturës së sipërmarrësve vendas.

Balthazar (2006) bën një përshkrim kritik duke nisur nga Bazel I drejt Bazel III. Qëllimi i

këtij punimi është që të japë një përmbledhje të përgjithshme të sfidave që do të duhet të

plotësohen për të arritur standardet e reja rregullatore, dhe në të njëjtën kohë të japë një

pasqyrë praktike të dy teknikave kryesore aktuale që përdoren në fushën e administrimit të

rrezikut të kredisë, scoring dhe vlera e kredisë në rrezik. Në pjesën e parë dhe të dytë të

punimit paraqiten rregulloret bazë të kapitalit dhe evoluimi i tyre historik. Në pjesën e tretë

punimi përqëndrohet tek zbatimi i Bazel II. Këtu përfshihen shembuj konkretë (raste

studimi) dhe vihet në dispozicion të lexuesit një faqeweb shoqëruese

(creditriskmodels.com) për të lëvizur nga ekuacionet teorike drejt praktikave konkrete. Në

pjesën e fundit shtrohen një sërë problematikash nxitëse të nevojës për rishikimin e

normativave bazë dhe hartimin e mundshëm të një rregullore të re.

Savioli (2008) paraqet një studim mbi standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe Bazel

II. Hipoteza e shtruar për tu verifikuar është: “duke qenë se vlerësimet (rating) e dhëna nga

institucionet financiare sipas Bazel II bazohen edhe në të dhënat e pasqyrave financiare, si

ndikon në këtë vlerësim kalimi nga modeli kombëtar drejt modelit të zbatimit të SNRF?”

Objektivat e studimit lidhen me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit (në mënyrë të

veçantë standardet më të zbatuara për njësitë e vogla dhe të mesme); marrëveshjen Bazel II

duke u fokusuar tek metodat e përdorura nga bankat për vlerësimin e kapitalit “minimal”

rregullator; treguesit e bilancit të përdorur për të gjykuar ekuilibrin financiar dhe

performancën e njësisë; ndryshimet e mundshme që këta tregues mund të pësojnë si rezultat

i ndryshimit te kërkesave për vlerësimin dhe raportimin e elementëve të pasqyrave

financiare. Rishikimi i literaturës dhe përpunimi i teorive është pjesa e parë e studimit. Pjesa

tjetër është përqëndruar në kërkimin praktik nëpërmjet shpërndarjes së pyetësorëve në dy

kampionë të ndryshëm: njësi ekonomike, kryesisht të vogla dhe të mesme, të listuara në

tregun kombëtar Expandi, dhe njësi ekonomike lokale me aktivitet në zonën e Forli, Cesena,

Ravenna dhe Rimini. Gjithashtu, nga këto njësi ekonomike u siguruan pasqyrat financiare të

8

hartuara me standardet kombëtare të kontabilitetit dhe u simulua rihartimi i tyre duke

zbatuar SNRF. Rezultatet e punimit vunë në dukje se ndikimi i zbatimit të standardeve

ndërkombëtare në vlerësimin e bankave (rating) është minimal.

Helmreich dhe Jäger (2008) trajtojnë në punimin e tyre problematikat e zbatimit dhe pasojat

më të rëndësishme të Bazel II. Autorët janë përpjekur t’u përgjigjen pyetjeve si dhe përse

zbatohet në mënyra të ndryshme kjo normativë në vende dhe rajone të ndryshme (BE,

Europa juglindore). Janë përzgjedhur për një studim më të detajuar disa vende si Rusia,

Sllovenia dhe Shqipëria. Kërkimi është realizuar në studime e analiza empirike, si dhe në

rezultate të mbledhura nga shpërndarja e një pyetësori në sektorin bankar të vendeve të

përzgjedhura. Pyetësorët u plotësuan nga departamentet e riskut. Studimi konfirmon faktin

se vende me të ardhura mesatare dhe të ulëta si Rusia dhe Shqipëria hezitojnë më tepër për

të zbatuar kërkesat e reja rregullatore krahasuar me vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Përballë presionit të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare financiare disa vende janë

duke u përpjekur të zbatojnë një variant të modifikuar të Bazel II, i cili përshtatet më mirë

më realitetin e tyre.

Chorafas (2008) shkruan për profesionistët e kontabilitetit që janë duke u ballafaquar

gjithmonë e më tëpër me sfidat e kontrollit të ekspozimeve ndaj rreziqeve. Ky punim është i

bazuar në kërkime të realizuara në Shtetet e Bashkuara, Angli, Gjermani, Francë, Itali,

Zvicër, Suedi duke përfshirë shumë raste studimore. Autori shpreh bindjen e tij se mbrojtja

më e mirë ndaj çdo lloj rreziku është njohuria për çfarë po ndodh më biznesin në kohët e

sotme. Punimi fillon me paraqitjen e dy faktorëve kryesorë që përforcojnë rrezikun:

paqëndrueshmëria dhe pasiguria. Më pas jepet në mënyrë të natyrshme lidhja e kontabilitetit

me auditimin dhe kontrollin e rrezikut. Pjesa e parë përfshin atë që kontabilisti duhet të dijë

rreth rrezikut dhe menaxhimit të tij, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë lidhur me kontabilitetin

e rrezikut. Pjesa e dytë përfshin rrezikun e kredisë, stress test e rrezikut të kredisë, zbutja e

rrezikut të kredisë përmes derivativëve, rrezikun e tregut, rrezikun e likuiditetit. Pjesa e

fundit është e orientuar drejt Bazel II, çmimit të kredisë bazuar në rrezik dhe nevojës që

drejtimi të kuptojë dhe të vlerësojë kontabilitetin e rrezikut.

Cadiou dhe Mars (2008) bëjnë përpjekje për të analizuar dhe shpjeguar ndërveprimet e

Bazel II me standardet e raportimit financiar për bankat, konkretisht SNRF 7. Dhënia e

9

informacioneve shpjeguese përbën, për ta, një pikë kyçe të takimit të standardeve të dy

normativave. Kjo pjesë rregullohet nga shtylla e tretë e normativës së kapitalit dhe nga

standardi përkatës për raportimin financiar. Punimi sugjeron krijimin pranë çdo banke të një

strukture drejtuese për këtë proçes. Sfida tjetër e saj mbetet sigurimi dhe cilësia e

informacionit. Si rezultat i eksperiencave të grumbulluara rezulton se departmenti risk

management dhe departamenti i kontabilitetit nuk kanë gjithmone një komunikim efektiv.

Për këtë bankat duhet të hartojnë strategjitë e duhura për raportimin e informacionit lidhur

me administrimin e rrezikut.

Lall (2009) trajton me kriticizëm reformat e Bazelit. Autori argumenton se Bazel II nuk

është zgjidhje për krizën përkundrazi përbën një shkak themelor të saj. I vihet nje theks i

veçantë rëndësisë së kohës dhe renditjes në përcaktimin e rezultatit të hartuesve të rregullave

për sektorin e financës ndërkombëtare. Neo-proceduralist është përzgjedhur nga autori si

analiza më e përshtatshme e bazuar tek faktorët përcaktues të kërkesës dhe ofertës në fazën

e negociatave për proçesin rregullator. Bazel II dështoi sepse u instrumentalizua nga një

grup i vogël por i fuqishëm bankar të cilët arritën të transformonin kërkesat ndërkombëtare

të kapitalit për të maksimizuar fitimet e tyre. E gjitha kjo e shoqëruar nga një asimetri e lartë

informacioni. Punimi mbyllet me nota pesimiste mbi rregulloret e ardhshme të Bazelit.

Cannata (2010) analizon dhe studion modelet e brendshëm të vlerësimit të rrezikut të

kredisë. Ky studim paraqet një analizë të arsyetuar të normativës Bazel II para dhe pas

krizës financiare, duke e përqëndruar vëmendjen tek përdorimi i metodave të bazuara në

vlerësime të brendshme të rrezikut të kredisë.

Së pari, në punimin e tij autori siguron informacion të plotë për marrëveshjen

ndërkombëtare Bazel II të kapitalit dhe së dyti, ilustron kërkimin e tij teorik me reflektime

operative të përfituara nga eksperienca e arritur nga Banka e Italisë për dy vitet e para të

zbatimit të kësaj normative.

Blundell-Wignall dhe Atkinson (2010) janë përpjekur të mendojnë përtej Bazel III. Ky

punim shqyrton propozimet e nomativës dhe ngre pyetjen nëse përbëjnë bazë për reformë e

cila do të ndihmojë shmangjen e krizave në të ardhmen. Punimi nxjerr në pah disa aspekte

shumë të dobishme të normativës si efekti i treguesit të borxhit, rezervat mbrojtëse të

kapitalit dhe propozimin për t’u marrë me prociklitetin nëpërmjet rezervave të bazuara në

10

humbjet e pritshme. Por ky studim paraqet edhe disa shqetësime të konsiderueshme si faktin

se Basel III nuk trajton si duhet problemin më themelor rregullator se përbërësit e sistemit

financiar duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kjo çështje ka disa pasoja për procesin e

reformës, duke përfshirë reformën e strukturës së procesit të mbikëqyrjes dhe të rregullimit

dhe nëse sistemi bankar i fshehur (shadow) duhet të përfshihet në kuadrin rregullator.

Denayer, Jerbi dhe Galand (2010) paraqesin me nota optimiste reformën e re financiare dhe

hartojnë plane për të ardhmen bankare me sfidat dhe mundësitë e saj. Autorët kanë marrë në

konsideratë rezultatet e studimeve të impaktit të mbledhura në dy vitet e fundit lidhur me

zbatimin e Bazel III. Thelbi i kërkimit të tyre është ndikimi i ndryshimeve të kërkesave

rregullatore për bankën. Ndërveprimi Bazel dhe SNRF është argumenti i përzgjedhur për t’u

thelluar në këtë drejtim. Evidentohen në punim pikat kyçe si kërkesat e SNRF 9 dhe fazat e

zbtimit të tij, klasifikimi dhe matja, elementët e zbritshëm, zhvlerësimi dhe fusha tatimore.

Pudney (2010) paraqet një tjetër punim mbi analizën e gërshetuar “Bazel III dhe SNRF 9”.

Duket se ky argument është me shumë interes jo vetëm për studiues të mirëfilltë të fushës

por edhe për përdorues të tjerë të informacionit financiar. Autori në pjesën më të madhe të

punimit ndalet për të analizuar në mënyrë të detajuar ndryshimet në elementët më të

rëndësishëm të rregullores Bazel III si përcaktimi i kapitalit, rezervat mbrojtëse anticiklike

dhe zbatimin e dy kërkesave të reja globale të likuiditetit. Gjithashtu, vazhdon ndërkohë

hartimi dhe përcaktimi i fazave të zbatimit të SNRF 9. Në pjesën e fundit punimi shqyrton

pikërisht këto zhvillime të fundit dhe ndikimin e tyre.

Klemmer (2011) i është shtuar ciklit të punimeve mbi të njëjtin argument. Dhënia e

informacioneve shpjeguese dhe Bazel III është thelbi i studimit të tij. Autori ka zgjedhur të

ndalet në zhvillimet e fundit të SNRF që ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë bankat dhe

në pasojat e mundshme kontabël të kërkesave rregullatore. Së pari jepet një panoramë e

ndryshimeve më të rëndësishme për disa standarde si SNRF 10, IAS 32, SNRF 7 kryesisht

shtimin e kërkesave për dhënie të informacioneve shpjeguese. Në pjesën e dytë analizohet

ndërveprimi i dy rregulloreve, kontabël dhe të kapitalit. Ndryshimet për kontratat e lizingut,

zhvlerësimin dhe pensionet analizohen në dritën e efekteve të ndërsjellta të dy normativave.

11

Walter (2011) paraqet kuadrin e ri rregullator të quajtur Bazel III. Së pari argumenton arsyet

që e çuan Komitetin e Bazelit drejt nje vendim marrje të re. Të gjitha shkaqet kanë një

emërues të përbashkët, krizën financiare të vitev 2008 – 2009. Autori argumenton se kostot

e një krize janë tepër të larta dhe po kaq e lartë ka qenë edhe shpeshtësia e tyre. Punimi

ilustron efektin e një sistemi të destabilizuar bankar në sigurimin e kredisë dhe likuiditetit

për të gjithë ekonominë. Gjithashtu, paraqiten “mikro” dhe “makro” efektet e reformës

financiare sëbashku me pjesët kryesore të normativës së propozuar. Më pas, autori

fokusohet tek politikat që duhet të ndërmerren me qëllim sigurimin e stabilitetit në terma

afatgjatë.

Masera dhe Mazzoni (2012) kanë përshkruar në punimin e tyre kërkesat e reja të Bazel III

për mbajtjen e kapitalit në sistemin bankar. Në pjesën e parë të studimit autorët japin një

panoramë të zhvillimit historik të marrëveshjes. Autorët ndalen në pika kyçe të këtij evolimi

si nevoja për ndryshimin e Bazel I, modele të brendshëm të vlerësimit dhe rreziku operativ.

Në pjesën e dytë paraqiten në mënyrë të detajuar standardet e reja të likuiditetit dhe të

kapitalit. Në pjesën e tretë analizohet ndikimi i këtyre rregullave në vlerësim, strategjitë e

biznesit dhe sjelljes së bankës ndaj rreziqeve.

Verma (2013) risjell problematikën e zhvillimeve të fundit të SNRF që ndikojnë në mënyrë

të drejtëpërdrejtë bankat dhe në pasojat e mundshme kontabël të kërkesave rregullatore.

Vitet e fundit janë karakterizuar nga një shkallë e lartë evoluimi e kërkesave kontabël për t’u

përshtatur me reformat e tjera në kuadër të krizës financiare. Punimi trajton zhvillimin më të

rëndësishëm të SNRF 9, propozimin e modelit të ri të zhvlerësimit të instrumentave

financiarë. Ky model është shpjeguar dhe ilustruar në pjesën e parë të punimit. Autori

përshkruan ndryshime të rëndësishme edhe për nocionet kontabël të argumentuara me

nevojën për t’u sinkronizuar me konceptet rregullatore, gjithmonë e më strikte. Më pas

përshkruhet ndërveprimi i dy rregulloreve, kontabël dhe të kapitalit. Autori përcakton si

impaktin kryesor të ndryshimeve më të fundit kontabël të SNRF 9, një rritje të mundshme të

luhatshmërisë për burimet rregullatore të kapitalit, aktivet e ponderuara sipas rrezikut dhe

treguesit e likuiditetit.

Andoni (2013) reflekton përpjekje për të matur efektin e Bazel III në sistemin bankar

shqiptar, duke e cilësuar si sfidën e radhës për këtë vend. Për këtë punim është përdorur

12

teknika e bazuar në pyetësorë dhe intervista me drejtuesit e bankave operative në vend. Në

pjesën e parë të punimit, autori paraqet një panoramë të rregullores së mbikëqyrjes dhe të

kujdesit. Gjithashtu përshkruhen tiparet, veçoritë e sistemit bankar shqiptar dhe zhvillimet e

tij në vite. Rezultatet e kërkimit evidentojnë faktin se ndërsa vendet e tjera janë duke u

përgatitur për zbatimin e Bazel III, vendi unë është ende në fazat e para të zbatimit të Bazel

II. Një aspekt tjetër i rëndësishëm që rezulton në punim është rëndësia e madhe që u vihet

rregulloreve kombëtare dhe ndërkombëtare të mbikëqyrjes dhe të kujdesit.

Novotny - Farkas (2015) analizon ndërveprimin e modelit të ri SNRF 9 për humbjet e

pritshme me rregullat e mbikëqyrjes duke trajtuar gjithashtu ndikime të mundshme për

stabilitetin financiar. Në punim vlerësohet edhe nëse modeli i humbjeve të pritshme i SNRF

9 paraqet më mirë cilësinë e kredive në aktivet financiare. Së pari punimi trajton diferencat

konceptuale midis SNK 39 dhe SNRF 9 duke vënë në pah karakteristikat kryesore të modelit

të humbjeve të pritshme. Së dyti autori analizon sesi SNRF 9 ndërvepron me tre shtyllat e

mbikëqyrjes bankare që janë: kërkesat minimale të kapitalit rregullator (Shtylla 1); procesi i

mbikëqyrjes (Shtylla 2); rregullimi i tregut (Shtylla 3). Si rezultat modeli i humbjeve të

pritshme i SNRF 9 përfshin një larmi më të madhe informacioni të rëndësishëm për të

identifikuar humbjet e pritshme të kredisë. SNRF 9 mund të zbusë efektin amplifikues që

metoda e humbjeve të konstatuara ka mbi pro – ciklitetin dhe forcon stabilitetin financiar.

Vrioni (2016) në punimin e saj analizon problematikën dhe sfidat që shoqërojnë

implementimin e Basel II në sistemin bankar shqiptar. Ky studim paraqet filozofinë e Basel

II dhe impaktin që kërkohet të arrihet, në drejtim të sensitivitetit të rrezikut, në ndryshim nga

kërkesat e Basel I. Studimi trajton problematikën që lidhet me parakushtet e nevojshme të

përcaktuara tashmë nga autoriteti rregullator dhe nga bankat e sistemit bankar për

implementimin e Basel II dhe përqendrohet në kërkesat për kapital për efekt të rrezikut të

kredisë bazuar në konceptimin edhe të Roger Ferguson se: “Bazel II është më shumë një

propozim për forcimin e menaxhimit të rrezikut sesa një propozim për përmirësimin e

standardit të kapitalit”. Një nga gjetjet e këtij studimi është fakti se qasja zyrtare e zbatimit

te Basel II, nuk do të ketë ndikim në sensibilitetin ndaj rrezikut, pasi penetrimi i ulët i

agjencive të vlerësimit (rating) në tregun tonë nuk e bën të mundur ketë objektiv qendror që

synon zbatimi i Basel II. Për të kuptuar parimet themelore të Basel II dhe çështjet kritike

rreth zbatimit të tij në Shqipëri, autorja ka realizuar një rishikim të detajuar të literaturës.

13

Gjithashtu janë analizuar të dhënat dytësore të raportuara nga Banka e Shqipërisë. Në

mungesë të të dhënave të domosdoshme për të kryer stimulime me software, studimi

propozon një metodë të thjeshtuar që përafron humbjen maksimale me barrë minimale të

dhënash për simulim. Kjo metodë e ndan një portofol kredie në nën portofola me një raport

të përcaktuar dhe llogarit “humbje maksimale” për çdo nën portofol, me çdo rating kredie,

duke supozuar se struktura e nën portofolit nuk do të provokojë fluktacione të

konsiderueshme në raportin e “humbjeve maksimale” dhe “devijimin standard”.

Autoriteti Bankar Evropian (2016) në kuadër të implementimit të ardhshëm të SNRF 9 në

Bashkimin Europian filloi punën për të vlerësuar ndikimin e këtij standardi në një kampion

prej afërsisht pesëdhjetë institucione në Zonën Ekonomike Europiane. Në këtë studim është

marrë në konsideratë se këto institucione janë në proces zhvillimi të procedurave, modeleve

dhe kapaciteteve të nevojshëm për implementimin e SNRF 9. Pjesa e parë e studimit

përfshin informacion mbi këtë nismë. Pjesa e dytë paraqet analizën e të dhënave të marra

nga kampioni i studjuar si dhe përfshin disa rekomandime të rëndësishme lidhur me

përfundimet e gjetura. Pjesa e tretë paraqet objektiva për kërkime të ardhshme mbështetur në

informacionin e mbledhur në këtë studim. Bankat e studjuara kanë paraqitur si informacion

cilësor mbi ndikimin e mundshëm të SNRF 9 si dhe informacion sasior për disa pyetje të

veçanta lidhur me pasqyrat financiare dhe burimet e veta. Studimi nxjer në pah disa

përfundime nga analiza cilësore e të dhënave nga të cilat mund të veçojmë: bankat me

përmasa të vogla kanë mbetur pas me përgatitje kundrejt bankave më të mëdha; përfshirja e

disa aktorëve kryesorë në zbatimin e SNRF 9 duket e kufizuar në fazën aktuale; cilësia dhe

disponibiliteti i të dhënave janë sfidat më të rëndësishme për bankat; në përgjithësi, ndikimi

i ndryshimit në kriteret e klasifikimit dhe të matjes nuk duket shumë domethënës për

shumicën e bankave; 75% e bankave të përfshira në anketim parashikojnë se kërkesat për

rënien në vlerë të SNRF 9 do të rrisin luhatshmërinë në fitim ose humbje. Disa nga

përfundimet e analizës sasiore të studimit janë: ndikimi i plotë i SNRF 9 është kryesisht i

ndikuar nga kriteret e rënies në vlerë që përcakton standardi dhe në një masë më të vogël

nga kriteret e klasifikimit dhe të matjes; ndryshimet e parashikuara për provizionet

ndryshojnë nga një portofol në tjetrin, dhe midis institucioneve, dhe ka disa faktorë të

ndryshëm që mund të ndikojnë efektin e SNRF 9 në kapitalin e vet si niveli aktual i

provizionimit sipas SNK 39, niveli aktual i burimeve të veta të bankës, përdorimi i metodës

14

standard ose IRB për vlerësimin e rrezikut të kredisë; riklasifikimi i instrumentave

financiare midis kategorive të përcaktuara mund të ketë gjithashtu ndikim në burimet e veta.

Panvarësisht kontributeve të rëndësishme në literaturën e sotme, jemi të detyruar të

pranojmë se zhvillimi i sistemeve të brendshëm të vlerësimit përfaqëson një tematikë ende

shumë pak të analizuar në të gjitha aspektet e saj për sektorin bankar shqiptar. Nëse nën

aspektin metodologjik teknikat e përdorura për të përcaktuar një sistem vlerësimi janë drejt

konsolidimit të tyre, përkufizimi i vendimeve të ndërmarra nga drejtimi i bankave si rezultat

i lidhjes së këtyre teknikave me sistemet e vlerësimit (rating), me klasifikimin e klientelës

në segmente, me mënyrat e ndërthurjes së informacioneve sasiore dhe cilësore, me

vlerësimin ndaj grupeve të njësive ekonomike përbëjnë një tërësi aspektesh delikate dhe, në

perceptimin tonë, me hapësira bosh nga studimet e mëparshme. Gjithashtu ndryshimet e

fundit të Bazelit për përcaktimin dhe vlerësimin e treguesve të kapitalit dhe likuiditetit do të

preken dhe njëkohësisht do te kenë efekt në raportimin financiar. Rregullat kontabël janë në

ndryshim të vazhdueshëm. Ndonëse amendimet e standardeve ndërkombëtare të raportimit

financiar për sektorin bankar mund të perceptohen thjesht si ndryshime kontabël, impakti

për këtë sektor pritet të jetë shumë më i gjerë.

15

KAPITULLI 1: MARRËVESHJET E KAPITALIT

Në kontekstin e sotëm bankar, ku modeli tërësisht shtetëror i institucioneve financiare është

zëvendësuar me formën juridike të shoqërive aksionare, të kuotuara në tregje kapitali,

objektivi kryesor është përmbushja e kërkesave të aksionerëve. Duke u mbështetur në këtë

supozim, është evidente se edhe vendimet e marra nga institucionet bankare mund të

analizohen nga pikëpamja rrezik – përfitim. Drejtimi i këtyre institucioneve duhet të zgjedhë

kombinimin më të përshtatshëm rrezik – përfitim për natyrën e aksionerëve të tij.

Institucionet bankare janë të ekspozuara ndaj rrezikut në mënyrë të vazhdueshme. Një

luhatje e papritur e normës së interesit ose e kurseve të këmbimit, falimentimi i papritur i një

debitori ose gabimi i një ndërmjetësi përbëjnë një tërësi faktorësh përgjegjës për ekspozimin

ndaj rreziqeve të një institucioni bankar. Si rezultat i natyrës së bankave dhe eksternaliteteve

të tyre, u janë vendosur kushtëzime rregullatore për të mbrojtur kursimet publike.

Këto rregulla, të cilat do të shpjegohen më konkretisht në paragrafët në vijim, përcaktohen

nga Komiteti i Bazelit. Fillimisht hartohen dhe miratohen në nivel komunitar dhe më pas në

nivel kombëtar. Autoriteteve të Mbikëqyrjes kombëtare u është caktuar detyra e mbikëqyrjes

së sistemit bankar me qëllim respektimin e rregulloreve dhe parandalimin e fillimit të

krizave të mundshme financiare. Komiteti i Bazelit njihet si forumi kryesor ndërkombëtar

për zhvillimin e rregulloreve për kontrollin e aktivitetit të bankave.

Ky Komitet u krijua në vitin 1975, pas falimentimit të Bankhaus Herstatt1, nga guvernatorët

e Bankave Qëndrore te dhjetë vendeve më të industrializuara (G10)2. Anëtarët aktualë vijnë

nga Belgjika, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Luksemburgu, Vendet e Ulëta,

Spanjë, Suedi, Zvicër, Angli, Shtetet e Bashkuara dhe nga katërmbëdhjetë shtete të tjera të

botës. Komiteti vepron në qendër të Bankës së Rregulloreve Ndërkombëtare3, me seli në

Bazel, një organizatë ndërkombëtare e cila ka si qëllim të promovojë kooperimin midis

Bankave Qëndrore për të arritur kështu qëndrueshmëri monetare dhe financiare. Bazeli nuk

1 Bankhaus Herstatt u shpall në faliment në fund të aktivitetit të një dite pune në Gjermani, kur të gjitha

veprimet e saj në dollar duhej ende të rregulloheshin në Amerikë. 2 Grupi G10 është një organizatë ndërkombëtare që mbledh njëmbëdhjetë Vende me rëndësi të madhe

ekonomike në botë. U themelua në vitin 1962 nga dhjetë ekonomitë më të mëdha kapitaliste të asaj kohe

(Belgjika, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Vendet e Ulëta, Angli, Shtetet e Bashkuara dhe Suedi. Në

vitin 1964 u bashkua edhe Zvicra si vendi i njëmbëdhjetë, por emri i grupit mbeti i pandryshuar. 3 Bank for International Settlements, BIS

16

ka fuqi ligjore, por Këshilli i Europës hartoi një direktivë për pranimin e marrëveshjes në

çdo sistem ligjor të vendeve anëtare në BE.

1.1 Marrëveshja Bazel I (1988)

Gjatë viteve ’80 ndryshoi roli i formave të mbikëqyrjes mbi bankat për disa vende

europiane. Nga forma më e pëlqyer dhe e privilegjuar e “mbikëqyrjes strukturore” iu vu një

theks më i madh “mbikëqyrjes së kujdesshme” (prudential supervision). Arsyeja bazë e këtij

ndryshimi ngrihet mbi nevojën për të shtuar konkurrencën midis bankave duke siguruar

kështu më shumë efiçencë: me të cilën kuptojmë mundësine per t’u ofruar individëve dhe

njësive ekonomike shërbime financiare më të mira dhe më me leverdi ekonomike.

Ky kalim u mbështet në hartimin e dokumentit International Convergence of Capital

Measurement and Capital Standards nga Komiteti i Bazelit (Basel Comittee on Banking

Supervision), në korrik të vitit 1988.

Bazeli përcakton rolin e kapitalit në një funksion themelor për bankën, atë të mbulimit të

rrezikut. Ekziston nje lidhje midis çmimit te kredisë së dhënë dhe kostos së burimeve

financiare (kapitali i vet dhe burimet e mbledhura nga klientët) të nevojshëm per dhënien e

kredisë.

Koefiçientët e ponderimit te burimeve janë të ndryshëm: në rastin e depozitave përdoret

LIBOR, në rastin e kapitalit të vet përdoret një vlerë e përshtatshmë e ROE (Return on

Equity). ROE ndryshon nga banka në bankë dhe është shumë i ndjeshëm kundrejt tregut.

Madhësia e kapitalit të disponueshëm kushtëzon volumin e investimeve. Marrëveshja e

Bazelit e vitit 1988 percaktoi një kriter kapitali minimal të detyrueshëm 8% kundrejt

aktiviteteve të bankës të ponderuara sipas elementëve të rreziqeve standard të përcaktuara

nga vetë normativa.

Kjo do të thotë që maksimumi i volumit te kredisë mund të ishte 12,50 herë nivelin e

kapitalit rregullator (1/8% = 12,50). Ky koefiçent i aftësisë paguese kishte si mision ruajtjen

e qëndrueshmërise së bankave të veçanta si dhe të sistemit bankar; qëndrueshmëri e

kërcënuar nga rritja e konkurrencës që gjithsesi kërkohej për të përmirësuar efiçencën e

sistemit bankar.

17

Marrëveshja e vitit 1988 parashikonte katër kategori ponderimi (0%, 20%, 50%, 100%) për

klasifikimin e aktiviteteve të bankës mbi bazën e tre kritereve: likuiditeti i aktivitetit, natyra

e debitorëve, vendi i rezidencës së tyre. Për ngjarjet jashtë bilancit u përdorën disa faktorë

konvertimi. Sistemi i nisur nga Marrëveshja e Bazelit 1988 mbi mjaftueshmërinë e kapitalit,

ka mbajtur në mënyrë të qëndrueshmë fatet e sistemeve financiare të vendeve të zhvilluara

për më tepër se njëzet vite. Me kalimin e viteve filluan të dalin në pah dobësi gjithnjë e më

evidente të sistemit, të cilat mund të përmblidhen si më poshtë:

kategorizim tepër i gjerë i palëve të tjera. Në mënyrë të veçantë u hasën vështirësi

financimi tek industritë dhe debitorët më të besuar ;

nënvlerësim i kritereve te kapitalit në qoftë së aktiviteti i kredidhënies është i

përqëndruar ne segmentet me rrezik më të lartë ( kredi për konsum, financim i

njësive te vogla);

kritere tepër të ngurtë në faza te ndryshme ciklike ndërkohë që rreziqet për bankat

shtohen gjatë fazave jo të favorshme;

rol jo i duhur i kohëzgjatjes së veprimit dhe i vlerës së garancive shoqëruese në

përcaktimin e peshës së rrezikut ndërkohë që kreditë më afatgjata në kohë e me më

pak garanci përbëjne rrezik më te lartë për banka;

nuk merren në konsideratë avantazhet e diversifikimit të portofolit te investimeve të

bankës ndërkohë që aftësia për të diversifikuar në mënyrë të përshtatshmë investimet

e saj është një element themelor për menaxhimin korrekt te rrezikut.

Pasojat e këtyre kufizimeve sollën efekte gjithnjë e më pak të pranuara: zbehje e nivelit

efektiv të likuiditetit të bankave, shtrembërim i çmimeve te aplikuara për disa segmente

tregu, tendenca për të rritur në portofolin e investimeve peshën e kredive kundrejt njësive jo

të mira nga ana cilësore (kundrejt konfiçientit prej 8%), rënie e interesit për të zhvilluar

instrumenta te menaxhimit të rrezikut të kredisë (credit risk management). Gjithashtu,

zhvillimi i menaxhimit të rrezikut financiar dhe të modeleve përkatëse për analizën e tyre

gjatë viteve’90 kishte nxitur Komitetin e Bazelit të përcaktonte në janar 1996 një

amendament në lidhje me rreziqet e tregut.

Ky hap shënoi edhe rinovimin rrënjësor te Marrëveshjes së vitit 1988 përsa i përket

mbulimit me kapital të titujve të mbajtur nga bankat për qëllime tregtare. Ky amendim

pranonte rezultatet e “modeleve të brendshëm” (internal rating) të zhvilluara për arsye

drejtimi dhe të aprovuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes. Njëkohësisht edhe shumë organizma

18

të tjerë propozuan rishikimin e Marrëveshjes së 1988. Si rezultat në qershor të vitit 1999

Komiteti i Bazelit publikoi dokumentin A New Capital Adequacy Framework .

Me një rinovim themelor të raportit midis kontrollorëve, palëve te kontrolluara dhe palëve të

treta ky dokument kishte si qëllim nxitjen e vlerësimit dhe reflektimit publik nga të gjithë

aktorët e tregut. Ky proces është përsëritur disa herë: në janar te vitit 2001 Komiteti i Bazelit

publikoi një propozim te dytë me titull The New Basel Capital Accord, u ripunua në prill te

vitit 2003 dhe u artikulua përfundimisht në qershor të vitit 2004. Komisioni Europian e

zgjeroi fushën e veprimit fillestar të Marrëveshjes duke e shtrirë atë në të gjithë sistemin

bankar. Shtetet e Bashkuara deklaruan se do të aplikonin Bazel II vetëm për grupet e mëdha,

ndërsa Kina dhe India konfirmuan faktin se nuk do ta aplikonin duke mos u përfshirë në këtë

Marrëveshje.

1.2 Marrëveshja Bazel II (2004)

Në qershor të vitit 2004 Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen bankare hartoi Marrëveshjen e

Re të Kapitalit, të nënshkruar nga Guvernatorët e bankave qëndrore të vendeve të G10, dhe

e publikoi në dokumentin me titull International Convergence of Capital Measurement and

Capital Standards. A Revised Framework. Marrëveshja e Re përbehet nga tre shtylla

kryesore:

kërkesa minimale për kapitalin (capital adequacy);

procesi i mbikëqyrjes (supervisory review);

rregullimi i tregut (market discipline).

Shtylla e parë përbën pjesën kryesore të rregullores së re. Fillimisht në dokument dallohen

tre lloje rreziku për tu mbuluar: rreziku i kredisë, rreziku i tregut dhe një tërësi rreziqe të

tjerë të quajtur “operative” (rreziqe nga teknologjitë, rreziqe ligjore, në përgjithësi humbje të

lidhura me zhvillimin normal të aktivitetit operativ të bankës duke përjashtuar këtu rrezikun

strategjik).

Në lidhje me rrezikun e kredisë Komiteti përcaktoi tre alternativa për të përmirësuar

sistemin e kërkesave minimale të kapitalit rregullator:

19

metoda e re standard (new standardized approach), e cila pranon vlerësimet e

jashtme (external rating) dhe disa teknika të zvogëlimit të rrezikut nëpërmjet një

strukture komplekse ponderimi;

dy metoda të bazuara në vlerësimin e brendshëm (internal rating – based

approaches), të cilat pranojnë vlerësimin sasior dhe cilësor të rrezikut të matur

brenda çdo banke, në variantin bazë (Foundation, FIRBA) dhe të avancuar

(advanced, AIRBA);

metoda e modelimit të portofolit (portfolio modelling approach), e cila nënkupton

krijimin e një modeli të plotë për menaxhimin e humbjeve të papritura në nivel

portofoli. Kjo metodë u shty për në të ardhmen si rezultat i problematikave të kohës

të cilat pengonin konkretizimin e modelit.

Bankat mund te zgjidhnin lirisht midis këtyre tre metodave të rrezikut të kredisë sipas

aftësisë për të plotësuar kërkesat minimale të cilat bëhen më tëpër shtrënguese për modelin

FIRBA dhe AIRBA. Metoda e re standard paraqiti dy risi të rëndësishme:

përdorimin e vlerësimeve të jashtme, të cilat kanë një impakt te limituar për pjesën

më të madhe të bankave me përmasa të vogla dhe të mesme (e lidhur ngushtë me

natyrën e klientëve të tyre si njësi ekonomike të vogla dhe të mesme të cilat nuk

janë objekt i vlerësimeve të jashtme);

përdorimin më të gjërë të teknikave të zvogëlimit të rrezikut. Nga njëra anë hidhet

një hap i rëndësishëm drejt garancive “financiare” por nga ana tjetër vihet re një

kufizim i fort i garancive reale dhe personale.

Pjesa tjetër e përqasjes standard është e ngjashme me skemën e Marrëveshjes së vitit 1988.

Risia e vërtetë e shtyllës së parë janë pikërisht mundësitë FIRBA dhe AIRBA. Së pari është

me shumë interes njohja e superioritetit të vlerësimit të brendshëm kundrejt vlerësimit të

jashtëm nga agjensitë përkatëse. Komiteti pranon faktin se vlerësimi i brendshëm mund të

përmbajë informacion plotësues të cilin normalisht agjensitë jashtë bankës nuk munden ta

zotërojnë, si për shembull, monitorimin e detajuar të llogarive bankare të debitorëve dhe

vlerësimin e hollësishëm të garancive4. Kufizimet lidhur me koston e analizave dhe

sigurimin e informacionit sugjerojnë që metodologjitë e vlerësimit të jashtëm mund të

aplikohen vetëm për korporatat e mëdha, ndërsa vlerësime të mundshme nga agjensitë e

4 Basel Committee, A New Capital Adequacy Framework, 1999

20

jashtme për njësi ekonomike të vogla dhe të mesme do të ishin një zëvendësim i hapave te

proçesit të analizës nga vetë bankat, proces ky i fokusuar në informacion kryesisht kontabël

të njësisë ekonomike dhe në ecurinë e sektorit të atij aktiviteti ekonomik.

Për rrezikun e tregut Bazel II mbështetet në dokumentin Amendment to the Capital Accord

to Incorporate Market Risks, janar 1996, dhe rregullon vetëm problematikat trading book

me ndikim në rrezikun e kredisë, si pjesëmarrjen në instrumentat financiarë dhe mallra të

mbajtura për qëllime tregtare ose për mbulimin e risqeve.

Rreziku operativ paraqitet për herë të pare nga Bazel II me rregulloren e mjaftueshmërisë së

kapitalit në të cilën parashikohen tre përqasje të mundshme: treguesi themelor (bazë),

treguesi i standardizuar dhe treguesi i avancuar.

Shtylla e dytë e Marrëveshjes së kapitalit (§ 719-807), vë theksin tek rëndësia e aktivitetit te

mbikëqyrjes. Ky aktivitet duhet të dalë përtej kufijve të kontrollit formal dhe ambicjes së

rregulloreve uniforme duke thelluar sipas rasteve konkrete mjaftueshmërinë e kapitalit dhe

të proceseve drejtuese të secilës bankë sipas strategjive të tyre specifike.

Shtylla e tretë e Marrëveshjes së kapitalit (§ 808-826), vë theksin tek rëndësia e tregut si

rregullator i sistemeve kapitaliste edhe për sistemin financiar. Është i nevojshëm një

informim publik (disclosure) më i detajuar mbi menaxhimin e bankave në mënyrë të veçantë

mbi majftueshmërinë e kapitalit të tyre. Në këtë mënyrë tregu do të mund të penalizojë

bankat më të rrezikuara dhe t’i nxisë drejt sjelljeve më të virtytshme. Sipas modelit aktual

standard kërkohen tregues me natyrë cilësore mbi proçeset dhe politikat e bankës dhe

tregues me natyrë sasiore mbi strukturën e kapitalit dhe shpërndarjen e rreziqeve. Treguesit

e parë duhet të raportohen për harkun kohor të një viti ndërsa treguesit e dytë për një

gjashtëmujor ose tremujor.

Lidhja rrezik – kapital

Kapitali i një banke (si edhe për njësitë ekonomike) ka funksion mbulimin e humbjeve të

paparashikuara, jo të pritura, me të cilat mund të përballet. Me fjalë të tjera, kur humbjet e

realizuara mund të jenë më të larta se humbjet e pritura njësia mund të mbijetojë vetëm në

sajë të kapitalit bazë të vet. Ndaj edhe ky i fundit duhet të matet në mënyrë të drejtë me

masën e humbjeve jo të pritura. Si mund te maten humbje të tilla për një transaksion

kreditimi, huadhënie? Një përqasje e parë është : a) nuk matet humbja maksimale e

21

mundshme por humbja maksimale brenda një kufiri të dhënë të probabilitetit dhe harku

kohor; b) nga kjo vlerë e gjetur zbritet humbja e pritur. Madhësia e përfituar është quajtuar “

vlera në rrezik” (VAR, Value at Risk) dhe paraqet madhësinë e kapitalit të vet që do të

përdoret për të mbuluar humbjet e paparashikuara me një nivel të caktur besueshmërie (duke

përjashtuar rastet e humbjeve edhe më të mëdha por me probabilitet më të ulët). VAR nuk

merr në konsideratë përfitimet e diversifikimit të portofolit (quhet ndryshe stand alone).

Model për rrezikun e kredisë (credit risk models) është quajtur një tërësi me politika,

procedura dhe praktika të përdorura për qëllime të drejtimit nga bankat për të përcaktuar

funksionet e shpërndarjes të humbjeve nga kreditë dhe për llogaritjen e humbjeve të

paparashikuara.

Termi “kapital në rrezik” tregon sasinë e kapitalit me funksion mbulimin e humbjeve te

paparashikuara; i cili mund të paraqesë ndryshime të rëndësishme kundrejt “kapitalit

rregullator” të kërkuar nga rregullorja përkatëse e koefiçientëve minimal të kapitalit për

mbulimin e rreziqeve, veçanërisht kur këto rregullore bazohen në skema të paracaktuara dhe

të ndryshme nga sistemet e brendshme të drejtimit të bankave. Kërkesa minimale e kapitalit

mund të përgjithësohet sipas tre tipeve të rrezikut të marrë në konsideratë më herët në

punim: rreziku i tregut, rreziku operativ dhe rreziku i kredisë:

Kapitali rregullator ≥ Krm + Kro + 8% RWA

ku Krm është kapitali i kërkuar për rrezikun e tregut, Kro është kapitali i kërkuar për

rrezikun operativ dhe RWA është aktivi i ponderuar për rrezikun e kredisë.

Propozimi i ri nuk ndryshon përkufizimin e kapitalit rregullator (nga autoritet e

mbikëqyrjes), përcaktuar si komponentët e bilancit të cilat mund të konsiderohen nga banka

si kapital i vlefshëm për qëllime të mbikëqyrjes. Dallohen kapitali bazë, kapitali i nivelit të

parë, dhe kapitali plotësues, kapitali i nivelit të dytë. Kapitali bazë përfshin: kapitalin e

paguar, rezervat e publikuara, rezerva nga primi i aksioneve, rezerva ligjore, fitimi i

pashpërndarë, rezerva për rreziqe bankare të përgjithshme, në neto të aksioneve të thesarit,

aktiveve jomateriale dhe humbjeve të mëparshme. Kapitali plotësues përfshin: rezerva nga

rivlerësimi, rezerva të fshehura, rezerva rreziku, instrumenta hibrid (kapitali ose detyrime),

detyrime me afat të përcaktuar, në neto të kredive të këqija dhe të minusvlerave nga letrat

me vlerë.

Kapitali plotësues nuk mund të kalojë masën e kapitalit bazë. Nga shuma e nivelit të parë

22

dhe nivelit të dytë zbritet pjesëmarrja në institucione të tjera kreditimi nëse vlera e tyre është

më e lartë së 10% e kapitalit të këtyre institucioneve.

Në rregullore ka dhe një element të tretë, kapital i nivelit të tretë, i vlefshëm vëtëm për

rreziqet e tregut në portofolin e investimeve.

Lidhja rrezik – sisteme vlerësimi (rating)

Ashtu si me kapitalin e vet nocioni i rrezikut është shumë i lidhur edhe me sistemet e

vlerësimit. Në fushën e menaxhimit të rrezikut (risk management), në mënyrë të veçantë

menaxhim i rrezikut të kredisë (credit risk management), termi i përgjithshëm “rrezik”

kërkon një specifikim më të madh (tabela 1.1). Bazel II përdor katër lloje sisteme vlerësimi

në vartësi të rrezikut të përcaktuar: vlerësim i huamarrësit (borrower rating); vlerësim LGD

(LGD rating ose severity rating); vlerësim i transaksionit (facility rating).

Tabela 1.1 Lidhja midis rrezikut, modelit të rrezikut të kredisë dhe vlerësimit të tij

Menaxhim i rrezikut Menaxhim i rrezikut të kredisë Sisteme vlerësimi 1. Probabiliteti i ndodhjes

së ngjarjes

1. Probability of default i debitorit

(PD, e shprehur në përqindje)

1. Vlerësim i debitorit

(borrower rating)

2. Dëmi potencial në rastin

kur verifikohet ngjarja

e ndodhur

2. Humbja në rast default (LGD,

Loss Given Default, e shprehur

në përqindje)

2. Vlerësim LGD (LGD rating

ose severity rating)

3. Humbja e mundshme

(e pritur)

3. Humbja e pritshme (EL,

Expected

Loss) ose koefiçenti i humbjes së

pritur (ELR, Expected loss, e

shprehur në përqindje)

3. Vlerësim i transaksionit

(facility rating)

4. Probabiliteti për çdo rezultat

të mundshëm

4. Shpërndarje e humbjeve (të

probabilitetit ose të dendësisë)

4. Vlerësim i rrezikut

nëpërmjet përdorimit të

credit risk models

5. Shkalla e përhapjes së rezultateve të mundshme ndaj

atyre të pritura, në një interval

kohe të dhënë

5. Humbje jo të pritura

(UL, un-expected loss)

6. Vlera në rrezik (VAR) 6. VAR (stand alone)

Përkufizimet e rrezikut të përdoruara nga risk management bëjnë të mundur krahasimin si

edhe matjen e tyre duke përfshirë jo vetëm profilin e probabilitetit të humbjes por edhe

madhësinë e saj. Probabiliteti i default është një vlerësim i shpeshtësisë me të cilën debitorët

e karakterizuar si të ngjashëm (për shembull kanë të njëjtin rating) do të deklarohen të

vështirë brenda një periudhe kohore të caktuar. Ky parashikim do të krahasohet me

shpeshtësinë default realisht të ndodhur. Ky krahasim do të shërbejë për të kuptuar sa

efektive janë metodat e bankës per vlerësimin e riskut.

Asnje bankë nuk është në gjendje të përcaktojë, a priori, me siguri cilët debitorë do të jenë të

23

vështirë dhe cilët jo, sistemet e vlerësimit të debitorëvë (borrower rating) kategorizojnë

debitorët në klasa të ndryshme në funksion të rrezikut të perceptuar prej tyre. Nëse këto

sisteme funksionojnë në mënyrën e duhur, subjektet e vendosur në klasat me vlerësimin më

të mirë kanë një shpeshtësi më të ulët për të qenë default, ndërsa subjektet e vendosur në

klasat me vlerësim më të keq kanë një shpeshtësi më të lartë.

Bazel II e përdor këtë përkufizim si një ngjarje të përcaktuar në mënyre specifike dhe jo të

ngjashme me konceptet tradicionalisht të përdorur nga bankat ose jurisprudenca si për

shembull “paaftësia për të paguar, është një vlerësim i humbjes ekonomike që do të pësojë

banka në raport me ekspozimin në momentin e humbjes (EAD, Exposure at Default) së

debitorit për një linjë të caktuar kredie”. PD, LGD dhe EAD janë vlerësime, parashikime të

vlerave që do të qartësohen në të ardhmen; nuk duhet marrë në konsideratë ekspozimi

aktual por ai “i pritur” për një hark kohor të caktuar në të cilin llogariten probabilitetet

default dhe humbjet e mëpasshme. Humbja e pritur (EL, Expected loss) është vlerësimi i

humbjes që do të pësoje banka nga një debitor dhe ekspozimi i caktuar.

Përkufizimi i “Default”

Përcaktimi i vlerësimeve (rating) për debitorët, llogaritja e probabilitetit për default dhe të

humbjeve përkatëse lidhen ngushtë me përkufizimin e konceptit “default”. Bazel II rregullon

nga afër këtë aspekt. Përkufizimi i supozuar ndikon fort në drejtimin e bankave dhe të

njësive ekonomike, të dyja të interesuara të minimizojnë këtë fenomen dhe humbjet që e

pasojnë.

Komiteti i Bazelit konsideroi se përkufizimi i default duhet te jetë më tepër objektiv, duke u

orientuar drejt një përkufizimi që merr në konsideratë edhe “mos përmbushje” të veçanta të

pagesave (të cilat mund të vihen re me më tepër lehtësi) përkrah “paaftësisë për të paguar”

(vlerësim i pamundësisë strukturore për të përmbushur detyrimet).

Sipas Bazel II do të jetë në default debitori për të cilin verifikohet njëra nga ngjarjet e

mëposhtme (§452):

1. banka e konsideron të vështirë faktin që debitori të përmbushë të gjitha detyrimet e

tij;

2. debitori është në vonesë pagese me të paktën 90 ditë në një ekspozim të caktuar.

Situata e dytë bën që përkufizimi të jetë shumë shtrëngues duke prezantuar dy elementë

kritikë. Së pari, ajo qartëson se Komiteti pranon logjikën cross default, sipas të cilës situata

24

default në një nga ekspozimet e tij e përcakton debitorin si default për të gjitha ekspozimet

ndaj bankës. Së dyti, ajo i referohet një vonese në pagesën e radhës dhe jo deklarimit të tij si

i paaftë për të paguar. Kjo logjikë mund të zgjerojë përmasat e default ndoshta edhe përtej të

ligjshmes. Ndaj u duk si më e pranueshme lidhja e përkufizimit default me gjendjen

(strukturore) të paaftësisë për të paguar.

Metodat e Bazelit për rrezikun e kredisë

Marrëveshja e Bazel II ofroi një pamje sintetike të trajtimit për riskun e kredisë. Elementët

më të rëndësishëm janë:

metodat e zgjedhura: përqasja standard (standard approach), përqasjet e mbështetura

në vlerësimin e brendshëm (Foundation Internal Rating Based Approach o FIRBA,

Advanced Internal Rating Based Approach o AIRBA). I pari paraqet skemën

rregullative minimale ndërkohë që mund të aftësohen njesitë bankare për të përdorur

edhe dy përqasjet e tjera, pasi marrin edhe aprovimin e Autoriteteve të Mbikëqyrjes.

Përdorimi i përqasjes IRB për një kategori të caktuar ekspozimi duhet të shtrihet

edhe për kategoritë e tjera brenda një afati të caktuar kohor; pra përqasja standard

dhe përqasja IRB përjashtojnë njëra tjetrën;

kategorite e ekspozimit: Për metodat IRBA dallohen njësitë ekonomike, organet

sovrane, bankat, të drejta të blera . Disa kategori ndahen ne klasa të tjera: a) një

kategori e përcaktuar SME (Small and Medium Sized Enterprices) për njësitë

ekonomike të vogla dhe të mesme; b) pesë kategori për kredi të veçanta për:

projekte, aktivitete të rëndësishme për përfitues specifik, mallra, pasuri të

patundshme tregtare tepër të luhatshme ne treg;

elementët e rrezikut: PD, LGD, kohëzgjatja, EAD. Mbahet në konsideratë edhe

korrelacioni, standard dhe i drejtëpërdrejtë.

Përzgjedhja e metodave të ndryshme nga bankat për llogaritjen e kërkësave minimale të

kapitalit duhet të respektojë disa rregulla të përgjithshme:

1. nëse një bankë përzgjedh sistemin IRB për një pjesë të portofolit të saj, ky aplikim

duhet të shtrihet në të gjithë grupin bankar. Autoritet e mbikëqyrjes kombëtare do të

lejojnë një shtrirje graduale të sistemit IRB për grupet bankare, për sa kohë ato

paraqesin një plan të qartë zbatimi të detajuar me afate kohore dhe mënyrat se si ato

parashikojnë të aplikojnë sistemin në segmentet e aktivitetit dhe njësitë operative më

25

të rëndësishme;

2. vetëm ekspozimet e njësive operative jo të rëndësishme dhe të segmenteve të

aktivitetit jo të konsiderueshme për sa i përket vlerave të riskut të parasikuar mund të

përjashtohen nga kërkesa e mësipërme, e aprovuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes. Për

këto ekspozime kërkesar e kapitalit do të përcaktohen në bazë të metodës standard,

dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes do të vlerësojë nëse do të përcaktoje nevojën për më

tepër kapital sipas kritereve te shtyllës së dytë të Marrëveshjës;

3. bankat që zgjedhin sistemin IRB duhet të vazhdojnë me këtë metodologji. Nëse do të

duan, ato mund të kthehen tek metodat standard ose IRB bazë vetëm në raste të

veçanta (si për shembull nxjerrja jashtë përdorimit e një pjese të konsiderueshmë të

aktivitetit të kredisë) me autorizimin e Autoriteteve të Mbikëqyrjes;

Përqasja standard

Risitë kryesore të përqasjes standard të Bazel II kundrejt Marrëveshjes së vitit 1988 lidhen

me njohjen e “teknikave të zvogëlimit të rrezikut” (garanci, kompensim dhe derivativ) dhe

mundësia e përdorimit të vlerësimit të jashtëm nga njësitë e njohura për këtë aktivitet. Me

këtë përqasje, vlera e ponderuar e ekspozimeve (Risk Weighted Assets, RWA) ndaj rrezikut

të kredisë, ndaj të cilave aplikohet koefiçienti minimal i kapitalit 8%, reflekton në mënyrë të

drejtëpërdrejtë elementët e rrezikut.

Skema është e artikuluar në 12 kategori debitorë / ekspozime për të cilat parashikohen

ponderime standard. Këto përcaktime paraqesin perceptimin e Komitetit të Bazelit për PD,

LGD, EAD, kohën e mbetur dhe korrelacionin e llojeve të ndryshëm të ekspozimeve (tabela

1.2).

26

Tabela 1.2 Kategori të përqasjes Standard

1. Ekspozimi ndaj organeve qeveritare dhe bankave qëndrore

2. Organe jo qëndrore të sektorit publik

3. Banka shumëpalëshe të zhvillimit

4. Banka

5. Shoqëri të ndërmjetësimit të letrave me vlerë

6. Kompani të sigurimit

7. Kredi konsumatore

8. Kredi me garanci hipotekore

9. Kredi me garanci hipotekore jo rezidenciale

10. Kredi te vonuara

11. Kategori me rrezik më të lartë

12. Të tjera

Për secilën nga kategoritë e mësipërme mund të përcaktohet vlera e ponderuar e kredive

duke përdorur:

koefiçentë standard të përcaktuara nga rregullorja për debitorët për të cilët nuk

disponohen vlerësime nga “institucione të njohura të jashtme të vlerësimit të

kredisë” (kolona e fundit tabela 1.3);

koefiçentë standard të përcaktuara nga rregullorja për secilën klasë vlerësimi te

jashtëm, për debitorët për të cilët disponohen vlerësime nga “institucione të njohura

të jashtme të vlerësimit të kredisë” (kolona e fundit tabela 1.3). Për ekspozimet ndaj

organeve qeveritare dhe bankave qëndrore mund të përdoren vlerësimet Export

Credit Agencies, të cilat kanë një shkallë të tyre vlerësimi dhe ponderimi. Për bankat

dhe organet jo qëndrore të sektorit publik ka dy mundësi: së pari mund të vëzhgojmë

vlerësimin e qeverisë dhe të “përkeqësohet” me një klasë; së dyti parashikohet

përdorimi i vlerësimit të bankës specifike debitore. Autoritet e Mbikëqyrjes

kombëtare mund të lejojnë një trajtim të favorshëm për ekspozimet ndaj organeve

qeveritare dhe organeve jo qëndrore të sektorit publik, si edhe ndaj ekspozimeve

afatshkurtër ndaj bankave të tjera të vendit.

27

Tabela 1.3 Ponderimi i kategorive

Ekspozim ndaj organeve qeveritare dhe bankave të tyre qëndrore

AAA a AA – A + a A – BBB+ a BBB – BB + a B – Nën B – Pa vlerësim

0 20 50 100 150 100

Ekspozim ndaj bankave, organeve jo qëndrore të sektorit publik dhe bankave

shumëpalëshe te zhvillimit

AAA a AA – A + a A – BBB + a BBB – BB + a B – Nën B – Pa vlerësim

Varianti 1 20 50 100 100 150 100

Varianti 2 20 50 50 100 150 50

Ekspozim ndaj bankave afatshkurtër

AAA a AA – A + a A – BBB + a BBB – BB + a B– Nën B – Pa vlerësim

Varianti 20 20 20 50 150 20

Ekspozim ndaj njësive dhe kompanive të sigurimit

AAA a AA – A + a A – BBB + a BB – Nën BB – Pa vlerësim

20 50 100 150 100

Ekspozimi ndaj kompanive të ndërmjetësimit të letrave me vlerë mund të trajtohet në të

njëjtën mënyrë si ndaj bankave në qoftë se rregullat e tyre të mbikëqyrjes janë të ngjashëm

me ato të sektorit bankar, në të kundërt do të trajtohen si njësi ekonomike.

Të gjithë koefiçentët e kategorive të ekspozimit mund të rriten në bazë të vendimit të

Autoritetit te Mbikëqyrjes kombëtare në rastin kur këto do të mund të verifikojnë se në

vendet e tyre rreziku i kredisë do të jetë më i lartë.

Skema rregullative e zbutjes së rrezikut të kredisë (risk mitigation) lejon uljen e kërkesave të

kapitalit për ponderimin e sipër përmendur duke përdorur tre lloje teknikash:

garanci personale për derivatët e kredive (credit derivatives);

marrëveshje kompensimi on – balance sheet;

garanci reale financiare.

Njohja e këtyre garancive me qëllim mjaftueshmërinë e kapitalit (capital adequacy) përbën

një pëparim të rëndësishëm kundrejt Marrëveshjes së mëparshme, megjithëse gama e

garancive të njohura është ende e limituar (§ 189; § 195).

Përqasjet IRB bazuar në vlerësimin e brendshëm

Teknikat IRB kërkojnë përcaktimin e kategorive të ndryshme të aktiviteteve dhe për secilën

prej tyre edhe rregullat në lidhje me tipologjitë e vlerësimeve të përdorura, mënyrat e

28

vlerësimit të elementëve të rrezikut, funksionet rregullatore që bëjnë të mundur

transformimin e vlerësimeve në kapitalin rregullator të kërkuar, kërkesat minimale që bankat

duhet të përmbushin që të mund të përdorin teknikat IRB.

Janë përcaktuar gjashtë kategori të mëdha ekspozimi të banking – book (§ 215-243) sipas

tipit të kontratës dhe palës tjetër (tabela 1.4).

Tabela 1.4 Kategori të përqasjes IRB

Njësi ekonomike

SME (Small and Medium sized Enterprises), pra njësi të mesme dhe te vogla

pesë kategori për kredi të veçanta:

1. për projekte

2. për aktive materiale me destinacion të veçantë

3. për mallra

4. për investime te patundshme

5. për investime të patundshme me qëllim tregtimi

Organe qeveritare

Banka

Retail

kredi hipotekore me garanci pasuri të patundshme banimi

kredi të tjera

Aksione

Kredi tregtare te blera

kredi konsumatore (retail)

kredi biznesi (corporate)

Ekspozim ndaj njësive ekonomike do të quhet çdo detyrim për borxhe i këtyre të fundit që

mund të jenë shoqëri aksionere, shoqëri kolektive ose njësi ekonmike me një pronar.

Rëndësi të madhe ka parashikimi i nënkategorisë për njësitë ekonomike të vogla dhe të

mesme, të klasifikuara sipas xhiros së grupeve përkatëse

Pesë kategoritë e kredive të veçanta kanë disa elementë të përbashkët rreziku, duke i dhënë

atij një natyrë specifike:

ekspozim ndaj një subjekti (shpesh me qëllim specifik) të krijuar për financim

dhe/ose administrim të aktiveve materiale;

kontroll i konsiderueshëm i kreditorit, i mundësuar edhe nga kushtet e kontratës, mbi

aktivitetin dhe të ardhurat e krijuara nga aktivitet financiare

burimi kryesor për shlyerjen e detyrimit jane më tepër të ardhurat nga aktivitetet e

29

financuara sesa aftësia paguese e një njësie ekonomikë të pavarur.

Ekspozimi ndaj organeve qeverisëse përfshin të gjitha ekspozimet ndaj qeverive dhe

bankave qëndrore përkatëse, disa organeve lokale të sektorit publik, disa bankave

shumëpalëshe të zhvillimit, si dhe Bankës Rregullatore Ndërkombëtare, Fondit Monetar

Nderkombëtar, Bankës Qendrore Europiane dhe Bashkimit Europian.

Ekspozimi ndaj bankave përfshin të gjitha ekspozimet ndaj njësive të ndërmjetësimit

financiar subjekt i mbikëqyrjes, disa organeve të sektorit publik kombëtar ekuivalent me

kredi ndaj bankave, ndaj bankave shumëpalëshe të zhvillimit që nuk i plotësojne kushtet si

ekuivalente me kredi ndaj organeve qeveritëse.

Nënkategoritë e kredisë konsumatore janë kreditë hipotekore të cilat vendosin si kolateral

pasuri të patundshme banimi, kredi të tjera (si kategori e mbetur).

Ekspozimet aksionare përcaktohen në bazë të përmbajtjes ekonomike thelbësore të

instrumentit: tituj borxhi dhe tituj të tjerë, investime në pjesëmarrje, derivativ dhe

instrumenta të tjerë me qëllim transferimin e përmbajtjes ekonomike të aksioneve të

konsideruara përfshirë edhe detyrimet ecuria e të cilave është i lidhur me atë të aksioneve.

Kreditë tregtare të përshtatshmë për një blerje të re (eligible purchased receivables) janë të

ndara në kredi konsumatore dhe biznesi. Të parat i referohen ekspozimeve të veçanta të

sistemit IRB dhe trajtohen të agreguara (përqasja top – down, ose pool). Të dytat janë kredi

tregtare ndaj njësive ekonomike, për të cilat banka duhet të vlerësojë riskun e mos

përmbushjes së detyrimit njëlloj si trajtimet e tjera të ekspozimeve ndaj njësive.

Sistemet e vlerësimit janë të ndryshme në varësi të kategorive të ekspozimeve të përcaktuara

më sipër:

për ekspozimet ndaj njësive, organeve qeveritare dhe bankave (dhe të gjithë

subjekteve të tjera të ngjashme me këto) janë parashikuar dy mundësi: metoda

FIRBA dhe AIRBA. Për të dyja nevojitet një vlerësim i brendshëm i mundësisë së

default nëpërmjet një sistemi të duhur vlerësimi për debitorin. Ka një përjashtim të

vetëm për këtë rregull në lidhje më kreditë e veçanta për të cilat parashikohet që

bankat mund të mos kenë kritere për vlerësimin e PD për këtë kategori të veçantë

transaksionesh. Mund të përdorin një sistem standard;

për ekspozimet kredive konsumatore nuk ka dallim midis FIRBA dhe AIRBA; banka

duhet të sigurojë vlerësime të brendshme për PD, LGD dhe EAD, ndërsa koha e

30

mbetur e ekspozimit nuk merret në konsideratë;

për ekspozimet aksionare që nuk janë pjesë e trading book ka dy alternativa: një

metodë e bazuar në vlerën e tregut dhe një e bazuar në raportin PD / LGD;

për ekspozimet ndaj kredive tregtare të përshtatshme për blerje mund të përdoren

përqasjet bottom – up dhe top – down për nënkategorinë e kredive të biznesit, dhe një

përqasje të vetme për ate retail.

Llogaritja e kërkesave të kapitalit është kryesisht identike për ekspozimet ndaj debitorëve

corporate, qeverive, bankave dhe debitorëve konsumatorë. Kërkesa minimale për kapital

(Minimum Capital Requirement, MCR) është 8% e vlerës totale të aktivit të ponderuar

(RWA):

MCR = 8% RWA

RWA është produkti i EAD me koenfiçientin e kërkesës së kapitalit specifik për secilën

kategori ekspozimi (K) e shumëzuar me 12,5. Me fjalë të tjera, duke qenë se ekuacioni i

mëparshëm mund të shkruhet:

RWA =MCR

8%= MCR × 12,5

Duke qenë se K është një vlerë në përqindje (në ndryshim nga MCR), aktivet e ponderuara

me rrezikun e kredisë llogariten kështu:

RWA = K × 12,5 × EAD

Pra, duhet përcaktuar vlera në përqindje e kapitalit të kërkuar (K) për një ekspozim të

caktuar dhe ekspozimet në momentin e default (EAD).

Në brendësi të kësaj kategorie të madhe (debitorë të biznesit, qeveri dhe banka) trajtimet

EAD janë të ndryshme për transaksionet sipër limitit, për kompensimet dhe ato jashtë

bilancit (§ 308). Në rastin e parë, EAD e llogaritur nga banka per kreditë e përdorura nuk

mund të jetë më e vogël se shuma e rregullimeve të veçanta, e humbjeve të pjesshme tashmë

të kontabilizuara dhe të shumës që banka do të humbë në rastin e anullimit të plotë të

kredisë. Në thelb, nuk mund të jetë më e vogël se vlera nominale e kredisë fillestare.

31

Kompensimet midis depozitave dhe huave janë të lejueshme sipas kushteve të zakonshme.

Për ekspozimet brenda limitit, trajtimi është i diferencuar sipas përqasjes së përzgjedhur nga

banka, FIRBA ose AIRBA. Në rastin e parë parashikohet aplikimi i disa faktorëve

konvertimi në kredi ekuivalente, identike me ato të përqasjes standard duke përjashtuar

kuotën e papërdorur të ekspozimeve (koefiçienti i kërkuar në këtë rast është 75%). Në rastin

e dytë përdoren vlerësimet e brendshme të bankës.

Mënyrat e llogaritjes për K janë, si fillim, të diferencuara në varësi të faktit nëse ekspozimi

është osë jo në default. Në rastin e parë:

K = LGD − ELR ku K > 0

Pra kërkesa e kapitalit (në përqindje) jepet nga diferenca midis vlerës LGD (e cila sipas

Bazel II duhet të përfshijë humbjet jo të pritura të lidhura me pasigurinë e shumave të

rekuperueshme në të ardhmen) dhe vlerësimit aktual të normës së humbjes së pritur (ELR),

të cilën banka e njehson me rregullimet kontabël dhe humbjet e pjesshme të regjistruara për

kredinë. Nëse kjo diferencë është pozitive ajo paraqet sasinë e kapitalit të kërkuar për

ekspozimet në default.

Në rastin kur ekspozimi nuk është në default, K llogaritet me një formulë e cila lidh

elementët e riskut PD, LGD, koha e mbetur dhe korrelacioni (R). Elementi i fundit është

derivat i PD dhe, për njësitë e vogla dhe të mesme, i përmasave të xhiros së njësisë (sales,

S).

Llogaritja e LGD dhe M ndyshon në varësi të zgjedhjes së bankës, pra nëse ajo zgjedh

metodën bazë (foundation) ose te avancuar (advanced). Në rastin e parë ato janë të

përcaktuara në rregullore, ndërsa në rastin e dytë banka përdor vlerësimet e saj të

brendshme, të aplikueshme për çdo ekspozim.

Le të konsiderojmë të parën, metodën bazë (foundation). Koha e mbetur e ekspozimit është

paracaktuar 2,5 vite dhe është e pandryshueshme (për transaksionet REPO është gjashtë

muaj).

Përsa i përket humbjes në rast dështimi (default), për ekspozimet pa garanci kërkohet një

LGD prej 45% nëse janë senior (borxh me përparësi të lartë) dhe 75% nëse jo

(subordinated).

32

Njëlloj si për metodën standard, dallohen tre tipologji për zvogëlimin, zbutjen e rrezikut të

kredisë:

garanci reale;

marrëveshje kompensimi;

garanci personale.

Në kategorinë e parë të garancive përfshihen si garancitë e njohura në përqasjen standard

(eligible financial collateral) si edhe garanci të tjera të përcaktuara si të përshtatshme për

këtë vlerësim (eligible IRB collateral):

garanci hipotekore mbi pasuri të paluajtshme me qëllim tregtimi (CRE, Commercial

Real Estate collateral) dhe mbi pasuri të paluajtshme rezidenciale ( RRE,

Residencial Real Estate collateral);

kredi, të drejta tregtare të blera;

garanci të tjera reale materiale.

Faktorët e zbutjes së rrezikut të kredisë për secilën kategori të përmendur duhet të plotësojnë

kërkesat e rregullores; për ato financiare të përcaktuara si eligible financial collateral

trajtimi jepet tek përqasja standard. Për secilën kategori, janë përcaktuar karakteristikat e

brendshme të faktorëve të quajtur ndryshe si kushtet e pranueshmërisë (eligibility), kërkesat

operative që kanë të bëjnë me formën e kontratave dhe proçesin e menaxhimit operativ të

brendshëm të bankës (§ 506-524).

Qiraja financiare (leasing) është njohur gjithashtu si një instrument financiar i cili mundëson

një zbutje të rrezikut për kreditorin. Dy janë çështjet kryesore për qiranë financiare:

kontratat e qirasë financiare të cilat nuk e ekspozojnë bankën ndaj rrezikut të vlerës së

mbetur dhe ato kontrata të cilat mbartin një rrezik të vlerës së mbetur për financuesin

(residual risk). Në rastin e parë trajtimi është i njëjtë me ekpozimet e mbuluara me të njëjtin

tip garancie, me kusht që të respektohen kërkesat minimale për llojin e konsideruar të

garancisë si edhe kërkesa të tjera me natyrë ligjore, kontraktuale dhe operacionale për

leasing.

Në rastin e dytë, si fillim është e nevojshme të përcaktohet që “rreziku i vlerës së mbetur”

është ekspozimi ndaj humbjeve potenciale të shkaktuara nga një ulje e vlerës së drejtë të

aktivit nën vlerën e parashikuar në momentin e nënshkrimit të kontratës së qirasë. Vlera e

mbetur do të ponderohet me koefiçientin 100%. Plotësimi i vlerës së mbetur, pra fluksi i

skontuar i kësteve të qirasë, do të ponderohet me një koefiçient proporcional me PD e

33

qiramarrësit dhe vlerësimin rregullator ose të brendshëm të LGD.

Trajtimi i garancive financiare është i ngjashëm me ato të parashikuara në përqasjen

standard. Fillimisht synohet llogaritja “aktuale” e ekspozimit (E*) nëpërmjet një formule, e

cila aplikon humbjet ndaj vlerës nominale të ekspozimit. Në përqasjen IRB, pas llogaritjes

së E*, për të arritur tek aktivi i ponderuar ndaj të cilit do të aplikohet koefiçienti 8%, është e

nevojshme llogaritja e “humbjes në rast dështimi efektiv” (LGD* e cila do të zëvendësojë në

formulën e kapitalit, LGD e zakonshme). Llogaritja e LGD efektive konsiston në

shumëzimin e LGD së kredisë pa garanci (pra, 45% per kredi senior) me raportin midis

“ekspozimin korrekt (E*)” dhe “ekspozimit aktual (E):

LGD ∗= 𝐿𝐺𝐷 х (𝐸 ∗/ 𝐸)

Vlerësimi efektiv i garancive duhet të jetë i kujdesshëm, dhe kjo realizohet duke bërë të

mundur lidhjen e LGD* me “nivelin e mbulimit” të garancive (collateralization level). Ky

nivel jepet nga vlera aktuale e garancive reale (G) kundrejt vlerës aktuale të ekspozimit (E).

Ndaj nevojitet, së pari, llogaritja e nivelit te mbulimit. Nëse është më i ulët se limiti (pragu)

minimal (tabela 1.5) LGD efektive është sa ajo e parashikuar për ekspozimet pa garanci

(45% për kreditë senior); nëse është më i lartë se limiti i përcaktuar si tavan (kufi) në tabelë,

vlera LGD* duhet ulur sa vlerat e kolonës në të djathtë. Nëse niveli i mbulimit ka vlera të

ndërmjetme, llogaritet një mesatare e ponderur midis LGD efektive minimale të përcaktuar

në tabelë dhe LGD për kreditë pa garanci, me peshat e gjetura nga raportet midis vlerës

aktuale të garancisë dhe tavanit të përcaktuar per to (C/C*).

Tabela 1.5 Limitet e nivelit te mbulimit për garancitë reale dhe LGD përkatëse

Garancia

Për nivel LGD* është

mbulimi

më të ulët

(limiti inferior, C*)

Për nivel LGD* është

mbulimi

më të lartë

(limiti superior, C**)

Kredi tregtare

0% LGD për ekspozime

pa garanci

125% 35%

CRE e RRE

30% LGD për ekspozime

pa garanci

140% 35%

Garanci të tjera reale dhe

materiale

30% LGD për ekspozime

pa garanci

140% 40%

34

Për kategorinë e garancive personale dhe derivatët e kredisë (credit derivatives), kërkesat e

përshtatshmërisë dhe trajtimi i tyre janë të ngjashme me përqasjen standard.

Kalimi nga metoda bazë (foundation) në metodën e avancuar (advanced) bën të mundur që

bankat më tepër të angazhuara të ulin kërkesat e kapitalit për një periudhë afatshkurtër.

Afati, maturimi i ekspozimit (M) kontribuon në uljen e kërkesave të kapitalit në rastin e

vlerave të mbetura të ulëta. Nga pikëpamja rregullatore përfshin një minimum prej një viti

dhe një maksimum prej 5 vjetësh (§320). Në fakt, në llogaritjen e K parashikohet një faktor

korigjimi 1+ (M – 2,5)b, ku b është funksion i PD. Ky faktor mund te jetë pozitiv ose

negativ si një funksion i:

kohës së mbetur të ekspozimit (M, maturity) ndaj kohës standard 2,5 vjet;

probabilitetit të dështimit;

disa parametrave të ndjeshmërisë.

Kërkesa minimale e kapitalit (MCR) vlen edhe për ekspozimet konsumatore, pra:

MCR = 8%𝑅𝑊𝐴

Në të njëjtën mënyre, RWA pëftohen si produkt i EAD me koefiçientin në përqindje të

kapitalit të përcaktuar për këtë ekspozim (K) shumëzuar me 12,5:

RWA = 𝐾𝑥12,5𝑥𝐸𝐴𝐷

Pra, edhe në rastin retail duhet të përcaktohet vlera në përqindje e kapitalit të kërkuar (K)

për një ekspozim të caktuar dhe për ekspozime në momentin e default (EAD). Ekspozimi

default llogaritet në mënyre të ngjashme me atë të trajtuar për njësitë ekonomike biznesi,

qeveritë dhe bankat. Dallim bëjnë ekspozimet poshtë limitit me një vlerë jo të sigurtë borxhi

të ardhshëm (për shembull, kartat e kreditit); për këto duhet një vlerësim i brendshëm i cili

mund të ndikojë vlerën e EAD ose të LGD.

Mënyrat e llogaritjes së K, edhe për këto tipe kredie, ndryshojnë në varësi të faktit nëse

ekspozimi është ose jo në default. Në rastin e parë, kërkesa e kapitalit jepet nga diferenca

(nëse pozitive) midis vlerës LGD (sipas Bazel 2 kjo vlerë duhet të përfshijë humbjet jo të

pritura të lidhura me pasigurinë e kthimit të ardhshëm) dhe vlerësimit aktual të normës se

humbjes së pritur të cilën banka e përcakton në përputhje me rregullimet kontabël dhe

35

humbjet e pjesshme të regjistruara për kredinë. Në rastin e ekspozimeve jo në default,

llogaritja e K realizohet me të njëjtën formulë për ekspozimet e biznesit me përjashtim të dy

rasteve. Rasti i parë është mungesa e rregullimeve për kohën e mbetur të ekspozimit i cili

nuk merret në konsideratë në rastin e kredive konsumatore (që nënkupton barazimin me zero

të koefiçientit të ndjeshmërisë “b”). Rasti i dytë është llogaritja e vlerës se korrelacionit (R)

në mënyrë të ndryshme dhe të diferencuar për tre nënklasa të ekspozimit tw kredive

konsumatore.

Vlerësimi i elementëve të rrezikut për këtë kategori të rëndësishme ekspozimi karakterizohet

nga një përqasje top - down, duke qenë se ekspozimet grupohen sipas homogjenitetit të

elementëve të tyre bazë dhe jo sipas klasave të vlerësimit (rating) për secilin debitor dhe

ekspozim (§ 401).

Përcaktimi i kërkesave për ekspozimet ndaj njësive të vogla dhe të mesme (SME) dhe

debitorëve konsumatorw kursen në një masë të konsiderueshmë kapitalin e bankave. Kjo ka

nxitur studjues të vendeve të ndryshme t’i konsiderojnë si tepër bujare lëshimet e bëra, mbi

të gjitha për bankat europiane të cilat janë më tepër të përqëndruara në këto segmente

aktiviteti.

Kapitulli G i Seksionit për sistemet IRB është ripunuar në mënyrë të ndjeshme në variantin

final të Marrëveshjes Bazel 2, me qëllim përshtatjen midis rregullores dhe koncepteve bazë

të menaxhimit të riskut (credit risk management). Në mënyrë të veçantë vihet theksi tek

nevoja për të bërë të mundur dallimin midis humbjeve të mundshme (te pritura) nga humbjet

jo të pritura. Në skemën e re, fillimisht, banka duhet të llogaritë humbjet e mundshme, të

quajtura EL amount (§376). Për ekspozimet jo në default shumëzohen PD me LGD dhe

EAD. Për ekspozimet në default, humbja e mundshme korrespondon me vlerësimin korrent

të normës së humbjes (§ 471). Më pas duhet llogaritur shuma e provizioneve (specifik dhe të

përgjithshëm) dhe e humbjeve të pjesshme. Së fundi ky komponent krahasohet me shumën e

humbjes së mundshme (§ 384). Nëse shuma e humbjes së mundshme është më e vogël se

provizionet dhe humbjet e pjesshme, Autoritet e Mbikëqyrjes kombëtare mund ta

konsiderojnë diferencën si kapital të bankës duke ia shtuar elementit të kapitalit të nivelit të

dytë. Në rastin e kundërt diferenca paraqet një kërkesë të shtuar për kapital.

36

1.3 Marrëveshja e re Bazel III

Kanë kaluar disa vite nga fillimi i krizës financiare globale (2008, 2009). Tashmë duket se

sistemi bankar është stabilizuar. U nevojitën ndërhyrje jo të zakonshme në sektorin publik.

Kundrejt ashpërsisë së krizës, kritika të forta u hodhën ndaj Bazel II, Marrëveshjes së

kapitalit të vitit 2004, e legjitimuar vetëm pak muaj përpara krizës nga vendet anëtare të

Komitetit të Bazelit. Kështu si për përfaqësues të lartë të qeverive edhe për presidentin e asaj

kohe të Institutit te Qëndrueshmërisë Financiare FSI5 Mario Draghi;” ... implementimi në të

njëjtën periudhe i SNK, pra i kritereve të reja të kontabilitetit dhe i Bazel II ndoshta ishte një

gabim. Bazel II ka marrë fund”. Rezervat ndaj Bazel II u shpjeguan me faktin se “...objektivi

i kësaj normative kishtë qene sigurimi i sistemit të kredisë, por ky sistem u prek nga kriza

pavarësisht Bazel II”. Ndërsa standardet e kontabilitetit u influencuan lehtësisht nga “

trazirat dinamike të tregut” dhe nuk ishin të harmonizuara me Bazel II (sidomos standardet

e raportimit për bankat). Si të tilla të dyja këto “gabime” duhet të rregullohen.

Këto argumenta janë hedhur poshtë nga përfaqesues dhe studjues të Bazel II. Ata

argumentojnë mbështetjen ndaj Bazel II se kjo normativë është futur në fuqi vetëm në vitin

2008 pas një periudhe të gjatë kohore për pranimin dhe adoptimin e saj, me kushtin që të

mos ndryshonte shumë me normativën egzistuese (Bazel I) për të paktën në vitet e para.

Shtetet e Bashkuara, epiqendra e tsunamit financiar, jo vetëm nuk ishin të bindur për Bazel

II por parashikonin hyrjen në fuqi të saj duke filluar nga viti 2009 dhe vetëm për nje pjesë të

limituar të sistemit bankar. Gjithashtu ata shtojnë se disa nga institucionet bankare më të

prekura si Northern Rock, Bear Stearns dhe Lehman Brothers nuk përdornin Bazel II.

Ndaj, për këta përfaqësues, nuk është korrekt kalimi i përgjegjësisë së krizës financiare ndaj

kuadrit rregullator Bazel II dhe se ndoshta Komiteti i Bazelit nuk e krijoi në kohë për të

parandaluar krizën.

Por të gjithë studjuesit bashkohen kur pranojnë nevojën për të riparë dhe forcuar

marrëveshjen e Bazelit mbi kapitalin. Të paktën dy janë pikat e dobëta të marrëveshjes

egzistuese:

koefiçientë me natyrë të theksuar pro-ciklike;

roli tepër i lartë i agjencive të vlerësimit (rating agencies).

5 Financial Stability Institute

37

I nxitur nga kritikat dhe debatet Komiteti i Bazelit, ndonëse i bindur për zgjedhjet e bëra,

filloi verifikimin empirik të limiteve dhe elementëve jo të saktë të rregullores me qëllim

përmirësimin e tyre. Kjo bëri të mundur hedhjen e një hapi gati të pabesueshëm: më 12

shtator 2010 Komiteti i Guvernatorëve të Bankave qëndrore aprovoi një “Marrëveshje të

Re” të quajtur Bazel III. Kuadri i Bazel III ishte pika kryesore e programit të reformave në

takimin e vendeve të G20 që u zhvillua në Seoul gjatë muajit nëntor 2010. Ky zhvillim është

rezultati i proçesit të koordinimit midis 27 vendeve. Në përputhje edhe me Komitetin e

Bazelit, Bazel III paraqet dy objektiva të rëndësishëm:

të forcojë rregulloret globale të kapitalit dhe likuiditetit për të ofruar një sistem të

qëndrueshëm bankar;

të zvogëlojë probabilitetin dhe ashpërsinë e krizave të ardhshme. Sektori bankar

duhet të bëhet i aftë për të asimiluar tronditjet e krijuara nga stresi financiar dhe

ekonomik.

Marrëveshja e Re mbi kapitalin ndryshon nga dy marrëveshjet e mëparshme sepse ajo

paraqet së pari një qëllim më të plotë dhe së dyti kombinon reforma të kujdesshme në nivel

mikro dhe makro duke evidentuar nivele rreziku si për institucione të veçanta ashtu edhe për

sisteme financiare në tërësi. Në nivel mikro reforma ka si synim:

rritjen e cilësisë së kapitalit dhe më tepër qartësi rregullatore;

një rritje të konsiderueshme të mbulimit të rrezikut, sidomos në ato zona që rezultuan

më problematike gjatë krizës siç jane ekspozimet e bankës trading book, risku i

kredisë së palës tjetër dhe aktivitetet e letrave me vlerë (tituj);

paraqitjen e një koefiçienti të borxhit financiare (leverage ratio);

paraqitjen e standardeve globale të liquiditetit për të trajtuar mospërputhjet

afatshkurtra dhe ato afatgjata;

përmirësim të Shtyllës 2 për proçesin e mbikëqyrjes dhe të Shtyllës 3 për rregullimin

e tregut.

Në nivel makro reforma ka si synim:

promovimin e krijimit të rezervave të kapitalit në kohë të mira të cilat mund të

përdoren në kohë të vështira, si dhe qartësimin e kërkesave të kapitalit për të

parandaluar shpërndarje jo të duhura të tij;

38

koefiçienti i levës financiare do të mundësojë përfitime për të gjithë sistemin në

tërësi duke parandaluar krijimin, grumbullimin e tepërt të borxhit nga ana e sistemit

bankar gjatë fazave të zhvillimit ekonomik.

Me gjithë diskutimet mbi marrëveshjen e re të kapitalit, është me vlerë të theksohet se

metoda themelore e paraqitur nga Bazel II për përcaktimin e ponderimit të aktivit me

rrezikun e kredisë sipas modeleve të brendshëm nuk ka ndryshuar. Ashtu si Bazel II, edhe

Bazel III mbetet një regjim kapitali i “mbështetur në rrezik”.

Struktura e Bazel III përbëhet nga tre pjesë kryesore:

kapitali: duke përfshirë cilësinë dhe sasinë e kapitalit, nivelin e levës financiare,

rezervat (buffers) e ruajtjes së kapitalit dhe rezervat kundër – ciklike. Kjo pjesë

përfshin tre shtyllat e përcaktuara në Marrëveshjen e mëparshme Bazel II(mbulimi i

rreziqeve dhe paraqitja e borxhit financiar; menaxhimi i rreziqeve dhe mbikëqyrja;

rregullimi i tregut);

standardet e likuiditetit: afatshkurtër Liquidity Coverage Ratio (LCR) dhe afatgjatë

Net Stable Funding Ratio (NSFR);

institucionet financiare me rëndësi sistemike (systemically important financial

institution, SIFIs).

Pesë ndryshimet kryesore të kësaj marrëveshjeje do të sqarohen shkurtimisht në paragrafët

në vijim.

Kapital me cilësi më të lartë

Është thelbësore që bankat të mbajnë kapital bazë me cilësi të lartë për të përballuar

ekspozimet në rrezik. Kriza ka treguar se humbjet e kredive dhe provizionet përkatëse kanë

reduktuar fondet e fitimeve, pjesë e kapitalit primar të bankave. Ajo gjithashtu theksoi

ndryshimet në përkufizimin e kapitalit ndërmjet juridiksioneve dhe mungesën e

informacionit për të vlerësuar plotësisht dhe për të krahasuar cilësinë e kapitalit midis

institucioneve të ndryshme.

Për këtë qëllim, kapitali bazë duhet të përbëhet kryesisht nga aksione të zakonshme dhe nga

fitimet e pashpërndara (common equity). Ky kriter është përforcuar nga një sërë parimesh të

39

përshtatshme për të gjithë kontekstin e bankave, edhe për ato banka me formë ligjore të

ndryshme nga shoqëritë aksionare (non – joint stock companies), për të siguruar kështu një

nivel krahasueshmërie te kapitalit të tyre bazë. Zbritjet nga kapitali dhe filtrat e kujdesit

(prudential filters) janë harmonizuar në një shkallë ndërkombëtare dhe tashmë aplikohen

përgjithësisht në nivelin e kapitalit aksionar ose të komponentit të kapitalit të vet ekuivalent

në rastin e kompanive jo-aksionare. Vihet re zbritje e plotë për elementë kapitali si kuota në

minorancë, pjesëmarrje në institucione të tjera financiare, aktive tatimore të shtyra.

Përveç kësaj, do të harmonizohen elementët përbërës të kapitalit shtesë, kapital i nivelit të

dytë, ndërsa ata që bëjnë pjesë në kapitalin e nivelit të tretë, të cilat do të mund të

përdoreshin vetëm për të mbuluar rrezikun e tregut, do të eliminohen. Së fundi, me qëllim

përmirësimin e disiplinës së tregut, do të rritet transparenca e kapitalit rregullator, pasi do të

bëhen të njohura të gjithë komponentët, si dhe lidhjet e detajuara të tyre me zërat e

pasqyrave financiare.

Kërkesat minimale të kapitalit janë përcaktuar 3.5% në vitin 2013, 4% në vitin 2014 dhe

4,5% në vitin 2015. Disa forma të kapitalit të vet të cilat përmbushin kërkesat e rregullores

së kaluar por nuk plotësojnë ende kërkesat e rregullores e re nuk do të kualifikohen në vitin

2013. Gjithashtu, paraqitja e rezervave shtesë do të kërkojë më tepër kapital për t’u mbajtur

me qëllim përdorimin e tij në kohë stresi ekonomik dhe financiar. Bankat do të lejohen nga

autoritetet rregullatore të përdorin këto rezerva gjatë këtyre periudhave, por do të duhet të

paraqesin një plan të qartë në këtë “kthim mbrapa” kundrejt kërkesave minimale. Ato edhe

mund të kufizohen gjatë këtij përdorimi. Kjo pjesë e rregullores do të zbatohet duke nisur

nga viti 2016 dhe kërkon një akordim prej 0.625% në vit. Kjo do të thotë që në fund të katër

viteve deri në vitin 2019 Rezerva e Mbajtjes së kapitalit do të ketë arritur nivelin e kërkuar

prej 2.5%.

Kërkesa më të forta sasiore për kapitalin

Një pikë tjetër e fortë kritike është nevoja për të forcuar aftësine e mbulimit të rrezikut

brenda kuadrit të kapitalit. Paaftësia e zbulimit te rreziqeve sëbashku me ekspozimin ndaj

instrumentëve derivativë ndikuan në mënyrë të theksuar në përshpejtimin e krizës

financiare. Ndaj dhe Komiteti i Bazelit vendosi të rrisë ndjeshëm kërkesat për kapital për

ketë tipologji ekspozimesh financiare. Me qëllim përmirësimin e trajtimit të tyre vlera e

40

ekspozimit në rrezik (Value at risk, VaR) do të zëvendësohet nga një vlerë edhe më e

theksuar, Stressed VaR. Në thelb, nuk do të mjaftojë vetëm luhatja e elementit të marrë në

konsideratë, për vitin e kaluar por do të përdoret luhatja më e fortë vjetore (në kuptimin e

përkeqësimit) për tre vitet e fundit.

Ky dokumet paraqet gjithashtu masa për të forcuar kërkesat e kapitalit për ekspozimet ndaj

rrezikut të kredisë të palës tjetër që vjen nga transaksionet e bankave me instrumentë

derivativë, kontrata riblerje, dhe financimit të letrave me vlerë. Kështu do të rriten rezervat

e kapitalit për mbulimin e këtyre ekspozimeve, do të ulet efekti pro-ciklik, do të favorizohet

sistemimi i marrëveshjeve në tregje jashtë bursave (over-the-counter, OTC), duke kontribuar

në zvogëlimin e rrezikut sistemik të sistemit financiar. Për këtë qëllim Komiteti i Bazelit

parashikon disa reforma (§14)6 për të përmirësuar menaxhimin e rrezikut te kredisë.

Gjithashtu, në dallim nga Bazel II, parashikohen disa masa shtrënguese me qëllim uljen e

përdorimit të vlerësimeve të jashtëm (external rating). Kështu, bankat do te jenë të detyruara

të realizojnë vlerësimet e tyre të brendshme për ekspozime në tituj; eleminimin e disa prej

shkaqeve që sjellin ndryshime të rëndësishme gjatë llogaritjeve së kërkesave të kapitalit dhe

që lidhen me teknikat e zbutjes së rrezikut të kredisë; përdorimin e elementëve kryesorë të

rregullores “Code of Conduct Fundamentals for Credit Rating Agencies” nga IOSCO për

përdorimin e vlerësimeve të jashtëm.

Treguesi i Borxhit Financiar

Shumë banka u futën në periudhën e krizës me një nivel borxhi të tepruar (excessive

leverage), një veçori kjo edhe e krizave financiare më të hershme si për shembull ajo e

shtatorit 1998. Ky fakt shtoi probabilitetin e falimentimit të bankave. Gjithashtu përkeqësoi

efektin e krizës në tregje më të gjera financiare duke qenë se bankat nxituan t’i “heqin këto

borxhe” sapo kriza filloi.

Synimi i koefiçientit të borxhit financiar, Leverage Ratio, është të shërbejë si një pengesë

për rikthimin e rrezikut të matur. Nga puna e Komitetit të Bazelit doli në pah se borxhi i

bankave rezultoi një faktor tepër diskriminues midis bankave të cilat falimentuan së fundmi,

ose kërkuan kapital nga qeveritë, dhe bankave të tjera që nuk e bënë këtë.

6 Basel Committee on Bank Supervision “ Basel III: A global regulatory framework for more resilient banks

and banking system” December 2010 (rev June 2011)

41

Ky koefiçient shërben gjithashtu edhe për qëllime makro. Kemi patur mundësinë të vërejmë

gjatë krizave të fundit financiare lëvizjet ciklike të shkallës së borxhit në nivel sistemi.

Niveli i borxhit i cili krijohet përpara periudhës së krizës, shpërhapet menjëherë sapo fillon

kriza. Për pasojë ajo që mund të paraqitet si aktiv me risk të ulët në nivel institucioni mund

të krijojë bazat për krijimin e riskut në nivel sistemi. Koefiçienti i borxhit financiar shërben

për të kufizuar përqëndrimin e tepërt në këto klasa aktivesh.

Koefiçienti 𝐿𝑒𝑣𝑒𝑟𝑎𝑔𝑒 =Kapital i nivelit të parë

Total i Ekspozimeve ≥ 3%

Madhësia e kapitalit për qëllime të kësaj formule përcaktohet në paragrafët 52 – 56 të

kuadrit rregullator. Elementët e zbritshëm nga kapitali nuk kontribuojnë në këtë llogaritje,

ndaj dhe duhet të zbriten edhe nga totali i ekspozimeve.

Madhësia e Ekspozimeve për qëllime të borxhit financiar respekton vlerësimin kontabël. Për

të arritur një përputhje të plotë midis tyre duhet të aplikohen këto parime:

elementët e bilancit të ndryshëm nga instrumentët derivativë maten në neto të

rregullimeve kontabël (për shembull përkeqësim i aftësisë paguese për kredi);

garancitë reale ose financiare, garancitë personale ose instrumentët e zbutjes së

rrezikut të kredisë nuk mund të përdoren për të zvogëluar elementët e bilancit;

kompensimi midis kredive të dhëna dhe depozitave nuk është e lejuar.

Totali i ekspozimeve përbëhet nga shuma e totalit bruto të huadhënies me totalin e

elementëve jashtë bilancit dhe totalit të ekspozimeve ndaj derivativëve. Elementët jashtë

bilancit do të vlerësohen duke përdorur faktorë konvertimi të njëjtë për të gjitha këto

ekspozime. Instrumentët derivativë do të vlerësohen duke aplikuar rregullat e Bazel II dhe

disa standarde të nevojshëm për konvertimin e tyre në terma huadhënie.

Rezerva anti-ciklike të kapitalit

Një nga elementet më destabilizues të krizës ishte përhapja pro-ciklike e goditjeve financiare

në tërësi të sistemit bankar, të tregjeve financiare dhe ekonomisë në përgjithësi. Kjo

tendencë në sjelljen e operatorëve, u përforcua nga disa faktorë si standardet

ndërkombëtare të kontabilitetit (për shembull vlerësimi me vlerën e tregut të disa aktiveve

dhe huave të mbajtura deri në maturim).

42

Komiteti i Bazelit paraqet në kuadrin e tij të fundit rregullator një sërë masash për të

përforcuar qëndrueshmërinë e bankave kundrejt këtyre dinamikave pro-ciklike. Këto

politika kanë këto synime:

zbutjen e natyrës ciklike të kërkesave minimale të kapitalit;

promovimin e rezervimeve kundër-ciklike (forward looking);

ruajtjen e burimeve të kapitalit me qëllim krijimin e rezervave për përdorim në

momente tensioni financiar;

arritjen e objektivit të kujdesit në nivel makro për mbrojtjen e sistemit bankar në

fazat e zgjerimit të tepërt të kreditimit.

Komiteti i Bazelit përcaktoi një rezervë (buffer) kapitali prej 2,5 % e përbërë nga kapitali

bazë (Common Equity kapital i nivelit të parë) si shtesë ndaj kërkesave minimale të kapitalit.

Në rastin kur kapitali zbret nën këtë nivel do të vendosen disa kufizime për shpërndarjen e

kapitalit.

Rreziku sistemik

Bankat me rëndësi sistemike duhet të kenë një aftësi absorbimi të humbjeve që shkon përtej

kërkesave minimale, një çështje që ende vazhdon të jetë objekt studimi. Komiteti i Bazelit

dhe Bordi i Qëndrueshmërisë Financiare7 janë duke zhvilluar një përqasje të integruar për

institucionet financiare me rëndësi sistemike të cilat mund të përfshijnë kombinime të

politikave të tilla si kërkesat për kapital shtesë (capital surcharges), instrumente të borxhit të

konvertueshëm në kapital me verifikimin e ngjarjeve të veçanta (contingent capital) dhe

pjesëmarrje në humbje të disa grupeve të caktuara të kreditorëve (bail-in).

Analiza e Komitetit përfshin edhe aplikimin e disa politikave për zbutjen e eksternaliteteve

negative dhe rreziqeve të lidhura me bankat sistemike si kërkesa për likuiditet shtesë, më

tepër kufizime për linja të mëdha ekspozimi dhe përforcim i Mbikëqyrjes.

Kërkesat e likuiditetit

Në dallim nga Bazel II i fokusuar vetëm në kërkesat e kapitalit, Bazel III paraqet një

objektiv më të gjerë. Për herë të parë bëhen përpjekje për të paraqitur kërkesa globale të

7 Financial Stability Board, FSB

43

likuiditetit. Në mënyrë të ngjashme me raportet e kapitalit kërkesat e likuiditetit do të

vendosin nivele minimale dhe do të promovojnë kushte konkurruese të barabarta. Gjatë

fazës së parë të krizës financiare shumë banka pavarësisht niveleve të duhura të kapitalit, u

ndeshën me problemin që nuk kishin arritur të menaxhonin në mënyrë të kujdesshme

likuiditetin.

Për këtë qëllim, në vitin 2008 Komiteti publikoi, në kuadër të normave për menaxhimin e

likuiditetit, dokumentin me titull “Principles for Sound Liquidity Risk Management and

Supervision”8.

Në qendër të tij janë trajtuar dy koefiçientët e rinj për të siguruar në mënyrë të përshtatshme

likuiditet afatshkurtër dhe afatgjatë.

Koefiçienti i parë, treguesi afatshkurtër i mbulimit të likuiditetit, Liquidity Coverage

Ratio,LCR, ka si qëllim sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm bankar për t’u përdorur në

situatë stresi akut me afat një mujor.

𝐿𝐶𝑅 =Aktive më tepër likuide me cilësi të lartë

Flukse Neto dalëse për një periudhë 30 ditore ≥ 100%

Aktivet më tepër likuide me cilësi të lartë përbëhen nga: mjete monetare, tepricë rezerve të

bankës qëndrore (plotësues i kërkesave minimale), tituj shtetesh me cilësi të lartë (me

vlerësim AA- ose më të lartë), tituj borxhi të kompanive me vlerësim të lartë (me vlerësim

AA- ose më të lartë), tituj borxhi të mbuluara e të tjera. Është e nevojshme llogaritja e LCR

në valuta të huaja në rastet kur ka dalje të flukseve në këto valuta.

Koefiçienti i dytë, tregues strukturor i financimit të qëndrueshëm, Net Stable Funding Ratio,

NSFR, ka një afat kohor prej një viti dhe ka si synim të garantojë një strukturë financiare të

qëndrueshme midis aktiveve dhe pasiveve.

𝑁𝑆𝑅𝐹 =Burime të qëndrueshme të disponueshme (ASF)9

Burime të qëndrueshme të kërkuara (RSF)10 ≥ 100%

8 Dokumenti mund të konsultohet në: www.bis.org 9 Available stable funding, ASF 10 Required stable funding, RSF

44

Ky tregues, përcakton një vlerë minimale të pranueshme të burimeve të qëndrueshme të

financimit bazuar në karakteristikat e likuiditetit të një institucioni. Duke përdorur faktorë

ponderimi (peshimi) të caktuar aktivet e njësisë janë konvertuar në madhësine e financimit

të nevojshëm (RSF) ndërsa detyrimet janë konvertuar në madhësinë e financimit të kërkuar

(RSF).

Në fakt, bankat përdorin metoda të ngjashme me koefiçientët LCR dhe NSFR. Më tepër se

baza konceptuale në qendër të vëmendjes së reformës do të jetë programimi i tyre. Ato

banka të cilat do të ndërmarrin një risk të tepruar likuiditeti do të penalizohen, ndërsa

modelet e qëndrueshme të biznesit do të vazhdojnë të lulëzojnë. Komiteti i Bazelit do të

përdorë periudhën e vëzhgimit për të riparë pasojat e standardeve për bankat në veçanti,

sistemin bankar në tërësi, tregun financiar duke trajtuar me prioritet çdo situatë jo të

menduar më parë. Çdo vendim duhet të jetë rigoroz dhe të mbështetet edhe në informacione

të tjera. Analizat duhet të përfshijnë informacion sasior nga eksperiencat e bankave si edhe

gjykime të tjera me natyrë cilësore.

Përfituesit formal të normativës për mjaftueshmërine e kapitalit janë bankat aktive në nivel

ndërkombëtar. Kjo rregullore aplikohet për secilën bankë në veçanti si edhe në nivel të

konsoliduar grupi bankar, pra për të gjitha institucionet financiare (banka ose jo) të cilat janë

kryesisht të impenjuara në aktivitetin bankar. Bëjnë përjashtim pjesëmarrjet në minorancë në

institucione bankare dhe financiare, kompanitë e sigurimit, pjesëmarrjet në subjekte tregtare.

Për të minimizuar kostot, kërkesat e Bazel III do të implemetohen gradualisht me faza duke

nisur nga 1 janar 2013 deri në 2019 kur parashikohet edhe implementimi i plotë i

marrëveshjes. Në tabelën 1.6 në vijim, paraqiten në mënyrë të përmbledhur hapat e

mëtejshëm të zbatimit sipas afatit kohor të parashikuar, të shoqëruar edhe nga koefiçientët e

rinj të normativës .

Në përfundim të këtij kapitulli mund të themi se Komiteti i Bazelit ka luajtur një rol tepër

aktiv në përgjigje të skenarëve financiare të paqëndrueshëm, sidomos pas krizës së fundit

financiare globale duke ndërmarrë hapa të rëndësishëm në rishikimin e kuadrit rregullator të

kapitalit për sektorin bankar. Zhvillimi historik i marrëveshjeve të Bazelit për të arritur në

kuadrin e tanishëm rregullator shpreh në mënyrë të qartë nevojat për ndryshim dhe risitë e

sjella si metodat e vlerësimit të brendshëm të rrezikut të kredisë apo vlerësimi i rrezikut

operacional. Kështu Komiteti i Bazelit i tërheq vëmendjen bankave duke u kërkuar të

45

mbajnë më tepër kapital për t’u mbrojtur nga tronditjet në periudha stresi për tregjet

financiare. Me siguri do të flitet për ndikime të rëndësishme në këtë sektor, i cili do të

përballet me çështje komplekse siç janë kërkesa më të forta kapitali për bankat, rreziku i

përgjithshëm (sistemic risk), një kuadër rregullator i ri ndërkombëtar për rrezikun e

likuiditetit dhe ndoshta kosto të shtuara.

46

Tabela 1.6 Bazel 3, fazat e aplikimit

Burimi: Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankar

Fazat Bazel II 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019

Ka

pit

ali

Treguesi i levës financiare (leverage ratio) Fazë eksperimentale 1° janar 2013 – 1°

janar 2017

Kërkesat minimale për kapital i aksionerëve të zakonshëm

(common equity)

20% 3,5% 4,0% 4,5% 4,5%

Rezervat (buffer) e ruajtjes së kapitalit

0,625% 1,25% 1,875% 2,5%

Kërkesat minimale për kapital i aksionerëve të zakonshëm

(common equity) plus buffer

2,0% 3,5% 4,0% 4,5% 5,125% 5,75% 6,375% 7,0%

Aplikimi i zbritjeve nga kapital i aksionerëve të

zakonshëm niveli i parë (common equity Tier 1)

20% 40% 60% 80% 100%

100%

Kërkesat minimale për kapitalin bazë, niveli i parë (Tier 1) 4,0% 4,5% 5,5% 6,0% 6,0%

Kërkesat minimale për totalin e kapitalit

8,0% 8.0%

Kërkesat minimale për totalin e kapitalit plus buffer 8,0% 8,0% 8,625% 9,25% 9,875% 10,5%

Elementë kapitali jo të matshëm si kapitali i nivelit të

parë ose kapitali i nivelit të dytë

Përjashtohen në një hark kohor prej 10 vitesh duke filluar nga 2013

Lik

uid

itet

i

Liquidity coverage ratio – Kërkesat minimale

60%

70%

80%

90%

100%

Net stable funding ratio

Përcaktimi i

kërkesave

minimale

47

KAPITULLI 2: RAPORTIMI FINANCIAR PËR SEKTORIN BANKAR

Samiti i Këshillit Europian i mbajtur në Lisbonë në vitin 2000, vlerësoi të domosdoshëm

krijimin e një pakete të veçantë të standardeve të kontabilitetit për hapësirën e Bashkimit

Europian, me qëllim krijimin e një tregu Europian të kapitalit. U përzgjodhën Standardet

Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (të njohura deri në 2002 si Standardet

Ndërkombëtare të Kontabilitetit, IAS) dhe disa interpretime të tyre (IFRI-SIC). Këto

standarde u hartuan nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit IASB1.

Komiteti Ndërkombëtar i Standardeve të Kontabilitetit, i krijuar në 1971, është organizmi i

parë i vendosjes së standardeve ndërkombëtare. Ky komitet u riorganizua në vitin 2001 duke

qenë tashmë një organizëm i pavarur i vendosjes së standardeve (IASB). Vitet në vazhdim

kanë sjellë një progres të vazhdueshëm në përdorimin e standardeve ndërkombëtare.

Tashmë, Bashkimi Europian dhe mbi njëqind vende të tjera kërkojnë dhe lejojnë përdorimin

e standardeve ndërkombatare të raportimit financiar.

2.1 Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar

Në vitin 1995 u hartua propozimi "Accounting Harmonization: a new strategy vis-à-vis

international harmonization", për lejimin nga vendet anëtare të përdorimit të IFRS për sa

kohë që këto standarde do të ishin konform me Direktivat e kontabilitetit dhe zbatimin e tyre

në vendet Europiane. Ky propozim u pranua nga disa vende Europiane si Austria, Belgjika

dhe Gjermania. Në vitet 2001-2002 u hartua dhe u miratua në Këshillin Europian “A

Regulation of the European Parliament and of the Council on the application of

International Financial Reporting Standard”. Të gjitha kompanitë e listuara në tregjet e

kapitalit të BE, duhet të paraqesin Pasqyrat Financiare të konsoliduara konform IFRS. Këto

rregulla hynë në fuqi ne janar të vitit 2005, duke orientuar më shumë se tetë mijë kompani

europiane të listuara drejt IFRS.

Gjatë viteve 2010 dhe 2011 në kuadër të përmirësimit të projekteve të IASB, u hartuan

1 IASB, International Accounting Standards Board

48

kërkesa të reja mbi publikimin e informacionit si pjesë e ndryshimeve në standardet

ekzistuese si dhe të krijimit të standardeve të reja. Kërkesat e reja përfshijnë edhe raportimin

financiar për sektorin bankar si: SNRF 4 Kontratat e Sigurimit, SNRF 7 Instrumentat

Financiarë: Dhënie Informacionesh Shpjeguese, SNRF 9 Instrumentat Financiare, SNRF

10 Konsolidimi, SNRF 12 Dhënia e Informacioneve Shpjeguese për Interesat në Njësitë e

Tjera, SNRF 13 Matja me Vlerën e drejtë. Këto ndryshime në shumicën e rasteve

përmbushin kërkesat e përdoruesve të këtij informacioni, për të siguruar informacion më të

detajuar për rreziqet e bankave dhe aktivitetet e tyre. Paragrafët në vijim nxjerrin në pah

disa nga ndryshimet më themelore për të cilat bankat duhet të tregojnë kujdes të veçantë.

SNRF 7 Instrumentet Financiare: Dhënie Informacionesh Shpjeguese, u publikua nga IASB

në gusht 2005 duke zëvendësuar SNK 30, Dhënie Informacionesh Shpjeguese në Pasqyrat

Financiare të Bankave dhe Institucioneve Finaciare të Ngjashme. Standardi paraqet

kërkesat për dhënie informacionesh shpjeguese në pasqyrat e tyre financiare në lidhje me

rëndësinë e instrumentave financiarë për pozicionin dhe performancën financiare të një

njësie ekonomike dhe natyrën, madhësinë e rreziqeve ndaj të cilëve ekspozohet njësia

ekonomike lidhur me instrumentat financiarë.

Ndryshimet e propozuara lidhen me rrezikun e kredisë (§ 36) dhe transferimet e aktiveve

financiare (§ 42 B – 42 H)2. Për secilën klasë të instrumentëve financiarë duhet përshkruar

kolaterali i mbajtur, rritja e kredive të tjera dhe efektet financiare të tyre ( për shembull

masën e zbutjes së rrezikut te kredisë) për matjen e ekspozimit ndaj rrezikut të kredisë. Ky

kriter përforcon kërkesën e dhënies së informacioneve shpjeguese, për klasa, me qëllim

matjen e ekspozimit ndaj rrezikut të kredisë por pa marrë në konsideratë kolateralin e

mbajtur.

Vështirësia kryesore që mund të ndeshin bankat nga këto ndryshime është nevoja për të

paraqitur "efektin financiar" të kolateralit të mbajtur si garanci. Paraqitja e “efektit

financiar” nënkupton dhënien e informacionit shpjegues sasior. Bankat duhet të përmbushin

kërkesat në funksion të natyrës së biznesit dhe informacionin që disponojnë. BSNK nuk i

kërkon njësisë të paraqesë me vlerën e drejtë të gjithë kolateralët e saj. Nëse banka gjykon

se mënyra më e mirë për paraqitjen e kolateralëve dhe rritjes së kredive të saj është vlera e

drejtë, atëherë duhet te jetë e kujdesshme të eleminojë efektin e kolateraleve të tepërt brenda

2 Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit: SNRF 7 Instrumentet Financiare: Dhënie Informacionesh Shpjeguese

49

secilës klasë të aktiveve (financiare) të saj. Ky proçes do të shtojë nevojën për të zgjeruar

dhe forcuar sistemet e përdorura për mbledhjen dhe përpunimin e informacionit të kërkuar.

Mund të rezultojë efiçent përdorimi i kërkesave rregullatore tashmë të diponueshme. Është e

nevojshme të sistemohen të gjitha diferencat që mund te lindin midis regjimeve rregullatore

dhe kontabël.

Amendimet mbi transferimin e aktiveve, zgjerojnë në mënyrë të konsiderueshme

informacionet shpjeguese për çregjistrimin e aktiveve në SNRF 7. Konsideratë të

rëndësishme për bankat në lidhje me kërkesat e ndryshuara përbën përcaktimi i saktë i

skenarit të transferimit për dhënien e informacionit shpjegues dhe përdorimi korrekt i

“përfshirjes së vazhdueshme”, një term i përdorur si në SNRF 7 edhe në SNK 39. Koncepti i

“transferimit” të përdorur në SNRF 7 është më i gjerë se ai i përdorur në SNK 39. Në

përgjithësi, nëse një bankë nuk i ka transferuar të drejtat e saj kontraktuale për të marrë

flukset monetare të aktivit financiar ose ka transferuar një aktiv financiar duke e çregjistron

atë në tërësinë e tij dhe nuk ka përfshirje të vazhdueshme, atëherë nuk i kërkohet të paraqesë

informacionet shpjeguese pasi në thelb mbetet një trasnferim i rregulluar me kriteret e

mëparshme. Gjithashtu edhe për interpretimin e termit “përfshirje e vazhdueshme” bankat

duhet të tregohen të kujdesshme në lidhje me kriteret e përcaktuara për të si nga SNRF 7 dhe

SNK 39. Kështu, sipas SNRF 7, një bankë do të ketë një përfshirje të vazhdueshme në një

aktiv financiar të transferuar, nëse, si pjesë e transferimit, ajo mban ndonjë nga të drejtat

ose detyrimet kontraktuale të lidhura me aktivin financiar të transferuar, siguron të drejta

apo detyrime kontraktuale të reja që lidhen me aktivin financiar të transferuar. Bëjnë

përjashtim nga ky përkufizim disa kritere të mëparshme të SNK 39. Informacionet

shpjeguese për rrezikun e kredisë dhe aktivet e tranferuara të cilat nuk janë çregjistruar në

tërësinë e tyre duhet të jepen sipas klasave. Ndryshimet nuk japin informacion të detajuar

mbi çfarë duhet të përmbajë një klasë, përveç udhëzimit që instrumentat financiare duhet të

grupohen në klasa të përshtatshme me natyrën e informacionit shpjegues dhe karakteristikat

e instrumentit.

SNRF 12 Dhënia e Informacioneve Shpjeguese për Interesat në Njësitë e Tjera, u publikua

nga IASB në maj të vitit 2011 dhe paraqet kërkesat për dhënien e informacioneve

shpjeguese mbi natyrën dhe rreziqet e lidhura me interesat e saj në njësitë e tjera ekonomike

dhe efektet e këtyre interesave mbi pozicionin e saj financiar, performancën financiare dhe

50

flukset e mjeteve monetare.

Ndryshimet e propozuara lidhen me gjykimet dhe supozimet e rëndësishme – konsolidimi (§

7), interesat në filiale (§ 10), interesat në njësitë e strukuturuara të pakonsoliduara (§ 24)3.

Gjatë krizës financiare, tek shumë përdorues të pasqyrave financiare u krijua perceptimi i

mungesës së transparencës në lidhje me rreziqet ndaj të cilëve disa banka ishin të

ekspozuara si rezultat i përdorimit të disa “instrumentëve për qëllime të veçanta” dhe të

pakonsoliduara prej tyre. Kërkesat e reja për dhënien e informacionit shpjegues të SNRF 12,

kanë si qëllim zgjidhjen e këtyre problematikave duke kërkuar informacion shpjegues të

detajuar dhe të zgjeruar në lidhje me interesat në këto njësi të quajtura “ të strukturuara”.

Një problematikë tjetër dhe e vazhdueshme për bankat lidhet me gjykimin se cilat njësi

kërkojnë konsolidim. Ky diskutim do të vazhdojë me standardin e ri për konsolidimin,

SNRF 10. Por, edhe në rastin kur një njësi e strukturuar nuk është e konsoliduar, kërkohen

informacione të rëndësishme shpjeguese.

Një konsideratë tjetër për bankat paraqesin njësitë (ose instrumentët) jo të vlerësuara më

parë si njësi të strukturuara. Do të jetë e nevojshme për bankat të forcojnë sistemet e tyre të

gjykimit dhe vlerësimit me qëllim identifikimin dhe monitorimin të të gjithë njësive të

strukturuara në të cilat banka ka interesa ose me të cilat banka ndërvepron. Gjithashtu duhet

konsideruar mënyra sesi banka grumbullon të gjithë informacionin e kërkuar me qëllim

përmbushjen e kërkesave për dhënien e informacioneve shpjeguese.

SNRF 13 Matja me Vlerën e drejtë, u publikua nga IASB në maj të vitit 2011 dhe paraqet

kërkesat për matjen e vlerës së drejtë dhe dhënien e informacioni shpjegues në lidhje më

këtë vlerë. Ndryshimet kryesore të këtij standardi lidhen me aktivet dhe detyrimet jo-

financiare pasi kërkesat e SNRF 13 për instrumentat financiare përgjithësisht janë në

përputhje me SNRF 7 (§ 91, 93)4. Për intrumentët financiare të matur me vlerën e drejtë,

tashmë kërkohet dhënia e infomacioneve shpjeguese jo vetëm për pasqyrat financiare

vjetore por edhe për ato të ndërmjetme. Natyrisht përgatitja e këtyre informacioneve

shpjeguese me shpeshtësi më të madhe do të sjellë kosto shtesë për bankat. Por mendohet se

përfitimet që do të sigurohen janë më të rëndësishme duke parë interesin e shtuar për këtë

lloj informacioni si rezultat i krizës globale financiare.

Informacionet shpjeguese kërkohen për secilën klasë të aktiveve dhe detyrimeve. Klasat

3 Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit: SNRF 12 Dhënia e Informacioneve Shpjeguese për Interesat në Njësitë e

Tjera 4 Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit: SNRF 13 Matja me Vlerën e drejtë

51

përcaktohen nga natyra, karakteristikat dhe rreziku i aktiveve dhe detyrimeve si edhe nga

niveli në të cilin është kategorizuar në hierarkinë e vlerës së drejtë.

SNRF 9 Instrumentat Financiare konsiderohet standardi kryesor për sektorin bankar. Që

nga nëntori 2008, IASB ka nisur punën për zëvendësimin e standardit për instrumentat

financiarë (IAS 39 Financial Instrument: Recognition and Measurement) me një standard

më të mirë dhe më të thjeshtë. Luhatjet e vazhdueshme të tregjeve financiarë dhe krijimi

gjithmonë e më i madh i instrumentave financiarë ka sjellë një sërë ndryshimesh dhe

integrimesh të IAS 39 deri në vitin 2007. Një vit më vonë, pas fillimit të krizës ekonomike

të vitit 2008, IASB vendosi të hartojë standardin SNRF 9 ku kujdes i veçantë i kushtohet

përcaktimit dhe vlerësimit të instrumenteve financiare.

Bordi vendosi të marrë në konsideratë bërjen e këtyre ndryshimeve për SNRF 9 për tre arsye

kryesore:

çështje specifike të aplikimit; Bordi ka mbledhur reagime nga organet që e kanë

adoptuar më herët ose të përgatitur tashmë për implementimin e SNRF 9 lidhur me

klasifikimin e instrumentave të veçantë;

bashkëveprim me projektin e sigurimeve; Bordi ka deklaruar vazhdimisht se

bashkëveprimi midis SNRF 9 dhe projektit të kontratave të sigurimit do të mbahet

parasysh pasi modeli i kontratave të sigurimit të jetë zhvilluar sa duhet;

konvergjenca me FASB në SHBA, Bordi ka kërkuar të mbledhë reagime për

klasifikimin dhe matjen sipas FASB.

Projekti i IASB përbëhej nga tri faza5:

Faza 1: klasifikimi dhe matja e aktiveve financiarë dhe detyrimeve financiarë;

Faza 2: rënia në vlerë, zhvlerësimi;

Faza 3: kontabiliteti mbrojtës.

Në dhjetor të vitit 2008, FASB6, pëcaktoi në planet e tij një projekt të ngjashëm. Por, gjatë

punës së tij bordi amerikan nuk ndoqi të njëjtat faza me bordin europian. Në dhjetor 2011,

Bordi publikoi Mandatory Effective Date of IFRS 9 and Transition Disclosures, i cili shtyn

afatin e implementimit të IFRS 9 duke nisur nga muaji janar i vitit 2015. Zbatimi i

5 website IASB 6 Financial Accounting Standards Board, themeluar në 1973 në Shtetet e Bashkuara si organizmi për vendosjen

e standardeve të kontabilitetit për raportimin financiar nga njësi ekonomike jo qeveritare.

52

mëparshëm i SNRF 9 do të vazhdojë të lejohet.

Në dhjetor të vitit 2013, FASB vendosi në mënyrë përfundimtare të mos përdorë modelin

kontabël të hartuar nga IASB mbi klasifikimin, matjen dhe zhvlerësimin e instrumenteve

financiarë. Në korrik të vitit 2014 IASB publikoi variantin final të SNRF 9 duke

zëvendësuar SNK 39. Risitë kryesore i përkasin një modeli të ri për “Klasifikimin dhe

Matjen”, “Zhvlerësimin” dhe “Kontabilitetin Mbrojtës”. Standardi i ri do të aplikohet nga

data 1 janar 2018 por gjithsesi është i lejuar përdorimi më i hershëm i tij.

Klasifikimi dhe Matja

Klasifikimi përcakton sesi aktivet financiare kontabilizohen në bilanc dhe në veçanti

mënyrën se si do të rivlerësohen në mënyrë të vazhdueshme. Kriteret për klasifikimin dhe

vlerësimin e tyre janë baza e kontabilizimit të instrumenteve financiare. Shumë nga

problemet e aplikimit të SNK 39 kishin të bënin pikërisht me këto kritere duke qenë se ky

standard parashikonte disa kategori klasifikimi dhe modele vlerësimi përkatëse. Ky fakt

ishte shtysa e IASB për të kërkuar një mënyrë më efektive për të trajtuar këto çështje dhe

për t’ua bërë më të lehtë përdoruesve të bilancit kuptimin e informacionit nëpërmjet

zëvendësimit të modeleve për klasifikimin dhe vlerësimin e aktiveve financiare.

SNRF 9 prezantoi një qasje të re për klasifikimin e të gjithë instrumenteve financiare

përfshirë edhe derivatët pjesë e instrumenteve të tjerë financiare, e cila mbështetet në

logjikën e “flukseve monetare” dhe “modelit të biznesit” për të cilën aktivi mbahet duke

zëvendësuar rregullat e mëparshme më të vështira për t’u aplikuar.

Në nëntor të vitit 2009 IASB publikoi IFRS 9 Instrumentat financiarë, me kërkesat për

aktivet financiare. Kërkesat për klasifikimin dhe matjen e detyrimeve financiare u publikuan

në tetor të vitit 2010. Shumica e këtyre kërkesave janë bartur të pandryshuara nga SNK 39.

Në nëntor 2012, IASB publikoi një draft me disa amendime të kufizuara për kërkesat e

klasifikimit dhe matjes të IFRS 9 ( C&M ED)7. Në këtë propozim u paraqit një kategori e re

matjeje për aktivet financiare me vlerën e drejtë përmes të ardhurave gjithëpërfshirëse, Fair

Value to Other Comprehensive Income, FVOCI. Me këtë propozim bordi ka si qëllim të

përmbushë më së miri një sërë sugjerimesh në drejtim të këtij standardi:

rëndësia e informacionit të dy metodave, kosto e amortizuar dhe vlerë e drejtë, për

7 ED/2012/4 Classification and Measurement: Limited amendments to IFRS 9, the ED

53

modelet e biznesit;

zvogëlimi i diferencave thelbësore me modelin e FASB;

bashkëveprimi me projektin e kontratave të sigurimit.

Sipas SNRF 9 dy janë kategoritë kryesore për matjen e aktiveve financiare: me koston e

amortizuar, me vlerën e drejtë nëpërmjet të ardhurave të gjithëpërfshirëse ose me vlerën e

drejtë nëpërmjet fitimit ose humbjes.

Një aktiv financiar do të matet me koston e amortizuar nëse plotësohen të dyja kushtet në

vijim (§ 4.1.2)8:

aktivi mbahet sipas modelit të biznesit, objektivi i të cilit është mbajtja e aktiveve me

qëllim arkëtimin e flukseve monetare kontraktuale;

kushtet kontraktuale të aktivit financiar shkaktojnë në datat e specifikuara flukse

monetare të cilat janë vetëm pagesa të principalit dhe të interesit për shumën e

papaguar të principalit.

Një aktiv financiar do të matet me vlerën e drejtë nëpërmjet të ardhurave gjithëpërfshirëse

nëse plotësohen të dy kushtet e mëposhtme(§ 4.1.2A)9:

aktivi financiar mbahet sipas modelit të biznesit, objektivi i të cilit është arritur si

duke arkëtuar flukse mjetesh monetare kontraktuale ashtu dhe duke shitur aktive

financiare;

kushtet kontraktuale të aktivit financiar shkaktojnë në datat e specifikuara flukse

monetare të cilat janë vetëm pagesa të principalit dhe të interesit për shumën e

papaguar të principalit.

Një aktiv financiar duhet të matet me vlerën e drejtë nëpërmjet fitimit ose humbjes, përveçse

është matur me koston e amortizuar në përputhje ose me vlerën e drejtë nëpërmjet të

ardhurave gjithëpërfshirëse. Megjithatë, një njësi ekonomike mund të bëjë një zgjedhje të

parevokueshme në momentin e njohjes fillestare për investimet e veçanta në instrumentet e

kapitalit neto të cilët mund të maten edhe ndryshe me vlerën e drejtë nëpërmjet fitimit ose

humbjes, ose t’i pasqyrojnë ndryshimet e mëpasshme në vlerën e drejtë nëpërmjet të

8 Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit: IFRS 9 Instrumentet Financiare 9 Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit: IFRS 9 Instrumentet Financiare

54

ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse.

Figura 1 paraqet në mënyrë të skematizuar mënyrën e klasifikimit dhe matjes së aktiveve

financiare.

Zhvlerësimi

Hartimi i një modeli të ri për zhvlerësimin e aktiveve financiare përfshiu në një projekt të

përbashkët bordet IASB dhe FASB. Ky model do të bazohet kryesisht në humbjet e

pritshme të kredive dhe do të zëvendësojë modelin aktual të SNK 39 të mbështetur në

humbjet tashmë të ndodhura, të pësuara. Në takimin e përbashkët të mbajtur në korrik të

vitit 2012, FASB shprehu shqetësime në lidhje me ecurinë e projektit dhe në dhjetor të po

këtij viti publikoi modelin e tij.

Modeli i ri i zhvlerësimit të kredive plotëson nevojat për të kapur më shpejt humbjet e

pritshme, një pikë e dobët kjo e standardit të mëparshëm. Në figurën 2 në vijim paraqiten dy

teknikat e modelit të propozuar:

Instrumente për qëllim SNRF 9

Flukset monetare kontraktuale janë

vetëm principal dhe interes?

Mbahen vetëm për arkëtimin e

flukseve monetare kontraktuale?

Opsioni Fair Value?

Kosto e

amortizuar

Mbahen për arkëtimin e flukseve

monetare dhe për shitje?

Mbahen pwr arkwtimin e flukseve

monetare dhe pwr shitje?

Opsioni Fair Value?

Po

a

m

or

tiz

ua

r

Jo

a

m

or

tiz

ua

r

Figura 1 Klasifikimi dhe matja e aktiveve financiare

Jo

a

m

or

tiz

ua

r

Po

a

m

or

tiz

ua

r

Po

a

m

or

tiz

ua

r

Po

a

m

or

tiz

ua

r

Jo

a

m

or

tiz

ua

r

Po

a

m

or

tiz

ua

r

Jo

a

m

or

tiz

ua

r

Jo

a

m

or

tiz

ua

r Vlera e drejtë nëpërmjet fitimit

ose humbjes

Vlera e drejtë nëpërmjet të ardhurave

të tjera përmbledhëse

55

Kategoria e parë përfshin instrumente financiare pa rritje të ndjeshme të rrezikut të kredisë

që nga njohja fillestare, ose instrumenta financiarë që kanë rrezik të ulët të kredisë në datën

e raportimit. Për këto aktive, humbjet e pritshme 12 mujore njihen në fitim ose humbje. Janë

humbje të pritshme të kredisë që rezultojnë nga ngjarjet e falimentimit të mundshëm brenda

12 muajve nga data e raportimit. Standardi adreson shqetësimin e ngritur në lidhje me

modelin e SNK 39 për mbivlerësim të të ardhurave nga interesi. Në mënyrë të veçantë, sipas

modelit të SNK 39, yield-i i plotë njihet si e ardhur nga interesi pa ndonjë rregullim për

humbjet e kredisë që priten në kohën e krijimit ose blerjes së një aktivi.

Aktivet financiare do të mund të transferohen në kategorinë e dytë, humbje të pritshme

përgjatë gjithë jetës së aktivit, në rastin kur rreziku i kredisë është rritur në mënyrë të

konsiderueshme që nga njohja fillestare. Pra kjo kategori përfshin instrumente financiare me

“përkeqësim të ndjeshëm të cilësisë së kredisë”që nga njohja fillestare, por pa dëshmi

objektive të rënies në vlerë.

Kategoria 3 përfshin instrumente financiare për të cilat evidenca objektive tregon çvlerësim

në datën e raportimit. Për këto aktive njihen humbje të pritshme përgjatë gjithë jetës së

aktivit. Ekspozimet e kreditit të kësaj kategori janë të ngjashme me ato që konsiderohen të

zhvlerësuara individualisht sipas SNK 39, ndërkohë që ekspozimet e kredive të kategorive 1

Çvlerësimi bazohet

në humbjet e pritura,

si resultat i ngjarjeve

default të mundshme

brenda 12 muajve

pas përfundimit të

periudhës raportuese

1

12 muaj – humje të

pritura nga kreditë

2

Humbje të pritura nga

kreditë deri në

maturim (sa afati i

kredisë)

Çvlerësimi bazohet në

humbjet e pritura, si

rezultat i ngjarjeve

default gjatë jetës së

aktiveve financiare

Transfero

Në rastin kur rreziku i

kredise është rritur

ndjeshëm që nga

njohja fillestare

Kthehu pas

Në rastin kur nuk

përmbushet

transferimi i

mësipërm

Burimi: ED/2013/3 Financial Instruments:

Expected Credit Losses (ED)

Figura 2 Zhvlerësimi i aktiveve financiare

56

dhe 2 në thelb do të zëvendësojnë ato ekspozime që vlerësohen kolektivisht për zhvlerësim

sipas SNK 39.

Nevoja për të transferuar aktivet financiare ndërmjet këtyre kategorive do të jetë një moment

gjykimi për njësinë, pasi në propozim nuk përcaktohet qartë termi “rritje e rrezikut te

kredisë në mënyrë të konsiderueshme”. Humbja e pritshme e kredisë, Expected Credit Loss

ECL, mund të llogaritet si vlera aktuale e flukseve të ardhshme të munguara të mjeteve

monetare. Pra, llogaritja e humbjes së pritshme nga kreditë dhe gjykimi mbi momentin në të

cilin do të kemi rritje të konsiderueshme, domethënëse, të rrezikut të kredisë kundrejt

njohjes fillestare përbëjnë dy mometet kyçe të modelit.

Dallimi midis kategorive 2 dhe 3 lidhet me njohjen e të ardhurave nga interesi. Në

kategorinë 1 dhe 2, njohja e interesit dhe zhvlerësimi janë tërhequr. Të ardhurat nga interesi

llogariten në vlerën kontabël bruto /kosto historike. Në kategorinë 3, të ardhurat nga interesi

llogariten mbi koston e amortizuar.

Modeli i ri do të mund të aplikohet për:

të gjitha aktivet financiare të njohura në bilancin kontabël dhe të vlerësuara si me koston

e amortizuar ose me vlerën e drejtë përmes të ardhurave gjithëpërfshirëse (FVOCI);

disa angazhime kredie ose garanci financiare;

të arkëtueshme nga qiratë, sipas kërkesave të SNK 17 dhe vendimeve të marra nga IASB

në kuadër të projektit për qiratë.

Metodologjia e re e propozuar pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në sektorin bankar, ku

sistemet dhe proceset duhet të ndryshohen, amendohen, për t’u përshtatur me kërkesat e reja.

Bankat do të duhet të marrin në konsideratë ndikimin e propozimit në kapitalin e tyre,

kontratat dhe treguesit kryesorë të performancës.

Një ndryshim i rëndësishëm në lidhje me SNK 39 është se SNRF 9 tani zbaton të njëjtin

model të zhvlerësimit si për aktivet financiare nëpërmjet të ardhurave gjithëpërfshirëse

(FVOCI) si për aktivet e njohura me koston e amortizuar. Megjithatë, për dallim nga aktivet

e matura me koston e amortizuar, nuk ka llogari të veçantë për aktivet e FVOCI. Fitimet dhe

humbjet nga zhvlerësimi njihen në rezervën e rivlerësimit në të ardhurat gjithëpërfshirëse.

57

Kjo do të thotë që vlerësimet e drejtimit për EL 12 mujore ose përgjatë gjithë jetës së aktivit

ngarkohen me të ardhura, ndërsa ndryshimet e tjera të lidhura me kredinë në vlerën e drejtë

dhe ndryshimet që nuk lidhen me kredinë (për shkak të ndryshimeve në normat e interesit

dhe likuiditetit) njihen në të ardhurat gjithëpërfshirëse. Kjo zgjidhje e SNRF 9 e ndërlikon

interpretimin e kontabilitetit për aktivet financiare të FVOCI. Kriteret e reja do të çojnë në

një njohje më të hershme të rrezikut të kredisë lidhur me instrumentet e borxhit të listuara në

fitim ose humbje, që është veçanërisht e rëndësishme për letrat me vlerë me rrezikun më të

lartë që momentalisht mbahen në portofolin e gatshëm për shitje (avaible for sale, AFS) të

bankave dhe që mund të klasifikohen si FVOCI sipas SNRF 9.

Kontabiliteti Mbrojtës

BSNK publikoi një kapitull të ri të përgjithshëm për kontabilitetin mbrojtës si pjesë e SNRF

9 në nëntor të vitit 2013. Ky hap përbën një rinovim të plotë të kontabilitetit mbrojtës

nëpërmjet hartimit të një modeli të ri. Harmonizimi i kontabilitetit me menaxhimin e

rrezikut është një nga elementët e rinj dhe të përmirësuar.

Kërkesat për kontabilitetin mbrojtës në SNK 39 u hartuan kur aktivitetet përkatëse të këtij

kontabiliteti ishin në fillimet e tyre. Vitet e fundit dëshmojnë për zhvillime të mëdha në

ekonomi e financë, për pasojë aktivitetet e kontabilitetit mbrojtës tashmë janë të shumta e të

sofistikuara. Kjo është arsyeja dhe shtysa për nismën e IASB për rishikimin e kësaj pjese të

standardit. Mbrojtja nga rreziqet dhe elementët e përdorur janë, në ditët e sotme, pjesë e

aktivitetit normal të biznesit. Investitorët përpiqen të jenë në gjendje të kuptojnë natyrën e

këtyre rreziqeve, mënyrën si operon drejtimi dhe strategjitë e përdorura për menaxhimin e

tyre dhe sa efiçente janë këto strategji. Sipas tyre SNK 39 ofron një informacion tepër të

kufizuar për këto problematika. Nga opinionet e mbledhura nga bordi, SNK 39 perceptohet

si tepër arbitrar dhe jo fleksibël duke mos i dhënë mundësi njësive ekonomike të paraqesin

në mënyrën e duhur praktikat e tyre të menaxhimit të rreziqeve. Gjithashtu SNK 39 nuk

lejon aplikimin e kontabilitetit mbrojtës për elementë të zërave jo – financiarë.

Kur njësia ekonomike përdor derivativë me qëllim mbrojtës por mbi të cilët nuk mund të

aplikohet kontabiliteti mbrojtës, derivativët kontabilizohen si instrumentë për tregtim. Kjo

sjell luhatje në fitime dhe humbje të papajtueshme me situatën ekonomike. Pra qëllimi i

përdorimit të këtyre aktiviteteve nuk jepet në informacionet e disponueshme për përdouesit

58

duke bërë situatën të duket paradoksale. Një njësi ekonomike me rrezik të zvogëluar nga

përdorimi i derivativëve mund të rezultojë shumë e rrezikuar.

Në modelin e ri të propozuar, këto situata janë përmirësuar duke ndihmuar investitorët të

paraqesin në mënyrë të përshtatshme në pasqyrat financiare aktivitetet e menaxhimit të

rreziqeve. IFRS 9,me metoda të bazuara në parime, vlerëson nëse mund të përcaktohet dhe

të matet një element rreziku pa bërë dallime në natyrën e elementit. Gjithashtu, me modelin

e ri, njësitë ekonomike do të mund të mbështesin kontabilitetin e tyre mbrojtës në

informacione të brendshme, hartuar për qëllime të drejtimit.

Hapa të rëndësishëm janë hedhur në drejtim të derivativëve. IASB vendosi të marrë në

konsideratë diferencat nga kurset e këmbimit si rezultat i luhatjeve bazë (basis spreads), të

lidhura me derivativë si kontrata shkëmbimi të monedhave (currency swaps), si kosto të

mbrojtjes. Gjithashtu, gjatë kalimit drejt kërkesave të rëja të kontabilitetit mbrojtës, disa

kontrata ekzistuese “për përdorim të vetë njësisë” do të mund të rivlerësohen me vlerën e

drejtë përmes fitimit ose humbjes (FVTPL) duke shtrirë aplikimin në të gjitha kontratat e

ngjashme.

Siç është raportuar edhe më parë, janë duke ndryshuar ligje dhe rregullore të juridiksioneve

të ndryshëm për derivativët në tregje jashtë bursave (over the counter, OTC), duke kërkuar

që shumë prej tyre të zëvendësohen, rinovohen, nga një palë tjetër qendrore (central

counterparty, CCP). Disa nga këta derivativë të cilët do të jenë objekt i këtyre ndryshimeve

janë përcaktuar në pjesën e marrëdhënieve mbrojtëse. Kontabliteti mbrojtës në nivel makro

përbën një tjetër objekt konkret studimi për bordin e standardeve ndërkombëtare të

raportimit financiar. Po eksplorohet një mënyrë e re për kontabilizimin e riskut dinamik për

“portofolet e hapura” , macro hedging activities.

2.2 Ndërveprimet rregullatore dhe kontabël

Zbatimi i Marrëveshjeve të Bazelit dhe i Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit

Financiar, përbën një grup unik sfidash për sektorin bankar. Reformat rregullatore dhe

kontabël na prezantojnë më tepër një tërësi parimesh sesa një grup të hollësishëm rregullash.

Parime të rishikuara nën dritën e krizës më të fundit financiare. Organizmat ndërkombëtarë

përkatës reaguan duke publikuar rregullore, standarde më strikte por njëkohësisht më

59

fleksibël në gjendje të reagojnë me shpejtësi ndaj luhatjeve të tregut duke mos rrezikuar

sistemin ekonomik dhe financiar.

Rregullat e Bazelit për kapitalin ndërveprojnë në mënyrë të paevitueshme me zhvillimet

kontabël të SNRF duke qenë se informacioni i parë që shërben si input për llogaritjen e

kapitalit rregullator janë pikërisht vlerat e raportuara nga kontabiliteti. Problemi lind kur në

disa raste përllogaritja e të njëjtit informacion mund të jetë e ndryshme sipas kërkesave

kontabël dhe rregullatore. Kështu rezervat e pasqyrave financiare, për shembull të ardhura

gjithëpërfshirëse dhe humbje nga kreditë, nuk janë të njëjta me rezervat e kërkuara për

qëllime rregullatore. Mbi rezervat kontabël aplikohen filtra kujdesi për t’u përshtatur me

kërkesat rregullatore. Në këtë drejtim Bazel III ka mundësuar ndryshime të konsiderueshme

kundrejt marrëveshjes së mëparshme, duke përfshirë zgjerimin e kategorisë së elementëve të

zbritshëm nga kapitali i nivelit të parë, në përpjekje për të afruar bilancin kontabël me atë

rregullator.

Gjithashtu duke pasur parasysh që provizioni i humbjes së kredisë është zëri kryesor në

pasqyrat financiare të bankës, i cili ka një ndikim të rëndësishëm në fitimet dhe kapitalin

rregullator, të dy hartuesit e standardeve të kontabilitetit dhe rregullatorët janë të shqetësuar

për vlerësimin e humbjeve të huave por secili ka një perspektivë të ndryshme për këtë

çështje.

Dallimet midis perspektivave kontabël dhe perspektivave mbikëqyrëse mbi provizionet për

humbjen e kredisë rezultojnë nga fakti që raportimi financiar dhe mbikëqyrja bankare kanë

objektiva të ndryshëm. Objektivi kryesor i mbikëqyrësve është zvogëlimi i nivelit të rrezikut

ndaj të cilit janë të ekspozuar depozituesit dhe ruajtja e stabilitetit financiar. Rregullatorët

kanë nevoja të ndryshme informative nga, për shembull, investitorët sepse ata përballen me

një funksion humbjeje asimetrike:

nënvlerësimi i humbjeve të kredisë (kapitali rregullator i mbivlerësuar) mund të rrisë

probabilitetin e dështimit të një banke dhe të rrisë kostot ndaj sistemeve të sigurimit

të depozitave dhe në fund edhe taksapaguesit;

megjithatë, mbivlerësimi i humbjeve nga kreditë nuk shoqërohet me kosto ndaj

mbikëqyrësve.

60

Prandaj, është e kuptueshme që nga tërësia e vlerësimeve për humbjet e mundshme të

kredisë, mbikëqyrësit preferojnë që humbjet e kredisë të vlerësohen me më të madhen mes

këtyre vlerësimeve. Në të kundërt, objektivi kryesor i raportimit financiar është të ofrojë

informacion të dobishëm për një gamë të gjerë të përdoruesve të pasqyrave financiare, duke

përfshirë investitorët, kreditorët dhe rregullatorët. Sipas këndvështrimit të hartuesve të

standardeve paraqitja e besueshme e humbjeve të pritura përshkruhet nëpërmjet dispozitave

për humbjet nga kreditë të cilat janë neutrale në çdo drejtim.

Si u përmend në paragrafët e mësipërm, amendimet SNRF 9 prezantuan një kategori të re

për matjen e aktiveve financiarë, me vlerën e drejtë përmes të ardhurave gjithëpërfshirëse

FVOCI. Pasoja kryesore për kapitalin rregullator si rezultat i ndryshimeve të propozuara për

SNRF 9 është një rritje e mundshme e luhatjes për:

burimet e kapitalit rregullator;

aktivet e ponderuara për rrezikun e tyre;

treguesin e likuiditetit afatshkurtër LCR.

Ndikimi në kapitalin rregullator

Marrëveshja e re e Bazelit e përcakton kapitalin në mënyrë më shtrënguese. Sipas

rregullores së mëparshme, Bazel II, juridiksione të ndryshme ishin në gjendje të vendosnin

mbi masën e përfshirjes të tepricës së akumuluar nga të ardhurat gjithëpërfshirëse (OCI) në

kapitalin rregullator. Ndërsa Bazel III përcakton se kapitali i nivelit të parë do të përfshijë

gjithmonë shumën e plotë të ndryshimeve në vlerën e drejtë të aktiveve financiare të njohura

në të ardhura gjithëpërfshirëse (edhe pse janë përcaktuar disa faza deri në implementimin e

plotë në vitin 2018). Ndaj dhe lëvizja botërore drejt Bazel III duhet të shoqërohet me analiza

të kujdesshme për vlerësimin e efekteve të kritereve rregullatore për bankat.

Klasifikimi dhe matja e aktiveve financiare sipas kërkesave aktuale dhe të propozuara është

një tjetër faktor përcaktues i impaktit në kapitalin rregullator. Kështu, nëse aktivet financiare

të klasifikuara me FVTPL sipas SNRF 9 aktual kalojnë në kategorinë FVOCI atëherë nuk do

të ketë ndikim në kapitalin rregullator pasi të gjitha ndryshimet nga luhatjet e vlerës së drejtë

tashmë janë përfshirë në kapitalin rregullator. Në rastin kur aktivet financiare të klasifikuara

me kriterin e kostos së amortizuar për matjen kalojnë në kategorinë FVOCI atëherë pritet

61

luhatje e kapitalit rregullator.

Tabela e mëposhtme përmbledh ndikimin e mundshëm në kapitalin rregullator të SNRF 9

duke supozuar se në llogaritjen e kapitalit të saj rregullator përfshihen fitimi dhe humbja nga

përdorimi i vlerës së drejtë përmes të ardhurave të tjera të përgjithshme për aktivet

financiare.

Tabela 2.1 Kapitali rregullator dhe SNRF 9

Klasifikimi sipas

SNRF 9 aktual

Klasifikimi sipas amendimeve të propozuara për IFRS 9

Kosto e Amortizuar

FVTPL

FVOCI

Kosto e

amortizuar

Nuk ka ndikim

Luhatshmëri e lartë

e kapitalit rregullator

Luhatshmëri e lartë

e kapitalit rregullator

FVTPL

Luhatshmëri e ulët e

kapitalit rregullator

Nuk ka ndikim

Nuk ka ndikim

Instrumentët e borxhit të klasifikuar si të mbajtur për shitje (available for sale, AFS) sipas

SNK 39 maten me vlerën e drejtë përmes të ardhurave të tjera të përgjithshme.

Paraqitja e kategorisë së re FVOCI për klasifikimin dhe matjen e aktiveve financiare mund

të ketë efekt në treguesin e kapitalit rregullator të bankës pasi mund të ndikojë në matjen e

aktiveve të ponderuar me rrezikun e tyre , bazuar në vlerat e pasqyrave financiare.

Metoda e humbjes së pritshme e SNRF 9 përafron provizionimin për humbjet e kredisë më

pranë metodologjisë rregullatore të matjes së humbjeve të pritshme. Në mënyrë të veçantë,

humbja e pritshme e kategorisë së parë 12 mujore është konceptualisht e ngjashme me

humbjen rregullatore të pritshme e cila mbështetet në një hark kohor 12 mujor. Në secilin

kuadër parametrat kryesorë për matjen e humbjes së pritshme janë probabiliteti i

falimentimit (PD) dhe humbja e dhënë (LGD).

Kriteret e SNRF 9 për humbjet e pritshme dhe kërkesat rregullatore të humbjeve të pritshme

ndryshojnë në fushat e zbatimit. Matja dhe trajtimi rregullator i provizioneve për humbjet

nga kreditë lidhet me faktin nëse bankat përdorin Metodën e Standardizuar ose Metodën e

Vlerësimit të Brendshëm për llogaritjen e kërkesave të kapitalit të tyre për rrezikun e

62

kredisë. Kriteret e humbjeve të pritshme rregullatore janë me rëndësi vetëm për bankat IRB.

Në të kundërt, objekti i provizioneve për humbjet e pritshme të SNRF 9 përfshin të gjitha

aktivet e matura me koston e amortizuar dhe VFOCI, dhe për këtë arsye, është gjithashtu e

rëndësishme për bankat e standardizuara. Për këto banka kuadri rregullator, në përgjithësi

nuk përshkruan matjen e provizioneve rregullatore të humbjeve nga kreditë. Në ndryshim

me to provizionet e kontabilitetit ndikojnë drejtpërdrejt në kapitalin e nivelit të parë.

Megjithatë, disa vende kërkojnë rregulla specifike të provizionimit rregullator bazuar në një

kombinim të klasifikimit të kredisë mbikëqyrëse dhe normat korresponduese të humbjeve të

kredisë që duhet të zbatohen për secilën kategori.

Në të kundërt, bankat IRB duhet të llogarisin humbjen e pritshme duke përdorur vlerësimet

e tyre për PD dhe LGD. Filozofia e vlerësimit për vlerësimet e PD mund të ndjekë një pikë-

në-kohë (Point in time PIT), përmes ciklit (Through the cycle TTC) ose një qasje hibride.

Vlerësimet e PIT paraqesin një vlerësim të probabilitetit të huamarrësit për faliment gjatë

një periudhe relativisht të shkurtër (p.sh., një vit), dhe kështu, mund të ndryshojë në mënyrë

të konsiderueshme gjatë ciklit të biznesit. Qasja TTC përqendrohet në një periudhë më të

gjatë, duke neutralizuar në thelb efektet e kushteve aktuale ciklike dhe prandaj rezulton në

vlerësime më të qëndrueshme dhe më pak ciklike. Qasja hibride është një kombinim i

modeleve TTC dhe PIT, që do të thotë se ratings PD janë kalibruar në norma afatgjatë

default por të përshtatura për të pasqyruar kushtet aktuale ekonomike.

Marrëveshja e kapitalit nuk kërkon një filozofi të posaçme të vlerësimit, por sqaron se

vlerësimet e PD duhet të pasqyrojnë mesataren afatgjatë të normave default të një viti në

mënyrë që të sigurohet që ato janë relativisht të qëndrueshme me kalimin e kohës. Kjo do të

sugjeronte që vetëm qasjet through the cycle (dmth. TTC ose hibrid) janë në përputhje me

kuadrin e mjaftueshmërisë së kapitalit.

BSNK sqaron se vlerësimet e TTC nuk janë në përputhje me kërkesat e pritura të humbjes

sipas SNRF 9 sepse TTC merr në konsideratë një sërë rezultatesh të mundshme ekonomike

në vend të atyre që aktualisht priten në datën e raportimit.

Diferenca të mëtejshme lindin në lidhje me vlerësimin e LGD. Marrëveshja e kapitalit

kërkon vlerësimin e LGD bazuar në mesataren afatgjatë të ponderuar nga numri i defaults.

63

Megjithatë, duhet të përdoren vlerat në rënie të LGD-ve, nëse ato janë më konservatore sesa

mesatarja afatgjatë. Sipas SNRF 9, LGD duhet të përfshijnë pritjet aktuale për të ardhmen në

një datë të caktuar të raportimit.

Së fundi, humbja e pritshme rregullatore llogaritet gjithmonë për një periudhë 12 mujore

ndërsa sipas SNRF 9 humbjet përgjatë gjithë jetës duhet të njihen për pjesën e portofolit për

të cilin rreziku i kredisë është rritur ndjeshëm (dmth. aktivet e kategorisë 2).

Rregulloret e Bazelit dhe SNRF 9 kanë edhe pika të tjera takimi si harmonizimin e

kontrolleve (në nivel miratimi dhe drejtimi), të të dhënave dhe sistemeve, raportim të

thjeshtuar, lidhjet me politikat kontabël, sinergji në terma informacioni të parashikuara nga

SNRF 7.

Ndikimi në treguesin e likuiditetit LCR

Si u përmend në paragrafët e mësipërm një nga risitë e Bazel III është përcaktimi i një

treguesi të ri të likuiditetit, Liquidity Coverage Ratio, LCR, me qëllim sigurimin e likuiditetit të

mjaftueshëm bankar për tu përdorur në situatë stresi akut me afat një mujor.

𝐿𝐶𝑅 =Aktive likuide me cilësi të lartë

Flukse Neto dalëse për një periudhë 30 ditore ≥ 100%

Me qëllim llogaritjen e treguesit LCR aktivet likuide me cilësi të lartë do të maten bazuar në

vlerat e pasqyrave financiare. Çdo ndryshim në bazat e vlerësimit për SNRF do të ketë një

ndikim të drejtëpërdrejtë në vlerën e treguesit LCR dhe nesë verifikohen skenarë jo të

favorshëm vlera e tij mund të pësoje rënie të ndjeshme edhe nën limitin e kërkuar

rregullator.

Amendimet e reja për SNRF 9 i klasifikojnë instrumentet e borxhit, të mbajtur në portofolin

e likuiditetit dhe përmbushin kërkesat SPPI, me koston e amortizuar, me vlerën e drejtë

përmes fitim humbjes ose vlerën e drejtë përmes të ardhurave të tjera të përgjithshme në

vartësi të vlerësimit të modelit të aktivitetit. Disa nga elementët që ndikojnë në këtë model

janë shpeshtësia, koha dhe volumi i shitjeve në periudhat e mëparshme, arsyet dhe

pritshmëritë rreth aktivitetit te shitjeve në të ardhmen.

Implementimi i mundshëm i propozimit për matjen e zhvlerësimit të aktiveve financiare

64

mund të ndikojë kapitalin gjatë zbatimit të parë të standardit. Modeli i ri i humbjes së

pritshme kundrejt modelit aktual të humbjes së realizuar, do të shoqërohet me një rritje, të

lejuar, të zhvlerësimit. Në rastin e një banke e cila vlerëson një humbje më të lartë për huatë

e saj dhe kur kjo vlerë tejkalon nivelin e rezervave rregullatore të bazuar në vlerësimin e

brendshëm atëherë sipas Bazel III diferenca i shtohet kapitalit të nivelit të dytë.

Nocionet dhe termat e përcaktur në propozimet bazë të rregulloreve të Komitetit të Bazelit

dhe të Bordit IASB janë sa të ngjashëm aq edhe të ndryshëm. Kështu, mund të përmendim

përcaktimet për matjen me vlerën e drejtë dhe nivelet e hierarkisë së vlerës së drejtë për

informacionet shpjeguese. Standardet aktuale të kontabilitetit përcaktojnë se për matjen e

instrumentit financiar, banka duhet të vlerësojë nëse është i tregtuar në një “treg aktiv”.

Evidenca më e mirë e vlerës së drejtë është çmimi i listuar në një treg aktiv dhe në rastin kur

nuk ka treg aktiv për instrumentin financiar atëherë përdoren teknika të tjera vlerësimi. Ky

përcaktim përfshin edhe rastet kur çmimet e listuara nuk reflektojnë vlerën e drejtë, për

shembull transaksione të detyruara ose likuidime të pavullnetshme. Këto vlerësime ndikojnë

dhënien e informacioneve shpjeguese të bankave pasi klasifikimi në kategorine e parë është

i përshtatshëm vetëm kur instrumenti financiar matet duke përdorur çmime të listuar të

parregulluara, në një treg aktiv, për instrumenta të njëjtë.

Bazel III paraqet dy standarde rregullatore për likuiditetin, Liquidity Coverage Ratio LCR

dhe Net Stable Funding Ratio NSFR. Ashtu si u sqarua në paragrafët e mëparshëm të këtij

punimi, këto standarde synojnë të rrisin elasticitetin e bankës kundrejt rrezikut të likuiditetit

duke u siguruar të disponojnë aktive likuide me cilësi të lartë për të mbijetuar në situata të

rëndësishme stresi për 30 ditë kalendarike dhe një strukturë të qëndrueshme të aktiveve dhe

detyrimeve për një periudhë kohore prej një viti. Këto standarde kërkojnë një vlerësim të

aktiveve të zotëruara nga një bankë duke përfshirë edhe gjykimin e ekzistencës së një “tregu

aktiv”, kjo për të përcaktuar:

Fluksin e aktive likuide me cilësi të lartë që mund të përfshihen në vlerësimin e

LCR;

Vlerën e burimeve të qëndrueshme të kërkuara për NSRF, të cilat pjesërisht lidhen

me karakteristikat e likuiditetit të llojeve të ndryshme të aktiveve në zotërim.

Duke qenë se standardet kontabël dhe ato rregullatore kërkojnë vlerësimin e nivelit të

65

aktivitetit të tregjeve me qëllim shqyrtimin e tregtimit të aktiveve specifikë, është me vlerë

të madhe analiza e mbivendosjes së terminologjisë nga të dy llojet e standardeve.

Në këtë kapitull janë paraqitur të gjithë hapat e rëndësishëm që Bordi i Standardeve

Ndërkombëtare të Kontabilitetit, IASB, ka ndërmarrë në përmirësimin e procesit të

raportimit.

Sëbashku me Komitetin e Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare, BCBS, përbëjnë hartuesit e

politikave kryesore për sektorin bankar. Hartimi i standardeve të reja ndërkombëtare të

kontabilitetit dhe rishikimi i standardeve ekzistuese është përgjigja e këtij bordi ndaj

skenarëve financiare të paqëndrueshëm, sidomos pas krizës së fundit financiare globale.

Luhatjet e vazhdueshme të tregjeve financiarë dhe krijimi gjithmonë e më i madh i

instrumentave financiarë ka sjellë një sërë ndryshimesh dhe integrimesh të IAS 39 deri në

vitin 2007. Një vit më vonë, pas fillimit të krizës ekonomike të vitit 2008, IASB vendosi të

hartojë standardin më të rëndësishëm për sektorin bankar SNRF 9. Ndryshimet e Bazel III

në përcaktimin dhe vlerësimin e treguesve të kapitalit dhe likuiditetit do të preken dhe

njëkohësisht do te kenë efekt në raportimin financiar. Rregullat kontabël janë gjithashtu në

ndryshim të vazhdueshëm. Ndonëse amendimet e SNRF 9 mund të perceptohen thjesht si

ndryshime kontabël, impakti për sektorin bankar pritet të jetë shumë më i gjerë. Pasoja

kryesore për kapitalin rregullator si rezultat i ndryshimeve të propozuara për SNRF 9 është

një rritje e mundshme e luhatjes për burimet e kapitalit rregullator, aktivet e ponderuara për

rrezikun e tyre dhe treguesin e likuiditetit afatshkurtër LCR.

66

KAPITULLI 3: METODOLOGJIA E KËRKIMIT

Janë pak të trajtuara në sektorin bankar tematikat e një rëndësie të madhe si ajo e

menaxhimit të rrezikut të kredisë, si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik. Kjo duke

marrë në konsideratë peshën e këtij lloj rreziku në totalin e portofolit të rreziqeve të bankës

gjatë aktivitetit të saj. Ndaj është e kuptueshme të flitet e të shkruhet shumë mbi mënyrat,

procedurat, me të cilat duhet të menaxhohet rreziku i kredisë nga ana e institucioneve

financiarë. Megjithatë, transformimet e pësuara si në kontekstin e brendshëm organizativ

bankar, si në kuadrin rregullativ dhe në atë konkurrues kanë motivuar rishikimin e

vazhdueshëm dhe gradual në kohë të proceseve të vlerësimit, përcaktimit dhe kontrollit të

kredisë. Me rëndësi janë edhe problematika të tjera shtesë si ndryshimet kontabël për

raportimin financiar të sistemit bankar.

3.1 Pyetjet kërkimore të studimit

Studime të mëparshme në nivel ndërkombëtar kanë shqyrtuar mënyrat, procedurat, me të

cilat duhet të menaxhohet rreziku i kredisë nga ana e institucioneve financiare si dhe

nevojën për rishikimin e vazhdueshëm të tyre si rezultat i transformimeve të pësuara si në

kontekstin e brendshëm organizativ bankar, si në kuadrin rregullator dhe në atë konkurrues.

Gjithashtu luhatjet e vazhdueshme të tregjeve financiare dhe krijimi gjithmonë e më i madh i

instrumenteve financiare ka sjellë një sërë ndryshimesh dhe integrimesh të standardit

kryesor për raportimin financiar në sektorin bankar. Ky ka qenë edhe fokusi i studimeve të

shumta mbi ndikimet dhe efektet e ndësjellta të dy rregulloreve të këtij sektori. Këtu bazohet

zanafilla e këtij punimi kushtuar sistemeve të brendshëm të vlerësimit dhe raportimit

financiar duke mundësuar grumbullimin e eksperiencave të hasura në këtë fushë nga bankat

shqiptare.

Pyetjet kërkimore kryesore që synojmë t’u përgjigjemi janë:

1. Cili është zhvillimi i modeleve të brendshëm për vlerësimin, matjen dhe kontrollin e

rrezikut të kredisë në sistemin tonë bankar?

2. Cila është lidhja e tyre me normativat në fuqi?

67

3. Cilat janë efektet e ndryshimeve të standardeve ndërkombëtare për raportimin

financiar në sistemin tonë bankar?

4. Cilat janë ndërveprimet rregullatore dhe kontabël?

5. A vërtetohet hipoteza bazë e punimit: “ Ndryshimet kontabël për raportimin

financiar dhe modelet e brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë kanë efekte të

ndryshme për sektorin bankar shqiptar”?.

3.2 Metodat kërkimore

Deri në ditët e sotme nuk është arritur në një zgjidhje përfundimtare por padyshim janë

hedhur hapa të rëndësishëm dhe përparues për njohjen dhe përcaktimin e identitetit të

disiplinës kërkimore. Në këtë kuptim një nga propozimet më interesante është se në debatin

midis pozitivizmit dhe idealizmit egziston një i tretë “tertium”, personi (pjesa njerëzore), që

nuk është shuma e thjeshtë e këtyre dy kategorive por është diçka spekulative,

karakteristike, e pandashme me to10. Nëpërmjet tij realizohet bashkimi, lidhja midis

shpjegimit shkencor dhe të kuptuarit hermeneutik. Hermeneutika është procesi i analizimit

sistematik të njohurive ekzistuese dhe derivimi i konkluzioneve të reja nga interpretimi dhe

transferimi i koncepteve11. Për pasojë njohja e realitetit social mund të konsiderohet si një

produkt i kombinuar i “...një çështje të ndërgjegjes individuale personale dhe të kujtesës

vizive, i aftë për të kapur e grumbulluar kuptimin e realitetit dhe njohurive të marra në

mënyrën e duhur nëpërmjet të dhënave empirike, përmbajtjeve dhe eksperiencave të botës së

jashtme...”12.

Ndaj dhe problemi vijues është gjetja e rolit që ka personi në përcaktimin e metodës. Me

këtë term i referohemi tërësisë së arsyetimeve dhe rregullave të hartuara me synim

shpjegimin e mënyrave me të cilat do të realizohet objektivi i paravendosur. Nëse objektivi i

kërkimit është ndërtimi i njohurive shkencore atëherë problemi i metodës parashtrohet në

aspektin e metodës shkencore. Në këtë kuptim fokusi zhvendoset në themelet e saj

epistemologjike të studjuara brenda kuadrit post – empirik, duke sjellë në vëmendje kujdesin

10 Memoli R., Nuove prospettive dell’indagine sociologica, Angeli, 2003 11 Kächelein H., Shkrimi akademik, albPAPER, 2011 12 Ammassari P., Saggi metodologici, Angeli, 1995

68

e nevojshëm sa herë që njohuritë sociale takohen me ato shkencore13.

Përcaktimi i objektivave të kërkimit nuk ka për qëllim thjesht identifikimin e problemit,

vëzhgimin e sjelljeve, zhvillimin e analizave dhe të reflektimeve. Objektivat e kërkimit

përkufizohen duke përcaktuar dhe specifikuar mënyrën e vendosjes së problemit kërkimor

përgjatë një procesi shkencor, në dritën e orientimeve teorike. Për të përcaktuar objektivat e

kërkimit duhet të perdoret një model, paradigmë14. Fjala paradigmë është përdorur nga

Platoni (model) dhe nga Aristoteli (shembull). Paradigma mund të përkufizohet si një tërësi

idesh bazë, të cilat orientojnë dhe organizojnë fushën e kërkimit shkencor duke e bërë atë

lehtësisht të komunikueshëm e të modifikueshëm brenda një komuniteti që përdor të njëjtën

gjuhë15. Gjithashtu mund të përkufizohet si teori, ose shkollë mendimi.

Nga pikëpamja historike mund të identifikohen dy paradigma themelore që kanë udhëhequr

hulumtimin social: pozitivizmi dhe idealizmi. Dallimi i thellë midis dy paradigmave del në

pah nga përgjigjet që ata japin për pyetjet më të rëndësishme me të cilat përballet shkenca

sociale: A ekziston realiteti (social) (ontologji)? A mund të njihet (epistemologji)? Si mund

të njihet (metodologji)?

Paradigma pozitive (i pari i përdorur në shkencat sociale) studion realitetin shoqëror duke

përdorur aparate konceptual, teknikat e vëzhgimit dhe matjes, instrumente të analizës

matematikore. Sociologu i parë pozitivist është Durkheim, teoria e të cilit parashikon

trajtimin e fakteve sociale si gjëra që ekzistojnë në të vërtetë jashtë ndërgjegjes individuale

dhe të studiuara në mënyrë objektive. Ontologjia e pozitivizmit konfirmon se realiteti social

ka ekzistencë reale dhe mund të njihet, si të ishte një "send". Nga pikëpamja

epistemologjike, ajo është e bazuar në dualizmin ndërmjet studiuesit dhe objektit të studimit

(të cilat nuk e ndikojnë njëri-tjetrin në asnjë mënyrë), supozohet të merren rezultate të

vërteta dhe të besueshme, duke patur si qëllim shpjegimin dhe formulimin e ligjeve të

përgjithshme e të pandryshueshme të natyrës. Metodologjia pozitive ofron eksperimente dhe

manipulime të realitetit, vëzhgimet; qasja e tij është kryesisht induktive (nga e veçanta tek e

përgjithshmja). Teknikat e përdorura janë sasiore (eksperimente, statistikat) nëpërmjet

përdorimit të variablave.

13 Bruschi A., Metodologia delle scienze sociali, Mondadori, 1999 14 Phillips B.S., Metodologia della ricerca sociale, Il Mulino, 1972 15Perrone L., Metodi qualitative della ricerca sociale, Feltrinelli, 1977

69

Neopozitivizmi u krijua për t'iu përgjigjur kritikave ndaj pozitivizmit. Nga pikëpamja

ontologjike mbahet një qëndrim kritik ndaj realitetit, duke theksuar se ekziston një realitet

social i jashtëm nga njeriu por që nuk mund të njihet në mënyrë perfekte. Metodologjia në

thelb, mbetet ajo e pozitivizmit edhe pse ka një hapje ndaj metodave cilësore.

Idealizmi, përfaqësuar nga Weber si eksponenti kryesor, nuk parashikon të shpjegojë

realitetin por ta kuptojë atë; në këtë mënyrë vendoset në të kundërt me pozitivizmin për sa i

përket pikave kryesore të paradigmës. Në fakt ontologjia e saj është konstruktive dhe

relative, kjo do të thotë se nuk ekziston vetëm një realitet objektiv, nuk ekziston një realitet

universal i vlefshëm për të gjithë. Epistemologjia parashikon një ndarje midis studjuesit dhe

të studjuarit, realiteti social shihet si një shkencë interpretuese në kërkim të kuptimit dhe jo

si një shkencë eksperimentale në kërkim të ligjeve. Metodologjia parashikon ndërveprimin

midis studjuesit dhe të studjuarit, vetëm në këtë mënyrë kuptohet domethënia e veprimeve të

secilit (subjektit). Teknikat janë cilësore dhe subjektive, metoda e përdorur është induksioni

(nga e veçanta tek e përgjithshmja).

Konkretisht ky punim paraqet një projekt kërkimor cilësor, pra mbështetet në teknikat

cilësore, metoda e përdorur është induksioni. Kjo zgjedhje metodologjike për kërkimin

cilësor varet nga lloji i informacionit që synohet të arrihet në këtë studim, nga niveli i

njohurive të parashikuara që mund të grumbullohen në realitetin tonë bankar për

problematikat e përzgjedhura si objekt studimi.

Për të adresuar këto objektiva, studimi ndoqi qasjen extended case method approach,

ECM16. ECM është një metodologji për (ri) konstruktimin e teorisë nga të dhënat cilësore të

përdorura në mënyrë tipike në kërkimet interpretuese, siç janë vëzhgimet e pjesëmarrësve,

intervistat, të dhënat historike, etj. ECM është një metodologji që fillon nga teoria

akademike dhe kërkon sqarime të përgjithshme dhe të falsifikueshme. Në vend të zbulimit të

teorisë së re (si në rastin e grounded theory), qëllimi i metodologjisë ECM është të

kritikojë, rindërtojë, mbështesë dhe përshtasë teoritë ekzistuese ose të adresojë boshllëqet

teorike. Pavarësisht ndryshimeve dalluese të dy qasjeve të përmendura studjuesi ka përdorur

orientimet e të dy metodave për faza të ndryshme të studimit. Metoda ECM është ndjekur

16 Burawoy, M., The Extended Case Method, Sociological Theory, 1998

70

për konceptimin e projektit kërkimor duke përbërë dhe fazën më të rëndësishme në punim.

Formulimi i hipotezës me natyrë përshkruese është mbështetur në orientimet e qasjes

grounded theory, e në fund hapat e analizës së të dhënave argumentohen duke kombinuar

këto dy metoda cilësore.

ECM konsiderohet si metodologjia e përshtatshme për këtë studim për disa arsye. Së pari,

qëllimi i ECM është rishqyrtimi i teorive ekzistuese dhe shtrirja e tyre. Siç është theksuar në

kapitullin e parë dhe të dytë një qëllim kryesor i këtij studimi në nivelin teorik është

shqyrtimi i ndërveprimeve midis modeleve të brendshëm për vlerësimin, matjen dhe

kontrollin e rrezikut të kredisë dhe rregullave kontabël për raportimin financiar bankar. Së

dyti, ECM është një metodologji e përshtatshme për shkak të rolit parësor që luan teoria

ekzistuese në këtë qasje. Në pjesën e parë të këtij punimi u shqyrtua literatura rilevante dhe

u identifikua një kuadër teorik. Korniza teorike luajti një rol të rëndësishëm gjatë procesit të

kërkimit për zbulimin e asaj që duhet shqyrtuar dhe si. Së treti, ndonëse teoria luan një rol të

rëndësishëm në këtë metodologji ajo nuk shërben si një model “shabllon” duke lejuar

zgjerimin e teorisë ekzistuese.

Për formulimin e projektit të kërkimit duhen sjellë në vëmendje aspektet e lidhura me

procedurat që do të përdoren duke mbajtur në konsideratë anketime paraprake për ndërtimin

e teorisë, përdorimin e formulimeve teorike konceptuale dhe hipotetike, vlefshmërinë dhe

besueshmërinë e instrumentave17. Projekti i kërkimit duhet të japë mundësinë për të njohur

kontekstin epistemologjik dhe metodologjik në përputhje me objektin e kërkimit.

Projekti i kërkimit i përzgjedhur për këtë studim është një projekti kërkimor cilësor18 i

bazuar në parimet e qasjes ECM. Kështu studimi fillon me kontekstin konceptual, llojet dhe

metodat e grumbullimit të të dhënave, analiza e të dhënave dhe interpretimi i të dhënave. Në

figurën 3.1 paraqitet skematikisht projekti i kërkimit për këtë studim.

17 Leonardi F., La fondazione dell’individualismo metodologico nelle scienze sociali, Quaderni di Sociologia, 1980 18 Johnson, J., C.,Research Design and Research Strategies, Altamira Press, 1998

71

Figura 3. Projekti i kërkimit

Propozimet fillestare kanë për qëllim të përshkruajnë dhe të skicojnë kërkimin duke

zhvilluar perspektivat nëpërmjet kornizës konceptuale. Kjo realizohet nëpërmjet

familjarizimit me literaturën dhe teoritë dominante, studimet empirike dhe opinionet e

ekspertëve. Shqyrtimi i kujdesshëm i literaturës dhe njohja e teorive më të akredituara të

komunitetit shkencor përmbush dy funksione thelbësore. E para është argumentimi i

vlefshmërisë së studimit duke u bazuar tek evidenca, e dyta është përkufizimi i teorive

tradicionale më të rëndësishme që drejtojnë studimin.

Në dy kapitujt e parë të punimit janë shqyrtuar dhe analizuar literatura dhe studimet

kryesore për marrëveshjet e kapitalit dhe raportimin financiar për sektorin bankar. Janë

trajtuar fillimisht evoluimet historike të normativave deri në rregulloret aktuale dhe është

përmbyllur kuadri teorik i punimit me analizën e ndërveprimit të mundshëm midis tyre. Kjo

përbën dhe kornizën konceptuale të projektit kërkimor.

Hapi i dytë në ndërtimin e projektit të kërkimit konsiston në zgjedhjen e mënyrës së

vëzhgimit të realitetit. Nëse fillohet nga optika post – empirike dhe nga metoda “shkak -

Hipoteza

e

kërkimit

Teoria Projekti i

kërkimit

Vëzhgimi

Zbulimi

Konteksti

i provës

Përpunimi

analiza

KONCEPTIMI

OPERACIONALIZIMI

72

pasojë” i shpjegimit shkencor duhet sjellë në kujtesë se, sipas studimeve19, konkluzionet e

bazuara në shkak janë të pranueshme vetëm në rastet kur ato rrjedhin nga vëzhgimi i ligjeve

përkatëse. Në një sistem kompleks social ndërthuren marrëdhënie të cilat nuk mund të

studiohen vetëm në terma varësie të njëanshme shkak – pasojë, por duhet të mbahen në

konsideratë edhe marrëdhëniet e ndërvarura, shkëmbimet, feed – back.

Projekti i kërkimit tenton të ketë të njëjtat kuptime, ngjyrime, metodologji si për studime

cilësore si për studime sasiore20. Projekti kërkimor cilësor, gjerësisht i influencuar nga

paradigma e të kuptuarit, ka një lidhje midis konceptualizimit teorik dhe fazave të kërkimit

empirik të hapur dhe ndërveprues. Kjo do të thotë se ndërveprimi midis subjektit dhe

objektit është prezent në mënyre të vazhdueshme gjatë gjithë kërkimit duke luajtur një rol

kryesor për formulimin dhe ndërtimin e koncepteve. Projekti kërkimor sasior frymëzohet

nga paradigma shpjeguese me orientim neo – pozitiv, kërkimi strukturohet në faza gjerësisht

sekuenciale, vijuese, konceptet përbëjnë elementët mbartës të teorisë mbi të cilën hartohen

hipotezat.

Në punën kërkimore zakonisht hipotezat teorike i paraprijnë kërkimit empirik. Disa

orientime metodologjike të kohëve të fundit sugjerojnë të ndiqet një qasje epistemologjike e

lidhur ngushtë me realitetin empirik. Këtë propozon edhe grounded theory, sipas të cilës

“...konceptet dhe hipotezat nuk duhet të paraprijnë zbulimin duke qenë se teoria i ka rrënjët

në realitetin e vëzhguar...”21. Prandaj konceptualizimi, si në rastin kur i paraprin ose jo

procesit të kërkimit empirik, është me rëndësi thelbësore për mbledhjen e të dhënave. Është

kalimi nga vëzhgimi i gjërave tek idetë për to nëpërmjet realizimit të një procesi

interpretimi22.

Rëndësia e konceptit qëndron në faktin se nëpërmjet tij përfaqësime të caktuara mund të

transmetohen e të shpërndahen dhe kjo realizohet nëpërmjet ndërmjetësimit gjuhësor. Për

këtë arsye konceptet kanë përkufizimin e tyre nominal dhe vlefshmëria e tyre duhet të

sigurohet në kuadër të formulimit të hipotezave të kërkimit. Nuk është e mundur të

përcaktohet në mënyrë absolute dhe përfundimtare vlefshmëria e përcaktimit nominal të një

koncepti sepse çdo përcaktim mund t’i nënshtrohet përpunimeve të reja, si pasojë e

19 Hume D., Trattato sulla natura umana, Laterza, 1982 20 Memoli R., Nuove prospettive dell’indagine sociologica, Angeli, 2003 21 Corbetta P., Metodologia e tecniche della ricerca sociale, Il Mulino, 1999 22 Weber M., Economia e societá, Comunità, 1958

73

rezultateve të procedurave të reja kërkimore. Ndaj i vetmi kriter për vlefshmërinë e

përcaktimit nominal është vetë njohja e kufijve të çdo kriteri të kontrollit të vlefshmërisë23.

Kjo është e lidhur ngushtë edhe me aftësinë praktike për interpretimin e një instrumenti në

raport me kontrollin e ndryshimit të realitetit24.

Është esenciale që zanafilla e kërkimit të jetë formulimi i problemit kërkimor dhe përkthimi

i tij në problem me rëndësi shkencore nëpërmjet formulimit të koncepteve teorike. Këto

koncepte përbëjnë instrumente komunikimi të domosdoshëm për të organizuar, strukturuar,

krahasuar dhe këmbyer njohuritë rreth një “objekti”. Pas përkufizimit nominal të

koncepteve, duke vijëzuar kuadrin teorik referues brenda të cilit do të zhvillohet kërkimi,

kalohet në fazën tjetër ndryshe të quajtur si përkufizimi operacional i koncepteve.

Konceptet duhet të përcaktohen nëpërmjet formulimit të hipotezave. Me hipotezë kuptohet

formulimi i një pohimi i cili nëpërmjet përdorimit të koncepteve parashtron një gjendje të

vërtetë, një realitet, me synimin për ta testuar nëpërmjet provës, eksperiencës. Hipotezat

mund të jenë përshkruese, në rastin kur limitohen në deklarata për një fenomen, ose mund të

jenë shpjeguese në rastin kur përfshijnë marrëdhënien midis disa aspekteve të një fenomeni

me synimin e krijimit të lidhjeve shkak - pasojë.

Kalimi nga formulimi i hipotezave tek vëzhgimi natyrisht nuk është i menjëhershëm.

Operacionalizimi është procesi i kalimit nga niveli i abstragimit teorik tek procesi i

vëzhgimit empirik për ndërtimin e të dhënave, nëpërmjet formulimit të treguesve. Në

procesin e kërkimit empirik nga konceptualizimi teorik kalohet tek operacionalizimi empirik

nëpërmjet disa fazave të njëpasnjëshme.

23 Habermas J., Teoria dell’agire comunicativo, Il Mulino, 1986 24 Luhmann N., L’operazione di osservazione: costruttivismo e teoria dei sistemi sociali, Angeli, 1992

74

Figura 4. Procesi i kërkimit empirik

Për të zgjedhur në mënyrën e duhur teknikat e kërkimit duhet të sigurohet korrespondenca

midis pohimeve teorike dhe instrumentave të mbledhjes së të dhënave, pra duhen mbledhur

informacionet duke ndjekur një plan specifik të pajtueshëm, harmonik, me natyrën e të

dhënave dhe objektivave të analizës. Të dhënat janë hallka e parë e zinxhirit dhe përbëjnë

informacionin bazë, elementar, empirik. E njëjta problematikë kërkimore mund të

hulumtohet si nga ana sasiore ashtu edhe cilësore.

Kërkimi është kryesisht sasior kur synohet të gjendet cilat janë karakteristikat të cilat lidhen

më shpesh me verifikimin e një ngjarje dhe nëse ka rregullsi në ndërthurjen e tyre në

aspektin e marrëdhënieve funksionale simetrike ose asimetrike. Hipotezat janë të

përcaktuara, të strukturuara dhe paraprijnë kërkimin. Përdoren instrumente kërkimor të

standardizuar, përgatitet dhe përdoret një model në të njëjtën mënyrë e me të njëjtat kushte

në çdo vëzhgim të ngjarjes. Përdoret teknika e kampioneve për të caktuar numrin e

vëzhgimeve empirike që duhen realizuar.

Kërkimi është kryesisht cilësor kur synohet thellimi i fenomenit nga ana subjektive, të

kuptuarit sa tipike, unike, janë manifestimet e ndryshme të të njëjtës ngjarje. Për këtë

projekti i kërkimit nuk është i strukturuar, është më pak i formalizuar, është i hapur.

Hipotezat mund të ndërtohen më pas, gjatë kërkimit, modelet e kërkimit mund të përgatiten

kohë pas kohe dhe të përshtaten me situatën e vëzhguar. Vëzhgimet duhet të jenë

Konceptualizimi

teorik

Përkufizimi nominal

Përkufizimi operacional

Operacionalizimi

empirik

Ndërtimi i një sistemi me tregues

Vëzhgimi

Ndërtimi i të dhënave

Zbulimi

Vlefshmëri e brendshme

dhe e jashtme

Kodifikim dhe

standardizim

75

përfaqësuese të një sistemi më të gjerë ngjarjesh të të njëjtit lloj, ndaj dhe vëzhgimi

realizohet në raste konkrete ose grupe eksperimentale. Në kërkimin cilësor, problematikat

dhe përgjigjet rrjedhin në pjesën më të madhe nga bota reale. Në mënyrë të veçantë për këtë

lloj kërkimi nuk mund të nënvlerësohet roli i intuitës. Vetëm duke lejuar depërtimin e ideve,

duke respektuar aftësinë e mendjes për të riorganizuar dhe rindërtuar gjetjet e kërkimit,

pyetjet kërkimore do të mund të evoluojnë e të pasurohen. Teknikat matematikore dhe

statistikore janë thelbësore për kërkimin sasior, ndërsa konsiderohen të panevojshme dhe të

dëmshme për kërkimin cilësor.

Kërkimi me natyrë cilësore mund të zhvillohet si në nivel përshkrimi si në nivel

interpretimi. Përdoren metodologji të lidhura me teknika analitike si ajo e fenomenologjisë,

ndërveprues – simbolike, strukturor – funksionaliste. Në kërkimin cilësor trajtimi i

informacionit jo detyrimisht transformohet në variabla të manipuluar në kuptimin sasior.

Zgjedhja metodologjike për kërkimin cilësor varet nga lloji i informacionit që synohet të

arrihet, nga niveli i njohurive të patura për fenomenin dhe nga mënyrat me të cilat ai shfaqet

dhe mund të vëzhgohet. Kërkimi cilësor ka si qëllim të kuptuarit e fenomenit në thellësi,

konceptet teorike hartohen gjatë kërkimit nëpërmjet vëzhgimit të drejtëpërdrejtë të

fenomenit. Variablat e matur në thelb janë cilësore kur lidhen me vetitë dalluese që

karakterizojnë fenomenin.

Kërkimi empirik ka lindur si kërkim cilësor25. Studimet cilësore janë edhe origjina e qasjes

organizative26, vëmendja e të cilës është tek përvoja dhe subjektiviteti i aktorëve27. Përveç

studimit në thellësi kërkimi cilësor mund të preferohet si hetim eksplorues në rastin kur janë

të pakta njohuritë mbi fenomenin objekt studimi. Hipotezat e hartuara në mënyrë jo të

strukturuar dhe të përkohshme drejtojnë përzgjedhjen e modeleve të mbledhjes së të

dhënave. Janë modele të karakterizuara nga fleksibiliteti duke lënë të hapur mundësinë e

regjistrimit të ngjarjeve të papritura.

25 Thomas W. J., Znaniecki F., Il contadino polacco in Europa e in America, Comunità, 1968 26 Gouldner A.W., Patterns of industrial bureaucracy, The Free Press, 1954 27 Blau, Bureaucracy in modern society, Random House, 1956

76

Figura 5. Kërkimi sasior / cilësor dhe paraqitja e të dhënave

Niveli Sasior Niveli Cilësor

A – Projekti i kërkimit

I strukturuar, i mbyllur, paraprin

kërkimin

Jo i strukturuar, i hapur, hartohet gjatë

kërkimit

B – Përfaqësimi

Kampioni

Raste të veçanta,

grupe eksperimentale

C – Instrument paraqitje

Matrica njësi të variablave

Standardizim Modele të përgatitura ad hoc

D – Natyra e të dhënave

Objektivitet vs. subjektivizëm

Subjektivizëm vs. thellësi

3.3 Burimi dhe mbledhja e të dhënave

Qëllimi i punimit është studimi i modeleve të brendshëm për vlerësimin, matjen dhe

kontrollin e rrezikut të kredisë dhe rregullave kontabël për raportimin financiar bankar. Për

pasojë objekt i studimit tonë janë departamentet e riskut / kredisë dhe departamentet e

kontabilitetit / financës të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Sistemi bankar shqiptar përbëhet nga 16 banka tregtare, aktiviteti kryesor i të cilave është

dhënia e huave individëve dhe shoqërive. Banka e Shqipërisë është autoriteti mbikëqyrës për

të gjitha subjektet e licencuar prej saj. Në përputhje me ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 "Për

Bankën e Shqipërisë", Banka e Shqipërisë gëzon autoritetin ekskluziv për të miratuar nisjen

e aktivitetit për bankat nëpërmjet licencimit të tyre dhe të mbikëqyrë aktivitetin e entiteteve

të licencuar.

Banka e Shqipërisë ka të drejtën të hartojë, rregullore, udhëzime dhe urdhëra për të

përmbushur misionin e saj dhe autoritetin mbikëqërës. BSH harton rregullore të

përgjithshme, të kujdesshme, për bankat. Të gjitha këto përbëjnë kuadrin rregullativ

77

mbikqyrës për subjektet e licencuara nga BSH.

Implementimi i detyrueshëm i SNK/SNRF nga institucionet financiare në Shqipëri është një

hap i rëndësishëm drejt evoluimit të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit, për të

siguruar kështu cilësi dhe krahasueshmëri më të lartë brenda vendeve europiane dhe

vendeve të tjera të zhvilluara. Në anën tjetër, implementimi i standardeve ndërkombëtare

shtoi urgjencën e Bankës së Shqipërisë për të përshtatur kuadrin rregullator bankar me këto

zhvillime të brendshme kontabël.

Sipas ligjit nr. 9228, datë 29.04.2004 “ Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, Këshilli

Kombëtar i Kontabilitetit është autoriteti përgjegjës për interpretimin dhe evidentimin e

problematikave konkrete në lidhje me standardet e kontabilitetit (kap. IV, pika 19.c). Ai

është një institucion profesional, publik dhe i pavarur. Objektivat kryesorë të tij janë

përmirësimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor të kontabilitetit, zhvillimi i sistemit kontabël,

implementimi i standardeve kombëtare të kontabilitetit dhe përforcimi i implementimit të

standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Ky ligj kërkon që kompanitë e listuara, bankat

dhe institucione të tjera financiare dhe kompanitë e mëdha jo të listuara të përgatisin

pasqyrat e tyre financiare individuale dhe të konsoliduara në përputhje me standardet

ndërkombëtare të kontabilitetit (kap.I, pika 4).

Burimi kryesor i të dhënave janë të dhënat e mbledhura përmes intervistave gjysmë të

strukturuara me punonjës në departamentet e riskut / kredisë dhe departamentet e

kontabilitetit / financës pranë drejtorive të përgjithshme të bankave të nivelit të dytë në

Shqipëri. Formati i plotë i intervistave paraqitet në shtojcën në fund të punimit.

Për shkak të natyrës së informacionit objekt studimi një nga vështirësitë kryesore të këtij

studimi është identifikimi dhe kontaktimi i të intervistuarve. Teknika e parë e përdorur është

snowball sampling. Studjuesi ka filluar krijimin e kampionit me përfaqësues që janë në

dispozicion në rrjetin e studjuesit, si miqtë, të njohurit duke i pyetur ata për informatorët e

tjerë që përshtaten me kriteret e kampionit. Nga kjo teknikë u kontaktuan dhe u realizuan

intervista në 12 banka të nivelit të dytë.

Teknika e dytë e përdorur është marrja e informacionit të përgjithshëm nga autoriteti

mbikëqyrës dhe kontaktimi paraprak nëpërmjet postës elektronike i pjesës së mbetur të

78

popullsisë nga përdorimi i teknikës së parë. Kjo teknikë nuk pati rezultat. Asnjë nga katër

bankat e kontaktuara nuk ktheu përgjigje për të marrë pjesë në këtë studim.

Metodat cilësore kanë një projekt të krijimit të kampionit emergjent dhe nuk mund të bëhen

specifikime a priori për madhësinë e tij. Në përgjithësi, literatura pajtohet se studimet

cilësore punojnë me kampionë të vegjël të mbivendosur në kontekstin e tyre dhe i studiojnë

në thellësi28. Meqë fokusi në modelet cilësore është në thellësinë e të kuptuarit të

fenomeneve, sasia sakrifikohet për thellësinë e të kuptuarit. Në përgjithësi sugjerohet një

kampion prej 20 – 30 përfaqësues si një kampion i mirë për të dhëna cilësore. Autorë të

tjerë29 sugjerojnë tetë intervista si numri i mirë i një modeli të intervistave të thella. Duke

konsideruar variancat në popullsinë e kërkimit, ky studim është një e mesme midis dy

orientimeve të mësipërme. Përmasa finale e kampionit është 12 banka përfaqësuese, 24

intervista.

Këto intervista u zhvilluan gjatë vitit 2015 dhe u realizuan pranë departamenteve të riskut /

kredisë dhe departamenteve të kontabilitetit / financës në drejtoritë e përgjithshme të 12

bankave të nivelit të dytë të cilat pranuan të bëhen pjesë e këtij studimi (tabela 3.1). Këto

banka objekt studimi zotërojnë 91.08 % të aktiveve në sektorin bankar, me përmasa të

vogla, të mesme e të mëdha. Nëntë prej tyre janë me kapital të huaj, dy banka me kapital

vendas dhe të huaj dhe një bankë me kapital shqiptar. Të gjithë punonjësit e intervistuar

rezultojnë me një nivel arsimor universitar në fushën e ekonomisë dhe financës. Pozicioni që

ata kanë në drejtoritë objekt studimi janë specialist senior (credit risk / finance) dhe drejtorë

departamenti. Për arsye konfidencialiteti secilës bankë i është atribuar në mënyrë rastësor

një gërmë. Rezultatet e kërkimit mund të konsiderohen të përshtatshme, të rëndësishme.

Këto rezultate mund të konsiderohen edhe si përgjithësuese të gjithë sektorit bankar.

28 Maxwell, J., A., Qualitative Research Design: An Interactive Approach, London, Sage Publications, 1996

Miles, M.,B. and A.,Huberman, Qualitative Data Analysis: An Expanded Sourcebook, London, Sage Publications,

1994 29 McCracken, G., The Long Interview, Qualitative Research Methods Series, London: Sage Publications, 1988

79

Tabela 3.1 Bankat pjesëmarrëse në studim

Nr Banka Total aktive (%) Kapitali

1 Banka Alpha Albania sh.a.

5.15 I huaj

2 Banka Amerikane e Investimeve sh.a. (Credit Agricole)

2.57 Vendas

3 Banka Credins sh.a.

11.64 Vendas / I huaj

4 Banka e Bashkuar e Shqipërisë

0.44 I huaj

5 Banka e Parë e Investimeve, Albania sh.a.

1.31 I huaj

6 Banka Intesa Sanpaolo Albania sh.a

10.86 I huaj

7 Banka Kombëtare Tregtare sh.a

26.98 I huaj

8 Banka NBG Albania sh.a.

2.91 I huaj

9 Banka Société Générale Albania sh.a.

5.66 I huaj

10 Banka Union s h.a.

2.89 Vendas / I huaj

11 Banka Raiffeisen sh.a.

18.83 I huaj

12 Veneto Banka sh.a.

1.84 I huaj

Total 91.08

Burimi: Shoqata shqiptare e bankave, tetor – dhjetor 2016 (të paaudituara)

3.4 Struktura e intervistës

Për vetë specifikën që gëzon kërkimi cilësor kryesisht përdor vëzhgimin (vrojtimin) si

teknikë për mbledhjen e të dhënave. Në lidhje me qëllimet, ka tre parametra për klasifikimin

e llojeve të vëzhgimit. Parametri i parë lidhet me nivelin e strukturës së vendosur nga

studjuesi dhe mund të jetë i strukturuar dhe jo i strukturuar. Vëzhgimi është i strukturuar

kur studjuesi mbështetet në instrumente teknike të formalizuar, vëzhgimi nuk është i

strukturuar kur studjuesi nuk përdor instrumente të tillë por kufizohet të vrojtojë e të

regjistrojë çfarë ndodh. Parametri i dytë lidhet me nivelin e përfshirjes së studjuesit në

fenomenin e vëzhguar dhe mund të jetë vëzhgim pjesëmarrës dhe jo pjesëmarrës. Në

vëzhgimin pjesëmarës studjuesi bëhet pjesë e kontekstit dhe e specifikave thelbësore të

fenomenit që synon të studjoj. Në vëshgimin jo pjesëmarrës kërkuesi merr rolin e

spektatorit, të vëzhguesit të jashtëm të ngjarjeve. Parametri i fundit lidhet me kontekstin e

80

ambjentit i cili mund të jetë kontekst natyral dhe kontekst artificial, ose laboratori.

Mënyrat e zbulimit (mbledhjes) për studimin e dukurive cilësore janë të shumta e me natyra

të ndryshme. Ato bazohen tek vëzhgimi, marrja në pyetje, dëgjimi, leximi, pra tek të gjitha

ato mënyra të të kuptuarit, zotëruarit, të realitetit sipas natyrës specifike të informacionit.

Kështu objekti i studimit mund të kuptohet nëpërmjet një hetimi dokumentar, etnografik, të

folur ose nga kombinimi i tyre (figura 6). Më shumë se në mënyrë individuale këto forma të

hetimit përdoren në mënyrë të integruar dhe forma e integrimit si dhe strategjia për t’u

ndjekur do të varen nga orientimi teorik i kërkimit.

Figura 6. Kërkimi cilësor

Kërkimi

cilësor

Menyra e

njohjes më

e përhapur

Burime

Niveli i

strukturimit

Instrumente për

grumbullimin

e të dhënave

Dokumentar

Leximi

Tekste

Arkiva

Mesatar – i lartë

Letra – ditar

Gazeta

Radio

Televizioni

I folur

Dëgjimi

Biografi

I ulët

Intervista

individuale,

kollektive

Etnografik

Vëzhgimi

Pjesëmarrje

Jo pjesëmarrje

I ulët

Fokus – Delphi

Rrjetë për

grumbullimin e

të dhënave Burimi: Përshtatur nga Gobo30

Emëruesi i përbashkët i këtyre teknikave është mbledhja e të dhënave në thellësi. Me këtë

term përkufizohet procesi i depërtimit brenda dukurisë, fenomenit, duke kërkuar hapësira

gjithmonë e më të mëdha per të kuptuar natyrën dhe eksperiencën njerëzore.

Puna kërkimore, si cilësore edhe sasiore, përdor shpesh intervistën si teknikë për

grumbullimin e të dhënave. Sipas Goode dhe Hatt “Intervista është një zhvillim në sensin e

saktësisë, të vëmendjes, të besueshmërisë, të vlefshmërise të një veprimi shoqëror tepër të

zakonshëm: biseda”31. Në të vërtetë ajo nuk është një bisedë në kuptimin e plotë të fjalës

30 Gobo G., Descrivere il mondo: teoria e pratica del metodo etnografico in sociologia, Carocci, 2001 31 Goode W. J. Hatt P.K., Metodologia della ricerca sociale, Il Mulino, 1965

81

sepse marrëdhënia midis të intervistuarit dhe intervistuesit nuk mund të quhet e barabartë.

Kjo përfshin krijimin e një procesi ndërveprimi midis personave me role asimetrike.

Në kërkimet cilësore intervistat mund të përcaktohen në mënyra të ndryshme në varësi të

qëllimeve për t’u përmbushur, duke patur parasysh specifikat e kërkimit. Psh. intervista të

fokusuara janë biseda të cilat synojnë njohjen e temave të lidhura me një argument të

caktuar. Fokusim ose përqëndrim do të thotë të shohësh gjërat si janë duke mundësuar

gjetjen e çështjeve kryesore të eksperiencës. Pyetjet mund të krijohen dhe të renditen thjesht

duke përqëndruar vëmendjen në këndvështrimin e të intervistuarit, pra duke ndjekur linjën e

hartuar nga vetë ai. Në intervistën gjysmë – të strukturuar pyetësori paraqitet me një

strukturim të pjesshëm, nuk ka vetëm një gjurmë temash për t’u trajtuar por ka pyetje

specifike për të kërkuar të cilat, në pjesën më të madhe, janë të hapura.

Në ndryshim nga kërkimet me natyrë sasiore për kërkimet cilësore intervistat administrohen

në mënyrë të drejtëpërdrejtë, pra nëpërmjet prezencës së intervistuesit.

Figura 7. Përfitimet dhe mangësitë e intervistës së drejtëpërdrejtë

Intervista e drejtëpërdrejtë

Avantazhe Disavantazhe

Përshtatet më mirë me disa projekte kërkimi

E kushtueshme për t’u zbatuar

Më tepër mundësi për të kontaktuar dhe

bindur të anketuarin për bashkëpunim

Nevojitet një organizim i gjerë (kapilar)

i territorit

Më tepër mundësi për të asistuar të

anketuarin mbi kuptimin e pyetjeve dhe

mënyrën e duhur për të dhënë përgjigjet

Kërkon kohë më të gjatë kundrejt metodave

të tjera për mbledhjen e të dhënave

Intervistat zgjatin më tepër

Fleksibilitet mbi instrumentet e

përdorur (audioviziv, seksione të përpiluara)

Rrezik i lartë influencimi

Të gjithë instrumentet tipike të kërkimit me natyrë cilësore vlerësohen në terma vlefshmërie.

Kjo ndodh pas përdorimit të tyre për mbledhjen e të dhënave duke përcaktuar si kritere

verifikimi: kuptueshmëria, përfaqësueshmëria, plotësia.

Intervista e fokusuar, gjysëm e strukturuar është teknika e përzgjedhur për grumbullimin e të

dhënave në këtë punim. Është një metodë e intervistimit gjysmë të strukturuar në atë që

është e paraorganizuar dhe e strukturuar në bazë të literaturës së mëparshme dhe temës së

82

interesit. Përveç kësaj, intervista e gjatë i lejon studiuesit të jetë në kontroll të plotë të

temave që do të diskutohen në intervistë, por lë hapësirë për ndjekjen e caqeve të reja32.

Kjo përcakton edhe rolin pjesëmarrës të studjuesit dhe kontekstin natyral të ambjentit të

vëzhgimit. Objektivi i intervistave të realizuara është mbledhja e të dhënave të cilat do të

sigurojnë një bazë empirike për të vlerësuar njohuritë mbi modelet e brendshëm për

vlerësimin, matjen dhe kontrollin e rrezikut të kredisë, mbi standardet ndërkombëtare për

raportimin financiar në sistemin tonë bankar që mbartin të anketuarit si përfaqësues të

komunitetit të përdoruesve të normativave rregullatore e kontabël për sistemin bankar.

Intervista gjysëm e strukturur ishte metoda e përshtatshme për këtë studim për një numër

arsyesh. Së pari, si lloje të tjera të intervistave, qëllimi i intervistës së gjatë është të

kuptojmë fenomenin duke nxjerrë përshkrime të pasura dhe të detajuara të fenomenit33.

Qëllimi kryesor i studimit ishte të kuptuarit në thellësi i përdorimit të modeleve të

brendshëm për vlerësimin, matjen dhe kontrollin e rrezikut të kredisë dhe ndërthurjes me

rregullat kontabël për raportimin financiar bankar, pa marrë parasysh literaturën e gjerë mbi

këto argumenta. Së dyti, intervista e gjatë ishte e përshtatshme për metodat e përzgjedhura

ku pika fillestare dhe udhëzuese e qasjes ECM ishte gjithashtu konteksti konceptual. Së treti,

për shkak të natyrës së kampionit, ishte shumë e vështirë të intervistohej një informator më

shumë se një herë. Në këtë rast, rekomandohej një intervistë efikase dhe e fokusuar, e

paraorganizuar, gjysmë e strukturuar, si intervista e gjatë për rezultate më të mira. Së katërti,

literatura34 sugjeron që intervistimi gjysmë i strukturuar si teknikë më e mirë për t'u përdorur

në intervistimin e burokratëve të nivelit të lartë dhe anëtarëve elitarë të një komuniteti, sepse

lejon përdorimin efikas të kohës që këta informatorë e vlerësojnë shumë. Përveç kësaj,

përgatitja paraprake e përfshirë në intervistën e gjatë tregon cilësitë e përgatitjes së

studjuesit për intervistën.

32 Bernard, R., H., Research Methods in Anthropology: Qualitative and Quantitative Approaches, Third Edition, New

York, Altamira Press, 2002 33 Arnould, E., J., Market-Oriented Ethnography: Interpretation Building and Marketing Strategy Formulation, Journal

of

Marketing Research, 1994

Lofland, J., and L., H., Lofland, Analyzing Social Settings: A Guide to Qualitative Observation and Analysis, Second

Edition, Belmont, CA: Wadsworth Publishing Co, 1984

Weiss, R., S., Learning From Strangers: The Art and Method of Qualitative Interview Studies, New York: The Free

Press,

1984 34 Bernard, R., H., Research Methods in Anthropology: Qualitative and Quantitative Approaches, Third Edition, New

York, Altamira Press, 2002

83

Për të dhënë një përshkrim të aspekteve të ndryshme të përgatitjes dhe kryerjes së

intervistës, janë përdorur shtatë elementët e intervistimit të sugjeruar nga teoria35 për të

shpjeguar çdo hap që do të merret gjatë intervistimit në këtë studim, të cilët janë:

qasja me vendosjen, secili pjesëmarrës është intervistuar më vete në një moment të

caktuar;

të kuptuarit e kulturës dhe gjuhës: së pari studjuesi është familjarizuar me literaturën

akademike mbi argumentin e trajtuar, së dyti disa intervista pilot u zhvilluan me

profesionistë të sektorit bankar me karakteristika të ngjashme me kampionin e

kërkimit. Këto intervista pilot ndihmuan në kalibrimin e pyetjeve si dhe zvogëlimin e

dyshimeve të studjuesit;

të paraqiturit e vetes, sugjerohet një ekuilibër mes formalitetit dhe informalitetit në

prezantimin e vetes për intervistë;

gjetjen e një informatori, e trajtuar tek burimi i të dhënave;

duke fituar besim, që shkon krah për krah me vendosjen e raportit. Fitimi i besimit

është konsideruar thelbësor për suksesin e intervistës. Intervista e gjatë në vetvete

konsiderohet si një teknikë e mirë në krijimin e besimit nga grupi i zgjedhur i

kampionit. Për më tepër, secili pjesëmarrës u garantua se intervista është

konfidenciale;

vendosjen e raportit;

mbledhjen e materialeve empirike, janë marrë shënime gjatë intervistës për të

ndihmuar në analizën e saj. Përveç kësaj, studjuesi ka mbajtur një ditar reflektues ku

u mbajtën shënime mbi çështjet metodologjike dhe teorike të hasura gjatë intervistës.

Intervistat u realizuan nëpërmjet vetëm një kontakti me pjesëmarrësin. Intervistat zgjatën

nga një deri në dy orë dhe u zhvilluan personalisht dhe me telefon vetëm një intervistë.

Pjesëmarrësit u kontaktuan së pari me email. Në këtë komunikim të parë, studjuesi i njoftoi

për qëllimin e studimit, temat e intervistës dhe çështjet e konfidencialitetit në lidhje me të

dhënat.

Për natyrën e informacionit të synuar për të grumbulluar i cilësuar si i rezervuar, i sofistikuar

janë përzgjedhur përfaqësues të departamentit të riskut / kredisë dhe departamentit të

kontabilitetit / financës pranë drejtorisë së përgjithshme për secilën bankë të nivelit të dytë

35 Fontana, A., and J.,H. Frey, Interviewing: The Art of Science, Thousand Oaks, CA, Sage,1994

84

për realizimin e intervistave. Respektivisht janë realizuar dy intervista për secilën bankë.

Intervista me fokus modelet e brendshëm për vleresimin, matjen dhe kontrollin e rrezikut të

kredisë drejtuar departamentit të riskut / kredisë përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë përmban

shtatë pyetje me qëllim thellimin e njohurive të studjuesit për këtë temë. Këto pyetje janë të

rëndësishme për të marrë informacion lidhur me operativitetin e modeleve të brendshëm për

vlerësimin, matjen dhe kontrollin e rrezikut të kredisë dhe karakteristikat dalluese të tyre në

nivel klientele por edhe në nivel banke. Pjesa e dytë e intervistës përbëhet nga

katërmbëdhjetë pyetje. Përdorimi i modeleve të brendshëm për vlerësimin, matjen dhe

kontrollin e rrezikut të kredisë dhe procesi i realizimit të vlerësimit të rrezikut të kredisë janë

informacionet e synuara për të grumbulluar në këtë pjesë.

Intervista me fokus standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar

drejtuar departamentit të kontabilitetit / financës përbëhet nga njëzetë e një pyetje dhe ka në

fokus implementimin e paketës aktuale SNK / SNRF për sistemin bankar, problematikat

kryesore në pasqyrat financiare si rezultat i këtyre ndryshimeve, procesin e implementimit të

SNRF 9 dhe efektet e mundshme për raportimin financiar bankar, modelin e humbjeve të

pritshme të SNRF 9 dhe përmbushjen e elementëve specifik të tij, ndërveprim të mundshëm

midis SNRF 9 si standardi kryesor për raportimin financiar bankar dhe kapitalit rregullator.

85

KAPITULLI 4: ANALIZA E TË DHËNAVE

Siç u përmend në Kapitullin 3 përdorimi i intervistave gjysmë të strukturuara është një

teknikë e përshtatshme për të studjuar efektet dhe ndikimet e ndërsjellta të ndryshimeve

rregullatore dhe kontabël në sektorin bankar shqiptar.

Analiza e këtij studimi është një proces i vazhdueshëm ndërmjetësimi midis të dhënave dhe

shënimeve në terren dhe teorive ekzistuese. Mund të thuhet se karakterizohet nga një

krahasim i vazhdueshëm mes shënimeve në terren dhe të dhënave dhe analizës e

interpretimit të tyre. Sipas metodave cilësore ECM dhe Grounded theory të dhënat janë

grumbulluar dhe interpretuar sipas kuadrit konceptual të punimit. Gjatë kësaj faze janë

përcaktuar edhe një sërë shprehjesh për të ndihmuar studjuesin gjatë interpretimit dhe

analizës së të dhënave.

Gjatë fazës së analizës, kërkuesi zbulon, redukton, klasifikon dhe rindërton të dhënat përmes

një procesi i cili identifikohet si shtatë hapat e analizës36. Këto hapa, të cilët gjenerojnë

përfundimet dhe konfirmojnë skemat konceptuale dhe teoritë që përshkruajnë të dhënat,

janë:

kategorizimi, klasifikon dhe etiketon njësitë e të dhënave gjatë kodimit;

abstragimi, i referohet ndërtimit të konstrukteve të koncepteve të nivelit të lartë në

bazë të kategorizimit;

krahasimi, hulumton dallimet dhe ngjashmëritë e incidenteve brenda të dhënave të

grumbulluara dhe jep udhëzime për mbledhjen e të dhënave shtesë;

dimensionimi, identifikon vetitë e kategorive dhe ndërton përgjatë dimensioneve;

integrimi, i referohet përpjekjeve për formimin e teorisë duke zbuluar dhe shpjeguar

marrëdhëniet ndërmjet kategorive;

iterimi, përfshin lëvizjet e vazhdueshme midis të dhënave ekzistuese dhe

grumbullimit të të dhënave shtesë, midis grumbullimit të të dhënave dhe

konkluzioneve, dhe midis analizës dhe interpretimit;

refuzimi, i referohet nënshtrimit të qëllimshëm të konkluzioneve emergjente në

36 Spiggle, S., Analysis and Interpretation of Qualitative Data in Consumer Research , Journal of Consumer Research,

1994

86

shqyrtimin empirik.

Analiza e të dhënave u krye duke lexuar dhe rilexuar të dhënat në mënyrë që të fitohej

njohuri mbi tekstet. Analiza paraprake e të dhënave filloi gjatë procesit të mbledhjes së të

dhënave. Pas çdo interviste, studjuesi ka plotësuar formularin e përmbledhjes së kontaktit37.

Forma e përmbledhjes së kontakteve siguroi një platformë për studjuesin për të reflektuar

rreth intervistave, për të përmbledhur informacionin për pjesëmarrësit, temat kryesore të

nxjerra nga intervista dhe përmbledhjen e çështjeve të pazgjidhura. Fletët e përmbledhura të

kontakteve u mbajtën në një bazë të dhënash në excel dhe shërbyen si analiza e parë e të

dhënave.

Të dhënat e grumbulluara janë organizuar në tabela dhe grafik për të realizuar një

interpretim më të shpejtë e më të mirë. Në vijim, analiza e të dhënave ndjek një renditje të

caktuar, që jo domosdoshmërisht përkon me radhën e pyetjeve në intervistë por sipas

rëndësisë për secilën pyetje kërkimore.

Tabela 4.1 Organizimi i të dhënave

Hipoteza e punimit

Pyetja kërkimore

Variabla cilësorë

“Ndryshimet kontabël për

raportimin financiar dhe

modelet e brendshëm për

vlerësimin e rrezikut të

kredisë kanë efekte të

ndryshme për sektorin

bankar

shqiptar”

1.Cili është zhvillimi i modeleve

të brendshëm për vlerësimin,

matjen dhe kontrollin e rrezikut

kredisë në sistemin tonë bankar?

Operativiteti i modeleve të

brendshëm

Lloji i vlerësimit

Procesi i vlerësimit

2.Cila është lidhja e tyre me

normativat në fuqi?

Roli i procesit të vlerësimit

Periudha kohore

3.Cilat janë efektet e

ndryshimeve

të standardeve ndërkombëtare

për raportimin financiar në

sistemin tonë bankar?

Implementimi SNK / SNRF

aktual

Implementimi SNRF 9

4.Cilat janë ndërveprimet

rregullatore dhe kontabël?

SNRF 9 dhe kapitali

rregullator

Modeli i humbjeve SNRF 9

Sfidat e sektorit bankar

37 Miles, M.,B. and A.,Huberman, Qualitative Data Analysis: An Expanded Sourcebook, London, Sage Publications,

1994

87

4.1 Modelet e brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë në sistemin tonë bankar

Operativiteti i modeleve të brendshëm

Studimi i operativitetit për sistemet e vlerësimit (rating) kërkon përkufizimin paraprak të

termave “sisteme rating-u” dhe “operativ”.

Për sa i përket përkufizimit të parë është përdorur përcaktimi i përmbajtur në dokumentin e

konsultimit të Komitetit të Bazelit (2003) i cili në paragrafin 356, specifikon: “me sistem

rating-u nënkuptohet tërësia e metodave, procedurave, kontrolleve, të dhënave dhe

sistemeve informative që shërbejnë si mbështetje për vlerësimin e rrezikut të kredisë, për

caktimin e klasave të brendshme të aftësisë paguese dhe për vlerësimin sasior të shkeljeve

dhe të humbjeve”. Aspekti i veçantë në krahasim me proceset tradicionale të analizave të

kredive është pikërisht caktimi i klasave të brendshme të aftësisë paguese i cili pasohet nga

procesi i kuantifikimit të tyre në terma matës kardinal të normave të shkeljeve dhe të

humbjeve. Për pasojë, përdorimi i një sistemi scoring për fazën e pranimit, rinovimit dhe

kontrollit të ekspozimeve nuk përbën në vetvete një sistem rating-u, më së shumti përbën

një prej elementëve te tij.

Për sa i përket përkufizimit të dytë (operativ) është përdorur përsëri përcaktimi i përmbajtur

në dokumentin e konsultimit të Komitetit të Bazelit (2003) i cili në paragrafin 406,

specifikon: “në bankat që do të përdorin metodat Internal Rating Based (IRB) vlerësimet

(rating) e brendshme dhe vlerësimet e brendshme të shkeljeve dhe të humbjeve duhet të

kenë një rol esencial në autorizimin e kredive, në menaxhimin e rreziqeve, në alokimin e

brendshëm të kapitalit dhe të funksioneve corporate governance. Nuk janë të pranueshëm

sisteme rating dhë të vlerësimit të hartuara dhe të zbatuara me qëllimin e vetëm mundësimin

e bankës ndaj metodave IRB dhe të përdorura vetëm për të siguruar input IRB. Në kuadër të

këtij kërkimi aspekti më i veçantë i përkufizimit është roli esencial në dhënien e kredive, i

cili nënkupton një përdorim të gjerë në operacionet e përditshme të gjithë njësive qëndrore

ose të decentralizuara në aspektin territorial përgjegjëse për hetimin, propozimin dhe

dhënien e kredive. Pra duke mos u kufizuar në analiza portofoli të nivelit qëndror.

Për shkak se sistemet rating kanë zakonisht struktura të ndryshme dhe, përgjithësisht, janë

zhvilluar në kohë të ndryshme për segmente të ndryshme të operativitetit të bankave, është e

nevojshme të identifikohen këto segmente dhe për pasojë të dallohet viti i nisjes. Me qëllim

88

sigurimin e një krahasueshmërie të duhur të përgjigjeve, pas një hetimi paraprak, u

përcaktua një listë e mbyllur me segmentet referues të cilët do të karakterizojnë secilën

bankë.

Viti i fillimit të operativitetit të dymbëdhjetë bankave të shqyrtuara për tetë segmentet e

propozuara të aktivitetit paraqiten në tabelën 4.2. Për arsye konfidencialiteti secila bankë

identifikohet me një gërmë të përcaktuar në mënyrë rastësore.

Mesatarisht krijimi i modeleve të brendshëm rezulton i hershëm (2007) dhe jo i diversifikuar

në mënyrë të konsiderueshme për tetë segmentet e aktivitetit. Tregues ky i vëmendjes ndaj

metodologjive të rating e konkretizuar veçanërisht pas ndërhyrjes së Komitetit të Bazelit.

Në vitin 1999 ky Komitet publikoi dy dokumente të rëndësishëm që risollën në vëmendje

rolin qëndror të sistemeve të rating: Propozimi për rishikimin e Capital Adequacy38

parashikonte opsionin Internal Rating Based Approach dhe Principles for the Management

of Credit Risk 39. Parimi numër dhjetë orientonte që: “bankat duhet të zhvillojnë dhe të

përdorin sisteme të brendshëm vlerësimi (rating) të rrezikut të kredisë. Sistemet e rating

duhet të jenë në përputhje me natyrën, përmasat dhe kompleksitetin e aktivitetit të bankës”.

Nga analiza për secilën bankë rezulton qartësisht që tre banka (A, B dhe F) kanë hedhur

hapat e parë në këtë drejtim për t’u ndjekur nga institutet e tjerë edhe pse datimi i sipër

përmendur jo gjithmonë respekton plotësisht përcaktimin e “operativitetit” të sistemeve të

vlerësimit të brendshëm. Ndonjëherë lidhja midis rating-ut dhe vendimeve individuale të

dhënies së kredisë ka kaluar nëpër faza të ndryshme brenda të njëjtës bankë, nga më strikte

në më lehtësuese. Nuk ka dyshim, gjithsesi, që këto banka gëzojnë një eksperiencë më të

madhe dhe seri historike rating më të plotë.

38 Basel Committee on Banking Supervision, 1999a 39 Basel Committee on Banking Supervision, 1999b

89

Tabela 4.2 Fillimet e modeleve të vlerësimit të brendshëm

Segmenti i

aktivitetit

Bankat

Mesatare

A

B

C

D

E

F

G

H

I

J

K

L

Korporata

2006 2005 2009 2008 - 2004 2007 2008 2007 - 2010 - 2007

Njësi ekonomike

të mesme

2006 2005 2009 2008 - 2004 2007 2008 2007 - 2010 2013 2007

Njësi ekonomike

të vogla

2006 2005 2009 2008 - 2004 2007 2008 2007 - 2010 2013 2007

Mikronjësi 2006 2005 2009 2008 - 2004 2007 2008 2009 - 2010 - 2007

Institucione 2006 2005 2009 2008 - 2004 2007 2008 2009 - 2010 - 2007

Banka - 2005 2009 2008 - 2004 - 2008 - - - 2013 2008

Ndërmjetës

financiar

- 2005 2009 2008 - 2004 - - 2009 - - - 2006

Individë 2006 2005 2009 2008 - 2004 2007 2008 2009 - 2011 2013 2007

Për të përcaktuar në mënyrën më të mirë modelet tashmë operuese dhe ato ende në fazën e

krijimit është përcaktuar një periudhë specifike (viti 2015, periudha kryesore e grumbullimit

të të dhënave të këtij kërkimi) kundrejt të cilës të vëzhgohet operativiteti i tyre (tabela 4.3).

Mesatarisht nëntë në dymbëdhjetë banka të analizuara paraqesin modele operative për

pothuajse të gjitha segmentet e marra në konsideratë. Vetëm segmentet e bankave dhe

ndërmjetësve financiarë rezultojnë, për periudhën e analizuar në këtë kërkim, të lëna në

harresë.

90

Tabela 4.3 Modele të vlerësimit të brendshëm operative në vitin 2015

Segmenti i

aktivitetit

Bankat

Numri

i sistemeve

operative

A

B

C

D

E

F

G

H

I

J

K

L

Korporata

Po Po Po Po Jo Po Po Po Po Jo Po Jo 9

Njësi

ekonomike të

mesme

Po Po Po Po Jo Po Po Po Po Jo Po Po 10

Njësi

ekonomike të

vogla

Po Po Po Po Jo Po Po Po Po Jo Po Po 10

Mikronjësi Po Po Po Po Jo Po Po Po Po Jo Po Jo 9

Institucione Po Po Po Po Jo Po Po Po Po Jo Po Jo 9

Banka Jo Po Po Po Jo Po Jo Po Jo Jo Jo Po 6

Ndërmjetës

financiarë

Jo Po Po Po Jo Po Jo Jo Po Jo Jo Jo 5

Individë Po Po Po Po Jo Po Po Po Po Jo Po Po 10

Total 6 8 8 8 0 8 6 7 7 0 6 4

Duke parë këtë situatë si dhe plotësinë e të dhënave të ofruara për pjesën e mbetur të

aspekteve të hetuara në këtë kërkim, mund të dallohen katër grupe bankash (tabela 4.4):

1. tre institucione bankare me pjesën më të madhe të modeleve të brendshëm të

vlerësimit rrezikut të kredisë tashmë operative prej disa viteve (A, B dhe F);

2. gjashtë institucione bankare me pjesën më të madhe të modeleve të brendshëm të

vlerësimit rrezikut të kredisë faktikisht operative prej më pak viteve (C, D, G, H, I

dhe K);

3. një institucion bankar me modeleve të brendshëm operativ për disa segmente bazuar

në një projekt të detajuar (L);

4. dy institucione bankare në të cilët po hartohet në mënyrë të thellë procesi i kredi

dhënies (E dhe J) ku këto modele janë ende në fazë testimi pra nuk janë operative.

91

Tabela 4.4 Gjendja e zhvillimit të modeleve të brendshëm të vlerësimit të rrezikut të kredisë

Banka me shumë sisteme operativ

Banka me pak sisteme opërativ por me

projekte

të detajuara

Banka me projekte në fazë përcaktimi

Banka A

Banka B

Banka F Banka C

Banka D

Banka G

Banka H

Banka I

Banka J

Banka L

Banka E

Banka J

Operativ Operativ Jo operativ

prej shume prej pak në vitin 2015

vitesh vitesh

Në vazhdim vëmëndja do të përqëndrohet kryesisht në tre grupet e para të bankave, përveç

kur do të përcaktohet ndryshe.

Për dy grupet e parë, pesha e kredive të dhëna duke përdorur modele të brendshëm për

vlerësimin e rrezikut të kredisë paraqesin ndryshime të konsiderueshme sipas segmenteve të

aktiviteteve (tabela 4.5). Ёshtë me interes të vihet re që vlera e ulët e mbulimit të kredive

ndaj mikronjësive dhe individëve përcaktohet nga kuota tepër e ulët për bankat C dhe F, kur

kjo e fundit ka qenë pararendëse në zhvillimin e këtyre modeleve në sistemin tonë bankar.

Tabela 4.5 Pesha e kredive të dhëna me modele të brendshëm të vlerësimit të rrezikut të kredisë

Segmenti i aktivitetit

Përqindje e kredive të mbuluara me sisteme rating

Korporata, Njësi ekonomike të vogla e të

mesme, Ndërmjetës financiarë

Afërsisht 100%

Banka 50%

Mikronjësi, Individë 50%

Ёshtë me interes të analizohet përcaktimi i segmenteve të aktivitetit që secila bankë ka

pranuar të paraqesë në kuadër të procesit të vlerësimit, duke qenë se përgjithësisht secilit

prej tyre i korrespondojnë metodologji, procedura dhe role profesionale të ndryshëm.

Segmentet me numër të mbyllur të propozuara e të përdorura prej studjuesve të këtij

kërkimi, janë përshtatur mjaftueshëm mirë për të gjitha bankat e analizuara. Përcaktimet

92

specifike janë mjaft homogjene për të gjitha segmentet përveç korporatave dhe njësive

ekonomike të vogla pasi për këto ka ndryshime të thella nga njëra bankë në tjetrën.

Segmentet individë, ndërmjetës financiarë, banka dhe institucione janë përgjithësisht të

përcaktuara nga rregulloret e Bankës së Shqipërisë. Segmentet korporata, njësi ekonomike të

vogla e të mesme përcaktohen nga të gjitha bankat mbi bazën e të ardhurave të palës

kredimarrëse (tabela 4.6). Informacioni është paraqitur për të gjitha bankat objekt studimi.

Për bankat H dhe K ky informacion është cilësuar si i rezervuar.

Tabela 4.6 Pragu minimal i të ardhurave për klasifikimin e njësive ekonomike (në milionë lekë)

Segmenti i

aktivitetit

Bankat

A

B

C

D

E

F

G

H

I

J

K

L

Korporata

700 700 700 140 280 360 700 - 700 700 - 700

Njësi

ekonomike

të mesme

140 140 140 35 28 84 140 - 140 42 - 140

Njësi

ekonomike

të vogla

0 0 84 3 0 0 0 - 0 0 - 0

Mikronjësi 0 0 0 0.5 0 0 0 - 0 0 - 0

Në shtatë banka segmenti i njësive ekonomike të vogla e të mesme është i ndarë në dy

nënsegmente, në bankën D janë tre nënsegmente dhe në bankën E nuk ka asnjë ndarje të

mëtejshme.

Ndryshimet e konsiderueshme në vlerat e të ardhurave sjell disa reflektime. Së pari

krahasimi i modeleve të brendshëm sipas segmenteve të tregut duhet trajtuar më kujdes pasi

këto modele i referohen subjekteve thellësisht të ndryshme. Së dyti del në pah në mënyrë të

qartë për të gjitha bankat problemi i aplikimit për çdo segment i modeleve të brendshëm

vlerësimi tendencialisht homogjen por drejtuar palëve me përmasa të ndryshme dhe

komplekse. Së treti konkurrenca është e destinuar të rritet si rezultat i ofertave të ndryshme

të metodave të vlerësimit dhe të tregut për të njëjtët klientë.

Lloji i vlerësimit

Aspekti i parë kritik i modeleve të brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë mbi të

93

cilin jemi përqëndruar i përket mënyrës me të cilën kombinohen informacionet cilësore dhe

sasiore për vlerwsimin e palës kredimarrëse. Fillimisht u verifikua nëse janë prodhuar

“vlerësime të pjesshëm” të aspekteve cilësore të ndryshëm nga “vlerësime të pjesshëm” për

aspektet sasior. Informacioni i marrë i përket dhjetë bankave me modele të brendshëm për

vlerësimin e rrezikut të kredisë operative.

Tabela 4.7 Mënyra e realizimit të vlerësimit final të rrezikut të kredisë për njësitë ekonomike

Procesi

Banka

Numri i bankave

Duke realizuar fillimisht vlerësime të pjesshëm

(rating specifik) më pas të kombinueshëm në

vlerësimin final

D, G, I, K, L

5

Duke mos realizuar vlerësime të pjesshëm pasi të

gjitha informacionet përpunohen sëbashku për

vlerësimin final

A, B, C, F, H

5

Vihet re një ndarje e barabartë e bankave në dy grupe sipas mënyrës së realizimit të

vlerësimit final. Operimi nëpërmjet vlerësimeve te pjesshme është po aq i përdorur sa

vlerësimet direkte. Për pjesën më të madhe të bankave procesi është uniform, model i njëjtë

për çdo segment e të krijuar nga vetë banka, sipas nevojave specifike.

Modelet e brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë të bankave A, B, H mbështeten

mbi modele me bazë statistikore. Përdorimi simultan i të gjithë informacionit të

disponueshëm (cilësor dhe sasior) lejon maksimizimin e sinergjive të informacionit dhe

optimizimin e modelit të përdorur. Megjithatë, rezultati përfundimtar nuk është lehtësisht i

interpretueshëm në terma të faktorëve të biznesit e të mjedisit, strategjik e financiarë që

secila njësi ekonomike paraqet.

Metoda që i afrohet më tepër logjikave tradicionale është ajo e vlerësimit të pjesshëm, në të

cilën gjykimi final vjen nga analiza e informacionit të grupuar sipas burimeve informative

ose sipas faktorëve të rrezikut që u referohen. Mirëpo kjo metodë paraqet kalibrim të

vështirë të rolit të vlerësimit të pjesshëm nëse do të duhet të përcaktohen apriori e në mënyrë

të standardizuar peshat e tyre. Prandaj është e nevojshme të vrojtohen gjetjet e zgjedhura

nga pesë bankat që realizojnë vlerësim të pjesshëm për t’i kombinuar në vlerësim final të

palës kredimarrëse. Dy janë aspektet me rëndësi:

a. koefiçenti i standardizimit ose subjektiviteti i procesit;

94

b. procesi i kombinimit (kombinimi simultan i vlerësimeve të pjesshëm për fusha të

veçanta ose kombinimi progresiv i informacioneve drejt vlerësimit të pjesshëm për

fusha kërkimi gjithmonë e më të gjëra).

Tabela 4.8 Mënyrat e kombinimit të vleresimit të pjesshëm

Koefiçenti i standardizimit

Kombinimi

Numri i bankave

Simultan

Progresiv

I lartë. Sistem me pesha standard të paracaktuar

nga kërkime me kampionë vlerësimi.

Banka D

Banka G

Banka K

Banka I

4

I ulët. Sistem pa pesha ose me pesha specifike të

përcaktuara nga një punonjës për secilin rast.

Banka L 1

Katër nga pesë bankat kanë zgjedhur një sistem mjaft të standardizuar (tabela 4.8) me rol të

kufizuar të punonjësit të kredisë (element i marrë në konsideratë më tej gjatë analizës së të

dhënave). Gjithashtu është me rëndësi dhe përzgjedhja e peshave standard jo mbi bazën e

vlerësimeve subjektive të një grupi pune por duke përdorur procedura statistikore mbi

kampione me njësi ekonomike.

Procesi i vlerësimit

Vlerësimet e pjesshëm për elementët sasior dhe cilësor te realizuar nga bankat e sipër

përmendura mund të përcaktohen duke grupuar vlerësimet specifike të aspekteve të veçanta

objekt vëzhgimi. Numri i “rating” specifik për elementët sasiorë për secilën bankë paraqitet

ne tabelën 4.9.

Tabela 4.9 Numri i “rating” specifik për elementët sasiorë

Numri i rating specifik Banka

6

6

7

7

7

Banka D

Banka G

Banka I

Banka K

Banka L

Ky numër i takon në radhë të parë gadishmërisë për të mbajtur të ndarë ose jo të dhënat e

brendshme mbi ecurinë nga ato të regjistrit të kredive; në radhë të dytë marrjes në

95

konsideratë ose jo të të dhënave të sektorit dhe, e fundit, dëshirës për të qenë edhe më tepër

shprehës, të detajuar, mbi aspekte të veçanta të njësive ekonomike (tabela 4.10).

Janë mbajtur në konsideratë tre aspekte:

a. bankat A, B, C, F dhe H përdorin të njëjtin informacion pa e grupuar në disa

vlerësime të pjesshëm ose specifik;

b. detajimi sa më i madh i të shprehurit të rreziqeve të veçanta të biznesit nëpërmjet një

numri të madh të vlerësimeve specifike mund të bëjë më të vështirë optimizimin e

përgjithshëm të modeleve, kjo sepse segmenton të dhënat bazë (elementare) të

disponueshme:

c. bankat të cilat nuk kanë përmendur në këtë pjesë variablat e sektorit nuk do të thotë

se i lënë jashtë procesit por i marrin në konsideratë drejt fundit të procesit.

Tabela 4.10 Informacioni sasior i përfshirë në procesin e vlerësimit

Elementë sasior të informacionit Vlerësim i pjesshëm Vlerësim final

Bilanci

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve

Pasqyra e fluksit të mjeteve monetare

Raporti i ecurisë me bankën

Regjistri i kredive

Rreziku i sektorit

Kolateral (i shtuar nga vetë banka)

D, G, I, K, L

D, G, I, K, L

D, G, I, K, L

D, G, K, L

D, G, K, L

K, L

I, L

A, B, C, F, H,

A, B, C, F, H,

A, B, C, F, H,

A, B, C, F, H,

A, B, C, F, H,

A, B, F, H,

-

Gjithashtu vlen të përmendet se një pjesë e elementëve të mësipërm përdoren pjesërisht nga

bankat. Rreziku i sektorit është një informacion i marrë në konsideratë në mënyrë të

pjesshme nga bankat D dhe C. Për bankën I raporti i ecurisë me bankën, regjistri i kredive

dhe rreziku i sektorit janë elementë cilësorë.

96

Figura 8 Informacioni sasior i përfshirë në procesin e vlerësimit

Tabela 4.11 Pesha e informacionit sasior në vlerësimin e pjesshëm

Elementë sasiorë të informacionit Banka D Banka G Banka L

Bilanci

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve

Pasqyra e fluksit të mjeteve monetare

Raporti i ecurisë me bankën

Regjistri i kredive

Rreziku i sektorit

Kolateral (i shtuar nga vetë banka)

100%

100%

80%

100%

100%

50%

-

50%

40%

5%

-

-

5%

-

20%

20%

20%

10%

20%

5%

5%

Për bankat I dhe K nuk është e mundur të ndahen peshat e secilit element sasior. Ndërtimi i

modeleve të përdorur prej tyre nuk lejon ndërhyrje për marrjen e këtij informacioni. Kjo

edhe për faktin se këto modele i janë përshtatur procedurës së kombinimit progresiv që këto

banka përdorin për elementët e ndryshëm të informacionit.

Procesi i përmbledhjes së informacionit bazë (elementar) në vlerësime të pjesshëm

(specifik) mund të zhvillohet mbi bazën e disa metodave:

a. scoring ( statistical – based), një model variablat dhe parametrat e të cilit janë

përcaktuar me procedura matematikore – statistikore;

b. expert system, sisteme ku informacioni i njohur sistemohet nga një grup pune duke

përcaktuar rregullat që lidhin variablat me rating, ku një përdorim të madh merr

pema e vendimeve;

c. grid system, modele të karakterizuar nga variabla dhe pesha të përzgjedhura nga një

0 1 2 3 4 5 6

Bilanci

Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve

Pasqyra e fluksit te mjeteve monetare

Raporti i ecurise me banken

Regjistri i kredive

Rreziku sektorit

Kolateral

Vleresim final Vleresim I pjesshem

97

grup pune me përdorim të kufizuar ose nul të pemës së vendimeve;

d. judgemental system, sisteme që bazohen në gjykimin subjektiv të çdo analisti

mbështetur në udhëzimet e drejtimit (të njësisë).

Në tabelën 4.12 paraqiten metodat bazë të përzgjedhura nga bankat e vëzhguara për procesin

e përmbledhjes së informacionit.

Tabela 4.12 Mënyrat e përmbledhjes së informacionit bazë në procesin e vlerësimit

Elementë sasiorë të informacionit

Bankat

Vlerësim i pjesshëm Vlerësim final

D G I K L A B C F H

Bilanci

ES SS SS SS J SS SS J J SS

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve ES SS SS SS J SS SS J J SS

Pasqyra e fluksit të mjeteve monetare ES SS SS SS J SS SS J J SS

Raporti i ecurisë me bankën J SS SS SS SS SS J J J SS

Regjistri i kredive J SS SS SS SS SS J J J -

Rreziku i sektorit J SS SS SS J SS J J J -

Legjenda: SS = statistical scoring; ES = expert system; J = judgemental

Tre banka kanë vetëm një vlerësim, “rating”, specifik për të gjithë aspektet cilësor, në

bankën I gjenden 5 dhe në bankën L realizohen 11. Në këtë rast këto vlerësime kombinohen

në mënyrë të mëtejshme në një vlerësim të vetëm cilësor. Për këto banka nuk është e

mundur të ndahen peshat e secilit element cilësor. Ndërtimi i modeleve të përdorur prej tyre

nuk lejon nderhyrje për marrjen e këtij informacioni duke iu përshtatur procedurës së

kombinimit progresiv të gjithë elementëve cilësorë.

Tabela 4.13 Numri i “rating” specifik për elementët cilësorë

Numri i rating specifik Banka

1

1

5

1

11

Banka D

Banka G

Banka I

Banka K

Banka L

98

Në thelb edhe elementët cilësorë të informacionit menaxhohen dhe përpunohen nëpërmjet

“statistical models and other mechanical methods” për të përdorur fjalorin e Komitetit të

Bazelit.

Është me rëndësi shqyrtimi i disa aspekteve: çfarë informacioni është mbledhur, si janë

strukturuar, kush është përgjegjës për mbledhjen dhe në cilën fazë të procesit të vlerësimit

merren në konsideratë.

Panorama e plote e informacioneve që përfshihen në procesin e vlerësimit paraqitet ne

tabelën 4.14. Numri i lartë i elementëve cilësorë të marrë në konsideratë tregon që edhe

bankat të cilat përdorin sisteme me bazë statistikore ndeshen me problemin e monitorimit të

një numri të lartë të aspekteve cilësore të njësisë ekonomike.

Tabela 4.14 Informacioni cilësor i përfshirë në procesin e vlerësimit

Elementë cilësorë të informacionit Vlerësim i pjesshëm Vlerësim final

Struktura e sektorit D, G, I, K, L A, B, C, F, H,

Pozicioni i njësisë në sektor si dhe ndaj faktorëve

kyç (të suksesit/rënies)

D, G, I, K, L A, B, C, F, H

Diversifikimi i aktivitetit operativ D, G, I, K, L A, B, C, F, H

Struktura e sektorit dhe pozicioni për aktivitetet e

diversifikuara

G, I, K, L A, B, C, F, H

Informacion për njësinë dhe grupin ku bën pjesë D, G,I, K, L A, B, C, F, H

Faktorët e sjelljes ndaj rrezikut, karakteristikat e

përgjithshme të rreziqeve dhe historiku i tyre

D, G, I, K, L A, C, F, H

Pronësia, struktura organizative dhe informacione

jashtë bilancit

D, G, I, K, L A, B, C, F, H

Sipërmarrës apo profesionist, cilësitë e drejtimit D, G, I, K, L A, B, C, F, H

Pjesëmarrje në grupe D, G, I, K, L A, B, C, F, H

Aspekte financiare dhe kontabël, cilësia e bilancit D, G, I, K, L A, B, C, F, H

Rreziku i vendit D, G, I, K, L A, B, C, F, H

Regjistri i kredive (shtuar nga vete banka) I

Struktura e sektorit përbën një element mbi të cilin informacioni sigurohet jo në mënyrë

uniforme. Kjo për faktin se në Shqipëri nuk ka një bazë të standardizuar për sektorë të

ndryshëm në mënyrë që të arrihet plotësisht ky vlerësim. Kështu banka I ka ndërtuar një

bazë të dhënash të brendshëm për ekspozimin e sektorit duke zvogëluar problematikën e

vlerësimit të tij.

Në tabelën 4.15 paraqiten metodat bazë të përzgjedhura nga bankat e vëzhguara për procesin

e përmbledhjes së informacionit.

99

Tabela 4.15 Mënyrat e përmbledhjes së informacionit bazë në procesin e vlerësimit

Elementë cilësorë të informacionit

Bankat

Vlerësim i pjesshëm Vlerësim final

D G I K L A B C F H

Struktura e sektorit SS J SS SS SS/J SS J J J ES

Pozicioni i njësisë në sektor SS J SS SS SS/J SS J J J ES

Diversifikimi i aktivitetit operativ SS/J J SS SS SS/J SS SS/J J SS/J ES

Struktura e sektorit dhe pozicioni për aktivitetet

e diversifikuara SS/J SS/J SS SS SS/J SS SS/J J SS/J ES

Informacion për njësinë dhe grupin ku bën

pjesë SS/J SS/J SS SS SS/J SS SS/J J SS/J ES

Faktorët e sjelljes ndaj rrezikut, karakteristikat

e

përgjithshme të rreziqeve dhe historiku i tyre

SS/J SS/J SS SS SS/J SS - J SS/J ES

Pronësia, struktura organizative dhe

informacione

jashtë bilancit

SS/J SS/J SS SS SS/J SS SS J SS/J ES

Sipërmarrës apo profesionist, cilësitë e drejtimit SS/J SS/J SS SS SS/J SS SS/J J SS/J ES

Pjesëmarrje në grupe SS/J SS/J SS SS SS/J SS SS/J J SS/J ES

Aspekte financiare dhe kontabël, cilësia e

bilancit SS SS SS SS SS SS SS J SS ES

Rreziku i vendit SS/J SS/J SS SS SS/J SS ES J SS/J ES

Legjenda: SS = statistical scoring; ES = expert system; J = judgemental

Në shtatë banka nga dhjetë të marra në vëzhgim faza e mbledhjes së informacionit bazohet

në një “formular cilësor” të standardizuar i cili përfshin informacionet e tabelës 4.15. Në

thelb, ka një ndjeshmëri të lartë të bankave për të marrë në konsideratë aspekte cilësore

mbështetëse të informacioneve sasiorë ndonëse, në të gjitha rastet, këto informacione duhet

të merren brenda kornizave të një formulari të paracaktuar dhe marrin pjesë në mënyrë

automatike në përcaktimin e vlerësimit të rrezikut të kredisë.

100

Tabela 4.16 Aspekte cilësor të përfshirë në procesin e vlerësimit dhe në formularin cilësor

Elementë të përfshirë

Bankat

Total Po Vlerësim i pjesshëm Vlerësim final

G I K A B F H

Dinamika e sektorit dhe faktorët kyç të suksesit Po Po Po Po Jo Po Po 6

Pozicioni dhe aftësia konkurruese e njësisë Po Po Po Po Po Po Po 7

Bilanci së bashku me shënimet shpjeguese Po Po Po Po Po Po Po 7

Pasqyra e të ardhurave Po Po Po Po Po Po Po 7

Fluksi i përgjigjeve nga Regjistri i kredive Po Po Po Po Po Po Po 7

Ekspozimi i njësisë ndaj rrezikut të tregut Po Po Po Po Jo Po Jo 6

Projektet e investimeve të njësisë Po Po Po Po Po Po Po 7

Parashikimet e zhvillimit të njësisë Po Po Po Po Po Po Po 7

Ekspozimi i njësisë ndaj rrezikut të biznesit Po Po Po Po Po Po Po 7

Ekspozimi i njësisë ndaj rrezikut të kredisë nga

klientët e saj

Po Po Po Po Po Po Po 7

Ekspozimi i njësisë ndaj rrezikut operativ Po Po Po Po Jo Po Po 6

Për rëndësinë që paraqesin mbi mundësinë e personalizimit të raportit kredimarrës dhe në

interpretimin e situatave specifike të secilës njësi ekonomike debitore, është shtruar pyetja

nëse realisht elementët parashikues përfshihen në procesin e vlerësimit të rrezikut të palës

kredimarrëse (në çfarëdo faze të këtij procesi).

Tabela 4.17 Vlera parashikuese të përfshira në procesin e vlerësimit

Vlerat e perfshira

Bankat

Total Po Vlerësim i pjesshëm Vlerësim final

D

G

I

K

L

A

B

C

F

H

Projekte të veçanta të investimeve të

njësisë

Jo Po Po Po Jo Po Po Jo Po Po 7

Plan Biznesi

Jo Jo Po Jo Po Po Jo Jo Po Jo 4

Pasqyra financiare pro – forma Jo Jo Po Po Po Jo Jo Jo Po Jo 4

Buxhete të arkës Jo Jo Po Jo Jo Po Jo Jo Po Jo 3

101

Figura 9 Vlera parashikuese të përfshira në procesin e vlerësimit

Vihet re një dallim i theksuar në vlerësimin midis bankave përsa i përket rëndësisë të secilit

nga këto aspekte informative në procesin e vlerësimit të rrezikut të kredisë. Buxhetet e arkës

janë ato më pak të marrat në konsideratë (në totalin e bankave të analizuara). Informacione

që nga njëra anë kanë avantazhin të ofrojnë një krahasim të menjëhershëm në terma shumë

afatshkurtër të parashikimeve të deklaruara por nga ana tjetër shprehin një perspektive

vlerësimi të njësisë ekonomike po në terma afatshkurtër.

Gjithashtu vlen të përmendet se një pjesë e elementëve të mësipërm përdoren pjesërisht nga

bankat. Kështu bankat B dhe C përdorin pjesërisht planin e biznesit dhe pasqyrat financiare

parashikuese. Plani i biznesit është dokumenti më i vështirë per të patur për bankat H dhe G

ndaj dhe përdoren prej tyre pjesërisht sëbashku me pasqyrat financiare pro – forma.

Roli i punonjësve në procesin e vlerësimit të rrezikut të kredisë mund të vëzhgohet në një

numër të madh aspektesh duke karakterizuar thellësisht natyrën dhe ndikimet organizative

dhe të tregut për bankën. Në vijim do të analizohen aspektet e mëposhtme:

a. roli i punonjësve në mbledhjen e informacionit;

b. roli i punonjësve në përpunimin e informacionit;

c. përfshirja e fuksioneve komerciale (të shitjes) në analizat e njësisë ekonomike.

Në lidhje me pikën e parë, duke marrë në konsideratë aftësinë tashmë të përhapur të bankave

0 0.5 1 1.5 2 2.5 3 3.5 4 4.5

Projekte te vecante investimi

Plan biznesi

PF pro - forma

Buxhete te arkes

Vleresim final Vleresim I pjesshem

102

për të siguruar në mënyrë elektronike bilancin dhe të dhënat mbi ecurinë e brendshme e të

jashtme të njësisë, vëmëndja është përqëndruar mbi mënyrat e mbledhjes së informacionit

cilësor. Janë evidentuar këto sjellje nga ana e dhjetë bankave objekt studimi (tabela 4.18):

Tabela 4.18 Shpërndarja gjeografike dhe natyra e roleve përgjegjëse për mbledhjen e informacionit cilësor

Përgjegjësi i

marrëdhënieve me

klientin

Analisti i kredisë

Numri i bankave

Zona e filialit

Banka C

Banka D

Banka F

Banka H

Banka I

Banka B

Banka G

7

Selia qëndrore Banka A Banka K

Banka L

3

Numri i bankave 6 4

Në gjashtë banka roli i mbledhjes së të gjithë informacionit cilësor i është caktuar

përgjegjësit të marrëdhënieve me klientin. Në katër banka ky rol i është rezervuar analistit të

kredisë. Del në pah përfshirja e operatorëve të cilët kanë detyra komerciale, një zgjidhje në

përputhje me parimin e kujdesit. Gjithashtu nëse kombinohet kjo analizë me atë të

shpërndarjes gjeografike të punonjësve, tabela mësipër, koncepti customer proximity merr

më tepër kuptim.

Duke marrë në konsideratë që procesi i vlerësimit të rrezikut të kredisë për bankat objekt

studimi, sidomos përsa i përket segmentit “të lartë” të njësive ekonomike të vogla e të

mesme, rezulton i mbështetur fort në modele është me rëndësi të qartësohet cilat janë

hapësirat e ndërhyrjes së punonjësve komercial (të shitjes) / kredisë në këtë proces. Roli i

punonjësve në përpunimin e informacionit mund të jetë mjaft i ndryshëm. Ata mund të

ndërhyjnë në një ose disa raste:

a) duke marrë pjesë në përcaktimin e të dhënave hyrëse (input) në sistem, sidomos ato

me natyrë cilësore;

b) duke realizuar override në vlerësime të pjesshëm për elementë sasior dhe/ose cilësor

para kombinimit të tyre;

c) duke modifikuar rating-un e palës kredimarrëse në funksion të një vlerësimi

komplesiv të aspekteve të rrezikut të njësisë.

Pothuasje në secilën nga bankat e studjuara, për të gjitha aspektet sasiore dhe cilësore

103

zakonisht të përdorura për vlerësimin e rrezikut të kredisë, punonjësit e shitjes duhet të bëjnë

një kontroll të këtij informacioni shpesh të përmbledhur në një raport mbi të. Duket qartë se

sistemi është i orientuar drejt modeleve, me një standardizim të lartë të procesit, por që

përpiqet të ruajë aftësinë e interpretimit të dukurive administrative dhe ambjentale të njësisë

ekonomike nëpërmjet përfshirjes së punonjësve (agjentëve të shitjes).

Kjo zgjedhje parashtron disa dyshime mbi përputhshmërinë (compliance) me kriteret

minimale të metodave IRB të rregullores Capital Adequacy, kur:

a) kërkohet një gjykim paralel përmbledhës pak a shumë i artikuluar për aspekte të veçanta

që gjithsesi nuk e ndryshon vlerësimin;

b) merret vendimi për të mbajtur informacione mbi aspekte të caktuara (projekte të

zhvillimit të njësisë, ekspozimi ndaj rrezikut të tregut, etj.) që nuk shërbejnë si input për

procesin e rating.

Në propozimin e Komitetit të Bazelit, në fakt, evidentohet që në thelb vlerësimet e njësisë

udhëzohen, propozohen dhe miratohen së bashku me kredinë sipas rregullores së kredisë

dhe duhet të përfshijnë gjithë informacionin e rëndësishëm40. Këto paragrafë nxjerrin në pah

rëndësinë e integrimit të plotë të proceseve të përcaktimit të rating me proceset e miratimit

dhe rishikimit të kredisë. Rëndësi të veçantë paraqet faza vendimtare e rating e cila duhet të

shoqërojë të njëjtën fazë të kredisë. Siç paraqitet në tabelën 4.18, duket se bankat objekt i

këtij studimi kanë bërë zgjedhje pak a shumë të ndryshme por përgjithësisht i kanë caktuar

personave me pushtet në vendim marrje këtë detyrë, edhe kur procesi i vlerësimit është

shumë i strukturuar dhe nuk parashikon modifikim të rezultatit të prodhuar nga modelet

(domethënë nga modelet statistikor dhe other mechanical methods).

40 Komiteti i Bazelit, 2003, paragrafët 373,384, 386, 406.

104

Tabela 4.19 Organi përgjegjës për vlerësimin e rrezikut të kredisë

Organi / Instrumenti

Bankat

Vlerësim i pjesshëm Vlerësim final

D G I K L A B C F H

Departament / Njësi për kredinë në

drejtorinë e përgjithshme

Po Po Po Po

Departament / Njësi për riskun në

drejtorinë e përgjithshme

Po Po Po Po Po Po Po Po Po Po

Organ i filialit për segmentin përkatës

Përgjegjësi i marrëdhënieve me klientin në

filial

Po Po Po Po

Vlerësimi (rating) final realizohet me

software të automatizuar i cili nuk lejon

asnjë ndryshim (modifikim) nga personeli

Po Po Po Po Po

Vlerësimi (rating) final realizohet me

software të automatizuar i cili lejon

ndryshime (modifikime) nga personeli

brenda një intervali të paracaktuar

Po

Vlerësimi (rating) final realizohet me

software të automatizuar i cili lejon

ndryshime (modifikime) nga personeli pa

kufizime

Vlerësimi (rating) final realizohet nga

personeli pa përdorimin e një software të

automatizuar

Po Po Po

Vlerësimi (rating) final realizohet nga

personeli me mundësinë e kontrollit nga një

organ superior

Po Po Po Po Po Po Po

4.2 Modelet e brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë dhe normativat në fuqi

Roli i procesit të vlerësimit

Përfaqësuesit e bankave objekt studimi janë pyetur mbi rolin e modeleve të brendshëm për

vlerësimin e rrezikut të kredisë. Përse përdoret tërësia e teknikave bazë të modeleve të

vlerësimit dhe vendimet e ndërmarra si rezultat i lidhjes së këtyre teknikave me modelet? A

përmbushin ato qëllime të brendshme të drejtimit apo rregullatore?

Për dy banka (A, G) modelet e brendshme për vlerësimin e rrezikut të kredisë nuk lidhen

shumë me kërkesat e Bankës së Shqipërisë e për pasojë këto modele nuk përdoren prej tyre

për qëllime rregullatore. Sipas tyre: “...nuk ka hapesirë për modele të brendshëm për

rrezikun e kredisë, por për rrezikun e tregut dhe operacional...”. Për tre banka (C, F, H) këto

105

modele përmbushin të dy llojet e qëllimeve, si për menaxhim në nivel mikro dhe makro të

secilës bankë si dhe për të siguruar zhvillimin e aktivitetit bankar sipas normativave

rregulluese lokale dhe të grupit. Për pesë bankat e tjera (B, D, I, K, L) roli kryesor i këtyre

modeleve është përmbushja e qëllimeve të drejtimit të bankës. Duke qenë se përmbushja e

kërkesave rregullatore është e detyrueshme, modelet e brendshëm për vlerësimin e rrezikut

të kredisë përdoren pjesërisht për plotësimin e tyre.

Tabela 4.20 Roli i sistemeve të brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë

Për qëllime të brendshme drejtimi të bankës

Banka A

Banka B

Banka C

Banka D

Banka F

Banka G

Banka H

Banka I

Banka K

Banka L

Për qëllime rregullatore sipas kërkesave të

Bankës së Shqipërisë

Banka C Banka B

Banka F Banka D

Banka H Banka I

Banka K

Banka L

Po Pjesërisht

Periudha kohore

Në marrëveshjen e kapitalit te vitit 2004 (Basel 2) është i qartë dallimi midis konceptit të

periudhës kohore të mbajtur në konsideratë në fazën e përcaktimit të rating dhe periudhës

kohore të cilës i referohet kuantifikimi në terma të normave të përkeqësimit të rating.

Sqarohet në mënyrë të qartë se “ndonëse harku kohor në parashikimin e PD, probability of

default, është një vit bankat duhet të përdorin një hark kohor më të gjatë në përcaktimin e

rating” 41. Përvec dy bankave ku modelet e brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë

nuk janë ende operativ të gjitha të tjerat deklarojnë në mënyrë të qartë harkun kohor të

parashikimit të cilit i referohet procesi i vlerësimit të rrezikut të kredisë. Në shumicën e

bankave komunikimi bëhet me vendim të rregulloreve të brendshme. Në gjashtë nga dhjetë

banka periudha parashikuese bazë është një vit.

41 Komiteti I Baselit, 2003, paragrafi 376.

106

Tabela 4.21 Periudha kohore për vlerësimin e rrezikut të kredisë

Periudha kohore Banka Numri i bankave

1 vit, sa Probability of Default (Bazel 2)

A, B, G,

H, I, L

6

Më tepër se 1 vit

C, D, F, K

4

4.3 Efektet e ndryshimeve të SNRF në sistemin tonë bankar

Implementimi i SNK / SNRF aktual

Në maj të vitit 2008, Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë lëshoi një dekret

duke e bërë të detyrueshëm aplikimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK)

dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF) që nga 1 Janari 2008.

Bankat, si njësi biznesi, duhet të fillonin me aplikimin dhe zbatimin e standardeve të reja.

Për të lehtësuar procesin e tranzicionit, Banka e Shqipërisë, si autoriteti mbikëqyrës i

sistemit bankar, duhet të rregullojë kuadrin rregullator bankar dhe ta përafrojë atë me

standardet e reja të kontabilitetit dhe raportimit.

Për të vlerësuar gadishmërinë e sistemit bankar për zbatimin e SNRF nga bankat objekt

studimi është marrë informacion për periudhën e raportimit për herë të parë me SNK /

SNRF si dhe për kohëzgjatjen e procesit të implementimit të tyre.

Tabela 4.22 Raportimi për herë të parë me SNK / SNRF

Periudha e

raportimit

Bankat

A

B

C

D

E

F

G

H

I

J

K

L

Më parë se viti 2008 Po Po Po Po Po

Në vitin 2008 Po Po Po

Më vonë se viti 2008 Po Po Po Po

107

Tabela 4.23 Kohëzgjatja e procesit të implementimit të SNK / SNRF

Sfidat kryesore të implementimit

Bankat

3 muaj 6 muaj 1 vit

Paketa SNK / SNRF

hera e parë e raportimit

Burimet njerëzore E, F, J, L C D, I, K

IT C, F, J, L D, I, K

SNRF 10 Burimet njerëzore F, L A C, D

IT A, F, L C, D

SNRF 12 Burimet njerëzore F A D

IT A, F D

SNRF 13 Burimet njerëzore L A C, D, F, I

IT A, L C, D, F, I

Për pesë banka raportimi për herë të parë me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit i

takon një periudhe më të hershme se viti 2008. Vit ky i raportimit për herë të pare për tre

banka. Pjesa tjetër kanë deklaruar një implementim më të vonuar të këtyre standardeve.

Përgatitja e burimeve njerëzore dhe sistemeve të informacionit me kërkesat e implementimit

të SNRF do të kërkonte 3 muaj dhe një vit në rastin kur raportet do të krijohen

automatikisht.

Lidhur me ndryshimet kryesore të ndikuara nga SNRF, trajtimet e ndryshme që bankat e

analizuara kanë identifikuar janë përmbledhur në tabelën 4.24.

Tabela 4.24 Ndryshimet kryesore me SNRF

Aktive Financiare

Problematika kryesore sipas standardeve qëndron në grupin "Hua dhënë klientëve". Ky

grup trajtohet sipas rregullores së BSh "Mbi administrimin e rrezikut të kredisë” dhe

sipas standardeve SNK 32 & 39. Ndryshimi kryesor midis këtyre dy standardeve

qëndron:

a) në përllogaritjen e provizioneve të kredisë. Metodat e amortizimit të kredive

lidhur me përllogaritjen e provizioneve për kreditë ndikon në rritjen apo

zvogëlimin e portofolit neto të kredive;

b) në njohjen në të ardhura të interesave të kredisë me interes efektiv;

c) njohja në të ardhura të interesave të kredive të këqija (non performing loans);

d) në përllogaritjen e rënies në vlerë për kreditë sipas dy standardeve;

e) sipas standardeve IFRS diferencat e rivlerësimit të letrave me vlerë pasqyrohen

në kapitalin e shoqërisë. Trajtimi i këtyre diferencave midis dy standardeve krijon

108

edhe "Deferred Tax from Revolution AFS".

Si problematika të tjera në momentin e implementimit janë përmendur:

a) zgjedhja e një modeli optimal për klasifikimin e aktiveve financiare (kreditë) si

dhe përpunimi i të dhënave pasi nuk kishte një bazë të dhënash të sakta;

b) llogaritja e sistemimeve për Fair Value bëhen jashtë core banking system dhe nuk

është i ndërtuar mbi modele të sofistikuara;

c) aplikimi EIR ka paraqitur probleme dhe është arritur jo në mënyrë të

automatizuar. Aplikimi frekuent ekspozon bankën ndaj rrezikut operacional lidhur

me përpunimet manuale të përfshira në këtë proces. Problematike është aplikimi i

axhustimit të vlerës kohore të interesave të provizionuara të kredisë me kalimin e

kohës dhe afrimin e afatit të mbetur të materializmit (un-winding of interests).

Aktive Jo Financiare

a) Metoda e mbajtjes dhe përllogaritjes së normës së amortizimit të aktiveve jo

fianciare si dhe efekti i tij në vlerën kontabël të asetit.

b) Matja / zhvlerësimi (impairment) në kohë e pronave të patundshme të fituara në

rrugë ligjore nga likujdimi i kolateraleve të kredive të këqija.

c) Vazhdueshmëria e njohjes në të njëjtën kategori për më shumë se një vit për

aktivet (kolateralet) e marra në pronësi nga banka.

Detyrime Financiare

a) Nëpërmjet ndryshimit të mënyrës së përllogaritjes dhe mbajtjes së provizioneve

dhe vlera kontabël e detyrimeve financiare do të jetë e ndryshme sipas rastit.

b) Sipas ndryshimeve të SNRF duhet që të gjitha detyrimet financiare (ëith

embedded derivative) të ndahen në instrumentin bazë dhe pjesën e derivatit.

Kapitali

a) Ndryshimi i rezervave të detyrueshme monetare të mbajtura nga kompania;

b) Kapitali në valutë mbahet në lekë me kosto historike. Diferencat që rrjedhin nga

vlerësimi i kapitalit në valutë sipas standardeve të BSh raportohen në grupin e

kapitalit të shoqërisë, ndërsa sipas SNRF diferenca nga rivlerësimi kalon në

rezultat;

c) Ndryshimi midis dy standardeve qëndron edhe në pasqyrimin e diferencës së

rivlerësimit të letrave me vlerë në pjesën e kapitalit të shoqërisë sipas SNRF;

d) Njohja e kostos historike në mënyrë automatike për çdo shtesë kapitali.

109

Fitim / Humbje

a) Njohja e te ardhurave nga interesi, ku SNRF kërkojnë matjen me interesin efektiv.

b) Norma e amortizimit dhe shpenzimeve të njohura të provizioneve për kreditë,

nëse do të rritet përqindja e shpenzimeve do të ketë efekt pozitiv në llogaritjen e

fitimit të kompanisë;

c) Njohja në të ardhura të interesave të të gjithë portofolit të kredisë;

d) Diferencat e rivlerësimit të kapitalit në valutë.

Implementimi i SNRF 9

Është kërkuar gjykimi i përfaqësuesve të dy departamenteve objekt studimi, departamenti i

riskut / kredisë dhe departamenti financë / kontabilitet, mbi reformat që do të ndikojnë më

tepër në institucionin e tyre për pesë vitet e ardhshme. Përgjigjet e marra janë përmbledhur

në tabelën 4.25 dhe në figurën 10 jepet paraqitja grafike të tyre.

Tabela 4.25 Reformat me ndikimin më të madh për 5 vitet e ardhshëm

Reforma Banka Numri i bankave

Departamenti Finance /

Kontabilitet

Bazel 3

A, B, C, E, F,

G, H, I, L

9

Ndryshimet kontabël

A, B, C, D, F,

G, H, I, J, K

10

Rregulloret lokale

A, B, D,

G, H, I

6

Departamenti Risk /

Kredi

Bazel 3

A, B, C, F, G,

H, I, J, K, L

10

Ndryshimet kontabël

B, D, E, F,

H, I, J, K

8

Rregulloret lokale

B, C, D, E, F,

G, H, I, J, K

10

110

Figura 10 Reformat me ndikimin më të madh për 5 vitet e ardhshëm

Ndryshimet rregullatore janë në krye të axhendës për bankat. Pavarësisht se datat kyçe të

aplikimit të SNRF 9 dhe Bazel 3 janë shtyrë disa herë ato mbeten me rëndësi strategjike për

drejtimin e këtij sektori. Në anën tjetër, implementimi i standardeve ndërkombëtare shtoi

urgjencën e Bankës së Shqipërisë për të përshtatur kuadrin rregullator bankar me këto

zhvillime të brendshme kontabël.

Në kuadër të sfidave aktuale e të ardhme për reformimin e nevojshëm rregullator dhe

kontabël bankat kanë vlerësuar sipas gjykimit të tyre rëndësinë e secilës pjesë të SNRF 9,

duke mbajtur në konsideratë ndikimin e tyre në pasqyrat financiare të institucionit përkatës.

U është kërkuar që këtë vlerësim ta realizojnë në një shkallë preference nga 1 deri në 5,

respektivisht nga më e rëndësishmja deri në aspak e rëndësishme. Rezultatet e përgjigjeve të

tyre janë përmbledhur në tabelën 4.26 dhe figurën 11.

0 2 4 6 8 10 12

Departamenti Risk / Kredi

Departamenti Finance / Kontabilitet

Rregulloret Lokale Ndryshimet Kontabel Bazel 3

111

Tabela 4.26 Ndikimi i SNRF 9 në pasqyrat financiare për sektorin bankar

Elementi

Banka

Më e

rëndësishmj

a

Shumë e

rëndësishme

Mesatarisht e

rëndësishme

Pak e

rëndësishme

Aspak e

rëndësishme

Klasifikimi dhe Matja

(Classification &

Measurement)

D, F, H, G

A, B, E, I, J, L

C, K

Rënia në vlerë

(Impairment)

B, I, J A, C, D, E, F,

H, G, K, L

Mbrojtja

(Hedging)

D, F, I E, H, G A, B, C, J, K, L

Konsolidimi

(Consolidation)

A, D, F H, G, L B, I, J C, E, K

Çregjistrimi

(Off setting)

A, K C, D, F, H, G, L B, E, I, J

Rënia në vlerë dominon renditjen duke qenë se për këtë element pritet impakti më i madh

për bankat. Klasifikimi dhe matja është elementi i dyte për nga rendësia dhe ndikimi që

pritet të ketë në pasqyrat financiare për secilën bankë. Çregjistrimi, kontabiliteti mbrojtës

dhe konsolidimi janë elementët e tjerë te renditur ku konsolidimi pritet të ketë ndikimin më

të vogël për pasqyrat financiare.

Ndërkohë që data e detyrueshme për implementimin e SNRF 9 ishte caktuar fillimi i vitit

0 2 4 6 8 10 12 14

Klasifikimi dhe Matja

Renia ne vlere

Mbrojtja

Konsolidimi

Cregjistrimi

Me e rendesishmja Shume e rendesishme Mesatarisht e rendesishme

Pak e rendesishme Aspak e rendesishme

Figura 11 Ndikimi i SNRF 9 në pasqyrat financiare për sektorin bankar

112

2015 dhe të anketuarit po punonin për të përmbushur këtë afat IASB ka shtyrë afatin e

hyrjes në fuqi më 1 janar 2018. Një pjesë e tyre besojnë se ky afat kohor mund të shtyhet

përsëri në varësi të ecurisë së punës për rënien në vlerë dhe kontabilitetin mbrojtës,

konvergjencës me FASB amerikan dhe miratimit të Bashkimit Europian për bankat e

kuotuara në BE.

Tabela 4.27 Fillimi i projektit për implementimin e SNRF 9

Periudha

Bankat

A

B

C

D

E

F

G

H

I

J

K

L

Në vitin 2015 Po Po

Në vitin 2018 Po Po Po

Nuk kam informacion Po Po Po Po Po Po Po

Figura 12 Fillimi i projektit për implementimin e SNRF 9

Disa nga të pavendosurit reflektojnë shqetësimin e bankave lidhur me drejtimin që IASB po

ndërmerr për ecurinë e reformave mbi kontabilitetin mbrojtës (nivelet makro). Është me

rëndësi të theksohet se gjatë periudhës së realizimit të intervistave me bankat, IASB ka

riparë afatet kohore për publikimin e drafteve. Gjithashtu kanë qenë në pritje draftet mbi

klasifikimin dhe matjen, rënien në vlerë.

Ne vitin 201517%

Ne vitin 201825%

Nuk kam informacion58%

Ne vitin 2015 Ne vitin 2018 Nuk kam informacion

113

Gjithashtu pjesëmarrësit janë pyetur nëse në buxhetin aktual të institucionit të tyre bankar

parashikohej implementimi i SNRF 9. Vetëm një bankë nga dymbëdhjetë është përgjigjur

pozitivisht me një vlerë prej 9.8 milionë lek (I). Shtatë banka nuk e parashikojnë një projekt

të tillë dhe për 4 banka ky informacion nuk është i disponueshëm nga përfaqësuesit e tyre në

këtë studim.

Një nga objektivat kryesorë të projektit për zëvendësimin e SNK 39 është reduktimi i

kompleksitetit duke përmirësuar cilësinë, dobinë e pasqyrave financiare. Të intervistuarit

besojnë se zhvillimet e fundit e kanë bërë SNRF 9 më të lehtë për t’u përshtatur. Mesa duket

kjo është edhe arsyeja që pjesa më e madhe e tyre, 75%, mendojnë se ky standard do të

përmirësojë cilësine e pasqyrave financiare (tabela 4.28, figura 13). Nga rezultati duket se

BSNK ka ende edhe pak punë për të bindur pjesën tjetër të bankave, 25%, se standardi i ri

është një përmirësim i SNK 39.

Tabela 4.28 Besoni se SNRF 9 do të përmirësojë cilësinë e pasqyrave financiare kundrejt SNK 39?

Bankat Numri i bankave

Po

A, C, D, E, F, I, J, K, L 9

Jo

0

Nuk e di

B, G, H, 3

Figura 13 Besoni se SNRF 9 do të përmirësojë cilësinë e pasqyrave financiare kundrejt SNK 39?

Po 75%

Jo 0%

Nuk e di 25%

Po Jo Nuk e di

114

Përdorimi i vlerës së drejtë për instrumentet financiare ka qenë një nga problematikat

kryesore që në implementimin e SNK 39 për të vazhduar me zëvendësimin e tij me SNRF 9.

Të pyetur mbi pritshmëritë e bankave për ndikimin që ky kriter do të ketë ne aktivet

financiare përgjigjet e marra paraqesin një diferencim të lartë (tabela 4.29, figura 14)

Tabela 4.29 Prisni për institucionin tuaj një rritje të vlerës të instrumentëve financiare të matur me vlerën e

drejtë sipas SNRF 9 kundrejt SNK 39?

Bankat Numri i bankave

Po

D, F, G, H, J, K, L 7

Jo

C, E 2

Nuk e di

A, B, I 3

Figura 14 Prisni për institucionin tuaj një rritje të vlerës të instrumentëve financiare të matur me vlerën e drejtë

sipas SNRF 9 kundrejt SNK 39?

Pikëpamjet e të anketuarve janë të ndryshme duke reflektuar përkatësisht dallimet në bilance

dhe modelet e biznesit të institucioneve të tyre. Pothuajse gjysma e të pyeturve besojnë se

më tepër instrumenta financiarë do të mbahen me vlerën e drejtë sipas SNRF 9 krahasuar me

SNK 39 (duke rezultuar kështu edhe më të luhatshëm) ndërkohë 25% mendojnë të

kundërtën, 17% nuk janë të vendosur.

Po58%

Jo17%

Nuk e di 25%

Po Jo Nuk e di

115

Gjykimi i të intervistuarve mbi modelin e klasifikimit të kredive në tre kategori (sipas

BSNK dhe FASB) është parë me interes lidhur me aftësinë e bankave për t’u përshtatur.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme mbi këtë model, pjesa më e madhe e të pyeturve, 50%,

mendojnë se është një model praktik (funksional). Gjithsesi ky mendim mund të ndryshojë

në varësi të kërkesave të standardeve për njohjen e kredive gjatë lëvizjes së tyre nga një

kategori në tjetrën (tabel 4.30, figura 15)

Tabela 4.30 A është modeli i klasifikimit të kredive sipas SNRF 9 praktik (funksional)?

Bankat Numri i bankave

Po

A, B, C, F, K, L 6

Jo

E, J, 2

Nuk e di

D, G, H, I 4

Figura 15 A është modeli i klasifikimit të kredive sipas SNRF 9 praktik (funksional)?

Po50%

Jo17%

Nuk e di33%

Po Jo Nuk e di

116

Për çdo projekt implementimi në fokus duhet të jenë edhe kostot potenciale dhe efekti i tyre

tek konsumatori final.

Tabela 4.31 Efekti i modelit të humbjeve të pritshme sipas SNRF 9 në koston e produkteve të ofruara

Bankat Numri i bankave

Po

C, D, E, F, K, L, G, H 8

Jo

J, 1

Nuk e di

A, B, I, 3

Figura 16 Efekti i modelit të humbjeve të pritshme sipas SNRF 9 në koston e produkteve të ofruara

Pjesëmarrësit kanë opinione të ndryshme mbi mundësinë e ndikimit të çmimeve të

produkteve të ofruara nga modeli i humbjeve të pritshme propozuar nga SNRF 9. Gjithsesi

vihet re një numër i lartë i pjesëmarrësve, 67%, të cilët mendojnë se çmimet e produkteve të

ofruara do të ndikohen me siguri.

Disa nga të pyeturit argumentojnë se çmimet e produkteve do të preken nga mënyra sesi do

të përcaktohen arsyet dhe kufizimet e transferimeve midis dy kategorive të para të

klasifikimit. Për shembull nëse për pasojë të përcaktimit të kritereve të mësipërm pjesa më e

madhe e aktiveve vendosen ne kategorine 2 dhe 3 kjo do të kërkojë sigurim për humbje gjatë

Po67%

Jo8%

Nuk e di 25%

Po Jo Nuk e di

117

gjithë jetës së aktivit duke ndikuar në masë të madhe vlerën e kapitalit të disponueshëm. Ka

të ngjarë që kjo të reflektohet në çmimet e produkteve të ofruara.

Gjithashtu pjesëmarrësit janë të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë kur u është kërkuar

të gjykojnë se cila midis performancës apo pozicionit financiar do të ndikohet më tepër nga

SNRF 9 (tabela 4.32, figura 17).

Tabela 4.32 Ndikimi final i SNRF 9

Bankat Numri i bankave

Performancën e bankës

G, H, I, J, K, 5

Pozicionin financiar të bankës A, B, C, D, E, F, L 7

Figura 17 Ndikimi final i SNRF 9

4.4 Ndërveprimet rregullatore dhe kontabël

SNRF 9 dhe kapitali rregullator

Ndikimi i SNRF 9 në mjaftueshmërinë e kapitalit dhe në luhatjet e fitimit janë aspektet në

vijim dhe me rëndësi për t’u trajtuar me pjesëmarrësit e këtij studimi.

0

1

2

3

4

5

6

7

8

Performanca e bankes Pozicioni financiar i bankes

118

Tabela 4.33 Ndikimi i SNRF9 në mjaftueshmërinë e kapitalit

Elementi

Banka

Në rritje Në ulje Nuk ka efekt

Klasifikimi dhe Matja e aktiveve

financiare

A, B, C, D,

F, I, L

E, G H, J, K

Klasifikimi dhe Matja e detyrimeve

financiare

A, I G B, C, D, E,

F, H, J, K, L

Rënia në vlerë A, B, C, D, F,

G, H, I, L

E

J, K

Kontabiliteti mbrojtës (Hedging)

D

B, G, H, I

A, C, E, F, J, K, L

Figura 18 Ndikimi i SNRF9 në mjaftueshmërinë e kapitalit

Pjesa më e madhe e të anketuarve presin rritje të kërkesave të kapitalit si rezultat i

përdorimit të SNRF 9. Gjithsese niveli i rritjes nuk është ende i qartë. Pjesa më e madhe e

tyre argumentojnë këtë efekt si rezultat i ndikimit të kritereve për rënien në vlerë,

klasifikimin dhe matjen. Pjesa tjetër, të cilët mendojnë se nuk do të ketë efekte për kërkesat

e kapitalit, argumentojnë pritshmëritë e tyre me faktin se kapitali rregullator nuk do të

mbështetet i gjithë mbi rezultatet kontabël.

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%

Klasifikimi dhe Matja e aktiveve financiare

Klasifikimi dhe Matja e detyrimeve financiare

Renia ne vlere

Kontabiliteti mbrojtes (Hedging)

Ne rritje Ne ulje Nuk ka efekt

119

Tabela 4.34 Ndikimi i SNRF 9 në luhatjen e fitimit të raportuar

Elementi

Banka

Në rritje Në ulje Nuk ka efekt

Klasifikimi dhe Matja e aktiveve

financiare

A, D, F, G,

H, I, K, L

B, C E, J

Klasifikimi dhe Matja e detyrimeve

financiare

K, G, H A, B, C, D, E, I F, J, L

Rënia në vlerë

A, B, G, H, I, K D, E, F C, J, L

Kontabiliteti mbrojtës (Hedging)

K A, B, C, D, G, H, I E, F, J, L

Figura 19 Ndikimi i SNRF 9 në luhatjen e fitimit të raportuar

Pjesa më e madhe e të intervistuarve mendojnë se rregullat për klasifikimin dhe matjen e

aktiveve financiare dhe rregullat e propozuara per rënien në vlerë do të rezultojnë me një

rritje të luhatjes në fitimin e raportuar. Në kontrast me ta një pjesë e madhe e të

intervistuarve presin nga ndryshimet e kritereve për klasifikimin dhe matjen e detyrimeve

financiare dhe nga rregullat e propozuara për kontabilitetin mbrojtës të ulin këtë

luhatshmëri.

Modeli i humbjeve SNRF 9

Të gjitha kreditë e dhëna fillimisht klasifikohen në kategorinë e parë pavarësisht cilësisë së

kredisë. Përjashtim bëjnë aktivet financiare të blera me një parashikim humbjeje të qartë.

Vlerësimi i transferimit në kategorinë e dytë bazohet në probabilitetin default (PD) dhe nuk

merr në konsideratë vlerën e garancive. Për qëllime vlerësimi aktivet financiare duhet të

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%

Klasifikimi dhe Matja e aktiveve financiare

Klasifikimi dhe Matja e detyrimeve financiare

Renia ne vlere

Kontabiliteti mbrojtes (Hedging)

Ne rritje Ne ulje Nuk ka efekt

120

vendosen në grupe homogjene rreziku (risku). Parashikimi i humbjeve të pritshme për

kreditë duhet të marrë në konsideratë elementët e mëposhtëm:

të gjithë informacionin e arsyeshëm e të vërtetueshëm i vlerësuar si i nevojshëm për

të realizuar një parashikim “forward – looking”;

një gamë rezultatesh të mundshme bashkë me probabilitetin dhe arsyetimin për këto

rezultate (jo thjesht një vlerësim të “rezultatit më probabël”)

efektin financiar të kohës.

Pyetjet në vazhdim kanë për qëllim gjetjen e sinergjive midis përdorimit të Bazeli dhe SNRF

9 në terma të modeleve të përdorur. Fillimisht është mbledhur informacion për elementët që

bankat parashikojnë të përdorin për vlerësimin e kredive të kategorisë së parë dhe

transferimit në kategorinë e dytë (tabela 4.35, figura 20)

Tabela 4.35 Vlerësimi i kredive kategoria 1 në kategorinë 2

Elementë vlerësimi

Bankat

A

B

C

D

E

F

G

H

I

J

K

L

Probability of Default (PD)

1 vit

Po Po Po Po

Probability of Default (PD)

Për gjatë gjithë jetës së

Aktivit (lifetime)

Po

Vlerësimet e brendshme Po

Klasifikim nga menaxhimi

i

rrezikut

Po Po Po Po Po Po

Nuk e di Po Po Po

121

Figura 20 Vlerësimi i kredive kategoria 1 në kategorinë 2

Klasifikimi i marre nga menaxhimi i rrezikut sipas rregulloreve të Bankës së Shqipërisë

është elementi kryesor mbi të cilin do të realizohet vlerësimi i mësipërm (standarde, në

ndjekje, nënstandarde, të dyshimta, të humbura)42.

Pjesëmarrësit janë pyetur për modelin që banka e tyre parashikon të përdorë për llogaritjen e

humbjeve të pritshme (EL, Expected lossess) për një vit. Fokusi është vënë tek këto modele

të mundshme:

Basel 2, 3, përdorimi ose zbatimi i modeleve të Bazelit mbi bazën e një përqasje PD

x LGD x EAD;

Roll Rate Analysis, segmentimi i ekspozimit në funksion të treguesve delinquency

dhe analizë e roll rate nga një gjendje në një më të përkeqësuar;

Transition matrices, modelim të kalimeve midis niveleve të ndryshëm të PD për të

përcaktuar evolimin e portofolit të kredisë dhe normës default gjatë afatit të kredisë;

“Vintage” models, analizë e humbjeve / normës default sipas vitit të dhënies së

kredisë me qëllim modelimin e ecurise së “jetës” së kredisë në bazë të vjetërsisë dhe

nivelit default / të humbjeve;

LGD models, analizë e ecurisë së normës së rimarrjes në funksion të kohës së kaluar

nga data default;

42 Nr. 62, datë 14.09.2011 “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dh degët e bankave të huaja” Banka e

Shqipërise

PD 1 vit27%

PD lifetime 6%

Vleresimet e brendshme

7%Klasifikim nga

menaxhimi I rrezikut40%

Nuk e di 20%

PD 1 vit PD lifetime Vleresimet e brendshme Klasifikim nga menaxhimi I rrezikut Nuk e di

122

Recovery Rate models, modelim i normave të rimarrjes në bazë të klasifikimit dhe

karakteristikave të kredis (klienti, lloji, forma teknike, garancia, etj.)

Tabela 4.36 Llogaritja EL 1 vit

Elementë vlerësimi

Bankat

A

B

C

D

E

F

G

H

I

J

K

L

PD, LGD, EAD të Bazel 2 Po Po Po Po Po Po Po Po Po

Modelin Loss Rate Po

Matrica Migration

( përfshirë modelin Markov)

Po Po

Nuk e di Po Po Po

Figura 21 Llogaritja EL 1 vit

Pjesa më e madhe e të intervistuarve, 60%, deklarojnë se elementët e normativës së Bazelit

janë zgjedhja e duhur për institucionet e tyre. Edhe elementët e tjerë të përzgjedhur janë në

funksion të elementëve të Bazelit. Pjesa tjetër, 20% ose tre të intervistuar janë shprehur se

nuk kanë ende informacionin e duhur për këtë çështje.

Duket se për bankat problematikat midis Bazelit dhe SNRF janë të zgjidhura ose të paktën të

marra në konsideratë gjatë përzgjedhjes së elementëve të mësipërm. Kështu të gjithë

PD, LGD, EAD tw Bazel2 60%

Modelin Loss Rate 7%

Matrica Migration 13%

Nuk e di 20%

PD, LGD, EAD tw Bazel2 Modelin Loss Rate Matrica Migration Nuk e di

123

modelet e Bazel II bazohen në përkufizimin e default. Përkufizimi i kredive të përkeqësuara

duhet të harmonizohet, të përafrohet, me atë të default. Modelet PD (Probability of Default)

janë të kalibruara në një hark kohor prej 12 muajsh, ndaj humbja e pritur për Bazel II është

humbja e pritur për një vit. Modelet e Bazel II nuk marrin në konsideratë faktorë të sjelljes

të nevojshëm për të përcaktuar humbjen e pritur për afatin (jetën) e mbetur të kredisë.

Gjithashtu pjesa më e madhe e modeleve PD janë through – the – cycle ose hibrid ndërkohë

që idealisht rënia në vlerë e kredive sipas SNRF 9 duhet të llogaritet mbi bazen e PD point –

in – time dhe forward looking.

Modelet LGD (Loss Given Default) janë të llojit downturn, pra humbje e konstatuar dhe

përgjithësisht janë më konservator se kushtet e pritshme. Modelet EAD (Exposure at

Default) marrin në konsideratë marzhet e përdorura në kreditë e dhëna, elementë të cilët nuk

konsiderohen nga SNRF 9. Gjithashtu modelet Bazel II dallohen nga një nivel i lartë

maturie, kujdesi.

Gjithashtu pjesëmarrësit janë pyetur për modelin që banka e tyre parashikon të përdorë për

llogaritjen e humbjeve të pritshme (EL, Expected lossess) përgjatë gjithë jetës së aktivit

(lifetime), përmbushja e komponentit Point - in - time (PIT) dhe të komponentit të

parashikimit (Forecasting) të modelit SNRF 9.

Tabela 4.37 Llogaritja EL lifetime

Elementë vlerësimi

Bankat

A

B

C

D

E

F

G

H

I

J

K

L

Shtyrje me 1 vit të modelit

EL të përdorur për

kategorinë e parë

Po Po Po Po Po

Modelin Loss Rate Po

Matrica Migration

( përfshirë modelin

Markov)

Po Po

Nuk e di Po Po Po Po Po

124

Figura 22 Llogaritja EL lifetime

Tabela 4.38 Përmbushja e komponentit Point – in – time (PIT) të modelit SNRF 9

Elementë vlerësimi

Bankat

A

B

C

D

E

F

G

H

I

J

K

L

Përfshirja e komponentit PIT direkt

në modelet aktual të vlerësimit të

brendshëm të humbjeve të pritshme

(EL, Expected lossess)

Po Po Po

Nuk e di Po Po Po Po Po Po Po Po Po

Shtyrje me 1 vit të modelit EL te kategorise

se pare 36%

Modelin Loss Rate 7%

Matrica Migration 14%

Nuk e di 43%

Shtyrje me 1 vit të modelit EL te kategorise se pare Modelin Loss Rate Matrica Migration Nuk e di

125

Tabela 4.39 Përmbushja e komponentit Forecasting të modelit SNRF 9

Elementë vlerësimi

Bankat

A

B

C

D

E

F

G

H

I

J

K

L

Përfshirja e komponentit

Forecasting direkt në

modelet aktual të vlerësimit

të brendshëm të humbjeve

të pritshme (EL, Expected

lossess)

Po Po Po Po

Me dy procese të veçantë

dhe duke mbivendosur

elementin Forecasting në

modelet aktual të vlerësimit

të brendshëm

Po

Nuk e di Po Po Po Po Po Po Po

Sfidat e sektorit

Në gjykimin tuaj, cilat janë sfidat kryesore të implementimit të Standardeve Ndërkombëtare

të Raportimit Financiar?

Tabela 4.40 Sfidat kryesore për sistemin bankar gjatë implementimit të SNRF

Sfidat kryesore të implementimit Bankat Numri i bankave

Disponibiliteti i të dhënave

A, B, C, G, H, I 6

Cilësia dhe përputhshmëria e të dhënave

C, E, G, H, I, J, L 7

Përditësimi i nevojshëm i modeleve të kredisë

A, B, C, D, E, F, I, K, L 9

Rikoncilimi midis te dhënave të rrezikut dhe të

financës

I 1

Implementimi i sistemeve të nevojshme të

kontrollit të brendshëm

C, D, F, I 4

Implementimi i llogaritjes automatike të vlerës së

provizioneve në çdo datë raportimi

A, B, D, E, F, I, K, L 8

Vlerësimi i entiteteve të konsoliduar ose jo

C, I 2

Implementimi i proçesit të vlerësimit të

vazhdueshëm të rrezikut të konsolidimit

0

Përfshirja e ndikimit të SNRF në proçesin e

përcaktimit të çmimeve

A, B, C, G, H, K 6

Interpretimi dhe komunikimi i ndryshimeve

financiare

I, J 2

126

KAPITULLI 5: PËRFUNDIMET

Qëllimi i këtij punimi ishte studimi i modeleve të brendshëm për vlerësimin, matjen dhe

kontrollin e rrezikut të kredisë dhe rregullave kontabël për raportimin financiar bankar në

vendin tonë. Një analizë e tillë na ndihmon të kuptojmë problematikat lidhur me

mbikëqyrjen bankare dhe raportimin financiar. Ajo na lejon të kuptojmë ndërveprimet e

këtyre dy normativave të cilat në thelb kanë objektiva të ndryshme.

5.1 Përmbledhje e pyetjeve kërkimore dhe rezultateve kryesore

Për të thelluar njohjen e marrëdhënies midis mbikëqyrjes bankare dhe raportimit financiar

në sistemin bankar shqiptar ky studim përpiqet t’u përgjigjet pyetjeve kërkimore të

paraqitura në Kapitullin e tretë:

1. Cili është zhvillimi i modeleve të brendshëm për vleresimin, matjen dhe kontrollin e

rrezikut të kredisë në sistemin tonë bankar?

2. Cila është lidhja e tyre me normativat ne fuqi?

3. Cilat janë efektet e ndryshimeve të standardeve ndërkombëtare për raportimin

financiar në sistemin tonë bankar?

4. Cilat janë ndërveprimet rregullatore dhe kontabël?

5. A vërtetohet hipoteza bazë e punimit: “Ndryshimet kontabël për raportimin financiar

dhe modelet e brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë kanë efekte të

ndryshme për sektorin bankar shqiptar”?.

Lidhur me pyetjen e parë kërkimore, rezultatet e intervistave mund të përmblidhen si më

poshtë:

mesatarisht krijimi i modeleve të brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë

rezulton i hershëm (2007) për sektorin bankar shqiptar dhe jo i diversifikuar në

mënyrë të konsiderueshme për segmente të aktivitetit. Tregues ky i vëmendjes ndaj

metodologjive të rating e konkretizuar veçanërisht pas ndërhyrjes së Komitetit të

Bazelit. Bankat që kanë hedhur hapat e parë në këtë drejtim janë banka me kapital të

huaj, pjesë e grupeve bankare europiane nën regjimin e marrëveshjeve të Bazelit;

127

mesatarisht nëntë në dymbëdhjetë banka të analizuara paraqesin modele të

brendshëm operativ për periudhën e realizimit të këtij kërkimi, për pothuajse të

gjitha segmentet e marra në konsideratë;

pesha më e lartë e kredive të dhëna duke përdorur modele të brendshëm i

korrespondon segmenteve korporata, njësi ekonomike të vogla e të mesme;

vihet re një ndarje e barabartë e bankave në dy grupe sipas mënyrës me të cilën

kombinohen informacionet cilësore dhe sasiore në procesin e vlerësimit të rrezikut të

palës kredimarrëse. Operimi nëpërmjet vlerësimeve të pjesshëm është po aq i

përdorur sa vlerësimet direkte;

modelet e brendshëm të tre nga pesë bankat, të cilat nuk përdorin vlerësim të

pjesshëm, mbështeten mbi modele me bazë statistikore. Katër nga pesë bankat me

vlerësim të pjesshëm kanë zgjedhur një sistem mjaft të standardizuar me rol të

kufizuar të punonjësit të kredisë me pesha standard jo mbi bazën e vlerësimeve

subjektive të një grupi pune por duke përdorur procedura statistikore mbi kampione

me njësi ekonomike;

faza vendimtare për procesin e vlerësimit të rrezikut të kredisë, e cila duhet të

shoqërojë të njëjtën fazë të kredisë, shoqërohet me zgjedhje pak a shumë të

ndryshme nga bankat objekt studimi. Pavarësisht këtyre ndryshimeve pjesa më e

madhe e bankave (shtatë në dhjetë banka) i kanë caktuar personave me pushtet në

vendimmarrje detyrën e kontrollit të procesit të vlerësimit edhe kur ky proces është

shumë i strukturuar dhe nuk parashikon modifikim të rezultatit final.

Rishikimi i literaturës në pjesën hyrëse të këtij punimi paraqet në mënyrë të qartë se

orientimi drejt një automatizimi të lartë të metodave të analizës së rrezikut të kredisë të

palëve kredi marrëse, si rezultat i zgjedhjeve që bankat bëjnë në këtë drejtim në momentin e

përdorimit të metodave për caktimin e rating, është e njohur gjerësisht në nivel

ndërkombëtar. Në lidhje me bankat e shqyrtuara kjo tendencë vihet re në mënyrë të qartë,

modelet e përdorura janë pothuajse të gjitha të mbështetura në aplikimin e metodave

statistikore. Sistemi ynë bankar është i orientuar drejt modeleve me një standardizim të lartë

të procesit, por që përpiqet të ruajë aftësinë e interpretimit të dukurive administrative dhe

ambjentale të njësisë ekonomike nëpërmjet përfshirjes së punonjësve (agjentëve të shitjes).

128

Disa banka sidomos për elementët cilësorë të informacionit përdorin edhe modele me

përmbajtje vlerësimi (judgemental) duke u lejuar punonjësve një vlerësim për çdo rast sipas

rëndësisë të secilit element, të personalizojnë çdo analizë duke prodhuar informacion

spillover midis aktivitetit tregtar dhe aktivitetit të vlerësimit të rrezikut, kërkojnë dhe lejojnë

më tepër kompetenca për punonjësit dhe konfigurim më të sofistikuar të sistemeve nxitës.

Kjo garanton potencialitet më të mirë performance si rezultat i optimizimit statistikor të

variablave e peshave të përdorura. Gjithashtu garantohen mundësi më të mëdha për

verifikimin empirik të përformancës së modeleve falë nevojës për të mbledhur

informacionin, input, në formë të strukturuar që në fazën e vlerësimit të modelit.

Lidhur me pyetjen e dytë kërkimore, orientimin për normativat në fuqi na e jep raporti vjetor

i mbikëqyrjes i Bankës së Shqipërisë për vitin 2015: “Përafrimi i standardeve mbikëqyrëse

me praktikat më të mira ndërkombëtare solli edhe vlerësimin e raportit të mjaftueshmërisë

së kapitalit sipas kritereve të Shtyllës I të Bazel II dhe pjesërisht Bazel III. Viti 2015

konsolidoi procesin e zbatimit të kërkesave të dy akteve rregullative, përkatësisht të

rregullores “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit” dhe të rregullores “Për kapitalin

rregullator të bankës”, të përafruara me direktivat dhe rregulloret evropiane për veprimtarinë

e institucioneve të kreditit”.

Krahasojmë fillimisht tendencën e modeleve të brendshëm për vlerësimin e rrezikut të

kredisë në vendin tonë, sipas rezultateve të pyetjes së parë kërkimore, me normativën Basel

II. Përballë kësaj tendence drejt një niveli të rëndësishëm automatizimi të proceseve të

vlerësimit të rrezikut të kredisë, duhet sqaruar që pozicioni i Marrëveshjes së Re të Kapitalit

për këtë çështje është absolutisht neutral. Kjo sepse i lihet qartësisht bankave “pesha” e

zgjedhjes së metodës së vlerësimit në koherencë me të gjithë filozofinë e marrëveshjes,

objektivi i të cilës është përshtatja e mbikëqyrjes me logjikat dhe instrumetet e menaxhimit

të brendshëm të secilës bankë në vend të imponimit të standardeve referuese.

Paragrafi 379 ( Komiteti i Bazelit, 2003) shpreh në mënyrë të veçantë: “ modelet credit

scoring and other mechanical procedures janë të lejueshme si mbështetje kryesore ose e

pjesshme e përcaktimit të rating dhe mund të luajnë rol në parashikimin e humbjes tipike”.

Pra modelet nuk janë të ndaluara por nuk janë as të detyrueshme. Për më tepër në rastin kur

bankat vendosin të përdorin këto modele kërkesat e parashikuara për to janë edhe më

129

analitike. Atëherë tendenca e automatizmit të proceseve të analizës së rrezikut drejt

përcaktimit të rating nëpërmjet credit scoring and other mechanical procedures me

sistemime të kufizuara nga punonjësit nuk përbën përgjigjen e nevojshme për ndonjë

kërkesë të Bazel II, por është një zgjedhje autonome e bankave, dukshëm të orientuara drejt

standardizimit të proceseve dhe zvogëlimit të kostove.

Në Marrëveshjen e Re të Kapitalit sqarohet në mënyrë të qartë se “ndonëse harku kohor në

parashikimin e PD, probability of default, është një vit bankat duhet të përdorin një hark

kohor më të gjatë në përcaktimin e rating”. Përveç dy bankave ku modelet e vlerësimit të

brendshëm të rrezikut të kredisë nuk janë ende operative të gjitha të tjerat deklarojnë në

mënyrë të qartë harkun kohor të parashikimit. Në gjashtë nga dhjetë banka periudha

parashikuese bazë për procesin e vlerësimit për rrezikun e kredisë është një vit.

Bankat e analizuara duken të orientuara drejt përdorimit të vlerësimeve point – in – time, në

përputhje me praktikat tipike bankare por duke devijuar nga argumentet e Komitetit të

Bazelit të cilat janë të orientura drejt një kombinimi të logjikave through – the – cycle dhe

asaj point – in – time: “ Kushtet ekonomike të marra në konsideratë gjatë procesit të

vlerësimit duhet të jenë në përputhje me gjendjen aktuale dhe me zhvillimin e mundshëm

gjatë një cikli biznesi të sektorit përkatës dhe / ose zonës gjeografike”43. Kërkohet saktësi në

të kuptuarit e lidhjes midis natyrës së informacionit të analizuar, metodave të analizës së

informacionit të përdorur dhe të aftësive parashikuese të proceseve të konfiguruar.

Sipas rezultateve të intervistave roli kryesor i modeleve të brendshëm për vlerësimin, matjen

dhe kontrollin e rrezikut të kredisë është përmbushja e qëllimeve të drejtimit të bankës. Këto

modele nuk mund të merren parasysh për kapitalin rregullator por për kapitalin ekonomik.

Këto modele vlerësojnë rrezikun por nuk e matin atë. Për këtë qëllim është i nevojshëm

vlerësimi i jashtëm, External Credit Assessment Institutions ECAI, njohja e të cilit

parashikohet në kërkesat e reja të rregullores së re “Për raportin e mjaftueshmërisë së

kapitalit”44.

43 Komiteti i Bazelit, 2003 paragrafi 377 44 Urdhri për njohjen e ECAI-ve dhe tabelat e korrespondencës së shkallës së cilësisë së kredisë me vlerësimin respektiv

kredisë (miratuar me vendim nr.prot.1883, datë 22.04.2015 të Zëvendësguvernatorit të Parë të Bankës së Shqipërisë)

130

Këto ndryshime të organizimit dhe funksionit të modeleve të brendshëm kundrejt

normativave të Bazelit, evidentuar nga të dhënat e analizuara në këtë studim, përforcohen

duke risjellë edhe njëherë përkufizimin e përmbajtur në dokumentin e konsultimit të

Komitetit të Bazelit (2003) i cili në paragrafin 356, specifikon: “me sistem rating-u

nënkuptohet tërësia e metodave, procedurave, kontrolleve, të dhënave dhe sistemeve

informative që shërbejnë si mbështetje për vlerësimin e rrezikut të kredisë, për caktimin e

klasave të brendshme të aftësisë paguese dhe për vlerësimin sasior të shkeljeve dhe të

humbjeve”. Duket se pikërisht aspekti i kuantifikimit i klasave të brendshme të aftësisë

paguese në terma matës kardinal të normave të shkeljeve dhe të humbjeve mungon në

modelet e brendshëm për vlerësimin, matjen dhe kontrollin e rrezikut të kredisë për sektorin

bankar shqiptar. Ky rezultat argumentohet me përzgjedhjen e përqasjes standard (standard

approach) të Bazel II të sistemit tonë bankar, veçoritë e të cilës janë trajtuar në pikën 1.2 të

këtij punimi.

Lidhur me pyetjen e tretë kërkimore rezultatet e intervistave mund të përmblidhen si më

poshtë:

ndryshimet rregullatore janë në krye të axhendës për bankat. Implementimi i

standardeve ndërkombëtare shtoi urgjencën e Bankës së Shqipërisë për të përshtatur

kuadrin rregullator bankar me këto zhvillime të brendshme kontabël;

viti 2008 e gjeti sistemin tonë bankar të përgatitur për zbatimin e standardeve

ndërkombëtare të kontabilitetit pasi pjesa më e madhe e bankave (tetë nga

dymbëdhjetë banka pjesëmarrëse në këtë studim) kishin raportuar për herë të parë

me paketën aktuale të standardeve. Lidhur me SNRF 9 për të cilin IASB ka shtyrë

afatin e hyrjes në fuqi më 1 janar 2018, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve besojnë se

ky afat kohor mund të shtyhet përsëri në varësi të ecurisë së punës për zhvlerësimin

dhe kontabilitetin mbrojtës, konvergjencës me FASB amerikan dhe miratimit të

Bashkimit Europian për bankat e kuotuara në BE;

lidhur me procesin e implementimit të SNRF 9 vetëm për një bankë nga

dymbëdhjetë është parashikuar ky zë në buxhetin aktual të këtij institucioni;

lidhur me një nga objektivat kryesore të projektit për zëvendësimin e SNK 39

(reduktimi i kompleksitetit duke përmirësuar cilësinë, dobinë e pasqyrave financiare)

të intervistuarit besojnë se zhvillimet e fundit e kanë bërë SNRF 9 më të lehtë për t’u

përshtatur, ata mendojnë se ky standard do të përmirësojë cilësinë e pasqyrave

131

financiare. Gjithashtu pjesëmarrësit janë të ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë

kur u është kërkuar të gjykojnë se cila midis performancës apo pozicionit financiar

do të ndikohet më tepër nga SNRF 9;

zhvlerësimi është elementi më i rëndësishëm i SNRF 9 për bankat objekt studimi e

për të cilin pritet impakti më i madh nga bankat. Klasifikimi dhe matja është

elementi i dytë për nga rëndësia dhe ndikimi që pritet të ketë në pasqyrat financiare

për secilën bankë;

modeli i klasifikimit të kredive në tre kategori (sipas IASB dhe FASB) është gjykuar

si një model praktik (funksional) nga pjesa më e madhe e të pyeturve (50 %) duke

shprehur aftësi të lartë përshtatje me këtë model;

mënyrat sesi do të përcaktohen arsyet dhe kufizimet e transferimeve midis dy

kategorive të para të klasifikimit të kredive sipas modelit të SNRF 9 do të ndikojnë

çmimet e produkteve për një numër të lartë të pjesëmarrësve në studim (67%).

Rezultatet e intervistave mbështesin logjikën teorike të rishikimit të literaturës ku modeli i

humbjeve të pritshme i SNRF 9 përfshin një larmi më të madhe informacioni të rëndësishëm

për të identifikuar humbjet e pritshme të kredisë duke përmirësuar cilësinë e pasqyrave

financiare. Problematikat kryesore të identifikuara gjatë intervistave duket se mbështesin

procesin e zëvendësimit të SNK 39 me SNRF 9 edhe për sistemin tonë bankar. Kështu disa

nga vështirësitë e hasura kanë patur lidhje me zgjedhjen e një modeli optimal për

klasifikimin e aktiveve financiare, përllogaritjen e provizioneve të kredisë, përllogaritjen e

rënies në vlerë për kreditë, në njohjen në të ardhura të interesave të kredisë me interes

efektiv, llogaritjen e sistemimeve për fair value. Kontabilizimi i kredive me vlerën e drejtë

duket se është dhe problematika më e rëndësishme. Hierarkia e vlerës së drejtë mungon për

vendin tonë e sëbashku me investimet e nevojshme në tekonologji mbeten sfidat e ardhshme

për sistemin tonë bankar.

Lidhur me pyetjen e katërt kërkimore rezultatet e intervistave paraqesin këto përfundime:

pjesa më e madhe e të anketuarve presin rritje të kërkesave të kapitalit si rezultat i

përdorimit të SNRF 9. Gjithsesi niveli i rritjes nuk është ende i qartë. Nga njëra anë

kjo rritje argumentohet si rezultat i ndikimit të kritereve për zhvlerësimin,

klasifikimin dhe matjen. Gjithashtu pothuajse gjysma e të anketuarve besojnë se më

132

tepër instrumenta financiarë do të mbahen me vlerën e drejtë sipas SNRF 9

krahasuar me SNK 39 duke shtuar luhatjet e kapitalit. Nga ana tjetër pritshmëritë e

disa prej të intervistuarve se kapitali rregullator nuk do të mbështetet i gjithë mbi

rezultatet kontabël e zbut këtë efekt duke mos ndikuar në total kërkesat e kapitalit;

pjesa më e madhe e të intervistuarve mendojnë se rregullat për klasifikimin dhe

matjen e aktiveve financiare dhe rregullat e propozuara për zhvlerësimin do të

rezultojnë me një rritje të luhatjes në fitimin e raportuar. Në kontrast me ta një pjesë

e madhe e të intervistuarve presin nga ndryshimet e kritereve për klasifikimin dhe

matjen e detyrimeve financiare dhe nga rregullat e propozuara për kontabilitetin

mbrojtës të ulin këtë luhatje;

vlerësimi i kredive të kategorisë së parë dhe transferimi në kategorinë e dytë

mbështetet në klasifikimin e marrë nga menaxhimi i rrezikut sipas rregulloreve të

Bankës së Shqipërisë. Pra elementi rregullator është elementi kryesor mbi të cilin do

të realizohet ky vlerësim gjatë zbatimit të SNRF 9;

modeli që bankat pjesëmarrëse në studim parashikojnë të përdorin për llogaritjen e

humbjeve të pritshme (EL, Expected lossess) për 1 vit duket se afrojnë modelin e

humbjeve të SNRF 9 me elementët e normativës së Bazelit duke qenë se janë

zgjedhja e duhur për këto institucione;

modeli që bankat objekt studimi parashikojnë të përdorin për llogaritjen e humbjeve

të pritshme (EL, Expected lossess) për të gjithë afatin e aktivit (lifetime), përmbushja

e komponentit Point - in - time (PIT) dhe të komponentit të parashikimit

(Forecasting) të modelit SNRF 9 nxjerrin në pah një mungesë të theksuar

informacioni nga ana e të intervistuarve. Për pjesën tjetër, më të vogël, të bankave

modelet e përzgjedhur janë në funksion të elementëve të Bazelit dhe modeleve EL që

pritet të përdoren për komponentët e kërkuar;

Besimi i të anketuarve se më tepër instrumenta financiarë do të mbahen me vlerën e drejtë

sipas SNRF 9 krahasuar me SNK 39 duke shtuar luhatjet e kapitalit, tregon për aktive

financiare të klasifikuara me kriterin e kostos së amortizuar sipas standardit aktual SNK 39.

Këto aktive pritet të kalojnë në kategorinë e të ardhurave gjithëpërfshirëse sipas SNRF 9.

Matja dhe trajtimi rregullator i provizioneve për humbjet nga kreditë lidhet me faktin nëse

bankat përdorin Metodën e Standardizuar ose Metodën e Vlerësimit të Brendshëm për

llogaritjen e kërkesave të kapitalit të tyre për rrezikun e kredisë. Për bankat e standardizuara,

133

siç janë bankat e nivelit të dytë ne Shqipëri, kuadri rregullator në përgjithësi nuk përshkruan

matjen e provizioneve rregullatore të humbjeve nga kreditë. Në ndryshim me to provizionet

e kontabilitetit ndikojnë drejtpërdrejt në kapitalin e nivelit të parë.

Duket se për bankat problematikat midis Bazelit dhe SNRF janë të zgjidhura ose të paktën të

marra në konsideratë gjatë përzgjedhjes së elementëve të mësipërm. Kështu të gjithë

modelet e Bazelit bazohen në përkufizimin e default. Përkufizimi i kredive të përkeqësuara

duhet të harmonizohet, të përafrohet, me atë të default. Modelet PD (Probability of Default)

janë të kalibruara në një hark kohor prej 12 muajsh, ndaj humbja e pritur për Bazel 2 është

humbja e pritur për një vit. Modelet e Bazelit nuk marrin në konsideratë faktorë të sjelljes të

nevojshëm për të përcaktuar humbjen e pritur për afatin (jetën) e mbetur të kredisë.

Gjithashtu pjesa më e madhe e modeleve PD janë through – the – cycle ose hibrid ndërkohë

që idealisht rënia në vlerë e kredive sipas SNRF 9 duhet të llogaritet mbi bazen e PD point –

in – time dhe forward looking. Modelet LGD (Loss Given Default) janë të llojit downturn,

pra humbje e konstatuar, dhe përgjithësisht janë më konservatorë se kushtet e pritshme.

Modelet EAD (Exposure at Default) marrin në konsideratë marzhet e përdorura në kreditë e

dhëna, elementë të cilët nuk konsiderohen nga SNRF 9.

Përditësimi i nevojshëm i modeleve të kredisë, implementimi i llogaritjes automatike të

vlerës së provizioneve në çdo datë raportimi, cilësia dhe përputhshmëria e të dhënave,

disponibiliteti i të dhënave, përfshirja e ndikimit të SNRF në procesin e përcaktimit të

çmimeve janë sfidat kryesore për sektorin bankar shqiptar.

Rezultatet e përmendura më sipër për secilën pyetje kërkimore vërtetojnë hipotezën

përshkruese të punimit: “Ndryshimet kontabël për raportimin financiar dhe modelet e

brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë kanë efekte të ndryshme për sektorin bankar

shqiptar”.

134

5.2 Përfundime të përgjithshme dhe rekomandime

Nga shqyrtimi i literaturës, përpjekjet e autorëve të ndryshëm nga analiza e të cilëve është

frymëzuar ky punim, Bazel III dhe Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar

formulohen si sfidat aktuale për të gjithë sistemin financiar. Sipas studimeve të shqyrtuara,

rregulloret e Bazelit mbi kapitalin e bankave e kanë përshpejtuar adoptimin e modeleve të

brendshëm për vlerësimin, matjen dhe kontrollin e rrezikut të kredisë (Internal Rating) por

nuk përbëjnë zanafillën e krijimit të tyre. Në të vërtetë, faktorët fillestarë lidhen me politikat

menaxheriale dhe konkurruese të bankave. Pra janë bankat të cilat duhet të zgjedhin modelet

e përcaktimit të rrezikut të kredisë për segmente të ndryshme të tregut me të cilat operojnë.

Janë gjithashtu vetë bankat të cilat përcaktojnë këto segmente dhe shtrirjen e tyre.

Njëlloj si marrëveshjet e mëparshme të kapitalit edhe Bazel III mbetet një regjim kapitali i

bazuar në konceptin e rrezikut. Bankat duhet të mbajnë në mend se hartuesit e rregulloreve

do të vazhdojnë të përqëndrohen në menaxhimin e tij. Ashtu siç argumentohet në punimet e

shumë studjuesve të fushës edhe pse ka pak mundësi që Bazel III do të jetë përgjigja për të

gjitha problemet, ajo përfaqëson përgjigjen globale ndaj krizës financiare. Pavarësisht

pozicionit pro ose kundër të gjithë studjuesit u bashkuan kur pranuan nevojën për të riparë

dhe forcuar marrëveshjen e kapitalit në fuqi (Bazel II) kur kriza financiare u shfaq me gjithë

forcën shkatërruese të saj.

Gjithsesi ndryshimet e vazhdueshme të sistemit të dhënies së kredisë, karakteristikë e

aktivitetit të bankave mund të shkaktojë transformime të konsiderueshme të modelit të

ofertës për secilën bankë dhe të funksionit të sistemit bankar, për motive të ndryshme:

a) zvogëlon aftësinë e bankës për të vlerësuar kushte të veçanta të secilës njësi

ekonomike / klient në funksion të aktivitetit të saj kompleks, të fazës së zhvillimit të

projekteve të saj, të situatës ekonomike në përgjithësi dhe të bizneseve të veçantë;

b) kufizon rolin e punonjësve të kredisë në banka dhe dekurajon zhvillimin e

kompetencave të analistëve të njësisë. Me kalimin e viteve këta të fundit rrezikojnë

të humbasin afësinë e të lexuarit të integruar të disa burimeve informacioni dhe

vlerësimit të qëndrueshmërisë së vendimeve menaxheriale të klientëve. Për shkak se

vlerësimi i rrezikut të kredisë, këshillimi i njësive ekonomike dhe perceptimi i

nevojave për të shitur kredi dhe shërbime të tjera janë aktivitete që mbështeten në një

135

bazë të zakonshme informacioni , zvogëlohet aftësia e përsonalizimit të ofertave dhe

shërbimeve bankare;

c) zvogëlimi i aftësisë së përthithjes të ciklit ekonomik nga ana e bankave dhe

shkarkimi më i fortë mbi sistemin ekonomik i shtimit të probabilitetit default të

debitoreve. Në fakt nëse deri tani proceset më pak të strukturuar kanë lejuar

rekuperimin e humbjeve nga kreditë me kalimin e kohës, përdorimi i sistemeve më të

automatizuar dhe ndjeshmëria më e lartë e përthithjes së kapitalit (ekonomik dhe

rregullator) përcaktojnë një rritje të pro - ciklitetit të aktivitetit të huadhënies së

bankave.

Bazel III, me të gjitha sfidat që do të sjellë, përfshin edhe vlerësimin e ndikimit të

zhvillimeve të kontabilitetit në kërkesat rregullatore. Janë të shumtë ata që i shohin SNRF

thjesht si ndryshime në rregullat e kontabilitetit. Megjithatë kjo duket të ketë shumë më

tepër pasoja për bankat.

Duke qenë se rregullatorët përdorin informacionin e pasqyrave financiare për të llogaritur

vlerën e kapitalit rregullator dhe mbështeten në pjesëmarrësit e tregut për të marrë

informacionin e duhur, raportimi financiar dhe mbikëqyrja bankare janë të ndërthurura

ngushtë. Dallimet midis perspektivave kontabël dhe perspektivave mbikëqyrëse

përgjithësisht rezultojnë nga fakti që raportimi financiar dhe mbikëqyrja bankare kanë

objektiva të ndryshëm. Objektivi kryesor i mbikëqyrësve është zvogëlimi i nivelit të rrezikut

ndaj të cilit janë të ekspozuar depozituesit dhe ruajtja e stabilitetit financiar. Në të kundërt,

objektivi kryesor i raportimit financiar është të ofrojë informacione të dobishme për një

gamë të gjerë të përdoruesve të pasqyrave financiare, duke përfshirë investitorët, kreditorët

dhe rregullatorët.

Janë dy reforma të rëndësishme dhe mbledhin së bashku mësime të krizës në nivel mikro

dhe makroekonomik. Një nga mësimet rregullatore është që të gjitha vendet duhet të ndjekin

procesin e zbatimit global. Kapaciteti i sektorit bankar për përvetësimin e shokut financiar

duhet të jetë shumë më i fortë dhe zbatimi global i të dy reformave duhet të jetë uniform dhe

i sinkronizuar. Vetëm zbatimi i duhur dhe në mënyrë të vazhdueshme do të mund të sigurojë

përfitimet e dëshiruara.

136

Rezultatet e punimit paraqesin evidencë empirike të eksperiencave praktike në mjedisin

bankar shqiptar në lidhje me modelet e brendshëm për vlerësimin, matjen dhe kontrollin e

rrezikut të kredisë dhe rregullat kontabël për raportimin financiar bankar. Bazuar në sa më

sipër mendojmë se profesionistët e sektorit bankar duhet të bashkëpunojnë me autoritet

përgjegjëse mbi unifikimin e termave të përdorur. Kështu në bankat e nivelit të dytë përdoret

gjerësisht termi “risk” ndërsa Banka e Shqipërisë paraqet termin “rrezik” në rregulloret e saj.

Gjykojmë se autoriteti përgjegjës duhet të marrë më tepër në konsideratë mendimet dhe

argumentet e profesionistëve të fushës. Unifikimi i terminologjisë është i nevojshëm edhe

midis autoriteteve përgjegjës për kuadrin rregullator dhe raportimin financiar. Rikthejmë në

vëmendje përkufizimin për “default”. Duke qenë se ky përkufizim përcakton bazën për

vlerësimin e të dhënave kryesore në llogaritjet e humbjeve të pritshme është esencial një

përkufizim i qëndrueshëm dhe i krahasueshëm. Ky përkufizim në kuadrin e mjaftueshmërisë

së kapitalit fokusohet në dy tregues kryesorë: së pari treguesit cilësorë referojnë

pamundësinë e kredimarrësit për të paguar detyrimet e tij; së dyti treguesit sasior referojnë

tejkalim të afatit të pagesave me 90 ditë. IASB vendosi të mos japë një përkufizim për

“default” sepse mund të rezultojë një përkufizim që nuk përputhet me përkufizimin e

brendshëm të përdorur nga menaxhimi i rrezikut.

Politikë bërësit dhe organizmat rregullatore në Shqipëri si në mbarë botën duhet të

fokusojnë më tepër vëmendjen e tyre tek përmbushja e nevojës për kërkime e studime të

mëtejshme, si përgjigje ndaj krizës më të fundit financiare globale. Ndonëse sistemi ynë

bankar është i stabilizuar, rishikimi i kuadrit rregullator dhe përmirësimi i procesit të

raportimit me implementimin e standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit duhen parë më

në kompleks sidomos përsa i përket ndërveprimeve të mundshme midis këtyre dy fushave të

një rëndësie jetike për sistemin bankar. Ato nënkuptojnë më tepër kapital dhe efekte të

konsiderueshme në pasqyrat e raportuara financiare. Politikë bërësit dhe organizmat

rregullatore duhet të kujdesen më shumë për krijimin e një infrastrukture të përshtatshme për

implementimin e suksesshëm të këtyre normativave në sistemin tonë bankar duke evituar

shtimin e kostove përtej “parashikimeve” nga hartuesit e tyre. Kështu aktivizimi i tregut të

kapitalit edhe për vendin tonë do të ishte përgjigja e duhur ndaj disa problematikave kyçe

për sistemin bankar shqiptar siç është mundësimi i hierarkisë së vlerës së drejtë e cila kërkon

investime të mëtejshme në teknologji, apo realizimin e një baze të standardizuar dhe

uniforme informacioni për strukturën dhe për pasojë për rrezikun e sektorit.

137

Edukatorët kontabël në përpjekjet për përmirësimin e edukimit, trajnimit dhe zhvillimit

profesional të këtij profesioni duhet të mbajnë parasysh edhe rolin e ekperiencave praktike

në sektorë të ndryshëm konkretisht atë bankar lidhur me problematikat e pranimit të

koncepteve dhe metodave të reja në kontabilitet. Misioni primar profesional i akademikëve

të kontabilitetit (si edukatorë) është kontributi në ruajtjen e lidershipit në fushën e kërkimit

kontabël, në mësimdhënie, në shërbime konsulence dhe në praktikën kontabël. Ndërtimi i

qendrave të kërkimit shkencor për kontabilitetin, do të ndihmojë në afrimin e autoriteteve

përgjegjëse për kuadrin rregullator e raportimin financiar me grupin e përdoruesve të këtyre

normativave dhe në ngushtimin e diferencave në terminologjinë në përdorim.

5.3 Kufizimet e punimit dhe kërkime të mëtejshme

Përdorimi i intervistës si teknikë për grumbullimin e të dhënave në këtë studim ka shtrirë në

kohë mbledhjen e të dhënave. Është dashur afërsisht një vit për realizimin e të gjithë

intervistave me përfaqësues të bankave që pranuan të bëhen pjesë e studimit. Gjatë

realizimit të tyre u ndeshëm edhe me rrezikun e influencimit, disa të intervistuar

përgjigjeshin “se si duhet të ishte” dhe jo se si realizoheshin konkretisht pranë

departamenteve të tyre procedurat, teknikat, analizat e përmendura gjerësisht në Kapitullin

4.

Gjatë fazës së intervistave pilot, të provës, u morën komente lidhur me qartësinë e pyetjeve

dhe termave të përdor. Keto komente u reflektuan në formatin final të intervistave. Këto

komente na tërhoqën vëmendje edhe për nivelin e njohjes së terminologjisë kontabël.

Teorikisht, nuk mund të vihet në dyshim njohja e këtyre termave nga ana e profesionistëve

të fushës. Zbatimi i tyre në praktikë, në formën e pyetjeve të intervistave, vinte në vështirësi

mjaft prej tyre duke u mjaftuar me përgjigje të përgjithshme për çështje konkrete e mjaft

teknike. Prandaj ndërhyrja për thjeshtësim ishte e pashmangshme.

Rezultatet e këtij studimi përmbushin vetëm hapin e parë të kërkimeve të nevojshme për dy

sfidat kryesore të sektorit bankar: përafrimin e kuadrit tonë rregullator me normativat e

138

Bazelit dhe përmirësimin e procesit të raportimit me implementimin e standardeve

ndërkombëtare të kontabilitetit. Me eksperiencat praktike të mbledhura në sistemin tonë

bankar është realizuar një eksperiencë e parë përshkruese e situatës aktuale në lidhje me

modelet e brendshëm për vlerësimin, matjen dhe kontrollin e rrezikut të kredisë dhe rregullat

kontabël për raportimin financiar bankar. Verifikimi i hipotezave të studiuesve të huaj në

kontekstin tonë bankar në lidhje me ndikimin e faktorëve specifik si përmasat e bankës apo

niveli i konkurrencës së tregut referues në specifikën e shkallës së vlerësimit apo matjen e

efekteve të të SNRF 9 në luhatjen e kapitalit rregullator përbëjnë objektiva të mundshëm për

punë së mëtejshme të specialistëve të tjerë që do të ndërmarrin sipërmarrje të ngjashme.

Rezultatet e këtij punimi tregojnë se ka mjaft hapësira për studime të mëtejshme lidhur me

zbatueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e kuadrit rregullator dhe standardeve ndërkombëtarë

të raportimit financiar bankar. Gjithashtu mund të jetë me vlerë çdo punim i ardhshëm për

efektet e pritshme nga zbatimi i udhëzimit “Mbi procesin e vlerësimit të brendshëm të

mjaftueshmërisë së kapitalit” që pritet të hyjë në fuqi më 31.12. 201745.

Duke shpresuar që ky punim nuk do të mbetet i vetëm në llojin e vet, jemi optimistë që

përfundimet e këtij punimi do t’i shërbejnë studimeve të mëtejshme duke plotësuar

hapësirën brenda kornizave të detajuara nga ky punim. Rezultatet e studimeve të tilla do të

luajnë një rol të rëndësishëm në përafrimin sa më të shpejtë e të qëndrueshëm të kuadrit tonë

rregullator dhe të raportimit financiar me ato të hapësirave europiane ku vendi ynë aspiron të

aderojë.

45 Raporti vjetor i mbikëqyrjes i Bankës së Shqipërisë për vitin 2015: “Departamenti i Mbikëqyrjes, brenda vitit 2016,

synon të finalizojë një udhëzues të standardizuar për të orientuar bankat e nivelit të dytë me qëllim zbatimin e Procesit

të Brendshëm të Vlerësimit të Mjaftueshmërisë së Kapitalit (I.C.A.A.P), i cili është mbështetur në komponentët e

Shtyllës II të Bazel II. Në këtë mënyrë, bankat do të kuptojnë dhe do të përmbushin objektivin kryesor të këtij procesi,

që është vlerësimi i mjaftueshmërisë së kapaciteteve të tyre për të mbartur rreziqet ndaj të cilave ato janë të

ekspozuara”.

139

SHTOJCA A Formati i plotë i intervistave të realizuara, Departamenti i riskut /

kredisë

Në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i

Kontabilitetit, po zhvillohet një studim lidhur me "Vlerësimin e brendshëm

dhe Raportimin Financiar në sektorin bankar" .

Pyetjet në vijim janë pjesë e këtij studimi dhe konkretisht fokusohen në aplikimin e

modeleve të brendshëm për vlerësimin e rrezikut të kredisë në sistemin bankar shqiptar.

Duke vlerësuar eksperiencën tuaj profesionale, ju lutemi të na kushtoni disa minuta nga

koha juaj e çmuar duke iu përgjigjur atyre! Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm

për suksesin e këtij studimi!

Ju vemë në dukje se ky informacion do të mbetet plotësisht konfidencial dhe, nëse do të jeni

të interesuar, me kërkesën tuaj do ju dërgohet një përmbledhje e rezultateve të kësaj pune

kërkimore.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

140

PJESA E PARË - Karakteristikat e kampionit

Gjinia

☐ F ☐ M

Grupmosha

☐ deri në 30 vjeç ☐ 40 -50 vjeç

☐ 30 - 40 vjeç ☐ mbi 50 vjeç

Edukimi universitar

☐ Ekonomi ☐ Tjetër

Punësimi aktual

Banka:

Departamenti:

Pozicioni:

Email:

141

PJESA E DYTË - Sisteme të brendshëm të vlerësimit të rrezikut të kredisë

1. Kur ka filluar përdorimi i sistemeve të brendshëm të vlerësimit të rrezikut të kredisë në bankën

tuaj, sipas segmenteve të aktivitetit?

Viti

Korporata

Njësi ekonomike të mesme

Njësi ekonomike të vogla

Mikronjësi

Institucione

Banka

Ndërmjetës financiarë

Individë

Tjetër (specifiko)

2. Janë aktualisht operativ këto sisteme të brendshëm të vlerësimit?

Po Jo

Korporata ☐ ☐

Njësi ekonomike të mesme ☐ ☐

Njësi ekonomike të vogla ☐ ☐

Mikronjësi ☐ ☐

Institucione ☐ ☐

Banka ☐ ☐

Ndërmjetës financiarë ☐ ☐

Individë ☐ ☐

Tjetër (specifiko) ☐ ☐

142

3. Cili është pragu minimal i të ardhurave për klasifikimin e njësive ekonomike në bankën tuaj? (në

milionë lekë)

4. Sa është pesha e kredive të dhëna duke përdorur modele të brendshëm për

vlerësimin e rrezikut të kredisë kundrejt përdorimit të sistemeve të jashtëm të vlerësimit?

5. Përse përdoren modelet e brendshëm të vlerësimit në bankën tuaj?

6. Si është i organizuar në bankën tuaj departamenti (njësia) përgjegjës për modelet e brendshëm

për vlerësimin e rrezikut të kredisë?

7. Në gjykimin tuaj, cila nga reformat e mëposhtme do të ndikojë më tepër në institucionin tuaj për

5 vitet e ardhshme?

☐ Bazel 3

☐ Ndryshimet kontabël

☐ Rregulloret lokale

☐ Të gjitha

☐ Asnjëra

143

PJESA E TRETË - Përdorimi i sistemeve të brendshëm të vlerësimit të rrezikut të kredisë

1. Si realizohet në bankën tuaj përcaktimi i vlerësimit (rating) final për njësitë ekonomike?

Po Jo

Duke realizuar fillimisht vlerësime të pjesshëm (rating

specifik) më pas të kombinueshëm në vlerësimin final

☐ ☐

Duke mos realizuar vlerësime të pjesshëm pasi të

gjitha informacionet përpunohen sëbashku për

vlerësimin final

☐ ☐

2. Nëse në bankën tuaj përdoren vlerësime të pjesshëm cilat janë mënyrat e realizimit të tyre?

Koefiçentë standardizimi Po Jo

Sistem me pesha standard të paracaktuar nga kërkime

me kampionë vlerësimi

☐ ☐

Sistem me pesha specifike për secilin rast ☐ ☐

Sistem pa pesha ☐ ☐

Proçesi i kombinimit Po Jo

Kombinim simultan (në të njëjtën kohë) i vlerësimeve

të pjesshëm për secilën fushë të veçantë të analizuar

☐ ☐

Kombinim progresiv i informacioneve duke zgjeruar

gradualisht fushën e kërkimit

☐ ☐

3. Periudha kohore e mbajtur në konsideratë për caktimin e vlerësimit (rating) është :

☐ 1 vit, sa Probability of Default (Bazel 2)

☐ Më tepër se 1 vit

☐ Tjetër (specifiko)

144

4. Cilët nga elementët sasior të mëposhtëm përdorni për vlerësimin (rating)e pjesshëm ose final?

Po Pjesërisht Jo

Bilanci ☐ ☐ ☐

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve ☐ ☐ ☐

Pasqyra e fluksit të mjeteve monetare ☐ ☐ ☐

Raporti i ecurisë me bankën ☐ ☐ ☐

Regjistri i kredive ☐ ☐ ☐

Rreziku i sektorit ☐ ☐ ☐

Plan biznesi ☐ ☐ ☐

Pasqyra Financiare pro - forma ☐ ☐ ☐

Buxhete të arkës ☐ ☐ ☐

Tjetër (specifiko) ☐ ☐ ☐

5. Sa është pesha e secilit element në këtë proçes? (shprehur në njësinë e përdorur prej jush)

Pesha

Bilanci

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve

Pasqyra e fluksit të mjeteve monetare

Raporti i ecurisë me bankën

Regjistri i kredive

Rreziku i sektorit

Tjetër (specifiko)

6. Nëse në bankën tuaj përdoren vlerësime të pjesshëm sa eshtë numri i ratings për të gjithë

informacionin sasior?

145

7. Cila është metoda e përpunimit të informacionit sasior ?

Model

Scoring

(statistical –

based)

Sistem eksperte

(expert

systems)

Model

rrjetë

(grid systems)

Model

gjykimi

(judgemental)

Bilanci ☐ ☐ ☐ ☐

Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve ☐ ☐ ☐ ☐

Pasqyra e fluksit të mjeteve monetare ☐ ☐ ☐ ☐

Raporti i ecurisë me bankën ☐ ☐ ☐ ☐

Regjistri i kredive ☐ ☐ ☐ ☐

Rreziku i sektorit ☐ ☐ ☐ ☐

Tjetër (specifiko) ☐ ☐ ☐ ☐

8. Cilët nga elementët cilësor të mëposhtëm përdorni për vlerësimin (rating)e pjesshëm ose final?

Po Pjesërisht Jo

Struktura e sektorit ☐ ☐ ☐

Pozicioni i njësisë në sektor si dhe ndaj faktorëve kyç (të

suksesit/rënies)

☐ ☐ ☐

Diversifikimi i aktivitetit operativ ☐ ☐ ☐

Struktura e sektorit dhe pozicioni për aktivitetet e

diversifikuara

☐ ☐ ☐

Informacion për njësinë dhe grupin ku bën pjesë ☐ ☐ ☐

Faktorët e sjelljes ndaj rrezikut, karakteristikat e

përgjithshme të rreziqeve dhe historiku i tyre

☐ ☐ ☐

Pronësia, struktura organizative dhe informacione jashtë

bilancit

☐ ☐ ☐

Sipërmarrës apo profesionist, cilësitë e drejtimit ☐ ☐ ☐

Pjesëmarrje në grupe ☐ ☐ ☐

Aspekte financiare dhe kontabël, cilësia e bilancit ☐ ☐ ☐

Rreziku i vendit ☐ ☐ ☐

146

9. Sa është pesha e secilit element në këtë proçes? (shprehur në njësinë e përdorur prej jush)

Pesha

Struktura e sektorit

Pozicioni i njësisë në sektor si dhe ndaj faktorëve kyç (të

suksesit/rënies)

Diversifikimi i aktivitetit operativ

Struktura e sektorit dhe pozicioni për aktivitetet e diversifikuara

Informacion për njësinë dhe grupin ku bën pjesë

Faktorët e sjelljes ndaj rrezikut, karakteristikat e përgjithshme të

rreziqeve dhe historiku i tyre

Pronësia, struktura organizative dhe informacione jashtë bilancit

Sipërmarrës apo profesionist, cilësitë e drejtimit

Pjesëmarrje në grupe

Aspekte financiare dhe kontabël, cilësia e bilancit

Rreziku i vendit

10. Nëse në bankën tuaj përdoren vlerësime të pjesshëm sa eshtë numri i ratings për të gjithë

informacionin cilësor?

147

11. Cila është metoda e përpunimit të informacionit cilësor?

Model

Scoring

(statistical

– based)

Sistem

eksperte

(expert

systems)

Model

rrjetë

(grid

systems)

Model

gjykimi

(judgemental)

Struktura e sektorit ☐ ☐ ☐ ☐

Pozicioni i njësisë në sektor si dhe ndaj

faktorëve kyç (të suksesit/rënies)

☐ ☐ ☐ ☐

Diversifikimi i aktivitetit operativ ☐ ☐ ☐ ☐

Struktura e sektorit dhe pozicioni për

aktivitetet e diversifikuara

☐ ☐ ☐ ☐

Informacion për njësinë dhe grupin ku bën

pjesë

☐ ☐ ☐ ☐

Faktorët e sjelljes ndaj rrezikut,

karakteristikat e përgjithshme të rreziqeve

dhe historiku i tyre

Pronësia, struktura organizative dhe

informacione jashtë bilancit

☐ ☐ ☐ ☐

Sipërmarrës apo profesionist, cilësitë e

drejtimit

☐ ☐ ☐ ☐

Pjesëmarrje në grupe ☐ ☐ ☐ ☐

Aspekte financiare dhe kontabël, cilësia e

bilancit

☐ ☐ ☐ ☐

Rreziku i vendit ☐ ☐ ☐ ☐

12. Cili është personi përgjegjës për mbledhjen e informacionit cilësor të njësisë ekonomike?

Selia qendrore Zona e

filialit

Tjetër

(specifiko)

Përgjegjësi i marrëdhënieve me klientin ☐ ☐

Analisti i kredisë ☐ ☐

Tjetër (specifiko)

☐ ☐

148

13. A përdorni "Formularë cilësorë" standard për mbledhjen e të dhënave të njësisë?

14. Nëse Po, cilat janë zërat kryesorë?

Po Jo

Dinamika e sektorit dhe faktorët kyç të suksesit ☐ ☐

Pozicioni dhe aftësia konkurruese e njësisë ☐ ☐

Bilanci së bashku me shënimet shpjeguese ☐ ☐

Pasqyra e të ardhurave ☐ ☐

Fluksi i përgjigjeve nga Regjistri i kredive ☐ ☐

Ekspozimi i njësisë ndaj rrezikut të tregut ☐ ☐

Projektet e investimeve të njësisë ☐ ☐

Parashikimet e zhvillimit të njësisë ☐ ☐

Ekspozimi i njësisë ndaj rrezikut të biznesit ☐ ☐

Ekspozimi i njësisë ndaj rrezikut të kredisë nga klientët e saj ☐ ☐

Ekspozimi i njësisë ndaj rrezikut operativ ☐ ☐

Tjetër (specifiko)

☐ ☐

149

SHTOJCA B Formati i plotë i intervistave të realizuara, Departamenti i kontabilitetit /

financës

Në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Kontabilitetit, po

zhvillohet një studim lidhur me "Vlerësimin e brendshëm dhe Raportimin Financiar në

sektorin bankar".

Pyetjet në vijim janë pjesë e këtij studimi dhe konkretisht fokusohen në aplikimin e

Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe të Raportimit Financiar në sistemin

bankar shqiptar.

Duke vlerësuar eksperiencën tuaj profesionale, ju lutemi të na kushtoni disa minuta nga

koha juaj e çmuar duke iu përgjigjur atyre! Bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm

për suksesin e këtij studimi!

Ju vemë në dukje se ky informacion do të mbetet plotësisht konfidencial dhe, nëse do të jeni

të interesuar, me kërkesën tuaj do ju dërgohet një përmbledhje e rezultateve të kësaj pune

kërkimore.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj!

150

PJESA E PARË - Karakteristikat e kampionit

Gjinia

☐ F ☐ M

Grupmosha

☐ deri në 30 vjeç ☐ 40 -50 vjeç

☐ 30 - 40 vjeç ☐ mbi 50 vjeç

Edukimi universitar

☐ Ekonomi ☐ Tjetër

Punësimi aktual

Banka:

Departamenti:

Pozicioni:

Email:

151

PJESA E DYTË - Raportimi financiar në sektorin bankar

1. Kur raportuat për herë të parë me SNK / SNRF?

2. Sa zgjati proçesi i implementimit të këtyre standardeve (për herën e parë të raportimit)?

3. Sa zgjati proçesi i implementimit të SNRF 10, 12, 13? Nëse nuk ka pëfunduar akoma vendosni

afatin e parashikuar.

4. Mund të përmendni ndryshimet / problematikat kryesore në pasqyrat financiare me paketën

aktuale SNK / SNRF?

5. Në gjykimin tuaj, cila nga reformat e mëposhtme do të ndikojë më tepër në institucionin tuaj për

5 vitet e ardhshme?

☐ Bazel 3

☐ Ndryshimet kontabël

☐ Rregulloret lokale

☐ Të gjitha

☐ Asnjëra

152

6. Në lidhje me ndryshimet kontabël, si do të ndikojnë ato në pasqyrat financiare të institucionit

tuaj? Jeni të lutur që të shprehni preferencën tuaj mbi rëndësinë e secilës, në një shkallë preference

nga 1 deri në 5, respektivisht nga më e rëndësishmja deri në aspak e rëndësishme.

1

Më e

rëndësishmja

2

Shumë e

rëndësishme

3

Mesatarisht e

rëndësishme

4

Pak e

rëndësishme

5

Aspak e

rëndësishme

Klasifikimi dhe Matja

(Classification &

Measurement)

☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Rënia në vlerë (Impairment) ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Mbrojtja (Hedging) ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Konsolidimi (Consolidation) ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Çregjistrimi (Off setting) ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

Tjetër (specifiko) ☐ ☐ ☐ ☐ ☐

7. Kur do të fillojë në institucionin tuaj projekti për implementimin e SNRF 9?

8. Parashikohet në buxhetin tuaj aktual implementimi i SNRF 9?

9. Besoni se SNRF 9 do të përmirësojë cilësinë e pasqyrave financiare kundrejt gjendjes së tyre

aktuale me SNK 39?

10. Prisni për institucionin tuaj një rritje të vlerës të instrumentëve financiare të matur me vlerën e

drejtë sipas SNRF 9 kundrejt SNK 39?

153

11. A do të ndikojë, sipas mendimit tuaj, në koston e produkteve të ofruara modeli i humbjeve të

pritshme propozuar në SNRF 9?

12. Si do të ndikojnë në mjaftueshmërinë e kapitalit aspektet e mëposhtëm të SNRF 9?

Në rritje Në ulje Nuk ka efekt

Klasifikimi dhe Matja e aktiveve financiare ☐ ☐ ☐

Klasifikimi dhe Matja e detyrimeve financiare ☐ ☐ ☐

Rënia në vlerë ☐ ☐ ☐

Kontabiliteti mbrojtës (Hedging) ☐ ☐ ☐

13. Si do të ndikojnë në luhatshmërinë e fitimit të raportuar aspektet e mëposhtëm të SNRF 9?

Në rritje Në ulje Nuk ka efekt

Klasifikimi dhe Matja e aktivev financiare ☐ ☐ ☐

Klasifikimi dhe Matja e detyrimeve financiare ☐ ☐ ☐

Rënia në vlerë ☐ ☐ ☐

Kontabiliteti mbrojtës (Hedging) ☐ ☐ ☐

14. SNRF 9, do të ndikojë më tepër në:

☐ Performancën e bankës ☐ Pozicionin financiar të bankës

15. Mendoni se modeli i klasifikimit të kredive sipas IASB në SNRF 9 është praktik (funksional)?

☐ Po ☐ Jo ☐ Nuk e di

154

16. Cilët nga elementët në vijim parashikoni të përdorni për vlerësimin e kredive të kategorisë së

pare?

☐ Probability of Default (PD) 1 vit

☐ Probability of Default (PD) për të gjithë afatin e aktivit (lifetime)

☐ Vlerësimet e brendshme

☐ Klasifikim nga menaxhimi i rrezikut

☐ Të tjera

☐ Nuk e di

17. Cilët nga elementët në vijim parashikoni të përdorni për llogaritjen e humbjeve të pritshme (EL,

Expected lossess) për 1 vit?

☐ Probability of Default (PD), Loss Given Default (LGD), Exposure at Default

(EAD) të Bazel 2

☐ Modelin Loss Rate

☐ Modelin Roll Rate

☐ Matrica Migration ( përfshirë modelin Markov)

☐ Të tjera

☐ Nuk e di

18. Cilët nga elementët në vijim parashikoni të përdorni për llogaritjen e humbjeve të pritshme (EL,

Expected lossess) për të gjithë afatin e aktivit (lifetime)?

☐ Shtyrje me 1 vit të modelit EL të përdorur për kategorinë e parë

☐ Modelin Loss Rate

☐ Matrica Migration ( përfshirë modelin Markov)

☐ Model ekonomik të kapitalit

☐ Të tjera

☐ Nuk e di

19. Si është planifikuar përmbushja e komponentit Point - in - time (PIT) të modelit SNRF 9?

155

20. Si është planifikuar përmbushja e komponentit të parashikimit (Forecasting) të modelit SNRF

9?

☐ Përfshirja e komponentit të parashikimit direkt në modelet aktual të vlerësimit

të brendshëm të humbjeve të pritshme (EL, Expected lossess)

☐ Me dy proçese të veçantë dhe duke mbivendosur elementin të parashikimit në

modelet aktual të vlerësimit të brendshëm

☐ Të tjera

☐ Nuk e di

21. Në gjykimin tuaj, cilat janë sfidat kryesore të implementimit të Standardeve Ndërkombëtare të

Raportimit Financiar?

156

REFERENCA

ABI, Loss Given Default: aspetti metodologi e proposta di una struttura dati per la stima,

Roma, 2002

ABI, Position paper del sistema bancario italiano sul Documento di Consultazione. Nuovo

Accordo di Basilea, Roma, 2003

Adrian B.W., Paul A., Thinking beyond Basel3: Necessary solutions for capital and

likuidity, OECD Journal: Financial Market Trends, 2010

Allegrini M., Ninci E., Novità in vista per gli schemi di bilancio: lo IAS 1 revised 2007,

Amministrazione & Finanza, 2008

Allen L., Saunders A., A Survey of Cyclical Effects in Credit Risk Measurement Models, Bis

Working Papers, 2003

Altman E. I., Saunders A., Credit risk measurement: Developments over the last 20 years,

Journal of banking and finance, 1997

Altman E., Resti A., Sironi A., The ling between Default and Recovery rates effects on the

Procyclicality of regulatory, Bis Working Papers, 2002

Altman, Handbook of financial markets and institutions, Wiley, New Jork, 1987

Ammassari P., Saggi metodologici, Angeli, 1995

Andoni A., Basel III challenges in the albanian banking system, The Macrotheme Review,

2003

Arnould, E., J., Market-Oriented Ethnography: Interpretation Building and Marketing

Strategy Formulation, Journal of Marketing Research, 1994

Artzner P., Delbaen F., Eber J-M., Heath D., Coherent Measures of Risk, in Mathematical

Finance, 1999

Balthazar L., From Basel 1 to Basel 3, Palgrave Macmillian, 2006

Baravelli M.et al, Le strategie competitive nel corporate banking, Newfin, Università

Bocconi, Milano, 1997

Barth J., Gerard C., Levine R., Bank regulation are changing: For better or worse? June,

2008

Bartolini M., Il bilancio di esercizio. Principi contabili e il loro impatto sulla performance

aziendale, McGraw - Hill, Milano, 2007

Basel Committee on Banking Supervision, Credit ratings and complementary sources of

credit quality information, Working Papers n.3/2000

157

Basel Committee on Banking Supervision, International Convergence of Capital

measurement and Capital Standards, 2001

Basel Committee on Banking Supervision, Studies on validation of internal rating system,

WP, 2005

Basel Committee, Basel III: Stronger banks and a more resilient financial system, Basel,

2011

Bauer R., Quali principi contabili per le PMI?, Amministrazione & Finanza, 2007

Beatty A., Liao S., Financial accounting in the banking industry: A review of the empirical

literature, Journal of Accounting and Economics, 2014

Berger A.N., Frame W.S., Miller N.H., Credit Scoring and the Availability, Price and Risk

of Small Business Credit, Federal Reserve System Working Papers, 2002

Bernard, R., H., Research Methods in Anthropology: Qualitative and Quantitative

Approaches, Third Edition, New York, Altamira Press, 2002

Blau, Bureaucracy in modern society, Random House, 1956

Boot A. W., Relationship Banking: What Do We Know?, in Journal of Financial

Intermediation, January 2000

Borio C., Lowe P., Assessing the risk of banking crises, BIS Quarterly Review, 2002

Bruschi A., Metodologia delle scienze sociali, Mondadori, 1999

Burawoy, M., The Extended Case Method, Sociological Theory, 1998

Cadio Ch., Mars M., Basel II Pillar 3: Challenges for banks, The Journal, 2008

Cannata F., Il metodo dei rating interni, Bancaria Editrice, 2010

Cannata F., Il metodo di rating interni. Basilea2 e il rischio di credito:le regole, le loro

attuazioni in Italia, le proposte di revisione dopo la crisi finanziaria. Bancaria editrice, 2010

Cantor R, Packer F., Multiple ratings and credit standards: differences of opinion in the

credit rating industry, Research paper, Federal Reserve Bank of New York, 1995

Cardanio M., La ricerca qualitativa, Il Mulino, 2011

Carey M., Some Evidence on the Consistency of Bank's Internal Credit Ratings, Working

Paper, Federal Reserve Board, 2001

Carey M., Treacy W.F., Credit Risk Ratings at Large US Banks, in Federal Reserve

Bulletin, 1998

158

Carpenter S. B., Whitesell W., Zakrajsek E., Capital Requirements, Business Loans and

Business Cycle: An Empirical Analysis of the Standardized Approach in the New Basel

Capital Accord, FEBS Paper 48, 2001

Carretta A., Schwizer P., La vigilanza bancaria dopo i controlli interni: verso la consulenza

regolamentare e il knowledge management, Bancaria, 2004

Caselli S., Corporate banking per le PMI, Bancaria Editrice, 2001

Caselli S., L'utilizzo delle informazioni della Centrale dei Rischi per la valutazione ed il

controllo del rischio di credito, Banche e Banchieri, 1998

Comana M., Basilea 2: le aziende valutano se stesse, Banche e banchieri, 2003

Corbetta P., Metodologia e tecniche della ricerca sociale, Il Mulino, 1999

Corigliano R. (a cura di), Rischio di credito e pricing dei prestiti bancari, Bancaria Editrice,

Roma, 1998

Crouhy M., Galai D., Mark R., Prototype risk rating system, Journal of Banking & Finance,

2001

Crouhy M., Galai D., Mark R., Risk management, McGraw-Hill, London, 2001

Dale R, Thomas R., The role of credit ratings in the basel capital adequacy proposals, 2000

De Laurentis G., Caselli S., Basilea 2, guida alle decisioni, Egea 2004

De Laurentis G., Saita F.,Sironi A.,a cura di Rating interni e controllo del rischio di credito,

Bancaria editrice, Roma 2004

De Young R., Hunter W. C., Udell G. F., The past, present and probable future for

community banks, Federal Reserve Bank of Chicago, WP, 2003

Denayer L., Jerbi A., Galand V., Basel III optimization, E&Y, 2010

Dhamo S. Kontabiliteti Financiar, 2011

Dhamo S. Kontabiliteti i Avancuar, 2003

Dhuci O., Sfidat që u tejkaluan dhe ato që priten nga bankat në zbatimin e SNRF-ve

Dimitris N.Chorafas, Risk accounting and risk management for accountants, 2008

ECB, The impact of Fair Value Accounting on the European Banking Sector - A Financial

Stability Perspective, in ECB monthly bulletin, 2004

English W.B, Nelson W.R, Bank risk rating of business loans, Federal reserve board, 1998

Ernst & Young , Impairment of financial instruments under IFRS 9, 2014

159

Facchinetti I., Le analisi di bilancio, Il Sole24Ore, Milano, 2002

Fondazione dei Dottori Commercialisti di Milano “Basilea 2”, L’impatto atteso di Basilea 2

sulla disponibilità e sul costo del credito con particolare riferimento alle piccole e medie

imprese, 2005

Fontana, A., and J.,H. Frey, Interviewing: The Art of Science, Thousand Oaks, CA,

Sage,1994

Forestieri G., Onado M ( a cura di), La gestione del credito nelle banche europee, Egea,

Milano, 1995

Gangi, Campanella, Basilea 2 nell'economia dell'impresa, Carocci, 2006

Gobo G., Descrivere il mondo: teoria e pratica del metodo etnografico in sociologia,

Carocci, 2001

Goode W. J. Hatt P.K., Metodologia della ricerca sociale, Il Mulino, 1965

Gouldner A.W. Patterns of industrial bureaucracy, The Free Press, 1954

Griffith - Jones S., Implications of Basel II for stability and growth in developing countries.

Proposals for further research and action, Institute of Development Studies, University of

Sussex, 2007

Habermas J., Teoria dell’agire comunicativo, Il Mulino, 1986

Helmreich S., Jäger J., The implementation and the consequences of Basel II, FFG, 2008

Hume D., Trattato sulla natura umana, Laterza, 1982

I. Mayer, J.D. Pischke, EU Accession – Financial Sector Opportunities and Challenges for

SouthEast Europe, 2005

Jacobs T., Risk models and Basel II: A review of the literature, 2004

Johnson, J., C., Research Design and Research Strategies, Altamira Press, 1998

Klemmer R., Upcoming impacts: Disclosures and Basel III, 2011

Lanzara A., Con Basilea II più evoluto il rapporto banca - impresa, in Il Sole 24 ore, 2003

Laurent Balthazar, From Basel 1 to Basel3. The integration of state of the art. Risk modeling

in banking regulation, 2006

Laux C., Financial instruments, financial reporting, and financial stability, Accounting and

Business Research, 2012

160

Laviola S., La riforma dell'Accordo sul Capitale: il funzionamento del metodo dei rating

interni, Bancaria, 2001

Leonardi F., La fondazione dell’individualismo metodologico nelle scienze sociali, Quaderni

di Sociologia, 1980

Lo Martire D., Lo Martire G., Buzzo C., Basilea 2 e indici di bilancio, Buffetti, Roma, 2005

Lofland, J., and L., H., Lofland, Analyzing Social Settings: A Guide to Qualitative

Observation and Analysis, Second Edition, Belmont, CA: Wadsworth Publishing Co, 1984

Luhmann N., L’operazione di osservazione: costruttivismo e teoria dei sistemi sociali,

Angeli, 1992

Maino R., La proposta di Nuovo Accordo sul Capitale: Alcune valutazioni sull'impatto per

l'industria bancaria e finanziaria, Rivista Bancaria - Minerva Bancaria, 2001

Maino R., Nuove metodologie di gestione del rischio di credito e vantaggi competitivi per le

banche, Economia & Management, 1998

Masera R., Il rischio e le banche - La revisione dell'accordo di Basilea: implicazioni per

banche e imprese, Il Sole 24 Ore Libri, Milano, 2001

Maxwell, J., A., Qualitative Research Design: An Interactive Approach, London, Sage

Publications, 1996

Mazzaschi C., Gli accantonamenti per perdite su crediti fra esigenze gestionali e vincoli

normativi, in Newsletter Aifirm, 2003

McCracken, G., The Long Interview, Qualitative Research Methods Series, London: Sage

Publications, 1988

Memoli R., Nuove prospettive dell’indagine sociologica, Angeli, 2003

Merton R.K., Teoria e struttura sociale, Il Mulino, 1966

Metelli F., Basilea 2. Che cosa cambia, il Sole 24 Ore, Milano, 2005

Miles, M.,B. and A.,Huberman, Qualitative Data Analysis: An Expanded Sourcebook,

London, Sage Publications, 1994

Moody's Investors Service, Bankrupt bank loan recoveries, New York, 1998

Novotny - Farkas Z., The Significance of IFRS 9 for Financial Stability and Supervisory

Rules, ECON Committee, 2015

Ostinelli C., Toscano G., Realizzare la qualità in banca, Edibank, Milano, 1996

Perrone L., Metodi qualitative della ricerca sociale, Feltrinelli, 1977

161

Phillips B.S., Metodologia della ricerca sociale, Il Mulino, 1972

PriceWaterhousCoopers (PWC), In Depth: A look at current financial reporting issues –

IFRS 9 – Expected credit losses, 2014

Pudney N., Basel III and IFRS 9. A tightening of the regulations, 2010

Ranjit L., Why Basel 2 failed and why any Basel 3 is doomed, Global Economic Governance

Programme, Working paper, 2009

Resti, Sironi, Rischio e valore nelle banche, Egea, Milano, 2008

Rosch D., Mitigating Pro - Cyclicality in Basel II, Working Paper, University of

Regensburg, 2002

Rudner R. S., Filosofia delle scienze sociali, Il Mulino, 1978

Ryan N. B., Hitoshi M., The Impact of Liquidity Regulation on Banks, BIS Working Papers

No 470, 2014

Santini C., Carosio G., Marullo Reedtz P., Misurazione e gestione del rischio di credito,

Quaderni dell'Associazione per lo Sviluppo degli Studi di Banca e Borsa, Università

Cattolica, Milano, 2000

Savioli G., Principi contabili internazionali e Basilea2. L’impatto sulle PMI. FrancoAngeli,

2008

Savona P., Sironi A., La gestione del rischio di credito. Esperienze e modelli nelle grandi

banche italiane, Edibank, Milano, 2000

Segoviano M. A., Lowe P., Internal Ratings, the business cycle and capital requirements:

some evidence from emerging market economy, Bis Working Papers, 2002

Silvi R., Riclassificazione e indici di bilancio, McGraw - Hill, Milano, 2008

Silvia H., Johannes J., The implementation and the consequences of Basel 2, Working paper

series, number 47, University of applies sciences bfi Vienna, 2008

Sironi A., Zazzara C., Il nuovo Accordo di Basilea: possibili applicazioni per le banche

italiane, in Bancaria, 2001

Spiggle, S., Analysis and Interpretation of Qualitative Data in Consumer Research , Journal

of Consumer Research, 1994

Stefan W., Basel 3: Stronger banks and a more resilient financial system, Conference on

Basel3, 2011

Thomas W. J., Znaniecki F., Il contadino polacco in Europa e in America, Comunità, 1968

162

Treacy W.F, Carrey M.S, Credit risk rating at large US banks, Federal reserve bulletins,

1998

Verma A., The new proposed impairment model and regulatory focus on forbearance, 2013

Vrioni L., Integrimi financiar dhe implementimi i Basel II si Pjesë e tij, 2016

Vyas M., Singh S., Risk management in banking sector, BVIMR Management Edge, 2010

Wagster J. D., Impact of the 1988 Basel Accord in International banks, Journal of Finance,

1996

Weber M., Economia e societá, Comunità, 1958

Weiss, R., S., Learning From Strangers: The Art and Method of Qualitative Interview

Studies, New York: The Free Press, 1984

Zambelli S., I sistemi di rating delle banche: analogie e differenze rispetto a quelli delle

agenzie specializzate, Newfin Ricerche, 2002

Zazzara C., Il ruolo del capitale nelle banche e la sua regolamentazione: dall"Accordo di

Basilea del 1988 ad oggi, in Rivista Bancaria - Minerva Bancaria, 1999

Ligje, Rregullore dhe faqe web

Ligji nr. 9662, datë 17.12.2006, Për bankat në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 10481, datë 17.11.2011, për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9662, datë

17.12.2006, Për bankat në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 8269, datë 23.12.1997, Për Bankën e Shqipërisë

Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004, Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare

Banka e Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës, Rregullore nr. 45,(i ndryshuar) datë 10.06.2009,

Mbi raportimet në bankën e Shqipërisë sipas Sistemit Raportues të Unifikuar.

Banka e Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës, Rregullore nr. 62 (i ndryshuar), datë 14.09.2011,

Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja.

Banka e Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës, Rregullore nr. 48, datë 31.07.2013, Për raportin e

mjaftueshmërisë së kapitalit.

Banka e Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës, Rregullore nr. 69, datë 18.12.2014, Për kapitalin

rregullator të bankës.

Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 32, Instrumentat Financiarë: Paraqitja

Standardi Ndërkombëtar i Kontabilitetit 39, Instrumentat Financiarë: Njohja dhe Matja

163

Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar 7, Instrumentat Financiarë: Dhënie

Informacionesh Shpjeguese

Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar 9, Instrumentet Financiare

Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar 10, Pasqyra financiare të konsoliduara

Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar 12, Dhënia e informacionit shpjegues mbi

interesat në njësitë e tjera ekonomike

Standardi Ndërkombëtar i Raportimit Financiar 13, Matja me vlerën e drejtë

BCBS, The Basel Committee's response to the financial crises, Report to the G20, 2010

BCBS, Basel III: International Framework for Liquidity Risk Measurement, Standards and

Monitoring, Basel Committee on Banking Supervision, 2010

BCBS, Basel III: A Global Regulatory Framework for More Resilient Banks and Banking

Systems, Basel Committee on Banking Supervision, 2010

BCBS, Guidance for national authorities operating the countercyclical capital buffer, Basel

Committee on Banking Supervision, 2010

Comitato di Basilea per la vigilanza bancaria, Il Nuovo Accordo sul Capitale, 2004

BCBS, Twelfth progress report on adoption of the Basel regulatory framework, 2017

Basel Committee, A New Capital Adequacy Framework, 1999

European Banking Authority, On results from the EBA impact assessment of IFRS 9, 2016

European Committee of Central Balance Sheet Data Offices (CBSO), III Working group on

IFRS impact and CBSO database, Document no.1, IFRS impact.

European Committee of Central Balance Sheet Data Offices (CBSO), III Working group on

IFRS impact and CBSO database, Document no.2, Quick guidebook to IFRS.

Faqe web: Keshilli Kombetar i Kontabilitetit

Faqe web: Bank of Albania

Faqe web: Shoqata Shqiptare e Bankave

Faqe web: European Central Bank

Faqe web: Basilea 2

Faqe web: Basel 3

Faqe web: BIS

164

Faqe web: IASB

Faqe web: Il sole 24 Ore

Libri, Bancaria n. 7-8/2004