31
PËRGATITJA DHE VLERËSIMI I NJË PLANI KËRKIMOR Adriatik Meta

Përgatitja dhe vlerësimi i një plani kërkimor

Embed Size (px)

Citation preview

PËRGATITJA DHE VLERËSIMI I NJË PLANI KËRKIMOR

Adriatik Meta

OBJEKTIVAT

Përcakto dhe diskuto qëllimin e një plani kërkimor.

Përshkruaj shkurtimisht çdo komponent të një plani kërkimor sasior.

Përshkruaj shkurtimisht çdo komponent të një plani kërkimor cilësor.

Përshkruaj shkurtimisht mënyrat në të cilat mund të vlerësohet një plan kërkimor.

QËLLIMI I NJË PLANI KËRKIMOR

Përshkrimi i detajuar i studimit i propozuar për të investiguar një problem të dhënë

Mbasi keni plotësuar rishikimin e literaturës së nevojshme dhe keni formuluar një hipotezë ose pyetje kërkimore, ju jeni gati të zhvilloni pjesën e mbetur të planit kërkimor.

QËLLIMI I NJË PLANI KËRKIMOR

Së pari, ai ju detyron të mendoni për cdo aspekt të studimit.

Lehtëson vlerësimin e studimit, nga ju dhe të tjerët

Siguron procedura të detajuara për të udhëhequr studimin

KOMPONENTET E NJË PLANI KËRKIMOR SASIOR

1. Hyrje

a. Deklarimi i temës

b. Rishikimi i literaturës

c. Deklarimi i hipotezës (nëse është e përshtatshme)

2. Metoda

a. Pjesmarrësit

b. Instrumentat

c. Dizenjimi

d. Procedurat

3. Analiza e të dhënave

4. Ndarja e kohës

5. Buxheti (nëse është e përshtatshme)

PLANI KËRKIMOR SASIOR

Plani kërkimor sasior përgjithësisht përfshin: Hyrjen Seksionin e metodës Analiza e të dhënave Ndarja e kohës

HYRJA

Deklarimi i temës së studimit Rishikimi i literaturës Deklarimin e hipotezës me variablat të

pohuar në terma operacional

SEKSIONI METODËS

Përshkrimi pjesmarrësve në kërkim Instrumentat matës Dizenjimi Procedura

PËRSHKRIMI PJESMARRËSVE NË KËRKIM

Përfshin: Numrin, burimin dhe karakteristikat e

kampionit si dhe popullsinë nga e cila është nxjerrë kampioni

INSTRUMENTAT

Mjetet që përdoren për mbledhjen e të dhënave (sic janë teste, pyetësorë, etj) dhe arsyen se pse u zgjodhën këto instrumenta

Si do të zhvillohet instrumenti, cfarë do të masi dhe si planifikohet të përcaktohet vlefshëmria dhe besueshmëria e tij.

DIZENJIMI

Strategjia e përgjithshme për kryerjen e studimit kërkimor, i përcaktuar nga natyra e hipotezave, variablat e përfshirë dhe kufizimet e ambientit.

PROCEDURA

Përshkruan hapat në mbledhjen e të dhënave. Fillon me një përshkrim të strategjisë për zgjedhjen e kampionit dhe si do të administrohen mjetet e përdorura

Përfshin gjithashtu supozimet dhe kufizimet. Supozim – një vlerësim që mendohet të jetë I

vërtetë Kufizimet janë ato gjëra të cilat kërkuesi nuk

mund ti kontrolloj. Procedura duhet të jetë precize që ti lejojë

kujtdo që me të lexuar planin tuaj ta kryej studimin sic do ta kryenit ju.

ANALIZA E TË DHËNAVE

Përshkruan teknikat që do të përdoren për analizën e të dhënave Në një studim sasior hipoteza përcakton

dizenjimin, i cili nga ana tjetër përcakton analizën e të dhënave.

NDARJA E KOHËS

Liston aktivitetet kryesore dhe afatin e kryerjes së tyre Duhet të planifikojmë më shumë kohë se

sa mendojmë për të përfunduar studimin.

KOMPONENTET E NJË PLANI KËRKIMOR CILËSOR

1. Titulli i studimit

2. Hyrje në studim

a. Përshkruaj qëllimin e studimit kërkimor

b. Konturoje studimin si një problem të madh teorik, të politikave ose praktik

c. Prashtro pyetjen fillestare të kërkimit

d. Përshkruaj literaturën që ka lidhje dhe që ndihmon në konturimin e pyetjes kërkimore

3. Procedurat kërkimore

a. Përafrimin e përgjithshëm dhe arsyen për ndërmarrjen e studimit

b. Vendin dhe zgjedhjen e kampionit

c. Roli i kërkuesit (hyrja në vendin e kërkimit, reciprociteti dhe etika)

d. Metoda e mbledhjes së të dhënave

e. Strategjia për menaxhimin e të dhënave

f. Strategjitë për analizën e të dhënave

g. Karakteristikat e besueshmërisë

KOMPONENTET E NJË PLANI KËRKIMOR CILËSOR (VAZH.)

4. Kontributi potencial për kërkimin

5. Kufizimet e studimit

6. Shtojcat

a. Afatet e kërkimit

b. Tabela e përmbajtjes që propozohet

c. Formularët e marrjes së pëlqimit

d. Kampionet e pyetsorëve

TITULLI

Shërben si një kontur reference për reflektim të vazhdueshëm.

HYRJA

Hyrja përfshin këto elemente:

qëllimi i studimit kërkimor;

konturet e studimit si një problem i madh teorik, të politikave ose praktik;

pyetjet fillestare kërkimiore; (të cilat mund të përfshijnë hipotezat tentative)

rishikimin e literaturës që ka lidhje dhe që ndihmon në konturimin e pyetjes kërkimore

RISHIKIMI I LITERATURËS

Përshkruan supozimet dhe teoritë që mbështesin peytjet kërkimore dhe studimin e propozuar.

Këto përshkrime duhet ta bindin lexuesin për gadishmërinë për ndërmarjen e studimit kualitativ, identifikojnë hendqet që ekzistojnë në literaturë që mund të plotësohen nga studimi ndërmarrë

Ndihmon kërkuesin të përmirësoj pyetjen kërkimore dhe ti fusi pyetjet në hipotezat drejtuese duke siguruar drejtimin e mundshëm për kërkuesin.

SEKSIONI PROCEDURAVE

Përshkruan përafrimin e përgjithshëm dhe arsyen për ndërmarjen e studimit

Zgjedhjen a vendit dhe kampionit Rolin e kërkuesit Metodën e mbledhjes së të dhënave Strategjitë për menaxhimin e të dhënave Strategjitë për analizën e të dhënave Karakteristikat e besueshmërisë Konsideracionet etike Kontributet potenciale të kërkimit Kufizimet e studimit

PËRAFRIMI I PËRGJITHSHËM DHE ARSYEJA PËR NDËRMARRJEN E STUDIMIT

Këtu kërkuesi jep përafrimin e përgjitshëm të kërkimit cilësor (psh, narrative, etnografik).

Pse ky përafrim është I duhuri duke marrë në konsideratë qëllimin e studimit.

Lidh literaturën me metodën kërkimore

ZGJEDHJA E VENDIT DHE KAMPIONIT

Në kërkimin cilësor kampioni është I vogël.

Përshkruhet arsyeja se pse u zgjodh ky kampion.

Shpjegohet se pse u zgjodh ai vendi kërkimi.

ROLI I KËRKUESIT

Përshkruhen negociatat për tu futur në vendin e kërkimit

Pritshmëritë për reciprocitet që mund të kenë pjesmarrësit

Dilemat etike që kërkuesi mund të hasi.

METODAT E MBLEDHJES SË TË DHËNAVE

Përshruhen metodat e teknikave dhe mjeteve specifike të punës fushore që do të përdoren për mbledhjen e të dhënave.

STRATEGJITË E MENAXHIMIT TË TË DHËNAVE

Si do të menaxhohen tipet e ndryshme të të dhënave cilësore (shënimet, transkriptimet, intervistat e regjistruara, faktet, etj), dhe kohën e mbledhjes së materialeve.

STRATEGJITË PËR ANALIZËN E TË DHËNAVE

Në planin e tij kërkuesi duhet të përshkruaj procedurat për sistemimin e të dhënave dhe mënyrën se si do të kategorizohen.

KARAKTERISTIKAT E BESUESHMËRISË

Adresohen cështje tradicionale të kërkimit sasior të vlefshmërisë dhe besueshmërisë.

KONSIDERATAT ETIKE

Kërkusi cilësor duhet të përfshijë diskutimin e cështjeve etike të cilat janë sensitive gjatë procesit kërkimor.

KONTRIBUTI POTENCIAL PËR KËRKIMIN

Kërkuesi në këtë pjesë duhet ti përgjigjet pyetjes “E cfarë atëherë?” një sfidë për kërkuesin cilësor I cili pretendon të “shpjegojë” fenomenin në studim.

KUFIZIMET E STUDIMIT

Duhet të përfshihen ato cështje për të cilat kërkuesi nuk ka kontroll, ose mund të ndikojnë në kryerjen e studimit të propozuar.

VLERËSIMI I PLANIT KËRKIMOR

PLANI Të rishikohet nga një kërkues i aftë dhe një

ekspert i fushës ku bëhet kërkimi Rileximi disa herë i planit vetjak Kryerja e një studimi pilot