256
BUT DEDAJ INVESTIMET E HUAJA TË DREJTPËRDREJTA SI INSTRUMENT I ZHVILLIMIT EKONOMIK NË KOSOVË

Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

BUT DEDAJ

INVESTIMET E HUAJA TË DREJTPËRDREJTA SI INSTRUMENT I ZHVILLIMIT EKONOMIK NË KOSOVË

PRISHTINË 2014

Page 2: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël
Page 3: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

PËRMBAJTJA

NJOFTIME HYRËSE...........................................................................3

KAPITULLI I PARË..........................................................................11

PËRBËRJA DHE LËVIZSHMËRIA RAJONALE E IHD-ve...........111.1. Lëvizshmëria e IHD-ve në aspektin gjeografik............................181.2. Lëvizshmëria e IHD-ve në aspektin sektorial..............................24

KAPITULLI I DYTË..........................................................................31

ÇËSHTJE KONCEPTUALE: VENDE TË MËDHA, APO VENDETË VOGLA.........................................................................................312.1. Përfitimet......................................................................................372.1.1. Transferi i teknologjisë .............................................................422.1.2. Punësimi....................................................................................482.1.3. Ofertuesit e rinj..........................................................................552.2. Kostoja.........................................................................................612.2.1. Interesi dhe motivi i kompanive multinacionale për IHD-të.....652.2.2. Humbja e sovranitetit në vendet pritëse, tendenca për ndikim

politik..............................................................................................722.2.3. Eksploatimi................................................................................762.3. Karakteristikat për vendet e vogla dhe të pazhvilluara................792.3.1. Prezantimi i rastit konkret (blerja e Intel-it nga Kosta-Rika)....832.3.2. Premtimet e ndërmarrjeve multinacionale për trajnim të

popullsisë........................................................................................922.3.3. Premtimet e qeverive për kompanitë multinacionale................942.4. Vështrim për politikat e ndryshme rreth investimeve të huaja

të drejtpërdrejta...............................................................................972.4.1. Politikat që garantojnë përfitime maksimale nga IHD-të........1002.4.2. Dobia nga IHD-të në vendet e vogla.......................................103

KAPITULLI I TRETË......................................................................109

POLITIKAT QË PËRKRAHIN ARDHJEN E INVESTIMEVE TË HUAJA TË DREJTPËRDREJTA DHE TË CILAT SIGUROJNË PËRFTIME LOKALE EKONOMIKE.........................................109

3.1. Tendencat për të kontrolluar investimet e huaja të drejtpërdrejta.............................................................................115

1

Page 4: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

3.1.1. Harmonizimi legjislativ...........................................................1203.1.2. Pjesëmarrja obliguese pronësore e investitorëve lokalë.........123 3.1.3. Kërkesë për gjysmëprodukte vendëse.....................................1283.1.4. Punësimi i menaxhmentit lokal...............................................1313.2. Qasjet për të përkrahur investimet e huaja të drejtpërdrejta.......1353.2.1. Caqe specifike për ndonjë degë industriale, apo krijim i

rrethanave të përgjithshme favorizuese për investime.................1413.2.2. Trajtimet favorizuese tatimore................................................1443.2.3. Legjislacion për të drejtën e riatdhesimit të fitimeve..............1473.2.4. Zona të lira doganore me infrastrukturë të avancuar

(ndërtesa, rrugë, garantim i sigurisë së investimeve).................. 1503.2.5. Garantimi i të drejtës pronësore..............................................152

KAPITULLI I KATËRT...................................................................155

PËRVOJAT E VENDEVE DHE TË RAJONEVE TË TJERA........1554.1. Vendet më pak të zhvilluara që kanë pasur sukses....................1574.1.1. Lloji i politikave të përdorura kundruall investimeve të

huaja të drejtpërdrejta...................................................................1654.1.1.1. Legjislacion për të drejtën e riatdhesimit të fitimeve...........1804.1.1.2. Legjislacion për përmbajtje vendëse të produkteve.............1834.1.1.3. Legjislacion për punësim të menaxhmentit lokal.................1854.1.2. Politika të tjera.....................................................................1874.1.2.1. Roli i politikave makroekonomike.......................................1894.1.2.2. Rreziku për sistemin politik dhe për ambientin e vendit......193

KAPITULLI I PESTË.......................................................................197

REKOMANDIMET PËR KOSOVË................................................1975.1. Hapat konkretë që duhet ndërmarrë...........................................1995.1.1. Kod ligjor për të mbrojtur të gjitha kompanitë......................207 5.1.2. Krijimi i zyrës për të ndihmuar ardhjen e investimeve të

huaja të drejtpërdrejta...................................................................2095.1.3. Përgatitja e kuadrove profesionale për nevoja të tregut të

punës.............................................................................................2145.1.4. Marrëveshje të ndryshme rajonale për qarkullim të lirë.........224

PËRFUNDIM....................................................................................227BIBLIOGRAFIA...............................................................................237

2

Page 5: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

KAPITULLI I TRETË

POLITIKAT QË PËRKRAHIN ARDHJEN E INVESTIMEVE TË HUAJA TË DREJTPËRDREJTA

DHE QË SIGUROJNË PËRFITIME LOKALE EKONOMIKE

Shikuar në retrospektivë, në të gjitha vendet ku ka pasur protekcionizëm, vërehet se ka pasur ngecje, apo më mirë të thuhet mungesë totale të ardhjes së IHD-ve.1 Procesi i liberalizimit emeton sinjale për investitorë të jashtëm se klima ka filluar të përmirësohet. Prandaj, të gjitha vendet që garojnë për tërheqjen e IHD-ve, kanë qëllim të ndërmarrin reforma adekuate që do të kishin plotësuar parakushtet për ambient të mirë investues. Këto reforma që ndërmerren, duke filluar nga rregullativa ligjore në segmentin e taksave të favorshme, mandej liberalizimi i tregut, metodat adekuate dhe konkurruese të privatizimit, posaçërisht eliminimi i elementeve diskriminuese për të huajt, reformat në segmentin financiar, eliminimi i barrierave të mobilitetit të kapitalit, krijimi i stabilitetit politik, etj., në të shumtën e rasteve paraqiten si parakushte nga investitorët e jashtëm për të ndërmarrë hapin investues. Mirëpo, si në çdo segment tjetër të jetës njerëzore, dilema është se deri në cilën masë mund të shkohet me këto reforma, dhe cilat masa mund të jenë adekuate që, në njërën anë, të përmirësohet klima investuese për të huajt, ndërsa, në anën tjetër, të mos dëmtohet ekonomia. Kjo, nga fakti se, kritikë të shumtë theksojnë që liberalizimi i tepruar mund të shkaktojë kundërefekte për ekonominë e vendit. Dhënia e stimulimeve të shumta për investitorët e huaj mund të

1 Glen Biglaiser, Karl DeRouen, Jr., economic Reforms and Inflows of Foreign Direct Investment in Latin America, Latin American Research Review, The Latin American Studies Association, Vol. 41, No. 1 (2006), fq. 51-52.

3

Page 6: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

shkaktojë krijimin e situatave të konkurrencës jolojale, ku të huajt favorizohen, ndërsa vendësit lihen anash.

Sikur është prezantuar në shqyrtimet e mëparme, nuk mund të gjenden politika të sakta që garantojnë përfitime maksimale nga IHD-të. Vendet që tash proklamojnë politika liberale për IHD-të, në periudha të caktuara vetë kanë zbatuar politika restriktive ndaj këtyre investimeve. Kështu, edhe në rastet kur politikat shtetërore kanë qenë tërësisht të orientuara për transferin teknologjik, shumë rrallë ka ndodhur që ndërmarrjet multinacionale të jenë lejuar të kenë nën kontroll të plotë repartet prodhuese. Për shembull, Japonia, Koreja e Jugut dhe Tajvani, që tash llogariten si vende shumë liberale ndaj IHD-ve, në të kaluarën të gjitha kanë përdorur/imponuar restrikcione. Në asnjë mënyrë nuk kanë lejuar që ndërmarrjet multinacionale të operojnë në mënyrë të pavarur në tregjet e tyre. Ministria japoneze e Tregtisë Ndërkombëtare dhe Investimeve (MITI) ka luajtur një rol shumë aktiv në blerjen e teknologjisë së jashtme. MITI ka kufizuar edhe konkurrencën ndërmjet blerësve potencialë japonezë, duke luajtur vetë rol aktiv me rastin e importit të teknologjisë. Gjithashtu, deri në vitin 1970, ajo nuk ka lejuar fare realizimin e IHD-ve. Pas kësaj periudhe, ka filluar liberalizimi në këtë drejtim. Por, si parakusht për të realizuar biznes në Japoni, japonezët insistuan që ndërmarrjet e jashtme ta përdorin teknologjinë së bashku me ndërmarrjet lokale. Situata ka qenë identike edhe në Korenë e Jugut. Kështu, në vitet e ‘70-ta dhe të ’80-ta të shekullit të kaluar, në këtë vend ka qenë i pranishëm një fluks i madh i transferit të teknologjisë nëpërmjet formës së licencimit. Mirëpo, jugkoreanët menjëherë kanë zbatuar politika restriktive qeveritare, që kanë rezultuar me ngadalësim deri në maksimum të importit të teknologjisë nga jashtë. Ndërsa, në të njëjtën kohë, është paraqitur fenomeni i zhvillimit të hovshëm të industrisë dhe të teknologjisë vendëse.2

2 Kamal Saggi, po aty, fq. 221.

4

Page 7: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Vendet, si Japonia, Koreja e Jugut, por edhe Kina, me rastin e transferit të teknologjisë, në fillim i kanë dhënë përparësi licencimit dhe investimeve të përbashkëta kundruall IHD-ve. Kanë pasur bindjen e plotë se këto dy metoda të trensferit ofrojnë përparësi për ndërmarrjet lokale. Si duket, ato edhe ia kanë arritur qëllimit. Duke mos u dhënë alternativë tjetër investitorëve të huaj, përpos angazhimit edhe të ndërmarrjeve lokale, ato kanë stimuluar zhvillimin e ndërmarrjeve të reja lokale, të cilat shumë shpejt i kanë zëvendësuar ato ndërkombëtare. Natyrisht, pasi janë forcuar këto ndërmarrje, në arenën ndërkombëtare kanë dalë si eksportuese të IHD-ve.3

Një hulumtim i realizuar në Indonezi, në vitin 1991, nga Blomstrom dhe Sjoholm, duke marrë për mostër një numër të madh të ndërmarrjeve që kanë pasur të punësuar më shumë se 20 punëtorë, jep përgjigje në dy pyetje të rëndësishme:4

1. Për sa i përket produktivitetit të punës, varësisht nga shkalla e pronësisë së investitorëve të huaj dhe atyre lokalë, ka dallime. Produktiviteti i punës është më i lartë në ndërmarrjet që kanë pjesëmarrje më të lartë nga të huajt, sesa te rastet kur kjo pronësi ka qenë tërësisht vendëse. Ky produktivitet më i lartë, që dominon te ndërmarrjet e huaja, patjetër që bartet edhe te ndërmarrjet vendëse. Në këtë mënyrë, ato ndikojnë në ngritjen e mesatares së produktivitetit të punës në shkallë vendi. Një dukuri e tillë çon në konkluzion se, sado që ndërmarrjet ndërkombëtare tentojnë të jenë të izoluara dhe të mos lejojnë rrjedhjen e sekreteve dhe të eksperiencave afariste, ato nuk mund të mbyllen hermetikisht. Patjetër që do të ketë multiplikim të efekteve pozitive sekondare. Mirëpo, duhet pasur parasysh se, kur pjesëmarrja pronësore është më e lartë, apo kur

3 Po aty, fq. 222.4 Po aty, fq. 222-223.

5

Page 8: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ajo është tërësisht në duar të të huajve, nuk do të kemi as rritje të produktivitetit, e as bartje të efekteve sekondare në shkallë vendi. Ky hulumtim çon në përfundimin se produktiviteti në ndërmarrjet vendëse patjetër do të jetë më i vogël, sesa te ato që kanë pjesëmarrje të investimeve të jashtme. Por, gjithashtu, vë në pah që ekzistojnë kufijtë kur rritja e pjesëmarrjes së investitorëve të jashtëm nuk shkakton efekte shtesë pozitive. Mirëpo, as autorët e përmendur, e as autorë në punime të tjera, nuk janë në gjendje të precizojnë se cila mund të jetë përqindja optimale e pronësisë nga të huajt, kur efektet pozitive janë maksimale. Pra, është shumë vështirë të caktohen kufijtë idealë të pronësisë së ndërmarrjeve nga të huajt.

2. Sikurse edhe te rasti i produktivitetit, edhe te transferi i teknologjisë kemi dallime në bartjen e efekteve pozitive sekondare, në varësi të lartësisë së pjesëmarrjes në pronësi nga ana e ndërkombëtarëve. Logjika e thjeshtë shpie në përfundimin se, nëse pronësia e ndërmarrjes është komplet në duart e të të huajve, përfitimet që realizohen nga transferi i teknologjisë do të jenë të izoluara. Ndryshe qëndron puna kur pronësia është e përzier dhe kur, krahas përfitimeve të drejtpërdrejta nga transferi i teknologjisë, realizohen edhe efekte të tërthorta, si: efekti i kopjimit, bartja nga një ndërmarrje në tjetrën, etj.

Nga pozita e vendit nikoqir të IHD-ve, politikat, apo thënë më mirë masat që duhet zbatuar për të përfituar maksimumin nga këto investime, nënkuptojnë kosto. Nënkuptojnë stimulimin e ndërmarrjeve vendëse që të zhvillohen dhe të shndërrohen në konkurruese ndaj ndërmarrjeve multinacionale, jo vetëm në tregun vendës por edhe jashtë. Nënkuptojnë grante shtetërore dhe masa të tjera stimuluese për ndërmarrjet vendëse

6

Page 9: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

që ato të emitojnë dhe të zhvillojnë teknologjinë. Pra, të gjitha këto kërkojnë politikë aktive shtetërore, për të përfituar nga rasti i ardhjes së IHD-ve dhe për të stimuluar zhvillimin e prodhimit vendës.

Ndërmarrjet multinacionale kanë objektivat e veta dhe janë shumë të fuqishme. Ato janë këmbëngulëse në drejtim të realizimit të këtyre objektivave, deri në masën sa mund të imponojnë edhe rregulla që u shkojnë për shtati vetë atyre. Në këtë drejtim, përkundër politikave restriktive që u përmendën, IHD-të dita-ditës po shtohen dhe nuk mund të ndalen. Madje, investimet e njërës kompani shkaktojnë edhe tërheqjen e të tjerave, të llojit të njëjtë apo të llojit tërësisht të ndryshëm. Krijohet një lloj sigurie. Shembuj të tillë ka mjaft. Ja një shembull: investimet e realizuara në industrinë e automobilave në Meksikë, ku pas investimeve fillestare të realizuara nga ndërmarrjet e SHBA-së, ato menjëherë u përcollën me investime të tjera në këtë degë, por nga vendet tjera si Japonia dhe nga vendet e Evropës. Kështu, krahas nevojës për hapje të një numri shumë të madh të ndërmarrjeve vendëse dhe me kapital të përzier për prodhimin e gjysmëprodukteve për këtë sektor industrial, u paraqit nevoja edhe për ndërmarrje të tjera që ofrojnë shërbime të ndryshme.5 Këto lloje shërbimesh, si: restorante, ndërtimtari, pastrim, etj., zakonisht ofrohen nga ndërmarrjet lokale. Në këtë mënyrë, krijohen efektet e multiplikimit, të cilat efekte i kalojnë edhe kufijtë sektorialë. Krahas kësaj, në raste të caktuara, kur bëhet fjalë për investimet strategjike, ndërmarrjet shumëkombëshe i janë përgjigjur dhe i përgjigjen edhe investimeve të rivalëve të tyre. Nëse një ndërmarrje e madhe ka realizuar investim në ndonjë rajon, rivali i kundërpërgjigjet. Patjetër tenton të demonstrojë praninë e vet.

Përkundër faktit se, në SHBA, posedimi i tokës nga të huajt është shumë kompleks, gati i pamundur, sikurse janë edhe disa segmente të tjera të jetës në

5 Po aty, fq. 224.

7

Page 10: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

SHBA që trajtohen si asete dhe si veprimtari me karakter të sigurisë kombëtare, si: portet detare, transporti detar dhe ai ajror, minierat, etj., në anën tjetër, shumë shtete të SHBA-së përdorin politika të ndryshme për të tërhequr investime të drejtpërdrejta në vendet e tyre. Si angazhim konkret për të tërhequr IHD-të, 33 shtete dhe katër porte detare i kanë pasur zyrat e hapura në Tokio.6 Është garë e të gjitha vendeve për të krijuar kushte sa më atraktive për të tërhequr IHD-të, por edhe në kuadër të shteteve të mëdha, si SHBA-ja, shtetet brenda saj, apo në disa raste edhe rajonet, angazhohen për të punuar për interesa të tyre të ngushta.

Promovimi i investimeve duhet të shkojë në drejtim të tërheqjes të sa më shumë investitorëve. Realizimi i këtij qëllimi kërkon angazhim dhe masa konkrete dhe jo frazeologji. Në kohën moderne, asnjë veprimtari njerëzore nuk mund të zhvillohet pa posedimin e informatave. Prandaj, pajisja e investitorëve potencialë me informata paraqet parakushtin më të rëndësishëm dhe nismëtar për të sfiduar ardhjen e tyre. Formimi i ueb-faqes, ku investitorët shumë lehtë i gjejnë të gjitha të dhënat që u interesojnë, paraqet çështje elementare në ditët e sotme. Mandej, masë shumë efikase është edhe përzgjedhja e firmave konkrete dhe kontakti i drejtpërdrejtë me to. Këto janë forma dhe metoda që i kanë përdorur vendet e ndryshme. Në situata të tilla, në bazë të interesave shtetërore, bëhet përzgjedhja e ndërmarrjeve të huaja si investitorë potencialë dhe vazhdon faza e kontaktit dhe e bindjes së tyre për realizimin e investimeve. E, pasi të fillojnë negociatat, sikurse në rastin e Intel-it, vazhdon plotësimi i kërkesave konkrete të investitorëve. Krejt këto aktivitete, por edhe të tjerat që mund të jenë të dobishme për joshjen e investitorëve të jashtëm, kërkojnë angazhim serioz edhe investime nga ana e shtetit. Duke pasur parasysh rëndësinë që kanë IHD-të

6 Vito Tanzi, Isaias Coelho, po aty, fq. 154-168.

8

Page 11: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

për zhvillimin ekonomik, vende të ndryshme përcaktojnë përqindje të GDP-së që mund të përdoret për promovimin e IHD-ve. Apo, varësisht nga lartësia e vëllimit të IHD-ve që vijnë, investohet normë e caktuar nga shteti për promovim të mëtejmë. Tabela në vazhdim prezanton qasjet e disa vendeve ndaj IHD-ve dhe shpenzimet që bëjnë ato për të tërhequr IHD-të:

Tabela 10. Buxheti promovues vjetor për IHD-të, në disa vende, për vitin 1999

VendiBuxheti vjetor për promovimin e IHD-ve (milion $)

Popullsia, në milion

Buxheti për kokë banori ($)

Vendet nga AziaIndonezia 2.8 207 0.01

Malajzia 15 22.7 0.66

Filipinet 3 76.8 0.04

Singapori 45 3.2 14.06

Vendet joaziatikeRepublika Dominikane 8.8 8.4 1.05Autoriteti për Zhvillimin e Eksportit dhe Investimeve nga Mauritania

3.1 1.2 2.58

Irlanda (duke përfshirë grantet)* 213(41) 3.7 57.57(11.16

)Kosta-Rika 11 3.5 3.14

* të dhënat në kllapa përjashtojnë grantetBurimi: Ramkishen S. Rajan, Measures to Attract FDI: Investment Promotion, Incentives and Policy Intervention, Economic and Political Weekly, Vol. 39, No-1, fq. 13.

Siç mund të vërehet edhe nga tabela, një nga vendet më të suksesshme në botë, për sa i përket investimeve në promovimin e IHD-ve, ka qenë Singapori. Ky vend, në vitin 1999, për kokë të banorit ka shpenzuar më së shumti për promovimin e IHD-ve. Rolin kyç në këtë drejtim mund ta kenë agjencitë për promovimin e IHD-ve, të cilat kryejnë shërbime për nevoja të ndërmarrjeve multinacionale, që ato ta realizojnë investimin më lehtë dhe me çmim më të ulët.

Një nga çështjet më të ndjeshme, si për joshjen e IHD-ve apo për t’i ndjekur ato nga vendi, pa dyshim

9

Page 12: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

është politika fiskale. Vendet mund të ofrojnë lehtësira/stimulime të ndryshme për t’i tërhequr IHD-të edhe nëpërmjet kontributeve të drejtpërdrejta financiare, siç është dhënia e kredive më të përshtatshme, apo edhe ofrimi i infrastrukturës së nevojshme. Këto lehtësira mund t’i ofrojnë si masa të përgjithshme, për ta bërë atraktive tërë ekonominë e një vendi. Mirëpo, këto lehtësira mund të jenë edhe selektive: lehtësira që i dedikohen vetëm investimeve që realizohen në sektorë apo në degë të caktuara, apo edhe për ndonjë rajon që caktohet si cak. Kjo metodë ka për qëllim jo vetëm sjelljen e IHD-ve në vend, por edhe mbështetjen selektive të disa degëve, apo edhe të ndonjë rajoni. Siç do të shohim më tutje, shembuj të tillë ka me bollëk.

Shumë ekonomi nga vendet e Azisë, të cilat tashmë janë të zhvilluara dhe që kanë pasur jashtëzakonisht sukses në tërheqjen e IHD-ve, kanë qenë shumë agresive në aplikimin e lehtësirave fiskale, si dhe të subvencioneve të tjera të drejtpërdrejta. Nëse analizohen me kujdes masat e ndërmarra në këtë drejtim, të gjitha subvencionet e ndërmarra nxjerrin në pah dy çështje. E para, ato kanë pasur karakter selektiv, sepse kanë qenë të orientuara në mbështetjen e industrisë së automobilave. Dhe, e dyta ka të bëjë me stimulimet për të zhvilluar qendrat e ndryshme rajonale.7 Përdorim i politikave jashtëzakonisht të sofistikuara: janë mbështetur degët e caktuara, në këtë rast industria e automobilave, ku kanë menduar se kanë përparësi të caktuara, si dhe janë mbështetur rajonet që kanë pasur nevojë për investime.

Shumica e hulumtimeve të realizuara për efektet që kanë IHD-të për zhvillimin ekonomik, kanë qenë të orientuara rreth përfitimeve që kemi prej tyre. Sikurse është prezantuar edhe deri më tash, përfitimet janë më se evidente. Por, është e kuptueshme se ato tërheqin me vete edhe efekte negative. Një nga hulumtimet e bëra nga autorët Sanjaya Lall dhe Paul Streeten

7 Vito Tanzi, Isaias Coelho, po aty, fq. 13.

10

Page 13: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

potencon efektet negative që tërheqin IHD-të. Duke u nisur nga ndikimi i 147 investimeve të realizuara nga të jashtmit dhe nga fakti se sa kanë ndikuar ato në ekonomitë e 6 vendeve në zhvillim, investime këto që i kanë marrë për hulumtim këta autorë, del se përafërsisht 62% e tyre (92 projekte) kanë pasur efekte pozitive, derisa pjesa e mbetur, rreth 38% (55 projekte), kanë pasur efekte më shumë negative sesa pozitive. Krejt kjo e bazuar në logjikën çmim-përfitim (kost-benefit).8 Prandaj, nuk ka asnjë arsye që të mos ketë angazhim të gjithëmbarshëm për tërheqjen e IHD-ve. Kështu, duke u nisur nga fakti se vendet që dikur kanë qenë të varfra, si: Singapori, Koreja Jugore, etj., e që nëpërmjet këtij instrumenti kanë arritur të përshpejtojnë zhvillimin ekonomik dhe tash kanë tjetër status të zhvillimit, përse të mos ndiqet shembulli i tyre?

3.1. Tendencat për të kontrolluar investimet e jashtme të drejtpërdrejta

Joseph Stiglitz thotë: “Korporatat nuk janë vetëm të pasura, por edhe politikisht shumë të fuqishme. Nëse qeveritë vendosin t’i taksojnë apo t’i rregullojnë ato, në mënyrën që atyre nuk u konvenon, ato zakonisht kërcënojnë se do lëvizin në ndonjë vend tjetër. Aty gjithmonë është ndonjë vend tjetër, i cili i mirëpret të hyrat e tyre nga pagesa e taksave, mirëpret hapjen e vendeve të punës dhe benefitet e tjera që sjellin këto investime”.9 Mirëpo, disa janë aq të fuqishme, dhe të pozicionuara mirë, sa që tentojnë të mos lëshojnë pe aq lehtë. Në vend të kërcënimit se do të ikin nga vendi nikoqir, ato tentojnë t’i ndryshojnë politikat, e në raste të caktuara edhe qeveritë.

Në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar, IHD-të kanë qenë shkaktare të shumë debateve të nxehta dhe të 8 Theodore H. Moran, Laura Alfaro, Beata Smarzynska Javorcik, po aty,

fq. 3.9 Joseph Stiglitz, po aty, fq. 188.

11

Page 14: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

vendimeve të ndryshme në fushën politike, e edhe në atë ushtarake. Kështu, në këtë periudhë, me rastin e ekspansionit të një fryme të majtë dhe të ardhjes në pushtet të qeverive majtiste në disa vende të ndryshme të botës, si për shembull në vende të Amerikës Latine, këto qeveri të reja menjëherë kanë ndërmarrë hapa radikalë kundër IHD-ve. Duke u bazuar në teoritë marksiste se “çdo gjë është e popullit” dhe se “të tjerët po i eksploatojnë pasuritë tona”, ato qeveri vepruan me logjikën: “Duhet t’i dëbojmë jashtë vendit këta eksploatues”. Në këtë drejtim, në mënyrë të njëanshme bënë nacionalizimin e ndërmarrjeve të ndryshme multinacionale, sipas formulës së famshme “Ekspropiimi i eksploatorëve”. Një nga rastet më të njohura është ai që ka ndodhur në Kili. Me rastin e zgjedhjeve demokratike në Kili, të vitit 1970, që në atë kohë llogariteshin si zgjedhjet e para që në mënyrë demokratike i fiton një marksist, në krye të shtetit vjen president Salvador Alende. Nga politikat e tij ekonomike, natyrisht se nuk ka çka tjetër të mbahet mend më shumë se ato që kanë bërë bujë të madhe ndërkombëtare: politikat nacionalizuese të ndërmarrjeve shumëkombëshe. Kështu, ndër të tjera, ai, me vendime shtetërore nacionalizoi edhe asetet e ITT-së (International Telephone & Telegraph Corporation) dhe të Anaconda Cooper-it. Që të dyja këto ishin kompani amerikane, jashtëzakonisht të fuqishme. Në realitet, shpronësimi, respektivisht nacionalizimi i këtyre dy kompanive amerikane nga shteti i Kilit, ka qenë shpallje e luftës ndaj Amerikës, si vend amë i këtyre dy kompanive.

Nënkuptohet që forcë kryesore vendimmarrëse në politikën botërore kanë qenë dhe do të jenë interesat ekonomike. Prandaj, Amerika, si e tillë, nuk ka mundur të rrijë duarkryq. Në këtë drejtim, presidenti i atëhershëm amerikan, Richard Nikson, ndërmori politika adekuate për ta përmbysur presidentin marksist/komunist Alende. Rezultatet dihen botërisht: presidenti Alende, sipas versionit zyrtar, bëri vetëvrasje dhe në krye të shtetit erdhi gjenerali

12

Page 15: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Augusto Pinochet, një diktator i pamëshirshëm. Natyrisht, në mënyrë të pritshme, të dy këto kompani u denacionalizuan dhe asetet iu kthyen kompanive amë.10 Prandaj, marrja e vendimeve dramatike kundër interesave të kompanive të fuqishme ndërkombëtare, nganjëherë është lojë me rrezik të madh, lojë që lehtë fillohet por që fundi nuk i dihet kurrë. Sigurisht, në raste të tilla në disfavor nuk do të jenë kompanitë ndërkombëtare, posaçërisht nëse ato vijnë nga vendet e fuqishme politike dhe ekonomike botërore. Madje, kur politika nuk bën punë, futet në veprim edhe armata, sepse në realitet kemi të bëjmë me çështje që hyn në kuadër të sigurisë kombëtare, për të cilën siguri është përgjegjëse armata.

Tendencat restriktive kundruall IHD-ve kanë qenë të lidhura me brengat për sigurinë kombëtare. Në këtë mënyrë, për shembull, në SHBA, edhe pse vendi më liberal për sa i përket IHD-ve, disa segmente të aktiviteteve ekonomike janë të rezervuara për investitorë vendës. Kështu, bazuar në kornizën legale të SHBA-së, kompani vendëse konsiderohen të gjitha ato kompani, kapitali vendor i të cilave arrin shumën prej së paku 75% deri në 80%. Në disa veprimtari, si, për shembull: në transport detar, në transport ajror, në komunikim, në prodhimin e produkteve të luftës, si dhe në kontroll të rezervave minerale strategjike, nuk lejohet që pronësia e të huajve të kalojë 25% të aseteve.11

Qasja tradicionale ka qenë e bazuar në ideologjinë se duhet zhvilluar forma të ndryshme të rregullativës ligjore, forma që monitorojnë, respektivisht që kontrollojnë, veprimtarinë e IHD-ve. Ato janë ndërmarrje që vrapojnë pas fitimit dhe nuk u intereson fare mirëqenia shoqërore dhe gjendja e sigurisë kombëtare në vendin nikoqir. Në këtë formë, shumë qeveri janë munduar që nëpërmjet ligjeve të

10 Martin Griffiths, Terry O’Callaghan and Steven C. Roach, po aty, fq. 114.

11 Vito Tanzi, Isaias Coelho, po aty, fq. 154-168.

13

Page 16: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

determinojnë mënyrën e funksionimit të tyre, respektivisht t’i kontrollojnë ato. Vëmendje e posaçme i është kushtuar transferit të teknologjisë. Në këtë drejtim, është kërkuar që këto ndërmarrje të huaja të sjellin në vendin nikoqir sa më shumë teknologji të avancuar, si dhe t’i lidhin teknologjitë e importuara me përmbajtje vendëse. Komponentë tjetër që është tentuar të lidhet ndërmjet investitorëve të huaj dhe atyre vendës, janë aktivitet që kanë të bëjnë me hulumtim dhe me zhvillim. Kështu, për të gjitha aktivitet hulumtuese që kanë të bëjnë me transferin teknologjik dhe me zhvillimin e produkteve, të ketë bashkëpunim të ngushtë me kuadrot dhe me institutet vendëse. Mirëpo, duhet pasur parasysh se tendencat e kontrollit të rreptë të IHD-ve mund të japin edhe kundërefekte. Sikurse edhe në politikat tregtare, edhe me rastin e tërheqjes së IHD-ve, rezultate shumë më të mira janë treguar në rastet kur politikat e ndryshme që i kanë zbatuar vendet e ndryshme kanë qenë përshkruese, në formë të recetave se çka të bëhet dhe si të veprohet, sesa në rastet kur janë determinuar në mënyrë shumë precize, si në formë të urdhëresave, apo të urdhërndalesave se çka duhet bërë dhe si duhet vepruar.12 Shumë më frytdhënëse kanë qenë situatat kur, për realizimin e qëllimeve të caktuara, janë mbështetur ndërmarrjet vendëse që të përcjellin ndërmarrjet e huaja, respektivisht t’i kopjojnë ato.

Modelet e ndryshme të politikave të ndërhyrjes së vendeve nikoqire në fushën e kontrollit të IHD-ve, përshtaten me debatet e kohëve të fundit që kanë të bëjnë me ndërhyrjet qeveritare për sa i përket tregtisë. Një hipotezë e zhvilluar nga autorët Wang dhe Blomstrom është se qeveritë e vendeve nikoqire mund të rrisin transferin teknologjik nëpërmjet filialeve të ndërmarrjeve multinacionale, duke e bërë të sigurt se ato do të ballafaqohen me konkurrencë të denjë me

12 Magnus Blomstrom, Ari Kokko, Mario Zejan, Host Country Competition, Labour Skills and Technology Transfer by Multinationals, Weltwirtschaftliches Archiv, BD. 130, H. 3. (1994), Springer, fq. 521-522,

14

Page 17: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ndërmarrjet vendëse. Në këtë formë, duke e mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve vendëse që të shtojnë aftësinë konkurruese në treg, nxitet edhe qasja që të ndryshohet mënyra e funksionimit të ndërmarrjeve multinacionale. Bëhet trysni që ato të importojnë më shumë teknologji. Gjithashtu, bëhet trysni që të sillet teknologji më e avancuar, me qëllim që të ruhen përparësitë krahasuese ndaj ndërmarrjeve vendëse, që të mbahet avantazhi në posedimin e përparësisë krahasuese për sa i përket përdorimit të teknologjisë. Me fjalë të tjera, duke e mbështetur zhvillimin e ndërmarrjeve vendëse, kontribuohet në zvogëlimin e hendekut teknologjik ndërmjet ndërmarrjeve vendëse dhe atyre të huaja dhe zvogëlohet dallimi në kërkesë për produkte që prodhohen nga kompanitë vendëse dhe ato ndërkombëtare. Nga kjo trysni, e për të ruajtur këtë dallim, filialet ndërkombëtare janë të shtrënguara të sjellin sërish teknologji të re. Nënkuptohet se ato janë të fuqishme financiarisht, investojnë dhe sërish vendosin përparësitë teknologjike që i kanë pasur. Por, tash, në një stad më të lartë teknologjik. Në formë analogjike, ndërhyrja qeveritare në përgatitjen e kuadrove mund të kontribuojë edhe në arritjen qëllimeve për të përfituar më shumë nga IHD-të. Në mënyrë të tërthortë realizohet edhe një lloj i kontrollit të IHD-ve. Në këtë drejtim, në vend se të shkohet me kërkesën që stafi lokal të angazhohet në të gjitha nivelet, posaçërisht në nivelin e menaxhmentit të mesëm dhe të lartë, mund të zhvillohen kuadro me kompetenca adekuate. Si rezultat, ndërmarrjet e huaja, në vend të sjelljes së menaxhmentit nga jashtë, angazhojnë menaxhment lokal, që është edhe më i lirë. Këto kuadro mandej mundësojnë edhe importin e teknologjisë më të avancuar. Me fjalë të tjera, si duket, zhvillimi i politikave që shkojnë nëpërmjet ligjeve të tregut, jep shumë më shumë rezultate pozitive, sesa qasja e një kontrolli të rreptë dhe imponimi i kufizimeve të ndryshme.13

13 Po aty, fq. 522,

15

Page 18: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Një hulumtim i realizuar nga një kompani konsulente në Bullgari, në vitin 1998, ka treguar se faktori kryesor për tërheqjen e investimeve të jashtme ka qenë fuqia e kualifikuar punëtore. Ky faktor ka qenë përcaktues në tërheqjen e IHD-ve në lartësinë 36%, para të gjitha lehtësirave të tjera, si: lehtësitë fiskale, çmimi i ulët i fuqisë punëtore, kontratat e mëhershme që kanë pasur, apo njohja me tregun dhe lokacioni gjeografik, etj. Ndërsa, një hulumtim tjetër, i zhvilluar nga Pye në të njëjtin vit, më ç’rast si shembull merren vendet e Evropës dhe të Amerikës Latine dhe investimet e realizuara nga këto vende në Çeki dhe në Sllovaki në periudhën 1989-1996, ku si mostër ka marrë 334 ndërmarrje të ndryshme, arrin te përfundimet se faktori kryesor për tërheqjen e IHD-ve ka qenë fuqia punëtore kompetente. Në anën tjetër, barriera kryesore kanë qenë: sistemi legal jostabil, burokracia, korrupsioni, krimi i organizuar, rreziku i madh investiv, forca e kufizuar blerëse – GDP e ulët për kokë banori, infrastruktura e dobët, jostabiliteti makroekonomik, taksat e larta, sjellja ndaj konsumit, mungesë e shkathtësive menaxheriale, progresi i dobët në transicion dhe jostabiliteti politik.14

Është e natyrshme se plotësimi i çfarëdo kërkese që ngrit çmimin e kostos së investimeve, ndikon në zvogëlimin e tyre. Edhe më tepër, ky zvogëlim do të vërehet nëse kemi të bëjmë me elemente devijuese shoqërore, si korrupsioni. Vetë fakti se korrupsioni kërkon haraç, pagesë shtesë për të realizuar investimin, do të thotë se investimi është më i shtrenjtë. Qasja bazike për të kuptuar korrupsionin mund të reduktohet në sa vijon:15

1. Korrupsioni nënkuptohet si dhënie e mitës dhe marrje e ryshfetit nga ana e të punësuarve qeveritarë;

14 Aristidis Bitzenis, po aty fq. 20-23.15 The Partnership for Peace Consortium of Defence Academies and

Securities Studies Institutes, Conections publications, The Quarterly Journal, Vol. I, No. 2, fq. 33-34.

16

Page 19: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

2. Korrupsioni llogaritet abuzim i pozitës zyrtare dhe përftim për interesa personale;

3. Korrupsioni përfshin shpërdorimin e pozitës zyrtare, apo statusin e një pozite, si dhe autoritetin e një pozite të tillë, për të kënaqur interesat personale, apo interesat e personit të tretë; dhe,

4. Korrupsioni konsiderohet tipar i krimit të organizuar.

Të gjitha këto elemente, nëse janë të shprehura në një shoqëri, sigurisht se do të kenë efekte kundërproduktive në vëllimin e investimeve që do të realizohen. Madje, këto elemente negative, edhe mund t’u qesin hije dhe t’i relativizojnë të gjitha masat stimuluese që mund të jenë në fuqi. Por, gjithmonë duhet pasur parasysh se, kur paguhet haraçi, ai kërkon kundërshpërblim. Rastet e tilla mund të shkaktojnë shfaqjen e situatave kur, në vend të tendencave që shteti t’i kontrollojë IHD-të, ato, nëpërmjet qeveritarëve të korruptuar, ta kontrollojnë shtetin.

17

Page 20: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

3.1.1. Harmonizimi legjislativ

Ashtu siç është prezantuar më lart, vendet në transicion16 kishin mungesë të çdo gjëje dhe kishin kërkesë për çdo gjë. Filloi të dominojë bindja se shpëtimi i vetëm mund të jenë IHD-të. Mirëpo, problemi ishte se si të krijohej klima e favorshme për t’i tërhequr IHD-të, kur dihej mirë se këto vende nuk gëzonin ndonjë reputacion të mirë. Posaçërisht, kur dihej fakti se ato trajtoheshin si vende me mungesë të veprimit të tregut të lirë, vende ku ka dominuar diktatura dhe ku një filozofi e tillë është ende e pranishme. Vende që nuk respektojnë pronën private dhe ku rreziku për të investuar është i lartë. Ku ka mungesë të kuadrove, të legjislacionit modern, dhe ku ka filluar të lulëzojnë elementet devijante shoqërore, si korrupsioni dhe krimi i organizuar. Prandaj, qeveritë e këtyre vendeve, përveç problemit të varfërisë, në rend të parë duhej të merreshin me krijimin e një imazhi të ri të vendit. Ato vende, të cilat vendosën të punojnë në të mirë të shtetasve të vet, dhe që i përcaktuan qartë caqet afatgjate, realizuan sukses të dukshëm. Disa prej tyre tashmë janë në grupin e vendeve të zhvilluara dhe anëtare të BE-së. Ato i nisën ndryshimet me aprovimin e ligjeve favorizuese për IHD-të. Në këtë mënyrë, bënë një start të ri për të krijuar një klimë tjetër investive në vend. Vendet që ishin prijëse në përgatitjen e klimës ligjore dhe në nënshkrimin e marrëveshjeve për Tregti të Lirë me BE-në, u shndërruan edhe në vende prijëse në tërheqjen e IHD-ve.17

16 Shprehja “vendet në transicion” i referohet vendeve të ish-bllokut socialist, të udhëhequr nga ish-BRSS-ja. Sipas klasifikimit të bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), këto vende janë: Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Republika e Çekisë, Maqedonia, Hungaria, Polonia, Rumania, Republika e Sllovakisë, Sllovenia, Estonia, Letonia, Lituania, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia, Kazakistani, Republika e Kirgistanit, Moldavia, Rusia, Taxhikistani, Turkmenistani, Ukraina, Uzbekistani, Kamboxhia, Kina, Laosi dhe Vietnami;

http://www.imf.org/external/np/exr/ib/2000/110300.htm#I. Qasur për herë të fundit më 07.01.2012.

17 Camilla Jensen, po aty, fq. 887.

18

Page 21: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Për vendet në transicion, privatizimi ka qenë forma më e përshtatshme për tërheqjen e IHD-ve. Mundësi e mirë për sjelljen e kapitalit të freskët. Në të njëjtën kohë, për investitorët e huaj, përkundër rreziqeve të mëdha, privatizimi ka paraqitur rast të mirë për të depërtuar në tregje dhe për të realizuar të ashtuquajturën përparësi në lëvizje të parë. Pra, për të qenë i pari në treg, gjë që të tjerëve më vonë do t’ju nevojitet shumë kohë për të depërtuar. Se sa e kanë përdorur këtë mundësi vendet e ndryshme në transicion, kjo është varur kryesisht nga politikat që janë përdorur. Gjithashtu, për realizimin e një qëllimi të tillë, nuk mund të realizohet pa rregullativë adekuate ligjore. Nuk ka mundësi të tërhiqen investitorët e huaj, nëse ata nuk kanë garanci ligjore për investimet e tyre. Kështu, vendet si Hungaria dhe Estonia, kanë hyrë më herët në këtë proces. Ndërsa, disa vende të tjera janë përfshirë më vonë, duke ngurruar të hyjnë në privatizim dhe duke e trajtuar pronën në një farë formë si pronë personale. Nisur nga ky parim, shitjen e kësaj prone, respektivisht privatizimin nga të huajt, e kanë trajtuar si shitje e “argjendit të familjes”.18 Mirëpo, këto vende, që më herët i kanë hyrë privatizimit, realizuan trende më të larta të zhvillimit ekonomik dhe sot janë në stad më të lartë të zhvillimit.

Nënkuptohet që privatizimi i ka limitet e veta, sepse edhe prona për privatizim nuk ka qenë e pakufizuar. Në këtë drejtim, vendeve të ndryshme iu nevojit të ndërrojnë strategji, duke filluar nga harmonizimi ligjor, e deri te rritja e investimeve në marketing. Në publikime të shumta dhe në reklama, vendet e ndryshme ofronin informata për përparësitë që ofrojnë për investitorë, me theks të posaçëm për përparësitë që ofrohen në investimet nga zeroja.19 Kështu, ka pasur iniciativa të ndryshme për ofrimin e lehtësive, si: taksa të ulëta korporative, lirime të 18 Po aty, fq. 887.19 Nga anglishtja Green Field Investment, që nënkupton investime

krejtësisht të reja, duke filluar nga zeroja.

19

Page 22: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

tërësishme fiskale për periudha të caktuara kohore, mundësi për negociata të drejtpërdrejta në rastet kur investitorët kanë qenë të rëndësisë së posaçme. Të gjitha këto, të kombinuara edhe me zona të posaçme ekonomike, si parqet teknologjike, dhe të mbështetura me adaptim të legjislacionit adekuat që garanton investimet e të huajve.20

Nga një garë e tillë, më së shumti kanë përfituar investitorët e jashtëm. Ata i futën vendet e ndryshme të transicionit në konkurrencë ndërmjet vete. Në këtë mënyrë, këto vende, duke tentuar që secila për vete të tërheq IHD-të, ofruan lehtësira të ndryshme, njëra më shumë se tjetra, sa që ndonjëherë edhe humbnin kufirin e arsyes. Ofroheshin lehtësira të ndryshme në taksa, sa që normat i ofroheshin zeros. Në të shumtën e rasteve, këto lehtësira fiskale, janë kombinuar edhe me alokimin e investimeve në lokacione jashtë vendeve urbane. Vendet më agresive në këtë drejtim kanë qenë Republika e Çekisë, Hungaria dhe Polonia. Kështu, Republika e Çekisë ka ofruar si mbështetje të drejtpërdrejtë 50% të shumës së tërësishme të investimeve, nëse investitorët e huaj kanë investuar jashtë kryeqytetit dhe nëse bëhej fjalë për investime më të mëdha në vëllim. Me këtë qasje është tentuar të stimulohet ardhja e investitorëve të mëdhenj dhe është tentuar të mbështetet zhvillimi i rajoneve më pak të zhvilluara. Një situatë e tillë, në një formë apo në formën tjetër, është përcjellë menjëherë nga shtetet e tjera, si Hungaria dhe Polonia. Një politikë e tillë, në realitet, edhe solli efektet e veta. Në vitin 2001, në Republikën e Çekisë, vetëm 10% e IHD-ve u realizuan pa përfituar nga beneficionet që ofroi shteti, ndërsa pjesa tjetër ka fituar subvencionet shtetërore.21

Atraktiviteti i këtyre vendeve për tërheqjen e IHD-ve është realizuar edhe me anëtarësim në BE. Për të realizuar një pikësynim të tillë, së pari kërkohet harmonizim ligjor me ligjet e BE-së. Pasi u realizua një

20 Camilla Jensen, po aty, fq. 888.21 Po aty, fq. 889.

20

Page 23: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

gjë e tillë, për ndërmarrjet multinacionale ka qenë krejt irelevante se ku po investojnë: në Gjermani, në Francë, në Itali, etj., apo në vendet e transicionit, të cilat u bënë anëtare të BE-së. Legjislacioni ka qenë i përafërt, posaçërisht siguria e investimeve nuk ishte më në dyshim. Tash shikohej vetëm mundësia e uljes së çmimit të kostos, e duke u nisur nga fakti se fuqia punëtore ishte më e lirë, kjo shtonte atraktivitetin për investim. Kështu, këto vende i shfrytëzuan përparësitë që u shfaqën: stabiliteti, të qenit pjesë e tyre, liberalizimi i tregjeve, etj. Një hulumtim i realizuar nga Deloitte, ku për mostër u mor një numër i madh i menaxherëve të kompanive të mëdha multinacionale të BE-së, rezultoi me përgjigjen prej 80-90% se anëtarësimi i vendeve në transicion në BE e ka rritur edhe më shumë atraktivitetin për të investuar në këto vende.22

Trendet globale botërore, për sa i përket IHD-ve, mund të karakterizohen me vazhdim të politikave liberalizuese. Përkundër faktit se janë shtuar zërat, e edhe masat dhe instrumentet për t’i rregulluar sa më shumë këto investime, posaçërisht për sa i përket mbrojtjes së ambientit, zbutjes së varfërisë, çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit, edhe më tutje vrapohet për t’i tërhequr sa më shumë investimet e jashtme. Nga një hulumtim i realizuar në vitin 2009, ka rezultuar se nga 102 masa të ndryshme që janë ndërmarrë rreth IHD-ve, si për shembull ulja e taksave të korporatave, etj., shumica, respektivisht 71 prej tyre, kanë pasur të bëjnë me gjetjen e mënyrave për t’ua bërë sa më të lehtë jetën ndërmarrjeve multinacionale me rastin e realizimit të investimeve.23

Vendet që kanë filluar më herët t’i zbatojnë politikat liberalizuese për tërheqjen e investitorëve të jashtëm, shumë shpejt janë shndërruar në eksportuese të IHD-ve në rajon dhe janë shndërruar në aktorë të

22 Po aty, fq. 890.23 World investment Report 2010, United Nation, New York 2010.

21

Page 24: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

rëndësishëm për rajonin në këtë sferë.24 Kjo tregon se ato vende së pari krijuan një kapital inicial, me të cilin mund të shfaqeshin në tregun rajonal, që njëkohësisht ishte sinjal se, falë IHD-ve, ato kishin zhvillim ekonomik. Dhe, së dyti, këto vende e shfrytëzuan përparësinë e tyre për sa i përket njohjes së mentalitetit të funksionimit të tregut rajonal dhe e përdorën atë për të siguruar plasmanin e produkteve të veta.

E vlen të analizohet qasja e shtetit më liberal në botë, i SHBA-së, dhe trajtimi i saj rreth harmonizimit legjislativ dhe, në përgjithësi, politika e saj e zbatuar për IHD-të. Në parim, SHBA-ja ishte neutrale. Pra, as nuk i ka mbështetur ato, dhe as nuk e ka penguar hyrjen e tyre. Në këtë drejtim, nuk ka pasur kurrfarë pengesash për hyrje të investitorëve të jashtëm. Madje, ky neutralitet mund të përshkruhet si respektim i parimit të reciprocitetit. Kompania e jashtme do të ketë trajtim të njëjtë, sikurse që do të ketë kompania amerikane në vendin nga vjen ajo kompani. Për më tepër, duke u bazuar në publikimet e disa analistëve të kësaj çështjeje, në vitet e ’80-ta, në SHBA, vërehet një devijim nga ky neutralitet në drejtim të mbështetjes së IHD-ve, respektivisht të tërheqjes së këtyre investimeve. Posaçërisht, ky trajtim favorizues ndaj IHD-ve është vërejtur në periudhën fillestare të qeverisjes së presidentit Reagan.25 Por, shtrohet pyetja se a munden vendet në zhvillim, posaçërisht ato të voglat, të përdorin strategji të njëjtë. Në realitet, si duket, është vështirë që shtetet e tjera të kopjojnë një qasje të tillë. Në rast të problemeve, nuk kanë as forcë financiare, as politike, e as ushtarake të bëjnë korrigjime. Prandaj, varianti i vetëm, si duket, është harmonizimi legjislativ dhe të qenit pjesë e ndonjë integrimi ekonomik, që për vendet e Evropës e vetmja alternativë është BE-ja.

24 Patricio Del Sol and Joseph Kogan, po aty, fq. 901-927.25 Leroy O. Laney, po aty, fq. 144-153.

22

Page 25: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

3.1.2. Pjesëmarrja obliguese pronësore e investitorëve lokalë

Në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, për sa i përket trajtimit të IHD-ve, i kemi pasur të pranishme dy ekstreme. Në njërin ekstrem i kemi pasur vendet që kanë përdorur politika restriktive dhe që kanë vështirësuar ardhjen e këtyre investimeve. Madje, në disa sektorë të caktuar, nuk janë lejuar fare të ndërmerren investime të tilla. Ndërsa, në anën tjetër, i kemi pasur vendet më liberale ndaj tyre, që kanë qenë shumë të hapura dhe kanë lehtësuar ardhjen e IHD-ve. Mirëpo, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, kemi pasur ndryshime evidente pozitive thuajse në të gjitha vendet e botës. Një frymë më liberale ka filluar të vërehet sidomos kur kanë nisur të duken në horizont rezultatet pozitive që i kanë tërhequr me vete IHD-të. Kështu, vendet që ishin më miqësore ndaj tyre, dhe që shënuan norma më të larta të ardhjes së IHD-ve, njëkohësisht evidentuan edhe norma më të larta të rritjes dhe të zhvillimit ekonomik. Kështu, vendet e ndryshme, vetëm janë dalluar për nga qasja që kanë përdorur. Përndryshe, të gjitha kanë qenë të interesuara për IHD-të dhe kanë zhvilluar rregullativa legale nëpërmjet të të cilave kanë eliminuar barrierat hyrëse.26

Pronësia e ndërmarrjeve multinacionale nuk është çështje që diskutohet vetëm kohëve të fundit. Kështu, edhe në SHBA, si vendi më liberal dhe si vendi prijës në proklamimin e funksionimit të ekonomisë së hapur në kuadër të frymës së globalizimit, kjo çështje është diskutuar me theksin se duhet t’i kushtohet vëmendje. Madje, në çerekun e fundit të shekullit të kaluar, investimet nga Britania e Madhe, që u realizuan në qendër dhe në perëndim të SHBA-së, nuk u përcollën me trende dhe me vëllim të njëjtë të investimeve nga

26 Douglas Woodward, Douglas Nigh, Foreign Ownership and the Consequences in Direct Investment in the United States: Beyond Us and Them, Quorum Books, London, 1998, fq. 33.

23

Page 26: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

SHBA-ja në Britani të Madhe. Një trend i tillë ngriti aq shumë shqetësimet në SHBA sa që atë e definuan edhe si pushtim nga ana e Britanisë së Madhe.27 Kështu, çështja pronësore diskutohet në të gjitha vendet, por për të njëjtin vend dallon se në cilat faza të zhvillimit po zhvillohet debati dhe se në çfarë përmasash janë të pranishme IHD-të. Në fazat e ulëta të zhvillimit, të gjitha vendet i kushtojnë më shumë kujdes IHD-ve dhe tentojnë t’i kontrollojnë ato. Frikësohen se po humbin sovranitetin dhe se ato vetëm po bëjnë eksploatimin e vendit. Por, kur rolet ndërrojnë dhe kur vendi importues paraqitet eksportues i IHD-ve, qasja ndryshon. Ato ftojnë për liberalizim të ambientit investues, si dhe relativizojnë çështjen e pronësisë.

Politikat ndaj çështjes pronësore të ndërmarrjeve multinacionale kanë ndryshuar me zhvillimin ekonomik. Se nuk bën pa këtë lloj të ndërmarrjeve, kjo çështje nuk ka nevojë të diskutohet. Por, çështja është se si të nxirret maksimumi prej tyre. Në këtë drejtim, janë zhvilluar dhe janë përdorur masa dhe instrumente nga më të ndryshmet. Njëra nga këto qasje është edhe tendenca se si të barten efektet sekondare nga ndërmarrjet multinacionale te ato vendëse. Duke u nisur nga parimi se, nëse realizohet një IHD dhe pronësia është në tërësi në duar të të huajve, vështirë është të nxirren përfitime jashtë reparteve prodhuese të ndërmarrjes multinacionale. Në raste të tilla, nuk ka si të përfitohet nga transferi teknologjik dhe as nga përcjellja e dijes mbi metodat e reja menaxheriale, të marketingut, etj. Prandaj, duke tentuar që të gjendet zgjidhje në këtë drejtim, e me qëllim të krijimit të ndërlidhjes ndërmjet ndërmarrjeve multinacionale dhe atyre vendëse, është përdorur metoda e obligimit të pronësisë lokale me rastin e realizimit të IHD-ve. Kështu, nuk ka restrikcione për të realizuar investimin, por një nga kushtet ka qenë që pronësia të mos jetë tërësisht në duar të të huajve, por investimi të realizohet në formë të investimeve të përbashkëta.

27 Po aty, fq. 28.

24

Page 27: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Janë zhvilluar module të ndryshme në këtë drejtim, duke shkuar edhe deri në atë masë sa është caktuar edhe minimumi i domosdoshëm i pronësisë lokale, si kushtëzim nëse është dëshiruar të realizohet investimi.

Si tendencë për ta proklamuar këtë metodë si më të mirën, është promovuar ideja se nëpërmjet investimeve të përbashkëta përfitojnë të gjitha palët pjesëmarrëse në investime. Së bashku edhe ndahet rreziku i investimeve, por njëkohësisht krijohet edhe vëllimi më i madh investues. Gjithashtu, pa marrë parasysh se sa ka përparësi krahasuese investitori i huaj, ai nuk mund ta njohë ambientin prodhues më mirë se investitori vendës. Investitori lokal, apo bashkinvestitori, mund të ofrojë hapësirë të mjaftueshme dhe atraktive për ndërtim, mund të ofrojë informata për tregun, rrjet të lidhjeve dhe të kontakteve, posaçërisht mund të ofrojë mbulesë politike. Bashkinvestitori gjithashtu ka më shumë informata për ofertuesit potencialë, si dhe mund të ndihmojë në ofrimin e qasjes lokale në menaxhment. Bashkinvestitorët lokalë ofrojnë njohuri për kulturën, respektivisht për shprehitë e konsumatorëve, shërbime këto që nuk mund të zëvendësohen e as të ofrohen nga investitori i huaj. Mirëpo, nëse prioritet kryesor i investitorit të huaj është ruajtja e sekretit afarist, mbajtja në fshehtësi të plotë e përparësive afariste, qoftë teknologjike apo menaxheriale, është mirë që kjo formë e investimit të eliminohet që në start. Është vështirë, apo, thënë më mirë, është e pamundur që të mos rrjedhin këto fshehtësi jashtë mureve të reparteve prodhuese. Në raste të caktuara, kështu krijohet konkurrenti që gjithsesi është objektiv i vendit pritës, por jo edhe i ndërmarrjeve multinacionale.

Disa nga vendet që sot janë nga më të zhvilluarat në botë, e kanë përdorur këtë formë edhe për të depërtuar në tregje të ndryshme. Duke u nisur nga parimi se një nga dobësitë kryesore me rastin e realizimit të IHD-ve është mosnjohja e ambientit afarist, si atij kulturor ashtu edhe atij historik, në anën tjetër është dashur të gjendet zgjidhje për ta mbuluar

25

Page 28: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

këtë dobësi. Kështu, në fazën fillestare është përdorur strategjia e investimit të përbashkët. Hulumtimet e shumta kanë treguar se ndërmarrjet nga Japonia kanë pasur prirje për të shkuar në investime të përbashkëta shumë më shumë sesa ndërmarrjet nga Evropa dhe nga SHBA-ja. Mirëpo, pas fazës fillestare, dhe kur kanë vërejtur se janë pozicionuar mirë, kanë realizuar fazën tjetër, marrjen e pronësisë së plotë të investimit.28 Pra, investimi i përbashkët është përdorur vetëm si mbulesë për realizimin e përparësisë së parë në lëvizje29 dhe, pasi është arritur ky objektiv fillestar, nuk ka pasur arsye që të funksionojnë së bashku. Mirëpo, ndërmarrjet lokale, për të mos ardhur në situata që të jenë të përjashtuara nga partneriteti, kanë kohë të mjaftueshme për zbatim në veprim të stimulimeve shtetërore dhe për zhvillim të ndërmarrjeve lokale për pavarësim, respektivisht për shndërrim në ofertues lokalë të pavarur. Në këtë mënyrë, në vend të përjashtimit dhe të marrjes nën kontroll të plotë nga ndërkombëtarët, ka mundësi të krijohet konkurrenti lokal.

Nuk janë të rralla rastet kur ndërmarrjet vendosin që, nga aspekti strategjik, të shkojnë në investime të përbashkëta, sikurse që nuk janë të rralla as rastet kur shteti i detyron të përdoret kjo formë e investimit. Çka ndodh kur, përkundër faktit se ndërmarrja e huaj ka aspiratë ta ketë kontrollin e pakontestueshëm dhe të pavarur, vendi nikoqir e imponon investimin e përbashkët me ndërmarrjet lokale? Hulumtimet e ndryshme kanë treguar se përafërsisht 43% e rasteve të investimeve të përbashkëta kanë qenë nga shkaku se vetë ndërmarrjet amë kanë pasur një interes për një qasje të tillë, sikurse u prezantua më lart për ndërmarrjet japoneze. Ndërsa, 53% ka qenë e

28 Theodore H. Moran, po aty, fq. 120.29 Nga anglishtja “first-mover advantage ose FMA”, shpreh përparësinë

që arrihet nga personi/ndërmarrja e parë që depërton në treg. Të tjerëve do t’u nevojitet kohë për të depërtuar dhe për t’u barazuar, pasi tregu tashmë është pushtuar.

26

Page 29: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

imponuar nga vendi nikoqir.30 Në rastin e parë, ndërmarrja multinacionale ka shikuar vetëm të përfitojë në aspektin kohë, derisa të pozicionohet mirë, dhe menjëherë e ka përjashtuar partnerin lokal. Ndërsa, në rastin e dytë, pakënaqësia ka qenë evidente dhe reagimet mund të shkojnë deri në skajshmëri. Në njëfarë forme, kjo mund të trajtohet si martesë e detyrueshme. Këto pakënaqësi mund të shkojnë deri aty ku ndërmarrja amë shqyrton edhe arsyeshmërinë e qëndrimit të mëtejmë, apo të largimit të tërësishëm. Ky qëndrim, apo ky largim, sërish varet nga analiza kosto-fitim. Nëse ndërmarrja amë mund të gjejë zgjidhje alternative, do të veproj dhe do të largohet nga vendi. Në rast të kundërt, do të vazhdojë të funksionojë derisa nuk rrezikohet profiti. Prandaj, një qasje e tillë duhet analizuar mirë nga vendi nikoqir se deri në cilën masë mund të përdoret. Kjo, nga fakti se, duke tentuar të përfitohet sa më shumë nga IHD-të, mund të krijohet aversion dhe ky aversion të përcillet edhe te partnerët e tjerë. Ashtu si krijohet imazhi i mirë, nëpërmjet shembujve të përshtatshëm (rasti i Intel-it, kur me realizimin e këtij investimi, në mënyrë zinxhirore intvestuan edhe të tjerët), në të njëjtën mënyrë edhe mund t’i largojmë investitorët. Largimi i njërit investitor, për shkak të pakënaqësisë, mund të shkaktojë largimin edhe të investitorëve të tjerë, si masë preventive para se të preken/pësojnë edhe ata.

Në rastet e investimit të përbashkët të imponuar, në të shumtën e herëve kemi pasur edhe rënie të efikasitetit. Pjesa vendëse e ka ndier një komoditet dhe siguri, sepse është mbrojtur nga rregullativa ekzistuese. Në disa raste edhe nuk i ka kushtuar shumë kujdes ruajtjes së standardeve të prodhimit. Ndërsa, në anën tjetër, investitori i huaj është ruajtur shumë në transferin e teknologjisë, si dhe të rrjedhjes së informatave. Prandaj, nuk ka shumë të dhëna se një qasje e tillë është shumë e frytshme për ekonominë vendëse. Nuk ka shumë dëshmi që pasqyrojnë se

30 Theodore H. Moran, po aty, fq. 121.

27

Page 30: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

nëpërmjet investimeve të përbashkëta, më lehtë arrihet te përfitimi nga transferi teknologjik, se kjo formë ndihmon depërtimin më të lehtë në tregun ndërkombëtar, si dhe më lehtë realizohet bartja e efekteve sekondare në shkallë vendi. Një hulumtim i realizuar nga M. Blomstrom dhe A. Kokko rezultoi me gjetjet se imponimi i vendit nikoqir në komponentin e investimit të përbashkët është përcjellë me rënie të transferit teknologjik. Në anën tjetër, dhënia hapësirë funksionimit të konkurrencës së lirë, në sektorin ku kanë depërtuar IHD-të, ka ngritur fluksin e ardhjes së teknologjisë. Ndërmarrjet vendëse, nga presioni i ardhjes së konkurrencës, kanë realizuar investime dhe avancim teknologjik.31

Situata e njëjtë është edhe me eksportin. Hulumtimet e shumta nuk kanë treguar se imponimi i investimit të përbashkët ka rezultuar me rritje të eksportit. Nga 54 filiale të jashtme që kanë funksionuar në Amerikën Latine, të cilat kanë eksportuar më shumë se gjysmën e prodhimit të tyre, 51 kanë qenë tërësisht në pronësi të të huajve.32 Ky është indikator mjaft i besueshëm se imponimet në raste të tilla shpesh nuk janë edhe aq të suksesshme dhe nuk sjellin rezultatet e pritshme. Rezultate shumë më të dukshme, si duket, sjellin rastet kur krijohen parakushtet e funksionimit të konkurrencës së lirë dhe të daljes në skenë të formave të bashkëpunimit në procesin e prodhimit, dhe kur krijohen ofertuesit lokalë: kur realizohet bartja e efekteve sekondare nga ndërmarrjet multinacionale te ato vendëse.

3.1.3. Kërkesa për gjysmëprodukte vendëse

31 Po aty, fq. 123.32 Po aty, fq. 124-127.

28

Page 31: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Qeveritë kanë përdorur masa të ndryshme për të përfituar sa më shumë nga IHD-të. Njëra nga masat e tilla ka qenë që ndërmarrjeve multinacionale t’u imponohet si obligim komponenta vendëse në produktet finale. Gjithashtu, u është kërkuar që importet që realizojnë ato, të jenë së paku të barabarta me eksportin.

Bazuar në ekonominë klasike, obligimi që i imponohet investitorëve të huaj për përdorim të komponenteve vendëse në produktet që prodhojnë nënkupton edhe ndërhyrje në funksionimin e ekonomisë së lirë të tregut. Në të vërtetë, sipas ekonomisë së tregut, gjysmëproduktet do të duhej të përdoreshin sipas parimit të çmimit më të lirë. Në këtë garë për të ofruar produkte me çmimin më të lirë, në konkurrencë janë të gjithë. Nëse krahasohen produktet e vendit, ku produktiviteti është më i ulët dhe ku kostoja prodhuese është më e lartë, nuk do të ishte e arsyeshme për ndërmarrjet e huaja të përdorin komponente vendëse, por ato t’i importonin. Kjo formë e obligimit paraqet ndërhyrje të qeverisë, është prishje e ekuilibrit që krijohet nga veprimi i tregut të lirë. Është gjenerim i joefikasitetit jo vetëm te prodhuesit vendës, por edhe te prodhuesit e huaj që vijnë nëpërmjet IHD-ve. Prandaj, shtrohet pyetja: përse veprohet në këtë mënyrë? Ku është logjika ekonomike për një kërkesë të tillë?

Gjithashtu, duhet pasur parasysh se qasjet e tilla janë në kundërshtim me liberalizimin e tregjeve. Prandaj, ka pasur edhe reagime dhe masa nga Organizata Botërore e Tregtisë. Njëra nga dokumentet e tilla është edhe Marrëveshja për masat në lidhje me tregtinë për investime, nëpërmjet të së cilës ndalohet zbatimi i detyrimeve për komponente lokale si dhe obligimi i respektimit të balansit import-eksport me rastin e investimeve.33

33 Theodore H. Moran, Laura Alfaro, Beata Smarzynska Javorcik, po aty, fq. 16.

29

Page 32: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Siç u prezantua edhe në rastet e zhvillimit të politikave stimuluese për tërheqjen e IHD-ve, vendet e ndryshme kanë parashtruar kërkesa të caktuara ndaj IHD-ve. Duke eliminuar problemet që i sjell ky obligim për investitorët e huaj, që i tërë procesi në një formë trajtohet si martesë e dhunshme, rezultatet pozitive nuk kanë munguar. Hulumtimet e shumta tregojnë se këshillat dhe trajnimet që janë përdorur nga investitorët e jashtëm, kanë sjellë përparim në cilësi të prodhuesit vendës. Kështu, në Republikën e Çekisë, nga 119 organizata në pronësi të jashtme, 90% kanë kërkuar inpute nga së paku një ndërmarrje lokale. Këto inpute kanë qenë të natyrave të ndryshme, duke filluar nga komponente të produktit e deri te shërbimet e tjera, si: në ndërtimtari, në restorante, etj. Madje, numri që është përsëritur më së shumti (mediana), ka qenë se ato kanë kërkuar furnizime nga së paku 10 ndërmarrje lokale. Ndërsa, çereku i firmave më të mëdha të jashtme ka kërkuar së paku furnizime nga 30 ndërmarrje lokale. Raste të ngjashme ka edhe për investitorë të jashtëm në Korenë e Jugut, në Malajzi, në Singapor, në Meksikë, etj., kur bashkëpunëtorët, furnitorët vendës, kanë qenë rezultati i eksperiencave të fituara paraprakisht në ndërmarrjet e huaja.34

Një qasje tjetër e ekonomistëve ka qenë ideja se imponimi për komponente vendëse, në aspektin kohor, duhet të jetë për një periudhë të caktuar. Në stadet e para të depërtimit të IHD-ve, duhet të ekzistojë një obligim i tillë. Në periudhën fillestare të depërtimit të IHD-ve, duhet të mbrohet ekonomia e vendit nga ndërmarrjet multinacionale, të cilat janë shumë më të avancuara. Prandaj, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë së vendit, respektivisht me qëllim të fitimit në kohë, ndërmarrjeve multinacionale duhet t’u kërkohet që, një pjesë të komponenteve të produkteve që prodhojnë, të kenë burimin vendës. Ndërsa, pasi të forcohen ofertuesit vendës dhe pasi të kenë aftësi konkurruese në nivel botëror, një imponim i tillë duhet

34 Po aty, fq. 16-17.

30

Page 33: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

të pushojë. Mirëpo, vështirë është të përcaktohet se sa duhet të zgjatë kjo periudhë kohore, e cila do të kishte mundur të quhej edhe periudhë transitore. Për më tepër, do të jetë vështirë që, pas kësaj periudhe transitore, të përballohet edhe presioni që mund të paraqitet nga ndërmarrjet vendëse. Nga fakti se ato veç adaptohen me një komoditet të tillë, me tregje të garantuara, me çdo kusht do të kërkojnë të vazhdojë politika mbrojtëse, edhe pse në disa raste, sikur thamë, funksionojnë nën nivelin funksionimit efikas.

Duhet pasur parasysh se IHD-të nuk janë edhe shumë mobile. Ato nuk janë investime të vogla që sot mund të realizohen dhe nesër të tërhiqen për t’u investuar në ndonjë vend tjetër. Siç është prezantuar deri më tash, qeveritë, nëpërmjet masave të ndryshme stimulative, tentojnë të sjellin sa më shumë investitorë të jashtëm. Në këtë drejtim, e për interesa të IHD-ve, bëjnë ndryshime të lehta në taksa, në tarifa, apo ofrojnë edhe favore të tjera të lehta ligjore. Por, sa e mbajnë fjalën qeveritë, kjo është çështje që tërheq vëmendjen e IHD-ve dhe ngrit shqetësimin e tyre. Ndodh që, pasi të jetë realizuar investimi, qeveritë ndërmarrin edhe masa të kundërta. Kështu, për shembull, fillojnë të zbatojnë restrikcione tregtare, për t’i shtyrë kompanitë ndërkombëtare të blejnë inpute, respektivisht gjysmëprodukte vendëse. Apo, në mënyrë të ngadalshme fillojnë të ndërrojnë politikat fiskale. Mandej, ndodh që i shtyjnë këto kompani të huazojnë kapital në tregun lokal, por që ky huazim është më pak i favorshëm se në tregun ndërkombëtar financiar. Në anën tjetër, investitorët e jashtëm preferojnë të investojnë në vende ku politikat makroekonomike janë më liberale dhe që ambienti ekonomik dhe politik nuk është fluktuiv. Këtu qëndron edhe detyra e qeverive të ndryshme për t’i bindur dhe për të garantuar politika stabile në afat të gjatë. Garancitë e tilla gjithnjë e më shumë realizohen me marrëveshje të ndryshme ndërkombëtare nëpërmjet Organizatës Botërore për Tregti (OBT). Me këtë rast, vendet e ndryshme marrin obligime për të respektuar këto marrëveshje, të cilat

31

Page 34: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

sigurojnë deri në njëfarë mase që politikat makroekonomike nuk mund të ndryshohen pa reperkusione përcjellëse nga ana e OBT-së. Në të kundërtën, bëhen presione ndaj qeverive që nuk respektojnë marrëveshjet.35

Duke pasur parasysh se OBT-ja paraqitet si një garantuese për respektimin e marrëveshjeve të caktuara, një gjë e tillë shpreh bartje të pavarësisë së vendimmarrjes nga qeveritë te ndërmarrjet e huaja, respektivisht te organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Kjo, nga fakti se shtetet nuk kanë të drejtë të miratojnë ligje të cilat bien ndesh me këto marrëveshje ndërkombëtare. Prandaj, shtrohet pyetja: a ia vlen të jesh pjesë e OBT-së dhe e organizmave të tjerë ndërkombëtarë? Si duket, në rastin e IHD-ve, përfitimi është evident. Të qenit anëtar i OBT-së shton sigurinë për investitorët e huaj, në këtë mënyrë edhe fluksin e ardhjeve të IHD-ve. Të qenit anëtar ngrit shkallën e besueshmërisë për mbajtjen e klimës favorizuese për IHD-të në shtigje të gjata. Gjithashtu, rritja e besueshmërisë në një degë, shkakton efektin zinxhiror të multiplikimit në nivel të ekonomisë. Këto janë edhe arsyet pse vendet në zhvillim kanë qenë tejet të interesuara për anëtarësim në këtë organizatë. Gjithashtu, anëtarësimi në organizma të tillë, eliminon dilemën se IHD-të dhe tregu, a janë suplementare apo komplementare me njëra-tjetrën. Analizat tregojnë se ato janë komplementare – e plotësojnë njëra-tjetrën. Gjithashtu, është dëshmuar se IHD-të, në vendet në zhvillim, janë më shumë të pranishme në segmentin vertikal të zinxhirit prodhues, sesa në atë horizontal.36

Deri në vitet e ’70-ta të shekullit të kaluar, rreziku më i madh për IHD-të ka qenë eksproproimi që ka mundur të ndodhë nga ana e vendeve në zhvillim, të cilat janë karakterizuar me qeveri jostabile. Tash, një 35 Tim Buthe, Helen V. Milner, The politics of Foreign Direct Investment

into Developing Countries: Increasing FDI through International Trade Agreements?, American Journal of Political Science, Vol. 52, No. 4 (Oct., 2008, Midwest Political Science Association, fq. 743.

36 Po aty, fq. 758-759.

32

Page 35: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

rrezik i tillë është shndërruar në ndryshimet që mund të ndodhin në politikat e ndryshme ekonomike, respektivisht në rregullativat ligjore që i dëmtojnë investitorët. Por, për të evituar edhe këtë rrezik, kohëve të fundit IHD-të janë shumë më shumë të lidhura në aspektin vertikal të prodhimit. I kanë krijuar partnerët lokalë, të cilët u ofrojnë gjysmëprodukte. Në këtë rast, këta partnerë nuk trajtohen si të huaj dhe legjislacioni ndaj tyre nuk mund të ndryshojë as lehtë, e as shpejtë. Nëpërmjet partnerëve lokalë po krijohet një stabilitet afarist.37

Obligimi për komponentë vendëse, në shikim të parë, si qëllim kryesor është të zvogëlohet importi dhe të përmirësohet bilanci i pagesave. Duke zëvendësuar komponentet nga jashtë, tentohet të stimulohet prodhimi vendës dhe të zvogëlohet importi. Mirëpo, në afat më të gjatë, një qasje e tillë sjell një lloj izolimi dhe dobësimi të aftësisë konkurruese në nivel botëror. Siç dihet mirëfilli, mbrojtja, respektivisht pretekcionizmi, nuk mund të zgjasë në pafundësi dhe se ekonomitë e mbyllura janë të kohës së kaluar. Prandaj, në momentin kur do të hapet ekonomia, me ç’rast ajo do ballafaqohet me realitetin ndërkombëtar që dallon nga situata e krijuar nën pretekcionizëm, do të paraqitet një joefikasitet në nivel të përgjithshëm dhe një pamundësi e mbijetesës. Çmimi që do paguhet do të jetë shumë më i lartë sesa të ishte veprimi i kundërt: të hapet ekonomia, të lejohet qarkullimi i lirë i mallrave, por në të njëjtën kohë t’i jepet mbështetje zhvillimit të aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve vendëse. Në këtë formë, IHD-të do të sjellin efekte pozitive në afat më të gjatë.

3.1.4. Punësimi i menaxhmentit lokal

Për vendet pritëse të IHD-ve, një nga përfitimet kryesore që mund të realizohet nga ardhja e këtyre

37 Po aty, fq. 743.

33

Page 36: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

investimeve, pa dyshim është edhe ngritja e kapaciteteve humane. Kjo realizohet nëpërmjet punësimit dhe trajnimeve të ndryshme që ofrojnë ndërmarrjet multinacionale për punëtorët lokalë. Mirëpo, në të shumtën e rasteve, ndërmarrjet multinacionale kanë më shumë interes për punëtor të zakonshëm, për nivelet e ulëta të punës, e jo për punëtorë për nivel të menaxhmentit. Punët e parapara për nivelet e larta profesionale, ato tentojnë t’i mbajnë për vete, duke sjellë menaxherë të niveleve të ndryshme nga vendi amë i ndërmarrjes. Kështu, edhe trajnimet, që zakonisht ofrohen nga ana e ndërmarrjeve multinacionale, kanë të bëjnë më tepër me nivelet e ulëta të të punësuarve, e shumë më pak për nivelin menaxherial, posaçërisht për nivelin e menaxhmentit të lartë.

Në anën tjetër, për vendin nikoqir, multiplikimi i efekteve pozitive nga ardhja e IHD-ve, shumë më shumë mund të theksohet te niveli i lartë i të punësuarve, sesa te nivelet e ulëta. Për shembull, te punëtorët e thjeshtë, përveç ngritjes së efikasitetit në punë, me ç’rast shtohet produktiviteti individual si dhe zhvillimi i kulturës për punë, nuk mund të pritet diçka më shumë. Ndërsa, te niveli menaxherial, në të shumtën e rasteve dalin edhe ofertuesit e rinj. Punëtorët lokalë, që kanë punuar në pozita menaxheriale te ndërmarrjet multinacionale, pas punës disavjeçare zakonisht i lënë këto pozita dhe hapin ndërmarrje të veta private, duke kontribuar kështu edhe në ngritjen e ofertës lokale dhe të efekteve pozitive që sjell ajo. Po ashtu, prirja për të ndërruar vendin e punës dhe për të lëvizur nga ndërmarrjet multinacionale në drejtim të ndërmarrjeve lokale, është shumë më e shprehur te niveli menaxherial i të punësuarve sesa te nivelet e ulëta.

Kjo tendencë e mbajtjes së pozitave menaxheriale për punëtorët që i sjellin ndërmarrjet multinacionale nga selia prej nga vijnë, edhe pse nga këndvështrimi i ndërmarrjes multinacionale e ka arsyen e vet, sepse kështu, në rend të parë, bëhet mbrojtje nga rrjedhja e

34

Page 37: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

informatave si dhe mbrojtje nga krijimi i konkurruesve lokalë, nga këndvështrimi i vendit pritës i IHD-ve nuk shikohet me miradije. Madje, në disa vende, një qasje e tillë ka mundur të shikohet shumë më shumë si tendencë e imponimit të kulturës perëndimore nga ndërmarrjet multinacionale, sesa mbështetje e këtyre ndërmarrjeve për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendeve në zhvillim.38

Si rrjedhojë, vendet nikoqire tentojnë që nga IHD-të të përfitojnë edhe në këtë segment. Prandaj, shpeshherë, me rastin e ndërmarrjes së investimit, vendet nikoqire i kushtëzojnë ndërmarrjet e huaja për të punësuar menaxhment lokal në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe nivelin e lartë.39 Varësisht se nga cili këndvështrim shikohet, plotësimi i një parakushti të tillë i ka anët pozitive dhe negative. Shikuar nga perspektiva e vendit nikoqir, punësimi i nivelit menaxherial nga ndërmarrjet e huaja, sjell efekte pozitive në shumë drejtime. Ndikon në ngritjen e kapaciteteve humane të profilit të lartë të kuadrove, stimulon hapjen e ndërmarrjeve të reja dhe krijimin e ofertës lokale, ndikon në ngritjen e produktiviteti në shkallë vendi, etj. Ndoshta, si efekti i vetëm negativ në këtë rast, do të mund të prezantohej pakënaqësia që do të mund të lindte te ndërmarrjet multinacionale për një imponim të tillë. Kjo, nga fakti se, zakonisht, ndërmarrjet multinacionale ankohen që kapacitetet humane, kur bëhet fjalë për vendet në zhvillim, nuk janë adekuate. Përveç kompetencave specifike, sipas tyre, atyre u mungojnë edhe kompetencat gjenerike, respektivisht u mungojnë shkathtësitë komunikuese. Prandaj, plotësimi i një parakushti të tillë, respektivisht punësimi i menaxhmentit lokal, krijon probleme shtesë, të përcjella me rritje të shpenzimeve investive për

38 James C. W. Ahiakpor, Multinational Corporations in the Third World: Predators or Allies in Economic Development? http://www.acton.org/pub/religion-liberty/volume-2-number-5/multinational-corporations-third-world-predators-o. Qasja për herë të fundit më 22.06.2012.

39 Robert J. Carabaugh, po aty, fq. 321.

35

Page 38: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ndërmarrjen. Në këtë mënyrë, ekziston rreziku i humbjes se aftësisë konkurruese në treg dhe hezitimi për të realizuar investimin.

Mirëpo, si duket, ngurrimi kryesor në këtë rast ndodh për dy arsye kryesore. Së pari, punësimi i menaxhmentit lokal për ndërmarrjen multinacionale nënkupton shpërndarje të sekreteve prodhuese me punëtorët/menaxherët lokalë. Si rrjedhojë, rritet në mënyrë eksponenciale edhe mundësia e rrjedhjes se informatave për sekretet afariste nga ndërmarrjet e huaja te ato lokale. Gjithashtu, punëtorët e thjeshtë vështirë se kanë shkathtësi dhe kurajë për të hapur ndërmarrje lokale private. Nga fakti se papunësia në vendet në zhvillim është në nivel të lartë, dhe nga fakti tjetër se humbja e vendit të punës për punëtorët e niveleve të ulëta do të thotë shumë, ata janë të prirë të jenë të dëgjueshëm dhe të disiplinuar ndaj ndërmarrjeve të huaja.

Këto probleme nuk janë të pranishme te kategoria e të punësuarve lokalë në nivelin si menaxherë te ndërmarrjet multinacionale. Pas disa vitesh pune, për menaxherët lokalë zakonisht nuk është problem humbja e vendit të punës në ndërmarrje të huaj. Ata kanë prirje të hapin ndërmarrje private, duke krijuar kështu konkurrencë lokale, e, po ashtu, duke pasur parasysh shkathtësitë e tyre të zhvilluara, ata edhe janë më të kërkuar nga ndërmarrjet lokale. Prandaj, shumë më lehtë gjejnë punë. Mirëpo, për ndërmarrjen e huaj, kjo lëvizje nënkupton edhe bartjen e sekreteve prodhuese, për çka ndërmarrjet e huaja angazhohen që të mos ndodhë.

Për ndërmarrjet multinacionale, kërkesa për punësim të menxhmentit lokal i ka edhe anët e mira. Sipas një hulumtimi të autorit Long, menaxherët lokalë kanë njohuri të thella për ambientin ekonomik lokal, njohuri këto që nuk mund t’i kenë ndërkombëtarët dhe që nuk mund t’i krijojnë lehtë e shpejtë. Ata kanë njohuri për kulturën vendëse dhe shumë më lehtë mund të krijojnë lidhje me tregun lokal. Po ashtu,

36

Page 39: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

angazhimi dhe sjellja e punëtorëve lokalë, të punësuar në ndërmarrjet multinacionale, është me pozitive kur pjesëmarrja e menaxhmentit lokal është në nivel më të lartë. Si duket, ata kuptohen më mirë ndërmjet vete dhe ndiejnë një shkallë të shtuar të obligimit moral për ngritjen e respektit të ndërsjellë. Prandaj, përzgjedhja e tyre për të drejtuar ndërmarrjet multinacionale mund të jetë përparësi që duhet shfrytëzuar.40

Për të gjetur zgjidhje për disa nga problemet që mund të lindin me angazhimin e menaxherëve lokalë, ndërmarrjet multinacionale tentojnë të bëjnë zgjidhje me angazhimin e ekspertëve nga diaspora. Kështu, një njërën anë, plotësojnë obligimin për angazhim të ekspertëve lokalë dhe, në anën tjetër, angazhojnë ekspertë që kanë kompetenca më të avancuara dhe që mund të jenë më të besueshëm për ruajtjen e sekreteve afariste. Si duket, ekspertët nga diaspora janë më të prirë që të ruajnë sekretet e ndërmarrjeve multinacionale sesa menaxherët lokalë. Në anën tjetër, përgatitja profesionale, posaçërisht kompetencat komunikuese, nuk paraqesin problem, pasi ata edhe ashtu kanë shkollim perëndimor dhe eksperiencë perëndimore për punë.41 Këtu mund të qëndrojë edhe përparësia e kuadrove të Kosovës që janë në diasporë. Mund të shfrytëzojnë këtë qëndrim pozitiv që kanë ndërmarrjet e huaja ndaj tyre dhe të paraqiten si urë ndërlidhëse për tërheqjen e IHD-ve në Kosovë.

Gjithashtu, si duket, lartësia e përftimeve që mund të realizohet në vendin nikoqir me punësim të menaxhmentit lokal, por edhe e përfitimeve në përgjithësi nga IHD-të, varet nga origjina e investimeve. Kështu, sa më të zhvilluara që janë vendet prej nga vijnë IHD-të, aq më shumë përfitime mund të këtë. Me gjasë, edhe në këtë segment është mjaft e qëndrueshme thënia popullore: “Më trego se me kë rri, 40 Zhuoying Long, The Choice Between Host Country Nationals and

Expatriates to Manage a Foreign Subsidiary of Multinational Corporation, Helsinki School of Economics, Department of Marketing and Management, Master’s theses, 2009, fq. 12-13.

41 Po aty, fq. 15-16.

37

Page 40: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

të tregoj se çfarë je!”. Për shembull, siç thonë autorët Muller-Camen, Almond, Gunnigle, Quintanilla dhe Anne Tempel, është e pritshme që fitimet të jenë shumë më të mëdha nëse ndërmarrjet e huaja vijnë nga vendet dominuese në tregun botëror, si: nga SHBA-ja, nga Japonia, nga Gjermania, etj., sesa nëse ato vijnë nga vendet e tjera që janë më pak të zhvilluara. Ka rëndësi diferenca institucionale ndërmjet vendit të origjinës së ndërmarrjes multinacionale dhe vendit nikoqir. Sa më e madhe të jetë kjo diferencë, aq më të mëdha do të jenë efektet për vendin nikoqir. Kështu, përparimi i jashtëzakonshëm i Irlandës në vitet ‘60-‘80 të shekullit të kaluar, ka qenë pikërisht në saje të diferencës shumë të madhe që ka pasur ky vend me vendet e tjera të zhvilluara nga kanë ardhur IHD-të. Kjo, nga fakti se, investimet kryesore kanë qenë nga SHBA-ja, nga Britania e Madhe dhe nga Gjermania, vende shumë më të avancuara se Irlanda e asaj kohe.42

Përfitimet që rezultojnë nga punësimi i menaxhmentit lokal në ndërmarrjet e huaja, me gjasë, janë të pakontestueshme për vendin nikoqir. Por, lartësia e përfitimit që mund të realizohet, shumë varet nga origjina e investimit. Për Kosovën, si shtet i ri, dhe që ende gjendet në nismën e tërheqjes së IHD-ve, ndoshta orientim mund të jenë ndërmarrjet multinacionale që kanë selinë në vendet perëndimore mike, të kryesuara nga SHBA-ja, të cilat edhe e kanë ndihmuar çlirimin e Kosovës.

3.2. Qasjet për të përkrahur investimet e jashtme të drejtpërdrejta

Shtimi i përgjithshëm i IHD-ve dhe rritja e rëndësisë së tyre, nuk ka qenë e rastësishme. Pa dyshim, shkaktari kryesor i një rritjeje të

42 Michael Muller-Camen, Phil Almond, Patric Gunnigle, Javier Quintanilla and Anne Tempel, Between home and hos country: Multinationals and employment relations in Europe, Industrial Relation Journal, Blackwell Publisher Ltd. 2001, fq. 436-437.

38

Page 41: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

jashtëzakonshme të vëllimit të IHD-ve, janë politikat favorizuese të përdorura nga ana e qeverive. Duke ndërruar sjelljen dhe rolin nga pozita penguese në atë mbështetëse, kohëve të fundit, qeveritë e vendeve në zhvillim nuk kanë përdorur vetëm politika më liberale ndaj IHD-ve, por edhe lehtësira fiskale dhe subvencione të drejtpërdrejta për të tërhequr sa më shumë këto investime. Në bazë të raportit të UNCTAD-it, vetëm në vitin 2002, 70 vende të ndryshme kanë zhvilluar masa dhe instrumente për liberalizimin e politikave për tërheqjen e IHD-ve. Nga 248 rregullore të miratuara për mbështetje të investimeve në përgjithësi, 236 rregullore kanë pasur të bëjnë me liberalizimin e politikave për investitorë të jashtëm, subvencione dhe mbështetje tjetër, që ndërmarrjeve vendëse nuk u janë ofruar. Gjithashtu, nga viti 1999-2002, nga gjithsej 1.641 masa dhe rregullore të ndryshme, 95% e tyre kanë pasur të bëjnë me krijimin e ambientit më miqësor ndaj IHD-ve.43

Eliminimi i pengesave që vështirësojnë dhe që pengojnë realizimin e IHD-ve, në të njëjtën kohë nënkupton edhe krijimin e parakushteve për të përkrahur ardhjen e tyre. Në një hulumtim të realizuar në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, katër pengesat kryesore sipas radhës, që kanë vështirësuar realizimin e IHD-ve, kanë qenë: 1. Krimi i organizuar; 2. Inflacioni; 3. Recesioni; dhe, 4. Korrupsioni.44 Për më tepër, kur të merret parasysh se shpesh korrupsioni dhe krimi i organizuar paraqesin simbiozë të pandashme, atëherë korrupsionin mund ta vëmë si problem të parë me të cilin duhet të ballafaqohen qeveritë nëse dëshirojnë të tërheqin IHD-të.

Problemi i korrupsionit, edhe pse nuk mund të themi se nuk ka ekzistuar edhe më herët, vetëm kohëve të fundit është shpallur si problem emergjent që duhet zgjidhur. Madje, deri vonë, as Banka 43 Andrew Sumner, Is Foreign Direct Investment Good for the Poor? A

review and Stocktake, Development in Practice, Vol. 15. No. 3/4, Taylor and Francis, Ltd, (June, 2005), fq. 272.

44 William Easterly, po aty, fq. 241.

39

Page 42: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Botërore, e as Fondi Monetar Ndërkombëtar, nuk i kanë kushtuar shumë vëmendje kësaj dukurie negative. Në këtë drejtim, me qëllim që të mos dramatizohet shumë ky fenomen dhe për t’i ikur përdorimit të një nocioni të vrazhdët, respektivisht për të mos e përdorur fjalën korrupsion, nga këto organizma ndërkombëtarë është përdorur varianti më i butë – “probleme me qeverisje”.45 Me këtë formë të trajtimit të këtij problemi, është menduar të mos ngacmohen shumë qeveritë dhe që nëpërmjet tyre të zgjidhet ky problem. Është tentuar të shkohet me politikën e mbajtjes së raporteve të mira me qeveritë dhe, në vend që të kritikohet qeveria dhe t’i shpallet luftë e hapur, i janë drejtuar me kërkesat për ta zgjidhur këtë problem, apo kancer të zhvillimit ekonomik, që njëkohësisht është edhe kancer për largimin e IHD-ve. Ndoshta është margjinalizuar tej mase mundësia e lidhjes së kësaj dukurie, pikërisht me strukturat me të cilat është synuar të eliminohet problemi. Nisur nga një parim i tillë, i mbajtjes së një kursi të moderuar ndaj qeverive, ky fenomen është zhvilluar edhe më shumë, deri në përmasat më dramatike. Është e pamundur të kërkohet nga strukturat, të cilat vetë e krijojnë dhe e ushqejnë dukurinë negative, ta shkatërrojnë atë.

Hulumtimet e shumta kanë treguar se korrupsioni është shumë më i dëmshëm në vendet/qeveritë e decentralizuara, aty ku qeveritë janë formuar nga koalicione të ndryshme, me interesa shumë të kundërta, me grupacione të ndryshme brenda koalicioneve, sesa në vendet/qeveritë e centralizuara. Gjithsesi, çmimi që do të paguhet në emër të ryshfetit, do të jetë më i lartë në rastet e qeverive të decentralizuara sesa te ato të centralizuara.46 Në rastet e qeverive të decentralizuara, korrupsioni paraqitet në të gjitha instancat dhe për çdo imtësi. Nga vetë fakti se ka shumë aktorë, secili synon të përfitojë për vete.

45 Po aty, fq. 24146 Po aty, fq. 248-249.

40

Page 43: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Asnjëri nuk kryen punë pa ryshfet dhe, kur të mblidhen të gjitha rastet e veçanta ku janë bërë pagesat, sado të vogla qofshin si vëllim, do të bëhen shumë. Madje, për investitorin, edhe pasiguria për realizimin e pikësynimit përfundimtar është diskutabile. Ndodh që në segmentin e fundit të pagesës të shpërthejë pakënaqësia dhe të shkojë në humbje tërë investimi dhe tërë ryshfeti. Ndërsa, në rastet e qeverive të centralizuara, korrupsioni është me i sofistikuar: nëse gjendet personi “adekuat”, problemi zgjidhet dhe nuk ka nevojë të paguhet disa herë. Gjithashtu, siguria për realizimin e qëllimit, është e garantuar deri diku, sepse kemi të bëjmë me më pak njerëz. Por, si dukuri, korrupsioni është shumë i dëmshëm dhe, gjithsesi, lidhja korelative ndërmjet IHD-ve dhe korrupsionit është e zhdrejtë.

Indikative është se në çfarë mase paraqitet korrupsioni dhe si paraqitet ai, varësisht se prej nga vijnë IHD-të. Kështu, mjaft shpesh, paraqitet gatishmëria për të paguar ryshfet dhe për të kryer punë me rastin e realizimit të investimit nga të huajt në rastet kur ndërmarrjet multinacionale vijnë nga vendet ku ka korrupsion në një shkallë mjaft të madhe. Andaj, në këto raste, investitorët kanë shkathtësi të jashtëzakonshme dhe eksperiencë për veprim. Dy arsye mund të jen motiv që këto ndërmarrje multinacionale të realizojnë IHD-të. Së pari, mundet që norma e korrupsionit të jetë më e ulët se në vendin prej nga vijnë, prandaj kjo është një mundësi më e madhe për realizim të fitimit në diferencë të pagesës së ryshfetit. Dhe, së dyti, ndërmarrjeve të tilla, nga fakti se janë mësuar të japin ryshfet, nuk u pengon të operojnë në vende të tjera ku ekziston ky fenomen. Ngjashmëria me ambientin e biznesit nga vendi prej nga vijnë dhe realizimi i investimit, në të vërtetë, paraqesin vetëm zgjerim të tregut.47 Prandaj, si duket, atyre nuk u

47 Alvaro Cuervo-Cazura, Who Cares about corruption?, Journal of International Business Studies, Vol. 37, no 6, Three Lenses on the Multinational Enterprise: Politics, Corruption and Corporate Social Responsibility (Nov., 2006), fq. 807-822.

41

Page 44: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

pengon shumë një gjë e tillë, që të mos themi se u përshtatet, sepse janë mësuar që me kushte të tilla të zhvillojnë biznesin.

Në këtë drejtim, ka edhe qasje të tilla që këtë dukuri nuk e dramatizojnë aq shumë. Sipas tyre, ka raste kur legjislacioni dhe kontrolli i tepruar, me rregullore të shumta që zbatojnë qeveritë, ia zë frymën IHD-ve. Prandaj, për t’i anashkaluar të gjitha këto procedura burokratike, dhe për të shkurtuar kohën e nevojshme për realizimin e investimit, ryshfeti kryen punën e vet. Në këtë mënyrë, korrupsioni mundëson paraqitjen e tregut të lirë në situatat kur mungon kjo liri.48

Mirëpo, më të shumtë janë ata që theksojnë efektet negative të korrupsionit, duke filluar nga ngritja e çmimit të kostos së investimeve e evazioni fiskal që dëmton shoqërinë në shumë segmente dhe që sjell zbehjen e iniciativave për investime të reja.

Është e pamundur të eliminohet krimi i organizuar, pa eliminimin e korrupsionit. Këto dy dukuri e ushqejnë njëra-tjetrën dhe sigurisht shkaktojnë efekte negative në ardhjen e IHD-ve. Nuk ka kompani serioze që do të marrë vendim për të investuar në një vend, ku pasiguria është e lartë. Prandaj, eliminimi i këtij problemi paraqet parakusht, respektivisht masën më elementare, për tërheqjen e investitorëve të huaj. Krejt masat e tjera stimulative për tërheqjen e IHD-ve, janë tërësisht pa vlerë nëse nuk eliminohet kjo dukuri negative.

Problem tjetër që vështirëson ardhjen e IHD-ve, është inflacioni. Si një nga sëmundjet më të këqija të ekonomisë, nga vetë fakti se shpreh zhvlerësimin e valutës kombëtare, kjo nënkupton edhe zhvlerësimin e investimit të realizuar. Prandaj, kush do të rrezikojë të investojë në ndonjë vend ku inflacioni kap shifrat me dy apo me tre numra dhe ku investimi i realizuar, brenda një periudhe shumë të shkurtër, mund të përgjysmohet, apo edhe më shumë të humbë vlerën. 48 Po aty fq. 807-822.

42

Page 45: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Fazat e ndryshme të ciklit të biznesit kanë norma të ndryshme të kthimit të investimeve. Në fazën e prosperitetit, nga vetë emri, lulëzon çdo gjë, duke përfshirë edhe fitimet e ndërmarrjeve, që është caku kryesor i tyre. Rasti është krejt tjetër kur është i pranishëm recesioni, i cili sjell zvogëlimin e prodhimit, mbylljen e bizneseve, shtimin e papunësisë, etj. Nënkuptohet se, në fazën e recesionit, bie forca blerëse e popullsisë e cila sjell edhe zvogëlimin e shitjeve në përgjithësi. Prandaj, kur fazat e tilla janë të pranishme në periudha më të gjata, sjellin edhe zvogëlimin e interesit për IHD-të, pa marrë parasysh stimulimet tjera. Investitorët vrapojnë vetëm pas fitimeve, ndërsa në recesion nuk ka fitime, apo janë të pakta.

Themelimi i agjencive për promovimin e IHD-ve është një nga pikat më të rëndësishme në politikat e ndryshme qeveritare të shumë vendeve të botës. Kështu, sipas një raporti të publikuar në vitin 2010, nga Asociacioni i Agjencive për Promovimin e Bizneseve (WAIPA), dhe të një publikimi nga Banka Botërore, rezulton se këto institucione janë bërë tejet të rëndësishme. Në këtë drejtim, derisa para rreth dy dekadave këto asociacione kanë qenë të pranishme vetëm në një numër shumë të vogël të vendeve, tash ato janë të pranishme në 160 vende të ndryshme të botës dhe numërohen në mbi 250 asociacione të tilla.49 Roli kryesor i tyre është shpërndarja e informatave për investitorët e jashtëm dhe roli i dytë ka të bëjë me përcjelljen e vështirësive me të cilat ballafaqohen investitorët e huaj, eliminimi i pengesave dhe krijimi i klimës së favorshme, lobimi, gjetja e partnerëve potencialë strategjikë, etj., për tërheqjen e IHD-ve.

Sa i përket nevojës së themelimit të agjencive të promovimit të investimeve, qeveritë, në mënyrën më të

49 World Association of Investment Promotion Agencies, the Annual Report 2010, fq. 23; & Jacques Morisset, Does a Country Need a Promotion Agency to Attract Foreign Direct Investment?, Policy Research Working Paper, The World Bank, Foreign Investment Advisory Service, April 2003, fq. 3.

43

Page 46: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

thjeshtë, mund të nisen nga kalkulimi sipas parimit kosto-përfitim. Nëse dallimi është pozitiv, respektivisht nëse investimet që realizohen kanë efekte në shtimin e vëllimit të ardhjes së IHD-ve, atëherë ia vlen të realizohet mbështetja nëpërmjet parave të taksapaguesve. Duhet pasur parasysh se është vështirë të matet me përpikëri se sa është ky përfitim, respektivisht të dihet me precizitet të lartë se sa kontribuojnë këto agjenci në shtimin e IHD-ve, si në aspektin kualitativ, ashtu edhe në atë kuantitativ. Ana kuantitative është më lehtë e matshme dhe një gjë e tillë mund të realizohet deri në njëfarë mase. Kalkulohet në vlera financiare në një periudhë të caktuar se sa investime janë realizuar dhe, në anën tjetër, këto krahasohen me shpenzimet e bëra për të njëjtën periudhë. Por, aspekti kualitativ është shumë vështirë i matshëm: deri në çfarë mase të precizitetit mund të matet ndikimi i IHD-ve në ngritjen e produktivitetit në shkallë vendi, sa kanë ndikuar këto investime në transferin teknologjik dhe në avancimin e dijes nëpërmjet trajnimeve, apo sa kanë ndikuar në normën e zhvillimit ekonomik, etj. Të gjitha këto është shumë vështirë të maten dhe të tregohen me shifra.

Prandaj, nga kjo vështirësi e matjes mund të lindin edhe kundërshtimet për mbështetje të agjencive. Si alternativë mund të jetë edhe gjetja e rrugëve të tjera për të siguruar financa për funksionimin e agjencive, si nëpërmjet fondeve private apo edhe atyre të jashtme. Mirëpo, këtu mund të jenë kundërshtimet. Bizneset private investojnë vetëm kur shohin përfitim personal shumë të prekshëm. Atyre nuk u intereson edhe aq shumë, për shembull, realizimi i objektivave makroekonomikë, si: punëzënia e plotë, zhvillimi i harmonizuar rajonal, norma e qëndrueshme e zhvillimit ekonomik, etj., të cilat i konsiderojnë si detyra që duhet t’i realizojë qeveria. Ndërsa, në anën tjetër, fondet/donacionet ndërkombëtare mund të jenë për fazën iniciale, por jo shumë gjatë. Duke u nisur nga logjika e thjeshtë, përse të huajt të kujdesen për ne, kur ne nuk kujdesemi për veten tonë? Prandaj, edhe

44

Page 47: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

më tutje, fondet publike do të jenë mbështetja kryesore e agjencive për promovimin e IHD-ve. Kështu, në vende të ndryshme të botës, shpenzimet e këtyre agjencive mbulohen nga fondet publike me rreth 70% të shpenzimeve të tyre. Në vendet në zhvillim, kjo përqindje është edhe më e lartë dhe shkon deri në 80%.50

Një çështje që tërheq vëmendjen, e që ka të bëjë me këto agjenci promovuese të biznesit, është madhësia e tyre. A është më mirë të jenë ato vetëm sa për sy e faqe, të jenë të vogla, apo rezultatet më të dukshme janë nëse ato janë të mëdha dhe të fuqishme? Sipas një hulumtimi të realizuar nga J. Morisset, ku për mostër janë marrë 58 vende të ndryshme të botës, arrihet në përfundimin se agjencitë e vogla të promovimit të investimeve (API) nuk janë efikase. API-të, buxheti i të cilave ka qenë deri në 64.000 $, nuk kanë treguar rezultate në aspektin se prania e tyre ka pasur efekte. Madje, mund të thuhet se ka pasur edhe efekte negative në tërheqjen e IHD-ve. Më të suksesshme kanë qenë agjencitë, buxheti i të cilave ka qenë ndërmjet 2 milionë dhe 11 milionë $. Në këtë grup të API-ve, në mesatare, rritja prej 10% e buxhetit ka qenë e përcjellë me rritje prej 7.5% të IHD-ve.51 Këtu duhet pasur parasysh se normat kanë të bëjnë me baza të ndryshme. Prandaj, vëllimi i rritjes së IHD-ve ka qenë shumë herë më i lartë sesa ai i API-ve, edhe pse, shprehur në përqindje, kjo e ka normën më të lartë. Mirëpo, pas kësaj vlere prej 11 milionë eurosh në buxhet, efektet fillojnë të zbresin dhe API-të fillojnë të bëhen më joefektive. Kështu, interpretimi i rezultateve nga ky hulumtim, shpie në sugjerimin se API-të e vogla nuk janë fare efektive. API-të e vogla nuk mund të jenë aq të dukshme, sepse ekziston një masë kritike e investimeve për promovim që duhet të kalohet. Ekziston një prag i caktuar që patjetër kërkon shpenzime, si reklamat e ndryshme në media të

50 Jacques Morisset, po aty, fq. 5.51 Po aty, fq. 14.

45

Page 48: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

shkruara dhe në ato elektronike, në media të fuqishme botërore që kushtojnë. Ndërsa, kur API-të janë të mëdha, kanë probleme të brendshme, dhe si të tilla shndërrohen në organizma joefikasë. Problem në vete është gjetja e optimumit.

Po ashtu, duhet pasur parasysh se efektiviteti i API-ve deri në njëfarë mase varet edhe nga niveli i zhvillimit ekonomik të vendit. Kështu, API-të janë më efektive në vendet e zhvilluara. Nënkuptohet se, në këto vende, edhe parametrat e tjerë shkojnë në favor të tërheqjes së IHD-ve. Kështu, nga ky studim empirik i realizuar nga J. Morisset rezulton se, sa më e mirë është klima investive në vend, efektivitieti i API-ve është më i lartë dhe – e kundërta. Si dhe sa më i zhvilluar të jetë vendi, efektet e API-ve janë më të larta.52

Një karakteristikë tjetër që meriton vëmendje, është fakti se a duhet të jenë API-të institucione shtetërore, private apo të kombinuara. Përgjigjen mund ta gjejmë nëse shikohet fluksi i ardhjeve të IHD-ve, në korelacion me pronësinë e API-ve. Në këtë drejtim, fluksi i IHD-ve ka qenë dukshëm më i vogël në vendet ku API-të kanë qenë shtetërore për nga pronësia, respektivisht kur ato kanë qenë pjesë e ndonjë ministrie, për dallim prej rasteve kur ato kanë qenë në pronësi private, apo të përzier. Në këto raste, është vërejtur një fluks shumë më i madh i investimeve të realizuara nga të huajt. Së dyti, efektiviteti i API-ve ka qenë shumë më i madh në rastet kur ato i kanë raportuar bordeve mbikëqyrëse dhe kur në vete kanë pasur përfaqësues nga sektori privat. Madje, efektiviteti ka qenë dukshëm më i lartë në rastet kur në krye të bordit kanë qenë këta përfaqësues nga segmenti privat. Dhe, së treti, efektiviteti ka qenë më i larti në rastet kur API-të i kanë raportuar drejtpërdrejt presidentit të vendit apo kryeministrit të vendit.53 Një dëshmi shumë e qartë për seriozitetin që i kushtohet

52 Po aty, fq. 15.53 Po aty, fq. 17.

46

Page 49: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

investimeve. Kështu, në rastet kur në hierarkinë e raportimit, në pikën kulmore, kanë qenë organet më të larta shtetërore, efektiviteti i API-ve ka qenë më i larti, si dhe fluksi i IHD-ve ka qenë në nivel më të lartë. Pra, duhet të kemi parasysh dukshmërinë, respektivisht trajtimin që i bëhet API-ve nga instancat më të larta shtetërore.

3.2.1. Caqe specifike për ndonjë degë industriale, apo krijim i rrethanave të

përgjithshme favorizuese për investime

Dilema tjetër që shtrohet me rastin e zhvillimit të politikave favorizuese ndaj IHD-ve, është çështja se a duhet të krijohen rrethana favorizuese për një degë të caktuar, apo trajtime favorizuese për tërë ekonominë e pastaj investitorët e huaj të zgjedhin se ku do të investojnë? Në rastin e parë, kur qasja shkon në drejtim të përzgjedhjes së një dege, apo të disa degëve ku dëshirohet të orientohen investimet, problemet paraqiten në përzgjedhje të degëve. Cilat janë kriteret për përzgjedhje? Çka nëse ato degë nuk u shkojnë për shtati investitorëve të huaj, respektivisht nëse të huajt nuk kanë interes të investojnë në ato degë?

Edhe në këtë segment, vendet e ndryshme kanë përdorur politika të ndryshme për të tërhequr IHD-të në degët apo në sektorët, madje edhe në rajonet, ku u ka konvenuar. Në këtë drejtim, meriton vëmendje shumë të kujdesshme strategjia e përdorur nga Koreja Jugore, e cila ka realizuar suksese të theksuara. Së pari, jugkoreanët janë nisur nga klasifikimi i degëve të ekonomisë. Kështu, në degët e caktuara, ku teknologjia ka qenë më stabile dhe deri diku e avancuar, si në anijendërtimtari dhe në industrinë metalurgjike, dhe ku ka mundur të përdoret licencimi, apo edhe angazhimi i ekspertëve individualë të jashtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë, Koreja e Jugut i ka përkrahur këto degë të caktuara. Në këtë drejtim, duke shkuar nëpërmjet metodës së licencimit dhe të investimeve të

47

Page 50: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

përbashkëta, ajo e ka përjashtuar metodën e përkrahjes së IHD-ve. Madje, këtë përkrahje e ka realizuar edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet fondeve shtetërore, duke krijuar edhe kompani kampione në segmente të caktuara.54

Mirëpo, në degët e tjera më të dobëta, dhe ku teknologjia ka qenë nën një presion shumë të madh ndërkombëtar, ku ndryshimet kanë qenë shumë të shpejta dhe ku konkurrenca ka qenë shumë e fortë, si në industrinë e kompjuterëve, të gjysmëpërçuesve, të telekomunikimit dhe të produkteve të tjera elektronike të teknologjisë së lartë, Koreja e Jugut ka përdorur strategji tjetër. Në të vërtetë, ka imituar qasjen dhe strategjinë që ka dhënë rezultate në Singapor dhe në Tajvan. Kështu, gjatë viteve 1960-1970, Koreja Jugore ka përkrahur ndërmarrjet shumëkombëshe që të hapin filialet e tyre prodhuese për elektronikë. Në atë periudhë kohore, ndërmarrjet prodhuese në pronësi të jashtme kanë zotuar dhe kanë mbuluar 1/3 e tregut vendës dhe kanë marrë pjesë në më shumë se gjysmën e eksportit të tërësishëm. Në anën tjetër, ndërmarrjet koreane kanë filluar të zhvillohen si furnitore të investitorëve të jashtëm dhe si prodhuese të produkteve origjinale të këtyre ndërmarrjeve të jashtme. Kështu, dalëngadalë dhe nëpërmjet ndërmarrjeve shumëkombëshe, kanë filluar të dalin në tregun e jashtëm me produkte të tyre, por që nuk kanë qenë të evidentuara si produkte të këtyre ndërmarrjeve koreane. Janë paraqitur në treg si prodhues origjinal, duke përdorur emrin origjinal të prodhuesit. Natyrisht, kjo ka qenë marrëveshje, sepse për ta edhe kanë punuar. Edhe sot e kësaj dite, sa e sa produkte të ndryshme, i shohim që bartin emrin e ndërmarrjeve të mëdha botërore, por që në to shkruan se janë prodhuar diku tjetër, ku nuk është selia e këtyre ndërmarrjeve të mëdha. Kështu, ndërmarrjet koreane janë paraqitur si eksportuese të produkteve të firmave të huaja, por që procesin e prodhimit, për të ruajtur cilësinë dhe emrin, 54 Theodore H. Moran, Laura Alfaro, Beata Smarzynska Javorcik, po aty,

fq. 11-12.

48

Page 51: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

e kanë realizuar në bashkëpunim të ngushtë me këto ndërmarrje multinacionale. Furnizuesit koreanë, në këtë mënyrë, kanë krijuar marrëdhënie shumë të mira me investitorët e jashtëm dhe kanë lidhur marrëveshje për furnizim me teknologji më të avancuar. Teknologji kjo që është importuar tri herë më shumë sesa në rastet e transferit të teknologjisë nëpërmjet metodës së licencimit apo edhe të investimeve të përbashkëta. Kjo politikë ka vazhduar deri në momentin kur ka pasur nevojë vendi. Kështu, pasi është analizuar se këto industri vendëse, deri në njëfarë mase janë pjekur për të konkurruar në tregun botëror, Koreja Jugore e ndërroi politikën ndaj IHD-ve. Në këtë drejtim, pas vitit 1980, zbatoi politikën nacionaliste të mbrojtjes së prodhuesve vendës, duke përndjekur jashtë vendit shumicën e ndërmarrjeve të jashtme, prodhues të produkteve të elektronikës. Mirëpo, sërish kanë ngelur lidhje shumë të forta ndërmjet prodhueseve koreanë dhe ndërmarrjeve multinacionale që kanë vepruar në Korenë Jugore deri në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar. Të tri kompanitë që arritën të bëhen kompanitë më të fuqishme botërore: Samsung, Lucky Goldstar dhe Hunday, janë rritur si përpunuese/prodhuese të produkteve që kanë qenë të kontraktuara me ndërmarrjet e jashtme dhe për më shumë se tri dekada rreth 60% të eksportit të tyre e kanë realizuar nëpërmjet ndërmarrjeve multinacionale. Mandej, ato vetë dhe në mënyrë të pavarur e kanë zgjeruar ekspertizën e tyre nëpërmjet metodës së mësimit gjatë veprimit. Kanë zhvilluar dhe perfeksionuar dizajnin e tyre, kanë krijuar emër në tregun botëror dhe tash janë gjigantë të pavarur në arenën botërore.55

Eksperiencat e Tajvanit janë të ngjashme dhe vërehet një ndërlidhje e fortë bashkëpunuese ndërmjet filialeve të jashtme dhe ofertuesve vendës, të cilët u kanë shitur filialeve lokale të IBM-it, Hitachi-t dhe Philips-it pjesë për kalkulatorë, orë dhe video-rekorderë. Të gjithë prodhuesit e kompjuterëve

55 Po aty, fq. 12-13.

49

Page 52: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

tajvanezë, duke përfshirë ACER-in, Tatung-un dhe MiTAC-un, janë futur si eksportues me produkte të veta, por paraprakisht kanë qenë të përfshirë në eksport sikurse në rastin e Koresë së Jugut. Duke mësuar dhe duke avancuar forma të reja të dizajnit dhe një marketing të fuqishëm për prodhimet e veta, me kalimin e kohës kanë fituar emër dhe pavarësi.56

Ndërmarrjet e ndryshme kanë objektiva të ndryshme me rastin e planifikimit të ndërmarrjes së hapit të kalimit të kufijve për të investuar. Kështu, objektiv i ndërmarrjeve nga SHBA-ja dhe nga Japonia, apo në përgjithësi nga vendet e zhvilluara, përpos uljes së çmimit të kostos ka qenë edhe tejkalimi i vështirësive legale dhe politike. Kështu, në vitet 1970-1980, ndërmarrjet nga Japonia dhe nga SHBA-ja kanë filluar t’i lëvizin ndërmarrjet që kanë qenë intensive me punë, e edhe ato që e kanë ndotur ambientin, në vendet në zhvillim, ku fuqia punëtore ka qenë e lirë dhe ku çështja e mbrojtjes ekologjike nuk ka qenë aq shumë e rregulluar me ligj. Ndërsa, një lëvizje ndërmjet vendeve të zhvilluara, në të gjitha relacionet, ndërmjet SHBA-së, Japonisë dhe Evropës, ka pasur motive dhe objektiva të tjera. Është tentuar të tejkalohen problemet rreth pasigurive/humbjeve në kurset e këmbimit, si dhe të anashkalohen barrierat doganore dhe jodoganore për të depërtuar më lehtë në treg. Një shembull: ndërmarrja më e madhe për prodhimin e automobilave në Japoni, tash edhe më e madhja në botë, Toyota, në vitet e ’80-ta dhe në fillim të dekadës së fundit të shekullit të kaluar, në mënyrë të theksuar ka shtuar investimet në SHBA dhe në Britani të Madhe. Drejtuesit e ndërmarrjes Toyota kanë besuar se jeni i fortë, si valutë kombëtare e Japonisë, nuk krijon kushte të mira konkurruese për produktet japoneze që dëshirojnë të depërtojnë në tregun amerikan dhe atë të BE-së. Prandaj, është më mirë të shkohet në atë treg dhe të operohet me kushte të njëjta sikurse edhe konkurruesit e kësaj industrie. Një

56 Po aty, fq. 13-15.

50

Page 53: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

vendim i tillë është marrë edhe nga fakti se filluan presionet politike nga SHBA-ja dhe nga BE-ja, për të kufizuar importin e automobilave nga Japonia. Prandaj, në vend se të eksportohet, më mirë të jetë brenda në treg.57

Asnjëra nga këto kompani, të prezantuara më lartë, nuk ka realizuar sukses për shkak se ato kanë qenë të shtrënguara të lidhin aleanca të obligueshme bashkëpunuese. Mirëpo, në këtë formë edhe kanë bashkëpunuar sipas parimit të interesit të ndërsjellë, por që njëkohësisht i kanë plotësuar edhe kërkesat ligjore për komponente vendëse. Prandaj, politikat e ndryshme që kanë përdorur vendet e ndryshme mund të shërbejnë si shembuj se si realizohen caqe të shumta përnjëherë. Duke i orientuar IHD-të në degët që kanë potencial zhvillimor, si në rastet e prezantuara, dëshmohet se janë zhvilluar furnitorët lokalë, është përmirësuar bilanci i pagesave dhe është realizuar transferi teknologjik. Politika këto të zhvilluara me kujdes, që garantojnë rezultate.

3.2.2. Trajtimet favorizuese tatimore

Një nga metodat për tërheqjen e IHD-ve është edhe ofrimi i përfitimeve në taksa. Zvogëlimi i taksave është një nga instrumentet shumë atraktive për tërheqjen e investitorëve të huaj, sepse rrit fitimet. Madje, qeveritë e ndryshme, për t’u treguar zemërgjerë ndaj investitorëve të huaj, bëjnë edhe dallime në norma të taksave që paguajnë operatorët vendës dhe ata të huaj. Operatorët vendas paguajnë taksa me norma më të larta, ndërsa të huajt kanë lehtësi në këtë drejtim.58

Si lehtësi në taksa do të kishim mundur ta definonim çdo masë dhe instrument që ndërmerret nga

57 Charles W.L. Hill, po aty, fq. 15, 184. 58 Gerald M. Meier, James E. Rauch, Leading Issues in Economic

Development, Oxford University Press, Seventh Edition, 2000, fq. 209.

51

Page 54: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

qeveria, me qëllim të zvogëlimit të ngarkesës tatimore për investitorët e huaj. Ky instrument llogaritet në grupin e dytë të faktorëve që ndikojnë në tërheqjen e investitorëve të huaj, duke u ranguar pas madhësisë së tregut, qasjes në lëndë të parë më cilësore dhe më të lirë, si dhe shkathtësisë së fuqisë punëtore, që rangohen në grupin e parë. Kështu, ndërmarrjet multinacionale, përpara se vendosin të realizojnë investimin, bëjnë selektimin e vendeve të mundshme, duke u bazuar në grupin e parë të faktorëve të disponueshëm dhe pastaj shikojnë se si qëndron situata rreth sistemit fiskal dhe ku ka më shumë lehtësira në taksa.

Duke u nisur nga motivet e ndryshme që kanë vendet nikoqire, ato zhvillojnë kritere që duhet plotësuar IHD-të për të realizuar lehtësira në taksa. Nganjëherë kërkohet që investimi të realizohet në ndonjë rajon jo fort të zhvilluar, apo ku norma e papunësisë është më e lartë. Madje, kërkohet që investitorët e huaj të realizojnë minimumin e caktuar të qarkullimit, apo ato kushtëzohen me transfer të teknologjisë, me minimum të punëtorëve, me mbajtjen e trajnimeve me qëllim të avancimit të shkathtësive të punëtorëve lokalë, apo edhe me realizimin e investimeve shtesë me profitin e realizuar. Në këtë mënyrë, nëse IHD-të i plotësojnë këto kritere, kalojnë pragun kritik për të shfrytëzuar beneficionet në taksa, në të kundërtën trajtohen si të tjerat. Kështu, nëpërmjet këtij instrumenti, qeveria tenton të realizojë edhe objektivat e tjerë makroekonomikë.

Sikurse që janë të ndryshme motivet për të ofruar lehtësira në taksa për IHD-të, po ashtu ekzistojnë edhe forma të ndryshme të shfaqjes së tyre, si:59

Reduktimi i normës së taksave në të ardhurat e korporatave. Për të tërhequr investimet nga jashtë dhe me qëllim të orientimit të investimeve në sektorë apo në rajone të caktuara, për ndërmarrjet multinacionale vendet nikoqire ulin

59 Tax Incentives and Foreign Direct Investment, po aty, fq. 19-23.

52

Page 55: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

normën e taksave në të ardhurat e korporatave. Kjo përqindje në të shumtën e rasteve është mjaft sinjifikative dhe kalon në numra dyshifrorë.

Shndërrimi i obligimit tatimor në mbulimin e shpenzimeve, qoftë për vitet paraprake, apo për vitet pasuese kur pritet se mund të ketë humbje. Madje, një gjë e tillë precizohet edhe me vite. Kjo formë, zakonisht, i lejohet ndërmarrjeve që pritet se mund të kenë humbje në vitet e para të operimit të tyre dhe që investimet e tyre i realizojnë në zonat që nuk janë shumë të zhvilluara – ku mund të ketë nevojë për investime shtesë. Prandaj, në vend se të paguajë taksa, ajo vlerë lejohet t’i mbulojë shpenzimet, respektivisht humbjet që janë paraqitur.

Lirimi nga pagesa e taksave60 është formë shumë e përhapur në vendet në zhvillim. Zakonisht ky lirim lejohet për ndërmarrjet që sapo kanë filluar bizneset. Prandaj, me qëllim të lejimit të hapësirës për t’u forcuar, e, në anën tjetër, me qëllim të mbështetjes së ardhjes së IHD-ve, ndërmarrjet e tilla lirohen nga pagesa e taksave për një periudhë të caktuar kohore, 5 apo më shumë vjet.

Lehtësira në taksa si formë e kreditimit të investimeve. Në mënyrë që të stimulohet rritja e investimeve, ndërmarrjeve u pranohet investimi si pagesë në taksa. Kjo formë mund të zbatohet vetëm për vitin fiskal, apo mund të zbatohet edhe retroaktivisht për dy apo tri vitet paraprake. Në këtë mënyrë, ndërmarrjeve u lejohet më shumë aftësi investuese.

Zvogëlimi i taksave në dividendë. Është mjaft stimulativ, sepse edhe shton fitimin e investitorëve, e edhe shton aftësinë e tyre investuese.

60 Në anglisht: Tax holidays

53

Page 56: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Zvogëlimi i taksave për shpenzime të caktuara, si: për hulumtim dhe zhvillim, për trajnime, për shpenzime të marketingut, për realizimin e eksportit të produkteve, etj.

Tarifa të importit të reduktuara apo tërësisht të eliminuara. Për të mbështetur investimet, reduktohen tarifat për IHD-të, apo eliminohen tërësisht për të gjitha produktet që përdoren në procesin e prodhimit, apo edhe për teknologjinë që përdoret në repartet prodhuese. Në këtë mënyrë, realizimi i IHD-ve, në disa raste, bëhet më i lehtë dhe më i lirë.

Zvogëlimi i taksave për numër të të punësuarve. Për të përkrahur investimet në sektorë apo në rajone të caktuara, krahas pagesave të drejtpërdrejta që mund të realizohen për çdo vend të ri të punës, qeveritë mund të lirojnë ndërmarrjet multinacionale nga pagesa e kontributeve dhe e obligimeve të tjera për të punësuarit. Mbulesa për obligime të tilla realizohet nga qeveria, ndërsa investitorët e huaj realizojnë stimulime për investimet e realizuara.

Lehtësi në taksa për komponentet vendëse. Me qëllim të stimulimit të prodhimit vendës dhe, në anën tjetër, të zvogëlimit të eksportit, vendet nikoqire mund ta zbatojnë këtë formë të stimulimit kur ndërmarrjet multinacionale i lirojnë nga pagesa e taksave për komponentet vendëse që janë përdorur për produktin final.

Në një punim të tij, autori Rajan përmend disa lloje të taksave që mund të përdoren si instrumente për joshjen e IHD-ve, duke filluar nga zvogëlimi i taksave korporative në të hyra, zvogëlimi i normës së taksave për një periudhë të caktuar kohore, apo edhe eliminimi i tërësishëm i tyre, kredi investive të favorshme, zhvlerësim i përshpejtuar, si dhe bartje e taksave nga korporata më shumë te konsumatori,

54

Page 57: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

eliminimi i disa taksave të tërthorta, zonat e lira doganore, etj.61

Këto janë vetëm disa nga lehtësitë fiskale që përdorin vendet e ndryshme. Natyrisht, lista e këtyre lehtësive në taksa është më e gjatë dhe dallon prej vendi në vend, varësisht nga objektivat që tentohen të realizohen.

Por, jo vetëm vendet nikoqire mbështesin ardhjen e IHD-ve. Në raste të caktuara, edhe vendet amë mbështesin investimet e ndërmarrjeve multinacionale nëpërmjet lehtësive tatimore. Kështu, shumica e vendeve të zhvilluara kanë futur në përdorim sistemin e eliminimit të pagesës së taksave të dyfishta. Për të njëjtat të hyra që realizojnë, të mos paguhet taksa në dy vende: edhe në vendin ku realizohet prodhimi, e edhe në vendin ku e ka selinë ndërmarrja. Nënkuptohet se ekziston obligimi i raportimit i të hyrave të realizuara dhe, në raste të caktuara, kalkulohet diferenca dhe paguhet tatimi vetëm për diferencën. Kështu, nëse një ndërmarrje nga SHBA-ja investon në ndonjë vend tjetër, si për shembull në Kanada, për fitimin e realizuar, fitim i tatueshëm, ndërmarrja nga SHBA-ja duhet të paguajë taksën në Kanada, në përqindje të caktuar, që supozojmë është 25%. Ndërsa, për të njëjtën veprimtari dhe për të njëjtat të hyra, në SHBA do të ishte dashur të paguante taksa në lartësinë 48%. Atëherë, kjo ndërmarrje nga SHBA-ja do të raportojë të hyrat e realizuara, do të dëshmojë pagesën e bërë, dhe në SHBA paguan vetëm diferencën prej 23%. Pjesa e taksës, e paguar në Kanada, do të pranohet si obligim i shlyer tatimor. Në rast se kjo taksë është e njëjtë në të dy vendet, në rastin konkret 48%, atëherë ndërmarrja nga SHBA-ja nuk do të paguajë fare taksë në SHBA, sepse këtë gjë e ka bërë në Kanada. Për ndërmarrjet multinacionale të SHBA-së, me qëllim të stimulimit të investimeve jashtë vendit, është eliminuar tatimi i dyfishtë.62

61 Ramkishen S. Rajan, po aty, fq. 13.62 Robert J. Carabaugh, po aty, fq. 324-325.

55

Page 58: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

3.2.3. Legjislacion për të drejtën e riatdhesimit të fitimeve

Dyshimet rreth efekteve negative që mund të shkaktojnë IHD-të, kohëve të fundit, janë zëvendësuar me një entuziazëm dhe me një garë ndërmjet vendeve të ndryshme, duke mos zgjedhur asnjë formë të vetme që të sjellin sa më shumë investime në vendin e tyre. Mirëpo, në anën tjetër, në këtë garë edhe IHD-të kanë më shumë zgjidhje, prandaj edhe kërkojnë më shumë siguri dhe më shumë parakushte për të realizuar investimin në vendin e caktuar. Gjithsesi, siguria dhe e drejta për riatdhesimin e fitimit të realizuar, është një nga kërkesat elementare që parashtrohet nga investitorët e jashtëm. Siç është theksuar disa herë deri më tash në këtë punim, interesi përfundimtar, pas të cilit vrapojnë ndërmarrjet multinacionale, është fitimi. Prandaj, çfarë kuptimi do të kishte ndërmarrja e një hapi të tillë, nëse nuk lejohet që ky fitim të tërhiqet në vendin amë.

Me të drejtë të riatdhesimit të fitimit nënkuptojmë mundësinë e ndërmarrjeve multinacionale që fitimin e realizuar në vendin nikoqir, si dhe asetet e tjera të krijuara, t’i kthejnë në vendin prej nga vijnë. Ta marrim si shembull cilëndo ndërmarrje të madhe multinacionale amerikane (General Electric, General Motors, Microsoft, Marriot, etj.), e drejta e riatdhesimit të fitimit për to do të thotë që fitimin, të cilin e realizojnë kudo në filialet e tyre nëpër botë, të kenë të drejtë ta transferojnë pa probleme në SHBA, në selinë amë të ndërmarrjes.

Vendet e ndryshme e kanë zgjidhur këtë çështje në forma të ndryshme. Disa nga rastet e tilla, që meritojnë vëmendje të shtuar, do të kishin mundur të specifikoheshin, si ai i Kinës, i Indisë dhe i Australisë.63

63 http://www.buzzle.com/articles/profit-repatriation-the-foreign-direct-investment-incentive.html. Qasur për herë të fundit më 22.06.2012.

56

Page 59: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Kina, si vendi më i madh në botë për nga numri i popullatës, ndërsa për nga vëllimi i GDP-së me ekonomi të dytë në botë pas SHBA-së, në dekadën e fundit ka qenë ndër caqet kryesore për IHD-të. Si vend i njohur me sistem të hekurt komunist në të kaluarën, kohëve të fundit ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në liberalizimin e ekonomisë dhe në zhvillimin e masave dhe të instrumenteve të ndryshme për stimulimin e ardhjes së IHD-ve. Një nga këto masa ka qenë edhe e drejta e ndërmarrjeve multinacionale për të riatdhesuar fitimin e realizuar në Kinë. Në këtë drejtim, në mënyrë krejt legale, secila ndërmarrje që investon në këtë shtet mund të kthejë prapa, në selinë e ndërmarrjes prej nga vjen, deri në 90% të fitimit të realizuar. Nënkuptohet se janë procedurat administrative që duhet plotësuar, por pengesat për riatdhesim të fitimit janë çështje të së kaluarës.

India, si vendi i dytë në botë për nga numri i popullatës, dhe në pozitë të tretë në botë për nga vëllimi i GDP-së, është gjithashtu cak për IHD-të. Mirëpo, për dallim nga Kina, procesi i liberalizimit të ekonomisë në këtë vend, ngel prapa. Por, si treg dhe si territor shumë i madh dhe me resurse natyrore me bollëk, është vend mjaft atraktiv për IHD-të. Për sa i përket riatdhesimit të fitimit të realizuar, as India nuk ngel prapa vendeve që e kanë zgjidhur këtë çështje si më së miri për investitorët e huaj. India lejon riatdhesimin e fitimit, pasi të jenë pastruar obligimet fiskale, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. Pra, pasi të kryhet pagesa e taksave, fitimi i mbetur mund të riatdhesohet në selitë e ndërmarrjeve multinacionale.

Australia, si vendi i 6-të në botë për nga sipërfaqja dhe i 18-ti për nga vëllimi i GDP-së, gjithsesi paraqet vend atraktiv për IHD-të. Për më tepër, ky vend është i njohur me pasuri të mëdha natyrore, gjë që edhe më shumë shton interesin e ndërmarrjeve multinacionale për të realizuar investime në këtë vend. Australia e ka mjaft mirë të zgjidhur problemin e riatdhesimit të fitimit për investitorët e huaj. Lejon nxjerrjen e

57

Page 60: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

dividendës së realizuar nga ndërmarrjet e huaja, pa ngarkesë në taksa. Në këtë vend, viti fiskal fillon më 1 korrik dhe përfundon më 30 qershor. Prandaj, për çdo 1 korrik, Qeveria e Australisë zbaton norma dhe rregulla të reja për riatdhesimin e fitimit, në bazë të të cilave taksohen ndërmarrjet e huaja.

Mirëpo, në anën tjetër, në të shumtën e rasteve ky fitim është realizuar në vendin nikoqir dhe paraqet pjesë të vlerës së shtuar të atij vendi pritës. Dalja e një fitimi të tillë për vendin ku është realizuar ky fitim, paraqet ikje të kapitalit, zvogëlim të fuqisë blerëse, si dhe të aftësisë investuese. Paraqet derdhje të mjeteve financiare nga vendi nikoqir në vendin amë, prej nga vjen ndërmarrja multinacionale. Prandaj, jo me simpati pranohet një gjë e tillë. Në këtë drejtim, për qeveritë e ndryshme, art në vete paraqet gjetja e formave adekuate që investitorët të jenë të kënaqur dhe që rrjedhja e kapitalit të jetë sa më e vogël.

Për IHD-të, nuk mjafton vetëm e drejta e riatdhesimit të fitimit të realizuar, por prania e një sigurie dhe stabiliteti të përgjithshëm. Kjo nënkupton jo vetëm stabilitetin politik, por edhe kornizë të politikave makroekonomike që garantojnë një stabilitet ekonomik, me theks të posaçëm në norma të ulëta të inflacionit, bilanc të ekuilibruar të pagesave, si dhe kurse stabile të këmbimit valutor, ose valuta të forta dhe konvertibile kombëtare. Të gjitha këto kanë qenë të pranishme shumë më shumë në vendet e zhvilluara, sesa ato në zhvillim. Prandaj, janë krejt të natyrshme tendencat që IHD-të të shkojnë më shumë drejt vendeve të zhvilluara, sesa drejt atyre në zhvillim.64

3.2.4. Zona të lira doganore me infrastrukturë të avancuar (ndërtesa, rrugë,

garantim i sigurisë së investimeve)

64 Vito Tanzi, Isaias Coelho, po aty, fq. 154-168.

58

Page 61: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Me qëllim te tërheqjes së IHD-ve, vendet e ndryshme kanë zhvilluar të ashtuquajturat zona të lira doganore, apo zona ekonomike speciale (ZES). Operatorët ekonomikë që vendosen në këto zona, i nënshtrohen ligjeve dhe rregullave që dallojnë prej vendit ku operojnë. Kështu, brenda hapësirës së këtyre zonave, ligjet nacionale nuk vlejnë (nuk janë në fuqi). Në literaturën ekonomike hasen nocione të ndryshme të këtyre zonave speciale, si: Zonat e Lira Tregtare (Free Trade Zones), Zonat Prodhuese për Eksport (Export Processing Zones), Parqet Industriale (Industrial Parks), Zona të Huaja Tregtare (Foreign Trade Zones), etj., por që të gjitha kanë objektiv krijimin e lehtësive për tërheqjen e IHD-ve. Këto zona paraqesin hapësira/territore ku produktet mund të importohen, të përpunohen dhe rieksportohen pa iu nënshtruar pagesës së obligimeve doganore dhe taksave të tjera importuese. Nëse këto produkte dalin jashtë zonës, me qëllim të shitjes në shtetin ku është e vendosur zona, atëherë ato i nënshtrohen pagesës së obligimeve të importit sikurse edhe të gjitha produktet e tjera.

Përparësitë për ndërmarrjet që vendosen në këto zona janë të shumta:

Ndërmarrjet që operojnë në këto zona nuk paguajnë doganë për produktet që prodhojnë, përderisa ato nuk dalin jashtë territorit zonal për t’u shitur në tregun kombëtar. Po ashtu, trajtim të njëjtë ka edhe importi i teknologjisë prodhuese. E tërë teknologjia, që i dedikohet përdorimit në këto zona, nuk i nënshtrohet pagesës së obligimeve doganore. Në këtë mënyrë, ndërmarrjet bëhen konkurruese në tregun ndërkombëtar;

Në këto zona është i suspenduar obligimi i pagesës së tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), si për importin e të gjitha inputeve, ashtu dhe për të gjitha produktet që eksportohen. Në të shumtën e rasteve, nga TVSH-ja janë të liruara

59

Page 62: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

edhe ndërmarrjet lokale që ofrojnë shërbime dhe produkte për ndërmarrjet e vendosura në Zonë. Në këtë mënyrë, ulet çmimi i kostos dhe rritet konkurrenca në tregun ndërkombëtar;

Ndërmarrjet e vendosura në zona, zakonisht janë të liruara nga pagesa e TVSH-së për shpenzime të shërbimeve komunale, të rrymës elektrike, të telekomunikimit, etj. Këto lehtësi nuk e gëzojnë ndërmarrjet lokale;

Ekzistojnë lloje të ndryshme të lehtësive tatimore, si për të punësuarit, ku tatimi në paga nuk aplikohet apo është dukshëm më i ulët, e po ashtu edhe norma shumë të ulëta, apo lehtësime të përgjithshme nga tatimi në fitim korporativ, me theks të posaçëm për ndërmarrjet që investojnë vlera të mëdha kapitale dhe që punësojnë numër të madh të punëtorëve, etj.;

Përveç përparësisë me rastin e vendosjes në Zonë, me ç’rast nuk ka nevojë për investime shtesë në infrastrukturë, sepse çdo gjë është e rregulluar, edhe pagesa e qirasë për përdorim të objekteve është simbolike. Në të shumtën e rasteve, për periudhën fillestare, 5 apo më shumë vjet, lirimi është i plotë nga pagesat e tilla. Mandej, në rast se ndërmarrjet dëshirojnë të zgjerojnë kapacitetet prodhuese dhe të zgjerojnë repartet prodhuese, ato kanë përparësi dhe lirohen nga pagesa e obligimeve tatimore për leje ndërtimi, për leje pune, etj., krahas faktit se të gjitha procedurat rreth ndërtimit kryhen shumë shpejt dhe pa pengesa burokratike;

Gjithashtu, për nevoja të ndërmarrjeve të vendosura në zona, qeveritë nikoqire hapin brenda Zonës edhe zyra të ndryshme administrative, si terminale doganore, zyra të administratës tatimore, etj.

Natyrisht se, krahas këtyre përparësive që u përmendën e që i ofrojnë vendet e ndryshme varësisht

60

Page 63: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

nga specifikat që kanë, ato përdorin edhe instrumente të tjera lehtësuese.

Zakonisht, zonat e lira doganore janë të vendosura pranë porteve detare, aeroporteve, kufijve shtetërorë, etj., ku transporti është më i lehtë. Në të shumtën e rasteve, zhvillimi i këtyre zonave është përdorur edhe si një nga instrumentet shumë të rëndësishme për stimulimin e zhvillimit të rajoneve më pak të zhvilluara. Kështu, me vendime qeveritare, është përzgjedhur ndonjë territor i caktuar, është zhvilluar infrastruktura (rrugët, kanalizimi, rryma, rrjeti i telekomunikimit, etj.) dhe janë ftuar kompanitë që të operojnë me kushte shumë të favorshme.

Shembull i mirë i mbështetjes së zhvillimit rajonal është një nga zonat a para në botë, Zona e Lirë Shanon (Shannon Free Zone). E themeluar në Irlandë, më 1959, dhe e vendosur pranë aeroportit me të njëjtin emër, ka qenë objektiv i qeverisë së Irlandës që nëpërmjet tërheqjes së IHD-ve në këtë pjesë, të stimulojë zhvillimin ekonomik. Me një sipërfaqe prej pak më pak se 630 hektarësh, është një nga zonat më të suksesshme që operon edhe sot. Është zona më e rëndësishme e investimeve që realizohen nga vendet e Amerikës Veriore në Irlandë. Në ditët e sotme, më shumë se 110 ndërmarrje të njohura operojnë në këtë zonë.65 Që nga themelimi i saj, kemi pasur një vërshim të vërtetë të paraqitjes së zonave të tilla apo të ngjashme në të gjitha vendet e botës. Kështu, vetëm në SHBA, ekzistojnë më shumë se 250 zona dhe mbi 400 nënzona të tilla.66 Duke pasur parasysh rëndësinë që kanë këto zona në tërheqjen e IHD-ve, edhe vendet fqinje kanë filluar të veprojnë me të shpejtë në këtë drejtim dhe tashmë janë realizuar raste të tilla. Si duket, edhe te ne, shumë shpejt, duhet të ndërmerren masat e nevojshme që zonat e tilla të jenë realitet, si formë jashtëzakonisht e suksesshme për tërheqjen e 65 http://en.wikipedia.org/wiki/Free_trade_zone. Qasur për herë të fundit

më 28.04.2012.66 http://en.wikipedia.org/wiki/Foreign_trade_zone. Qasur për herë të

fundit më 28.04.2012.

61

Page 64: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

IHD-ve, por edhe për stimulimin e zhvillimit rajonal të disa pjesëve të Kosovës.

3.2.5. Garantimi i të drejtës pronësore

Kur ndërmarrja multinacionale merr vendim për të investuar në ndonjë vend, përveç vështirësive të shumta me të cilat do të ballafaqohet, i nënshtrohet edhe rrezikut të humbjes së investimeve në tërësi. Ekzistojnë raste të shumta kur, me ndërrimin e sistemit politik, ka ndërruar e tërë sjellja ndaj IHD-ve. Në këtë mënyrë, ambienti ekonomik, që deri atëherë ka qenë i favorshëm, është kthyer nga një vend miqësor dhe i mundësive për fitim, në një vend ku tërë pasuria është konfiskuar dhe është nacionalizuar. 

Faktorë të ndryshëm sjellin te ndërmarrja e hapit të shpronësimit, respektivisht të konfiskimit të pasurisë së IHD-ve. Mirëpo, në përgjithësi, është sistemi politik ai që merr një vendim të tillë. Në këtë drejtim, edhe pse shpronësimi është sinonim i vendeve autokratike, raste të tilla ka shumë edhe në vendet demokratike. Mirëpo, në vendet demokratike, procedurat janë pak më të ndërlikuara. Duhet të krijohet një ambient politik më gjithëpërfshirës për të mbështetur një hap të tillë qeveritar, respektivisht deri-diku duhet të ekzistojë një konsensus i përgjithshëm, ndërsa te vendet autoritare kjo gjë realizohet shumë më lehtë. Sovrani, udhëheqësi i shtetit, merr vendim dhe një çështje e tillë bëhet punë e kryer. 

Motivet për të ndërmarrë një hap të tillë kanë të bëjnë me përfitimet afatshkurtra që mund të realizohen. Kjo, nga fakti se, brenda një kohe shumë të shkurtër, nëpërmjet një dekreti, pasuria e ndërmarrjes multinacionale shndërrohet në pasuri shtetërore. Një sjellje e tillë, dhe një përfitim i tillë, kënaq aspiratat dhe propagandën politike të partive populiste, të cilat proklamojnë se janë duke mbrojtur interesin shtetëror, se janë duke ruajtur autoritetin kombëtar, se po heqin qafe eksploatuesit e popullit dhe se një vendim i tillë

62

Page 65: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

është i drejtë dhe në interes të popullit. Mirëpo, në afat pak më të gjatë, situata ndërron në disfavor të një hapi të tillë. Kështu, ndërmarrja e shpronësuar nga një filiale e suksesshme ndërkombëtare, shndërrohet në njërën nga ndërmarrjet e shumta kombëtare. Përparësitë që i gëzojnë si ndërmarrje të huaja (në teknologji, në metoda të reja qeverisëse, në marketing, etj.) do të veniten shpejt dhe këto ndërmarrje shumë shpejt do të barazohen me ato kombëtare.

Mirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël sesa humbjet që pasojnë. Ashtu sikurse është ngritur imazhi i vendit për tërheqjen e IHD-ve me shembuj të mirë dhe me politika atraktive për IHD-të, ashtu edhe mund të humbet ky imazh. Me dallimin e vetëm se krijimi i imazhit kërkon kohë të gjatë, ndërsa humbja e tij mund të ndodhë për një periudhë shumë të shkurtër. Në këtë drejtim, nëse ndodh konfiskimi i pasurisë së një ndërmarrjeje të huaj, frika për akte të tilla do të bartet te të gjitha ndërmarrjet e tjera. Me shpejtësi marramendëse do të paraqiten veprimet e nxjerrjes jashtë të investimeve. Ndërsa, sa i përket ardhjeve të reja të IHD-ve, kjo punë as që mund të mendohet. Kush do të mendojë për investime në një vend ku sistemi politik mund të marrë vendime për konfiskimin e pasurisë?

Të gjitha humbjet që mund të ndodhin, respektivisht çmimi që do paguhet nga vendi që ndërmerr një hap të tillë për të konfiskuar pasurinë e ndërmarrjeve të huaja, autori Dnakan i ndan në dy grupe: çmimi i brendshëm që do të paguhet dhe çmimi i jashtëm. Çmimi i brendshëm ka të bëjë me humbjet që do të pasojnë si rezultat i dobësimit të afarizmit në atë ndërmarrje. Siç dihet, ndërmarrjet shtetërore janë treguar më pak efikase. Në përgjithësi, realizojnë më pak investime në avancimin e teknologjisë, në trajnime të punëtorëve, etj., sesa ndërmarrjet e huaja private. Prandaj, ky hap do të ndikojë në zvogëlimin e output-it të ndërmarrjeve, si dhe në dobësimin e aftësisë konkurruese. Ndërsa, çmimi i jashtëm që do të paguhet

63

Page 66: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

përfshin reagimet që do të ndodhin në organizmat e ndryshëm ndërkombëtarë, te investitorët e tjerë, si dhe reagimet e qeverive të huaja.67 Sigurisht që do të pasojnë edhe paditë gjyqësore, e deri te intervenimet ushtarake për të zgjidhur problemin. Kështu, çmimi që do paguhet te faktori i jashtëm do të jetë dukshëm më i lartë, prandaj, si duket, ndërmarrja e hapave të tillë për konfiskim të pasurisë së ndërmarrjeve të huaja, krahas që nuk sjell përfitim financiar, mund të jetë edhe lojë me ekzistencën.

Prandaj, një nga çështjet tejet të rëndësishme për tërheqjen e IHD-ve, është zhvillimi i legjislacionit adekuat për të garantuar të drejtën e pronës për investitorët e huaj. Prona është e shenjtë dhe e paprekshme në botën e civilizuar demokratike. Ekzistimi i ligjeve adekuate, që e garantojnë çështjen pronësore në një vend, nënkupton edhe dëshmi të forta se vendi gëzon stabilitet politik dhe se politika ditore nuk mund ta ndërrojë ambientin afarist. Të qenit pjesë e integrimeve të ndryshme ekonomike dhe pjesë e marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare, mund të jetë varianti më i mirë dhe më i lehtë për të ofruar garanci se e drejta e pronës është e pacenueshme, dhe atë për dy arsye. Së pari, në raste të tilla, harmonizimi i ligjeve është domosdoshmëri. Dhe, së dyti, është më vështirë të ndërmerren hapa unilateralë në ndryshimin e legjislacionit pa marrë miratimin e bashkësisë. Kështu, rritet frika dhe vetëdija se pasojat nuk do të vijnë në baza individuale, por nga tërë segmenti që prezanton atë integrim, e edhe më gjerë. Si duket, të qenit pjesë e integrimit ekonomik, për IHD-të paraqet garanci të fortë për çështjen pronësore. Ky fakt është një nga shkaqet që integrimet ekonomike janë mjaft atraktive kohëve të fundit, posaçërisht për vendet në zhvillim. Ndërsa, për Kosovën, për sa i përket çështjes pronësore, Bashkimi Evropian është cak dhe alternativë e vetme për ofrimin e garancive të plota për 67 Roderick Duncan, Costs and consequences of the expropriation of FDI

by host governments, School of Marketing and Management, Charles Stuart University, Janar 2006, fq. 3.

64

Page 67: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

investitorët e huaj, sikurse edhe që ky integrim prezanton mundësinë për zhvillim më të shpejtë ekonomik.

KAPITULLI I KATËRT

PËRVOJAT E VENDEVE DHE TË RAJONEVE TË TJERA

Një nga pyetjet kryesore është se a duhet shteti të shpenzojë para, të shpenzojë kontributet e taksapaguesve vendës, me qëllim që të ofrohen lehtësi të ndryshme për të tërhequr IHD-të. Mendimet rreth kësaj janë të ndryshme dhe shpesh edhe diametralisht të kundërta. Mirëpo, nëse nisemi nga parimi ekonomik, që është përmendur edhe më lartë në këtë punim, e që si moto kryesore ka formulën kosto-fitim, atëherë shtrohet pyetja: a sjellin këto IHD më shumë efekte pozitive sesa që investohet për to?68 Nëse përgjigja është pozitive, atëherë nuk ka dilema se ato janë të mirëseardhura për vendin. Mirëpo, dilema tjetër që 68 Theodore H. Moran, Laura Alfaro, Beata Smarzynska Javorcik, po aty,

fq. 30-33.

65

Page 68: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

hapet është se, me mbështetjen e IHD-ve, a mos jemi duke e dëmtuar ekonominë vendëse. Duke tentuar të sjellim investitorë të jashtëm, ne atyre po ju ofrojmë stimulime, ndërsa vendësit po i lëmë anash. Ne po përdorim paratë e taksapaguesve vendës dhe, me pagesat e tyre, po i mbështesim ndërkombëtarët. A mos po stimulohet konkurrenca jolojale, duke dëmtuar vendësit. Këto dilema, por edhe të tjerat, do të ishin zgjidhur shumë lehtë, sikur të kishim mundësi të bënim matje precize për efektet e përgjithshme që shkaktojnë IHD-të. Prandaj, problemi kryesor për të zgjidhur këto dilema, është gjetja e mënyrave precize për matjen e efekteve, posaçërisht të atyre sekondare, dhe përcaktimi se çka duhet marrë për bazë: zvogëlimi i papunësisë, shtimi i GDP-së, përmirësimi i bilancit të pagesave, rritja e mirëqenies shoqërore, etj. Vetëm kur të analizohen këto efekte të shkaktuara nga IHD-të, mund të përgjigjemi se sa janë të dobishme apo të dëmshme IHD-të për ekonominë një vendi, dhe se a duhet shpenzuar para publike për tërheqjen e tyre.

Analiza e rastit të Intel-it në Kosta-Rikë, por edhe e rasteve të tjera të ngjashme, mund të jetë shembulli më i mirë për të ardhur te konkluzionet se investimi në tërheqjen e IHD-ve është i dobishëm për vendin. Mënyra se si e kanë përdorur ata paranë publike për strategji promovuese investive, mund të përdoret si model për vendet e tjera, dhe si bazë për të arsyetuar stimulimet që u ofrohen IHD-ve. Madje, nga viti 1996 e këndej, rasti i Intel-it është përdorur edhe si model nga ana e Shërbimit Këshillëdhënës për Investime të Jashtme (FIAS) nga Banka Botërore dhe është përdorur si mjet trajnues për rastet të tjera të agjencive multinacionale për promovimin e investimeve të huaja. Përpara se Kosta-Rika i është ofruar investitorit të gjysmëpërçuesve, respektivisht Intel-it, por edhe investitorëve të tjerë të huaj potencialë, ka ndërmarrë reforma mjaft përmbajtjesore, si në nivelet e ulëta, ashtu edhe në nivelet më të larta administrative. Të gjitha këto masa kanë shkuar në drejtim të asaj që investitorëve potencialë u është garantuar nivel i ulët i

66

Page 69: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

inflacionit, kurse reale dhe stabile të këmbimit valutor, politika të favorshme fiskale, si dhe një ambient i favorshëm i biznesit. Diçka e pazakontë për vendet e Amerikës Latine, që nuk ka ekzistuar andejpari: një stabilitet i qëndrueshëm politik, me një strukturë të avancuar institucionale dhe me parime të forta të respektimit të bazës ligjore.

Në vitin 1960, Filipinet dhe Koreja e Jugut e kanë pasur standardin jetësor, të matur në bazë të GDP-së, të përafërt me 640 $ (sipas forcës blerëse të vitit 1975). Këto dy vende kanë pasur edhe ngjashmëri të tjera të shumta, që mund të vërehen edhe në tabelën në vijim.

Tabela 11. Disa të dhëna të ndryshme krahasuese ndërmjet Filipineve dhe Koresë së Jugut, viti 1960

Vendi

Filipinet Koreja e JugutPopullsia (në milion, më shumë se gjysma e popullsisë në forcën e punës)

28 25

Koncentrimi i popullsisë në kryeqytet 27% (Manila) 28% (Seuli)Përfshirja në shkollim fillor (dy gjinitë) pothuajse të gjithë pothuajse të gjithë

Përfshirja në shkollën e mesme (dy gjinitë)

rreth 1/4 e fëmijëve të moshës

shkollore

rreth 1/4 e fëmijëve të moshës

shkollorePjesëmarrja në arsimin e lartë të grupmoshës rreth 20 vjet 13% 5%Pjesëmarrja e bujqësisë në krijimin e GDP-së 26% 37%Pjesëmarrja e industrisë në krijimin e GDP-së 28% 20%

Pjesëmarrja e produkteve të sektorit primar në eksport 96% 86%

Pjesëmarrja e produkteve industriale në eksport 4%

14% (prej të cilës vlerë, 8% tekstil)

Burimi: Rober E. Lukas, Jr., Lectures on Economic Growth, Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, and London, 2002, fq. 71.

Në periudhën kohore 1960-1988, në Filipine është rritur GDP-ja për kokë banori me një normë 1.8%,

67

Page 70: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ndërsa në Kore të Jugut kjo normë ishte 6.2%.69 Në vitin 2011, GDP-ja për kokë banori në Korenë e Jugut ishte 31,700 US$, ndërsa për Filipine kjo vlerë ishte në nivelin 4.100 US$ (sipas vlerës së dollarit në vitin 2011).70 Pra, derisa GDP-ja për kokë banori, në vitin 1960, ishte e njëjtë për këto dy vende, në vitin 2011 ky indikator në Filipine ishte për 7.73 herë më i vogël. Prandaj, shtrohet pyetja: pse ndodhi kështu? Cilët janë faktorët që kontribuan që ky dallim të jetë kaq evident për këtë periudhë prej rreth 50 vjetësh?

Në këtë drejtim, është me mjaft rëndësi të analizohet se si kanë vepruar ndaj IHD-ve vendet e ndryshme, posaçërisht vendet e vogla që kanë pasur sukses. Të shihet mundësia e kopjimit, apo e adaptimit të modeleve të tyre për raste të tjera.

4.1. Vendet më pak të zhvilluara që kanë pasur suksese

Një nga objektivat kryesore për secilën qeveri është sigurimi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Mirëpo, realizimi i një pikësynimi të tillë është mjaft i vështirë. Posaçërisht për vendet e vogla dhe për vendet e pazhvilluara. Ato ballafaqohen me probleme të shumta, si dhe me kapacitete shumë të vogla financiare. Kjo shtron nevojën e gjetjes emergjente të zgjidhjeve, të cilat nuk janë të lehta. Një nga këto kërkesa emergjente është edhe gjetja e fondeve investive, që mund të realizohet nëpërmjet dy formave kryesore: nëpërmjet ndihmave ndërkombëtare dhe nëpërmjet IHD-ve. Ndihmat ndërkombëtare janë të pranishme thuajse në të gjitha vendet e botës së

69 Rober E. Lukas, Jr., Lectures on Economic Growth, Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, and London, 2002, fq. 71.

70 https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/rankorder/2004rank.html. Qasur për herë të fundit më 28.05.2012.

68

Page 71: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

pazhvilluar. Edhe në Kosovë, jemi dëshmitarë të këtyre ndihmave, që sigurisht kanë qenë më se të domosdoshme dhe të mirëseardhura. Por, gjithashtu duhet të kemi parasysh se përdorimi i këtyre ndihmave bëhet sipas skenarëve të atij që i jep ato dhe në drejtimin që donatorët e përcaktojnë vetë. Kështu, mund të ndodhë që ndihmat të shkojnë në drejtimet që nuk janë edhe aq prioritare. Prandaj, kohëve të fundit, forma e dytë, respektivisht stimulimi i ardhjes së IHD-ve, ka qenë shumë më e favorizuar.

Qasja për të favorizuar IHD-të ka qenë e pranishme posaçërisht nga SHBA-ja, dhe atë për shumë arsye. Ndër to mund të veçohen dy më kryesoret. Arsyeja e parë është një pavarësi më e madhe prej qeverisë, respektivisht nga fakti se kjo formë stimulon më shumë iniciativa e lira. Thuajse në të gjitha vendet e pazhvilluara është një tendencë që qeveria të këtë ndikim më të theksuar në investime. Prandaj, nëse favorizohen më shumë IHD-të, nga fakti se ato tentojnë të mos jenë nën ombrellën ndikuese të qeverisë, do të kenë shkallë më të lartë të efikasitetit. Së dyti, ndihmat më tepër kanë të bëjnë me rastet postkonfliktuoze dhe i adresohen kryesisht nevojave emergjente, e jo atyre zhvillimore. Prandaj, duke u nisur nga këto dy arsye, por edhe nga arsye të tjera, kohëve të fundit ndihmat kanë shënuar tendencë të rënies, ndërsa IHD-të kanë shënuar një rritje eksponenciale.71 Për këtë arsye, shumica e shteteve që tentojnë të kenë sukses në zhvillimin ekonomik, si duket, duhet të orientohen në krijimin e politikave që stimulojnë tërheqjen e IHD-ve, e jo të kënaqen me donacione dhe të krijojnë varësi të pafund nga ndihmat.

Përkundër faktit se, nganjëherë, vendet në zhvillim, me posedimin e resurseve natyrore të lira dhe me bollëk, me fuqi të lirë punëtore, etj., proklamojnë 71 Stephen Kosack and Jennifer Tobin, Funding Self-Sustaining

Development: The Role of Aid, FDI and Government in Economic Success, Cambridge University Press, International Organization Foundation, Vol. 60. No. 1 (Winter, 2006), fq. 205-206.

69

Page 72: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

rëndësinë që kanë IHD-të për to, si duket, destinacioni i IHD-ve nuk janë këto vende. Hulumtimet e shumta vënë në pah se shumica e këtyre investimeve realizohet në vendet e zhvilluara. Madje, edhe në kudër të vendeve në zhvillim ekziston një diferencë shumë e madhe për sa i përket lëvizshmërisë së këtyre investimeve. Kështu, Argjentina, Brazili dhe Kina, presin më shumë se gjysmën e IHD-ve që lëvizin në drejtim të vendeve në zhvillim. Kohëve të fundit, Kina ka qenë në mënyrë të posaçme një destinacion i theksuar i këtyre investimeve. Në periudhën kohore 1980-1984, pjesëmarrja e Kinës në fluksin e IHD-ve në grupin e vendeve në zhvillim ka qenë 5.56% (respektivisht 0,7 miliard $, kundruall 12.6 miliardë $ sa ka qenë për vendet në zhvillim). Në vitin 2002, kjo pjesëmarrje është ngritur në 32.51% (apo ka arritur shifrën 52.7 miliardë $, derisa ky fluks për tërë grupin e vendeve në zhvillim ka qenë në lartësinë 162.1 miliardë $). Të shprehura në vlera absolute, vendet e tjera në zhvillim pranojnë shumë më pak investime. Mirëpo, edhe pse këto vlera janë shumë simbolike, kur merret parasysh aftësia investuese e tyre, respektivisht aftësia e krijimit të kapitalit vetanak, këto investime paraqesin vlerë të rëndësishme dhe atyre duhet t’i kushtohet respekt dhe kujdes i veçantë.72

Ka plot vende në botë, që deri para 3-4 dekadash kanë qenë vende të varfra, por që nëpërmjet IHD-ve kanë realizuar zhvillim të paparë ekonomik dhe tani janë në grupin e vendeve më të zhvilluara të botës. Për shembull, kur Irlanda është bërë pjesë e Bashkimit Evropian në vitin 1973, GDP-ja për kokë banori në këtë vend ka qenë rreth 1/2 e mesatares së GDP-së në BE, që në atë kohë ka pasur vetëm 6 shtete (Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Luksemburgu dhe Belgjika). Kështu, në vitin 1973, grupi i vendeve të BE-së, mesataren e GDP-së për kokë banori e kanë pasur në lartësinë 12,374.00 US$, ndërsa të njëjtin indikator

72 Andrew Sumner, po aty, fq. 271-272.

70

Page 73: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Irlanda e ka pasur në vlerën 6,867.00 US$.73 Mirëpo, tash është një nga vendet më të zhvilluara të botës dhe GDP-ja e saj është më e lartë se mesatarja në BE. Në vitin 2011, GDP-ja për kokë banori në Irlandë ka qenë në vlerën 39,500.00 $, derisa ky indikator, si mesatare për vendet e BE-së, ka qenë në vlerën 34,000.00 $.74 Prandaj, është me shumë rëndësi të analizohen ndryshimet që i kanë shkaktuar disa nga vendet në zhvillim, metoda dhe instrumente këto që mund të shërbejnë për vendet e tjera për të pasur sukses në tërheqjen e IHD-ve, apo për të mos përsëritur gabimet që ato i bënë.

Kështu, kur është fjala për Irlandën, që nga shpallja e pavarësisë së plotë të saj më 18 prill 1949, një nga sfidat kryesore të Irlandës ka qenë krijimi i pavarësisë ekonomike nga Britania e Madhe. Ekonomi, e cila ka qenë pothuajse tërësisht e lidhur me të dhe me varësi të plotë në plasimin e produkteve në këtë treg.75 Prandaj, i tërë angazhimi është dashur të bëhet në drejtim të ndryshimeve rrënjësore. Të ndryshojë e tërë struktura ekonomike. Të zhvillohen degë krejtësisht të reja, për t’iu përshtatur realitetit të ri dhe për të zhvilluar pavarësinë ekonomike.

Arritjet e IHD-ve, në këtë vend, për çudi nuk janë realizuar në segmentet ekonomike ku tradicionalisht kanë pasur përparësi krahasuese në prodhim. Mendohet se dy shkaqe kanë përcaktuar një rrjedhe të tillë. Së pari, degët tradicionale, si bujqësia, është menduar se nuk mund të mbajnë edhe më tej përparësi të krahasueshme prodhuese dhe tregtare. Prandaj, edhe për ndërmarrjet e huaja nuk ka pasur interes për të investuar në këtë sektor dhe në degët e

73 http://en.wikipedia.org/wiki/Statistics_relating_to_enlargement_of_the_European_Union#1973_enlargement. Qasur për herë të fundit më 27.06.2012.

74 https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/ei.html. Qasur për herë të fundit më 27.06.2012.

75 Frank Barry & John Bradley, po aty, fq. 1798.

71

Page 74: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

koncentruara rreth këtij sektori. Por, edhe qeveria irlandeze ka qenë shumë më e interesuar që të favorizohen degë të reja dhe që janë të orientuara nga eksporti. Një qasje e tillë stimuluese e orientuar nga eksporti ka ndikuar që, ndërmarrjet e huaja, derisa në vitet e ’50-ta kanë marrë pjesë me 0% të eksportit, në fund të shekullit të kaluar të arrijnë shifrën rreth 60% të eksportit të tërësishëm. Dhe, së dyti, u bë e qartë se investimet, që janë realizuar nëpërmjet IHD-ve, janë realizuar në sektorët që nuk janë varur në përparësitë krahasuese, respektivisht janë bërë investime në industrinë kimike, të metaleve dhe në teknologji, respektivisht në degët që kanë pasur normë të lartë të kthimit të investimeve. Kur të merret parasysh edhe çmimi i ulët i kostos së fuqisë punëtore, si dhe shkathtësitë e punëtorëve që në Irlandë janë llogaritur shumë të avancuara, këto elemente, në të vërtetë, në aspektin afatmesëm kanë dalë si përparësi krahasuese që nuk janë vërejtur në fillim. Vetëm në 4 degë prodhuese, që janë realizuar nëpërmjet IHD-ve, ka rezultuar se kanë punuar afër 70% e të punësuarve irlandezë. Pijet dhe duhani kanë punësuar 17%, tekstili 10%, industria kimike 25% dhe ajo elektrike 18%. Gjithashtu, degët e dominuara nga pronësia e të huajve kanë punësuar pjesën kryesore të fuqisë punëtore me kualifikim të lartë.76

Përveç zhvillimit të kornizës ligjore shumë të favorshme për IHD-të dhe përveç stimulimeve të shumta që u janë ofruar investitorëve të huaj, Irlanda ka marrë edhe një vendim strategjik. Ka vendosur të zhvillojë faktorin më të kërkuar dhe më të rëndësishëm për realizimin e investimeve. Kështu, sistemin e arsimit e ka përzgjedhur si prioritet të prioriteteve, duke rritur investimet në këtë sektor, e krejt kjo me qëllim të përgatitjes së kuadrove për nevoja të investitorëve të jashtëm.

Rasti i Filipineve u përmend më herët në këtë punim, kur u krahasua edhe me Korenë e Jugut dhe ku

76 Po aty, fq. 1798-1803.

72

Page 75: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

u vërejt se Koreja e Jugut ka qenë shumë më e suksesshme në zhvillim ekonomik. Por, edhe në Filipine, qeveria ka ofruar hapësirë mjaft fleksibile për investitorët e jashtëm. Qeveria e këtij vendi formoi Bordin për Investime (BOI), i cili, në periudhën kohore 1967 dhe 1971, kaloi disa ligje për të qartësuar situatën dhe për të trasuar rrugën për realizimin e IHD-ve. Parim i përgjithshëm ka qenë limiti i pronësisë së të huajve deri në 30%. Pjesëmarrja më e lartë eventuale është lejuar me leje të BOI. Mirëpo, ka pasur specifika të veçanta për raste të caktuara. Kështu, në disa fusha, ku prodhimi nuk ka ekzistuar apo ku ka qenë në fazën infantile, është lejuar që limiti i pronësisë nga të huajt të jetë edhe në lartësinë deri në 100%. Po ashtu, për fushat që nuk kanë qenë atraktive, ky limit ka qenë deri në 40%. Mirëpo, në disa sektorë, si sektori i bankave dhe i sigurimeve, lartësia e pronësisë së të huajve ka qenë nga 25-50%. Gjithashtu, shteti i Filipineve ka ofruar edhe garanci qeveritare. Kështu, për të gjitha IHD-të është ofruar garanci për mosnacionalizim shtetëror pa shpagim të plotë. Pastaj, është garantuar e drejta e riatdhesimit të fitimit dhe të kapitalit, si dhe lehtësira fiskale në eksport.77

Qeveria e Tailandës, nëpërmjet regullativave ligjore, që nga viti 1958 ka tentuar të jetë vendi i hapur për IHD-të. Lehtësira qeveritare janë ofruar për tërheqjen sa më të madhe të investitorëve të jashtëm. Këto lehtësira kanë përfshirë garancitë kundër shtetëzimit të pronave të tyre, çmime jo të kontrolluara, moskrijim të konkurrencës jolojale nga ndërmarrjet shtetërore, si dhe importe të përkohshme për përdorim të produkteve të caktuara. Gjithashtu, është zbatuar ndalesa për importin e produkteve konkurruese, si dhe janë dhënë lehtësira për eksport dhe për investime jashtë zonës së Bangkokut. Bordi i investimeve ka kompetenca të fuqishme në shumë fusha, duke përfshirë përkufizimin dhe përzgjedhjen e projekteve që mund të promovohen, përshkrimin e

77 Susan M. McMillan, po aty, fq. 44.

73

Page 76: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

kritereve për përzgjedhje të projekteve, si dhe përcaktimin e afateve kohore për lehtësira. Në këtë mënyrë, Bordi ka mundur të jetë shumë fleksibil, nga rasti në rast. Për ndërmarrjet me interes, ka mundur të zgjerojë listën e stimulimeve, vetëm për t’i sjellë në vend.78

Një vend tjetër që meriton analizë është India që, për sa i preket IHD-ve, ka zbatuar një politikë shumë interesante. Në parim nuk ka qenë assesi kundër këtyre llojeve të investimeve, por u ka lejuar investitorëve të jashtëm të ngrenë fabrika prodhuese shumë më të vogla, sesa që kanë pasur interes investitorët e huaj. Si të tilla, ato kanë qenë më pak efikase. Prandaj, nuk kanë mundur të jenë konkurruese në tregun botëror. Në këtë mënyrë, pjesët që janë prodhuar nga këto ndërmarrje të huaja, kanë qenë më të shtrenjta, prej 18% deri në tri herë, sesa ato të prodhuara jashtë vendit. Madje, kjo situatë ka qenë edhe më e disfavorshme për produktet që kanë pasur komponente vendëse në produktet finale, si përpunimi i metalit, produktet e ndryshme të industrisë kimike, etj. Teknika të ngjashme kundër IHD-ve janë përdorur edhe në vende të tjera. Kështu, në disa nga vendet e Amerikës Latine, të Azisë Juglindore dhe të Evropës Lindore, për repartet përpunuese që kanë tentuar të mbrohen nga IHD-të, të huajve nuk u është lejuar të ngrenë kapacitete të mëdha prodhuese. Në fund, ka rezultuar se kapacitet e ngritura në këto vende nga të huajt kanë qenë përgjysmë më të vogla sesa kapacitet që i kanë pasur në vendin amë. Ky kombinim i madhësive të përgjysmuara të kapaciteteve, mandej kërkesa për të plotësuar kriteret për komponente vendëse dhe mbrojtja e tregut, ka gjeneruar çmime 150% - 200% më të larta sesa çmimet që kanë mundur të gjenden në tregun e jashtëm.79

78 Po aty, fq. 4579 Theodore H. Moran, Laura Alfaro, Beata Smarzynska Javorcik, po aty,

fq. 4-5.

74

Page 77: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Kjo sjellje ka nxitur edhe reagimin e investitorëve të jashtëm, të cilët kanë hezituar ta bartin teknologjinë e avancuar. Janë frikësuar se mund të ndodhë rrjedhja e informatave dhe e sekreteve teknologjike te rivalët vendës, të cilët kanë mundur të krijohen shumë shpejt. Për shembull, në Kinë, në një periudhë të caktuar kohore, teknologjia që është përdorur nga ana e IHD-ve ka qenë rreth 10 vjet më e vjetër sesa në disa vende të tjera. Në disa raste, kjo teknikë ka qenë edhe më e vjetër se kaq. Strategjia e përdorur në Brazil, kur janë aplikuar politika restriktive importuese për kompjuterë, si dhe kur të jashtmit kanë pasur të drejtën e pronësisë deri në 30%, ka krijuar mundësinë që ndërmarrjet e huaja të shesin produkte të demoduara, modele të vjetra me performanca më të dobëta, si dhe me çmime dy deri në tri herë më të larta se ato që kanë mundur të gjenden në tregun botëror.80

Këto politika, që gjoja kanë pasur si qëllim mbrojtjen e ekonomisë vendëse, në të vërtetë kanë sjellë kundërefekte afatgjate. Vetëm mund të mendohet se çfarë disavantazhesh për ekonominë vendëse ka krijuar përdorimi i këtyre teknologjive të vjetra. Po ashtu, investitorët e huaj, duke pasur këtë komoditet mbrojtës, përveç që nuk kanë pasur nevojë të sjellin teknologjinë e avancuar, nuk kanë pasur nevojë edhe për organizimin e trajnimeve shtesë për punëtorë. Madje, edhe ato trajnime që janë organizuar, nënkuptohet se kanë qenë module të vjetra trajnuese, dedikuar përdorimit të teknologjisë së vjetër. Pra, edhe dija nuk është avancuar, sepse nuk ka pasur nevojë. Mund të paramendojmë se deri në çfarë vlere ka arritur dëmi i krijuar nga kjo tendencë kontrolluese.

Prandaj, analizat e ndryshme çmim-fitim tregojnë se IHD-të e realizuara në vendet që kanë përdorur metoda të ndryshme restriktive, kanë pasur efekte negative për ekonominë. Rasti qëndron krejt ndryshe në vendet që kanë pasur si cak eksportin dhe që nuk u

80 Theodore H. Moran, Laura Alfaro, Beata Smarzynska Javorcik, po aty, fq. 5- 6.

75

Page 78: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

kanë bërë shantazhe investitorëve të huaj. Nga fakti se, për të eksportuar, duhet të jesh konkurrues, ndërmarrjet e huaja kanë qenë të detyruara të përdorin teknologjinë më të avancuar dhe të organizojnë trajnime shtesë për punëtorë. Në këto raste, evidencat tregojnë se IHD-të kanë sjellë efekte pozitive në zhvillimin ekonomik. Hulumtime të shumta kanë rezultuar me faktet se, kur i kemi pasur të pranishme kërkesat obligative për komponente vendëse të produktit, apo edhe kur janë përdorur forma të tjera proteksioniste, ka pasur efekte negative. Një qasje e tillë ka sjellë krijimin e kapaciteteve joadekuate prodhuese dhe krijimin e reparteve të ndryshme joefikase.81

Indonezia është një nga vendet që e vlen të analizohet për atë se si i ka realizuar ajo ndryshimet thelbësore për të tërhequr IHD-të. Si një nga vendet më të mëdha me popullsi në botë, e katërta për nga numri, pastaj vend i varfër por mjaft i pasur me resurse natyrore, etj., duke përcjellë krizën e naftës në mesin e viteve të ‘80-ta të shekullit të kaluar, qeveria e këtij vendi filloi një politikë më aktive për tërheqjen e investitorëve të huaj. Për të realizuar një qëllim të tillë, në periudhën kohore 1986-1994, Indonezia bëri ndryshime të shumta në kornizën ligjore. Legjislacioni shkoi në drejtim të liberalizimit të tregut dhe të heqjes së barrierave për IHD-të. Gjithashtu, indonezianët filluan ngritjen e limitit të pronësisë së ndërmarrjeve nga të huajt. Në këtë drejtim, në vitin 1994, pothuajse eliminuan komplet kufizimin për të drejtën pronësore nga të huajt. Këto masa pozitive në favor të investitorëve të jashtëm u përcollën me një fluks të madh të ardhjeve të investimeve nga jashtë.82

Në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, sikurse në të gjitha vendet e tjera ish-socialiste, edhe në Kinë filluan ndryshime në sistemin politik. Duke u nisur nga fakti se në vendet e Bllokut Lindor ndodhën ndryshime

81 Po aty, fq. 9.82 Garrick Blalock, Daniel H. Simon, po aty, fq. 1099.

76

Page 79: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

radikale, të përcjella me protesta dhe me gjakderdhje, është pritur qe edhe në Kinë të vazhdojë ky trend dhe të ndodhë një rënie totale e komunizmit. Mirëpo, nuk ndodhi kështu. Kina zhvilloi dhe zbatoi gradualisht politikat e liberalizimit. Me arsyetimin se politikat e përnjëhershme liberalizuese duhet kufizuar në maksimum, për të zbutur kundërshtimin nga brenda, Kina filloi së pari të lejojë IHD-të në disa pjesë bregdetare. Pra, nuk lejoi investime pa kontroll dhe në të gjitha pjesët e vendit, por vetëm në disa rajone që është menduar se janë më të avancuara. IHD-të u lejuan në rajonet që ishin më të përgatitura dhe ku mendohej se mund të përfitohej më shumë: në ato vende nga ku efektet sekondare të transferit të teknologjisë do të mund të barteshin më lehtë në pjesët e tjera të ekonomisë. Këto zona u zgjeruan në mënyrë graduale dhe të vazhdueshme, duke lejuar që IHD-të të depërtojnë edhe në pjesët e tjera të Kinës. Ashtu si ngrihej aftësia absorbuese e efekteve pozitive të IHD-ve në rajone, hap pas hapi, u liberalizuan edhe rajonet e tjera për ardhjen e investimeve të huaja. Në vitin 1990, për nga madhësia e GDP-së në lartësinë 356,936,901,184 $, Kina renditej në vendin e 11-të në botë, pas SHBA-së, Britanisë së Madhe, Japonisë, Gjermanisë, Spanjës, Rusisë, Brazilit, Kanadasë, Francës dhe Italisë. Ndërsa, në vitin 2011, me GDP-në në lartësinë 5,926,612,009,750 $, ky vend u rangua i dyti, menjëherë pas SHBA-së. Pra, për periudhën kohore në kohëzgjatje 21 vjet, Kina e shtoi GDP-në për 16.6 herë.83

Duke u nisur nga parimi i zbatimit të liberalizimit në mënyrë graduale, autorët Desmet, Meza dhe Rojas, në hulumtimin e tyre prezantojnë tri arsye se pse kjo formë e transferit të teknologjisë mund të sjell më shumë efekte pozitive, sesa një liberalizim i përnjëhershëm, apo një “Big Bang”, si e quajnë ata. Ja pse. Së pari, sasia e dhënë e kapitalit mund të sjell përfitime maksimale nga transferi i teknologjisë, nëse 83 http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.MKTP.CD. Qasur për

herë të fundit më 27.06.2012.

77

Page 80: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ai realizohet në mënyrë graduale. Duke mësuar nga teknologjia që transferohet në fillim, mund të arrihen avancime për të përdorur teknologjinë gjithnjë e më të përparuar. Kështu, sipas autorëve Desmet, Meza e Rojas, nëse supozohet se 10 njësi/ndërmarrje importojnë në të njëjtën kohë teknologji, aftësia për të absorbuar në maksimum potencialin që ofron teknologjia do të jetë jo e kënaqshme. Vendi nuk është i përgatitur për një fluks të përnjëhershëm. Ndërsa, rasti më i mirë do të ishte sikur, në fazën e parë, 5 njësi/ndërmarrje të importonin teknologji, ndërsa në fazën e dytë – 5 të tjerat. Prej fazës së parë e deri në të dytën, vendi, respektivisht punëtorët, ngrenë kompetencat dhe shtojnë aftësinë absorbuese për përfitim nga teknologjia e importuar. Arsyeja e dytë është koeficienti i kthimit të kapitalit. Nëse, me rastin e importit të teknologjisë, efektet e IHD-ve janë më të mëdha, respektivisht nëse, siç u prezantua më lart, aftësia absorbuese është më madhe, nënkuptohet se fitimi do jetë më i madh. Kur fitimi është më i madh, edhe koeficienti i kthimit të kapitalit është më i lartë, për çka janë të interesuar të gjithë. Dhe, së treti, restrikcionet e përkohshme shkaktojnë garanci në realizimin e outputit optimal, respektivisht me inpute të caktuara realizohen outpute maksimale. Kështu, për periudhën 1970-2000, duke i krahasuar të dhënat e 90 vendeve të ndryshme të botës, ngritja e produktivitetit të përgjithshëm kishte normën 8%, nëse është shkuar me metodën e liberalizimit gradual, ndërsa vetëm 2.2% nëse është përdorur një liberalizim i përgjithshëm apo, si e quajnë autorët, “Big Bang”.84

Po ashtu, edhe hulumtimi i realizuar nga autorët Borenzstein, de Gregorio dhe Lee, ku për mostër morën 69 vende të ndryshme të botës, tregoi se aftësia absorbuese ishte e përkufizuar nga kapacitetet humane.85 Ndërsa, autorët Desmet, Meza dhe Rojas 84 Klaus Desmet, Felipe Meza, Juan A. Rojas, Foreign direct investment

and spillovers: gradualism may be better, Canadian Journal of Economics, Vol. 41, No. 3, Gusht 2008, fq. 927-929.

85 Karin Olofsdotter, po aty, fq. 535.

78

Page 81: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

shtojnë se një gjë e tillë përkufizohet edhe nga shkalla e hulumtimeve dhe zhvillimit që realizohet në vendin pritës të IHD-ve.86 Krejt kjo sjell konkluzionin se faktori kryesor për bartjen e efekteve pozitive të IHD-ve, si duket, është faktori njeri. Sistemi i arsimit, në këtë drejtim, si duket luan rol kryesor. Irlanda, duke i dhënë përparësi zhvillimit të sistemit të arsimit, është shembulli më i mirë i përzgjedhjes adekuate të prioriteteve shtetërore. Kjo, krahas asaj se sjell multiplikimin e efekteve pozitive të IHD-ve, garanton edhe zhvillimin e përshpejtuar ekonomik.

Disa vende, duke analizuar potencialin që kanë pasur në diasporë, kanë zhvilluar politika adekuate për t’i tërhequr investimet e tyre. Si vende që kanë pasur sukses mjaft të theksuar në këtë drejtim, mund të merren Sllovenia dhe Kroacia. Së pari, këto dy vende, nëpërmjet zhvillimit të politikave adekuate makroekonomike, kanë nxitur zhvillimin e shpirtit të ndërmarrësisë në vendet e veta. Kanë krijuar parakushte për të stimuluar zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla. Pastaj, pasi kanë krijuar një ambient të tillë të përshtatshëm, kanë nxitur diasporën që të investojë.87 Si duket, ka qenë një qasje jashtëzakonisht frytdhënëse, por edhe patriotike. Nëse kërkohen investitorë të huaj, përse ata të mos jenë bashkëkombës që jetojnë jashtë. Gjithashtu, përparësi tjetër është edhe fakti se kush nga të huajt e di dhe e kupton më mirë ambientin ekonomik dhe politik sesa diaspora. Ata edhe periudhën e adaptimit e kanë më të shpejtë, sikurse edhe nivelin e përgjegjësisë ndaj ambientit, që në parim do të duhej ta kishin më të lartë.

4.1.1. Lloji i politikave të përdorura kundruall investimeve të jashtme të

drejtpërdrejta

86 Klaus Desmet, Felipe Meza, Juan A. Rojas, po aty, fq. 930.87 Milford Bateman, po aty, fq. 228.

79

Page 82: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Realizimi i fitimit është arsye pse kompanitë multinacionale realizojnë investimin, ndryshe nuk do ta ndërmerrnin një hap të tillë. Në anën tjetër, vendet e ndryshme, posaçërisht ato në zhvillim, kanë nevojë për investime të jashtme. Kështu, në njërën anë, kemi kompanitë multinacionale që vrapojnë vetëm pas fitimit, duke mos çarë kokën rreth ndikimit në ambient dhe, në anën tjetër, kemi vendet pritëse, që kanë nevojë për këto ndërmarrje. Në këtë mes, për të gjetur mënyrat më të përshtatshme për të nxjerrë përfitime maksimale nga IHD-të, obligimi kryesor qëndron te qeveritë. Joseph Stiglitz, në librin e tij Making Globalization Work, pasi elaboron efektet negative që mund të krijojnë ndërmarrjet multinacionale, jep propozime se si do të kishin mundur të ndërmerreshin disa masa në mënyrë që investitorët të mos bezdisen shumë, por që, në anën tjetër, vendet në zhvillim do të mund të realizonin përfitime maksimale. Ai elaboron këto 5 dimensione, të cilave do të mund t’i kushtonin kujdes më të madh vendet e ndryshme:88

1. Përgjegjësia sociale e ndërmarrjeve;2. Kufizimi i fuqisë së korporatave;3. Përmirësimi i qeverisjes korporative;4. Ligje globale për ekonomi globale; dhe,5. Reduktimi i hapësirës për korrupsion.

1. Përgjegjësia sociale e ndërmarrjeve. Ndërmarrjet multinacionale proklamojnë në vazhdimësi se kanë përgjegjësi ndaj aksionarëve. Kështu, përderisa me aktivitetet e tyre e rrisin fitimin, ato janë të mira ndaj mbajtësve të aksioneve. Ndërsa, situata do jetë krejt ndryshe nëse nuk ka fitime. Në ato raste, krahas kritikave të shumta nga ana e aksionarëve, mund t’i nënshtrohen edhe padive të ndryshme gjyqësore. Gjithashtu, duhet pasur parasysh se ndërmarrjet multinacionale prezantojnë edhe imazhin e vendit prej nga vijnë. Veprimi i papërgjegjshëm i ndërmarrjes

88 Joseph Stiglitz, po aty, fq. 198-210.

80

Page 83: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

multinacionale në vendin pritës të IHD-ve, mund të krijojë ndjenja të urrejtjes jo vetëm ndaj ndërmarrjes, por edhe ndaj vendit prej nga vjen ajo. Prandaj, përveç përgjegjësive ndaj aksionarëve, ndërmarrjet e tilla kanë edhe përgjegjësi ndaj vendit prej nga vijnë. Ato, duke punuar së bashku me punëtorët në vendin pritës, krijojnë raporte të respektit të ndërsjellë. Duhet të theksohet përgjegjësia sociale për të investuar në edukim/trajnime, të cilat, krahas që sjellin rritjen e produktivitetit, respektivisht të fitimit, bëjnë që punëtorët të ndihen më të respektuar. Kështu krijohet ndjena e përkujdesjes, duke sjellë edhe rritjen e moralit në punë dhe të përmirësimit të imazhit të vendit prej nga vijnë ato ndërmarrje. Në këtë mënyrë realizohet përfitim i ndërsjellë.U përmend edhe më lart se ka raste kur, për shkak të mosmarrjes së masave preventive të sigurisë në punë, gjëra që në aspektin financiar kushtojnë për ndërmarrjet, si dhe të paraqitjes së formave të ndryshme të korrupsionit, ndërmarrjet multinacionale e rrisin fitimin e tyre. Por, pas një periudhe të caktuar, sjelljet e tilla reflektojnë efekte negative kthyese, si për kompaninë ashtu dhe për reputacionin e vendit nga vijnë ato. Madje, kjo pakënaqësi mund të rritet edhe më shumë, deri në revolta të përgjithshme të punëtorëve, nëse ndodhin fatkeqësi që rezultojnë pikërisht nga kursimet, respektivisht nga parregullsitë e tilla. Duke pasur parasysh se dëmet që mund të shkaktohen nganjëherë janë afatgjate, ka raste kur kompanitë edhe angazhojnë firma lokale për ngritjen e imazhit të tyre. Pra, kohëve të fundit, një gjë e tillë ka marrë përmasa më të mëdha. Në këtë drejtim, mediet mund të marrin primatin dhe të shndërrohen në faktorë, si për sensibilizimin e opinionit për efektet negative që shkaktojnë ndërmarrjet multinacionale, po ashtu edhe për të bërë trysni mbi ndërmarrjet multinacionale që t’i kushtojnë më shumë kujdes elementit social.2. Kufizimi i fuqisë së korporatave. Kjo është një masë tjetër, të cilës duhet t’i kushtohet kujdes. Në këtë

81

Page 84: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

drejtim, duhet zhvilluar politika të atilla që, në njërën anë, nuk krijojnë aversion te investitorët, ndërsa, në anën tjetër, eliminojnë rastet e situatave të krijimit të monopoleve. Motivi kryesor për IHD-të është fitimi dhe rruga për të realizuar fitime sa më të mëdha. Kjo u tha disa herë deri më tash, por kjo bëhet me përdorimin e të gjitha metodave dhe të mjeteve të mundshme në kufijtë e legjislacionit të dhënë. Në këtë drejtim, një nga metodat që përdorin ndërmarrjet e fuqishme, është edhe metoda e eliminimit të kundërshtarëve, posaçërisht eliminimi i kundërshtarëve lokalë. Në këtë drejtim, strategji e mirëseardhur është eliminimi i konkurruesve, duke blerë konkurruesit. Në shikim të parë, një veprim i tillë duket si investim i shtrenjtë dhe i cili u kushton ndërmarrjeve të jashtme. Në të shumtën e rasteve, blerjet e tilla janë me çmim më të lartë sesa çmimi i tregut. Mirëpo, posa të eliminohen kunkurruesit, ndërmarrja multinacionale fillon të ndërrojë politikën e çmimeve. Fillon të ngrejë çmimet sipas dëshirës së vet, duke u shndërruar në monopoliste dhe duke vepruar si monopol. Një metodë e tillë, jo vetëm që e kthen investimin e realizuar për blerjet e ndërmarrjeve lokale, por krijon edhe ambient për përfitime afatgjata monopoliste. Targën kryesore të gjithë kësaj loje e paguajnë qytetarët e vendit nikoqir, të cilët ballafaqohen si me humbje të vendeve të punës, ashtu edhe me prani në treg të çmimeve monopoliste. Prandaj, duhet eliminuar situatat e tilla të tendencave monopoliste. Madje, është shumë më lehtë të ndërmerren politika të tilla që në fillim, sesa më vonë, kur këto ndërmarrje monopoliste bëhen të fuqishme sa që fillojnë ta kontrollojnë edhe jetën politike. Në rastet kur ato lidhen me politikën, është e pamundur të intervenohet në periudha afatshkurtra. Eliminimi i monopoleve nuk mund të bëhet pa ndërrime të thella të strukturave të hierarkisë politike. Në disa raste, kemi të bëjmë me kartele të forta të ekonomisë botërore. Në një rast të tillë, edhe shtetet janë të vogla dhe të pafuqishme kundër këtyre monopoleve dhe veprimet për të zvogëluar forcën e tyre mund të

82

Page 85: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ndërmerren vetëm nga shtet e fuqishme, si SHBA-ja. Mirëpo, edhe nëse intervenimet vijnë nga këto shtete të forta, veprimet ndërmerren për të forcuar kompaninë vendëse kundruall konkurrencës monopoliste botërore. Një rast i tillë ka qenë ai i forcimit të kartelit të aluminit në SHBA. Në periudhën e presidentit Xhorxh W. Bush (president i SHBA-së, 1988-1992), kompania më e madhe e prodhimit të aluminit Alcoa ftoi për krijimin e një karteli stabilizues të aluminit për t’u mbrojtur nga konkurrenca që u quajt “destruktive”, e ardhur nga Rusia. Më vonë, përkundër kundërshtimeve të forta të Këshillit të Këshillëdhënësve Ekonomikë dhe të Departamentit të Drejtësisë, administrata e presidenti Clinton vendosi të mbështesë një iniciativë të tillë. Kartela të ngjashme, që kanë krijuar monopol tregtar, ka shumë. Për vendet e vogla, ngelet vetëm të jenë monitoruese, sepse as nuk kanë forcë dhe as nuk kanë mundësi të ndërmarrin diçka. Mesazhi i vetëm do të ishte që ato të lidhen më të fortit dhe të përfitojnë nëpërmjet tyre.3. Përmirësimi i qeverisjes korporative. Kjo do të ishte masë tjetër reformuese që ndikon në zvogëlimin e efekteve anësore negative të ndërmarrjeve multinacionale. Ligjet e ndryshme për përgjegjësinë e kufizuar u dhanë mundësi edhe më të madhe këtyre ndërmarrjeve për të vepruar pa frikë nga përgjegjësia absolute. Ndërmarrjet e mëdha mund të angazhojnë avokatët më të mirë, t’i shikojnë të gjitha zbrazësitë ligjore, çdo vrimë të mundshme, për të mos rënë ndesh me ligjin. Ndërsa, në anën tjetër, ndërmarrjet e mëdha do të vazhdojnë shfrytëzimin e resurseve pa kurrfarë mëshire dhe pa kurrfarë kujdesi. Madje, në raste të caktuara, edhe kur ndërmarrjet multinacionale shpallen fajtore, çështja që hapet është se si t’i bëjmë ato që ta paguajnë dëmshpërblimin. Pra, a kemi instrumente/forcë për t’i detyruar ato të paguajnë dëmin. Shpesh asetet/pasuria e këtyre ndërmarrjeve është më e vogël sesa vlera e dëmit të bërë. Një gjë e tillë është e theksuar edhe më shumë te vendet e vogla. Mënyra e vetme për to është bashkëpunimi më i

83

Page 86: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ngushtë me institucionet ndërkombëtare, posaçërisht në segmentin legal. Në rastet e tilla, kur në vendin pritës asetet nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve, institucionet ndërkombëtare mund të ndërmarrin vendime që ta mbulojnë dëmin edhe nga vlera e aseteve që ka ndërmarrja multinacionale në vendin amë.4. Ligjet globale për ekonomi globale. Si duket, është variant i vetëm që përftimet të arrijnë maksimumin. Një situatë e tillë më së shumti i shkon për shtati vendeve të vogla. Vetëm në raste të tilla mund të dëgjohet zëri i tyre. Por, sërish shtrohet pyetja: a do të pranojnë vendet e fuqishme që të ngrihet ndikimi i vendeve të vogla? Përse të veprojnë në atë mënyrë, respektivisht përse t’i faktorizojnë edhe vendet e vogla? Objektivi i vendeve të fuqishme është që me çdo mjet të mbrojnë ndërmarrjet e tyre. Nëse bëhen pjesë e legjislacionit botëror, atëherë këto vende të fuqishme bëhen pjesë e një kontrolli botëror dhe, në këtë mënyrë, kufizojnë fushën vepruese të ndërmarrjeve të tyre që të realizojnë fitime maksimale. E, siç u prezantua, shpesh realizmi i fitimit maksimal kërkon eliminimin e përgjegjësive sociale. Prandaj, nëse shtetet e fuqishme bëhen pjesë e kësaj politike botërore, del se po dënojnë ndërmarrjet e veta. Si duket, ka pak gjasa që një gjë e tillë të ndodhë në një të ardhme të afërt.5. Reduktimi i hapësirës për korrupsion. Kjo, sipas Stiglitz-it, është një masë tjetër reformuese. Flitet jashtëzakonisht shumë për eliminimin e korrupsionit, por korrupsioni ekziston në të gjitha vendet e botës, veçse me performansa të ndryshme. Edhe periudha e jetës në Kosovën e pasluftës na jep një pamje mjaft që qartë se si lind dhe si zhvillohet kjo dukuri negative në shoqëri. Sipas të gjitha gjasave, janë pikërisht ndërkombëtarët dhe ata që janë të thirrur për luftimin e korrupsionit që vetë i avancojnë këto metoda. Mandej, ata i ndajnë këto eksperienca me të tjerët, respektivisht na mësojnë me metoda më të sofistikuara të korrupsionit. Madje, korrupsioni, si i tillë, ka

84

Page 87: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ekzistuar edhe më parë dhe sigurisht ka qenë më i avancuar në vendet prej nga vijnë IHD-të. Në këtë drejtim, si duket, ashtu sikurse realizojnë transferin e kapitalit, ngritjen e punësimit dhe efektet e tjera pozitive, IHD-të shkaktojnë edhe transferin e metodave të sofistikuara të korrupsionit, raste të cilat edhe janë përmendur gjatë këtij punimi.

Këto janë vetëm disa nga çështjet e përgjithshme se si duhet të ruhemi prej disa efekteve negative që mund t’i shkaktojnë IHD-të dhe të cilave duhet t’i kushtojnë kujdes qeveritë pritëse. Është detyrë dhe obligim i qeverive të krijojnë ambient të përshtatshëm që të nxirret maksimumi prej IHD-ve. Në vazhdim do të shohim se si kanë vepruar disa vende në këtë drejtim.

Republika Çeke, në vitin 1992, ka themeluar një zyrë të vogël të marketingut të quajtur Czechinvest (The Investment and Business Development Agency), që si detyrë kishte të këshillonte dhe të udhëzonte investitorët e jashtëm për investime në Republikën Çeke, me theks të posaçëm në tërheqjen e investitorëve të huaj që të realizojnë investime krejtësisht të reja (në anglisht Greenfield Investment), me përparësi në tre sektorë: në industrinë e automobilave, në industrinë elektrike dhe në industrinë e produkteve të inxhinierisë precize (softwear dhe produkte të tjera të mikroelektronikës). Kjo zyrë e vogël e marketingut, nga Agjencia e Promovimit të Investimeve (API) të Evropës (European Invetment Promotion Agency – IPA) është përzgjedhur si API më e mirë në Evropë për vitet 2000 dhe 2001. Në dhjetor të vitit 2001, Toyota Motor Company dhe PSA Peugeot Citroen, shpallën vendimin për investimin më të madh në Evropën Qendrore në vlerë 1.5 miliard euro. Në garën për të fituar këtë projekt të madh ishin edhe Franca, Gjermania, Spanja, Hungaria dhe Polonia. Mirëpo, promovimi i bërë nga Czechinvest kontribuoi që ky investim të realizohet në Republikën Çeke.89 89 Competing for FDI, Inside the operations of four national investment

promotion agencies, A MIGA-FIAS research project, Multilateral Investment Guarantee Agency, 2005, fq. 11, 15.

85

Page 88: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Që nga fillimi i funksionimit, Czechinvest, si detyrë parësore ia kishte caktuar vetes krijimin e infrastrukturës së përshtatshme për të zhvilluar ofertën për investitorët e jashtëm. Pra, jo të presë të lind kërkesë nga ana e IHD-ve, por kjo t’ju qaset vetë me ofertë. Të zhvillojë kornizën ligjore të mbështetjes së IHD-ve, si dhe një bazë financiare për programet e veta. Kështu, dalëngadalë u shndërrua shumë më tepër në një fondacion për mbështetjen e IHD-ve, posaçërisht për tërheqjen e investimeve krejtësisht të reja, sesa të jetë një zyrë e thjeshtë marketingu.

Në vitin 1993, Ministria e Industrisë dhe e Tregtisë e Republikës Çeke emëroi Jan Havelka-n drejtor ekzekutiv të Czechinvest. Kishte një eksperiencë paraprake si menaxher në Zyrën Investuese të Kuvajtit (Kuwait Investment Office), si dhe kishte punuar si këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme të Çekisë. Ai kishte një rrjet shumë të mirë të komunikimit dhe të ndikimit në strukturën politike të nivelit më të lartë të shtetit të Çekisë dhe, si duket, ishte personi adekuat për një pozitë të tillë, respektivisht ishte përzgjedhje shumë e qëlluar. Kjo është edhe një dëshmi më shumë se, për të realizuar suksese në tërheqjen e investimeve, mbështetja politike duhet të jetë në rend të parë dhe, bazuar në këtë mbështetje, mund të funksionojnë edhe API-të. Prandaj, si person i duhur në vendin e duhur, i pajisur edhe me njohuri të mira menaxheriale të karakterit ndërkombëtar, si dhe me lidhjet e mira politike që kishte, Havelka ndikoi që edhe suksesi të mos mungojë. Kështu, në periudhën 10-vjeçare nga themelimi i Czechinvest-it, IHD-të u shtuan më shumë se 8,5 herë, respektivisht nga 0.9 miliard, në vitin 1992, në 8,44 miliardë, në vitin 2002. Për të realizuar një sukses të tillë, u ndërmorën këto masa adekuate:90

U formua Këshilli Drejtues gjithëpërfshirës. Njëmbëdhjetë anëtarët e zgjedhur të Këshillit mbulonin në mënyrë të kënaqshme nevojën për mbështetje të

90 Competing for FDI, po aty, fq. 13, 15.

86

Page 89: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

spektrit të gjerë politik dhe garantonin një ndërlidhje të mirë të sektorit publik me atë privat;

U bë mobilizimi i mbështetjes nga BE-ja. Czechinvest-it në fillim iu ndanë pak fonde nga Ministria e Industrisë dhe e Tregtisë, por këto fonde ishin shumë vogla për misionin që kishin marrë të zbatonin. Kështu, gjenerimi i fondeve ishte detyrë tjetër që duhej realizuar. Orientimi në këtë drejtim ishte BE-ja, si cak final për të qenë pjesë e këtij integrimi ekonomik. Prandaj, nëpërmjet programeve të ndryshme, si PHERE, etj., u siguruan fonde të mjaftueshme që në disa raste mbulonin edhe një pjesë të shpenzimeve operacionale, të pagave dhe të ekspertëve/këshilltarëve të jashtëm. Madje, raportet jashtëzakonisht të mira të Czechinvest-it me BE-në, krijuan përparësi krahasuese për Republikën Çeke në krahasim me vendet e tjera kandidate për BE, dhe që u anëtarësuan në BE më 2004;

U bë ruajtja e pavarësisë dhe e kontrollit të fondeve. Czechinvest zhvilloi instrumentet dhe mekanizmat që krijuan pavarësinë dhe eliminuan ndërhyrjet që mund të shkaktoheshin nga politika ditore;

Czechinvest udhëhoqi themelimin e Shoqatës së Investitorëve të Huaj (Association of Foreign Investors – AFI), që funksionoi si përfaqësuese zyrtare i investitorëve para qeverisë, si dhe si kanal shumë i besueshëm për marrjen e opinioneve dhe të reagimeve të investitorëve; dhe,

Për të qenë në shërbim të investitorëve, Czechinvest zhvilloi metoda të funksionimit sikur biznesi privat: fleksibil në ofrimin e shërbimeve, qasje e orientuar në kërkesat e investitorëve dhe përshtatje ndaj këtyre kërkesave, diçka që nuk është aq shumë e theksuar te organizmat qeveritarë.

87

Page 90: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Prandaj, duke u bazuar në funksionimin e suksesshëm të Czechinvest-it, Republika e Çekisë zhvilloi edhe ofertën për IHD:91

Zgjerimi i spektrit të shërbimeve: Zyrat për investitorët e huaj. Për të qenë më afër

investitorëve të huaj, Czechinvest hapi zyrat jashtë vendit. Këto zyra, në të shumtën e rasteve, funksiononin krahas shërbimeve diplomatike/ambasadave.

Zhvillimi i lidhjeve rajonale. Për të krijuar klimë të përshtatshme për alokimin e IHD-ve në aspektin rajonal, u krijua rrjeti rajonal për ofrimin e informatave përkitazi me përparësitë dhe me klimën investuese në rajonet e ndryshme jashtë kryeqytetit.

91 Po aty, fq. 15, 19.

88

Page 91: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Zhvillimi i lehtësirave të tjera: Lehtësitë investuese. Për të zhvilluar pakon e

lehtësirave investuese, Czechinvest punoi së bashku me Intel-in (siç është shpjeguar rasti i Intel-it dhe Kosta-Rikës, ky gjigant botëror prodhues ka eksperiencë në zhvillimin/draftimin e lehtësirave që ndikojnë në tërheqjen e IHD-ve) dhe me organizmat e tjerë relevantë shtetërorë, dhe u punua lista e lehtësirave që ofrohen për IHD-të që vijnë në Republikën Çeke. Në këtë mënyrë, për dy vjet, shënuan rekorde në nivel botëror për projekte të IHD-ve. Në periudhën 1998-2000, derisa në Evropë IHD-të u shtuan me një normë 20%, në Republikën Çeke kjo rritje ishte 400%.

Zhvillimi i pronësisë industriale. Czechinvest zhvilloi zonat industriale dhe, së bashku me qeveritë lokale, zhvilloi masat dhe instrumentet për tërheqjen e investitorëve në këto zona.

Programi për zhvillimin e ofertës. Duke u bazuar në reagimet që investitorëve të huaj, Czechinvest stimuloi zhvillimin e ofertuesve lokalë. Në të vërtetë, mundësia që ofertuesit lokalë t’i plotësojnë kërkesat e investitorëve të huaj, u rendit si kriteri i dytë për investim, pas fuqisë punëtore kompetente. Prandaj, u ndërmorën masa dhe u zhvilluan programe konkrete për mbështetje të ofertuesve të vendit, që do të kënaqin kërkesën për produkte/gjysmëprodukte me standarde të larta, ashtu si i kërkojnë ndërmarrjet multinacionale.

Uganda:92 Në vitin 1960, politika qeveritare e Ugandës ishte e orientuar në zhvillimin industrial. Në këtë drejtim dhe nëpërmjet Aktit Industrial të vitit 1963 (Uganda Industrial Act 1963) janë promovuar investimet e brendshme dhe të jashtme. Akti i promovimit të investimeve të jashtme, i vitit 1964 (Foreign Investment Promotion Act 1964), ka ofruar

92 Po aty, fq. 49-70.

89

Page 92: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

bazë ligjore dhe garanci për investitorët e jashtëm kundër shkrirjeve të detyrueshme nga ana e shtetit, si dhe ka garantuar riatdhesimin e kapitalit, të interesit dhe të dividendës.

Mirëpo, për shkak të jostabilitetit politik, periudha nga viti 1970 e deri në vitin 1990 nuk ka qenë edhe aq e suksesshme. Si rezultat, nuk ka pasur lëvizje të theksuar të IHD-ve në këtë vend. Për të përmirësuar këtë imazh jo të mirë, në vitin 1990, Qeveria e Ugandës miratoi një plan proaktiv për krijimin e klimës së favorshme për të tërhequr IHD-të. Për të realizuar një pikësynim të tillë, në vitin 1991 themelohet Autoriteti Investues i Ugandës (Uganda Investment Authority – UIA), që kishte mision promovimin e investimeve të sektorit privat dhe i cili shërbeu edhe si model i një agjencie të suksesshme në Afrikë. UIA mori si mision të krijojë një qasje krejtësisht të re ndaj investitorëve të huaj, duke zhvilluar një strategji gjithëpërfshirëse për të tërhequr IHD-të.

Përkundër resurseve të limituara që posedonte UAI, si në financa ashtu edhe në resurse humane, në vitin 2000 u shpall Agjencia më e mirë për Afrikë dhe për Lindje të Mesme për Promovimin e Investimeve (Investment Promotional Agency – IPA). Shkaktare e një suksesi të tillë ishte puna si ndërmjetësuese në sensibilizimin e investimeve dhe të bashkëpunimit publiko-privat, si dhe në ofrimin e informatave të nevojshme dhe të shërbimeve të tjera për IHD-të. Në një periudhë 12 vjeçe nga themelimi i saj, UIA arriti të licencojë më shumë se 2.000 projekte të ndryshme investuese, të cilat tërhoqën me vete edhe hapjen e rreth 200.000 vendeve të punës. Në të njëjtën kohë, IHD-të u shtuan në mënyrë rapide. Nga rreth 28 milionë $ investime të huaja në vitin 1990, kjo shifër arriti vlerën 228 milionë $ në vitin 2001.

Sikurse edhe në rastin e Czechinvest-it, drejtori ekzekutiv u përzgjodh me eksperiencë në biznes. Fondet për funksionimin e UIA-s u siguruan nga dy burime: nga Qeveria e Ugandës si dhe nga komuniteti

90

Page 93: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ndërkombëtar nëpërmjet donacioneve. Madje, në fillim të funksionimit, rreth 90% e fondeve për funksionimin e Agjencisë vinin nga donatorët e jashtëm dhe vetëm rreth 10% agjencia financohej nga Qeveria e Ugandës.

Duke u nisur nga parimi se detyrat e UIA-s janë krijimi i kushteve të përshtatshme për tërheqjen e investitorëve të huaj, secili nga të punësuarit në agjenci, krahas një të kaluare të suksesshme në biznes, mori edhe trajnime shtesë dhe luajti rolin e promotorit. Për nevoja të caktuara, UIA angazhonte specialistë të fushave adekuate nga ministritë. Në këtë mënyrë, krahas që siguronin mbështetje profesioniste, realizonin edhe mbështetjen politike. Në këtë drejtim, UIA zhvilloi një strategji të përgjithshme, që përfshinte:

Zbatimi i disa aktiviteteve: U përzgjodhën sektorët me prioritete të larta, si

zonat rajonale për investime potenciale të caktuara, si dhe u piketuan investitorët potencialë. Për sektorë dhe për degë të caktuara u zhvilluan dhe u shtypën broshura dhe material tjetër promovues specifik.

U krijua baza e të dhënave dhe ofrimi i shërbimeve të nevojshme sipas kërkesës së investitorëve. Kështu, mbështetja për investitorë ofrohej jo vetëm me rastin e investimit fillestar, por ofrohej edhe një përkujdesje e vazhdueshme në fazat e mëvonshme të veprimit.

Forcimi i rrjetit për mbështetje të IHD-ve: Krijimi i aleancave të sektorit privat. Në mënyrë

që të stimuloheshin investimet, duhej të merreshin sa më shumë informata nga biznesi privat. Në këtë mënyrë, agjencitë e sektorit privat, respektivisht Asociacioni i Prodhuesve të Ugandës (Uganda Manufacturers Association) dhe Oda Kombëtare për Tregti dhe Industri e Ugandës (Uganda National Chamber of Commerce and Industry), u përfaqësuan në UIA. Një lëvizje e tillë taktike krijoi hapësirë që

91

Page 94: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

edhe UIA gjithashtu të përfaqësohej në numër të madh të bordeve të ndryshme të spektrit privat të biznesit.

Investitorët lokalë. Edhe pse objektiv kryesor i UIA-s ishte tërheqja e IHD-ve, nuk është lënë anash as mbështetja për investitorët lokalë që ata t’i rrisin investimet. Nëpërmjet mbështetjes financiare dhe programeve të ndryshme, krijoheshin parakushtet për zhvillimin e ofertës lokale. Këta ofertues lokalë, më vonë, u shndërruan në forcë të rëndësishme ekonomike për tërheqjen e IHD-ve nëpërmjet metodës së investimeve të përbashkëta.

Rrjeti rajonal. Sikurse në rastin e mëparshëm, e me qëllim të ofrimit të informatave të përgjithshme jo vetëm për kryeqytetin, por edhe për pjesët e tjera të vendit, u formuan qendrat rajonale të informimit. Nëpërmjet këtyre qendrave rajonale ofroheshin shërbime dhe përkujdesje për të gjithë investitorët që merrnin vendim të investojnë jashtë kryeqytetit. Se çfarë rëndësie iu kushtua zhvillimit të këtyre qendrave rajonale, tregon fakti se UIA bëri trajnimin e zyrtarëve për hapjen e 56 qendrave të ndryshme rajonale.

Tunizia:93 Si një vend gjeografikisht shumë afër tregut të madh të BE-së, interesi për IHD-të ka filluar që nga viti 1970. Prioritetet për sektorët e ndryshëm kanë ndryshuar me kohën, duke shkuar në drejtim të promovimit të sektorëve përpunues industrialë, posaçërisht të komponenteve të industrisë elektrike, investime këto të realizuara kryesisht nga Franca dhe nga Gjermania. Periudha ndërmjet viteve 1980-1998 shënon një rënie të IHD-ve, që pasohet me një periudhë më liberale dhe më të suksesshme. Përparim i theksuar u realizua në vitin 1995, kur Tunizia nënshkroi Marrëveshje Asociimi (Association Agreement) me BE-në. Njëkohësisht, kjo ishte marrëveshja e parë e llojit të tillë nga vendet e Mesdheut. Deri në vitin 2010, marrëveshja parashihte të krijoheshin lehtësira tregtare me BE-në për 93 Po aty, fq. 77-98.

92

Page 95: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

produktet industriale. Për të realizuar këtë objektiv, duhej të krijoheshin kushtet e përshtatshme për tërheqjen e IHD-ve. Në këtë drejtim, duhej të ndërrohej edhe destinacioni i investimeve. Investimet nga sektori energjetik, që ishin të pranishme më parë, duhej të orientoheshin në sektorët e industrisë përpunuese, të cilat ishin përzgjedhur si parësore për vendin. Për këtë arsye, në po të njëjtin vit, themelohet Agjencia për promovimin e investimeve të jashtme të Tunizisë (Tunisia’s Foreign Invstment Promotion Agency – FIPA). Nga themelimi e deri më 2002, për periudhën 7-vjeçare, realizohen 1.410 projekte investuese. Nga këto investime u krijuan më shumë se 90.000 vende të reja të punës. Ndërsa, në vlera absolute, lartësia e investimeve arriti shifrën 2.4 miliardë US$.

Historiku i promovimit të investimeveEksperiencat e para në këtë drejtim filluan në vitin

1972, kur Parlamenti i Tunizisë miratoi ligjin e parë kombëtar për promovimin e investimeve, që njihet si Kodi i investimeve industriale (Industrial Investment Code), nëpërmjet të të cilit u themelua Agjencia për promovimin e investimeve (Investment Promotion Agency – API), e cila funksiononte në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. Ky kod u revidua në vitin 1987, duke ofruar lehtësi specifike varësisht nga ajo se cili ishte destinacioni i produkteve që prodhonin ndërmarrjet. Në këtë drejtim, lehtësirat ishin krejtësisht të tjera për ndërmarrjet e orientuara vetëm për eksport, në krahasim me ato të orientuara për tregun e vendit. Në vitin 1995 u themelua Agjencia për promovimin e investimeve të jashtme (Foreign Investment Promotion Agency – FIPA), që funksiononte në kuadër të Ministrisë së Investimeve, ministri kjo që më vonë u riemërua në Ministri për Zhvillim Ekonomik.

Nëpërmjet Marrëveshjes së Asociimit me BE-në, të strategjisë së krijuar nga FIPA dhe lehtësirave që

93

Page 96: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ofroheshin për investitorët e jashtëm, Tunizia krijoi përparësi krahasuese për IHD-të kundruall vendeve të tjera përreth. Lehtësira të theksuara kishte posaçërisht për produktet përpunuese të dedikuara për eksport në BE. Agjencia së pari identifikoi degët më atraktive për investitorët dhe mandej zhvilloi politika që këto degë të servohen si më atraktive për IHD-të. Në një formë, FIPA u shndërrua nga një agjenci të përgjithshme për promovimin e investimeve të huaja, në mënyrë specifike duke promovuar degët më atraktive.

Bazuar në përparësitë krahasuese të vendit, FIPA, pasi përzgjodhi degët me prioritet, i zhvilloi planet vepruese për realizimin e këtyre objektivave. Për këtë, ajo zhvilloi edhe buxhetin e nevojshëm dhe u ndanë mjete adekuate.

Nga këto degë me prioritet, FIPA më tutje elaboroi produktet që mund të jenë objektiv për investitorët e huaj, duke promovuar koston më të lirë prodhuese në Tunizi se në vendet e tjera. Në vitin 2002 u përzgjodhën 11 produkte me përparësi krahasuese nga industria e automobilave, veshmbathjes, plastikës dhe komponenteve elektrike. Në fazën e dytë, kjo listë u zgjerua edhe për 30 produkte të tjera.

Zhvillimi i mekanizmave të ofrimit të shërbimeve tjera

Nëpërmjet qasjes së ofrimit të shërbimeve sa më të mira për IHD-të, si dhe të zhvillimit të aktiviteteve që shkojnë në favor të plotësimit të kërkesave të investitorëve, dhe me një prani më të madhe në media, FIPA arriti të ngrejë reputacionin për IHD-të në Tunizi.

Për të ofruar shërbimin sa më të mirë për investitorët e huaj, FIPA zhvilloi një strategji të ofrimit të shërbimeve për secilin klient veç e veç. Kështu, për secilin investitor potencialë, ajo caktoi personin konkret përgjegjës për ofrimin e shërbimeve. Ky zyrtar kishte obligim të krijonte ndërlidhjen në relacionin investitori – FIPA – organizmat e tjerë qeveritarë, sipas

94

Page 97: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

nevojës. Kështu, nëse investitori haste në ndonjë problem, ndërmarrja menjëherë i drejtohej personit kontaktues në FIPA. Mandej, pa marrë parasysh se në cilin segment administrativ kishte problem, zgjidhja e tij procedohej nga ky person kontaktues. Ai ka pasur për detyrë të zgjidhë problemin e investitorit. Një qasje e tillë ka ofruar një siguri dhe një afri më të madhe për investitorët e huaj. Për të huajt është hequr si barrë marrja me procedura administrative burokratike. Kjo sigurisht që ka kontribuar në uljen e çmimit të kostos për këta investitorë, por edhe në ngritjen e IHD-ve.

Me angazhimin e FIPA-s për promovimin e Tunizisë si vend me përparësi investimi, u hapën edhe zyrat promovuese në disa nga shtetet e BE-së dhe në SHBA. Krejt kjo strategji ishte e orientuar për të qenë më afër investitorëve të huaj potencialë në rast të kërkimit të shërbimeve.

Me qëllim të rritjes së kredibilitetit si institucion, FIPA i hyri procedurës së certifikimit për standardet ISO 9001. Po ashtu, u ndërmor edhe masa tjetër e hapjes së ueb-faqes ku ofroheshin informata për investimet në Tunizi. Këto informata publikoheshin në gjuhën frënge, gjermane dhe italiane. Kështu, nëse investitori ishte i interesuar për kushtet investive në Tunizi, ai, për shembull, gjente në ueb-faqe informatat për pagat mesatare të vendit. Mandej, për punë të njëjtë, ishte në gjendje të bënte krahasimin me pagat e vendeve të tjera. Të njëjtën gjë mund ta bënte edhe për faktorët e tjerë prodhues dhe të arrinte të kalkulonte çmimin prodhues në Tunizi, krahasuar me vendet e tjera.

El Salvadori:94 Për të tërhequr IHD-të, ky vend është mbështetur tradicionalisht në krijimin e zonave të lira tregtare. Zona e tillë e parë është hapur në El Salvador më 1974 dhe ajo ka pasur administrim publik. Në vitin 1986 u miratua ligji ri që i jepte të drejtë edhe njësive private për të qenë pjesëmarrëse në hapjen e 94 Po aty, fq. 103-110.

95

Page 98: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

zonave të tilla. Në këtë drejtim, në vitin 1991, hapet e para zonë e lirë tregtare në pronësi private. Në vitin 2002, në El Salvador ishin në funksion 16 zona të tilla. Në fillim të viteve të ’90-ta, Qeveria e El Salvadorit mori vendim që të zhvillohet një strategji më aktive për përmirësimin e klimës investuese dhe për tërheqjen e investitorëve të huaj. Në vitin 2000, në bashkëpunim publiko-privat, u themelua Agjencia për promovimin e investimeve në El Salvador (Promoting Investment in El Salvador – PROESA). Vetëm për periudhën fillestare dyvjeçare, kjo agjenci ndërmjetësoi dhe bashkëpunoi në realizimin e investimeve të ndryshme me 1.318 kompani, që sollën investime të reja në lartësinë 500 milionë US$. Këto investime gjeneruan rreth 25.000 vende të reja të punës. Aktiviteti kryesor i Agjencisë ishte në drejtim të ngritjes së reputacionit të vendit për investitorët e huaj. Për realizimin e objektivave, u zhvilluan instrumentet dhe mekanizmat adekuatë, si:

Zhvillimi i strategjisë për ngritjen e imazhit të vendit

Duke pasur si president të PROESA-s zëvendëskryetarin e vendit, u krijua mbështetja politike për zhvillimin dhe për zbatimin e politikave makroekonomike për tërheqjen e investitorëve të huaj. Gjithashtu, vetë fakti se top-udhëheqja shtetërore ishte e angazhuar në krijimin e kushteve të favorshme investuese, për të huajt ishte një siguri shtesë, krahas asaj se një qasje e tillë reflektonte edhe seriozitetin shtetëror për kujdesin ndaj IHD-ve. Në vazhdën e ngritjes së reputacionit investues, u realizuan studime si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. U përcaktuan 5 fusha me prioritet investues: agrobiznesi, qendrat e thirrjeve, produktet elektronike, industria përpunuese dhe ajo e tekstilit. Për të tërhequr investimet në këto 5 fusha, u zhvilluan materiale promovuese adekuate për secilën fushë, u zhvillua ueb-faqja, si dhe u krijua mundësia e kontaktit të drejtpërdrejtë të secilit

96

Page 99: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

investitor me sektorin, apo me zyrtarin përgjegjës për çështjet i interesonin IHD-ve.

Pasi u caktua agrobiznesi si fushë me prioritet investues, PROESA zhvilloi hulumtime për ndërmarrjet e huaja të mundshme që do të mund të ishin investitorë potencialë. Mandej, këto ndërmarrje u kontaktuan dhe atyre iu ofruan informata dhe mbështetje për të realizuar investime në vend. Në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane u zhvillua dhe u publikua raporti me titull: “Bërja e biznesit në El Salvador” (Doing Business in El Salvador). Ky raport shërbeu si manual, ku përfshiheshin informata të mjaftueshme për secilin investitor të interesuar.

Përmirësimi i imazhit investues Pas një periudhe shumë aktive për përmirësimin

e imazhit investues, El Slavadori filloi të trajtohet si vendi i prodhimit të produkteve kualitative. Më tutje, strategjia e PROESA-s ishte që të mos pritet që investitorët të vijnë te ne. Por, pasi të jenë përzgjedhur, duhet të shkohet te ta, t’u trokitet atyre në derë. Në këtë drejtim, ambasadat kanë luajtur një rol shumë aktiv, frytdhënës, në dy drejtime. Së pari, duke pasur parasysh se ishin të pranishme në vende të caktuara, kishin mundësi të përzgjidhnin investitorët potencialë. Dhe, së dyti, e kishin shumë më të lehtë që t’u ofroheshin atyre për biseda dhe t’u ofronin informata nga dora e parë për mundësi investimi.

Për të qenë sa më shumë në shërbim të investitorëve të huaj, u zhvillua baza e të dhënave për ndërmarrjet vendëse, të cilat kishin kapacitet prodhues me standarde të larta. Këto ndërmarrje lokale ofroheshin si mundësi për të qenë si ofertues lokalë për investitorët e huaj. Gjithashtu, u zhvillua edhe rrjeti i mbledhjes së informative, respektivisht i reagimeve nga investitorë e huaj.

Nga eksperienca e këtyre vendeve të rajoneve të ndryshme të botës mund të nxirren eksperienca të

97

Page 100: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

mira. Ato eksperienca mund të përdoren si mostra të zhvillimit të strategjive adekuate për tërheqjen e investimeve të huaja. Ajo çka mund të venerohet lehtë, është fakti se gara për IHD-të nuk është e lehtë. Pothuajse të gjitha vendet e botës janë në garë për krijimin e një klime sa më të përshtatshme për IHD-të dhe, në këtë drejtim, nuk kursejnë as mjete dhe as mund që ta rendisin vendin e tyre si më atraktivin për realizimin e investimit të huaj.

Mandej, nga këta shembuj përmbajtjesorë, mund të arrihet te konkluzioni se krijimi i klimës së favorshme për investime, respektivisht roli kryesor në përmirësimin e imazhit të vendit për tërheqjen e investitorëve, bie mbi qeverinë pritëse dhe mbi mekanizmat e saj. Pa një mbështetje politike nuk mund të garantohen rezultate në këtë drejtim. Angazhimi i instancave të larta udhëheqëse të vendit krijon një ngrohtësi dhe një siguri më të lartë për investitorët. Krejt procesit i jepet një seriozitet më i lartë, garantohet një stabilitet politik dhe, si rezultat, investitorët e kanë më të lehtë të marrin vendim pozitiv për investim.

Angazhimi i niveleve më të larta shtetërore për promovimin e investimeve, si duket, është bërë aktivitet i domosdoshëm. Kjo çështje është theksuar jashtëzakonisht shumë në dekadën e fundit të shekullit të kaluar. Kështu, pas vitit 1991, qeveritë e ndryshme filluan me të madhe të formojnë agjencitë për promovimin e IHD-ve. Çmimi i promovimit ka rezultuar si shumë efektiv. Kështu, 1 $ i investuar për promovim, ka gjeneruar 4 $ përfitim.95 Siç u vërejt, në të gjitha këto vende, rolin kryesor e kanë luajtur agjencitë për promovimin e investimeve. Mirëpo, determinantë e suksesit nuk është vetëm themelimi dhe funksionimi i agjencive, por edhe pesha e stafit të punësuar. Drejtuesit e agjencive duhet të kenë kompetencë profesionale, si dhe të kenë peshë politike. Duhet të kenë kompetenca udhëheqëse, për të qenë në gjendje

95 Theodore H. Moran, po aty, fq. 37.

98

Page 101: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

të zhvillojnë dhe të udhëheqin politikë që siguron mbështetje nga strukturat udhëheqëse të vendit. Por, njëkohësisht, duhet të njohin funksionimin e biznesit ndërkombëtar dhe të kenë shkathtësi për krijimin e ambientit për bashkëpunim të aktorëve publiko-privatë. Thënë në mënyrën më të thjeshtë, drejtuesit duhet të kenë shpirt ndërmarrësi.

Një fakt tjetër është se ne nuk duhet të presim që investitorët e huaj të vijnë e të na trokasin në derë. Siç u vërejt, pothuajse në të gjitha rastet është përdorur e kundërta: është shkuar te ata dhe u është bërë ftesa për investime. Me kontakte të drejtpërdrejta dhe të tërthorta, nëpërmjet institucioneve kompetente, atyre u është shtruar oferta për të realizuar investimin. Si duket, një rol të madh në këtë drejtim duhet ta kenë përfaqësitë diplomatike dhe zyrat e ndryshme jashtë vendit. Ato mund të jenë promotori më i mirë për tërheqjen e investitorëve të huaj.

99

Page 102: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

4.1.1.1. Legjislacion për të drejtën e riatdhesimit të fitimeve

Shtetet në zhvillim, për shkak të përparësive krahasuese, si: çmimi i lirë i fuqisë punëtore, resurset natyrore të lira dhe me bollëk, ligjet jo aq të precizuara sa i përket ruajtjes së ambientit, etj., mund të jenë atraktive për IHD-të. Vendimi për të ndërmarrë hapin e investimit nga ana e ndërmarrjeve multinacionale bëhet me qëllim të realizimit të fitimit, si dhe të bartjes së këtij fitimi, respektivisht riatdhesimit të fitimit në vendin amë. Në parim, riatdhesimi i fitimit dhe i kapitalit nënkupton të drejtën e ndërmarrjeve multinacionale që investimin dhe fitimet e realizuara, pa pengesa dhe kufizime, t’i kthejnë prapa në vendin prej nga vijnë.

Ekzistojnë forma të ndryshme legale dhe ilegale të riatdhesimit të kapitalit dhe të fitimit. Duke lënë anash format ilegale, që natyrisht nuk janë temë e diskutimit në këtë punim, format kryesore legale të riatdhesimit të fitimit janë:96 • Transferi nëpërmjet çmimeve. Zakonisht ndodh

kur lidhen kontrata ndërmjet filialit dhe selisë amë të ndërmarrjes multinacionale. Në raste të tilla, çmimet e blerjeve nga ndërmarrja amë do të jenë dukshëm më të larta. Prandaj, do të rezultojë një transfer më i lartë seç është i nevojshëm për blerje të tilla, çka nënkupton se po ndodh edhe transferi i fitimit. Përkundër faktit se çdo gjë bëhet “me letra”, është e diskutueshme se sa është ligjore një metodë e tillë;

• Pagesa e të drejtës pronësore. Është formë shumë e përshtatshme për riatdhesimin e fitimit. Ndërmarrja amë, në emër të përdorimit të

96 Profit Repatriation: The Foreign Direct Investment Incentive; http://www.buzzle.com/articles/profit-repatriation-the-foreign-direct-investment-incentive.html. Qasur për herë të fundit më 18.06.2012.

100

Page 103: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

markës, apo edhe të drejtave të tjera, si patenta, ka të drejtë të aplikojë norma dhe çmime sa të dojë. Në këtë mënyrë, ajo bën tërheqjen e fitimit, respektivisht të kapitalit nga filiali.

• Pagesat e ndryshme, si avance apo si borxhe. Riatdhesimi i fitimit dhe i kapitalit mund të realizohet duke përcjellë kurset e këmbimit dhe paritetin valutor ndërmjet vendeve ku operon ndërmarrja amë dhe filiali jashtë vendit. Kështu, nëse pritet të bëhet pagesa nga filiali në drejtim të ndërmarrjes amë, prej një vendi ku pritet të bëhet zhvlerësimi i valutës, atëherë pagesa mund të bëhet si avans. Pastaj, kur ndodh zhvlerësimi i valutës, pagesat janë bërë me paritet valutor të mëhershëm, kur valuta ka qenë më e fortë. Pagesat e tilla pranohen, por kërkohet të bëhet edhe pagesa e diferencës. Në këtë mënyrë, duke bërë pagesën e plotë para se të ndodhë zhvlerësimi dhe duke shtuar pjesën pas zhvlerësimit, filiali bën transferin e fondeve më të larta seç nevojitet. Krejt kjo në mënyrë legale, duke përfshirë krahas çmimit të produkteve edhe një pjesë shtesë si riatdhesim i fitimit. Dhe, kur rrethanat janë të tjera, mund të ndodhë e kundërta. Kur pritet forcimi i valutës në vendin ku operon filiali i ndërmarrjes multinacionale, bëhet prolongimi i realizimit të pagesave.

• Financimi i strukturës së organizatës. Ndërmarrja multinacionale, në emër të mbështetjes, mund t’i japë filialit kredi me norma shumë më të larta të interesit sesa që mund të gjenden në tregun financiar. Në këtë mënyrë, kur filiali fillon të kthejë kredinë, vlerat që kthehen janë më të larta, duke përfshirë në vete, përveç normës së interesit, edhe riatdhesimin e fitimit. Kjo formë është krejtësisht legale, madje këto vlera të transferuara si kamata përjashtohen nga pagesa e taksave. Evazion fiskal në mënyrë legale.

101

Page 104: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

• Kredit paralele ndërmjet ndërmarrjeve multinacionale. Ndërmarrjet e ndryshme mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën në tërheqjen e fitimit në mënyrë legale. Kështu, dy ndërmarrje multinacionale, nëse filialet e tyre operojnë në të njëjtin vend, mund t’u japin kredi filialeve të njëra-tjetrës në vlera të njëjta dhe me norma të njëjta të interesit. Këto norma të interesit, sikurse në pikën e mëparshme, do të jenë më të larta seç mund të gjenden në tregun financiar. Si rezultat, në mënyrë shumë ligjore dhe shumë të efektshme, ato i ndihmojnë njëra-tjetrës në riatdhesimin e fitimit.

• Qendrat e rifaturimit. Supozojmë se ndërmarrja multinacionale e ka selinë në vendin A dhe ka hapur një filial prodhues apo për ofrimin e shërbimeve në vendin B. Për të tërhequr fitimin nga vendi B, ajo mund të hapë një filial krejtësisht të ri në vendin C. Zakonisht, filiali në vendin C hapet kur kontrolli i kapitalit është shumë më i vogël dhe kur mund të këtë lehtësi fiskale. Prandaj, filiali C i shet “me letra” vlerë të caktuar të mallrave dhe të shërbimeve filialit B, për çka edhe duhet të realizohet transferi. Pastaj, pa vështirësi dhe pa kufizime, fitimi transferohet nga vendi C në vendin A. Në këtë mënyrë, vlerat e caktuara financiare që nuk janë të transferueshme, apo të riatdhesueshme, transferohen dhe riatdhesohen nëpërmjet pikës së tretë.

• Shkëmbimi i mallrave dhe i shërbimeve në njësi fizike (tregtia barter, apo tramba). Ndërmarrja amë dhe filiali, për shkëmbimet e ndërsjella dhe për barazimet në fund, nuk përdorin vlera monetare, por njësi fizike të krahasueshme. Me këtë rast, e shprehur në vlera monetare, transferet që realizohen nga filiali në selinë amë do të jenë më të larta sesa ato që rrjedhin në drejtim të kundërt. Kjo, nga fakti se, në këto transfere nga filiali drejtë selisë amë,

102

Page 105: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

përfshihet edhe riatdhesimi i fitimit.

Vendet e ndryshme kanë rregullativa të ndryshme ligjore për të drejtën e riatdhesimit të kapitalit. Kështu, Bangladeshi dhe Pakistani janë nga vendet më liberale për të drejtën e riatdhesimit të kapitalit. Ato lejojnë të bëhet riatdhesimi i kapitalit dhe i dividendës pa kurrfarë kufizimesh. India zbaton restrikcione duke aplikuar taksa në fitim dhe në dividendë. Sri Lanka lejon riatdhesimin e fitimit dhe të dividendës. Nepali zbaton disa masa restriktive.97

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, që njëkohësisht njihen si parajsë për investime të huaja, nuk ka kurrfarë kontrolli dhe kufizimesh për riatdhesimin e fitimit dhe të kapitalit, respektivisht një gjë e tillë mund të bëhet në shkallë 100%.98 Kushtetuta e Kroacisë, përveç se jep garanci të plotë për investimet e realizuara, gjithashtu siguron riatdhesimin e lirë të fitimeve dhe të kapitalit pa kurrfarë kufizimesh dhe pengesash.99 Në Slloveni, legjislacioni është i harmonizuar plotësisht me atë të BE-së, duke ofruar mundësinë e riatdhesimit të fitimit pa pengesa dhe pa restrikcione.100

Mirëpo, disa nga vendet në zhvillim imponojnë politika dhe masa të ndryshme që kufizojnë riatdhesimin e kapitalit dhe të fitimeve të realizuara.101 Dhe, shtrohet pyetja: çfarë interesi do të kenë investitorët e huaj për të ndërmarrë hapin e investimit, nëse nuk do të kenë mundësi ta tërheqin atë prapa,

97 Dorling Kindersley, Economic Integration in South Asia-Issues and Pathways, Saurabh Printers Pvt. Ltd., 2010, fq. 65.

98 Market Entry Guide-United Arab Emirates (UAE), the Government of the Grand Duchy of Luxemburg, Ministry of the Economy and Foreign Trade, dhjetor 2011, fq. 46.

99 http://www.nationsencyclopedia.com/Europe/Croatia-FOREIGN-INVESTMENT.html#b. Qasur për herë të fundit më 18.03.2012.

100 http://www.eurostartentreprises.com/index.php?option=com_content&view=article&id=87&Itemid=79. Qasur për herë të fundit më 18.03.2012.

101 James C. Baker, po aty, fq. 5.

103

Page 106: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

apo ta tërheqin fitimin për t’ua shpërndarë aksionarëve si dividendë? Asnjë ndërmarrje multinacionale nuk do të lejojë që investimi i realizuar të shndërrohet në ndihmë pa kthim. Qëllimi i tyre është fitimi, prandaj do të realizojnë investime vetëm në vendet ku garantohet e drejta e pakufizuar për pronën dhe për riatdhesimin e fitimit. Disa nga shtetet që u prezantuan më lart, e që kanë garantuar në mënyrë të pakufizuar riatdhesimin e fitimit dhe të kapitalit, kanë pasur suksese në tërheqjen e IHD-ve. Të tjerat, që kanë përdorur restrikcione, krahas asaj se u kanë ikur ato IHD që kanë pasur, nuk kanë pasur ardhje të reja të investimeve të huaja.

4.1.1.2. Legjislacion për përmbajtje vendëse të produkteve

Një numër i madh motivesh i shtyjnë vendet pritëse të IHD-ve që të zhvillojnë legjislacion, i cili i kushtëzon ndërmarrjet multinacionale që të kenë komponente vendëse në produktet e tyre.

Objektivi i parë është që të stimulohet zhvillimi i konkurrencës lokale. Në këtë drejtim, qeveritë zhvillojnë kornizë legale që përcakton se, nëse ndërmarrjet multinacionale dëshirojnë të investojnë, edhe mund ta bëjnë një gjë të tillë. Por, produkti final duhet të ketë patjetër pjesë të produktit që prodhohet në vendin pritës të IHD-ve. Nëse motivi për të investuar ekziston edhe më tutje te ndërmarrjet multinacionale, ato duhet të shikojnë mundësinë që të lidhen me ndërmarrjet lokale. Një qasje e tillë sigurisht që stimulon zhvillimin e ofertuesve lokalë, qoftë nëpërmjet krijimit të ofertuesve krejtësisht të ri, apo bashkëpunimit me ata ekzistues.

Obligimi për komponente lokale krijon mundësinë për ndërmarrjet lokale që ato të lidhen në vijën vertikale të segmentit prodhues. Ky bashkëpunim mund të ndodhë nëpërmjet prodhimit të lëndës së parë apo të gjysmëprodukteve, ose edhe në segmentin e

104

Page 107: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

marketingut dhe të shitjes. Në të gjitha variantet, krahas që hapen vende të reja të punës, rritet edhe produktiviteti dhe aftësia konkurruese e ndërmarrjeve lokale.

Kjo qasje ndikon edhe në bilancin e pagesave. Është evidente se, të gjitha vendet në zhvillim, e kanë të disfavorshëm raportin eksport-import. Edhe më keq del situata kur të analizohet struktura e eksportit, që zakonisht është e përfaqësuar me produkte të papërpunuara. Në këtë drejtim, obligimi për të pasur komponente vendëse në produkt, i determinon ndërmarrjet multinacionale që të zëvendësojnë importin e gjysmëprodukteve dhe t’i zëvendësojnë ato me vendëse. Nënkuptohet se kjo i kontribuon përmirësimit të bilancit të pagesave.

Prodhimi i komponenteve në vendin pritës, nga ofertuesit lokalë, kërkon edhe ngritjen e cilësisë të produkteve. Mirëpo, një gjë e tillë shpesh nuk mund të bëhet me teknologjinë që posedojnë ato. Kjo i shtyn ndërmarrjet multinacionale t’u ndihmojnë atyre në transferin teknologjik. Kështu, në mënyrë të tërthorë, realizohet edhe një objektiv tjetër: avancimi i teknologjisë. Ka edhe plot efekte sekondare, si: organizmi i trajnimeve, zgjerimi i rrjetit të komunikimit dhe bashkëpunimit, etj.

Disa vende në zhvillim zbatojnë obligimin e pjesëmarrjes së komponenteve lokale në produkt, duke përfshirë edhe norma të përcaktuara të përqindjes.102 Kështu, për shembull, në industrinë e automobilave në Meksikë, pjesëmarrja e domosdoshme e komponentes vendëse ka qenë caktuar në lartësinë 60%. Ndërsa, në Brazil, nga fakti se tregu është më i madh, ky obligim është përcaktuar në lartësinë 90-95% të produktit që prodhohet, çka do të thotë se thuaja i tërë produkti është dashur të prodhohet nga komponentet e brendshme.103 102 James C. Baker, po aty, fq. 5.103 Theodore H. Moran, po aty, fq. 52.

105

Page 108: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Por, kjo qasje nuk jep gjithmonë rezultatet e pritshme. Në raste të caktuara mund të jetë irrituese dhe kundërproduktive. Një kërkesë e tillë për komponente lokale mund të këtë efekte averzive për investitorët e huaj. Duke pasur parasysh se produktiviteti i ndërmarrjeve lokale është i ulët, e, në anën tjetër kërkohet patjetër komponenta lokale, hyrja në aranzhime të tilla rrezikon edhe cilësinë dhe emrin e produktit. Kështu, qeveritë që zbatojnë politika të tilla, duke tentuar të stimulojnë prodhimin vendës, mund t’i ndjekin në tërësi investitorët e huaj. Ndërsa, në rastet kur investitorët e huaj veçse kanë realizuar investimin, ata do të mundohen t’i kundërvihen kësaj me kërkesën për mbrojtje të tregut. Kjo çon te krijimi i situatave monopoliste, ku sërish ndodh gjenerimi dhe rigjenerimi i joefikasitetit.

Një raport i publikuar në vitin 1991, nga Qendra Ndërkombëtare për Korporatën e Kombeve të Bashkuara (United Nations Center on Transnational Corporation), rezultoi me gjetje interesante për sa i përket efikasitetit. Kështu, në rastet kur është imponuar pjesëmarrja e komponenteve vendëse në prodhim, ka rezultuar me joefikasitet të theksuar te ndërmarrjet vendëse që kanë qenë pjesë e segmentit prodhues. Duke qenë të mbrojtura nga shteti, ato nuk kanë punuar sipas logjikës së ekonomisë së tregut. Produktet që i kanë prodhuar kanë qenë më të shtrenjta se ato jashtë shtetit në relacion marramendës, nga 200% deri në 300%.104

Prandaj, duke u munduar të mbrohet ekonomia vendëse, nganjëherë bëhet e kundërta: krijohen efekte negative afatgjatë, si në vendin nikoqir ashtu edhe në nivel më të gjerë. Në vendin nikoqir krijohet një jetë e proteksionizmit. Sjellja e prodhuesve në situata të tilla shkon në gjenerimin e ndjenjës “Përse të punohet?”. “Përse të zbatohen metoda të reja të prodhimit, respektivisht përse të bëhen investime?”. Në të kaluarën, situatat e tilla kanë qenë mjaft mirë të

104 Theodore H. Moran, po aty, fq. 41-42.

106

Page 109: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

njohura në shtetet komuniste dhe, kur ato janë hapur ndaj tregut botëror, dihet se në çfarë gjendje të mjerueshme ka rezultuar se ka qenë ekonomia e tyre.

Këtë qasje e kundërshton edhe Organizata Botërore për Tregti (World Trade Organisation). Ajo thërret dhe obligon që të eliminohen barrierat e tilla për IHD-të. Mirëpo, edhe më tutje, ka vende që e aplikojnë këtë obligim për ndërmarrjet e huaja. Motivi për një qasje të tillë bazohet në shpjegimin dhe në gjykimin se industria vendëse është ende e dobët dhe nuk mund ta përballojë konkurrencën. Prandaj, nëse lihet anash, pa një përkujdesje sado të vogël, do të shkatërrohet tërësisht. Nganjëherë thuhet se kështu veprohet për t’u mbrojtur disa degë që kanë karakter të rëndësisë nacionale.

Praktika ka treguar se ekonomia pritëse e IHD-së, në vend se të iniciojë një dinamizëm, një konkurrencë dhe një energji pozitive për progres, me zbatimin e obligueshëm të pjesëmarrjes së komponentës lokale, ka pësuar efekte të kundërta. Duke e pasur të sigurt tregun, prodhuesit vendës kanë vazhduar me traditën prodhuese dhe me avazin e vjetër, madje edhe në keqësim të situatës. Kjo ka ndikuar edhe në zvogëlimin e normës së rritjes ekonomike.105 Efektet negative kanë kaluar edhe kufijtë nacionalë. Është zvogëluar outputi i përgjithshëm botëror, që ka ndikuar edhe në mirëqenien shoqërore globale.

4.1.1.3. Legjislacion për punësim të menaxhmentit lokal

Edhe në temat e kaluara u prezantua fakti se çfarë efekti të multiplikimit mund të sjellin puntorët e thjeshtë dhe ata të punsuar në pozita menaxheriale në ndërmarrjet e huaja. Punëtori i thjeshtë, përpos asaj që aftësohet për ta përdorur teknologjinë e avancuar dhe bëhet më i disiplinuar në punë, nuk pritet se do të

105 Po aty, fq. 43.

107

Page 110: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

mund të multiplikojë më shumë efektet sekondare të IHD-ve. Mundësi të bartjes së efekteve pozitive të IHD-ve, posaçërisht të efekteve sekondare, shumë më shumë ka menaxhmenti i mesëm dhe menaxhmenti i lartë. Ata, përpos që mund ta ndërrojnë më lehtë vendin e punës, për të kaluar të punojnë në ndërmarrje lokale, kanë guxim edhe për të themeluar ndërmarrje personale. Në të shumtën e rasteve, ofertuesit lokalë janë zhvilluar nga trajnimet dhe nga puna paraprake që kanë pasur në ndërmarrjet e huaja.106

Duke u nisur nga këto efekte pozitive, që mund të shkaktohen nga punësimi i menaxhmentit lokal, vendet e ndryshme e kanë zhvilluar edhe kornizën ligjore për këtë çështje. Kështu, për të realizuar investimin, ato i obligojnë këto ndërmarrje multinacionale të punësojnë këtë kategori të punëtorëve në menaxhmentin e mesëm dhe të lartë. Shpesh, arsyetimi nga investitorët e huaj ka qenë se ata nuk janë të arsimuar të punojnë në kategori të tilla të menaxhmentit. Por, në disa vende janë përdorur edhe politika të tilla që i kanë obliguar investitorët e huaj të punësojnë punëtorë lokalë, pa marrë parasysh përgatitjet e tyre profesionale.

Për të mos i irrituar tërësisht investitorët e huaj, vendet nikoqire kanë zhvilluar metoda që e kanë zbutur qasjen, por që ka pasur objektiv të njëjtë. Për shembull, kanë kërkuar që të punësuarit të jenë banorë të vendit.107 Kështu në mënyrë indirekte imponohet angazhimi i menaxhmentit lokal.

Është dëshmuar që menaxhmenti efektiv është çelës i realizimit të suksesit te të gjitha ndërmarrjet. Një nga gabimet më të mëdha që kanë bërë ndërmarrjet multinacionale në fazat e hershme, ka qenë nënvlerësimi i punësimit të stafit lokal. Nuk kanë marrë parasysh dallimet e mëdha kulturore që kanë ekzistuar ndërmjet vendeve të ndryshme. Duke mos

106 Magnus Blomstrom, Ari Kokko, The Impact of Foreign Investment on Host Countries: A review of the Emirical Evidence, Stockholm School of Economics, dhjetor 1996, fq. 17.

107 James C. Baker, po aty, fq. 5.

108

Page 111: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

njohur kulturën e vendit pritës, menaxhmenti i ndërmarrjeve multinacionale është sjellë sikur të ishte në vendin amë, sjellje kjo që nuk është përshtatur me vendin pritës dhe, si e tillë, edhe ka sjellë probleme. Kjo situatë ka theksuar nevojën për zhvillimin e menaxhmentit multikulturor. Globalizimi kërkon profil të ri të menaxhmentit, që njeh shumë kultura, por edhe gjuhë të huaja. Prandaj, ndoshta, do jetë më mirë që, në bashkëpunim me ndërmarrjet multinacionale, të kërkohet të zhvillohen programe akademike dhe profesionale për nevoja të IHD-ve dhe, në këtë mënyrë, të avancohet stafi lokal për të gjitha nivelet e punësimit, sesa të përdoren qasje nëpërmjet ligjeve. Madje, që kjo metodë të jetë edhe më e pranueshme për ndërmarrjet e huaja, qeveritë mund të ofrojnë edhe mbështetje financiare, që mund të trajtohet si investim për ngritjen e nivelit të përgjithshëm të dijes.

4.1.2. Politika të tjera

Të gjitha politikat për tërheqjen e IHD-ve e kanë cak kryesor shtimin e vëllimit financiar nga investitorët e huaj. Prandaj, të gjitha masat duhet të shkojnë në drejtim të krijimit të një klime sa më të favorshme afariste, që të binden investitorët se përfitimi ekonomik nuk do të mungojë nëse vendosin të investojnë. Sipas autorit Remkishen Rajan, për të pasur sukses një strategji e tillë, do të duhej të përfshinte këto masa:108

a) Përmirësimi i imazhit të vendit. Vendet në zhvillim, njërin nga problemet kryesore e kanë se, krahas varfërisë, gëzojnë edhe epitet të vendeve me imazh të keq. Është krijuar bindja se në këto vende dominon korrupsioni, pasiguria politike dhe sociale, mungesa e funksionimit të rendit dhe të ligjit, mungesa e demokracisë dhe e funksionimit të ekonomisë së tregut, etj. Është detyrë emergjente që t’i kushtohet kujdes i shtuar përmirësimit të imazhit. Duhet bindur investitorët e huaj se cilat janë përparësitë

108 Ramkishen S. Rajan, po aty, fq. 12.

109

Page 112: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

investuese të vendit dhe përse interesi i tyre realizohet më shpejt dhe më mirë nëse vendosin të investojnë në vendin konkret. Një gjë e tillë kërkon edhe mjete financiare si dhe qasje gjithëpërfshirëse nga të gjitha nivelet, posaçërisht nga niveli i lartë shtetëror;

b) Duhet politikë aktive për promovimin e sektorëve apo të degëve të caktuara, të cilat kanë përparësi krahasuese, qoftë relative apo absolute, ndaj vendeve të tjera. Duhet të zgjidhen degët prioritare, apo rajonet me përparësi, dhe të njëjtat të promovohen te investitorët e jashtëm. Një politikë e tillë dhe masat adekuate mund të shkojnë edhe me përzgjedhjen e partnerëve strategjikë. Në rastet e tilla duhet gjeneruar strategjia që të fillohen edhe kontakte dhe negociata të drejtpërdrejta me investitorët e huaj potencialë. Qasja e tillë, si u prezantua edhe te rasti i Intel-it, ka dhënë rezultate;

c) Ofrimi i shërbimeve konkrete dhe plotësimi i kërkesave specifike bazuar në nevojat e investitorëve të huaj. Një qasje e tillë mund të ofrojë siguri dhe seriozitet ndaj investitorëve të jashtëm. Krijon ndjenjën e kujdesit të shtuar ndaj investitorëve të huaj dhe përmirësimin e disponimit për investim; dhe,

d) Promovimi i investimeve që janë realizuar, duke përdorur shembujt e suksesshëm. Shembujt e mirë mund të shërbejnë si mostër për të tjerët. Marketingu për lëvizjet e realizuara më parë, mund të shërbejë edhe si informatë por edhe si shtytje për multiplikimin e IHD-ve nga partnerët e tjerë të të njëjtit vend, apo edhe nga vendet e tjera.

Zbatimi i politikave të tilla kërkon edhe investime konkrete, respektivisht përdorim të parave të taksapaguesve të shtetit. Mirëpo, shembuj të shteteve të ndryshme kanë dëshmuar se rezultatet kanë

110

Page 113: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

arsyetuar mjetet e përdorura. Rasti më i mirë është Singapori, që, në vitin 1999, ka realizuar edhe investimet më të larta për kokë banori për tërheqjen e IHD-ve. Vlera e investuar ka arritur shifrën 14.06 $ për kokë të banorit, derisa kjo vlerë për Kosta-Rikën ka qenë 3.14 $, apo për Irlandën 11.16 $,109 dëshmi kjo shumë e mirë se, sa më shumë që investohet për promovim të IHD-ve, aq më shumë përfitohet nga to.

Si shembuj të suksesit në nxjerrjen e maksimumit nga IHD-të mund të merren Koreja Jugore dhe Japonia. Mirëpo, siç është prezantuar edhe më lartë, këto dy vende nuk kanë qenë edhe aq liberale ndaj IHD-ve. Një komponentë që kanë përdorur jashtëzakonisht shumë, ka qenë stimulimi i hulumtimit dhe i zhvillimit teknologjik (nga anglishtja: Research and Technology Development, RTD) në nivel kombëtar. Në këtë drejtim, përpos që kanë zhvilluar politika që kanë stimuluar disa degë kombëtare, aty ku kanë menduar se kanë pasur përparësi krahasuese, kanë zhvilluar programe dhe kanë ndarë fonde për të realizuar hulumtime për difuzionin teknologjik. Në Korenë Jugore, tri ndërmarrjet kryesore të industrisë elektronike: Samsung, Lucky Goldstar dhe Hyundai, në vitin 1992 kanë pasur të punësuar më shumë se 40% të të gjithë hulumtuesve në nivel të vendit në segmentin e industrisë.110 Mirëpo, edhe ky koncentrim shumë i madh, ka qenë i orientuar në fazën e fundit të hulumtimeve shkencore, pra në fazën e difuzionit. Kur të merret parasysh se fazat për realizmin e zbulimeve teknologjike, respektivisht faza e kërkimeve shkencore fundamentale, atyre aplikative (invencioni) dhe zhvillimore (inovacioni), kërkojnë më shumë mjete, kanë periudhë më të gjatë kohore, pasiguri më të lartë për rezultate pozitive dhe, në anën tjetër, kërkojnë masë kritike më të madhe, si për numër të hulumtuesve e të fondeve financiare, kjo të jep të kuptosh se orientim ka qenë segmenti hulumtues, ku

109 Ramkishen S. Rajan, po aty, fq. 13.110 Theodore H. Moran, po aty, fq. 129.

111

Page 114: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

rezultatet janë më të shpejta dhe më të sigurta. Një gjë e tillë ka pasur sukses. Sikur dihet tashmë, këto produkte të Koresë së Jugut janë mjaft të kërkuara në tregun botëror.

Duke u ballafaquar me një konkurrencë në rritje, ky model i Japonisë dhe i Koresë së Jugut, ka shkuar më tutje në perfeksionim. Nga fakti se çmimet e fuqisë punëtore u ngritën, dhe një faktor i tillë tashmë nuk mund të përfaqësonte përparësi krahasuese me vendet e tjera të Azisë, ato bënë ndryshime në strukturën profesionale të kapaciteteve humane. U orientuan në fuqinë punëtore me përgatitje superiore arsimore. Në periudhën ndërmjet viteve 1980-1984, numri i hulumtuesve dhe i instituteve zhvillimore industriale u rrit për 4 herë. Nga 8, sa ishin në vitin 1980, vetëm për katër vjet u bënë 32 të tilla. Ndërmjet viteve 1985-1995, numri i hulumtuesve të sektorit të industrisë elektronike në Korenë e Jugut u rrit nga përafërsisht 5.000 (32% e të gjithë hulumtuesve të industrisë së Koresë Jugore), në përafërsisht 16.500 (respektivisht në 41% e të gjithë hulumtuesve të sektorit industrial në këtë vend).111 Kjo ishte një politikë dhe një strategji e përdorur në mënyrë shumë të sofistikuar: gjetja e sektorëve me përparësi krahasuese, mbrojtja nga konkurrenca e jashtme, një politikë jo edhe aq liberale ndaj IHD-ve, por, edhe në rastet kur kjo formë e transferit teknologjik nuk ka mundur të evitohet, kushtëzimet që kontrolli të jetë sa më shumë në duar të vendësve, stimulimi i mëtejmë i këtyre degëve specifike për të qenë konkurruese në tregun ndërkombëtar, si dhe mbështetja në hulumtimet vendëse për segmentin e fundit të arritjes së risive, respektivisht koncentrimi në difuzionin teknologjik – kështu do të mund të përshkruhej në mënyrë të thjeshtë kjo qasje dhe politikat e zhvilluara për këtë sukses të realizuar.

4.1.2.1. Roli i politikave makroekonomike111 Theodore H. Moran, po aty, fq. 129.

112

Page 115: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Në parim, politikat markoekonomike duhet të përfshijnë tri dimensione kryesore: lehtësira në taksa, lehtësira të tjera financiare, apo edhe zhvillim i kornizës së përshtatshme legale për mbështetje të IHD-ve.

Siç u prezantua edhe në Kapitullin e parë, lëvizshmëria e IHD-ve është shumë më e shprehur në relacionin vende të zhvilluara – vende të zhvilluara. Ndërmarrjet multinacionale janë shumë më të interesuara për të investuar në vendet që kanë norma më të larta të rritjes, GDP më të madhe, si dhe në vendet që në periudhat e mëparshme kanë pasur norma të larta të ardhjeve të IHD-ve. Kjo, nga fakti se edhe forcën blerëse e kanë më të fuqishme, si dhe kanë dëshmuar se gëzojnë reputacion të mirë për investitorët e huaj. Kjo të çon te mendimi se, ndoshta, ka kohë që është bërë një lloj gjykimi për vendet në zhvillim që ato edhe më tutje të jenë në pozitë inferiore. Përkundër faktit se vendet në zhvillim tentojnë të tërheqin IHD-të, një gjë e tillë për to është më vështirë të realizohet sesa për vendet e zhvilluara. Apo, shprehur me fjalë të popullit, paraja shkon te paraja.

Gjithashtu, në tërë këtë vorbull të ngjarjeve, është e theksuar edhe një dukuri shumë interesante që vendet në zhvillim i vë në pozitë të disfavorshme. Investitorët e jashtëm hezitojnë shumë të investojnë në vendet që kanë norma të larta të shpenzimeve qeveritare.112 Borxhet e mëdha qeveritare janë sinjal shumë i besueshëm se pakënaqësia sociale mund të shpërthejë në çdo moment. Rastet e tilla sigurisht sjellin pasiguri dhe paqartësi për investitorët e huaj. Mund të ndodh të paraqitet një revoltë gjithëpopullore dhe çdo gjë mund të përmbyset – nga sistemi politik e deri te ai ekonomik. Edhe kjo është një dukuri që shpesh paraqitet në vendet në zhvillim. Prandaj, politikat makroekonomike duhet të shkojnë pikërisht 112 Glen Biglaiser, Karl DeRouen, Jr., po aty, fq. 52.

113

Page 116: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

në drejtim të krijimit të stabilitetit ekonomik afatgjatë, që të nxisin norma më të larta të rritjes, si dhe stabilitet politik. Nocioni që haset shumë në jetën e përditshme si “qeverisje e mirë”, ofron një garanci për një stabilitet dhe për një klimë të favorshme për IHD-të. Por, cilat janë ato veprime që do të mund të cilësoheshin si hapa dhe masa të qeverisjes së mirë? A ka ndonjë udhëzues në këtë drejtim, apo ndonjë mostër? Apo, secili vend duhet t’i zhvillojë politikat makroekonomike nga fillimi dhe sipas specifikave që ka?

Hulumtime të shumta janë bërë për të përcaktuar se a kanë efekte të njëjta të gjitha format e politikave liberalizuese në tërheqjen e IHD-ve. Autorët Biglaiser dhe DeRouen, në një hulumtim të tyre, kanë specifikuar tri grupe të variablave që kërkojnë ndryshime të rëndësishme dhe që ndikojnë në mënyra të ndryshme në tërheqjen e IHD-ve: 1. Reformat ekonomike, duke përfshirë taksat, liberalizimin e tregut, reformat në sistemin financiar, privatizimin dhe liberalizimin e kapitalit ndërkombëtar; 2. Kushtet makroekonomike (variablat makroekonomike që janë marrë për bazë: GDP-ja për kokë banori, norma e rritjes ekonomike, shpenzimet qeveritare, si dhe eksperiencat parapake me IHD-të); dhe 3. Faktorët e qeverisjes së mirë (lloji i regjimit të pranishëm, rreziku nga ekspropiimi, shkalla e korrupsionit, si dhe shkalla e konflikteve sociale që dominojnë në një vend), të cilat në mënyrë signifikante ndikojnë në tërheqjen e IHD-ve.113

Shumë hulumtime sugjerojnë se reformat ekonomike përshpejtojnë ardhjen e IHD-ve. Në kuadër të këtyre reformave, janë pesë politika më kryesore të cilave duhet kushtuar vëmendje: a) liberalizimi i kapitalit, si në segmentin vendës ashtu edhe në atë ndërkombëtar; b) aplikimi i normave të favorshme të taksave; c) reduktimi deri te eliminimi i tërësishëm i tarifave; d) zbatimi i konkurrencës së lirë për

113 Glen Biglaiser, Karl DeRouen, Jr., po aty, fq. 53.

114

Page 117: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

privatizim; si dhe, e) sistem financiar modern, që nënkupton kredi të favorshme me norma të interesit, si dhe e drejta e riatdhesimit të kapitalit dhe e fitimit të realizuar. Nëse analizohet vetëm një segment, kjo jep të kuptohet se këto politika janë determinuese për tërheqjen e IHD-ve. Ta marrim parimin më elementar, për çka investojnë ndërmarrjet multinacionale – fitimin. Çfarë kuptimi do të kishte një investim i jashtëm, nëse ndërmarrja nuk mund të tërheqë mbrapa fitimin e realizuar për t’ua shpërndarë aksionarëve si dividendë? Apo, normat shumë të larta të taksave, nënkuptojnë se zvogëlojnë hapësirën për fitim, etj. Kjo shpjegohet jashtëzakonisht mirë edhe nga autori Arthur Laffer.114 Sipas tij, normat e taksave prej 0% si dhe ato 100%, nuk gjenerojnë fare të hyra. Por, të gjitha normat që përdoren brenda këtyre kufijve, gjenerojnë të ardhura. Por, ky gjenerim nuk është i njëjtë. Te normat e ulëta të taksave, vëllimi i të hyrave që realizohet është më i madh: më shumë taksapagues dhe interesi më i ulët për t’iu shmangur pagesës së taksave – evazioni fiskal, më pak i shprehur. Mirëpo, me ngritjen e normës së taksave, efektet mund të jenë krejtësisht kundërproduktive. Lakorja e Laffer-it tregon se rritja e taksave, edhe nëse gjeneron më shumë të hyra, është ide jo e mirë.115 Në të shumtën e rasteve, në vend që të shtohet vëllimi i të hyrave, ai mund të zvogëlohet. Taksat e larta ngufasin bizneset dhe sjellin bankrot. Prandaj, do të kemi më pak taksapagues si dhe më shumë tendenca për t’iu shmangur pagesës së taksave – evazioni fiskal do të theksohet shumë.

Për sa i përket liberalizimit të tregut, ndërmarrjet multinacionale shpeshherë kanë kërkesa që të përdoren standarde të dyfishta. Kjo varet nga fakti se cilin treg e kanë cak këto ndërmarrje me produktet e tyre: tregun e brendshëm, apo atë të jashtëm. Nëse

114 http://en.wikipedia.org/wiki/Laffer_curve. Qasur për herë të fundit më 04.06.2012.

115 http://www.forbes.com/sites/danielmitchell/2012/04/15/the-laffer- curve-shows-that-tax-increases-are-a-very-bad-idea-even-if-they-generate-more-tax-revenue/. Qasur për herë të fundit më 04.06.2012.

115

Page 118: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

këto ndërmarrje planifikojnë të prodhojnë produkte në vendin pritës, në mënyrë që pastaj ato produkte t’i eksportojnë, zbatimi i tarifave paraqet problem. Futja në çmimin e kostos edhe e vlerës së taksës tarifore, zvogëlon aftësinë konkurruese në tregun e jashtëm. Kjo edhe më shumë theksohet nëse kemi të bëjmë me vendin e vogël. Situata qëndron krejtësisht ndryshe nëse tregu vendës është i madh dhe nëse cak i ndërmarrjeve multinacionale është tregu i brendshëm. Ekzistimi i tarifave i mbron produktet e ndërmarrjes multinacionale nga depërtimi i produkteve nga jashtë. Prandaj, ato nuk i pengon aplikimi i normave të tarifave edhe nëse janë me limite të ulëta, që madje edhe u sjellin përparësi.

Privatizimi është një nga mundësitë më të thjeshta për tërheqjen e IHD-ve. Dy objektiva madhore mund të realizohen nëpërmjet privatizimit. Së pari, mundësia e tërheqjes së investitorëve të mëdhenj, sepse në të shumtën e rasteve kemi të bëjmë me ndërmarrje të mëdha që privatiozohen si telekomunikacioni, miniera, energjetikë, aeroporte, infrastrukturë, etj. Dhe, së dyti, nga vetë fakti se kemi të bëjmë me ndërmarrje të mëdha, kërkohet kapital i madh. Ky kapital, në të shumtën e rasteve nuk mund të sigurohet nga investitorët lokalë. Prandaj, IHD-të mbeten si opsioni më i mirë për privatizim. Por, metodat e privatizimit kanë rëndësi të posaçme. Prandaj, zhvillimi i politikave jodiskriminuese është më se i domosdoshëm nëse dëshirohet të krijohet klimë e favorshme investuese.

Edhe kushtet e tjera makroekonomike, si: siguria e pronës, stimulimet për përzgjedhjen e lokacionit, zhvillimi i kapitali human me kompetenca adekuate, favorizimi i modeleve të ndryshme të bashkëpunimit si në vijën horizontale ashtu edhe vertikale – janë segmente që të cilave duhet t’i kushtojnë shumë kujdes politikat makroekonomike, për të pasur sukses në tërheqjen e IHD-ve.

Krejt këto politika makroekonomike, që nevojitet të zhvillohen për secilin segment, duhet pasur

116

Page 119: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

sovranin, apo të zotin e shtëpisë, që garanton zbatim të drejtë dhe që siguron stabilitet. Këtu theksohet qeverisja e mirë, që ose e multiplikon efektin e secilës politikë veç e veç, ose e humb tërësisht rëndësinë, efektin dhe karakterin e tyre. Një qeverisje autoritare, me stabilitet të brishtë, kundruall asaj demokratike dhe që garanton qëndrueshmëri afatgjate, sigurisht se nuk ka sukses. Mandej, eliminimi apo zbutja e dukurive devijante në shoqëri, si: korrupsioni, krimi i organizuar, etj., janë elemente që krijojnë siguri për investitorët e huaj.

Në hulumtimin e tyre, të zhvilluar për vendet e Amerikës Latine, autorët Biglaiser dhe DeRouen, i vërtetojnë tri hipoteza:116

1. Ekziston një korrelacion i drejtë ndërmjet aplikimit të reformave ekonomike dhe tërheqjes së IHD-ve;

2. Po ashtu, korrelacion i drejtë ekziston edhe në raportin ndërmjet qeverisjes së mirë, funksionimit të demokracisë, stabilitetit ekonomik e politik, dhe ardhjeve të IHD-ve; dhe,

3. Shkathtësia për të realizuar një kombinim të mirë ndërmjet reformave ekonomike dhe faktorëve të qeverisjes së mirë, është pikësynim që duhet ta ketë si objektiv çdo qeveri, nëse dëshiron të këtë rezultate të garantuara në tërheqjen e IHD-ve.

Logjika e thjeshtë shpie në hipotezën se, për të tërhequr IHD-të, duhet të liberalizohet sa më shumë tregu vendës. Realizimi i një detyre të tillë, posaçërisht, është ftesë për ndërmarrje të hapave jashtëzakonisht radikalë në vendet në zhvillim. Mirëpo, tendenca për liberalizim maksimal, respektivisht një hapje e plotë, a mos paraqet situatë dhe rrezik për vendin? Duke synuar të krijojmë kushte liberale afariste, a mos kalohen edhe kufijtë e funksionimit

116 Glen Biglaiser, Karl DeRouen, Jr., po aty, fq. 58.

117

Page 120: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

demokratik të një shteti, duke kaluar në anarki? Tendencat duhet të jenë të orientuara në krijimin e situatave kur hapësira për afarizëm është shumë e përshtatshme dhe, në anën tjetër, të gjithë mekanizmat legalë funksionojnë në interes të ngritjes së mirëqenies shoqërore.

Vendet e ndryshme mund të kenë resurse natyrore, apo edhe faktorë të tjerë të zhvillimit, me interes për IHD-të. Mirëpo, pa politika adekuate makroekonomike, resurset e tilla mund të jenë të papërdorshme, sikurse që kanë qenë me mijëra vjet më parë. Ndryshimi i situatës kërkon adaptim të ambientit investues konform kërkesave të investitorëve të jashtëm. Kërkon që telashet e tyre të reduktohen në maksimum, sepse eliminimi i tyre zvogëlon çmimin e kostos dhe shton fitimin.117

4.1.2.2. Rreziku për sistemin politik dhe për ambientin e vendit

Shpesh, në literaturën ekonomike, gjejmë definime dhe klasifikime të shteteve si shtete të fuqishme apo si shtete të dobëta. Shtrohet pyetja se çka e karakterizon një shtet për t’u klasifikuar si shtet i fortë. T’i krahasojmë dy shtete, Mongolinë dhe Gjermaninë. Sipërfaqja e Mongolisë është 1,564,116 km katrorë, ndërsa Gjermania ka sipërfaqe 357.022 km katrorë, respektivisht Mongolia ka sipërfaqe 4.38 herë më të madhe. GDP e Mongolisë është 13.28 miliardë $, ndërsa ajo e Gjermanisë 3,085 miliardë $, respektivisht GDP-ja e Mongolisë është 222.74 herë më e vogël.118 Në anën tjetër, si në aspektin ekonomik, e edhe në aspektin politik, Gjermania është njëra nga vendet më të fuqishme në botë, ndërsa Mongolia nuk prezanton kurrfarë faktori. Kjo na jep të kuptojmë se forca e vendeve të ndryshme në botë përcaktohet ekskluzivisht

117 Ramkishen S. Rajan, po aty, fq. 12.118 https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/

118

Page 121: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

nga forca ekonomike, e cila përcakton edhe forcën politike e, kur është nevoja, edhe atë ushtarake.

Në kontekst të kësaj, njësoj qëndron situata edhe me ndërmarrjet multinacionale, që forcën e tyre e shprehin nga vëllimi i prodhimit apo i shërbimeve që ofrojnë apo, thënë më mirë, bazuar në të hyrat që gjenerojnë. Ato ndërmarrje që kanë vëllim të madh të të hyrave, posedojnë dhe reflektojnë forcë të madhe ekonomike, e gjithashtu edhe forcë politike. Madje, disa prej tyre e kanë GDP-në më të lartë se shumica e vendeve të botës. Autori Bill Emmott, qysh në vitin 1993, pohonte se ndërmarrjet multinacionale janë bërë shumë të fuqishme dhe se forca e tyre nuk mund të injorohet. Kështu, nga 100 njësitë më të mëdha ekonomike të botës, 51 janë ndërmarrje multinacionale, ndërsa 49 janë shtete.119 Në ditët e sotme, nga 100 njësitë më të mëdha ekonomike, 35 prej tyre janë ndërmarrje multinacionale, ndërsa 65 janë shtete.120 Prandaj, forca a tyre vërtet është shumë e madhe.

Për vendet në zhvillim, siç u prezantua deri më tash, IHD-të paraqesin burimin kryesor të kapitalit. Kjo tregon praninë e varshmërisë ndaj këtyre ndërmarrjeve. Në fakt, kjo varshmëri, ua jep ndërmarrjeve multinacionale edhe forcën, respektivisht edhe influencën politike. Që vendet në zhvillim t’i joshin ndërmarrjet multinacionale, qeveritë duhet të zhvillojnë politika që u shkojnë për shtati atyre. Duhet t’i favorizojnë ato, duke u ofruar lehtësira financiare si dhe bazë të përshtatshme ligjore për ta. Prandaj, hapja ndaj IHD-ve e ka edhe çmimin e vet. Ato krijojnë edhe influencë në vendimmarrje politike dhe, në përgjithësi, krijojnë një kontroll të jetës shoqërore të vendit nikoqir.121 119 Bill Emmott "Survey on Multinationals", The Economist, March 27th,

1993.120 https://www.cia.gov dhe

http://money.cnn.com/magazines/fortune/global500/2011/full_list/index.html. Qasur për herë të fundit më 18.05.2012.

121 Douglas Woodward, Douglas Nigh, po aty, fq. 35.

119

Page 122: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Ndërmarrjet multinacionale vazhdimisht shtojnë forcën e tyre ekonomike dhe politike. Mirëpo, ato nuk janë të interesuara që banoreve t’u ofrojnë të mira publike dhe as që janë të interesuara për mirëqenien shoqërore. Objektivi kryesor i tyre është vetëm rritja e fitimit për t’i kënaqur aksionarët, pa marrë parasysh se si e realizojnë atë. Kjo i shtyn ato që forcën ekonomike ta përdorin edhe për influencë politike. Ato nuk çajnë kokën për çështje ekologjike, e shpeshherë përdorin qasje joligjore për të arritur te fitimi. Kundërvënia ndaj tyre është shumë e vështirë. Ato posedojnë edhe struktura shumë të fuqishme lobuese dhe konflikti me to është i paparashikueshëm edhe për qeveritë.

Elementet e ndryshme devijante shoqërore, në të shumtën e rasteve, janë zbulime që zbatohen nga ana e ndërmarrjeve multinacionale, që dëmtojnë edhe ekonominë, e edhe reputacionin e vendit. Nënkuptohet se për t’u realizuar një gjë e tillë patjetër duhet të ekzistojë edhe mbështetja në strukturat politike të vendit nikoqir. Por, fajtor aspak më të vegjël nuk janë edhe këto ndërmarrje të huaja. Shembuj të tillë ka shumë, e një nga ta mund të përmendet rasti i një kompanie nga Hondurasi, që merret me eksportin e bananeve. Kështu, ndërmarrja nga SHBA-ja, United Brands (tani Chiquita), që njëkohësisht është distributori më i madh i bananeve në SHBA, në vitin 1974, me qëllim të përfitim të lehtësirave në taksat e eksportit, si mitë i ka paguar presidentit të Hondurasit 1.25 milion $.122 Mund të merret me mend se në raste të tilla çka ndodh me ekonominë e vendit, në kontekst të kësaj edhe me mirëqenien shoqërore. Ndërmarrjet multinacionale realizojnë fitime të mëdha, ndërsa liderët politikë realizojnë interesat e tyre personale. Çmimin e fundit e paguan populli, shpesh për një periudhë më të gjatë kohore.

Rreziku për siguri të vendit, si dhe humbja e kontrollit dhe e të drejtës pronësore për resurset e papërtëritshme, nuk është temë e kohëve të fundit. Ka

122 Robert J. Carabaugh, po aty, fq. 324.

120

Page 123: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ekzistuar edhe para këtyre etheve të kohës moderne, respektivisht të këtij vrapi pas IHD-ve. Ky shqetësim është ngritur që në shekullin XIX. Është menduar se, me privatizimin e shumë degëve, të cilat tradicionalisht kanë qenë në pronësi shtetërore dhe publike, do të tejkaloheshin këto pengesa. Në këtë mënyrë, investimet private që do të realizoheshin, si nga vendësit, ashtu edhe nga të huajt, do të mund të trajtoheshin si investime private, pra të barazoheshin. Mirëpo, investimet në disa degë, si: në miniera, në eksploatimin e naftës, në disa segmente të infrastrukturës, përveç ndjeshmërisë politike, bartin me vete edhe karakteristika të tjera. Prandaj, investimet nga të huajt, në këto segmente, nuk mund të barazohen me vendësit. Investimet në këto degë me rëndësi, ndikojnë në ndryshimin edhe të strukturës ekonomike të vendit. Gjithashtu, këto investime nuk janë të karakterit afatshkurtër dhe shpeshherë sjellin situata monopoliste, të cilat më vonë mund të eliminohen shumë vështirë. Në të vërtetë, tendencat për t’i eliminuar këto situata, mund të sjellin edhe çrregullime ekonomike, duke destabilizuar ekonominë dhe shoqërinë në tërësi.

Prandaj, qasja pa rezervë dhe vrapi për të realizuar me çdo kusht tërheqjen e IHD-ve, si instrumente të përshpejtimit të zhvillimit, mund të këtë efekte kolaterale negative në ruajtjen e pavarësisë ekonomike dhe politike. Rreziku mund të jetë aq i madh sa të vihet në rrezik edhe siguria e vendit, gjë që do të kishte efekte negative shumë më të mëdha sesa efektet pozitive që do të mund të realizoheshin në segmentin ekonomik. Megjithatë, edhe me këtë rast, shtrohet pyetja se çka nënkupton rrezikimi i pavarësisë ekonomike dhe çka stabiliteti ekonomik? Posaçërisht në epokën e integrimeve dhe të globalizimit ekonomik, sa ka hapësirë për pavarësi dhe për sovranitet? Sa mund të themi se ka ekonomia e Greqisë pavarësi ekonomike, kur Komisioni Evropian kërkon nga ky vend që kontrolli mbi buxhetin shtetëror, e edhe mbi politikat fiskale, të bartet në nivel të BE-së. Gjithashtu,

121

Page 124: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

çështje shumë diskutabile është zbatimi i politikave restriktive ndaj IHD-ve, të cilat rigjenerojnë varfëri, me qëllim të ruajtjes së “sovranitetit” dhe të “pavarësisë” absolute ekonomike dhe politike. Si duket, pa to nuk bën, ndërsa më to shfaqen probleme të natyrave të ndryshme. Prandaj, çështje në vete është se si të gjendet optimumi racional në këtë situatë, që kërkon angazhim gjithëpërfshirës të shoqërisë.

KAPITULLI I PESTË

REKOMANDIMET PËR KOSOVË

Një nga sfidat kryesore e të gjitha ekonomive që kanë dalë nga ish-vendet komuniste, është transicion nga ekonomia e centralizuar në ekonomi të tregut. Një kapërcim cilësor nga ekonomia me një kulturë të bërjes së biznesit në mënyrë burokratike, për t’u zëvendësuar me ekonomi që funksionon sipas shpirtit të

122

Page 125: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ndërmarrësisë.123 Në këtë drejtim, Kosova, përpos kësaj sfide, ballafaqohet edhe me probleme të tjera. Ashtu si edhe është trajtuar në aspektin politik gjatë negociatave për gjetjen e statusit final të Kosovës, si rast “sui generis”, edhe në aspektin ekonomik, Kosova ka qenë rast unik. Si rajoni më i pazhvilluar në ish-shtetin e RSFJ-së, pastaj me një strukturë shumë të pavolitshme ekonomike, me dominim të industrisë së rëndë dhe ekstraktive, me infrastrukturë shumë të pazhvilluar, me norma shumë të larta të papunësisë, etj., tradicionalisht ka qenë vendi më i varfër në rajon dhe më gjerë. Për t’u keqësuar situata edhe më shumë, gjatë viteve të ’90-ta, Kosova plaçkitet sistematikisht dhe pamëshirshëm nga regjimi pushtues serb, për të kulmuar e tërë kjo me luftë të hapur, me vrasje masive dhe me shkatërrim të tërësishëm të ekonomisë. Prandaj, për dallim prej shteteve të tjera ish-socialiste, që procesin reformues e fillojnë nga një bazë paraprake, Kosova pothuajse filloi nga zeroja, me mbështetjen e vetme të shteteve mike, kryesuar nga SHBA-ja.

Si vendi më i ri i Evropës dhe si një nga vendet më të reja në botë, në bazë të raporteve të shumta, Kosova tash kategorizohet në grupin e vendeve të pazhvilluara të botës. Me GDP-në për kokë banori 2,700.00 €, rangohemi ndër vendet më të varfra të Evropës. Shkalla e papunësisë në vitin 2011 ka qenë në normën 45%,124 një normë kjo e papunësisë që, për shtetet e zhvilluara demokratike, do të ishte e pakuptueshme dhe e papërballueshme. Kështu, papunësia, si një nga problemet më të mëdha të Kosovës, jo vetëm që nuk po zbutet, por ka ngelur me një qëndrueshmëri rreth këtij niveli. Është krijuar ekuilibri makroekonomik nën nivelin e përdorimit optimal të resurseve humane, çka do të thotë se kemi të bëjmë me probleme strukturore të ekonomisë dhe me mungesë investimesh, probleme këto që nuk mund të zgjidhen në afat të shkurtër. 123 Milford Bateman, po aty, fq. 227. 124 Raporti Vjetor 2011, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës,

Prishtinë, qershor 2011, fq. 31-32.

123

Page 126: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Varfëria ngel edhe më tutje një nga problemet më të mëdha, me shkallë alarmante. Kështu, nga numri i përgjithshëm i popullsisë, rreth 45% e popullatës në Kosovë jeton në kufirin e varfërisë, me shpenzim ditor deri në 1.5 €, derisa rreth 17% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë ekstreme, me më pak se 1 € në ditë.125

Gjendja ekonomike në Kosovë nuk është aq premtuese që, Kosova, me forcat e veta, të mund të zgjidhë problemet me të cilat ballafaqohet. Gjatë punimit u prezantua se normat e ulëta të produktiviteti janë shkaktare të GDP-së së ulët, që rezulton edhe me të ardhura të ulëta, me normë të ulët të kursimit, që natyrisht sjell edhe normë të ulët të investimeve. E gjithë kjo do të kishte mundur të prezantohej si parim: varfëria vetëgjeneron varfëri. Prandaj, mbështetje duhet gjetur në krijimin e kushteve për të tërhequr investitorë të huaj, për të sjellë kapital nga jashtë pasi nuk mund të akumulohet nga brenda. Në këtë drejtim, IHD-të nuk janë edhe të panjohura për Kosovën. Në vitin 2011, vlera e tyre ka arritur shifrën 414 milionë €, duke shënuar një rritje prej 14.5% në krahasim me vitin paraprak.126 Kështu, qasja e përgjithshme duhet të jetë e orientuar në drejtim të tërheqjes sa më të madhe të IHD-ve. Por, edhe sikur të ekzistonte pajtueshmëri e plotë në këtë drejtim, nga të gjitha nivelet qeverisëse dhe nga i gjithë spektri politik, një gjë e tillë nuk është edhe aq e lehtë për realizim. Përpos mungesës financiare, është më se evidente edhe mungesa e traditës së funksionimit institucional.

Sikurse u prezantua nga shumë punime të ndryshme, tetë ekonomitë e Azisë që kanë performuar norma shumë të larta të zhvillimit ekonomik, respektivisht Japonia; “katër tigrat e Azisë”: Hong-Kongu, Koreja Jugore, Tajvani dhe Singapori; Kina dhe tri vende rishtazi të industrializuara: Indonezia, 125 http://www.kosovo.undp.org/?cid=2,120. Qasur për herë të fundit më

24.06.2012.126 Raporti Vjetor 2011, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës,

Prishtinë, po aty, fq. 30.

124

Page 127: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Malajzia dhe Tajlanda, trajtohen si vende që kanë realizuar mrekulli në zhvillimin ekonomik.127 Posaçërisht Japonia dhe “katër tigrat” kanë specifika të veçanta. Karakterizohen me popullsi që kultivon vetëdisiplinë dhe traditë në punë. Kanë qeveri të orientuara në mbështetjen e zhvillimit të biznesit. Karakterizohen me një filozofi të orientuar nga eksporti, posaçërisht të njohur me eksportin e produkteve industriale nga segmenti i elektronikës. Gjithashtu, kanë popullsi të urbanizuar dhe jashtëzakonisht të edukuar.128 Këto karakteristika ngrenë dilemën: përse të mos përdoret filozofia e njëjtë dhe eksperienca e njëjtë. Autori R. Lukas129 potencon se, të menduarit për të përdorur këtë model, nënkupton sikur të këshillohet ndonjë basketbollist i ri i entuziazmuar që të ndjek modelin e Michael Jordan-it.130 Një të riu të tillë entuziast, kjo këshillë nuk i hyn edhe aq shumë në punë, pasi natyra nuk e ka krijuar të jetë yll! Në mënyrë analogjike, qasja duhet të shkojë në drejtim të krijimit të modelit adekuat sipas specifikave të vendit konkret. Kështu, edhe Kosova mund të hulumtojë mostra të rrugëve të ndryshme zhvillimore të ndjekura nga vendet e ndryshme në botë, që kanë pasur sukses në IHD, por asaj patjetër i ngelet zhvillimi i modelit unik, që përshtatet me rrethanat ekzistuese.

1.1. Hapat konkretë që duhet ndërmarrë

Në epokën moderne flitet shumë për liberalizimin e tregjeve, si parakusht për tërheqjen e IHD-ve, dhe për krijimin e parakushteve të bashkëpunimit ndërkombëtar. Është interesante të theksohet se,

127 The World Bank, The East Asian Miracle, Economic Growth and Public Policy, Oxford University Press, 1993.

128 Robert J. Carabaugh, po aty, fq. 253.129 Rober E. Lukas, Jr., po aty, fq. 72. 130 Basketbollist i Chicago Bulls në ligën NBA të SHBA-së dhe, sipas

shumë analistëve, llogaritet basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

125

Page 128: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

pikërisht këto vende që tashmë janë avokatët kryesorë të tregtisë së lirë dhe që mbrojnë politikën e liberalizimit, për vete kanë qenë mjaft konservative dhe proteksioniste të ekonomive të tyre. Kështu, SHBA-ja ka qenë shumë proteksioniste në fazën e saj zhvillimore. Ka mbrojtur tregun dhe prodhuesit vendës, derisa ka arritur shkallën e pjekurisë për të përballuar konkurrencën e jashtme. Madje, SHBA-ja tash proklamon se nuk duhet ndjekur politika e saj zhvillimore, duke pohuar: “Mos bëj si kam bërë unë, bëje si mund ta përballosh tash për ta bërë” (Don’t do as i did; do as i can afford to do now).131 Njësoj kanë vepruar edhe vendet e Azisë, si: Japonia, Koreja Jugore dhe Tajvani. Kanë përdorur politika që kanë stimuluar eksportin, ndërsa në të njëjtën kohë kanë mbrojtur prodhuesit vendës nga importet. Indonezia, Malajzia dhe Tajlanda kanë zhvilluar politika që kanë stimuluar eksportin dhe, në të njëjtën kohë, kanë reduktuar politikat restriktive importuese.132

Sipas Gorschenkron, zhvillimet e kohëve të fundit tentojnë të jenë të bazuara në teknologjinë më të avancuar dhe më efikase. Vendet e ndryshme paguajnë shumë shtrenjtë për këto teknologji, sepse ato prezantojnë fjalën e fundit në këtë drejtim. Por, shpeshherë ato janë kapitalo-intensive dhe kërkojnë periudhë të gjatë të funksionalizimi e të kthimit të investimeve. Orientimi në blerjen e teknologjive të tilla, sipas autorit, do të kishte mundur të prezantohej si paradoksi i parë në këtë drejtim dhe mund të jetë edhe qasje e gabueshme. Është shumë më mirë të lidhemi me teknologjinë që mund të zbatohet menjëherë në punë. Duhet analizuar se a kemi parakushte dhe a na nevojitet një teknologji aq e avancuar, nëse shkalla e papunësisë është e lartë. Ndërsa, paradoksi i dytë është se si të orientohen këto vende me aftësi shumë të vogël akumuluese në teknologjinë që kushton. Për më 131 David S. Landes, The Welth and Poverty of Nations; why some are soo

rich and some so poor, W.W. Norton & Company, New York, 1999, fq. 267.

132 Robert J. Carabaugh, po aty, fq. 253-254.

126

Page 129: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

tepër, ato duhet të mendojnë mirë e mirë se, krijimi i degëve kapitalo-intensive, a u krijon atyre mundësinë e konkurrencës dhe deri në çfarë shkalle do të mund t’u konkurrojnë vendeve të fuqishme.133 Kështu, duket se, që në start, Kosova duhet t’i analizojë mirë e mirë të gjitha këto dhe të eliminojë mundësin e paraqitjes së paradokseve të tilla.

Për Kosovën, si vend që tashmë ka festuar 4-vjetorin e pavarësisë dhe që tashmë i dha fund fazës së pavarësisë së mbikëqyrur, e që po hyn në një fazë të re të zhvillimit, problemet zhvillimore ekonomike dhe shoqërore nuk janë fenomene që nuk njihen edhe në raste të tjera. Ndoshta dallojnë vetëm format dhe kushtet. Kështu, për kryeministrin e parë të Singaporit të kohës moderne, Lee Kuan Yew, pas realizimit të pavarësisë më 1965, ndër problemet kryesore ishte zvogëlimi i papunësisë që kapte shifrën 14%. Ai, në atë kohë, mendonte se duhej të krijohej një ekonomi krejtësisht e re, të zhvilloheshin dhe të provoheshin metoda dhe skema të reja, të paprovuara më parë në ndonjë vend tjetër në botë. Kjo, nga fakti se, Singapori nuk ka ndonjë vend që i ngjason, apo që është i njëjtë me të. Në këtë drejtim, edhe ky vend nuk kishte mundësi të merrte ndonjë model apo të përdorte ndonjë përvoje nga të tjerët.134 Sipas analogjisë së Singaporit, a do të thotë kjo se edhe ne duhet të krijojmë një strategji krejt të re, apo mund të përdorim përvojat e vendeve të tjera? Rrethanat kanë ndryshuar dhe kjo shpie edhe në nevojën për qasje të re. Sigurisht se duhet zhvilluar strategjia zhvillimore ekonomike e Kosovës, e në këtë drejtim edhe strategjia për tërheqjen e IHD-ve, që korrespondon me nevojat dhe me rrethanat konkrete në Kosovë: strategji racionale dhe e zbatueshme. Por, që, gjatë procesit të zhvillimit të këtij dokumenti, mund të merren për bazë edhe përvojat e të tjerëve, që të mos përsëriten gabimet, si

133 David S. Landes, po aty, fq. 274. 134 Lee Kuan Yew, From Third World to First, the Singapore Story: 1965-

2000, HarperCollins Publishers Inc., New York, 2000, fq. 7.

127

Page 130: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

dhe t’u jepet përparësi aktiviteteve që kanë dhënë rezultate pozitive.

Sipas ish-kryeministrit të Singaporit, Lee Kuan Yew, pasuria më e madhe e tyre dhe ajo në çka janë mbështetur më së shumti, ka qenë krijimi i besimit në popull. Është dashur të reflektojnë me punë dhe me rezultate për ta bindur popullin se lidershipi po mbron interesat e popullit. Këtë e kanë dëshmuar në luftë kundër depërtimit të komunizmit, si dhe në udhëheqjen e politikës së ndarjes nga Malajzia, pas bashkimit të vullnetshëm që ishte realizuar më 1963. Pas arritjes së realizimit të këtij besimi, u theksua aseti tjetër i vlefshëm për këtë popull dhe udhëheqjen e tij: vënia në punë e kapaciteteve humane, sepse populli i Singaporit cilësohej popull punëtor dhe i etur për avancim të dijes. Thelbësore ishte të mbahej Singapori i unifikuar si shtet multigjuhësor, multikulturor, multireligjioz dhe të shndërrohej në shtet që i krijon qëllimet, shtet dinamik dhe i konkurrueshëm në tregun botëror.135

A mund ta përdorim këtë analogji të Singaporit edhe për Kosovën? Në të vërtetë, sa kemi punuar në këtë drejtim, si Kosovë, në këto 13 vjet pas lufte, respektivisht 4 vjet pas shpalljes së pavarësisë? Drejtuesit e shtetit të pavarur të Kosovës e kanë pasur besimin e popullit, sepse këtë e kanë fituar me veprimet e tyre drejt pavarësimit të vendit. Por, si duket, nuk janë ndërmarrë masa të tjera adekuate të përshpejtimit të zhvillimi ekonomik. Ndoshta, problemet janë paraqitur edhe me rastet kur interesat personale kanë filluar të dominojnë mbi interesat shoqërore dhe, sërish ndoshta, kjo është edhe dukuri njerëzore që vështirë kuptohet nga masat. Si duket, në momentet kur eliminohet rreziku ekzistencial i kombit, fillojnë të gjallërojnë interesat personale dhe ato fillojnë të dominojnë mbi interesat kombëtare, posaçërisht interesat e segmentit financiar. Për këtë arsye, ndoshta edhe janë paraqitur këto elemente devijante shoqërore, si: korrupsioni, krimi i organizuar,

135 Po aty, fq. 7-8.

128

Page 131: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

nepotizmi, burokracia, mungesa e lirisë së shprehjes, etj., që prezantohen çdo ditë në medie dhe në raporte të ndryshme.

Çka është më kryesorja, Kosova e ka marrë orientimin e duhur strategjik në shtigje të gjata. Për Kosovën paraqet vendimin më madhor përzgjedhja e Unionin Evropian si cak kryesor dhe përcaktimi për anëtarësim në këtë organizëm si detyrë parësore. Prandaj, duke u nisur nga kushtet që kemi, tash mbetet të punohet në shumë drejtime dhe nga të gjithë. Sikurse anëtarësimi në BE, po ashtu edhe puna për tërheqjen e IHD-ve, nuk mundet të jenë përgjegjësi dhe as detyra të një individi, të një partie politike, apo të një institucioni. Është kjo detyrë e të gjitha insitucioneve dhe duhet të udhëhiqet nga segmentet më të larta shtetërore. Kërkohet bashkim i forcave dhe përparim në shumë segmente, ndër të cilat do të mund të veçoheshin disa nga më kryesoret, e që njëkohësisht duken se janë edhe me elementaret për krijimin e klimës dhe të kushteve për tërheqjen e IHD-ve.

Arritja e këtij qëllimi kërkon angazhim të insitucioneve në krijimin e ambientit të përshtatshëm politik, garantimi i sigurisë dhe zhvillimi i bazës ligjore, një gjyqësori të pavarur, e që paraqesin fushat kryesore të cilave duhet kushtuar kujdes. Është shumë vështirë të përkufizohet saktësisht se çka nënkuptojmë me ambient të përshtatshëm. Por, sigurisht, ndërmarrjet multinacionale do të ngurrojnë të investojnë në vendet ku ndryshimet në qeveri mund të jenë të shpeshta dhe të paparashikueshme. Do të ngurrojnë të investojnë në vend ku ndryshimet qeveritare mund të jenë radikale, dhe ku kontinuiteti i funksionimit te sistemit politik nuk është i garantuar. Një sistem i tillë fluid nuk garanton siguri, as personale e as për investime. Element tjetër, në këtë drejtim, është korniza e avancuar ligjore, e përafruar me ato të vendeve të zhvilluar demokratike, kornizë kjo ligjore që garanton dhe që siguron të drejtën e pronës, të drejtën e riatdhesimit të fitimit dhe të kapitalit, si dhe të drejtën e funksionimit të ekonomisë liberale. Por, të

129

Page 132: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

gjitha këto parakushte do jenë të pavlefshme nëse nuk ekeziston një sistem i pavarur gjyqësor. Pavarësia e gjyqësorit është indikator i funksionimit të sistemit demokratik, dhe garanci për sundim të rendit dhe të ligjit.

Për të gjitha këto segmente, në 13 vitet e pasluftës, mund të thuhet se Kosova ka qenë me fat. Edhe nëse sistemi politik nuk ka qenë aq stabil, pasi kemi pasur të bëjmë me institucione rishtazi të krijuara, ka qenë faktori ndërkombëtar që ka ndihmuar, pra kanë qenë vendet mike, të udhëhequra nga SHBA-ja. Po ashtu, prania e forcave shumëkombëshe ndërkombëtare të sigurisë, KFOR, ka garantuar siguri dhe stabilitet në vend. Ndërsa, për sa i përket kornizës ligjore, lirisht mund të thuhet se ajo qëndron shumë mirë. Që nga legjislacioni i parë i pasluftës, në Kuvendin e Kosovës funksionon Zyra për harmonizim dhe për standardizim të ligjeve. Kështu, asnjë ligj nuk ka mundur të kalojë në Kuvendin e Kosovës, nëse nuk i ka plotësuar standardet sipas kritereve perëndimore dhe nëse nuk ka qenë kompatibil me ligjet e BE-së. Problem mund të jetë implementimi i tyre, sepse ky implementim deri-diku nuk është në nivel të duhur. Në këtë drejtim, një nga pikat më të dobëta ngel sistemi gjyqësor, i cili pothuajse në të gjitha raportet e progresit për Kosovën po vlerësohet si i dobët dhe i ndikuar. Prandaj, duhet punë e mëtejme për të krijuar një kulturë të respektimit të ligjit, që sigurisht se do të ndikojë pozitivisht në ardhjen e investitorëve të huaj.

Vëmendje e shtuar duhet t’i kushtohet zhvillimit të faktorit më të kërkuar zhvillimor: fuqisë punëtore me kompetenca adekuate. Është vështirë të gjenden argumente që nuk mbështesin qëndrimin se IHD-të mund të paraqesin instrumentin kyç të tejkalimit të vështirësive dhe të përshpejtimit të zhvillimit në Kosovë. Por, për inkurajimin e ardhjes së investitorëve të huaj, duhet angazhim dhe përpilim i një strategjie adekuate, posaçërisht për zhvillimin e fuqisë punëtore,

130

Page 133: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

për të cilin faktor do të bëhet më shumë fjalë në një nga temat në vazhdim.

Një nga sëmundjet kryesore të ekonomisë moderne është korrupsioni. Për zgjidhjen e problemit në këtë drejtim, si duket, Kosova ngec shumë. Në shumë hulumtime dhe raporte të publikuara kohëve të fundit, është theksuar se korrupsioni në Kosovë është në nivel alarmant. Në fakt, ky fenomen ka ekzistuar edhe më parë, por jo me përmasa të tilla shqetësuese. Korrupsioni shumë i pranishëm në Kosovë çon dy mesazhe kryesore negative për investitorët e jashtëm:

1. Ngrit çmimin e investimeve. Krahas investimeve të parapara, duhet të parashihet dhe dënimi/zhvatja që duhet paguar.

2. Shpreh pasigurinë e investimit. Ndodh që investitori i huaj të pajtohet dhe të paguajë haraç, por, çka nëse bie qeveria? A duhet sërish të paguhet, apo a duhet të mbyllet investimi? Prandaj, kjo dukuri i shtyn IHD-të të mos ndërmarrin fare hapa investues.

Shembuj të ndryshëm në botë tregojnë se si e ka shkatërruar korrupsioni imazhin e vendit për tërheqjen e investitorëve të huaj. Një nga rastet me eklatante është ai i Ugandës, nën udhëheqjen e Idi Aminit. Ky rast tregon se si është në gjendje vetëm një njeri, një udhëheqës, ta shkatërrojë tërë imazhin e vendit.136 Lidershipi mund të shkatërrojë imazhin e vendit në çdo aspekt, duke krijuar averzion të pakufishëm ndaj të gjithëve, e posaçërisht ndaj investitorëve të huaj. Raste të tilla ka shumë, në mbarë botën.

Luftimi i korrupsionit është çështje e vështirë, por jo e pamundur. Mund të ndërmerren hapa konkretë në këtë drejtim. W. Esterly sqaron rrugën që mund të

136 Tmothy J Yeager, Insitutuions, Transition, Economies, and Economic Devlopment, Westerview Press, Oxford 1999, fq. 64.

131

Page 134: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ndiqet për të eliminuar korrupsionin, respektivisht për të eliminuar vrasësit e IHD-ve.137

Së pari, duhet të krijohen institucione të besueshme dhe cilësore, shërbyes civilë profesionalë, të përgjegjshëm. Të gjitha instrumentet e tjera mund të jenë krejtësisht të pavlefshme nëse shërbyesit civilë nuk janë profesionalë. Për shembull, India ka zhvilluar ligje jashtëzakonisht të mira dhe të avancuara, në letër. Por, çka nevojiten ato nëse shërbyesit civilë janë të paguar shumë keq dhe nëse ata mund të korruptohen me pak para.138 Çfarë vlere ka ai ligj që nuk zbatohet, e zbatimi i tij varet shumë nga faktori njeri. Prandaj, sigurisht shërbyesit civilë kanë një rol vendimtar në ngritjen e imazhit për tërheqjen e IHD-ve.

Së dyti, duhet eliminuar lehtësirat që krijojnë kushte të përshtatshme për korrupsion. Duhet hulumtuar se cilët janë shkaktarët e një dukurie të tillë dhe të veprohet në atë drejtim që situata të përmirësohet.

Disa nga vendet e rajonit, si Sllovenia dhe Kroacia, kanë përzgjedhur diasporën si faktor të rëndësishëm për stimulimin e investimeve nga jashtë. Sigurisht se edhe Kosova ka pse të mendojë në këtë drejtim dhe, jo vetëm të mendojë, por edhe të veprojë në këtë drejtim. Nëse diaspora kosovare ka qenë faktori kryesor i mbijetesës në vitet e ’90-ta të regjimit të egër okupues serb, përse tash të mos stimulohet ajo për të realizuar investime të drejtpërdrejta. Nëse më parë ndihmat kryesisht kanë shkuar për të mira të konsumit, tash duhet krijuar mundësi që të realizohen investime dhe të ketë përfitime të dyanshme. Hulumtime të shumta janë bërë për diasporën e Kosovës dhe për mundësinë e aktivizimit të saj si forcë zhvillimore. Një nga këto 137 William Easterly, po aty, fq. 252138 http://tutor2u.net/business/external/globalisation_multinationals.htm.

Qasur për herë të fundit më 02.06.2012.

132

Page 135: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

raporte, i publikuar nga Forumi për Iniciativë Demokratike, pasqyron këto të dhëna:139

Dërgesat nga diaspora janë përdorur kryesisht për konsum dhe për të mira të luksit;

Një vlerë shumë e vogël e dërgesave është përdorur për edukim;

Niveli i investimeve të diasporës në Kosovë ka qenë më i ulët sesa është pritur;

Kohëve të fundit, diaspora është e orientuar drejt integrimit në vendin pritës, e më pak për të investuar në Kosovë; dhe,

Kontributi i diasporës në themelimin e bizneseve në Kosovë ka qenë për 12 herë më i lartë sesa ai që ka ardhur nga agjencitë ndërkombëtare për zhvillim.

Vetëm nëse merret parasysh pika e fundit, respektivisht kontributi i diasporës në themelimin e bizneseve në Kosovë, si dhe madhësia e saj që llogaritet të jetë rreth 800.000 vetë,140 kjo tregon forcën që mund të këtë ky faktor. Në vitin 2011, dërgesat e tyre në shumën 584.8 milionë €, prezantojnë vlerën 12.44% të GDP-së së Kosovës.141 Gjithashtu, nuk duhet lënë anash edhe kursimet e tyre, e që sipas disa llogarive mund të jenë në disa miliarda €. Prandaj, duhet angazhim dhe zhvillim i ambientit investues, për të shndërruar këtë potencial financiar në shtyllën kryesore të IHD-ve. Kemi shumë njerëz të suksesshëm që kanë zhvilluar biznese të forta në Perëndim. Ata duhet sfiduar që të investojnë në Kosovë.

139 Diaspora as a Driving Force for Development in Kosovo: Myth or Reality, Forumi për Iniciativë Demokratike, Prishtinë, qershor 2009, fq. 3.

140 Po aty, fq. 5.141 Raporti Vjetor 2011, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës,

Prishtinë, po aty, fq. 30.

133

Page 136: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Gjithashtu, nuk duhet harruar edhe dijen që kemi në diasporë. Bazuar në projektin Programi i Zhvillimit të Trurit (Brain Gain Program), projekt i financuar nga Agjencia për Bashkëpunim e Austrisë, për të cilin projekt kam qenë përgjegjës për ta zbatuar në arsimin e lartë të Kosovës, respektivisht në Universitetin e Prishtinës, mund të konkludohet se një potencial shumë i fuqishëm i dijes, që ka origjinë nga Kosova, është i shpërndarë në vendet e Evropës Perëndimore dhe më gjerë. Për 10 vjet, sa ka zgjatur implementimi i këtij programi, janë realizuar më shumë se 120 cikle të ligjëratave në UP, në kohëzgjatje 1-3 javë, apo edhe deri në një semestër. Gjatë kësaj periudhe, është krijuar një bazë e të dhënave prej rreth 70 ekspertëve eminentë, të cilët kanë qenë pjesë e këtij programi. Natyrisht se lista nuk është e plotë dhe se numri i tyre është shumë më i madh. Kjo dije, që është e angazhuar në institucionet eminente akademike dhe hulumtuese perëndimore, mund të kontribuojë në dy drejtime. Ata mund të jenë urë ndërlidhëse për të sjellë investitorë të huaj në Kosovë. E, gjithashtu, mund të kontribuojnë në zhvillimin e kapaciteteve humane, qoftë nëpërmjet mbështetjes së veprimtarisë hulumtuese shkencore, apo edhe nëpërmjet zhvillimit të programeve mësimore akademike. Prandaj, secila politikë zhvillimore, që ka prioritet tërheqjen e IHD-ve, e që nuk e përfshin edhe dijen nga diaspora, do të jetë e mangët.

Zhvillimi i zonave të lira doganore si dhe i stimulimeve të tjera fiskale për të tërhequr IHD-të, duhet të jetë një segment tjetër, të cilit duhet t’i kushtohet një kujdes i shtuar. Tashmë kanë filluar hapat e parë në këtë drejtim. Në zhvillim e sipër janë dy parqe të biznesit: parku i Mitrovicës dhe ai i Drenasit. Nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës moderne, si dhe lehtësirave të tjera, qëllimi kryesor është që të tërhiqen investitorët e huaj dhe të vendit për t’u vendosur në këto parqe. Për mbështetjen e bizneseve janë zhvilluar edhe 5 inkubatorë të biznesit, si dhe është themeluar Agjencia për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Prandaj, është

134

Page 137: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

duke u punuar në drejtim të duhur, por që, për tërheqjen e IHD-ve dhe për stimulimin e eksportit, duhet menduar për formimin e zonave të lira doganore. Siç u prezantua gjatë këtij punimi, shumë vende të botës, që kanë qenë të suksesshme në tërheqjen e IHD-ve, janë mbështetur pikërisht në krijimin e zonave të tilla për krijimin e lehtësive për operim të investitorëve të huaj. Edhe Kosova duhet të punojë në këtë drejtim me hapa të shpejtë.

Në temat e kaluara u prezantuan disa qasje të suksesshme të vendeve të ndryshme, që si strategji kanë përdorur ofertën. Pra, nuk kanë pritur që investitorët të vijnë për të lutur për investime. Por, ndërmarrjeve multinacionale, nëpërmjet zyrave të ndërlidhjes, u është prezantuar oferta dhe ndihma e plotë për të realizuar investimin. Në këtë drejtim, e duke u nisur nga fakti se tashmë Kosova i ka të hapura ambasadat në disa nga vendet më të rëndësishme të botës, duhet të ekzistojë një rol shumë më aktiv i tyre në drejtim të promovimit të mundësive për IHD në Kosovë.

Marketingu është një nga shtyllat kryesore të të bërit biznes në kohët moderne. Prandaj, duhet të përdoren të gjitha instrumentet promovuese, si ato vizuale e edhe ato të shkruara, që investitorëve të huaj potencialë t’u ofrohen informata të shpejta dhe të sakta për mundësi investimi në Kosovë. Në këtë drejtim, pagesa e reklamave të shtrenjta te shtëpitë e fuqishme televizive, është e natyrshme dhe e pritshme. Këtë gjë, në mënyrë shumë të suksesshme, po e bëjnë vendet fqinje. Pastaj, publikimi i broshurave, i posterëve, i pamfleteve, etj., duhet të bëhet përditshmëri dhe ato të shpërndahen në të gjitha vendet ku mund të ketë investitorë të huaj potencialë. Nënkuptohet se, edhe në këtë segment, rol të rëndësishëm mund të luajnë ambasadat dhe përfaqësitë konsullore të Kosovës.

Më lart u prezantuan vetëm disa nga fushat më të rëndësishme ku duhet shtuar angazhimi për të tërhequr IHD-të. Por, më kryesorja: duhet të arrihet

135

Page 138: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

pajtueshmëri për një angazhim të gjithëmbarshëm shoqëror. Zhvillimi ekonomik është interes i përgjithshëm kombëtar, të cilit duhet t’i kontribuojnë të gjithë. Rolin kryesor duhet ta këtë Qeveria e Kosovës. Pesha specifike e angazhimit të instancave më të larta është e pakontestueshme dhe e domosdoshme. Vetëm në raste të tilla, investitorët e huaj e ndiejnë se qasja është serioze dhe se siguria e investimit është në shkallë më të lartë, gjë që është dëshmuar edhe në rastet e ndryshme, të prezantuara në tema të kaluara.

136

Page 139: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

1.1.1. Kod ligjor për të mbrojtur të gjitha kompanitë

Për sa i përket zhvillimit të kornizës ligjore, mund të thuhet se Kosova ka qenë me fat. Menjëherë pas zgjedhjeve të para të pasluftës, pra në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës, në kuadër të këtij institucioni, është themeluar Zyra për harmonizim dhe për standardizim të ligjeve. Që nga themelimi i kësaj zyre e tutje, detyrë parësore e saj ka qenë përcjellja e ligjeve që aprovohen, në mënyrë që ato të jenë në pajtueshmëri me ligjet e vendeve të zhvilluara perëndimore, me theks të posaçëm konform rregullativës ligjore të Bashkimit Evropian. Në këtë drejtim, siç është përmendur edhe më herët në këtë punim, lirisht mund të thuhet se, këtu, Kosova qëndron mjaft mirë. Konform kësaj, rregullativa ligjore e Kosovës, për ushtrimin e afarizmit ekonomik i trajton të huajt plotësisht të barabartë me vendësit.

Për mbështetjen e të huajve për të zhvilluar biznes në Kosovë, është miratuar Ligji për investimet e huaja, Nr. 02/L-33. Neni 1 precizon: “Qëllimi kryesor i këtij ligji është nxitja dhe inkurajimi i investimeve të huaja në Kosovë, duke iu ofruar investitorëve të huaj të drejta dhe garanci themelore dhe të ekzekutueshme, që u japin siguri investitorëve të huaj që ata dhe investimet e tyre do të mbrohen dhe do të trajtohen në mënyrë të drejtë, si dhe në pajtim të plotë me parimin e sundimit të ligjit dhe standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare... synon që të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në Kosovë... të mundësojë integrimin e plotë të Kosovës në ekonominë rajonale, evropiane dhe botërore duke inkurajuar bartjen e kapitalit, teknologjisë moderne, njohurisë (knowhow), shërbimeve financiare dhe intelektuale, aftësive menaxhuese dhe informative në Kosovë...”.142

142 Ligji për investimet e huaja Nr. 02/L-33, Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë /Prishtinë: Viti I/nr. 8/ 15 dhjetor 2006, fq. 108.

137

Page 140: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Në vazhdim, nenet e tjera të këtij ligji, precizojnë se investitorët e huaj do të trajtohen plotësisht të barabartë me ata vendës. Pastaj, ofrohet garanci e plotë për investimet e tyre dhe siguri për mosmundësi të shpronësimit të aseteve që zotërohen nga të huajt. Gjithashtu, Ligji lejon dhe garanton transferet pa pengesa të fitimeve të realizuara dhe të kapitalit. Kështu, në nenin 8, thuhet: “Investitori i huaj ka të drejtë ta transferojë në mënyrë të lirshme, brenda dhe jashtë Kosovës, ndonjë pagesë ose të gjitha pagesat, fitimet dhe të ardhurat që kanë të bëjnë me investimin në Kosovë, ose që rrjedhin nga ai investim ose në lidhje me të...”.143 Kjo është një garanci e plotë për të drejtën e riatdhesimit të fitimeve dhe të kapitalit, një nga segmentet shumë me rëndësi për investitorët e huaj.

Edhe ligjet e tjera rregullojnë çështje për investitorët e huaj. Në përgjithësi, të gjitha ligjet janë të favorshme dhe assesi diskriminuese ndaj të huajve. Kështu, Ligji tregti me jashtë, Nr. 04/L-048, është aprovuar konform rregullativës së Organizatës Botërore të Tregtisë dhe organizmave të tjerë relevantë. Neni 15 i këtij ligji i trajton mallrat vendëse dhe ato ndërkombëtare në mënyrë plotësisht të barabartë dhe precizon: “Mallrat e importuara në territorin e Kosovës do të kenë tretman jo më pak të favorshëm sesa mallrat e prodhuara apo me origjinë kosovare”.144

Po ashtu, Ligji Nr. 03/L-136, Ligji për dhënien e lejes për punë dhe për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, është mjaft i avancuar dhe i aprovuar sipas të gjitha standardeve të vendeve të zhvilluara. Neni 1 i këtij ligji precizon se ligji bazohet në respektimin e konventave ndërkombëtare të punës dhe të marrëveshjeve shtetërore që ka nënshkruar vendi i ynë. Ndërsa, neni 13 prezanton rastet kur të huajt kanë mundësi të ushtrojnë veprimtari në

143 Po aty.144 Ligji për tregti me jashtë, Nr. 04/L-048, Gazeta Zyrtare e Republikës

së Kosovës /Prishtinë: Viti IV /Nr. 28/16 dhjetor 2011.

138

Page 141: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

territorin e Kosovës, por që nuk kanë nevojë të pajisen me leje të punës. Kjo është mundësi për ndërmarrjet e huaja prodhuese dhe shërbyese, që të sjellin ekspertë pa pasur nevojë për të humbur kohë për pajisje me leje pune. Më tej, neni 19, i barazon të gjithë para ligjit, si punëtorët ndërkombëtarë, po ashtu edhe ata vendës.145

Nënkuptohet se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim. Por, edhe ligjet në fuqi janë mjaft të avancuara dhe janë aprovuar konform regullativës së vendeve të zhvilluara perëndimore. Mirëpo, si duket, mungon edhe një nga ligjet kryesore për tërheqjen e IHD-ve. Mungon Ligji për themelimin e zonave të lira doganore, që do të precizonte lehtësitë që do t’i kishin investitorët e huaj dhe ku do të ofroheshin garanci dhe siguri legale, nëse ata investojnë në Kosovë. Vendet e ndryshme, që kanë pasur sukses në tërheqjen e IHD-ve, i kanë dhënë rëndësi pikërisht këtyre zonave dhe nëpërmjet tyre kanë arritur rezultate pozitive në tërheqjen e IHD-ve. Prandaj, edhe Kosova duhet të shkojë në drejtim të miratimit të një ligji të tillë. 1.1.2. Krijimi i zyrës për të ndihmuar ardhjen

e investimeve të huaja të drejtpërdrejta

Është trajtuar në temat e kaluara se vendet e ndryshme që kanë pasur sukses në tërheqjen e IHD-ve, si Koreja Jugore, Singapori, Kosta-Rika, etj., i kanë kushtuar rëndësi të veçantë themelimit të agjencive për promovimin e IHD-ve dhe mbështetjes së tyre nga nivelet më të larta shtetërore.

Edhe në Kosovë është bërë progres në këtë drejtim. Kështu, Ligji për investimet e huaja, Nr. 02/L-33,146 neni 18, ka krijuar bazën juridike për themelimin e Agjencisë për Promovimin e Investimeve, e cila është themeluar dhe funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë. Me detaje përshkruhen 145 Ligji për dhënien e lejes për pune dhe për punësimin e shtetasve të

huaj në Republikën e Kosovës, Nr. 03/L-136, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës /Prishtinë: Viti IV /Nr. 58/10 gusht 2009.

146 Ligji për investimet e huaja, Nr. 02/L-33.

139

Page 142: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

detyrat e kësaj agjencie, që si cak kryesor ka mbështetjen e investitorëve të huaj për të realizuar më lehtë investime në Kosovë. Njëkohësisht, kërkohet që të gjitha autoritetet publike në Kosovë të bashkëpunojnë me Agjencinë, për të realizuar objektivat që parashihen me këtë ligj, e që kanë të bëjnë me tërheqjen e IHD-ve.

Sipas Ligjit, Agjencia udhëhiqet nga Kryeshefi ekzekutiv, i cili i raporton dhe i përgjigjet Qeverisë së Kosovës. Kryeshefi ekzekutiv nominohet nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe emërohet nga Qeveria.

Mjaft rëndësi i është dhënë edhe Bordit këshillëdhënës për promovimin e investimeve, i cili shërben si organ këshillëdhënës i Agjencisë. Bordi ka këtë përbërje:

a. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë;b. Ministri i Ekonomisë dhe Financave;c. Kryetari i Odës Ekonomike;d. Dy përfaqësues kryesorë nga investitorët

privatë vendës, që emërohen nga Qeveria; dhe, e. Dy përfaqësues kryesorë nga investitorët

privatë të huaj, që po ashtu emërohen nga Qeveria.

Kështu, për sa i përket rëndësisë që i kushtohet Agjencisë, duket se në aspektin juridik kjo çështje është rregulluar mjaft mirë.

Bazuar në këtë ligj, është themeluar dhe funksionon Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK), e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Kosovës. APIK-u e ka faqen e vet të internetit, ku janë publikuar të dhëna të ndryshme që i nevojiten investitorëve të huaj, për të fituar një pasqyrë rreth ambientit afarist në Kosovë. Është bërë dhe është publikuar Udhëzuesi për investitorë që duan të investojnë në Kosovë (Investor Guide Investing in Kosovo), si dhe është publikuar material tjetër promovues, të gjitha këto të postuara në

140

Page 143: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

faqe të internetit dhe lehtë të qasshme për gjithë të interesuarit. Në Udhëzues gjendet një përmbledhje dhe një përshkrim i gjendjes së përgjithshme ekonomike të Kosovës, pasqyrohet mundësia e investimit në bujqësi, në industrinë e përpunimit të drurit, në teknologji të informatave dhe të telekomunikacionit, në ndërtimtari, në miniera e energji, në turizëm, etj. Gjithashtu, janë të prezantuara disa nga rastet e suksesshme të IHD-ve deri më tash, si dhe numri i ndërmarrjeve të huaja që operojnë në Kosovë. Kështu, si raste të suksesshme të IHD-ve, në rend të parë vijnë bankat ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, të përcjella me disa ndërmarrje prodhuese, kryesisht të industrisë ndërtimore, dhe ndërmarrje të tjera të vogla. Llogaritet se janë rreth 2.000 ndërmarrje të huaja, me pronësi tërësisht të huaj apo të përzier, të cilat nga përfundimi i luftës llogaritet se kanë investuar në Kosovë rreth 1 miliard euro. Ardhjet e IHD-ve në Kosovë, në periudhën 2001-2006, kanë qenë në një vlerë të përafërt me 100 milionë euro në vit. Ndërsa, në vitin 2010, vlera e investimeve të huaja në Kosova ka arritur lartësinë 314.1 milionë euro. Udhëzuesi, gjithashtu, ofron informata për tregun e punës dhe për sistemin e edukimit, e edhe informata të tjera që janë të nevojshme për të filluar biznes në Kosovë, duke përfshirë edhe informatat për parqet industriale dhe për lehtësitë që mund të përfitohen nëse investohet aty.147

Përveç garancive që ofrohen nga Qeveria, ku gjenden edhe deklaratat e qeveritarëve, aty gjenden edhe informata rreth institucioneve ndërkombëtare që garantojnë sigurinë e investimeve në Kosovë. Kështu, sigurimet për investimet e tyre në Kosovë, investitorët e huaj mund t’i bëjnë në këto tri institucione:

1. Agjencia multilaterale për garantimin e investimeve (The Multilateral Investment Guarantee Agency – MIGA), që garanton

147 Investor Guide Investing in Kosovo, Investment Promotion Agency-IPAK, May 2011,

http://www.invest-ks.org/documents/brochure/Investors%20Guide%202011.pdf. Qasur për herë të fundit më 07.05.2012.

141

Page 144: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

investimet në Kosovë në vlerë deri në 20 milionë euro;

2. Korporata Private për Investime të Huaja nga SHBA-ja (The US Overseas Private Investment Corporation – OPIC), që ofron sigurime për rreziqet politike për investimet e huaja në Kosovë; si dhe,

3. Për investimet dhe për kreditë nga Austria, garancitë jepen nëpërmjet Kontrollbank nga Austria (OeKB), dhe për ato nga Gjermania garancitë jepen nga Euler Hermes Kreditversicherung.

Nga informatat e marra nga personat përgjegjës në APIK, rezulton se aty punojnë 13 persona me orar të plotë pune. APIK-u synon të jetë një nga aktorët kyç në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës, dhe si rezultat ka përkrahjen e vazhdueshme politike nga Kabineti i Kryeministrit, duke përfshirë të gjithë ministrat e linjës ekonomike.

APIK-u organizon në vende të zhvilluara në botë rreth 10 konferenca për çdo vit, me qëllim që të binden investitorët e huaj të vijnë në Kosovë. Po ashtu, publikon çdo vit materiale të ndryshme promovuese si dhe studime të ndryshme sektoriale, me qëllim që t’i informojë investitorët potencialë për mundësitë investuese që ekzistojnë në Kosovë. Në APIK, gjithashtu, pohojnë se ballafaqohen me sfida për shkak të konkurrencës që ekziston me shtetet e rajonit.

Për sa i përket buxhetit, çdo vit, si çdo institucioni tjetër qeveritar të Kosovës, edhe APIK-ut i ndahet buxheti kryesor nga buxheti i Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu, APIK-u ka përkrahje të vazhdueshme nga donatorë të ndryshëm, siç janë: Banka Botërore, Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), Fondi Monetar Ndërkombëtar, Agjencia Zhvillimore Zvicerane, Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), USAID-i, Komisioni Italian për Tregti (ICE), dhe JAICA (Agjencia Zhvillimore e Japonisë). Nga buxheti i Qeverisë së Kosovës janë ndarë rreth 280,000 € për vitin 2012 dhe

142

Page 145: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

ashtu planifikohet të vazhdohet edhe në vitin 2013, për mallra dhe shërbime, ku përfshihen organizimet e konferencave, publikimet e ndryshme, studimet e ndryshme, si dhe promovimi i eksporteve. Po ashtu, në vitin 2012, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë edhe 1 milion € për promovimin e Kosovës në shtëpinë e mirënjohur televizive CNN, për të promovuar turizmin dhe investimet në Kosovë. Kjo i bie se, në vitin 2012, për aktivitete të APIK-ut janë ndarë përafërsisht 1,280.000 €. Nëse llogarisim numrin e banorëve të Kosovës, që sipas regjistrimit të fundit ka rezultuar se Kosova ka përafërsisht 1.8 milionë banorë, del se për kokë banori, për promovimin e IHD-ve, Kosova, në vitin 2012, ka investuar 0.71 €.

Nëse e krahasojmë këtë të dhënë për Kosovën me të dhënat e prezantuara për vitin 1999 për Singaporin dhe për Irlandën, si vende që kanë pasur sukses e që janë prezantuar më lart në këtë punim, do të shohim se sa rëndësi është duke i kushtuar Kosova kësaj çështjeje në aspektin buxhetor. Kështu, në vitin 1999, për kokë banori, Singapori ka investuar 14.04 $ dhe Irlanda 11.16 $. Të konvertuara në euro, sipas kursit të këmbimit valutor të datës 21.08.2012, del se Singapori ka investuar 11.32 €, apo 15.9 herë më shumë se Kosova, derisa Irlanda ka investuar 8.99 €, respektivisht 12.66 herë më shumë se Kosova, edhe pse të dhënat për Kosovë janë 13 vjet me vonë.

Një ndër qëllimet kryesore të APIK-ut është koordinimi i punëve me institucionet vendore që Kosova të promovohet sa më mirë. APIK-u ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjitha institucionet e linjës, si: Ministria e Punëve të Jashtme, Agjencia Kosovare për Privatizim, Departamenti Qendror për Partneritetin Publiko-Privat, Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Amerikane e Kosovës, Këshilli Britanik i Kosovës, si dhe me institucionet e tjera. Bashkëpunimi me ambasadat e Kosovës nëpër botë është intensifikuar nga viti i kaluar për shkak të organizimit të konferencave jashtë vendit, ku ndihma kryesore vjen nga ambasadat. Gjithashtu, APIK-u i

143

Page 146: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

furnizon të gjitha ambasadat me materiale promovuese, në mënyrë që ato ta promovojnë Kosovën sa më mirë.

Po ashtu, bazuar në informatat që ofrojnë në APIK, Qeveria e Kosovës akoma nuk ofron lehtësi në taksa për investitorët e huaj. Por, Kosova tenton të jetë konkurruese në tërheqjen e IHD-ve duke ofruar taksat më të ulëta në Evropë, që është një benefit i madh për investitorët që vijnë nga Evropa. Gjithashtu, kostot operacionale për të operuar një biznes në Kosovë, janë ndër më të ulëtat në Evropë, duke përfshirë këtu rrogat e ulëta mesatare, taksat e favorshme, si: tatimi në fitim në korporata, tatimi në fitim personal, tatimi në pronë, etj.

Për sa i përket pengesave për të shtuar efikasitetin e funksionimit të APIK-ut, shkaku kryesor llogaritet të jetë implikimi buxhetor. Për momentin, Kosova nuk mund të ofrojë stimulime financiare për IHD-të dhe kjo është njëra ndër pengesat kryesore të saj. Në të njëjtën kohë, pothuajse të gjitha shtetet e tjera të rajonit ofrojnë një gjë të tillë. Gjithashtu, procedurat burokratike vonojnë marrjen e lejeve dhe të licencave, duke shkaktuar kështu probleme për investitorët e huaj.

APIK-u shpreson të arrijë në të ardhmen progres në shumë drejtime si vazhdimi i mëtutjeshëm i nënshkrimit të marrëveshjeve të lira me vendet e ndryshme, nënshkrimi i më shumë marrëveshjeve bilaterale për mbrojtje të investimeve, ndryshimi dhe përmirësimi i Ligjit për investime të huaja që planifikohet të ndodhë gjatë vitit 2012, ofrimi i parcelave të tokës falas për 40 vjet në bashkëpunim me komunat e Kosovës, etj.

Me qëllim të mbështetjes së investitorëve potencialë nga vendet gjermanfolëse (Austri, Gjermani dhe Zvicër), në nëntor të vitit 2006, Iniciativa Ekonomike për Kosovën (ECIKS)148, nëpërmjet Agjencisë Austriake të Bashkëpunimit, e që është 148 www.eciks.org. Qasur për herë të fundit më 02.07.2012.

144

Page 147: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

mbështetur edhe nga Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës, ka themeluar zyrën në Austri, e që në të vërtetë është mbështetje për organizatën joqeveritare (OJQ) që ishte themeluar në prill të vitit 2003, nga një grup studentësh që në atë kohë studionin në Vjenë.

Edhe kjo OJQ ka hapur faqen e vet të internetit ku poston materiale të ndryshme promovuese për të tërhequr investitorët potencialë për të investuar në Kosovë. Gjithashtu, në këtë faqe të internetit, janë të qasshme dokumente të ndryshme qeveritare, ku promovohen kushtet e mira për investim në Kosovë. Ndër prioritetet më kryesore që rangohen aty, janë: ekzistimi i stabilitetit makroekonomik, sistemi i përshtatshëm dhe shumë i thjeshtë i taksave, përdorimi i euros si valutë zyrtare që garanton siguri dhe stabilitet financiar, popullsia e re dhe mirë e arsimuar, sistemi shumë i thjeshtë dhe mjaft i shpejtë për regjistrimin e biznesit, etj. Mandej, prezantohet përparësia që Kosova, si anëtare e CEFTA-s, u ofron investitorëve qasje në një treg potencial prej rreth 28 milionë banorësh. Gjithashtu, promovohet se Kosova gëzon preferencat e veçanta autonome tregtare me BE-në (EU Autonomous Trade Preference – ATP), që, për investitorët nënkupton faktin se, të liruar nga doganat, fitojnë të drejtën e qasjes së pakufizuar në tregun e BE-së për gati të gjitha produktet që kanë origjinë nga Kosova, si dhe, të liruar nga doganat, kanë mundësinë e qasjes në tregun e SHBA-së. Nuk lihet pa u përmendur as garancia që ofrohet për investitorët e huaj nga nivelet më të larta shtetërore të Kosovës: “Ju garantojmë se Qeveria e Kosovës do të ngelet e angazhuar në përmirësimin e mëtejmë të ambientit për zhvillimin e biznesit, si dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit rajonal dhe evropian të Kosovës. Ne ju garantojmë mbështetjen e Qeverisë për biznesin tuaj dhe për aktivitetet tuaja investive në vendin tonë, dhe sinqerisht ju shprehim mirëseardhje në Kosovën e

145

Page 148: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

re”.149 Kështu, ICIKS, ka funksionuar si promotor për IHD-të, ku, krahas ofrimit të informatave të shkurtra për kushtet, për mundësitë, për kornizën ligjore, për të drejtat e investitorëve të huaj, për lehtësitë tatimore që ofrohen për të investuar në Kosovë, ka ofruar edhe qëndrimin qeveritar, si garanci nga nivelet më të larta shtetërore, për investitorët e huaj.

Mirëpo, përkundër këtyre rezultateve të arritura nga Agjencia, si duket, ka mbetur ende punë për t’u bërë. Ka ende hapësirë për përmirësim dhe për avancim të politikave për promovimin e IHD-ve në Kosovë. Niveli i komunikimit në relacionin Agjenci – investitor potencial, duhet të lehtësohet dhe të përshpejtohet. Mund të punohet edhe më shumë në zhvillimin e ofertës për investitorët e huaj, si dhe shumë më shumë punë në promocion. Në këtë drejtim, gjithnjë e më shumë mund të angazhohen zyrat e përfaqësimit diplomatik. Prandaj, si duket, kujdes i shtuar duhet t’i kushtohet ngritjes së vizibilitetit të Qeverisë si mbështetëse e drejtpërdrejtë e politikave të Agjencisë, një punë shumë më aktive e përfaqësive diplomatike të Republikës së Kosovës për të promovuar përparësitë investuese në Kosovë, dhe të gjitha këto duhet të jenë të koordinuara mirë nga Agjencia. Të gjitha këto aktivitete duhet të përcillen me një buxhet më të lartë që duhet të ndahet nga Qeveria e Kosovës. Në këtë mënyrë, shpresojmë se mund të ndikohet në shtimin e ardhjes së IHD-ve në Kosovë.

1.1.3. Përgatitja e kuadrove profesionale për nevoja të tregut të punës

Vendet e ndryshme, me qëllim të avancimit të dijes, kanë hartuar edhe strategji të ndryshme për të marrë sekretet e afarizmit nga vendet e tjera. Kështu,

149 Investing in Kosovo, Declaration of the Government on attracting foreign investment,

http://www.eciks.org/english/publications/investing_in_kosovo/content/iguide_2.html. Qasur për herë të fundit më 07.05.2012.

146

Page 149: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

për shembull, Franca qysh në shekullin e XVII ka ndërmarrë të gjitha masat e mundshme për të zbuluar “sekretet” e afarizmit në Britaninë e Madhe, me qëllim që ato “sekrete” t’i përdor për avancimin e dijes dhe të teknologjisë në vend. Në këtë drejtim, lëvizjet e para për të zbuluar “sekretet” e teknologjisë së re të Britanisë së Madhe, Franca i ka ndërmarrë nëpërmjet agjentëve të ndryshëm që i ka dërguar atje si hulumtues. Detyrë e këtyre hulumtuesve, që në të vërtetë ishin agjentë të trajnuar për punë të tilla, ka qenë që të vëzhgojnë, të raportojnë dhe, kur të kthehen në vend, të hapin reparte të tilla prodhuese. Por, jo vetëm kaq. Këta agjentë kanë vepruar edhe si gjahtarë të kuadrove, duke përcjellë profilet e caktuara të ekspertëve, duke i sfiduar ata në forma të ndryshme që të lëvizin për në Francë për të vazhduar veprimtarinë e tyre me kushte edhe më të mira. Në periudhën 1718-1720, me nxitjen e një emigranti skocez, Franca ka nisur një gjurmim sistematik pas teknologëve të Britanisë së Madhe, si: orëtarë, punëtorë të tekstilit, përpunues të metalit, përpunues të qelqit, anijendërtues, etj., sepse punët që bënin këta ishin profile shumë të kërkuara të asaj kohe. Dhe, Franca arriti që të tërheq në vend diku rreth 200 deri në 300 ekspertë britanikë të këtyre profileve. Natyrisht se një qasje e tillë ishte kundërproduktive për Britaninë e Madhe, prandaj kjo shkaktoi edhe ndërmarrjen e kundërmasave nga Britania e Madhe, sa që ajo promulgoi ligjin me të cilin ndaloi emigrimin e njerëzve me shkathtësi të caktuara teknologjike.150 Britania, pra, me ligj filloi të kontrollojë lëvizjen e ekspertëve, me tendencë të minimizimit të ikjes së tyre.

Amerikanët besojnë se ardhja e kohëve të arta për SHBA-në, kur zhvillimi ekonomik shënoi norma jashtëzakonisht të larta dhe kur ky vend filloi të marrë primatin në teknologji krahasuar me vendet e Evropës Perëndimore, ka qenë periudha e investimeve të

150 David S. Landes, po aty, fq. 277.

147

Page 150: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

mëdha në sistemin e arsimit. Ata besojnë se faktor kryesor i këtij prosperiteti ka qenë lëvizja strategjike në drejtim të përfshirjes masive të popullsisë në sistemin e shkollimit. Kjo përfshirje masive ndikoi në zhvillimin teknologjik dhe në fitimin e primatit në inovacione teknologjike nga vendet që deri atëherë kryesonin, si: Britania a Madhe, Franca, Gjermania, etj. Besimi i tillë është i bazuar në fakte, pasi SHBA-ja, për sa i përket arsimit bazik, ka prirë para vendeve të tjera të Evropës, si Franca dhe Britania e Madhe. Në këtë drejtim, vetëm Gjermania i është ofruar në shkallën e edukimit të obligueshëm.151 Prandaj, është më se evidente se investimi në sistemin e shkollimit krijon përparësi krahasuese të prodhimit. Këtë trende të mbështetjes së sistemit të shkollimit, SHBA-ja i ka vazhduar edhe pastaj. Siç është përmendur edhe më lart, në SHBA ende vlen Ligji mbi imigrimin selektiv. Është shumë vështirë të imigrohet në këtë vend, nëse përgatitja profesionale është e ulët. Ndërsa, krejt ndryshe qëndron puna për kuadrot e shkolluara. Dhe, përse të mos jetë ashtu? Përse të mos shfrytëzohen kuadrot e gatshme nga mbarë bota për zhvillim ekonomik të vendit? Është fat i madh që ky vend ka mundësi dhe zbaton një politikë të tillë, në vend të ndonjë vendi tjetër. Por, SHBA-ja jo vetëm që investon për të tërhequr kuadro nga mbarë bota, por investon jashtëzakonisht shumë në arsimin e lartë në vend. Posaçërisht në hulumtime dhe zhvillim. Kështu, në Listën Shanghai, të rangimit të universiteteve më të mira në botë, të cilës i prin Universiteti i Harvard-it, në 20-shen e parë të universiteteve më të mira, 17 prej tyre janë nga SHBA-ja.152

Ndryshimet e fundit teknologjike sollën ndryshim në strukturën e kërkesës për fuqi punëtore. Sipas autorit P. Krugman, ky ndryshim solli edhe thellimin e mëtejmë të pabarazisë ndërmjet shtresave. Ndodhi 151 Richard R. Nelson, The Sources of Economic Growth, Harvard

University Press, paperback edition, 2000, fq. 252-253. 152 http://www.shanghairanking.com/ARWU2011.html. Qasur për herë të

fundit më 26.06.2012.

148

Page 151: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

rritja e kërkesës për kuadro me kualifikime të larta profesionale dhe rënia e theksuar e kërkesës për kategorinë e kuadrove të pakualifikuara. Gjithashtu, ndodhi rritja shumë e madhe e kërkesës për kategorinë e hulumtueseve nga të cilët varet edhe zhvillimi i mëtejmë ekonomik.153

Por, jo vetëm që kemi rritje të kërkesës shumë të madhe për kuadro me kualifikime të larta profesionale, që nënkuptohet edhe rritje e kërkesës për hulumtues shkencorë, por kemi gjithashtu edhe ngritje të pjesëmarrjes së shpenzimeve në GDP-të e vendeve të ndryshme për sistemin e arsimit dhe për hulumtime dhe zhvillim. Është dëshmuar se, vendet që kanë shënuar normat më të larta të zhvillimit ekonomik, i kanë kushtuar kujdes të veçantë investimit në sistemin e arsimit. Në këtë drejtim, shpenzimet për sistemin e arsimit në GDP-në e Kosovës, në vitin 2008, kanë qenë në lartësinë 4.3%. Ndërsa, të dhënat për vitin 2007, në disa vende të zhvilluara, tregojnë se këto shpenzime kanë qenë: Irlanda – 4.9%, Sllovenia – 5.2%, Suedia – 6.6%, SHBA-ja – 5.5% të GDP-së, etj.154

Për të pasur një pasqyrë edhe më të qartë se sa kujdes i kushtojnë këto vende sistemit të arsimit, duhet të merret në konsideratë edhe vëllimi i GDP-së që kanë këto vende, krahasuar me Kosovën. Ndërsa, sa i përket investimeve për hulumtim dhe zhvillim, për Kosovë gjendja është edhe më alarmante. Në bazë të raportit të programit Tempus të Bashkimit Evropian, i cili raport rishikohet çdo vit, Kosova investon në hulumtime dhe në zhvillim më pak se 0.1% të GDP-së së vendit.155 Kjo përqindje është dukshëm më e ulët sesa mesatarja në BE dhe në rajon.156 Kështu, për shembull, disa nga vendet e zhvilluara, ndajnë për 153 Paul Krugman, The Conscience of a Liberal, W.W Norton & Company,

New York, 2007, fq. 8. 154 http://data.worldbank.org/indicator/SE.XPD.TOTL.GD.ZS. Qasur për

herë të fundit më 26.06.2012.155 Higher Education in Kosovo, Education and Culture Executive Agency

(EACEA), October 2010, fq. 5.156 But Dedaj, Mjellma Carabregu, po aty, fq. 177.

149

Page 152: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

hulumtim dhe për zhvillim nga GDP-ja e tyre këto vlera: Austria – 2.75%, Danimarka – 3.02%, Finlanda – 3.96%, Gjermania – 2.82%, Izraeli – 4.27%, Sllovenia – 1.86%, Suedia – 3.62%, SHBA-ja – 2.79% (të dhëna për vitin 2008) dhe Japonia – 3.45% (të dhëna për vitin 2008),157 duke bërë ftesë për shtimin e shpenzimeve në këtë drejtim.

Kosova, edhe pse për shkaqe politike nuk është nënshkruese e Marrëveshjes së Bolonjës, është ndër vendet e para në Evropë që në mënyrë vullnetare ka filluar ta zbatojë sistemin e arsimit të lartë sipas parimeve të kësaj marrëveshjeje. Kështu, që nga viti akademik 2001/2002 e këndej, arsimi i lartë i Kosovës funksionon sipas strukturës së studimeve në tri nivele: Bachelor, Master dhe PhD, me të gjitha komponentet e tjera përcjellëse që i parasheh kjo marrëveshje. Ndërmarrja e një hapi të tillë, për të zbatuar Procesin e Bolonjës, edhe pse pothuajse si vend i papërgatitur dhe si duket si hap i ndërmarrë shumë më shumë me iniciativë dhe me vendim të ndërkombëtarëve sesa të vendësve, është një nga vendimet më të mira për sistemin e lartë të arsimit në Kosovë. Kjo nga shkaku se ky segment i arsimit dalëngadalë po shndërrohet në pjesë të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë (ZEAL), objektiv i definuar si i pakontestueshëm në të gjitha dokumentet zyrtare të të gjithë organizmave relevantë të Qeverisë së Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe prej më shumë se të një dekade të zbatimit të Procesit të Bolonjës, në sistemin arsimor të Kosovës është shënuar mjaft progres, porse mbetet edhe shumë për t’u bërë. Kërkohet edhe më shumë angazhim në drejtim të zhvillimit të mëtejmë të programeve akademike dhe profesionale, të krahasueshme me ZEAL. Duhet të ndryshojë qasja e përgatitjes së kuadrove vetëm për nevoja të tregut të punës në Kosovë. Kjo edhe për faktin se edhe tregu i punës i Kosovës është, së pari, shumë i vogël për të

157 http://data.worldbank.org/indicator/GB.XPD.RSDV.GD.ZS. Qasur për herë të fundit më 26.06.2012.

150

Page 153: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

absorbuar të gjitha kuadrot që mund të dalin nga institucionet e arsimit të lartë dhe, së dyti, nga nevoja për të përgatitur kuadro që kërkohen për IHD-të.

Investitorët e huaj kanë nevojë për kuadro me kompetenca që dalin nga institucionet e arsimit të lartë të vendeve perëndimore. Edhe politikat për kuadro në Kosovë duhet të shkojnë në këtë drejtim – të përgatiten kuadro të krahasueshme me vendet perëndimore. Bazuar në letra dhe në raporte të publikuara, me gjendjen e arsimit të lartë në Kosovë nuk qëndrojmë edhe aq keq. Por, sa është kjo reale? Megjithatë, duket se realiteti është disi krejt tjetër. Edhe në materialet e ndryshme promovuese për të tërhequr IHD-të në Kosovë, ku specifikohen 10 arsye për të investuar në Kosovë, arsye e dytë përmendet disponueshmëria e lartë me fuqi të kualifikuar punëtore dhe me kosto efektive.158 Por, është çështje krejt tjetër të kesh kuadro numerikisht të mjaftueshme me diploma, e diçka krejt tjetër të kesh kuadro me kompetenca adekuate. Disponueshmëria e kuadrove me kompetenca kërkon që, përpos dijes që ata kanë arritur gjatë studimeve, e që dëshmohet me gradën e arritur akademike, të posedojnë edhe shkathtësi për të zbatuar dijen në praktikë, në vendin e punës ku do të punojnë. Realizimi i një pikësynimi të tillë kërkon bashkëpunim shumë më të ngushtë në trekëndëshin: institucione të arsimit të lartë-ekonomi-shoqëri. Kërkohet që institucionet e arsimit të lartë, përpara se t’i zhvillojnë programet mësimore, ta marrin për bazë nevojën e tregut të punës.

Si duket, në këtë drejtim, kemi ngecje. Seminari i mbajtur në Universitetin e Prishtinës, më 2009, ku morën pjesë ekspertë vendës dhe ndërkombëtarë, me titull: “Zhvillimi i kurrikulit në harmoni me kërkesat e tregut të punës”, nga prezantimet e bëra dhe nga debati i organizuar, ka spikatur nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë në relacionin arsim i

158 http://www.eciks.org/english/publications/investing_in_kosovo_2010/top1.html. Qasur për herë të fundit më 26.06.2012.

151

Page 154: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

lartë-ekonomi. Janë prezantuar të dhëna që kanë rezultuar se, kuadrot që kanë dalë nga institucionet e sistemit të arsimit të lartë të Kosovës, kanë pasur nevojë edhe për së paku 6 muaj trajnime shtesë, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të futen në tregun e punës. Si rekomandime për të përmirësuar situatën në këtë drejtim, është theksuar ndërmarrja e këtyre aktiviteteve:159

Institucionet e arsimit të lartë duhet të krijojnë strukturë dhe instrumente për të përcjellë kërkesat e tregut të punës në Kosovë dhe më gjerë;

Duhet të institucionalizohet dhe të forcohet rrjeti i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe tregut të punës;

Duhet zhvilluar sondazhe periodike për nevojat e tregut të punës në Kosovë, si dhe duhet bërë përcjellja e raporteve të tilla rajonale dhe më gjerë;

Duhet institucionalizuar praktikat e punës, si instrument i marrjes së informatës së kthyeshme për kompatibilitetin e programeve mësimore me nevojat e tregut të punës;

Duhet thelluar bashkëpunimin në fushën hulumtuese në trekëndëshin: institucione të arsimit të lartë – biznes – institucione të qeverisë;

Zhvillimi i kurrikulit duhet të jetë fryt i një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe përfaqësuesve të biznesit; dhe,

Duhet stimuluar format e bashkëpunimit në mësimdhënie dhe në hulumtim sipas bashkëpunimit dhe partneritetit publiko-privat.

159 “DEVELOPING A LABOUR MARKET ORIENTED CURRICULUM”, Training Seminar at the University of Prishtina, Prishtina, September 25th-26th 2009.

152

Page 155: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Këto ishin disa nga rekomandimet e këtij seminari, që duhet zbatuar nëse dëshirohet që kurrikuli t’i përshtatet nevojave të tregut të punës. Janë rekomandime të arsyeshme për institucionet përgjegjëse për avancimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë, natyrisht nëse dëshirohet të përgatiten kuadro që do të kenë kompetenca adekuate për të tërhequr IHD-të.

Në vendet e zhvilluara tashmë është bërë traditë të zhvillohen programe të posaçme për nevoja konkrete të një ndërmarrjeje apo të disa ndërmarrjeve. Kështu, ndodh që ndërmarrja e caktuar t’i ofrohet ndonjë institucioni të arsimit të lartë dhe të kërkojë zhvillim të programeve të caktuara sipas porosisë, programe bachelor apo master, që në fund do të rezultojë me kuadro që kanë kompetenca dhe që i plotësojnë nevojat sipas kërkesës së ndërmarrjes konkrete. Zhvillimi i programit bëhet në bashkëpunim të institucionit të arsimit të lartë, që do të zbatojë programin dhe që do të lëshojë thirrje akademike apo profesionale, dhe të ndërmarrjes që porosit programin e caktuar. Financimi realizohet nga ndërmarrja që porosit programin. Zbatimin e eksperiencave të tilla duhet filluar edhe në Kosovë. Mund të fillohet edhe me ndërmarrje lokale, e mandej edhe me ato të huaja.

Kur kemi të bëjmë me përgatitjen e kuadrove për të tërhequr IHD-të, gjithmonë duhet pasur parasysh pajisjen e kuadrove me kompetenca gjenerike, respektivisht me shkathtësi komunikuese në gjuhë të huaja. Në këtë drejtim, si duket, gjuha angleze tashmë e ka fituar epitetin e gjuhës botërore, si në fushën akademike, ashtu edhe në atë të biznesit. Prandaj, nuk mund të themi se kemi kuadro për nevoja të IHD-ve, nëse të diplomuarit në institucionet tona të arsimit të lartë nuk mund të komunikojmë në gjuhën angleze. Kështu, krahas kompetencave specifike që duhet t’i kenë kuadrot për të qenë të shkathët të punojnë në vendin e punës në ndërmarrjen multinacionale, ata duhet të kenë edhe këtë kompetencë gjenerike,

153

Page 156: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

respektivisht shkathtësinë për të komunikuar në gjuhën angleze.

Është vështirë të gjenden mendimtarë që do të kishin mundur ta kundërshtonin nevojën që sistemi i arsimit të lartë në Kosovë duhet të jetë sa më shpejt pjesë e ZEAL-it. Mirëpo, për të realizuar një synim të tillë, duhen veprime konkrete e jo vetëm raporte në letër, dhe shtim i numrit të njerëzve me diploma që, siç duket, është bërë trend i kohëve të fundit në Kosovë. Është e nevojshme të ndërmerren veprime konkrete në këtë drejtim. Duhet të vazhdojë përmirësimi i cilësisë në sistemin e arsimit. Ndërmarrja e ndryshimeve të tilla shpeshherë mund të jetë mjaft e vështirë për t’u realizuar, qoftë për shkak të kundërshtimeve që mund të vijnë nga strukturat rezistuese në shoqëri, apo edhe për shkak të mungesës së fondeve. Për të realizuar shumë objektiva përnjëherë, duke filluar nga përdorimi i literaturës së njëjtë me atë të universiteteve perëndimore, metodat e njëjta të mësimdhënies dhe të vlerësimit të studentëve, garantimi i cilësisë, pajisja me kompetenca specifike dhe të komunikimit në gjuhë të huaja – programe këto krejtësisht kompatibile me ato të Perëndimit – mund të shkohet në drejtim të zhvillimit të programeve akademike dhe profesionale sipas formës së diplomave të përbashkëta (anglisht: Joint Degrees). Nënkuptohet se programet e tilla do të zhvilloheshin në gjuhën angleze. Përvoja të tilla ka me bollëk në të gjitha vendet e zhvilluara perëndimore. Zhvillimi i kuadrove nëpërmjet kësaj forme të mësimdhënies, garanton krahasueshmëri të plotë të kuadrove që do të zhvilloheshin në Kosovë, me ato të vendeve të zhvilluara perëndimore. Si duket, e ardhmja e arsimit të lartë në Kosovë është vetëm kjo rrugë, respektivisht zhvillimi i programeve të akredituara, nëpërmjet të të cilave do të lëshoheshin diploma të dyfishta, apo vetëm një diplomë që është e njohur nga dy institucione të arsimit të lartë: një i Kosovës dhe tjetri i ndonjë vendi të zhvilluar perëndimor, që është pjesë e programit.

154

Page 157: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Nga data 7 korrik 2010 e deri më 9 korrik 2010, në Prishtinë, është mbajtur një seminar me ekspertë ndërkombëtarë dhe vendës, me titull: “Diplomat e përbashkëta dhe njohja akademike” (Joint Degrees & Academic Recognition), ku është theksuar nevoja e ndërmarrjes së hapave sa më të shpejtë dhe e një angazhimi më të shtuar në drejtim të zhvillimit të programeve akademike dhe profesionale që do të ofroheshin në Kosovë, në formën e diplomave të përbashkëta me universitetet e vendeve të zhvilluara perëndimore. Aty u theksuan edhe përfitimet që realizohen nga një qasje e tillë:

Avancimi i metodologjisë së mësimdhënies, i rrjetit të bashkëpunimit akademik, si dhe i mobilitetit akademik;

Përfitimi i reputacionit ndërkombëtar për institucionet që zbatojnë programe të tilla;

Vlera e shtuar – për të diplomuarit, mundësi më e madhe punësimi në tregun ndërkombëtar të punës;

Pajisja e të diplomuarve me shkathtësi komunikimi multigjuhësor dhe me njohuri multikulturore;

Njohja e lehtë e gradave shkencore në vendin partner, dhe më gjerë;

Mundësia për hulumtime të përbashkëta shkencore; dhe,

Mundësia e financimit të përbashkët të programeve.

Seminari në fjalë dha edhe rekomandimet se çka duhet bërë dhe si duhet vepruar që programet e tilla të bëhen realitet në Kosovë:

Krijimi i programeve të përbashkëta mund të realizohet nëpërmjet kombinimit të moduleve ekzistuese në dy institucionet e arsimit të lartë, pjesë e kësaj iniciative, apo zhvillimi i programit krejtësisht të ri mësimor;

155

Page 158: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Mbështetja legale për zhvillimin e programeve të përbashkëta;

Çështjet gjuhësore me rastin e dhënies së diplomave duhet të zgjidhen nëpërmjet kornizës ligjore. Gjuha angleze tashmë është bërë gjuhë e komunikimit akademik, prandaj duhet të shkohet në drejtim të zhvillimit të programeve që ofrohen në këtë gjuhë;

Institucionet e arsimit të lartë duhet të zhvillojnë udhëzues të brendshëm dhe të aftësojnë personel që do të kujdeset për zhvillimin dhe për zbatimin e programeve të përbashkëta;

Të zhvillohen njësi të specializuara për ofrimin e programeve të përbashkëta;

Agjencia e Akreditimit e Kosovës duhet të bëjë udhëzues për zhvillimin dhe për akreditimin e programeve të përbashkëta;

Me rastin e zhvillimit të programeve të përbashkëta, duhet të merret në konsideratë Korniza e Kualifikimeve Evropiane. Bazuar në këtë kornizë, të zhvillohen edhe programet dhe të lëshohen diplomat;

Varianti më i mirë dhe që preferohet është: 1 program = 1 kualifikim = 1 diplomë (diplomë e përbashkët);

Me rastin e zhvillimit të programeve të tilla, duhet të konsultohen zyrat kombëtare të ENIC NARIC;160 dhe,

Programet duhet të zhvillojnë procedurat e akreditimit në të dy vendet, pra akreditim i dyfishtë i programit të njëjtë.

Këto janë rekomandime që mund të përdoren edhe si udhërrëfyes për të zhvilluar programe akademike

160 ENIC - European Network of Information Centres (Rrjeti Evropian i Qendrave të Informacionit); NARIC - National Academic Recognation and Information Center (Qendra Kombëtare për njohje dhe informim akademik).

156

Page 159: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

dhe profesionale nga ku lëshohen diploma të përbashkëta. Mirëpo, nëse analizohen me kujdes këto rekomandime, kuptohet se ato japin një pasqyrë të peshës që mund të kenë programet e tilla. Pa dyshim, programet e tilla do të rezultojnë me dhënien e kualifikimeve që do të kenë peshë ndërkombëtare. Kuadrot që do të posedojnë diploma të tilla, do të jenë në gjendje të konkurrojnë në tregun ndërkombëtar të punës dhe, gjithsesi, do të jenë më se të mirëseardhur për IHD-të. Në fakt, në rastet e tilla, ndërmarrjet multinacionale nuk do të kenë nevojë të mendojnë për të sjellë kuadro nga jashtë, sepse kuadro të tilla, me kompetenca të njëjta, do të kenë në vendin nikoqir. Prandaj, me përgjegjësi mund të thuhet se e ardhmja e arsimit të lartë në Kosovë, e edhe krijimi i parakushteve për tërheqjen e IHD-ve, është zhvillimi i programeve që do të lëshojnë diploma të përbashkëta. E, gjithashtu, procesi i vërtetë i reformimit të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë do të ndodhë vetëm atëherë kur të zhvillohen programe të tilla, të cilat do të ofrohen në gjuhën angleze.

Është e natyrshme se do të këtë kundërshtime nga më të ndryshmet, posaçërisht nga pjesa e stafit që nuk mund të inkuadrohet në këtë proces të domosdoshëm. Madje, mund të ketë edhe oponencë nga vetë studentët, të cilët nuk janë në gjendje të studiojnë në gjuhë të huaja. Për të mbuluar pamundësinë e përcjelljes së trendeve në arsimin e lartë, i tërë kundërshtimi mund të bëhet në emër të patriotizmit, se gjoja duhet zhvilluar mësimi në gjuhë amtare dhe se pranimi i një qasjeje të tillë do të thotë marrje e rrugës drejtë asimilimit.

Mirëpo, për sa i përket arsimit të lartë, nuk ka alternativa. Ose duhet vepruar për t’u bërë sa më parë pjesë e ZEAL-it, që nënkupton edhe ofrimin e programeve mësimore në gjuhën angleze, ose izolim. Në këtë drejtim, ndoshta, për një periudhë kalimtare mund të këtë edhe një alternativë tjetër: zhvillimi i programeve mësimore me standarde të dyfishta. Këto programe do të ofrohen sipas kërkesave lokale dhe si

157

Page 160: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

rezultat do të kenë materialet mësimore dhe mësimdhënien sipas kritereve lokale, dhe që, në fund, kandidatet e tillë do të arrijnë grada shkencore që mund të hyjnë në përdorim në tregun lokal të punës. Në anën tjetër, do të jenë programet që do të zhvillohen sipas standardeve të universiteteve perëndimore, programe këto që do të zhvillohen dhe që do të zbatohen në bashkëpunim të ngushtë me partnerët perëndimorë, dhe që do të ofrohen në gjuhën angleze. Më së miri do të jetë që ato të bëhen nëpërmjet formës së diplomave të përbashkëta, që do të kenë vlerë ndërkombëtare. Kuadrot, në fund të studimeve, do të pajisen me grada akademike dhe profesionale të njohura ndërkombëtarisht dhe kështu do të pranohen nga tregu ndërkombëtar i punës. Për sa i përket tërheqjes së IHD-ve në Kosovë, rëndësi do të këtë varianti i dytë. Prandaj, nëse themi se, për të sfiduar ardhjen e ndërmarrjeve multinacionale kërkohet paraprakisht ngritja e kapaciteteve humane, atëherë i referohemi zhvillimit të grupit të dytë të programeve akademike dhe profesionale. Vetëm kuadrot që do të dalin nga këto programe mësimore do të jenë në gjendje të punësohen në profesionet për të cilat kanë kryer studime dhe vetëm ata mund të jenë cak i IHD-ve. Të tjerët do të kenë diploma, respektivisht thirrje të njëjta akademike, por do të punësohen në ndërmarrjet lokale, në profesione të tjera, si dhe do kenë trajtim krejtësisht tjetër, si në aspektin e pagave më të ulëta, po ashtu edhe për sa i përket statusit profesional.

Nga kjo rezulton se kuadrot profesionale janë faktori kryesor, si për tërheqjen e IHD-ve, po ashtu edhe për multiplikimin e efekteve pozitive të tyre. Ka kohë që faktori njeri (jo numri i popullsisë, por shkathtësitë që posedojnë njerëzit), është shndërruar në forcën kryesore zhvillimore. Prandaj, në kohën në të cilën po jetojmë, as që mund të bëhet fjalë për përdorim të teknologjisë së avancuar pa kuadro me përgatitje adekuate profesionale. Është theksuar disa herë në këtë punim se një nga përparësitë krahasuese

158

Page 161: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

të prodhimit të ndërmarrjeve multinacionale është teknologjia e sofistikuar që përdorin ato, krahas metodave të reja të menaxhimit dhe të marketingut. Por, për ta përdorur atë teknologji të sofistikuar dhe për të aplikuar metodat e reja të menaxhimit dhe të marketingut, ndërmarrjet multinacionale kanë nevojë për kuadro të shkathëta.

Ndërmarrja e veprimeve për reformë të thellë inovative në arsimin e lartë të Kosovës është sfidë mjaft e vështirë, me të cilën vështirë se vullnetarisht dikush do të kishte pasur dëshirë të ballafaqohej. Siç edhe u përmend më lart, mund të ketë kundërshtime të ashpra nga shumica. Por, këtu theksohet domosdoja dhe përgjegjësia. Se ka domosdoshmëri, deri diku mund të ketë pajtueshmëri. Por, kush është përgjegjës për të filluar këtë reformë? Ndoshta mund të përdoret si analogji qëndrimi i autorit Stiglitz, kur flet për krizën e fundit financiare botërore dhe për nevojën e ngritjes sçë përgjegjësisë nga niveli individual në atë të përgjithshëm, kur thotë: “Ne jemi përgjegjës për sukseset dhe për dështimet tona, dhe ne do t’i korrim rezultatet e përpjekjeve tona”.161 Kështu, ajo që do të ndërmerret tash, do të ketë ndikim edhe për brezat e ardhshëm. Vonesat, në këtë drejtim, do të jenë vështirë të kompensueshme. Prandaj, është më se e nevojshme që sa më parë të investohet në avancimin e mëtejmë të sistemit të arsimit, si parakusht për përgatitjen e kuadrove për nevoja të IHD-ve. Për të përmbyllur këtë temë, po e përdorim pohimin e po të njëjtit autor, i cili thotë: “Atë çka ne veprojmë, do të ketë efekte gjithpërfshirëse te të tjerët; dhe ne jemi pjesërisht ata që jemi, në saje të veprimeve që të tjerët i kanë bërë për ne”.162 Pra, në ne qëndron përgjegjësia edhe për brezat që vijnë.

161 Joseph E. Stiglitz, Free Fall, America, Free Markets, and the Sinking of the of the World Economy, W.W. Norton & Company, New York, London, 2010, fq., 281.

162 Joseph E. Stiglitz, po aty, fq., 282.

159

Page 162: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

1.1.4. Marrëveshje të ndryshme rajonale për qarkullim të lirë

Mund të thuhet lirisht që ndërmjet ekonomistëve ekziston një pajtueshmëri e plotë se marrëveshjet e ndryshme tregtare janë më se të domosdoshme dhe i kontribuojnë zhvillimit ekonomik. Të promovuara dhe të mbështetura nga Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), kohëve të fundit është shtuar në mënyrë të jashtëzakonshme numri i marrëveshjeve rajonale. Duke u bazuar në parimet e OBT-së, mendohet se vendet pjesëmarrëse në marrëveshje të ndryshme rajonale lehtësojnë bashkëpunimin ekonomik, duke përdorur ndërmjet vete tarifa të ndryshme lehtësuese. Kështu krijohet mundësia për qasje më të lehtë dhe pa pengesa në tregjet rajonale, sesa ndërmjet vendeve të tjera anëtare të OBT-së, por që nuk janë pjesë e këtyre marrëveshjeve rajonale.163 Në këtë rast, assesi nuk diskriminohen rregullat dhe parimet e ndryshme tregtare të OBT-së. Por, marrëveshjet rajonale vetëm i plotësojnë ato, i pasurojnë me detaje shtesë, duke ndihmuar kështu bashkëpunimin më të lehtë rajonal.

Për më tepër, në kohën e fundit, marrëveshjet tregtare nuk i referohen vetëm qarkullimit të lirë të mallrave dhe të shërbimeve, por kanë përmbajtje shumë më të gjerë. Ato, gjithnjë e më shumë, i referohen edhe çështjeve, si: kushtet dhe kriteret investuese, konkurrenca, të drejtat pronësore, lëvizja e lirë e fuqisë punëtore; madje edhe çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me problemet politike, me kërkesat për demokratizim të vendit, me sundim të rendit dhe të ligjit, si dhe me respektim të të drejtave humane.164 Pra, këto marrëveshje përmbajnë të gjitha elementet që garantojnë një klimë të favorshme 163 Regional Trade Agreements in a Multilateral Trade Regime: An

Overview, fq. 1.http://www.networkideas.org/feathm/may2004/survey_paper_RTA.pdf.

Qasur për herë të fundit më 15.08.2012.164 Xuepeng Liu, Trade Agreements and Economic Growth, mars 2012,

fq. 5.

160

Page 163: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

afariste dhe siguri për realizimin e investimeve. Elemente këto shumë të rëndësishme për të lehtësuar dhe për kurajuar investitorët e huaj, për të realizuar IHD-të. Prandaj, në vendet ku ekzistojnë marrëveshje të tilla, krijohet një garanci dhe siguri për liberalizim të tregut dhe prani e një stabiliteti ekonomik dhe politik të qëndrueshëm.

Si shtet i ri, edhe Kosova është munduar të realizojë progres në këtë drejtim. Liberalizimi i tregtisë për qasje të lirë në tregjet e BE-së, të SHBA-së dhe të CEFTA-s165, në Kosovë dhe anasjelltas, sjell përfitime të mëdha dhe krijon mundësi të përmirësimit të eksportit, mundëson një mjedis më të mirë për investime dhe për marrëdhënie të qëndrueshme me fqinjët166.

Deri më tash, Kosova ka nënshkruar marrëveshje të ndryshme të tregtisë së lirë, kryesisht me vende të rajonit: me Republikën e Maqedonisë, me Shqipërinë,167 me Bosnjën e Hercegovinën, me Kroacinë. Një ndër marrëveshjet kryesore të tregtisë së lirë, ku ka aderuar Kosova, është marrëveshja e CEFTA-s.

CEFTA është krijuar me qëllim të eliminimit të pengesave për tregtinë reciproke ndërmjet shteteve anëtare; për krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin dhe diversifikimin e tregtisë; për nxitjen e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik; për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike për përfitim reciprok dhe për kontribut në procesin e integrimit në BE; për kontribut në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare me BE-në dhe për integrim në sistemin tregtar shumëpalësh.168 Kjo marrëveshje, fillimisht, është krijuar nga një grup i vendeve nga Evropa Qendrore,

http://ksuweb.kennesaw.edu/~xliu6/Agreements_and_Growth_latestversion.pdf (Qasja për herë të fundit më 15.08.2012).

165 Central European Free Trade Agreement-CEFTA.166 http://en.wikipedia.org/wiki/Economy_of_Kosovo. Qasur për herë të

fundit më 08.08.2012. 167 MTL me UNMIK-Kosovo (Ligji Nr. 9122, datë 29.07.2003, publikuar

në Fletoren Zyrtare Nr. 73). Ka hyrë në fuqi në tetor 2003.

161

Page 164: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

si: Polonia, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia. Ato, më 1992, formuan Marrëveshjen për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA). Momentalisht, anëtare të kësaj marrëveshjeje janë: Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Moldavia.

Në dhjetor të vitit 2006, UNMIK-u nënshkroi marrëveshjen e CEFTA-s në emër të Kosovës. Ndërsa, në korrik të vitit 2007, Kosova u bë anëtare fuqiplotë në CEFTA. Para anëtarësimit në CEFTA, Kosova kishte nënshkruar marrëveshje të ndryshme bilaterale të tregtisë së lirë, kryesisht me vendet e rajonit.

Duke e marrë në konsideratë potencialin zhvillimor të Kosovës, pastaj kapitalin e saj human dhe resurset natyrore, në të ardhmen, Kosova, duhet ta mbështesë zhvillimin e saj ekonomik në tri komponente kryesore: në tregti, në prodhim dhe në eksport. Në këtë kontekst, marrëveshja e CEFTA-s konsiderohet si një mjet i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm për arritjen e këtyre objektivave. Si pjesë e CEFTA-s, Kosova është e hapur për një treg prej afro 20 milionë konsumatorësh potencialë dhe për një GDP prej 120 miliardë eurosh, e hapur për shkëmbim të eksperiencës tregtare, të teknologjisë, të konkurrencës. Marrëveshja e CEFTA-s njëherazi shërben edhe si parapërgatitje për anëtarësimin në BE. Shfrytëzimi i plotë i përparësive që dalin nga Marrëveshja, do të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.169

Ndonëse mbi 3/4 e tregtisë së Kosovës është e orientuar drejt vendeve të CEFTA-s dhe atyre të BE-së (27 vende), Kosova ka shkëmbime tregtare me pjesën më të madhe të vendeve të botës, kryesisht në drejtim të importeve. Ndër to vlen të përmendet Turqia, nga e 168 Agreement on Amendment of Accession to the Central European free

Trade Agreementhttp://wits.worldbank.org/GPTAD/PDF/archive/CEFTA_2006.pdf. Qasur

për herë të fundit më 08.08.2012. 169 Institute for Advance Studies, GAP, Policy Brief, „Kosovo in CEFTA: In

or Out?“, March, 2011.

162

Page 165: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

cila importohet rreth 7% e vlerës së përgjithshme të importeve, dhe Kina, prej së cilës Kosova importon rreth 6.3% të importeve të përgjithshme, ndërsa edhe eksportet drejt këtij vendi të largët aziatik përfshijnë 5% të totalit të përgjithshëm të eksporteve kosovare. Kosova importon prej vendeve të Bashkimit Evropian pjesën më të madhe të automjeteve, të makinerive dhe të pajisjeve, produktet e duhanit, të naftës, materiale ndërtimi, produkte ushqimore, etj. Eksportet e Kosovës në tregun e BE-së dëshmojnë një nivel të ulët të konkurrencës, për faktin se përbëhen kryesisht nga mbeturinat e metaleve të ndryshme dhe në masë më të kufizuar nga disa prodhime industriale, si: ferronikeli, materialet e ndërtimit, prodhimet e drurit, etj.170

Përkundër faktit që, siç shihet, është punuar në drejtim të nënshkrimit të marrëveshjeve të ndryshme për tregti të lirë, mbetet edhe shumë punë për t’u bërë. Siç edhe u prezantua më lart, të qenit pjesë e marrëveshjeve të ndryshme, krahas që stimulon zhvillimin ekonomik, krijon edhe klimë të favorshme për investitorët e huaj. Prandaj, me qëllim të shtimit të ardhjeve të IHD-ve në Kosovë, si duket, është e nevojshme të punohet sa më shumë në drejtim të shtimit të marrëveshjeve të ndryshme bilaterale, rajonale dhe më gjerë.

170 http://www.mfa-ks.net/?page=1,119. Qasur për herë të fundit më 06.08.2012.

163

Page 166: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

PËRFUNDIM

Edhe pse si dukuri IHD-të kanë ekzistuar edhe më herët, vetëm në 2-3 dekadat e fundit janë shndërruar në një nga temat më të nxehta të analizës ekonomike. Në tri dekadat e fundit, rritja e IHD-ve ka qenë më e shpejtë se rritja e eksportit të mallrave dhe të shërbimeve, e edhe se rritja e GDP-së. Si rezultat i tërë kësaj, është më se evidente se vrapi për tërheqjen e IHD-ve është i pranishëm në të gjitha vendet e botës, pa marrë parasysh madhësinë e tyre dhe pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik.

Kështu, përcjellja e dinamikës së ndryshimit të GDP-së, eksportit të mallrave dhe të shërbimeve, si dhe të IHD-ve, për periudhën 1980-2009, për grupin e vendeve të zhvilluara G7+Holanda, si dhe për disa nga vendet në zhvillim, që janë pranueset kryesore të IHD-ve në nivel botëror (Argjentina, Brazili, Kili, Kina, India, Malajzia, Meksiko dhe Filipinet), dëshmon se trendin më të shpejtë të rritjes e kanë pasur IHD-të. Për periudhën 1980-2009, në grupin e vendeve të zhvilluara G7+Holanda, GDP-ja mesatarisht është shtuar për 4.57 herë, eksporti i mallrave dhe i shërbimeve është shtuar për 5.3 herë, ndërsa IHD-të janë shtuar për 8.9 herë. Ky tregues ka trendin e njëjtë rritës edhe për vendet në zhvillim që janë marrë si mostër. Rritjen më të madhe e kanë realizuar IHD-të, respektivisht për këtë periudhë janë shtuar për 29,76 herë, që pasohet me rritjen e eksportit të mallrave dhe të shërbimeve, që janë shtuar për 22,65 herë, dhe me rritjen e GDP-së, që është shtuar për më shumë se 10 herë.

Edhe pse në shikim të parë fitohet përshtypja se, për tërheqjen e këtyre investimeve, më shumë janë të interesuara vendet në zhvillim sesa vendet e zhvilluara, dhe se fluksi i lëvizjes më shumë është në drejtim të grupit të vendeve në zhvillim sesa në drejtim të grupit

164

Page 167: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

të vendeve të zhvilluara, realiteti qëndron ndryshe. Rastet e para për të investuar jashtë vendit amë, në fillim, janë paraqitur në vendet e zhvilluara. Motivi kryesor ka qenë gjetja e burimeve më të lira të lëndës së parë, zgjerimi i tregut, apo edhe motivet e tjera. Mirëpo, në kohët e fundit, lëvizja e IHD-ve në aspektin gjeografik tregon se shumë më atraktive kanë qenë vendet e zhvilluara. Kështu, si në aspektin pritës e edhe në aspektin dalës, vendet e zhvilluara prijnë në lëvizjen e IHD-ve ndërmjet vete. Një pasqyrë e tillë e lëvizjes rajonale të IHD-ve është një indikator i rëndësishëm që tregon se, për tërheqjen e IHD-ve, nuk mjafton vetëm lënda e parë e lirë, apo një treg potencial. E një peshe edhe më të madhe specifike është rëndësia e faktorëve të tjerë, si: forca blerëse e popullsisë, infrastruktura, arsimimi i popullsisë, tradita për produkte të caktuara, etj.

Karakteristikë tjetër është edhe lëvizja e këtyre IHD-ve në relacionin: vende në zhvillim – vende në zhvillim, lëvizje kjo që më parë nuk ishte e theksuar. Derisa në periudhat e mëhershme, zakonisht, lëvizja e këtyre investimeve ka qenë nga vendet e zhvilluara në drejtim të vendeve në zhvillim, kohëve të fundit edhe vendet në zhvillim e kanë rritur aftësinë akumuluese të kapitalit dhe po kërkojnë tregje të reja. Mirëpo, këto vende në zhvillim, në pamundësi që të përballojnë konkurrencën e fortë me vendet e zhvilluara, si duket, edhe për një kohë të gjatë do t’i drejtojnë investimet nga vendet në zhvillim.

Shikuar në aspektin kronologjik, IHD-të janë paraqitur si eksplorim i ndërmarrjeve multinacionale nga vendet e zhvilluara, për të gjetur lëndë të parë të lirë dhe më kualitative. Prandaj, sa i përket aspektit sektorial, ato janë paraqitur si investime të industrisë përpunuese nga vendet e zhvilluara, në sektorin primar në vendet në zhvillim. Me kalimin e kohës, ka ndryshuar struktura e IHD-ve në favor të sektorit të dytë dhe të tretë. Në periudhën kohore 1981-1989, si në aspektin absolut por edhe në pjesëmarrjen relative, ka pasur rritje të pjesëmarrjes së sektorit të

165

Page 168: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

shërbimeve në daljet e IHD-ve, duke arritur shifra tejet të larta, si në Japoni, kur 73% e të gjitha IHD-ve të realizuara jashtë vendit kanë qenë të koncentruara në sektorin e tretë. Në vitin 2010, sektori i dytë ka pasur pjesëmarrjen 48%, që është përcjellë me sektorin e shërbimeve – me 30%, dhe me sektorin primar – me 22%. Në këtë trend, në vitin 2011, sektorit të dytë i ka rënë pjesëmarrja në 46%, ndërsa ka shtuar pjesëmarrjen sektori i shërbimeve në 40% dhe sektori primar ka rënë edhe me tej, duke regjistruar pjesëmarrjen me vetëm 14%. Prandaj, sa i përket lëvizjes së IHD-ve në aspektin sektorial, pa marrë parasysh rënien e regjistruar në vitin 2011, trendi i lëvizjes është i orientuar në drejtim të sektorit të dytë dhe të tretë.

Një çështje tjetër që tërheq vëmendjen është edhe efekti i ndikimit të IHD-ve në zhvillimin ekonomik, varësisht nga ajo se në cilin sektor realizohet. Nga vetë fakti se sektori primar nuk mund të segmentohet, nënkuptohet se efekti i multiplikimit të rezultateve pozitive që sjellin IHD-të është më i kufizuar. Për shembull, mund të kemi ndryshime shumë pozitive në miniera, dhe çdo gjë mbetet aty. Përpos që shumëfishohet eksploatimi i resurseve natyrore, dhe që shpesh ndotet ambienti, është vështirë të paraqitet bartja e efekteve pozitive të IHD-ve në shkallë vendi. Ndërsa, situata qëndron më ndryshe te sektori i dytë. Procesi i prodhimit ka mundësi të ndahet në pjesë të caktuara, të cilat segmente mund të fillojnë dhe të prodhohen nga ndërmarrjet e ndryshme të vendit pritës. Si rezultat, do të kemi zhvillim të ofertës lokale, si dhe ngritje të kapaciteteve humane në shkallë vendi. Prandaj, efekti i multiplikimit të rezultateve pozitive që sjellin IHD-të është shumë më i madh në sektorin përpunues, sesa te sektori i parë i ekonomisë. Sa i përket IHD-ve që realizohen në sektorin e tretë dhe ndikimit të tyre në zhvillimin ekonomik, efektet janë të paqarta, edhe pse mund të thuhet se sektori i tretë është në pozitë të njëjtë, sikurse sektori primar.

166

Page 169: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Pa dyshim, IHD-të janë trend i botës bashkëkohore. Pas tyre vrapojnë të gjitha vendet, pa marrë parasysh nivelin e zhvillimit ekonomik apo madhësinë. Kështu, jo vetëm firmat nga BE-ja dhe Japonia, nëpërmjet IHD-ve kanë shtuar jashtëzakonisht shumë aktivitetin e tyre, duke thyer kështu edhe dominimin tradicional të SHBA-së. Mirëpo, kohëve të fundit, kanë dalë në skenë edhe kompani ndërkombëtare me origjinë nga vendet në zhvillim. Ky fenomen i ri ka shtuar edhe më shumë nivelin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Madje, kompanitë nga vendet në zhvillim gjithnjë e më shumë janë duke u prezantuar si lojtarë mjaft të rëndësishëm në aktivitetet ekonomike ndërkombëtare. Por, sa i përket atraktivitetit për IHD-të, nuk ka edhe aq shumë rëndësi madhësia e vendit bazuar në sipërfaqen e tokës, e deri-diku as edhe numri i banorëve. Rëndësi shumë më të madhe ka madhësia e tregut të brendshëm, forca blerëse e banorëve, niveli i arsimit të popullsisë, si dhe infrastruktura. Këta faktorë janë mjaft të rëndësishëm për tërheqjen e IHD-ve. Tregu i brendshëm i madh, si dhe forca blerëse e fuqishme, nënkupton më shumë mundësi për prodhim dhe për shitje, që sjell edhe më shumë fitim për ndërmarrjet e huaja, të cilën gjë ato e kanë edhe cak kryesor. Gjithashtu, infrastruktura e mirë, si dhe kapacitet humane të mjaftueshme dhe me kompetenca adekuate, nënkuptojnë më pak shpenzime për ndërmarrjet e huaja, që po ashtu sjell rritjen e fitimit për ta.

Vendet në zhvillim, pa marrë parasysh madhësinë e tyre dhe vendndodhjen gjeografike, disa nga problemet e zhvillimit ekonomik i kanë të njëjta. Niveli i ulët i zhvillimit reflekton simptomat identike për të gjitha vendet. Kështu, vendet në zhvillim karakterizohen me nivel të ulët të GDP-së, që është rezultat i shkallës së ulët të produktivitetit të punës. Ky nivel i ulët i produktivitetit nuk ka mundësi të gjenerojë paga të larta. Nënkuptohet se, kur pagat janë të ulëta, të gjitha të hyrat shkojnë në plotësimin e nevojave të domosdoshme të konsumit. Nuk ka

167

Page 170: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

mundësi të ndarjes së një pjese të të hyrave për kursim dhe për investime. Ky zinxhir reprodukues përsëritet në vazhdimësi. Prandaj, e vetmja mundësi për të ndërprerë këtë cikël të rigjenerimit të varfërisë, është ardhja e investimeve nga jashtë. Për vendet në zhvillim, si duket, IHD-të janë i vetmi shpëtim për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik.

Vlen të theksohet se investimet e huaja nuk janë lojë e shumës zero, ku nëse njëri humb, për aq fiton tjetri. Në të shumtën e rasteve përfitojnë që të dy palët: edhe vendi eksportues i IHD-ve, e edhe vendi nikoqir; dikush më shumë, e dikush me pak. Përfitimet për vendet pritëse janë të pakontestueshme, duke filluar nga shtimi i kapitalit dhe i vëllimit të investimeve, zvogëlimit të normës së papunësisë, shtimit të kompetencave të resurseve humane, stimulimit të zhvillimit të konkurrencës dhe ngritjes së produktivitetit në shkallë vendi, krijimit të rrjetit të komunikimit dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar, krijimit të ofertuesve të rinj, pastaj përmirësimit të bilancit të pagesave, shtimit të të hyrave në nivel shtetëror sepse rritet baza e taksimit për vendet nikoqire të IHD-ve, etj. Gjithashtu, nëpërmjet ndërmarrjeve multinacionale më lehtë realizohet procesi i transferit teknologjik dhe më lehtë importohet teknologjia më e re. Të gjitha këto përfitime, pa dyshim, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përshpejtimin e normës së zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies shoqërore në përgjithësi.

Nënkuptohet se interesi i ndërmarrjeve multinacionale është vrapi pas fitimit. Për të realizuar një pikësynim të tillë, ato nuk zgjedhin as mjete e as metoda. Ndërmarrjeve multinacionale nuk u intereson ruajtja e ambientit të vendit nikoqir, sikurse nuk u intereson as përshpejtimi i zhvillimit ekonomik e as ngritja e mirëqenies shoqërore. Kritikët e IHD-ve pohojnë se nuk kemi të bëjmë me investime që shkojnë në interes të vendit pritës, por me investime të cilat shfrytëzojnë çmimin e lirë të fuqisë punëtore dhe të resurseve natyrore, që ka për qëllim vetëm zvogëlimin

168

Page 171: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

e çmimit të kostos për ndërmarrjet multinacionale dhe shtimin e fitimit të tyre. Prandaj, kostoja që krijohet me ardhjen e IHD-ve është se ato shikojnë vetëm eksploatimin e resurseve natyrore.

Gjithashtu, IHD-të paraqesin një rrezik të madh për sovranitetin e vendit pritës, ngase ekziston mundësia e krijimit të ndikimit politik nga to. Ndërmarrjet multinacionale janë aq të fuqishme që, si duket, janë në gjendje të shkatërrojnë çdo gjë që u del përpara si pengesë në drejtim të realizimit të pikësynimit të tyre, respektivisht që rrezikon fitimin e tyre. Ato shpeshherë paraqiten si organizma që kontrollojnë edhe sistemin politik. Duke financuar fushatat paraelektorale, ato pas zgjedhjeve marrin haraç nga politikanët që kanë zgjedhur vetë. Nëse merren parasysh ligjet ekonomike, respektivisht parimi kosto-fitim, mund të thuhet se nuk ka fushëveprimtari tjetër më profitabile sesa mbështetja e fushatave paraelektorale që zhvillohet nga IHD-të. Ato janë paraqitur edhe stimuluese të zhvillimit të elementeve devijante shoqërore, si ryshfeti dhe korrupsioni. Por, edhe nëse kanë ekzistuar këto dukuri, gjë që në vendet në zhvillim ato zakonisht ekzistojnë, me ardhjen e ndërmarrjeve multinacionale perfeksionohen metodat dhe format e shfaqjes së këtyre dukurive negative.

Kështu, duhet pasur parasysh se IHD-të tërheqin me vete edhe koston që gjithmonë e paguan vendi nikoqir. Por, kjo kosto nuk duhet të jetë arsye për ndalimin e tyre, por në obligimin e qeverisë për të zhvilluar politika dhe instrumente që minimizojnë efektet negative që bartin ato dhe që maksimizojnë përfitimin që sjellin ato. Sigurisht që përfitimi nga to është më i madh.

Grupi i vendeve në zhvillim ka plot karakteristika të përbashkëta. Ndër të tjera, ato karakterizohen me mungesë të fondeve investive. Prandaj, gara për të tërhequr IHD-të është e shprehur në të gjitha vendet e botës. Për të pasur sukses në tërheqjen e IHD-ve, vendet e ndryshme premtojnë krijimin e ambientit të

169

Page 172: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

mirë të afarizmit, duke filluar nga lehtësitë në taksa, mandej garantimin e sigurisë për investime, pastaj zhvillimin e infrastrukturës, përgatitjen e kapaciteteve humane, etj. Ndërsa, ndërmarrjet multinacionale premtojnë investime, hapje të vendeve të reja të punës, trajnime, transfer të teknologjisë, e përmirësim të bilancit të pagesave, etj., që shkojnë në drejtim të përshpejtimit të zhvillimit ekonomik. Prandaj, të dy anët janë në kërkim të gjetjes së interesit të përbashkët, ku fitojnë edhe vendet nikoqire, e edhe ndërmarrjet e huaja. Në këtë drejtim, disa nga vendet në zhvillim kanë realizuar suksese të jashtëzakonshme në tërheqjen e IHD-ve si, për shembull, Kosta-Rika me rastin e tërheqjes së investimit të Intel-it. Ky rast mund të përdoret edhe si model për vendet e tjera. Ka qenë një angazhim i gjithëmbarshëm shoqëror për të tërhequr një investim shumë të madh, në një vend të vogël. Angazhim i strukturave më të larta shtetërore, si dhe zhvillim i shumë lehtësirave, si financiare, por edhe ligjore e administrative, vetëm për të sjellë në vend një ndërmarrje të madhe. Mirëpo, sipas parimit se dëshmia më e mirë për të garantuar siguri dhe ambient të mirë për afarizëm, është prezantimi i shembullit të suksesshëm, ashtu ka shërbyer edhe rasti i Intel-it për këtë vend. Ardhja e një ndërmarrje të madhe në këtë vend ka shërbyer si promotor për tërheqjen e investitorëve të tjerë, gjë që edhe ka ndodhur në të vërtetë. Prandaj, ky shembull i Intel-it tregon se, për të arritur sukses, duhet të përzgjidhen ndërmarrjet e mëdha, të cilat tërheqin pas vetes ndërmarrje të vogla. Gjithashtu, suksesi i tillë mund të realizohet vetëm me angazhimin e instancave më të larta shtetërore. Kështu, mund të thuhet se, pa angazhimin e drejtpërdrejtë të qeverisë, respektivisht të nivelit më të lartë qeveritar, nuk ka tërheqje të IHD-ve.

Varësisht se në çfarë niveli të zhvillimit ekonomik është vendi, apo me çfarë ambienti ekonomik dhe politik është i rrethuar, ai duhet të zhvillojë edhe politikat makroekonomike për të tërhequr IHD-të dhe

170

Page 173: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

për të shtuar efektet pozitive që sjellin ato me vete. Kështu, nuk mund të thuhet se ekziston ndonjë model, apo ndonjë shembull i suksesshëm, i realizuar në ndonjë vend që, nëse bartet si i tillë në ndonjë vend tjetër, garanton sukses. Shembujt nga vendet e ndryshme mund të përdoren si modele, për të mos përsëritur gabimet që janë bërë atje, si dhe për zhvillimin e strategjisë që patjetër duhet t’i përshtatet vendit konkret. Si duket, me politikat që garantojnë përfitime maksimale nga IHD-të, do të kishim kuptuar angazhimin maksimal nga nivelet më të larta të qeverisë, që të krijojnë ambient të përshtatshëm të afarizmit për investitorët e huaj, por edhe për ata të vendit, politika këto që duhet të bazohen në nivelin e zhvillimit ekonomik, në ciklin e biznesit, në resurset që disponohen, si dhe në rrethanat ndërkombëtare.

Për të gjitha vendet ish-komuniste, privatizimi ka qenë shans i mirë për tërheqjen e IHD-ve. Janë përdorur metoda të ndryshme për të privatizuar ndërmarrjet që karakterizonin sistemin paraprak. Kështu, disa vende kanë qenë shumë të hapura dhe kanë lejuar investimet nga jashtë, ndërsa disa të tjera i kanë mbështetur investitorët vendës që t’i blejnë këto ndërmarrje. Te qasja e parë, për sa i përket transferit të teknologjisë por edhe të çështjeve të tjera që lidhen me IHD-të, vendi ka fituar një varësi thuajse të plotë nga investitorët e huaj, gjë që te rasti i dytë kjo varësi ka qenë e bartur te vendësit. Që të dy qasjet kanë dhënë rezultate pozitive. Është e kuptueshme se varianti i favorizimit të investitorëve vendës është më i mirë. Por, duhet pasur parasysh që rastet e tilla nënkuptojnë se kapital vendës ka me bollëk. Prandaj, te këto vende ish-komuniste janë të rralla rastet kur vendësit kanë mundur të paraqiten si blerës të ndërmarrjeve të mëdha. Ose është dashur të realizohet bashkimi i disa investitorëve vendës, që është vështirë të realizohet, ose është dashur të stimulohet diaspora. Sllovenia dhe Kroacia janë mbështetur më shumë në potencialin e kapitalit që kanë në diasporë dhe, në këtë aspekt, kanë arritur suksese të dukshme.

171

Page 174: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Duke u nisur nga fakti se ekziston një pajtueshmëri e plotë se IHD-të janë të mirëseardhura dhe se ato i kontribuojnë përshpejtimit të zhvillimit ekonomik, janë zhvilluar politika të ndryshme për t’i tërhequr investitorët e huaj. Dilemat paraqiten te zgjedhja e rrugëve për të tërhequr IHD-të. Kështu, edhe vendet që sot janë më të zëshme për zbatim të politikave liberale ndaj IHD-ve, dikur kanë vepruar krejtësisht ndryshe. Duke mbrojtur investitorët lokalë, në disa raste janë thirrur se duhet të shkohet me zbatim të politikave hap pas hapi, të realizohet një investim i huaj, të korren rezultate dhe pastaj të shkohet në investime të tjera. Apo, në kuadër të shtetit, i kanë hapur zonat e caktuara për investitorët e jashtëm dhe nuk kanë lejuar që ata të investojnë sipas dëshirës së tyre. Këto zona janë përzgjedhur si zona që deri në një masë kanë pasur aftësi konkurruese, pra kur nuk janë frikësuar se ardhja e IHD-ve do t’i shkatërrojë ndërmarrjet vendëse. Ose, janë zgjedhur zonat që kanë qenë të prapambetura dhe që, pastaj, ardhja e IHD-ve i ka kontribuar zhvillimit rajonal të vendit. Gjithashtu, në raste të caktuara janë përzgjedhur edhe degët ku të huajt kanë mundur të investojnë, duke përfshirë edhe kërkesat shtesë që kanë mundur t’u parashtrohen, si: kërkesa për komponente lokale, për trajnim të punëtorëve, për përfshirje të stafit lokal në hulumtim dhe në zhvillim, për përfshirje të stafit lokal në strukturat e menaxhmentit, etj. Dhe, kur e kanë realizuar progres, kur janë zhvilluar ofertuesit lokalë të konkurrueshëm, kanë filluar të proklamojnë liberalizim të politikave ndaj IHD-ve. Si duket, globalizimi kërkon politika liberale ekonomike. Por, assesi nuk duhet lënë anash as mbështetjen për ndërmarrjet vendëse. Duhet gjetur mënyra që në rend të parë të jenë ndërmarrjet vendëse, duke mos krijuar averzion ndaj investitorëve të huaj.

Kundërshtarë të IHD-ve ka si në vendin eksportues, po ashtu edhe në vendin nikoqir. Në vendin eksportues, kundërshtarët pohojnë se ikja e kapitalit i

172

Page 175: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

kontribuon zhvillimit ekonomik të vendit tjetër. Kështu, kapitali kombëtar, në vend se t’i kontribuojë zhvillimit kombëtar, ikën pas profitit dhe i bën shërbim rritjes së mirëqenies shoqërore në vendin ku po shkon. Kritikët e IHD-ve në vendin nikoqir janë shumë më të zëshëm. Ata më së shumti proklamojnë se IHD-të po e eksploatojnë të ardhmen e tyre. Prandaj, për kontrollin e IHD-ve janë zhvilluar mekanizma ligjorë që i kanë obliguar ndërmarrjet e huaja të kenë bashkëpronarë vendës në investime, apo që gjysmëproduket të jenë me prejardhje vendëse, etj. Këta mekanizma ligjorë nuk funksionojnë sipas parimeve të ekonomisë së tregut dhe, në realitet, shpesh mund të jenë krejtësisht kundërproduktivë. Vendet nikoqire, në vend se të zhvillojnë kornizë ligjore për kontroll të rreptë të IHD-ve, ndoshta do ta kenë më produktive marrjen me mbështetjen e ofertës vendëse, me stimulimin e ndërmarrjeve vendëse, që të jenë të konkurrueshme dhe të paraqiten si ofertues lokalë për ndërmarrjet e huaja. Në këtë drejtim, vend i rëndësishëm duhet gjithsesi t’i jepet arsimit të popullsisë, respektivisht krijimit të kuadrove profesionale të cilat do të mund të maksimizojnë përfitimet nga IHD-të.

Vendet në zhvillim kanë nevojë për investime të huaja. Për t’i bindur ndërmarrjet e mëdha që të investojnë, në vendet në zhvillim janë ndërmarrë veprime të ndryshme, si: është zhvilluar kornizë ligjore adekuate që ka garantuar si sigurinë personale, ashtu edhe sigurinë e investimit; është lejuar e drejta për riatdhesim të fitimit dhe të kapitalit; janë zhvilluar politika stimuluese fiskale; është zhvilluar infrastruktura; është bërë përgatitja e kuadrove që u nevojiten investitorëve të huaj, etj. Të gjitha këto, shpeshherë, janë përmbledhur në një vend, duke themeluar zona të lira doganore që, në fakt, ua ka bërë IHD-ve edhe më të lehtë realizimin e tërë këtij procesi. Kështu, pas realizimit të parakushteve që u prezantuan, në vendet që kanë pasur arritje në tërheqjen e IHD-ve, suksesi mund t’i atribuohet agjencive për promovimin e IHD-ve. Në këtë drejtim,

173

Page 176: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

agjencitë, të ndihmuara nga strukturat më të larta qeveritare, janë marrë me gjetjen e investitorëve potencialë, e po ashtu edhe me ofrimin e shërbimeve të tjera sipas kërkesave dhe nevojave specifike të ndërmarrjeve të huaja. Prandaj, si duket, për realizimin e suksesit në tërheqjen e IHD-ve, angazhimi i niveleve më të larta shtetërore dhe funksionimi i agjencive janë jo vetëm të domosdoshme, por edhe të pazëvendësueshme.

Kur kemi të bëjmë me Kosovën, siç u vërejt edhe gjatë këtij punimi, IHD-të janë më se të domosdoshme. Duke u nisur nga gjendja aktuale ekonomike në Kosovë, pa ndihmën e IHD-ve vështirë se mund të tejkalohen problemet ekonomike. Prandaj, duhet një angazhim i gjithëmbarshëm shoqëror, i prirë nga qeveria, që të krijohet klimë e përshtatshme për tërheqjen e IHD-ve. Në këtë drejtim, rol edhe më aktiv duhet të këtë Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë (APIK) dhe, duke u nisur nga fakti se tashmë i kemi ambasadat e hapura në vendet më kryesore të botës, një bashkëpunim dhe një bashkërendim i veprimeve në relacionin APIK-ambasada duhet të jetë më i fortë.

Duhet një angazhim gjithëpërfshirës për përmirësimin e imazhit të Kosovës. Në shumë raporte, vendi ynë karakterizohet si vend ku janë të pranishme, në shkallë alarmante, korrupsioni, krimi i organizuar dhe elementet e tjera devijante shoqërore. E, që të gjitha këto, krijojnë një klimë jo të favorshme dhe një pasiguri për IHD-të. Në këtë drejtim, qeveria duhet të ndërmarrë masa adekuate që të përmirësohet kjo situatë e disfavorshme për investitorët e huaj. Siç edhe u prezantua, korniza ligjore nuk është problem, sepse është zhvilluar sipas standardeve dhe në harmoni me kornizat ligjore të vendeve të zhvilluara perëndimore. Por, kujdes i shtuar duhet kushtuar zbatimit të kësaj kornize ligjore në praktikë, si dhe zhvillimit të sistemit të pavarur gjyqësor.

Tashmë Kosova ka hyrë në rrugën drejt

174

Page 177: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Ky do të jetë një proces edhe i gjatë, e edhe i mundimshëm, që kërkon angazhim dhe sakrificë nga të gjithë. Në drejtim të anëtarësimit në BE, nga Kosova tashmë kërkohet plotësimi i kushteve. Plotësimi i këtyre kushteve përcillet me harmonizimin dhe me avancimin e mëtejmë të kornizës ligjore, me harmonizimin e politikave fiskale, me funksionimin e tregut të lirë, me eliminimin e elementeve devijante si korrupsioni e ryshfeti, me zbatimin e rendit dhe të ligjit, me respektimin e marrëveshjeve të ndryshme ndërkombëtare, etj. Mirëpo, të qenit anëtar i BE-së, përveç përparësive (krijimi i mundësisë për lëvizje të lirë të kapitalit, të fuqisë punëtore, të mallrave dhe të shërbimeve) sjell me vete edhe efekte të tjera sekondare. Në fakt, do të bëhemi një nga anëtarët e këtij integrimi. Kështu, për shembull, për sa i përket sigurisë së IHD-ve, do të jetë krejt njësoj sikur të investosh në Kosovë, sikur në ndonjë vend tjetër të BE-së. Kjo do të rritë edhe imazhin investues dhe sigurisht do këtë efekte pozitive në tërheqjen e IHD-ve. Pa dyshim, për Kosovën kjo është rruga e vetme dhe sa më shpejt që t’i plotësojmë kushtet që kërkohen për anëtarësim në BE, aq më mirë do jetë për ne. Nuk ka alternativë dhe nuk ka mundësi që ky integrim të përshtatet për ne. Për interes tonin dhe për të përshpejtuar ardhjen e IHD-ve, si dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik, duhet të angazhohemi me të gjitha forcat dhe pa rezervë që sa më shpejt t’i plotësojmë kushtet që kërkohen nga ne, që ne t’i përshtatemi BE-së dhe të bëhemi anëtar të BE-së.

Gjatë punimit u prezantua se disa vende i kanë kushtuar rëndësi të posaçme diasporës. Kosova ka edhe më shumë arsye që të mbështetet në forcën e diasporës. Sipas raporteve të ndryshme, pothuajse gati 1/3 e popullsisë së Kosovës jeton në diasporë. Për më tepër, gjatë viteve të pushtimit të egër serb, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, diaspora ka qenë ajo që ka mbajtur gjallë popullin shqiptar nëpërmjet remitancave që i ka dërguar. Këto dërgesa

175

Page 178: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

vazhdojnë edhe në ditët e sotme, por që kryesisht kanë shkuar në konsum. Duke pasur parasysh se rrethanat kanë ndryshuar, kjo kërkon që të ndryshohet edhe sjellja ndaj diasporës. Nëse dikur kanë realizuar dërgesa për konsum, me çka i kanë kontribuar rezistencës ndaj okupatorit dhe kanë ndihmuar të afërmit e tyre të mbijetojnë, pra pa kurrfarë interesi për vete, kjo qasje kërkon ndryshim. Tani duhet përgatitur terrenin që dërgesat të realizohen për interes të ndërsjellë. Ndërmarrja e hapave investivë nga diaspora, që mund të realizohen si IHD, në rend të parë duhet të bëhet për motive të fitimit. Si duket, vetëm nëpërmjet një qasjeje të tillë, ku fitimi është në rend të parë, ku të gjithë mund të përfitojnë, mund të nxiten bashkatdhetarët tanë që kursimet e tyre t’i investojnë në Kosovë. Ndryshe, do të jetë shumë vështirë që diaspora të shndërrohet në forcë zhvillimore të Kosovës dhe të jetë këtu e pranishme me pjesëmarrje më të madhe në IHD.

Në këtë punim, në vazhdimësi u prezantua fakti se, një nga parakushtet më elementare për tërheqjen e IHD-ve, është posedimi i kuadrove me kompetenca adekuate. Për Kosovën, ky është një obligim shtesë dhe kërkon një përkushtim edhe më të madh të qeverisë për të zhvilluar sistemin e arsimit. Gjithsesi, organizimi i sistemit të arsimit të lartë sipas Procesit të Bolonjës, është një hap shumë i rëndësishëm. Por, duhet angazhim edhe më i shtuar në drejtim të zhvillimit të programeve të përbashkëta me institucionet e arsimit të lartë nga vendet e zhvilluara perëndimore. Vetëm nëpërmjet programeve të përbashkëta mund të garantohet niveli i cilësisë i krahasueshëm me nivelin e universiteteve të vendeve perëndimore. Si duket, kjo është rruga më e shpejtë që sistemi i arsimit të lartë i Kosovës të bëhet pjesë e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë, që edhe është objektiv në të gjitha dokumentet strategjike të Kosovës. Kjo kërkon edhe fillimin e ofrimit të programeve në gjuhën angleze, akreditimin e programeve në dy apo në më shumë shtete, si dhe krijimin e bazës legale për lëshimin e diplomave të

176

Page 179: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

përbashkëta. Vetëm kur të arrijmë një nivel të tillë të arsimit të lartë mund të themi se, kuadrot që dalin nga institucionet tona të arsimit të lartë, janë të përgatitura të konkurrojnë në tregun evropian të punës, si dhe mund të proklamojmë se kemi kuadro të gatshme për tërheqjen e IHD-ve.

BIBLIOGRAFIA

Libra:1. Ahmet Mançellari, Sulo Haderi, Dhori Kule,

Stefan Qirici, Hyrje në Ekonomi, Shtëpia botuese “PEGI”, Tiranë, 2002.

2. Rober E. Lukas, Jr., Lectures on Economic Growth, Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, and London, 2002.

3. But Dedaj, Mjellma Carabregu, “Challenges on setting-up the research and development tools and capacities in a transitional country (Kosovo), CRIS Konferenca e XI, “e-Infrastructures for

177

Page 180: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Research and Innovation: Linking Information Systems to Improve Scientific Knowledge Production, Pragë, qershor 2012.

4. Charles W.L. Hill, International Business, Competing in the Global Marketplace: Postscript 2002, McGraw-Hill/Irwin, Third Edition New York, 2002.

5. Competing for FDI, Inside the operations of four national investment promotion agencies, A MIGA-FIAS research project, Multilateral Investment Guarantee Agency, 2005.

6. David S. Landes, The Wealth and Poverty of Nations; why some are soo rich and some so poor, W.W. Norton & Company, New York, 1999.

7. Dominick Salvatore, International Economics, Johne Wiley & Sons, INC. Ninth edition, USA, 2007.

8. Dorling Kindersley, Economic Integration in South Asia-Issues and Pathways, Saurabh Printers Pvt. Ltd., New Delhi, 2010.

9. Douglas Woodward, Douglas Nigh, Foreign Ownership and the Consequences in Direct Investment in the United States: Beyond Us and Them, Quorum Books, London.

10. Frank McDonald & Stephen Dearden, European Economic Integration, Financial Times, Prentice Hall, Third Edition, 1999.

11. Gerald M. Meier, James E. Rauch, Leading Issues in Economic Development, Oxford University Press, Seventh Edition, 2000.

12. Ilia Kristo, Biznesi ndërkombëtar, Pegi, Tiranë, 2004.

13. James C. Baker, Foreign Direct Investment in Less Developed Countries, The Role of ICSID and MIGA, Quorum Books, Westport, Connecticut, London, 1999.

14. Joseph E. Stiglitz, Free Fall, America, Free Markets, and the Sinking of the of the World

178

Page 181: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Economy, W.W. Norton & Company, New York, London, 2010.

15. Joseph Stiglitz, Globalization and its Discontents, Penguin Books, W.W. Norton & Company, New York, 2002.

16. Joseph Stiglitz, Making Globalization Work, Penguin Books, W.W. Norton & Company, New York, 2007.

17. Lee Kuan Yew, From Third World to First, the Singapore Story: 1965-2000, HarperCollins Publishers Inc., New York, 2000.

18. Martin Griffiths, Terry O’Callaghan and Steven C. Roach, The Key Concepts, Second Edition, Routledge, Taylor & Francis Group, London and New York, 2002.

19. Milford Bateman, Business Cultures in Central & Eastern Europe, Butterworth-Heinemann, Oxford, 1997.

20. Paul R. Krugman, Maurice Obstfeld, International Economics, Theory and Policy, Addison-Wesley, New York, Fifth Edition, 2000.

21. Paul Krugman-Maurice Obstefel, Ekonomia Ndërkombëtare, Teoria dhe Politika Ekonomike, Kolegji Victory & Instituti i Hulumtimeve Shkencore Victory, Prishtinë, 2010.

22. Paul Krugman, The Conscience of a Liberal, W.W Norton & Company, New York, 2007.

23. Pol Krugman, Pop Internationalism, Massachusetts Institute of Technology, 1998.

24. Richard R. Nelson, The Sources of Economic Growth, Harvard University Press, paperback edition, 2000.

25. Robert J. Carabaugh, International Economics, South Western Thomson Learning, eighth edition, 2002.

179

Page 182: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

26. Rober E. Lukas, Jr., Lectures on Economic Growth, Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, and London, 2002.

27. Roderick Duncan, Costs and consequences of the expropriation of FDI by host governments, School of Marketing and Management, Charles Stuart University, Janar 2006.

28. Susan M. McMillan, Foreign Direct Investment in Three Regions of the South Asia at the End of the Twentieth Centuries, Macmillian Press LTD, 1999.

29. The World Bank, The East Asian Miracle, Economic Growth and Public Policy, Oxford University Press, 1993.

30. Theodore H. Moran, Foreign Direct Investment and Development: The New Policy Agenda for Developing Countries and Economies in Transition, Institute for International Economics, Washington DC, 1998.

31. Timothy J Yeager, Institutions, Transition, Economies, and Economic Development, Westerview Press, Oxford 1999.

32. William Easterly, The Elusive Quest for Growth-Economists’ Adventures and Misadventures in the Tropic, Massachusetts Institute of Technology, Cambridge, Massachusetts, London, 2002.

Artikuj shkencorë:1. Laura Alfaro, Foreign Direct Investment and

Growth: Does the Sector Matter?, Harvard Business School, April 2003,

2. Eun Mee Kim, Jai S. Mah. Patterns of South Korea’s Foreign Direct Investment Flows into China, University of California Press, vol. 46, No. 6, Nov-Dec., 2006.

3. Alvaro Cuervo-Cazura, Who Cares about corruption?, Journal of International Business

180

Page 183: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Studies, Vol. 37, no 6, Three Lenses on the Multinational Enterprise: Politics, Corruption and Corporate Social Responsibility, Nov., 2006.

4. Andrew Sumner, is Foreign Direct Inevstment Good for the Poor? A review and Stocktake, Development in Practice, Vol. 15. No. 3/4, Taylor and Francis, Ltd, June., 2005.

5. Aristidis Bitzenis, Explanatory Variables for Law Western Investment Interest in Bulgaria, Eastern European Economics, Vol. 42, No. 6, Nov.-Dec., 2004.

6. Beata Smarzynska Javorcik, Does the Foreign Direct Investment Increase the Productivity of Domestic Firms? In Search of Spillovers through Backward Linkages, the American Economic review, vol. 94, no. 3. (June, 2004.

7. Bryan K. Ritchie, Foreign Direct Investment and Intellectual Capital Formation in South-East Asia, OECD Development Center, Working Paper No. 194, August 2002.

8. Camilla Jensen, Foreign Direct Investment and Economic Transition: Panacea or Pain Killer, Europe-Asia Studies, Taylors & Francis, Ltd., Vol. 58, No. 6 , Sep., 2006.

9. Carle C. Zimmerman, Ernst Engel's Law of Expenditures for Food, The Quarterly Journal of Economics, Oxford University Press, Vol. 47, No. 1., Nov., 1932.

10. Debora Spar, Attracting High Technology Investment-Intel's Costa Rican Plant, Foreign Investment Advisory Service a joint facility of the International, Finance Corporation and the World Bank, Foreign Investment Advisory Service Occasional Paper 11, April 1998.

11. Elhanan Helpman, FDI, and the Organization of the Firms, Journal of economic Literature, American Economic Association, Vol. 44, No. 3., Sep., 2006.

181

Page 184: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

12. Felipe Larrain B., Luis F. Lopez-Calava, and Andreas Rodriguez-Clare, Intel: A case Study of Foreign Direct Investment in Central America, Center for International Development at Harvard University, Working Paper No. 58, December 2000.

13. Frank Barry & John Bradley, The Irish Host-Country Expereience, The Economic Journal, Blackwell Publishing, Vol. 107, No. 445., Nov., 1997.

14. Garrick Blalock, Daniel H. Simon, Do all firms benefit equally from downstream FDI? The moderating effect of local suppliers’ capabilities on productivity gains, Journal of International Business studies (2009) 40, Vol. 40, No. 7., Sep., 2009.

15. Glen Biglaiser, Karl DeRouen, Jr., economic Reforms and Inflows of Foreign Direct Investment in Latin America, Latin American Research Review, The Latin American Studies Association, Vol. 41, No. 1., 2006.

16. Gordon M. Winder, “Webs of Enterprise 1850-1914: Applying a Broad Definition of FDI”, Annals of the Association of American Geographers, Routledge, August 2012.

17. Holger Görg and Eric Strobl, Spillovers from Foreign Firms through Worker Mobility: An Empirical Investigation The Scandinavian Journal of Economics, Vol. 107, No.4, Technology and Change, December 2005.

18. Holger Görg and Eric Strobl, The Scandinavian Journal of Economics, Vol. 107, No. 4, Technology and Change, December 2005.

19. Jacques Morisset, Does a Country Need a Promotion Agency to Attract Foreign Direct Investment?, Policy Research Working Paper, The World Bank, Foreign Investment Advisory Service, April 2003.

182

Page 185: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

20. James R. Tybout, Manufacturing Firms in developing Countries: How Well Do They Do, and Why?, Journal of Economic Literature, Vol. 38, No. 1., March, 2000.

21. Jan I. Haaland and Ian Wooton, International Competition for Multinational Investment, The Scandinavian Journal of Economics, Vol. 101, No. 4, industrial Policy in Open Economies., Dec., 1999.

22. Jose de la Torre, Foreign Investment and Economic Development: Conflict and Negotiation, Journal of International Business Studies, Vol. 12, No. 2, Tenth Anniversary Special Issue. Supplement, Automn, 1981.

23. Joze P. Damijan and Mark knell, How Important Is Trade and Foreign Ownership in Closing the Technology Gap? Evidence from Estonia and Slovenia, Review of World Economics/ Weltwirtschaftliches Archiv, Springer, Vol. 141,141, No. 2., Jul., 2005.

24. Kamal Saggi, Trade, Foreign Direct Investment, and International Technology Transfer: a Survey, The Wolrd Bank Research Observer, Oxford University Press, Vol. 17, No. 2., Autumn, 2002.

25. Karin Olofsdotter, Foreign Direct Investment, Country Capabilities and Economic Growth, Weltwirtschaftliches Archiv, Springer, Bd. 134, H.3., 1998.

26. Ke (Michael) Fan, How Can Multinational Corporations Retain Their Employees in China?, Cornell University ILR School, Center for Advanced Human Resource Studies, CHARS Working Papers Series, December, 2006.

27. Klaus Desmet, Felipe Meza, Juan A. Rojas, Foreign direct investment and spillovers: gradualism may be better, Canadian Journal of Economics, Vol. 41, No. 3, Gusht 2008.

183

Page 186: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

28. Laura Alfaro, Foreign Direct Investment and Growth: Does the Sector Matter?, Harvard Business School, April 2003.

29. Leroy O. Laney, The impact of U.S Laws on Foreign Direct Investment, American Academy of Political and Social Science, Vol. 516, Foreign Investment in the United States, Jul., 1991.

30. Magnus Blomstrom & Ari Kokko, Human Capital and Inward FDI, working paper 167, January 2003.

31. Magnus Blomstrom, Ari Kokko, Mario Zejan, Host Country Competition, Labour Skills and Technology Transfer by Multinationals, Weltwirtschaftliches Archiv, Springer , BD. 130, H. 3., 1994.

32. Magnus Blomstrom, Ari Kokko, The Impact of Foreign Investment on Host Countries: A review of the Emirical Evidence, Stockholm School of Economics, dhjetor 1996.

33. Magnus Blomstrom, Gunnar Fors, Robert E. Lipsey, Foreign direct Investment and Employment: Home Country Experience in the United States and Sweden, The Economic Journal, Vol. 107, No. 445., Nov.,1997.

34. Michael K. Fung, Are the Knowledge Spillovers Driving the Convergence of Productivity among Firms?, Economica, New Series, Vol. 72, No. 286., May, 2005.

35. Michael Muller-Camen, Phil Almond, Patric Gunnigle, Javier Quintanilla and Anne Tempel, Between home and hos country: Multinationals and employment relations in Europe, Industrial Relation Journal, Blackwell Publisher Ltd. 2001.

36. Mohsin Habib, Leon Zurawicki, Corruption and Foreign Direct Investment, Journal of International Business Studies, Vol. 33, No. 2., 2nd QTR., 2002.

184

Page 187: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

37. Nigel Driffield and James H. Love, Linking FDI Motivation and Host Economy Productivity Effects: Conceptual and Empirical Analysis, Journal; of international Business Studies, Vol.38, No. 3., May, 2007.

38. Nikhil Raj, Eric Sager, FDI Incentives: A Framework for Governments to Maximize “Good” Investments, International Financial Management Final Paper, 2005.

39. Patricio Del Sol and Joseph Kogan, Regional Competitive Advantage based on pioneering economic reforms: the case of Chilean, Journal of International Business Studies, 2007.

40. Ramkishen S. Rajan, Measures to Attract FDI: Investment Promotion, Incentives and Policy Intervention, Economic and Political Weekly, Vol. 39, No-1, Jan. 3-9, 2004.

41. Robert E. Lipsey, Foreign Direct Investment inhte United States and the U.S. Trade, Annals of the American Academy of Political And Social Science, VOl. 516, July 1991.

42. Sophia Dimelis and Helen Louri, Foreign Direct Investment and technology Spillovers: Which Firms Really Benefit?, Review of World Economics/Weltwirtschaftliches Archiv, Vol. 140, No. 2., 2004.

43. Stephen Kosack and Jennifer Tobin, Funding Self-Sustaining Development: The Role of Aid, FDI and Government in Economic Success, Cambridge University Press, International Organization Foundation, Vol. 60. No. 1., Winter, 2006.

44. Susan E. Feinberg and Sumit K. Majumdar, Technology Spillovers from Foreign Direct Investment in the Indian Pharmaceutical Industry, Palgrave Macmillan Journals, Journal of International Business Studies, Vol. 32, No. 3.

185

Page 188: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

45. Theodore H. Moran, Laura Alfaro, Beata Smarzynska Javorcik, How to investigate the Impact of Foreign Direct Inevstment on Development and Use the Results to Guide Policy, The Brookings Trade Forum, Foreign Direct Investment, 2007.

46. Tim Buthe, Helen V. Milner, The politics of Foreign Direct Investment into Developing Countries: Increasing FDI through International Trade Agreements?, American Journal of Political Science, Midwest Political Science Association, Vol. 52, No. 4,. Oct., 2008.

47. Vito Tanzi, Isaias Coelho, Barriers to Foreign Investment in the U.S and other Nations, Annals of the American Academy of political and Social Science, vol. 516, Foreign Investment in the United States, Jul 1991.

48. W. Hejazi and P Pauly, “Motivation for FDI and domestic capital formation”, Journal of International Business Studies, 2003.

49. Walid Hejazi and A. Edward Safarian, Trade, Foreign Direct Investment, and R&D Spillovers, Palgrave Macmillan Journals, Journal of International Business Studies, Vol. 30, No. 3., 3rd Qtr., 1999.

50. Wolfgang Keller, International Technology Diffusion, Journal of Economic Literature, Vol. 42, no.3 (Sep., 2004), fq. 752-782.

Materiale të tjera:1. “DEVELOPING A LABOUR MARKET ORIENTED

CURRICULUM”, Training Seminar at the University of Prishtina, Prishtina, September 25th-26th 2009.

2. Agreement on Amendment of Accession to the Central European free Trade Agreement

3. Bill Emmott "Survey on Multinationals", The Economist, March 27th, 1993.

186

Page 189: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

4. But Dedaj, ”Roli i shkencës dhe i teknologjisë në zhvillimin ekonomik”, punim magjistrature, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1998.

5. Diaspora as a Driving Force for Development in Kosovo: Myth or Reality, Forumi për Iniciativë Demokratike, Prishtinë, qershor 2009.

6. Dr. Partizan Shuperka, Ekonomika e zhvillimit, Ligjërata pa autorësi, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë, 2010.

7. Francisco António Fernandes Barros Castro, Foreign Direct Investment and the Portuguese Economy, Teza të PhD, Universiteti i Leeds, korrik 2000.

8. Higher Education in Kosovo, Education and Culture Executive Agency (EACEA), October 2010.

9. Institute for Advance Studies, GAP, Policy Brief, „Kosovo in CEFTA: In or Out?“, March, 2011.

10. Investor Guide Investing in Kosovo, Investment Promotion Agency-IPAK, May 2011.

11. James C. W. Ahiakpor, Multinational Corporations in the Third World: Predators or Allies in Economic Development?

12. Ligji për dhënien e lejes për pune dhe për punësimin e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, Nr. 03/L-136, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës /Prishtinë: Viti IV /Nr. 58/10 gusht 2009.

13. Ligji për investimet e huaja Nr. 02/L-33, Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë /Prishtinë: Viti I/nr. 8/ 15 dhjetor 2006.

14. Ligji për tregti me jashtë, Nr. 04/L-048, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës /Prishtinë: Viti IV /Nr. 28/16 dhjetor 2011.

15. Market Entry Guide-United Arab Emirates (UAE), the Government of the Grand Duchy of

187

Page 190: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

Luxemburg, Ministry of the Economy and Foreign Trade, dhjetor 2011.

16. MTL me UNMIK-Kosovo (Ligji Nr. 9122, datë 29.07.2003, publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 73). Ka hyrë në fuqi në tetor 2003.

17. Raporti Vjetor 2011, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Prishtinë, qershor 2011.

18. Regional Trade Agreements in a Multilateral Trade Regime: An Overview.

19. Tax Incentives and Foreign Direct Investment, A Global Survey, United Nations, New York and Genova, 2000.

20. The Impact of Intel in Costa Rica, Nine Years After the Decision to Invest, The World Bank Group-Multilateral Investment Guarantee Agency, 2006.

21. The Partnership for Peace Consortium of Defence Academies and Securities Studies Institutes, Conections publications, The Quarterly Journal, Winter 2011, Vol. I, No. 2.

22. World Association of Investment Promotion Agencies, the Annual Report 2010.

23. World Investment Report 1991.24. World Investment Report 2010, Investing

in a Low-Carbon Economy, United Nations, New York and Geneva. 2010.

25. Xuepeng Liu, Trade Agreements and Economic Growth, March 09, 2012

26. Zhuoying Long, The Choice Between Host Country Nationals and Expatriates to Manage a Foreign Subsidiary of Multinational Corporation, Helsinki School of Economics, Department of Marketing and Management, Master’s theses, 2009.

Ueb-faqe: 1. http://www.eciks.org

188

Page 191: Aresyshmeria e temes dhe tezave te propozuara si … · Web viewMirëpo, kjo është vetëm njëra anë e humbjeve që shkaktohen, që, sipas të gjitha gjasave, është më e vogël

2. http://www.imf.org 3. http://blogs.wsj.com/ 4. http://worldbank.org 5. http://en.wikipedia.org 6. http://europa.eu 7. http://tutor2u.net 8. http://www.buzzle.com 9. http://www.deshgroup.com 10. http://www.eciks.org 11. http://www.eurostartentreprises.com 12. http://www.forbes.com 13. http://www.justice.gov 14. http://www.kosovo.undp.org 15. http://www.mfa-ks.net 16. http://www.nationmaster.com 17. http://www.pambazuka.org 18. http://www.shanghairanking.com 19. https://www.cia.gov 20. http://www.phrases.org.uk 21. http://www.costaricaweb.com 22. http://epp.eurostat.ec.europa.eu 23. http://ksuweb.kennesaw.edu 24. http://www.invest-ks.org 25. http://www.networkideas.org 26. http://money.cnn.com

189