32
Martin Luter Etapat kryesore të jetës Në 10.11.1483: Lind e Martin Luteri në Eisleben . Në 1505: Martin Luteri bëhet Murg në Erfurt Në 1517: Nxjerr publikisht Tezat e tija Në 1511: Dënohet nga und Papa dhe fshihet në Wartburg Në 1522: Kthehet në Wittenberg Në 1525: Luther martohet me Katharina von Bora 18.02.1546: Luther vdes në Eisleben Fëmijëria e Martin Luterit (1483 - 1501) Martin Luteri (fillimisht ai quhej Martin Luder, më vonë ai vetë e ndyshoi emrin e tij në Luther) Koha kur ai lindi 10.11.1483 ish një kohë me shumë lëvizje dhe ndryshime një kohë kur njerëzit e kishin kuptuar se reformat e ndryshimet ishin tepër të domozdoshme. I ati i Martin Luterit ishte biri i një fermeri dhe fillimisht jetonte nga punimi i tokës, por pothuaj menjëherë pas lindjes së Martinit, në vitin 1484 u largua nga ferma e tij në Eisleben dhe u vendos në Mansfeld ku filloi të bëhej aksionier e më vonë bashkëpronar e pronar i minierave të bakrit. Që në vitin 1491 familia e Martin Luterit ish një nga familjet më të pasura të qytetit të Mansfeldit. Nëna e Martin Luterit, Margarete Luder, ishte shumë e rreptë në metodat e edukimit të saj. Kjo diktohej pjesërisht edhe nga fakti se ajo kish shumë fëmijë.Në fëmijërinë e tij Martin Luterin (Luther) e çuan në shkollën e Gjuhës Latine në Mansfeld një shkollë në të cilën metodat e mësimdhënies ishin edhe për atë kohë, tepër të rrepta, metoda të cilat ne sot do ti konsideronim si metoda barbare. Mësuesit shkruajnë në karakteristikat e tyre se Martin Luteri ishte një nxënës i heshtur dhe i ndrojtur,por nga ana tjetër shumë i talentuar. Po ashtu edhe në vitet në vazhdim talenti e zgjuarsia e Martin Luterit dëshmohet në të gjitha shkollat që ai shkoi. Për këtë arsye i ati, i cili ishte i pasur, e dërgoi Martin Luterin të studionte në universitetin e Erfurtit. I ati duke dashur që i biri të kish një profesion me të ardhme dhe që do ti sillte shumë të ardhura e regjistroi në Fakultetin Juridik ku Martini stujoi me zell dhe me rezultate të mira deri në vitin 1505. Martin Luteri bëhet murg (1505 - 1512)

Martin Luter - krishterimibiblik.weebly.com · Nxjerrja e Tezave dhe pasojat (1517 - 1519) Periudha pregatitore Që nga viti 1514, Luteri nuk është vetëm një profesor i teologjisë

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Martin Luter

Etapat kryesore të jetës Në 10.11.1483: Lind e Martin Luteri në Eisleben . Në 1505: Martin Luteri bëhet Murg në Erfurt Në 1517: Nxjerr publikisht Tezat e tija Në 1511: Dënohet nga und Papa dhe fshihet në Wartburg Në 1522: Kthehet në Wittenberg

Në 1525: Luther martohet me Katharina von Bora 18.02.1546: Luther vdes në Eisleben

Fëmijëria e Martin Luterit (1483 - 1501)

Martin Luteri (fillimisht ai quhej Martin Luder, më vonë ai vetë e ndyshoi emrin e tij në Luther) Koha kur ai lindi 10.11.1483 ish një kohë me shumë lëvizje dhe ndryshime një kohë kur njerëzit e kishin kuptuar se reformat e ndryshimet ishin tepër të domozdoshme. I ati i Martin Luterit ishte biri i një fermeri dhe fillimisht jetonte nga punimi i tokës, por pothuaj menjëherë pas lindjes së Martinit, në vitin 1484 u largua nga ferma e tij në Eisleben dhe u vendos në Mansfeld ku filloi të bëhej aksionier e më vonë bashkëpronar e pronar i minierave të bakrit. Që në vitin 1491 familia e Martin Luterit ish një nga familjet më të pasura të qytetit të Mansfeldit. Nëna e Martin Luterit, Margarete Luder, ishte shumë e rreptë në metodat e edukimit të saj. Kjo diktohej pjesërisht edhe nga fakti se ajo kish shumë fëmijë.Në fëmijërinë e tij Martin Luterin (Luther) e çuan në shkollën e Gjuhës Latine në Mansfeld një shkollë në të cilën metodat e mësimdhënies ishin edhe për atë kohë, tepër të rrepta, metoda të cilat ne sot do ti konsideronim si metoda barbare. Mësuesit shkruajnë në karakteristikat e tyre se Martin Luteri ishte një nxënës i heshtur dhe i ndrojtur,por nga ana tjetër shumë i talentuar. Po ashtu edhe në vitet në vazhdim talenti e zgjuarsia e Martin Luterit dëshmohet në të gjitha shkollat që ai shkoi. Për këtë arsye i ati, i cili ishte i pasur, e dërgoi Martin Luterin të studionte në universitetin e Erfurtit. I ati duke dashur që i biri të kish një profesion me të ardhme dhe që do ti sillte shumë të ardhura e regjistroi në Fakultetin Juridik ku Martini stujoi me zell dhe me rezultate të mira deri në vitin 1505.

Martin Luteri bëhet murg (1505 - 1512)

Sipas një gojdhëne në vitin 1505 Martin Luteri po udhëtonte një natë i vetëm Papritmas fillon një stuhi e madhe dhe e veçanta ishte se rrufetë po e ndiqnin, po godisnin gjithmonë e më afër. Atëhere ai u ul në gjunjë dhe u lut: “O Zot shpëtomë sot,se po shpëtova unë do të ta përkushtoj jetën time ty,do të bëhem murg!“ Menjëherë pas lutjes stuhija pushoi dhe retë u shpërndanë.

Pavarësisht se babai i tij nuk ish dakort, Martin Luteri e mbajti betimin që i dha Zotit atë natë me stuhi. Në vitin 1505 ai shkoi dhe u fut në rradhët e murgjve Agustinianë në manastirin e Erfurtit. Në vitin 1506 ai bëri betimin dhe u bë pjestar i tyre. Jeta e murgjve në atë kohë ishte shumë e ashpër. Ata zgjoheshin në orën 3.00 të mëngjezit dhe e fillonin ditën me lutje. Motoja e jetës së murgut

jepej me dy fjalë ora e lavora (lutu dhe puno). Përveç lutjes dhe punës së

rëndë pjesë e regjimit ditor ishim edhe argjërimet e gjata si dhe forma të ndryshme të vetëndëshkimeve. Si pasojë e zellit të tij në lutje, argjërime dhe vetëndëshkime në këtë kohë Martin Luteri për pak sa nuk humbi jetën. Ana pozitive e kësaj kohe ishte se,për herë të parë gjatë kohës që ai ishte murg, Martin Luteri pati mundësinë të studiojë Shkrimet e Shenjta. Në vitin 1507 Martin Luteri u emërua prift. Po në këtë vit ai filloi të studiojë teologji në Erfurt. Ai studjoi në këtë kohë skolastikë,por i krijohet edhe mundësia të njihet me Shkrimet e Shenjta dhe me idetë e reformatorëve paraardhës si dhe me thirrjet e tyre për të studjuar Shkrimet e Shenjta në burimet e tyre, në tekstet origjinale në hebraisht dhe greqisht.

Nxjerrja e Tezave dhe pasojat (1517 - 1519)

Periudha pregatitore Që nga viti 1514, Luteri nuk është vetëm një profesor i teologjisë në Universitetin e Wittenberg , por edhe një predikues në kishën Wittenberg . Kështu ai ish përgjegjës edhe për mirëqenien shpirtërore të komunitetit të tij .Në këtë kohë ai vuri re se shumë njerës nga Wittenbergu, në vend që të vinin në shërbesat e tij në rrëfim, shkonin në Brandenburg ose në qytetet e Zerbstit ose Jüteborg dhe blenin atje indulgjenca.Praktika e blerjes të indulgjencave e diskreditonte krejtësisht besimin e vërtetë mbi sakrificën e

Jezu Krishtit në kryq.Në vend të predikonte pendesë e besim, kisha po e keqpërdorte sakrificën e Jezu Krishtit në kryq për të nxjerë para për të financuar jetën e shthurur dhe projektet ekstravagante të saja. Kisha e kish shtuar jashtëzakonisht propagandën për shitjen e indulgjencave në atë kohë pasi kish rënë në vështirësi financiare. Në këtë kohë po rindërtohej edhe katedralja e shën Pjetrit në Romë gjë që kërkonte shpenzime të mëdha.Për shitjen e indulgjencave në atë kohë në Gjermani ish ngarkuar Peshkopi Albrecht të Brandenburgut i cili ish edhe vetë gjithashtu në vështirësi financiare . Nëpër sheshet e qyteteve indulgjencat reklamoheshin nga murgu domenikan Johan Tecel. Johan Tecel ishte një orator i aftë,tepër sugjestionus dhe krejt i paskrupullt. Ai nga njëra anë dinte të tmerronte popullin me ndëshkimin e skëterrën, por nga ana tjetër premtonte e garantonte me ton të sigurt se me anën e indulgjencave njerëzit mund të blinin jo vetëm faljen e mëkateve të tyre, por edhe falje për mëkatet e paraardhësve të tyre. Shprehja e Johan Tecelit :”Wenn das Geld im Kasten klingt, die Seele in den Himmel springt“ (Kur tingëllon monedha në arkën e kishës fluturon shpirti në Parajsë) e revoltoi jashtë mase Martin Luterin dhe ai u hodh në veprim. I mbështetur në Shkrimet e Shenjta duke cituar sidomos letrat e apostullit Pal Martin Luteri argumentonte se falja e mëkateve nuk mund të mirrej nga njerëzit dhe institucionet njerëzore. Falja e mëkateve mund të vinte vetëm me anë të besimit të vetë personit në sakrificën e Jezu Krishtit në kryq. Asnjë prift apo Papë nuk mund ti jepte faljen një personi tjetër. Falja është një dhuratë e Zotit dhe mund të merret vetëm nga Ai. Asnjë papë apo instutucion njerëzor nuk mund ta kryejë këtë funksion.

Wittenbergu në kohën e Martin Luterit

Tezat e Reformacionit 31. tetor 1517

Edhe para kësaj date Martin Luteri kish mbajtur predikime dhe kish zhvilluar debate kundër shpërndarjes së indulgjencave por, në 31 tetor 1517 ai doli hapur me shkrim kundër tyre në formëm 95 tezave të shkruara të cilat, sipas disa dëshmitarëve i mbërtheu në derën e kishës së Vitenbergut (Wittenbergut) në mbrëmjen e datës 30 tetor 1517. Ka historianë të cilët nuk janë të bindur se vetë Martin Luteri shkoi dhe i mbërtheu këto teza në derën e kishës, të tjerë e pranojnë këtë fakt; sido qoftë 31 tetori i vitit 1517 pranohet nga të gjithë si data kur Martin Luteri shpalli botërisht tezat e tija të cilat sollën Reformacionin. Tezat e tija Martin Luteri u a dërgoi edhe peshkopëve dhe drejtuesive të hijerarkisë fetare si dhe disa miqve të tij të

afërt.

Reagimet e para Shpallja e tezave pati një jehonë të madhe.Dëshmohet se po në vitin 1517 këto teza u shtypën dhe u shpërndanë në qytetet Leipzig, Nürnberg und Basel. Reagimet që në fillim ishin të stuhishme. Pati reagime pozitive entuziaste nga disa studiues madje edhe nga disa persona me pushtet, nga ana tjetër pati kundërshtim të madh nga përfaqësues zyrtarë të kishës Katolike. Nuk ishin të paktë ata që e quajtën Martin Luterin si pasues të mësimeve heretike të Jan Husit dhe që kërkuan që Martin Luteri të digjej në turrën e druve. Peshkopët fillimisht reaguan me qetësi.Ata njoftuan Papën dhe pritën udhëzimet e tij. Peshkopët nuk deshin të shkaktojnë trazira dhe u munduan ta qetësojnë situatën dhe ta bindin Martin Luterin të heqë dorë vetë nga tezat e tij,ose ti formulojë ato në një formë që do të ish e padëmshme për ta. Peshkopët e kishin të qartë se trazirat do të ishin të dëmshme dhe do të ndikonin më tepër në përhapjen e tezave se sa në luftimin e tyre. Madje, disa prej tyre, fillimisht thanë se ndofta kisha ka nevojë për reforma por, këto duhet të kryen me qetësi dhe urtësi.Pas një kohe, kur panë që Martin Luteri as nuk i tërhoqi dhe as nuk i ndyshoi tezat e tij sipas sugjerimeve të tyre, atëhere filloi lufta e hapur. Në 7 gusht 1518 Martin Luteri akuzohet zyrtarisht si heretik dhe kundër atij

hapet një proces gjyqësor. Papa i kërkoi zyrtarisht Frederikut të tretë i mbiquajtur edhe Frederiku i Mënçur, Sundimtarit të Landit të Saksën që “ti dorëzonte Kishës së Shenjtë birin e paudhësisë Martin Luter”. Nga Roma u dërgua në Gjermani Kardinali Thomas Cajetan (shqiptohet Ca-'je-tan), i njohur gjithashtu me emrin Tommaso de Vio or Thomas de Vio (20 shkurt 1469 - 9 gusht 1534) Historikisht na dëshmohet se nga data 12-14 tetor pati tre takime midis Kardinalit Cajetan dhe Martin Luterit. Kardinali i kërkoi Luterit që të mohonte pikpamjet e tija për sa i përkiste indulgjencave si dhe të pranonte zyrtarisht se Papa ish i pagabueshëm dhe gjithshka që ai thotë dhe kryen është e drejtë. Martin Luteri iu përgjigj: “Unë nuk mund të pranoj e të them se fjala e Papës është më e lartë e më autoritare se fjala e Shkrimit të Shenjtë.” Pasi nuk ariti ta nënështrojë Kardinali Cajetan i shkruan zyrtarisht Princit Frederik që ta burgoste Martin Luterin dhe ta çonte në Romë ose ta dëbonte nga territori i tij. Frederiku iu përgjegj se do t’ia plotësonte kërkesën kur ai të ish i bindur se akuzat për heresi ndaj Martin Luterit ishin të vërteta. Frederiku i shkroi Romës se ai “në asnjë mënyrë nuk do ta merte në mbrojtje një heretik ,por nga ana tjetër nuk do të quante askënd si të tillë pa u bazuar në fakte dhe në argumenta bindëse. Mendoj se Martin Luterit duhet ti jepet mundësia ti mbrojë pikpamjet e tija para studiuesve të ndonjë universiteti dhe këta le të vendosin nëse pikpamjet e tija janë të gabuara ose jo.” Vdekja e perandorit Maksimilian e shtyhu procesin kundër Martin Luterit pasi tani kisha duhet të gjinte një person të besuar që të zinte vendin e perandorit të vdekur. Në këtë mënyrë Martin Luteri fitoi kohë. Gjatë kësaj kohe sulmet kundër tij ardhën nga teologë të ndryshëm, besnikë

të dogmës të kishës zyrtare një nga të cilët, madje ai më i zellshmi ishte

Dr. Johann Maier von Eck (13 Nëntor 1486 – 13 shkurt 1543) një teolog Gjerman profesor i universitetit të Lajpcikut. Ky person ish dhe mbeti një nga mbështetësit më të zjarrtë të papës dhe një nga akuzuesit më të rezikshëm kundër Martin Luterit. Dr. Johann Maier von Eck ish një mbrojtës i zjarrtë i teologjisë zyrtare, besnik i Romës.Ai ish njëkohësisht edhe një atisemit fanatik dhe ish gjithmonë i vëmendshëm, gjithmonë i gatshëm për të luftuar çdo tendencë kundër teologjisë zyrtare si dhe çdo artikull që botohej dhe që kish qoftë dhe deklaratat më minimale në favorin e hebrenjve. Në vitin 1541 Johann Eck botoi artikullin e tij të titulluar “Kundër mbrojtjes së Çifutëve.” (Gjermanisht: Ains Juden-büechlins Verlegung). Ky artikull kish si synim ti kundërvihej teologut reformator Andreas Osiander nga Nurembergu i cili në shkrimet e tij kërkonte të analizoheshin me drejtësi akuzat kundër hebrenjve. Andreas Osiander u kundërvihej me fakte akuzave të Kishës Zyrtare kundër hebrenjve, sidomos akuzave se hebrenjtë vrisnin fëmijë të krishterë për të përdorur gjakun e tyre në ritualet fetare të ditëve të tyre të shënuara.Andreas Osiander argumentonte gjithashtu se nuk ka asnjë të vërtetë edhe në akuzat e Kishës Katolike se Hebrenjtë në ritualet e tyre në ditët e shënuara keqpërdorin në mënyrë blasfemuese simbolet e krishterimit. Gjithashtu edhe akuza se hebrenjtë kanë helmuar puset e ujit në mënyrë që të shkatërrojnë krishterimin është krejt e pavërtetë. Johann Mayer von Eck pa u munduar shumë me argumente akuzon me fjalorin dhe tonin e Inkuizitorit. Andreas Osiander ai e akuzon se është një “Mbrojtës i Hebrenjve” dhe më

vonë e quan madje “Atë të Hebrenjve”. Në të njëjtin artikull ai jo më pak se 19 herë i fyen hebrenjtë të cilët ndërmjet të tjerave i quan “Racë e mallkuar dhe blasfemuese”. Johann Maier von Eck shkruan i indinjuar se ish një turp i madh për gjithë krishterimin që një i Krishterë ngrihet dhe mundohet ti mbrojë hebrenjtë nga akuzat që Kisha e Shenjtë ngre kundër tyre.Kur Kisha i akuzon hebrenjtë se ata vrasin fëmijët për të përdorur gjakun e tyre për ritualet e fesë së judaizmit dhe se kanë helmuar puset e ujit, natyrisht që kjo ishte e vërtetë dhe nuk duhet hetuar. Në këtë artikull Johann Maier von Eck përsërit edhe një herë të gjitha akuzat e Kishës kundër hebrenjve duke i quajtur ata fajdexhinj të paskrupullt, ofendues dhe blasfemues të simboleve të shenjta të Kishës Katolike helmues të puseve të ujit. Në këtë artikull ai bën edhe disa akuza krejt të reja, akuza të cilat nuk i kish bërë askush më parë. Në këtë artikull Johann Maier von Eck i akuzon hebrenjtë se ata janë fajtorë për përçarjen e kishës së krishterë dhe se ata, hebrenjtë po mundohen të krijojnë një qeveri sekrete me anë të së cilës duan të sundojnë të gjithë botën. Historiani i njohur Wolfgang Bennz është i mendimit se Johann Maier von Eck ishte fabrikuesi i parë i akuzave që akuzojnë hebrenjtë për komplot për të sunduar botën. Që nga ky shkrim këto akuza janë përhapur në shumë drejtime. Johann Maier von Eck kërkonte që pushtetarët ti detyronin hebrenjtë të kishin një shënjë të veçantë që të dallohej nga larg në robat e tyre. Hebrenjtë nuk duhet të pranoheshin si dëshmitarë në proceset gjyqësore kundër të krishterëve. Herenjve nuk duhet tu jepej e drejta të merren me tregëti. Ata duhet të detyroheshin të dëgjonin regullisht predikimet e kishës. Shkrimet e tija, sidomos ato kundër hebrenjve janë cituar dhe përdorur deri në shekullin e 20 nga autorë të ndryshëm, sidomos nga propaganda Naziste. Këtë e shohim të ilustruar dhe në gazetën naziste të Julius Streicher me titull Stürmer . Një numur i veçantë i kësaj gazete bazohej në shkrimet e Johan Mayerit rreth temës së vrasjes së

fëmijëve(nga ana ana e hebrenjve për të përdorur gjakun në ritualet e tyre.[4](Julius Streicher ish nazist i orëve të para, shumë i egër dhe shumë vulgar. Ai ish një nga 24 personat kryesorë të akuzuar nga gjyqi i Nurembergut. Në vitin 1946 ai u shpall fajtor dhe u ekzekutua me varje në litar.)

Pasi u zgjodh si perandor Karli i 5të lufta kundër Martin Luterit rifilloi përsëri

Ndërkohë emri dhe tezat e Martin Luterit sa vinin dhe përhapeshin e ftonin gjithmonë e më shumë pasues.Që nga fillimet e debateve me Universitetin e Lajpcikut deri në vitin 1520 Martin Luteri botoi një sërë ligjërata e trakte si “Shërbesa e Veprave të mira”, “Institucioni i Papatit në Romë”, “Prelud rreth Skllavërisë Babilonisë që e ka pushtuar sot Kishën”, “Liria e të Krishterit”, etj. Sidomos trakti i tij” Prelud rreth Skllavëriasë Babilonisë që e ka pushtuar sot Kishën”,Titulli në latinisht:” De captivitate Babylonica ecclesiae, praeludium) ish një luftë e hapur kundër kishës zyrtare të Romës. Këto shkrime e acaruan shumë marëdhënien e tij me Romën, por nga ana tjetër bënë që emti i Martin Luterit të fitonte autoritet të madh dhe numuri i pasuesve të tij të shumfshohej.

Traktati i Papës që dënonte Martin Luterin

Në 15 qershor, 1520, Papa Leo X, e paralajmëronte Martin Luterin se do ta shkishëronte nëse ai Brenda 60 ditësh nuk ndryshonte 41 nga 95 tezat e tij. Në shkrimet e Romës Martin Luteri quhej “derri i egër që po shkatërronte vreshtin e Perëndisë”.Me urdhërin e Papës librat e Martin Luterit u dogjën në sheshin e Piazza Navona në Romë. Shkrimet e Papës aritën në Wittenberg tre muaj më vonë. Në atë kohë Martin Luteri i shkruante një miku të tij:“Këto shkrime nuk janë kundër meje,por kundër vetë Jezu Krishtit. Tani unë jam i bindur se Papa është Antikrishti.“ Në një nga shkrimet e tija të kësaj kohe Martin Luteri shkruan: „ Për mua do të ish më e lehtë të vdes 1000 herë sesa të mohoj qoftë dhe një fjalë nga ato shkrime që Roma i quan heretike. Ata më kanë shkishëruar mua duke më quajtur heretik, heretik sipas kritereve të tyre.

Unë nga ana ime e shkishëroj sot Papën dhe të gjithë ata që e pasojnë i mbështetur jo në kriteret e mia por në parimet e fjalës së Shenjtë të Zotit. Jezu Krishti do ta gjykojë se cili shkishërim është i drejtë.“ Në 10 dhjetor 1520 Martin Luteri i shoqëruar nga shumë pasues të tij organizoi një mting ceremonial tek porta Elster në Wittenberg. Atje ai dogji publikisht shumë libra e traktate që pasqyronin pikpamjet teologjike të Papës dhe të kishës zyrtare. Martin Luteri që para kësaj date i kish kërkuar Perandorit që të organizonte një takim midis teologëve të universiteteve më të njohura të kohës, me njerëzit e ditur e më me autoritet midis të krishterëve dhe ata të vendosnin se kush kish të drejtë. Dëshmohet se kur letra e Martin Luterit arriti në dorën e Perandorit Karl të pestë ai i zemëruar e mori, e grisi dhe copat e letrës i shkelte me këmbë. Megjithatë, një muaj më vonë, i detyruar nga presionet që bënin princat gjermanë, e pranoi kërkesën e Martin Luterit. Në 11 mars të vitit 1521 perandori i dërgon Martin Luterit një ftesë që ai të paraqitej në Worms ku do të zhvillohej (e cituar tekstualisht): „një diskutim rreth librave dhe leksioneve të tij.“ Perandori i premtonte Martin Luterit mbrojtje të plotë nëse ai do të paraqitej në Worms brenda 22 ditëve: „Askush nuk do të ushtrojë dhunë ndaj teje, askush nuk do të të ngrejë kurthe,“ e garantonte perandori. Martin Luteri vendosi të shkojë. Në një letër që ai i shkruan Princ Frederikut lexojmë :

“Do të shkoj megjithse jam aq i sëmurë saqë nuk qëndroj dot në këmbë.Këtë thirrje nga perandori e konsideroj si thirrje nga Zoti vetë. Në qoftë se ata nuk e mbajnë fjalën dhe do të përdorin dhunën unë e le veten, jetën time në dorën e Zotit.“

Në Worms

Në datën 16 prill 1521 Martin Luteri bashkë me disa miq të tij arrti në Worms. Ai arriti atje me një karrocë me dy rrota.Martini ish i lodhur nga rruga dhe aq i dobësuar nga sëmundja saqë mezi qëndronte në këmbë dhe i dridhej gjithë trupi. Gjithashtu ai ish nën një tension të madh psikologjik. Në mbrëmjen e datës 16 prill, kur karroca e vogël e Martin Luterit u fut në qytetin e Wormsit, ish mbledhur një turmë me më shumë se 2000 vetë të cilët e brohorisnin, inkurajonin dhe deshin ta ndihmonin të shkarkonte bagazhet.

Përballë Gjyqit Perandorak

Në ora 4 mbas ditë i dërguari i perandorit, që e kish shoqëruar Martin Luterin që nga nisja e tij nga Wittenbergu, erdhi në dhomën e hanit ku ai banonte. I dërguari e çoi Martin Luterin në sallën ku do të zhvillohej procesi. Kishin zgjedhur qëllimisht një sallë që gjendej në një vend të rrethuar me ndërtesa, pa hapësira boshe apo ndonjë shesh përpara në mënyrë që të mos mblidheshin turmat. Megjithatë njerëzit kishin gjetur mundësi të afroheshin deri në portat e sallës, pavarësisht nga paralajmërimet e rrepta të rojeve perandorake. Çatitë e shtëpive ishin plot

me njerës të cilët deshin të shihnin Doktor Martin Luterin. Ndërsa po futej në sallë disa fisnikë i thanë:”Qëndro i patundur, mos u tremb nga atë që mund të të vrasin trupin por që shpirtin nuk ta prekin dot.”Këto fjalë më dhanë fuqi dhe ma forcuan zemrën dëshmon Martin Luteri. Në seancën e parë të gjykimit të tij Martin Luteri u ndesh me një situatë të papritur. Kryepeshkopi i Trier Johann Eck (jo profesori i Lajpzikut me të cilin Martin Luteri kish debatuar. Ka dëshmi që profesori i Lajpcikut ish i pranishëm dhe kish ndihmuar në formulimin e akuzave dhe të procesit, por ai nuk kish ndonjë funksion zyrtar në këtë gjyq) i thotë Martin Luterit:”Perandori të ka thirrur vetëm që ti tu përgjigjesh dy pyetjeve të tij dhe të mos thuash asnjë fjalë më shumë: Pyetja e parë : A janë këto shkrime të tuat? (duke i treguar një tavolinë të mbushur me libra të shkruara nga Martin Luteri) Martin Luteri u përgjigj pasi i kotrolloi: Po të gjitha këto janë shkrimet e mia. Pyetja e dytë: A je i gatshëm tani ti mohosh të gjitha këto shkrime?! Martin Luteri: Zotërinj këtu ka një keqkuptim, unë këtu jam thirrur për një diskutim me ...” Kryepeshkopi i Trierit Johann Eck përplas skeptrin në dysheme dhe thotë: Përgjigju pyetjes Martin Luter: A je gati ti mohosh këto shkrime apo jo?!” Përballë kësaj situate të papritur Martin Luteri përgjigjet: “Shkëlqesi, do të ish papjekuri nga ana ime ti përgjigjesha kësaj pyetje menjëherë tani, pa e medituar më parë. Kam frikë se duke u përgjigjur me nxitim do të sillja mbi veten time zemërimin tuaj dhe të këtij gjyqi të lartë, prandaj do tu lutesha të më jepnit kohë për përgjigjen time ndaj pyetjes tuaj të dytë.” Duke menduar se Martin Luteri ish trembur më në fund, atij iu dha një ditë kohë. Të nesërmen në orën 6 mbas dite Martini u fut në sallën e gjyqit e cila ish e mbushur plot e përplot me personat më të pushtetshëm të perandorisë. Kryepeshkopi i Trierit Johann Eck duke kujtuar se Martini tashmë ish thyer i drejtohet me fjalët: “Martin Luter a do ti mohoni këto shkrime apo jo!? Jepni shpjegime!” Kjo i dha Martin Luterit të drejtën të flasë më shumë se një po ose jo e thjeshtë

Martin Luteri: Jashtëzakonisht i shkëlqyeshmi zotëri Perandor , më të shquarit e gjithë Princave , Më të Hirshmit e gjithë Lordëve . . . Unë ju lutem që gjatë kësaj sence dëgjimore të kini mirësinë të më falni, nëse unë nga padija ime nuk ju nderoj si duhet duke iu përmendur ju të gjitha titujt tuaj të lavdishëm, sipas hijerarkisë gradës dhe fjalorit fisnik që e kërkon

etika. Ju lutem të më falni dhe të mos zemëroheni me mua sepse, në asnjë mënyrë nuk do ta bënja një gjë të tillë qëllimisht. Çiltërsisht po pranoj para jush se nuk i njoh si duhet manierat,etikën, fjalorin e përshtatshëm dhe gjithshka që lidhet me oborret mbretërore. Kjo vjen se nuk e kam kaluar jetën time në këto oborre, por duke u lutur dhe studiuar në qelat e thjeshta të manastirit. Gjatë gjithë jatës time kam patur vetëm një ideal, vetëm një qëllim dhe piksynim : Të punoj e luftoj që të bëhet e dukshme lavdia e Zotit të Gjithfuqishëm. Deri këtë ditë unë kam menduar dhe shkruar në thjeshtësinë e zemrës , vetëm me këtë synim: që lavdia e Perëndisë të bëhet e dukshme dhe udhëzimet e pastra të Zotit të shkojnë të paprishura tek njerëzit besnikë të Krishtit . .

. . . Do ti lutesha përulësisht Madhërisë tuaj Perandorake ,do tju lutesha përulësisht ju më të shquarit e të gjithë princave, ju më të hirshmit e të gjithë sundimtarëve të shikonit faktin se librat e mia që qëndrojnë para jush nuk janë të gjitha njëlloj. Në disa prej tyre unë kam trajtuar me devotshmëri dhe thjeshtësi parimet themelore të besimit tonë të krishterë. Për këto libra edhe kundërshtarët e mi më të rreptë, edhe armiqtë e mi detyrohen të thonë se këto libra janë krejtësisht të padëmshëm dhe se leximi i tyre do ti sillte përfitim e bekim çdo të krishteri. Në qoftë se do ti mohoja këto libra, ashtu siç më bëhet thirrje, a nuk do të mohoja, a nuk do ti shpallja luftë të vërtetës hyjnore të Zotit? Në grupin e dytë të librave futen ato shkrime në të cilat unë flas kundër Papatit, doktrinave të tyre, si edhe kundër gjithë atyre që me doktrinat e tyre të poshtra po e shkretojnë Krishterimin duke dëmtuar kështu si shpirtrat ashtu dhe trupat e besimtarëve. Askush nuk mund ta mohojë apo të fshehë këtë fakt. Përvërvoja universale dhe ankesat në mbarë botën janë dëshmitarë të faktit se me anë të ligjeve të Papës, që janë mësime të bëra nga njerëz të korruptuar, janë ligje të stisura për interesa egoiste në kundërshtim me Ligjet dhe fjalën e Zotit. Me anën e këtyre ligjeve të korruptuara ndërgjegjja e më besnikëve ndër të krishterët është skllavëruar, trazuar dhe po vuan në mënyrën më tragjike.Gjithashtu edhe pasuritë e tyre po grabiten sistematikisht dhe në mënyrë krejt të padrejtë (sidomos pasuritë e njerzve fisnikë të kombit tonë të lavdishëm gjerman). Këto vjedhje dhe grabitje po vazhdojnë edhe sot. Kjo vjedhje bëhet me anë të ligjeve të Papës ligje të cila janë në kundërshtim me Fjalën e Zotit dhe kundra mësimeve të etërve. Me librat e mija unë e demaskoj këtë veprimtari. Sikur ti mohonja këto libra do të thotë thotë ti hapja rrugën

tiranisë dhe tu forcoja duart tiranëve. Do të thotë të hapja jo vetëm një dritare, por ti hapja portën kryesore një blasfemie të tillë që të lëshonte rrënjë edhe më të thella dhe të vazhdonte të jepte frytet e saja të helmta edhe më tutje, më keq se çka bërë deri tani. Në grupin e tretë të librave futen ato libra të cilat unë i kam shkruar si përgjigje drejtuar kundra personave privatë, kundër atyre personave të cilët për të më frenuar mua dhe për ti ardhur në ndihmë tiranisë së Romës u munduan me fjalët dhe shkrimet e tyre të përmbysin të vërtetën që unë kam shpallur. Në këtë pikë pranoj, se ka patur raste kur unë kam qënë më i ashpër dhe më i vendosur nga ç’thuhet në rregullat dhe në ligjet e urdhërat e traditave tona fetare.Unë nuk pretendoj të jem ndonjë shenjt me sjellje të përsosur, por kjo tani nuk rëndësi, sepse unë nuk po luftoj për vetveten i mbështetur tek sjellja ime,por po luftoj për të vërtetën e Zotit duke u mbështetur në fjalën e tij.Pikërisht për këtë arsye nuk mund ti tërheq as këto libra, sepse po ti tërhiqja ato tani kjo do ti jepte liri veprimi tiranisë dhe blasfemisë kundër të cilës unë luftoj, do ti jepte mundësinë kësaj blasfemie e tiranie të skllavëronte personat për lirinë e të cilëve unë po luftoj; dhe unë e di se po u tërhoqa unë, kjo tirani do të vijë e do të pushtojë besnikët e Zotit me një zgjedhë edhe më të rëndë, edhe më blasfemuese se kurrë. Sido që të jetë unë jam njeri, nuk jam Zot dhe i mbroj shkrimet dhe mësimet, doktrinën time të krishterë në të njëjtën mënyrë siç e mbronte Zoti ynë Jezu Krishti doktrinën dhe mësimet e Tija. Zoti ynë Jezu Krisht kur doli para gjyqit të Kryepriftit , pasi u godit nga njëri prej shërbëtorëvet tha: “Në qoftë se fola gabim, më trego ku është gabimi. “ Kur vetë Zoti ynë Jezu Krisht që ish i pagabueshëm, ish i gatshëm të dëgjonte argumentat e kundërshtarëve të tij, sa më tepër i gatshëm duhet të jem unë të dëgjoj argumentat e kundërshtarëve të mi. Prandaj i bëj kërkesë madhërisë tuaj perandorake si dhe ju më të shkëlqyervet të të gjithë princave, më bujarët e të gjithë sundimtarëve që të lejoni të bëhet një diskutim i hapur midis meje dhe kundërshtarëve të mi. Në qoftë se ata më bindin me argumenta të vërteta, të bazuara në Shkrimin e Shenjtë se unë kam gabuar atëhere unë vetë do të jem i pari ti hedh me duart e mia,shkrimet e mia në zjarr. . .” Në këtë moment ndërhyri oratori që përfaqësonte akuzën dhe me një ton arrogant dhe akuzues tha se përgjigjja e Martin Luterit nuk ish e pranueshme dhe as që mund të merrej parasysh kërkesa e tij. Ajo që kërkohej nga Martin Luteri ish një përgjigjje e thjeshtë dhe e qartë, pa sofizma e pyetjes nëse ai do ti mohonte të gjitha veprat e tija apo jo.

Atëhere Martin Luteri u përgjegj: Meqë madhëria juaj perandorake, meqë ju më të shkëlqyerit e të gjithë princave, ju më bujarët e të gjithë sundimtarëve kërkoni një përgjigjje të thjeshtë ja dhe përgjigjja ime e thjeshtë, pa dredha dhe pa llustrim: Në qoftë se mua nuk më bindin me argumenta nga Shkrimi i Shenjtë se unë kam gabuar unë nuk tërheq asgjë.Besimi im qëndron vetëm në Shkrimin e Shenjtë, me Shkrimin e Shenjtë është e lidhur përjetësisht dhe ndërgjegjja ime. Unë nuk mund të pranoj si argument kundër Shkrimit të Shenjtë fjalët e një Pape apo të një këshilli njerëzish të cilët shpesh kanë gabuar, kanë kundërshtuar dhe hedhur poshtë, madje kanë luftuar njëri tjetrin. Këtu qëndroj unë, krejt i bindur nga Shkrimet e Shenjta se qëndroj në rrugën e drejtë. Ndërgjegjja ime nuk më lejon të tërheq asnjë fjalë nga ato që kam shkruar se ndërgjegjja ime është e njësuar dhe e lidhur përjetësisht me Shkrimin e Shenjtë. Dhe të veprosh kundër ndërgjegjjes nuk është as e këshillueshme dhe as e drejtë. Në këtë themel qëndroj unë dhe nuk tërheq asgjë. Unë nuk mund të veproj ndryshe. O Zot më ndihmo! Amen!” Pas këtij takimi pati edhe një përpjekje nga ana e Perandorit për ta bindur Martin Luterin të heqë dorë nga qëndrimi i tij, por ai refuzoi kategorikisht dhe u largua nga Wormsi. Në rrugën e kthimit karroca ku udhëtonte Martin Luteri u sulmua nga një grup i madh kalorësish të cilët e rrëmbyen Martin Luterin dhe e çuan në një drejtim të paditur.Në fakt ky rrëmbim u inskenua nga Frederiku i mënçur, sundimtari i Saksonisë për ta mbrojtur nga rreziku i madh që i kanosej jetës së tij. Se sa e rrezikuar ish jeta e Martin Luterit u bë e qartë pak kohë më vonë kur doli dekreti perandorak kundër tij. Në datën 26 Maj 1521 Perandori nënëshkroi atë që historikisht njihet si Dekreti i Wormsit. Ky dekret shpallte se Martin Luteri ish një heretik i rrezikshëm i cili (cituar tekstualisht) “po ringjallte herezitë e vjetra dhe po krijonte herezi të reja”. Ky dekret bënte thirrje që librat e tij të digjeshin publikisht kudo që ato të gjendeshin, bënte thirrje për konfiskimin e çdo pasurie që i takonte Martin Luterit. Martin Luteri shkishërohej dhe atij i ndalohej çfarëdo pjesmarrje në çfarëdo veprimtarie fetare. Ky dekret kërkonte që Martin Luteri të arrestohej. Kushdo që e fshihte dhe e strehonte do të përballej me pasojat më të rënda të gjykimit më të rreptë. Dekreti mbyllej me paralajmërimin: “Kushdo që i kundërvihet vendimeve të këtij dekreti, drejtpërdrejt ose tërthorazi, kryen një krim të drejtpërdrejtë kundër madhërisë së tij, kundër vetë Perandorit dhe sjell mbi vetveten indinjatën e tij më të rëndë si dhe ndëshkimin e madhërishëm perandorak.”

Shumica e historianëve pranojnë se 4 maji i vitit 1521 është dita kur Martin Luteri u soll në kështjellën e Wartburgut pranë Eisenach. Sundimtari i fuqishëm Frederiku i Saksonisë shpresonte se duke qëndruar një kohë i fshehur Martin Luteri nuk do të ish më në qendrën e vëmendjes dhe armiqtë e tij do të kishin e do të merreshin me tema e probleme të tjera. Gjatë kohës së tij në Wartburg Martin Luteri jeton me emrin e rremë Junker Jorg (Junker ish një titull fisnikërie me të cilët zakonisht thirreshin të rinjtë e familjeve fisnike) Gjatë kësaj kohe Martin Luteri le mjekër dhe ka flokët e gjatë. Koha e qëndrimit në Kështjellën e Wartenburgut ish një kohë kur Martin Luteri kish shumë presione, kaloi sëmundje dhe në një rast siç dëshmon Marin Luteri vetë, Satanai vetë i ardhi në dhomë ta sulmonte. Gjithashtu gjatë kohës në Kështjellën e Wartenburgut Martin Luteri përkëtheu brenda një kohe rekord, prej vetëm 11 javësh, Dhjatën e Re. Ai përktheu nga teksti grek , duke përdorur si burim botimin e dytë të Dhajtës së Re të botuar nga Erasmus i Roterdamit. Martin Luteri synonte që përkëthimi i tij të ish sa më i afërt me gjuhën e popullit prandaj ai gjithmonë si gjatë përkëthimit, ashtu dhe gjatë përpunimit të tekstit shkonte në tregjet dhe dëgjonte me vëmendje fjalët dhe shprehjet që përdorte populli për ti përdorur ato në përkëthimin e tij. Këtë parim Martin Luteri e ndoqi gjithmonë, gjatë gjithë përkëthimeve të tij.Gjithmonë shkonte dhe merrte nga populli, nga gratë shtëpijake, nga fshatarët, fermerët barinjtë fjalët e shprehjet që ata përdornin dhe i përdorte ato në përkëthimin e tij. Dëshmohet gjithashtu se në kohën që po përkëthente Dhjatën e Vjetër bleu kafshë të ndryshme dhe shkoi dhe i theri te kasapi duke e pyetur për çdo fjalë gjatë gjithë procesit dhe i mbajti shënim këto fjalë për ti përdorur në përkëthimin e tij të librit të Levitikut dhe për të përshkruar sakrifikimin e kafshëve sipas ligjit të Moisiut. Botimi i parë të Dhjatës së Re në gjermanisht u bë në shtator 1522 , gjashtë muaj pasi Martin Luteri ishte kthyer në Wittenberg . Sipas mendimit të teologut të shekullit të 19, historianit kishës Filip Schaff : “Përkëthimi i Dhjatës së Re në gjuhën gjermane ish fruti më i çmuar i kohës së Matin Luterit në kështjellën e Wartburgut dhe mbetet vepra më e rëndësishme e jetës së tij, sepse ai solli në jetën e përditshme të popullit gjerman ungjillin, mësimet e apostujve. Solli të gjallë mësimin dhe veprën e Jezu Krishtit, po solli vetë Jezu Krishtin... Martin Luteri bëri që Bibla të bëhej libri i njerzve të thjeshtë jo vetëm në kishë,por edhe në shkollë, dhe në shtëpi.” Bibla e përkëthyer nga Martin Luteri pati një jehonë të jashtëzakonshme. Deri në atë kohë asnjë libër nuk kish patur një shpërndarje dhe një ndikim kaq të madh në botën e atëhershme. Bibla e përkëthyer nga Martin Luteri u

bë arma më e fuqishme e lëvizjes së Reformacionit dhe u shpërnda në të gjitha vendet ku flitej gjuha gjermane. Pavarësisht se Duka Jeorgen i Saksonisë , Duka Wilhelm i Bavarisë , dhe Ferdinandi Archiduka të Austrisë nxorrën dekrete ku ndalonin rreptësisht shpërndarjen e Biblës së përkëthyer nga Martin Luteri në zotërimet e tyre nuk mundën ta frenonin dëshirën dhe entuziazmin e popullit të tyre për këtë Bibël. Dëshmohet se vetëm botuesi Hans Lufft nga Wittenbergu ka shtypura dhe ka shitur gjatë dyzet vjetëve ( nga 1534 deri në vitin 1574 ) rreth njëqind mijë kopje , - një numër i jashtzakonshëm për atë kohë , - dhe llogaritet që këto libra janë lexuar nga miliona njerëz . Nuk mund të llogaritet numuri i kopjeve të Biblave të prodhuar nga botime e nga ribotime nga qendra të tjera .

Johann Cochlaeus (Cochläus) (1479 – 10Janar, 1552)i cili quhej në atë kohë, madje dhe më vonë një “kampion i katolicizmit”, padashur me shkrimet e tija ka dokumentuar një nga të vërtetat që më vonë Kisha Katolike është munduar ta fshehë. Në një nga letrat e tij ai u ankohet me sinqeritet eprorëve të tij duke thënë se: " Dhiata e Re Luterit po përhapet aq shumë saqë një kopje të saj sot ka çdo rrobaqepës dhe këpucar. Jo vetëm kaq, po më e keqja është se tani, edhe gratë shtëpijake, madje dhe ato gra që më parë nuk e hapnin fare gojën e tyre, si dhe personat më injorantë të qytetit, me ta marrë këtë Bibël në dorë, me atë pak shkrim e këndim që dinë e studjojnë atë me një etje të jashtzakonshme: sikur të pinin ujë nga një burim nga i cili mund të zbulonin çdo të vërtetë. Këta njerës e mbajnë këtë Bibël me vete kudo që shkojnë, mësojnë pjesë të tëra përmendësh. Në pak muaj po këta njerës, që më parë nuk guxonin të hapnin fare gojën, po edhe gratë më të drojtura dhe personat që dikur quheshin si më injorantët e qytetit, bëhen aq të guximshëm saqë nuk tremben të diskutojnë e tu kundërvihen si të barabartë jo vetëm priftërinjve të thjeshtë katolikë ,por edhe murgjve, madje dhe atyre që kanë titullin Doktor i teologjisë.”

Kisha Zyrtare e Romës mendo se do të ish mirë që edhe ata të bënin përkëthimet e tyre në gjermanisht për të rivalizuar përkëthimine Martin Luterit. Në këtë kuadër u bënë përkëthimet nga Emser ( 1527 ), Dietenberger ( 1534 ), dhe Eck ( 1537 ) . Këto përkëthime morën si bazë tekstin në latinisht që përdorte Kisha Zyrtare.Që të gjitha këto përkëthime nuk patën sukses.Gjuha e tyre ishte e ashpër dhe e rëndë, e pakuptueshme

për popullin, pavarësisht se disa pasazhe të shkëputura janë përkëthyer më saktësisht se në versionin e Martin Luterit. Shpesh përkëthimet e Kishës Katolike kopjonin fraza dhe shprehje, madje dhe pasazhe të tëra nga versioni i Matin Luterit. Nuk ish pa baza komenti që ai u bën këtyre përkëthimeve: ” Përfaqësuesit e Papës marrin nga unë fjalët, shprehjet, pasazhe të tëra dhe pastaj në vend që të më falenderojnë, mundohen ti përdorin këto fjalë dhe shprehje dhe pasazhe të mia kundra meje.” Këto versione të përkëthimit të Biblës kanë kohë që janë jashtë përdorimit. Ato nuk përdoren më madje as nga kisha e Romës, ndërsa përkëthimi i Martin Luterit është i gjallë edhe sot.

Martin Luteri u kthye në Wittenberg në 16 mars 1522. Që nga kjo kohë ai zhvillon një veprimtari të gjithanshme dhe shumë intensive. Përveç përkëthimit të Biblës ai është shumë i angazhar në predikime debate jo vetëm në Witemberg por madje edhe në Erfurt und Weimar. Popullariteti i Marin Luterit i shtyu sundimtarët që në takimin e tyre të dytë në Nurenberg të shpallin se masat kundër Martin Luterit ishin të pazbatueshme.Si pasojë e presionit nga Roma dhe Perandori u nxorr një dekret i ri kundër Martin Luterit në 1524 në takimin e tretë të Rechtagut në Nürnberg por në këtë kohë Reformacioni ka përparuar aq shumë saqë arrestimi i Marin Luterit ish bërë praktikisht i pamundur. Pjesë e Reformacionit ish edhe mohimi i celibatit të priftërinjve, murgje dhe murgeshave.Mësimet dhe predikimet e Martin Luterit futeshin edhe në manastiret e murgjve dhe të murgeshave, pavarësisht nga rreptësia e mbikqyrjes së tyre.

Martin Luteri dhe pikpamjet e tij në lidhje me hebrenjtë

Martin Luteri u lind, u rrit dhe u arsimua në një kohë dhe një medis ku fjala çifut (hebre) ish simbol i të gjitha të këqijave. Në atë në çdo festë e kremtim fetar predikuesit rregullisht shanin dhe mallkonin çifutët që ishin mohuesit dhe vrasësit e Zotit Jezu Krisht, kjo ndodhte sidomos në kohën e Pashkëve, por edhe gjatë festës së Krishtlindjeve si në ditët e tjera të kremtimeve të festave të Krishtera. Jo rrallë këto festa fillonin si një festë kremtimi për Jezu Krishtin dhe përfundonin si një masakër kundër hebrenjve. Qëndra nga shpërndahej urrejtja kundër hebrenjve ish kisha dhe institucionet e saj dhe si rrjedhim, sa më i lidhur të ish dikush me kishën dhe institucionet e saj aq më tepër ish ai i infektuar nga kjo urrejtje. Prandaj është krejt e natyrshme se edhe Martin Luteri i cili ish arsimuar që në fëmijëri në shkolla fetare dhe kish kaluar si murg shumë vite të jetës së tij,nuk mund të ish i lirë prej saj. Të dhënat historike dëshmojnë se Marin Luteri kurrë nuk arriti të çlirohet plotësisht nga paragjykimet kundër hebrenjve; megjithatë në periudhën fillestare të veprimtarisë së tij si pasojë e analizave të hollësishme të fakteve historike dhe mbështetjes në parimet biblike ai paraqitet si reformator i vërtetë edhe në mënyrën se si e trajton çështjen e hebrejve. Në vitin 1500 ka pasur në pjesën veriore të territorit të Perandorisë së Shenjtë Romake në veri të Alpeve (Kështu quhej në atë kohë Gjermania e sotme dhe disa territire reth saj) më pak se 40.000 hebrenjve ( 0.2 për qind të popullsisë së përgjithshme ). Ata jetonin kryesisht në qendrat e mëdha. Hebrejtë e kosideronin vetveten si pasardhësit e zgjedhur të Abrahamit dhe për këtë arsye si popull i beslidhjes të Zotit që ishin në pritje për ardhjen e Mesisë. Ata nuk pranonin se Jezu Krishti ishte Mesia i premtuar dhe prisnin ardhjen e tij.Për hebrenjtë lidhja e tyre me Zotin kryhej me anë të librave të tyre të shenjtë Toras dhe Talmudit. Ata festonin festat e tyre sipas Kalendarit Hebraik zbatonin rethprerjen sipas traditës që merrte fill nga Abrahami dhe festonin festën e Shabatit. Në territorin e Saksonisë kanë jetuar shumë më pak hebrenj se sa në Berlin apo në Gjermaninë qëndrore dhe jugore prandaj edhe Luteri nuk ka patur shumë kontakte personale me ta.Fillimisht urrejtja e Martin Luterit kundër hebrenjve vinte nga mësimet e kishës dhe nga mentaliteti i shoqërisë ku ai u rrit e bënte pjesë. Më vonë ndodhën disa incidente në jetën e tij personale të cilat e ushqyhen dhe i hodhën benzinë zjarrit të kësaj urrejtje.

Në një letër që i shkruan Nikolaus von Amsdorf në vitin 1525 Martin Luteri thotë se një mjek hebre nga Polonia është munduar ta helmojë.Faktikisht Martin Luteri e akuzoi këtë person tek autoritetet e kohës. Dëshmohet se pasi u hetuan akuzat personi i akuzuar nga Martin Luteri u shpall i pafajshëm dhe u lirua nga burgu.Ka shumë arsye të besohet se ky gjykim ish i drejtë pasi u krye nga pushtetarë që ishin pjesë e Reformacionit, pasues dhe admirues të Martin Luterit. Megjith vendimin gjyqësor dhe lirimin e personit nga ana e autoriteteve, si Martin Luteri ashtu dhe Katerina ishin dhe mbetën të bindur se mjeku hebre ish një vrasës i paguar, i cili vetëm për arsye të rrethanave nuk pati sukses në ndërmarrjen e tij.

Artikujt dhe predikimet e Martin Luteri në lidhje me hebrentë

Viti 1519- Në predikimin e tij në ditën e të Premtes së Madhe (të Premtes së Zezë) ditën kur kujtohen vajtjet dhe kryqëzimi i Jezu Krishtit, Martin Luteri kritikoi hapur dhe me forcë gabimin që ka bërë kisha gjatë historisë së saj duke fajësuar dhe duke nxjerrë vetëm hebrenjtë fajtorë për kryqëzimin e Jezu Krishtit. Ai shprehet: “Kryqëzimi i Jezu Krishtit na tregon pasojat vdekjeprurëse të mëkatit.Duke parë Jezu Krishtin të kryqëzuar ne duhet të trembemi dhe të largohemi nga mëkatet tona. Edhe Johebrenjtë janë po aq fajtorë sa hebrenjtë për kryqëzimin e Jezu Krishtit”. Në këtë predikim Martim Luteri i çliron hebrenjtë nga akuza se ata janë vrasësit e Zotit. Ai gjithashtu ndryshon tekstin e lutjes që kisha Katolike përdorte në këtë datë, tekst që akuzonte vetëm hebrenjtë si të vetmit fajtorë për kryqëzimin e Jezu Krishtit. Që nga ajo ditë Martin Luteri vendosi si tekst zyrtar për lutjen e të Premtes së Madhe (Të Premtes së Zezë) për të gjitha kishat Protestante Luterane tekstin e mëposhtëm: ”Ishte mëkati ynë i madh dhe shkeljet tona të rënda që e çuan Birin e Vetëm dhe të vërtetë të Perëndisë në kryq.Prandaj ne nuk duhet të qortojmë Judenjtë, as ti ngarkojmë të gjitha fajet Izraelit. Edhe ne vetë jemi po aq fajtorë. Mëshiro o Zot”(Kyrieleison)

Në vitin 1521 në predikimin “Magnifikat” Martin Luteri komenton vargjet ku Maria i thur lavdi Zotit me fjalët( Luka 1:46-55 ) : “Lindja e Jezu Krishtit si biri i një nënë judease , por pa patur një atë njerëzor, ish përmbushja e prmtimit që Perëndia ka bërë te Zan 12:1-3 : Krishti ishte premtuar dhe ardhi në botë si pasardhës i Abrahamit . Ky premtim është baza e shpëtimit për të krishterët dhe të zbatohet deri në

Ditën e Fundit . Kjo e vërtetë ka qenë të njohur dhe është shpallur nga të gjitha patriarkët biblike dhe profetët e Izraelit . Tora na është dhënë vetëm si një nxitje që ne të mund të shpresojnë për të ardhmen te Shpëtimtari i vërtetë. . Kjo ofertë për shpëtim u takon dhe u është bërë së pari hebrenjve, por ata ende nuk e kanë kuptuar drejt. Ata vazhdojnë të besojnë se do të jenë në gjendje të shpëtojnë vetveten duke përmbushur ligjin ...

Megjithatë , ju të krishterët duhet t'i trajtoni ata(hebrenjtë) me mirësi dhe nuk duhet të përbuzni sepse sipas premtimit të vlefshëm në Abrahamit disa Judenj të mund të njohin Krishtin çdo ditë. Kush do të donte të bëhet i krishterë nëse ai është trajtuar në mënyrë çnjerëzore e jo sipas parimeve të krishtera nga vetë të krishterët ? Pra jo , të dashur të krishterë . Ju tregoni atyre të vërtetën në mënyrë miqësore .Në qoftë se ata nuk e pranojnë , le të shkojnë . Sa të krishterët nuk e respektojnë Krishtin , nuk i dëgjojnë dhe nuk i zbatojnë fjalët e Tij madje janë shumë më keq se paganët dhe hebrenjtë.” Me këto fjalë Martin Luteri bën thirrje të hapur kundër misionimit të dhunshëm të hebrenjve.

Në vitin 1523 Martin Luteri boton shkrimin e titulluar “ Le të mos harrojmë se edhe vetë Jezu Krishti ish hebre”(Dass

Jesus Christus ein geborener Jude sei)

Në ketë shkrim Martin Luteri kritikon e fajëson Papën dhe drejtuesit e tjerë të kishës, vetë kishën si institucion se i ka trajtuar shumë keq hebrenjtë.Ai shkruan: “Sjellja e keqe e Papës dhe e atyre që e pasojnë i ka armiqësuar dhe larguar hebrenjtë nga e vërteta e ungjillit. Papa dhe pasuesit e institucionet që ai kontrollon nuk u kanë dhuruar hebrenjve asnjë shkëndijë drite, aspak ngrohtësi. Në qoftë se ne do tu bëjmë tënjohur hebrenjve dritën e artë të Ungjillit të Krishtit ka shpresa të forta se zemra e tyre do të hapet .” Ky shkrim i kundërvihet më shumë se çdo tjetër politikës dhe metodave të Kishës së Romës kundra hebrenjve: “Papa, peshkopët,teologët,murgjit të gjithë këta burra që mbahen për të mençur janë sjellë sikur të kishin inteligjencën e gomarit( tekstualisht njerëzit e mëdhenj e me pushtet po me kokë gomari). Ashtu si janë sjellë ata kundrejt hebrenjve, në vend që të bindnin hebrenjtë të bëhen të krishterë bindnin çdo të krishterë të ndershëm të marrë anën e judenjve

dhe madje të shkojë deri në përqafimin e Judaizmit. Në qoftë se do të më kishin trajtuar mua personalisht ashtu si ka trajtuar Papa dhe pasuesit e tij hebrenjtë, unë do ta kisha më të lehtë të pranoj të më bëjnë derr sesa të më bëjnë të krishterë. (Päpste, Bischöfe, „Sophisten“ (Scholastiker) und Mönche, die „groben Eselsköpfe“, seien bisher mit ihnen so umgegangen, dass ein guter Christ Jude geworden wäre. Wäre er, Luther, Jude gewesen und hätte solche „Tölpel“ den Christenglauben regierend und lehrend erlebt, dann wäre er eher „eine Sau“ geworden als ein Christ.) Më tutje ai vazhdon: “Në qoftë se apostujt e parë të krishterimit, të cilët ishin të gjithë hebrenj,do të kishin përdorur të njëjtat metoda për përhapjen e krishterimit ndër johebrenjtë, siç përdor Papa sot kundrejt hebrenjve, nuk do të ish bërë askush i krishterë. Asnjë popull nuk është trajtuar kaq keq, me kaq armiqësi e urrejtje nga kisha sesa Judenjtë.Kundër tyre është përdorur gjithmonë dhunë, janë trajtuar jo si njerëz, por sikur të ishin qenër. Githmonë i kanë sharë dhe keqtrajtuar, i kanë vjedhur dhe zhveshur nga të drejtat më themelore. Le të mos harrojmë se hebrenjtë i takojnë popullit që vetë Zoti ka zgjedhur, le të mos harrojmë se ata janë familja dhe farefisi i Jezu Krishtit, sipas anës së tij njerëzore.Le të mos harrojmë se Zoti atyre dhe askujt tjetër ia besoi dhe u dha privilegjin të tansmetojnë dhe të sjellin në botë fjalën e Zotit, Biblën. Kur atyre u mohoet e drejta të jenë pronarë tokash, kur u mohoet e drejta të punojnë midis të krishterëve dhe sëbashku me ta, përse çuditemi se janë bërë sot fajdexhinj? Çfarë mundësie, çfarë mënyre tjetër u mbetet atyre për të jetuar? Për sa kohë që dhuna kundër tyre është e përhershme dhe pa asnjë shkak, për sa kohë që vazhdimisht dëgjojmë të thuhet për ta budallëqe të tilla si : “ata, hebrenjtë duhet ta lajnë vazhdimisht trupin e tyre me gjak të të krishterëve, përndryshe do të binin erë kërrmë”, si do të mund të presim një reagim pozitiv nga ana e tyre? Në qoftë se duam ti ndihmojmë me të vërtetë hebrenjtë atëhere ata nuk duhen trajtuar sipas ligjeve të Papës por duhen trajtuar sipas ligjeve të dashurisë së krishterë. Ne duhet ti pranojmë ata me miqësi, duhet ti lejojmë të punojnë dhe të banojnë së bashku me të krishterët, në mënyrë që ata të kenë mundësinë ta njohin nga afër mësimin tonë të krishterë, ta shohin praktikisht mënyrën tonë të krishterë të jetesës. Në qoftë se megjithatë disa prej tyre përsëri mbeten kokëfortë dhe vazhdojnë të mohojnë dhe nuk pranojnë asgjë, a mos do të ish kjo ndonjë gjë e

jashtzakonshme?! A mos jemi ne vetë të gjithë të krishterë të vërtetë e të përsosur? “

Në vitin 1537 MartinLuteri boton traktin:Letër drejtuar Josel von Rosheim Në vitin 1536 Johann Friedrich I, nxorri një dekret i cili u mohonte hebrenjve të drejtën e banimit , punësimit dhe kalimit në territoret e sundimit të tij. Josel fon Rosheim i cili ish avokat mbrojtës i interesave të hebrenjve ardhi deri në kufirin e Landit Saksonisë dhe i dërgon Martin Luterit një letër ku i kërkon të takohet me të. Ai mendonte se Martin Luteri do të ish i gatshëm të ndërhynte tek Johann Frederiku i parë në favorin e hebrenjve në mënyrë që dekreti i nxjerrë kundër hebrenjve të shfuqizohej. Në 11 Qershor 1537 Martin Luteri e refuzon kërkesën që i drejtohet me fjalët:Që nga viti 1523 ai u kishte shërbyer edhe më shumë të gjitha hebrenjve, por për shkak se ata e kishin abuzuar në mënyrë të turpshme shërbimin e tij dhe e kishin keqprdorur atë për të kryer gjëra të padurueshme, për këtë arsye tani ai, Martin Luteri nuk ish më në gjendje të ndëhynte tek sundimtari në favor të tyre.Më tutje Matin Luteri vazhdon: Të njëjtën gjë ata, hebrenjtë bëjnë dhe me Jezu Krishtin. Edhe pse Jezusi ishte vetë një hebre dhe hebrenjve nuk u kish bërë asnjë të keqe, përsëri ata, hebrenjtë e kanë fyer dhe mallkuar Atë vazhdimisht.... Historiani Haiko A. Oberman thekson se kjo letër shënon dhe fillimin e këthesës në qëndrimin e Luterit ndaj hebrenjve .( Heiko A. Oberman: Luther: Mensch

zwischen Gott und Teufel. 2. Auflage. Siedler, 1991, ISBN 3-88680-044-X, S. 293.)

Në vitin 1538 në shkrimin e tij të titulluar “Wider die Sabbather”(Kundër atyre që festojnë Sabatin”), Martin Luteri akuzonte hebrenjtë se në qytetin e Mähren ata kishin konvertuar shumë të krishterë në Judaizëm. Këta të krishterë tani ishin rethprerë dhe besonin se Mesia ende nuk kish ardhur.Në këtë shkrim shohim sa Martin Luteri po futet edhe më thellë në rrugën e Antisemitizmit pasi ky shkrim përhap akuza të rreme kundër hebrenjve .Historiani Thomas Kaufmann thekson se këto të dhëna nuk ishin të sakta se të krishterët që quheshin Sabatistë nuk ishin bërë si të tillë si pasojë e ndikimit nga ana e hebrenjve. Martin Luteri e dinte këtë gjë prandaj historiani i sipërpermendur thekson se qëllimi i vërtetë i akuzave të Martin Luterit është që të krijojë urrejtje ndaj tyre dhe të krijojë mundësinë që ata ti dëbojnë nga Mähren . Në janar të vitit 1543 Martin Luteri boton shkrimin me titull

“Rreth Judenjve dhe Mashtrimeve të tyre”. (Von den

Juden und ihren Lügen)

Siç e theksuam më sipër ky shkrim u shkrua nga Martin Luteri në një kohë tepër të vështirë të jetës së tij. Pas shumë suksesesh të jashtzakonshme, pas disa viteve në të cilat edhe ëndërrat e tija më të guximshme ishin realizuar, zhgënjimet filluan të vinin njëri pas tjetrit. Seria e zhgënjimeve filloi me hebrenjtë. Martin Luteri mendonte se ata me siguri do ta pranonin versionin e tij të krishterimit pasi sipas Martin Luterit ky version ishte i përsosur. Por hebrenjtë nuk reaguan kështu. Në vitin 1542 murtaja kish shkaktuar dëme dhe tragjedi të mëdha në shumë nga qytetet ku ish përhapur Reformacioni, pavarësisht nga lutjet e reformatorëve. Martin Luteri kish qënë i sigurt se Zoti me siguri do ta mbronte atë dhe familjen e tij, prandaj dhe kur pa se po përhapej murtaja nuk u largua nga Wittenbergu siç e këshillonte Katerina, me besimin se Zoti do ta mbronte me siguri, por nuk ndodhi kështu: Edhe vajza e tyre Magdalena sëmuret dhe vdes. Magdalena, * 4. Maj 1529 in Wittenberg, † 20. Shtator 1542 in Wittenberg. Shkrimi “Rreth Judenjve dhe Mashtrimeve të tyre”. (Von den Juden und ihren Lügen) është një shkrim i cili jo vetëm përmban dhe ripërtërin edhe një herë akuzat dhe paragjykimet më të errta kundër hebrenjve, në të gjendet edhe një plan konkret se si duhet të zhvillohej lufta mundër tyre. Martin Luteri shkruan në këtë shkrim se ai nuk do të përpiqej më të diskutonte me hebrenjtë pasi sipas tij “Është më e lehtë të bindish Djallin vetë se sa të këthesh hebrenjtë në besimin e krishterë.” Në këtë kohë ai u kundërvihej me forcë, si me fjalë ashtu dhe me shkrime të gjithë atyre të Krishterëve që tregonin tendenca miqësore kundrejt hebrenjve dhe është bërë dashur padashur aleat me ish armikun e tij më të rrezikshm, me personin që ju kundërvu Reformacionit dhe Matin Luterit vetë më tepër se dikush tjetër, tani ai është bërë aleat dhe ka pëkpamje të njëjta me Dr. Johann Maier von Eck (13 Nëntor 1486 – 13 shkurt 1543) një teolog Gjerman profesor i universitetit të Lajpcikut.Kundër hebrenjtë Martin Luteri përsërit akuzat e kishës, akuza që ai vetë i kish hedur poshtë në shkrimet dhe predikimet e mëparëshme. Duket sikur këtë shkrim ai e ka shkruar sëbashku dhe në harmoni të plotë me armikun e tij më të rrezikshëm, kundërshtarin e vendosur të Reformacionit Dr. Johann Maier von Eck (13 Nëntor 1486 – 13 shkurt 1543) një teologun Gjerman profesorin e Universitetit të Lajpcikut.Martin Luteri përsërit në këtë shkrim po ato akuza që vetë i ka luftuar pak më parë: “Çifutët janë të etur për gjak, hakmarrës, populli kurnac dhe më lakmitar pas parave. Në ta shihet qartë lakmia dhe kokfortësia e vetë djallit. Rabinat e tyre të ndyrë i joshin të rinjtë e krishterë të pranojnë mashtrimet e Judaizmit dhe i largojnë nga besimi i vërtetë.

Jo më kot janë akuzuar çifutët se ata kanë helmuar puset e ujit, se rrëmbejnë fëmijët e krishterë, siç është e frskët akuza që ju drejtohet atyre se kanë rrëmbyer Simon të Trentit. Edhe në qoftë në këtë rast konkret ata janë të pafajshëm,dihet se ata po të kishin mundësinë do të ishin gjithmonë të gatshëm ta kryenin një gjë të tillë. Edhe kur kryejnë diçka të mirë, edhe në këto raste ata veprojnë të detyruar jo nga dashuria por nga interesi vetjak të detyruar nga fakti se ata duhet të bashkjëtojnë me të Krtishterët... Në fakt sot situata është e tillë dhe ka arritur deri aty sa që në atdheun tonë, ne jemi bërë shërbëtorët e çifutëve, po, po kështu është ne jemi shërbëtorët dhe ata janë zotërinjtë tanë.” Pas akuzave Martin Luteri parashtron dhe një plan në të cilin jepen 7 hapa të domozdoshëm që të krishterët duhet të ndërmarrin patjetër kundër Judenjve. Kjo ish sipas Martin Luterit ish një detyrë e ngutshme për Sundimtarët dhe të gjithë pushtetmbajtësit e krishterë. Ata duhet të : -Të djegin sinagogat -Të prishin të gjitha shtëpitë ku ata banojnë në mënyrë që hebrenjtë të detyrohen të jetojnë si romët nëpër çadra e shtalla. -Tu konfiskojnë të gjitha librat e lutjeve dhe Talmudin e tyre sepse këto libra mësojnë idhujtari. -Të shpallin dënimin me vdekje për çdo Rabin që guxon tu mësojë të rinjve Talmudin si gjithshka që lidhet me Judaizmin. -Të mos lejohen më të merren me tregëti, me biznesin e parasë (Të japin para me fajde). -Tu konfiskohen të gjitha paratë, stolitë. -Të detyrohen ta fitojnë jetesën e tyre duke bërë punë të rënda fizike. Pas paraqitjes së kësaj liste, Martin Luteri thotë se pavarësisht se ish dëshira e tij e zjarrtë që ti mbyste të gjithë çifutët me duart e tij, të krishterëve nuk ja u lejon feja e tyre ta bëjnë këtë gjë, madje ata nuk duhet as ti mallkojnë ata. Prandaj këto masa të mësipërme duhet ti zbatojnë Princat e Sundimtarët të cilët Zoti i ka vendosur në pushtet dhe u ka dhënë detyrën të luftojnë të keqen. Po qe se nuk është e mundur të zbatohen këto masa Sundimtarët duhet ti përzejnë të gjithë çifutët nga territori i tyre ashtu siç duhen përzënë qentë e tërbuar.” Duhet thënë se ky shkrim nuk u pranua nga të gjithë pasuesit e tij, besnikë të lëvizjes së Reformacionit, pati dhe prej tyre që e kundërshtuan. Një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të Martin Luterit Philipp Melanchthon, shkruan se tonet e shkrimit Rreth Judenjve dhe Mashtrimeve të tyre”. (Von den Juden und ihren Lügen) janë tepër të ashpra dhe ky shkrim duket sikur është shkruar nga dora e një inkuizitori. Megjithatë askush nuk ish në gjendje ta frenonte Martin Luterin. Karakteri i tij i vendosur dhe

popullariteti i tij ishin një pengesë të cilën askush nga pasuesit e tij nuk guxoi ta sfidojë hapur. Që nga kjo kohë Martin Luteri do të përdorë të gjitha mënyrat dhe mjetet, do të verë të gjithë talentin e tij oratorik në shërbim të synimit që tashmë u kthye në një mani:Të bindte të gjithë sundimtarët që ishin bërë pjesë e Reformacionit të shkatërronin të gjithë bazën ekonomike të hebrenjve dhe të merrnin çdo masë që do ti detyronte ata të konvertohen.Martin Luteri i shkonte tani hebrenjtë si një instrument të Satanait për shkatërrimin e Krishterimit.Në ato vite ish i bindur se nëse ai nuk do ti kovertonte të gjithë hebrenjtë në fenë e krishterë do të shkatërrohej krejt lëvizja e Reformacionit dhe mbi të dhe gjithë pjestarët e kësaj lëvizjeje do të vinte ndëshkimi i Zotit komenton Prof. Dr. Dietrich Korsch (e perifrazuar). Në mars të vitit 1543 Martin Luteri boton shkrimin

Vom Schem Hamphoras. Në këtë shkrim akuzat kundër

hebrenjve shprehen me një gjuhë tepër të ulët dhe vulgare. Ai shprehet midis të tjerave: Çifutët këta djaj.Në këtë shkrim vihen në të njëjtin rang Çifutët, Judas Iskarioti, ekskramentet, derrat dhe djalli.Këtu shohim të përdoren fjalët më banale dhe të ulëta që janë përorur ndonjëherë nga Martin Lutteri. Në këtë shkrim hebrenjtë akuzohen gjithashtu të jenë bashkëpuntorë me romët dhe tartarët. Sipas këtij shkrimi, të gjithë këta janë agjentë të armiqëve të krishterimit, armiq të cilët kanë ardhur për të mbledhin informata, për të vrarë princat dhe sundimtarët e krishterë, për të rrëmbyer fëmijë dhe për të helmuar puset e ujit me synimin ta shkatërrojnë krejt krishterimin. Në 15 shkurt 1546, vetëm tre ditë para vdekjes së tij Martin Luteri mban

predikimin e tij të fundit të titulluar Vermahnung wider die Juden . Në Janar 1546 Martin Luteri shkoi te konti Albrecht VII sundimtar i Mansfeldit për ta bundur me argumente e predikime që ti dëbonte të gjithë hebrenjtë nga territoret e tija. për ta bindur që të dëbonte të gjithë hebrenjtë nga territori i tij. Hebrenjtë ishin dëbuar nga qyteti i Magdeburgut në vitin 1493 dhe që në atë kohë ata kishin gjetur strehim në qytetin e Eisleben. Tani në familjen e Kontit kish mendime të ndryshme se si duhej vepruar me ta. Predikimin e fundit kundër hebrenjve Martin Luteri e mbajti në 15 Shkurt 1546, vetëm tre ditë para vdekjes së tij ai tha: Hebrenjtë duhet të detyrohen të besojnë në Jezu Krishtin i cili në fund të fundit është dhe ai hebre, i përket dhe ai fisit të tyre. Më tutje ai vazhdon: “ Ata hebrenj që me të vërtetë e pranojnë Krishtin janë vëllezërit tanë, ata që nuk e pranojnë janë armiqtë tanë të

papajtueshëm.” Martin Luteri luftoi deri në fund që të gjithë hebrenjtë që nuk pagëzoheshin e bëheshin të krishterë të dëboheshin përfundimisht nga të gjitha territoret e sundimtarëve të besimit evangjelist. Arsyet e këtij zelli të jashtzakonshëm ishin se Martin Luteri në vitet e fundit të jetës së tij, ishte i mendimit se po jetonte në kohët e fundit dhe Jezu Krishti do të kthehej shumë shpejt. Për këtë arsye ai edhe e intensifikoi jashtë mase punën e tij për të pagëzuar me çdo kusht hebrenjtë. Sipas Martin Luterit Antikrishti dhe forcat që vepronin në anën e tij ishte Papa dhe kisha e Romës, Perandoria Otomane dhe hebrnjtë që refuzonin të pagëzohen. Matrtin Luteri u trembej shumë hebrenjve që nuk pagëzoheshin brenda territorit të tij pasi i konsideronte ata si armiq të cilët mund ta shkatërronin nga brenda. Këto pikpamje të Martin Luterit janë shfrytëzuar nga Adolf Hitleri dhe shfrytëzohen edhe sot nga Neonazistët. Për këtë po sjellim si shembull iluatrues disa citime nga faqja zyrtare e një grupimi nazist të cilët e quajnë

vetveten Neoluteranë Ndërmjet të tjerave në faqen zyrtare të tyre thuhet: Adolf Hitleri ka thënë:”Martin Luteri ka qënë një njri shumë i madh, një gjigand.Me një goditje ai e çau errësirrën dhe pa çifutët në dritën e vërtetë, ashtu si sapo kemi filluat ti shohim edhe ne sot.” Citim i nxjerrë nga Quelle: Dietrich Eckart: „Zwiegespräche zwischen Adolf Hitler und mir“, München 1924, Seite 24

Të djegim shkollat dhe sinagogat e judenjve Martin Luteri:Dua tu jap një këshillë shumë të vlefshme:verjani zjarrin çdo shkolle e sinagoge të judenjve. Atë që zjarri nuk mund ta djegë dot ta muloni me dhe në mënyrë që asnjë gjurmë prej tyre të mos shihet më, përjetësisht.Të gjitha këto duhen bërë për ti dhënë lavdi Zotit tonë Jezu Krisht dhe për ta mbajtur me nder emrin e të krishterit, në mënyrë që Zoti vetë ta shohë se ne jemi të lrishterë të vërtetë. Adolf Hitleri e ka zbatuar këtë këshillë.Pikërisht në ditlindjen e Martin Luterit u vuri zjarrin sinagogave në Gjermani.

GESELLSCHAFT ZUR VERBREITUNG VON INFORMATIONEN

ÜBER DIE GLAUBENS- UND SITTENLEHREN MARTIN LUTHERS:

Die Neo-

Lutheraner

Online-Dokumentation

Luthers Kampf

gegen die Juden

Adolf Hitler: „Luther

war ein großer Mann, ein

Riese. Mit einem Ruck

durchbrach er die

Dämmerung, sah den

Juden, wie wir ihn erst

heute zu sehen beginnen.“

Quelle: Dietrich Eckart:

„Zwiegespräche zwischen Adolf Hitler

und mir“, München 1924, Seite 24

Luther: „Die Synagogen

oder Schulen der Juden

mit Feuer anstecken.“

Luther: „Ich will

meinen treuen Rat geben“

„Erstens, dass man

ihre Synagogen oder

Schulen mit Feuer

anstecke und was nicht

brennen will, mit Erde

überhäufe und

beschütte, dass kein

Mensch einen Stein

oder Schlacken davon

sehe ewiglich. Und

solches soll man tun

unserem Herrn und der

Christenheit zu

Ehren, damit Gott

sehe, dass wir

Christen sind ...“

Adolf Hitler hat Luthers Rat

befolgt - in der Nacht zum

Geburtstag Luthers brannten

die Synagogen in

Deutschland. © 2000 »Die Neo-Lutheraner«

Gesellschaft für die Verbreitung von Informationen über die Glaubens-

und Sittenlehre Martin Luthers Hernsterstraße 26, 97892

Kreuzwertheim, Deutschland

Martin Luteri, Nazizmi Holokausti Ka patur dhe vazhdon të ketë debate rreth faktit se çfarë roli ka luajtur dhe sa ka qënë influenca e Martin Luterit në lidhje me Nazizmin dhe Holokaustin. Në këtë debat ka patur dhe ka mendime dhe qëndrime nga më të ndryshmit. Ka historianë dhe studiues të cilët e shohin Martin Luterin si një pararendës që në fakt dha proramin dhe pregatiti rrugën për ardhjen e Hitlerit ndërkohë që ka të tjerë që e shohin Martin Luterin si një nga zërat e shumtë të korit të antisemitizmit të kishës dhe e shohin si artificiale dhe të pavërtetë lidhjen e drejtpërdrejtë midis Martin Luterit dhe Hitlerit dhe Holokaustit. Në këtë pikë synimi ynë nuk është të zgjatemi tepër me komente dhe analiza por ti jepnim lexuesit disa informacione orjentuese dhe para së gjithash lirinë të hulumtontojë e të vendosë vetë se si qëndron e vërteta. Martin Brecht ka shkruar një biografi të hollësishme të Martin Luterit (tre volume). Ai thotë se është shumë e rëndësishme që të analizohet me hollësi e saktësi roli i Martin Luterit në lidhje me hebrenjtë."(77] Ai vëren se armiqësia e Luterit kundrejt Judenjve, armiqësi e cila në vitet e fundit të jetës së tij u bë e papajtueshme kish si bërthamë të saj arsye teologjike e doktrinore. Motivet ekonomike kanë luajtur në këtë armiqësi një rol të dorës së dytë. Por nuk duhet të harrohet fakti se Luteri kërkoi që masat e parashikuara në ligjet kundër heretikëve të përdoren për të

dëbuar hebrenjtë. Duke këshilluar përdorimin e forcës , ai rekomandon mjete dhe metoda që ishin në thelb të papajtueshme me besimin e tij në Krishtin .. ( 78 )

Brecht përfundon vlerësimin e tij :

Martin Luteri nuk është pjestar i dimensionit të mëvonshëm racial të anti-semitizmit . Ka një ndryshim të madh midis antisemitizmit teologjik dhe antisemitizmit ideologjik racor . Megjithatë retorika,fjalori ekstrem dhe fakti që Luteri u bë një nga " etërit e kishës " si dhe një nga personat më me influencë u dha shumë municion e argumenta bindëse e autoritare antisemitëve pasi fjala e ardhur prej tij ish e veshur me autoritetin e personit që sjell dritën, me autoritetin e reformatorit . ( 79)

77 -Martin Brecht, Martin Luther, 3 vols., Volume three: The Preservation of the Church 1532-1546, (Minneapolis: Fortress Press, 1993), 3:350. 78-Brecht, 3:350-351. 79-Brecht, 3:351.

Pikpamjet e Martin Luterit kundrejt fëmijëve të lindur me të meta

Mareriali është nxjerrë nga http://de.wikipedia.org/wiki/Martin_Luther dhe nga Alexander Mayer (2001). Eine Geschichte der Behinderten, Jubiläums-Dokumentation 40 Jahre Lebenshilfe Fürth. Lebenshilfe Fürth: Eigenverlag. S. 6-27.

Në këtë çështje Martin Luteri pajtohej plotësisht me pikpamjet e kohës së tij. Në këtë kohë fëmijët e lindur me të meta quheshin “Wechselbälger” (Të shkëmbyerit). Në atë kohë besohej se të gjithë fëmijët lindeshin gjithmonë si fëmijë normalë. Sa herë që ish një fëmijë me të meta thuhej se fëmija lindi normal, por fëmijën e vërtetë ka ardhur dhe e ka rrëmbyer Satanai dhe në vendin e tij ka sjellë këtë fëmijë me të meta. Martin Luteri në përputhje me këtë pikpamje të kohës së tij, sa herë që përmend fëmijët e lindur me të meta, të gjithë këta fëmijë i konsoderonte si konsideroheshin si djaj. Një fëmijë i tillë sipas këtyre pikpamjeve nuk ish i krijuar nga djalli, ai ish vetë një djall.Për këtë na dokumentohet tek përmbledhja e bisedave që

titullohet “Bisedat rreth tryezës” (Nr. 4513 und 5207) Aty na dokumentohet një rast kur dy sundimtarë shkuan dhe e pyetën se si duhet të vepronin ata me fëmiën e tyre i cili kish lindur me të meta të rënda. Martin Luteri citohet tu jetë përgjigjur se një fëmijë i tillë ish thjesht një masë mishi(lat "massa carnis") dhe nuk ka një shpirt njerëzor. Tek këta fëmijë vetë djalli e ka zënë vendin që në fakt duhet të kish shpirti njerëzor. Prandaj ai i këshillonte sundimtarët ta hidhnin në lumë fëmijën. Këto pikpamje të Martin Luterit, këto shkrime të tij u shfrytëzuan nga Adolf Hitleri dhe shfrytëzohen edhe sot nga parti e grupime të ndryshme për të justifikuar krimet e tyre Në vitin 1940 justifikonte Werner Catel (1894–1981), Profesor i Neurologjisë dhe Psihiatrisë në Universitetin e Leipzig, i cili ishte një nga tre mjekët që planifikuan dhe zbatuan atë që historikisht njihet me emrin Aksioni T4 "euthanasia" një program i drejtuar nga pushteti Nazist i Hitlerit program ku ishin pjestarë Carl Hans Heinze Sennhenn dheErnst Wentzler.

Gjatë këtij programi të„Euthanasie“u vranë në mjediset e spitaleve rreth 16.000 fëmijë me të meta. Këto vrasje masive Werner Catel i justifikonte me citime nga deklaratat e Martin Luterit: Këta fëmijë nuk kanë një personalitet të tyren, nuk kanë afësi të kenë një vullnet që ti mundësojë të marrin vendime të pavarura, janë thjesht një masë mishi(lat "massa carnis") dhe nuk kanë shpirt njerëzor.

Zhvillimi i historik i ngjarjeve pas vdekjes së Martin Luterit

Në 24 prill princi Johann Friedrich i Saksonisë( Sachsen) humbet një betejë vendimtare në Mühlberg pranë lumit të Elbes. Vetë Princi Johann bije rob në duart e perandorit Karl V. Perandori tani faktikisht ka pushtuar jgithë territorin e Gjermanisë por Papa Pal III nuk e shpall protestanizmin si fe heretike, dhe perandori vetë nuk ka mundësi ta bëjë këtë gjë. Kjo rrrjdhë ngjarjesh bëri të mundur që Protestanizmi të vazhdojë edhe pse zonat protestante u pushtuan ushtarakisht. Danimarka dhe Norvegjia përqafojnë protestanizmin. 25. Shtator 1555 nënëshkrohet në Augsburg traktati i marrëveshjes midis Ferdinand I, i cili përfaqësonte të vëllanë Perandorin Karl V. Dhe landeve protestante. Ky traktat garanton lirinë e praktikimit të protestantizmit. Traktati mbeti në fuqi për pothuaj 50 vjet. Pas kësaj kohe shtëpia

mbretërore e Habsburger përpiqet edhe një herë ta vendosë me forcë Katolocizmim. Kjo bën që të fillojë lufta 30 vjeçare.Kjo luftë solli shumë shkatërrime e viktima. Në disa zona gjatë kësaj lufte humbën jetën 2/3 e popullsisë. Më në fund në vitin 1648 nënëshkrohen në takimet në Münster und Osnabrück traktatet që sollën paqen.Po ta analizojmë kohën që nga vdekja e Martin Luterit në vtin në 1546 deri në vitin 1648 kur u nënëshkrua paqja e Vestfales (Westfälischer Friede) vërejmë se kanë qënë kohë shumë të vështira, me shumë luftra, masakra, epidemi dhe zi buke. Siç theksuam she më sipër, në disa zona si pasojë e tyre humbi jetën 2/3 e popullsisë.Këto arsye, këto rrethana historike nuk e lejuan dritën dhe të vërtetën e fjalës së Zotit të përhapet.Këto vitë nuk i sollën më afër Katolikët dhe Protestantët, përkundrazi ndarja u bë edhe më e madhe dhe armiqësia më e thellë.Tani ata që e quanin veten të krishterë ishin të orjentuar më tepër te përkatësia e tyre fetare se sa tek fjala e Zotit. Protestanizmi, nga një lëvizje reformatore e cila kish si synim të çonte të gjithë besimtarët tek drita dhe e vërteta e fjalës së Zotit tani u konsolidua si një fe, si një doktrinë e një kishe institucionale e cila në thelbin e saj ish e njëjtë me kishën institucionale Katolike kundër së cilës ajo luftonte.