530
ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE ARTI I RRITJES FËMIJËVE Çdo gjë që duhet të dini nga shtatëzania deri në moshën 6-vjeçare * Çfarë duhet të dimë që para lindjes? * Si të përballojmë të qarat? * Si t'ia bëjmë zgjimit natën? *Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë? *Ç'mund të bëj kur fëmija sëmuret? *Cilat janë ushqimet e shëndetshme? *Ç'të bëjmë kur fëmija ka frikë? * Vajza ime nuk më dëgjon. Si të sillem? * A duhet të shohë djali im trevjeçar televizor? * Kur duhet çuar fëmija në kopsht? * Kur është ai gati për të shkuar në shkollë? Këto dhe qindra pyetje të tjera që i lindin natyrshëm çdo prindi derisa çon fëmijën në shkollë, gjejnë për herë të parë përgjigje në këtë manual, që është shkruar pikërisht për ju, nga një grup autorësh të mirënjohur në fushën e fëmijërisë së hershme. Ky libër nuk e zëvendëson mjekun apo specialistin, por me të në shtëpi, nuk do të jeni më vetëm në detyrën e vështirë dhe të bukur të prindit. Ministria e Shëndetësisë ISBN 99943-729-3-9

Arti i Rritjes Se Femijeve

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Çdo gjë që duhet të dininga shtatëzaniaderi në moshën 6-vjeçare.

Citation preview

AR

TI

I R

RIT

JES

SË F

ËM

IJË

VE

ARTI I RRITJESSË

FËMIJËVEÇdo gjë që duhet të dini

nga shtatëzania deri në moshën 6-vjeçare

* Çfarë duhet të dimë që para lindjes?

* Si të përballojmë të qarat?

* Si t'ia bëjmë zgjimit natën?

*Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë?

*Ç'mund të bëj kur fëmija sëmuret?

*Cilat janë ushqimet e shëndetshme?

*Ç'të bëjmë kur fëmija ka frikë?

* Vajza ime nuk më dëgjon. Si të sillem?

* A duhet të shohë djali im trevjeçar televizor?

* Kur duhet çuar fëmija në kopsht?

* Kur është ai gati për të shkuar në shkollë?

Këto dhe qindra pyetje të tjera që i lindin natyrshëm çdo prindi derisa çon fëmijën në shkollë, gjejnë për herë të parë përgjigje në këtë manual, që është shkruar pikërisht për ju, nga një grup autorësh të mirënjohur në fushën e fëmijërisë së hershme.

Ky libër nuk e zëvendëson mjekun apo specialistin, por me të në shtëpi, nuk do të jeni më vetëm në detyrën e vështirë dhe të bukur të prindit.

Ministria e ShëndetësisëISBN 99943-729-3-9

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

Çdo gjë që duhet të dini nga shtatzania deri në moshën

gjashtëvjeçare

Autorët:

Rubena Moisiu – Pjesa I, 1. Kujdesi para lindjesEduard Tushe – Pjesa I, 2 -5

Donika Naqi – Pjesa II, Viti i parëNedime Ceka – Pjesa III – IV, Viti i dytë dhe i tretë

Linda Spahiu – Pjesa V-VII, Viti i katërt, i pestë dhe i gjashtëNedime Ceka – Anekse

Ndihmoi:

Jonida Sinani

Konsulente në përgatitjen e manualit

Izela Tahsini

Realizimi kompjuterik

Vjollca Ruvina

Ilustrimet

Jozita ShkreliIrgin Sena

© UNICEF DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË

ISBN 99943-729-3-9

Botimi i këtij libri është mundësuar nga UNICEF me mbështetjen fi nanciare të AGFUND - Programi i Vendeve Arabe për Organizatat e

Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara

Tiranë, 2005

SHTËPIA BOTUESE & SHTYPSHKRONJAPEGI

Rr.Elbasanit, Pallatet Fratari, Filipeu 2Tel&Fax:374947.Mobil: 069 20 26 773

Email: [email protected]ë, ALBANIA

HYRJE

Sot Fëmijëria e hershme - ashtu siç përdoret aktualisht në shkallë ndërkombëtare - përcaktohet si periudha e jetës së fëmijës nga koncep-timi deri në moshën 6-8 vjeçare.

Kujdesi dhe zhvillimi në fëmijërinë e hershme përfshin të gjitha llojet e mbështetjes për të cilat ka nevojë një fëmijë i vogël për të mbi-jetuar dhe për t’u zhvilluar në jetë, pra shëndetin, ushqyerjen, zhvilli-min psiko-emocional, krijimin e mundësive për arsimim dhe të mësua-rin aktiv.

Vitet e hershme të jetës janë kritike për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijës dhe vendosin themelet për fi timin e aftësive që ndikojnë mbi sjelljen, të mësuarin dhe shëndetin e tyre. Ndërhyrjet e hershme për promovimin e zhvillimit të fëmijës gjatë kësaj periudhe kritike kanë përfi time afatgjata në gjithë jetën e fëmijëve tanë.

Zhvillimi i hershëm i fëmijës nuk është sinonim vetëm i shëndetit të fëmijës. Ndërkohë që fëmijët luftojnë për mbijetesë, ata luftojnë që të zhvillohen nga pikëpamja mendore, shoqërore dhe emocionale.

Pasi fëmija ka mbijetuar, shtrohet pyetja: cila është cilësia e

jetës së tij dhe si mund të realizojë potencialin e vet?

Shkenca sot në botë ka treguar se truri i foshnjës që në barkun e në-nës dhe në 5 vitet e para të jetës ka një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe vendimtar. Edhe përpara se të fl asin, foshnjet kuptojnë shumë. Pran-daj eksperienca e hershme mund të ketë një ndikim të fuqishëm mbi mirëqenien, shëndetin, aftësitë dhe ndihmon që fëmijët të rriten të fortë fi zikisht dhe emocionalisht.

Të dashur prindër, edukatorë, kujdestarë të fëmijëve: ky manual ka për qëllim t`ju ndihmojë sadopak që t’u mësoni fëmijëve tuaj aftësitë e nevojshme për të pasur shëndet dhe sukses në të ardhmen.

Duke shfl etuar kapitujt e tij, ju do të kuptoni se duhet të ndryshojmë disa qëndrime, sjellje dhe veprimet tona për mirrëritjen e fëmijëve, për t’u dhënë atyre mundësinë për një shëndet dhe jetë më të mirë në të ardhmen.

Mirëqenia dhe shëndeti i fëmijëve tanë është një nga detyrat dhe pri-oritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, por kjo çështje na prek të gjithëve dhe të gjithë duhet të jemi pjesë e zgjidhjeve.

Qëllimi ynë fi nal do të jetë të sigurohemi se çdo fëmijë që po rritet në këtë vend ka mundësinë më të mirë për t’u bërë ai që dëshiron të bëhet. Çdo fëmijë duhet të ndihet i vlerësuar dhe duhet të ketë mundësi të zhvillojë potencialin e tij unik, fi zik, emocional, intelektual, shpirtëror dhe krijues.

Ja përse ne ftojmë prindërit, mësuesit, personelin shëndetësor, fëmi-jët, dhe gjithë shoqërinë shqiptare, të përfshihemi së bashku në mbroj-tjen e shëndetit dhe zhvillimit të fëmijëve!

Le të përpiqemi t’u ofrojmë fëmijëve tanë një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë, të investojmë në shëndetin dhe edukimin e tyre dhe të pro-movojmë familje të sigurta, sepse të gjithë këta komponentë janë të nevojshëm për zhvillimin e fëmijëve dhe mund të arrihen duke punuar bashkërisht.

Qeveria Shqiptare dhe partnerët e saj si UNICEF, kanë dhënë ndih-mesën e tyre me programe dhe shërbime për të mbështetur efektivisht zhvillimin e fëmijërisë së hershme.

Sfi da jonë e ardhshme është t’i bëjmë këto shërbime me të prek-shme e më të përdorshme nga fëmijët tanë.

Dhe së fundi duam t’u rikujtojmë se: TE SIGUROJME zhvillimin e fëmijërisë së hershme është një an-

gazhim afatgjatë për të ardhmen e fëmijëve tanë, sepse nëse ata do të rriten të shëndetshëm e do të jetojnë të lumtur, shoqëria jonë do të pa-surohet edhe më shumë.

Leonard Solis Carrie Auer Ministër i Shëndetësisë Përfaqësuese e UNICEF

PËRMBAJTJAPjesa I: Shtatzania dhe lindja, muaji i parë 1

1. Kujdesi para lindjes 2

Këshillimi para mbetjes shtatzënë 2Qëllimet dhe parimet e një kontrolli dhe kujdesi para lindjes 3Vizita e parë 3Vlerat e historisë 4Vizita fi zike 7Përcaktimi i moshës së shtatzanisë 9Pse është e nevojshme vizita vaginale gjatë shtatzanisë? 11Vizitat e zakonshme 11Vizita e dytë para lindjes 12Vizitat e radhës 14Si duhet vlerësuar gjendja e bebit? 14Vaksinimi 15Problemet e vogla të shtatzanisë 16Problemet e mëdha të shtatzanisë 19Kujdesi i përgjithshëm për veten tuaj 20Lehtësimi i depresionit gjatë shtatzanisë 24Ushqyerja gjatë shtatzanisë 25

2. Çfarë duhet të dimë që para lindjes 28

Çfarë duhet të blejmë, ose të bëjmë gati 28Përgatitja për lindje 32Faza e dytë e lindjes 36Depresioni pas lindjes – si ta përballojmë? 38

3. Lindja 40

Bebi lindi - po tani? 40Pamja e të porsalindurit 44

4. Kthimi në shtëpi 49

Çfarë duhet të dish sapo ke shkelur në shtëpi 49Pjesët e trupit të fëmijës dhe kujdesi për to 54

5. Muaji i parë 58

Rritja dhe zhvillimi 58

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

Rritja dhe pamja fi zike 58Të dalat jashtë 60Refl ekset 62Vetëdija 63Zhvillimi i hershëm i trurit 65Të qarat dhe kolikat e barkut 68E qeshura e parë 70Lëvizjet 70Shqisat 71Temperamenti 72

Ushqyerja me gji 74Të mirat e ushqyerjes me gji për fëmijën dhe nënën 74Të mirat e qumështit të gjirit 76Kur duhet të fi llohet ushqyerja me gji 79Si bëhet ushqyerja me gji? 80Sa duhet të mbahet fëmija në gji? 83Sa shpesh duhet ta vëmë fëmijën në gji? 84Si të kuptojmë se qumështi i nënës është i mjaftueshëm 86Ushqyerja me gji dhe ilaçet 89Ushqyerja me gji dhe helmet e mjedisit 93Ushqyerja me gji e binjakëve 94Ushqyerja me gji e të lindurit para kohe 94A është e domosdoshme të plotësohet qumështi i nënës? 96Probleme dhe vështirësi në ushqyerjen me gji – arsye të nënës 99Probleme dhe vështirësi në ushqyerjen me gji – arsye të fëmijës 113Kur qumështi i nënës është vërtet i pamjaftueshëm 116Kujdesi i nënës për veten në lidhje me ushqyerjen me gji 118

Disa këshilla për prindërit 120Biberonat 120Gjetja e një dadoje 121Shëtitja 121Të udhëtosh me bebin 122Si të përgatitemi për pushimet e para me bebin 123Familja me një anëtar të ri 125

vi

PËRMBAJTJA

Pjesa II: Viti i parë 129

0-4 muaj 130

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 130Rritja dhe karakteristikat e rritjes 131Zhvillimi lëvizor 131Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 133Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit 134Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 134

Rutina e përditshme 135Ushqyerja 135• Dy pyetje të nënave në lidhje me ushqyerjen me gji 135

Tualeti, banja, veshja 137Gjumi 137• Si t’ia bëjmë zgjimit të përhershëm netëve? 137

Loja dhe aktiviteti social 139• A janë të dëmshme lojrat e forta? 140

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 140Aktivitete që ndihmojnë bebin të mësojë 140Metoda praktike per lojën 141Si bëhet masazhi i bebit 144Stimulimi i bebit gjatë muajve të parë të jetës 145

Kini parasysh! 147

4-8 muaj 148

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 148Rritja dhe karakteristikat e rritjes 148• Si mund ta kuptoj që fëmijës po i dalin dhëmbët? 149• Zakoni i gishtit në gojë 151

Zhvillimi lëvizor 152• A duhet përdorur rrethorja për të nxitur lëvizjet? 153

Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 153Të folurit dhe zhvillimi gjuhësor 154• Si ta ndihmojmë fëmijën të fl asë 155

Zhvillimi i personalitetit dhe ai social. 156

Rutina e përditshme 157

vii

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

Ushqyerja 157• Fillimi i ushqimeve të forta 157• Si të fi llohen ushqimet e forta 159• Rëndësia e shqisave gjatë ushqyerjes 160• Si të jepen ushqimet e para? 164• Ushqimet e para që duhen fi lluar 165• Disa këshilla të përgjithshme për përgatitjen e ushqimeve 167• Shkaqet e mospranimit të ushqimeve të para 168• Si të nxitet bebi që të hajë më shumë 168• Pyetjet që bëjnë prindërit lidhur me ushqyerjen 169• Ushqimet e gatshme 171

Tualeti, banja, veshja 172Gjumi 173Loja dhe aktiviteti social 173• Fëmija im përplas kokën pas dërrasës së krevatit. Si t’ia bëj? 173• Cilat lodra janë të sigurta? 175

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 175• Aktivitete që ndihmojnë bebin të mësojë 175

Kini parasysh! 176

8-12 muaj 178

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 178Rritja dhe karakteristikat e rritjes 178Zhvillimi lëvizor 179• Përdorimi i dorës së majtë apo të djathë 180

Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 180Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 181Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 181• Frikërat e para 181

Rutina e përditshme 183Ushqyerja 183• Çfarë duhet bërë tani gjatë ushqyerjes 184• Cilat ushqime të japim 185• Çfarë nuk duhet bërë gjatë ushqyerjes 185• Largimi nga gjiri (zvjerdhja) 185• Pirja e lëngjeve me gotë 187• Si të mësohet të ushqehet bebi me lugë 188

viii

PËRMBAJTJA

Tualeti, banja, veshja 188Gjumi 189Loja dhe aktivitetet sociale 189

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 190Aktivitete që ndihmojnë bebin të mësojë 190Mbrojtja 191Si të sillemi nëse fëmija ynë është “i vështirë”? 191Fillimi i disiplinës 194Viti i parë kalon shpejt dhe vjen Ditëlindja e parë 199

Kini parasysh! 200

Pjesa III: Viti i dytë 201

12-24 muaj 202

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 202Rritja dhe karakteristikat e rritjes 203Zhvillimi lëvizor 203Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 205Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit 206Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 207

Rutina e përditshme 209Ushqyerja 209• Planifi kimi i ushqimit të fëmijës 210

Tualeti, banja, veshja 212Gjumi 212Aktiviteti dhe loja sociale 213

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët (shih dhe vitin e tretë) 214Aktivitetet që ndihmojnë fëmijën të mësojë 214Përkëdheljet e tepërta që duhen mënjanuar 216Kur fëmija është i turpshëm/i ndrojtur 217“Jo”-të janë normale 219Kontrolli mjekësor i fëmijës 24 muajsh 221

Kini parasysh! 222

ix

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

Pjesa IV: Viti i Tretë 225

Mosha 24-36 muaj 226

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 226Rritja dhe karakteristikat e rritjes 227Zhvillimi lëvizor 228Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 229Zhvillimi i gjuhës dhe të folurit 230• Si ta ndihmojmë fëmijën të fl asë 231• Librat që pëlqejnë fëmijët 234Zhvillimi i personalitetit dhe ai social 235

Rutina e përditshme 236Ushqyerja 236• Çfarë është ushqyerja e shëndetshme për një fëmijë të rritur 237• Nxitja e zakoneve të shëndetshme për ushqyerjen 239• Disa probleme të zakonshme gjatë ushqyerjes 244• Ushqyerja zemër e shëndetshme 245• Aktivitete që mund të kryhen së bashku me fëmijët e vegjël për të nxi-

tur ushqyerjen e shëndetshme 247Tualeti, banja, veshja 248• Të mësuarit e kontrollit të jashtëqitjes dhe urinimit 248

Gjumi 250• Çfarë mund të bëni nëse fëmija zgjohet natën? 251

Loja dhe aktiviteti social 251• Fëmijët dhe lodrat 251• Aktivitete loje për të mësuar 252

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 254Fëmijët dhe përkatësia gjinore 254• Si i kuptojnë fëmijët dallimet gjinore 255• Kush ndikon mbi zhvillimin e dallimeve gjinore tek fëmijët 255• Mos u shqetësoni aspak 257• Këshilla për një zhvillim sa më të shëndetshëm të përkatësisë gjinore

tek vajzat dhe djemtë 258• Disa shembuj aktivitetesh që mund të kryeni për t’i ndihmuar fëmijët

të jenë vetvetja 260Fëmijët dhe muzika 261• Muzika dhe fëmijët 18-36 muajsh 263• Çfarë mund të bëni ju si prindër? 264

x

PËRMBAJTJA

Fëmijët dhe ngjyrat 265• Aktivitete me fëmijët për të mësuar ngjyrat 265

Temperamenti i fëmijës 266Disiplina e fëmijës 268• Udhëzime për vetëkontrollin 268 • Udhëzime për komunikimin dhe marrëdhëniet prind-fëmijë 271• Si duhet të jetë disiplina? 272• Ç’është ndalimi i përkohshëm i fëmijës? 275

Krizat apo shpërthimet e zemërimit, nervozizmit, inatit dhe fëmijëria 277Rrahjet, kafshimi dhe goditjet 281Si t’i mësojmë fëmijës zakone të mira në lidhje me shikimin e televizorit 283Siguria e fëmijës në shtëpi dhe jashtë saj 286• Siguria e shtëpisë 286

Siguria e fëmijëve jashtë shtëpisë 292Çerdhja dhe përshtatja e fëmijës me të 295• Karakteristikat që duhet të ketë një kujdestar i mirë 295• Disa këshilla për të zgjedhur vendin ku do të lini fëmijën tuaj në kujdestari 296• Si të kërkoni një kujdestare të përshtatshme 299• Pyetje të shpeshta të prinderve lidhur me përshtatjen në çerdhe 299

Kontrolli mjekësor i fëmijës 3 vjeç 303

Kini parasysh! 305

Mosha parashkollore – Çfarë ndodh në këta tre vjet? 306

Pjesa V: Viti i katërt – Mosha e fjalës 311

3-4 vjeç 312

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 312Zhvillimi lëvizor 312Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 315Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 317• Belbëzimi 319

Zhvillimi social 321• Rolet gjinore 323• Seksualiteti 324

xi

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

Zhvillimi emocional 324

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 328Fëmijët në tavolinën e ngrënies 328Edukimi i pastërtisë 329Fëmijët dhe gjyshërit 332Për prindërit dhe edukatorët 334Vizita tek pediatri 336

Kini parasysh! 336

Pjesa VI: Viti i pestë

Mosha e frikës 339

4-5 vjeç 340

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 342Zhvillimi lëvizor 342Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 344Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 346Zhvillimi social 348• Etika e fëmijës 4-5 vjeç 349• Puna dhe loja 350• Loja si mjet që të rrit 351• Lodrat 353

Zhvillimi emocional 353• Keqardhja, ankthi dhe dhimbja 354• Seksualiteti 354

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 356Ushqyerja 356• Nëse mendoni se fëmija juaj ha pak…357

Gjumi 358• Si të dalloni një ankth nate nga një terror nate 361

Rekomandime të përgjithshme për fëmijën e moshës 4-5 vjeç 362Përgatitja për kopësht 363Disiplina për katërvjeçarët 364• Si t’ua bëjmë gënjeshtrave? 366

Për sigurinë e fëmijës tuaj 367

xii

PËRMBAJTJA

Kini parasysh! 369

Pjesa VII: Viti i gjashtë

Mosha e mendimit 371

5-6 vjeç 372

Të veçantat e një pesëvjeçari 373Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit 375

Zhvillimi lëvizor 375Zhvillimi i gjuhës dhe i të folurit 376Zhvillimi njohës dhe i perceptimit 377• Për të nxitur zhvillimin e intelektit tek fëmija 377• Aftësitë e mendimit abstrakt 378• Gara dhe konkurrenca 379

Zhvillimi social dhe emocional 380• Fëmijët dhe familja 381• Loja 383

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët 386Për prindërit që vihen në siklet para të tjerëve kur fëmija “bën një gabim” 386Rekomandime për fëmijën e moshës 5 - 6 vjeç që shkon në kopsht 390

ANEKSE 393

I. Hap pas hapi 395

Regjistrimi i lindjes së fëmijës 395Radha e lindjes dhe karakteristikat e fëmijëve 396

• Karakteristikat e fëmijëve të vetëm 396• Karakteristikat e të lindurit të parë 396• Karakteristikat e fëmijëve të lindur pas të parit 397• Efektet e radhës së lindjes 397

Pasojat që shkakton divorci i prindërve te fëmijët 399• Ndryshimet në jetën e fëmijës 399• Mosha e fëmijës 400• Gjinia e fëmijës 400• Zbutja e efekteve negative të divorcit 400• Reagime të mundshme të fëmijëve ndaj divorcit 402

Humbja e një prindi 404

xiii

ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

Nënat e punësuara 405• Qendrat ditore dhe marrëdhëniet nënë-fëmijë 406• Qendrat ditore dhe mosha e fëmijëve 406

Dhuna dhe fëmijët 406• Prindër të dhunshëm 406• Fëmijët e abuzuar 407• Faktorë të dhunës ndaj fëmijës 408• Çfarë të bëjmë kur të arrijmë kulmin e nervave 408• Si të mbrojmë fëmijet nga të gjitha llojet e abuzimeve 409

Loja si terapi 412Fëmijët me nevoja të veçanta - disa këshilla 413Televizori dhe prindërit 415Spitali, prindërit dhe fëmijët 418

II. Duke u rritur 422Kurbat e rritjes 422Vaksinat dhe kalendari i vaksinimit të fëmijëve 423

III. Një përmbledhje e sëmundjeve të fëmijëve 430Hyrje – Kujdesi për fëmijën e sëmurë 430Sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë 437

Diarreja 438Të vjellat e fëmijës 341Kapsllëku 441Infeksioni i zorrëve dhe stomakut 443Dhimbjet e barkut 443Përdredhja e zorrëve 445Apendisiti 445Si të dallojmë lloje të ndryshme dhimbjesh? 446

Sëmundjet ngjitëse të fëmijërisë 447Fruthi 447Shytat 449Lija e dhenve 449Rubeola 451Kolla e mirë/kolla e keqe 451Skarlatina 453Hepatiti 453Gripi 454Të ftohtit e zakonshëm 455

xiv

PËRMBAJTJA

Tabela e sëmundjeve 455Sëmundjet e veshit 460

Veshët me dyllë 460Infeksioni i veshit të jashtëm 461Infeksioni i veshit të mesëm 461Veshi ngjitës 462

Infeksionet e fytit 463Dhimbja e fytit 463Bajamet 463

Kolla dhe infeksionet e kraharorit 465Kolla 465Laringiti 465Bronkitet dhe bronkiolitet 466Pneumonia 467Azma 468

Pickimet 469Pickimet e gjarprit, akrepit, merimangës 470

Parazitët e zorrëve 471Oksiuret 471Askaridet 471

Anemia 472Konvulsionet 473Sëmundjet e hundës 474

Hundët e bllokuara apo që rrjedhin 474Rrjedhja e gjakut nga hundët 474Sinoziti 475

Sëmundjet e syve 475Infeksioni i qerpikëve 475Infeksioni i membranës që mbulon kokërdhokët e syrit (konjuktivit) 476Byci 476Sytë e vëngër/strabizmi 476

Sëmundjet e gojës 477Dhimbjet e dhëmbëve 477Plagët e hapura të gojës (ulçerat) 477

Gjëndrat 478Gjëndrat limfatike 479Gjëndrat e fryra 479

Lëkura 479

xv

Lëkura e plasaritur 479Enjtjet 480Puçrrat/çibanët/forunkulat 480Herpes simpleksi 481Puçrrat e vapës (vaporet) 482Ekzema foshnjore 482Dermatitet 483Irritimi i lëkurës nga nxehtësia 483

Alergjitë 484Urtikaria 484Alergjitë hundore akute 484Alergjitë hundore kronike 484Alergjia ndaj dritës (fotosensiteti) 485Pickimi nga pleshti 485

Parazitët 486Morrat 486Zgjebja 486

Djegiet e lëkurës nga dielli 487Infeksionet e rrugëve urinare 497Sëmundjet e sistemit nervor 488

Meningjiti dhe encefaliti 488Epilepsia (sëmundja e tokës) 489

IV. Ndihma e shpejtë 491Urgjencat 492Sjellja e fëmijës në vete 493Gjendja e shokut 495Bllokimi i frymëmarrjes 496Shoku elektrik 498Helmimi 498Mbytja në ujë 499Gjakrrjedhja 499Djegiet 500Dëmtimet në kokë 500Tronditja e trurit 501Dëmtimet e syrit 501Fraktura dhe ndrydhja 502Goditja nga dielli 502Hipotermia 503

xvi ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

PËRMBAJTJA xvii

Ndihma e shpejtë e përditshme 503Kafshimet nga kafshët 504Pickimet nga insektet 504Flluskat 504Të prerat dhe gërvishtjet 504Trupat e huaj në vesh 505Trupi i huaj në hundë 505Ilaçet që duhet të mbani në shtëpi 505

V. Indeks 507

xviii ARTI I RRITJES SË FËMIJËVE

Figura 1. Pozicioni që mund të mbani gjatë paralindjes 35

Figura 2. Fazat e lindjes 37

Figura 3 Sigurohuni të mos bllokoni hundën e vockël të bebit tuaj 40

Figura 4. Bebi ndihet shumë mirë në gjirin e nënës 41

Figura 5 Mbani me kujdes kokën dhe qafën 49

Figura 6 Si ta ndërrojmë panolinën 51

Figura 7 Mbajeni bebin përmbys në krahun tuaj për të lehtësuar dhimbjet e barkut (kolikat) 69

Figura 8 Përdorni gishtërinjtë për t’i krijuar bebit mundësi për frymëmarrje. Ndërpriteni thithjen ngadalë, duke vendosur gishtin tuaj tregues si në fi gurë 81

Figura 9 Pozicioni si topi i regbisë është pozicioni më i përshtatshëm 82

Figura 10 Ngrihet mbi parakrahë 82

Figura 11 Shpesh herë, për të shpëlarë shampon, mund të fërkoni kokën me një leckë të lagur 137

Figura 12 Shumica e bebeve janë shumë hezitues, madje edhe qajnë herët e para kur futen në banjë. Përpiquni ta qetësoni me fjalë të ngrohta dhe mbajeni mirë 137

Figura 13 Disa bebe mund të kapin objekte të vogla dhe ndoshta të rrezikshme, ndaj tregohuni të vëmendshëm 153

Figura 14 Një gromësitje kur fëmija mbështetet tek shpatulla jep rezultat për shumë fëmijë, por mos harroni të mbroni rrobat tuaja 164

Figura 15 Pozicioni i bebit mbështetur në prehër është i mirë për gromësitje dhe njëkohësisht shumë qetësues për fëmijë me dhimbje barku të vazhdueshme (kolika) 164

Figura 16 Edhe një i posalindur mund të vendoset në pozicion për të gromësitur, por sigurohuni që koka e tij të ketë mbështetjen e duhur 164

PASQYRA E ILUSTRIMEVE

PASQYRA E ILUSTRIMEVE

Figura 17 Përpiqet të qëndrojë drejt me një këmbë 204

Figura 18 Njeh veten në pasqyrë 207

Figura 19 Luan vetëm zakonisht 208

Figura 20 Ka interes të shikojë të tjerët kur shkojnë në tualet 212

Figura 21 Eksploron gjithçka 214

Figura 22 I pëlqen lundrimi 228

Figura 23 Mban lapsin me tre gishta 228

Figura 24 Mund t’u lexojë të tjerëve për t’u shpjeguar fi gurat 229

Figura 25 Mësojini ngjyrat 232

Figura 26 Uluni për të ngrënë së bashku vaktet e bukës 241

Figura 27 Përfshijeni fëmijën në gatimin e ushqimeve 248

Figura 28 Refuzon të përdorë uturakun 249

Figura 29 Lodra që nxisin krijimtarinë dhe imagjinatën 252

Figura 30 Djemtë, vajzat dhe identiteti gjinor 256

Figura 31 Lërini djemtë dhe vajzat të provojnë të gjitha aktivitetet 260

Figura 32 Muzika ndihmon në zhvillimin e shëndetshëm 261

Figura 33 Shpërthimet e zemërimit dhe fëmija 277

Figura 34 Karrige sigurie me fytyrë përpara 294

Figura 35 Frymëmarrja artifi ciale për foshnjat 493

Figura 36 Hapini rrugët e frymëmarrjes (njëlloj si tek foshnjat) 494

Figura 37 Masazhi i zemrës tek foshnjat 495

Figura 38 Goditje në shpinë. Goditjet në kraharor 497

Figura 39 Goditje në shpinë. Goditje nga përpara 497

Figura 40 Shoku elektrik 499

xix

1

Pjesa I

SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

2 1Kujdesi para lindjes

KËSHILLIMI PARA MBETJES SHTATZËNË

Mbarëvajtja e shtatzanisë varet nga shëndeti para saj, pran-

daj këshillimi para se të mbeteni shtatzënë, është pjesë e rëndë-sishme e kujdesit para lindjes. Ky lloj këshillimi i jep përparësi gjithashtu shtatzanive të planifi-

Urime! Ju keni vendosur të bëni një fëmijë. Që ky fëmijë të jetë sa më i shëndetshëm, ju duhet të filloni të kujdeseni menjëherë për të dhe

për veten tuaj. Kujdesi për një jetë të re fillon që tani.Kujdesi para lindjes nënkupton këshillimin, ndjekjen dhe trajtimin tuaj gjatë shtatzanisë, deri në fillimin e aktivitetit të lindjes.

Objekti i kujdesit para lindjes është që të sigurojë ju dhe çdo grua shtatzë-në se shtatzania do të përfundojë me lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe pa dëmtuar shëndetin e nënës.

Kontrolli i kujdesshëm para lindjes ju ndihmon të ruani shëndetin gjatë shtatzanisë, zbulon në kohë dhe bën të mundur trajtimin e patologjive dhe krijon kushtet për lindjen e një fëmije të shëndetshëm dhe në kohën e duhur. Kjo bën të mundur gjithashtu dërgimin tuaj në qendra më të spe-cializuara, në rast se keni probleme.Shtatzania është një ngjarje fiziologjike, e natyrshme në jetën tuaj, por në 5-20% të rasteve mund të ndërlikohet me procese patologjike, të cilat rrezikojnë shëndetin tuaj apo të fëmijës.

kuara. Ai merr rëndësi të veçantë, sepse zbulon në kohë rastet të cilat duhen trajtuar që herët, sikurse janë ato me diabet mellitus, hipertension, apo sëmundje të tjera metabolike apo të trashëguara. Në mënyrë të përmbledhur këshillimi para kon-ceptimit përbëhet nga:• Identifi kimi i rreziqeve të mund-

shme, nëpërmjet historisë ripro-dhuese dhe mjekësore familjare,

3KUJDESI PARA LINDJES

gjendjes së ushqyerjes, eks-pozimit ndaj ilaçeve, helmeve dhe problemeve sociale, për çdo grua që mendon të mbetet shtatzënë.

• Identifikimi i sëmundjeve ek-zistuese dhe gjetja e rrugëve për të parandaluar problemet qe rrjedhin prej tyre.

• Përcaktimi i gjendjes gjenetike të çiftit.

• Diskutimi i gjendjes së imu-nizimit (vaksinimet që keni bërë deri tani).

• Kryerja e analizave të ndry-shme, të cilat mund të jenë të nevojshme për gjendjen tuaj tani.

• Këshillimi mbi ushqyerjen, mbipeshën apo nënpeshën.

• Diskutimi mbi gjendjen sociale dhe financiare.

• Vlerësimi i kujdesit para lind-jes dhe përparësitë që ai ofron përgjatë shtatzanisë, lindjes dhe periudhës së lehonisë.

QËLLIMET DHE PARIMET E NJË KONTROLLI DHE KUJDESI PARA LINDJES

Qëllimi i kontrollit të mirë gjatë shtatzanisë është të sigurojë

shëndetin tuaj dhe të ruajë bebin të shëndoshë deri në lindje. Kjo mund të arrihet nëpërmjet hapave të mëposhtëm:1. Kontrolli para lindjes duhet t’i

nënshtrohet rregullave të cak-

tuara dhe planit individual për çdo nënë të ardhshme.

2. Gjatë shtatzanisë duhet të bëhen disa vizita dhe këto të realizo-hen nga një personel i kualifi-kuar.

3. Gjatë këtyre vizitave duhet të diagnostikohen problemet e mundshme dhe faktorët e rrezi-kut për ju dhe bebin.

4. Duhet të vlerësohet me kujdes mirëqenia e bebit.

5. Gjatë kësaj periudhe duhet të si-gurohet edhe një edukim i vazh-dueshëm shëndetësor për ju si nënë e ardhshme.

Mos harroni se vizitat para lindjes janë shumë të rëndësishme dhe se kontrolli juaj dhe i bebit, sado i rrallë, eshtë gjithmonë më mirë se sa të mos vizitoheni fare.

VIZITA E PARË

Vizita e parë duhet të kry-het sapo të dyshoni se jeni

shtatzënë. Vizita e parë para lindjes nënkupton takimin tuaj të parë me shërbimet dhe personelin shënde-tësor, të cilët duhet t’ju shërbejnë gjatë shtatzanisë.

Në çfarë moshe të shtatzanisë duhet të kryhet vizita e parë?Sa më herët që të jetë e mun-dur, sapo të mungojnë periodat (që ndryshe ju i quani: zakonet, cikli menstrual ose menstruacio-

4 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

net), sidomos kur i keni pasur të rregullta. Duhet të keni parasysh se llogaritja e moshës së shtatza-nisë bëhet duke u nisur nga dita e parë e periodave të fundit. Ju duhet të regjistroheni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetë-sore (konsultore), për të siguruar kujdesin dhe kontrollin për veten tuaj gjatë gjithë shtatzanisë.

Cilat janë qëllimet e vizitës së parë para lindjes?1. Të nxirret në pah një histori e

hollësishme familjare dhe per-sonale.

2. Të bëhet një vizitë e hollë-sishme fizike e të gjitha siste-meve të organizmit.

3. Të përcaktohet saktë mosha e shtatzanisë dhe dita e parashi-kuar për lindje.

4. Të bëhen analizat bazë labo-ratorike (gjendja e tanishme e numrit të rruazave të kuqe të gjakut, grupi i gjakut dhe Rhezusi, gjendja e veshkave, nëpërmjet analizës së urinës, pastërtia vaginale etj.).

5. Të raportohen në maternitet gratë, shtatzania e të cilave paraqet rrezik të lartë.

VLERAT E HISTORISË

Një histori e plotë do të përmbajë:1. Çdo të dhënë në lidhje me shtat-

zanitë e mëparshme.2. Historinë e shtatzanisë së tani-

shme.3. Historinë e plotë shëndetësore

individuale.4. Të dhëna për ilaçet e mundshme

që merrni, apo për alergjitë që mund të keni.

5. Historinë shëndetësore familja-re.

6. Gjendjen social-ekonomike të familjes ku jetoni.

Çfarë është e rëndësishme të dihet për shtatzanitë e mëparshme?1. Përcaktimi i numrit total të shtat-zanive (lindje, aborte apo shtatzani jashtë mitrës). Ky informacion mund të japë të dhëna të rëndë-sishme, si për shembull:• Nëse keni lindur më shumë se

pesë fëmijë, duhet të dërgoheni në spital për të lindur sepse në momentin e lindjes mund të pa-raqiten rreziqe, si hemorragjia.

• Nëse keni bërë më shumë se tre aborte gjate tremujorit të parë të shtatzanisë, kjo flet për mundësi-në e anomalive të trashëguara të çiftit. Abortet e bëra gjatë tremu-jorit të dytë flasin për pamundësi të mbajtjes së shtatzanisë nga dëmtime të lindura apo të fituara të qafës së mitrës.

• Nëse ka pasur më parë një shtat-zani jashtë mitrës, duhet të sigu-roheni që shtatzania e tanishme është brenda mitrës.

2. Pesha e bebeve të lindura më parë, mosha e shtatzanisë në lind-

5KUJDESI PARA LINDJES

jet e mëparshme, mënyra e lind-jeve të mëparshme sipas radhës si dhe të gjitha vdekjet e bebeve para apo pas lindjes. Personeli shënde-tësor duhet të dijë:• Nëse keni pasur lindje fëmijësh

me peshë të vogël (hipotrofe), që të kërkohet shkaku.

• Nëse keni lindur fëmijë të tjerë para kohe, për të marrë masat në kohën e duhur, që këtë herë të mos ndodhë.

• Nëse keni lindur bebe me peshë mbi 4 kg, gjë e cila mund të sugjerojë një diabet tuajin dhe vështirësi në lindje.

• Mënyrën e lindjeve të mëpar-shme: nëse keni lindur me for-ceps apo me vacuum (lindje me aparat ku kërkohet ndërhyrja e mjekut) duhet të dërgoheni në një qendër të specializuar, nëse keni lindur më parë me opera-cion, duhet të gjendet shkaku përse është bërë dhe të vendoset për mënyrën e lindjes në fund të shtatzanisë së tanishme.

• Nëse ka pasur një apo më shumë vdekje të bebeve gjatë lindjes, keto ju vendosin në një shkallë të lartë rreziku për lindjen e tani-shme. Duhen bërë përpjekjet për të gjetur shkaqet e vdekjeve të shkuara, të gjenden faktorët të cilët mund të ndikojnë edhe në shtatzaninë e tanishme. Nëse nuk gjenden shkaqe, rreziku i përsëritjes është i lartë.

3. Problemet e mëparshme gjatë

aktivitetit të lindjes si dhe tensioni i lartë në shtatzanitë e mëparshme.• Nëse keni pasur tension të lartë

gjatë shtatzanive të mëparshme, ju duhet të kontrolloheni më shpesh se numri i rekomanduar i vizitave dhe sapo te shfaqni një problem, (sado të vogël në dukje) të dërgoheni në një qendër të specializuar. I njëjti qëndrim mbahet edhe në rastet kur keni pasur hemoragji vaginale para se të lindnit.

• Duhet të sigurohemi për mbarë-vajtjen e fazës së parë të aktivi-tetit të lindjes dhe të fazës së fun-dit të tij, si dhe për mbarëvajtjen e periudhës placentare, hemora-gjitë e mundshme, apo kyretazh (pastrim i hapësirës së mitrës me kyretë) mbas lindjes.

Të gjitha këto duhet të dihen, sepse problemet në shtatzanitë e mëparshme kanë shumë mundësi të ripërsëriten edhe në shtatzaninë e tanishme. Pra e thënë më qartë, kur keni bërë një ose më shumë herë lindje para kohe, jeni në rrezik të lartë për ta bërë përsëri.

Për çfarë do të pyeteni në marr-jen e anamnezës së shtatzanisë?• Pyetja e parë që do t’ju bëhet kur

dyshoni se jeni shtatzënë dhe shkoni të kontrolloheni, është se kur ka qenë dita e parë e peri-odave të fundit, në mënyrë që të saktësohet mosha e shtatzanisë dhe të përcaktohet data e përafërt

6 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

e lindjes.• Kërkohen probleme të ndryshme

mjekësore që mund të keni pa-sur në fillim të shtatzanisë si: së-mundje me temperaturë të lartë, shenja të infeksionit urinar apo çfarëdolloj hemorragjie vaginale.

• Kujdes i duhet kushtuar shenjave të vogla që mund të keni gjatë kësaj shtatzanie si: të përziera apo të vjella, dhimbje stomaku apo kapsllëk, fryrje të kyçeve të këmbëve ose duarve.

• Do të pyeteni nëse shtatzania është e planifikuar dhe e dëshiruar apo jo dhe nëse keni pasur ndonjë periudhë infertiliteti (pra jeni përpjekur të mbeteni shtatzënë, por nuk keni arritur), prej sa vjetësh jeni e martuar dhe sa kohë ka që dëshironi një fëmijë.

Përse është e rëndësishme histo-ria e kaluar mjekësore?Disa gjendje shëndetësore mund të përkeqësohen gjatë shtatzanisë, për shembull nëse keni sëmundje të zemrës, mund të rëndoheni gjatë shtatzanisë, apo një tension i lartë mund të çojë deri në atë që në gjuhën mjekësore quhet pre-eklampsi apo eklampsi, gjë që do të thotë gjendje shumë e rrezik-shme për jetën tuaj.

Prandaj ju do të pyeteni nëse keni pasur ndonjëherë ndonjë nga prob-lemet e mëposhtme:• Tension të lartë.• Diabet.

• Sëmundje reumatizmale apo së-mundje të tjera të zemrës.

• Epilepsi (sëmundje toke).• Astmë.• Tuberkuloz.• Sëmundje psikike.• Sëmundje të tjera të përgjith-

shme.

Përse është e rëndësishme pyetja për ilaçet e marra apo alergjitë?Sepse nëpërmjet marrjes së ila-çeve të përdorura nga ju kuptohen sëmundjet që keni kaluar, nëse nuk kanë dalë në pah deri në atë moment; gjithashtu, disa ilaçe janë mjaft të dëmshme për bebin dhe mund të rrezikojnë edhe jetën e tij.

Edhe alergjitë janë të rëndësishme sepse në rast se do të jepen ila-çe, mjeku duhet të jetë i sigurt që ato nuk shkaktojnë alergji, të cilat rrezikojnë jetën tuaj.

Cilat janë operacionet e kryera më parë, të cilat duhet t’i trego-hen patjetër mjekut?Operacionet e kryera në aparatin gjenital si: lindje të mëparshme me operacion, heqja e mishit të huaj në mitër, ndërhyrje të kry-era në qafën e mitrës, riparimet e rrugëve të komunikimit uro-gjenital, ndërhyrjet kirurgjikale në zemër, të cilat kërkojnë medoemos edhe asistencën e mjekut special-ist të zemrës në çdo hap të shtatza-nisë, deri mbas lindjes.

7KUJDESI PARA LINDJES

Përse është e rëndësishme histo-ria familjare?Në rastet kur keni familjarë me së-mundje si diabeti apo hipertensio-ni, kur keni në familje lindje me dy ose më shumë fëmijë njëherësh (binjakë ose trinjakë), kur keni raste që kanë kaluar hemorragji të rëndë mbas lindjes, apo persona me prapambetje mendore, rritet mjaft rreziku i shtatzanisë për ju dhe fëmijën.

Përse informacioni për gjendjen tuaj social-ekonomike është i rëndësishëm?• Sepse nëse pini duhan apo alkool,

bebi mund të lindë i vogël për moshën e shtatzanisë dhe me keqformime.

• Sepse nëse ju kanë braktisur, keni nevojë për ndihmë të veçantë të organizmave përkatëse për veten dhe për bebin.

• Sepse gjendja e keqe ekonomike rrit rrezikun për tuberkuloz, kequshqyerja rrit rrezikun për lindjen e një fëmijë të vogël në peshë dhe keqtrajtimi fizik shkakton lindje para kohe apo trauma të tjera obstetrikale, si shkëputja para kohe e placentës.

VIZITA FIZIKE

Ku përqendrohet vëmendja gjatë vizitës fizike?Pamja juaj e përgjithshme ka një

rëndësi të madhe, si tregues i gjen-djes së saj shëndetësoreVizitohen me kujdes sistemet dhe organet e mëposhtme: • Gjëndra tiroide• Gjoksi• Aparati i frymëmarrjes• Aparati i qarkullimit të gjakut

dhe zemra• Organet që gjenden në bark• Organet e jashtme dhe të brend-

shme seksuale.

Çfarë shihet në gjendrën tiroide?Nëse është e zmadhuar, duhet të referoheni tek mjeku specialist për ekzaminime të mëtejshme dhe e gjithë ndjekja e shtatzanisë duhet të bëhet nga ekipi, i përbërë nga gjinekologu dhe endokrinologu.

Çfarë është e rëndësishme në vizitën e gjinjve?• Thumbat e gjinjve, të cilat

nëqoftëse janë të futur nga bren-da duhet të përpunohen gjatë shtatzanisë për t’u përgatitur për ushqyerjen me gji të bebit.

• Shihet nëse ka masa të forta në gji apo rrjedhje të tij, të cilat kërkojnë pastaj kontrolle të më-tejshme.

• Gjatë takimeve me personelin mjekësor, ju do të nxiteni të ush-qeni me gji fëmijën tuaj, do t’ju bëhen të ditura avantazhet e tij, në krahasim me çfarëdolloj ush-qimi tjetër artificial.

8 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Si përgatitet gjiri për ushqyerjen me gji?Përgatitja e gjirit për ushqyerjen me gji të fëmijës duhet të fillojë gjatë muajit të fundit të shtatza-nisë dhe jo më parë, sepse mund të fillojë aktiviteti i lindjes para kohe. Kjo përgatitje bëhet me anë të masazhimit të thumbave të gjirit dhe pastaj të gjithë gjirit, gjë e cila shton qarkullimin e gjakut në gji dhe ndihmon lëvizjen e qumështit në kanalet e tij. Në të njëjtën kohë ndreqen disa anomali të thumbit të gjirit, (kur ai është i futur brenda), të cilat pengojnë më vonë ushqy-erjen e bebit, sepse ai nuk e kap dot gjirin.

Masazhi i gjirit realizohet duke e kapur gjirin me të dy duart, gishtat e mëdhenj qëndrojnë në pjesën e sipërme të gjirit, kurse pjesa tjetër e dorës (pëllëmba) mban pjesën e poshtme të tij. Në vazhdim të dy duart rrëshqasin ngadalë drejt thumbit të gjirit. Kjo procedurë kryhet 10 deri në 15 herë për se-cilin gji.

Ndërsa rrotullimi i thithit bëhet duke e kapur me delikatesë atë me gishtin e madh dhe tregues dhe duke e rrotulluar (një herë në drej-tim të akrepave të orës dhe një herë në drejtim të kundërt me to), duke e mbajtur gjithmonë thithin midis dy gishtave. Një procedurë e tillë bëhet 30 sekonda për secilin thith të gjirit. Kjo ndihmon që thithi të

zmadhohet dhe të forcohet dhe të përgatitet kështu për ushqyerjen e ardhshme me gji, si dhe të mbro-het thithi nga dëmtimet apo çarjet që mund të ndodhin më pas, gjatë ushqyerjes me gji.

Çfarë është e rëndësishme për t’u vizituar në aparatin e frymëmarr-jes dhe në zemër?1. Zakonisht gjatë kësaj vizite

ju zhvisheni nga mesi e sipër dhe personeli shëndetësor vro-jton shenjat e mëposhtme: de-formime të kafazit të kraharor-it, anomali të shtyllës kurrizore, vështirësi në frymëmarrje.

2. Duhet të matet tensioni arterial dhe pulsi.

3. Dëgjohen me stetoskop rrahjet e zemrës dhe mushkëritë, me qëllim diagnostikimin e zhur-mave në zemër dhe në mush-këri. Nëse këto zhurma janë të pranishme, ju do të referoheni në qendra më të specializuara për këto probleme.

Si vizitohet barku në vizitën e parë?Para kësaj vizite ju duhet të keni boshatisur fshikëzën e urinës, të jeni e shtrirë në kurriz dhe me jastëk nën kokë. Shenjat që kërkohen janë:• Shtresa të tepruara dhjami.• Prania e shenjave, cikatrierve

(ndërhyrje kirurgjikale të mëpar-shme).

• Forma dhe përmasat e mitrës.

9KUJDESI PARA LINDJES

• Keqformime të tjera të dukshme.• Kontrollohet barku me dorë për

përmasat dhe ndjeshmërinë e mëlçisë, shpretkës, veshkave, si dhe nëse ka masa të tjera të papërcaktuara mirë në hapësirën e barkut.

Si vizitohet mitra gjatë vizitës së parë?Mitra preket nëpërmjet murit të barkut dhe kjo gje bëhet për të përcaktuar formën, madhësinë dhe fortësinë e saj. Duhet pasur para-sysh se ky veprim mund të bëhet vetëm kur paraqiteni për kontroll mbas javës së 13-të të shtatzanisë, që do të thotë mbas muajit të tretë. Gjithashtu në këto momente shihet nëse mitra mund të ketë masa jo normale, si miomat, të cilat kanë tendencë të rriten gjatë shtatzanisë dhe mund të shkaktojnë abort, lindje para kohe, apo dhimbje të forta të barkut.

Çfarë duhet parë në organet e jasht-me dhe të brendshme seksuale?1. Shenja të sëmundjeve seksua-

lisht të transmetueshme, të cilat shpesh duken me sy të lirë, nga prania e “plagëve” apo rrje- dhjeve karakteristike.

2. Dëmtime të qafës së mitrës nga ndërhyrje të mëparshme, apo nga fillimi i një procesi tu-moral. Për të përjashtuar këtë të fundit është mirë të merret një Pap-test që në vizitën e parë.

3. Shihet nëse qafa e mitrës është

e hapur apo jo.4. Gjatë vizitës vaginale me dy

duar (bimanuale), shihet qartë madhësia e mitrës në raport me moshën e shtatzanisë si dhe përjashtohen masat e mund-shme në vezore.

PËRCAKTIMI I MOSHËS SË SHTATZANISË

Për të përcaktuar sa më saktë moshën e shtatzanisë dhe datën

e parashikuar të lindjes, duhet të përdoren të gjitha informacionet në dispozicion:• Dita e parë e periodave të fundit• Përmasat e mitrës gjatë vizitës

nga barku dhe asaj vaginale.• Matja e gjatësisë nga fundi i mi-

trës deri në mes të kockës pu-bike.

• Matja e përmasave të bebit me anë të ekografisë (që në gjuhën popullore quhet “eko”).

• Rezultatet e vizitave ekografike.

Mosha e shtatzanisë vlerësohet duke u nisur nga dita e parë e peri-odave të fundit, atëhere kur kemi të bëjmë me cikle të rregullta men-struale dhe kjo ditë është e sigurt.

Kur do të lindë fëmija?Një shtatzani normale zgjat 40 javë, nga dita e parë e periodave të fundit. 40 javë janë dhjetë muaj hënorë ose nëntë muaj kalendarike. Nëqoftëse e mbani mend mirë

10 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

ditën e parë të periodave të fundit dhe keni pasur një cikël të rregullt, bebi do të lindë normalisht pas 9 muajve e 7 ditëve nga dita e parë e periodave. Një mënyrë e shkurtër për ta llogaritur është: nga dita e parë e periodave të fundit zbriten tre muaj dhe shtohen mbi të 7 ditë. Për shembull nëse periodat e fundit kanë qenë më 7 maj, muaji i pestë, zbrit tre muaj, mberrin në 7 shkurt, i cili është muaji i dytë, shtohen 7 ditë dhe data e mundshme e lindjes rezulton 14 shkurt.

Si mundet që madhësia e mitrës të ndihmojë në përcaktimin e moshës së shtatzanisë?1. Deri në javën e 12-të, që do të

thotë tre muajshe, përmasat e mitrës janë të tilla që nuk da- llohen nga barku, vetëm me vizitën gjinekologjike te mjekut ose personelit shendetësor. Ajo që ndihmon më shumë, sido-mos në rast paqartësie, është ekografia.

2. Nga java 13-të deri në javën e 24-t të shtatzanisë, që do të thotë muaji i gjashtë, mitra preket mirë nga barku dhe për-caktohet me lehtësi madhësia e saj, duke matur distancën nga kocka pubike deri në fundin e mitrës.

3. Pas javës së 24-t të shtatzanisë mitra bëhet e dukshme edhe me sy të lirë, kështu që si për ju, ashtu edhe për personelin

mjekësor është më i lehtë për-caktimi i madhësinë së saj në raport me moshën e shtatza-nisë.

Përse është i rëndësishëm vlerësimi i madhësisë së mitrës?Nëqoftëse rritja e mitrës nuk për-puthet me rritjen e moshës së shtatzanisë, dyshohet për pra-pambetje të rritjes së bebit, gjë e cila shoqërohet me dëmtime të mundshme të bebit. Nëse dyshoni për diçka të tillë, duhet të drejto-heni menjëherë tek mjeku special-ist, sepse vihet në rrezik jeta ose e ardhmja e bebit. Përveç kësaj dyshohet edhe për sasi të pakët të lëngut amniotik (ujrat që rretho-jnë bebin), vdekje të bebit brenda në mitër, apo plasje para kohe të membranave.

Sa u tha më sipër ka vlerë për ras-tet kur madhësia e mitrës është më e vogël se sa duhet të ishte, në raport me moshën e shtatzanisë. Por ka raste kur kjo madhësi është më e madhe se duhet të ishte për moshën e dhënë. Në këto raste dyshohet për:• Shtatzani me shumë fëmijë (dy

ose më shumë).• Sasi të shtuar të lëngut amniotik

(ujrat që rrethojnë bebin).• Fëmijë me peshë të madhe (mbi

4 kg.).• Diabet të nënës.

11KUJDESI PARA LINDJES

PSE ËSHTË E NEVOJSHME VIZITA VAGINALE GJATË SHTATZANISË?

Vizita vaginale e kryer me dorë nga mjeku gjinekolog,

është vizita më intime që bëhet gjatë shtatzanisë. Jo të gjitha gratë shtatzëna e lejojnë me dëshirë këtë ekzaminim, sidomos në fillim të saj. Për këtë arsye një vizitë vagi-nale mund të kryhet vetëm pasi ju jeni informuar me hollësi nga mjeku për llojin e vizitës, pasi ju është marrë leje dhe ju është thënë një arsye bindëse për të bërë vizi-tën. Ju duhet ta dini që kur mjeku e kërkon këtë lloj vizite, ka një ar-sye të mjaftueshme dhe se ai i di mirë rastet kur kjo vizitë dëmton shtatzaninë.

Në kontrollin e parë vizita vagi-nale bëhet për:• Përcaktimin e diagnozës: shtat-

zani.• Vlerësimin e moshës së shtatza-

nisë.• Zbulimin e keqformimeve të

aparatit gjenital të gruas.• Vlerësimin e sekrecioneve vagi-

nale.• Vizitën e saktë të qafës së mi-

trës, e cila mund të sjellë prob-leme me rritjen e shtatzanisë.

• Mundësisht për marrjen e Pap-testit.

Në kontrollet e tjera para lindjes vizita vaginale kryhet për të:• përcaktuar gjendjen e rrezikut të

abortit.• përcaktuar rrezikun e lindjes

para kohe.• konfirmuar pamjaftueshmërinë

e qafës së mitrës për të mbajtur shtatzaninë deri në fund.

• vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës, para se të stimulohet ar-tificialisht aktiviteti i lindjes në fund të shtatzanisë.

• vlerësuar pjesën paraqitëse të bebit, para se të fillojë aktiviteti i lindjes.

• vlerësuar rrugët e lindjes.

Vizita vaginale nuk këshillohet vetëm në rastet kur keni pasur hemorragji para lindjes në shtat-zanitë e mëparshme dhe kur kanë plasur membranat dhe ka rrjedhje ujrash, para se të fillojë aktiviteti i lindjes.

VIZITAT E ZAKONSHME

Kontrollet e zakonshme gjatë shtat-zanisë janë:1. Përcaktimi i nivelit të hemo-

globinës2. Testet urinare për albuminë,

glukozë dhe infeksion (mundë-sisht mbjellje e urinës)

3. Vlerësimi i shkallës së pastër-tisë vaginale

4. Grupi i gjakut dhe faktori Rh

12 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

5. Testet serologjike për sifiliz6. Pap-testi, edhe kur qafa e mitrës

duket normale me sy të lirë7. Një vizitë ekografike, nëse ek-

ziston mundësia.

Në këtë pikë është me interes të sqarojmë që vizita ekografi ke ësh-të me rëndësi gjatë shtatzanisë, por nuk duhet tepruar. Tre vizita eko-grafi ke janë të domosdoshme dhe të mjaftueshme për nëntë muaj.

Vizita e parë duhet të bëhet gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë për të:• përcaktuar moshën e shtatzanisë• vërtetuar që shtatzania është

brenda në mitër• vërtetuar praninë e një fëmije,

apo më shumë• vërtetuar zhvillimin normal të

shtatzanisë

Vizita e dytë duhet bërë gjatë tre-mujorit të dytë dhe sidomos në ja-vën e 23-24-t të shtatzanisë për të:• vërtetuar ecjen normale të shtat-

zanisë• përjashtuar keqformimet e

mundshme të fëmijës, sepse në këtë moshë janë formuar krejtë-sisht organet e tij.

• përcaktuar vendosjen e pla-centës.

Vizita e tretë duhet bërë gjatë tremujorit të tretë për të:• përcaktuar mënyrën e vendosjes

së bebit (me kokë ose jo)

• përcaktuar një peshë të përafërt të bebit

• përcaktuar me saktësi vendosjen e placentës.

Kur një shtatzani zhvillohet nor-malisht, këto tre vizita janë të mjaftueshme. Vizita të tjera eko-grafike janë të nevojshme vetëm nëse mjeku specialist i sheh të do-mosdoshme, në varësi të situatave të cilat mund të krijohen, dhe në varësi të gjendjes tuaj dhe të be-bit.

VIZITA E DYTË PARA LINDJES

Që në vizitën e parë ju do të ftoheni nga personeli mjekë-

sor për t’u kthyer sërish në shërbi-met e kujdesit të nënës dhe fëmi-jës, për vizita të tjera dhe duhet të mbani mend që kjo është shumë e rëndësishme. Shpeshtësia e këtyre vizitave do të varet nga gjendja juaj dhe e fëmijës. Kur çdo gjë ecën normalisht, vizitat duhet të bëhen çdo muaj deri në muajin e 7-të, më tej çdo dy javë, ndërsa në muajin e nëntë çdo javë. Natyrisht në rastin e shfaqjes së problemeve nuk do të ruhet kjo shpeshtësi. Në çdo vizitë do të maten presioni i gjakut dhe pesha juaj.

Cilat janë qëllimet e vizitës së dytë para lindjes?1. Vlerësimi i vizitave të zakon-

13KUJDESI PARA LINDJES

shme të bëra mbas vizitës së parë, duke marre masa për traj-timin e problemeve që mund të dalin. Nëse niveli i hemoglobi-nës rezulton i ulur, jepet ilaçi përkatës si dhe mjekohet in-feksioni vaginal, kur vërtetohet prania e tij me mbjellje.

2. Hartimi dhe zbatimi i protoko-lleve që do ndiqen për gratë me shtatzani me rrezik të lartë.

3. Vlerësimi i ecurisë së shtatza-nisë.

4. Këshillimi për ushqyerjen, vesh-jen dhe mënyrën e jetesës.

5. Nëse Faktori Rh rezulton nega-tiv, bëhet testi i imunizimit për të vendosur pastaj protokollin e ndjekjes së mëtejshme.

Cilat janë situatat për të cilat ju duhet të vizitoheni patjetër nga mjeku specialist?• Mosha juaj më e vogël se 17 vjeç

apo më e madhe se 35 vjeç• Histori familjare për keqformime

gjenetike apo të trashëguara• Shtesë në peshë mbi 13 kg gjatë

shtatzanisë• Dobësia (në peshë)• Gjatësia nën 145 cm • Ekspozim ndaj lëndëve dëm-

tuese: radiacioni, infeksionet vi-rale apo lëndë kimike.

• Përdorimi i duhanit• Prania e vazhdueshme e fak-

torëve stresues dhe të prob-lemeve psikologjike

• Vështirësi për të mbetur shtatzënë• Keqformime të vërtetuara të mi-

trës apo të qafës së mitrës• Prania e fibromiomave të ditura

më parë, apo të diagnostikuara gjatë vizitës së parë para lindjes

• Nëse janë bërë ndërhyrje të mëparshme kirurgjikale, sido-mos në sferën gjenitale.

• Pamjaftueshmëri e qafës së mi-trës, e vërtetuar gjatë shtatzanive të mëparshme

• Fëmijë të lindur të vdekur apo që kanë vdekur menjëherë mbas lindjes, në shtatzanitë e mëpar-shme

• Lindje të shumta (mbi katër lind-je)

• Dy ose me shumë aborte të mëparshme spontane

• Lindje të mëparshme para kohe• Lindje të mëparshme të fëmijëve

të vegjël për moshën e shtatza-nisë

• Interval i shkurtër ndërmjet lind-jeve (më pak se një vit)

• Lindje të mëparshme të fëmijëve me peshë mbi 4000 gram

• Lindje të mëparshme të fëmijëve me keqformime të lindura

• Lindje të vështira të mëparshme (asfiksi e bebit në lindje)

• Tension i lartë gjatë shtatzanive të mëparshme

• Lindje të mëparshme me opera-cion apo forceps

• Ngushtim i kockave të legenit, i lindur apo i fituar

• Paraqitje jo normale të fëmijës në lindjet e mëparshme

• Shtatzani të mëparshme me shumë fëmijë

14 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

• Gjendje depresive mbas lindjeve të mëparshme

• Kur ka pasur sëmundje të diagnos-tikuara më parë të zemrës, tension të lartë, sëmundje të veshkave, të mushkërive, diabet, sëmundje të gjakut, të tiroides, epilepsi, së-mundje malinje të mëlçisë, për-dorim droge apo alkooli.

• Probleme të abuzimit fizik në familje.

• Hemorragji vaginale gjatë shtat-zanisë, pavarësisht nga ngjyra e errët apo e hapur (dyshohet për ndërprerje të shtatzanisë)

• Të vjella të shpeshta, të cilat vësh-tirësojnë gjendjen e përgjithshme

• Ankesa gjate urinimit• Dhimbje barku të çfarëdo lloj

natyre• Rrjedhje ujrash para se të fillojë

aktiviteti i lindjes• Tejkalimi i dates se parashikuar

për lindje (më shumë se një javë)

• Pakësimi i lëvizjeve të bebit (më pak se 12 lëvizje në 24 orë).

Asnjë ilaç nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë pa rekomandimin e mjekut specialist gjinekolog.

VIZITAT E RADHËS

Vizitat e radhës shpesh mund të jenë pa probleme. Më lart

kemi folur për shpeshtësinë e këtyre vizitave, të cilat duhet të respekto-hen nga ju, pavarësisht nëse ndjeni

shqetësime apo jo. Vetëm mjeku mund të thotë me siguri se gjithçka po ecën normalisht.

Gjatë vizitave të radhës, nëse vër-tetohet prania e një keqformimi të fëmijës, ju dhe pjesëtarët e tjerë të familjes duhet të informoheni me-njëherë dhe t’ju jepen mundësitë e zgjidhjes. Gjithmonë ju mbetet ju të vendosni se çfarë duhet bërë më tej.Në vizitat e tremujorit të tretë matet rregullisht (në çdo vizitë) presioni arterial, sepse kjo është periudha kur mund të shfaqen ndryshime të rrezikshme të tij dhe përcaktohet albumina në urinë, e cila flet për funksionimin e vesh-kave. Gjithashtu vlerësohet pesha juaj për shtesa të tepërta.

SI DUHET VLERËSUAR GJENDJA E BEBIT?

Rritja e bebit vlerësohet në çdo vizitë para lindjes. Deri në

javën e 12-të vërehet vetëm rritja e mitrës deri mbi kockën pubike, aq sa mund të preket edhe nga ju vetë. Nga java e 18-të deri në ja-vën e 22-të, në varësi të numrit të lindjeve, ju filloni të ndjeni lëviz-jet e fëmijës (në shtatzaninë e parë ndihen më vonë, kurse në të tjerat më herët) dhe të prekni madhësinë e mitrës, e cila arrin deri në nive-lin e kërthizës. Këto të dhëna të thjeshta ju tregojnë se fëmija po zhvillohet normalisht. Në muajin

15KUJDESI PARA LINDJES

e shtatë mund edhe të preken pjesë të vogla të bebit, si këmba apo dora nëpërmjet barkut.

Mjaft rëndësi në këtë periudhë e deri në fund ka edhe numri i lëvizjeve të bebit dhe tonusi i tyre. Kur këto lëvizje janë mbi 12 për gjithë orët që jeni zgjuar dhe ato ndihen të forta e shoqërohen ndonjëhere edhe me deformime të barkut, do të thotë që fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore. Lëvizjet e fëmijës vërtetohen nga pyetjet që ju bëhen, ose nëpërm-jet një ekografie të zgjatur deri në 20-30 minuta. Në rastet kur në të kaluarën tuaj ka pasur probleme obstetrikale, ju do të këshilloheni të shënoni në një bllok çdo lëvizje të fëmijës, mundësisht çdo ditë në tre muajt e fundit të shtatzanisë.

Rrahjet e zemrës së fëmijës janë një parametër i rëndësishëm për vlerësimin e mirëqenies së tij. Ato mund të dëgjohen nëpërmjet një stetoskopi apo fetosoni, rreth javes së 20-të të shtatzanisë e deri në fund të saj, kryesisht për-reth kërthizës. Normalisht ato janë 120-160 rrahje/minutë. Kur numri i rrahjeve është më pak se 120/minutë, kërkohet ndërhyrje e mje-kut specialist gjinekolog. Në rast se janë më shumë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ka problem për bebin, sepse varet edhe nga gjendja juaj emocionale. Sido-qoftë, duhet të jetë në vëmendje

të veçantë të mjekut. Në rastet me komplikacione të rënda, nga mjeku kërkohen vlerësime të tjera më të veçanta të gjendjes së bebit.

Ju duhet të keni parasysh që, nëse nga dita e parashikuar për lindje ka kaluar më tepër se një javë (maksimumi i tolerancës është dy javë), të drejtoheni urgjentisht tek mjeku specialist gjinekolog, sepse është një periudhë kur rrezikohet jeta e bebit.

VAKSINIMI

Rekomandimet për vaksini-met e gruas shtatzënë janë të

pjesshme dhe të paplota, për shkak të zhvillimeve të reja dhe të shpej-ta në këtë fushë. Në praktikën e deritanishme mund të thuhet se vaksinimi me vaksina virale të gjalla nuk rekomandohet në disa raste gjatë shtatzanisë (si fruthi dhe shytat) dhe i kufizuar në raste të tjera si poliomieliti, i cili u bëhet vetëm grave të ekspozuara ndaj rrezikut; po kështu edhe për ethet e verdha, vaksina u bëhet grave të cilat udhëtojnë në zonat e rrezikut. Vaksinat virale inaktive dhe ato bakteriale mund të përdoren një-lloj si nga pjesa tjetër e popullsisë. Imunoglobulinat këshillohen si parandalim pas ekspozimit ndaj rrezikut të hepatitit B, tërbimit, tetanozit, variçelës, edhe gjatë shtatzanisë.

16 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Vaksinimi ndaj tetanozit është i detyruar në mjaft vende të botës, si edhe në vendin tonë. Zakonisht bëhen dy doza imunizimi kundër tetanozit gjatë shtatzanisë, duke filluar nga tremujori i dytë i saj.

PROBLEMET E VOGLA TË SHTATZANISË

Gjatë shtatzanisë ndodhin shumë ndryshime, të cilat janë të li-

dhura me të. Është detyrë e person-elit mjekësor që merret me kujdesin para lindjes, që t’ju sqarojë për këto ndryshime të pritshme të organizmit tuaj. Tanimë organizmi juaj vihet edhe në dispozicion të fëmijës.

Konstipacioni (kapsllëku). Rritja e nivelit të progesteronit, i cili është hormoni kryesor i shtatza-nisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve, gjë e cila favorizon kapsllëkun gjatë shtatzanisë. Me avancimin e shtatzanisë rritet mitra dhe kjo pastaj shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. Ai mund të rritet edhe nga disa trajtime gjatë shtatzanisë, si për shembull nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë. Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto me kum-bulla. Nuk rekomandohen ilaçet e farmacisë. Ju duhet të shtoni ecjet në këmbë, pasi ecja vë në lëvizje

muskulturën e zorrëve.

Edemat (fryrjet) e gjymtyrëve. Me rritjen e moshës së shtatzanisë, rritet edhe mitra dhe kësisoj shtyp enët e mëdha të gjakut të cilat kalojnë nëpërmjet barkut, duke vështirësuar qarkullimin e tij. Kjo shkakton fryrje sidomos tek këm-bët, të cilat shfaqen kryesisht në fund të ditës, apo kur qëndroni për një kohë të gjatë në këmbë. Për këtë arsye këshillohet që 3-4 herë gjatë ditës të qëndroni shtrirë ose ulur, por me këmbët në nivelin e gjok-sit për 15-20 minuta, të kufizoni qendrimet për një kohë të gjatë në këmbë, dhe të mos përdorni veshje të shtrënguara, të cilat pengojnë qarkullimin e gjakut. Gjithashtu këshillohet që gjatë shtatzanisë të flini në krahun e majtë, për të liruar mëlçinë dhe enët e mëdha të gjakut, nga shtypja që ushtron mi-tra gjatë ditës. Në kundërshtim me atë që është thënë deri tani, nuk rekomandohet kufizim i marrjes së lëngjeve dhe kripërave, ato duhen marrë në sasinë e duhur.

Urthi. Është pasojë e kthimit të ushqimit nga stomaku në ezofag. Urthi që shumë gra e percepto-jnë si djegje ose dhimbje sto-maku, vjen si pasojë e shtypjes së stomakut nga mitra shtatzënë. Ai shfaqet në rreth 50% të grave shtatzëna dhe shtohet me rritjen e moshës së shtatzanisë, kur edhe volumi i mitrës rritet. Dhimbjet

17KUJDESI PARA LINDJES

janë më të shpeshta gjate natës, kur jeni shtri-rë dhe gjatë ditës kur përkuleni përpara. Këshilla më e mirë në këtë rast është që të hani shpesh dhe sasi të vogla ushqimi, të shtoni në dietë qumështin dhe të pini ujë gjatë ngrënies, sepse uji ul aciditetin e stomakut. Për ju nuk këshillohen ushqime të thata dhe pikante dhe duhet të pakësoni lëngjet e agrumeve (portokalle/li-mona), salcat e ndryshme, lëngun e domates dhe të mos pini duhan. Këshillohet gjithashtu të përdorni jastëk pak të lartë për të fjetur.

Hemorroidet (majasëlli). Ndo-dhin si pasojë e vështirësisë së kthi-mit të gjakut. Ju duhet të përdorni pomada antihemorroida-le, të kufizoni qëndrimet e zgjatu-ra në këmbë dhe ecjet e gjata, dhe të mos përdorni ushqime pikante, sepse ky lloj ushqimi i favorizon hemorroidet.

Ngërçet muskulare të këmbëve. Janë të shpeshta gjatë shtatzanisë. Vijnë si pasojë e mungesës së kal-ciumit dhe fosforit dhe si pasojë e shtypjes së nervave të fundit të kurrizit. Ju duhet të shtoni për-dorimin e ushqimeve që përmbaj-në më shumë kalcium dhe fosfor dhe në pamundësi të merrni table-ta kalciumi, nga një në ditë, që i plotësojnë nevojat tuaja ditore për kalcium. Marrja e tabletave të kal-ciumit parandalon edhe prishjen e dhëmbëve gjatë shtatzanisë.

Dhimbjet e kokës. Shtatzania sho-qërohet me ndryshime në qarkulli-min e gjakut, gjë e cila ndonjëherë shkakton dhimbje koke. Kur nuk ka shkak tjetër për dhimbjen e kokës, këshillohet qëndrimi shtrirë, veça-nërisht në krah të majtë. Nëse dhimbja e kokës ka origjinë tjetër si sinusiti (infeksion i një hapësirë të kockat e kokës, që është tamam mbi kockën e hundës) etj, trajtohet shkaku sipas rastit. Sido që të jetë, në rastin kur keni dhimbje koke, duhet të matet menjëherë presioni i gjakut, mbasi kjo mund të jetë shenja e parë e tensionit të lartë të shtatzanisë. Në rast se kjo përjash-tohet, mund të merrni pa frikë një kokërr paracetamol.

Sekrecionet vaginale. Gjatë shtat-zanisë niveli i lartë i hormoneve, favorizon ndryshimin në aciditetin vaginal dhe shtimin e sekrecione-ve vaginale. Duhet të theksojmë se shtatzania favorizon shfaqjen e kol-piteve (infeksion i qafës së mitrës) mykotike, gjë e cila kërkon trajtim specifik. Në disa raste sekrecionet vaginale mund të jenë të shtuara, por të bardha, pa ngjyrë, nuk kanë erë të keqe dhe nuk shkaktojnë kruarje. Por ka raste të tjera kur të gjitha shenjat që përmendëm më sipër janë të pranishme, dhe në këto raste rekomandohet mbjellja e sekrecioneve dhe bëhet mjekimi sipas shkaktarit dhe antibiotikut që e lufton atë.

18 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Dhimbjet e mesit janë të zakon-shme gjatë shtatzanisë. Shtimi në peshë shkakton një tërheqje shtesë mbi kurrizin tuaj. Me zmadhimin e mitrës ndryshon qendra e rëndesës se trupit, gjë e cila ju detyron të kontraktoni muskujt e shpinës për të përballuar peshën e shtuar.

Qëndrimet normale, pa sforcime, i pakësojnë dhimbjet e shpinës. Ju duhet të bëni ushtrime për mus-kujt e shpinës, që t’i çkontraktoni ato si dhe të kufizoni qëndrimet e gjata në këmbë. Duhet të kujtojmë që ndonjëherë dhimbjet e shpinës fshehin një infeksion urinar apo një rrezik për abort, prandaj nuk duhen nënvlerësuar. Kur ato vazh-dojnë, duhet t’i drejtoheni mjekut specialist gjinekolog.

Të përzierat dhe të vjellat gjatë shtatzanisë nuk dihet mirë përse shkaktohen, por mendohet se janë pasojë e mungesës së vitaminës B në gjak, ndryshimeve hormo-nale apo ndryshimit të presionit të gjakut. Ndodhin më shpesh në shtatzaninë e parë (kjo nuk do të thotë që nuk shfaqen në shtat-zanitë e tjera) dhe në tremujorin e parë të saj. Fillojnë herët në mëngjes, kur stomaku është bosh, por mund të shfaqen edhe në orë të tjera të ditës. Zakonisht zhduken mbas muajit të tretë të shtatzanisë. Nëqoftëse të vjellat do të vazhdojnë mbas muajit të tretë të shtatzanisë, duhet kërkuar për një sëmundje

tjetër, si për shembull në stomak, apo fillimin e pre-eklampsisë (sëmundja e tensionit të lartë të shtatzanisë). Ndonjëherë të vjellat janë aq të shpeshta saqë mund të dobësoheni tej mase dhe të humb-ni lëngje, dhe në këtë rast duhet të drejtoheni tek mjeku specialist gjinekolog. Këshillohet ndryshim i dietës, ushqyerje e shpeshtë dhe në sasi të pakta, përdorimi i bukës së thekur, kufizimi i ushqimeve me shumë yndyrë.

Kruarjet e lëkurës gjatë shtatza-nisë, pa shenja të tjera, vijnë si pa-sojë e ndryshimeve që ndodhin në mëlçi dhe tëmth. Ato zhduken menjëherë mbas lindjes. Ju duhet të përdorni kremra neutrale për të qetësuar kruarjen, të shtoni në di-etën ditore kalcium dhe vitamina dhe të pakësoni marrjen e yndyr-nave dhe dhjamrave.

Urinimi i shpeshtë gjatë shtat-zanisë mund të shfaqet që në fi-llim të saj dhe është një ankesë jo e rrallë e grave shtatzëna. Vjen si pasojë e dobësimit të muskulaturës së rrugëve urinare, në gjysmën e parë të shtatzanisë, dhe pasojë e shtypjes që bën mitra shtatzë-në mbi fshikëzën urinare, gjatë gjysmës së dytë të saj. Megjithatë duhet pasur parasysh që urini-mi i shpeshtë mund të jetë edhe shenjë e infeksionit urinar, i cili ndodh shpesh gjatë shtatzanisë. Kur vërtetohet infeksioni urinar,

19KUJDESI PARA LINDJES

nëpërmjet analizave të urinës, ai duhet mjekuar menjëherë, sepse është një ndër shkaqet kryesore të fillimit para kohe të aktivitetit të lindjes dhe plasjes para kohe të membranave.

Tensioni i ulët gjatë shtatzanisë është më i shpeshtë gjatë tremujorit të tretë të saj, si pasojë e shtypjes që mitra i bën enëve të mëdha të gjakut në bark. Ju duhet të qën-droni shtrirë në krahun e majtë për të shmangur shtypjen dhe si pasojë uljen e tensionit.

Vështirësia në frymëmarrje gja-të shtatzanisë fillon në tremujo-rin e parë, si pasojë e veprimit të progesteronit në qendrën e frymë-marrjes dhe në fund të shtatza-nisë vjen si pasojë e zvogëlimit të hapësirës së kafazit të kraharorit, nga shtyrja lart e diafragmës prej mitrës shtatzënë.

Lodhja dhe pagjumësia gjatë shtat-zanisë janë të zakonshme për tremujorin e tretë të saj. Lodhja është pasojë e zmadhimit të mitrës me zhvillimin e shtatzanisë, që nuk ju lejon të bëni gjumë të rehatshëm. Lëvizjet e shpeshta të fëmijës gjatë natës mund t’ju zgjojnë nga gjumi, po kështu edhe urinimet e shpeshta dhe ankthi për lindjen janë faktorë të tjerë që ju prishin gjumin dhe ju shtojnë lodhjen. Ju duhet ta dini që këto probleme janë normale gjatë shtatzanisë dhe nuk kanë nevojë

për trajtim. Nuk rekomandohet përdorimi i ilaçeve për gjumë, por një gotë çaj ose qumësht i nxehtë para gjumit bëjnë mjaft mirë. Për të shmangur urinimin e shpeshtë gjatë natës, rekomandohet të mos përdoren lëngje me shumicë para gjumit. Ju duhet të vazhdoni ak-tivitetin tuaj normal ditor dhe të përdorni disa jastëkë për të fjetur, të cilët ndihmojnë për të gjetur një pozicion më të rehatshëm.

Venat varikoze (varicet) janë zgjerim i venave, që haset më shpesh te gratë shtatzëna, si pa-sojë e vështirësisë së kthimit të gjakut në zemër. Variçet prekin më shpesh këmbët dhe vulvën (pjesën e jashtme të organeve genitale). Ju nuk duhet të qëndroni gjatë në këmbë dhe duhet të ruani peshën gjatë shtatzanisë, mbasi pesha është një ndër faktorët që ndikon në shfaqjen e variceve, dhe të qëndroni me këmbët në nivelin e kokës. Variçet mund të pakësohen nga përdorimi i “çorapeve” spe-ciale (të rekomanduara nga mjeku specialist i enëve të gjakut) dhe nga gjimnastika.

PROBLEMET E MËDHA TË SHTATZANISË

Gjatë shtatzanisë, krahas prob-lemeve të vogla, të cilat nuk

kanë nevojë për trajtim, apo traj-tohen pa u shtruar në maternitet,

20 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

ndodhin edhe probleme të mëdha, të cilat mund të rrezikojnë jetën tuaj dhe të fëmijës. Pikërisht për këto arsye ato trajtohen në mater-nitet. Këtu po përmendim vetëm disa nga problemet e mëdha të shtatzanisë, sa për t’u njohur me to. Për çdo shqetësim apo pyetje që të keni, ju tashmë e dini që duhet të kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj.

Komplikacionet madhore të shtat-zanisë janë:• Hemorragjitë e hershme të shtat-

zanisë• Abortet me ndërlikimet e tyre• Shtatzanitë jashtë mitrës• Hemorragjitë e vonshme të shtat-

zanisë• Placenta previa (vendosja e pla-

centës para qafës së mitrës)• Shkolitja para kohe e placentës • Dhimbjet e forta të barkut• Ethet me karakter të ndryshëm• Rreziku i lindjes para kohe• Anemitë e rënda• Pre-eklampsia dhe eklampsia

(sëmundjet e tensionit të lartë të shtatzanisë)

• Sëmundjet seksualisht të trans-metueshme.

ushtrimet fizike të moderuara janë të pranueshme gjatë shtatzanisë, por ju duhet të pushoni të pak-tën për 1-2 orë pas tyre. Sportet e rrezikshme dhe ushtrimet fizike të sforcuara duhet të shmangen. Ushtrimet në klasa me punonjës të specializuar dhe ushtrimet aero-bike janë gjerësisht të përdorshme dhe mjaft të dobishme gjatë shtat-zanisë. Nëse jeni mësuar me ush-trimet aerobike para shtatzanisë, mund t’i vazhdoni ato edhe gjatë saj. Mund të themi pa ngurrim se shumë probleme për ju dhe fëmi-jën gjatë shtatzanisë mund të vijnë si pasojë e një jete të ndenjur e pa lëvizje si, për shembull, tensioni i lartë gjatë shtatzanisë.

PunësimiNëse keni një punë jo të lodhshme, me pak lëvizje, mund të vazhdoni të punoni normalisht gjatë shtatza-nisë. Punësimi që kërkon aktivitet të shprehur fi zik dhe lodhje trupore, kërkon vlerësim të kujdesshëm nga mjeku i familjes dhe ai gjineko-log, për të vendosur vazhdimin e mëtejshëm. Duhet pasur parasysh që çdo grua ka gjendje shtatzanie të ndryshme dhe tolerancë të ndry-shme ndaj aktivitetit fizik.

Aktiviteti fizik rrit nevojën për oksigjen të nënës dhe rrit punën e zemrës, duke ulur në të njëjtën kohë prurjen e oksigjenit në pla-centë, për pasojë ulet oksigjeni për bebin.

KUJDESI I PËRGJITHSHËM PËR VETEN TUAJ

UshtrimetPërgjithësisht duhet të themi se

21KUJDESI PARA LINDJES

Aktualisht në Shqipëri, nuk kemi të dhëna apo studime të sakta për punësimin e grave shtatzëna, por dihet që gratë në vendin tonë edhe gjatë shtatzanisë bëjnë punë të rën-da fizike, gjë e cila mund të sjellë në përfundim tragjik të shtatza-nisë. Nga ana tjetër, studimet kanë treguar se pesha e bebeve të lindu-ra nga nëna që bëjnë punë të rënda, është deri në 400 gram më e vogël se ajo e bebeve, nënat e të cilave bëjnë punë normale, apo nuk kanë punuar fare. Kjo shpeshtësi është 20 herë më e lartë tek nënat që pu-nojnë në fushë.

Gjithashtu, nëse keni punë me qendrim të gjatë në këmbë, jeni në rrezik më të madh për lindje para kohe, se sa gratë me punë të tjera.Është mirë që t’i shmangni punët e rënda, dhe t’ju sigurohen periudha të përshtatshme pushimi gjatë ditës. Nëse keni pasur probleme dhe komplikacione gjatë shtat-zanive të mëparshme, duhet të shmangni punët fizike.

UdhëtimetUdhëtimi me tren, avion apo me makinë, nuk ka efekte të dëmshme gjatë shtatzanisë, më i dëmshëm mund të jetë largimi nga mjeku, i cili ndjek shtatzaninë. Natyrisht udhëtimet e gjata duhet të bëhen me leje të mjekut dhe mbasi të jenë marrë masat e duhura për çdo lloj problemi që mund të rezultojë gjatë udhëtimit. Çdo gjë do va-ret edhe nga mosha e shtatzanisë

në momentin e udhëtimit. Kuj-des duhet në rastet e udhëtimeve me makinë, kur rrugët nuk janë në gjendje të mirë. Në këto raste rekomandohet një shpejtesi mesa-tare dhe shmangia e sipërfaqeve të thyera (gropa etj).

BanjatGjatë shtatzanisë banjat janë më se të rekomandueshme. Vetëm në tremujorin e tretë nuk rekoma-ndohen banjat në vaskë me ujë shumë të ngrohtë, sepse mund të sjellin marrje mendsh dhe gjendje të fikëti.

VeshjaGjatë shtatzanisë rekomandohen veshje të lehta, praktike dhe të re-hatshme. Nuk duhen të përdoren veshje të shtrënguara, por sa më të lirshme, sepse pengohet qarkullimi i mirë i gjakut. Veshjet këshillohen të jenë prej pambuku, dhe rritja e masës së gjoksit, kërkon përdori-min e të brendshmeve të lirshme, me numër më të madh se më parë dhe prej pambuku, gjithashtu. Nuk këshillohen këpucë me taka të lar-ta apo të ngushta. Ato duhet të jenë sa më të rehatshme, për të mos e bërë ecjen të lodhshme.

Probleme të tretjes dhe të jashtëqitjesGjatë shtatzanisë jashtëqitja fillon të çrregullohet, si pasojë e lëshimit të muskulaturës së lëmuar, shtypjes së mitrës mbi zorrën e trashë në fillim të shtatzanisë dhe nga pjesa e paraqitur në fund të saj. Përveç

22 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

bezdisjes së shkaktuar nga kaps-llëku, kalimi i materialeve të forta fekale nëpër zorrën e trashë mund të shkaktojë çarje të dhimbshme të saj dhe të japë hemorragji nga zorra e trashë.

Nëse nuk keni pasur probleme të tilla gjatë shtatzanisë, mund ta shmangni këtë gjendje me shtimin e lëngjeve, ushtrimeve jo të rënda fizike, dhe kur është e nevojshme me laksativë (ilaç kundër kapsllë-kut) të lehtë.

Marrëdhëniet seksualeKa gjithmonë një dyshim në opini-onet e popullit se marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë aborte apo lindje para kohe. Natyrisht nëse mbas një kon-takti të tillë vërehen hemorragji vaginale apo dhimbje të forta të barkut, ky rrezik bëhet i dukshem. Në fakt, mendimi se kontaktet sek-suale gjatë shtatzanisë janë të dëm-shme për ju apo fëmijën, duhet të zhduket një herë e përgjithmonë.

Kontaktet janë të ndaluara vetëm në rastet kur rreziku për abort apo lindje para kohe është i vërtetuar nga mjeku specialist gjinekolog. Pranohet gjerësisht nga të gjithë specialistët se për gra të shën-detshme dhe shtatzani pa rrezik, marrëdhëniet seksuale nuk janë të dëmshme.

Edhe në muajt e fundit të shtatza-nisë, marrëdhëniet seksuale nuk

janë të ndaluara. Megjithë studimet e shumta, nuk është gjetur lidhje mi-dis lindjes para kohe dhe shpeshtë-sisë së kontakteve seksuale. I vetmi problem mbetet gjetja e pozicionit të duhur, sidomos në muajt e fundit të shtatzanisë.

Shpëlarjet vaginaleShpëlarjet vaginale mendohet të përdoren vetëm kur janë të do-mosdoshme, sepse shpesh mund të jenë të dëmshme, ndonjëherë edhe nga keqpërdorimi nga vetë gratë. Ato përdoren kur ka sekrecione të shtuara vaginale, të cilat tregojnë për një infeksion vaginal dhe të rekomanduara nga mjeku. Sido-qoftë nuk duhet përdorur “poire” (pompë, e cila çon material të lën-gët me presion) llastiku, dhe nuk duhet të futet kanjula (maja e kësaj pompe) më thellë se 6-7 cm brenda në vaginë.

Kujdesi për dhëmbëtMjaft protokolle të ndjekjes para lindjes përfshijnë edhe kontroll-in rutinë të dhëmbëve. Koncepti se shtatzania e rëndon prishjen e dhëmbëve, ende nuk është i vër-tetuar. E vetmja gjë që dihet me siguri është që gjatë shatzanisë ju keni më shumë nevojë për kal-cium, mungesa e të cilit mund të sjellë dëmtime të dhëmbëve.

Procedurat normale me anestezi lokale mund të kryhen gjatë shtat-zanisë pa problem, ndërsa ndërhyr-jet më të vështira të cilat kërkojnë

23KUJDESI PARA LINDJES

anestezi më të thellë, është mirë të shtyhen për tremujorin e dytë të saj. Në rastet e infeksioneve të rënda të dhëmbëve, të quajtura ab-sese, trajtimi me antibiotikë është i domosdoshëm, por ky i fundit duhet të zgjidhet në bashkëpunim me gjinekologun.

Kujdesi për gjoksin dhe barkunKujdesi për thithat e gjirit është traj-tuar edhe më sipër, edhe rëndësia e tij gjithashtu. Ndërsa përdorimi i kremrave të ndryshëm për lyerjen e gjirit apo barkut për të parandaluar striet (të çarat e lëkurës), nuk është i provuar nga asnjë studim shken-cor. Ato nuk bëjnë dëm, sidoqoftë, por janë të kushtueshme për eko-nominë e familjes. Në përgjithësi përhapja e këtyre strieve përputhet me rritjen e mitrës dhe shtesën në peshë të nënës. Këtu duhen parë edhe mundësitë e parandalimit të tyre.

Tani po diskutohet gjithnjë e më shumë se rritja e konsumit të lëngjeve nga gruaja shtatzënë, luan një rol shumë të madh në paranda-limin e strieve, madje shumë më tepër se kremrat apo vajrat nga më të kushtueshmet.

DuhaniNënat të cilat pijnë duhan gjatë shtatzanisë, lindin fëmijë me peshë më të vogël se sa pjesa tjetër e po-pullatës. Monoksidi i karbonit dhe nikotina, të cilët janë përbërësit

kryesorë në përmbajtje të duha-nit, janë shkak për efektet nega-tive tek bebi. Krahasuar me gratë të cilat nuk pijnë duhan, nëse pini, ju jeni më të rrezikuara të bëjnë aborte spontane, plasje para kohe të membranave, hemorragji gjatë tremujorit të dytë apo të tretë të shtatzanisë, si dhe prapa-mbetje të zhvillimit fizik të bebit.

AlkooliËshtë e provuar që përdorimi i alkoolit gjatë shtatzanisë është mjaft i dëmshëm dhe këshillimi para lindjes konsiston në ndalimin e plotë të tij gjatë kësaj kohe.Përbërësit e pijeve alkolike e kalojnë barrierën e placentës dhe shkojnë direkt në gjakun e e be-bit. Etanoli ka rezultuar shumë i rrezikshëm, sidomos në tremujo-rin e parë të shtatzanisë. Efektet që alkooli mund të japë tek bebi janë:• Prapambetje e zhvillimit të bebit

në bark• Keqformime të fytyrës• Çrregullime të sistemit nervor

qendrorPër fat të mirë këto efekte pushoj-në së vepruari, menjëherë sapo të ndaloni marrjen e alkoolit.

DrogaPërdorimi kronik i drogave është mjaft i rrezikshëm gjatë shtatza-nisë, sidomos për bebin dhe mirë-rritjen e tij. Vuajtja kronike brenda barkut të nënës, nënpesha, vdekjet

24 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

para lindjes, janë disa nga kom-plikacionet serioze që shkakton përdorimi i drogave dhe janë të dokumentuara mirë.

Na duhet të theksojmë gjithashtu se midis grave që përdorin narkotike, shkëmbimet e shpeshta të shirin-gave, çojnë në 50% mundësinë e infektimit të bebit nga virusi HIV (SIDA) apo hepatiti B.

KafeinaNga të gjithë specialistët rekoman-dohet kufizimi i përdorimit të kafe-inës gjatë shtatzanisë, megjithëse deri tani nuk është vënë re ndonjë veprim i dëmshëm i saj ndaj bebit.

IlaçetMe përjashtime të rralla, çfarëdo-lloj ilaçi që përdoret tek ju, e kalon placentën dhe për pasojë arrin tek bebi. Prandaj ju nuk duhet të merr-ni asnjë lloj ilaçi, pa marrë mendi-min e specialistit (gjinekologut).

LEHTËSIMI I DEPRESIONIT GJATË SHTATZANISË

Shihni më thellë brenda vetes. Shtatzania, sidomos për herë

të parë te femra, shoqërohet me ndryshime fizike dhe ngarkesa psikologjike, që duhen pasur para-sysh nga vetë ju, si dhe nga të tjerët. Qëllimi kryesor është për-gatitja psikologjike për identitetin

si nënë, apo si grua. Për arritjen e këtij qëllimi kërkohet përdorimi i një metode, e cila përfshin arsye të forta për të përballur depresionin gjatë shtatzanisë, dhe një mënyrë shumë e mirë është që të mendoni se çfarë do të fitoni pas lindjes, do të bëheni nënë.

Bëjini vetes këto pyetje:• Sa e përgatitur jeni ju për t’u

bërë nënë?• Si mendoni se do të jeni si nënë?• Si e mendoni një “nënë të mi-

rë”?

Mundohuni të kërkoni e të zbu-loni në historinë tuaj familjare. Rikujtoni e reflektoni për marrë-dhënien tuaj me nënën, për marrë-dhëniet tuaja me të afërmit dhe për marrëdhëniet tuaja në çift (mar-tesore). Të gjitha këto do të jenë pjesë e rëndësishme e përgatitjes suaj psikologjike për t’u bërë nënë. Ndonjëherë, trajtimi i depresionit pas lindjes i referohet dhimbjes së lindjes, por që mund të kapërcehet nga nëna, kur ajo e lidh atë ngush-tësisht me marrëdhënien që do të krijojë ajo më vonë me fëmijën. Depresioni pas lindjes, shpesh vjen pas depresionit të shtatza-nisë, i cili i paraprin ndryshimeve të rëndësishme që do të vijnë.

Bëjini vetes këto pyetje:• Si ka qenë apo si është marrë-

dhënia juaj me nënën tuaj? • Si do të dëshironit të ishte nëna

25KUJDESI PARA LINDJES

juaj?• A jeni trajtuar ju nga nëna juaj

ashtu sic do të kishit dëshiruar?• Cilat janë frikërat tuaja?

Merrini seriozisht nevojat tuaja. Kjo mund t’ju ndihmojë t’i paraprini nevojave tuaja si nënë. Kujdesuni për veten tuaj, duke kërkuar nga të tjerët mbështetje apo ndihmë për kryerjen e punëve të shtëpisë apo për zgjidhjen e problemeve të tjera (që kanë të bëjnë me marrëdhëniet familjare) që dalin gjatë shtatza-nisë.

Bëjini vetes këto pyetje:• Për çfarë keni nevojë që të mund

të jeni një prind i mirë për fëmi-jën tuaj?

• Çfarë do të ishit të gatshëm të sakrifikonit për të pasur një fëmijë?

USHQYERJA GJATË SHTATZANISË

Padija bën që “drama” e shëndetit gjatë shtatzanisë, aktor i së cilës

është edhe ushqimi, të zhvillohet me perde të mbyllura dhe vetëm në aktin e fundit, kur tragjedia bëhet e dukshme, do arrihet të kuptohen gabimet që janë bërë gjatë kohës së shtatzanisë.

Një ushqyerje e rregullt nënkup-ton një ushqim të ekuilibruar, të shumëllojshëm dhe që përmban të

gjitha lëndët ushqimore të domos-doshme për ruajtjen në mënyrë të përkryer të nevojave tuaja dhe të bebit brenda jush. Si rregull, gjatë shtatzanisë ju nuk keni nevojë për ndonjë dietë të veçantë (me për-jashtim të rasteve kur vuani nga ndonjë sëmundje). Megjithatë du-het thënë se disa ushqime përdo-ren më shumë se të tjerat, sepse krijesa në rritje harxhon një pjesë të konsiderueshme për nevojat e veta dhe për pasojë është i domos-doshëm plotësimi i rezervave të harxhuara. Kjo nuk do të thotë që të “ushqeheni për dy”, apo t’i kthe-ni momentet e vakteve në fiksime me dietat, tabelat dhe kaloritë.

Shtatzania nuk duhet të shkaktojë ndryshime të mëdha në sjelljen e të ushqyerit dhe nuk duhet të dety-rojë askënd të hajë diçka që nuk i pëlqen. Nëse para shtatzanisë ju keni qenë nën dieta të veçanta apo vegjetariane, duhet të këshilloheni me gjinekologun për ndryshimet e duhura.

Për arsye financiare, duhet thënë se jo të gjithë e kanë mundësinë të sigurojnë një ushqim të pasur dhe të shumëllojshëm. Megjithatë, sipas zakoneve të familjes shqip-tare një gruaje shtatzënë në shtëpi i krijohen kushte të marrë kaloritë apo llojet e nevojshme. Ndalo-het rreptësisht marrja e tabletave dobësuese gjatë shtatzanisë, sepse sjellin keqformim të bebit.

26 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Nëse ju gjatë jetës normale keni nevojë të merrni 2150 kalori për një ditë, gjatë shtatzanisë kjo rritet në + 150 kalori në tremujorin e parë dhe në + 300 për pjesën e mbetur të shtatzanisë. E thënë më thjeshtë, në tremujorin e parë ju duhen 2300 kalori, dhe në muajt e tjerë rreth 2450 kalori.

Në tre muajt e parë ju duhet të për-dorni në ditë:• 100 gr mish (300 kal) • 100 gr bukë (270 kal)• 100 gr makarona (340 kal) • 200 gr perime (160 kal)• 200 gr fruta të freskëta (180 kal)• 50 gr djathë (200 kal)

• Një gotë kos (100 kal) • Një gotë qumësht (130 kal)• 50 gr sheqer (180 kal) • 30 gr marmalatë ose reçel,

mundësisht pa sheqer (200 kal)• Vaj për gatim dhe për sallatë

(200 kal).

Përbërësit bazë të një diete ush-qimore të mirë janë proteinat, yndyrnat, sheqernat, fibrat ushqi-more, vitaminat, kripërat minerale dhe uji. Secili nga këto produkte është i domosdoshëm për jetën dhe shëndetin e çdo njeriu, në çfarëdo faze të zhvillimit që të ndodhet.

(Shihni tabelën në faqen tjetër)

27KUJDESI PARA LINDJES

Grupet e prodhimeve ushqimoreGrupi i parë (mishi, peshku dhe të tjera)• Të gjitha llojet e mishit për shembull lope, qengj, mish i grirë qoftesh,

mëlçi, mish pule dhe peshk, duke përfshirë edhe peshkun në kon-servë.

• Të gjitha llojet e bathëve të thara si për shembull fasule, thjerëza.Këto janë prodhime që përmbajnë proteina të cilësisë së lartë, hekur, sheqerna, vitaminë D, dhe vitaminat e kompleksit B.Kujdes: Konventa Europiane e Ushqimit ka ndaluar përdorimin e or-ganeve të brendshme të kafshëve për arsye sigurie.

Grupi i dytë (qumështi dhe bulmetrat)Këto janë ushqime të gatuara nga vetë nëna natyrë. I tille është qumështi, i cili është i vetmi prodhim i destinuar nga natyra për të qenë ushqimi i kafshëve (gjitarëve) dhe njeriut. Qumështi dhe të gjitha llojet e bulmetrave si djathi, gjiza, kosi, janë produkte ushqimore që përm-bajnë calcium, proteina të cilësisë së lartë dhe vitamina të grupit B.

Grupi i tretë (buka, drithërat dhe patatet)Orizi dhe grupi i produkteve ushqimore me origjinë nga drithërat, jane produkte ushqimore që përmbajnë sheqerna, proteina të cilësisë së mesme, vitamina të grupit B.Këtu hyjnë:Buka,orizi, makaronat, patatet, drithërat për mëngjesin (për shembull Cornflakes), si dhe të gjitha llojet e grurit ose thekrës.

Grupi i katërtVaji, gjalpi, dhjami dhe margarina, janë produkte që përmbajne yndyrna, veçanërisht acide yndyrore, disa lloje vitaminash (veçanërisht A dhe D)

Grupi i pestë (frutat dhe perimet)Agrumet dhe të gjitha llojet e frutave dhe të perimeve të freskëta, janë prodhime që përmbajnë disa lloje vitaminash (veçanërisht vitaminë C) dhe kripëra minerale. Për shembull:• Të gjitha llojet e perimeve të freskëta, të ngrira ose të konservuara,

për shembull karrota, spinaq, presh, bizele, speca, lakër etj.• Të gjitha llojet e perimeve që përdoren për sallatë si domate, sallatë

jeshile, kastravec.• Të gjitha llojet e frutave të freskëta ose të ngrira si mollë, banane,

portokalle, dardhë, pjepër etj.• Të gjitha llojet e frutave të thara si fiq, kajsi, stafidhe etj.• Të gjitha llojet e lëngjeve pa sheqer, të frutave (lëng frutash 100% i

pastër).

28

Fëmija mund të dëgjojë duke fi lluar nga java e 28-të e shtatzanisë (ose muaji i 7-të). Pikërisht në këtë periudhë të jetës, korja e trurit është

zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme për të njohur zërin e nënës së vet: ai nuk është më pasiv, por bashkëvepron dhe e “ndjen” se çfarë ndodh përreth (dëgjon zërat, tingujt, zhurmat, ndjen dhimbje dhe ka ndjenjën e ekuilibrit). Atëherë fl itini fëmijës, thirreni në emër (nëse se i keni vënë një emër): mos t’ju duket e çuditshme, në këtë mënyrë e nxisni inteligjencën e bebit tuaj.

(Një kuriozitet: shija e ushqimit që nëna ha gjatë kësaj periudhe do të jetë dhe shija e preferuar e fëmijës më vonë.)

Para së gjithash, duhet që gradualisht të grumbulloni sendet e dobishme dhe të shmangni mbledhjen e sendeve të padobishme dhe të panevojshme. Pastaj bëni gati vendin ku do të rrijë dhe jetojë fëmija. Së fundi, lexoni dhe mësoni përmendësh faqet e librit që flasin për ushqyerjen me gji. Mos u ndikoni nga ato që lexoni dhe shihni në çdo lloj reviste dhe reklame; gjërat që vërtet ju nevojiten janë shumë pak.

2

Çfarë duhet të dimë që para lindjes?

ÇFARË DUHET TË BLEJMË, OSE TË BËJMË GATI

Tryeza e ndërrimit të fëmijës (mundet dhe ta merrni hua tek ndo-

një shoqe që ka lindur më parë)

Karroca me të cilën do të filloni shëtitjet me bebin tuaj.

Xhepi i kangurit. Mund të për-doret sapo ka lindur fëmija dhe

29ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES

A doni ta dini sa i gjatë do të bëhet?Atëherë, bëni llogaritjet e mëposhtme:

Mblidhni gjatësinë e të 2 prindërve në cm dhe pastaj pjesëtojeni me 2:(gjatësia e babait + gjatësia e nënës) : 2 = gjatësia mesatare e prindërve.Gjatësisë mesatare të prindërve i shtohen ose i hiqen disa cm, në varësi të seksit të fëmijës, femër apo mashkull.

Për shembull fëmija që do të lindë është mashkull, atëherë:Gjatësia e përafërt e tij = gjatësia mesatare e prindërve + 6.5 cm.Megjithatë, gjatësia e tij mund të lëkundet dhe djali në këtë rast mund të jetë më i shkurtër ose më i gjatë nga ky parashikim:Gjatësia maksimale e djalit = gjatësia e përafërt e tij + 5.5 cmGjatësia minimale e djalit = gjatësia e përafërt e tij – 5.5 cm

Nëse fëmija që do të lindë është femër, atëherë:Gjatësia e përafërt e saj = gjatësia mesatare e prindërve – 6.5 cm,kurse gjatësia maksimale apo minimale do të jetë:Gjatësia maksimale e vajzës = gjatësia e përafërt e saj + 5.5 cmGjatësia minimale e vajzës = gjatësia e përafërt e saj – 5.5 cm

11 cm (kaq është diametri i kokës tek i porsalinduri), sepse përndry-she rrezikohet që koka e fëmijës të ngecë midis ndarjeve të anëve të krevatit.

Ndenjësja (kolltuku) e fëmijës kur shëtitet me makinë: mund të përdoret deri në moshën 4 vjeçare, kur fëmija rri mbrapa në makinë dhe deri në moshën 10 vjeçare, kur fëmija mbahet para. Më e sigurt është të mbahet fëmija mbrapa. Kjo karrike mund të shërbejë edhe për të shëtitur fëmijën ose për ta lënë të flejë aty, përsa kohë ia lejojnë përmasat. Ajo është e përshtatshme sepse zakonisht fëmija ndihet më i

është i dobishëm. Jo vetëm është i rehatshëm dhe thjeshton lëviz-jet e të rriturit, por mbi të gjitha përforcon lidhjen fizike të fëmijës me prindin. Mund të përdoret qysh në shëtitjen e parë që bën bebi. E vetmja gjë duhet mbajtur parasysh është se duhet të zgjidhet në për-pjesëtim me peshën e fëmijës. Ka disa modele që mund të shërbejnë për mbajtjen e fëmijëve të lindur parakohe.

Krevati i fëmijës duhet të jetë të paktën 110 cm, sepse do të shër-bejë derisa fëmija të vejë 4-5 vjeç. Anët e krevatit duhet të respekto-jnë një distancë jo më të madhe se

30 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

qetë kur mbahet në pozicionin me duar dhe këmbë të mbledhura (si ka ndenjur në bark të nënës). Ky është një pozicion në të cilin ai jo vetëm qetësohet, por edhe në të cilin harxhimi i energjive dhe i ok-sigjenit është më i ulëti.

Interfoni. Është një mjet i dobi-shëm por jo i domosdoshëm, në fillim të jetës së bebit. Ai lejon që të dëgjohen të qarat e fëmijës kur ai është në dhomë vetëm; pra lejon një kontroll me anë të zërit, të fëmijës që rri në dhomën e vet. Por përveçse fëmija sigurohet, në këtë rast ai ndihmohet në zhvilli-min psikologjik. Në fakt, si do të shohim edhe më tej, fëmija duhet të kuptojë se nëqoftëse ai do, mund të kushtëzojë mjedisin, domethë-në kur qan merret vesh se çfarë kërkon. Ai nuk e di që kur qan dhe dera është e mbyllur, nëna e vet nuk vjen se nuk e dëgjoi: kështu tek ai mund të krijohet bindja se nuk arrin të kuptohet. Për këtë ar-sye sa herë që fëmija qan, i duhet përgjigjur sipas nevojave dhe nuk duhet të lihet që të qajë.

Themi për interfonin që nuk është një mjet i domosdoshëm, sepse su-pozohet dhe në fakt kështu duhet, që nëna dhe fëmija të mos ndahen nga njeri-tjetri. Kur ka mundësi, pse duhet të lihet fëmija vetëm në dhomë? Fëmija i porsalindur e ndjen shumë mungesën e kon-taktit të ngushtë fizik dhe do të

rrijë gjithmonë ngjitur me trupin e nënës (edhe në banjë, nëna duhet të shkojë së bashku me fëmijën e vet). Të mësuarit e fëmijës të flejë vetë dhe në dhomën e vet, mund të fillojë vetëm pas muajit të gjashtë, kur fëmija ndihet i sigurt dhe ka fi tuar besim tek bota që e rrethon.

Panolinat (pampersat - pelenat me një përdorim) duhet të blihen në njëfarë sasie për t`i pasur gjith-monë gati.

Rrobat. Është mirë që të merren trup (bluzë dhe tuta bashkë) dhe që mbërthehen e zbërthehen kollaj (fëmijës nuk i pëlqen veshja dhe zhveshja – atij i pëlqen më shumë të rrijë lakuriq). Rrobat e fëmijës është mirë të jenë prej pambuku dhe jo prej leshi. Ato nuk duhet të jenë tepër të trasha, sepse fëmijët e vegjël nuk djersijnë dhe nuk e kontrollojnë dot vetvetiu tempera-turën trupore (nxehen kollaj nga veshja e trashë). Lidhur me ma-dhësinë e rrobave, kini parasysh se pesha mesatare e një fëmije është rreth 3.3 kg, gjatësia mesatare në lindje është rreth 50 cm dhe rrethi i kokës afërsisht 35 cm.

Çfarë nuk duhet të blejmë?

Rrethorja. Nuk është e këshi -llueshme, sepse nëqoftëse fëmija e përdor, në vend që të mësojë të ecë, mëson të drejtojë rrethoren, domethënë përkulet me bark për-

31ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES

para dhe ecën me majat e gishtave. Me kohë fëmija nuk e harron këtë mënyrë lëvizjeje dhe kur rritet, va-zhdon të ecë me majat e gishtave. Sterilizuesin e biberonave dhe kompletin për ushqyerjen artifi-ciale. Së pari qëllimi juaj kryesor dhe i vetëm duhet të jetë ushqyerja me gji. Sidoqoftë, nëse vërtet keni arsye të forta për të ushqyer artifi-cialisht fëmijën dhe e keni biseduar gjithçka me mjekun tuaj pediatër, përsëri nuk është e nevojshme që të bleni sterilizuesin. Biberonat, shishet, dhe çdo gjë që mund t`ju duhet për ushqyerjen artificiale, mund t’i sterilizoni në çfarëdo lloj kusie.

Biberon i rremë. Nuk është i do-mosdoshëm.

Çfarë të marrim me vete në ma-ternitet?

Duhet përgatitur një çantë me gjëra që duhet për të veshur fëmijën që sapo ka lindur: panolina, bluzat, çorapet, kapuçi prej pambuku, kë-puckat etj. Ka maternitete që nuk lejojnë veshjet personale, qoftë për nënën, qoftë dhe për fëmijën. Gjithsesi, interesohuni qysh më parë. Zakonisht në të gjitha ma-ternitetet lejohen tashmë rrobat personale. Ndonjëherë mund të merren në spital edhe çarçafë të vjetër, veçanërisht kur keni merak për pastërtinë. Normalisht do t`ju duhen 2-3 çarçafë për vete dhe të paktën 2 çarçafë të vegjël për

fëmijën tuaj. Gjithashtu do t’ju nevojitet një veshje, për çastin kur do të dilni nga materniteti.

Çfarë të bëjmë gati në shtëpi?

Këndi i ndërrimit të fëmijës. Për-gatitni një cep të shtëpisë për të vendosur tryezën e ndërrimit të fëmijës. Nuk është e thënë që pa-tjetër ta bleni, sepse mund edhe ta sajoni. Sidoqoftë në treg ka të gatshme, të formave dhe përma-save të ndryshme. Kini parasysh që afër kësaj tavoline ose në sirtarët që vetë tryeza e gatshme mund të ketë, ju duhet të mbani teshat që ju nevojiten për ndërrimin e fëmijës, mjetet e tualetit dhe të pastrimit të fëmijës. Nëse keni gjetur ose blerë një peshore për peshimin e fëmi-jës, gjejini një vend aty afër, sepse fëmijën duhet ta peshoni të zhve-shur, prandaj ju vjen për mbarë ta keni afër.

Vendi ku do t`i jepni gji fëmijës. Fëmijën mund ta vini në gji ku të doni. Por për të krijuar një at-mosferë më të këndshme, zgjidhni një kënd të shtëpisë që ju pëlqen më shumë. Është shumë e rëndë-sishme kur ushqeni me gji, që në radhë të parë ju të rehatoheni (pra zgjidhni një kolltuk, ose poltronë të rehatshme, për ta rregulluar në pjesën e shtëpisë që e keni për-zgjedhur për të ushqyer fëmijën). Ky vend duhet të jetë larg tele-fonit dhe televizorit, që të mos ju shqetësojnë.

32 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Si duhet të jetë dhoma e fëmijës?

Muret PO vendosni postera, fotografi të gëzueshme dhe shumëngjyrëshe JO letër muresh, sepse krijon lagështirë dhe mykDyshemeja PO pllaka qeramike, mermeri, linoleumi dhe dërrasë JO moket dhe tapet (po të vendosen, duhet të lahen shpesh)Perdet PO më mirë pa to; po qe se nuk bëni dot pa to, vendosni grila plastike, ose perde najloni ose pambuku (duhet të lahen shpesh) JO jo perde damasku, ose cope të trashë (du- het të lahen shpesh)Mobiljet PO çfarëdolloj materiali, por me sipërfaqe të lëmuara dhe lart nga toka, në mënyrë që dyshemeja të mund të lahet pa vështirësi JO modelet që mbështeten në tokë, ose me kashtë apo xunkthKrevati PO 110 cm i gjatë, anësoret jo më shumë se 11 cm JO i përkundshëmJastëku PO jo më shumë se 2 cm i lartë dhe me material sintetik hipoalergjik (kundër alergjive) JO i lartë, me leshÇarçafët dhe PO pambuku, ose linokuvertat JO me pendë (të patës)Batanijet PO me material sintetik JO me leshDysheku PO Të gomuara JO me lesh, apo pendë

PËRGATITJA PËR LINDJE

Lindja përbën kulmin e periu-dhës së shtatzanisë, është ku-

rorëzimi i gjithë kujdesit të treguar për nëntë muaj me radhë dhe është

momenti kur ju do të shihni fëmi-jën tuaj, të cilën e keni pritur me padurim. Ky moment nuk matet me sekonda, por me orë, nga 6 deri

33ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES

në 12 orë. Nëse ju jeni të përgati-tura, këto orë nuk do t’i përjetoni me shumë ankth. Si ta kuptoni se akti i lindjes po afron?Përvoja e çdo gruaje është e ndry-shme, por ato që presin të bëhen nëna për herë të parë janë të shqetësuara nëse do të dinë t’i njo-hin shenjat e para të aktivitetit të lindjes në kohën e duhur.

Shenjat që tregojnë se lindja është pranëGratë shtatzëna shpesh herë trem-ben kur dallojnë një si “tapë” të trashë, të perzier edhe me copëza gjaku t’u dalë nga vagina, pa bërë ndonjë sforcim dhe mund të jetë ditën ose natën. Kjo nuk ka përse t’ju trembë, por tregon se për 24 ose 48 orë do fillojë aktiviteti i vërtetë i lindjes dhe quhet “tapa mukoide”. Përveç kësaj tape, gratë shtatzëna, në ditët e fundit para lindjes kanë një ndjenjë rëndimi në fund të barkut, ndiejnë shpesh nevojën të shkojnë në tualet, uri-nojnë shpesh dhe në sasi të pakët, dhe ndodh të bëjnë gjumë të çrre-gullt. Është shumë e rëndësishme që nëna në këtë fazë të numërojë lëvizjet e bebit të saj gjatë kohës që ajo është zgjuar. Nëse këto lëvizje numërohen më pak se 12 për ko-hën që u përmend më sipër, kjo përbën shenjë alarmi dhe ju duhet t’i drejtoheni menjëherë mjekut apo mamisë që keni më pranë.

Plasja e ujraveFëmija juaj rrethohet nga një cipë brenda mitrës, e cila përmban ujë, i domosdoshëm për rritjen nor-male të bebit. Në momentin që af-rohet aktiviteti i lindjes, ky xhep ujrash çahet dhe gruaja ka rrjedhje uji nga organet seksuale, pa ndjerë kurrfarë dhimbje, madje mund të jetë në gjumë. Ky nuk është mo-ment për t’u alarmuar, por sido-qoftë duhet të vihet në dijeni mjeku (kjo shprehje ka vend kur bëhet fjalë për fundin e shtatza-nisë). Një grua mund të qëndrojë edhe 24 orë, me ujra të plasura, pa pasur kontraksione, dhe pa ndonjë rrezik, nëse përdor peceta sterile. I vetmi rrezik është mundësia e infeksionit nga poshtë-lart, gjë që mund të ndodhë në rastet kur mun-gon higjena vetjake. Pra mund të pritet deri në 24 orë, pa pasur nevojë të shtroheni ne spital, por gjithmonë kur ka mundësi të kon-taktoni me një personel shendetë-sor. Nëse kalojnë këto 24 orë dhe nuk fi llojne kontraksionet, duhet të drejtoheni menjëherë në spital dhe të kërkoni ndihmë të kualifi kuar.

KontraksionetDo t’i quajmë kontraksione dhe jo dhimbje, për t`ju dhënë idenë e mirë që këto nuk përjetohen vetëm me dhimbje. Kontraksionet mund të fillojnë si një forcim i barkut, i shoqëruar me ndjenjë rëndimi në

34

fund të tij, apo edhe me shtrën-gime të mesit. Ato perceptohen mjaft të durueshme nga gruaja dhe kanë karakteristikë që mbarojnë për disa sekonda dhe ripërsëriten çdo 20 apo 30 minuta. Ju mund ta matni vetë kohëzgjatjen e tyre dhe sa është intervali ndërmjet tyre. Në këto momente partneri apo një njeri i afërt i familjes mund t‘ju japë një ndihmë të mrekullueshme duke ju fërkuar mesin, nëse kjo gjë ju lehtëson. Mënyra e frymëmarr-jes gjithashtu mund t‘ju ndihmojë mjaft. Në fillim të kontraksionit filloni të merrni frymë thellë, rra-llë, duke marrë frymë me gojë dhe duke e nxjerrë po me gojë, ose të njëjtën gjë mund ta bëni me hundë, ka të njëjtin efekt. Kjo lloj frymë-marrjeje ndihmon në kalimin më të lehtë të kontraksionit, sepse e kalon dominancën e trurit në tjetër qendër, dhe në të njëjtën kohë i jep më shumë oksigjen bebit, i cili në momentin e kontraksionit ka më shumë nevojë për të se në çdo mo-ment tjeter.

Me kalimin e kohës kontraksio-net afrohen me njëra tjetrën, zgja-sin më shumë deri në 60 sekonda (maksimumi), muskujt e barkut forcohen më shumë, dhe percepto-hen më të dhimbshme nga gruaja. Këto kontraksione bëjnë të mun-dur hapjen e qafës së mitrës, gjë që ndodh shumë gradualisht (norma është 1cm hapje në orë) dhe janë të pavullnetshme. Sado mirë të

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

jeni përgatitur për lindjen, ndjenja se trupi juaj është përfshirë në një proces që ju nuk e kontrolloni dot vetë, mund t`ju bëjë të ndjeni frikë dhe pasiguri. Ky është momenti kur prania e partnerit ju ndihmon mjaft dhe ju bën të ndiheni më mirë. Edhe frymëmarrja e bërë në mënyrën si u përshkrua me sipër, ju ndihmon në kalimin më lehtë të kontraksionit dhe sidomos nëse edhe partneri bën të njëjtën frymë-marrje me ju.

Pozicioni që mund të mbaniJeni të lira të zgjidhni pozicionin në të cilin e ndjeni veten më ko-mode dhe ndjeni më pak dhimbje. Në fillim të kontraksioneve mund të qëndroni ulur “në bisht”, ulur në karrike, në këmbë, apo shtrirë anash. Mundeni edhe të vendosni gjunjët në krevat dhe kokën në një pirg jastëqesh. Mund të qëndroni të mbështetur te partneri dhe ai t`ju fërkojë mesin apo shpatu -llat. Pra çdo pozicion që ju bën të ndiheni mirë, është i favorshëm. Në fazën kur kontraksionet bëhen më të afërta (deri çdo një minutë), nëse ndjeni nevojën për të urinuar është mirë të shkoni në tualet, se boshatisja e fshikëzës së urinës ndihmon daljen e bebit (ose nuk e pengon atë). Ndërkohë nëse lëvizni në këmbë gjatë intervalit, kjo bën mirë për të shtyrë poshtë kokën e bebit. Gjatë kësaj faze gratë mund të jenë më të shqetësuara, të kenë ndjenjën e të vjellit dhe humor të

35ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES

Figura 1. Pozicioni që mund të mbani gjatë paralindjes.

Flisni me mjekun paraprakisht mbi mundësinë e qëndrimit të paktën pjesërisht në pozicionin vertikal gjatë lindjes: në këmbë, ecur, ose ulur (në një karrige lëkundëse ose në krahët e burrit tuaj) Studimet tregojnë se pozicionet vertikale mund të zvogëlojnë periudhën e dhimbjeve të lindjes nëpërmjet zgjerimit dhe zbritjes së fëmijës - megjthëse kjo varion nga njëra grua në tjetrën. Pozicioni i shtrirë me kurrizin poshtë jo vetëm ngadalëson procesin e dhimbjeve të lindjes, por mund të ushtrojë shtypje në enët kryesore të gjakut, duke krijuar mundësi për ndonjë rrjedhje gjaku në fetus. Në qoftë se ndiheni mirë në pozicionin shtrirë, kthehuni majtas e djathtas, duke bërë anime të legenit herë pas here.

Qëndrimi në këmbë këshillohet në procesin e fi llimit të dhimbjeve të lindjes.

Përpiquni të uleni pothuaj tërësisht në pozicion vertikal, duke u mbështetur me kurriz në krahët e ndihmësit tuaj.

36

keq. E përsëris që prania e partne-rit e lehtëson gjendjen dhe duhet të dini që kjo fazë zgjat 30 minuta ose pak më shumë. Nëse në këtë moment ndjeni nevojën për të shtyrë poshtë, mos e bëni pa marrë mendimin e mjekut. Është ai që do të vendosë kur është momenti që duhet shtyrë. Po u bë më parë se duhet, aktiviteti i lindjes mund të zgjasë më shumë.

FAZA E DYTË E LINDJES

Kjo fazë fillon kur hapja e qa-fës të mitrës ka arritur 10 cm,

ose ajo që quhet hapje e plotë. Gruaja këtë fazë e ka më të lehtë edhe pse kontraksionet janë çdo 1 minutë dhe zgjasin 60 sekonda, sepse ajo ka një ndjenjë të fortë të të shtyrit poshtë, gjë e cila shumë gra i lehtëson. E gjithë periudha është 30 minuta deri në një orë (tek gratë të cilat lindin për herë të parë). Nga ana tjetër kjo është një fazë kur gruaja e ndjen veten të nevojshme sepse duhet edhe ndi-hma e saj e vullnetshme gjatë çdo kontraksioni për të shtyrë poshtë, duke përdorur muskulaturën e bar-kut. Pozicioni që mund të merrni është ai që ju krijon mundësinë të shtyni më mirë, i cili mund të jetë në kurriz, anash apo ndenjur. Po të gjeni pozicionin e duhur dhe me ndihmën e partnerit, çdo gjë do

t´ju duket më e lehtë.

a. qafa e mitrës është holluar, por ende nuk është hapur.

b. qafa e mitrës është hapur plotë-sisht dhe koka e bebit ka filluar të shtyjë në kanalin e lindjes (vaginën).

c. Duket maja e kokës. d. Koka, pjesa më e gjerë e bebit, ka

dalë jashtë. Pjesa tjetër e lindjes do të vazhdojë qetësisht.

Momenti i shumëpritur tani është shumë pranë dhe ju shpejt do të keni mundësinë të shihni fëmijën tuaj dhe ta mbani në gji. Në këtë moment provoni një ndjenjë çliri-mi fizik dhe psikologjik të veçantë, ku gëzimi përzihet edhe me lotët.

Por lindja nuk quhet e përfunduar derisa nuk ka dalë ende placenta, e cila del disa minuta (deri në 30) mbas lindjes. Gjatë kësaj kohe ju humbisni një sasi gjaku, e cila vlerësohet nga personeli mjekë-sor deri kur do të quhet normale. Për të realizuar daljen e placentës do t´ju duhet të shtyni përsëri, këtë herë pa dhimbje, vetëm për të ndi-hmuar daljen e saj. Më pas, mbasi mjeku sigurohet që placenta ka dalë e plotë, lindja mund të konsidero-het e kryer dhe ju mund t’i gëzo-heni tërësisht fëmjës suaj, duke e vënë menjëherë në gji, në mënyrë që ai të ndiejë afërsinë e nënës deri në lëkurë.

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

37

Figura 2. Fazat e lindjes.

ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES

1.Qafa e mitrës është holluar deri diku por nuk ka fi lluar të hapet. 2. Qafa e mitrës është hapur plotësisht dhe koka e fëmijës ka fi lluar të shtypë kanalin e lindjes (vaginën). 3. Për të lejuar diametrin më të ngushtë të kokës së fëmijës të kalojë përmes legenit të nënës, bebi zakonisht kthehet dhe ndërron pozicion gjatë dhimbjeve të lindjes. 4. Koka, pjesa më e gjerë e bebit ka dalë jashtë. Pjesa tjetër e trupit del shpejt dhe pa shumë dhimbje.

38

DEPRESIONI PAS LINDJES SI TA PËRBALLOJMË?

Depresioni pas lindjes prek rreth 10% të grave për pothu-

ajse një jave pas lindjes. Meqenëse është një çrregullim i zakonshëm, vetëm gjysma e grave ndiejnë nevojën e ndihmës mjekësore. Çrregullimi shoqërohet me gjen-dje jo të mira humori dhe shpesh shoqërohet me lëvizje të tij (hu-morit). Këto ndryshime të shpesh-ta dhe të zgjatura të humorit nuk duhet të ngatërrohen me eksperi-encën e mrekullueshme të nxjerr-jes në jetë të një foshnjeje.

Çfarë e shkakton depresionin pas lindjes?Shkaqet e depresionit pas lindjes nuk janë fort të qarta, por duket se gratë janë më të ndjeshme psikologjikisht ndaj problemeve për gjatë javës dhe muajit të parë pas lindjes. Më fort këtë goditje psikologjike e përjetojnë më tepër gratë të cilat kanë një shtatzani të paplanifikuar, ato me mbështetje të ulët sociale, apo që vijnë nga familje me një prind etj. Edhe vetë këta faktorë mund të shkak-tojnë depresion, ndërsa shtatza-nia dhe lindja veprojnë si faktorë stresues shtesë. Gratë të cilat kanë pasur probleme të mëparshme psikologjike, janë më të rrezikuara.

Cilat janë shenjat e depresionit pas lindjes?Shenjat janë të ndryshme, por pagjumësia, humbja e oreksit, ndjenjat e ankthit, ataket e pani-kut (gjendje ankthi shumë e fuqi-shme) dhe aktiviteti i tepërt ose i pakët janë shumë të zakonshme. Nëna mund të ndihet e shqetësuar apo fajtore dhe mund të shprehë shqetësime të pazakonta për veten dhe për fëmijën. Përfundimisht, nëna mund të jetë e çorganizuar dhe ajo nuk mund të kujdeset për veten dhe për fëmijën.

Cilat janë mënyrat e mundshme të trajtimit për depresionin pas lindjes?Shenjat e lehta mund të mund të zhduken brenda një periudhe një javore, përmes një trajtimi mjekë-sor. Për shqetësime më të zgjatura kërkohet këshillim psikologjik, psikoterapi dhe mjekim. Mjekimi zakonisht jepet me tableta kundër depresionit, që nuk krijojnë varësi për një periu-dhë prej një jave deri në një muaj. Një numër shumë i vogël nënash kanë nevojë për një trajtim më intensiv në spital.

Mbështetje praktike: • Nëse ndjeni që nuk mund ta

përballoni “problemin”, mos u druani t’i tregoni familjes dhe miqve, mjekut tuaj apo infer-mieres që keni nevojë për ndi-hmë.

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

39ÇFARË DUHET TË DIMË QË PARA LINDJES

• Të merrni një kujdestare apo një të afërm për pak orë në ditë, që të mund t’ju ndihmojë.

• Përpiquni të mos shqetësoheni për punët e shtëpisë dhe të mos shpenzoni shumë kohë për to.

• Kërkojini bashkëshortit/part-nerit tuaj, familjes apo miqve që t’ju japin ndihmë. Shëndeti dhe mirëqenia juaj janë shume të rëndësishme.

• Duhet të përpiqeni të hani në mënyrë të balancuar, pak dhe shpesh, të pini shumë lëngje, sidomos nëse keni probleme me frymëmarrjen.

Nëse është përjetuar depresion pas lindjes së parë, a mund të ndodhë që të përsëritet?

Nëse keni kaluar një depresion pas lindjes së parë, mundësia për ta përjetuar atë përsëri është 1 në 5

raste (sipas disa studimeve). Duke qenë e informuar dhe kur e di se çfarë mund të ndihmojë për një trajtim të mirë, është më e thjeshtë të identifikosh dhe ta zgjidhësh problemin.

Shtatzania, lindja e fëmijës dhe paslindja përbëjnë një periudhë ndryshimesh të mëdha psikologjike dhe fizike te gratë. Gjatë gjithë kësaj kohe ato e kanë të nevojshme të bëjnë kujdes për veten por edhe të mbështeten nga të tjerët për të përballuar ndryshimet fizike, si dhe ato emocionale që shkaktohen nga shtatzania, lindja dhe paslind-ja, të cilat përbëjnë një ngjarje të rëndësishme të jetës së tyre.

Suksesi i mbështetjes së të tjerëve gjatë gjithë këtyre fazave varet nga kujdesi fizik dhe emocional i vazhdueshëm i gruas për veten.

40

BEBI LINDI - PO TANI?

Sapo fëmija lind, ai duhet të fshi-het me një pelenë të ngrohtë,

derisa të pihen krejtësisht ujrat dhe gjaku. Ndërkaq është prerë kordoni i kërthizës, pastaj fëmija

mbulohet me një pelenë tjetër të ngrohtë dhe vendoset mbi bark të nënës.

Sipas rastit, mundet që fëmija të vendoset mbi një tavolinë ngro-hëse të posaçme dhe pasi janë kry-

3

Lindja

Figura 3. Sigurohuni që të mos bllokoni hundën e vockël të bebit tuaj.

Çdo pozicion është i rehatshëm

41

Figura 4. Bebi ndihet shumë mirë në gjirin e nënës.

LINDJA

er veprimet e mësipërme, i jepet nënës.

Ndonjëherë mundet që të pastro-hen me anë të thithjes lëngjet e go-jës dhe të hundës të fëmijës.

Fëmija kërkon menjëherë nënën. Pak minuta pas lindjes, fëmija fi-llon të hapë gojën, sikur kërkon diçka dhe hap sytë. Njëkohësisht fillon të drejtohet për nga nëna dhe vepron kështu sepse instikti-visht kërkon nënën e vet. Kjo do të thotë që fëmija ndihet më mirë kur është afër nënës. Për këtë arsye,

kërkojini personelit që t`jua sje-llë fëmijën pranë, sapo ka lindur. Kjo është një mënyrë për ta filluar jetën ashtu si duhet!

Fëmija duhet të mbrohet nga të ftohtit. Që nga momenti që ka lin-dur dhe në vazhdim, fëmija duhet të mbrohet nga të ftohtit. Në fakt, duke qenë ende i paformuar, i por-salinduri mund të humbasë shpejt temperaturën trupore. Tempera-tura e ulët trupore, në se nuk traj-tohet, bëhet shkak jo vetëm për sëmundjeje, por edhe për dëmti-min e fëmijës. Për këtë arsye është

Bebi dhe gjiri - një dyshe perfekte për ushqyerje

Gjendra e qumështit

Areola

Gjuha

Sigurohuni që gjatë ushqyerjes bebi të ketë në gojë të gjithë aureolën (pjesa rrotull thithit) dhe jo vetëm thithin e gjirit. Vetëm në këtë mënyrë qumështi mund të thithet mirë dhe pa dhimbje.

42

thelbësore ruajtja e një tempera-ture normale trupore. Temperatura trupore mund të ruhet:(1) duke e mbajtur ngrohtë fëmijën (kontakt të drejtëpërdrejtë lëkurë me lëkurë të nënës me fëmijën, temperaturë të përshtatshme të mjedisit, veshje të ngrohta, inku-bator, ngrohës etj.). (2) duke e ushqyer, domethënë duke e vënë sa më herët që të jetë e mundur në gji, (3) duke shmangur rrymat e ajrit (hapjet dhe mbylljet e shpeshta të dyerve dhe dritareve).

Kujdesuni që bebi të mos të fusë në gojë vetëm thithin, por dhe një pjesë të të zezës së gjirit (aureolës).

Kërthiza. Një nga veprimet që bëhen në sallë të lindjes, është prer-ja e kordonit dhe kujdesi për të. Kërthiza pritet rreth 3 cm larg nga lëkura dhe pastrohet me alkol 70°. Kërthiza duhet të mbahet e thatë.

Pikat në sy. Pasi ka kaluar rreth 1 orë nga lindja, fëmijës i hidhen në sy pika të eritromicinës (kolir 1-2%), ose të tretësirës ujore të be-tadinës (2.5%). Mund të përdoret edhe pomada e teranit ose koliri i nitratit të argjentit. Pikat në sy janë një veprim që duhet të kryhet domosdoshmërisht pas lindjes së një fëmije, për të parandaluar in-feksionin e syve.

Temperatura e përshtatshme e mjedisit. Menjëherë pas lindjes,

duhet të ruhet një temperaturë e mjedisit rreth 24° C, kurse në shtëpi është e mjaftueshme një temperaturë rreth 20° C.

Fëmija me nënën nuk duhet të ndahet. Kur nuk ka ndonjë arsye të fortë, gjithmonë kërkoni ta keni fëmijën pranë. Ja se cilat janë për-parësitë kryesore të këtij veprimi:• Nëna shijon (sheh dhe prek)

frutet e mundit të saj.• Krijohet menjëherë një lidhje

midis nënës dhe fëmijës.• Nëna ngroh me trupin e vet

edhe atë të fëmijës.• Duke e vendosur në gji, nxit

prodhimin e qumështit të vet.• Fëmija ndihet mirë sepse dë-

gjon një zë që e njeh (fëmija dëgjon zërin e nënës qysh nga java e 28-të e shtatzanisë), pa- çka se pak më ndryshe.

Në orët e para pas lindjes, megji-thëse fëmija duket pak si i përgju-mur, në fakt është mjaft i vëmend-shëm ndaj asaj që ndodh përreth tij. Ky raport me mjedisin është shumë i rëndësishëm, sepse krijon dhe bazat e para të marrëdhënieve në vijim me nënën dhe babain e vet. Fëmija i porsalindur i kush-ton shumë më tepër vëmendje fy-tyrës njerëzore, ajo e tërheq më shumë. Mos mendoni se fëmija i vogël nuk sheh, nuk dëgjon, ose nuk ndjen. Ai është në gjendje të shijojë dhe të ndiejë dhimbje, aq sa pakujdesia jonë në këtë drejtim mund të ndikojë jo mirë në rritjen

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

43LINDJA

e tij dhe mënyrën sesi do ta për-ballojë stresin në të ardhmen. Por mos u fusni në siklet nga kjo: nuk është nevoja të sforcoheni apo të bëni ndonjë gjë të veçantë: shumë thjesht merreni fëmijën në krahë, përkëdheleni dhe mos lejoni të tjerët të kujdesen për të, kur keni mundësi. Edhe kur nuk mun-deni, asnjëherë larg syve tuaj (jo për dyshim, por sepse me siguri, fëmija juaj, ndihet më mirë vetëm pranë jush).

A ka nevojë i porsalinduri për të atin? Kur një fëmijë lind, vëmend-ja e të gjithëve është e përqëndruar tek ai dhe nëna. Zakonisht babai ndihet i lënë pas dore ose i përjash-tuar. Aq sa është e rëndësishme li-dhja nënë-fëmijë, po aq është edhe lidhja me babain. Shumë shpejt pas lindjes edhe babai duhet të sigurojë kontaktin fizik me fëmi-jën, domethënë kontaktin lëkurë me lëkurë. Në këtë mënyrë fëmija do të njohë erën e trupit të të atit

dhe pas disa javësh kjo erë do t’i ndjellë një gjendje qetësie dhe sigurie. Babai gjithashtu duhet t’i flasë fëmijës, në mënyrë që ai të njohë dhe të dallojë zërin e tij. Në fakt, kur ai i ka folur fëmijës që në bark të nënës, fëmija është në gjendje t’ia njohë zërin menjëherë pas lindjes. Babai duhet të përfshi-het edhe në kujdesin e përditshëm të fëmijës; ai duhet ta mbajë atë në krahë, ta ndërrojë dhe të ma-rrë pjesë në bërjen e banjës. Nëse fëmija ushqehet me gji, ai mund ta ushqejë me qumësht gjiri të shtry-dhur, të futur në një shishe të pas-truar me kujdes.

Vlerësimi me pikë sipas Apgar-it. Apgar-i, është një tregues, në bazë të disa “pikëve” që i jepen fëmijës tuaj në lindje. Kjo u përcaktohet të gjithë fëmijëve në minutën e parë dhe të pestë pas lindjes. Pikëso-hen disa shenja të rëndësishme si frymëmarrjet, rrahjet e zemrës etj. (shih tabelën).

44

Pikët që merr fëmija janë nga 0 deri në 10; pak a shumë si puna e notave të shkollës. Sa më e lartë nota, aq më e mirë është gjendja e fëmijës në lindje.

PAMJA E TË PORSALINDURIT

Thuhet se të porsalindurit janë të gjithë njëlloj. Kjo nuk është

e vërtetë. Kjo bindje krijohet për faktin sepse ata kanë disa tipare të përbashkëta dhe krejt të ndryshme nga një fëmijë më i madh.

Pesha mesatare e fëmijëve është rreth 3300 g, por meshkujt peshoj-në diçka më shumë se femrat. Nor-malisht, një fëmijë që lind në kohë të vet dhe mbi 2500 g dhe afërsisht nën 4000 g, konsiderohet i lindur me një peshë normale.

Gjatësia mesatare e një fëmije të lindur në kohë të vet, është me-satarisht rreth 50 cm. Kjo gjatësi lëkundet nga 46 – 55 cm, qoftë për femrat dhe qoftë për meshkujt.

Koka është e madhe. Nëse e vë-shtrojmë me vëmendje të porsalin-durin, bie në sy që koka duket më e madhe në raport me trupin. Në lindje, gjatësia e kokës është sa ¼ e trupit, kurse tek i rrituri ajo është sa 1/8.

Rrethi i kokës. Matja e rrethit të

kokës mund të bëhet me një metër të thjeshtë rrobaqepësi. Përmasat normale të rrethit të kokës lëkun-den midis 32 – 38 cm për fëmijën e lindur në kohë të vet, por kjo varet nga pesha trupore dhe përmasat e tjera trupore, si rrethi i barkut etj.

Fontanela. Në majë të kokës fëmija ka një të zonë të pambuluar nga kockat e kafkës, që quhet fon-tanela e përparshme. Fontanela e përparshme ka formën e një rombi dhe është me një madhësi rreth 2x2 cm. Në pjesën e pasme të kokës mund të gjendet edhe fontanela e pasme, por madhësia e saj zako-nisht është tepër e vogël.

Cefalhematoma. Disa orë pas lindjes, në disa raste, në pjesën paraqitëse të kokës formohet një gungë (fryrje), ndonjëherë me për-masa të konsiderueshme, shkaktu-ar nga dalja e gjakut jashtë enëve, që mund të jenë çarë gjatë procesit të lindjes. Gjaku i derdhur në këtë rast, nuk derdhet jashtë, siç ndodh rëndom kur për shembull presim gishtin, por grumbullohet midis kockës së kafkës dhe indeve që veshin kafkën. Duke qenë se gjaku derdhet gradualisht, për disa orë, edhe masa fillon e bëhet e duk-shme pas disa orësh. Më pas gjaku pushon së rrjedhuri, por masa për-thithet shumë më ngadalë. Për t`u përthithur duhet të kalojnë nga disa ditë, në disa javë. Kjo gjë ndodh vetvetiu, prandaj dhe nuk ka arsye të frikësohemi dhe të

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

45LINDJA

alarmohemi, edhe pse përmasat e cefalhematomës janë ndonjëherë të konsiderueshme. Nuk këshillo-het kurrsesi që të ndërhyhet për ta zbrazur cefalhematomën, sepse kështu rrezikohet jeta e bebit nga infeksionet dhe ndërlikime të tjera, ndonjëherë vdekjeprurëse. Faqet përmbajnë shumë ind dhja-mor që i jep rrumbullakësi fytyrës së të porsalindurit.

Goja • Gjuha: mbush pothuaj të gjithë

gojën dhe duket më e madhe; mos u shqetësoni, sepse është normale të jetë kështu.

• Frenulumi i gjuhës: kjo është një ”lidhëse” që lidh gjuhën me qiellzën. Shpesh herë duket më e shkurtër. Shumë mjekë këshillojnë prerjen e kësaj “li-dhëseje”. Nuk duhet prerë, sepse mund të shkaktojë prob-leme me të folurin.

• Pështyma: ende nuk prodhohet.

Fytyra është e rrumbullakët dhe nofulla e poshtme është e vogël.

Qafa është e shkurtër, si në raport me kokën, ashtu edhe me trungun.

Gjoksi është më i rrumbullakët se tek të rriturit. Perimetri i gjoksit lëviz midis 31 -35 cm. Meqenëse nga fundi i shtatzanisë, në gjakun e frutit mbërrijnë të njëjtat hor-mone, përgjegjëse për prodhimin e qumështit tek nëna, ndodh që

gjinjtë e të porsalindurit të jenë të fryra. Kjo dukuri është më e shpeshtë tek femrat, por ndodh edhe tek meshkujt. Qëllon që nga gjinjtë edhe të rrjedhë një lëng që të kujton qumështin. Sidoqoftë, gjinjtë nuk duhet të shtrydhen dhe as të ndërhyhet, sepse mund të infektohen. Janë të panevojshme dhe kompresat e ndryshme, aq më tepër ato me alkol, sepse mund “ta dehin” bebin.

Barku del mbi gjoksin dhe është i madh.

Organet seksuale (vagina) tek femra janë zakonisht mishtore dhe mund të paraqesin një lloj lëngu të bardhë, ndonjëherë të ngjyrosur në rozë, që të kujtojnë menstruacionet (quhen menstruacionet e rreme). Janë një dukuri krejt normale dhe ashtu si dhe fryrja e gjinjve shkak-tohet prej kalimit të hormoneve të nënës edhe tek fëmija.

Tek meshkujt, lafsha është e ma-dhe dhe nuk lejon që gjatë tërheqjes të duket koka e organit seksual të mashkullit. Mund të vërehen erek-sione (forcim i penisit) herë pas here dhe kjo është diçka normale. • Madhësia e penisit (organit

seksual mashkullor) në lindje është rreth 2 – 4 cm.

• Testikujt (kokrrat) duhet të kenë zbritur dhe duken në qe-sen skrotale. Në ndonjë rast ato nuk duken. Për këtë rast është

46

mirë të komunikoni me mjekun tuaj.

Duhet thënë se madhësia e penisit ose e testikujve në lindje, nuk ka lidhje me të ardhmen si mashkull të fëmijës.

Krahët dhe këmbët fëmija i mban të mbledhura. Pozicioni që mban fëmija, të kujton atë që mban në bark të nënës, ose atë që të rriturit mbajnë kur kanë dhimbje.

Lëkura • Verniksi është një lëndë e bar-

dhë që vesh fëmijën kur lind. Në bark të nënës fëmija rri në një mjedis ujor (noton në lën-gun amnial). Qëndrimi për një kohë të gjatë në një mjedis ujor shoqërohet me rrudhjen dhe rrjepjen e fëmijës. Pikë-risht verniksi, shërben si mbu-rojë dhe nuk lejon që fëmija të rrudhet dhe të ripet gjatë kohës që është në bark të nënës. Pas lindjes, nuk këshillohet që të largohet verniksi, të paktën për 24 orët e para pas lindjes, sepse ai mbron ndaj mikrobeve dhe shërben si mbrojtës i lëkurës dhe organizmit të bebit ndaj infeksioneve. Verniksi duhet të pastrohet vetëm kur lëngu amnial ka qenë i ndotur me me-konium (jashtëqitjet e fëmijës), ose me shumë gjak.

• Rreth ditës së dytë të jetës, në lëkurën e të porsalindurit mund

të shfaqen disa puçrra të vogla të kuqe, që e skuqin të gjithë lëkurën. Kjo është eritema tok-sike. Nuk ka ndonjë rëndësi dhe është diçka normale. Nuk ka pse të frikësohemi, sepse nuk është vërtet një infeksion i lëkurës.

• Një rrjepje e lehtë e lëkurës është normale tek i porsalinduri në ditët e para të jetës.

• Ndryshimet e ngjyrës ndodhin shpesh tek i porsalinduri. Lëku-ra normalisht është rozë, por mundet edhe të duket e zbehtë. Në duart dhe këmbët jo rrallë ngjyra është si vjollcë.

• Njolla me ngjyrë blu të zbehtë, ose gri. Quhen edhe “njollat mongoloide”, pasi gjenden shumë më shpesh në racën azi-atike. (Nuk kanë të bëjnë fare me Sindromën Down.) Mund të jenë pak a shumë të shtrira dhe të mëdha. Normalisht i gjejmë në kërbishte dhe në të pasmet e bebit. Në shumicën e rasteve ato zhduken vetvetiu, deri në moshën 2 vjeçare.

• Shpesh në lëkurën e të por-salindurit shfaqen disa pika të bardha sa një majë gjilpëre, që duken si perla të vogla. Zhdu-ken vetvetiu.

• Në hundë, në ballë, në faqe dhe në buzën e sipërme shfaqen disa pika me ngjyrë të bar-dhë-të verdhë, që ikin e vijnë. Këto quhen ndryshe dhe “njo-llat e qumështit”. Nuk ka pse

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

47

të shqetësohemi. Janë vetëm gjendra dhjamore më të fryra. Zhduken vetvetiu brenda disa javëve.

• Njolla me ngjyrë të kuqe, rozë apo portokalli: janë disa njolla që shfaqen në fytyrë (ballë, qe-palla), ose në qafë. Për shkak të ngjyrës quhen edhe “njollat e salmonit”, pasi ngjajnë me lëkurën e peshkut me të njëjtin emër. Nuk përbëjnë problem, sepse me kohë zhduken. Sido-qoftë, këshillohuni me mjekun tuaj.

Të dalat jashtë:• Mekoniumi. Të dalat jashtë për

herë të parë të fëmijës, quhen me emrin mekonium: janë me ngjyrë jeshile të errët, viskoze, pa erë. Normalisht zorra e fëmi-jës duhet të zbrazet në 24 orët e para pas lindjes.

• Feçet kalimtare. Me fillimin e ushqyerjes, ngjyra jeshile e err-ët e të dalave jashtë fillon të bëhet jeshile e çelët. Këto janë të dalat jashtë të periudhës ka-limtare. Fillojnë që nga dita e 3-të e jetës dhe ndonjëherë deri në ditën e 7-të. Më tej, të dalat jashtë ndryshojnë dhe do të shoqërojnë fëmijën përsa kohë ushqehet me qumësht.

Verdhëza ndodh shumë shpesh tek i porsalinduri (në 50% të të porsalindurve). Përndryshe quhet edhe ikteri fiziologjik, domethënë

normal i fëmijës. Arsyet e saj janë krejt të ndryshme nga ato të të rri-turit. Tek fëmija më i madh dhe tek i rrituri, shfaqja e verdhëzës do të thotë sëmundje, kurse tek i porsalinduri nuk është gjithmonë kështu. Tek i porsalinduri, organet ende nuk kanë arritur pjekurinë e tyre të plotë, prandaj dhe nuk funksionojnë me maksimumin e tyre. Në lindje, për shkak të disa cilësive të rruazave të kuqe, ato shkatërrohen me shumicë. Nga shkatërrimi i tyre, prodhohet një lëndë që quhet bilirubinë. Bilirubi-na e prodhuar në këtë mënyrë nuk arrin të përpunohet tërësisht nga mëlçia e bebit. Grumbullimi i bili-rubinës shoqërohet me shfaqjen e verdhëzës tek i porsalinduri.• Ikteri fiziologjik shfaqet nga

dita e 2 – 3-të e jetës dhe as-njëherë para orës së 36-të të jetës; për-ndryshe shkaku është një sëmundje.

• Verdhëza fiziologjike zhduket nga dita e 3 – 8-të e jetës, ndry-she shkaku është një sëmundje.

• Bilirubina që gjejmë me shu-micë në këtë rast, është ajo in-direkte.

Nëse bilirubina kalon disa kufij të caktuar, ajo mund të bëhet e dëm-shme për organizmin. Ikteri trajto-het me sukses me anë të një mje-kimi që quhet fototerapi (është një llambë speciale që lëshon një dritë vjollcë dhe që e kthen bilirubinën në një produkt të padëmshëm). Në rast se fototerapia është e pasuk-

LINDJA

48

sesshme, atëherë mund të kryhet një procedurë që quhet (eksan-guino-transfuzion) shkëmbim i gjakut.

Kini parasysh:• një verdhëz shumë e fortë• ndryshimi i sjelljes tek një fëmi-

jë që ka verdhëz si përgjumësi, apo ngacmueshmëri e theksuar, humbja e oreksit, dobësimi i të qarit, të dalat jashtë pa ngjyrë etj

• një verdhëz që zgjat mbi 2 javë edhe kur nuk është shumë e theksuar, janë arsye të forta për ta drejtuar fëmijën tek mjeku.

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

49

Janë disa veprime që një nënë mund t’i dijë vetvetiu (i ka mësuar që e vogël, duke parë nënën e vet, apo nëna të tjera dhe duke u kujdesur për

më të vegj-lit), por ka frikë se mos nuk i bën ashtu si duhet. Zakonisht, në maternitet por edhe në shtëpi lehona është e rrethuar ose nga personeli mjekësor ose nga njerëzit e afërt të vet. Shpesh herë janë këta persona që i ndërrojnë panolinën fëmijës, që e pastrojnë apo i rrijnë afër kur ajo e ushqen. Është mirë që të gjitha këto veprime ju të mësoni t’i bëni vetë dhe ende pa dalë nga materniteti, sepse këshillat do t’i merrni nga mjeku.

Atëherë kur do t`ju duhet të merrni një vendim, mbani gjithmonë në mend se jeni ju prindërit që merrni përgjegjësitë për rritjen e fëmijës suaj. Udhëhiquni gjithmonë nga mirëkuptimi, por mos lejoni asnjë, sidomos, gjyshet e gjyshërit, hallat dhe tezet, të vendosen midis jush dhe fëmijës suaj, me pretekstin e përvojës.

4

Kthimi në shtëpi

ÇFARË DUHET TË DISH SAPO KE SHKELUR NË SHTËPI

Si ta mbajmë në krahëSa herë që e merrni në krahë një fëmijë, është shumë e rëndësishme që t’i mbahet koka e fiksuar. Fëmi-ja nuk ka një kontroll të mirë të kokës. Lëvizjet e menjëhershme dhe të vrullshme të kokës mund të shoqërohen me dëmtimin e fëmi-

Figura 5. Mbani me kujdes kokën dhe qafën

50 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

51KTHIMI NË SHTËPI

jës. Prandaj sa herë që e merrni në krahë fëmijën, duhet t’i kaloni njërën dorë nën qafë, në mënyrë që ta mbani të mbështetur mirë kokën në duart tuaja.

AjriAjri i dhomës duhet të pastro-het 3-4 herë në ditë, prandaj dri-taret duhet të hapen të paktën 1 orë në ditë. Gjatë dimrit, mjedisi i dhomës duhet të lëngështohet. Për këtë mund të përdoren disa avullues të posaçëm elektrikë; kjo mund të realizohet edhe me mjete më të thjeshta, si për shembull peshqirë të lagur që vendosen mbi kalorifer.

Nuk këshillohet të mbahen në shtëpi lule për zbukurim, akuari-ume dhe në mënyrë të veçantë nuk

duhet të pihet duhan në dhomat e bebit. Fëmija vërtet nuk duhet të mbahet i veçuar nga bota, por edhe nuk mund të rrijë në një mjedis që ka shumë zhurmë e rrëmujë të madhe.

Si ta pastrojmë fëmijën• Fëmija duhet të ndërrohet krej-

tësisht të paktën një herë në ditë dhe duhet t’i ndërrohet panolina shpesh (i porsalinduri urinon gati çdo ½ ore pas ditës së 2-3-të të jetës).

• Panolina duhet të kontrollohet para dhe pas ushqyerjes, nëse është pis apo jo (i porsalinduri del jashtë zakonisht pas çdo ushqyerjeje)

• Fëmija duhet të ndërrohet sa herë që del jashtë.

• Fëmija duhet të lahet me ujë

Figura 6. Si ta ndërrojmë panolinën.

Pampersat janë të shpejta dhe të rehatshme për ndërrimin e fëmijëve, për sa kohë ju nuk i vendosni të ndenjurat e bebit mbi sipërfaqet ngjitëse. Sapo bebi të jetë në sipërfaqen e duhur të pampersit, thjesht kaloni pjesën e përparme të pampersit mes këmbëve të bebit dhe lidheni, duke u siguruar që ngjitëset të jenë puthitur mirë.

52

të rrjedhshëm dhe të bollshëm. Nuk janë të këshillueshme le-trat pastruese të lagura deri në fund të muajit të parë, si dhe sa herë që fëmija skuqet.

• Tek femrat kini kujdes gjatë pastrimit të fëmijës: gjithmonë lajeni fëmijën nga përpara-prapa; në fillim duhet të lahen organet seksuale, pastaj anusi (vendi nga del jashtëqitja). Kjo bëhet për të shmangur ndotjen me mikrobe dhe infeksionet e rrugëve urinare dhe vaginës.

• Duhet të pastrohen me kujdes palat e trupit (rrëza e sqetullës, palat e kofshëve), sepse mund të infektohen më lehtë.

• Fëmija mund të lahet edhe pa rënë kërthiza, por në këtë rast duhet të tregohet kujdes që ajo të thahet dhe të bëhet gjithmonë me alkol.

Pas larjes është e këshillueshme të lyhet fëmija me vaj bebesh ose krem të lëngët. Mos për-dorni pudër ose krem të fortë, sepse nuk thithen nga lëkura. Ato pengojnë ajrosjen normale të lëkurës dhe bëhen shkak për infeksione të lëkurës.

• Mos harroni të lyeni edhe kokën me vaj dhe t’i krihni me furçë fl okët e kokën (përmirësohet qarkullimi i gjakut në kafkën e kokës).

Te djemtë vetëm pastrojeni pe-nisin e fëmijës, pa qenë nevoja ta tërhiqni atë.

Skuqjet në zonën e panolinësPanolina përvec pjesëve të pam-bukta ka dhe përmbajtje plastike. Këto lëndë dobësojnë cilësitë mbrojtëse të lëkurës duke shkak-tuar skuqje.

Çfarë të bëjmë? • Në fillim përdorim pomadën

me vitaminë A dhe E. Sido-qoftë, edhe atëherë kur zona e skuqur është e pakët, fëmija duhet të ndërrohet me pelena të pambukta.

Fëmija duhet të ndërrohet dhe lahet shpesh. Problem është se si të sillemi gjatë natës, ose gjatë shëtitjeve të fëmijës, kur edhe mundësitë për ta ndërruar fëmi-jën janë më të pakta. Në këtë rast mundet që fëmija të mba-het me panolinën e gatshme.

Banjat e fëmijës këshillohen të bëhen me një sapun neutral (me ph neutral, për shembull me sa-pun të Marseilles ose Johnson) dhe shpëlarja e fundit e fëmijës këshillohet të bëhet me ujë në të cilin kemi hedhur pak uthull (një lugë gjelle për 1 litër ujë).

• Edhe teshat e fëmijës duhet të lahen me sapun neutral dhe shpëlarja duhet të bëhet duke shtuar pak uthull.

• Nëse për 3 ditë skuqjet nuk shërohen, atëherë duhet të drejtoheni tek mjeku i fëmijës suaj.

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

53

Çfarë nuk duhet të bëjmë?• Të përdorim panolinat plas-

tike për sa kohë fëmija është i skuqur

• Të përdorim ilaçe vetëm si-pas mendimit tonë ose sipas këshillave të farmacistit

• Të përdorim një pomadë që përmban kortizon

• Të përdorim niseshte mbi plagë• Të përdorim vaj ulliri ose çfarë-

dolloj pomade tjetër të pakëshi-lluar nga mjeku

Mund të qëllojë që pas një shëri-mi të përkohshëm, të ndenjurat e fëmijës të skuqen përsëri. Nuk ka ndonjë gjë për t`u çuditur dhe as për t’u shqetësuar. Ndërkaq përsërisni nga e para përkujdesjet e përshkruara më sipër.

Si ta veshim?Fëmija ndihet keq po qe se vishet më shumë apo më pak se sa duhet. Edhe në këtë rast duhet të luftohet me shumë paragjykime. • Kini parasysh: fëmijët duhet të

vishen aq trashë sa jeni veshur ju vetë.

• Kujdes! Duhet që të ndiqni këtë rregull në mënyrë shumë të rreptë, sepse prirja është gjith-monë që fëmija të vishet më shumë se sa duhet. Mbani në mendje që fëmija nuk djersin si i rrituri, për këtë arsye ai nuk është në gjendje të rregullojë temperaturën e tij trupore me anë të djersës. Kjo do të thotë që fëmijët nuk duhet të vishen

trashë. Pra kini parasysh se në dimër nuk duhet të vishen shumë trashë dhe në verë është e mjaftueshme panolina dhe një paliçetë pambuku.

• Në vend që ta vishni me një rrobë të trashë, visheni me dy të lehta; kështu do të keni mundë-si ta hiqni njerën kur ndjeni se bëhet vapë.

Si duhet të jetë bluza që prek trupin (në lëkurë) e bebit?Teshat që bien në kontakt me lë-kurën e bebit duhet të jenë prej pambuku ose përzierje me fije sin-tetike kundër alergjive. Leshi nuk duhet të jetë asnjëherë në kontakt me mishin, sepse shkakton skuqje të lëkurës së fëmijës të vogël. Edhe teshat që janë nga brenda pambuk dhe nga jashtë lesh, nuk janë të këshillueshme, sepse po ashtu mund të shkaktojnë skuqje të lëkurës në vendin e kontaktit. Nga ana tjetër leshi ka vetinë të shkaktojë alergji.

Kur mund të fillohen shëtitjet?Me fëmijën mund të dilet menjë-herë. Sidoqoftë duhet të kalojnë disa ditë nga lindja, sepse fëmijës i duhet njëfarë kohe për t`u për-shtatur me kushtet dhe ndryshimet e mjedisit jashtë barkut të nënës. Shëtitjet janë të dobishme si për nënën, ashtu edhe për fëmijën.

Kur dilni shëtitje, duhet të shman-gen pjesët e qytetit që kanë shumë

KTHIMI NË SHTËPI

54

lëvizje, në mënyrë të veçantë ato me lëvizje makinash ose me ndotje të lartë të atmosferës. Janë të pa-dobishme kufi zimet në orare, që për-gjithësisht janë zakone popullore.Për të lëvizur lehtësisht së bashku, edhe kur rrugët nuk janë shumë të mira, ju ndihmon xhepi i kangurit (marsupi). Përdorimi i tij është i dobishëm. Mund të përdoret qysh nga dita e parë e jetës. Jo vetëm është i rehatshëm dhe lehtëson lëvizjet e të rriturit, por mbi të gjitha forcon lidhjen e nënës me fëmijën. E vetmja gjë që duhet mbajtur parasysh është se duhet të përkojë me peshën e fëmijës. Sa herë që fëmija shëtitet me marsup, duhet të kihet parasysh që të mba-het gjithmonë koka e fëmijës.

Ilaçet dhe vitaminatFëmijët e lindur në kohë të vet dhe që ushqehen me gji, normalisht nuk kanë nevojë për shtesa vitami-nash. Edhe marrja e vitaminës D është shumë e diskutueshme për këta fëmijë, veçanërisht në ven-din tonë, ku ditët me diell janë të shumta gjatë vitit.

Ndryshe duhet të sillemi kur fëmi-ja ka lindur para kohe, por në këtë rast gjithmonë duhet të këshillohe-ni me mjekun tuaj. (Një vitaminë që mungon është vitamina K.)

Kur përdoren pomadat (për shem-bull pomada me Vitaminë A + E), duhet të lyejmë vetëm pjesët

e skuqura dhe jo të gjithë trupin, sepse pengojnë “frymëmarrjen” dhe funksione të tjera të lëkurës.

Çfarë ilaçesh të mbajmë në shtëpi?• Tretësirë fiziologjike për hun-

dët• Pomada A+E• Paracetamol

Asnjëherë mos përdorni ilaçe pa pyetur më parë mjekun tuaj.

PJESËT E TRUPIT TË FËMIJËS DHE KUJDESI PËR TO

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Flokët, të pranishëm apo jo në lindje, të rrallë apo të dendur, do të bien në të njëjtën kohë. Në ndry-shim me fëmijën pas vitit të parë të jetës ose me të rriturin, tek të cilët flokët kanë “moshë” të ndry-shme dhe prandaj dhe rënia e tyre ndodh në kohë të ndryshme, tek i porsalinduri flokët kanë të njëjtën moshë, prandaj dhe bien në të njëjtën ditë. Këta flokë fillojnë të bien nga muaji i 2 – 3-të i jetës, duke filluar nga pjesa e pasme e kokës.

Sytë. Nëse sytë e bebit janë të zëna me sklepa me ngjyrë të verdhë, kini parasysh se duhet të pastro-hen me pak pambuk që e kemi zier për rreth 5 minuta në ujë (duhet të pritet derisa të ftohet), ose me

55

ujë të zier (rreth 35 minuta) dhe të vakët. Gjatë kohës që pastroni syrin, masazhoni butësisht me mollëzat e dorës, këndin e syrit. Në këtë mënyrë zbrazet kanali që lidh syrin me hundën, sekrecionet e të cilit shpjegojnë bllokimin me sklepa të syrit (ky kanal është më i ngushtë tek i porsalinduri dhe fëmija gjatë 6 muajve të parë të jetës). Mos përdorni kurrë poma-da ose lëngje që jua ka këshilluar farmacisti, sepse mund të krijo-jnë probleme jo vetëm me syrin, por edhe me të gjithë organiz-min. Gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj.

Myku i gojës. Shpesh në gojë for-mohen disa pika të bardha, të cilat veshin mukozën e gojës mishin e dhëmbëve dhe gjuhën. • Duhet të bëjmë një dallim mi-

dis mykut të gojës dhe pikave të mpiksura të qumështit.

• Pikat e qumështit shqiten ko-llaj nga goja, kurse myku i go-jës jo.

• Mukoza përreth pikave të mpik-sura të qumështit është nor-male, kurse në myk ajo është e skuqur.

• Pikat e mpiksura të qumështit nuk kanë nevojë për mjekim, kurse në rast të mykut duhet të këshilloheni me mjekun tuaj.

• Mjekimi i mykut është shumë thjeshtë: një pikë të shurupit të Daktarinës, ose të Nystatinës 4 herë në ditë nën gjuhë, ose

pak pluhur nystatine, po ashtu në gjuhë (një tabletë e shtypur e nystatinës ndahet në 4 pjesë). Bari hidhet nën gjuhë me që-llim që veprimin ta ushtrojë në gojë dhe jo të gëlltitet.

Hunda. I porsalinduri mund të paraqesë këto probleme në hundë:• Bën zhurmë kur merr frymë.

Kjo zhurmë që dëgjohet kur fëmija merr frymë, është e li-dhur me vogëlsinë e gojës dhe të rrugëve të sipërme të frymë-marrjes së bebit. Nëse në birat e hundës ka edhe pak sekrecione, ”zhurma” gjatë frymëmarr-jes theksohet edhe më shumë. Këto rrethana nuk duhet t`ju shqetësojnë. Duhet të flisni me mjekun tuaj atëherë kur hunda është shumë e zënë me sekre-cione. Gjithësesi mos u për-piqni t`i lironi hundët duke për-dorur shkopinj apo ndonjë gjë tjetër për t`i pastruar.

• Teshtin. Teshtimat janë pa rëndësi dhe nuk do të thonë se fëmija është ftohur; përkundra-zi duhet të nxiten sepse në këtë mënyrë “hapen mushkëritë”. Është gabim që në këtë rast të përpiqemi të lirojmë hundët ose ta veshim më shumë fëmijën, apo të nxehim mjedisin ku rri fëmija.

• I bllokohet hunda dhe ka sek-recione (qurre). Hunda duhet të lirohet, veçanërisht para se fëmija të ushqehet.

KTHIMI NË SHTËPI

56

Hunda mund të pastrohet pa fu-tur gjë në birat e hundës, ashtu siç veprojmë zakonisht ne të rriturit. Një mënyrë tjetër për të pastruar hundën e bebit, është mbyllja rit-mike e birave të hundës, nëpër-mjet kapjes me gishta të hundës. Ndërkaq fëmija që nuk di të marrë frymë me gojë, bën një frymëmarr-je të thellë dhe i kalon sekrecionet më poshtë (i gëlltit).

Hunda mund të pastrohet mekani-kisht, duke i thithur sekrecionet me anë të një pompe të posaçme (tregtohet e gatshme).

Lavazhi i hundës: mund të pastro-hen hundët duke bërë një lavazh të hundës. Për këtë qëllim, fëmija vendoset në shpinë, me kokën të përkulur nga prapa; maja e hun-dës mund të mbahet me gisht pak e ngritur; me anë të një shiringe të mbushur me tretësirë fiziologjike, shtyhen në hundë 0.5 ml të tretë-sirës. Kështu shtyhen në gojë qu-rret, të cilat pastaj gëlltiten nga fëmija.

E rëndësishme është që hundët e fëmijës të jenë gjithmonë të lira para ushqyerjes së fëmijës.• Merr frymë keq. Mund të

mos jetë problem: fëmija merr frymë keq, por hundët janë të zëna nga sekrecionet. Sapo hundët pastrohen, frymëmarrja lirohet. Në përgjithësi fëmijët ruajnë humorin dhe gjallërinë e zakonshme në pjesën më të

madhe të ditës. Ndërkaq vëre-het se sa të shpeshta i ka frymë-marrjet fëmija ose nëse tërheq brinjët apo jo, kur merr frymë.

Mund të jetë vërtet problem: Nëse frymëmarrjet e fëmijës janë më të shpeshta se zako-nisht dhe vërehen tërheqje të brinjëve kur merr frymë, duhet të drejtoheni urgjentisht tek mjeku.

Shpeshtësia e frymëmarrjeve ma-tet duke vendosur dorën mbi gjoks të fëmijës dhe numërohen për një minutë uljet dhe ngritjet e ka-fazit të kraharorit. Pikërisht këto janë frymëmarrjet e fëmijës. Nëse fëmija është më pak se 1 muajsh dhe frymëmarrjet e matura në këtë mënyrë janë mbi 50 në minutë, do të thotë se ato janë të shpeshta dhe fëmija duhet të dërgohet shpejt tek mjeku.

Gjinjtë mund të vazhdojnë të jenë të fryrë për arsyet e përshkruara edhe më lart. Asnjë shqetësim. Është shumë e rëndësishme të mos shtrydhen, për shkak të rrezikut të infeksionit të gjirit.

Kërthiza• Pastrimi i kërthizës duhet të

bëhet disa herë në ditë.• Përpara se të fillojmë pastri-

min, hiqet garza e mëparshme dhe përdorim një garzë tjetër të pastër, të cilën e kemi zhytur në alkool 70º.

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

57

• Pastrojmë cungun e kërthizës dhe lëkurën përreth, me garzën me alkol 70º

• Me një garzë tjetër të thatë e të pastër mbulojmë cungun e kër-thizës.

• Nuk duhet të përdoret pambuk në asnjë mënyrë.

• Cungu i kërthizës duhet të bjerë nga dita e 6 – 7-të e jetës. Nëse nuk bie deri nga dita e 14-të e jetës, këshillohuni me mjekun tuaj.

Shumë e rëndësishme!• Nëse lëkura përreth kërthizës

bëhet e kuqe, ose garza që

mbulon kërthizën njolloset me ngjyrë të kuqe ose të verdhë, merrni kontakt menjëherë me mjekun tuaj.

Organet seksuale. Vajzat mund të vazhdojnë të kenë sekrecione të bardha ose dhe të ngjyrosura rozë, që të kujtojnë menstruacionet (men-struacionet e rreme). Tek djemtë mundet që njëri prej testikujve të mos jetë në qesen skro-tale, por të lëvizë lart e poshtë. Nuk përbën problem. Po ashtu, norma-lisht, lafsha është e madhe dhe e ngushtë. Përgjithësisht shkurtohet rreth vitit të 3-të të jetës.

KTHIMI NË SHTËPI

58

Në fillim duket sikur fëmija nuk bën gjë tjetër, veçse ha, fle, qan dhe mbush panolinat. Në fund të muajit të parë ai do të jetë shumë më

i gjallë dhe komunikues. Gradualisht do fillojë të lëvizë trupin e tij më lehtësisht, sidomos kur fut duart në gojë. Ju tashmë e kuptoni që ju dëgjon kur i flisni, ju shikon kur i flisni dhe lëviz trupin për t’u përgjigjur ose për të tërhequr vëmendjen. Por përpara se të eksplorojmë aftësitë e tij, le të shohim ndryshimet që do të ndodhin në paraqitjen e tij fizike gjatë muajit të parë.

5

Muaji i parë

RRITJA DHE PAMJA FIZIKE

Rritja dhe zhvillimi

sidomos gjatë shpërthimeve të rritjes që ndodhin rreth ditës së 7-10-të dhe përsëri midis tre dhe gjashtë javëve. I porsalinduri në kohë shton afërsisht 20-30 gram në ditë dhe për një muaj peshon afërsisht 4 kilogram. Ai rritet 2.5 deri 4 cm gjatë muajit të parë. Djemtë peshojnë pak më shumë se vajzat, rreth 400 g dhe janë pak më të gjatë rreth 1.25 cm.

Pediatri juaj do t’i kushtojë një vë-mendje të veçantë rritjes së kokës, sepse ajo tregon rritjen e trurit.

Kur fëmija juaj lindi, pesha përfshinte dhe tepricat e

lëngjeve, të cilat humbin në ditët e para. Shumë bebe humbin një të dhjetën e peshës, pastaj e rimarrin në pesë ditë, kështu afërsisht mbas dhjetë ditësh do të kenë peshën e lindjes.

Shumë bebe rriten shumë shpejt mbasi rimarrin peshën e lindjes,

59

Kafka do të rritet shumë gjatë katër muajve të parë, më shumë se kurrë gjatë jetës. Perimetri i kafkës së një të porsalinduri është afërsisht 35 cm dhe pas një muaji arrin në 37.75 cm. Djemtë janë pak më të mëdhenj se vajzat, koka e djemve është më e madhe: diferenca është më pak se 1 cm.

Gjatë javëve të para trupi i të por-salindurit, i mësuar gjatë nëntë muajve të rrijë mbledhur në barkun e nënës, do të fillojë të drejtohet. Ai fillon të shtrijë këmbët dhe du-art dhe shpesh harkon kurrizin. Këmbët dhe duart mund të vazh-dojnë të rrotullohen, këmbët nga brenda. Këto janë normale deri në

muajin e 5-6-të dhe zakonisht kor-rigjohen gradualisht. Nëqoftëse do të vazhdojnë më gjatë duhen kon-sultuar me pediatrin, por këto janë raste shumë të rralla.

Nëqoftëse bebi juaj ka lindur me rrugë vaginale, kafka duket e de-formuar mbas lindjes por shpejt do të marrë formën normale. Çdo de-formim i kokës do të ikë mbas një ose dy javëve. Njollat e kuqe rreth syve do të ikin mbas tri javëve.

Një problem tjetër janë “aknet e bebit’’ Këto janë si puçrra të vo-gla që dalin në fytyrë, zakonisht në javën e 4-5 të jetës. Mendohet se ato shkaktohen nga stimulimi i gjëndrrave yndyrore nga hormonet

MUAJI I PARË

Raporti me mjedisin• Të ushqyerit është mjeti kryesor i komunikimit me mjedisin.• Po të preket në këndin e buzëve me gishtin e dorës (ose çfarëdo-

lloj mjeti tjetër), koka dhe goja kthehen nga ana që e prekim.• Po t’i preken buzët ose t’i futet gishti në gojë, fillon të thithë.• Është ende i paaftë për të pasur një kontroll të mirë të qafës dhe

kokës, e cila bie në njërën ose tjetrën anë kur mbahet në krahë (në pozicion vertikal, në këmbë).

• Reagon ndaj zhurmave si për shembull përplasja e derës, tingulli i ziles, zhurma e çelësave etj.

• I dëgjon tingujt që zgjasin mbi 4 – 5 sekonda.• Dëgjon kryesisht tingujt ritmikë që përsëriten dhe jo ata të

veçuarit; kjo është arsyeja që fëmijëve u këndohen ninullat (tin-guj ritmikë e monotonë).

• Ende është i paaftë të kërkojë ose të ndjekë aktivisht me sy dhe për një kohë të gjatë objektet, por nëse para syve shfaqet një send i ndritshëm, arrin ta fiksojë me sy dhe ta ndjekë me sy deri diku.

• Parapëlqen fytyrën e njerëzve.

60

e nënës që kalojnë nga placenta gjatë shtatzanisë. Në këto kushte duhet patur kujdes nga ilaçet e përdorura për larjen e rrobave dhe të mbeturinave të qumështit në fy-tyrë. Nëse bebi juaj ka akne, për-dorni një picetë të pastër të butë nën kokë dhe pastrojani një herë në ditë fytyrën butësisht me sa-pun të butë, për të hequr mbetjet e qumështit ose të ilaçit.

Lëkura e fëmijës tuaj ndryshon ngjyrën nga rozë në blu. Du-art dhe këmbët mund të kenë një ngjyrë më blu se pjesët e tjera të trupit. Kjo ndodh se enët e gjakut në këto zona janë më të ndjeshme nga ndryshimet e temperaturës të ftohtit. Pra tek duart dhe këmbët që janë të zbuluara kalon më pak gjak, duke bërë që të duken më të zbehta apo blu, por nëse ne do të lëviznim duart dhe këmbët, do të shihnim se ato shpejt bëhen rozë përsëri.

TË DALAT JASHTË

dalat jashtë do të jenë:• Më të ujshme si krem (ngjisin

në panolinë)• Me ngjyrë të verdhë si ngjyrë

floriri (shoku dhe kolegu im T.B. i quante “floriri i babit”).

• Mund të jenë me mukus• Vijnë era thartirë.Nëse ushqehet me qumësht artifi-

cial, të dalat jashtë do të jenë:• Më të forta, të thata dhe më të

formuara (nuk ngjisin në pano-linë)

• Ngjyra është e verdhë e çelët, gati si gri ose ngjyrë kafe.

• Janë me erë të keqe që ndihet menjëherë.

Sa herë duhet të dalë jashtë?Normalisht gjatë kësaj periudhe del jashtë pas çdo të pirë, dome-thënë edhe 6 – 7 herë në ditë. Ndo-njëherë mund të dalë jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë.• Nëse fëmija nuk del jashtë,

çfarë të bëjmë?• Të mos japim ilaçe “pastrues”

(laksativë) me kokën tonë.• Nuk duhet të ngacmohet anusi

i fëmijës me majdanoz, ter-mometër, ose tjetër gjë.

• Gjatë banjës, fëmija lihet më gjatë i zhveshur (gjithmonë i mbështjellë me një peshqir të ngrohtë) dhe masazhohet butë-sisht barku.

• Fëmija vendoset disa herë gjatë ditës në bark, mbi një cilindër sfungjeri me diametër rreth 10 – 15 cm.

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Të dalat jashtë të të porsalin-durit në javën e dytë të jetës

kanë karakteristika të ndryshme nga ato të fëmijës më të madh, qoftë lidhur me ngjyrën e qoftë me erën, fortësinë etj. Nga ana tjetër të dalat jashtë ndryshojnë dhe në varësi të llojit të ushqyerjes së fëmijës: me gji apo artificiale.Nëse fëmija ushqehet me gji, të

61

Në të dalat jashtë vërehen pika të bardha Kjo nuk përbën aspak problem. Janë pika të kazeinës, një lloj pro-teine që gjendet relativisht me shumicë në qumësht.

Nëse të dalat jashtë janë jeshileEdhe në këtë rast nuk duhet të shqetësohemi, sepse është një du-kuri krejt normale. Kjo ndodhi është shumë e shpeshtë, veçanë-risht kur fëmija është me ver -dhëz. Të dalat jashtë bëhen jeshile, sep-se bilirubina e pranishme në të, në mjedis oksidohet dhe kthe-het në biliverdinë (një lëndë që ka ngjyrë jeshile). Pra të dalat jashtë tregojnë se ato kanë qëndruar pak më gjatë se sa duhet në mjedis, në kontakt me oksigjenin e ajrit (për shembull në panolina, apo në fun-din e zorrës). Pra të dalat jashtë nuk kushtëzo-hen nga ushqime të caktuara që merr nëna. Nëna mund të hajë sa të

dojë perime, sepse nuk i ngjyrosin në jeshile të dalat jashtë.Po kur feçet janë të forta (kaps-llëku)?Në përgjithësi, nëse një nga prin-dërit ka vuajtur nga kapsllëku, edhe fëmija e vuan një gjë të ti-llë. Më shumë është një problem psikologjik i prindëve, se sa një du-kuri e mirëfilltë e trashëguar. Është teprimi lidhur me shpeshtësinë, karakteristikat e të dalave jashtë dhe lloj-lloj hollësirash të kota, që e kthejnë të dalët jashtë të fëmi-jës në diçka aq të rëndësishme, sa që pushon së qeni një dukuri nor-male. • Fëmija që ushqehet me gji: nuk

e njeh kapsllëkun, sepse kara-kteristikat e kësaj ushqyerjeje sigurojnë jo vetëm një funk-sionim të përkryer të zorrëve, por edhe përshtatshmëri abso-lute.

• Fëmija që ushqehet me qumësht artificial: kapsllëku është i rra-llë. Mund të ndodhë kur prishen

MUAJI I PARË

JO Në rast kapsllëku, mos jepni laksativë, të paktën nëse nuk jua ka këshilluar mjeku. Ekziston rreziku që fëmija të mësohet aq shumë me mjekimin, saqë mund të dalë jashtë vetëm pasi merr laksativin.

PO Mund të përdorni mikroklizmat, edhe pse nuk jeni këshilluar me mjekun tuaj, nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dalë jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për be-bin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

62 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

raportet e masës së qumështit artificial me ujin, ose kur për-doret si tretës lëngu i orizit, ose qumështi i përdorur nuk është i përshtatur për moshën dhe peshën e fëmijës.

REFLEKSET

Shumica e aktivitetit të bebit tuaj në javët e para është re-

fleksive. Refleksi më i dukshëm është ai i frymëmarrjes. Të por-salindurit marrin frymë për herë të parë, edhe pa u prerë ende kordoni i kërthizës, që ofron oksigjen.

Kur ju fusni gishtin tuaj në gojën e bebit, ai e thith pa u menduar (refleksi i thithjes). Kur i bie drita mbyll sytë, sepse reflekset i thonë të bëjë kështu. Ai ka lindur me shumë përgjigje të tilla fizike jo të qëllimshme ndaj një ngacmimi të caktuar, disa prej të cilave do t’i ngelen për muaj të tërë, ndërsa të tjera largohen mbas disa javësh.Në disa raste reflekset kthehen në sjellje të vullnetshme. Për shëm-bull bebi juaj ka lindur me reflek-sin e ‘’rrotullimit’’, që i lejon të kthejë kokën në drejtim të dorës, nëse i prekni faqen apo buzën. Kjo e ndihmon të gjejë thithin për të pirë. Në fillim ai kthen kokën nga një anë në anën tjetër, deri sa takon thithin dhe e kap. Mbas tre javësh ai vetëm kthen kokën dhe lëviz go-jën në pozicionin e thithjes.

Thithja është një refleks që para lindjes. Gjatë një ekografie të bërë gjatë shtatzanisë mund të shihni bebin tuaj të thithë gishtin. Mbas lindjes, nëse një thith (ose diçka e ngjashme) takon gojën e bebit, ai automatikisht fillon të thithë. Kjo ndodh në dy faza: në fillim ai vendos buzët rreth areolës dhe thithin ndërmjet gjuhës dhe qiell-zës. Pastaj fillon faza e dytë, në të cilën gjuha lëviz nga areola te thithi. I gjithë ky proces ndihmo-het nga thithja që siguron gjiri në gojën e bebit.

Koordinimi i këtyre lëvizjeve rit-mike thithëse me frymëmarrjen dhe gëlltitjen është disi i vështirë për një të porsalindur. Kështu me-gjithëse ky është një veprim re-fleksor, jo të gjitha bebet thithin mirë në fillim. Me kohë kjo aftësi përsoset.

Ndërkaq rrotullimi i kokës, thithja dhe futja e gishtit në gojë bëhen më pak reflektive dhe më shumë të qëllimshme. Fëmija fillon të përdorë këto lëvizje për të qetë-suar veten. Kur ju qëllon të shih-ni se si përpiqet fëmija të thithë çarçafi n apo grushtin e vet, duhet ta ndihmoni në këto përpjekje për tu qetësuar, duke i futur gishtin në gojë ose duke i dhënë biberonin e rremë.

Përveç tre reflekseve të mësipërme, ekzistojnë dhe pesë të tjera zako-

63MUAJI I PARË

nisht në bebet normale të lindura në kohë. Nje prej tyre është refleksi i Moros. Kur dikush e tremb, zako -nisht foshnja ngre të dy krahët mbi gjoks, sikur po mbahet diku, dhe mund të qajë duke hapur sytë fort. Ky refleks arrin kulmin e shpreh-jes së vet në fund të muajit të parë të jetës dhe fillon të dobësohet në fund të muajit të dytë të jetës.

Refleksi i të notuarit kuptohet kur e mbani beben horizontalisht barkas, krahët dhe këmbët e tij hapen anash.

Refleksi i kapjes provokohet sa herë që ju prekni pëllëmbën e fëmijës. Në këtë rast sapo e prekni pëllëmbën, gishtat e tij mblidhen sikur të donte të kapej fort.

Një tjetjër refleks është ai Babin-ski. Kur ju ngacmoni shputën e këmbës së fëmijës, ai hap gishtat e këmbëve.

Një talent tjetër që shfaq fëmija në ditët e para të jetës së vet është ecja ‘’automatike’’. Natyrisht ai nuk mund ta mbajë peshën e trupit të vet si ne të rriturit, por i mbajtur nga krahët ai këmben këmbët sikur do të ecë, kur këmbët vendosen në një sipërfaqe të sheshtë. Ky refleks zhduket nga muaji i dytë i jetës, por rishfaqet si një sjellje e qël-limshme nga fundi i vitit të parë të jetës.

Këto pesë reflekse nuk luajnë

ndonjë rol tek bebi, por janë të dobishme si shenja të funksionimit normal të trurit dhe trupit.

VETËDIJA

Sa më shumë që ju e njihni fëmi-jën tuaj, aq më shumë do të

kuptoni se ai ka momente që është shumë i gjallë dhe i lëvizur, ose tepër i vëmendshëm dhe kureshtar, ose i lodhur dhe i irrituar. Aq shumë qartësohen këto momente të fëmijës, saqë ju mund të orga-nizoni ditën së bashku me fëmijën tuaj, duke parë se në cilën pjesë të ditës fëmija shpreh humorin e vet pozitiv, ose negativ. Por gjithmonë duhet të keni parasysh se gjendjet e vetëdijes së fëmijës ndryshojnë shumë papritur dhe pothuajse në mënyrë dramatike.

Tani përcaktohen gjashtë gjendje të vetëdijes, të cilat alternohen me njëra-tjetrën disa herë gjatë ditës. Dy prej këtyre gjendjeve të vetëdijes përcaktohen si gjendje gjumi, kurse katër të tjerat si gjen-dje zgjuar.

Gjendja e parë është gjumi i thellë: fëmija qëndron i shtrirë dhe nuk përgjigjet ndaj ngacmimeve të ndryshme. Për shembull, nëse për-plasni një rrake-take pranë veshit të tij, i vogli nuk përgjigjet dhe vetëm mund të bëjë ndonjë lëvizje të vogël. Në gjendjen e dytë ose

64

të gjumit aktiv, nëse tentojmë të njëjtën zhurmë, fëmija mund të zgjohet. Ky është gjumi që quhet me lëvizje të shpejta të syve dhe mund të vëreni se si sytë hapen e mbyllen me shpejtësi. Këto dy faza të gjumit këmbehen me njëra-tjetrën dhe brenda rreth një ore, fëmija kalon nga njëra fazë e gju-mit në tjetrën.

Kur fëmija fillon të zgjohet ose fillon t`i vijë gjumë, ai kalon në gjendjen e tretë të vetëdijes. Ai pe-rëndon sytë, shtriqet, hap gojën.Në momentin që zgjohet ai shfaq një nga tre stadet e mbetura. Ai zgjohet i lumtur me sy të hapur dhe kureshtarë, por pa lëvizshmëri të theksuar (stadi i katërt). Nëse kësaj gjendjeje i shtohet edhe lë-vizshmëria, themi se fëmija është në stadin e pestë të vetëdijes. Kur

fëmija nuk është i qetë, por qan vazhdimisht dhe është i trazuar, themi se fëmija është në gjendjen e gjashtë të vetëdijes. Nëse do të tundim një rrake-take kur fëmija është në gjendjen e katërt ose të pestë të vetëdijes, ai më së shumti qetësohet, është i vëmendshëm dhe kthen kokën andej nga vjen tingulli i rrake-takes. Ky është momenti që fëmija është shumë i vëmendshëm dhe interesuar ndaj jush dhe mjedisit përreth.

Kur fëmija është duke qarë, nuk duhet insistuar që të komuniko-het me të. Në këtë rast atij nuk i interesojnë ngacmimet e reja që i ofrohen. Ajo që ai kërkon në këtë rast është ta qetësoni, ta ngushë-lloni. E njëjta gjë që e ngazëllente atë pak momente më parë kur ishte në gjendjen e katërt-pestë të

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Gjendjet e vetëdijes të fëmijës tuajGjendja Emërtimi Çfarë bën i vogliStadi 1 Gjumë i thellë Qëndron shtrirë dhe palëvizurStadi 2 Gjumë i lehtë Lëviz gjatë gjumit dhe është i ndjeshëm, veçanërisht ndaj zhur - maveStadi 3 Përgjumja Sytë kapsalliten dhe fëmija nuk është as në gjumë dhe as zgjuarStadi 4 Të qenit zgjuar, i qetë Sytë janë të hapur, fëmija ndihet i lumtur dhe nuk karakterizohet nga lëvizjetStadi 5 Të qenit zgjuar, aktiv Fëmija lëviz aktivishtStadi 6 Nervozizmi, të qarët Qan, ndonjëherë klith dhe lëvizjet janë të shumta dhe të çrregullta

65

vetëdijes, e nervozon dhe e mërzit, atë kur është në stadin e gjashtë të vetëdijes. Kur fëmija është në gjendjen e gjashtë të vetëdijes, për ta qetësuar fillimisht nevojitet që ta përkundësh dhe ta mbash në krahë. Kur fëmija bëhet më i madh, ai mund të qetësohet, të hutohet dhe të pushojë së qari edhe duke i folur, kënduar apo duke luajtur me një rrake-take.

Ndërkaq që fëmija rritet, edhe sit-emi i tij nervor përsoset. Gradua-lisht ai vendos oraret e tij ditore, si atë të ushqyerjes, lojës, pushimit. Kjo ju ndihmon që të rregulloni edhe ju oraret tuaja në varësi të këtij ritmi gjithmonë e më të qartë të të voglit. Sidoqoftë ai përsëri do të kërkojë të ushqehet me të njëjtën shpeshtësi, por nga fundi i muajit do të rrijë më gjatë zgjuar, syçelët dhe më i interesuar ndaj gjërave të reja që do t`i ofroni.

ZHVILLIMI I HERSHËM I TRURIT

Si prind, ju jeni të vetëdijshëm se veprimet tuaja ndikojnë

mbi fëmijën. Ju qeshni dhe ai jua kthen, ju e lavdëroni, ai gëzon, ju e qortoni, ai trishtohet. Ju jeni qendra e botës së fëmijës tuaj. Studimet tregojnë se në 3 vitet e para të jetës, truri i fëmijës rritet dhe zhvillohet më shumë se në çdo moment tjetër të jetës. Pikërisht

në këtë periudhë krijohen mode-let e para të të menduarit dhe të përgjigjeve të vetëdijshme.

Çfarë do të thotë kjo për prindin?Kjo do të thotë se ju mund të ndiko-ni në zhvillimin e përshtatshëm të fëmijës tuaj, të siguroni mirë-rritjen shoqërore, fizike e të nxisni aftësitë njohëse të tij. Vitet e para lenë gjurmë të përjetshme.

Për vite me radhë besohej se truri i fëmijës është një përsëritje e asaj çfarë ka trashëguar nga prindërit. Për shembull, nëqoftëse mamaja është një artiste, atëhere edhe fëmija ka të njëjtat prirje si dhe nëna e kështu ka mundësi më të madhe për t`u bërë edhe ai ar -tist. Por studimet e tashme kanë treguar se edhe mjedisi ka një ndi-kim po aq të rëndësishëm sa edhe trashëgimia gjenetike. Së fundi, shkencëtarët kanë provuar se për-vojat e fëmijës në ditët, muajt dhe vitet e para kanë ndikim shumë të madh në zhvillimin e trurit. Sipas këtyre studimeve, për t`u zhvilluar dhe për të shprehur tërë aftësitë që ka trashëguar, fëmija ka nevojë për disa elementë thelbësorë:• Të ndihet se është i veçantë, që

e duan dhe e vlerësojnë• Të ndihet i sigurtë• Të njohë mjedisin ku jeton• Ka nevojë për dikë që ta drej-

tojë, që t`i tregojë udhën• Të njohë dhe provojë në

ekuilibër të plotë liritë dhe ku-fizimet e tij. Duhet të dijë se

MUAJI I PARË

66

çfarë i lejohet dhe çfarë jo. • Duhet të qëndrojë në mjedise të

larmishme ku bisedohet, lexo-het, dëgjohet muzikë, luhet etj.

Shpesh ne mendojmë se fëmija nuk kupton dhe se gjithçka zhvillohet shumë thjesht, por në fakt truri i të voglit është dy herë më shumë ak-tiv se sa truri i një të rrituri. Studi-uesit mendojnë se gjithçka duhet të përqëndrohet në 3 vitet e para të jetës. Kjo periudhë përcaktohet nga ata si periudhë kritike. Gjatë kësaj periudhe truri i fëmijës ka aftësi maksimale për të nxënë, për të mësuar. Por jo vetëm kaq. Pikë-risht në këtë periudhë vendosen ba-zat e të menduarit, e të përgjigjurit dhe e të zgjidhurit të problemeve. Për shembull, keni vënë re se sa e lehtë është për një fëmijë që të kapë fjalë nga një gjuhë e huaj dhe sa e vështirë është e njëjta gjë për një të rritur.

Çfarë kuptimi ka kjo për ju si prind?Kjo do të thotë se ju vetë dhe mje-disi që do të krijoni përreth fëmijës tuaj do të ndikojë në mënyrën se si ai do të mendojë, si do të kontrol-lojë emocionet e tij, si do të bash-këveprojë me të tjerët. dhe si do të rritet fizikisht. Duke krijuar një mjedis të përshtatshëm, kuptohet se ju krijoni mundësi për një zhvi-llim normal të trurit të tij.

Pyetja e natyrshme që lind në këtë

rast është: si është ky mjedis i për-shtatshëm? Mjedis i përshtatshëm është ai që në qendër të vet ka fëmijën, që i krijon atij mundësinë për të mësuar dhe që zhvillon interesat dhe per-sonalitetin e fëmijës. Fatmirësisht përbërësit e një mjedisi të mirë përfshijnë disa gjëra kryesore, që shumë prindër dëshirojnë të sigu-rojnë për fëmijët e tyre: ushqim të përshtatshëm; mjedis familjar të ngrohtë dhe të përgjegjshëm; kohë të mjaftueshme për gaz dhe hare; këmbëngulje në vlerat pozitive të jetës; çiltërsinë dhe përfshirje në bisedat familjare; libra të bukur për t`u treguar e lexuar; muzikë për të nxitur veprimtarinë e trurit; dhe lirinë e mjaftueshme për të eksploruar dhe mësuar nga gjërat që e rrethojnë.

Le të shohim shkurt disa prej ele-mentëve që ndikojnë mbi shën-detin e fëmijës dhe se si kontribu-on secili prej tyre në zhvillimin e trurit të fëmijës:• Të folurit. Komunikimi me fy-

tyrën e prindit ose të afërmve të tjerë që kujdesen për të, ndih-mon shumë në zhvillimin e të folurit; po ashtu edhe të lexu-arit e librave fëmijës.

• Identifi kimi i hershëm i çrre-gullimeve të zhvillimit. Shumë sëmundje dhe probleme të zh-villimit mund të trajtohen me sukses nëqoftëse zbulohen herët. Për shembull, edhe ata

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

67

fëmijë që kanë një cen ose dëm-tim të trurit, që i bën të paaftë nga ana mendore ose fizike, mund të përfitojnë jashtë mase nëse referohen dhe ndiqen ash-tu si duhet nga struktura të spe-cializuara për këtë qëllim (p.sh Qendra Kombëtare e Zhvillimit Mendor).

• Mjedis rrethues nxitës. Të jetuarit në një mjedis të sigurt dhe që gjen zgjidhje për prob-leme të ndryshme, zhvillon të mësuarin.

• Harmonia familjare. Rritja e fëmijës në një mjedis familjar ku njerëzit duhen, përkrahin dhe respektojnë njëri tjetrin, nxit respektin dhe besimin ndaj vetes, gjëra që kanë një ndikim shumë të madh në jetën e fëmi-jës.

Gjithmonë e më tepër po zbulohen fakte se sa shumë ndikon mjedisi në zhvillimin e fëmijës. Kjo na bën të kuptojmë rolin e rëndësishëm që ka prindi dhe mjedisi shoqëror dhe familjar në zhvillimin e tru-rit të fëmijës. Kështu sjelljet dhe përgjigjet tuaja si prind kundrejt fëmijës kanë ndikim kritik në formimin e ardhshëm të fëmijës.Si mund të ndërtojmë një mjedis pozitiv apo të përshtatshëm në shtëpi dhe në komunitet?

Kujdes të përshtatshëm para lindjes. Zhvillimi i trurit fillon që në bark të nënës, prandaj dhe kuj-

desi për shtatzaninë ndihmon për zhvillimin e shëndetshëm të tru-rit të fëmijës. Filloni të kujdeseni për shtatzaninë sa më herët. Bëni vizita të rregullta gjatë shtatzanisë dhe ndiqni këshillat e mjekut. Kuj-desuni për ushqyerjen dhe shman-gni pijet alkoolike, duhanin etj. Kështu ju keni hedhur disa hapa në kontributin për shëndetin e ardh-shëm të fëmijës tuaj.

Mos e izoloni fëmijën tuaj. Të rritësh një fëmijë është e vështirë. Shpesh nevojitet mbështetja e të afërmve, e miqve të familjes dhe pediatrit tuaj. Mos ngurroni të shprehni dhe shkëmbeni përvojat dhe brengat me ta.

Bashkëveproni sa të jetë e mun-dur më shumë. Flitini, tregojini, lexojini, dëgjoni muzikën që ju pëlqen, vizatoni, luani së bashku. Këto ju lejojnë t`i kushtoni më shumë kohë fëmijës tuaj dhe të njihni më mirë mendimet dhe inte-resat e të voglit. Njëkohësisht, kjo e bën fëmijën të ndihet i rëndë-sishëm dhe i veçantë. Kjo është një mënyrë për të formuar thesarin e fjalëve të fëmijës në të ardhmen.

Dhurojini fëmijës shumë dashuri dhe vëmendje. Kjo e bën fëmi-jën të ndjehet mirë. Të zhvillojë ndjenjën e sigurisë dhe të respektit për veten dhe të tjerët.

Bazohuni në synime dhe rregu-

MUAJI I PARË

68 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

lla të qëndrueshme. Kini kujdes që dhe pjesëtarët e tjerë të familjes apo kujdestarët e mundshëm të fëmijës të zbatojnë të njëjtat rregulla që ju keni menduar për edukimin e fëmijës tuaj. Një gjë e tillë e ndihmon të voglin të mëso-het me këto rregulla dhe të mos të ndihet keq nga zbatimi i tyre. Mos-zbatimi i njëzëshëm i rregullave dhe mosrespektimi i pikësynimeve prindërore nga pjesëtarët e tjerë të familjes, shkakton turbullim tek i vogli.

ai ka nevojë për ju. Ai jo gjith-monë qan sepse është i uritur. Mos u shpejtoni të thoni që nuk i mjafton qumështi.

• Përpiquni ta merrni në krahë (mos e lini kurrë të qajë), t`i flisni, t`i këndoni, ta përkëdhel-ni, ta përkundni.

• Nëse nuk arrini ta pushoni edhe kështu, bëjini një shëtitje me makinë.

• Nëse përsëri nuk arrini ta pu-shoni, përpiquni t`i jepni ujë mine-ral pa gaz dhe nëse e refu-zon, vazhdoni ta përkëdhelni.

• Asnjëherë mos tregoni ankth kur fëmija qan; përpiquni të jeni sa më e qetë dhe e kontro-lluar kur luani dhe përkëdhelni fëmijën tuaj.

Nëse qarja nuk pushon, por forco-het dhe vazhdon ditën ose natën, kjo mund të shkaktohet nga kolika (dhimbje barku). Rreth 1\5 e fëmi-jëve bëjnë kolika, zakonisht ndër-mjet javës së dytë dhe të katërt. Ata qajnë pa pushim, shpesh klithin duke shtrirë dhe lëvizur këmbët e tyre dhe duke lëshuar gazra. Sto-maku i tyre mund të jetë i zma-dhuar nga gazrat. Krizat e të qarit zgjasin rreth një orë dhe kryesisht natën.

Fatkeqësisht nuk ka ndonjë shpje-gim pse ndodhin kolikat. Shpesh kjo do të thotë se fëmija është shu-më i ndjeshëm ndaj ngacmimeve. Këto do të pakësohen ndërsa fëmi-ja rritet dhe zakonisht pushojnë

TË QARAT DHE KOLIKAT E BARKUT

A ka fëmija juaj një orar të cak-tuar çdo ditë që nuk arrini ta

qetësoni? Kjo është e zakonshme, sidomos ndërmjet orës 18.00 mbasdite dhe mesnatës - pikërisht atëhere kur ju ndiheni të lodhur nga problemet e ditës. Këto peri-udha mund të duken si tortura të vërteta sidomos nëse keni dhe fëmijë tjetër problematik apo punë për të bërë, por fatmirësisht nuk zgjasin shumë. Ato zgjasin 3 orë në ditë për 6 javë, dhe pastaj pakë-sohen në 1-2 orë në ditë për tre muaj. Nëse fëmija qetësohet mbas disa orësh dhe pjesën tjetër të ditës është i qetë, nuk ka arsye të alar-moheni, por përpiquni të veproni si më poshtë :

• Kur fëmija qan, do të thotë se

69MUAJI I PARË

mbas muajit të tretë. Shpesh, në bebet e ushqyera me gji kolika tregon ndjeshmëri ndaj ushqimeve qe ha nëna. Rrallë ajo shkaktohet nga ndjeshmëria ndaj proteinës së qumështit artificial. Kolika mund të jetë sinjal i një problemi mjekë-sor, si hernia ose sëmundje të tjera.

Ndoshta ju mund të mendoni se duhet bërë ndonjë gjë për t’i pu-shuar, por në të vërtetë s’mund të bëni gjë vetëm të prisni. Mund të jetë më keq po të provoni të ndër-hyni. Përpara pa dyshim duhet të këshilloheni me pediatrin tuaj, për të përjashtuar ndonjë problem mjekësor për të qarat. Pastaj py-eteni atë se cila nga gjërat e më-poshtme është më e vlefshme:• Nëse ushqehet me gji, mos

përdorni produkte të qumësh-tit, kafeinë, hudhra, lakra apo produkte te tjera që mund të irritojnë. Nëse ushqehet me qumësht artificial, provoni një formulë pa qumësht lope. Nëse sikletin e sjell ndjeshmëria nga qumështi, kolika duhet të largohet mbas një dy ditësh nga ndryshimi i dietës.

• Lëvizni me beben në krah. Kon-

takti me trupin do ta qetësojë, do t’i japë më shumë siguri, edhe nëse vazhdon të ketë siklet.

• Tundeni në mënyrë ritmike dhe ndizni ndonjë gjë që shkakton zhurmë ritmike. Mjafton që zhurma të jetë ritmike dhe ta vërë në gjumë.

• Mund të përdorni një biberon. Fëmijët e ushqyer me gji shpesh nuk e pranojnë, por fëmijët e tjerë qetësohen me të.

• Mbajeni bebin përmbys mbi gjurin ose krahun tuaj dhe fërko-

Figura 7. Mbajeni bebin përmbys mbi krahun tuaj për të lehtësuar dhimbjet e barkut (kolikat)

Duhet të kemi kujdes!Shkundja e bebit është një formë serioze e abuzimit ndaj fëmijëve. Akti i shkundjes së fortë të bebit - zakonisht ndodh si përgjigje e qarjes pa pushim të bebit - mund të shkaktojë dëmtime fizike dhe mendore, apo dhe vdekjen.

70 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

jini butësisht kurrizin. Presioni mbi barkun e tij mund të ndih-mojë për të qetësuar dhimbjen.

• Mbështilleni me pelena që të ndjehet ngrohtë dhe i sigurt

• Kur ju ndjeheni të tensionuar apo të nevrikosur, lini dikë tje-tër të merret me bebin dhe dilni nga shtëpia, qoftë dhe për një apo dy orë, pasi do t’ju ndih-mojë të qetësoheni. Pavarësisht sa të nevrikosur jeni, mos e shkundni bebin tuaj. Kjo mund të jetë e rrezikshme të shkak-tojë verbim, dëmtime të trurit, madje dhe vdekje.

E QESHURA E PARË

Një nga zhvillimet më të rëndë-sishme të këtij muaji është e

qeshura e parë dhe gugatja. Kjo fillon gjatë gjumit për arsye që nuk janë të njohura. Ky mund të jetë një sinjal që fëmija ndihet i përgjumur ose po i përgjigjet një impulsi të brendshëm. Është shumë bukur të shohësh të por-salindurin të buzëqeshë në gjumë, por kënaqësia më e madhe vjen nga fundi i muajit, kur ai fillon të përgjigjet me buzëqeshje në mo-mentet që është aktiv.

Këto buzëqeshje të para dashu-rie do t’ju lidhin akoma më tepër me njëri-tjetrin dhe ju shpejt do të zbuloni se vetëm duke e parë, e dini tashmë se kur do të qeshë,

të lëshojë zëra, t’ju shohë. Gradu-alisht ju do të njihni zakonet e njëri-tjetrit, kështu loja juaj do të kthehet në një vallëzim në të cilin ju këmbeni rolet e drejtimit. Duke i njohur dhe duke iu përgjigjur si-njaleve të fëmijës tuaj edhe në këtë moshë, ju i thoni atij se mendimet dhe ndjenjat e tij janë të rëndë-sishme dhe ai mund të ndikojë në botën që e rrethon. Këto mesazhe janë shumë të rëndësishme për zhvi- llimin dhe vetëvlerësimin e tij.

LËVIZJET

Në një dy javët e para lëvizjet e bebit janë të çrregullta, të

paqëllimshme. Atij mund t’i dri-dhen mjekra dhe duart. Çdo zhur-më e fortë shkakton dridhje dhe mund të bëhet shkak për të qara. Në se këto lëvizje janë shumë të theksuara dhe shqetësuese, ju duhet ta shtrëngoni në krahë ose ta mbështillni. Nga fundi i muajit të parë, sistemi nervor i bebit zhvi-llohet dhe kontrolli i muskujve përmirësohet. Lëvizjet e duarve dhe këmbëve do te bëhen më të buta dhe do të duket sikur është duke i dhënë biçikletës. Kur e vendosni barkas, do të bëjë lëvizje zvarritëse me këmbë, madje mund të shtyjë me duar.

Muskujt e qafës do të zhvillohen me shpejtësi, duke i dhënë mundë-si të kontrollojë më mirë lëvizjet nga fundi i muajit. I shtrirë bar-

71MUAJI I PARË

kas, bebi mund të ngrejë dhe të kthejë kokën në anën tjetër. Por nuk do të jetë në gjëndje të mbajë kokën mirë deri në fund të muajit të tretë, prandaj duhet të tregohe-ni të kujdesshëm kur e mbani në krahë. Gjatë javëve të para lëvizjet e gishtave janë të kufizuara, por bebi mund t’i përkulë, t’i afrojë te goja dhe t’i afrojë në fushën e tij të shikimit. Në fakt, gjatë kësaj peri-udhe do t’i vështrojë gjatë duart, sa herë që do t’ia kapë syri.

SHQISAT

ShikimiNë muajin e parë shikimi i bebit tuaj do të pësojë ndryshime të mëdha. Kur lindi ai kishte pamje periferike (shikonte anash). Gradu- alisht shikimi i tij fiton aftësinë të fokusohet në një pikë në qendër të fushës së tij të shikimit. Atij i pëlqen të shikojë objekte deri në 20-38 cm larg, ndërsa nga fundi i muajit të parë do të fillojë të foku-sojë gjërat deri në 90 cm. Në të njëjtën kohë ai fillon të ndjekë ob-jektet në lëvizje. Në fillim ai ndjek lëvizjet e ngadalta të objekteve të mëdha brenda fushës së vet të shikimit, por shpejt do të ndjekë edhe objekte të vogla dhe lëvizje të shpejta.

Në lindje fëmija juaj ishte shumë i ndjeshëm ndaj dritës, dhe bebet e syrit ishin të zvogëluara, për të pa-

kësuar sasinë e dritës që hyn në sytë e tij. Mbas dy javëve të para bebet e tij fi llojnë të zmadhohen, duke e bërë ta pranojë më mirë lojën me dritën dhe me hijen. Me zhvillimin e retinës ai përmirëson aftësinë të njohë dhe të shohë objektet.Nëse ju do t’i tregoni tre lodra të njëjta - një blu, një të verdhë dhe një të kuqe, ai me siguri do të vësh-trojë më gjatë të kuqen, por asnjeri nuk e di pse. Është ngjyra e kuqe apo shkëlqimi i ngjyrës që tërheq fëmijët e porsalindur? Ne dimë se shikimi i ngjyrave nuk formohet para katër muajve. Në këtë moshë ai nuk mund të bëjë dallimin midis ngjyrave të ngjashme, si e gjelbër dhe bojëqielli.

Ngjyra e syve nuk është ende ajo që fëmija do të ketë përfundi-misht. E bardha e syve, ka një nu-ancë blu, që zhduket gradualisht. Kjo ngjyrosje përcaktohet prej tejdukshmërisë së indeve që për-bëjnë syrin. Bebja e syrit paraqet një ngjyrë gri, të kaltër ose blu, që nuk do të jetë ngjyra përfundimtare dhe që do të ndryshojë me kohë.

Po kur sytë i shkojnë ”shtrembër”?Në këtë moment të jetës, secili nga sytë shikon për hesap të vet. Fëmija, ndryshe nga i rrituri, nuk është në gjendje t’i bashkërendojë lëvizjet e syve. Fëmija nuk ka stra-bizëm (nuk është me sy të shtrem-bër) dhe kjo dukuri e përkohshme do të zhduket me kohë me zhvilli-

72

min e aftësisë së të parit. A qan me lot? Fëmija mund të qajë pa lotuar.

DëgjimiGjatë muajit të parë bebit juaj do t’i tërheqin vëmendjen zërat njerëzorë, sidomos zërat e lartë, si zëri i femrave. Kur ju i flisni, ai kthen kokën në drejtimin e zërit dhe shpesh lëviz duart dhe këmbët, duke ju vështruar me vë-mendje. Fëmija juaj do të jetë i ndjeshëm ndaj nivelit të zhurmave. Nëqoftëse ju e vendosni në një mjedis me zhurmë, ai ose nuk do t’i përgjigjet më ngacmimeve dhe do të rrijë urtë, ose do të fillojë të qajë dhe të grindet. (Bebet shumë të ndjeshme qajnë, kur ekspozohen ndaj dritave të forta ). Nëqoftëse ju do të ndryshoni një muzikë të qetë, ai do të fillojë të kthejë kokën dhe të kërkojë burimin e muzikës.

Fëmija juaj jo vetëm dëgjon mirë, po edhe njeh disa melodi. Disa nëna që i lexojnë përralla bebit të tyre në fund të shtatzanisë, kanë vënë re se kur i tregojnë këto për-ralla mbasi fëmija është rritur, du-ket sikur bebet i njohin, ato fillo-jnë të shikojnë më me vëmendje. Lexoni me zë të lartë një histori që fëmijët e pëlqejnë për disa ditë rresht, pastaj prisni disa ditë dhe pastaj lexojeni atë përsëri. A ju duket se ai e njeh?

Nuhatja dhe palpimi Ashtu siç ka preferenca për disa

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

figura dhe tinguj, bebi juaj është shumë i veçantë në shije dhe nu-hatje. Ai do të bëjë një frymëma-rrje të thellë për të nuhatur aromën e qumështit, vaniljes, bananes dhe sheqerit, por do të rrudhë hundët me erën e alkoolit apo të uthullës. Nga fundi i javës së parë ai njeh erën e nënës së tij dhe kthen kokën nga gjiri i saj, por nuk e përfill gjirin e nënave të tjera. Ky sistem radari e ndihmon atë të orientohet drejt, kur duhet të ushqehet dhe e mbron nga substancat që mund ta dëmtojnë.

Bebi juaj është i ndjeshëm ndaj prekjes dhe mënyrës se si e mbani. Ai ndihet mirë në rroba të buta pambuku apo mëndafshi, por do të shtyjë rrobat e ashpra. Fërkojeni butësisht me dorën tuaj dhe ai do të relaksohet dhe qetësohet. Nëse ju do ta ngrini me ashpërsi, ai do të fillojë të qajë. Nëse ju do ta kapni atë butësisht dhe do ta përkundni e shtrëngoni në krahët tuaj, ai do të qetësohet dhe do të bëhet më i gjallë. Kjo tregon qartë se shumë përpara se të kuptojë fjalët që i tho-ni, ai kupton humorin dhe ndjenjat tuaja nga mënyra se si e prekni.

TEMPERAMENTI

Përfytyroni dy bebe, të dyja nga e njëjta familje dhe të dyja vaj-

za:Vajza e parë është e qetë, e kënaqur, luan me veten e vet, vështron çdo

73MUAJI I PARË

gjë që ndodh rreth saj, por rrallë kërkon vëmendje. E lënë me vet-veten, ajo fle për periudha të gjata dhe ha jo shpesh.

Vajza e dytë është gjithmonë në lëvizje. Ajo lëviz duart dhe këm-bët vazhdimisht kur është zgjuar dhe në gjumë. Ndërsa të porsalin-durit flenë rreth 14 orë në ditë, ajo fle 10 orë dhe zgjohet sa herë ka ndonjë aktivitet afër saj. Ajo duket sikur do të bëjë çdo gjë me nxitim, ha me nxitim duke gëlltitur ajër me shumicë, kështu që ka nevojë të bëjë më shumë gromësima. Të dyja këto bebe janë normale dhe të shëndetshme. Asnjëra s’është më e mirë se tjetra, por tempera-mentet e tyre janë të ndryshme dhe të dyja duhet të trajtohen ndryshe që nga lindja.

Ashtu si këto bebe, edhe fëmija juaj shfaq një temperament të ve-tin që në javët e para të jetës. Zbu-limi i këtyre sjelljeve është një nga gjërat më të bukura, kur kemi një bebe të re në shtëpi. Sa më të vëmendshëm të jeni ndaj këtyre shenjave, aq më shumë mësoni t’i përgjigjeni në mënyrë të për-shtatshme personalitetit të saj dhe aq më e qetë dhe më e parashikue-shme do të jetë jeta juaj në muajt e ardhshëm.

Shumë nga këto sjellje janë të lin-dura. Shfaqja e tyre mund të jetë e vonuar, si për shembull, të lindurit para kohe nuk i shfaqin nevojat si

uria, lodhja etj., aq qartë sa fëmi-jët e tjerë. Ata mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj dritës, zhurmave dhe prekjes për disa muaj dhe loja me to mund të jetë shumë e fortë dhe t’i ngacmojë, irritojë apo huto-jë. Kur kjo ndodh, prindi duhet të ndalojë dhe të presë, derisa bebi të jetë aktiv dhe pastaj të vazhdojë. Me kalimin e kohës reagimet e fi-llimit do të largohen dhe tiparet e lindura të fëmijës do të bëhen më të dukshme.

Bebet që janë nën peshë në lindje, edhe nëse kanë lindur në kohë, mund të jenë po ashtu më pak reagues se të porsalindurit e tjerë. Në fillim ata janë të përgjumur dhe nuk duken shumë aktivë. Mbas disa javësh ata duken sikur zgjo-hen, hanë me ngut, por ngelen të irritueshëm dhe të ndjeshëm ndaj ngacmimeve, ndërmjet dy të pirave të gjirit. Ky irritim mund të zgjasë deri sa ai të rritet dhe të piqet. Sa më shumë të mbrohen nga nxitja e tepërt dhe sa më tepër rehati t’u sigurohet gjatë kësaj periudhe, aq më shpejt do të kalojë kjo situatë.Që nga fillimi temperamenti i bebes tuaj do të ndikojë në sjell-jen tuaj ndaj tij. Nëse ju kishit disa ide rreth reagimit të tij, mbas lindjes duhet t’i rivlerësoni duke parë në se përshtaten apo jo me fëmijën tuaj. Po e njëjta gjë ndodh me këshillat e librave, artikujve, kushërinjve, shokëve, rreth mirë-rritjes së fëmijës. E vërteta është se kjo nuk është rruga e drejtë dhe

74 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Menjëherë sapo del nga barku i nënës, të porsalindurit i

duhet të përshtatet, qoftë me më-nyrën e re të jetesës, qoftë me mjedisin e ri ku ai do të jetojë.Ushqyerja është ndoshta momenti më kryesor i kësaj përshtatjeje. Dhe me të vërtetë, nënat bëjnë më shumë pyetje lidhur me ushqyer-jen e fëmijës, se sa për anë të tjera të kujdesit për të porsalindurin. Nënat shpesh e vlerësojnë sukse-sin e tyre me zotësinë e tyre në ushqyerjen e fëmijës. Ato mund të ndihen keq, në qoftë se fëmija nuk ushqehet me lehtësi qysh në fi-llim, aq sa shpesh herë bëjnë për-pjekje nga më “të çmendurat” për t`i siguruar me çdo kusht ushqyer-jen fëmijës së tyre: i japin qumësht artificial, ujë me sheqer etj, vetëm që fëmija të ndihet i ngopur dhe i ushqyer.

Pikërisht, ky ankth i nënës, i bën

ato të zgjedhin rrugë “të gabuara” dhe jo të dobishme për fëmijën e tyre. Për një moment, ato harrojnë se natyra i ka pajisur me aftësinë për të ushqyer një fëmijë me mënyrën më të mrekullueshme që mund të ekzistojë në botë: me Qumështin e Gjirit. Natyra e ka krijuar atë në një mënyrë të tillë që në çdo mo-ment e bën përshtatjen e fëmijës me mjedisin e ri tepër të butë e të padëmshme. Dhe kjo jo vetëm kur fëmija është i sapolindur, por gjatë gjithë kohës që ushqehet me të.

TË MIRAT E USHQYERJES ME GJI PËR FËMIJËN DHE NËNËN

Të mirat e kulloshtrësNë ditët e para pas lindjes, gjiri prodhon një lloj qumështi, që

Ushqyerja me gji

nuk funksionon për çdo fëmijë. Ju duhet të krijoni rregullat tuaja si-pas fëmijës tuaj qe ka një persona-litet të caktuar, besimeve tuaja dhe kushteve specifike të familjes suaj. Gjëja kryesore është se ju duhet t’i

përshtateni individualitetit të tij. Kjo do ta bëjë atë ta ndjejë veten të dashur dhe të vlerësuar dhe do ta ndihmojë të krijojë raporte të drejta me të tjerët në të ardhmen.

75MUAJI I PARË

quhet kulloshtër. Kulloshtra është një lëng i trashë me ngjyrë të ver-dhë, sepse në përmbajtjen e tij gjendet me shumicë një lëndë që quhet betakaroten. Ky është një antioksidues i fuqishëm dhe që i jepet fëmijës në një fazë tepër të brishtë të jetës së tij.

Shpesh kulloshtra është e papëlqye-shme për nënën, ndoshta se ajo e përfytyron qumështin me ngjyrë të bardhë. Por derdhja e kulloshtrës dhe mosdhënia e saj fëmijës, është një nga gabimet e trashëguara të kulturës sonë popullore.Në sajë të përmbajtjes së vet, ku-lloshtra është ushqimi ideal i ditëve të para. Me lindjen, fëmi-jës i duhet të përballet me shumë armiq (viruset, bakteret), ndërkaq që fuqitë mbrojtëse të tij janë ende të pazhvilluara. Pas lindjes, ai ka të pranishme në gjakun e vet një sasi trupëzash mbrojtëse, të cilat i ka marrë që para lindjes nga nëna, me anë të placentës. Por ndihmesa e vërtetë i vjen nga qumështi.

Kulloshtra është një qumësht tepër i veçantë që prodhohet vetëm në 5 ditët e para të jetës. Funksionet e saj të mëdha janë dy: të ushqejë në mënyrë të përshtatshme fëmijën dhe ta mbrojë atë si duhet nga mi-krobet.

Funksioni mbrojtësKulloshtra ka veti të shkëlqyera për të mbrojtur ndaj mikrobeve

të ndryshme (viruset dhe bakte-ret) dhe shumë më të theksuara se qumështi i prodhuar më vonë nga gjiri i nënës. Në sajë të këtyre veti-ve, ajo shërben si një “çadër” që e mbron fëmijën nga “breshëri” i egër i mjedisit të jashtëm. Ky vep-rim mbrojtës i kulloshtrës shumë-fishohet, në qoftë se fëmija është i lindur parakohe. Dhe dihet nga të gjithë se sa rrezikon i linduri para-kohe, nga ky ballafaqim me këtë “botë të egër”.

Funksioni ushqyesNjëkohësisht, kulloshtra në sajë të përmbajtjes së veçantë me shumë proteina dhe kripëra minerale dhe pak sheqerna dhe yndyrna, është tepër e përshtatshme për të por-salindurin. Në këtë mënyrë, rënia në peshë e të porsalindurit në ditët e para të jetës është e butë dhe rimarrja e peshës së lindjes më e shpejtë.

Rreth ditës së 4 - 5-të të jetës ndodh “ardhja” e qumështit. Kulloshtra zëvendësohet nga një qumësht tjetër, i cili ka një pamje si krem. Ky është qumështi i përkohshëm.Vetitë e tij janë ndërmjet kullo-shtrës dhe qumështit të nënës. Quhet i përkohshëm, sepse rreth ditës së 12-të të jetës, qumështi përsëri ndryshon dhe merr vetitë që i ruan pastaj gjatë gjithë kohës që qumështi prodhohet nga gjiri i nënës.

76

Pas ditës së 12 -të jetës, qumështi i gjirit merr tashmë karakteristi-kat përfundimtare dhe është mjaft i pasur në lëndë energjitike, për shkak të përmbajtjes më të lartë në sheqerna dhe yndyrna.

TË MIRAT E QUMËSHTIT TË GJIRIT

Një fëmijë që ushqehet me gji ecën me “hapa gjigande”.

Qumështi i nënës:Eshtë i përshtatshëm nga pikë-pamja ushqyese, sepse është specifik për njeriun. Në të gjithë botën njihen rreth 4000 lloje gji-tarësh, të cilët kanë si veti të prodhojnë qumësht për të ushqyer të vegjlit e tyre. Secili nga këto lloje qumështi ka karakteristika të veçanta dhe pra të ndryshme (specifike), në varësi të llojit të gjitarit. Domethënë për çdo këlysh nevojitet qumështi i nënës së vet.

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

QUMËSHTI i NËNËS: Siguri për fëmijën• Kënaq nevojat ushqimore dhe psikike• Realizon një zhvillim cilësor• Mbron nga sëmundjet alergjike dhe degjenerative• Mbron nga infeksionet… edhe pas ndërprerjes së gjirit• Parandalon dhjamosjen• Nxit rritjen në zorrë të mikrobeve jo të dëmshëm për organizmin• Siguron një sasi të mjaftueshme të hekurit• Ndihmon lidhjen nënë-fëmijë• E ke të gatshëm sa herë që ke nevojë për të

Realizon një zhvillim cilësor, do-methënë një rritje harmonike dhe një zhvillim psikik e intelektual më të mirin të mundshëm. Studi-met e Lucas kanë vërtetuar se në qumështin e nënës gjenden disa yndyrna të çmueshme (LC PUFA), të cilat i jepen fëmijës gjatë muajit të parë të jetës dhe që i sigurojnë atij një koefiçent inteligjence më të lartë se fëmijët e ushqyer me qumësht artificial në moshën 7-8 vjeç.

Mbron nga sëmundjet alergjike dhe degjenerative, duke vonu-ar shfaqjen e tyre tek fëmijët e prirur për arsye të trashëgimisë. Asnjë fëmijë nuk bëhet alergjik, prej qumështit të nënës së vet, gjë që nuk ndodh, nëqoftëse fëmija ushqehet me qumësht artificial. Megjithatë, nëna duhet të trego-het e kujdesshme ndaj disa ushqi-meve, të cilat kalojnë në qumësht dhe kështu bëhen përgjegjëse për alergjitë, edhe pse fëmija është

77MUAJI I PARË

me gji. Të tilla ushqime janë veza, qumështi, peshku, arrat etj.

Të mbron nga infeksionet. Qumë-shti i nënës është i pajisur me një sistem mbrojtës, në sajë të:• Cilësive kundër inflamacionit.

Normalisht, sa herë që kemi një infeksion, organizmi i njeriut i përgjigjet me një inflamacion, i cili po qe se është i theksuar, mund të bëhet edhe i rrezik-shëm. Qumështi i nënës, falë disa lëndëve që përmban, e zbut atë.

• Cilësive kundër infeksionit, të cilat sigurohen nga prania në qumështin e nënës të rruazave të bardha, trupëzave mbrojtës (IgA sekretore) lizosimat dhe laktoferrina. Në këtë mënyrë qumështi i nënës është në gjen-dje të mbrojë jo vetëm prej “armiqve” të jashtëm, por edhe atyre të brendshëm, të cilët nuk janë të pakët. Duhet të kujtoj-më se qumështi i nënës nuk është steril, por agresiviteti i mikrobeve të përmbajtura në të, është “nën kontroll të rreptë”.

• Cilësive të rritjes së imunitetit. Disa faktorë të pranishëm në qumështin e nënës (laktofe-rrina, nukleotidet, citokinat) ushtrojnë një veprim nxitës mbi sistemin imunitar, që i lejon fëmijës të mbrohet nga infeksione të ndryshme, pasi është ndërprerë ushqyerja me gji. Mund të duket shumë e çu-

ditshme çfarë po themi, por kjo është vërtetuar tashmë nga stu-dime shkencore shumë serioze.

Për shembull qumështi i nënës e mbron fëmijën nga infeksio-net e veshit përreth 3 vjet pas ndërprerjes së gjirit. Kjo është një ndihmë e çmuar po të lloga-risim se sa i shpeshtë është ky infeksion. Një studim i kohëve të fundit (1998) i kryer nga Wilson, ka treguar se të vegjlit mund të mbrohen nga infeksio-net e mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes përreth 7 vjet, nëse janë ushqyer për 15 javë rresht pa ndërprerje vetëm me gji. Por ky fakt i fundit është ende më i bukur! Mund të të mbrojë për 10 vjet ndaj infek-sioneve të shkaktuara prej He-mophilus influenzae, ndërkaq që diskutohet e diskutohet në botën shkencore mbi dobinë apo jo të vaksinës kundër këtij mikrobi. Cilësitë imunomodu-luese të qumështit të nënës janë përgjegjëse për shpeshtësinë më të pakët në moshë të rritur të sëmundjeve të rënda imuni-tare, inflamatore dhe tumorale.

Parandalon dhjamosjen në mo-shë të rritur. Në qumështin e nënës gjendet në sasi të konsiderueshme kolesteroli. Mendohet se koles-teroli është i nevojshëm për të kënaqur kërkesat e larta të trurit të fëmijës për këtë lëndë (truri për-bëhet kryesisht prej yndyrnave).

78 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Nga ana tjetër, studimet e kohëve të fundit tregojnë se marrja me “shumicë” e kolesterolit nxit orga-nizmin e njeriut që të mos rreziko-het në vitet vijuese nga marrja me tepricë e kësaj lënde; pra, e për-gatit organizmin e të rriturit që të mos dëmtohet nga ushqimi me shumë yndyrna.

Ndihmon për rritjen në zorrë të mikrobeve të padëmshme për organizmin. Prania në zorrë e një mikrobi të quajtur bacterium bifi-dum është me vlerë shumë të ma-dhe për organizmin e fëmijës.

Parandalon aneminë nga munge-sa e hekurit në 6 muajt e parë të jetës. Hekuri është një nga mineralet më të nevojshëm për fëmijën në muajt e parë të jetës. Megjithëse në qumështin e nënës gjendet pak hekur, ai është i mjaf-tueshëm për të mbrojtur bebin nga rreziku i anemisë. Eshtë njëlloj si-kur të kishim ruajtur pak “monedha fl oriri” në një qyp. E shprehur me shifra, do të thotë: gjatë 3-mu-jorit të parë në qumështin e nënës përmbahet 0.5 mg hekur në 1 litër qumësht, kurse në 3-mujorin e dytë kjo sasi përgjysmohet. Ndryshimi me qumështin e lopës është se he-kuri i përmbajtur në qumështin e nënës thithet më mirë; dmth hekuri i përmbajtur në qumështin e nënës thithet nga organizmi i bebit në masën 30-50%, kurse ai i qumësh-tit të lopës, ose artifi cial në masën

10-20%.

Ushqyerja me gji, jo vetëm që plotëson nevojat ushqimore që ka fëmija, por edhe përforcon zhvi-llimin e shqisave të tij si shijen, të prekurit, nuhatjen etj. Njëko-hësisht është në gjendje të krijojë atë lidhje gati hyjnore që ekziston midis fëmijës dhe nënës. Fëmija “e njeh me erë nënën e vet” dhe në prani të saj ndihet i mbrojtur, i qetë dhe i lumtur. Një lidhje e tillë është mjaft e rëndësishme për zhvilli-min e përshtatshëm nga pikëpamja psikike, emocionale dhe e ndjen-jave në të ardhmen. Eshtë ushqim i gatshëm në çdo kohë, në tempe-raturë të përshtatshme dhe falas.

Të mirat e ushqyerjes me gji për nënën. Sipas besimit popullor, ush-qyerja me gji është përgjegjëse për shtimin në peshë të gruas pas lindjes. Kjo nuk është e vërtetë. E vërteta është se gjatë shtatzanisë, masa dhjamore shtohet 4 – 5kg, por duke i dhënë gji bebit, ky dhjamë fillon të shkrihet. Dhënia e gjirit fëmijës dhe mbajtja e një regjimi ushqimor të përshtatshëm e ndih-mon lehonën që gradualisht të a-rrijë në peshën që ka pasur para se të mbetej shtatzanë.

Fëmija duke thithur gjirin, jo vetëm që shton sasinë e qumështit që pro-dhon nëna, por edhe përmirëson cilësinë e qumështit. Përmbajtja në qumështin e nënës të disa lëndëve

79MUAJI I PARË

të caktuara, nxit tkurrjet e mitrës, duke ndihmuar në këtë mënyrë në zvogëlimin e mitrës dhe uljen e barkut. Shpesh herë, nënat anko-hen për dhimbje barku gjatë ven-dosjes në gji të fëmijës. Ato nuk duhet të brengosen për këto dhim-bje, sepse janë tkurrje të dobishme të mitrës, pikërisht nga përmbajtja në gji e lëndëve që përmendëm më sipër.

KUR DUHET TË FILLOHET USHQYERJA ME GJI

Ushqyerja me gji duhet të fi-llohet sa më herët që të jetë

e mundur: sapo që kushtet e fëmi-jës dhe të nënës e lejojnë një gjë të tillë. Kjo do të thotë se i por-salinduri duhet të vendoset në gji qysh në sallë të lindjes, ose të paktën brenda 6 orëve të para pas lindjes. Në këtë mënyrë, jo vetëm nxitet ardhja e qumështit tek nëna, por edhe ndihmohet fëmija të fi-llojë jashtëqitjen, të marrë ener-gjitë e nevojshme, të shmangë shumë probleme të mundshme të shëndetit etj. Jo vetëm kaq, sepse shumë sjellje të mëvonshme të fëmijës në drejtim të zakoneve të të ushqyerit përcaktohen pikërisht nga kjo vendosje për herë të parë e fëmijës në gji.

Një përvojë shumë interesante nga Anglia tregon se kur fëmija ven-

doset menjëherë pas lindjes mbi barkun e nënës, ai ngjitet vetë dre-jt gjirit të nënës dhe e kap sponta-nisht atë. Nëqoftëse fëmija ven-doset rreth 6 orë pas lindjes mbi barkun e nënës, ai nuk afrohet vetë tek gjiri i nënës, por duhet të ndih-mohet që të kapë gjirin e nënës. Dhe kur vendoset pas 24 orëve, ai jo vetëm që e ka shumë të vështirë kapjen e gjirit, por është ose i plogësht ose grindet shumë dhe vuan që të mësojë këtë zakon të lin-dur dhe shumë të rëndësishëm. Nga ana tjetër, çdo nënë është shumë e rëndësishme ta dijë, se deri në ardh-jen e qumështit nuk duhet t’i japë fëmijës së vet qumësht artifi cial, ose ujë me sheqer dhe nuk duhet të përdorë kurrë biberonin. Një gjë e tillë mund të bëhet e rrezikshme për disa arsye.

Nga njëra anë, dhënia e qumështit artificial mund të nxisë sëmund-jet alergjike tek fëmija edhe pse dhënia e këtij qumështi është e përkohshme. Dhe nga ana tjetër, fëmija çmësohet njëherë e përgjith-monë të kapë gjirin. Ka me qindra studime në këtë drejtim.

Sot shkencëtarët mendojnë se një sjellje e caktuar bëhet e përjetshme në varësi të asaj që përvoja e parë ka qenë e drejtë apo e gabuar. Ne një gjë të tillë e kemi mësuar nga bota e kafshëve. Për shembull, nëqoftëse zogun që ndërton fole (dallëndy-shen) sapo lind e vendosim 2 minu-

80 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

ta me një zog që nuk di të ndërtojë fole (korbin) dhe pastaj e lemë të rrijë për të gjithë jetën me dallën-dyshet e tjera, ky zogth kurrë nuk mëson të ndërtojë fole si simotrat e veta. Do të mjaftonte të rrinte gjysmë minute me dallëndyshet pas lindjes dhe pastaj ta lije gjithë jetën me korbin, që të mos ta harronte kurrë se si ndërtohet foleja. Kjo lloj përvoje nuk ndodh vetëm me bebin, por ndodh edhe me nënën. Prandaj kujdes, sepse kështu mund të ndod-hë edhe me njeriun.

• Larja e gjinjve nuk duhet të bëhet me sapun, sepse mund të thajë lëkurën.

• Nuk duhet të përdoret acidi borik si dezinfektant, sepse është hel-mues për fëmijën.

• Gjinjtë duhet të mbahen të thatë, prandaj duhet të mbulohen shpesh me garza të thata.

• Mirë është që gjinjtë të mbahen zbuluar (kur është e mundur), në mënyrë që të shmangen fërkimet me teshat dhe dëmtimet e mund-shme.

Masazhi i gjiritEshtë mirë që përpara se fëmija të vendoset në gji, të bëhet një ma-sazh i shkurtër i gjirit : kapet njeri prej gjinjve me të dy duart dhe me lëvizje të lehta rrethore bëhet ma-sazhi i tij. Qëllimi është që të zbu-ten gjinjtë, në mënyrë që qumështi të rrjedhë pa vështirësi.

A ka ndonjë rregull në dhënien e gjirit?Nuk këshillohet vendosja e fëmi-jës në të dy gjinjtë gjatë një vakti. Eshtë mirë që ai të vendoset një vakt në njërin gji dhe vaktin tjetër në gjirin tjetër. Duhet vepruar kështu, sepse krijohet mundësia që të zbrazet plotësisht gjiri dhe në të njëjtën kohë, siç kemi për-mendur edhe më parë, qumështi i gjirit ndryshon përmbajtjen e tij, në varësi të thithjeve të fëmijës. Domethënë, qumështi i thithur nga fëmija me thithjet e para ka përmbajtje të ndryshme me atë të

SI BËHET USHQYERJA ME GJI?

Kujdesi për gjirinPara se fëmija të vihet në gji, duhet të lahen duart me shumë kujdes me ujë dhe sapun. Pastaj pastrohen gjinjtë vetëm me ujë të vakët. Eshtë mirë që thithat të zhyten në ujë të vakët. Në vazhdim, gjinjtë thahen ngadalë e me kujdes me një pecetë të thatë. Gjinjtë nuk duhet të thahen duke i fërkuar me pecetë ose me peshqir.• Gjinjtë duhet të lahen të paktën

një herë në ditë. Parapëlqehet të lahen gjinjtë pas të pirit, me që-llim që të mos çorientohet bebi, që përpiqet të njohë nënën e vet edhe me anë të erës. Nuk duhet të përdoren pomada ose lëndë të tjera, qoftë për aromë të mirë, qoftë për parandalim të çarjeve të gjirit.

81MUAJI I PARË

marrë me thithjet e fundit. Duke e vënë në mënyrë të çrregullt fëmi-jën në të dy gjinjtë, ne rrezikojmë që fëmija të mos marrë të gjitha lëndët për të cilat ai ka nevojë.

Fëmija nuk duhet vendosur as-njëherë në gji, nëqoftëse nëna nuk ndihet e qetë. Edhe pse fëmija qan, mos mendoni se i ka kaluar koha e ushqyerjes. Kjo gjë e bën shpesh nënën të ankthshme dhe ngutet që ta verë menjëherë në gji. Ky ankth shtohet edhe më shumë sepse fëmija qëllon që s`e kap me lehtësi gjirin në momentin që ky i jepet.

Kini parasysh: gjithmonë keni “kohë”, rehatohuni vetë, rehatoje-ni fëmijën tuaj (duke e përkundur, duke i kënduar, duke e ledhatuar), e pastaj vendoseni në gji.

PozicioniNuk mund të themi se ka një pozi-cion ideal për të vendosur fëmi-jën në gji. Sidoqoftë, pozicioni i papërshtatshëm krijon probleme në ushqyerjen e fëmijës tuaj. Rregulli kryesor është që vetë ju të zini një pozicion sa më të rehatshëm.

Fëmija mund të ushqehet duke qën-druar shtrirë ose ulur. Nëqoftëse juve ju pëlqen më mirë të rrini ulur, atëherë duhet që shpina juaj të jetë e mbështetur mirë, me qëllim që të shmangen tkurrjet e muskujve të kurrizit; kurse këmbët vendosen në një stol, që të lëshohen muskujt e barkut dhe që nëna të mos përku-let gjatë ushqyerjes së fëmijës. Në këtë rast fëmija ushqehet në një pozicion gjysmë shtrirë. Njëra

Figura 8. Përdorni gishtërinjtë për t’i krijuar bebit mundësi për frymë-marrje. Ndërpriteni thithjen ngadalë duke vendosur gishtin tuaj tregues si në figurë.

82 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

dorë e nënës mban kokën, kurse dora tjetër trupin.

Një mënyrë tjetër e ushqyerjes së fëmijës ulur realizohet duke e mbajtur fëmijën ashtu siç mbahet “topi i regbisë”. Fëmija vendoset mbi një jastëk, kurse njëra dorë e nënës i mban kokën. Pozicioni si “topi i regbisë” është i pëlqye-shëm për ushqyerjen e binjakëve, atëherë kur kemi fryrje e forcim të gjinjve, kur nëna ka gjinj shumë të mëdhenj, kur fëmija ka vështirësi në kapjen e gjirit (siç ndodh me fëmijtë e lindur parakohe, ose me peshë të vogël në lindje) dhe kur nëna ka dhimbje barku (në rast lindjeje me operacion).Disa grave u pëlqen t`i ushqejnë fëmijët e tyre, duke qëndruar shtri-rë, sidomos kur ndihen të lodhura, ose kanë dhimbje për shkak të pla-

gës nga lindja (epiziotomia) ose operacionit. Një pozicion i tillë është i rehatshëm dhe gjatë natës. Në këtë rast, fëmija mbahet shtri-rë, i mbështetur në shpinë me një jastëk.

Më sipër ne përmendëm se nuk ka një pozicion ideal për ushqyerjen me gji, i tillë që të favorizojë rrje-dhjen më të mirë të qumështit. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë se edhe fëmija ka preferencat e veta. Kështu, sidomos në javët e para pas lindjes, pozicionet për dhënien gji të fëmijës duhet të ndryshohen edhe nga një vakt në tjetrin. Në fakt, qumështi në gjendrën e gji-rit shpërndahet pak a shumë në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë gjirin. Nëqoftëse nëna e bën za-kon të ushqejë fëmijën vetëm në një pozicion, atëherë mund të

Figura 9. Pozicioni “si topi i regbisë” është pozicioni më i përshtatshëm

83MUAJI I PARË

ndodhë që fëmija duke thithur, të zbrazë vetëm një pjesë të gjirit dhe jo të gjithë atë. Në këtë mënyrë, në pjesën e pazbrazur të gjirit qumështi grumbullohet dhe kështu gjiri fillon të fryhet, të dhembë, të çahet dhe më tej të pezmatohet.

Duke ndryshuar pozicionin e fëmi-jës nga një vakt në tjetrin, ushtro-het shtypje mbi pjesë të ndryshme të thithit. Kjo ndihmon zbrazjen e gjirit dhe parandalon problemet që mund të ndodhin me gjirin në ditët e para pas lindjes. Një gjë e tillë nuk duhet të kuptohet si “një rregull i ri për çdo ditë të re”, por si një “teknikë” që krijon kushte për një ushqyerje të suksesshme me gji.Pasi nëna ka zgjedhur pozicio-nin e vet, për t`i dhënë gji fëmi-jës, është e nevojshme që dhe fëmija të vendoset në një pozicion të përshtatshëm. Për shembull, nëqoftëse nëna e ushqen fëmijën në pozicionin ulur, atëherë është e rëndësishme që me njërën dorë të mbajë kokën e fëmijës. Me dorën tjetër, ajo ndihmon fëmijën që të kapë gjirin, duke i ofruar fëmijës jo vetëm thithin, por edhe të zezën e gjirit (Shih edhe 3. Bebi erdhi-po tani?). Edhe pse thithja e gjirit tek fëmija është një refleks i lin-dur, në fillim nëna dhe fëmija nuk “njihen” ashtu si duhet dhe kjo gjë mund të krijojë “vështirësi” edhe për veprimet më të thjeshta. Gjatë vendosjes së fëmijës në gji, dora e lirë mban gjirin, kurse gishti i madh i dorës vendoset mbi thith.

Gishti i madh lëviz lirshëm mbi gji dhe ndihmon fëmijën që të luajë me thithin, të hapë gojën dhe pastaj ta kapë atë. Nuk këshillohet kapja e thithit ndërmjet gishtit tregues dhe të mesit, sepse një gjë e tillë mund të pengojë rrjedhjen e qumështit, në vend që ta nxisë atë. Veprime të tilla të thjeshta ndihmojnë fëmijën që të kapë gjirin edhe atëherë kur gjiri i nënës është shumë i madh.

…dhe së fundi lemza e gogësi-mat…Pas çdo vakti fëmija duhet të mbahet në pozicion vertikal, për disa minuta. Kjo e ndihmon atë që të nxjerrë gazrat. Nuk duhet të shqetësoheni, nëqoftëse fëmija vjell pak (një gojë pas pirjes), ose e zë lemza. Kjo do të thotë se sto-maku i tij është mbushur.

SA DUHET TË MBAHET FËMIJA NË GJI?

Fëmija kap gjirin dhe fillon të thithë. Por përsa kohë duhet ta

mbajë gjirin fëmija? A ka ndonjë rregull për një gjë të tillë?

Të themi të vërtetën, është vështirë që t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Koha nga fillimi i thithjes së një fëmije dhe asaj që qumështi rrjedh mjaftueshëm, është mjaft e ndry-shme. Ajo varet nga disa faktorë si fuqia thithëse e fëmijës, nga shpejtësia e zbrazjes së gjirit, nga

84 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

probleme të mundshme të gjirit (për shembull fryrja dhe fortë-sia e gjirit) etj. Dhe sigurisht, në ditët e para pas lindjes është më e gjatë dhe bëhet më e shkurtër me ardhjen e qumështit, në minutat e para rrjedh më shumë qumësht dhe pastaj rrjedhja e tij ngadalësohet.

Sidoqoftë, në 2 minutat e para, fëmija është në gjendje të thithë rreth 50% të qumështit dhe brenda 4 minutave të zbrazë pothuaj të gjithë gjirin (80 – 90%). Kjo nuk do të thotë “ta mbarojmë shpejt e shpejt këtë punë”. Nuk duhet të harrojmë se thithja për fëmi-jën nuk është vetëm një moment ngopjeje, por është edhe një mo-ment i rëndësishëm psikologjik. Thithja për fëmijën përfaqëson një kontakt njerëzor me ngrohtësinë e nënës, pra është një moment kënaqësie. Ndryshimi i kësaj nevo-je psikologjike të fëmijës është tepër i madh, gati-gati i papër-caktuar, prandaj vështirë se mund të themi se sa duhet të zgjasë një vakt ideal. Në këtë mënyrë, tash-më ne jemi në gjendje ta kuptojmë se pse disa fëmijë kënaqen duke e mbajtur gjirin vetëm 10 minuta e disa të tjerë duke e mbajtur gjirin 20 minuta, ose më shumë.

Në fund të fundit, duhet të jetë e qartë se marrja e sasive të nevoj-shme ushqimore nuk varet nga minutat që fëmija mban gjirin (Mos harroni! Në 4 –5 min. zbrazet 80 –

90% e gjirit). Atëherë, nuk ia vlen të zgjohet fëmija që përgjumet në krahë të nënës duke thithur gjirin, sepse “nuk është realizuar koha e domosdoshme” për t’u ushqyer. Mos u merakosni nëse vërtet është përgjumur pa mbushur barkun, do të zgjohet më parë se sa zakonisht, në vaktin tjetër. Eshtë e vetmja gjë për të cilën “fëmija nuk të fal”.

SA SHPESH DUHET TA VEMË FËMIJËN NË GJI?

Kjo është një nga pyetjet krye-sore në listën e pyetjeve që

nëna i bën mjekut për fëmijën që qan. Kur fëmija qan, jo gjithmonë do të thotë se ai ka uri. Por, shu-micës së nënave, sidomos në fillim, e qara ju duket si shenjë urie. Për këtë arsye, ato gjithmonë e vënë në gji fëmijën (nuk bëjnë ndonjë gabim). Me kohë, nëna mësohet të dallojë të qarën nga uria ose për shkaqe të tjera. Zakonisht, të qarët nga uria, fillon dalëngadalë dhe sa më shumë kohë shkon pa iu plotësuar kërkesa, e qara e fëmijës bëhet më me inat. Ndërsa e qara nga dhimbjet, për shembull nga dhimbjet e barkut fillon krejt pa-pritur, tek një fëmijë që ka qenë në gjumë ose krejtësisht në qetësi.

Vërtet që e qara në shumicën e rasteve do të thotë që fëmija është i uritur, por një fëmijë i uritur nuk është e thënë që gjithmonë të qajë.

85MUAJI I PARË

Kështu, për ta vendosur në gji një fëmijë, nuk duhet pritur që ai të qajë. Shpesh herë kur fëmijën e merr uria, ai fi llon të jetë më i shqetësuar, drejton duart nga goja, shtrëngon duart grusht, disa kohë më parë se të fi llojë të qajë. Këto janë disa sinjale që fëmija ia jep çdo nëne, si për t’i thënë se ka ardhur koha e ushqimit. Atëherë çdo nënë duhet t`i mësojë ato (dhe në fakt ajo i mëson ato në përvojën e vet).

Në ditët e para pas lindjes fëmija priret ta kërkojë më shpesh gjirin. Më tej, ai i rrallon këto kërkesa dhe pak nga pak vendos një ritëm që vërtitet midis 2 – 4 orëve. Sido-qoftë ka mjaft fëmijë të cilët va-zhdojnë të pinë me orare të afërta (çdo 2 – 3 orë) dhe të tjerë me orare më të largëta (çdo 3 – 4 orë). Pastaj ka fëmijë të cilët pijnë njëherë dhe pastaj flenë për 5 – 6 orë rresht. Kjo nuk do të thotë gjë dhe nuk ka pse që nëna të shqetësohet, përkundrazi i vogëlthi i saj vetëm se ndihet i kënaqur dhe ka arritur ekuilibrin e vet. Atë ushqim që

fëmija nuk e merr në një vakt, e merr shumë mirë në vaktin tjetër. Pastaj, fëmija nuk ka lindur me një orë në qafë që të kujtohet se duhet të pijë çdo 3 orë. Çdo nënë duhet ta mësojë se një gjumë i zgjatur dhe vakte të shpeshta mund të jenë të zakonshme tek fëmija: fëmija mund të dojë të pijë 3 herë brenda 3 orëve dhe pastaj të flejë për 6 orë rresht. Disa fëmijë të tjerë janë gjumashë dhe po nuk i zgjove, ata as që kujtohen për të pirë. Të tillë fëmijë, është mirë që të nxiten nga pak dhe duke i zgjuar ëmbëlsisht, të vendosen me njëfarë rregulli në gji.

Ka fëmijë të cilët janë nervozë, thithin, por pa sukses dhe e lëshoj-në në mënyrë të përsëritur gjirin, duke qarë dhe u shqetësuar. Në shumicën e rasteve, këta fëmijë duhet të qetësohen më parë se të vihen në gji e me kalimin e kohës ata mësohen të jenë më të qetë kur fillojnë të thithin.Ka fëmijë të tjerë të cilët nuk tregoj-në ndonjë interes të veçantë në të pirë, sidomos në ditët e para të

Sa shpesh duhet të pijë fëmija im?Sipas dëshirës: Fëmija vendoset në gji sa herë që ai e kërkon gjirin, duke respektuar dëshirën e tij. Kjo është mënyra më e mirë për të ushqyer një fëmijë me gji. Kujdes! Jo çdo e qarë, do të thotë uri.

Me orar: Parashikon ushqyerjen e fëmijës me orare të ngurta (çdo 3 orë). Mund të zbatohet për të vegjlit që ushqehen me qumësht artificial.

86 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

jetës, por kur qumështi bëhet më i bollshëm, ata “ e harrojnë sjelljen e keqe” që pothuaj e çmend nënën.

Dhe pastaj, janë ata që dinë “të shijojnë”. Pijnë me qetësi, nuk nguten fare dhe nëse i ngacmon për të pirë më shpejt, zemërohen shumë. Për më tepër, gjatë të pirit, mund të ndodhë që fëmija të plotë-sojë dhe nevoja të tjera përveç ushqyerjes. Mund të dojë të çlo-dhet, të dalë jashtë dhe natyrisht nuk mund t`i bëjë të gjitha gjërat njëherësh; ta nxitësh për të pirë në këto momente, do të ishte shumë e gabuar.

Dhe së fundi të ashtuquajturit “përtacë” : këta fëmijë nuk thithin pa ndërprerje, pushojnë pak e pastaj rifillojnë. Këta fëmijë po t`i lesh në qejfin e vet, pijnë shumë mirë.Ata mund ta mbajnë gjirin edhe 1 orë rresht. Por përfytyroni një të rritur : mund ta hajë gjellën e vet për 5 minuta, ose të rrijë 1 orë në tavolinë. Edhe fëmija, nuk ka se si të sillet ndryshe, prandaj edhe duhet të respektohet.

SI TË KUPTOJMË SE QUMËSHTI I NËNËS ËSHTË I MJAFTUESHËM

Një nga shqetësimet që brengos shumë nëna, veçanërisht në

ditët e para pas lindjes, është nëse ka gji aq sa duhet. Shpesh, kullosh-

tra përçmohet dhe vonesa në ar-dhjen e qumështit përjetohet si një pritje e kotë, sepse “qumështi nuk më vjen “. Por edhe kur qumështi vjen, ankthi dhe frika nuk largohen tek disa nëna: “re të zeza duken përsëri në horizont”.

Në fakt, menjëherë pas lindjes, krijohen disa rrethana që krijojnë njëfarë mosbesimi tek nëna dhe prandaj është e drejtë që asaj t`i shpjegohen disa gjëra për të kup-tuar se gjithçka shkon ashtu si duhet. Nënës mund t`i duket se fëmija nuk ngopet, sepse ai qan, thith gjatë dhe e kërkon gjirin shpesh. Nga ana tjetër, meqenëse përgjigja për një ushqyerje të për-shtatshme dhe në sasinë e duhur është pesha e fëmijës, i besohet më tepër “kapriçove” të një pe-shoreje. Dhe nuk ka asgjë për t`u çuditur, nëqoftëse nëna pëson “krizë”. Atëherë, t`i bëjmë fëmijës “Peshën e dyfishtë!”, ose vlerësi-min e “sasisë së qumështit që merr fëmija”, duke e peshuar atë para dhe pas pirjes.

Një vlerësim i tillë përdoret gjerë-sisht nga shumë punonjës të shën-detësisë. Gëzon një famë të ma-dhe tek nënat, sepse duket si një mënyrë logjike dhe e besueshme, që “ të siguron”, por në të vërtetë është thjesht një shpërdorim. Në të kundërtën nga çfarë besohet për të, ajo është një mënyrë vlerësimi tepër e pasaktë. I shkon shumë për shtat atyre punonjësve të shënde-

87MUAJI I PARË

tësisë, të cilët nuk janë për ush-qyerjen me gji. Peshimi i dyfishtë mund të përdoret (keqpërdoret) shumë kollaj, për të shkatërru-ar përfundimisht shpresën e një nëne që dëshëron të ushqejë me gji fëmijën e vet: “Zonjë, fëmija juaj pi vetëm 30g., edhe pse e keni mbajtur 1 orë në gji!”.

Por si mund të pretendohet se fëmija nuk ka marrë sasitë e duhu-ra të qumështit, nga një peshim i thjeshtë? Peshorja e pasaktë, fëmi-ja që lëviz gjatë peshimit etj., nuk mundet të jenë vendimtare për të përcaktuar mirëqenien e një fëmi-je. Ka mjaft mënyra të tjera për të zgjidhur këtë problem.

Thelbi i problemit, siç e kemi thë-në shpesh gjatë librit, nuk është sasia e qumështit të marrë gjatë një vakti, por kënaqësia që shpreh bebi pas çdo ushqyerjeje. Me pak fjalë, pesha e dyfishtë nuk i shër-ben në asnjë mënyrë ushqyerjes me gji, përkundrazi e kundërshton atë, sepse nënkupton ushqyerjen artifi-ciale, ngaqë siguron sasi qumështi të përcaktuara në mënyrë rigoroze.

As shtrydhja e qumështit nuk për-faqëson një mënyrë të mirë për të zgjidhur çështjen nëse mjafton apo jo qumështi:• për arsye fiziologjike: qumështi

që fëmija thith nga gjiri, nuk është kurrë i njëllojtë me qu-mështin e shtrydhur (qoftë me dorë, qoftë me pompë);

• për arsye psikologjike: shtry-dhja, ashtu si dhe pesha e dy-fishtë, shtojnë ankthin e nënës, si e pazonja që të ushqejë me gji fëmijën e vet.

Më në fund, si mund ta marrim vesh që fëmija ushqehet sa duhet?

Në të vërtetë, nuk ka rëndësi të përcaktojmë se sa merr fëmija në çdo vakt, por se si shton në peshë ky fëmijë për një periudhë të cak-tuar kohe. Vlerësimi është më i thjeshtë. Mjafton që nëna të mëso-jë të përdorë “Grafikët e rritjes». Nëpërmjet peshimeve të rregullta mujore në këshillimoren e fëmijës, ndërtohet kurba e rritjes, në bazë të së cilës mjeku është në gjendje të vlerësojë rritjen e përshtatshme apo jo të fëmijës.

Sa shton në peshë një fëmijë?Në tremujorin 1 25 – 30g/në ditë

Me qumësht artificial të vegjlit janë më ”buçko”:

Në tremujorin 2 25 – 30g/në ditë

88

Por sa duhet të shtojë?Ditët e para pas lindjes i sjellin nënës dhe familjarëve të tjerë një gëzim të papërshkrueshëm. Por njëkohësisht edhe ndonjë mërzi të vogël, që mund të shmanget, poqese arrihet të shpjegohet dhe interpretohet drejt: Fëmija më ka rënë 200, 300 g. dhe lotët ndo-njëherë mezi pushojnë.

Kjo është rënia fiziologjike e pe-shës; ndodh me të gjithë fëmijët. Nuk është asgjë. Fëmija bie në pe-

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

shë në 7 ditët e para pas lindjes dhe nga dita e dhjetë fillon të shtojë normalisht në peshë. Në të gjithë tremujorin e parë të jetës, fëmija shton mesatarisht rreth 25 – 30g në ditë, kurse në tremujorin e dytë ai shton rreth 20 – 25g. në ditë.

Racioni ditor: një gllënjkë, apo një fuçiNga çfarë kemi thënë deri tani, besojmë se është e qartë se kufi-zimet e peshores nga njëra anë dhe burimet e pashtershme që jep

Racioni ditor me qumësht nënePesha e fëmijës (në kg) X 150 = sasia ditore e qumështit (në ml) për gjithë ditën

Nevoja ditore për kalori llogaritet 110/kcal/kg.p./në ditë

Shembull:

Një fëmijë është 1 muajsh dhe peshon 4 kg. Atëherë, ai duhet të marrë në ditë:

150 X 4 = 600 ml qumësht

Nëqoftëse pi 6 herë në ditë, i bie të marrë: 600 : 6 = 100ml/në vaktNëqoftëse pi 8 herë në ditë, i bie të marrë: 600 : 8 = 75ml/në vakt

Në 10 ditët e para të jetës, sasia për çdo vakt llogaritet në bazë të ditës së jetës: heqim 1 dhe shumëzojmë me 10.

Shembull: I porsalinduri është në ditën e katërt të jetës, atëherë:

4 - 1 = 3 X 10 = 30ml/në vakt

89MUAJI I PARË

gjiri i nënës nga ana tjetër, duhet të na bindin se sasitë e qumështit që merr një fëmijë duhet të inter-pretohen me pak zhdërvjelltësi (pa ankthe).

Sidoqoftë, për prindërit më të pa-ngushëllueshëm masa do të ishte si në skemën e mësipërme.Pra, rreth 150 – 200g/në javë. Është mjaft e rëndësishme të saktësojmë se fëmijët që ushqehen me gji, kanë një shtim në peshë të ndryshëm nga ai i fëmijëve që ushqehen me qumësht artificial. Këta të fundit shtojnë në peshë më tepër se sa fëmijët që ushqehen me qumësht gjiri. Kjo mosbarazi pri-ret të sheshohet nga fundi i vitit të parë të jetës.Kjo është një gjë e mrekullueshme! - mund të thonë disa nëna.Jo, e dashur nënë! Ky është thjesht një iluzion.Prej kohësh, studiuesit kanë tregu-ar se rritja më e mirë në peshë për fëmijën që ushqehet artificialisht është vetëm shtim në peshë, por jo

shëndet, sepse është shtim i masës së trupit, dhjamrave dhe insulinës, aq shumë të dëmshme për shën-detin e fëmijës tuaj.

USHQYERJA ME GJI DHE ILAÇET

Mamakat dhe ... bostaniNjë defekt pothuajse instinktiv i të gjitha nënave është krahasimi i peshës së fëmijës së tyre me atë të fëmijëve të tjerë.Krahasim i pashprehur, vetëtimthi dhe jo shkencor! Sapo merr vesh se çfarë moshe ka “tjetri”, nëna qetësohet nëse “rivali” i pe-shuar “me sy” sikur të ishte “shalqi”, duket se peshon më pak. Por qëndrimi i saj kthehet në ankth, nëse “tjetri” i duket më “bullafiq”. Paskëtaj, shumë nëna “e mërzisin” pediatrin me sikur-et e tyre (si-kur t’i japim ca vitamina, sikur t’i japim një ilaç…)

Eshtë e mundur që ilaçet që nëna merr gjatë kohës që ush-

qen me gji fëmijën, të kalojnë në qumësht dhe kështu pastaj tek vetë fëmija. Atëherë, para mjekut shtrohet një pyetje që, të themi të vërtetën shpesh herë na vë në një pozitë të vështirë. Kjo sepse ilaçet mund:• të pengojnë ose të nxisin prod-

himin e qumështit.• të ndryshojnë përbërjen e qumë-

shtit.• të kalojnë në qumësht dhe të

japin veprime të dëmshme ose helmuese për bebin.

• Antitiroidienët • Disa antihistaminikë (Benadryl).

90

Atëherë, sa herë që i këshillohet dhënia e një ilaçi nënës që ush-qen me gji fëmijën e vet, duhet të merren parasysh këto gjëra:• A është vërtet e domosdoshme

dhënia e ilaçit? Do të ishte i dobishëm këshillimi i mjekut të gruas me atë të fëmijës.

• Të jepet ai ilaç për të cilin jemi të sigurt: për shembull të parapëlqehet Paracetamoli para Aspirinës.

• Të merret ilaçi në atë pjesë të ditës që është më pak i kalu- eshëm tek fëmija: për shem-bull nëna e merr ilaçin pasi i ka dhënë për të pirë fëmijës, ose/dhe në kohën që fëmija flen më gjatë, pra sa më larg kohës së vaktit tjetër. Kështu ilaçi jashtëqitet me rrugë të tjera (djersa, urina, tëmthi) dhe jo me anë të qumështit.

• Nëqoftëse dhënia e ilaçit është e domosdoshme për nënën,

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

atëherë duhet të parashikohet edhe ndërprerja e ushqyerjes me gji përkohësisht dhe/ose përfundimisht, ose të kontro-llohet sasia e ilaçit në gjakun e fëmijës (kur është e mundur).

Në përputhje me dijet tona dhe në varësi të dëmit që ato mund të shkaktojnë në organizmin e fëmi-jës, ilaçet ndahen në 3 kategori :• Ilaçe për të cilat është vërte-

tuar, ose supozohet se mund të dëmtojnë fëmijën që ushqehet me gji.

• Ilaçe për të cilat nuk jemi të sigurt për dëmin që mund të shkaktojnë, prandaj duhen dhë-në me shumë kujdes (më mirë të shmangen).

• Ilaçe që mund të jepen pa frikë, sepse nuk kalojnë në qumësht, ose dihet që nuk e dëmtojnë fëmijën.

Ilaçe të cilat nuk duhet të merren gjatë ushqyerjes me gji

• Amiodaroni cordarone • Indometacina • Ergotamina • Litiumi• Antidepresivët frenues të MAO • Drogat: heroina, morfi na, kokaina, amfetaminat, ilaçet që ulin oreksin • Lëndët që përdoren në Radiologji • Ilaçet kundër tumoreve • Bromocriptina (Parlodel) • Ciprofl oxacina

91MUAJI I PARË

Një koment i shkurtër mbi disa ilaçe me përdorim të zakonshëm tek lehonat

Aspirina: zakonisht, e përdorur kundër dhimbjeve, ose tempe-raturës së lartë (1 – 2 g, ose 2 – 4 kokrra në ditë), nuk ndikon mbi fëmijën. Por, nëqoftëse merret në doza më të larta, është helmuese për të voglin.

Ergotamina: bën pjesë në shumë ilaçe që përdoren për dhimbjen e kokës. Meqenëse mund të shkak-tojë bark e të vjella, si dhe çrre-gullime të qarkullimit të gjakut

tek fëmija, prania e këtij bari në gjakun e fëmijës konsiderohet me rrezik.

Laksativët: janë disa ilaçe që për-doren mjaft shpesh nga lehonat për të luftuar kapsllëkun. Një pjesë e këtyre ilaçeve mund të thithen nga fëmija dhe të shkaktojnë tek ai dhimbje barku dhe bark. Sa herë që lind nevoja e përdorimit të një ilaçi të tillë, është mirë të këshillo-heni me një mjek, ose të përdorni laksativët natyralë, si kumbullat dhe bukën e zezë.

Hekuri: dhënia në venë e hekurit

Ilaçe që duhet të përdoren me kujdes gjatë ushqyerjes me gji

• Pilulat• Aspirina në doza të larta• Laksativët me bazë cascara sagrada, sene, vaj recini etj• Qetësuesit e SNQ: qetësuesit e mëdhenj dhe të vegjël (Valiumi),

ilaçet kundër psikozave, etj• Antiepileptikët: barbituratet (Luminali), Depakina etj• Eufi lina, Teofi lina• Vitamina D• Ateneloli• Flagyli, Negrami, Nitrofurantoina, Sulfamidët (Baktrina),• Eritromicina, Kloramfenikoli, Antituberkularët, Augmentina• Antikoagulantët (Sintrom)• Diuretikët (Lasiks)• Antiulcerozët (Tagamet, Ranitidinaetj)• Desferali• Vermoksi• Deksametazoni, Betametazoni• Disa antihistaminikë (Ataraks, Prometazinë etj)• Cinarizina

92

është pothuaj e rëndomtë në gratë pas lindjes. Hekuri mund të jetë përgjegjës për dhimbjet e barkut tek fëmija që ushqehet me gji. Pavarë-sisht këtij fakti, përdorimi i hekurit është shumë i rëndësishëm, prandaj edhe duhet të merret parasysh.

Antibiotikët: shumica e antibio-tikëve janë të pajtueshëm me ush-qyerjen me gji, sidomos Penicilina, Cefalosporinat, Aminoglukozidët etj. Ciprofloksacina, një antibiotik që po përdoret shumë këto kohët

e fundit, duhet të shmanget gjatë kohës që nëna ushqen me gji fëmi-jën e vet.

Antitrombotikët: ndodh shpesh që pas lindjes, një grua të bëjë Flebit. Marrja në këtë rast e Hepa-rinës është krejtësisht pa problem për të voglin.

Anestetikët: qëllon rrallë, por mund të ndodhë që nëna t`i nën-shtrohet një operacioni. Atëherë, ndoshta duhet të vihet në gjumë me

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Ilaçe të sigurta gjatë ushqyerjes me gji• Aspirina me dozë të ulët, Paracetamoli • Fenilbutazoni • Klorokina • Kripërat e arit • Prednizoni • Laksativët me laktulozë, vaji i parafi nës, vazelina • Heparina, Kalciparina• Digoksina • Betabllokuesit (Propranolol) • Captoprili, Enalaprili, Adalati, Dihidralazinat, Aldometi • Kodeina • Adrenalina • Atropina• Insulina • Hormonet e tiroides (në doza të vogla) • Propiltiouracili (antitiroidien) • Mini-pilulat kontraceptive • Sulfati i Bariumit• Penicilina, Ampicilina, Amoksicilina, Cefalosporinat, Aminoglukozidet

(Gentamicina, Kanamicina, etj), Tetraciklinat• Zovirax-i• Hekuri• Acidi folik • Karbamazepina (Tegretoli)

93MUAJI I PARË

narkozë. Në një rast të tillë duhet të shtyhet vënia në gji e fëmijës, derisa bari të jetë eleminuar nga organizmi i gruas.

Në fund të këtij komenti do të dëshi-ronim që të mbetej një mesazh: Ushqyerja me gji, gjatë kohës që duhet të merren edhe ilaçet, nuk duhet të ndërpritet automatikisht (dhe pa sy kritik). Koha, kur çdo ilaç duhej të ndalohej, tashmë ka ndryshuar.

USHQYERJA ME GJI DHE HELMET E MJEDISIT

Prej disa vitesh po diskutohet në opinionin publik se edhe

qumështi i nënës është i ndotqur. Arsyet për këtë mbështeten në fak-tin se në mjedis janë të pranishme disa lëndë të prodhuara nga njeriu, të cilat shpërbëhen shumë ngadalë ose aspak. Më e njohura ndër këto lëndë është DDT.

Këto lëndë helmuese arrijnë të de-pozitohen në dhjamin e njeriut, po ashtu edhe në atë të lehonës, e cila i nxjerr pastaj edhe me qumështin e gjirit. Qumështi i nënës nuk i humbet cilësitë e veta, edhe pse këto lëndë janë të pranishme. Por, a ka ndonjë vend, ku të tilla lëndë mund të mos i gjejmë? Edhe toka, edhe deti, edhe ajri, edhe ushqimi që hamë çdo ditë mendohet se janë të ndotura nga këto helme.

Janë të njohura përparësitë e qu-mështit të nënës. Nga ana tjetër, nuk janë dokumentuar deri më sot veprime që lidhen me përmbajtjen në natyrë të këtyre lëndëve. Për këtë arsye na duket e tepruar bërja e analizës së qumështit për të vër-tetuar cilësitë e këtij qumështi. Po të mendojmë se qumështi i lopës, nga i cili edhe prodhohet qumështi artificial është disa herë më i ndo-tur, edhe njëherë do të kishim një arsye më shumë për të mos i besu-ar analizave të qumështit të gjirit.

Helmi Burimi i mundshëm• Plumbi Fonderitë, bateritë, qeramikat, gazi që shkarkojnë makinat• Metilmërkuri Zinxhirët ushqimorë (peshku), bojrat e ani- jeve, bojrat e mureve (kundër mykut) • Bromuri Prodhimet e benzinës, industria e ilaçeve • Halotani Mjekësia • Hekzaklorbenzenet, DDT Insekticidët, antiparazitarët, pesticidet, • Ngjyruesit Bojërat e shkrimit, vajrat lubrifi kuese etj.

94

Më konkrete dhe më alarmante se çfarë thamë më sipër është ekspozimi i fëmijës ndaj helmeve të pranishme në mjedisin e punës së nënës, sidomos kur ajo punon në ndërmarrje që prodhojnë bojra, diluentë, lëndë kimike etj (shih ta-belën e mëposhtme). Lënia e pu-nës në këto raste, do të ishte masa më e mirë parandaluese për të mos dëmtuar fëmijën.

USHQYERJA ME GJI E BINJAKËVE

Po të mendojmë se rreth 1/100 shtatzani janë binjake, atëherë

është e kuptueshme që problemi i ushqyerjes me gji merr përmasa të mëdha. Ushqyerja e një fëmije vetëm dhe krijon kaq vështirësi, sidomos tek një nënë e re dhe pa përvojë. Atëherë kur fëmijët janë dy, nëna të shumtën e herëve men-don se nuk është e zonja që të ketë qumësht të mjaftueshëm për të ushqyer njëkohësisht të dy fëmijët. Vërtet fëmijët janë dy, por thithin dyfish, kështu që stimulimi që i bëhet gjirit është dyfish; atëherë dhe prodhimi i qumështit është dyfish. Nuk ka arsye që të bren-gosemi. Një nënë që ushqen me gji binjakët mund të prodhojë edhe 2 litra qumësht në ditë: sasi kjo më se e mjaftueshme!

Problemi kryesor në këtë rast, është koha që i kushton nëna ush-

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

qyerjes së fëmijëve; shpesh asaj i duhet të merret me ushqyerjen e fëmijëve edhe 10-12 orë në ditë. Por nëqoftëse nëna arrin që t`i ushqejë njëkohësisht binjakët, atë-herë problemi kohë bëhet më pak i rëndësishëm. Në fillim nëna përpiqet t`i ushqejë ata veç e veç, ose sepse i duket e vështirë që t`i ushqejë ata së bashku, ose sepse dëshiron që të ketë një kontakt të veçantë me secilin prej tyre, ose ngaqë shpesh herë nuk di se çfarë të bëjë (është e hutuar).Por kjo nuk përcaktohet vetëm nga vullneti i nënës, sepse siç kemi thënë edhe më parë, varet edhe nga dëshira e momenti i secilit nga binjakët : oraret e binjakëve mund të jenë të ndryshme; në fund të fundit, secili prej tyre është indi-vid i veçantë. Në fakt shumica e nënave e konsiderojnë një ndër-marrje akrobatike të ushqyerin e njëkohshëm të të dy binjakëve. Nëna parapëlqen të ushqejë njërin, ndërkaq që tjetrin e qetëson me bi-beron, ose e përkund në pritje për ta vënë në gji. Sidoqoftë, nuk është e pamundur që binjakët të ushqe-hen njëkohësisht, por edhe në këtë rast merr rol të veçantë pozicioni i vendosjes në gji të fëmijëve.

USHQYERJA ME GJI E TË LINDURIT PARA KOHE

“Nëna kangur”Qumështi që prodhon një nënë

95MUAJI I PARË

e cila e ka lindur fëmijën para kohe, ka përbërje të ndryshme nga qumështi i nënës që e ka lindur fëmijën në kohë të vet. Ky qumësht i përgjigjet kërkesave ushqimore që ka vetë fëmija i lindur para kohe. Dhe në fakt, ky qumësht është më i pasur me proteina dhe kripëra minerale (i linduri para kohe ka më shumë nevojë për këto lëndë). Nga ana tjetër, fëmija i lin-dur para kohe ka shumë më tepër nevojë për qumështin e nënës, se sa fëmija i lindur në kohë të vet:• Fëmijët e lindur parakohe janë

shumë më të prekshëm prej in-feksioneve dhe qumështi i në-nës i pasur me trupa mbrojtëse i ndihmon ata të mbrohen më mi-rë prej mikrobeve të mjedisit.

• Fëmijët e lindur parakohe, nuk e asimilojnë mirë qumështin ar-tifi cial, ndërkaq që e tresin dhe e thithin mirë qumështin e nënës.

• Fëmijët e lindur parakohe, megjithëse u nevojitet mjaft qu-mështi i nënës, mund të mos kenë të zhvilluar aq sa duhet thithjen e gëlltitjen (sidomos kur kanë lindur më parë se sa java e 34-t e shtatzanisë) dhe kanë vështirësi në kapjen e gjirit.

Të gjitha këto vështirësi shumo-hen, nëqoftëse fëmija pastaj ka ndonjë problem, është ende i sapolindur (në ditët e para të jetës) etj. Për këto arsye shpesh herë, ush-qyerja e fëmijës realizohet ose me një tub që vendoset në stomakun e

bebit, ose me biberon. Nuk është e thënë që të përdorim qumësht arti-ficial, kur i linduri para kohe duhet të ushqehet me këto mënyra, sepse mund të shfrytëzohet qumështi i nënës i shtrydhur, derisa fëmija të jetë në gjendje të thithë vetë nga gjiri i nënës.

Nëna, në ditët e para pas lindjes së një fëmije të parakohshëm, është vërtet e çorientuar, por është vërtet po aq e rëndësishme që ajo të fi-llojë të shtrydhë gjirin, për të nxi-tur prodhimin e qumështit më tej. Nga ana tjetër, dhënia e qumësh-tit të vet fëmijës është një motiv i rëndësishëm për të mbajtur gjallë atë, që pa frikë do ta quanim gëzim të jetës, duke zvogëluar ndjenjën e pafuqisë dhe të përjashtimit në kuj-desin e fëmijës.

Të lindurit pas javës së 34-t të shtatzanisë, janë shpesh të aftë të marrin gjirin dhe të ushqehen nëpërmjet tij; mbështetja dhe nxi-tja nga ana e punonjësve të ma-ternitetit të kësaj gjëje do të ishte thelbësore për suksesin e ushqy-erjes me gji. Por shumë nga këta punonjës nuk janë të bindur se është vërtet e mundur ushqyerja me gji tek fëmijët tetanikë.

Jo vetëm tetanikët, por edhe fëmi-jët e lindur në një moshë barre më të vogël janë në gjendje të thithin dhe të ushqehen prej gjirit të në-nës. Vëzhgimet e bëra nga disa

96 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

studiues, në disa vende të botës, kanë treguar se mbajtja e fëmijës me peshë të vogël në gjinjtë e në-nës (të ashtuquajturat “Nëna kan-gur”), ndihmon edhe fëmijë shumë të vegjël (me peshë 1000g), jo vetëm të ushqehen mirë, por edhe të mbahen më ngrohtë e të kenë më pak probleme me frymëma-rrjen e tyre.

A ËSHTË E DOMOSDOSHME TË PLOTËSOHET QUMËSHTI I NËNËS?

Në muajt e parë të jetës, qumë-shti i nënës është ushqimi

më i përshtatshëm për fëmijën. Në fakt, ai është në gjendje të furni-zojë me lëndë ushqyese të shumë-llojshme edhe lëndë të tjera bi-ologjikisht aktive, të cilat janë në gjendje të përshtasin zhvillimin mendor, imunologjik dhe metabo-lik të fëmijës në rritje. Lëndët për-bërëse të këtij qumështi, e bëjnë atë një sistem biologjik ideal, të programuar nga natyra për ruajtjen e gjinisë njerëzore dhe jo vetëm për të kënaqur nevojat ushqimore të fëmijës.

Atëherë problemi shtrohet nëse është e nevojshme t`i shtojmë ndo-një lëndë të veçantë qumështit të nënës dhe nëqoftëse po, kur, si, sa dhe në cilat raste. Mund të japim

Kur gjiri nuk ia del dot…• Dhënia e vitaminës B6 është e domosdoshme për të gjithë fëmijët, të

cilët ushqehen vetëm me gji. Sasia e vitaminës B6 varet nga mënyra e ushqyerjes së nënës. Por kjo vitaminë, edhe pse shtohet në dietë, nuk arrin të japë veprimin e dëshiruar. Ndërkaq është shumë e dobishme dhënia e kësaj vitamine në tremujorin e 2-të të jetës, kohë kjo në të cilën qumështi i nënës jep shumë më pak vitamina.

• Vitamina B12 përmbahet me shumicë në ushqimet me origjinë shtazore. Një grua e cila respekton një dietë të ekuilibruar e ka në sasi të mjaftueshme këtë vit. dhe ia kalon fëmijës së vet me anë të gjirit. Shtimi i vitaminës B12 bëhet i nevojshëm atëherë kur gruaja është vegjetariane (ha vetëm ushqime bimore).

• Vitamina K luan rol thelbësor në prodhimin e disa faktorëve shumë të rëndësishëm të mpiksjes së gjakut. Njëkohësisht është zbuluar këto kohët e fundit dhe ndikimi që ka kjo vitaminë në mineralizimin e kockës. Vitaminës K gjendet me shumicë vetëm në perimet me gjethe jeshile dhe në mëlçinë e kafshëve. Në qumështin e lopës dhe gjithashtu në qumështin e gjirit, sasia e kësaj vitamine është shumë e pakët.

97MUAJI I PARË

një përgjigje paraprake e të shpej-të, se disa lëndë ushqimore duhet të shtohen në qumështin e nënës qysh në ditët e para të jetës, veça-nërisht për fëmijët e lindur para kohe, kurse për fëmijët e lindur në kohë të vet, ka shumë diskutime e polemika ndërmjet shkencëtarëve.

Shtesat ushqimore për fëmijët e lindur në kohë

Që nga lindja e deri 4-6 muajshPlotësimi i qumështit të nënës për fëmijët e lindur në kohë mbetet ende sot një problem i pazgjidhur dhe shumë i diskutueshëm. Pothu-ajse që të gjithë studjuesit pranoj-në njëzëri se vitamina B6, B12 dhe vitamina K i duhet dhënë të gjithë fëmijëve pa përjashtim. Kurse, problemi nuk është zgjidhur ende për vitaminën D dhe Fluorin.

Edhe qumështi i nënës ka them-brën e vet të Akilit. Tek të gjithë gjitarët, edhe në mungesë të ushqy-erjes, sasia e vitaminës K është në sasi të mjaftueshme për të siguruar një mpiksje normale të gjakut. Kjo vitaminë sigurohet nga mikrobet e pranishme në zorrët e gjitarëve dhe veçanërisht prej mikrobit të quajtur E. coli, që është në gjendje ta prodhojë këtë vitaminë.

I porsalinduri, i cili ushqehet vetëm me gji, në zorrën e vet ka

mikrobe (bifidobakteret) të cilët janë të ndryshëm nga ato të të rri-turit dhe që jo vetëm nuk janë në gjendje të prodhojnë vitaminë K, por pengojnë mikrobet e tjerë që e bëjnë një gjë të tillë.

Prania e sasive të mjaftueshme të vitaminës K është thelbësore në ja-vën e parë të jetës së fëmijës. I por-salinduri, duke pasur mungesë të vit. K dhe aftësi të pamjaftueshme për të mpiksur gjakun (arsyet janë ende të paqarta), priret të zhvillojë një sëmundje shumë të rrezikshme që quhet Sëmundja Hemorragjike e të Porsalindurit (SHP). Fëmijët që preken nga kjo sëmundje, pri-ren të bëjnë gjakderdhje në ditët e para mbas lindjes dhe rreth javës së 3-të të jetës.

Ka disa arsye që SHP prek krye-sisht fëmijët e ushqyer me gji:• Qumështi i nënës përmban pak

vitaminë K;• Qumështi i nënës prodhohet në

sasi të pakta në javën e parë të jetës;

• Mikrobet që popullojnë zorrën e të porsalindurit në ditët e para të jetës, nuk janë në gjendje të prodhojnë sa duhet vitaminë K;

Për këtë arsye është e domos-doshme që të gjithë fëmijëve të porsalindur t`u jepet vitaminë K sipas kësaj skeme:

98 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Të gjithë të porsalindurve:

U jepet vitaminë K 2mg, nga goja, ose 1mg në muskul, menjëherë pas lindjes.

Fëmijëve që ushqehen me gji:

U përsëritet e njëjta dozë e vi-taminës K në ditën e 10-të të jetës.

Mundet që të vazhdohet dhë-nia e së njëjtës dozë vitaminë K çdo javë, përsa kohë fëmija ushqehet me gji.

Vitamina D : “o sole mio!”Një vëmendje të veçantë kërkon edhe problemi i dhënies së vita-minës D. Kjo vitaminë merret nga njeriu me anë të ushqimit, por e kryen funksionin e vet (bëhet efek-tive) vetëm kur njeriu ekspozohet në rrezet e diellit. Më saktë, është i domosdoshëm rrezatimi ultravjoll-cë i spektrit të dritës, që vitamina D e depozituar në organizëm të krye-jë rolin e vet. Mjafton që fëmija të ekspozohet drejpërdrejt nën rrezet e diellit (kofshët dhe llërët) për 2 orë në javë dhe Rakitizmi (dobësia e kockave) shmanget.

Vitamina D përmbahet në sasi të mjaftueshme në qumështin e në-nës, veçanërisht kur nëna ka kri-juar një rezervë të mjaftueshme të kësaj vitamine gjatë shtatzanisë. Kështu, plotësimi me vitaminën D

duhet të rezervohet për ata fëmijë, të cilët nuk ekspozohen në diell për arsye të ndryshme, ose për fëmijët e atyre nënave që janë kequshqyer gjatë shtatzanisë.

Duhet treguar shumë kujdes për ato raste kur mjeku, ose nëna e jep lirisht dhe pa kontroll vitaminën D. Ajo D grumbullohet në orga-nizëm dhe në vënd që të bëjë mirë, kthehet në helmuese për fëmijën.

Fluori Prishja e dhëmbëve = 1 – 0 Edhe problemi i shtesave të Flu-orit për fëmijët e ushqyer me gji diskutohet mjaft nga studjuesit e ndryshëm. Dihet botërisht se Flu-ori është një mineral, i cili mbron dhëmbët nga prishja (Kariesi). Në të vërtetë, Fluori në varësi të ush-qyerjes së nënës, gjendet në sasi të pakta në qumështin e gjirit. Për këtë arsye vite me radhë janë plan-ifi kuar fushata të fl uorizimit masiv, veçanërisht të fëmijëve dhe shtatzë-nave (gjë kjo e padobishme).

Studimet kanë treguar se Fluori me siguri parandalon Kariesin e dhëmbëve, por dhënia e tij nga goja nuk duket se është me dobi. Për më tepër, Fluori mund të ush-trojë veprimin e vet kur mbahet në gojë dhe jo kur gëlltitet. Dhe si mundet një fëmijë të mësohet të mbajë në gojë pikat e Fluorit?!

Pasi dhëmbët dalin, mund të jepet

99MUAJI I PARË

Kur Fluori të bën dëmQëllimi i dhënies së Fluorit, është që të arrihet një mbrojtje e dhëm-bëve, por duke shmangur veprimet e dëmshme. Duhet të themi se kufiri i sigurisë midis veprimit bamirës dhe atij të dëmshëm është shumë i vogël. Dhënia me tepri e fluorit shkakton demineralizim të sipërfaqes që ndodhet nën smaltin e dhëmbëve dhe kjo sëmundje prek si dhëmbët e përkohshëm, ashtu dhe të përhershëm.

fluor në formën e ujit mineral të pasuruar me fluor (ujë mineral me mbi 1 mg/litër fluor për fëmijët që ushqehen me gji, ose me qumësht lope dhe më pak se 0.3 mg/litër për fëmijët që ushqehen me qumësht artificial).

Duhet të tregohemi të kujdesshëm për shtesat me fluor në vendet ku uji i pijshëm është i pasuruar me fluor, sepse mund të shkaktohet një marrje me tepri e tij.

PROBLEME DHE VËSHTIRËSI NË USHQYERJEN ME GJI – ARSYE TË NËNËS

Shumë rrethana të nënës ose të të porsalindurit që më parë

konsideroheshin si pengesë për të ushqyer me gji një fëmijë, pothuaj nuk njihen në kohën e sotme. Në sajë të një pune më të mirë paran-daluese, të mbështetur nga një in-formacion i saktë, të tilla rrethana

mund të zgjidhen dhe të mënjano-hen. Dhe fjala më e përshtatshme në vënd të fjalës “pengesë” është “vështirësi në ushqyerjen me gji”.

Ankthi i nënësDitët e para janë më të vështirat për një nënë. Shpesh herë, gëzimi i lindjes kthehet në shqetësim, sido-mos sepse shumica e nënave men-dojnë se nuk kanë gji aq sa duhet. Në këtë periudhë, shumë rrethana e paragjykime të kota e mashtro-jnë nënën dhe e shtyjnë të kërkojë qumështin artificial si zgjidhje për fëmijën e vet. Rënia në peshë e ditëve të para, sasia e pakët e ku-lloshtrës dhe e qumështit të peri-udhës së tranzicionit, rezultatet e peshimit të dyfishtë, të qarat e fëmijës ose nervozizmi i tij, in-terpretohen nga nëna si provë që qumështi i saj nuk është në gjen-dje të kënaqë kërkesat e fëmijës së vet. Në shumicën e rasteve bëhet fjalë për përshtypje të gabuara, sepse qumështi i nënës është i një cilësie shumë të përshtatshme për këtë periudhë të të porsalindurit.

100 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

Dhe sa herë që dalin probleme me fëmijën, edhe pse fare të palidhura me ushqyerjen, nëna gjithmonë i interpreton si defekt të gjirit të vet.

Të gjitha këto janë të kuptueshme. Ushqyerja me gji vë si të thuash në provë të qenit nënë. T`i japësh gji fëmijës tënd do të thotë të jesh e aftë t`i përgjigjesh një kërkese të drejpërdrejtë dhe thelbësore : ush-qimit. Kështu ndodh, që shumë gra, të paktën në fillim, e përjetojnë një provë të tillë si dështim apo suk-ses. Kjo mungesë besimi në vete dhe ankthi që vijon, janë ndoshta shkaqet kryesore që shumë nëna vrapojnë drejt qumështit artificial.

Në shumicën e rasteve, pamundë-sia për të ofruar qumësht nuk përputhet me pamundësinë për të prodhuar qumësht. Prodhimi dhe nxjerrja e qumështit janë dy du-kuri të ndryshme; qumështi mund të gjendet brenda gjirit, por mund të mos dalë (të mos rrjedhë) sepse nëna është e tensionuar.

Gjatë shtatzanisë, gjëndra e gjirit përgatitet pak nga pak për të hyrë në veprim pas lindjes. Me lindjen, në organizmin e gruas rritet pro-dhimi i një lënde që quhet Prolak-tinë. Kjo lëndë nxit prodhimin e qumështit. Ky qumësht është i de-pozituar në “çisternat” e gjirit dhe që të dalë prej tyre dhe ta marrë fëmija, duhet të tkurren muskujt e gjirit. Pra prodhimi i qumësh-

tit është një proces i ndryshëm nga nxjerrja e tij. Që qumështi të rrjedhë prej gjirit, duhet ndërhyrja e nënës. Në përgjigje të thithjeve që bën fëmija, nëna tkurr muskujt e gjirit dhe qumështi rrjedh prej gjirit. Në përgjigje të stimulit të fëmijës (thithja) nëna reagon në mënyra të ndryshme, sipas rretha-nave të mjedisit ose të vetë asaj. Kështu, mjafton që nëna të përfy-tyrojë sikur po i jep gji fëmijës dhe qumështi të rrjedhë, pavarësisht se fëmija nuk është vendosur në gji.

Por nuk mjafton vetëm dëshira, që një nënë t`ia dalë mbanë me ush-qyerjen e një fëmije. Një grua e cila provon stres, ankth dhe është e lodhur, mund të përpiqet gjatë, por pa rezultat.

Qumështi, i cili nuk derdhet, mbetet në “çisterna” dhe gjiri fillon e fryhet më shumë se sa mbajnë këto “çisterna”. Atëherë nëna fillon të ndiejë dhimbje gjiri, kurse fëmija nervozohet sepse nuk arrin të qetësojë urinë. Dhe fillimi i ushqyerjes artificiale “është rrug-dalja” që propozojnë shumë prej nënave dhe mjekëve. Kjo është e vërtetë, por në dëm të shëndetit të fëmijës. Fëmija që merr ushqim të përzier, thith gjithmonë e më pak nga gjiri; mungesa e këtij stimuli (thithja e fëmijës) shoqërohet me prodhim gjithmonë e më të pakët të qumështit; mos shuarja e urisë dhe ankthi i nënës shtohet më

101MUAJI I PARË

shumë dhe përfundimi është dësh-timi i ushqyerjes me gji. Në këtë rast nëna nuk ka më gji të mjaf-tueshëm.

Disa zbulime arkeologjike kanë gjetur disa nuska, të cilave u visheshin cilësi që shtonin prodh-imin e qumështit, që për ne do të thotë se edhe atëherë gratë kanë pasur të njëjtat vështirësi. Edhe sot, në shoqëritë e qytetëruara ekziston besimi se “birra është e mirë” për qumështin. Përgjithë-sisht besohet se marrja e lëngjeve shton qumështin dhe që edhe si-kur të mos jetë krejtësisht kështu, përbën një faktor sigurie; nga ana tjetër, birra është një pije alkolike, që me siguri e ul ankthin dhe si e tillë shton qumështin.

Sot njeriu jeton në një familje, e cila përbëhet ose nga një numër i vogël personash: çifti dhe fëmijët e mundshëm të këtij çifti, por edhe me të tjerë si vjehrra, prindët, të afërmit, të cilët është e pamundur të mos gëzohen, të mos marrin pjesë dhe të mos pretendojnë rol në ngjarje të tilla të familjes. Perso-neli shëndetësor është e pamundur të japë krejtësisht atë siguri dhe rehati që nëna kërkon në momente të tilla, sepse shpesh herë është i pamotivuar emocionalisht dhe ndonjëherë i duket se gjëra të tilla janë jashtë rolit të tyre si “kom-petentë”. Por edhe atëherë kur janë të ndjeshëm ndaj problemit,

lindja është një ndodhi natyrale dhe e çuditshme, ku secili ndihet një protagonist kryesor dhe më i rëndësishmi. Atëherë del në skenë kunata që ka përvojën e fëmijve të vet, është vjehrra që ka rritur “3 fëmijë”, është nëna që “krenohej gjithë lagjja për kujdesin e saj ndaj fëmijëve” etj. etj. Në fakt të gjithë këta persona të dashur janë shumë të rëndësishëm dhe lehona e re ka shumë nevojë për ta, por kujdes: mundet që ata me “superkompe-tencën” e tyre të shqetësojnë, në vënd që të qetësojnë e sigurojnë.

Kështu, mjedisi që rrethon leho-nën, sidomos në ditët e para pas lindjes nuk duhet të shprehet i përçarë; jo njëri të thotë se duhet të bëhet kështu dhe tjetri ashtu; të gjithë së bashku, duhet të krijojnë një mjedis që nxit, e siguron dhe e rehaton fëmijën, duke bllokuar çdo lloj ndikimi negativ dhe duke ndihmuar prindërit e rinj të fitojnë besim në rolin e tyre.

Lindja në spitalNjë nënë që lind në shtëpi, provon emocione shumë më të këndshme se sa një nënë që lind në spital. Ajo e merr menjëherë pas lindjes në krah vogëlushin e vet, ia pastron fytyrën, e përkëdhel, i flet ëmbël-sisht, ndërsa të tjerët rreth e qark janë si të dehur prej gëzimit.

Vendosja në gji e fëmijës sa herë që ai ndodhet pranë, është një sjell-

102

je spontane e çdo nëne, mjafton të ndodhet në një mjedis të ngrohtë dhe intim dhe nuk është e domos-doshme që dikush tjetër t`ia japë këtë mundësi, siç ndodh rëndom në spital. Spitali, pothuajse në mënyrë të pashmangshme e prish këtë raport spontan ndërmjet në-nës dhe fëmijës dhe përgjithësisht e pengon nxitjen e ushqyerjes me gji. Në fakt, gruaja kalon orë të pafundme me dhimbjet e lindjes dhe vetë lindjen, në një mjedis që

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

shpesh e huton, larg të dashurve të vet dhe me njerëz fare të pa -njohur ose të saponjohur. Një pa-fundësi kontrollesh mjekësore, hy-rje daljesh të personelit, pajisjesh që punojnë vazhdimisht dhe që e bëjnë pasive, në një moment që duhej të ishte protagoniste. Kështu gjatë kohës që ajo është e shtruar në spital, krijohen shumë faktorë e rrethana të cilat shtojnë ankthin e nënës dhe kufizojnë mundësitë e fëmijës për të pirë (shih tabelën).

Rregulla të spitalit që vonojnë/pengojnë ushqyerjen me gji

a) Praktika të spitalit që ndikojnë mbi prodhimin/nxjerrjen e qumësh-tit

• Vënie me vonesë në gji e të porsalindurit.• Përdorimi i anestezisë së përgjithshme në lindjen me operacion.• Dhënia e glukozës ose qumështit artifi cial deri në ardhjen e qumështit.• Vendosja e orareve fi kse për ushqyerjen e fëmijës.• Ndarja e fëmijës nga nëna për rehati të personelit.

b) Praktika të spitalit që shtojnë ankthin tek nëna

• Nënë e papërgatitur dhe e painformuar.• Nënë e lodhur, sepse i është ndaluar të ushqehet gjatë aktivitetit të

lindjes.• Ndalim i rreptë i vizitave në mjediset e lindjes për familjarët, ose e

kundërta ecejake të shumta të personelit, ose të familjarëve.• Mbajtja e shtatzënës në pozicion të palëvizshëm gjatë gjithë kohës që

zgjat aktiviteti i lindjes.• Lëvizje të panevojshme të shtatzënës nga një mjedis i spitalit në një

tjetër.• Mungesa e intimitetit dhe e mbështetjes psikologjike.• Personel mjekësor jo gjithmonë i sjellshëm.• Shumë persona që marrin pjesë në kujdes, shpesh japin informacion të

kundërt me njëri-tjetrin.

103MUAJI I PARË

Shtrimi në spital i një shtatzëne duhet të jetë sa më pak traumatik. Nëna duhet të rrijë gjatë gjithë ko-hës me fëmijën e vet, në të njëjtën dhomë dhe sa të dëshirojë. Vërtet që nëna mund të jetë e papërgati-tur për një gjë të tillë (qëndrimi i nënës me fëmijën në një dhomë quhet Rooming-in) dhe të shpre-het kundër mbajtjes së fëmijës afër, por bashkëbisedimi me të dhe shpjegimet që i bëhen asaj, lidhur me këtë fazë të fiziologjisë së saj dhe asaj të të porsalindurit, ndikoj-në së tepërmi në vendimet që ajo merr. Duke e pasur afër fëmijën, nëna fillon të kujdeset, ta njohë, të ndihet më e sigurt në përkujdesje, ta vërë spontanisht në gji. Fëmija e ka në dispozicion gjirin sa herë që e kërkon dhe nuk i duhet të përshtatet me rregullat e ngurta, që i shkojnë për shtat vetëm ma-mive dhe infermiereve. Rregullat e ngurta e çrregullojnë prodhimin dhe nxjerrjen e qumështit dhe nuk përputhen me nevojën për ushqim të fëmijës, i cili në vetvete zotëron aftësi për të rregulluar ritmin e të ushqyerit, vërtet “pa teprime”.

Fatkeqësisht, spitali nuk është në gjendje t`i përgjigjet kësaj nevoje që ka nëna dhe fëmija për të qën-druar bashkë dhe për të nxitur ush-qyerjen e natyrshme, që është ush-qyerja me gji. OBSH dhe UNICEF, me qëllim që të ndryshohen disa rregulla në spitale dhe të tejkalo-hen disa pengesa kulturore dhe

organizative që vonojnë dhe/ose pengojnë ushqyerjen me gji, kanë përvijuar 10 hapa ose rregulla që duhet të zbatohen në një spital që “i do fëmijët” (shihni tabelën e më-poshtme). Por nuk mjafton që në një spital të shpallen këto rregulla; duhet vetë nënat dhe familjarët e tyre të kërkojnë një ndryshim të tillë në spital.

Vizitorët në spitalPara dhe pas lindjes përjetohet një procesion vërtet i këndshëm të afërmish dhe miqsh në maternitet. Të gjithë duan të jenë të parët që të urojnë nënën dhe familjen për lajmin e gëzuar; të gjithë duan ta prekin fëmijën, të gjejnë se me cilin ngjan. Disa prej tyre, fillojnë edhe japin këshilla ose bëjnë një lumë pyetjesh, që shpesh të duket sikur je para hetuesit : “E ke vënë në gji?”, “Si, nuk ke qumësht?”, “Përse nuk ke ende qumësht, unë kisha në këtë vakt?”, “A është ngopur?” etj. etj., pa mbarim.

Ndoshta do të ishte mirë ta li-nin pak të qetë të shkretën nënë : shpesh e lodhur nga lindja, do t`i pëlqente më shumë të pushonte dhe të kishte nge që t`i përkushto-hej më shumë vogëlushit të vet, të cilin duhet të mësohet ta njohë.

Mjedisi në të cilin duhet të rrijë nëna duhet të mos jetë i bezdis-shëm për të. Qetësia ndihmon në ardhjen e qumështit. Por të themi

104 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

të vërtetën, në maternitet mundësia që gruaja të shplodhet është fare e pakët. Qysh në mëngjes duhet të bëjë tualetin, por mezi ecën për shkak të plagës, kohë tjetër duhet të shpenzojë për të rehatuar fëmi-jën e vet, por e shkreta ende është pa përvojë. Pastaj vijnë vizitat nga mamia dhe mjeku gjinekolog (shko atje, hajde këtu), vizita e pediatrit, e kështu me radhë. Shumë “detyrime” dhe pak kohë për veten e vet.

Mënyra e punës në spital, nga njëra anë dhe vizitat e familjarëve nga ana tjetër nuk lejojnë mundësi për shplodhje, qetësi dhe përkush-tim ndaj të porsalindurit dhe ush-qyerjen me gji të tij. Mos harroni se zakoni i popullit tonë është që lehonës nuk i jepet dora dhe nuk takohet me vizitorët për 40 ditë! Diçka e tepruar, por na duket e drejtë. Lindja me operacionËshtë lindja që përfundon me anë të operacionit, për të shpëtuar jetën e gruas dhe/ose të fëmijës (në gjuhën mjekësore quhet Sek-cio cezarea). Studimet e bëra kanë treguar se shumë nga operacionet që bëhen për lindjen, nuk kanë qenë të nevojshme. Sidoqoftë duke qenë se është një ndërhyrje kirurgjikale, ajo nuk është krejtë-sisht pa rreziqe, si për nënën ashtu dhe për fëmijën. Për këtë arsye duhet të shmanget kur mundet. E përmendim lindjen me ope-

racion, sepse mënyra e lindjes ndikon shumë në ushqyerjen e fëmijës. Nëna që e lind fëmijën me operacion, është shumë e lodhur ose e përgjumur (nga narkoza) që të vërë në gji fëmijën menjëherë pas lindjes, ose të paktën brenda 2 orëve pas lindjes. Për më tepër, nëqoftëse nuk ka qenë e përgatitur për një lindje të tillë, ajo e për-jeton operacionin si një traumë psikologjike (ndjenja e fajit që nuk qe e zonja ta lindte natyrshëm fëmijën).

Në shumicën e rasteve ajo është në gjendje ta vendosë fëmijën në gji rreth 6 –12 orë pas lindjes, nëse ndihmohet nga personeli mjekë-sor. Por, duhet të kemi të qartë se nuk është operacioni në vetvete që bëhet pengesë për të vendosur fëmijën në gji, por mungesa e ndih-mës dhe nënvlerësimi për një vep-rim të tillë nga ana e personelit.

Nga ana tjetër shpesh duhet të ba-llafaqohemi me problemin e pra-nisë së ilaçeve të përdorura për narkozë në qumështin e nënës. Të tilla ilaçe mund të ushtrojnë njëfarë veprimi në lindje, por jo më tej. Kujdes i duhet kushtuar dhënies së qetësuesve, të cilët kalojnë në qumësht, prandaj ata duhet të zgjidhen të tillë që të kenë një kohë të shkurtër eleminimi dhe i duhen dhënë nënës pasi është vendosur në gji fëmija, në mënyrë që në vaktin tjetër sasia e mjekimit

105MUAJI I PARË

në qumësht të jetë sa më e pakët.

Një problem tjetër me të cilin balla-faqohemi, kur është fjala për llojin e anestezisë në lindje, është kryer-ja e operacionit me anestezi spina-le (me mpirje). Shpesh një formë e tillë nuk pranohet prej popullatës, por edhe mjekëve jo gjithmonë u përshtatet kjo lloj anestezie. Në fakt është mirë të përdoret sa herë që është e mundur, se nëna mund ta vendosë në gji fëmijën e vet sapo del nga barku.

Dalja nga spitaliKthimi në shtëpi, është për gruan fundi i “medikalizimit”. Pasi del nga spitali, merr fund të qenit nën trysninë e rregullave të spitalit dhe për nënën fillon një jetë e re së bashku me fëmijën. Por kthimi në shtëpi mund të shoqërohet edhe me një sërë rrethanash psikologjike, si të nënës dhe të fëmijës, që shpre-hen me disa vështirësi. Dhe me të vërtetë, telefoni i mjekut nuk pushon së tingëlluari nga pyetjet e shumta që nëna bën, sidomos në javët e para të jetës.

Për fëmijën, kthimi në shtëpi përfaqëson një ndryshim të dytë të rëndësishëm në pak ditë. Pas stresit të lindjes, kthimi në shtëpi kërkon nga fëmija një përshtatje të re dhe një ritëm të ndryshëm jete nga ai i spitalit. Jo për të gjithë fëmijët, por për disa prej tyre ky ndryshim i dytë shoqërohet me

të qarë të shpeshtë, ndonjëherë edhe gjatë natës dhe në përgjithësi fëmija është i grindur. Të qarët e fëmijës nuk duhet të interpretohet nga nëna detyrimisht si e qarë urie. Eshtë e vërtetë që sasia e qumësh-tit mund të mos jetë ende ajo që duhet, por është po aq e vërtetë se vendosja e shpeshtë në gji e fëmi-jës e ndreq këtë rrethanë. Mendimi se nuk të mjafton gjiri dhe fillimi i ushqyerjes artificiale në këto mo-mente është diçkae e gabuar dhe e shpejtuar.

Qumështi me pakicë - Hypogal-aktiaFjalë për fjalë do të thotë prodhim i mangët i qumështit. Një rretha-në e tillë është shumë e rrallë tek njeriu dhe në fakt e gjejmë vetëm në 1% të grave. Shpesh në popull e lidhin me madhësinë e gjinjve, por kjo nuk është e saktë; madhësia e gjinjve nuk ka asnjë rëndësi.Në shumicën e rasteve, rënia e prodhimit të qumështit është e lidhur me vendime të shpejtuara, të papërshtatshme dhe arbitrare: dhënia e ujit me sheqer, dhënia para kohe e qumështit artificial, përdorimi i hershëm i biberonit, kujdesi i pakët për thithin e gjirit, moskujdesi i duhur dhe trajtimi i parregullt i fryrjes ose të çarave të gjirit etj.

Në rastet kur vërtetë qumështi i në-nës është i pamjaftueshëm, atëherë duhet të këshilloheni me mjekun e

106

fëmijës, i cili mund dhe duhet të vendosë nëse është e nevojshme apo jo ushqyerja plotësuese.

Defektet e thithitSa më mirë që të thithë gjirin një fëmijë, aq më e suksesshme është një nënë në ushqyerjen me gji. Thithjet e fëmijës nxisin prodhi-min dhe daljen e qumështit. Por që thithja të jetë e efektshme, duhet që fëmija të ketë mundësi ta kapë mirë thithin. Atëherë, duhet që thithi të ketë një madhësi dhe for-më të përshtatshme, që i lejon të porsalindurit ta kapë mirë atë. Në këtë rast duhet të theksojmë se nuk ka rëndësi forma dhe madhësia e gjirit, sepse edhe një gji i vogël është në gjendje të të prodhojë aq qumësht sa ka nevojë fëmija.

Përkundrazi, defektet e thithit si për shembull gjiri i sheshtë ose i futur nga brenda, mund të krijoj-në ndonjë problem në fi llim. Por njëkohësisht duhet thënë se ky problem nuk është i pakapërcye-shëm dhe mund të tejkalohet pa vështirësi. Mjafton një ngacmim i thithit pas lindjes dhe problemi në shumicën e rasteve zgjidhet. Një ngacmim i tillë mund të reali-zo-het me anë të kapjes së të zezës së gjirit ndërmjet gishtit të madh dhe atij tregues dhe në shumicën e rasteve thithi kërcen. Ndonjëherë tjetër është thjesht “loja” që bën fëmija me thithin në përpjekjet e tij për t`u ushqyer, që nxit thithin

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

për të kërcyer.

Nuk duhet ngutur dhe bërë një vlerësim, pra edhe nuk duhet të alarmohemi para kohe për “de-fektin e thithit” pa lindur gruaja, sepse me afrimin e lindjes thithi e ndryshon formën e vet. Pastaj, nuk është e thënë që fëmija nuk është në gjendje të thithë, sepse nëna ka një thith defektoz. Nëna që ka një thith të futur brenda ose të sheshtë duhet të rrijë e qetë, sepse kjo gjë nuk përbën pengesë për ushqyer-jen me gji. Atëherë, përpara se të mendojmë se kemi një defekt të thithit, duhet të provojmë a është funksionues një thith, domethë-në, nëqoftëse e vendosim fëmi-jën në gji, a është në gjendje ai të thithë apo jo. Në fund të fundit, ne mund të themi që një thith është defektoz, pasi fëmija e provon dhe nuk mund të thithë dot. Është themelore që nëna të ndihmohet qysh sapo lind, të mësojë teknikën më të përshtatshme për të vendo-sur në gji fëmijën. Nëna duhet të mësohet se më e rëndësishme se sa kapja e gjirit, është loja e fëmijës me të zezën e gjirit, pozicioni i re-hatshëm i saj dhe i të porsalindurit kur ai vendoset në gji. Këto janë gjërat që nxisin gjirin, prodhimin e qumështit dhe nxjerrjen e tij.

Thithi i dhimbshëmRreth ditës së 2-3-të pas lindjes dhe ndonjëherë gjatë gjithë 2 ja-vëve të para, shumë nëna anko-

107MUAJI I PARË

hen për dhimbje të gjirit sa herë që përgatiten të marrin fëmijën në gji. Kjo dhimbje zgjat pak minu-ta, është e bezdisshme dhe e pra-nishme pothuaj tek të gjitha gratë që e marrin në gji fëmijën dhe nëna thotë se “më shpon gjiri”. Eshtë e kuptueshme se “dhimbja” nuk është e mirëseardhur tek një grua që sapo ka lindur dhe që jo rrallë duhet të marrë veten prej lodhjes që i ka shkaktuar lindja. Për më

tepër e ngarkon emocionalisht në-nën, sepse mund të shoqërohet me një pakësim të qumështit. Kur nuk ka arsye të tjera (për shembull çar-je të thithit), duhet të konsiderohet një dukuri normale që zhduket me ardhjen e qumështit.

Fryrja e gjinjveShfaqet zakonisht rreth ditës së 3 – 4-t të jetës, atëherë kur qumështi vjen papritur dhe me shumicë.

Ndërhyrjet e këshillueshme për fryrjen e gjirit• Përdorimi i kompresave të ngrohta; kompresat e ftohta nuk duhet të

përdoren, sepse vërtetë mund të japin një ndjenjë lehtësimi në fi llim, por krijojnë vështirësi në zbrazjen më vonë të gjirit.

• Dushi me ujë të vakët; nuk duhet pasur frikë për të bërë dush, sepse nuk është e vërtetë që pengon mbylljen e plagëve.

• Masazhi i gjirit, me anë të të cilit zhbllokohen kanalet e rrjedhjes së qumështit:Me anë të duarve realizohet një shtrydhje e gjinjve, që lehtëson zhbllokimin e kanaleve të rrjedhjes së qumështit

• Nxitja e refl eksit të rrjedhjes së qumështit në gjirin e fryrë: Vendoset fëmija në gjirin e shëndoshë, në mënyrë refl ektore fi llon të

kullojë dhe gjiri i fryrë; kjo ndihmon në zhbllokimin e gjirit të fryrë. Një person i dytë kryen një masazh, në formën e fërkimeve në shpi-

nën e gruas. Vënia më e shpeshtë në gji e fëmijës; padyshim që një nënë të cilës i

dhëmb gjiri e ka të tmerrshme të vendosë fëmijën në gji, por kjo është mënyra më e mirë për të kapërcyer problemin. Thithjet e shpeshta të fëmijës edhe gjatë natës, janë në gjendje të zbrazin gjirin dhe ta shfryjnë atë. Prandaj, kurajo, mos kini frikë!

• Nëqoftëse vënia e shpeshtë në gji e fëmijës nuk arrin të çfryjë gjirin e enjtur dhe të dhimbshëm, atëherë është mirë që nëna ta zbrazë vetë atë. Kur zgjidhet kjo mënyrë e zbrazjes së gjirit, nëna mbështjell gjirin me të dy duart dhe duke ushtruar një shtypje të lehtë, i afron pëllëmbët në drejtim të thithit. Kur gishtat janë afër thithit, shtohet pak presioni me duar dhe në këtë mënyrë qumështi del prej thithit. Në ato raste kur edhe kjo gjë rezulton jo e mjaftueshme, atëherë duhet të zbrazet gjiri me anë të pompës së gjirit.

108

Gjiri i gruas është i fortë në prekje dhe tepër i dhimbshëm. Një dukuri e tillë është e lidhur me zbrazjen e papërshtatshme të gjirit dhe vështirë të ndodhë kur fëmija thith mirë dhe vihet shpesh në gji. Sidoqoftë, fryrja e gjinjve shfaqet atëherë kur:• nëna prodhon shumë qumësht

(më tepër se sa mund të pijë fëmija dhe siç është rasti në ditët e para të jetës),

• vonohet vënia në gji e fëmijës, • fëmija nuk vendoset mirë në gji

(pra nuk e zbraz mirë gjirin), • fëmija mbahet pak në gji për

shkak të dhimbjeve të gjirit, ose

• nëna i vendos orare të rrepta ushqyerjes së bebit.

Në mjaft raste, një rrethanë e tillë kushtëzon ndonjëherë ndërprerjen e ushqyerjes me gji. Por siç kemi

thënë edhe për rrethana të tjera, një vendim i tillë është i përshpejtuar.Fryrja e gjinjve është një problem jo vetëm sepse shkakton mjaft dhimbje, por nëqoftëse gjiri nuk zbrazet shpesh e mirë, mund të përfundojë në çarjen e thithave dhe infeksionin e gjëndrës së qumështit (mastit). Për këtë arsye është mjaft e rëndësishme të trego-het kujdesi i duhur (shihni tabelën e mëposhtme).

Siç përmendëm edhe më lart, fryr-ja e gjinjve ndodh në të gjitha ato raste kur nëna dhe fëmija veçohen nga njëri tjetri.Veçimi i nënës me fëmijën mund të ndodhë thjesht sepse nëna dhe fëmija në mater-nitet nuk rrijnë bashkë, ose për shkaqe të sëmundjes së fëmijës (lindje para kohe etj) i porsalinduri vendoset në një repart të veçantë,

Kur duhet të shtrydhim gjirin:• Kur shfaqet fryrja e gjinjve, nëse i porsalinduri nuk thith shumë fort,

ose shpesh.• Në pritje që fëmija të mësojë të thithë kur gjinjtë e nënës janë të

sheshtë ose të futur nga brenda.• Kur fëmija nuk pozicionohet si duhet në gji• Kur fëmija nuk kordinon mirë thithjet me gëlltitjet• Kur fëmija është i sëmurë ose me peshë të vogël dhe jo në gjëndje të

thithë.• Për të parandaluar fryrjen e gjinjve dhe mpiksjen e qumështit, kur

nëna është në punë dhe detyrohet të tejkalojë vaktet e fëmijës.• Kur gjinjtë janë me të çara, të dhimbshëm ose kanë ndonjë problem

tjetër.• Kur fëmija tejkalon ndonjë vakt, sepse është në gjumë ose sepse

ndihet i ngopur.

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

109

ose kur nëna ka një problem dhe është ende e pafuqishme për të marrë në gji fëmijën. Në të gjitha këto raste, nënës duhet t`i shtry-dhet gjiri, të paktën çdo 3 orë, me qëllim që: (a) të mund të përdoret ky qumësht për fëmijën e vet, (b) të shmanget rënia e prodhimit të qumështit dhe (c) të parandalohet fryrja e gjinjve.

Të gjitha nënat duhet ta kenë të qartë se moszbrazja e gjinjve sho-qërohet me mbetjen e qumështit në kanalet e qumështit të gjirit, mpiksjen e tij në këto kanale dhe frenim të prodhimit të mëtejshëm të qumështit. Zbrazja e rregullt e gjinjve shoqërohet me prodhimin ritmik të qumështit edhe atëherë kur fëmija nuk pi në mënyrë të rregullt. Nga ana tjetër ky qumësht i shtrydhur mund të përdoret për nevojat e fëmijës, nëqoftëse ai ruhet ashtu siç duhet. Nëqoftëse qumështin e shtrydhur e mbajmë në temperaturën e mjedisit, atëherë ai pas 6 orësh ngarkohet me mi-krobe dhe nuk mund të përdoret; nëqoftëse e ruajmë në frigorifer në 2 - 4 gradë C, atëherë ai mund të përdoret brenda 24 orëve.

Myku i thithitDuhet t`i kushtohet vëmendje edhe një dëmtimi tjetër të thithit, gjatë të cilit gjiri merr një ngjyrë si të peshkut koran dhe dhëmb fort, me disa dhimbje djegëse që shpërnda-hen në të gjithë gjirin. Në këtë rast

mund të kemi një infeksion prej mykut. Prania në thith e disa pika-ve të bardha që shfaqen gjithashtu edhe në gojën e fëmijës, e vërteton këtë sëmundje.

Mjekimi është shumë i thjeshtë, por duhet të trajtohen njëkohësisht si nëna dhe fëmija. Për fëmijën bëhet pastrimi i gojës me anë të një garze, të cilën e kemi zhytur në ujë me sodë buke me një përqëndrim 5 %, ose duke përdorur një “xhel” që përmban një ilaç kundër mykut. Mund të përdorim dhe pluhur Nys-tatine, të cilin e hedhim në gojën e fëmijës pak para se ta ushqejmë. Kurse nëna duhet të mjekojë gji-rin me një pomadë që përmban një mjekim kundër mykut. Por më e rëndësishme është që nëna të mos ta mbajë të lagësht gjirin, por ta thajë atë (siç kemi thënë më sipër, jo ta fshijë dhe ta fërkojë gjirin, por ta thajë!).

Si duhet të ruhet qumështi i shtrydhur i nënës

* Qumështi i shtrydhur mbli-dhet në një enë qelqi të sterilizuar që më përpara.

• Duhet të shmanget ruajtja në temperaturën e mjedisit (rritet ngarkesa me mik-robe).

• Ruhet në frigorifer në 2 - 4 gradë C, nëqoftëse men-doni se duhet ta përdorni brenda 24 orëve.

MUAJI I PARË

110

Çarjet e gjiritQuhen ndryshe dhe ragadet e gjirit. Janë plagë shumë të dhimbshme që krijohen në gji dhe shfaqen që nga dita e 2 – 3-të pas lindjes. Duke qenë se janë shumë të dhimbshme, edhe carjet e gjirit mund të bëhen pengesë për të vazhduar ushqyer-jen me gji. Formimi i çarjeve të gjirit kushtëzohet nga shumë fak-torë:• vendosja jo e përshtatshme e

fëmijës në gji, • kapja keq e thithit nga ana e

fëmijës,• sforcimi i fëmijës për të zbra-

zur gjirin, veçanërisht kur gji-njtë janë të fryrë, kur sutjenat me të cilat mbahen gjinjtë janë të vogla dhe më tepër i shtrën-gojnë gjinjtë se sa i mbajnë etj. (Sutjenat duhet të zgjidhen të paktën 2 numra më të mëdha).

Midis shkaqeve të përmendura më sipër, vendosja jo e rregullt e fëmijës në gji është më kryesorja. Fëmija kur thith gjirin (e kemi për-mendur dhe më parë) nuk duhet të pushtojë vetëm thithin, por edhe të zezën e gjirit. Arsyeja e shfaqjes së të çarave të gjirit, nuk është siç thuhet mbajtja gjatë në gji e fëmi-jës, por vendosja e gabuar në gji e fëmijës. Vlen të përsërisim edhe një herë disa përkujdesje, me anë të të cilave mund të shmanget formimi i çarjeve të gjirit :

Pastërtia e kujdesshme: përpara

se fëmija të vendoset në gji, gjiri duhet të lahet me ujë të vakët të bollshëm dhe pa përdorur sapun. Sapuni mund ta thajë lëkurën dhe të shkaktojë mikrotrauma të thi-thit.

Tharja e kujdesshme e gjinjve: tharja e gjinjve nuk duhet të bëhet duke i fërkuar ata me peshqir apo ndonjë cohë tjetër të fortë, por vetëm duke “e pirë ujin, siç thi-thim bojën me letër thithëse”; për më tepër është mirë që ta lemë thithin për pak kohë të zhveshur, në mënyrë që të thahet në ajër.Zotërimi i një teknike të mirë në vendosjen në gji të fëmijës: • Përpara se vogëlushi të fillojë

të pijë, sigurohuni që ai e ka kapur mirë thithin (jo vetëm thithin, por edhe të zezën e gjirit.

• Sa herë që i jepni gji fëmijës duhet të jeni e qetë, pa ankthe dhe në pozicionin më të re-hatshëm për ju vetë.

• Kur ushqeni me gji fëmijën, mbajeni thithin midis pëllëm-bës dhe gishtit të madh dhe jo midis gishtit tregues dhe atij të unazës.

• Kur gjiri është i dhimbshëm dhe i fryrë, jepini në fillim gji-rin e shëndoshë dhe pastaj atë të dhimbshëm.

• Kur doni që të ndërprisni thith-jen e gjirit nga fëmija, mos ia largoni thithin me forcë nga goja, por ngacmojini këndin e

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

111

buzës me gishtin tuaj të vogël Fëmija bën përpjekje të kapë gishtin tuaj, kështu ai liron thithin dhe kap gishtin.

Masazhi i thithit: • Ky masazh duhet të jetë shumë

i butë; nuk duhet të bëhet me një cohë të fortë dhe më mirë është që të bëhet me mollëzat e gishtave; në këtë mënyrë do të arrihet që të forcohet thithi. Nga ana tjetër, fërkimi që shkak-to-jnë sutjenat, ose rrobat e veshu-ra (këmisha, fustani, pizhamat etj.), mund të jetë i dobishëm në këtë drejtim, por gjithmonë kini parasysh që coha nuk duhet të jetë e fortë, sepse përndryshe e gërvisht gjirin.

• Mund të jetë i favorshëm për-dorimi i ndonjë lënde zbutëse, që para përfundimit të shtat-zanisë dhe në radhë të parë i ndonjë lënde vajore që për-mban vitaminën E. Kjo ndih-mon në forcimin para lindjes të thithit.

Nuk është vërtetuar se përdorimi i pomadave dhe ndonjë lënde tjetër mund të ndikojë në shërimin e çarjeve të gjirit, për më tepër di-het se ato mund ta irritojnë gjirin. Përjashtim bëjnë vetëm ato raste kur kemi myk të gjirit. Në rastet vërtet të rënda mund të këshillo-het ndërprerja për pak kohë e gjirit dhe zbrazja e tij me anë të shtry-dhjes, ose dhe përdorimi i thithit artificial (për përdorimin e thithit artificial asnjëherë mos merrni një vendim të shpejtuar; lërjani këtë vendim mjekut të fëmijës tuaj.).

Mastiti Me këtë emër njihet infeksioni (pezmatimi) i gjëndrës së gjirit. Kjo sëmundje prek rreth 5% të grave, që ushqejnë me gji fëmijën e tyre. Rreth javës së 2 - 3-të pas lindjes, atëherë kur qumështi ka ar-dhur mirë, papritur si “rrebeshi në kohë të mirë” shfaqet temperatura e lartë, gruaja ndihet keq, gjiri i skuqet, i fryhet, i dhëmb dhe është

MUAJI I PARË

Vitamina E meriton të dekorohetPomadat në përgjithësi nuk përmbajnë ujë, i cili mund të ndotet më lehtë nga mikrobet.Midis pomadave, më të përdorshmet janë:• Vazelina, është një vaj mineral me origjinë nga vajguri.• Lanolina, e quajtur ndryshe dhe “dhjami i deles” është vërtetë kështu,

prandaj dhe mbart me vete një rrezik të madh për alergji.• Vitamina E, kur është në përqëndrim 100%, të jep siguri të madhe;

mund të përdoret edhe në rast të çarjeve të gjirit.

112 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

i nxehtë. Zakonisht ndodh tek ato lehona të cilat kanë pasur fryrje të gjinjve dhe arsyet janë të shumta: vendosje jo e mirë e fëmijës në gji, thithjet jo të shpeshta dhe jo të fuqishme të fëmijës, veshja e rro-bave të ngushta që shtrëngojnë gji-rin etj. Mbi këtë bazë, shumohen mikrobet (kryesisht stafilokoku i artë), që edhe infektojnë gjirin.

Trajtimi përfshin:• Regjim shtrati• Kompresa të ngrohta dhe të

njoma• Zbrazja e rregullt e gjirit (du-

ke vënë shpesh fëmijën në gji, ose duke shtrydhur gjirin)

• Dhënia e ilaçeve: kundër dhim-bjeve (Paracetamol) dhe anti-biotikë

Trajtimi i duhur e shëron në mëny-rë të shkëlqyer dhe shpejt masti-tin dhe atëherë nuk kemi asnjë pengesë në vazhdimin e ushqyerjes me gji. Për më tepër përdorimi i gjirit të prekur (vendosja e rregullt dhe e shpeshtë e fëmijës në gjirin e sëmurë) do të shkurtonte kohë-

zgjatjen e sëmundjes dhe do të shmangte formimin e qeseve të qelbit në gji. Në këtë rast të fundit do të duhej të ndërpritej ushqyerja me gji dhe zgjidhja e problemit do të përfundonte me një ndërhyrje kirurgjikale.

Rishfaqja e zakoneveRishfaqja e zakoneve, edhe pse shoqërohet ndonjëherë me rënie të sasisë dhe ndryshim të shijes së qumështit të gjirit, nuk është e pa-pajtueshme me ushqyerjen me gji të fëmijës.

Një shtatzani e reKjo është një rrethanë që e gjejmë shpesh në vendin tonë, sidomos në popullatën fshatare. Kur ndodh që një grua e cila ushqen me gji fëmijën e vet, mbetet shtatzënë, përgjithësisht mendësia popullore, por edhe ajo e shumë mjekëve nda-lon vazhdimin e ushqyerjes me gji. Në të vërtetë, nuk ka ndonjë arsye që të ndërmerret një hap i tillë, për më tepër nuk duhet të bëhet një ndërprerje e vrullshme e mënyrës me të cilën po ushqehet fëmija.

Trajtimi i të vjellave • Fëmija vendoset shtrirë në një anë me kokën të ngritur në një kënd 30

gradë, në raport me këmbët.• Jepen ushqime kundër të vjellave: trashet relativisht ushqimi. Është e

vërtetë që rrallojnë të vjellat, por bartin rrezikun që ato të jenë më të zgjatura.

• Dhënia e ilaçeve të caktuara.

113MUAJI I PARË

Ndër të tjera ju kujtojmë se gjatë ushqyerjes me gji, mitra tkurret, sepse prodhohet një hormon që quhet oksitocinë. Ky hormon ka veçorinë që të ulë barkun tek gru-aja lehonë dhe të rikthejë mitrën e gruas në përmasat që kishte para shtatzanisë. Tkurrjet e mitrës prej këtij hormoni nuk i bëjnë gjë fëmi-jës së sapongjizur. Sidoqoftë, ven-dimi për ndërprerjen e mundshme të ushqyerjes me gji në një rast të tillë, duhet të bëhet gjithmonë pas një këshillimi me gjinekologun.

PROBLEME DHE VËSHTIRËSI NË USHQYERJEN ME GJI – ARSYE TË FËMIJËS

Megjithëse nënat ankohen se fëmija vjell të gjithë ushqi-

min, në përgjithësi bëhet fjalë për sasi të pakta ushqimore (një gojë). Fëmija vjell zakonisht tepricat. Eshtë një dukuri e zakonshme që e gjejmë pothuajse në 40% të fëmi-jëve që ushqehen me gji. Shpesh herë, kur shoqërohet me lemzën ose gromësimat, ngjall alarm të padobishëm dhe interpretime të

Trajtimi i të vjellave fill pas ushqimit

Asgjë. Eshtë një dukuri nor-male dhe që nis të qetësohet rreth muajit të 8-të të jetës.

gabuara (“e kam qumështin të trashë”). Eshtë një gjë për të cilën nuk ka nevojë të shqetësohemi, përderisa fëmija ushqehet dhe rritet mirë. Ndodh sepse ende nuk kanë arritur pjekurinë disa mekanizma që rregullojnë lëvizshmërinë e zorrëve dhe pikërisht në nivel të stomakut me ezofagun. Eshtë një dukuri që mund të konsiderohet normale deri në muajin e 8-të të jetës, prandaj dhe nuk ka nevojë që të trajtohet me ilaçe. Sidoqoftë, nuk duhet të nënvlerësohet, kur të vjellat janë larg ushqimit (midis vakteve) dhe me sasi të konside-rueshme.

Duhet të shqetësohemi vërtet për këto të vjella kur ato janë të konsi-derueshme dhe shoqërohen me një rritje të pamjaftueshme në peshë.Në këtë rast kemi të bëjmë me një sëmundje që quhet Refluksi gas-tro-ezofageal, e cila shoqërohet edhe me shenja të tjera si të qarë të papajtueshme, bronkospazëm, madje dhe ndërprerje të zgjatura dhe të rrezikshme të frymëmarrjes.

QurretTë porsalindurit e kanë të vështirë që të marrin frymë me gojë, prandaj kur u bllokohet hunda, u vështirësohet frymëmarrja, sido-mos kur ushqehen. Kur ndodh një gjë e tillë, fëmija nervozohet, qan dhe bile refuzon ushqyerjen. Atëherë, është mirë që përpara çdo ushqyerje të pastrohen tapat e qurreve. Kjo mund të bëhet shumë

114 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

mirë me anë të pastrimit mekanik të hundës me anë të një pambuku, ose duke e nxitur fëmijën që të tesh-tijë (për shembull duke e drejtuar fëmijën në drejtim të një burimi drite, ose një rrezeje dielli). Shpesh këshillohet dhe po aq shpesh për-doret tretësira fiziologjike, ose ndryshe uji i kripur, për të liruar hundët. Kjo është një mënyrë e mirë, por kërkon një teknikë të veçantë, që vështirë se mund ta realizojë një nënë. Hedhja thjesht e pikave të tretësirës fiziologjike në hundë mund të krijojë bezdi tek fëmija; lëngu i kripur i than qurret, ato kthehen në kore dhe përveç që e bëjnë frymëmarrjen e fëmijës si me fërshëllimë (gjë që i alarmon mjaft nënat), mund të pengojnë edhe më tej frymëmarrjen prej

hundës.

Dhimbjet e barkutSa herë që një fëmijë më pak se 3 muajsh qan, duhet që të bëhet një vlerësim i hollësishëm nga ana e mjekut. Së pari duhet të bëhet një dallim midis të qarave normale të fëmijës dhe atyre që janë të tepru-ara, të paqetësueshme, në formë krizash, të cilat ka shumë mundësi të jenë të lidhura me atë që në po-pull quhen dhimbjet e barkut; dhe me të drejtë, sepse fëmija gjatë këtyre të qarave të forta, mbledh këmbët dhe lëshon gazra (shih dhe tek f.68, “Të qarat dhe kolikat”).Dhimbjet e barkut nuk janë vetëm të qara të pakuptimta dhe të forta, tek një fëmijë që ushqehet mirë, por edhe një gjendje shqetësi-

Dhimbjet e barkutRregulli i 3-shit (Wessel)• Shfaqet: pas ditës së 3-të të jetës dhe gjatë 3 javëve të para të

jetës.• Zgjat: të paktën 3 orë në ditë dhe 3 ditë në javë.• Zhduket: pas muajit të 3-të të jetës.

(Edhe ndonjë përjashtim e vërteton sidoqoftë rregullin !)

Shenjat• Të qara në formë krizash, të paqetësueshme dhe pa ndonjë shkak të

dukshëm.• Krizat janë më të shpeshta në orët e mbrëmjes.• Fëmija është shumë nervoz (ai nuk bën rehat).• Fëmija mbledh këmbët• Çrregullohet gjumi.• Barku është i fryrë dhe i tendosur• Fëmija ka shumë gazra.

115MUAJI I PARË

mi me fryrje të barkut, gazra të shumta dhe çrregullim të gjumit. Këtë rrethanë e gjejmë në gati 10 -30% të fëmijëve të vegjël, qoftë kur ushqehen me gji, qoftë me qumësht artificial. Dhimbjet janë më të shpeshta në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.

Çuditërisht këto “kriza”, duket si-kur i nënshtrohen një rregulli, që ka të bëjë me numrin 3: shfaqen pas ditës së 3-të të jetës, zakonisht në 3 javët e para pas lindjes, zgja-sin të paktën 3 orë në ditë, 3 ditë në javë dhe zhduken pas 3 muajsh (rregulli i 3-shit i Wessel).Problemi i mësipërm duhet të për-ballohet në dy drejtime: shmangia e ankthit të nënës si dhe gjetja edhe shërimi i një shkaku të mundshëm të dhimbjeve të barkut. Shkaqet pse ndodhin këto dhimbje të bar-kut janë të ndryshme dhe të shum-ta. Një vizitë e kujdesshme e mje-

kut duhet të përjashtojë sëmundje të stomakut dhe zorrëve, alergjitë etj. dhe pastaj duhet menduar për ndonjë çrregullim tjetër: marrë-dhënie jo e drejtë nënë - fëmijë dhe/ose familje - fëmijë, fëmijë më i ndjeshëm se zakonisht ndaj ngacmimeve të mjedisit.

Duhet të tregojmë kujdes në një gjë: E qara e vazhdueshme e fëmi-jës nuk shkaktohet nga ushqyerja e papërshtatshme me gji dhe nëna duhet të vazhdojë ta ushqejë fëmi-jën e vet me gji; edhe atëherë kur ai ushqehet me qumësht artificial, nuk duhet që të shtohet sasia e qumështit që i jepet fëmijës, ose të ndryshohet marka e qumështit.

Përtej hudhrës, syrit të keq dhe nuskave – si t’i qetësojmë dhimb-jet e barkut?Mjetet “popullore”, me anë të të cilave njerëzit përpiqen të pushoj-

Shkaqet e dhimbjeve të barkut tek fëmija i vogëlShkaqe fi zike• Alergjia nga qumështi i lopës (10%).• Refl uksi gastro – ezofageal (5%).• Intoleranca ndaj Laktozës (shumë e rrallë).• Prania me tepri i një hormoni që shton lëvizshmërinë e zorrëve.• Lëvizshmëri e rritur e zorrëve.

Shkaqe psikologjike• Karakteri i fëmijës : temperamenti, ndjeshmëri e lartë ndaj dhimbjes etj. (65%).• Karakteri i nënës: e ankthshme, që e tepron në kujdesin për fëmijën.• Mjedisi familjar i papërshtatshëm: stres, grindje etj.

116 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

në dhimbjet e barkut, janë nga më të ndryshmet : fërkimi i barkut, lesh deleje i ngrohtë ose përherë në bark, përkundja e parreshtur e fëmijës, xhirot e pafundme në mes të natës në të gjithë shtëpinë, ven-dosja në bark e të voglit e deri tek zakone popullore që kanë të bëjnë pak me shkencën si yshtja kundër syrit të keq, të kënduarit nga njeriu “i mirë”, nuskat etj., etj.

Duhet të themi se ndoshta ia vlen që nëna t`i provojë të gjitha gjërat që i thotë mendja, qoftë mjekimet e ndryshme popullore, qoftë gjërat e tjera që i sugjerohen për këtë qëllim, por asnjëra nuk garanton shërimin prej dhimbjeve të bar-kut.

• Do të ishte e këshillueshme që të provohet një ninullë, nxitja e gromësimave tek fëmija dhe sidomos një shëtitje me ka-rrocë, ose me makinë përjashta (“është një ilaç që nuk të ga-bon”), sepse më së fundi edhe shpjegon pse-në e dhimbjeve të barkut.

• Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet rregullimit të die-tës, në rastet kur dhimbjet e barkut nuk janë të lidhura me faktorët e përmendur më lart. Por rregullimi i dietës duhet të bëhet me shumë kujdes.

• Nëqoftëse bebi ushqehet me gji, do të ishte me vend që nëna të shmangte nga dieta ushqi-

me me veçori alergjinizuese si qumështi, veza dhe peshku. Por nëqoftëse dhimbjet e barkut nuk qetësohen brenda 3 - 4 ditëve, është e kotë që të vazhdohet me këtë regjim të kufizuar.

• Nëqoftëse fëmija ushqehet me qumësht artificial, atëherë du-het që të këshillohet qumësht me përmbajtje jo alergjinizu-ese. Ndërprerja e dhimbjeve të barkut pas një ushqimi të tillë vërteton alergjinë nga qumështi i lopës. Në fakt është vërtetu-ar se fëmijët të cilët shprehin dhimbje të barkut, vuajnë më vonë nga çrregullime që në bazë të tyre kanë alergjinë.

KUR QUMËSHTI I NËNËS ËSHTË VËRTET I PAMJAFTUESHËM

Thamë më sipër se janë të rralla rastet, në të cilat rezulton se

qumështi i nënës është i pamjaf-tueshëm (Hypogalaktia). Në raste të tilla rritja e fëmijës nuk është në përputhje me normën. Pikërisht ky është momenti që mjeku i fëmijës (asnjëherë vetë nëna) të vendosë për plotësimin e qumështit të në-nës edhe me një qumësht tjetër (qumësht artificial). Kjo lloj ush-qyerje quhet ushqyerje e përzier (qumësht nëne + qumësht artifi-cial).

117MUAJI I PARË

Ushqyerja e përzier mund të reali-zohet: • ose duke i dhënë qumështin

artificial fëmijës, pasi e kemi vendosur njëherë në gji,

• ose duke e vendosur fëmijën një vakt në gji dhe vaktin tjetër i japim qumështin artificial.

Veprimi në këtë mënyrë është i parapëlqyeshëm për disa arsye. Para së gjithash shmanget përzi-erja e të dy llojeve të ndryshme të qumështit (qumështit artificial me qumështin e nënës), të cilët kanë veçori të ndryshme si në shije, ashtu edhe në tretshmëri. “Një motorr edhe me naftë edhe me benzinë, nuk na jep maksimumin e vet!” Nga ana tjetër ka rëndësi edhe më të madhe shmangia e “ta-kimeve” të shpeshta me biberonin, sepse mund ta çorientojnë fëmi-jën. Kujtojmë gjithashtu se thithja e gjirit bëhet ndryshe nga thithja e biberonit. Përveç kësaj, studimet kanë treguar se përdorimi i her-shëm i biberonit (veçanërisht para se fëmija të vihet për herë të parë në gji) është përgjegjës për dështi-min e ushqyerjes me gji.

Ushqyerja e përzier mund të jetë:

Plotësuese: Qumështi artifi -cial jepet pasi është vendosur fëmija më parë në gji.

Alternuese: Një vakt gji dhe një vakt qumësht artifi cial.

Midis shkaqeve të ndryshme të ndërprerjes së ushqyerjes me gji dhe këshillimit për të filluar ush-qyerjen artificiale, qoftë për arsye të nënës, qoftë për arsye të fëmi-jës, së pari duhet të bëhet një da-llim i qartë midis pengesave të përkohshme dhe të përhershme për ushqyerjen me gji. Në këtë mënyrë shmangen vendimet e padobishme dhe të shpejtuara, që ndodhin jo rrallë.

Mos harroni se ka raste në të cilat vërtet fëmija e ka të pamundur të kapë gjirin, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të ushqehet me qumësht nëne; në të tilla raste duhet të shtrydhet gjiri dhe fëmi-jës t`i jepet qumësht i shtrydhur.

Sëmundje të lehta të nënës, si për shembull një bronkit, një grip i lehtë, diarreja etj. nuk përbëjnë motiv për të ndërprerë ushqyerjen me gji. Përkundrazi, nëse nuk i je-pet qumësht gjiri, fëmijës mund t’i ngjitet më lehtë sëmundja në fjalë të nënës, sepse dihet që me qumështin e gjirit, fëmija merr dhe trupëzat mbrojtës.

Edhe tuberkulozi në vetvete nuk përbën pengesë për ushqyerjen me gji, sepse dihet që sëmundja përcillet nëpërmjet frymëmarrjes dhe jo me qumështin e nënës. Ila-çet kundër tuberkulozit kalojnë në sasi të kufizuar në qumësht, prandaj edhe në këtë drejtim nuk përbëjnë një problem. Sidoqoftë

118 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

,duhet të tregohet kujdes dhe problemi duhet parë nga mjeku në shumë anë.

Ushqyerja me gji dhe kontra-cepsioniUshqyerja natyrale ndihmon nënën që të mos mbetet shtatzënë gjatë kohës që vë në gji bebin e vet. Natyra e ka “programuar” një gjë të tillë në mënyrë të përkryer, që fëmija i vogël të sigurojë nevojat e veta. Sidoqoftë, siguria nuk është absolute, prandaj dhe nuk i duhet besuar në mënyrë të verbër.Kur një grua dëshëron me ngulm të mbrohet nga një shtatzani e re, mund të përdorë mënyra të ndry-shme kontraceptive. Më e mirë nga gjithçka, do të ishte përdorimi i asaj që quhet minipilulë, që ka në përmbajtjen e vet progestativë. Kjo pilulë mundet të japë një fluks të rremë gjaku (menstruacionesh) tek nëna, për të cilën nuk duhet shqetësuar.

Kujdes duhet të tregohet kur për-doret pilula me përmbajtje estro-progestative dhe si nëna, ashtu dhe fëmija duhet të vëzhgohen për shenja të mundshme. Kjo pilulë më tepër se sa ndryshon përm-bajtjen e qumështit, e ul prodhimin e tij. Sigurisht që çdo lloj kontra-cepsioni duhet filluar vetëm dhe vetëm me rekomandimin e mjekut specialist, asnjëherë vetë.

KUJDESI I NËNËS PËR VETEN NË LIDHJE ME USHQYERJEN ME GJI

Mos u shqetësoni nëse barku juaj është i madh dhe këmbët

të fryra. Për një kohë të shkurtër gjithçka do të kthehet si më parë. Edhe pse jeni të lodhura, të dërr-muara nga pagjumësia, përpiquni të gjeni kohë për t’u kujdesur për paraqitjen tuaj. Kërkoni ndihmë nga bashkëshorti ose familjarë të tjerë, një shoqe, apo merrni një kuj- destare, qoftë dhe një herë në javë dhe këtë kohë kushtojani vetëm vetes suaj. Kjo do t’ju ndihmojë t’ju ngrihet humori.Edhe kur ushqen me gji fëmijën e vet nëna mundet:• të hajë pothuaj gjithçka që i

pëlqen• mund të bëjë plazh dhe të marrë

rreze me llambë ultravjollcë (të nxihet në solar)

• të lyejë dhe të trajtojë flokët.

Ushqyerja e nënësNëna që e ushqen fëmijën e vet jo vetëm mund të hajë çfarë i pëlqen, por edhe duhet të hajë pak më shumë gjatë gjithë kohës që ush-qen me gji fëmijën e vet. Janë të gabuara zakonet popullore që i ndalojnë nënës ushqime të caktu-ara. Sa më e larmishme dieta, aq më mirë është! Ajo mund të hajë djathë dhe të pijë qumësht sipas

119MUAJI I PARË

dëshirës. Disa prej ushqimeve që mund të shkaktojnë alergji si pesh-ku, veza, arrat e lajthitë etj., thuhet se duhet të shmangen, por në fakt edhe po të mos merren, nuk arrijnë të parandalojnë alergjinë tek bebi. Ndërkaq, nuk është e vërtetë se ma-rrja e perimeve nga nëna shoqëro-het me të dala jashtë me ngjyrë jeshile tek fëmija. Ky është thjesht një besim jo i vërtetë: a keni parë ndonjëherë që qumështi të ketë ngjyrë jeshile?! Përkundrazi, gru-aja që sapo ka lindur duhet të hajë me shumicë fruta dhe perime, me qëllim që të luftohet kapsllëku. Gjatë periudhës që ushqen me gji, nëna nuk duhet të bëjë dieta dobë-suese: qumështi i nënës prodhohet duke konsumuar energjitë ushqi-more të saj, prandaj edhe duhet të hajë kur i hahet, përndryshe mund të krijohen mungesa në ndonjë lëndë ushqimore të rëndësishme tek fëmija.

Po kur nëna është kaps?I duhet të hajë fruta dhe perime të ziera ose të gjalla, duhet të ma-rrë bukë të zezë dhe duhet të pijë shumë lëngje. Nuk duhet të marrë ilaçe nxitës të zorrëve (laksativë), sepse mund të kalojnë në qumësht dhe të japin diarre tek fëmija

Nëna që ushqen me gji, duhet të çlodhet sa më shumë që të jetë e mundurEdhe pse “rrëmuja” që shkakton bebi është e madhe, ajo duhet të gje-jë momentet për t’u çlodhur vetë.

Nuk ka pse t’i bëhen analizat qumështit të gjiritËshtë tashmë një gjë e harruar dhe e padobishme; nuk shkakton gjë tjetër vecse ankth, probleme dhe turbullim. Nga të gjithë pranohet se në qumështin e gjirit nuk mun-gon asgjë dhe nuk ka asgjë që të mund të bëjë dëm. Nëse mungon diçka, kjo i takon nënës (prandaj dieta e saj duhet të jetë e bollshme dhe e shumëllojshme). Për më tepër qumështi i nënës e ndryshon përmbajtjen e vet edhe nga një vakt në tjetrin, për t`iu përgjigjur kërkesave të fëmijës

Miopia e …okulistit Rënia e shikimit gjatë shtatzanisë nuk është thjesht një bestytni po-pullore, por një ndodhi reale. Por nga ana tjetër nuk është aspak e vërtetë se ushqyerja me gji e keqë-son shikimin, prandaj është e pa-drejtë këshilla e shumë okulistëve për të mos lejuar nënën t`i japë gji fëmijës së vet, se ka një problem me sytë.

120 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

BIBERONAT (PAQËTUESIT)

Prindërit kanë mendime të ndry-shme mbi biberonat për nga

forma, disa nuk pranojnë idenë të qetësojnë bebin me një objekt dhe të tjerë mendojnë në mënyrë të gabuar, se paqëtuesi mund ta dëmtojë. Paqëtuesit nuk shkaktoj-në ndonjë problem mjekësor apo psikologjik. Nëse bebi juaj do që të thithë edhe mbasi është ngopur, atëherë paqëtuesi do ta zgjidhë këtë problem. Paqëtuesi është menduar për të kënaqur nevojën e bebit tuaj për të thithur, por jo për të zëvendësuar vaktet. Pra ofrojini bebit tuaj biberonin ndërmjet vak-teve ose mbas vaktit, atëhere kur jeni të sigurt se bebi është i ngopur. Nëqoftëse ju i ofroni biberonin kur është i uritur, ai do të nevrikoset. Kini parasysh se paqëtuesi përdo-ret për të ndihmuar bebin jo për rehatin tuaj, prandaj lëreni bebin të vendosë vetë nëse e do apo kur e do atë.

Disa bebe e duan biberonin kur duan të flenë. Problemi në këtë rast është se ai shpesh mund të bjerë

dhe bebi të zgjohet. Kur rritet dhe arrin të koordinojë lëvizjet, ai e gjen dhe e fut prapë në gojë, por kur është i vogël, ai mund të qajë që ju t’ia fusni në gojë. Bebet që thithin gishtat e tyre janë më rehat, sepse duart e tyre janë gjithmonë aty dhe të gatshme.

Kur të bleni biberonin, duhet të kini parasysh që të jetë i pandashëm (disa modele ndahen në dy pjesë), të mund të zjehet, të durojë tem-peratura të larta, të lahet në lavas-tovilje (makinën larëse të enëve). Deri sa të bëhet 6 muajsh duhet të vlohet disa herë në në ditë, që bebi të mos rrezikohet nga infek-sionet, sepse sistemi i tij imunitar është akoma duke u pjekur. Mbas kësaj moshe rreziku që ai të marrë një infeksion në këtë mënyrë është shumë i vogbiberoninatë me sapun dhe ta shplani me ujë të pastër. Ka dy masa biberonash, njëri për gjashtë muajt e parë dhe tjetri për fëmijët mbi këtë moshë. Ju mund të gjeni forma të ndryshme të tyre në treg. Mbasi të gjeni cilin preferon bebi juaj, bleni më shumë se një, pasi shpesh ato bien në tokë apo

Disa këshilla për prindërit

121MUAJI I PARË

nuk i gjeni atëherë kur ju duhen më shumë. Megjithatë, asnjëherë mos e zgjidhni këtë problem duke ia varur bebit në qafë, sepse mund ta mbysë. Gjithashtu mos përdorni biberonë të prodhuar vetë, sepse mund ta copëtojë dhe ta gëlltisë.

GJETJA E NJË DADOJE

Shumë nëna kanë nevojë për ndihmë kur vijnë me bebin në

shtëpi mbas lindjes. Nëse babai mund të marrë pushim nga puna për rreth dy javë, kjo gjë është e zgjidhur. Nëse jo dhe nëse financat e familjes nuk ju lejojnë të punë-soni dikë, zgjidhja më e mirë është ndonjë i afërm ose shoqe. Është e këshillueshme që këto probleme të zgjidhen që përpara dhe mos të li-hen për mbas lindjes.

Ju duhet ta përzgjidhni me kuj-des ndihmën që kërkoni. Kërkoni ndihmë nga ato që me të vërtetë ju ndihmojnë. Mos harroni se qëllimi juaj është të ulni stresin në shtëpi, jo ta shtoni atë.

Para se të thërrisni dikë, vendosni se për çfarë lloj ndihme keni nevo-jë duke i bërë vetes këto pyetje:• Doni dikë që t’ju mbajë bebin

apo të bëjë punët e shtëpisë, të gatuajë apo të gjitha së bash-ku?

• Në çfarë orësh e doni këtë ndih-më?

• Doni dikë që të shëtisë fëmijët e tjerë, t’i marrë e t’i çojë në shkollë, të bëjë pazarin etj?

Kur të vendosni se çfarë doni, zgjidhni personin dhe sigurohuni që personi që zgjodhët, të pranojë dhe të kuptojë kërkesat tuaja.

SHËTITJA

Ajri i freskët dhe ndryshimi i mjedisit janë të dobishme

jo vetëm për bebin tuaj, por dhe për ju, që në muajin e parë, pran-daj nxirreni bebin për shetitje kur koha është e mirë. Kini kujdes ta vishni sipas kohës, sepse deri në fund të vitit të parë ai akoma nuk është pjekur për të kontrolluar temperaturën e brendshme dhe për ta rregulluar atë, kur ekspozohet në të ngrohtë apo në të ftohtë. Këtë rol duhet ta luajnë rrobat, duke e mbajtur ngrohtë, kur është ftohtë dhe duke e ndihmuar te ajroset, kur është vapë. Zakonisht, bebi duhet të veshë një rrobë më shumë se ju.

Lëkura e bebit tuaj është shumë e ndjeshme ndaj diellit. Sidomos gjatë gjashtë muajve të para, ju duhet ta mbroni nga ekspozimi di-rekt apo i reflektuar i djellit (nga uji, rëra etj.) sa më shumë të jetë e mundur. Në e duhet ta nxirrni në diell, visheni lehtë, me rroba me ngjyra të çelëta dhe me kapele, shami apo çadër, për të mbroj-

122 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

tur kokën dhe fytyrën nga dielli. Kremrat mbrojtës ndaj diellit nuk rekomandohen në këtë moshë.

Gjatë peridhës së nxehtë duhet të kini kujdes: Mos i lini sendet e be-bit (karrigja e makinës, mbajtëse të ndryshme ) për një kohë të gjatë në diell. Pjesët e tyre metalike apo plastike mund të nxehen shumë dhe ta djegin bebin. Kontrolloni temperaturën e sipërfaqes së kë-tyre objekteve, para se të vendosni bebin.

Në kohë të ftohtë dhe të keqe mbajeni bebin sa të jetë e mundur brenda, por nëse duhet të dilni duhet ta vishni mirë me xhako-ventë/xhup dhe kapuç të ngrohtë për të mbuluar kokën dhe veshët. Për të kuptuar në se është ngrohtë, kontrollohen duart, këmbët dhe gjoksi. Duart dhe këmbët janë pak më të ftohta se temperatura e gjok-sit. Nëse këmbët, duart dhe gjoksi janë të ftohta, futeni në një mje-dis të ngrohtë, zhvisheni, jepini diçka të ngrohtë dhe shtrëngojeni në gjoks, në mënyrë që të ngrohet nga trupi juaj deri sa t’i normalizo-het temperatura e trupit. Shtimi i rrobave apo shtresave para se të ngrihet temperatura, vetëm sa pen-gon ndryshimin e temperaturës se trupit (e burgos atë), pra përdorni metodat e tjera, para se te shtoni rrobat apo mbulesat.

TË UDHËTOSH ME BEBIN

Udhëtimi me beben tuaj në mu-ajt e parë është gjëja më

e kollajshme që ju do të bëni ndo-njëherë. E vetmja gjë për të cilën duhet të kujdeseni është rehati i bebit, që nënkupton stomakun plot, panolina të pastra dhe një vend të butë për t’u shtrirë dhe për t’u ulur. Nëse ju do të plotësoni këto nevoja bazë, bebi juaj do të udhë-tojë pa u ankuar. Suksesi qëndron në ruajtjen e zakoneve dhe orareve sa më shumë që të jetë e mundur.

Udhëtimet e gjata që shoqërohen me ndryshime të zonave kohore, mund të çregullojnë oraret me të cilat është mësuar bebi juaj, pran-daj do t’i duhen disa ditë të mëso-het me orarin e ri. Vazhdoni të ruani oraret e vjetra. Për të rritu-rit është më e kollajshme të ndry-shojnë oraret, por i vogli nuk të fal nëse i vjen për të ngrënë apo fjetur. Nëse ju do të rrini më shumë se tre ditë, bebi do të fillojë të rregullojë oraret e veta sipas orës së vendit. Ju duhet të rregulloni oraret sipas kërkesave të tij.

Bebi do të përshtatet më kollaj nëse merrni me vete disa gjëra të njohura për të: një batanije me të cilën i pëlqen të flejë, sapunin me të cilin lahet zakonisht, peshqirin,

123MUAJI I PARË

lojrat që pëlqen gjatë banjës. Je-pini ushqimin e zakonshëm, pasi kjo nuk është koha për të provuar formula të reja. Është mirë që kur të përgatisni valixhen, të merrni një çantë të veçantë më gjërat e bebit. Kjo e bën më të lehtë të gje-ni diçka që kërkoni, dhe pakëson mundësinë që të harroni ndonjë gjë. Gjithashtu ju duhet një çantë e madhe për lojrat, shishet, pa-nolinat, kremrat, pecetat fshirëse. Mbajeni këtë çantë gjithmonë me vete.

Kur udhëtoni me makinë, siguro-huni që e keni lidhur mirë bebin në karrigen e makinës (për bebe).Vendi më i përshtatshëm është sedilja e mbrapme.

Nëse fëmija juaj ushqehet me qumësht artificial, merrni me vete më tepër qumësht nga sa ju nevo-jitet, sepse mund të ndodhë që të zgjatet udhëtimi. Kujdesuni ta mbani qumështin në mjedis të për-shtatshëm.

SI TË PËRGATITEMI PËR PUSHIMET E PARA ME BEBIN

Mund t’i programoni pushimet tuaja sipas qejfit; edhe pse i

vogël, fëmija nuk përbën pengesë për pushimet. Ai mund të udhë-tojë me makinë, mund të shkojë në bregdet ose malësi, bile krijon

shumë më pak probleme se sa kur rritet.

Për pushimet në bregdetNuk është e vërtetë që fëmija nuk duhet të çohet në plazh për pushime, por të gjithë të vegj-lit janë delikatë dhe nevojitet të mbrohen nga dielli.

Cilat janë veprimet e diellit në lëkurën e njeriut?Dihet që në rrezet e diellit përmba-hen rrezet e quajtura ultravjollcë dhe infra të kuqe. Veprimet që ka dielli mbi lëkurën e njeriut, janë të lidhura me këto rreze. Ato mund të jenë veprime afatshkurtra dhe afatgjata, pozitive dhe negative:

Veprimet pozitive:• Ngrohja e lëkurës në sajë të

rrezatimit infra të kuq• Veprimi kundër rakitizmit për

shkak të prodhimit të vitaminës D nga rrezet ultravjollcë

• Veprim antidepresiv

Veprimet negative• Eritema dielloreVeprimet afatgjata• Përmirësim i disa sëmundjeve

të lëkurës (dermatiti atopik – rrjebulla, psoriaza, vitiligo-bythë pule...)

• Pigmentim i vonë që fillon rreth dy ditë pas ekspozimit në diell

• Plakje e lëkurës• Favorizim i disa tumoreve të

lëkurës prej qëndrimit të zgja-

124 PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

tur nën rrezet ultravjollcë A dhe B.

Kush veçanërisht duhet të mbro-het nga dielli?• Të gjithë fëmijët e vegjël me

aftësi të pakët për mbrojtje natyrale nga dielli (fëmijët me albinizëm ose kserodermë pig-mentoze)

• Të gjithë fëmijët me një së-mundje të lëkurës të shkaktuar nga ekspozimi në diell (foto-dermatit)

• Fëmijët që marrin disa ilaçe (fotosensibilizuese) që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj ek-spozimit në diell

• Fëmijët me sëmundje që e rri-sin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezatimit diellor

Përse duhet të mbrohen fëmijët nga rrezatimi diellor?Sasia e melaninës së prodhuar në fillimet e jetës është shumë e pakët, por gradualisht me rritjen e fëmijës, edhe prodhimi i saj rritet. Studimet epidemiologjike kanë treguar se ekspozimi i zgjatur në fëmijëri (<15 vjeç) ndaj rrezatimit diellor, shoqërohet me rrezik më të madh për tumore të lëkurës. Në fakt, rreziku për tumor të lëkurës në pjesën më të madhe përcaktohet nga mënyra se si një individ është mbrojtur nga rrezet ultravjollcë në vitet e para të jetës, ndërsa kujdesi ndaj rrezatimit ultravjollcë në vitet e mëvonshme duket se ndikon më pak në shfaqjen e tumoreve të

lëkurës.

Disa rregulla që duhet të kemi parasysh:• Nuk është e domosdoshme të

shkoni në bregdet, në qershor, ose shtator, janë po ashtu të përshtatshëm edhe korriku e gushti.

• Është pa kuptim që të rrish në qytet kur vapa është në kulm, ose të shkosh në bregdet kur klima është ende e ftohtë.

• Duhet të shmanget ekspozimi në diell nga ora 10.00 – 16.00, kur edhe përqëndrimi i rrezati-mit ultravjollcë është më i lar-ti.

• Shmangini qëndrimet e zgjatura të drejtëpërdrejta në diell – as-njëherë mos lejoni që fëmija të flejë nën diell

• Sa herë që e nxirrni për shëtitje fëmijën, është mirë që të mos përdoret xhepi (kanguri), por të shëtitet me karrocë me strehën mbrojtëse dhe duke alternuar herë hije dhe herë diell.

• Mbajeni përjashta me një ka-pele me strehë dhe gjithmonë të veshur me një bluzë të hollë pambuku dhe të bollshme.

• Nxiteni fëmijën të pijë shumë ujë për të zëvendësuar lëngjet e organizmit që avullojnë nga vapa.

• Shmangeni përdorimin e pro-dukteve të lëkurës që nxisin nxirjen e lëkurës

• Mos e konsideroni çadrën e diellit ose futjen në det si një

125MUAJI I PARË

mbrojtës të mirë• Mos përdorni ilaçe ose kremra

që rrisin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj rrezatimit (p,.sh prometa-zina, disa prodhime kozmetike etj.)

• Koha e ekspozimit në diell shtohet gradualisht (deri në 10-15 min.)

• Përdorni një produkt me mbroj-tje maksimale

• Përdoreni lëndën mbrojtëse disa herë gjatë ditës (afërsisht çdo 2 orë dhe pas çdo larjeje në det)

• Zgjidhni një produkt të pranue-shëm nga fëmija edhe nga ana kozmetike, edhe nga aroma etj.

• Kujdes me kremrat kur fëmi-ja është më pak se 6 muajsh. Ata mund të fërkojnë sytë, ose mund ta fusin në gojë kremin.

• Mbrojtja e fëmijës nga rreza-timi diellor është thelbësore për parandalimin e tumoreve të lëkurës në moshë të rritur

• Këshillohuni me mjekun tuaj për çdo shfaqje të papritur, ose në rast se fëmija juaj ka një prob-lem që shoqërohet me ndjesh-mëri të lëkurës ndaj rrezatimit diellor.

Pushimet në malFëmija mund të çohet për pushime edhe në mal, pa krijuar ndonjë problem të veçantë. Në përgjithësi, si rregull, këshillohet që të shman-gen pikat turistike mbi 2000 m. Edhe ekskursionet janë po ashtu të parrezikshme për fëmijën.

FAMILJA ME NJË ANËTAR TË RI

Një mesazh i veçantë për nënatNjë nga arsyet që muaji i parë është shumë i vështirë, është se ju akoma nuk e keni marrë veten nga stresi i shtatzanisë e i lindjes. Mund të duhen javë para se trupi juaj të normalizohet (sidomos mbas epiziotomisë – prerjes dhe qepjes vaginale, apo operacio-nit). Gjithashtu mund të keni dhe ndryshime të humorit, si rezultat i ndryshimeve hormonale që ndod-hin në trupin tuaj. Mund të keni shpërthime të qari pa ndonjë arsye të veçantë, ose depresion të lehtë në javët e para. Këto emocione mund të shtohen nga lodhja që vjen nga pagjumësia.

Nëse ju provoni të ashtuquajturën ‘’paslindjen blu’’ ose depresionin e paslindjes, mund të ndjeheni jo normale, të turpëroheni apo të mendoni se jeni nënë e keqe. Kuj-tohuni që kjo është normale mbas lindjes. Edhe baballarët nganjë-herë ndjehen të mërzitur dhe të çu-ditshëm mbas ardhjes së një bebi të ri në shtëpi. Për të ruajtur veten nga dominimi i simptomave blu në jetën tuaj dhe mbi gëzimin e be-bit, shmangni vetizolimin në javët e para. Mundohuni të pushoni kur bebi pushon, kështu nuk do të mbi-lodheni. Në se këto shqetësime va-zhdojnë më tepër se disa javë, apo bëhen më të rënda, kërkoni ndih-

126

mën e një specialisti, psikotera-pisti apo psikologu.

Vizitorët mund të ndihmojnë për të kaluar momentet blu, duke gë-zuar së bashku me ju për ardhjen e bebit. Por ata mund të jenë edhe të lodhshëm për ju dhe të dëm-shëm për bebin, duke e ekspozuar ndaj infeksioneve. Prandaj pakë-soni numrin e vizitorëve gjatë ja-vëve të para. Kërkojini vizitorëve të lajmërojnë përpara se të vijnë dhe të bëjnë vizita të shkurtra, dhe nëse bebi juaj shqetësohet nga njerëzit, mos lejoni njeri jo të familjes ta mbajë apo t’i afrohet. Nëse shqetësoheni nga telefonatat, hiqni zilen e telefonit dhe vendos-ni sekretarinë telefonike. Me ardh-jen e bebit është e vështirë të me-rresh njëkohësisht dhe me punët e shtëpisë. Kërkoni ndihmë nëse keni mundësi, nëse jo bëni më të domosdoshmet. Tani përqëndro-huni vetëm tek bebi.

Një mesazh i veçantë për baba-llarëtKjo periudhë është shumë stre-suese për çiftin. Është pothuaj e pa mundur të gjejnë kohë dhe aq më pak energji për njëri tjetrin. Ndërmjet kërkesave pa fund të bebit, nevojave të fëmijëve të tjerë, punëve të shtëpisë dhe pu-nës, nëse bashkëshortët nuk ndih-mojnë njëri tjetrin, do të fillojë një përleshje midis tyre. Në këtë

PJESA I SHTATZANIA DHE LINDJA, MUAJI I PARË

kohë disa baballarë e ndjejnë veten të mënjanuar nga vëmendja dhe afeksioni i nënës për fëmijën, sidomos kur fëmija është me gji. Problemi vështirësohet akoma më shumë, sepse marrëdhëniet sek-suale janë të ndaluara për disa javë nga mjeku, por edhe po të ishin të lejuara, shumica e grave nuk janë të interesuara në aktivitetin seksu-al për njëfarë kohe mbas lindjes, si pasojë e lodhjes fizike dhe stresit emocional. Ky konflikt si dhe ndjenja e xhe-lozisë që mund të nisë në këtë kohë, është e përkohshme. Shpejt jeta do të hyjë në rutinën e vet të zakonshme, që do t’ju japë dhe një herë pak kohë për vete, për të rindërtuar jetën tuaj seksuale dhe sociale. Ndërkohë, bëni përpjekje të kaloni pak kohë vetëm ju të dy. Dhe mos harroni se të puthurat dhe përkëdheljet janë të nevojshme edhe për njëri-tjetrin, jo vetëm për bebin.

Për këto arsye, është shumë e rëndësishme që babai të harxhojë ca kohë duke luajtur dhe mbajtur bebin. Kjo do ta lidhë më shumë emocionalisht me bebin. Bebet me baballarët qeshin dhe lëvizin këmbët dhe duart edhe më shumë se me nënën. Me nënën loja është më e qetë dhe më e butë. Për bebin të dyja këto janë të rëndësishme, prandaj në kujdesin për të duhet të

127MUAJI I PARË

përfshihen të dy prindërit.

Vëllezërit dhe motratMe ardhjen e bebit, fëmija tjetër e ndjen veten të braktisur. Ai mund të jetë mërzitur që në momentin që nëna shkon në spital, sepse është hera e parë që ndahet për kohë të gjatë prej saj, por edhe kur nëna kthehet në shtëpi, fëmija nuk a-rrin të kuptojë se ajo është e lodhur dhe s’ka fuqi të luajë me të. Për më tepër tani të gjithë merren me be-bin dhe i kushtojnë gjithë vëmend-jen që dikur i kushtohej atij. Është në dorë të prindërve të sigurojnë fëmijën se e duan dhe vlerësojnë shumë dhe ta ndihmojnë të kuptojë situatën e re të krijuar në familje.Këtu janë disa sugjerime si të ndih-mojmë fëmijët më të mëdhenj dhe t’i përfshijmë në jetën e bebit në javët e para:• Nëse është e mundur merrini

fëmijët të vizitojnë nënën dhe bebin në maternitet.

• Kur të ktheheni në shtëpi me be-

bin, sillini një dhuratë fëmijës tjetër për të festuar së bashku.

• Caktoni një kohë për ta kaluar vetëm, me secilin nga fëmijët.

• Kur të bëni fotografi bëni disa vetëm me fëmijët e rritur si dhe nxirrni fëmijët bashkë me be-bin.

• Kërkojini gjyshërve dhe të afërmve t’i marrin në shëtitje në kopshtin zoologjik, në një film, ose thjesht për drekë. Kjo mund t’i ndihmojë në çastet kur ndihen të braktisur.

• Sidomos në muajt e parë, kur ush-qyerja me gji është e shpeshtë, ata mund të bëhen xhelozë nga intimiteti që ju keni me bebin gjatë ushqyerjes. Tregojini se ju mund ta ndani këtë intimitet duke treguar përralla, histori, duke lexuar libra dhe duke bërë biseda. Gjatë kësaj kohe mund të krijohet mundësia të flisni dhe për problemin e xhelozisë. Kjo do t’i ndihmojë ta pranojnë më lehtë situatën.

128

0 - 4 MUAJ

Pjesa II

VITI I PARË

130

Gjatë këtyre muajve të hershëm çuditë e foshnjërisë vazhdojnë të shpalosen. Rritja ecën me hapa të shpejtë. Sistemet e trupit jane të

stabilizuara më mirë, temperatura, format e frymëmarrjes dhe rrahjet e zemrës fillojnë të bëhen më të rregullta. Periudhat e gjata të qëendrimit zgjuar ndikojnë në zhvillimin personal dhe social të fëmijës. Reagimi ndaj njerëzve të tjerë fillon të shfaqet në momentin që bebi praktikon dhe kënaqet duke përdorur sytë e tij për të eksploruar mjedisin. Duke kuptuar se rreth tij ndodhen dhe njerëz të tjerë, bebi gradualisht krijon një ndjenjë besimi dhe lidhet emocionalisht me prindërit dhe kuj-destarët. Ndërkohë që e qara mbetet rruga kryesore e komunikimit dhe e tërheqjes së vëmendjes së të rriturit, fillojnë të shfaqen gradualisht aftësi komunikimi më komplekse. Bebi fillon të gjejë një kënaqësi të madhe në imitimin e tingujve të të folurit dhe gjesteve të të tjerëve. Ai mëson vazhdimisht gjatë gjithë orëve që rri zgjuar, ku përdor aftësi të reja për të njohur botën, për të marrë informacion për një mjedis ende të ri dhe të panjohur. Gjithsesi është e rëndësishme të theksojmë edhe një herë se zhvillimi mendor, zhvillimi i lëvizjeve dhe zhvillimi i perceptimit (per-ceptim = procesi i marrjes, analizimit, përpunimit dhe dhënies kuptim të informacionit që merret nga bota e jashtme) janë të lidhur ngushtë me njëri- tjetrin dhe është e pamundur t’i ndash gjatë këtyre muajve.

1

0 - 4 muaj

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit

1310 - 4 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES

• Gjatësia mesatare është 50.8-68.6 cm: rritet afërsisht 2.54 cm në muaj (matja bëhet me fëmijën shtrirë në shpinë, nga maja e kokës deri në fund të thembrës, gjunjët shtrirë drejt dhe shputa në kënd 900.

• Pesha mesatare është 3.6-7.3 kg: pesha e femrave është disi më e vogël se e meshkujve.

• Shtimi në peshë është afërsisht 110-220 gram në javë.

• Ritmi i frymëmarrjes është afërsisht 30-40 frymëmarrje në minutë: ritmi rritet dukshëm kur bebi qan, apo është duke bërë diçka.

• Temperatura normale e trupit lëviz nga 35.70-37.50 C.

• Perimetri i kokës dhe i gjoksit janë afërsisht të njëjtë. Perimetri i kokës rritet afër-sisht 1.9 cm në muaj deri në dy muaj, më pas rritet 1.6 cm për muaj deri në 4 muaj. Rritjet janë një tregues i rëndësishëm i vazhdimësisë së rritjes së trurit

• Vazhdon të marrë frymë duke përdorur muskujt e barkut.

• Fontanela posteriore (hapje e kockave të kafkës në pjesën e pasme të kokës tek bebet, gjatë procesit të kalcifikimit të plotë të tyre) mbyllet në muajin e dytë.

• Fontanela anteriore (hapje e

kockave të kafkës në pjesën e sipërme të kokës tek bebet dhe fëmijët deri 2 vjeç, gjatë pro-cesit të kalcifikimit të plotë të tyre) mbyllet afërsisht në 2 vjeç

• Fytyra mbetet e ndjeshme dhe irritohet lehtë.

• Duart dhe këmbët janë të së njëjtës gjatësi, madhësi dhe formë: të mbledhura lehtë dhe të shtrira.

• Këmbët mund të duken shumë pak të harkuara.

• Shputa duket e sheshtë, pa hark.• Qan me lot.• Sytë fillojnë të lëvizin të dy

njëkohësisht.• Bebi fillon të shohë ngjyrat.

ZHVILLIMI LËVIZOR

Reflekset jane aktivitete automa-tike të pavullnetshme. Në këtë peri-udhë të zhvillimit, sjelljet lëvizore refleksive fillojne të ndryshojnë:• Reflekset e kërkimit dhe thithjes

janë të zhvilluara më mirë• Muskujt e qafës fillojnë të ak-

tivizohen në mënyrë të vullnet-shme për të mbajtur gradualisht kokën.

• Refleksi i përtypjes dhe lëvizjet e gjuhës ende nuk janë formuar mirë: bebi ende nuk është në gjendje të kalojë ushqimin në pjesën e pasme të gojës

• Refleksi i kapjes fillon të inte-grohet gradualisht

• Refleksi Landau shfaqet afër-sisht në mes të kësaj periudhe:

132 PJESA II VITI I PARË

nëse fëmijën e mbajmë në pozi-cionin barkas mbi dorën tonë, ai përgjigjet duke ngritur kokën drejt lart dhe duke shtrirë plotë-sisht këmbët.

• Kap lodrat duke përdorur të gjithë dorën, por nuk ka forcë për t’i mbajtur ato.

• Duart janë thuajse gjatë gjithë kohës të hapura ose gjysmë të hapura.

• Toni dhe zhvillimi i muskujve janë të njëjtë, si për femrat dhe për meshkujt.

• Fuqia e muskujve dhe kontrolli përmirësohen: lëvizjet gradua-lisht fillojnë të bëhen më të buta dhe më të qëllimshme.

• Ngre kokën dhe gjithë trupin mbështetur mbi parakrahë, kur është në pozicionin barkas.

• Në fund të kësaj periudhe bebi kthen kokën nga njëra anë te tjetra, kur është shtrirë në shpi-në mund të ngrejë pak kokën nga dysheku në vijë të drejtë me trupin.

• Pjesët e sipërme të trupit janë më aktive: sjell duart përpara fy-tyrës, rrok duart, lëkund krahët, kërkon të kapë lodra dhe sende të ndryshme.

• Në fillim bebi kthehet nga për-mbys në shpinë, duke kthyer fillimisht kokën nga njëra anë dhe trupi ndjek këtë lëvizje duke u rrotulluar. Afër fundit të kësaj periudhe, bebi rrotullohet në mënyrë të vullnetshme nga përmbys në shpinë dhe pastaj anash.

• Në fillim të kësaj periudhe, nëse vendoset ulur, koka varet mbrapa dhe trungu është shu-më i harkuar. Më vonë, mund të ulet, duke i mbështetur pak kokën. Rreth muajit të katërt shumë bebe mund të ulen me mbështetje, duke mbajtur kokën drejt e po ashtu edhe me shpi-nën pothuaj drejt; i pëlqen të rrijë ulur në një ndenjëse fëmi-jësh ose ta mbajnë në prehër.

Zhvillimi i aftësive lëvizore va-ret nga ushqyerja e bebit, nga mirëqenia e tij, shëndeti i mirë dhe mundësitë që i jepen për të lëvizur vetë. Bebet e lidhur në pelena, në djep, në krevat ose në ndenjëse, kanë mundësi të pakta të mësoj-në se si punon trupi i tyre. Për ta ndihmuar bebin tuaj, ndryshoni pozicionin e tij shpesh herë gjatë

Jo të gjithë, por një pjesë e mirë e fëmi-jëve tre muajsh mund të ngrenë kokën lart në një kënd 900.

Figura 10. Ngrihet mbi parakrahë

1330 - 4 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

ditës, ulur, përmbys, në kurriz, për të nxitur sa më shumë aktivitetet fizike. Nxisni aktivitetet fizike duke e ulur bebin, duke bërë sikur po fluturon me krahët hapur, duke kalëruar mbi këmbët tuaja. Ndih-mojeni të rrotullohet duke vendo-sur një lodër anash dhe kur shikoni se ai kthehet pak, ndihmojeni për t’u rrotulluar dhe arritur lodrën.

ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT

• Fikson një objekt që lëviz në një distancë 30.5 cm larg: ndjek pak objektet që lëvizin vertika-lisht dhe horizontalisht në një kënd 180 gradë.

• Ndjek një objekt horizontalisht dhe vertikalisht; përpiqet të a-rrijë e të kapë objektet

• Vazhdon të shikojë në drejtim të sendeve që lëvizin, por që janë zhdukur nga shikimi.

• Tregon se njeh deri diku ma-dhësinë, ngjyrën dhe formën e sendeve në një mjedis të njohur - për shembull, njeh biberonin e vet, por kur shishja është e përmbysur, biberoni i duket si diçka tjetër, pra nuk e njeh.

• Nuk kërkon një send që bie, ose një lodër që fshihet nën një mbulesë. Për të tani diçka që “është jashtë vështrimit, është jashtë mendjes”.

• Shikon duart me vëmendje.• Lëviz sytë nga një send tek tje-

tri.

• Fokusohet në sende të vogla dhe i kërkon ato: zakonisht ndjek lëvizjet e duarve të veta.

• Sheh me radhë herë një send, herë duart e veta, pastaj sheh prapë sendin.

• Imiton gjeste, si: mirupafshim, duartroket.

• U gjuan sendeve që janë afër tij, në të majtë ose në të djathtë, me njëfarë saktësie.

• Shikon në drejtim të burimit të tingullit (e gjen se nga vjen zhurma, tingulli, zëri).

• Lidh tingujt dhe ritmin me lëvizjet duke lëvizur gjatë ko-hës së muzikës, këngës ose bisedës.

• Mund të dallojë figurën e prin-dit nga të huajt, në qoftë se ndi-en edhe zërin, prekjen apo erën e prindit.

• Fillon të afrojë sende në buzë.

Nxitja, stimulimi i shqisave dhe i lëvizjeve të imëta dhe të qëllim-shme do të ndihmojnë bebin në zhvillimin intelektual. Flisni me bebin që në fillim. Vërini emra lodrave, sendeve dhe njerëzve që ai shikon, emërtoni pjesët e tru-pit, shpjegoni çdo gjë që shikoni. Lexoni vjersha dhe përralla, duke i treguar ilustrimet. Prezantojeni bebin me shumë objekte, dyqanin, kishën, muzeumin. Udhëtoni me makinë, autobus, tren etj. Gjatë udhëtimit qëndroni afër dritares. Edhe në shtëpi vendoseni bebin pranë dritares, ose mbajeni afër kur lani rrobat apo gatuani. Mund

134

ta vendosni gjithashtu përballë një pasqyre ose në mes të tapetit. Çfarëdo që të bëni, mos e sfor-coni bebin ose veten për të arritur diçka. Ju luani lojën, zbavituni, të mësuarit vjen si shpërblim, një shpërblim i rëndësishëm.

ZHVILLIMI I GJUHËS DHE I TË FOLURIT

• Fillimisht bebi reagon (ndalon qarjet, frikërat) ndaj tingujve, ndaj zërit, zhurmës së ziles e më vonë do të kërkojë për burimin e tingullit, duke kthyer kokën dhe lëvizur sytë.

• Kordinon zërin me shikimin dhe me lëvizjet e trupit në ko-munikimin ballë për ballë me prindërit dhe kujdestarët; mund të ndjekë dhe të përpiqet të mbajë vazhdimësinë e komuni-kimit.

• Belbëzon ose gugat kur dikush i flet apo i buzëqesh.

• Gugat duke përdorur tinguj si ah, eh, uh: gjithashtu imiton tingujt e vet dhe pasthirrmat e prodhuara nga të tjerët.

• Qesh me zë të lartë.

ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL

• Mund të imitojë, të mbajë, të përfundojë, dhe të shmangë

ndërveprimet, për shembull: bebi kthehet ose largohet nga një person ose situatë.

• Reagon ndryshe ndaj ndryshi-meve të zërave të të rriturve: për shembull, mund të ketë frikë nëqoftëse zërat janë të lartë, të zemëruar, ose të panjohur.

• Kënaqet kur e mbajnë hopa dhe kur e përkëdhelin, më shumë sesa kur e ushqejnë dhe kur e vënë në gjumë.

• Gugat, lëshon klithma kur zgjo-het.

• Buzëqesh në përgjigje të një fytyre ose zëri të njohur: të qe-shurat gjatë gjumit mendohet se janë mekanike.

• Mund të përqendrohet te vetja duke luajtur me gishtat, duart dhe këmbët.

• Kënaqet me zakonet familjare, si kur bën banjë dhe kur i ndër-rojnë panolinat.

• Entuziazmohet në lojë, kur ne i buzëqeshim, e gudulisim ose kërcejmë.

• Shpenzon më pak kohë duke qarë.

• Njeh dhe kërkon fytyra dhe sende të njohur, si babain ose biberonin: reagon duke përpla-sur duart dhe duke lëshuar tin-guj, shumë i gëzuar.

• Pushon së qari kur i afrohen prindërit ose kujdestarja.

PJESA II VITI I PARË

135

USHQYERJA

• Merr 5 deri në 8 vakte në ditë.• Fillon të shqetësohet përpara

kohës së ushqimit: nuk qan gjithmonë për të sinjalizuar nevojën për të ngrënë.

• I nevojitet vetëm një ndihmë e vogël për të kapur gjoksin me gojë: fillon të ndihmojë veten ,duke përdorur duart e tij për të gjetur thithin e gjirit.

• Thith me shumë vrull; mund të “mbytet”, ngaqë thith me shumë dëshirë dhe ngut.

• Shfaq nervozizëm, nëqoftëse vazhdojmë t’i japim akoma ushqim kur ai është i ngopur.

• Nuk është akoma gati për të ngrënë ushqim të fortë.

Dy pyetje të nënave në lidhje me

ushqyerjen me gji

Bebi po pinte shumë mirë gji dhe papritur ai nuk pranon të pijë për rreth 8 orë. Ka ndonjë gjë që nuk shkon me qumështin tim?Patjetër që ka diçka që nuk shkon, por jo patjetër kjo ka të bëjë me qumështin. Mospranimi i përkohshëm i gjirit nuk është i

pazakontë dhe pothuajse gjithmo-në ka një shkak të veçantë. Zako-nisht ky shkak është:

Dieta e nënës. Keni ngrënë ush-qim të pasur me qepë, hudhra, lakër, salca shumë pikante. Mbase bebi po proteston ndaj shijes pi-kante apo shumë të fortë të qumësh-tit. Mos i përdorni ato ushqime që shkaktojnë këtë sjellje të fëmijës.

Ftohja. Fëmijët të cilët mezi ma-rrin frymë për shkak të hundëve të zëna, nuk mund të pinë dhe të ma-rrin frymë në të njëjtën kohë me anë të gojës. Është e kuptueshme që ata do të zgjedhin të marrin frymë. Përdorni avullin, lagështi-min e ajrit, thithës për hundën, ose pyetni mjekun për pika në hundë.

Dalja e dhëmbëve. Megjithëse fëmijët fillojnë të luftojnë me daljen e dhëmbëve rreth moshës 5-6 muaj, ka të tjerë që e fillojnë shumë më herët dhe rrallë që në moshën 2 muajsh. Pirja e qumështit ushtron presion në mishrat e fryra të dhëmbëve, duke e bërë thithjen të dhimbshme. Fëmijët fillojnë të pijnë prapë me oreks, menjëherë sapo kalon dhimbja.

0 - 4 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

Rutina e përditshme

136 PJESA II VITI I PARË

Dhimbja e veshit. Dhimbja e veshit përhapet në nofulla dhe rën-dohet kur bebi thith gjirin.

Myku i gojës. Nëse bebi ka myk në gojë, ushqyerja është e dhimb-shme. Sigurohu që infeksioni nuk ka kaluar në thithat e gjirit, ose në ndonjë vend tjetër të trupit.

Dalja e ngadalshme e qumësh-tit të gjirit. Tek disa nëna duhet rreth 5 minuta thithje deri sa të fi-llojë të rrjedhë qumështi, dhe bebi mund ta lërë gjirin para se të dalë qumështi. Për ta kapërcyer këtë problem, shtrydhni pak qumësht para se të merrni bebin në gji, që ai të gjejë diçka në përgjigje të përpjekjeve të tij.

Ndryshim hormonal te nëna. Një shtatzani e re ose ardhja e men-struacioneve (periodave) mund të shkaktojë ndryshimin e shijes së qumështit dhe bebi mund të mos ta pranojë atë.

Stresi, tensioni i nënës. Nëqoftëse nëna është e shqetësuar dhe e stresuar, ajo ia komunikon këtë edhe fëmijës, duke e irrituar. Qetësohuni.

Ndonjëherë nuk gjendet ndonjë shpjegim për mospranimin e fëmi-jës. Bebi thjesht mund të jetë i ngo-pur për 1 ose 2 vakte. Fatmirësisht, në shumicën e rasteve mospranimi është i përkohshëm. Nëqoftëse ai

vazhdon dhe shoqë-rohet me prob-leme të tjera sëmundjesh, kontak-toni mjekun.

Bebi im nuk do të ushqehet në gjirin e majtë dhe ai më është zvogëluar shumë në krahasim me tjetrin.

Disa fëmijë preferojnë një gji në krahasim me tjetrin. Kjo vjen ngaqë ai ndihet më rehat dhe më i sigurt në krahun më të fortë të nënës, ose ka nëna që preferojnë të mbajnë bebin në anën e majtë, që dorën e djathtë ta kenë të lirë për të bërë diçka tjetër, si të flasin në telefon, të lexojnë ndonjë libër etj. Njëri gji mund të prodhojë më shumë qumësht, nëse nëna e ven-dos bebin më shpesh në atë gji për shkak të ndonjë dhimbjeje pas op-eracionit, apo edhe prej vendit ku ndodhet televizori në dhomë.

Megjithëse ju mund të përpiqeni të rrisni prodhimin e qumështit në gjirin tjetër me anë të pompave, ose të filloni ushqyerjen gjithmonë te ky gji, ndonjëherë edhe kjo mund të mos japë rezultat. Gjinjtë fi lloj-në të barazohen kur bebi shkëputet nga gjiri dhe kjo mund të korri- gjohet me anë të reçipetave. Rra-llëherë bebi e kundërshton njërin gji për shkak të ndonjë sëmundjeje që po zhvillohet në atë gji, ndaj nëna duhet të kujdeset për veten dhe të bëjë kontrolle mjekësore të herëpashershme.

1370 - 4 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

TUALETI, BANJA, VESHJA

• Zakonisht bebi gëzon kur lahet: përplas këmbët, qesh, gjuan dhe duhet mbajtur me kujdes.

• Ka një ose dy jashtëqitje në ditë: ndonjëherë ndodh që del 1 herë në dy ditë.

• Fillon të vendosë një kohë të rregullt për jashtëqitjen.

• Në këtë periudhë mund të fillo-jë thithja e gishtit ose gishtave. Mos e pengoni bebin ta thithë gishtin, kjo e ndihmon të flejë. Ai po përpiqet të merret me veten përpara se të flejë: “flet”, luan me duar.

Si t’ia bëjmë zgjimit të

përsëritur netëve?

Zgjimet natën mund të kthehen në një barrë të rëndë për prindërit, edhe kur ato zgjasin vetëm disa javë. Prishja e gjumit të bën agresiv. Kur një fëmijë zgjohet natën, një deri disa herë dhe qan për javë dhe muaj të tërë, prindërit mund të rropaten keq nga nervat. ”Kur do të pushojë më në fund së qari ky fëmijë!” Dhe së fundi

Figura 11. Shpesh herë, për të shpëlarë shampon mund të fërkoni kokën me një leckë të lagur.

Figura 12. Shumica e bebeve janë shumë hezitues, madje edhe qajnë herët e para kur futen në banjë. Përpiquni ta qetësoni me fjalë të ngrohta dhe mbaje mirë.

GJUMI

• Bebi shpesh bie të flejë herët në darkë pas ushqimit të mbrëmjes. Tani mund të fillojë të flejë gjatë gjithë natës: shumë bebe nuk flenë më shumë se 6 orë rresht edhe për disa muaj. Me-satarja e gjumit në ditë është 14 deri në 17 orë: zakonisht zgjo-hen 2 deri në 3 herë gjatë peri-udhës së ditës.

138 PJESA II VITI I PARË

thonë: ”Po nuk më la tani të fle, do ta vdes fare!” Jo pak prindër të stërlodhur mbushen natën me ndjenja inati, që i habisin dhe ata vetë dhe i trembin thellësisht, por që nuk i shprehin pothuajse kurrë ndonjëherë dhe aq më pak as nuk i vënë në jetë, lavdi Zotit për këtë ! Ka raste kur “shërbimet e natës” i bezdisin në atë masë saqë në këtë periudhë janë të bindur se nuk do të bëjnë fëmijë të tjerë.

Më keq se zgjimi natën është për disa prindër fakti që po u zgjuan një herë, nuk mund të flenë më. Bebi i tyre fle përsëri i qetë, por ata vetë janë sy hapur dhe mundohen duke u sforcuar që ta gjejnë gju-min përsëri. Ata mendojnë ditën e nesërme, sesi do t’u duhet të puno-jnë të lodhur gjatë gjithë ditës dhe kjo gjë ua prish edhe më shumë hu-morin. Ata mundohen të numëro-jnë sa të lodhen, të mos mendojnë asgjë, por gjumi nuk vjen. Për ta kthyer gjumin më shpejt përsëri ndihmojnë ushtrime shlodhjeje, pirja e një gote qumësht, të lexuar-it derisa të kapiten sytë, dëgjimi i muzikes ose dalja shëtitje për disa minuta. Ka raste kur një këshillë e mirë nga një mik, apo nga një specialist (mjek, punonjës social, psikoterapist, psikolog) është me të vërtetë e shtrenjtë, po aq e shtre-njtë sa gjumi i vrarë. Pra ia vlen që ta vrasësh mendjen se si ta kalosh më mirë këtë provim të vështirë. Paraprakisht duhet thënë më e rëndësishmja: Prindërit duhet të

bien në ujdi midis tyre. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, mund të ndod-hë fare lehtë që të dy të zgjo-hen çdo natë nga të qaret e fëmijës. Si rrjedhim zhvillohet shpesh një sjellje “zemërbardhësie apo fis-nikërie”: kur prindërit zgjohen nga të qarët, çdonjëri prej tyre bën sikur po fle më tej dhe shpreson që të zgjohet tjetri. Nëse së fundi njëri prej tyre dorëzohet dhe çohet prej krevatit, tjetri bën sikur sapo u zgjua dhe i lutet partnerit që të çohet ai këtë herë, me shpresë se partneri do ta pranojë kërkesën dhe do ta lërë atë të flejë më tej. Kjo sjellje“sakrifikuese” është e padurueshme për një kohë të gjatë dhe para së gjithash është e lodh-shme dhe çon në ndjenja të pa-këndshme.

Prindërit duhet të mendojnë me detaje se si mund ta organizojnë “shërbimin e natës”, që të arri-jnë të flenë sa më gjatë që të dy. Disa prej prindërve i ndajnë netët në mënyrë të tillë, që njëri prej të dyve një herë në dy netë të flejë pa e prishur gjumin. Në disa familje (kur nëna ende s’ka dalë në punë) babai merr përsipër çdo natë të tretë ose netët në fund të javës, për të mos shkuar në punë tepër i rras-kapitur.

Edhe kur babai zgjohet natën, në shumicën e rasteve barra kryesore i bie nënës. Një pjesë e nënave e zëvendësojnë qetësinë e prishur natën gjatë ditës. Kur bebi ka pirë,

1390 - 4 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

nëna mund ta vendosë atë për të fjetur në largësi të tillë që mund ta arrijë. Kur bebi qan, nëna e merr atë në gji pa u çuar vetë, i jep për të pirë dhe e vë përsëri në krevatin e tij. Në këtë mënyrë nëna e gjen gjumin përsëri më shpejt.

Për shumë prindër, fëmijët e të cilëve zgjohen natën, prishja e qetësisë së komshinjve, gjë që shpesh nuk është aspak e vertetë, është një siklet më shumë. Në për-fytyrimet e prindërve komshinj-të bëhen dëshmitarë të dështimit të tyre: sepse sipas tyre, vetëm fëmijët e prindërve të pazotë zgjo-hen natën dhe prishin qetësinë e njerëzve të tjerë. Ndjenjat e fajit dhe të pazotësisë mund të bëjnë që prindërit t’ju shmangen taki-meve me komshinj në shkallë. Por në shumicën e rasteve nuk është kaq keq puna. Shumë fqinjë, duke pasur parasysh përvojën e tyre, kanë mirëkuptim për mundimin e prindërve, fëmijët e të cilëve zgjo-hen natën. Ata nuk e shohin aq problemin tek prindërit, sesa tek izolimi i pamjaftueshëm në ndër-timet e banesave.

Së fundi disa vërejtje për këshi-lla që bëhen shpesh nga miqtë dhe farefisi, por që nuk këshillo-het të zbatohen:

T’i lemë fëmijët të qajnë? Bebet zgjohen në muajt e parë të jetës dhe ata janë të varur nga dhënia e

ushqimit: prandaj është torturuese dhe e pakuptimtë t’i lësh bebet të qajnë. Nuk ekziston asnjë e dhënë që thotë se fëmijët nisin të flenë më shpejt pa u zgjuar, kur prindërit i lënë ata të qajnë.

T’u japim fëmijëve ilaçe? Ilaçet e gjumit dhe të qetësimit nuk e përkrahin në asnjë mënyrë zhvi-llimin e gjumit, përkundrazi ato pengojnë gjumin dhe dëmtojnë vëmendjen e fëmijës kur është zgjuar. Ato bllokojnë aktivitetin e trurit të tij. Ilaçet mund të jenë në ndonjë rast me dobi për prindërit, por jo për fëmijët e tyre.

T’u japim fëmijëve para gjumit qumësht formule ose muhalebi? Studime të ndryshme kanë treguar se ushqimi me biberon i pasuruar nuk çon drejt një gjumi të plotë, por të shpejtë. Është e vërtetë se fëmijët që ushqehen me gji, zgjo-hen më shpesh natën sesa fëmi-jët që ushqehen me biberon. Kjo ndodh pasi fëmijët që ushqehen me gji për çdo vakt ushqimi, za-konisht marrin më pak qumësht dhe gjatë ditës pinë më pak. Si pa-sojë ata janë të varur gjithnjë e më tepër dhe për një kohë më të gjatë nga marrja e ushqimit gjatë natës.

LOJA DHE AKTIVITETI SOCIAL

• Kohën kur është zgjuar e kalon

140 PJESA II VITI I PARË

me aktivitete fizike: gjuan, kthen kokën nga njëra anë te tjetra, bashkon duart bashkë, kap sende.

• Fillon të bëhet “llafazan”, nxjerr tinguj me entuziazëm.

• Pëlqen që t’i këndojnë dhe t’i flasin; mund të qajë kur “bise-da” përfundon.

• Duket i kënaqur kur zgjohet dhe është vetëm në dhomë, por kjo për një kohë të shkurtër.

A janë të dëmshme lojërat e for-ta?Shpesh prindërve dhe më shumë babait i pëlqejnë lojrat e forta, të ashpra - prindi e hedh bebin dhe e pret në lartësi.

Duke parë shkëlqimin e gëzuar

të syve të fëmijës, ndërkohë që ai rrotullohet në ajër, është e vështirë të mendosh se e gjithë kjo mund të përfundojë në tragjedi. Por mund të ndodhin dy lloj dëmtimesh:• Shkëputje e retinës që mund të

çojë në verbëri,• Dëmtim të qafës ende të pasta-

bilizuar të fëmijës, të trurit, deri edhe në vdekje.

Këto dëmtime ndodhin më shumë kur bebi tundet në inat e sipër, por mund të ndodhin edhe gjatë lojës. Prandaj mos luani lojra të tilla, të cilat shkaktojnë lëvizje të forta e të shpejta të kokës së fëmijës. Megjithatë bebi mund të fluturojë në ajër, i shoqëruar nga duart tuaja dhe atij i pëlqen shumë kjo.

AKTIVITETE QË NDIHMOJNË BEBIN TË MËSOJË

• Imitoni zërat që nxjerr bebi dhe mimikën, (murmuritje, puthje, hapje të gojës, pasthirrma, shi-kim i pakënaqur). Qeshni edhe ju nëse foshnja fillon të buzë-

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët

qeshë, duke i thënë “ti po qesh shumë bukur”.

• Këndojini këngë dhe lexojini bebit revista apo libra. Derisa bebet nuk i kuptojnë fjalët, ata nuk kuptojnë nëse i lexoni re-vista, gazeta, receta apo e-mail. Është toni i zërit tuaj dhe fjalët që gëzojnë bebin.

141

kurs apo pa lexuar shumë libra për rritjen e fëmijëve, disa fëmijë duket sikur janë shumë të përgjegjshëm dhe të etur për të mësuar, por çdo skuadër prind-fëmijë mund të jetë e suksesshme. Fushat për të cilat duhet të përkujdesemi dhe t’i nxi-sim, janë:

Shqisa e shijes. Shumë shpejt be-bi do të fillojë të futë gjithçka në gojë. Përmbahuni dhe mos ia nda-loni këtë fëmijës, përveç rasteve kur ajo është e dëmshme, helmuese ose shumë e vogël dhe ai mund ta kapërdijë.

Shqisa e nuhatjes. Në mjediset e shtëpisë, aparati i hollë i nuhatjes së fëmijës ka shumë punë për të bërë. Ai nuhat erën e qumështit, parfumin e mamit, pulën që po piqet. Nëse bebi nuk është tepër i ndjeshëm ndaj aromave, jepini mundësi atij të nuhatë aroma të ndryshme, që të fillojë të njohë mjedisin.

Shikimi. Më parë mendonim se i porsalinduri nuk shikonte, por sot ne e dimë se bebi fillon të mësojë me anë të shikimit. Ai duke parë dallon sendet nga njerëzit, sendet e ndryshme dhe njerëzit e ndry-shëm, fillon të njohë gjuhën tru-pore, dhe të kuptojë çdo ditë e më shumë botën që e rrethon. Kur për-gatisni dhomën apo vendin ku do të rrijë dhe flejë bebi, bëjeni këtë jo sipas qejfit tuaj, por duke zgje-dhur lodra që stimulojnë shikimin

• Luani lojëra të thjeshta si “gje-je një lodër” (mbulo fytyrën me një rrobë dhe thuaji “gjeje kush është”); përsëriteni nëse bebi tregon interes.

• Ngadalë shtrëngoni duart e fëmi-jës dhe mblidhini ato. Mblidh-jani dhe këmbët, ndërkohë që jeni duke kënduar një këngë: pastaj filloni një aktivitet, për shembull “biçikleta”; lëvizja-ni këmbët sikur bebi po i jep biçikletës.

• Prekni duart e bebit me një lodër të vogël (lodra pellushi): nxiteni bebin të kapë lodrën.

• Ecni nëpër dhomë me bebin, duke prekur sendet dhe duke i vënë një emër. Qëndroni me bebin përballë pasqyrës, duke prekur dhe emërtuar tiparet e fytyrës: “buzët e bebit, buzët e babit, sytë e mamit, sytë e be-bit”.

• Ngjitini bebit në krevatin e vet një pasqyrë (me kusht që të jetë e sigurt, jo qelqi), në mënyrë që të mund të shikojë dhe t’i flasë vetes së vet .

• Bjerini një zileje afër bebit: kjo do ta ndihmojë të gjejë se ku është vendosur burimi i tingullit.

METODA PRAKTIKE PËR LOJËN

Disa prindër duket sikur janë të lindur për të luajtur me

fëmijët e tyre edhe pa bërë ndonjë

KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

142

e fëmijës. Zgjidhni kontraste të forta si bardhë e zi, ngjyra të forta dhe që shkëlqejnë, por mos e mbi-ngarkoni vendin kur rri bebi, se ai mund të ngatërrohet dhe huto-het kur shikon shumë gjëra në të njëjtën kohë. Sendet që stimulojnë shikimin janë:

Rrotullueset, që varen 25 cm mbi krevatin e fëmijës, duke u vendo-sur në një anë të krevatit. Shpesh fëmijët preferojnë të djathtën.

Sende të lëvizshme, të cilat kaloj-në në fushën e shikimit të fëmijës dhe e nxisin atë të ndjekë sendin me sy.

Sendet e palëvizshme. Fëmijët ka-lojnë shumë kohë duke vështruar sendet. Më të pëlqyeshmet janë format gjeometrike ose fytyra të thjeshta, bardhë e zi. Ngjyrat e ndezura dhe me kontraste prefero-hen më shumë se ato të zbehtat.

Pasqyrat. Fëmijët i duan pasqyrat. Zgjidhni pasqyra metalike dhe jo prej xhami dhe vendosini pranë krevatit të fëmijës.

Njerëzit. Fëmijët janë të lumtur kur shikojnë fytyrat e njerëzve. Pran-daj ju dhe të afërmit e tjerë duhet të shpenzoni kohë duke qëndruar shumë afër bebit. Gjithashtu mund t’i tregoni fotografitë e njerëzve të afërm, duke i thënë se kush është secili nga ata.

Librat. Tregojini fëmijës piktura të thjeshta të njerëzve, kafshëve ose lodrave, duke i vënë emra atyre. Vizatimet duhet të jenë të qarta dhe të përcaktuara mirë, pa shumë detaje.

Bota. Shumë shpejt bebi fillon të shikojë përtej hundës së vet dhe fillon të interesohet për botën. Kur dilni jashtë, tregojini gjthç-ka, pemët njerëzit, shtëpitë etj., por mos flisni pa pushim, se do ta mërzisni dhe ai do të humbasë përqëndrimin.

Dëgjimi. Me anë të dëgjimit bebi mëson gjuhën, ritmin, rrezikun, emocionet dhe ndjenjat dhe për gjithçka tjetër në botë. Stimulimi dëgjimor mund të vijë prej çdo burimi:

Zëri njerëzor. Ky është lloji i zhurmës më ngacmuese për bebin prandaj flisni, këndoni ninulla, tregojini përralla, imitoni kafshë, sidomos ato të cilat bebi i dëgjon shpesh. Luani duke iu përgjigjur fëmijës me tingujt e tij, pra duke e imituar.

Tingujt e shtëpisë. Shumë bebe ndjejnë një melodi të lehtë, zhur-mën e fshesës me korent, fishkë-llimën e ibrikut, fishkëllimën e erës, zhurmën e ujit që rrjedh, fësh-fërimën e letrës etj., megjithëse disa prej tyre mund të jenë të frik-shme më vonë për të.

PJESA II VITI I PARË

1430 - 4 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Lodrat që bëjnë zhurma, si rra-ket etj. Ju nuk duhet të prisni de-risa bebi ta tundë vetë rraken, por mund ta tundni ju, t’ia vini në dorë dhe t’i tundni dorën, ose t’ia lidhni rraken në dorë. Koordinimi mes të parit dhe të dëgjuarit zhvillohet kur bebi kthen kokën në drejtim të zhurmës.

Kutitë muzikore. Fëmijët i pëlqejnë shumë kutitë muzikore. Vendosini ato afër fëmijës, por sigurohuni që të mos jenë nga ato që thyhen ose ndahen në pjesë të vogla.

Lodrat muzikore. Këto lodra stimulojnë si shikimin, ashtu dhe lëvizjet e imëta (për shembull të gishtave të dorës), për shembull një lepur që lëviz dhe këndon kur bebi tërheq një fije spangoje.

Kaseta me këngë për fëmijë. Fosh-njëria është periudhe ideale për të dëgjuar muzikë klasike, por më shpesh fëmijët preferojnë këngët ritmike dhe popullore.

Prekja. Prekja është një nga mjetet më të rëndësishme të fëmijës për të njohur dhe kuptuar botën. Me anë të prekjes bebi njeh butësinë e mamit, ashpërsinë e faqes së babit, kupton që arushi është i butë, që furça është e ashpër dhe se ata që përkujdesen për të e duan dhe

këtë ia shprehin kur e ndërrojne, e lajnë, e ushqejnë, e përqafojnë. Ju mund t’i siguroni eksperienca të ndryshme fëmijës:

Një dorë e dashur. Mësoni se si e pëlqen bebi përkujdesjen, të butë apo të vendosur, të shpejtë apo të ngadaltë. Shumica e fëmijëve duan të përkëdhelen dhe të puthen, t’i frysh lehtë te gishtat e duarve dhe të këmbëve. Ata e duan ndryshi-min mes përkëdheljeve të mamit dhe të babit.

Masazhi. Bebet, të cilave u bëhet masazh, duket se shtojnë më shumë në peshë dhe zhvillohen më mirë se ata që nuk bëjnë. Nuk është e qar-të nëse këtu ndikon masazhi apo përkujdesja më e madhe. Bebet të cilat nuk preken e nuk ledhatohen nuk zhvillohen normalisht. Zbulo-ni se çfarë përkëdheljesh pëlqen bebi dhe çfarë jo.

Materialet. Fërkoni lëkurën e fëmijës me materiale të ndryshme, për shembull pellush, kadife, që ai të mësojë se si janë ato dhe më vonë nxiteni t’i provojë vetë. Lëreni bebin përmbys mbi çarçaf, batanije, tapet, dysheme, tavolinë, mbi trikon e mamit etj. (mundësitë janë të panumërta) dhe vëzhgojeni që të kuptoni se çfarë provon dhe çfarë i pëlqen

144 PJESA II VITI I PARË

SI BËHET MASAZHI I BEBIT

Zgjidhni një moment kur ju dhe bebi juaj jeni të çlodhur

dhe të qetë. Rekomandohet të bëhet gjysmë ore pasi bebi është zgjuar. Sigurohuni që dhoma të jetë e ngrohtë (temperatura deri 22 gradë) dhe zhvisheni plotësisht bebin. Nëse koha është e ftohtë ose me lagështirë, mbuloni zonat e trupit të bebit që nuk do t’i masa-zhoni. Bebi duhet të vendoset në një sipërfaqe të butë, që te ndihet rehat dhe i sigurt. Për këtë, mund të mbani pranë disa jastëkë.

Fillimisht lyeni duart me pak krem ose me vaj ulliri, që ato të jenë të buta dhe të ngrohta. Fërkoni ngadalë nga koka deri tek gishtat e këmbës. Me lëvizje të ngadalta dhe të buta ju do të punoni në fy-tyrë, kokë, shpatulla, krahë, gjoks, stomak dhe gjymtyrë.

Gjatë kohës që masazhoni bebin, shikojeni me dashuri. Kjo ngac-mon të gjitha shqisat e bebit dhe vendos një komunikim më të thellë shikimi dhe prekjeje. Flisni me be-bin tuaj lirisht, pa e frenuar veten. Kujtoni gjithmonë se prekja juaj duhet të jetë e butë dhe me dashuri dhe mos bëni lëvizje mekanike, sa për të kaluar radhën. Nëse fosh-nja dëshiron të ndërrojë pozicion, lëreni ta bëjë këtë. Mos e detyroni bebin të mbajë një pozicion që

doni ju, më vonë mund ta ktheni përsëri në këtë zonë.

TeknikaSa forcë do të ushtroni? Mbyllini sytë dhe shtypni kapakët e syve. Kjo është forca që ju duhet të ush-troni edhe kur fërkoni bebin tuaj, pa asnjë shqetësim. Në zona të vogla përdorni majat e gishtave, ndërsa në zona më të mëdha për-dorni pëllëmbën e dorës.

Përshkrimi hap pas hapiKoka:• Prekni ballin, pjesën e tëmthave

dhe bazën e kokës• Qepallat, vetullat dhe qerpikët• Hundën• Faqet• Zonën përreth gojës• Veshët dhe zonën përreth.

Nofullat:• Qafa nga përpara (kujtoni se

kjo bëhet me butësi): godisni lehtë dhe masazhoni pjesën e përparme të qafës me lëvizje të ngadalta, deri poshtë në shpatu-lla.

• Vendosni lehtësisht të dyja duart mbi shpatullat e tij. Përkëdheleni bebin nga qafa në shpatulla, në drejtim të kraha-rorit të tij.

Shpatullat dhe krahët:• Formoni një unazë me gishtat

tuaj dhe gishtin e madh për-reth krahut të bebit. Filloni ta përkëdhelni përreth pjesës së

1450 - 4 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

parakrahut dhe më tej zbrisni poshtë, drejt në krah. Kujdes kur arrini tek bërryli, sepse ai është shumë i ndjeshëm.

• Në kyçin e dores ju mund të bëni lëvizje të lehta rrotulluese të tij. Kujdes kur i bëni të gjitha këto lëvizje, ato duhen bërë me emocion, jo mekanike.

Barku:• Masazhoni stomakun në një

mënyrë rrethore (zona e organe-ve seksuale nuk duhet prekur).

• Përkëdheleni barkun duke lëvi-zur duart në drejtim të akrepave të orës, duke filluar që poshtë kafazit të kraharorit.

Kofshët:• Përkëdhelni çdo kofshë me të

gjithë pëllëmbën e dorës, duke e shtypur lehtësisht në pjesën e sipërme të ijeve.

• Përkulni lehtë kofshët dhe gjunjët, duke i shtyrë me butësi në drejtim të trupit.

Thembrat dhe gishtat e këmbëve:• Masazhi i këmbëve është shumë

qetësues. Filloni duke ushtruar një presion të lehtë në secilin gisht të këmbës, më tej në të gjithë këmbën dhe përsëri kthe-huni tek gishtat. Ndonjëherë masazhi i këmbëve mund të ndihmojë të pakësohen dhimb-jet në stomak.

• Përkëdhelini në qetësi të gjithë gishtat. Aplikoni lëvizje rretho-re tek thembrat.

Kurrizi:• Ktheni bebin përmbys. Fillo-

ni me lëvizje të mëdha dhe të ngadalta që përfshijnë kokën, qafën dhe këmbët, gjithnjë në të njëjtin drejtim.

• Kaloni duart tuaja në shpatulla dhe shpinë, duke e masazhuar me majat e gishtave me lëvizje rrethore. Mos masazhoni shty-llën kurrizore, por vendosni pëllëmbët e duarve mbi të, që foshnja të ndjejë ngrohtësinë e tyre.

Për të mbyllur masazhin, vendos-ni duart në fillim të këmbëve dhe filloni të përkëdhelni me butësi, ndërsa zbrisni poshtë në drejtim të gishtave të këmbës. Kur të arri-ni tek gishtat, filloni përsëri, nga këmbët lart. Me lëvizje të buta dhe të ngadalta përfundoni masazhin, duke filluar edhe një herë nga koka deri tek gishtat e këmbëve.

STIMULIMI I BEBIT GJATË MUAJVE TË PARË TË JETËS

Në shoqërinë tonë prindërit shumë herët fillojnë të shqe-

tësohen nëse fëmijët e tyre mund të konkurojnë me moshatarët. Në fakt ata nuk duhet të shqetësohen, sepse fëmijët zhvillohen me ritme të ndryshme, ata që fillimisht kanë zhvillim të ngadalshëm, më vonë e përshpejtojnë ritmin e zhvillimit.

146

Gjithashtu të gjithë prindërit edhe me intuitë, bëjnë një punë të gji-thanshme për stimulimin e fëmijës së tyre.

Për të parë nëse kjo punë e bërë është në rrugën e duhur, lexoni këshillat e mëposhtme:

Krijimi i një mjedisi të mirëDashuri për bebin. Asgjë nuk e ndihmon më shumë bebin për t’u rritur dhe lulëzuar sesa dashuria. Lidhja e ngushtë me prindërit ose kujdestarët është shumë e rëndë-sishme për një zhvillim normal.

Lidhuni dhe komunikoni me be-bin. Shfrytëzoni çdo mundësi për të folur me të, për të kënduar, bel-bëzuar, kur jeni duke e ndërruar, duke e larë, rrugës në makinë etj. Këto këmbime stimuluese të ras-tësishme e ndihmojnë bebin të shkëlqejë. Edhe lodrat më të mira e më të shtrenjta në botë nuk kanë asnjë vlerë, nëse ju nuk përfshi-heni në lojë me bebin.

Njihni bebin. Mësoni se çfarë e bën bebin tuaj të lumtur apo të hidhëruar, të gjallëruar e të intere-suar, apo të mërzitur e të fjetur. Kushtojini vëmendje fëmijës tuaj dhe do të mësoni më shumë se çdo të lexonit në ndonjë libër.

Lëreni mënjanë stresin dhe kënaqu-ni. As ju dhe as bebi nuk do të fito-ni ndonjë gjë me shqetësimin tuaj

për rezultatet e fëmijës. Të mësu-arit dhe zhvillimi nuk nxiten me forcë. Nëse ju jeni i pakënaqur me punën e tij, kjo e dëmton shumë vetëvlerësimin e fëmijës. Në vend që të mendoni sesa i aftë është bebi, qetësohuni dhe kënaquni.

Lërini fëmijës hapësirë. Vëmendja ndaj fëmijës është jetësore, por vëmendja e tepruar mund të jetë mbytëse. Megjthëse fëmijët e kanë të nevojshme ta dinë se ata do të ndihmohen kur të kenë nevojë, duhet të mësojnë si ta kërkojnë këtë ndihmë. Vëmendja juaj e va-zhdueshme mund të dëmtojë af-tësinë e fëmijës për të luajtur dhe mësuar në mënyrë të pavarur dhe më vonë një fëmijë jo i pavarur do ta bëjë shumë të vështirë kthimin e vëmendjes tuaj te diçka tjetër. Luani me bebin tuaj, por lëreni për ca kohë atë vetëm me lodrat dhe shkëputuni prej tij.

Udhëheqja. Bëjini të qartë fëmi-jës se ju nuk jeni udhëheqësja. Nëqoftëse ai do të luajë me tele-fonin, mos e detyroni të luajë me makinën. Lëreni të marrë herë pas here komandën dhe në këtë mënyrë të forcojë vlerësimin për veten. Gjithashtu lëreni bebin të vendosë për përfundimin e lojës. Nëqoftëse injoroni shenjat e tij për të përfun-duar lojën dhe e detyroni të vazh-dojë, kjo gjë e mërzit shumë bebin dhe ai e humbet interesin.

PJESA II VITI I PARË

1470 - 4 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Koha e duhur. Bebi mund të ndo-dhet në 6 gjendje gjatë ditës: gjumë të thellë, gjumë të lehtë, përgjumje, i zgjuar aktiv, duke qarë, i zgjuar i qetë. Periudha më e mirë për të stimuluar zhvillimin e fëmijës, është kur bebi është në gjendjen e zgjimit aktiv. Gjthashtu kini parasysh se bebet kanë një periudhë të shkurtër vëmendjeje.

Lavdërojeni bebin. Kur bebi arrin rezultate, tregojini vlerësimin tuaj duke e përqafuar, duartrokitur etj. Kjo gjë ju qetëson ju dhe i jep bebit mesazhin: Ti je i mrekullueshëm!

Kini parasysh!!Takoni një mjek ose një specialist të fushës së zhvillimit të fëmijës,

nëqoftëse në moshën 4 muajshe bebi:

• Nuk vazhdon të tregojë një rritje në peshë, gjatësi, dhe pe-rimetrin e kokës.

• Nuk qesh në përgjigje të buzëqe-shjes së të tjerëve (qeshja soci-ale është një nga guret themel-tarë të zhvillimit).

• Ndjek një send në lëvizje me sytë e fokusuar bashkë.

• Nuk sjell të dyja duart bashkë në afërsi të mesit të gjoksit.

• Nuk kthen kokën për të parë se nga vijnë tingujt.

• Nuk fillon të ngrejë kokën dhe pjesën e sipërme të trupit kur e shtrijmë përmbys.

• Nuk kërkon të kapë sende ose nuk reagon gëzueshëm ndaj personave të njohur.

148 2

4 - 8 muaj

Gjatë moshës 4-8 muaj fëmijët zhvillojnë një sërë aftësish për të për-dorur trupin e tyre. Ata gjithë kohës përpiqen të përdorin sende të

ndryshme, t’i fusin në gojë, “flasin” duke lëshuar bashkëtingëllore dhe tinguj të ndryshëm. Ata hyjnë në marrëdhënie sociale dhe u përgjigjen të gjithë atyre që u drejtohen me fjalë, me shprehje fytyre a gjeste. Ata kalojnë lehtë nga aktivitetet e filluara prej atyre vetë, në aktivitete sociale të propozuara nga të tjerët.

RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES

• Zgjatet afërsisht 1,3 cm në muaj; mesatarja e gjatësisë ësh-të 69,8-73,7 cm.

• Shton 2.2 kg peshë në muaj.• Dyfishon peshën e lindjes.• Perimetri i kokës dhe i gjoksit

janë pothuajse të barabartë.• Perimetri i kokës rritet afërsisht

0,95 cm në muaj deri në 6-7

muaj, pastaj 0,47 cm në muaj. Perimetri i kokës duhet të vazh-dojë të rritet dhe kjo tregon një ecuri të shëndetshme të rritjes së trurit.

• Frymëmarrja me bark lëviz 25-50 frymëmarrje në minutë, në varësi të aktivitetit. Ritmi dhe shpeshtësia ndryshon nga fëmi-ja në fëmijë.

• Dhëmbët, si të sipërmit ashtu edhe të poshtmit, fillojnë të shfaqen dhe janë të mprehtë. Mishi i dhëmbëve mund të bëhet

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit

149KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

i kuq dhe i bymyer, i shoqëruar nga rritja e sasisë së pështymës, përtypjes, kafshimit dhe futjes në gojë të sendeve.

Si mund ta kuptoj që fëmijës po

i dalin dhëmbët?

që i zë dora, që nga dora e vet, gji-rin që e ushqen, gishtin e ndonjë të panjohuri, sepse kjo lehtëson dhimbjen dhe presionin që ushtron dhëmbi në mishrat e dhëmbëve.

Dhimbja. Ka bebe që kanë mjaft dhimbje dhe të tjerë që nuk paraqe-sin asnjë lloj dhimbjeje.

Irritimi. Dhimbja e vazhdueshme bën që bebi të ndryshojë dhe të irri-tohet, ashtu si një i sëmurë me dhimbje të vazhdueshme.

Mospranimi i ushqimit. Bebi du-ket i uritur, por sa fillon të thithë dhimbja dhe sikleti shtohet, ai shkëputet nga gjiri apo shishja, të cilat i donte aq shumë më parë. Kjo gjë përsëritet gjithë kohën dhe bebi gjithë kohën do të ushqehet, por më pas nuk pranon. Kjo e stre-son shumë atë.

Jashtëqitja e ujshme. Daljet jash-të më të holla mund të shkaktohen nga sasia më e madhe e pështymës që prodhohet dhe gëlltitet. Por nëse bebi del hollë për më shumë se dy herë, duhet të konsultoheni me mjekun pediatër.

Temperatura (370-380 C) Mjekët s’e pranojnë, por shpesh dalja e dhëmbëve shoqërohet me teperatu-rë, si rezultat i përskuqjes në vendin e daljes të dhëmbit. Konsultohuni me pediatrin nëse temperatura va-zhdon për më shumë se 3 ditë.

Kur fillon dalja e dhëmbëve, çdo fëmijë e përjeton në mënyrën e vet. Për disa ky është një proces i gjatë dhe i dhimbshëm, për të tjerë është një histori që zgjat vetëm për një natë. Dalja e dhëmbëve zako-nisht fillon rreth moshës 7 muaj, për disa në moshën 2-3 muajsh, dhe për disa të tjerë në moshën 12 muajsh. Shumë rrallë mund të fi-llojë më herët ose më vonë.

Shenjat më të zakonshme të daljes së dhëmbëve janë:

Skuqja e fytyrës dhe e mjekrës ngaqë lëkura laget nga jargët. Për të parandaluar këtë, fshijeni shpesh bebin që lëkura të mbetet e thatë dhe vini një peshqir ose napë në gjoks gjatë gjumit. Nëse në ndonjë vend shfaqet lëkurë e tharë, lyejeni me krem lëkure.

Pak kollë. Pështyma e tepërt shkakton kollë. Mos u shqetësoni nëse bebi nuk ka ndonjë shenjë tjetër ftohjeje apo alergjie. Bebi vazhdon të kollitet me qëllim edhe më vonë, sepse i duket si një lojë me zërin.

Kafshimi. Bebi kafshon çdo gjë

150

Çrregullimet e gjumit. Shpesh nga dhimbja e dhëmbëve fëmijës i trazohet edhe gjumi.

Fryrja e mishrave të dhëmbëve. Këshillohen kompresa të ftohta për të ulur sikletin dhe thithjen e hematomës.

Tërheqin veshët ose fërkojnë mo-llëzat. Shpesh dhimbja e dhëmbëve shpërndahet në veshë dhe mollëza dhe bebi tërheq veshët ose fërkon mollëzat herë pas here.

Duan të përtypen gjithë kohën për të pakësuar dhimbjen duke ushtruar presion mbi mishrat e dhëmbëve. Mund të jepen banane të ngrira, akull të futur në një napë, lodra plastike etj. Edhe thjesht një fërkim i mishrave me to e lehtëson dhimbjen. Gjithashtu edhe një fetë molle e ftohtë e mbështjellë me një napë mund të ketë efekt qetësues, nëse e vëmë mbi zonën e acaruar për pak minuta.

Duan të pijnë lëngje të ftohta.

Duan të hanë gjëra të ftohta.

Kur asgjë nuk e ul dhimbjen, mund të përdorni Paracetamol. Mos përdorni pije alkoolike, se janë një helm i rrezikshëm për be-bin. Edhe një provë e vetme mund të bëjë që bebit t’i pëlqejë dhe të mësohet me to. Mjekimi i vetëm që qetëson dhimbjet e daljes së

dhëmbëve është Paracetamoli (Tempra, Tylenol, Feverall).

Për daljen e dhëmbëve të bebit është folur nëpër shekuj. Që në shekullin e 14-të, dijetari i madh Hipokrat shprehej se dalja e dhëm-bëve tek fëmijët shoqërohet me temperaturë, kruarje të mishrave e diarre, sidomos kur del dhëmbi i syrit. Dhëmbët e foshnjërisë janë shumë të rëndësishëm për dhëmbët e përhershëm të fëmijës. Dhëmbi i parë i del bebit rreth muajve 5-7-të dhe e ndihmon atë të përtypë dhe të flasë. Dhëmbët e parë që dalin janë dy dhëmbët e mesit poshtë, pastaj ata të mesit lart, pastaj dhëmbët anash tyre, fillimisht po-shtë dhe pastaj prapë lart. Zako-nisht dalja e dhëmballëve çan një enë gjaku në mish, që i merakos prindërit për shkak të ngjyrës së saj të mavijosur në gojë. Me plas-jen e dhëmbit mund të shkaktohet pak gjakrrjedhje në gojë, por kjo është krejt normale.

Higjena e gojës duhet të fillojë tek bebet që me daljen e dhëmbit të parë, kur dhëmbi dhe mishrat e dhëmbëve duhet të pastrohen me një garzë të pastër e të lagur. Nga fundi i vitit të parë të jetës, kur bebi ka rreth 8 dhëmbë në gojë, ai duhet të fillojë larjen e dhëmbëve me furçë dhe me pak ujë. Goja e fëmijës përmban miliona baktere, duke përfshirë edhe streptokokun, i cili është përgjegjës për fillimin

PJESA II VITI I PARË

1514 - 8 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

e krimbjes së dhëmbëve. Kur një prind fut në gojën e vet lugën me të cilën ai ushqen bebin, rreziku shtohet, sidomos kur edhe vetë prindi ka dhëmbë të prishur. Për këtë arsye vizita e parë e fëmi-jës tek dentisti duhet të bëhet në moshën 12 muajsh.

Dieta e ushqyerjes ka gjithashtu një rëndësi shumë të madhe për dhëmbët e fëmijës. Në studimet e fundit rekomandohet që qumështi i gjirit të jetë ushqimi i vetëm për fëmijët deri në 6 muaj. Ushqimet e forta mund t’i fillohen fëmijës rreth moshës 6-8 muajsh, zako-nisht mbasi fëmijët të kenë fituar një kontroll të mirë të kokës dhe qafës. Në këtë fazë mund të fillo-het me miell orizi dhe më vonë me fruta e perime të shtrydhura. Fëmijët nuk duhet të lejohen që të përdorin për një kohë të gjatë fil-xhanë me thithje. Pirja e lëngjeve të frutave për një kohë të gjatë ka të ngjarë të shkaktoje krimbje. Jo

vetëm prishja e dhëmbëve, por dhe kequshqyerja dhe shtati i shkurtër janë të lidhura me përdorimin e tepërt të lëngjeve të frutave. Mbi-përdorimi mund të shkaktojë gjithashtu diarre dhe dhimbje barku. Rekomandohet që fëmijëve t’u jepet lëngu i frutave në fil-xhan, jo në biberon dhe që lëngu i frutave të pihet gjatë ditës dhe jo para se bebi të vihet në gjumë.

Zakoni i gishtit në gojë

Mbijetesa e fëmijës varet nga af-tësitë e tij për të thithur dhe jo vetëm kaq, por me anë të gojës bebi njeh botën e jashtme. Që në barkun e nënës foshnjet thithin gishtin e madh të dorës dhe ky zakon vazhdon edhe më pas, kur bebi për të qetësuar veten (kur është i lodhur apo i mërzitur), fut gishtin në gojë. Në përgjithësi fëmijët heqin dorë vetë nga ky zakon rreth moshës 4 vjeç. Nëse

Lloji i dhëmbit Periudha e daljes së dhëmbit

Të poshtmit Të sipërmit

Prerësit e mesit 6-8 muaj 5-7 muaj

Prerësit anësorë 8-11 muaj 7-10 muaj

Të qenit 16-20 muaj 16-20 muaj

Dhëmballët e para 10-16 muaj 10-16 muaj

Dhëmballët e dyta 20-30 muaj 20-30 muaj

152

zakoni i thithjes së gishtit vazh-don përtej kësaj moshe, deri në kohën kur fillojnë të dalin dhëm-bët e përhershëm, ekziston rreziku që të shkaktohen deformime të qiellzës dhe deformime të dhëm-bëve. Shkalla e dëmtimit varet nga frekuenca, intensiteti, kohëzgjatja e mbajtjes në gojë të gishtit si dhe pozicioni në të cilin gishti mbahet në gojë. Ky zakon mund të ndikojë gjithashtu edhe në marrëdhënien midis nofullës së sipërme dhe asaj të poshtme si dhe në defekte të shqiptimit. Frenimi me dhunë i këtij zakoni mund të shoqërohet me probleme në të mësuar, urinim në shtrat, probleme të gjumit, apo fillim të zakoneve të reja, në peri-udha të mëvonshme.

Nëse fëmija juaj mban gishtin në gojë pas moshës 4 vjeç, ndiqni këshillat e mëposhtme:• Në vend që t’i bërtisni fëmijës

kur fut gishtin në gojë, lavdëro-jeni atë kur nuk e mban gishtin në gojë.

• Nxisni fëmijën që të përdorë të dyja duart për të ngjyrosur, për të plotësuar lojëra formu-ese, apo për të bërë gjithçka që mund të mbajë duart e tij në ak-tivitet.

• Për ditët që fëmija nuk e fut gishtin në gojë, shpërblejeni atë me diçka që i pëlqen, për shembull një film me video, të shkojë tek lodrat, t’i bleni një libër, a t’i tregoni një përrallë

më tepër etj.• Nëse fëmija e ka zakon që të

mbajë gishtin në gojë natën, atëhere jepini një lodër në dorë që të heqë meqenëse meqezakonin.

• Ndonjëherë, fëmija ka nevojë për diçka që ta kujtojë se nuk është mirë të fusë gishtin në gojë. Një fasho rreth gishtit mund ta ndihmojë.

ZHVILLIMI LËVIZOR

Sjelljet refleksive janë duke ndryshuar:

• Refleksi Glabelar është pjekur mirë (kur fëmija goditet në mes të dy vetullave, si pasojë ai pu-lit sytë).

• Refleksi i thithjes bëhet i vull-netshëm.

• Refleksi i parashutës shfaqet në fund të kësaj periudhe (kur e kap për mesi bebin e shtrirë përmbys dhe bën sikur e lëshon në tokë, ai hap krahët si masë mbrojtëse).

• Shfaqet refleksi i gëlltitjes (një formë më e zhvilluar e gëlltitjes, që përfshin lëvizjet e gjuhës kundër pjesës së sipërme të gojës), i cili i lejon fëmijës të lëvizë ushqime të forta nga fillimi i gojës për mbrapa, me qëllim që të gëlltitet.

• Përdor gishtat dhe gishtin tre-gues për të kapur sendet.

• I arrin sendet me të dyja krahët,

PJESA II VITI I PARË

153

më vonë i arrin me një dorë ose me tjetrën.

• Transferon sendet nga një dorë në tjetrën, në kapjen e sendeve përdor gjithë dorën.

• Mban, tund dhe peshon sende, fut gjithçka në gojë.

• Mban vetë shishen.• Ulet vetë pa mbështetje, e mban

kokën të ngritur, shpinën të drej-tuar dhe krahët përpara për mbë-shtetje.

• Vë vetveten në një pozicion rrëshqitës duke u ngritur mbi krahë dhe mbledh gjunjët po-shtë trupit, lëkundet para dhe prapa, por në përgjithësi nuk lëviz përpara.

• Ngre kokën kur e vë në shpinë• Rrotullohet nga përpara-prapa

dhe nga prapa-përpara.• Mund të fillojë të tërhiqet prapa

në mënyrë të rastësishme kur e shtrin përmbys; shumë shpejt do të fillojë të zvarritet edhe përpara.

• I pëlqen ta mbajnë më këmbë e veçanërisht në prehërin e di-kujt, kërcen në vend.

A duhet përdorur rrethorja për

të nxitur lëvizjet?

Prindërit dhe fëmijët janë shumë të stresuar në situata të tilla, pran-daj në periudhën kur bebi fillon të qëndrojë ulur lirisht, por ende nuk mund të zvarritet apo të ecë këm-badoras, ata duan të përdorin rre-thoret. Por meqenëse nga një stu-

Figura 13. Disa bebe mund të kapin objekte të vogla dhe ndoshta të rrezikshme, ndaj tregohuni të vë-mendshëm

dim amerikan është vënë re se rreth 24000 aksidente në vit ndodhin si pasojë e përdorimit të rrethoreve, atëhere ato është mirë të mos për-doren. Rrethorja nuk e ndihmon bebin të ecë më shpejt, sepse ecja me rrethore kërkon aftësi të ndry-shme lëvizore nga ecja vetë. Rre-thorja nuk e mëson se si të mbajë ekuilibrin ose se si rrëzohet, aftësi këto shumë të nevojshme për të ecur i pavarur.

ZHVILLIMI NJOHËS DHE AI I PERCEPTIMIT

• Gjen se nga vijnë zërat e njohur dhe kthen kokën në drejtim të tyre. Kjo sjellje mund të për-doret për të provuar dëgjimin e fëmijës.

4 - 8 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

154

• I fokuson sytë në sende të vo-gla dhe i kërkon ato.

• Përdor duart, gojën dhe sytë në koordinim për të eksploruar trupin e tij dhe mjedisin që e rrethon.

• Imiton, për shembull. përshëndet me kokë, bën mirupafshim me dorë etj.

• Shfaq frikë nga të rrëzuarit nga vende të larta si shkallët etj; pra tashmë bebi kupton lartësinë.

• Kërkon lodra ose ushqime që janë tërësisht të fshehura nën rroba; fillon të kuptojë që sen-det vazhdojnë të ekzistojnë, edhe kur ato nuk shihen.

• Mban dhe eksploron sen-det në shumë mënyra: duke i parë; duke i rrotulluar ato nga të gjitha anët; duke prekur të gjithë sipërfaqen; i përplas dhe i tund.

• Merr sende të përmbysura (me fjalë të tjera ai e njeh një gotë, edhe kur ajo është pozicionuar në një mënyrë të ndryshme).

• Është i paaftë për t’u marrë më tepër sesa një lodër në të njëjtën kohë; ndoshta mund ta injorojë lodrën e dytë ose e kalon atë në një dorë, në mënyrë që të me-rret me lodrën e re.

• Bën aktivitete me lodra të vo-gla, si rrake dhe kuba.

• Përplas sendet me njëri-tjetrin në mënyrë të kuptimtë, përplas lugën mbi tavolinë.

• Vazhdon të fusë gjithçka në gojë.

• Vendos një lidhje të plotë me mamanë ose me kujdestaren, ndërkohë që kupton se objek-tet vazhdojnë të ekzistojnë, edhe kur ato nuk shihen. Pra mami kur ikën në mëngjes, nuk ikën përgjithmonë, por kthehet prapë.

TË FOLURIT DHE ZHVILLIMI GJUHËSOR

• I përgjigjet në mënyrë të duhur emrit të tij ose kërkesave të thjeshta si: ha, ose bëj paçim me dorë.

• I përgjigjet emrit të vet.• Imiton disa tinguj jo të folur,

si për shembull: përplasja e buzëve, kolla, përplasja e gju-hës etj.

• I prodhon të gjitha zanoret dhe disa bashkëtingëllore si: r, s, z, th.

• I përgjigjet variacioneve të toneve të zërit të të tjerëve, si inatit dhe mërzisë.

• Shpreh emocione të tilla si gëzi-mi, kënaqësia dhe inati duke nxjerrë tinguj të ndryshëm.

• ”I flet” lodrave.• Belbëzon duke përsëritur disa

rrokje me radhë, ba-ba-ba.• Reagon në mënyrë të ndryshme

ndaj zhurmave të tilla si fshesa me korent, zilja e telefonit ose lehja e qenit, mund të qajë ose të shikojë nga prindërit për t’u siguruar.

PJESA II VITI I PARË

155

Si ta ndihmojmë fëmijën të

flasë

Tani që bebi është në fazën e zhvi-llimit të tij gjuhësor, fjalët për të marrin një tjetër rëndësi. Kjo do të përbëjë bazën e të mësuarit të gjuhës: të kuptuarin (i cili zhvillo-het më parë) dhe të folurin (më i vonshëm në zhvillim). Ju mund ta ndihmoni bebin t’i zhvillojë të dyja duke vepruar si më poshtë:

Flisni ngadalë. Kur bebi përpiqet që të kuptojë një gjuhë të ngatë-rruar, të folurit e shpejtë do ta vështirësojë punën e tij. Që t’i jep-ni fëmijës mundësinë që të kuptojë sa më shumë, përpiquni që të flisni ngadalë, thjesht dhe të shqiptoni mirë fjalët.

Përqendrohuni tek fjala. Ndërsa bisedoni me bebin, vendosni thek-sin tek fjalët që janë më kuptim-plota në fjali. Për shembull “tani do të ndërrojmë panolinën” , fjala “panolinë” është ajo që duhet thek-suar më shumë. Kur e ushqeni, ju duhet të thoni: “Unë po hedh lën-gun në filxhan” dhe shtoni duke treguar filxhanin “Lëngu, këtu është lëngu” etj. Mos harroni të bëni një pushim, që t’i lini kohë fëmijës të kuptojë atë që i thatë.

Kujdesuni që të komentoni për-emrat. Përemrat janë akoma një kategori fjalësh që e ngatërroj-në bebin, ndaj kushtojini rëndësi

atyre, duke thënë ” Ky është libri i mamit” dhe ” kjo është kukulla e Anës”.

Theksoni imitimin. Tani që numri i tingujve që lëshon bebi është rri-tur, po kështu rritet edhe kënaqë-sia që provoni ju të dy, nëse filloni të imitoni njëri-tjetrin. Nëse bebi bisedon me ju duke thënë ba-ba-ba, atëhere ju pasojeni atë me një ba-ba–ba të thellë. Me kohë ju mund të shtoni edhe tinguj të tjerë si ga-ga-ga , apo da-da-da.

Ndërtoni një repertor me këngë dhe rimë. Ndoshta ju mund t’ju duket budallallëk që të përsërisni çdo ditë, apo disa herë në ditë të njëjtën këngë. Përkundrazi për be-bin kjo është shumë e bukur dhe diçka prej së cilës ai mëson shumë. Është koha kur ai mund të dëgjojë edhe këngë për fëmijë nga kasetat e magnetofonit.

Përdorni librat. Bebi nuk është akoma gati për të dëgjuar histori-ra, por rima e thjeshtë e librave me vjersha apo figurat e bukura mund të tërheqin vëmendjen e tij. Bëni shumë pyetje të tilla si: “ Ku është qeni?” dhe shumë shpejt bebi do t’ju habisë duke vënë gishtin mbi figurën e duhur.

Prisni për një përgjigje. Megji-thëse bebi ende nuk flet, ai mund të ketë gati një përgjigje ndaj asaj që ju i keni thënë apo kërkuar,

4 - 8 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

156

edhe pse kjo mund të jetë vetëm një britmë gëzimi, kur ju i thoni që do të ulet tek karroca e tij për të luajtur.

Jini “urdhërues”. Është e rëndë-sishme për bebin që të fillojë të mësojë komanda të thjeshta si: “puthe gjyshen”, “bëj pacim”, “je-pja mamit kukullën”. Mbase jo që herën e parë do të japë një përgjigje të saktë, por mos e mërzisni bebin dhe veten tuaj. Përkundrazi ndih-mojeni atë të kuptojë atë që i keni thënë dhe që ta kryejë veprimin që i keni kërkuar.

ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL

• Kënaqet duke vëzhguar mje-disin; në mënyrë të vazh-dueshme ndjek edhe njerëzit, edhe aktivitetet.

• Fillon ta shohë veten si person, i ndarë nga të tjerët.

• Bëhet më i lirshëm dhe miqë-sor, buzëqesh, gugat.

• Mund të tregojë ndryshimet ndërmjet të njohurve dhe të

panjohurve dhe i përgjigjet ndryshe secilit prej tyre.

• I përgjigjet saktë shprehjeve të fytyrës; pakënaqësisë; buzëqe-shjeve.

• Imiton shprehjet e fytyrës, vep-rimet dhe tingujt.

• Është ende miqësor në drej-tim të të huajve në fillim të kësaj periudhe; më vonë s’ka dëshirë të afrohet ose të rrijë me të huajt; shfaq frikë ndaj të huajve (d.m.th. tregon shenja frike kur afrohet një person jo i familjes).

• I pëlqen ta mbajnë në krahë dhe ta përkëdhelin; e tregon dëshirën për ta marrë hopa duke ngritur duart lart.

Vendos një marrëdhënie besimi me prindërit dhe kujdestarët, nëse i plotësohen nevojat fizike dhe emocionale. Nga 6 muaj e lart fillon të tregojë preferenca për kujdestarin kryesor, mamin, dadon ose gjyshen etj.

• Qesh me zë të lartë.• Mërzitet nëse i marrin lodrën

apo një send tjetër. Tërheq vëmendjen duke për-

dorur lëvizjet e trupit, fjalët ose të dyja bashkë.

PJESA II VITI I PARË

157

Rutina e përditshme

USHQYERJA

• I rregullon oraret e të ngrënit sipas orarit të familjes; zako-nisht ushqehet 3-4 herë në ditë dhe merr 170 – 230 gram në çdo vakt.

• Tregon interes në aktivitetin e të ushqyerit, kërkon të kapë gotën ose lugën, ndërsa është duke u ushqyer.

• Është i aftë të presë gjysmë ore ose më shumë pasi është zgjuar, për të ngrënë vaktin e parë.

• Fillon të pranojë sasi të vogla ushqimesh të forta të tilla si mi-ell orizi/gruri etj. dhe perime, që i ha të vendosura në pjesën e fundit të gjuhës (nëse ju i ven-dosni në majë të gjuhës, bebi do t’i nxjerrë jashtë).

Fillimi i ushqimeve të forta

Në kohët e sotme mesazhet të cilat marrin prindërit, veçanë-risht nëna rreth kohës se kur duhet të fillojë ushqimin shtesë, shpesh më shumë ngatërrojnë se sa sqarojnë. Kështu nëna apo vjehrra ju thonë “Unë ty ta kam filluar ushqimin shtesë me lëng karrote që 1 muajshe

dhe shiko sa e shëndetshme je!”; “Djalit tim i kam filluar muhalebi-në dhe paluzen me niseshte që tre muajsh” etj. Pediatri, infermierja e këshi-llimores ju thotë se duhet të prisni deri kur bebi juaj të mbushë 6 muaj, dhe ju tregojnë se çfarë thonë shkenca e sotme për këtë. Një mikeshë që vjen për vizitë thotë se që kur i ka filluar ushqim vajzës së saj tre muajshe, ajo është më e qetë dhe fle më mirë natën.

Kë duhet të dëgjoni? Nënën, dok-torin, mikeshën? Jo, vetëm bebin tuaj. Ai do t`ju tregojë më mirë se të gjithë të tjerët se kur të filloni ushqimet e ngurta.

Rreth fundit të muajit të 6-të foshnja juaj është gati për të pro-vuar ushqime të ndryshme nga qumështi i gjirit apo ai artificial. Deri në moshën gjashtë muaj ne-vojat e tij për t’u ushqyer mund të plotësohen me anë të qumështit të gjirit ose atij artifi cial. Por mbas kësaj moshe, bebi juaj duhet të fi -llojë të marrë edhe ushqime të tjera shtesë, për të plotësuar nevojat e tij gjithnjë e në rritje për lëndë ushqyese. Kjo periudhë quhet

4 - 8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

158

periudha e fillimit të ushqimeve të forta.

Fillimi shumë i hershëm i ushqi-meve të forta përpara kësaj moshe nuk besohet se shkakton ndonjë dëm të madh fizik tek bebi, por studimet mjekësore tregojnë se sistemi i tretjes së fëmijës deri në njëfarë moshe është i pazhvilluar dhe jo i gatshëm për të filluar këtë ushqyerje të re. Gjithashtu fillimi i parakohshëm i ushqyerjes së fortë, megjithëse nuk është fiziki-sht i dëmshëm, mund të dëmtojë sjelljen dhe zakonet e të ush-qyerit të bebit kur të rritet. Nëse një foshnjë e cila nuk është gati për t’i filluar këto ushqime të reja, nuk i pranon ato, mërzitja dhe lodhja nga të dyja palët mund të ndikoj-në mbi neverinë dhe mungesën e dëshirës për t’u ushqyer, në një moshë më të vonë të fëmijërisë.

Disa arsye të tjera janë:• Zhvillimi i muskujve dhe ner-

vave të bebit ende nuk është i përshtatshëm. Ai nuk mban dot një pozicion të përshtatshëm për të gëlltitur ushqimet e ngur-ta, apo për t’i kapërdirë ato nga fi llimi i gojës deri në fund të saj.

• Para moshës 6 muajshe bebet nuk kanë nevojë për të eksperi-mentuar ushqime me shije të ndryshme nga ajo e qumështit

• Sistemi i tretjes së ushqimit tek foshnja ende nuk është arritur plotësisht, si dhe vëllimi i sto-

makut është shumë i vogël dhe stomaku është më i ndjeshëm ndaj lëndëve të huaja ushqimore që futen në trup me ushqimet e reja. Pra me shtimin e ushqi-meve të tjera përveç qumështit, stomaku nuk do të arrijë të për-ballojë punën e tepërt dhe shto-het mundësia për alergji ndaj ushqimeve të huaja.

Po kështu, edhe nëse do të prisni shumë gjatë (deri mbas muajit të apo më vonë) për t’i filluar bebit ushqimet e forta, mund të keni vështirësi. Bebi, kur është mësuar shumë gjatë me ushqy-erje me gji ose me qumësht arti-ficial, mund të mos përshtatet me mënyrën e copëtimit dhe bluarjes së ushqimit në gojën e vet, dhe mund të jetë e vështirë t’i ndry-shohet shija. Gjithashtu bebi do të fillojë të bjerë në peshë. Nevo-jat e tij ushqimore tashmë të rri-tura, nuk plotësohen dot vetëm nga qumështi i gjirit. Përshtatja e bebit me shijen e ushqimeve të reja nuk është shumë e lehtë dhe nëse ne nuk e fillojmë këtë punë në kohën e duhur dhe me ngadalë, edhe në moshën 1 vjeç bebi mund të mos pëlqejë asgjë tjetër përveç qumështit të gjirit apo të formu-lave. Kjo mund të shkaktojë atë që quhet kequshqyerje e fëmijës.Rreth moshës 6 muajshe ju do të filloni të vëreni tek foshnja juaj disa shenja që tregojnë se është gati për fillimin e shtesave ushqi-

PJESA II VITI I PARË

159

more. Më të shpeshtat që mund të ndeshen janë:• Kur shikon se nëna dhe babai po

hanë diçka, ngrihet dhe zgjatet drejt ushqimit, ia kap copën e bukës ose pirunin nga dora.

• Ka qejf të fusë gjëra në gojë, t’i ndjejë dhe t’i shijojë ato, buzëqesh e lëshon tinguj për të tërhequr vëmendjen.

• Është i interesuar dhe dëshiron të provojë shije të reja.

• I kanë dalë një apo dy dhëmbë dhe ka dëshirë të kafshojë gjëra të forta.

• Edhe pse ju i jepni rregullisht gji sipas dëshirës, bebi duket përsëri i uritur.

• Refleksi i flakjes me gjuhë ësh-të zhdukur. Këtë refleks mund ta provoni kështu: vendosni në gojën e bebit një majë luge (apo lyeni gishtin tuaj) me mu-halebi me miell orizi të përgati-tur shumë hollë, të përzier me qumështin e gjirit ose atë arti-ficial. Nëse bebi e nxjerr jashtë ushqimin me gjuhë dhe vazhdon ta bëjë këtë pasi jeni përpjekur disa herë, ky refleks ende është i pranishëm dhe bebi nuk është gati për t’u ushqyer me lugë.

• Bebi arrin të nxjerrë buzën e poshtme përpara dhe kështu mund të marrë ushqimin me lugë.

Kur bebi juaj është gati, mund të filloni ushqimet e forta ngadalë dhe gradualisht. Kjo është me

shumë rëndësi, sepse fillimi i her-shëm i ushqimeve të huaja mund të shoqërohet me një rrezik për alergjitë ushqimore.

Si të fillohen ushqimet e forta

Që nga dita e parë e lindjes, çdo ditë që kaloni me bebin është sa e bukur, ashtu edhe lodhshme. Po kështu është edhe me ushqyer-jen e bebit tuaj. Ja edhe një mo-ment tjetër i bukur në jetën tuaj si familje erdhi. Babai qëndron gati me aparatin fotografik, përballë është bebi, veshur me rroba të bu-kura që qëndron ulur në karriken e vet të re. Nëna merr një lugë nga tasi me pure molle dhe e af-ron në gojën e bebit, goja e bebit hapet dhe ja ky është momenti për të shkrepur aparatin, kur bebi e derdh të gjithë ushqimin në rrobat e reja!!

Sfida që po filloni ju tani me be-bin tuaj, më shumë se një çështje e lidhur me një ushqyerje të mirë është e rëndësishme për hedhjen e themeleve për sjellje dhe zakone të shëndetshme lidhur me ushqi-min. Sa rëndësi ka që bebi juaj të marrë gjithë sasinë e ushqimit që ka nevojë, po kaq rëndësi ka dhe krijimi i një atmosfere të qetë e të këndshme, që ushqimi të hahet me shije dhe pa luftë.

Prindërit në këtë periudhë shpesh janë shumë të shqetësuar për fi-

4 - 8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

160

llimin e ushqimeve të forta, për një sërë arsyesh. Të shikosh be-bin tënd që po merr lugën e parë të paluzes me fruta është një çast shumë i këndshëm për prindin, por edhe për disa muaj ushqimi më i rëndësishëm për bebin tuaj ende vjen nga qumështi i gjirit ose ai artificial. Ai përsëri po rritet dhe zhvillohet me një shpejtësi të pa-besueshme, por sistemi i tij mbro-jtës ende nuk është i pjekur, kështu mos nxitoni t’i filloni sa më shpejt të gjitha ushqimet e ngurta.

Ushqimet që këshillohet të përdo-ren në këtë periudhe duhet të:• plotësojnë nevojat e ushqimore

të fëmijës• mënjanojnë reaksionet alergji-

ke• tolerohen mirë nga bebi, pra të

jenë të përshtatshme për traktin e tretjes së bebit dhe të kenë shije të pëlqyeshme për to. Ushqimet më të mira që reko-mandohen në këtë stad janë ato të freskëta dhe të përgatitura nga ju në shtëpi.

Mbajtja e bebit në krah ose në pre-hër gjatë kohës që ju po mundohe-ni t’i fusni në gojë një lugë me një ushqim të ri, do të ishte një betejë e vështirë për ju dhe për të. Sot pe-diatrët këshillojnë që foshnja të ushqehet në një karrike të lartë të përshtatshme për të, ose në një vend të përshtatshëm për të. Kini kujdes që gjatë kohës që bebi

qendron në karrike të lidhet dhe të sigurohet mirë. Fillimisht ju mund ta ushqeni duke e mbajtur në krah dhe më tej ta ulni në karrike, duke e siguruar mirë. Lëreni bebin të qendrojë ulur pranë tavolinës me këtë karrike, kur familja juaj është duke u ushqyer. Gjithashtu siguro-huni që keni lugën e përshtatshme për të, mundësisht plastike, me bisht jo shumë të gjatë sepse është më e përshtatshme për mishrat e dhëmbëve të bebit. Karrigia duhet të ketë patjetër rrip për ta lidhur.

Nëse do ta lejoni bebin që ta drej-tojë lojën e të ushqyerit, keni më shumë mundësi që të arrini sukses me ushqyerjen. Përpara se të fillo-ni të fusni lugën me ushqimin e ri në gojën e bebit, mund t’i hidhni pak nga ky ushqim në tavolinen e tij, ose në vendin ku është ulur dhe lëreni ta marrë, ta shikojë atë, ta shtypë me gishta, ta përziejë. Në këtë mënyrë kur ju do t’i afroni lugën me ushqimin që doni t’i jep-ni, ky nuk do të jetë i panjohur për të.

Rëndësia e shqisave gjatë

ushqyerjes

Zhvillimi i shijesShija e fëmijës pëson një zhvillim të thellë gjatë fillimit të ushqime-ve të forta dhe deri kur mësohet të hajë dhe të pëlqejë apo të mos pëlqejë shijet e të rriturve.

PJESA II VITI I PARË

161

Dhjetë rregulla që duhet t’i dini1. Sigurohuni që bebi juaj është gati për të fi lluar ushqime të reja

përveç qumështit të gjirit apo të formulave. Pediatrët rekomandojnë që të pritet deri kur bebi juaj është 6 muajsh,

(ose në raste të veçanta të paktën deri në fund të muajit të katërt) përpara se të fi llohen ushqimet e tjera. Në këtë moshë ajo fi llon të qëndrojë ulur mirë, pa mbështetje, mund të kapë gjëra të vogla dhe është shumë e interesuar kur ju keni një pjatë përpara dhe po hani diçka. Çdo foshnje është e ndryshme. Ka shumë rëndësi të shikoni bebin tuaj për shenja gatishmërie dhe pastaj të vendosni një kohë për të fi lluar ushqimet e ngurta.

2. Veproni me ngadalë. Ju dhe bebi juaj keni shumë kohë për të eksploruar gjithë botën e re

të kënaqësisë së kuzhinës. Jepini bebit tuaj sasi shumë të pakta ush-qimi në fi llim (rreth gjysëm luge çaji). Gradualisht, rriteni sasinë deri në një çerek fi lxhani nga ky ushqim në një vakt.

3. Në fi llim ushqejeni me qumësht gjiri ose artifi cial, pastaj fi lloni ushqimet e forta.

Për të mbajtur një prodhim të përshtatshëm qumështi, në se ju po ushqeni me gji dhe për t’i dhënë bebit ushqimin më të rëndësishëm për të gjatë vitit të parë të jetës, ushqejeni bebin me qumësht gjiri ose artifi cial, përpara se t’i jepni ushqimet e ngurta.

4. Nuk ka asnjë metodë përparimi të ushqimeve më të mirë se ta lësh bebin ta provojë vetë.

Ajo që bebi juaj pëlqen dhe nuk pëlqen dhe historia e familjes për shenja alergjie/azme, luajnë një rol të madh në ushqimet që do të zgjidhni për t’i dhënë dhe kohën kur duhet t`ia fi lloni.

5. Pranoni se koha e ushqyerjes është e lodhshme dhe e rrëmu-jshme.

Shumë prej ushqimeve që ju do t’i jepni bebit tuaj do të përfundojnë në dysheme dhe në rrobat e tij e tuajat. Kjo është pjesë e mësimit, prandaj vishuni si duhet.

6. Filloni vetëm një ushqim të ri në çdo javë. Koha më e mirë për t’i dhënë ushqimet e reja është paraditja. Kjo e

bën më të lehtë vëzhgimin e ndonjë shenje që mund të japë bebi juaj për ndonjë reaksion alergjik, si skuqje e lëkurës me puçrra të vogla, hundë që kullojnë, grindje. Shikoni për reaksione të rënda dhe nëse këto ndodhin, duhet t’ia tregoni mjekut që ndjek bebin.

7. Prisni një ndryshim në feçet e bebit. Gjatë kohës që ju i shtoni ushqyerjes së bebit ushqimet e ngurta,

do të shikoni një ndryshim në ngjyrë, përmbajtje dhe shpeshtësi në jashtëqitjen e bebit tuaj. Është normale që feçet ndryshojnë ngjyrë,

4 - 8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

162

Shija për të ëmblën është e vet-mja shije e lindurNë lindje të porsalindurit pëlqe-jnë vetëm shijen e ëmbël, që është e ngjashme me atë të qumësh-tit të nënës. Kjo është një “lojë” e natyrës për ta çuar bebin drejt ushqimit të tij të vetëm dhe më të shëndetshëm, qumështit të gjirit.

Mospëlqimi i të hidhurës dhe të thartësPo kështu i lindur është edhe mos-pëlqimi i fëmijëve të vegjël ndaj ushqimeve shumë të tharta apo të hidhura. Edhe këtu natyra i ka pa-jisur bebet me “antena” të veçanta për t’u mbrojtur nga ushqime që mund të jenë të dëmshme për to dhe që shpesh kane këtë shije.

Shija për të kripurën formohet gradualishtShija për të kripurën formohet

gjatë kohës së mësimit të fëmijës me ushqimet e forta.

Duhet të mësojë shije të reja? Po, por pa e sforcuar! Të mësuarit e fëmijës me shijet e reja është rezul-tat i një procesi shumë të vështirë njohjeje, që duhet të zhvillohet në mënyrë shumë graduale. Sforcimet apo detyrimet janë të kota dhe në disa raste ndikojnë keq.

Edhe shqisat e tjera marrin pjesë aktivisht në formimin e shijes. Nxitja e bebeve që të luajnë me ushqimin gjatë kohës së ngrënies, është një mënyrë shumë e mirë për ta bërë më zbavitëse zbulimin e shijeve të reja.

Të shikuaritNgjyrat kanë rëndësi në pëlqimin e ushqimeve nga bebi.Veçanërisht të vegjlit duket se tërhiqen më shumë

PJESA II VITI I PARË

në varësi nga ushqimi që ha bebi. Po kështu ka të ngjarë që ju të shihni edhe copëza të patretura ushqimi në feçet e bebit tuaj.

8. Mbani mend se bebet kanë stomak të vogël, prandaj jepini më mirë sasi të pakta dhe më shpesh gjatë ditës, se sa një sasi të madhe në tre vakte.

9. Ndiqni reagimin e bebit tuaj. Nëse bebi juaj nuk pëlqen një ushqim ose nuk ka uri, mos e detyroni

me forcë ta hajë (nuk dëmtohet po të kthehet prapë tek gjiri dhe mos të marrë asnjë ushqim të fortë për pak ditë). Ka shumë rëndësi që koha e ngrënies të jetë e këndshme dhe e gëzueshme. Kurrë mos e përdorni ushqimin si një mjet për ta lavdëruar apo dënuar bebin. Jepini atij shumë përkëdheli, përqafi me dhe vëmendje.

10. Bëjeni ngrënien një ngjarje sociale. Lejojeni bebin të ulet me familjen në kohën e ngrënies. Kështu ai

mund të fi llojë të pëlqejë anën sociale për të ndarë ushqyerjen me familjen. Bebet zakonisht e duan këtë ndërveprim.

163

nga ngjyrat e gjalla dhe nga kon-trastet e forta. Kështu mund të lu-ani me menynë që përgatisni, duke e bërë atë me shumë ngjyra, (për shembull supë me domate, perime me ngjyra, karrota etj).

NuhatjaMbas 12 muajve bebi është plotë-sisht në gjendje të nuhasë ushqi-met. Mund ta lejojmë të luajë me lëkurën e një mandarine, t’i marrë erë tortës, ose mishit të saponxje-rrë nga furra.

Të dëgjuaritMund të luani me zhurmën që bën ushqimi, buka e thekur e copëtuar, ose një mollë apo banane e përty-pur etj.

Të prekurit“Prekja” e ushqimeve është një nga lojërat më entuziasmuese për bebin. Këshillohet ta lini të eks-perimentojë në liri. Kështu bebi do të zbulojë ndoshta se lëkura e pjeshkës është me push dhe ta kra-hasojë me lëkurën e mandarinës.

Disa gjëra që duhen pasur kujdesNjë shije e re që mund të pasurojë dietën e bebit duhet dhënë me ku-jdes, sepse vetëm kështu mund të lerë një kujtim të mirë tek ai. Për këtë i duhet kushtuar vëmendje disa faktorëve:

QetësiaNjë shije e re nuk duhet ngarkuar me ankth. Më mirë të propozohet me qetësi, sepse ka më shumë mundësi të pëlqehet.

ShembulliNjë ushqim që fëmijës i thuhet se është i mirë, por nga ana tjetër prindi shtrembëron fytyrën, menjëherë do të kapet nga bebi si ushqim i keq. Edhe nëse i jepni një ushqim që vetë nuk e pëlqeni, është më mirë të mos bëni shenja.

TemperaturaDuhet të kontrollohet që ushqimi mos të jetë as shumë i nxehtë, as shumë i ftohtë, sepse kështu bebit do t’i mbetet një kujtim i keq. Zakon-isht ushqimi duhet të jetë i vakët.

LlojshmëriaEdhe nëse keni gjetur një lloj ushqimi që i pëlqen fëmijës, duhet të je-pet një ushqim i shumëllojshëm, sepse kjo është baza për një dietë të shëndetshme.

4 - 8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

164

Si të jepen ushqimet e para?

Vaktet e para që do të jepni me ushqimet e forta nuk janë vakte të plota, por vetëm njohja me to. Fillimisht duhet të mbani mend se në javët e para që filloni ushqimet e reja, ju vetëm po i tregoni bebit tuaj se ka edhe ushqime të tjera përveç qumështit. Qumështi i gjirit apo ai i formulave vazhdon t’i japë pjesën më të madhe të ushqyerjes për të cilën ka nevojë.Koha më e mirë kur fillohet ush-qimi i ri është vakti i mesditës. Në mëngjes bebi mund të jetë shumë e uritur, ose e përgjumur dhe nuk do t’i pëlqejë ta fillojë me një ush-qim të huaj. Po ashtu në vaktin e mbrëmjes, duke i dhënë një ush-qim të ndryshëm nga ai i gjirit, mund të shkaktohen probleme

me tretjen e bebit dhe të krijohet kështu një natë e shqetësuar për të gjithë familjen.

Figura 14. Një gromësitje kur fëmija mbështetet tek shpatulla jep rezultat për shumë fëmijë, por mos harroni të mbro-ni rrobat tuaja.

Figura 15. Pozicioni i bebit mbështetur në prehër është i mirë për gromësitje dhe njëkohësisht është shumë qetësues për fëmijë me dhimbje barku të vazh-dueshme (kolika).

Figura 16. Edhe një i porsalindur mund të vendoset në pozicion ulur për të gromësitur, por sigurohuni që koka e tij të ketë mbështetjen e duhur.

PJESA II VITI I PARË

165

Uluni në një vend që ta ndjeni ve-ten rehat, duke pasur pranë tasin me ushqimin e ri. Vërini grykash-kën dhe filloni t’i jepni gjysmën e qumështit të gjirit (jepini vetëm njërin gji) apo të qumështit artifi-cial, ndihmojeni të gromësijë dhe më tej vazhdoni me ushqimin e përgatitur nga ju. Duke e mbaj-tur gjithnjë bebin në gjunjët tuaj, merrni pak ushqim me një lugë plastike. Futeni lugën midis buzëve të bebit, në mënyrë që ta thithë. Mos e shtyni lugën me forcë në gojë, sepse nëse bebi ndien ush-qim që prek pjesën e mbrapme të gjuhës, mund të vjellë. Në fillim shija e re dhe përbërja e ushqimit që ndryshon nga ajo e qumështit mund ta habisin, prandaj jini të duruar dhe nxiteni duke i folur.

Mund të ndodhë që bebi shumë shpejt të zbulojë se kjo gjë e re i pëlqen. Kur të ketë ngrënë rreth një lugë me ushqimin e ri, pastroni gojën dhe mjekrën dhe vazhdoni t’i jepni qumështin e gjirit apo të formulës.

Nëse luga e bezdis, fusni majën e gishtit tek ushqimi i përgatitur dhe lëreni që bebi ta thithë. Nëse përsëri vazhdon të protestojë, mundet që ushqimi nuk i pëlqen për momentin, atëherë provoni me një ushqim tjetër dhe një herë tjeter. Ju si prindër mund të për-fitoni nga ky çast i bukur dhe ta fotografoni bebin tuaj, kur është

i mbuluar me ushqimin në fytyrë dhe në trup.

Disa herë bebi mund ta mbajë ush-qimin vetëm në gojë dhe ta nxjerrë atë të gjithë jashtë; kini durim, ushqyerjet e para siç thamë, janë vetëm njohja me ushqimin. Mbas përsëritjes se disa herëve, bebi do të hajë më shumë se ç’do të nxjerrë nga ky ushqim. Në rast se ushqimi vazhdon të rrëshqasë jashtë gojës së bebit, ndoshta ende nuk është zhvilluar dhe përgatitur për këtë. Më mirë prisni një javë ose dy sa të vazhdoni të humbni kohë, forca dhe të grindeni me bebin.

Ka raste që bebi mund të mos ta pranojë një ushqim të cilin më parë e ka pëlqyer. Arsyet mund të jenë disa: provoni ushqimin se mos nuk është gatuar si duhet dhe ka me të vërtetë shije të keqe; ndoshta shi-jet e bebit kanë ndryshuar, apo ai është i ngopur.

Cilado qoftë arsyeja, mos ia jepni me zor ushqimin. Gjeni një zgji-dhje tjetër dhe qetësohuni.

Ushqimet e para që duhen

filluar

Nëse të gjithë pediatrët pranojnë se qumështi i gjirit është ushqimi i parë i përsosur për bebin tuaj, nuk ka një mendim të përbashkët se cili është ushqimi i fortë që duhet të fillohet i pari. Arsyeja është se nuk

4 - 8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

166

ka ndonjë fakt bindës shkencor që tregon se ka një ushqim të fortë që është i përsosur për të qenë i pari. Bebet rriten mirë edhe kur fillojnë me frutat, perimet, ose muhale-binë me miellra. Këshillohuni me mjekun e bebit tuaj se çfarë do t’i jepni fëmijës në fillim. Më poshtë keni disa rekomandime, që mund t’i përdorni vetë:• Rekomandohet që ushqimi

i parë të jetë një muhalebi e hollë me miell orizi, e përzier me qumështin e gjirit ose të formulave. Ky është një ush-qim i lehtë për t’u tretur nga bebi. Gjithashtu është një burim i mirë hekuri dhe ka më pak mundësi që të japë alergji. Gjatë ushqyerjeve të para ai duhet të gatuhet shumë i hollë, që t’i ngjajë qumështit që pi bebi. Sigurohuni që ky ushqim të jetë i lëngshëm, pa kokrriza në të, i lehtë për t’u gëlltitur. Kini kujdes mos t’i jepni fëmi-jës ushqime të nxehta, pasi ta gatuani ushqimin, lëreni të va-ket. Kur bebi e pranon këtë ush-qim, mund të fi lloni ta trashni pak nga pak.

• Kur bebi juaj të jetë mësuar me drithërat (miellin e orizit), pra të hajë të paktën një herë në ditë një vakt nga kjo muhalebi, mund të fillohen ushqime të tjera. Mi-elli i grurit këshillohet që mos të fillohet deri në moshën 6-7 muajsh, sepse përmban gluten, që mund të shtojë më shumë

reaksionet alergjike tek bebi.• Frutat kanë një shije të ëmbël

dhe e nxisin bebin të hajë më shumë. Perimet e futura herët në ushqimin e bebit tuaj, mund të parandalojnë që ajo të bëhet e varur nga shija e ëmbël.

• Perimet janë teorikisht një ush-qim i mirë i parë, janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe me një shije që nuk është e ëm-bël. Por pikërisht kjo shije bën që ato të jenë më pak të pëlqye-shme për bebin, krahasuar me muhalebinë. Do të ishte një zgjedhje më e zgjuar për ju që t’i fillonit ato para frutave, kur bebi i pranon më kollaj shijet e reja. Si fillim për perimet, këshillohen ato me ngjyrë të verdhë. Patatet, karrotat janë zakonisht më të pëlqyeshmet (si dhe më të ushqyeshmet) se për shembull bizelet jeshile. Mbasi janë filluar perimet e verdha, më tej mund shtohen ato jeshile. Spinaqi, lakrat reko-mandohet të fillohen nga muaji i 11-12-të.

• Kujdes! Filloni ushqimet e reja një nga një dhe jepni vetëm një lloj të ri ushqimi për 3-4 ditë ose për një javë të tërë. Vonesa në fillimin e ushqimeve të reja është një mënyrë për të shman-gur alergjitë ndaj ushqimeve. Fruta dhe perimet që mund të përdoren si fillim janë: mollët, bananet, dardhat, patatet, karro-tat, të cilat mund të shtypen dhe

PJESA II VITI I PARË

167

bëhen si pure.

Disa këshilla të përgjithshme për

përgatitjen e ushqimeve

• Qumështi i gjirit duhet vazh-duar rregullisht deri në moshën një vjeç. Sot rekomandimet nga mjaft pediatër janë që ushqyer-ja me gji mund të vazhdojë deri në moshën dy vjeç, nëse nëna dhe bebi e dëshirojnë këtë.

• Ndërmjet vakteve lëngu më i mirë që mund t’i jepni është uji i zier dhe i ftohur.

• Lëngjeve të frutave të përgati-tura në shtëpi nuk ka nevojë t’u shtohet sheqer dhe mund të je-pen ndërmjet vakteve të ushqy-erjes.

• Lëngjet e frutave nuk duhen dhënë me shishe. Në moshën 6-8 muaj mund të fillohet pak lëng frutash, i holluar me ujë dhe i dhënë me filxhan. Bebet nuk duhet të marrin më shumë se 80-120 gram lëng frutash në ditë. Lëngu i tepërt çon në rritje jo të mirë tek fëmijët (dhe ne fëmijët më të rritur rrezikon të sjellë dhjamosje)

• Gjatë kohës që ushqeni bebin tuaj duhet të jeni sa më e qetë, prandaj zgjidhni një kohë kur ju nuk jeni shumë e zënë dhe nuk keni nxitim për të filluar ushqyerjen me lugë. Fëmijës do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me këtë mënyrë të re ushqyerje.

• Lëreni oreksin e fëmijës që të përcaktojë sa do të hajë, asnjë-

herë mos e detyroni të mbarojë me forcë racionin.

• Çdo ushqim i ri duhet filluar gradualisht dhe vetëm një nga një. Lerini kohë fëmijës të mësohet me shijen e re. Psh nëse keni filluar muhalebinë me miell orizi e qumësht gjiri, pris-ni tre-katër ditë deri sa të filloni purenë me perime. Gjatë kësaj kohe vëzhgoni bebin për shenja alergjie, skuqje të lëkurës dhe fytyrës, diarre, të vjella.

• Mbasi bebi të jetë mësuar dhe të pranojë mirë dy ose më shumë lloje ushqimesh të reja, ato mund të përzihen ato me njëra-tjetrën, për shembull pure me patate dhe karrota, muhale-bi me miell orizi dhe mollë të shtypur.

• Mbani mend se megjithëse ju do të kërkoni që bebi juaj të mësohet me të gjitha llojet e ushqimeve, do të ketë disa lloj ushqimesh që nuk do t’i pëlqej-në, me gjithë mundimin tuaj për ta mësuar me to. Bebi ka shijet e veta, ashtu si gjithë familja juaj.

• Mbas moshës 7 muajshe, bebi pëlqen të hajë vetë me dorë. Lëreni ta bëjë këtë, sepse kjo është me rëndësi për zhvillimin e tij.

• Asnjëherë mos e lini vetëm be-bin kur provon ushqimet me dorë dhe kur ushqehet, sepse ekziston rreziku i mbytjes.

• Sheqeri dhe lëngjet e ëmbla duhet të përdoren me kujdes

4 - 8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

168

dhe nuk duhet të jepen ndër-mjet vakteve të ushqyerjes, kur bebi është duke dremitur, si dhe në kohën e gjumit.

• Asnjëherë mos hidhni ushqim të fortë në shishen me biberon.

• Ushqimet që ngjisin, të forta, të vogla, të rrumbullakta dhe të buta nuk rekomandohen në këtë moshë, sepse ato mund të kapërdihen dhe të shkaktojnë mbytjen e fëmijës.

• Ushqimit të fëmijës, deri në fund të vitit të parë mos i shtoni kripë.

• Kur përgatisini ushqimet, gjith-një lani duart, frutat, perimet dhe enët, lugët e pirunjtë që do të përdorni.

• Ushqimet ruhen në enë të pastra, në vende të freskëta, në frigo-rifer, të mbuluara. Asnjë-herë mos hidhni përsëri një ushqim që keni përdorur tek ena që ka ushqimin e freskët. Ushqimet që i keni nxjerrë nga frigoriferi dhe i keni ngrohur, asnjëherë mos i fusni përsëri në frigorifer.

Kini parasysh se një ushqyerje e shëndetshme që në këtë moshë është mënyra më e mirë për të parandaluar disa sëmundje të zemrës, kanceret, dhjamosjen që mund të shfaqen kur bebi juaj të ketë arritur moshën e rritur.

Shkaqet e mospranimit të ushqimeve të para

• Bebi nuk pëlqen shijen dhe

pamjen e ushqimit të ri.• Fëmijës ushqimi i jepet me de-

tyrim.• Ushqimi është shumë i nxeh-

të apo i kujton një ushqim të mëparshëm të nxehtë, që i ka djegur.

• Ka etje dhe do të pijë diçka para se të hajë.

• Nuk është rehat, është i lagur, i ndotur, apo është koha kur po i del një dhëmb.

• Ushqimi i jepet në një pjatë apo filxhan që nuk i pëlqen.

• Nuk e lejojmë të “ushqehet vetë”.

Mbani mend se vështirësitë e ush-qyerjes në këtë stad lidhen me mos-pranimin e ushqimit në vitet që do të pasojnë.

Si të nxitet bebi që të hajë më shumë

Nëse bebi është i shëndetshëm:• Kushtojini më shumë vëmendje

kur bebi kërkon të ushqehet dhe më pak kur ai nuk pranon ushqimin. Një fëmijë mund të përpiqet të tërheqë vëmendjen duke mos pranuar ushqimin, veçanërisht nëse është i pa-sigurt apo i mërzitur. Kohën e ushqyerjes bëjeni të qetë dhe të lumtur - sa më shumë stres, aq më pak ushqehet.

• Mos e nxitoni bebin. Ai mund të hajë pak në fillim, të luajë për njëfarë kohe dhe pastaj të dojë përsëri të hajë.

PJESA II VITI I PARË

169

• Vendoseni ushqimin e fëmijës në një pjatë të veçantë, që të siguroheni për sasinë që po ha.

• Ushqejeni bebin kur është i uri-tur dhe jo i lodhur.

• Ushqejeni në kohën që ha edhe pjesa tjetër e familjes.

• Jepini ushqime që bebi mund t’i kapë vetë.

• Jepini llojshmëri ushqimesh dhe përzjejini. Kështu bebi nuk ka mundësi të marrë vetëm atë që pëlqen.

• Mos e detyroni bebin të ush-qehet me zor. Nëse bebi nuk e pranon ushqimin, largojeni, mbulojeni dhe jepjani më vonë. Një fëmijë ndonjëherë mund të mos pëlqejë një lloj ushqimi. Jepini llojshmëri ushqimi dhe mos e detyroni të hajë atë që nuk do.

• Sigurohuni që bebi nuk ka etje (një fëmijë që ka etje, ha më pak), por mos e mbushni sto-makun e fëmijës me lëngje, përpara një vakti.

• Mos i jepni ushqim që është me shumë erëza, apo shumë i kri-pur.

Nëse bebi është i sëmurë:• Pastrojeni dhe rehatojeni (për

shembull pastrojini gojën, ose hundën) përpara.

• Jepini vakte me sasi të pakët, duke përdorur ushqime që mund të gëlltiten lehtë dhe bebi i pëlqen. Ushqejeni më shpesh, ndoshta çdo 2 orë.

• Jepini lëngje më shumë, veça-nërisht nëse bebi ka diarre ose temperaturë.

• Ushqejeni bebin në një pozicion të favorshëm dhe në vendin që ai pëlqen.

Pyetjet që bëjnë prindërit lidhur

me ushqyerjen

Sa ushqim duhet t’i jap për të ngrënë?Lëreni që vetë bebi të vendosë se sa do të hajë në çdo vakt. Një këshillë mund të jetë kjo: Nga mo-sha 6 muajshe filloni duke i he-dhur jo më shumë se 4 lugë në një tas dhe nëse i ha të gjitha, shtojini përsëri. Përsa i përket ushqimit të ëmbël (frutave), filloni me 1-2 lugë kafeje. Mbani mend se bebi juaj ka ditë që do të hajë me rrëmbim dhe ka ditë që nuk do të fusë ushqim në gojë. Nëse shton normalisht në peshë dhe gjatësi, mos u preoku-poni se nuk ha si duhet.

A duhet t’i jap vajzës sime edhe ato ushqime që, megjithëse unë mundohem, duket se nuk i pëlqe-jnë?Jo. Respektoni shijet e saj, nëse një ushqim nuk i pëlqen, mos e përzieni me një tjetër që i pëlqen, sepse pastaj nuk do t’i pëlqejnë të dy. Mundohuni të ndryshoni dhe të përgatisni lloje të ndryshme ushqi-mesh. Nëse perimet e ziera nuk i pëlqen, ndoshta mund t’i pëlqejë të gjalla.

4 - 8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

170

Kapsllëku: A është normal kur fi-llohen ushqimet e ngurta?Ndërkohë që bebi rritet, në die-tën e tij nuk ka vetëm qumësht, kështu që jashtëqitjet e tij nuk do të jenë më të verdha e nuk do të dalin më aq lehtë sa kur e ushqenit me qumësht gjiri. Tani bebi juaj është në procesin e përshtatjes ndaj një mënyre të re për jashtëqitjen. Kjo do të vazhdojë të ndryshojë me rritjen e tij dhe me rritjen e llojshmërisë së ushqimeve që ha. Është shumë normale që bebet të dalin jashtë një herë në çdo dy-tre ditë. Kur bebi fillon të marrë ush-qimet e ngurta, ai do të sforcohet më shumë për të dalë jashtë. Pran-daj nuk duhet të shqetësoheni kur vëreni se jashtëqitjet janë të forta dhe të thata. Për të ndihmuar që dalja jashtë të jetë sa më e lehtë dhe e shpeshtë, sigurohuni që bebi juaj të marrë shumë lëngje, si dhe fruta e perime. Lëngu i kumbullave të zeza, i holluar me pak ujë mund të ndihmojë në raste të vështira.

Si të fillohen drithërat?A duhet dhënë në fillim muhale-bia, apo qumështi i gjirit?Nëse ju i filloni bebit tuaj drithërat dhe nuk jeni e sigurt se ai do t’i pranojë, do të ishte më e mira ta ushqenit në fillim me gji e pastaj t’i jepnit muhalebinë. Më mirë t`ju tregojë ai se kur është gati. Kur ta keni kuptuar se është gati, mund t’i jepni në fillim drithërat e më tej gjirin. Kjo është e vërtetë sido-

mos për një fëmijë më të rritur, që ju doni ta mësoni me ushqimet e tavolinës. Një foshnje e gatshme dhe që ka nevojë për ushqimet e ngurta, i pranon ato më mirë nëse është e uritur dhe stomaku i saj nuk është i mbushur me qumështin e gjirit.

A ka nevojë t’i shtoj apo pakësoj një vakt ushqimi në ditë djalit, meqë fillova muhalebinë?Jo. Në fillim dhënia e muhalebisë është vetëm për praktikë. Djali juaj nuk ka nevojë të hajë shumë, që t’i plotësojë nevojat e tij ushqimore. Detyra më e rëndësishme është të mësohet me ushqimet e ngurta dhe më vonë do të marrë lëndët ush-qyese që ato kanë. Filloni duke i shtuar një ushqim me bazë drithi (miell orizi, gruri) në kohën e mesit të mëngjesit, (për shembull ora 10.00-11.00), kur po e ushqeni me gji. Në këtë kohë të ditës bebi nuk ka shanse që të jetë i uritur, ka pushuar mirë dhe mund të jetë gati për të provuar diçka të re.

Përgatiteni muhalebinë me të njëjtën temperaturë që ka qumështi i gjirit. Bëjeni shumë të hollë. Vëreni në majën e lugës së bebit dhe vendoseni lugën midis buzëve duke e lejuar që “ta thithë” ushqi-min nga luga. Në javët e para mos e fusni të gjithë lugën e mbushur në gojën e tij, sepse mund të mbytet. Ju duhet të përparoni ngadalë, duke e lejuar bebin ta përcaktojë

PJESA II VITI I PARË

171

vetë se sa do të hajë. Nëse shikoni se përpjekjet tuaja kundërshto-hen, prisni 2-3 ditë dhe përpiquni përsëri. Ai mund të mos jetë gati.

Kam filluar në moshën 5 muajshe ushqimet e ngurta- në fillim mi-ell orizi në formë muhalebie, tani pure patatesh; një ushqim të ri në javë. Çfarë plani duhet të ndjek për t’i shtuar ushqime të reja fë-mijës tim?Deri në moshën 6 muajshe bebi varet krejtësisht nga qumështi i gjirit për të plotësuar nevojat e veta ushqimore dhe nuk ka nevojë për asnjë ushqim shtesë. Çdo lloj ushqimi që mund t’i fillohet për-para kësaj moshe është vetëm për praktikë e për t’u mësuar me të. Kalimi drejt ushqimeve të ngurta është një punë shumë graduale. Do të ketë ditë që bebi juaj mund të mos t’i pranojë ushqimet e ngur-ta dhe të dojë vetëm qumështin e gjirit apo të formulave dhe ditë të tjera kur do t’i pëlqejnë shumë këto ushqime dhe nuk do të dojë qumështin.

Zakonisht rekomandohet që t’i fi -lloni bebit dy vakte në ditë me një lloj drithi, përpara se t’i fillo-ni ushqime të tjera të reja dhe të vazhdoni duke i dhënë fruta dhe perime në të dy vaktet, si një burim i mirë vitaminash A dhe C. Ndosh-ta nga mosha 7 muajshe ju mund t’i jepni në drekë vetëm fruta dhe perime, së bashku me qumështin. Ushqimet me proteina (për shem-

bull mishi, peshku, fasulet etj ), janë ushqimet e fundit që duhen shtuar, kur ai merr sasinë e duhur të qumështit.

Si ndikon pesha e lindjes mbi mo-delet e ushqyerjes së bebit?A ndikon pesha e fëmijës mbi sasi-në e ushqimit që mund të pranojë në një vakt? A ka kjo pasoja për zhvillimin e mëvonshëm të fëmi-jës?

Pesha e lindjes së një foshnje nuk do të prekë sasinë e ushqimit që merr. Mbas lindjes me peshë të ulët, bebet do të arrijnë peshën që duhet të kishin pasur në lindje. Ato duhet të marrin qumësht në sasinë normale për moshën. Nuk ka lidh-je midis ngrënies së sasisë më të madhe dhe më të pakët dhe zhvilli-mit në përgjithësi. Megjithatë një fëmijë që ushqehet më pak, zakon-isht do të jetë më i vogël në peshë se një fëmijë që ha më shumë.

Ushqimet e gatshme

Sot në tregun për fëmijë mund të gjesh mjaft prodhime të gatshme, me një ambalazh shumë të bu-kur, me figura tërheqëse të fosh-njeve të lumtura dhe që thonë se ky produkt i ka të gjitha ato që i nevojiten bebit. Industria e ush-qimeve për fëmijë sot është mjaft e zhvilluar. Këto produkte janë produktet e homogjenizuara, (që duhet të themi se nuk janë shumë

4 - 8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

172

të lira) me përmbajtje të ndryshme, si mishi, djathi, perimet dhe frutat e gatshme. Tashmë gjenden mjaft lloje ushqimesh për çdo grup-moshë, të përshtatura për dhëm-bët e fëmijës. Mos u trembni. Kini parasysh se asnjera prej këtyre mrekullive nuk është më e mirë se ato që keni përgatitur në shtëpi.

Lexoni disa nga këto rekomandime dhe më tej vendosni ju vetë:Këto lloj ushqimesh të cilat za-konisht shiten në pako, apo vazo të vogla qelqi, janë të pëlqye-shme për prindërit, sepse janë të gatshme për t’u përdorur, të ndara në racione, sipas sasisë që kërkon të hajë bebi, veçanërisht kur ju ndodheni jashtë shtëpisë dhe nxi-toni. Po kështu ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe pro-teina, për të cilat bebi ka nevojë, si dhe janë të pastra higjienikisht. Ato lehtësojnë muajt e parë, kur ju filloni ushqyerjen e ngurtë. Kanë përmbajtjen e përsosur për bebin, dhe përmbajtja e vetëm një lloj ushqimi i bën më pak alergjike.Sigurisht jo gjithçka që shitet si ushqim i mirë për bebin, është vërtet i mirë për të. Ka mundësi që nëse bebi është mësuar me ushqi-met e përgatitura nga ju në shtëpi (të cilat gjithmonë janë më të mira se ato të homogjenizuara), të mos ta pëlqejë shijen e këtyre të fundit.

Kur të bleni në treg ushqime të ti-lla, ndiqni me kujdes udhëzimet e përgatitjes dhe kontrolloni shishet

apo paketat që mos të jenë të dëm-tuara, të hapura etj. Lexoni me kujdes etiketën dhe përmbajtjen, për të zgjedhur ushqimin e për-shtatshëm për moshën e fëmijës tuaj dhe për fazën e ushqyerjes në të cilën ai ndodhet, si dhe për të mësuar nëse përmban sheqerna, që nuk janë të nevojshme dhe dëmtoj-në organizmin e fëmijës tuaj. Sot me ligjin për Ushqimin, të miratu-ar nga Parlamenti Shqiptar, duhet që të gjitha etiketat e këtyre ushqi-meve të jenë të shkruara në gjuhën shqipe.

TUALETI, BANJA, VESHJA

PJESA II VITI I PARË

• I pëlqen të jetë i çlirët nga rro-bat.

• Llokoçit fuqishëm të dyja duart dhe disa herë dhe këmbët, gjatë kohës së banjës.

• Lëviz duart vazhdimisht, asgjë nga ato që ai mund të arrijë me duart e tij nuk është e sigurt që nuk do të derdhet, nuk do të fu-tet në gojë, ose nuk do të hidhet në dysheme.

• I heq vetë çorapet, luan me lidhëset, kopsat dhe tantellat e rrobave.

• Zakonisht ka një jashtëqitje në ditë.

• Urinon shpesh dhe shumë si sasi. Bebet femra zakonisht rrinë më gjatë të thata, në kra-hasim me bebet meshkuj.

173

GJUMI

• Zgjohet rreth orës 6-8 të mën-gjesit, zakonisht fle herët mbas vaktit të darkës.

• Nuk zgjohet natën për të ngrënë.• Fle 11-13 orë gjatë natës.• Bën 2 ose 3 dremitje gjatë ditës

(gjithsesi kjo ndryshon shumë nga bebja në bebe).

LOJA DHE AKTIVITETI SOCIAL

• I pëlqen të rrijë shtrirë në shpi-në, kthehet nga barkas në shpi-në, shqelmon, shtrin këmbët e drejtuara për lart, kap këmbët dhe i fut ato në gojë.

• Shikon duart e veta me interes dhe kënaqësi.

• I pëlqen të luajë me gjëra të buta, i përplas lodrat dhe lëshon tinguj në një interval kohe të shkurtër njëri pas tjetrit, i fut gjërat në gojë, i kafshon ose përtypet me to.

• I flet i lumtur vetëvetes, gugit, belbëzon dhe nxjerr tinguj njeri pas tjetrit.

• Bën dallime midis njerëzve: gjallërohet me ata që janë të njohur, frikësohet ose nuk i përfill të tjerët që nuk i njeh.

• I pëlqejnë aktivitetet ritmike, të përkundet ose ta kolovisin me delikatesë.

Fëmija im përplas kokën pas dë-rrasës së krevatit. Si t’ja bëj?

Ndonjëherë bebi fillon të përplasë kokën në mur ose në anën e krevatit të tij. Është shumë e dhimbshme që prindi ta shikojë këtë, ndërsa ai duket se nuk ndjen dhimbje fare - në fakt duket i lumtur.

Përplasja e kokës (si lëkundja e kokës, rrotullimi, të gjitha këto janë të zakonshme gjatë kësaj moshe) është një lëvizje ritmike, dhe lëvizjet ritmike, kryesisht ato që i krijojnë vetë fëmijët, janë tepër tërheqëse për ta. Shumë fëmijë rrotullojnë dhe lëkundin kokën kur dëgjojnë muzikë gjatë orëve që janë zgjuar dhe kjo duket më tepër një aktivitet, sesa një zbavitje e thjeshte. Mendohet se këta fëmijë përpiqen më tepër të riprodhojnë ndjesinë e të lëkundu-rit nga mami dhe babi. Ose fëmijët që u dalin dhëmbët, mund të për-piqen në këtë mënyrë të përballoj-në dhimbjen - në secilin rast për-plasja do të vazhdojë për aq kohë sa do të vazhdojë kjo situatë (për shembull deri sa të kalojë dhimbja dhe të dalë dhëmbi), përveçse kur kjo gjë bebit i bëhet zakon.

Për ata që përplasin kokën gjatë kohës së gjumit ose kur zgjohen në mes të natës, këto aktivitete duket se ndihmojnë në fjetje, dhe ndoshta janë një mënyrë për të

4 - 8 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

174

relaksuar tensionet e krijuara gjatë ditës. Sjellja ndonjëherë bëhet me acaruese nga stresi që mund të krijohet në jetën e fëmijës. Si djemtë dhe vajzat shfaqin sjellje si lëkundja ose rrotullimi, ndërsa përplasja e kokës është më tepër e shfaqur tek djemtë.

Lëkundja zakonisht fillon andej nga mosha 6 muaj, përplasja za-konisht nuk fillon përpara moshës 9 muaj. Ky zakon mund të zgjasë pak javë ose muaj, ose një vit apo më shumë, por shumë fëmijë e braktisin atë në moshën 3 vjeç pa ndërhyrjen e prindërve. Qorti-met apo ngacmimet, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e keqësojnë më tepër problemin.

Megjithëse mund të jetë e vështirë për t’u besuar, nuk mund të themi se këto sjellje janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijës. Nëqoftëse bebi juaj nuk e përplas kokën në raste zemërimi dhe nuk dëmton veten në mënyrë të vazhdueshme (një shenjë e rastësishme e bërë në trup nuk është për t’u shqetësuar), nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Por nëqoftëse këto aktivitete zënë një pjesë të mirë të kohës së fëmijës suaj, nëqoftëse ai duket se shfaq edhe sjellje të tjera të pazakonta, është duke u zhvilluar ngadalë, ose duket jo i lumtur shumicën e kohës, duhet të drejtoheni tek pe-diatri për problemin e tij.

Ju nuk mund ta detyroni bebin të

lerë një nga këto zakone përpara se të jetë gati, por këshillat e mëposht-me mund ta bëjnë më të lehtë për ju dhe fëmijën tuaj të jetoni me këto zakone dhe gradualisht t’i lini ato:• Jepini më tepër dashuri fëmijës

suaj, vëmendje, përkedhelje, dhe lëkundeni atë gjatë ditës dhe gjatë kohës së gjumit.

• Shtojini aktivitetet ritmike për bebin tuaj gjatë ditës, si: lëkunduni në një karrige bash-kë me bebin ose në një karrige vetëm; jepini atij një instru-ment lodër, ose një lugë dhe një pjatë, nga e cila të mund të lëshojë tinguj; shtyjeni atë në ujë; luani me lodra që luhen me duar dhe që lëshojnë muzikë.

• Lejojeni fëmijën tuaj të kryejë më tepër lojra aktive gjatë ditës.

• Gjithmonë krijoni çaste të qeta përpara gjumit, lojra të qeta, përkëdhelje dhe ndoshta një lëkundje të lehtë.

• Nëqoftëse bebi juaj e përplas kokën shumicën e herëve në krevat, mos e vini në krevat de-risa ta ketë zënë gjumi.

• Nëqoftëse fëmija juaj e përplas kokën në krevat, ulni rrezikun e përplasjes me mobiljet dhe muret (të cilat mund të dëmto-jnë vërtet bebin), duke e vendo-sur krevatin në mes të një qilimi dhe duke hequr rrotat, që kre-vati të mos lëvizë përgjatë dy-shemesë. Vendoseni krevatin sa më larg nga muret apo mobiljet dhe nëqoftëse është e mundur, mbushini anët e krevatit, për ta

PJESA II VITI I PARË

175

bërë më të butë përplasjen.• Ju mund të përpiqeni ta mbroni

kokën e fëmijës suaj duke ven-dosur mburoja në krevat dhe duke shtruar një qilim në dy- sheme - por ka shumë mundësi që ai të mos kënaqet me godit-jet në jastëk dhe të kalojë në një sipërfaqe më të fortë.

Cilat lodra janë të sigurta?Kjo është pyetja më e nevojshme, meqenëse, sipas një studimi ameri-kan, janë lodrat ato që shkaktojnë rreth 100 000 dëmtime në vit. Kur zgjidhni lodrat e bebit, duhet ma-rrë parasysh:• Qëndrueshmëria. Lodrat që thy-

hen ose ndahen në pjesë lehtë-sisht, mund ta dëmtojnë bebin.

• Ngjyra të sigurta. Sigurohuni që

bojrat e ngjyrat janë të padëm-shme dhe jo helmuese.

• Lodrat ndërtuese të vogla me buzë të mprehta janë të dëm-shme.

• Pastrimi. Lodrat që nuk mund të lahen bëhen fole mikrobesh dhe përbëjnë një problem, se fëmijët i fusin gjithmonë në gojë.

• Madhësia. Lodrat e vogla që mund të futen në gojë dhe të kapërdihen, janë të rrezikshme.

• Asnjë spango të lidhur. Lodrat me rripa të gjatë nuk duhet të lihen pranë fëmijës, për shkak të rrezikut të mbytjes.

• Tingujt. Tingujt e lartë si zhur-ma e pushkëve, makinave mund ta dëmtojnë dëgjimin e fëmijës, prandaj kërkoni lodra që kanë tinguj të butë.

4 - 8 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët

• Përdorni emrin e bebes gjatë gjithë llojeve të aktiviteteve, në mënyrë që të njohë emrin e vet: ” Ana po buzëqesh”, “Sytë e Anës janë të hapura”.

• Jepini lodra dhe sende të tjera të shtëpisë që bëjnë zhurmë, që bebi t’i tundë duke lëvizur duart.

• Varni lodra tek koka e krevatit të bebit. Fillimisht ato tërheqin

AKTIVITETE QË NDIHMOJNË BEBIN TË MËSOJË• Gradualisht përpunoni një ak-

tivitet të hershëm, imitoni tin-gujt e bebit, shprehjen e fytyrës dhe lëvizjet e trupit, vërini emra pjesëve të trupit dhe këndojini bebes gjatë ditës.

176

vetëm vështrimin e tij dhe më vonë nxisin koordinimin sy-dorë të fëmijës.

• Lëreni bebin të dëgjojë muzikë në radio apo kaseta manjetofo-ni. Kërceni duke e mbajtur atë në krahë dhe ndyshoni ritmin e lëvizjeve tuaja sipas muzikës.

• Kushtojini shumë kohë larjes së fëmijës, pasi ky është një aktivitet që e ndihmon bebin të mësojë shumë gjëra në të gjitha fushat e zhvillimit.

• Luani lojën “Ku është bebi” (ku është hunda, sytë, dora) ose lojra të tjera të thjeshta, që e ndihmojnë bebin të mësojë të ruajë radhën e bisedës apo të veprimit.

• Mësojini bebit lojra të thjeshta dhe gjeste. Tregojini bebit si të përshëndesë “paçim” dhe si të puthë me dorë.

• Mbajeni bebin përpara pasqyrës për të vështruar fytyrën e tij dhe veprimet. Thoni emrin e bebit, i vini gishtin vetes dhe thoni “mama” ose “baba”, kështu që bebi do të fillojë të dallojë veten nga tjerët.

• Jepini fëmijës gjithmonë sende të reja që ai t’i prekë e manipu-lojë. Përdorni shumë copa (të buta, të forta, të ashpra, me push), po kështu edhe mate-riale të ndryshme (letër për ta grisur, fletë të holla alumini për t’i zhubravitur) që bebi të ketë diçka për të zbuluar.

• Lexojini vazhdimisht bebit;

bebeve ju pëlqen të dëgjojnë të njëjtën histori gjithmonë e gjithmonë. I vini gishtin sende- ve në çdo faqe dhe thoni emrin e tyre.

• Jepini bebes një varietet ku-pash të vogla plastike dhe kuti (kuti bosh margarine, shishe bosh shampoje, kuti qumështi). Bebes i pëlqen t’i sodisë, t’i rrotullojë, t’i mbajë në dorë dhe t’i mbushë ato me kuba.

• Lugët e drunjta mund të përdo-ren për të trazuar dhe përzier.

• Jepini bebes lodra të thjeshta që janë me ngjyra të theksuara dhe që kanë butona që bebi mund t’i shtypë si telefon lodër, lodra me muzikë etj. Lodrat që janë të mbyllura me kapak gjithashtu e tërheqin bebin në këtë moshë.

Kini parasysh!!Konsultohuni me një punonjës shëndeti ose me një specialist për fëmijërinë e hershme nëse kur bebi është 8 muajsh:• Nuk vazhdon të tregojë rritje

në peshë, gjatësi dhe masën e kokës (rritja shumë e ngadaltë dhe shumë e shpejtë janë të dyja shkaqe për t’u shqetësuar)

• Nuk eksploron duart dhe sendet që i vihen në dorë.

• Nuk mban rraken në dorë dhe nuk e tund atë.

• Nuk buzëqesh, nuk gugat dhe nuk qesh me zë të lartë.

PJESA II VITI I PARË

1774 - 8 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

• Nuk kërkon për sendet e fshe-hura.

• Nuk kap sendet e vogla me gishtin e madh dhe atë tregues

• Nuk duket i interesuar në tinguj të rinj dhe të pazakontë.

• Nuk kërkon dhe nuk shfaq in-teres për të kapur lodra.

• Nuk rri ulur vetë.• Nuk fillon të hajë ushqime të

forta.

178 3

8 - 12 muaj

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit

Midis moshës 8 muaj dhe 1 vjeç fëmija po organizohet për dy ngjarje madhore të zhvillimit: ecjen dhe të folurit. Këta gurë themelore

zakonisht fillojnë të vendosen rreth kohës së ditëlindjes së parë. Fëmijës i është rritur aftësia për të manipuluar sende të vogla dhe harxhon mjaft kohë duke marrë ose duke lëshuar lodrat, ose gjithçka që ka në dorë. Në këtë moshë fëmijët janë shumë të shoqërueshëm. Ata e gjejnë mënyrën për të qenë në qendër të vëmendjes si dhe për të fituar miratim dhe duar-trokitje nga familjarët dhe miqtë. Aftësia për të imituar përmirësohet dhe i shërben dy qëllimeve: zgjeron marrëdhëniet sociale dhe ndihmon fëmijët të mësojnë shumë aftësi e sjellje të reja.

RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES

• Rritja në gjatësi është më e vogël sesa gjatë muajve të mëparshëm, mesatarisht 1,3 cm. Fëmija a-rrin afërsisht 1 herë e gjysëm gjatësinë e tij të lindjes deri në ditëlindjen e tij të parë.

• Pesha rritet afërsisht 0,5 kg në muaj. Pesha e lindjes afërsisht trefishohet kur ai bëhet 1 vjeç. Pesha mesatare e fëmijës është 9,6 kg.

• Ritmi i frymëmarrjes ndryshon sipas aktivitetit që kryen fëmi-ja nga 20-45 frymëmarrje për minutë.

• Temperatura e trupit ngrihet

179

35,7-37,5 C. Moti, kushtet e mjedisit/dhomës ku po rri fëmija, aktiviteti dhe veshja ende ndikojnë në ndryshimin e temperaturës.

• Perimetri i kokës dhe i gjoksit mbeten të barabarta.

• Vazhdon të përdorë muskujt e barkut për frymëmarrje.

• Fontanela fillon të mbyllet.• Shpërthejnë afërsisht 4 dhëmbë

të poshtëm, 4 të sipërm dhe 2 dhëmballë të poshtme.

• Krahët dhe duart janë më të zhvi-lluara sesa këmbët dhe shputat e këmbëve (sepse tek fëmija më parë zhvillohen gjymtyrët pranë kokës, sesa ato larg saj); duart paraqiten më të mëdha, në krahasim me çdo pjesë tjetër të trupit.

• Këmbët mund të vazhdojnë të jenë të dhjamosura (me rrathë) dhe shputat duken sikur janë dystaban, sepse harku i këmbës nuk është zhvilluar akoma.

Shpesh prindërit nuk dinë nëse duhet të përdorin këpucë gjatë muajve të parë të jetës. Reko-mandohet se çorapet ose pap-uçet janë më të mirat për bebin tuaj,

por nuk ka asgjë të keqe që t’i vishni këpucë. Meqë këmbët e tij nuk janë gati për të ecur, edhe këpucët që përdoren tani nuk duhet të jenë për këtë që-llim. Ato duhet të jenë të leh-ta, prej lëkure ose cope dhe jo plastike, shualli duhet të jetë i

butë dhe nëpërmjet tij të mund të prekësh shputën e këmbës së fëmijës.

Për të parë nëse gjatësia e kë-pucës është në rregull, shikoni largësinë e gishtit të madh të fëmijës nga skaji i këpucës. Kur kjo largësi është sa gishti juaj, atëherë madhësia e kë-pucës është në rregull dhe ka edhe hapësirë që lejon rritjen e këmbës. Për të kontrolluar gjerësinë e këpucës, pickoni copën në pjesën e sipërme dhe nëse mund ta bëni këtë, gjerë-sia është e mjaftueshme. Mos i vishni fëmijës këpucë me them-bër të fortë, as në periudhën kur ai fillon të ecë.

• Të dy sytë bashkëveprojnë më mirë me njëri tjetrin.

• Mund të shohë dhe të tregojë sendet deri në një distancë 30-60 cm larg.

ZHVILLIMI LËVIZOR

• Zgjat një dorë për të kapur apo për të afruar një send ose një lodër.

• Manipulon sendet, i çon ato nga një dorë në tjetrën.

• Eksploron sende të reja duke i shtyrë ato me një gisht.

• Përdor me paramendim kapjen pincetë për të kapur sende apo lodra të vogla.

• Fut lodrat brenda njëra tjetrës (për shembull kuti me madhësi

8 - 12 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

180

të ndryshme).• I lëshon sendet ose lodrat duke

i hedhur, nuk mundet që ta ven-dosë një send në një vend të caktuar pa vështirësi dhe me vetëdije.

• Fillon t’i japë vetë trupit për t’u ngritur në pozicion drejt-qëndrimi në këmbë

• Fillon të qëndrojë vetë në këm-bë, të mbështetet tek mobil-jet për t’u mbajtur, lëviz rreth pengesave me hapa anësore.

• Ka një ekuilibër të mirë kur ulet, mund të mbajë një pozi-cion pa u rrëzuar.

• Zvarritet me duar dhe gjunjë, hipën dhe zbret kështu nëpër shkallë.

• Ecën duke e mbajtur pas dore një i rritur, madje dikush mund të fillojë edhe të ecë vetë.

Përdorimi i dorës së majtë apo të djathtë

Ne jetojmë në një botë që i trajton minoritetet në mënyrë jo të bara-bartë: mëngjarashët, një minoritet prej 10%, nuk bëjnë përjashtim. Dyert, gërshërët, thika dhe mbule-sa e tavolinës janë të përcaktuara për dorën e djathtë dhe dora e maj-të është dora “e gabuar”. Shumë prindër mezi presin ta largojnë fëmijën nga ky status minoriteti, duke u përpjekur me zor ta bëjnë të përdorë dorën e djathtë. Spe-cialistët mendojnë se ky presion prindëror për të ndryshuar atë që

është e lindur tek fëmija, do të çojë në shfaqjen e belbëzimit apo dhe të disa çrregullimeve të tjera në të mësuar. Tashmë nuk reko-mandohet aspak përpjekja për të ndryshuar këtë aftësi natyrore të përdorimit të duarve.

Shumë fëmijë përdorin të dyja duart njëlloj në fillim: disa trego-jnë preferencë për njërën dorë ose tjetrën brenda pak muajsh, të tjerë jo më përpara se të festojnë ditëlindjen e tyre të parë. Disa duket se preferojnë njërën dorë në fillim dhe më pas e braktisin. Është e rëndësishme ta lejosh fëmijën të përdorë dorën që është më e re-hatshme për të, dhe jo atë që juve ju pëlqen të përdorë.

ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT

• Vëzhgon njerëzit, sendet dhe ak-tivitetet në mjedisin rrethues.

• Dallon dhe tregon sendet në distancë deri 3-4.5 m larg.

• I përgjigjet testit të të dëgjua-rit, por duke qenë se e humb shpejt interesin, mund të jetë e vështirë ta testosh.

• Ndjek udhëzime të thjeshta.• Zgjat duart edhe për të arritur

lodra të cilat janë larg, por që ai i sheh me sy.

• Vazhdon ende të fusë çdo gjë në gojë.

• Lëshon një lodër nga dora kur

PJESA II VITI I PARË

181

dikush i jep diçka tjetër.• Kupton që nëse një send kthe-

het përmbys, ai mbetet përsëri i njëjti. Për shembull një filx-han i kthyer përmbys, mbetet përsëri një filxhan.

• Imiton aktivitete, për shembull përplas dy kuba bashkë, i për-plas ato me tryezën etj.

• I lëshon lodrat qëllimisht dhe në mënyrë të përsëritur dhe shikon në drejtim të sendit të rënë.

• Tregon që di të përdorë mirë sendet e përdorimit të përdit-shëm, për shembull përpiqet të pijë nga gota, vë një varëse në qafë, përqafon kukullën

• Tregon që ka kuptuar diçka në lidhje me konceptin e hapësirës; fut kuba në gotë dhe i nxjerr kur dikush ia kërkon këtë.

• Tregon që ka kuptuar funk-sionin e sendeve; fut lugën në gojë, përdor furçën për të kre-hur flokët, kthen faqen e librit.

• Nga fundi i kësaj periudhe, nëse fëmija është duke luajtur me një lodër dhe dikush ia merr dhe ia fsheh pjesërisht poshtë një cope, fëmija fillon ta kërkojë.

ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT

• Belbëzon për t’u futur në ma-rrëdhënie sociale me të tjerët; mund edhe të bërtasë për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve; dëgjon dhe bërtet përsëri.

• Tund kokën për të thënë ”po” ose ”jo”.

• Nëse dikush e thërret me emër, kthen kokën në drejtim të zërit.

• Belbëzon duke u përpjekur të ndjekë ritmin e fjalëve në një fjali, duke përdorur tonalitete të ndryshme të zërit.

• Tund dorën për të thënë “miru-pafshim” apo edhe duartroket, kur i kërkohet kjo gjë.

• Thotë da-da dhe ma-ma.• Imiton tingujt që ka mësuar deri

tani, për shembull zhurmën e makinës, trokëllimën e patkonj-ve të kalit, kollën, përplasjet e buzëve.

• I pëlqen rima dhe muzika, nxjerr tinguj, gugat, dhe kërcen me muzikë.

• I zgjat lodrën apo një send një të rrituri, nëse ai ia kërkon këtë me fjalë dhe e shoqëron kërkesën e tij edhe me gjeste.

ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL

• Shfaq frikë ndaj të panjohurve dhe fshihet pas prindërve kur një i panjohur i flet (frika nga të huajt); shpesh shfaq rezistencë për t’u ndarë nga të afërmit e vet (frika e ndarjes).

• Do që prindërit të jenë gjith-monë para syve të tij .

• Është shumë social; i pëlqen ta mbajnë afër dhe që familjarët

8 - 12 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

182

ta përfshijnë në të gjitha aktivi-tetet ditore.

• I pëlqejnë eksperiencat e reja dhe kërkon që të zbulojë sende të reja.

• Tregon dëshirën që të rriturit ta marrin në krahë duke zgjatur krahët në drejtim të tyre, duke qarë apo duke u kapur pas këm-bëve të të rriturve.

• Fillon të kundërshtojë kërkesat e të rriturve duke gjuajtur me shqelm, duke bërtitur apo duke u shtrirë në dysheme.

• Iu zgjat lodrat të tjerëve.• Shpesh krijon lidhje të ngushtë

me një lodër ose me batanijen e vet.

• Sapo dëgjon emrin e vet, kthen kokën dhe i buzëqesh personit që i flet.

• Përsërit disa herë veprimet që tërheqin vëmendjen e të tjerëve

• Zbaton udhëzime e kërkesa të thjeshta; kupton fjalën ”JO”.

Frikërat e para

Në këtë periudhë fillojnë të shfaqen frikërat. Kur ishte më i vogël fëmija nuk kishte frikë nga zhur-mat e forta (derisa papritur filloi të ketë frikë), sepse ai nuk e kishte menduar mundësinë që mund të jenë të rrezikshme. Tani, që ai e kupton më shumë botën, rritet mundësia (kryesisht nëqoftëse ju keni bërë herë pas here “obobo”), që të fillojë të kuptojë rreziqet që ndodhen përreth tij. Ka një numër

të madh gjërash në jetën e përdit-shme të fëmijës, (ndonëse ju mund të mos e keni vënë re) që mund të shkaktojnë frikëra tek ai, si: fshesa me korent, lehja e një qeni, tingu-lli i një sirene, zhurma e ujit nëpër tuba, një bluzë mbi kokë, ngritja në ajër.

Të gjithë fëmijët shfaqin frikëra në njëfarë mënyre, dhe pse prindërit mund të mos t’i vënë re ato. Fëmi-jët të cilët jetojnë në një mjedis ak-tiv, kryesisht kur ka fëmijë të rri-tur, mund t’i shfaqin këto frikëra më herët. Herët a vonë këta fëmijë do t’i lënë këto frikëra mbrapa. Deri atëherë, ju mund ta ndihmoni fëmijën tuaj që të mësohet me to në këto mënyra:

Mos e detyroni. Vendosja e fëmi-jës shumë afër me fshesën me ko-rent, nuk do t’ju ndihmojë, vetëm do të shtojë frikën e tij. Megjithëse frika e tij mund t’ju duket pa kup-tim, ajo ka shumë kuptim për fëmi-jën. Ai ka nevojë për kohë që t’i dalë përpara zhurmës, atëherë kur ai mendon se është i sigurt.

Mos u tallni me fëmijën. Të tall-esh me frikën e fëmijës, duke e quajtur atë budalla ose duke qe-shur me të, vetëm do të dëmtojë besimin e tij në vete dhe aftësinë e tij për ta përballuar atë. Merri-ni frikërat e tij seriozisht - ai ka nevojë.Pranojini. Duke i pranuar frikërat

PJESA II VITI I PARË

183

e fëmijës suaj si të vërteta, dhe duke e e shprehur këtë kur frikërat e tij janë përpara jush (për shem-bull fshesa me korent, tenxherja me presion, gurgullima e ujit në banjë), ju do ta ndihmoni të qetësohet dhe t’i përballojë ato. Nëqoftëse ai ulërin kur ndizni fshesën me korent, merreni shpejt në krahë dhe jepini një përqafim të fortë, të ngrohtë dhe të sigurt. Por mos e teproni, sepse mund t’i ngulisni mendimin se fshesa është vërtet diçka për t’u pasur frikë.

Sigurojeni dhe jepini mbështetje, kështu do të ndërtoni besimin dhe aftësitë e tij. Duke pranuar frikërat

e tij, ju e ndihmoni të mos të ketë më frikë. Ai mund ta bëjë këtë gjë vetëm duke u njohur me gjërat që ka frikë, duke mësuar çfarë bëjnë dhe si përdoren ato dhe duke fituar njëfarë kontrolli mbi to. Lëreni atë ta prekë ose dhe të luajë me fshe-sën me korent (kur ajo është e fi-kur dhe jo në prizë) - ai do të jetë aq i gëzuar nga loja me fshesën, aq sa mund të mos të kete frikë. Ndërkohë që ai rehatohet duke lu-ajtur me të kur ajo është e fikur, përpiquni që ta mbani fëmijën me njërën dorë, ndërkohë që mbani fshesën me tjetrën, nëqoftëse ai nuk mërzitet. Atëhere tregojini se si ndizet makina.

Rutina e përditshme

USHQYERJA

• Ha tre vakte në ditë, plus mes-ditën dhe zemrën (mbasditen), si: lëng frutash e biskota etj

• Fillon të mos pranojë biberonin (nëse kjo gjë nuk ka ndodhur që më parë)

• Ka oreks të mirë• I pëlqen të pijë me gotë, e mban

vete gotën, madje përkul kokën mbrapa për të pirë dhe pikën e fundit

• Fillon të hajë me gishta; mund të nxjerrë ushqimin nga goja, ta shohë dhe ta fusë prapë në gojë

• Zhvillon disa pëlqime dhe mos-pëlqime për ushqimet

• Është vazhdimisht aktiv, i lëviz-shëm; duart e fëmijës duan të futen kudo, prandaj shpesh prin-dërit i japin nga një lodër në se-cilën dorë, që të parandalojnë përmbysjen e gotës apo pjatës.

Ju mund të shtoni mishin apo ush-

8 - 12 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

184

qime të tjera me bazë proteinash diku nga muaji i 8-10-të.

Është mirë t’i jepni edhe ushqime të ngurta a ndonjë biskotë, që ta mbajë vetë në dorë.

Nga mosha 8-9 muaj, një fëmijë zakonisht është në gjendje të “kon-trollojë” një copëz ushqimi, duke e çuar në gojë dhe thithur. Edhe dalja e dhëmbëve në këtë moshë e ndihmon.

Nga mosha 8-10 muajsh bebi juaj mund të hajë 2-3 vakte ushqim në ditë, ulur në tryezë dhe ju të va-zhdoni ta ushqeni me gji apo me qumësht artificial. Dhënia e ndon-jë tuli buke, biskote të butë, ma-karone, apo e një copë molle, ndih-mon që ajo të njihet me ushqimin me anën e gishtave.

Në moshën njëvjeçare, shumë fëmi-jë janë shumë të kënaqur me ush-qimet e njëjta me ato që ha familja në tryezë. Por çdo fëmijë vepron sipas mënyrës së vet, disa ecin për-para, ndërsa disa të tjerë duan gji-rin apo shishen për një kohë më të gjatë. Ju duhet të respektoni zhvi-llimin natyral të bebit tuaj, sa më shumë të jetë e mundur.

Çfarë duhet bërë tani gjatë

ushqyerjes?

Ai është shumë i hutuar dhe i kënaqur që ka futur duart në tas dhe mund të fusë ushqimin që an-

dej në gojë, në mjekër e kudo, saqë mund të mos t’i interesojë më që ju vazhdoni t’i jepni ushqim me lugë. Nëse është përsëri i uritur, mund të qajë dhe të sikletoset, sepse nuk arrin ta kapë ushqimin aq shpejt sa do, ose nuk arrin t’i fusë të gjitha copat në gojë, prandaj jepini përsëri edhe disa lugë ushqim. Nëse ai po kënaqet, lëreni të mësojë të ushqe-het vetë. Të ndiejë se po ia del vetë është shumë e rëndësishme për të. Ai e di se kur është i ngopur.

Së fundmi mbani mend se ushqi-met e ngurta mund ta bëjnë bebin që të ketë etje. Jepini pra ujë, me një gotë të vogël plastike. Kur fëmija është duke ngrënë vetë, duhet të keni kujdes:

• Mos e lini kurrë vetëm kur ai ha, qoftë edhe për një kohë të shkurtër.

• Mos i jepni ushqime shumë të “rrëshqitshme”, si për shem-bull mandarinë, pasi mund të mbytet.

• Mos i jepni kokrra rrushi, ushqi-me me bërthamë, shumë të forta (për shembull karrota të gjalla), apo me përmasa të rrezikshme, feta të mëdha molle që mund të copëtohen, sepse mund të mbytet.

• Mos u mërzisni nëse shtë-pia bëhet pis me thërrime apo lëngje; kjo që po kaloni së bashku me bebin tuaj është një fazë e rëndësishme e rritjes.

PJESA II VITI I PARË

185

Cilat ushqime të japim• Një copë buke, më mirë pak të

vjetëruar; ai do ta thithë sa ta bëjë si qull

• Një copë djath kaçkavall• Një karrotë të zier• Një biskotë që shitet në treg për

fëmijë• Patate të zier, pjeshkë të butë të

qëruar.

Çfarë nuk duhet bërë gjatë

ushqyerjes• Mos e humbisni durimin• Mos e pengoni të fusë duart tek

ushqimi që po i jepni• Mos i lejoni të bëjë çdo gjë:

nëse hedh qëllimisht ushqimin tek karrikja që është ulur, thua-jini një “jo” të fortë

• Mos i vendosni një rradhë për ushqimet që do të hajë, nëse do të të përziejë frutat me mishin, lëreni ta bëjë

• Mos e detyroni të zbrazë pjatën; fëmijët dinë të rregullohen vetë shumë mirë.

ta shohë ushqimin e ri si diçka që e çon në shkëputjen nga nëna e tij, që për të është një burim sigurie dhe mirëqenieje. Në këto raste, vështirësitë që kalohen në përdorimin e lugës mund të lidh-en me mospranimin e bebit për t’u shkëputur nga nëna. Prandaj, rekomandimet për shkëputjen nga gjiri duhen përdorur me kujdes, sepse çdo fëmijë reagon ndryshe. Fëmija nuk duhet të detyrohet me zor. Ajo që për disa fëmijë mund të jetë e lehtë dhe e natyrshme (ushqyerja me ushqime të forta me lugë), për disa të tjerë mund të jetë një problem i pakalueshem. Vetëm mirëkuptimi, takti, duri-mi dhe dashuria e nënës mund ta ndihmojnë fëmijën të kalojë këtë fazë tranzicioni. Kur vendosni për të hequr bebin nga gjiri, duhet të keni parasysh shumë faktorë per-sonalë, si dhe këshillat mjekësore që mund të keni dëgjuar:

Faktet. Tashmë shkenca ka vër-tetuar se ushqyerja edhe vetëm për pak javë me gji e bebit është shumë e mirë, sepse bebi përfiton në këtë kohë mbrojtjen kundër sëmund-jeve. Por bebet rriten më mirë me më pak sëmundje dhe alergji kur ushqehen deri në 6 muaj me gji. Por edhe përtej kësaj kohe deri në moshën 1-2 vjeç qumështi i gjirit, së bashku me ushqimet e tjera që merr fëmija, mbetet një ushqim me vlerë për të.

8 - 12 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

Largimi nga gjiri (zvjerdhja)

Ndërprerja e qumështit nuk përbën vetëm një moment kyç në zhvilli-min ushqimor të fëmijës, por edhe një moment me rëndësi të zhvi-llimit psiqik dhe shqisor. Kjo ndje-het veçanërisht kur fëmija është ushqyer në gji, sepse shkëputja nga zakonet e mëparshme mund të jetë më e vështirë. Fëmija mund

186

Ndjenjat tuaja. Juve ose vazhdon t’ju pëlqejë ta ushqeni me gji be-bin tuaj, ose u mërzitët duke nxje-rrë dhe futur gjinjtë tuaj ditë dhe natë. Dëshironi të keni më shumë liri. Nëse ndjenjat tuaja lidhur me ushqyerjen me gji kanë ndryshuar, antenat e bebit tuaj do ta kapin dhe ai do ta largojë vetë.

Ndjenjat e bebit tuaj. Disa bebe e lënë vetë gjirin. Nëpërmjet reagi-meve të tyre (grinden, nuk ju in-tereson gjiri, e mbajnë vetëm pak kohë në gojë) ato tregojnë se janë gati për të kaluar në një mënyrë tjetër ushqimi. Por kujdes se mos i keqkuptoni sinjalet e bebit. Në moshën 5 muajsh mosinteresi për të pirë gjirin mund të jetë vetëm një shenjë se bebi ka rritur intere-sin e saj për mjedisin; në shtatë muajsh kjo mund të tregojë një shtim të interesit për aktivitet fizik, që e kapërcen interesin për t’u ushqyer; në nëntë muajsh e më shumë kjo shpesh kupton rritje të pjekurisë dhe pavarësisë. Në çdo moshë kjo mund të lidhet me së-mundjen apo daljen e dhëmbëve. Në përgjithësi, bebi fillon të largo-het vetë nga gjiri mbas moshës 12-18 muajsh.

Situata juaj. Edhe ato nëna që pëlqejnë të ushqejnë me gji, shpesh e shikojnë ushqyerjen me gji si një pengesë për shumë gjëra që ato mund të bëjnë (puna, shkolla etj) në jetën e tyre. Kur

kjo ndodh, ndjenjat e tyre negative transmetohen lehtësisht tek bebet e tyre, duke e bërë ushqyerjen me gji problem për të dy. Në këto ras-te heqja e gjirit mund të jetë një zgjidhje.

Situata e bebit tuaj. Koha më e mirë për t’ia hequr gjirin bebit është kur në shtëpi gjithçka është e qetë. Sëmundja, dalja e dhëmbëve, udhëtimet, pushimet verore, apo gjithçka që në jetën e bebit mund të shkaktojë stres, nuk janë mo-mente të përshtatshme për ta ndër-prerë gjirin.

Shëndeti juaj. Ju jeni shumë e lodhur, pa fuqi. Por përpara se të hiqni bebin nga gjiri, sigurohuni se mos ky problem mund të zgji-dhet më thjesht, për shembull të ushqeheni më mirë dhe të pushoni më gjatë vetë.

Shëndeti i bebit tuaj. Ndonjëherë prodhimi i qumështit pakësohet kur rritet bebi. Nëse bebi juaj po shton pak në peshë, është i përgju-mur, i grindur, qumështi juaj mund të mos jetë më i nevojshëm dhe duhet filluar ushqimi tjetër.

Ushqimet e tjera që merr bebi juaj. Nëse bebi juaj ka mësuar të përdorë lugën, gotën etj ai mund të mos pëlqejë më të pijë nga gjiri i nënës.

Mosha e bebit tuaj: në përgjithësi

PJESA II VITI I PARË

187

bebet mbas moshës 12-18 muaj janë më pak të interesuara për ush-qyerjen me gji dhe kanë më pak nevojë për të thithur. Ato prefe-rojnë të jenë më të pavarura dhe kapin më pak gjirin, duke e bërë të lehtë largimin nga gjiri.

Kini parasysh se kurdoherë që të ndodhë koha e largimit nga gjiri është një kohë e përzier me emo-cione të ndryshme për shumë gra. Ato janë të lehtësuara se nuk do të jenë kaq të lidhura me nevo-jat e bebit të tyre dhe krenare se kanë arritur një hap me rëndësi në rrugën e rritjes së bebit. Por njëko-hësisht ato janë të hidhëruara, se kanë humbur lidhjet aq të forta me bebet e tyre dhe bebi nuk varet më aq shumë nga ato. Po kjo kalon shpejt, se fëmijëve do t’u mun-gojë gjiri vetëm për një kohë të shkurtër dhe nënat mund të ruajnë kujtimet e bukura apo t’i përdorin kur të rrisin fëmijën tjetër.

Hapat kryesore për largimin nga gjiri mund të jenë si më poshtë:• Të mësohet bebi që të marrë një

lloj tjetër qumështi formulë, lope etj., si dhe të mësohet të ushqehet me filxhan apo gotë. Kjo duhet të mësohet përpara se ju të ndërprisni gjirin, siç kemi thënë më sipër, rreth muajit të gjashtë. Këtu mund të ndihmoj-në edhe baballarët, sepse këto ushqime mund t’i jepen edhe nga babai. Për baballarët, be-

bet e të cilëve deri në muajin e gjashtë janë ushqyer vetëm me gji, tani fillon një kohë e rëndë-sishme për të marrë pjesë në ushqyerjen e bebit.

• Më tej bëhet largimi nga gjiri. Nuk është e mirë për nënën dhe bebin që një ditë papritur ajo mos t’i japë me gji bebit të saj. Kjo është traumatike për bebin, fizikisht dhe emocionalisht. Po kështu edhe për nënën: gjinjtë fryhen, rrjedhin, bllokohen, skuqen etj. Për këtë arsye largi-mi nga gjiri bëhet gradualisht, duke zgjatur rreth 3-4 javë deri në ndërprerjen e plotë të gjirit. Në rast se në jetën e bebit ka ndryshime, për shembull ju fi-lloni të shkoni në punë dhe e lini atë me një kujdestare të re, apo po ndryshoni banesë, duhet të prisni disa ditë deri një javë që bebi të përshtatet me këtë ndryshim dhe më tej të filloni largimin nga gjiri.

Pirja e lëngjeve me gotë

Bebi edhe pirjen me gotë do ta mësojë pak nga pak. Nga muaji i 9-të bebi shpesh është në gjendje të mësojë të pijë nga gota apo fi l-xhani, por shkëputja nga thithi i në-nës apo ushqyerja me biberon nuk pëlqehet shumë. Prandaj duhet të veprohet gradualisht, pa e detyruar bebin duke ia paraqitur gotën ose filxhanin si lodra apo si një lojë të re për bebin. Për ta ndihmuar të

8 - 12 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

188

mësohet mund të veproni kështu:• Provoni t’i hidhni qumështin

apo lëngje të tjera që bebi i pëlqen (lëngje frutash, ujë) në një filxhan, ose gotë plastike dhe kini shumë durim sepse shtë-pia juaj mund të përmbytet nga lëngjet që do të derdhë bebi.

• Mundohuni që bebi të ketë fil-xhanin e tij dhe të mësohet ta njohë.

• Lëreni ta përdorë gotën si lodër.• Kufizoni përdorimin e bibero-

nit.

Si të mësohet të ushqehet bebi

me lugë

LugaFaza delikate e fillimit të ushqi-meve të huaja përputhet me një shkëputje psikologjike nga figura e nënës dhe me hapat e para të fëmijës drejt pavarësisë. Për këtë “thithja” fillon të zëvendësohet me “të pirët” dhe të “ngrënët”, ve-prime që marrin një vlerë shumë më rëndësi në zhvillimin e emo-cional të fëmijës.

Si të miqësohemi me sendin e riTë porsalindurve nuk i pëlqen luga. Kalimi nga gjiri i nënës apo nga thithi që e qetësonte drejt një mjeti të huaj ka ndikime psikologjike që nuk duhen nënvlerësuar. Ai do të mundohet të mësohet me to, por përpara 12 muajve kjo gjë do të jetë e vështirë. Por kjo është edhe koha kur bebi bën eksperimente

të reja dhe mundohet të imitojë nënën dhe babain. Mos u gënjeni edhe nëse mëson të mbajë lugën, pasi ju do të vazhdoni ta ushqeni edhe për disa kohë.

Disa këshilla për të bërë që bebi të pranojë këtë mjet të ri “ushqimi” sa më mirë, mundet të jenë:• Përdorni një lugë plastike me

anë të buta.• Përdorni gjithnjë të njëjtën

lugë, të paktën në fillim.• Lejoni që vogëlushi ta për-

dorë lugën (duke e kontrolluar) edhe si një lodër, që të mund të mësohet me të.

• Veproni shumë ngadalë, duke i dhënë bebit të provojë pak ush-qime të reja të lëngshme.

• Mos e detyroni fëmijën, veça-nërisht herët e para.

• Mos u tërhiqni kur keni kundër-shtime në fillim.

• Mos i jepni ushqime fëmijës me biberon, kjo mund të jetë një metodë e lehtë dhe e shpej-të për ju, por jo edukuese dhe e shëndetshme për bebin.

TUALETI, BANJA,VESHJA

• I pëlqen banja, luan me sfun-gjerin, sapunin dhe lodrat e ujit.

• I pëlqen ta lësh ujin t’i rrjedhë nga sfungjeri.

• I pëlqen të heqë vetë kapelen, këpucët dhe çorapet.

PJESA II VITI I PARË

189

• Bëhet nervoz kur panolina ësh-të i lagur, saqë ndonjëherë e heq vetë.

• Bashkëpunon paksa kur e ve-shin; ndihmon prindërit duke futur krahun në mëngë apo sh-trin këmbët për të veshur pan-tallo-nat.

• Ka një ose dy jashtëqitje në ditë.

• Zakonisht nuk laget kur dremit për një kohë të shkurtër.

GJUMI

gurta.• Bën një sy gjumë mbasditeve.

LOJA DHE AKTIVITETET SOCIALE

8 - 12 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

• I pëlqejnë aktivitetet e mëdha lëvizore, përpiqet të rrijë në këmbë, kacavirret, disa bebe edhe mund të ecin.

• I pëlqen të verë gjëra në kokë, koshin, vazon e luleve, gotën; kjo i duket tepër gazmore dhe pret që njerëzit ta vënë re dhe të qeshin me të.

• I pëlqen të fshihet pas karrikes dhe të luajë “ku është bebi?”

• I hedh gjërat në dysheme dhe pret që t’ia japin prapë.

• Tregon interes në hapjen e mby-lljen e dyerve dhe të dollapeve.

• I jep një send një të rrituri kur ai ja kërkon dhe pret që i rrituri t’ia rikthejë menjëherë.

• Përgjigjet “jo-jo” duke ndaluar e pritur reagimin e të rriturit. Nga ana tjetër fëmija tregon af-tësi sociale, duke qeshur e bu-zëqeshur.

• Nuk kundërshton për të shkuar në shtrat, mund të mos e zerë gjumi menjëherë, por luan ose vjen vërdallë krevatit, pastaj e zë gjumi mbi mbulesat e krevatit.

• Fle deri në orën 6-8 në mën-gjes.

• Luan vetëm dhe i qetë, 15-30 minuta mbasi është zgjuar dhe më pas fillon të bëjë zhurmë për të lajmëruar që është zgjuar.

• Luan me gjallëri në krevat kur është zgjuar; anët e krevatit duhet të jenë të larta dhe të si-

190

AKTIVITETE QË NDIHMOJNË BEBIN TË MËSOJË

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët

përgjigjen; nëse bebi duket i interesuar, por nuk përgjigjet, tregojani ju përgjigjen.

• Pranoni lojrat e reja që fëmija shpik, si për shembull kur hedh gjërat nga një karrige e lartë ose kur përpiqet të dalë nga krevati; është mënyra e bebit për të më-suar më shumë rreth gjërave; shkakun dhe pasojën, rëndësinë dhe durimin e të rriturve.

• Jepini atij kuti që ta mbushë apo ta zbrazë me lodra, duke e ndihmuar kështu të mësojë konceptin e përmbajtjes së enës dhe njëkohësisht edhe koncepte në lidhje me hapësirën.

• Jepini bebit lodra me rrota, që t’i shtyjë dhe t’i tërheqë.

• Luani me sende të thjeshta plas-tike në govatën ku lani fëmijën dhe mësojini atij që disa sende lundrojnë mbi ujë, apo mbushni dhe zbrazni bashkë një enë me ujë ndërsa laheni.

• Bëni flluska sapuni, që bebi t’i shohë dhe t’i prekë. Përdorni solucione pa lëndë helmuese.

• Lëreni fëmijën të dëgjojë lloje të ndryshme muzike (klasike, të lehtë, popullore etj). Mbajeni bebin në krahë dhe kërceni me

PJESA II VITI I PARË

• Përpunoni lojërat dhe aktivi-tetet e përmendura në fazat e mëparshme (0-4, dhe 4-8 mu-aj); gjithmonë përkrahni fëmi-jën kur ai jep një përgjigje të re ose shpik një mënyrë të re për të luajtur një lojë të vjetër (nx-isni krijimtarinë).

• Siguroni një mjedis të sigurt për fëmijën pranë prindërve apo kujdestareve, ku ai të ketë mundësi të mësojë të ulet, të zvarritet dhe të eksplorojë.

• Lexojini dhe tregojini histori rreth gjithçkaje që ndodh në jetën e tij, gjithashtu lexojini revista me figura, duke e lejuar bebin që të kthejë faqet e librit

• Nxiteni që të çojë një aktivitet deri në fund, duke theksuar gjithnjë fjalët kryesore, për shembull “ja ku është sapuni”, “merre gotën” etj.

• Jepini bebit udhëzime të thjesh-ta si “kapi flokët e mamit”, ”kapi flokët e bebit”. Lini një kohë të përshtatshme për

191

të. Jepini një rrake, që bebi ta tundë sipas ritmit të muzikës.

• Qëndroni së bashku me be-bin përpara pasqyrës dhe bëni fytyra të ndryshme.Thoni “buzëqesh” dhe buzëqeshni, ”i mërzitur” dhe bëni një fytyrë të mërzitur dhe nxiteni bebin që të imitojë shprehjen e fytyrës tuaj.

• Siguroni letra dhe lapsa pa lëndë helmuese dhe nxiteni be-bin të bëjë shkarravina, të grisë ose të zhubravisë letrën.

• Jepini shumë lodra dhe sende që nxisin zvarritjen dhe ecjen, si makina dhe kamionë me rrota, shishe plastike etj.

MBROJTJA

Çlirohuni shqetësimet dhe lëre-ni fëmijën tuaj në tokë, le të

bëhet pis. Fëmijët të cilët detyro-hen të qëndrojnë të tërhequr dhe të shikojnë nga larg, kur në të vër-tetë duan të përleshen, kanë shumë mundësi të qëndrojnë të pastër, por jo të kënaqur. Fëmijët mund të pastrohen dhe aty ku po luajnë. Pisllëqet më të dukshme mund të largohen duke përdorur letrat e lagura të fëmijëve, ndërkohë që ai vazhdon të jetë duke luajtur në dysheme ose në kopësht, dhe pjesën tjetër do të mund t’ia hiqni më vonë, duke i bërë banjën. Edhe pluhuri që përfundon në gojën e tij – fëmijët që kalojnë një sasi kohe

jashtë do të konsumojnë një sasi pluhuri apo rëre- nuk është i dëm-shëm: megjithëse ju mund të sëm-ureni duke parë fëmijën tuaj duke ngrënë pluhur, ai jo. Prandaj mos u bëni kaq të ndjeshëm dhe duke u siguruar në fillim që nuk ka xhama të thyer apo gjëra të tjera, lejojeni sportistin tuaj të vogël të bëjë një zvarritje të kujdesshme përreth dyshemesë. Nëqoftëse rrugës prek diçka shumë të pisët, pastrojani duart me letër dhe lëreni përsëri në rrugën e tij. Jo të gjithë fëmi-jët kanë dëshirë të bëhen pis: disa preferojnë më tepër të jenë spekta-torë se sa lojtarë.

Këpucët e buta janë më të për-shtatshmet, sepse do t’i mbrojnë këmbët e tij, gjatë kohës që ajo është duke u zvarritur. Në bar në kohë të nxehtë, është mirë me këmbët zbathur. Nëqoftëse ju ndi-heni mirë kur fëmija juaj është i pastër dhe i freskët kur del jashtë, merrni me vete në një çantë veshje për të luajtur, visheni fëmijën me rroba loje dhe më pas ndërrojeni përsëri dhe pastrojeni.

SI TË SILLEMI NËSE FËMIJA YNË ËSHTË “I VËSHTIRË”?

HiperaktivitetiDuke vëzhguar ritmin me të cilin ecin disa fëmijë, është e lehtë të kuptosh pse disa nëna që kanë

8 - 12 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

192

fëmijë njëvjeçar, shqetësohen që fëmija i tyre është hiperaktiv. Tani mund të themi se shumica prej tyre nuk kanë pse të shqetësohen. Ajo që duket si një nivel jonormal ak-tiviteti për një nënë, në fakt është normale. Pas muajsh të tërë për-pjekjesh, lëvizshmëria për të cilën fëmija juaj ka luftuar aq shumë, tani është arritur. Nuk është për t’u shqetësuar nëqoftëse fëmija juaj vrapon, zvarritet apo ngjitet dhe zbret, sa herë që i krijohet mundë-sia.

Hiperaktiviteti i vërtetë (që nji-het si “çrregullim i përqendrimit të vëmendjes me hiperaktivi-tet-ADHD”) është 10 herë më i shfaqur tek djemtë sesa tek vajzat dhe karakterizohet nga një aktivitet i tepruar që është i papërshtatshëm dhe joproduktiv, nga një vëmendje e shkurtër, dhe nga impulsiviteti. Ashtu si çdo prind është në dije-ni, këto cilësi janë të zakonshme tek fëmijët: vetëm kur ato janë të ekzagjeruara në pikën që mund të ndërhyjnë në funksionimin e tij, mund të jenë shenja të hiperakti-vitetit.

Nëqoftëse sjelljet hiperaktive shqe- tësuese vazhdojnë dhe koha e përqëndrimit të fëmijës nuk rritet, duhet të fl isni me mjekun: ekzistoj- në disa mënyra për të kontrolluar kur kemi të bëjmë me hiperak-tivitet, që mund të na ndihmojnë. Duke ditur që ADHD është e lidh-ur me vonesën mendore, ose çrre-

gullimet emocionale, këto prob-leme duhet të përcaktohen përpara se të fillojë trajtimi. Ndërkohë ju duhet të siguroheni që fëmija juaj merr sasinë e nevojshme të gjumit – një fëmijë i lodhur vjen vërdallë nëpër shtëpi gjithë kohën. Përfshi-jeni atë në aktivitete të qeta (si të lexuarit e një libri, lojrat formuese etj), por kini parasysh kohën e shkurtër të vëmendjes dhe kujto-huni se në këtë moshë, lojra të tilla zakonisht kërkojnë pjesëmarrjen e të rriturve. Përpiquni ta qetësoni me një banjë me ujë të ngrohtë, kur ju duket se po del jashtë kon-trollit. Gjithashtu sigurohuni që ka ngrënë mirë dhe që nuk ka marrë një sasi të madhe sheqeri - studi-met kanë treguar se një përqindje e vogël fëmijësh mund të reagojnë me sjellje hiperaktive ndaj sheqerit dhe ushqimeve të tjera.

Fëmijët aktivë. Fëmija sapo del nga barku i nënës fillon të shtojë aktivitetin e vet, shqelmon batani-jet, fillon të rrotullohet, sa edhe mund të rrëzohet. Fëmijët aktivë janë një betejë e përditshme, ata flenë më pak, nuk gjejnë pushim edhe kur hanë dhe rrezikojnë veten, por ata sjellin edhe gëzim, janë të zgjuar, të interesuar dhe të shpejtë në përmbushjen e detyrave. Meqë ju nuk doni të shtypni entuziazmin e këtyre fëmijëve, duhet të merrni disa masa mbrojtëse si dhe duhet të mësoni disa mënyra për t’i qetë-suar, kur hanë ose flenë:• Përdorni mbulesa të lehta për

PJESA II VITI I PARË

193

fëmijët që i shqelmojnë ato.• Mos i lini asnjëherë bebet ve-

tëm në krevat ose tavolinë - ata mësojnë si të kthehen shumë shpejt, dhe shpesh herë atëherë kur ju nuk e prisni

• Kur e vini fëmijën në ndenjë-sen e tij, vendoseni në mes të krevatit ose në dysheme, sepse shpesh herë ai përmbyset bash-kë me të. Fëmija duhet të jetë gjithmonë i lidhur.

• Mësoni se çfarë e qetëson fëmi-jën tuaj: muzika e qetë, banja e ngrohtë, një libër me figura. Bëjini këto aktivitete qetësuese para se fëmija të hajë dhe të flejë.

Fëmijët e çrregullt. Në moshën 6-12 muajsh fëmijët fillojnë të vendosin një orar dhe bëhen më të parashikueshëm. Por ka fëmijë që as nuk krijojnë ndonjë orar të vetin, as nuk respektojnë ora-rin e nënës. Në këto raste, do të jetë mirë që të vendoset një lloj rregulli për të mirën e nënës dhe të fëmijës. Duhet të përpiqemi të bëjmë të njëjtat gjëra në të njëjtin orar. Të përpiqemi të bëjmë banjë në të njëjtën orë, të japim vaktin në të njëjtën orë edhe nëse fëmija nuk është i uritur dhe të respektoj-më orarin edhe kur fëmija është i uritur. Në këtë mënyrë mund të ndërtohet një ditë më e organizuar dhe me më pak kaos. Netët me këta fëmijë janë një çmenduri për nënën dhe babain, të cilët mund të

zgjohen me turne derisa gjendja të përmirësohet disi. Në situata ekstreme mjeku mund të përdorë qetësues, për t’i lënë kohë nënës të shplodhet dhe të bëhet gati për të vendosur një regjim të gjumit.

Fëmijët që përshtaten me vështi-rësi. Këta fëmijë nuk pranojnë va-zhdimisht sendet, njerëzit,ushqimet e panjohura. Çdo lloj ndryshimi, qoftë edhe i njohur për ta, i shqetë-son psh. lëvizja nga shtëpia në makinë. Lodrat apo njerëzit e rinj prezantojini me ngadalë. Lodrën lëreni për 1-2 minuta dhe hiqeni, e më pas rishfaqeni pas pak kohe duke e lënë më gjatë, deri sa fëmija ta pranojë dhe ta pëlqejë. Po kështu edhe njerëzit fillimisht të qëndrojnë në një dhomë me fëmijën, t’i flasin nga larg, pastaj të komunikojnë më afër, derisa të përpiqen për një kontakt fizik. Përpiquni të mos bëni ndryshime të kota, kur shishja e biberonit thyhet, zëvendësojeni me një të ngjashme.

Fëmija qan me shumë intensitet. Ndoshta ju keni vënë re se fëmija juaj qante me zërin më të lartë se fëmijët e tjerë, që në maternitet. E qara e tij çmend edhe njeriun menerva më të qeta. Asgjë nuk e nda-lon të qarën e tij, por ne mund të largojmë zhurmat që e shqetëso-jnë, duke izoluar sa më shumë dhomën ku rri fëmija, duke vënë tapete, perde etj. E qara pakësohet

8 - 12 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

194

me kalimin e kohës, por gjithmonë intensiteti i saj do jetë më i lartë, krahasuar me fëmijët e tjerë.

Fëmija negativ ose jo i lumtur. Në vend që fëmija të buzëqeshë dhe të gugasë, ai duket gjithë ko-hën i mërzitur. Kjo ka një ndikim shumë të madh te prindërit, të cilët fillojnë t’i largojnë këta fëmijë. Nëqoftëse duket sikur asnjë gjë nuk e kënaq fëmijën tuaj dhe ai nuk vuan nga ndonjë sëmundje, atëhere jepini dashuri dhe përkuj-desje. Do të vijë koha kur ai të më-sojë mënyra të tjera të shprehuri, e qara dhe hidhërimi do të pakëso-hen, megjithëse ai do të jetë gjithë kohën fëmijë serioz.

FILLIMI I DISIPLINËS

Pse e disiplinojmë një fëmijë?Së pari, për të vendosur tek

ai konceptet “e drejtë” dhe “e gabuar”. Ndonëse duhet një kohë e gjatë përpara se fëmija juaj të mund t’i kapë këto koncepte plotësisht, që tani ju duhet të fi-lloni t’i mësoni atij të drejtën nga e gabuara, duke ia shpjeguar, por dhe me shembuj. Së dyti, duhet t’i mësoni kontro-llin mbi veten e vet. Atij nuk do t’i rrënjosen këto menjëherë, por po të mos t’ia mësoni, fëmija juaj nuk do të jetë i aftë të funksionojë mirë.Së treti, të mësuarit e respektit për

atë që është e drejtë dhe e gabuar dhe për ndjenjat e të tjerëve, kësh-tu që nga një fëmijë i përqëndruar vetëm tek vetja, ai do të bëhet një fëmijë dhe një i rritur i dashur dhe i ndjeshëm.Dhe së fundi, të mbroni fëmijën tuaj, familjen dhe rregullin - tani dhe në muajt e ardhshëm.Ndërkohë që ju filloni programin për disiplinën e fëmijës suaj, mba-ni këto gjëra në mendje:• Ndonëse fjala disiplinë është e

lidhur me strukturën, rregullat dhe ndëshkimin për shumë nga ne, ajo vjen nga fjala latine “të mësosh”.

• Çdo fëmijë është i ndryshëm, çdo familje është e ndryshme. Por ekzistojnë rregulla të sjell-jes, që i përdor çdo njeri, në të gjitha kohërat.

• Derisa fëmija të kuptojë çfarë është e sigurt dhe çfarë jo, ose çfarë veprimesh janë të pran-ueshme dhe çfarë jo, prindërit e tij kanë përgjegjësi të plotë për të mbajtur mjedisin e sigurt, si dhe për të ruajtur gjërat e tyre dhe ato të të tjerëve.

Mungesa e dashurisë prindërore kërcënon vlerësimin e fëmijës për veten. Është e rëndësishme ta lejo-ni fëmijën që të ndiejë se ju e doni, edhe kur ai bën gjëra të këqija.Disiplina më efektive nuk është as ajo e rrepta, as ajo tepër tolerante. Disiplina e fortë bën që fëmija të varet nga prindi, dhe jo të mësojë

PJESA II VITI I PARË

195

të kontrollojë veten. Por gjithashtu dhe toleranca e tepërt te prindërit nuk pëlqehet, sepse largon nga fëmija sjelljet e mira, që janë të domosdoshme në botë. Ata fëmijë bëhen shpesh tepër egoistë, të ash-për, dhe të papëlqyer, hyjnë shumë shpesh në konflikte me njerëzit.Të dy ekstremet e disiplinës e bëj-në fëmijën të ndihet i vetmuar, jo i dëshiruar nga prindërit. Prindërit e rreptë mund të duken të ashpër, sikur nuk i duan, ndërsa ata tole-rantë mund të duken si të paku-jdesshëm. Megjithatë nuk ka dy prindër njësoj: disa janë vetë mjaft të qetë, disa janë pak më të rreptë. Kjo është diçka normale, derisa nuk kalon në ekstrem.

Disiplina e mirë është indivi-duale. Nëqoftëse ju keni më shumë se një fëmijë, ju me siguri vini re ndryshime mes tyre që nga lindja. Këto diferenca do të ndiko-jnë mënyrën sesi secili fëmijë do të disiplinohet. Njëri për shem-bull, do të shmanget nga prekja e një prize, pasi ju ta keni kundër-shtuar. Tjetri nuk do t’ua vërë veshin, megjithëse do të vërejë një frikë në zërin tuaj. Një tjetër do t’ju duhet ta hiqni që andej, se përndryshe nuk ikën vetë.

Rrethanat mund ta ndryshojnë përgjigjen e fëmijës ndaj disi-plinës. Një fëmijë që zakonisht kërkon një paralajmërim më të fortë, mund të ndihet i dërrmuar

nëqoftëse i flitet fort kur ai është i lodhur apo kur po i dalin dhëmbët. Ndryshoni llojin e disiplinimit si-pas situatës.

Fëmijët kanë nevojë për kufij. Ata shpesh nuk mund të kontro-llojnë impulset e tyre ose veten dhe frikësohen kur humbin kon-trollin. Kufijtë e vendosura nga prindërit sigurojnë një mbështetje për t’i mbajtur fëmijët të sigurt dhe të qëndrueshëm, ndërkohë që ata eksplorojnë dhe rriten. Vënia e kufijve të fortë vetëm sepse ai është fëmijë, nuk është e drejtë ndaj fëmijës. Çdo kufi që ju ven-dosni, varet nga ajo që është më e rëndësishme për ju. Në disa shtë-pi, heqja e këpucëve tek dera dhe mosngrënia në dhomën e gjumit janë rregullat kryesore. Në të tjera shtëpi, të qëndruarit larg komodi-nës së mamit dhe babit është shumë i rëndësishëm. Në shumë familje, rregullat kryesore të mirësjell-jes dhe përdorimi i etiketave të thjeshta - përdorimi i të lutem dhe faleminderit, ndarja e gjërave, re-spektimi i ndjenjave të të tjerëve - janë kërkesat kryesore.

Të mësosh të jetosh me kufij që në moshë të vogël, do të ndihmojë në qetësimin e disa shqetësimeve. Do të jetë gjithashtu e nevojshme për të mbijetuar në shoqërinë e mbushur me kufij - në shkollë, punë, dhe në lojë. Sigurisht është më e lehtë të flasësh për kufijtë,

8 - 12 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

196

sesa t’i vendosësh.Një fëmijë që futet në telashe nuk mund të quhet “i keq”. Be-bet dhe fëmijët nuk dinë çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë, kështu që çmenduria e tyre nuk mund të quhet e keqe. Ata mësojnë për botën e tyre nëpër-mjet eksperimentit, vëzhgimit të shkaqeve dhe efekteve, dhe duke bërë prova me të rriturit. Çfarë ndodh kur unë derdh një gotë me lëng frutash? Do të ndodhë kjo gjë përsëri? Përsëri? Çfarë ka brenda dollapit në kuzhinë, dhe çfarë do të ndodhë nëqoftëse une i nxjerr të gjitha jashtë? Cili do të jetë re-agimi i mamit?

Duke i përsëritur vazhdimisht fë-mijës suaj që ai është i keq, mund të ndikoni në uljen e besimit të tij tek vetja dhe në arritjet e tij gjatë jetës. Dhe fëmija që dëgjon “Ti je i keq” vazhdimisht, përpiqet të bëhet i keq (“nëqoftëse ata thonë që jam i keq, duhet të jem i keq”). Kritikojeni veprimin e fëmijës suaj, por jo fëmijën tuaj (“të go-dasësh është keq”, por jo “ti je i keq”).

Qëndrueshmëria është e rëndë-sishme. Nëqoftëse këpucët mbi divan i gjykon sot dhe i lejon të nesërmen, ose nëqoftëse larja e duarve përpara bukës ishte një veprim i domosdoshëm dje, por sot harrohet, fëmija mendon se bota është e pakuptueshme dhe

rregullat nuk kanë një rëndësi të madhe. Nëqoftëse ju nuk i qëndro-ni rregullave që keni vënë vetë, atëherë nuk ju beson më njeri.

Vazhdimi logjik është vendimtar. Nëqoftëse thoni vetëm një “jo”, kur fëmija juaj është afruar shumë pranë televizorit dhe pastaj vazh-doni punën tuaj, kjo nuk mjafton. Nëqoftëse fëmija nuk largohet, veproni menjëherë, kryesisht në situata të rrezikshme. Lëreni pu-nën, merreni fëmijën dhe largojeni nga televizori - mundësisht larg, në dhomën tjetër. Pastaj mundo-huni të shkëpusni mendjen e fëmi-jës nga televizori, me një lojë që atij i pëlqen. Për shumë fëmijë, çfarë është larg syrit është dhe larg mendjes -ndonëse disa përpiqen që të kthehen mbrapsht dhe në të tilla raste ju duhet të veproni me-njëherë për t’i ndaluar.

Bebet dhe fëmijët kanë një kuj-tesë të kufizuar. Ju nuk mund të prisni që ata ta mësojnë mësimin që me herën e parë, dhe nuk mund të prisni që ata të mos përsërisin një veprim të padëshirueshëm përsëri. Jini të duruar dhe përsërisni të njëjtat fjalë “Mos e prek televizo-rin” ose “Mos ha ushqimin e qenit” çdo ditë, për javë të tëra, derisa ai të ndalojë.

Bebet e kanë qejf lojën “jo”. Shumë bebe kënaqen nga kundër-shtimet e prindërve “Jo”, duke i

PJESA II VITI I PARË

197

kthyer ato në lojra, prandaj mos lejoni që një “jo” e juaj të kthehet në një lojë ose në një të qeshur.

Shumë “Jo” e humbin vlerën e tyre dhe e mërzisin fëmijën. Ju nuk dëshironi të jetoni në një botë ku tre fjalët më të përdorura janë “jo, jo, jo”. Dhe gjithashtu nuk dëshironi që fëmija juaj të jetojë në një tillë. Thoni “jo” vetëm kur preket mirëqenia e fëmijës suaj dhe personave të tjerë në familje. Nëqoftëse ju do të krijoni një mje-dis të pranueshëm për fëmijën në shtëpi, të mbushur me mundësira për eksplorim brenda kushteve të sigurta, atëherë nuk do të keni nevojë të thoni shumë “jo”.

Për çdo “jo”, thoni dhe një “po”: “Jo, ti nuk mund të luash me li-brin e babit, por mund të shikosh këtë tjetrin”, ose “Ti nuk mund të boshatisësh dollapin e bukës, por mund të boshatisësh kutinë e lodrave”. Në vend të “Jo, mos i prek letrat në tavolinën e mamit” pasi fëmija i ka hedhur disa letra në dysheme, thoni “ Të shikojmë nëse mund t’i vendosesh tani letrat brenda dollapit të mamit dhe pastaj të mbyllim dollapin”. Ky lloj me-sazhi nuk e bën fëmijën tuaj të ndihet keq.

Fëmijët duhet të lejohen që të bëjnë dhe gabime, dhe të mëso-jnë prej tyre. Nëqoftëse ju e bëni të pamundur për fëmijën tuaj të

bëjë gabime, nuk do t’i jepni atij mundësi për të mësuar nga gabi-met e veta.

Korrigjoni dhe shpërbleni punën e mirë, më mirë sesa të ndësh-koni. Ndëshkimi është zakonisht i pavlefshëm për fëmijet e vegjël, sepse ata nuk e kuptojnë për çfarë ndëshkohen. Në vend të ndëshkoni sjelljet e këqija, më mirë vlerësoni sjelljet e mira. Kjo gjë ndihmon në vetëbesimin dhe shton sjelljet e mira. Një mënyrë që mëson që ve-primi ka dhe pasoja, është që vetë fëmija të korrigjojë gabimin e vet. Për shembull kur djali juaj prek gotën e qumështit me një libër dhe e derdh, ju mund ta këshilloni sesi ta korrigjojë gabimin e vet – Andi, fshije qumështin që është derdhur, ngrije gotën, ngrije më pas librin dhe vendose në raftin e vet.

Zemërimi sjell zemërim. Mos kaloni në shpërthim zemërimi kur fëmija thyen një send të dëshiru-ar tuajin, duke e rrotulluar atë nëpër dhomë si të ishte një top. Nëqoftëse është e nevojshme, qe-tësohuni për disa minuta përpara se t’i flisni – nëse jeni shumë të nxehur, largohuni nga dhoma. Kur të jeni qetësuar, shpjegojini bebit se ajo që bëri ishte gabuar, dhe pse. (“Kjo nuk ishte një lodër, ishte njëgjë e mamit. Ti e theve dhe mami tani është e mërzitur.) Kjo është e rëndësishme për t’u bërë, edhe pse shpjegimi duket se

8 - 12 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

198

fluturon nga koka e fëmijës.

Përpiqu të kujtoni në ato momente zemërimi të madh se qëllimi juaj është t’i mësoni fëmijës sjelljet e mira, dhe se të bërtiturit do t’i mësojë atij një sjellje të gabuar, duke dhënë një shembull të keq të mënyrës sesi sillet njeriu, kur është i mërzitur. Por mos u shqetësoni nëse në disa momente nuk arrini të kontrolloni veten, sepse fëmija duhet ta dijë dhe këtë. Kur kjo gjë ndodh, kini parasysh të kërkoni falje: “ Më fal që bërtita aq shumë, por isha tepër e mërzitur”. Duke shtuar dhe “të dua shumë”, jo vetëm që do ta qetësoni fëmijën, por do ta bëni të kuptojë se disa herë ne zemërohemi me njerëzit që duam, por ndjenja të tilla janë nor-male, dhe pastaj dimë të kërkojmë dhe të falur.

Disiplina mund të kthehet edhe në shaka. Humori është pjesë e jetës sonë, dhe nje mënyrë mjaft e mirë për të mësuar disiplinën. Hu-mori mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Jepini urdhra fëmi-jës duke bërë si luan apo si qen, si zog apo si diçka tjetër që i pëlqen shumë atij.

Aksidentet kërkojnë një trajtim të ndryshëm në krahasim me gjërat që bëhen me qëllim. Mba-ni mend që çdo njeri lejohet të bëjë gabime, por bebet, meqenëse janë bebe, do të bëjnë shumë nga këto. Kur fëmija juaj derdh pa dashje

gotën e qumështit, ndërkohë që është duke kërkuar bukën, thoni “opa, u derdh qumështi. Përpiqu të jesh më e kujdesshme, zemër”, kjo është një përgjigje e mirë. Por kur gota derdhet me qëllim, tho-ni “Qumështi është për t’u pirë, jo për t’u derdhur. Kur e derdh bëhet rrëmujë - shiko”, kjo është përgjigje më e mirë në këtë rast.

Prindërit duhet të jenë të rriturit në familje. Nëqoftëse ju prisni që fëmija juaj të veprojë në mënyrë të përgjegjshme, edhe ju duhet të veproni kështu. Nëqoftëse ju i premtoni që do të bëni një shëtitje bashkë dhe mbasdite i thoni se keni punë, atëherë ju nuk po e mbani premtimin.

Fëmijët janë të mbushur me res-pekt. Në vend që ta trajtoni fëmijën tuaj si një pronë tuajën, ose thjesht si një fëmijë, trajtojeni atë me res-pektin që trajtoni çdo njeri tjetër. Jini të sjellshëm (i thoni: të lutem, faleminderit, dhe më fal), jepini atij shpjegime kur harroni të bëni diçka që i keni premtuar, kuptoni dëshirat e fëmijës dhe ndjenjat e tij, mos e ofendoni, sidomos në sy të të tjerëve dhe dëgjojeni kur ju flet.

Duhet të bëhet një ndarje e drej-të e të drejtave midis prindërve dhe fëmijës. Është e lehtë kur një fëmijë është i vogël, që prindërit e rinj të bëjnë gabime në këtë fushë. Disa prej tyre fshijnë të drejtat e

PJESA II VITI I PARË

199

tyre për hatër të fëmijës- ata ia kushtojnë jetën e tyre fëmijës, as-njëherë nuk dalin, harrojnë miqtë dhe të njohurit e tyre. Të tjerë e je-tojnë jetën njësoj sikur të ishin pa fëmijë, nuk kujdesen për nevojat e fëmijës – ata e marrin me vete beben në një festë plot zhurmë dhe tym duhani, nuk i bëjnë banjë se ju ikën ndeshja e futbollit, dhe mungojnë në vizitën tek pediatri, se bëjnë diçka tjetër.

Asnjëri nuk është i përsosur -Fëmijët kanë nevojë që të zhvillo-hen, derisa ata të mund të sillen si të rritur. Ata kanë nevojë gjithashtu të dinë se ju nuk prisni që të jenë të përsosur. Krenohuni me atë që bëri sot “ ti ishe shumë i sjellshëm sot” sesa me “ti je fëmija më i mirë në botë”, ndërkohë që asnjeri nuk mund të jetë i mirë gjithë kohës.

Fëmijët duhet të dinë që ata ka-në kontroll në jetën e tyre. Por për një shëndet mendor të mirë, çdo njeri - edhe një fëmijë - nevo-jitet të ndjejë se mund t’i shkojë diçkaje deri në fund. Nuk do të jetë gjithmonë e mundur që fëmi-jës suaj t’i dalë e vetja, por kur kjo ndodh, mos e ndaloni. Jepini fëmijës një mundësi për të bërë një zgjedhje – një biskotë apo një copë kek, të ecë vetë apo me karrocë.

VITI I PARË KALON SHPEJT DHE VJEN DITËLINDJA E PARË

“Të gjithë në shtëpi janë shumë të lumtur për ditëlindjen e parë të fëmijës. Duam që festa të jetë e veçantë, por nuk dimë se si ta or-ganizojmë”.

Shumë familje janë tepër të gë-zuara për ditëlindjen e parë të fëmijës së tyre, saqë harrojnë fak-tin që ajo është ende një bebe. Për të planifikuar ditëlindjen e parë të fëmijës suaj, ju do të bëni mirë të ndiqni këtë strategji:

Mos organizoni një festë të ma-dhe. Një dhomë e mbushur plot me njerëz ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të festuar ditëlind-jen. Bëni një drekë të kufizuar me njerëzit e familjes dhe me ndonjë mik tuajin. Nëqoftëse ajo kalon kohë me moshataret e vet, ftoni edhe 2 ose 3 prej tyre.

Shtoni zbukurimet. Një dhomë e zbukuruar mund të jetë një ëndërr për fëmijën tuaj. Shumë tullum-bace, maska, kapele etj, një zbuku-rim me drita, kukullën e preferuar (Pinokun ose Teletabin).

8 - 12 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

200 8 - 12 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Lëre fëmijën të hajë kekun. E sotmja është një ditë e veçantë, të gjithë njerëzit dhe të gjitha ëm-bëlsirat janë bërë për nder të saj. Prandaj lejojeni t’i provojë ato, është vetëm një ditë. Nesër vazh-doni ushqyerjen e shëndetshme dhe pa sheqerna.

Mos i jepni urdhra. Mund të jetë bukur kur fëmija qesh para aparatit fotografik, kur hap dhuratat etj. Ajo mund të mësojë të shuajë qiri-njtë, nëqoftëse ju e mësoni atë disa muaj përpara, por mos prisni një bashkëpunim të plotë nga fëmija, dhe mos ushtroni presion. Lëreni të jetë vetvetja.

Llogariteni kohën mirë. Përpiqu-ni të organizoni gjithçka mirë, që fëmija juaj mos të ndihet e lodhur apo e paushqyer. Mos e planifikoni festën paradite, nëqoftëse atëhere është orari i gjumit për të. Mos e zgjasni shumë kohën e festës, (e shumta deri në një orë) ose mund ta shkëputni fëmijën për ta vënë në gjumë.

Incizoni një kasetë me ditën e festës për ta patur si dokument

për brezat e ardhshëm. Festa do të mbarojë shumë shpejt, po ashtu dhe fëmijëria e fëmijës suaj. Regjistrimi i saj do të jetë me shumë vlerë.

Kini parasysh!!Takoni një specialist të fëmijërisë së hershme, nëse në moshën 12 muaj fëmija:

• Nuk pulit sytë kur sende që lëvizin me shpejtësi i afrohen syve të tij

• Nuk imiton tinguj të thjeshtë• Nuk ndjek kërkerkesa të thjesh-

ta me gojë, të tilla si: hajde dhe paçim

• Nuk ngrihet vetë në pozicion drejtqëndrimi në këmbë

• Nuk i çon sendet nga një dorë në tjetrën

• Nuk shfaq frikë ndaj të huajve• Nuk ndërvepron për të luajtur

me prindërit dhe kujdestarët• Nuk ushqen veten, nuk mban

vetë shishen ose gotën• Nuk zvarritet me duar dhe gju-

një.

201

Pjesa III

VITI I DYTË

202 1

12 - 24 muaj

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit

Fëmija tani është një motor, plot me energji, entuziazem dhe kuriozitet. Gjatë vitit të dytë të jetës ai rritet më ngadalë, por në zhvillim ndodhin

ndryshime të rëndësishme. Fëmija e fillon këtë periudhë me aftësitë e një foshnjeje dhe përfundon me aftësitë e një fëmije të vogël.Përmirësimet në lëvizje i lejojnë fëmijët të lëvizin rreth vetes së tyre, të eksplorojnë, dhe të provojnë botën rreth tyre. Zhvillimi i shpejtë i të fo-lurit dhe gjuhës ndihmon të menduarin më kompleks dhe të mësua-rin. Mosbindja dhe përgjigjet negative vijnë afër fundit të kësaj faze.Gradualisht, fëmija fillon të kërkojë më shumë liri, si një mënyrë për të fituar autonominë (ta shohë veten si një njeri, veç nga të tjerët) dhe një-farë kontrolli mbi prindërit dhe kujdestarët.Aftësia e fëmijës për të qëndruar në këmbë dhe për të lëvizur nga njëri vend në tjetrin, bën të mundur që njëvjeçari të fitojë njohuri më të mëdha për mjedisin rreth tij.Ata bëhen fjalëshumë dhe aktivë, duke ndaluar vetëm gjatë vakteve të ushqimit dhe në kohën e gjumit. Kurioziteti dhe aftësitë e tyre rriten dhe nivelet e energjisë duken të pafundme.Njëvjeçarët besojnë se çdo gjë ekziston vetëm ta. Ky egocentrizëm, ose vetë-qendërzim, avash-avash kalon në një respekt më të madh për të tjerët. Megjithatë, për momentin, njëvjeçari kënaqet që të konsiderojë çdo gjë si “të tijën” dhe të imitojë lojën dhe veprimet e fëmijëve të tjerë, më tepër sesa të bashkohet me ta.

20312 - 24 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES

• Perimetri i kraharorit është më i madh sesa ai i kokës

• Dalje e shpejtë e dhëmbëve; da-lin gjashtë deri në dhjetë dhëm-bë të rinj; shfaqen dhëmballët e dyta dhe ka gjithsejt 20 dhëmbë të fëmijërisë.

• Këmbët mund të jenë ende të harkuara.

• Masa e trupit ndryshon; merr më tepër pamjen e një të rrituri, ende shfaqet koka më e rëndë, barku i dalë dhe kurrizi është i harkuar.

ZHVILLIMI LËVIZOR

• Përkulet shpejt dhe lehtë• Qëndron vetëm me shputat e

këmbëve të larguara, këmbët e hapura dhe krahët e shtrira për mbështetje.

• Ngrihet në këmbë pa ndihmë• Shumë fëmijë ecin pa ndihmë

gjatë fundit të kësaj periudhe; rrezohen shpesh, jo gjithnjë arrijnë që të kalojnë përreth pengesave, si mobiljet ose ku-kullat.

• Mënyra e të ecurit është mode-li thembër-gishti madh (çka nënkupton që fëmija kur ecën në fillim mbështet në tokë thembrën dhe me tej gishtin e madh).

• Përdor mobiljet për t’u ulur në dysheme, rrëzohet mbi të nde-njura në pozicion të ulur ose shtrihet para në duar dhe më

• Fëmija rritet mjaft ngadalë gja-të kësaj periudhe.

• Gjatësia rritet afërsisht 5.0-7.6 cm çdo vit; femijet arrijnë një gjatësi mesatarisht 81.3 - 88.9 cm.

• Pesha është mesatarisht 9.6 - 12.3 kg; shtojnë 0.13 - 0.25 kg çdo muaj; dhe tani është afër-sisht tre herë sa pesha e lindjes së fëmijës.

• Ritmi i frymëmarrjes është 22 - 30 frymëmarrje për minutë dhe ndryshon sipas gjendjes emo-cionale dhe aktivitetit të fëmi-jës.

• Temperatura e trupit vazhdon të lëvizë sipas aktivitetit që bën fëmija, gjendjes emocionale dhe mjedisit.

• Truri arrin rreth 80% të madhë-sisë që ka i rrituri.

• Frekuenca e zemrës është afër-sisht 80 deri në 110 rrahje në minutë.

• Perimetri i kokës rritet ngadalë; afërsisht 1.3 cm gjatë çdo muaji, fontanela e përparme (boshllëk, hapje e kockave të kafkës në pjesën e sipërme tek bebet dhe fëmijët deri 2 vjeç, gjatë pro-cesit të kalcifikimit të plotë te tyre) mbyllet thuajse fare gjatë muajit të tetë, ndërsa kockat e kafkës rrafshohen.

204 PJESA III VITI I DYTË

pas ulet.• Pëlqen të shtyjë ose të tërheqë

kukullat ndërsa ecën.• Ngre sende disa herë me radhë

dhe i hedh ato, drejtimi bëhet gjithnjë e më i saktë. Përpiqet të vrapojë, ka vështirësi të ndalojë dhe zakonisht bie në dysheme.

• Ngjit shkallët pa kërkuar ndih-më (por nuk arrin t’i përdorë të dyja këmbët njëra pas tjetrës në ngjitje).

• Ngrihet sipër me katër gjym-tyrët (duar dhe këmbë), ulet poshtë në të njëjtin pozicion.

• Ngjitet mbi karrike, rrotullohet dhe ulet.

• Ulet për të luajtur për periudha më të gjata

• Qëndron drejt mbi një këmbë (për pak çaste, hidhet përpjetë,

por mund të bjerë).• Çon lodrat nga njëri vend tek

tjetri.• Lëshon vullnetarisht nga dora

një send.• Tregon dëshirë për të shka-

rravitur; kap lapsin me gjithë pëllëmbën e dorës dhe lëviz gjithë krahun për të vizatuar (shkarravitur).

• I ndihmon ata që e ushqejnë; kënaqet duke mbajtur lugën (shpesh nga poshtë) dhe duke pirë nga një filxhan ose gotë me një dorë (është me e sigurt për ju që filxhani të mos jetë i thy-eshëm); jo gjithnjë fut si duhet ushqimin në gojë, shpesh duke u bërë pis.

• Ndihmon duke kthyer faqet e librit.

• Grumbullon rreth katër sende.• Hedh topa të mëdhenj nga

poshtë dorës, pa humbur ekui-librin.

• Shkopsit kopsa të mëdha; hap zinxhirë të mëdhenj

• Hap dyert duke ulur dorezën e derës.

• I pëlqen të zbrazë dhe të mbushë - rërë, ujë etj.

• Shpesh fiton kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit gjatë këtyre viteve (por kjo varet nga zhvillimi fizik dhe neurologjik i fëmijës). Megjithatë duhet të presim se do të ketë prapë raste që fëmija do të laget apo ndotet; fëmija do ta tregojë vetë se kur është gati që të ulet në uturak.

Fig. 17. Përpiqet të qëndrojë drejt me një këmbë

20512 - 24 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT

bull: vendos të gjitha kubat në një kuti, vendos 3 forma gjeometrike në një tabelë (për shembull. një trekëndësh, një rreth dhe një katror).

• Fut sende të ndryshme të vogla (blloqe, kopsa, copa ushqimi) në një shishe a gotë dhe më pas i nxjerr jashtë.

• Përpiqet t’i bëjë sendet me-kanike të punojnë, pasi ka parë dikë tjetër të bëjë kështu.

• Ka shprehje të qarta të mimikës, por ende nuk mund të bëjë një imitim të shprehjeve të fytyrës.

• Koordinon më mirë lëvizjet sy-dorë; mund të bashkojë sende, t’i ndajë, të përshkojë gogla të mëdha në një tel.

• Fillon t’i përdorë sendet më shumë për qëllimet e veta, sesa për funksionin që ato kanë (p. sh mund të shtyjë një kub si një varkë).

• Bën klasifikime të thjeshta (ndan për shembull një kafshë lodër nga një makinë lodër).

• Habitet për momente të gjata, duket i magjepsur nga diçka, apo e zmadhon atë, përfytyron një situatë, për shembull: ku ka shkuar topi, pse vrapoi qeni, kush e ka bërë këtë zhurmë?

• Ndjek aktivitete që i zgjedh vetë, për periudha të gjata kohe.

• Zbulon që çdo veprim ka dhe pasoja, pra lidhjen shkak-paso-jë; po e ngacmove macen, ajo të gërvisht.

• Pëlqen aktivitetet që lidhen me fshehjen e sendeve apo lodrave në vende të ndryshme; në filli-met e kësaj periudhe, fëmija gjithnjë kërkon në të njëjtin vend për një send të fshehur (nëse ai e ka parë fshehjen e sendit). Më vonë, fëmija do të kërkojë në vende të ndryshme.

• E kalon lodrën në dorën tjetër kur i ofrohet një send i dytë.

• Ia del mbanë të mbajë tre ose katër sende, duke vendosur një send mënjanë (në dysheme a mbi divan) kur prezantohet me një lodër të re.

• E vendos lodrën në gojë jo aq shpesh si më parë.

• Pëlqen të shohë figurat e lib-rave.

• Tregon që kupton marrëdhëniet funksionale (sende që i përka-sin njëri-tjetrit):

- vendos lugën në tas dhe më pas e përdor atë sikur të jetë duke ngrënë.

- vendos filxhanin në pjatë dhe bën sikur do të pijë prej tij.

• Përpiqet ta bëjë kukullën të qëndrojë në këmbë.

• I tregon ose i afron lodrën një personi tjetër që ai ta shohë.

• Emërton shumë sende të përdit-shme.

• Tregon që di të orientohet më mirë në hapësirë, për shem-

206 PJESA III VITI I DYTË

• I vë emër sendeve në librin e figurave; mund të dojë të kapë një figurë dhe ta shijojë apo t’i marrë erë.

• Njeh dhe shpreh dhimbjen dhe tregon vendin e saj.

ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT

• Përdor më shumë fjalë: vendos fjalët dhe tingujt së bashku në formë bisede.

• Përdor një fjalë për të përmble-dhur një mendim të tërë (“unë” mund të ketë kuptimin: “Dua dhe unë kek”, ose një kuptim tjeter, për shembull: “Unë ha vetë”).

• Më vonë, formon fjali me dy fjalë për të shprehur një men-dim të plotë: “Shumë ëmbël-sira”, “Babi, paçim”.

• Zbaton kërkesat e thjeshta, për shembull: “Jepi babit filxha-nin”.

• Kur i kërkohet, tregon persona, kafshë dhe lodra që i njeh.

• Gjen tri pjesë të trupit nëse di-kush e pyet : “Më trego hundën tënde (veshin, gishtin)”.

• Tregon disa veprime si dhe sende të dëshiruara me emra: “Paçim-paçim”, “biskota”; kër-kesa me gojë është shpesh e shoqëruar nga gjeste (për shem-bull tregon biskotën me gisht).

• I përgjigjet pyetjeve të thjeshta me “po” ose “jo” dhe me lëvizje

të duhura të kokës.• Fjalët që thotë kuptohen 25 - 50

për qind.• Gjen se ku janë sendet e njohura

(nëse fëmija e di vendndodhjen e sendeve).

• Përdor gjestet, si të treguarit ose tërheqjen, për të drejtuar vëmendjen e të rriturit.

• Pëlqen vjershat dhe këngët, për-piqet të këndojë dhe recitojë.

• Tregon interes per bisedat e të tjerëve dhe mund të përgjigjet duke lëshuar zëra, për shembull duke bërë apo imituar zhurma.

• I pëlqen t’i lexojnë dhe do të marrë pjesë në lexim duke treguar me gisht, duke nxjerrë zhurma, kthyer faqet etj.

• Kupton se të folurit vlen për t’i bërë të tjerët që t`iu përgjigjen nevojave dhe dëshirave të tij.

• Përdor 50 deri 300 fjalë të ndry-shme; fjalori është vazhdimisht në rritje.

• Ka një të folur të vetën si kod, me fjalë të tjera, shumë pjesë nga biseda e një dyvjeçari kanë kuptim vetëm për të.

• Gjuha e kuptuar është më e zhvi-lluar se ajo e shprehur; shumë fëmijë dyvjeçarë kuptojnë më shumë se sa mund të flasin.

• I referohet vetes më shumë si “mua’, apo ndonjëherë “unë” se sa me emër. “Mua po iki, pafshim”; nuk ka probleme për të shprehur “e imja”.

• Shpreh fjali mohuese duke u kapur pas një fjale mohuese si

20712 - 24 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

“jo”, “nuk”, për shembull, “jo me qumësht”, “nuk gjumë” etj

• Vazhdimisht pyet, “Çfarë është kjo?”

• Përdor disa fjalë në numrin shumës; tregon për sende, apo ngjarje që nuk kanë ndodhur tani (ky është një përparim në njohje dhe gjuhë).

ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL

• Ndihmon në ngritjen dhe largi-min e lodrave.

• Zakonisht është miqësor ndaj të tjerëve; shfaq më pak habi dhe frikë ndaj të panjohurve.

• Luan vetëm, pa të tjerë, për një kohë të shkurtër.

• I pëlqen ta mbajnë në prehër dhe t’i lexojnë diçka.

• Shpesh imiton veprimet e të rriturve gjatë lojës.

• Do që të ndjejë vëmendjen e të rriturve apo praninë e tyre dhe kënaqet kur ata e nxisin, e puthin dhe e përqafojnë.

• Njeh veten në pasqyrë.

• Fillon të kërkojë pavarësinë, shpesh nuk pranon të bashkëpu-nojë në veprimet e përditshme, që më parë i kanë pëlqyer, nuk

Librat që pëlqejnë fëmijët e vegjël 1-2 vjeç (shih dhe vitin e tretë të jetës)

• Libra me kapakë të trashë, të fortë, që të mund t’i mbajnë në krahë e t’i marrin kudo me vete.

• Libra me fi gura fëmijësh që po bëjnë gjëra që ata i dinë, për shembull luajnë, fl enë, ushqehen etj.

• Libra që thonë mirupafshim, mirëdita.• Libra që kanë vetëm pak fjalë në çdo faqe.• Libra me vjersha të thjeshta me rimë.

Figura 18. Njeh veten në pasqyrë

208

do të vishet, t’i veshin këpucët, të hajë, të lahet; dëshiron që t`i bëjë gjërat vetë pa ndihmë

• Është gjithnjë e më shumë ku-rioz për njerëzit dhe mjedisin/vendin përreth; fëmijët kanë nevojë të vëzhgohen me kujdes, për t`i mbrojtur ata nga situatat jo të sigurta.

• Tregon shenja afrimi dhe ku-jdesi; qetëson fëmijët e tjerë që janë dëmtuar, apo janë të frikë-suar; ndonjëherë është tepër i dashur, duke i dhënë përkë-dhelje dhe puthje pa mbarim fëmijëve të vegjël.

• Vazhdon të jetë agresiv fizikisht (të godet me shpullë, të shkul flokët etj) nëse është i zemëru-ar, i zhgënjyer apo i lodhur (për disa fëmijë, kjo ndodh shumë më tepër se tek disa të tjerë). Ky agresivitet fizik zakonisht pakësohet me përmirësimin e të folurit.

• Shpërthimet e inatit/zemërimit duken se arrijnë kulmin në këtë vit; fëmija ende nuk mund të arsyetojë dhe këto kriza inati janë të shpeshta në këtë peri-udhë moshe.

• Është i paduruar; e ka të vështirë të presë, apo t’i vijë radha.

• I pëlqen “të ndihmojë” në pu-nët e shtëpisë; imiton aktivi-tetet e përditshme; përpiqet ta bëjë kukullën të urinojë, apo të ushqejë një lodër pellushi etj

• Është si “pronar” me prindërit dhe kujdestarët; i urdhëron ato,

PJESA III VITI I DYTË

ju kërkon gjëra, pret që të rritu-rit t’i përgjigjen menjëherë.

• Vëzhgon dhe imiton lojën e fëmijëve të tjerë, por rrallë bashkohet me to; i pëlqen të lu-ajë vetëm.

• Iu jep lodra fëmijëve të tjerë, por është zakonisht pronar i sendeve; ende provon të dëm-tojë e të shkatërrojë lodrat.

• E ka të vështirë të bëjë zgje-dhje; i dëshiron të gjitha.

• Shpesh është “i pabesë” ndaj të tjerëve (për shembull i puth dhe më pas i godet); papritmas bërtet “jo” dhe bëhet i prerë, nuk do të bashkëpunojë me të tjerët.

• Dëshiron gjithçka sipas një rregulli të tij “pikërisht kësh-tu”; kërkon gjithçka njësoj si më parë; gjithçka duhet të jetë “aty ku ishte”.

Figura 19. Luan vetëm zakonisht

20912 - 24 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

USHQYERJA

Në këtë periudhë oreksi i fëmijës fi llon të luhatet. Fëmija juaj ka kaluar një rritje shumë të shpejtë gjatë vitit të parë, duke dyfi shuar peshën e tij në moshën 5-6 muajshe dhe duke e trefi shuar atë në fund të vitit të parë. Tani ritmi i rritjes po ngadalësohet pak dhe oreksi po ulet. Mos e keqinterpretoni këtë pakësim normal të ngrënies si shenjë sëmundjeje. Asnjëherë, në çfarëdo rrethane mos e detyroni një fëmijë të hajë me zor. Mos bëni “hatanë” nëse fëmija refuzon të hajë. Asnjë fëmijë nuk vdes nga uria, kur ka shtëpinë të mbushur plot me ushqim. Mbani një qëndrim të prerë dhe të njëjtë “haje, ose lëre dhe ik” dhe mos e mësoni fëmijën me zakonin e zëvendësimit të ushqimit, lutjes, apo dhënies së një çmimi si shpërblim. Duhet ta dini se në betejën për ushqimin midis jush dhe fëmijës, në pjesën më të madhe të kohës do të jeni të humbur, atëherë përse të luftoni? Vetë fëmija juaj do ta përcaktojë sasinë e ush-qimit për të cilën ka nevojë.

i intereson ushqimi).• Ka kontroll të mirë të filxhanit:

e ngre, pi me të, e ul poshtë, e mban me një dorë.

• I ndihmon ata që e ushqejnë; disa fëmijë të kësaj moshe mund të hanë edhe vetë, disa të tjerë ende duan ndihmë.

• Ndonjëherë e përshkruajnë si nazeli; shpesh ka gjëra që i pëlqejnë shumë apo nuk i pëlqejnë aspak (të cilat duhen respektuar); mund të pëlqejë

Rutina e përditshme

• Ha disa vakte të vogla; dreka shpesh është vakti i tij i preferu-ar.

• Shpesh quhet nazeli; mund të bëjë naze për disa lloje ushqi-mesh dhe të pëlqejë disa të tjera; do një sasi të madhe ushqimi.

• Zakonisht e mban ushqimin në gojë pa e gëlltitur, shpesh kjo gjë tregon që fëmija nuk dëshi-ron të hajë më.

• Përdor lugën pak më mirë (sidomos nëse është i uritur dhe

210 PJESA III VITI I DYTË

vetëm disa ushqime si reçeli, sanduiçet, makaronat, djathi.

• I pëlqejnë ushqime të thjesh-ta që i “njeh”; nuk i pëlqejnë përzierjet; dëshiron ushqimet që i shërbehen në një mënyrë të njohur për të.

• Mund të ketë nevojë që midis vakteve të hajë diçka

• Vazhdimisht është i aftë për t’u ushqyer vetë, por ndonjëherë mund të jetë “shumë i lodhur” për ta bërë këtë.

• Kontrollon mirë filxhanin, apo gotën, megjithëse ndonjëherë e derdh.

• Mëson të ulet në tavolinë, duke imituar të rriturit dhe fëmijët më të mëdhenj.

Planifikimi i ushqimit të fëmijës

Kur prindi planifi kon vaktet e ngrënies për fëmijën, është e rën-dësishme të marrë parasysh disa çështje të rëndësishme:

• Fëmijët kanë stomak të vogël dhe mund të mos jenë në gjen-dje të hanë shumë ushqim gjatë vaktit; pra është shumë e rëndë-sishme që fëmija të marrë edhe vakte të vogla, në mes të vak-teve të mëdha (mëngjesi, dreka dhe darka).

• Fëmijët janë shumë të lëviz-shëm, prandaj ata kanë nevojë për shumë kalori dhe lëndë ushqimore.

• Oreksi i fëmijëve mund të ndry-shojë nga dita në ditë dhe nga

një vakt në tjetrin.

Mbi bazën e lëndëve ushqimore që përmbajnë ushqimet, ato mund të ndahen në disa grupe të mëdha.

Grupet e prodhimeve ushqimore

Grupi i parë (mishi, peshku dhe të tjera)• Të gjitha llojet e mishit për

shembull lopë, qengj, mish i grirë qoftesh, mëlçi, mish pule dhe peshk, duke përfshirë edhe peshkun në konservë.

• Të gjitha llojet e bathëve të thara, si për shembull fasule, thjerëza.

Këto janë prodhime që përmbajnë proteina të cilësisë së lartë, hekur, sheqerna,vitaminë D, dhe vitami-nat e kompleksit B.

Kujdes: Konventa Europiane e Ushqimit ka ndaluar përdorimin e organeve te brendshme të kaf-shëve (për shembull mëlçitë) për arsye sigurie.

Grupi i dytë (qumështi dhe bul-metrat)Këto janë ushqime të gatuara nga vetë nëna natyrë. I tillë është qumështi, i cili është i vetmi pro-dhim i destinuar nga natyra për të qenë ushqimi i kafshëve (gjitarëve) dhe njeriut. Qumështi dhe të gjitha llojet e bulmetrave si djathi, gjiza, kosi, janë produkte ushqimore që përmbajnë kalcium, proteina të cilësisë së lartë dhe vitamina të

21112 - 24 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

grupit B.

Grupi i tretë (buka, drithërat dhe patatet)Orizi dhe grupi i produkteve ush-qimore me origjinë nga drithërat, janë produkte ushqimore që për-mbajnë sheqerna, proteina të cilë-sisë së mesme, vitamina të grupit B.Këtu hyjnë:• Buka, orizi, makaronat, pata-

tet, drithërat për mëngjesin (për shembull Cornflakes apo Korn-fleks në shqip), si dhe të gjitha llojet e grurit ose thekrës.

Grupi i katërtVaji, gjalpi, dhjami dhe margarina, janë produkte që përmbajnë yn-dyrna, veçanërisht acide yndyrore, disa lloje vitaminash (veçanërisht

A dhe D)

Grupi i pestë (frutat dhe perimet)Agrumet dhe të gjitha llojet e fru-tave dhe të perimeve të freskëta, janë prodhime që përmbajnë disa lloje vitaminash (veçanërisht vita-minë C) dhe kripëra minerale. Për shembull:• Të gjitha llojet e perimeve të

freskëta, të ngrira ose të kon-servuara, për shembull karrota, spinaq, presh, bizele, speca, la-kër etj.

• Të gjitha llojet e perimeve që përdoren për sallatë si domate, sallatë jeshile, kastravec.

• Të gjitha llojet e frutave të fres-këta ose të ngrira si mollë, ba-nane, portokalle, dardhë, pjepër etj.

• Të gjitha llojet e frutave të thara

USHQIMET SASIA DITORE

Qumësht dhe kos 400-500 ml Biskota 15gr Supra me makarona 40gr Djath kaçkavall i grirë 10gr Mish i vogël (viçi) 30-40gr Peshk 50-60 gr Vaj ulliri 10ml (1 luge gjelle) Perime 100gr Djathë 20gr E verdha e vezës 1-2 ne jave Frutat 150-200gr

Tabelë orientuese për menynë e ushqyerjes së fëmijës pas vitit të parë të jetës

212 PJESA III VITI I DYTË

uturakun/tualetin); shenja të tje-ra mund të jenë:

• ka interes të shikojë të tjerët kur shkojnë në tualet

• mban një kukull apo kafshë pellushi sikur po urinon

• shpreh dëshirën për t’u ulur në uturak për pak momente

• shpreh pakënaqësi nëse është lagur, apo ndotur.

si fiq, kajsi, stafidhe etj.• Të gjitha llojet e lëngjeve pa

sheqer, të frutave (lëng frute 100% i pastër).

Rruga më e lehtë për t’i siguruar fëmijës suaj dietë të ekuilibruar, është t’i jepni një larmi ushqimesh nga secili prej grupeve kryesore.

TUALETI, BANJA, VESHJA

• Ndihmon të tjerët kur e veshin, fut krahët në mëngë, zgjat këm-bët gati për të veshur çorapet, pëlqen të vishet dhe të zhvishet vetë: heq këpucët dhe çorapet, heq bluzën, fut këmbët në pan-tallona.

• Iu tregon prindërve apo kujdes-tareve kur pantallonat janë të lagura.

• I pëlqen të lahet, nëse i lejo-het të luajë me ujin (asnjëherë nuk duhet lënë vetëm!); mund të mos pranojë që ta lajmë ne, sepse i pëlqen të lahet vetë.

• Zakonisht nuk i pëlqen dhe kundërshton të lajë flokët.

• Tregon shenja se është gati për t’u mësuar të kontrollojë jashtëqitjen, apo të urinojë vetë, (disa fëmijë tashmë mund ta kenë fituar kontrollin e jashtë-qitjes).

• Qëndron i thatë, pra pa e lagur panolinën apo pelenën për peri-udha më të gjata (një shenjë kjo se fëmija se është gati të përdorë

Figura 20. Ka interes të shikojë të tjerët kur shkojnë në tualet

GJUMI

• Bie në gjumë rreth orës 8 ose 9 të darkës, megjithatë mund ta zërë gjumi edhe mbi tavolinë duke ngrënë darkën, sidomos kur nuk ka fjetur në drekë. Gjatë natës fle dhjetë deri në dymbëdhjetë orë.

• Ndonjëherë mezi e zë gjumi; energjia e tepërt duket tek rro-tullimet e përpëlitjet.

21312 - 24 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

• Thërret nënën, kërkon ujë ose te shkojë në banjë, këndon vetë, kërkon t`i bësh gati shtratin; të gjitha këto janë naze për të mos fjetur; zakonisht ankohet nëse i kushtojmë shumë vëmendje dhe mund të mësohet me kryer-jen e një rutine para se të flejë (kërkon për natë t’i tregojmë përralla, një lodër të veçantë, libra, apo kërkon një mbulesë të veçantë).

• Ende kërkon të flejë pas dreke; kërkon kohë për t’u zgjuar në mëngjes.

• Duke qënë se ka interes për të njohur gjithçka në botën që e rrethon, ngacmimet e shumta dhe imagjinata e tij në rritje mund të bëjnë që natën t’i dalë gjumi. Ëndrrat e frikshme dhe makthet mund të fillojnë të shfaqen tek fëmijët e kësaj moshe, të cilët kanë vështirësi t’i dallojnë nga realiteti

• Nëse fëmija juaj zgjohet shpesh natën nga ëndrrat e frikshme, kini kujdes që para kohës për të shkuar për të fjetur të mos të shohë libra apo filma, që mund të ndikojnë në shfaqjen e këtyre maktheve. Gjithashtu në këto rastë mundohuni të shoqëroni fëmijën në shtrat, duke i treguar një histori të këndshme që do ta qetësojë. Edhe banja përpara gjumit ndihmon qetësimin e fëmijës.

• Nëse fëmija zgjohet natën i frikësuar, ju duhet ta qetëso-ni dhe ta siguroni se gjithçka

shkon mirë dhe ju ndodheni pranë. Por kujdes, se një lidhje shumë e zgjatur mund të bëjë që fëmija ta kërkojë përnatë këtë gjë, prandaj mundohuni që t’i mbani të shkurtra këto “vizi-ta” natën tek fëmija juaj.

• Nëse keni një fëmijë që zgjohet herët në mëngjes, mundohuni që dhomën ku fle ta mbani sa më të errësuar, që mos ta zgjo-jë drita e mëngjesit. Vini pranë krevatit disa nga lodrat që i pëlqejnë më shumë, që kur të zgjohet në mëngjes, të jetë i zënë me “punët” e tij në shtrat.

AKTIVITETI DHE LOJA SOCIALE

• Zhvillon një ndjenjë të fortë të së drejtës mbi pronën, fjala “e imja” dëgjohet shpesh. Ndarja e lodrave a sendeve të tjera me njerëzit e tjerë është e vështirë.

• Pëlqen të ndihmojë, por futet në “telashe” kur lihet vetëm: gëlltit pastën e dhëmbëve, pro-von të kuqin e buzëve, boshatis dollapët ose sirtarët.

• I pëlqen të flasë për pikturat, pëlqen të përsërisë atë që kanë bërë të tjerët.

• I pëlqen të ecë; ndalon zako-nisht për të parë gjëra si: gurë, insekte, letra, ulet në bisht dhe i merr ato në dorë, më shumë pa qëllim, sesa me ndonjë intere-sim të vërtetë.

214 PJESA III VITI I DYTË

• Ende luan vetëm në shumicën e kohës, megjithëse tregon in-teres për fëmijët e tjerë, më shumë do që t’i shohë, sesa të përfshihet në lojë me ta.

• Luan afër fëmijëve të tjerë, por jo bashkë me ta (përjashtim mund të bëjnë fëmijët që kanë kaluar shumë kohë në grup, për shembull, me shumë fëmijë, apo në çerdhe).

• Kur fle gjumë, do që dyert të lihen pak të hapura dhe të ketë ndonjë dritë ndezur në ndonjë nga dhomat e tjera të shtëpisë. Kjo e bën të ndihet më i sigurt dhe e qetëson më kollaj.

• Vazhdojnë dremitjet, të cilat kur janë shumë të gjata ose të vona, prishin orarin e gjumit të darkës.

• Zgjohet ngadalë pas gjumit të drekës dhe nuk pranon të për-fshihet në çdo lloj aktiviteti, kur sapo është zgjuar.

• I pëlqen të vishet dhe imiton aktivitetet familjare: vë kape-

len e babait, që të jetë si ai.• Tregon një kundërshtim eks-

trem drejt prindërve dhe kujdes-tarëve - një hap përpara drejt vendosjes së pavarësisë.

• Mund të ketë një mik imagjinar, si shok të vazhdueshëm me të cilin është i lidhur ditë e natë.

• Eksploron gjithçka ka përreth, përfshirë dhe fëmijët e tjerë, mund të largojë apo shtyjë fëmijët e tjerë për të parë reagi-min e tyre.

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët(shih edhe vitin e tretë)

AKTIVITETE QË NDIHMOJNË FËMIJËN TË MËSOJË

• Duhet t`u përgjigjemi me mirë-si dhe me fjalë të thjeshta anke-

save të fëmijës dhe reagimeve me zë, duke u përpjekur të bise-dojmë me të.

• Ta nxisim fëmijën të tregojë sende të njohura në libra me piktura dhe revista; t’i vëmë

Figura 21. Eksploron gjithçka

21512 - 24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

emër sendeve dhe t’i kërkojmë (jo me zor) fëmijës që të imi-tojë.

• Fshehim një lodër ose një send tjetër të njohur në një vend të dukshëm dhe i themi fëmijës ta gjejë atë.

• I japim atij kuba, unaza, kuti formuese, filxhanë plastike, si lodra që nxisin zgjidhjen e problemeve dhe bashkëvepri-min sy-dorë.

• Ta lejojmë që të luajë vazhdi-misht me ujë, për të provuar eksperienca të reja ndjesore, lëvizore dhe mendore.

• T’ia vendosim lodrat në pjesë të ndryshme të dhomës, në mënyrë që fëmija të kërkojë t’i kapë ato duke ecur, duke u përkulur, zvarritur (që të stër-visë lëvizjet).

• T`i blejmë atij lodra që mund të tërhiqen zvarrë apo shtyhen, një kukull plastike apo druri, që nuk përbën rrezik kur fëmija i kësaj moshe luan me të.

• Krijojmë një album me foto-grafi të pjesëtarëve të familjes. Përfshijmë aty fëmijën, nënën, babain, gjyshërit, tezet, ha-llat, dajat dhe persona të tjerë të rëndësishëm. Duhet të fla-sim mbi gjëra të veçanta për çdo person dhe ta ndihmojmë fëmijën të fillojë të kuptojë se ç’është familja dhe çfarë vendi zë ai brenda saj.

• I japim fëmijës një kuti kë-pucësh dhe kopsa, duke i tre-

guar si t’i rregullojë ato rreth fundit të kutisë. Kjo e ndihmon fëmijën të zhvillojë një bash-këveprim të mirë dorë-sy.

• Mund të presim nga disa foto-grafi pjesë sysh, gojësh, hun-dësh nga ndonjë revistë dhe ta ndihmojmë fëmijën t’i vendosë këto fotografi në një copë letre, për të ndërtuar një fytyrë.

• T’i kërkojmë fëmijës të tregojë syrin, gojën dhe hundën e tij.

• Blejmë kukulla dhe kafshë që fëmija të mund t’i veshë, ush-qejë e shëtisë. Pjatat plastike, enët e kuzhinës, kutitë e aku-llores, dhe kuti të tjera plastike ndihmojnë lojën krijuese.

• Mbushim një pjatë plastike me copëza bukëpeshku, që fëmija të mund t’i fusë nëpër pjata apo enë të përmasave të ndryshme. Por kujdes!!! Duhet ta ruajmë fëmijën që të mos t’i gëlltisë .

• Të këndojmë këngë bashkë me të. T’i japim fëmijës lodra muzikore dhe kërcejmë me të sipas muzikës.

• Luajmë me top me fëmijën. E lëmë atë të gjuajë, të presë dhe të hedhë topin.

• Ta vëzhgojmë fëmijën gjatë lojës; ta lëmë të vizatojë me shkumës, të pikturojë në mure dhe pellgje. Duhet ta përgëzoj-më fëmijën për përpjekjet e veta.

• Të tregojmë shumë dashuri për fëmijën e vogël.

216 PJESA III VITI I DYTË

PËRKËDHELJET E TEPËRTA QË DUHEN MËNJANUAR

Ndodh që ju të dorëzoheni shpejt përpara përkëdheljeve

të tepërta të fëmijëve tuaj, duke i kapërcyer nevojat dhe kërkesat që ata kanë të domosdoshme. Kjo ndodh për shumë arsye; e keni vështirë të vendosni rregulla të qarta disipline, keni frikë se mos qan; doni ta mbroni fëmijën nga çdo zhgënjim dhe ndiheni në faj, po të mos t’ia plotësoni të gjitha kërkesat. Jeta që bëni sot, shpesh nuk ju lejon të kaloni shumë kohë me fëmijën. Kjo ka një rrezik: ju mund të ndiheni fajtorë dhe të doni të zëvendësoni këto mungesa të gjata, duke i plotësuar fëmijës gjithçka. Rreziku është që rrisni një fëmijë të përkëdhelur, të pa-disiplinuar, që nuk ndjek rregullat, nuk bashkëpunon, nuk ju dëgjon, do të ketë gjithçka, nuk pranon fjalën “jo”, për çdo gjë llasto-het. Rreziku është shumë afër, por shpesh mjafton të ndiqni disa rregulla të thjeshta edukimi për t’iu larguar këtij rreziku:

Vendosni rregullat e duhura për moshën e tij.Ka rëndësi të gjejmë rregulla ko-munikimi në përshtatje me moshën që ka fëmija. Nëse fëmija juaj është në moshën 1-5 vjeç, ju duhet të dialogoni me të dhe të vendosni rregulla për të shmangur sjelljet

kapricioze të tij. Nëse ai nuk bin-det, nuk duhet në asnjë mënyrë ta ndëshkoni, por të përpiqeni ta bindni. Në rast se sjellje të tilla janë të shpeshta dhe të përsëritura, drejtohuni tek mjeku pediatër.

Jini të qartë dhe këmbëngulës për rregullat e rëndësishme.Duhet të mundoheni gjithnjë që të jepni rregulla të prera për gjërat e rëndësishme, si për shembull: “Në makinë duhet të rrish ulur në ka-rrigen tënde”, “Flemë gjithnjë në një orë të caktuar”, “Nuk i qëlloj-më fëmijët e tjerë” etj. Për këto rregulla duhet të jeni të prerë dhe këmbëngulës dhe të mundoheni t’i shpjegoni fëmijës se ka situata kur rregullat nuk diskutohen.

Përballojeni me qetësi të qarën e fëmijës tuaj.Mundohuni të kuptoni nëse fëmija qan për një arsye (uri, frikë, dhimb-je etj). Nëse nuk ka asnjë arsye dhe jeni të sigurt se fëmija vetëm po llastohet, mos ia varni më (injo-rojeni). Mundohuni ta përkëdhelni pak më shumë, kur e kuptoni se i keni ndaluar shumë gjëra, por mos e lini që t’i dalë e vetja kur llasto-het kot. Shpesh fëmijët bëjnë naze, se duan të tërheqin vëmendjen e prindit, që ai të dorëzohet dhe të ndryshojë mendim. Mos u dorë-zoni.

Mësojeni të presë.Kjo e ndihmon fëmijën të pranojë

21712 - 24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

më mirë zhgënjimin, të mësojë të jetë i duruar. Fëmija duhet të më-sojë se jo gjithnjë do të ketë suk-ses. Pritja nuk e dëmton rritjen psikologjike të fëmijës, por përkundrazi e forcon. Prindërit nuk duhet të zemërohen a inatosen nga të qarat e fëmijës. Ashtu si edhe ne, fëmijët kanë nevojë për pak minuta që të qetësohen, për ta parë situatën nga një këndvështrim tjetër. Le të përpiqemi të gjejmë rrugë dhe mënyra për të qetësuar gjendjen e tij shpirtërore duke kuptuar emocionet e tij, sepse vetëm pasi ai të jetë qetësuar, ne do të mund ta udhëheqim drejt një gjendje shpirtërore pozitive dhe produktive. Një nga gjërat më të rëndësishme është që të mësoni fëmijën tuaj të ndajë me të tjerët.

Mos e mbroni gjithnjë përballë vështirësive.Fillimi i çerdhes, kopshtit, shko-llës është një shembull për këtë. Këto janë momente kritike në jetën e fëmijës. Duhet të mundoheni të jeni për fëmijën si një bazë e si-gurt, ku ai mund të ndalojë mbasi të ketë ecur për pak kohë i vetëm.

Mësojeni të respektojë edhe nevojat tuaja.Është e vërtetë se për ne fëmijët vijnë mbi gjithçka, por ka rëndësi që mos të humbasim dëshirat dhe kërkesat tona të tjera për jetën. Fëmija duhet të mësojë se nuk mund të jemi gjithnjë me të dhe

duhet të kuptojë se mund të ketë besim tek nëna dhe babai, edhe kur nuk i ka pranë. Në fakt fëmi-jët duhet të kuptojnë se edhe nëna dhe babai janë njerëz dhe si të tillë kanë nevojë për kohë, për veten dhe për njëri-tjetrin.

Ka rëndësi të analizojmë nevo-jat, mbi të gjitha nevojat tona, në mënyrë që të mos jemi më tole-rantë se ç’duhet karshi fëmijës. Ju duhet ta keni të qartë se nuk mund t’i lejoni çdo gjë dhe të mos t’i vini asnjë kufi. Kjo do t`ju ndihmojë të “mos i bëni keq” fëmijës.

KUR FËMIJA ËSHTË I TURPSHËM /I NDROJTUR

Ndrojtja, turpi është një mënyrë sjelljeje që fëmija tregon kur

krijon lidhje me persona të tjerë, kjo kuptohet nga përpjekja për të mënjanuar situata që e lidhin me të tjerët apo e vënë para gjykimit të tyre. Fëmija i turpshëm nuk do të lidhet me grupe, qëndron mënjanë, nuk do të marrë fjalën dhe nuk e shpreh atë që ndien; ka frikë se mos gjykohet për ato që bën.

Shumë shpejt ne e quajmë ndroj-tjen e fëmijës si çështje karakteri, si diçka të lindur dhe që nuk ndry-shon. Në të vërtetë, shpesh turpi mësohet në mjedisin ku fëmija rritet, në shtëpi, nga ju vetë. Kur edukoni fëmijën, nuk duhet të ha-

218 PJESA III VITI I DYTË

rroni asnjëherë se grindjet sjell-in pasigurinë, kritikat sulmojnë vlerësimin e fëmijës për veten, kërkesat e tepruara sjellin frikën nga dështimi.

Gjatë kohës nga 16 muajsh deri në dy vjeç, fëmija fillon të kërkojë marrëdhëniet me të tjerët, por ende është shumë i përqendruar tek vet-ja dhe nevojat e tij; pra është nor-male që mos të tregojë një dëshirë të veçantë për shoqëri.Nga 6 vjet e sipër, pjesa më e madhe e fëmijëve gradualisht i lënë këto qëndrime, të ndihmuar nga fillimi i shkollës dhe nga marrëdhëniet e vazhdueshme me moshatarët.

Si ta ndihmojmë një fëmijë të turpshëm?

Pranojeni ashtu si ështëAsnjëherë mos e krahasoni fëmijën tuaj me fëmijë të tjerë. Kjo mund të bënte që fëmija të mbyllej më shumë. Sigurojeni për vlerat e tij.

Mos e quani asnjëherë “të turp-shëm”Nëse fëmija e dëgjon të thuhet për të kështu në familje, apo edhe më keq përpara personave të tjerë, do të fillojë të mendojë se ky është karakteri i tij dhe se prindërit kanë këtë mendim për të. Sa më shumë t’i themi se është i turpshëm, aq më i turpshëm mund të bëhet.

Kuptoni vështirësitë e tijFëmijës nuk i duhet nënvlerësuar

frika që ka dhe shqetësimet e tij. Jepini çdo siguri dhe ndihmë që i duhet. Përpiquni që ai të kuptojë se duke u përballur me një detyrë, situatë të re, nuk duhet të ketë frikë se mos humbet diçka që e do shumë, dhe të mos mendojë se re-zultati i provës varet vetëm nga ai. Duhet nxitur gjithnjë. Për shem-bull, ju mund të provoni të organi-zoni momente takimi midis tij dhe fëmijëve të tjerë, por me ngadalë. Mund të fillohet duke ftuar një shok të tij mbasdite në shtëpi disa herë me radhë, për të luajtur dhe për të ngrënë zemër, dhe më vonë mund të ftohet për drekë.

Përgatiteni për situatatEshtë e nevojshme të flisni me të për situata që mund t’i shkakto-jnë siklet (vajtja në kopësht, në çerdhe, shoqëria në grup etj), por edhe në këtë rast mos e zgjasni shumë, se vend që t’ia pakësoni sikletin, mund t’ia shtoni. Ndih-mojeni fëmijën, nëse e shihni në vështirësi, sepse do të futet në gru-pin e shokëve, por nuk di se si. Je-pini ndonjë këshillë, pa e detyruar të bëjë diçka për të cilën nuk ndi-het gati.

Ka rëndësi që gjithnjë të respekto-ni natyrën e fëmijës dhe ritmin e tij. Prisni pra që të jetë gati të hyj-në në marrëdhënie me të tjerët, pa frikë të tepruar. Ky qëndrim do të forcojë besimin që fëmija ka tek ju dhe do t’i hapë rrugën bisedës me ju, që e ndihmon atë të kapërcejë

21912 - 24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

situatat.

“JO”-TË JANË NORMALE

Ka pak kohë që engjëlli ynë i vogël ka ndryshuar. Nëse më

përpara nuk kishim probleme, nuk bënte naze dhe bindej gjithnjë, tani që po bëhet 2 vjeç, vajza na është bërë kokëfortë dhe nuk dëgjon fare. E vetmja fjalë që thotë është “JO”, në çdo rast. Kjo shfaqet edhe në gjërat më të zakonshme: nuk do të veshë diçka, do të dalë jashtë shtëpisë, përplas këmbët për t`i blerë një lodër, nuk do të nda-het nga nëna etj; edhe pa ndonjë arsye të dukshme, i përgjigjet çdo pyetjeje me fjalën “JO”.

Është një fazë e rritjes, duke fi-lluar nga 18-24 muajsh, kur fëmija zbulon se ekziston si person i pa-varur nga nëna. Pra fëmija rreth moshës dy vjeç fillon të ndërtojë identitetin e tij; fillon të tregojë se ka dëshira dhe shije që e dallojnë nga gjithë të tjerët. “JO”, atëhere nuk është vetëm një fjalë, por merr një rëndësi të veçantë; Mosprani-met dhe llastimet ai i bën që t’i tregojë të tjerëve, se është ndryshe nga nëna.

Prapa një këmbënguljeje ndo-njëherë shumë të fortë, qëndron vetëm dëshira për të treguar se dhe ai është një njeri për t’u dëgjuar. Pra “JO” është një sinjal pozitiv: duke mohuar, fëmija tregon veten

si një njeri që është gati të lidhet me botën që e rrethon.Me një fjalë të thjeshtë dhe të me-njëhershme “JO”, fëmija kupton se ka një fuqi të madhe. Mjafton të thotë këtë, për të tërhequr vë-mendjen tek vetja.

Fëmija vazhdon të thotë gjithnjë e më shumë “JO”, deri kur prindërit fillojnë ta shikojnë ndryshe; ai nuk do më të jetë “vogëlushi shpirt i mamit”, që pranon të gjitha ato që i thotë mami dhe babi. Përpiqet që të na tregojë se do që ta trajtojmë ndryshe.

Pra, “JO”-të nuk duhet të na shqetë-sojnë, sepse janë normale për çdo fëmijë në këtë moshë, qoftë djalë apo vajzë.

Si t’i kapërcejmë “JO”- tëPër ta kapërcyer këtë fazë, sigu-risht pozitive për rritjen e tij, por të lodhshme për ju, mjafton ta lejoni të thotë “JO-të, por në të njëjtën kohë të vendosni rregullat tuaja. Me “jo”-të dhe kapriçot, fëmija po mat kufijtë e tij.

Pra është e drejtë të toleroni pak, por për gjëra që ne të rritu-rit i quajmë me rëndësi, duhet t’i kundërshtoni llastimet e tyre. Për shembull, nëse fëmija do të marrë patjetër thikën, ju sigurisht që nuk mund ta toleroni këtë. Mundohuni ta bindni fëmijën me mënyra të buta, por edhe nëse mbas kësaj për-pjekjeje paqësore ai nuk arsyeton,

220 PJESA III VITI I DYTË

ju sigurisht që do ta merrni thikën dhe do ta vendosni në një sirtar, megjithë të qarat dhe ulërimat e fëmijës. Sigurisht puna që duhet të bëni është shumë delikate, sepse ju duhet që dhe t’i flisni, por edhe ta kuptoni, për mos ta hidhëruar vogëlushin. Një qëndrim shumë i rreptë në fakt, mund ta bëjë fëmi-jën shumë të tërhequr, apo ta bëjë edhe më kokëfortë dhe të vështirë për t`u edukuar.

Teknika e përqafi mitShumë shpesh specialis-tët, kur fëmija nuk pranon të pushojë së llastuari, apo është i pabindur, këshillojnë teknikën e “përqafi mit”. Pra, ta përqafojmë fort vogëlushin që po bërtet apo përplas këm-bët, derisa ai të pushojë së kundërshtuari. Kështu ai do të ndihet edhe i mbrojtur fi zi-kisht, me anë të trupit tuaj. Kjo është një mënyrë për t’i mësuar fëmijës që të shprehë dëshirat e tij ndryshe dhe të mos të thotë gjithmonë “JO”.

Megjithatë, duhet të mos harroni se është e zakonshme që të gjithë fëmijët e moshës 2-3 tre vjeç nuk duan të sillen si të rriturit. E para, sepse ata janë ende fëmijë. E dyta, sepse nganjëherë të rriturit ndërhyj-në shumë në jetën e fëmijës, duke i dhënë urdhëra, kështu që ai për t’u mbrojtur, thotë “JO”.

Fëmija e di me të vërtetë se çfarë është sinqeriteti; në vend që të thotë si një papagall i mësuar çdo mëngjes “mirëmëngjesi”, ai mund ta tregojë ndryshe dashurinë e tij. Ndoshta duke iu afruar së bashku me lodrën e tij të preferuar dhe duke ia treguar personave të dashur, pa folur asnjë fjalë, ose duke bërë si-kur i ka mbetur hatri, për të qenë në qendër të vëmendjes; vetëm pas shumë kohësh duke u rritur dhe duke ndryshuar mënyrën e dashurisë, do të bëjë atë që bëjnë të rriturit.

Deri në tre vjeç fëmija do të mbajë një qëndrim që ndonjëherë të rri-turit e quajnë “i paedukatë”, por megjithatë mos i thoni kurrë të sillet si i rritur. Është më mirë të keni guxim t’i shpjegoni familjes dhe miqve se fëmija nuk e ka arri-tur ende moshën që të sillet vetë i si i rritur. Sepse përndryshe ju mund të keni një fëmijë të urtë dhe që duket i edukuar, por në fakt është i frikësuar që të bëjë gjëra, se kushedi se çfarë do t’i thonë të rriturit.

Gjithashtu për të edukuar fëmijën që të bëhet bujar dhe i dashur, nuk duhet ta detyroni që t’i dhurojë lo-drat e veta. Më mirë është që nëse doni t’i bëni dikujt një dhuratë, të shkoni ta bleni bashkë me fëmijën, që ai t’ju shohë ju, dhe të mësojë të bëjë dhe vetë kështu, kur të rritet.

22112 - 24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

KONTROLLI MJEKËSOR I FËMIJËS 24 MUAJSH

Mjeku pediatër gjatë kësaj moshe do të:

• peshojë dhe masë fëmijën tuaj për t’u siguruar se po rritet i shëndetshëm;

• kontrollojë kalendarin e vak-sinimit, nëse është bërë vaksina e difterisë /tetanozit / kollës së mirë (DTP), poliomielitit, vak-sina e fruthit/rubeolës;

• kontrollojë për probleme që shqetësojnë shëndetin në këtë moshë dhe që ai mund të vërejë, si infeksionë të veshit, ftohje, grip, që janë të shpeshta, veça-nërisht për ato fëmijë që rrinë në grupe, në çerdhe ose bashkë me shumë fëmijë të tjerë;

• përgjigjet ndaj pyetjeve që mund të keni, për ta mësuar fëmijën të arrijë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, për disiplinimin e fëmijës, për xhelozinë ndaj motrave apo vëllezërve të tjerë më të vegjël në shtëpi etj.;

• shikojë zhvillimin e sjelljes dhe temperamentin e fëmijës suaj;

• kontrollojë shikimin dhe dëgji-min e fëmijës suaj.

Pyetjet që mund t`ju bëjë mjeku:

Si është gjumi i fëmijës tuaj?Në këtë moshë shumë fëmijë flenë afërsisht 11 orë natën dhe rreth dy orë në mesditë. Disa fëmijë mund

të mos pëlqejnë të flenë në mes-ditë, por të flenë më shumë gjatë natës dhe të zgjohen më vonë në mëngjes. Nëse fëmija juaj zgjohet natën i trembur nga ëndrra të këqija apo makthe, tregojani mjekut. Ën-drrat e këqija dhe ankthet e natës janë të shpeshta në këtë moshë, por mjeku mund t`ju tregojë se si ta ngushëlloni fëmijën.

Cilat janë zakonet e tij të ush-qyerit? Çfarë i pëlqen të hajë më shumë, sasinë e lëngjeve që pi në ditë etj.

Si po ecën vetëkontrolli i jashtë-qitjes dhe urinimit tek fëmija juaj?A ka arritur fëmija të kontrollojë jashtëqitjen dhe urinimin? Në këtë moshë shumë fëmijë kanë filluar ta mësojnë, por ka edhe shumë të tjerë që ende nuk e bëjnë këtë gjë. Mjeku mund t`ju këshillojë si ta lehtësoni kalimin nga pelenat (pa-nolina) tek uturaku.

A keni vënë re diçka të pazakontë në mënyrën se si ecën fëmija juaj? Mjaft fëmijë në këtë moshë mund të ecin me gjunjë të përkulur, sepse këmbët e tyre ende janë duke u zhvilluar, por ky problem zgjidhet vetë rreth moshës 7 vjeç.

A është fëmija juaj i gjallë fizi-kisht? Fëmijët në këtë moshë kontrollo-

222

jnë më mirë krahët, këmbët e tyre dhe të gjithë trupin. Në këtë moshë fëmija duhet të jetë në gjendje të kapë një top, të ndërtojë me kuba ose blloqe, të ngjisë e të zbresë shkallët.

Çfarë fjalësh të reja ka mësuar?Shumë fëmijë kanë zbuluar në këtë moshë fjalën magjike “PSE?”. Kur e përdorin këtë fjalë, në disa raste duan shpjegime për diçka, në raste të tjera ato thjesht duan që të vazh-dojnë të bisedojnë me ju. Fjalori po rritet dhe po mësojnë përditë fjalë të reja. Mjeku mund të pro-vojë aftësitë e të folurit të fëmijës tuaj, duke i bërë pyetje direkte.

A i përgjigjet fëmija urdhërave, kërkesave me dy kohë? Fëmija dy vjeçar zakonisht ka a-rritur pjekurinë për të kuptuar dhe zbatuar urdhërat me dy kohë, për shembull “shko tek babi dhe puthe e hajde prapë tek unë “, “shko tek dhoma jote, merr arushin dhe sille këtu”. Nëse fëmija juaj nuk ndjek urdhërat tuaja, apo duket se nuk ju dëgjon, tregojani këtë mjekut.

Me çfarë lodrash i pëlqen të lu-ajë? Nga lodrat që fëmija pëlqen, mjeku kupton se si ai po zhvillo-het. Mjaft fëmijë në këtë moshë pëlqejnë të luajnë me bashkimin e pjesëve të mozaikëve (gjëegjëza) të thjeshtë, bashkimin e sendeve me njëri-tjetrin, të shkarravisin, të

ndajnë sendet sipas ngjyrave dhe të mbushin e të derdhin kuti.

PJESA III VITI I DYTË

Kini parasysh!!Duhet të kontaktoni me një spe-cialist të shëndetit nëse në moshën 24 muaj fëmija:

• nuk përsërit fjalët që i thonë të tjerët

• Nuk kupton disa fjalë të reja• Nuk përgjigjet ndaj pyetjeve të

thjeshta me “po” ose “jo”• Nuk zbaton urdhëra, kërkesa të

thjeshta me dy hapa: “hajde tek babi dhe më sill librin tënd”.

• Nuk shpreh dëshira, pyet për gjithçka.

• Nuk tregon dhe emëron objekte të njohura; përdor fjali me 2-3 fjalë

• Nuk ecën vetë (ose me pak ndih-më)

• Nuk ecën mirë, me pak lëkund-je apo rrëzime; nuk ngjit shka-llët pa ndihmë

• Nuk ecën dot pa u mbajtur nëpër objekte të ndryshme

• Nuk shfaq shumë emocione: zemërim, gëzim, frikë

• Nuk tregon interes tek pikturat• Nuk njeh veten në pasqyrë• Nuk përpiqet të ushqehet vetë,

apo nuk ngre filxhanin drejt go-jës për të pirë

• Nuk ha relativisht mirë ushqi-min e familjes, edhe kur sasitë janë të pakta.

223

• Nuk i pëlqen t’i lexoni. • Nuk tregon interes në lojën me

fëmijë të tjerë; nuk vëzhgon, as imiton.

• Nuk tregon se po fillon të in-teresohet për t’u mësuar që të

12 - 24 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

kontrollojë urinimin dhe defe-kimin.

• Nuk ndan objektet e njohura si-pas karakteristikave të thjeshta; si ngjyra, lloji, madhësia etj.

224

225

Pjesa IV

VITI I TRETË

226 1

24 - 36 muajKarakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit

Fëmija i vogël në këtë periudhë vazhdon të jetë një dinamit plot me entuziazëm, kuriozitet dhe energji të pakufishme. Aftësia për të qën-

druar në këmbë dhe për të lëvizur nga një vend tek tjetri, i bën fëmijët e vegjël të kësaj moshe të mësojnë gjëra të reja mbi mjedisin që i rrethon. Gjatë gjithë ditës ata bëhen llafazanë dhe ngacamanë, duke pushuar vetëm për t’u ushqyer dhe për të fjetur.

Ky vit mund të jetë një ndryshim i madh, si për fëmijën ashtu edhe për prindin. Prindërit shpesh e përshkruajnë fëmijën e tyre dy vjeçar si “i pamundur”, “i tmerrshëm”, ose “i pa arsyeshëm” etj. Megjithatë vendos-mëria, inatet dhe paaftësia e dy vjeçarit për të pranuar kufij dhe për t’u bindur në çdo çast, janë pjesë e zhvillimit normal dhe shpesh në këto bete-ja fitojnë fëmijët. Në këtë moshë fëmija përballet me kërkesa që mund të jenë të mëdha: duhet të fitojë aftësi dhe sjellje të reja për të mësuar dhe mbajtur mend, për të përsëritur gjërat e mësuara dhe të plotësojë kërkesat e të rriturve. A është ndonjë çudi që i shikojmë dyvjeçarët të dërrmuar, të hidhëruar, që kanë vështirësi të zgjedhin dhe që thonë jo edhe për gjërat që i duan në të vërtetë?

Por gjatë këtij viti që ato përpiqen për të bërë gjithçka, ndodhin edhe gjëra të mira. Fëmijët në këtë moshë dallohen për shpërthime të gëzimit, të qeshurës, apo të dashurisë. Gjithashtu ndërsa fitohen aftësi të reja dhe përforcohet ajo që është mësuar më parë, dyvjeçari fillon të jetë më i butë dhe më i dashur.

227

Fëmijët dyvjeçarë zakonisht janë plot energji, shumë aktivë dhe kuriozë. Ata duket se janë vazhdimisht në lëvizje dhe përfshihen plotësisht me gjithë shpirt, në gjithçka që i tërheq. Gjatë këtij viti ata mësojnë shumë lëvizje. Zhvillimi i trurit të tyre duket kudo, në lojën teatrale, tregimin e historive, vizatimet etj. Fjalët e reja shtohen shpejt, duke e lejuar fëmi-jën të shprehë mendime dhe të zgjidhë problemet. Fëmijët e kësaj moshe besojnë shumë në mendimin e tyre. Njëkohësisht ato fi llojnë të zhvillojnë ndjenjën e nevojës për marrëdhënie me njerëz të tjerë dhe njëfarë kon-trolli mbi sjelljen e tyre. Ato kërkojnë me forcë pavarësinë, por ende kanë nevojë për t’u siguruar se kanë pranë një të rritur që t’i ndihmojë, qetë-sojë, apo edhe t’i shpëtojë, kur e kërkon rasti.

RRITJA DHE KARAKTERISTIKAT E RRITJES

24 - 36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

• Ritmi i frymëmarrjes është 20 -30 frymëmarrje në minutë, si-pas nivelit të aktivitetit; fëmija vazhdon të marrë frymë me bark.

• Mesatarja e temperaturës është 35.5-37.4o C; ajo ndikohet nga ushtrimet, sëmundjet dhe stresi.

• Rritja e këmbëve është më e shpejtë se rritja e krahëve, duke e bërë një trevjeçar të duket me i gjatë, më i hollë, i ngjashëm me pamjen e të rriturit.

• Perimetri i kokës dhe kraharorit janë të barabarta; koka në ma-dhësi është në raport normal me trupin.

• Qafa duket sikur zgjatet se zhdu-ket “dhjami i foshnjës”.

• Ka përfunduar dalja e dhëm-bëve të fëmijërisë.

• Ka nevojë për 1500 kalori në ditë.

• Shikimi është afërsisht 20/40 në largësi.

• Rritja vazhdon e qëndrueshme, megjithëse më e ngadaltë se dy vitet e para.

• Shton në gjatësi 5-7.5 cm në vit; mesatarja e gjatësisë është 96,5-101,6 cm, afërsisht dyfi-shi i gjatësisë së lindjes.

• Gjatësia që do të ketë fëmija kur të jetë i rritur, mund të para-shikohet duke matur gjatësinë e tre viteve të para; meshkujt e kësaj moshe kanë afërsisht 53% të gjatësisë që do të kenë në moshën e rritur, ndërsa fem-rat rreth 57%.

• Shtimi në peshë është afërsisht 1,4-2,3 kg në vit; pesha mesa-tare është 13,6-17,2 kg.

• Ritmi i zemrës (pulsi) është mesatarisht 90-110 në minutë.

228 PJESA IV VITI I TRETË

ZHVILLIMI LËVIZOR

• Ngjitet lart e poshtë shkallëve pa ndihmë, duke shkëmbyer këm-bët; mund të hidhet nga shkallët e të bjerë me të dyja këmbët.

• Mund të qëndrojë për një mo-ment në ekuilibër me një këm-bë.

• Kap një top të madh kur ja he-dhim.

• Ushqehet vetë; kërkon shumë pak ndihmë.

• Hidhet nga vendi.• Ecën me një biçikletë me tre

rrota.• Hedh një top larg; distanca dhe

qëllimi janë të kufizuara.• Kap një top të madh me të dy

krahët e shtrirë.• I pëlqen të lundrojë me barkë

(jo shumë e lartë apo shumë e shpejtë).

• Tregon përmirësim në kontro-llin dhe mbajtjen e lapsave;

majën e lapsit e përdor verti-kalisht, horizontalisht dhe në mënyrë rrethore.

• Mund të kthejë faqet e librit një nga një.

• I pëlqen të ndërtojë me blloqe.• Ndërton një kullë me tetë, ose

me shumë blloqe.• I pëlqen të luajë me plastelinë, e

shtyp, e rrotullon dhe e shtrydh atë.

• Mund të fi llojë të tregojë pre-ferenca për përdorimin e dorës (të djathtë, apo të majtë, mëngjërash).

• Mban një enë të mbushur me lëng, si p.sh. filxhan me qumësht, apo tas me ujë, pa e derdhur shumë, e hedh lëngun nga një enë në një tjetër.

• Mbërdhen dhe zbërthen kopsa të mëdha dhe zinxhirët e pan-tallonave, xhupave etj.

• Lan dhe fshin duart; lan vetë dhëmbët e tij, por jo duke e

Figura 22. I pëlqen lundrimi. Figura 23. Mban lapsin me tre gishta

22924 - 36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

rrotulluar furçën.• Zakonisht gjatë kësaj kohe ar-

rin kontrollin e plotë të fshi-këzës së urinës

mund të pretendojë t`ua “lexo-jë” të tjerëve, për të shpjeguar figurat.

• I pëlqejnë historitë me pyetje, kuriozitete, dhe të papritura.

• Luan duke imituar realitetin:• Ushqen kukullën, e mbulon atë,

e vë për të fjetur.• Ngarkon makinat, i bën të ecin

duke i shoqëruar edhe me zë e zhurma.

• Përshkon 8-10 rruaza në një tel, apo rendit 6 blloqe të rrumbu-llakët dhe 6 katrorë në një dë-rrasë.

• Përpiqet të vizatojë; kopjon

Figura 24. Mund t’u lexojë të tjerëve për të shpjeguar figurat

ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT

• Dëgjon me vëmendje histori të përshtatshme për moshën.

• Bën komente me rëndësi mbi tregime të ndryshme, veçanër-isht mbi ato që lidhen me shtëpi-në dhe ngjarjet në familje.

• I pëlqen të shikojë librat dhe

230 PJESA IV VITI I TRETË

rrethin por jo perfekt, katrorin dhe disa gërma.

• Kupton trekëndëshin, rrethin, katrorin, mund të tregojë for-mën për të cilën e pyet.

• Ndan objektet në mënyrë logji-ke mbi një bazë, si ngjyra, ma-dhësia, apo forma; zakonisht zgjedh një ngjyrë, apo madhësi si bazë për klasifikimin.

• Tregon se kupton krahasimet kryesore si madhësia dhe for-ma, p.sh. kur i tregojmë një top tenisi dhe një top futbolli, tregon se cili është më i madh, gjithashtu kupton se cili nga të dy është më i vogli.

• Numëron dhe dallon ngjyrat kry-esore: e kuqe, e verdhë, blu.

• Rregullon kubat në vijë hori-zontale; gjithashtu i vendos ku-bat për të formuar një urë.

• Tregon pikturën që ka më shumë objekte: mace, makina, kukulla

• Tregon njëfarë kuptimi për zgja-tjen e kohës duke përdorur fraza të tilla si “gjithë kohën”, “gjithë ditën”, “për dy ditë”, por ende ka pak konfuzion: “unë nuk fje-ta nesër”.

• Flet rreth veprimeve të të tjerëve “ Babi po nis makinën”.

• Shton informacione për atë që sapo është thënë: “Po dhe pastaj ia dhashë prapë librin”.

• U përgjigjet pyetjeve të thjeshta në mënyrë të përshtatshme.

• Bën një numër pyetjesh në rritje, veçanërisht rreth vendit dhe identitetit të objekteve dhe njerëzve.

• Përdor një numër në rritje të formave të bisedës që tregon ngjarje në vazhdimësi: “Çfarë bëri ai më tej”? “ Si e bëri ajo pastaj?”

• I tërheq vëmendjen vetes, ob-jekteve dhe ngjarjeve në mje-dis: “Shiko, areoplani po flu-turon”.

• Nxit sjelljen e të tjerëve: “Le të hidhemi në ujë. Ti hidhu i pari”.

• Bashkohet në përshëndetje të zakonshme: “Hej”, “Të lutem” etj.

• Komenton rreth objekteve dhe ngjarjeve që ndodhin: “Aty ësh-të një shtëpi”; “Traktori po shtyn një pemë”.

• Rritet fjalori; tani përdor 300-1000 fjalë.

• Reciton vjersha me rimë, kën-don këngë.

• Të folurit është i kuptueshëm në pjesën më të madhe të ko-hës.

• Shprehet me fjali më të gjata: “qeni i madh më kafshon”.

• Flet folje kalimtare si: “duke

ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT

• Flet rreth objekteve, ngjarjeve dhe njerëzve jo të pranishëm “Toni ka një qen në oborr”.

23124 - 36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

shkuar”, “duke ecur”, përdor shumësin: “macja, macet”.

• Tregon mohim duke vënë “jo’ dhe “nuk” përpara një emri apo fraze të thjeshtë: “jo bebi …”, “nuk erdhi….”

• Përgjigjet kur e pyesim “Çfarë po bën?” “Çfarë është kjo?” dhe “Ku?”, pyetje që lidhen me objekte dhe ngjarje të njohura.

Si ta ndihmojmë fëmijën të flasë

Vërini emër çdo gjëje. Gjithçka në botën që rrethon fëmijën ka një emër – thuajani atë. Thoni emrat e të gjitha sendeve në mjedisin ku jeton fëmija (banja, kuzhina, soba, krevati, llamba, karrigia etj): luani “syri-hunda-goja” (merrni dorën e fëmijës dhe prekini sytë, hundën, dhe gojën, duke i puthur duart në fund) dhe më pas tregojini pjesët e trupit të diçkaje tjetër: zogut, qe-nit, pemës, gjetheve, luleve, maki-nave, avionit etj. Thirreni fëmijën shpesh në emër, që të kuptojë se është një njeri i veçantë.

Dëgjojeni, dëgjojeni, dëgjojeni. Ajo që fëmija ka për t’ju thënë, është po kaq e rëndësishme sa edhe ajo jo që i thoni ju. Edhe pse mund të mos ta kuptoni fjalën që thotë, dëgjojeni dhe përgjigjuni: “Oh, kjo është shumë interesante!”, ose ”Vërtet kështu është?”. Kur i bëni një pyetje, prisni për një përgjigje, edhe nëqoftëse ajo është një buzëqeshje, një lëvizje

trupi, ose dhe një belbëzim. Për-piquni të kuptoni fjalët që thotë fëmija. Përpiquni t’i lidhni fjalët e pakuptueshme që ai thotë, me sendet që ato mund të përfaqësoj-në, edhe pse ato mund t`ju duken shumë të ndryshme nga njëra-tje-tra, për shembull ”unë dada” që do të thotë “unë dua të dal shëtitje”.

Kur e keni të vështirë të kuptoni atë që po ju thotë, tregoni se kush mund të jenë kuptimet e mundshme (Do topin? Do biberonin?), duke i dhënë atij mundësinë t`ju tregojë nëse e keni gjetur. Në këto raste do të lodheni të dy, derisa kërkesat e fëmijës të bëhen me të qarta, por duke vazhduar të veproni kështu, do ta ndihmoni shumë zhvillimin e të folurit tek fëmija juaj.

Përqëndrohuni në mësimin e koncepteve. Ja disa koncepte në mësimin e të cilave duhet ta ndih-moni fëmijën:

Nxehtë dhe ftohtë. Lëreni fëmijën të prekë pjesën e jashtme të fil- xhanit të ngrohtë të kafesë dhe më pas një copë akulli: një herë ujë të ftohtë, më pas ujë të ngrohtë.

Poshtë dhe lart. Ngrini lehtë fëmi-jën lart dhe me pas uleni në dyshe-me; pastaj merrni një lodër, për shembull një kukull, ngrijeni lart dhe uleni përseri në dysheme. Kur e bëni këtë, thoni: ”Kukulla lart, kukulla poshtë”.

232

Brenda dhe jashtë. Fusni disa li-bra në kuti dhe më pas nxirrini ato jashtë: bëni të njëjtën gjë me sende të tjera.

Bosh dhe plot. Mbushni një ko-vë me ujë dhe pastaj zbrazeni: mbushni një kovë me rërë dhe më pas boshatiseni.

Ulur dhe në këmbë. Mbajeni fëmi-jën prej krahu, rrini të dy në këmbë dhe me pas uluni të dy.

E lagur dhe e thatë. Krahasojeni një rrobë të lagur me një peshqir të thatë: flokët e njoma të fëmijës suaj me flokët tuaj të thatë.

E vogël dhe e madhe. Vendosni një top të vogël pranë një të ma-dhi: tregojini fëmijës në pasqyrë: djali është i vogël, mami është e madhe.

Shpjegojini mjedisin dhe shka-

qet e pasojat. “Dielli është i ndrit-shëm, prandaj ne kemi dritë”, “Frigoriferi e mban ushqimin të ftohtë, kështu që ai ka shije të mirë dhe është i freskët”. “Mami përdor një furçë të vogël për të larë dhëm-bët e tua, një furçë mesatare për të krehur flokët e tu, dhe një furçë të madhe për të larë dyshemenë”, “Nëqoftëse ti do ta grisësh librin, ne pastaj nuk mund ta lexojmë prapë”, e kështu me radhë.

Të kuptuarit e botës që e rrethon, ashtu si dhe formimi i ndjeshmërisë për njerëzit, për nevojat e ndjenjat, është një hap shumë më i rëndë-sishëm gjatë mësimit të gjuhës dhe leximit, sesa përsëritja si papagall e fjalëve pa lidhje.

Mësojini ngjyrat. Filloni t’i tre-goni ngjyrat . “Shiko, topi është i kuq, ashtu si dhe bluza jote,” ose “Ajo pema është jeshile: edhe ka-rroca jote është jeshile”, ose “Shi-ko ato lulet e bukura të verdha”.

Përdorni të folurën e dyfishtë. Një herë thuajeni fjalinë të plotë, si të rriturit, pastaj thuajeni më thjesht, në gjuhën e fëmijës, që ta kuptojë: “Tani ti dhe unë do të shkojmë të bëjmë bashkë një shëtitje”. E më tej përsërisni: “Mami dhe Emi do të ikin, miru-pafshim” “Oh, e mbarove të gjithë kekun. “Olsi e mbaroi të gjithë”. Të përsëriturit dy herë do ta ndih-mojë fëmijën të kuptojë më mirë.

PJESA IV VITI I TRETË

Figura 25. Mësojini ngjyrat

233

Mundohuni të flisni si një i rri-tur. Po të përdorni fjalët e të rritur-ve dhe jo ato të fëmijëve të vegjël, fëmija tuaj do të flasë më shpejt dhe më mirë: “Erinda, do ti të hash tani?” është më mirë sesa të thoni: “Erinda, do mam?”.

Mësojeni të përdorë përemrat aty ku duhet. Fëmija fillon të për-dorë përemrat pa mbushur dy vjeç dhe është mirë që të mësohet me to, duke i përdorur bashkë me em-rat. “Mami po shkon t’i japë Anilës mëngjes - unë po shkoj të të marr ty diçka për të ngrënë. “Ky libër është i mamit-është i imi-dhe ai libri atje është i Jonit-është i yti.” Kjo i mëson gjithashtu edhe kon-ceptin e pronës, pra e kujt është një lodër apo një libër etj.

Nxiteni fëmijën që të flasë pas jush. Përdorni çdo lloj marifeti që të përpiqeni ta bëni t’ju përgjigjet, edhe pse me fjalë apo me gjeste. Lëreni të zgjedhë: “Do bukë, apo kek?”, ose “Do të veshësh pizha-mat me arush apo ato me lule?” dhe më pas lëreni të tregojë atë që dëshiron, qoftë dhe me gisht, apo me sy. Pastaj ju i thoni : « Ah, dashke pizhamat me arush!» Pyeteni: “Je i lodhur?”,“Do të të pëlqente një kek?”. Një lëkundje koke nënkupton një “jo” apo “po”. Vëre fëmijën të tregojë se ku janë gjërat (edhe pse ato kanë humbur): “Ku është topi?”. Jepini kohë që ta gjejë topin dhe vlerësojeni me

puthje dhe përqafime.

Mos e detyroni me zor. Nxiteni fëmijën tuaj të flasë duke i thënë: “Tregoji mamit çfarë do”, kur ai ose ajo i tregon nevojat ose dëshi-rat me veprime. Nëqoftëse fëmija tregon përsëri, jepini një mundësi: për shembull, “do topin, apo ka-rrocën?”. Nëqoftëse përsëri merr-ni një përgjigje jo me fjalë (me gjeste), thuajeni vetë emrin e sen-dit. “Oh, ti dashke topin” dhe me pas jepjani. Asnjëherë mos ia nda-loni diçka fëmijës, vetëm sepse nuk mund ta thotë emrin e asaj që kërkon ose e thotë gabim. Trego-huni shumë të duruar.

Jepini urdhra të thjeshta. Shumë fëmijë në këtë moshë ndjekin vetëm urdhra të thjeshta, kështu që jepini udhrat një një e nga një. Në vend që të thoni “Të lutem merre lugën dhe ma sill mua këtu,” për-piquni të thoni “Të lutem merre lugën” dhe kur ky veprim të jetë bërë, shtoni “Tani sillja lugën mamit”. Këto teknika do të ndih-mojnë zhvillimin e të kuptuarit, i cili do të vazhdojë më pas me të folurin.

Korrigjoni me kujdes. Një fëmi-jë i vogël asnjëherë nuk mund t’i thotë fjalët aq mirë sa një i rritur. Shumë bashkëtingëllore mund të jenë të pamundura për t’u përdorur nga fëmija (si për shembull K: fëmija në vend që të thotë „kali“

24 - 36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

234 PJESA IV VITI I TRETË

thotë „tali“, në vend të thotë „thi-ka“ do të thotë „fika“) dhe shumë fjalë mund të thuhen përgjysmë për disa muaj me radhë, apo vite. Kur fëmija juaj nuk shqipton mirë një fjalë, mos e korrigjoni si një mësuese e ashpër - kritikat mund ta pengojnë.

Lexoni së bashku me fëmijën. Kur fëmija është paksa më i rritur, ai fillon t’i pëlqejë shumë librat me piktura, lodrat, kafshët etj. Në këtë moshë fëmijet janë gati për të dëgjuar histori të thjeshta, por do të duhet të kalojë mjaft kohë që ata të qëndrojnë ulur dhe të dëgjoj-në historinë të qetë për më shumë se 3-4 minuta, sepse vëmendja e tyre është ende e shkurtër. Fëmi-jët e pëlqejnë leximin më shumë kur marrin pjesë dhe vetë. Gjatë kohës që lexoni, ndaluni dhe diskutoni mbi pikturat që ka li-bri (“Shiko, kjo macja ka vënë kapele”), kërkojini fëmijës që të tregojë sendet që njeh dhe trego-jini emrat e atyre që ai ose nuk i di, ose nuk i mban mend. Komente të tilla si “Shiko, sa zogj janë në atë pemë”, ose “Këtu ka dy mace”, do t’ju ndihmojnë t’i bëni fëmijës pak aritmetikë. Bëjeni numërimin pjesë të jetës së fëmijës tuaj.

Librat që pëlqejnë fëmijët

Fëmijët e vegjël të moshave 2-3 vjeç pëlqejnë ngjyrat e gjalla, tekstet që përsëriten dhe histori

të cilat tregojnë për gjëra të njo-hura. Në këtë moshë librat nuk ka nevojë të kenë shumë fjalë, që t’ju pëlqejnë. Gjithashtu librat pa fjalë, vetëm me figura, nxisin fëmijët e vegjël të krijojnë histori ose ide rreth pikturave dhe fotografive të librave. Në këtë periudhë fëmi-jët pëlqejnë ta lexojnë të njëjtën histori shumë herë me rradhë dhe pëlqejnë libra me vjersha që bëjnë rimë. Më poshtë po japim të gjitha llojet e librave që ata pëlqejnë:

•· Libra që tregojnë histori të thjeshta.

• Libra me vjersha të thjeshta me rimë, që ato të mund t’i mëso-jnë përmendësh.

• Libra që kanë numërim, alfa-bet, tregojnë forma, madhësi të sendeve, njerëzve etj.

• Libra me kafshë, libra me maki-na, libra rreth lojrave.

• Libra që kanë personazhet e tyre të pëlqyer të televizionit, filmave me kartona etj.

Librat janë shumë të nevojshëm për të zhvilluar krijimtarinë e fëmijës. Ju mund ta ndihmoni fëmijën të mendojë mbi historinë e librit dhe ta lidhi atë me ngjarjet e jetës reale që e rrethon. Me poshtë keni disa ide si mund ta bëni ketë:

• Mbasi të lexoni historinë, bë-huni aktorë dhe luani disa per-sonazhe të ngjarjes që lexuat.

• Bëni ato që tregon libri, vishni

23524 - 36 MUAJ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

-zhvishni rrobat, imitoni tin-gujt, zhurmat etj.

• Lëreni fëmijën ta tregojë ngjar-jen sipas figurave të librit.

• Lëreni fëmijën ta vizatojë ngjar-jen.

• Tregoni ngjarjet pa e pasur li-brin përpara.

• Mbasi të lexoni ngjarjen, për-doreni fëmijën si personazh të saj, (të bëjë si ariu i vogël, të kërcejë si rosaku etj.)

• Ndonjëherë, pasi të lexoni ngjar-jen, dilni shëtitje me fëmijën dhe zgjeroni përmbajtjen e li-brit duke i treguar në natyrë se çfarë tregon përralla, për shem-bull “macja që vrapoi pas topit dhe u përplas me murin këtu pranë” etj.

• Organizoni një festival poe-zish, vjershash me fëmijën, ose së bashku edhe me disa shokë e shoqe të tij/saj, për të recituar apo lexuar vjershat që i pëlqej-në më shumë.

het.• Ka ankthe dhe frikë nga errë-

sira, më rrallë nga zjarri, nga përbindëshat etj.

• Bashkohet në lojra të thjeshta dhe aktivitete grupi, ndonjëherë duke ngurruar.

• Flet shpesh me veten.• Përdor në lojë objektet në më-

nyre simbolike; një kub druri mund të jetë një varkë, një ka-mion etj.

• Vëzhgon fëmijët duke luajtur; mund të bashkohet me to për një kohë të shkurtër; shpesh luan paralel me fëmijët e tjerë.

• Mbron lodrat dhe gjithshka që është e tija; mund të bëhet ndo-njëherë agresiv duke e rrëm-byer lodrën, duke goditur një fëmijë tjetër, apo duke e fshe-hur lodrën.

• Merr pjesë vetëm apo së bash-ku me fëmijë të tjerë në lojën “provo që ta besosh”.

• Tregon dashuri për fëmijët të cilët janë më të vegjël, apo për fëmijët të cilët dëmtohen.

• Ulet dhe dëgjon histori deri në 10 minuta rresht; nuk shqetëso-het nëse edhe fëmijë të tjerë po e dëgjojnë historinë dhe mërzi-tet kur e shqetësojnë.

• Mund të vazhdojë të ketë li-dhje të ngushtë me një batanije të veçantë, kafshë pellushi, apo lodër, që të qetësohet.

ZHVILLIMI I PERSONALITETIT DHE AI SOCIAL

• Duket se kupton se ka një ra-dhë, por jo gjithnjë do ta res-pektojë atë.

• Eshtë miqësor, qesh shpesh; kërkon me çdo kusht të pëlqe-

236 PJESA IV VITI I TRETË

USHQYERJA familje. Fëmija mund të ndryshojë sjellje në mënyrën e të ushqyerit, çdo 6 muaj. Po kështu, modelet e rritjes ndryshojnë shumë. Një fëmijë mund të rritet emociona-lisht dhe fizikisht më shpejt se një tjetër. Prandaj kini parasysh se këshillat që do të gjeni më poshtë për ushqyerjen, mund të mos t’i përshtaten plotësisht fëmijës suaj.

• Në këtë periudhë është përmirë-suar shumë kontrolli i musku-jve; fëmijët mund të përdorin me lehtësi një lugë dhe pirun; kontrollojnë mirë filxhanin, apo gotën, megjithëse ndonjëherë e derdhin.

• Shpesh kërkojnë dhe pëlqejnë të ëmblat.

• Në përgjithësi pëlqejnë peri-met e gjalla, por mund të mos pranojnë të hanë sallatat.

• Perimet me ngjyrë jeshile i pëlqejnë më shumë të gatuara.

• Mund të bëjnë zgjedhje të thjeshta të llojeve të ushqime-ve, për shembull “do një pjesh-kë apo një dardhë?” Kanë pak oreks; kjo luhatet midis peri-udhave të rritjes; dreka është shpesh vakti i preferuar.

Rutina e përditshme

Si viti i dytë i jetës, ashtu dhe i treti, shpesh quhen nga prindërit edhe vitet e tmerrshme-nazet dhe kundërshtimet janë të përditshme, si për ushqimin ashtu edhe për situ-ata të tjera. Në fakt në këtë mënyrë fëmija arrin të formojë personali-tetin e tij, pra duhet të keni durim. Mendoni se si ndihet një fëmijë në këtë moshë që ecën, vrapon vetë, në krahasim me kohën kur varej nga prindërit. Ai po shijon “fitoret” e tij dhe kjo i shton besimin në vetvete duke thënë: “tani eci vetë, shkoj ku të dua unë”. Po kështu ai kënaqet duke thënë “tani ha sa dua vetë dhe ha atë që dua”. Prandaj në këtë kohë duhet të përpiqemi ta mësojmë të ushqehet i lirë, pa e detyruar të hajë gjithmonë atë që i japim ne.Shumë prindër janë të shqetësuar rreth ushqyerjes së fëmijës së tyre në këtë moshë. Fëmijët bëhen na-zeli, duan vetëm disa ushqime, nxjerrin ushqimin etj. Duhet të kuptoni se kjo është normale dhe “do të kalojë”. Sigurisht nuk ka dy fëmijë njësoj dhe ka dallime midis fëmijëve, edhe në të njëjtën

23724 - 36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

• Oreksi ndoshta është pak më i mirë se disa muaj më parë, por ende nuk është ajo që shumë prindër (ose gjyshet) mendoj-në se duhet të jetë. Shprehja “Fëmija im nuk ha fare” është një ankesë e zakonshme kur fëmija shkon për vizitë kon-trolli tek mjeku.

• Mund të kenë nevojë që midis vakteve të hanë diçka.

• Ndonjëherë i përshkruajnë si nazeli; shpesh ka gjëra që i pëlqejnë shumë apo nuk i pëlqejnë aspak (të cilat duhen respektuar); mund të pëlqejnë vetëm disa ushqime si reçeli, sanduiçet, makarona, djathi.

• I pëlqejnë ushqime të thjesh-ta që i “njeh”; nuk i pëlqejnë përzierjet; dëshiron ushqimet që i shërbehen në një mënyrë të njohur për të.

• Gjatë kohës që ushqehet, fëmi-ja ndonjëherë kërkon më shumë vëmendjen e prindërve dhe ende në mjaft raste sorrollatet e luan me ushqimin!

• Kujdes! Mënjanoni arrat, kara-melet e forta, kokrrat e rrushit, perimet e forta të gjalla. Kon-trolloni ëmbëlsirat dhe mënja-noni ushqimet që nuk kanë as-një vlerë ushqyese.

Çfarë është ushqyerja e shëndet-shme për një fëmijë të rritur(shih dhe “Grupet e prodhimeve ushqimore”, tek viti i dytë i jetës)

Organizmi i fëmijës ka nevojë të marrë nëpërmjet ushqimeve të gjitha lëndët ushqyese që e lejoj-në të rritet, të lëvizë, dhe jetojë. Lëndët ushqyese të nevojshme për çdo njeri, janë të ndara në 5

Pasojat që sjell ushqyerja jo e mirë gjatë fëmijërisë

Tek fëmija

• Alergji të përkoh-shme (azma, ekzemë)

• Sëmundje të aparatit tretës

• Sëmundje ngjitëse• Kequshqyerje• Mbipeshë

Tek adoleshenti

• alergji të përhershme• sëmundje të sistemit

tretës (kolit, ulçera, etj.)

• dhjamosje• tension të lartë të

gjakut

Tek i rrituri

• diabet• arteriosklerozë (infarkt i

zemrës, hemorragji në tru)

• sëmundje të mëlçisë• ulçera • probleme të kockave• tumore• plakje të parakohshme

Në tabelën e mëposhtme janë dhënë disa nga pasojat e një ushqyerje jo të mirë në disa periudha të jetës:

238 PJESA IV VITI I TRETË

grupe të mëdha sipas përmbajtjes së lëndëve që ato kanë: 1-proteinat, 2-karbohidratet (sheqernat), 3- yndyrnat, 4-vi-taminat, 5-kripërat minerale si hekuri, zinku, kalciumi, jodi etj. Këtyre lëndëve u duhet shtuar edhe uji, i cili ka rëndësi shumë të madhe për njeriun, sepse është vendi në trup ku ndodhin të gjitha reaksionet kimike. Uji ka rëndësi më të madhe tek fëmija i vogël se tek i rrituri, duke qenë se ai përbën rreth 80% të peshës tek i porsalin-duri, ndërsa tek i rrituri zë afër-sisht 50 % të peshës.

Organizmi i fëmijës ka nevoja je-tike për energji dhe materialet e rritjes të cilat merren nga proteinat, yndyrnat dhe sheqernat. Kripërat dhe vitaminat, edhe pse nuk japin energji, janë mjaft të rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e fëmi-jës. Ato sigurojnë që të kryhen si duhet të gjitha reaksionet kimike që ndodhin në organizëm.

Por një ushqyerje e mirë nuk ndikon vetëm në rritjen dhe zhvi-llimin e fëmijës. Ne e dimë tashmë se nëpërmjet ushqyerjes mund të parandalohen disa sëmundje të aparatit tretës (për shembull së-mundje të lidhura me gjendjet alergjike), por më e rëndësishmja është se një ushqyerje e mirë sigu-ron që organizmi i fëmijës kur të rritet të ketë shëndet të mirë, duke parandaluar në të ardhmen shfaqjen e disa sëmundjeve të rrezikshme si

tensioni i lartë, dhjamosja, diabeti, skleroza e arterieve të zemrës dhe të trurit. Me ushqyerje të shëndetshme për fëmijën, kuptojmë ato ushqime të cilat i japin atij të gjitha lëndët ushqimore të përmendura më lart. Ushqimet, mbi bazën e lëndëve ushqimore që përmbajnë, ndahen në pesë grupe kryesore:

• Drithrat, buka, miellrat, ma-karonat etj., të pasura në kar-bohidrate

• Qumështi dhe prodhimet e tij (të pasura në proteina, në disa minerale si kalciumi, si dhe në vitamina)

• Mishi, prodhimet e detit, vezët, bizelet, fasulet dhe thjerrëzat, të cilat quhen bishtajore (përm-bajnë proteina)

• Frutat dhe perimet (të pasura në vitamina dhe kripëra mi-nerale)

• Vaji, gjalpi, që përmbajnë yn-dyrnat, të cilat japin pjesën më të madhe të energjisë së nevoj-shme për fëmijën.

Marrja e proteinave duhet të pa-kësohet lehtësisht gjatë vitit të dytë dhe të tretë të jetës, në kra-hasim me periudhën midis vitit të parë dhe të dytë. Gjithashtu duhet pakësuar marrja e proteinave me origjinë shtazore dhe duhet shtuar ajo e proteinave me origjinë bi-more, duke shtuar për shembull sasinë e bishtajave (fasule, thjer-

23924 - 36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

USHQIMET SASIA DITOREQumësht dhe kos 300-400mlQullëra me drithëra 15grPilaf ose makarona 150grDjathë kaçkavall i grirë 15grMish pa dhjamë 40grPeshk 60grBukë e zezë 30grPerime 150-2001 vezë e plotë (e bardha + të verdhën) 1-2 vezë në javëFruta 200grLëngje frutash 50-100mlVaj ulliri 15gr (rreth 2 lugë gjelle)Sheqer 20gr (rreth 2 lugë gjelle)Reçelna 20gr (rreth 2 lugë gjelle)Mjalti 15gr

Tabelë orientuese për menynë e ushqyerjes së fëmijës

rëza, bizele, mashurka) dhe pakë-suar sasinë e mishit, djathit etj.

Sasia e yndyrnave duhet gjithash-tu të pakësohet nga 40% të kalo-rive totale në 30%, si tek të rri-turit. Përsa i përket burimit të yndyrnave, është mirë të përdoren më shumë yndyrnat me origjinë bimore se sa gjalpi (yndyrë me origjinë shtazore), pra vajrat si ai i ullirit, misrit, lulediellit etj.

Për karbohidratet preferohet orizi, makaronat në supë dhe më vonë makaronat të gatuara si për të rriturit. Sheqernat e thjeshta duhen përdorur në doza të pakta dhe

pjesën më të madhe të tyre duhet ta përbëjnë sheqernat që gjenden tek frutat.

Nxitja e zakoneve të shëndetshme për ushqyerjen

Momenti i ngrënies kupton gjëra të ndryshme për mosha të ndryshme fëmijësh, si për foshnjën, motakun dhe parashkollorët. Megjithatë, me rritjen e fëmijës kërkesat për lëndë ushqimore bëhen më të afërta me ato të rriturve. Ndërsa fëmijët janë të vegjël, duhet të mësohen të zhvillojnë zakone të mira të të ngrënit, të cilat do të zgjatin gjatë gjithë jetës së tyre. Për këtë duhet

240

pasur parasysh:• Të jepet shumëllojshmëri ush-

qimesh • Të plotësohen të gjitha nevojat

për drithëra, perime dhe fruta. • Mbas moshës dy-tre vjeç fëmi-

ja nuk ka nevojë për yndyrna të tepërta. Tani është koha për të filluar zëvendësimin e qumështit të paskremuar me qumësht me pak yndyrë 2-3% apo produkte të qumështit pa yndyrë. Lëngjet e frutave me sheqer duhet të jepen të kufi-zuara.

• Ka rëndësi të nxiten fëmijët të marrin rregullisht qumështin dhe prodhimet e tij si kosi, dja-thi etj.

• Të zgjidhen prodhime me yn-dyrë të pakët, apo ushqime të përgatitura me pak yndyrë.

• Të arrihet dhe të mbahet një peshë e shëndetshme trupore, përmes lëvizjeve fizike dhe ushqyerjes së shëndetshme.

• Të kufizohen kripa, sheqeri.

Por si mund të arrihet kjo?• Jepini fëmijës tuaj ushqime

të pasura me të gjitha llojet e lëndëve ushqyese.

• Kontrolloni ëmbëlsirat dhe mënjanoni ushqimet që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese.

• Merrni informacion tek mjeku lidhur me ushqyerjen, sipas moshës së fëmijës tuaj

• Fëmijën mund ta merrni me vete ndërsa bëni pazarin, kjo

mund t’i shtojë interesin për ushqimin.

• Filloni ushqimet e reja “për të rritur”, së bashku me ato që fëmija ende pëlqen.

• Shërbejini ushqimet e reja së bashku me ato të familjes.

• Nxiteni fëmijën të shijojë një ushqim të ri, por mos e detyro-ni ta hajë me zor. Nëse nuk do, pranojeni këtë, lëreni dhe për-piquni përsëri pas disa javësh.

• Fëmijët duhet të vendosin për sasinë që duhet të hanë. Nëse e nxisim fëmijën të hajë “edhe një kafshatë tjetër” mund të nxi-sim ngrënien e tepërt dhe hum-bjen e aftësisë për të rregulluar vetë marrjen e ushqimit. Kjo do të ndikonte në dhjamos-jen e fëmijëve në të ardhmen. Roli i prindit është të vendosë se çfarë ushqimesh do të hajë fëmija gjatë vakteve të rregullta të ngrënies. Fëmijët nuk duhet të detyrohen të “përpiqen ta hanë” ushqimin, nëse ata janë të mërzitur. Edhe ushqimet e dhëna në vaktet zemër duhet të jenë të shëndetshme dhe jo t’i japim fëmijës disa ushqime me vlerë të pakët ushqyese sa për t’i shuar urinë, si çokollata, torta me krem etj.

• Lërini fëmijët t’i prekin ush-qimet. Sa më shumë ato dinë rreth ushqimit si për shembull ku rritet, si përgatitet, aq më shumë do ta pëlqejnë atë.

• Fëmijëve duhet t’u jepen në një

PJESA IV VITI I TRETË

241

vakt disa mundësi për të zgje-dhur, por jo të zgjedhin pa kufi. Për shembull, pyesni fëmijën “Nesër për drekë do karrota apo lulelakra?” dhe jo “Çfarë do të të gatuajë mami nesër për drekë?”.

• Bëhuni ju vetë shembull për fëmijën tuaj, duke ngrënë ush-qime të shëndetshme. Në qoftë se, për shembull, ju vetë hani patate të skuqura dhe fëmijës ia jepni të ziera, ai nuk do t’i hajë ato.

• Uluni për të ngrënë drekën ose darkën si një familje së bashku,

bisedën gjatë vakteve të ushqy-erjes së familjes.

• Gjatë kohës së ngrënies mby-lleni televizorin

• Sigurohuni që në rast se fëmija juaj është nën kujdestarinë e ndonjë personi tjetër (në çer-dhe, në shtëpi, me gjyshet, kuj-destaret etj.), edhe ai të ndjekë rregullat e ushqyerjes së shën-detshme të fëmijës tuaj.

Kujdes!Mbytja është një problem serioz që mund të ndodhë në këtë peri-udhë kohe, sepse fëmijët në këtë moshë kanë mësuar të kapin dhe të gëlltisin mjaft lloje ushqimesh. Ushqimet që ngjisin, janë të forta, të vogla, të rrumbullakta dhe të buta, kokoshkat, arrat, karame-let e vogla, çamçakizi, kokrrat e rrushit, manaferrat, karrotat në copa të gjalla, bizelet etj, duhet të mënjanohen. Mishi gjithashtu mund të përbëjë një rrezik për mbytje, prandaj duhet ndarë mirë, në copa shumë të vogla dhe duhet zier mirë.

Fëmijët në këtë moshë janë në në rrezik më të madh për pamjaf-tueshmëri jodike, e cila ndikon në inteligjencën, mbarëvajtjen e e tyre në të ardhmen në shkollë etj. Përdorni në tavolinë kripën e jodizuar, sepse jodi parandalon çrregullimet në rritje dhe zhvillim

24 - 36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

sa herë që keni mundësi.• Në këtë kohë fëmija duhet të

mësohet të përdorë pjatën (jo shumë të madhe), si dhe filxha-nët dhe gotat për fëmijë, që e ndihmojnë të ushqehet vetë.

• Filloni t’i mësoni rregullat e sjelljes në tavolinë dhe nxisni

Figura 26. Uluni për të ngrënë së bash- ku vaktet e bukës.

242

të fëmijës që mund të vijnë nga marrja e pamjaftueshme e tij.Po kështu fëmijët në këtë moshë rrezikohen nga anemia nga munge-sa e hekurit. Sigurohuni që marr-ja ditore e qumështit të lopës nuk është e tepruar (sepse qumështi i lopës përmban një lëndë që pen-gon thithjen e hekurit nga organiz-mi i fëmijës, pra thellon aneminë). Fëmija juaj duhet ushqehet me mish, fruta, pulë, peshk etj. Siguro-huni që dieta e fëmijës tuaj të jetë e pasur në vitaminë C, që gjendet në frutat dhe perimet, e cila shton thithjen e hekurit nga zorrët.

Gjithashtu ka rëndësi që të mba-ni mend! • Kurrë mos e përdorni ushqimin

si një mjet për ta lavdëruar apo dënuar fëmijën!

• Gjatë kohës së ushqyerjeve i kushtoni shumë përkëdheli, përqafime dhe vëmendje!

• Kur përgatisni ushqimet, gjith-një lani duart, frutat, perimet dhe enët, lugët apo pirunjtë që do të përdorni!

• Ushqimet ruhen në enë të pas-tra, të mbuluara, në vende të freskëta dhe në frigorifer!

• Asnjëherë mos hidhni përsëri një ushqim që e keni për-dorur tek ena që ka ushqimin e freskët, ose ushqimet që i keni nxjerrë nga frigoriferi dhe i keni ngrohur asnjëherë mos i fusni përsëri në frigorifer.

PJESA IV VITI I TRETË

Gjashtë rregulla të sjelljes për të krijuar zakonet e shëndetshme të ushqyerjes

Bëni që çdo kafshatë të ketë vlerëGjithçka që ha fëmija duhet të jetë e ushqyeshme. Ky rregull fillon që kur fëmija është në barkun e nënës dhe më tej kur e ushqeni me gji, kur ai ha ushqimet e familjes dhe kur ushqehet vetë. Fëmijët mund të jenë nazeli dhe me oreks të lëkundshëm, kështu sigurohuni që gjithçka që ata hanë, të jetë me të vërtetë e mirë për ta. Lërini mën-janë ushqimet pa vlera, si karame-let, pastat, çokollatat, patatinat etj. “Po dëshira dhe kënaqësia e fëmi-jës?” do të pyesni ju. Në stomakun e vogëlushit ka shumë pak vend për të mbajtur ushqime, prandaj mendoni me kujdes kur e mbushni atë. Shpesh më shumë kënaqen prindërit që shikojnë fëmijët të hidhen përpjetë nga gëzimi për një çokollatë, se sa vetë fëmijët. Fëmija juaj mund të gëzohet dhe kënaqet me shumë mënyra dhe vende të tjera - dhe jo duke i dhënë ushqime të kota.

Fshijeni fjalën “ëmbëlsirë” nga fjalori i ushqimeve dhe përdorni me kujdes fjalën “gostitje” Jepini fëmijës ëmbëlsira të shën-detshme, kështu gjëra të vogla të ëmbla, si frutat dhe kosi mund të bëhen pjesë e një vakti ushqimi

24324 - 36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

dhe jo si shpërblim në fund të ngrënies për fëmijën që e mbaroi të gjithë pjatën. Përsëri është prin-di që kënaqet kur i jep një “tortë”, ose “e gostit fëmijën me akullore”, se sa fëmija dy-tre vjeç, që nuk do të shqetësohet aq shumë në se nuk do të hajë një akullore.

Jini këmbëngulës, por jo me luftëNjë fëmije mund t’i duhet pak kohë sa të pëlqejë një ushqim të ri. Filloni ushqimin e ri me qetësi dhe ëmbëlsi dhe prisni deri sa fëmija ta provojë vetë. Mos kërkoni me çdo kusht që ata të provojnë diçka që nuk duan dhe asnjëherë mos i detyroni ta mbarojnë deri në fund pjatën e tyre. Koha e ngrënies nuk duhet të jetë kohë lufte. Ata do të hanë në se kanë nevojë për të ngrë-në. Nëse gjatë ngrënies ju do të fi-lloni një betejë me fëmijën tuaj, të cilën nuk do ta fitoni asnjëherë, rrezikoni të ardhmen e fëmijës. Çështja është ta mësojmë të ush-qehet në mënyrë të shëndetshme. Prandaj zhvillimi i zakoneve të shëndetshme të ngrënies është kaq i rëndësishëm.

Thyeni rregullat që na kanë më-suar prindërit tanëShumë nga ne mbajnë mend ko-hën e vegjëlisë, kur nëna na hidhte ushqimin në pjatën e mbushur plot dhe priste që ta hanim me çdo kusht, deri në lugën e fundit. Dhe nuk mund të kundërshtonim, sepse

shpejt ne kuptonim se nëse nuk do të hanim atë që po na servirej, do të mbeteshim të uritur dhe do të dënoheshim, nuk do të na linin të luanim më vonë, apo do të shko-nim për të fjetur herët në shtrat. Kështu, ne fëmijët në darkë rrinim të ulur vetëm në tavolinë deri sa të mbaronim pjatën me bizele, e më-sonim të hanim pa bërë as më të voglin kundërshtim.

Tani ne e dimë sa shkatërrimtare mund të jetë kjo. Shumë çrre-gullime të ngrënies tek të rriturit fillojnë që në fëmijëri dhe shumë persona që vuajnë nga këto prob-leme, mund t’i mbajnë mend këto çaste në tavolinën e ngrënies, kur ishin fëmijë. Të respektosh faktin që humori dhe shijet e fëmijës tuaj mund të jenë të ndryshme nga ato tuajat, të burrit, të kushëririt etj, do të thotë të mësohesh të thyesh rregullat e rrepta dhe tradicionale të “ushqyerjes së familjes”. Lëreni fëmijën tuaj të hajë një ushqim të shëndetshëm që i pëlqen, ndërsa pjesa tjetër e familjes tuaj po ha mishin me qepë (që sigurisht ju e keni gatuar shumë mirë)

Për aq kohë sa ushqimi që ai pëlqen është i shëndetshëm, lëreni fëmijën të zgjedhë ushqimet e tij dhe mos krijoni problemet që na krijonin prindërit tanë. Kjo do të forcojë më shumë respektin për ushqyerjen e shëndetshme.

244

Çdo njeri ka nevojë të hajë mën-gjesMëngjesi është vakti më i rëndë-sishëm i ditës për të gjithë, pra edhe për fëmijët. Mosngrënia e mëngjesit mund të ndikojë në gja-llërinë e tyre për gjatë gjithë ditës dhe krijon një spirale pa fund, fëmija është shumë i lodhur që të hajë, shumë i uritur që të pushojë në drekë, e kështu më tej. A do të donit ju të kishit një fëmijë të uri-tur dhe të lodhur në krahët tuaj? Shumë studime dhe vetë prindërit kanë vënë re faktin se një mëngjes i ushqyeshëm e ndihmon më mirë funksionimin e trurit tek një fëmi-jë. Shumë shenja që flasin për dyvjeçarin “e tmerrshëm”, lidhen edhe me urinë. Mëngjesi duhet të përmbajë proteinat e duhura për energjinë, që parandalon këputjen e fëmijës në mesditë. Parandalimi është kyç, sepse një fëmijë i stër-lodhur nuk do të hajë dhe ju nuk do ta arrini ta ushqeni.

Mësoni nga fëmija juajFëmijët tanë dinë më shumë se sa besojmë ne. Disa fëmijë janë shumë të mirë, sepse i tregojnë prindërve të tyre se çfarë duan të hanë, dhe sa shumë duan të hanë. Lërini fëmijët të mësohen si të dëgjojnë shenjat e trupit të tyre. Fëmijët asnjëherë nuk duan të për-shtaten me rregullat e një personi tjetër. Mësohuni herë pas here të ndiqni rregullat e fëmijëve tuaj … dhe ata mund t`ju habisin më tej me sjelljen e tyre.

Disa probleme të zakonshme gjatë ushqyerjes

Nuk është i uritur në kohën e vak-teve të ngrëniesNëse fëmijët kanë ngrënë ushq-ime të shëndetshme gjatë kohës së vakteve zemër (ndërmjet tre vakteve kryesore të ushqyerjes, mëngjes, drekë, darkë) dhe nuk kanë uri gjatë vakteve të rregullta të ngrënies, kjo jo gjithnjë është një problem. Kur fëmija në vazh-dimësi nuk ushqehet gjatë vak-teve të ngrënies, duhet të shikohen oraret e dhënies së këtyre vakteve, së bashku me orarin e dhënies së ushqimeve zemër. Fëmijët nuk kanë gjithnjë uri, ashtu siç kanë të rriturit.

Është rrëmujaxhi kur ushqehetNë këtë moshë fëmijët po përpiqen të mësojnë vetë mjeshtërinë e ush-qyerjes, kështu që mund të jenë rrëmujaxhinj kur ushqehen. Ne duhet ta mbështesim mbështesim eksplorimin e ushqimit nga fëmija, përveç rastit kur fillojnë të tallen me ushqimin dhe nuk anë fare. Pra ngrënia me duar dhe rrëmuja është e shëndetshme.

Ushqehet njësoj përditëFëmijët në këtë moshë mund të dëshirojnë të eksplorojnë aftësitë e tyre për të zgjedhur, duke re-fuzuar disa ushqime, edhe ato të cilat kanë qenë të pëlqyera me parë. Pra fëmija dëshiron të hajë të njëjtat ushqime në mëngjes, drekë

PJESA IV VITI I TRETË

245

dhe darkë. Një zgjedhje e mirë për të kapërcyer këtë pengesë do të ishte: të fusnit në dietën e tij 3-4 herë në javë vetëm një pjatë që ai pëlqen. Kështu, në drekë një pjatë e tillë mund të ishte makarona me mish të grirë, që fëmija i pëlqen shumë. Në darkë mund t’i jepet një pjatë me supë dhe perime, të cilat i pëlqen më pak.

Mbani mend!

Një fëmijë i moshës 1-3 vjeç mund të hajë afërsisht vetëm 200-300 ml (1-1,5 fi lxhani çaji) në një vakt. Kështu për të marrë energjinë dhe lëndët e duhura, ushqimi duhet dhënë me një përqëndrim të lartë të energjisë dhe 5- 6 herë në ditë.

Ushqyerja zemër e shëndetshme

Fëmija i vogël ka stomak të vogëel dhe mbushja e tij tri herë në ditë nuk mund t’i japë energjinë e duhur për rritjen dhe lëvizjet e tij. Prandaj ka rëndësi dhënia e vakteve të ndërmjetme, që quhen vakte zemër. Këto vakte të ndër-mjetme janë të rëndësishme për fëmijët, por ne nuk duhet të har-rojmë që edhe ushqimet që jepen në kohën e vakteve të plota, janë gjithashtu me rëndësi. Ju duhet harxhoni pak kohë për të menduar se çfarë t’i jepni fëmijës

për vaktet zemër. Edhe në këto vakte të ndërmjetme ushqyerjeje, duhet të jepen ushqime nga të gjitha grupet ushqimore:

Buka/ drithëratSanduiçët. Përgatisni në shtëpi sanduiçë të ndryshëm, duke i mbushur me ushqime të ndryshme, për shembull me djathë, vezë të zier, domate, gjalpë etj. Gjatë ko-hës që përgatisni sanduiçët, af-rojini fëmijët pranë jush, që t`ju ndihmojnë e më tej mund t’i lejoni t’i përgatisin vetë. Buka e thekur, keku i bërë në shtëpi, biskotat, gjithashtu pëlqehen.

Makaronat. Në përgjithësi, fëmijët në këtë moshë i pëlqejnë makaronat. Për-gatitini bashkë me ta. Kujdes me salcat e gatshme që përdorni, se mund të jenë shumë të kripura.

Frutat dhe perimetFrutat dhe perimet janë shumë të mira për ushqyerjen zemër. Frutat mund të jepen të prera në copa, ose të përziera me kos. Zarzavatet gjithashtu mund të jepen të gjalla ose të ziera. Frutat e thata, si kum-bullat, kajsitë, kanë një sasi të madhe sheqeri dhe mund të shkak-tojnë prishjen e dhëmbëve. Në rast se fëmija juaj i dëshiron shumë, mund t`ia jepni herë pas here së bashku me ushqime të tjera, si për shembull sanduiçët, për të pakë-suar pasojat tek dhëmbët.

24 - 36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

246

Qumështi dhe prodhimet e tijQumështi, për vlerat që ka është ushqim shumë i mirë për fëmijën. Jepeni në vaktet zemër, me fruta ose sanduiç. Deri në moshën 2 vjeçare qumështi mund të jepet i paskremuar, më tej duhet të jepet i skremuar, me përqindje më të pa-kët yndyre. Kosi dhe bulmetrat, si djathi, janë gjithashtu ushqime të mira për vaktet e ndërmjetme.

LëngjetGjatë kohës se ngrënies, gjith-një jepini fëmijës një lëng që të shoqërojë ushqimin. Uji është pija më e mirë. Po kështu edhe qumështi është një pije e mirë. Fëmijët duhet të mësojnë të pij-në ujin që në moshë të vogël. Ju si prindër duhet të jeni model për këtë. Tregojuni fëmijëve se si pini ujë. Lëngjet e frutave duhet të jenë të holluara dhe mos të kenë përmbajtje të lartë sheqeri. Shiko-ni me kujdes marrjen e qumështit dhe lëngjeve të frutave për fëmi-jët nazeli. Qumështi është ushqim shumë i mirë, por marrja e tepërt e tij mund të presë oreksin për ush-qime të tjera.

A duhen dhënë çokollatat, bis-kotat apo patatinat?Fëmijët e moshave 1-3 vjeç i shiko-jnë këto ushqime që mund të jenë shumë të kripura apo të ëmbla, me yndyrë, të reklamuara nëpër dyqa-ne, ose në televizor. Këto ushqime nuk kanë asnjë vlerë ushqyese,

prandaj mund të jepen vetëm në raste të rralla festash, banketesh. Për të mos pasur probleme me fëmijët tuaj, mos i mbani këto ush-qime në shtëpi. Nëse fëmija do t’i shikojë dhe nuk do t’i hajë, mund të jetë me të vërtetë një problem për ju dhe atë. Ju përsëri duhet të jeni një prind model dhe të ushqe-heni me ushqime të shëndetshme në vaktet e ndërmjetme, si dhe të bleni vetëm me raste ushqime që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese.

Shumë prindër kanë vënë re se fëmijët e tyre ndikohen shumë nga ajo që dëgjojnë apo shikojnë në televizor, radio etj. Fëmijët e vegjël besojnë gjithçka që shikoj-në në televizor. Ato nuk e kuptoj-në reklamën, zbavitjen, tregtinë etj. dhe prindërit shpesh e kanë të vështirë të kundërshtojnë ngrënien e këtyre prodhimeve të reklamuara dhe dëshirën natyrale të fëmijës për të ëmbla, së bashku me kënaqësinë që ai ndjen nga ngrënia e tyre.

Një tjetër shqetësim në rritje i prindërve është shtimi i ushqime-ve që quhen “ushqime të shpejta” si sufllaqe, hamburger, të cilat sot tregtohen në shumë dyqane ushqi-more. Gjithnjë e më shumë fëmijët në këtë moshë lihen në duart e kuj-destarëve të çerdhes, gjyshërve, kujdestarëve në shtëpi etj. Shumë prej tyre nuk e bëjnë detyrën e tyre për t’i dhënë fëmijës një ushqyerje të shëndetshme sepse nuk arrijnë

PJESA IV VITI I TRETË

247

ta bëjnë, apo nuk u intereson. Ju duhet të vëzhgoni së bashku me kujdestarët e fëmijës se me çfarë ushqehet fëmija, ashtu siç vëzh-goni rritjen dhe zhvillimin e tij. Duke punuar së bashku, ju do të siguroheni që ushqimi i fëmijës është i përshtatshëm dhe po nxiten zakonet e ushqyerjes se shëndet-shme.

Aktivitete që mund të kryhen së bashku me fëmijët e vegjël për të nxitur ushqyerjen e shëndet-shme

LojraAlbumi: fëmijët presin figura të ushqimeve të shëndetshme nga revista dhe i ngjisin në një fletë, duke formuar kështu një album me figura. Më tej diskutojnë rreth ushqimit në figurë. Përshtatja: kërkojini fëmijëve të presin figura ushqimesh dhe t’i ngjisin në një fletë, duke përshta-tur ushqimet që i përkasin të njëjtit grup ushqimor, për shembull të gjitha frutat, si mollët, dardhët, vendosen bashkë.Kujtesa: vendosni në një tabaka disa ushqime dhe kërkojini fëmi-jëve të mbajnë mend emrat e tyre. Mbas dy minutave mbuloni ta-bakanë dhe u thoni fëmijëve të kuj-tojnë ushqimet që panë me parë. Ndarja: Mblidhni pako boshe të prodhimeve ushqimore, figura nga ushqimet e përditshme dhe kërkojini fëmijëve që t’i ndajnë

në: ushqime që u pëlqen t’i hanë tani dhe ushqime që u pëlqen t’i shtyjnë për më vonë. Diskutoni me ta për zgjedhjet që bëjnë.

Tematika ditoreËshtë një ide shumë e mirë që një herë në javë të organizoni në shtëpi ditë tematike. Merrni një lloj ush-qimi që keni gatuar, ose zgjidhni një ngjyrë dhe organizoni si temën e ditës aktivitete për të mësuar rreth ushqimit e ushqyerjes. Për shembull: molla, buka, ngjyrat e ylberit, qumështi, dyqani, perimet etj.

Mbani mend se kur planifikoni aktivitete për ushqyerjen e shën-detshme, fëmijët e vegjël mësojnë duke u mbështetur mbi njohuritë dhe eksperiencat e kaluara. Stu-dimet kanë treguar se fëmijët nën pesë vjeç mund të kuptojnë mirë një informacion shumë të detajuar rreth ushqimeve të shëndetshme, nëqoftëse bazohet mbi atë që kanë mesuar deri tani.

Gatimi me fëmijëtTë ndihmonit nënën tuaj të gatu-ante, është ndoshta një nga kujti-met më të bukura që mbani mend gjatë viteve parashkollore. Kujtoni se ajo ishte mjaft e duruar! Fëmijët e vegjël shpesh duan të bëjnë atë që po bëni ju. Përfshijeni fëmijën në përgatitjen e ushqi-meve, bëjeni këtë zbavitëse dhe ju do të forconi zhvillimin e fëmijës

24 - 36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

248 PJESA IV VITI I TRETË

duke i: • dhënë mundësinë të fillojë të

pranojë përgjegjësinë për za-konet e veta të ngrënit

• mësuar ndjenjën e mreku-llueshme të arritjes së diçkaje, të suksesit, fitores.

Përgatitja dhe gatimi i ushqimit përfshin dhe zhvillon të gjitha llo-jet e aftësive të fëmijës:• Aftësitë sociale: dëgjimi, shkëm-

bimi, respektimi i radhës, pava-rësia, përgjegjësia për veten.

• Aftësitë fizike sipas moshës: në moshën 2 vjeç - kruarja, fërki-mi, ushqyerja dhe në moshën 3 vjeç -përzierja, derdhja, ndarja.

Gatimi së bashku me fëmijët nuk është diçka që bëhet në moment. Ai kërkon një planifikim të vogël.

Mendoni me parë rreth recetave, filloni thjesht me një vezë të rra-hur, të skuqur, apo diçka që nuk ka nevojë të gatuhet, si për shembull një sallatë frutash.

Figura 27. Përfshijeni fëmijën në gatimin e ushqimeve

TUALETI, BANJA, VESHJA

• Lahet mirë vetë në banjë; shpesh nuk pranon të dalë jashtë vaskës, dushit etj.

• Kujdeset për nevojat personale, duke qëndruar i pastër gjatë ditës (veçanërisht djemtë mund të vazhdojnë të lagen gjatë ditës).

• Disa flenë natën pa u ndotur në shtrat, të tjerë janë në tranzicion - ato mund të jenë të thatë natën për disa ditë të javës, më tej për një periudhe kohe përsëri mund të ndoten natën.

• Zhvishet më mirë se sa vishet, megjithëse është i aftë të veshë disa rroba.

• Eshtë më i saktë në përdorimin e kopsave të mëdha, zinxhirëve.

Të mësuarit e kontrollit të jashtë-qitjes dhe urinimit

Shumë fëmijë janë gati të fillojnë të mësojnë kontrollin e jashtë-qitjes dhe urinimit, midis moshës 2-4 vjeç, por çdo fëmijë është i ndryshëm dhe kjo kohë mund të luhatet. Ju duhet të filloni të ndiq-ni shenjat që jep fëmija gjatë çdo faze të këtij procesi. Por duhet

24924 - 36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

të jeni të duruar, pasi zakonisht mund të duhet një periudhë prej 3 deri 6 muaj, përpara se fëmija juaj të heqë pelenat.

Si duhet ta kuptoni kur fëmija është gati?Fëmija juaj është gati për të filluar mësimin e tualetit kur:

• Mund të ecë vetë deri tek utur-aku (ose në WC-në e tualetit).

• Qëndron drejt dhe pa u shtrem-bëruar kur ulet në uturak

• Mund të qëndrojë i thatë me pelena të palagura për disa orë rresht.

• Mund të ndjekë një deri në dy udhëzime të thjeshta.

• Ju tregon kur do të përdorë uturakun

• Kërkon t’ju kënaqë duke treguar se nuk është ndotur

• Dëshiron të jetë i pavarur.

Si mund ta ndihmoni fëmijën që të mësojë të përdorë uturakun?• Sigurohuni që të keni kohë të

mjaftueshme, durim dhe vë-mendje për ta ndihmuar fëmijën tuaj çdo ditë. Mësimi i kontro-llit të jashtëqitjes dhe urinimit nuk ndodh në një natë. Është një proces i gjatë, kështu që jini të kujdesshëm kur fëmija ju sinjalizon se është gati për të kaluar nga një hap tek tjetri. Mos u shqetësoni për aksiden-tet që ndodhin në këtë periudhe (fëmija përsëri lag panolinat apo nuk kontrollon dot jashtë-qitjen) – ato duhet të ndodhin.

• Vendosni se çfarë fjalësh do të përdorni për urinimin dhe jashtëqitjen, për pjesët e trupit dhe përdorimin e tyre. Është më mirë që të përdorni fjalët e sakta (për shembull: hajde shkoj-më tek uturaku, të bëjmë uri-nën). Ju mund ta lejoni fëmijën gjithashtu që të t’ju shikojë dhe ju se si përdorni WC-në.

• Nëqoftëse ka edhe persona të tjerë që kujdesen për fëmijën tuaj (çerdhja), bisedoni me ta se si keni menduar t’i mësoni fëmijës të urinojë dhe të dalë jashtë. Është e rëndësishme që kujdestarët të jenë të qën-drueshëm dhe të veprojnë një-soj si ju.

• Fëmija juaj do të jetë më i si-gurt në një uturak, sesa në një WC normale.

• Vendoseni uturakun në një Figura 28. Refuzon të përdorë uturakun

250 PJESA IV VITI I TRETË

vend të përshtatshëm, ku fëmija mund ta gjejë dhe ta marrë me lehtësi.

• Ndihmoni fëmijën që ta përdorë uturakun, lëreni të shkojë vetë tek ai kur është plotësisht i ve-shur. Më tej, pasi i keni hequr panolinën, lëreni të ulet në të. Ju mund të hidhni panolinën e ndotur në uturak, për të treguar se për çfarë përdoret uturaku.

• Kur fëmija juaj është gati, çoje-ni shpesh tek uturaku, çdo ditë dhe nxiteni që të ulet në të për disa minuta, pa i veshur panoli-nën.

• Nxisni fëmijën që të tregojë kur do të urinojë apo të dalë jashtë. Mos harroni ta lavdëroni edhe kur ju tregon pasi e ka bërë në panolinë.

• Shikoni me kujdes fëmijën, për të kapur për ndonjë shenjë që tregon se ka nevojë të përdorë uturakun.

• Zhvilloni një rutinë, duke e vendosur fëmijën në uturak në momente të veçanta gjatë ditës, si pasi është zgjuar në mëngjes, pas vakteve të ngrënies, përpara orës së gjumit, ditën dhe natën.

• Lavdëroni fëmijën shpesh dhe jini të duruar. Bëhuni gati për aksidente, dhe mos e dënoni as-njëherë kur kjo gjë ndodh.

• Kur fëmija juaj e ka përdorur uturakun siç duhet gjatë javëve të fundit, mund t’i kërkoni që të fillojë të veshë mbathjet e pam-bukut, pa panolinë. Kur ai është

gati, festojeni, që ky të jetë një moment i veçantë për të gjithë familjen tuaj.

Çfarë të bëjmë nëqoftëse të mësu-arit dështon?Nëqoftëse përpjekja e parë e të mësuarit të uturakut nuk ecën, kjo ndodh pasi fëmija nuk është gati. Nëse fëmija nuk pranon të përdorë uturakun, ndërpriteni mësimin për 1 deri në 3 muaj. Fëmija juaj nuk dëshiron, pasi ende nuk e ka arritur moshën e duhur. Lëreni të vazhdojë përsëri me panolinë dhe përpiquni prapë, pas një ose tre muajsh.

GJUMI

• Zakonisht fle 10-12 orë natën, zgjohet në orën 7 ose 8 në mëngjes.

• Mund të mos dojë të pushojë mbasdreke; vazhdon të përfito-jë nga koha e qetë e drekës dhe do të luajë.

• Mund të bëhet gati vetë për të shkuar në shtrat. I ka ende zakonet e mëparshme për të shkuar në shtrat, pra i pëlqen t’i tregojnë përralla, t’i lexojnë një histori për ta zënë gjumi, apo t’i këndojnë një këngë.

• Mund të ketë ëndrra që e zgjoj-në papritur.

• Mund të ecë natën në gjumë, i pavetëdijshëm; në këto raste duhet qetësi dhe këmbëngulje

25124 - 36 MUAJ RUTINA E PËRDITSHME

që ta kthejmë fëmijën përsëri në shtrat.

Çfarë mund të bëni nëse fëmija zgjohet natën?

Duhet të mbani mend se çdo fëmijë dhe prind, në momentin e shkuarjes për të fjetur dhe zgjimit natën kanë mënyra të ndryshme sjelljeje, pra çdo ndërhyrje apo teknikë duhet përshtatur sipas prindit dhe fëmijës. Megjithatë një teknikë që këshillohet sot është ajo e “largimit gradual”, domethë-në kur të zgjohet natën, pak nga pak ju shkoni ta mësoni fëmijën të fl ejë vetë dhe ta zërë gjumi prapë vetë.

Nëse fëmija, mbasi ka rënë në shtrat fillon të qajë ose ju thërret, prisni 30 sekonda, pastaj shkoni në dhomë, qetësojeni, por pa e përkëdhelur apo lozur shumë me të dhe dilni nga dhoma kur fëmi-ja është ende zgjuar. Sa herë t`ju thërrasë më pas, zgjasni kohën kur shkoni për ta qetësuar në 1 minutë, më tej në 2 minuta e kështu me radhë, deri kur fëmijën ta zërë vetë gjumi. Mbas një jave, gjërat duhet të përmirësohen. Në dhomën ku fle fëmija, lini gjithnjë një dritë të vogël që ai të mund të kontrollojë mjedisin për-reth. Mos e ndjeni veten fajtor se fëmija qan dhe ju nuk po ndërhyni për ta qetësuar. Nuk do t’i krijoni asnjë tronditje fëmijës. Nëse do të

jeni këmbëngules, do të arrini re-zultatin e pritur.

LOJA DHE AKTIVITETI SOCIAL• Është mosha e fjalës së shpeshtë

“edhe unë”; dëshiron të për-fshihet në gjithçka.

• Luan spontanisht, për periudha të shkurtra, në grupe; bëhet shumë i shoqërueshëm; fillon të luajë në bashkëpunim me fëmijë të tjerë.

• Mund të grindet apo diskutojë me fëmijët e tjerë; të rritu-rit duhet të lejojnë fëmijët t’i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet e tyre, kur nuk kërcënohen nga dëmtimi fizik.

• I pëlqen të vishet si aktor e të luajë në lojra teatrale që flasin për aktivitetet e përditshme.

• Ka preferenca të forta gjinore dhe për role të ndara gjinore “djemtë nuk mund të luajnë ro-lin e infermieres”, “vajzat nuk duhet të vishen si shofere” etj

• I përgjigjet më mirë zgjedhjeve se sa urdhërave “do të veshësh pizhamat përpara, apo pasi të ketë mbaruar përralla?”

• Të ndajë diçka me të tjerët është ende e vështirë, por duket se e kupton si koncept.

Fëmijët dhe lodrat

Fëmijët në moshën dy-tre vjeç pëlqejnë lodrat të cilat përfshijnë

252 PJESA IV VITI I TRETË

lojën eksploruese (ku është shtë-pia, gota etj…..?), lojën krijuese (kulla me kuba) etj. Lodrat e ku-zhinës dhe sendet e gatimit janë mjaft të pëlqyera midis djemve dhe vajzave në këtë moshë. Gjithashtu edhe veglat e artit, si për shembull penelat e pikturës, fyelli, pianoja etj. Megjithëse fëmijët dyvjeçarë mundet të mos jenë në gjendje të bëjnë piktura të kuptueshme, atyre u pëlqen të shkarravisin. Kur bleni sende për pikturë, si lapsa me ngjyra, penela, siguro-huni mirë që ato të mos jenë të dëmshme. Si prind, ndoshta ju do të jeni me të kënaqur në se do të bleni penela që mund të lahen me ujë, sepse përsëri fëmija në këtë moshë pëlqen të bëjë mjaft rrëmu-jë dhe të shkarravisë kudo.

Kërkoni lodra që nxisin krijim-tarinë dhe imagjinatën e fëmijës si: • Lodra ndërtuese, që ndërtojnë se-

nde të ndryshme, kuba, tulla etj.

• Vegla arti jo të dëmshme, si lapsa me ngjyra, bojra uji, pia-no, tambur etj

• Rroba që vishen e zhvishen • Lodra për punët e shtëpisë - ku-

zhinë, pastrimi i shtëpisë etj• Lodra për jashtë, lisharëse,

rrëshqitëse • Lodra transporti si biçikletë,

makina, vagona • Lodra me manjetofon ose

muzikë, disqe, kaseta• Mozaikë (gjgjëza) të thjeshta

me copa të mëdha.

Aktivitete loje për të mësuar

• Lejoni fëmijën të luajë me sen-det e përditshme të familjes si-pas imagjinatës që ka; të ven-dosë një batanije mbi tavolinë për të bërë një fole zogu; të lozë me kanoçen e vajit që e përdor për të vendosur automjetet, të bëjë lavazhin e makinës, duke e zhytur në një kavanoz me ujë etj.

• Ofroni materiale më kom-plekse, dërrasa me disa rruaza të ndryshme me ngjyra, sende të ndryshme për të numëruar, ndarë; konstruksione me ma-dhësi mesatare, pjesë mozaiku.

• Ofroni materiale për pikturë, të cilat nxisin eksperimentimin; lapsa, shkumësa, plastelinë për modelim, gërshërë me majë të rrumbullakët, letra, ngjitëse dhe furça të mëdha për piktura uji (kujdes, kontrollojeni fëmi-jën në këtë kohë).

Figura 29 . Lodra që nxisin kri-jimtarinë dhe imagjinatën

25324 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

· Vërini përpara libra rreth kaf-shëve, familjeve, ngjarjeve të përditshme, alfabetit dhe numërimit, poema dhe vjersha me rimë. Vazhdoni t’i lexoni përditë.

• Bëni shëtitje rregullisht në li-brari; lërini kohë fëmijës që të zgjedhë vetë librat.

• Ofroni një biçkletë tre rrotëshe, apo lodra të tilla të ngjashme që ecin, të cilat ndërtojnë zhvi-llimin e koordinimit sy-dorë-këmbë e djathtë, nëpërmjet ma-novrimit dhe ecjes.

• Shëtisni me fëmijën në parqe, duke i lejuar kohë të eksploro-jë, vëzhgojë dhe mbledhë gurë, gjethe, fara. Tregoni dhe flisni për gjithshka gjatë rrugës.

• Jepini fëmijës të ndajë një grum-bull kubash simbas ngjyrës, madhësisë, apo formës.

• Jepini fëmijës një çekiç lodër dhe disa kuti plastike me thum-ba të vegjël për të praktikuar. Ky është një aktivitet i mirë për të ndërtuar koordinimin sy- dorë.

• Në një kuti me disa ndarje (p.sh. mbajtësja e vezëve) vendosni topa të vegjël me ngjyra, kopsa, apo letra me ngjyra dhe mbasi ta keni mbyllur, pyeteni fëmi-jën nëse i mban mend ngjyrat që janë brenda.

• Shtroni një batanije, peshqir,

apo një rrobë të madhe mbi dysheme dhe vendosni në mes një top. Ndihmoni fëmijën të kapë dy cepat e rrobës, ndërsa ju kapni dy cepat e tjerë. Ngrini me shpejtësi batanijen, duke e hedhur topin lart dhe përpiquni që fëmija ta kapë.

• Shikoni bashkë me fëmijën një përrallë në video, për ta ndih-muar të qetësohet dhe çlodhet pas një dite me aktivitete të lodhshme. Përkundeni, përkë-dheleni, ndërsa i flisni rreth personazheve dhe veprimeve që ato po kryejnë. Flisni për ndjenjat dhe emocionet që janë në këtë tregim.

• Jepini rroba të ndryshme, kë-pucë, kapele, që t’i veshë për të luajtur. Shikimi në një pasqyrë e bën këtë aktivitet edhe më të këndshëm.

• Përgatisni një seri letrash për lojë. Prisni figura të vogla që kanë ushqime, kafshë, njerëz, dhe ngjitini në një karton. Pris-ni secilin karton për gjysmë dhe kërkojini fëmijës të bash-kojë pjesët sipas një kuptimi, në formë mozaiku (pjata me lugën dhe pirunin, nëna me fëmijën etj.).

• Ofroni lodra të thjeshta me ve-prime, si hedhja e birilave apo shisheve plastike me top, apo lojra jashtë në kopsht.

254 PJESA IV VITI I TRETË

FËMIJËT DHE PËRKATËSIA GJINORE

Si mësojnë fëmijët për rolet gjinore? Si i mësojnë ata dalli-

met gjinore? Nëqoftëse ju si prin-dër e kuptoni këtë, mund të arrini ta mësoni fëmijën tuaj ta trajtojë veten si të barabartë me të tjerët, dhe po ashtu dhe të tjerët të barabartë me veten, mashkull apo femër qoftë.

Djemtë, vajzat dhe identiteti gjinorFëmijët dallohen nga njëri-tjetri që në lindje nga organet seksuale (vagina për femrat dhe penisi për meshkujt) dhe quhen femra dhe meshkuj. Ndërsa përkatësia gjinore është diçka tjetër. Ne të gjithë lin-dim njësoj, meshkuj dhe femra, që ndryshojmë fizikisht vetëm nga organet seksuale, mirëpo këto ndryshime përdoren edhe keq, për të trajtuar ndryshe femrat nga meshkujt. Duke u rritur, ne mëso-jmë të jemi djem dhe vajza, burra dhe gra, pra formojmë përkatësinë gjinore, që nënkupton një traj-tim jo të barabartë të djemve dhe vajzave, (dhe burrave dhe grave) nga familja dhe shoqëria.Kjo zhvillohet që herët në fëmi-jëri nga ndikimet e ndryshme në

familje, shoqëri dhe mjedisin ku fëmija po rritet. Pavarësisht nga dallimet fizike midis djemve dhe vajzave, të gjithë fëmijët kanë sjellje të njëjta dhe duhet t’ju jepen mundësi të njëjta për t’u zhvilluar. Mirëpo, për fat të keq, shpesh në shoqërinë tonë djemtë dhe vajzat nuk trajtohen njësoj edhe pse ata zhvillohen njësoj, janë njësoj të zgjuar, të këndshëm, të pavarur, të aftë, të përgjegjshëm, dhe të besueshëm. Këtu fillimisht ndikon mënyra se si janë rritur prindërit e tyre, që bën që ato të kenë ide të gabuara se djemtë dhe vajzat kanë sjellje dhe ndjenja të ndryshme, të bazuara tek seksi i tyre. Po kështu një ndikim të fortë ka e gjithë shoqëria, mjedisi rrethues i fëmijëve, si televizori, radioja, librat, revistat etj. Në fakt, asnjëri nuk mund të parashikojë si mund të sillen fëmijët ose të rriten vetëm në bazë të përkatësisë gjinore. Fëmijët fillojnë të vërejnë dalli-met gjinore në moshën 2 vjeç. Rreth moshës 3 vjeç, fëmijët filloj-në të tregojnë çfarë do të thotë të jesh vajzë dhe djalë. Ata mund të pëlqejnë një të rritur për një peri-udhë kohe, të injorojnë një tjetër dhe më pas mundohen të kuptojnë se ku ata janë të ndryshëm dhe të

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët

25524 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

njëjtë me të rriturit e seksit tjetër. Më poshtë keni të ndara sipas moshës fazat më të rëndësishme të kuptimit të përkatësisë gjinore.

Si i kuptojnë fëmijët dallimet gjinore

Studiuesit kanë vënë re se fëmi-jët fi llojnë ta kuptojnë gjininë në një moshë shumë të vogël. Fëmi-jët arrijnë përfundimisht të kupto-jnë mirë përkatësinë gjinore rreth moshës 6-7 vjeç, por ata kalojnë faza të rëndësishme deri sa arrijnë në këtë moshë.

2 vjeç Që para moshës 2 vjeç, madje që sapo marrin vesh seksin e fëmijës, që para lindjes, prindërit fillojnë të blejnë lodrat e para, të ndry-shme nëse fëmija është vajzë apo djalë. Prindërit fillojnë që t’i japin vajzave “lodra femërore” si kuku-llat, enët e kuzhinës, dhe djemve “lodra mashkullore”, si makinat, topi etj. Gjithashtu prindërit mund t’i trajtojnë ndryshe fëmijët e tyre. Shumë prindër vajzat e vogla i veshin me rroba “të bukura” dhe i trajtojnë me delikatesë. Djemtë e vegjël shpesh vishen me rro-ba “burrërore” me të cilat mund të lëvizin e të luajnë lehtësisht. Djemtë nxiten shpesh të jenë të gjallë, aktivë dhe të fuqishëm.

2-3 vjeçNë këtë moshë, fëmijët e vegjël po

zhvillojnë “identitetin gjinor”. Kjo nënkupton se ato fillojnë të quajnë veten e tyre dhe të tjerët si djem dhe vajza. Ata e bëjnë këtë dhe me miqtë dhe familjen. 3-4 vjeç Fëmijët në këtë moshë fillojnë të përdorin “kategorizimin gjinor”. Atyre i pëlqen t’i ndajnë gjërat në kategori, sipas veçorive të ndrysh-me dhe gjinia është një mënyrë për ta bërë këtë. Për shembull një fëmijë tre vjeçar mund të mendojë se makinat janë lodra mashkullore, sepse ka parë që djemtë luajnë za-konisht me makina (sepse ato i blejnë dhe i japin prindërit apo të afërmit).

Kush ndikon mbi zhvillimin e dallimeve gjinore tek fëmijët

Ndikimi i prindërve• Prindërit i mësojnë fëmijët, du-

ke i qortuar dhe me disiplinë të fortë. Ata për të njëjtën gjë mund të lavdërojnë vajzat dhe të qortojnë ose të dënojnë djem-të. Kjo është një mënyrë per të krijuar dallime gjinore. Për she-mbull nëna mund të lavdërojë vajzën e saj kur ajo mbledh lule për të, por mund të qortojë dja-lin për të njëjtën gjë.

• Prindërit i mësojnë fëmijët e tyre, duke kaluar kohën me ta. Fëmijët shikojnë se çfarë bëj-në prindërit e tyre. Më tej, ata përpiqen të imitojnë prindët e

256

tyre. Për shembull: fëmijët që shikojnë babanë e tyre që lan shpesh pjatat, mund të mësoj-në se larja e pjatave është edhe një aktivitet mashkullor. Ose fëmijët që jetojnë vetëm me një prind, shikojnë nënën apo babain e tyre që bëjnë të gjitha punët e shtëpisë dhe mësojnë se meshkujt dhe femrat mund të kryejnë të njëjtat punë.

• Prindërit i mësojnë fëmijët, duke u treguar se çfarë kërkoj-në prej tyre. Prindërit mund të presin gjëra të ndryshme nga djemtë dhe vajzat e tyre. Kjo mbështet dallimin gjinor. Për shembull: prindërit mund të presin nga djali i tyre që të jetë i dalluar në matematikë dhe nga vajza të jetë e dalluar në art e lexim.

• Prindërit i mësojnë fëmijët duke u ndarë detyrat. Prindërit mund t’u japin detyra të ndryshme djemve dhe vajzave. Për shem-bull: djemtë të derdhin plehrat dhe vajzat të lajnë pjatat.

• Prindërit i mësojnë fëmi-jët nëpërmjet komenteve të tyre. Prindërit mund t’u thonë djemve dhe vajzave të tyre se vetëm djali apo vajza e bën një punë të caktuar. Për shembull: nëna i thotë vajzës “Unë nuk e rregulloj dot makinën. Kjo është detyrë e babit”.

Ndikimi i moshatarëve• Vëllezërit e motrat në familje

janë modele. Fëmijët shpesh kopjojnë veprimet dhe fjalët nga vëllezërit e motrat që kanë në familje - veçanërisht kur këta janë më të rritur. Edhe vëllezërit dhe motrat më të rri-tura shpesh i tregojnë njëri tje-trit se çfarë duhet të thonë apo të bëjnë. Për shembull, motra i thotë vëllait: “kjo është xhaketë vajzash” dhe vëllai nuk do ta veshë më atë xhaketë.

• Vëllezërit e motrat mësojnë njëri-tjetrin si të veprojnë dhe si të sillen në rrethana të ndrysh-me. Për shembull: kur fëmijët po luajnë në shtëpi, vëllai i madh i tregon vëllait të vogël punët që bën mami dhe babi.

• Miqtë dhe fëmijët e së njëjtës moshë janë modele. Ashtu si vëllezërit, miqtë kanë një efekt

PJESA IV VITI I TRETË

Figura 30. Djemtë, vajzat dhe identiteti gjinor

257

mbi sjelljet dhe pikëpamjet e fëmijëve. Disa shokë mund t’u mësojnë dallimet gjinore. Shokë të tjerë mund të tregojnë barazi-në gjinore. Për shembull, nëse pjesa më e madhe e vajzave në shkollë duan të veshin xhinse, edhe vajzat e tjera duan ta bëjnë këtë gjë. Po kështu nëse shumë djem në shkollë luajnë futboll, edhe djemtë e tjerë duan ta bëj-në këtë.

• Shokët tregojnë atë që men-dojnë, se është e drejtë apo e gabuar. Fëmijët lavdërojnë ose dënojnë veprimet apo fjalët e njëri-tjetrit. Për shembull: nëse vajzat veshin ”rroba djemsh” miqtë e tyre mund të tallen dhe t’u thonë: “dukesh si djalë”. Një shok tjetër mund t’i thotë se djemtë dhe vajzat duhet të kenë mundësinë të provojnë.

• Fëmijët shpesh luajnë me fëmi-jët e të njëjtit seks. Fëmijët e vegjël luajnë me shpesh me fëmijë të të njëjtit seks. Kjo zgjat deri në vitet e hershme të adoleshencës. Për shem-bull: djemtë ftojnë për festa në shtëpitë e tyre vetëm djem. Vajzat mblidhen në grupe vaj-zash për të luajtur.

Ndikimi i mediasMedia përdor dallimet gjinore. Televizioni, radio, revistat shpesh tregojnë burra dhe gra në role të ndara. Ato i kushtojnë vëmend-je bukurisë së gruas dhe fuqisë

muskulare të burrit. Për shembull, personazhet femra të filmave me kartona janë të bukura dhe de-likate dhe duhet të shpëtohen nga burrat.Media nxit dallimet gjinore nëpër-mjet reklamave. Reklamat bëhen për të tërhequr interesin e burrave apo të grave. Publiku të cilit ato i drejtohen, është i ndryshëm për prodhime të ndryshme, për shem-bull pajisjet e sportit reklamohen më shumë nga aktorë meshkuj. Gra të bukura vendosen në shumë reklama, edhe pse ato nuk janë të lidhura me mallin që reklamohet.

Kujdes! Ky ndikim mund të sjellë probleme dhe të kufizojë zhvilli-min e fëmijës suaj.

Mos u shqetësoni aspak:Kur një fëmijë luan me lodra për “vajza” ose me lodra për “djem”.Ju si prind mund të mërziteni, sepse djali juaj po luan me ku-kulla ose vajza juaj po luan me karrocë. Por kjo i bën shumë mirë zhvillimit të tyre, sepse kështu fëmijët provojnë shumë aktivite-te të ndryshme. Duke luajtur me karrocë, vajza juaj po mëson për shpejtësinë, këndet, lëvizjen. Një ditë asaj do t’i duhet t’i japë maki-nës, apo biçikletës. Duke luajtur me kukulla, djali juaj po mëson të kujdeset për një person tjetër. Ai po përgatitet që të bëhet një baba i kujdesshëm për fëmijën e tij, një ditë të ardhshme.

24 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

258 PJESA IV VITI I TRETË

Kur djali juaj do që të veshë rroba të bukura, të kuqe apo me lule, që ju i quani veshje vajzash.Prindët shqetësohen, pasi djalit të tyre i pëlqen të veshë rroba të stolisura si femrat. Por në këtë rast fëmija po përdor imagjinatën dhe krijmtarinë e tij, për të zbuluar ngjyrat dhe koordinuar veshjen. Ai gjithashtu po imiton atë që shikon tek të tjerët. Kjo është një pjesë e shëndetshme e procesit të të më-suarit.

Kur një vajzë dëshiron të luajë me kuba, makina, ose aktivi-tete shkencore që ju i quani për “djem”Ju mund të mërziteni pasi vajzës suaj i pëlqen të ndërtojë me kuba, të zbërthejë makinat për të parë sesi janë ndërtuar. Po kini para-sysh se duke luajtur kështu, ajo po mëson njohuri që do t’i duhen për matematikën dhe shkencat. Ajo po përdor shumë aftësi të të mendua-rit, të cilat do ta ndihmojnë atë për matematikën, fizikën, kiminë etj, në shkollë.

Kur një i njohur bën një koment që s’ju pëlqenJu mund të shqetësoheni nëse di-kush i thotë vajzës suaj të vogël se është veshur si djalë, ose nëse njerëzit i thonë shpesh djalit tuaj të vogël se është i urtë si gocë. Për fëmijët tuaj ka shumë më tepër rëndësi ajo që i thoni ju, sesa ajo që i thonë të tjerët. Në këto ras-

te ju si prindër, pasi dikush ju ka thënë diçka të tillë, mund të thoni fjalën tuaj, duke treguar qartë se ju e pëlqeni dhe e nxisni këtë gjë. Për shembull mund t’iu përgjigje-ni “Po asaj i pëlqen shumë t’i japë biçikletës dhe të luajë futboll”, ose “ A e di? Djali im sot më ka ndihmuar të gatuaj drekën. Jam shumë e kënaqur”.

Këshilla për një zhvillim sa më të shëndetshëm tek vajzat dhe djemtë

Fëmijët e vegjël mendojnë se mund të jenë gjithçka dhe mund të bëjnë gjithçka. Por stereotipet gjinore (rritja sipas roleve tradi-cionale gjinore) janë disa korniza të ngushta dhe të ngurta që ku-fizojnë ëndrrat dhe eksperiencat e tyre. Nëse fëmijët pëlqejnë të bëjnë diçka që është ndryshe nga e zakonshmja, mund të ndihen jo rehat dhe të turpëruar. Ata mund të mendojnë se ka diçka që nuk shkon tek vetja e tyre.

Ndërkohë që ju mësoni dhe kujde-seni për fëmijët, mund t’i ndihmoni ata të bëjnë shumë gjëra, qofshin djem apo vajza. Disa nga ju mund të mos ndihen rehat me disa nga këto ide, që po lexoni në këto faqe. Ju mund të doni që të bëni gjëra të tjera për djalin, dhe gjëra të tjera për vajzën. Por duhet të jeni të sigurt se lojrat e ndryshme i ndih-mojnë fëmijët të mësojnë shumë

25924 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

gjëra dhe të kënaqen në shumë ak-tivitete. Kështu, ju i jepni një dhu-ratë të çmuar fëmijës suaj. Mos e trajtoni fëmijën ngushtë, si djalë apo si vajzë, brenda kornizave të vjetra. Nisuni nga ajo që i pëlqen dhe që e tërheq. Kështu do të keni një fëmijë të kënaqur dhe do të formoni një njeri me shumë vlera.

Për t’i rritur fëmijët në radhë të parë si njerëz, si persona të veçantë, dhe pa i kufizuar sipas seksit të tyre, kini parasysh:• Jini të kujdesshëm kur flisni për

përkatësinë gjinore. Mos për-dorni fjalë, kuptime të këqija, negative për të. Për shembull mundohuni të mos thoni “ti je vajzë, nuk e bën dot, ma lër ta bëj unë këtë për ty” ose “çunat nuk qajnë”

• Lërini fëmijët të zhvillojnë shumë aktivitete, aftësi dhe interesa të ndryshme. Mos u thoni se vajzat pëlqejnë vetëm “gjëra për vajzat” dhe djemtë duan vetëm “gjëra për djemtë”

• Lërini djemtë dhe vajzat të provojnë të gjitha aktivitetet. Djemtë të luajnë me kukulla, të vishen si vajza, të vizatojnë dhe pikturojnë. Lërini vajzat të luajnë me kamiona, makina, të merren me sport etj.

• Jepini nga të gjitha llojet e lodrave, si djemve ashtu dhe vajzave. Nxisni djemtë dhe vajzat të luajnë së bashku me to. Nxitini të luajnë nga të gjitha

lojrat, jo vetëm ato që janë “për çuna”, apo “për goca”. Lërini fëmijët të krijojnë lodrat e tyre me kuti, letra, kuba etj.

• Përpiquni të bëni të njëjtat ak-tivitete, duke përfshirë së bash-ku djemtë dhe vajzat. Për shem-bull, një ndeshje midis djemve dhe vajzave, apo me skuadra të përziera.

• Ndihmojeni fëmijën të respe-ktojë si djemtë, ashtu dhe vajzat. Nëqoftëse fëmija juaj thotë “vajzat nuk luajnë me kamiona” (që mund ta ketë dëgjuar nga di-kush), shpjegojini atij se djemtë dhe vajzat mund të bëjnë shumë gjëra njësoj.

• Ndihmoni që fëmija juaj, djalë apo vajzë, të ketë sukses në shumë fusha. Të gjithë fëmijët duhet të jenë aktivë dhe krijues. Lejoni fëmijët që të bëjnë shumë gjëra që iu pëlqejnë, pavarësisht nëse janë vajza apo djem.

• Kur shikoni televizor ose filma me fëmijët që kanë në ngjarje vajza dhe djem, flisni për atë që jeni duke parë. Shpjegoni mesazhet në program. Bisedoni për besimet dhe vlerat e tyre.

• Jini të sinqertë kur fëmija pyet për ngjashmëritë dhe ndryshi-met midis djemve dhe vajzave. Përdorni shprehjet korrekte për pjesët e trupit.

• Lavdëroni si djemtë dhe vajzat, kur bëjnë të njëjtën detyrë.

• Siguroni mundësi për djem-të dhe vajzat që të shikojnë

260 PJESA IV VITI I TRETË

meshkujt dhe femrat në role të ndryshme. Për shembull, jepini djalit një mundësi që të shikojë një grua që punon në ndërtim, apo shofere dhe një mashkull infermier, kuzhinier.

• Në radhë të parë, bëhuni vetë një shembull i mirë për fëmi-jën tuaj. Është e rëndësishme që djali juaj të shohë babain që bën punë në shtëpi dhe nënën që pushon, apo i jep makinës etj.

• Nxisni fëmijët të luajnë si me vajzat dhe me djemtë.

• Thoni fjalë të mira dhe të ngrohta për vajzat dhe djemtë, për burrat dhe gratë.

• Pyesni një fëmijë se çfarë nuk pëlqen. Mos prisni që të gjitha vajzat dhe djemtë të pëlqejnë të njëjtat gjëra.

• Mendoni për zgjedhjet. Për-piquni të bashkëpunoni njësoj, si me djemtë ashtu si dhe me

vajzat. Nëse jeni të shqetësuar, mund të bëni një grafik të ak-tiviteteve që do të kryeni me secilin fëmijë. Mund të shikoni edhe nëqoftëse keni nevojë të ndryshoni diçka.

Disa shembuj aktivitetesh për t’i ndihmuar fëmijët të bëhen vet-vetja:

Aktivitetet e mëposhtme do t’i nxi-sin fëmijët që të jenë ata që duan të jenë, jo ata që duhet të jenë si-pas të tjerëve. Kjo do t`ju ndih-mojë si prindër të nxisni si djemtë dhe vajzat të jenë krijues, të fortë, të dobishëm, si dhe të kujdesshëm me të tjerët:

Bëni një ekskursion me fëmijët në një vend pune për të parë meshkujt dhe femrat në disa lloj punësh.

Figura 31. Lërini djemtë dhe vajzat të provojnë të gjitha aktivitetet

26124 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Vizitoni një spital me doktorë dhe doktoresha. Shkoni në një restorant, ku punojnë djem dhe vajza. Shkoni në një mbrëmje kër-cimi, ku kërcejnë si djemtë dhe vajzat.

Lërini fëmijët të zgjedhin veshjet e tyre ndërmjet atyre veshjeve që ju i keni caktuar. Nxirrini fëmijës disa lloje veshjesh. Lëreni që fëmija të vendosë vetë se çfarë do të veshë.

Nxiteni fëmijën që të krijojë vetë lodrat e veta.Jepini fëmijës disa kuti të vje-tra, letra, gërshërë, kopsa, copa, ngjitës, shënues. Nxiteni që të kri-jojë lodrat e veta.

Luani teatër dhe shfaqje. Lërini djemtë të luajnë me vajzat dhe vajzat të luajnë rolet e djemve.Organizoni një shfaqje në shtëpi ku djali vishet dhe vepron si një infermiere, lan dhe ndërron kuku-llën, pra lëreni fëmijën të luajë si personazhe vajza dhe djem.

Shikoni nëpër revista që trego-jnë veshje. Lërini fëmijët të tregojnë nëqoftëse reklamat janë për djem apo për vajza. Pyetini fëmijët:• Pse mendon se kjo reklamë i

përket djemve apo vajzave?• A është mundur që si djemtë

dhe vajzat të përdorin sendet në reklamë?

• Shiko reklamat e veshjeve për djemtë dhe vajzat. Si janë ato të njëjta apo të ndryshme? Cilat rroba do të pëlqente të vishje? Pse?

FËMIJËT DHE MUZIKA

Vitet e para të jetës janë një kohë e veçantë gjatë së cilës

prindërit dhe fëmijët mund të lu-ajnë së bashku me muzikën dhe mund ta përdorin për të krijuar mes tyre lidhje të fuqishme.

Gëzimi që provojnë prindërit dhe fëmijët kur ato dëgjojnë së bashku për disa çaste muzikë, forcon li-dhjet ndërmjet tyre. Kjo do ta ndi-hmojë fëmijën që të vendosë lidhje të forta me prindërit, gjatë gjithë jetës së tij. Gjithnjë ne dëgjojmë zërin e ëmbël dhe ritmik të nënës,

Figura 32. Muzika ndihmon zhvi-llimin e shëndetshëm

262 PJESA IV VITI I TRETË

që i këndon fëmijës së saj. Kur foshnja i përgjigjet, atëherë midis të dyve fillon një duet, që forcon dashurinë dhe besimin reciprok. Muzika është gjithashtu një mënyrë e fuqishme që fëmijët të lidhen me origjinën, me rrënjët e tyre. Një këngë popullore, një ninullë, e njeh fëmijën me trashëgiminë kul-turore të familjes. Dhe lidhja me rrënjët është një tjetër mënyrë për t’i bërë fëmijët më të sigurt.

Studimet kanë treguar se muzi-ka ndikon gjithashtu në zhvilli-min e shëndetshëm të fëmijëve të vegjël. Ajo krijon një mjedis të pasur që fuqizon vlerësimin e fëmijës për veten dhe nxit zhvilli-min social, emocional dhe intelek-tual. Fëmijët e vegjël njihen me muzikën nëpërmjet marrëdhënieve që ato krijojnë me ju. Nëpërmjet këngës, dëgjimit, kërcimit dhe lo-jës ju i ndihmoni fëmijët tuaj të rriten siç duhet.

Muzika ndihmon trupin dhe mend-jen për punë. Fëmijët e vegjël janë të tërhequr nga struktura dhe lloji i muzikës. Ato e shfaqin këtë në disa mënyra, si për shembull, duke përplasur duart në fund të këngës, ose duke bërë lëvizje të duarve në pjesë të veçanta të këngës (si ro-saku që ul kokën poshtë dhe ngre bishtin liri).. Gjithashtu muzika i njeh fëmi-jët me tingujt dhe kuptimin e

fjalëve dhe ndihmon në forci-min e kujtesës. Këngët me alfabet dhe numra e ndihmojnë fëmijën të mbajë mend radhën e gërmave dhe numrave. Këngë të tjera u trego-jnë atyre si funksionojnë gjërat. Muzika u jep fëmijëve një mundë-si të bashkëveprojnë me fëmijë të tjerë në mënyrë të gëzueshme dhe me dashuri. Duke qenë se muzika është një eksperiencë e pasur për të mësuarit, sa më shumë fëmijë të jenë, aq më shumë mësojnë. Shkëmbimi muzikor midis fosh-njave dhe prindërve të tyre është një nxitje për krijimtarinë dhe imagjinatën. Fëmijët 1-2 vjeç pëlqejnë të krijojnë fjalë pa kup-tim dhe tinguj të rinj për t`ju për-shtatur melodive të njohura dhe shpesh ato këndojnë gjatë kohës që kryejnë aktivitetet e tyre. E gjithë kjo ndihmon të zhvillohet mendja e vogëlushit, së bashku me gjuhën. Krijimi i këngëve të reja për foshnjet është një mënyrë per-fekte për të nxitur krijimtarinë, siç janë këngët që shoqërojnë rutinën e përditshme për ju (për shembull banjën e foshnjës). Përdorni mend-jen tuaj për t’i bërë më zbavitëse këto.

Muzika është gjithashtu një mënyrë e mirë për fëmijët dhe prindërit që të shprehen për veten. Fëmi-jët mund të zemërohen, të kërce-jnë nga gëzimi etj. Shumë prindër mund të shikojnë se duke kënduar

26324 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

me fëmijët qetësohen edhe vetë. Muzika është dhe një zbavitje e mirë. Për shembull, ju mund të këndoni një këngë humoristike për ta larguar fëmijën që nuk do të fu-tet në shtëpi mbas një shëtitjeje, apo që nuk do të dalë nga makina.

Si përfundim, mund të themi se muzika luan një rol të mreku-llueshëm në jetën e fëmijëve të vegjël dhe të prindërve. Nëpër-mjet muzikës, fëmijët lidhin ndjenjat e tyre dhe kuptojnë botën që i rrethon. Ata veprojnë kështu që nga komunikimi më i hershëm me prindërit e tyre, deri tek loja muzikore me shokët. Kënga dhe muzika në përgjithësi është një mënyrë për fëmijët dhe familjen, pavarësisht nga mosha, të luajnë dhe të zbaviten, të jenë të ëmbël dhe të butë, të lumtur dhe plot dashuri.

Muzika dhe fëmijët 18-36 muajsh

Në këtë periudhë moshe:• Fëmijët në këtë moshë pëlqejnë

të këndojnë, të kërcejnë vetë dhe së bashku me të tjerët.

• Fëmijët shpesh i këndojnë vetes për t’u ndier më rehat. Ju mund t’i dëgjoni ata të këndojnë një nina-nana, për shembull mbasi i keni puthur duke i uruar natën e mirë. Kjo është mënyra e tyre për t`ju mbajtur pranë vetes.

• Fëmijët do t`ju kërkojnë t’ia

këndoni përsëri këngën që pëlqejnë, ashtu sikurse duan që librin e tyre më të pëlqyer t’ia lexoni me qindra herë.

• Muzika ndërton aftësitë e kuj-tesës, kur fëmija mëson të përsërisë fjalët e këngës.

• Fëmijët pëlqejnë të kërcejnë me njëri-tjetrin, gjë që forcon lëvizjen dhe shoqërimin.

• Fëmijët kërcejnë gjithashtu me kukullat apo kafshët prej pe-llushi, duke imituar lëvizjet që kanë mësuar me kujdestarët e tyre.

• Fëmijët shpesh shoqërojnë ak-tivitetet e tyre me këngë.

• Fëmijët janë të shpejtë për të lidhur këngën me pamje apo aktivitete të caktuara. Kjo tre-gon se fëmijët po bëjnë një hap përpara në të mësuar. Ata kup-tojnë tani më mirë se si janë të lidhura gjërat dhe mund ta për-dorin muzikën vetë, si një rrugë për të kaluar këtë tranzicion.

• Për shumë fëmijë në këtë moshë, jeta është një film muzikor. Ata do ta kthejnë gjithshka në këngë.

• Fëmijët 2-3 vjeç shpesh lu-ajnë së bashku me njëri-tjetrin duke përdorur dhe instrumentat muzikore, apo edhe duke for-muar një kompleks muzikor. Këto janë sinjale të rëndësishme zhvillimi për aftësitë sociale të fëmijës, që luan me shokët dhe krijon miqësi.

• Fëmijët do të eksperimentojnë,

264

duke krijuar këngët e tyre dhe duke i lidhur ato me këngë që kanë mësuar më parë.

Çfarë mund të bëni ju si prindër?

• Mbi të gjitha, këndojini fëmi-jës tuaj. Studimet kanë treguar se fëmijët preferojnë mbi këdo tjetër, zërat e prindërve të tyre. S`ka gjë se ju mendoni se nuk keni zë të bukur, fëmija juaj do të jetë një spektator që do t`ju adhurojë.

• Kërceni me fëmijën tuaj, bjerini ndonjë vegle muzikore. Merrni një rrake apo dajre dhe kërceni me ritmin.

• Kur fëmija juaj të jetë më i rri-tur, shikoni video me muzikë dhe bashkohuni me të duke kënduar dhe kërcyer. Ju mund ta përdorni këtë kohë për të bërë disa sqarime. Për shem-bull, thuajini fëmijës se mbasi kënga e rosakut do të mbarojë, do ta lini atë me gjyshen, se do të shkoni në punë.

• Kur ju i këndoni fëmijës, shi-koni se si mëson. A ju imiton dhe mezi pret gjestet dhe ting-ujt tuaj? Dëgjoni si fëmijët mbi 1 vjeç kopjojnë ngritjet dhe zbritjet e melodisë, edhe kur thonë disa vargje.

• Muzika dhe kërcimi ecin dorë për dorë. Kërceni me fëmijën tuaj një këngë që ju pëlqen. Bëjeni më interesante duke

ndryshuar lëvizjet tuaja kur ndryshon muzika.

• Fëmijët 2-3 vjeç pëlqejnë lojrat në rreth, si roza-rozina. Është edhe më zbavitëse kur ju ftoni edhe një apo dy miq të fëmijës të luajnë me të.

• Muzika është një mënyrë e mirë për t’i bërë aktivitetet e përdit-shme më shumë zbavitëse dhe të lehta. Këndoni rreth larjes së dhëmbëve, veshjes, shkuarjes në tualet etj.

• Kur lexoni libra me vjersha, “këndoni” fjalët. Përrallat mund të bëhen më muzikore kur trregohen me tinguj dhe muzikë.

• Krijoni muzikë në mënyra të ndryshme. Këndoni edhe kur doni të flisni, kërceni kur ecni.

• Nxiteni fëmijën të kërcejë këngët që i pëlqejnë

• Muzika mund të jetë një mënyrë e mirë për të kuptuar atë që ndien fëmija. Nëse ai është i zemëruar mund të thotë “më lër të të tregoj se sa i inatosur jam” dhe të kërcejë me britma, shqelma etj.

• Jepini materiale për të krijuar vegla muzikore - për shembull kuti boshe si daulle, shishe plas-tike të mbushura me oriz etj.

• Luani me vegla muzikore kur dëgjoni një kasetë muzikore në manjetofon dhe lëvizni së bash-ku me muzikën.

PJESA IV VITI I TRETË

265

FËMIJËT DHE NGJYRAT

Njohja e ngjyrave është një af-tësi e rëndësishme. Njerëzit

i përdorin shpesh ngjyrat për të përshkruar sende. Për shembull, një person që jep udhëzime mund të thotë: “kthehu në të majtë, pas shtëpisë së verdhë”. Shenjat e trafikut janë me ngjyra, tabelat që mbajnë emrat e rrugëve janë me ngjyra etj.

Fëmijët gjithashtu duhet të kuptoj-në edhe mënyrën se si kombinohen më bukur dhe më me shije ngjyrat. Kjo do t’i ndihmojë të vishen me llojet e rrobave që shkojnë së bashku, si dhe për të vizatuar dhe zbukuruar.

Ngjyrat janë të bukura, por ato gjithashtu na japin edhe informa-cione të ndryshme. Shoferët duhet të ndalojnë kur shikojnë tabelën ose dritën e kuqe. Ngjyrat na tregojnë edhe kur ushqimet janë të prishura. Kur shikojmë një copë buke me ngjyrë kafe, kuptojmë që nuk duhet ta hamë atë. Shenjat e kuqe në trup u tregojnë prindërve dhe kujdestarëve që fëmija është i sëmurë.

Të fl asësh për ngjyrat, na ndihmon të zgjidhim probleme. Për shem-bull, një doktor mund të pyesë për ngjyrën e lëkurës së fëmijës: “është blu? është e verdhë e hapur? është e kuqe?”. Përgjigja ndaj kë-

tyre pyetjeve na sqaron për proble-min. Ngjyrat mund të na thonë se aty ka një problem. Si është qielli? Do të bjerë shi? Përgjigjet për këto pyetje do t’ju tregojnë sesi duhet të visheni dhe të përgatiteni për ditën.

Aktivitete për fëmijët për të më-suar ngjyrat

• Përdorni stinët për të mësuar më lehtë ngjyrat – e bardha në dimër, e verdha dhe portokallia në vjeshtë, jeshilja në pranverë etj.

• Përdorni kuti, letra, kuba dhe ngjyra, për të ndihmuar fëmijët të mësojnë të emërojnë ngjyrat e ndryshme.

• Kërkojini fëmijës t`ju tregojë me gisht sende të ndryshëm që përfaqësojnë ngjyra të veçanta, si për shembull e gjelbra. Më pas pyesni nëse libri është i gjelbër, ose nëse lapsi është i gjelbër. Shikoni për ngjyrat, ndërkohë që jeni duke udhëtuar me makinë, ose duke shëtitur jashtë.

• Zgjidhni një ngjyrë për çdo ditë të javës. Bëni projekte dhe lexoni libra për atë ngjyrë. Kërkoni fëmijës t’jua tregojë këtë ngjyrë kur dilni shëtitje, apo jeni në një dyqan etj.

• A keni ndonjë të afërm, mikun tuaj që merret me ngjyrat në një mënyrë të veçantë (piktor, dizenjator, bojaxhi)? Kërkojini

24 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

266

këtij personi që të flasë për pu-nën e vet me fëmijën tuaj.

TEMPERAMENTI I FËMIJËS

Çfarë është temperamenti dhe përse është i rëndësishëm ? Temperamenti mund të përshkru-het si lentet me të cilat çdo njeri shikon botën. Ai nënkupton një sërë tiparesh të personalitetit të çdo njeriu.

Çdo fëmijë vjen në botë me një personalitet dhe mënyrë të mësuari rreth botës, të veçantë për të. Nuk ka mënyrë të drejtë apo të gabuar, ka vetëm mënyra të ndryshme. Pra temperamenti mund të kuptohet si stili personal i fëmijës- i qetë, i gjallë, përballet lehtë me situatat e reja apo është i ndrojtur, këmbën-gulës etj.

Fëmijët kanë mënyrën e tyre të preferuar për t’iu përgjigjur botës që e rrethon dhe këto ndryshime mund të duken që në ditët e para të jetës. Të gjithë fëmijët kanë fu-sha të fuqishme dhe fusha të tjera që kanë nevojë për mbështetje në sjelljen e tyre.

Temperamenti nuk vendos sjell-jen, por vendos disa zgjedhje për fëmijën dhe mjedisin që e rrethon. Rruga që një fëmijë mund të marrë në jetë, vendoset pjesërisht nga

temperamenti i tij, por sidomos nga personat që kujdesen për të, si dhe nga mjedisi në të cilin ai lind. Njohja e temperamentit të fëmijës tuaj dhe ecurisë së shqisave të tij (mënyra si i përgjigjet dhe si për-dor fëmija informacionin që merr me shqisat e tij), janë dy rrugët që ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë e bën të veçantë fëmijën tuaj dhe si ta ndihmoni ju në zhvillimin e tij të shëndetshëm.

Temperamenti mund të ndahet në tre lloje kryesore:

Temperament i lehtë/ i qetë/i përshtatshëmKëta janë fëmijë të qetë, të kënaqur, kanë një rutinë që prindërit e kupto-jnë (për shembull kur duan të hanë, apo kur duan të flenë) dhe kanë një përgjigje të butë ndaj problemeve që i mundojnë (përshtaten lehtë). Kanë rutinë të rregullt për fjetjen dhe përshtaten me ndryshimet, si për shembull kur ju ndryshoni shtëpi, apo kujdeseni për njerëz të tjerë.

Temperament i ngadaltë për t’u ngrohur/(i ndrojtur) Këta fëmijë, në përgjigje të eks-periencave të reja largohen apo stresohen (për shembull kur ndry-shojnë kujdestare, apo kur nisin kopshtin). Janë të ngadaltë për t`iu përshtatur situatave të reja, reagoj-në ngadalë dhe kanë njëfarë pa-rregullsie në rutinën e tyre të për-

PJESA IV VITI I TRETË

267

ditshme (për shembull në mënyrën e fjetjes).

Temperamenti i vështirë/rebelÇdo nënë që ka patur të tillë fëmi-jë, e di se si janë. Qajnë shumë, grinden shpesh, kanë regjim të çrregullt, janë të vështirë për t’u qetësuar dhe nuk i përshtaten mirë situatave dhe/ose njerëzve. Ata mund të preken nga drita e fortë, zhurmat e forta, reagojnë fuqi-shëm kur janë me njerëz të tjerë, nuk duan të shkojnë në shtrat për të fjetur dhe kërkojnë të përkunden apo mbahen në dorë gjatë gjithë kohës etj.

Pjesa më e madhe e fëmijëve me temperament të vështirë i kapërce-jnë këto karakteristika rreth mo-shës 4 vjeç. Fëmijët me tempera-ment të vështirë, ka të ngjarë të kenë probleme me sjelljen e tyre. Këta fëmijë duke u rebeluar dhe inatosur shpesh mund të kenë vështirësi edhe në marrëdhëniet me prindët e kujdestarët e tyre, sepse këta të fundit do të lodhen me ta dhe do të jenë më pak të gatshëm për t`ju përgjigjur e për-shtatur karakterit të fëmijës.

Duhet të keni parasysh se këto karakteristika të temperamentit të fëmijës nuk janë të ndara me thikë si më lart. Pjesa më e madhe e fëmijëve mund të jenë diçka në mes të temperamentit të qetë dhe atij të vështirë! Por duke parë këto

lloje të temperamentit, ju mund të kuptoni më mirë sjelljen e fëmi-jës tuaj dhe ta përshtasni atë ndaj situatave të ndryshme ku mund të ndodheni ju dhe fëmija.

Cili është roli i temperamentit? Siç u tha më lart njohja e tempera-mentit të fëmijës është me rëndë-si. Disa fëmijë i kapërcejnë apo pranojnë ndryshimet e njerëzve, situatave në jetën e tyre me shumë vështirësi. Ju mund t’i pakësoni këto. Kini parasysh se jeni i rri-tur dhe çështjet e të rriturve mun-dohuni t’i mbani larg fëmijës. Ju mund t’i paralajmëroni fëmijët për këto ndryshime dhe t’i bëni ato sa më shumë të pranueshme. Mundo-huni të ruani sa më shumë rutinën e zakonshme të fëmijës tuaj. Mun-dohuni të mos bëni disa ndryshime në të njëjtën kohë (për shembull ndryshimi i shtëpisë ku banoni dhe lindja e një fëmije tjetër).

Duke kuptuar temperamentin e fëmijës, ju mund ta ndihmoni atë të zhvillohet i shëndetshëm. Jeni ju që e quani sjelljen e fëmijës tuaj me temperament të vështirë, të mirë apo të keqe. Për shembull kur fëmija juaj ulëret, ju mund ta quani këtë diçka të keqe, ose si një shenjë se mushkëritë e tij punojnë mirë dhe fëmija është plot entu-ziazëm dhe forcë për jetën, pra si diçka të mirë. Një fëmijë tre vjeç që këmbëngul të veshë vetë kë-pucët dhe çorapet edhe pse i duhet

24 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

268

gjysmë ore, mund ta quani kokë-fortë, ose këmbëngulës.

Duke parë që fëmija juaj është plot energji, ju mund ta ndihmoni duke i krijuar shumë mundësi për të eksploruar botën. Këta fëmijë pëlqejnë të këndojnë dhe kërcejnë, por kohë pas kohe ata kanë dëshirë të qëndrojnë të qetë dhe të shikoj-në një libër me figura.

Po kështu, edhe temperamenti i qetë ka gjithashtu anët e veta negative dhe pozitive. Me një fëmijë të tillë (ashtu si me fëmijët me tempera-ment të ngadaltëpër t’u ngrohur) ju duhet të jeni më të kujdesshëm kur bëni lojra që kërkojnë shumë gjallëri dhe forcë, duke nisur pak nga pak dhe duke parë reagimin e tij. Nëse nuk i pëlqen, respe-ktoni dëshirat e tij. Megjithatë ju mund t’i ndihmoni këta fëmijë, duke i nxitur me kujdes, për shem-bull nëse fëmija pëlqen të dëgjojë muzikë, kërceni bashkë, në fillim duke e mbajtur në krahë, e më tej duke e nxitur që të kërcejë vetë.

Mënyra më e mirë për t’i këshillu-ar fëmijët tuaj, është të zbuloni se çfarë duan dhe më tej t’i ndihmoni që ta arrijnë këtë me mënyrën e tyre.

jës tuaj? Shumë prindër kërkojnë që fëmijët e tyre kur të rriten të jenë të pavarur, të kenë besim tek vetja, të bëjnë zgjedhje të zgjuara dhe të kenë respekt për njerëzit. Disipli-nimi i vetes është i nevojshëm për të arritur këto qëllime. Një person me vetëdisiplinë ka kontrollin e nevojshëm që duhet për të vepruar ndaj dështimeve dhe vështirësive të jetës së përditshme.

Qëllimi i disiplinës prindërore është që të zhvillojë vetëdisiplinën tek fëmija, pra ju mësoni fëmijën sesi të disiplinojë veten. Ju ndih-moni fëmijën të mësojë të men-dojë për veten. Sesi do ta bëni ju këtë, kjo do të varet nga zhvillimi emocional i fëmijës dhe kënaqësia e juaj e të qenit prind. Duke qenë se çdo njeri është i ndryshëm nuk ka rregulla për të mësuar një sjellje të mirë. Më poshtë mund të gjeni disa udhëzime që mund t`ju ndih-mojnë të ndërtoni vetëkontrollin tek fëmija juaj.

Udhëzime për vetëkontrollin

Përcaktoni saktë se çfarë kuptoni me sjellje të mirëSigurohuni që fëmija e kupton atë që kërkoni prej tij. Vendosni që më përpara kufijtë dhe rregullat. Mun-dohuni që t’i bëni sa më të thjeshta dhe të pakta dhe të mos i ndrysho-ni brenda ditës. Nëse sot fëmijës i flitet kur hyn me këpucë në shtëpi dhe nesër i thuhet “hajde, futu brenda”, ai e ka shumë të vështirë

PJESA IV VITI I TRETË

DISIPLINA E FËMIJËS

Cilat janë qëllimet afatgjata që keni lidhur me sjelljen e fëmi-

269

të kuptojë se cili është rregulli.

Bëni sugjerime pozitiveJepni komanda dhe sugjerime në mënyrë pozitive: Në vend që të thoni “mos u hidh mbi divan”, pro-voni të thoni “nëse do të rrish tek divani, duhet të qëndrosh ulur”. Përpiquni të përdorni sa më pak fjalën “mos” dhe “jo”. Disa men-dojnë se të vendosësh disiplinën në mënyrë pozitive, do të thotë të lejosh fëmijën të bëjë gjithçka, por nuk është ashtu. Nëse ju jepni udhëzimet si shembulli më lart, në mënyrë pozitive, fëmija do të bashkëpunojë me ju, më shumë sesa po t’i thoni gjithnjë “mos”.

Jepni mundësi për zgjedhjeZgjedhja e mëson fëmijën të marrë vendime. Nëse ju thoni “A je gati të vish për të ngrënë drekë tani”? ju i jepni fëmijës mundësinë për të thënë jo. “Erdhi koha tani për ty të vish për të ngrënë drekë. Do që të pish ujë apo lëng portokalli?”. Në vend të thoni “A do të vishesh tani?”, mundohuni të thoni “Tani duhet të vishesh. Mund të veshësh bluzën e kuqe ose blu, cila të pëlqen?”

Ridrejtoni sjelljenNëse fëmija sillet në një mënyrë të papranueshme, jepini një zgje-dhje pozitive. Nëse fëmija është i lodhur apo shumë i lëvizshëm dhe grindet në shtëpi, jepini si zgjedh-je të dalë jashtë shtëpisë apo të luajë, që të çlirojë pak energji.

Kur fëmija është më i rritur, jepini detyra të veçanta për të bërë, për shembull t`ju ndihmojë në kuzhinë të grini sallatën. Jini të ndjeshëm ndaj nevojave emocionale të fëmi-jës tuaj. Një sjellje jo e mirë mund të tregojë se fëmija është duke kaluar një çast frike, zemërimi, apo është i lënduar. Nxiteni fëmi-jën të flasë rreth këtyre ndjenjave, më tej drejtojani vëmendjen ndaj një aktiviteti si loja me qenin, uji, piktura etj, pra në diçka ku fëmija mund t’i shprehë këto ndjenja në një mënyrë të pranueshme.

Respektoni fëmijënJini të njerëzishëm dhe përfill-ës për fëmijën tuaj, ashtu si do të donit që edhe ai të ishte me ju. Fëmijët përpara se të mësojnë të respektojnë vetveten, duhet të marrin respektin prej të tjerëve. Kur i drejtoni apo korrigjoni ata, mbani mend që është më mirë: • t’i drejtoheni sjelljes, jo person-

alitetit apo aftësive të fëmijës, për shembull “nuk është mirë të hysh në shtëpi me këpucë” dhe jo t’i thoni “Ti nuk je i mirë”. Sa më shumë ta quani fëmijën të keq, aq më shumë gabime mund të bëjë.

• të shkoni direkt tek fëmija, në vend që të bërtisni nga një dhomë në tjetrën, ose nga bren-da shtëpisë jashtë saj.

• të uleni në një karrike apo diku dhe të flisni ballë për ballë me fëmijën.

• të pranoni se edhe ju mund të

24 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

270 PJESA IV VITI I TRETË

keni bërë gabim.

Ndryshoni situatënKur ju shikoni se fëmija po dëm-ton shumë gjëra që keni në shtëpi, në vend që të bërtisni çdo ditë, më mirë filloni t’i mbani gjërat de-likate jashtë vendeve që mund të arrihen nga fëmija. Nuk ka nevojë që të kyçni gjithë shtëpinë, por një kompromis midis prindit dhe fëmi-jës shpesh largon situatat e vështi-ra. Fëmija ka nevojë të luajë dhe të lëvizë, që të rritet. Nëse është e mundur fëmijës rregullojini një dhomë të vetën, apo një vend në kuzhinë ku të jetë i lirë të bëjë ç`të dojë.

Nxisni mendimin e mirë për vetenNë gjithçka që ju thoni apo bëni, ndihmoni fëmijët që të ndihen mirë me veten. Njerëzit që nuk ndihen mirë me veten, shpesh do të përpiqen të veprojnë ashtu si

ata mendojnë se duhet vepruar, pra do të gabojnë. Njerëzit me një mendim të mirë për veten, zakon-isht duan të veprojnë drejt dhe do të përpiqen të mësojnë se çfarë pritet prej tyre. Tregojini fëmijëve dashuri dhe respekt, edhe kur ju nuk e quani sjelljen e tyre të pra-nueshme. Fëmijët kanë shumë për të mësuar, saqë shpesh ndihen të mbingarkuar.

Bëhuni shembull, modelSi prind ju jeni shembulli, modeli i fëmijës tuaj për sjelljen. Mos u sillni si ajo shprehja: “Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”. Fëmijët e vegjël imitojnë shumë, sidomos sjelljet e njerëzve të dashur dhe të afërt. Nëse ju i thoni fëmijës të flasë me kujdes, dhe për vetë bërtisni gjithë kohës, atëherë mos prisni që fëmija të sillet ndryshe. Ai do të bërtasë njësoj si ju. Në tabelën më poshtë janë disa she-

SJELLJA E FEMIJES Vrapon me shpejtësi në rrugëGodet, shtyn

Hedh gurë ose rërë Flet me zë të lartë, bërtet kur është në rrugë

MOS THUAJ !Ndal, mos vrapo!

Ndal, mos godit!

Ndal, mos i hidh! Rri urtë, pusho!

DUHET T’I THUASH:Këmbët përdori për të ecur.

Ne kujdesemi për miqtë tanë. Pyete shokun se çfarë duhet të bësh që ai të ndi-het më mirë .Gurët (rëra) qëndrojnë në tokë. Sa i bukur dukesh kur kën-don me zë të ulët!

27124 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

mbuj se si mund t’i mbani fëmijët nën kontroll, pa u thënë gjithnjë fjalën “JO”. Këto janë vetëm pak shembuj, por ideja është që ju t’i tregoni fëmijëve se çfarë mund të bëjnë dhe jo çfarë nuk mund të bëjnë:

Udhëzime për komunikimin dhe marrëdhëniet prind-fëmijë

• Përpiquni të gjeni rregullisht kohë për të bërë diçka zbavitëse me fëmijën tuaj.

• Kurrë mos debatoni me njëri- tjetrin përpara fëmijës, lidhur me disiplinën.

• Kurrë mos jepni urdhra, kërke-sa, komanda, pa qenë të aftë t’i zbatoni ato në kohë.

• Jini këmbëngulës, pra dënoni apo lavdëroni të njëjtën sjell-je në të njëjtën mënyrë, sa më shumë të jetë e mundur.

• Jini dakord të dy palët lidhur me sjelljet e dëshirueshme dhe të padëshirueshme.

• Bini dakord si do t’i përgjigjeni një sjelljeje të papëlqyeshme

• Bëni sa më shumë të qartë se çfarë e pret fëmijën, nëse ai ose ajo kryen një sjellje të papëlqyeshme.

• Sqarojeni sa më mirë se kush është sjellja e papëlqyeshme, për shembull, nuk mjafton të thoni “dhoma jote është rrëmujë” por duhet të sqaroni më saktë “ke lënë shumë rroba përdhe, nuk ke rregulluar kre-vatin, librat janë të shpërndarë

etj”.• Kur ju keni vendosur qëndri-

min tuaj dhe fëmija e sulmon këtë qëndrim, mos e mbroni veten. Rivendosni qëndrimin edhe një herë dhe më tej mos iu përgjigjni sulmeve.

• Prisni ndryshime të ngadalta të sjelljes. Mos prisni shumë. Lavdëroni sjelljen që po për-mirësohet dhe po i afrohet që-llimit që dëshironi.

• Kujtoni se sjellja juaj është model për sjelljen e fëmijës suaj.

• Nëse njëri nga ju si prind po i mëson fëmijës disiplinën dhe tjetri hyn në dhomë, ky i fundit nuk duhet të ndërhyje në argu-mentimin që po bëhet.

• Lavdëroni sjelljen e pëlqye-shme me sa më shumë me lavdërime me fjalë, përkëdhelje apo diçka të vogël si një lodër jo të kushtueshme etj.

• Të dy prindërit duhet të kenë një ndarje të barabartë të përgjegjë-sisë së disiplinës, sa më shumë të jetë e mundur. Nuk është mirë që fëmijët t’i disiplinojë vetëm njëri prind dhe tjetri të thotë: “Prit se ta rregullon babi/mami qejfin, kur të vijë”.

• Edhe kur jeni shumë të lodhur, bëni shumë përpjekje të dë-gjoni përsëri me kujdes fëmijën që po ju flet. Dëgjimi aktiv, i vëmendshëm është një punë e vështirë dhe është shumë më e vështirë kur trupi dhe mendja juaj janë të lodhur.

272 PJESA IV VITI I TRETË

• Dëgjoni me kujdes dhe me mi-rësjellje. Mos e ndërprisni fëmijën kur po përpiqet të tregojë his-torinë e tij/saj. Jini i sjellshëm me fëmijën, njësoj si me një shok.

• Mos u bëni kritik apo kërcënues kur fëmija po tregon një ngjar-je.

• Mos pyesni “Përse?”, por py-esni “Çfarë ndodhi?”

• Nëse ju keni njohuri mbi situ-atën, tregojini fëmijës informa-cionin që dini apo që ju kanë treguar.

• Mos këshilloni dhe mos bëni moral (mos thoni “Ti do të flasësh pasi unë të kem push-uar” ose “ bëj si të them unë dhe kjo do ta zgjidhë proble-min”), sepse kjo nuk ndihmon në mbajtjen e komunikimit të hapur me fëmijën tuaj.

• Mos përdorni fjalë fyese si për shembull, i trashë, budalla, dem-bel, apo fjali ofenduese “buda-lla, kjo s`ka kuptim, ku di ti, ti je fëmijë”.

• Ndihmojeni fëmijën të plani-fikojë disa hapa, për të zgjidhur një çështje ngadalë.

• Tregoni që e pranoni fëmijën ashtu siç është, pavarësisht nga çfarë ka bërë.

• Përforconi mbajtjen e komuni-kimit hapur me fëmijën, duke lavdëruar dhe pranuar përpjek-jet e tij për të komunikuar.

Si duhet të jetë disiplina?

Megjithëse nuk ka asnjë rregull

fiks për të disiplinuar dhe rritur fëmijën tuaj, nga studimet janë vënë re tre grupe kryesore prindë-rish (sigurisht, këto nuk janë të ndara me thikë):

Prindërit autoritarë janë shumë të rreptë dhe urdhërues, besojnë në autoritetin dhe bindjen absolute. Fëmijët e formuar në këtë mënyrë kanë frikë prej tyre dhe ndihen të frikësuar ndaj sfidave dhe eksperi-encave që bëjnë, se mund të dëno-hen.

Prindërit liberalë janë mjaft të butë, pa vendosur kufij, duke kri-juar fëmijë të përkëdhelur, pa re-spekt dhe të paaftë të bëjnë vetë zgjedhje. Ka më shumë mundësi të kenë probleme me sjelljen e fëmi-jëve të tyre.

Prindërit me autoritet, por jo shumë të rreptë, kanë më shumë mundësi për sukses në betejën për të edukuar sjelljen e fëmijës. Këta prindër vendosin rregulla, kufij, por duke shpjeguar përse janë të nevojshme dhe duke kërkuar edhe mendimin e fëmijëve të tyre kur vendosin rregullat. Ata komunikoj-në rregullisht me fëmijët e tyre dhe i nxisin të jenë të pavarur.

Hapi i parë për një disiplinë të mirë është të mësoni si të nxisni sjelljen e mirë tek fëmija juaj. Është më e lehtë që të përforconi një sjellje të mirë se sa të përpiqeni të ndry-shoni sjelljet e këqija. Më poshtë

27324 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

janë disa këshilla për të nxitur një sjellje të mirë të fëmijës:

• Përforcojeni dhe lavdërojeni një sjellje të mirë, kur fëmija e bën mirë diçka dhe mësoni t’i kushtoni vëmendje fëmi-jës tuaj. Fëmijët kanë nevojë për miratim, veçanërisht nga prindërit e tyre, për diçka që ata e kanë bërë mirë. Lëreni fëmijën të kuptojë se ai po vepron drejt, ka bërë diçka sipas rregullave, apo sipas asaj që ju dëshironi. Përkëdheleni, putheni nëse ai po qëndron i qetë, po zbaton një detyrë që i keni dhënë, apo po luan duke bashkëpunuar me të tjerë. Gjithashtu, jepini shenja të miratimit tuaj me fjalë, si për shembull “Shumë bukur, Më pëlqen shumë si ti….”.

• Jepini atij zgjedhje. Kjo e le-jon fëmijën të ketë pavarësi. Për shembull jepini një zgjedh-je të shtrojë tavolinën apo të vendosë pjatat.

• Bëjeni zbavitëse dhe me hu-mor një sjellje të mirë. Fëmija juaj ka më shumë të ngjarë ta zbatojë nëse e pëlqen diçka. Për shembull thoni “ta shikojmë se kush mund të marrë më shumë lodra nga dyshemeja”.

• Vendosni një sistem shpërb-limi për të nxitur një sjellje të mirë

Disiplina duhet të jetë:KëmbëngulësePasojat duhen sqaruar mirë dhe

duhen zbatuar ndaj sjelljes së papëlqyeshme që kryhet.

E qartëPasoja duhet t’i përshtatet fajit. Gjithashtu, në rast se ripërsëritet sjellja, pasojat duhen sqaruar për-para, kështu fëmija e di atë që e pret. Dënimi nuk është i nevojshëm, përkundrazi, i dënueshëm. Për-dorimi i ndalimeve të përkohshme dhe të shkurtra është një mënyrë e mirë që mund të japë rezultat, nëse bëhet sa herë që ndodh sjellja (shih më ej në fq.274). Gjithashtu përdorni lavdërimet në një pjesë të ditës, ose gjithë ditën, kur fëmija nuk ka bërë më asnjë thyerje të di-siplinës.

MiqësorePërdorni komunikimin miqësor, por këmbëngulës, kur doni t’i tho-ni fëmijës se është sjellë jo mirë dhe lërini të kuptojë se do të marrë “pasojën” e merituar. Nxiteni të mbajë mend se çfarë pasoje është kjo. Nxitini të përpiqen të mbajnë mend se çfarë duhet të bëjnë që të mos e përsërisin këtë gabim në të ardhmen.

Prindi duhet të jetë mësues dhe trajner për fëmijënShikojeni rolin tuaj si mësues, apo trajner të fëmijës suaj. Tregojini në detaje si do t`ju pëlqente që ai të sillej. Lëreni ta praktikojë sjelljen. Përpiquni të vendosni një kohë të rregullt për të bërë diçka zbavitëse me fëmijën.

274

• Mësojini dhe tregojini atë që duhet të bëjë, në vend që t`i thoni se çfarë nuk duhet të bëjë.

• Përdorni lavdërime me fjalë, kur ai bën diçka mirë. Thoni: “Më pëlqen si ti ______, kur ti_______, “ Jini sa më të qartë.

• Ndihmoni fëmijën të mësojë të

shprehë se çfarë ndjen. Thoni: “dukesh shumë i menduar”, “si ndihesh? “a je i mërzitur?”, “dukesh se je i zemëruar për këtë”, “e ke mirë që mendon, (apo ndjen) kështu.”

• Përpiquni të shikoni si fëmija vepron në një situatë të cak-tuar. Dëgjojeni me kujdes dhe

PJESA IV VITI I TRETË

Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj vëmendjes tuaj. Ato duan të jenë të sigurt se ju i doni dhe i vlerësoni. Duke përdorur disa nga fjalitë më poshtë përditë me fëmijën tuaj, ju do të shikoni se ata do të fi llojnë t`ju kushtojnë më shumë vëmendje dhe do të mundohen t`ju pëlqejnë më shumë....

• Po shumë mirë, shumë e bukur, shkëlqyeshëm!• Shumë e drejtë, e saktë! • Më pëlqen mënyra si e bën këtë. Jam krenar për ty. • Kjo është e mirë. Punë shumë e mirë, kështu bëhet, shumë më mirë! • Ti po ecën më mirë. Çfarë ideje e zgjuar! • Kjo është punë e mirë, punë e shkëlqyer që ti po e kontrollon veten. • Më pëlqen si ti e bëre ________. Vura re që ti_____. Vazhdo kështu.• U zbavita shumë ________ me ty. Po përmirësohesh në _________

gjithnjë e më shumë. • Kur ti bën_____, dukesh se e ke marrë seriozisht. • Unë e vlerësoj mënyrën si ti_____ . Ishe shumë i mirë, madje më i mirë

sesa unë prisja.• Shumë e mirë. Kjo është e bukur, më pëlqen________.• Më pëlqen mënyra si ti _____ këtë pa kërkuar ndihmë apo pa pyetur (e

mbajte mend) • Jam shumë e kënaqur që ti je djali/vajza ime. • Unë të dua shumë!

Disa gjeste që mund të përdorni për t’i treguar fëmijës se si ndiheni kur i lavdëroni :

• Buzëqeshni, përkulni supin, kokën, gjunjtë• Shenja apo gjeste që tregojnë aprovim, prekini qafën• Përkëdhelini kurrizin, qafën, faqen etj.

Disa fjalë që mund të përdorni për të lavdëruar fëmijën

27524 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

mendoni si do të donit ju të ve-pronit në këtë situatë.

• Përdorni një ton të butë zëri për ta qetësuar, kur është i mër-zitur.

• Bëhuni dëgjues i mirë. Për-dorni një kontakt të mirë me sy. Uluni në lartësinë e një fëmije të vogël. Mos e ndërprisni atë kur flet. Bëni pyetje të hapura, në vend të pyetjeve që mund t`ju përgjigjet me fjalën po ose jo. Përsërisni atë që dëgjuat.

• Sigurohuni që i kuptoi udhëzi-met. Kërkojini që t’i përsërisë.

• Kur është e mundur krijojini mundësi se kur dhe si të ve-projë për të kërkuar diçka. Mos prisni shumë. Lavdëroni sjell-jen që është afër atij qëllimi që dëshironi ju.

• Krijoni një shenjë me gjeste, që fëmijët tuaj do ta pranojnë si sinjal që tregon se ata nuk po sillen si duhet dhe duhet të ndry-shojnë sjelljen. Kjo ndonjëherë i ndihmon ata që t`ju përgjigjen menjëherë, pa u mërzitur.

Përdorimi i lavdërimitKurdoherë që është e mundur, për-piquni të përdorni lavdërimin dhe shpërblimin për të motivuar fëmi-jën që të përmirësojë sjelljen e tij, për shembull, mund të thoni: “kur t’i kesh mbledhur të gjitha rrobat në dhomën tënde, mund të dalësh të luash”. Mos thoni “nëse”, por “kur” .

Kombinoni lavdërimin me kohën

kur ju e ndaloni fëmijën për një sjellje jo të mirë. Kështu mund të thoni: “Sa herë që ti sot bën një gabim, do të luash një orë më pak në obor, si ndalim”. Nëse gjithë ditën, mëngjesin, mbasditen etj. ti nuk do të marrësh dënime, atëherë do të fitosh në darkë një shëtitje me makinë”.

Ç’është ndalimi/ndëshkimi i përkohshëm i fëmijës?

Në këshillat e mësipërme për displinën e fëmijës përmendëm: kur e shikoni se fëmija po paraqet një sjellje të padëshiruar, mundo-huni ta ndaloni atë përkohësisht.Kur fëmija juaj është duke bërë diçka të papranueshme, ndalimi i përkohshëm ndihmon që ai ta ndalojë këtë gjë dhe të ndryshojë situatën. Ky ndalim mund të jepet duke e larguar atë nga vendi ku bëri gabimin dhe duke e vendosur të qëndrojë në një zonë të veçuar, si në një dhomë, karrike, cep të qetë, krevat. Kjo formë ndalimi është mirë të përdoret mbasi fëmi-jët mbushin 2 vjeç dhe gjatë viteve të para të shkollës.

Si mund ta bëjnë prindërit këtë lloj ndalimi?• Jepini fëmijës vetëm një para-

lajmërim dhe shmangni kër-cënimet boshe.

• Mos e qëlloni!!• Kur e vendosni fëmijën në

ndalim të përkohshëm, shpje-gojini shkurt çfarë ka bërë.

276 PJESA IV VITI I TRETË

• Shmangni leksionet e gjata dhe qortimet.

Ndalimi i përkohshëm do t’i japë fëmijës kohën për të qenë i qetë për të menduar për sjelljen nega-tive dhe për të ndier atë që ka bërë. Pra ndalimi i përkohshëm është një moment veçimi dhe qetësie.

Lëreni fëmijën në një karrike kur është në dënim të përkohshëm ose në një dhomë. Nëqoftëse nuk shkon atje menjëherë, merreni prej dore ose në krahë, por pa ushtruar forcë mbi të! Ndalimi i përkohshëm duhet të kryhet në një vend jo in-teresant, të veçuar, por të sigurt. Fëmija nuk duhet të lejohet të shi-kojë televizor, të luajë me lodra, ose të bisedojë me njerëz të tjerë. Ja se çfarë mund të keni parasysh:

• Ndihmojeni fëmijën që ta lidhë sjelljen e tij me kohën që i është caktuar për ndalim. Natyrisht për gabime më të rënda dhe të përsëritura, koha do të jetë më e gjatë.

• Mbani qetësi gjatë ndalimit të përkohshëm.

• Jeni ju që duhet të masni ko-hën.

• Bëjeni të qartë momentin kur ka mbaruar ndalimi i përkohshëm.

• Rekomandohet që ndalimi i përkohshëm duhet të zgjasë një minutë për çdo vit të moshës së fëmijës dhe jo më shumë

se pesë minuta për fëmijën 6 vjeç.

• Ju mund të përdorni një matës kohe (ore) për ndalimin e përkohshëm. Sigurohuni që kjo të vendoset në një vend ku fëmija ta shikojë dhe ta dëgjojë. Nëqoftëse fëmija largohet para kohe nga vendi ku po kryen ndalimin e përkohshëm, çojeni përsëri tek vendi dhe rifilloni kohën nga e para. Jini të qën-drueshëm dhe këmbëngulës deri në fund.

Si përfundon ndalimi i përkohshëm?Qartësojani fëmijës se kur përfun-don ndalimi i përkohshëm. Shkoni tek cepi ku është fëmija dhe i thoni “Përfundoi ndalimi i përkohshëm, mund të largohesh tani”. Pasi nda-limi ka përfunduar, nuk ka më ri-kujtime apo leksione, pra nuk duhet zënë më në gojë, pasi këto mund të shpien në një rishfaqje të së njëjtës sjellje. Është mirë ta qetësoni fëmijën. Por nëqoftëse fëmija juaj përsërit sjelljen, atëherë rikthehu-ni tek i njëjti proces, nga e para. Mbani mend, fëmija juaj duhet të dijë se ndalimi i përkohshëm është i lidhur direkt me sjelljen negative që shfaqi, dhe jo me të si individ. Është e rëndësishme që mos ta lën-doni vetëvlerësimin e fëmijës duke shkaktuar tek ai turp, humbje të besimit, ose ndenjën e braktisjes.

27724 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

KRIZAT APO SHPËRTHIMET E ZEMËRIMIT/ NERVOZIZMIT/ INATIT DHE FËMIJËRIA

Për një fëmijë të vogël është e vështirë të mbahen përbrenda

emocionet e forta. Kur fëmijët ndihen të tejlodhur, të mërzitur, të zhgënjyer, të zemëruar, ato i shpre-hin këto duke qarë, bërtitur, ose përplasur gjithçka, lart e poshtë. Si prind ju mund të zemëroheni, të ndodheni në pozicion të vështirë, të vetmuar dhe pa ndihmë. Krizat dhe shpërthimet e zemërimit janë pjesë normale e zhvillimit të fëmijës gjatë kohës që ai mëson vetëkon-trollin. Në fakt, pjesa më e madhe e fëmijëve kanë kriza zemërimi/nervozizmi midis moshës 1 dhe 3 vjeç. Ju keni dëgjuar shpesh që t’i

quajnë “dyvjeçarët e tmerrshëm”. Lajmi i mirë është se rreth moshave 3-4 vjeç, zakonisht këto kriza ndalojnë.

Fëmija i vogël është i zënë shumë në këtë periudhë duke mësuar mjaft gjëra të reja rreth botës. Ai është i etur të kontrollojë gjithçka. Do të jetë i pavarur dhe përpiqet të bëjë më shumë se sa e lejojnë aftësitë e tij. Fëmija do të zgjedhë vetë për gjithçka dhe shpesh nuk do që ta ndalojmë apo largojmë nga çdo gjë. Ai është veçanërisht më i vështirë për të bashkëpunuar me ju kur është i lodhur, i mërzitur apo i frikësuar. Kontrollimi i kë-tyre shpërthimeve dhe krizave të fëmijës mund të jetë ndoshta gjëja më e vështirë për t’u mësuar nga prindërit.

Krizat e nervozizmit janë një më-nyrë që fëmija juaj që të nxjerrë ato që ka brenda, të shfryhet, kur është i zemëruar. Më poshtë janë disa nga arsyet përse fëmija juaj mund të ketë kriza shpërthimi:• Fëmija mund të mos kuptojë

atë që ju po i thoni, apo është i turbullt.

• Fëmija mërzitet kur shikon se të tjerët nuk e kuptojnë atë që po thotë.

• Fëmija mund të mos i thotë dot fjalët që përshkruajnë ndjenjat dhe nevojat e tij. Mbas moshës 3 vjeç, zakonisht fëmijët mund t’i shprehin me fjalë ndjenjat e

Figura 33. Shpërthimet e zemëri-mit dhe fëmija

278 PJESA IV VITI I TRETË

tyre, kështu krizat e zemërimit rrallohen apo zhduken. Nëse në këtë moshë fëmijët ende nuk janë në gjendje të shprehin ndjenjat e tyre shumë mirë me fjalë, ka më shumë të ngjarë që këto kriza të vazhdojnë.

• Fëmija juaj ende nuk ka mësuar të zgjidhë vetë problemet dhe dekurajohet lehtë.

• Fëmija juaj mund të jetë sëmu-rë apo të ketë probleme të tjera fizike, që e mbajnë larg të shprehurit të asaj që ndien.

• Fëmija juaj mund të jetë i uri-tur, por nuk e kupton.

• Fëmija juaj mund të jetë i lodhur, apo nuk ka fjetur sa duhet.

• Fëmija juaj mund të jetë i stre-suar ose nuk ndihet rehat.

• Fëmija juaj po reagon ndaj një stresi apo ndryshimeve që mund të kenë ndodhur në jetën e tij (ndërrimi i shtëpisë, lindja e një fëmije tjetër etj.).

• Fëmija juaj mund të jetë xhe-loz ndaj një miku të tij apo vëllezërve të tjerë. Në këtë moshë fëmijët shpesh kërkojnë atë që kanë fëmijët e tjerë, apo duan për vete gjithë dashurinë e prindërve dhe janë xhelozë kur ata përkëdhelin fëmijët e tjerë.

• Fëmija juaj ende mund të mos jetë i aftë të bëjë gjërat që imagjinon, si të vrapojë, të ngjisë shkallët, të vizatojë, apo t’i vërë lodrat e tij në punë.

Parandalimi i krizave të nervozizmitJu nuk duhet të jeni të habitur nëse fëmija shfaq krizat e zemërimit vetëm kur ndodhet përballë jush si prindër. Kjo është një mënyrë që ai gjen për të provuar rregullat dhe kufijtë që i keni vënë. Pjesa më e madhe e fëmijëve nuk duan të shpërthejnë përpara njerëzve të tjerë dhe janë më të kujdesshëm me njerëzit e huaj. Fëmijët ndihen më të sigurt kur i tregojnë ndje-njat e tyre para njerëzve tek të cilët kanë besim. Duke ditur këtë, ju ende nuk jeni të aftë të paranda-loni të gjitha krizat e inatit, por sugjerimet më poshtë mund t`ju ndihmojnë të pakësoni mundësinë e shfaqjes së një krize të tillë:

Nxiteni fëmijën të përdorë fjalët për t`ju treguar ju se si ndihet, si për shembull “jam vërtet i çmen-dur, po tërbohem nga inati etj”. Përpiquni të kuptoni si ndihet dhe i mësoni fjalë që mund t’i përdorë kur do të përshkruajë ndjenjat e tij.

Vendosni kufij të arsyeshëm dhe mos prisni që fëmija juaj të jetë i përsosur. Jepni sqarime të thjeshta për rregullat që keni vendosur dhe mos i ndryshoni rregullat.

Mbani një rutinë të rregullt di-tore sa më shumë të jetë e mundur, kështu fëmija juaj e di se çfarë e

27924 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

pret, apo çfarë do të ndodhë.

Pakësoni situatat të cilat e stër-mundojnë fëmijën, si loja me fëmijët apo lodrat që janë shumë të vështira për moshën e fëmijës tuaj.

Pakësoni vizitat apo qëndrimet e gjata në një vend ku fëmija juaj duhet të qëndrojë ulur, ose nuk mund të luajë për periudha të gjata kohe. Nëse duhet bëni një udhë-tim të gjatë, merrni me vete lodrat, librat e pëlqyera të fëmijës për ta zbavitur.

Kini gati ndonjë ushqim të shën-detshëm për t`ia dhënë menjëherë kur është i uritur.

Sigurohuni që fëmija ka pushuar mirë, veçanërisht përpara një dite të zënë me aktivitete stresuese.

Largoni vëmendjen e fëmijës nga aktivitete që ka të ngjarë të përfundojnë me një krizë ner-vozizmi. Sugjeroni aktivitete të ndryshme. Nëse është e mundur, duke bërë pak humor, duke luajtur, mund të ndihmohet të kapërcejë një situatë të vështirë. Për shem-bull, nëse ju jeni brenda në shtëpi, përpiquni ta nxirrni fëmijën jashtë për t’i larguar vëmendjen.

Zgjidhni se kur duhet të tho-ni “jo”. Kur ju i thoni “jo” çdo kërkese, apo dëshire të fëmijës, kjo

do ta zhgënjejë. Kur një kërkesë nuk është shumë e arsyeshme, apo e papërshtatshme, mund t’i thoni edhe po. Nëse rrezikohet siguria e fëmijës tuaj, mos e ndryshoni ven-dimin nga frika e krizave të ner-vozizmit.

Lëreni fëmijën tuaj të zgjedhë kurdoherë që është e mundur. Për shembull, nëse fëmija juaj nuk pranon të lahet, sqarojeni se do të shkojë për të bërë banjë, por je-pini një mundësi që të marrë edhe vetë ndonjë vendim. Për shembull, në vend që t’i thoni “Erdhi koha për të bërë banjë” mund të thoni “Është koha për banjën tënde. A do të ecësh vetë deri aty, apo të mbaj unë në krah?”

Bëhuni një shembull i mirë. Mos bërtisni, apo mos u grindni përpara fëmijës tuaj.

Manaxhimi i krizave të nervozizmit Si prind, ju ndonjëherë mund ta kuptoni kur po afrohet një krizë nervozizmi. Fëmija juaj mund të duket jo në humor, i vështirë apo i zemeruar. Ai mund të qarravitet dhe të grindet. Duket sikur asgjë nuk e kënaq. Në fund ai mund të fillojë të qajë, të godasë me grush-ta, të ulërijë, të shtrihet përdhe, apo të mbajë frymën. Ndonjëherë një krizë nervozizmi ndodh paprit-mas, pa ndonjë arsye të dukshme. Kur fëmija juaj ka shpërthyer në

280

një krizë nervozizmi, këshillat e mëposhtme mund t`ju ndihmojnë ta kapërceni atë me sukses:

• Hutojeni fëmijën duke larguar vëmendjen e tij diku tjetër, si për shembull në një aktivitet, lodër, libër të ri. Ndonjëherë vetëm prekja ose përkëdhelja e fëmijës do ta qetësojë. Ndaloni sjelljen e tij me një koment të lehtë, si për shembull “A e sheh se çfarë po bën qeni?, ose “Më duket se ra zilja e derës?” Një shaka e juaja apo thjesht një fytyrë qesharake mund të ndih-mojë këtë situatë.

• Mundohuni të qëndroni të qetë. Nëse ju bërtisni, apo zemërohe-ni, ka të ngjarë që t’i përkeqë-soni gjërat. Kujtoni se sa më shumë vëmendje do t’i kushto-ni kësaj sjelljeje, aq më shumë do të ketë mundësi që ajo të përsëritet në të ardhmen.

• Shfaqje të vogla zemërimi si e qara, ulërima, zakonisht edhe mund të bëni sikur s’i vini re. Qëndroni pranë, apo mbani në krahë fëmijën pa i folur, deri kur ky të qetësohet. Kjo i tre-gon mbështetjen tuaj. Nëse ju nuk mund të qëndroni të qetë, largohuni nga dhoma.

• Disa kriza nervozizmi nuk mund të injorohen. Sjelljet më poshtë nuk janë të pranueshme dhe nuk duhet bërë sikur s’i vini re: - Rrahja ose goditja e prin-

dërve apo njerëzve të tjerë, - Flakja e sendeve në vende të

rrezikshme,.- Ulërima apo bërtitja e zgja-

tur.

Në këto raste përdorni një ndalim të përkohshëm për ta larguar fëmi-jën tuaj nga burimi i zemërimit të tij. Nëse ju nuk mund të qëndroni të qetë tek dhoma që e keni çuar fëmijën për ndalim, largohuni nga dhoma. Prisni një-dy minuta, deri kur e qara e tij të ndalojë, përpara se të riktheheni. Më tej ndihmo-jeni fëmijën që të interesohet për diçka tjetër. Nëse fëmija juaj mund të kuptojë, flisni me të për atë që ndodhi dhe diskutoni mënyra të tjera për ta kapërcyer këtë një herë tjetër.

Ju nuk duhet asnjëherë ta ndësh-koni fëmijën tuaj për krizat e nervozimit, sepse mund të fillojë të mbajë përbrenda shumë ankth e mërzi, e cila nuk është e shën-detshme për të. Përgjigjja juaj ndaj këtyre shpërthimeve duhet të jetë qetësia dhe mirëkuptimi. Kur fëmija të rritet do të mësojë si t’i zotërojë emocionet e forta.

Mbani mend, është normale që fëmija provon durimin, rregullat dhe kufijtë e prindërve të tij. Megjithëse mund t`ju duket e mirë, mos e shpërbleni fëmijën tuaj për të ndaluar një krizë nervozizmi. Shpërblimi me diçka mund ta më-

PJESA IV VITI I TRETË

281

sojë fëmijën se me këto shpërthi-me ai fiton gjithnjë. Kur krizat e nervozizmit nuk nxjerrin asgjë për fëmijën tuaj, ka më pak të ngjarë që ai t’i vazhdojë.

Ju mund të ndiheni fajtor kur i thoni “jo” fëmijës. Jini këmbë-ngulës dhe mënjanoni dhënien e sinjaleve të përziera. Kur prindërit nuk vendosin qartë disa rregulla, ka më shumë vështirësi për fëmi-jët të kuptojnë cilat rregulla janë të palëvizshme dhe cilat janë më të lehta për t’u ndryshuar. Siguro-huni që çdo ditë mund të zbaviteni së bashku me fëmijën tuaj. Men-doni me kujdes për rregullat dhe kufijtë që keni vendosur dhe mos vini shumë të tillë. Përgjigjuni në të njëjtën mënyrë, kur fëmija juaj thyen rregullat.

Fëmija juaj do të vazhdojë të ketë kriza nervozizmi deri në mes të moshës katërvjeçare. Gjatë kohës së këtyre krizave, sjellja e tyre është normale. Duhet kohë për të, që të mësojë të kontrollojë inatet e tij. Nëse këto shpërthime janë të rënda dhe ndodhin shumë shpesh, mund të jenë një shenjë e hershme e problemeve emocionale. Flisni me pediatrin tuaj nëse fëmija dëm-tohet shumë gjatë këtyre krizave, mban frymën, i bie të fikët, apo nëse krizat e nervozizmit përkeqësohen mbas moshës 4 vjeç.

Ka rëndësi të kuptoni që krizat e

nervozimit janë një pjesë normale e rritjes. Këto kriza nuk janë të leh-ta për t’u kaluar dhe mund të jenë pak frikësuese për ju dhe fëmijën tuaj. Duke përdorur një sjellje të dashur, mirëkuptim dhe këmbë-ngulje, do ta ndihmoni fëmijën tuaj të kapërcejë këtë pjese të zhvillimit të tij.

RRAHJET, KAFSHIMI DHE GODITJET

Rrahjet dhe kafshimiËshtë e natyrshme që të gjithë njerëzit të kenë në disa raste ndjenja agresive. Si të rritur, ne kemi mësuar t’i kontrollojmë këto ndjenja. Fëmijët shpesh janë fizi-kisht agresivë - ata kafshojnë, gër-vishtin, godasin të tjerët. Këto sje-llje, ju si prindër mund t’i ndeshni shpesh dhe ato shfaqen ndoshta më të shpeshta, që pas ditëlindjes së parë të fëmijës. Ju e mbani mend luftën që keni bërë për të kontro-lluar sjelljen agresive apo shkatë-rruese të fëmijës tuaj gjatë këtyre viteve! Gjatë zhvillimit të fëmijës në këtë periudhë, është normale që ata të kafshojnë ndonjëherë, por kafshimi i vazhdueshëm mund të jetë një shenjë që fëmija ka prob-leme emocionale, ose të sjelljes. Gjatë kësaj periudhe fëmijët mund të zihen ose të godasin shokët e tyre të lojës, por duhet kujdes sepse agresioni i shpeshtë dhe/ose i rëndë fizik mund të tregojë se një

24 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

282 PJESA IV VITI I TRETË

fëmijë ka probleme serioze emo-cionale, që kërkojnë vlerësimin dhe ndërhyrjen e profesionistëve.

Rrahja e vazhdueshme ose kafshi-mi kur një fëmijë është në çerdhe, kopsht, mund të jetë një problem serioz i sjelljes, e për këtë duhet kontrolluar nga mjeku pediatër. Në këtë moshë fëmijët rrinë më shumë me moshatarët e tyre dhe pritet që ata të jenë të aftë të zënë miqësi dhe të shoqërohen me ta.

KafshimiMjaft fëmijë fillojnë kafshimin agresiv ndërmjet moshës 1-3 vjeç. Kafshimi mund të jetë një mënyrë për të provuar fuqinë që ata kanë për të tërhequr vëmendjen. Disa fëmijë kafshojnë sepse janë të pa-kënaqur, xhelozë, në ankth. Ndo-njëherë kafshimi mund të jetë pa-sojë e një disipline të shtrënguar, të rreptë, ose pasojë e një dhune fizike. Në këtë periudhë ju si prind duhet të mbani mend se fëmijët që janë në kohën e daljes së dhëm-bëve, mund të kafshojnë.

Çfarë duhet bërë: • Thoni menjëherë “JO”, me një

ton zëri të qetë, por këmbë-ngulës dhe mospranues.

• Një fëmijë deri 2 vjeç, kap-eni me butësi dhe mbajeni fort (teknika e përqafimit), ose ulu-ni diku dhe qëndroni me të

• Një fëmije më të rritur (2-3 vjeç) mund t’i thoni fjalë të ti-lla “nuk është mirë të kafshosh,

sepse kjo u dhemb njerëzve” • Asnjëherë MOS e kafshoni

fëmijën, për t’i treguar se si dhemb kafshimi. Kjo i mëson një sjellje jo të mirë.

• Nëse kafshimi vazhdon, trego-jini fëmijës se kur sillet kështu, do të ketë pasoja. Për shembull mos e mbani në krah, apo mos luani me fëmijën për një peri-udhë të shkurtër kohe pasi ai/ajo ka kafshuar dikë.

Nëse këto teknika të thjeshta apo ndërhyrje nuk japin rezultat dhe kafshimi është shumë i shpeshtë, prindërit duhet të flasin me mjekun specialist pediatër për t’i orientuar më tej se ku duhet të drejtohen.

Rrahjet dhe goditjetFëmijët e moshës 1-3 vjeç dhe ata të moshës parashkollore shpesh luftojnë dhe rrihen me moshatarët e tyre, gjatë kohës së lojrave. Ndonjëherë fëmijët pa qëllim nuk qortohen për sjelljen agresive nga prindërit, sepse për momentin u pëlqen ajo që bëjnë, duke parë sa i fortë është fëmija i tyre. Për she-mbull, një fëmijë mundet të shtyjë një fëmijë tjetër, ta rrëzojë atë dhe t’i marrë lodrën. Nëse fëmija qan dhe largohet, fëmija agresiv ndihet i suksesshëm, sepse ai ka fituar lo-drën dhe ne qeshim me këtë situ-atë apo krenohemi me fëmijën, se është trim.

Çfarë duhet bërë: • Është më mirë të ndërhyjmë tek

28324 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

fëmija përpara se ai të fillojë të godasë. Për shembull, ndërhy-ni sapo shikoni se fëmija juaj është i mërzitur apo po fillon të mërzitet, lodhet etj.

• Kur fëmija i vogël lufton shumë gjatë lojës me moshatarët e tjerë, shiheni më nga afër.

• Nëse fëmija godet një fëmijë tjetër, ndajini menjëherë. Më tej, përpiquni ta qetësoni fëmi-jën tuaj dhe mbani pranë edhe fëmijën tjetër.

• Fëmijëve deri 2 vjeç mund t’u thoni “Jo ta godasësh shokun, se goditja e dëmton, i dhemb”

• Për fëmijët 2-3 vjeç mund të thoni “E di që je i zemëruar, por mos godit. Goditja dhemb”. Kjo fillon t’i mësojë fëmijës tuaj butësinë.

• Mos e godisni një fëmijë nëse ai/ajo po godet të tjerët. Kjo u mëson fëmijëve të përdorin sjelljen agresive.

• Prindërit nuk duhet të injoroj-në apo të lejojnë lojën me rrahje dhe luftë midis fëmijëve moshatarë.

Kur rrahja ose goditja është e shpeshtë, kjo mund të jetë një shenjë se fëmija ka një problem tjetër. Për shembull mund të jetë i pikëlluar, ka problem të kontro-llojë zemërimin, ka shenja dhune, ose është trajtuar keq në çerdhe, shkollë, apo aty ku ka qendruar për përkujdesje gjatë ditës, ose në shtëpi.

Studimet kanë treguar se fëmi-jët të cilët janë fizikisht agresivë në moshë të vogël ka më shumë mundësi ta vazhdojnë këtë sjellje kur të rriten. Studimet gjithashtu kanë treguar se fëmijët të cilët kanë parë shpesh skena dhune në televizor, video dhe filma, sillen më egër dhe më agresivisht.

SI T’I MËSOJMË FËMIJËS ZAKONE TË MIRA NË LIDHJE ME SHIKIMIN E TELEVIZORIT

Shpesh herë prindërit e konsi-derojnë televizorin si mjetin

për të qetësuar dhe pushuar për vete dhe fëmijën, që ka lëvizur shumë gjatë gjithë ditës. Por stu-dimet kanë treguar se kalimi i një kohe të gjatë përpara televizorit mund ta dëmtojë fëmijën.

Televizori mund të ketë edhe efek-te pozitive në zhvillimin social, emocional dhe mendor të fëmijës, por kur ai shikohet në masën e duhur nga fëmija. Rekomandimet e specialistëve janë që fëmijët e moshave 2-3 vjeç duhet të shikoj-në jo më shumë se 1-2 orë në ditë televizor.

Përse shikimi i televizorit mund t’i dëmtojë fëmijët?

Shikimi i televizorit pakëson ko-

284 PJESA IV VITI I TRETË

hën për të mësuar dhe zbuluar gjëra të reja.Fëmija ka nevojë të ecë, të vrapojë nëpër shtëpi, të vizatojë, këndojë etj, për të zbuluar botën përreth tij. Gjithashtu fëmijët e vegjël kanë nevojë për kohë të lirë, që të më-sojnë nëpërmjet lojës, duke zhvi-lluar imagjinatën e tyre. Nëse çdo moment i lirë do të kalohet për-para televizorit, fëmija nuk do të luajë më dhe nuk do të përparojë në zhvillimin e tij emocional, njo-hës social.

Televizori mëson fëmijët të arrij-në gjithçka në moment dhe pa u lodhur. Të shikosh televizor është e lehtë. Ju nuk keni nevojë të lodheni për ta arritur këtë gjë. Pra fëmija do të marrë në çast atë që pëlqen, por jeta e vërtetë nuk është ashtu dhe që diçka të japë rezultate, kërkon punë e mundim.

Duke parë televizor, mendimi dhe sjellja e fëmijës mund të ndiko-hen nga dhuna. Duke parë shumë dhunë në televizor, fëmija mund të ketë tre efekte negative. Ai mund:• të bëhet më pak i ndjeshëm

ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve të tjerëve

• të ketë më shumë frikë ndaj botës përreth

• të sillet në mënyrë më agresive ndaj të tjerëve.

Shikimi i televizorit pakëson ko-

hën për lidhje sociale.Koha që kalojnë duke parë tele-vizor, i largon fëmijët nga lidhjet dhe loja me njëri tjetrin.

Shikimi i televizorit mund të pa-kësojë aktivitetin fizik të fëmijës.Fëmijët e vegjël janë gjithnjë në lëvizje, e cila i mban ata zako-nisht të hollë dhe të shëndetshëm. Edhe nëse fëmija juaj nuk është mbi peshë, lëvizjet janë me shumë rëndësi për rritjen dhe zhvillimin e tij . Gjatë shikimit të televizorit fëmija kalon shumë kohë ulur. Fëmijët kanë nevojë për aktivitete fizike, që të fitojnë aftësitë e për-shtatshme të zhvillimit për kohën.

Pra pasojat negative të televizorit nuk pakësohen, edhe kur fëmija shikon programe për fëmijë. Nuk ka rëndësi sa “edukativ” është pro-grami, nuk është mirë që ai ta kalo-jë një pjesë të rëndësishme të jetës së tij ulur, duke parë ekranin. Më poshtë janë disa ide, që mund t`ju ndihmojnë të përfitoni nga mënyra e drejtë e shikimit të tele-vizorit. Sugjerimet e mëposhtme gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e fëmijës tuaj nga ndiki-met negative të televizionit:

• Jepini mundësi fëmijës të shi-kojë programet që janë për të gjithë familjen. Sigurohuni që fëmija juaj të mos shikojë pro-grame që shfaqin dhunë, seks dhe gjuhë ofenduese.

28524 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

• Shikojini programet e televi-zorit së bashku me fëmijën tuaj, mos e lini atë vetëm para një bote të madhe e që shpesh ka nevojë për shpjegime. Mos e përdorni televizorin si një kuj-destar për fëmijën që të keni mundësi të bëni ndonjë punë tjetër. Mos lejoni që fëmija juaj të shikojë televizor në dhomën e gjumit.

• Diskutoni vlerën që jep pro-grami i televizorit së bashku me fëmijën tuaj. Kërkoni së bashku me fëmijën se çfarë mesazhi ka dhënë programi. Përdorni aktivitete shtesë, të cilat do të përforcojnë më tepër zhvilli-min e materialit të paraqitur në program.

• Jini të kujdesshëm në ato shem-buj që ju jepni si prindër. Fëmi-jët shumë prej vlerave dhe ideve të tyre i mësojnë prej prindërve. Gjithashtu, përpiquni që t’i shpjegoni rregullat kryesore të shikimit të televizorit në shtëpi edhe edukatorëve, gjyshërve, dhe kujdestarëve që mund të ketë fëmija juaj.

• Kufizoni kohën e të parit të televizorit nga një orë ose më pak tek mosha 1- 2 vjeç, dhe deri në 2 orë ose më pak, për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. Për-doreni kohën tjetër që mbetet për t’i mësuar atij aftësi të tjera, si të lexuarit dhe të shkruarit, ose vizitoni një vend në natyrë, një muze historik, kopshtin

zoologjik. Të mësuarit kërkon kohë, por në fund është mjaft i vlefshëm.

• Fëmijëve më të mëdhenj duhet t’iu krijohet mundësia që të pla-nifikojnë vetë se çfarë duhet të shikojnë që më parë në televi-zor, por kjo duhet të bëhet nën kujdesin e prindërve. Lavdëro-jeni fëmijën kur ai bën zgjedhje pozitive, dhe nxiteni atë që të bëjë kritika apo të analizojë atë që sheh në televizor.

• Ndihmojeni fëmijën që të bëjë ndryshimin midis realitetit dhe fantazisë, përallës. Diskutoni dhe shpjegoni arsyet pse nuk mund të shikojë programe të veçanta. Përdoreni këtë si një mundësi për t’i ngritur vlerat fëmijës, duke e ndërgjegjësuar për vlerat që ju mendoni se janë të rëndësishme.

• Përcaktoni një orar për kohën e gjumit të fëmijës, që të mos ndryshojë sipas programeve televizive që do të shikojë fëmija. Nëse fëmija juaj është i interesuar për një program, i cili shfaqet në kohën që duhet të shkojë në shtrat, përdorni një video-regjistrues për ta regjis-truar dhe për ta shfaqur atë, pasi ai të zgjohet.

• Televizioni është një mjet tepër i fuqishëm në reklamimin e lodrave apo të produkteve të ndryshme për fëmijë. Diskuto-ni reklamat me fëmijën. Ndih-mojeni fëmijën që të kuptojë

286

teknikat dhe deklaratat e tepru-ara që përdorin reklamat, për t’i nxitur ata ta blejnë produk-tin, i cili nuk ka ndonjë vlerë të veçantë.

• Mbylleni televizorin gjatë vak-teve të ngrënies. Mbylleni tele-vizorin kur vijnë vizitorë në shtëpi dhe gjatë kohës së stu-dimit. Mos e përdorni televizo-rin për shoqëri.

• Vendosni një rregull që detyrat dhe aktivitetet e tjera që ju mendoni si të arsyeshme, duhet të mbarojnë përpara se fëmija juaj të mund të shikojë televi-zorin.

SIGURIA E FËMIJËS NË SHTËPI DHE JASHTË SAJ

Siguria e shtëpisëQë të gjithë fëmijët mund të bëhen lehtësisht viktima të aksidenteve, sepse dëshira e tyre e vazhdueshme për të zbuluar dhe studiuar mje-disin që i rrethon, për shembull, të gjitha dhomat e shtëpisë, është më e madhe sesa aftësia e tyre për të parandaluar rreziqet. Shumë rreziqe mund të parandalohen dhe është detyra juaj që të gjeni mënyrën sesi fëmija të mos dëm-tohet.

Megjithatë kjo gjë nuk do të thotë që t’ia kufizoni aktivitetet fëmijës tuaj, por thjesht të siguroheni që ai të mund të luajë dhe të mund të

kryejë eksplorimet në botën e për-reth, pa rreziqe.

Kuzhina Kuzhina është plot me mundësi rreziqesh për fëmijën, të cilat shto-hen nëse ju jeni shumë të zënë me punët e shtëpisë:• Shumica e rreziqeve për fëmi-

jët (rreth 2/3) ndodhin midis tenxhereve dhe sobave. Pran-daj përpiquni që t’i mbani sa më larg fëmijët tuaj nga zona e pjekjes (për shembull furra), kur jeni duke gatuar. Mos harro-ni se soba, tenxheret që ziejnë dhe hekurat e hekurosjes, mbe-sin shumë të nxehtë për shumë kohë, edhe pasi kemi mbaruar punë me to.

• Në momentin që bëhet gjella, mbajini ushqimet dhe lëngjet e nxehta në qendër të tavolinës, në mënyrë që fëmija të mos ketë mundësi t’i kapë. Gjithash-tu mbulesën e tavolinës duhet ta vendosni në atë mënyrë, që fëmija të mos ta tërheqë dhe t’i bien përsipër të gjitha ushqimet e nxehta.

• Mbani të gjitha thikat, pirunët, hapëset e tapave dhe aparatet e ndryshme grirëse, prerëse, rende etj. larg vendeve që mund t’i arrijë fëmija. Për të mos i penguar fëmijët në zbulimet e tyre, një ose dy sirtare mund t’ja lini atyre dhe t’i mbushni me sende që mund t’i marrin pa problem, ndërsa të gjithë

PJESA IV VITI I TRETË

287

sirtaret që kanë sende të rrezik-shme për fëmijën, duhet të jenë të bllokuar me çelësa, që mos të hapen.

• Frigoriferi është një pajisje në kuzhinë, ku fëmija shumë lehtë mund të hapë derën e të pijë lëngje apo pije, jo të për-shtatshme për moshën e tij. Edhe pjesa e ngrirjes e frigo-riferit është mjaft e rrezikshme, sepse akulli shkakton djegie njësoj si zjarri.

• Bëni të mundur që fëmija të mos e prekë koshin e plehrave.

Kini kujdes:• Vini ilaçin e enëve dhe të gjithë

pastruesit e tjerë, në një vend të sigurt.

• Ruajini qeskat, larg vendeve që mund t’i kapë fëmija.

• Vendosini lëngjet e nxehta, larg buzës së banakut të kuzhinës.

• Vendosni mbrojtëse përreth fur-nellave të gatimit dhe rrotullo-jini dorezat e tiganëve, që të rrinë sa më larg buzës. Përdorni vatrat e pasme të sobës së gati-mit, në vend të atyre të përpar-me.

• Blini kabllo në formë spirale për pajisjet elektrike ose sigu-rohuni që kabllot me të cilat ato janë të pajisura të jenë të shkur-tra.

• Mbani të gjitha lëndët larëse të shtëpisë dhe koshin e plehrave në një dollap të sigurt, që fëmi-ja të mos ta hapë dot.

• Mos e lejoni fëmijën të prekë xhamin e furrës, kur ajo është e ngrohtë.

• Mbuloni dyshemenë me mate-rial jorrëshqitës dhe pastroni menjëherë lëngjet apo yndyrnat që mund t’ju derdhen në dyshe-me.

Dhoma e gjumit Fëmija juaj do të kalojë shumë kohë në dhomën e gjumit, kështu që bëni të mundur që ta eksplorojë atë pa rreziqe:• Mos vini jastëk tek krevati i

vogël, nëse fëmija juaj nuk ka mbushur ende dy vjeç dhe mos vendosni mbrojtëse plastike të pafiksuara tek dysheku.

• Mos përdorni kurrë lidhëse për të varur lodra në krevatin e fëmijës së vogël, sepse ato mund t’i përdridhen rreth qa-fës.

• Mbani lodrat me përmasa të mëdha dhe jastëqet e mëdha jashtë krevatit, sepse fëmija mund t’i përdorë si shkallë apo varëse për t’u kacavjerrë dhe për t’u rrokullisur poshtë kre-vatit.

• Mos varni lodra nga një krah i krevatit në tjetrin, kur fëmija është në gjendje të qëndrojë në këmbë, sepse ai do të përkulet që t’i kapë dhe mund të rrëzo-het.

• Lodrat duhet të jenë prej mate-riali johelmues dhe të padjeg-shëm dhe nuk duhet të kenë

24 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

288

qoshe, buzë që presin, apo pjesëza të vogla që mund të gëlltiten.

• Vendosni ganxha tek dritaret, që të mos hapen plotësisht. Më e mira do të ishte që dritarja të hapej nga lart (sopraluçe).

• Sigurohuni që mobiljet të jenë të forta (të mos lëvizen kollaj) dhe me qoshe të rrumbullako-sura, jo me kënde të mprehta.

• Ndërrojeni, visheni, zhvishe-ni fëmijën në një vend tjetër, jashtë krevatit.

• Ruani lodrat në një dollap apo sirtar të ulët, që fëmija juaj t’i arrijë pa u kacavjerrë, apo pa hipur diku që mund të rrëzo-het.

• Kur radiatorët (kaloriferët, re-flektorët) janë të ngrohtë, mbu-lojini ato me peshqir të lagur, që të mos thahet ajri.

• Sistemoni fundin e krevatit të fëmijës në pozicionin më të ulët (kur mund të lëvizet), para se fëmija të ketë mësuar që të qëndrojë në këmbë, sepse mund të varet nga krevati dhe të bjerë poshtë.

• Krevati i fëmijës duhet të qën-drojë larg ngrohësve. Mos e vendosni krevatin e fëmijës poshtë dritareve, sepse fëmijët kanë qejf të ngjiten kudo.

• Anët e krevatit të fëmijës duhet të jenë të ngritura, të paktën 60 cm.

• Dyshemeja duhet të jetë pa pengesa, rrugica, të ngritura të

tjera. Tapetet dhe moketet nuk janë të këshillueshme, se është e vështirë të pastrohen përditë. Kështu mund të grumbullohet pluhuri i shtëpisë, që ndikon tek fëmijët që kanë alergji.

Banja • Mos e lini kurrë fëmijën tuaj

vetëm në banjë, qoftë edhe për pak sekonda, derisa të mos ketë mbushur të paktën 2 vjeç e gjysmë.

• Përdorni një tapet të vogël ba-nje, kundër rrëshqitjes.

• Mbyllni kapakët e WC.• Të luajë me ujin, është një nga

zbavitjet më të pëlqyera të fëmi-jës; por ka rrezik që duke hapur rubinetin e ujit të nxehtë, mund të digjet. Për t’i dalë para kësaj, rregulloni bolierin, skaldaba-njën, në një temperaturë më të ulët se 50 gradë celcius.

• Kur i bëni banjë fëmijës tuaj, para se ta fusni në vaskë apo në dush, kontrolloni tempera-turën e ujit. Aksidentet e tjera që mund të ndodhin në banjë, mund të parandalohen lehtë-sisht, duke marrë disa masa paraprake:

• Vendosini veglat e rrojës apo mjetet kozmetike (buzëkuq, parfum etj.) aty ku fëmija nuk i kap dot.

• Mbuloni me peshqir ngrohësit.• Mbajini lëndët larëse, deter-

gjentët, lëngjet dhe furçën e pastrimit të WC-së në një do-

PJESA IV VITI I TRETË

289

llapth të mbyllur, që nuk hapet dot nga fëmija.

• Nëqoftëse dushi ka një portë prej xhami, zëvendësojeni atë me një perde, ose vendosni një xham të pathyeshëm.

Dhoma e ndenjiesNë rast se keni fëmijë të vegjël, do të ishte më mirë që dhomën e ndenjes mos ta ngarkonit shumë me mobilje të rënda. Duhet të keni parasysh se një shtëpi nuk duket njësoj, nëse shikohet me sytë e një fëmije që fillon të ecë dhe vrapo-jë. Duke qenë se fëmija duhet të ketë mundësi të lëvizë lirisht, pa u rritur me frikën e rrezikut dhe pa u ndaluar, na takon ne ta kthej-më shtëpinë tonë në një shtëpi për fëmijë:• Kur blini mobilje me tapiceri,

sigurohuni që në dyqan se në rast se bie zjarr, ato nuk do të prodhojnë avuj helmues.

• Vendosni televizorin jashtë mun-dësive që ka fëmija për ta arri-tur, në mënyrë që të mos ta kapë me dorë pjesën e pasme të tij.

• Mos lini cigare rreth e rrotull, fije shkrepëse, alkool, gjilpëra, gishtëza, kopsa, gërshërë të vo-gla dhe sende të tjera qepjeje ,apo monedha.

• Mbani larg fëmijës bimët/lulet e apartamentit, sepse disa prej tyre janë helmuese.

• Të gjitha sendet e vendosura mbi mobilje, që mund të jenë të thyeshme si abazhurë, tavlla,

vazo, duhet të jenë aq larg, sa fëmija të mos i marrë dot. Më e mira do të ishte të vinit sa më pak nga këto sende zbukurimi, sepse edhe kur ato janë larg fëmija prapë mund të vritet, për shembull mund të tërheqë kor-donin elektrik të abazhurit dhe të dëmtohet.

• Hiqni çentrot, mbulesat mbi mobilje, sepse fëmija mund të kapet tek to dhe të rrëzohet.

• Nëqoftëse dyert dhe dritaret ka-në pjesë xhami, zëvendësojini me xhama të përforcuar sigu-rie, mbulojini me një cipë plas-tike transparente ose ngjisni mbi to disa ngjitëse me ngjyra, që fëmija t’i shohë dhe të mos të përplaset me xhamin. Mos mbani tavolina me suprinë prej xhami.

BallkoniNëse dhoma e ndenjes apo kuzhi-na ka derë që të nxjerr në ballkon, duhet të shikoni mirë hapësirat midis kangjellave, lartësinë e par-makut dhe ta ngrini deri në një lartësi që fëmija të mos të përkulet dot, apo të hedhë sende nga ball-koni. Hiqni vazot e luleve nga par-vazi, sepse fëmija mund të kapet tek ato.

Korridori dhe shkallët• Siguroni dyert me çelës, para

se fëmija juaj të mësojë të ecë si mace (këmbadorazi), apo të ngjisë shkallët.

24 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

290

• Sigurohuni që korridori, shka-llët dhe sheshpushimet e tyre, të jenë të ndriçuara mirë, si dhe që fëmija të mos mundë të fusë kokën, apo të kalojë midis shu-frave të kangjellave.

• Mos lini lodra, grumbuj rrobash apo sende të tjera në shkallë, nëqoftëse keni shkallë brenda shtëpisë.

• Sigurohuni që dryni i portës kryesore (në rast se keni shtëpi me oborr) nuk mund të arrihet nga fëmija.

• Riparoni pjesët e tapeteve që mund të jenë shkëputur pjesë-risht, shqepjet apo grisjet e ta-peteve apo veshjeve të dyshe-meve, nëqoftëse këto janë të llustruara (luçiduara), si dhe fiksoni nga ana e pasme e tapetit një bazë që pengon rrëshqitjen. Në dyshemetë e llustruara, mos e lejoni fëmijën që të ecë me çorape që rrëshqasin. Nëqoftëse e lini të ecë këmbëzbathur, si-gurohuni që të mos ketë ashkla që gërvishin këmbët.

Elektriciteti • Goditjet elektrike nga impi-

antet e ndryshme mund të jenë shumë të rënda, prandaj reduk-tojeni në minimum mundësinë që fëmija juaj të bëhet viktimë e këtij incidenti me ndihmën e këtyre porosive:

• Fikni pajisjet elektrike kur nuk i përdorni.

• Mos lini kurrë kordona zgja-

tues të përhapur nëpër shtëpi.• Mbuloni prizat që nuk i përdor-

ni me një kapak prize, ose me nastro izolant.

• Kontrolloni rregullisht të gjitha kavot elektrike dhe zëvendëso-jini ato që janë me fije elektrike të zhveshura.

Rreziku i helmeve që keni në shtëpiKur një fëmijë sillet nëpër shtëpi gjithnjë duhet mbikqyrur. Mund të ndodhë që ai, i shtyrë nga kuresh-tja, të gëlltisë lëndë helmuese që ju i keni lënë në vende të pasigurta. Si rregull i parë: asnjëherë mos u bllokoni nga paniku, sepse çdo minutë mund të jetë vendimtare për fëmijën.

Mos përdorni mjete që mendoni se janë të përshtatshme për situ-atën e krijuar, në rast se nuk ju ka këshilluar më parë ndonjë per-sonel mjekësor, për shembull të provokoni të vjella, apo (siç keni dëgjuar nga njerëz të tjerë) t’i jep-ni për të pirë qumësht. Kjo është e gabuar, sidomos për disa lëndë që janë avulluese si diluenti, benzina, vajguri, sepse provokimi i të vje-llave dhe pirja e qumështit mund të shtojë edhe më shumë thithjen e tyre.

Rregullat e parandalimitDuhet të kini parasysh disa rregu-lla parandalimi në lidhje me këto aksidente:

PJESA IV VITI I TRETË

291

• Të gjithë lëndët helmuese duhet të mbahen larg vendeve ku mund të arrihen nga fëmija,

të mbyllura me çelësa.• Enët që i mbajnë këto lëndë

duhet të mbyllen fort dhe të

24 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Lëndë jo të rrezikshme

Nëse gëlltiten në sasi të vogla, nuk shkaktojnë ndonjë dëm të rëndë:• Bojrat e ujit, • niseshteja, • produktet kundër djersës, • plastelina, • qirinjtë, • qymyri,• hiri i duhanit, • ushqime për kafshë

shtëpiake, • zamku, • kremra kozmetikë me

oksid zinku, • deodoranti,• shamitë e letrës, • fi ltri i cigares së pa-

ndezur, • letrat e aluminit që

përdoren në kuzhinë, · fotografi të,

• shkumësi, • gazeta, • goma, fshirësja e

gomës, • boja e shkrimit (pa

anilinë),• boja e stilolapsit, • lapsat, • lapsat me ngjyra, • plastika, • ndryshku, • xheli, • stuko, • balta.

Lëndë pak helmuese

• Detergjentët e shtëpisë (veç atyre për larjen e rrobave),

• Shampot dhe produk-tet pas rrojes që përdorin burrat (nëse nuk kanë alkol)

Lëndë shumë helmuese:

• Pesticidet, • helmet për minjtë,

kacabunjtë, etj, • tretës solventë me

anilinë, • insekticidet për miza,

mushkonja, etj, • plehrat për bimët,

lulet,• pastruesit me klor,

apo lëndë të tjera gërryese të sobës,

• pastruesit e meta-leve,

• pastruesit e xhamave,

• zhbllokuesit e tubave,

• pastruesit kundër ndryshkut,

• kremrat depiluese (që heqin qimet),

• diluentët për mani-kyrin.

292

kenë të shkruar emrin e lëndës, që t’i dalloni, veçanërisht pleh-rat kimike.

• Asnjëherë mos i lini shkrep-set në vende që mund t’i gjejë fëmija, jo vetëm për rrezikun e zjarrit, por edhe sepse lënda që ndodhet në kokën e shkrepseve është helmuese.

• Jo të gjitha produktet helmuese që fëmija mund të prekë, kanë të njëjtën shkallë helmimi. Duke i ndarë këta produkte si-pas shkallës së rrezikshmërisë së tyre, mund të kemi tri lista:

Në lidhje me bimët, më të rrezik-shme janë kërpudhat, farat e ole-andrit, që kanë lëndë të tilla që mund të dëmtojnë rrugët e frymë-marrjes, rrushku, dëllinja, që ka kokrra shumë helmuese që mund të shkaktojnë probleme të zemrës.Duke folur për ilaçet që janë hel-muese, më të rrezikshme janë anti-diabetikët dhe ato kundër azmës (e në këtë rast ato që kanë teofilinë), si dhe të gjithë ngacmuesit e siste-mit nervor.

Siguria për fëmijën jashtë shtëpisë

Çfarë duhet të merrni me vete kur dilni shëtitjeNjë karrocë e vogël dhe një karrige e vogël sigurie për në makinë, janë gjërat më të rëndësishme kur dilni shëtitje. Pajisje të tjera janë: një çantë për ndërresat e fëmijës, ndë-

rresa të brendshme, qese plastike. Është e nevojshme të merrni dhe një mbajtëse për lëngje frutash, ujë etj, ose një gotë të vogël dhe lodrën që i pëlqen më shumë.Kur dilni për shëtitje nëpër qytet për të blerë në pazar, në park apo shkoni në shtëpinë e një mikeshe, gjithmonë do t’ju duhet të bëni kuj-des. Çdo gjë e mrekullon fëmijën, bllokimet e trafi kut, punimet në rrugë, njerëzit e panjohur; pra pro-voni ta shikoni botën me sytë e tij; përgjigjuni pyetjeve të tij dhe dë-gjojeni me vëmendje kur ju tregon diçka i gëzuar.

Mënyrat e transportimitNë moshën 2-3 vjeç fëmija mund të shëtitet me një karrocë të fortë me një shpinore të shtangët, por ndiqni këto këshilla me poshtë:

• Lidhëset (frerët) e karrocës ja-në shumë të mira për të pen-guar fëmijën që të largohet dhe i japin atij një liri më të madhe, sesa po ta mbani për dore. Merr-ni me vete karrocën, për të vënë fëmijën kur është i lodhur.

• Kontrolloni nëse karroca është e fiksuar mirë, përpara se të vendosni në të fëmijën.

• Në karrocë vendosni gjithmonë një rrip sigurimi dhe përdoreni, kur fëmija ka filluar të qëndrojë vetë ulur.

• Çdo herë që ju duhet të ndaloni, vini në veprim frenin.

• Mos ia lejoni kurrë fëmijës të

PJESA IV VITI I TRETË

293

hidhet lart, ose të qëndrojë në këmbë, kur është në karrocë.

• Mos varni kurrë çanta në dore-zat e karrocës, sepse mund të përmbyset.

• Mos e lini kurrë fëmijën të lu-ajë me një karrocë të palosur.

Udhëtimet në makinë• Fëmija juaj duhet të udhë-

tojë gjithmonë në një karrike, nga ato që shiten në dyqanet e fëmijëve dhe janë ndërtuar posaçërisht për makinë, gjith-monë mbrapa. Asnjëherë nuk duhet të lejohet fëmija i vogël të qëndrojë në sediljen përpara të pasagjerit, edhe kur është në prehrin e prindit.

• Mos lejoni kurrë që fëmija juaj ose çdo fëmijë tjetër në automobil me ju, të udhëtojë i palidhur.

• Fiksojeni gjithnjë fëmijën në karriken e tij me rripin e sigu-risë.

• Mos udhëtoni kurrë me fëmijën midis gjunjëve ose në krahë, sepse në rast aksidenti nuk do të jeni në gjendje ta mbani.

• Mos lidhni kurrë dy fëmijë me të njëjtin rrip sigurimi: nuk do të ishte masë e përshtatshme dhe rripi nuk do ta bënte punën e vet, në rast aksidenti.

• Nëse keni patur ndonjë aksident të mëparshëm, ndërroni rripat tuaj të sigurimit. Karrigia e fëmijës dhe mekanizmi i kapjes do të pësonin dëmtime dhe nuk

do të ishin më të sigurta.• Për të njëjtën arsye mos blini

kurrë mbajtëse, rripa sigu-rie ose mekanizma kapjeje të përdorura, ose të një cilësie të dytë.

• Kur jeni në timon, kontrolloni dhe flisni nëpërmjet pasqyrës së mjetit me fëmijën tuaj, pa u rrotulluar mbrapa.

• Përdorini bravat e sigurisë për dyert e makinës, që fëmija të mos mund t’i hapë. Mos lejoni që të përkulet nga dritarja dhe as të nxjerrë jashtë duart, kur makina është në lëvizje.

• Mos e lini fëmijën vetëm në makinë. Nëqoftëse jeni vërtet të detyruar (në një rast urgjen-ce), sigurohuni që të jenë vënë frenat e dorës, mbajini me vete çelësat e makinës dhe lëreni marshin e makinës të siguruar.

• Kontrolloni ku ndodhet fëmija juaj para se të mbyllni një derë, ose ingranoni marshin indietro. Mbani parasysh që nëse fëmija është mbrapa makinës, nuk do të ishit në gjendje ta shikonit atë nga pasqyra e pasme.

• Gjatë udhëtimeve me makinë mund të kërkoni të mbroni fëmijën tuaj nga aksidentet, duke e fiksuar atë gjithmonë siç është përshkruar më poshtë:

Mjeti më i sigurt per ta ulur fëmi-jën në makinë deri në moshën 4 vjeç është: një karrige sigurie me fytyrë përpara, fiksuar në sediljen

24 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

294 PJESA IV VITI I TRETË

e pasme, me një mekanizëm ngji-tës, që është mirë ta fiksoni në qendrën e sediljes së pasme. Li-dheni fëmijën me rripin e sigurisë. Disa karrige mund të fiksohen në makinë me rripat e pasmë të sigu-risë. Karrigia duhet t’i përshtatet normave që tregohen në Kodin Rrugor Shqiptar.

Si t’i argëtojmë fëmijët gjatë shëtitjes me makinë• Merrni me vete kasetat me përra-

lla ose me muzikë, që i pëlqejnë fëmijës suaj.

• Këndoni këngë së bashku me të.• Tregojini kafshët, shtëpitë, py-

llin, detin etj.• Jepini lodra të lëvizshme.• Mbani me vete ushqime dhe

lëngje.• Ndaloni shpesh.

Kopshti/Oborri i shtëpisë• Mbani në vrojtim fëmijën kur

luan në kopsht. • Kur e lini të flejë në ajër të

pastër, vendosni në karrocë një rrjetë kundra maceve, mizave etj.

• Nëqoftëse keni bidona për të mbledhur ujë shiu, kova e fuçi me ujë në oborr, apo një pellg uji, mbulojini ose i vini rrotull një rrethim të sigurt, që fëmija të mos mund ta përmbysë apo të futet në të, sepse mund të mbytet.

• Mbani rrugicat e kalimit në kushte të mira: prisni rregullisht barërat e këqija dhe myshqet, që të mos jenë të rrëshqitshme.

• Mos lejoni fëmijët të luajnë në një zonë, në të cilën pak më përpara keni hedhur pesticide, apo lëndë të tjera helmuese.

• Mbyllni me çelës të gjitha paji-sjet e kopshtit, me të cilat pu-noni dhe të gjitha pesticidet (spërkatësit, lëndët helmuese) që përdorni.

• Mësojeni fëmijën të mos fusë asnjë gjë në gojë, si kokrra rru-shi, gjethe apo lule.

• Vendosni në të gjitha kangjellat apo dyert, rreze (shul) që nuk i arrin dot.

• Vendosni pajisjet e lojës së fëmijës mbi bar ose rërë, dhe jo mbi një sipërfaqe të ashpër.

• Sigurohuni që bimët e kopsh-tit tuaj nuk janë helmuese dhe shkulni kërpudhat, sapo të kenë mbirë.

Figura 34. Karrige sigurie me fy-tyrë përpara.

29524 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

ÇERDHJA DHE PËRSHTATJA E FËMIJËS ME TË

me fëmijën tuaj? A luan mirë fëmija juaj së bashku me fëmijët e tjerë? Shikoni përreth çerdhes dhe kontrolloni për sigurinë që ajo ka, a është e pastër, a ka vende të rrezikshme për fëmijën etj. Siguro-huni që fëmija juaj është i lumtur aty. A shkon i kënaqur? A tregon me gëzim se çfarë ka bërë gjatë ditës?

Karakteristikat që duhet të ketë një kujdestar i mirë

Një kujdestar i mirë është:I dashur dhe i përgjegjshëm.• Një person që përqafon,

përkund, shikon në sy dhe kënaq fëmijën, që i përgjigjet buzëqeshjes dhe interesave të saj.

• Një person që i flet fëmijës rreth asaj që shikojnë, apo bëjnë.

• Një shoqe loje që fut ide të reja, sende, lojra, që mbështet fëmi-jët në kontaktet e tyre sociale me fëmijë dhe të rritur të tjerë

Respekton individualitetin e fëmijës• Një person që kupton dhe mi-

rëpret zhvillimin e foshnjës• Njeh ritmet personale të fosh-

njes, stilin e tij, kufi jtë dhe fuqi-të e tij dhe përshtatet me to kur do të planifikojë për kohën e ngrënies, gjumit, lojës, pra njeh nevojat e veçanta të fëmijës.

Në kohën e sotme kur të dy prindërit janë në punë, gjith-

një e më shumë foshnjet dhe fëmi-jët e vegjël po kalojnë kohë në vende ku kujdesen të tjerë për to, si çerdhet, bebisiteri (kujdestarja, dadoja) etj.

Por edhe fëmijët - veçanërisht ata të vegjlit - mbas moshës 18-24 muajsh, fillojnë të zhvillojnë ndjenjën e shoqërizimit dhe pëlqejnë kontak-tet me fëmijët e njerëz të tjerë. Pra ata kanë nevojë për kujdestarë që të nxisin rritjen dhe zhvillimin e tyre, kanë nevojë të flasim, të lu-ajmë me to, duan dashuri dhe vë-mendje.

Fëmijët e vegjël kanë nevojë për shumë kujdes dhe mundësi për të luajtur dhe mësuar. Zgjidhni me kujdes vendin ku do të dërgoni fëmijën tuaj për të qëndruar, si dhe llojin e kujdestarëve. Kushto-jini kohë zgjedhjes së vendit se ku do ta lini fëmijën, qoftë ky çerdhe shtetërore, private, një kujdestare në shtëpinë e saj apo tuajën etj.

Herë pas here, por jo shumë shpesh, bëni një vizitë në vendin ku qën-dron fëmija juaj. A po sillet per-soneli me butësi dhe përkujdesje

296

Disa këshilla për të zgjedhur vendin ku do të lini fëmijën tuaj në kujdestari

Hapi 1: Intervista me kujdestarët e çerdhesPyetje që mund të bëni:• Sa është kostoja e çerdhes?• Sa fëmijë ka?• Sa është numri i personelit?• Sa vakte dhe çfarë ushqimesh

ajo jep?• Çfarë license, çertifikatë ka nga

Bashkia? • Çfarë trajnimi ka personeli për

zhvillimin e fëmijërisë ? Vizitoni dhe shikoni nëse:• Marrëdhëniet midis stafit dhe

fëmijëve ju pëlqejnë. • Fëmijët janë të lumtur, të gja-

llë.• Qendra është e pastër, e sigurt

brenda dhe jashtë saj.• Ka lodra të ndryshme dhe mjete

të tjera për të mësuar.

PJESA IV VITI I TRETË

Përparësitë e çerdhes• Fëmija mësohet që i vogël në kontakt me të tjerët, duke u bërë i hapur

dhe i shoqërueshëm.• Në krahasim me bebisiterin, apo një kujdestare të vetme, personeli i

çerdhes ka më shumë garanci për eksperiencë në rritjen dhe kujdesin për të vegjëlit.

Kur çerdhja mund të mos jetë zgjedhja më e mirë• Kur shëndeti i fëmijës është jo shumë i mirë dhe kontakti me fëmijë të

tjerë mund ta bëjë të ketë shpesh rrufë, kollë, grip etj.• Kur vuan nga sëmundje të veçanta alergjike, që kanë nevojë për ush-

qime apo kushte higjienike të veçanta.• Nëse fëmija ende nuk arrin të mësohet me ndryshimin dhe mbas disa

muajve ende qan, ulëret sapo e lini në çerdhe, duke mos pranuar të fl ejë, të hajë etj.

Si të bëhet përshtatja e fëmijës në çerdhe• Mundet të vendosni të filloni me lënien e fëmijës me orar të plotë,

apo vetëm gjysmë dite, sipas nevojave tuaja dhe të fëmijës tuaj.• Gjithnjë lini një periudhë kohe për përshtatjen, aq sa ka nevojë

fëmija, gjatë së cilës ju mund të kuptoni nevojat e tij.• Gjatë kohës së përshtatjes, përpiquni ta mësoni fëmijën me mun-

gesën tuaj në mënyrë shumë graduale, pa bërë përpjekje të kota që të ikni fshehurazi kur fëmija nuk e ka mendjen, apo po fle.

• Njoftoni personelin e çerdhes për zakonet e të ushqyerit, shëndetin e fëmijës etj.

297

Pyesni kujdestarët:• A lejohen prindërit të vizitojnë

fëmijët e tyre gjatë ditës.• Si i disiplinojnë fëmijët e ve-

gjël në këtë çerdhe.• Si veprojnë ata kur kanë urgjen-

ca mjekësore dhe sëmundje.

Hapi 2: Kërkoni mendimin e të tjerëve që e kanë njohur çerdhen.Flit me prindër të fëmijëve të tjerë në çerdhe:• A është e besueshme kjo qen-

dër?• A duken fëmijët e tyre të lum-

tur aty?• A duket se kujdestarët respek-

tojnë kulturën dhe vlerat e fa-miljeve të fëmijëve?

• A do t`ju rekomandonin ata që edhe ju ta dërgoni fëmijën në këtë vend?

Hapi 3: Merrni vendiminPyesni veten: • A do të jetë fëmija im i lumtur

24 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Kërkoni për vendosjen e fëmijës:Çerdhe me grupe të më-dha fëmijësh që japin shumë mundësi për bash-këveprime dhe eksperi-enca të reja.

Çerdhe që kanë pak fëmijë.

Çerdhe ku ka pak fëmijë dhe kujdestarja të jetë më shumë pranë tij, që të gjejë dikë që kupton emo-cionet e thella të fëmijës.

Fëmija juaj në pjesën më të madhe të kohës është:I përshtatshëmFëmija juaj është fl eksibël dhe përshtatet me lehtësi ndaj situatave dhe njerëzve të rinj. Ai zakonisht nuk shqetësohet nga ndry-shimi i situatës dhe “ecën mirë”.

I kujdesshëmFëmija juaj mendohet shumë dhe për-shtatet ngadalë ndaj situatave të reja dhe njerëzve të rinj (ndonjëherë edhe me frikë). Ai ka shpesh vështirësi në periudhat kalim-tare dhe ka nevojë për shumë mbështetje, që të ndihet i sigurt dhe i qetë.

I ndjeshëmFëmija juaj është shumë e apasionuar dhe i ndjen gjërat shumë thellë. Ajo shpesh ka vështirësi të kontrollojë ndenjat, dëshirat, nevojat e saj. Prandaj mund të përshta-tet ose mund të mos përshtatet mirë ndaj ndryshimeve dhe periudhave kalimtare, por gjithnjë do t`ju tregojë ju se çfarë ndjen.

Përcaktoni cili është stili personal i fëmijës tuaj

298

dhe i sigurt në këtë vend? • A i plotësojnë kujdestaret nevo-

jat e fëmijës tim?• A është i përshtatshëm dhe i

përballueshëm vendi ku do ta dërgoj fëmijën?

• A do të ndihem mirë me zgje-dhjen që bëra?

Hapi 4: Ndiqeni fëmijën si po shkonSigurohuni që të:• gjeni kohë të flisni me kujde-

starët e çerdhes përditë,• flisni me to për shqetësimet

tuaja,

PJESA IV VITI I TRETË

• pyesni për rritjen dhe zhvilli-min e fëmijës tuaj.

stilit/temperamenti i fëmijës tuaj përshtatet me llojin e kujdestarisë (çerdhe në grupe të mëdha, kuj-destari me grupe të vogla fëmijës, çerdhe private, bebisiter etj).

Më poshtë janë dhënë disa këshi-lla se si mund të zgjidhni llojin e çerdhes, kujdestarëve për fëmijën, si dhe çfarë mund t’u kërkoni në veçanti, duke u përshtatur me sti-lin e fëmijës tuaj.

Pyesni veten: Si reagon fëmija juaj ndaj gjithçkaje që e rrethon?Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është : Shumë ReaguesFëmija juaj i tregon gjithë botës nëse ndihet i lumtur apo i hid-hëruar. Këta fëmijë zakonisht i përgjigjen me të njëjtin vrull ngac-mimeve fi zike (luga që kam më vret gojën, se është e madhe!) dhe atyre emocionale (sot më lanë në fund të rreshtit, që të kërceja me litar!)Pak reaguesKëta fëmijë kërkojnë më pak se fëmijët e tjerë. Ata ankohen shumë pak, janë të qetë dhe fl enë shumë. Ju mund t`ju duhet të punoni shumë për të tërhequr vëmendjen e tyre gjatë lojës apo aktiviteteve të tjera.

Kërkoni për:Kujdestare që respektojnë ndje-njat e fëmijës tuaj, e ndihmojnë të shprehet në një mënyrë më të përmbajtur. Mund të kërkoni për shembull çerdhe që kanë teknika të tilla disiplinimi si “ridrejtimi i fëmijës (hutimi i fëmijës me një lodër, apo aktivitet tjetër), duke i kufi zuar edhe disa zgjedhje.

Kujdestare të cilat të përshtasin me butësi aktivitetet e reja dhe u lejojnë këtyre fëmijëve të zgje- dhin lodrat e tyre dhe të përfshi-hen në aktivitete të qeta, që ata vetë pëlqejnë dhe zgjedhin.

Si të kërkoni një kujdestare të përshtatshme

29924 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Kërkoni për:Vende që japin shumë mundësi për të zbuluar dhe për lojra fi zike. Gjithashtu kërkoni kujdestare të cilat lejojnë edhe përjashtime in-dividuale, kështu fëmija juaj nuk duhet detyrimisht të qëndrojë shtrirë ose ulur, për një kohë të gjatë.

Kujdestare që përfshijnë fëmijët në aktivitete të pasura shqisore, lexim, këngë, vizatim etj.

Mendoni: Sa aktiv është fëmija juaj?Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është :

Shumë aktivKëta fëmijë janë gjithnjë duke vrapuar, ngjitur e zbritur shka-llët deri kur rrëzohen. Ata duan të arrijnë gjithçka dhe të shijojnë gjithçka e çfarëdo.

Pak aktivKëta fëmijë kanë dëshirë të ulen në qetësi dhe të zbulojnë botën me sytë dhe veshët e tyre. Interesi i fëmijës për botën është po aq i thellë sa ai i fëmijëve shumë ak-tivë, por nevoja e tyre për të lëvi-zur, vrapuar është shumë më e pakët.

,Çfarë duhet të kërkoni në një çerdhe, në përshtatje me sti-lin dhe aftësinë e fëmijës tuaj për t’u shoqëruar me fëmijë të tjerë?

Pyetje të shpeshta të prindërve lidhur me përshtatjen në çerdhe

Kam një fëmijë rreth 18 muajshe që po mësohet të shkojë në një çerdhe të vogël (çerdhe në një shtëpi pri-vate, që e drejton një grua që kujde-set për fëmijën e vet dhe tre të tjerë) dhe kam disa probleme: kur unë dal nga dera e çerdhes, ajo bërtet dhe vazhdon të bërtasë. Kam qën-druar disa mbasdite edhe bashkë me vajzën në këtë çerdhe, por nuk di si ta mësoj për largimin tim. A ka ndonjë teknikë të veçantë?

Frika e braktisjes është një frikë e zakonshme që ka fëmija, duke fi-lluar nga mosha 8 muajsh, kur ikën nëna, pasi ka frikë se nuk do të kthehet më. Kjo ndodh më shumë në ato raste kur ka ndryshime të forta. Dora-dorës që fëmija rritet dhe fiton siguri e pavarësi, kjo frikë zhduket ose transformohet. Në këtë periudhë të jetës fëmija gjithashtu ende nuk ka kuptimin e saktë të kohës, por di se koha është një diçka pa mbarim, që duket se nuk ka as të kaluar as të ardhme. Për ta ndihmuar të kalojë këtë mo-

300 PJESA IV VITI I TRETË

Përcaktoni: Sa social është fëmija juaj?Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është : Shumë i shoqërueshëmA përballet fëmija juaj ndaj njerëzve të rritur të rinj dhe fëmijëve, me buzëqeshje dhe krahë hapur? Fëmijët shumë të shoqërueshëm janë shumë të kënaqur kur ata rre-thohen dhe bashkëveprojnë me fëmijë dhe të rritur të tjerë.

I ngadalshëm në shoqërimin me të tjerëtFëmijët, të cilët pëlqejnë ta “mar-rin shtruar”, mund të jenë më të ndrojtur dhe të tërhequr me të huajt dhe kanë nevojë për kohë, që të ngrohen dhe të ndjehen të qetë e të sigurt e që të bashkohen me të tjerë. Ato mund të jenë të lumtur të luajnë vetëm, ose me një apo dy fëmijë apo të rritur të tjerë.

Kërkoni për:Vende që nxisin lojën në grup, apo programe me grupe të mëdha që mund të jenë të përshtatshme për të.

Vende dhe kujdestare që të lejojnë fëmijët të zgjedhin atë që pëlqejnë të takojnë, të luajnë me të tjerë; një çerdhe që ka pak fëmijë, mund të jetë në këtë rast një zgjedhje e mirë.

ment, nuk ka nevojë për teknika të veçanta, por vetëm për shumë durim dhe mirëkuptim. Duhet të flasim duke e qetësuar, të provojmë dalëngadalë ta lëmë në mjedisin e ri, ndoshta me një send, lodër, që i kujton nënën dhe shtëpinë e saj.Kujdestarja e çerdhes duhet të ndihmohet që të përballojë këtë vështirësi, pa u frikësuar se nuk mund ta zgjidhë dot. Shpesh ajo do të ndihet e pafuqishme, nuk është fëmija e saj, nuk di si do të reagonte nëna, ka edhe fëmijë të tjetër për t’u kujdesur etj., pra lëri-ni kohë kohës, pa u nxituar. Më tej vajzës tuaj do t’i pëlqejë të qën-

drojë në këtë çerdhe, që pak nga pak do t’i bëhet si shtëpia e saj.

Këtë vit, Erioni do të fillonte çerdhen. Deri tani për të kujde-sej gjyshja, që jeton shumë larg shtëpisë tonë. Gjithë këtë kohë, ai përditë ka shkuar e ardhur me makinë dy herë në ditë, nga shtë-pia jonë tek shtëpia e gjyshes. Tani dua që të fitojë njëfarë qëndruesh-mërie, duke e futur në çerdhen pranë shtëpisë tonë. Mendoj se kjo është me rëndësi, edhe pse ai është i vogël, (20 muajsh), të fi-llojë të njohë miqtë e parë dhe të rritet. Dhe të them të drejtën, nuk

30124 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Shikoni: A është fëmija juaj tolerant ndaj ndryshimeve dhe sfi dave?Nëse pjesën më të madhe të kohës fëmija juaj është :

Mjaft tolerantKëta fëmijë nuk duket se shqetësohen ndaj ndryshimeve, nëse ka ndonjë ushqim të ri, kë-pucë të reja, kujdestare të re. Ata përshtaten dhe përballen mirë me zhgënjimin. Ata janë këmbëngulës dhe të duruar dhe nuk tërhiqen edhe kur përballen me një detyrë të vështirë.

Pak tolerant Fëmijët pak tolerantë jane të ndjeshëm ndaj ndryshimeve dhe shpesh mërziten shumë kur ndry-shohet rutina e tyre. Ata zhgënje-hen shpejt dhe humbasin durimin kur përballen me pengesa (si për shembull një pjesë mozaiku që nuk po e gjejnë).

Kërkoni për:Vende që kanë përzierje moshash dhe japin sfi da e ngacmime mbi moshën dhe zhvillimin e fëmijës.

Grupe të së njëjtës moshë ku lo-drat, lojrat dhe aktivitetet janë zgjedhur sipas nivelit të zhvillimit që ka fëmija tani.

duroj të ngrihem që në orën 5 të mëngjesit, për t’u bërë gati për të shkuar tek shtëpia e mamasë. Pra Erioni filloi të shkonte në çerdhe, por kjo u kthye në ulërima dhe shqelma çdo mëngjes. Unë largohem shumë e hidhëruar dhe e ndiej veten fajtore. Më duket sikur bëj diçka të gabuar! Por kjo zgja-ti pak, një javë, sepse m’u desh të shkoja një muaj me shërbim. Burri, së bashku me mamanë time filluan ta mbanin përsëri në shtëpi fëmijën dhe ai prapë u shkëput nga çerdhja.Më vonë provuam ta çojmë përsëri

me një kushërirën e tij, të cilën ai e do shumë dhe ngulte këmbë se donte të shkonte me të në çerdhe, por asgjë nuk ndryshoi, ishte vetëm një preteks. Tani nuk di ç’të bëj, ta çoj prapë në çerdhe (megjithëse ai nuk do as t’i afrohet rrugës së saj), apo ta filloj për së mbari vitin që vjen?

Mënyra si fëmija arrin ta kapërcejë “traumën” e ndarjes nga nëna me hyrjen në çerdhe, varet nga tempe-ramenti i tij dhe nga marrëdhëniet e tij me prindërit, apo njerëzit që do më shumë. Nëse personi që e

302 PJESA IV VITI I TRETË

fut në këtë realitet të ri, është i qetë dhe jo shumë në ankth, fëmija pak nga pak do ta pranojë situatën, do të ndjehet i lidhur me persona të rritur, që janë të dashur dhe të sigurtë për të dhe të pranuar nga nëna dhe babai, si dhe do të takojë moshatarë, me të cilët do të luajë dhe do të shoqërohet.

Koha dhe mënyrat e përshtatjes ndryshojnë sipas çdo fëmije dhe përballja me jetën në grup filli-misht mund t’i duket e fortë, sidomos nëse më parë nuk kishte marrëdhënie me fëmijë të tjerë. Kjo është normale, sepse mënyra e jetesës në familje është e ndry-shme nga ajo në çerdhe. Prandaj futja duhet të bëhet gradualisht, veçanërisht me fëmijë që shfaqin kundërshtime, duke e lejuar nënën të qëndrojë për disa kohë me fëmi-jën, (ndoshta në një dhomë tjetër) që fëmija, kur ta kërkojë, ta ketë pranë për njëfarë kohe dhe kështu të mësohet me mjedisin dhe per-sonat. Në rastin kur fëmija grindet më keq kur e ka nënën aty, është më mirë që nëna të largohet.Por frika e shkëputjes mund të rishfaqet edhe më vonë, kur fëmi-ja po jeton një moment të vështirë në shtëpi, ose çerdhe. Pra mospra-nimi i çerdhes është një shqetësim personal i djalit tuaj, që duhet të dë-gjohet, jo thjesht një mungesë dëshire për të shkuar në çerdhe.

Ky shqetësim nuk duhet të bëhet

një shqetësim shumë i madh për prindërit, të cilët do të fillojnë të hetojnë njëmijë shkaqe të lidhura me këtë refuzim të prerë. Edhe në këtë rast lërini kohë kohës, për-shtatuni me ritmet e fëmijës, mos e quani veten fajtorë (veçanërisht nëna) për punë që kryeni jashtë familjes. Përdorni mjetet që keni (lejen e zakonshme, fundjavën në shtëpi etj) që të rrini më shumë me fëmijën dhe përpiquni e ripërpiqu-ni (çdo moment është i ndryshëm nga ai i mëparshmi dhe nga ai që vjen pas).

Vajza ime mbush tre vjeç për pak muaj. Ka filluar të shkojë në çerdhe që në moshën 16 muajshe. Përshtatja e saj ka qenë shumë e ngadaltë dhe e lodhshme, me-gjithëse ishte mësuar të qëndronte me persona të tjerë përveç nënës (më shpesh gjyshja, dhe ndonjë-herë bebisiter); qante jo vetëm kur ndahej, por vazhdonte deri kur shkonim ta merrnim.

Në pak muaj pushoi dhe qëndron-te atje për të fjetur. Por u sëmur shpesh në këtë kohë, pra nuk shkon-te rregullisht në çerdhe, 1- 2 ditë, pastaj prapë sëmurë, pra nuk vajti për afro tre muaj. Tani që rifilloi, megjithëse ka të njëjtat edukatore, klase, shoqe, vajza ime dëshpëro-het, qan gjithë kohën dhe duket se nuk i intereson asgjë. Unë bashkë me babain e saj u përpoqëm vazh-dimisht t’i flasim për të kuptuar

30324 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

këtë ndryshim. I treguam se edhe ne, kur ishim të vegjël, shkonim në çerdhe.

Në shtëpi duket e qetë. Kur i flasim dhe e pyesim përse qau në çerdhe, thotë vetëm që qau dhe kaq, “sepse doja mamin”. Si prindër duam ta ndihmojmë …ndoshta pa u dorë-zuar (që të mos mësohet se kur qan fiton atë që do, por edhe sepse besojmë që qëndrimi me fëmijët e tjerë është një eksperiencë që e pasuron, më shumë se sa të qën-drojë në shtëpi me gjyshen).

Përveç frikës natyrale të brak-tisjes që shoqëron fëmijërinë, por edhe më tej, vajza juaj është me të njëjtën edukatore, me të njëjtët shokë, por pa pasur mundësi të ecë njësoj me to, sepse ajo është larguar për një periudhë kohe të gjatë.

Kjo kërkon përsëri një tjetër peri-udhë përshtatjeje për fëmijën, sepse ndërkohë ka kaluar situata të ndryshme kujdestarie (gjyshja, babai, bebisiteri etj.), momente shqetësuese për të (sëmundjet), që gjithnjë kërkojnë edhe për të rri-turin një ridrejtim të ritmeve dhe të rutinës së përditshme, që shpesh janë të vështira (lodhja, këputja, veçimi etj.).

Ajo që vajza juaj dëshiron dhe e shfaq me të qarën e saj është një lloj vijueshmërie (dihet që fëmijët

e kësaj moshe kanë qejf shpesh t’i përsërisin gjërat, të fiksohen në një temë). Pra ajo do të gjejë mënyrat, kohën e qëndrueshme dhe perso-nat e qëndrueshëm, që i lejojnë të kapërcejë vështirësitë emocionale.Në kohët e fundit ka jetuar shumë situata të ndryshme, që mund t’i kenë shkaktuar ndjenja pasigurie dhe shqetësimi. Tani, duke qenë se ju dëshironi të filloni një punë me orar me të zgjatur, duhet të organi-zoni me burrin tuaj jo vetëm kohën për për ta marrë fëmijën tuaj nga çerdhja, por edhe kohën që duhet të kaloni me të në shtëpi. Mundo-huni që të krijoni një lloj vazhdi-mësie, që fëmija të njohë ritmet e reja dhe të ndjehet e qetë. Por megjithatë në këtë kohë, mo-sha tre vjeç është kyçe për disa elemente, si përcaktimi i iden-titetit të vetvetes, shoqërizimi më i ndërgjegjshëm, forcimi i njëfarë pavarësie. Mos u mërzisni. Lëre-ni që t`ju ndihmojë koha dhe me komunikimin tuaj ta përballoni së bashku me vajzën jetën e përdit-shme.

KONTROLLI MJEKËSOR I FËMIJËS 3 VJEÇ

Mjeku pediatër në këshilli-more do të:

• peshojë dhe masë fëmijën tuaj, për t’u siguruar se po rritet i

304

shëndetshëm; • kontrollojë vaksinimin, sim-

bas kalendarit të vaksinimit të fëmijës;

• kontrollojë për probleme që shqetësojnë shëndetin në këtë moshë dhe që ai mund të vërejë si, gripi, rrufa, bajamet, që janë të shpeshta, veçanërisht për ato fëmijë që qëndrojnë në kolek-tiva, në çerdhe, ose me shumë fëmijë të tjerë. Gërvishtjet, dje- giet, gjithashtu janë të shpeshta në këtë moshë, sepse fëmijët tre vjeçarë janë shumë të gjallë;

• përgjigjet pyetjeve që ju mund të keni për ta mësuar fëmijën të arrijë kontrollin e jashtëqitjes dhe urinimit, disiplinën e fëmi-jës, xhelozinë ndaj vëllezërve të tjerë më të vegjël në shtëpi etj.;

• pyesë për ndryshime në rutinën e jetesës së fëmijës tuaj (për she-mbull nëse tani ka shkuar në kopsht);

• fl asë me fëmijën tuaj se çfarë lojrash pëlqen, çfarë librash shikon dhe cilët janë miqtë e tij. Gjithashtu, mjeku duhet të vlerësojë edhe aftësitë e të dëgjuarit dhe të folurit të fëmi-jës tuaj;

• japë fëmijës tuaj urdhëra, kërkesa të thjeshta për t’i zbat-uar, nëse fëmija zakonisht nuk i zbaton urdhërat tuaja, apo duket se nuk dëgjon, tregojani mjekut.

• japë disa këshilla për zhvilli-

min, sjelljen dhe temperamen-tin e fëmijës tuaj;

• kontrollojë shikimin dhe dëgji-min e fëmijës.

Pyetjet që mund t`ju bëjë mjeku:A ka çrregullime me gjumin? Fëmijët e kësaj moshe kanë një imagjinatë shumë të fortë, kanë frikë nga errësira, zhurmat e çudit-shme, apo të qëndrojnë vetëm. Të gjitha këto bëjnë që t’i zërë gjumi me vështirësi. Kur janë në gjumë, mund të zgjohen nga ëndrra të këqija, makthe, të cilat ende vazh-dojnë në këtë moshë. Fëmija 3 vjeç, flen mesatarisht 10-12 orë në ditë dhe ende ka nevojë për gjumin e pasdrekes.

Çfarë pëlqen për të ngrënë? Fëmija në këtë moshë përsëri ka nevojë të hajë një ushqim të shumëllojshëm dhe të shëndet-shëm, sepse kështu ka energji për të përballuar ditën e tij të lodh-shme e plot aktivitete.

A përdor dorën e djathtë, apo është mëngjërash? Në moshën 3 vjeç, shumë fëmijë përdorin një dorë më shumë se tjetrën. Fëmijët, të cilët mund të duket se kanë problem të zgjedhin se cilën dorë përdorin më shumë, pra të djathtën, apo të majtën, mund të kenë probleme koordini-mi. Mjeku mund t’i kërkojë fëmi-jës të vizatojë në një fletë dhe vë-zhgon dorën që përdor fëmija.

PJESA IV VITI I TRETË

305

Si është me fitimin e pastërtisë? Tani mjaft fëmijë kanë mësuar mirë të përdorin uturakun, megjithëse ende mund të kenë të papritura dhe kështu mund të kenë nevojë të për-dorin natën panolinat. Disa fëmijë nuk janë gati të mësojnë vetëkon-trollin e jashtëqitjes dhe urinimit deri në moshën 4 vjeç.

A luan fëmija juaj mirë me fëmijë të tjerë? Fëmijët tre vjeçarë ende e kanë të vështirë të shkëmbejnë lodrat me të tjeret. Mjeku do t`ju pyesë nëse fëmija juaj është bërë shumë agresiv me të tjerët; rrahja dhe kafshimi janë mënyrat më të za-konshme të fëmijës për të shprehur zhgënjimin, mërzitjen e tij. Mjeku do t`ju japë këshilla si të veproni me sjelljet agresive të fëmijës, që ju shqetësojnë dhe si të nxisni qetësimin e tij.

Si reagon fëmija juaj kur e lini në çerdhe, në kopsht, apo me dikë tjetër? Megjithëse fëmija në këtë moshë ende pëlqen të qëndrojë më shumë me ju se me të tjerët, tani duhet ta ketë më të lehtë të ndahet nga ju, sesa kur ishte dy vjeç. Përshtatja ndaj largimit tuaj është një shen-jë që ai/ajo është pjekur nga ana emocionale dhe është fëmijë i si-gurt në vetvete.

Çfarë lojrash pëlqen të luajë? Aktivitetet që pëlqen fëmija juaj, i japin mjekut informacion se si po zhvillohet. Fëmijët në këtë moshë pëlqejnë lojrat e fantazisë – për she-mbull, organizojnë një ftesë për çaj e ëmbëlsira për kafshët pellushi, apo kukullat që kanë. Ato pëlqejnë gjithashtu leximin e librave, ngjy-rosjen e figurave dhe vizatimin

Kini parasysh!!Duhet të kontaktoni me një spe-cialist të shëndetit, nëse në moshën 36 muaj fëmija:• Nuk ka të folur inteligjent (nuk

flet fjalë me kuptim), në pjesën më të madhe të kohës

• Nuk kupton dhe zbaton urdhëra dhe kërkesa të thjeshta

• Nuk thotë emrin dhe moshën e tij

• Nuk i pëlqen të luajë pranë fëmijëve të tjerë

• Nuk përdor fjali me 3-4 fjalë.• Nuk bën pyetje• Nuk qëndron vetëm për 3-4 mi-

nuta në një aktivitet, për shem-bull duke parë një libër me figu-ra; nuk luan vetëm disa minuta rresht

• nuk hidhet në vend pa u rrëzuar• nuk ndihmon për t’u veshur.

24 - 36 MUAJ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT..

306

Kanë filluar “vitet magjike’... E lodhshme për prindërit, por

edhe një periudhë e lumtur. Fëmi-ja e jeton atë midis realitetit dhe ëndërrimeve/fantazisë.

Imagjinata e fëmijës e bën të për-ditshmen magjike dhe përrallore dhe prindërit janë pjesëtarë të kësaj. Por kjo është dhe mosha në të cilën fëmija fillon të kuptojë dallimin midis përrallës dhe re-alitetit, duke ruajtur një fantazi të zhvilluar.

Vitet e mëparshme, aq të bukura por edhe “të lodhshme”, kanë mbaruar. Tani prindërit nuk kanë më një fëmijë që zvarritet, por një fëmijë më të pavarur që lëviz, flet e luan dhe që fillon të bëhet më i përgjegjshëm në lidhje me fëmijët e tjerë. Kjo është mosha ideale, kur fëmija bëhet i zoti dhe mund të përdorë aftësitë e tij. Është mo-sha ku ai mëson diçka të rëndë-

sishme: të shoqërohet me të tjerët. Për këtë, fëmija tre vjeçar ka nevojë për kopshtin, grupin social të fëmijëve dhe lojrat e përbashkë-ta. Shtëpia nuk i mjafton më. Më shumë se çdo gjë, tani ai është një fëmijë kurioz. Kurioziteti për të zbuluar gjëra të reja e ndihmon atë të zbulojë botën, sendet, por mbi të gjitha, zbulimet e vërteta i bën në marrëdhëniet emocionale me të tjerët, në zbulimin e interesave të tjera.

Gjatë tre viteve të ardhshme ai do të rritet në shumë kuptime dhe në shumë drejtime. Ai mëson të lahet dhe të kujdeset vetë për trupin e tij. Fëmijët e kësaj moshe, i kontro -llojnë shumë mirë lëvizjet e duarve dhe të këmbëve, ekuilibrin e trupit. Ata tani janë të shkathët dhe të aftë të luajnë lojra dhe sporte më të organizuara.

Fëmija do të zhvillohet në marrë-dhëniet emocionale me njerëzit, duke krijuar raporte të reja dhe

2

Mosha parashkolloreÇfarë ndodh në këta 3 vjet?

307 MOSHA PARASHKOLLORE 4 - 6 VJEÇ

më serioze. Kjo është mosha kur ai zbulon se mund të frenojë dhe kontrollojë urinimin, duke ma-rrë përgëzimet e prindërve dhe duke rritur vetëvlerësimin. Do të mësojë se nuk është i vetmi për prindërit dhe familjen, mund të jetë një fëmijë tjetër më i vogël që tërheq vëmendjen dhe dashurinë e të tjerëve.

Kujdes! Mund të ndodhë që këto zhvillime të shkojnë përpara, por edhe mund të pësojnë “arrest”, që do të thotë frenim ose kthim pas. Kjo ndodh kur fëmijët kanë bërë përpjekjen e parë drejt një zbulimi dhe zhvilli-mi dhe gjatë kësaj përpjekjeje nuk janë ndierë të sigurt. Nëse e hum-basin sigurinë, ata nuk përpiqen prapë, sepse e kuptojnë rrezikun. Për shembull: mund të urinojnë përsëri një natë në krevat, dhe kuptojnë që vlerësimi për ta mund të humbasë. Mund të thonë fjalë të reja por jo të sakta, herën e dytë emocionohen më shumë. Mund të humbin sigurinë nga një fëmijë, vëlla ose motër më e vogël që vjen në familje. Atëherë fëmijët e kësaj moshe bëjnë shpërthime zemëri-mi ose kalojnë nga sjelljet më të pjekura në sjellje të një moshe më të vogël, si një bebe.

Fëmijët e kësaj moshe kanë mësu-ar rregullat kryesore të gjuhës nga nëna e tyre. Gjithashtu ata kanë

pasuruar mjaft fjalorin, e rrisin atë çdo ditë dhe provojnë fjalët e reja që i dinin që më parë, por nuk i kishin shqiptuar. Tani ata kanë një fjalor që të habit.Nga lindja deri në tre vjeç, fëmi-jët, nëpërmjet gjuhës me të cilën u ka folur nëna dhe nëpërmjet gjuhës së tyre, kanë ndërtuar botën që i rrethon dhe marrë-dhëniet me njerëzit. Kanë mësu-ar të njohin veten e tyre dhe kanë ndërtuar emocionet, dëshirat dhe ndenjat. Pas moshës dy-tre vjeç dhe deri në moshën 5-vjeçare, gjuha e fëmijëve i ndihmon ata t’i shprehin këto ndjenja dhe dëshi-ra. Kështu gjuha merr rëndësi të dorës së parë për të edukuar sjelljen e fëmijëve. Më parë fëmi-jët i shprehnin emocionet edhe me anë të veprimeve fizike, si prekja, kapja, goditja, përmbysja, hedhja, ose nëpërmjet të qarës, tingujve, shikimeve etj. Por tani, dëshirat dhe ndjenjat shprehen nëpërmjet gjuhës, përveç veprimeve fizike.

Sa më shumë prindërit t’i ndih-mojnë fëmijët të shprehen me anë të gjuhës dhe lojës, aq më shumë fëmijët i mbledhin aftësitë për diç-ka shumë të rëndësishme: të filloj-në vetëdisiplinimin e veprimeve, aktiviteteve dhe aftësive në mënyrë krijuese dhe të përgjegjshme.

Marrëdhënia juaj me fëmijën do të ndryshojë shumë gjatë kësaj kohe. Emocionalisht, tani ai arrin t’ju shi-

308

kojë si një person të veçantë, me nevoja dhe ndjenja, që ai po fillon t’i kuptojë. Kur ju jeni i trishtuar, ai mund të shprehë keqardhje ose të përpiqet të zgjidhë problemet tuaja. Nëse ju nevrikoseni me persona të tjerë, ai mund të thotë se “edhe ai e urren” atë person. Ai dëshiron shumë t’ju kënaqë në këtë moshë dhe e di se duhet të bëjë disa gjëra të caktuara dhe të sillet në një mënyrë të caktuar, për t’ia arritur kësaj. Në të njëjtën kohë, ai do edhe të kënaqë veten e tij, kështu që shpesh do të përpiqet të “bëjë pazar me ju”: “Nëse unë e bëj këtë për ty, ti do të bësh këtë për mua?”. Ndonjëherë, kur thjesht doni që ai të sillet si doni ju dhe nuk ju pëlqen “pazari”, kjo sjell-je e tij mund t’ju duket irrituese, por është një shenjë e shëndoshë pavarësie, që duhet ruajtur dhe re-spektuar. Ruajtja e pavarësisë dhe e perso-nalitetit të fëmijës e ndihmon atë të ruajë aftësitë për të menduar në mënyrë të drejtë, si dhe për të gjykuar vetë se ç’është e drejtë.

Ky është një hap i madh, që e ndih-mon fëmijën të bëhet i aftë të si-llet sipas kufijve të përcaktuar nga shoqëria në mjedisin në të cilin jeton, sipas rregullave të grupit të kopshtit dhe moshatarëve të tjerë. Fëmijët tani kanë detyrë të ndër-marrin sfida komplekse të mësimit të këtyre rregullave. Ata tani janë të aftë.

Në moshën pesë vjeç e më pas fëmijët bëhen gati për të filluar punën më të madhe, të bukur, por edhe të vështirë: aftësimin për shkollën e vërtetë të jetës jashtë familjes. Ata janë të aftë të shkë-puten nga prindërit dhe të ecin vetë. Prindërit dhe familja mbeten gjithmonë grupi më i rëndësishëm, ku fëmijët flasin për interesimin e tyre për të tjerët, vlerësimin për shokët, vlerësimin dhe komentet për fëmijët e tjerë më të rritur, jashtë familjes, në lagje dhe shoqëri. Ata janë aktivë për të ndikuar në jetën e përbashkët shoqërore.

Rritja dhe zhvillimi nga 3-6 vjeçTrupi i fëmijës suaj do të vazhdojë të humbasë dhjamin e foshnjes dhe të fitojë muskuj gjatë kësaj kohe, duke i dhënë atij një paraqitje më të fortë dhe më të pjekur. Këm-bët dhe krahët e tij do të bëhen më të holla dhe pjesa e sipërme e trupit më e ngushtë dhe në for-më koni. Tek disa fëmijë, zgjatja bëhet shumë më shpejt se shtimi në peshë dhe në muskuj, aq sa ata mund të fillojnë të duken të dobët dhe të brishtë. Por kjo nuk do të thotë që nuk janë të shëndetshëm, ose që diçka nuk po shkon mirë: këta fëmijë “mbushen” ngadalë, ndërkohë që muskujt e tyre zhvi-llohen.

Rritja e fëmijës suaj do të ngadalë-sohet nga 2.3 kg dhe 8.9 cm gjatë vitit të tretë, në 2 kg dhe 6.4 cm gjatë vitit të pestë. Masni fëmijën

PJESA IV VITI I TRETË

309

tuaj dy herë në vit dhe regjistroni këto matje. Nëse pesha e tij rritet shumë më shpejt sesa gjatësia, ai mund të jetë duke u shëndoshur shumë, nëse gjatësia e tij nuk rritet fare gjatë gjashtë muajve, ai mund të ketë probleme rritjeje. Në këtë rast fl isni për këtë me pediatrin tuaj.

Edhe fytyra e fëmijës tuaj do të ndryshojë gjatë këtyre viteve. Nuk është më ajo “topçja e rrumbu-llakët”. Gjatësia e kafkës së tij do të rritet pak, dhe nofulla e poshtme do të jetë më e theksuar. Nofulla e sipërme do të zgjerohet për t’i bërë vend dhëmbëve. Pra, fytyra e tij do të bëhet më e gjerë në pjesët e saj më të theksuara si mollëzat, hunda, balli dhe mjekra.

Masni zhvillimin fizik të fëmijës tuaj!Mirë është që të shkoni në këshi-

MOSHA PARASHKOLLORE 4 - 6 VJEÇ.....

llimoret e Nënës dhe Fëmijës për të parë zhvillimin fizik të tyre, të paktën një herë në vit. Por ju mund ta bëni këtë edhe në shtëpinë tuaj, çdo gjashtë muaj. Bëjeni këtë një ngjarje të veçantë, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e fëmijës. Filloni duke caktuar një vend të veçantë në shtëpi për matjen. Për shembull, mund të bëni vetë një shirit letre për këto matje dhe ven-doseni në mur ose pas derës. Do të jetë kënaqësi për ju dhe fëmijën tuaj të shikoni këtë shkallë dhe të dalloni se sa është rritur ai.

Për ta matur, mbështeteni në mur, me këmbët zbathur, të vendosura drejt në dysheme. Koka e tij duhet të jetë drejt, në mënyrë që ai të shikojë përpara vetes. Pastaj për-dorni një vizore apo një libër, për të caktuar pikën në majë të kokës dhe për ta shënuar atë në mur.

310

311

Pjesa V

VITI I KATËRT

MOSHA E FJALËS

312

Thamë se viti i katërt është mosha e fjalës. Zhvillimi i fëmijëve në këtë moshë është shumë i lidhur me emocionin, gjuhën, marrëdhëniet me

të tjerët, zotërimin e urinimit dhe jashtëqitjes, imagjinatën dhe fantazinë, aftësitë e reja për veprime dhe aktivitete. Është një moshë kur fëmijët sëmuren shpesh, por pa rrezik. Janë shumë të zgjuar, por ende janë egoistë dhe kundërshtojnë. Ata kundërshtojnë urdhërat e të rriturve dhe zemëro-hen kur prindërit i pengojnë. Mund të mbyllen në vetvete, të bëhen të heshtur, të vecuar dhe të frikësuar. Nëse nuk gjejnë mbështetje dhe siguri në familje, i kërkojnë këto gjëra në njerëzit e tjerë jashtë shtëpisë. Kanë besim në veten e tyre dhe mendojnë se mund t’i bëjnë të gjitha.

Është mosha e daljes nëpër “botë” dhe e shkëputjes pak nga pak nga prindërit. Marrëdhëniet jashtë shtëpisë vendosen në dy mënyra, përmes fantazisë dhe lojës. E duan grupin, por ende nuk kanë durim të marrin e japin me grupin. Pëlqejnë të krijojnë një vend të fshehtë dhe emocio-net e mëdha përpiqen t’i zbrazin duke folur dhe duke ëndërruar. Marrë-dhëniet emocionale janë shumë të forta. Nëse nuk krijohen mundësitë për t’i shprehur këto marrëdhënie në lojë dhe duke folur, atëherë mbyllen në heshtje duke fantazuar ose duke shfaqur sëmundje të vogla.

1

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit

3 - 4 vjeç

ZHVILLIMI LËVIZOR

Në moshën tre vjeç fëmija juaj nuk ka më nevojë të ecë, të

vrapojë, apo të kërcejë me kujdes. Lëvizjet e tij tani janë të shkathta, pavarësisht nëse ai po lëviz për-para, pas, apo poshtë e lart shka-

3133 - 4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

nëse ju filloni të flisni për një aero-plan, ai mund të hapë krahët dhe të “fluturojë” nëpër dhomë. Nëse kjo ndonjëherë mund të jetë e mërzit-shme për ju, mos harroni se është shumë i nevojshëm për procesin e tij të mësimit dhe argëtimin e tij. Në këtë moshë, vetëkontrolli, gjykimi dhe koordinimi i fëmi-jës suaj është ende në zhvillim e sipër. Mbikqyrja e të rriturve është e rëndësishme për të parandaluar aksidentet, por është gabim ta teprosh me këtë mbikqyrje. Disa goditje dhe xhunga të vogla do të bëhen patjetër dhe ndonjëherë janë “të nevojshme”, për fëmijën, që të zbulojë se deri ku mund të shko-jë gjatë veprimeve fizike. Si një rregull i përgjithshëm, ju zakonisht mund ta lini atë vetëm, kur luan vetë në dhomën e tij. Ai do të luajë në vendin e tij, duke u përpjekur të bëjë gjëra brenda mundësive. Ju duhet të keni më shumë kujdes kur ai është me fëmijë të tjerë, me mjete dhe makineri të rrezikshme, dhe veçanërisht kur është në rrugë. Fëmijët e tjerë mund ta shtyjnë atë të bëjë gjëra të rrezikshme, ndërsa makineritë, mjetet dhe rruga jane ende shumë të rrezikshme për të. Dhe ai ende nuk mund të para-shikojë pasojat e veprimeve, si ndjekja e një topi në rrugën me makina, apo futja e dorës në rro-tat e biçikletës së tij. Kështu që ju duhet ende të kujdeseni për mbroj-tjen e tij në këto rrethana.

llëve. Ndërsa ecën ai qëndron drejt, shpatullat vendosen pas dhe barku brenda është i fortë nga muskujt e barkut. Ai hedh hapa të rregullt me të njëjtën gjatësi, gjerësi dhe shpej-tësi. Gjithashtu mund të ngasë lehtësisht një biçikletë.

Megjithatë jo gjithçka është e lehtë. Fëmija juaj mund të ketë ende nevojë të bëjë një përpjekje kur rri në majë të gishtave ose mbi një këmbë, ndërsa ngrihet në këm-bë nga ulur galiç (në bisht), apo kur kap një top.

Fëmija juaj trevjeçar mund të jetë aktiv po aq sa ka qenë kur ishte dy vjec, por ai do të jetë më shumë i interesuar në lojra të strukturuara për moshën e tij. Kështu, në vend që të vrapojë apo hidhet nga një aktivitet në një tjetër, ai mund të ngasë biçikletën e tij. Ai gjithash-tu mund të pëlqejë lojëra aktive si ndjekje, gjah ose të luajë me top me fëmijë të tjerë.

Fëmija juaj mund të duket sikur është në lëvizje të vazhdueshme në shumicën e kohës, sepse ai përdor trupin e tij për të shprehur mendimet dhe ndjenjat. Fëmijët nuk mund t’i shprehin të gjitha emocionet e tyre me anë të të folurit. Prandaj ata kanë nevojë për lëvizjen. Kjo lëvizje e trupit gjithashtu e ndihmon fëmijën të kuptojë më mirë fjalët dhe kon-ceptet e reja për të. Për shembull,

314 PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

Aftësitë e lëvizjes së fëmijës • Hidhet dhe rri me një këmbë• Ngjit dhe zbret shkallët, pa ne-

vojë për mbështetje.• Godet topin përpara.• Hedh topin me dorë.• Kap topin që i hidhet në shu-

micën e rasteve.• Lëviz para dhe pas, me shkath-

tësi. • Fëmija në këtë moshë arrin të

kërcejë së prapthi. • Ecën mirë, duke mbajtur ekui-

librin. • Hedh topin në dysheme dhe e

kap me të dyja duart. • Ecën përpara duke u hedhur me

të dyja këmbët. • Është në gjendje të ngasë biçi-

kletën (me tri rrota).• Fëmija në këtë moshë përdor

mirë lapsin. Ai vizaton mirë rrathë e katrorë.

• Ndërton kulla me 10 ose më shumë blloqe.

• Vizaton dorën e vet duke i rënë rrotull me laps mbi një copë letër.

• Prek gishtin tregues me secilin gisht të së njëjtës dorë.

• Hedh sende të vogla (top) dhe e merr atë me të njëjtën dorë.

• Mund të ngrejë secilin gisht të dorës lart, duke fshehur të tjerët.

• Ha vetë me lugë.

Aftësitë e duarve dhe të gishtaveNë moshën trevjeçare fëmija po zhvillon kontrollin e muskujve dhe përqëndrimin që i duhet për

të zotëruar lëvizjen e saktë të gishtave dhe duarve. Ju mund të vini re se ai tani mund të lëvizë secilin gisht në veçanti apo të gjithë bashkë, gjë që do të thotë që në vend që të kapë shkumësat në grusht, i mban ato si një i madh, me gishtin e madh të dorës në një anë dhe gishtat e tjera në anën tjetër. Ai tani mund të vizatojë një katror, të kopjojë një rreth apo të shkarravisë në mënyrë të lirë.

Mban shkumësat si i madhFëmijët në këtë moshë nuk e kanë shumë të zhvilluar njohurinë e tyre për hapësirën, por ata janë më të ndjeshëm në marrëdhëniet me sen-det. Në moshën tre vjeç e më pas, një fëmijë do t’i vendosë lodrat e tij me kujdesin më të madh gjatë lojës, dhe do të kontrollojë veten sesi i mban mjetet, për shem-bull lapsin, për të kryer detyra të veçanta. Kjo rritje e ndjeshmërisë dhe kontrollit do ta lejojë atë tani të jetë i aftë të bëjë disa veprime që nuk i bënte më parë, si për shem-bull: të ndërtojë një kullë me nëntë ose më shumë kuba, të ushqejë veten pa derdhur gjë, të hedhë ujin nga një kanë në një gotë duke për-dorur të dyja duart, të heqë rrobat dhe mundësisht edhe të mbërthejë kopsat e mëdha.

Ai është shumë i interesuar të zbu-lojë çfarë mund të bëjë me mjete si gërshërë letre, dhe materiale si baltë, bojë dhe shkumësa. Ai tani ka aftësi të manipulojë këto sende

3153 - 4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

dhe po fillon të eksperimentojë përdorimin e tyre për të bërë gjëra të tjera. Në fillim ai do të luajë me materiale që përdoren në profe-sione të cakuara dhe do të formojë një send, që njihet vetëm kur është i përfunduar. Për shembull, duke parë shkarravinat e tij, ai mund të vendosë që ato duken si një qen. Por shpejt ai do të ndryshojë, dhe do të vendosë se ç’do të bëjë për-para se të fillojë të punojë. Ky ndryshim do ta nxisë atë nëpërmjet fantazisë, imagjinatës, të zhvillojë edhe më shumë përdorimin dhe lëvizjen e duarve.

Për këto veprime fëmijët e kësaj moshe shpenzojnë shumë kohë dhe interes. Për këtë është e rëndë-sishme që prindërit dhe edukatoret t’i sigurojnë dhe t’i sugjerojnë të gjitha mjetet e thjeshta, për të cilat ai ka nevojë.

Aktivitetet që mund të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive të du-arve të fëmijës suaj përfshijnë: • Ndërtimin me kuba.• Mozaikë (gjëegjëza) të thjeshtë

(katër ose pesë pjesë të më-dha).

• Dërrasa me kunja.• Ngjyrosje me shkumësa. • Ndërtimin e kështjellave të rërës.• Hedhjen e ujit në enë me për-

masa të ndryshme.• Veshjen dhe zhveshjen e kuku-

llave me rroba me zinxhir, kop-sa dhe lidhëse.

Ju gjithashtu mund ta nxisni fëmi-jën të përdorë duart, duke e më-suar të përdorë disa mjete pune të rriturve. Atij do t’i pëlqejë shumë të përdorë një kaçavidë, një çekiç të lehtë, një rrahëse vezësh apo mjete për të punuar në kopsht. Ju duhet ta mbikqyrni, kuptohet, por nëse ju e lejoni t’ju ndihmojë ndërsa punoni, do të habiteni se sa punë mund të bëjë ai vetë.

Aftësitë kryesore të duarve dhe të gishtave në fund të kësaj peri-udhe• Kopjon forma katrore• Vizaton një person me dy ose

katër pjesë trupi• Përdor gërshërë• Vizaton rrathë dhe katrorë• Fillon të kopjojë disa gërma të

mëdha (kapitale, për shembull A, B.)

ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT

Fëmija juaj tre vjeçar do të kalo-jë shumicën e kohës duke py-

etur për çdo gjë që ndodh përreth tij. Ai ka shumë dëshirë të pyesë “Pse duhet të...?” dhe do t’i dë-gjojë me shumë vëmendje përgji-gjet tuaja, kur ato janë të thjeshta dhe kanë të bëjnë tamam me py-etjen e tij. Mos mendoni se duhet të shpjegoni gjithçka; ai ende nuk mund të kuptojë gjëra si arsyetimi dhe nuk është i interesuar. Nëse do

316

të provoni të bëni këtë lloj bisedi-mi “serioz”, shpejt do ta shikoni të fiksojë shikimin diku, ose do të merret me gjëra më interesante për të, si një lodër nëpër dhomë ose një makinë që kalon jashtë. Më mirë t’i thoni që të bëjë diçka “Sepse është e mirë për ty” ose “kështu nuk do të vritesh”, sesa t’i jepni një shpjegim të detajuar.

Pyetjet “Pse?” të fëmijës tuaj mund të jenë më të vështira, sepse mund të ketë qindra çdo ditë dhe sepse disa nga to nuk kanë përgjigje, ose ju nuk e dini. Nëse pyetja është: “Pse ndriçon dielli?” ju mund të përgjigjeni që nuk e dini, ose ta ftoni atë ta mendojë edhe një herë pyetjen, duke gjetur një libër mbi diellin. Kujdesuni që t’i merrni këto pyetje seriozisht. Kështu ju ndihmoni fëmijën tuaj të rrisë njohuritë e tij, shuani ku-riozitetin e tij dhe e mësoni atë të mendojë më qartë.

Kur fëmija juaj trevjeçar përba-llet me sfida të veçanta mësimi, ju do të shikoni që ai arsyeton ende në mënyrë të njëanshme. Ai ende nuk mund të shohë një çështje nga të dy anët e saj, as mund të zgji-dhë problemet që kërkojnë që ai të shikojë më shumë se një faktor në një moment. Për shembull, nëse ju merrni dy gota të njëjta uji dhe hidhni njërën në një gotë tjetër të shkurtër dhe tjetrën në një të gjatë por më të hollë, ai do të thotë që

gota më e gjatë ka më shumë ujë se ajo e shkurtra. Edhe nëse ai sheh dy gotat e njëjta në fillim dhe ju ndjek duke e hedhur ujin, ai do t’ju japë të njëjtën përgjigje. Sipas mendjes së tij gota më e gjatë është “më e madhe” dhe prandaj duhet të mbajë më shumë. Rreth moshës shtatë vjeç, fëmijët do të kuptojnë më në fund që duhet t’i shikojnë të gjitha anët e një problemi, përpara se të japin një përgjigje.

Në moshën tre vjeç fëmijës i rritet sensi i kohës. Ai do të dijë rutinën e ditës së tij dhe do të përpiqet të kuptojë rutinën e të tjerëve. Për she-mbull, ai do të presë me padurim tetën që sjell qumështin çdo ditë. Ai do të kuptojë që disa ngjarje të veçanta si festat apo ditëlindjet, ndodhin në ditë të caktuara, por edhe nëse mund t’ju thotë se sa vjeç është, ende nuk e kupton dot sa i gjatë është një vit. Megjithëse për çdo prind është normale të përpiqet të masë zhvilli-min mendor të fëmijës, kini kuj-des, mos nënvlerësoni apo mbi-vlerësoni zgjuarsinë e tij, pa një testim të rregullt nga specialistët. Është e lehtë të bindni veten tuaj që një fëmijë miqësor, i lumtur, që flet shumë është “madhështor”, ndërsa një më i qetë, më i tërhequr, që luan vetë, nuk është shumë i “shkëlqyer”. Kjo mund të jetë dhe mund të mos jetë e vërtetë, por mënyra e vetme për ta ditur me

PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

317

siguri është t’i bëhet një testim i rregullt nga specialisti. Të gjithë pediatrët i njohin mirë këto vlerë-sime zhvillimi dhe disa prej tyre i bëjnë vetë këto teste. Shumë pedi-atër të tjerë preferojnë t’i testojnë fëmijët pranë specialistëve. Pra, nëse ju besoni se fëmija juaj është shumë i aftë apo ka probleme, py-esni mjekun tuaj për këtë lloj testi. Nëse dyshimet tuaja vërtetohen, ju mund ta fusni atë në një program special sipas gjendjes, nevojave dhe aftësive të tij personale.

ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT

Në këtë moshë fëmijët flasin shumë, bëjnë shumë pyetje,

shprehin komente, zgjasin me de-taje pa fund tregime dhe histori për gjithçka shohin. Për shembull, mund ta dëgjoni duke treguar një përrallë ose një film televiziv, që sapo e ka dëgjuar ose parë. Do të vini re se për çudi në tregimin e kësaj historie ai shton shumë nga vetja, duke shpikur në mënyrë krijuese histori të tjera imagjina-re. Zhvillimi i aftësive gjuhësore është një ndër punët më të mëdha të fëmijëve të kësaj moshe. Në disa raste fëmijët pësojnë një fre-nim (ndalim) të plotë të të folurit. Ka fëmijë që flasin vetëm në shtë-pi, por asnjë fjalë në mjediset e jashtme ose në kopsht. Kjo ndodh kur ata janë të stresuar dhe të pa-sigurt, si për shembull kur familja ka ndërruar vendbanimin dhe mje-disi i ri nuk është miqësor.

Problemet gjuhësore kur nuk shkar-kohen, kthehen në probleme të vërteta psikologjike dhe në ulje të aftësive sociale. Duhet dhënë kurajo dhe duhet ushqyer biseda me fëmijën, për ta bërë të folurin argëtues dhe të gëzueshëm.

Në moshën trevjeçare, fëmija juaj duhet të ketë një fjalor aktiv prej afërsisht treqind deri në një mijë

3 - 4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

Aftësitë kryesore njohëse në fund të kësaj periudhe

• Emërton saktësisht disa ngjyra.

• Kupton konceptin e numëri-mit dhe mund të njohë disa numra.

• I shikon problemet në mënyrë të njëanshme.

• Fillon të ketë një sens kohe më të qartë.

• Ndjek komandat me tre pjesë.

• Kujton pjesë të një historie• Kupton konceptin e “e njëjtë/

e ndryshme”.• Angazhohet në lojra fanta-

zie. Fëmija ndërton një fi -gurë/mozaik me pesë pjesë të ndara.

• Dallon shprehjet: “sipër”, “poshtë”, “para”, “prapa”.

• Numëron saktë gishtat e du-arve.

318 PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

fjalë. Ai do të jetë i aftë të flasë me fjali prej pesë ose gjashtë fjalësh dhe të imitojë tonin e fjalëve të më të rriturve. Ndonjëherë ai duket si-kur dërdëllit pa pushim – një gjë që ndonjëherë mund t’ju shqetësojë, por që është shumë e rëndësishme për mësimin e fjalëve të reja dhe për të fituar eksperiencë, duke për-dorur dhe menduar me këto fjalë. Gjuha e lejon atë të shprehë men-dimet e tij, dhe sa më shumë ecën përpara në të folur dhe në kuptimin e fjalëve, aq më shumë mjete do të ketë ai për të menduar, krijuar dhe për t’ju treguar. Shumë shpesh, përdorimi i gjuhës është mënyra më e mirë për të shprehur me fjalë humorin e keq, ëndërrat e këqija ose ngjarjet e hidhura. Shumë përvoja të kësaj moshe, siç janë aksidentet, zemëri-met, ulërimat, vecimi (të ndenju-rit e tepërt vetëm), ndryshimet e shprehjes, ndryshimet e sjelljes duhen shprehur me fjalë.

Jo për gjithçka një fëmijë është në gjendje të ndajë fantazinë nga realiteti. Fëmijët e kësaj moshe kanë nevojë t’iu thuhet me fjalë të thjeshta fantazia e tyre lidhur me vdekjen, sëmundjen etj. pasi ata e kanë të vështirë të kuptojnë ndry-shimin e situatave. Për shembull: në mendjen e tyre gjumi, vdekja dhe fluturimi në qiell, ose narkoza e një të sëmuri të sapooperuar, janë e njëjta gjë.

Përpiquni të kini mendjen dhe të shihni se si e përdor gjuhën fëmija juaj, për ta ndihmuar të kuptojë dhe të marrë pjesë në gjërat që ndodhin përreth tij. Për shembull, ai mund të përmendë sendet më të njohura dhe do të pyesë se si quhen, kur nuk mund t’i vërë emrin diçkaje. Ju mund ta ndihmoni të zgjerojë fjalorin, duke i thënë dhe fjalë të reja, që ai nuk i kërkon. Për shem-bull, nëse ai thotë “Makinë e ma-dhe”, ju mund t’i përgjigjeni “Po, ajo është një makinë e madhe gri. Shiko se sa shkëlqen sipërfaqja!”. Nëse ai po ju ndihmon të zgjidhni lule, përshkruani secilën lule që ai zgjedh: “Ajo është një margaritë e bardhë dhe e verdhë shumë e bukur dhe kjo është një barbarozë e kuqe”. Ju gjithashtu mund ta ndihmoni të përdorë fjalët, për të përshkru-ar gjërat dhe idetë që ai s’mund t’i shikojë. Kur ai ju përshkruan “gogolin” që ka parë në ëndërr, mund ta pyesni nëse ishtë i nevri-kosur apo miqësor. Pyeteni atë për ngjyrën e gogolit, ku jeton ai dhe a ka shokë. Kjo jo vetëm që do ta ndihmojë fëmijën të shprehë mendimet e tij, por do ta ndihmojë gjithashtu të kalojë frikën e tij nga këto imagjinime (përfytyrime) të çuditshme dhe të frikshme. Fëmija juaj është ende duke mësuar të shqiptojë fjalë si “unë”, “mua”, “e imja” dhe “ti”. Megjithëse këto fjalë duken shumë të thjeshta, ato janë ide të vështira, sepse tregojnë

3193 - 4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

se ku mbaron trupi i tij, prona apo autoriteti i tij dhe ku fillojnë ato të një tjetri. Për më tepër, fjalët ndryshojnë në varësi të personit për të cilin po flet. Shpesh ai mund të përdorë emrin e tij në vend të “unë” apo “mua”. Ose kur flet për ju, ai mund të thotë “Ma/Ba” në vend të “ti”. Nëse përpiqeni ta korrigjoni, (për shembull “thuaj kështu: do të më pëlqente një bis-kotë”), ju vetëm do ta ngatërroni atë më shumë, sepse ai do të men-dojë se ju po flisni për veten tuaj. Megjithatë, kur flisni vetë, për-dorini saktë këto fjalë. Kështu për shembull, thoni: “Mua do të më pëlqente që ti të vije” në vend që të thoni “Mamit do t’i pëlqente që ti të vije”. Kjo jo vetëm do ta ndi-hmojë fëmijën që të mësojë përdo-rimin e saktë të këtyre fjalëve, por gjithashtu do ta ndihmojë të kup-tojë se ju jeni një person më vete, përveç rolit tuaj si “mami”.

Në këtë moshë, e folura e fëmi-jës tuaj duhet të jetë e qartë, aq sa të tjerët të kuptojnë shumicën e atyre që thotë. Megjithatë, ai mund të shqiptojë keq pothuajse gjysmën e fjalëve që thotë. Fëmi-jët në këtë moshë shqiptojnë vazh-dimisht gabim fjalë të caktuara, si për shembull: “pishku” në vend të “peshku”, apo “abanije” në vend të “batanije”. Shpesh problemet gjuhësore li-dhen me stresin ose aftësinë e fëmijës për të zotëruar jashtëqitjen.

Ata nuk duhen qortuar dhe duhen ndihmuar në bisedat me të rriturit, për të kapërcyer vështirësitë.

Belbëzimi

Jo të gjithë fëmijët kanë siguri në të folur. Kjo ndodh pasi fëmija gjen-det në situata ku i ulet besimi se ai është pronar i gjuhës dhe i aftë të shprehë lirisht çdo gjë. Besimi në aftësinë për të folur është shumë i rëndësishëm për zhvillimin psikik, shpirtëror dhe social për fëmijën. Gjuha e çliruar është një energji e re dhe shpërthimi i saj është njëko-hësisht shpërthim i zhvillimit har-monik të rritjes së fëmijës.

Shumë prindër e përjetojnë me shumë ankth belbëzimin e fëmijëve të tyre, edhe pse nuk kanë arsye të jenë të shqetësuar. Rreth moshës dy-tre vjeç, është e zakonshme që fëmijët të ngecin kur thonë fjalë të caktuara. Ndodh që fjalitë të përmbajnë fjalë jo të plota. Fëmi-jët vetë, zakonisht nuk e ndiejnë se po flasin në mënyrë jo të saktë dhe e kalojnë këtë gjë pa ndonjë ndihmë të veçantë. Nëse prindërit nuk i ndihmojnë dhe kjo dukuri vazhdon për një kohë të gjatë (më shumë se dy – tre muaj), shfaqet belbëzimi si një shenjë e pengesës në komunikim, gjë që e streson fëmijën. Në këtë rrethanë, fëmijët fillojnë të belbëzojnë sepse kanë humbur sigurinë e komunikimit. Ky është belbëzim i menjëhershëm

320

i moshës, i cili tejkalohet.

Mesatarisht në çdo njëzet fëmijë të moshës parashkollore, njëri belbë-zon në një periudhë të caktuar, dhe kjo ndodh më shumë tek djemtë. Disa fëmijë mund të kenë prob-leme të mësojnë ritmin e duhur të të folurës, por shumica nuk kanë probleme mjekësore apo zhvillimi. Belbëzimi mund të shtohet kur një fëmijë është në ankth, i lodhur, i sëmurë ose kur është i emocionuar dhe përpiqet të flasë shpejt. Disa fëmijë belbëzojnë kur mësojnë shumë fjalë të reja njëkohësisht. Në raste të tjera mendimet e fëmi-jës ecin më shpejt se e folura dhe ai humbet fi llin e asaj që po thotë. Përsëritja e një toni të caktuar apo të një fjale, e ndihmon atë të rifi -llojë.

Çfarë duhet bërë• Sa më shumë i irrituar të bëhet

një fëmijë për belbëzimin e tij, aq më shumë probleme do të ketë. Dëgjoni kur ai flet, por mos e korrigjoni.

• Disa fëmijë kanë vështirësi në shqiptimin e bashkëtingë-lloreve ose në shqiptimin e plotë të fjalëve dhe i flasin ato përgjysmë.

• Është shumë e vlefshme që këta fëmijë të kenë mundësi të flasin për një kohë të gjatë me njerëz të rritur dhe të besueshëm për fëmijën, duke i dhënë atij mundë-si të marrë pjesë në bisedë.

• Në të njëjtën kohë ju mund të jepni shembullin e mirë duke folur qetësisht, saktë dhe me një fjalor të thjeshtë kur i drej-toheni fëmijës tuaj. Nëse fëmija juaj belbëzon, ndihmojeni duke folur më ngadalë se zakonisht. Ju duhet të caktoni një orar të qetë çdo ditë, për të luajtur dhe folur qetësisht me të.

• Ju mund ta rrisni vlerësimin e tij për veten, duke e lavdëruar për të gjitha gjërat që bën mirë dhe duke mos i dhënë rëndësi vështirësive të tij në të folur. Nëse bëni kështu, fëmijët që kanë një belbëzim të vërtetë mund t’i kapërcejnë këto prob-leme para fillimit të shkollës.

• Kur belbëzimi i fëmijës është i rëndë, një trajtim mjekësor (te-rapi të foluri) mund të ndihmo-jë për të ndrequr këtë problem. Nëse fëmija juaj përsërit shpesh tinguj apo pjesë të fjalëve, është gjysmë i ndërgjegjshëm dhe tregon shenja të dallueshme tensioni (tik nervoz në fytyrë ose ngërdheshje), njoftoni pe-diatrin.

• Mund të ndodhë që fëmija të ketë vështirësi psikologjike për shkak të rrethanave ku rritet, ose probleme të ndërtimit të aparatit gjuhësor. Gjithashtu njoftoni pediatrin nëse ka pasur ndonjë histori të ngjashme bel-bëzimi në familje. Ai mund t’ju rekomandojë një specialist.

PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

321

Çfarë nuk duhet bërë: • Mos bini në sy para fëmijës,

sa më shumë të jetë e mundur. Nëse ju nuk i jepni rëndësi, as fëmija juaj nuk do t’i japë rëndësi dhe do ta kalojë shpejt këtë pengesë.

• Nëse fëmija juaj nuk shqipton mirë një fjalë, korrigjojeni, por gjithmonë ëmbël. Ashpërsia e shqetëson fëmijën dhe shton belbëzimin.

• Mos e shtrëngoni asnjëherë me zor “të shfaqë” përballë të tjerëve përparimet e tij: fëmija vihet në siklet kur duhet të re-citojë një vjershë ose t’i tregojë të ftuarve si i thotë mirë disa fjalë, gjë që me të vërtetë mund ta shtojë belbëzimin.

• Në çdo rast, mos qeshni kurrë me të, mos e tallni nëse i shqip-ton fjalët në mënyrë qesharake: do të ndihej keq dhe i frikësuar përpara se të mund të fliste.

ZHVILLIMI SOCIAL

Tani fëmija juaj do të jetë shumë më pak egoist sesa ishte një vit

më parë. Ai gjithashtu do të jetë më pak i varur nga ju, një shenjë që sensi i tij i identitetit është më i fortë dhe më i sigurt (pra fillon ta shohë më shumë veten si njeri më vete). Ai tani do të japë e do të marrë, do të ndërveprojë me fëmi-jët e tjerë, në vend që thjesht të lu-ajë me ta. Kështu, ai do të kuptojë se jo çdo njeri mendon njësoj si ai, dhe që secili nga shokët e tij të lo-jës ka shumë cilësi të vecanta, disa tërheqëse dhe disa jo. Ju gjithashtu do ta shikoni të tërhiqet nga disa fëmijë dhe të fillojë të zhvillojë miqësinë me ta. Kur t’i krijojë këto miqësi, do të kuptojë që edhe ai ka cilësi të veçanta që e bëjnë atë të pëlqyeshëm, një zbulim që do ta rrisë shumë vetëvlerësimin e tij.

3 - 4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

Aftësitë kryesore të të folurit në fund të kësaj periudhe:

• Përdor formën “unë” në të folur.• Përdor shumësin e fjalëve. Fëmija bisedon në mënyrë spontane,

të qartë dhe kuptueshme. • Krijon përralla e personazhe.• Përdor në fjalitë e tij së paku dy përemra pronorë (imja, jotja).• Fëmija bën pyetje, shpreh komente, tregon me hollësi atë që ka

parë, bërë apo imagjinuar• Kupton konceptet e “e njëjtë” edhe “e ndryshme”.• Ka kuptuar disa nga rregullat bazë të gjuhës.• Flet me fjali pesë ose gjashtë- fjalëshe.• Flet qartë mjaftueshëm, aq sa mund ta kuptojë edhe një i huaj.• Tregon histori.

322

Ka ende lajme të tjera të mira për zhvillimin e fëmijës tuaj në këtë moshë: kur fillon të kuptojë ndjenjat dhe veprimet e të tjerëve, ai nuk do të jetë më në garë me të tjerët dhe do të mësojë të bashkë-punojë, kur luan me miqtë e tij. Në grupe të vogla ai do të arrijë të dallojë dhe të presë radhën dhe të ndajë lodrat me të tjerët, edhe pse jo gjithmonë. Në vend që të rrëmbejë, rënkojë apo ulërasë për diçka, në shumicën e rasteve do ta kërkojë me mirësjellje. Si rezultat, ju do të shikoni që ai ka një sjell-je më pak agresive dhe luan në mënyrë më të qetë. Shpesh, fëmi-jët tre vjeçarë janë të aftë të gjejnë vetë zgjidhjet e diskutimeve, duke luajtur me radhë apo duke “bërë pazar” për lodrat.

Gjithsesi, veçanërisht në fillim të vitit të katërt, ju duhet ta nxisni këtë bashkëpunim. Për shembull, ju mund t’i thoni që ai “të përdorë fjalët” për të zgjidhur një problem, në vend që të përdorë veprimet e dhunshme (të godasë). Gjithash-tu, kujtojeni që kur dy fëmijë po luajnë me një lodër, secili ka ra-dhën e vet. Sugjeroni një zgjidhje të thjeshtë kur ai dhe një fëmijë tjetër duan të njëjtën lodër, për shembull të vizatojnë në fillim, apo duke gjetur një lodër apo ak-tivitet tjetër. Kjo nuk funksionon gjithmonë, por ia vlen ta provosh. Gjithashtu, ndihmojeni me fjalët e duhura që të përshkruajë ndjenjat

dhe dëshirat e tij, në mënyrë që të mos ndihet i irrituar. Mbi të gjitha, bëhuni shembull për fëmijën. Nëse ju vetë merrni zjarr shpejt, mos e tregoni këtë në sy të tij. Ai do të fillojë të bëjë tamam si ju kur të jetë i inatosur.

Pavarësisht se çfarë bëni, gjithsesi do të ketë momenteë kur zemërimi i fëmijës do të cojë në goditje dhe gjeste. Kur kjo të ndodhë, përm-bajeni që të mos vrasë të tjerët, dhe nëse nuk qetësohet shpejt, lar-gojeni nga fëmijët e tjerë. Flisni me të për ndjenjat e tij dhe për-piquni të kuptoni pse është kaq i mërzitur. Bëjini të ditur që i kup-toni dhe i pranoni ndjenjat e tij, por bëjini të qartë që të sulmosh fizikisht një fëmijë tjetër nuk është një mënyrë e mirë për të shprehur këto ndjenja.

Ndihmojeni të shohë situatën me sytë e një fëmije tjetër duke i kuj-tuar një rast kur dikush e ka go-ditur apo i ka bërtitur, dhe pastaj sugjeroni mënyra të tjera për të zgjidhur grindjet. Në fund, pasi ta kuptojë se ku po gabon – por jo më parë – kërkojini që t’i kërkojë falje fëmijës tjetër. Gjithsesi, një “Më fal” e thjeshtë mbase nuk mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të korrigjojë sjelljen e tij; ai duhet të dijë se pse po kërkon falje. Ai mund të mos e kuptojë menjëherë, por në moshën katërvjeçare këto shpjegime do të fillojnë të kenë kuptim për të.

PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

323

Në fakt, për një fëmijë trevjecar, këto grindje janë të pakta. Ata kalojnë shumë kohë duke luajtur dhe në aktivitete fantazie, që janë më shumë bashkëpunuese se loja e përqëndruar mbi një lodër. Siç mund ta keni parë, fëmija juaj dhe shokët e tij kënaqen duke caktuar role të ndryshme për njëri tjetrin dhe pastaj të futen në një lojë imagjinare duke përdorur sende imagjinare apo ato që kanë në shtë-pi (për shembull luajnë “teatër”, “dyqanesh”, “shtëpirash” etj). Kjo lloj loje i ndihmon ata të zhvilloj-në aftësi të rëndësishme sociale si radha, vëmendja, komunikimi (nëpërmjet veprimeve dhe shpre-hjeve dhe fjalëve) dhe përgjigja ndaj veprimeve të të tjerëve. Ka ende një përfitim tjetër: duke qenë se loja imagjinare i lejon fëmijët të futen në rolin që ata duan – si Pokemon, Teletabis, Supermeni, – gjithashtu i ndihmon ata të eksplorojnë ide sociale komplekse si fuqia, pasuria, mëshira, egërsia dhe seksualiteti.

Rolet gjinore(shih dhe vitin e tretë)

Duke parë luajtjen e roleve që bë-het gjatë lojrave imagjinare, ju gjithashtu do të shihni që ai po fi-llon të marrë role që i sheh përditë. Kështu, duke luajtur “shtëpirash” djemtë do të luajnë rolin e babait dhe vajzat atë të nënës, duke shprehur kështu atë që kanë parë

në familjen e tyre dhe në botën rreth tyre. Në këtë moshë, djali juaj mund të imitojë babain, vëllezërit më të mëdhenj ose djemtë e tjerë në lagje, kurse vajza juaj do të imi-tojë të ëmën, motrat më të mëdha dhe vajza të tjera.

Studimet tregojnë që shumë pak nga ndryshimet e zhvillimit dhe të sjelljes që dallojnë djemtë nga vajzat janë të lindura. Për shem-bull, shumë djem të moshës parashkollore janë të prirur të jenë më shumë agresivë, ndërsa vajzat janë më shumë të prirura në për-dorimin e të folurit. Por edhe këto janë më shumë të ndikuara nga familja dhe kultura. Edhe nëse përpiqeni të përdorni një sistem jo tradicional të drejtimit të shtëpisë, fëmija gjithsesi do të gjejë mode-let e roleve mashkull dhe femër në televizor, revista ose në familjet e shokëve dhe fqinjëve.

Vajza juaj për shembull, mund të nxitet të luajë me kukulla nga reklamat, dhuratat nga të afër-mit dhe komentet aprovuese të të rriturve dhe fëmijëve të tjerë. Ndërsa djemtë zakonisht nuk i af-rohen kukullave (megjithëse shu-mica e tyre i pëlqen), duke luajtur lojra dhe sporte më “të forta”. Një vajzë të cilës i pëlqen të luajë në mënyrë të zhurmshme, quhet “si djalë”, por një djalë që luan ashtu quhet i fortë dhe i sigurt. Fëmijët i kuptojnë aprovimet dhe mos-

3 - 4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

324 PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

aprovimet në këtë fushë dhe sillen në mënyrë të përshtatshme. Për këtë arsye, kur ata shkojnë në ko-pësht, identiteti i tyre gjinor është saktësuar tashmë.

Fëmijët në këtë moshë, shpesh e kanë këtë proces identifikimi në ekstrem. Vajzat do të insistojnë të veshin fustane, të lyejnë thonj-të dhe të bëjnë tualet kur shkojnë në kopsht apo tek lodrat. Djemtë duan të krekosen, të jenë të sigurt dhe të mbajnë revole lodër kudo që të shkojnë. Kjo sjellje përfor-con sensin e tyre të të qenit djalë apo vajzë. Me zhvillimin e iden-titetit të fëmijës suaj gjatë këtyre viteve, ai është i prirur të eksperi-mentojë zakonet dhe sjelljet e të dyja gjinive.

SeksualitetiFëmija juaj gjithashtu mund të imitojë disa tipe sjelljesh, që të rriturit i konsiderojnë si seksuale, për shembull flirtimi. Nëse ai është shumë dramatik dhe ekspre-siv, ju mund të trembeni nga këto pamje dhe lëvizje, por këto janë në mendjen tuaj dhe jo të atij. Në këtë moshë ai nuk ka qëllime seksuale. Gjithsesi, nëse imitimi i tij i sjell-jes seksuale është shumë shprehës, ose tregon që ai personalisht mund të jetë ekspozuar në akte seksuale, ju duhet ta diskutoni këtë me pe-diatrin tuaj, sepse mund të jetë shenjë abuzimi seksual.

Aftësitë kryesore sociale në fund të kësaj periudhe

• Interesohet në eksperienca të reja.

• Bashkëpunon me fëmijë të tjerë.

• Luan rolin e “mamit” ose të “babit”.

• Rritet “shpikja” në lojrat e fanta-zisë.

• Vishet dhe zhvishet.• Gjen zgjidhje për konfl iktet.• Është më i pavarur.

ZHVILLIMI EMOCIONAL

Fantazia e fëmijës suaj tre vjeçar do ta ndihmojë atë të provojë

dhe përdorë mjete dhe situata në një fushë të gjerë emocionesh, nga dashuria dhe varësia tek inati, pro-testa dhe loja. Ai jo vetëm që do të marrë identitete të ndryshme, por gjithashtu do t’i caktojë cilësi jete dhe emocione sendeve pa jetë, si pemëve, një ore, një kamioni apo hënës. Pyeteni p.sh. pse del hëna natën dhe ai mund të përgjigjet “Për të më përshëndetur mua”.

Me kalimin e kohës, prisni që fëmi-ja juaj t’ju prezantojë me ndonjë nga miqtë e tij imagjinarë. Disa fëmijë kanë një shok imagjinar për një periudhë gjashtë mujore; disa i ndryshojnë këta miq imagji-narë çdo ditë, ndërsa të tjerë nuk

3253 - 4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

kanë kurrë ose preferojnë kafshët imagjinare. Mos mendoni se këta miq fantazma tregojnë se fëmija është i vetmuar apo i mërzitur; nëpërmjet tyre ai arrin të provojë aktivitete të ndryshme, biseda, sjellje dhe emocione.

Ju gjithashtu do të vini re se gjatë ditës, fëmija juaj mund të lëvizë lirisht midis fantazisë dhe re-alitetit. Ndonjëherë mund të jetë kaq i përfshirë në situatën e tij imagjinare, sa nuk mund t’ju thotë ku mbaron ajo dhe ku fillon re-aliteti. Një natë ai mund të vijë në tavolinë i bindur se është një Princ; një ditë tjetër mund të vijë tek ju duke qarë, pasi ka dëgjuar një histori fantazmash që beson se është e vërtetë. Është e rëndësishme ta qetësoni fëmijën tuaj kur ai është i frikë-suar apo i mërzitur në një rast të tillë, pra jini të kujdesshëm të mos e përqeshni atë për këtë gjë. Ky është një stad normal dhe i nevoj-shëm në zhvillimin emocional, prandaj nuk duhet marrë me të ta-llur. Mbi të gjitha, kurrë mos bëni shaka me të duke i thënë: “do të të mbyll në dollap, po nuk e hëngre darkën” ose që “do të të lë vetëm, po nuk nxitove”. Ai ju beson dhe do të ndihet i tmerruar gjatë gjithë ditës ose më gjatë!

Herë pas here, përpiquni të bash-koheni me fëmijën në lojrat e tij të

fantazisë. Në këtë mënyrë ju mund ta ndihmoni atë të gjejë mënyra të reja për të shprehur emocionet e tij dhe madje edhe të zgjidhë ndonjë problem. Për shembull, ju mund të sugjeroni që ai “ta çojë kukullën e tij në kopsht”, për të parë se si ai vetë ndihet në kopsht. Gjithsesi, mos kërkoni me zor që të merr-ni pjesë në këtë lojra. Një pjesë e kënaqësisë së së tij është aftësia për të kontrolluar këto imagjinata, këshu që nëse keni hedhur një ide imagjinare, lëreni atë të vazhdojë. Nëse ai ju kërkon të merrni pjesë me një rol, mos bini shumë në sy. Lëreni fëmijën të jetë drejtuesi juaj.

Në jetën e vërtetë, tregojini fëmi-jës që jeni krenarë për pavarësinë dhe krijimtarinë e tij. Flisni me të, dëgjoni çfarë ju thotë dhe trego-jini që mendimi i tij ka rëndësi. Jepini atij mundësi të zgjedhë sa më shpesh - ushqimet që ha, rrobat që vesh, lojrat që luani së bash-ku. Kjo e bën atë t’i duket vetja i rëndësishëm dhe e ndihmon të më-sojë të marrë vendime. Por gjith-sesi, këto zgjedhje duhet të jenë të thjeshta. Për shembull, kur hani drekë, mund t’i lejoni fëmijës tuaj të shprehë dëshirën e tij për ushqi-min, për t’i treguar se ai ka të dre-jtë të zgjedhë. Përndryshe ai mund të hutohet dhe nuk arrin të vendosë (në një dyqan që shet akullore me njëzet shije, ai mund ta ketë shumë të vështirë, nëse nuk e ndihmoni,

326 PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

për shembull duke i thënë: do të marrësh akullore me luleshtrydhe apo me kakao?).

Cila është rruga më e mirë? Përveç këtyre që thamë, një nga rrugët më të mira për të edukuar pavarësinë e

tij është që të mbahet një kontroll i drejtë në të gjitha pjesët e jetës së tij, dhe në të njëjtën kohë t’i jepet liri. Jepini të kuptojë që jeni ende ju në fuqi dhe që nuk prisni që ai të marrë vendime të mëdha. Kur një shoku i tij e nxit të ngjitet në një

Aftësitë kryesore emocionale në fund të kësaj periudhe

• Imagjinon që shumë imazhe jo të njohura për të, mund të jenë “përbindësha”.

• E shikon veten si një person i tërë, duke përfshirë trupin, mendjen dhe ndjenjat.

• Shpesh nuk dallon fantazinë nga realiteti. • Arrin të lajë mirë, në mënyrë të pavarur, duart dhe fytyrën.• Flet lirshëm me të huajt.• Vishet dhe zhvishet vetë, pa ndihmën e prindërve.• I zgjedh vetë shokët e tij. Në këtë moshë fëmija luan në grup, zbavitet

duke luajtur me shokët. • Fëmijët e kësaj moshe pëlqejnë të luajnë me rërë dhe ujë, me makina

“garash”, me kukulla. Pëlqejnë të krijojnë një vend imagjinar, për shembull “shtëpia e kukullës”, “pista e garës” për të zhvilluar lojërat e tyre.

• Bëni kujdes, mos e qortoni fëmijën vazhdimisht se i bëri rrobat pis, mos i thoni: “Unë mezi t’i lava!”. Fëmijët gjatë lojës duhet të ndihen të lirshëm për të luajtur me dhe, baltë, rërë dhe ujë.

• Mund të rrijë pa praninë e nënës, nëse mjedisi është dashamirës dhe me fëmijë të tjerë.

• Fëmija nis të shikojë ëndrra të frikshme, të cilat arrin edhe t’i tregojë. Nëse e dëgjon me vëmendje, ëndrrat e tij tregojnë për shqetësimet që ka gjatë ditës në marrëdhëniet me prindërit dhe familjen. Ndonjëherë qetësimi i tij është i vështirë dhe bëhet agresiv. Por prindi duhet të ketë pak durim, pasi fëmija (me gjithë kundërshtimin), në të vërtetë kërkon ngushëllimin dhe praninë e prindit.

• Krijon lidhje emocionale me të rritur dhe fëmijë jashtë rrethit familjar. • Fëmija në këtë moshë mëson lehtësisht gjëra të reja. • Ka aftësinë të dëgjojë, këndojë dhe lëvizë me ritmin e një melodie të

thjeshtë. • Shpesh sjellja e fëmijës në këtë moshë imiton të rriturit. Nëse prindërit

janë të dhunshëm me të, ai luan në mënyrë të dhunshme me lodrat, rreh kukullat dhe moshatarët: “Po bëj si mami… “, “Po bëj si babi..”.

3273 - 4 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

pemë dhe ai ka frikë, ju do ta qetë-soni nëse do t’i thoni jo, kështu që ai nuk duhet të pranojë para sho-kut që ka frikë. Kur ai të fillojë të mposhtë frikërat e tij dhe të bëhet më i përgjegjshëm në marrjen e vendimeve, ju natyrisht do t’i jep-ni më shumë kontroll. Ndërkohë, është e rëndësishme që ai të ndihet i sigurt.

LojaËshtë mosha kur fëmijët më shumë se kurrë kanë nevojë për lojën, shokët dhe grupin e kopshtit. Tre vjeçarët pëlqejnë të luajnë veç e veç, por afër, me rërë, sende, ujë, biçikletë (por jo në mënyrë të or-ganizuar). Për një kohë të shkurtër mund të punojnë bashkë për të bërë një kështjellë apo një garë makinash. Ndërtojnë shtëpinë e tyre të kukullave, mësojnë lojra të reja, pëlqejnë muzikën dhe va-llen, nëpërmjet të cilës zhvillohen fizikisht. Një trevjeçar që kërcen, mëson njëkohësisht harmoninë e lëvizjes dhe të ekuilibrit midis këmbëve, duarve, trupit e kokës. Duke mësuar biçikletën, zhvillimi fizik ndikon drejtpërdrejt në zhvi-

llimin e personalitetit, pasi ndiejnë se janë zotër të lëvizjes dhe fuqi-së me duart dhe këmbët e tyre. Njëkohësisht, mësohen të njohin rreziqet e vogla, të pranojnë dhe të përballojnë goditjen dhe të më-sojnë reflekset mbrojtëse. Lojrat e ujit iu heqin stresin psikologjik dhe i zhdërvjelltësojnë. Nëse ju e ndaloni duke i thënë “pusho!”, “mos lëviz!”, do ta pen-goni në eksperimentimin e trupit, emocionit dhe aftësisë së tij.

Vizatimi Për trevjeçarët vizatimi është ar-gëtim i madh. Fëmijët dëshirojnë t’i prekin gjitha sendet me gishta, për të ndier format. Të zbulosh çdo ditë nga një send, është emocion shumë i madh dhe fëmijët pastaj duan t’i vizatojnë këto emocione.Vizatimet e tyre janë shkarravina, por shumë të rëndësishme. Me çdo vizatim ata na flasin. Me tre vija të shtrembra ai na ka treguar: “shtë-pia ime...” imagjinare. Të rriturit duhet të ndalen, ta shohin dhe “ta dëgjojnë” këtë tregim. Me shtëpi-në e vizatuar si shkarravinë, ai po na flet për veten e tij. Dëgjojeni!

328

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët

PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

FËMIJA NË TAVOLINËN E NGRËNIES

vetëm me edukimin e ngrënies, dhe jo me sasinë që ha. Një fëmijë pa oreks do të hajë shumë mirë, nëse nuk i kërkohet kjo me dhunë, nuk i bërtitet dhe ftohet të marrë pjesë në bërjen e pazarit, në përgatitjen e ushqimit, në larjen e perimeve dhe frutave dhe shtrimin e tavolinës. Nëse merr pjesë me qetësi në të gjitha këto, nuk është më problem se nuk ulet të hajë. Po të zbatohet ky ritëm me kënaqësi, do të vini re se po ky fëmijë së shpejti do të hajë me oreks.

Fëmijët që rrinë gjatë në tavolinë dhe mbajnë ushqimin në gojë, nuk duhen ushqyer me çdo kusht. Nëse nuk ka mbaruar së ngrëni, atëherë kërkojini të ngrejë nga tavolina pjatën e tij dhe i thoni: “Tani ne do të çohemi”.

Që para moshës tre vjeç e më pas, fëmijët duhen mësuar të hanë vetë dhe duhen lejuar të bëhen pis. Një fëmijë mund ta fusë një lugë në gojë dhe një ta hedhë në kokë, ose në vesh. Ai ushqehet vetë, ushqen edhe kukullën. Nëna duhet të ketë durim, po t’i prishet pastërtia. Kurrë nuk i duhet bërti-tur: “Çfarë bën, unë sapo e lava!”

Është mirë që shumë herët fëmijës t’i caktohet vendi në

tryezë, që të hajë me të rriturit. Gjatë ngrënies, nëna nuk duhet të kujdeset dhe t’i rrijë gati për çdo gjë. Prej moshës 2-3 vjeç, një fëmijë duhet të lahet vetë, të vi-shet vetë dhe të ushqehet krejt i pa-varur. Ai duhet të mësojë se, nëse dëshiron të ketë vendin e tij në tryezë me të rriturit, duhet të arri-jë të zbatojë rregullat e tavolinës: duhet të mësohet të mbushë vetë gotën, të presë me thikë, të vërë pjatat dhe t’i ndërrojë ato. Tavo-lina është një vend harmonie dhe bisedimi, ku të gjithë bien dakord dhe secili bën pjesën e tij. Të hash me të rriturit në tavolinë është një vlerësim. Nëse fëmija nuk arrin të zbatojë rregullat e tavolinës, duhet ngushëlluar për trishtimin (se do të hajë më vete, para të tjerëve, sepse është i vogël). Më pas nuk duhet ndaluar të vijë në tavolinë, por ama nuk duhet të shqetësojë të tjerët.

Shqetësimi i prindërve, kur fëmija nuk është i sëmurë, duhet të lidhet

329

.Kjo për fëmijën do të thotë “nëse ti rron sipas dëshirës tënde, unë duhet të punoj dhe të vuaj”. Nënat duhet të kenë kujdes, sepse u bër-tasin vajzave edhe më shumë se sa djemve, sepse iu ngjajnë më shumë me veten. Mos e kini mendjen të dukeni pastër, tani është koha për të rritur fëmijën, jo për t’u dukur.

EDUKIMI I PASTËRTISË

Gjithmonë duhet kërkuar pas-tërti në jashtëqitje vetëm te fëmijët që kanë arritur të ecin li-risht, të vrapojnë e të kacavirren. Gjithashtu, vetëm pasi fëmija të ketë mësuar veprimet agresive: të gjuajë topin fort, të përpunojë sende me duar të shkathta, të jetë pronar i lëvizjeve “hip dhe zbrit” për të paktën pesë shkallë, të bëjë sforcime, të luajë me trupin e tij, të mësojë të përdorë thikën dhe gër-shërën, të ngrejë pesha “të rënda”.

Para periudhës së kopshtit, në mjedisin e të cilit fëmijët që nuk tregojnë nevojat mund të ndihen keq, duhet të vendosen në “miqë-sira” shoqërie me tre-katër fëmijë të tjerë moshatarë. Në këtë shoqëri fëmijët janë të gëzuar, me besim dhe të dashur nga prindërit, edhe kur janë të ndotur. Inteligjenca e tyre spontane në lojë i bën të hyjnë në garë me fëmijët e tjerë më të shkathët se ata. Duke qenë të lirë ta bëjnë këtë garë ndërkohë që lu-

ajnë (të pastresuar nga konkurimi), këngët dhe vjershat, përrallat dhe përkëdhelitë u pasurojnë të folurën dhe fjalorin.

Kur fëmija të ketë mbërritur 3 vjeç, prindërit duhet t’i kenë treguar atij emrat e të gjitha pjesëve të trupit sipas fjalorit, gjë që prindërit e bëjnë gjysma-gjysma. Ndodh që fëmijë 5-vjeçarë nuk njohin emrin e veçantë të gishtit dhe të thoit, ngatërrojnë qepallën me qerpikun, sytë me vetullën, go-jën me buzët, ngjyrën e syve dhe të flokëve, emrin e organit sek-sual të tyre. Përfytyroni një fëmijë mashkull, të cilit i është thënë se penisi (organi i tij seksual) e ka emrin “zogu”, apo një vajze që i është thënë se vagina (organi i saj seksual) e ka emrin “lulja”. Pastaj vijnë zogjtë në pemë dhe në dritare dhe lulet në vazo dhe në lulishte. Çfarë telashi!

Pasi fëmija ka arritur të flasë, të zotërojë trupin, të luajë për kënaqë-si, pa u bërë me faj për sjelljet e tij, ai do që t’i ngjajë sjelljeve të të rriturve. Vjen momenti kur fëmija fillon të interesohet për jashtëqitjet e të rriturve. Atëherë i shpjegohet gjithçka. Por është shumë e rëndë-sishme të mos detyrohet edhe ai ta bëjë. Fëmija ka kënaqësinë ta zotërojë sjelljen e tij për jashtë-qitjen, thjesht sepse “do edhe ai të jetë i madh”. Ndihet krenar kur ia arrin dhe ngushëllohet nëse

3 - 4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

330 PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

dështon; lumturohet kur hiqet pa-nolina. Zakonisht femrat e arrijnë këtë më shpejt se meshkujt. Është e rëndësishme t’i shpjegohet me fjalë fëmijëve, se urina dhe nevoja janë të ndryshme. Gjithashtu fëmi-jëve meshkuj duhet t’i kërkohet ta bëjnë jashtëqitjen ulur, por urini-min në këmbë.

Deri në moshën dy – tre vjeç, fë-mijët nuk dinë të bëjnë dy gjëra njëkohësisht. Nëse gjatë jashtëqi-tjes vërejnë një lodër që u intere-son, e lënë “punën” e parë, merren me të dytën. Nuk duhen qortuar kurrë.

Ndodh me fëmijët që janë edu-kuar shpejt për jashtëqitjet, ga-bimisht, në fi llim të kopshtit ose në klasën e parë t’u shpëtojë pa dashur në klasë. Kjo ndodh sepse fi llimisht është edukuar për t’i bërë qejfi n prindërve. Fëmija turpërohet shumë, nëse e tallin në këtë rast. Kjo mund të rregullohet, duke e qetësuar dhe duke i shpjeguar. E njëjta gjë ndodh edhe nëqoftëse fi l-lon të urinojë natën. Nuk ka asnjë nevojë për t’u mjekuar.

Edukimi për nevojat personaleNë moshën trevjeçare fëmijët i kanë mësuar plotësisht rregullat e tualetit, megjithëse më parë fëmi-ja juaj mund të ketë përdorur një uturak në vend të banjës. Por tani, duke u përgatitur për kopsht, ai duhet të mësohet të përdorë banjën

në shtëpi dhe jashtë. Hapi i parë në këtë proces është të vendoset uturaku ngjitur me WC-në (banjën) – që fëmija juaj të mësohet të shkojë në banjë. Kur ai të jetë mësuar me uturakun në banjë, gjeni një pajisje për ta vënë pranë banjës, për shembull një stol ku fëmija juaj të mund të hipë dhe të zbresë vetë. Këtë mjet ai do ta përdorë edhe për të vendosur këm-bët, ndërkohë që është në banjë. Pas kësaj faze, mund ta hiqni uturakun.

Djemtë e vegjël zakonisht ulen për të urinuar, por pak më vonë ata do të fillojnë të imitojnë baballarët ose vëllezërit e mëdhenj dhe do të urinojnë në këmbë. Kur djali juaj të mësojë ta bëjë këtë, sigurohuni që ai të ngrejë më parë kapakun e banjës. Përgatituni që të pas-troni më shumë rreth banjës për disa kohë, se ndonjëherë ai nuk ka “nishan” të mirë.

Jashtë shtëpisë, mësojeni fëmijën tuaj të njohë banjat dhe nxiteni të përdorë banjat publike, sa herë të ketë nevojë. Do të keni nevojë ta shoqëroni dhe ndihmoni në fillim, por ai duhet të arrijë të veprojë vetë gjatë vitit të pestë. Megjithatë, sa herë është e mundur një i rritur apo një fëmijë më i madh duhet ta shoqërojë atë, ose të paktën të presë jashtë derës.

Gjithashtu duhet t’i mësoni që ndonjëherë, ai duhet t’i kryejë ne-

3313 - 4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

vojat e tij kur ka mundësi, edhe përpara se të ndiejë një nevojë të fortë për t’i kryer, për shembull, para se të dalë nga shtëpia. Kjo do t’i bëjë shëtitjet, lojrat me shokët ose udhëtimet, më të këndshme. Megjithatë, ndonjëherë mund të mos gjendet një banjë afër, kur fëmija juaj ka nevojë. Kështu, mund t’ju duhet ta mësoni të uri-nojë jashtë. Ky nuk është prob-lem për djemtë, por vajzat duhet të mësohen të ulen, që këmbët dhe rrobat e tyre të mos bëhen pis. Ju mund ta ndihmoni vajzën tuaj, duke i treguar pozicionin e duhur dhe duke e ndihmuar kur ulet.

Gjatë gjithë kësaj, në fillim do të jetë e nevojshme ta ndihmoni fëmijën në banjë – brenda apo jashtë shtëpisë. Ndihmojeni të pastrohet, por edhe gjatë veshjes e zhveshjes. Ju duhet t’i krijoni atij besim, që më vonë t’i kryejë vep-rimet vetë dhe shumë shpejt ta lini vetëm, duke respektuar intimitetin dhe personalitetin e tij.

Përpara se të shkojë në kopsht, ju duhet ta mësoni të dijë të kujdeset për veten. Për shembull, një vajzë e vogël duhet mësuar të pastrohet mirë e me kujdes, veçanërisht pas jashtëqitjes, sepse kontakti midis jashtëqitjeve (nevojës) dhe uretrës (daljes së urinës) ose vaginës (or-ganit seksual të vajzave) mund të çojë në infeksione vaginale. Një djalë duhet të mësojë të ulë pan-

tallonat. Për ta bërë këtë sa më të thjeshtë të jetë e mundur, vishini fëmijës suaj rroba të cilat mund t’i heqë pa nevojë për ndihmë.

Për fëmijët e të dyja sekseve, pan-tallonat me rrip llastiku ose pan-tallonat e shkurtra janë rrobat më të rehatshme në këtë moshë. Edhe një fustan me mbathje me llastik, do të bëjë punë për vajzat.

Urinimi në shtrat Nëse fëmija juaj urinon në shtrat në mënyrë të vazhdueshme, ky problem mund të zhduket me ka-limin e kohës. Mjekimi nuk është i këshillueshëm gjatë këtyre viteve, dhe fëmija nuk duhet ndëshkuar apo tallur. Ai nuk urinon në shtrat me qëllim. Pakësimi i lëngjeve apo zgjimi për të shkuar në banjë nuk do të të sjellë ndonjë ndryshim të madh, por po ta siguroni atë se urinimi në shtrat nuk është prob-lem i madh, mund ta ndihmoni që të mos ndihet në turp. Gjithashtu sqarojini që urinimi në shtrat nuk është faj i tij dhe që nuk do të ndodhë kur të rritet.

Fëmija juaj do të arrijë të kon-trollojë urinimin midis moshës 2-4 vjeç. Kalimi nga panolina tek uturaku duhet të vijë natyrshëm. Është mirë që ju të mos kërkoni ta shpejtoni vetë kontrollin e ujit të hollë përmes qortimeve, kërke-save ose veprimeve të mësuara për fëmijën para kohës kur ai mund të

332

ecë, të vrapojë lirisht e të ngjisë e të zbresë së paku 5 shkallë. Mund të ndodhë që fëmija të mëso-het ta mbajë dhe të tregojë urinën gjatë ditës. Megjithatë, natën ai mund të mos zgjohet dhe urinon në shtrat. Për të mos ta dëmtuar fëmijën, ju duhet të vazhdoni edhe për disa muaj të tjerë t’i vishni pa-nolinë, vetëm për natën. Kujdes nga përdorimi i plastmasit në dy-shek. Ai dëmton gjumin dhe shën-detin e fëmijës.

Por nganjëherë urinimi në dyshek mund të fillojë prapë, edhe shumë kohë pasi fëmija ka mësuar të tregojë nevojat e tij. Pas moshës 3 vjeçare për vajzat, dhe pas moshës 4 –5 vjeçare për djemtë, vazhdimi i urinimit natën apo fillimi i tij prapë, mund të vijë nga emocio-net apo një ndjeshmëri e veçantë e fëmijës. Mund të jetë për shkak të xhelozisë për lindjen e një fëmije tjetër nga prindërit, por edhe nga sikleti i situatave të reja (për shem-bull, fillimi i kopshtit, emocionet dhe streset e fillimit të klasës së parë etj).

Shumica e fëmijëve që vazhdi-misht urinojnë në shtrat, nuk kanë qenë asnjëherë plotësisht të thatë natën. Disa mund të kenë fshikëz të vogël urine dhe si rrjedhojë nuk mund të rrinë një natë të tërë pa urinuar. Në raste të tjera, kontrolli i fshikëzës së urinës fitohet më ngadalë.

Për një fëmijë që nuk i ka pasur këto probleme për një periudhë prej gjashtë muajsh apo më shumë dhe që fillon papritur të urinojë përsëri në shtrat, problemi mund të jetë fizik apo emocional. Nëse këto gjëra ndodhin dhe gjatë ditës, urinon gjatë gjithë ditës apo anko-het se ka djegie apo dhimbje kur urinon, ai mund të ketë një infek-sion në kanalin e urinës ose ndonjë problem tjetër. Në secilin nga këto raste, kontaktoni menjëherë me pediatrin tuaj.

Çfarë NUK duhet të bëni: • Mos i bërtisni - do të ndihej në

faj dhe mund të keqësonit pro-blemin e tij (do të shkojë në sh-trat i shqetësuar dhe nuk do të zgjohet në kohë).

• Në mëngjes ndërrojeni, pa i kushtuar shumë vëmendje asaj çka ka ndodhur, sidomos po e patë që ndihet keq.

• Përpiquni të mbani në familje një atmosferë të qetë dhe pa tension.

• Mos e tallni për këtë problem dhe mos ia tregoni të tjerëve, për të do të ishte një turp i madh. Nëse ky shqetësim nuk zhduket, flisni me pediatrin.

FËMIJËT DHE GJYSHËRIT

Nëse fëmija është mbi 3 vjeç dhe nuk i pëlqen të rrijë me

PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

333

gjyshen, atij mund t’i kërkohet të rrijë me gjyshen, edhe pse nuk i pëlqen shumë, por për një kohë të shkurtër. Nëna mund t’i shpjegojë fëmijës se “ata janë prindët e mi dhe më kanë rritur mua, ndaj i dua dhe dua t’iu bëj qejfin”. Në këtë rast edhe fëmija ka një përfitim. Nga një stil i ndryshëm jetese i gjyshes së tij, fëmija kupton ndryshimin e brezave, ndryshimin e familjeve dhe të zakoneve. Ai kupton më mirë se njerëzit janë të ndryshëm. E ka më të lehtë të pranojë sjelljet e ndryshme të shokëve të tjerë, me të cilët njihet dhe luan, kupton më mirë miqësitë dhe tolerancën soci-ale. Sigurisht që fëmija nuk duhet detyruar asnjëherë.

Pse gjyshërit janë të çmuar për fëmijët?Është dicka shumë e mirë për çdo fëmijë që në këtë moshë të mësojë historinë e familjes së tij, të fisit, të origjinës. Ai duhet të dëgjojë për vendlindjen dhe historinë e popu-llit të tij. Kjo këshillë nuk lidhet me mësimin nacionalist, por me formimin e personalitetit të shën-doshë tek fëmija.

Fëmijët kanë nevojë për kontakt me njerëzit që i përkasin së kaluarës së prindërve. Kjo mbush boshllëkun që ka fëmija për të kaluarën nga vijnë. Njohja nga afër me të kalu-arën tënde është një energji jetike, që forcon karakterin dhe personali-tetin. Gjyshërit janë transmetuesit më të mirë të këtij informacioni.

Ata ia tregojnë të kaluarën fëmijës kur flasin dhe lozin bashkë, dhe jo si mësim të mërzitshëm.

Që në moshë të vogël, gjyshja këndon dhe i mëson të këndojë edhe fëmijës, i mëson si të ru-ajë trupin, duke u kujdesur edhe ajo për të sajin, i mëson lojëra të zgjuara. Gjyshërit janë idealë për t’i mësuar fëmijës “hilet” e pa-fajshme dhe çapkënllëqet. Në këtë mënyrë fëmijët mësojnë se duhen pranuar defektet dhe veset te vetja, pa u gjykuar ashpërsisht. Ata janë njerëz që pranojnë të tallen prej fëmijëve.

Gjyshërit u mësojnë historitë: si janë martuar, si kanë udhëtuar dhe çfarë ka ndodhur. U mbushin plot shpirtin fëmijëve me kohët, vesh-jet, ngjarjet, duke u lexuar librat dhe përrallat, proverbat dhe mitet, u pasurojnë gjuhën me shprehjet dhe dialektet. Gjyshërit u tregoj-në fëmijëve emrat, historitë dhe pronësinë e sendeve të vjetra të familjes, fotot e kujtimet, zakonet e të parëve, ngjarjet që kanë ndo-dhur në jetën e shtëpisë, shumë kohë më parë sesa të lindte vetë fëmija. Gjyshërit lidhin në imagji-natën e fëmijës dhe fantazinë e “jo të vërtetës” me botën e vërtetë. Tek ata përrallat shndërrohen në realitet. Jeta dhe vdekja bëhen më natyrale dhe të pranueshme.

Gjyshet i mësojnë fëmijët të gatu-ajnë, të qepin rrobat e kukullës, të

3 - 4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

334 PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

bëjnë ëmbëlsira, janë të gatshme “të bëjnë një lojë”. Ato janë një vesh i sigurt për sekrete dhe iu mësojnë fëmijëve si të ruajnë një bisedë që iu është thënë në mirëbesim. Gjyshërit japin durim dhe kohë.

Si mund të ndihmohen gjyshërit?Dikush ka thënë se “një popull nuk ka fëmijë, nëse nuk ka pleq”. Gjyshërit nuk duhen parë si “mjete të tejkaluara”, edhe pse ndodh që ata të duken ndryshe nga më parë. Kjo ndodh sepse shumë prej tyre bëjnë jetë më të varfër, kanë dalë në pension dhe askush nuk ka më nevojë për talentin e tyre, aftësitë e tyre në punë, dijet e tyre profe-sionale.

Nënat dhe baballarët duhet të ndih-mojnë gjyshërit në mënyrë serioze. Së pari, duhet menduar për ata si njerëz, që kanë jetë intime, emo-cione dhe ndjenja, si çdo moshë tjetër. Ata kanë një rol në shoqëri dhe një nevojë të madhe për ta ush-truar këtë rol. Gjyshërit nuk duhen nënvlerësuar në nevojën për inti-mitet dhe për pavarësi ekonomike, duhet të nxiten për udhëtime, qoftë edhe të shkurtra, për shoqëri me moshatarët e tyre, për ndjenjat e tyre. Duhet të ndihmohen të jetoj-në me dashuri, të respektohen në hapësirën private, në veshje dhe tualet, në domosdoshmërinë për të qenë të lirë dhe jo siç ndodh, si “gur rezervë”.

Gjyshërit janë prindërit që mund të luajnë rol të madh në lumturinë e fëmijëve të fëmijëve të tyre.

PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORET

Edukatoret e çerdheve dhe kop-shteve duhet të njohin mirë

psikologjinë e fëmijës në këtë moshë.

• Prindi duhet të jetë lidhësi që transferon fëmijën nga gjiri i vet, në gjirin e grupit. Në fi-llimin e vajtjes në kopsht nuk duhet të lejohen shkëputje të fëmijës nga jeta familjare, drejt e në jetën shoqërore të grupit. Për këtë nuk ka kuptim rregu-llorja e shumë kopshteve, e cila e lë prindin jashtë, te porta me hekura.

• Fëmijët e moshës tre-gjashtë vjeç, të cilët kalojnë disa orë të ditës në kopsht, në fillim nuk e kanë të lehtë. Është mirë nëse nëna shoqërohet me të, shëtit bashkë me fëmijën kopshtin, banjën, hapin bashkë çezmën, hapin dollapët e lodrave, njihen bashkë me fëmijët e tjerë dhe me nëna të tjera. Të gjitha këto e bëjnë kopshtin dhe shoqërinë një vend miqësor, të dashur dhe të sigurtë.

• Çdo fëmije i duhet thënë se kop-shti është një vend për të cilin mami dhe babi ka punuar dhe

3353 - 4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

ka dhënë kontribut të madh, në mënyrë që ai dhe shokët e tij të kënaqen sa më shumë.

• Takimi dhe pranimi i fëmijës në kopsht duhet të bëhet nga grupi i fëmijëve të tjerë. Te dera e kopshtit fëmija duhet të ftohet nga grupi i fëmijëve në një ak-tivitet mëngjesor, përshëndetje në kor, muzikë ose koncert. Fëmija mund të vrapojë në këtë argëtim me dëshirë, dhe jo për t’iu bindur edukatores.

• Edukatoret kurrë nuk duhet të përpiqen të zëvendësojnë në-nën. Nëse një fëmijë është i li-dhur me mësuesen dhe ajo e le-jon të shprehet dhe e vlerëson, duhet pasur gjithmonë kujdes që nëna të mbetet kryesore në sytë e fëmijës, që do të thotë të mbetet po kaq e respektuar dhe e zonja dhe me vlera. Edukator-ja duhet gjithmonë ta respek-tojë nënën në sytë e fëmijës.

• Edukatoret duhet t’i organizoj-në programet dhe lojrat për fë-mijët gjithmonë në grup. Edhe rregullat e lojës dhe elementet e disiplinës duhet t’i shpjegoj-në dhe diskutojnë me grupin e fëmijëve.

• Rregullat e lojës duhet t’i ven-dosin vetë fëmijët. Detyra e edukatorëve është të ndihmo-jë respektimin e rregullave të tyre dhe disiplinën e kohës, mirëmbajtjes së mjedisit dhe vëndeve të caktuara për lojra të ndryshme. Fëmijët marrin pjesë

me shumë gëzim në vendimet e rëndësishme dhe në zbukurimin e mjedisit.

• Çdo fëmija ka një talent, aftësi, dhe është detyra e edukatorit përballë fëmijës ta zbulojë, ta rrisë dhe ta vlerësojë. Fëmijët nuk duhet të ndihen nën provë aftësish, por duhet të nxiten, duke lavdëruar talentet që kanë. Tabelat e fëmijëve shembullorë nuk janë aspak të dobishme, përkundrazi janë antiedukative. Lavdërimet për sukseset e arri-tura duhet t’i jepen grupit të fëmijëve.

• Fëmija ka nevojë edhe për imagjinatën në aktivitetet e organizuara në grup. Lojrat e fëmijëve duhet të jenë krijuese, të lira dhe të udhëhiqen nga vetë fëmijët sipas dëshirës së tyre.

• Të gjitha mësimet e programit duhen dhënë nëpërmjet lo-jës. Do të ishte mirë që dhe të rriturit të bënin si fëmijët: të mësojnë dhe punojnë, duke u argëtuar si ata. Ndryshe nga ç’mendohet, lojrat janë shumë serioze, veçanërisht për zhvilli-min e mendjes, formimin e per-sonalitetit dhe mësimeve për jetën.

• Edukatori nuk duhet të flasë duke dhënë urdhëra: “Dëgjoni këtu! Më shikoni në sy!” etj., por duhet t’i ftojë fëmijët në bisedim duke ui thënë : “A e dini se...? Çfarë mendoni për....? Po

336

sikur...? A do t’ju pëlqente ?...” Nëse edukatori gjen mënyrën e duhur të komunikimit dhe të edukimit, fëmijët e dëgjojnë vetë.

Është e rëndësishme që prindërit e fëmijëve ta trajtojnë edukatorin si një mik dhe një partner të denjë në edukimin e fëmijës, dhe kopshtet si vende për të cilat edhe ata kanë përgjegjësi.

VIZITA TEK PEDIATRI

Fëmija juaj parashkollor duhet të vizitohet nga pediatri një

herë në vit. Tani që ai komunikon më shumë, disa vizita që më parë nuk mund të bëheshin, tani janë të mundura. Veçanërisht, tani mund të bëhet testi i dëgjimit dhe shi-kimit.

Dëgjimi Rreth moshës katër vjeç fëmija juaj mund të flasë aq sa të për-shkruajë tinguj të ndryshëm. Një kontroll i përgjithshëm për dëgji-min mund të bëhet duke përdorur tinguj me frekuenca të ndryshme. Ky test duhet përsëritur çdo vit ose një herë në dy vjet.

ShikimiNë moshën tre ose katër vjeç fëmi-ja juaj arrin të kuptojë drejtimet dhe të bashkëpunojë për të bërë një test shikimi. Në këtë moshë

mprehtësia e shikimit të tij duhet të jetë 20/40 ose më shumë, duke u përmirësuar në 20/30 në moshën pesë vjeç. Nëse nuk është në këtë nivel, ai do të ketë nevojë të vizi-tohet nga një pediatër okulist.

Kini parasysh!

Paraqituni patjetër tek mjeku pediater i këshillimores, nëse

fëmija deri në moshën 4 vjeç:• Nuk mund të hedhë një top me

dorë.• Nuk mund të kërcejë në vend• Nuk mund të ngasë një biçik-

letë.• Nuk mund të mbajë një shkumës

me gishtin e madh dhetë tjerët. • Ka vështirësi të shkarravisë në

një letër.• Nuk mund të grumbullojë katër

blloqe.• I ngjitet ende prindërve dhe qan

kur ata e lënë vetëm.• Nuk tregon interes në lojrat

ku ndërveprohet me fëmijët e tjerë.

• Nuk përfill fëmijët e tjerë• Nuk i përgjigjet personave që

nuk janë të familjes.• Nuk merr pjesë në lojrat e fan-

tazisë.• Kundërshton kur e veshin, fle

dhe shkon në banjë.• Shqelmon pa kontrolluar veten,

kur është i inatosur apo i mërzi-tur.

• Nuk mund të kopjojë një rreth

PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

337

Disa këshilla të përgjithshme për prindërit dhe edukatorët

3 - 4 VJEÇ KËSHILL A PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

• Nuk përdor fjali më të gjata se me tre fjalë.

• Nuk përdor “unë” dhe “ti” në mënyrën e duhur.

• Thirreni fëmijën në emër.• Uluni në lartësinë e fëmijës, që të jeni përballë tij dhe shikojeni në sy kur

i fl isni.• Mos përdorni fjalën “gabim” ose “keq” për veprimet që bën fëmija. Nëse

duhet ta qortoni, mos thoni ”ti nuk je i mirë”, por “kjo që bëre nuk ishte gjë e mirë”.

• Mos i thërrisni fëmijët me nofka, si: fl okëkuqi, bufi , quksja etj.• Mos lejoni që fëmija të thirret në grup me nofka. Nëse ndodh, vendosni

grupin e fëmijëve në rreth që të thonë emrat e njëri-tjetrit.• Mos lejoni që ndonjë fëmijë të qëndrojë i vetmuar. Përpiquni ta përfshini

në lojë.• Nëse s’dëshiron të luajë, bisedoni me fëmijën. Mos bëni pyetje duke

përdorur “pse”-në. Ndoshta fëmija kërkon më shumë vëmendje nga ju.• Kur fëmija ju drejtohet me pyetje apo për t’ju thënë diçka, ndaloni pranë

tij dhe kthejini përgjigje. Nëse jo, fëmija mund të ndihet i padëshiruar.• Mos i thoni fëmijës “ti s’di”. Fëmijët dinë gjithçka. Jemi ne të rriturit që s’i

kuptojmë.• Mos iu impononi fëmijës. Respektoni ritmet e fëmijës në lojë, biseda etj.• Mos fl isni keq për fëmijën, kur ai është pranë jush. Edhe pse luan,

“veshët” janë gjithmonë tek ju.• Mos shani apo përfl isni prindërit e fëmijës në prani të tij, apo ndonjë

pjesëtari tjetër të familjes. • Mos tregoni keqardhje ndaj fëmijës apo shprehje të tilla, si: “I shkreti,

është jetim”, “I shkreti, s’ka të hajë”, “I shkreti, ka nënën të sëmurë”.• Respektoni fëmijën dhe bëni të ndihet i barabartë me të tjerët.• Dëgjoni zërin e fëmijës. Vëruni veshin fjalëve që thotë.• Ndëshkimet nuk ndihmojnë në zhvillimin e drejtë të fëmijës. Ato çojnë

në një vlerësim të ulët dhe negativ ndaj të tjerëve. Rrahjet dhe ndësh-kimi i bëjnë shumë keq fëmijës suaj.

• Mos e përfi ll sjelljen e fëmijës, kur ai bën diçka të papërshtatshme.• Lëreni fëmijën të prekë gjithçka. Ai kërkon të shuajë kuriozitetin e tij.

Përjashto mjetet e rrezikshme për të, si: korenti, pusi etj.• Mos u tallni nëse fëmija ju tregon gënjeshtra. Kjo do të thotë që ai ka një

imagjinatë të mirë dhe është normale për moshën.• Respektoni egoizmin e fëmijës. Ai kërkon të ketë gjithçka për vete, edhe

338

juve gjithashtu.• Mos urdhëroni fëmijën të hajë diçka. Ai do të hajë kur të ketë uri.• Nëse doni që fëmijës t’i thoni “jo”, përdorni fjalë të tjera.• Gjeni një mënyrë që t’i tregoni fëmijës suaj se jeni duke e dëgjuar: për

shembull: “Po, e shikoj” etj.• Vlerësoni përpjekjet e fëmijës.• Luani me fëmijën tuaj.• Mos e frikësoni fëmijën për veprimet që bën, duke i thënë: “Do të vijë

teta të bëjë gjilpërën” ose “Do të vijë gogoli” etj.• Mos ndërhyni në grindjet ndërmjet fëmijëve, pervecse kur fi llojnë të

godasin.• Mos përdorni fjalët: “Mos prek”, “Turp” etj.• Lëreni fëmijën t’ju mbajë inat. Mos i mbani mëri për këtë.

PJESA V VITI I KATËRT - MOSHA E FJALËS

339

Pjesa VI

VITI I PESTË

MOSHA E FRIKËS

340

Përpara se ju ta vini re, fëmija që dukej disi i qetë vitin e kaluar, do të bëhet një shpërthim energjie, lëvizjeje, pronësie, trimërie dhe sjell-

jeje, përgjithësisht jashtë kufijve. Ju mund t’ju kujtohen të gjithë provat dhe vështirësitë që keni kaluar kur ai ishte dy vjeç, por tani fëmija juaj po merr një drejtim të ndryshëm. Megjithëse mund të duket se po merret me njëqind gjëra të ndryshme, ai po mëson nga të gjitha këto. Por kjo do të qetësohet (pikërisht atëhere kur ju mendoni se nuk mund të vazhdoni kështu, as edhe një ditë të vetme) dhe rreth moshës pesë vjeç do të jetë një fëmijë më i sigurt në vetvete dhe më i qetë.

4 - 5 vjeç

Një fëmijë 4-vjeçar karakteri-zohet nga:

• Ndjenja e pavarësisë dhe e ndër-gjegjësimit për individualitetin e tij.

• Fillon të flasë fjalë të mëdha, si të rriturit, por pa ia ditur gjith-monë kuptimin.

• Është në gjendje të bëjë lidhjen logjike midis sendeve, ngjarje-ve dhe personave.

• Ai ka kuptuar përfundimisht se është një person më vete dhe i ndryshëm nga prindërit e tij. Kjo i duket edhe si përjashtim dhe shkëputje nga prindërit dhe e shqetëson, pasi mendon që prindërit e tij jetojnë edhe pa të.

• Marrëdhëniet e mira mes nënës dhe babait janë burim gëzimi për të. Nga njëra anë kjo e bën të jetë zemërgjerë, por nga ana tjetër ndien xhelozi dhe zili.

• Nëse prindërit e kuptojnë situ-atën dhe sillen me kujdes, da-shuri dhe kanë marrëdhënie të mira me gjyshërit, e ndihmojnë fëmijën ta kapërcejë xhelozinë.

• Interesi i tij kryesor mbetet trekëndëshi baba - nënë - fëmijë.

• Rritet rëndësia e grupit të moshatarëve, vendit të banimit dhe shoqërisë ku ai jeton.

Ndërkohë, kjo është një moshë e vështirë për t’u trajtuar. Çdo ditë

3414 - 5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

sjell sfida të reja. Emocionet e ndryshme që provon gjatë ditës, bëjnë që ai të duket i sigurt dhe mburravec në një moment dhe i pasigurt dhe ankues në momentin tjetër. Fëmijët katërvjeçarë nuk duan ta ndryshojnë rregullin e ditës dhe lojrat, se nuk do të dinë ç’të bëjnë. Ky fiksim me rregullin dhe rutinën, tregon pasigurinë që ndiejnë gjatë këtyre muajve. Ata tani pëlqejnë të përdorin edhe fjalë jo të hijshme dhe i përdorin më tepër për të gjetur një përgjigje nga ju dhe jo për ndonjë arsye tjetër, pra mos u tregoni të ashpër.

Gjatë këtij viti bie në sy shtimi i ideve imagjinare (fantazive), ku hyjnë “përbindëshat” me të cilët ata flasin në kopsht, ose “dragonj-të” që rrinë poshtë krevatit. Kjo është normale për moshën dhe nuk duhet penguar. Në fakt, tani fëmi-jët përpiqen ta dallojnë të vërtetën nga fantazia, përralla.

Në këtë periudhë të jetës fëmija ka një kujtesë më të mirë. Tani ndihet edhe më shumë një person i ndarë nga prindërit e tij, por nga ana tjetër vazhdon t’i quajë prindërit pronë të vetes (“Mami është vetëm imja”). Në këtë moshë fëmija është thellësisht i interesuar për marrë -dhëniet mes tij dhe prindërve (djalë/ vajzë - baba/nënë), marrë-dhëniet midis dy të rriturve dhe midis nënës dhe babait (këto ma-rrëdhënie për fëmijën mund të

jenë të këndshme, ose të mbushura me xhelozi). Bëhet shumë xheloz, nëse prindërit kërkojnë të lindin fëmijë të tjerë. Tani ngjarjet regjis-trohen në kujtesë për t’u mbajtur mend, shumë më mirë se më parë. Fëmija në këtë moshë nuk e thotë çdo gjë që mendon. Nëse ai nuk ndihet mirë dhe ka pasiguri, mund të fi -llojë të sillet ashtu siç sillej në një moshë më të vogël (2-3 vjeç). Fëmijët tani janë shumë egoistë, mendojnë se çdo gjë që marrin në dorë i takon atyre, mund të rrëmbej-në gjëra të të tjerëve apo të thonë të pavërteta. Sidoqoftë, katërvjeçarët nuk janë as hajdutë, as gënjeshtarë. Ata vetëm po rriten.

Të hapur ndaj shoqërisëTani, fëmijët e kësaj moshe janë më të zotë për miqësira, shoqërira dhe për ndjenja të reja. Duke fi-lluar shkëputjen nga familja, ata arrijnë të bëhen pjesëtarë të gru-peve. Vizitojnë më shpesh të afër-mit dhe kushërinjtë. Kjo tani për ta nuk është më bezdi, por kënaqësi.

Kujdes! • Zgjerimi i marrëdhënieve du-

het të bëhet, por është shumë e rëndësishme që të bëhet nga-dalë, fillimisht me pak shokë, familje dhe njerëz të njohur dhe të sigurt. Gjatë gjithë kohës fëmijët duhet të jenë nën syrin e vëmendshëm të prindërve.

• Mund të ndodhë që fëmija po u la jashtë vëmendjes, të kër-

342 PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

kojë vëmendjen e të huajve. Ai pëlqen çdo njeri që i njeh cilësitë, dobësitë, dëshirat dhe nevojat. Kjo nuk duhet të ndo-dhë pa pjesëmarrjen e prindërve dhe me njerëz të panjohur.

• Kur fëmija rritet vetëm nga një prind, nuk merr kënaqësi-në e zbulimit të marrëdhënies nënë-baba. Ai do të njohë “atë që mungon”. Prindi që ka në shtëpi nuk duhet ta harrojë këtë gjë. Nëse ai është i paqartë në ndjenjat e tij për prindin që mungon, kjo e dëmton dhe e mbyll në vetvete fëmijën 4- 5 vjeç. Koncepti i vdekjes, i fat-keqësisë, i sëmundjes, i burgut është i vështirë për t’u kuptuar në këtë moshë.

• Është shumë e vështirë për një fëmijë 4-5 vjeçar të përballojë horizontin e ri të jetës, nëse do t’i duhet të pranojë idenë se ai është fëmijë i një personi të keq apo kriminel. Mosha e tij nuk e lejon ta gëlltisë këtë.

Tani që fëmija është më i hapur ndaj botës dhe njerëzve, ka më shumë nevojë për zakonet të rregullta je-tese. Për këtë moshë, dyshimet, të papriturat, paqartësitë, pasigu-ritë janë të padurueshme. Ndaj bëhen më të rëndësishme se kurrë zakonet e të rriturve si: sebepet, vizitat, shëtitjet, argëtimet e za-konshme të fundjavës, ditëlindjet, festat familjare, përgatitja për sti-nët e reja, pushimet e verës etj.

Përgatitjet për vitin e ri në kopsht fillojnë që më parë, duke ruajtur në shtëpi orarin e kopshtit. Kjo ndihmon fëmijën të kontrollojë sikletin e ndryshimit dhe ta presë kopshtin me kënaqësi. Në këtë moshë fëmijët mund të bëhen shumë të ashpër me veten dhe me zbatimin e rregullave. Një fëmijë pyet “Mami, a mund të shkoj në ballkon?”. Ata duan të zbulojnë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë. Fillojnë ta shohin botën si një zinxhir rregullash.

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit

ZHVILLIMI LËVIZOR

Fëmija juaj tashmë ka bash-kërendimin dhe ekuilibrin e

një të rrituri. Shiheni atë duke ecur dhe duke vrapuar, duke notuar,

duke ecur i sigurt me hap të madh, duke ecur poshtë e lart shkallëve pa u mbajtur te parmaku, duke ecur në majë të gishtave, duke u rrotulluar dhe duke u hedhur. Ai gjithashtu ka forcën e muskujve

3434 - 5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

për të bërë aktivitete si kapërdimje (kollotumba) dhe kërcime të gjata. Nuk merret vesh se kush është më i gëzuar për përparimin e tij – ju apo ai.

Në padurimin e fëmijës për të pro-vuar sa i pavarur dhe i aftë është, ai shpesh do të vrapojë drejt jush kur të dalë jashtë rruge. Ju duhet të vazhdoni ta kujtoni rregullisht se duhet të presë dhe të kapë dorën tuaj për të kaluar rrugën. Kujdesi është po kaq i rëndësishëm edhe kur ai është pranë ujit. Edhe nëse ai mund të notojë, mbase nuk mund të notojë mirë. Ai mund të shkojë në fund, të frikësohet dhe të harrojë si dilet në sipërfaqe. Pra, asnjëherë mos e lini vetëm në pishinë ose në plazh.

Aftësitë kryesore të lëvizjes në fund të kësaj periudhe

• Rri mbi një këmbë për dhjetë sekonda ose më shumë

• Kërcen, hidhet• Lëkundet, ngjitet• Kërcen mbi një këmbë• Ecën mirë, pa iu penguar këm-

bët• Mban mirë ekuilibrin, duke

qëndruar në një këmbë, me duar të shtrira përpara.

Aftësitë e duarve dhe të gishtave

Koordinimi dhe aftësia e fëmijës për të përdorur duart e tij, janë të zhvilluara pothuajse plotësisht në

këtë moshë. Si rezultat, ai po bëhet i zoti të kujdeset për veten. Ai tani mund të lajë dhëmbët vetë dhe të vishet me pak ndihmë, madje edhe mund të lidhë këpucët vetë.

Ju do të vini re se ai i përdor duart me më shumë kujdes kur vizaton. Ai do të vendosë që në fillim se çfarë do të vizatojë e më pas do ta vazhdojë punën. Figurat e tij mund të kenë trup ose jo, dhe këmbët mund të dalin nga koka. Por tani ato do të kenë sy, një hundë dhe një gojë, dhe më e rëndësishmja, për fëmijën tuaj ata janë njerëz. Për shkak të rritjes së kontrollit të duarve të tij, arti në përgjithësi po bëhet më emocionues për të. Aktivitetet më të pëlqyera për të mund të përfshijnë: • Të shkruajë dhe të vizatojë, të

mbajë letrën në një dorë dhe lapsin apo shkumësin në dorën tjetër.

• Të vizatojë dhe të kopjojë for-ma gjeometrike, si një yll apo një romb.

• Lojrat me letra.• Vizatimin me furçë apo me anë

të gishtave.• Lojën me argjilë, plastelinë.• Prerjen dhe ngjitjen.• Ndërtimet e vështira, me shumë

blloqe

Këto lojra jo vetëm që do ta ndih-mojnë të përmirësojë shumë nga aftësitë e tij, por gjithashtu që të zbulojë kënaqësinë e të krijuarit të gjërave vetë. Për më tepër, duke

344 PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

pasur sukses, duke i bërë mirë këto aktivitete, do t’i rritet vlerësimi për vetveten. Ju mund edhe të da-lloni “talente” të caktuara që do të shfaqen gjatë punës së tij, por kjo moshë nuk është e këshillueshme për ta nxitur atë në një drejtim apo në një tjetër. Vetëm sigurohuni që t’i jepni atij shumë mundësi, që të mund t’i ushtrojë këto aftësi. Ai do të marrë drejtimin që i pëlqen më shumë.

Aftësitë kryesore të duarve dhe gishtërinjve në fund të kësaj periudhe

• Bën vrima në një copë letër, duke përdorur gishtërinjtë.

• Bashkon pikat e vizatuara më parë, për të formuar një fi gurë të plotë.

• Kopjon trekëndësha dhe forma të tjera gjeometrike.

• Vizaton një person me trup• Riprodhon/shkruan disa gër-

ma.• Vishet dhe zhvishet pa ndihmë.• Përdor pirunin, lugën dhe (ndo-

njëherë) thikë buke.• Zakonisht kujdeset për nevojat

e tij personale.

ZHVILLIMI I GJUHËS DHE TË FOLURIT

Rreth moshës katërvjeçare, af-tësitë gjuhësore të fëmijës

do të lulëzojnë. Ai tashmë mund

të shqiptojë shumë nga tingujt në gjuhë, me përjashtim të: f,v, s, që mbase do të jenë të vështira për të deri në mes të moshës pesëvjeçare, dhe ai mund të mos të arrijë ta thotë mirë sh, l, th dhe r deri në moshën gjashtë vjeç ose më vonë.

Fjalori i fëmijës tuaj tashmë do të shtrihet deri në rreth 1500 fjalë, dhe ai do të rritet me 1000 fjalë të tjera ose më shumë, gjatë këtyre viteve. Ai tashmë do të thotë his-tori të ngatërruara, duke përdorur fjali më të vështira, me tetë fjalë. Tani nuk do t’ju tregojë vetëm gjërat që i ndodhin dhe nevojat e tij, por edhe ëndrrat dhe fantazitë.

Gjithsesi mos u çudisni nëse disa nga fjalët që do të thotë, nuk janë ato që doni të dëgjoni. Tani ai ka mësuar sesa të fuqishme mund të jenë fjalët, dhe do ta që ta për-dorë këtë fuqi, për të mirë dhe për të keq. Kështu që nëse fëmija juaj katërvjeçar është si të tjerët, ai në disa raste do të jetë shumë urdhërues, mbase duke ju urdhë-ruar “të mos fl isni më” ose duke thirrur shokët e lojës “hajdeni këtu menjëherë”. Për ta larguar nga kjo mënyrë të foluri, mësojeni fëmijën tuaj si të përdorë “të lutem” dhe “faleminderit”. Por gjithashtu vini re me vëmendje se si ju, të rritu-rit në familje, flisni me të dhe me njëri-tjetrin. Ka shumë mundësi që ai të përsërisë urdhërat që dëgjon më shumë.

3454 - 5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

Fëmija juaj gjithashtu mund të për-dorë shumë sharje në këtë moshë. Nga pikëpamja e tij, këto janë fja-lët më të fuqishme nga të gjitha. Ai dëgjon të rriturit t’i thonë ato kur janë shumë të nevrikosur ose të emocionuar dhe nuk e kupton se pse kur i përdor ai, ata e qortojnë. Cila është mënyra më e mirë për ta ndaluar këtë sjellje? Bëhuni një shembull i mirë dhe përpiquni të mos i përdorni këto fjalë, edhe në momentet që jeni të stresuar. Veç kësaj, përpiquni të kufizoni për-dorimin e këtyre fjalëve, po pa i rënë shumë në sy. Ai ndoshta nuk e di kuptimin e tyre; është thjesht energjia e tyre që e gëzon.Kur fëmija juaj është i mërzitur, ju do të vini re që ai do t’i për-dorë këto fjalë si sharje. Sigurisht që kjo është më e preferuar sesa dhuna fi zike, megjithëse mund të jetë shumë shqetësuese për ju. Megjithatë, mbani mend se kur fëmija juaj përdor këto fjalë, ai gjithashtu është i shqetësuar. Nëse ai thotë “të urrej”, ajo çfarë do të thotë me të vërtetë është “jam shu-më i mërzitur dhe dua të më ndih-moni të vë në rregull në ndjenjat e mia”. Duke u mërzitur dhe duke i bërtitur atij, ju vetëm do ta bëni të ndihet konfuz (i paqartë) dhe do ta lëndoni më tepër. Pra më mirë rrini të qetë dhe i thoni se ju e dini që nuk ju urren me të vërtetë. Më pas, lërini të kuptojë që është e drejtë të ndihet i zemëruar, dhe flisni me të rreth asaj që e bëri të shpërthe-

jë. Përpiquni t’i mësoni atij fjalë që e ndihmojnë t’ju tregojë se si ndihet.

Nëse sharjet që përdor janë të leh-ta, përgjigja më e mirë mund të jetë një lojë. Për shembull, le ta zëmë se ai ju quan një “shtrigë të keqe”: ju mund të qeshni dhe t’i përgjigje-ni: “jam duke zier një tenxhere me krahë lakuriqi dhe sy bretkose. Do të hash darkë tani me mua?” Ky lloj humori është një rrugë e shkëlqyer për të larguar zemërimin e tij sipas mënyrës tuaj.

Aftësitë kryesore në fund të kësaj periudhe

• Kujton pjesë të një historie. • Flet fjali me më shumë se pesë

fjalë. • Përdor kohën e ardhme. • Tregon histori të gjata. • Thotë emra dhe adresa. • Njeh dhe gjen të kundërtën e

fjalëve. (Nëse e pyet cila është e kundërta e “i madh”, di të përgjigjet: “i vogël” etj.)

• Kupton gjendjen emocionale të personave të tjerë. (Tregon kur personi shpreh frikë, dësh-përim, buzëqeshje, lodhje.)

• Është në gjendje t’i përgjigjet pyetjeve: “Çfarë ke bërë dje?”. “Çfarë do të bësh nesër?”.

• Fëmija është në gjendje të bëjë dallimin midis kafshëve shtëpiake (një qeni dhe një maceje, një kali dhe pulës etj.).

346

nga kjo, dhe nëse ju e detyroni me zor të mësojë që tani dhe e fusni në siklet, mund të mos t’i pëlqejë të mësojë kur të shkojë në shkollë. Rruga më e mirë është t’i krijoni fëmijës tuaj mundësi të shumta mësimi. Për shembull, kjo është mo-sha e duhur për ta çuar atë në muze, ekspozita dhe kopshte zoologjike, nëse nuk e keni çuar deri tani.

Në të njëtën kohë, ju duhet të re-spektoni interesat dhe talentet e tij. Nëse fëmija juaj duket shumë artist, çojeni atë në muzetë e artit dhe galeritë, ose lëreni të marrë pjesë në aktivitetet parashkollore artistike. Gjithashtu nëse njihni një artist, çojeni për një vizitë, që të shohë sesi është një studio ose sallë koncerti. Nëse ai është më shumë i interesuar për makinat dhe dinosaurët, çojeni në muzeun e historisë së natyrës, ndihmojeni të mësojë të ndërtoje modele dhe pajiseni me vegla dhe lojra ndër-tuese, që do ta lejojnë të krijojë makinën e tij. Cilidoqoftë interesi i tij, ju mund të përdorni libra për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe të hapni horizontin e tij për më tej. Në këtë moshë fëmija juaj duhet të zbulojë kënaqësinë e të mësuarit, në mënyrë që ta presë fillimin e shkollës me gëzim.

Ju gjithashtu do të zbuloni se veç eksplorimit të ideve praktike, fëmija juaj katërvjeçar me sa duket do t’ju bëjë shumë pyetje si: si

Sigurisht, disa herë fëmija juaj nuk ka nevojë të thotë diçka ofenduese që t’ju lodhë – mjafton që të flasë pa pushim. Një zgjidhje për këtë është për shembull, që në vend ta lejoni të përsërisë vjersha pa kup-tim, mësojini disa vjersha humori-stike ose këngë, ose harxhoni pak kohë duke i lexuar disa poema. Kjo do ta ndihmojë që t’i kushtojë më shumë rëndësi fjalëve që thotë, dhe do t’i rrisë më shumë vlerësi-min për gjuhën e shkruar.

ZHVILLIMI NJOHËS DHEI PERCEPTIMIT

Nga mosha katërvjeçare fëmi-ja juaj do të fillojë të zbu-

lojë shumë koncepte bazë, që do t’i mësojë më me hollësi kur të shkojë në shkollë. Për shembull, ai tani kupton që dita ndahet në mëngjes, mbasdite dhe darkë dhe që viti ka katër stinë të ndryshme. Nga koha që hyn në kopsht, ai mund të dijë disa ditë të javës dhe që çdo ditë matet në orë dhe minu-ta. Ai gjithashtu mund të kuptojë numërimin, alfabetin, marrëdhëni-et e madhësive (e madhja përballë të voglës) dhe emrat e figurave gjeometrike (katrori, rrethi, rombi etj).

Ka shumë libra të mirë për fëmijë që i shpjegojnë këto koncepte, por mos u ndieni të detyruar t’i nxito-ni gjërat. Ai nuk ka asnjë përfitim

PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

347

është krijuar bota, ç’është vdekja, si është krijuar dielli dhe qielli. Tani, për shembull, është koha kur do të dëgjoni pyetjen e zakonshme “përse qielli është blu?”. Si shumë prindër të tjerë, ju mund të keni probleme për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve, sidomos me një gjuhë të thjeshtë që fëmija juaj ta kuptojë. Nëse ju ziheni ngushtë, mos sajoni përgjigje, por më mirë mbështetu-ni në librat e fëmijëve. Edukatoret mund t’ju rekomandojnë libra të përshtatshëm për moshën, që t’ju ndihmojnë.

Bëhuni të vëmendshëm…• A është fëmija juaj i interesuar

për të mësuar shkronjat? • A shikon ai libra ose revista

vetëm? • A do ai “të shkruajë” me një

laps ose stilolaps? • A dëgjon me vëmendje gjatë

tregimit të një historie?

Nëse përgjigja është po, atëherë ai mund të jetë gati për të marrë disa nga bazat e leximit (të fillo-jë të mësojë të lexojë, por shumë ngadalë).

Nëse jo, atëherë ai është si shu-mica e fëmijëve të tjerë, dhe do t’i duhen një ose dy vjet më shumë për të zhvilluar gjuhën, shikimin dhe kujtesën e nevojshme, për të filluar të lexojë.

Jo të gjithë katërvjeçarët shprehin dëshirën të lexojnë dhe të dallojnë disa fjalë në libra. Nuk ka arsye që t’ia kërkoni fëmijës këtë. Nëse ju do të punoni me fëmijën që të më-sojë të lexojë gërma dhe fjalë, ai dhe mund të mësojë, por kjo nuk do t’i vlejë në moshën shkollore. Madje disa nga ata fëmijë që lexoj-në shpejt, bëhen baraz me të tjerët gjatë klasës së dyte ose së tretë.

Kujdes!Nëse një nxënës do të jetë i mirë apo i dobët në shkollë, nuk va-ret nga ajo se sa shumë ju e keni detyruar atë të mësojë në moshë

4 - 5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

Disa nga aftësitë e kësaj moshe

• Mund të numërojë 10 ose më shumë sende.

• Thotë saktë emrin e të pak-tën katër ngjyrave.

• Kupton më mirë konceptin e kohës.

• Njeh gjërat që përdoren çdo ditë në shtëpi (para, ushqi-me).

• Fëmija vizaton portretin e tij, të prindërve, motrave, vëllezërve etj.

• Rendit sendet sipas madhë-sisë, nga më i vogli te më i madhi.

• Fëmija dallon shkakun dhe pasojën e një veprimi.

• Fëmija mëson të përdorë, ashtu si prindërit: ditët e ja-vës, fundjavën, stinët, festat e ndryshme (ditëlindjen, Vitin e Ri) etj.

348 PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

më të vogël. Aftësia për të mësuar mirë është shumë e lidhur me en-tuziazmin, me gëzimin e tij për të mësuar. Ky pasion nuk vendoset me detyrim, duke i mësuar fëmijës të lexojë në moshën katërvjeçare. Pasioni i fëmijëve për të mësuar gërmat, fjalët dhe çdo gjë të re është i lidhur me mënyrën se si ai ka luajtur dhe gëzimin që ka për të mësuar gjëra të reja.

Kjo nuk arrihet duke e detyruar atë të kalojë nga argëtimi i lojës në përqëndrimin tek detyra të vështi-ra, për të cilat nuk është gati.

Cila është rruga më e suksesshme për mësimin e hershëm? • Gjatë lojës, lëreni fëmijën të

qetë që të kënaqet me ato që bën.

• Mos e vini të ushtrohet me gërma, numra, ngjyra, figura gjeometrike dhe fjalë. Në vënd të këtyre, nxisni kuriozitetin e tij dhe prirjen për të zbuluar aftësitë sipas mënyrës së tij.

• Lexojini libra që i pëlqej-në, por mos e shtyni të lexojë fjalët.

• Kujdesuni që të mësojë gjëra të reja, por sigurohuni gjithashtu që ato të jenë argëtuese.

Kur fëmija juaj të jetë gati për të mësuar të lexojë, ka mjaft mjete të vlefshme për ta ndihmuar – libra dhe revista, programe televizive edukuese, lojra, këngë etj. Por mos prisni që ata ta bëjnë punën

vetëm. Ju duhet të merrni pjesë. Nëse ai po sheh filma me kukulla ose programe të tjera edukative, uluni me të dhe flisni rreth tyre. Mësimi në një mjedis të ngrohtë dhe mbështetës është çelësi drejt suksesit.

ZHVILLIMI SOCIAL

Nga mosha katërvjeçare fëmi-ja juaj do të ketë një jetë të

mbushur me shokë, dhe ai mund të ketë dhe një shok “të ngushtë” (zakonisht, por jo gjithmonë të të njëjtit seks). Ai do ketë shokë në lagje ose në kopsht, të cilët i sheh shpesh. Po nëse fëmija juaj nuk është regjistruar në kopsht dhe nuk jeton pranë familjeve të tjera? Dhe nëse fqinjët e tij janë më të më-dhenj ose më të vegjël për të? Në këto raste, do të ishte mirë të sigu-ronit aktivitete me fëmijë të tjerë. Parqet, sheshet e lojrave dhe pro-gramet me aktivitete parashkollore do t’ju japin mundësi për të takuar fëmijë të tjerë.

Me të gjetur shokun e tij të lojës, fëmija juaj në moshë parashkollore do të duket i kënaqur. Ju duhet të bëni disa gjëra për të afruar marrë-dhënien e tyre. Më shumë se çdo gjë, nxiteni t’i ftojë këta shokë në shtëpinë tuaj. Është e rëndësishme për fëmijën t’i tregojë anën e mirë të shtëpisë, familjes, dhe gjërat e tij fëmijëve të tjerë. Kjo do ta ndih-

3494 - 5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

mojë atë të krijojë një ndjenjë krenarie. Gjithashtu, përpiquni ta bëni shtëpinë tuaj mikpritëse dhe të dashur për shokët dhe miqtë e tij të vegjël. Ju duhet të kuptoni se shokët dhe miqtë e fëmijës suaj katërvjeçar nuk janë thjesht shokë loje. Ata ndikojnë fuqishëm në të mendua-rin dhe në sjelljen e fëmijës. Ai do të dojë shumë të jetë si shokët e tij, edhe nëse gjatë lojës veprimet e tyre do të thyejnë disa rregulla, me të cilat ju e keni mësuar që nga lindja. Ai tashmë kupton se ka vlera dhe opinione të tjera përveç tuajave, dhe ai mund t’i provojë këto veprime të tjera, duke ju py-etur për gjëra që nuk ja keni lejuar. Sigurisht bëhet fjalë për lodra, ushqime, rroba, ose leje për të parë programe televizive për të rritur.

Mos u dëshpëroni nëse marrëdhë-nia juaj me fëmijën ndryshon, kur fillojnë këto miqësi të reja. Për shembull, ai mund të tregohet i pasjellshëm me ju, për herë të parë në jetën e tij. Kur i kërkoni të bëjë diçka që ai e kundërshton, mund t’ju thotë të pushoni, madje dhe t’ju shajë. Sado e vështirë të jetë për t’u pranuar, kjo mund të jetë një shenjë e mirë, që ai po mëson të kundërshtojë autoritetin dhe të provojë se deri ku mund të shkojë.

Nëse veprimet e tij nuk ju pëlqej-në, është mirë që të flisni me të

dhe t’i tregoni se nuk ju pëlqen ky veprim. Nëse ju do të reagoni me emocion, duke humbur durimin, do ta nxisni fëmijën tuaj të sillet edhe më keq. Urdhërat dhe frenimi në këtë moshë nuk dalin me sukses. Lëreni për pak ta kryejë veprimin e tij. Pas pak muajsh, bisedat me të do të kenë më shumë sukses.

Etika e fëmijës 4-5 vjeç

Kujtohuni se fëmija juaj e ka të nevojshme të krijojë vetë kon-ceptet e të mirës dhe të keqes në moshën 4 – 5 vjeçare. Në këtë moshë, fëmijët kanë një kuptim shumë të thjeshtë për moralin. Kur ai i bindet rregullave me urdhër, nuk e bën këtë sepse është dakort apo se e kupton se çfarë është mirë dhe keq sipas jush. Ai ju bindet për t’iu shmangur ndëshkimeve. Në mendjen e tij është vlerësuar pasoja, jo qëllimi. Pra ai është bin-dur, por nuk është edukuar.

Është mirë që fëmijët të mos ma-rrin leksione për etikën. Ata kanë nevojë për vlerësime të qarta dhe të thjeshta. Nëse e marrin këtë komunikim, ata më vonë janë në gjendje ta përshtasin vetë në mend-jen e tyre, në botën e tyre. Polici i mirë është qetësues për fëmijën, por nuk është e lehtë që ata të kup-tojnë ndryshimin midis forcës së egër dhe fuqisë së vendosmërisë pa egërsi. Vetëm prindërit dhe të rriturit kanë

350

mundësi t’ua bëjnë të qartë fëmi-jëve me sjelljen e tyre, konceptin e përgjegjësisë, personalitetit, të mirësjelljes, të së drejtës dhe ven-dosmërisë, duke i ndihmuar fëmi-jët të ndërtojnë një sistem etik të vërtetë, jo fals.

Gjithashtu, kini kujdes: kur ai bën diçka që s’ju pëlqen, mos e kri-tikoni fëmijën, por vetëm sjell-jen. Kur ai thyen diçka me vlerë dhe e qortoni, ai mendon se ju e qortoni sepse është fëmijë i keq, pavarësisht nëse thyerjen e bëri me qëllim apo pa dashje. Fëmijët e kësaj moshe e bëjnë veten fajtorë, shumë më tepër nga ç’mendojnë prindërit. Në rastin e mësipërm, ai e ka akuzuar veten pa të drejtë.

Është e rëndësishme që fëmijëve t’u mësohet ndryshimi midis aksi-dentit (të bërë pa dashje) dhe vepri-meve që s’duhen bërë. Për ta ndih-muar të mësojë këtë ndryshim, ju duhet ta ndani atë – si person - nga sjellja e tij. Kur ai bën ose thotë diçka që duhet kritikuar, bëjini të qartë se sjellja nuk ishte e mirë, jo ai vetë. Në vend që t’i thoni se është i keq, përshkruani me hollësi se ku ka gabuar. Për shembull, nëse ai ngacmon një motër ose vëlla më të vogël, më mirë shpjegojini që është e gabuar ta bësh motrën të ndihet keq, sesa thjesht t’i thoni “ti je i keq”. Kur ai pa dashje bën diçka të gabuar, qetësojeni duke i thënë se e kuptoni që nuk e bëri me qëllim. Përpiquni që të mos

inatoseni. Nëse ju zemëroheni shumë, fëmija juaj do të mendojë se jeni inatosur me të dhe jo për dëmin që sollën veprimet e tij.

Gjithashtu është e rëndësishme t’i jepni fëmijës tuaj detyra që e dini se mund t’i bëjë dhe më pas lavdërojeni kur i bën ato mirë. Ai tani është i zoti për të marrë përgjegjësi dhe punë të vogla, si për shembull të ndihmojë nënën për të shtruar tavolinën ose për pastrimin e dhomës së tij.

Kur dilni shëtitje me familjen, shpjegojini që prisni që të sillet mirë, dhe përgëzojeni kur sillet ashtu. Për më tepër, jepini mundë-si të luajë me fëmijët e tjerë, dhe tregojini sesa krenarë ndiheni kur me lodrat e tij luan me më të vegj-lit dhe i ndihmon ata.

Puna dhe loja

Puna dhe loja janë të lidhura në këtë moshë, pasi ende jemi larg moshës së shkollës. Puna si lojë dhe loja si punë, janë aktivitete shumë serioze dhe plot kuptim për të vegjlit. Nëpërmjet tyre fëmijët zbulojnë botën e jashtme, njerëzit, idetë, sendet. Në të njëjtën kohë, ata kuptojnë më mirë edhe botën e brendshme të mendimeve dhe emocioneve.

Dëshira për të bërë pyetje për çdo gjë është shumë e dukshme. Py-etjet e vështira përmbajnë edhe

PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

351

përgjigje të vështira. Përgjigjet shpesh i bëjnë fëmijët të ndihen të pafuqishëm, konfuzë, të braktisur dhe të mashtruar. Shpeshherë ata kanë frikë të pyesin dhe të mësoj-në më shumë nga ç’mësuan.

Këto janë arsyet që puna dhe loja i ndihmojnë fëmijët të kërkojnë një rrugë tjetër njohjeje, duke fituar më shumë siguri. Të vegjlit e kësaj moshe e kanë shumë për zemër të rregullojnë gjërat përreth tyre, duke fituar siguri, pikërisht sepse zbulojnë një mësim të madh: ata fitojnë besim për të bërë gjëra të reja, për të ngjitur atë që është thyer, për të arritur të bëjnë dicka vetë, me duart e tyre dhe me mend-jen e tyre.

Të luajnë duke e ndihmuar nënën, të luajnë duke ndihmuar edukato-ren, të sajojnë sende me lëvozhgën e vezës ose me thesin e vjetër të shtëpisë, të shohin punëtorët sesi ndërtojnë një shtëpi, të gjitha këto i ndihmojnë fëmijët të ndihen të zotët dhe të kuptojnë ndryshimin mes të vërtetës dhe përrallës.

Nëpërmjet punës-lojë dhe lojës-punë, fëmijët mësojnë se nganjë-herë edhe mund të mos të arrijnë të bëjnë dicka dhe kjo është nor-male. Gjithashtu ata mësojnë se edhe gjërat e vështira për t’u bërë, prapëseprapë të pëlqejnë.

Për këtë arsye fëmijët kanë nevojë

për shoqërinë, veçanërisht grupin e kopshtit, në të cilin ata njohin moshatarët, veten dhe luajnë së bashku me ta.

Pjesëmarrja në grupin e kopshtit, edhe pse i vë fëmijët para detyrave, nga ana tjetër ju sjell qetësi. Ka fëmijë që në familjet e tyre sillen si më të rritur, nëse del nevoja. Një fëmijë 4-5 vjeçar thotë “Pu-nët i bëj unë.”, “Nuk kam frikë”, “Shkoj unë në dyqan...”. Ai merr përgjegjësi për një moshë më të madhe. Lojrat me fëmijët e kopsh-tit i lejojnë atij të jetë prapë fëmijë katërvjecar.

Loja si mjet që rrit

Kemi thënë se kjo është mosha e fantazisë dhe imagjinatës. Të je-tosh botën mbushur me fantazi është e bukur, por dhe e vështirë. Nëpërmjet lojës fëmija bëhet per-sonazhi kryesor i botës së tij dhe bëhet shok me fantazmat e kuku-llave dhe sendeve.

Zhvillimi intelektual sigurohet në sajë të situatës “Bëjmë sikur...” . Fëmija merr rolin sikur është per-son tjetër dhe me anë të kësaj loje ai kupton njerëzit e tjerë në familje dhe në shoqëri, se çfarë do të thotë të jesh secili prej tyre. Për të kup-tuar gjithçka, ata marrin edhe role të kundërta gjatë lojës. Ata bëhen herë i miri e herë i keqi, herë i pambrojturi e herë shpëtimtari.

4 - 5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

352 PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

Nëpërmjet lojës djemtë përpiqen të kuptojnë se çfarë është një mama dhe vajza përpiqet të kuptojë se si

është babai. Në këtë mënyrë loja është më shumë se një lojë, ajo është punë

Aftësitë dhe cilësitë kryesore në fund të kësaj periudhe

• Dëshiron të kënaqë dhe të pëlqehet nga shokët e tij.• Dëshiron të jetë si shokët e tij.• Është më i aftë të zbatojë rregullat e vëna.• Pëlqen të këndojë, kërcejë, dhe të vrapojë.• Tregon më shumë pavarësi dhe madje shkon te fqinjët vetëm. Vallëzon

dhe këndon me ritëm, duke dëgjuar një këngë. • Krijon lojëra me shokët e tjerë (symbyllazi, roza-rozina, me top etj.).• Bisedon për anëtarët e familjes. Përshkruan aktivitetet që kryen secili

prej tyre. • Fëmija mendon në mënyrë më të pavarur.• Fillon të pëlqejë ritualet e përditshme (zgjimi, mëngjesi, vajtja në kop-

sht, dreka, loja ose shëtitja pasdite etj.).• Fëmija njeh dhe shfaq rregullat dhe zakonet e familjes.• Fëmija për herë të parë në këtë moshë drejton pyetjet e ekzistencës

njerëzore, për shembull: nga vijmë? ku shkojmë? si funksionojnë gjërat? çfarë është jeta, vdekja?, pse jam vajzë? pse jam djalë?. Ai fi -llon të interesohet e të dëgjojë për besimin fetar, nëse ky ushtrohet në familje.

• Fillon të interesohet për rregullat: a mund të dal jashtë?, a mund ta bëj këtë gjë?… Ai ka nevojë t’i njohë rregullat e vendosuara nga të rriturit në mënyrë të qartë, për të kuptuar se cilët janë kufi jtë që nuk i lejohet t’i shkelë.

• Ai fi llon të shijojë vlerësimet: i mirë, i edukuar apo i keq. E ndien shumë shpejt poshtërimin, sepse kjo nuk i lejon të hiqet si “njeri me vlera”, si mamaja, si babai.

• Ndërkohë, është shumë rebel. • Tani për të loja është mësimi më i madh, duke qenë edhe puna më

e madhe. Kërkon që, nëpërmjet lojës, të bëhet i vlefshëm në sytë e prindërve, të edukatorëve të kopshtit. Por jo të gjithë fëmijët mund ta pranojnë këtë si një punë. Është faza kur fëmijët zhvillojnë kontrollin e vetes dhe përqëndrimin, gjë që nuk arrihet menjëherë. Për disa fëmijë, dhëniet e punëve janë të mërzitshme dhe të pakëndshme.

• Në këtë moshë fëmija është në gjendje t’i bindet çdo urdhri, por fakti që ai kupton dhe bindet nuk do të thotë se është i rritur. Shpesh ka nevojë për një kthim prapa, për t’u ndier më i vogël, si në kohën kur kishte edhe më shumë vëmendje dhe përkëdhelje nga prindërit.

3534 - 5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

ndërtuese. Keni vënë re kur fëmi-jët e kësaj moshe luajnë me njëri- tjetrin duke u bërë si bebja dhe prindi? Ata po përpiqen të mësoj-në ato që bëjnë të rriturit.

Fëmijët kanë edhe një përfitim tjetër të madh nga puna-lojë. Shumë kufij që i kanë të ndaluar në jetën e vërtetë, ata arrijnë t’i shkelin në jetën imagjinare të lo-jës, si për shembull të bëjnë një vjedhje apo vrasje. Këto lloj rolesh u mësojnë se ç’është e mira dhe e keqja, gjithmonë brenda lojës.

Kujdes!Vini re nëse fëmija nuk arrin të luajë vetëm dhe kërkon nënën, si kusht për të luajtur. Përpiquni të kuptoni arsyet dhe ta ndihmoni të dalë nga shqetësimi që ka.

Lodrat Fëmijës nuk i duhen dhe aq shumë lodra, madje lodrat e shumta mund të përbëjnë një problem. Ndihmo-jeni fëmijën të ketë mjetet e duhura për të luajtur edhe me sende të ras-tit. Për fëmijën çdo lodër është një send dhe personazh, për të cilin ai duhet të harxhojë kohë dhe punë, për ta futur në lojë. Nëse janë shumë, fëmija ngatërrohet dhe bez-diset. Nëse fëmija bëhet kokëfortë duke përsëritur “Dua lodër tjetër”, kërkoni arsyen e vërtetë. Ai mund të ketë një problem tjetër. Nëse fëmija një lodër të vjetër e mban vazhdimisht me vete, mos ia

prekni. Ajo duket se është e veçantë dhe e domosdoshme për të.

ZHVILLIMI EMOCIONAL

Fantazia e fëmijës tuaj katërvje-çar do të jetë po aq e fortë sa

në moshën trevjeçare. Gjithsesi, ai tani po mëson të dallojë të vërtetën nga përralla, imagjinata dhe do të jetë në gjendje të lëvizë midis të dyjave, pa i ngatërruar shumë.

Ndërsa përpiqet më shumë të luajë, mos u habisni nëse ai përdor lojrat e imagjinatës, duke futur në to disa forma të dhunës. Lojrat me luftë, me luftëtarë dhe kauboj, vrasja e dragonjve, madje dhe lojrat me ndjekje, të gjitha hyjnë këtu. Disa prindër i ndalojnë fëmijët e tyre të luajnë me lodra armësh të blera në dyqan, vetëm duke ngjitur, prerë dhe duke përdorur armë prej kartoni, ose thjesht duke drejtuar gishtin dhe duke qëlluar “pau pau”. Por ju nuk duhet të trembeni nga këto aktivitete. Nuk është e thënë që këta fëmijë janë “të dhun-shëm”. Fëmijët nuk e kanë idenë se ç’është të vrasësh apo vdekja. Për ta, armët prej lodre janë një mënyrë e pafajshme argëtimi për të qenë konkurues dhe e dobishme për respektin për veten.

Nëse doni të kuptoni zhvillimin dhe vetëbesimin e fëmijës suaj, dëgjoni mirë mënyrën sesi flet me

354 PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

një të rritur. Në vënd që të mbetet pas, siç mund të ketë bërë kur ishte dy apo tre vjeç, ai tashmë mund të jetë miqësor, llafazan, dhe kurioz. Ai gjithashtu ka mundësi të jetë shumë i ndjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve - si të rritur dhe fëmijë - dhe kënaqet duke i bërë të tjerët të lumtur.

Kur sheh se të tjerët janë të lënduar ose të trishtuar, ai do të tregojë për ta simpati/keqardhje dhe interes.

Keqardhja, ankthi dhe dhimbja

Nësë një fëmijë i kësaj moshe trish-tohet kur sheh një të rritur të trish-tuar në familje, kjo mund të ndo-dhë se ai është edhe vetë i trishtuar në mënyrë të fshehtë. Nëpërmjet kësaj keqardhjeje dhe interesimi, ai shpreh edhe dhimbjet e tij ose mungesën e lumturisë. Ju duhet të bëheni të vëmendshëm dhe të për-piqeni të kuptoni shkakun.

Katër-pesë vjeç quhet koha e frikës dhe ju duhet ta merrni seriozisht. Shpeshherë frikërat e kësaj moshe në të vërtetë janë frikërat dhe ankthi i të rriturve. Një fëmijë qan sepse është prishur lavatriçja...E qara është e thellë dhe e rëndë. Në fakt arsyeja mund të jetë një tjetër më serioze: gjyshi i sëmurë, erdhi vëllai i vogël në shtëpi nga ma-terniteti, kemi ndërruar shtëpinë, ndryshime në familje, ngjarje në kopsht.

Jo gjithmonë është e lehtë të gjen-den përgjigjet për të gjitha rastet, por mjafton që ju të bëni dy gjëra: të keni durim dhe të jeni gjithmo-në gati për të folur me të.

Zemërimi

Shpesh zemërimi tek fëmija e kësaj moshe vjen ngaqë ai e ka të vështirë të kontrollojë frikën, pasigurinë dhe ankthin. Krizat e zemërimit e ndihmojnë të shkarkojë sikletin, por ju duhet të zbuloni se nga vjen ky siklet. Arsyeja e vërtetë mund të gjendet në problemet e jetës së familjes, fatkeqësitë ose sëmund-jet e prindërve dhe fëmija mendon se është ai fajtor, apo ka frikë për humbjen e tyre.

Në këto raste fëmijët bëhen shpesh shumë të lëvizshëm, të paqetë ose bëjnë gjoja si të gëzuar, për të fshehur shqetësimin.

Seksualiteti

Zoti, vdekja dhe seksualiteti janë disa çështje që fi llojnë t’u interesoj-në fëmijëve në këtë moshë. Fëmija bën pyetje direkte, ose nga larg. Përgjigjet jo gjithmonë janë të thjeshta dhe të lehta për ju. Nëse ju nuk thoni të vërtetën, ka rrezik që fëmija të humbasë besimin tek ju. Nëse ju përgjigjeni me shumë ho-llësi, kjo i bie rëndë fëmijës. Nëse nuk jepni përgjigje fare, fëmija sa-jon vetë përgjigje të gabuara.

3554 - 5 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

Mosha 4 vjeç e më pas ka një detyrë të vështirë për fëmijën. Ata duhet të mësojnë se bota është pak e ndryshme nga dëshirat dhe ën-drrat e tyre. Ata kanë një punë të madhe për të bërë dhe ju duhet t’i ndihmoni.

Rreth kësaj moshe, fëmija juaj mund mund të fillojë të tregojë një interes për seksualitetin, për të ngjashmit me të apo për seksin tjetër. Ai mund të bëjë pyetje për lindjen e fëmijëve, për organet seksuale. Ai është kurioz të shohë se si ndryshojnë trupat e vajzave nga të djemve. Kur ai ju bën këto lloj pyetjesh, përgjigjuni thjesht, por me fjalët e duhura. Përpiquni të mos dukeni tepër të sikleto-sur ose seriozë rreth çështjes dhe bëni shpjegime të thjeshta dhe të shkurtra, pa i bërë bisht pyetjes dhe pa thënë gënjeshtra. Duhet të dini se fëmija juaj katërvjeçar nuk ka nevojë për hollësira rreth marrë-dhënieve seksuale. Kryesorja është që ai të ndihet i lirë për të bërë py-etje dhe të marrë përgjigje direkte dhe të sakta.

Me rritjen e interesit për seksu-alitetin, fëmijët gjithashtu mund të luajnë me organet e tyre të tru-pit. Ata madje mund të tregojnë interes për organet e fëmijëve të tjerë. Mos u shqetësoni! Këto nuk janë marrëdhënie seksuale, por janë normale dhe tregojnë një ku-riozitet normal për moshën. Qor-

timi, ose dhe më keq, ndëshkimi, jo vetëm nuk është i nevojshëm, por është shumë i dëmshëm.

Sjellja në këto raste është me të vërtetë një çështje e kulturës familjare. Më mirë të mos tepro-het me ndërhyrjet në këto mosha. Sjelljet e kuriozitetit të moshës janë normale, nëse bëhen të për-mbajtura dhe nuk rrezikojnë fëmi-jën. Nga ana tjetër fëmijët kanë nevojë të mësojnë se çfarë është e lejuar dhe çfarë jo në marrëdhëniet shoqërore. Kështu për shembull, ju mund të vendosni t’i thoni fëmi-jës tuaj: “Trupi yt është i shëndet-shëm ashtu siç është krijuar dhe t’i duhet të kujdesesh vetë për higjie-nën e tij. Zhveshja lakuriq dhe loj-rat me pjesë të trupit nuk bëhen në sy të njerëzve. Tani ti po rritesh dhe do të kujdesesh dhe ta mbrosh vetë trupin tënd. Asnjë person tje-tër, duke përfshirë kushërinjtë dhe shokët e ngushtë, nuk mund të prekë “pjesët e tua intime”.

Nëse fëmija sëmuret, prindërit duhet t’i shpjegojnë dhe duhet t’i marrin leje, për t’i prekur trupin në vendin e dhimbshëm ose gjatë vizi-tës së mjekëve dhe infermierëve, në prani të prindit.

Rreth po kësaj kohe, fëmija juaj mund të tërhiqet shumë nga prin-di me seks të kundërt. Një vajzë katërvjeçare mund të konkurojë me nënën e saj për vëmendjen

356 PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

e babait, ashtu sikurse djali me babain për vëmendjen e nënës.

Kjo është një pjesë normale e zhvi-

llimit të personalitetit në këtë mo-shë, dhe kapërcehet nëse ju jeni të kujdesshëm dhe njihni fëmijën tuaj.

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët

USHQYERJA

Vaktet e ngrënies për fëmijët nuk janë thjesht ushqyerje.

Ato janë edhe aktivitete familjare që e edukojnë atë, prandaj ju duhet t’i kushtoni vëmendje. (Shihni menunë në faqen 359.)

Në këtë moshë, fëmijët nuk e për-dorin ngrënien (ose mosngrënien) për të treguar kundërshtimin për diçka dhe as nuk ngatërrojnë ush-qimin me dashurinë ose inatin. Ata tani do të hanë vaktet me oreks dhe njëkohësisht do të përjetojnë marrëdhënien e tyre me njerëzit e familjes.

Fëmija juaj duhet të mësohet me sjelljet kryesore të familjes gjatë ngrënies dhe të bëhet shoqëri e këndshme për anëtarët e tjerë. Për shembull, mund të mësojë të mbajë lugën apo pirunin në mëny-rën e duhur, dhe jo në grusht, se-

pse tani ai mund t’i përdorë ato si një i rritur. Me ndihmën tuaj, ai mund të mësojë edhe përdorimin e një thike buke. Ju mund t’i më-soni rregulla të tjera tavoline, si për shembull të mos fl asë me gojën plot dhe të mos marrë ushqim nga pjata e të tjerëve. Ka rëndësi që të jepni shembullin e mirë vetë, sepse ai do të sillet si ju. Ai do ta ketë më të lehtë t’i mësojë këto sjellje në ta-volinë, nëse familja e ka zakon të hajë së bashku. Kështu, caktoni të paktën një vakt në ditë për të kri-juar një moment të këndshëm për familjen dhe uleni fëmijën tuaj në tavolinë, ose lëreni t’ju ndihmojë në përgatitjen e ushqimit.

Nuk është e çuditshme që fëmijët e kësaj moshe të kenë pëlqimet e tyre për ushqimet, por mund të ndryshojnë kërkesat nga dita në ditë. Nëse ai kundërshton të hajë një lloj ushqimi të cilin dje e ka “përpirë”, është mirë që të mos ta

3574 - 5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

bëni problem. Lëreni të hajë ush-qime të tjera në pjatën e tij, ose të zgjedhë diçka tjetër. Fëmijët pëlqejnë të zgjedhin ushqime që nuk janë shumë të sheqerosura, shumë të kripura apo shumë të yndyrshme. Gjithsesi, nxiteni të provojë ushqime të reja duke i dhënë pak sa për t’i provuar dhe jo duke ngulur këmbë që ai të hajë një pjatë të tërë, me një ushqim që nuk e ka ngrënë më parë.

Nëse mendoni se fëmija juaj ha pak...

Shumë prindër shqetësohen për këtë. Këtu janë disa udhëzime për t’ju ndihmuar të jeni të sigurt se fëmija juaj ka ngrënë mjaftueshëm, edhe pse jo shumë:

• Nëse fëmija juaj nuk ha një vakt të plotë me ju në tavolinë, jepini atij sasi të vogla, nëse i kërkon. Këto mund të jenë:

1 gotë qumësht 1 pjatë a lëng mishi, supë perimesh,gjysmë filxhani gjysëm fi lxhanigjizë ose kos, me drithëra,1 fetë bukë me 50 gr pulë,gjalpë e reçel, 1 fetë buke të 1 lugë çaji thekur me dja- vaj.thë e domate , • Gjatë ditës kufizoni bukën në

dorë, deri në dy herë në ditë.

Përdorni ushqime me proteina dhe perime, në vend të ushqi-meve të tilla si pije të ëmbla, ëmbëlsira, pasta ose ushqime shumë të kripura dhe të yndyr-shme. Për të ulur rrezikun ndaj kalorive të tepërta dhe prishjes së dhëmbëve, nxisni fëmijën për ushqime të tilla, si:

fruta dhe lëngje sanduiçe të frutash , vogla,karrota, selino, biskota me ose fara kungulli, miell tërshëre, kos simite me krunde,bukë ose biskota, djathë dhe perime

• Mos përdorni ushqimin si shpërblim për sjellje të mirë.

• Sigurohuni nëse fëmija është vërtet i uritur ose i etur, kur kërkon për të ngrënë ose për të pirë. Kuptoni nëse ai kërkon të hajë për të tërhequr vëmendjen tuaj ose për t’u pajtuar me ju, në rast se e keni qortuar. Flisni ose luani me të, por mos për-dorni ushqimin si pajtues.

•. Përpiquni që gjatë ngrënies të mos luajë. Përrallat, historitë, televizorin dhe lojrat e tjera për-piquni t’i bëni jashtë ngrënies. Kjo do të shkaktonte humbjen e vëmendjes për të ngrënë mirë dhe për të ndaluar, edhe pasi është ngopur.

358

• Mësoni të llogarisni kaloritë për ushqimet që ai ha më shumë dhe vëzhgoni sa kalori konsu-mon në një mesatare ditore. To-tali për një fëmijë katërvjeçar duhet të jetë 900-1800 kalori në ditë.

• Mos u shqetësoni nëse sasia e ushqimit të fëmijës tuaj nuk është njësoj çdo ditë. Një ditë do të duket sikur ai ha çdo gjë që i bie në dorë, dhe të nesër-men do të përqeshë çdo gjë që do të shohë. Kur ai nuk pranon të hajë, ndoshta nuk është i uritur, sepse ka luajtur më pak sesa një ditë më parë.

• Gjithashtu, kujtoni se fëmijët ndonjëherë e përdorin ushqimin si një mjet për të për të ushtruar kontroll mbi ju. Veçanërisht gjatë periudhës kur kundër-shton çdo gjë, ai i reziston për-pjekjes tuaj për ta ushqyer. Kur kjo ndodh, mos e detyroni të hajë. Të jeni të sigurt se dhe në kulmin e këtij kundërshtimi, ai nuk do të rrijë pa ngrënë.

• Nëse një rënie e dukshme e oreksit vazhdon për më shumë se një javë, ose ka shenja të tjera sëmundjesh si tempera-turë, të vjella, diarre ose hum-bje peshe, flisni me pediatrin.

• Qumështi është një ushqim i rëndësishëm, kryesisht për

sasinë e kalciumit që përmban. Gjithsesi, qumështi i tepërt mund të ulë oreksin e tij për ushqime të tjera të rëndësishme për shëndetin. Fëmija juaj ka nevojë të pijë përafërsisht 450 gr qumësht në ditë, për të marrë kalciumin që i nevojitet.

GJUMI

Natën, gjatë gjumit, fëmija kup-ton se është vetëm, ndërsa

dy prindërit flenë bashkë. Ka-tërvjeçarët përjetojnë në mënyrë të njëjtë lidhjen “dashuri – urrejtje” për nënën, babain, vëllezërit dhe fantazmat e tyre.

Për shumë prindër, gjumi i fëmijës është pjesa më e sikletshme e ditës dhe shpesh me arsye: nëse një fëmijë nuk është shumë i lodhur, ai nuk do të shkojë të flejë. Ky është një problem më i madh nëse ai ka vëllezër apo motra më të mëdhenj, që rrinë zgjuar më vonë.

Fëmija më i vogël mund të ndi-het si i përjashtuar dhe ka frikë se mund “të humbë ndonjë gjë”, nëse familja e tij rri zgjuar pasi ai ka vajtur të flejë. Këto ndjenja janë të kuptueshme dhe nuk ka ndonjë dëm nëse i lejohet atij ta kapërcejë pak orarin e gjumit. Por kini para-sysh që ai ka nevojë për të paktën dhjetë deri dymbëdhjetë orë gjumë natën.

PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

3594 - 5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Menuja ditore për një fëmijë të kësaj mosheKjo menu është planifi kuar për një fëmijë katërvjeçar, i cili peshon afër-sisht 16.5 kg

Masa të thjeshta:

1lugëgjelle=15 gr1 lugë çaji=1/3 lugëgjelle(5gr)1 fi lxhan= 50 gr1 gotë ujë=150-200 gr

MËNGJESI

½ fi lxhan qumësht 2% yndyrë (qumësht tregu i skremuar), 1 fetë bukë ose biskotë (për fëmijë)½ fi lxhan agrume (portokall)ose lëng domateje 1 vezë

ZEMRA

½ fi lxhan qumësht 1 banane1 fetë të tërë buke 1 lugë çaji vaj ulliri

DREKA

¾ fi lxhan qumësht 2%1 sanduiç –2 feta të tëra bukë të bardhë, 1 lugë çaji vaj dhe 1 thelë mish ose djathë (60 gr)perime jeshile ose të verdha

ZEMRA

1 lugë çaji gjalpë 1 fetë të tërë buke ose 5 biskota ½ fi lxhan lëng frutash

DARKA

Darka ndërtohet duke zgjedhur disa nga ushqimet e mësipërme dhe është mirë të mos të jetë e rëndë.

360 PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

Fëmija nuk fle për të ndenjur më gjatë me prindërit, duke plotë-suar mungesën e tyre gjatë ditës. Mënyra më e mirë për të përgatitur fëmijën tuaj për në shtrat, është t’i lexoni një histori. Pasi historia mbaron dhe ju i keni thënë natën e mirë, mos e lini të ngrihet dhe mos e lejoni të flasë, ndërsa ju rri-ni me të gjersa ta zërë gjumi. Ai duhet të mësohet ta bëjë vetë këtë gjë. Përpiquni të mos trazohet dhe emocionohet në një lojë të zgjatur, pikërisht në kohën e gjumit. Sa më e qetë të jetë sjellja para gjumit, aq më lehtë do të shkojë ai në shtrat. Shumica e fëmijëve flenë natën, por shpesh zgjohen disa herë për të kontrolluar rrotull, përpara se të flenë përsëri. Mund të ketë netë kur ëndrrat shumë “të forta” që ka parë fëmija, e zgjojnë. Këto ëndrra shpesh shprehin se si i ka parë ai disa ngjarje të ditës. Ato mund të pasqyrojnë disa ndjenja agresive apo frikëra, që shfaqen vetëm në-përmjet imazheve të frikshme në ëndrra.

Në moshën pesëvjeçare e më tej, fëmija do të të fi llojë të kuptojë se fi gurat e para në ëndërr nuk janë të vërteta, por në këtë moshë ai ka ende nevojë që dikush ta sigurojë për këtë. Kështu, kur ai ngrihet në mes të natës, i frikësuar dhe duke qarë, përqafojeni, fl isni për ëndrrën që ka parë dhe qëndroni aty derisa të qetësohet. Kini gjithmonë para-sysh që këto janë vetëm ëndrra të

këqija dhe jo një problem serioz. Për ta ndihmuar më tej fëmijën që t’i kalojë këto frikëra, ju mund t’i lexoni histori mbi ëndrrat dhe gju-min. Nëse flisni për këto histori së bashku, ai do të kuptojë më mirë se çdo njeri ëndërron dhe që nuk ka pse të ketë frikë. Por sigurohu-ni gjithmonë që këto libra të mos jenë të frikshëm për të.

Ndonjëherë mund t’ju qëllojë që fëmija juaj është në shtrat, duket sikur është zgjuar dhe duket shumë i dëshpëruar. Ai mund të ulërasë dhe godasë me sy të hapur dhe i tmerruar, por nuk u përgji-gjet pyetjeve tuaja. Në këtë rast ai nuk është zgjuar dhe as nuk është duke parë ndonjë ëndërr të keqe. Në këtë rast jeni dëshmitarë të një “terrori nate” – një lloj sjell-jeje gjumi e pakuptueshme dhe e dhimbshme për prindërit, e zakon-shme për këtë moshë. Kjo ndodh edhe kur fëmijët kanë fjetur të qetë dhe pa vështirësi dhe ju nuk e kuptoni përse ai zgjohet kaq i trembur, përse i mban sytë hapur dhe ju tregon sende imagjinare, godet dhe ulëret. Gjëja e vetme që mund të bëni në këto raste është ta mbani fëmijën për ta mbrojtur, që të mos vritet. Sigurojeni atë: “Je mirë. Mami dhe babi janë këtu”. Pas 10 apo 30 minutash, ai do të shtrihet dhe do të flejë. Mëngje-sin e ardhshëm ai nuk do të mbajë mend asgjë.

3614 - 5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Disa fëmijëve kjo mund t’u ndodhë vetëm një herë, ndërsa të tjerëve disa herë. Megjithatë, ndodh rra-llë që t’i përjetojnë shpesh ose për një periudhë të gjatë. Në këto raste mund të ndihmojnë ilaçet për gjumë të dhëna nga pediatri juaj, por më e mira është të presësh që të kalojnë vetë. Ato do të zhduken vetë, kur fëmija të rritet.

Po kur jeni të sigurt që fëmija juaj nuk ka as ankthe as është i trem-bur, por zgjohet duke ju thirrur? Lërini dhjetë minuta kohë që të flejë, para se të shkoni tek ai. Pastaj, thjesht sigurojeni që çdo gjë është në rregull dhe largohuni. Mos i jepni ushqim dhe mos e mer-rni me vete në dhomën tuaj, sepse mund të çohet më shpesh.

Çfarë është

Kur e dalloni

Koha e ngjarjes

Paraqitja dhe sjellja

Reagimi

Fjetja

Kujtimi rreth asaj që ndodhi

AnkthNjë ëndërr e frikshme, e ndjekur nga zgjimi.Pasi mbaron, kur fëmija juaj zgjohet dhe jua tregon .Gjatë gjysmës së dytë të natës, kur ëndrrat janë më të forta.Duke qarë dhe i frikësu-ar, pasi është zgjuar.

Pasi zgjohet, fëmija ësh-të i siguruar nga prania juaj.

Mund të ketë probleme që të fl ejë përsëri, për shkak të frikës.Shpesh e kujton ëndrrën dhe fl et për të.

Terror nateNjë zgjim i pjesshëm nga një gjumë i thellë.Gjatë këtij terrorri kur ai bërtet dhe godet, pastaj është i qetë.Zakonisht një deri në katër orë pasi ka rënë në gjumë.I ulur, duke goditur, me lëvizje jo të zakon-shme. duke qarë, ulëri-tur, rënkuar, folur. Sy të fryrë, zemër që rreh fort, djersitje.Fëmija nuk ju vë re dhe mund t’ju shtyjë, duke ulëritur dhe goditur, sa më shumë mundoheni ta mbani.Fle përsëri shpejt, pa u zgjuar tërësisht.

Nuk e kujton ëndrrën, ose që ka bërtitur a goditur.

Si të dalloni një ankth nate nga një terror nate

362 PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

REKOMANDIME PËR FËMIJËN E MOSHËS 4-5 VJEÇ

• Në këtë moshë fëmija fillon të interesohet për zbatimin e rregullave, qoftë për të zbuluar çfarë mund të bëjë ose jo, qoftë për të kuptuar se çfarë është e drejtë e çfarë jo. Duhet të kini kujdes që fëmijët të mos të bëhen shumë të rreptë me veten e tyre.

• Jini të thjeshtë e të qartë me fëmijën, që të mos krijojë ide të gabuara për të mirën e të keqen; ato duhen dhënë në formë shpjegimi, jo në formë dënimi.

• Është e rëndësishme të mos tregohemi shumë kërkues ndaj fëmijës, sepse kjo shkakton ankth tek ai. Nuk duhet kërkuar prej tij se tani është i rritur dhe duhet të bëhet i arsyeshëm, të mos jetë agresiv, të mos bëjë rrëmujë etj.

• Në këtë moshë fëmija është shumë provokues. Tregohuni të duruar e të matur në fjalët e to-nin e zërit që përdorni.

• Fëmija për herë të parë në këtë moshë drejton pyetjet e ekzis-tencës njerëzore, ai do të dijë nga vijmë, ku shkojmë, si funk-sionojnë gjërat, çfarë është jeta, vdekja, seksualiteti, besimi fe-tar. Kini kujdes t’u përgjigjeni pyetjeve sa më thjesht, pa e gënjyer. Përgjigjet tuaja duhet të jenë të qarta, ta ndihmojnë

fëmijën të kuptojë realitetin, pa u “tronditur” apo frikësuar. Në disa raste (por mos e përdorni këtë si pretekst për të mos t’u përgjigjur) mund të përgjigjeni me: “Kur të rritesh, do ta më-sosh”.

• Viti i katërt i jetës, quhet edhe viti i “frikës”. Për një zhvillim sa më të mirë të fëmijës, duhet të marrim seriozisht frikërat e ndryshme dhe problemet e tij, duke i kushtuar shumë kujdes.

• Në këtë moshë, fëmija në mënyrë të vazhdueshme bëhet zot i trupit të vet. Disa prej tyre shkojnë drejt rrezikut pa frikë, për shembull: hipin në pemë, gardh etj., të tjerë janë shumë të trembur dhe të tërhequr. Në të dyja rastet, ju nuk duhet të bëni sikur nuk e shihni rrezikun dhe nuk duhet të kënaqeni kur fëmijët mbyllen brenda.

• Në këtë moshë disa fëmijë mund të luajnë edhe vetëm, të vecuar nga të tjerët. Pa e tepru-ar, ju duhet ta nxisni shoqërinë në grup. Fëmijëve u pëlqen kur të rriturit përzihen me lojërat e tyre. Por kujdes, të rriturit duhet të zbatojnë rregullat e fëmijëve.

• Në këtë moshë, nëse fëmija kërkon vazhdimisht për lodra të tjera ose ka ankesa, kujdes! Me anë të këtyre kërkesave të tepruara, ai kërkon t’ju tregojë se ka një shqetësim të brend-shëm.

• Nuk është mirë që një lodër të

3634 - 5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

vjetër të fëmijës, që nga fëmi-jëria e tij, ta merrni për t’ia dhënë një fëmije tjetër. Mund të jetë një lodër ose një bluzë e vjetër, që nuk e vesh dot më, por që për të ka vlerë të veçantë. Marrja e saj nga prindi pa e py-etur, e lëndon shumë.

• Në këtë moshë fëmija i ndien shumë më ndryshe nga i rri-turi frikërat e veta dhe ngjarjet e rënda, si: vdekjet, sëmundjet e rënda në familje, ose tek të afërmit. Imagjinata e tij është shumë e madhe dhe shumë gjëra duken të pakuptueshme. Për këtë arsye, në ngjarjet e vështira të jetës duhet pasur vëmendje ndaj çdo sjelljeje të fëmijës, si: shqetësime të gju-mit, urinimi natën, sëmundje, të cilat tregojnë për një gjendje të keqe shpirtërore. Atij i duhet thënë e vërteta, duke e trajtuar me respekt. Çdo e vërtetë është më pak e frikshme se imagji-nata që ai ka.

• Në këtë moshë fëmijët e kanë shumë të zhvilluar kuriozitetin për trupin e tyre e të njëri - tjet-rit. Ata nuk duhen qortuar për sjelljet e tyre dhe aq më tepër nuk duhen dënuar.

• Ndonjëherë, në këtë moshë, duket sikur fëmija nuk pyet, nuk u bëhet vonë për ngjarjet në familje. Në të vërtetë ai është shumë i ndjeshëm dhe i vë-mendshëm ndaj çdo shqetësimi familjar, si për shembull raste grindjesh, fatkeqësish, divorci,

emigracioni etj. • Ndihmoni fëmijën tuaj: Të ndi-

het i sigurt dhe me besim se do të rritet, duke i dhënë njëko-hësisht edhe informacione mbi seksualitetin.

• Ndihmojeni në lojën e tij dhe kushtojini vëmendje bisedave me të, shqetësimeve që ka, përgjigjuni pyetjeve të tij dhe përpiquni të kuptoni atë që mendon dhe ndien. Ai përpiqet të ndajë fantazinë nga realiteti.

PËRGATITJA PËR KOPSHT

Kopshti është një kthesë e madhe në jetën e fëmijës tuaj.

Edhe nëse vjet ka vajtur në kopsht apo në çerdhe, sivjet pritet që ai të jetë më i rritur dhe do t’i jepen më shumë përgjegjësi dhe më shumë pavarësi.

Kur fëmija juaj i afrohet moshës së kopshtit, ju mund të filloni t’i flisni për të. Shpjegojini që rutina e tij do të ndryshojë kur të fillojë kopshtin dhe përfshijeni në ak-tivitetin e zgjedhjes së rrobave. Do të ishte gjithashtu një ndihmë ta çonit ndonjëherë afër kopshtit, të vizitoni mjedisin dhe ta pyesni nëse i pëlqen mjedisi ku ai do të kalojë kohën. Prezantojeni me fëmijët dhe edukatoret. E gjithë kjo përgatitje do të ndihmojë për të rritur entuziazmin e tij dhe për

364

të zvogëluar sikletin e këtij hapi larg nga shtëpia.

Përpara se të fi llojë kopshtin, fëmi-ja juaj duhet gjithashtu të bëjë një vizitë mjekësore të përgjithshme fi zike. Mjeku juaj do të vlerësojë gjendjen e fëmijës dhe zhvillimin e përgjithshëm fi zik, do të sigurohet që ai ka bërë vaksinat e duhura etj.

Në shumicën e kopshteve, fëmi-jët pranohen në bazë të moshës, shpesh me një datë të caktuar si bazë. Për shembull, nëse fëmija juaj mbush pesë vjeç në 31 dhje-tor, ai mund të lejohet të fillojë kopshtin në moshën katër vjeç, por nëse e ka ditëlindjen në 1 janar, do t’i duhet të vendosë për grupin e fëmijëve dhe shokët që preferon. Megjithëse kjo metodë funksionon, nuk është e përsosur. Fazat e zhvillimit ndryshojnë kaq shumë, sa një fëmijë mund të jetë i përgatitur për grupin e fëmijëve të moshës katër vjeç, por një tjetër pëlqen mosha më të rritura.

Për të përcaktuar moshën e gru-pit të përshtatshëm për fëmijën mund të pyesni edhe edukatoret. Ata mund t’ju ndihmojnë. Eduka-toret janë në gjendje të vlerësojnë fëmijën gjatë aktivitetit me fëmijët e tjerë dhe të vendosin për llojin e aktiviteteve, sipas aftësive dhe moshës.

Testimi i zhvillimit të fëmijës tuaj

PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

është një metodë vlerësimi e cila mund të ndihmojë për të vendosur nëse ka aftësitë e duhura për të zhvi-lluar aktivitete të caktuara.

Nëse në zonën tuaj ka këshilli-more, edukatorë ose pediatër të aftë për ta zhvilluar këtë test, ata mund t’ju ndihmojnë. Këto teste gjithashtu mund të jenë ndihmëse nëse ju mendoni se fëmija juaj është i përparuar për moshën e tij dhe për aktivitetet e përshtatshme. Është mirë që ky testim për zhvilli-min e aftësive të bëhet përpara se fëmija të fillojë të ndjekë grupin e kopshtit.

Në të njëjtën kohë, edukatoret e kopshtit mund të mbledhin infor-macion për shëndetin e fëmijës, duke u siguruar që ai është i vak-sinuar si dhe për analizat e shiki-mit dhe dëgjimit.

DISIPLINA PËR KATËRVJEÇARËT

Në moshën katër vjeç fëmija juaj do t’i ketë disi në kon-

troll reagimet emocionale të pa-parashikueshme, por ende në këtë moshë, ai mund të kundërshtojë hapur rregullat e familjes, të flasë prapa krahëve apo t’ju shajë. Ai shpesh do të sillet keq, vetëm që t’ju mërzisë. Megjithëse kjo sjell-je mund të jetë irrituese dhe t’ju vërë në siklet, rrallë është shenjë

3654 - 5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

e sëmundjeve emocionale dhe zakonisht zhduket në moshën e shkollës. Por kjo nuk do të thotë që duhet ta lini fëmijën tuaj t’ju kontrollojë apo t’ju kërcënojë. Be-sojeni, as ai nuk do që ta bëjë këtë gjë. Në të kundërt, ai pret që ju ta kufizoni kur e kalon kufirin, ashtu siç pret që ta mbroni kur bën diçka të rrezikshme. Kështu, ju duhet t’i mësoni se cila sjellje është e pranueshme dhe cila jo. Mënyra e vetme që ai të mësojë të vendosë kufijtë e tij më vonë është që ju të vendosni kufij të arsyeshëm për të tani.

Për të vendosur kufijtë e duhur, mbani parasysh që shumë nga stra-tegjitë që përdornit kur ishte më i vogël janë ende të përshtatshme. Është ende e rëndësishme të lav-dëroni sjelljen e mirë më shumë sesa të dënoni të keqen dhe të mos përdorni asnjëherë dënimet fizike (shpulla etj). Gjithashtu, është ende e rëndësishme të veproni me sjelljen e keqe shpejt dhe drejt, pa pritur aq gjatë sa fëmija juaj të harrojë se për çfarë po i tërhiqni vërejtje.

Një katërvjeçar mund të t’i ngrejë nervat lehtësisht. Ju e godisni me shpullë, sepse mendoni që ai meri-ton të ndalohet. Por ka një ndry-shim të madh midis ndalimit të përkohshëm dhe shpullës.

Shpesh godasin me shpullë nëna

dhe babai që edhe vetë janë rra-hur në fëmijëri. Pas shpullës, nëna dhe babai ndihen fajtorë dhe efekti edukues është zhdukur. Për fëmi-jën shpulla është poshtërim dhe humbje e besimit që ai ka në aftë-sinë për të qenë i rritur. Edhe në këtë rast efekti edukues është zhdu-kur.

(Për të shmangur ndëshkimin, shumë të dëmshëm për rritjen e fëmijës, shihni këto rekomandime tek viti i tretë i jetës: Disiplina e fëmijës)

Në këtë moshë, sjellja jo e mirë e tij priret që të jetë më e ndër-gjegjshme se më parë. Kur ishte foshnjë, ai vepronte për kuriozitet, duke kërkuar të gjente dhe provon-te kufi jtë e tij; tani sjellja e tij është e prirur të jetë më pak e pafajshme. Për shembull, një fëmijë trevjeçar nëna e të cilit është shtatzënë ose prindërit e të cilit janë të ndarë, mund të reagojë duke bërë diçka që ai e di mirë se është e ndaluar. Ai mund të mos kuptojë emocionet që e shtyjnë të thyejë rregullat, por sigurisht e di mirë që po i thyen ato.

Për të penguar këtë lloj sjelljeje, ndihmojeni fëmijën tuaj të shpre-hë ndjenjat e tij me fjalë, në vend të veprimeve të dhunshme apo të padurueshme. Nëna e një fëmije i cili e godet, mund të thotë: “Mjaft! Ti je shumë i inatosur. Të lutem, më thuaj arsyen.”. Nëse ai refu-

366

zon, përdorni rekomandimet e për-mendura mësipër për ndalimin e përkohshëm.

Ndonjëherë fëmija juaj nuk do të arrijë ta shpjegojë inatin e tij dhe ju takon juve ta ndihmoni. Kjo kërkon shumë durim, por ia vlen. Zakonisht, problemi do të jetë mjaft i dukshëm, nëse e shikoni situatën me sytë e tij. Për shembull, një nënë shtatzanë (siç përmendëm më sipër) mund të thotë: “Ti je i inato-sur për bebin, apo jo?”. Kjo mund të jetë e suksesshme, nëse e nxisni fëmijën tuaj të flasë për problemet dhe ndjenjat e tij, me baza.

Disiplina tek fëmijët duhet përqën-druar për të rritur përqëndrimin e tyre dhe kontrollin e vetes. Ajo re-alizohet me sukses nëse ju forconi miqësinë me fëmijën.

Ju duhet të kuptoni cilësitë e çdo fëmije veç e veç, nëse keni më shumë se një fëmijë. Shpesh ju mund të kërkoni të njëjtat rezultate tek fëmija i dytë, ashtu sic i keni arritur tek fëmija i parë, por kjo nuk është e dobishme. Çdo fëmijë është shumë i ndryshëm nga një tjetër, dhe secili kërkon mënyra të vecanta sjelljeje e disiplinimi.

Si t’ua bëjmë gënjeshtrave

Gënjeshtrat në këtë moshë janë shumë të zakonshme. Fëmijët në këtë moshë gënjejnë për shumë

arsye. Ndonjëherë sepse kanë fri-kë nga një ndëshkim, ngaqë kanë ecur shumë përpara me fantazinë, ose mbase ngaqë janë duke imituar sjelljen që shohin tek të rriturit.

Nëse fëmija gënjen nga frika e një ndëshkimi, ai mund të ketë thyer një nga rregullat e shtëpisë. Për shembull, ai mund të ketë dëmtuar diçka që nuk duhet ta prekte. Ose mbase ishte pak i ashpër dhe ka vrarë një nga shokët e tij të lojës. Në çdo rast, ai ka menduar se ajo që bëri është më shumë një mbroj-tje sesa një gënjeshtër. Nëse doni që t’ju tregojë, jepini të kuptojë që gënjeshtra është gabim. Kështu ruani inatin tuaj dhe ndëshkimet kur ai fsheh të vërtetën, dhe në vend që ta akuzoni kur dyshoni që ka bërë diçka të gabuar, thoni diçka të tillë: “Kjo është thyer. Po vras mendjen, si ndodhi?” Nëse ai tregon, rrini e qetë dhe vlerësojeni të vërtetën, ndryshe nga rastet kur vazhdon me gënjeshtrën. Në këtë mënyrë ai mund të jetë më pak i frikësuar për të thënë të vërtetën herën tjetër.

Të tregosh përralla të gjata është diçka krejt ndryshe nga gënjesh-tra. Kjo është thjesht një shpre-hje e imagjinatës së fëmijës suaj dhe nuk dëmton njeri. Bëhet problem,vetëm nëse ju ose fëmija juaj nuk mund të dalloni më re-alitetin nga fantazia. Megjithëse një “përrallë” e gjatë nuk kërkon

PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

367

ndëshkim, nuk duhet bërë rrugë. Tregojini atij historinë e “bariut, që thërriste: ujku, ujku….” dhe shpegojini atij se sa e rrezikshme mund të jetë për të të vazhdojë këto fantazi. (Për shembull, çfarë do të ndodhte nëse ai është i sëmurë dhe ti nuk arrin të dallosh është e vërtetë apo jo?). Bëjini të qartë që është në interesin e tij të tregojë të vërtetën.

Kur gënjeshtrat e fëmijës suaj janë vetëm një kopje e sjelljes tuaj, ju mund t’i ndaloni ato vetëm duke ndryshuar sjellje. Kur fëmija ju dëgjon të thoni “gënjeshtra të pa-fajshme”, ai mbase nuk e kupton që ju po i thoni vetëm për të qenë me takt, apo për të mos lënduar ndjenjat e një personi tjetër. Ai di vetëm që ju nuk po thoni të vërtetën – kështu që ndihet i lirë të gënjejë. Ju mund të përpiqeni t’i shpjegoni dallimin midis gënjeshtrave të vër-teta dhe atyre “të bardha” (pra që janë pa qëllim të keq, dhe bëhen në shumicën e rasteve për të mos të lënduar dikë), por ka mundësi që ai nuk do ta kuptojë tamam. Kështu që është më mirë të ndry-shoni sjelljen tuaj.

PËR SIGURINË E FËMIJËS TUAJ

Me rritjen e fëmijës suaj, udhë-timi do të bëhet më i vështirë.

Ai do të bëhet shumë i lëvizshëm

kur i thuhet të rrijë në sediljen e vet dhe mund të kundërshtojë me kokëfortësi, me zë të lartë. Për sa i përket sigurisë duhet të jeni të pre-rë, por nëse i siguroni aktivitete të ndryshme, lodra dhe libra për të hequr vëmendjen, fëmija mund ta harrojë nervozitetin e tij.

Udhëtimi me makinëEdhe në udhëtimet më të shkurtra, fëmja juaj duhet të rrijë në sediljen e tij. Nëse fëmija juaj ankohet, mos e nisni makinën deri sa ai të ulet brenda. Nëse ju jeni duke ngarë makinën dhe ai largohet nga sedilja e tij, ndaloni derisa ai të jetë i sigurt.

Nëse e bëni të këndshëm udhëtimin me makinë, fëmija juaj nuk do të shfaqë kundërshtime. Ja disa su-gjerime: • Flisni për peizazhin që kaloni.

Pyesni fëmijën tuaj se çfarë shikon jashtë dritares. Tregoni pamjet interesante. Kur ai fillon të mësojë ngjyrat, gërmat dhe numrat, kërkojini të shpjegojë shenjat dhe tabelat. Gjithsesi, kujdesuni që të shikoni rrugën.

• Mbani disa libra me vizatime dhe lodra të vogla në makinë.

• Mbani disa kaseta me këngë fëmijësh ose me histori në makinë. Nxiteni fëmijën tuaj të këndojë bashkë me këngëtarët e tij të preferuar.

• Për udhëtime më të gjata, merr-ni me vete një kuti të vogël të mbushur me materiale për

4 - 5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

368 PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

moshën e tij, si libra për të ngjyrosur, shkumësa, letër, ku-kulla etj. (Mos mbani gërshërë në makinë, ato mund të jenë të rrezikshme në rast frenimi të papritur).

• Ndaloni të paktën çdo dy orë për një pushim të vogël. Kjo do t’i japë mundësi fëmijës tuaj të shplodhet pak, të hajë diçka, ta ndërroni apo të shkojë në ba-një.

• Nëse fëmijën e zë shumë shpesh makina, mund të jetë e nevoj-shme t’i jepni një dozë të për-shtatshme qetësuesi, gjysmë ore përpara se të hipni në maki-në, sipas këshillës së mjekut.

Udhëtimi do të jetë më i këndshëm dhe më i rehatshëm për secilin, nëse ju ndiqni këto rregulla në mënyrë të vazhdueshme.

Pavarësisht ku ndodheni: • Mos lejoni të bërtiturat, godit-

jet, kafshimet ose zhurmat e mëdha.

• Mos i lejoni fëmijët të prekin dorezat e derës.

• Kurrë mos e lini fëmijën të luajë vetëm në makinë.

• Kujtoni fëmijët që të respektoj-në edhe personat e tjerë në makinë.

Udhëtimi me avion

Kur fluturoni me avion me një fëmijë të vogël, gjithmonë njofto-

jeni shoqërinë ajrore më parë. Mund të merren masa të veçanta, nëse i kërkoni në momentin që bëni rezervimin.

Një nga të mirat e fluturimit me avion është se ju dhe fëmija juaj mund të bëni shëtitje, kur kjo le-johet. Ky është ilaçi më i mirë për nervozitetin, veçanërisht kur ai ta-kon një fëmijë tjetër në korridorin e avionit.

Për të argëtuar fëmijën tuaj në sediljen e tij, merrni me vete libra dhe lodra të ngjashme me ato që merrni për një udhëtim me maki-në. Për informacione të tjera lidhur me udhëtimin me avion, fl isni dhe me pediatrin tuaj.

Kujdesuni për rrëzimet nga: Mjete loje, si rrëshqitës apo kaf-shë. Triciklet: evitoni tricikla të paqën-drueshëm dhe përdorni atë lloj që i lejon fëmijës të jetë afër me tokën. Shkallët: vazhdoni të përdorni kan-gjella në fi llim dhe fund të shka-llëve, nëse keni shkallë në shtëpi.Dritaret: vazhdoni të përdorni mbrojtëset e dritareve.

Djegiet Mbajini shkrepset dhe çakmakët larg fëmijëve tuaj.

Aksidentet automobilistikeMos i lejoni fëmijët të ngasin

3694 - 5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

triçiklin në rrugë apo afër trafikut.

Mbytja Kurrë mos e lini fëmijën tuaj vetëm afër ujit, edhe nëse ai di të notojë.

Kini parasysh!

Paraqituni patjetër tek mjeku pediatër i këshillimores, nëse

femija deri në moshën 5 vjeç:• Shfaq frikë ose ndrojtje shumë

të madhe.• Shfaq sjellje shumë agresive.• Nuk është në gjendje të ndahet

nga prindërit, pa kundërshtime të mëdha.

• Shpërqëndrohet shpejt dhe nuk është i aftë të përqëndrohet në një aktivitet të vetëm për më shumë se pesë minuta.

• Tregon pak interes për të luaj-tur me fëmijë të tjerë.

• Nuk pranon t’u përgjigjet njerëzve në përgjithësi, ose përgjigjet shumë pak.

• Përdor rrallë fantazinë apo imi-timin në lojra.

• Duket i pakënaqur apo i mërzi-tur në shumicën e kohës.

• Nuk merr pjesë në aktivitete të ndryshme.

• Largon ose duket i ftohtë me fëmijët dhe të rriturit e tjerë.

• Nuk shpreh një gamë të gjerë emocionesh.

• Ka probleme me të ngrënët, fjetjen, ose në përdorimin e tu-aletit.

• Nuk bën dallimin midis fanta-zisë dhe realitetit.

• Nuk mund të kuptojë një urdhër që përbëhet nga dy pjesë duke përdorur parafjalë si për shem-bull “në”, “poshtë” (“vërë fil-xhanin në tavolinë”: merr topin poshtë divanit”).

• Nuk mund të thotë saktë emrin dhe mbiemrin e tij.

• Nuk përdor siç duhet shumësin (kalë-kuaj, lodra-lodrat) apo kohën e shkuar (isha, shkova etj).

• Nuk flet për ato që bën gjatë ditës.

• Nuk mund të ndërtojë një kullë me nga 6 – 8 kuba.

• Duket në siklet, duke mbajtur një shkumës shumëngjyrësh.

• Ka probleme kur heq rrobat.• Nuk mund t’i lajë mirë dhëm-

bët.• Nuk mund të lajë dhe të fshijë

duart e tij.

370 PJESA VI VITI I PESTË - MOSHA E FRIKËS

3714 - 5 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE KUJDESTARËT

Pjesa VII

VITI I GJASHTË

MOSHA E MENDIMIT

372

Fëmijët e kësaj moshe në mënyrë figurative qëndrojnë në port, buzë de-tit, me fytyrë jashtë. Përpara tyre është bota, jeta, shoqëria, pavarësia,

përgjegjësitë, zbulimet, konkurrenca, sukseset, dështimet... Pas shpatu-llave të tyre është mjedisi i shtëpisë, prindërit, vëllezërit, motrat, gjyshërit, farefisi, siguria e familjes. Tani ai është më i zoti: është më i pavarur, ushqehet vetë, flet mirë, ka fjalor më të pasur, tregon mirë për nevojat dhe emocionet e veta, kontrollon mirë jashtëqitjen, e kupton mirë se të rriturit kanë punë të tjera … Ai i kupton gjërat më mirë, por është ende i pasi-gurtë. Pikërisht tani, që ai shkëputet më shumë nga familja, bëhet shumë e rëndësishme lidhja me prindërit dhe familjen.

Kjo është një moshë shumë e rëndësishme, që ne do ta konsiderojmë si një lindje të dytë.

E mbani mend kur ishte i vogël dhe u shkëput nga gjiri? Tani ai fillon të shkëputet nga prehëri i prindërve dhe i familjes, për të qenë më i pavarur në shoqëri. Aty, në shoqëri, grupi ka rregulla të tjera, ai kalon një kohë më të gjatë në këtë shoqëri, pa praninë e prindërve. Tani rregullat duhen zbatuar më mirë, sepse i kërkon i gjithë grupi.

Ndonjëherë, fëmijëve u duket se për ju nuk ka më interes se çfarë i ndodh atij, se nëna nuk pyet më për të në këtë situatë të re. Është normale në këtë moshë të shihni shpesh fëmijë që qajnë, që shohin shumë ëndrra të këqija, që kanë dhimbje barku të forta në mëngjes, kur bëhen gati për në kopsht. Nëse që nga mosha tre vjeç ai përgatitet gradualisht për këtë fazë të re të jetës, me pjesëmarrjen e hershme në kopsht, me lojën në kopsht gjatë ditës etj., do ta ketë më të lehtë.

Ju prindër, mund ta ndihmoni fëmijën tuaj nëse njihni cilësitë që ka në këtë moshë. Për këtë shihni veçoritë e mëposhtme:

5 - 6 vjeç

3735 - 6 VJEÇ TË VEÇANTAT E NJË PESËVJEÇARI

TË VEÇANTAT E NJË PESËVJEÇARI

Dëshira kryesore - Të rriten. Ata duhet të shkëputen nga mosha e të qenit bebe, fëmijë i vogël. Pëlqejnë të zgjedhin moshatarë “të de-një” në moshë dhe në aftësi, që të ndi-hen të zotë dhe të fortë si ata. Në këtë moshë, fëmijët nuk pëlqejnë të luajnë me fëmijë më të vegjël dhe më të dobët, sepse nuk duan t’i lidhin me ata. Zgjedhin shoqërinë me moshë më të madhe se veten, për t’u ndier pjesë e grupit të tyre. Është njësoj sikur mosha e tyre sfidon vetë kohën. Ndonjëherë kjo bëhet me ashpërsi dhe brutalitet, pas të cilit fshihet frika se mos nuk janë në nivelin e duhur.

Gjuha - E pasur, e rrjedhshme, lla-fazane. Tani ajo më shumë përcjell dëshirat e tyre. Tani gjuha e tyre duhet të komunikojë me të rriturit dhe të huajt, të cilët nuk i njohin nga afër, ashtu si prindërit. Gjuha zhvillohet shumë shpejt, duke i lejuar të bëjë pyetje mbi mjedisin. Kjo e ndihmon t’i japë një kuptim botës që e rrethon dhe i lehtëson hapat për të krijuar identitetin, si dhe integrimin e tij me të tjerët. Tani gjuha është e lidhur me kujti-met e para të aftësive për të lexuar dhe shkruar, me kujtimin e parë të fletores së motrës apo vëllait më të madh, si një send që mezi pret ta marrësh.

Vëmendja - Është jashtë familjes.

Aftësia për t’u kujdesur për veten i jep besim për të hedhur këtë hap jashtë familjes. Gjithashtu dhe kurioziteti për të njohur situ-ata të reja, jetën e vëllezërve ose të motrave që shkojnë në shkollë, këtë botë misterioze për të cilën ka dëgjuar, që e dëshiron dhe i druhet. Frika se atje jashtë mund të mbetet vetëm, i bën ndjenjat dhe emocionet të forta.

Grupi - Për fëmijën është tërhe-qës, dhe në njëfarë mënyre zë-vendëson mbrojtjen e nënës. Grupi për të është mjeti më i rëndësishëm për zhvillimin e pavarësisë. Fillimi i një jete të re në botën sociale të grupit, është një hap i madh drejt pjekurisë. Tani ai brenda këtij gru-pi bëhet paksa “prind” i vetvetes. Ky proces shoqërohet edhe me ankth, i cili ndonjëherë duket qartë nëpërmjet krizave të të qarit, ën-drra nate, dhimbje koke ose barku në mëngjes, përpara se të shkojë në kopsht. Miqësitë - Në këtë moshë fëmi-jët janë të aftë të bëjnë grupe “serioze” dhe të krijojnë miqësi. Por miqësitë e tyre janë ende të përkohshme. Djemtë bëjnë miqësi rastësore. Vajzat i zgjedhin mike-shat e tyre, me të cilat përsëri mund të zemërohen lehtë.

Sjellja - Bëhet shumë konkrete, por ky realizim përmban ende disa pasiguri. Tregimet dhe përrallat e pëlqyeshme në këtë moshë përpu-

374 PJESA VII VITI I GJASHTË - MOSHA E MENDIMIT

then me situatën në të cilën fëmija ndodhet dhe po jeton. Për disa fëmi-jë bëhet e rëndësishme ruajtja e të njëjtave rrethana jetese në familje, për shkak të mjediseve dhe sjell-jeve të reja në kopsht. Vlerësohen ceremonitë e sigurisë si ditëlindjet, festat familjare, të cilat ushqejnë pavarësinë e brendshme të fëmijës për t’u aftësuar në programet e reja shoqërore. Në këtë moshë fëmijët nuk kanë aftësi të mira për të bërë kompromise dhe për të bërë marrë-veshje tolerante. Për arsye të vogla, mund të dëgjoni një vajzë të vogël t’i thotë mikeshës së saj “Ti nuk je më shoqja ime.” Pas pak kohësh do të miqësohen përsëri.

Kërkesat - Ndryshimi themelor lidhet me stadin e ri të pavarësisë dhe marrjen e përgjegjësive. Nëse kujtoni veten tuaj në këtë moshë, do të kuptoni se interesi i prindërve për ngjarjet e jetës së tyre “private” është mbështetja më e madhe.

Nevoja për rregulla - Është një kërkesë themelore. Mund të shihni lehtësisht se fëmijët të gjendur në një mjedis të rrëmujshëm, qoftë ky dhe lojra e argëtim, pa norma dhe rregulla, do të ndërhyjnë menjëherë për t’i vendosur ato. Vihet re që janë më të aftë të kuptojnë rregullat e lojës dhe më tolerantë, nëse humbin sipas rregullave. Rregullat e vendosura i japin mundësi fëmi-jëve të zhvillojnë aftësinë për t’u sjellë në mënyrë korrekte brenda grupit. Rregullat dhe normat i ndih-

mojnë fëmijët të përballojnë situ-ata të reja dhe të panjohura me më shumë qetësi. Shpesh, vendosja e fëmijëve në norma të sakta formon në mënyrë të ndjeshme persona-litetin e tyre dhe mund të kthehet në një karakteristikë të sjelljes. Kujdes! Fëmija 5 vjeç, gjithsesi ende nuk ka një kuptim të plotë të identitetit (pra se ai është një person i veçantë, i shkëputur nga të tjerët). Për këtë arsye zbatimi i rregullave për ta nuk është një gjë e thjeshtë. Kjo është arsyeja pse gjatë lojës, ata kanë nevojë për një fi gurë prindërore pranë, për të for-cuar identitetin në sfi dën e zbatimit të rregullave, të normave dhe të kufi zimeve. Gjithashtu, ata mund të mos i mbajnë mend të gjitha rregullat dhe kjo mund t’u hapë telashe. Kanë nevojë për një më të rritur, që t’ua kujtojë gjithmonë.

Toleranca kulturore - Fëmija 5 vjeç që interesohet për botën, ta-kohet me besime të ndryshme, këndvështrime të ndryshme, kul-tura të ndryshme etnike dhe tra-dita të ndryshme. Kultura e qytetit ku jetojnë dhe kultura me të cilën ata ndeshen në kopsht, mund të jetë e ndryshme nga tradita famil-jare. Çdo fëmijë, elementët e rinj kulturorë të mësuar në mjedisin social, i sjell në familjen e tij. Ai këndon këngë të reja, tregon praktika të ndryshme, të mësuara me moshatarët në familjet e tyre. Është pjesë e “sfidës” që ka fëmi-

3755 - 6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

ja me vetë prindërit e tij, për t’u treguar atyre se tani është bërë i zoti në mjedisin e jashtëm. Njëko-hësisht atij i duhet të afrojë kul-turën brenda familjes me kulturën lokale, si pjesë të forcimit të iden-titetit të tij jashtë familjes, në mje-disin e ri. Kështu fëmijët, nxjerrin përfitime nga situatat e kulturave, traditave dhe besimeve të tjera dhe duhen ndihmuar në këtë përshtatje të ndryshimeve midis kulturave, feve dhe përvojave, për të pasuruar njohjen dhe për të lehtësuar bërjen e tij pjesë të shoqërisë. Fëmijët e kësaj moshe nuk janë përjashtues të kulturave të tjera. Vetëm nëse të rriturit edukojnë fort ndjenja të tilla jo miqësore, ndikojnë keq në kufizimin e sjell-jes sociale të fëmijës.

Marrëdhëniet me të rriturit - Në këtë moshë, vajzat duken se kanë më shumë interes për të pasur va-

zhdimisht pëlqimin e të rriturve për sjelljen e tyre. Të bësh miqësi të reja, do të thotë të lidhesh jo vetëm me moshatarët, por edhe me të rritur të tjerë. Për të arritur këto marrëdhënie, duhen disa aftësi që ata ende nuk i kanë. Në rast se një marrëdhënie me një të rritur nuk është e pëlqyeshme, hapësira nuk mbushet me kompromis, por duke bërë lëshime dobësie dhe kjo i vendos fëmijët në raporte delikate. Djemtë në situata të tilla janë më agresivë dhe kërkojnë të sfidohen me të barabartët e tyre, ose me më të fuqishmit. Ata tregojnë forcën dhe duket se nuk iu intereson vë-mendja e të tjerëve.

Rivaliteti midis fëmijëve, shumë herë përzihet me rivalitetin që ata bëjnë nëpërmjet vlerave të prindërve të tyre. Në këtë provë të vështirë të marrëdhënieve me të tjerët, ju duhet të gjendeni gjith-monë afër dhe të vëmendshëm.

Karakteristikat e rritjes dhe të zhvillimit

ZHVILLIMI LËVIZOR

Zhvillimi lëvizor i madh• Fëmija vrapon, rrëshqet, lëkun-

det në lisharëse, kacavirret,

hidhet nga lartësi të mëdha (nga dollapi në krevat, nga ça-tia e barrakës poshtë), kërcen me litar, luan me top me këmbë etj.

376

• Kapërcen me të dyja këmbët një pengesë, 10 cm të lartë nga toka.

• Qëndron mbi një këmbë, me sytë mbyllur.

Pas moshës 6-vjeçare përfundon plotësisht zhvillimi lëvizor i fëmi-jës. Lojrat e tij bëhen plotësisht fizike.

Zhvillimi lëvizor i vogël (i du-arve dhe gishtave)• Ngjyros mirë me bojëra. • Mund të presë me gërshërë një

send të vizatuar.• Lidh vetë lidhëset e këpucëve.

Mbërthen kopsat, rripat e pan-tallonave.

• Përdor sende rrethanore si farë-ra (fasule, oriz, luledielli), për të plotësuar mbushjen e një vizatimi.

ZHVILLIMI I GJUHËS DHE I TË FOLURIT

Fëmija në këtë moshë: • U përgjigjet pyetjeve: “Çfarë

do të bënit ju, nëse... (bie shi, është nxehtë, makina do të kalonte këtu... etj.)”.

• Përshkruan përdorimin e së paku 10 sendeve që ndodhen në shtëpi (përse përdoret piruni? krevati?).

• Përshkruan mirë atë që shikon në një fotografi, pikturë etj.

• Është në gjendje të përshkruajë mirë familjen e tij, emrat, pro-

PJESA VII VITI I GJASHTË - MOSHA E MENDIMIT

fesionet, origjinën etj.

Zhvillimi gjuhësor lidhet me af-tësinë e tij në programet shkollore. Aftësia e plotë gjuhësore vendo-set midis 5 dhe 7 viteve të para të jetës. Një 5 vjeçar është në gjendje të tregojë ngjarjen e tij të ditës në vendin e banimit, ose në kopsht. Mund të ndodhë që ai të flasë dhe të tregojë shumë detaje, por ju mund të mos kuptoni thelbin e çështjes që ai po trajton. Kjo ndodh sepse fëmijët në këtë moshë, kur flasin, nuk arrijnë të mendojnë duke vënë veten e tyre në vendin e atij që i dëgjon. Për këtë arsye, ata kanë nevojë që prindërit, edukatoret dhe kujdestarët, në marrëdhëniet me ta dhe gjatë përdorimit të rrëfimeve, të kujdesen që fëmijët t’i kuptojnë gjërat.

Nëse fëmija i kësaj moshe flet diçka për një ngjarje të ditës, në të vërtetë ai ka nevojë të thotë diçka për veten e tij. Për këtë, gjithmonë i duhet kushtuar vëmendje dhe jo të mos dëgjohet.

Mjaft fëmijë, të gjendur emi-grantë, detyrohen të mësojnë dy gjuhë dhe t’i përdorin të dyja. Fi-llimisht fëmijët flasin gjuhën e në-nës së tyre, e cila është kryesore për zhvillimin e fjalës. Ajo me-rret bashkë me gjirin. Fëmijët që mësojnë dy gjuhë, njërën e kanë kryesore, tjetrën më të pakët. Nëse gjuha kryesore nuk është gjuha e

3775 - 6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

nënës, në fillim të shkollës fëmija do të ketë vështirësi në shkrim dhe lexim, edhe pse duket sikur e flet mirë gjuhën.

Për të mësuar një gjuhë, fëmijës i duhen dy vjet. Për ta mësuar atë rrjedhshëm, i duhen shtatë vjet. Për të ndihmuar fëmijët në rretha-nat e vështira, është e nevojshme që prindërit dhe edukatoret të për-piqen që fjalët dhe fjalitë të për-cjellin një mesazh me interes për fëmijën. Në të kundërt, fëmijët kanë vështirësi për të mësuar pjesë të gjuhës pa kuptim për ta. Kjo lloj e folure përfitohet vetëm në vitet e para të shkollës.

tjetër që ndikon është trashëgimia. Kjo trashëgimi merret si nga nëna edhe nga babai dhe, e kombinuar me kushtet e mjedisit ku rritet fëmija, jep si rezultat një nivel të caktuar intelektual të fëmijës.

Ndihma më e madhe për zhvilli-min intelektual të një fëmije lidhet me kushtet e mjedisit që nxisin dhe plotësojnë kuriozitetin e fëmijës. Aftësitë intelektuale bashkohen me dëshirën për të zbuluar gjëra të reja. Kujtohuni që fëmijët që në moshën 2 –3 vjeç kanë periudhën e pyetjeve “Përse?”, “Kur?”, “Çfarë është?” etj.

Shumë nga aftësitë e tij janë for-muar nga përgjigjet që kanë marrë. Edhe në këtë moshë, dëshira për të provuar, zbuluar dhe kërkuar ndih-mon shumë zhvillimin intelektual

Fëmijët që flasin me vështirësi, edhe zhvillohen me vështirësi pasi gjuha është mjeti i vetëm për zhvilli-min e aftësive mendore dhe aftësisë për të zbuluar sendet, fenomenet dhe lidhjet midis tyre. Në moshën shkollore fëmijët me vështirësi në të folur do të kenë edhe vështirësi në të lexuar.

Për të nxitur zhvillimin e intelektit tek fëmija

• Mënyra më e mirë është lexi-mi i librave dhe revistave për fëmijë. Veçanërisht është mirë që të formohet zakoni i lexi-

ZHVILLIMI NJOHËS DHE I PERCEPTIMIT

• Dallon të paktën 10 forma, gër-ma, numra.

• Njeh të majtën dhe të djathën e trupit të tij.

• Di të këndojë një këngë të thjeshtë, vjersha, tregime të shkurtra.

• Grupon dhe klasifikon sipas ngjyrës e formës (për shembull, të gjitha këto lodra janë blu, të gjitha këto figura këtu janë katrorë).

• Është i aftë të organizohet në kohë.

Mjedisi familjar dhe prindërit janë baza dhe pasqyrimi i parë i aftë-sive intelektuale të fëmijës. Faktor

378

mit në orët e qeta para gjumit (por jo kur fëmija është shumë i përgjumur, pasi ashtu nuk do ta ketë mendjen). Kështu fëmi-ja mëson të lidhë kënaqësinë e tregimeve me librin. Shpesh-herë fëmijët shfletojnë librat duke bërë sikur lexojnë, ende pa njohur gërmat.

• Figurat e vizatimit dhe fjalët me gërma të mëdha shoqërojnë njohuritë e fëmijës në mënyrë të këndshme, duke lidhur vep-rimin, imagjinatën, kënaqësinë dhe gërmat.

• Lejojini fëmijët të zgjedhin vetë librat e tyre që në këtë moshë dhe përgjigjuni pyetjeve të tyre në rrugë, në dyqan kur ata shohin reklamat, titujt dhe shkrimet e ndryshme.

• Prania juaj në marrëdhëniet e fëmijës me librat, zvogëlon frikërat që kanë ndaj asaj që i pret në të ardhmen. Përmes përrallave, fëmija mëson të zgjidhë problemet, fillimisht në siguri, në prehrin e mamit apo të babit.

• Për të ndihmuar zhvillimin intelektual të fëmijëve tuaj, kthehuni pas në kohën kur ju ishit fëmijë. Kjo do t’ju ndih-mojë për të zbuluar mënyra të reja. Për shembull, ju mund të përmirësoni kujtesën e fëmi-jëve duke krijuar lojra në formë kënge. Kënga “Një dy tre, një dy tre, Maria bën kafe” duket si pa kuptim, por i ndihmon të mbajnë mend numrat.

• Në moshën 5 –6 vjeçare, fëmi-jët nuk e kanë shumë të zhvillu-ar mendimin abstrakt, edhe pse shumica e tyre dinë të numëroj-në deri në njëzet. Ata dinë të thonë: “dy mollë në dorë dhe dy mollë që m’i dha mami, bëj-në katër” por e kanë të vështirë të gjejnë se sa bëjnë dy + dy.

• Mësojini fëmijët me numrat me anë të figurave (për shembull, një mollë, dy mollë…). Kjo i ndihmon ata kur të fillojnë matematikën në shkollë.

• Mos i qortoni fëmijët dhe veça-nërisht mos përdorni sharje, asnjëherë, nëse bëjnë gabime, për shembull nëse ata dinë të mbledhin dy numra, por nuk dinë të bëjnë zbritjen. Në këtë moshë, për mendjen e tyre zbritja është një veprim shumë i vështirë. Po ashtu, pjesëtimi është më i lehtë sesa shumëzi-mi.

Aftësitë e mendimit abstrakt

Për 5 – 6 vjeçarët këto janë shumë të vështira. Ata kanë një mendim në fazën konkrete. E kanë të lehtë të marrin një ide dhe kanë shumë vështirësi në përpunimin e kësaj ideje.

Kemi parë që në vitet e para të jetës, një nga stacionet e rëndë-sishme të zhvillimit të fëmijës (nga 7-14 muaj) ishte çasti kur ai kuptonte se ajo që zhduket, kthehet prapë. Ky hap formonte sigurinë e

PJESA VII VITI I GJASHTË - MOSHA E MENDIMIT

3795 - 6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

fëmijës për dukjen dhe zhdukjen e nënës. Deri në muajin e shtatë ai mendonte: mami që nuk e shoh, nuk ekziston. Ndërsa pastaj arriti në fazën: mami iku, por do të vijë prapë.

Edhe sot, fëmijët kanë të njëjtën vështirësi, por pak më ndryshe. Paaftësia e përpunimit të ideve iu krijon pasiguri. Nëse ata i planifi-kojnë gjërat, mund të vënë në punë inteligjencën e tyre për të men-duar në mënyrë abstrakte. Por kjo nuk bëhet menjëherë. Për shem-bull, nëse ju do t’i thoni: “Nesër do të shkojmë në plazh”, ai do të kërkojë sqarime për detajet dhe ju duhet t’ia jepni këto detaje (që janë nisja, udhëtimi, ç’do të gjeni atje, çfarë do të shihni, çfarë do të bëni e kështu me radhë).

Nëse ju dhe edukatoret e ndihmo-ni fëmijën me detaje dhe i jepni mundësi të bëjë eksperienca, ai nuk do të ketë më nevojë vetëm për detajet, pasi do të arrijë ima-zhet e kujtesës dhe të fantazisë, nga eksperienca. Pra, ai do të kuj-tojë herën e fundit kur ishte në plazh, dhe kështu do të krijojë një ide për të nesërmen. Kështu forco-het përpunimi i ideve dhe të men-duarit abstrakt nga fëmija.

Disa vështirësi të fëmijëve për t’u aftësuarZakonisht, informacionet dhe më-simet fëmijët i marrin në grup, në lagje ose në kopsht. Por grupi

ndërkohë (edhe me ndihmën e edukatorëv)e krijon disa norma. Fëmija mund të ketë vështirësi kur: • Shpejtësia e veprimeve të tij

është më e vogël sesa norma. • Shqetësimi i tij nuk gjen ngu-

shëllim dhe mbështetje dhe kjo e shton vështirësinë dhe ngadalësinë e fëmijës.

• Disa fëmijë flasin mirë, luajnë mirë, por vizatojnë keq.

• Ka aftësi njohëse më të pakta dhe në lojën e grupit nuk orien-tohet mirë për konceptet “para - pas”, në kohë dhe në hapësirë.

• Disa fëmijë nuk pranojnë të marrin pjesë në aktivitete mësi-more, sepse tremben që më parë se nuk i dinë përgjigjet.

• Disa fëmijë, nga frika se mos dështojnë, përpiqen të sillen si të rritur, duke u shkëputur nga loja dhe aktiviteti i grupit.

Gara dhe konkurrenca

Fëmijët 5 – 6 vjeçarë e ndiejnë garën dhe konkurrencën, shumë më tepër nga ç’mendohet. Më sipër folëm për fëmijë të cilët konkurencën dhe garën e zhvilloj-në në radhë të parë me prindërit e tyre dhe jo me moshatarët. Ndjesitë komplekse të moshës i bëjnë ata të dëshirojnë të rriten me shpejtësi, duke humbur kënaqësinë e të qenit fëmijë. Kjo lloj gare i ndalon ata në aftësinë për të mësuar. Ata për-piqen t’i afrohen të rriturve.

380

Gara dhe konkurenca kanë të mi-rat e veta në zhvillimin e fëmijëve, por kanë dhe të këqija. Ato mund të sjellin siklet dhe stres të lartë tek fëmijët. Fillimet e konkurencës në moshën 5 vjeçare nuk e ndihmojnë zhvillimin intelektual të fëmijës dhe nuk ndihmojnë përmirësimin. Disa fëmijë janë më të zotë në vizatim, disa të tjerë në aktivitete fizike si gjimnastika, sporti etj. Lojrat e fëmijëve në këtë moshë janë ende të ndryshme nga lojrat e fëmijëve të moshës 7-vjeçare e lart. Në moshën 5 vjeç lojrat janë argëtuese dhe informuese. Mbi 7 vjeç lojrat janë edhe mësimore.

Megjithatë, fëmijët e moshës 5-6 vjeçare janë përballë shokëve dhe është e pamundur që ata të fshehin ndryshimet mes tyre dhe shpesh-herë dështimin. Shpeshherë dësh-timet bëhen më të rënda, sepse fëmijët mendojnë se kanë turpëru-ar nënën dhe babain dhe nuk janë më të denjë për ta.

Ju duhet: •· Ta nxisni fëmijën të bëjë garë

me veten e vet, domethënë diç-ka që mësoi dje, ta përmirësojë sot dhe jo të krahasohet me të tjerët.

• Të kërkoni të gjeni aftësi të veçanta tek fëmija juaj, çfarë arrin të bëjë më mirë.

• T’i jepni kohë fëmijës për ush-trimet dhe aktivitetet.

• Të bisedoni me fëmijën që të

kuptojë dhe njohë aftësitë që ka, por edhe të pranojë sikletin dhe dëshpërimin, kur nuk arrin të bëjë diçka.

• Të siguroni fëmijën se nuk tur-përoheni prej tij, përkundrazi, jeni krenar për të.

• Të planifikoni që rezultatet pozitive ta kapërcejnë dështi-min.

• Të siguroheni që fëmija në ra-dhë të parë të mësojë të marrë pjesë në lojra dhe aktivitete. Kjo është gjëja më e rëndë-sishme.

• Ta siguroni fëmijën që do të merrni pjesë edhe ju në një ak-tivitet të vështirë për të dhe do ta mbështesni.

• Kërkojini fëmijës të bëjë vepri-met që di më mirë.

• Nëqoftëse fëmija juaj sillet si më i madh, afrojeni që të gjejë kënaqësi edhe në lojrat e moshatarëve të vet.

Nuk ka rëndësi nëse fëmija doli me sukses në një aktivitet apo dështoi. E rëndësishme është që ta ushqeni atë që ta pëlqejë përsëri aktivite-tin.

ZHVILLIMI SOCIAL DHE EMOCIONAL

Zhvillimi social ka dy drejtime: nga njëra anë fëmijët bëhen

pjesë e grupit/komunitetit dhe nga ana tjetër e dallojnë veten e tyre

PJESA VII VITI I GJASHTË - MOSHA E MENDIMIT

381

si individë të veçantë. Njëra anë e zhvillimit social në këtë moshë është socializimi, procesi nga i cili fëmijët përfitojnë rregullat, vlerat dhe njohuritë e shoqërisë së tyre, ndërsa ana tjetër është formimi i personalitetit. Në këtë proces, fëmijët duhet të kenë mënyra të ndryshme të të ndjerit dhe sjelljes në situata të ndryshme.

Procesi i identifikimit të vetes kalon nëpër katër faza kryesore: • Dallimi i vetes nga të tjerët• Lidhja, bashkimi me të tjerët• Identifikimi i vetes, duke vëzh-

guar dhe imituar njerëzit që e rrethojnë dhe nga “shpërbli-met” që i bëhen sipas sjelljes së tij.

• Identifikimi që vjen si pasojë e aftësisë njohëse për të kuptuar veten e tij si pjesëtar i një grupi shoqëror dhe dëshirës për të qenë si anëtarët e tjerë të këtij grupi.

Fëmija në këtë moshë:• Flet rreth familjes së tij.• Di emrin e vendit ku jeton.• Krijon lojëra dhe di të tregojë

se si luhen ato.• Merr pjesë në lojërat e zhvilluara

në grup, duke zbatuar rregullat e lojës.

Fëmijët dhe familja

Në moshën 5 vjeç, fëmija krijon identitetin e tij brenda familjes.

Kryesore për ta është që të kuptoj-në qartë rolin që kanë në familje. Prindërit janë të kënaqur kur fëmi-jët fillojnë bëjnë miqësira jashtë shtëpisë. Ndërkohë, këto marrë-dhënie mund të ndikojnë për mirë ose për keq në sjelljen e fëmijës. Nxitja e individualitetit të fëmijës ndihmon në të njëjtën kohë për të përcaktuar kufijtë e sigurt, brenda të cilëve zhvillohet kjo lëvizje e re e fëmijës jashtë shtëpisë.

Në kohën kur fëmijët kërkojnë të dalin jashtë rrethit familjar, duhen nxitur të merren me gjimnastikë, not, kërcim, mësim të muzikës dhe veglave muzikore. Shpesh-herë ju i drejtoni fëmijët në gjërat që ju pëlqejnë vetë, si sporti për baballarët, koncertet për mamatë. Por duhet të jeni të gatshëm edhe të pranoni që fëmijët tuaj mund të mos të pëlqejnë të njëjtat gjëra që pëlqeni ju. Atëherë duhet të për-piqeni të zbuloni së bashku inte-resat e fëmijës. E rëndësishme është që ju të mbeteni lidhësi dhe shoqërues në aktivitetet e fëmijës jashtë familjes.

Marrëdhëniet në familje janë lek-sione të vërteta për jetën, në sytë e fëmijës. Ju mund të kujtoni fëmijërinë tuaj, kur nga prindërit ju është kërkuar të kujdeseni për fëmijët më të vegjël ose kur mba-heshit me hatër, se ishit fëmija i parë apo djali i vetëm i shtëpisë. Fëmijët e trajtuar gjithmonë si

5 - 6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

382

të vegjël mund të kenë përfitime brenda shtëpisë, por shpesh janë edhe të fyer.

Fëmija i parë ka një marrëdhënie të veçantë me familjen. Ai zë një vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Por ndërkohë, në moshën 5 vjeç, kur ai del jashtë shtëpisë, gjen diç-ka të panjohur. Kjo është e bukur, por edhe e frikshme për fëmijën. Një 5-vjeçar mund të fillojë të ketë zili fëmijët më të vegjël që vazh-dojnë të rrinë në shtëpi me nënën, të sigurt dhe pa qenë nevoja të vi-hen përpara vështirësive.

Edhe ju mund të mos të dini ç’të bëni: të rrini me të voglin, apo të shoqëroni më të madhin. Situata bëhet edhe më e komplikuar, sepse edhe fëmija më i vogël në shtë-pi sikur ndihet fajtor pasi bëhet pjesëtar “sekret” me nënën e tij kundrejt fëmijës së madh.

E vetmja mënyrë për ta trajtuar këtë situatë është të njohim vështirësitë e një fëmije 5-6 vjeç jashtë dhe ndjenjat e tij, të njohim xhelozinë dhe trishtimin e tij, ndonjëherë edhe agresivitetin. Në të njëjtën kohë, t’i tregojmë atij, dashuri dhe interes si dhe të vlerësojmë aktivi-tetet që ai bën.

Ju mund të gjendeni përballë situ-atës së vështirë me një 5 vjeçar, kur ai bëhet xheloz për vëllain ose motrën më të madhe që ka më shumë liri, më shumë argëtim

dhe më shumë privilegje. Ata janë ziliqarë dhe kuriozë për jetën e më të madhit.

Grupi i moshatarëve përmes loj-rave e bën 5 vjeçarin të kuptojë af-tësitë, por edhe paaftësitë e tij. Tani ai duhet të përballojë mo-shatarët, sepse edhe ata mund të jenë më të zotë se ai dhe mund të argëtohen më shumë se ai. Në këto kushte, mund të ndodhë që një fëmijë 5-6 vjeç bëhet i ndrojtur në grupin e moshatarëve jashtë mjaft i ashpër, agresiv dhe i pasjellshëm me fëmi-jët më të vegjël brenda shtëpisë. Jashtë ai është i trembur, brenda ka një rol kryesor. Edhe në këtë rast ju duhet të ndërhyni, jo vetëm për ta qortuar për sjelljet brenda shtëpisë, por edhe për ta mbështe-tur në aktivitetet me shokët ose në kopsht. Fëmija i dytë i familjes, në moshën 5-6 vjeçare, në botën e jashtme ka më shumë lehtësira, pasi ka një mbështetje, vëllain ose motrën më të madhe. Por nga ana tjetër, ata ndihen keq që duhet të luftojnë shumë për t’u barazuar me të ma-dhin. Mund të humbin një pjesë të besimit në vetvete dhe në aftësitë e tyre. Ju duhet:

• T’i ndihmoni fëmijët t’i kaloj-në mirë këto ndjenja, që ata të rriten më të qetë.

• T’i ndihmoni fëmijët të kup-tojnë se aftësitë dhe talentet e tyre do të jenë vazhdimisht kra-has aftësive të vëllezërve dhe

PJESA VII VITI I GJASHTË - MOSHA E MENDIMIT

383

shokëve të tjerë. • T’u tregoni fëmijëve se nuk

është e nevojshme të jesh ma-dhështor me çdo kusht.

• Shumë nga situatat e vështira për fëmijët mund të ndihmohen duke treguar për veten tuaj në moshë të vogël.

• Të tregoni interes për aktivi-tetet e fëmijës jashtë shtëpisë.

• T’i tregoni atij se vëllai apo motra më e vogël ka nevojë për kujdes, ashtu siç jeni kujdesur për të kur ai ishte i vogël.

Nga një 5 – 6 vjeçar ju shiheni edhe si prindër, por edhe si per-sona të rritur. Në fillim ai ju ka imituar që të komunikonte me ju. Por tani ju shikon me adhurim, si të përsosur dhe madhështorë, dhe ka ndjenja të ngatërruara për në-nën dhe babain. Shumë nga sjelljet e fëmijëve lidhen me këto ndjenja. Vajzat bëjnë “vogëlushen” e babait dhe i bëjnë qejfin atij dhe djemtë bëhen Supermenë dhe fillojnë të bëhen “mbrojtës” të nënës së tyre.

Kujdes!Nëse ju, personat më të rëndë-sishëm për jetën e tij nuk jeni të vëmendshëm dhe të kujdesshëm, është njësoj sikur mbreti dhe mbretëresha të mos të t’i hedhin sytë. Ata ndihen të trishtuar dhe të vetmuar dhe kërkojnë ngushë-llim jashtë shtëpisë, edhe në per-sona të panjohur. Këtu vendoset rreziku i madh, nga i cili përfitojnë keqbërësit.

Nëse jeni të detyruar të punoni me orë të zgjatura dhe të jeni larg fëmijëve, atëherë duhet të keni parasysh: • Të mbani lidhje të ngushtë me

edukatoret e kopshtit apo të rri-turit që kanë kontakt me fëmi-jën tuaj.

• Të përfitoni nga orët e mbrëmjes për të bërë bisedat e darkës, ku fëmijët të kenë mundësi të ndajnë me ju të gjitha emocio-net e ditës.

• Të tregoheni të vëmendshëm ndaj çdo interesi të ri të fëmijës dhe ndaj çdo ngjarjeje.

• Të kujdeseni të merrni pjesë në aktivitetet e fëmijëve: garat, sportet, koncertet, ditëlindjet.

• Të mbeteni gjithmonë persona të besueshëm në sytë e fëmijës, të mbani fjalën e dhënë dhe të respektoni oraret e premtuara.

• Të siguroni kushte që shtoj-në sigurinë e fëmijës në këtë moshë, duke u përpjekur të jetoni në të njëjtën shtëpi dhe nëse detyroheni ta ndërroni shtëpinë, të ruani disa nga sen-det dhe mobiljet, si krevati, lo-drat e tij më të dashura etj.

Loja Në këtë moshë fëmijët luajnë në grup, por ende jo në një skuadër. Këtë aftësi ata e fitojnë pak më vonë. Kërkojnë të marrin role brenda grupit, shpeshherë duke imituar personazhe të njohura nga librat, filmat, përrallat, televizori ose mjedisi.

5 - 6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

384

Roli më i rëndësishëm që ata pëlqejnë të luajnë, është roli i në-nës dhe i babait. Kjo lloj loje është një pasqyrim i shqetësimit që kanë të vegjlit me një nga cështjet krye-sore të zhvillimit: me zbulimin që ata bëjnë mbi raportet midis njerëzve në situata të ndryshme.

Rreth moshës 6 vjeç duken she-njat e para të pjesëmarrjes së tyre në një aktivitet, ku për herë të parë ata pranojnë të heqin dorë nga disa dëshira personale, si një kompro-mis për t’u bërë pjesë e grupit. Janë çastet e para të “sakrificës”. Gjatë lojrave ata zhvillojnë ende aftësitë lëvizore dhe kërkojnë të pushtojnë një territor dhe mjetet që ju duhen për t’u kacavjerrë, lëkun-dur, hedhur apo rrëshqitur. Deri në moshën 7-vjeçare aftësitë e tyre të pjekura fizike bëhen kryesore dhe më të rëndësishme se imagjinata. Vajzat kanë më shumë interes për lëvizjet e gishtave, duarve, hedh-jen në litar, lidhjen e fjongove, hedhjen e topit, përdorimin e gjil-përës, shpesh të shoqëruara me këngë fëminore. Ritmika e përdo-rur gjatë lojrave shoqëron pothu-ajse të gjitha aktivitetet e kësaj periudhe.

Është shumë interesante se si vetë fëmijët krijojnë hapësirën e lojës, një hapësirë boshe në të cilën futen shumë fëmijë. Menjë-herë ata vendosin rregulla. Secili prej tyre e di se është vetëm një

anëtar i grupit. Fëmijët kërkojnë t’i japin vetes mundësinë të da-llohen si individë, duke mbetur në grup. Hapësira boshe kthehet në një hapësirë të drejtuar, mbroj-tëse dhe të rehatshme. Por, mbi të gjitha, kjo është një hapësirë kri-juese. Një fëmijë në mes të kësaj hapësire mund edhe të trembet, por me-njëherë hapësira e lojës në të folur, në të kënduar dhe me rregulla të përckatuara bëhet qetë-suese. Ju kujtohet rrethi i fëmijëve që luan “Hodha një letër mu në postë”? Është shumë e rehatshme të ulesh si pjesë e rrethit. Nuk ka asnjë siklet dhe ka shumë mundësi që papritur të të rastisë të jesh në qendër të rrethit sipas lojës, duke u bërë “mbret” ose “mbretëreshë” në mes të grupit.

Kjo është arsyeja që brez pas brezi disa lojra të thjeshta, të shpikura nga vetë fëmijët, rrojnë kaq gjatë dhe trashëgohen nga mosha në moshë, nga kultura në kulturë. Brenda kësaj loje, fëmijët më të rritur nuk kanë nevojë të kujdesen për fëmijët më të vegjël, vëllezër dhe motra. Argëtimi është i plotë. Lojrat në këtë moshë zhvillohen në të njëjtën kohë me aftësimin e tyre për historitë, përrallat, si dhe me detyrimet e para të të mësuarit të leximit, shkrimit, vizatimit dhe përgatitjes për shkollë.

Zbulimi i miqve moshatarë Bëhet gjithmonë pas përshtatjes

PJESA VII VITI I GJASHTË - MOSHA E MENDIMIT

385

me mjedisin e ri. Identitetin e ri që përfiton si pjesëtar i një shoqërie të re, fëmija ua tregon prindërve me krenari. Ndërsa i nënshtrohet rre-gullave të grupit, fillon t’i bëjë “sfidë” rregullave familjare. “Nuk e vesh fustanin, sepse shoqet e mia nuk e pëlqejnë!”. Këndon këngët e shoqeve në shtëpi dhe luan lojrat e mësuara nga shoqet.

Marrëdhëniet me moshatarët bëhen një pasuri e vërtetë. Dëgjohen fjalë të reja dhe gjuhë të tjera. Fëmijët 5-6 vjeçarë nuk janë të aftë për sjellje raciste (për të sharë të tjerët se janë të një race tjetër).

GjumiKemi thënë se 2-3 vjeç është mo-sha e fjalës. Gjithashtu 5 – 7 vjeç është mosha e mendimit. Deri në këtë moshë fëmijët flenë natën, por edhe ditën. Ndodh shpesh që fëmi-jët të ndërrojnë oraret e gjumit, të kërkojnë të flenë për një kohë të gjatë ditën. Kur ndodh kjo, gjë do të thotë se ka ndodhur diçka. Nuk duhet gabuar dhe t’i thuhet një katërvjeçari: “Ç’bën gjithë ditën në gjumë! Çohu, luaj me shokët!” Ndonjëherë fëmijët, të cilët mund të jenë të mërzitur për ndonjë ar-sye, shërojnë vetveten duke fjetur ditën. Kjo mund të ndodhë për she-mbull kur lind një fëmijë tjetër në shtëpi. “Fle edhe unë si i vogël, se imitoj të voglin” dhe kështu ulet rivaliteti. Ndodh që fëmijë të kësaj moshe të kërkojnë të kthehen te

gjiri nga xhelozia dhe dëmtohen rëndë kur u thuhet: “Jo. Ti je i madh!” Është njëlloj si t’iu thu-ash: “Ti je i madh. Nuk ke nevojë për nënë.”

Fëmija mund të sikletoset edhe kur i thuhet: “Fli me zor!”. Është shumë e rëndësishme që fëmija të flejë kur i flihet dhe jo kur i thoni ju. Për këtë ndihmohet duke u kri-juar rutina para gjumit, si: puthjet, përshëndetjet, përkëdheljet, të cilat mund të jenë dhe të përsëritura. Një kukull me vete ose një arush për të fjetur bashkë, imiton situ-atën nënë-fëmijë dhe e ndihmon fëmijën. Veçanërisht nëse fle dhe i rrituri, fëmija e vlerëson gjumin si një gjë të mirë dhe jo si dënim.

Nuk i duhet thënë fëmijës: “Mby-lli sytë!” kur shkon në shtrat. Nëse fëmijët kanë kërkesa për të mbajtur dritën ose derën hapur, ato duhen plotësuar patjetër. Ka fëmijë që kanë frikëra të natës ose zgjime nga ëndrra dhe imazhe, si gogoli. Për këtë psikologët mendojnë se është e vlefshme që gjatë ditës të luajë me ju symbyllazi në mjediset e shtëpisë. Kështu ai do të mësojë të rrijë pa shikuar, duke e kaluar këtë sprovë gëzueshëm, në lojë me prindin. Gjithashtu, për fëmijë më të rritur, mund të mbahet te koka e krevatit letër dhe lapsa viza-timi. Në zgjimet e frikshme natën nga gogoli (ujku) i thuhet fëmi-jës ta vizatojë menjëherë gogolin

5- 6 VJEÇ KARAKTERISTIKAT E RRITJES DHE TË ZHVILLIMIT

386

(ujkun). Edhe nëse ai bën vetëm një vizë të drejtë, kjo vizë gogol e bën gogolin e ëndrrës të vërtetë, duke i ulur vlerën.

Rreth moshës 5 - 6 vjeçare fëmi-jët shohin ëndrra për vdekjen e prindërve. Është shenjë e një tensioni dhe agresiviteti që gjen-det edhe gjatë ditës, siç janë vjedhjet e vogla të fëmijëve ose

PJESA VII VITI I GJASHTË - MOSHA E MENDIMIT

lojërat me shpata, thika, pushkë. Në këtë moshë fëmijët mund të ndihen në faj, si kriminelë të vegj-ël dhe është detyra juaj të mos ia merrni seriozisht, ta qetësoni dhe lehtësoni. Në vite të tilla ëndrrash dhe shqetësimesh, është shumë i vlefshëm aktiviteti gjatë ditës me mbjellje lulesh, bimësh, lojë në det ose rërë. Lojërat e rërës së lagur shpesh çlirojnë fantazmat e natës.

Këshilla për prindërit dhe kujdestarët

PËR PRINDËRIT QË VIHEN NË SIKLET PARA TË TJERËVE KUR FËMIJA “BËN NJË GABIM”

Një ditë në krevatin e vizitës nëna më vendos një foshnjë

6-muajsh me temperaturë të lartë. Pas dy minutash foshnja vjell vrull-shëm (gjë e zakonshme për një fëmijë me temperaturë gjatë vizi-tës). Një pjesë e fytyrës, qafa dhe gjoksi mbushen me përmbajtjen e stomakut. Po ashtu krevati i vizi-tës, stetoskopi dhe duart e mia, dhe prehëri me bluzën e bardhë. Nëna, e tronditur, menjëherë hap çantën, nxjerr një garzë të madhe të pastër dhe fillon të…. pastrojë

bluzën time të bardhë dhe duart e mia! Ajo më thotë “Më fal dok-toreshë!’’

Në situata të tilla, prindërit ven-dosen së bashku me fëmijën për-ballë mjedisit social, i cili ka rregulla dhe detyrime dhe në të cilin prindërit përpiqen të bëjnë figurë të mirë. Prindi mbron edu-katën dhe respektin ndaj mjekut, dentistit, nëpunësit të shtetit, she-fit ose drejtorit të tij. Por mund të bëhet fjalë edhe për një figurë të famshme publike: prindi mund të ndodhet edhe përballë deputetit ose Presidentit, apo përballë një miku që nuk e ka takuar prej kohësh. Çfarë ndodh me fëmijën që e shoqëron?

3875 - 6 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORËT

Fëmijët në moshat e vogla, në çaste të caktuara, nuk janë më qe-niet më të rëndësishme. Ata kaloj-në në plan të dytë. Në plan të parë është mjeku i ndotur, infermierja që do të bëjë gjilpërën ‘’duke du-ruar të qarat dhe tekat’’ e fëmijës, apo do të nuhasë jashtëqitjen e tij (…e ndërrova tani, por ma ka bërë rrugës, thotë nëna “fajtore”). Më i rëndësishëm është zyrtari, perso-naliteti apo të huaj të tjerë. Fëmija i sëmurë, i tronditur dhe i trembur kalon në plan të dytë. Ai ndihet i tradhtuar, i parëndësishëm dhe shpesh fajtor, sepse prindit i vjen turp për fëmijën me të vjella, të bërë pis.Tek fëmijët raste të tilla lënë në kujtesë gjurmë të pashlye-shme dhe të hidhura dhe ju duhet të keni shumë kujdes në sjelljen tuaj.

Kur shkoni te mjeku, lajmëro-jeni që më parë fëmijën, edhe kur është bebe. I thoni se do të shkoni në një dhomë ku një teta apo një xhaxhi, që është doktor, do ta vizi-tojë për sëmundjen që ka. Tregojini se çfarë do t’i ndodhë atij në vizitë, si do ta prekin, do t’i shohin gojët dhe veshët, i thoni se kjo është e bezdisshme. Nëse do të bëjë gjilpërë apo vaksinë, tregojini që në shtëpi se do te shpohet dhe do t’i dhembë shumë. Tregojini pse do të shpohet, si do t’i hyjë ilaçi brenda dhe ku do të shkojë ky ilaç. Nëse do të qepet apo do të mjekojë dhëmballën, përshkruani gjithçka

pa e gënjyer dhe me thjeshtësi. Premtojini se do t’ia mbani dorën e tij në tuajën dhe se mund të qajë dhe të ulërijë nëse kjo e lehtëson, se nuk është turp, pasi edhe ju keni bërë kështu kur ishit i vogël. Tregojini sa herë do të përsëritet kjo dhe për sa ditë. Koncepti i ko-hës, i cili është i vështirë, mund të tregohet nëpërmjet numërimit të ditëve me gishtërinj, duke radhitur “…dhe pastaj vjen dita dhe pastaj vjen nata... dhe pastaj vjen dita dhe pastaj vjen nata... dhe pastaj prapë dita …” Nëse fëmija grindet duke pritur vizitën, mos u acaroni, i thoni se ka të drejtë dhe se juve ju vjen keq që ai është mërzitur.

Sapo të hyni në dhomën e vizitës, mos rrini i heshtur, por flisni në fillim me fëmijën tuaj, jo me per-sonelin shëndetësor, duke i thënë: “Mos u tremb, se unë jam këtu me ty”. Gjithmonë filloni duke pre-zantuar fëmijën tuaj, duke i thënë mjekut: “Ky është djali im, filani, 5 vjeç. Ne na dhemb barku”. Thu-ajini fëmijës tuaj emrin e mjekut dhe të infermieres. Përpiquni që në situata të tilla të sikletshme të jeni vetë aty dhe jo me përfaqësues të tretë, si: halla, komshia, fëmija më i madh etj. Në mosha të vogla, para se mjeku t’ia vendosë metalin e stetoskopit në trup, kërkojini leje mjekut që fëmija ta prekë stetosko-pin me dorë, për ta njohur, duke i treguar se çfarë bën ai. Fëmijët, në një konsultore apo spital, tremben

388 PJESA VII VITI I GJASHTË - MOSHA E MENDIMIT

shumë nga shishet në dollap, blu-zat e bardha apo aparatet. Përpiqu-ni shpejt e shpejt t’i tregoni diçka për ato që ai sheh me sy. Tregojini si përrallë se çfarë bën ekrani i ra-dioskopisë me rrezet e padukshme “magjike”. Përrallat dhe humori i pëlqejnë gjithmonë fëmijës.

Mos i kërkoni fëmijës tuaj të je-të “hero” apo “i fortë”. Ndër-priteni fjalën e mjekut “...më fal një sekondë” për çdo kërkesë apo pyetje të fëmijës, duke i dhënë të kuptojë se për ju është më i rëndë-sishmi në botë. Nëse mjeku ju thotë se duhen bërë gjilpëra, drejtojuni fëmijës: “Si thua, do t’i bëjmë? Ato dhembin, por duhen bërë”.

Fëmijët përballojnë çdo gjë dhe kalojnë edhe prova të vështira, nëse trajtohen kështu. Për fat të keq, ndodh që prindi të mos ta traj-tojë mirë fëmijën e sëmurë, duke e detyruar edhe me forcë, për të kryer vizitën shpejt e shpejt. Nëse një fëmijë është në siklet të madh dhe qan e ulërin, lëreni vizitën për një herë tjetër; edhe nëse është me temperaturë të lartë, mund të me-rrni vetëm këshillat e mjekut dhe ilaçet dhe të vini më vonë. Fëmija duhet të bindet se ju dhe mjeku nuk bëni asgjë me zor dhe se ai ka të drejtën të vendosë në situ-ata të tilla të sikletshme. Kjo i jep shumë siguri dhe gjithmonë, pas disa orësh ose të nesërmen, fëmija e kërkon dhe pranon vizitën.

Nuk duhet të lejoni asnjëherë që në situata të tilla mjeku apo infermierja t’ju akuzojë për pakujdesi, paaftësi, si shkaktarë të sëmundjes së fëmijës, t’ju flasë pa respekt dhe ashpërsisht. Nëna e respektuar është nëna fuqiplotë, që do të thotë qenie e sigurt. Shumë shpesh dashuria, për një fëmijë, është siguri.

Në mjedise sociale, kur jemi të shoqëruar me fëmijët, bëjeni të ndiejë se është i rëndësishëm në çdo moshë qoftë ai, një muajsh apo disa vjeç i thoni të tjerëve emrin e fëmijës, por gjithmonë pasi t’i keni thënë se kush janë personat e rritur përreth. Nëse ju po bisedoni me një të rritur dhe fëmija kërkon diçka ose grindet, ndërpriteni bisedën, duke i thënë personit tjetër se ju duhet të merreni pak me fëmijën tuaj, veçanërisht nëse ai është nën moshën 6 vjeç. Mbi këtë moshë fëmijët i kanë mësuar rregullat e lojës dhe në momente të caktuara mund t’i urdhëroni të dalin jashtë dhe t’ju lënë rehat në qejfin tuaj. Fëmijët duhet ta mësojnë se, edhe pse janë shumë të rëndësishëm, çdo njeri duhet të lejohet të bëjë jetën e tij, i pashqetësuar nga të tjerët. Por kjo mund të bëhet më vonë, pas moshës 6 vjeçare.Po kështu ju duhet të silleni edhe në mjedise zyrtare. Fare mirë, një pushtetari që ju flet për interesat tuaja, mund t’i kërkoni leje një çast për t’iu përgjigjur kërkesës

3895 - 6 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORËT

së fëmijës që keni me vete, pa e qortuar për çapkënllëqet e tij në mjedis.

Në ditët e para të kopshtit mund t’i kërkoni edukatoreve të shoqëroni fëmijën tuaj brenda. Që në fillim, bashkë me fëmijën tuaj, duhet të vizitoni të gjitha dhomat e kopshtit. Nëse prindi e ka parë dhe shkelur vendin më parë, ky vend bëhet më i njohur për fëmijën. Një kopsht, dera e madhe e të cilit është e ndaluar dhe e mbyllur për prindin, është një vend armiqësor për fëmijën dhe ai nuk ndihet rehat aty.

Fëmija nuk duhet çuar me zor te berberi. Në fillim pyeteni fëmijën nëse i duket simpatik berberi dhe nëse pranon që t’ia presë flokët. Gjithashtu mund t’i tregoni disa modele flokësh, që ai të zgjedhë vetë atë që i pëlqen.

Në të gjitha rastet, kur fëmijët përballojnë situata të tilla, ata duhen lavdëruar jo për heroiz-min, por për kurajën dhe bashkë-punimin, duke i siguruar prapë se i duam shumë. Nëse një fëmije i duhet të përballojë prova të vështi-ra, i duhet thënë se ai nuk është i vetmi, se këto gjëra i kanë provuar edhe fëmijë të tjerë. Por kujdes! Kjo nuk duhet bërë për t’i treguar

se nuk po kalon diçka të vështirë. Në të kundërt, duhet t’i thoni se ju e dini që ai e ka pasur shumë të vështirë, por nganjëherë na duhet të bëjmë dhe gjëra të vështira.

Ka prindër të cilët ndihen gjith-monë në faj. Vuajnë se nuk ua plotësojnë të gjitha dëshirat, se nuk kanë kushte, nuk kanë shumë para, nuk i përkëdhelin në sedër para shokëve, nuk u plotësojnë dot ëndrrat dhe kërkesat. Do të dëshi-roja që të gjithë këtyre prindërve t’iu thoja se për çdo fëmijë prindi më i mirë në botë është prindi i tij, se detyra e një prindi nuk është të jetë i gjithëpushtetshëm dhe i ku-dogjindshëm, se pavarësisht nga kushtet, prindi ka bërë maksimu-min që mundet. Mjafton që të dini ta doni fëmijën dhe t’ja shprehni si duhet këtë dashuri.

Edhe një nënë që ka braktisur fëmijën pas lindjes për arsye të ndryshme, është e bekuar, pse e ka sjellë në jetë dhe i ka falur 9 muaj dashurie në barkun e saj. Kërke-sat e fëmijëve janë pafund, por kjo nuk do të thotë që ato duhen plotësuar të gjitha. Edhe prindi më i përsosur nuk mund t’i plotësojë. Ajo që fëmijëve u kemi borxh është dashuria dhe siguria, është mungesa e “tradhtive” për të cilat folëm më lart.

390 PJESA VII VITI I GJASHTË - MOSHA E MENDIMIT

REKOMANDIME PËR FËMIJËN E MOSHËS 5 - 6 VJEÇ QË SHKON NË KOPSHT

Të dashur prindër!

• Çdo fazë e re në jetën e fëmijës mund të shoqërohet me trishtim. Tani fëmija është më i madh dhe vitet e para të jetës së tij kanë mbaruar, me të gjitha privilegj-et: gjirin e nënës, përkëdheljet, mbajtjen në krah, vëmendjen e madhe në çdo kohë. Kjo hum-bje shoqërohet me gëzimin për një jetë të re e prova të reja, por edhe me emocione të forta.

• Biseda me fëmijën për jetën e re që e pret, bëhet përpara se ai të shkojë në kopsht. Për këtë, ai duhet të përgatitet më parë. Kjo mund të bëhet duke bërë një ose dy vizita në mjediset e kopshtit ku do të shkojë, duke përgati-tur së bashku rrobat, këpucët e zgjedhura etj.

• Prezantojeni fëmijën me edu-katoren e ardhshme përpara se ai të shkojë në kopsht dhe ju vetë njihuni me të, tregojini për fëmijën tuaj. Njihni gjithashtu edhe shokët e tij të ardhshëm të grupit.

• Fëmija ka nevojë të mësohet pak nga pak me jetën e kopshtit dhe për të është e domosdoshme prania e prindit. Ju vetë duhet të kërkoni të shoqëroni fëmijën

tuaj gjatë orëve që ai kalon në kopsht me fëmijë të tjerë.

• Nëse ai qan ose ankohet për dhimbje trupi, ju duhet të kup-toni gjendjen e tij shpirtërore dhe t’i thoni se e kuptoni këtë gjë. Duke ia pranuar vësh-tirësitë, fëmija mund të flasë, duke lehtësuar frikën që ka.

• Në këtë periudhë bëhen përsëri të rëndësishme disa veprime të zakonshme të jetës, të cilat li-dhen me duart e nënës, si: llojet e ushqimeve që ajo i përgatit, krehja e flokëve, përgatitja e shtratit, tualeti i trupit. Mund t’ju duket sikur fëmija është bërë prapë i vogël. Ai mund t’ju kërkojë përsëri ta ushqeni, ta vishni, ta mbani në prehër, t’i këndoni ninulla para gjumit, ashtu si më parë.

• Në ditët e para të kopshtit kër-kojuni edukatoreve të zhvillo-jnë me fëmijët biseda rreth familjes. Fëmija duhet të ketë mundësi të kuptojë se edukator-ja dhe grupi janë shumë të in-teresuar për të dhe për familjen e tij, për vëllezërit, motrat, gjyshërit, për lodrat, për dëshi-rat e tij dhe aftësitë që ai ka.

• Në ditët e para të kopshtit, kur ai kthehet në shtëpi, nëse ju e py-esni se çfarë ka bërë sot, mund të thotë: “Hiç”. Kjo gjë tregon se për të dy botët janë të ndara dhe të gjitha “hallet” fëmijërore ai i grumbullon brenda.

• Shpesh fëmijët, kur vijnë nga

3915 - 6 VJEÇ KËSHILLA PËR PRINDËRIT DHE EDUKATORËT

një jetë aktive, por dhe me emo-cione, në kohët e para lodhen shumë, aq sa i zë gjumi me-njëherë sapo kthehen në shtëpi. Sameti 5-vjeçar, në Bathore, gati fjeti rrugës për në shtëpi, pas ditës së parë me fëmijët në kampin veror. Kjo nuk do të thotë se duhet kufizuar aktivi-teti, por se duhet qenë më afër fëmijës për ta ndihmuar të për-shtasë më lehtë emocionet.

• Ndonjëherë fëmijët, kur nuk janë njoftuar mirë, mendojnë se do të shkojnë në kopsht për një ditë ose dy e më pas do të rrinë përsëri në shtëpi. Atyre u duhet shpjeguar me durim se që këtej e tutje ai do të shkojë çdo ditë në kopsht.

• Në kopsht ka rregulla të reja, të cilat fëmija do njëfarë kohe t’i mësojë. Të mësosh rregullat dhe zakonet, për fëmijën, do të thotë që pak më vonë të bëhesh edhe më i pavarur. Por kjo nuk është një gjë e dëmshme. Fëmi-ja, kur është i lirë, edhe nëse një i rritur nuk i vë rregulla, kërkon vetë t’i vendosë ato. Prania e prindit nuk duhet të jetë për ta përjashtuar fëmijën nga kjo “detyrë”, por për ta lehtësuar atë.

• Është e këshillueshme që fëmi-jët në një grup të gjenden në mosha të ndryshme dhe të pro-vojnë edhe grupe të ndryshme loje. Kjo i ndihmon ata të zhvi-llojnë aftësinë për t’u sjellë në

më-nyrë korrekte brenda gru-pit.

• Lojërat e fëmijës në këtë moshë janë shumë të pëlqyeshme kur shoqërohen me këngë e vjer-sha. Zhvillimi lëvizor në akti-vitetin e tij kërkon shoqërimin e këngëve (hedhjet me litar, “Roza rozina”, “Hodha një letër mu në postë”, lojërat me top që shoqërohen me fjalë). Këto rite transmetohen nga njëri brez në tjetrin dhe nga fëmijët pëlqehen lojërat që kanë pasur në fëmi-jëri prindërit e tyre.

• Në këtë moshë vendoset ma-rrëdhënia e fëmijës me librat, përrallat dhe pasurinë e kulturës popullore. Një pjesë e madhe e këtyre i përkasin gjuhës së në-nës dhe të gjyshes. Nëse fëmi-ja juaj vjen nga një zonë me gjuhë/dialekt tjetër, duke marrë edhe ju pjesë në marrëdhëniet me fëmijët e tjerë/edukatoret, e bëni më të lehtë për fëmijën të thotë përrallat e gjuhës së në-nës së tij.

• Edhe fëmijët me probleme zhvi-llimi duhet të marrin pjesë njëlloj si fëmijët e tjerë në kë-to grupe shoqërore fëmijësh. Duhet bërë kujdes që ai ta ndi-ejë veten i barabartë dhe të stimulohet të luajë në mënyrën e tij.

• Mos e çoni fëmijën në kopsht vetëm për një arsye praktike, se ju ka lindur një fëmijë tjetër në shtëpi. Nëse ka ndodhur kështu,

392

fëmija më i rritur ka të drejtën e tij të rrijë në shtëpi, pavarësisht nga vështirësitë. Nëse ai dërgo-het në kopsht, kjo duhet bërë vetëm nëse është i bindur dhe e dëshiron këtë gjë. Fare mirë nëna e tij me beben e vogël mund ta shoqërojë për një kohë të shkurtër.

• Të gjitha mjediset e një kopshti bëhen miqësore dhe të dashura për fëmijën, nëse prindërit e tij e kanë vizituar të gjithë: ven-din e ndenjes, të lojës, banjën, oborrin etj.

• Të gjitha këto mjedise janë më të sigurta për fëmijën dhe shpir-tin e tij, nëse nëna dhe babai kanë treguar interes dhe kanë dhënë kontributin e tyre për të zbukuruar mjedisin. Duart e nënës dhe të babait mund të kenë lyer murin, mund të kenë bërë vizatime, të kenë bërë një stol të thjeshtë, të kenë mbjellë

një vazo me lule së bashku me fëmijën, të kenë ndërtuar një lisharse në oborr etj.

• Edhe nëse deri sot ju nuk i keni çuar fëmijët tuaj në kopsht, merrni masa për ta bërë këtë tani. Për edukimin e fëmijës nuk mjafton vetëm vajtja në kopsht, me mësimet që ai merr atje, vjershat, numrat, aritme-tikën, gjuhën. Në këtë peri-udhë ai mëson të rrijë vetëm në mes të shokëve, të zbulojë vlerat e veta dhe gjëra të tjera interesante përreth, të mësojë rregullat shoqërore dhe tole-rancën. Ai fillon të mësojë au-toritetin e drejtuesit, edukato-rit, mësuesit. Ai provon vetë të bëhet udhëheqës i shokëve.

• Ai ka nevojë për vëmendjen dhe dashurinë tuaj.

• Ai ka nevojë ta kuptoni.• Ai po rritet!

PJESA VII VITI I GJASHTË - MOSHA E MENDIMIT

393

ANEKSE

394

I. Hap pas hapi

1. Regjistrimi i lindjes së fëmijës2. Radha e lindjes dhe karakteristikat e fëmijëve

• Karakteristikat e fëmijëve të vetëm• Karakteristikat e të lindurit të parë• Karakteristikat e fëmijëve të lindur pas të parit• Efektet e radhës së lindjes

3. Pasojat që shkakton divorci i prindërve te fëmijët• Ndryshimet në jetën e fëmijës• Mosha e fëmijës• Gjinia e fëmijës• Zbutja e efekteve negative të divorcit• Reagime të mundshme të fëmijëve ndaj divorcit

4. Humbja e një prindi5. Nënat e punësuara 6. Dhuna dhe fëmijët

• Prindër të dhunshëm• Fëmijët e abuzuar• Si të mbrojmë fëmijët nga të gjitha llojet e abuzimeve

7. Loja si terapi8. Fëmijët me nevoja të veçanta - disa këshilla9. Televizori dhe prindërit10.Spitali, prindërit dhe fëmijët

II. Duke u rritur

1. Kurbat e rritjes së fëmijëve

2. Vaksinat dhe kalendari i vaksinimit të fëmijëve

III. Një përmbledhje e sëmundjeve të fëmijëve

Pyetjet që mund t’i bëni mjekut në lidhje me vlerësimin e zhvillimit të fëmijës suaj

IV. Ndihma e shpejtë

V. Indeks

ANEKSE

395IHap pas hapi

Regjistrimi i lindjes së fëmijës

Regjistrimi lindjes i bën fëmijët tuaj shtetas shqiptarë, duke u

dhënë atyre të drejtën të përfitojnë nga të drejtat, liritë politike, eko-nomike, sociale dhe kulturore, si dhe mundësinë të përfitojnë nga sistemi i përkujdesjes shënde-tësore dhe sistemi i vaksinimit. Duke qenë të paregjistruar, fëmi-jët tuaj nuk mund të përfitojnë nga sistemi i arsimit parashkollor dhe shkollor.

Kur të mbushin moshën, fëmijët tuaj nuk mund të përfitojnë nga ndihma ekonomike për të papunët.

Edhe nëse do të punojnë, puna e tyre nuk do të regjistrohet, kështu që ata nuk do të përfitojnë pen-sion.

Kujdes! Deklarimi i lindjeve duhet bërë brenda 15-30 ditëve nga lindja. Nëqoftëse kjo kohë ka kaluar, lindja vërtetohet vetëm me VENDIM TË GJYKATËS SË RRETHIT.

Nëqoftëse ju nuk e deklaroni lind-jen e fëmijës suaj, kjo është një kundërvajtje administrative dhe gjobitet me 5000 lekë.

396 ANEKSE

Karakteristikat e fëmijëve të

vetëm

Familja, për një ose më shumë ar-sye, mund të ketë vetëm një fëmi-jë. Opinioni popullor shpesh këta fëmijë i quan të llastuar dhe ego-istë, që nuk dinë të sillen dhe men-dojnë vetëm për vete. Por, a është e vërtetë kjo?

Sipas studimeve shkencore, që janë bërë, është vënë re se fëmijët e vetëm janë po aq konkurues nga ana intelektuale, vendosin marrë-dhënie shumë të mira me të tjerët dhe kanë sjellje gati të njëjta me të fëmijët e lindur të parët, por që kanë vëllëzër ose motra të tjera. Kur lind fëmija i vetëm, edukohet si çdo fëmijë i parë (mbas të cilit mund të vijnë të tjerë).

Përfundimi se fëmijët e vetëm mund të jenë të bindur, me sjell-je të mirë dhe konkurues, aq sa dhe “i madhi” i fëmijëve në një familje, është arritur nga studimet shkencore.

Karakteristikat e të lindurit të parë

Sot ka shumë fakte që dëshmoj-në se të lindurit e parë janë më të orientuar për të arritur sa më shumë në jetë, se sa të lindurit e mëvonshëm.

Fëmijët e parë bëhen shokë të prin-dërve dhe të afërmve më shumë sesa fëmijët e tjerë. Fëmijët e parë zakonisht kanë rezultate më të lar-ta në shkollë si dhe kanë një koe-ficient inteligjence më të lartë. Ata janë më të mirë në matematikë dhe gjuhë, si dhe kanë një arsyetim go-jor më të mirë se fëmijët që vijnë më pas.

Zakonisht të lindurit e parë janë më të shoqërueshëm se fëmijët që lin-din më pas. Por, megjithëse të tillë, ata janë më pak të sigurt në situata sociale. Është vënë re se djemtë, fëmijë të parë shfaqin çrregullime të sjelljes dhe shpesh quhen nga mësuesit si nevrikë dhe agresivë ndaj kujdestarëve të tyre, më tepër

Radha e lindjes dhe karakteristikat e fëmijëve

397RADHA E LINDJES DHE KARAKTERISTIKAT E FËMIJËVE

se sa fëmijët e lindur më vonë. Si rezultat i vëzhgimeve është arri-tur në përfundimin se fëmijët e lindur të parët nuk janë gjithmonë shumë popullorë, edhe pse janë të shoqërueshëm dh, shpesh kërkojnë vëmendjen e të tjerëve e miratimin e tyre.

Fëmijët e parë, sidomos vajzat, janë më të bindur dhe shpesh më të përgjegjshëm sesa fëmijët e lindur më pas. Mendohet që kjo mënyrë sjelljeje e tyre vjen si pasojë e ma-rrëdhënieve të veçanta me prindërit. Prindërit zakonisht kërkojnë më tepër nga fëmijët e parë, ndaj edhe i kritikojnë më shumë sjelljet e tyre. Pra, prindërit, duke synuar të provojnë edhe veten në pozicio-nin e prindit, janë më të lidhur dhe më të kujdesshëm ndaj fëmijëve të pare, se sa atyre që lindin më pas.

Karakteristikat e fëmijëve të lindur pas të parit

Është e vështirë të jepen karakte-ristikat e tyre, sepse pas “të parit” mund të lindë edhe një ose më shumë, mund të jetë (ose jenë) djalë apo vajzë etj.

Në familjet me dy fëmijë, sjellja e fëmijës së dytë është e lidhur ngushtësisht me gjininë e fëmijës së parë. Për shembull, një djalë me një motër më të madhe, është i prirur të shfaqë më tepër sjellje “femërore”, sesa një djalë, i cili ka

një vëlla më të madh, pasi mëson nga motra e tij.

Në një familje me më shumë se një fëmijë, vihet re se fëmijët që lin-din më pas, vendosin marrëdhënie më të mira me kujdestarët, sesa vë-llai apo motra e madhe. Studime të ndryshme arrijnë në përfundimin se fëmijët e vegjël janë shumë po-pullorë në klasë, fëmijët e mesëm kanë një popullaritet mesatar dhe të mëdhenjtë janë më pak të tillë.Sipas mendimit shkencor, këto që thamë më sipër, nuk janë gjithmo-në kështu. Ka dhe raste të ndrysh-me. Mund të ndodhë që fëmijët e parë të jenë shumë popullorë dhe fëmijët e vegjël të jenë më të bin-dur dhe më të motivuar për të arri-tur rezultate të mira.

Efektet e radhës së lindjes

Duket se prindërit i trajtojnë ndry-she fëmijët e parë, nga të lindurit e mëvonshëm.

Kur bëhesh prind për herë të parë, je më i vëmendshëm ndaj fëmijës, pasi ndihesh pa përvojë dhe shqe-tësohesh shumë për faktin se si mund dhe si duhet të rritet fëmija.

Pas rritjes së suksesshme të fëmi-jës së parë, prindërit fitojnë besim tek vetja dhe nuk janë më aq të shqetësuar për rritjen e fëmijës së dytë.

398 ANEKSE

Zakonisht prindërit presin më shumë nga fëmijët e parë, se nga fëmijët e tjerë. Ata i shtyjnë fëmijët e parë të jenë më të përgjegjshëm dhe të punojnë shumë me veten e tyre. Nga një një studim që është bërë për arritjet në sjelljen e fëmi-jëve, rezulton se nënat me një fëmijë i theksojnë më tepër arrit-jet dhe rezultatet e fëmijëve të tyre sesa nënat me më shumë se një fëmijë.

Në qoftë se fëmija rritet me vëlle-zër dhe me motra, kupton se push-teti është i shpërndarë mes tyre në mënyra të ndryshme. Është vënë re se më të mëdhenjtë përpiqen të sundojnë më të vegjlit dhe të ulin arritjet e tyre. Kjo të bën të kup-tosh se përse të lindurit më vonë i njohin më mirë marrëdhëniet me të tjerët. Sundimi i fëmijës së madh mbi të vegjlit mund të ndihet edhe në marrëdhëniet e tij me njerëzit jashtë familjes, gjë që nuk është shumë e pëlqyeshme në shoqëri.

Si mund të punojmë të ulur rivalitetin mes fëmijëve:• Duke mos bërë krahasime mes

një fëmije dhe tjetrit.• Duke mos thënë para tyre se

njërin prej tyre e kemi “pikë të dobët”.

• Duke kaluar kohë me çdo fëmi-jë, veç e veç.

• Duke vepruar me shpejtësi, kur duket që grindja mes fëmijëve po rritet shumë.

• Duke shmangur zënkat, të bër-titurat apo keqkuptimet. Duke i lënë fëmijët që të mësojnë t’i zgjidhin vetë ato. Nëse është e nevojshme ndërhyrja për zgji-dhjen e zënkave, atëherë:

- Qortojini të dy fëmijët, pra jo vetëm njërin, pasi duhen dy veta për t’u zënë.

- Mos pyesni kurrë, “Kush e nisi?”. Të dy janë të përgjegj-shëm për shpërthimin dhe zhvi-llimin e zenkës.

- Mos prisni që fëmija më i madh të veprojë në mënyrë më të pjekur gjatë grindjes. Mos e qortoni fëmijën më të madh duke i thënë të sillet si i rritur.

- Që të pushoni “dyluftimin” e fëmijëve, përdorni stimuj. Nëse njeri ankohet, atëherë asnjeri nuk “fiton” gjë. Pra, ju duhet të veproni si arbitër.

- Duke i mbrojtur fëmijët nga çdo formë e abuzimit fizik dhe psikologjik ndaj njëri-tjetrit.

399PASOJAT QË SHKAKTON DIVORCI I PRINDËRVE TE FËMIJËT

Pasojat që shkakton divorci i prindërve te fëmijët

fillon procesi i ndarjes apo divor-cit. Zakonisht, prindërit të cilët po ndahen kanë më pak kohë, vë-mendje dhe para për fëmijët e tyre. Pakësimi i parave mund të sjellë ndryshim në jetën e fëmijëve, që ndonjëherë, detyrohen të ndry-shojnë shtëpinë, kopshtin, shko-llën dhe këto i stresojnë fëmijët. Gjithashtu prindërit ndryshojnë sjelljen ndaj tyre dhe kjo i mërzit fëmijët. Zakonisht nënat kujdesen shumë për fëmijët dhe shtëpinë, por, sidomos në momentet e para të ndarjes ato janë më të shqetë-suara për financat (paratë) dhe për të rritur vlerësimin për veten. Pikërisht në momentin kur fëmijët kërkojnë më shumë vëmendje se kurrë, shumë nëna kalojnë gjëndje trishtimi apo depresioni, apo fillo-jnë të kërkojnë punë, të zhvillojnë aftësi të reja dhe të zgjerojnë jetën e tyre shoqërore. Gratë e divorcu-ara, zakonisht, fillojnë të luajnë më pak me fëmijët dhe të kërkojnë më tepër disiplinë nga ata.

Edhe baballarët, sidomos gjatë vitit të parë ndryshojnë sjellje ndaj fëmijëve të tyre. Kur nuk e fitojnë

Në përgjithësi, fëmijët me prin-dër të divorcuar kanë arritje

më të ulëta në shkollë. Ata nuk janë të lumtur në familje dhe shfaqen më të shkujdesur në shoqëri e në lagje, sesa fëmjët me familje të plota.

Ndikimi negativ i divorcit të prindërve te fëmijët duket më shumë gjatë vitit të parë dhe të dytë pas divorcit dhe fillon të zbehet me kalimin e kohës. Gjatë vitit të parë shpesh fëmijët shfaqin sjellje agresive, bëhen të pashoqërueshëm, krijojnë varësi dhe nuk afrohen lehtë. Gjithsesi këto shfaqen ndryshe tek fëmijë të ndryshëm dhe jo të gjithë divorcet janë njësoj.

Nga studime të ndryshme dhe të besueshme, është vërejtur se fak-torët e mëposhtëm ndikojnë në kalimin e gjendjes së vështirë të fëmijëve me prindër të divorcuar.

Ndryshimet në jetën e fëmijës

Në shumicën e rasteve, jeta e fëmijëve ndryshon për keq kur

400

kujdestarinë e fëmijëve, ata zako-nisht bëhen më të butë në kërkesat dhe sjelljet e tyre. Shumë baballarë fillojnë të sillen si më “rinorë” dhe mendojnë për histori të reja. Ata që jetojnë të veçuar nga fëmi-jët, merren më shumë me sport, ndryshojnë modelin e flokëve, lënë mjekër, apo ndryshojnë llojin e rrobave që veshin. Të gjitha këto ndryshime rrisin shumë pasigurinë tek fëmijët.

Mosha e fëmijës

Nuk ka një “moshë të mirë” që një fëmijë ta kalojë mirë divorcin e prindërve, sepse ndjeshmëria e fëmijëve ndryshon nga një moshë në tjetrën. Nëqoftëse divorci ndodh në një moment ndryshimesh për fëmijën, për shembull kur ai hyn në klasë të parë apo është në filli-met e adoleshencës, ai mund ta ketë shumë të vështirë ndarjen e prindërve. Nëse fëmijët e vegjël i ndiejnë më tepër efektet e me-njëhershme të divorcit, fëmijët më të rritur i ndiejnë këto efekte më gjatë.

Gjinia e fëmijës

Zakonisht djemtë e kalojnë më rëndë ndarjen e prindërve dhe i kapërcejnë më me vështirësi situ-atat pas divorcit, sesa vajzat. Te këta djem shfaqen çrregullime në sjellje në shtëpi dhe në shkollë. Në fakt, konfliktet mes nënave dhe

djemve janë të zakonshme deri në gjashtë vjet pas divorcit, ndërkohë që nënat me vajzat e gjejnë më shpejt një mënyrë komunikimi të mirë.

Një nga arsyet që djemtë e kaloj-në më rëndë divorcin mund të jetë edhe fakti se djemtë, duke jetuar me nënat, nuk gjejnë më në shtëpi modelin, shembullin e mashkull-it të rritur, i cili i ndihmon ata në jetën e përditshme.

Zbutja e efekteve negative të divorcit

Fëmija, ose fëmijët, pavarësisht nga mosha apo seksi, e përjeto-jnë keq ndarjen e prindërve. Kjo ndikon në sjelljen dhe gjendjen psikologjike të tyre, gjë që, në një mënyrë ose në një tjetër, lë gjurmë e ndikon në formimin e personali-tetit të tyre.

Ndarja e vë në pozita të pabarabar-ta njërin nga prindërit në lidhje me fëmjën apo fëmijët. Prindi (nëna ose babai), që fiton të drejtën e kujdestarisë është në kontakte të vazhdueshme me ta, kurse tjetri është më larg, për të mos thënë që edhe i shkëput fare kontaktet me fëmijët.

Ndryshimet në marrëdhëniet me fëmijët mes dy prindërve, mund të varen nga ligji, kultura, morali, psikologjia etj. Sidoqoftë, ato lënë shenja tek fëmijët, prandaj men-

ANEKSE

401

dimi shkencor sugjeron:Përfshirjen afatgjatë të të dy prin-dërve në përkujdesjen ndaj fëmi-jëve

Është e domosdoshme të përpiqe-ni, sidomos menjëherë pas divor-cit, që fëmijët të mos tronditen rëndë (të traumatizohen). Me kalimin e kohës do të ishte mirë nëse prindërit do të takoheshin me njëri-tjetrin për të folur për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Kjo do t’i ndihmonte fëmijët të ndiheshin më mirë. Pothuajse shu-mica e fëmijëve, të cilët janë nën kujdestarinë e nënës, kanë prob-leme për takimet me baballarët. Zakonisht, baballarët pas divorcit i shohin fëmijët një herë në muaj, vetëm pak prej tyre i shohin fëmi-jët më shpesh dhe mbajnë lidhje të ngushta me ta.

Lidhjet me baballarët janë shumë të rëndësishme për fëmijët dhe ndikojnë shumë në arritjet e tyre në shkollë, kopsht si dhe në lum-turinë e tyre në shtëpi.Kapërcimi i pasojave të ndarjes së prindërve është i vështirë për fëmi-jët, por situatat e vështira mund të zbehen me kalimin e kohës, në qoftëse prindërit kanë parasysh këto këshilla që përmendëm deri tani, si dhe ato më poshtë:

Si t’ua shpjegojmë divorcin fëmijëveFëmijët e kuptojnë gjendjen në familjen e tyre; ata nuk e kalojnë

pa dëshpërim ndarjen e prindërve. Asnjë gjë nuk është më stresuese për fëmijët, sesa një situate që nuk e kuptojnë. Shpesh prindërit mendojnë se fëmijët janë shumë të vegjël për të kuptuar arsyet e divorcit dhe për t’u pajtuar me ndarjen e prindërve, prandaj nuk e diskutojnë fare këtë çështje me ta. Gjithsesi, fëmijët e pranojnë më shpejt me situatën kur e kuptojnë atë që po ndodh dhe kur vazhdoj-në të kenë mbështetjen e atyre që i duan.

Nëse divorci do të ndodhë patjetër, është mirë që fëmijës t’i tregohet menjëherë ajo që pritet të ndodhë. Duke ia mbajtur të fshëhtë, rritet mundësia që fëmija ta marrë vesh këtë nga ndonjë person i papër-shtatshëm dhe në një moment po të papërshtatshëm. Edhe pse është shumë e vështirë, më e mira është që të dy prindërit bashkë ta shpje-gojnë situatën. Kjo ul mundësinë që njëri prind t’i vërë fajin tjetrit, gjithashtu kjo tregon se prindërit mund të merren vesh me njëri-tjetrin për të mirën e fëmijës së tyre. Sa më mirë dhe qetë të disku-tohet divorci me ta, aq më të lehtë e kanë.

Disa nga gjërat që ju mund të tho-ni, nëse keni vendosur të divorco-heni, janë këto:•· “Babi dhe mami kanë vendosur

të mos jetojnë më së bashku të dy në të njëjtën shtëpi”

• “Babi dhe mami nuk do të jenë

PASOJAT QË SHKAKTON DIVORCI I PRINDËRVE TE FËMIJËT

402

më të martuar; ne do të nda-hemi. Na vjen keq që duhet të ndodhë kështu, por mendojmë se kjo është gjëja më e mire jo vetëm për ne të dy, por edhe për ty, pra për të gjithë ne.”

Është mirë të mos përdoret shpreh-ja: “Babi dhe mami nuk e duan më njëri-tjetrin. Kjo ndikon për keq, sepse fëmijët ju kanë dëgjuar shpesh t’u thoni se i doni shumë dhe tani mund të mendojnë: “Ashtu siç mami nuk e do më babin, mund të mos të më dojë më dhe mua”. Pra mund të mendojnë se dashuria e prindërve për ta një çast mund të mbarojë.

Kur fi lloni t’u fl isni, duhet të jeni të saktë dhe të prerë për t’ia bërë të qa-rtë fëmijës se pajtimi juaj është i pa-mundur. Fëmijët duhet ta dëgjoj-në këtë nga goja e prindërve dhe të bin-den se çfarëdo që të bëjnë, nuk mund të shpëtojnë martesën e prishur.

Reagime të mundshme të fëmijëve ndaj divorcit

Gjatë divorcit, fëmijët mund të kenë shumë reagime emocionale. Zakonisht hidhërimi i tyre shfaqet: me mospranim dhe heshtje, me kthim mbrapa, me lodhje fizike, me ndjenjën e fajit dhe me vep-rime armiqësore, me gjendje pani-ku/alarmi dhe konfuzion.

ANEKSE

Mospranimi dhe heshtjaNë këtë gjendje, fëmija “mbyll sytë” ndaj situatës. Duket sikur atij nuk i intereson ajo që po ndodh mes prindërve, apo sikur nuk e kupton. Duke bërë kështu, ai për-piqet të mbrojë veten nga humb-ja e madhe. Në fakt kjo tregon se ai e shikon ndarjen si një ngjarje shumë të rëndë, të cilën e ka shumë të vështirë ta pranojë. Kjo sjel-lje shpesh kuptohet gabim nga prindërit, që kujtojnë se fëmija po e pranon situatën.

Kthimi mbrapa/Regresioni Ngaqë nuk përballojnë dot ndje-njat e ankthit dhe të sikletit, fëmi-jët mund të kthehen mbrapa në një moshë më të vogël, me sjelljet e tyre. Ata mund të fillojnë të thithin gishtin, të lagen në shtrat, të flasin si bebe apo të paraqesin sjellje të tjera fëminore. Fëmijët mund të fi llojnë të ankohen shumë, që të rriturit të kujdesen më tepër për ta.

Lodhja fizikeLodhja fizike shprehet nëpërmjet ankesave si, për shembull, “Kam dhimbje barku!” ose “Më dhëmb koka!”. Lodhja fizike shpesh shfaqet atëherë kur fëmija është i pasigurt në gjërat që më parë i fitonte apo i arrinte “pa vështirësi”, si për shembull “jetën”, dashurinë prindërore, ushqyerjen, strehën dhe mbrojtjen.

403PASOJAT QË SHKAKTON DIVORCI I PRINDËRVE TE FËMIJËT

Sjellja armiqësore dhe ndjenja e fajitSjelljet armiqësore shfaqen në ner-vozizmit, inatit dhe në shpërthi-mit të ndjenjave të tilla, që kalojnë nga sikleti në hakmarrje. Fëmijët e shfryjnë inatin te të tjerët në mënyrë që të përballojnë ndjenjën e fajit.

Fëmijët e vegjël, shpesh kanë ndjenja faji të forta, sepse be-sojnë që janë ata përgjegjës dhe shkaktarë të ndarjes së prindërve. Jo rrallë, fëmijët parashkollorë besojnë se kanë fuqi të tilla të jashtëzakonshme dhe se mendimet e tyre për prindërit janë plotësuar në mënyrë të magjishme. U takon prindërve, pra është përgjegjësi e tyre t’u shpjegojnë me durim e dashamirësi fëmijëve dhe t’i bin-din se ata nuk kanë asnjë lloj faji për divorcin.

Paniku/alarmi dhe konfuzioniPaniku dhe konfuzioni shfaqen atëherë kur fëmijët duhet të pranoj-në jetesën e re.

“Lejoje fëmijën të ndiejë”Sipas kësaj kërkese duhet që prindërit t’i lejojnë fëmijët të ndiejnë atë që duan, çfarëdo lloj ndjesie të jetë ajo. Për të arritur këtë, duket pasur kujdes me fjalët

që i thuhen fëmijës dhe sido-mos djemve, të cilëve zakonisht u kërkohet të jenë të fortë apo të mos qajnë. Lotët janë shprehje e natyrshme e hidhërimit. Ato ndih-mojnë për të çliruar emocionet. Por edhe pse prindërit nuk duhet t’i ndalojnë fëmijët të derdhin lot, ata në asnjë mënyrë nuk duhet t’u ushqejnë atyre dhimbjen.

Nga ana tjetër, duhet bërë dalli-mi mes një reagimi normal dhe një tjetri jonormal. Prindërit nuk mund ta bëjnë shpejt këtë dallim. Shenjat mund të jenë: problemet me mësuesit, edukatorët, vështirë-si në të mësuar, tërheqje, të qara dhe agresivitet të vazhdueshëm ndaj prindërve, kujdestarëve etj. Duke u dhënë shpjegime për divor-cin fëmijëve, prindërit u ushqej-në atyre dëshirën për të folur me ta për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe arsyet e pasojat e divorcit. Ndërkohë që divorci për-fundon, fëmijët përsëri do të kenë pyetje dhe shqetësime të tjera që duhen folur. Kur flitet që në fillim, më pas do të jetë më e thjeshtë, sepse fëmijët rriten dhe mund të arsyetojnë më mirë. Bisedat e ngrohta e të sigurta me prindërit u japin fëmijëve rehati, siguri dhe qetësi.

404

Një nga detyrat më të vështira të prindërve është të ndihmo-

jnë fëmijët që të pranojnë humb-jen. Fëmija e ka të nevojshme të mësohet që të pranojë humbjen e një personi të dashur, të një miku, madje edhe të njërit nga prindërit. Kjo e fundit është padyshim humb-ja më e rëndë për fëmijën.

Një gjë që ndodh shpesh është mbrojtja ose largimi i fëmijëve nga bisedat për “humbjen”. Prindi dhe të afërmit nuk para i shprehin ndjenjat e tyre për ngjarje të rënda dhe ca më pak për vdekjen, para fëmijës. Por fëmija duhet përgati-tur për jetën, e cila ka brenda edhe humbjen, “ndarjen”. Por si i ndih-mojmë fëmijët tanë të pranojnë humbjen e një njeriu të dashur? Duhet të kuptojmë se nëse nuk veprojmë me zgjuarsi dhe hap pas hapi edhe për edukimin e fëmijës për të pranuar humbjen, atëherë ato do ta kenë shumë më të vështirë dhe humbjet do të lënë gjurmë tek ata gjatë jetës së tyre.

Por si mund të ndihmohen në këtë drejtim?• Të mos fshihet dhimbja për-

para fëmijëve. Kjo ndihmon

që fëmija të kuptojë se edhe të tjerët janë të mërzitur. Fëmija e ka të nevojshme të mësojë (të dijë) se dhe të tjerët, sidomos prindi, janë të mërzitur, por se të gjithë do të vazhdojnë të kuj-desen për të (fëmijën).

• Është mirë që prindi t’ia tregojë vetë fëmijës humbjen e prindit tjetër. Në rastet kur prindi është shumë i tronditur, atëherë një i afërm i dashur për fëmijën duhet ta bëjë këtë.

• Duhet treguar e vërteta. “Një gjë e dhimbshme ka ndodhur. Siç e di dhe ti, mami/babi ka qenë shumë sëmurë dhe mjeku tha se ajo/ai nuk është/jeton më. Ne do ta ndiejmë mungesën e kësaj humbjeje”.

• Mos thoni kurrë gjëra të tipit “Babai/nëna jote ka ikur në një udhëtim të gjatë” apo “Zoti e mori me vete”. Fëmijët, nga mosha tetëvjeçare e më pas, e dinë shumë mirë se ç’është vdekja. Përgjigjuni pyetjeve të tyre.

• Nëse fëmija dëshiron të vijë në varrim, duhet lejuar të vijë. Kjo e ndihmon atë ta pranojë vdekjen. Ai duhet të lejohet të shikojë edhe trupin, nëse e

ANEKSE

Humbja e një prindi

405

kërkon një gjë të tillë.• Fëmija duhet ndihmuar të

shprehë ndjenjat dhe mendi-met. Kur fëmija nuk flet për humbjen, kjo nuk do të thotë se nuk e ndien atë. Ndihmojeni, duke i thënë: “E di se të mun-gon shumë mami/babi”. Re-agimi i fëmijës mund të jetë i ndryshëm. Çdo lloj reagimi i tij duhet pranuar, pa u përpjekur për ta qetësuar, duke i thënë

“mos u mërzit”. Qani bashkë me ta nëse e ndjeni ose mund ta bëni diçka të tillë.

• Duhet të përpieni të mbani të gjallë te fëmija kujtimin e prin-dit që s’është më. Nuk duhen ndaluar bisedat për të dhe rreth tij. Është mirë të shikohen foto-grafi së bashku me fëmijën dhe të flitet për ato që kanë ndodhur në ditën kur është bërë fotogra-fia.

HUMBJA E NJË PRINDI

Numri i tyre nuk është i pakët dhe u duhet të punojnë edhe

kur fëmijët kanë shumë nevojë për to. Për këtë arsye, për një periudhë disa orëshe, nënat nuk mund të jenë në shtëpi, pranë fëmijës/fëmi-jëve, prandaj u duhet të mendojnë për të siguruar lloje të tjera kuj-destarie për ta, brenda dhe jashtë shtëpisë si një bebisiter/dado, një të afërm, apo gjetjen e një qendre ditore kujdesi. Por ç’pasoja kanë në zhvillimin emocional dhe social të fëmijës këto lloje të tjera të kujdestarisë? Fëmijët që i kanë nënat e punësu-ara janë më pak të hapur me to (të paktën, duke pasur parasysh orët që punojnë) sesa fëmijët, që i kanë nënat në shtëpi gjithë kohën. Za-konisht, duke pasur parasysh situ-

Nënat e punësuara

atën, nënat e punësuara shpenzoj-në shumë më pak kohë me fëmijët e tyre se sa nënat e papunësuara. Sa më shumë kohë të marrë puna e nënës larg shtëpisë, aq më tepër zvogëlohet koha dhe mundësia e tyre për t’u marrë, për të punuar e për të luajtur me fëmijët e vet. Por, edhe nënat që punojnë mund të jenë të suksesshme në vendosjen e marrëdhënieve të sigurta me fëmi-jët. Sipas vëzhgimeve shkencore, një gjë e tillë arrihet nëse nënat e zëvendësojnë kohën e harxhuar larg fëmijës, duke treguar ndjesh-mëri dhe përgjegjësi të lartë gjatë kohës që rrinë me ta. Është vënë re se ndikimi i prindërve te fëmi-jët mund të ketë sukses edhe nëse nënat punojnë, ashtu si edhe ba-ballarët.

406

Por, përpara se të arrihet në përfun-dime, duhet marrë parasysh edhe një anë tjetër e medaljes. Shumë studime nuk konstatojnë dallime mes zhvillimit emocional të fëmi-jës me nëna të punësuara dhe atyre me nëna shtëpiake, por ky konsta-tim vihet re në studime me familje që i kanë të dy prindërit.

Kur të dy prindërit punojnë, një nga zgjidhjet më të zakonshme është çuarja e fëmijës në një qendër di-tore, çerdhe apo kopsht. Po si re-agojnë fëmijët ndaj tyre? A ndikoj-në qendrat ditore për mirë apo për keq në zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve?

Qendrat ditore dhe marrëdhëniet nënë/fëmijë

Edhe pse fëmijët zakonisht shfaqin mospranim e vështirësi kur hyjnë për herë të parë në qendra ditore, ata shumë shpejt “pajtohen” me rutinën ditore dhe kujdestarët. Ka pak shpjegime shkencore për qën-drimin emocional të fëmijës ndaj

kujdestarëve të tjerë, përveç nënës. Nëse fëmijëve do t’iu jepej mundë-sia të zgjidhnin, ata do të zgjidh-nin të qëndronin pranë nënave. Por fëmijët që shkojnë në qendra ditore janë zakonisht më të shoqërueshëm dhe më konkurues se sa ata që qën-drojnë në shtëpi me nënat. Qendrat ditore ndihmojnë më tepër për një formim të mirë intelektual dhe për shtimin e njohurive të fëmijëve. Kjo vlen për t’i shpjeguar nënave që të mos shqetësohen për fëmijët e tyre nëse i lënë ata nën kujdes-tarinë e qendrave.

Qendrat ditore dhe mosha e fëmijëve

Fëmijët që futen në qendra ditore në moshë shumë të vogël dhe qën-drojnë pjesën më të madhe të ditës në to, mund të formojnë një lidhje jo të sigurt me nënat. Më pas, kur hyjnë në shkollë, këta fëmijë mund të jenë më agresivë me kujdestarët dhe më pak bashkëpunues me të rriturit, sesa fëmijët që janë futur në qendrat ditore në moshë më të rritur.

ANEKSE

Dhuna dhe fëmijëtPrindër të dhunshëm

Ka studime të cilët dëshmojnë qa-rtë se si dhe sa ndikon dhuna në shtëpi mbi të menduarin e fëmijës

me kalimin e viteve.

Fëmijët i mësojnë sjelljet e dhun-shme nga prindërit e tyre, të cilët janë të dhunshëm ndaj njëri-tjet-

407

rit apo ndaj fëmijëve. Studiuesit tregojnë se rrahjet dhe abuzimet e prindërve ndaj fëmijëve të tyre sjellin probleme psikologjike dhe emocionale te fëmijët. Fëmija do të rritet “larg” prindërve dhe në jetë do të shfaqet i tërhequr, i ndruajtur, madje dhe “frikacak”, për t’u afruar me të tjerët.

Janë të shumtë fëmijët të cilët pro-vojnë dhunë fizike në familje. Ata kërcënohen me rrahjen dhe shpesh goditen nga prindërit e tyre për arsye të tilla si, për shembull; kur dikush u ka shprehur “mospëlqim” për sjelljen e tyre, kur kanë ma-rrë në kopsht apo në shkollë një “notë të keqe”, ose kur nuk kanë rregulluar shtratin. Presioni i dhu-nës i tmerron fëmijët. “Bashkë-jetesa” me dhunën i mëson ata t’i bëjnë gjërat nga frika.

Me kalimin e viteve vihen re ndry-shime të mëdha në sjelljen e fëmi-jëve, që kanë provuar apo vazhdoj-në të provojnë dhunë në familje. Shumë prej tyre nuk shkojnë mirë në shkollë, veçohen nga të tjerët dhe janë gati të ngatërrohen në grupet që zihen.

Dhuna në familje ndikon shumë edhe në lojën e fëmijës. Për shem-bull, në rastin e Mirës, e cila duke luajtur “shtëpiash” me një shoqen e saj, i kërkon asaj kukullën. Shoqja ia jep, por Mirës nuk i pëlqen ku-kulla dhe fillon të qajë, ta godasë shoqen dhe ta përplasë kukullën.

Kjo sjellje e Mirës i bën shoqet të largohen prej saj. Fëmijët, të cilët e shohin apo e provojnë vetë dhunën në familje mund të shprehin:• Frikë, shqetësim për sigurinë e

tyre• Sjellje agresive ndaj të tjerëve• Shënja depresioni• Pagjumësi• Mungesë dëshire për të zbuluar

mjedisin rrethues • Dhimbje koke, dhimbje sto-

maku (kur nuk është sëmurë) • Nervozizëm, ankth, siklet • Çrregullime në të ngrënë • Vlerësim të ulët të vetes • Tërheqje, veçim • Arritje të pakta në mësime,

vështirësi në përqëndrim • Tendenca për vetëvrasje• Stres post-traumatik, një lloj

çrregullimi, i cili bën që fëmija të ripërjetojë traumën, të shfaqë sjellje shmangëse, si dhe simp-toma të tjera.

Fëmijët e abuzuar

Të gjithë besojmë se e ardhmja e shoqërisë varet nga mënyra se si ne i trajtojmë sot fëmijët tanë. Megjithatë, për fat të keq, trajtimi i fëmijëve ashtu siç duhet ende nuk ndodh. Serioziteti për të kup-tuar se çfarë pasojash sjell dhuna ndaj fëmijës ka filluar shumë vonë në shoqërinë tonë.

Shumë fëmijë të dhunuar shfaqin

DHUNA DHE FËMIJËT

408

probleme në aspektet njohëse, të kujtesës në qoftë se do t’i kraha-sojmë ata me fëmijët e pa dhunu-ar. Fëmijët e abuzuar (dhunuar) shfaqin probleme në marrëdhëniet shoqërore dhe ndodh gjithashtu që ata të mos fajësojnë veten për gjërat që ndodhin, por të fajësojnë faktorët e jashtëm që nuk janë nën kontrollin e tyre. Gjithashtu, ata mund të kalojnë në depresion. Fëmijët e abuzuar kanë shumë pak mundësi të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre dhe ata shfaqin shumë më pak ndjenja për të tjerët, sesa fëmijët jo të dhunuar. Fëmi-jët e dhunuar shfaqin më tepër sjellje vetëshkatërruese dhe ka shumë mundësi të ushtrojnë dhunë mbi fëmijët e tyre kur të bëhen prindër.

Kur abuzimi është edhe seksual, sic mund të jetë incesti (abuzimi seksual brenda familjes) apo për-dhunimi, pasojat mund të ruhen në kohë dhe të jenë shumë të rënda. Individët që kanë provuar abuzi-min seksual, ka më shumë mundë-si të zhvillojnë sjellje abuzive në të ardhmen. Djemtë të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale, shfaqin probleme të tilla në të ardhmen si një dëshirë të tepruar për të rënë në sy, sjellje homofobike, gjendje depresive dhe ankth. Vajzat kanë vështirësi në vendosjen e marrë-dhënieve shoqërore dhe sido-mos në marrëdhëniet e dashurisë. Vajzat gjithashtu kur rriten, provoj-në shumë pak kënaqësi seksuale,

vështirësi në përmbushjen e aktit, vlerësim të ulët të vetes etj. Të rri-turit të cilët kanë përjetuar dhunë seksuale në fëmijëri, shpesh shfa-qin probleme serioze psikologjike si shqetësim të lartë, duke përfshirë edhe shqetësimin për trupin e tyre, kanë vlerësim të ulët të vetes etj.

Faktorë të dhunës ndaj fëmijës

Shpesh përpiqemi të gjejmë se cili prind abuzon më shpesh ndaj fëmi-jës dhe duke bërë këtë, shpresojmë të gjejmë edhe mënyrën për të ulur apo ndaluar këtë problem. Është e rëndësishme të kuptojmë se në shumicën e rasteve është e vështirë të gjejmë një shkak të vetëm që sjell dhunë prindërore. Keqtraj-timi i fëmijëve vjen si pasojë e elementëve të ndryshëm stresues, të cilët kanë më shumë mundësi të shkaktojnë dhunë se sa të forcoj-në sjelljet mbrojtëse. Disa faktorë mund të jenë problemet martesore, papunësia, abuzimi me alkolin etj.

Çfarë të bëjmë kur arrijmë kul-min e nervave

Shumë prindër në momente të ndryshme përjetojnë ndjesi dhune ndaj fëmijëve të tyre. Për këtë ar-sye atyre i duhet një plan se çfarë të bëjnë kur ndodhen përballë një rasti të tillë:• Vëreni fëmijën në një vend të

sigurtë - zakonisht në një kre-vat, nëse është shumë i vogël.

• Largohuni nga dhoma dhe

ANEKSE

409DHUNA DHE FËMIJËT

shkoni në një vend të qetë.• Vendosni çfarë duhet të bëni

për të shkarkuar nervat -nëse ju vjen për të bërtitur, bërtisni në një jastëk. Nëse ju vjen për të goditur diçka, godisni një mo-bilje apo krevatin. Shtrëngoni dhëmbët duke kafshuar diçka, apo shplani fytyrën me ujë të ftohtë. Pini një gotë çaj, dëgjoni pak muzikë apo shihni një foto-grafi të fëmijës suaj, ku ngjan i gëzuar dhe i qeshur, kjo duhet t’ju ndihmojë. Nëse këto ndje-nja të dhunshme dhe agresive ndaj fëmijës suaj i keni shumë shpesh, duhet të fl isni patjetër me një specialist, një psikotera-pist apo psikolog. Kjo është një çështje që duhet marrë shumë seriozisht. Kështu, ju mbroni fëmijën tuaj dhe shijoni fëmi-jërinë e tij bashkë me të.

Si të mbrojmë fëmijët nga të gjitha llojet e abuzimeve

Përdorni fjalët e e sakta:Mësojini fëmijëve fjalët e sakta për vaginën, penisin, thithkat e gjirit etj. Kjo i bën ata të mund të flasin më lirshëm për trupin e tyre dhe i heq misterin e panevojshëm.

Flisni me ta fjalë ndjenjeNdihmojini fëmijet që të përdo-rin dhe shprehin ndjenjat e tyre kur janë të gëzuar, të lumtur, të zemëruar etj. Kështu ata do ta kenë më të lehtë të flasin me ju, kur kanë një shqetësim.

Përdorni metoda disipline të pranueshmeZbatoni mënyra disipline, të cilat nuk përdorin frikën. Nëse nuk përdorni rrahjen si dënim apo kër-cënime të tjera gojore dhe nëse dë-gjoni anën e tyre në një grindje, fëmijët tuaj do të jenë të sigurtë t’ju drejtohen juve dhe kur ndihen në faj. Ata do të kenë besim që ju nuk do t’i rrihni, por do t’i dëgjo-ni.

Mësojuni atyre rregullin “Mjaft!“Kur luani vetë me fëmijët, apo kur ata luajnë me të tjerë, mësojini që ka një rregull që thotë “Mjaft!“ dhe ky duhet respektuar. Siguro-huni që të gjithë pjesëmarrësit e lojës e respektojnë këtë rregull. Kjo është e rëndësishme për t’u mësuar fëmijëve që ata mund të ndalojnë gjithçka kur nuk ndihen mirë, duke thënë “Mjaft!”. Pje-sa e dytë e këtj rregulli është që nëse fëmijët thonë “Mjaft!“ dhe të tje-rët nuk u binden, atëherë ata duhet të kërkojnë ndihmë nga një i madh.

Mësojini të respektojnë hapësirën private/personaleDalngadalë, mësojini atyre respe-ktin për hapësirën private/perso-nale të trupit. Tregojini që të rri-turit nuk zhvishen dhe nuk prekin organet seksuale në publik, para njerëzve të tjerë dhe shpegojini që ju dëshironi që dhe ai t’i ndjekë këto rregulla.

410

Kujdes me seksualitetin e fëmijës suajVishini fëmijët sipas moshës, ësh-të më mirë që ata mos të vishen si të rritur. Mos bëni shaka të tipit “fëmija juaj ka një të dashur, apo një shok“. Ata mund të shqetëso-hen kur përballen me tema sek-suale, si në jetën e vërtetë, ashtu dhe në televizor.

Hiqni dorë nga sekretetMos mbani sekrete në jetën tuaj familjare. Fëmijët nuk duhen më-suar që të mbajnë gjëra për vete. Kështu, fëmijët të cilët kërcënohen nga dikush që të mbajnë sekrete, do ta kuptojnë se kjo është e ga-buar dhe që ata duhet t’ia tregojnë prindërve. Përdorni fjalën “sur-prizë“ dhe jo “sekret”, kur doni të flisni për një dhuratë apo për një festë, që duhet mbajtur e fshehtë për pak ditë.

Kini kujdes për fjetjet jashtë shtëpisëFëmijët mund ta kalojnë natën vetëm tek shtëpia e dikujt që ju e njihni mirë dhe kur e dini që nuk do të ketë vizitorë të tjerë, të cilët do të kalojnë natën atje. Vendosni një shprehje me fëmijën tuaj, për shembull “Jam pak i sëmurë“, që do të thotë që ai nuk ndihet mirë dhe që duhet të vini ta merrni me-njëherë.

Kini besim tek ndjenjat (intuita) tuajaVeproni ashtu si e ndjeni ju. Nga-njëherë, e vetmja shenjë e abuzim-it mund të jetë një ndjenjë e juaja për një person apo për një ngjar-je. Thoni“jo“, nëse dikush e fton fëmijën tuaj në shtëpi, por ju nuk ndiheni të sigurt me këtë person.

Mos i shtyni fëmijët që të afrohen shumë me njerëzitShtyjini fëmijët të puthin vetëm ata njerëz, të cilët edhe ju do të donit t’i puthnit dhe përqafonit.

Shkoni me ta në tualete publikeMos i lini asnjëherë të shkojnë vetëm në banjat jashtë, në lokale apo diku tjetër.

Respektoni trupin e fëmijësQë nga koha që fëmijët nuk mbaj-në më panolina, pra 3-4 vjeç, asnjë njeri tjetër përveç tyre (dhe mje-kut) nuk duhet t’ua prekë organet seksuale. Ata mund të mësojnë që të lajnë vetë organet e tyre sek-suale. Nëse ata kanë një problem, është më mirë që t’ju tregojnë juve që t’i ndihmoni, por prekjen ta bëjnë ata vetë.

Kini kujdes me dadot, edukatoretZgjdhini mirë kujdestaret dhe shpesh bëjini kontrolle të befa-sishme. Kini kujdes për çdo ndry-

ANEKSE

411

shim tek fëmija juaj, të qara, pagjumësi e papritur që nuk lidhet me ndonjë sëmundje. Vini re me vëmendje sinjalet që ata ju japin.

Mbrojtja e fëmijëve nga abuzi-met seksuale• Mbrojtja më e mirë nga abuzimi

seksual (pedofilia) është njoh-ja e fëmijës, e mendimeve dhe e ndjenjave të tij.

• Me çdo kusht duhet kërkuar respekti i fëmijës që në bark të nënës, që në ditët e para të lindjes.

• Në familje duhet folur edhe për seksin. Nëqoftëse për këtë çështje nuk flitet kurrë, atëherë fëmija mendon se kjo është diç-ka e pistë dhe e turpshme. Të flasësh në familje, do të thotë të flitet midis gjithë anëtarëve të familjes. Nuk i duhet thënë fëmijës ‘’ma thuaj më vonë’’ sepse kjo ‘’vonë’’ nuk vjen më kurrë.

• Fëmijët duhen edukuar në mënyrë të tillë që të jenë pro-narë të trupit të tyre. Ata duhet të mësohen të ndiejnë dëshirat e tyre. Kur dikush afrohet t’i puthë ose përqafojë, ata duhen mësuar të thonë “jo” nëse nuk ju pëlqen, kushdo qoftë ky i rri-tur.

• Asnjëherë fëmijët nuk duhen

shpërblyer me lodra e dhu-rata për shërbimet që bëjnë, për notat e mira në mësime. Çdo dhuratë duhet të lidhet me gëzimin e një feste si ditëlind-ja, përfundimi i vitit të kopshtit ose të shkollës.

• Është shumë e rëndësishme të mos ta bëjmë fëmijën të ketë frikë nga komunikimi me njerëzit, apo dyshues ndaj të gjithëve. Një fëmijë që është i sigurt në vetvete dhe i sigurt në besimin e prindërve të tij, është i sigurt në mbrojtjen nga dhu-na.

• Fëmijës i duhet edukuar, rritur dhe mbrojtur besimi tek vet-ja që në moshë të vogël. Nuk duhet dënuar asnjëherë për fjalët që thotë. Edhe veprimet e dënueshme, të thëna me fjalë nuk janë të dënueshme. Fëmijët që kanë besim se nuk dënohen dhe shahen, flasin. Nëse një fëmijë ndryshon, nuk fle më si më parë, nuk flet më, “nuk është më ai i pari’’, këtu ka diç-ka serioze.

• Duhet t’i tregohet fëmijës se askush nuk ka të drejtë ta zhve-shë, ta prekë në vende deli-kate (intime), të bëjë veprime me trupin e tyre dhe nëse kjo ndodh, ndodh për faj të të rritu-rit dhe ky i rritur duhet dënuar.

DHUNA DHE FËMIJËT

412

Loja, përveç të mirave që ka për fëmijët, përdoret dhe në

një mënyrë tjetër: nga specialistët (psikologët, psikoterapistët), për të punuar me fëmijët që kanë një problem apo një shqetësim të cak-tuar. Përmes lojës, fëmijët shpre-hin ndjenjat, frikën, emocionet e tyre në një mënyrë direkte, pa fshe-hur asgjë. Përmes lojës është më e thjeshtë të kuptohet se si fëmija ndjen dhe kupton problemet. Loja është bërë një burim i rëndësishëm për të marrë informacion dhe për të kuptuar zhvillimin e persona-litetit të fëmijës.

Zakonisht terapia e lojës bëhet përmes kukullave apo kafshëve prej pellushi, për t’i dhënë mundë-si fëmijës të shprehë emocionet. Gjithashtu edhe lojra të tilla si ndërtueset, loja “shtëpirash”, viza-timet etj, ndihmojnë shprehjen e lirë të emocioneve. Psikotera-pistët, psikologët, edukatoret, më-suesit etj., gjatë lojës me fëmijët drejtojnë pyetje të tilla si: “A është e lumtur kukulla tani?” apo “Pse qau kukulla?”, që të kuptojnë qa-rtë ndjenjat, emocionet, ankthet dhe frikat e fëmijës, për të çuar më

vonë një përmirësim të gjendjes së tyre psikologjike, emocionale, ashtu edhe fizike (në rast se fëmija ka pësuar dhunë fizike).

Loja nuk është vetëm një mjet për të kuptuar dhe për të nxjerrë në pah problemet e fëmijës, por edhe një mundësi shumë e mirë për të bërë ndryshime tek sjellja, men-dimet dhe emocionet e fëmijës. Përmes interpretimit, psikologu, psikoterapisti, edukatori, apo më-suesi etj., jep mbështetje emocio-nale, iu qartëson ndjenjat dhe ndih-mon fëmijët të ndryshojnë sjelljet emocionale. Me anë të lojës fëmi-ja fillon të krijojë besimin tek të tjerët, të ndërtojë një personalitet të shëndoshë dhe të përmirësojë marrëdhëniet ndërpersonale. Tera-pia përmes lojës i bën të mundur fëmijës të jetojë përsëri konfliktet apo problemet, por tashmë në një mjedis të sigurt dhe të ngrohtë. Kjo bën që fëmija të mos përjetojë frikë, të mësohet me ndryshimet e nevojshme që sjell jeta, si dhe të fitojë sigurinë dhe të mos përjetojë ndjenjat e ankthit, të cilat e kanë shqetësuar.

ANEKSE

Loja si terapi

413

Terapia përmes lojës është një mënyrë shumë e suksesshme për të sjellë ndryshime të natyrshme tek fëmija. Fëmija mëson të ndry-shojë përmes kënaqësisë, kuku-

llave, miqve duke bërë të mundur në këtë mënyrë jo vetëm qetësinë shpirtërore, por edhe zhvillimin e inteligjencës.

FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA - DISA KËSHILLA

Fëmijët me nevoja të veçanta - disa këshilla

Lindja e një fëmije me të meta të dukshme fizike apo përball-

ja fillimisht me nevoja të veçanta të fëmijës, që mund të shfaqen pas lindjes sjellin tronditje të fuqishme psiqike e shpirtërore te prindërit. Kjo sjell jo vetëm zhgënjim dhe vrasje të ëndrrave prindërore për fëmijën që do të vinte, por edhe mund t’i paralizojë prindërit për momentin (njësoj të dy, ose ndry-she njërin, ndryshe tjetrin), t’i pengojë ata të merren me gjëra të tjera apo të marrin vendime të ar-syeshme.

Mangësitë fizike apo aftësitë e kufizuara të fëmijës janë tepër të vështira për t’u vënë re nga prindërit (vetëm kur duken qartë që në lindje) menjëherë pas lindjes. Kontrolli mjekësor që bëhet dallon defektet në sistemin kockor, defek-tet në organet e brendshme, por e ka të vështirë të dallojë aftësitë e fëmijës. Kur prindërit ballafaqo-hen me mangësi, por sidomos me

aftësitë e kufizuara të fëmijës, është normale që të tronditen.

Tronditja, trauma e këtij momenti, kur prindërit binden që fëmija i tyre është i kufizuar në aftësi, është tepër e rëndë për të dy prindërit.Sidoqoftë, për kapërcimin e kësaj gjendjeje tepër të vështirë e jo pa pasoja, rekomandohet këshillimi me të afërm të familjes, miq të besuar dhe me specialistë (mjekë, psikoterapistë, psikologë). Edhe pas të gjitha këshillimeve, i takon prindërve të marrin “vendimin” për të përcaktuar sjelljen (qëndri-min) ndaj tij.

Pas kapërcimit të situatës shokue-se të fi llimit, shumë prindër arrijnë në përfundimin se ëndrrat e tyre janë vrarë, se janë prindër të dësh-tuar dhe se shtëpia e tyre tashmë është shkatërruar. Kështu lind tek këta prindër ndjenja e turpit ndaj prindërve të tjerë dhe xhelo-zia për bashkëmoshatarët e fëmi-

414

jës. Prindërit, në raportet me këtë fëmijë, shqetësohen për qindra py-etje, që nuk mund të marrin menjë-herë përgjigje. Kjo i bën ata që ta shohin të ardhmen të zymtë.

Gjithsesi, këto ndjenja dhe emo-cione janë normale: kjo është pjesë e periudhës “së zisë”, që e kalojnë shumica e prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara. E rëndësishme është që këta prindër të kuptojnë se nuk janë të vetmit në “zi” apo të vetmit që mendojnë në këtë mënyrë dhe që kjo do të kalojë. Në fillim, por edhe më pas është e rëndësishme që ata të jenë apo të mbahen të informuar për gjendjen e fëmijës, të jenë në kontakte e të hapur për të ndarë eksperienca me të tjerët, të kërkojnë ndihmë nga specialistët dhe më e rëndësishm-ja, të shprehin hapur ndjenjat dhe të bëjnë biseda të lira e të hapura me anëtarët e familjes. Me kalimin e kohës ata do të fillojnë të ndihen më mirë, gjë që do t’i ndihmojë të përpiqen më shumë për të ndih-muar fëmijën.

Prania e një fëmije me nevoja të veçanta nuk është dhe nuk duhet parë si fundi i botës. Shumë familje që kanë fëmijë të tillë, janë bërë “të fortë”, e duan më shumë njëri tjetrin dhe ndihen

më të bashkuar për shkak të kësaj vështirësie. Vështirësitë e fëmijës i nxisin sidomos prindërit, por edhe pjesëtarët e tjerë të familjes të pu-nojnë së bashku, ta ndihmojnë dhe ta duan njëri-tjetrin. Shumë nga ato “tmerre”, të cilat shfaqen tek prindërit, kur kuptojnë se fëmija i tyre ka një ose më shumë aftësi të kufizuar, fillojnë të largohen e të mos shfaqen më kurrë tek ata. Ata fillojnë të shohin se me gjithë sakrificat që u duhet të bëjnë për fëmijën, përsëri do t’iu mbetet kohë për miqtë, familjen, për plotësi-min e nevojave dhe dëshirave të tyre. Pas njëfarë kohe, shumë nga përkujdesjet dhe shërbimet për fëmijën, që, fillimisht prindërve u duken si sakrifica, bëhen pjesë e jetës së tyre të përditshme.

Zhvillimi i një qëndrimi pozitiv të prindërve ndaj fëmijës me aftësi të kufizuara është shumë i rëndë-sishëm. Edhe pse fëmija do të fi -llojë t’i kuptojë kufi zimet e veta, ai vazhdimisht duhet ushqyer e nxitur që të zhvillohet. Kjo ndonjëherë është më e vështirë për fëmijët me kufizime fizike, kur bëhet fjalë për aktivitete fizike, por, pavarë-sisht kësaj, së bashku prind-fëmijë duhet “të kënaqen dhe të bëjnë ç’është e mundur”, brenda mundë-sive që kanë .

ANEKSE

415

Të gjithë e dimë se shikimi i televizorit zë një kohë shumë

të madhe të ditës të fëmijëve tanë. Shpesh koha e harxhuar prej tyre para ekranit të vogël është një burim grindjesh mes prindërve dhe fëmijëve. Edhe pse i njohin pasojat te fëmijët, prindërit e kanë shumë të vështirë të gjejnë një zgjidhje. Tre janë problemet më të rëndë-sishme që sjell shikimi i televi-zorit: • Pasojat e reklamave mbi fëmijët, • Pasojat e skenave të dhunshme

të filmave (rrahje, goditje, vras-je etj.)

• Koha e harxhuar para ekranit, gjatë së cilës fëmijët mund të bëjnë gjëra të tjera, që ju bëjnë shumë më mirë.

Pasojat e reklamave mbi fëmijët Fëmijët e moshës parashkollore, zakonisht i marrin mesazhet e reklamave që jepen në televi-zor ashtu siç janë, sepse e kanë vështirë të kuptojnë të vërtetën. “Mashtrimi” i reklamave televizive në këto mosha, ndonjëherë mund të jetë i rrezikshëm. Një djalë 4 vjeçar kaloi dy ditë në spital, pasi kishte gëlltitur dyzet copë vitami-na për fëmijë; ai e kishtë bërë këtë

pasi kishte parë një reklamë tele-vizive, e cila thoshte se po t’i për-dornin fëmijët këto vitamina, do të bëheshin shumë shpejt të mëdhenj dhe të fortë.

Besimi “i verbër” i fëmijëve tek gjithçka që thonë reklamat , i bën ata të kërkojnë dhe të duan pothu-ajse çdo gjë që shfaqet në to. Kërkesat e tyre i vënë në vështirë-si prindërit. Ata s’dinë c’të bëjnë: t’i kundërshtojnë kërkesat, apo t’i plotësojnë dhe të blejnë atë që ua kërkojnë.

Reklamat ndikojnë gjithashtu, në formimin e dhe forcimin e stereo-tipeve të ndryshme sociale. (Për shembull, përgjithësisht fëmijët nëpër reklama janë djem biondë dhe vajzat zakonisht janë në role pasive. Vajzat dalin në reklama vetëm për pamjen e tyre.)

Pasojat e skenave të dhunshme të fi lmave (rrahje, goditje, vrasje etj.)Shumë psikologë janë të mendimit se skenat e dhunshme të para nga fëmijët, i japin një shembull të keq atyre, duke i bërë të dhun-shëm. Fëmija, i cili sheh një ske-

TELEVIZORI DHE PRINDËRIT

Televizori dhe prindërit

416

në të dhunshme në televizion, jo vetëm që e imiton menjëherë, por e përsërit dhe më vonë.

Këto pasoja shtohen me kalimin e kohës. Fëmijët që i ndjekin për orë të tëra programet në televizor ka më shumë mundësi të bëhen agresivë, sesa fëmijët që i ndjekin më pak ato, apo nuk shohin fare televizor. Gjithashtu, sa më agresivë bëhen ata, aq më shumë skena të dhun-shme duan të shohin.

Fëmijët parashkollorë ndikohen më shpejt dhe më tepër nga dhuna e shfaqur në programet televizive sesa fëmijët më të mëdhenj, sepse ata e kanë më të vështirë të dalloj-në fantazinë, përrallën nga e vërte-ta. Për fat të keq, edhe në përrallat me kartona, të cilat pëlqehen nga fëmijët e vegjël, përsëri ka shumë skena të dhunshme.

Prindërit shpesh mendojnë që fë-mijët e kuptojnë vetë se përrallat me kartona nuk janë të vërteta. Por nga studimet që janë bërë është kuptuar se përrallat te fëmijët kanë po atë efekt, që kanë telenovelat tek të rriturit.

Edhe shpejtësia e skenave i bën për-shtypje fëmijëve. Sipas një studimi, fi lmat me ndryshime të shpejta ske-nash (si tek përrallat me kartona), rrisin agresivitetin te fëmijët.Një arsye tjetër pse ndikojnë kaq shumë skenat me dhunë tek fëmi-jët, është se fëmijët nuk i kuptojnë

dot pasojat e vërteta që sjell dhuna. Fëmijët, që shohin shumë shfaqje me dhunë në televizor, mund të mos veprojnë (të mos bëjnë asgjë) kur ndeshen me veprime të dhun-shme në jetën e vërtetë dhe, me ose pa dashje, mund t’i lejojnë të tjerët t’i dhunojnë.

Koha e harxhuar para ekranit, gjatë së cilës fëmijët mund të bëjnë gjëra të tjera, që u bëjnë shumë më mirëShumë studiues shpjegojnë se televizori ndikon më shumë për keq, sesa për mirë te fëmijët. Ai iu “vjedh” atyre kohën e lojës, i bën ata më pak krijues, më pak sho-qërorë dhe të varur.

Sot është shumë e vështirë të gjesh familje të cilat nuk kanë televi-zor në shtëpi. Por, një gjë është e sigurt, fëmijët, të cilët shohin qëndrojnë për shumë kohë para televizorit, kanë më pak arritje në shkollë, sesa ata fëmijë që shohin më pak.

Gjatë viteve të para të jetës, që fëmija të zhvillojë shprehitë e të folurit, ka shumë rëndësi komu-nikimi mes tij dhe prindërve (të rriturve). Vlerën e këtij komuniki-mi nuk mund ta zëvëndësojë kurrë televiziori.

Gimi është një fëmijë normal, i lindur nga prindër të shurdhër. Prindërit e tij shpresojnë se ai do të mësojë të flasë, duke parë televizo-

ANEKSE

417

rin. Kështu, fëmija qëndronte me orë të tëra para ekranit, megjithatë ai filloi të flasë rreth moshës dy vjeç e gjysëm. Në moshën 3 vjeç e 9 muaj, gjuha e tij ishte jo normale për moshën e tij. Djalin e ndihmoi ta kapërcejë këtë gjendje trajtimi nga specialistët e të folurit.

Gjuha zhvillohet nga marrëdhëniet me të tjerët; prindërit, më të rritu-rit, moshatarët, kurse qëndrimi gjatë para televizorit e pengon, “e bllokon” mundësinë e zhvillimit të shoqërisë. Një fëmijë, i cili shkon në klasë të parë pa aftësitë e nevoj-shme bashkëpunuese, të cilat for-mohen nga loja me të tjerët, mund të mos jetë i zoti të vendosë ma-rrëdhënie normale dhe të mësojë nga mësuesi apo nxënësit e tjerë.

Çfarë mund të bëjnë prindërit?Disa studiues rekomandojnë që, sidomos parashkollorëve (deri në 6 vjec) të mos u lejohet fare shiki-mi i televizorit, ose t’iu lejohet me kohë tepër të kufizuar dhe vetëm programet “e kontrolluara”. Disa të tjerë thonë që fëmijët ta shohin televizorin vetëm bashkë me prindërit. Kështu prindërit mund t’i shpjegojnë fëmijëve vlerën dhe kuptimin e emisioneve edukative, dhe të kritikojnë programet me përmbajtje jo-edukative. Shumë prindër kanë gjetur këtë mënyrë komunikimi të fëmijës me ekra-nin e vogël – vetëm një orë në ditë para televizorit, ose vetëm në mbrëmje, apo vetëm të shtunave

– duke “kërcënuar” se në qoftë se ata nuk e respektojnë këtë rregull, atëherë nuk do të shohin më fare televizor.

Nuk mund të jepet një “recetë” se si prindërit duhet të kontrollojnë shikimin e televizionit nga fëmi-jët, por një gjë është e sigurt; asnjë psikolog, që është marrë me pa-sojat e televizorit te fëmijët, nuk do të thoshte kurrë që fëmjët të li-hen të lirë të shohin televizor kur të duan dhe sa të duan.

Fëmijët dhe dhuna televiziveTelevizioni mund të ketë një ndi-kim shumë të fortë në zhvillimin e sistemit të vlerave. Disa programe mund të ushqejnë vlera të mira, si-kurse të tjerë mund të stimulojnë çrregullime në sjelljen e fëmijëve.

Është e vërtetë që një pjesë e ma-dhe e programeve të sotme tele-vizive janë të mbushura me skena dhune. Shpesh edhe përrallat me kafshë kanë të pranishme “luftën”, “dhunën”. Duke qëndruar për një kohë të gjatë, madje edhe për orë të tëra çdo ditë para ekranit, fëmi-jët, por edhe adoleshentët ndiko-hen dhe mund:• të mos u bëjë më përshtypje

dhuna,• të pranojnë dhunën, si një mëny-

rë për të zgjidhur problemet,• të imitojnë dhunën që shikojnë

në televizor,• të gjejnë veten tek personazhet

e filmave, si dhunues dhe/apo

TELEVIZORI DHE PRINDËRIT

418

të dhunuar.Ndjekja në mënyrë të rregullt nga fëmijët e programeve televizive të ngarkuara me dhunë, sjell tek ata agresivitet të lartë. Ndonjëherë, edhe vetëm shikimi i një programi mund ta çojë fëmijën të bëjë sjellje agresive. Fëmijë, të cilët shikojnë shfaqje ku dhuna është e përsëri-tur dhe e pandëshkuar, ka shumë të ngjarë ta imitojnë atë. Fëmijët me probleme emocionale apo me sjell-je të paqëndrueshme, ndikohen më lehtë nga fi lmat ku sundon dhuna.

Pasojat e “dhunës televizive” te fëmija mund të duken menjëherë, ose mund të shfaqen me kalimin e viteve. Të rinjtë mund të ndikohen nga veprimet e dhunshme, edhe nëse në familjet e tyre nuk ka dhunë.

Si t’i mbrojmë fëmijët nga “dhuna televizive”:• të jemi të vëmendshëm dhe të

kujdesshëm ndaj programeve

që shohin fëmijët tanë dhe disa prej tyre t’i shikojmë së bashku me ta,

• të programojmë kohën, duke vendosur kufij për orët e shi-kimit të televizorit,

• të mos vendosim televizor në dhomën e fëmijëve,

• t’i tregojmë dhe t’i shpjegojmë fëmijëve ndryshimin mes filmit dhe jetës (aktori nuk vritet, nuk vdes vërtet, kurse në jetë dhuna sjell vërtet vdekjen),

• të mos lejojmë fëmijët të shohin filma, që dihet se kanë skena dhune. Kur ndeshemi me to në prani të fëmijës, të ndërrojmë kanalin ose të fikim televiorin, duke u shpjeguar se pse nuk duhet parë ky program,

• të shprehemi mospëlqimin tonë për skenat e dhunshme para fë-mijëve, të theksojmë më shumë se një herë se problemet nuk duhet të zgjidhen me dhunë.

ANEKSE

Spitali, prindërit dhe fëmijët

Mund të ndodhë që një fëmijë mund të shtrohet në spital

ose të shkojë në spital për vizi-

të, analiza, serume, konsulta etj. Mund të ndodhë që fëmija të bëjë operacion bajamet, veshin, të qepë

419

plagët e marra ose të bëhet synet. Duhet patur parasysh që të gjitha këto mund të jenë tronditëse për fëmijën. Por në këtë moshë fëmijët vazhdojnë të rriten, dhe kjo është detyrë e vështirë. Ata çdo ditë po mësojnë të bëjnë shumë gjëra njëkohësisht. Ata çdo ditë dhe në çdo gjë të vogël, krijojnë persona-litetin.

Për këtë arsye ai në spital nuk ka nevojë vetëm për kujdesin mjekë-sor, por edhe për atë psikologjik, sepse këto përvoja, veçanërisht nëse janë të gjata, ndikojnë shumë në kujtesën, ndjenjën, shpirtin e tij dhe formimin e personalitetit.

Për personelin shëndetësor (por edhe prindërit mund ta lexojnë): • Të gjithë fëmijët deri në moshën

tre vjeç kanë nevojë për kuj-desin e nënës së tyre. Është e gabuar sjellja e mjekëve kur shpesh i nxjerrin prindërit nga dhoma në çastin e vizitës, prekjes së trupit, bërjes së se-rumit dhe ilaçeve që shërojnë fëmijën.

• Fëmija në spital ka nevojë të ndiejë dhe trishtimin dhe ankthin e nënës dhe babait sepse kjo e qetëson fëmijën. Një nënë që qan e mërzitur, nuk e dëmton fëmijën e saj.

• Por edhe ky trishtim duhet kufizuar: nuk duhen përdorur fjalë si “E shkreta unë, më raftë pika”! “Si të la nëna jote të sëmuresh, ç’të ka bërë kështu!”

etj. Fëmijës i duhet shprehur vetëm shqetësimi që ndiejnë prindërit nga dashuria e tyre, si dhe siguria që ai do të bëhet mirë dhe shpejt do të kthehet në shtëpi.

• Duhet bërë kujdes jo vetëm për vuajtjet fizike të fëmijës shkaktuar nga sëmundja dhe ilaçet, por edhe për vuajtjet shpirtërore të fëmijës, për rrezi-kun e veçimit të tij. Nuk duhet harruar se ai e ka të vështirë përdorimin e gjuhës dhe të shenjave, të lëvizjes trupore, të përshtatjes në mjedis.

• Asnjë veprim mbi trupin e fëmi-jës nuk duhet bërë i pashoqëru-ar me fjalën dhe komunikimin e mjekut apo infermieres që po e bën këtë veprim. Veprimet e heshtura nga njerëz të panjohur e bëjnë fëmijën të ndihet shumë keq.

• Në rastet kur shtrimi në spital është për një kohë më të gjatë se një ditë, asnjëherë mjeku ose infermierja nuk duhet të luajnë rolin e “prindit” tek fëmija. Në rast se prindi për një arsye apo një tjetër nuk mund të jetë pra-në fëmijës në spital, infermierja nuk duhet ta gënjejë duke i thë-në se “do vijë mami tani” por duhet t’i thotë fëmijës : “Nëna jote nuk vjen dot, por ajo po mendon për ty, të do shumë”.

• Punonjësit e shëndetit nuk duhet të flasin midis tyre për çështjet që i përkasin fëmijës sikur ai nuk është aty, nuk dë-

SPITALI, PRINDËRIT DHE FËMIJËT

420

gjon dhe nuk kupton. Mos ha-rroni kurrë se edhe i porsalin-dur, çdo fëmijë, edhe nëse s’i kupton, i ndien të gjitha sjelljet dhe bisedat përreth tij, për të dhe për prindërit e tij.

• Sot, pjesa më e madhe e repar-teve pediatrike i lejon nënat të rrinë me fëmijën gjithë ditën dhe, nëse është i vogël, të kalo-jnë edhe natën me të. Në këtë mënyrë fëmija do të ndihet i sigurt dhe mund të përballojë më mirë shqetësimet, frikën dhe gjithë këtë përvojë të vështirë.

• Nëse ndodh që një fëmijë për-ballon trajtime të dhimbshme dhe të vështira, thuajani me fjalë se ju e përfytyroni dhimb-jen dhe frikën e tij. Thuajini se edhe ju nëse do të bënit këto gjilpëra, do të kishit frikë nga dhimbja dhe ndoshta do të qa-nit. Thuajini se ai ka shumë të drejtë të qajë dhe të trembet, gjithmonë duke iu drejtuar në emër.

• Lavdërojeni gjithmonë fëmijën se është aq i zoti sa po përba-llon të gjitha këto momente të vështira. Ai ju kupton gjithmo-në dhe ka nevojë për këtë gjë.

• Ju duhet të përpiqeni t’i çlironi prindërit nga ndjenja e fajit, e akuzimit të vetes, e varfërisë. Nëse e bëni këtë, ndihmoni në mënyrë të drejtëpërdrejtë në shërimin e fëmijës.

ANEKSE

Për prindërit: • Edhe në moshë shumë të vogël,

lajmërojeni me fjalë fëmijën që do ta çoni në spital. Tregojini se këtë po e bëni që ai të shëro-het. Tregojini që aty tetat dhe xhaxhat që ai ende nuk i njeh, do të kujdesen për të.

• Mos rrini pranë krevatit të fëmijës të heshtur dhe pa fjalë. Komunikoni me fëmijën për gjithçka që po ndodh, duke e si-guruar me dashuri dhe kurajo.

• Ju duhet t’i shpjegoni fëmi-jëve tuaj se njerëzit me bluza të bardha që po e vizitojnë atë, janë njerëz të cilëve ju i keni dhënë leje, të cilët e kanë për detyrë t’i shërbejnë atij dhe juve, dhe për këtë ju keni punu-ar dhe kontribuar vetë.

• Kërkoni nga personeli shënde-tësor të prezantohet me emra përpara fëmijës, nëpërmjet jush, dhe ju prezantoni emrin e fëmijës përpara tyre.

• Për ta bërë fëmijën të ketë më pak ankth dhe të ndihet më re-hat, përpiquni të silleni si za-konisht në shtëpitë tuaja. Ai ka nevojë për të njëjtat ritme dhe sjellje si në shtëpi, ka nevojë për aromën dhe përkëdheljen tuaj të qetë.

• Pyesni infermieret nëse mund ta ushqeni me dorën tuaj. Ço-jini fëmijës edhe ndonjë nga lo-drat që i pëlqejnë më shumë, që

421

të heqë mendjen gjatë ditës dhe ta ndihmojë të flejë natën.

• Nëse fëmija është mbi dy vjeç, mund të jetë mirë t’i shpjegoni pse duhet të shkojë në spital: përdorni fjalë të thjeshta dhe mos ia fshihni të vërtetën.

• Nëse premtoni se diçka nuk do t’i dhembë e më pas kjo do të dalë gënjeshtër, fëmija jo vetëm do të mbetet i zhgënjyer, por do të bëhet edhe mosbesues kundrejt jush. Tani ai ka nevojë më shumë se kurrë të ndihet i mbrojtur dhe të besojë tek njerëzit që do më shumë.

• Fëmijët e kërcënuar nga frika, dhimbjet dhe sëmundjet bëjnë sjellje agresive ose tekanjoze, sikur janë në një moshë më të vogël. Nuk i duhet thënë fëmi-jëve: “Tani ti je i madh dhe nuk duhet të bësh kështu!”. Nën stres dhe frikë, fëmijët e kanë shumë të nevojshme të bëjnë një kthim pas në moshë. Kjo është një përpjekje e fëmijës për t’u mbrojtur, siç ishte disa vite më parë.

Kujdes!• Kur fëmija kthehet në shtëpi

pas një periudhe shtrimi në spital, mund të ndodhë që ai të ndihet paksa “i huaj”. I duhet lënë kohë që të mësohet me shtëpinë, sepse tani ai ka pr-ovuar gjëra të tjera në veten e tij. Nëse në spital ka pasur një lodër që e mbante gjithmonë me vete, silljani dhe në shtëpi. Kjo do ta ndihmojë të lidhë të kaluarën në spital me të tash-men në shtëpi dhe ta kalojë më shpejt këtë fazë.

• Në rast se një nga fëmijët tuaj është sëmurë, e tërë vëmendja e familjes i përkushtohet atij. Kjo mund të shkaktojë proble-me me fëmijët e tjerë, sepse tek ata mund të krijohet një ndjenjë xhelozie e hidhur. Edhe ata kanë nevojë për të njëjtën përkujdes-je dhe dashuri dhe mund të ndi-hen të lënë pas dore.

SPITALI, PRINDËRIT DHE FËMIJËT

422 II

Duke u rritur

Me rritje kuptojmë periudhat kryesore të zhvillimit fi-

zik dhe psikik, të cilat pjesa më e madhe e fëmijëve i arrijnë një-soj në të njëjtën moshë. Këtu për-fshihen rritjet në peshë, gjatësia si dhe zhvillimi i aftësive njohëse (aftësitë për të kuptuar, për të per-ceptuar, për të menduar, për të kuj-tuar), gjuhësore, sociale etj. Rriten flokët, dalin dhëmbët, arrihet pje-kuria seksuale. Të gjitha janë pjesë të rritjes.

Kurbat e rritjes janë grafikë të cilët mjeku i përdor për të kon-trolluar nëse fëmija juaj po rritet si duhet. Një nga këto kurba është ajo e peshës, që keni edhe në fund të fletores së shëndetit të fëmijës. Këtë fletore ju mund ta merrni kur lind fëmija në maternitet, apo nga mamia në shtëpinë e lindjes. Po të shikoni grafikun në fletoren e fëmijës, ai ka dy vija të përku-lura (kurbat), ku shënohen mat-

Kurbat e rritjes

jet e bëra për peshën e fëmijës në muaj të ndryshëm. Pesha normale e fëmijës tuaj do të bjerë në hapë-sirën midis dy kurbave. Duke bërë disa matje në periudha të ndrysh-me kohe, shikohet se si po rritet dhe zhvillohet fëmija. Grafiku i ecurisë së fëmijes tuaj ju tregon se si fëmija po rritet, duke e kraha-suar me fëmijë të tjerë të së njëjtës moshë.

Mjeku në këshillimore ka edhe kurba të tjera, për shembull për gjatësinë, perimetrin e kokës etj. Nëpërmjet këtyre kurbave të rritjes ju mund të shikoni përparimin që ben vajza, djali juaj, duke e peshu-ar dhe matur rregullisht, sipas një periudhe kohe që ju thotë mjeku. Këto matje hidhen në grafikë dhe krahasohen me vijat e përkulura (kurbat) që kanë grafikët, për të parë nëse fëmija po rritet i shën-detshëm, apo ka nevojë për ndih-më mjekësore.

423VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE

Mbas vitit të parë të jetës, pesha dhe gjatësia e fëmijës duhet të kontrollohet afësisht çdo tre muaj. Mos u shqetësoni nëse fëmija juaj ka periudha kur zgjatet dhe pe-shon më pak dhe ka periudha kur ka shpërthime në gjatësi dhe në

peshë. Por nëse dy-tre matje të bëra radhazi (në mënyrë periodike) ju duken shumë të ulta në grafikun e kurbave të rritjes, këshillohuni me mjekun. Kurbat e peshës janë të ndryshme për vajzat dhe për djemtë.

Vaksinat dhe kalendari i vaksinimit të fëmijëve

Ç’janë vaksinat dhe përse duhen?Vaksinat ndihmojnë imunizimin e foshnjes, që do ta mbrojë atë nga shumë sëmundje ngjitëse të rënda. Një fëmijë, kur vaksinohet, merr një vaksinë që ka baktere ose vi-ruse, të cilët janë përgjegjës për një sëmundje të caktuar. Por ky virus që gjendet në vaksinë është shumë i dobët për të shkaktuar sëmundjen dhe e nxit organizimin të zhvillo-jë qeliza të veçanta (antitrupa), të cilat do ta mbrojnë fëmijën nga së-mundja në të ardhmen.

Përse duhet ta vaksinoni fëmijën?Disa prindër janë kundër vaksi-nave sepse mendojnë se ato mund të shkaktojnë rreziqe, ose mendoj

në se një sëmundje është shumë e rrallë, sa që nuk ia vlen vaksinimi. Por sot është vërtetuar se kur num-ri i fëmijëve të vaksinuar fillon të ulet, sëmundja mund të përhapet lehtësisht dhe shpejtësisht. Dhe atëhere fillojnë të përhapen epi-demitë. Pra duke e vaksinuar fëmijën tuaj jo vetëm që e mbroni atë, por ndikoni në çrrënjosjen e sëmundjes në përgjithësi.

Ju si prindër, gjithnjë duhet të mbani dhe të kontrolloni kartonin, si dhe fletoren e shëndetit të fëmi-jës që jua jep këshillimorja për vaksinimin e fëmijës. Sipas kalen-darit të vaksinimit të fëmijëve të vendit tonë, fëmija duhet të bëjë këto vaksina:

424 ANEKSE

Pyetjet që mund t’i bëni mjekut lidhur me vlerësimin e zhvillimit të fëmijës tuajSiç e patë më lart kur ju shkoni në këshillimoren e fëmijës për një vizitë kontrolli, mjeku pediatër do t`ju bëjë shumë pyetje. Këtu më poshtë do të gjeni një fletë që përmban disa nga këto pyetje. Ju

Mosha

Të porsalindur

2 muajsh

4 muajsh

6 muajsh

12 muajsh18-24 muajsh

6 vjeç

14 vjeç

Lloji i vaksinës

BCGHepatit Viral doza IDTP doza IPoliomielit doza IHepatit Viral doza IIDTP doza IIPoliomielit doza IIDTP doza IIIPoliomielit doza IIIHepatit Viral doza IIIFruth/rubeolDTP rivaksinim IPoliomielit rivaksinim IPoliomielitFruth/rubeol, rivaksinim II DT rivaksinim IIdT rivaksinim III

Doza

0.05 cc0.5 cc0.5 cc2 pika0.5 cc0.5 cc2 pika0.5 cc2 pika0.5 cc0.5 cc0.5 cc2 pika2 pika0.5 cc0.5 cc0.5 cc

Kalendari i vaksinimit të fëmijëve

mund ta plotësoni këtë fletë që në shtëpi dhe ta merrni me vete kur të shkoni tek mjeku, që ta ndihmoni atë për të zgjidhur problemet që mund të ketë fëmija juaj. Kjo do t`ju ndihmojë të kujtoni edhe pyet-jet që dëshironi t’i bëni mjekut.

Emri i fëmijës:_________________

425VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE

________________Mosha:_______________________________________Data:________________________________________

Problemi

1. Cili është problemi? __________________________________________ 2. Kur fi lluat të shqetësoheshit për herë të parë? Përse? _______________3. A ka ndryshuar problemi që kur ju e vutë re për herë të parë? __________

__________________________________________________________

4. Çfarë e ndihmon fëmijën të zgjidhë problemin, nëse ju keni provuar diçka? __________________________________________________________

Historia e shëndetit të familjes

1. Për të dy prinderit e fëmijës: përmendni probleme shëndetësore të rëndë-sishme që mund të keni pasur ju dhe familja juaj, përfshirë shëndetin men-dor dhe fi zik, paaftësitë dhe probleme të të mësuarit.

_____________________________________________________________

Shtatzania, Lindja

1. Përshkruani shtatzaninë dhe lindjen: _______________________________________________________________________________________

Periudha e të Porsalindurit (28 ditët e para të jetës)

1. Si ka qenë reagimi fi llestar i fëmijes tuaj kur ka lindur? _________________________________________________________________________

2. Si ka qenë gjendja e fëmijës tuaj në periudhën e të porsalindurit? Si ka ndikuar kjo në reagimin që ju keni pasur ndaj tij.

____________________________________________________________

Shëndeti i fëmijës tuaj

1. Shënoni informacionin mbi rritjen e zhvillimin e fëmijës, sëmundjet, traj-timet, operacionet, aksidentët, vaksinimin etj. Ka rëndësi gjithashtu të tregoni si keni reaguar ju ndaj këtyre problemeve. _______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Ndarja nga Familja 1. Sa shpesh e lini ju fëmijën tek një person tjetër për t’u kujdesur për të? ___

__________________________________________________________

426 ANEKSE

2. Çfarë lloj kujdesi përdorni (në çerdhe, kopsht, me gjyshërit etj)? _____________________________________________________________

3. Si reagon fëmija juaj kur e lini me dikë tjetër? ____________________________________________________________

4. Si ndjeheni ju kur e lini fëmijën me dikë tjetër?_____________________________________________________________

Ushqyerja 1. Përshkruani çfarë ha fëmija juaj: ________________________________

____________________________________________________________________________________________________________________

2. Përshkruani ndonjë sjellje tjetër që ka fëmija në lidhje me gojën si (thithja e gishtit, fut sendet dhe lodrat në gojë, kafshon etj) dhe si reagoni ju ________________________________________________________________________________________________________________________

Gjumi 1. A ka fëmija juaj ndonjë problem me gjumin? Përshkruajini ato: __________

____________________________________________________________________________________________________________________

2. Përshkruani si fl e fëmija juaj/ zgjimi i tij (përfshirë edhe gjumin e pasdites): ____________________________________________________________________________________________________________________

Zhvillimi lëvizjeve 1. Përshkruani aftësitë lëvizëse të fëmijës tuaj (si lëviz, si ecën, si i kap sen-

det me gishta apo me gjithë dorën etj) A keni vënë re ndonjë diçka të veçantë në këtë fushë? __________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

2. A jeni e shqetësuar për aftësitë lëvizëse të fëmijës tuaj? Përse? __________________________________________________________________

Aftësitë sociale (shoqërore) dhe Mjedisi 1. Çfarë bën fëmija për veten e tij, nëse mund të bëjë diçka? ____________

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

2. A mundet fëmija juaj të ndjekë urdhërat e thjeshta? __________________

427VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE

________________________________________________

3. Si reagon fëmija juaj ndaj vizitorëve që vijnë në shtëpinë tuaj, apo kur ju ta-koheni me të huajt? ____________________________________________________________________________________________________

4. A merr pjesë fëmija juaj në grupe shoqërore jashtë shtëpisë (çerdhe, kuj-destari me fëmijë të tjerë, lojë me fëmijë të tjerë etj.) PO JO

Përballja1. Përshkruani si përballet fëmija juaj me zhgënjimin, hidhërimin, bezdisjen,

apo shqetësime të tjera. ___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Gjuha dhe Komunikimi 1. Përshkruani aftësitë gjuhësore të fëmijës tuaj (tregoni sa është fjalori i tij

dhe nëse përdor kombinime fjalësh, përfundon fjalitë dhe /ose përemrat si ai, ajo etj): _____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

2. Si e nxisni ju zhvillimin e të folurit të fëmijës tuaj (lexoni, këndoni, bisedoni etj)? ____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

3. Nëse fëmija juaj ende nuk fl et si ju a komunikon dëshirat e tij/saj? _____________________________________________________________________________________________________________________

Lodrat dhe Loja 1. Tregoni lodrat më të pëlqyera të fëmijës dhe përshkruani si luan me to:

____________________________________________________________________________________________________________________

2. A ka fëmija juaj ndonjë lodër më të pëlqyer? Po/Jo Çfarë është? __________________________________________________

__________________________________________________________

3. A luan vetëm fëmija juaj? Po / Jo4. A luan fëmija juaj me fëmijë të tjerë? Po / Jo 5. A përdor fëmija imagjinatën kur luan? Po / Jo

428

Ndjenjat dhe Humoret 1. Përshkruani ndjenjat e fëmijës tuaj (kënaqësia, gëzimi, ngushëllimi,

shqetësimi, zemërimi, frika, pakënaqësia/hidhërimi) dhe si i shpreh këto: ____________________________________________________________________________________________________________________

2. Çfarë e mërzit më shumë fëmijën tuaj? _____________________________________________________________________________________

3. Çfarë e bën atë të ndjehet më mirë? _______________________________________________________________________________________

Frika dhe gjendjet e ankthit 1. Nga se ka frikë fëmija juaj? _____________________________________

__________________________________________________________

2. Nga kush nuk ka frikë? __________________________________________________________________________________________________

3. A duket se fëmija juaj nuk njeh e frikën kur po bën diçka të rrezikshme ? Po / Jo

4. A duket se fëmija juaj është veçanërisht i ndjeshëm ndaj tingujve, dritës, ndryshimeve të rutinës së përditshme etj. __________________________________________________________________________________

5. Si veproni ju dhe fëmija juaj përballë anktheve që keni? _________________________________________________________________________

Sjellja Agresive 1. Nëse fëmija juaj ka një sjellje agresive në drejtim tuaj, vëllezërve, shokëve

të lojës apo dikujt tjetër, përshkruajeni si është kjo sjellje. _______________________________________________________________________

Si reagoni ju? ____________________________________________________________________________________________________________

2. A vetëdëmtohet me qëllim fëmija juaj? Po / Jo

3. Nëse po, si? __________________________________________________________________________________________________________

4. A mundet fëmija juaj të përballet vetë kur sulmohet nga të tjerët? Po / Jo

ANEKSE

429

Marrëdhëniet me të tjerët 1. Përshkruani marrëdhëniet e fëmijës tuaj me anëtarët e tjerë të familjes:

____________________________________________________________________________________________________________________

2. A do më shumë fëmija juaj njërin nga prindërit? Po / Jo 3. Kush është ? _______________________________________________

4. Si sillet fëmija juaj ndaj të afërmve të familjes tuaj, miqve të familjes dhe të huajve? ____________________________________________________________________________________________________________

5. A është fëmija miqësor me të gjithë, përfshirë edhe të huajt? Po / Jo

Informacion tjetër Mjeku, apo specialisti mund t`ju pyesë edhe për jetën në familje, streset e

ndryshme që mund të keni. Shkruani ndonjë informacion që ju mendoni se është me rëndësi ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

VAKSINAT DHE KALENDARI I VAKSINIMIT TË FËMIJËVE

430 III

Një përmbledhje e sëmundjeve të fëmijëve

Si të ndihmojmë dhe të lehtësojmë një fëmijë të sëmurëKur fëmija juaj është i sëmurë, ka nevojë për më shumë vëmendje dhe ngrohtësi, mund të mërzitet, nevrikoset lehtë. Pjesa më e madhe e fëmijëve kur sëmuren, kanë qejf të bëhen më të vegjël se mosha që kanë dhe duan më shumë përkë-dhelje dhe dashuri. Mundohuni ta mbani pranë jush fëmijën e sëmurë gjatë gjithë ditës, në mënyrë që ta kontrolloni shpesh dhe të mund të qëndroni pranë tij. Natën nëse fëmija është shumë keq, flini bashkë me të.

Ushqyerja e fëmijës së sëmurëNë përgjithësi fëmija i sëmurë ka më pak oreks. Duke qenë se lëviz më pak, ka më pak nevojë për ener-gji, pra mos u shqetësoni nëse për disa ditë nuk do të hajë shumë,

Hyrje - Kujdesi për fëmijën e sëmurë

sigurisht kjo nuk do t’i bëjë shumë dëm. Lëreni të zgjedhë ushqimin që preferon, ushqejeni në sasi të pakta dhe në vakte më të shpeshta. Lëreni fëmijën të hajë aq sa do.

Për një fëmijë të sëmurë, pirja e lëngjeve është më e rëndësishme se ngrënia. Mundohuni që fëmija të pijë shumë (rreth 1.5 litra në ditë,) veçanërisht kur ka tempera-turë të lartë, vjell apo ka barkqitje (diarre). Nëse keni vështirësi për ta nxitur fëmijën që të pijë, mun-dohuni t’ia bëni pirjen e lëngjeve më tërheqëse, duke e lënë të zgje-dhë llojet e lëngjeve që pëlqen. S`ka rëndësi nëse kjo është koka-kola, lëng frutash, ujë, qumësht etj. Jepini t’i pijë këto lëngje me pipëz, në një filxhan apo gotë të re tërheqese, në mënyrë që ta nxisni t’i pijë.

431

Rehatia dhe qetësiaNuk është e nevojshme të këmbë-ngulni që fëmija të qëndrojë gjithë ditën në shtrat, megjithëse kur është sëmurë mund të pëlqejë vetë të rrijë shtrirë. Nëse do të ngrihet ,mundohuni që të rrijë ngrohtë dhe në dhomën ku do të qëndrojë mos të ketë rryma ajri. Nëse nuk do të flejë vetëm, mbajeni në dhomën ku rrini edhe ju, që të mos ndihet i vetmuar.

Mundohuni ta zbavisni fëmijën kur është i sëmurë, por mbani mend se në këto raste do të përkëdhelet më shumë dhe do të përpiqet të trego-het më i vogël në moshë, është më pak i përqëndruar, nuk do të lodhet shumë, nevrikoset lehtë. Për këtë arsye, jepini lodra të qeta si për shembull: ndërtimi i një mozaiku të thjeshtë, ndërtimet me tulla, kuba, vizatime me lapsa, loja me plastelinë, janë shumë të mira për fëmijët mbi një vjeç.

Fëmija me temperaturëTemperatura është përgjigja apo reagimi natyral i trupit të fëmijës ndaj disa gjendjeve si infeksionet. Tek fëmijët, temperatura normale e trupit luhatet nga 36 gradë cel-sius në 37.2 gradë celsius. Ajo za-konisht është më e ulët mbas mes-natës dhe më e lartë mbasdite. Një temperaturë mbi 38 gradë celsius mund të jetë shenjë e një sëmund-jeje. Kur fëmija është i sëmurë, temperatura e tij mund të ngrihet

me një shpejtësi alarmante. Si foshnja, ashtu edhe fëmija i vogël mund të jenë të sëmurë dhe të kenë një tempera-turë trupi normale apo më të ulur se ajo normale, ndërsa disa fëmijë mund të kenë një ngritje të lehtë të saj edhe nëse nuk janë të sëmurë. Pra nëse ju duket se fëmija juaj nuk ndihet mirë, ka të ngjarë të jetë i sëmurë edhe nëse temperatura është normale.

Temperatura mund të rritet edhe në kohën kur fëmija po luan shumë me vrull, apo kur është shumë nxeh-të. Nëse edhe pasi ka pushuar për gjysmë ore, temperatura e fëmijës mbetet mbi 37.4 gradë, ka të ngja-rë që fëmija të jetë i sëmurë, pra duhet të kontrolloni nëse ka shenja të tjera të sëmundjes. Nëse men-doni se fëmija juaj ka temperaturë, provoni t’i ndjeni ballin me faqen tuaj, por jo me duar, sepse nëse dora është e ftohtë, lëkura e fëmi-jës do t`ju duket më e ngrohtë se normalja. Nëse ju duket se digjet nga balli, masni temperaturën.

Shenja të temperaturës së lartëFëmija mund të ketë temperaturë të lartë nëse:• Ankohet se nuk ndihet mirë.• Është i zbehtë, ka ftohtë apo të

dridhura.• Është i skuqur dhe digjet nga

balli. Drejtohuni menjëherë tek mjeku në rast se fëmija juaj:

KUJDESI PËR FËMIJËN E SËMURË

432 ANEKSE

• ka një temperaturë mbi 39.4 gradë celsius (38.5 nëse është më i vogël se një vjeç) dhe nuk arrini t`ia ulni pas 3-4 orëve,

• ka temperaturë të rritur prej 24 orëve,

• ka një temperaturë nën 35 gra-dë,

• mendoni se i keni dhënë një dozë të gabuar të paracetamo-lit dhe ibuprofenit (ilaçe për të ulur temperaturën).

Çfarë termometri duhet të përdorni për matjen e tempera-turës?Termometri më i mirë për fosh-njet dhe fëmijët e vegjël është ter-mometri i zakonshëm me zhivë, e cila kur nxehet, zgjerohet (duke u ngritur nëpër kanalin e hollë që është në mes të një shkallëzimi) dhe tregon temperaturën e trupit që po mat. Sot në treg, në farmaci etj. gjenden edhe termometra të tjerë modernë si ato dixhitalet, elektronike etj, por mund të jenë të kushtueshëm dhe nuk kanë ndonjë përparësi më të madhe se termometri klasik me zhivë. E rëndësishme është që ju të keni në shtëpi gjithnjë një termometër për matjen e temperaturës së fëmijës

Si matet temperatura?Kur fëmija juaj nuk ndihet mirë, masni temperaturën e tij të pak-tën dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë. Mënyra më e mirë për matjen e saj është vendosja e

termometrit me zhivë nën sqetu-llën e tij. Kjo jep një vlerë rreth 0.6 gradë më pak se temperatura normale e trupit.

Në foshnjet e vogla, temperatu-ra mund të matet duke vendosur majën e termometrit në vrimën e jashtëqitjes (rektum): por kujdes, në këtë rast termometri duhet të dezinfektohet mirë dhe mos të për-doret në fëmijë të tjerë, sepse mund të jetë një burim për përhapjen e infeksioneve të tilla si salmonelë, dizanteri etj.

Si përdoret termometri me zhivë?• Mbani fort termometrin dhe

shkundeni mirë disa herë duke e tundur fort pulsin e dorës tuaj nga poshtë. Më tej ulni fëmijën në gjunjët tuaja dhe ngrini kra-hun e tij. Vendoseni mirë majën e termometrit nën sqetullën e fëmijës. Në rast se fëmija është i djersitur, fshini me parë djer-sën e tij.

• Ulni krahun e fëmijës poshtë duke e përkulur drejt kraha-rorit. Prisni afërsisht rreth 3-5 minuta.

• Hiqni termometrin dhe lexoni vizën e zhivës deri në çfarë gradimi ka arritur. Nëse ajo është mbi 37.2 gradë celsius nën sqetull (apo mbi 38 gradë e vendosur në rektum) quhet ethe. Lani mirë termometrin me ujë dhe fshijeni.

433KUJDESI PËR FËMIJËN E SËMURË

Çfarë mund të bëni për të ulur temperaturën?• Në rast se temperatura e fëmi-

jës kalon mbi 38.5 gradë cel-sius, jepini fëmijës dozën e caktuar sipas moshës të shuru-pit paracetamol, apo supostë paracetamoli nga rektumi. Pa-racetamoli është një ilaç që ve-pron në trupin e fëmijës për të ulur temperaturën, gjithashtu ai është edhe një qetësues i mirë për dhimbjet, prandaj në gjuhën shkencore quhet analgjezik-an-tipiretik.

KUJDES! PËR ASNJË AR-SYE MOS I JEPNI FËMIJËS SË VOGËL NËN MOSHËN 12 VJEÇ ASPIRINË!

• Në rast se fëmija është në shtrat i mbuluar, sigurohuni që dhoma është e ngrohtë dhe zbulojeni.

• Në rast se temperatura vazh-don të mos ulet, mund të je-pet përsëri shurup paracetamol duke e shkëmbyer me shurupin ibuprofen (një tjetër ilaç që ndikon mbi uljen e tempera-turës dhe sot rekomandohet nga pediatrit) çdo 3-4 orë nga goja (në fëmijët mbi 6 muajsh). Për shembull: në ora 10 jepini 1 lugë kafeje paracetamol (lugën e ka brenda shishja e shurupit të cilën ju e merrni në farmaci), ose një supostë paracetamol, më tej, në ora 14, jepini 1 lugë kafeje ibuprofen e më tej, në ora 18 mbasdite, jepini 1 lugë kafeje shurup paracetamol etj.

Sigurohuni që kanë kaluar të paktën 3-4 orë pas dhënies së çdo doze.

• Gjatë kohës që temperatura fi-llon të ulet, fëmija do të djersijë mjaft, prandaj duhet t’i jepni për të pirë shumë lëngje. Kur temperatura kthehet në normë, ndërroni veshjet e dhe mbulesat ku është shtrirë fëmija.

Kompresat me ujë të freskëtNë rast se temperatura e trupit të fëmijës është mbi 38.5 gradë, përdorni ilaçet si më sipër dhe gjithashtu duhet t’i bëni kompresa me ujë të freskët.

• Hiqni çarçafët dhe bluzën, apo xhaketën e pizhamave të fëmi-jës. Shtrijeni mbi disa peshqirë, në mënyrë që të mos laget shtra-ti, pastaj mbushni një tas me ujë të freskët, jo të akullt, zhysni një sfungjer ose leckë të butë pam-buku dhe shtrydheni mirë.

• Kaloni me butësi sfungjerin, në fytyrën, qafën dhe krahët e fëmijës. Hiqini pantallonat, pi-zhamat dhe kaloni sfungjerin edhe në këmbë. Lëreni lëkurën të thahet në ajër. Vazhdoni për rreth 30-40 minuta, pastaj masni përsëri temperaturën. Në rast se është përsëri mbi 39.5 gradë, thërrisni mjekun. Dho-ma ku qëndron fëmija kur ju po i bëni kompresa duhet të jetë e ngrohtë dhe pa korrente ajri, por jo shumë e nxehtë. Tempe-

434 ANEKSE

ratura më e këshillueshme është 22-24 gradë.

Përdorimi i ilaçeve tek fëmijëtPjesa më e madhe e sëmundjeve të lehta të fëmijërisë shërohen vetë, pa nevojën e asnjë ilaçi dhe kështu ka të ngjarë që mjeku të mos ju japë. Nëse duhet dhënë një ilaç, do të jetë mjeku që do t`ju këshillojë si t’ia jepni, sa herë në ditë dhe për sa kohë duhet ta marrë fëmija. Duhet të ndiqni me kujdes udhëzi-met që ju japin.

Në rast se fëmija juaj rebelohet kur doni t’i jepni ta pijë ilaçin, t’i hidhni pikat në hundë, apo në vesh, atëherë kërkoni ndihmën e një të rrituri tjetër që ta mbajë, gjatë ko-hës që ju po ia jepni këtë ilaç. Në rast se mjeku ju jep një cikël an-tibiotikësh që duhet dhënë për një javë, 5 ditë etj, edhe nëse ju duket se pas 3 ditëve fëmija është mirë, mos ia ndërprisni dhënien e tyre, sepse infeksioni mund të rikthe-het. Por, duhet të keni parasysh se antibiotikët nuk janë të vlefshëm kundër të gjitha sëmundjeve. Ato shkatërrojnë shumë bakterie dhe shërojnë nga infeksionet që ato shkaktojnë (infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, të rrugëve urinare etj.) por nuk kanë asnjë vlerë në sëmundje të tjera, si ato që shkak-tohen nga viruset si, për shembull, gripi, shytat etj.

Si mund t’ia jepni për të pirë ilaçet fëmijës së vogëlPjesa më e madhe e ilaçeve për fëmijët e vegjël janë me shije të këndshme dhe fëmijët i pijnë pa shumë probleme. Më poshtë po japim disa këshilla të përgjithshme në raste kur një ilaç nuk i pëlqen fëmijës, apo refuzon ta pijë:• Mbani gjithnjë pranë jush një

lëng që fëmija e pëlqen, gjatë kohës që i jepni ilaçin, dhe jep-jani për ta pirë menjëherë pasi pi lugën me ilaçin, në mënyrë që të shplani shijen e këtij të fundit. Ndonjëherë mund edhe t’i ofroni një dhuratëz të vogël, për shembull, një ëmbëlsirë të vogël, një lojë me të etj.

• Kërkojini fëmijës që të zërë hundët me duart e tij, në mënyrë që mos të ndiejë erën e ilaçit. Asnjëherë mos ia zini hundët me duart tuaja!

• Nëse fëmija është më i rritur dhe kupton, mundohuni t’i shpjego-ni përse duhet ta marrë ilaçin. Duke ditur që do të shërohet, do të jetë më i bindur ta pijë.

• Nëse nuk arrini dot t`ia jepni ilaçin fëmijës, mund t’i kërkoni mjekut që t’ju japë ndonjë ilaç të ngjashëm me të, që ka një shije më të mirë.

• Nëse fëmijës nuk i pëlqen shija e ilaçit, hidheni atë në pjesën e pasme të gjuhës së tij (poshtë gjuhës); do ta ndjejë më pak shijen, sepse gjendrat e shijes

435KUJDESI PËR FËMIJËN E SËMURË

ndodhen në pjesën e përparme të gjuhës.

Si hidhen pikat në hundëVendosni një jastëk të vogël në shtratin e fëmijës tuaj dhe ndihmo-jeni që të shtrihet në kurriz, duke e vendosur jastëkun nën shpatullat e tij, ndërsa i përkulni kokën lehtë-sisht mbrapa. Nëse ka të ngjarë që të lëvizë dhe të refuzojë pikat në hundë, kërkoni ndihmën e një të rrituri që ta mbajë fëmijën.

Vendosni majën e pikatores mbi njërën vrimë të hundës dhe hidhni numrin e pikave që ju ka këshi-lluar mjeku. Mos e prekni vrimën e hundës me pikatore. Nëse kjo ndodh, lajeni më pas pikatoren përpara se ta përdorni përsëri. Lëreni fëmijën të qëndrojë shtrirë edhe për 1-2 minuta.

Si hidhen pikat në veshPër pjesën më të madhe të fëmi-jëve, pikat në vesh janë shumë të ftohta dhe mund të pyesni mjekun në rast se mund ta ngrohni pak ila-çin (disa ilaçe kur ngrohen hum-basin efektin e tyre). Për ta ngro-hur, vendoseni shishen me ilaç në një tas me ujë të ngrohtë për disa minuta, pastaj kontrolloni tempe-raturën, duke hedhur disa pika në pjesën e brendshme të pulsit të dorës tuaj.Kërkojini fëmijës që të qëndrojë shtrirë anash, në ije, me veshin e sëmurë lart, pastaj afroni pikato-ren afër veshit dhe hidhni numrin

e pikave që ju ka dhënë mjeku. Lëreni fëmijën të qëndrojë shtrirë edhe për 1-2 minuta dhe vendosni në vesh një tampon pambuku, pa e shtypur shumë për të mënjanuar daljen e ilaçit.

Si hidhen pikat në syLani syrin e sëmurë me një pambuk të lagur me ujë të valuar e të vakur, pastaj e shtrini fëmijën në kurriz mbi gjunjët tuaja, ndërsa koka e tij duhet të jetë mbështetur në këm-bët tuaja. Kaloni një krah përreth kokës së fëmijës, pastaj i ngrini kokën, në mënyrë që syri i sëmurë të jetë lehtësisht më poshtë, në krahasim me syrin tjetër. Tërhiq-ni me lehtësi nga poshtë qepallën e poshtme, me gishtin e madh të dorës tuaj.

Mbani pikatoren në hapësirën që formohet midis qepallës së posht-me dhe këndit të syrit, në mënyrë që të jetë jashtë fushës së pamjes së fëmijës. Nëse nevojitet, mund të kërkoni edhe ndihmën e një per-soni tjetër, që të mbajë fort kokën e fëmijës. Hidhni numrin e pikave që ju ka dhënë mjeku, duke pasur kujdes të mos të prekni qepallën dhe syrin. Kini parasysh se dhe nëse fëmija qan, në sy do t’i ngelet një sasi e ilaçit.

Nëse fëmijës i jepet një pomadë për sy, hidhjani në sasi të pakët në këndin e jashtëm të syrit.

Në rast se mendoni që fëmija juaj

436

nuk është mirë, mundohuni të gje-ni shenjat që mund të shikoni në këtë udhëzues të përgjithshëm për sëmundjet që hasen më shpesh tek fëmijët e vegjël. Kur mendoni se fëmija është sëmurë, duhet të kërkoni për shenja të ndryshme të sëmundjeve dhe nëse vëreni se ka disa shenja bashkë, kërkoni për atë që ju duket më e rëndë. Më tej lexoni pjesët që janë dhënë më poshtë për disa nga sëmundjet më të shpeshta te fëmijëve të vegjël, ku përshkruajnë më hollësisht së-mundjen e lidhur me këto shenja. Por mbani mend që ky udhëzues ka për qëllim t’ju japë një drejtim të përgjithshëm se çfarë mund të bëni ju në shtëpi si prindër, por asnjëherë nuk duhet të shërbejë për të përcaktuar një diagnozë të qartë dhe mjekimin e fëmijës, gjë për të cilën duhet të drejtoheni tek mjeku.

Shenjat e para të sëmundjesEdhe nëse fëmija juaj nuk paraqet ndonjë shenjë të veçantë sëmund-jeje, ka të ngjarë që diçka që nuk po ecën normalisht t`ju bëjë të men-doni se ka një problem me shën-detin. Mund të vëreni që është më i zbehtë se normalisht, përkëdhe-let dhe do të rrijë më shumë mbas jush, nuk do të hajë, qarravitet ose zemërohet e grindet më shumë. Në kohën e daljes së dhëmbëve, mos mendoni se të gjitha shenjat lidhen me to, pra dalja e dhëmbëve mund të bëjë që mishrat e dhëm-bëve të skuqen, të dhembin dhe

fëmija jargëzon më shumë, është më i grindur se zakonisht, por nuk duhet të ketë temperaturë të lartë dhe shqetësime të tjera.

Kini kujdes! Në fëmijët e vegjël çfarëdo shenje duhet parë me kuj-des, sepse ata sëmuren shumë lehtë dhe shenjat e tyre përparojnë mjaft shpejt. Për pasojë, gjendja e tyre mund të rëndohet menjëherë. Në fëmijët më të rritur mbi një vjeç, kontrolloni shenjat tek fëmija çdo 2-3 orë.

ShenjatShenjat më të zakonshme të fillimit të sëmundjes tek fëmija janë:• Rritje e temperatures mbi 37.2-

37.4 gradë celsius,• Qarje, grindje,• Të vjella, ose barkqitje,• Refuzon të hajë dhe të pijë,• Dhimbje e skuqje të grykës,• Njolla, puçrra në lëkurë,• Enjtje e gjendrave të qafës, ose

mbrapa nofullës.Drejtohuni menjëherë tek mjeku në rast se fëmija juaj: • Merr frymë më shumë zhurmë,

ka frymëmarrje të shpejtë, ose të vështirësuar,

• Ka konvulsione,• Humbet vetëdijen mbas një

rrëzimi,• Ka dhimbje të fortë të vazhdu-

eshme mbi 3 orë rresht• Ka temperaturë të lartë, është

i përgjumur, ose grindet në mënyrë jo normale.

• Ka dalje në lëkurë të njollave,

ANEKSE

437

puçrrave në ngjyrë të kuqe të errët në vjollcë.

Kërkimi i shenjave të sëmundjes

Çfarë mund të bëni?• Në rast se mendoni që fëmija

juaj nuk është mirë dhe ju duket që ka temperaturë, masni tem-peraturën. Një temperaturë mbi 37.2 gradë celsius, e matur në sqetull dhe mbi 38 gradë cel-sius e matur në rektum, mund të jetë shenjë e një sëmundjeje

• Kontrolloni nëse gryka është e skuqur. Kërkoni fëmijës që të qëndrojë përballë dritës dhe të hapë fort gojën. Nëse kup-ton, kërkoni të thotë “aaaa”, që të duket pjesa e mbrapme e

grykës. Kur kjo duket e skuqur apo ka njolla në formë pikash të bardha, është infeksion i grykës.

• Prekeni fëmijën me butësi gjatë nofullës së poshtme, në pjesën e prapme të qafës, nga të dyja anët. Nëse ndjeni nën lëkurë nyje të vogla, ose vëreni se ndonjë nga këto zona është e enjtur apo dhemb, fëmija ka gjendra të zmadhuara dhe kjo shpesh është një shenjë sëmun-djeje.

• Kontrolloni nëse ka shenja, njo-lla, puçrra në lëkurë, veçanërisht në gjoks, mbrapa veshëve. Nëse fëmija paraqet një shpërthim njollash në lëkurë, mund të ketë një nga sëmundjet ngjitëse të zakonshme të fëmijërisë.

SËMUNDJET MË TË SHPESHTA TË FËMIJËRISË

Sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë

Çdo sëmundje tek një fëmijë është më e rëndë sesa e njëjta

sëmundje tek një i rritur, sepse sistemi imunitar nuk është zhvi-lluar tërësisht dhe sepse mund të

shfaqen rëndime, probleme. Një infeksion në fyt për shembull mund të përhapet në kraharor, sepse rrugët e frymëmarrjes janë shumë të shkurtra.

438

DIARREJA

Diarreja ose heqja e barkut karakterizohet nga të dala

jashtë të ujshme të shpeshta dhe në gjuhën popullore quhet barkqitje. Diarreja është mjaft e shpeshtë tek fëmijët e moshave të vogla, veçanërisht nga 6 muaj deri në 2 vjeç. Diarreja e shpeshtë mund të paraqitet tek foshnjet nën 6 muaj, që ushqehen me qumësht lope apo ushqim artificial. Diarreja së bashku me të vjellat është shenjë e infeksioneve të stomakut dhe zorrëve, shkaktuar nga viruset ose bakteret. Diarretë e shkaktuara nga viruset janë më të shpeshta në dimër dhe shfaqen me të vjella, mungesë oreksi që ndiqen nga di-arreja me jashtëqitje të lëngshme dhe të shumta. Nëse ka tempera-turë, mund t’i kalojë 38 gradët. Pas dy ditësh diarreja pakësohet dhe brenda dy ditëve të ardhshme zhduket. Infeksionet e murit të brendshëm të stomakut dhe të zo-rrëve të holla (gastroenteritet bak-teriale) shfaqen më shumë në muajt e verës dhe shkaktohen shpesh nga ushqimet e infektuara. Bakteret më të zakonshme janë Salmonella Di-zanteria ose Escherichia Coli: këtë e tregon analiza e jashtëqitjeve.

Si dallohet?

Jashtëqitjet e lëngshme dhe të vazh-dueshme janë shenja e pagabueshme e diarresë. Megjithatë, mund të lindë ndonjë dyshim, veçanërisht

ANEKSE

kur fëmija ushqehet me qumësht dhe është pak muajsh. Në këtë rast ai ka shpesh jashtëqitje gjysmë të lëngshme. Si mund të sigurohemi që ka vërtet diarre?

Është me siguri diarre kur numri i jashtëqitjeve kalon shumë atë të zakonshmin (më shumë se 6-7 herë në ditë për foshnjat). Tek fëmijët mbi dy vjeç, mund të flitet për di-arre me më pak se 5-6 jashtëqitje të lëngshme në ditë. Edhe pamja e jashtëqitjeve është e rëndësishme. Kur është diarre, jashtëqitjet janë të ujshme ose gjysëm të lëng-shme. Edhe tek fëmija më i madh, jashtëqitjet mund të jenë të lëng-shme dhe gjysmë të lëngshme.

Masat parandaluese të diarresë

• Respektimi i rregullave të pas-tërtisë, e sidomos i larjes së du-arve.

• Ushqyerja me gji.• Përdorimi i ushqimeve të

freskëta të sapo përgatitura• Përdorimi i ujit higjenikisht të

pastër.• Pastrimi i mirë i enëve.• Mbrojtja e enëve nga mizat.• Përpunimi i mirë i ushqimit,

gatimi i plotë i tij.• Përdorimi i rrobave të lara.

Çfarë të bëni duke pritur pedia-trin?

Janë pak, por të rëndësishme, mje-tet që duhen përdorur:

439SËMUNDJET MË TË SHPESHTA TË FËMIJËRISË

• Jepini për të pirë lëngje sa më shumë fëmijës. Përdorni solu-cionin e trisolit (për të fituar lëngjet, nga goja).

• Ndërprisni ushqimin me qu-mësht artificial, duke hequr edhe dy – tre vakte në ditë. Nëse fëmija është më i madh, mos i jepni qumësht dhe djathë, pasi nganjëherë sheqeri i qumështit (laktoza) nuk thithet nga trupi dhe mund të shtojë diarrenë.

• Ushqeni foshnjën sa më shumë me gji.

• Mos i jepni fëmijës ilaçe kun-dër diarresë pa këshillën e mjekut. Shumë ilaçe nuk janë të dobishme dhe mund të jenë edhe të dëmshme për stoma-kun.

• Mos i jepni suposta (ilaçe që vendosen në vrimën e jashtëqi -tjes së fëmijës) kundër tempe-raturës: do të dilnin përmes di-arresë, përpara se të thitheshin nga stomaku.

• Në ndonjë rast diarreja është kaq e shpeshtë dhe e shumtë, sa shkakton shumë shpejt një dehidratim, edhe pse prania e të vjellave pengon rihidratimin me anë të gojës; atëherë bëhet e nevojshme të shtrohet fëmija në spital, për ta rihidratuar.

Si të dalloni dhe trajtoni tharjen e lëngjeve tek fëmija (dehidrimin)

Fëmija juaj mund të ketë humbur lëngje të trupit, në rast se paraqet një apo më shumë nga shenjat e

mëposhtme:• Goja dhe buzët e thara• Urina në ngjyrë të errët dhe e

pakët në sasi.• Mungesë urinimi mbi 6 orë (në

fëmijët e vegjël mund të ketë më pak se 6 panolina të lagura në 24 orë, ose mungesë urinimi për 6-8 orë).

• Sytë e fundosur, të futur thellë në zgavra.t

• Fontanela e thelluar.• Përgjumje apo këputje e paza-

kontë, ose grindet shumë.• Lëkura e tij është e thatë, dhe në rast se tërhiqet me gishtin e madh dhe gishtin tregues, pala e lëkurës kthehet mbrapa me ngadalë.

Si trajtohet diarreja në shtëpi

Mund të trajtohet në shtëpi atëherë kur:• Fëmija pi mirë, nuk ka të vjella,

temperatura është deri në 37.5 C, të dalat jashtë në formë di-arreje janë jo më shpesh se 6-7 herë në ditë

• Për shkak të të dalave jashtë të shpeshta, fëmija humbet lëngjet e trupit dhe kjo e rëndon gjend-jen.

Që fëmija të fitojë lëngjet e hum-bura, duhet t’i jepen lëngje dhe sa më shumë, por aq sa pranon fëmija dhe jo më shumë se 2-3 ditë. Lën-gjet më të përshtatshme në kushtet e shtëpisë janë:• Trisoli

440

• Çaji i lehtë• Lëngu i orizit• Uji i zier• Kosi• Banane e shtypur pure• Suprat e ndryshme.

Sasia e lëngjeve shtesë që duhen dhënë është:• Për fëmijët deri në 2 vjeç, rreth

50-100 ml mbas çdo daljeje jashtë.

• Për fëmijët mbi 2 vjeç, rreth 100-200 ml mbas çdo defeki-mi.

Nëse jepen këto lëngje, shpesh di-areja shërohet brenda disa ditëve pa përdorur ilaçe.

Përgatitja dhe përdorimi i trisolit

Trisoli merret me paketë i gatshëm ose përgatitet në shtëpi:Tetë lugë kafeje të mbushura me sheqer, një lugë kafeje e mbushur me kripë gjelle, treten në 1 litër ujë të pastër, të zier dhe të vakur.

Fëmijës kjo përgatitje i jepet me lugë. Nëse heqja e barkut i vazhdon mbi 2-3 ditë dhe ka të vjella, fëmi-ja duhet të vizitohet tek mjeku.Nënat me fëmijë të vegjël mund të gjejnë trisol në të gjitha pikat farmaceutike, ose ta kërkojnë atë nga mamitë dhe infermieret e shër-bimit shëndetësor.

Si kurohet diarreja

Në përgjithësi ilaçet nuk shërbej-në, vetëm duhen dhënë lëngje, që fëmija të fitojë lëngjet e hum-bura. Nëse fëmija ka temperaturë të lartë, pediatri do të japë ilaçe kundër temperaturës. Gjithashtu mund t’ju këshillojë të zëvendëso-het qumështi pluhur me qumësht të veçantë etj.

Fëmijët deri në 6 muajNuk i duhet ndërprerë dhënia e gjirit, por të jetë më e shpeshtë. Kur fëmijët ushqehen me qumësht lope, ose kutie, qumështi duhet holluar përgjysmë me lëng orizi ose me ujë për një periudhë gati 2 ditore.

Fëmijët mbi 6 muajPërveç gjirit jepet një vakt më shumë në ditë sipas moshës, si për shembull paluze me miell orizi dhe kos.

Fëmijët mbi 1 vjeçRekomandohet të jepet lëng orizi i gatuar me mish të grirë dhe perime, duke i shtuar një ose dy lugë kafe-je me vaj. Kjo përgatitje duhet të jetë e butë dhe e përzier mirë.

Fëmijës me diarre nuk i duhet ndër-prerë ushqimi. Dhënia e ushqimit ndikon në ndalimin e diarresë dhe në ruajtjen e peshës. Sasia e ushqi-mit të jetë e shpeshtë dhe nga pak,

ANEKSE

441

të paktën 6 herë në ditë. Kur fëmi-jës i shtohet oreksi, mund të marrë racion ushqimor të plotë.

Fëmijët më të mëdhenj, pasi kalon e vjella, do të përshtaten disa ditë me një ushqim me bazë orizi, me vaj dhe djathë, supë me patate dhe karrota, çaj me biskota. Pasi kalon diarreja, jepini të njëjtat ushqime që i keni dhënë më parë, duke i shtuar edhe një vakt më shumë, për dy javë mbas ndalimit të dia-rresë.

Drejtohuni tek mjeku në rast se fëmija juaj:• Ka diarre për më shumë se

gjashtë orë rresht• Ka gjak në jashtëqitje• Ka shenja të humbjes së lën-

gjeve, siç i përshkruam më lart.

TË VJELLAT E FËMIJËS

Me fjalën të vjella, kuptohet nxjerrja e pjesës më të ma-

dhe të përmbajtjes së ushqimit në stomak. Janë shumë dhe të ndry-shme shkaqet për të cilat vjell një fëmijë. Tek foshnjat, shpesh nxjerrja e të gjithë ushqimit është pasojë e një dobësie të përkohshme të muskulit që mbyll hyrjen e stoma-kut.

Ky muskul duhet të pengojë që ush-qimi të dalë prapë nga gryka. Në muajt e parë, ndodh që ky muskul

të mos mbyllet mirë. Kështu, nëse gjatë ushqimit fëmija ka gëlltitur shumë ajër, mund të ndodhë që në vend të gromësimës normale, të vjellë.Të vjellat theksohen veçanërisht kur kur: • ushqimi jepet me orar të

përafërt.• ushqimi jepet me sasi të tepërt

dhe shpejtësi• ushqimi nuk është gatuar mirë• nëna ka pak qumësht. Fëmija

vjell sepse thith sasi të madhe ajri gjatë ushqyerjes me gji.

Shpeshtësia e vjelljes së zakon-shme pakësohet pas muajit të gjashtë të jetës. Nëse kjo ndodh kohë pas kohe dhe nuk pengon rritjen e fëmijës, nuk ka gjë për t’u shqetësuar: është diçka normale dhe që kalon vetë. Nëse përsëritet aq shpesh sa ngadalëson rritjen në peshë, pediatri duhet të sigurohet që nuk bëhet fjalë për një problem tjetër.

Tek fëmijët më të mëdhenj, vjellja është një mbrojtje që përdor trupi, për të nxjerrë diçka që e shqetëson: një ushqim të patretur, një tepricë ushqimesh të pasura me yndyrna, por edhe baktere e viruse që sul-mojnë stomakun dhe zorrët (tem-peraturë, anoreksi, diarre, gjendje e keqe në përgjithësi).

Kujdes: Të vjellat e shumta – rrezik serioz!

SËMUNDJET MË TË SHPESHTA TË FËMIJËRISË

442 ANEKSE

Çfarë duhet të bëni?• Një fëmijë që vjell humbet shu-

më lëngje dhe ky është prob-lem. Në rastin e foshnjes, drej-tohuni menjëherë tek pediatri. Në rast se fëmija është pak më i madh se 1 vjeç, jepini të pijë pak, por shpesh. Është e kotë të përpiqeni që ai të hajë: më mirë të mos hajë për 10 – 12 orë deri sa shqetësimi të ketë kaluar dhe të rifillohet pastaj ushqimi ngadalë.

• Nëse fëmija ka temperaturë, është mirë t’i jepet një supostë kundër temperaturës, sipas kë-shillës së mjekut: pikat ose shurupi mund të villen para se të bëjnë efekt. Është plotësisht e ndaluar t’i jepen ilaçe kundra të vjellave pa këshillën e pe-diatrit: në doza të tepërta këto ilaçe mund të japin probleme të rënda.

• Mbani fëmijën mbi një legen dhe qetësojeni ndërsa vjell. Më tej pastrojini fytyrën dhe jepini disa gllënjka ujë. Stomaku i fëmijës që vjell duhet të ketë një periudhë qetësie.

• Mundohuni të pijë lëngje sa më shumë. Fëmija ka nevojë për rreth 1.5-2 litra ujë në ditë. Për-gatisni solucionin rehidrues të trisolit (shih Diarreja), që duhet ta keni gjithnjë në shtëpi.

• Për disa orë mos jepni asnjë ushqim tjetër përvec lëngjeve. Mbasi të jenë ndërprerë të vje-llat, mund të fillohet të futet

fëmija në ushqyerjen normale, duke filluar në orët e para ushqi-me pa shumë yndyrë, që treten lehtë, për shembull, makarona, pilaf, qumësht pa yndyrë, me sheqer.

Shpesh të vjellat janë shenjat e një sëmundjeje: do të jetë pediatri që, pasi e dallon, do të japë edhe terapinë e duhur. Kur është shenjë e një sëmundjeje kalimtare, nuk duhet të shqetësoheni: mjafton të ndiqni këshillat që ju kemi për-shkruar për trisolin (shih Diarreja) dhe do të zhduket vetë brenda pak kohe.

Drejtohuni tek mjeku, në rast se fëmija juaj:• Vjell dhe duket shumë i përgju-

mur, apo është mjaft i këputur dhe nuk reagon

• Nxjerr të vjella në ngjyrë të verdhë-jeshile, ose të përziera me rryma gjaku

• Ka të vjella të pandërprera për më shumë se 6 orë, apo rifillon të vjellë, pasi ju i keni filluar ushqimin normal

• Ka shenjat e humbjes së lëngjeve dhe nuk merr asgjë nga goja për 10-12 orë

• Ka temperaturë shumë të lartë.

KAPSLLËKU

Çfarë është?Fëmija juaj ka kapsllëk kur nxjerr feçe më të forta se sa zakonisht.

443SËMUNDJET MË TË SHPESHTA TË FËMIJËRISË

Jashtëqitja tek fëmijët e vegjël është e ndryshme, disa dalin jashtë dy herë në ditë, të tjerë një herë në ditë, apo një herë çdo dy tre ditë. Cilado qoftë mënyra e jashtëqitjes së fëmijës tuaj, ajo është normale dhe mos u mundoni ta ndrysho-ni. Shpesh foshnjet e vogla kanë kapsllëk në momentin kur mësojnë të qëndrojnë ulur apo zvarriten dhe ende nuk janë në gjendje të ecin.

Çfarë mund të bëni:• Mos u shqetësoni nëse fëmija

juaj ka përkohësisht kapsllëk, kjo nuk do t’i shkaktojë ndonjë dëm të rëndë. Mos i jepni as-një ilaç, qoftë edhe popullor kundër kapsllëkut, sepse ai do të çrregullojë aktivitetin nor-mal të zorrëve dhe mos i hidhni më shumë sheqerna apo mjaltë ushqimeve të fëmijës.

• Jepini më shumë lëngje, veça-nërisht në kohë të nxehtë, për të zbutur feçet. Në rast se fëmija është nën 6 muajsh dhe ush-qehet vetëm me gji, jepini më shpesh dhe më gjatë qumështin e gjirit.

• Lëngu i frutave, veçanërisht ai i kumbullave të zeza, mund të ndikojë në lehtësimin e kaps-llëkut tek fëmijët mbi një vjeç.

• Mos e nxitoni fëmijën në rast se është ulur në uturak, por edhe mos e lejoni që të qëndrojë për një kohë shumë të gjatë në të.

• Përpiquni që në dietën e fëmi-jës tuaj të shtoni ushqime që

ndihmojnë jashtëqitjen nor-male, pra ushqime të pasura me fibra si buka e zezë, makaronat, perimet (patatet, karrotat, fru-tat e freskëta, pjeshka, frutat e thata, kumbullat e thata etj). Fi-brat i bëjnë feçet më të buta dhe kështu ato arrijnë me lehtësi të shtyhen përpara nga zorrët.

Drejtohuni tek mjeku në rast se fëmija juaj:• Qan, apo ankohet për dhimbje

kur mundohet të dalë jashtë• Paraqet gjak në feçet e tij, apo

në panolina, ose në mbathje• Ka kapsllëk për më shumë se tri

ditë.

INFEKSIONI I ZORRËVE DHE I STOMAKUT (GASTROENTERITI)

Gastroenteriti është një infek-sion i zorrëve dhe stomakut,

që shkaktohet nga ushqimi i pri-shur. Ai jep të vjella, diarre dhe dhimbje. Ka dhe disa forma gas-troenteriti që shkaktohen nga an-tibiotikët dhe ushqimet pikante. Gastroenteriti nuk zgjat zakonisht më shumë së tre ditë dhe kalon pa ndonjë mjekim të vecantë, por me dhënien e lëngjeve. Megjithatë një foshnjë e vogël nuk mund ta duro-jë dot humbjen e lëngjeve dhe nëse ajo vjell dhe ka diarre për më tepër se tre ditë, duhet thirrur mjeku.

444

DHIMBJET E BARKUT

ANEKSE

dhimbje barku.Në një foshnjë nën një vjeç apo në një fëmije të vogël, kriza të përsëri-tura dhimbjesh të forta barku me intervale prej rreth 15- 20-minuta nga njëra tjetra, të shoqëruara me një rëndim të gjendjes së përgjith-shme të fëmijës, mund të bëjnë të dyshosh për një ngatërrim zo-rrësh.

Çfarë mund të bëni?• Masni temperaturën e fëmi-

jës. Në rast se është e rritur, ka mundësi që të ketë apendisit, veçanërisht nëse dhimbja e bar-kut është e fortë dhe e lokali-zuar përreth kërthizës. Në këto raste, nëse prekim apo shtypim barkun e fëmijës, ai do të kërce-jë përpjetë nga dhimbja.

• Në këtë rast mos i jepni as-një lloj qetësuesi dhimbjesh (analgjezik) apo për të ulur temperaturën, si për shembull paracetamol, sepse dhënia e tyre mund ta qetësojë fëmijën dhe të fshehë shenjat e një infeksioni të zorrëve, apendisitit etj.

• Nëse mendoni se fëmija juaj mund të ketë një krizë apen-disiti, mos i jepni asgjë për të ngrënë dhe për të pirë. Nëse ka etje, jepini pak ujë, por mos e lejoni të hajë asgjë.

• Qetësojeni fëmijën, përkëdhe-leni, duke i kushtuar më shumë vëmendje.

• Në rast se mendoni se nuk është apendisit, apo ngatërrim zorrësh, mbushni një borsë me ujë të

Dhimbja e barkut mund të jetë shenjë e mjaft sëmundjeve si

ato të aparatit të tretjes, infeksionet e rrugëve urinare etj. Mund të jetë e shkaktuar edhe nga të vjellat, apo si shenjë shoqëruese në infeksionet e bajameve, fruthi. Fëmija mund të ankohet se ka dhimbje barku në rast se provon një ndjenjë këputje, pafuqie, ka të përziera, i vjen për të vjellë, apo nëse ka dhimbje në një pjesë të trupit, që nuk është në gjendje ta përcaktojë mirë.

Si të veprojmë përballë një dhimbje barku të fëmijës?Kërkoni se kush mund të jetë shkaku i dhimbjes së barkut. Shumë fëmi-jë kalojnë shpesh herë dhimbje barku kur ndihen të pasigurt, kanë ankth, frikë. Në rast se dhimbja që ankon fëmija juaj nuk është shumë e fortë dhe zgjat një-dy orë, nuk duhet të shqetësoheni; mundohuni të zbuloni se çfarë e shqetëson dhe qetësojeni fëmijën.

Në rast se fëmija paraqet një dhim-bje të fortë, që zgjat disa orë rresht, duhet ta merrni seriozisht. Mundet që të ketë një apendisit që shfaqet kur apendiksi (apo ndryshe zorra qorre, që është një copëz e vogël zorre, e vendosur në fund të zorrëve në anën e djathtë) është i pezma-tuar apo i qelbëzuar; megjithatë, kjo është e rrallë tek fëmijët nën moshën 3 vjeç. Gjithashtu mjaft krimba dhe parazitë mund të japin

445SËMUNDJET MË TË SHPESHTA TË FËMIJËRISË

ngrohtë dhe mbështilleni me një peshqir. Më tej kërkojini fëmijës të shtrihet dhe të mbajë borsën mbi bark.

Drejtohuni menjëherë tek mjeku në rast se fëmija juaj:• Hidhet përpjetë dhe bërtet nga

dhimbja me intervale 15-20 minuta, duke u zbehur mjaft gjatë këtyre krizave

• Nxjerr feçe me ngjyrë të kuqe të errët, apo të ngjashme me reçelin e manaferrave

• Ka dhimbje të fortë barku të pandërprerë që zgjat mbi dy -tre orë

• Ka dhimbje të fortë barku, të shoqëruar dhe me ngritje të temperaturës.

Drejtohuni për vizitë tek mjeku pediatër në rast se fëmija juaj:• Paraqet edhe shenja të tjera,

duket mjaft i lodhur, me tem-peraturë, ka të vjella etj

• Ka dhimbje barku më shumë se tri orë rresht.

• Në rast se fëmija juaj vuan shpesh nga dhimbjet e barkut, këshillohuni me pediatrin tuaj

Çfarë mund të bëjë mjeku? Mjeku do të vizitojë fëmijën për të kuptuar shkakun e dhimbjeve të barkut. Trajtimi do të varet nga shkaku, por shpesh ky shqetësim nuk ka nevojë për asnjë mjekim. Në rast se mjeku dyshon për një apendisit apo ngatërrim zorrësh,

do të kërkojë ta çoni fëmijën men-jëherë në spital, sepse ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

PËRDREDHJA E ZORRËVE

Në këtë rast, zorrët e holla të fëmijës përdridhen me një-

ra - tjetrën dhe mund të krijoj-në një bllokim, që është shumë i rrezikshëm. Ky bllokim ndodh më shpesh në bashkimet e zorrëve të holla me ato të trasha.

ShenjatFoshnja mund të qajë me të madhe me intervale dhe të ngrejë këmbët lart. Mund të ketë të vjella dhe diarre, madje dhe gjak në jashtë-qitje. Barku i fëmijës mund të jetë i fryrë, gjendja mund të vështirëso-het nga ndonjë e çarë në zorrë, që mund të çojë në infeksion të pjesës së brendshme të barkut.

TrajtimiKalimi i ajrit nëpër zorrë mund t’i zhbllokojë ato. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë duhet bërë opera-cion. Në rastet më të rënda mund të hiqet një pjesë e zorrës.

APENDISITI

Infeksioni/pezmatimi i apendisi-tit është një shkak i zakonshëm

i dhimbjeve të barkut. Shkaku nuk

446 ANEKSE

njihet, por mund të jetë një pengesë nga copa të vogla jashtëqitjesh, apo më rrallë edhe nga krimbat e zo-rrëve. Apendiksi enjtet dhe infek-tohet. Nëse kapet shpejt, apendisiti nuk është serioz. Megjithatë, nëse shenjat gabohen apo ngatërrohen me kapsllëkun dhe ka vonesë në trajtim, apendisiti mund të plasë.

ShenjatShenja e parë është dhimbja rreth kërthizës. Mbas disa orësh, dhimb-

ja e fortë kalon në anën e djathtë, në pjesën e poshtme të barkut. Fëmija mund të ketë pak tempe-raturë dhe të mos pranojë të hajë. Gjuha mund t’i thahet dhe mund të ketë të vjella, diarre apo kapsllëk.

TrajtimiFlisni menjëherë me mjekun. Ape-ndisiti duhet të hiqet sa pa plasur. Nëse kjo nuk bëhet, çon në form-imin e një qeseje me qelb (abses) të brendshëm.

Si të dallojmë llojet e ndryshme të dhimbjeve?Llojet e dhimbjes

Dhimbje e menjëhershme që e bën fëmijën të ulërasë dhe t’i ngrejë këmbët lartDhimbje të barkut që e bëjnë fëmijën të bërtasëDhimbje të përgjithshme të lehta të barkutDhimbje të mëdha të kër-thizës, që lëvizin drejt pjesës së poshtme të barkut në anën e djathtëDhimbje të përgjithshme barkuDhimbje të përgjithshme barku

Dhimbje barku që përhapen poshtë në fshikëz

Shenja të tjera

E zakonshme në fëmi-jët nën 4 muajsh

Gjak dhe mukus në jashtëqitje, të vjellaTë vjella dhe diarre

Temperaturë e lehtë, mospranim i ushqimit, gjuhë e thatë

Ankth, qarje, agresion, të përzieraFyt i thatë, bllokim hundësh, ethe të pakëta

Dhimbje gjatë urinimit, urinim në shtrat dhe rrallë gjak në urinë

Shkaku

Koliti/pezmatim i zorrës së trashë

Përdredhja e zorrëve Gastroenteriti

Apendisiti

Stresi

Infeksion fyti, e ftohur e përgjith-shme apo infek-sion i veshit të mesëmInfeksion i aparatit urinar

447

Në kohën e sotme, pjesa më e madhe e fëmijëve është e

vaksinuar ndaj disa sëmundjeve ngjitëse të fëmijërisë dhe si rrje-dhojë, shumë nga këto sëmundje janë më pak të shpeshta dhe kaloj-në më lehtë. Shumë prej këtyre së-mundjeve, kur kalohen në fëmijëri, lënë imunitet (mbrojtje) të përjet-shme tek njeriu. Mjaft sëmundje ngjitëse shkaktohen kryesisht nga viruset, si rrjedhojë nuk ka ilaç për trajtimin e tyre: megjithatë, pothu-ajse të gjithë fëmijët shërohen shpejt dhe pa probleme nga këto sëmundje. Duke qenë se këto sëmundje janë ngjitëse, pra mund të transmeto-hen tek fëmijë të tjerë, në rast se fëmija juaj ka ndonjë sëmundje të tillë, është mirë të informoni edhe prindët e fëmijëve me të cilët ka qenë në kontakt.

Kujdes!Nëse fëmija juaj ka një nga këto sëmundje ngjitëse, mund të ketë temperaturë të lartë.Asnjëherë mos i jepni aspirinë për uljen e temperaturës, sepse ajo mund të shpërthejë një sëmundje

shumë të rëndë tek fëmija që quhet Sindromi Rey. I jepni supostë, ose shurup paracetamoli, apo ibupro-feni.

Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse fëmija juaj ka një sëmundje ngjitëse dhe paraqet ndonjë nga shenjat e mëposhtme:

• Përgjumje jo e zakonshme • Dhimbje koke, apo forcim,

ngrirje të qafës.• Konvulsione (përdredhje të

gjymtyrëve e trupit).• Shfaqje të papritur në lëkurën e

të gjithë trupit të njollave të vo-gla si kokë gjilpëre, në ngjyrë të kuqe të errët.

FRUTHI

Është një nga sëmundjet më ngjitëse: mjafton të mendosh

që 90% e fëmijëve që i janë afruar një personi me fruth, sëmuren. Mo-sha në të cilën është më i shpeshtë është rreth 3 vjeç, ndërsa është me të vërtetë e vështirë të infektohet fëmija më i vogël se 6 muaj, pasi trupi i të voglit është i mbrojtur

Sëmundjet ngjitëse të fëmijërisë

SËMUNDJET NGJITËSE TË FËMIJËRISË

448 ANEKSE

nga nëna, nëqoftëse ajo e ka kaluar fruthin.

Sëmundja ngjitet nga personi në person me anë të pështymës, që nga fillimi i sëmundjes (veçanë-risht nga dita e shtatë), deri në ditën e pestë pas shfaqjes të shen-jave në lëkurë.

Si dallohet?Fruthi dallohet si një sëmundje e zakonshme ftohjeje: e ftohur, lo-tim dhe skuqje sysh, temperaturë e lartë dhe kollë. Kontrolloni gojën në brendësi të faqeve, në pjesën e dhëmballëve: dy ose tre ditë para se të shfaqen shenjat në lëkurë, do të dalloni njollëza të vogla, të bardha, me kalcium, por që zhdu-ken shpejt (12-18 orë). Lëkura bëhet me njolla të kuqe, rrafsh me lëkurën dhe njolla në formë pikash paksa të ngritura, që dalin në fy-tyrë dhe pas veshëve dhe pastaj shpërndahen në të gjithë trupin. Temperatura në këtë pikë rritet, duke arritur dhe 40 gradë. Fëmija ka temperaturë dhe kollë dhe mund të ketë bezdi të shohë dritën.

Në pritje të pediatrit• Është e këshillueshme të mba-

het fëmija në qetësi, më mirë në krevat.

• Largoni dritat shumë të forta, nëse i ka sytë e skuqur.

• Nëse temperatura është rritur, jepini një ilaç kundër tempe-raturës.

• Mbani një dietë të lehtë, gjysmë

të lëngshme. • Jepini fëmijës të pijë sa më shu-

më lëngje (ujë me sheqer etj.).

Si kurohet?Nuk ekziston një terapi e veçantë kundër virusit të fruthit. Pediatri do të këshillojë një ilaç kundër temperaturës, nëse është shumë e lartë,

Ka pediatër që, nëse sëmundja është e kohëve të fundit, japin tru-pa mbrojtës të imunitetit të orga-nizmit (gamaglobulina specifike). Kjo mbrojtje jo gjithmonë e shmang sëmundjen, por shenjat mund të jenë më të pakta dhe koha e sëmundjes më e shkurtër.

Në përgjithësi, në 3-5 ditë tem-peratura bie, ashtu siç pakësohen dhe shenjat në lëkurë: pasi shëro-het, fëmija nuk do të sëmuret më. Infeksioni siguron mbrojtje për të gjithë jetën. Po nuk pati prob-leme, jeta e tij normale do të rifi-llojë afërsisht pas 8-10 ditësh nga fillimi i sëmundjes. Megjithatë është mirë të parashikohet një javë pushim, para se të rifillojë kop-shtin apo shkollën.

Probleme të mëtejshmeFruthi mund të shkaktojë prob-leme, në disa raste edhe të rënda tek fëmijët e vegjël nën dy vjeç. Midis atyre, më të shpeshta janë infeksionet e veshit, fytit dhe bron-kopneumonia, kur virusi i fruthit godet mushkëritë. Rreziku më i

449SËMUNDJET NGJITËSE TË FËMIJËRISË

madh është encefaliti, që është infeksioni viral i sistemit nervor. Prandaj sot rekomandohet vaksi-nimi kundër fruthit, rreth muajit të 15-të të jetës. Drejtohuni menjëherë tek mjeku nëse fëmija juaj paraqet ndonjë nga shenjat e mëposhtme:• Përgjumje jo e zakonshme. • Dhimbje koke, apo forcim,

ngrirje të qafës• Konvulsione (përdredhje të

gjymtyrëve të trupit).

SHYTAT

E quajtur me emrin e përditshëm “Shyta”, kjo sëmundje shkak-

tohet nga një virus që godet gjënd-rat e pështymës dhe shkakton fryr-je të gjëndrave pranë veshit. Më rrallë vendoset në sistemin nervor dhe organe të tjera (testikuj, pan-kreas, vezore). Është e shpeshtë tek fëmijët nga 3 deri në 12 vjeç. Të vegjlit, në gjashtë muajt e parë të jetës janë të mbrojtur nga nëna, në qoftë se ajo i ka kaluar shytat. Sëmundja mbetet ngjitëse, gjatë gjithë kohës që gjëndrat janë të enjtura.

Si dallohet ?Shfaqet papritur, dy – katër javë pas infeksionit, me një enjtje mi-dis veshit dhe nofullës së poshtme. Mund të shfaqet edhe vetëm në një anë, por në 75 % të rasteve, pas disa ditësh shfaqet dhe në anën

tjetër. Fëmija mund të ketë tempe-raturë të lartë, ose pak temperaturë dhe ka vështirësi në përtypje dhe gëlltitje, për shkak të dhimbjes.

Në pritje të pediatritËshtë mirë të mbahet fëmija në shtrat për dy ditë, derisa tempera-tura të zhduket. Për të lehtësuar dhimbjen, jepini ushqime gjysmë të lëngshme (supë, perime) dhe pije të ftohta, por jo të tharta, si lëng limoni apo portokalli. Ven-dosini një borsë me ujë të ngrohtë pranë faqes, apo një peshqir të ngrohtë, për pakësimin e enjtjes. Njoftoni menjëherë mjekun nëse shfaqet enjtje, skuqje, dhimbje në testikuj (organet seksuale mash-kullore), ose nëse fëmija mban të ngrirë qafën dhe ka dhimbje kur lëviz kokën.

Si kurohet?Nuk ka ilaç kundër virusit të shy-tave. Pediatri mund të këshillojë një ilaç kundër temperaturës, që shërben edhe për të qetësuar pak dhimbjen. Në përgjithësi, pas ditës së katërt të sëmundjes, enjtja fillon e pakësohet, duke u zhdukur ditën e dhjetë. Shytat mund të para-ndalohen duke vaksinuar fëmijët rreth muajit të 15-të.

LIJA E DHENVE (VARICELA)

Kjo sëmundje, shumë e përhapur dhe e shpeshtë në fëmijëri, shkak-

450

tohet nga virusi herpes. Zakonisht godet në periudhën midis janarit dhe majit fëmijët nga 5 në 9 vjeç dhe infektimi përhapet nga personi tek personi (nga fëmija tek fëmija) nëpërmjet lëngjeve (sekrecioneve) të hundës dhe të gojës, dhe pasi shfaqen flluska, nëpërmjet lëngut që ato kanë.

Periudha e fshehtë shkon nga 11-21 ditë, ndërsa mundësia më e madhe për t’u ngjitur është nga momenti i shfaqjes së acarimit të lëkurës, derisa të gjitha flluskat kthehen në kore dhe zgjat zakonisht 6 ditë.

Si dallohetNë fillim, shenjat janë shumë të thjeshta: fëmija ndjen një gjen-dje jo të mirë të përgjithshme, ka pak temperaturë dhe pak oreks. Pas dy ditësh dalin njolla të kuqe, që shumë shpejt bëhen qeska të mbushura me lëng. Nga të pastra e të qarta, bëhen të turbullta e më pas kthehen në kore. Njollat shfaqen fi llimisht në fytyrë në kokë dhe pastaj në trup, për të kaluar pastaj në krahë, këmbë dhe organet sek-suale.

Në pak ditë i gjithë trupi ka të gjitha shenjat e sëmundjes (njolla, qeska dhe kore) në faza të ndry-shme. Kruarja mund të bëhet edhe shumë e bezdisshme dhe tempera-tura mund të shkojë deri në 39 gradë.

Në pritje të pediatrit• Në përgjithësi është e kotë të

veçosh fëmijën e sëmurë nga vëllezërit e tjerë, sepse mund të jenë infektuar përpara se të jenë shfaqur njollat.

• Mbani në pushim absolut fëmi-jën dhe matini temperaturën: nëse është e lartë, jepini dozën e këshilluar të ilaçit kundër temperaturës (mos i jepni as-pirinë).

• Është e këshillueshme të bin-dësh fëmijën të mos kruhet, që të mos infektojë puçrrat: pra mbajani thonjtë të shkurtra dhe mund të përdorni edhe doreza.

• Për të lehtësuar kruarjen, mund të jenë të dobishme banjot me ujë të vakët. Fshijeni fëmijën me kujdes, pa e fërkuar.

Si kurohetKundër virusit të lisë nuk mund të bëhet asgjë. Në përgjithësi, rreth ditës së pestë apo të gjashtë të së-mundjes, koret e formuara fi llojnë të bien, duke lënë shenja të celëta në lëkurë dhe nganjëherë (veçanë-risht nëse fëmija është kruar) shenja të vogla. Në këtë pikë, fëmija nuk ia ngjit më të tjerëve dhe pas disa ditësh pushim, që nga dita e njëm-bëdhjetë ai mund të rifi llojë shko-llën. Sot në treg ofrohet një ilaç (aciklovir), që në disa raste është parë si efi kas, por duhet përdorur që 24 orë nga shfaqja e njollave.

ANEKSE

451

RUBEOLA

Çfarë është?Rubeola është një sëmundje ngji-tëse, e lehtë dhe ndoshta fëmija juaj nuk do të ndjehet shumë i sëmurë e nuk do t’i pëlqejë të qën-drojë shtrirë në shtrat. Shenjat e kësaj sëmundje shfaqen dy ose tri javë pasi fëmija është infektuar.

ShenjatDita e parë dhe e dytë• Shenja të ngjashme me ato të

një rrufe të lehtë• Dhimbje e lehtë fyti• Enjtje e gjendrave që ndodhen

mbrapa veshëve, në anët e qa-fës dhe në zverk.

Dita e dytë dhe e tretë• Shfaqja në lëkurë e njollave të

sheshta në ngjyrë rozë, të cilat zakonisht shfaqen në fillim në fytyrë dhe më tej përhapen në të gjithë trupin.

• Rritje e lehtë e temperaturës.Dita e katërt dhe e pestëPakësimi i shfaqjeve në lëkurë dhe përmirësimi i gjendjes së përgjith-shme.Dita e gjashtëFëmija kthehet normal.Dita e nëntë dhe e dhjetë Fëmija nuk është më ngjitës. PasojatKjo sëmundje kalon pa lënë pasoja tek fëmijët dhe të rriturit, por në rast se një grua shtatzënë infekto-het nga rubeola veçanërisht në tre muajt e parë të shtatzanisë, fosh-

nja në barkun e saj do të lindë me anomali të rënda.

ParandalimiVaksina kundër rubeolës, e cila në kalendarin tonë të vaksinimit bëhet së bashku me fruthin, e mbron fëmijën nga kjo sëmundje.

MjekimiNuk ka ndonjë ilaç të veçantë për mjekim. Mjafton të kujdesemi për disa shqetësime që ka fëmija, si temperatura, kruarja etj.

KOLLA E MIRË/KOLLA E KEQE

Kolla e mirë është një nga së-mundjet ngjitëse më të rënda

të fëmijërisë. Por sot me vaksini-min e fëmijëve, shenjat e kësaj sëmundje tek fëmijët e vegjël janë zbutur mjaft dhe rastet e rënda janë rralluar.

Sëmundja është shumë ngjitëse, pra fëmija duhet mbajtur larg nga fëmijët e vegjël të cilët nuk janë të vaksinuar, veçanërisht foshnjet. Disa fëmijë, mbas kalimit të ko-llës së mirë mund të zhvillojnë një infeksion dytësor, si bronkiti dhe pneumonia.

ShenjatJava e parë• Shenja të një kolle apo të një

ftohjeje të zakonshme• Temperaturë e lehtë

SËMUNDJET NGJITËSE TË FËMIJËRISË

452

Java e dytë• Përkeqësim/rëndim i kollës me

kriza të shpeshta, të cilat mund të zgjasin edhe një minutë, ko-llë e ngjashme me të kënduarit e gjelit, mbas të cilës fëmija ka vështirësi të marrë frymë.

• Mbas një krize kolle, fëmija mund të vjellë.

Nga java e tretë deri në të shtatën• Kolla përmirësohet, por mund

të përkeqësohet dhe fëmija të ketë një bronkopneumoni.

• Mbas javës së tretë fëmija nuk është më ngjitës.

Çfarë mund të bëni? • Gjatë krizave të kollës qëndro-

ni pranë fëmijës, se për të kjo periudhë mund të jetë shumë e mundimshme. Mbajeni të ulur mbi gjunjët tuaj, lehtësisht të përkulur përpara. Vendosni pranë një legen, në mënyrë që kur të kollitet, të mund të pështyjë sekrecionet që ka dhe ndoshta edhe të vjellë. Më tej legenin pastrojeni mirë me ujë të përvëluar, për të mënjanuar përhapjen e infeksionit.

• Nëse fëmija gjatë vakteve të ushqyerjes kollitet dhe vjell shpesh, ushqejeni në orare më të shpeshta dhe nëse është e mundur, menjëherë pas kalimit të një krize kolle.

• Mundohuni të luani dhe zba-viteni, sepse duke ia larguar vëmendjen, mund të ketë më

pak kriza kolle. Megjithatë, mos e lodhni, apo mos e ngac-moni shumë sepse kjo mund të shpërthejë një krizë kolle.

• Flini në një dhomë me fëmi-jën gjatë natës, në mënyrë që të jeni pranë, kur kalon ndonjë krizë kolle

• Mos i lejoni askujt të pijë duhan në dhomën ku qëndron fëmija, apo pranë tij dhe mos i jepni fëmijës tuaj ilaçe qetësuese të kollës, pa rekomandimin e mje-kut.

Drejtohuni urgjent tek mjeku në rast se:• gjatë një krize kolle fëmija juaj

merr ngjyrë blu dhe nuk arrin të marrë frymë.

• mendoni që fëmija juaj ka ko-llën e mirë.

Si të ndihmojmë një fëmijë 0-1 vjeç, me kollë?Në foshnjet e vogla, kolla e mirë është e rrezikshme, sepse mund të ndodhë që gjatë krizave të ko-llës fëmija nuk arrin të marrë dot frymë. Fëmija juaj do të ketë nevojë për një vëmendje të veçantë dhe në rast se mjeku e gjykon të arsyeshme, mund të shtrohet për disa ditë në spital. Në rast se vjell shpesh, mund të ketë probleme edhe me ushqyerjen, prandaj duhet ta ushqeni sa më shpesh që të jetë e mundur, veçanërisht mbas çdo krize kolle.

ANEKSE

453SËMUNDJET NGJITËSE TË FËMIJËRISË

Krizat e kollësNë rast se foshnja ka një krizë ko-lle, vendoseni në shtrat shtrirë me barkun përmbys dhe me këmbët lehtësisht të ngritura me jastëk, apo mbështeteni me fytyrë përmbys mbi gjunjët tuaja. Qëndroni me të deri kur nuk ka pushuar kolla dhe fillon të marrë frymë normalisht. Mbas një krize kolle apo të vjella-ve, përkëdheleni për ta qetësuar.

SKARLATINA

Është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga një virus, që

godet në përgjithësi fëmijët në moshën e shkollës, veçanërisht në muajt e dimrit dhe të pranverës. Periudha e fshehtë shkon nga 7 në 28 ditë.

Si dallohet Në fillim shfaqen disa njolla të mëdha të kuqe në të dyja faqet, që duken sikur janë goditur me shpu-llë dhe janë më të ngrohta se pjesët e tjera të fytyrës. Fëmija nuk ka temperaturë. Pas dy – tre ditësh këto njolla përhapen edhe në trup, krahë dhe këmbë: kanë pamjen e një pulle me qendrën më të qartë dhe anët më të kuqe dhe të ngritu-ra, që dallohen nga pjesa e lëkurës që nuk është prekur.

Në pritje të pediatritKontrolloni temperaturën: nganjë-herë mund të ketë një ngritje të vogël (37 gradë), kur shfaqen

njollat në fytyrë. Nëse ka kruarje, mbajani thonjtë e shkurtër që të mos kruhet.

Si kurohetNuk ka terapi të veçanta: skar-latina në përgjithësi kalon vetë brenda dhjetë ditësh. Nganjëherë lëkura e prekur mbetet e ndjeshme për disa kohë pas shërimit: që të mos skuqet përsëri, është mirë që të mos nxirret fëmija në diell, të mos bëhen kalime të shpejta nga e ngrohta në të ftohtë ose banja shumë të nxehta.

HEPATITI

Është një infeksion i qelizave të mëlçisë, që mund të shkakto-

het nga tipe të ndryshme virusesh. Më të përhapurit janë:• virusi i hepatitit A, që merret

duke ngrënë ushqime të infek-tuara, të gjalla apo të gatuar pak (fruta deti, perime) dhe

• virusi i hepatitit B, që trans-metohet nëpërmjet gjakut të infektuar, nëpërmjet raporteve seksuale ose gjatë lindjes, nëse nëna është mbajtëse e virusit.

Hepatiti A ka një periudhë inku-bacioni të fshehtë prej 3-6 javë, ndërsa hepatiti B nga 3-6 muaj.

Si dallohetNë të dy rastet sëmundja fillon me temperaturë, të vjella, diarre, dhimbje gjoksi. Pas disa ditësh

454 ANEKSE

shfaqet verdhëza, që ngjyros në të verdhë lëkurën dhe sytë. Megjithatë, hepatiti A tek fëmijët nën dy vjeç shpesh godet edhe pa dhënë shenja të dukshme, ndërsa Hepatiti B rrallë mund të shoqëro-het me ngjyrën e verdhë të fortë të urinës dhe jashtëqitjes. Në pritje të pediatritNëse fëmija ka temperaturë, shqetësime gastriti mos i jepni asnjë mjekim, as kundra tempe-raturës deri në ardhjen e pediatrit. Pezulloni ushqimin e zakonshëm, duke i dhënë fëmijës vetëm ujë me sheqer.

Si kurohetNuk ekziston terapi kundër vi-rusit të hepatitit. Megjithatë, së-mundja mund të parandalohet me anë të vaksinimit, që për hepatitin B është i detyruar për të gjithë të sapolindurit dhe fëmijët që kanë mbushur 12 vjeç.

GRIPI

Është shqetësimi që shfaqet më shpesh në muajt e dim-

rit dhe godet fëmijët e të gjithave moshave, por veçanërisht ata që shkojnë në çerdhe ose në kopsht. Arsyeja është kjo: ai shfaqet nga viruse (mbi dyqind viruse mund të sjellin grip!), në veçanti nga viruset e hundës. Përhapen mbi të gjitha në mjediset e mbushura me njerëz dhe midis fëmijëve: mjafton

një teshtimë dhe një pikë sekre-cioni (pështymë, qurre) dhe ngjitja është e sigurt. Nuk duhet menduar që fajtori kryesor është i ftohti: rë-nia e temperaturës, lagështira dhe korentet e ajrit nuk sjellin grip.

Si dallohet?Shenjat e para janë teshtimat dhe hundët që kullojnë. Nganjëherë mund të shfaqet temperaturë; bëhet fjalë më shpesh për një tempera-ture jo të lartë, që nuk ka nevojë për ilaçe.

Në pritje të pediatritNëse fëmija nuk ka temperaturë, nuk ka nevojë të mbahet i mbyllur në shtëpi apo në shtrat. Nëse ditët janë shumë të ftohta, më mirë mos e nxirrni, sepse megjithëse i ftohti nuk sjell grip, mund ta shtojë grip-in. Në kopsht është mirë të çohet vetëm kur është shëruar plotësisht. Kjo për dy arsye: E para, virusi i gripit bën fëmija të kapë më ko-llaj viruse të tjera ngjitëse. E dyta, mund t’i ngjitet fëmijëve të tjerë.

Si kurohetZakonisht gripi nuk kërkon ndër-hyrjen e pediatrit. Por nëse zgjat, apo nëse temperatura nuk bie, ndoshta po kalon në një sëmund-je tjetër dhe në këtë rast duhet lajmëruar mjeku.

A duhet vaksinuar fëmija kundër gripit?Në rast se fëmija ka një problem shëndetësor kronik, ka rrezik më të

455SËMUNDJET NGJITËSE TË FËMIJËRISË

madh për të kaluar infeksione më të rënda pas një gripi dhe këshillo-het vaksinimi. Për këtë duhet të flisni me mjekun pediatër. Vaksi-nimi mbron nga gripi për rreth një vit. Por duke qenë se vazhdimisht qarkullojnë viruse të reja gripi, vaksina nuk ofron një mbrojtje të qëndrueshme.

TË FTOHTIT E ZAKONSHËM

Nuk është shumë serioz, vetëm kur fëmija është shumë i

vogël. Ai është më i shpeshtë në kohën e kopshtit, pasi fëmija është më afër viruseve.

Shenjat Shumica e të ftohurave fillon me bllokim hundësh, kollë, fyt të thatë, ethe dhe dobësim. Në filllim qurret janë të pastra, pastaj bëhen të verdha.

TrajtimiMund të trajtohen vetëm shenjat ,dhe jo vetë virusi. Nuk ka kurim për të ftohtit e zakonshëm. Jepini shumë lëngje, nxiteni të shfryjë hundët dhe përdorni një pomadë zbutëse tek hundët dhe buzët, nëse i thahen dhe plasariten. Mjeku mund t’ju japë ilaç me pika nga hundët. Paracetamoli mund të për-doret për uljen e temperaturës dhe pakësimin e dhimbjeve.

Sëmundja LIA E DHENVE. Një sëmundje virusale e zakonshme e lehtë. Periudha e fshehtë:17-21 ditë.

Shenjat e mundshme Puçrra të kuqe që kruhen, që bëhen fl luska dhe pastaj plasin. Dhimbje koke dhe pak ethe.

Trajtimi Përdorni qetësues tek puçrrat. Mbajeni fëmijën në shtëpi dhe mos e lini të kruhet. Mjeku mund t’ju japë një krem kundër infeksionit

Problemet (Komplikacionet) Në raste të rralla mund të çojë ne infeksion të trurit dhe nëse aspirina jepet gabim shfaqet Sindroma Rey, sëmundje shumë serioze me të vjella dhe ethe.

Tabela e sëmundjeve

456 ANEKSE

SëmundjaFRUTHI BAKTERIAL. Një infeksion viral që është zakonisht i lehtë. Peri-udha e fshehtë: 14-21 ditë.

Shenjat e mundshmePika të vogla të kuqe, në fi llim në fytyrë dhe pastaj në të gjithë trupin. Pak ethe dhe fryrje të gjëndrave limfatike në qafë dhe mbrapa veshëve.

TrajtimiNuk ka trajtim mjekësor të vecantë. Jepini fëmijës paracetamol nëse ka ethe dhe mbajeni të veçuar.

Problemet (Komplikacionet)Komplikacioni më i madh është tek gratë shtatëzëna sepse shkakton e në lindje. Ka pak rrezik për infeksion të trurit.

SëmundjaSHYTAT. Sëmundje virale rrallë serioze Inkubacioni: 14-21 ditë.

Shenjat e mundshmeGjëndra të fryra poshtë veshëve dhe qafës, ethe, dhimbje koke dhe vështirësi në përtypje dhe gëlltitje. Mund të ketë edhe dhimbje veshi. Shenja më të rralla janë dhimbjet e testikujve tek djemtë, shumë rrallë para moshës së pubertetit, 13-14 vjec.

TrajtimiNuk ka trajtim të vecantë mjekësor. Mos e çoni fëmijën në shkollë, je-pini paracetamol dhe shumë lëngje. Bëjeni ushqimin e tij sa më të lëng-shëm.

Problemet (Komplikacionet)Shumë rrallë mund të shkaktojnë meningjit, encefalit. Rrallë preket dhe zvogëlohet një nga testikujt, që mund të çojë në probleme të infertilitetit (të lindjes së fëmijëve).

SëmundjaFRUTHI. Sëmundje shumë serioze dhe shumë ngjitëse.

Shenjat e mundshmePika të kuqe në kafe që shfaqen tek veshët dhe pastaj në të gjithë trupin. Pikat e bardha në gojë janë shenja dalluese. Fëmija është me ethe, ka rrjedhje hundësh, kollë dhe dhimbje koke, sy të tharë dhe ka vështirësi të shohë dritat e forta.

457SËMUNDJET NGJITËSE TË FËMIJËRISË

TrajtimiMbajeni fëmijën në shtrat gjatë kohës së etheve dhe larg shkollës për 7 ditë pas shfaqjes së puçrave. Jepini paracetamol dhe shumë lëngje. Mjeku mund t’ju japë ilaç me pika për sytë e thatë dhe antibiotikë për infeksionet e tjera.

Problemet (Komplikacionet)nfeksione në vesh dhe në gjoks që kërkojnë trajtim me antibiotikë. Ka një rrezik të vogël për pneumoni, infeksion të trurit etj.

SëmundjaKOLLA E MIRË. Infeksion bakterial që shkakton infektimin e rrugëve të frymëmarrjes.

Shenjat e mundshmeNjë kollë me tingull të dallueshëm dhe vështirësi në frymëmarrje, shenjat e zakonshme të të ftohurit dhe të vjella.

TrajtimiMjeku do t’ju japë antibiotikë dhe në raste të rënda fëmija duhet të shkojë në spital për oksigjen e trajtim për humbje lëngjesh. Inkurajojeni fëmijën ta nxjerrë gëlbazën dhe mbajeni larg tymit të cigares.

Problemet (Komplikacionet)Rreziku më i madh është humbja e lëngjeve për shkak të vjelljeve së va-zhdueshme. Ndonjëherë mund të dëmtojë mushkëritë dhe të shkaktojë infeksion kraharori. Më në rrezik janë bebet e vogla që mund të pushojnë së marri frymë për pak momente dhe rrezikohen nga konvulsionet, pneu-monia, dëmtimi i trurit dhe rrallë vdekja.

SëmundjaVERDHËZA. Infeksion i mëlçisë shkaktuar nga një virus. Ka shumë viruse shkaktarë, por tipi A është më i zakonshëm.

Shenjat e mundshmeHumbje oreksi, të përziera. Në disa raste fëmija mund të ketë urinë kafe të errët dhe jashtëqitje të zbehtë.

TrajtimiFëmija duhet të veçohet e të rrijë në shtrat për të paktën dy javë. Kini kujdes higjenën, pasi verdhëza është shumë ngjitëse dhe jepini shumë lëngje. Nëse nuk ha, futini një lugë sheqer tek të gjitha pijet.

458

Problemet (Komplikacionet)Disa fëmijë vuajnë shenjat pas verdhëzës deri në gjashtë muaj. Këto mund të jenë një gjëndje e plogësht (pa fuqi) dhe humor i keq.

SëmundjaMENINGJITI. Infektim i cipës që mbulon trurin dhe shtyllën kurrizore, që shkaktohet nga viruse apo baktere.

Shenjat e mundshmeShenjat e meningjitit janë ethet, qafë e ngrirë, letargji, dhimbje koke, vështirësi për të parë dritat e forta. Ka gjithashtu nje irritim të kuq në të purpurt në të gjithë trupin. Te bebet nën 18 muaj ka një shenjë të duk-shme, që janë fryrjet e rrathëve të syrit.

TrajtimiAntibiotikët që bëhen në vena përdoren për të kuruar meningjitin bakte-rial, si dhe ilaçet qetësuese për dhimbjet. Nëse shfaqen puçrra të purpurta në lëkurë, duhet ta çoni menjëherë në spital.

Problemet (Komplikacionet)Meningjiti viral nuk sjell pasoja, por meningjiti bakterial është shumë i rrezikshëm, për shkak të kalimit të infeksionit në gjak dhe gjithmonë duhet të trajtohet si urgjencë.

SëmundjaETHET E KUQE. Infeksion bakterial që shkakton bajamet, i shoqëruar me irritim të lëkurës me puçrra. Nuk është shumë i përhapur dhe është rrallë serioz.

Shenjat e mundshmeEthe, zmadhimi i bajameve dhe fyt i thatë. Irritim me puçrra të vogla që fi llojnë në kraharor dhe përhapen pa e prekur zonën rreth gojës. Pika të kuqe në gjuhë.

TrajtimiMjeku mund t’ju japë antibiotikë. Trajtimi në shtëpi përfshin dhënien e shumë lëngjeve, ushqim të lëngshëm dhe paracetamol për tempe-raturën.

Problemet (Komplikacionet)Nëse fëmija është i ndjeshëm ndaj streptokokut, mund të përjetojë rën-dime që përfshijnë infektimin e veshkave dhe ethet reumatizmale, që janë të rralla.

ANEKSE

459

SëmundjaROSEOLA. Infeksion viral i rrallë me shenja të ngjashme si ethet e kuqe.

Shenjat e mundshmeEthe të mëdha për rreth tre ditë. Pika të kuqe apo portokalli në trup dhe qafë shfaqen kur ethja përparon. Puçrrat ikin pas 48 orësh.

TrajtimiMbajeni fëmijën në qetësi dhe bëjini kompresa me ujë të vakët, për t’i ulur ethet. Jepini paracetamol.

Problemet (Komplikacionet)Nëse temperatura e fëmijës është shumë e lartë, mund të ketë konvul-sione.

SëmundjaDIFTERIA. Sëmundje shumë ngjitëse dhe serioze. Tani nuk është shumë e perhapur për shkak të vaksinimit.

Shenjat e mundshmeBajamet zmadhohen dhe mbulohen me një membranë gri. Fëmija ka pak ethe, kollë dhe fyt të thatë. Mund të ketë vështirësi në frymëmarrje.

TrajtimiEshtë shumë serioze për shkak të vështirësive në frymëmarrje dhe fëmija duhet të çohet menjëherë në spital. Jepen antibiotikë të fortë dhe mund të ketë nevojë për një trakeostomi për ta ndihmuar të marrë frymë (një tub i vogël që futet në kanalet e frymemarrjes).

Problemet (Komplikacionet)Pa trajtim difteria shkakton probleme shumë të rënda. Bakteria mund të shkaktojë një helm/toksinë që dëmton zemrën dhe sistemin nervor, që mund të shkaktojë infarkt dhe paralizë të muskujve të frymëmarrjes.

SëmundjaTUBERKULOZI. Sëmundje shumë ngjitëse që prek mushkëritë, por mund të prekë edhe veshkat, kockat etj.

Shenjat e mundshmeKollë e vazhdueshme, dhimbje gjoksi, vështirësi në frymemarrje, ethe, oreks i pakët, humbje peshe, lodhje.

SËMUNDJET NGJITËSE TË FËMIJËRISË

460

TrajtimiEshtë sëmundje serioze nëse nuk trajtohet. Sëmundja mund të kalohet edhe në shtëpi. Mjeku do t’ju japë antibiotikë.

Problemet (Komplikacionet)Rëndimet e mundshme të tuberkulozit përfshijnë mbledhjen e ujit midis mushkërive dhe murit të kraharorit dhe dëmtimin e mushkërive.

Infeksionet në vesh janë të za-konshme tek fëmijët, sepse tu-

bat e veshit janë të ngushtë dhe horizontalë kështu që mezi thahen, duke bllokuar veshin e mesëm. Ato duhen mjekuar menjëherë, sepse ekziston rreziku që qelbi i mbledhur të grumbullohet dhe të çajë daullen e veshit, duke përhapur kështu in-feksionin deri në kockën pas veshit (mastoide) e në cipën e trurit.

VESHËT ME DYLLË

Dylli i veshëve prodhohet nga gjëndra në kanalin e veshit

të jashtëm dhe mbron veshin nga pluhuri dhe infeksioni. Tek fëmijët prodhohet më shumë dyll nga një e ftohur apo nga një fyt i thatë dhe nëse ky dyll thahet dhe forcohet, mund të çojë në humbjen e dëgjimit.

ANEKSE

Sëmundjet e veshit

Megjithëse zakonisht kjo nuk është serioze, më mirë fl isni me mjekun.

ShenjatDylli i veshit mund të bëhet i fortë dhe sjell ulje të dëgjimit, një ush-tim tingulli në kokë apo fëmijës i duket sikur veshi i jashtëm është i mbushur me diçka. Ju mund ta shi-koni vetë dyllin e formuar.

TrajtimiIlaçi me pika në vesh përdoret për të zbutur dyllin e fortë, duke e lënë që të dalë jashtë gjatë natës tek pambuku që duhet të vendosni në hapjen e kanalit. Asnjëherë nuk duhet të fusni diçka në veshin e fëmijës për ta pastruar, as gishtin apo pastruesin e veshit (kunja me pambuk). Ato vetëm do ta shtyjnë më shumë dyllin, apo do të dëmtoj-në veshin.

461SËMUNDJET E VESHIT

INFEKSIONI I VESHIT TË JASHTËM

Kanali që çon tek daullja e veshit mund të infektohet

duke u pastruar me forcë apo duke u kruar, si edhe nga prania e një trupi të huaj në vesh. Kjo mund të jetë e dhimbshme, por nuk është problem serioz.

ShenjatFëmija do të ankohet për dhimbje veshi dhe kanali dhe llapa e veshit mund të jenë të skuqura. Ju mund të vini re edhe qelb. Nëse fëmija ka shumë dhimbje, duhet dyshuar se brenda kanalit të veshit mund të jetë formuar një enjtje.

TrajtimiTrajtimi në shtëpi përfshin mbaj-tjen pastër të veshit dhe kurimin me paracetamol, për të hequr dhimb-jet dhe për të ulur temperaturën. Mjeku mund t’ju japë antibiotikë apo ilaç me pika. Çdo trup i huaj në vesh, apo çdo e enjtur duhet të trajtohet në spital.

INFEKSIONI I VESHIT TË MESËM

Infeksioni i veshit të mesëm është i zakonshëm tek fëmijët.

Infeksioni shkaktohet nga bakteret që futen në vesh nga hunda apo nga fyti, nëpërmjet tubave. Nëse ky infeksion nuk kurohet, mund

të shkaktojë humbje të dëgjimit përgjithmonë. Një fëmijë në tre vuan nga ky infeksion në vesh që në shumicën e rasteve, shfaqet pas një dhimbje fyti ose ftohje. Pse është kaq e shpeshtë në vitet e para të jetës? Arsyeja është e thjeshtë. Tek fëmijët, sidomos më të vegjlit, pjesa që lidh fytin me veshët, është shumë e shkurtër dhe e ngushtë dhe bllokohet më lehtë. Pra rrjedh-jet e lëngshme të hundëve shkak-tojnë infeksion dhe mund t’i hapin rrugën kështu baktereve. Këto baktere infektojnë mukozën duke e kthyer në qelb që, duke shtypur murin e timpanit, shkakton një dhimbje të menjëhershme.

ShenjatShenjat më të përgjithshme janë një dhimbje e madhe veshi dhe humb-je e oreksit. Fëmija mund të ketë ethe dhe mund të mos dëgjojë. Një fëmijë me infeksion mund të jetë i stresuar dhe të kruajë fort veshin, i cili do të jetë shumë i skuqur. Ai mund të ketë edhe shenja të tjera si për shembull mungesë oreksi, diarre, dhe të vjella.

Si dallohetDhimbja e veshit është vërtet shumë e fortë dhe fëmija, nëse është i madh do të ankohet shumë. Nëse fëmija është shumë i vogël dhe ende nuk di ta shprehë prob-lemin e vet, do të qajë pa pushim. Për t’u siguruar që bëhet fjalë pikë-risht për otit, provoni të shtypni pak veshin e fëmijës dhe fëmija do

462 ANEKSE

të bërtasë menjëherë nga dhimbja. Shenja të tjera janë mungesa e oreksit, të vjellat dhe temperatura e lartë: nëse këto shfaqen menjë-herë pas një të ftohure ose një fa-ringiti, ka shumë mundësi të jetë një infeksion në vesh.

Në pritje të pediatrit• Mbi të gjitha, mos i jepni pika

kundër dhimbjes së veshit pa këshillën e mjekut, edhe pse mund t’jua kishte këshilluar më parë.

• Për të lehtësuar dhimbjen, lëre-ni fëmijën të pushojë me veshin mbështetur mbi një borsë uji të vakët, të mbështjellë me një peshqir. Nëse fëmija është i vogël, mund të përdoret shumë mirë dhe një rrobë e butë e ngrohur.

• Nëse dalloni rrjedhje qelbi, mos vendosni asgjë në veshin e fëmijës, por përkulni kokën e tij mbi një pecetë të pastër: do të rrjedhë vetë.

Si kurohet. Pediatri, pasi ka viz-ituar veshin, mund të këshillojë një antibiotik për të larguar in-feksionin dhe pika ose suposta për të larguar dhimbjen. Nëse otiti përsëritet shpesh, mund të këshillojë kura parandaluese.

VESHI NGJITËS

Nëse fëmija ka infeksione të përsëritura në veshin e mesëm,

ai fi llon të mbushet me një lëng si qull (xhelatinoz). Meqenëse ky lëng nuk mund të thahet nëpërm-jet tubave, ai bëhet si ngjitës dhe pengon dëgjimin, sepse tingujt nuk kalojnë nga veshi i mesëm në veshin e brendshëm. Ky prob-lem duhet marrë seriozisht, se e ngadalëson fëmijën në të mësuar dhe të folur.

ShenjatNuk ka dhimbje, por ulje të dëgji-mit dhe fëmijës i duket sikur e ka veshin të mbushur me diçka. Një fëmijë me këtë sëmundje mund të flejë me gojë hapur, të gërrhasë dhe të flasë me zë hunde. Nëse nuk kurohet shkakton shurdhim, që çon në probleme të të folurit.

TrajtimiLëngu mund të thahet vetë pas disa javësh. Mjeku mund t’ju japë ilaçe për të ndihmuar tharjen. Nëse lëngu nuk pastrohet mund të reko-mandohet operacion, gjatë të cilit bëhet një vrimë e vogël në dau-llen e veshit për të nxjerrë lëngun, pastaj mund të vendoset një tub i hollë plastik, që lejon lëvizjen e ajrit në veshin e mesit. Çdo lëng që formohet mund të thahet nëpër-mjet këtij tubi. Tubi zakonisht bie pas disa muajsh dhe daullja e veshit shërohet. Në disa raste tubi duhet të vendoset prapë, nëse lëngu mblidhet përsëri. Doktorët zakonisht këshillojnë që fëmijët nuk duhet t’i lajnë veshët deri në 6 javë pas operacionit, por pas kësaj

463INFEKSIONET E FYTIT

mund të bëjnë ç’të duan.

Si mund të parandalohen infek-sionet e veshit?Nuk ka këshilla të vecanta për parandalimin e infeksioneve të

veshit. Një këshillë mund të jetë që në rast se fëmija juaj preket shumë shpesh nga kjo semundje, mundohuni që veshët t’ia mbani ngrohtë dhe të mbështjella gjatë stinës së dimrit.

Infeksionet e fytit

DHIMBJA E FYTIT

Është shenja më e shpeshtë e infeksionit që mund të godasë

një nga zonat e fytit: nga bajamet tek faringu. Përgjegjës janë në përgjithësi viruset dhe bakteret, por ndonjëherë dhimbja e fytit mund të jetë një reagim ndaj irri-tuesve si pluhuri, tymi, smogu (ajri i ndotur) dhe ajri shumë i thatë.

Infeksionet e fytit, të tilla si ba-jamet/tonsilitis, janë të rralla tek fëmijët nën një vjeç. Ato janë më të zakonshme tek fëmijët që sapo kanë filluar shkollën dhe që ekspo-zohen në një shkallë më të madhe ndaj baktereve.

Si dallohetMjafton të hapësh gojën e fëmijës dhe dallohet një fyt i skuqur, me bajamet që mund të jenë skuqur gjithashtu. Nxirrini gjuhën jashtë dhe bëjeni të thotë: “Aaaaaa”, për

të parë. Fëmija ka dhimbje kur gëlltitet, mund të thotë se e ka fy-tin e tharë, mund të ketë temper-aturë, kollë, ulje zëri. Si të ndërhyjmëNëse është një dhimbje e zakon-shme fyti që nuk shkakton gjen-dje të keqe fizike të përgjithshme, është e mjaftueshme t’i jepen pije të freskëta dhe në përgjithësi ush-qim të lëngët. Në të kundërt, po pati temperaturë, dhimbje të thek-suar dhe vështirësi në frymëmarr-je, është e nevojshme të thirret pe-diatri, që do të japë kurën më të përshtatshme.

BAJAMET

Këto organe të vogla në formë bajamesh që gjenden në fund

të fytit, formojnë një unazë të vër-tetë mbrojtëse. Detyra e tyre është të pengojnë bakteret dhe viruset.

464 ANEKSE

Pra nuk është për t’u habitur që skuqen dhe kjo ndodh shpesh tek fëmijët mbi dy vjeç. Bajamet, që janë të vogla në lindje, zhvillo-hen në vitet e para të jetës për të ndihmuar trupin të mbrohet nga infeksionet. Është normale pra, që një fëmijë në moshë parashkollore mund të ketë gjatë dimrit 4-5 epi-sode të mprehta të bajameve.

Viral apo bakterial?Pjesa më e madhe e skuqjeve të bajameve është me origjinë virale (rreth 70 %). Shfaqet me tem-peraturë të lartë (38.5-39 gradë), dhimbje fyti dhe skuqje të lehtë të bajameve.

Këto shenja lehtësohen që nga dita e dytë për t’i lënë vendin ftohjes, kollës së thatë dhe pastaj rrjedh-jes së ujshme të hundëve. Kura parashikon pothuajse ekskluziv-isht përdorimin e mjekimit kundër temperaturës për ta ulur atë. Bren-da një jave shqetësimi zhduket. Vetëm 30 % e bajameve bëhen nga bakteret. Por t’i dallosh nuk është gjithmonë e thjeshtë: temperatura shkon mbi 39 gradë dhe vazhdon për të paktën dy ditë; bajamet duken të zmadhuara dhe shumë të skuqura. Gjëndrat në anë të nofu-llave janë rritur. Pediatri mund të sigurohet për tipin e bakterit duke vendosur një pambuk në fund të

fytit (Kujdes! Ky është një vep-rim që i lejohet vetëm mjekut të specializuar dhe jo familjarëve). Është e rëndësishme të përjash-tohet prania e një bakteri veçanë-risht të rrezikshëm: Streptokoku betahemolitik i grupit A. Ai është i vetmi që mund të shkaktojë, për fat të mirë shumë rrallë, prob-leme të rënda si temperatura reu-matike, ose infeksioni në veshka. Gjithashtu, duke dalluar bakterin, pediatri mund të përshkruajë anti-biotikun më të mirë pasi ka bërë antibiogramën (analizë e rekoman-duar nga mjeku).

Kur hiqen?Më parë mjaftonin disa shqetësime të bajameve dhe mjekët vendosnin t’i operonin. Sot mjekët përpiqen t’i ruajnë sa më shumë të jetë e mundur këto organe mbrojtëse të vogla, por shumë të dobishme. Heq-ja bëhet vërtet e nevojshme kur:

• Bajamet zmadhohen, aq sa bëjnë të vështirë frymëmarrjen dhe gëlltitjen.

• Inflamacionet bakteriale janë më shumë se 7 në një vit dhe antibiotikët nuk iu bëjnë asgjë.

• Formohen çibanët e qelbëzuar të bajameve, që shkaktojnë temperaturë të lartë dhe dhimb-je fyti.

465KOLLA DHE INFEKSIONET E KRAHARORIT

Te fëmijët e vegjël kanalet e ka-limit të ajrit, sinuset, veshët,

hunda dhe fyti janë një sistem i vetëm, sepse tubat janë shumë të shkurtra. Infeksionet e kraharorit mund të shkaktohen nga çdo lloj infeksioni në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Këto infeksione janë gjithmonë serioze. Rrugët e ajrimit janë aq të ngushta, sa që frymëmarrja bëhet e pjesshme dhe mund të zhvillohet pneumo-nia. Nëse frymëmarrja e fëmijës vështirësohet, thërrisni menjëherë mjekun.

KOLLA

Është një veprim që pastron fytin nga irritimet e tilla si

sekrecionet mukoze, pluhuri apo duhani. Kolla mund të jetë edhe si pasojë e irritimeve nga gripi, të ftohurit, bajamet apo infeksioni në kraharor. Duhet të trajtohet shkaku i kollës dhe jo vetëm kolla, e cila është thjesht një shenjë.

Shenjat. Ka dy tipe kollash: kolla e thatë dhe kolla me gëlbazë. Të dyja pengojnë gjumin. Tek një bebe e vogël, mukusi që mund të jetë në fundin e fytit mund të shkaktojë të vjella.

TrajtimiNëse dyshoni se fëmija ka azmë, duhet të kërkoni menjëherë ndih-më mjekësore. Nëse ka ndonjë in-feksion të brendshëm si për shem-bull, të bajameve, ky duhet trajtuar më vete. Mos e lini fëmijën të vrapojë, të marrë frymë rëndë dhe shtrijeni anash apo përmbys për të fjetur. Kjo pengon mukusin që të rrjedhë poshtë fytit. Jepini shumë pije të ngrohta.

LARINGITI

Infeksioni i laringut shkaktohet nga të ftohtit dhe fyti i tharë.

Nëqoftëse nuk çon në bllokim të rrugëve të frymëmarjes, nuk është problem serioz.

Kolla dhe infeksionet e kraharorit (të rrugëve të frymëmarrjes)

466 ANEKSE

ShenjatShenjat më të përgjithshme janë humbja e zërit dhe ngjirja. Fëmi-ja mund ta ketë të vështirë dhe të dhimbshme të gëlltitet, mund të ketë kollë të thatë dhe ethe të leh-ta.

Trajtimi Shumica e rasteve të laringitit nuk zgjasin. Fëmija duhet të pusho-jë mundësisht në një mjedis të lagësht, ku të qarkullojë ajri. Je-pini shumë lëngje dhe mos e lini të flasë shumë. Nëse temperatura va-zhdon, ka nevojë për antibiotikë. Sigurohuni që nuk është i nxehtë dhe nëse vini re shenja të blloki-mit, lajmëroni mjekun.

BRONKITET DHE BRONKIOLITET

Rrugët e gjera të ajrit në mush-këri quhen bronke dhe ato më

të voglat bronkiole. Bronkitet dhe bronkiolitet ndodhin kur infeksio-net virale çojnë në mbushjen e tyre me mukus, apo bllokimin e tyre. Bronkioliti është më serioz, sepse mund të sjellë vështirësi në frymë-marrje dhe vihet re më shumë tek bebet dhe fëmijët e vegjël. Bronki-ti zakonisht nuk është serioz tek fëmijët mbi 1 vjeç.

Është një maisje e bronkeve që paraprin ose i bashkangjitet maisjes së rrugëve të frymëmarrjes (grip,

trakeit ose laringit). Një sëmundje tipike gripi, shfaqet shpesh gjatë dimrit, kur fëmijët jetojnë në mje-dise të mbyllura dhe thithin ajrin e ndotur të qytetit. Në shumicën e rasteve shkaktohet nga viruse, por mund të shkaktohet edhe nga bak-tere ose irritues të tjerë (tymi, ajri i ndotur).

Si dallohet? Kollë dhe frymëmarrje e vështirë, që mund të sjellë edhe vështirësi në ushqyerje. Fëmija ka tempe-raturë dhe zbehje të përgjithshme. Gjuha dhe buzët mund të marrin ngjyrë blu. Shenjat e bronkitit janë kollë e thatë që mund të kalojë në kollë me gëlbazë jeshile apo të verdhë, temperaturë të lartë dhe mundet edhe në mungesë oreksi. Nëse fëmija vazhdon të bëhet më keq dhe ka vështirësi në frymë-marrje, mund të dyshohet për një infeksion të rëndë ose madje edhe për pneumoni.

Në pritje të pediatritMjetet që mund të përdorni për të lehtësuar janë të thjeshta: • Përpiquni ta lehtësoni frymë-

marrjen e fëmijës gjatë një krize kolle. Vendoseni shtrirë mbi gjunjët tuaja me barkun poshtë dhe goditeni lehtësisht mbi shpinë. Mos i jepni ilaç për të ndaluar kollën, pasi duhet të nxjerrë gëlbazën.

• Mbajeni fëmijën në shtrat, duke e bërë mjedisin të lagësht për të lehtësuar frymëmarrjen.

467KOLLA DHE INFEKSIONET E KRAHARORIT

• Në rast se fëmija është foshnjë, vendosni një jastëk nën dyshek për t’i ngritur kokën. Nëse është më i madh, vendosjani jastëkun direkt poshtë kokës.

• Mos e mbuloni shumë fëmijën duke e djersitur.

• Nëse ka temperaturë, jepini shpesh për të pirë, që të marrë lëngjet e humbura (ujë, kamo-mil, lëngje etj.).

Si kurohet?Pediatri do t’ju këshillojë një mje-kim kundra temperaturës, nëse te-mperatura është më e lartë se 38 gradë, dhe nëse bronkiti shkak-tohet nga bakteret, një antibiotik. Nëse kolla është e vazhdueshme dhe nuk e lejon fëmijën të fle-jë, mund të jetë i nevojshëm një shurup i lëngshëm për të larguar gëlbazën. Edhe aerosoli mund të lehtësojë. Kini parasysh që mjeki-met kundër temperaturës dhe shu-rupet jepen për periudha të shkurtra dhe gjithmonë në fazën e theksuar të sëmundjes.

Rikthimi i sëmundjesZakonisht bronkiti shërohet bren-da një jave, pa lënë gjurmë. Por ka disa fëmijë që kanë kollë me gël-bazë (në mënyrë të veçantë natën) për periudha të gjata dhe e rima-rrin infeksionin dhe 5-6 herë. Për të luftuar këtë “ndjeshmëri bron-kiale” është e nevojshme: • Të mos pihet kurrë duhan në

prani të fëmijës ose në mjediset ku rri zakonisht

• Të mbahet fëmija larg person-ave me grip

• Të mos nxirret në të ftohtë dhe në ajër të ndotur

• Të mos jepen shurupe pa fund për kollën, që bëhen të panevoj-shme dhe nga ana tjetër largoj-në oreksin

• Të ndërpritet (kur është e mun-dur) dimri me një pushim 15 ditësh në det ose në mal.

PNEUMONIA

Pneumonia është një infeksion i rëndë i mushkërive, i shkaktu-

ar nga viruse apo baktere. Fëmija sëmuret për dy arsye: e para nga helmet/toksinat e virusit apo bak-tereve, dhe e dyta sepse mushkëria e prekur del jashtë funksionit. Shkaku fillestar i pneumonisë ësh-të një grip apo një e ftohur. Gjen-dje si azma, kolla e keqe etj. rrisin rrezikun e pneumonisë. Pneumo-nia është gjithmonë serioze dhe fë-mijët e vegjël trajtohen në spital, pasi nevojitet oksigjeni.

Shenjat. Zakonisht fi llon me ethe dhe kollë dhe fëmijës i merret fryma. Ai mund të duket i zbehtë, i plogësht dhe i përgjumur. Frymëmarrja mund të jetë e shpejtë dhe e rënduar.

Trajtimi. Frymëmarrja e rënduar është gjithmonë një shenjë për të kërkuar ndihmën urgjente mjekë-sore. Duhet të komunikoni me-njëherë me mjekun, nëse dyshoni

468 ANEKSE

se fëmija juaj ka pneumoni. Ai do t’ju japë antibiotikë dhe do të ven-dosë për shtrim të menjëhershëm në spital, nëse fëmija ka nevojë të trajtohet me oksigjen.

AZMA

Me fjalën “azma” përshkruhen episodet e përsëritura të

ngushtimit të rrugëve të vogla ajrore që shkojnë nëpër mushkëritë, të cilat vështirësojnë frymëmarrjen, veçanërisht në kohën e nxjerrjes së ajrit. Kjo gjendje mund të shkak-tohet nga një alergji, veçanërisht në rast se ka edhe antarë të tjerë të familjes që vuajnë nga alergji si ekzema, rrufa alergjike etj. Azma e lehtë në përgjithësi është e shpeshtë në moshën e fëmijës së vogël dhe në përgjithësi zhduket me rritjen e fëmijës.

Shenjat• Kollë, veçanërisht natën, apo

mbas një sforcimi• Fishkëllima të lehta dhe gulçim,

veçanërisht në periudhën e një rrufe

• Kriza të rënda gulçimi në të cilat frymëmarrja është sipër-faqësore dhe e vështirësuar

• Gjatë krizës së azmës fëmijës i krijohet një ndjenjë mbytjeje

• Lëkurë e zbehtë e djersitur gjatë një krize

• Një ngjyrosje në blu e lëkurës përreth buzëve gjatë një krize të rëndë.

Çfarë mund të bëjmë?• Ruani qetësinë tuaj dhe qetëso-

ni fëmijën. Në rast se ka kaluar edhe më parë kriza azme, jepini ilaçin që ju ka këshilluar mjeku. Në rast se shikoni që kjo nuk bën efekt, drejtohuni tek mjeku.

• Uleni fëmijën mbi gjunjët tu-aja duke e mbajtur lehtësisht të përkulur përpara. Kjo do ta lehtësojë pak frymëmarrjen. Mos e përqafoni dhe shtrën-goni fort. Lëreni të qëndrojë në pozicionin që pëlqen dhe ndje-het më rehat.

• Në rast se pëlqen të qëndrojë ulur vetëm, jepini diçka mbi të cilat të mbështesë krahët (dy tre jastëkë, mbi një tavolinë etj.) në mënyrë që të përkulet përpara.

Trajtimi Trajtimi kryesor kur fëmija ka shenjat e azmës është përdorimi i ilaçeve që zgjerojnë rrugët e bronkeve (bronkodilatator), si psh salbutamoli, të cilat merren nëpër-mjet një pompë me spërkatje, me thithje, ose në formë shurupi. Këto quhen edhe ilaçe që “qetësojnë shpejt”. Zakonisht mjeku do t`ju këshillojë t’i përdorni në mënyrë të përditshme apo të përjavshme.

Si t’i parandalojmë krizat e azmës?Mundohuni që të zbuloni se kush është shkaku që i shpërthen këto kriza, duke shënuar gjithçka mbi momentin kur ato shfaqen. Më poshtë janë dhënë disa nga shkak-

469PICKIMET

tarët më të shpeshtë që shpërthejnë azmën.

PluhuriPluhuri dhe në veçanti pluhurat e shtëpisë, përmbajnë një lloj parazi-ti (akaries) që tek fëmijët e vegjël mund të shkaktojë kriza azmatike. Mundohuni të pakësoni sa më shumë pluhurin e shtëpisë duke përdorur leckë të lagur, fshe-së me korrent me avull etj. Mbuloni dy-shekun e fëmijës me një qese plas-tike.

Qimet dhe zbokthi i kafshëveNë rast se keni kafshë shtëpiake si mace, qen mundohuni përkohë-sisht t’i largoni nga shtëpia dhe shikoni nëse pakësohen krizat e azmës tek fëmija.

Poleni i luleve, barit pemëveMos e lini fëmijën të luajë në barin e lartë dhe në kohën kur përqen-drimi i polenit të luleve, pemëve është shumë i lartë (pranverë-verë), mundohuni ta mbani fëmi-jën në shtëpi.

Tymi i duhanit• Mos lejoni që në ambientet ku

qëndron fëmija të pihet duhan.• Drejtohuni menjëherë në urgjen-

cë në rast se fëmija juaj:• Ka ngjyrosje në blu të lëkurës

përreth buzëve dhe në gjuhë• Paraqet një gulçim të fortë• Nuk fillon të marrë frymë

lehtësisht dhe normalisht mbas 10 minutave që ka marrë ila-çin (pompën) për të lehtësuar krizën

• Humbet ndërgjegjen

Drejtohuni tek mjeku• Në rast se fëmija juaj paraqet

për herë të parë kriza azme• Në rast se mendoni që fëmija

juaj mund të ketë azme

Çfarë mund të bëjë mjekuMjeku mund të japë një ilaç për t`ia dhënë fëmijës, sapo shfaqet fillimi i krizës së azmës. Në rast se kriza do të jetë e rëndë, mjeku mund t`ju këshillojë të shtroni fëmijën në spital.

Pickimet

Pjesa më e madhe e insek-teve bën pickime të lehta, që,

megjithëse janë të dhimbshme,

nuk janë të rrezikshme për fëmi-jën. Megjithatë, në qoftë se per-soni është alergjik, pickimi mund

470

të bëjë reaksion. Vetëm bleta e lë thumbin në lëkurë.

Si dallohenNëse fëmija është pickuar nga një bletë, gjëja e parë që duhet bërë është të kontrollohet nëse thumbi ka mbetur në lëkurë. Në këtë rast nxirreni, po pa e shtypur lëkurën rreth pickimit, sepse qesja e vogël me helm që ka thumbi mund të ça-het. Pastaj dizinfektojeni. Për pic-kime të tjera vendosni akull ose një pecetë të lagur me amoniak. Për të lehtësuar kruarjen, mund të vendosni një pomadë, Në rast se insekti ka pickuar në buzë, mund t’i jepni fëmijës të thithë pak akull ose mund ta mbani akullin në pjesën e enjtur. Kur duhet shkuar në ndihmën e shpejtë? • Nëse pas dy ose tre orësh ënjtja

dhe irritimi nuk kalojnë, por shtohen.

• Nëse pickimet janë dhjetë ose më shumë.

• Nëse shfaqen pulla të kuqe në pjesë të ndryshme të trupit.

• Nëse fëmija djersit, është i zver-dhur ose ka frymëmarrje të keqe.

PICKIMET E GJARPRIT, AKREPIT, MERIMANGËS

Në fëmijët e vegjël pickimet e gjarprit, akrepit dhe disa lloj

merimangash janë të rënda. Në

Shqipëri, gjarpri që është mjaft helmues dhe i shpeshtë është nepërka. Nëse fëmija është kafshu-ar nga një gjarpër, akrep apo meri-mangë, pasi t’i keni dhënë ndih-mën e parë dërgojeni menjëherë në spital.

Shenjat varen nga ajo që ka pic-kuar fëmijën tuaj. Disa prej tyre mund të shfaqen vetëm pas disa orëve:• Dhimbje e fortë• Një ose dy shenja vendeve të

pickimit • Enjtje• Të përzjera dhe të vjella• Vështirësi në frymëmarrje• Shok• Konvulsione • Përgjumësi• Humbje të ndërgjegjes.

Çfarë mund të bëni?• Qetësojeni fëmijën dhe veten,

uluni. Mbani të palëvizur pje-sën e pickuar, kafshuar dhe ule-ni më poshtë se niveli i zemrës

• Lani me kujdes zonën e prekur, mos e thithni vendin e kafshi-mit, apo pickimit.

• Kontrolloni nëse ka gjendje shoku dhe veproni simbas kë-shillave për trajtimin e tij. Nëse fëmija është kafshuar apo pic-kuar në një këmbë, mos ia ngri-ni këmbët lart.

• Nëse humbet ndërgjegjen, kon-trolloni frymëmarrjen

• Kur nuk merr frymë, filloni frymëmarrjen artificiale.

ANEKSE

471

• Nëse merr frymë, vendoseni fëmijën në pozicionin anësor të palëvizshëm

• Përpiquni të gjeni shkaktarin e

kafshimit, pickimit dhe mundo-huni ta merrni për t’ia treguar mjekut.

PARAZITËT E ZORRËVE

OKSIURET

Janë krimba shumë të vegjël, që duken si fije të bardha, shumë

të holla. Fëmijët mund t’i marrin kur luajnë me dhè dhe më pas fusin duart në gojë, ose me anë të ushqi-meve të infektuara. Pasi futen në trup, këta mysafirë të padëshiruar vendosen në pjesën më të poshtme të zorrës së trashë dhe gjatë natës dalin përreth vrimës së jashtëqitjes për të vendosur vezët e tyre, duke shkaktuar kruarje.

Si dallohetKruarja tregon se fëmija ka ok-siure. Dallohet veçanërisht gjatë natës dhe rreth vrimës së jashtëqi-tjes. Tek vajzat, infeksioni mund të përhapet me anë të kruarjes edhe në zonën seksuale. Është e vështirë që krimbat të dallohen me sy, duke parë jashtëqitjet: vetëm analizat me mikroskop mund ta dallojnë praninë e tyre me siguri.

Parazitët e zorrëve

Në pritje të pediatrit• Gjëja e parë që duhet ndaluar

është që fëmija të kruhet. Në fakt, duke u kruar mblidhen poshtë thonjve vezët e parazitit dhe kështu infeksioni mund të zgjerohet dhe t’ju kalojë dhe të tjerëve.

• Mbajani thonjtë të mbuluar mirë dhe gjatë natës vishini nën pizhama mbathje të ngji-tura mirë, si për shembull ato të plazhit. Nëse kjo nuk mjafton, përdorni doreza pambuku.

• Gjatë krizave të kruarjes dhe sa herë shkon në banjë, lajeni me shumë kujdes me ujë dhe sapun dhe vendosini një krem me gli-cerinë që, duke ndaluar lëvizjen e krimbave, do të qetësojë pak të kruarat.

• Ndërrojini çdo ditë të mbathurat, pizhamat dhe ndërresat e shtratit dhe mos lejoni që fëmija të fl ejë në krevat të madh apo të ndajë krevatin me fëmijë të tjerë.

472

Si kurohet Pediatri do të këshillojë, jo vetëm për fëmijën por edhe për të gjithë familjen, një ilaç për krimbat. Za-konisht kurohet brenda një jave.

KRIMBAT E RRUMBULLAKET/ASKARIDET

Ky tip krimi është një parazit në formë tubi, afërsisht 15-40

cm i gjatë. Ai futet në trup në for-mën e vezëve, përmes ushqimit të prishur. Sapo futen në trup, vezët kapen tek zorrët dhe kthehen në

Anemia

ANEKSE

krimba, që bëjnë vezë të reja.

Shenjat Krimbat e rrumbullakët qëndrojnë në zorrët e holla dhe kanë shumë pak shenja. Ndonjëherë ato mund të shihen në jashtëqitjen e fëmijës. Këta lloj krimbash mund të pengo-jnë rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijës.

TrajtimiTrajtohen me ilaçe që zhdukin krimbat. Po ashtu përdoren edhe mjekime, që bëjnë që krimbat të kalojnë shpejt në jashtëqitjen e fëmijës. Pastërtia është shumë e rëndësishme për zhdukjen e tyre.

Të gjitha nënat frikësohen kur ngjyra e fytyrës së fëmijëve të

tyre bëhet e verdhë. Mos i mungon hekuri? Mos është anemik? Në të vërtetë, ajo zverdhje në shumicën e rasteve tregon sëmundje më të zakonshme: një grip, një tretje të keqe ose më thjesht lodhje. Anemia në muajt e parë të jetës është shumë e shpeshtë, aq sa mjekët e konsiderojnë pothuajse një gjendje normale. Pse? Fëmija gjatë jetës së tij në mitrën e në-

nës ka një gjak shumë të pasur me rruaza të kuqe, sepse prej tyre merr oksigjenin për të cilin ka nevojë. Kur lind, kjo pjesë e rru-azave të kuqe shkatërrohet pjesë-risht: fëmija tani mund të marrë oksigjen nga ajri. Tani rruazat e kuqe (dhe hemoglobina, pigmenti i kuq që përmban hekur dhe ndo-dhet në rruazat e gjakut) sigurohen nga palca e kockave. Mirë po në tre muajt e parë të jetës rritja e fëmijës është shumë e shpejtë dhe

473KONVULSIONET

shpesh palca nuk arrin të prodhojë rruaza të kuqe dhe hemoglobinë aq sa duhet.

Por nuk duhet të shqetësoheni: kjo anemi e lehtë korrigjohet vetë rreth moshës 4-5 muajshe.

Kur mungon hekuriHekuri është një përbërës i hemo-globinës (që formon rruazat e kuqe

të gjakut). Nëse trupit i mungon hekuri, hemoglobina pakësohet dhe kemi anemi. Kjo është anemia më e zakonshme, veçanërisht në vitin e parë dhe të dytë të jetës. Shkaqet mund të jenë të ndryshme: fillimi para kohe i ushqimit, një peri-udhë e gjatë mungese oreksi, një thithje e keqe e hekurit nga aparati tretës, ose humbje gjaku nëpërmjet jashtëqitjes.

Konvulsionet

Janë mjaft të përhapura, ngaqë sistemi nervor ende nuk është

pjekur, por rrallë janë shenjë e një sëmundjeje serioze. Pothuajse gjithmonë shkaktohen nga tem-peratura e lartë: truri reagon në mënyrë të pakontrolluar nga rritja e temperaturës dhe i dërgon muskuj-ve komandën që të ngurtësohen e mblidhen.

Si dallohen Kriza konvulsive është e papri-tur: fëmija ngurtëson të gjithë trupin, humb ndjenjat dhe është i pandjeshëm kundrejt stimujve të jashtëm, kthen sytë mbrapa dhe ka ngërçe muskujsh që s’i kontrollon dot, tund këmbë e duar, ka shkumë në gojë.

Në pritje të pediatrit Mbi të gjitha mundohuni të ruani qetësinë: një krizë e tillë të tremb shumë por, siç e thamë zgjidhet pa pasoja të rënda. Mos u nisni me-njëherë për të thirrur pediatrin, por rrini me fëmijën deri sa t’i kalojë kriza: rrijini afër, por mos u mun-doni t’i bllokoni lëvizjet, mund ta vrisni. Nëse është në shtrat kthe-jeni anash. Mbajeni në këtë pozi-cion edhe nëse ka rënë në dyshe-me, sepse kështu pështyma nuk do t’i kalojë keq.

Pasi të kalojë kriza, matini tempe-raturën dhe nëse është ende e lartë, vendosini disa peceta të lagura me ujë të vakët dhe shtrijeni në krevat me pizhama të lehta dhe pa batani-

474 ANEKSE

je të rënda.

Si kurohenMjeku do t’ju këshillojë të çoni fëmijën në spital: mos u trembni, është mënyra e vetme për të bërë një elektroencefalogram dhe anali-zat e tjera të nevojshme, që të sigu-rohet që nuk ka shkaqe të tjera të

mundshme të rënda. Përsa i përket trajtimeve, pediatrët sot mundohen të mos të japin ilaçe për fëmijët që kanë pasur vetëm raste të vecuara të konvulsioneve të temperaturës. Është e këshillueshme t’i dilet para konvulsioneve me mjekime për uljen e temperaturës, që duhen dhënë në shenjat e para të temperaturës.

Sëmundjet e hundës

Një hundë e bllokuar nga të ftohtit, gripi apo rrallë nga

alergjia është e zakonshme në fë-mijëri dhe shpesh nuk është serioze.

HUNDET E BLLOKUARA APO QË RRJEDHIN

Sekrecionet e tepërta në hundë që çon në rrjedhjen e hun-

dëve shkaktohet nga një virus i të ftohtit. Cipa e brendshme e kana-leve të hundës infektohet, fryhet dhe shkakton bllokimin. Shkaqet e tjera mund të jenë alergjia apo ndonjë trup të huaj në hundë.

Shenjat Qurrat që shkaktohen nga viruset e të ftohtit, në fillim janë të rrjedh-shme dhe të pastra, por mund të trashen dhe të zverdhen kur trupi sulmon infeksionin.

Trajtimi Nxiteni fëmijën t’i shfryjë hun-dët shpesh. Tregojini si ta bëjë duke pastruar njëherë njërën anë e pastaj tjetrën. Disa pika mentol në jastëkun apo rrobat e fëmijës mund të ndihmojnë. Konsultoni me mjekun nëse hundët rrjedhin më shumë se tre ditë.

RRJEDHJA E GJAKUT NGA HUNDET

Shumica e gjakrrjedhjeve mund të ndalohen lehtësisht. Nëse

gjakrrjedhja vazhdon më shumë se 30 minuta, çojeni fëmijën tek mjeku. Ajo shkaktohet tek fëmijët nga kapja me forcë e hundës.

ShenjatGjakrrjedhja vjen nga enët e vogla të gjakut në pjesën e brendshme të

475SËMUNDJET E SYVE

hundës. Mund të formohet një kore në hundë, që nuk duhet të hiqet.

TrajtimiVendoseni fëmijën me kokën poshtë në lavaman dhe shtrën-gojini pjesën e butë të hundës. Ushtroni presion për tre minuta deri sa gjakrrjedhja të ndërpritet. Asnjëherë mos ia vendosni kokën mbrapa, sepse ai mund të gëlltisë gjak dhe të sëmuret.

SINOZITI

Sinuset janë zgavra në kockat e hundës, faqeve dhe mbi sy që

janë të mbështjella nga cipa. Mu-kusi/sekrecioni rrjedh nga ato tek hundët. Sinoziti shfaqet kur rrjedh-ja e mukusit keqësohet. Kjo vjen

kur për arsye të një të ftohti ose të një gripi, ose kur ndonjë infeksion kalon nga fyti te hundët.

ShenjatQurret në fillim kur fëmija ftohet janë të pastra dhe të rrjedhshme. Më pas bëhen të trasha dhe më të verdha. Kjo është normale. Por nëse kjo është e vazhdueshme, atëherë ka shumë të ngjarë që të jetë zhvilluar sinoziti. Jep dhimbje koke, bllokim të hundëve, ulje të shijes dhe ndonjëherë ethe.

Trajtimi Trajtohet me antibiotikë dhe ilaç me pika në hundë. Mbajeni mje-disin të lagësht në shtëpi, përgatis-ni mentol dhe jepini paracetamol për dhimbjet.

Sëmundjet e syve

Problemet më të zakonshme të syve janë infeksionet, që mund

të kurohen me higjenë të mirë dhe me antibiotikë me pika.

INFEKSIONI I QERPIKËVE (BLEFARITIS)

Ky është një infeksion i qer-pikëve të syrit. Nuk është

serioz dhe mund të ndalohet me masa ndihmëse. Flisni me mjekun nëse sytë bëhen ngjitës ose nuk pastrohen brenda një jave.

Shenjat Cepat e syrit janë të kuqe, të in-fektuara dhe mund të vini re pika qelbi të tharë tek qerpikët.

Kurimi. Duke përdorur pambuk

476

me ujë të zier me gjysmë luge kripë, pastroni sytë e fëmijës duke nisur nga hunda. Përdorni pambuk të ri sa herë që i pastroni dhe bëjeni këtë çdo mëngjes dhe darkë, derisa të shërohet. Mjeku mund t’ju japë ilaç me pika, nëse ka infeksion.

INFEKSIONI I MEMBRANËS QË MBULON KOKËRDHOKËT E SYRIT (KONJUKTIVIT)

Ky infeksion mund të vijë nga një virus, nga futja e një

trupi të huaj në sy dhe një reak-sion alergjie. Eshtë shumë ngjitës, kështu që kujdesuni për syrin tjetër nëse nuk është infektuar.

Shenjat. Infeksioni shkakton dhimbje dhe vështirësi për të parë dritat e for-ta. Kur konjuktivi shkaktohet nga bakteret, mund të ketë qelb në kapakun e poshtëm të syrit. Ko-njuktivi alergjik shkakton lot dhe qepalla të fryra.

Trajtimi Pastrojeni mirë syrin me ilaç të përshtatshëm ose me ujë. Duhet të trajtohen të dy sytë, sepse ky in-feksion është shumë ngjitës. Kur ka trup të huaj hiqeni me kujdes. Në rastin e një infeksioni të rëndë, mjeku do t’ju japë antibiotikë apo ilaç me pika.

ANEKSE

BYCI

Kur rrënja e qerpikut infekto-het, atëherë në sy shfaqet një

fryrje e dhimbshme, plot qelb, në anë të qepallës. Fërkimi i syve mund ta keqësojë.

Shenjat Në fillim qepalla enjtet pak dhe pastaj mbushet me qelb.

Trajtimi Megjithëse byci nuk është aq ngjitës, fëmija duhet të përdorë peshqir të veçantë. Mjeku do t’ju rekomandojë antibiotikë dhe kom-presa me ujë të ngrohtë.

SYTË E VËNGËR/STRABIZMI

Sytë e fëmijës shohin në drej-time të ndryshme, ndonjëherë

drejt njëri-tjetrit dhe ndonjëherë në drejtim të kundërt. Deri në tetë javë kjo është normale, por më vonë duhet të flisni me mjekun.

Shenjat Nëse dyshoni për strabizëm, shi-koni sesi reflektohet drita në sytë e fëmijës. Drita duhet të reflek-tohet nga i njëjti vend në çdo sy, nëse jo, pra nëse sytë janë drejtuar në drejtime të ndryshme, thërrisni mjekun.

477SËMUNDJET E GOJËS

Trajtimi Mbuloni syrin e fortë me një fasho. Kjo do të detyrojë muskujt e sy-rit të dobët të bëhen më të fortë. Sytë duhet të drejtohen brenda 5

muajsh, megjithëse mund të duhet edhe më tepër kohë. Për fëmijët që janë mbi 1 vjec, mjeku mund t’ju këshillojë syze.

Sëmundjet e gojës

Me përjashtim të mykut që kërkon trajtim të menjëher-

shëm, shqetësimet e tjera të gojës së fëmijës janë serioze. Fëmija mund të refuzojë ushqimin nëse i dhëmb goja. Jepini ushqime të lëngshme.

DHIMBJET E DHËMBËVE

Dhëmbët fillojnë të dalin që në moshën gjashtë muajsh dhe

plotësohen kur fëmija është tre vjeç. Gjatë periudhës së daljes së dhëmbëve, mishi i dhëmbëve është i enjtur dhe i skuqur.

Shenjat Nëse prekni mishin e enjtur dhe të skuqur të dhëmbëvë, ju do të ndieni një fryrje. Fëmija do të jetë i shqetësuar dhe më i lëvzishëm dhe do të kërkojë të përtypë sende. Mund të bëjë gjumë të shqetë-suar dhe të ketë dhimbje gjatë ngrënies.

Trajtimi Zakonisht, trajtimi mjekësor nuk është i nevojshëm. Mos mendo-ni se shenja të tjera si mungesa e oreksit apo të vjellat vijnë nga dhëmbët. Asnjëherë nuk ndodh kështu. Flisni me mjekun në këto raste.

PLAGËT E HAPURA TË GOJËS (ULCERAT)

Ulçerat shfaqen brenda buzës së poshtme, megjithëse mund të

jenë të zakonshme edhe në gjuhë, mishin e dhëmbëve apo brenda faqeve. Ato kanë formë ovale apo rrethore, ngjyrë të verdhë dhe janë të infektuara. Ato shërohen vetë brenda 10-14 ditësh, por nëse ri-shfaqen, flisni me mjekun.

Shenjat Të gjithë ulçerat e gojës janë të dhimbshme. Fëmija mund të ketë vështirësi në të ngrënë, sidomos

478

ushqim të kripur apo mund të mos të pranojë të hajë.

Trajtimi Mjeku mund t’ju japë ilaçe kundër infeksionit. Pëprpiquni që të lar-goni shkaqet e tyre: mund të jetë ndonjë majë dhëmbi e mprehtë, ose fëmija mund të kafshojë go-jën kur ha etj. Çfarëdo lloj ulçere të ketë fëmija, jepini ushqime të lëngshme që t’i pijë me anë të një pipëze dhe shmangni ushqimet e kripura dhe me aciditet.

nës. Megjithëse nuk është serioz, i shkakton fëmijës probleme gjatë thithjes apo ushqimit.

Tek fëmijët, myku mund të shi-het vetëm në gojë, por ai infekton edhe traktin gastro-intestinal dhe zonën anale (të jashtëqitjes), ku shpesh ngatërrohet me irritimin nga panolina.

ShenjatMyku prodhon njolla të bardha në mishin e dhëmbëve, në gjuhë dhe qiellzë. Nëse përpiqeni t’i fshini fort, ato mund të gjakosen. Përreth zonës anale myku shfaqet me pika të kuqe apo irritim.

Trajtimi Mund të trajtohet shpejt me an-timykotikë në formë lëngu për gojën dhe krem për zonën anale. Këshillohen ushqimet e lëngshme dhe të vakëta, sidomos kosi. Nëse ka myk anal, duhet ta mbani fëmi-jën sa më thatë që të jetë e mundur.

Gjëndrat

ANEKSE

Edhe gjëndrat janë bajame, por ndryshe nga ato që gjenden në

grykë, gjëndrat janë të fshehura në pjesën e pasme të gypit të fytit, që vjen menjëherë pas gojës. Detyra e

tyre është të jenë mur mbrojtës për bakteret dhe viruset. Por jo gjith-monë arrijnë t’i rezistojnë sul-meve të tyre dhe atëherë skuqen dhe zmadhohen. Fëmija mund të

MYKU

Membrana mukoze mund të infektohet nga një kër-

pudhë që quhet kandida. Rritja e saj mbahet në kontroll nga prania e baktereve te tjera, por kur këto baktere zhduken nga antibiotikët, kandida fillon të shumëfishohet. Myku mund t’i kalojë fëmijës nga nëna në lindje, nëpërmjet vagi-

479

ketë temperaturë të lartë, rrjedhje të trasha dhe më të lëngshme nga hunda, dhimbje veshi, të flasë me zë hunde sikur është ftohur. Nëse gjëndrat janë zmadhuar shumë, ka vështirësi në frymëmarrje, që e bën të marrë frymë me gojë dhe të gërhasë natën. Pediatri këshillon një mjekim kundra temperaturës dhe nëse infeksioni është bakterial, antibiotike. Kur gjëndrat skuqen shumë shpesh duke çuar në infek-sion të veshit të mesëm, ose zma-dhohen deri sa pengojnë frymë-marrjen, ai mund të këshillojë një vizitë tek specialisti otorinolarin-golog, që do të vendosë nëse është nevoja për operim.

GJËNDRAT LIMFATIKE

Gjëndrat limfatike prodhojnë më shumë qeliza të bardha të

gjakut në rastin e ndonjë infeksio-ni për të vrarë bakteret. Prodhimi i qelizave të bardha të gjakut bën që gjëndrat limfatike të infektohen dhe të dhembin.

LËKURA

Lëkura

Ankesat e fëmijëve për lëkurën mund të shkaktohen nga një

infeksion, alergji apo reaksion nga temperaturat. Shumica janë të vo-gla dhe mund të trajtohen shpejt.

LËKURA E PLASARITUR

Plasaritjet janë çarje të vogla në lëkurë, ndonjëherë të thella.

Të ftohtit e than lëkurën dhe e bën të plasaritet, sidomos në vendet ku

qarkullimi i gjakut është i pakët si gishta, duar, veshë. Kur duart la-hen shumë shpesh dhe nuk thahen mirë pasi lahen, lëkura mund të plasaritet.

Shenjat Lëkura duket e thatë, e irrituar dhe e plasaritur. Nëse të çarat janë të thella, mund të gjakosen dhe të kenë shumë dhimbje dhe nëse in-fektohen, mund të jenë të infektu-ara dhe me qelb.

GJËNDRAT E FRYRA

Gjëndrat limfatike tek veshi dhe tek qafa fryhen nga in-

feksioni në fyt. Për t’i dalluar ato, vendosini gishtat poshtë qafës së fëmijës.

480

Trajtimi Aplikoni kremra në lëkurën e fëmi-jës dhe zbutës buzësh. Mos përdor-ni sapun dhe visheni mirë në kohë të ftohtë. Shmangni erërat shumë të ftohta dhe ndryshimet e shpejta të temperaturës dhe erës. Në rast infeksioni, flisni me mjekun.

ENJTJET

Fëmijët që janë të ndjeshëm ndaj të ftohtit mund të enjten. Enët

e gjakut nën lëkurë mund të mbli-dhen në të ftohtë dhe të zgjerohen në të ngrohtë. Kur ndodh zgjerimi, formohen të enjtura në lëkurë.

ShenjatTë enjturat kanë ngjyrë të kuqe dhe janë të madhësive të ndrysh-me. Shenja kryesore është kruarja e madhe, kur trupi ngrohet pas ekspozimit në të ftohtë. Të enj-turat shfaqen në këmbë, shputa, duar majën e hundës dhe mbrapa veshit.

Trajtimi Ato shërohen nga të ngrohtit. Për-dorni pak pudër, që fëmija të mos kruhet. Visheni mirë, veçanërisht në pjesët më delikate të trupit.

mbi lëkurë e cila më shpesh shfaqet në fytyrë.

• Çibani është një infeksion i lëkurës që shkakton një kokërr të dhimbshme të madhe, e cila më tej qelbëzohet, duke pro-dhuar një pikë qelbi në mes.

• Forunkulat mund të shfaqen në cilëndo pjesë të trupit, por më shumë në fytyrë ose në pjesë të trupit të cilat janë më shumë të shtypura, si për shembull të ndenjurat.

ShenjatPuçrrat• Një enjtje e vogël e skuqur dhe

pa dhimbjeForunkuli/ Çibani• Nyje e skuqur e dhimbshme që

zmadhohet gradualisht• Pas disa ditësh shfaqja e një

maje si kapuç në qendër me qelb të bardhë në të verdhë

Çfarë mund të bëni?• Në rast se fëmija juaj paraqet

puçrra, mos bëni asgjë. Ato do të zhduken pas disa ditëve pa asnjë mjekim. Në rast se fëmija jargëzon dhe përreth gojës i shfaqen puçrra, mund ta lyeni zonën me një krem mbrojtës me përmbajtje vitaminoze për fëmijët.

• Në rast se fëmija ka një çiban apo një puçërr që duket e infek-tuar, pastrojeni me delikatesë me pambuk të lagur me alkol apo një solucion tjetër dez-

ANEKSE

PUÇRRAT/ ÇIBANËT/FORUNKULAT

Çfarë janë?• Puçrra është një fryrje e e vogël

481

infektues, së bashku me gjithë zonën e lëkurës përreth saj.

• Mbulojeni me një ankeplast të vogël. Në rast se çibani është në vende që fërkohet nga rrobat e fëmijës si psh të ndenjurat, para se të vendosni ankeplastin, vini një pambuk të fryrë.

• Çibani do të arrijë pjekurinë dhe do të plasë vetë në pak ditë. Mos e shtypni, sepse rrezikoni të përhapni infeksionin. Kur çibani të shpërthejë, pastrojeni me delikatesë me pambuk të lagur me alkol apo një solucion tjetër dizinfektues, së bashku me gjithë zonën e lëkurës për-reth saj dhe vendosni një anke-plast, deri kur të jetë përtharë plotësisht.

Drejtohuni tek mjeku në rast se fëmija juaj:• Paraqet një puçërr që duket e

infektuar• Ka një çiban në një vend të

dhimbshëm të trupit• Brenda tri ditëve të shfaqjes së

çibanit nuk formohet kapuçi i qelbit në qendër të tij

• Nga çibani përhapen përreth lëkurës vija të skuqura ose ven-di përreth çibanit duket shumë i skuqur.

Në rast se fëmija juaj paraqet shpesh çibane këshillohuni me mjekun

Çfarë mund të bëjë pediatri?Pediatri mund të hapë (çajë)

çibanin që të dalë qelbi dhe të pak-ësohet enjtja dhe dhimbja. Në rast se e shikon të arsyeshme, do t`ju japë edhe një mjekim me antibio-tikë.

HERPES SIMPLEKSI

Infeksioni i lëkurës i shkaktuar nga virusi i quajtur herpes sim-

pleks, shfaqet në formën e një plage. Ky virus qëndron i heshtur në pjesën e fundit të nervave. Ai kalon nga prindërit te fëmijët me anë të puthjes. Një rritje në tem-peraturën e lëkurës prej diellit të fortë, gripit, stresit etj., mund ta gjallërojë virusin dhe të çojë në formimin e një plage. Këto plagë nuk janë të rrezikshme, përveç atyre që shfaqen pranë syve, ku mund të shkaktojnë ulçera.

Shenjat Lëkura skuqet dhe shfaqen puçrra të vogla gjatë buzës dhe poshtë hundës, që bashkohen dhe formo-jnë një plagë. Kjo zgjat 10-14 ditë. Në kohën që këto plagë janë duke u zhvilluar, fëmija mund të anko-het për dhimbje në fytyrë, në vesh dhe gjatë përtypjes, sepse nervat e fytyrës ndikohen nga virusi. Plagët janë shumë ngjitëse dhe fëmija mund t’i përhapë në pjesë të tjera të fytyrës me anë të prekjes.

Trajtimi Mjeku ju rekomandon një krem

LËKURA

482

kundër virusit që përdoret çdo dy orë, sapo lëkura fillon të acarohet. Ai mund t’ju japë krem antibiotik nëse plagët infektohen. Mos e lini fëmijën të prekë fytyrën, të puthë ndonjë fëmijë tjetër, të përdorë peshqirin e dikujt tjetër ose të lozë me dikë tjetër në kohën e shpërthi-mit të plagës.

PUÇRRAT E VAPËS (VAPORET)

Çfarë janë?• Puçrrat e vapës janë një shpër-

thim puçrrash të vogla (prush) në lëkurë të shkaktuara nga mbinxehja e tepërt e fëmijës. Kjo është e shpeshtë veçanë-risht tek foshnjet e vitit të parë të jetës.

• Në përgjithësi shfaqet në lëku-rën e fytyrës dhe në pjesët ku lëkura formon palosje, (kofshë, krahë). Nuk është e rëndë dhe mund ta mjekoni në shtëpi.

Shenjat• Prush në ngjyrë rozë në fytyrë

dhe në palat e lëkurës.

Çfarë mund të bëni?• Zbulojeni fëmijën nga mbule-

sat e rënda e të trasha që e keni mbuluar në shtrat, apo hiqini një shtresë të veshjeve. Lëreni të flejë vetëm me një kanatiere dhe mbathjet me panolina.

• Bëni banjo në ujë të vakët. Mos

e fshini, por shtypeni lehtë-sisht me peshqir lëkurën duke e lënë pak të njomë, në mënyrë që fëmija duke u tharë të fres-kohet. Kur të thahet lëkura, mund të vini një krem hidratues për fëmijë.

• Masni temperaturen e fëmijës dhe trajtojeni atë sipas këshillave që keni marrë për temperaturën.

Çfarë mund të bëni për të paran-daluar puçrrat e vapës• Në stinën e nxehtë visheni fëmi-

jën lehtë, me veshje pambuku në vend të leshit apo najlonit. Mbajeni në hije, jo në rrezet di-rekte të diellit.

• Këshillohuni me mjekun nëse prushi nuk zhduket brenda 12 orëve.

Çfarë mund të bëjë pediatri?Pediatri kontrollon nëse puçrrat janë nga vapa. Në këtë rast nuk ka nevojë për asnjë mjekim. Në rast se dyshon për ndonjë problem tjetër, mjeku do t’ju kërkojë anali-za dhe do t`ju këshillojë trajtimin e nevojshëm.

EKZEMA FOSHNJORE

Infektimi i lëkurës mund të shkaktohet nga trashëgimia, si

edhe nga alergjia apo sëmundjet ngjitëse. Tipi i ekzemës që prek fëmijët është ekzema atopike që shfaqet në moshën 2-18 muaj.

ANEKSE

483

Ekzema seborroike mund po ashtu të prekë fëmijët dhe del ne lëkurën e kokës, qepalla, rreth hundës, veshëve, kanalit të veshëve etj. Në këto vende ka shumë gjëndra sebo-rroike.

ShenjatLëkura e prekur nga ekzema atopike është e thatë, e kuqe, me puçrra të vogla të bardha, që pla-sin kur kruhen. Ekzema seborro-ike është e ngjashme, por nuk ka kaq shumë kruarje dhe shfaqet në vende të ndryshme. Kruarja është shenja më e rëndë e ekzemës, që shkakton shumë gërvishtje dhe pagjumësi.

Trajtimi Nëse dyshoni për ekzemë, mjeku do t’ju japë një krem kundër infek-sionit dhe qetësues për kruarjen dhe kundër alergjisë. Nëse lëkura infektohet, janë të nevojshëm an-tibiotikët. Lajeni sa më pak fëmi-jën, mos përdorni sapun dhe sigu-rohuni që rrobat të jenë të shplara shumë mirë.

DERMATITET

Janë infeksione të lëkurës që shfaqen si reagim ndaj stresit,

alergjisë apo me raste edhe dritës. Dermatiti seborroik prek fytyrën, hundën, qepallat dhe skalpin.

Shenjat Dermatitet janë zona të irrituara të

lëkurës, me ngjyrë të kuqe, ndonjë-herë me puçra të bardha mbushur me ujë. Dermatiti nga drita shfaqet në formën e puçrrave në lëkurën që është nxjerrë në diell.

TrajtimiKontaktoni mjekun. Mundohuni që zona e infektuar në lëkurën e fëmijës të mbahet e pastër, që fëmija të mos e kruajë, dhe të mos përdorë sapun.

IRRITIMI I LËKURËS NGA NXEHTËSIA

Një mjedis i nxehtë, i pa ajrosur mund të shkaktojë irritimin e

lëkurës. Kjo vjen ngaqë trupi djer-sit shumë dhe gjëndrat e djersës rriten dhe skuqen. Irritimi i lëkurës nga nxehtësia është i zakonshëm te fëmijët, ngaqë gjëndrat e tyre të djersës nuk funksionojnë ende ashtu siç duhet.

Shenjat Puçrra të vogla të kuqe shfaqen në pjesët ku trupi është më i nxehtë, veçanërisht në qafë, fytyrë, bërry-la dhe poshtë gjunjëve.

Trajtimi Mos e vishni fëmijën shumë trashë, lajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni mirë. Sigurohuni që temperatura e dhomës të mos jetë shumë e lartë dhe ajri të qarkullo-jë. Flisni me mjekun, nëse puçrrat nuk janë zhdukur pas 12 orësh.

LËKURA

484

Një alergji është një reagim jo nor-mal i sistemit imunitar kundrejt një kimikati apo substance specifike. Më e zakonshmja është alergjia nga poleni, por fëmijët mund të jenë alergjikë kundrejt shumë gjërave, si për shembull, ushqime, bimë, ilaçe, dritë etj.

URTIKARIA

Urtikaria është një irritim alergjik i lëkurës, që ka for-

mën e puçrrave të kuqe me qendër të bardhë. Shkaktohet më tepër nga djegiet e hithrës që mund të çojnë në alergji, por mund të shkaktohet edhe nga alergjikë të tjerë.

Shenjat Lëkura kruhet shumë dhe ka të enj-tura të ngritura me ngjyrë të bardhë, të infektuara përreth tyre. Zgjat pak minuta, zhduket dhe shfaqet në një vend tjetër. Shoqërohet nga enj-tje të fytyrës. Ndonjëherë mund të prekë gojën, gjuhën, fytin dhe shkakton vështirësi në frymëmarr-je.

Trajtimi Flisni me mjekun. Bëjini fëmijës një banjë me ujë disi të ftohtë.

ANEKSE

Alergjitë

ALERGJITË HUNDORE AKUTE

Kur membranat mukoze e hun-dës bie në kontakt me një ele-

ment alergjik, kryesisht polenin, fëmija ka alergji hundore akute. Zakonisht shfaqet në pranverë dhe verë. Rrallë ndodh nën moshën 5 vjeç dhe mund të zhduket vetë.

ShenjatPërfshijnë teshtimat, rrjedhje të hundës, skuqje, lotim dhe kruarje të syve.

TrajtimiMundohuni ta mbani fëmijën larg polenit. Ilaçet kundër alërgjisë mund të ndihmojnë dhe mjeku duhet të testojë lëkurën, për të gje-tur llojin e veçantë të polenit që e shkakton. Ai mund t’ju japë gjil-përa apo një ilaç me spërkatje për hundën.

ALERGJITE HUNDORE KRONIKE

Alergjitë hundore kronike janë të ngjashme me të tjerat, por

zgjasin të gjithë vitin. Fillon në të

485ALERGJITË

njëjtën mënyrë, por ndikohet më tepër nga pluhuri sesa nga poleni si dhe nga puplat apo lëkura e qe-nit dhe maces.

Shenjat Të njëjta si më sipër.

TrajtimiTrajtimi më i mirë është shman-gia nga burimi i alergjisë. Ilaçet kundër alergjisë janë të dobishme dhe ndonjëherë mund të përdoret edhe ilaç me spërkatje për hun-dën.

ALERGJIA NDAJ DRITËS (FOTOSENSITIVITETI)

Është alergji ndaj dritës ose më saktë ndaj valëve të dritës me

gjatësi të caktuara. Vetëm një for-më e rrallë e saj është e trashëguar. Fotosensitiviteti shakaktohet më tepër nga gëlltitja ose përdorimi në lëkurë e një substance fotosen-sitizuese. Të tilla janë disa ilaçe, kimikate dhe bimë.

ShenjatIrritim i lëkurës që është nxjerrë në dritën e diellit.

TrajtimiDeri sa të kalojë irritimi duhet nda-luar dalja në dritë. Fëmija duhet të mbulohet i gjithi me rroba.

PICKIMI NGA PLESHTI

Fëmijët shpesh pësojnë alergji nga pickimi i pleshtit. Ky

shafqet si një grumbull njollash që i shëmbëllejnë pickimit të parë. Këto mund të duken si pickime, por në fakt janë irritim alergjik, që kruhen shumë dhe zhduken për 10-14 ditë.

TrajtimiMacja apo qeni i shtëpisë dhe e gjithë shtëpia duhet të dizinfekto-het. Mjeku mund t’ju japë një ilaç kundër alergjisë, që ndalon kruar-jen.

IlaçetTipi më i zakonshëm i alergjisë është alergjia ndaj penicilinës apo ilaçeve të tjera, me përbërje të ngja-shme me të. Sapo të përcaktohet se alergjia vjen prej penicilinës, fëmija nuk duhet ta përdorë më kurrë atë. Alergji mund të shkak-tojnë edhe ilaçe të tjera. ShenjatShfaqet një irritim deri në 10 ditë pas përdorimit të ilaçit, kryesisht me enjtje në faqe, fytyrë dhe gjuhë. Nëse ka probleme me frymëma-rrjen, të vjella dhe diare, atëherë fëmija duhet të vizitohet urgjen-tisht nga mjeku.

TrajtimiPër alergjitë e buta trajtimi me an-

486

tialergjikë zakonisht është i mjaf-tueshëm. Në rast se provohet se alergjia është shkaktuar ndonjë

ilaç, ky nuk duhet përdorur më kurrë.

ANEKSE

Parazitët

Parazitët janë shumë ngjitës dhe nëse fëmija ka morra apo

krimba duhet të trajtohet e gjithë familja. Ata janë shumë të bezdis-shëm, por nuk janë seriozë dhe mund të zhduken.

MORRAT

Morrat e kokës janë të zakon-shëm në fëmijët e shkollës.

Morri është një insekt i vogël që jeton me gjak qe thithet nga skalpi i kokës dhe i bën vezët në rrënjët e flokëve. Vezët të quajtura thëriza, fillojnë të duken sapo rritet floku. Në kundërshtim me idenë se mo-rrat janë shenjë e papastërtisë, mo-rrat e kokës pëlqejnë më shumë flokët e pastër.

ShenjatFëmija ankohet nga kruarjet e lëkurës së kokës, që bëhet më keq në kohë të nxehtë. Ju mund të shihni vezë të bardha tek rrënjët e flokëve shumë afër lëkurs.

Trajtimi Lajeni flokun me shampo të ve-

çantë dhe kriheni për 20 minuta me një krehër morrash. Shplajeni dhe thajeni flokun. Përsëriteni këtë çdo 2-3 ditë për rreth 2 javë.

ZGJEBJA

Ky eshtë një parazit shumë i vogël që bën fole dhe lëshon

vezë nën lëkurë. Megjithëse nuk është serioz, është shumë ngjitës dhe jep shumë kruarje, sidomos natën. Fëmija e merr përmes prekjes së një personi tjetër që është i infektuar, apo nga çarçafët e jastëkët.

ShenjatDuart, pjesët midis gishtave, këm-bët, bërrylat dhe gishtat janë shumë të irrituara dhe kruhen shumë.

TrajtimiMjeku do t’ju japë një lëng kundër zgjebes, i cili duhet të qëndrojë 24 orë në trup dhe duhet të përsëritet pas 1 dite. Lajini shumë mirë të gjithë rrobat dhe shtratin, që së-mundja të mos përsëritet.

487DJEGIET E LËKURËS NGA DIELLI

Djegiet e lëkurës nga dielli

Çfarë janë?Një djegie e lëkurës nga dielli shfaqet me skuqje të një pjese të caktuar të lëkurës, djegie dhe dhimbje si rrjedhojë e ekspozimit ndaj rrezeve të diellit. Foshnjet dhe fëmijët e vegjël, veçanërisht ato me lëkurën në ngjyrë të hapur, biondë, kanë lëkurë më delikate dhe janë më shumë të prirur për djegie nga rrezet e diellit.

Si parandalohen djegiet nga dielli• Asnjëherë mos e lini të flejë

një foshnje të vogël ndën rrezet direkte të diellit. Mësojeni fëmijën dalëngadalë me rrezet e diellit. Ditën e parë lëreni të qëndrojë në diell vetëm 15

minuta, më tej shtoni qëndri-min 5 minuta më shumë për çdo ditë.

• Gjatë çdo orë që qëndroni në diell, lyeni lëkurën e fëmijës me krem mbrojtës kundër di-ellit (zgjidhni një krem që ka faktorin mbrojtës të rrezeve ultraviolet mbi 10-15, për këtë lexoni etiketën e kremit që gjeni në tregun kozmetik) dhe vendosni një kapele në kokë e një bluzë të hollë pambuku.

• Në rast se jeni në plazh, mba-jini veshur fëmijës kanatierën edhe kur lahet në det apo luan pranë bregut. Në rast se ditën tjetër lëkura e fëmijës është e skuqur, pra paraqet djegie nga dielli, mos e nxirrni fare në di-ell.

Infeksionet e rrugëve urinare

Çfarë janë?Cilado pjesë e rrugëve urinare (veshkat, fshikëza dhe kanalet që i lidhin) mund të jetë e infektuar nga bakteriet. Infeksionet janë

më të shpeshta tek femrat, sepse kanali që lidh fshikëzën e urinës me kanalin e jashtëm (urtetra) është më i shkurtër se tek mesh-kujt dhe del nëpërmjet rrugëve

488 ANEKSE

seksuale femërore më afër vrimës së jashtëqitjes, pra bakteriet mund të kalojnë më lehtësisht nëpër këtë kanal (uretra).

Shenjat• Ndjenjë urinimi më shpesh se

normalisht, kur fëmija është më i rritur ankon edhe per djegie në urinim

• Urinë e turbullt, ose me ngjyrë të kuqe apo rozë

• Ndryshim i erës së urinës• Ngritje e temperaturës• Mungesë oreksi, këputje• Dhimbje barku• Tek foshnjet e vogla vërehet

shtim i pakët në peshë

Çfarë mund të bëjmë?• Në rast se ju duket se fëmija

juaj nuk është mirë, kontrollo-ni urinimin e tij. Shikoni nëse është e turbullt, apo me ngjyrë të kuqe. Vëzhgoni nëse urinon më shpesh se zakonisht dhe në

rast se ka dhimbje gjatë urinim-it.

• Nëse fëmija ka akoma panoli-na, ka të ngjarë që mos të arrini ta kuptoni se urinon më shpesh, apo nëse ka dhimbje kur uri-non, por mund të vëreni një ndryshim të erës së urinës.

• Jepini për të pirë sa më shumë lëngje fëmijës, që veshkat e tij të qëndrojnë të pastra dhe në punë

• Masni dhe trajtoni temperaturën e fëmijës.

• Në rast se mendoni se fëmija juaj ka infeksion të rrugëve uri-nare drejtohuni tek mjeku

Çfarë mund të bëjë mjeku?Mjeku do të vizitojë fëmijën tuaj dhe ka mundësi t`ju kërkojë të mblidhni pak urinë në një shishe të vogël (duke ju treguar se si do të veproni) për të bërë analizën e saj. Ka të ngjarë që t`ju japë një antibiotik.

Sëmundjet e sistemit nervor

MENINGITI DHE ENCEFALITI

Çfarë është? Meningiti është një pezmatim, in-feksion, i cipës (membranës) që

mbështjell trurin. Është një së-mundje shumë e rëndë që duhet trajtuar menjëherë. Encefaliti është një infeksion i brendshëm i trurit, mjaft i rëndë, që shkakton shenja të ngjashme

489SËMUNDJET E SISTEMIT NERVOR

me meningitin. Shkaktare të me-ningitit dhe encefalitit mund të jenë disa viruse dhe bakterie.

Shenjat• Ethe• Përgjumësi, këputje, ose grindje

e papritur dhe jo e zakonshme• Keqësim i gjendjes së një fëmi-

je që ka patur një sëmundje ngjitëse të mëparshme, si fruth, shytat, grip

• Të vjella me forcë dhe të shpeshta

• Mungesë oreksi• Dhimbje e fortë koke, në foshn-

jet e vogla, fryrje e lehtë e fon-tanelës (gropëzës së hapur në pjesën e përparme të trurit) dhe në disa raste ajo rreh, pulson.

• kur kërkojmë të përkulim qafën përpara, ajo është e fortë dhe shkakton dhimbje të fëmijës ose kur kur tentojmë ta përku-lim, fëmija ngrihet përpjetë me gjithë trupin si dërrasë.

• Konvulsione (dridhje)• Disa herë ka shfaqje në lëkurë

të njollave të sheshta, në ngjyrë të kuqe gjaku, ose vishnje.

Drejtohuni sa më parë tek mjeku në rast se dyshoni që fëmija juaj ka meningit, ose encefalit.

Çfarë mund të bëjë mjeku?Mjeku do të vizitojë fëmijën dhe në rast se mendon për meninigit apo encefalit do ta dërgojë për ta shtruar menjëherë në spital, sepse

ka nevojë për analiza dhe mjekim të veçantë.

EPILEPSIA (SËMUNDJA E TOKËS)

Çfarë është? • Epilepsia është një sëmundje që

shfaqet me konvulsione si pa-sojë e një dëmtimi të trurit. Tek fëmijët që diagnostikohen dhe mjekohen, pjesa më e madhe e këtyre krizave me konvulsione zhduken deri në adoleshencë.

• Ka disa forma të epilepsisë që mund të kenë shenja më të lehta pa konvulsione (sëmundja e vogël), ku për disa çaste që fëmija humbet përqëndrimin dhe duket sikur është i shkëpu-tur nga bota që e rrethon.

ShenjatSëmundja e vogël • Ndërprerja e papritur e lëviz-

jeve• Fëmija në moment duket se

nuk është i vëmendshem. Ai përhumbet me një shprehje hutimi

• Pas pak sekondave rikthehet në gjendje normale.

Shfaqjet e konvulsioneve të epilep-sisë• Humbje e papritur e ndërgjegjes

dhe fëmija rrëzohet• Krahët dhe këmbet bëhen të

forta si dru

490 ANEKSE

• Ka kontraksione (përdredhje) të gjithë trupit

• Urinim i pavullnetshëm• Përgjumësi ose rikthim pak nga

pak i ndërgjegjes kur zhduken dridhjet e trupit.

Çfarë duhet të bëni?• Gjatë një krize konvulsive shtri-

ni fëmijën në ije. Qëndroni pranë që të siguroheni se fëmija mos të vritet, por mos u përpiqni të ndaloni përdredhjet e fëmijës. Shikoni që mos të shkojë gjuha prapa dhe të mbytet fëmija.

• Mbas një krizë të rëndë kon-vulsioni, vendoseni fëmijën të shtrirë në pozicionin e fiksuar anësor (shiko shpjegimet në pjesën e ndërhyrjeve urgjente për ringjalljen e fëmijës)

• Në rast se e zë gjumi mos u mundoni ta zgjoni, por kontro-llojeni nëse merr frymë mirë

Drejtohuni urgjent tek mjeku në rast se fëmija juaj paraqet:• Një konvulsion të rëndë për

herë të parë• Një konvulsion të rëndë të gjithë

trupit që zgjat mbi 3 minuta• Disa konvulsione që pasojnë

njera tjetrën në seri• Këshillohuni me mjekun në rast

se fëmija juaj ka momente që ju duket se humbet plotësisht vëmendjen, është i hutuar, nuk ju përgjigjet dhe duket sikur ka humbur çdo lidhje me botën që e rrethon.

Çfarë mund të bëjë pediatriPediatri mund t`ju këshillojë ta shtroni në spital që të bëjë disa analiza. Mund t`ju japë një ilaç që kontrollon krizat konvul-sive, të cilin duhet t’ia jepni sipas këshillave të tij.

491IV

Ndihma e shpejtë

A është fëmija në rrezik?Nëse është e përshtatshme, hiqeni fëmijën nga rreziku ose rrezikun prej fëmijës suaj. Mos e lëvizni fëmijën nëse mendoni se ka thy-erje kockash.

A është fëmija i vetëdijshëm (a ësh-të në vete)?Shkundeni lehtë fëmijën duke e thirrur në emer.

A i është bllokuar frymëmarrja? Hapini rrugët e frymëmarrjes duke i mbajtur kraharorin dhe duke i vënë kokën poshtë.

A po merr frymë? Afrojeni gojën e fëmijës për të parë nëse merr frymë. Kontrollo-jini kraharorin nëse ulet dhe ngri-het. Nëse nuk merrr frymë për 5 sekonda, bëjini frymëmarrje arti-ficiale.

A ka puls? Kontrollojini pulsin. Pulsi normal

Si prind ju do të haseni me ak-sidente në jetën e fëmijës, shu-

mica e të cilëve mund të jenë pre-rje dhe dëmtime të vogla, kështu që çdo prind duhet të dijë teknikat kryesore të ndihmës së shpejtë.

URGJENCAT

Një aksident që shkakton gjak-rrjedhje të madhe është një

urgjencë. Raste të tjera urgjence janë mbytja për arsye të gëlltitjes së diçkaje, një infeksion i rëndë në frymëmarrje që çon deri në bllo-kimin e rrugëve të kalimit të ajrit, mbytja në ujë, humbja e vetëdijes. Veprimet e menjëhershme mund të shpëtojnë jetën e fëmijës.

Çfarë duhet bërë më parë?Kur fëmija pëson aksident ju duhet të vendosni prioritetet. Thërrisni një ambulancë ndërkohë që ju verifikoni listën e gjërave si më poshtë:

492 ANEKSE

është rreth 120 rrahje në minutë për një bebe. Nëse është më pak se 60 rrahje, shtypini kraharorin.

Thërrisni një ambulancë. Nëse ka vështirësi në frymëmarrje apo është pa ndjenja, thërrisni një am-bulancë. Mos e lini fëmijën pa vë-mendje dhe përpiquni ta sillni në vete.

SJELLJA E FËMIJËS NË VETE

Në mënyrë që organet jetësore të funksionojnë normalisht,

kanë nevojë për oksigjen. Nëse ndonjë pjesë e procesit të furnizi-mit me oksigjen nuk funksionon, atëherë njeriu humb vetëdijen. Nëse truri nuk furnizohet me ok-sigjen për më shumë se 3 minuta, fi llon të dëmtohet. Nëse preket zemra, sjell si pasojë vdekjen. Cilado qoftë arsyeja, fëmija duhet sjellë sa më shpejt në vete nëse nuk merr frymë, apo i ka ndaluar pulsi.

Nëse fëmija ka humbur vetëdi-jen dhe nuk merr frymë, ka rrezik dëmtimi të trurit apo të infarktit të zemrës. Ju duhet të vlerësoni kushtet e tij, që të dini si ta traj-toni. Nëse i ka rënë të fikët, por merr frymë dhe ka puls, ju duhet të thërrisni për ndihmë dhe ta shtrini. Nëse është pa ndjenja dhe nuk merr frymë, por ka puls, bëjini frymë-

marrje artificiale. Nëse nuk merr frymë dhe nuk ka puls, ju duhet t’i shtypni kraharorin, duke i bërë edhe frymëmarrje artificiale. Këto janë pak të ndryshme për foshnjat dhe për fëmijët.

Vlerësimi i gjendjes së një foshnjeje

Kontrolloni nëse është i vetë-dijshëmShihni nëse fëmija është i vetëdij-shëm duke thirrur emrin e tij dhe duke e shkundur lehtë apo duke i ngacmuar shputat e këmbve. Nëse nuk përgjigjet pas 10 sekondash kërkoni ndihmë.

Pastroni rrugët e frymëmarrjes Shikoni në gojën e fëmijës nëse ka ndonjë pengesë dhe hiqjani. Hapi-ni rrugët e frymëmarrjes duke i ngritur mjekrën pak lart dhe duke i tërhequr kokën prapa shumë lehtë.

Kontrolloni për frymëmarrjenShikoni nëse kraharori ulet dhe ngrihet. Ndiejini frymëmarrjen në faqen tuaj. Nëse nuk merr frymë, pas 5 sekondash duhet t’i bëni frymëmarrje artificiale dhe pastaj kontrollojini pulsin.

Kontrollojini pulsinVendosini dy gishtat në pjesën e brendshme të krahut, mbi bërryl dhe shtypeni lehtë. Nëse nuk ndje-ni asnjë puls pas pesë sekondash, shtypini gjoksin dhe bëjini frymë-

493NDIHMA E SHPEJTË

marrje artificiale për një minutë pastaj thërrisni ambulancën.

Vlerësimi i gjendjes së një fëmije

Kontrolloni nëse është i vetëdij-shëmShihni nëse fëmija është i vetëdij-shëm duke i thirrur emrin dhe duke e shkundur lehtë, apo duke e pickuar. Nëse nuk përgjigjet pas 10 sekondash kërkoni ndihmë.

Pastroni rrugët e frymëmarrjesShikoni në gojën e fëmijës nëse ka ndonjë pengesë dhe hiqjani. Hapini rrugët e frymëmarrjes duke i vendosur dy gishtat nen mjekër, duke i ngritur mjekrën pak lart dhe duke i tërhequr kokën prapa shumë lehtë, me dorën në ballë.

Kontrolloni për frymëmarrjen.Shikoni nëse kraharori ulet dhe ngrihet. Ndiejini frymëmarrjen në faqen tuaj. Nëse nuk merr frymë, pas 5 sekondash duhet t’i bëni frymëmarrje artificiale dhe pastaj kontrollojini pulsin.

Kontrollojini pulsin.Shihini nëse i rreh zemra. Ju mund ta gjeni pulsin duke i vendosur dy gishta në anë të qafës. Nëse nuk ndjeni puls, shtypini gjoksin dhe bëjini frymëmarrje artificiale. Thërrisni një ambulancë dhe pastaj vazhdoni përsëri.

Frymëmarrja artificiale për foshnjat

Hapini rrugët e frymëmarrjesShtrijeni fëmijën dhe kontrollojini gojën. Hiqini pengesën me kujdes nëse ka. Ngrijani pak mjekrën dhe tërhiqini kokën poshtë.

Jepini frymëVendoseni gojën tuaj te goja dhe vrimat e hundës së foshnjës dhe fryjini tek goja, që t’i ngrihet kra-harori. Hiqni buzët dhe lëreni kra-harorin të ulet. Vazhdoni t’i jepni frymë çdo tre sekonda.

Kontrollojini pulsinPas një minute frymëmarrjeje ar-tificiale, kontrolloni pulsin sipas mënyrës që përmendëm më sipër.

Figura 35. Frymëmarrja artifi ciale për foshnjat

494

Nëse nuk ka fare puls ose ka më pak se 60 të rrahura për minutë, kombinoni frymëmarrjen artifici-ale me shtypjen e gjoksit. Pas një minute lajmëroni një ambulancë.

Frymëmarrja artificiale për

fëmijët

Hapini rrugët e frymëmarrjes (Njëlloj si te foshnjat).

Frymëmarrja artificiale tek një fëmijë më i rritur

Jepini frymëMbyllini hundët fëmijës me gish-tat tuaj, vendosni gojën tuaj mbi gojën e tij dhe jepini frymë de-risa t’i ngrihet kraharori. Hiqeni gojën nga goja e tij dhe lerini t’i ulet kraharori. Vazhdoni t’i jepni frymë çdo 3 sekonda.

Kontrolloni pulsin

Pas një minute frymëmarrjeje arti-ficiale kontrolloni pulsin në qafën e fëmijës. Nëse nuk ndjeni pulsin, kombinoni shtypjen e gjoksit me frymëmarrjen artificiale për një minutë, pastaj thërrisni një am-bulancë. Nëse ka puls, vazhdoni frymëmarrjen artificiale duke kon-trolluar pulsin çdo një minutë.

Shtypja e kraharorit tek foshnjat

Poziciononi gishtat. Shtypja e gjoksit e kombinuar me frymëma-rrjen artificiale është e nevojshme kur fëmija nuk ka puls dhe nuk merr frymë. Vendoseni shtrirë dhe verini dy gishta në mes të kraha-rorit.

Shtypeni kraharorin. Shtypni fort kraharorin me dy gishta. Duhet ta shtypni 5 herë gjatë 3 sekondash. Duhet të shtypni poshtë në një thellësi rreth 2 cm . Kini kujdes të mos shtypni shumë fort dhe shumë thellë, se mund dëmtoni foshnjen.

Bëjini frymëmarrje artifi ciale (siç thamë më lart.)

Shtypja e kraharorit te fëmijët

Poziciononi dorën. Shtrijeni fëmi-jën me kurriz. Vendosni gishtin e mesit të njërës dorë në gropën e kockës së kraharoritt dhe gishtin tregues mbi të. Pastaj vendosni dorën tjetër të mbledhur grusht mbi gishtin tregues.

ANEKSE

Figura 36. Hapini rrugët e frymë-marrjes (njëlloj si te foshnjat)

495NDIHMA E SHPEJTË

Shtypeni kraharorin. Hiqini gish-tat nga kocka e kraharorit dhe me dorën tjetër të mbledhur grusht shtypni me forcë kraharorin rrreth 3 cm thellë. Bëni 5 shtypje në tre sekonda.

Bëni frymëmarrjen artificiale. Pas pesë shtypjesh të kraharo-rit jepni një frymërrje. Matni pa pushim pulsin e fëmijës, për të parë nëse ka ndonjë përmirësim. Kombinoni 5 shtypje të kraharorit çdo tre sekonda me një frymëma-rrje artificiale.

GJENDJA E SHOKUT

Në përgjithësi, gjendja e sho-kut mendohet si reagim emo-

cional ndaj një ngjarjeje stresante. Në kuptimin mjekësor, gjendja e shokut ka të bëje me një rënie të presionit të gjakut, që çon në mos-

furnizimin e trupit me gjak. Nëse nuk trajtohet menjëherë, organet pushojnë së funksionuari dhe fëmi-ja mund të vdesë. Gjendja e shokut keqësohet nga frika dhe dhimbja të cilat shoqërojnë çdo aksident.

ShenjatPuls i shpejtë, zbehtësi, nxirje e buzës dhe djersitje. Kur shokimi vazhdon, fëmija ka etje, mund të vjellë dhe t’i merren mendtë. Frymëmarrja bëhet e shpejtë dhe jo e thellë. Pulsi shpejtohet më tepër dhe bëhet i parregullt.

Kur shokimi vazhdon, gjaku kalon nga sipërfaqja e trupit për në zemër dhe furnizimi i trurit me ok-sigjen pakësohet. Në rastet shumë të rënda, kur furnizimi i trurit me oksigjen është i pamjaftueshëm, fëmija mund të bëhet i paqetë dhe ankthioz. Më në fund do të hum-basë vetëdijen dhe zemra do të

Figura 37. Masazhi i zemrës tek foshnja

496

ndalojë së funksionuari. Çfarë duhet bërë? Thërrisni ambulancën sa më shpejt. Nëse ka humbur gjak, përpiquni ta ndaloni gjakderdhjen. Lëvizeni sa më pak të jetë e mundur dhe shtri-jeni duke ia ngritur këmbët me jas-tëk, që të jenë më lart se kraharori. Kjo ndihmon që gjaku të shkojë me lehtë në zemër. Fëmija mund të jetë shumë në ankth. Qëndrojini pranë dhe qetësojeni. Kujdesuni që mjedisi në të cilin ndodhet fëmija të jetë i ngrohtë, por jo shumë i nxehtë. Nëse fëmija kalon në shok për shkak dëmtimi (plagosjeje), mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Kështu që mos i jep-ni të pijë apo të hajë. Nëse është i etur, lagini pak buzën dhe kon-trolloni herë pas herë pulsin dhe frymëmarrjen. Bëni frymëmarrje artificiale nëse është e nevojshme.

Shkaqet e shokut

Ka dy shkaqe kryesore: një rënie e menjëhershme e tensionit të gjakut si pasojë e një paralize të nervave ose humbje gjaku apo e lëngjeve të trupit si për shembull, në rastet e djegieve të rënda.

Një aksident mund të çojë në gjakrrjedhje të rëndë që ul sasinë e gjakut në trup. Humbja e papritur e lëngjeve mund të çojë në shok, veçanërisht nëse fëmija ka ethe, të vjella apo diarre dhe lëngjet nuk

zëvendësohen. Presioni i gjakut mund të ulet shumë nëse ka një reaksion alergjik të shkaktuar nga një ushqim, pickim apo ilaç. Në rastin e alergjisë, qelizat e trupit furnizohen në mënyrë të pamjaf-tueshme me oksigjen. Kjo gjendje njihet me emrin shoku anafilaktik.

Shkaqe të tjera të shokut janë peri-toniti, dëmtimi i shtyllës kurrizore dhe disa lloje helmimesh.

BLLOKIMI I FRYMËMARRJES

Nëse rrugët e frymëmarrjes bllokohen, fëmija nuk merr

dot oksigjen dhe mund t’i bjerë të fikët.

Çfarë bëhet në këto raste?

Për një foshnje: Goditjet në kurriz. Mbajeni fëmi-jën me kokë poshtë dhe bjerini në kurriz fort pesë herë në pjesën midis shpatullave.

Kontrolloni gojën e foshnjës. Hape-ni gojën duke vendosur gishtin në gjuhë. Nëse e shikoni pengesën hiqeni me gisht, por mos e shtyni më shumë gishtin në fyt.

Shtypja e kraharorit (është njësoj si në rastin e frymëmarrjes artifi-ciale, vetëm se fëmijën vendoseni me kokë poshtë dhe jo të shtrirë.)

ANEKSE

497NDIHMA E SHPEJTË

Për një fëmijë:

Goditja në kurriz. Nxiteni fëmijën të kollitet, që të nxjerrë pengesën. Nëse nuk mundet, mbështeteni tek gjunjët tuaj me kokën poshtë

dhe gjuajini me dorë pesë herë në pjesën midis shpatullave.

Shtypja e kraharorit. Është e njëjtë si në rastin e frymëmarrjes artificiale te fëmijët.

Figura 38. Goditje në shpinë Goditje në kraharor

Figura 39. Goditje në shpinë Goditje nga përpara

498

Shtypja në vendin ku mbarojnë kockat e kraharorit dhe fi llon barku. Vendoseni pëllëmbën e njërës dorë në boshllëkun mes kockave të kraharorit dhe barkut dhe lëvi-zeni dorën lart e poshtë pesë herë. Kontrolloni përsëri gojën e fëmi-jës. Nëse pengesa nuk ka ikur, lajmëroni një ambulancë.

SHOKU ELEKTRIK

Fëmija mund të pësojë shok elektrik nëse e zë korenti nga

një defekt, apo nga prekja e prizave të korentit me duar të lagura.

ShenjatNë rastet e rënda fëmijës mund t’i bjerë të fikët ose mund t’i ndalojnë rrahjet e zemrës. Në rastet e lehta ai mund të pësojë djegie të lehta.

Çfarë duhet bërë? Ndërprisni kontaktin mes fëmijës dhe burimit të elektricitetit. Kjo mund të bëhet ose duke mbyllur siguresën qëndrore ose duke hequr spinën nga priza. Po ashtu ju mund ta shkëpusni fëmijën nga burimi i elektricitetit, duke e shtyrë atë me një send që nuk e përcjell elektri-citetin, ose duke e kapur nga rro-bat.

Sapo të keni ndërprerë kontaktin, shihni nëse fëmija ka pësuar dje-gie. Nëse ato janë të rënda dhe nëse fëmija ka humbur vetëdijen, thër-

ANEKSE

risni një ambulancë. Ndërkohë, trajtojini plagët e fëmijës duke i lagur me një napë të pastër me ujë të ftohtë. Nëse fëmija ka pësuar shok, bëni frymëmarrje artificiale.

HELMIMI

Helmimi mund të ndodhë nga ilaçet apo nga bimët hel-

muese. ShenjatNjë kimikat helmues shpesh të djeg gojën dhe mund t’i shkak-tojë fëmijës të vjella dhe diarre. Kimikatet shumë helmuese mund ta bëjnë të humbë vetëdijen dhe të ketë konvulsione.

Çfarë të bëni? Përpiquni të identifikoni helmin. Thërrisni mjekun dhe ambulancën, mbani një pjesë të substancës helmuese që t’i tregoni mjekut se kur dhe sa piu.

Nëse dyshoni ose e dini me siguri se fëmija ka gëlltitur helm, mos u përpiqni që ai të vjellë. Nëse helmi do të nxirret jashtë përmes të vje-llit, ai do të shkaktojë po aq dëme sa edhe në kohën që u gëlltit. Më mirë jepini fëmijës të pijë sasi të vogla qumështi apo uji. Nëse humb vetëdijen, mundohuni ta sillni në vete përmes frymëmarrjes artificiale.

499NDIHMA E SHPEJTË

MBYTJA NË UJË

Një fëmijë mund të mbytet edhe në një vend me ujë 5 cm të

thellë, kështu që mos e lini kurrë fëmijën vetëm afër një pishine, tu-

aleti apo madje edhe një kove me ujë. Nëse një fëmijë i mbytur në ujë nuk do të sillet shpejt në vete, mund të asfiksohet dhe të vdesë.

Si ta shpëtoni?Kur fëmija mbytet në një vend që ka shumë ujë, është e rrezikshme për ju edhe fëmijën, kështu që mundohuni ta shpëtoni pa u futur vetë në ujë. Përpiquni ta arrini atë duke i zgjatur duart ose ndonjë send të gjatë. Futuni në ujë vetëm nëqoftëse nuk keni mundësi tjetër. Kur ta mbani fëmijën në krahë, kujdesuni që koka e tij të jetë më poshtë sesa kraharori.

Figura 40. Shoku elektrik

Çfarë të bëni? Çojeni fëmijën në vend të thatë dhe pa e zhveshur futeni në batani-je. Kontrollojini rrugët e frymë-marrjes, frymëmarrjen dhe pulsin dhe bëjini frymëmarrje artificiale nëse është e nevojshme. Çojeni vetë në spital ose thirrni një am-bulancë. Fëmija duhet të marrë në çdo rast ndihmë mjekësore, sepse megjithëse mund të duket i shëruar, mund të vuajë nga ajo që quhet “mbytje sekondare”, kur enjten rrugët e kalimit të ajrit. Po kështu fëmija mund të ketë nevojë të traj-tohet për hipotermi (ulje të temperaturës trupore).

GJAKRRJEDHJA

Prerjet e vogla dhe gërvishjet nuk janë shumë serioze. Po të

mos infektohen, ato mund të traj-tohen në shtëpi. Gjakrrjedhjet e jashtme të rënda, apo gjakrrjedh-jet e brendshme mund të çojnë në shok dhe më në fund në humbje te vetëdijes. Këto duhet të trajtohen si raste urgjence.

Çfarë të bëni? Gjakrrjedhje e rëndë e jashtmeNëse plaga është mbuluar, zbulo-jeni dhe pastrojeni me një rrobë të patër. Nëse ka copëza xhami, mos u përpiqni t’i hiqni me dorë. Në vend të kësaj, ushtroni presion në të dy anët e plagës. Shtrijeni fëmi-

500 ANEKSE

jën duke e mbajtur pjesën e trupit të dëmtuar në një pozicion më të ngritur se zemra, për të pakësuar rrjedhjen e gjakut nga plaga. Mos përdorni kapse, por vendosni një copë sipër plagës dhe lidheni mirë me fasho. Nëse ka copëza xhami, lidheni me fasho duke u munduar që të mos i shtyni ato më thellë në plagë. Thërrisni menjëherë një ambulancë.

Gjakrrjedhje e brendshmeNëse fëmija tregon shenja shoku ose nëse ka gjakrrjedhje nga veshët, hunda, goja apo vagina, duhet të dyshoni për gjakrrjedhje të brendshme. Trajtojeni fëmijën si në rastin e gjendjes së shokut dhe thërrisni një ambulancë.

DJEGIET

Shkalla e djegieve përcaktohet në bazë të përmasës së dëm-

timit të lëkurës. Djegiet mund të jenë të lehta, mesatare apo shumë të rënda në rastet kur të gjitha shtre-sat e lëkurës janë të dëmtuara, ma-dje dhe nervat dhe muskujt. Nëse djegjiet janë të lehta mund të traj-tohen në shtëpi. Në të gjitha rastet e tjera ju duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

Çfarë të bëni? Nëse djegia është e vogël, shpë-lajeni me ujë të ftohtë dhe mbu-lojeni me një pecetë sterile, për ta

mbrojtur nga bakteret. Nëse djegia është e rëndë thërrisni ambulancën, pastaj shtrijeni fëmijën dhe hidhi-ni ujë të ftohtë në zonën e djegur për rreth 10 min. Hiqini rrobat, në rast se nuk kanë ngjitur me plagën. Kontrolloni frymëmarrjen dhe pulsin e fëmijës. Nëse lind nevoja, bëni frymëmarrje artificiale.

Kini kujdes:• Mos prekni zonën e djegur • Mos përdorni locione apo vajra

në vendin e djegur• Mos vendosni leukoplast• Mos hiqni asgjë që është e ngji-

tur tek plaga. Mund t’i shkak-toni më shumë dëmtim lëkurës dhe ta infektoni.

• Mos e ftohni shumë fëmijën (duke përdorur të ftohta) nëse ka djegie të rënda sepse kjo mund ta çojë në hipotermi (ulje të temperaturës).

DËMTIMET NË KOKË

Nëse fëmija vret kokën, do ta marrë veten brenda disa

minutash. Nëse ai e përplas shumë kokën, mund të ketë enjtje. Plagët e kokës të cilave duhet t’i kushtojmë vëmendje janë ato që shkaktojnë gjakrrjedhje apo që çojnë në gjënd-je shoku, madje edhe disa orë mbas dëmtimit. Shihni se mos fëmija ka marrje mendsh, dhimbje koke, të vjella.

501NDIHMA E SHPEJTË

ShenjatShenjat e lehta përfshijnë një dhim-bje koke dhe ënjtje në vendin e go-ditur. Nëse plaga është më e rëndë, fëmija mund të humbë vetëdijen, mund të jetë i tronditur apo të ketë të vjella. Shqetësimet e shikimit dhe dhimbjet e kokës janë të zakon-shme.

Gjakrrjedhja nga veshët apo hunda mund të tregojnë një frakturë të kafkës. Kjo duhet të trajtohet si një rast urgjence.

Çfarë të bëni?Nëse fëmija është pa ndjenja, thë-rrisni ambulancën. Bëni frymëmar-rje artificiale. Nëse ka gjakrrjedh-je nga skalpi i kokës, hunda apo veshët, përdorni një napë të pastër për të ndaluar rrjedhjen. Mos e prekni plagën me gishta. Nëse gjakrrjedhja pushon, lidheni plagën. Nëse plaga është e madhe çojeni në spital për ta qepur dhe nëse ka një prerje shumë të vogël, lajeni dhe pastrojeni mirë.

TRONDITJA E TRURIT

Një fëmijë që përplas kokën mund të ketë shenja të tron-

ditjes, e cila është një shqetësim i përkohshëm i trurit. Fëmijës do t’i bjerë të fikët për pak kohë. Atij mund t’i merren mendtë apo t’i vijë për të vjellë. Mund edhe të mos mbajë mend si i ndodhi përplasja.

Tronditja mund të shfaqet disa orë mbas përplasjes, kështu që kujde-suni për fëmijën rreth 24 orë mbas dëmtimit. Nëse shenjat vazhdojnë për më tepër se pak ditë, flisni me një mjek.

Shkaqet e tronditjesTruri nuk është i fiksuar fort bren-da kafkës, kështu që ai mund të lëvizë disi brenda saj. Në rastet e goditjeve të forta truri shkun-det dhe përplaset pas kafkës. Kjo shkakton tronditjen e tij.

DËMTIMET E SYRIT

Dëmtimet në sy duhet të merren shumë seriozisht. Dëmtimet

e zakonshme të syrit janë: futja e një trupi të huaj apo një kimikati në sy, një përplasje që shkakton nxirjen e syrit, apo prerje brenda apo pranë syrit.

ShenjatKëto ndryshojnë sipas tipit të dëmtimit, por mund të jenë nxirrje e syrit, dhimbje, pamundësi për të hapur syrin apo spazma të qepallës së syrit. Po ashtu fëmijës mund t’i dëmtohet shikimi, dhe nëse është dëmtuar kokërdhoku i syrit mund të ketë pak gjakrrjedhje.

Çfarë të bëni? • Nëse fëmija ka një trup të huaj

në sy, hiqeni duke përdorur anën e një shamie ose duke e

502 ANEKSE

shplarë syrin. Nëse trupi i huaj ka mbetur në sy, vendosni një napë dhe dhe çojeni fëmijën te mjeku.

• Nëse syri është goditur, ven-dosni mbi të një napë të lagur me ujë të ftohtë për të ulur nxir-jen.

• Nëse fëmijës i ka rënë ndonjë substancë kimike në sy, shpë-lajeni fort syrin me ujë për rreth 15 minuta dhe më pas çojeni në urgjencë.

• Nëse fëmija ka prerë syrin, ven-dosni një napë të pastër mbi të dhe çojeni në urgjencë.

FRAKTURA DHE NDRYDHJA

duhet të trajtohen në spital. Mbaje-ni fëmijën sa më qetë të mundeni dhe mos e lini të pijë apo të hajë.

Kini kujdesNëse dyshoni se fëmija ka frakturë të shtyllës kurrizore, mos e lejoni të lëvizë aspak, madje as kokën. Nëse ka një dëmtim të vogël në shtyllën kurrizore, fëmija ka djegie dhe madje humbje të ndjenjave.

GODITJA NGA DIELLI

Kur trupi i fëmijës ngrohet shumë si pasojë e ekspozimit

ndaj një të ngrohti shumë të madh, mekanizmi i kontrollit të tempe-raturës në tru ndalon dhe gjënd-rat e djersitjes nuk funksionojnë më. Temperatura e fëmijës mund të arrijë gjer në 40 gradë celcius dhe mund edhe të humbasë vetëdi-jen dhe të ndalojë frymëmarrjen. Megjithatë, shumica e rasteve janë të lehta.

ShenjatEdhe pse lëkura duket e ngrohtë, ajo është e thatë. Fëmija është i përgjumur dhe letargjik dhe mund të ketë një puls të shpejtë. Në ras-tet e rënda fëmija bëhet konfuz, fillon të humbasë vetëdijen dhe ndalon frymëmarrjen.

Çfarë duhet bërë ?Hiqjani fëmijës rrobat dhe ven-doseni në një vend të freskët. Thërrsini një doktor. Ndërkohë

Fraktura më e zakonshme është një frakturë në të cilën koc-

ka përkulet dhe thyhet. Fraktura të tjera mund të jenë: frakturat e thjeshta (krisje e kockës) dhe frak-turat e ndërlikuara (kocka thyhet dhe dëmtohet edhe lëkura). Përveç këtyre fëmija mund të ndrydhë kyçet në pjesë të ndryshme të tru-pit.

ShenjatFëmija e ka vështirë të lëvizë, ka dhimbje, ënjtje dhe nxirje dhe ndoshta një plagë në anën e dëm-timit.

Çfarë të bëni?Të gjitha frakturat dhe ndrydhjet

503NDIHMA E SHPEJTË

mbështilleni fëmijën në një çarçaf të lagur me ujë të ftohtë. Vendosni një copë akulli në ballin e fëmi-jës, jepini të pijë shumë lëngje të freskëta, freskojeni me ventilator trupin e tij. Kontrolloni çdo minutë temperaturën dhe pulsin. Kur tem-peratura të ulet në 37.2 gradë Cel-cius, ndaloni freskimin e fëmijës. Nëse fëmija humbet vetëdijen, bëni frymëmarrje artifi ciale.

HIPOTERMIA

Nëse fëmija ftohet nga ekspozi-mi në një vend shumë të

ftohtë, ai mund të vuajë nga hipo-termia, një gjendje e tillë kur tem-peratura e trupit ulet nën 35 gradë Celcius. Hipotermia e rëndë ndodh kur temperatura e trupit bie nën 26 gradë Celcius. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme sepse zemra, mëlçia, mushkëritë dhe aparati tretës mund të ndalojnë punën.

ShenjatFëmija mund të dridhet dhe lëkurën e ka të ftohtë dhe të thatë. Ai mund të ketë ngjyrë të verdhë ose blu dhe të marr frymë me vështirësi. Është letargjik, apatik, i heshtur dhe në raste të rënda, mund të humbë vetëdijen.

Çfarë të bëni? Hiqini fëmijës rrobat e lagura, vish-eni me rroba të thara mirë, mbështi-lleni me një batanije të ngrohtë dhe mbajeni pranë trupit tuaj. Thërrisni një mjek menjëherë.

Fëmijët më të rritur mund të ngro-hen me një dush të ngrohtë dhe me pije të ëmbla të ngrohta. Kontrollo-ni shpesh temperaturën e fëmijës. Nëse nuk ka shenja se fëmija po ngrohet, ose nëse ai humb vetëdi-jen, thërrisni menjëherë mjekun. Mos vendosni kurrë një shishe ose diçka tjetër të ngrohtë, direkt në lëkurën e fëmijës.

Ndihma e shpejtë e përditshme

Ndërsa fëmija juaj rritet, ai do të pësojë një sërë aksidentesh

të zakonshme, si për shembull kaf-shimet nga kafshët, pickimet nga insektet, gërvishje, flluska etj. Në

shumicën e kohës këto nuk janë serioze dhe mund të trajtohen në shtëpi me disa teknika të thjeshta të ndihmës së shpejtë.

504

KAFSHIMET NGA KAFSHËT

Fëmijët mund të kafshohen za-konisht nga macet dhe qentë.

Këto kafshime mund të jenë trau-matike për fëmijën, por zakonisht nuk janë serioze. Rreziku kryesor është infektimi i plagës. Kërkoni ndihmë mjekësore menjëherë.

Çfarë të bëni? Shplani plagën mirë e mirë me ujë të ngrohtë. Përdorni dizinfektues. Nëse e kafshuara është e thellë, përpiquni të ndaloni gjakrrjedh-jen duke e shtrënguar plagën me një fashë të pastër. Çojeni fëmijën në spital .Ai mund të ketë nevojë për një gjilpërë kundër tetanozit. Mundohuni që ta qetësoni fëmijën e frikësuar.

PICKIMET NGA INSEKTET

Këto kafshime (pickimet nga mickonjat, bletët, mizat etj)

nuk janë serioze, me përjashtim të rasteve që japin alergji. Pickimet në qafë, në fyt janë të rrezikshme, sepse ënjtja prej tyre mund të bllo-kojë kanalet e kalimit të ajrit.

Çfarë të bëni?Përdorni kompresa të ftohta dhe më vonë pomada qetësuese për të lehtësuar dhimbjen. Nëse fëmija shfaq një reaksion alergjik, ju

ANEKSE

duhet të kërkoni menjëherë ndih-më mjekësore. Shenja të një reak-sioni alergjik janë ënjtja e faqes ose qafës, sytë e fryra, vështirësi në frymëmarrje, njolla të mëdha të kuqe në lëkurë.

FLLUSKAT

Kur lëkura digjet, formohen fl-luckat. Flluskat janë puçrra

të mbushura me ujë. Ato janë të zakonshme në shputat e këmbëve. Nuk janë shumë serioze, përveç rasteve kur shkaktohen nga djegia, kur infektohen apo kur janë shumë të mëdha.

Çfarë të bëni?Mos e plasni flluskën. Brenda një apo dy ditëve lëngu do të thahet. Për të ndihmuar, duhet ta mbulo-ni flluskën me një rrobë të pastër dhe ta mbani të thatë. Nëse flluska është shumë e madhe, duhet folur me mjekun.

TË PRERAT DHE GËRVISHTJET

Përveç rasteve kur janë të in-fektuara, nuk kërkojnë trajtim

tjetër përveç pomadës antiseptike. Një prerje që rrjedh shumë gjak mund të çojë në gjendje shoku, kështu që duhet trajtuar si një rast urgjent.

505NDIHMA E SHPEJTË E PËRDITSHME

Çfarë të bëni?Shplajeni plagën mirë me ujë të ftohtë dhe lajeni me sapun. Thaje-ni mirë dhe vendosni pomadë an-tiseptike. Mbulojeni me një fasho sterile. Nëse plaga është e pistë apo e thellë , ka rrezik infektimi dhe duhet ta çoni fëmijën në spital për të bërë gjilpërën kundër teta-nozit. Nëse e prera është shumë e thellë apo rrjedh gjak, çojeni fëmijën në spital menjëherë pasi mund të ketë nevojë për t’u qepur. Përpara se ta çoni në spital, lidheni fort plagën me një fashë.

TRUPI I HUAJ NË VESH

Gjërat që futen në vesh janë: rruaza të vogla, pjesë lodrash

dhe rrallë ndonjë insekt. Një trup i huaj mund të shkaktojë shurdhim të përkohshëm, infeksion veshi dhe mund të dëmtojë daullen e veshit.

Çfarë të bëni?Nëse fëmija ka një insekt në kana-lin e veshit, shtrijeni anash dhe hidhini ujë të vakët në vesh. Insek-ti do të dalë jashtë. Çdo lloj tjetër trupi i huaj duhet të trajtohet nga mjeku. Ai mund ta heqë dhe të traj-tojë edhe infeksionet e mëpasme. Ju mund ta ulni rrezikun e futjes së trupave të huaja në vesh, duke mos i dhënë fëmijës deri në moshën 3 vjeç lodra që janë të përbëra nga pjesë të vogla të zbërthyeshme.

TRUPI I HUAJ NË HUNDË

Nëse fëmija ka futur diçka në hundë ju mund ta vini re,

sepse do të ankohet për dhimbje. Duhen disa ditë që shenjat të bëhen të dukshme. Fëmija mund të ketë pak gjak nga hunda, vështirësi në frymëmarrje dhe enjtje, inflama-cion, të vrara rreth hundës. Një trup i huaj në hundë zakonisht nuk përbën ndonjë shqetësim serioz, por ka rrezik që fëmija ta thithë sendin, gjë që kërkon më vonë traj-tim në spital.

Çfarë të bëni? Mos i hiqni vetë sendet, sepse mund t’i shkaktoni ndonjë dëmtim fëmijës apo mund ta shtyni më tej sendin. Mbajeni të qetë, thojini që të marrë frymë nëpërmjet gojës dhe çojeni në spital.

ILAÇET QË DUHET TË MBANI NË SHTËPI

Në kohën e sotme kur farmacitë janë të shumta dhe gjithnjë

afër shtëpisë mund të keni ndonjë të tillë, duket e kotë të mbani në shtëpi një dollap të vogël vetëm për ilaçet që mund t`ju duhen në urgjencat e ndryshme.Por ky zakon, megjithëse sot nuk duket shumë i nevojshem, mund t`ju vlejë ende për urgjenca të vo-gla për familjen tuaj.

506

“Ndihma e Shpejtë” shtëpiake• Garza sterile, bende llastiku,

ankeplaste, leukoplaste të ma-dhësive të ndryshme, dizinfek-tant, jod, alkol etj, pambuk hi-drofil.

• Shiringa sterile me një për-dorim.

• Termometër me zhivë.• Borsa për ujë të ngrohtë e të

ftohtë.• Shurup për kollën zbutës sekre-

cionesh (mukolitik) apo qetë-sues i kollës së thatë.

• Pomadë kundër përndrydhjeve dhe traumave muskulare.

• Solucione me pika për dhimbje të papritura të dhëmbëve.

• Pomade antihistaminike (kundër alergjisë) për pickime insektesh, apo njolla në lëkurë me origjinë alergjike.

• Ilaçe kundër temperaturës dhe dhimbjeve të kokës, dhëmbëve

etj, paracetamol, ibuprofen, va-lium suposte për fëmijë.

• Solucionin rehidrues, tresol për të vjellat dhe barkqitje.

Kujdes!• Dollapi, sirtari duhet vendoset

në një vend të freskët, të thatë, i mbrojtur nga drita e diellit apo nxehtësive dhe mbi të gjitha i siguruar mirë nga fëmijët.

• Shishet e hapura, shurupet me tapën e pambyllur mirë, janë burime për ndotjen nga bak-teriet, prandaj duhen ruajtur si duhet, ose flakur tutje.

• Kontrolloni gjithnjë datën se kur këto ilaçe skadojnë dhe mbështillini mirë e hidhini në plehra, në vende ku nuk mund të arrihen nga fëmijët.

ANEKSE

507V

Indeks

abuzim 409,411agresiv 407,428(të) afërm 101,396ajër 51aktivitet 139,173,189,213,251alergjitë 484,485alkool 23ankth 99,361,446aspirinë 433autoritet 319azma 468

barku 45,68,145bebe 4,153,307belbëzim 319,320biberon 120,507braktisje 276

çerdhe 297dado 121dashuri 146divorc 399,401,403dëgjim 72,142,336dëmtim 500,501dënim 273depresion 24,38disiplinë 194djegie 368,487,500ditëlindje 199duhani 23,469

dhëmbë 150,477dhimbje 446,477

errësirë 235,304

fantazi 318,366,416të folurit 154,181,206,344,376frikë 339,342,354.360fruta 111,445

gojë 151,477gënjeshtra 337,366

gji 20,72,74,89,93,94,99,254,447,455,458,484gjini 254,394,400gisht 151gjumi 137,173,189,212,250,358

hiperativ 191,192hundë 144,505

imagjinatë 252,333ilaç 89,505

jashtëqitje 438

kafshim 281,504kalçium 17,238kokë 37,44,144

508 INDEKS

kontroll mjeksor 3,221,303kontraksioni 33,490kopsht 294,363,390krem kundër diellit 122,480krevat 29,32,507kujdestare 141,175,255,261,,271,273,277

lexim 299,377lëkurë 483,487libra 142,207,234lindje 3,9,15,397lodra 143,175,252,287,427loja 139,173,251,327,351,

masazh 8, 80,111,144,495mbytje 441mbrojtje 99mirësjellje 195 ,mish 6,27,148 mjekim 55,451muzikë 66,268ndihmë 35,491

nxitje 133

oreks 210,237organe seksuale 57oborr 294,392

padurim 157panolina 30,51,52paralindje 35paracetamol 92,150pastroj 189pastërti 110,329penis 329pelena 252perime 131,166,211pesha 44,131,171

peshk 211,239prindërim 141,175,195,215,221,253,283,334,357,391,403,417 pushime 123,125qumësht 76,86,96,105,116,117,507e qarë 64,361refuzim 302

rrahje 15,281rregull 114,150,335,407rrethore 30,153,477rritur 363,494rrezik 20,290,457,409,411

rrëzim 437

seks 22,45,324,354sensualitet 324,354sëmundje 37,447,461,475,477,489siguri 286,292spital 418,419,421sy 54,131,476

shëtitje 53shok 257,495,498shoqëria 372,407shqisat 71,141shpërthim 277

televizor 283,417temperament 266 temperaturë 446,451tualet 172,188i turpshëm 217top 82,314

udhëtim 21,122,293,367,368ulërima 280urgjencë 458,491urinim 18,331,490,507

509

ushqim 27,160,165,168,171,186,211,239ushqyerje 74,99,113,118,237

vaksinë 77,424vaginë 37vdekje 5,69vesh 21,137,144,172,188,212,248,460,461,505

vëmendje 116,163vështirë 191,218vizitë 11,387

xhelozi 126,127,340,341,421,507,92,150

zemërimi 277,354

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Arti i rritjes së fëmijëve : Çdo gjë që duhet të dini ngashtatzania deri në moshën 6-vjeçare / Nedime Ceka,etj. - Tiranë : Pegi, 2005.510 f. : me il.. ; 23 cm.ISBN 99943-729-3-9I. Ceka, Nedime etj.

618.2-083 612.64 613.954 616 -053.2