Upload
others
View
26
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
2
Ilaz Thaçi U lind më vitin 1969 më fshatin Kryenik.Rrjedh prej një familjeje me tradita
atdhetare.Shkollën fillore e kreu në Han të Elezit, kurse të mesmen në Kaçanik, studimet
i vazhdoi në Shkollën eLlartë Pedagogjike në Gjakovë- grupin klasor. Punoi si mësues
në vendin e tij të lindjes në Kryenik deri në
momentin e fundit të jetës. Dha një kontribut
të veçantë me edukimin dhe arsimimin e
gjeneratës së re.
Gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, Ilazi luftoi
në Puset e Nikes dhe ishte anëtar i Brigadës
164”Gafurr Loku”. Pas përfundimit të luftës
Ilazi do t’i kthehet nxënësve të tij për t’ua
mësuar lirshëm shkronjat shqipe në fshatin e tij.
Zëri i lirsë së atdheut të copëtuar nuk e linte të
qetë, ndaj ai u angazhua me tërë forcën në luftë
në dy fronte:atë të penës dhe të pushkës . Së
bashku me të rinjtë e fshatit do të furnizojë
Ushtrinë Çlirimtare \\Kombëtare me të gjitha
nevojat ushtarake. Kësisoj si njësia furnizues do
të japë një kontribut shumë të rëndësishme të
luftës së lavdishme të Malësisë së Sharrit.Gjatë
luftës në fshatin Greçan në mes të luftrave të
UÇK-së dhe forcave sllavomaqedonse Ilazi
ndodhej në oborrin e shkollës,ku dhe vritet
mesuesi Ilaz Thaçi, Baki Krasniqi ,gazetari
anglez Kerim Lejton dhe Raif Thaqi,kurse u
plagosen dhjetra fshatarë tjerë.
Ishte dita 29 Marsi dite e kobshme per Kryenikun dhe mbarë Kosoven sepse humben
njerzit qe i kontribuan pa hezitim çeshtjes kombetare
Prandaj ne me emrin e tij te lavdishem e mbajm emrin e shkolles sone fillore ai shpetoi
jeten e shume femijeve.
“Nga gjaku i tij rrjedh liria”.
Arjeta Beça-VIII-1
E VËRTETA SH…
DREJTUES: Fadil Curri
KRYEREDAKTOR: Akif Shkreta
REDAKSIA: Selvete Livoreka, Akif Shkreta, Fadil Curri,
Kadrie Lika -Troni, Arif Mulaku
Përpunimi kompjuterik: Nexhmedin Kalisi, Valon Livoreka
Realizimi kompjuterik: Bedri Bushi
Adresa: Shkolla fillore “Ilaz Thaçi”, Han i Elezit
Boton Aktivi i Gjuhës Shqipe dhe i Letërsisë
3
SHKOLLA IME
Shkollë e ndershme e krenare
Na mesove e nuk u ndale
Je hyjneshë e dashurisë
Je mrekulli e fëmijërisë
Në klasen e parë kur fillova
Me abetarën u njoftova
Abetaren kur e shfletova
Shkronjat e arta në të i mësova
Prandaj librin shumë e çmoj
Se hapat e jetës mi mësoj
VULLNET SOPA, VIII-1
KOSOVA
Oj Kosovë, Kosova jone
Në ty lindën trimat tanë
E dhanë jetën për liri
Për Kosovë e për Arbëri
Në çdo anë e në çdo fshat
Pate trima si Jashar’t.
Islam MALIQI, VII
Mërgimi Nuk jam poet,
por dua të shkruaj,
se jam shumë e mërzitur
këtu, në vendin e huaj.
Më kujtohet dita
kur u nisëm për mëgim,
kur e lash vendlindjen time
në flakë e në tym.
Kur u ktheva përsëri.
e gjeta Kosovën e lirë
me shumë dëshirën që kemi
të pavarur të jemi.
Mevlije Meliqi, VIII-
4
Jusuf Gervlla
1945-1982 Jusuf Gërvalla u lind më 1 tetor 1945 ne Dubovik, komuna
e Deçanit.
Kur ishte 6 vjet i vdiq i ati.Më 1959 familja e tij u shperngul
ne Slloveni, ndërsa ai mbet në Kosovë te daja i tij në
Pejë për të mbaruar shkollimin. Pasojat e ndarjës nga
familja hetohën më vonë në një poezi te tij:
E kam braktis vendlindjen
e kam braktis shtepinë
shurepave tuaja të larta
peng ua lash fëmijërinë
U nisa,baba,në kullën dikur si zgurr,Ja kaq I vogel,po
edhe burrë… Më 1971 Jusufi punësohet në Shkup ne flaken e vëllazerimit.Përpos gazetarisë dhe
letërsisë, Jusufi kishte emër në estradën e Kosoves, kishte inqizuar rreth 200
kenge.Veprat e tij te njohura jane”Fluturojme e biem” e botuar ne Shkup, “Dy florinj te
nje dashurie” i pabatuar,”Rrotulli” roman i botuar pas vrasjes…Pas vdekjës së tij botohet
edhe drama “Procesi”. Me 14 dhjetor 1979,pasi iu arrestuan disa shokë të lëvizjes,
Jusufi detyrohet te largohet nga Kosova,ku shkoi në Gjermani.
Me 17 janar 1980 iu bashkua edhe gruaja Suzana, fëmijët Premtoni, Donika dhe Egzoni.
Veprimtarinë e tij atdhetare nuk e ndali edhe në Gjermani duke dhënë kontribut të
çmuar në botimin e shumë gazetave kombëtare shqipe.
Më 17 janar 1982 plagoset nga dora vrasëse për vdekje ,në atentat dhe vdes pas 4 orësh
në spitalin e Helibroon-it nga atentati i dyfisht nga mjeku serb.
Kadri Zeka
1953-1982
U lind me 25.04.1953 ne fshatin Poliqkë të Dardanës .Që
nga viti 1973 Kadri Zeka u takonte radhëve të organizuara
te “Grupit Revolucionar”. Ishte në një celulë me Rexhep
Malën , Hilmi Ramadanin dhe Hydajet Hysenin.
Pas gjurmimeve sistematike të UDB-s , aty ka marsi i vitit
1978 hetohet veprimtaria e tij dhe Hydajet Hysenit.
Te vetdijshëm për rrezikimin e drejtperdrejt arratisen nga
Kosova në Zvicerr.Kadri Zeka kontriboin në hartimin e
shperndarjen e “Tezave rreth Frontit Popullor për
Republikën e Kosovës” , ku u shpërndanë në Kosovë. Në
fjalimet e tij para mergimtarëve Kadri Zeka ishte konkurent
dhe drejtues:
“Të luftoni të parreshtuar e me te gjitha forcat derisa te realizohen te dejtat e popullit
tonë”.
Kadriu te vëllezërit Gërvalla kishte gjetur shokë ideali , të luftës e për pjekjeve.
Ata rreth një vit veprojnë bashkë të pandarë.
Prandaj nuk është e rastit pse ata nuk i ndau as vdekja.
5
Bardhosh Gërvalla
1951-1982
U lind më 1951 ne Dubovik ,vëlla i Jusufit.
Bardhoshi studion gjuhën angleze dhe u mirrte po ashtu si i
vëllai me muzikë , ku kendonin bashkë.
Organizoi e ndihmoi ne Gjermani manifestimeve te
mërgimtarëve që kishin per synim zgjerimin e Lëvizjes për
Pavarësi.
Shtëpia e tij në Gjermani ishte sofra e të gjithë hallgjinjëve dhe
njerëzve që kishin vendosur t’i dalin shtetit serb përballë.
Pas vetës la tre fëmijë krejtë të njomë.
Natë e kobshme për të gjithë shqiptarët ishte nata e 17 Janarit
të vitit 1982. Në Untergrupenbah të Gjermanisë, UDB-ja vrau
në pritë tre heronjtë,por idealin e tyre nuk e vrau do...
URTËSI...
“Te ne është ndezur shkëndija e luftës së pashmangshme nacionalçlirimtare
konturat e së cilës po duken në horizont”.-Jusuf Gërvalla
“Të nxirret pjesa e robëruar e tokave dhe popullit shqiptar nga kthetrat e
përgjakshme të social-shovinistëve dhe të çohet në vend vullneti i popullit tonë.
Bashkimi me vendin amë Shqipërinë është një e drejtë historike që iu mohua por
nuk iu çrrënjos kurrë popullit tonë”.-Jusuf Gërvalla
“Kosovën pa pushtues,pa shtypës e shfrytëzues,të lirë,të bashkuar me atdheun amë
do ta bëjë gjaku i pastër i bijve më të mirë të saj”.-Kadri Zeka 1980
“Luftëtarë i vërtet dhe birë besnik mbetët vetëm ai që në çdo hap bazohet në
interesa të popullit”.-Jusuf Gërvalla
“Sot e gjithë Kosova jonë e shtrenjtë është në rrethim. Është shndërruar në llogore
lufte me tankun dhe bajonetën e ushtarit pushtues armiku po mundohet të mbysë në
gjak popullin tonë heroik rininë tonë revolucionare”.-Kadri Zeka 1981
“Sytë mu mbushen me lot, grushtin ngrita përpjetë u betova në gjakun e
dëshmorëve se do të luftojë përjetë”.-Nuhi Berisha
“Njeriu njëherë lindë dhe vdes, por përpiqet gjithnjë që si jeta e tij,ashtu edhe
vdekja të jenë kuptimplotë, thjeshtë të shpaguhet shtrenjtë çdo minutë e jetës dhe
çdo pikë gjaku të rrënjës së tij”.-Rexhep Mala
Akif Shkreta
6
PROZË
Lugina e Hanit
Në luginën e Hanit të Elezit qetësia numëronte fjollat e borës që pos binin humbnin nën
këmbët e helmetave që endeshin si djalli.
Mbi pllakat e mermerit të shtrira mbi lagjen e banesave të vjetra”bijtë e djallit” futnin
frikë e tmerr,tek banorët që rrinin prapa perdeve të mbyllura.
I zoti i shtëpisë shtrëngonte dorën dhe mendjen duke i vëzhguar me sy të mbushur lot
para të hekurta që qëndronin mbi tavolinë nën hijën e njerëzve që rrinin mbi të.
Zonja me gishtat e saj tregues thurrte rrjetat me perin që xixëllonte si një yll lartë në
qiell dhe i ngrohte zemrat e fëmijëve të saj. Ashtu si kandilat e detit që i djeg peshqit
ashtu edhe “bijtë e djallit” na i digjnin zemrat tona, prekja e kandilit njëherë të pralizon
edhe njëherë të vret. E njejta gjë po ndodh me ne , paratë të hekurta që rrinin të shtrira
që krijonin komponime pavlerë. Mirëpo edhe këto para të pavlera, i zoti i shtëpisë
vendosi ti numëroj me shpresë se do të zgjedhnin ndonjë problem... dhe filloi të
numrojë 1-7 e 50 dinarë që bënin një mark Gjermane ,kjo ishte githçka për një dite,nje
monedhë humbete tjetra vinte ky iste bugjeti i një familje 7 antarëshe, por ata ishin të
kënaqur me atë që e kishin,çdo dite ato kishin 3 buke ,i zoti i shtepisë thote qe ka edhe
ma”zi’. Ata që janë në mal kanë ditë të tera pa ngrënë bukë.
Ai u jepte vullnet 5 femijeve te tji për një te ardhme te mirë, kjo ishte gjithçka qe me
pelqente ne ate kohe.
Vullneti,shpresa e tyre per një jetë më të mirë nuk mjaftonte...
Edhe sikur te jetonim nën uje dhe te gjitha fluskat qe nxjerrim ne pah,te ishin para a do te
na mjaftonin. Atëherë numroheshin “Engjujt” e vrarë pa emra e mbiemra qe vriten para
syve te botes .. Ae din pse ? Sepse e duam lirinë. Vriten sepse flasin shqip.
Fjollat e bores lirshem ende fluturonin, pa u trembur nga askush fluturojne e bijne mbi
kokat e kalimtareve te rastit, mbi helmetat e policise ashtu me nje pamje te lire duke u
shtrire mbi pllaka te mermerit.
Si do te duket deri ne mengjes?...
A do ta mbuloj luginen ?... (1999)
Mukadeze Shkreta IX
7
Prape se prape …
Luajme,
Mesojm, Jeta mban
Miqesohemi, Shume sfida me vete
E ne fund hidherohemi, Por çdo jete
Por prape se prape Ka te njejtin perfundim
Do te vdesim Qe prape se prape...
Do te vdesim
Gezohemi ,
Trishtohemi, Andaj,me nje fjale themi;
Mbajme inat,
Por prape se prape Lindim ,
Do te vdesim Ushqehemi,
Rritemi,
Afrohemi, Plakemi,
Largohemi, Por prape se prape...
Na djeg malli, Do te vdesim .
Na ndan mali,
Por prape se prape
Do te vdesim
Bejme mire,
Bejme keq,
Lendojm veten,
Hidherojme te tjeret
Por prape se prape
Do te vdesim
Punojme,
Lodhemi,
Fitojme,
Deshtojm,
Por prape se prape
Do te vdesim
Liridona Ballazhi IX1
8
SE DI Se di pse fëmija qanë,
kërkon nënë e baba,
kërkon motrën e vëllanë,
që në luftë serbët ia vranë.
Se di pse bota ndryshon
nuk janë te gjithë anët njësoj
njerëz të ndryshëm kjo botë ka
Shumë fëmijë fukara.
Se di pse zogu fluturon
në qiell, i marshuar gëzon
këkon prindërit e vet
që ende nuk gjenë.
Se di jo ende nuk e di.
kjo jetë a ka urrejtje a uri
a ka njerëz te vërtetë
që tregojnë gjithçka me vlerë.
Se di pse njerëzit nuk reagojnë,
por rrinë me urrejtje pergjithmonë.
Babë e bir nuk flasim më
kërkojnë vendin që ja kanë marrë.
Në këtë jetë gjithçka përjeton
hidhërim, gëzim
dy vlera më të mëdha
njeriu në jetë përgjithmonë i ka .
ARJETA HASALLARI KL.IX-1
BESA -BESË… Besa besë rreth flamurit
U ngritën djemtë e Bajram Currit
Për ta çliruar nënën Shqipëri
E të valojë flamuri kuq e zi
Nuk trembet fare shqiponja
Ne beteja të lavdishme
Bashk me trimat legjendarë
Që armikut i bënin ballë
Nga veriu thërret Kosova
Ejani trima më ndihmoni
Shkaun shumëshekullor
nga trojet ma largoni.
Ibrahim LIVOREKA, IX-2
9
Trafikimi i qenjeve njerëzore
Trafikimi i qenjeve njerëzore është dukuri globale dhe konsiderohet si skllavëri e kohëve
moderne. Në mesin e shumë vendeve dhe të Europës edhe Kosova është goditur nga
problemi i trafikimit të qenjeve njerëzore.
Viktimat kryesisht janë vajzat e moshës 12-17 vjeqe, por ka edhe raste kur janë trafikuar
edhe djem. Si vajzat ashtu edhe djemtë kanë ra pre e trafikantëve, shkak i dëshirës për
një jëtë më të mirë. Duke pasur vështirësi ekonomike , problemet familjare apo mungese
e informacionit të drejtë të trafikimit janë larguar nga shtëpitë e tyre duke besur në
premitimet e rrejshme për punë në Kosove apo jashtë vendit. Persona që trafikohen në
veqanit fëmijët,vajzat dhe gratë janë gjithnje nen kontroll dhe mbykqyrjen të
krimineleve.
Trafikim nuk kufizon vetëm shërbimet e detyruara seksuale, ai lidhet me forma të tjera
të shfrytëzimit të njeriut si: punë e detyruar, praktika skllavëruse,transportim dhe shitje
droge,vjedhje etj... Pasoj e të cilave i vuajnë fëmijët që kanë rënë në dorën e
pjesmarrësve të bandave kriminale.
Trafikant mund të jenë njerëz që ju i njiheni: miq,shokë,shoqe,kushëri apo edhe të
panjohur.Ato në fillim iu japin ngrohtësi më pas ju shfrytëzojnë në mënyra të
ndryshme.Si shkëmbim viktimat duhe të bëjnë çfrë i urdhërohet të binden e të përballohet
me izolimin, lirine e kufizuar të lëvizjes dhe keqtrajtimet.Ata vuajne dhunën e shfrenuar
të shfrytzuesëve,poshtrimin përbuzjen jetën e vështirë e të rrezikshme,shkeljen e të
drejtave të tyre etj...
Nurane Bushi VIII
Mos më thoni
Mos me thoni se vdiq. Mos më thoni se nuk jeton më i miri e i bukuri nënës. Tashmë
iku nga zemra ime
Mos m thoni ku e qëlluan plumbat. Mos me thoni se nuk vie më. Do ta pres te pragu i
derës, kurse ai do të vijë si flladi i pranverës.
Mos më thoni se vdiq biri im. Ai ka rënë, por nuk ka vdekur. Në udhën kah është nisur,
ka derdhur gjak për të arritur atje, sigurisht.
Mos më thoni se jam e veteme, se kam mbetur pa birin tim. Ai do të vijë prapë me
shokët e vet dhe pushkën do ta varrë mbi shtratin e tij.
Mos më thoni asgjë, mos me thoni… Ai do të vijë fshehurazi si agu i dritës. Fshini lotët
dhe shikoni në qiell. Do të shohim se ai është mbi bjeshkët e Drenicës.
Lindita Rexhallari, VII-4
10
DRAMË
VRASJA E MËSUESIT ILAZ
SKENA I
(Nxënsit nisen për në shkollë duke biseduar për mësimet e tyre që i zhvllojnë në atje)
Arta: Fshati ynë është një vend i bukur kodrionor, me ajër të pastër që na i mbush zemrat
e njoma me shëndet.
Lulja: Edhe mësusuesi na e tregoi historinë e vendit tone.
Zana: Populli ynë, si gjithë të tjerët, luftoi që armiku mos të shkelë këtë truall, por të
jetojmë të lirë.
Arta: Më falni vetëm pak, keni mundësi të më dëgjoni?
Lulja: Urdhëro, shoqe e dashur.
Arta: Unë mbrëmë në televizion pashë se pushtuesi serbo-maqedonas kishte filluar të
luftonte me popullin shqiptar që jeton në Maqedoni.
Zana:Po, është e vërtetë. Edhe unë me familjen e dëgjova lajmin fatkeq që një popull do
të zhduk popullin tjetër, vetëm e vetëm se janë shqiptarë e që e flasin gjuhën shqipe.
Vendi ynë është shumë afër kufirit maqedonas.
Rita: Po,lufta ka mbaruar e nuk besoj që na ktheht gjendja e mëparshme e luftës. Ja
arritëm në shkollë, eja të futemi të gjitha.
Lulja: Zilja cingëroi, futuni secili në bankë se tani është kohë kur fillon ora e mësimit
Arsimitari: Mirëdita nxënës.
Nxënsit: Mirëdita.
Arsimtari: (Nxjerr lapsin, shënon orën në ditar, pastaj fillon mësimin që kishte të
zhvllonte me plan). Nxënës, sot do të mësojmë një tregim që titullohet “Vendi im”.
Rita: (Ngriti dorën dhe dëshiron të pyesë) Desha të pyes, ky tregimi i bukur kujt
kushtohet-vendlindje sime apo vendit të poetit?
Arsimtari: Tregimi, nxënës, i kushtohet vendit tonë që gjithmonë ishte shtypur, i
robëruar nga sundues të ndryshëm osman, maqedonas e shumë pushtues që nuk donin të
shihnin me sy këtë popull vetëm se janë shqiptarë. Fëmijë të dashur, ju jeni ardhëmiria e
vendit dhe detyra e e juaj është vetëm e vetëm të mësoni që asnjë këmbë e armikut të
mos mund shkelë këtë tokë.( Zilja kumboi dhe arsimtari urdhëroi të rreshtohen.) Ejani e
bëhuni rresht, tani do të shkoni në shtëpi
Lulja: Pse kaq pak orë bëmë!?
Arsimtari: Me urdhërin e drjetorit, tani duhet të përfundoni mësimin e pastaj shihemi
prapë në shkollë.
Nxënsitë:Ditën e mire, arsimtar!
Arsimtari(me ditar në dorë, shikon nxënësit të rreshtuar. Doli në oborrin e shkollës që
të shpërndajë nxënësit, sa më shpejt të shkojnë në shtëpi. Pa pandehur një granatë u hodh
nga forcat serbo-maqedonase që e mbyti arsimtarin së bashku me dy persona të tjerë.
11
SKENA II
( Të nesërmen nxënësit erdhën në shkollë duke pritur orën mësimore)
Arta: Uluni secili në grupin e vet, se tani fillon ora mësimore(papritmas hyri në klasë
një mësuse tjetër te nxënsit.)
Mësusja tjetër:Mirëdita, nxënënës!
Nxënësit: Mirëdita!
Mësujsja tjetër: Nxënës të dashur, mësuesi juaj u flijua nga një granatë serbo-
maqedonase ndërsa ishte duke ju larguar disa fëmijë nga oborri i shkollës.
Nxënsitë: ( Të gjithë ulën kokën duke qarë dhe asnje fjale tjetër nuk dëgjohej në klasë,
pos të mësuëses që erdhi t’ u tregonte historinë e mësuesëit të tyre.)
Lulja: Nga dashuria që pata për mësuesin tim, ia thurra këto vargje. Më lejoni ti rrëfej.
Mësusja e re: Urdhëro nxënëse.
Lulja:(Fillo depilimin e vargjeve)
Kryenik, o vend malor,
në ty u rriten shumë dëshmorë,
dëshmor ra mësuesi im
që të pëtojë nxënësit, me guxim
veten e hodhi në flijim.
Mësusja e re:( Shtangu në vend nga vargjet e bukura të nxënses) Nxënës të dashur, e di
që ju mungon shumë mësuesi, por ju duhen të mësoni më shumë që amanetin e mësuesit
tuaj që ra dëshmorë në oborrin e shkollës ta çoni në vendin ku ai dëshironte.
(Fëmijët të mërzitur e ngjatjetuan mësuesen dhe u nisen për në shtëpi, ashtu si I kishte
këshilluar mësuasja.)
Zana:( Niset me shoqet e pikëlluara për në shtëpi.) Si do ta pranojë këtë lajm familja e
mësuesit tim.
Arta: Shumë vështirë do ta marrë familja një lajm të tillë.
Rita:Unë kam shtëpinë shumë afër mësuesit tone. Propozoj…
Zana: Na e thuaj ç’ mendon.
Rita: Mendoj të shkojmë e gjithë klasa në shtëpinë e mësuesit, së paku ta ngushllojmë
familjen e tij.
Arta: Mendimi i qëlluar, eja të shkojmë së bashku. ( Fëmijët u futën brenda me çanta
në dorë, por shumë të mërzitur.)
Rita: Po futem unë e para, e ju të gjithë më ndiqni pas.(I ngushëlluan disa, e kur arrtiten
te motra e Ilazit, I dhanë zemër) Bëhu e fortë mos u mërzit, mos e qaj vëllain që ia
dhurove lirisë së popullit e vendit.
Motra e mësuesit: Ju pastë motra e Ilazit, bijat e e mia. Me ardhjen tuaj sot sikur ma
ngjallët vëllain tim. Ai ju donte shumë dhe gjithmonë mendonte që ju të mësoni sa më
shumë, të rriteni në liri dhe së shpejti ta gëzoni më të shtrenjtën Pavarësi.
Gëzime Livoreka
12
Intervistë
KENI PËRKRAHJE DHE SIGURI NGA POLICIA
(Ekipi i bashkëpunëtorëve të revistës “E vërteta Sh...” zhvilloi
intervistë me komandantin e Stacionit Policor të sapohapur në Han
të Elezit, zotëri Nehat Suma)
PYETJA: Zotëri komandant, jemi nxënës të shkollës fillore “Ilaz Thaçi “ dhe kemi
ardhur të bëjmë intervistë rreth veprimtarisë së këtij stacioni e ngjarje të tjera. Së pari
deshëm të na tregoni kur ka filluar të funksionojë ky stacion në Han të Elezit?
N. SUMA: Zyrtarisht
ky stacion është hapur
më 06.12.2007. Nga ajo
ditë punon 24 orë, në
çdo kohë është i hapur.
PYETJA: A ka qenë e
mirëpritur hapja e këtij
stacioni nga qytetarët?
N. SUMA: Prej atij
momenti që është hapur
ky stacion shumë
qytetarë kanë ardhur dhe
na kanë uruar, ndaj rreth
90 përqind e popullatës e
kanë mirëpritur mirë.
PYETJA: Sa është i
rëndësishëm ky stacion
për banorët e Hanit të Elezit?
N. SUMA: I rëndësishëm ka qenë shumë, ngase mungesa e këtij stacioni e ka bërë
popullatën të pasigurt. Në rast nevoje stacioni i Kaçanikut ka qenë larg dhe popullata e ka
ndjerë një brengë të madhe mungesën e tij. Sot popullata ka një përkrahje të madhe dhe
siguri të plotë.
PYETJA: Që kur është hapur ky stacion sa raste janë të raportuara si pasoj e
ndonjë dhune, aksidenti, shkelje ligji dhe mospërfillje e rregullave në komunikacion?
N. SUMA: Kemi raste të shpeshta të shkeljes së ligjit, mirëpo shumica ndëshkohen me
tiketa, raste të veçanta të dhunës nuk kemi pasur. Ka pasur disa raste vjedhjeje, mirëpo
autorët e tyre janë në pranga.
PYETJA: Në çfarë niveli është bashkëpunimi i qytetarëve me policët dhe sa ata i
respektojnë rregullat në përgjithësi?
N. SUMA: Ne mendojmë që niveli është mesatar, mirëpo presim një bashkëpunim më
të madh. Kemi filluar bashkëpunim me disa institucione dhe presim që të arrijmë sukses.
13
PYETJA: Pos bashkëpunimit me qytetarët, a keni bashkëpunim të mirë me TMK-n
dhe KFOR-in?
N. SUMA: Prej hapjes së stacionit kemi bashkëpunim mjaft të mirë dhe mendojmë që
ta vazhdojmë.
PYETJA:A ka ndonjë patrullë të veçantë policore që merret me mbikëqyrjen dhe
sigurimin e qytetarëve për 24 orë?
N. SUMA: Ne, pikërisht si stacion, jemi për qetësi dhe rend dhe përgjat 24 orëve jemi
ne shërbim të qytetarëve .
PYETJA: A mund të na flisni më tepër për policët, sa ata u përmbahen rregullave të
ligjit? Në sa ora e fillojnë orarin e punës? A kanë ndonjë ditë të lirë pushimi dhe sa e
kanë të vështirë t’i kryejnë detyrat e tyre?
N. SUMA: Ata u përmbahen çdo rregulle me ligj. Orari i tyre i punës fillon ne ora
08.00, por 15 minuta para se të fillojë puna mbajnë një takim në këmbim të raporteve
brenda 24 orëve .Sa për detyrat e tyre, mendoj që nuk e kanë te vështirë t’i ushtrojnë,
ngase ai është profesioni i tyre .
PYETJA: A mendoni që në të ardhmen ta ndërtoni një stacion me hapësirë më të
madhe që do t’i përmbushte kërkesat për një stacion normal?
N. SUMA: Po, nevojat janë. Ne mendojmë që të ndërtojmë një stacion më të madh dhe
këtë mund ta arrijmë me punë dhe bashkëpunim .
PYETJA: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen në të mirë të qytetarëve?
N. SUMA: Planet janë të shumta, por me rendësi për qytetaret është të kenë ambient të
qetë, të sigurt, pavarësisht kohës.
PYETJA: Mund të na flisni edhe për bashkëpunimin tuaj me shkollën?
N. SUMA: Ende nuk kam arritur ta vizitoj shkollën tuaj. mirëpo kam plan që të vij dhe
të kemi një bashkëpunim të mirë.
PYETJA: Ju lusim, në fund të kësaj interviste për revistën “E vërtetas Sh...”, na
thoni mesazhin për nxënësit dhe qytetarët?
N. SUMA: Mesazhi im është t’u them të angazhohen sa me shumë ne punë, të jenë të
qetë, ti respektojnë rregullat që janë të përcaktuara me ligj, ndërsa mesazhi im për
nxënësit është që të largohen rrugëve dhe shoqërive negative dhe për çdo dukuri negative
të lajmërohen te arsimtarët apo policët .
*
( Në të ndarë nga z. Nehat Suma, komandant i Stacionit Policor në
Han të Elezit, shprehëm kënaqësinë tonë që ishim me të. Gjatë
qëndrimit me ne edhe te ai vërehej kënaqësia që ishte me ne. U
ndamë duke e falënderuar, kurse ai duke na uaruar suksese të
shumta.)
Intervistuan : Medina Imishti
Brelanda Berisha
Vullnet Sopa
14
Dimri i përhitur
Dimri i gëzuar
Na erdhi tani
Dimri i përhitur
për fëmijet pa pasuri.
Fryen erë
e ngrirë, acarr,
të pasurit qeshin,
të varfërit qajnë.
A nuk ështe e dhimbshme
Kjo, o fëmijë?
Pra duhet ndihmuar
ata që s’kan pasuri.
Hysnije Kuka
Kl.VII
Elegji për motrën
Qielli u vrenjt
Bota u shkatërrua
Që kur ti ike
Dhe më le mua.
Edhe pse s’jemi bashkë
Unë në zemër
Të kam dhe
Kurrë nuk do të të harroj.
Zoti të mori
Motra ime e dashur.
U prefsh në paqe
Edhe pse malli me mori.
Hanife Kalisi KL.VIII
Dita e shkolles I
Dita e shkollës na gëzon
Ne kercejmë e tregojmë humor
Vargje të bukura
Rrëfejmë me gezim e hare.
II
Shkolla e bukur e jonë
Ne festojme vetë për ty
Se ne ty marrim
Një det me dituri.
Betim Bushi kl.VI
LULET
I
Shumë lule
Çelin në verë
Stolisin oborrin
Përherë me erë
që ujiten
ne mengjes
Rriten e rriten
Panderprere.
Benita Luri kl.VI
15
Bora
Bjer, oj borë, bjer
Në tokën e lashtë
Gjethe dhe lulishte
I ke bërë të bardhë.
Fjolla-fjolla nëpër pemë
Dhe në mollë
Të dua, borë
Sikur mollë
Ke ngjyrë të bardhë
Por këmbët i ke tharë
Venera Brava
PO VIE PAVARËSIA
Njëqind vjet u bënë
Në vuajtje e robëri
Por, asnjëherë nga zemra
S’hoqëm fjalën Pavarësi
Unë të dua Kosovë
Unë në ty u rrita
Dhe tani erdhi koha
Në ty zbardhi drita.
Liria dhe paqa
shumë na kanë gëzuar
flamurin kuq e zi
ne Kosove duke valuar.
Doruntina Vila
Të tjerët për ne
Shqipëri, lejomë të hedh sytë e mi
Mbi ty o nënë e rreptë burrash t’egër!
Bajron
Shqipëria është tehu i influencave heterogjene që
tërheqin në drejtime të ndryshme. S’ ka vullnet,
s’ ka program, s’ ka autoritet të njohur.
Propaganda, intriga dhe shpifjet e fshehin të
vërtetën.
DR.Dilon
Çdo popull i shpypur ka të drejtën të shkundë zgjedhën e tij dhe në qoftë se shqiptarët janë mërzitun e lodhur nga zgjedha turke dhe qeverimi i keq i saj dhe dëshirojnë të jenë të pavarur, urimet e mia më të përzemërta për ta. Është e vërtetë që direkt nuk mund të bëj kurgjë për ta, por kur plani juaj ka dalë me të vërtetë fitues që flamuri turk të jetë zhdukur dhe pavarësia shqiptare të jetë shpallur, le të deklarohet qeveria juaj zyrtarisht dhe Anglia do të jetë më e para fuqi që do ta aprovojë pavarësinë shqiptare. Unë do të mundohem me gjithë shpirt të influencoj edhe mbi të tjerët që të ndjekin këtë shembull.
Gladstone, Kryeministër i Anglisë, 1880
16
POPULLORE E PËRPUNUAR Dhelpra dhe ujku
Na ishte një herë nje dhelpër shumë shpirtkeqe. Ajo thoshte me vete se jam me e mira
ndër të gjitha në pyll.
Një ditë pranë kasolles së saj kaloi një ujk. Ujku deshi të shkonte dhe t’i bënte një gjë të
keqe, por atë që mendonte ujku nuk pati sukses, sepse dhelpëra e vërejti ujkun ç’donte t’i
bënte ai dhelprës.
Dhelpra me nervozën që kishte për ujkun, shkoi te ai dhe gjithçka që kishte ia prishi.
POPULLORE E PËRPUNUAR
HUNDA SI OXHAKU
Kishte qenë një herë një burrë dhe shkon të lypë një nuse për djalin e tij. Hyn
Brenda te e një shtëpi dhe e sheh një vajzë. Ajo kishte qenë shumë e mirë, por e
kishte pasur hundën e shtrembër.
Burri tha: oxhaku qenka i mirë, por pak i shtrembër.
Vajza i kupton fjalët dhe i thotë: oxhaku i shtrembër, por tymin e qet drejt.
Kjo rrëfejzë na këshillon: Mos ia shiko hundën, por shikoja punën.
Rihad Shkrete, lX-4
17
LIBRAT E BOTUAR
Në Han të Elezit pas luftës së Kosovës u
botuan disa libra të autorëve, shumica për
herë të parë . Po japim listën e librave të
shkruar, botuar, redaktuar dhe përkujdesur
në Han të Elezit.
1. Fadil Curri: “RINJOHJA PAS
VDEKJES…NË KOSOVË”. (Ky roman
është libri i parë që botohet në Kosovë dhe
temë ka gjendjen e (para)luftës në Kosovë e
Ballkan. Botimi: Sektori për Kulturë, Han i
Elezit, 2000).
2. Rufki Suma: “USHTRIA ÇLIRIMTARE
E KOSOVËS NË TREVËN E HANIT TË
ELEZIT”. (Libër me të dhëna rreth luftës
së UÇK-së në këto anë në formë të ditarit të luftës, ilustruar edhe
me fotografi. Botimi: Han Elezit, 2001).
3. Mehmet Ballazhi: “NËN FLAMURIN E UÇK-së - Kronikë nga Puset e Nikës”. (Libër
kronikash të luftës në këto anë, i ilustruar me fotografi, ngjarje e skena të letrarizuara.
Botimi: Han i Elezit, 2001).
4. Shaban Çupi: “NGA GJAKU I TYRE
RRJEDH LIRIA”. (Është libër poetik,
poemë, e frymëzuar nga të bëmat heroike të
dëshmorëve të kësaj ane. Vendi i botimit:
Han i Elezit, 2001).
5. Bajram Selmani: “IZOLIMI NË
KOPSHTIN ZOLOGJIK - Rrëfime për
ngjarje dhe njerëz”. (Libri është me dromca
autobiografike e komente të autorit nga
vështirësitë jetësore dhe përpjekjet
liridashëse që nga ish-Jugollavia deri në vitet
e fundit. U redaktua dhe përkujdes në Han të
Elezit nga Fadil Curri dhe u botua në
Bruksel të Belgjikës, 2001).
6. Emrush Dernjani: “ HANI I ELEZIT ME RRETHINË”. (Ky libër është monografi e
parë historike për Hanin e Elezit që nga lashtësia deri në luftën e fundit në Kosovë. Libri
ilustrohet edhe me fotografi. Botimi: Prishtinë, 2001).
7. Mr. Musa Vila: “KOMENTIMI I HADITHEVE - sipas metodologjisë shkencore”. (Ky
libër shkencor i autorit nga Hani i Elezit është me tematikë të së drejtës islame, shembuj
18
nga arabishtja dhe shqipja. Botimi: Prishtinë, 2002).
8. Fadil Curri: “MUZAT E
HANPENCIT”. (Ky libër i qaset
zhvilimit kulturor në Han të Elezit,
disa refleksione të autorit dhe
panoramë të poezisë shkollore fillore
të Hanit të Elezit: Botimi: Shtëpia
botuese “Shkupi”, Shkup, 2002).
9. Shaban Çupi: “SHËNIME NË
KOHË TË MUGËLLT - përmbledhje
publicistike” (Ky libër ngërthen në
vete vargje poetike me frymëzime
atdhetare, rrëfime autobiografike nga
burgu i Dubravës dhe kronika nga
pasojat vrastare të granatimit të
Kryenikut në vitin 2001. Botimi: Han i Elezit, 2003).
10. Shaban Çupi: “GAFURR LOKU(1949-1999) - monografi dokumentare”. (Ky libër
trajton jetën dhe veprimtarinë e humanistit dhe atdhetarit Gafurr Loku. Jepen dëshmi me
rëndësi jo vetëm për protagonistin e librit, por edhe për të burgosur e të përndjekur të
tjerë të ndërgjegjes. Ilustrohet edhe me fotografi. Botimi: Han i Elezit, 2003).
11. Fadil Curri: “TREGIME PËR FËMIJË”. Ky libër brenda kopertinave të saja ka
tregime për fëmijë, shumica të botuara në shtypin e periodikun shqiptar para disa
dekadave. Botoi Sh. Botuese “Asdreni”, Shkup, 2006
12. Shaban Çupi-Emrush Dernjani: “ SHKOLLA POPULLORE SHQIPTARE NË
FSHATIN PALDENICË”. Brenda kopertinave të saja kjo monografi ngërthen shënime
historike dhe gazetare për shkollën shqipe në fshatiun Paldenicë dhe veprimtarët e saj,
ilustruar me fotografi e manuskripte dokumentare nga nisma deri në vitet shtatëdhjeta.