496
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT TEMA: ASPEKTE TË MENAXHIMIT TË AFARIZMIT BANKAR – TREGU I KREDIDHËNIES SI NJË NDËR INSTRUMENTET E SIGURIMIT TË NJË RRITJEJE TË QËNDRUESHME EKONOMIKE NË KOSOVË Përgatitur nga: Lumnije Thaçi Nën udhëheqjen e: Prof. Dr. Suzana Panariti Ky disertacion është përgatitur dhe është dorëzuar si pjesë e kërkesave të Universitetit të Tiranës për titullin Doktor i Shkencave.

Aspects of Banking Management Afaraizimit

  • Upload
    doanque

  • View
    245

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Aspects of Banking Management Afaraizimit

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI I MENAXHIMIT

TEMA: ASPEKTE TË MENAXHIMIT TË AFARIZMIT BANKAR – TREGU I KREDIDHËNIES SI NJË NDËR INSTRUMENTET E SIGURIMIT TË NJË RRITJEJE TË QËNDRUESHME EKONOMIKE NË KOSOVË

Përgatitur nga: Lumnije Thaçi

Nën udhëheqjen e:

Prof. Dr. Suzana Panariti

Ky disertacion është përgatitur dhe është dorëzuar si pjesë e kërkesave të Universitetit të Tiranës për titullin Doktor i Shkencave.

Tiranë, 2016

Page 2: Aspects of Banking Management Afaraizimit

ABSTRAKT

Duke pasur parasysh se industria bankare në vendet në zhvillim paraqet burimin kryesor të

financimit për sektorin privat dhe ekonominë familjare, autori ka analizuar ndikimin e kredive

në ekonomi. Mirëpo, përveç ndikimit të kredive agregate në ekonomi, autori do të analizojë

edhe efektin e pavarur të kredive të ndërmarrjeve dhe kredive të ekonomive familjare në rritjen

ekonomike, nëpërmjet analizave sasiore dhe cilësore, për të kuptuar efektin e tyre në rritjen

ekonomike dhe mirëqenien sociale.

Që efekti i kredive, e sidomos i kredive në sektorin privat, të jetë në funksion të zhvillimit

ekonomik, është i nevojshëm përmirësimi i institucioneve në përdorimin e instrumenteve të

reja financiare të kreditimit. Gjithashtu, edhe rritja e konkurrencës në industrinë bankare do të

lehtësonte qasjen e firmave ndaj kredive.

Përveç ndikimit të kredive në ekonomi, në këtë punim do të analizohet edhe menaxhimi i

risqeve bankare, ku fokusi në këtë punim do të jetë te risku kreditor. Sipas hulumtimit të bërë,

rezultoi që për bankat faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në riskun kreditor janë gjendja

ekonomike në vend dhe vështirësitë e huamarrësit nga paaftësia për të kryer obligimet

financiare. Por, i rëndësishëm për industrinë bankare është zbatimi i rregulloreve të Bazelit III

lidhur me plotësimin e kërkesave për kapital të mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga risqet e

ndryshme.

Gjithashtu, punimi përfshin edhe një analizë literature lidhur me hulumtimet e kryera në këtë

fushë, si dhe një studim të realizuar nga autori me shtatë bankat komerciale, për të kuptuar

mënyrat e menaxhimit të afarizmit bankar në bankat komerciale në Kosovë dhe për të bërë

krahasime dhe sugjerime, brenda bankave në vend dhe vendeve të rajonit.

ii

Page 3: Aspects of Banking Management Afaraizimit

FALËNDERIME

Për të shprehur fjalët e duhura të falënderimeve ndaj njerëzve të cilët kanë qenë vazhdimisht

në përkrahje të synimeve tua është e vështirë. Megjithatë, unë do mundohem të gjej disa fjalë

të sinqerta për të shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që kanë qenë mbështetës të

realizimit të qëllimeve të mia.

Së pari, dua të falënderoj Prof. Dr. Suzana Panaritin, udhëheqësen time në këtë punim, e cila,

me një profesionalizëm shumë të lartë dhe ndihmë të konsiderueshme, më inkurajoi, më

këshilloi dhe më sugjeroi gjatë gjithë procesit të disertacionit për realizimin e studimit.

Falënderoj për këshillat dhe sugjerimet e vlefshme edhe shefin e Departamentit, Prof. Dr.

Shyqyri Llaci dhe Prof. Dr. Vasilika Kume.

Falënderoj edhe organet udhëheqëse të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, të cilët çdo

herë kanë qenë të gatshëm të ofrojnë të gjitha të dhënat, të cilat kanë qenë të nevojshme për

hulumtim. Një falënderim special shkon edhe për të gjithë miqtë e mi të afërm dhe të largët, e

posaçërisht për kolegen time, Prof. Dr. Ardiana Gashi, e cila më mundësoi sigurimin e

programeve kompjuterike për përpunimin e të dhënave.

Një falënderim i veçantë shkon për familjen time të ngushtë, sepse me mirëkuptimin dhe

inkurajimin e tyre e kam pasur shumë më të lehtë që të tejkaloj të gjitha sfidat gjatë realizimit

të studimit.

Ky punim i dedikohet dy prindërve të mi, të cilët nuk jetojnë më. Pikërisht falë nxitjes së tyre,

jam këtu ku jam sot.

Me respekt: Lumnije Thaçi

iii

Page 4: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Përmbajtja

PËRMBAJTJA

Abstrakt…………………………………………………………………………………………………………………………………………………ii

Falënderime ………………………………………………………………………………………………………………………………………….iii

Përmbajtja……………………………………………………………………………………………………………………………………………..iv

Tabelat............................................................................................................................................vii

Grafikët..........................................................................................................................................viii

Tabela e shkurtimeve.........................................................................................................................x

KAPITULLI 1. SEKTORI BANKAR NË KOSOVË........................................................................................1

1.1 Hyrje........................................................................................................................................1

1.2 Historiku i zhvillimit të sistemit bankar në Kosovë......................................................................4

1.2.1 Periudha 1999 – 2008.......................................................................................................41.2.2 Periudha 2008 – 2014.....................................................................................................10

1.2.2.1 Ligji për Sigurimin e Depozitave..............................................................................11

1.2.2.2 Zhvillimi i sistemit të pagesave................................................................................12

1.2.2.3 Sistemi i regjistrimit të kredive...............................................................................12

1.2.2.4 Rregullorja për kontrollet e brendshme dhe auditimin e brendshëm.........................13

1.2.2.5 Rregullorja për auditimin e jashtëm të bankave.......................................................14

1.2.2.6 Rregullorja për tregun e letrave me vlerë................................................................14

1.2.2.7 Licencimi...............................................................................................................15

1.2.2.8 Profili rregullativ i BQK-së.......................................................................................16

1.2.2.9 Veprimtaria e mbikëqyrjes financiare......................................................................17

1.3 Përmbledhje e afarizmit të sektorit bankar 2008 – 2014............................................................19

1.4 Zhvillimi i ambientit për biznes bankar.....................................................................................27

1.4.1 Profili makroekonomik...................................................................................................27

1.5 Qëllimet dhe objektivat e punimit............................................................................................32

iv

Page 5: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Përmbajtja

KAPITULLI 2. SISTEMI BANKAR NË VENDET NË TRANZICION..............................................................36

2.1 Historiku i zhvillimit të sistemit bankar në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore....................36

2.2 Ndikimi i krizës financiare në vendet e EQL-së...........................................................................40

2.3 Struktura pronësore dhe përqendrimi i sektorit bankar në EQL..................................................43

2.4 Aktiviteti kreditor në EQL.........................................................................................................45

2.5 Raporti asete/GDP në EQL......................................................................................................47

2.6 Treguesit e profitabilitetit (RoA, RoE).......................................................................................50

KAPITULLI 3. ANALIZA E LITERATURËS..............................................................................................53

3.1 Ndërmjetësimi financiar nga bankat komerciale........................................................................53

3.2 Kreditë bankare dhe rritja ekonomike......................................................................................65

3.3 Kuadri ligjor për menaxhimin e risqeve në bankat komerciale...................................................75

3.3.1 Evoluimi i standardeve të kapitalit dhe risqeve bankare....................................................75

3.4 Kategoritë e risqeve...............................................................................................................79

3.4.1 Risku kreditor...............................................................................................................80

3.4.2 Risku i likuiditetit..........................................................................................................87

3.4.3 Risku i normës së interesit.............................................................................................92

3.5 Konkluzione nga analiza e literaturës dhe hipoteza..................................................................97

3.5.1 Ndërmjetësimi financiar nga bankat komerciale.............................................................97

3.5.2 Kreditë bankare dhe rritja ekonomike............................................................................99

3.6.1 Risku i kredisë.............................................................................................................101

3.6.2 Risku i likuiditetit........................................................................................................103

3.6.3 Risku i normës së interesit...........................................................................................104

KAPITULLI 4. METODOLOGJIA E STUDIMIT......................................................................................106

4.1 Strategjia e studimit..............................................................................................................106

4.1.1 Metoda sasiore............................................................................................................106

4.1.2 Modeli ekonometrik.....................................................................................................108

4.1.3 Metoda cilësore...........................................................................................................113

4.2Kontributi i punimit................................................................................................................114

4.3 Kampioni..............................................................................................................................115

4.4 Kufizimet e punimit...............................................................................................................117

4.5 Vlerat teorike dhe praktike të punimit...................................................................................119

v

Page 6: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Përmbajtja

KAPITULLI 5. FAKTE DHE ANALIZË - NDIKIMI I KREDIVE NË RRITJEN EKONOMIKE.............................122

5.1 Ndërmjetësimi financiar nga bankat komerciale......................................................................122

5.2 Sistemi kreditor në vendet në zhvillim....................................................................................124

5.3 Lidhja ndërmjet kredive dhe zhvillimit ekonomik.....................................................................126

5.3.1 Kreditimi dhe ekonomia kosovare..................................................................................129

5.3.1.1 Specifikimi i modelit ekonometrik.........................................................................130

5.3.1.2 Rezultatet e analizës.............................................................................................131

5.3.1.3 Interpretimi i rezultateve......................................................................................134

5.4 Shërbimet e ndryshme të ofruara nga bankat.........................................................................137

5.5 Aktiviteti kreditor i bankave komerciale..................................................................................139

5.6 Ndërmjetësimi financiar në vendet e EQL-së...........................................................................150

5.6.1 Struktura e kredive.......................................................................................................153

KAPITULLI 6. FAKTE DHE ANALIZË - MENAXHIMI I RISQEVE NË SEKTORIN BANKAR...........................155

6.1 Menaxhimi i riskut kreditor....................................................................................................155

6.1.1 Analiza e kredive..........................................................................................................156

6.1.2 Kreditë joperformuese..................................................................................................167

6.1.3 Huat joperformuese në EQL..........................................................................................169

6.2. Menaxhimi i riskut të likuiditetit............................................................................................173

6.3 Menaxhimi i normës së interesit............................................................................................180

6.3.1 Strategjitë për mbrojtje nga risku i kamatave.................................................................182

KAPITULLI 7. KONKLUZIONE PËRFUNDIMTARE................................................................................186

7.1 Krahasimi me rajonin.............................................................................................................186

7.2 Konkluzione dhe rekomandime..............................................................................................188

7.4 Propozime për kërkime të mëtejshme....................................................................................196

ANEKSI A. PYETËSORI.....................................................................................................................198

ANEKSI B. INTERVISTA....................................................................................................................210

ANEKSI C. Evidencë empirike e ndërmjetësimit financiar nga bankat dhe rritja ekonomike..............196

BIBLIOGRAFIA................................................................................................................................223

vi

Page 7: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Përmbajtja

LISTA E TABELAVE

Tabela 1.1: Numri i institucioneve financiare......................................................................................19Tabela 1.2: Struktura e aseteve të sektorit bankar..............................................................................21Tabela 1.3: Struktura e detyrimeve të sektorit bankar........................................................................23Tabela 1.4: Tregues kyçë të sektorit bankar,në përqindje....................................................................26Tabela 1.5: Tregues të kapacitetit të sektorit bankar..........................................................................26Tabela 1.6: Renditja e lehtësiarve të të bërit biznes në Kosovë...........................................................28Tabela 1.7: Norma e rritjes së GDP-së reale në vendet e Ballkanit Perëndimor.....................................30Tabela 3.1: Fazat e marrëveshjeve për kërkesat e kapitalit sipasBCBS..................................................78Tabela 5.1: Bruto Produkti Vendor dhe kreditimi në Kosovë (në miliona euro) 2006-2013...................129Tabela 5.2: Përshkrimi statistikor.....................................................................................................131Tabela 5.3: Rezultatet e regresionit sipas metodës së katrorëve të vegjël (OLS).................................132Tabela 5.4: Rezultatet e regresionit sipas metodës së katrorëve të vegjël (OLS).................................133Tabela 5.5: Rezultatet e regresionit sipas metodës së katrorëve të vegjël (OLS).................................134Tabela 5.6: Llojet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga bankat në Kosovë dhe instrumentetfinanciare.......................................................................................................................................138Tabela 5.7: Interesimi për aktivitet huamarrës.................................................................................140Tabela 5.8: Struktura e kredive për individë dhe biznese sipas qëllimit...............................................141Tabela 5.9: Normat e interesit për kredi personale, biznesore dhe për blerjen e shtëpive, mesatarja .. 148Tabela 5.10: Faktorët që ndikojnë në përcaktimin e normave të interesit (numri i përgjigjeve)............149Tabela 6.1: Faktorët sipas rëndësisë në vlerësimin e kredive (numri i përgjigjeve)..............................159Tabela 6.2: Fazat e menaxhimit të riskut të kredisë (numri i përgjigjeve)............................................161Tabela 6.3: Masat që bankat kanë dhe mund të përdorin në rast të kapitalit të pamjaftueshëm..........166Tabela 6.4: Vlerësimi i parametrave.................................................................................................169Tabela 6.5: Metodat e përdorura për drejtimin e likuiditeti...............................................................174Tabela 6.6: Burimet e sigurimit të likuiditetit....................................................................................174Tabela 6.7: Kërkesat më të shpeshta për sigurimin e likuiditetit.........................................................176Tabela 6.8: Norma mesatare e kamatës për depozita 12-mujore.......................................................179Tabela 6.9: Strategjitë për mbrojtje nga risku i normave të kamatës, numri i bankave........................182

vii

Page 8: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Përmbajtja

LISTA E FIGURAVE

Figura 1.1: HHI për asete, kredi dhe depozita.....................................................................................20Figura 1.2: Kontributi në rritjen e kredive sipas sektorëve, në pikë përqindje.......................................22Figura 1.3: Struktura e kredive sipas afatit të maturimit, në përqindje.................................................22Figura 1.4: Struktura e depozitave të afatizuara, në përqindje.............................................................23Figura 1.5: Mesatarja e normave të interesit, në përqindje.................................................................24Figura 1.6: Profiti neto, të hyrat dhe shpenzimet, në miliona euro.......................................................25Figura 1.7: Treguesit e profitabilitetit................................................................................................25Figura 1.8: Norma mesatare vjetore e inflacionit në EJL......................................................................30Figura 1.9: Deficiti i llogarisë rrjedhëse në EJL, në përqindje të GDP-së................................................31Figura 2.1: Prezenca e bankave me pronësi të huaj (përqindja totale e aseteve)..................................44Figura 2.2: EQL: Ndarja e tregut në top 5 bankat (përqindja e aseteve totale)......................................45Figura 2.3: Rritja e huave reale në EQL dhe në zonën euro..................................................................46Figura 2.4: Rritja e huave në valutën LCY dhe valutën EUR në EQL.......................................................46Figura 2.5: Huatë në valutën LCY (përqindja e totalit) në EQL..............................................................47Figura 2.6: Trendet e raportit asete/GDP në EQL................................................................................48Figura 2.7: Ndryshimi i aseteve totale 2011-2013 në EQL dhe zonën euro............................................49Figura 2.8: Trendet e raportit asete afatgjata/ GDP............................................................................50Figura 2.9: Kthimi afatgjatë në ekuitet (RoE, %) në EQL.......................................................................51Figura 2.10: Kthimi në asete (RoA, %) në EJL......................................................................................52Figura 2.11: Kthimi në ekuitet (RoE, %) në EJL...................................................................................52Figura 5.1: Struktura e portfolios së kredive, përqindjae shumës së kredive.......................................140Figura 5.2: Struktura e portfoliosë së kredive sipas kohëzgjatjes, përqindja e kredive.........................143Figura 5.3: Struktura e portfolios së kredive sipas sektorëve ekonomikë, përqindja e kredive..............145Figura 5.4: Kreditë e pranuara dhe të refuzuara, në %.......................................................................146Figura 5.5: Lehtësirat e marrjes së kredive në Kosovë dhe ekonomitë krahasuese..............................147Figura 5.6: Trendet e raportit hua afatgjata / GDP në EQL dhe zonën euro.........................................151Figura 5.7: Trendet e raportit hua/GDP në EQL................................................................................151Figura 5.8: Ndërmjetësimi financiar në EQL dhe në zonën euro........................................................153Figura 5.9: Huatë nga segmentet e bizneseve në EJL........................................................................154Figura 6.1 : Kreditë me rrezikshmërinë më të lartë, numri i bankave..................................................162Figura 6.2: Përcaktimi i limiteve në kreditim.....................................................................................163Figura 6.3: Kontrolli i kredive...........................................................................................................165Figura 6.4: Faktorët që ndikojnë në dallimin midis normave të interesit të kredive dhe depozitave.....167Figura 6.5: Pjesëmarrja e risqeve në riskun total, në përqindje..........................................................168

viii

Page 9: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Përmbajtja

Figura 6.6: Norma e NPL-ve në nënregjionet e EQL-së.......................................................................171Figura 6.7: Tregjet me normën e NPL-ve < 10 % në EQL.....................................................................171Figura 6.8: Tregjet me normën e NPL-ve > 10 %................................................................................172Figura 6.9: Rëndësia e faktorëve në përcaktimin e nevojave për mjete likuide....................................175Figura 6.10: Burimet e mundshme të ofertës për plotësimin e kërkesave për likuiditet, mesatarja......176

ix

Page 10: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Përmbajtja

AKRONIME

BPK - Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës

AQBK – Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës

BQK – Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

BERZH – Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

KBMB – Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrje Bankare

GDP– Produkti i Brendshëm Bruto

RSF – Raporti i Stabilitetit Financiar

IHH – Indeksi Herfindahl-Hirschman

BRK– Byroja për Regjistrimin e Kredive

LSD – Ligji për Sigurimin e Depozitave

FMN – Fondi Monetar Ndërkombëtar

BQE – Banka Qendrore Europiane

EQL- Evropa Qendrore dhe Lindore

EJL – Evropa Juglindore

EQ – Evropa Qendrore

SHK – Shtetet e pavarura të Komonvellit (CIS)

RoA – Kthimi në asete

RoE – Kthimi në ekuitet

LCY – Valuta vendore

FCY – Valuta e huaj

EUR – Valuta euro

yoy – Nga viti në vit

pp -pikë përqindje

r.h.s – ana e djathtë

x

Page 11: Aspects of Banking Management Afaraizimit

KAPITULLI 1

_____________

INDUSTRIA BANKARE NË KOSOVË

1.1 Hyrje

Është një fakt i njohur që bankat luajnë disa role në çdo ekonomi. Dhe këto role kanë për qëllim

sigurimin e sistemit të shëndoshë financiar dhe stabilitetin ekonomik. Është e padiskutueshme

se sistemi bankar është motori i rritjes në çdo ekonomi, duke pasur parasysh funksionin e tij të

ndërmjetësimit financiar. Ndërmjet këtij funksioni, bankat në mënyrë të lehtësuar formojnë

kapitalin dhe bëjnë promovimin e rritjes ekonomike (Omankhanlen, 2012).

Gjatë epokës socialiste, në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) ekzistonte

një sistem monobankë. Me reformën e sektorit bankar pas vitit 1990, këto vende shfuqizuan

ish-sistemin monobankë dhe themeluan të ashtuquajturin sistem bankar me dy nivele, i cili

është tipik për ekonominë e tregut. U zbatua konsolidimi i bankave komerciale dhe privatizimi

nga investitorët e vendit dhe të huaj. Me pjesëmarrjen e bankave të huaja, shërbimet e reja

janë futur në një kohë të shkurtër në këto vende dhe, në krahasim me sistemin monobankë të

epokës socialiste, praktikat e menaxhimit të riskut të bankave dhe efikasitetit financiar janë

përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme (Banincova, 2012).

Ritmi i shpejtë i zgjerimit të kredive në vendet e EQL-së, në përgjithësi nga një bazë e ulët, është

e mundur të jetë nxitur nga një proces “zëre hapin”. Në përgjithësi, kjo tendencë është parë si

një pasojë normale dhe pozitive e shkallës së rritjes, themelimit dhe ristrukturimit. Nga ana e

ofertës, institucionet e huaja financiare, që hyjnë në këto tregje me qëllim të fitimit të shpejtë

të tregut, shpesh kanë lehtësuar financimin në zgjerimin e shpejtë të kredisë. Risku i rritjes së

shpejtë të kredive është nënvlerësuar, për shkak të vështirësive të matjes së parashikimeve të

aktivitetit të përgjithshëm ekonomik dhe lidhjes së tij me humbjet e kredisë. Si rezultat i kësaj,

1

Page 12: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

janë ndërmarrë masat e kujdesshme dhe mbikëqyrëse për të frenuar rritjen e kredisë (Hilbers,

Robe, Pazarbasioglu, Johnesen, 2005).

Nga kriza e fundit financiare, industria bankare në EQL regjistroi një model të vëllimit të rritjes

më pak dinamike se ai para krizës (Revoltella, Mucci, 2011). Edhe pse bankat në vendet në

tranzicion kanë bërë hapa të shpejtë në përmirësimin e performancës dhe shërbimeve që prej

fillimit të viteve 1990, industritë bankare në ekonomitë në tranzicion ende nuk e kanë thellësinë

financiare të homologëve të tyre në vendet e zhvilluara (Bonin, Hasan, Wachtel, 2013).

Kur merret parasysh performanca dhe shkalla e zhvillimit të institucioneve financiare të

Kosovës, po ashtu duhet të merren parasysh edhe disa faktorë me ndikim të madh. Faktori më i

rëndësishëm për trajtimin e shkallës të zhvillimit të institucioneve financiare është padyshim e

kaluara e tyre historike. Kosova doli nga okupimi në vitin 1999, kështu që më së shumti

përqendrohemi në institucione financiare që janë bërë funksionale pas këtij viti. Sektori

financiar në vendet e zhvilluara ka histori të gjatë, që e nënkupton stabilitetin e tij. Në Kosovë e

kemi një situatë më specifike, për shkak të faktit se nuk kishte zhvillim të qëndrueshëm të

vendit – një parakusht për funksionim të sistemit financiar (Dërmaku, Luboteni, Berisha, 2012).

Për shkak të këtyre zhvillimeve edhe mund të shtrohet pyetja: A është industria bankare

motorri i rritjes në ekonomi, duke pasur parasysh funksionin e tij të ndërmjetësimit financiar?

Pas kësaj periudhe kishte një zhvillim dinamik të kësaj industrie, si në aspektin e rregullimit dhe

mbikëqyrjes nga ana e BQK-së ashtu edhe në aspektin e zgjerimit të gamës së produkteve dhe

shërbimeve bankare.

Funksionet e ndryshme të bankave tregojnë rëndësinë e tyre për një sistem efektiv dhe stabil

bankar, si i domosdoshëm për ekonominë e vendit. Prandaj, mbikëqyrësit e bankave kanë një

përgjegjësi të shtuar për monitorimin dhe ruajtjen e operimit të shëndoshë të industrisë

bankare të një vendi.

Për më tepër, sipërmarrësve individualë apo investitorëve zakonisht iu mungon kapitali i

mjaftueshëm për të vazhduar me projektet e tyre. Bankat komerciale ofrojnë shërbime të

2

Page 13: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

ndërmjetësimit, që i bashkojnë kursimtarët dhe investitorët, duke i kanalizuar në mënyrë

teorike fondet e investimeve për përdorimet që sjellin normën më të lartë të kthimit, duke e

zmadhuar specializimin dhe ndarjen e punës (Todaro, 2003). Modeli neoklasik i rritjes na tregon

se një rritje në investimet e efektshme të kursimeve në projekte të reja dhe inovative është një

nga gjeneratorët kryesorë të rritjes ekonomike (cituar në Armenta).

Dhënia e kredive është një vlerë më rëndësi, sepse mjetet e mobilizuara mund të shfrytëzohen

racionalisht, duke i përdorur në sferën e prodhimit, në shpejtimin e procesit të riprodhimit, të

qarkullimit dhe te sektorët e tjerë, të cilët llogariten si sektorë që përshpejtojnë zhvillimin

ekonomik. Mirëpo, edhe në këtë fushë hulumtimet empirike lidhur me ndikimin e kredive në

zhvillimin ekonomik janë shumë të pakta, e sidomos në rajonin e EJL-së. Autori është i

mendimit se kreditë janë mjaft të rëndësishme dhe një ndër faktorët kryesorë në stimulimin e

zhvillimit ekonomik në rajon, prandaj edhe fokusi në pjesën e parë të këtij punimi do të jetë

analiza e rolit të kredive dhe ndikimi i tyre në rritjen ekonomike (Rritja e kredive në GDP), ku

interesi kryesor në këtë punim do të jetë Kosova.

Në mënyrë që të vazhdojnë së ekzistuari, bankat duhet të arrijnë të operojnë me rezultate

pozitive. Për ta arritur këtë, bankat duhet të ndërmarrin risqe dhe risqet kryesore me të cilat

ballafaqohen bankat gjatë operimit të tyre janë: risku i kredisë, risku i likuiditetit, risku

operacional, risku i tregut etj. Përcaktimi dhe përkufizimi i saktë i kredive joperformues nga ana

e bankave është me rëndësi të veçantë, me qëllim që bankat në vendet në zhvillim të

zvogëlojnë borxhet në bilancet e tyre me qëllimin e vetëm arritjen e një stabiliteti financiar dhe

ekonomik. Si rezultat i kësaj, përkufizimet e këtyre risqeve janë përmirësuar vazhdimisht me

kalimin e viteve, me ndihmën edhe të kërkesave të kapitalit si mbrojtje ndaj secilit prej këtyre

risqeve.

Për shkak të globalizimit, inovacioneve financiare dhe kompleksitetit gjithnjë në rritje të

afarizmit bankar, ekspozimi i tyre ndaj risqeve të ndryshme është gjithnjë në rritje. Rëndësia e

tij u vërtetua edhe më tepër me paraqitjen e krizës financiare të vitit 2007, sepse kjo periudhë

kohore e tregoi edhe një herë neglizhencën ndaj menaxhimit të riskut, si të autoriteteve

3

Page 14: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

rregullatore ashtu edhe të menaxhimit nga ana e bankave. Prandaj, është përgjegjësi e të dyja

palëve që ky risk të identifikohet në kohën e duhur dhe të zbatohen masa mbrojtëse adekuate,

me qëllim që të mos ketë ngecje në suksesin e industrinë bankare. Prandaj, edhe mund të

shtrohet pyetja: Pse është i një rëndësie të veçantë menaxhimi adekuat i risqeve në industrinë

bankare? Autori është i mendimit se, për shkak të një menaxhimi joadekuat, vazhdimisht ka

pasur përsëritje të krizave. Arsyeja tjetër është se kriza e fundit financiare u transmetua më

vonë në mënyrë progresive e të pandalshme edhe në aktivitetin ekonomik, në fillim në vendet e

zhvilluara, e më vonë edhe në vendet në zhvillim, edhe pse hulumtimet empirike në vendet e

rajonit nuk e mbulojnë shumë këtë fushë. Pasojat e para të kësaj krize kanë qenë të lidhura me

shtrëngimin e kredidhënies ku si rezultat kemi rënien e konsumit dhe investimeve, që u

reflektua edhe në rënien ekonomike. Prandaj, si rezultat i kësaj, autori e pa të nevojshme që në

pjesën e dytë të këtij punimi të jetë analiza e llojeve të ndryshme të risqeve (me fokus te risku

kreditor), me të cilat përballet industria bankare në rajon, ndërkohë që interesi në këtë analizë

do të jetë Kosova.

1.2 HISTORIKU I ZHVILLIMIT TË SISTEMIT BANKAR NË KOSOVË

Kjo pjesë në tërësi do të përmblidhet nga një vështrim historik i rrethanave dhe fakteve mbi

bazën e të cilave ka zënë fill dhe është zhvilluar gradualisht industria bankare e Kosovës. Është

përcaktuar kjo periudhë në mënyrë që të jepet një pasqyrë e qartë mbi rrjedhën e zhvillimit të

industrisë bankare që nga paslufta e deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Përveç të tjerash, industria bankare gjatë kësaj periudhe i është nënshtruar një procesi unik të zhvillimit.

1.2.1 Periudha 1999 – 2008

Periudha e vitit 1990 – 1999 është e njohur si më e errëta në historinë e Kosovës moderne, për

shkak të faktit se gjatë kësaj periudhe Kosova ishte subjekt i okupimit klasik nga Serbia. Nëse

deri në vitin 1990 Kosova ka pasur disa kompetenca politike dhe ekonomike në duart e veta,

4

Page 15: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

pas vitit 1990 të gjitha fuqitë ekonomike dhe politike u transferuan në Beograd. Sistemi serb i

pushtimit në Kosovë u instalua në aspekte të jetës së përditshme. Ai së pari filloi me

transferimin e pushteteve politike dhe më vonë me ato ekonomike, duke ndërhyrë në sistemin

financiar të asaj kohe. Ndërhyrja e Serbisë ishte e menjëhershme me mbylljen e Bankës

Popullore të Kosovës dhe me marrjen e subjektivitetit të bankave të tjera në Kosovë. Meqenëse

tregu financiar në Kosovë ka dalë në formën e tregut bankar, ndërhyrja e Serbisë është drejtuar

kundër industrisë bankare të Kosovës. Industria bankare e Kosovës ishte një pjesë integrale e

sistemit ekonomik dhe politik në Kosovë dhe shkatërrimi i sovranitetit të Kosovës ka përfshirë

edhe industrinë e saj bankare. Shumë kursime ishin të humbura, duke përfshirë edhe

ekonominë që ishte subjekt i blerjeve financiare nga aparati shtetëror serb. Pasi që bankat ishin

nën juridiksionin e drejtpërdrejtë të Serbisë, funksionimi i ekonomisë private të shqiptarëve të

Kosovës ishte i kufizuar për të vepruar brenda kësaj kornize bankare. Biznesi i institucioneve

financiare në Kosovë ishte një risi, pasi ishte i pari që të ketë institucione financiare me një

motiv të profitit dhe në pronësi private. Shumica e institucioneve financiare në Kosovë janë me

pronësi private, pra ekzistenca e tyre është e lidhur me aderimin në parimet e ekonomisë së

tregut (Dërmaku, Luboteni, Berisha, 2012).

Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës (BPK) u themelua në nëntor të vitit 1999, ndërsa më

vonë (në gusht të vitit 2006) i transformuar në Autoritet Qendror Bankar të Kosovës (AQBK),

është paraardhës i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), institucion ky që u

mandatua me ligjin për BQK-në- Ligji Nr. 03/L- 074, i datës 5 qershor 2008.

Para konfliktit të vitit 1999, Kosova kishte katër banka kryesore. Mirëpo asetet, huat, depozitat,

kapitali dhe të dhënat e tjera nuk raportoheshin nëpërmes bilancit bankar, me përjashtim të

Bankës Ekonomike. Midis bankave ‘kryesore’ nga periudha e vitit 1999, vetëm dy banka të

licencuara më parë u konsideruan të afta për të kryer operacione të kufizuara pagesash brenda

një muaji, si dhe për të filluar disa operacione të tjera brenda një periudhe dymujore. Mirëpo,

një aftësi e tillë ishte e dyshimtë dhe deri në tremujorin e parë të vitit 2000, asnjëra nga bankat

‘kryesore’ nuk konsideroheshin të afta për të marrë licencën (BB, 2000).

5

Page 16: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

Pas luftës Kosova nuk kishte asnjë bankë të vetme, kështu që në janar të vitit 2000 jepet licenca

e parë bankare me emrin The Kosovo Micro Enterprise Bank “MEB”, që ishte një projekt i

përbashkët i Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), Bankës Evropiane për Rindërtim dhe

Zhvillim (BERZH) dhe firmës gjermane Projekti i Konsultës Ndërkombëtare (IPC). Kjo bankë

(MEB) e filloi punën me synimin për të krijuar kushte për punësim dhe krijim të të ardhurave,

duke dhënë kredi të vogla për ndërmarrje të vogla dhe të mesme. Ajo më vonë e ndryshoi

emrin e saj në ProCredit Bank, për t’u pasuar nga bankat e tjera me kapital vendas dhe të huaj.

Në Kosovë aktualisht ekzistojnë banka vendore dhe të huaja (Dërmaku, Luboteni, Berisha,

2012). Në ndërkohë, gjatë vitit 2001 dhe 2002 janë licencuar nga ana e BQK-së edhe gjashtë

banka të tjera. Të gjitha këto banka, pas depozitimit të mjeteve financiare, i fituan kompetencat

gjegjëse për veprim në tregun financiar dhe kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e afarizmit

të tyre lidhur me ndërmjetësimin financiar.

Një nga sfidat e shumta që Kosova përballoi pas konfliktit ishte zgjedhja e një strukture

monetare. Duke pasur parasysh ngutjen e madhe për zotërime në para të gatshme të këmbimit

valutor dhe zhdukjen e dinarit jugosllav si një mjet transaksionesh, nuk ishte befasuese që në

shtator të vitit 1999, me anën e një prej rregullave të tij të parë “mbi monedhën e lejuar për

përdorim në Kosovë”, UNMIK-u aprovoi përdorimin e markës gjermane dhe të monedhave të

tjera në Kosovë. Adoptimi i strukturës monetare, e bazuar në përdorimin e markës, u paraqit si

një zgjidhje e natyrshme. Përdorimi i një monedhe të qëndrueshme ishte i rëndësishëm në

mirëmbajtjen e një stabiliteti makroekonomik dhe luante një rol vendimtar në rindërtimin e

besimit të njerëzve në sektorin financiar. Ajo, gjithashtu, u përcaktua që të siguronte një

mbështetje domethënëse për një strategji zhvillimi të drejtuar nga jashtë, e cila, më shumë sesa

një zgjedhje, ishte një nevojë, duke pasur parasysh përmasat e tregut të brendshëm (BQK,

2014).

Hedhja në qarkullim e euros në vitin 2002 përfundoi me sukses. Adoptimi i euros si një

monedhë kombëtare solli gjithashtu stabilitet monetar në Kosovë. Eurozimi shpesh

përkufizohet si adoptimi i euros si monedhë ligjore dhe monedhë zyrtare nga autoritetet e një

6

Page 17: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

vendi jashtë Zonës Euro. Ky përkufizim nënkupton gjithashtu që autoritetet vendosën që të

refuzonin instrumentet e politikave të tyre monetare dhe të braktisin monedhën e tyre

kombëtare (BQK, 2014).

Problemet imediate që përfshinin atë periudhë ishin mungesa e bankave të përgatitura për të

konkurruar në linja komerciale; mosekzistimi i informacionit të saktë financiar dhe sistemeve të

menaxhimit në industrinë bankare; mungesa e infrastrukturës së industrisë bankare (si ligjet,

aftësia juridike, rregulloret, kuadri i kontabilitetit dhe revizionit), çka do të siguronte drejtimet

dhe parametrat e nevojshëm për një industri bankare të menaxhuar mirë dhe funksionuese;

mungesa e ndërmjetësimit financiar (depozitimi dhe huadhënia) që rezultoi nga mungesa e

besimit publik, keqadministrimi i burimeve në të kaluarën dhe politizimi i huadhënies bankare;

prania e vetëm një numri të vogël dhe të kushtueshëm shërbimesh bankare, si transferimet të

cilat siguroheshin më shumë nga kompanitë e udhëtimeve ose në mënyrë informale sesa

përmes bankave; dhe pohimet se mund të ndodhin mashtrime, pastrim parash dhe aktivitete të

tjera të paligjshme, nëse sistemi i mbikëqyrjes nuk është i efektshëm (BB, 2000).

Menjëherë pas luftës, sikurse në të gjithë sektorët e tjerë të shoqërisë, edhe në këtë sistem çdo

gjë ka filluar nga zeroja. Me qëllim të vendosjes së një sistemi efektiv financiar dhe bankar,

Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës (BPK), qysh në vitin 1999, ka aprovuar Rregulloren

mbi licencimin e bankave dhe Rregulloren mbi mbikëqyrjen e tyre. Vendosja e një legjislacioni

bankar ishte e rëndësisë së madhe për koordinimin dhe realizimin teknik të mbështetjes së

donatorëve për rindërtim, sidomos për financimin e zhvillimit të NVM-ve. Me vënien në

funksion të këtij autoriteti krijohen parakushtet esenciale për të përballuar sfidat që vinin si

pasojë e mungesës së shërbimeve bazike bankare në vend. Ndër aktivitetet kryesore në fazën e

hershme të zhvillimit ishin: ofrimi i shërbimeve bazike të sistemit të pagesave; hartimi i kornizës

rregullative për të krijuar kushtet ligjore për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave

komerciale.

Në vazhdim të themelimit të bankave në Kosovë, ishte një fenomen kur njerëzit dëshironin të

merrnin kredi me çfarëdo kushti, duke injoruar kushtet e kredisë dhe duke menduar se tregu

7

Page 18: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

bankar vepron me rregullat e vjetra, ku ishte shkalla e lartë e inflacionit dhe shlyerja e kredisë

në sasi shumë të ulëta. Bankat në Kosovë kanë aplikuar një politikë të normave të larta të

interesit, të atribuuar josigurisë politike në Kosovë. Politika konservative e bankave ishte e

kushtëzuar gjithashtu nga efiçienca shumë e ulët e gjykatave, që janë neglizhuar në procesimin

e rasteve të huave të këqija, diçka që ka një ndikim në rritjen e normës së interesit me qëllim të

mbulimit të kredive të këqija (Dërmaku, Luboteni, Berisha, 2012).

Sipas Rregullores për Licencimin, Mbikëqyrjen dhe Rregullimin e Bankave, bankat organizohen

si shoqëri të përbashkëta aksionare me përgjegjësi të kufizuar sipas ligjit në zbatim, me të gjitha

aksionet e regjistruara në emër të pronarëve të tyre të vërtetë. Çdo bankë duhet të ketë

autonomi të plotë ligjore, operacionale, financiare dhe administrative nga çdo person tjetër,

duke përfshirë edhe BPK-në. Çdo bankë do të ketë statusin ligjor, duke përfshirë të drejtën për

të kontraktuar, poseduar dhe shpronësuar pasurinë e tundshme dhe të patundshme dhe mund

të jetë palë në procedurat gjyqësore. Duhet të ceket se çdo bankë do të administrohet nga

bordi drejtues, i cili do të ketë së paku pesë anëtarë, dy prej të cilëve do të jenë jofunksionarë.

Duhet të ketë Komisionin revizor, Komisionin për menaxhimin e riskut kreditor, si dhe

Komisionin për menaxhimin e aktivit dhe pasivit (Krasniqi, 2012).

Njëkohësisht, AQBK-ja ka treguar gatishmëri për të përdorur gjithë autoritetin e tij, në mënyrë

që të forcojë rregulloren dhe të përmirësojë praktikat profesionale dhe të administrimit. Kjo

bën që drejtimi i AQBK-së të pezullojë ose të revokojë administratorë dhe drejtues, të bllokojë

të drejtat e tyre votuese, të detyrojë aksionarët të shesin aksionet e tyre me një çmim të

caktuar, të detyrojë personat e brendshëm të shlyejnë kreditë e tyre dhe të dërgojnë faktet që

mund të bien ndesh me ligjet penale në organet kompetente. Në mars 2006, AQBK-ja ia revokoi

licencën një banke tregtare, e cila kishte mbledhur hua të këqija dhe ishte e paaftë të paguante.

AQBK-ja ndërhyri në mënyrë parandaluese, ndërkohë që banka kishte ende aktive likuide,

mjaftueshëm për të mbuluar depozituesit e vegjël dhe, si rrjedhojë, arriti të shmangte largimin

e depozitave nga e gjithë industria bankare. Vendimi i AQBK-së për t’ia hequr licencën një

institucioni dhe për ta mbyllur atë, pati një ndikim pozitiv mbi të gjithë industrinë dhe solli

8

Page 19: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

përmirësim të politikave të kredisë dhe të praktikave të drejtimit të përgjithshëm, shpejtim të

procesit ristrukturues të bankave vendase (Fullani, 2009).

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2007, banka sllovene Nova Ljubljanska Banka (NLB) bleu 50.1për

qind të aksioneve të Kasabankës (KSB), të cilat së bashku me 25.1për qind të aksioneve të

mbajtura nga një bankë tjetër sllovene, Factor Bank Ljubljana, rritën pjesëmarrjen e kapitalit të

jashtëm në KSB për 75.2për qind. Për më tepër, NLB u bë gjithashtu aksionare e Bankës së Re të

Kosovës (BRK), duke blerë 87.0për qind të aksioneve të saj. Kjo më pas vazhdoi me bashkimin

ndërmjet KSB-së dhe BRK-së në një bankë të vetme, NLB Prishtina, në janar të vitit 2008.

Bashkimi i këtyre dy bankave solli numrin e bankave që operojnë në Kosovë në tetë. Si pasojë,

sektori bankar lëvizi drejt një strukture ideale me raporte të përshtatshme bankash me

përmasa, origjinë dhe kapacitete të ndryshme (Fullani, 2009).

Në tërësi, ristrukturimi i industrisë bankare të promovuar që nga fillimi i vitit 2006 ka sjellë një

ndryshim të rëndësishëm në strukturën e industrisë, përbërja e të cilit tani është më optimale;

një përzierje e institucioneve vendëse, rajonale dhe ndërkombëtare. Gjatë tremujorit të tretë të

vitit 2007 iu lëshua licenca operuese dy bankave të jashtme, të cilat janë: Banka Kombëtare

Tregtare (BKT) nga Shqipëria dhe Komercijalna Banka (BK) nga Serbia. Një bankë tjetër e

jashtme, Turk Ekonomi Bankasi (TEB), është pajisur me licencë operuese në fund të gjysmës së

katërt të vitit 2007 (RV, 2007).

Gjatë gjithë këtyre viteve bankat në Kosovë kanë përmirësuar rrjetin e tyre bankar të punës,

duke vënë në përdorim teknologjinë më të re. Vendosja e teknologjisë së re u ka mundësuar

bankave që ta rrisin sigurinë në dhënien e shërbimeve, ta zgjerojnë gamën e produkteve që ato

ofruan, si dhe të shkurtojnë shpenzimet e përgjithshme (RV, 2004).

Hyrja e bankave të reja në fund të vitit 2007 dhe në fillim të vitit 2008 ka nxitur konkurrencën

në këtë treg, e cila është manifestuar me kushte më të favorshme për kredimarrësit dhe

depozituesit dhe, në të njëjtën kohë, me rritje të cilësisë dhe sasisë së shërbimeve bankare. E

9

Page 20: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

gjithë kjo është përcjellë me një nivel të lartë të qëndrueshmërisë të kësaj industrie, gjë që e

radhit Kosovën ndër vendet me industri bankare më të qëndrueshëm në rajon (RV, 2008).

Zgjerimi i numrit të njësive bankare kryesisht rezultoi nga hapja e bankave të reja, si dhe nga

përpjekjet e bankave ekzistuese që, përmes hapjes së nëndegëve të reja, të shtrijnë prezencën

në një hapësirë sa më të gjerë. Gjithashtu, numri i bankomatëve shënoi një rritje të

konsiderueshme, duke arritur në 240 në vitin 2008, gjë që e ka bërë më të lehtë qasjen e

klientëve në shërbimet bankare. Ngushtimi i mëtejmë i distancës ndërmjet klientit dhe

shërbimeve bankare duhet të jetë prioritet shumë me rëndësi për industrinë bankare. Në këtë

kontest, numri i Pikave të Shitjes dhe llogarive ‘E-banking‘ shënoi rritje të konsiderueshme (BSF,

2009).

1.2.2 Periudha 2008 – 2014

Duke u bazuar në vështrimin historik të periudhës paraprake dhe me qëllim të pasqyrimit të

vazhdimësisë së zhvillimit të industrisë bankare të vendit, në këtë pjesë do të përpiqemi të

paraqesim një historik të shkurtër, duke përfshirë vetëm zhvillimet më të rëndësishme që kanë

karakterizuar këtë periudhë (performancën e plotë të industrisë bankare të kësaj periudhe do

ta pasqyrojmë në pjesën e pestë të punimit).

Ndër zhvillimet më të rëndësishme dhe të përgjithshme për vendin ishte shpallja e Pavarësisë,

që në mënyrë automatike dhe në veçanti ka reflektuar zhvillimet në sistemin financiar të vendit.

Si zhvillime bazë ishin transformimi i AQBK-së në Bankë Qendrore të Republikës së Kosovës

(BQK), transformimi i kornizës ligjore nga rregullore të UNMIK-ut në ligje specifike, zgjerimi i

kapaciteteve, funksioneve dhe bartja e kompetencave vendimmarrëse dhe politikëbërëse tek

vendorët.

Viti 2008 u karakterizua edhe me krizën financiare globale, që konsiderohet si një nga krizat më

të mëdha botërore. Kjo krizë shkaktoi edhe një recesion në nivel botëror. Me këtë është vënë

10

Page 21: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

seriozisht në pikëpyetje koncepcioni i derregullimit dhe liberalizimit të afarizmit të bankave dhe

institucioneve të tjera financiare, që për një kohë mjaft të gjatë mbretëroi në botë. Pikërisht kjo

krizë, që e tronditi pothuajse tërë botën, shtroi nevojën e rritjes së rolit mbikëqyrës të bankave

qendrore, si dhe formimit të një institucioni në nivel ndërkombëtar për mbikëqyrjen e

sistemeve financiare dhe parandalimin e paraqitjes së krizave të tilla në të ardhmen (RV, 2008).

BQK-ja ka zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare të mbikëqyrjes, të bazuar në rrezik dhe,

për më tepër, të mbikëqyrjes shumë konservative të të gjitha institucioneve financiare që

veprojnë në Kosovë. Gjatë vitit 2011, aktiviteti ligjor i BQK-së është përqendruar në zhvillimin

dhe në avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative, të cilat në pajtim me legjislacionin në fuqi

janë pjesë e detyrave dhe përgjegjësive të BQK-së. Gjatë këtij viti, BQK-ja ka vijuar punën për

rishikimin e kuadrit ligjor dhe rregullativ dhe harmonizimin në përputhje me legjislacionin e BE-

së, standardet dhe praktikat ndërkombëtare, gjithmonë në përshtatje me dinamikën më të

fundit të zhvilluar në vend (më gjerësisht do të paraqitet në pjesën 1.2.2.8 dhe 1.2.2.9). Me

qëllim të avancimit dhe konsolidimit të bazës ligjore për sistemin financiar në Kosovë, gjatë vitit

2012, është miratuar Ligji për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucione Financiare

Jobankare. Ky ligj është hartuar në përputhje të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare,

standardet dhe direktivat e BE-së, në fushën e mbikëqyrjes dhe rregullimit bankar, si dhe në

përputhje me Parimet Bazë të Bazelit për Mbikëqyrje Bankare Efektive (RV, 2011).

1.2.2.1 Ligji për Sigurimin e Depozitave

BQK-ja, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave (MEF), ka përmbushur

kërkesat ligjore për sponsorimin e Ligjit për Sigurimin e Depozitave nga MEF. Ligji për Sigurimin

e Depozitave (LSD) ka pasur parasysh ligjet në regjion, si nga Shqipëria, Mali i Zi, Sllovenia dhe

vendet evropiane dhe amerikane. Praktika më e mirë ndërkombëtare është ndjekur gjatë

propozimeve të përfshira në LSD, si dhe Direktiva Evropiane për Garantimin e Depozitave. LSD

për institucionet financiare është miratuar më 13 dhjetor 2012 (RV, 2008). Objektivat e sistemit

për sigurimin e depozitave janë që të mbrojë depozitarët e vegjël nga humbja në rast të

11

Page 22: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

paraqitjes së një ngjarjeje të siguruar ashtu siç parashihet me këtë ligj, si dhe të mbështesë

BQK-në në arritjen e qëllimit të saj për rritjen e sigurisë, solvencës dhe funksionimin efikas të

një sistemi stabil të bazuar në ekonominë e tregut (Ligji Nr. 04/L-133, 2012).

1.2.2.2 Zhvillimi i sistemit të pagesave

Sistemi ndërbankar i pagesave në Kosovë shlyen pagesat e rregullta, masive, prioritare, kos-

giro, debitimin direkt dhe letrat me vlerë. Duke marrë parasysh që SEKN (Sistemi Elektronik i

Kliringut Ndërbankar) përpunon të gjitha pagesat në vend, çarjet në të apo vonesat eventuale

në procesin e shlyerjes do të kishin pasoja të mëdha për sistemin financiar në vend. Andaj BQK-

ja është angazhuar të ndjekë parimet themelore ndërkombëtare të Komitetit për Sistemet e

Pagesave dhe Shlyerjeve për sistemet e pagesave me rëndësi sistematike, për të evituar risqet e

mundshme, që mund t’i kanosen sistemit të pagesave në vend, kur kemi parasysh që SEKN

është sistemi i vetëm për pagesa ndërbankare (RSF, 2012).

Sipas Ligjit Nr. 04/L-155 për sistemin e pagesave (i miratuar në 2013), me qëllim të mbikëqyrjes

efikase dhe transparente të sistemit kombëtar të pagesave si tërësi dhe të pjesëve të tij

relevante, BQ përcakton rregullat, standardet dhe direktivat e përgjithshme për ofrimin e

shërbimeve të pagesave dhe/apo operimin e sistemeve me anë të rregulloreve apo

udhëzimeve, si dhe nxjerr urdhra, vlerëson dhe siguron zbatimin e standardeve, rregullave dhe

direktivave të caktuara nëpërmjet monitorimit në vend dhe jashtë, duke përfshirë vendosjen e

kushteve, promovimin e efikasitetit dhe shfrytëzimit të shërbimeve të pagesave elektronike,

inkurajimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet palëve të interesit.

1.2.2.3 Sistemi i regjistrimit të kredive

Furnizimi i institucioneve kredidhënëse dhe kredimarrëse me informacionet e nevojshme

kreditore individuale, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së kredive përmes sistemit të RKK-së,

është një shërbim me rëndësi i BQK-së. Në bazë të rregulloreve në fuqi, të gjitha institucionet

kredidhënëse të licencuara nga ana e BQK-së janë anëtare të këtij regjistri.

12

Page 23: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

Përdoruesit e RKK-së, të cilët janë të autorizuar nga institucionet kredidhënëse, i qasen sistemit

me qëllim të hulumtimit mbi obligimet dhe historitë kreditore të aplikantëve kreditorë (RV,

2011). Sipas Rregullores së BQK-së për Regjistrin e Kredive, qëllimi i këtij sistemi është përkrahja

gjatë procesit të vlerësimit të klientëve kreditorë për bankat dhe institucionet mikrofinanciare

të licencuara, si dhe ato institucione financiare jobankare dhe kompani të sigurimeve, duke

ndikuar në vendimmarrjen e tyre të drejtë. Përdorimi i Sistemit të RKK-së është i detyrueshëm

nga ofruesit e kredive dhe, si i tillë, monitorohet nga BQK-ja si rregullator i industrisë financiare.

Ofruesit e kredive kanë qasje të drejtpërdrejtë në sistemin e RKK-së. Ata duhet të regjistrojnë

në sistem të dhëna në lidhje me kreditë individuale për subjekte fizike dhe juridike, si dhe do të

mund të tërheqin nga sistemi raportet kreditore të huamarrësit të kredive individuale. Sipas

rregullores bankare dhe mbështetur në sistemin e zhvilluar të RKK-së, të gjitha institucionet

kredidhënëse-anëtare të sistemit të regjistrit të kredive, janë të obliguara që të raportojnë

informacionet mbi kreditë e aprovuara dhe të shpërndara.

1.2.2.4 Rregullorja për kontrollet e brendshme dhe auditimin e brendshëm

Sipas rregullores së BQK-së (2012), bankat duhet të themelojnë një sistem të shëndoshë të

kontrollit të brendshëm, me qëllim të parandalimit të humbjeve, mirëmbajtjes së raportimit të

besueshëm financiar dhe të menaxhmentit, zgjerimit të operimit të tyre të matur dhe

promovimit të stabilitetit në sistemin financiar. Pavarësisht nga madhësia e tyre, bankat duhet

të kenë një sistem efektiv të kontrolleve të brendshme, që është në përputhje me natyrën,

kompleksitetin dhe rrezikun e vetvetishëm në aktivitetet e zërave bilancorë dhe jashtëbilancorë

dhe që kjo t’i përshtatet ndryshimeve të ambientit dhe kushteve të afarizmit të tyre.

Menaxherët e lartë sigurojnë që i gjithë personeli të kuptojë rolin e tyre në procesin e kontrollit

dhe se do të jenë plotësisht të përfshirë në këtë proces. Bordi i drejtorëve është përgjegjës për

drejtimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e bankës dhe për të siguruar që punët janë duke u

kryer në interesin më të mirë të saj. Bordi i drejtorëve ka për detyrë të veprojë me kujdes në

përmbushjen e detyrës së rëndësishme të udhëheqjes dhe mbikëqyrjes së aktiviteteve të

menaxhimit, duke siguruar që operacionet ditore të bankës janë në duar të menaxhmentit të

13

Page 24: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

kualifikuar, të ndershëm dhe kompetent. Si i tillë, funksioni i auditimit të brendshëm ndihmon

menaxherët e lartë dhe bordin e drejtorëve në kryerjen efikase dhe efektive të përgjegjësive të

tyre.

1.2.2.5 Rregullore për auditimin e jashtëm të bankave

Qëllimi i kësaj rregulloreje është të forcojë kornizën rregullatore që ka të bëjë me auditorët e

jashtëm të bankave dhe të përcaktojë kualitetin e shërbimeve të ofruara nga auditorët e

jashtëm në raport me rreziqet specifike të bankave dhe të sistemit financiar në përgjithësi. Kjo

rregullore përcakton kërkesat për aprovimin e auditorëve të jashtëm, kryerjen e auditimit të

jashtëm të bankave dhe marrëdhëniet ndërmjet auditorëve të jashtëm, bankave dhe BQK-së.

Auditorët e jashtëm duhet të sigurojnë se kanë bazë të mjaftueshme për të vlerësuar nëse

është bërë ndonjë shkelje e Ligjit për Bankat dhe Rregulloreve të BQK-së, të cilat janë material

sa i përket llogarive vjetore. Auditorët e jashtëm duhet të kontrollojnë rregullshmërinë,

saktësinë dhe plotësimin e raportimeve të bankave të paraqitura në BQK, në përputhje me

kërkesat rregullative në fuqi të miratuara nga BQK-ja. Gjatë rishikimit të cilësisë, BQK-ja apo

rishikuesi duhet të përcaktojë se deri në çfarë mase auditori i jashtëm i ka aplikuar rregullat dhe

procedurat adekuate të kontrollit të cilësisë në të gjitha aspektet e rëndësishme të auditimit.

Gjatë rishikimit, BQK-ja duhet të ketë qasje në të gjitha dokumentet e punës së auditorit të

jashtëm, deri në atë masë që është e nevojshme për të kryer një kontroll adekuat të cilësisë

(Rregullore për auditimin e jashtëm të bankave, 2012).

1.2.2.6 Rregullorja për tregun e letrave me vlerë

Në pajtim me Ligjin për Borxhet Publike nr. 03/L-175, BQK-ja vepron si agjent i Ministrisë së

Financave (MF) për të zbatuar detyrat e caktuara që kanë të bëjnë me çështje fiskale të Kosovës

dhe si Autoritet Monetar i Republikës së Kosovës. Në kuadër të kësaj, BQK-ja ka për detyrë të

zhvillojë ankandet e Letrave me Vlerë të Qeverisë, të regjistrojë emetimin dhe transferimin e

letrave me vlerë të dematerializuara, të lehtësojë themelimin e tregut sekondar për Letra me

14

Page 25: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

Vlerë të Qeverisë, si dhe të kryejë e të lehtësojë çfarëdo aktiviteti tjetër në lidhje me emetimin

e Letrave me Vlerë të Qeverisë (RV, 2011).

Në mars të vitit 2012, BQK-ja ka krijuar Divizionin e Operacioneve të Tregut të Hapur, i cili ka

për detyrë themelore zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve lidhur me tregun e Letrave me Vlerë të

Qeverisë. Themelimi me kohë dhe trajnimi adekuat i personelit nga ana e ekspertëve të

Departamentit të Thesarit të SHBA-ve ka bërë që projekti i Letrave me Vlerë të funksionalizohet

si në kohë ashtu edhe në përmbajtje. Letrat me Vlerë të Qeverisë ofrohen për shitje përmes

ankandeve të organizuara nga ana e BQK-së. Në ankand tash për tash marrin pjesë si Akterë

Primarë shtatë banka komerciale, ndërsa palët e tjera të interesuara mund të marrin pjesë në

mënyrë indirekte përmes Akterëve Primarë (RV,2011).

1.2.2.7 Licencimi

Për të përmbushur në mënyrë më efektive misionin e BQK-së, në aspekt të licencimit dhe

rregullimit të institucioneve financiare, si dhe për të siguruar vazhdimësinë e avancimit me

trendet zhvillimore të mbikëqyrjes në nivel regjional dhe ndërkombëtar, në maj të vitit 2008

është krijuar Drejtorati i Korporatës, Legjislativës dhe Metodologjisë. Drejtorati ka për detyrë

kompletimin e kornizës ligjore për mbikëqyrje financiare në përputhje me Direktivat e

Bashkësisë Evropiane dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Në kryerjen e këtij misioni drejtorati

është përgjegjës për licencimin e bankave komerciale (RV, 2008).

Strategjia e BQK-së në fushën e licencimit të institucioneve financiare përqendrohet në

tërheqjen e investitorëve, të cilët kanë gjendje të mirë financiare, përmbushin kriterin e duhur

dhe të përshtatshëm për aksionarë dhe menaxhment, janë të aftë që të drejtojnë një qasje në

zhvillimin e matur të biznesit për të mbajtur interesat e klientëve, duke ndihmuar në këtë

mënyrë në forcimin e sistemit financiar dhe në rritjen e besueshmërisë ndaj tij (RV, 2007). Sipas

Rregullores për Licencimin e Bankave, aplikuesi për licencë bankare, për të ushtruar veprimtari

bankare në Kosovë, gjatë procesit të themelimit dhe para marrjes së licencës përfundimtare,

duhet të depozitojë për këtë qëllim në BQK një kapital fillestar minimal në shumë jo më pak se

15

Page 26: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

7 milionë euro. E njëjta vlen edhe për një bankë të huaj kur aplikon për themelimin e një dege

në Kosovë. Kriteret dhe kushtet për të marrë licencë për kryerjen e veprimtarisë bankare dhe

veprimtarive të tjera financiare në Kosovë janë të përcaktuara në Ligjin e BQK-së Nr. 03/L-209

dhe në aktet e tjera nënligjore të nxjerra nga BQK-ja.

Bankat kanë punuar vazhdimisht në zgjerimin e aktivitetit të tyre në drejtim të diversifikimit të

produkteve bankare duke ofruar më shumë mundësi investimi dhe zgjedhje të shumta për

klientët e tyre. Gjatë vitit 2011 është pranuar vetëm një aplikacion për themelim të bankës dhe

në vitin 2012 iu është miratuar kërkesa për themelimin e bankës. Në tregun bankar gjatë vitit

2013 kishim nëntë banka komerciale me 311 degë dhe nëndegë bankare, ndërsa në vitin 2014 i

është miratuar kërkesa edhe një banke për të operuar në vend (RSF, 2014).

1.2.2.8 Profili rregullativ i BQK-së

Kur folëm për zhvillimin nëpër periudha të kësaj industrie, si dhe duke pasur në konsideratë

rrethanat në të cilat u zhvillua kjo industri (duke filluar nga zeroja), mund të themi që si industri

bankare nuk ishte shumë komplekse në kuptim të shërbimeve në periudhën e parë (1999-

2008), për të vazhduar të jetë më komplekse në periudhën e dytë (2008-2014). Shikuar në

prizmin rregullativ dhe mbikëqyrës, çështja ngjan të ishte më komplekse fillimisht sepse korniza

rregullative duhej ndërtuar nga zeroja dhe ishte shumë e vështirë që të mbulojë të gjitha

nevojat e kësaj industrie. Legjislacioni që rregullonte këtë industri në periudhën e parë ishte

Rregullorja e UNMIK-ut 1999/21, e cila brenda një periudhe të shkurtër u bë si akt juridik që

ngërthente mangësi të shumta në aspektin e mbulueshmërisë juridike të kësaj industrie, duke

imponuar rregullimin e çështjeve të kësaj natyre me legjislacionin sekondar (rregullat e BQK-së

për bankat).

Në përputhje me legjislacionin që drejton funksionin e saj të paraparë me ligj (rregulloret e

UNMIK-ut 1999/21, 2001/21, 2001/25, 2005/20, dhe 2006/47), AQBK-ja ka vendosur standarde

dhe kërkesa mbikëqyrëse të hollësishme, në mënyrë që të arrijë një sistem financiar të

rregulluar mirë.

16

Page 27: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

Rregulloret e institucioneve financiare dhe rregullat prudente vazhdimisht rishikohen dhe

freskohen për të siguruar që ato të vazhdojnë të jenë në linjë me praktikat më të mira

ndërkombëtare. Gjithashtu, ato rishikohen për të siguruar që të vendosin ekuilibrin e duhur në

krijimin e një mjedisi të rregulluar mirë, pa vendosur ngarkesa të panevojshme për përdoruesit

e shërbimeve financiare (RV,2007).

Në përputhje me legjislacionin (Ligji mbi BQK-në Nr. 03/L-074) dhe së fundi ligjin e aprovuar

(Ligji mbi BQK-në Nr. 03/L-209, i miratuar në 2010), qasja e mbikëqyrjes së institucioneve

financiare është zhvilluar në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare për

mbikëqyrësit, duke filluar nga qasja e “bazuar në rregulla “ në drejtim të lëvizjes në qasjen e

“bazuar në rrezikun“, e themeluar sipas Principeve Themelore të Bazelit dhe shtyllës së 2-të,

Bazelit II për bankat. Mbikëqyrja bankare në bazë të riskut kryesisht përqendrohet në aftësinë e

menaxhmentit për të identifikuar, matur, monitoruar dhe kontrolluar riskun (RV, 2008). Viti

2012 ka qenë një vit i vazhdimësisë së konsolidimit të kornizës ligjore për mbikëqyrjen e

bankave në përputhje me ligjin e ri për bankat dhe, njëkohësisht, krijimi i një kornize

rregullative që reflekton në nevojat dhe kërkesat e identifikuara gjatë një periudhe

dymbëdhjetëvjeçare të ekzistimit të mbikëqyrjes bankare në Kosovë (RV, 2011).

1.2.2.9 Veprimtaria e mbikëqyrjes financiare

Një nga funksionet kryesore të BQK-së është që të sigurojë mbikëqyrjen, me qëllim të krijimit të

një sistemi financiar të shëndoshë, të arritshëm dhe konkurrues, sistem që është i besueshëm

dhe ofron një gamë të gjerë të shërbimeve financiare. Mbikëqyrja bankare ka për qëllim

mbrojtjen e fondeve të depozituesve, si dhe ruajtjen e një sistemi financiar të qëndrueshëm,

duke u kujdesur për një ambient efikas konkurrues dhe financiar. Një sistem konkurrues

financiar iu siguron konsumatorëve produkte dhe shërbime financiare me çmime më të

arsyeshme, produkte dhe shërbime më të mira financiare (RV, 2008).

Rregullat e BQK-së dhe rregulloret ekzistuese drejtojnë shumë aspekte të institucioneve

financiare bankare dhe jobankare. Çështje të tilla si: kush zotëron, kontrollon dhe administron

17

Page 28: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

institucionet financiare; çfarë vlere kreditimi mund t’i japin institucionet financiare një

konsumatori të vetëm ose një grupi konsumatorësh; sa kapital duhet të kenë institucionet

financiare; ku mund t’i vendosin institucionet financiare zyrat e tyre; dhe çfarë shërbimesh

mund të ofrojnë ato, janë të gjitha çështje të rregulluara nga rregullat dhe rregulloret bankare

dhe jobankare. Objektivi kryesor i procesit të mbikëqyrjes është vlerësimi i sigurisë dhe

efikasitetit të institucioneve financiare. Ky vlerësim përfshin vlerësimin e sistemeve të

menaxhimit të riskut të institucioneve, gjendjen financiare, portfolion e kredisë, si dhe

pajtueshmërinë me rregullat dhe rregulloret bankare (RV, 2008).

Një synim tjetër shumë më rëndësi i rregullimit është mbrojtja e konsumatorëve. Rregulloret

dhe rregullat e përshtatshme kërkojnë që institucionet financiare të shpalosin informatat që ju

ndihmojnë konsumatorëve të vlerësojnë opsionet e hapura të produkteve, siç është kostoja e

kredisë, të drejtat dhe obligimet e mundshme, si dhe shkallën reale të kthimit në depozitat e

tyre. Procesi i mbikëqyrjes përfshin ekzaminimin në vend dhe ekzaminimin dhe monitorimin

përmes analizës së jashtme. Duke i përdorur këto mbikëqyrje, përcaktohet profili i riskut të

institucioneve financiare, i cili përcakton mënyrën se si do të trajtohet institucioni nga

mbikëqyrësit gjatë ciklit të ardhshëm mbikëqyrës. Mbikëqyrja në vend dhe analizat e jashtme

koordinojnë veprimet e tyre që shërbejnë për ngritjen e efikasitetit të mbikëqyrjes së

institucioneve financiare. Me rritjen e sektorit financiar, BQK-ja vazhdoi të formalizojë qasjen e

mbikëqyrjes “bazuar në rrezik“. Synimi i procesit të mbikëqyrjes së përqendruar në risk është

identifikimi i risqeve më të mëdha të një institucioni financiar dhe vlerësimi i aftësisë së

menaxhmentit të institucionit. Vlerësimi i këtyre risqeve bëhet në parametrat e riskut të

vetvetishëm, praktikave të menaxhimit, si dhe tendencave të këtyre risqeve për të ardhmen

(RV, 2008).

Sistemi ‘CAMELS’ i vlerësimit dhe notimit të institucioneve nën mbikëqyrje mbetet vegël me

vlerë e mbikëqyrjes. Ky sistem është një akronim për pesë përbërësit e sistemit të vlerësimit: C-

Mjaftueshmëria e kapitalit; A - Cilësia e mjeteve; M - Menaxhmenti dhe administrimi; E - Të

hyrat; L - Likuiditeti, S - Rrisku i tregut (RV, 2008).

18

Page 29: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

1.3 Përmbledhje e afarizmit të sektorit bankar 2008 – 2014

Sistemi financiar i Kosovës ka vazhduar zhvillimin dhe zgjerimin e aktivitetit të tij në mënyrë të

qëndrueshme. Gjithashtu, asetet e sistemit financiar u rritën në mënyrë të vazhdueshme. Deri

në fund të vitit 2008 totali i aseteve të industrisë bankare arriti vlerën prej 2.3 miliardë euro, ku

rritja e aseteve të industrisë bankare ishte rreth 80për qind të gjithsej aseteve të sistemit

financiar. Ndërsa, prej vitit 2009-2014, gjithsej asetet e sistemit financiar arritën vlerën prej 4.3

miliardë euro, ku rritja e aseteve të industrisë bankare është 70.8për qind të gjithsej aseteve të

sistemit financiar(RV, 2008, RSF, 2014).

Sipas RV dhe RSF (2004, 2014), struktura e industrisë bankare vazhdon të dominohet nga

bankat me pronësi të huaj, ku nga gjithsej dhjetë banka të licencuara, tetë janë me pronësi të

huaj, të cilat në vitin 2005 menaxhonin 66.3për qind të gjithsej aseteve të industrisë, ndërsa në

vitin 2014 menaxhonin 90.5për qind të gjithsej aseteve të industrisë dhe 92.8për qind të

kapitalit.

Sa i përket numrit të institucioneve financiare (tabela 1.1) që operojnë në Kosovë, struktura e

këtij sektori ka mbetur e pandryshuar për shumë vite. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2014

u licencua edhe një bankë me kapital të huaj, duke e çuar në dhjetë numrin e bankave të

licencuara në Kosovë.

Table 1.1: Numri i institucioneve financiare

Burimi: (RSF, 2014)

19

Page 30: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

Shkalla e koncentrimit të tregut në industrinë bankare ka vazhduar të zvogëlohet edhe gjatë

viteve të fundit (figura 1.1). Pjesëmarrja e aseteve të tri bankave më të mëdha, në qershor

2014, ka zbritur në 67.2për qind krahasuar me 67.8për qind në vitin paraprak. Ndërsa, në vitin

2004 asetet e tri bankave më të mëdha në gjithsej asete ishin në 74.4për qind. Rënia e shkallës

së koncentrimit shprehet edhe përmes Indeksit Herfindahl-Hirschman (IHH), trendi i të cilit

tregon për një rënie të vazhdueshme të koncentrimit të aseteve, kredive dhe depozitave. Rënia

e shkallës së koncentrimit, ndër të tjera, reflekton rritjen më të shpejtë të aseteve, stokut të

kredive dhe nivelit të depozitave në bankat më të vogla krahasuar me bankat më të mëdha.

Asetet e tri bankave më të mëdha në qershor 2014 shënuan rritje vjetore prej 9.4për qind në

2014, krahasuar me rritjen prej 12.1për qind të aseteve të bankave të tjera. Në kredi, tri bankat

më të mëdha kishin rritje vjetore prej 1.2për qind, kurse bankat e tjera shënuan rritje vjetore

prej 8.8për qind, ndërsa depozitat e tri bankave më të mëdha shënuan rritje vjetore prej

10.2për qind, krahasuar me rritjen prej 9.8për qind të bankave të tjera.

Figura 1.1: HHI për asete, kredi dhe depozita

HHI për asete, kredi dhe depozita

4000

2000

0Qershor

QershorQershor Qershor2003 2004 Qershor

2011 2012 2013 Qershor2014

Asetet Kreditë Depozitat

Burimi: (RV, 2004 dhe RSF 2014) dhe llogaritjet e autorit

Gjithashtu, vlera e aseteve ka rritje të vazhdueshme përgjatë viteve. Mjetet gjithsej të

industrisë bankare në fund të vitit 2005 ishin 984.4 milionë euro, ndërsa në qershor të 2014

arriti në 3.06 miliardë euro, një rritje vjetore prej 9.8për qind, e cila paraqet rimëkëmbje të

trendit të rritjes në krahasim me vitet paraprake. Në kuadër të gjithsej aseteve, rritjen më të

20

Page 31: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

theksuar e shënuan investimet në letrat me vlerë dhe bilanci me bankat komerciale, përderisa

edhe kreditë përshpejtuan trendin e rritjes gjatë kësaj periudhe (RV, 2004, RSF, 2014).

Duke përfaqësuar 18.4për qind të mjeteve gjithsej në vitin 2002, kreditë bruto u rritën me

169.1për qind në vitin 2003, duke e rritur pjesëmarrjen gjithsej në 40për qind. Aktiviteti

kreditues në vitin 2014 vazhdon të dominojë strukturën e gjithsej aseteve të industrisë bankare

me pjesëmarrje prej 61.8për qind, por e cila është më e ulët krahasuar me pjesëmarrjen prej

65.5për qind që e kishin në qershor 2013. Zvogëlimi i peshës në gjithsej aseteve ishte kryesisht

rezultat i rritjes më të ngadalshme gjatë kësaj periudhe të aktivitetit kreditues në krahasim me

rritjen më të shpejtë të kategorive të tjera, me theks të veçantë rritjes së kategorisë së letrave

me vlerë (figura 1.2).

Tabela 1.2: Struktura e aseteve të sektorit bankar

Përshkrimi 2005 2006 Qershor 2011 Qershor 2012 Qershor 2013 Qershor 2014

Milionë euro Milionë euro Milionë euro pjesëmarrja (%) Milionë euro Pjesëmarrja (%) Milionë euro Pjesëmarrja (%) Milionë euro Pjesëmarrja (%)

Paraja e gatshme dhe bilanci në BQK 131.7 141.1 265.3 10.60% 298.4 11.30% 355.4 12.80% 358.2 11.70%Bilanci me bankat komerciale 221.9 243.3 319.5 12.80% 265.3 10.00% 261.4 9.40% 318.7 10.40%Letrat me vlerë 82.9 99.4 205.6 8.20% 215.6 8.10% 246.3 8.80% 405.3 13.20%Kreditë bruto 513.9 636.6 1.624.9 65.00% 1.776.3 67.00% 1.825.7 65.50% 1.889.9 61.80%Asetet fikse 16.9 23 45 1.80% 49.9 1.90% 57.6 2.10% 55.2 1.80%Asetet tjera 17 17.9 40.7 1.60% 46.9 1.70% 40.5 1.40% 32.2 1.10%Gjithsej 984.4 1.161.2 2.501.0 100% 2.652.3 100% 2.787.0 100% 3059.5 100%

Burimi: (RV, 2008, RSF, 2014) dhe llogaritjet e autorit

Pas dy viteve të karakterizuara me rritje të ngadalësuar të kreditimit, gjysma e parë e vitit 2014

tregoi shenjat e para të rikuperimit të aktivitetit të kredidhënies në Kosovë (figura 1.2). Në

qershor 2014, vlera gjithsej e kredive arriti në 1.89 miliard euro, që paraqet rritje vjetore prej

3.5për qind, e cila është më e lartë sesa norma vjetore e rritjes prej 2.8për qind në qershor

2013. Kreditë për ndërmarrje në qershor 2014 përfaqësuan 67.3për qind të gjithsej kredive dhe

shënuan rritje vjetore prej 2.9për qind (3.1për qind në qershor 2013). Kreditë për ekonomi

familjare, të cilat përbëjnë 31.4për qind të gjithsej kredive, shënuan rritje vjetore prej 5.6për

qind, e cila është më e lartë sesa rritja prej 4.4për qind që ishte në vitin 2014.

21

Page 32: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

Figura 1.2: Kontributi në rritjen e kredive sipas sektorëve, në pikë përqindje

Burimi: (RV, 2014)

Struktura e kredive sipas afatit (figura 1.3) vazhdon të mbetet e ngjashme me periudha

paraprake. Pjesa më e madhe e kredive vazhdon të dominohet nga kreditë me afat më të gjatë

maturimi. Kreditë me afat maturimi ‘mbi dy vite’ në qershor 2014 përfaqësuan 67.6për qind të

gjithsej kredive.

Figura 1.3: Struktura e kredive sipas afatit të maturimit, në përqindje

100%

32.1%80% 44.2%

60%68.7% 69.5% 68.0% 67.6%

33.8%

40% 28.5%

20%7.9% 7.3% 7.8% 7.3%

34.1%27.3% 23.4% 23.2% 24.2% 25.1%

0%Qershor 2004 Qershor 2005 Qershor 2011 Qershor 2012 Qershor 2013 Qershor 2014

Deri në 1 vit Mbi 1 vit deri në 2 vite Mbi 2 vite

Burimi: (RV, 2007, RSF, 2014) dhe llogaritjet e autorit

Struktura e detyrimeve të industrisë bankare të Kosovës (tabela 1.3) vazhdon të dominohet nga

depozitat, që paraqesin burimin kryesor të financimit për bankat komerciale. Në qershor 2014,

vlera e gjithsej depozitave në sektorin bankar të Kosovës arriti në 2.42 miliardë euro, rritje

22

Page 33: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

vjetore prej 10për qind, që është dukshëm më e lartë krahasuar me dy vitet paraprake. Në

qershor 2014, depozitat përfaqësuan 79.1për qind të gjithsej detyrimeve të industrisë bankare.

Table 1.3: Struktura e detyrimeve të industrisë bankare

Përshkrimi 2005 2006 Qershor 2011 Qershor 2012 Qershor 2013 Qershor 2014Milionë euro Milionë euro Milionë euro Pjesëmarrja (%) Milionë euro Pjesëmarrja (%) Milionë euro Pjesëmarrja (%) Milionë euro Pjesëmarrja (%)

Bilanci nga bankat tjera 23 30.3 74.3 3.0(%) 21.3 0.8(%) 20.2 0.7(%) 29.9 1.0 (%)

Depozitat 836.7 924.3 1.957.8 78.3 (%) 2.108.5 79.5 (%) 2.201.3 79.0 (%) 2.421.0 79.1 (%)

Huamarrjet tjera 6.4 4.2 12.3 0.5(%) 26.8 1.0(%) 14.8 0.5(%) 17.9 0.6(%)

Detyrimet tjera 37.3 92.1 183.2 7.3(%) 208.9 7.9(%) 241.3 8.7(%) 243.4 8.0(%)

Borxhi Vartës 7 7 33.5 1.3(%) 31 1.2(%) 36.3 1.3(%) 57.3 1.9(%)

Mjetet vetanake 74 103.3 239.9 9.6(%) 255.8 9.6(%) 272.9 9.8(%) 289.9 9.5(%)

Gjithsej detyrimet 984.4 1.161.2 2.501.0 100(%) 2.652.3 100(%) 2.787.0 100(%) 3.059.5 100(%)

Burimi: (RV, 2008, RSF, 2014), dhe llogaritjet e autorit

Sipas afatit të maturimit, struktura e depozitave (figura 1.4) vazhdoi të dominohet nga

depozitat e afatizuara (41.6për qind të gjithsej depozitave), pasuar nga depozitat e

transferueshme (39.6për qind) dhe depozitat në formë të kursimeve (18.9për qind). Zvogëlimi i

depozitave të afatizuara ka ndodhur për shkak të rënies së normës së interesit në depozita gjatë

fillimit të vitit 2014.

Figura 1.4: Struktura e depozitave të afatizuara, në përqindje

Burimi: (RSF,2014)

Normat e interesit në kredi dhe depozita në figurën 1.5 u karakterizuan me trend rënës gjatë

gjashtëmujorit të parë 2014. Norma e interesit në kredi u zvogëlua në 10.6për qind në qershor

2014 (12.0për qind në qershor 2013), ndërkaq ajo në depozita u zvogëlua në 0.6për qind

23

Page 34: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

(3.5për qind në qershor 2013). Rënia e theksuar e normave të interesit në depozita, ndër të

tjera, u ndikua nga oferta e kënaqshme e depozitave, përderisa kreditë vazhduan të rriten me

norma dukshëm më të ulëta se depozitat. Zvogëlimi i normës së interesit në kredi mund të jetë

edhe refleksion i zvogëlimit të kërkesës për kredi, sidomos nga ndërmarrjet.

Figura 1.5: Mesatarja e normave të interesit, në përqindje

20%

18%

16%

14%

12%

10%

8%

6%

4%

2%

0%2006 2007 2008 Qershor Qershor Qershor Qershor

2011 2012 2013 2014

Norma e interesit në kredi Norma e interesit në depozitaDallimi kredi depozita

Burimi: RV (2008), RSF (2014) dhe llogaritjet e autorit

Industria bankare e Kosovës, në gjysmën e parë të vitit 2014, ka shënuar rritje të theksuar të

profitit (figura 1.6). Deri në qershor 2014, profiti i industrisë arriti vlerën 26.9 milionë euro,

vlerë kjo që është ndjeshëm më e lartë se profiti i realizuar gjatë periudhës së njëjtë të vitit të

kaluar. Rritja e profitit gjatë kësaj periudhe nuk është rezultat i një performance më të mirë të

të hyrave, por, para së gjithash, reflekton zvogëlimin e shpenzimeve, veçanërisht shpenzimeve

për mbulimin e humbjeve të mundshme nga kreditë dhe shpenzimeve të interesit në depozita.

Të hyrat nga interesi në kredi përbëjnë 77.0për qind të gjithsej të hyrave, gjë që tregon se kjo

kategori është përcaktuesi i trendit të të hyrave. Struktura e shpenzimeve dominohet nga

shpenzimet e përgjithshme dhe administrative, e pasuar nga shpenzimet e interesit.

24

Page 35: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

Figura 1.6: Profiti neto, të hyrat dhe shpenzimet, në miliona euro

160 157.3

140 124.2 123.6 121.6114.8120 114.0

108.499.9100 94.3 94.7

806040 26.9

20 14.0 14.910.2

15.2

02005 2006 2007 Qershor Qershor Qershor Qershor

2011 2012 2013 2014

Profiti Të hyrat Shpenzimet Gjithsej të hyrat 2005,2006,2007

Burimi: RV (2008), RSF (2014) dhe llogaritjet e autorit

Deri në qershor të vitit 2014, treguesit e profitabilitetit të sektorit bankar kanë shënuar rritje të

theksuar. Kthimi në mesataren e aseteve (ROAA) arriti në 1.8për qind nga 0.9për qind sa ishte

në dhjetor 2013. Kthimi në Mesataren e Kapitalit (ROAE) gjithashtu shënoi rritje, duke arritur në

19.0për qind, nga 9.4për qind sa ishte në dhjetor 2013 (figura 1.7).

Figura 1.7: Treguesit e profitabilitetit

Burimi: (RSF, 2014)

Rënia e theksuar e shpenzimeve, krahas rënies së lehtë të të hyrave, ka ndikuar në

përmirësimin e indikatorit të përgjithshëm të efikasitetit, i cili shprehet përmes raportit të

25

Page 36: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

shpenzimeve ndaj të hyrave të përgjithshme. Deri në qershor 2014 ky indikator u zvogëlua për

9.8 pikë përqindje duke zbritur në 77.9për qind (RSF, 2014).

Përmirësimi i efikasitetit të industrisë vërehet edhe në raportin e shpenzimeve operacionale

ndaj gjithsej aseteve (tabela 1.4), që në qershor 2014 u zvogëlua për 0.2 pikë përqindje

krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Margjina neto e interesit u zvogëlua në

2.8për qind në qershor 2014, krahasuar me 2.9për qind në qershor 2013. Zbritja e këtij

indikatori reflekton rritjen më të shpejtë të aseteve që gjenerojnë interes krahasuar me rritjen e

të hyrave neto nga interesi.

Tabela 1.4: Tregues kyçë të industrisë bankare,në përqindje

Burimi: (RSF,2014)

Në tabelën 1.5 janë paraqitur disa tregues të kapacitetit të industrisë bankare, zhvillimi i të

cilëve gjatë viteve të fundit sugjeron rritje të shfrytëzimit të kapacitetit të industrisë. Kjo

shprehet përmes indikatorëve që paraqesin vlerën mesatare të aseteve të menaxhuara nga një

punëtor bankar, si dhe numrin e kredive të lëshuara mesatarisht nga një punëtor bankar.

Tabela 1.5: Tregues të kapacitetit të sektorit bankar

Burimi: (RSF, 2014)

Poashtu, industria bankare ka rritur edhe vlerën mesatare të profitit të realizuar për një punëtor.

Në anën tjetër, vërehet që industria bankare ka rritur vlerën mesatare të shpenzimeve të personelit

për një punëtor, që paraqet rritje të kostos së punës për bankat. Lëvizjet në të

26

Page 37: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

gjithë këta indikatorë reflektojnë zvogëlimin e numrit të të punësuarve në industrinë bankare

në 3,488 të punësuar nga 3. 638 sa ishin të punësuar në qershor 2013, përderisa aktiviteti i

industrisë bankare ka shënuar rritje (RSF, 2014).

1.4. Zhvillimi i ambientit për biznes bankar

1.4.1 Profili makroekonomik

Në tranzicionin e saj si një prej shteteve të fundit në Evropë, Kosova kaloi nëpër sfida të shumta

ekonomike, që kanë të bëjnë me rindërtimin, ringjalljen, ndërtimin e institucioneve dhe krijimin

e infrastrukturës themelore për ekonominë e tregut. Kosova është një ekonomi e vogël dhe e

hapur ndaj tregut të jashtëm. Lokacioni gjeografik, investimet e vazhdueshme në infrastrukturë,

mosha e re e popullsisë dhe pasuritë e saj natyrore përfaqësojnë karakteristikat themelore të

ekonomisë së Kosovës. Të gjitha këto janë të rëndësishme për joshjen e investimeve të huaja

direkte, që në rastin e Kosovës kanë rëndësi kruciale. Gjithashtu, një rëndësi të veçantë kanë

edhe investimet e huaja në industrinë bankare.

Sipas RSF (2014), investimet në Kosovë në vitin 2014 pritet të shënojnë rënie reale për 10.0për

qind, krahasuar me vitin paraprak. Në përgjithësi, përkeqësimi i investimeve vlerësohet të jetë

pasojë e rënies së konsiderueshme të investimeve publike, të shkaktuara nga vonesat në

konsolidimin e institucioneve në vend, përderisa investimet private pritet të shënojnë rritje.

Rritja e investimeve private pritet të gjenerohet nga rritja e konsiderueshme e kredive

investuese, të cilat neutralizuan deri në një masë efektin e rënies së IHD-ve gjatë kësaj

periudhe.

Gjithashtu, rënia e investimeve është duke u shkaktuar edhe nga kriza momentale në Eurozonë,

për shkak të borxheve publike, krizë që ka ndikuar në një numër të madh të bankave në Unionin

Evropian. Përveç kësaj, duhet të ekzistojë edhe një përmirësim i përgjithshëm i ambientit

27

Page 38: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

biznesor për bizneset në Kosovë, ku nga ana e tyre konsiderohen si jo të favorshme. Kjo mund

të jetë edhe një pengesë për mosinteresim të hyrjes së investitorëve të rinj në Kosovë.

Tabela 1.6: Renditja e lehtësirave të të bërit biznes në Kosovë nga 189 ekonomi krahasuese

Tema BB. Renditja BB.Renditja 2015 Ndryshimet në renditje2016

Fillimi i një biznesi 47 40

-7

Ballafaqimi me lejendertimet 136 137

1

Burimet energjetike 124 118

-6

Regjistrimi i pronës 32 31

-1

Kredimarrjet 28 24

-4

Mbrojtja e Inverstitorëve pakicë 57 54

-3

Pagesa e taksave

67 64

-3

Tregti të jashtme 71 70

-1

Zbatimi i kontratave 48 46

-2

Zgjidhjet për falimentimet 163 163 Nuk ka ndryshim

Burimi: World Bank, (2015)

Siç shihet nga tabela e mësipërme, një nga pengesat kryesore të të bërit biznes në vend është

zgjidhja për falimentimet, që për bankat ky indikator paraqet një rëndësi të jashtëzakonshme

për huamarrësit të cilët nuk janë në gjendje të kryejnë obligimet financiare ndaj bankës.

Sipas RSF (2014), sektori fiskal në Kosovë deri në qershor 2015 u karakterizua me rënie të lehtë

të të hyrave dhe rritje të shpenzimeve. Të hyrat e përgjithshme buxhetore shënuan rënie prej

0.3për qind dhe arritën vlerën prej rreth 603.0 milionë euro. Në anën tjetër, vlera e

28

Page 39: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

përgjithshme e shpenzimeve buxhetore arriti në rreth 625.0 milionë euro, që paraqet rritje

vjetore prej 2.1për qind. Rrjedhimisht, buxheti i Kosovës regjistroi deficit primar prej 22.0

milionë euro apo 0.8për qind të GDP-së krahasuar me 0.3për qind të GDP-së sa ishte në vitin

paraprak. Edhe borxhi publik deri në qershor të 2014 arriti në rreth 10.2për qind të GDP-së, që

është për 1.1 pikë përqind më i lartë sesa fundi i vitit 2013.

Sipas (RSF,2014) rikuperimi ekonomik që e karakterizoi Ballkanin Perëndimor (BP) gjatë vitit

2013 rezulton të ketë qenë i brishtë, meqenëse performanca e aktivitetit ekonomik në fillim të

vitit 2014 në këto vende rezulton të jetë përkeqësuar. Rritja ekonomike për vendet e BP në vitin

2014 është vlerësuar të jetë 1.8për qind, që paraqet një rritje më të ulët krahasuar me

parashikimin fillestar.

Sipas (RSF, 2014), në kuadër të vendeve të rajonit, ekonomia e Maqedonisë ishte një

përjashtim, duke u karakterizuar me përforcim të ritmit të rritjes ekonomike me 3.4për qind në

fillim të vitit 2014. Aktiviteti ekonomik gjatë vitit 2014 u dobësua veçanërisht në Serbi dhe

Bosnje e Hercegovinë, me rënie ekonomike prej 0.5për qind respektivisht rritje të dobët prej

0.7për qind në vitin 2014. Gjithashtu, sipas vlerësimeve të BQK-së, norma reale e rritjes

ekonomike tregon performancë pozitive në Kosovë dhe pritet të jetë 3.0për qind. Rritja

ekonomike gjatë vitit 2014 vlerësohet të jetë kryesisht rezultat i rritjes së konsumit, përderisa

investimet dhe neto eksportet pritet të ndikojnë negativisht. Komponenti kryesor në kuadër të

GDP-së mbetet konsumi, me pjesëmarrje prej 105.2për qind. Konsumi privat gjatë kësaj

periudhe pritet të shënojë rritje reale prej 6.4për qind, ndërsa konsumi publik pritet të rritet me

normë prej 5.0për qind. Rritja e konsumit privat kryesisht i atribuohet rritjes së remitencave

dhe kredive konsumuese gjatë fillimit të vitit 2014, përderisa rritja e konsumit publik i

atribuohet kryesisht rritjes së shpenzimeve rrjedhëse të qeverisë.

29

Page 40: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

Tabela 1.7: Norma e rritjes së GDP-së reale në vendet e Ballkanit Perëndimor

Burimi: FMN (WEO), ASK dhe BQK (2014), cituar në RSF (2014)

Kërkesa përgjithësisht e dobët në rajon, përcjellë nga shkalla e ulët e inflacionit në nivel global

si pasojë e rënies së çmimeve në tregjet ndërkombëtare (veçanërisht të ushqimit), ka ndikuar

që ambienti ekonomik në vendet e BP të karakterizohet me norma të ulëta të inflacionit (figura

1.8) Sipas projeksioneve të FMN-së, si dhe trendit që përcollën çmimet në tetë muajt e parë të

vitit 2014, Mali i Zi pritet të karakterizohet me deflacion prej 0.6për qind. Inflacioni në Kosovë

është duke u karakterizuar me normë dukshëm më të ulët në vitin 2014 me 0.3për qind,

kundrejt inflacionit prej 2.7për qind në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Me shkallë të ulët të

inflacionit pritet të karakterizohen edhe vendet e tjera, përfshirë edhe Serbinë, e cila vazhdon

ta ketë normën më të lartë të inflacionit në rajon.

Figura 1.8: Norma mesatare vjetore e inflacionit në EJL

Burimi: FMN (2014), cituar në RSF (2014)

30

Page 41: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

Sfidë e veçantë për vendet e BP mbetet edhe shkalla e lartë e deficitit të llogarisë rrjedhëse që

vazhdon ta karakterizojë sektorin e jashtëm të këtyre vendeve (figura 1.9). Në Kosovë sektori i

jashtëm u karakterizua me përkeqësim të pozicionit tregtar në fillim të vitit 2014. Kategoria e

transfereve rrjedhëse vazhdon të ndikojë në zvogëlimin e deficitit të komponentit të llogarisë

rrjedhëse dhe kapitale të bilancit të pagesave në vend. Në terma realë, neto eksporti pritet të

thellojë deficitin për 2.2për qind në vitin 2014, duke kontribuar negativisht në rritjen

ekonomike. Përkundër pritjeve se eksporti i mallrave dhe shërbimeve do të rritet me rreth

9.6për qind, efekti i tyre neutralizohet nga pritjet për rritje të importit të mallrave dhe

shërbimeve me 4.9për qind. Remitencat, si një ndër komponentët kryesorë të llogarisë

rrjedhëse, shënuan rritje prej 6.9për qind në fillim të vitit 2014 dhe arritën vlerën prej 291.3

milionë euro. Pozicioni i llogarisë financiare gjithashtu u karakterizua me përkeqësim në

gjysmën e parë të vitit 2014, përcaktuar kryesisht nga rënia e IHD-ve në Kosovë, bilanci i të

cilave u zvogëlua në 37.5 milionë euro (141.0 milionë euro në gjashtëmujorin e vitit 2013).

Pothuajse të gjitha vendet e BP pritet ta thellojnë deficitin e llogarisë rrjedhëse, me përjashtim

të Serbisë, e cila pritet të ketë një përmirësim të lehtë. Ky thellim i deficitit të llogarisë rrjedhëse

është kryesisht rezultat i rritjes më të ngadalësuar të eksporteve dhe përshpejtimit të rritjes së

importeve. Eksporti i mallrave dhe shërbimeve në BP pritet të shënojë rritje prej mesatarisht

5.0për qind (8për qind ishte rritja në vitin 2013), ndërsa importi i mallrave dhe shërbimeve nga

rritja prej mesatarisht 0.2për qind në vitin e kaluar pritet të arrijë në 7.0për qind në vitin 2014.

Figura 1.9: Deficiti i llogarisë rrjedhëse në EJL, në përqindje të GDP-së

Burimi: FMN (2014), cituar në RSF (2014)

31

Page 42: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

1.5 Qëllimet dhe objektivat e punimit

Ekziston një literaturë gjithnjë në rritje lidhur me mënyrat e menaxhimit bankar. Kontributet e

njohurive teorike dhe praktike për industrinë bankare dhe kreditore janë të një rëndësie të

veçantë për funksionimin e duhur të industrisë bashkëkohore bankare, e sidomos në vendet e

EJL-së.

Organizimi dhe udhëheqja efektive e bankave pa dyshim se luan një rol kyç në aktivitetin

ekonomik, por edhe në mirëqenien sociale. Bankat si institucione specifike, aktivitetin afarist

duhet ta zhvillojnë duke u bazuar në parimet afariste, siç janë parimi i likuiditetit, parimi i

sigurimit (siguron dhënien e kredive te huamarrësit), dhe parimi i rentabilitetit. Pra, bankat,

duke respektuar parimet e ekonomisë së lirë të tregut, arrijnë të bëjnë një menaxhim

funksional dhe stabilitet të industrisë bankare dhe, në të njëjtën kohë, plotësimin e nevojave të

ekonomisë me sasi të mjaftueshme të parasë dhe të kredisë, duke shfrytëzuar politikat

operative dhe strategjike të përshtatshme të menaxhimit.

Në kohën kur po manifestohen gjithnjë e më tepër vlerat e larta kualitative dhe kur

konkurrenca po vjen duke u ashpërsuar gjithnjë e më tepër, në njërën anë (Luboteni, 2008),

dhe njëkohësisht duke u rritur rëndësia e tyre për ekonominë e çdo vendi, në anën tjetër,

menaxhimi bankar po merr një rëndësi të jashtëzakonshme. Duke marrë parasysh se industria

bankare paraqet një ndër faktorët kyçë në stimulimin e zhvillimit ekonomik, qëllimi kryesor i

këtij punimi është analiza e disa aspekteve të menaxhimit në industrinë bankare, duke u

fokusuar te roli dhe rëndësia e kredive në ekonomi dhe krahasimi me vende të tjera të rajonit.

Një numër i konsiderueshëm i hulumtuesve dhe ekonomistëve, pas krizës financiare të vitit

2007, janë të shqetësuar sa i përket llojeve të risqeve me të cilat ballafaqohet industria

bankare, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim. Hulumtimet e deritanishme

të industrisë bankare në vendet e EJL-së lidhur me marrjen përsipër të riskut dhe strategjitë të

cilat i përdorin për menaxhimin e riskut janë të pakta. Gjithashtu, nuk dihet se cilat lloje të

modeleve i përdorin për menaxhimin e riskut të tyre. Sigurisht që pjesë e këtij punimi do të jetë

32

Page 43: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

edhe analiza e menaxhimit të risqeve të ndryshme. Fokusi në këtë punim do të jetë te politikat

rregullatore të aplikuara dhe politikat e brendshme lidhur me menaxhimin e risqeve e jo në

modelimin ekonometrik të tyre.

Sigurisht që kontributi i autorit në këtë punim do të jetë vlerësimi i të gjithë treguesve, të cilët

përfshihen në studim në nivel banke, për të analizuar rëndësinë e aktiviteteve dhe praktikave të

menaxhimit në këndvështrimin mikroekonomik. Mendoj se kjo do të mundësojë që të gjenden

ngjashmëritë dhe ndryshimet brenda bankave në vend. Sigurisht se do të bëhen krahasime

edhe me vende të tjera të rajonit. Gjatë analizës, nëse vërehen ndryshime, atëherë do të jetë e

rëndësishme për të kuptuar efikasitetin e politikave afariste të bankave. Ky punim do të

realizohet duke marrë si bazë një literaturë të gjerë shkencore, e cila analizohet në kapitujt në

vazhdim, si dhe të dhëna të tjera, të cilat janë siguruar nga autori.

Qëllimi i këtij studimi është i dyfisht. Së pari sillen evidenca mbi efektin e kredive agregate në

zhvillimin e ekonomisë kosovare, fokusuar në peridhën kohore 2006-2013 ku kontributi kryesor

do të jetë matja e nivelit të zhvillimit të ndërmjetësimit financiar në ekonominë kosovare me

anë të regresionit OLS i cili haset gjerësisht në literaturën empirike të viteve të fundit.

Gjithashtu, sipas autorëve, trendi i zhvillimit financiar i matur nga norma e kredisë në GDP

është në rritje me kalimin e kohës si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe ato në zhvillim.

Kontributi tjetër është analiza e kredive për ndërmarrjet dhe kredive për ekonomi familjare, për

të vlerësuar nëse huazimi bankar për ndërmarrjet dhe huazimi bankar në ekonomitë familjare

kanë ndikim të pavarur në rritjen ekonomike. Gjithashtu, dekompozimi i përgjithshëm i

huazimit bankar në komponentët e saj mund të ndihmoj të kuptojmë përse efektet e zhvillimit

financiar në rritje, ndryshojnë në vende me nivel të ndryshëm të zhvillimit ekonomik dhe

siguron njohuritë në kanalet përgjatë të cilave sistemi financiar zhvillon ekonominë më shpejt

(Beck, Büyükkarabacak, Rioja Valev, 2012). Në këtë mënyrë me anë të këtij vlerësimi jepet edhe

një lloj kontributi në literaturë rreth ndikimit të kredive në zhvillimin ekonomik për një vend në

zhvillim si Kosova.

33

Page 44: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

Ky hulumtim do të ketë kontribut në literaturë, pikërisht për shkak se ajo nuk ka një qëndrim

unik lidhur me rolin e bankave për rritjen ekonomike. Në përgjithësi, studime të shumta teorike

dhe empirike deri tani e theksojnë një marrëdhënie pozitive midis thellimit financiar dhe rritjes

ekonomike. Ekzistojnë edhe disa hulumtime empirike të cilat e kundërshtojnë lidhjen financë-

rritje, mirëpo këto prova janë të pakëta në krahasim me ato që e mbështesin këtë propozim.

Publikimet e fundit gjithashtu, kanë testuar për jolinearitetin-heterogjenitetin e vendeve midis

marrëdhënies financiare dhe rritjes. Pra nuk ka konsensus ndër hulumtuesit rreth asaj se cilat

vende do të përfitojnë më shumë nga thellimi financiar në terma të rritjes ekonomike,

megjithatë ka shumë evidencë që drejtimi i shkakësisë midis zhvillimit financiar dhe rritjes

ekonomike rrjedh në mënyra të ndryshme për vende të ndryshme. Nuk ka konsensus nëse

ndërmjetësimi financiar është më shumë i rëndësishëm për rritjen ekonomike në afat të

shkurtër apo afat të gjatë, edhe pse ka më shumë evidencë në afat të gjatë (Bađun, 2009).

Literatura e siguruar ka sugjeruar mënyrat e menaxhimit të riskut bankar dhe ndikimin e

industrisë bankare dhe rolin e kredisë në stabilitetin makroekonomik, që janë studiuar në vende

të ndryshme, duke analizuar këtë problem nga këndvështrime të ndryshme, dhe autori e pa të

nevojshme të bëhen përshtatjet sa i përket analizës së industrisë bankare në Kosovë.

Pyetjet kryesore, të cilave autori do të përpiqet t’u japë një përgjigje dhe që do të përbëjnë dhe

bazat për hipotezat kryesore të punimit të disertacionit, janë:

A është duke e rritur rolin e vet si ndërmjetësues financiar industria bankare në Kosovë?

Cilat janë përfitimet aktuale në nivel makro nga zhvillimi i deritanishëm i industrisë bankare, si dhe cilat janë pritshmëritë për të ardhmen afatmesme?

A është e volitshme struktura dhe afati i maturimit të kredive në vend dhe në cilin sektor dhënia e kredive është në nivel më të lartë, e në cilin sektor në nivel më të ulët?

Cilët janë ata indikatorë që e bëjnë industrinë bankare më të sigurt dhe stabile, krahasuar me vendet e rajonit?

Pse performanca e industrisë bankare në Kosovë është e një niveli më të lart, dhe a reflektohet kjo performancë në ekonominë e vendit?

34

Page 45: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sektori bankar në Kosovë

Çfarë teknikash janë përdorur për kufirin dhe menaxhimin e llojeve të ndryshme të risqeve?

A janë marrë masat e nevojshme nga ana e bankave komerciale për zvogëlimin e risqeve në afarizmin bankar?

Cili është niveli i riskut kreditor për dallim prej risqeve të tjera në rajonin e EJL-së?

Cili është roli i legjislacionit në rregullimin dhe mbikëqyrjen e industrisë bankare për të arritur një stabilitet financiar dhe ekonomik?

Pse normat e interesit në kredi janë më të lartat në rajon?

35

Page 46: Aspects of Banking Management Afaraizimit

KAPITULLI 2

____________

SISTEMI BANKAR NË VENDET NË TRANZICION

2.1 Historiku i zhvillimit të industrisë bankare në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore

Tregjet e EQL-së janë të afërta me Evropën Perëndimore në të dy terma, gjeografike dhe

kulturore. Për këtë arsye, institucionet financiare nga Evropa Perëndimore kanë perceptuar

afërsinë e EQL-së, si një faktor prapa kostove më të ulëta të transaksioneve (në mënyrë të

ngjashme është rasti i bankave nga Evropa Veriore, me praninë e tyre në shtetet baltike). Kjo

është në përputhje me teorinë e IHD-ve në sektorin e prodhimit. Për më tepër, sipas BQE-së

(2005), shumë banka të huaja të pranishme në EQL dhe shtetet baltike e konsiderojnë këtë

rajon strategjikisht të rëndësishëm, të jetë hapi i tyre i parë në drejtim të zgjerimit të mëtejmë

drejt Lindjes (në Ukrainë, Rusi etj.). Si një reformë e industrive bankare, këto vende shfuqizuan

ish-sistemin monobankë dhe themeluan të ashtuquajturin sistem bankar me dy nivele, i cili

është tipik për ekonomitë e tregut (Banincova, 2012).

Megjithëse, vendet e EJL-së janë heterogjene në aspektin e trashëgimisë së tyre dhe konfliktet

politike që ato përjetuan, procesi i tranzicionit i industrisë së tyre bankare tregon të

përbashkëtat. Ngjarjet politike, zbatimi i vonuar i reformave të mëdha ekonomike, rregullimit të

pamjaftueshëm bankar dhe i mbikëqyrjes dhe akumulimi i kredive të mëdha me probleme nga

ndërmarrjet shtetërore që kontribuan në krizën financiare e përjetuan që të gjitha vendet e EJL-

së në fund të 1990. Privatizimi dhe rikapitalizimi i bankave u përshpejtua pas krizës bankare. Kjo

u zhvillua me një pjesëmarrje të konsiderueshme të bankave të huaja dhe mbështetjen nga

BERZH-i dhe FMN-ja. Rreth vitit 2000, shumica e vendeve përfunduan privatizimin e bankave të

36

Page 47: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

tyre, dhe disa prej tyre kanë nisur negociatat e pranimit në BE. Sipas marrëveshjeve të pranimit,

qeveritë respektive bënë angazhime për të lidhur sektorin e tyre financiar për normat

rregullatore dhe mbikëqyrëse me atë të BE-së dhe për të hapur industrinë bankare për

investitorët e huaj. Këto masa përmirësuan ndjeshëm klimën e investimeve dhe inkurajuan

bankat e huaja që të marrin pjesë në mënyrë aktive në privatizimin e bankave shtetërore.

Industritë e bankave që dolën në vendet e EJL-së janë kryesisht me pronësi të huaj, bankave

shtetërore si dhe pjesëmarrja e bankave me pronësi private vendore është shumë e vogël

(Fang, Hasan, Marton,2011).

Pavarësisht dallimeve mes vendeve të EJL-së, madhësia e përgjithshme e industrisë bankare

(matur nga totali i aktiveve ose kreditë për sektorin privat) është e vogël në krahasim me

industritë bankare të BE-së. Si pasojë, një shkallë e ndërmjetësimit financiar mbetet dukshëm

më e vogël se në vendet e BE-së, edhe pse rajoni është i shpejtë në zhvillim. Faza më e ulët e

zhvillimit të industrisë bankare i ka rrënjët në historinë e politikës dhe ekonomisë para

tranzicionit. Që nga fillimi i tranzicionit në fillim të viteve 1990, industria bankare në të gjitha

ekonomitë në tranzicion ka pësuar ndryshime të jashtëzakonshme. Megjithatë, pozita e fillimit

në vendet individuale në grupin e gjashtë vendeve të EJL-së ishte mjaft e larmishme. Në anën

tjetër, industria bankare në ish-republikat jugosllave (Kroaci, IRJ e Maqedoni dhe Serbi-Mali i Zi)

u përdor për të qenë një sistem bankar me dy nivele, me bankat universale që veprojnë në

republikat individuale. Për më tepër, bankat nuk kanë qenë në pronësi të shtetit (që nga viti

1950), më tepër ato ishin në pronësi kolektive sipas parimeve të vetëmenaxhimit jugosllav

(Bonin 2004). Paraqitja e kompanive të brendshme të bankave në fund të viteve 1970 ka

kontribuar më tej në një strukturë bankare më të larmishme. Bankat e huaja depërtuan në këto

tregje në mënyrë të drejtpërdrejtë me krijimin e operacioneve në bujqësi ose duke marrë pjesë

në privatizimin e bankave shtetërore vendore (e cituar në Košak, Čok, 2008).1

1 Për literaturën në lidhje me sektorin bankar në EQL, shiko Bonin, Hasan dhe Wachtel (2013), Hagen dhe Dinger (2005)

37

Page 48: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

Para hyrjes së bankave me pronësi të huaj, ka pasur një mungesë të inovacionit në sistemin

financiar, kryesisht për shkak të tregjeve të ulëta e të pazhvilluara financiare, politike,

ekonomike, dhe riskut kreditor, normave të larta të varfërisë, segmenteve të pazhvilluara të

operacioneve të këmbimit të aksioneve, luhatjeve të monedhës, nivelit të lartë të inflacionit

dhe treguesve të tjerë makroekonomikë (d.m.th. të deficitit tregtar, një nivel i lartë i borxhit

publik, një fluks relativisht i vogël i investimeve të huaja direkte etj.) (Bajraktarovid, Paunovid,

Ječmenica,2013).

Gjatë vitit 2000, ekonomitë e EQL-së shkuan me rregullime të mëtejshme, në mënyrë që të

përfundojnë procesin e tyre të tranzicionit. Pas krizës së monedhës në pranverën e vitit 1998, u

vërejt një ndryshim në politikën monetare të miratuar, e cila është dokumentuar në një rënie

drastike të normave të interesit në afat të shkurtër dhe afat të gjatë. Kjo rënie u bë e dukshme

në veçanti në periudhën para se ekonomitë e EQL-së t’i bashkohen BE-së në maj 2004. Edhe pse

nivelet e normave të interesit në ekonomitë e EQL-së nuk kanë rënë në nivele shumë të ulëta

në krahasim me normat e interesit në SHBA, Eurozonë dhe vendet e tjera të zhvilluara

(Kouretas, Tsoumas, 2013)

Depërtimi i bankave të huaja mund të ketë implikime pozitive dhe negative për stabilitetin e

kredive bankare në vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion. Ana pozitive është

mirëkapitalizimi i bankave të huaja me portfoliot e aseteve të diversifikuara ndërkombëtarisht.

Gjithashtu, mund të jenë në gjendje dhe të gatshme për të mbajtur kreditimin e firmave

vendase gjatë kushteve ekonomike të pafavorshme në vendin pritës, në krahasim me bankat e

vendit që ndoshta mund të ulin furnizimin e tyre të kredive. Përveç kësaj, degët e bankave të

huaja, në kohë krize, mund të veprojnë si një “strehë e sigurt”, duke reduktuar kështu rrjedhën

e fondeve të brendshme jashtë vendit. Nga ana tjetër, gjithashtu mund të thuhet se bankat e

huaja munden poashtu të jenë më pak të prirura për të vazhduar furnizimin e tyre të kredive në

vendin pritës, veçanërisht kur mjedisi ekonomik në vendin e tyre përkeqësohet (de Haas,van

Lelyveld, 2004).

38

Page 49: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

Autorët kanë gjetur dëshmi të kufizuara se hyrja e bankave të huaja në EQL, rrit ndjeshëm

shpenzimet e një banke në afat të shkurtër. Rezultatet përgjithësisht sugjerojnë se hyrja e

bankave të huaja rrit konkurrencën në treg në afat të shkurtër. Gjithashtu, është analizuar roli i

zhvillimit të industrisë bankare. Rezultatet e vlerësimit tregojnë që në tregje bankare më të

zhvilluara, hyrja e bankave të huaja është më pak e lidhur me zvogëlimin e të ardhurave dhe

provizionet për humbjen e kredive, sesa në tregjet bankare më pak të zhvilluara. Në tregjet më

të zhvilluara, shpenzimet e larta të bankave kanë më pak të ngjarë të rriten. Rezultatet e

hulumtimit tregojnë që hyrja e bankave të huaja ndikon negativisht në të ardhura të realizuara

nga norma e interesit nga asetet, të hyrat nga jointeresi dhe profitabiliteti (Liuhto, Sõrg,

Uiboupin, 2006).

Diferenca midis normës së interesit të huadhënies dhe normës së interesit të depozitave në

vendet e EQL-së dhe shtetet baltike ishte më e lartë sesa ajo në vendet evropiane perëndimore

dhe veriore. Kjo ishte për shkak të një efikasiteti më të ulët dhe një risku më të lartë të

depozitave në vendet e EQL-së dhe shtetet baltike, në krahasim me Evropën Perëndimore. Kur

krahasojmë ecurinë e bankës, është e qartë se të ardhurat neto të interesit në vendet e EQL-së

ishin më të larta se ato në Evropën Perëndimore, mirëpo edhe shpenzimet operative ishin më

të larta në EQL. Prandaj, faktorët më të rëndësishëm të vendit pritës pas hyerjes së industrive

bankare të huaja përfshijnë: një rritje ekonomike të qëndrueshme që prej gjysmës së dytë të

viteve 1990, një potencial të lartë të rritjes së tregjeve bankare dhe profitabilitetit të lartë

(Banincova, 2012).

Një numër i sipërmarrësve dhe firmave, të cilat në parim mund të kryejnë një projekt

fitimprurës investimi, nuk kanë ose e kanë shumë të kufizuar qasjen në kredi formale. Ka një

numër arsyesh për këtë fenomen. Së pari, në vendet në zhvillim, sektori informal zakonisht

është i një madhësie relativisht më të madhe sesa në vendet e zhvilluara. Përkrahësit e

mikrofinancës kanë kohë që janë duke argumentuar se ka kërkesa të mëdha të paplotësuara

për kredi të vogla në vendet në zhvillim. Një problem i dytë, shpesh i vërejtur në vendet në

zhvillim në procesin e kredi-investimeve është se kreditë janë ndarë në bazë të konsideratave

39

Page 50: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

politike apo lidhjes midis menaxherëve të bankave dhe sektorit të korporatës. Kjo praktikë

është problematike për dy arsye: së pari, edhe në qoftëse banka qendrore mund të krijojë

likuiditet dhe sektori financiar në tërësi është në këtë mënyrë jo i kufizuar nga mungesa e bazës

monetare, bankat në vendet në zhvillim shpesh janë të kapitalizuara dobët. Raportet ligjore për

minimum të kapitalit të mjaftueshëm kështu kufizojnë sasinë e përgjithshme të kredive të

ofruara nga sektori financiar. Një problem i tretë në nivel të bankave komerciale (jo i kufizuar

në rastin e vendeve në zhvillim, por shpesh i vërejtur në vendet të cilat kanë liberalizimin e

sektorit të tyre financiar), është se institucionet financiare, në disa raste, japin kredi kryesisht

për ekonomitë familjare, për hir të financimit të konsumit apo strehimit (Dullien, 2009).

2.2 Ndikimi i krizës financiare në vendet e EQL-së

Ulja e likuiditetit dhe një mënyrë më e vështirë e reformave të institucioneve financiare, i

paraqitën shenjat e para të dukshme të krizës ekonomike globale në sektorin financiar në

vendet e EQL-së. Para krizës dhe recesionit, sistemi financiar i këtyre vendeve ishte në fazën e

zhvillimit, për shkak të futjes së rregullimit modern dhe krijimit të institucioneve të reja

financiare, që paraqitën bazën për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik. Rritja e normave të

interesit ishte një nga shenjat e para që paraqiti probleme të mundshme në vendet e EQL-së.

Efektet negative të valës së parë të krizës ekonomike globale në 2008 dhe 2009 u reflektuan në

atë se bankat komerciale në vendet e EQL-së absorbuan një politikë më restriktive dhe të

kujdesshme të kredive, klasifikimin më të rreptë të kredive të papaguara, duke rritur nivelet e

mjaftueshmërisë së kapitalit, mirëmbajtjen dhe planifikimin e kujdesshëm të likuiditetit. Nga

ana tjetër, analizat e fundit ekonomike tregojnë se kthimi i besimit në sistemin financiar në

vendet e EQL-së është i mundur vetëm përmes zbatimit të veprimeve që janë në bazë të

sigurimit të depozitave në banka, përmes mbështetjes shtetërore për institucionet financiare,

masave rregullatore dhe garancive të qeverisë për kreditë e reja për bizneset dhe bankat

(Boshnjak, 2011)(e cituar në Bajraktarovid, Paunovid, Ječmenica, 2013).

40

Page 51: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

Ishte e dokumentuar mirë se liberalizimi në tregjet financiare, krijimi i instrumenteve

komplekse financiare, qeverisja e dobët korporative, performanca e dobët e agjencive të

vlerësimit në disa raste, si dhe rritja dramatike e hijes bankare, paraqiti farat e krizës. Një burim

i dytë ishte i lidhur me periudhën e zgjatur të nivelit të ulët të normave të interesit në

ekonominë e bazuar në treg, të cilat udhëhoqën një rritje të konsiderueshme të kredisë.

Prandaj, autorët përfundimisht kuptojnë se funksionimi efikas i industrisë bankare varet në

mënyrë vendimtare nga vlerësimi i duhur i riskut të bankës, shoqëruar me kufizime në marrjen

përsipër të riskut. Rezultatet empirike zbulojnë një marrëdhënie pozitive midis marrjes përsipër

të riskut bankar, të matur me asetet me risk ndaj totalit të aseteve dhe përkufizimeve të

ndryshme të normave të interesit. Megjithatë, marrëdhënia midis kredive joperformuese dhe

normave të interesit ishte negative. Një shpjegim bindës për këtë rezultat, me sa duket i

çuditshëm, është se kreditë me probleme kanë rënë gradualisht në periudhën në shqyrtime,

pas fluturimit të tyre gjatë kohëve të turbullta në mesin e vitit 1990, për shumicën dërmuese të

vendeve (Kouretas, Tsoumas, 2013).

Autoritetet monetare në vendet e EQL-së u përpoqën ta kapërcejnë këtë krizë duke

përshpejtuar liberalizimin e sektorëve të tyre financiarë, për të lehtësuar rikapitalizimin e

bankave dhe përqendrimin e industrisë bankare. Zgjerimi i kreditimit nëpërmjet bankave të

huaja është konsideruar edhe si një problem i madh i stabilitetit financiar i autoriteteve të

vendeve pritëse. Pushtimi i bankave të huaja në vendet në zhvillim ka efekte të drejtpërdrejta

në transmetimin e goditjeve të kredive nga vendet e zhvilluara për vendet në zhvillim. Aktiviteti

i bankave të huaja fokusohet fuqishëm në kreditimin përmes institucioneve të lidhura lokale.

Filialet e bankës mund të ndikojnë në ekonomitë e vendeve në zhvillim në dy mënyra: Së pari,

një krizë e detyrimeve që shpesh ndodh si panik bankar, që e ka prejardhjen nga natyra e

rastësishme e tërheqjeve të mjeteve nga depozituesit. Së dyti, një krizë e aseteve, që ndodh për

shkak të marrëdhënies së pakthyeshmërisë së kredive. Varësia e rëndë ndaj kapitalit të jashtëm

ekspozon filialet e huaja me rrezikun e mosvazhdimit të financimit, madje edhe me rrezikun e

tërheqjes së papritur të kapitalit. Përkundër faktit se bankat mëmë ndikojnë në strategjitë e

41

Page 52: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

filialeve të tyre në vendet në zhvillim, kjo sipas autorëve nuk do të ndikojë në sjelljen e

depozituesve (Mili, Sahut, 2014).

Kriza financiare dhe ekonomike botërore, që shpërtheu në mënyrë të plotë pas kolapsit të

vëllezërve Lehman në shtator 2008, përkohësisht ndërpreu procesin e shpejtë të zgjerimit të

kredisë, që karakterizoi rajonin e EQL-së në dekadat e mëparshme. Në përgjithësi, nevoja e një

rregullimi ka qenë më e ngutshme në vendet që përjetuan më parë rritjen më të madhe në

kërkesën e brendshme, zhbalancimet më të mëdha të jashtme dhe rritjen më të lartë në

borxhin e sektorit privat. Polonia, për shembull, kurrë nuk ka qenë në shumë rrezik, duke qenë

vendi i vetëm i BE-së që ka regjistruar rritje pozitive të GDP-së në vitin 2009, ekonomitë e tjera

qendrore evropiane, si Republika Çeke dhe Sllovakia, i menaxhuan krizat relativisht mirë,

përkundër përvojës së pakët në zvogëlimin e shënuar të kërkesës në tregjet fqinje të Evropës

Perëndimore. Më strukturalisht, vendet e paekuilibruara, si ato të EJL-së, vendet baltike apo

Ukraina, kanë vuajtur më shumë dhe kërkohet kohë më e gjatë që të rregullohen dhe të

shërohen (Revoltella, Mucci, 2011).

Stabiliteti i sektorit financiar dhe sigurimi i kushteve të rregullta të kredisë në Evropën në

zhvillim janë në interes të përbashkët për industrinë bankare me pronësi të huaj dhe të

vendeve mikpritëse. Për këtë qëllim, dakordimi për të shmangur çrregullimet e problemeve

financiare në Evropën në zhvillim u arrit në Forumin e Iniciativës së Vjenës në vitin 2012.

Marrëveshja ka për qëllim koordinimin më të mirë në rregullimin e industrisë bankare dhe të

mbikëqyrjes, si dhe të përmbajë përhapjen e ngjarjeve negative mes eurozonës dhe Evropës në

zhvillim (Iniciativa e Vjenës, 2012). Iniciativa synon nxitjen e koordinimit mes pritësve dhe

vendeve me veprimtari bankare ndërkufitare. Iniciativa e Vjenës ishte nisur fillimisht në 2009,

në kulmin e krizës financiare globale, për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit të sektorit

financiar në Evropën në zhvillim, duke përfshirë dhe duke inkurajuar grupet bankare

ndërkufitare për të mbajtur ekspozimin e tyre ndaj rajonit dhe nivelet e duhura të aftësisë

paguese për filialet e tyre. Faza e dytë e aktiviteteve të saj është një përgjigje ndaj risqeve të

përtërira në rajon, që rrjedhin nga mjedisi ndërkombëtar. Grupet bankare aktive në rajon dhe

42

Page 53: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

ato kombëtare, si dhe autoritetet evropiane, duhet të bashkëpunojnë ngushtë në përpjekjet

për të ruajtur kushtet e kreditimit që përputhen me rritje të qëndrueshme ekonomike. Bankat

nuk kanë rezultuar të jenë tregtare të mira apo menaxhere të kredive me probleme, por situata

ka motivuar menaxhimin më të mirë të kredive të këqija. Së pari, është e kushtueshme për

bankat për të mbajtur kreditë joperformuese (NPL-të), të cilat do të duhet që, gradualisht, të

plotësojnë kërkesat e reja minimale ndërkombëtare të kapitalit sipas Bazel-it III. Diskutimi i

ndikimit të rregullave të Bazel-it III në Evropën në zhvillim dhe të zgjidhjes së problemeve të

NPL-ve është vënë në agjendën aktuale të rregullatorëve dhe bankierëve (Houbenova-

Delisivkova, 2014).

2.3 Struktura pronësore dhe përqendrimi i sektorit bankar në EQL

Në rajonin e EQL-së, si një e tërë, ndarja mesatare e tregjeve bankare me pronësi të huaj më

tutje është ulur, kryesisht për shkak të peshës së madhe të Rusisë. Në të kundërtën, ndarja

mesatare e tregjeve të bankave me pronësi shtetërore vazhdon të ngrihet. Në 2013, bankat me

pronësi të huaj kishin një ndarje të tregut me 34për qind në rajonin e EQL-së si e tërë (poshtë

3.5pp nga 2005), derisa në të njëjtën kohë ndarja e tregut të bankave me pronësi shtetërore u

ngrit nga 7.7pp në 37për qind. Ndarja mesatare e tregut të bankave me pronësi të huaj në EQ

dhe EJL gjithashtu lehtësisht bie nga 78për qind në 2008 në rreth 74për qind nga fundi i vitit

2013. Ndarja e tregut të bankave me pronësi shtetërore në EQ dhe EJL u rrit me rreth 3-4pp

(nga 9.5për qind në 2008 me rreth 13për qind në 2013), por në fillim prej një niveli shumë më

të ulët sesa në EQL si e tërë. Në EJL, ndarja mesatare e tregut të bankave shtetërore rritet më

shumë në vitet e fundit, d.m.th. nga 2-3pp, niveli mesatar rreth 7për qind. Kjo ngritje ishte

nxitur nga një bazë më e gjerë, por rritja e moderuar në pronësi shtetërore është nëpër të

gjitha tregjet bankare më të mëdha në EJL (d.m.th. në Rumani, Serbi, Kroaci dhe Bullgari). Në

EQ, ndarja mesatare e tregut të bankave me pronësi të huaj vazhdon të bie më shumë, duke u

ulur në 71për qind në 2013 përkundër 80për qind në periudhën 2003-2008. Në të kundërtën,

ndarja mesatare e tregjeve të bankave me pronësi të huaj në nënrajonin e EJL-së tregoi një

43

Page 54: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

përmirësim modest në dy vitet e kaluara. Ky trend ishte në masë të madhe i nxitur nga dy

tregjet, kryesisht Rumania dhe Serbia (Raiffeisen Research, 2014).

Figura 2.1: Prezenca e bankave me pronësi të huaj (përqindja totale e aseteve)

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

Sipas Raiffeisen Research (2014) në aspektin e koncentrimit të tregut, d.m.th. ndarjes së tregut

në top 5 bankat, nuk kishte ndryshim të madh në 2013 krahasuar me 2012. Në mesatare, ndarja

e tregut në top 5 bankat në të gjitha nënrajonet e EQL-së mbetet rreth 50-60për qind (EQ: 64 %;

EJL: 57.1 %; CIS: 55.7 %). Në nivel vendi, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria,

Serbia dhe Ukraina kanë përjashtime. Në Poloni, Bullgari, Serbi dhe Ukrainë, norma e

koncentrimit të tregjeve bankare mbetet relativisht poshtë mesatares rajonale dhe norma

mesatare e koncentrimit në industritë bankare më të mëdha dhe më të vogla. Përkundër kësaj,

tregjet bankare në Republikën Çeke, Sllovaki, Kroaci dhe tregjet më të vogla në EJL, si Bosnja e

Hercegovina dhe Shqipëria janë karakterizuar nga një koncentrim ndër top 5 bankat, që është

mirë mbi mesataren rajonale. Në Rusi, ndarja e tregut në top 5 bankat është më shumë ose më

pak në nivel që duhet të pritet në një treg të tillë të madh. Me gjithë lojtarët kryesorë të huaj,

industria bankare e Rusisë akoma përballet nga problemet e fragmentimit ekstrem, siç tregohet

edhe nga totali shumë i lartë i operimit të 923 bankave në tregjet lokale.

44

Page 55: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

Figura 2.2: EQL: Ndarja e tregut në top 5 bankat (përqindja e aseteve totale)

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

2.4 Aktiviteti kreditor në EQL

Deri në 2008, rritja e huave ishte jashtëzakonisht e lartë në gjithë rajonin e EQL-së. Për më

tepër librat e kredive të paktën janë dyfishuar në tri nënregjionet e EQL-së, megjithëse piktura

ka ndryshuar plotësisht pas vitit 2008. Rritja e lartë vazhdoi në regjionin CIS, e nxitur kryesisht

nga tregu rus, ndërsa niveli i kredive më shumë ose më pak stagnoi në EJL, dhe vetëm me një

rritje më modeste në EQ. Tregjet bankare kryesore në EQ, si Polonia, Republika Çeke dhe

Sllovakia u zhvilluan mirë, ndërkohë në Hungari dhe në Slloveni ishte një zvogëlim i dhimbshëm

i borxheve nga huat joperformuese (Raiffeisen Research ,2014).

45

Page 56: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

Figura 2.3: Rritja e huave reale në EQL dhe në zonën euro

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

Figura 2.4 tregon se në 2013, rritja e huave totale në valutën LCY në EQL mbeti në nivel të

arsyeshëm. Përsëri ishte postuar një ngritje dyshifrore, me 11.2për qind yoy (përkundër 11.4për

qind yoy në 2012). Në valutën EUR, gjithashtu, situata duket më pak e favorshme dhe stabile

me rritjen e huave me vetëm 3për qind yoy (14për qind yoy në 2012), që është leximi i dytë më

i ulët që prej 2008. Në vlerë reale, rritja e huave totale në EQL ishte 6.3për qind në 2012 dhe

7.2për qind në 2013.

Figura 2.4: Rritja e huave në valutën LCY dhe valutën EURO në EQL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

46

Page 57: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

Në 2013, ndarja e huave (figura 2.5) në valutën FCY në portfolion e huave totale në EQL

vazhdon të ulet, me rënie deri 26për qind në EQ (32për qind në 2008), 60për qind në EJL (63për

qind në 2008), dhe 20për qind në CIS (26për qind në 2008).

Figura 2.5: Huat në valutën LCY (përqindja e totalit) në EQL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

2.5 Raporti asete/GDP në EQL

Rezultatet e pyetësorit tregojnë se investimi në kredi në mesatare përbën 64 përqind të

aseteve të përgjithshme të bankave në Kosovë, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga investimet në

letrat me vlerë të qeverisë së vendit dhe jashtë vendit, si dhe korporatat e tjera financiare dhe

jofinanciare.

Me një rritje prej 3-4pp, raporti asete/GDP në EQL u rrit pak në 2013, derisa raporti asete/GDP

për zonën euro u rrit më shumë, në disa vende deri 17pp (figura2.6).

47

Page 58: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

Figura 2.6: Trendet e raportit asete/GDP në EQL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

Që nga 2011, ndërmjetësimi financiar në zonën euro ka rënë nga 24pp, derisa në EQL u ngrit

me 6-7pp. Panorama e rritjes së normës së aseteve kumulative është edhe më interesante. Por,

edhe nëse nëndepërtimi relativ dhe zhvillimi i tregjeve të industrisë bankare në EQL janë marrë

në konsideratë, rritja nominale e aseteve pas-krizës është e kënaqshme. Rritja e aseteve totale

në kumulativ 2009-2013 (në valutën EURO) në EQL qëndroi në 39për qind, derisa shkalla e

rritjes përkatëse për zonën euro arriti në një varfëri me 3për qind. Ngritja solide e

ndërmjetësimit financiar në EQL në vitet e fundit është e bazuar kryesisht në rritjen e

inkurajimit në nënregjionet e EQ-së dhe CIS-it (kryesisht në Rusi). Përkundër kësaj, në EJL kishte

një rënie modeste në ndërmjetësimin financiar pas zgjerimit të shpejtë para-krizës. Në 2013,

raporti asete/GDP në EJL ra në disa vende deri 4pp nga niveli i pikut në 2010 (figura 2.7).

48

Page 59: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

Figura 2.7: Ndryshimi i aseteve totale 2011-2013 në EQL dhe zonën euro

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

Logjikisht, divergjenca e madhe në shumicën e vendeve në trendin e raportit asete/GDP rezultoi

në një rënie në asetet totale në industrinë bankare në vlerë absolute brenda zonës Euro, ndërsa

asetet bankare në EQL vazhdojnë të ngrihen. Në zonën euro, asetet e bankare u ulën në disa

vende në EUR 2,000 bn nga 2011 deri në fund të vitit 2013, që pak a shumë është i barabartë

me shumën totale të aseteve bankare në EQL. Anasjelltas, asetet bankare në EQL u rritën nga

disa EUR 350 bn gjatë të njëjtës periudhë, që solli asetet totale bankare në EQL në rreth 2, 400

bn (deri në fund të vitit 2013). Në të njëjtën kohë, rritja solide e aseteve bankare në EQL nuk

duhet të maskojë madhësinë relativisht të vogël të tregjeve bankare në EQL, e cila, edhe pse në

rritje, mbetet vetëm një pjesë e madhësisë së industrisë bankare në zonën euro. Megjithatë, në

pikëpamje të rritjes së divergjenitetit të trendeve financiare në EQL dhe në zonën euro, niveli i

aseteve bankare në EQL në relacion me zonën euro vazhdon të ngrihet në mënyrë të

konsiderueshme. Derisa në fund të vitit 2013, asetet bankare në EQL arritën në 9.7për qind të

aseteve bankare brenda eurozonës, që është një ngritje prej 0.8 pp krahasuar me 2012

(Raiffeisen Research, 2014).

49

Page 60: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

Figura 2.8: Trendet e raportit asete afatgjata/ GDP

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

2.6 Treguesit e profitabilitetit (RoA, RoE)

Profitabiliteti i përgjithshëm bankar në EQL u përkeqësua pak në mesatare në 2013. RoA në

përgjithësi në EQL zbriti nga 1.5për qind (2012) në 1.2për qind (2013) dhe RoE ra nga 13.35për

qind në 11.5për qind. Megjithatë, rënia e RoE-së është për shkak të forcimit të bazës së kapitalit

nga bankat (një ndikim pozitiv i stabilitetit, i cili ka të ngjarë të jetë me ndikim më të madh

negativ në normën e profitabilitetit në këtë rast). Kjo ishte me të vërtetë rezultat i veprimit të

mëtejmë të bankave kryesore në EQL dhe filialeve regjionale të tyre, të cilat ishin pjesërisht të

nxitura nga synimet e rregullores për të konsoliduar pozitat e kapitalit. Zbatimi i ri, kërkesat

strikte të kapitalit (nga UE dhe/ose rregulloret lokale) dhe strategjitë e veta më konservatore

ishin reflektuar në RoE-në më të ulët. Zbritja e normës së profitabilitetit në Rusi, e cila lëvizi

poshtë nga ngritjet e tyre në 2012 (RoE zbriti në 15për qind në 2013), është përgjegjësi për

pothuajse uljen e tërësishme në mesatare të RoA-së në 2013 në EQL dhe, në një masë të

madhe, ka ndikuar edhe në RoE në regjionin e EQL-së (Raiffeisen Research, 2014).

Si me tregues të tjerë, mesatarja e RoE-së në EQL (figura 2.9) maskoi divergjenca të forta

regjionale dhe brenda regjionale. Në 2013, mesatarja e RoE-së në EQ ishte 10.6për qind, dhe pa

50

Page 61: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

efekte negative në tregjet e Hungarisë do të kishte qëndruar në 12.2për qind. Nivelet e tilla janë

mjaft të afërta me mesataren e RoE-së në regjionin CIS, e cila është nxitur kryesisht nga Rusia

dhe erdhi në 13për qind në 2013. Në aspektin e profitabilitetit mesatar, EJL vazhdoi të

nënperformojë në 2013 me një RoE zhgënjyese me vetëm 2.4për qind, e cila akoma është një

përmirësim në RoE negative nga – 0.5për qind në 2012 që ishte shkaktuar pikësëpari nga tregu i

Rumanisë.

Figura 2.9: Kthimi afatgjatë në ekuitet (RoE, %) në EQL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

Mesatarja e RoE-së në EQ për këto vite qëndroi në 12.5për qind me një deviacion standard

(STD) me 1.5për qind. Në Poloni, mesatarja e RoE-së për periudhë pesëvjeçare ishte 13.7për

qind, me një STD me vetëm 0.8për qind. Industria bankare çeke deklaroi madje një mesatare

më të lartë të RoE-së me 24për qind gjatë periudhës së njëjtë, megjithatë me një

paqëndrueshmëri disi më të lartë (d.m.th një STD me 2.4për qind). Në pesë vitet e kaluara,

mesatarja e RoE-së në tregun bankar në Rusi ishte 13.6për qind me një STD me 5.4për qind. Kjo

vetëm është plotësisht një indikator i paqëndrueshmërisë së lartë dhe ka të ngjarë të ketë një

efekt negativ në profitabilitet dhe normën e kthimit në 2014, që madje edhe mund të zgjerohet

në 2015 (Raiffeisen Research, 2014).

Sipas (Raiffeisen Research, 2014) bankat e Rumanisë rezultuan me RoA me 0.1për qind dhe

RoE-në e tyre në 1.3për qind. Në mesin e mbetur tregjet e EJL-së, Bullgaria dhe Shqipëria

51

Page 62: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Sistemi bankar në vendet në tranzicion

treguan pranueshmëri, pse jo spektakulare, norma e performancës në 2013 arriti me RoE me 5-

6për qind, ndërsa të gjitha tregjet e tjera të EJL-së ishin karakterizuar me RoE poshtë 3për qind.

Në mesatare, RoE për EJL-në qëndroi në 1.9për qind nga 2009-2013 me një STD me 1.8për qind.

Në krahasim me nënrajonin e EJL-së, Kosova ka normë më të lartë të performancës në 2013, ku

bankat rezultuan me RoE 9.4%, ndësa kthimi mesatar në RoA është përafësisht i njejtë me

vendet e EJL-së me 0.9%.

Figura 2.10: Kthimi në asete (RoA, %) në EJL Figura 2.11: Kthimi në ekuitet (RoE, %) në EJL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014) Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

52

Page 63: Aspects of Banking Management Afaraizimit

KAPITULLI

3_______________

ANALIZA E LITERATURËS

3.1 Ndërmjetësimi financiar nga bankat komerciale

Institucioni qendror për kreditim në shkallë të gjerë ‘banka’ është pika e nisjes për çdo analizë

të zhvillimit financiar për vendet në zhvillim. Për shkak se bankat luajnë këtë rol qendror në

zhvillimin e ekonomive botërore, është e rëndësishme të shohim rolin e veçantë të bankave në

ato vende. Roli themelor ekonomik i bankës është që të jetë një ndërmjetës midis kursimtarëve

dhe përdoruesve përfundimtarë të kursimeve, të cilët investojnë ato kursime në aktivitete

jofinanciare. Efikasiteti i transmetimit të kursimeve për ata përdorues përfundimtar është

thelbësor për zhvillimin ekonomik. Përfundimi është i qartë se bankat nuk paraqesin vetëm

probleme të veçanta të qeverisjes korporative, por në funksion të rolit qendror të bankave në

ekonomitë e shumë vendeve në zhvillim, një sfidë të veçantë paraqet rregullimi i kujdesshëm i

veprimtarive bankare (Dam, 2006). Bankat mund të zvogëlojnë koston e marrjes dhe

përpunimit të informacionit në lidhje me firmat dhe projektet e mundshme nga specializimi në

vlerësimin e huamarrësve të mundshëm, në këtë mënyrë ndoshta duke rritur kursimet dhe

akumulimin e kapitalit në ekonomi. Për më tepër, duke i identifikuar firmat dhe projektet më të

denja, bankat rrisin nxitjen dhe ndarjen e burimeve (Beck, 2003, Beck dhe Levine, 2002, Beck

dhe Levine, 2004 cituar në Beck, 2010).2

Një nga autorët e parë të mëdhenj, të cilët kuptuan rëndësinë e sistemit financiar në zhvillimin

ekonomik, ishte Schumpeter (1928), duke studiuar procesin e inovacionit. Myrdal (1928), në

anën tjetër, kur e përshkruan procesin e shkakut akumulues rrethor për të shpjeguar

2 Për literaturë në lidhje me rolin e ndërmjetësimit financiar në zhvillimin ekonomik, shih Beck, Levine dhe Loaza (1999), Beck (2011), Caporale, Rault, Sova, Sova (2009). Literatura për këtë është shumë e gjerë.

53

Page 64: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

divergjencën në ecurinë e rritjes ekonomike të shteteve dhe rajoneve, po ashtu ka njohur edhe

rolin e rëndësishëm që kanë bankat në procesin e zhvillimit (cituar në Galeano, Feijo, 2012).

Promovimi qeveritar i politikave bankare të konsolidimit në vend të mekanizmave të tregut ka

qenë procesi i miratuar nga shumica e ekonomive në zhvillim dhe koha e konsolidimit të bankës

ndryshon nga një komb në tjetrin. Reformat e industrisë bankare janë pjesë e instrumenteve të

politikës monetare për sistemet efektive dhe ndërrime të mëdha janë bërë në mekanizmat e

transmetimit të politikës monetare në dekadën e fundit në kombet e zhvilluara dhe në zhvillim.

Industria bankare në ekonomitë në zhvillim ka dëshmuar ndryshime të mëdha për të

konkurruar për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare dhe zhvillimin e tregut për rritjen e

kapitalit. Shumë raste të konsolidimit bankar janë ndërmarrë në historinë moderne, si në

Bashkimin Evropian dhe në SHBA në vitet 1980 dhe 1990. Nxitja e tregut të konsolidimit

normalisht mban premtimet e ekonomisë së shkallës, fitimet e efikasitetit operacional,

përmirësimin e përfitimit dhe krijimin e mekanizmave të burimeve financiare (Somoye, 2008).

Hagen, Dinger (2005) gjejnë se niveli i ulët i tanishëm i ndërmjetësimit bankar në EQL, të paktën

pjesërisht, mund të shpjegohet me fazën e ulët fillestare të zhvillimit të industrive bankare të

EQL-së. Duke krahasuar nivelet margjinale të ndërmjetësimit të vendeve të EQL-së me ato të

vendeve të BE-së, ata konkludojnë se zënia e hapit me nivelet e BE-së është duke përparuar, të

paktën në lidhje me aftësinë e bankave të EQL-së për të grumbulluar depozita. Lidhur me

funksionin e kreditimit të industrive bankare, një prirje drejt afrimit me nivelet e BE-së do të

mund të vërehet gjatë viteve të para të tranzicionit, por u ndërpre në fund të viteve 1990. Së

dyti, duke i krahasuar tregjet kapitale të vendeve të EQL-së me ato të standardeve të BE-së, ne

e refuzojmë hipotezën se zhvillimi i industrisë bankare ka qenë i pamjaftueshëm, sepse sistemet

financiare janë duke u zhvilluar të bazuara në treg. Të dhënat tregojnë se tregjet e kapitalit në

të gjitha vendet e EQL-së janë edhe më ashpër të pazhvilluara se industritë bankare. Prandaj,

tregjet e kapitalit nuk mund të kompensojnë nivelin e ulët të ndërmjetësimit financiar të

bankave.

54

Page 65: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Košak, Čok (2008) studiuan lidhjen midis pronësisë së bankës (e huaj vs vendase) dhe të

performancës bankare në grup të përzgjedhur të gjashtë vendeve të EJL-së: Shqipëria, Bullgaria,

Kroacia, IRJ e Maqedonisë, Rumania, Serbia dhe Malit i Zi. Analiza ishte e bazuar në nivelin e

bankave në nivel të industrisë dhe të dhënat makroekonomike për periudhën 1995-2004.

Rezultatet e autorëve në pjesën e parë të analizës treguan vetëm një diferencim të kufizuar

midis treguesve të performancës për bankat me pronësi të huaj dhe bankat e vendit, në të

gjitha vendet. Dallimet më të theksuara midis bankave me pronësi vendase dhe të huaja janë

zbuluar vetëm në treguesin e diferencës të interesit neto, ndërsa në treguesit e tjerë të

performancës dallimet statistikisht të rëndësishme duket të jenë të rralla. Çdo dallim sistematik

në barazinë e testimit për të dy nënperiudhat (1995-1999 dhe 2000-2004) nuk ishin të

dallueshëm.

Omankhanlen (2012) shqyrtoi rolin e bankave në formimin e kapitalit dhe rritjen ekonomike në

Nigeri për periudhën 1980-2009, duke përdorur modelin OLS. Rezultatet e modelit tregojnë se

bankat komerciale kanë rol të rëndësishëm në formimin e kapitalit në ekonominë e Nigerisë.

Kjo nënkupton se bankat komerciale kanë potencial për të rritur formimin e kapitalit kombëtar

nëpërmjet bankave të tyre. Bankat komerciale, gjithashtu, kanë rol të rëndësishëm në rritjen

ekonomike të vendit. Kuptimi i kësaj është se vendi me industrinë bankare efektive mundëson

rritje të shpejtë ekonomike, nëpërmjet aktiviteteve të biznesit të bankave.

Zgjerimi i kreditimit të ekonomive familjare në vendet në tranzicion mund të jetë i lidhur me

dominimin e bankave të huaja. Pasi mjedisi ligjor është në vend, kreditimi i ekonomive familjare

është një mall biznesi që mund të futet lehtësisht përmes aplikimit të teknologjisë bankare nga

jashtë vendit. Në të kundërt, huadhënia për ndërmarrjet kërkon zhvillimin e marrëdhënieve të

klientit dhe kërkon të kesh aftësinë për të vlerësuar situatat unike, të cilat, të dyja, kërkojnë

ekspertizë që përgjithësisht mungon në bankat e huaja. Në përgjithësi, rritja në industrinë

bankare në vendet në tranzicion ka rritur ndjeshëm disponueshmërinë e shërbimeve financiare,

shumë prej të cilave thjesht nuk kanë qenë të arritshme më parë. Shumë ndërmarrje të mëdha,

veçanërisht në shtetet e reja anëtare të BE-së, janë në gjendje të përfitojnë nga rritjet e fundit

55

Page 66: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

në integrimet evropiane të tregut të kapitaleve dhe të marrin financime nga jashtë. Megjithatë,

këto burime të financimit ranë me krizat globale të kreditimit, duke filluar në vitin 2007. Për më

tepër, institucionet financiare jobankare po dalin në ekonomitë në tranzicion. Megjithatë,

zgjerimi i shpejtë në disa vende është bërë një burim shqetësimi, për shkak të rritjeve

shoqëruese potenciale me rrezik për industrinë bankare (Bonin, Hasan, Wachtel, 2013).

Sipas Liebeg, Posch (2011) një nga pengesat e stimulimit të zhvillimit ekonomik është

informacioni asimetrik (risku moral, zgjedhja e keqe) tek industria bankare. Një rast tipik i

informacionit asimetrik është kur huadhënësi nuk ka informacione për huamarrësit dhe, në

këtë rast, huamarrësit do të ndërmarrin projektet investuese me më shumë risk. Ky informacion

asimetrik me rastin e dhënies së kredive mund të shpie deri te zgjedhja e keqe dhe risku moral.

Informacion asimetrik tjetër është edhe garantimi i depozitave. Banka e cila ofron interesin më

të lartë të depozitave tërheq më shumë klientë, por këta të fundit nuk kanë nxitjet e duhura për

të monitoruar siç duhet aktivitetin e bankave dhe bankat në këtë rast janë të prirura për të

ndërmarrë risqe. Sipas Mishkin dhe Eakins, mjetet të cilat ndihmojnë zgjidhjen e problemit të

riskut moral janë: vlera neto e huamarrësit, mbikëqyrja dhe imponimi i klauzolave restriktive.

Sipas Calvo dhe Frenkel, vështirësitë në vlerësimin kreditor të ndërmarrjeve individuale mund

të rezultojnë në një ekuilibër në të cilin investimet shoqërore afatgjata fitimprurëse janë shtyrë,

ndërsa janë ndërmarrë ato investime afatshkurtra dhe më pak profitabile. Një ekuilibër i tillë

mund të rrjedhë nëse huadhënësve potencialë u mungon besimi se huadhënësit e tjerë do të

qëndrojnë të gatshëm të vazhdojnë në dhënien e kredive për të mbuluar nevojat e likuiditetit të

ndërmarrjeve. Kjo mungesë e besimit mund të jetë veçanërisht e ngjarë në ekonomitë më parë

të planifikuara nga qendra, pasi informacioni lidhur me karakteristikat e riskut të ndërmarrjeve

të veçanta mungon ose nuk është gjerësisht në dispozicion për huadhënësit potencial.

Rezultatet e autorëve hedhin dritë mbi debatin teorik mbi efektet e fuqisë së tregut të bankave

në qasjen e firmave në kredi. Gjetjet ofrojnë dëshmi të kualifikuara për teoritë që

përqendrohen në efektet negative të pushtetit bankar (hipoteza strukturë-performancë),

56

Page 67: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

ndërsa ato janë në kundërshtim me teoritë që theksojnë efektet e mundshme pozitive të

përqendrimit bankar (hipotezë e bazuar në informacion)(Beck, Demirgüc-Kunt, Maksimovid,

2003).

Në përgjithësi, kreditë totale bankare mund të ndahen në: kreditë për sektorin privat dhe

kreditë për sektorin publik. Është e provuar empirikisht se kredia për sektorin publik është e

dobët në krijimin e rritjes brenda ekonomisë, për shkak se janë të prirur për humbje dhe

programe të motivuara politikisht, të cilat nuk mund të japin rezultate më të mira (për shembull,

shih Beck et al 2005; Levine 2002; Odedokun 1998, Kind dhe Levine 1993) (cituar në Oluitan).

Sipas Komisionit Evropian, shpërndarja e kredisë në Ballkanin Perëndimor (ELJ6), në shumë

raste, ishte e njëanshme ndaj konsumit sesa ndaj aktiviteteve prodhuese apo investimeve.

Sektori i korporatave mbetet mbizotërues në stokun ekzistues të kredisë totale, por pjesa e saj

ka rënë gradualisht: ajo ishte poshtë për vetëm rreth 44për qind në Kroaci dhe 55për qind në

Maqedoni, në gjysmën e dytë të vitit 2008. Kjo tendencë, jo vetëm që dobëson kapacitetin

afatgjatë të rritjes ekonomike, por, gjithashtu, rrit riskun e ripagimit, si dhe rritjen e

konkurrencës për ndarjen e tregut midis bankave, sidomos në segmentin e shitjes me pakicë

ushtron presion mbi cilësinë e kredisë në portfolion e tyre.

Toçi (2009) në studimin e tij, analizoi efikasitetin e ndërmjetësimit të bankave në katër vendet e

EJL-së gjatë periudhës 2002-2005, duke përdorur teknikën DEA. Sipas autorit, në periudhën

2002-2005, efikasiteti i ndërmjetësimit të bankave në rajonin si tërësi vetëm tregoi një

përmirësim margjinal. Jopërmirësimi i efikasitetit të ndërmjetësimit është rezultat i

joefikasitetit të kostos, mungesave të kreditimit dhe, ndoshta, masave rregulluese të vendosura

nga bankat qendrore në rajon, që synuan frenimin e zgjerimit të shpejtë të kredisë. Së dyti, u

gjet se bankat e huaja ishin më efikase sesa bankat e vendit dhe hendeku ishte zgjeruar

vazhdimisht. Së treti, në shumicën e rasteve, bankat e mëdha janë gjetur të jenë më të

efektshme se bankat e vogla. Së katërti, në lidhje me vende të veçanta, sistemi bankar i Kosovës

është gjetur të jetë më pak efikas në ndërmjetësim në krahasim me sistemet në vendet fqinje,

57

Page 68: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

edhe pse përmirësimet kanë ndodhur me kalimin e kohës. Kjo është veçanërisht për shkak të

industrisë bankare të re, që nevojitet për të zgjeruar aktivitetet e veta të pasqyruara në shkallë

të konsiderueshme dhe joefikasitetit në kostot afatshkurtra, si dhe perceptimit të riskut nga ana

e bankierëve.

Zidulina (2010) argumenton se në drejtim të stabilitetit sistematik, efektet e forta dhe kërkesat

e kapitalit janë të mjaftueshme, por nuk janë të qarta nga ana teorike apo nga perspektiva

empirike. Konsideratat mikroekonomike duhet të tregojnë prova empirike se dispozitat e

mjaftueshmërisë së kapitalit, veçanërisht mbi një nivel të caktuar, mund të kenë efekt të

kundërt në sjelljen e riskut të bankave. Këto konsiderata sugjerojnë se çdo shtrëngim i

kërkesave të mjaftueshmërisë së kapitalit duhet të qeveriset me kujdes dhe me një gjykim të

shëndoshë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në drejtim të ndikimit potencial në tregjet e

kredive potenciale. Sa më të larta të jenë kërkesat e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat, aq

më shumë mund të kufizojnë aftësinë e bankave për të dhënë kredi, që do të jetë e

padëshirueshme nga një perspektivë e përgjithshme ekonomike.

Rritja e NVM-ve ka një efekt direkt në rritjen e GDP-së për shkak të rritjes së prodhimit, vlerës

shtesë dhe profitit. NVM-të janë pjesë fundamentale e zhvillimit ekonomik, dhe ato luajnë një

rol krucial në avancimin e rritjes, inovacioneve, dhe prosperitetit. Fatkeqësisht, ato janë të

kufizuara në qasje të kapitalit që ato kërkojnë për tu rritur dhe zgjeruar, dhe gati gjysma e

NVM-ve në vendet në zhvillim vlerësuan se qasja në financa është një nga pengesat kryesore.

Ato nuk mund të kenë qasje në financa nga të gjitha bankat vendore ose përballen me kushte të

huazimit jo të favorshme, bile edhe më shumë pas krizës së fundit financiare (Dalberg, 2011).

Duke përdorur një bazë unike të të dhënave të anketës në nivel firme (Beck, Demirgüc-Kunt,

Maksimovic, 2002), hulumtuan, nëse firmat qështjet e ndryshme si, financat; çështjet ligjore;

dhe korrupsionin i raportojnë si pengesa që ndikojnë në normat e rritjes së tyre. Rezultatet

treguan se deri në ç’masë këta faktorë kufizojnë rritjen e një kompanie varet shumë nga

madhësia e saj, dhe kjo është ajo që vazhdimisht firmat më të vogla janë prekur më negativisht

58

Page 69: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

nga këto tre pengesa. Rritja e firmave është më shumë e ndikuar nga këto pengesa në vendet

me sistem financiar dhe ligjor në zhvillim e sipër dhe korrupsion më të lartë.

Sipas autorëve nga përgjigjet e marra nga 91 banka në 45 vende, vlerësuan se tipet e ndryshme

të bankave aplikojnë tipe të ndryshme të huazimit dhe struktura organizative mund të luajnë

një rol vital në financimin e tyre. Ka një ndryshim signifikant midis vendeve të zhvilluara dhe në

zhvillim. Pjesa e kreditimit të NMV-ve për qëllime investimi është dukshëm më e ulët në vendet

në zhvillim, ndërsa tarifat dhe normat e interesit janë më të larta. Këto ndryshime në financimin

e NVM-ve, midis bankave në vendet në zhvillim dhe ato të zhvilluara duhet të shpjegohen nga

ndryshimet në ambientin ekonomik, ligjor dhe institucional ku bankat operojnë. Këto

ndryshime janë më të fuqishme se sa çdo ndryshim ndërmjet bankave me pronësi të ndryshme.

Gjithashtu ka pak ndryshime signifikante në vëllimin, llojin, dhe çmimet e kreditimit të NVM-ve

në të gjitha llojet e pronësisë bankare. Ka ndryshime signifikante në llojin e pronësisë së

bankave në teknologjinë e huazimit dhe strukturës organizative. Në përputhje me teorine dhe

studimet empirike në nivel vendi (MIAN 2006), këto rezultate konfirmojnë se bankat e huaja

përdorin me të vërtetë teknika të huazimit të ndryshme dhe strukturë organizative për të

arritur deri te NVM-të ( cituar në Beck, Demirgüc-Kunt, Peria, 2010).

Agostino, Rocca, Rocca, Trivieri (2009) duke përdorur modelin SYS-GMM, studiuan përcaktuesit

e strukturës së kapitalit të firmës. Pas kontrollit për inerci të borxhit, heterogjenitetit të firmave

dhe problemeve të brendshme, gjetjet kryesore të analizës sugjerojnë që zhvillimi financiar

vendor mund të jetë një përcaktues i stukturës së kapitalit të NVM-ve. Në fakt, firmat duhet të

kenë qasje më të mirë në financa në zona që karakterizohen me një cilësi më të lartë të sistemit

ligjor. Pavrësisht procesit ndërkombëtar të integrimit në tregjet e kapitalit, institucionet

financiare vendore nuk duket që të bëhen të parëndësishme për NVM-të - të cilat kanë nevojë

për institucione të zhvilluara, dhe në nivel vendor për të fituar qasje më të lehtë në burimet e

jashtme financiare.

59

Page 70: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Kyophilavong (2011) shqyrtojë pengesat me të cilat përballen NVM-të në qasje të financave

dhe për të identifikuar kontributin e qasjes financiare në performancën e NVM-ve. 198 mostra

nga sondazhi i një vendi janë përdorur në këtë studim. Rezultatet treguan që qasja në financa

mund të përmirësoj performancën e NVM-ve. Por NVM-të përballen me kufizime të ndryshme

për tu qasur në financa, si kolaterali, procese komplekse të aplikimit, si dhe një mjedis

ekonomik të kufizuar dhe mundësitë për burime financiare të ndryshme. Vetëm një pjesë e

vogël e NVM-ve janë në gjendje të kenë qasje në financa. Megjithatë, firmat më të mëdha

vendore, në drejtim të kapitalit, të cilat janë të përcaktuara për të rritur bizneset e tyre, duket

se kanë një mundësi më të madhe të të qenit në gjendje për tu qasur në burimet financiare.

(Nguyen, Gan, Hu) testuan në mënyrë empirike ndikimin e qasjes në burimet e ndryshme të

financimit për rritjen e NVM-ve. Të dhënat primare ishin marrë nga një studim i 487 NVM-ve në

Hanoi 2013, duke përdorur modelin OLS dhe Heckman Two Stage Procedure për të llogaritur

çështjet endogjene. Modelet refuzojnë kërkesën që pamundësia për të pasur qasje në kredi

ndikon negativisht në rritjen e NVM-ve. Rezultati është në përputhje me të dy modelet. Përveç

kësaj, rezultatet nga modeli Heckman Two Stage Procedure treguan se ka një ndryshim të madh

në rritje të grupeve të NVM-ve të financuara nga jashtë dhe të financuara nga vetë NVM-të.

NVM-të me rritje më të shpejtë janë ato të cilat nuk kanë marrë hua nga jashtë dhe strategjia e

tyre e rritjes mbështetet në kapitalin njerëzor (d.m.th., të rinj dhe të mirë-arsimuar), të

eksportit të drejtpërdrejtë dhe rrjetit të zhvilluar me klientët. Në anën tjetër, grupi i NVM-ve që

marrin financim të jashtëm rriten më shpejt në madhësi.

Hulumtimi i përmbledhur nga (Beck, Demirgüc-Kunt, 2006), tregon se një mjedis konkurrues

biznesi, nga i cili qasja në financa është një komponent i rëndësishëm, lehtëson hyerjen, daljen

dhe rritjen e firmave dhe për këtë arsye është thelbësor për procesin e zhvillimit. Një fokus në

përmirësimin e mjedisit të biznesit për të gjitha firmat është shumë i rëndësishëm se sa

përpjekja e thjesht për të nxitur një sektor të madh të NVM-ve që mund të karakterizohet nga

një numër i firmave të vogla por të ndenjura. Sipas autorëve, edhe pse NVM-të përbëjnë një

pjesë të konsiderueshme të punësimit total në shumë vende, një nga arsyet që ato nuk mund të

60

Page 71: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

jenë në gjendje të kontribuojnë në rritjen ekonomike është për shkak se ato përballen me

pengesa të mëdha të rritjes. Në të vërtetë, në krahasim me firmat e mëdha, NVM-të janë më të

kufizuara nga pengesa të ndryshme, dhe qasja e kufizuar në financa, është një nga më të

rëndësishmet. Hulumtimet sugjerojnë se përmirësimi i institucioneve ligjore dhe financiare

ndihmon të gjitha firmat që meritojnë të hyjnë në financa dhe rritje, por efekti është më i madh

në firmat më të vogla. Të dyja studimet, në nivel firme dhe në nivel të industrisë sugjerojnë se

firmat e vogla janë relativisht më mirë në krahasim me firmat e mëdha në vendet me

institucione të zhvilluara mirë.

Organizatat dhe bizneset janë në shumicën e rasteve nën presion të vazhdueshëm për të

përmirësuar nivelin e tyre të performancës gjatë gjithë ekzistencës së tyre. WetFeet (2012)

pohon që suksesi i një kompanie të re ose ekzistuese është e bazuar në efikasitetin e ekspozimit

të kompanisë në drejtim të hulumtimit të tregut, kënaqësinë e klientëve, dhe funksionimin e

strategjisë (WPJ, 2012).

Çka është analiza SWOT – Anët e forta të një banke – karakteristikat e biznesit apo një ekipi që i

japin asaj një avantazh mbi të tjerët në industri. Atributet pozitive të prekshme dhe të

paprekshme, të brendshme në një organizatë. Aspekte të dobishme të organizimit apo aftësitë

e një organizate, aftësit e procesit, burimet financiare, produktet dhe shërbimet, emri i mirë

dhe besueshmërinë e klientëve. Dobësitë – karakteristika që vendosin firmën në një disavantzh

në krahasim me të tjerët. Heq organizatën nga aftësia e saj për të arritur qëllimin bazë dhe të

ndikoj në rritjen e saj. Megjithatë, dobësitë janë të kontrollueshme, ato duhet të minimizohen

dhe eliminohen. Mundësitë – shanset për të bërë fitime të mëdha në mjedis. Faktorët e

jashtëm të përshtatshëm që paraqesin arsyen për një organizatë për të ekzistuar dhe për t’u

zhvilluar. Mundësitë lindin kur një organizatë mund të përfitojë nga kushtet në mjedisin e tij për

të planifikuar dhe egzekutuar strategjitë të cilat mundësojnë që ajo të bëhet më fitimprurëse.

Organizata duhet të jetë e kujdesshme dhe të njohin mundësitë dhe të kuptojnë sa herë që ato

lindin. Kërcënimet- elementet e jashtme që mund të shkaktojnë shqetësime për biznesin -

faktorët e jashtëm, përtej kontrollit të organizatës. Lindin kur kushtet në mjedisin e jashtëm

61

Page 72: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

rrezikojnë besueshmërinë dhe rentabilitetin e biznesit të organizatës. Kompleksohet

ndjeshmëria kur ato lidhen me dobësitë. Kërcënimet janë jo të kontrollueshme. Kur vjen një

kërcënim, stabiliteti dhe mbijetesa mund të jetë në rrezik (Srivastava, Lucknow, 2013).

Analiza SWOT është një teknikë e analizës së biznesit që organizata juaj mund të performojë

për secilën prej produkteve, shërbimeve dhe tregjet e saj kur të vendosë në mënyrën më të

mirë për të arritur rritjen e ardhshme. Procesi përfshinë identifikimin e fuqive dhe dobësive të

organizatës, si dhe mundësitë dhe kërcënimet në tregun që ajo operon. Si një menaxher, roli i

juaj në planifikim strategjik ka të ngjarë të përfshijë ofrimin e të dhënave operative për të

ndihmuar për të vlerësuar aftësitë e brendshme, dhe ju gjithashtu mund t’ju kërkohet për të

siguruar intelegjencën e tregut. Përfundimi i një analize SWOT duhet të vendos se cilat

segmente të tregut të ju ofrojnë mundësitë më të mira për suksesin dhe rritjen fitimprurëse

gjatë ciklit të jetës së produktit dhe shërbimit tuaj. Analiza e brendshme e organizatës duhet të

përfshijë kulturën, ekspertizën dhe burimet, dhe aftësitë unike brenda në treg. Shkallën në të

cilën organizata mund të përshtatet me ndryshimin e rrethanave është gjithashtu faktor që

duhet të merret parasysh. Ju mund të përdorni analizën SWOT si një filter interpretues për të

zvogëluar informacionin për një sasi të menaxhueshme prej çështjeve kyçe që janë relevante

për organizatën tuaj apo për objektin e biznesit, në varësi të nivelit të SWOT-it. Analiza e

jashtme ka të bëjë me faktorët e jashtëm që përfshinë ambientin ku organizata juaj operon,

tregjet, ekosistemin, dhe të gjitha palët e treta të përfshira. Tregu i referohet sektorit të tregut

për të furnizuar mallrat ose shërbimet edhe në qoftëse kjo është bërë në një bazë për jo profit.

Kjo përfshinë të gjithë klientët tuaj (FME, 2013).

Matrica SWOT është një mjet i rëndësishëm që ndihmon drejtuesit të zhvillojnë katër lloje të

strategjive. Përputhja e faktorëve kyq të jashtëm dhe të brendshëm është pjesa më e vështirë

dhe kërkon një gjykim të mirë. Llojet e strategjive janë: strategjitë SO që përdorin fuqitë e

brendshme të një firme për të përfituar nga mundësitë e jashtme; strategjitë WO synojnë

përmirësimin e dobësive të brendshme duke përfituar nga mundësitë e jashtme; strategjitë ST

përdorin fuqinë e firmës për të shmangur ose reduktuar ndikimin e kërcënimeve të jashtme;

62

Page 73: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

dhe strategjitë WT janë taktikat mbrojtëse drejtuar në reduktimin e dobësive të brendshme dhe

duke shmangur kërcënimet e jashtme (Ungureanu, Dogaru, Șerban, Gruiescer).

Autorët analizojnë profitabilitetin dhe efiçiencën e një banke në tregun që i përket atij. Synimi i

punimit është për të zhvilluar ide dhe strategjitë e ndryshme në mënyrë për të tejkaluar krizën

financiare që ka ndodhur në dy vitet e fundit dhe efektet të cilat akoma ndihen, duke përdorur

metodën kuantitative. Fuqitë - aprovimi i huave është më i shpejtë me një bord vendor,

shumica e stafit janë të rinjë, kanë aftësitë e kërkuara, dhe janë të ritrajnuar për sistemet e reja

dhe teknologji. Klientët preferojnë të hapin llogari në Pro Credit Bank sepse informacionet e

gjendjes dhe llogarive prodhohen më shpejt se konkurentët e tyre. Dobësitë e bankës janë

kënaqësia e ulët e klientëve, karakteristika të varfëra të internetit, morali i ulët i stafit, norma e

lartë e huave, njohje të ulët të brendit ose një linjë e prodhimit minimal. Mundësitë-

disponueshmëria e sistemeve moderne të telekomunikacionit dhe teknologjisë lehtëson

përmirësimin dhe rritjen e biznesit ndërkombëtar të bankës dhe shërbimet ATM, si dhe

zhvillimin e shërbimeve të reja, si telefoninë bankare. Kërcënimet - Pro Credit Bank mund të

jetë jo në gjendje për të tërhequr klientët e caktuar sepse ekziston perceptimi se informacioni i

llogarive të tyre është i hapur për qeverinë dhe agjencitë e saj (Ungureanu, Dogaru, Șerban,

Gruiescer).

Autorët shtjellojnë procesin dhe qëllimin e hapjes së tregut financiar të Kinës dhe analizuan

efektet SWOT të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në treg. Së pari, ata

velrësuan se ka më shumë anë të forta se sa dobësi. Fuqia e ambientit të brendshëm mund t’i

atribuohet katër perspektivave: lokalizimit dhe burimeve të mjaftueshme të klientëve, emri

unik i markës dhe kolonitë e qëndrueshme, rrjetet mbulojnë të dy zonat urbane dhe rurale, dhe

reputacioni kombëtar si prapavijë të fortë. Megjithatë, dobësitë qëndrojnë në perspektivat e

më poshtme: sistemet organizative të vonuara dhe efiçiencës së ulët operative, madhësia

relativisht e vogël, përqindje e lartë e aseteve të këqija dhe norma e ulët e kthimit të aseteve,

inputi i ulët në resurset humane, aftësi të ulëta anti-risk, niveli i ulët i inovacioneve financiare

dhe ndërkombëtarizimi. Së dyti, ka gjithashtu më shumë mundësi se sa kërcënime. Dhe

63

Page 74: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

kërcënimet qëndrojnë në perspektivën e ardhshme: mënjanimi i talentëve profesional, risku i

lartë dhe ngushtimi i tregut. Bazuar në analizën e mësipërme SWOT, autorët kanë dy strategji:

së pari, hapja e tregjeve financiare të Kinës kërkon zhvillimin e industrisë bankare, përmirësimin

e kualitetit të shërbimeve financiare, integrimin e forcave të industrisë financiare vendore (Kui,

Shuyan, Lu, Jun, Kejie).

Autorët shqyrëtuan se si përbërsit e kapitalit intelektual ndikojnë në analizën SWOT në

industrinë bankare jordaneze. Studimi zbuloi se 84% prej drejtuesve bankar besojnë se bankat

jordaneze janë ekzekutuar shumë mirë në të gjitha mjetet e analizës SWOT në bankat e tyre

dhe janë shumë të vetëdijshëm për ndryshimet mjedisore rajonale. Studimi vlerëson që

koeficienti i korelacionit midis të gjithë komponentëve të kapitalit human dhe analizës SWOT në

bankat jordaneze ishin pozitive dhe signifikante. Evidenca statistikore tregon se ka një efekt

marrëdhënie ekzistence midis kapitalit human dhe analizës SWOT në industrinë bankare

jordaneze (Al-Zoubi, 2013).

Analiza SWOT në industrinë bankare indiane vlerëson fuqitë, dobësit si dhe mundësitë dhe

kërcënimet e kësaj industrie. Fuqitë – kontribuese të vlefshme në GDP, mjedisi rregullator,

mbështetjen e qeverisë. Mundësitë- teknologji moderne, tregu i pa shfrytëzuar rural,

globalizimi. Dobësitë – rritja e aseteve joperformuese, dëpërtimi i ulët, mungesa e diferencimit

të produkteve. Kërcënimet - tregu i paorganizuar në huazimin e parave, paknaqësia e klientëve,

rritja e strukturave monopoliste (IBI, 2012).

Analiza e ambientit të jashtëm dhe të brendshëm në bankën ICICI i jep fuqitë, dobësitë si dhe

mundësitë dhe kërcënimet që përballet biznesi. Fuqitë - strategjia e duhur për produkte të

drejta (duhura), shërbime më të larta për klientët, imazhi i madh i markës, shkalla e lartë e

kënaqjes së klientëve, vendi i mirë për të punuar. Dobësitë – përgjegjësi më e ulët për shërbime

efikase dhe efektive, disa boshllëqe për sektor të caktuar, proceset dhe sistemet, dhe mbulimi i

menaxhimit i pamjaftueshëm. Mundësitë - marzhet e fitimit më të larta, aplikacione të reja të

specializuara, mund të kërkojnë të bëjnë më të mirën për konsumator, dhe mundësit e

64

Page 75: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

zhvillimit të karrierës në bazë të gjerë. Kërcënimet – legjislacioni mund të ndikojë, përfshirja në

risk të madh, konkurenca shumë e lartë që mbizotron në industri, mundësia për t’u sulmuar nga

konkurentët, mungesa e infrastrukturës në zonat rurale mund të kufizojë investimet dhe vëllimi

i lartë/tregu me kosto të ulët është tepër konkurues (Gupta).

3.2 Kreditë bankare dhe rritja ekonomike

Autorët konkludojnë që në mënyrë për të kuptuar më mirë lidhjen e finacave në rritje,

eksperienca sistematike e studimit të zhvillimit financiar bëhet e nevojshme. Çdo vend është

specifik, bile edhe për një vend të vetëm ka pikpamje të ndryshme lidhur me rolin e zhvillimit

financiar në rritjen ekonomike, edhe nëse e njejta periudhë kohore hulumtohet (Bađun, 2009).

Është i diskutueshëm drejtimi i shkakësisë midis financës dhe rritjes ekonomike. Drejtimi i

shkakësisë është përshkruar nga Patrick (1996), si furnizim (oferta) – hipotezë udhëheqëse dhe

kërkesë – hipotezë vijuese. Kjo është mbështetur nga McKinnon (1998). Kur marrëdhënia e

rastësishme shkon nga zhvillimi financiar në rritje, ajo është e quajtur furnizim - për shkak se

besohet se aktivitetet e institucioneve financiare e bëjnë rritjen e furnizimit të shërbimeve

financiare, që krijon rritjen ekonomike. Në mënyrë të ngjashme, kur rritja brenda në ekonomi

rezulton me rritjen e kërkesës për shërbime financiare dhe kjo më pas motivon zhvillimin

financiar, atëherë ajo është quajtur kërkesë. Ka studiues të tjerë, të cilët besojnë se shkakësia

shkon në të dyja drejtimet. Edhe pse provat nga puna empirike mbështesin faktin që të dyja,

financa dhe prodhimi, në të vërtetë janë të lidhura pozitivisht me njëra-tjetrën, marrëdhënia

është vendi specifik dhe askush nuk duhet të nxjerrë përvojën e vendit tjetër (cituar në,

Oluitan).3

Duke marrë parasysh se NVM-të kanë një rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike, Galindo dhe

Micco (2005) shqyrtuan prova nga shkalla e mbrojtjes së të drejtave të kreditorëve dhe qasjen

3 Lidhur me shkakësinë midis financave dhe rritjes ekonomike, shih Oluitan dhe Bađun, (2009)

65

Page 76: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

në kredi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Rezultatet janë nxjerrë nga një studim i firmave

në gjithë botën për të shqyrtuar rolin e mbrojtjes së kreditorit mbi qasjen e ndërmarrjeve të

vogla dhe të mesme “në kredi“. Autorët kanë paraqitur dëshmi se firmat e vogla janë më pak të

ndikuara dhe më të paqëndrueshme se ato të mëdhatë. Përveç kësaj, duke përdorur teknikat

ekonometrike, autorët gjetën se mbrojtja më e mirë e kreditorëve redukton hendekun e

financimit midis firmave të vogla dhe të mëdha. Në vendet ku të drejtat e kreditorëve janë të

mbrojtura (dhe zbatohen), firmat e vogla kanë qasje më të madhe në kredi bankare për

financimin e investimeve. Në vendet me ligj të përbashkët (ku mbrojtja e kreditorit është e

lartë), diferenca në pjesën e investimeve të financuara me kredi bankare midis firmave të

mëdha dhe të vogla është rreth 9 pikë në përqindje. Në vendet me ligj jo të përbashkët, ky

ndryshim është 25 pikë në përqindje.

Beck, Levine, Loayza (1999) shqyrtuan ndikimin e zhvillimit financiar në burimet e rritjes

ekonomike. Autorët përdorën dy metoda ekonometrike. Ata përdorën një mostër ndërmjet

vendeve me të dhënat mesatare gjatë periudhës 1960-1995, duke përdorur si instrument

prejardhjen ligjore të vendeve. Autorët gjejnë një lidhje ekonomikisht dhe statistikisht të

rëndësishme midis zhvillimit të ndërmjetësimit financiar, si dhe rritjes reale të GDP-së për kokë

banori dhe rritjes së përgjithshme të produktivitetit. Testet specifike tregojnë se lidhja e fortë

pozitive midis zhvillimit financiar dhe rritjes ekonomike dhe rritjes së produktivitetit nuk është

për shkak të efekteve specifike të vendit. Megjithatë, rezultatet tregojnë një lidhje të paqartë

midis zhvillimit të ndërmjetësimit financiar dhe rritjes së kapitalit fizik dhe normave të

kursimeve private. Ndërkohë që ka tendencë të jetë një lidhje pozitive midis zhvillimit të

ndërmjetësimit financiar dhe të dyjave, akumulimit të kapitalit fizik dhe normave të kursimeve

private, këto rezultate janë të ndjeshme ndaj ndryshimeve në teknikat e vlerësimit dhe masave

të zhvillimit të ndërmjetësimit financiar.

Sipas Beck, Büyükkarabacak, Rioja, Valev (2012), derisa teoria parashikonte efekte të ndryshme

të kredive të ekonomive familjare dhe kredive të ndërmarrjeve në ekonomi, literatura empirike

ka përdorur kryesisht masa totale të kreditimit të përgjithshëm bankar në sektorin privat.

66

Page 77: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Autorët ndërtojnë një dataset të ri nga 45 vendet e zhvilluara dhe në zhvillim, shpërbërjen e

kredive bankare në kreditimin e ndërmarrjeve dhe të kreditimit për individët dhe për të

vlerësuar efektet e ndryshme të këtyre dy komponentëve mbi rezultatet e sektorit real. Autorët

gjejnë se: 1) kreditimi i ndërmarrjeve është i lidhur pozitivisht me rritjen ekonomike, ndërsa

kreditimi familjar nuk është; 2) kreditimi i ndërmarrjeve është i lidhur në mënyrë të

konsiderueshme me reduktim më të shpejtë në pabarazinë e të ardhurave, ndërsa kreditimi

familjar nuk është. Në të gjeni se pesha e kredisë familjare është më e lartë në shoqëritë më të

urbanizuara, në vendet me sektorë të vegjël të prodhimit dhe në shumë sisteme financiare të

bazuara në treg, derisa struktura e tregut dhe politikave rregulluese është e lidhur me

përbërjen e kapitalit.

Eller, Frömmel, Srzentic (2011) aplikuan një qasje të veçuar për të marrë një njohuri më të

thellë në përcaktuesit e zhvillimeve të kredisë për sektorin privat vendas në njëmbëdhjetë

vendet e CESEE-së, kryesisht shtetet anëtare të CESEE-së në BE dhe Kroacia nga janari i 1997

deri në prill 2009. Autorët dalluan kreditimin për firmat dhe kreditimin për ekonomitë familjare

ndërmjet furnizimit afatshkurtër dhe përcaktuesit e kërkesës afatgjatë dhe nënperiudhat e

identifikuara me një ndikim të ndryshëm të përcaktuesve të rritjes së kredisë. Sipas autorëve, të

paktën ka një marrëdhënie ekuilibri afatgjatë midis niveleve të kredisë për sektorin privat dhe

nga ana e kërkesës në baza makroekonomike në shumicën e vendeve të CESEE-së, ku aktiviteti

ekonomik është përcaktuesi më i rëndësishëm afatgjatë makroekonomik i niveleve të kredisë;

ndikimi i tij pozitiv është më i theksuar për kreditë familjare sesa për kreditë e firmave.

Derisa financat teorike dhe, më shumë, financat empirike dhe prospekti i rritjes janë fokusuar

kryesisht në kredi të ndërmarrjeve, sistemet financiare në vendet me të ardhura të larta

sigurojnë një pjesë të madhe të shërbimeve të tyre, duke përfshirë kredi për individët dhe jo

për ndërmarrjet. Në disa vende, kreditë familjare përbëjnë më shumë se 80për qind të kredisë

së përgjithshme bankare, duke përfshirë edhe vendet si Kanadaja, Danimarka dhe Holanda,

kryesisht kredi hipotekare. Ka pasur edhe një tendencë në rritje nga ana e bankave në të gjitha

vendet me të ardhura të larta, duke siguruar më shumë kredi për ekonomitë familjare në vend

67

Page 78: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

sesa për ndërmarrjet, i shtyrë pjesërisht nga efikasiteti më i lartë i kostove me të cilat bankat

kanë qenë në gjendje të japin kredi konsumatore kohëve të fundit (Beck).

Kamau (2011) shqyrtoi trendet në efikasitet dhe ndryshimet në produktivitet në industrinë

bankare gjatë periudhës së postliberalizimit, duke përdorur modelin DEA. Nga vëzhgimi i

përgjithshëm në bankat komerciale, autori konkludoi se bankat në Keni kanë pasur

performancë të mirë gjatë kësaj periudhe. Efikasiteti i bankave komerciale në Keni nuk ishte në

asnjë moment nën 40për qind. Në kushtet e pronësisë dhe madhësisë, bankat e huaja ishin më

të efektshme sesa bankat lokale. Bankat private janë më të efektshme se ato publike. Bankat e

mëdha janë më te efektshme se bankat e mesme dhe të vogla.

Oluitan, në hulumtimin e tij lidhur me rolin e financës në rritjen ekonomike nigeriane, ka

shqyrtuar rëndësinë e variablave të rritjes ekonomike që ndikojnë në nivelin e ndërmjetësimit

brenda ekonomisë. Pas përdorimit të modeleve bivariate dhe multivariate, ka vërejtur se

ekziston një shkakor i kundërt ndërmjet prodhimit real dhe zhvillimit financiar.

Dullien (2009) ka argumentuar se vendet në zhvillim nuk kanë nevojë për importet kapitale dhe

as për të ulur konsumin e qytetarëve të tyre për të bërë burime në dispozicion për investime

për të arritur një investim në GDP në raport të lartë. Në vend të kësaj, në qoftëse disa

parakushte janë plotësuar, një vend në zhvillim mund të përdorë sistemin e tij financiar dhe

bankën e tij qendrore për krijimin e kreditimit për të rritur investimet. Ky investim pastaj do të

nxisë kursimet absolute totale me të cilat ex-post mund të kryejnë financimin e investimeve.

Përderisa kjo nuk është e vetmja mënyrë për të arritur akumulim të shpejtë të kapitalit dhe

kështu edhe rritje ekonomike, në mënyrë empirike ajo duket të jetë e preferueshme për një

strategji të importimit të kapitalit për një rritje më të lartë të investimeve.

Laidroo hulumtoi përcaktuesit e rritjes së huazimit dhe ciklikalitetin në bankat e 15 vendeve në

EQL gjatë periudhës 2004-2010, duke përdorur modelin e regresionit GMM. Edhe pse, në bazë

të parashikimeve teorike, do të pritet që lidhja midis rritjes së kreditimit dhe rritjes së GDP-së të

jetë më e fortë kur ekonomia është poshtë trendit, të dhënat e EQL-së treguan të kundërtën:

68

Page 79: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

lidhja midis këtyre dy variablave ishte më e fortë kur ekonomia ishte mbi trendin (2004-2008)

në krahasim me atë kur ajo ishte poshtë trendit (2009-2010). Kjo tregon se kur ekonomia ishte

mbi trendin e rritjes, kreditimi mund të ketë qenë e nxitur nga faktorët e anës së ofertës (të

fluksit të parave nga ekonomitë e zhvilluara në ekonomitë në zhvillim), jo nga faktorët e

kërkesës së kapur nga rritja e GDP-së. Kur rritja ekonomike ra, bankat nuk ishin në gjendje të

tërheqin kreditë e huazuara. Rritja e kreditimit ka qenë në shumicën e rasteve e lidhur

negativisht me treguesin e politikës monetare (siç pritet), lidhja me inflacionin statistikisht e

parëndësishme dhe ndarja e indeksit të çmimeve të vitit të kaluar u ekspozua ose si pozitive (siç

pritej) ose si lidhje e parëndësishme me rritjen e huadhënies. Koeficientet për ofertën e parasë

dhe çmimet e pasurive të patundshme kanë mbetur të parëndësishme.

Beck (2011) argumenton se funksionimi i mirë dhe institucionet e shëndosha financiare e

mbështesin shkëmbimin e qetë të shërbimeve dhe mallrave dhe, në këtë mënyrë, nxisin

investimet afatgjata dhe rritjen ekonomike. Sipas autorit, fokusi qeveritar në rritje është i

rëndësishëm jo vetëm për bankat qendrore dhe autoritetet rregulluese, por edhe për

institucionet financiare dhe marrëdhëniet e tyre me autoritetet politike dhe rregullatore.

Sipas EBF (2011) bashkëlëvizja midis rritjes së kredisë dhe rritjes reale të GDP-së, e matur me

korrelacionin e thjeshtë midis variablave mbi të gjitha modelet (1980-2010), është veçanërisht e

fortë në Britaninë e Madhe, Finlandë, SHBA, Francë dhe Gjermani dhe në veçanti e dobët në

Greqi, Portugali dhe Holandë. Të gjitha vendet e tjera shkojnë në mes. Prandaj, lidhja mes

zgjerimit të kredisë dhe aktivitetit ekonomik nuk është uniforme në të gjitha vendet. Në

shumicën e vendeve, megjithatë, ka të dhëna se GDP-ja udhëheq kredinë bankare në kuptimin

që ndryshimet në GDP nuk duket se rrjedhin nga ndryshimet në vëllimin e kredive apo

anasjelltas. Ky është rasti në Gjermani, Francë, Spanjë, Greqi, Irlandë, Finlandë dhe SHBA. Për

më tepër, në disa vende, si Austria dhe Britania e Madhe, nuk duket të jetë një reagim të

marrëdhënieve midis GDP-së dhe të kredive, në kuptimin që rritja më e lartë e GDP-së sot çon

në rritje më të lartë të kredisë në të ardhmen dhe kjo mund të shihet si kthim në rritje edhe më

të lartë të GDP-së në të ardhmen.

69

Page 80: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Publikimet e fundit kanë testuar për heterogjenitetin e vendeve midis marrëdhënies financiare

dhe rritjes. Ka dëshmi se efekti i zhvillimit financiar është më i fuqishëm në mesin e vendeve me

të ardhura të mesme, ndërsa studimet e tjera gjejnë efekte në rënien e financave dhe rritjen

gjatë zhvillimit financiar të shtetit, duke shpjeguar këtë efekt me ndihmesën e vendeve që

arrijnë deri në produktivitet, por nuk ka asnjë efekt përtej kësaj. Claessens dhe Laeven (2003)

zbuluan se industritë më të vetëdijshme për aktivitetet jomateriale, të tilla si patentat dhe

markat tregtare, rriten më shpejt në vendet me institucione më të forta kontraktuale. Dëshmitë

për një mostër prej katër ekonomive në tranzicion në Evropën Lindore tregojnë se besimi në të

drejtat pronësore inkurajon sipërmarrësit të riinvestojnë fitimet e tyre (Johnson, McMillian dhe

Woodruff, 2002). Në përgjithësi, dëshmi të shumta empirike deri tani e theksojnë një

marrëdhënie pozitive midis thellimit financiar dhe rritjes ekonomike, përtej një korrelacioni të

pastër, një marrëdhënie që mund të ndryshojë me kalimin e kohës dhe kushteve të vendit

(cituar në, Beck et al, 2011).

Për shkakësinë e dyanshme, Demetriades & Andranova (2004) thonë se, nëse zhvillimi financiar

shkakton rritje, është me rëndësi që sistemi financiar të funksionojë mirë. Nëse është kështu,

ata besojnë se kjo do të ndihmojë ekonominë reale për të shfrytëzuar plotësisht mundësitë e

reja në dispozicion. Kur ka shtysë të kundërt, supozohet se kur ekonomia reale rritet, do të ketë

më shumë kursime në sistemin financiar, që do të lejojnë që të japin kredi të reja (cituar në

Oluitan et al).

Liu, Hsu, (2006) studiuan lidhjen midis zhvillimit financiar dhe burimeve të rritjes për tre

ekonomitë e Azisë, kryesisht në Taiwan, në Kore dhe në Japoni. Duke përdorur metodën GMM

dhe analizën e komponentëve kryesorë, autorët gjetën që: (1) investimi i lartë kishte

përshpejtuar rritjen ekonomike në Japoni, (2) norma e rritjes së eksportit real kishte kontribuar

në Taiwan dhe Kore, (3) agregatet financiare kishin efekt pozitiv në ekonominë e Taiwanit, por

kishin efekt negativ në vendet e tjera, (4) zhvillimi i tregut të kapitalit kishte efekt pozitiv në

rritjen ekonomike në Taiwan.

70

Page 81: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Al-Jarrah, Al-Zu’bi, Jaara, Alshurideh (2012) studiuan ndikimin e zhvillimit financiar në rritjen

ekonomike në Jordani gjatë periudhës 1992-2011, duke përdorur treguesit; raportet në valutë,

treguesit monetarë, raportet financiare dhe përqindjet e kredive për sektorin privat, ndërsa

rritja ekonomike është matur nga rritja reale e GDP-së për kokë banori. Koeficientet e

korrelacionit midis treguesve të zhvillimit financiar dhe treguesve të rritjes ekonomike janë

vërejtur gjatë periudhës së studimeve dhe ndihmojnë për të dalluar ato përmasa të zhvillimit

financiar që janë shumë të lidhura me rritjen ekonomike dhe këto variabla janë futur në fazat e

ardhshme të analizës. Përveç raporteve monetare, shumica e treguesve të zhvillimit financiar

kanë dëshmuar rritje të konsiderueshme gjatë dekadave të fundit, veçanërisht përqindjet e

kredive për sektorin privat si përqindje e GDP-së (P2). Rezultatet tregojnë se, pavarësisht nga

raporti monetar M1 (oferta e ngushtë e parasë, si përqindje e GDP-së), të gjithë treguesit

financiarë lidhen ngushtë me tregues të rritjes ekonomike. Në fazën e fundit të analizës, autorët

kanë studiuar testin e shkakësisë Granger, për të zbuluar drejtimin e lidhjeve midis treguesve të

zhvillimit financiar, në një anë, dhe treguesit të rritjes ekonomike, në anën tjetër, ata gjetën

prova të sakta se treguesit e zhvillimit financiar dhe veçanërisht raporti i aktiveve të sektorit

bankar si përqindje e GDP-së (F1) shkakton rritjen ekonomike, por gjithashtu, edhe shkakësia e

testit Granger shkon nga zhvillimi financiar në rritjen ekonomike.

Galeano dhe Feijo (2012) paraqitën një analizë ekonometrike, në mënyrë që të përcaktojnë

sasinë e marrëdhënies midis kredive dhe rritjes ekonomike, kredisë dhe rritjes së produktivitetit

të punës në Brazil për periudhën 2004-2009, duke qenë analiza e bazuar në të dhëna nga njësi

federale. Rezultatet treguan se kreditë në regjionin e jugut dhe të juglindjes kanë një efekt më

të madh në të dyja, rritjen e GDP-së dhe rritjen e produktivitetit të punës, si dhe rritjet e

kredive si përqindje e GDP-së në lindje, verilindje dhe në perëndimin e mesëm janë shumë afër

me hulumtimet në regjionin e jugut dhe juglindjes. Sipas autorëve, kreditë për ekonomi

familjare janë rritur shumë më shpejt në këtë periudhë dhe është e rëndësishme rritja e kredive

konsumuese.

71

Page 82: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Duke aplikuar një model të regresionit të King dhe Levine (1993a), si dhe të dhënat e vendosura

nga Deidda dhe Fattouh (2002), gjejmë se në vendet me të ardhura të ulëta nuk ka

marrëdhënie të rëndësishme midis zhvillimit financiar dhe rritjes, ndërsa në vendet me të

ardhura të larta mund të gjeni se kjo marrëdhënie është pozitive, e fuqishme dhe e

rëndësishme. Me fjalë të tjera, zhvillimi financiar nuk është i lidhur me ritme rritjeje më të larta

në të gjitha nivelet e zhvillimit ekonomik. Rezultatet e fituara nga Rioja dhe Valev (2004) janë

përgjatë vijave të ngjashme (cituar në Bađun, 2009).

Në këtë studim (Caporale, Rault, Sova, Sova, 2009) kanë shqyrtuar karakteristikat kryesore të

industrisë bankare dhe financiare të dhjetë vendeve të reja anëtarëve të BE-së, dhe pastaj

shqyrtuan marrëdhëniet midis zhvillimit financiar dhe rritjes ekonomike në këto ekonomi, duke

vlerësuar një model të të dhënave nga një panel dinamik gjatë periudhës 1994-2007. Për të

përmbledhur thellësitë financiare, është gjetur të jenë mungesë në të gjitha vendet, prandaj

kontributi i kredive dhe tregjeve të aksioneve relativisht të pazhvilluara në rritje është mjaft i

kufizuar, me vetëm një efekt të vogël pozitiv të disa treguesve financiarë zhvillimorë. Në

përgjithësi, vendet e EQL-5 kishin sektorë më të zhvilluar financiarë se vendet B-3 dhe EJL-2.

Testi Granger sugjeron se shkakësia shkon nga zhvillimi financiar, matja e kredive për sektorin

privat dhe në diferencë të normës së interesit për rritjen ekonomike, por jo në drejtim të

kundërt.

Armenta et al. argumentojnë se kapitali njerëzor i sektorit financiar në formën e bankierëve të

aftë dhe profesionalisht kompetent kontribuon në stabilitetin e bankave. Fatkeqësisht, vendet

në zhvillim para-dhe-pas liberalizimit, shpesh vuajnë nga një furnizim i pamjaftueshëm i

profesionistëve të aftë. Sipas autorit, kjo situatë rrezikon marrëdhëniet potencialisht pozitive

ndërmjet liberalizimit financiar dhe rritjes ekonomike. Prandaj, është urgjente që shtetet në

zhvillim të zhvillojnë politika që synojnë adresimin e furnizimit dhe kërkesat e sektorit.

Abubakar, Gani (2013) përdorën qasjen e bazës së VECM që bashkërisht të shqyrtohen

marrëdhëniet dinamike midis zhvillimit financiar në industrinë bankare nigeriane dhe rritjes

72

Page 83: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

ekonomike. Rezultatet nxjerrin në shesh se kreditë në sektorin privat, shpenzimet qeveritare

dhe përhapja e normave të interesit ushtrojnë ndikim negativ në rritjen ekonomike afatgjate.

Mund të jetë si rezultat për faktin që kredia private në Nigeri është vështirësuar, për shkak të

normave të larta të interesit, anueshmërisë në shpërndarjen në favor të disa sektorëve dhe

gatishmërisë së bankave për të kryer një pjesë të konsiderueshme të fondeve të tyre për të

financuar qeverinë nëpërmjet blerjes së bonove të thesarit.

Hasan, Koetter, Lensink, Meesters (2008) hulumtuan lidhjen e financave në rritjen ekonomike

për një mostër të plotë të më shumë se 100 vendeve midis periudhës 1996-2005. Autorët

theksojnë se lidhja midis masave të vëllimit me bazën e zhvillimit financiar dhe rritjes

ekonomike është e dobët. Autorët, gjithashtu, vërejnë se efikasitetet, kostot mesatare të

vendeve, janë të dyja individualisht në masat e mundësive në mënyrë të konsiderueshme dhe

pozitivisht të lidhura me rritjen e prodhimit. Të dhënat e përforcojnë më tej rëndësinë, duke

marrë parasysh përfitimet nga ndërveprimi i një sistemi efikas bankar me thellimin e tregjeve

financiare.4

Ayadi, Arbak, Ben-Naceur, De Groen (2013) kanë studiuar marrëdhëniet midis sektorit financiar

dhe rritjes ekonomike në rajonin e Mesdheut Jugor. Janë testuar specifika të ndryshme

ekonometrike për t’i vlerësuar këto marrëdhënie gjatë periudhës 1984-2010. Përfshinë disa

variabla për të matur zhvillimin e sektorit financiar, me qëllim të llogaritjes si në sasi ashtu edhe

në cilësi, por përfshirë gjithë sistemin financiar. Rezultatet në modelet e mëdha tregojnë se

kreditë për sektorin privat dhe depozitat bankare janë në shumë specifika të lidhura negativisht

me rritjen, do të thotë se ka probleme me shpërndarjen e kredisë në rajone dhe rregullimin e

dobët në mbikëqyrjen financiare.

Aurangzeb (2012) shqyrtoi kontributin e ndustrisë bankare në zhvillimin ekonomik të Pakistanit.

Të dhënat e përdorura në këtë studim janë mbledhur nga periudha 1981-2010 nga 10 banka.

Rezultatet e regresionit tregojnë se depozitat, investimet, paradhënia, profitabiliteti dhe

4 Për referencë në lidhje me literaturën që financat nuk e ndihmojnë zhvillimin ekonomik, shih Aydi, Arbak, Ben-Neceur, De Groen (2013), dhe Abubakar, Gani (2013).

73

Page 84: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

interesi në të ardhura kanë ndikim të rëndësishëm pozitiv në rritjen ekonomike të Pakistanit.

Testi i shkakësisë Granger konfirmon marrëdhëniet dydrejtimëshe të depozitave, paradhënieve

dhe profitabilitetit me rritjen ekonomike. Në anën tjetër, kemi gjetur lidhje shkakore

joracionale të investimeve dhe të ardhurave nga interesi për rritjen ekonomike.

Anastasia Chi-Chi, Anayochukwu (2013) studiuan ndikimin e kredive bankare dhe rritjen

ekonomike në Nigeri në periudhë 1980-2011 duke përdorur teknika statistikore të ndryshme si

testin Diagnostifikues, Unit root, Modelin VAR dhe testin e shkakësisë. Marrëdhëniet

afatshkurtëra ekzistojnë midis GDP-së si lojtar i qëndrueshëm kyç në ekonomi. Sipas autorëve,

rezultatet empirike tregojnë një lidhshmëri të përmasave të vogla ndërmjet kredive bankare

dhe GDP-së. Gjithashtu, testi Granger nuk rrjedhe nga zhvillimi financiar në GDP, por kemi

drejtimin e kundërt.

Taha, Anis dhe Hassen (2013) shqyrtuan ndikimin e ndërmjetësimit financiar në rritjen

ekonomike në 10 vendet e rajonit MENA gjatë periudhës 1990-2009, duke përdorur një metodë

të vlerësimit GMM. Rezultatet tregojnë se kur variablat e ndërmjetësimit bankar rriten, rritja

ekonomike ulet. Autorët, gjithashtu, hulumtuan lidhjen ndërmjet të gjitha variablave të

ndërmjetësimit bankar. Ajo tregon përgjithësisht një korrelacion pozitiv në 5për qind në mes

tyre.

Josephine, në analizën e kredive bankare në rritjen ekonomike nigeriane për vitet 1992-2008,

argumenton se bankat e tregojnë apatinë në huadhënien për sektorin privat për qëllime

produktive, p.sh. sektori i bujqësisë, sepse ata preferojnë të japin hua për kohë të shkurtër, p.sh.

tregtia, e cila tërheq normë të shpejtë dhe të lartë të qarkullimit. Si rezultat i kësaj, vëllimi i

kredisë së dhënë në të vërtetë për investitorët është i parëndësishëm.

Bađun (2009) në një rishikim të literaturës empirike, jep një konkluzion të përgjithshëm se

ekziston një korrelacion gjerësisht pozitiv midis ndërmjetësimit financiar dhe rritjes ekonomike,

por nuk ka ende asnjë konsensus për drejtimin e shkakësisë. Progresi në hulumtim është arritur

në aspektin e metodologjisë ekonometrike, duke i kushtuar më shumë vëmendje jolinearitetit-

74

Page 85: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

si heterogjeniteti, duke përfshirë dhe ekonomitë në tranzicion në këtë fushë të hulumtimit.

Megjithatë, duket se ende nuk janë shfaqur punime me rrugëdalje. Sipas autorit, hulumtimi

empirik nuk jep përgjigje të qarta mbi rëndësinë e ndërmjetësimit financiar nga ana e bankave

për rritjen ekonomike. Nëse dikush e injoron jolinearitetin, rekomandimet e politikës, bazuar në

një teori specifike të rritjes, mund të mos ofrojnë një përshkrim të sakt.

3.3 Kuadri ligjor për menaxhimin e risqeve në bankat komerciale

3.3.1 Evoluimi i standardeve të kapitalit dhe risqeve bankare

Objektivi primar i standardeve të kapitalit është kontributi në sigurimin dhe shëndetin e

sistemit financiar. Duke iu kërkuar bankave që të mbajnë kapital të mjaftueshëm për mbulimin

e risqeve të tyre, standardet e kapitalit ndihmojnë në përgatitjen e bankave për mbijetimin e

krizave dhe vështirësive ekonomike që ato mund të hasin. Me kohë, filloi edhe evoluimi i

standardeve të kapitalit, nga Bazel I deri te Bazel III, aktualisht. Disa ndryshime u bënë për të

reflektuar ndryshimet e sistemeve financiare, disa u bënë për të përmirësuar standardet e

kapitalit dhe për të korrektuar dobësitë e vërejtura pas zbatimit të tyre fillestar, përderisa disa

të tjera u bënë për t’iu përgjigjur ndaj përpjekjeve të bankave për t’iu shmangur disa kufizimeve

të qëllimshme të standardeve ekzistuese.

Në korrik të vitit 1988, Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrjen Bankare – KBMB, përfundoi

standardet e para ndërkombëtare të kapitalit për bankat me aktivitet ndërkombëtar, të cilat më

vonë u bënë të njohura si Bazel I. Këto standarde paraqitën kornizën e matjes së riskut kreditor,

e cila përfshinte zërat bilancorë të mjeteve dhe ekspozime të caktuara jashtë bilancore. Edhe

pse Bazel I është dizajnuar për bankat me aktivitet ndërkombëtar, autoritetet mbikëqyrëse të

shumë vendeve vendosën t’i aplikojnë ato më gjerësisht brenda kufijve të tyre. Bazel I ka tri

elemente kryesore: 1) Definicionin e kapitalit rregullativ, ku instrumentet e kualifikuara si

kapital ndahen në Kapital të Klasit të 1-rë ose Tier 1 (kualiteti më i lartë - ku përfshihet fitimi i

75

Page 86: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

pashpërndarë dhe kapitali aksionar) dhe Kapital të Klasës së 2-të ose Tier 2 (që përmbante

instrumente të kapitalit me kualitet më të ulët). 2) Kategorizimin e mjeteve nëpër kategori

standarde të peshimit të riskut, përmes së cilave ekspozimet ndaj riskut kreditor peshoheshin

nga mbikëqyrësit bazuar në shkallën e tyre të riskut; dhe 3) Dy raportet minimale të

adekuatshmërisë së kapitalit që ndërlidhnin kapitalin me mjetet e peshuara në risk (RWA).

Raporti i kapitalit të Klasit 1, minimum 4për qind dhe raporti total i Kapitalit rregullativ,

minimum 8për qind. Duke nxjerrë mësimet nga kriza në Azi, e cila tejkaloi limitet e caktuara me

Bazel I, KBMB publikoi standardet e rishikuara në qershor 2004. Objektivi i këtyre standardeve

ishte rritja e fushëveprimit, fleksibilitetit dhe kërkesat për kapital në varësi të nivelit të riskut, të

njohura si “risk sensitive”. Me Bazel II u themeluan tri shtyllat kryesore të Bazelit, ku Shtylla I

paraqet kërkesat minimale të kapitalit, të cilat janë më gjithëpërfshirëse për sa i përket

mbulimit të tyre dhe më të ndjeshëm ndaj riskut sesa Bazel I. Me Bazel II paraqiten edhe

kërkesat e kapitalit për riskun e tregut si dhe riskun operacional. Shtylla II paraqet procesin e

rishikimit të mbikëqyrjes, e cila lejon adoptimin e kërkesave të kapitalit sipas specifikave të

bankave. Kjo shtyllë, përveç disa specifikave të saj, u kërkon bankave të mbajnë kapital edhe

për ato risqe të cilat nuk janë mbuluar me Shtyllën I (p.sh. koncentrimet e riskut) dhe Shtylla III,

që përmban kërkesat për shpalosje dhe transparencë për të rritur disiplinën e tregut.

Duke mësuar nga kriza financiare 2007-2009, KBMB rishikoi kërkesat e kapitalit ndaj riskut të

tregut dhe paraqiti kërkesat specifike të kapitalit për instrumentet derivative dhe produktet më

komplekse me një përfshirje të gjerë të zërave jashtëbilancorë. Bazeli III vendosi detyrime më

strikte se Bazel II, mbi mjaftueshmërinë e kapitalit bankar, si dhe vendosi për herë të parë

detyrime mbi likuiditetin në këtë sektor. Është e rëndësishme të theksohet se Bazel III

përcakton detyrimet minimale që duhet të ndjekin bankat dhe se secili shtet mund të vendosë

detyrime edhe më strikte për bankat që operojnë në territorin e tij, nëse e sheh të arsyeshme

(Ekonal 2012). Si rezultat i kësaj, kërkesat e kapitalit u rritën në mënyrë domethënëse për

shumë banka. Edhe Bazel III ka tri shtylla kryesore, ku Shtylla I paraqet minimumin e kapitalit të

zgjeruar si dhe kërkesat e kapitalit, Shtylla II paraqet procesin e rishikuar të mbikëqyrjes së

76

Page 87: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

zgjeruar për menaxhimin e riskut dhe planifikimin e kapitalit për mbarë firmën, ndërsa Shtylla III

paraqet riskun e zgjeruar të zbulimit si dhe disiplinën e tregut (Moody’s). Për të kuptuar se çfarë

nënkupton rritja e sasisë së kapitalit minimal të detyruar është e rëndësishme të kuptojmë se si

matet sasia e kapitalit dhe si ka ndryshuar ajo me hyrjen e Bazel III5 (Ekonal, 2012). Bazel III

është dizajnuar për të adresuar dobësitë e shfaqura gjatë krizës së fundit financiare duke

paraqitur disa plotësime dhe elemente të reja, të cilat janë të paraqitura në tabelën 3.1

Sipas Moody’s, rregullat e reja rrisin kualitetin, qëndrueshmërinë dhe transparencën e kapitalit

bazë, si dhe forcojnë mbulimin e riskut nga korniza kapitale:

Definicioni i rishikuar i kapitalit- Definicioni i kapitalit rregullativ është rishikuar për t’i obliguar

bankat të mbajnë më shumë kapital të kualitetit të lartë. Niveli minimal i kërkuar i Kapitalit të

Klasit të 1-rë është ngritur nga 4për qind në 6për qind. Minimumi i kapitalit total duhet të jetë

8për qind deri në vitin 2019. Minimumi i kapitalit total plus një pajisje zbutëse (2.5për qind) për

ruajtjen e kapitalit do të jetë 8për qind, në vitin 2013, ndërsa deri në vitin 2019, 10.5për qind.

Gjithashtu, ka një rritje të kërkesave për ekuitet apo pasurinë e përbashkët nga 2për qind deri

në 4.5për qind. Raporti do të vendoset prej 3.5për qind prej 1 janarit 2013, 4për qind prej 1

janarit 2014, si dhe 4.5për qind prej 1 janarit 2015 (Moody’s). Sipas Moody’s, mbizotërimi i

kapitalit të përbashkët tani do të arrijë 82.3për qind prej Kapitalit të Klasës 1, përfshirë ruajtjen

e kapitalit zbutës (Conservation Buffer), i cili duhet të jetë 0.625për qind në vitin 2016, ndërsa

në vitin 2019 duhet të jetë 2.5për qind (për më tepër shih tabelën 3.1).

5 Si nën Bazel II, edhe në Bazell III minimum i detyruar i kapitalit për një bankë shprehet si raport i kapitalit në krahasim me asetet totale të ponderuara me riskun.

77

Page 88: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Table 3.1: Fazat e marrëveshjeve për kërkesat e kapitalit sipas KBMB

201 201 201 2011 2 3 4 2015 2016 2017 2018 2019

Drejtimi Paralel 1 jan. 2013-1Migrimi në

Raporti i levave jan. 2017 Zbulimi fillon më 1Monitorimii shtyllëjan. 2015mbikëqyrjes n 1

Minimumi i kapitalit të përbashkët, 3.5 4.0 4.5% 4.5% 4.5% 4.5% 4.5%% %Raporti i kapitalit

Ruajtja e kapitalit shtesë (zbutës)0.625 1.25 1.88% 2.5%

% %Minimumi i kapitalit të përbashkët plus 3.5 4.0 4.50 5.125 5.75 6.375 7.0%ruajtja e kapitalit shtesë % % % % % %Faza – e zbritjeve prej kapitalit të 20% 40% 60% 80% 100% 100%përbashkët të klasit të parë, (CET1) (duke përfshirë shuma që kalojnë limitinpër të drejtat hipotekare (MSRs),tatimet e shtyra të aseteve (DTAs), dhefinancat)

Minimumi i kapitalit të klasit të parë 4.5 5.56.0% 6.0% 6.0% 6.0% 6.0%

% %(Tier 1)8.0 8.0

% % 8.0% 8.0% 8.0% 8.0% 8.0%Minimumi i kapitalit total

Minimumi i kapitalit total plus kapitali 8.0 8.0 8.0% 8.625 9.25 9.875 10.5% % % % % %shtesë

Instrumentet kapitale që tani më nukFaza fillon në 2013 dhe ka një horizont kohor mbikualifikohen as si kapital i klasit të parë

(Tier 1), dhe as si kapitalit i klasit të dytë 10 vjet(Tier 2)Burimi:BIS,BCBS,(cituarnëMOODY’S)

78

Page 89: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Përmirësimi i likuiditetit të bankave – Dy standarde të likuiditetit janë paraqitur si pjesë e

kornizës së Bazel III. Raporti për Mbulimin e Likuiditetit (LCR) u kërkon bankave të mbajnë

rezerva të mjeteve likuide, të cilat u mundësojnë atyre të përballojnë kriza të likuiditetit për një

periudhë prej 30 ditëve të skenarit stresues (Baldan, Zen, Rebonato, 2012).

Raporti për mbulimin e Likuiditetit (LCR) = Pjesa e aseteve likuide të cilësisë së lartë (HQLA)/ Totali i daljeve gjatë 30 ditëve kalendarike.

Në mënyrë që asetet të konsiderohen si HQLA, ato duhet të jenë likuide në treg gjatë kohës së

stresit dhe më idealja do të ishte të jenë të pranueshme. Ka dy kategori të aseteve që mund të

përfshihen në stok. Asetet që përfshihen në të dy kategoritë janë ato që banka mban në ditën e

parë të periudhës së stresit, pavarësisht maturimit të tyre të mbetur. “Niveli 1” i aseteve mund

të përfshihet pa limit, ndërsa “Niveli 2” mund të përbëjë vetëm 40për qind të stokut.

Gjithashtu, mbikëqyrësit mund të zgjedhin të përfshijnë brenda Nivelit 2 një klasë shtesë të

aseteve. Këto asete nuk duhet të përbëjnë më shumë sesa 15për qind të stokut total të HQLA-

së (BCBS, 2013). BCBS (2010), për të nxitur më shumë financim afatmesëm dhe afatgjatë të

aseteve dhe aktiviteteve të organizimit bankar, ka zhvilluar Raportin e Fondeve Neto Stabile

(NSFR). Kjo metrikë krijon një sasi minimale të pranueshme të financimit stabil bazuar në

karakteristikat e likuiditetit të aseteve të një institucioni dhe aktiviteteve deri në një vit.

NSFR = shuma në dispozicion e fondeve të qëndrueshme/shuma e kërkuar e fondeve të

qëndrueshme.

Sipas Komitetit të Bazelit (2010), kjo normë duhet të jetë më e madhe se 100për qind.

3.4 Kategoritë e risqeve

Ndërmarrja e risqeve është një veçori e pandashme e bankave, por risqet e tepërta dhe jo të

menaxhuara mirë mund të çojnë deri te humbjet dhe të rrezikojnë sigurinë e depozitave të

bankës. Për shkak të rolit themelor që bankat luajnë në kreditimin e ekonomisë dhe besimit që

79

Page 90: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

ju jepet nga depozitarët, janë ndër kompanitë më të rregulluara të cilat licencohen, rregullohen

dhe mbikëqyren përgjatë gjithë ekzistencës së tyre nga autoritetet përkatëse rregullative.

3.4.1 Risku kreditor

Roli kryesor i një politike efektive të menaxhimit të riskut të kredisë duhet të jetë për të

maksimizuar normën e kthimit të rregulluar nga risku, duke e ruajtur nga ekspozimi i riskut të

kredisë brenda kufijve të pranueshëm. Për më tepër, bankat kanë nevojë për të menaxhuar

riskun e kredisë në të gjithë portfolion kreditore, si dhe riskun në transaksionet e kredive

individuale (Poudel, 2012).

Një bankë ekziston jo vetëm që të pranojë depozita, por edhe që të lehtësojë dhënien e

kredisë, pra në mënyrë të pashmangshme ekspozohet ndaj riskut të kredisë. Risku i kredisë

është risku më i rëndësishëm i hasur nga bankat dhe suksesi i biznesit të tyre varet nga matjet e

sakta dhe menaxhimi efikas i këtij risku është në një masë më të madhe se çdo risk tjetër

(Gieseche, 2004). Sipas Cen dhe Pan (2012), risku i kredisë është shkalla e luhatjeve në

instrumente të borxhit dhe instrumente derivative, për shkak të ndryshimeve në cilësinë e

kredisë së huamarrësit dhe palëve. Cyle (2000) përcakton riskun e kredisë si humbje nga

refuzimi apo pamundësia e pagesës së borxhit, të detyruar në mënyrë të plotë dhe në kohë, si i

cituar në (Funso, Kolade, Ojo, 2012).

Sipas Komitetit të Bazelit, menaxhimi i riskut kreditor është parandalimi i bankave nga

përkrahja e huamarrjes së lartë të një grupi të huamarrësve, kufizimi i kredive për një debitor

dhe kufizimi i kredive të mëdha. Rregullatorët e shumtë vendosin kufirin e kreditimit total për

palët në fjalë, në mënyrë tipike përcaktohet totali i huadhënies që të mos tejkalojnë përqindjen

e caktuar të nivelit të parë të kapitalit ose të totalit të kapitalit kualifikues (banka ka

rekomanduar një maksimum prej 25për qind të Kapitalit të Klasit të 1) (Niculina).

80

Page 91: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Vendosja e limiteve në procesin e kredidhënies, sipas Allamani, Abazi, përbën një fazë

vendimtare për të minimizuar problemet e kredisë. Vendosja e një limiti sa më të përshtatshëm

kërkon nga banka që të marrë në konsideratë: eksperiencën nga historiku i humbjeve,

mjaftueshmërinë e kapitalit, nivelin e kërkuar të kthimit dhe objektivat e diversifikimit. Këto

limite mund të vendosen individualisht ose të kombinuara dhe mund të aplikohen në bazë të:

karakteristikave të huave individuale, huamarrësve të vetëm ose grupeve të lidhura

huamarrësish, përbërjes së portfolios si një e tërë, zonave gjeografike, industrive të veçanta ose

sektorëve ekonomikë dhe produkteve të specifikuara.

Pavarësisht elasticitetit të përgjithshëm të treguar në industritë bankare të gjashtë vendeve të

EJL-së, megjithatë, kriza ka pasur një ndikim të rëndësishëm. Të gjitha industritë bankare kanë

vuajtur nga përkeqësimi i treguesve financiarë, veçanërisht me rentabilitet të ulët dhe me një

shpejtësi në rritje të kredive joperformuese, ndërkohë që raportet e mjaftueshmërisë së

kapitalit qëndruan në mënyrë adekuate (Cocozza, Colabella dhe Spadafora, 2011). Këto

zhvillime çuan në një frenim të madh të rritjes së kredisë, të shoqëruara nga faktorë

mospëlqyes me risk të lartë, duke i shtrënguar standardet e huas, si dhe shkaktuan pasiguri mbi

perspektivën ekonomike. Për më tepër, nga presioni i reduktimit të financimit të jashtëm dhe

nën presion për të forcuar bazën e tyre të depozitave vendore, bankat rritën normën e interesit

për depozita, një veprim që reduktoi disi hapësirën për të ulur normat e interesit për kredi

(NBS, 2009, p.44; IMF, p.14, si i cituar në, Cocozza, Colabella dhe Spadafora, 2011).

Implikimet makroekonomike dhe mikroekonomike të rritjes së shpejtë të kredisë janë të

ndërlidhura. Nga njëra anë, në një situatë të përkeqësimit të vazhdueshëm makroekonomik

(inflacioni dhe/ose pabarazitë e jashtme), stabiliteti financiar ka të ngjarë të përkeqësohet. Për

shembull, zhbalancimet makroekonomike ndikojnë në stabilitetin financiar. Kapaciteti i

shlyerjes së huas mund të përkeqësohet me ngadalësimin e aktivitetit ekonomik dhe lëvizjet e

normës së interesit dhe kurset e këmbimit që lidhen me paqëndrueshmëri makroekonomike.

Në anën tjetër, shqetësimet rreth shëndetit të sektorit financiar mund të çojnë në

destabilizimin makroekonomik, ku tregjet reagojnë me shqetësime të tilla, duke rregulluar

81

Page 92: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

portfoliot e investimeve, duke përfshirë mbajtjet e monedhave (Hilbets, Otker-Robe,

Pazarbasiogly, Jonsen, 2005).

Kreditë e këqija janë shkaktare të pamundësisë ose mosinteresimit të klientit për pagesë,

kështu që banka duhet të ndërmarrë veprime që ndryshojnë varësisht nga gjendja e

huamarrësit. Në qoftëse huamarrësi është në vështirësi të përmbushjes së detyrimeve,

menaxhmenti i kredisë i analizon pasqyrat financiare për të shqyrtuar dhe korrigjuar

jobalancimin ose pabarazitë dhe kjo mund të kërkojë nga huamarrësi të paraqesë një

parashikim të bilancit për të përcaktuar madhësinë e flukseve të mjeteve monetare dhe

aftësinë për të shlyer kredinë (IJCRB, 2011).

Sipas autorit, bankat në këtë rast mund të përdorin dy zgjidhje. E para është zgjidhja e

problemit dhe në këtë rast ekzistojnë shumë alternativa. Nëse menaxhmenti, në bazë të

analizave, vërteton se gjendja e klientit është e përkohshme, atëherë menaxhmenti do të

shqyrtojë mundësitë për ndërrimin e kushteve të kredisë, dhënies së këshillave financiare për

huamarrësin, ofrimin e ndihmës për menaxhimin e firmës etj. Ndërsa, zgjidhja e dytë ka të bëjë

me likuidimin, me ç’rast banka përdor të gjitha mjetet ligjore për ta detyruar huamarrësin që ta

kryejë pagesën e shumës së kredisë së mbetur.

Ivičid, Kunovac, Ljubal (2008) hulumtuan ndikimin e variablave të ndryshme makroekonomike

dhe variablave specifike-bankare për riskun e paaftësisë paguese në shtatë vendet e EQL-së nga

1996-2006. Rezultatet e regresionit sugjerojnë se stabiliteti bankar në vendet e EQL-së është

mesatarisht i lidhur negativisht me rritjen e kreditimit. Ky rezultat thekson problemin e zgjerimit

të shpejtë të kredive lidhur me një numër të risqeve mikro (lirimin e politikave të kreditimit dhe

nënvlerësimin e risqeve) dhe risqeve makro (ndërtimin e pabarazive të brendshme dhe të

jashtme). Ngritja e provizioneve për humbjet nga kreditë ka ndikim negativ në stabilitetin e

bankave, kryesisht përmes treguesve më të ulët të përfitueshmërisë. Ky konstatim mund të

nënkuptojë që krijimi i provizioneve për humbjet nga kreditë në bankat e EQL-së gjatë

periudhës ishte vërejtur më shumë si një reflektim i kualitetit të kredive sesa një

82

Page 93: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

parandalues i menaxhimit të riskut. Autorët, gjithashtu, dokumentojnë se stabiliteti i çmimeve

kontribuon për të ulur riskun e paaftësisë paguese. Në mostrën e autorëve, ky rezultat është i

shtyrë kryesisht nga lidhje të konsiderueshme negative ndërmjet stabilitetit bankar dhe

inflacionit në vitet e mëparshme, që janë karakterizuar nga norma të larta te inflacionit.

Joseph, Edson, Manuere, Multibvu, Cliford, Michael (2012) në hulumtimin e tyre, tregojnë se

kreditë joperformuese janë shkaktuar nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Në kontestin e

CBZ Bank Limited, faktorët e brendshëm janë: një politikë kreditore e varfër, analiza e dobët e

kreditimit, monitorimi i dobët i kredive, menaxhimi joadekuat i riskut të kredisë dhe fakti se

kreditë e brendshme kanë një ndikim të kufizuar drejt kredive joperformuese. Gjetjet e

hulumtimit kanë treguar se faktorët e jashtëm, domethënë fatkeqësitë natyrore, politikat

qeveritare dhe integriteti i huamarrësit, janë faktorët kryesorë që kanë shkaktuar huamarrje

joperformuese në CBZ Bank Limited. Autorët, në hulumtimin e tyre për huat joperformuese në

Zimbabve, treguan se ekziston një prirje rritëse në kreditë joperformuese prej miratimit të

multimonedhave në vitin 2009.

Sipas autorit, për vendet e EJL-së, si faktorët e brendshëm dhe ata të jashtëm janë të

rëndësishëm për menaxhimin e riskut kreditor, mirëpo e rëndësishme është edhe analiza e

stres-testeve, me qëllim të planifikimit më të mirë të nevojave për kapital për kreditë

joperformuese. Gjithashtu, me një rëndësi mjaft të madhe tek huadhënësit është edhe analiza

e rrjedhës së parasë (cash flow) te ndërmarrjet, si dhe kërkesa e kolateralit.

Boissay, Calvo-Gonzales, Koźluk (2005) ofruan një studim të tillë empirik të rritjes së kredisë në

rajonin e EQ-së dhe EJL-së. Kontributi i tyre kryesor është për të sugjeruar një metodologji për

vlerësimin e rritjes së kredisë në rajon, ndërsa kontabiliteti për të zënë hapin në të ardhurat që

lidhen me procesin e tranzicionit nëpër të cilin është duke kaluar rajoni. Një rezultat i

rëndësishëm nga ky punim është se një numër i vendeve në rajon kanë përjetuar rritje të

“tepruar” të kredisë në kuptimin që observimi i rritjes së kredive është më i lartë sesa ajo që

autorët kishin pritur, dhënë në evoluimin e variablave makroekonomike. Në veçanti, vendet me

83

Page 94: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

regjimet e kursit të këmbimit fiks duket se kanë përjetuar rritje të kredisë edhe përtej asaj që

do të pritej në bazë të modelit të autorëve. Megjithatë, testet mbi të dhënat e zbërthyera të

kredisë sipas valutave sugjerojnë se rritja “e tepruar” e kreditimit nuk është e kufizuar për

kreditim në valutë të huaj, por është gjithashtu një tipar i kreditimit në monedhën vendase.

Jimenez dhe Saurina (2005) në studimin e tyre përfshinë tre ushtrime të ndryshme empirike:

marrëdhëniet midis rritjes së kredisë dhe huas problematike në një bankë, kontrollin për

variabla makro dhe variablat e veçanta të bankës. Së dyti, autorët janë fokusuar në

probabilitetin e mospagimit të kredive individuale. Së fundmi janë analizuar kërkesat për

kolateral, në varësi të pozicionit të ciklit të kreditimit të secilës bankë. Autorët kanë gjetur një

lidhje të drejtpërdrejtë ndërmjet fazës së ciklit të kreditimit dhe cilësisë së standardit të kredive

të dhëna. Gjatë bumit të kreditimit, huamarrësit e rrezikuar marrin fonde dhe kërkesat për

kolateral ulen ndjeshëm. Standardet e ulëta të kredive dhe një vonesë e konsiderueshme në

mes të vendimeve bëhet në portfolion e huave dhe pamja përfundimtare e humbjeve të kredisë

drejton tek risku i kreditimit, duke u rritur ndjeshëm gjatë kohëve të mira. Prandaj, risku i

kredive rritet në periudhat e bumit, edhe pse ajo vetëm shfaqet si humbje nga huat gjatë

kohëve të këqija. Sipas autorëve, për humbjet e kredive të kaluara, bankat duhet të marrin

masa gjatë kohërave të mira për riskun në rritje që është duke hyrë në portfoliot e tyre dhe se

vetëm do të shfaqet si e tillë me vonesë. Sipas tyre, në kohë të këqija, bankat mund të përdorin

rezervat e grumbulluara gjatë periudhave të bumit, në mënyrë që të mbulojnë humbjet e

kredive që shfaqen, por që kanë hyrë në portfolion e kaluar. Kështu, zhvillohet një provizion

kundërciklik, që është një përgjigje e drejtpërdrejtë për gjetjen e fuqishme empirike të riskut të

kredisë në rritje në kohë të mira. Korniza e kontabilitetit zakonisht nuk lejon për provizionin

kundërciklik, që është për mbulimin e sotëm të riskut të kredisë së heshtur në portfoliot

bankare. Prandaj, duke pasur parasysh interesin e mbikëqyrësve të kujdesshëm në mbulimin e

risqeve, mund të jetë e mundur për ta transferuar provizionin kundërciklik të kaluar në nevojat

84

Page 95: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

e kapitalit të bazuar në një provë të stresit, të përfshirë në shtyllën e 2-të të Bazel II, korniza e

re e kapitalit rregullator për bankat.6

Aver (2008) në modelin e krijuar është bazuar në të dhëna të ndryshme të faktorëve

makroekonomikë të riskut të kredisë, të mbledhura në baza mujore, si dhe të dhëna mujore për

riskun e portfolios bankare në sistemin bankar slloven, për periudhën 1995-2002. Rezultatet e

analizës të riskut të kredisë kanë treguar se faktorët specifikë makroekonomikë kanë ndikim të

rëndësishëm në sferën e rritjes së riskut të portfolios së kredive në industrinë bankare sllovene.

Mirëpo, lëvizjet e favorshme të ambientit makroekonomik, si rritja e konsumit para zbatimit të

TVSH-së, rezultatet e mira të biznesit në sektorin real dhe rritja e ekonomive të tregut të

partnerëve më të rëndësishëm, ka ndikuar në rritjen e cilësisë së portfolios së kredive. Rritja e

riskut të kredisë është shumë e ndikuar nga rritja e normave të interesit afatshkurtër dhe

afatgjatë të bankave dhe rënies së numrit të të punësuarve. Sipas autorit, risku i kredisë në

banka tregon reagime pozitive dhe tregon se bankat kanë kohë të shpejtë të reagimit në raste

të situatës së tregut të pafavorshëm.

Panzaru (2011) në studimin e tij, thekson faktin se bankat nga vendet e përparuara preferojnë

modele të brendshme të përparuara, pavarësisht nga madhësia e tyre, sidomos pasi kjo nxit

alternativë për modelimin e riskut të kredisë, duke qenë praktikë e zakonshme në mesin e

bankave të forta. Nga ana tjetër, bankat e vendeve në zhvillim preferojnë metoda të

standardizuara. Nëse ne e konsiderojmë përfshirjen masive të bankave me kapital të huaj në

këto tregje, si dhe preferencat e tyre për modelet e brendshme, zbatimi i plotë i marrëveshjes

së Bazel II mund të përshpejtohet nga presioni i tyre.

Musyoki, Kadubo (2012) në studimin e tyre, si objektivë të përgjithshme kishin analizën e

ndikimit të menaxhimit të riskut kreditor në performancën financiare të bankave në Keni,

ndërsa objektivë specifike kishin vlerësimin e ndikimit në normën e dështimit, koston e borxhit

të keq dhe koston për asetet e huave në performancën e bankave gjatë viteve 2000-2006.

6 Për referencë në lidhje me literaturën për rritjen e kredive joperformuese në EQL, shih Laidroo, Kiss, Nagy, Vonnák (2006), Hilbers, Robe, Pazarbasiogly, Johnesen, (2005)

85

Page 96: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Rezultatet treguan se menaxhimi i riskut kreditor në përgjithësi ka një kontribut të rëndësishëm

(35.6për qind) në performancën e bankave. Gjithashtu, norma e dështimit është një indikator i

rëndësishëm dhe ka kontribut të rëndësishëm (54për qind) në performancën e bankave, e

ndjekur nga kostoja e borxhit të keq (9.3për qind) dhe, në fund, ndikim më të vogël ka kostoja

për asetet e huave (3.7për qind).

Funso, Kolade, Ojo (2012) në studimin e tyre lidhur me ndikimin e riskut kreditor në

performancën bankare, argumentuan se bankat në Nigeri duhet të ngritin kapacitetet në

analizën e kredive dhe administrimin e huave dhe autoritetet rregullative duhet t’i kushtojnë

më shumë kujdes provizioneve (rezervave për humbjet nga kreditë) në banka si dhe politikave

më bashkëkohore.

Poudel (2012) në hulumtimin e tij, tregoi se menaxhimi i riskut të kredisë është një parashikues

i rëndësishëm i performancës financiare të bankës. Në studim janë përfshirë tridhjetë e një

banka dhe ai mbuloi periudhën 2001-2011. Rezultatet e studimit treguan gjithashtu se norma e

parazgjedhur si një nga indikatorët e menaxhimit të riskut është një parashikues i madh i

performancës së bankës në masën 56për qind dhe pasohet nga mjaftueshmëria e kapitalit në

25për qind. Sipas autorit, menaxhimi i riskut të kredisë është vendimtar për ecurinë e bankës

dhe kontribuon deri në 22.6për qind në performancën bankare. Ndër treguesit e menaxhimit të

riskut, menaxhimi i normës së mospagesës së kredisë është parashikues i vetëm më i

rëndësishëm i performancës së bankës, ndërsa kostoja për asetet e kredisë nuk është

përcaktuese e rëndësishme e performancës bankare.

Bankat, sipas (Sinaj, Reci) duhet të jenë të mbështetura me manuale dhe politika të plota të

dhënies dhe menaxhimit të kredive, për të siguruar që procesi i kredidhënies është vendosur

mbi baza shkencore, dhe duhen përdoren modele të testuara dhe të bëhet gjithmonë

rivlerësimi i modeleve, në mënyrë që të vijnë gjithmonë duke u përmirësuar.

86

Page 97: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

3.4.2 Risku i likuiditetit

Autorët japin një përkufizim mbi likuiditetin e bankës (“brenda likuiditetit”), si detyrimet e saj

monetare mbi kërkesën, në formën e depozitave në llogaritë rrjedhëse, si dhe linjat e kreditit.

Ky përkufizim i likuiditetit të çon në atë të riskut të likuiditetit të një banke, të identifikuar si në

rastet kur bankat mund të kenë vështirësi që menjëherë të përmbushin detyrimet e tyre

ekonomike monetare, që janë si rrjedhojë nga menaxhimi i pagesave që janë bërë duke

përdorur paratë e bankës (Baldan, Zen, Rebonato, 2012).

Thelbi i strategjisë së detyrimeve të administrimit të likuiditetit qëndron në faktin se bankat

mund të zgjidhin problemin e likuiditetit duke angazhuar burime shtesë në tregun financiar dhe

kreditë për likuiditet nga Banka Qendrore, për të mbuluar të gjitha kërkesat e parashikuara për

likuiditet. Kjo strategji ofron përparësitë e mëposhtme: banka mund të vendosë të marrë hua

vetëm kur ajo ka nevojë për fonde, krijon mundësinë që vëllimi dhe përbërja e aktiveve të

portfolios të mbetet e pandryshuar. Në të njëjtën kohë, menaxhimi i detyrimeve ka vetë bazën

e saj të kontrollit – norma e interesit për fondet e huazuara. Megjithatë, likuiditeti i huazuar

është mënyra më e rrezikshme për zgjidhjen e problemeve të likuiditetit, për shkak të luhatjeve

të normave të interesit në tregun e parasë dhe ndryshimeve të shpejta në disponueshmërinë e

fondeve. Banka merr fonde dhe i transformon ato në forma të ndryshme të aseteve. Përveç

kësaj, ajo transformon depozitat afatshkurtra në kredi afatgjata, pra në asete më pak likuide.

Procesi i transformimit do të thotë risk i mospagimit të kredisë ndaj bankës, i shkaktuar nga

formimi i zbrazëtirës ndërmjet depozitave afatshkurtër dhe kredive afatgjatë (Kolar, Živkov,

Momčilovid, 2011).

Një grup i hulumtuesve kanë studiuar menaxhimin e likuiditetit, duke u fokusuar në anën e

detyrimeve të bilancit të gjendjes, duke analizuar llogaritë e depozitave pa afat dhe sasinë e

linjave të hapura të kredive që bankat kanë pasur. Këto dy detyrime janë faktorët kryesorë të

riskut të një banke lidhur me likuiditetin. Llogaritë e depozitave pa afat ju japin bankave një

bazë të madhe të parave dhe kjo është një formë e likuiditetit. Linjat e hapura të kredive

87

Page 98: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

përbëjnë një risk për likuiditetin që është jashtë bilancit; kompanitë me linjat e kredive të

përcaktuara mund të marrin hua nga bankat kur ata kanë nevojë, dhe kështu ulin likuiditetin e

bankës. Bankat përpiqen të kontrollojnë ekspozimin e riskut të likuiditetit, duke balancuar

hyrjet dhe daljet e mjeteve dhe disa madje mbajnë edhe rezerva të likuiditetit për qëllime

strategjike (Vassen, Ness, 2010).

Gatev, Schuermann, Strahan (2006) në studimin e tyre, prezantuan një analizë empirike

sistematike të riskut të likuiditetit që rrjedh në të dyja anët e bilancit të bankës. Ata studiuan se

marrja e depozitave dhe angazhimi i huas bashkëveprojnë. Ata gjetën që risku i likuiditetit në

anën e aseteve dhe të detyrimeve është më tepër kompensim sesa përforcim, që do të thotë se

kombinimi i depozitave dhe angazhimet e huas sigurojnë mbrojtje të riskut të likuiditetit për

bankën. Transaksionet e depozitave reduktojnë ekspozimin e riskut të likuiditetit, që rrjedh nga

kreditë bankare. Bankat me nivele të larta të transaksioneve të depozitave nuk përballen me

risk të lartë, edhe në qoftëse ato ekspozohen në anën e aseteve me angazhim huaje të

patërhequr.

Dinger (2007) ka hulumtuar ndikimin e pronësisë së bankës së huaj në mbajtjen bankare të

aseteve likuide dhe mbi riskun e mungesës të likuiditetit në industrinë bankare vendase, duke

përdorur të dhëna nga dhjetë vende të EQL-së. Autori argumenton se bankat me pronësi të

huaj qasen më lehtë në burimet më të larmishme të likuiditetit sesa bankat vendore, për shkak

se ato janë më të afta për të sinjalizuar aftësinë e tyre paguese të huadhënësve ndërbankarë të

vendosur jashtë vendit. Autori gjen dëshmi që bankat me pronësi të huaja priren në mënyrë të

konsiderueshme të mbajnë më pak asete likuide sesa bankat e vendit. Në një hap të dytë,

autori hulumton ndikimin e depërtimit të bankave të huaja mbi riskun total të likuiditetit. Është

zhvilluar një analizë e nivelit makro, e përqendruar vetëm në likuiditetin si një aspekt stabiliteti

në industrinë bankare, ku autori ka dokumentuar një efekt stabilizues të depërtimit të bankave

të huaja.

88

Page 99: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Ekziston një literaturë e cila përmbledh problemet në qasjen e praktikave të bankave gjatë

analizës së likuiditetit. Një nga publikimet përcakton procesin e stres-testit të likuiditetit të

Deutche Bank dhe përshkruan disa anketime të praktikave të gjera të sektorit bankar. Në një

punim nga Cornett et al. (2011 cituar në Baldan, Zen, Rebonato, 2012) trajtohet si shqetësues

fakti se si bankat menaxhonin likuiditetin e tyre gjatë krizës financiare që ndodhi në 2007/09,

duke rregulluar apo përshtatur paratë që kishin në pronësi të tyre, si dhe pasuritë e tjera

likuide, si dhe se si këto përpjekje që të përballojnë këtë stuhi kanë pasur një efekt në

disponueshmërinë e kredive. Në veçanti, duke shqyrtuar një mostër nga bankat komerciale të

Amerikës së Veriut, ata treguan se risku i ekspozimit të likuiditetit nuk është vetëm negativisht i

lidhur me rritjen e krizës për kredi, por ai është gjithashtu pozitivisht i lidhur me rritjen e

aktiveve likuide, duke mbështetur interpretimin se përpjekjet për të ndërtuar bilancin e

likuiditetit kanë zhvendosur fondet për të mbështetur kredidhëniet e reja. Gjithashtu, ata

tregojnë se tregu i likuiditetit i aseteve të bankës ka ndikuar negativisht në akumulimin e

aseteve të tyre likuide, si dhe ka ndikuar pozitivisht në rritjen e tyre kreditore. Përfundimisht,

Diamantopoulos (2009, si i cituar në Kazi, Leonard, (2011) i raporton të gjeturat se me likuiditet

të kufizuar dhe një rënie në flukset hyrëse të kapitalit ekziston një recesion.

Studimi i Bordeleau dhe Graham (2010) paraqet dëshmi empirike në lidhje me marrëdhënien

midis zotërimeve të aseteve likuide dhe përfitimit të një tabele të bankave kanadeze dhe

amerikane gjatë periudhës së 1997-2009. Sipas autorëve, rezultatet sugjerojnë se një

marrëdhënie jolineare ekziston kur rentabiliteti është përmirësuar për bankat që mbajnë disa

asete likuide. Megjithatë, ka një pikë përtej së cilës mbajtja e mëtejshme e aseteve likuide ul

rentabilitetin e bankave. Konceptualisht ky rezultat është në përputhje me idenë se tregjet e

financimit e shpërblejnë bankën, në një farë mase, për mbajtjen e aseteve likuide, duke

zvogëluar riskun e likuiditetit. Megjithatë, ky përfitim eventualisht mund të peshojë më shumë

nga kostoja oportune e mbajtjes së aseteve likuide në bilancin e gjendjes. Rezultatet

preliminare në këtë studim, gjithashtu, sugjerojnë se bankat kanadeze, në mënyrë që të

89

Page 100: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

zgjedhin fitimin, mund të kenë nevojë për të mbajtur asete më pak likuide gjatë periudhës së

vlerësimit sesa bankat amerikane.

Një studim i kryer nga McKinsey & Company (2010) për industrinë bankare evropiane

përfundon në konkluzione të njëjta si Resti (2011, cituar në Baldan, Zen, Rebonato, 2012), duke

vlerësuar ndikimin e proporcioneve të reja, në kuptimin e rritjes së aktiveve likuide, në rreth 2

miliardë euro në lidhje me Raportin e Mbulimit të Likuiditetit (LCR), ndërkohë që vlerëson një

rritje në financimet afatgjata (me një maturim përtej një viti) midis 3.5 dhe 5.0 miliardë euro

për Raportin e Fondeve të Qëndrueshme Neto (NSFR). Duke iu referuar përfitimit të bankave,

studimi i McKinsey jep një vlerësim të “kthimit në kapital” (ROE), që konsideron efektet e futjes

së dy treguesve të likuiditetit: kjo do të thotë një redukim deri në 4.3për qind në krahasim me

mesataren e para krizës prej 15për qind. Autorët theksojnë që të gjitha këto shpenzime do të

çojnë në mënyrë të pashmangshme në fitime më të ulëta, kështu që është e vështirë të

imagjinohet një kthim në nivele të jashtëzakonshme të profitabilitetit të industrisë bankare që

është parë në të kaluarën, i ndihmuar nga një treg që kishte gjendjen e inovacioneve financiare

ekstreme.

Vossen, Ness (2010) në hulumtimin e tyre lidhur me menaxhimin e likuiditetit të bankave,

argumentuan se bankat kanë tendencë për të siguruar likuiditet në mënyrë kundërciklike:

shumë kur ekonomia është duke vepruar mirë dhe shumë pak kur ekonomia merr një kthesë

për keq. Kjo tenton të përkeqësojë problemin për të dyja, bankat dhe ekonominë. Kjo ka çuar

në krijimin e rregullave dhe politikave të brendshme, që të përpiqen të frenojnë kriza të tilla.

Megjithatë, siç dëshmohet nga kriza e tanishme, këta hapa duket se kanë dështuar të kryejnë

detyrën e tyre të sigurimit të ekuilibrit midis bankave dhe ekonomisë. Bankat tani duhet të

kthehen në politika më konservatore, me qëllim të përmirësimit të të çarave në sistemet e tyre,

duke përfshirë përmirësimin e sistemeve të informacionit dhe modeleve më të sakta me

supozime më realiste. Gjithashtu, rregullatorët duhet të gjejnë një mënyrë për të parandaluar

trendet kundërciklike të bankave dhe për të siguruar që veprimet e bëra nga bankat, edhe pse

90

Page 101: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

me qëllim për të siguruar likuiditetin e tyre, në fakt nuk i bëjnë gjërat dhe më keq për të gjitha

palët.

Studimi i Shen, Chen, Kao, Yi Yeh (2009) heton shkaqet e riskut të likuiditetit dhe marrëdhëniet

ndërmjet riskut të likuiditetit të bankës dhe të performancës për 12 ekonomitë e zhvilluara

gjatë periudhës 1994-2006, përmes efekteve fikse të regresionit. Autorët kanë gjetur se risku i

likuiditetit është përcaktues endogjen i performancës bankare. Shkaqet e riskut të likuiditetit

përfshijnë komponentët e aseteve likuide dhe varësinë në financimin e jashtëm, faktorët

mbikëqyrës dhe rregullues dhe faktorët makroekonomikë. Gjithashtu, është gjetur se risku i

likuiditetit mund të ulë rentabilitetin bankar (ROAA dhe ROAE). Sipas këtyre rezultateve, risku i

likuiditetit rrit marzhat e interesit neto të bankës (NIM). Autorët i klasifikojnë vendet si sistem

financiar i bazuar në tregun financiar dhe sistem financiar i bazuar në banka. Rezultatet

empirike treguan se variablat specifike bankare kanë të njëjtin efekt në rrezikshmërinë e

likuiditetit të bankës në dy sistemet financiare. Lidhur me mbikëqyrjen dhe rregullimin, ajo

siguron pushtet më të madh zyrtar dhe aktivitetet e larta kufizuese do të zvogëlojnë riskun e

likuiditetit në sistemin financiar të bazuar në banka. Megjithatë, ata kanë gjetur se fuqizimi i

madh rregullator i monitorimit të bankave private do të rrisë riskun e likuiditetit të bankës në

sistemin financiar të bazuar në tregun financiar. Lidhur me mjedisin makroekonomik, rezultatet

treguan se bankat bëjnë bum ekonomik në sistemin financiar të bazuar në tregun financiar,

duke zvogëluar rezervat zbutëse të likuiditetit, por mjedisi makroekonomik nuk ka efekt mbi

riskun e likuiditetit bankar në sistemin financiar të bazuar në banka. Risku i likuiditetit është i

lidhur negativisht me performancën e bankës në sistemin financiar të bazuar në tregun

financiar. Megjithatë, ai nuk ka efekt mbi ecurinë e bankës në sistemin financiar të bazuar në

banka.

Singh (2013) në hulumtim e tij për menaxhimine aseteve dhe detyrimeve në Indi, sugjeron

shtrirje më të madhe për bankat, për të përmirësuar rentabilitetin, duke monitoruar dhe

reduktuar likuiditetin afatshkurtër.

91

Page 102: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Tabari, Ahmadi, Emami (2010) në studimin e tyre, ekzaminuan efektet e riskut të likuiditetit në

performancë, në 15 banka në Iran gjatë viteve 2003-2010, duke përdorur të dhënat e

regresionit. Sipas autorëve, madhësia e bankës, kapitali i bankës, GDP-ja dhe inflacioni

shkaktojnë rritje në profitabilitetin e bankave, ndërsa risku kreditor dhe risku i likuiditetit do të

shkaktojnë ulje në profitabilitetin e bankave.

Një prej problemeve kryesore me të cilin bankat ballafaqohen gjatë krizave financiare janë

kërkesat e shumëfishta të parave, që shkaktojnë kriza në likuiditet. Në nivelin individual bankar,

indikatorët e likuiditetit janë mjeti më i rëndësishëm i kontrollit, që mund të ndihmojë në

parashikimin dhe vlerësimin e vullnetit të bankës nga goditjet e likuiditetit. Indikatorët e

likuiditetit kanë për qëllim matjen adekuate të punës kapitale në bankë, p.sh. tejkalimi i aseteve

aktuale në lidhje me detyrimet, vlerësimet e obligimeve në kohën e duhur dhe kryerja e

operacionit pa pasur detyrime financiare. Standardet e Bankës Qendrore sugjerojnë përdorimin

e pesë indikatorëve themelorë për definimin e nivelit potencial të likuiditetit të bankës: (1)

indikatorët e brendshëm bankar, (2) kapaciteti i kredisë bankare, (3) sigurimi bankar, (4)

përkeqësimi i fondeve bankare, (5) pozita aktuale e bankës (Zidulina, 2010).

3.4.3 Risku i normës së interesit

Si ndërmjetës financiar, bankat hasin në riskun e normës së interesit në disa mënyra. Forma

kryesore shpesh më e diskutuar e riskut të normës së interesit lind nga diferencat e kohës së

maturimit (për normat fikse) dhe riçmimit (për normat e luhatshme) të aseteve të bankës,

detyrimeve dhe pozicioneve jashtë bilancit. Një tjetër burim i rëndësishëm i riskut të normës së

interesit lind nga korrelacioni i papërsosur në rregullimin e normave të fituara dhe të paguara

në instrumente të ndryshme me karakteristika, përkundër rivlerësimit të ngjashëm. Një burim

shtesë dhe gjithnjë e më i rëndësishëm i riskut të normës së interesit lind nga opsionet, i

ngulitur në shumë asete të bankës, detyrimet dhe portfoliot jashtëbilancore (OBS). Formalisht,

92

Page 103: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

një opsion i jep të drejtën zotëruesit, por jo detyrimin, për të blerë, shitur ose për të ndryshuar,

në ndonjë mënyrë, rrjedhën e parave të një instrumenti ose kontrate financiare (BCBS, 1997).

Risku i normës së interesit është një lloj i riskut financiar që ndikon në të gjitha institucionet

financiare. Risku i normës së interesit është një pjesë normale e bankave. Siç është theksuar

nga BCBS (2004, p.5), risku i tepruar i normës së interesit mund të paraqesë një kërcënim serioz

në fitimin e bankës dhe bazën e kapitalit. Ndryshimet në normën e interesit ndikojnë në fitimet

e bankës nga ndryshimet në të hyrat neto të saj, si dhe nivelin e të hyrave të ndjeshme ndaj

normave të interesit dhe shpenzimet operative. Gjithashtu, ndryshimet në normën e interesit

ndikojnë në vlerën themelore të aseteve të bankës, detyrimeve dhe instrumentet

jashtëbilancore, sepse vlera e tashme e rrjedhës së keshit në të ardhmen ndryshon, kur

ndryshon norma e interesit (e cituar në Scannella, Bennardo, 2013).

Studimet që empirikisht hulumtojnë përcaktuesit e riskut të normës së interesit (RNI), kanë

përdorur tradicionalisht maturimin asete-detyrime ose kohëzgjatjen gap, si faktor kyç për të

shpjeguar ekspozimin e normës së interesit. Megjithatë, ky trajtim prezanton të meta të

pranishme serioze, duke pasur parasysh kufizimet e njohura të treguesve statikë gap, bashkë me

vështirësitë për të marrë saktë matjet nga viti në vit për shumicën e bankave. Për këtë arsye, një

alternativë interesante, e cila megjithatë ka marrë vëmendje të pakët në literaturë, është të

ekzaminojë lidhjen midis vlerësimit të ekspozimit të normës së interesit në çdo bankë dhe një

grup të karakteristikave menjëherë të disponueshme të veçanta, që mund të kenë rol potencial

përkatës në shpjegimin e ekspozimeve, të tilla si madhësia e bankës, kapitali, përbërja e bilancit

të gjendjes dhe aktivitetet jashtëbilancore (Ballester, Ferrer, González, Soto, 2009).

Kotlebova’ ka shqyrtuar masën në të cilën transformimi i normave bazë të interesit të BQE-së

mund të ndikojë ndryshimet në normat bazë të interesit të bankave qendrore në vendet e

zgjedhura të EQL-së (në lidhje me procesin e harmonizimit) dhe, rrjedhimisht, normat

ndërbankare IBOR, pastaj normat e interesit afatshkurtra për depozitat bankare dhe kreditë për

familjet dhe bizneset në disa vende të EQL-së dhe zonës Euro nga 2007-2012. Sipas këtij

93

Page 104: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

studimi, kriza financiare në rajonin e EQL-së ka çuar në rënie në normat e interesit si në tregun

ndërbankar dhe në tregjet për klientët në zonën e depozitave, kredive për ekonomitë familjare

dhe bizneset. Gjithashtu, ekziston një marrëdhënie pozitive lineare midis normave bazë të

interesit të bankave qendrore kombëtare, duke përfshirë BQE-në. Analiza korrelacion ka

provuar faktin se IBOR ka korrelacion të fortë sidomos me normat e interesit për sektorin e

bizneseve, si në rastin e kredive dhe depozitave. Dallimet në nivelin e normave nominale të

interesit në vendet e EQL-së mund të shpjegohen nga bazat makroekonomike si normat e

inflacionit, niveli i kursit të këmbimit, por edhe struktura e GDP-së dhe vendimet e

pjesëmarrësve të tregut për konsumin dhe investimet.7

Sipas (Ėgert, Crespo-Cuaresma, Reininger, 2006) përçimi i normës së interesit mund të

zbërthehet në dy faza: faza e parë se si ndryshimet në normën e politikës monetare

transmetohen në normën e tregut afatshkurtër dhe afatgjatë, ndërsa faza e dytë përshkruan se

si ndryshimet në normat e tregut ndikojnë në normën e depozitave dhe kreditë bankare.

Autorët kanë analizuar madhësinë e përçimit të normës së interesit për pesë vendet e EQL-së.

Rezultatet e tyre konfirmojnë gjetjet në literaturën e mëhershme se përçimi i përgjithshëm

është i ulët për normat e depozitave gjatë natës ( overnight ), por bëhet shumë më i lartë për

normat e depozitave nga afatshkurtra në ato afatgjata dhe normat e kreditimit të korporatave

janë shumë më të përgjegjshme ndaj ndryshimeve të normave të interesit të politikës monetare

sesa normave të depozitave apo të kredisë familjare. Gjithashtu, gjetjet e tyre mbështesin

pikëpamjen se përçimi është mesatarisht më i lartë në vendet e EQL-5 sesa në vendet e zonës

euro, si Austria dhe Gjermania. Gjithashtu, autorët kanë gjetur pak mbështetje empirike për një

funksionim të përçimit të normave të tregut afatgjatë, me sa duket për shkak të jostabilitetit të

kurbës së interesit me fund më të gjatë të spektrit të maturimit. Përçimi i normës së interesit u

përmirësua ndjeshëm që nga fillimi i tranzicionit deri në fillim të vitit 2000, kryesisht për shkak

të zhvillimit financiar mbresëlënës dhe industrisë bankare në këto

7 Për literaturën lidhur me përçimin e normës së interesit, shih Kotlebova’ dhe Ėgert, Crespo-Cuaresma, Reininger (2006).

94

Page 105: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

vende. Megjithatë, rezultatet tona tregojnë një ndryshim të këtij trendi. Elementet e një

shpjegimi për dobësimin e përçimit mund të jenë ngadalësimi i konsiderueshëm në normat e

inflacionit në anën makro dhe më pak konkurrencë mes bankave dhe më shumë mbështetje në

fondet e huaja për veprimtarinë e kreditimit në anën mikro.

Komiteti i Bazelit (BCBS 1977 dhe 2004) ka bërë publike udhëzimet për menaxhimin e këtij lloji

të riskut. Këto parime, rishikuar në vitin 2004 pas paraqitjes së marrëveshjes Bazel II (BCBS,

2006), nuk përfshijnë ndonjë kërkesë specifike të kapitalit në lidhje me riskun, i cili duhet të

mbahet në librat bankarë. Në vend të kësaj, ata theksojnë rëndësinë e transparencës në

dhënien e informacionit dhe ata rekomandojnë që autoritetet mbikëqyrëse në vendet e vetme

që aderojnë në BIS të vendosin një shtesë të kapitalit për bankat që mbajnë një normë të

interesit të konsiderueshme në librat e tyre bankarë. Literatura ka debatuar me bollëk llojet e

ndryshme të riskut të normës së interesit ndaj të cilit bankat janë të ekspozuara (BCBS 2004).

Kontributet kryesore të publikuara gjatë viteve fokusohen në analizimin e qasjeve të ndryshme

për të vlerësuar ekspozimin ndaj risqeve, në përgjithësi të dallueshme duke u bazuar në

“perspektivën aktuale të të ardhurave” ose “perspektivën e vlerës ekonomike”. Dijetarët dhe

operatorët në sektorin e njëjtë i konsiderojnë këto qasje komplementare dhe joalternative (si i

cituar në Baldun, Zen, Rebonato, 2012).

Siç përcaktohet nga Komiteti i Bazelit, një kërkesë kyçe për menaxhimin e duhur të riskut të

normës së interesit të një banke është përcaktimi i parimeve dhe proceseve përkatëse në bazë

të proporcionalitetit. Komiteti i Bazelit u kërkon mbikëqyrësve bankarë të vlerësojnë

qëndrueshmërinë e sistemeve të brendshme të institucioneve të kreditimit, për të matur riskun

e normës së interesit në librin bankar dhe për të kontrolluar riskun, duke mbajtur kapacitetin e

tyre në lidhje me risqet e normave të interesit. Përsëri, ajo që është konsideruar e shëndoshë,

varet nga natyra, shkalla dhe kompleksiteti i biznesit të një banke. Mbikëqyrësit bankarë mund

të caktojnë masa të ndryshme nëse duhet të arrijnë në përfundimin se niveli i riskut të normës

së interesit në librin bankar nuk është proporcional me kapitalin në dispozicion, ose që proceset

e përdorura nuk janë të përshtatshme për natyrën dhe vëllimin e ekspozimeve (OeNB, 2008).

95

Page 106: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Ballester, Ferrer, González, Soto (2009) në punimin e tyre kishin si qëllim të hetojnë empirikisht

përcaktuesit kryesorë të ekspozimit të normës së interesit në njëzet e tri banka tregtare

spanjolle gjatë periudhës 1994-2006, duke përdorur metodologjinë tabelore të të dhënave. Për

më tepër, siç pritej, risku i normës së interesit luan një rol dytësor në krahasim me riskun e

tregut. Madhësia e bankave dhe përqindja e kredive ndaj totalit të aseteve duken si

përcaktuesit më të rëndësishëm të normës së interesit të bankave. Nga ana tjetër, bankat që

mbajnë një pjesë të madhe të aseteve në formën e kredive paraqesin një ekspozim më të lartë

ndaj riskut të normës së interesit, për shkak të efektit të zgjerimit në mospërputhjen e

maturimit midis aseteve dhe detyrimeve të tyre të shkaktuara nga pesha e madhe relative e

kredive. Për më tepër, aktivitetet jashtë bilancit të gjendjes, gjithashtu, janë pozitivisht dhe në

mënyrë të konsiderueshme të lidhura me riskun e normës së interesit, duke sugjeruar se

përdorimi i derivateve financiare nga bankat spanjolle është i nxitur kryesisht nga qëllimet

spekulative. Përveç kësaj, bankat që financojnë një pjesë të madhe të pasurisë së tyre me

depozitat kanë ekspozim të ulët lidhur me riskun e normës së interesit.

Scannella, Bennardo (2013) kryen një hulumtim empirik në ekspozimin e riskut të normave të

interesit në veprimet bankare. Autorët vlerësuan variacionin e të ardhurave neto nga interesi

për secilën bankë, në rast se norma e interesit rritet (+ 100 pikë bazë) dhe nëse norma e

interesit zvogëlohet (- 100 pikë bazë). U identifikuan tre skenarë të ndryshëm: zhvendosja

paralele, zhvendosjae pjerrët dhe zhvendosja goditëse e lakores së normës së interesit.

Rezultatet tregojnë një ekspozim të dukshëm të riskut të normës së interesit në kohën e parë

(më pak se tre muaj). Sipas autorëve, është një situatë normale për veprimet bankare, sepse

bankat rrisin fondet në afate kohore të shkurtra, me norma të ulëta të interesit. Megjithatë,

zbrazëtira rritet vazhdimisht për kohën afatgjatë (më shumë se pesë vjet). Kjo situatë mund të

jetë e zakonshme në veprime bankare, sepse bankat investojnë në periudha afatgjata me

norma të larta të interesit, pastaj investimet në periudha afatshkurtra. Ky hulumtim, gjithashtu,

ka bërë krahasimin e maturitetit dhe modelet e kohëzgjatjes për të vlerësuar, menaxhuar dhe

kontrolluar riskun e normës së interesit në veprime bankare. Modelet e maturimit bazohen në

96

Page 107: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

qasjet e të ardhurave aktuale. Është qasja tradicionale e vlerësimit të riskut të normës së

interesit që ndërmerret nga shumë banka. Modelet e kohëzgjatjes bazohen në pikëpamjen e

vlerësimit ekonomik. Sipas autorëve, ato janë pikëpamje plotësuese të riskut të normës së

interesit në veprimet bankare.

3.5 Konkluzione nga analiza e literaturës dhe hipoteza

Bankat luajnë një rol kritik në ekonominë e një vendi dhe një industri e shëndoshë bankare

është shumë e rëndësishme për një stabilitet financiar dhe ekonomik të vendit. Për faktin se

bankat luajnë një rol kaq të rëndësishëm dhe janë institucione kyçe për stabilitetin financiar,

kombëtar dhe ndërkombëtar, ato duhet të operojnë me një kujdes dhe siguri të shtuar, duke

mbajtur kapital dhe rezerva të mjaftueshme për t’u mbrojtur nga risqet specifike që ato hasin

gjatë operimit të biznesit.

3.5.1 Ndërmjetësimi financiar nga bankat komerciale

Edhe pse bankat janë subjekt i rregullave të caktuara nga autoritetet rregullatore, ndërmjetësit

financiarë ende përcaktojnë rregullat për shpërndarjen e fondeve dhe, si të tilla, ato luajnë një

rol të rëndësishëm në përcaktimin e llojit të aktiviteteve të investimeve, nivelin e krijimit të

vendeve të punës dhe shpërndarjen e të ardhurave (Gross 2001, si i cituar në Oluitan).

Performanca e institucioneve financiare në kredidhënie ndikon në ritmin e rritjes ekonomike,

qoftë drejtpërdrejt, siç sugjerohet nga teoria e Keyns, qoftë përmes rritjes së produktivitetit, siç

sugjerohet nga teoria e zakonshme (Galeano, Feijo, 2012). Literatura tregon se studiues të

shumtë argumentuan se industria bankare dhe kredia në veçanti stimulojnë rritjen ekonomike,

duke i huazuar mjetet në sektorë të cilët luajnë një rol vital në ekonomi, siç janë sektori i

prodhimit, i qarkullimit dhe i shërbimeve të ndryshme. Pra, qëllimi i kredisë është që drejtimi i

97

Page 108: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

mjeteve të bëhet në ato degë ekonomike ku vërehet se ekziston ngecje në zhvillimin e tyre, pra

duhet të bëhet një shfrytëzim sa më racional me qëllim që kreditë në mënyrë të vazhdueshme

të ndihmojnë procesin e riprodhimit shoqëror.

Meqë kontratat debitore kërkojnë që huamarrësi të paguajë shumën fikse dhe i lejojnë që të

mbajë tërë fitimin mbi atë shumë, huamarrësit janë të motivuar të marrin pjesë në projekte

investuese me më shumë risk sesa do të dëshironin huadhënësit. Mjetet që ndihmojnë në

zgjidhjen e problemit të riskut moral janë vlera e lartë neto e huamarrësit dhe klauzolat e tjera

restriktive që urdhërojnë që huat të përdoren vetëm për financimin e aktiviteteve të caktuara.

Pasi kolaterali është mbrojtja më e mirë e huadhënësit, klauzola restriktive mund të inkurajojë

huamarrësin për ruajtjen e kolateralit në gjendje të mirë dhe që të sigurojë që të mbetet në

pronësi të tij. Klauzolat restriktive, gjithashtu, kërkojnë nga ndërmarrja që merr hua që

periodikisht të japë informata për aktivitetet e veta në formë të raporteve tremujore kontabël

për të ardhurat (Mishkin, Eakins).

Beck, Demirgüc-Kunt, (2006) përmblodhën kërkime empirike që tregojnë se qasja në financa

është një pengesë e rëndësishme e rritjes për NVM-të, se institucionet financiare dhe ligjore

luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e këtij detyrimi dhe se instrumentet e reja të

financimit mund të lehtësojë qasjen e NVM-ve në financa, edhe në mungesë të institucioneve

të zhvilluara mirë. Hulumtimet sugjerojnë se përmirësimi i institucioneve ligjore dhe financiare

ndihmon të gjitha firmat, që meritojnë të hyjnë në financa dhe rritje, por efekti është më i

madh në firmat më të vogla. Të dyja studimet, në nivel të firmave dhe në nivel të industrive,

sugjerojnë se firmat e vogla janë relativisht më mirë në krahasim me firmat e mëdha në vendet

me institucione të zhvilluara mirë.

98

Page 109: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

3.5.2 Kreditë bankare dhe rritja ekonomike

Studimet empirike kanë gjetur një ndikim pozitiv të zhvillimit financiar në rritjen ekonomike,

ekonomikisht dhe statistikisht domethënëse. Modelet teorike kanë treguar se zhvillimi financiar

kthehet në një avantazh krahasues për vendet me sektorët dhe industritë me nevoja më të

larta (Beck, 2011). Beck, Levine, Loayza (1999), duke përdorur dy metoda ekonometrike, gjetën

një lidhje ekonomikisht dhe statistikisht të rëndësishme midis zhvillimit të ndërmjetësimit

financiar, si dhe rritjes reale të GDP-së për kokë banori dhe rritjes së përgjithshme të

produktivitetit.

Është me rëndësi të theksohet se ka pasur numër të madh të studimeve empirike që kritikojnë

marrëdhëniet midis financave dhe rritjes. Sipas studiuesve, rritja ekonomike është një faktor

shkakor për zhvillimin financiar. Sipas tyre, pasi që sektori real rritet, kërkesa në rritje për

shërbime financiare stimulon sektorin financiar. Ky efekt pozitiv i zhvillimit ekonomik ndihmon

edhe në përmirësimin e cilësisë së industrisë bankare për të rritur lejimin e kredive, e sidomos

në sektorin e NVM-ve. Sipas studimeve të ndryshme, në vendet më pak të zhvilluara

ekonomikisht, edhe roli i ndërmjetësimit financiar është më i ulët, ndërsa e kundërta është te

vendet e zhvilluara.

Shumica e studimeve në rajonin e EQL-së lidhur më rritjen e kredive në GDP janë fokusuar në

vitet para krizës financiare të vitit 2007/08. Sipas rezultateve të tyre, ishte një trend i rritjes së

kredive në GDP gjatë kësaj periudhe. Ndërsa, sa i përket rajonit të EJL-së, hulumtimet empirike

për rolin e kredive në rritjen ekonomike janë shumë të pakta. Gjithashtu, janë studiuar edhe

anët pozitive dhe negative të depërtimit të bankave të huaja lidhur me ndikimin e tyre në

stabilitetin e kredive bankare në vendet në zhvillim dhe në tranzicion.

Ndërsa, autorët gjejnë një lidhje të fortë midis përqendrimit bankar dhe kufizimet më të larta të

financimit dhe një mundësi më të ulët të financave bankare në mënyrë institucionale në

99

Page 110: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

ekonomitë më pak të zhvilluara. Kjo lidhje është e parëndësishme për ekonomitë e zhvilluara

ekonomikisht, institucionalisht dhe financiarisht (Beck, Demirgüç, Maksimovid, 2003).

Është nxjerrë nga literatura se ka një korrelacion të fortë dhe pozitiv midis rritjes dhe zhvillimit

financiar. Megjithatë, marrëdhënia e shkakësisë midis këtyre elementeve është e

diskutueshme. Megjithatë, pavarësisht nga marrëdhëniet e shkakësisë, duke supozuar midis

kursimeve dhe investimeve, apo zhvillimit financiar dhe rritjes ekonomike, ekziston një

konsensus në literaturën ekonomike se qasja në kredi dhe shkalla e zhvillimit të sistemit

financiar mund të luajnë një rol të madh në procesin e zhvillimit ekonomik të një vendi apo

rajoni. Ky rol është shpjeguar pasi që është sistemi financiar ai që siguron fondet e nevojshme

për të financuar investimet dhe për të stimuluar konsumin nëpërmjet investimeve shumëzuese

(Keyns), dhe për shkak se sistemi financiar, si ndërmjetës i kursimeve të akumuluara, ndihmon

në përmirësimin e shpërndarjes së burimeve financiare të ekonomisë dhe, në këtë mënyrë,

kontribuon në rritjen e produktivitetit të kapitalit (Galeano, Feijo, 2012).

Në përfundim, roli i bankave si agjentë për rritje brenda ekonomisë është mbështetur nga

shumë studime teorike dhe empirike. Megjithatë, ekzistojnë disa prova të kundërta, që janë të

pakta, në krahasim me ato që e mbështesin këtë propozim. Së dyti, ka shumë studime që

mbështesin ekzistencën e një marrëdhënieje afatgjatë midis financës dhe rritjes ekonomike.

Kur duket e pazgjidhur, është çështja e shkakësisë midis dy variablave. Megjithatë, efikasiteti i

industrisë bankare, më shumë sesa vëllimi i aktiviteteve financiare, mendohet të jetë jetik për

të lehtësuar zhvillimin ekonomik (Oluitan).

Si rezultat i kësaj, një ndër qëllimet kryesore në këtë studim do të jetë edhe analiza e

marrëdhënies midis kredive dhe rritjes ekonomike në Kosovë.

Bazuar në këtë literaturë, hipotezat të cilat do të vërtetohen janë:

H1: Kreditë totale bankare janë apo nuk janë një indikator i rëndësishëm në rritjen ekonomike

në Kosovë.

100

Page 111: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Pasi autori ka bërë shpërbërjen e kredive për të parë efektin e tyre të pavarur në ekonomi,

hipotezat që do të vërtetohen janë:

H2: Kreditë për ndërmarrjet ndikojnë apo nuk ndikojnë në rritjen ekonomike në Kosovë.

H3: Kreditë konsumuese ndikojnë apo nuk ndikojnë në rritjen ekonomike në Kosovë.

H4: Bankat me pronësi të huaj ndikojnë apo nuk ndikojnë në rritjen ekonomike në Kosovë.

3.6.1 Risku i kredisë

Literatura tregon se për një menaxhim efektiv të riskut të kredisë në çdo bankë duhet të ketë

një strukturë organizimi me sisteme të menaxhimit të profilit të riskut, të cilat janë adekuate që

të identifikojnë, të matin, të monitorojnë dhe të kontrollojnë riskun në të gjitha operimet

bankare.

Në mënyrë që organizimi dhe mbikëqyrja e huadhënies të jetë në një nivel të lartë dhe të mos

ketë humbje, çdo bankë duhet të hartojë politikën kreditore, me qëllimin kryesor që të

maksimizojë normën e kthimit të rregulluar nga risku.

Politika kreditore duhet të përcaktojë udhëzimet për huadhënie, me qëllim të mbajtjes së një

niveli të pranueshëm ndaj ekspozimit të riskut. Kjo politikë duhet të përcaktojë llojet e kredive

të pranueshme dhe të papranueshme, vendosjen e limiteve për kredi, që mund të jenë absolute

për çdo lloj të kredive (vendosja e tavaneve për çdo lloj kredie) ose mund të jetë në raporte

relative, si përqindje e totalit të kredive, aseteve dhe kapitalit (Allamani, Abazi). Me një rëndësi

mjaft të madhe është edhe shpërndarja e kredive sipas sektorëve ekonomikë, kredive

konsumuese dhe hipotekare. Afati i maturimit të kredive duhet të specifikohet sipas burimeve

të mjeteve, llojit të kredisë dhe qëllimit të saj, kufizimeve në ekspozimet e mëdha, përcaktimit

të huamarrësve të kualifikuar dhe kolateralit të pranueshëm.

101

Page 112: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Banka duhet të përdorë burime të ndryshme të informacioneve për të zvogëluar riskun

kreditor. Burimet kryesore të informacionit janë: intervistimi me huamarrësin, ku banka siguron

informacione lidhur me tipin dhe shumën e kërkuar të kredisë, burimet dhe planet për ripagim,

biznes-plani dhe studimi i fizibilitetit, informacionet rreth menaxhimit, aksionarëve, strategjinë,

kolateralin etj.; burimet e brendshme - lidhur me pasqyrën e kredive në huamarrjet aktuale ose

të mëparshme, kontrolli i aktivitetit të llogarisë, depozitat e mëparshme ose të tanishme,

raportet e brendshme nga lojtarët e tregut ose industrisë në treg etj., si dhe burimet e jashtme

- mund të përdoren informacione nga bankat e tjera, organizatat qeveritare etj (Dima).

Marrëveshja e sigurisë identifikon kolateralin e hipotekuar për të siguruar kredinë, zakonisht

duke përmendur kushtet e marrëveshjes së kredisë (në veçanti në lidhje me kufizimin e

përdorimit të kolateralit dhe procedurat mbi parazgjedhje). Gjithashtu, janë me rëndësi edhe

mjetet juridike në dispozicion për huadhënës, në raste të përzgjedhura, nga shitja e kolateralit

në një ankand publik, për të marrë posedimin e kolateralit gjatë kësaj marrëveshjeje (Dima).

Hulumtimet e ndryshme treguan se vendet e zhvilluara përdorin modelet e brendshme për

matjen e riskut të kredisë, të cilat kanë rezultuar me efikasitet dhe implikime në rritje, ndërsa

në vendet në zhvillim preferohen metodat e standardizuara. Musyoki, Kadubo (2012), në

studimin e tyre, rekomandojnë se autoritetet evropiane duhet të aplikojnë thelbin e trajtimit të

avancuar të Bazel II vetëm për bankat shumë të mëdha me aktivitet ndërkombëtar. Bankat e

tjera duhet të kenë mendimin e një qasjeje të thjeshtuar të standardizuar. Sipas autorit, këto

teknika të matjes së riskut kreditor duhet të përshtaten, sepse kjo varet nga madhësia e bankës,

kompleksiteti i produkteve dhe shërbimeve që ofron industria bankare, si dhe aktiviteti i saj

kombëtar apo ndërkombëtar.

Bankat duhet të marrin masa gjatë kohëve të mira për riskun në rritje që është duke hyrë në

portfolion e tyre dhe se vetëm do të shfaqet si e tillë me vonesë. Nga ana tjetër, në kohë të

këqija, bankat mund të përdorin rezervat e grumbulluara gjatë periudhave të bumit, në mënyrë

që të mbulojnë humbjet e kredive që shfaqen, por që kanë hyrë në portfolio në të kaluarën.

102

Page 113: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Kështu, zhvillohet një provizion kundërciklik që është një përgjigje e drejtpërdrejtë për gjetjen e

fuqishme empirike të riskut të kredisë në rritje në kohë të mira (Jiménez, Saurina,2005).

3.6.2 Risku i likuiditetit

Literatura ka treguar se për menaxhimin e duhur të likuiditetit bankat duhet të mbajnë rezerva

adekuate për të siguruar fonde të mjaftueshme për përmbushjen e zotimeve të tyre me afat.

Autoritetet mbikëqyrëse shpesh paraqesin kërkesa specifike për menaxhimin e likuiditetit

përmes mbajtjes së rezervave minimale të kërkuara për bankat, një përqindje specifike ndaj

mjeteve të tyre në dispozicion dhe obligimeve afatshkurtra që ato kanë. Gjithashtu, edhe

Komiteti i Bazelit ka krijuar standardet për matjen e riskut të likuiditetit; raportin për likuiditetin

afatshkurtër dhe raportet e likuiditetit mbi një vit.

Marrja hua për afat të shkurtër dhe huadhënia për afat më të gjatë kohor krijon një

mospërputhje kohore të disponueshmërisë së fondeve që mund të rezultojë me mungesë të

likuiditetit për përmbushjen e detyrimeve me kohë. Për të zgjidhur këtë problem, bankat duhet

të shfrytëzojnë rezervat e tyre në para të gatshme dhe huamarrjet në tregun e parasë. Mirëpo,

marrja hua në tregun e parasë për zgjidhjen e problemit të likuiditetit ka një risk më të madh,

për shkak të ndryshimit të normës së interesit në treg dhe ndryshueshmërisë së lejmit të

kredive të ardhshme.

Nëse bankat nuk mund të sigurojnë likuiditetin e duhur nga rezervat e ndara për likuiditet

(rezerva të cilat mund të mbahen te banka qendrore dhe në llogaritë e vetë bankave) dhe huat

e marra në tregun ndërbankar apo në tregun e parasë, atëherë instanca e fundit ku bankat

mund t’i sigurojnë këto mjete është banka qendrore.

Problemet e riskut të likuiditetit mund të lindin edhe nga përqendrimi në rritje. Prandaj, është e

rëndësishme të matet ndjeshmëria e përqendrimit të financimit në çdo horizont kohor.

103

Page 114: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

Përqendrimi është përcaktuar si një pozicion në një aset ose detyrim, që është në lidhje të

madhe për vetë pozitën financiarë të një banke. Duhet të llogaritet maturimi i ndarjes në klasa

të aseteve dhe detyrimeve në numrin total të aseteve dhe detyrimeve. Rritja e përqendrimit të

detyrimeve afatshkurtra krijon probleme të konsiderueshme të jolikuiditetit dhe ajo është më e

rrezikshme se përqendrimi në rritje në detyrime afatgjata (Zidulina, 2010).

Në të kaluarën, risku i likuiditetit zakonisht është matur përmes raporteve të likuiditetit: raporti

i aseteve likuide ndaj aseteve totale, raporti i aseteve likuide ndaj depozitave, përpjesëtimi i

kredisë së rregulluar ndaj aseteve totale. Megjithatë, ekzistojnë edhe mënyra të tjera që mund

të përdoren për të vlerësuar riskun e likuiditetit bankar, krahas treguesit të likuiditetit

tradicional. Rreth matjes sasiore, KBMB (2000) propozoi metodën e maturimit shkallëzor për

matjen e riskut të likuiditetit. Saunders dhe Cornett (2006) treguan se bankat mund të përdorin

burimet dhe përdorimin e fondeve, krahasimet grupore ndërmjet veti, indeksin e likuiditetit,

hendekun e financimit dhe nevojës dhe likuiditetin e planifikuar, për të matur ekspozimin e tyre

të likuiditetit. Matja cilësore e riskut të likuiditetit është po aq e rëndësishme sa edhe matja

sasiore. Për më tepër, Matz dhe Neu (2007) treguan se vlerësimi i riskut të likuiditetit është të

paktën po aq i rëndësishëm sa një matje sasiore e bazuar në modele (e cituar në Shen, Chen,

Kao, Yeh, 2009).

3.6.3 Risku i normës së interesit

Bankat duhet të mbajnë kapital konform me nivelin e riskut të normës së interesit që ato

ndërmarrin (BCBS, 2004). Në mënyrë që të kryejë përgjegjësitë e veta, bordi i drejtorëve në një

bankë duhet të aprovojë strategjinë dhe politikat në lidhje me menaxhimin e riskut të normës

së interesit dhe të sigurojë që menaxhmenti i lartë të marrë hapat e nevojshëm për të matur,

monitoruar dhe kontrolluar këto risqe në përputhje me strategjitë dhe politikat e aprovuara.

Bankat duhet të matin dobësitë e tyre të humbjeve në kushte të stresit të tregut – duke

104

Page 115: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Analiza e Literatures

përfshirë edhe ndarjen e supozimeve kyçe – dhe të marrin parasysh këto rezultate, si dhe

limitet e tyre për riskun e normës së interesit. Është e rëndësishme që bankat të identifikojnë

riskun e normës së interesit në produktet dhe aktivitetet e reja dhe të sigurohet se këto janë

subjekt i procedurave adekuate të kontrolleve para se të ndërmerren. Por, në varësi të

kompleksitetit, llojeve të aktiviteteve në bankat individuale, bankat duhet të kenë sistemin e

matjes së riskut të normës së interesit, që vlerëson efektet e normës së ndryshimit në të dyja,

fitimet dhe vlerën ekonomike (BCBS, 2004).

Sipas disa autorëve, kthimi i portfolios në banka, pa marrë parasysh madhësinë e tyre, ka qenë i

varur nga ndjeshmëria e normave afatgjatë të interesit, ndërsa autorët e tjerë argumentojnë se

kthimi i portfolios bankare varet nga normat afatshkurtra të interesit. Ndërsa, studimet e

mëtejme tregojnë se ndjeshmëria e normave të interesit mund të ndryshojnë në mënyrë të

vazhdueshme. Gjithashtu, kjo ndjeshmëri e normave të interesit ndërlidhet edhe me llojin,

madhësinë dhe ndërlikueshmërinë e bankave, përqindjen e kredive ndaj aseteve totale,

huamarrjen afatshkurtër dhe kreditimin për një kohë më të gjatë, mospërputhjen e maturimit

midis aseteve dhe detyrimeve, mospërputhjen ndërmjet masës së riçmimit të aseteve dhe

detyrimeve, që janë të ndjeshme ndaj normës së interesit (analiza e GAP-it).

Ndryshimet në normat e interesit ndikojnë në të ardhurat e bankës, duke ndryshuar të ardhurat

neto të interesit dhe nivelin e të ardhurave të tjera të interesit, si dhe shpenzimet operacionale.

Ndryshimet në normat e interesit, gjithashtu, ndikojnë në vlerën themelore të aseteve bankare,

detyrimeve dhe instrumenteve jashtë bilancit të gjendjes, sepse vlera aktuale e rrjedhës së

ardhshme të parasë ndryshon me ndryshimin e normës së interesit (Scannella, Bennardo,

2013).

105

Page 116: Aspects of Banking Management Afaraizimit

KAPITULLI 4

_____________

METODOLOGJIA E STUDIMIT

4.1 Strategjia e studimit

Në bazë të analizës së literaturës teorike dhe empirike, autori do të përpiqet të adresojë në

mënyrë sa më të përshtatshme disa aspekte të menaxhimit bankar, duke përdorur një strategji

deduktive. Gjithashtu, do të përdoret një metodë induktive, e cila do të fokusohet në disa

aspekte që kanë të bëjnë me disa funksione më të përgjithshme të menaxhimit bankar. Gjatë

realizimit të studimit me qëllim të pasqyrimit të gjendjes reale të industrisë bankare dhe

efekteve të tyre në ekonomi, do të ketë një ndërthurje të metodave sasiore dhe cilësore.

Përdorimi i strategjive cilësore dhe sasiore do të mundësojë jo vetëm vërtetimin e hipotezave,

por edhe që analiza të zgjerohet në çdo çështje të përfshirë gjatë pyetjeve të parashtruara në

pyetësor.

4.1.1 Metoda sasiore

Të dhënat sasiore për këtë hulumtim janë mbledhur duke hartuar një pyetësor për të analizuar

menaxhimin e risqeve, duke u fokusuar më tepër te risku i kredisë dhe roli i kredive në ekonomi,

që do të ndihmojë në identifikimin dhe shpjegimin e ndryshimeve të mundshme të industrisë

bankare në vend; vendet e EQL-së; si dhe vendet e zhvilluara të eurozonës. Gjithashtu, do të jetë

i rëndësishëm edhe krahasimi i tyre, për të paraqitur tendencat e ardhshme të përmirësimeve.

106

Page 117: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

Pyetësori i zhvilluar u drejtohet drejtorëve, menaxherëve të komiteteve të kredive dhe

menaxherëve të departamenteve të riskut. Pyetësori ishte administruar në formë të

strukturuar. Gjithashtu, pyetësori është i standardizuar, ku të gjitha bankave të anketuara u

janë parashtruar të njejtat pyetje, dhe kjo mundëson një krahasim më të lehtë ndër-sektorial.

Pyetësori është organizuar në dy seksione. Seksioni i parë përmbledh çështje që kanë të bëjnë

me: llojet e kredive që lejon banka, si është e ndarë mesatarisht portfolio e kredive midis

individëve dhe biznesit, peshën që zënë në portfolio kreditë e grupuara sipas afatit, valutave,

sipas llojit të normave të interesit, sipas degëve të ekonomisë, kreditë sipas pronësisë së

ndërmarrjeve, cila është kërkesa e përgjithshme në kredi, cila është oferta e kredisë, bazat e

analizës së kredisë që banka i shfrytëzon etj. Seksioni i dytë i pyetësorit përmbledh çështje që

kanë të bëjnë me: strategjinë që një bankë aplikon për mbrojtjen nga risku i kredisë (në

seksionin e dytë pjesa më e madhe e pyetjeve ka të bëjë me riskun kreditor dhe analiza e këtij

kapitulli do të jetë e fokusuar tek kreditë dhe risku i tyre, risku i likuiditetit dhe risku i normës së

interesit) ( për më shumë detaje referojuni pyetësorit të plotë në Aneksin A).

Pyetësori është hartuar duke u bazuar në literaturë të ndryshme si: Luboteni (2008), Salko,

Dhuci (2005), Allamani, Abazi dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (2011). Periudha e

shpërndarjes së pyetësorëve ishte tremujori i katërt i vitit 2013, ndërsa periudha e plotësimit të

pyetësorit për gjashtë banka ka qenë fundi i vitit 2013, ndërsa plotësimi i pyetësorit nga një

bankë nuk ka mund të realizohet deri në muajin prill 2014.

Me qëllim që të mundësohet krahasimi me industritë bankare në vendet e tjera në zhvillim dhe

me vendet e zhvilluara, autori ka përdorur modelin multivariet për të analizuar efektin e kredive

në ekonomi dhe, hulumtimeve të ndryshme nga institucione si: Raiffeisen Research në vendet

në rajon dhe vendet e zhvilluara dhe Bankës Botërore.

Mbledhja e informacioneve nga pyetësorët, mundëson që të bëhet një analizë më e thelluar

ndër-sektoriale e teknikave të menaxhimit të kredive dhe risqeve të ndryshme. Përdorimi i

kësaj teknike e ndihmon këtë punim të ketë përparësitë e veta për të kuptuar më mirë lidhur

me ngjashmëritë dhe dallimet e menaxhimit të kredive që e karakterizojnë këtë industri dhe

107

Page 118: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

për të analizuar të gjitha çështjet se si ky menaxhim ndikon në rritjen ekonomike dhe në bazë të

këtij menaxhimi, sa bankat janë të ekspozuara nga risqet e ndryshme, e posaqërisht ndaj riskut

kreditor. Për shkak se të gjitha bankat selitë qendrore i kanë në Prishtinë, autori nuk ka pasur

nevojë të administrojë pyetësorët në formën e intervistave personale, intervistave telefonike

apo edhe dërgimit postal (Mathers, Fox, Hunn, 2009), por është përdurur teknika e

shpërndarjes së pyetësorëve nëpër çdo bankë, për tu plotësuar nga vetë të intervistuarit, dhe

kjo ka mundësuar që mbledhja e të dhënave të jetë më e shpejtë. Gjithashtu, kjo ka mundësuar

që të kursehet koha për autorin. Mbledhja e informacioneve nga pyetësorët ishte efikase, sepse

të dhënat e krijuara nga këto gjetje mundësojnë nxjerrjen e konkluzioneve për gjithë industrinë

bankare.

Mbledhja e të dhënave nga pyetësori do të përpunohet duke përdorur Statistical Package for

Social Sciences (SPSS).

4.1.2 Modeli ekonometrik

Të dhënat që janë përdorur në analizën empirike për realizimin e studimit lidhur me efektin e

kredive në ekonomi, përfshijnë të dhënat në baza vjetore për periudhën 2006-2013 dhe janë të

mbledhura nga Banka Qendrore e Kosovës në mënyrë të agreguar. Por, gjithashtu, të dhënat

janë mbledhur në mënyrë të ndarë për kreditë e ndërmarrjeve dhe kreditë për ekonominë

familjare për shtatë bankat komerciale.

Studimet e shumta kanë adaptuar matje të ndryshme të kredive bankare. De Serresetal (2006)

dhe Levin (2005) kanë diskutuar relacionin midis kredive bankare dhe rritjes ekonomike. Matjet

tjera të rritjes përfshijnë GDP-në reale për kokë banori, faktorët total të produktivitetit, faktorët

e prodhimit të tilla si ndryshimet teknologjike dhe kapitali human (Chi-Chi, Anayochukën, 2013).

Ndoshta problem shumë i rëndësishëm në literaturën financë-rritje në tërësi është që teoria

dhe empirikja janë jo të lidhura. Derisa teoria fokusohet në efiçiencën financiare, kufizimet e të

108

Page 119: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

dhënave përcaktojnë fokusin e empirizmit tek të dhënat si; thellsia financiare (ndarja e kredive

në sektorin privat në GDP) ose madhësia (ndarja e aseteve bankare në GDP) (Bađun, 2009).

Studimet ekzistuese zakonisht përqendrohen në kapje të ndryshme sa i përket ndikimit të

kredive në rritjen ekonomike, si efiçienca e institucioneve financiare dhe e tregjeve financiare;

variablat monetare (M1, M2) në GDP; madhësia dhe likuiditeti i tregjeve të aksioneve, por këto

janë në dispozicion për pak vende dhe për periudhë më të shkurtër kohore; si dhe aftësitë

konkurruese të institucioneve financiare (Caporale, Rault, Sova, Sova, 2009).

Gjithashtu, rezultatet e para të hulumtimeve ekonometrike ishin të bazuara në cross-country

regressions. Kohëve të fundit, analiza panel dhe analiza time-series janë duke dominuar në

hulumtimet ekonometrike (Bađun, 2009).

Për të vlerësuar efektin e kredive se si do të ndikojnë në zhvillimin ekonomik, jemi bazuar në

modelin bivariet të zhvilluar nga Josephine në studimin lidhur me kreditë agregate bankare në

rritjen e ekonomisë nigeriane për periudhën 1992-2008. Në këtë punim do të përdoret një

model ekonometrik, që shërben për të vërtetuar hipotezat. Modeli ekonometrik i përdorur për

vlerësimin e analizës së të dhënave është një model i thjeshtë i regresionit OLS (metoda e

katrorëve të vegjël). Modeli është një model multivariet, ku variabël e varur do të jetë rritja

ekonomike dhe si variabël e pavarur do të jetë rritja e kredisë së brendshme agregate në

ekonomi dhe inflacioni. Mirëpo, autori ka bërë modifikimin e modelit sa i përket variablës së

varur, duke përdorur rritjen ekonomike (GDP-në nominale) dhe, gjithashtu, përveç ndikimit të

kredive agregate, është bërë zgjerimi i modelit duke bërë shpërbërjen e kredive në kredi për

ndërmarrjet dhe kredi për ekonomi familjare dhe ndikimin e tyre në ekonomi. Modeli i

regresionit OLS është përdorur për të përcaktuar ndikimin e variablave të pavarura në variablën

e varur në atë të rritjes ekonomike (specifikimi i modelit ekonometrik është i pasqyruar në

kapitullin 5). Gjithashtu, sipas (Bađun, 2009), ka shumë probleme lidhur me variablat

shpjeguese të përdorura në hulumtime: agregatët monetar, të cilët shpesh janë të përdorur në

literaturë, ndoshta nuk janë matje e mirë e ndërmjetësimit financiar sepse ata tregojnë

sigurimin e likuiditetit nga sistemi financiar; hulumtimet e shumta nuk vlerësojnë ndikimin e

109

Page 120: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

pavarur të huave të ndërmarrjeve dhe huave konsumuese; vendet tek të cilat të dhënat nuk

janë në dispozicion (zakonisht ekonomitë e pazhvilluara) janë të përjashtuara nga mostra, dhe

përfshirja e tyre ndoshta do të ndryshonte rezultatet; rritja e pjesës së kredisë për sektorin

privat nuk duhet të jetë një shenjë e rritjes së zhvillimit financiar. Përkundrazi, ajo mund të jetë

një shenjë e një krize të ardhshme financiare. Kjo është injoruar nga shumica e hulumtuesve.

Në këtë punim, do të merren në konsideratë, kryesisht: norma e kredive agregate në GDP si një

tregues i cili pasqyron thellësinë financiare, norma e kredive të ndërmarrjeve në rritjen

ekonomike, norma e rritjes së kredive të ekonomive familjare në rritjen ekonomike, si dhe

ndikimin e inflacionit (çmimet mesatare të konsumit) në rritjen ekonomike. Të dhënat e këtyre

variablave janë paraqitur më poshtë (ndërsa të gjitha të dhënat e variablave në baza vjetore

janë të pasqyruara në tabelen 5.1 në kapitullin 5).

Definimi i variablës së varur

Në studimin tonë, variablën e varur e kemi përcaktuar rritjen ekonomike. Rritja ekonomike

përkufizohet si ndryshim pozitiv në të ardhurat kombëtare ose nivelin e prodhimit të mallrave

dhe shërbimeve nga një vend gjatë një periudhe të caktuar kohore. (Anastasia, Chi-Chi,

Anaychukwu 2013). Ka modele të shumta të rritjes në literaturë. Megjithatë, nuk ka konsensus

se cila strategji do të arrijë sukses më të mirë. Modelet e rritjes përkatëse në këtë fushë janë

modeli neo-klasik i rritjes, dhe teoria endogjene e rritjes (Josephine). Dy ekonomistët Swan dhe

Solow, bënë kontribut të rëndësishëm në teorinë e rritjes ekonomike, e njohur si Teoria Neo-

Klasike. Teoria fokusohet në tre faktorët që ndikojnë në rritjen ekonomike: puna, kapitali dhe

teknologjia ose më specifikisht përparimet teknologjike (Wells). Të pakënaqur me supozimin e

progresit teknologjik egzogjen të modelit Solow-Swan, ekonomistët punuan për teknologjinë

endogjene në 1980. Ata zhvilluan teorinë e rritjes endogjene që përfshinë një shpjegim

matematikor të përparimit teknologjik. Ky model gjithashtu, përfshinë një koncept të ri të

kapitalit human, aftësitë dhe njohuritë që bëjnë punëtorët produktiv. Hulumtimet e bëra në

këtë fushë janë fokusuar në atë që rrit kapitalin njerëzor (p.sh. edukimi) ose ndryshimet

teknologjike (p.sh. inovacioni) (Wikipedia, The Free Encyclopedia).

110

Page 121: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

Definimi i variablave të pavarura

Variablat e pavarura të cilat do të përfshihen në modelin e regresionit OLS janë: a) kreditë e

sektorit publik, b) kreditë e sektorit privat: kreditë e ndërmarrjeve dhe kreditë e ekonomive

familjare, si dhe c) inflacioni.

Kreditë totale bankare

Kreditë totale bankare (kreditë e sektorit publik, kreditë e ndërmarrjeve dhe kreditë e

ekonomive familjare) në GDP, janë huadhëniet totale të mjeteve depozitare bankare në

sektorin privat dhe sektorin publik si raport ndaj GDP-së. Këto kredi pritet të kenë ndikim

pozitiv në rritjen ekonomike.

Kreditë bankare për sektorin publik

Kreditë bankare për sektorin publik në GDP, janë huadhëniet totale të mjeteve depozitare

bankare në sektorin publik si raport ndaj GDP-së. Pjesëmarrja e ulët e kredisë për sektorin

publik në nivelin e përgjithshëm të kredive, nuk pritet të ketë shumë ndikim në rritjen

ekonomike. Pvarësisht nga, avantazhet teorike të bankave me pronësi shtetërore në zgjerimin e

qasjes në kredi, ato janë konsideruar përgjithësisht si jo efikase dhe të prekshme nga

interferenca politike (Önder, Özyildirim). Mirëpo, në Kosovë që nga periudha e pas luftës, në

industrinë bankare nuk ka pasur banka me pronësi shtetërore, për të vlerësuar efikasitetin e

kredive në këtë sektor, dhe si rezultat i kësaj nga bankat me pronësi vendore dhe pronësi të

huaj, kriteret per vlerësimin kreditor në këtë sektor kanë qenë të njejta me kreditë e lejuara në

sektor të tjerë.

Kreditë bankare për sektorin privat

111

Page 122: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

Shumica e modeleve teorike me ndërmjetësimin financiar endogjen fokusohen në ndërmarrje

të cilat kanë nevojë për financim të jashtëm për qëllime investimi ose prodhimi (Levine, 2005).

Këto modele janë të motivuara nga vëzhgimi i kufizimeve të financimit të përjetuara nga

ndërmarrjet në shumë vende në zhvillim (McKinnon, 1973, cituar në Beck, Büyükkarabacak,

Rioja, Valev 2012).

Gjithashtu, në këtë punim do të analizohet ndikimi i pavarur i kredive për ndërmarrjet dhe i

ekonomive familjare në rritjen ekonomike. Analiza e këtyre dy llojeve të kredive nga aspekti i

vëllimit dhe dinamikës është me rëndësi, sepse nga rapoti i këtyre dy llojeve të kredive varet

zhvillimi i procesit të riprodhimit në ekonomi. Norma e kredisë për ndërmarrjet në raport me

GDP-në, janë kreditë e lejuara për ndërmarrjet nga bankat komerciale. Ky raport tregon

rëndësinë e ndërmjetësimit financiar në transferimin e mjeteve nga kursimtarët te investitorët.

Efektet e kredive për ndërmarrjet pritet të kenë ndikim pozitiv. Kreditimi për sektorin e

ekonomive familjare është rritur me kalimin e kohës dhe, në fakt, në shumë vende bankat japin

më shumë kredi për ekonomi familjare se sa për ndërmarrjet. Jappelli dhe Pagano (1994)

argumentuan se zbutja e kufizimeve të kredive në ekonominë familjare ul normën e kursimeve

me pasoja negative për rritjen ekonomike (cituar në, Beck, Büyükkarabacak, Rioja, Valev 2012).

Norma e kredive për ekonominë familjare në GDP, janë kreditë e lejuara për ekonominë

familjare nga bankat komerciale. Ky raport tregon vëllimin e mjeteve depozitare të lejuara për

blerjen e mallrave të konsumit të gjerë. Efektet e kredive të ekonomive familjare në rritjen

ekonomike ende janë të paqarta.

Inflacioni

Në ekonomi, inflacioni është një rritje e vazhdueshme në nivelin e përgjithshëm të çmimeve të

mallrave dhe shërbimeve në një ekonomi. Kur niveli i çmimeve ngritet, për një njësi monetare

mund të blehen më pak mallra dhe shërbime. Inflacioni i ulët apo i moderuar mund t’i

atribuohet luhatjeve në kërkesën reale për mallra dhe shërbime, ose ndryshimet në furnizimet

në dispozicion të tilla si gjatë skarciteteve (Wikipedia,The Free Encyclopedia). Gjithashtu,

inflacioni mat shkallën e pasigurisë për mjedisin e ardhshëm të tregut, dhe firmat bëhen më

112

Page 123: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

shumë të gatshme për të bërë angazhime afatgjata të drejtuara në praninë e ndryshueshmërisë

të lartë të çmimeve (Caporale, Rault, Sova, Sova, 2009). Prandaj, inflacioni (çmimet mesatare të

konsumit) si variabël shpjeguese pritet të ketë ndikim negativ.

4.1.3 Metoda cilësore

Për mbledhje të informacionit, përveç një pyetësori, autori ka realizuar edhe një intervistë të

strukturuar, e cila do të shërbejë si metodë cilësore, për të plotësuar më mirë dinamikën e

ndryshimeve në këtë sektor, si dhe për të kuptuar më mirë situatën në linja të veçanta të

industrisë.

Për të matur dhe vlerësuar përfshirjen e kredisë në sektorin e ekonomisë u mblodhën të dhëna

në lidhje me politikat kreditore, si dhe të dhëna të tjera të përgjithshme. Gjithashtu, janë bërë

edhe pyetje në lidhje me: produktet dhe shërbimet e ofruara, raportin sistematik të kredive ndaj

depozitave, sa ka kontribuar themelimi i Regjistrit të Kredive në rritjen e plasmanit kreditor,

sistemin informatik për historikun e kredibilitetit të klientëve, normat e provizionit për kreditë

nënstandarde, standardet dhe të humburat, pse është e rëndësishme rritja e depozitave me afat

mbi dy vite, a ekziston vendosja e limiteve në dhënien e kredive, cilat janë procedurat për

monitorimin e kredive etj. Intervistat gjysëm të strukturuara u realizuan në fund të vitit 2013 me

drejtorët e të gjitha bankave. Gjithashtu, si të dhënat dytësore në këtë studim do të përdoret

edhe literaturë nga institucionet tjera financiare ndërkombëtare, hulumtime tjera, siç janë:

Banka Botërore; Raiffeisen Research; dhe institucione të tjera kosovare, për sigurimin e të

dhënave lidhur me treguesit e ndryshëm ekonomik dhe industrinë bankare ( për më shumë

detaje referojuni intervistës së plotë në aneksin B).

Përveç intervistave me bankat komerciale, është zhvilluar edhe një intervistë në Bankën

Qendrore të Kosovës, e cila shërben për të kuptuar se: a janë marrë masat e nevojshme dhe

cilat janë kriteret nga ana e rregullatorit për zvogëlimin e risqeve në afarizmin bankar dhe cila

është politika operative dhe intermediare për realizimin e qëllimeve, për të arritur një

menaxhim efektiv tek industria bankare.

113

Page 124: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

Për realizimin e pyetësorit dhe intervistës u involvuan shtatë banka komerciale në Kosovë.

Autori nuk ka pasur mundësi që të realizojë këtë edhe në një bankë komerciale serbe.

Gjithashtu, pyetësori dhe intervista nuk ka mundur të realizohet edhe në një bankë turke, për

shkak të pamjaftueshmërisë të të dhënave, sepse është licencuar në fund të vitit 2013.

4.2 Kontributi i punimit

Ky punim kontribuon në literaturën ekzistuese në disa mënyra. Së pari, për shkak se industria

bankare në vendet e EQL-së, e posaçërisht në vendet e EJL6, ka një histori më të shkurtër të

funksionimit pas liberalizimit financiar. Por gjithashtu, hulumtimet empirike që mbulojnë

industrinë bankare në këto vende janë më të limituara.

Shumica e hulumtimeve kryesisht janë bërë në periudhat e hershme të tranzicionit e deri në

periudhën para krizës financiare të vitit 2007/08, ndërsa pas kësaj periudhe, literatura e mbulon

më pak këtë fushë dhe disa nuk janë hulumtime empirike, ku më tepër fokusi ka qenë në

studime më gjithëpërfshirëse të bankave në vendet e EQL-së si: zhvillimi i industrisë bankare në

EQL (Banincova, 2012, Von Hagen, Dinger, 2005, Bonin Hasan, Wachtel, 2013), çfarë ka nxitur

zhvillimin e kredive për sektorin privat në EQL dhe EJL (Eller, Frõmmel, Srzentic (2011), ndikimi i

bankave të huaja dhe performancat e tyre (Liuhto, Sõrg, Uiboupin, 2006, Erina, 2013),

depërtimi i bankave të huaja dhe kreditë në sektorin privat, (de Haas, van Leluveld, 2004),

efikasiteti i bankave në EJL (Fang, Hasan Marton, 2011), përcaktuesit e margjinës neto të

interesit (Dumičid, Ridzak, 2012). Ndërsa, sa i përket studimeve të cilat kanë të bëjnë me

ndikimin e kredive në zhvillimin ekonomik, të cilat kryesisht janë të fokusuara në regjionin e

EQL-së por jo edhe në regjionin e EJL-6, gjithashtu janë shumë të pakta si: Bajraktarovid,

Paunovid, Ječmenica, (2013), Boissay, Calvo-Gonzales, Koźluk (2005), Kiss, Nagy, Vonnak (2006),

Caporale, Rault, Sova, Sova, (2009), Laidroo. Gjithashtu, edhe hulumtimet në fushën e risqeve

të ndryshme bankare në EQL janë edhe më tepër të limituara: për riskun kreditor (Hilbers,

Otker-Robe, Basioglu dhe Johnsen (2005), Houbenova-Delisivkova (2014), Cocozza, Colabella

114

Page 125: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

dhe Spadafora (2011), Aver, Haselman dhe Wachtel (2006); për riskun e likuiditetit, Gatev,

Schuermann, Strahan (2006), Dinger (2007), Mili dhe Sahut (2014), Aliu (2011), Kolar, Živkov,

Momčilovid (2011); dhe për riskun e normës së interesit, Ėgert, Crespo-Cuaresma dhe Reininger

(2006), Kotlebová. Prandaj, për shkak të mungesës së hulumtimeve në këtë fushë, autori në

këtë punim do të analizojë mënyrat e menaxhimit të industrisë bankare lidhur me risqet e

ndryshme dhe ndikimin e huazimit të kredive në zhvillimin ekonomik.

Së dyti, pasi që në Kosovë asetet e industrisë bankare janë deri në 90.5për qind në pronësi të

huaj, është me rëndësi të hulumtohet se si bankat me pronësi të huaj ndikojnë në stabilitetin e

sistemit financiar dhe cili është kontributi i tyre në ekonominë e vendit.

Së treti, për shkak të rëndësisë së madhe që ka industria bankare në një vend, një studim i tillë

është i nevojshëm dhe do të jetë një kontribut modest në rritjen e aftësisë së menaxhimit të

bankave, në uljen e nivelit të riskut kreditor në një mënyrë të qëndrueshme, të besueshme dhe

të vlefshme, që do të sigurojë nivelin e përparuar të sofistikimit të matjes së riskut të kredisë

dhe menaxhimit në vitet e ardhshme.

Së katërti, hartimi i pyetësorit dhe bankat e intervistuara përfshijnë biznese të cilat janë me

fushëveprimtari të ndryshme, por edhe me ndryshime sa i përket nivelit të zhvillimit të tyre,

periudhës kohore të funksionimit të tyre dhe me histori të ndryshme. Dhe, si rezultat i kësaj, ky

diversitet e bën më të lehtë krahasimin sa i përket ofrimit të produkteve dhe shërbimeve të

ndryshme.

Së pesti, ky punim mund të shërbejë si pikënisje edhe për hulumtime të tjera akoma më të

zgheruara në këtë fushë, sidomos në fushën e menaxhimit të risqeve dhe rolit të kredive në

ekonomi.

4.3 Kampioni

Për vërtetimin e hipotezave, grumbullimin e të dhënave lidhur me kreditë totale, autori ka

tentuar ta realizojë nëpërmjet pyetjeve të parashtruara në pyetësor. Mirëpo, për shkak se disa

banka janë përgjigjur duke ofruar të dhënat në shuma absolute, ndërsa të tjerat duke ofruar të

115

Page 126: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

dhënat në përqindje, për autorin ka qenë e pamundur që këto të dhëna t’i përdorë për

realizimin e studimit empirik. Si rezultat i kësaj, me qëllim që analiza të jetë më reale dhe

vlerësimi të jetë sa më i saktë, autori të dhënat e përdorura për variablën e pavarur (kreditë

agregate, por edhe kreditë për ndërmarrjet dhe kreditë për ekonominë familjare) i ka mbledhur

nga burimet sekondare të siguruara nga Banka Qendrore, për shkak se në këtë institucion të

dhënat kanë qenë të kompletuara.

Për të analizuar politikat e menaxhimit të industrisë bankare dhe ndikimin e këtyre politikave

në ekonomi dhe riskun bankar, si dhe për të kuptuar dallimet ndër-sektoriale, është zgjedhur

një kampion jo i rastësishme i bankave. Kjo nuk është bërë për të arritur madhësinë e mostrës

në një mënyrë relativisht të shpejt dhe jo të kushtueshme, por për shkak të popullacionit

relativishtë të vogël të bankave. Gjithashtu, aryeja tjetër është për shkak se tre bankat tjera të

cilat nuk janë përfshi në kampion nuk kanë të dhëna të mjaftueshme për të realizuar pyetësorin

dhe intervistën. Shmangja e mostrës nuk ka ndodhur, sepse të gjitha bankat e përfshira në

mostër janë karakteristikë (p.sh. reflektojnë) e popullacionit dhe kjo ka mundësuar mbledhjen e

të dhënave dhe informacioneve të përdorshme, për të siguruar më shumë njohuri në dukuritë

që do të studiohen (Laerd, 2012). Përveç një banke, e cila nuk është me seli në Prishtinë, dhe

autori nuk ka mundur të ketë qasje, të gjitha bankat e tjera selitë qendrore i kanë në Prishtinë,

prandaj edhe nuk ka qenë shumë i vështirë realizimi i pyetësorëve dhe intervistave. Kjo ka bërë

që kostoja e administrimit të pyetësorëve të jetë e ulët, gjithashtu, kjo ka ndikuar edhe në

kursimin e kohës. Bankat me të cilat janë realizuar intervistat dhe pyetësorët janë: Banka TEB;

Banka Kombëtare Tregtare (BKT); Banka Raiffeisen; Banka NLB Prishtina; Banka Ekonomike;

Banka private e Biznesit (BpB); dhe Banka ProCredit. Të gjitha bankat organizohen si shoqëri

aksionare ku të gjitha aksionet regjistrohen në emër të pronarëve të tyre ekzistues. Tetë banka

janë me pronësi të huaj, një me pronësi vendore dhe një me pronësi të përzier, ku pjesa më e

madhe e kapitalit përbëhet nga kapitali vendor. Organet e bankës janë: mbledhja e

përgjithshme e aksionarëve; bordi i drejtorëve; dhe menaxhmenti i lartë. Bankat zhvillojnë

aktivitetet e tyre në përputhje me politikat dhe procedurat e shëndosha, kërkesat e ligjit bankar

si dhe rregulloret dhe urdhëresat në fuqi (Ligji për bankat, nr. 04/L-093). Infrastruktura e

116

Page 127: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

bankave në vend, vazhdimisht ka vazhduar me zgjerimin, me qëllim që sektori i popullësisë dhe

bizneseve të kenë qasje më të leht në shfrytëzimin e shërbimeve financiare.

Nga shtatë pyetësorë të shpërndarë te bankat komerciale, janë mbledhur përgjigjet e

përdorshme. Kjo përfaqëson një normë të kthimit të pyetësorëve prej 100për qind. Gjithashtu,

të gjitha intervistat janë realizuar suksesshëm. Kjo përfaqëson një normë të suksesit prej

100për qind.

Për të rritur nivelin e saktësisë së të dhënave të marra në studim, me rëndësi është edhe matja

e shkallës së mospërgjigjeve të pyetësorëve dhe intervistave. Shkalla e kthimit të përgjigjeve

për pyetësorin ishte 99,05për qind, ndërsa shkalla e kthimit të përgjigjeve për intervistën ishte

99,08për qind. Disa prej bankave nuk iu përgjigjën disa pyetjeve, e sidomos atyre në lidhje me

metodat të cilat i përdorin për menaxhimin e risqeve.

Nga ana tjetër, përveç bankave të nivelit të dytë, autori ka përzgjedhur edhe Bankën Qendrore

për intervistë.

4.4 Kufizimet e punimit

Gjatë realizimit të këtij punimi, autori ka hasur në disa kufizime, disa prej të cilave janë:

Duke pasur parasysh se koha e funksionimit të industrisë bankare është relativisht e shkurtër,

së pari, qëllimi i autorit ka qenë që analiza lidhur me ndikimin e kredive në rritjen ekonomike të

realizohet nga viti 2000 deri në 2014. Sa i përket të dhënave lidhur me kreditë, autori ka arritur

të mbledhë të dhënat për këtë periudhë kohore, por duke marrë parasysh se menjëherë pas

çlirimit të vendit në 1999, llogaritja e Bruto Produktit Vendor kanë qenë në kompetencë të

organeve përkatëse ndërkombëtare deri në vitin 2004, për këtë periudhë autori nuk ka mundur

të sigurojë të dhënat. Gjithashtu, për shkak se GDP-ja reale nuk mund të llogaritet, për të

studiuar ndikimin e kredive në rritjen ekonomike, si të dhëna për hulumtim nuk ka mundur ta

përdorë GDP-në reale nëpër vite, por rritjen ekonomike dhe, si rezultat i kësaj, autori ka qenë i

detyruar që të përdorë vetëm periudhën 2006-2013.

117

Page 128: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

Së dyti, si në të gjitha vendet në tranzicion, edhe në Kosovë problemet kryesore gjatë

hulumtimeve tek studiuesit kanë të bëjnë me mungesën e të dhënave dhe me saktësinë e

informacionit. Ndërsa, sa i përket të dhënave dhe saktësisë së tyre lidhur me kreditë e lejuara

për sektorin privat dhe ekonomitë familjare, që informacioni të jetë më i saktë, autori sigurimin

e këtyre të dhënave e ka bërë në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës nga 2000-2014.

Mirëpo, për shkak të mungesës së të dhënave në GDP nga viti 2000-2014, autori ka qenë i

detyruar ta përdorë periudhën e cekur më lart.

Së treti, për realizimin e analizës empirike, autori ka pasur qëllim të përdor të dhënat në baza

tremujore për kreditë agregate dhe ndarjen e tyre në kredi për ndërmarrje dhe ekonomi

familjare për të përcaktuar efektin e tyre në rritjen ekonomike, mirëpo kjo nuk ka mundur të

realizohet për shkak të mungesës së të dhënave në baza tre mujore të GDP-së nominale.

Së katërti, gjatë realizimit të pyetësorit dhe intervistës autori ka hasur në vështirësi, për shkak

të mosreagimit të dy bankave për realizimin e pyetësorit, kështu që kjo ka marrë një kohë të

gjatë derisa është kompletuar në tërësi plotësimi i tyre. Autori ka qenë këmbëngulës që

plotësimi i tyre të ndodhë, për shkak se ende ekziston një numër i vogël i bankave të cilat

operojnë në vend. Ky insistim është bërë me qëllim që marrja e përgjigjeve nga realizimi i

pyetësorit të jetë nga të gjitha bankat, me qëllim që të kemi mundësi të bëjmë një krahasim

midis bankave lidhur me mënyrat e funksionimit të tyre. Gjithashtu, qëllimi tjetër ka qenë për

shkak se dy bankat të cilat janë licencuar dy vitet e fundit ende nuk janë në funksion të

realizimit të mjaftueshëm të kërkesave të klientëve, por edhe të ekonomisë në përgjithësi.

Së pesti, duke pasur parasysh situatën politike e cila mbizotëron në veri të Mitrovicës, autori

nuk ka pasur mundësi, për shkak të rrethanave politike, ta realizojë pyetësorin dhe intervistën

në një bankë me pronësi serbe.

Së gjashti, gjatë realizimit të studimit, autori është detyruar të sigurojë të dhënat në vitin 2013,

për shkak se vlerësimet vjetore të Bankës Qendrore, por edhe të institucioneve të tjera

financiare ndërkombëtare, bëhen me vonesë.

118

Page 129: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

4.5 Vlerat teorike dhe praktike të punimit

Vlerat teorike të punimit janë si në vijim:

Duke pasur parasysh se rolit të ndërmjetësimit financiar në rritjen dhe zhvillimin

ekonomik i është kushtuar një rëndësi më e madhe gjatë njëzet viteve të fundit, do të

jepet një përmbledhje e literaturës lidhur me ndikim e kreditimit në ekonomi. Me

paraqitjen e krizës së fundit financiare globale të vitit 2007/09, do të pasqyrohet se në

çfarë mase ka qenë ndikimi i kreditimit në rritjen ekonomike para dhe pas krizës

financiare në vendet e EQL-së dhe në vendet e zhvilluara.

Për shkak se shumica e vendeve në EQL kanë një periudhë më të shkurtër kohore të

funksionimit të industrisë bankare sipas ekonomisë së tregut, gjithashtu do të jepet një

përmbledhje e literaturës lidhur me menaxhimin e risqeve të ndryshme, e në veçanti të

riskut kreditor.

Do të jetë një pasurim i literaturës, duke pasur parasysh se nuk ka një konsensus në

mesin e hulumtuesve sa i përket zhvillimit të ndërmjetësimit financiar në ekonomi.

Gjithashtu, sipas shumë studiuesve, ndikimi i kreditimit në ekonomi mund të ketë efekte

të ndryshme në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim. Ky studim do të jetë një plotësim në

literaturë edhe në këtë aspekt.

Rritja e nivelit të kredive joperformuese ka ndikim në rritjen e potencialit kreditor në një

ekonomi. Si rezultat i kësaj, do të shërbejë si bazë krahasimesh midis vendeve të

zhvilluara dhe në zhvillim, sa i përket mënyrave të menaxhimit të risqeve dhe, gjithashtu,

për të bërë një krahasim lidhur me teknikat e menaxhimit që përdoren për të

parashikuar sesa duhet të jetë kapitali rregullativ për humbjet e papritura dhe

provizionet për humbjet e pritura lidhur me kreditë joperformuese.

Realizimi i studimit do t’i shërbejë institucioneve të ndryshme financiare dhe

jofinanciare, e posaçërisht industrisë bankare dhe organeve rregullative, pasi që

financimi i ekonomisë së Kosovës varet pothuajse tërësisht nga industria bankare dhe jo

nga sistemi financiar i bazuar në tregun e kapitalit dhe tregun monetar.

119

Page 130: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

Përveç objektivave të përcaktuara në punim, gjithashtu, ato do të plotësohen për të pasqyruar në mënyrë sa më të plotë politikat e përgjithshme të menaxhimit.

Vlerat praktike të punimit

Sa i përket ndikimit të kredive në ekonomi, studimet empirike në këtë fushë të studimit

mungojnë, e në veçanti aplikimi i serive kohore duke përdorur regresionin linear.

Prandaj, ky studim do të ketë vlera praktike për Bankën Qendrore dhe industrinë

bankare, por edhe për të gjithë të interesuarit të cilët synojnë të studiojnë fushën

financiare, në veçanti industrinë bankare.

Studimi mendojmë se do të shërbejë për diskutime shkencore nga të gjitha institucionet

financiare: si nga organet menaxhuese të Bankës Qendrore dhe industrisë bankare,

institucionet jofinanciare, institucionet shtetërore dhe studiuesit të cilët janë të

interesuar në fushën e ekonomisë.

Duke pasur parasysh rrethanat nëpër të cilat ka kaluar ekonomia e Kosovës, ku çdo gjë

ka filluar nga zeroja nga fundi i vitit 1999, ky punim do të ketë vlera praktike për shkak

se industria bankare ka qenë burimi kryesor i financimit të ndërmarrjeve dhe ekonomive

familjare dhe një nga kontribuesit më me rëndësi në GDP.

Rezultatet e arritura nga ky studim do të shërbejnë për organet rregullative që të

hartojnë teknika menaxhimi të cilat do të ndihmojnë që ekspozimi i bankave ndaj riskut

të jetë minimal, në veçanti ndaj riskut kreditor. Gjithashtu, tematika e studimit do të

ketë rëndësi edhe lidhur me atë se si kërkesat rregullative për kapital do të ndikojnë në

industrinë bankare sa i përket dhënjes së kredive.

Në bazë të rezultateve të studimit, për industrinë bankare por edhe për organet

rregullative, do të jetë e dobishme që gjatë hartimit të politikave strategjike të

përcaktojnë se në cilat lloje të kredive do të orientohen sipas sektorëve ekonomikë, por

gjithashtu, edhe në lejimin e kredive sipas afatit të maturimit.

Në këtë studim qëllimi është që të propozohet se cilët sektorë të ekonomisë janë më të rëndësishëm që industria bankare të kontribuojë në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

120

Page 131: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Metedologjia e studimit

Gjithashtu, synimi është që të propozohet për organet rregullative dhe politikëbërësit,

se cilat janë masat e duhura të cilat duhet t’i ndërmarrin me qëllim që sektori privat të

ketë lehtësira në qasjen e financimit në industrinë bankare.

Në bazë të rezultateve të hulumtimit synohet të arrihet në disa rekomandime të cilat kanë

të bëjnë me politikëbërësit dhe gjyqësorin, cili do të jetë ndikimi i tyre që mbrojtja e

kreditorëve të jetë më e mirë, dhe sa do të kontribuojë kjo mbrojtje që niveli i kredive të

ketë pjesëmarrje më të lartë në ekonomi.

121

Page 132: Aspects of Banking Management Afaraizimit

KAPITULLI

5

FAKTE DHE ANALIZË

NDIKIMI I KREDIVE NË RRITJEN EKONOMIKE

5.1 Ndërmjetësimi financiar nga bankat komerciale

Ajo çfarë i dallon bankat nga të gjitha institucionet e tjera financiare dhe jofinanciare dhe i bën

si ndërmarrje specifike “sui generis” është fakti se këto institucione kryejnë funksionin e

ndërmjetësimit financiar. Pra, ndërmjetësojnë ndërmjet sektorëve ekonomikë, të cilët kanë

tepricë të mjeteve financiare dhe të njëjtat mjete i transmetojnë te sektorët ekonomikë të cilët

kanë mungesë të mjeteve financiare.

Në vendet me ekonomi të tregut të zhvilluar, aftësia e bankave gjatë kryerjes së operacioneve

afariste sot shihet edhe në mundësinë e transformimit të strukturës së afatit të mjeteve, pra

burimet e mjeteve afatshkurtra në huazimin e mjeteve me afat më të gjatë.

Sipas hulumtimeve të fundit, aktiviteti ekonomik i një vendi nuk mund të paramendohet pa

kredi. Që të realizohet ky qëllim, është me rëndësi që niveli i kredive t’i përgjigjet rritjes së

procesit të riprodhimit në mënyrë të vazhdueshme dhe mjetet të huazohen në sektorë

ekonomikë, të cilët llogariten si katalizatorë të përshpejtimi të rritjes ekonomike.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mundësinë e qasjes në financa në tregjet financiare e kanë

shumë të kufizuar, kështu që rritja dhe zhvillimi i tyre është shumë i varur nga qasja e kredive

në industrinë bankare jo vetëm në vendet në zhvillim por edhe në ato të zhvilluara. Kreditë për

122

Page 133: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

mjete qarkulluese (si blerja e lëndës së parë, gjysmë-produkteve apo produkteve të gatshme),

kontribuojnë në ekspansionin e tyre, sidomos te ndërmarrjet e reja të sapoformuara.

Kreditë e dhëna mund të jenë me afate të ndryshme maturimi, por zakonisht ato ndahen në

kredi me afat tëshkurtër, afat të mesëm dhe kredi afatgjata. Për ekonominë e një vendi, kreditë

afatgjata kontribuojnë në financimin e projekteve të investimeve të ndryshme. Mirëpo, pasi që

këto kredi janë shumë të rëndësishme për ekonominë dhe mirëqenien sociale në një vend, këto

projekte investive bankat duhet t’i shqyrtojnë dhe t’i analizojnë me qëllim që ky investim në të

ardhmen të jetë në harmoni me zhvillimin ekonomik. Gjithashtu, kreditë klasifikohen në

mënyra të ndryshme: si kreditë konsumuese, kreditë komerciale, kreditë hipotekare, linjat e

ndryshme kreditore, kreditë për prodhuesit bujqësorë etj. Teoria në lidhje me kreditë i ka ndarë

ato në: kredi konsumuese dhe kredi për sektorin privat dhe ndikimin e tyre në ekonomi.

Ndërsa, hulumtimet empirike më tepër kanë bërë agregimin e llojeve të kredive për të treguar

kontributin e tyre në rritjen ekonomike.

Në literaturën empirike, rritja e kredive në GDP është matur nëpërmjet variablave të ndryshme

monetare dhe variablave të industrisë bankare. Si të dhëna monetare janë marrë agregatët

monetarë, si M1, i cili është i barabartë me paranë e gatshme dhe depozitat në të parë

(depozitat në llogarit rrjedhëse), M2, i cili është i barabartë me M1 dhe depozitat e kursimit dhe

depozitat e tjera të paafatizuara. Ndërsa, si variabla të industrisë bankare janë marrë kreditë

bankare në GDP, si kreditë e sektorit privat në GDP, norma e detyrimeve afatshkurtra (likuide)

në GDP, asetet bankare (madhësia e bankave) në GDP, si dhe likuiditeti i tregjeve të aksioneve.

Mirëpo, në vendet në zhvillim disa nga këto variabla kanë kufizime apo nuk mund të përdoren,

për shkak se politika monetare nuk i harton dhe zbaton shumë instrumente financiare, të cilat

përdoren në vendet e zhvilluara, por, gjithashtu, edhe tregjet financiare nuk janë të zhvilluara

krahasuar me vendet e zhvilluara.

Qëllimi i këtij punimi është që, përveç ndikimit të kredive agregate në ekonomi, analiza të

zgjerohet edhe në zbërthimin e tyre në kredi për sektorin privat dhe ekonomi familjare. Ende

nuk ka një konsensus për hulumtimet e shumta që janë bërë gjatë njëzet viteve të fundit në

123

Page 134: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

lidhje me rolin e ndërmjetësimit financiar në ekonomi. Mirëpo, që kreditë të kenë efektin e vet,

me rëndësi është edhe stabiliteti ekonomik dhe stabiliteti i vet industrisë bankare, por edhe

kualiteti i shpërndarjes së kapitalit në ekonomi, sesa vëllimi i kredive të plasuara. Për këtë

arsye, autori në këtë punim fokusohet në rolin e aktivitetit kreditor dhe pjesëmarrjen e tij në

rritjen ekonomike.

5.2 Sistemi kreditor në vendet në zhvillim

Në periudhat e hershme të tranzicionit, ndërmjetësimi financiar në vendet e EQL-së ishte në

nivel të kënaqshëm deri në vitin 1990. Mirëpo, pas kësaj periudhe ka pasur një rënie të thellimit

financiar në krahasim me vendet e zhvilluara. Këto vende janë karakterizuar me heterogjenitet

edhe në nivel të bankave individuale, si në aspektin e dhënieve të kredive, ashtu edhe në

mobilizimin e mjeteve depozitare. Mirëpo, pavarësisht këtyre ngecjeve, industria bankare në

këto vende ishte në rrugën e duhur të zhvillimit të bazuar në treg dhe stabiliteti bankar, ishte në

rritje me kalimin e kohës, e sidomos pas vitit 2003. Industria bankare pjesën më të madhe të

burimeve të mjeteve e siguron nëpërmjet depozitave, të cilat llogariten si mjete më të

qëndrueshme dhe kanë një kosto më të ulët. Gjatë kësaj periudhe ekonomitë e vendeve të EQL-

së përjetuan ekspansion dhe, në të njëjtën kohë, erdhi edhe deri te rritja e kërkesës për kredi.

Me rritjen e kërkesës për kredi erdhi deri te ekspansioni i kredive të huazuara dhe, si rezultat,

erdhi deri te rritja e kredive joperformuese.

Me qëllim të arritjes së ekuilibrit duke rritur kreditë në sektorë të ndryshëm në vendet e EQL-së

në periudhat postkomuniste, kanë dominuar kreditë për ekonomitë familjare e sidomos kreditë

konsumuese dhe kreditë hipotekare, mirëpo kreditë në raport me GDP-në ende nuk e kanë

nivelin e vendeve të zhvilluara. Për zgjerimin e kredive të ekonomive familjare ndikim të madh

ka pasur hyrja e bankave të huaja. Arsyeja qëndron në faktin se këto kredi kanë qenë më të

siguruara, për shkak të aplikimit të teknologjisë informatike bankare, ndërsa kreditë tek sektori

privat kanë qenë më pak të siguruara, për shkak të mosekzistimit të marrëdhënieve klient-

bankë, sepse në këtë rast banka duhet të bëjë analiza dhe zgjedhje unike për çdo klient dhe në

124

Page 135: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

këtë rast kostoja për bankat është shumë më e madhe. Në këto vende, sidomos në vendet e

EJL-së, kemi edhe rritjen e zgjerimit të kredive dhe depozitave në valutë të huaj. Me hyrjen e

bankave të huaja, është rritur ndjeshëm edhe ofrimi i shërbimeve të ndryshme financiare, të

cilat kanë munguar nga bankat shtetërore dhe bankat me pronësi vendore.

Sipas Duničid, Ridzak (2012), kostoja e afarizmit të bankave gjatë ndërmjetësimit financiar është

një determinues kryesor i kostos së financimit. Sepse, sa më e madhe të jetë kjo kosto, aq më e

ulët do të jetë edhe shpërndarja e kapitalit në investime të ndryshme dhe kjo do të ndikojë në

shkallën dhe orientimin e veprimtarisë ekonomike. Bankat e huaja në vendet e EQL-së, në bazë

të studimeve, ka rezultuar që të kenë shpenzime më të mëdha për arsyet e cekura më lart në

krahasim me bankat me pronësi vendore. Në këto vende marzhat e larta të interesit nga bankat

e huaja reflektojnë edhe efikasitetin në nivel më të ulët, për shkak të kostos së lartë e cila vjen

si rezultat i menaxhimit joefikas të shpenzimeve operative. Në vendet në zhvillim rëndësi ka

edhe stabiliteti politik, ekonomik, konkurrenca, risku i konsumatorit, sepse nga këta faktorë

varet edhe potenciali i kredisë dhe stabiliteti i industrisë bankare. Mirëpo, në mënyrë graduale

deri në ditët e sotme ka ardhur deri te përmirësimi i efikasitetit të industrisë bankare në vendet

e EQL-së. Ndërsa, në vendet e zhvilluara, ku konkurrenca në industrinë bankare është më e

madhe, bankat përfitojnë nga ulja e kostos së ndërmjetësimit financiar dhe karakterizohen me

marzha më të ulëta të interesit.

Në vendet e EQL-së, bankat me pronësi të huaj kanë treguar profitabilitet më të lartë në

krahasim me bankat me pronësi vendore. Sipas studimeve, hyrja e bankave të huaja në vendet

në zhvillim ndikon në zvogëlimin e të ardhurave për industritë bankare më pak të zhvilluara,

ndërsa e kundërta është në vendet e zhvilluara. Gjithashtu, edhe diferenca midis normave të

interesit në kredi dhe depozita ende mbetet e lartë, që është një nga pengesat kryesore për

sektorin privat që të ketë qasje në burimet e jashtme të financimit. Kjo qasje në financa është e

rëndësishme duke marrë parasysh se në EQL, por edhe në vendet e Evropës në përgjithësi,

dominon industria bankare në sistemin financiar dhe kjo më së lehti mund të identifikohet

125

Page 136: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

nëpërmes pjesëmarrjes së aseteve të industrisë bankare në asetet e përgjithshme të sistemit

financiar.

Mirëpo, për vendet e EQL-së është i rëndësishëme dhe përcaktimi i raporteve të kredive në

GDP dhe ndikimi i tyre në veprimtarinë ekonomike, sepse deri në periudhën e krizës financiare

2007/08, zgjerimi i kredive por edhe zhvillimi ekonomik ishte në një nivel më të lartë sesa pas

kësaj periudhe. Prandaj, është shumë e vlefshme që edhe hulumtimet empirike të bëhen gjatë

këtyre dy periudhave, me qëllim të përcaktimit se në cilën periudhë kreditë bankare kanë

ndikuar më tepër në rritjen e ekuilibrit të raportit kredi/GDP dhe pse. Prandaj, edhe në këtë

punim autori do të analizojë rastin e Kosovës, lidhur me aktivitetin dhe politikat kreditore në

industrinë bankare, për të kuptuar në përgjithësi mënyrat e menaxhimit të tyre (menaxhimi i

politikave kreditore më gjerësisht do të analizohet në pjesën e VI-të të punimit). Për këtë arsye

do të përdoren metoda të thjeshta statistikore për të identifikuar lidhjet midis efikasitetit të

aktivitetit kreditor dhe drejtimit të veprimtarisë ekonomike. Gjithashtu, qëllimi kryesor në këtë

analizë është edhe efekti i rritjes së kredive në GDP, ku ky raport do të testohet nëpërmjet

regresionit OLS.

5.3 Lidhja ndërmjet kredive dhe zhvillimit ekonomik

Literatura e mësipërme ka treguar efektin e lartë që e kanë kreditë për të nxitur zhvillimin

ekonomik të një vendi dhe rritjen e mirëqenies sociale. Gjithashtu, literatura ka treguar se

kreditë janë me peshë shumë të madhe në vendet në zhvillim dhe në ato në tranzicion. Në

tranzicionin e hershëm industria bankare në vendet e EQL-së arriti një ekuilibër të thellimit

financiar, mirëpo kjo u ndërpre pas viteve 1990. Mirëpo, me tejkalimin e krizës, kreditë prapë e

arritën nivelin e rritjes dhe në këto vende u arrit që të ketë një stabilitet të sistemit bankar, i cili

ishte më i theksuar pas vitit 2003 dhe vazhdoi deri në paraqitjen e krizës financiare të vitit

2007/08.

Pasi që shumica e hulumtimeve empirike janë të fokusuara në ndikimin e kredive agregate në

ekonomi, qëllimi i autorit ka qenë që, përveç studimit të këtij raporti, ta zgjerojë analizën edhe

126

Page 137: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

në shpërbërjen e kredive totale për të vlerësuar ndikimin e pavarur të huadhënies bankare për

ndërmarrjet dhe huadhënien bankare për ekonomitë familjare. Arsyeja pse është ndërmarrë

një analizë e tillë është që të vërtetohet efekti i pavarur i këtyre dy komponentëve në rezultatet

e ekonomisë.

Gjithashtu, arsyeja tjetër është edhe ajo se në literaturën empirike mungojnë hulumtime të

këtij niveli. Beck, Büyükkarabacak, Rioja dhe Valev (2012) ishin të parët që e ndërmorën një

studim të tillë në 45 vende te zhvilluara dhe në zhvillim, duke bërë ndarjen e kredive dhe

ndikimin e tyre në GDP-në për kokë banori, rritjen e industrisë dhe ndryshimet në pabarazinë e

të ardhurave.

Qëllimi i autorëve është të bëjnë edhe një krahasim me vendet e zhvilluara lidhur me

pjesëmarrjen e këtyre dy llojeve të kredive në ekonomi. Në cilat lloje të kredive bankat

drejtohen më tepër dhe pse? A është i varur zhvillimi i ekonomisë së tyre nga kreditë apo kemi

drejtimin e kundërt?

Për të përcaktuar efikasitetin e ndërmjetësimit financiar (madhësia e bankave, kreditë për

sektorin privat, struktura e sektorit bankar) në rritjen ekonomike janë përdorur modele të

ndryshme si: regresionet e ndryshme ndërvendore, analiza dinamike e të dhënave, analiza

panel, testi Granger, analiza e serive kohore. Analiza e serive kohore është metoda më e

përshtatshme për vende individuale, për të përcaktuar efektin e ndërmjetësimit financiar në

ekonomi.

Sipas modelit të përdorur në studim, autori mund të përcaktojë vetëm lidhjen midis variablave,

ndërsa jo edhe shkakësinë, për të treguar se zhvillimi financiar e ndihmon rritjen ekonomike

apo rritja ekonomike ndikon në zhvillimin financiar. Mirëpo, në bazë të hulumtimeve empirike

në EQL me rritjen ekonomike, vjen deri te rritja e kërkesës për kredi. Arsyeja pse autori është

bazuar në këtë analizë është edhe ajo se prej dhjetë bankave, të cilat operojnë në vend, vetëm

një bankë (Banka Ekonomike) është me pronësi dhe me kapital 100për qind vendor, ndërsa

banka tjetër (Banka Private e Biznesit) është me 90për qind të kapitalit vendor dhe 10për qind

127

Page 138: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

është kapital i huaj. Të gjitha bankat e tjera janë me pronësi dhe kapital të huaj. Prandaj, edhe

qëllimi është që të studiohet se: A ndikon pronësia e bankave të huaja në rritjen e aktivitetit

huadhënës dhe cili është efekti i tyre në ekonominë e vendeve pritëse?

Hulumtimet empirike jo të mjaftueshme në këtë fushë sa i përket rritjes së nivelit të

ndërmjetësimit financiar në vendet e EQL-së, e posaçërisht në Kosovë, do të jenë të dobishme

edhe për hartuesit e politikave shtetërore, për shkak të rolit që luajnë kreditë në përcaktimin e

drejtimit ekonomik. Mirëpo, pasi që në vend politika monetare-kreditore është e kufizuar në

aplikimin e disa instrumenteve të politikës monetare-kreditore për të ndikuar në rritjen e

vëllimit të kredive, një mundësi tjetër është që BQK-ja të ndryshojë strukturën bankare. Edhe

pse koncentrimi bankar ka trend të rënies nga viti në vit, mbetet ende i lartë në vend, në

krahasim edhe me vendet e rajonit, duke marrë parasysh edhe atë se dy bankat e fundit që janë

licencuara ende nuk janë funksionale në nivelin e bankave të tjera. Prandaj, rritja e

konkurrencës ka të bëjë me uljen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga

bankat, e cila do të rezultojë me rritjen e kërkesës për kredi dhe realizimin e qëllimeve për

sektorin e popullsisë dhe ekonomisë. Duke marrë parasysh se sistemi financiar në vend është i

bazuar në industrinë bankare, rritja e konkurrencës në këtë industri do të ndikonte në

lehtësimin e qasjes të NVM-ve në financa. Sipas studimeve, në vendet e zhvilluara dhe në

zhvillim për NVM-të burimi kryesor për të siguruar burimet e financimit nga jashtë janë

huamarrjet e siguruara nga bankat. Sipas studiuesve, edhe në qoftëse tregu i kapitalit dhe

obligacioneve janë të zhvilluara, këto tregje nuk mund të sigurojnë financimin për ndërmarrjet

e vogla dhe të mesme për të bërë investime të reja.

5.3.1 Kreditimi dhe ekonomia kosovare

Të dhënat e prezantuara në tabelën 5.1 tregojnë se Kosova që nga vitit 2006 ka pasur rritje

pozitive ekonomike. Edhe pse ekonomia kosovare karakterizohet me rritje modeste (duke pasur

parasysh bazën e vogël të Bruto Produktit Vendor), Kosova është në mesin e numrit të vogël të

vendeve që kanë realizuar rritje ekonomike pozitive edhe gjatë periudhës së krizës financiare

128

Page 139: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

globale të vitit 2009 dhe 2010. Të dhënat, poashtu, tregojnë se kreditimi ka shënuar rritje nga

viti në vit, e që ka shërbyer si burim i rëndësishëm për ndërmarrjet, por edhe për ekonomitë

familjare. Kreditë për ndërmarrje kanë shënuar rritje të dukshme deri në vitin 2008, duke u

përcjellë pastaj me rritje më të vogël. Që nga viti 2011, shuma e kredisë ka mbetur pothuajse e

pandryshuar edhe për kreditë për ndërmarrje dhe ekonomi familjare. Në vitin 2013, vlera e

kredive të lëshuara sektorit privat ka qenë 1.2 miliard, e që është rreth një e pesta e Bruto

Produktit Vendor.

Tabela 5.1: Bruto Produkti Vendor dhe kreditimi në Kosovë (në miliona euro) 2006-2013

BPV me Kreditë Gjithsejt

Rritja eçmime Kreditë për ekonomive Rritja e kredive Rritja ekreditë Norma e

konstante Rritja ndërmarrjet familjare Kreditë kredive për përkrediv

e(në inflacionit(në ekonomike* (në miliona (në publike ndërmarrjet ekonomi totalemiliona (vargor)***miliona Euro)** miliona % familjare %Euro)**Euro)* Euro)** %

2006 3,105 3.4 491 146 26.55 15.87637 23.93 0.62007 3,379 8.3 691 201 40.73 37.670.17 892.17 40.06 4.42008 3,616 4.5 902 281 30.54 39.800.15 1183.15 32.61 9.32009 4,022 3.6 945 344 4.77 22.420.31 1289.31 8.97 -2.42010 4,204 3.3 1,013 434 7.20 26.166.27 1453.27 12.72 3.52011 4,595 4.4 1,144 511 12.93 17.741.54 1656.54 13.99 7.32012 4,950 2.8 1,190 543 4.02 6.261.42 1734.42 4.70 2.52013 5,233 3.4 1,215 564 2.10 3.870.24 1779.24 2.58 1.8

Burimi: * ASK, 2013, 2014; ** BQK (2015); *** ASK, 2015

129

Page 140: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

5.3.1.1 Specifikimi i modelit ekonometrik

Modeli ekonometrik i përdorur për të analizuar efektin e rritjes së kredive agregate në Bruto

Produktin Vendor është regresion i thjeshtë OLS.

Forma funksionale e modelit ekonometrik është si në vijim:

∆GDP=β1+ β2∆Kreditë agregate+ β3INFL + u

Ku ∆GDP është rritja ekonomike, β1 është parametri për intersept, β2∆Kreditë totale (kreditë

e ndërmarrjeve, kreditë e ekonomive familjare dhe kreditë për sektorin publik), β3Norma e inflacionit dhe u= pjesa e pashjpeguar.

Vlera e koeficienteve “p-value” të variablave të pavarura për të vërtetuar hipotezat në model

janë me signifikancë prej 5për qind te kreditë agregate dhe kreditë për ndërmarrjet, ndërsa te

kreditë për ekonominë familjare signifikanca është 10për qind.

Analiza e regresionit OLS tregon marëdhëniet ndërmjet variablës së varur dhe variablave të

pavarura. Diferenca në mes këtyre dy vlerave (variablës së varur dhe variablave të pavarura)

siguron një indikacion se sa mirë modeli parashikon çdo pikë të të dhënave (Encyclopedia

Britannica). Regresioni linear ka fituar rëndësinë e tij si mjet primar për modelimin e procesit

për shkak të efikasitetit dhe tërësisë së tij. Vlerësimet e parametrave të panjohura të marra nga

regresioni linear janë vlerësimet optimale nga një klasë e gjerë e vlerësimit të mundshëm të

parametrave nën supozimet e zakonshme që përdoren për modelimin e procesit. Praktikisht,

regresioni linear bënë përdorimin shumë efikas të të dhënave. Rezultate të mira mund të

mirren me të dhënat relativisht të vogla (Nist Sematech).

Të kufizuar nga të dhënat në dispozicion, në këtë analizë empirike variabla e varur është rritja

ekonomike (GDP-ja nominale) dhe jo GDP-ja reale. Agjencia e Statistikave e Kosovës është

institucioni përgjegjës për nxjerrjen e statistikave zyrtare të Kosovës, mirëpo të dhënat për

GDP-në reale me çmime të një periudhe të caktuar nuk ekzistojnë. Të dhënat për GDP-në reale

130

Page 141: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

ekzistojnë vetëm për një vit të caktuar, që i bie GDP-ja reale me çmimet e periudhës paraprake

të paraqitura në tabelën 5.1. Për shembull, çmimet në vitin 2013 janë duke u bazuar në çmimet

e vitit 2012, mirëpo GDP-ja e vitit 2012 bazohet në çmimet e vitit 2011. Si rezultat, rritja

ekonomike nuk mund të llogaritet nga të dhënat për GDP-në në tabelën 5.1, por është marrë

nga vlerësimet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës të paraqitura në të njejtën tabelë. Për të

kontrolluar nëse efekti i kredive në rritje ekonomike nuk vie si rezultat i inflacionit në model

është përfshi edhe norma e inflacionit. Duke pasur parasysh se rritja ekonomike e përdorur në

këtë model bazohet në çmimet e periudhës paraprake, gjithashtu, në model është përfshi

norma e inflacionit që shpreh dallimin e çmimeve nga një vit në vitin tjetër (e nxjerrë nga

indeksi vargor i çmimit). Pasi të dhënat për rritjen ekonomike janë në dispozicion vetëm për

periudhën 2006-2013, rezultatet e nxjerra i referohen të njëjtës periudhë kohore.

5.3.1.2 Rezultatet e analizës

Tabela 5.2: Përshkrimi statistikor

Variablat Obs. Mean Min Max Std.Dev.

Kreditë agregate 56 17.45 3.6 39.3 14.55

Kreditë e 56 16.11 5.1 40.51 15.72ndërmarrjeveKreditë e ekonomive 56 21.22 4.3 38.25 14.21familjareRritja ekonomike 56 4.2 2.5 7.5 1.88

Inflacioni 56 3.37 -1.5 7.25 3.27

Burimi: Përllogaritja e autorit

Tabela 5.2 paraqet përshkrimin statistikor të modelit. Në tabelën e mësipërme rritja ekonomike

është variabël e varur dhe kreditë agregate, kreditë e ndërmarrjeve, kreditë e ekonomive

familjare dhe inflacioni janë variabla të pavarura. Madhësia e mostrës përbëhet nga 56

vëzhgime nga periudha 2006-2013 të shtatë bankave. Të dhënat e paraqitura në tabelën 5.2

janë të shprehura në përqindje.

131

Page 142: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Kreditë totale në GDP

Rezultatet nga modeli i regresionit OLS të paraqitura në tabelën 5.3, paraqesin efektin e rritjes

së normës së kredive agregate në ekonomi.

Tabela 5.3: Rezultatet e regresionit sipas metodës së katrorëve të vegjël (OLS) janë si në vijim:

regress ∆GDP Kreditë agregate

Source |

SS

df MS

Number of obs = 8

-------------+

------------------------------ F( 2,

5) = 4.24

Model |

13.4331261 2

6.71656304 Prob > F = 0.0837

Residual |

7.91562555 5

1.58312511

R-squared =

0.6292

-------------+------------------------------

Adj R-squared = 0.4809

Total |

21.34

7 3.04982166

Root MSE = 1.2582

Page 143: Aspects of Banking Management Afaraizimit

87516

------------------------------------------------------------------------------

RritjaeGDP|

Coef.

Std. Err. t P>|t| [95% Conf. Interval]

-------------+

----------------------------------------------------------------

Kr.agregate |

.1062249 .0400034 2.66 0.045 .0033929 .2090569

Inflacion |

-.0287448 .1452969 -0.20 0.851 -.4022423 .3447528

_cons |

2.456124 .7757516 3.17 0.025 .4619909 4.450257

------------------------------------------------------------------------------

Burimi: Përllogaritja e autorit

Page 144: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Kreditë për ndërmarrjet në GDP

Përveç modelit bazë, në këtë pjesë të punimit është analizuar në mënyrë të ndarë efekti i rritjes

së kredive për ndërmarrjet dhe efekti i ekonomive familjare në ekonomi.

132

Page 145: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Tabela 5.4: Rezultatet e regresionit sipas metodës së katrorëve të vegjël (OLS) janë si në vijim:

Regress ∆GDP Kreditë për ndërmarrjet

Source |

SS df MS Number of obs = 8

-------------+

------------------------------ F( 2, 5) = 4.12

Model |

13.2839483 2 6.64197413 Prob > F = 0.0877

Residual |

8.06480336 5 1.61296067 R-squared = 0.6222

-------------+------------------------------ Adj R-squared = 0.4711

Total |

21.3487516 7 3.04982166 Root MSE = 1.27

------------------------------------------------------------------------------

Rritja e gdp |

Coef. Std. Err. t P>|t| [95% Conf. Interval]

-------------+

----------------------------------------------------------------

K. e ndërmar |

.0958959.0366983 2.61 0.047 .0015598 .1902319

inflacion |

-.0166042 .1447339 -0.11 0.913 -.3886545 .355446

_cons |

2.722047.7279385 3.74 0.013 .8508217 4.593273

------------------------------------------------------------------------------

Burimi: Përllogaritja e autorit

Page 146: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Kreditë e ekonomive familjare në GDP

∆GDP=β1+ β2∆KreditëFamiljare+β3INFL + u

Ku ∆GDP është rritja ekonomike, β1 është parametri për intersept, ∆KreditëFamiljare është

rritja e vlerës agregate të kredive për ekonomi familjare, β3INFL është norma e inflacionit dhe u është pjesa e pashpjeguar.

133

Page 147: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Tabela 5.5: Rezultatet e regresionit sipas metodës së katrorëve të vegjël (OLS) janë si në vijim:

regress ∆GDP

Kreditëfamiljare

Source |SS

df MS

Number of obs = 8

-------------+

------------------------------ F( 2,

5) = 1.95

Model |

9.35562448 2

4.67781224 Prob > F =

0.2365

Residual |

11.9931271 5

2.39862543

R-squared = 0.4382

-------------+------------------------------

Adj R-squared =

0.2135

Total | 21

7 3.04982166

Root MSE = 1.5487

Page 148: Aspects of Banking Management Afaraizimit

.3487516

------------------------------------------------------------------------------

Rritja e gdp |

Coef. Std. Err. t P>|t| [95% Conf. Interval]

-------------+

----------------------------------------------------------------

K. konsumuese|

.087243 .0507612 1.72 0.146 -.0432429 .2177289

inflacion |

.0057516.1795465 0.03 0.976 -.4557874 .4672905

_cons |

2.3415241.096671 2.14 0.086 -.4775579 5.160606

------------------------------------------------------------------------------

Burimi: Përllogaritja e autorit

5.3.1.3 Interpretimi i rezultateve

Modeli i parë bazë vlerëson efektin e rritjes së kredive të ndërmarrjeve, të ekonomive familjare,

si dhe kreditë e sektorit publik të matur në një variabël. Efekti është pozitiv dhe signifikant në

nivel 5për qind të signifikancës. Vlerësimi ekonometrik tregon se, për të gjithë faktorët e tjerë

të pandryshuar, rritja e vëllimit të kredive në sektorin privat, që i bie ndërmarrjeve dhe

ekonomive familjare, si dhe kredive në sektorin publik për 1për qind, ndikon në rritjen

ekonomike prej 0.1për qind. Koeficienti i determinacionit prej 0.63 udhëzon se modeli është

mirë i definuar dhe se 63për qind e ndryshimit në normën e rritjes ekonomike shpjegohet nga

ndryshimi në normën e rritjes së kredive agregate. Gjithashtu, rezultatet e nxjerra nga modeli

tregojnë që koeficienti i variablës së normës së inflacionit ka shenjë negative. Kjo nënkupton se

për 1% rritje në normën e inflacionit do të çojë në 0.029për qind ulje të rritjes ekonomike. Vlera

e koeficientit të normë së inflacionit është josignifikante në nivelin 0.05për qind.

Page 149: Aspects of Banking Management Afaraizimit

134

Page 150: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Rezultatet e nxjerra nga modeli i dytë tregojnë se koeficienti i produktivitetit/rritja e kredive për

ndërmarrjet ndikon pozitivisht në rritjen e Bruto Produktit Vendor në Kosovë në periudhën

2006-2013 dhe atë në nivelin e signifikancës prej 5për qind dhe me t-statistic prej 2.61.

Koeficienti i determinacionit prej 0.62 udhëzon se modeli është mirë i definuar dhe se 62për

qind e ndryshimit në normën e rritjes ekonomike shpjegohet nga ndryshimi në normën e rritjes

së kredive për ndërmarrjet. Për të kuantifikuar efektin e rritjes së kredive i bie se ceteris paribus

për çdo 1për qind rritje të kredive në sektorin privat, në mesatare, rritja ekonomike rritet për

0.096për qind në vit. Analiza e regresionit gjithashtu, tregon që koeficienti i variablës së normës

së inflacionit është negativ. Kjo nënkupton se për 1për qind rritje në normën e inflacionit do të

çojë në 0.017për qind ulje të rritjes ekonomike. Vlera e koeficientit të normës së inflacionit

është josignifikante në nivelin 0.05për qind.

Ngjashëm me modelin e dytë, te rezultatet nga modeli i tretë, kur variabël shpjeguese është

norma e rritjes së kredive të ekonomive familjare, efekti nuk është signifikant sepse P-vlera

është 0,146. Ky efekt jo signifikant i kredive ka të bëjë me atë se kreditë për ekonomi familjare

përdoren për konsum të produkteve të importuara andaj edhe nuk sjellin rritje. Analiza e

regresionit te modeli në tabelë 5.5 tregon që koeficienti i variablës së normës së inflacionit ka

shenjë negative dhe është josignifikant në 10%. Kjo do të thotë që 1% rritje në inflacion do të

ketë për 0.0057për qind ulje ekonomike.

Këto rezultate gjejnë mbështetje për hipotezat një dhe dy, se rritja e kredive totale dhe rritja e

kredive për sektorin privat ndikon pozitivisht në rritjen ekonomike. Ndërsa sa i përket efektit të

kredive të ekonomive familjare, rezultatet përputhen me teorinë dhe gjetjet empirike se këto

kredi nuk e ndihmojnë zhvillimin ekonomik. Gjithashtu, duke marrë parasysh se bankat me

pronësi të huaj në Kosovë përbëjnë deri 92.8për qind të kapitalit, po ashtu vërtetohet edhe

hipoteza katër se bankat me pronësi të huaj ndikojnë në zhvillimin ekonomik në vendet pritëse.

Rezultatet e studimit treguan se kreditë agregate e ndihmojnë zhvillimin ekonomik, mirëpo

këto gjetje janë të njëjta me literaturën se thellimi financiar në vendet në zhvillim dhe vendet

në tranzicion është shumë larg nga vendet e zhvilluara. Gjithashtu, këto rezultate janë në

përputhje me literaturën empirike, se ndërmjetësimi financiar ndihmon zhvillimin ekonomik,

135

Page 151: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

sepse hulumtimet empirike, të cilat vlerësuan ndikimin pozitiv të kredive, janë më të shumta në

krahasim me ato të cilat e kundërshtojnë ndikimin e kredive në zhvillimin ekonomik. Sipas

studimit të Boissay, Calvo-Gonzales, Koźluk, (2005), kishte rritje në normën e ekuilibrit kredi-

GDP në vendet në zhvillim. Edhe pse literatura empirike tregon se kreditë për ekonominë

familjare ishin më të larta në vendet e EQL-së, edhe në Kosovë pjesëmarrja e këtyre kredive

ishte në rritje të vazhdueshme gjatë periudhës së studimit, mirëpo niveli i tyre ishte më i ulët në

krahasim me kreditë për sektorin privat. Bonin, Hasan, Wachtel (2013) vlerësuan se zgjerimi i

kreditimit të ekonomive familjare në vendet në tranzicion mund të jetë i lidhur me dominimin e

bankave të huaja. Kiss, Nagy, Vonnak (2006), Eller, Frömmel, Srzentic (2011), Caporale, Rault,

Sova, Sova (2009), konfirmuan se rritja e kredive konsumuese ishte më e lartë në vendet e EQL-

së.

Edhe pse të gjitha vendet në zhvillim gjatë krizës financiare të fundit kishin zvogëluar

pjesëmarrjen e kredive në ekonomi, gjithashtu edhe në Kosovë, kjo krizë ka ndikuar që

pjesëmarrja e kredive të jetë më e ulët në vitet e fundit. Sipas, Sipas Bajraktarovid, Paunovid,

Ječmenica (2013) dhe Laidroo lidhja midis kreditimit dhe GDP-së ishte më e fortë kur ekonomia

ishte mbi trendin (2004-2008) dhe më e ulët kur ekonomia ishte poshtë trendit (2009-2010).

Shenja negative e inflacionit është një tregues i mjedisit të paqëndrueshëm ekonomik (Ambuye,

Berham, Abera, 2014). Në analizën e regresionit tek të gjitha modelet kemi shenjën negative të

inflacionit, mirëpo te modelet në tabelën 5.4 dhe 5.5 inflacioni nuk ka ndikim shumë të

rëndësishëm. Me qëllim që vendi të ketë një mjedis të qëndrueshëm ekonomik dhe rritje

ekonomike nevojitet menaxhimi i duhur i normës së inflacionit. Sipas Ramzan dhe Khan (2010)

inflacioni i ulët dhe i qëndrueshëm në veçanti siguron mjedis të favorshëm në rritjen e GDP-së.

Gjithashtu, inflacioni i ulët do të ndikonte edhe në ruajtjen e stabilitetit financiar, dhe si rezultat i

kësaj, ndëmjetësimi financiar do të jetë me efekte pozitive në zhvillimin ekonomik. Prandaj

ruajtja e stabilitetit të çmimeve është një ndër faktorët kryesor për rritje të qëndrueshme

ekonomike.

Po ashtu, sipas anketës së realizuar në BQK, duke bërë një ndërmjetësim të kujdesshëm midis

kursimeve dhe investimeve, industria bankare në Kosovë mbetet burimi kryesor i financimit për

136

Page 152: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

zhvillimin e ekonomive familjare dhe biznesit privat. Njëkohësisht, përmes pjesëmarrjes aktive

në tregun e letrave me vlerë të qeverisë, industria bankare po financon edhe hendekun

financiar brenda buxhetit të Qeverisë së Kosovës. Në të dyja rastet implikacionet

makroekonomike janë pozitive, ndërsa me avancimin e ambientit të përgjithshëm për biznes, si

dhe rangimin ndërkombëtar të shtetit, pritet që ky ndërmjetësim të jetë edhe më i thellë dhe

më pak i kushtueshëm.

5.4 Shërbimet e ndryshme të ofruara nga bankat

Në Kosovë struktura e burimeve të mjeteve në banka përbëhet kryesisht nga depozitat, duke e

bërë burimin më të sigurt të financimit të aktivitetit financiar të industrisë bankare, ku për çdo

vit kemi rritje të pjesëmarrjes së tyre në burimet e tërësishme të mjeteve. Nëvitin 2014, sipas

BQK-së, tërësia e mjeteve arrin në 2.42 miliardë euro, pra një rritje prej 10për qind në krahasim

me vitin paraprak. Kjo rritje e nivelit të depozitave ka të bëjë edhe me aprovimin e Ligjit për

Sigurimin e Depozitave, edhe pse në dy vitet e fundit kemi rënie të normës së interesit në

depozita. Për industrinë bankare me interes të lartë është që këto mjete të jenë sa më të larta,

sepse për bankën janë burime me kosto më të ulët në krahasim me burimet e tjera të mjeteve

dhe arrijnë të sigurojnë një fitim më të lartë nga diferenca e normave të interesit në depozita

dhe kredi. Edhe hulumtimet në EQL-së treguan se këto vende nuk kanë nevojë për importim të

kapitalit në formë të depozitave apo kredive të ndryshme për të rritur nivelin e kredive të reja,

sepse këto vende posedojnë rritje të mjaftueshme të kursimeve nga depozitarët e ndryshëm të

vendit.

Gjithashtu, të dhënat e prezantuara në tabelën 5.6 tregojnë se shtatë bankat (P1)8 ofrojnë edhe

shërbime të tjera si: zhvillimi i qarkullimit të pagesave brenda dhe jashtë vendit, garancitë e

ndryshme të ofruara për klientët e vet dhe shërbime të tjera. Ndërsa, sa i përket përdorimit të

instrumenteve financiare, të gjitha bankat ende nuk kanë arritur të ofrojnë këto shërbime (P2),

porse vetëm një bankë ofron shërbimet e lizingut dhe dy të tjera shërbimet e faktoringut,

ndërsa asnjë bankë nuk ofron shërbimet e franshizës.

8 Përgjigjet e pyetjeve nga intervistat janë të shprehura me inicialen ‘P’

137

Page 153: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Tabela 5.6: Llojet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga bankat në Kosovë dhe instrumentet financiare

Numri i bankaveDepozita 7Kredi 7Shërbimi i pagesave/transfereve të brendshme dhe të jashtme 7Biznesi dokumentar (Garanci dhe letërkredi) 7Shërbime elektronike 7Produkte të tjera 7Instrumentet financiare Numri i bankaveLizingu 2Faktoringu 1FranshizaBurimi: Intervista e autorit (2013)

Arsyeja e mosaplikimit të këtyre instrumenteve financiare nga të gjitha bankat ka të bëjë së pari

me mosmbajtjen e llogarive të ndryshme në bankë nga ana e bizneseve, sepse, sipas Institutit

“Riinvest”, vetëm 44për qind e ndërmarrjeve në vend përdorin qarkullimin e pagesave

nëpërmjet bankave. Mbajtja e llogarive në banka dhe kryerja e qarkullimit të pagesave nga

ndërmarrjet nëpërmjet industrisë bankare ka rëndësi, sepse bankat do të kenë të gjitha

informacionet lidhur me gjendjen financiare të klientëve. Rritja e bashkëpunimit midis bankave

dhe ndërmarrjeve do të mundësonte edhe zgjerimin e kredive edhe kur ndërmarrja për

periudhë të shkurtër përballet me probleme të likuiditetit. Gjithashtu, edhe kur ndërmarrjet

kryejnë qarkullimin e pagesave brenda dhe jashtë vendit, ofrimi i garancive të ndryshme nga

bankat do të ishte më i lartë, si dhe përfitimi i ndërmarrjeve do të ishte më i lartë nga

reputacioni i bankave. Së dyti, bankat kanë periudha të ndryshme kohore të operimit dhe ato

që janë licencuara në vitet e fundit nuk i ofrojnë këto shërbime.

Sipas Beck dhe Brown (2011), ekonomitë në tranzicion janë një mostër pothuajse ideale për të

studiuar marrëdhëniet midis pronësisë së bankës, infrastrukturës financiare dhe përdorimit

shtëpiak të shërbimeve bankare. Autorët gjejnë se më shumë se 90për qind e familjeve në

Estoni dhe në Slloveni kanë një llogari bankare. Produktet bankare janë përdorur më shpesh

nga familjet e vendosura në zonat urbane, familjet me të ardhura më të larta dhe më të pasura,

si dhe nga familjet që mbështeten në të ardhurat e transferimit. Gjithashtu, prania e bankave të

138

Page 154: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

huaja është e lidhur pozitivisht me përdorimin e produkteve bankare në mesin e familjeve me

të ardhura më të larta dhe të arsimuara mirë. Përmirësimi i infrastrukturës financiare, d.m.th

mbulimi i lartë i sigurimit të depozitave, zhvillimi i sistemit të pagesave dhe mbrojtja më e fortë

kreditore janë të lidhura kryesisht me përdorimin më të lartë të shërbimeve bankare në mesin e

familjeve me të ardhura dhe pasuri më të larta.

5.5 AKTIVITETI KREDITOR I BANKAVE KOMERCIALE

Meqë industria bankare përbën burimin kryesor për financimin e ekonomive familjare dhe

sektorit privat, autori ka analizuar kreditë për ekonomitë familjare dhe kreditë për ndërmarrjet,

për të kuptuar sesa tregu bankar arrin të ndërtojë ekuilibrin afatgjatë të marrëdhënieve midis

zgjerimit të kredive dhe ndikimit të tyre në sektorin real.

Për bankat me rëndësi është formimi i kapitalit në një nivel të lartë gjatë afarizmit të tyre, sepse

nga vëllimi i kapitalit varet edhe rritja e kredive. Mirëpo industria bankare, para se të bëjë

plasmanin e mjeteve, më parë duhet të ndajë rezervën e detyrueshme dhe të likuiditetit të

përcaktuar nga BQK-ja. Mirëpo, për industrinë bankare me rëndësi është se sa do të jetë norma

e ndarjes së rezervave të detyrueshme. Sa më e lartë të jetë norma e rezervës së detyrueshme

aq më i ulët do të jetë edhe vëllimi i lejimit kreditor. Gjithashtu, për industrinë bankare dhe

ekonominë ka rëndësi edhe niveli i kursimit të popullsisë, sepse sa më i lartë të jetë niveli i

kursimeve aq më i lartë do të jetë edhe vëllimi i depozitave. Prandaj, bankat gjatë lejimit të

kredive përdorin raporte të ndryshme për të përcaktuar vëllimin e kredive. Për plasmanin e

potencialit kreditor të gjitha bankat përdorin raportin e kredive ndaj kapitalit dhe raportin e

kredive ndaj depozitave, ndërsa vetëm një bankë nuk përdor raportin e kredive ndaj

depozitave.

Që ndikimi i NVM-ve të jetë më i lartë në zhvillimin ekonomik, është e nevojshme që NVM-të të

kenë qasje më të lehtë në burimet e jashtme të financimit. Të gjitha bankat (P10) janë të

139

Page 155: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

interesuara për aktivitetin huamarrës me ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ndërsa një bankë

nuk është e interesuar për ndërmarrjet e mëdha dhe një për sektorin e bujqësisë (tabela 5.7).

Tabela 5.7: Interesimi për aktivitet huamarrës

Numri i bankaveKredi për bizneset e vogla 7Kredi për ndërmarrjet e mesme 7Kredi për ndërmarrjet e mëdha 6Kredi për sektorin e bujqësisë 6Burimi: Intervista e autorit (2013)

Sipas rezultateve të pyetësorit, struktura e portfolios së kredive të paraqitura në figurën 5.1

tregon se në mesatare 82për qind e kredive janë për biznese dhe korporata, ndërsa pjesa tjetër

për individët. Kreditë e lëshuara bizneseve zënë vend më të madh sesa ato të korporatave për

2pikë përqindje.

Figura 5.1: Struktura e portfolios së kredive, përqindjae shumës së kredive

Korporata 40%

Biznese 42%

Individë 32%

0% 10% 20% 30% 40% 50%

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Sipas këtyre shënimeve, bankat ende mund të rrisin pjesëmarrjen e kredive për biznese të vogla

dhe të mesme, sepse këto kredi mund të ndihmojnë bizneset për të siguruar kapitalin

qarkullues, pasi që këto ndërmarrje shërbejnë si “niche” për ekonominë e një vendi.Tregu i

kapitalit i pazhvilluar, si dhe mosoperimi i tyre me letra të ndryshme me vlerë, do t’u

pamundësojë korporatave që të qasen në burime të financimit, kështu që edhe këto

ndërmarrje në vend janë të varura më tepër nga sigurimi i financimit në tregun bankar. Sa i

përket kredive për ekonomi familjare, në vitet e para të funksionimit të tregut bankar

140

Page 156: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

pjesëmarrja e tyre ka qenë me një zgjerim më të shpejtë, mirëpo këto gjetje nuk përshtaten me

literaturën në vendet e rajonit se zgjerimi i kreditimi familjar ishte më i lartë se kreditimi në

ndërmarrje.

Për të analizuar në mënyrë më të detajuar pjesëmarrjen e saktë të kredive për individë dhe

biznese, autori ka paraqitur në mënyrë tabelore përqindjen e kredive për këto dy kategori.

Lidhur me llojet e kredive që akordojnë bankat për individë, të dhënat e paraqitura në tabelën

5.8 tregojnë se 19 përqind e kredive individuale janë për qëllime të blerjes së pasurisë së

paluajtshme, 57 përqind për konsumatorë, 2 përqind për mbitërheqje (overdraft) dhe

mesatarisht 10 përqind e kredive individuale janë për qëllime të tjera. Sa i përket kredive për

biznese, një e treta e tyre janë kredi për kapital qarkullues, 22 përqind për blerje pajisjesh, 12

përqind për linja kredie dhe 16 përqind për pasuri të paluajtshme. Afër 30 përqind e kredive

janë për qëllime të tjera, përveç atyre të shënuara më lart.

Tabela 5.8: Struktura e kredive për individë dhe biznese sipas qëllimit

Kreditë për IndividëPasuri të paluajtshme 19%Konsumatorë 57%Overdraft 2%Të tjera 10%

Kreditë për BizneseKapital qarkullues 32%Blerje pajisjesh 22%Linja kredie 12%Pasuri të paluajtshme 16%Të tjera 26%Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Pjesëmarrja më e lartë e kredive për individë në pasuri të paluajtshme dhe kredi konsumuese

gjithashtu përputhet me të dhënat e literaturës se ekspansioni më i madh i kredive në vendet e

rajonit ka qenë në kredi konsumuese dhe kredi hipotekare. Pjesëmarrja e lartë e kredive në

kapitalin qarkullues dhe për blerjen e pajisjeve është mbresëlënëse. Kreditë për kapital

qarkullues ndërmarrjeve iu mundësojnë që për një afat më të gjatë kohor të kenë qasje në

mjete financiare për të siguruar lëndën e parë për të vazhduar procesin e prodhimit, derisa

141

Page 157: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

ndërmarrjet të bëjnë arkëtimin e kërkesave nga blerësit. Ndërsa, niveli i linjave kreditore lë për

të dëshiruar. Sipas autorit, këto kredi janë të një rëndësie të jashtëzakonshme, sepse

ndërmarrja mund të sigurojë mjete në periudhën kur ajo nuk mund të realizojë të hyrat për

sigurimin e likuiditetit. Mirëpo, këto kredi janë me afat shumë të shkurtër, prandaj si rezultati

kësaj edhe risku është më i lartë pë bankat. Sipas autorit, pjesëmarrja më e ulët e linjave

kreditore është edhe për shkak se ndërmarrjet nuk kanë shumë bashkëpunim dhe nuk janë

klientë të rregullt me bankat. Prandaj, edhe mund të shtrohet pyetja se pse mungon një

bashkëpunim i tillë? Problemi qëndron në atë se një numër i sipërmarrësve dhe ndërmarrjeve,

të cilat mund të investojnë në projekte me interes për ekonominë, nuk mund të qasen në

financa të jashtme ose qasja e tyre është shumë e kufizuar. Arsyeja qëndron në faktin se një

numër i këtyre ndërmarrjeve veprojnë në sektorin informal.

Favorizimi i sektorit të ekonomive familjare në kuptimin e kreditimit nga bankat filloi kryesisht

nga viti 2009, kur si pasojë e krizës bankat filluan të jenë më konservative sa i përket kreditimit

të ndërmarrjeve. Kjo reflekton profilin e riskut të ndërmarrjeve, të cilat konsiderohen se kanë

nivel më të lartë ekspozimi ndaj tronditjeve që mund t’i kanosen ekonomisë.

Bankat janë pyetur se në bazë të politikës kreditore që aplikojnë, cilat lloje të kredive i plasojnë

dhe sa është pjesëmarrja e tyre në potencialin e përgjithshëm kreditor? Të dhënat në këtë

pyetje tregojnë se në mesatare 34për qind e kredive janë të afatit të shkurtër, 48për qind

afatmesme dhe 18për qind afatgjata.

Që efekti i kredive të jetë më i lartë, në potencialin e zhvillimit ekonomik ndikim ka edhe afati i

maturimit. Sipas rezultateve të pyetësorit të paraqitur në figurën 5.2, peshën më të madhe e

zënë kreditë me kohëzgjatje 2-5 vite (50për qind e kredive); ato deri në një vit (24për qind);

kreditë me kohëzgjatje 5-10 vite me 17për qind të kredive. Peshën më të vogël në kredi e

përbëjnë kreditë 1-2 vite me 12për qind, ndërsa kreditë mbi 10 vite përbëjnë vetëm 1për qind

të kredive në nivelin e përgjithshëm të kredive.

142

Page 158: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Figura 5.2: Struktura e portfoliosë kredive sipas kohëzgjatjes, përqindja e kredive

60%50%

50%

40%

30% 24%

20% 17%12%

10%1%

0%Deri në një 1-2 vite 2-5 vite 5-10 vite Mbi 10 vite

vit

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Sipas autorit, pjesëmarrja e kredive me afat më të gjatë maturimi duhet të zërë vend tek

bankat, sepse të dhënat e paraqitura në figurën e mësipërme, që tregojnë se vetëm 1për qind e

kredive janë me afat maturimi mbi dhjetë vite, e pasqyrojnë më së miri gjendjen se në vend

mungon zgjerimi i kredive për një periudhë më të gjatë kohore (kreditë prej 5-10 vite dhe ato

mbi dhjetë vite). Kjo nuk mund të ndihmojë në ngritjen e kapacitetit të prodhimit dhe në

ngritjen e objekteve të ndryshme investive për një periudhë më të gjatë kohore. Sipas

literaturës teorike, investimet janë ato që sjellin zhvillimin ekonomik. Bankat, për të rritur

potencialin kreditor, nuk mund të bëjnë sigurimin e kredive nga BQK-ja, por pasi që bankat me

pronësi të huaj dominojnë në industrinë bankare ato nuk kanë vështirësi për të siguruar

kapitalin nga bankat mëmë dhe tregu i kapitalit. Mirëpo, që bankat të kenë mundësi më të

mëdha për të zgjeruar nivelin e kredive, autoritetet mbikëqyrëse duhet të rishqyrtojnë

mundësitë për uljen e normës së rezervës së detyrueshme, e cila është rritur që nga paraqitja e

krizës financiare. Për industrinë bankare, përveç rritjes së depozitave me afat të shkurtër, me

rëndësi është edhe rritja e pjesëmarrjes së depozitave me afat të gjatë, sepse kjo do të

ndikonte edhe në rritjen e lejimit të kredive afatgjata. Mirëpo, me qëllim që depozituesit të

sigurohen për depozitim të mjeteve dhe bankat të kenë qëndrueshmëri financiare, e cila,

gjithashtu, reflektohet edhe në stabilitetin ekonomik, Ligji për Sigurimin e Depozitave ka një

143

Page 159: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

ndikim të madh. Për shtatë bankat (P6), LSD nuk ka arritur të ketë ndikim në nivelin e

depozitave, marrë parasysh nivelin e shumës së siguruar. Sipas autorit, për shkak të rënies së

normës së interesit në depozita dy vitet e fundit, depozituesit nuk janë të interesuar që të

depozitojnë mjetet me afat mbi dy vite. Mirëpo, ky ligj sipas një banke është një siguri më e

madhe për klientët dhe qytetarët dhe pritjet për depozitim të mjeteve me afat mbi dy vite

pritet të shihen në të ardhmen e afërt.

Bankat, përveç mobilizimit dhe grumbullimit të depozitave si dhe emetimit të letrave të

ndryshme me vlerë, kanë mundësi që të bëjnë sigurimin e kredive afatmesme dhe afatgjata

edhe nga institucionet e ndryshme financiare ndërkombëtare. Të gjitha bankat kanë qasje në

këto institucione (P9), gjashtë bankat kanë qasje në Fondin Evropian për EJL, ndërsa vetëm një

bankë ka linjë kreditore afatmesme nga BERZH-i. Asnjëra nga këto banka nuk ka qasje në linja

kreditore me afat të gjatë. Sipas autorit, shfrytëzimi i këtyre linjave kreditore është një mundësi

e mirë për industrinë bankare për të lejuar kreditë në projekte të ndryshme investimi me qëllim

të ndikimit në zhvillimin ekonomik.

Vlerësimi i arsyeshmërisë ekonomike dhe shoqërore është më se i domosdoshëm kur bankat

bëjnë huazimin e kredive dhe ky vlerësim ka të bëjë me atë se kreditë e dhëna janë në harmoni

me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Prandaj, bankat, gjatë hartimit të politikës kreditore,

duhet të marrin parasysh edhe qëllimin për të cilin shfrytëzohen mjetet financiare. Për cilat

qëllime huazohen kreditë në Kosovë? Të dhënat e pyetësorit tregojnë se pjesa më e madhe e

kredive huazohen në sektorin e tregtisë (41për qind) dhe shërbimeve (19për qind), ndërsa

11për qind në sektorin e industrisë dhe vetëm 3për qind në sektorin e bujqësisë. Ndërsa, sa i

përket kredive sipas pronësisë së ndërmarrjeve (ndërmarrjeve private, shtetërore apo publike),

bankat janë përgjigjur se pothuajse 100për qind e kredive janë të huazuara për sektorin privat.

144

Page 160: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Figura 5.3: Struktura e portfoliosë kredive sipas sektorëve ekonomikë, përqindja e kredive

45% 41%40%35%30%25%

19% 18%20%15% 11%10%

3%5%0%

Tregti Industri Shërbime Bujqësi Të tjera

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Sipas autorit, pjesëmarrja e lartë e kredive në sektorin e tregtisë në gjithsej kreditimin bankar,

para së gjithash reflekton strukturën e ekonomisë së Kosovës, e cila në masë të madhe varet

nga importimi i mallrave nga jashtë. Mirëpo, të dhënat e paraqitura për pjesëmarrjen e ulët të

kredive për sektorin e industrisë pasqyrojnë se ky lloj i kredive nuk i plotëson nevojat në nivelin

e duhur për një përshpejtim të rritjes ekonomike. Sektori me pjesëmarrjen më të ulët në

kreditimin bankar vazhdon të jetë sektori i bujqësisë. Meqë ky sektor llogaritet si nxitës në

përcaktimin e drejtimit të sektorit real dhe siguron pjesën më të madhe të punësimit në

Kosovë, pjesëmarrja e kredive në këtë sektor duhet të jetë në një nivel shumë më të lartë.

Mirëpo, për bankat ky sektor paraqitet me një risk më të lartë dhe, si rezultat i kësaj, edhe

normat e interesit për këto kredi janë shumë të larta. Normat e larta të interesit për kredi

bujqësore dekurajojnë kërkesën për kredi. Mirëpo, me rritjen e nivelit të subvencioneve nga

Qeveria për nxitjen e aktivitetit bujqësor, si dhe skemës së garantimit të kredive bujqësore të

mbështetur nga USAID, bankat duhet të rrisin pjesëmarrjen e këtyre kredive në kreditimin e

përgjithshëm dhe, gjithashtu, duhet të ulin normën e interesit.

Për të parë efektin e ndërmjetësimit financiar lidhur me kërkesat e plotësuara për kredi, figura

5.4 tregon mesataren në përqindje të pranimeve dhe refuzimeve të kërkesave për kredi. Sipas

këtyre rezultateve, një në dhjetë aplikime për kredi refuzohen nga bankat. Nga të dhënat vihet

re se normat e refuzimeve kanë shënuar trend të rritjes nga viti 2010 në vitin 2012. Arsyet pse

145

Page 161: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

ky trend i refuzimeve kreditore është duke u rritur janë për shkak se bankat kanë ulur nivelin e

huazimit në vitet e fundit. A ka mundësi që bankat në Kosovë të rrisin nivelin e kredidhënies:

Sipas BQK-së, likuiditeti aktual, niveli i rezervave për një kohë të gjatë mbi nivelin e

detyrueshëm dhe struktura ekzistuese e huazimit të mjeteve, tregojnë se problemi është në

anën e kërkesës për kredi e jo të ofertës. Pra, rritja e cilësisë së kërkesës për kredi është

parakusht për rritje të mëtejme të nivelit të kredidhënies. Mundësitë financiare ekzistojnë,

ndërsa shfrytëzimi i tyre varet nga cilësia e projekteve të ofruara nga ekonomitë familjare dhe

bizneset.

Figura 5.4: Kreditë e pranuara dhe të refuzuara, në %

100% 91% 88% 87%

80%

60%

40%

12% 13%20% 9%

0%2010 2011 2012

% e kredive të pranuara % e kredive të refuzuara

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Mirëpo, sipas KOSME SME(2014), 47për qind e ndërmarrjeve të anketuara nuk kërkojnë kredi

për shkak se, sipas tyre, kushtet (në veçanti normat e interesit) dhe afatet e kredive janë të

pafavorshme. Ndërsa, më tepër se 50për qind kanë kërkuar kredi, por përsëri sipas NVM-ve

kushtet dhe afatet janë të papranueshme. Sipas këtij raporti, nga perspektiva e NMV-ve

problemet kryesore për financimin e NVM-ve janë kostoja dhe huat e pafavorshme dhe shkalla

më e ulët e refuzimit të kredive ose e ngurrimit të bankave për të siguruar financimin (vetëm

16për qind e rasteve ishin refuzuar nga bankat për financimin e NVM-ve).

Mirëpo, sipas Bankës Botërore (2016) në nivel global, Kosova qëndron në renditjen e 28 nga

189 ekonomi në lehtësirat e marrjes së kredive. Renditja për ekonomitë krahasuese siguron

146

Page 162: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

informata të tjera të dobishme për të vlerësuar se sa mirë organet rregullatore dhe

institucionet në Kosovë mbështesin kreditimin dhe huamarrjen.

Figura 5.5: Lehtësirat e marrjes së kredive në Kosovë dhe ekonomitë krahasuese

Burimi: Doing Business, (cituar në World Bank 2016)

Sipas rezultateve të pyetësorit, të dhënat e paraqitura në tabelën 5.9 tregojnë se normat e

interesit janë ende shumë të larta; si për kredi personale dhe kredi për shtëpi por, gjithashtu,

për kredi të biznesit normat janë edhe më të larta, ku mesatarja arrin nga 12.3për qind deri

14.3për qind. Kjo normë e lartë e interesit bën që një pjesë e NVM-ve të mos paraqesin fare

kërkesën për huamarrje, e sidomos kjo ka të bëjë me NVM-të e sapoformuara, të cilat kanë

mungesë të mjeteve financiare për t’u rritur dhe zhvilluar. Sipas raportit (2014) për NVM-të,

60për qind e tyre kanë një nevojë për financim. Sipas anketës në BQK-së, normat e interesit në

kredi paraqesin çmimin e kredisë-çmim ky i cili është emëruesi i përbashkët i rrethanave që

147

Page 163: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

ndërlidhen me efiçiencën dhe konkurrencën brenda industrisë bankare, si dhe ambientit të

përgjithshëm afarist në vend dhe më gjerë. Prandaj, edhe pse të larta, të vëna në kontekst të

asaj që u tha më lart, këto norma reflektojnë realitetin e përgjithshëm, e sidomos reflektojnë

realitetin e atyre faktorëve që ndikojnë në përcaktimin e çmimit të kredisë në Kosovë.

Tabela 5.9: Normat e interesit për kredi personale, biznesore dhe për blerjen e shtëpive, mesatarja

Kredi personale Norma mesatare e interesit1,000 Euro 10.72,000 Euro 12.33,000 Euro 12.1Kredi për biznes5,000 Euro 14.310,000 Euro 13.350,000 Euro 12.7100,000 Euro 12.3Kredi për shtëpi5,000 Euro 10.610,000 Euro 10.625,000 Euro 10.250,000 Euro 10.1100,000 Euro 9.84Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Bazuar në përgjigjet e ofruara nga bankat, faktorët më të rëndësishëm në përcaktimin e

normave të interesit janë norma e riskut të përllogaritur dhe kostoja e fondeve, ndërsa faktori

me më së paku rëndësi janë shpenzimet operative në procedimin e kredive (tabela 5.10).

148

Page 164: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Tabela 5.10: Faktorët që ndikojnë në përcaktimin e normave të interesit (numri i përgjigjeve)

Faktormesatarisht i Faktor më pak

Faktor shumë i rëndësishëm i rëndësishëmrëndësishëm (1) (2) (3) Mesatarja

Kostoja e fondeve 5 1 1 1.4Norma e riskut të përllogaritur 5 2 3 1.3Shpenzimet operative në procedimine kredive 1 3 3 2.4Kushtet e tregut 4 1 2 1.7

Total 7 7 7

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Për të kontribuar më tepër në nxitjen e zhvillimit ekonomik, bankat duhet të ulin normat e

interesit në kredi dhe, në të njëjtën kohë, të rrisin normat e interesit në depozita. Që kjo të

arrihet, të dhënat tregojnë (P5) se duhet të ketë përmirësim të ambientit ekonomik (projekte

afatgjata të zhvillimit në prodhim dhe në rritjen e eksportit), reformim dhe funksionim më

efikas të sistemit gjyqësor në raport me zgjidhjen e lëndëve të procedurave në gjykatë për

kreditë joperformuese, diversifikim dhe rritje të burimeve të tjera të të hyrave dhe zvogëlim të

kostove të përgjithshme, qasje më të lehtë dhe më të lirë ndaj fondeve, qofshin ato në nivelin

lokal apo ndërkombëtar, krijim të ndonjë institucioni apo fondi të veçantë për sigurimin e

kredive të lejuara, përmirësim të besueshmërisë së raporteve financiare të klientëve. Ndërsa,

për uljen e normës së interesit në depozita, vetëm një bankë ka vlerësuar se rritja e kërkesës

për kredi do të ndikonte direkt në rritjen e kërkesës për burime të financimit të kredive. Rritja e

kërkesës për depozita do të ndikonte në rritjen e normës së tyre të interesit.

Ndërsa, sipas anketës në BQK, normat në kredi kanë vazhduar të ulen që nga themelimi i

industrisë bankare në Kosovë. Kjo rënie është në korrelacion me përmirësimet e bëra në fushën

e të bërit biznes, ndërsa kontribut pritet të japë edhe konkurrenca e shtuar, si dhe zvogëlimi i

kostos së fondeve, përkatësisht zvogëlimi i normës së kamatës për depozita.

Lidhur me bashkëpunimin e BQK-së me akterët e tjerë siç janë bankat, shoqatat e bankave,

shoqatat e bizneseve, qeveria, donatorët dhe institucionet ndërkombëtare, për të ndërmarrë

ndonjë veprim sa i përket uljes së normave të interesit në kredi, sipas anketës në BQK, bankat

149

Page 165: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

do duhej të rrisin efiçiencën në afarizmin e tyre, ndërsa shoqatat e bizneseve do të duhej të

jenë më kritike ndaj bizneseve që përfaqësojnë në kuptim të kërkimit nga ta që t’i aplikojnë

standardet më të mira të të bërit biznes, ku raportimi dhe transparenca financiare do të duhej

të ishin në thelb të këtyre detyrave. Qeveria duhet të investojë edhe më shumë në rritjen e

efiçiencës sa i përket infrastrukturës ligjore, ndërsa BQK-ja duhet të vazhdojë të jetë një arbitër

korrekt ndaj akterëve në treg. Një koordinim më efektiv i të gjithëve në kuadër të kryerjes së

detyrave individuale padyshim se do të ndikonte në sjelljen e kostos së ndërmjetësimit financiar

në një nivel më të ulët se ai që është sot.

Përveç huazimit të mjeteve në formë të kredive, bankat kanë edhe alternativa të tjera të

investimit të mjeteve të tyre. Në fillim, kur ka nisur procesi i emetimit të letrave me vlerë, është

menduar se ky emetim nga Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndikojë në rënien e normave

të interesit për kredi, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, edhe pse ka një rënie

të lehtë të normave të interesit në kredi. Katër nga bankat (P8) kanë vlerësuar se investimi në

letra me vlerë nuk ka ndikim në rënien e normave të interesit në kredi, përkundrazi tri banka të

tjera kanë vlerësuar se me emetimin e letrave me vlerë vjen deri te ngritja e normave të

interesit në kredi.

5.6 Ndërmjetësimi financiar në vendet e EQL-së

Raporti kredi/GDP

Divergjenca midis raportit kredi/GDP në EQL dhe zonën euro ka qenë pak më e vogël sesa që

janë raportet asete/GDP. Megjithatë, regjioni i EQL-së vazhdon të deklarojë një ngritje të

moderuar në raportin hua/GDP në 2013, derisa raporti në zonën euro tregoi një rënie të

papërfillshme në vitin 2013. Me fjalë të tjera, krahasuar me pozicionin e të hyrave, raporti

hua/GDP mbetet në një nivel të ulët, që tregon për një potencial të konsiderueshëm ende të

pashfrytëzuar në anën e kërkesës për bankat. Këto gjetje janë të mbështetura në mënyrë të

150

Page 166: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

qartë nga vlerësimet empirike për nxitjen e kërkesës, mbështetur krejtësisht nga raporti

hua/GDP në lidhje me nivelin e GDP-së për kokë banori, bazuar në mostrat e vendeve më të

mëdha, duke përfshirë shtetet e EQL-së si dhe ekonomitë e tjera të zhvilluara dhe në zhvillim,

por jo zonën euro (figura 5.6 dhe figura 5.7).

Figura 5.6: Trendet e raportit hua afatgjata / GDP në EQL dhe zonën euro

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

Figura 5.7: Trendet e raportit hua/GDP në EQL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

151

Page 167: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Duke pasur parasysh zgjerimin e fortë para-krizës (d.m.th para vitit 2007/08), rritja bankare pas

krizës në disa vende (të mëdha) më tepër të ekspozuara ndaj riskut ishte shumë modeste. Në

këtë drejtim kishte për t’u pranuar se disa vende në EQL, si Sllovenia, Kroacia ose Bullgaria

ndoqën trendin e pjerrët të ndërmjetësimit financiar të vendeve në të ashtuquajturën “zona

periferike euro” më tepër se ajo e moshatarëve të tyre të EQL-së apo vendet si Gjermania.

Interesante, ideja që niveli më i lartë i GDP-së për kokë banori mund të jetë e lidhur me nivelin

më të lartë të ndërmjetësimit financiar, aktualisht është duke u sfiduar në zonën euro dhe EQL,

ku disa nga vendet më kryesore dhe më të pasura në zonën euro dhe në EQL kanë raport

shumë më të ulët hua/GDP sesa këto më pak të avancuara në vendet e zonës euro dhe në EQL.

Për shembull, raporti hua/GDP në të gjitha ekonomitë e EJL-së (përveç Rumanisë) është mbi

mesataren e EQ-3, si në Poloni, në Republikën Çeke dhe në Sllovaki (disa 65për qind në EJL

përkundër 55për qind në EQ-3), ndërsa nivelet e GDP-së për kokë banori në EJL janë 70-50për

qind e mesatares të EQ-3. Në rajonin e CIS-it ka për t’u pranuar që Ukraina në thelb ka një

raport më të lartë hua/GDP sesa Rusia. Dhënia e kësaj pikture themelore nuk duhet të vijë si një

surprizë që në industrinë bankare në EQL, NPL-të kryesisht janë grumbulluar në nënregjionin e

EJL-së, ose në një vend si Ukraina ku, krahasuar me pozicionin e të hyrave, nivelet e

ndërmjetësimit financiar janë mjaft të larta (Raiffeisen Research, 2014).

152

Page 168: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Figura 5.8: Ndërmjetësimi financiar në EQL dhe në zonën euro

Burimi: Raiffeisen RESEARCH

5.6.1 Struktura e kredive

Në krahasim me mesataren e tregut, vëllimi në huazimin e korporatave postoi më mirë rritjen

në nënregjionin e EJL-së dhe CIS-it, derisa huazimi i korporatave në EQ më shumë ose më pak

ka stagnuar pak vitet e fundit. Në të kundërtën, që nga 2008 vëllimi në huazimin e kredive

konsumuese në EJL ka ngecur (figura 5.9), derisa ato u rritën në normat e tolerueshme në EQ

dhe normat e rritjes shumë të larta në rajonin CIS. Pavarësisht nga divergjencat e fundit në

aspektin e ritmit të normës së rritjes rajonale në huat e korporatave dhe konsumuese, huat e

korporatave përfaqësojnë shtyllën e biznesit bankar në EQL. Në EQ, huat e korporatave

përfaqësojnë në disa vende 54për qind të totalit të huazimit, në EJL 52për qind dhe në rajonin

CIS rreth 70për qind. Kreditimi familjar përbën në disa vende vetëm 30-40për qind të totalit të

huave, me rreth 30për qind në EQ dhe CIS, si dhe deri në 40për qind në EJL. Ndryshimi në

raportin hua/GDP në EQL dhe në zonën euro qëndron në 73pp, ndërsa diferenca për një

vlerësim më me kujdes dhe mbështetur krejtësisht në raportin hua/GDP qëndron në 10-15pp.

153

Page 169: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Figura 5.9: Huat nga segmentet e bizneseve në EJL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

Duhet theksuar se bilanci i bankave në EJL është dominuar kryesisht nga huazimi tradicional.

Kjo është veçanërisht e qartë nëse vështrohet pjesa e kredisë në totalin e aseteve. Një trend i

dallueshëm në huazimin në EQL në dekadën e kaluar ishte një rritje e konsiderueshme në

ndarjen e huave si një përqindje në asetet bankare në tërësi. Në tërësi, ndarja e huave në asete

në rajonin e EQ ngrihet nga 42për qind në 2006 në rreth 55për qind në 2013, derisa raportet

përkatëse për EJL janë 51për qind dhe 61për qind (në Kosovë deri në 60për qind), dhe 55për

qind dhe 58për qind për CIS. Megjithatë, duhet theksuar se, në qoftë se 2013 është konsideruar

në izolim, pjesëmarrja e kredive është zvogëluar paksa pothuajse në të gjitha rajonet e EQL-së,

me përjashtim të CIS-it. Një arsye e mundshme ishin normat e rregullores së re (të dyja- për

zonën euro bazuar në bankat në EQL dhe bankat me pronësi lokale). Këto rregullore të reja

mund të kenë forcuar bankat në EQL që të jenë disi më restriktive në lëshimin e huave të reja.

Për më tepër, kërkesat ende e kufizuar për huat në disa tregje të EQL-së, gjithashtu, ishte

reflektuar nga mbajtja më e lartë e obligacioneve (letrave me vlerë të qeverisë), të cilat

gjithashtu, reduktuan pak pjesëmarrjen e kredive në totalin e aseteve (Raiffeisen Research

2014).

154

Page 170: Aspects of Banking Management Afaraizimit

KAPITULLI 6

___________

FAKTE DHE ANALIZË

MENAXHIMI I RISQEVE NË SEKTORIN BANKAR

6.1 Menaxhimi i riskut kreditor

Edhe pse kreditë padiskutim kanë një rol të madh në ekonomi, rritja e tepruar e kredive mund

të sjellë paqëndrueshmëri në stabilitetin ekonomik dhe financiar. Në fazat e para të tranzicionit

në vendet e EQL-së ka pasur rritje të kredive joperformuese, ku industria bankare, si pasojë e së

kaluarës, ka trashëguar kreditë me probleme, ku pjesa më e madhe janë huazuar për

ndërmarrje të cilat gjithashtu kanë qenë shtetërore. Gjithashtu, problem tjetër ka qenë edhe

vazhdimi i keqmenaxhimit gjatë procesimit të kredive.

Një rol të rëndësishëm, me qëllim që niveli i kredive me probleme të jetë sa më i ulët, kanë

edhe rregullatorët, të cilët duhet të forcojnë mbikëqyrjen lidhur me kualitetin e kredive të

dhëna nga bankat dhe zgjidhjen e problemeve me kredi dhe eliminimine tyre nga bilanci i

bankave. Për zvogëlimin e borxheve nga kreditë joperformuese dhe menaxhimin më të mirë të

kredive, bankat janë të obliguara të zbatojnë edhe rregullat ndërkombëtare të kapitalit të

miratuar nga Bazeli III, të cilat më gjerësisht janë të paraqitura në kapitullin III në tabelën 3.1.

Po ashtu, sipas anketës në BQK, kërkesat rregullative për kapital janë në përgjithësi në pajtim

me parimet bazë të Bazelit për mbikëqyrjen efektive të bankave.

Në çështjet në vijim, autori do të trajtojë rëndësinë e analizës së kredive para dhe pas huazimit

të tyre, me qëllim që kreditë me probleme të mos pasqyrohen fare në bilancet e tyre dhe, në të

njëjtën kohë, edhe rregulloret e BQK-së duhet të mundësojnë një menaxhim më efikas të

kredive. Sipas anketës në BQK, qasja proaktive e BQK-së e bazuar në ligjin e BQK-së, pastaj ligjin

155

Page 171: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

mbi bankat, si dhe rregulloret e adaptuara për industrinë bankare, paraqesin kornizën operative

dhe intermediare për të siguruar një sistem stabil dhe të shëndoshë bankar.

6.1.1 Analiza e kredive

Në këtë paragraf autori do të verifikojë: Pse menaxhimi i kredive është i një rëndësie të

jashtëzakonshme? Pasi që risku kreditor llogaritet një ndër risqet më serioze në krahasim me

risqet e tjera për industrinë bankare, organet vendimmarrëse të përfshira në procesin e

kredidhënieve për individë dhe biznese janë me rëndësi. Që menaxhimi i kredive të jetë në

harmoni me politikat e miratuara, bankat organizojnë Komitetin e Kredive në Departamentin e

Riskut, si organ vendimmarrës. Pesë nga shtatë bankat kanë të organizuar Komitetin e Kredive

në Departamentin e Riskut, si organ vendimmarrës në procesin e kredidhënies si për individë

ashtu edhe për biznese. Mirëpo, varësisht prej shumës së kredisë që huazojnë, ndryshon edhe

vendimmarrja. Shuma prej 10.000-500.000 euro kredi miratohet nga Bordi Menaxhues dhe

Bordi i Drejtorëve, ndërsa në shuma më të ulëta, vendimmarrja aprovohet nga nëndega apo

sektori i kredive nga analisti kreditor.

Që huamarrësit të kryejnë obligimet ndaj bankës në kohën e duhur, bankat duhet të bëjnë

vlerësimin e huamarrësit para dhënies së kredisë. Për vlerësimin e kredisë bankat marrin

parasysh një numër të faktorëve. Për të dhënë një kredi (P12), bankat marrin në konsideratë

faktorët më të rëndësishëm për t’i vlerësuar huamarrësit. Në katër banka këta faktorë janë:

plani i biznesit dhe plani investiv, kapaciteti financiar, historiku kreditor, mbulueshmëria me

kolateral, historia dhe veprimtaria e biznesit, konkurrenca në sektorin ku biznesi operon,

menaxhmenti dhe pronësia e biznesit, lokacioni i biznesit, karakteri i huamarrësit, si dhe

reputacioni dhe integriteti i klientit. Ndërsa, një bankë bazohet vetëm në rrjedhat e ardhshme

të parasë.

156

Page 172: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Që risku kreditor të jetë më i ulët, është e nevojshme që bankat të kenë të gjitha informacionet

për huamarrësit. Marrja e këtij informacioni është lehtësuar me themelimin e Byrosë për

Regjistrimin e Kredive. Të gjitha bankat (P13) kanë qasje në sistemin informatik për historikun e

kredibilitetit të klientëve. Po ashtu, të gjitha bankat, në baza ditore, raportojnë për të gjitha

kreditë e huazuara, e po ashtu edhe kanë qasje për të marrë informata rreth klientëve te BRK

nga BQK-ja. Prandaj, të pyetura sesa ka kontribuar hapja e BRK në rritjen e huazimit bankar nga

ana e bankave të nivelit të dytë (P7), vetëm një bankë ka vlerësuar se hapja e BRK nuk ka

ndikim në vendimmarrjen e huazimit të kredive, ndërsa gjashtë bankat e tjera vlerësojnë se ka

ndikim pozitiv, sepse rrit nivelin e transparencës, duke kontribuar pozitivisht në rritjen e

kualitetit të portfolios së industrisë bankare dhe duke ndikuar në mënyrë pozitive gjatë

vlerësimit të riskut kreditor. Po ashtu, sipas BQK-së, BRK-ja ka dinamizuar kredidhënien, si dhe

ka përmirësuar cilësinë e portfolios kreditore të bankave veç e veç dhe portfolion kreditore të

industrisë si tërësi. Pra, ka shërbyer dhe po shërben si mjet direkt për vlerësimin e ekspozimit të

aplikuesve për kredi dhe si i tillë është instrument i pazëvendësueshëm në menaxhimin e riskut

kreditor.

Bankat, gjithashtu janë pyetur sesi është organizuar procesi i dhënies së kredive dhe i

monitorimit. Sipas të gjitha bankave, procesi i kredidhënies është i rregulluar sipas politikës për

menaxhimin e riskut kreditor. I tërë procesi fillon nga degët ku edhe përgatitet rasti i kredisë

nga ana e portfoliove të kredive, pastaj kërkesa për kredi dërgohet në Komitetin e Kredive për

shqyrtim, ku edhe merret vendimi për aprovim apo refuzim. Sa i përket monitorimit, vetëm

katër nga shtatë bankat kanë treguar procesin e monitorimit. Një bankë këtë proces e

organizon në disa forma; duke filluar nga monitorimi i menjëhershëm; monitorimi mujor,

kuartal dhe në baza vjetore. Ndërsa, një bankë tjetër monitorimin e realizon varësisht nga

shuma e huadhënies. Te kreditë e vogla, monitorimi bëhet nga analisti kreditor, ndërsa për

vlera më të mëdha monitorimi bëhet edhe nga zyra qendrore.

Sipas anketës në BQK-së, në përgjithësi korniza ligjore për çështjet e rregullimit dhe

mbikëqyrjes së bankave është adekuate për nivelin aktual të zhvillimeve të përgjithshme në

157

Page 173: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Kosovë. Rregullimi është avancuar mjaft, sidomos pas rekomandimeve të Programit të

Vlerësimit të Sektorit Financiar të realizuar nga ana e FMN-së dhe BB në vitin 2012. Megjithatë,

mbetet për t’u përmirësuar çështja e qasjes së mbikëqyrjes, përkatësisht kalimi nga e

ashtuquajtura mbikëqyrja e bazuar në CAMELS në mbikëqyrjen e bazuar në risk, duke përfshirë

këtu avancimin e teknikave mbikëqyrëse dhe të raportimit mbikëqyrës.

Që risku i kredisë të minimizohet, bankat duhet të kenë parasysh përbërjen optimale të

portfolios kreditore. Sipas rezultateve të pyetësorit, tri banka tregojnë se diversifikimi i

portfolios kreditore duhet të reflektojë segmentet ekonomike të vendit, të cilat, sipas natyrës

së tyre, bartin më pak risk. Dy banka, përbërjen optimale të portfolios kreditore në raport me

riskun kreditor e përdorin në segmentet e bizneseve të vogla dhe të mesme (njëra për klientë

shumë të vegjël deri 50.000 euro dhe klientë të vegjël nga 50.000 - 150.000 euro), sipas një

banke raporti optimal do të ishte 3.8për qind për individët dhe 6për qind për bizneset.

Gjithashtu, një bankë tjetër portfolion optimale për diversifikim kreditor për minimizimin e

riskut kreditor e përdor nëpër segmente (50për qind për persona fizikë dhe 50për qind për

biznese). Ndërsa, në një bankë tjetër, përbërja optimale e portfolios kreditore është prej: 0-

5.000 (18 %); 5,001-10.000 (16 %); 10.000-20.000 (11 %); 20,001-50,000 (13 %); 50,000-250,000

(24 %); mbi 250,000 (18 %). Kjo tregon se bankat e ndryshme përdorin përbërjen e portfolios

optimale të kredive në raport me riskun kreditor në përmasa të ndryshme.

Bankat janë pyetur se cilat do të ishin disa nga masat që do të ndërmerrnin për të parandaluar

rritjen potenciale të ekspozimit ndaj riskut të kredisë? Dy banka kanë vlerësuar diversifikimin e

portfolios kreditore në vlera më të vogla se mesatarja e tregut, tri banka analizimin më të

detajuar të gjendjes financiare të klientit, monitorimin më të afërt dhe kontrollimin në vonesat

e kredive, një bankë vendos për shitje pjesë të portfolios kreditore. Dy banka të tjera kanë

vlerësuar përmirësimin e efikasitetit gjyqësor dhe zbatimin e marrëveshjeve kontraktuale.

Ndërsa, një bankë tjetër ndërmerr këto masa: mosfinancimi i sektorëve që konsiderohen me

rrezikshmëri më të lartë, kolateralizimi më i lartë i ekspozimeve; ristrukturimi i ekspozimeve me

indikacione risku në stade fillestare; sensibilizimi i klientelës që pritjet e tyre në raport me

158

Page 174: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

bankën të jenë në harmoni me zhvillimet në treg dhe më gjerë. Gjithashtu, katër nga shtatë

bankat vlerësojnë se për vlerësimin e riskut të kredisë në portfolion e saj për individë dhe

biznese përdorin metodën e diversifikimit të lartë të mjeteve dhe përqindjen e caktuar me

kualitet të lartë të mjeteve. Tabela 6.1 në vijim pasqyron faktorët që bankat marrin parasysh në

vlerësimin e kredisë, ku vërehet se të gjitha bankat kanë theksuar se aftësia e kompanisë për të

kthyer kredinë është faktori më i rëndësishëm në vlerësimin e kredive. Mjedisi ekonomik është

renditur si faktori i dytë më i rëndësishëm, përcjellë nga natyra e biznesit. Për bankat mjedisi

politik me të cilin operon kompania nuk është theksuar të jetë me shumë rëndësi kur

vlerësohen kreditë.

Tabela 6.1: Faktorët sipas rëndësisë në vlerësimin e kredive (numri i përgjigjeve)

Faktormesatarisht Faktor më

Faktor shumë i i pak irëndësishëm rëndësishëm rëndësishëm Mesatarja

Natyra e biznesit të klientit nëkontekst të industrisë 5 1 1 1.4Mjedisi politik me të cilinkompania operon 1 4 2 2.1Mjedisi ekonomik në të cilinkompania operon 5 2 1.3Aftësia e kompanisë për tëgjeneruar para për pagesën ekompanisë 7 1

Shënim: 1 - Faktor shumë i rëndësishëm; 2 - Faktor mesatarisht i rëndësishëm dhe 3 - Faktor më pak i rëndësishëm

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Sipas rezultateve të pyetësorit, bankat për të siguruar kreditë të cilat i huazojë për kredi

individuale, kolateralet më të shpeshta i kanë: tokat, shtëpitë, veturat, paratë e gatshme,

pasuritë e paluajtshme dhe pajisjet shtëpiake. Për kredi për biznese, gjithashtu, janë

përmendur: toka, shtëpitë, objektet afariste, pajisjet, investimet e kredituara, pasuritë e

paluajtshme, makineritë, etj. Për kredi individuale në mesatare bankat përdorin si kufi 128për

qind të vlerës së kredisë për mbulimin me kolateral, ndërsa për biznese në mesatare 150për

qind.

159

Page 175: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Sipas autorit, një pengesë tjetër pse ndërmarrjet nuk aplikojnë për kredi është edhe kërkesa e

lartë për kolateral. Kolaterali i siguruar nga bankat zakonisht për të dy llojet e kredive është më

tepër në formë të pasurive të patundshme sesa në pasuri të luajtshme. Kjo tregon se

ndërmarrjet nuk kanë kolateral për të mbuluar kredinë në formë të letrave të ndryshme me

vlerë. Mirëpo, që kjo përqindje të ulet dhe të rritet qasja në financa për NVM-të, reforma ligjore

është e domosdoshme sa i përket ligjit të kolateralit dhe ligjit të falimentimit. Sipas Galindo,

Micco (2005), në vendet me ligj të përbashkët (ku mbrojtja e kreditorit është e lartë), diferenca

në pjesën e investimeve të financuara me kredi bankare midis firmave të mëdha dhe të vogla

është rreth 9 pikë në përqindje, ndërsa në vendet në zhvillim është rreth 25për qind.

Sipas autorit, mbulueshmëria me kolateral te kreditë individuale është e lartë, për shkak se të

ardhurat mesatare të individëve në sektorin privat janë të paqëndrueshme dhe janë ndër më të

ulëtat në rajon. Ndërsa, te kreditë për biznese, arsyet janë të shumta si: mjedisi ekonomik dhe

mosfunksionimi i sistemit ligjor.

Të dhënat e gjetura në vend përputhen me literaturën, ku gjashtë nga shtatë bankat (P23)

vlerësojnë se sistemi gjyqësor është joefikas, vetëm një bankë vlerëson se janë bërë reforma

nga viti 2012 në sistemin gjyqësor, mirëpo ende nuk janë në nivelin e duhur. Kjo u shkakton

kosto bankave dhe angazhime më të mëdha vetjake për arkëtimin e kredive problematike.

Bankat, edhe nëse arrijnë t’i zgjidhin dhe t’i ekzekutojnë rastet përmes procedurave gjyqësore,

atëherë është shumë e vështirë shitja e këtyre pronave ose pengut, në mënyrë që të inkasojnë

mjetet, sepse për bankën është i rëndësishëm inkasimi i mjeteve dhe jo blerja e pronave. Nga

pikëpamja e sektorit financiar, sipas anketës në BQK, gjyqësori sa i përket zgjidhjes së çështjeve

kontestuese dhe realizimit të kolateralit del të jetë joefikas dhe joefektiv. Numri i lëndëve

bankare të grumbulluara nëpër gjykata flet për një mosefikasitet të gjyqësorit. Në të njëjtën

kohë, vërehet mungesë e ekspertizës ligjore për lëndë të natyrës financiare që njihen si lëndë

specifike, gjë që flet për mungesë të efektivitetit të gjyqësorit.

160

Page 176: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Të pyetura lidhur me rëndësinë e fazave të menaxhimit të riskut kreditor, bankat theksojnë se

rëndësia më e madhe në menaxhimin e riskut i atribuohet kthimit të kredisë: shtatë bankat e

kanë theksuar këtë fazë më të rëndësishmen. Me më pak rëndësi është gjetur të jetë origjinimi

dhe disbursimi i kredisë (mesatarja 1.3).

Tabela 6.2: Fazat e menaxhimit të riskut të kredisë (numri i përgjigjeve)

Faktor Faktor mëFaktor shumë i mesatarisht i pak irëndësishëm rëndësishëm rëndësishëm

(1) (2) (3) MesatarjaOrigjinimi dhe disbursimi i kredisë 5 2 1.3Mbikëqyrja e kredimarrësve dhepërqendrimi i portfolios 7 1.1Kthimi i kredive 6 1Analiza dhe zbatimi i politikave dheprocedurave 6 1Shënim: 1 - Faktori më i rëndësishëm; 2 - Faktori mesatarisht i rëndësishëm dhe 3 - Faktori më pak i rëndësishëm. Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Bazuar në të dhënat e literaturës, kreditë me afat më të gjatë kanë edhe risk më të lartë të

kthimit. Kreditë afatmesme për bankat (P15) konsiderohen si kreditë me rrezikshmërinë më të

lartë (tri nga shtatë bankat e kanë identifikuar këtë kategori), ndërsa kreditë në llogaritë

rrjedhëse nuk janë identifikuar si me rrezikshmëri të lartë nga asnjëra nga bankat e përfshira në

këtë studim (figura 6.1).

161

Page 177: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Figura 6.1 : Kreditë me rrezikshmërinë më të lartë, numri i bankave

3.53

3

2.52

2

1.51

1

0.5

0Kreditë në llogaritë Kreditë 1-2 vite Kreditë afatmesme Kreditë afatgjata

rrjedhëse

Burimi: Intervista e autorit (2013)

Sipas autorit, kreditë afatgjata në krahasim me kreditë afatmesme kanë risk më të lartë, mirëpo

sipas figurës 5.2 është identifikuar që bankat huazojë vetëm 1për qind të kredive afatgjata në

totalin e përgjithshëm të kredive të lejuara, prandaj edhe risku është më i ulët. Ndërsa arsyeja

pse risku te kreditë në llogaritë rrjedhëse nuk ekziston fare, është për shkak se janë kredi me

afat të shkurtër dhe parashikimet për këtë lloj risku janë më të sigurta, por edhe për shkak se

bankat kanë hyerje të vazhdueshme të depozitave.

Të pyetura nëse ekziston vendosja e limiteve në procesin e kredidhënies për minimizimin e

riskut (P16), përveç dy bankave të cilat kanë theksuar se në parim nuk vendos limite në

kreditim, të gjitha bankat janë përgjigjur se vendosin limite të tilla. Në përcaktimin e limiteve në

kreditim, bankat bazohen më së shpeshti në objektivat e diversifikimit (pesë nga shtatë bankat),

dhe gjysma e bankave bazohen edhe në nivelin e kërkuar të kthimit, mjaftueshmërinë e

kapitalit dhe eksperiencën nga historiku i humbjeve (figura 6.2).

162

Page 178: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Figura 6.2: Përcaktimi i limiteve në kreditim

Objektivat e diversifikimit 5

Nivelin e kërkuar të kthimit 3

Mjaftueshmërinë e kapitalit 3

Eksperiencën nga historiku I humbjeve 3

0 1 2 3 4 5 6

Burimi: Intervista e autorit (2013)

Shuma e përgjithshme maksimale e ekspozimeve kreditore e shprehur si përqindje e kapitalit të

shtyllës së 1-rë që një bankë lejohet të japë te ndonjë person i vetëm apo të një grup i

personave të ndërlidhur, sipas rezultateve të pyetësorit, duhet të jetë 15për qind ose në

përqindje tjetër, siç përcaktohet me rregullore të BQK-së.

Për shkak se në vendet në zhvillim nuk funksionon si duhet sistemi juridik, bankat janë të

detyruara të përdorin vegla të tjera me qëllim të minimizimit të riskut kreditor. Këto vegla janë

kolaterali dhe klauzolat restriktive (P20). Dy banka nuk aplikojnë klauzolën restriktive, ndërsa tri

banka e aplikojë këtë klauzolë. Sipas bankave, këto klauzola restriktive janë: të bëjë pagesa dhe

transfere përmes bankës ashtu siç kërkohet, mund t’i vazhdohet mbitërheqja edhe për vitin

tjetër, pa pëlqimin e bankës nuk ka të drejtë të garantojë, nuk ka të drejtë të lë hipotekë të

njëjtin kolateral të lënë në bankë, ndryshimi i çmimit të normës së interesit pas një periudhe

kohore, nëse i përmbush kushtet e caktuara. Ndërsa, një bankë cek të gjitha elementet e

pyetjes (P19).

Në vendet e zhvilluara, industria bankare ka departamentin e veçantë për të ofruar këshilla

financiare për klientët, por, gjithashtu, edhe bankat universale apo afariste mund të jenë edhe

bashkë themeluese të shumë ndërmarrjeve apo të jenë aksionere të ndërmarrjeve. Për shkak të

163

Page 179: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

kësaj, këto banka ofrojnë shumë zgjidhje për ndërmarrjet, me qëllim që të mos vijë deri te

falimentimi i tyre. Mirëpo, edhe për ndërmarrjet tek të cilat banka nuk është aksionare dhe

ndërmarrja nuk është në gjendje të kryejë obligimet financiare me kohë, në vendet e zhvilluara

sistemi ligjor është i zhvilluar dhe bankat mund të sigurojnë mjetet nga ekzekutimi i kolateralit.

Në vendet në zhvillim situata është më ndryshe. Çfarë masash ndërmarrin bankat nëse kredia e

huazuar nuk kthehet me kohë? Shtatë banka (P22) përdorin zgjidhjen e problemit, ndërsa

vetëm një bankë përdor edhe zgjidhjen përmes likuidimit, mirëpo banka, para se të ndërmarrë

vendimin final, shfrytëzon të gjitha mundësitë e tjera, me qëllim që të mos vijë deri te fillimi i

procedurës gjyqësore. Likuidimi nuk përdoret nga bankat, për shkak të vështirësive ligjore dhe

faktit që nuk priten rezultate të mira nga likuidimi.

Pasi kreditë të huazohen, bankat duhet vazhdimisht të monitorojnë huamarrësit, sepse derisa

kredia të kthehet, gjendja financiare e huamarrësit mund të ndryshojë. Për huamarrës të

caktuar, para nënshkrimit të kontratës bien dakord që kontrata e nënshkruar mund të

ndryshohet nëse huamarrësi ka pengesa në kthimin e kredisë. Gjithashtu, monitorohet edhe

performanca dhe gjendja e kolateralit. Për bankat është me rëndësi që të monitorojnë kreditë,

sepse ato që nuk performojnë mirë, bankat e kanë për obligim t’i klasifikojnë dhe të bëjnë

ndarjen e provizioneve për kredi. Për monitorimin e riskut të kredisë (P19) pothuajse të gjitha

bankat aplikojnë metodat në vijim: kontrollojnë kushtet e huamarrësit; monitorojnë kontratat

ekzistuese; vlerësojnë kolateralin; vlerësojnë performancën; identifikojnë problemet e kredisë;

klasifikojnë problemet e kredisë dhe caktojnë përgjegjësi individuale, lëvizjet e borxhit, e

sidomos borxhit kreditor, por edhe lëvizjet e shpenzimeve të paplanifikuara.

Për të bërë vlerësimin e riskut kreditor për kredi individuale por edhe për grup të caktuar të

kredive, industria bankare duhet të posedojë informacione të caktuara. Ky informacion mund të

sigurohet nëpërmjet sistemit informatik të kredive në banka, por edhe përmes kontrollit të

vazhdueshëm nëpërmjet vizitave në ndërmarrje, për të vlerësuar gjendjen nga afër, si dhe

kërkesën për paraqitjen e raporteve periodike financiare. Të dhënat e paraqitura (P21) në

figurën 6.3 tregojnë se pesë nga shtatë bankat e përfshira në këtë studim aplikojnë kontrollin e

164

Page 180: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

drejtpërdrejtë të kredisë, ndërsa katër nga shtatë bankat aplikojnë edhe kontrollin e tërthortë.

Katër nga shtëtë bankat aplikojnë të dy llojet e kontrollit të kredive.

Figura 6.3: Kontrolli i kredive

65

54

4

3

2

1

0Kontrolli i drejtëpërdrejtë Kontrolli i tërthortë

Burimi: Intervista e autorit (2013)

Sipas literaturës teorike bankat duhet të përpiqen të bëjnë harmonizimin e mjeteve me burimet

e mjeteve. Mirëpo, në praktikë çdo herë kërkesa për huamarrje është më e lartë se oferta.

Prandaj, për bankën është me rëndësi që kreditë të kthehen në afatin e paraparë, sepse, përveç

të hyrave të realizuara nga norma e interesit, për bankën është me rëndësi edhe kthimi përsëri

në bankë i kredive të dhëna me qëllim të formimit të depozitave të reja. Ky kthim do të ndikojë

në krijimin e kapitalit të ri, si dhe rritjen e mjeteve për shpërndarje të mjeteve tek huamarrësit.

Gjithashtu, struktura e burimeve të mjeteve të bankës është me rëndësi. Mirëpo, edhe në

vendet e zhvilluara dhe në zhvillim depozitat janë të një rëndësie të veçantë në krahasim me

burimet e tjera të mjeteve dhe në kuadër të depozitave, burimi më i rëndësishëm janë

depozitat e kursimit të popullsisë. Për bankat janë burime më të sigurta, sepse janë depozita të

afatizuara dhe më të diversifikuara dhe nuk kanë risk të tërheqjes para afatit. Në rast të

mungesës së kapitalit (P28) të gjitha bankat kanë theksuar se do të përdorin ristrukturimin e

mjeteve për të minimizuar riskun, katër nga shtatë bankat do të ristrukturonin burimin e

165

Page 181: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

mjeteve, katër banka do krijonin kapital të ri dhe vetëm një bankë ka shënuar shitjen e mjeteve

si masë (tabela 6.3).

Tabela 6.3: Masat që bankat kanë dhe mund të përdorin në rast të kapitalit të pamjaftueshëm

Numri i bankaveRistrukturimi i mjeteve për të minimizuar rrezikun 7Ristrukturimi i burimeve të mjeteve 4Shitja e mjeteve 1Krijimi i kapitalit të ri 4Burimi: Intervista e autorit (2013)

Edhe bankat komerciale në vend kanë pranuar standardet ndërkombëtare për sigurimin e

kapitalit të nevojshëm gjatë përcaktimit të riskut kreditor. Nëse bankat realizojnë fitim, mbajtja

e kapitalit të nevojshëm do t’iu mundësojë atyre të përballen me humbjet eventuale edhe për

një periudhë më të gjatë kohore. Gjatë menaxhimit të kredive, bankat duhet të mbajnë

provizionet adekuate për kreditë e klasifikuara si të dyshimta dhe të humbura. Kjo rregullore

është e përcaktuar nga BQK-ja. Sipas gjetjeve (P24), të gjitha bankat e aplikojnë këtë

rregullore9. Për shkak se normat e interesit në kredi janë të larta, ekziston mundësia që edhe

huamarrësit të mos kryejnë obligimet e tyre në kohë të caktuar. Figura 6.4 tregon faktorët që

ndikojnë në dallimin midis normave të interesit në kredi dhe depozita. Risku i dhënies së

kredive dhe hendeku i maturitetit janë faktorët më të rëndësishëm që shpjegojnë dallimin midis

normave të interesit në kredi dhe depozita. Mungesa e sigurimit të depozitave nga jashtë është

gjetur të jetë faktori me më së paku rëndësi, në shpjegimin e dallimit në normat e interesit të

kredive dhe depozitave.

9 Sipas rregullores së BQK-së, provizionet për kreditë nënstandarde janë 20për qind e kapitalit, për kreditë e dyshimta 50për qind dhe për kreditë e humbura deri në 100për qind të kapitalit.

166

Page 182: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Figura 6.4: Faktorët që ndikojnë në dallimin midis normave të interesit të kredive dhe depozitave

Niveli I ulët I konkurrencës

Mungesa e projekteve të mira

Mungesa e sigurimit të depozitave nga jashtë

Mos mundësia e marrjes hua nga bankat e huaja

Rreziku në dhënien e kredive 1.1

2.3

2

2.5

2.2

Hendeku i maturitetit 1.4

0 0.5 1 1.5 2 2.5 3

Shënim: 1 - Faktori më i rëndësishëm; 2 - Faktori mesatarisht i rëndësishëm dhe 3 - Faktori më pak i rëndësishëm. Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Sipas autorit, bankat gjatë përcaktimit të normës së interesit, përveç riskut të klientit, marrin

parasysh edhe normën e inflacionit, që është një faktor që lidhet me riskun kreditor. Sa i përket

hendekut të maturitetit në banka, në strukturën e burimeve të mjeteve dominojnë depozitat

me afat të shkurtër, të cilat banka i transformon në kredi me afat më të gjatë, dhe kjo për

bankat paraqet një risk. Sipas autorit, një arsye tjetër pse normat e interesit në kredi janë të

larta është niveli i ulët i konkurrencës në krahasim me rajonin.

6.1.2 Kreditë joperformuese

Sipas hulumtimeve, numri i kredive joperformuese është rritur nga kriza e fundit financiare në

vendet e EQL-së. Zgjerimi i kreditimit lidhet edhe me depërtimin e bankave me pronësi të huaj,

të cilat, për të fituar tregun, krijuan lehtësira në politikat kreditore dhe arsyeja tjetër është edhe

menaxhimi joefikas i riskut kreditor. Pas krizës së fundit financiare, për të rritur stabilitetin e

sistemit financiar është themeluar “Iniciativa e Vjenës”, qëllimi i së cilës është koordinimi më i

167

Page 183: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

mirë i politikave dhe mbikëqyrjes së industrisë bankare ndërkufitare midis vendeve të zhvilluara

dhe atyre në zhvillim. Gjithashtu, edhe Komiteti i Bazelit III ka përcaktuar rregulloret të cilat

kanë të bëjnë me kërkesat e kapitalit që duhet të mbajnë bankat për t’u mbrojtur nga risku i

mospagimit të kredive.

Risku kreditor është një ndër risqet kryesore në krahasim me risqet e tjera. Të dhënat e

pyetësorit, të paraqitura në figurën 6.5, tregojnë se pjesa më e madhe e riskut total të bankave

i atribuohet riskut të kredive: në mesatare 79për qind e riskut derivon nga risku i kredive. Risku

me peshën më të vogël është risku i kursit të këmbimit, që numëron vetëm 3për qind të riskut

total.

Figura 6.5: Pjesëmarrja e risqeve në riskun total, në përqindje

90% 79%80%70%60%50%40%30%20%

6% 9%10% 3%0%

Rreziku i normës Rreziku i kursit Rreziku i kredisë Rreziku isë interesit të këmbimit likuiditetit

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Ndërsa, sa i përket raportit të kredive me probleme (kreditë e dyshimta dhe të humbura) ndaj

gjithsej kredive, sipas rezultateve të pyetësorit, mesatarja e kredive me probleme te kreditë

individuale përbën 2.2 për qind të kredive me probleme, ndërsa të atyre biznesore përbën

6.5për qind. Në bazë të të dhënave, shihet se risku kreditor është më i lartë te kreditë e

bizneseve, që përputhet me të dhënat e literaturës se në vendet në zhvillim kreditë për biznese

kanë risk më të lartë. Gjithashtu, bankat me pronësi të huaj kanë kosto më të lartë te kreditë e

bizneseve. Ku qëndron arsyeja që risku kreditor është më i lartë te bizneset? Kjo kosto e lartë

168

Page 184: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

është për shkak se bankat duhet të kenë një monitorim të vazhdueshëm të klientëve edhe pas

lejimit të kredive, sepse mungon bashkëpunimi bankë-klientë dhe, si rezultat, banka ka

probleme në identifikimin e huamarrësve të sigurt kundrejt atyre jo të sigurt. Sipas autorit, risku

është më i madh te kreditë për biznese sesa te kreditë familjare, për shkak se kreditë familjare

janë me numër më të madh të klientëve, pra diversifikimi është më i lartë dhe janë për nga

shuma më të vogla. Ndërsa, te kreditë për biznese, analiza për të vlerësuar cilësinë e kredisë

përqendrohet edhe në sektorin të cilit i takon biznesi, pjesën e tregut, konkurrencën në

sektorin ku konkurron biznesi, çmimet e shitjes së produkteve, qëllimin e përdorimit të kredisë

etj. Një përmirësim i përgjithshëm i ambientit ekonomik dhe një menaxhim më efikas sa i

përket vlerësimit të huamarrësve para se kreditë të huazohen, do të jenë indikatorë të cilët do

të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së portfolios kreditore. Gjithashtu, edhe rregullatorët

duhet të përforcojnë mbikëqyrjen me qëllim të ristrukturimit të kredive me probleme.

Ndryshimet në ambientin makroekonomik kanë një ndikim të rëndësishëm në përcaktimin e

nivelit të huave jo-performuese. Gjithashtu, për shkak të krizave të ndryshme ekonomike

huamarrësit kanë vështirësi në kryerjen e obligimeve financiare ndaj huadhënësve, dhe si

rrjedhojë kjo do të udhëheqë një rritje të riskut kreditor në banka.

Diaconașu, Popescu dhe Socoliuc kanë identifikuar disa përcaktues më të rëndësishëm

makroekonomik dhe ndikimin e krizës ekonomike në huatë joperformuese në disa vende të

EQL-së si: Bullgaria, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Rumania që përfshin periudhën

2000-2012. Të gjitha variablat makroekonomike kanë ndikim të rëndësishëm statistikor.

Table 6.4: Vlerësimi i parametrave

VARIABLA KOEFICIENTI PROBABILITETIKonstanta 0.151676 0.2213GDP -0.046033 0.001Borxhi 0.001312 0.0606Norma e papunësisë 0.017485 0.003DUMMY 0.236727 0.0004R²= 0.346666 DW = 1.863096

Burimi: (Diaconasu, Popescu dhe Socoliuc)

169

Page 185: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Evidenca empirike tregon që norma e rritjes së GDP-së, norma e papunësisë dhe borxhet

private kanë ndikimin e pritur në evoluimin e kredive me probleme. Gjithashtu, autorë gjetën

mbështetje të përgjithshme për ndikimin e krizës ekonomike në ngritjen e nivelit të kredive

joperformuese në vendet e EQL-së. Rezultatet në përgjithësi mbështesin lidhjen midis fazës së

ciklit të biznesit dhe huave joperformuese në këto vende.

6.1.3 Huat joperformuese (NPL) në EQL

Pas shumë viteve të rritjeve në raportin e NPL-ve nga disa pikë përqindje, raporti i NPL-ve në

përgjithësi nuk lëvizi në mënyrë të konsiderueshme në 2013, dhe u stabilizua në rreth 9për qind

në EQL. Stabilizimi i kualitetit të aseteve në EQL në 2013 kryesisht ishte shtyrë nga tregjet e

nënrajonit të EQ-së dhe CIS-it. Në EQ, norma mesatare e NPL-ve u rrit më shumë nga 8.9për

qind në 2012 me 9.1për qind në 2013. Në nënregjionin CIS, norma mesatare ra nga 7.1për qind

në 2012 në 6.6për qind në 2013. Ky zhvillim ishte mbështetur kryesisht nga një ulje e normës së

NPL-ve në tregun rus nga 4.8për qind në 2012 në 4.3për qind në 2013. Në regjionin e EJL-së

norma e kredive joperformuese u ngrit nga 17për qind në 2012 në 19.5për qind në 2013. Në EJL

rritja në normën e kredive joperformuese tenton të jetë një refleksion i trendit të kualitetit të

dobët të aseteve si dhe uljes së rritjes së huave. Në krahasim me nënrajonin e EJL-së, në Kosovë

kreditë joperformuese (8.7 për qind në 2013) janë në nivel shumë më të ulët, ndërsa qëndron

më keq në krahasim me nënrajonin e CIS-it (figura 6.6).

170

Page 186: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Figura 6.6: Norma e kredive joperformuese (NPL-ve) në nënregjionet e EQL-së

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

Në figurën 6.7 dhe 6.8 do të paraqiten vendet në EQL të cilat kanë normë të NPL-ve më të vogël

se 10për qind dhe normë të NPL-ve më të madhe se 10për qind.

Figura 6.7: Tregjet me normën e kredive joperformuese (NPL-ve) < 10 % në EQL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

171

Page 187: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Figura 6.8: Tregjet me normën ekredive joperformuese (NPL-ve) > 10 % në EQL

Burimi: Raiffeisen RESEARCH (2014)

Sipas këtij institucioni, në industrinë bankare të EJL-së përpjekjet e koordinuara për të

mbështetur zgjidhjen e kredive joperformuese do të jenë çështje kyçe për rivendosjen e

perspektivave të rimëkëmbjes në ekonomi dhe në industrinë bankare në këtë nënregjion.

Tendenca për të zvogëluar kreditë e këqija në bilanc është një pengesë për rritjen e

perspektivës në këto banka dhe prandaj kërkohet përdorimi i mjeteve të mundshme për

zgjidhje. Gradualisht, që bankat të anulojnë, të ristrukturojnë ose edhe t’i rifinancojnë ato,

huamarrësit duhet të tregojnë rimëkëmbje të fuqishme.

Sipas BQK-së (2014), treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit që paraqet raportin e gjithsej

kapitalit rregullativ ndaj mjeteve të peshuara ndaj riskut në vitin 2014, arriti në 17.4për qind

krahasuar me 16.5për qind një vit më parë. Norma e kapitalit të klasit të parë ndaj mjeteve të

peshuara ndaj riskut në 2014 (angl. Tier 1 to RWA) ishte 13.5për qind krahasuar me 13.4për

qind në qershor 2013. Në qershor 2014, kapitali i klasit të parë përbënte 77.1për qind të gjithsej

kapitalit rregullativ. Ky nivel është i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesat rregullative, por

që megjithatë ka hapësirë për përmirësim të mëtejmë dhe afrimin drejt mesatares së rajonit, e

cila qëndron rreth 85për qind. Sipas autorit, kërkesat e kapitalit rregullativ në rajon janë më të

172

Page 188: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

larta në krahasim me vendet e zhvilluara, për shkak të riskut më të lartë të ambientit ekonomik

dhe kufizimeve në politikat monetare-kreditore të bankave qendrore.10

6.2. Menaxhimi i riskut të likuiditetit

Siç u cek më lart, aftësia bankave gjatë operimit të tyre në vendet me ekonomi të tregut të

zhvilluar ka të bëjë edhe me transformimin e strukturës kohore të burimeve të mjeteve.

Zakonisht, bankat bëjnë transformimin e strukturës së burimeve të mjeteve afatshkurtra në

huazim kreditor me afat të gjatë. Për shkak të një transformimi të tillë bankat shumë lehtë

mund të përballen me risk të likuiditetit. Gjithashtu, ekzistojnë edhe forma të tjera ku bankat

mund të ballafaqohen me risk të likuiditetit, si: moskryerja e obligimeve financiare nga ana e

huamarrësve; paraqitja e kërkesave për tërheqje të depozitave; si dhe kërkesat e reja për

huamarrje. Për shkak të riskut që mund të hasin bankat, është e nevojshme që ato të

udhëheqin politikën e likuiditetit lidhur me përcaktimin e vëllimit të kërkesave për tërheqje të

depozitave dhe paraqitjen e kërkesave për kredi, gjithashtu edhe sigurimin e burimeve

alternative të mjeteve për të mbuluar këto kërkesa. Gjithashtu, edhe KBMB ka përcaktuar

standardet për sigurimin e likuiditetit për periudhë kohore deri në 30 ditë, por edhe për një

periudhë kohore më të gjatë deri në një vit.

Për të siguruar nevojat për likuiditet, bankat përdorin metoda të ndryshme. Të pyetura se cilat

metoda banka i përdor për drejtimin e likuiditetit, katër nga shtatë banka theksuan se përdorin

metodat në vijim:

10 Sipas rregullores së BQK-së për adekuatshmërinë e kapitalit, bankat janë të obliguara të kenë një normë prej së paku 12% të gjithsej kapitalit rregullativ në raport me RWA dhe normë prej së paku 8% të kapitalit të klasit të parë në raport me RWA.

173

Page 189: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Tabela 6.5: Metodat e përdorura për drejtimin e likuiditetit

Numri i bankaveMetoda e kthimit të mjeteve 4Metoda e likuiditetit të marrë hua 4Metoda e likuiditetit të kombinuar 4

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Si rezultat i moszhvillimit të tregut financiar dhe krizës së fundit financiare, bankat përdorin

metodën e kthimit të mjeteve në formë të rezervës së likuiditetit. Mirëpo, pasi që në vend

shumica e bankave janë me pronësi të huaj, për këto banka nuk paraqitet problemi i sigurimit

të likuiditetit, sepse mund të operojnë me emetimin e letrave të ndryshme me vlerë në

vendet me treg financiar të zhvilluar, si dhe me marrjen e kredive te bankat korrespodente.

Burimi kryesor i sigurimit të mjeteve në banka janë depozitat vendore. Për të gjitha bankat, si

në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim, depozitat janë të rëndësishme për shkak

se kanë kosto më të ulët dhe kanë një qëndrueshmëri më të lartë. Nga shtatë bankat aktive në

kohën e realizimit të anketës, 57për qind e tyre (katër nga shtatë) janë deklaruar se burimet e

sigurimit të likuiditetit bazohen në sigurimin e depozitave të paafatizuara dhe shitjen e letrave

afatshkurtra me vlerë, ndërsa 43për qind e bankave (tri nga shtatë) bazohen edhe në shitjen e

çertifikatave të afatizuara të depozitës (tabela 6.6). Mirëpo, gjetjet tregojnë se bankat kanë më

pak mundësi të përdorin çertifikatat e afatizuara për të siguruar likuiditetin e nevojshëm, dhe

kjo tregon se bankat kanë vëllim më të vogël të depozitave të afatizuara.

Tabela 6.6: Burimet e sigurimit të likuiditetit

Numri i bankave % e bankaveSigurimi i depozitave të paafatizuara 4 57%Shitja e çertifikatave të afatizuara tëdepozitës 3 43%Shitja e letrave afatshkurtra me vlerë 4 57%

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Shtimi apo pakësimi i depozitave dhe kredive varet nga gjendja ekonomike e vendit, pra

varësisht se a kemi të bëjmë me recesion apo ekspansion ekonomik. Prandaj, bankat, gjatë

hartimit të politikës së likuiditetit, duhet të marrin parasysh edhe faktorë të ndryshëm, të cilët

174

Page 190: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

ndikojnë në kryerjen e obligimeve financiare të bankës, por edhe paraqitjen e kërkesave për

kredi. Siç vërehet nga figura 6.9, faktorët më të rëndësishëm në përcaktimin e nevojave për

mjete likuide janë faktorët e jashtëzakonshëm, sezonalë dhe ciklikë. Më pak i rëndësishëm

është identifikuar të jetë faktori sekular.

Figura 6.9: Rëndësia e faktorëve në përcaktimin e nevojave për mjete likuide

Sekular 2.2

Ciklik 1.2

Sezonal 1.2

Të jashtëzakonshëm 1.2

0 1 2 3

Shënim: 1 - Faktori më i rëndësishëm; 2 - Faktori mesatarisht i rëndësishëm dhe 3 - Faktori më pak i rëndësishëm. Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Për bankat, faktori sekular nuk ka një rëndësi të madhe, pasi që ky faktor nuk mund të

parashikohet me një siguri të plotë, sepse ka të bëjë me një periudhë më të gjatë kohore,

ndërsa likuiditeti është për një periudhë më të shkurtër kohore.

Sa i përket burimeve të mundshme të ofertës për të plotësuar kërkesat për likuiditet, bankat

kanë theksuar se burimi më i rëndësishëm janë depozitat e reja, përcjellë nga huat nga tregu

monetar. Faktorë me rëndësi janë shënuar të jenë edhe të ardhurat nga shërbimet e

jodepozitimit, shlyerja e huave nga klientët dhe shitja e aktiveve të bankës.

175

Page 191: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Figura 6.10: Burimet e mundshme të ofertës për plotësimin e kërkesave për likuiditet, mesatarja

2.5 2.3 2.32.0

2 1.7

1.5 1.11

0.5

0Depozita të reja Hua nga tregu Të ardhura nga Shlyerja e huaveShtija e aktiveve

monetar shërbime të jo nga klientët të bankësdepozitimit

Shënim: 1 - Faktori më i rëndësishëm; 2 - Faktori mesatarisht i rëndësishëm dhe 3 - Faktori më pak i rëndësishëm. Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Shlyerja e huave nga klientët nuk është një burim shumë i rëndësishëm i likuiditetit për bankat,

dhe kjo tregon se bankat nuk ballafaqohen me problemin e kredive joperformuese. Gjithashtu,

edhe burimi më pak i rëndësishëm, shitja e aktiveve të bankës tregon se bankat kanë rezerva

primare të mjaftueshme të likuiditetit, si dhe hyrje të mjaftueshme të mjeteve depozitare të

paafatizuara. Këto rezultate të pyetësorit tregojnë se bankat komerciale nuk ballafaqohen me

riskun e likuiditetit.

Ndërsa, sa i përket kërkesave më të shpeshta për sigurimin e likuiditetit, faktori më i

rëndësishëm është tërheqja e depozitave dhe kërkesat e pranuara për hua të reja (tabela 6.7).

Tabela 6.7: Kërkesat më të shpeshta për sigurimin e likuiditetit

MesatarjaTërheqje depozitash 1.1Kërkesa të pranuara për hua të reja 1.7Shlyerja e huave të marra nga banka 2.2Shpenzime të tjera të veprimtarisë 2.8Pagesa e dividendëve në para të gatshme 2.4Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Për të gjitha bankat në një vend, tërheqja e depozitave dhe kërkesat e pranuara për hua të reja

janë kërkesat më të shpeshta për sigurimin e likuiditetit, mirëpo kjo tërheqje e mjeteve në të

njëjtën kohë mund të plotësohet me hyrjen e depozitave të reja, siç tregohet edhe në figurën

176

Page 192: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

6.10. Mirëpo, sipas literaturës teorike, të gjitha bankat duhet të bëjnë harmonizimin midis

ofertës dhe kërkesës së mjeteve likuide, por në praktikë është shumë e vështirë që të arrihet

sigurimi i likuiditetit optimal. Për shkak të vështirësive në sigurimin e likuiditetit optimal, bankat

janë të detyruara të ndajnë rezervat në formë të rezervave të detyrueshme dhe rezervave të

likuiditetit. Por, mbajtja e tepërt e mjeteve likuide shkakton kosto oportune tek bankat.

Gjatë planifikimit të nevojave për likuiditet, bankat përdorin metoda të ndryshme. Sipas

rezultateve të pyetësorit, të gjitha bankat përdorin metodën e treguesit të likuiditetit, ndërsa

katër banka përdorin metodën e burimeve dhe përdorimin e fondeve dhe katër banka metodën

e strukturës së fondeve.

Ekzistojnë indikatorë të ndryshëm të cilët përdoren për menaxhimin e likuiditetit. Prej të gjithë

treguesve, raporti kredi/depozita është më i rëndësishëm në krahasim me raportet e tjera. Nga

anketa e realizuar (P3) në mesatare raporti sistematik i kredive ndaj depozitave është 76për

qind dhe sillet nga 70për qind deri në 83për qind.

Raporti kredi/depozita është tregues qenësor për menaxhimin e riskut të likuiditetit. Të pyetura

se a mund të ndryshojë raporti kredi/depozita nga banka në bankë dhe në çka bazohet ky

vlerësim (P4), pesë nga bankat kanë theksuar se ky raport ndryshon nga banka në bankë.

Bankat më shumë likuide kanë raporte më të ulëta dhe ky raport është më i lartë tek bankat të

cilat, përveç depozitave, financohen edhe me borxhe afatgjata. Rregullorja e miratuar nga BQK-

ja lidhur me raporti kredi/depozita është 80për qind. Mirëpo, ky raport sipas një banke varet

nga shumë faktorë; nga mobilizimi i depozitave në bankë, modeli i biznesit të bankave; dallimi

në çmime mes depozitave dhe kredive; dallimi në çmimet mes depozitave dhe të hyrave nga

interesi nga lejimi i kredive apo interesi që fitohet nga investimet në letrat me vlerë;

projeksionet për nivelin e rritjes së kredive; pozita e bankës për të siguruar mjete në tregjet e

parave apo të kapitalit dhe çmimi me të cilin mund të sigurohen këto mjete; përkrahja nga ana

e bankës amë apo aksionarëve të bankës dhe apetiti i riskut që rregullohet nga një numër i

madh i dokumenteve internale.

177

Page 193: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Sipas anketës në BQK-së, raporti kredi/depozita dallon shumë pak nga banka në bankë, për

shkak se është rekomandim prudencial i BQK-së që ky raport të jetë deri në 80për qind dhe si i

tillë aplikohet ndaj të gjitha bankave njësoj, pavarësisht prej specifikave të tyre individuale.

Nëse fillimisht kjo përqindje e njëjtë për të gjitha bankat ka qenë e arsyeshme dhe e

domosdoshme, tash, sipas zyrtarëve, janë pjekur kushtet që përqindja të lidhet me

performancën individuale të secilës bankë dhe në këtë mënyrë të krijohet një horizont brenda

të cilit do silleshin bankat individuale. Pastaj edhe vetë BQK-ja do të duhej ta avancojë rolin e

këtij treguesi në kontekst të menaxhimit të riskut të likuiditetit strukturor (afatgjatë) dhe atij

rrethor (afatshkurtër). Madje vendet të cilat kanë pasur një tregues më të ulët të kredisë ndaj

depozitave kanë rezultuar të kenë kapërcyer më lehtë përballjet me krizën e fundit globale

financiare.

Gjithashtu, bankat gjatë planifikimit të likuiditetit duhet të marrin parasysh tërheqjen e

depozitave në llogari të ndryshme depozitare. Lidhur me paqëndrueshmërinë më të madhe të

tërheqjes nga ana e depozituesve, rezultatet janë si në vijim: për llogaritë e mëdha në depozitat

në të parë përqindja sillet nga 7për qind deri në 60për qind; tek llogaritë e mëdha te depozitat

me afat prej 25për qind deri në 80për qind dhe në llogaritë e mëdha të depozitat e kursimit,

prej 5për qind deri në70për qind. Këto të dhëna tregojnë se ekzistojnë dallime të mëdha nga

njëra bankë në tjetrën sa i përket tërheqjes së depozitave. Gjetjet treguan se depozitat me afat

dhe depozitat e kursimit paraqesin risk më të lartë të likuiditetit sesa depozitat në llogari

rrjedhëse. Mirëpo, sipas literaturës teorike, risk më të lartë paraqesin depozitat në llogaritë

rrjedhëse, për shkak se janë me afat të shkurtër dhe norma e kamatës është më e ulët. Ndërsa,

sa i përket riskut më të lartë në tërheqjen e depozitave me afat dhe depozitave të kursimit në

Kosovë, arsyeja mund të jetë rënia e normës së interesit në depozita.

Që mobilizimi dhe koncentrimi i depozitave të jetë në nivel më të lartë, e rëndësishme është

edhe norma e kamatës për depozita me afat deri në një vit. Të dhënat e prezantuara në tabelën

6.8 tregojnë se norma mesatare e kamatës në depozita për 12 muaj sillet nga 3.8për qind në

vlerë prej 5,000 Euro, në 4.2për qind në vlerë prej 1,000 Euro).

178

Page 194: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Tabela 6.8: Norma mesatare e kamatës për depozita 12-mujore

1,000 Euro 4.2%5,000 Euro 3.8%50,000 Euro 4.2%100,000 Euro 4.0%

Burimi: Pyetësori i autorit (2013)

Nga viti 2014 kemi rënie të normës së interesit në depozita. Sipas autorit, arsyeja pse bankat

kanë ulur normën e interesit në depozita është për shkak se bankat kanë potencial depozitar të

pashfrytëzuar dhe kjo shkakton kosto për bankat.

Për industrinë bankare me rëndësi është menaxhimi i duhur i likuiditetit, sepse përndryshe,

nëse nuk është likuide, nuk mund të emërtohet bankë. Prandaj, duke marrë parasysh këtë,

bankat janë të obliguara që të raportojnë në baza ditore te BQK-ja sa i përket respektimit të

parimit të likuiditetit. Ishte pikërisht mosrespektimi i këtij kriteri në industrinë bankare në SHBA

që edhe shkaktoi krizën e madhe financiare, e cila më vonë kaloi edhe në krizë ekonomike. Deri

në krizën e vitit 2007/09, këtij parimi nuk i është kushtuar shumë vëmendje. Si rezultat i krizës

së fundit dhe pasojave të shkaktuara nga kriza, Komiteti i Bazelit III krijoi rregulloren për

menaxhimin e duhur të likuiditetit, që më gjerësisht është elaboruar në kapitullin 3. Prandaj, të

pyetura se si menaxhohet risku i likuiditetit (P25), gjashtë nga shtatë bankat kanë deklaruar se

menaxhimin e likuiditetit e bëjnë në baza ditore dhe periodike. Një bankë këtë e realizon nga

menaxhimi i kredive dhe kontrollet e brendshme. Në bazë të anketave të realizuara, për bankat

me rëndësi të jashtëzakonshme për menaxhimin e likuiditetit është kthimi i kredive, mirëpo

figura 6.1 tregoi se kreditë në llogaritë rrjedhëse, të cilat janë afatshkurtra, nuk paraqesin risk

për bankat dhe kjo vërteton se bankat nuk ballafaqohen me risk të likuiditetit.

Ekzistojnë burime të ndryshme të sigurimit të likuiditetit. Burimi primar i sigurimit të likuiditetit

janë rezervat e ndryshme të mbajtura nga bankat, të cilat përcaktohen me rregullore të BQK-së,

por bankat në mënyrë të pavarur mund të mbajnë edhe rezerva shtesë të likuiditetit. Burimi i

dytë i sigurimit të likuiditetit është emetimi i letrave të ndryshme afatshkurtra me vlerë dhe

burimi i tretë është marrja e kredive në bankat korrespodente brenda dhe jashtë vendit. Nëse

179

Page 195: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

banka nuk mund të sigurojë likuiditetin përmes burimeve të tilla, atëherë instanca e fundit

është sigurimi i mjeteve likuide nga BQK-ja. Prandaj, të pyetura (P26) se cilat janë kriteret për

mbikëqyrjen e riskut të likuiditetit të kërkuara nga ana e BQK-së, gjashtë nga shtatë bankat

aplikojnë rregulloren e aplikuar nga BQK-ja për menaxhimin e likuiditetit. BQK-ja përcakton

normën e rezervës së detyrueshme që bankat duhet të mbajnë në llogari te BQK-ja (sipas një

banke raporti asete/likuiditet është 25për qind dhe likuiditeti i aksionarëve/asetet është 7për

qind). BQK-ja përcakton kriteret përmes rregullores për menaxhimin e riskut të likuiditetit, të

cilat janë: përpilimi i strategjisë, politikës dhe procedurave nga bankat për menaxhimin e riskut

të likuiditetit, plani rezervë i likuiditetit nga banka, përcaktimi i stres-testeve nga banka,

përcaktimi dhe monitorimi i normave të likuiditetit, monitorimi i linjave të financimit,

monitorimi i burimeve të financimit dhe koncentrimit të tyre, përcaktimi dhe ruajtja e

strukturës së maturitetit, themelimi i komitetit për menaxhimin e riskut dhe për menaxhimin e

strukturës së aseteve dhe detyrimeve. Sipas autorit, norma e lartë e rezervës së detyrueshme

ka të metat e saj. Në njërën anë kjo mund të shkaktojë kosto oportune për bankat (si në vendet

e zhvilluara ashtu edhe në vendet në zhvillim, norma e interesit në këto depozita është shumë e

ulët ose mund të mos zbatohet fare norma e interesit) dhe, në anën tjetër, kjo mund të

reflektohet edhe në aspektin ekonomik me zvogëlimin e vëllimit të kredive të lejuara. Në disa

vende të zhvilluara, Bankat Qendrore nuk i obligojnë bankat e nivelit të dytë në mbajtjen e

rezervës së likuiditetit, mirëpo, përkundër kësaj, bankat prapë ndajnë një pjesë të rezervës

likuide, e cila mbahet në llogari të vetë bankave.

6.3 Menaxhimi i normës së interesit

Pasi që në Kosovë burimi kryesor për financimin e ekonomisë është industria bankare, për

ndërmarrjet dhe ekonominë familjare me rëndësi të jashtëzakonshme janë edhe normat e

interesit në kredi, sepse nga kjo normë do të varet kërkesa për kredi. Gjithashtu, edhe për

180

Page 196: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

bankat është me rëndësi menaxhimi i normës së interesit, sepse nga diferenca midis normës

aktive dhe pasive varet edhe niveli i profitabilitetit të bankave, sepse pjesa më e madhe e të

hyrave (80-90për qind) realizohen nga norma e interesit që aplikohet në kredi, prandaj për

industrinë bankare me rëndësi është përcaktimi i riskut kreditor dhe riskut të normës së

interesit.

Në Kosovë si mjet definitiv ligjor i pagimit është valuta euro. Përdorimi i vetëm një valute në

vend ka bërë që industria bankare të jetë më pak i ekspozuar ndaj riskut të normës së interesit

në krahasim me vendet e rajonit, ku paralelisht përdoren valuta vendore dhe valuta e huaj dhe

ku kreditë që huazohen në valutë të huaj kanë normë më të ulët të interesit në krahasim me

kreditë në valutë vendore. Sipas rezultateve të pyetësorit, përveç një banke që ka 1për qind të

kredive në valutën e dollarit, të gjitha kreditë janë në valutën euro.

Nëse bankat operojnë më tepër me norma variabile të interesit, atëherë edhe risku i normës së

interesit është më i lartë. Sa i përket llojit të normave të interesit në Kosovë, në mesatare 96për

qind e kredive të bankave bazohen në norma fikse të kamatës, ndërsa në mesatare vetëm 9për

qind e tyre në norma luhatëse të kamatës. Sipas këtyre të dhënave, industria bankare nuk

ballafaqohet me riskun e normës së interesit, sepse afarizmi i industrisë bankare më tepër

është i koncentruar përmes mobilizimit të depozitave, dhe manipulimi me letra të ndryshme

me vlerë në tregun monetar është më i ulët, ku dhe risku i normave të interesit është më i lartë

për shkak të ndryshimit të normave të interesit në treg.

Pasi që BQK-ja nuk mund të aplikojë disa instrumente të politikës monetare-kreditore, siç është

politika eskonte, atëherë edhe nuk mund të ndikojë në përcaktimin e normës primare, normë

të cilën bankat e nivelit të dytë e marrin si bazë për përcaktimin e normës së interesit në kredi.

Gjithashtu, nëse BQK-ja do të vepronte me politikën e tregut të hapur lidhur me shitjen dhe

blerjen e letrave me vlerë, atëherë do të kishte ndikuar në ngritjen apo uljene normave të

interesit. Prandaj, bankat janë të pavarura në përcaktimin e normës së interesit në kredi. Për

bankat është me rëndësi edhe përcaktimi i ndryshimeve midis normës së kredive dhe

181

Page 197: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

depozitave. Diferenca midis normës së interesit në kredi dhe depozita është e lartë. Përgjigjet

në pyetjen për normat minimale dhe maksimale të kredive tregojnë se normat minimale sillen

kryesisht në 10-12për qind, por në një bankë normat janë raportuar edhe 4.5për qind. Normat

maksimale të kamatës sillen kryesisht midis 14-16për qind, por në disa banka norma maksimale

është raportuar edhe se arrin në 24për qind. Ndërsa, normat e interesit në depozita, sipas

raportit të BQK-së, në 2014 u zvogëluan në 1.1për qind përkundër 2.4për qind sa ishin në vitin

2013. Mirëpo, sipas autorit, situata e përgjithshme ekonomike në vend është një barometër për

riskun që bankat marrin parasysh gjatë përcaktimit të normës së interesit. Megjithatë, sipas

figurës 5.2, vëllimi i kredive afatgjata në totalin e përgjithshëm të kredive ishte vetëm 1për

qind, prandaj bankat nuk janë të ballafaquara me riskun e normës së interesit, pasi sipas

literaturës teorike normat e interesit afatgjatë kanë risk më të lartë se normat e interesit

afatshkurtër.

6.3.1 Strategjitë për mbrojtje nga risku i kamatave

Në këtë anketë bankat janë pyetur se cilat strategji i aplikojnë për mbrojtjen e bankës nga risku

i normave të interesit, përkatësisht janë pyetur për rëndësinë e faktorëve të shënuar në tabelën

6.9. Nga rezultatet e paraqitura në tabelën 6.9, vihet re se harmonizimi i rrjedhës së mjeteve

është faktori me më së shumti rëndësi, ngase është shënuar si strategji në gjashtë nga shtatë

bankat e përfshira në studim. Këmbimi i normave të interesit është gjetur të jetë faktor me

shumë rëndësi në vetëm tre banka.

Tabela 6.9: Strategjitë për mbrojtje nga risku i normave të kamatës, numri i bankave

FaktorFaktor shumë i mesatarisht i Faktor më pak irëndësishëm rëndësishëm rëndësishëm

Harmonizimi i rrjedhës së mjeteve 6Menaxhmenti i distancës (largësisë) 5 1Zgjatja kohore 5 1Këmbimi i normave të kamatës 3 1

Burimi: Pyetësori i autorit (2013).

182

Page 198: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

Në industrinë bankare burimet e mjeteve përbëhen kryesisht nga depozitat afatshkurtra dhe

bankat këto burime të mjeteve i lejojnë në kredi afatgjata. Atëherë për bankat harmonizimi i

rrjedhës së mjeteve paraqet edhe një faktor të rëndësishëm në menaxhimin e riskut të normës

së interesit. Megjithatë, në praktikë është pothuajse e pamundur të arrihet një gjë e tillë.

Gjithashtu, kjo metodë aplikohet për shkak se paraqet risk më të ulët në krahasim me

strategjitë e tjera. Bankat me pronësi të huaj përdorin të gjitha strategjitë për mbrojtjen nga

risku i normës së interesit.

Risku i investimit ka të bëjë me ndryshimin e normave të interesit në treg dhe kjo mund të

ndikojë në mjetet dhe burimet e mjeteve, të cilat kanë normë fikse të interesit. Ndërsa, risku i

të ardhurave ka të bëjë me mospërputhjen e kohës së riçmimit të aseteve dhe detyrimeve gjatë

ndryshimit të normave të interesit në treg (mospërputhja GAP). Të gjitha bankat janë përgjigjur

se risku i investimit është elementi më i rëndësishëm i normës së interesit, ndërsa tre banka e

kanë identifikuar me peshë shumë të rëndësishme edhe riskun e të ardhurave. Sipas autorit,

edhe nëse ndryshojnë normat e interesit në treg, nuk mund të ndikojnë në riskun e investimit

në nivel të lartë. Kjo për arsye se industria bankare në Kosovë karakterizohet më tepër nga

afarizmi tradicional bankar (grumbullimi i depozitave dhe huazimi tyre në forma të ndryshme

kreditore) dhe karakterizohen me ekspozim më të ulët në tregun monetar dhe të kapitalit.

Gjithashtu, risku i të ardhurave nuk paraqet risk shumë të lartë, sepse, siç u cek më lart, vetëm

9për qind e normës së interesit është variabile.

Industria bankare përdor teknika të ndryshme matjeje për minimizimin e riskut të normës së

interesit (P27). Lidhur me instrumentet që përdoren për matjen e riskut të normës së interesit,

njëra bankë ka vlerësuar se përdor metodën e kalkulimit të BPV-së dhe stres-testet, një bankë

tjetër përdor vlerën e pikës bazë, dy banka tjera përdorin harmonizimin e normave të interesit

për depozita dhe kredi dhe konkurrencën e tregut, banka tjetër përcakton datat e rivlerësimit

të çmimit të aseteve dhe detyrimeve dhe raportin e mospërputhjes së normës së interesit

(mospërputhja periodike, kumulative, mospërputhja kumulative si përqindje e aseteve, limitet

si dhe tejkalimi i limiteve), asetet dhe detyrimet, ndërsa një bankë tjetër përcakton limitet dhe

183

Page 199: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

indikatorët të cilët matin ekspozimin ndaj këtij risku në raport me kapitalin e saj duke përdorur

po ashtu skenarë të ndryshëm, siç janë ndryshimet e papritura të normës së interesit në treg.

Kjo bankë ka krijuar gjithashtu produkte të saj, normat e interesit të të cilave janë të

ndërlidhura me lëvizjen e normave të depozitave apo indekseve ndërkombëtare (EURIBOR)11.

Në bazë të rezultateve të dhëna, bankat përdorin teknika të ndryshme për menaxhimin e riskut

të normës së interesit. Pasi që shumica e bankave janë me pronësi të huaj, përdorimi i këtyre

teknikave është i ngjashëm me teknikat të cilat përdoren në bankat amë. Mirëpo, sa i përket një

banke, e cila ka potencuar se përdor normën EURIBOR lidhur me përcaktimine normës së

interesit në kredi dhe depozita, sipas autorit ka një diferencë të lartë midis normës EURIBOR

dhe normës së interesit në kredi, ndërsa me rënien e normës së interesit në depozita në vitin

2014, diferenca në mes normës EURIBOR dhe normës së depozitave është më e ulët.

Për menaxhimin e duhur të afarizmit bankar, industria bankare merr parasysh si faktorët e

brendshëm ashtu edhe ata të jashtëm. Në faktorët e jashtëm një bankë nuk mund të ndikojë,

prandaj për të parandaluar paraqitjen e risqeve të ndryshme bankat duhet të monitorojë të

gjitha zhvillimet në ambientin e jashtëm dhe të jetë fleksibil në ndryshimet e paraqitura dhe të

adaptohet ndaj këtyre ndryshimeve. Prandaj, të pyetura se a monitorohen zhvillimet në

industrinë bankare me kohë për të garantuar se risqet kuptohen dhe kontrollohen si duhet

(P18), pesë banka theksojnë se monitorojnë dhe përcjellin zhvillimet në industrinë bankare në

mënyrë që për çdo lëvizje ose ndryshim në industrinë bankare banka të jetë e informuar me

kohë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për të minimizuar risqet e ndryshme që

mund të vijnë nga këto ndryshime. Në këtë aspekt, banka monitoron çdo ndryshim që bëhet në

infrastrukturën ligjore ndërkombëtare (Korniza e Bazelit, Direktiva Evropiane), por edhe në

infrastrukturën ligjore dhe rregullative të BQK-së, më pas monitorojnë nga afër ecuritë dhe

lëvizjet në industrinë bankare nga konkurrenca (ndryshimi i çmimeve për produkte të

ndryshme, e lëvizje të tjera), pastaj monitorojnë nga afër zhvillimet që ndodhin jashtë

industrisë bankare (ndonjë vendim i qeverisë), që mund të ndikojnë direkt ose indirekt në

11 EURIBOR paraqet normë e interesit e cila përcaktohet gjatë huadhënies ndërbankare në vendet evropiane.

184

Page 200: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Menaxhimi I Risqeve Në Sektorin Bankar

industrinë bankare. Po ashtu, sipas anketës në BQK, me aplikimin e stres-testit për menaxhimin

e risqeve, BQK-ja po ngrit kapacitetet për të monitoruar jo vetëm atë çka ndodh por edhe për të

anticipuar përgjigjet lidhur me ndodhitë e mundshme në kuadër të skenarëve të ndryshëm

hipotetik. BQK-ja lëshon udhëzime të caktuara për bankat lidhur me kontrollin intern, auditimin

dhe rolin e bordeve të drejtorëve në definimin dhe zbatimin e sistemeve për menaxhimin e

riskut. Me rastin e ekzaminimeve në banka bëhet një analizë e thellë e pajtueshmërisë së

bankave me kërkesat ndaj menaxhimit të riskut dhe çdo deformim i evidentuar theksohet në

raporte të ekzaminimit dhe jepen afatet kohore për adresimin e tij.

Me rëndësi është edhe përdorimi i teknikave për menaxhimin e risqeve të ndryshme. Sipas

literaturës, në vendet në zhvillim përdoren metodat standarde, ndërsa në vendet e zhvilluara

bankat janë të pavarura në përdorimin e teknikave të ndryshme për menaxhimin e risqeve të

ndryshme. Prandaj, pyetja për zyrtarin e BQK-së ishte se a u lënë hapësirë bankave për të

hartuar sisteme të brendshme të matjes së riskut? Sipas tij, BQK-ja si rregullator dhe

mbikëqyrës i bankave, përmes rregulloreve përkatëse, ravijëzon kornizat e menaxhimit të

risqeve për industrinë bankare. Natyrisht, nisur nga parimi “njihe klientin tënd”, BQK-ja u lë

bankave brenda kësaj kornize hapësirë për të hartuar sisteme vetjake që i kontribuojnë

menaxhimit më efektiv dhe më efikas të risqeve.

Sipas përgjigjeve të anketës në BQK, në pyetjen lidhur me gjendjen aktuale të industrinë

bankare në Kosovë, del se industria bankare e Kosovës vazhdon të rritet, si në anën e

depozitave ashtu edhe të kredisë. Njëkohësisht, kjo rritje vazhdon të përcillet me likuiditet të

kënaqshëm, kapitalizim adekuat dhe fitim. Ka shenja ngritjeje të lehtë të kredisë

joperformuese, por ky tregues nuk ka qenë asnjëherë dyshifror dhe si i tillë mbetet i

menaxhueshëm dhe pa pasoja të mëdha. Konfidenca e qytetarëve dhe bizneseve ndaj

industrisë bankare mbetet e lartë.

185

Page 201: Aspects of Banking Management Afaraizimit

KAPITULLI 7

________________

KONKLUZIONE PËRFUNDIMTARE

7.1. Krahasimi me rajonin

Evidenca nga literatura tregoi se financimi i siguruar nga tregu bankar paraqet burimin kryesor

për ekonominë në tërësi, e posaçërisht për NVM-të të cilat kanë burime të pamjaftueshme në

fazat e para të krijimit të tyre, por edhe gjatë stadeve të mëtutjeshme të rritjes dhe zhvillimit të

tyre. Në bazë të rezultateve të pyetësorëve lidhur me kreditë për sektorin privat dhe publik,

është evidentuar fakti se pothuajse 100për qind e kredive të dhëna janë të drejtuara tek sektori

privat, përderisa në vendet e rajonit, përveç kredive në sektorin privat, bankat gjithashtu bëjnë

dhënien e kredive edhe për sektorin publik.

Zgjerimi i kredive për sektorin privat që nga fillimi i funksionimit të industrisë bankare nga viti

2000 kishte një ngritje të jashtëzakonshme deri në vitin 2008, duke vazhduar me një rënie të

lehtë pas këtij viti. Ndërsa, nga viti 2011 niveli i kredive konsumuese dhe kredive të

ndërmarrjeve ka mbetur pothuajse i pandryshueshëm. Këto rezultate janë të ngjashme me

gjetjet në rajonin e EQL-së, sepse me paraqitjen e krizës financiare industria bankare ka ulur

nivelin e kredive të dhëna për ndërmarrjet, sepse është llogaritur si sektor më riskor.

Gjithashtu, ka një përputhje të literaturës me vendet e EQL-së dhe gjetjeve në Kosovë se

kreditë e ndërmarrjeve e ndihmojnë zhvillimin ekonomik, ndërsa ndikimi i kredive për

ekonominë familjare në rritjen ekonomike është i paqartë, mirëpo sipas literaturës empirike

këto kredi nuk e ndihmojnë zhvillim ekonomik.

Për shkak të rolit të kredive në ndërmarrje nevojiten masa lehtësuese ndaj këtij sektori. Me

rëndësi është edhe pjesëmarrja e NVM-ve në aspektin e marrjes së shërbimeve të konsulencës,

e cila në Kosovë është deri në 49për qind dhe përdorimi i konsulencës profesionale rritet me

186

Page 202: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Konkluzione Përfundimtare

rritjen e madhësisë së firmës (Kosme, SME, 2014). NVM-të që janë anëtare të Aleancës

Kosovare të Biznesit kanë qasje më të lehtë në financa. Gjithashtu, nevojitet një bashkëpunim

më i ngushtë i Bankës Qendrore, Aleancës Kosovare të Biznesit dhe bankave të nivelit të dytë,

me qëllim të marrjes së informacioneve për biznese dhe transmetimin e informacioneve tek

bankat, në mënyrë që bankat t’i përdorin këto informacione për të siguruar kredinë e dhënë.

Gjithashtu, nevojitet krijimi i një fondi të veçantë nga ana e qeverisë, me qëllim të garantimit të

bankave për kreditë e dhëna në sektorin e NVM-ve, posaçërisht në sektorin e bujqësisë.

Shoqata e bizneseve duhet ofrojë këshilla dhe konsulencë lidhur me bashkimin e sektorit të

NVM-ve, për të krijuar një fond, me qëllim që ky fond të jetë një lloj garantuesi për NVM-të që

aplikojnë për kredi.

Gjetjet në Kosovë janë të njëjta si në vendet e EQL-së, se në periudhën kur ekonomia ishte në

rritje (deri në vitin 2008) ndikimi i kredive në zhvillimin ekonomik ishte më i lartë sesa kur

ekonomia kishte rënie (nga viti 2009 -2013). Gjithashtu, sa i përket thellimit financiar, gjetjet

janë të njëjta me ato të EQL-së, se në këto vende zgjerimi i kredive dhe ndikimi i tyre në rritjen

ekonomike është në nivel shumë më të ulët sesa në vendet e zhvilluara.

Niveli i lartë i kredive joperformuese në të gjitha vendet e rajonit ka bërë që organet

rregullatore të ndërmarrin masa për ngadalësimin e zgjerimit të tyre nëpërmjet ngritjes së

kërkesave për rikapitalizimin e bankave dhe gjithashtu bankave iu është kërkuar që të

zvogëlojnë borxhet në bilancet e tyre. Mirëpo, në krahasim me vendet e rajonit, kreditë

joperformuese në Kosovë janë në nivel më të ulët.

Ka një ngjashmëri ndërmjet Kosovës dhe vendeve të rajonit sa i përket kërkesave të kolateralit,

të cilat konsiderohen se janë shumë të larta. Kërkesat e larta për kolateral janë pikërisht për

shkak se bankat kanë mungesë të informacioneve për klientët. Kjo mungesë e informacioneve

për bankat do të shoqërohet me rritjen e kostos, për shkak të monitorimit të klientëve derisa

kredia të kthehet. Mirëpo, që bankat të kenë të gjitha informacionet, autori sugjeron që bankat

të ofrojnë produkte dhe shërbime të cilat do të jenë të pranueshme më lehtë për ndërmarrjet

187

Page 203: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Konkluzione Përfundimtare

dhe, gjithashtu, të ofrojnë një transparencë më të lartë lidhur me produktet dhe shërbimet e

ofruara. Gjithashtu, çmimet e ofrimit të shërbimeve të jenë të arsyeshme, sepse, nëse çmimet

janë më të ulëta, atëherë edhe NVM-të do të rrisin numrin e shërbimeve të marra nga bankat.

Bankat duhet të përmirësojnë politikat e menaxhimit të dhënies së kredive dhe të ulin kërkesat

për kolateral, sepse kjo paraqet një barrierë shumë të lartë për NVM-të e sapoformuara.

Mirëpo, sipas literaturës, kërkesat e larta për kolateral ndikojnë në uljen e kërkesave për kredi.

Por, një element tjetër i ngjashëm midis vendeve të EQL-së dhe Kosovës është edhe funksionimi

joefikas dhe joefektiv i sistemit juridik, ku si rezultat bankat arrijnë të bëjnë restrikcionin e

kredive për ndërmarrjet. Politikat qeveritare në këtë drejtim në të ardhmen duhet të luajnë një

rol të rëndësishëm, duke e bërë trajtimin e lëndëve financiare një prioritet, me qëllim që

zgjidhja e tyre të bëhet për një periudhë më të shkurtër kohore.

7.2 Konkluzione dhe rekomandime

Evidenca tregoi se roli i industrisë bankare, si ndërmjetësues nëpërmjet transferimit të mjeteve

nga sektorët të cilët kanë suficit të mjeteve financiare tek sektorët të cilët kanë mungesë të

mjeteve financiare, ka ndikuar në rritjen ekonomike në vend. Analiza e regresionit lidhur me

ndikimin e kredive totale në zhvillimin ekonomik tregoi se rritja e kredive totale për një përqind

ndikon në rritjen ekonomike për 0.1për qind. Gjithashtu, sa i përket ndikimit të kredive në

sektorin privat, 62për qind e ndryshimeve në normën e rritjes ekonomike shpjegohet nga

ndryshimi në normën e rritjes së kredive. Siç edhe pritej, rritja e kredive konsumuese nuk ka

efekt në rritjen ekonomike.

Këto gjetje tregojnë se industria bankare në Kosovë mund të rrisë nivelin e kredive në të

ardhmen, me qëllim që ndikimi i kredive në zhvillim ekonomik të jetë më i lartë. Që ky efekt të

jetë më i lartë është i nevojshëm përmirësimi i funksionimit të politikave operative dhe

strategjike të industrisë bankare, por, gjithashtu, edhe NVM-të duhet të paraqesin kërkesat e

188

Page 204: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Konkluzione Përfundimtare

tyre për kredi me projekte më bindëse, të cilat nuk llogariten si projekte me risk nga ana e

industrisë bankare. Gjithashtu, është i nevojshëm edhe përmirësimi i raportimit financiar nga

ana e NVM-ve, me qëllim që këto ndërmarrje të fitojnë besimin e bankave, sepse për industrinë

bankare me rëndësi është informacioni nga rrjedha e parasë, raport që kërkohet në periudha të

caktuara kohore për t’u siguruar se ndërmarrjet janë në gjendje të kryejnë obligimet financiare.

Gjithashtu, studimi konfirmon se struktura e kredive për individë është në nivel më të ulët

krahasuar me kreditë për biznese. Ndërsa, sa i përket strukturës së portfolios së kredive sipas

sektorëve ekonomikë, 41për qind e kredive shkon për sektorin e tregtisë, ndërsa vetëm 11për

qind për sektorin e industrisë, por pjesëmarrje më të ulët në nivelin e përgjithshëm të kredive

paraqesin kreditë bujqësore me vetëm 4%.

Sa i përket strukturës së portfolios të kredive sipas kohëzgjatjes, të cilat bankat i japin tek

ndërmarrjet, pjesa më e madhe është për kreditë 2-5 vite, ndërsa kreditë afatgjata (mbi 10 vite)

në nivelin e përgjithshëm të kredive të dhëna arrijnë deri në 1për qind, gjë që tregon për nivelin

shumë të ulët të pjesëmarrjes së kredive afatgjata.

Mirëpo, në industrinë bankare ende mbizotërojnë normat e larta të interesit, mesatarja e të

cilave për biznes arrin ndërmjet 12.3për qind dhe 14.3për qind. Që kërkesa për kredi të rritet në

nivel më të lartë, autori sugjeron se bankat duhet të kenë politika më favorizuese lidhur me

normat e interesit. Por, gjithashtu, bankat duhet të rrisin më tepër transparencën lidhur me

dhënien e informacioneve klientëve se cili do të jetë ndryshimi midis normës nominale dhe

reale (apo efektive) të interesit. Mirëpo, bazuar në përgjigjet e ofruara nga bankat, faktorët më

të rëndësishëm në përcaktimin e normës së interesit janë norma e riskut të përllogaritur dhe

kostoja e fondeve.

Edhe pse përfitimet e thellimit financiar janë të larta në ekonominë e çdo vendi, zgjerimi i

tepërt mund të ketë pasoja për stabilitetin financiar dhe ekonomik. Prandaj, për vetë bankat,

por edhe për organet rregullative, është përgjegjësi që ekspozimi ndaj riskut kreditor të jetë në

189

Page 205: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Konkluzione Përfundimtare

nivel sa më të ulët. Riskun më të lartë për industrinë bankare në Kosovë në krahasim me risqet

e tjera e paraqet risku kreditor. Risku kreditor është shumë i lidhur me riskun e likuiditetit,

sepse, nëse kreditë e dhëna nuk arkëtohen, atëherë bankat ballafaqohen edhe me riskun e

likuiditetit. Mirëpo, bankat nuk ballafaqohen me këto dy risqe, sepse kreditë joperformuese

nuk janë në nivel shumë të lartë, por edhe për shkak se bankat, në të njëjtën kohë me arkëtimin

e kredive, kanë edhe hyrje të reja të depozitave. Gjithashtu, bankat nuk janë të ballafaquara me

riskun e normës së interesit, për shkak se pothuajse i tërë afarizmi bankar është i bazuar në

përdorimin e depozitave, të cilat janë më të qëndrueshme dhe janë me një kosto më të ulët në

krahasim me instrumentet e tjera financiare.

Bazuar në analizën e literaturës në vendet e EQL-së dhe vendet e zhvilluara, si dhe analizën e

autorit për situatën aktuale në Kosovë, do të japim disa rekomandime drejtuar organeve

qeveritare, Bankës Qendrore dhe bankave të nivelit të dytë.

- Që ndërmarrjet të kenë qasje më të lehtë në financa, norma e interesit në kredi duhet

të jetë më e ulët. Për shkak të moszbatimit të disa instrumenteve të politikës monetare-

kreditore, Banka Qendrore nuk mund të përcaktojë normën bazë të interesit, e cila do të

transmetohej te bankat e nivelit të dytë. Për shkak të pamundësisë së përcaktimit të

kësaj norme, Banka Qendrore në të ardhmen duhet të bëjë ristrukturimin e industrisë

bankare nëpërmjet inkurajimit të hyrjes së bankave me pronësi vendore në treg,

përmirësimit të ambientit të biznesit dhe përforcimit të rregulloreve.

- Edhe pse ka një rënie të vazhdueshme të përqendrimit të industrisë bankare, ai ende

vazhdon të mbetet i lartë dhe kjo kufizon qasjen e ndërmarrjeve në financa. Ky kufizim

në financa do të jetë më i lartë për NVM-të sesa për ndërmarrjet e mëdha. Prandaj,

rritja e konkurrencës është e nevojshme. Mirëpo, organet rregullatore, për shkak të

posedimit të informacioneve më të detajuara për bankat me përqendrim më të lartë,

duhet të bëjnë analiza të hollësishme për mundësinë e abuzimit për shkak të dominimit

190

Page 206: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Konkluzione Përfundimtare

të tyre në treg. Gjithashtu, lidhur me mundësinë e krijimit të marrëveshjeve të fshehta,

për këto banka është e domosdoshme një analizë e tillë.

- Bankat duhet të marrin parasysh më tepër edhe prioritetet e ekonomisë, të përcaktuara

nga qeveria. Pasi sektori i prodhimit dhe sektori i bujqësisë janë sektorë të cilët e

përshpejtojnë zhvillimin ekonomik, bankat duhet të rrisin pjesëmarrjen e kredive në

këta sektorë në nivelin e përgjithshëm të kredive të lejuara, si dhe të ulin normën e

interesit në këta sektorë e posaçërisht në sektorin e bujqësisë, ku normat e interesit

janë shumë të larta dhe jo të gjitha bankat janë të interesuara për këtë sektor. Mirëpo,

meqë këta sektorë llogariten me risk më të lartë nga bankat, organet përkatëse, siç janë

Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kanë ndërmarrë një

iniciativë që të krijohen fonde të veçanta më të qëndrueshme për të luajtur rolin e

garantuesit për huamarrësit tek bankat. Mirëpo kjo ende nuk ka filluar të

implementohet në praktikë. Prandaj, me qëllim që kreditë e dhëna për këta sektor të

jetë në një nivel më të lartë, kjo iniciativë duhet të praktikohet. Gjithashtu, realizimi i

skemës së garantimit të kredive bujqësore të mbështetur nga USAID, ka ndikuar në

normën e rritjes së kredive për bujqësi, mirëpo jo në nivelin e dëshiruar, prandaj edhe

fondet e realizuara nga USAID duhet të jenë në nivel më të lartë, me qëllim që sektori i

bujqësisë të ketë qasje më të lehtë të financimit tek bankat.

- Për shkak të pjesëmarrjes së ulët të depozitave me afat të gjatë në strukturën e

përgjithshme të depozitave, bankat në vendet në zhvillim por edhe në situatën në

Kosovë, lejojnë më tepër kredi me afat të shkurtër. Mirëpo, që niveli i kredive më afat të

mesëm dhe afat të gjatë të jetë më i lartë, bankat mund të sigurojnë edhe burime të

tjera alternative të mjeteve afatgjata tek bankat mëmë dhe institucionet e tjera

financiare ndërkombëtare. Kjo do të ndikonte në financimin e projekteve investive të

cilat do të përshpejtonin rritjen ekonomike.

- Që mbrojta e huadhënësit të jetë më e lartë dhe risku kreditor të jetë më i ulët, bankat

kërkojnë sigurimin e kolateralit nga huamarrësit. Përqindja e kolateralit të kërkuar është

191

Page 207: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Konkluzione Përfundimtare

më e lartë krahasuar me rajonin. Me qëllim që kërkesa për kolateral të jetë më e ulët,

organet qeveritare duhet të përmirësojnë funksionimin e sistemit juridik në aspektin e

përmirësimit profesional sa i përket personelit që merret me ekzekutimin e lëndëve, si

dhe në aspektin kohor, me qëllim që zgjidhja e lëndëve të paraqitura nga bankat të

bëhet për një periudhë më të shkurtër kohore. Por, edhe krijimi i dhomave të veçanta

për trajtimin e lëndëve me natyrë financiare do ta përshpejtonte këtë proces. Që

ndërmarrjet të kenë qasje më të lehtë në financa, përveç kolateralit në pasuri të

patundshme, duhet të kenë si kolateral edhe pasuri të luajtshme, si letrat e ndryshme

me vlerë, të cilat nga ana e bankave llogariten si instrumente shumë likuide. Gjithashtu,

duhet të krijohet mundësia që lëndët e ndryshme financiare të mund të zgjidhen në

mënyrë arbitrare, pra jashtë gjykatave, duke marrë parasysh se për funksionimin efikas

të sistemit të gjyqësorit nevojitet një kohë më e gjatë.

- Përmirësimi i politikave të menaxhimit të operacioneve bankare, me qëllim të zvogëlimit

të shpenzimeve operative, sepse sa më e madhe që të jetë kostoja e industrisë bankare

aq më e vogël do të jetë shpërndarja e kapitalit në investime të ndryshme. Por

gjithashtu, edhe norma e interesit do të jetë më e lartë. Në zvogëlimin e kostos do të

ndikonte edhe krijimi i marrëdhënieve historike bashkëpunuese bankë-klientë. Mirëpo,

që bashkëpunimi të rritet, bankat duhet që, në të njëjtën kohë, të rrisin edhe produktet

dhe shërbimet e ndryshme e ofruara, siç janë: faktoringu, lizingu, dhe franshiza, por

njëkohësisht edhe çmimet e ofrimit të shërbimeve të ndryshme të jenë më të volitshme.

- Përmirësimi i përgjithshëm i ambientit ekonomik është një faktor që ndikon në rritjen e

kreditimit dhe zvogëlimin e kredive joperformuese. Prandaj, nevojitet përmirësimi i

ambientit për biznes, ku si barrierë kryesore paraqitet ekonomia informale dhe

korrupsioni. Kjo është edhe arsyeja kryesore pse industria bankare ka vështirësi në

identifikimin e projekteve investive, të cilat kanë risk më të ulët dhe të klasifikojë

kredimarrësit e sigurt nga ata jo të sigurt.

192

Page 208: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Konkluzione Përfundimtare

- Që huamarrësit të kryejnë obligimet ndaj bankës, bankat një rëndësi më të madhe

duhet t’i kushtojnë edhe kërkesave lidhur me raportimin e pasqyrave financiare, e

sidomos rrjedhës së ardhshme të parave (Cash flow). Gjithashtu, përbërja optimale e

portfolios kreditore tek disa banka duhet të jetë më e diversifikuar.

- Disa banka gjithashtu, duhet që në baza të caktuara kohore ta realizojnë monitorimin

varësisht prej ekspozimit të riskut kreditor. Përveç, mbikëqyerjes së kredimarrësve dhe

përqëndrimit të portfolios, që bankat mos të ballafaqohen me ekspozim të riskut

kreditor, ato duhet që të bëjnë vlerësimin kreditor para se ato të huazohen.

- Sipas rregullores së BQK-së për adekuashmërinë e kapitalit, bankat janë të obliguara të

kenë një normë prej së paku 12% në raport me asetet e peshuara ndaj riskut (RWA)(në

vitin 2014 ishte 17.4%), ndërsa sipas marrëveshjes së Bazelit III, kërkesa e kapitalit deri

në vitin vitin 2019 parashihet të jetë 8%. Gjithashtu, norma e kapitalit të klasit të parë

në raport me RWA është 8% (në vitin 2014 ishte 13.5%), ndërsa sipas Bazelit III

parashihet të jetë 6% deri në vitin 2019. Pasi që treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit

është mbi normën e parashikuar nga rregullatori dhe mbi kërkesat sipas Bazelit III,

Banka Qendrore në të ardhmen duhet të monitorojë në nivel të bankave individuale

kërkesat për rezervat e kapitalit për humbjet e pritura nga kreditë joperformuese, sepse

kjo kërkesë nuk duhet të jetë unike, dhe gjithashtu, kjo kërkesë duhet të aplikohet

varësisht nga pesha e ekspozimit ndaj riskut kreditor. Sa më e lartë që të jetë kjo

rezervë, aq më i ulët do të jetë vëllimi i huazimit bankar.

- Gjithashtu, sipas komitetit të Bazelit III parashihet edhe një shtesë e kapitalit prej 2.5%

me qëllim rritjen e qëndrueshmërisë së kapitalit ndaj kredive joperformuese, ku deri në

vitin 2019 parashihet që minimumi i kapitalit total (8%) plus një shtesë e kapitalit

( Capital Conversation Buffer) prej 2.5% të jetë 10.5%. Edhe sipas kësaj kërkese të

kapitalit, bankat kanë rezervat e kapitalit mbi normën e parashikuar. Prandaj sipas

autorit, pasi që të gjitha bankat përdorin një normë më të lartë të kapitalit edhe për

humbjet e papritura se sa është e paraparë sipas marrëveshjes së Bazelit III, atëherë

193

Page 209: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Konkluzione Përfundimtare

aplikimi i Bazelit III nuk do të ndikonte në industrinë bankare. Prandaj, Banka Qendrore

në të ardhmen duhet të veproj që në mënyrë graduale të ulë kërkesat e kapitalit, me

qëllim që pjesëmarrja e kredive në ekonomi do të jetë më e lartë.

- Modelet e përdorura nga bankat në lidhje me riskun kreditor janë analiza e stres-

testeve, si skenarët hipotetik dhe skenarët e dështimeve të ekspozimeve të mëdha

kreditore. Mirëpo bankat përveç këtyre analizave lidhur me vlerësimin e riskut, duhet të

bazohen në modele më të avancuara të menaxhimit të riskut kreditor. Për vlerësimin e

riskut kreditor metoda e vlerësimit me pikë të kredisë është një model që mundëson

marrjen e informative për treguesit financiarë, jofinanciarë dhe kolateral të

ndërmarrjeve. Kjo do të mundësonte një menaxhim më efektiv dhe ulje të normave të

interesit në kredi. Gjithashtu, një model tjetër, i cili përdoret në vendet e zhvilluara,

është edhe modeli VAR. Këto modele janë të domosdoshme, për shkak se në vendet në

zhvillim dhe në rastin e Kosovës, mungesa e informacioneve është një pengesë e madhe

e bankave për të marrë një vendim të drejtë për huat e lejuara.

- Bankat vazhdojnë të karakterizohen me pozitë të favorshme të likuiditetit që pasqyrohet

nëpërmjet raportit kredi/ depozita e cila në disa banka arrinë deri në 82%, ndërsa sipas

RSF (2014), raporti mjete likuide gjithëpërfshirëse ndaj detyrimeve afatëshkurtëra është

43.7% në 2014 dhe rezervat e detyrueshme tejkalojnë minimumin e rezervës së kërkuar

për 37%. Pasi që treguesi i likuiditetit është mbi normë e parashikuar nga rregullatori

dhe mbi kërkesën sipas Bazelit III, implementimi i Bazelit III nuk do të ketë përfitime,

prandaj Banka Qëndrore nuk duhet të rrisë kërkesat për likuiditet në vitet e ardhshme,

me qëllim që bankat të plotësojnë kërkesat për kredi.

- Për shkak se në Kosovë, por edhe në vendet e rajonit, burimi kryesor i mjeteve janë

depozitat, bankat vazhdimisht kanë hyerje të reja të depozitave. Prandaj bankat duke i

huazuar këto mjete në kredi, gjithashtu do të ketë hyerje të reja të mjeteve nga kthimi i

kredisë. Si rezultat i kësaj, banka do të sigurojë likuiditetin por në të njëjtën kohë do të

rritet edhe performanca e bankave, prandaj kjo është edhe një arsye më tepër pse

194

Page 210: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Konkluzione Përfundimtare

bankat nuk duhet të implementojne kërkesat e Bazelit III, por duhet të rrisin

pjesëmarrjen e kredive.

- Banka Qendrore, duke vepruar si huadhënës i instancës së fundit për sigurim të

likuiditetit, duhet të zbatojë një politikë më selektive ndaj bankave të nivelit të dytë, me

qëllim që këto banka të mbajnë më pak rezerva të detyrueshme të likuiditetit, duke

marrë parasysh se kjo shkakton kosto oportune për bankat.

- Përveç treguesve tradicionalë të likuiditetit nëpërmjet stres-testeve, bankat mund të

përdorin edhe matje të ndryshme sasiore dhe cilësore për riskun e likuiditetit, të

propozuara nga Komiteti i Bazelit për Mbikëqyrje Bankare.

- Bankat nuk ballafaqohen me riskun e normës së interesit për shkak se në mesatare

96për qind e kredive janë me normë fikse të interesit dhe 9për qind me normë variabile.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, disa banka duhet të përdorin modele më të avancuara për

normat variabile të interesit, siç janë menaxhimi i distancës, zgjatja kohore dhe këmbimi

i normave të kamatës.

- Sipas literaturës, bankat me pronësi të huaj, me qëllim të zgjerimit të tregut në vendet e

EQL-së, kanë marrë më tepër risk përsipër. Duke marrë parasysh se në Kosovë 92.8për

qind e kapitalit është me pronësi të huaj, Banka Qendrore duhet të kalojë nga e

ashtuquajtura mbikëqyrje e bazuar në CAMELS, në mbikëqyrjen e bazuar në risk, me

qëllim të parandalimit të bankave në marrjen përsipër të riskut.

- Normat e interesit në depozita me afat të shkurtër dhe afat të gjatë janë shumë të ulëta,

prandaj bankat duhet të rrisin normën e interesit në këto depozita, me qëllim të rritjes

së potencialit kreditor, por edhe për faktin se bankat që kanë hyrje më të larta të

depozitave ballafaqohen me risk më të ulët të likuiditetit dhe risk kreditor.

195

Page 211: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Konkluzione Përfundimtare

7.4 Propozime për kërkime të mëtejshme

Në këtë studim, autori u përpoq të vlerësojë se cili do të jetë ndikimi i kredive në rritjen

ekonomike dhe cilat janë format e menaxhimit në industrinë bankare, sepse si për organet

rregullative ashtu edhe për ekonominë është me një rëndësi të jashtëzakonshme arritja e

stabiliteti financiar dhe ekonomik.

Hulumtimet e ardhshme lidhur me ndikimin e kredive në zhvillimin ekonomik duhet të

intensifikohen jo vetëm në Kosovë por edhe në vendet e EQL-së, pasi mungojnë hulumtimet

empirike në këtë fushë. Gjithashtu, hulumtimet duhet të jenë në nivel vendi, pasi që secili vend

ka specifikat e veta në aspektin ekonomik. Modeli i regresionit i përdorur nga autori duhet të

zgjerohet në modele multivariate, duke përfshirë edhe variabla të tjera të pavarura financiare

dhe jofinanciare.

Gjithashtu, literatura ende ka paqartësi sa i përket shkakësisë lidhur me atë se zhvillimi i

ndërmjetësimit financiar shkakton rritjen ekonomike, apo kemi drejtimin e kundërt. Prandaj,

studimet në të ardhmen duhet të fokusohen edhe në këtë drejtim, duke përdorur testin

Granger.

Pasi që autori ishte i kufizuar në përdorimin e GDP reale, në hulumtimet e ardhshme është e

nevojshme të përsëritet ky studim kur në Kosovë do të fillojë llogaritja e GDP-së reale.

Me një rëndësi të jashtëzakonshme është që hulumtimet të zgjerohen edhe në aspektin e

ndikimit të politikave rregulluese të BQK-së në aspektin e vëllimit të kredive të huazuara dhe sa

mund të jetë efekti i këtyre politikave në plotësimin e kërkesave të ekonomisë për kredi, dhe a i

ndërmarrin të gjitha masat që niveli i kredive joperformuese të mos jetë pengesë e zhvillimit të

procesit normal të huazimit nga bankat.

Hulumtimet empirike sa i përket menaxhimit të riskut kreditor mungojnë në regjionin e EQL-së,

e posaçërisht në nënregjionin e EJL-së. Modelet e përdorura për të vlerësuar riskun kreditor në

196

Page 212: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Konkluzione Përfundimtare

këto vende, sipas hulumtuesve, zakonisht janë modele standarde dhe, sipas tyre, nuk dihen

saktë mënyrat e menaxhimit të riskut. Prandaj rekomandohet që këto hulumtime të

intensifikohen duke përdorur modelet më të avancuara të vlerësimit të riskut kreditor dhe këto

modele të përdorura nga bankat të mbikëqyren nga Banka Qendrore, për të vlerësuar se a janë

modelet të përshtatshme, varësisht prej ekspozimit të bankës ndaj riskut.

197

Page 213: Aspects of Banking Management Afaraizimit

ANEKSIA

_________PYETËSORI

Informacion mbi menaxhimin e kredive

1.Cila është pesha mesatare që zë investimi në kredi ndaj totalit të aktiveve në bankën tuaj?

Pesha mesatare që zë investimi në kredi ndaj totalit të aktiveve është %

2. Si është ndarë mesatarisht portfolio e kredive midis individëve dhe biznesit?

Portfolio Përqindja %

Individë %

Biznese %

Korporata %

Administratë shtetërore %

3. Specifikoni llojet e kredive që plason banka juaj për:

3.1.Individë Përqindja %Pasuri të paluajtshme %Konsumatorë %Overdraft %Të tjera (specifiko) %

3.2 Biznes Përqindja %Kapital qarkullues %Blerje pajisjesh %Linja kredie %Pasuri të paluajtshme %Të tjera (specifiko) %

198

Page 214: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi A: Pyetësori

4. Duke u bazuar në ndarjen e mëposhtme, specifikoni peshën mesatare që zënë në portfolio kreditë e grupuara sipas:

4.1 Sipas afatit Përqindja %Deri në një vit %Një deri në dy vite %Dy deri në pesë vite %Pesë deri në dhjetë vite %Mbi dhjetë vite %

4.2 Sipas valutës Përqindja %EUR %USD %Valuta të tjera %

4.3 Sipas llojit të normave të interesit Përqindja %Fikse %Të luhatshme %Mikse %

4.4 Sipas degëve të ekonomisë Përqindja %Tregti %Industri %Shërbime %Bujqësi %Të tjera %

5. Kreditë sipas pronësisë së ndërmarrjeve:

Llojet e ndërmarrjeve 2009 % 2010 % 2011 % 2012 %Ndërmarrjet private % % % %Ndërmarrjet shoqërore % % % %Ndërmarrjet publike % % % %

199

Page 215: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi A: Pyetësori

6. Cilat janë normat e interesit për kredi të lejuara:

Norma e kamatësMinimale Numri i bankave

10-12%12-15%

Maksimale Numri i bankave10-12%12-15%

7. Cilat janë limitet e kreditimit të klientëve, cilat limite përcaktohen nga baza e kapitalit të bankës:

Limitet Deri në 15%Deri në 20%Deri në 25%Më tepër se 25%

8. Cilët janë faktorët më me rëndësi që ndikojnë në normën e interesit në kredi?

Ju lutemi vlerësoni sipas rëndësisë (ku 1- është faktori më i rëndësishëm dhe 3- faktori më pak i rëndësishëm)

Faktorët 1 2 3Kostoja e fondeveNorma e riskut e përllogariturShpenzimet operative në procedimin e krediveKushtet e tregut

9. Në bazë të politikës kreditore të cilën e aplikoni, cilat lloje të kredive iplasoni dhe sa është pjesëmarrja e tyre në potencialin e përgjithshëm kreditor?

Llojet e kredive sipas afatit Përqindja %Kreditë afatshkurtra %Kreditë afatmesme %Kreditë afatgjata %

200

Page 216: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi A: Pyetësori

10. Cilat raporte i përdorni në lidhje me plasmanin e potencialit kreditor?

Lloji i raportit Raporti i kredive ndaj depozitaveRaporti i kredive ndaj kapitalit

11. Cilat janë normat e interesit për kreditë personale, kreditë për biznese dhe kreditë për shtëpi?

Norma e interesitKreditëpersonale (vlera) %

1.000 euro %2.000 euro %

5.000 euro %

Kreditë për biznes (vlera) Norma e interesit %5.000 euro %10.000 euro %

50.000 euro %100.000 euro %

Kreditë për shtëpi (vlera) Norma e interesit %5.000 euro %10.000 euro %

25.000 euro %50.000 euro %

100.000 euro %

12. Cila është kërkesa e përgjithshme për kredi në bankën tuaj?

Raporti i aplikimeve dhe refuzimeve (P=Pranime; R=Refuzime)

Emri i bankës 2010 2011 2012P R P R P R

201

Page 217: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi A: Pyetësori

13. Cilat janë bazat e analizës së kredisë që banka juaj i shqyrton?

Ju lutemi vlerësoni sipas rëndësisë (ku 1-faktori më i rëndësishëm, 2-mesatarisht i rëndësishëm dhe 3- faktori më pak i rëndësishëm).

Bazat e analizës 1 2 3Natyra e biznesit të klientit në kontest të industrisëMjedisi politik me të cilin kompania operonMjedisi ekonomik me të cilin kompania operonAftësia e kompanisë për të gjeneruar para për pagesën e kredisëKolateraliTë tjera

14. Ju lutemi, specifikoni cilat janë llojet e kolateralit që pranon banka juaj për alokimin e kredisë?

Llojet e kolateralitPër individë123

Për biznese123

15. Nëse ka, cilët janë kufijtë që përdor banka juaj për mbulimin e kredisë me kolateral për secilin grup?

Grupi Përqindja %Individë %Biznese %

202

Page 218: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi A: Pyetësori

16. Cilat janë organet vendimmarrëse të përfshira në procesin e kredidhënies?

Organet vendimmarrëse të përfshira në procesin e kredidhënësPër individë123

Për biznese123

17. Si është organizuar procesi i dhënies së kredisë dhe monitorimi i saj në bankën tuaj; sipas njësive të veçanta apo brenda të njëjtës njësi organizative? Ju lutemi sqaroni këtë mënyrë organizimi.

Sqarimi

18. Ju lutemi,vlerësoni sipas rëndësisë (ku 1-është faktori më i rëndësishëm dhe 5- faktori më pak i rëndësishëm), fazat e mëposhtme të menaxhimit të riskut të kredisë.

Fazat e menaxhimit të rrezikut të kredisë 1 2 3 4 5

Origjina dhe disbursimi i kredisëMbikëqyrja e kredimarrësve dhe përqendrimi i portfoliosKthimi i krediveTë tjera (specifiko)

Kolaterali

203

Page 219: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi A: Pyetësori

19. Përcaktoni peshën që zënë kreditë me probleme ndaj totalit të kredisë për grupet e mëposhtme?

Grupi Përqindja %

Individë %

Biznese %

20. Cila është metoda që përdor banka juaj për vlerësimin e kredisë në portofolin e saj?

Metoda për vlerësimin e kredisëPër individë123

Për biznese123

21. Duke marrë parasysh rëndësinë në rritje të riskut të kredisë, sipas opinionit tuaj, cila mendoni se është përbërja optimale e portfolios së kredisë për minimizimin e këtij risku?

Opinion

204

Page 220: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi A: Pyetësori

22. Cilat do të ishin disa nga masat që do të ndërmerrte banka juaj për të parandaluar rritjen potenciale të ekspozimit ndaj rrezikut të kredisë?

Masat

23. Cili prej faktorëve është më i rëndësishmi, që e arsyeton dallimin midis normave të interesit në kredi dhe depozita (1-faktori më i rëndësishëm, 2- faktori mesatarisht i rëndësishëm dhe 3-faktori më pak i rëndësishëm):

Faktorët 1 2 3

Hendeku i maturitetitRisku në dhënien e kredisëPamundësia e marrjes hua nga bankat e huajaMungesa e sigurimit të depozitave nga jashtëMungesa e projekteve të miraNiveli i ulët i konkurrencësMungesa e tregut të kapitalit

24. Në cilat lloje të depozitave është paqëndrueshmëria më e madhe e tërheqjes nga ana e depozituesve?

Grupi Përqindja %Llogaritë e mëdha te depozitat në të parë %Llogaritë e mëdha te depozitat me afat %Llogaritë e mëdha te depozitat e kursimeve %

205

Page 221: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi A: Pyetësori

25. Cila është norma e interesit për depozita për 12 muaj?

Norma e %

Vlerainteresit

1.000 %

2.000 %

5.000 %

50.000 %

100.000 %

Menaxhimi i likuiditetit

26. Cilat janë metodat që i përdorni për drejtimin e likuiditetit?

Metoda Metoda e kthimit të mjeteve (rezervat likuide)

Metoda e likuiditetit të marrë hua

Metoda e likuiditetit të kombinuar

27. Nëse po, cilat janë burimet në të cilat banka juaj mund të mbështetet gjatë sigurimit të likuiditetit?

Burimet Sigurimi i depozitave të paafatizuara

Shitja e certifikatave të afatizuara të depozitave

Shitja e letrave afatshkurtra me vlerë

Të tjera

206

Page 222: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi A: Pyetësori

28. Gjatë përcaktimit të nevojave për mjete likuide, cilët nga faktorët janë më të rëndësishëm në bankën tuaj:(1 - faktori më i rëndësishëm dhe 3 - faktori më pak i rëndësishëm)?

Faktorët 1 2 3

Të jashtëzakonshëmSezonalëCiklikëSekularëTë tjerë

29. Për të plotësuar kërkesat për likuiditet, cilat janë burimet më të mundshme të ofertës në bankën tuaj: (1-faktori më i rëndësishëm, 2- faktori mesatarisht i rëndësishëm dhe 3-faktori më pak i rëndësishëm)?

Burimet 1 2 3

Depozita të rejaTë ardhura nga shërbimete jodepozitimitShlyerja e huave nga klientëtShitja e aktiveve të bankësHuat nga tregu monetar

30. Cilat janë kërkesat më të shprehura për sigurimin e likuiditetit: (1-faktori më i rëndësishëm, 2- faktori mesatarisht i rëndësishëm dhe 3-faktori më pak i rëndësishëm)?

Kërkesat 1 2 3Tërheqje depozitashKërkesa të pranuara për hua të rejaShlyerje e huave të marra nga bankaShpenzime të tjera të veprimtarisëPagesa e dividendëve në para të gatshme

207

Page 223: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi A: Pyetësori

31. Cilat nga këto metoda i përdorni për vlerësimin e nevojave për likuiditet?

Metodat 1 2 3

Metoda e burimeve dhe përdorimeve të fondeve

Metoda e strukturës së fondeve

Metoda e treguesit të likuiditetit

Menaxhimi i normës së interesit

32. Cilën strategji e përdorni për mbrojtjen e bankës nga riskui normave të kamatës: (1-faktori më i rëndësishëm, 2- faktori mesatarisht i rëndësishëm, 3-faktori më pak i rëndësishëm dhe 4 - i parëndësishëm)?

Strategjitë 1 2 3 4

Harmonizimi i rrjedhës së mjeteveMenaxhmenti i distancës(largësisë)Zgjatja kohoreKombinimi i normave të kamatësTë tjera

33. Cilat nga dy elementet e riskut të normës së interesit janë më me peshë në bankën tuaj: (1-faktori më i rëndësishëm dhe 3-faktori më pak i rëndësishëm)?

Elementet e rrezikut 1 2 3

Risku i investimit

Risku i të ardhurave

34. Cilat janë instrumentet që i përdorni për të vlerësuar riskun e normave të interesit?

Sqarimi

208

Page 224: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi A: Pyetësori

35. Cili nga risqet e mëposhtme zë peshën më të madhe kundrejt riskut total që ndesh banka juaj gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj?

Rreziqet Përqindja %Riskui normës së interesit %Risku i kursit të këmbimit %Risku i kredisë %Risku i likuiditetit %Risku operacional %Tjetër (specifiko) %

209

Page 225: Aspects of Banking Management Afaraizimit

ANEKSI

B____________

INTERVISTA

1.Cilat janë produktet dhe shërbimet që ofron banka juaj?

Produktet dhe shërbimet DepozitaKrediShërbimi i pagesave/transfereve të brendshme dhe të jashtmeBiznesi dokumentar (garanci dhe letërkredi)Shërbime elektronike / e-bankingProdukte të tjera

2. Cilat forma të tjera të instrumenteve financiare i zbaton banka juaj?

Forma të tjera të instrumenteve financiare që i zbaton banka

Lizingu

Faktoringu

Të tjera

3. Sa është raporti sistematik i kredive ndaj depozitave?

Përqindja %Raporti sistematik i kredive ndaj depozitaveRaporti sistematik i kredive ndaj depozitave

210

Page 226: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi B:Intervista

4. A mund të ndryshojë raporti kredi/depozita nga banka në bankë dhe në çka bazohet ky vlerësim?

Sqarim

5. Çfarë duhet të bëhet në mënyrë që në një të ardhme të afërt normat e interesit në kredi të ulen dhe normat e depozitave të rriten?

Sqarim

6. A është rritur pjesëmarrja e depozitave me afat mbi dy vite për shkak të zbatimit të ligjit për sigurimin e depozitave. Nëse po, sa është në përqindje

Raporti sistematik i kredive ndaj depozitave Përqindja %

Pjesëmarrja e depozitave me afat mbi dy vite për shkak të zbatimit të ligjit %

7. Sa ka kontribuar themelimi i regjistrit të kredive në rritjen e plasmaneve kreditore nga ana e bankave të nivelit të dytë?

Sqarim

211

Page 227: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi B:Intervista

8. A do të kontribuojë emetimi i letrave me vlerë nga ana e institucioneve të vendit në rënien e normave të interesit në kredi?

Sqarim

9. A ekzistojnë linja krediti afatgjatë apo afatmesëm nga institucionet e zhvillimit, si Banka Evropiane ose Fondi Evropian për Evropën Juglindore?

Sqarim

10. Në cilën fushë e ka interesin më të madh për aktivitetin huadhënës banka juaj?

Fusha Po, bizneset:

MikrondërmarrjetNdërmarrjet e mesmeNdërmarrjet e mëdha

Po, sektorët:TregtiaNdërtimtariaBujqësia

Po,sektorë të tjerë:

212

Page 228: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi B:Intervista

11. Cila është struktura e portfolios së kredive sipas nënprodukteve në bankën tuaj?

Sqarim

12. Cilët janë faktorët më me rëndësi që banka juaj merr në konsideratë kur vlerëson aplikacionin për kredi të një biznesi?

Sqarim

13. A ekziston në bankën tuaj sistemi informatik për historikun e kredibilitetit të klientëve?

Përgjigja POJO

14. A ekziston këmbimi i informatave mbi huamarrësit me bankat e tjera, në mënyrë sistematike dhe të rregullt?

Përgjigja POJO

213

Page 229: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi B:Intervista

15. Cilat lloje të kredive paraqesin riskun më të madh në bankën tuaj?

Llojet e kredive Kreditë në llogaritë rrjedhëse

Kreditë prej 1-2 vite

Kreditë afatmesme

Kreditë afatgjata

16. A ekziston vendosja e limiteve në procesin e kredidhënies për minimizimin e riskut?

Përgjigja POJO

17. Nëse po, çka merr në konsideratë banka juaj?

Konsideratat Eksperiencën nga historiku i humbjeveMjaftueshmërinë e kapitalitNivelin e kërkuar të kthimitObjektivat e diversifikimit

18. A monitorohen zhvillimet në sektorin bankar me kohë për të garantuar se risqet kuptohen dhe kontrollohen si duhet?

Sqarim

214

Page 230: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi B:Intervista

19. Cilat janë proceset që banka juaj i aplikon gjatë monitorimit të riskut të kredisë?

Proceset Kontrollohen kushtet e huamarrësit,konkretisht siguron që banka kupton kushtet korrekte financiare dhe kapacitetin e shlyerjes së kredimarrësit

Monitoron kontratat ekzistuese, d.m.th. monitorimin e pajtimit me kontrata ekzistuese

Vlerëson performancën. Identifikon problemet e shlyerjeve të bëra nga kredimarrësi

Identifikon problemet e kredisë. Gjithashtu, mund të identifikojë aksionet që mund të rregullohen, nëqoftëse kërkohen

Klasifikon problemet e kredisë. Klasifikohen kreditë me probleme me afat të shkurtër kohor

Cakton përgjegjësi individuale

20. A e aplikon banka juaj gjatë plasmaneve kreditore klauzolënrestriktive. Nëse po, cilat janë ato lloje klauzolash restriktive?

Sqarim

21. Cilin kontroll të kredisë e ushtrojnë organet kompetente?

Kontrollet Kontrolli i drejtpërdrejtëKontrolli i tërthortë

22. Cilën zgjidhje e përdor banka juaj gjatë vështirësive për kthimin e kredisë?

Zgjidhja Zgjidhja e problemitLikuidimiTë tjera

215

Page 231: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi B:Intervista

23. Cili është mendimi juaj lidhur me efikasitetin e gjyqeve në Kosovë sa i përket zgjidhjes së çështjeve kontestuese dhe realizimit të kolateralit?

Sqarim

24. Cilat janë normat e provizionit për kreditë nënstandarde, të dyshimta dhe të humbura?

Normat e provizionit për kreditë nënstandarde, të dyshimta dhe të humbura %

1

2

3

25. Si menaxhohet risku i likuiditetit nga banka juaj?

Sqarim

26. Cilat janë kriteret për mbikëqyrjen e riskut të likuiditetit nga ana e BQK-së?

Sqarim

216

Page 232: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Aneksi B:Intervista

27. Si e menaxhon riskun e normave të interesit banka juaj?

Sqarim

28. Çfarë masash ndërmerr banka juaj nëse nuk ka kapital të mjaftueshëm?

Masat Ristrukturimin e mjeteve për të minimizuar riskun, prandaj edhe për të zvogëluar kapitalin e kërkuar

Të ristrukturojë burimet e mjeteve për t'i plotësuar kërkesat e reja

T'i shesë mjetet

Krijimi i kapitalit të ri

217

Page 233: Aspects of Banking Management Afaraizimit

218

Aneksi C : Ndikimi i kredive në rritjen ekonomike

ANEKSI

C________

Evidencë empirike e ndërmjetësimit financiar nga bankat dhe rritja ekonomike

Autori MostraMetoda

Treguesit financiar Qeveritë & institucioni Treguesit kyçhulumtueseBeck,Rioja 1994- 1) Korrelacioni 1) Ndikimi i kredive të Kreditimi i ndërrmarrjeveBüyükkarabacak, 2005 dhe 2) ndërrmarjeve dhe kredive është i lidhur pozitivisht meValev, 45 vende Regresioni konsumuese në zhvillimin rritjen ekonomike, Ndërsa(2012 ) ekonomik kreditimi familjar jo.Rajan Ramcharan fillimi i shek. XX 1)Korrelacioni Norma e interesit për kredi Kreditimi për bujqësi e pa-(2011) 1 vend hipotekare,vlera e borxhit peng të mjaftueshme, e kushtu-

fermerve, pjesa e borgjit të eshme dhe në shumë rastefermes,raporti i borxhit peng në qasje e kufizuar. Pak bankadepozitat e bankave për kokë banori. Pronat me

koncentrim më të madhe,qasje më të madhe në kredi.

Ndarja e huave totale në sektorin Kur variablat e ndërmjetë-Taha,Anis Metoda GMM- privat në GDP, raporti BCT, Rdep simit rriten, rritja ekonomikeHassen 1990-2009 10 vende LIQ,LGDP,Conf= Total depozita/M2 ulet. Lidhja ndërmjetdinamika panel(2013) variablave të ndërmjetsimit

tregon korelacion pozitiv.Beck,Broën (2010) 2006 Dateset LITS Anëtarët e familjes që mbajnë Mbrojtja e kreditorit, sigurimi i Familjet me pasiguri më të

29 vende në tranzicion Korrelacioni llogari bankare dha karta kreditore depozitave bankare lartë,të ardhura dhe arsimdhe Turqia sistemi i pagesave mbajn më teper llogari

bankare në bankat e huaja.

Page 234: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Një efekt i lartë i mbulimit tësigurimit të depozitave dhe tëzhvillimit të sistemit tëpagesave të popullsisë me tëardhura më të larta

Page 235: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

219Autori Mostra

Oder 1992- panel data setdhe Ozyidirin 2010

1vend

Beck, Demirguc- 74 vende ËEBS, firm-Kunt, level dataMaksimovic Country-level(2003) Banscop,

regresioni

Abubakar, Musa 1970- ModeliGani 2010 VECM(2013) 1 vend

Koetter 1996- ModeliLensink 2005 SFAMeesters 100 vende Modeli(2008) GMM

në GDP dhe kreditë private nga depozitat në GDP

Page 236: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Autori MostraMetoda

Treguesit financiar Qeveritë & institucioni Treguesit kyçhulumtuese

Audy 1985- panel- Kreditë e sektorit privat në GDPDe Groen, 2009 data Depozitat bankare në GDP,kapitali nëBen-Naceur, 11 vende të GDP, Indeksi i reformës fina-ciare nëDe Groen mediteranit jugor GDP, Ndihma zyrtare/grantet në GDP,(2013) dhe lindor Investimet neto të tjera në GDP

Vlera e treguar në GDP GDP për kokë banoriTregtimi total, Inflacioni, Rritja e borxheve qeveritare, FDI-të neto në GDP, Portofoli i investimeve neto në GDP Remitencat, qarkullimi tregtar

Kreditë bankare dhe depozitat janë të lidhura negativisht me rritjen.Tregu i aksioneve dhe likuiditeti ndihmojn rritjen ekonomike. Investimet ndihmojn rritjen,inflacioni ulët dhe institucionet e mira rrisin ekonominë.

220

Auranzbeg 1981- Regresioni i Depozitat Investimet Depozitat,investimet, paradhënia dhe(2012) 2010 shumfisht Paradhëniet GDP interesi në të ardhura kanë ndikim në

1 vend Profitabiliteti rritjen ekonomike. Testi Granger,tregonTë hyra tjera marrëdhënjet iracionale të depozitave,

paradhënieve dhe profabilitetit në rritjenekonomike.

Al-Jarrah 1992- Analiza e Asetet si % e GDP (F1) Paratë jashtë bankave, si % e Pavarsisht raportit M1, të gjithë treguesitAl-zu'bi 2011 korrelacionit Totali i kredive si ofertës monetare të ngushtë financiar lidhen me rritjenJaara 1 vend GMM panel % e GDP (F2) (C1) dhe të gjërë (C2), Raportet ekonomike,Testi Granger tregon seAlshurideh Testi Granger e furnizimit të ngushtë të treguesit financiar shkaktojn rritjen(2012) Analiza e parasë (M1) dhe të gjërë (M2) ekonomike.

regresionit si % e GDPOmankhanler 1980- Metoda Depozitat e bankave Bruto Produkti Vendor në Detyrimet e bankave komerciale në(2012) 2009 OLS Kreditë e bankave, Investimet e ( GDP) depozita kanë ndikim pozitiv për krijimin

1 vend Regresioni bankave Formimi i bruto kapitalit fiks e bruto kapitalit fiks.linear

Page 237: Aspects of Banking Management Afaraizimit
Page 238: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

Autori MostraMetoda

Treguesit financiar Qeveritë & institucioni Treguesit kyçhulumtuese

Caporale 1994- Modeli Kreditë e sektorit privat si % eRault 2007 dinamic GDP-së,kapitalizmi i tregjeve tëSova 10 vende anëtare panel aksioneve detyrimet likuide si % eSova të reja të UE-s ë GDP-së,margjina e normes së(2008) interesit,reforma e instruksioneve

financiare

Rritja e GDP-së për capita. Të ardhura fillestare për kokë banori. Investime/GDP,Tregti/GDP,inflacion çmimi mesatar i konsumit shpenzimet qeveritareRaporti i rexhistrimit në shkollat e mesme.

Është gjetur mungesa për të gjitha vendet për kontributin e kredive dhe tregjeve të aksioneve në rritjen ekonomike me vetem një efekt të vogël pozitiv të disa tregues financiar. CEE-të kishin sektor më të zhvilluar financiar se sa vendet B-3 dhe SEE-2.

221

Liu 3 vende Time Series Kreditë private në GDP Norma e GDP-së reale Investimi rritë ekonomin nëHsu Analiza Norma e M2 në GDP nominale Norma e investimeve Japoni. Eksporti kontribon në(2006) Norma e aseteve vendore në Norma e rritjes së fuqisë puntore rritje në Tajvan dhe Kore

asetet totale Norma e investimeve në rritjen e Agregatët financiar kanë efekt nëkapitalit. Norma e investimeve kapitale rritje në Tajvan dhe efekt negativnë GDP. Inflacioni, shpenzimet kapitale në Kore dhe Japoni.Norma e daljes dhe hyrjes së kapitalit në Tregu i aksioneve ka efekt pozitivGDP. në ekonominë eTajvanit dhe efekt

negativ në Kore dhe Japoni.

Laidroo 2004- Regressioni a) Kërkesa e huave Lidhja në mes të rritjes së kredisë2010 Model b) Faktorët e ofertës dhe GDP është më e fort kur15 vende basic ekonomia është mbi trendin në

static CEE (2004-2008.

Page 239: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Ndikimi I Kredive Në Rritjen Ekonomike

222

Autori MostraMetoda

hulumtueseKiss 1980 error-Nagy 10 vende correctionVonnak modeli(2006)

Kelly, 1982- FilteriMcQuinn, 2010 HPStuart, 1 vend(2013)

Galeano, 2000-2004 RegresionFeijó 27 njësi federale Panel data(2012)

Page 240: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibiografia

BIBLIOGRAFIA

Raporti Vjetor (2004), Autoriteti Bankar dhe i Pagesave i Kosovës (BPK), Prishtinë (2005).

Raporti Vjetor (2007), Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës (AQBK), Prishtinë (2008).

Raporti Vjetor (2008), Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Prishtinë (2009).

Raporti Vjetor (2011), Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, (2012).

Raporti Vjetor (2014), Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, (2014).

Raporti Vjetor (2015), Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (2015).

Buletini i Sektorit Financiar (2009), BQK.

Raporti i Stabilitetit Financiar (2012), BQK.

Raporti i Stabilitetit Financiar (2014), BQK.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Ligji (Nr. 04/L-093) për Bankat, Institucionet

Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare (2012).

Agjencia e Statistikave të Kosovës, (2014), Bruto Produkti Vendor në Qasjen e Shpenzimeve

(2008-2013), Prishtinë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, (2013), Bruto Produkti Vendor në Qasjen e Shpenzimeve

(2004-2012), Prishtinë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (2015), Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (2002-

2015), Prishtinë.

Raiffeisen RESEARCH (2014), CEE Banking Sector Report, www.raiffeisenresearch.at, Fq. 1-95.

223

Page 241: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

Basel Committee on Banking Supervision (2010), Basel III: International Framework for Liquidity

Risk Measurement, Standards and Monitoring, Fq. 1-40.

Basel Committee on Banking Supervision (2013), Basel III: The Liquidity Coverage Ratio and

Liquidity Risk Monitoring Tools, Fq. 1-66.

Basel Committee on Banking Supervision (1977), Principles for the Management of Interest

Rate Risk, Fq. 1-40.

Basel Committee on Banking Supervision (2004), Principles for the Management and

Supervision of Interest Rate Risk, Fq. 3-14.

Dërmaku, A; Luboteni, G; Berisha, S (2012), Development of Kosovo Financial Institutions Over

Various Periods, http;//www.eurojournals.com/EJEFAS.htm.

Fullani, A (2009): “Strategjitë e politikës monetare për ekonomitë në tranzicion”, Banka e

Shqipërisë, Fq. 173-183.

Report on SMEs in Kosovo 2014, KOSME Sub-activity 1.3a. Fq. 1-42.

Beck, Th (2011):“The Role of Finance in Economic Development: Benefits, Risks, and Politics”,

Evropean Banking Center Discussion Paper, No. 2011-141.

Joseph, M, T; Edson, G; Manuuere, F; Clifford, M; Michael, K (2012):“Non Performing Loan in

Commercial Banks: A Case of Bank Limited in Zimbabwe”, Interdisiciplinary Journal of

Contemporary Research In Busuness, Vol 4, No 7, Fq. 467-483.

Mili, M; Sahut, M, J (2014): “Bank liquidity shocks in loan and deposit in emerging markets”,

Working Paper 2014-210, http://www.ipag.fr/fr/accueil/la-recherche/publications-WP.htlm, Fq.

1-18.

224

Page 242: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

Ivičid, L; Kunovac, D; Ljubaj, I (2008):“Measuring Bank Insolvency Risk in CEE Countries”, HNB,

Fq. 1-20

Houbenova-Delisivkova (2014), UACES 44 Annual Conference, Cork, 1-3 September 2014,

www.uaces.org, Fq. 1-19

Bonin, J; Hasan, I; Wachtel, P (2013): “Banking in Transition Countries”, The Oxford Handbook

of Banking, Fq. 1-27.

Košak, M; Čok, M (2008): “Ownership structure and profitability of the banking sector: The

evidence from the SEE region”, UDC: 336.71 (497), Fq. 93-116.

Boissay, F; Calvo-Gonzales, O; Koźluk, T (2005): “Is lending in Central and Eastern Evrope

Developing Too Fast?”, Fq. 1-25.

Liuhto, K; Sõrg, Uiboupin, J (2006):“Foreign Banks Entry And Bank Performance In The CEE

Countries”, Fq. 41-57.

Bajraktarovid, L; Paunovid, M; Ječmenica, D (2013): “Development of the Banking Sector in CEE

Countries”, UDC: 336.71 (4 – 12) “2005/2010”, Fq. 93-111.

Banincova, E; (2012):“Development In Banking Sectors Of Central And Eastern Evrope And

Three Baltic States After The Global Financial Crisis And Evropean Debt Crisis”, Fq. 39-49.

Kouretas, G.P; Tsoumas, Ch (2013), Bank Risk – Taking in CEE Countries, Fq. 103-121.

De Haas, R. T. A; van Lelyveld, I. P. P (2004): “Foreign Bank Penetration and Private Sector

Credit in Central and Eastern Evrope”, Fq. 126-150.

Eller, M; Frömmel, M; Srzentic, N (2011): What Has Driven Private Sector Credit Developments

In Central, Eastern, And Southeastern Evrope, The Future of Banking in CESEE after the Financial

Crisis”, SUERF – The Evropean Money and Finance Forum, Fq.5-105.

225

Page 243: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

Revoltella, D; Mucci, F (2011): “The Prospects the Banking Market In CESEE Beynd The Crisis,

The Future of Banking in CESEE after the Financial Crisis”, SUERF – The Evropen Money and

Finance Forum, Fq. 5-105.

Hilbers, P; Otker-Robe, I; Pazarbasioglu, C; Johnsen, G (2005): “Assessing and Managing Rapid

Credit Growth and the Role of Supervisory and Prudential Policies”, IMF Working Paper,

WP/05/151,Fq. 3-34.

Dam, K, W (2006): “Credit Markets, Creditors’ Rights and Economic Development”, Chicago,

John M. Olin Law & Economics Working Paper No. 281 (2D series), Fq. 1-29.

Evropian Banking Federation (EBF), (2011), Credit Cycles and their Role for Macro – Prudential

Policy,Fq. 5-28.

Beck, Th; Büyükkarabacak; Rioja, F, K; Valev, N, T (2012): “Who Gets the Credit? And Does It

Matter House Hold vs. Firm Lending Across Countries”, Vol. 12, Issue 1, The B.E. Journal of

Macroeconomics. Fq. 1-34.

Dullien, S (2009):“Central Banking, Financial Institucions and Credit Creation in Developing

Countries”, No. 193, Fq. 1-28.

Beck,Th; Levine, R; Loayza, (1999): “Finance and the source of growth”,

www.elsevier.com/locate/econbase, Fq. 262-296.

Beck, Th, Finance and Growth: “Too Much of a Good Thing?”, Cass Business Scool, London;

Tilburg University; and CEPR.

Beck, Th; Brown, M (2011): “Which Households Use Banks? Evidence from the Transition

Economies”, Fq. 1-24.

226

Page 244: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

Beck, Th (2010): “Financial Development and Economic Growth: Stock Markets versus Banks”,

Fq. 23-25.

Beck, Th; Demirgüç-Kunt, A; Maksimovic, V (2003): “Bank Competition, Financing Obstacles,

and Access to Credit”, Working Paper 2996, Fq.1-27.

Beck, Th; Demirgüc-Kunt, A (2006): “Small and Medium-Size Enterprises: Access to Finance as a

Growth Constraint”, Fq. 1-19.

Beck, Th; Demirgüc-Kunt, A; Maksimovic, V (2002): “Financial and Constraints to Firm Growth”:

Does Size Matter?, Fq. 1-52.

Beck, Th; Demirgüc-Kunt, A; Peria, M, S, M (2010): “Foreign Banks and Small and Medium

Enterprises”: Are they Realy Estranged.

Agostina, M; Rocca, M; Rocca, T; Trivieri, F (2009): “Local Financial Development and SMEs

Capital Structure”: An Empirical Investigation, Fq. 1-29.

Kyophilavong, P (2011): “SMEs Access to Finance”: Evidence from Laos, Fq. 1-35.

Nguyen, N; Gan, Ch; Hu, B: Credit Accessibility and Small and Medium Sized Enterprises Growth

in Vietnam, Fq. 1-13.

Dima, A, D: “Analysis Credit, Risk Assessment and Management”, pp. 88-102.

Taha, Z; Anis, O; Hssen, S (2013): “Banking Intermediation and Economic Growth: Some

Evidence from MENA Countries”, vol/3, No. 4, Fq. 51-56.

Abubakar, Gani (2013): “Immpact of Banking Sector Development on Economic Growth

Another Look at dhe Evidence from Nigeria”, vol. 2, No. 4, http://www.borjournals.com, Fq. 47-

59.

227

Page 245: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

Anastasia Chi-Chi, O; Anayochuku, O, B (2013): “Banks Credits: An Aid to Economic Growth in

Nigeria”, vol. 3, No. 3, http://www.iiste.org, Fq. 41-49.

Hasan, I; Koetter, M; Lensink, R; Meesters, A, J (2008): “Bank Effiency, Financial Depth, and

Economic Growth”,Fq. 1-16.

Ayadi, R; Arbak, E; Ben-Naceur; De Groen, P, (2013): “Financial Development, Bank Efficiency

and Economic Growth across the Mediteranean, MEDPRO”, Technical Report No. 30, Fq 1-11.

Aurangzeb (2012): “Contributions of Banking Sector in Economic Growth: A Case of Pakistan”,

vol. 2 (6), http://www.businessjournalz.org/efr, Fq. 45-53.

Galindo, A; Micco, A (2005): “Bank Credit to Small and Medium Sized Enterprises: the Role of

Creditor Protection”, Working Papers, No. 347, Fq.1-15.

Kamau, A (2011): “Intermediation Efficiency and Productivity of the Banking Sector in Kenya”,

Vol. 1, Fq. 12-21.

Omankhanlen, A, E (2012): “The Role of Banks Formation and Economic Growth: The Case of

Nigeria”, Vol. 15, http://www.ugb.ro/etc,Fq. 103-111.

Caporale, G, M; Rault, Ch; Sova, R; Sova, A (2009): “Financial Development and Economic

Growth: Evidence from Ten New EU Members”, Working Paper No. 09-37, Fq. 1-30.

Liu, Ch; Hsu, Ch, M (2006): “The Role of financial development in economic grwoth: The

Experiences of Taiwan, Korea, and Japan”, ELSEVIER, Fq. 667-686.

Banka Botërore (2012), Evropa Juglindore, Raporti i Zhvillimeve Ekonomike, Fq. 3-34.

Armenta, M,W: “The Financial Sector and Economic Development: Banking on the Role of

Human Capital”, [email protected], p 190-202

228

Page 246: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

Kazi, H, M; Leonard, E, J (2011): “Impact of the Global Recession on the Southeastern Evropean

(SEE) Banking Sector”, JNBITVol9 Iss.1 (2011), Fq. 18-26.

Bađun, M (2009): “Financial Intermediation by Banks and Economic Growth: A Rewiev of

Empirical Evidence”, Rewiev article, Fq. 121-138.

Bordeleau, E; Graham, Ch (2010): “The Impact of Liquidity on Bank Profitability, Bank of

Canada”, Working Paper 2010, Fq. 4-15.

Oluitan, R.: “Bank Credit and Economic Growth: The Nigerian Experience”,Fq. 1-32.

Josephine, N, O.: “An Analysis of Banks’s Credit on the Nigerian Economic Growth (1992-2008)”,

Fq. 54.

Galeano, V, E; Feijo, C (2012): “Credit and Economic Growth: Evidence from a Panel of Regional

Data from the Brazilian Economy in the 2000”, volume 43, No 02, 2012, Fq. 202-216.

Calvo, A, G., Frenkel, A, J,: “Credit Markets, Credibility, and Economic Transformation”, Vol. 5,

Number 4, Fall 1991, Fq. 139-140.

Poudel, R, P, Sh (2012): “The Impact of Credit Risk Management on Financial Performance of

Commercial Banks”, Vol. 1 No. 5 2012, e-mail: [email protected], Fq. 9-13.

Singh, K (2013): “Asset – Liability Management in Banks: A Dynamic Approach”, Vol. 7, Issue 2/4,

Article No 5.

Panzaru, S ( 2011): “Strategic Management in Commercial Bankas”, Volume 14, Issue 2, 2011,

[email protected], Fq. 122-129.

Cocozza, E; Calabela, A; Spadafora, F (2011): “The Impact of the Global Crisis on South- Eastern

Evrope, International Monetary Fund”, WP/11/300, Fq. 54.

229

Page 247: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

Tabari, N, A,Y; Ahmadi, M; Emami, M (2013): “The Effect of Liquidity Risk on the Performance of

Commercial Banks”, Vol 4 (6): 1624 – 1631, IRJABS, Fq. 1624-1630.

Musyoki, D; Kadubo, A, S (2011): “The Impact of Credit Risk Management on the Financial

Performance of Banks in Kenya for the Period 2000-2006”, Vol. 4 2(2), MKU Journal, 2012,

http/www.journals.mku.ac.ke, Fq. 75.

Funso, K, T; Kolade, A, R; Ojo, O, M (2012): “Credit Risk and Comercial Banks’ Performance in

Nigeria: A Panel Model Approach”, Vol. 2 No 02, 2012, Fq. 31-37.

Shen, Ch-H; Chen, Yi-K; Kao, L, F; Yeh, Ch, Yi (2009): “Bank Liquidity Risk and Performance”, Fq.

1-37.

Ballester, L; Ferrer, R; Gonzales, C; Soto, G, M (2009): “Determinants of Interest Rate Exposure

of Spanish Banking Industry, Documentos de Trabajo”, Working Paper, Fq. 1-22.

Kotlebová, J,: “Interest Rate Pass-Through between Money Market Interest Rates and Retail

Bank Interest Rates in Selected CEE Countries”, e-mail: [email protected], Fq. 119-133.

Jiménez, G; Saurina J (2005): “Credit Cycles, Credit Risk and Prudential Regulation”, No. 0531,

Fq. 9-25.

Dumičid, Rizdak (2012); “Determinants of Banks’ net interest margins in Central and Eastern

Europe”, JEL: G15doi: 10.332/fintp.37.1.1, Fq. 1-29.

Aver, B (2008): “An Empirical Analysis of Credit Risk Factors of the Slovenian Banking System,

Managing Global Transitions 6 (3): 317-334”, Vol. 6. Number 3, Fq. 317-333.

Niculina, A,: “The Analysis of the Kredit Risk in the Banking Activity, Unversitatii”, e-mail:

[email protected], Fq. 640-644.

230

Page 248: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

“Interdisiplinary Journal Of Contemporary Research In Business (2011)”, Vol 3. N0 1, e-mail:

ijcrb.webs.com, Fq. 45-61.

Vossen V,B; Ness, V, R (2010): “Bank Liquidity Management”, Fq. 1-19

Kolar, S; Živkov, D; Momčilovid (2011): “Liquidity Management and Bank Reserves in Serbia,

ICOAE 2011”, Fq. 325-334.

Somoye, R, O, C (2008): “The Performances of Comercial Banks in Post-Consolidation Period in

Nigeria: An Empirical Review”, http://www.eurojournals.com, Fq. 62-63.

Scannella, E; Bennardo, D (2013): Interest Rate Risk in Banking” A Theoretical and Empirical

Investigation through a Systemic Approach (Asset & Liability Management)”, Vol. 2 – Issue 1,

www.business-systems-review.org, Fq. 59-76.

Zidulina, T (2010): “Regulatory Response to Liquidity and Systematic Risks”, Fq. 164-170.

Baldun, C; Zen, F; Rebonato, T (2012): “Liquidity Risk and Interest Rate Risk on Banks: Are they

related:, MPRA Paper No. 41323, http//:mpra.ub.uni-muenchen.de/41323, Fq. 1-25.

“Managin Interest Rate Risk in the Banking Book, Viena (2008)”, FMA, Oesterreichische

Nationalbank (OeNB), Fq. 7-93.

Kazi, M.H; Leonard, J, E (2011): “Impact of the Global Recession on the Southeastern Evropean

(SEE) Banking Sector: A simple exposition”, vol. 9, e – mail: http//www.jnbit.org, Fq. 18-26.

Toçi, V (2009): “Efficiency of Banks in South-East Evrope: With Special Reference to Kosovo”,

Working Paper No 4.

Evropean Commission, Directorate – General for Economic and Financial Affairs, The Western

Balkans in Transition, Evropean Economy, Occasional Papers N0. 46, Fq. 8-34.

231

Page 249: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

Al-Jarrah, M, I; Al-Zu’bi, M, F; Jaara, O, O; Alshurideh (2012): “Evaluating the Impact of

Financial Development on Economic Growth in Jordan”,

http://www.internationalresarchjournaloffinancedeconomics.com, Fq. 123-136.

Fang, Y; Hasan, I; Marton (2011): “Bank efficiency in transition economies: Recent evidence

from South-Eastern Europe”, Fq. 3-25.

Boissay, F; Calvo-Gonzales, O; Koźluk, T (2005): “Is lending in Central and Eastern Europe

developing too fast?”, Fq. 1-25.

Gatev, E; Schuermann, T; Strahan, E, Ph, (2006): “ Managing Bank Liquidity Risk: Hoë Deposit-

Loan Synergies Vary With Market Conditions”, Working Paper 12234,

http://www.nber.org/papers/w12234, Fq. 1-21.

Aliu, I, (2011): “Whether or not Kosovo’s banks are better off with Basel III”, Fq. 1-71.

Haselmann, R; Wachtel (2006): “Bank Risk and Bank Management in Transition: A Progress

Report on the EBRD Banking Environment and Performance Survey”, Fq. 1-25.

Liebeg, D; Posch, M (2011): “Macroprudential Regulation and Supervision: From the

Identification of Systemic Risks to Policy Measures”, Financial Stability Report 21, Fq. 63-64.

Kotlebová. J,: “Interest Rate Pass – Through between Money Market Interest Rate and Retail

Bnak Interest Rates in Selected CEE Countries”, e-mail: [email protected], Fq. 119-133.

Von Hagen, J; Dinger, V (2005), Econstor, ZEI Working Paper, No. B06-2005,

http://.handle.net/10419/39448, Fq. 1-26.

Dinger, V (2007): “Do foreign oëned banks affect banking system liquidity risk?”, e-mail:

[email protected], Fq. 1-20.

232

Page 250: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

Laidroo, L, Lending Growth Determinants and Cyclicality: Evidence from CEE Banks, e-mail:

[email protected], Fq. 1-19.

Egert, B; Crespo-Cuaresma, J; Reininger, TH (2006): “Interest Rate Pass – Through in Central and

Eastern Evrope: Reborn from Ashes Merely to Pass Aëay?”, William Davidson Institute Working

Paper, Number 851, Fq. 1-20.

Jiménez, G; Saurian, J (2005): “Credit Cycles, Credit Risk and Prudential Regulation”, Fq. 9-25.

Poudel, Sh, P, R, (2012): “The impact of credit risk management on financial performance of

commercial banks in Nepal”, Fq. 9-13.

Pánzaru, S, (2011): “Strategic management in commercial banks”, Vol. 14, Issue 2, Fq. 122-129.

Kiss, G; Nagy, M; Vonnák, B (2006): “Credit Growth in Central and Eastern Evrope Convergence

or Boom”, MNB Working Papers 2006/10, Fq. 5-23.

Report on Support to SMEs in Developing Countries Through Financial Intermediaries (2011),

Dalberg, Fq. 1-48.

Mishkin, F, S; Eakins, S, G,: “Tregjet dhe Institucionet Financiare”, Pjesa e dytë, përkthyer nga

kroatishtja nga Musli Ymeri, Fq. 120-228.

Srivastava, G, A, P; Lucknoë, H (2013): SWOT Analysis, Fq. 1-23.

Gupta, A: ICICI Bank Project Report. Fq. 1-49.

Indian banking Industry, (2012), Fq. 1-29.

SWOT Analysis, Strategy Skills, Team FME, 2013, www.free-management-ebooks.com, Fq. 1-13.

Al-Zoubi, R, M (2013): The Impact of Intelectual Capital on SWOT Analysis Among Jordanian

Banking Industry “Empirical Study”. Fq. 1-15.

233

Page 251: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

Kui, Li; Shuyan, G; Lu, C; Jun, X; Kejie, Zh: The SWOT Effects and Strategies of the Openness of

the Financial Market After China’s Entry to World Trade Organization (WTO).

SWOT Analysis and Porter’s 5 Forces analyses Union Bank of Switzerland (UBS) (2012), The

WritePass Journal.

Ungureanu, M, A; Dogaru, O, L; Șerban, D; Gruiescer, M: SWOT Analysis Solutions for

Developing the Banking Business Based on Relationships Betwen the Banks Indicators, Fq. 1-6.

Wells, K: Whats is Economic Growth? Definition, Theory & Impact.

Önder, Z; Özyildirim, S: Role of Bank Credits on Local Growth: Do politics and Crisis Matter?. Fq.

1-28.

The World Group (2015): World Bank Group, Doing Business, Mesauring Business Regulations,

http://www/doingbusiness.org/data/exploreeconomies/kosovo/.

A World Bank Group Flagship Report Report/Economy Profile 2016, Doing Business

2016, Measuring Regulatory Quality and Efficiency, Kosovo, 13th Edition, Fq. 1040.

Ambuye, G, G; Berham, T; Abera, G (2014): “Modeling the Determinant of Domestic Private

Investment in Ethiopia”, Number 4, Agrisou-line Papers in Economics and Informatic, Fq. 13-22.

Ramzan, Sh; Khan, M. J (2010): “Dimension on Reduction and Remedy of Multicollinearity Using

Latent Variable Regression Methods”, Fq. 405-410.

Dumičid, M; Ridzak, M (2012): “Determinants of banks’ net interest margins in Central

and Eastern Europe”, JEL: G21, G15, doi: 10.3326/fintp. 37.1.1, Fq. 1-29.

Sinaj, V; Reci, A,: “Risku i kredisë dhe metoda të matjes së tij”, Fq. 195-208.

Allamani, A; Abazi, A,: “Menaxhimi i Riskut të Kredisë në Sistemin Bankar”, Fq. 127-137.

234

Page 252: Aspects of Banking Management Afaraizimit

Bibliografia

Luboteni, G, (2008): “Menaxhmenti bankar”, Fq. 11-220.

Instituti “Riinvest”: “Sektori bankar: Ndihmesë apo Barrierë”, Forum, 2015, Fq. 5-55.

MOODY’S Analytics, Basel III Neë Capital and Liquidity Standards-FAQs,

http://www.moodysanalytics.com or –mail [email protected]

BQK (2014): “Eksperienca e Kosovës”, http:/www.bqk-kos.org/?cid= 1, 145.

Krasniqi, M, (2012): http:/muhamedkrasniqi.com/lexopunimin?i=11.

http:/.peshkupauje.com/2012/10blagosfera/baseliii-dhe-nal, Blogu EKONAL.

Mathers, N; Fox, N; Hunn, A (2009): Surveys and Questionnaires

235