Upload
daniela-projko
View
493
Download
6
Embed Size (px)
Citation preview
Institucionet Financiare
(Banke, Shoqeri Sigurimi, Shoqeri Krediti)
Punoi: Arbibo Kacabani Pranoi: Uarda Hoti
Daniela Projko Kursi: Paraja dhe Banka
Dorian Mullai
Jonida Dervishi
Permabjtja
1. Hyrje……………………………………………………………………………………………1
2.Sistemi Bankar ne Shqiperi……………………………………………………………………..2
2.1 Bankat Tregtare.
2.2 Institucionet e Kursimit
2..3 Institucionet e kursimeve kontraktuale
3. Tregu I Sigurimeve……………………………………………………………………………..7
3.1 Zhvillimi i tregut të sigurimeve në Shqipëri
3.2 Shoqeria e Sigurimeve Sigal
4. Fondet e Pensioneve....................................................................................................................9
4.1 Skemat e pensioneve private –
Risia europiane në tregjet finaciare të Shqipërisë
5.Fondet e investimeve……………………………………………………………………………9
5.1 Fondi Besa
6. Konkluzione…………………………………………………………………………………...12
7. Referencat……………………………………………………………………………………..13
Webliografia
1
1. Hyrje
Institucionet financiare jane bashkesia e te gjitha institucioneve perberese te sistemit financiar te
nje vendi. Synimi i ketyre institucioneve financiare eshte te spikasin ne tregun financiar duke
grumbulluar para ne forme depozitash dhe jodepozitash si dhe duke i huadhene ato
institucioneve te tjera me te cilat ato krijojne bashkepunim kundrejt nje fitimi te caktuar. Duke
pasur parasysh formen e organizimit te tyre dhe menyren sesi ato funksionojne mund ti grupojme
ne 3 kategori:
Institucione Depozitore(Bankat Tregtare dhe Bankat e Kursimeve)
Institucionet e kursimeve kontraktuale(Shoqerite e Sigurimit te Jetes,ndaj demeve,Fondet
e Pensionit)
Ndermjetesite per Investime(Shoqerite Financiare,Fondet e Investimeve)
2
2.Sistemi Bankar ne Shqiperi
2.1 Bankat Tregtare.
Bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi funksionojne ne baze te LIGJIT NR. 8365, DATE
02/07/1998 "PER BANKAT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE".
Keshtu bankat jane institucione financiare te cilat ofrojne disa sherbime. Bankat Tregetare(BT)
jane bankat qe hasim me shpesh dhe qe jane gjeresisht ne sherbim te publikut. Kapitali me te
cilat keto banka operojne mund te jete kapital teresisht privat, kapital shteteror ose kapital i
kombinuar. Ne ekonomine e nje vendi bankat perbejne institucionet qe kane numrin me te madh
te depozitimeve dhe te huadhenieve.
Ne Shqiperi numerohen 16 banka te nivelit te dyte te cilat kane patur rezultate te ndryshme nga
njera-tjetra por ne pergjithesi edhe per 2009 te dhenat kryesore tregojne qe sistemi bankar ka
patur rritje ne krahasim me 2008.
Bankat e nivelit te dyte qe operojne ne vendin tone ne baze te ‘Regjistrit te bankave
tregtare’jane:
Banka Raiffeisen (BR)
Banka e Bashkuar e Shqipërisë (BBSH)
Veneto Banka sh.a. (VB)
Banka Kombëtare Tregtare (BKT)
Banka Tirana (BT)
Banka Kombëtare e Greqisë (Dega Tiranë) (BKG)
Banka Ndërkombëtare Tregtare (BNT)
Banka Alpha - Shqipëri (BA)
Banka Intesa Sanpaolo - Shqipëri (BIS)
Banka Procredit (BPC)
Banka EMPORIKI-SHQIPERI-Sh.a (BE-AL)
Banka e Kreditit të Shqipërisë (BKSH)
Banka Credins (BC)
Banka Societe Generale Albania (BP)
Banka Union (BU)
Banka e Parë e Investimeve, Shqipëri sh.a. (BPI)
3
2.1.1 Sherbimet e Bankave Tregtare
Nder sherbimet me kryesore qe ofrojne Bankat Tregtare jane:
Pranojnë depozita
Japin kredi
Ofrojnë shërbimin e pagesave dhe të arkëtimeve
Emetojnë, pranojnë dhe administrojnë mjete të pagesave
Ndërmjetësojnë në transaksionet monetare
Ofrojnë shërbimin e kasave të sigurimit
Ofrojnë garanci bankare dhe garanci të tjera
Shërbejnë si agjentë ose këshilltarë financiarë
Ushtrojnë veprimtari të tjera bankare dhe financiare
Lenda e pare per funkjonimin e bankave eshte paraja te cilat ato e mbledhin nepermjet
depozitave. Operacioni i krijimit te depozitave eshte nje operacion qe kontrollohet dhe mbikqyret
nga BQ nepermjet instrumentave te politikes se saj monetare. Qellimi i krijimit te bankave eshte
tu sherbejne klienteve te tyre ne menyre sa me profesionale dhe natyrisht sic do njesi tjeter
ekonomike (pasi edhe banka ushtron funksjonin e saj si njesi ekonomike) eshte maksimizimi i
fitimit. Ne kete menyre bankat krijojne te ardhurat e tyre duke shitur keto produkte qe ato
ofrojne.
2.1.2 Produktet e Bankes Tregtare
Produktet qe bankat ofrojne mund te grupohen ne 2 grupe te medha:
Produkte qe bartin shtese vlere ne interesa te cilat jane huadheniet ose kredite dhe
investimet qe keto banka bejne ne instrumenta me afate te ndryshme maturimi:
Nder kredite me kryesore te bankave permendim:
Kredi per transaksione tregtare
Kredi per konsumatore
Kredi per persona fizike ose juridike & private ose shteteror
Kredi qe banka I realizon si investim duke blere instrument ate ndryshme
financiare
Produkte qe bartin shtese vlere jo ne interesa por ne komisione ose tarifa sherbimesh te
ndryshme:
4
Pagesat per transferta brenda ose jashte vendit
Sherbimet keshillimore
Sherbimet e ruajtjes dhe te sigurise ne kasaforte te te mirave te cmueshme
Ne mardhenien me bankat e ndryshme mund te jene te gjithe duke filluar nga individet, firmat,
organizatat e ndryshme dhe Qeveria. Kjo ben qe Bankat Tregetare te jene pjesemarreset me
aktive ne tregun financiar, ne sistemin e pagesave dhe ne cdo gje qe ka lidhje me parane. Kjo
pasi Banka eshte e lidhur mjaft ngushte me parane. Ajo perben lenden e pare te funksionimit te
saj. Natyrisht veprimtaria e sistemit bankar kerkon te udhehiqet e te kontrollohet nga dikush. Ne
rastin e Bankave Tregtare mbikqyresi i tyre eshte BQ. Eshte pikerisht kjo e fundit qe vendos se
cilen pjese te depozitave te grumbulluara mund te huajapin keto banka. Ne kete menyre te gjitha
Bankat Tregtare detyrohen te mbajne gjendje ne BQ nje rezerve te caktuar parash te cilen e
vendos BQ dhe vendoset ne raport me depozitat pa afat qe zoteron nje banke p.sh 10 % e
depozitave pa afat e mban BQ rezerve te detyruar dhe 90 % pra pjesa qe mbetet mund ta
huajapin bankat.
2.2 Institucionet e Kursimit
Pervec Bankave Tregtare ekzistojne dhe Institucionet e Kursimeve te cilat jane pjese e
institucioneve depozituese. Funksioni i tyre eshte grumbullimi i depozitave me dhe pa afat nga
publiku dhe mobilizimi i tyre ne huadhenie. Edhe per Bankat e Kursimeve autoriteti mbikqyres
eshte BQ. Produkti me kryesor i Bankave te Kursimit jane llogarite e kursimit te cilat
perfaqesojne depozitime te hollash nga individe te ndryshem kundrejt nje afati terheqje dhe
perfitimit te nje norme interesi. Peshen me te larte ne Bankat e Kursimit e zene huarat hipotekare
te cilat jane me norme te korigjueshme interesi ne varesi te inflacionit. Kjo eshte me teper e
lidhur me trediten e ketyre bankave pasi sot ato ofrojne sherbime te te gjitha llojeve te industrive
bankare te ngjashme me ato te Bankave Tregtare.
2.2.1 Produkti Bankes se Kursimit
Llogari Kursimi
Çfarë është një Llogari Kursimi? Llogaria e Kursimit është një produkt që Intesa Sanpaolo Bank
Albania ua ofron vetëm individëve, dhe u siguron atyre avantazhet e një Depozite me Afat dhe
një Llogarie Rrjedhëse në një llogari të vetme. Ju mund të kryeni veprime (depozitime apo
tërheqje) në çdo moment, si dhe të përfitoni interes.
5
Në cilat monedha mund të hapet një Llogari Kursimi ?
LEK Lek
EUR Euro
USD Dollarë Amerikanë
GDP Paund Britanik
A mund të kem një kartë debiti nëse hap një Llogari Kursimi ?
Kjo llogari është konceptuar vetëm si një mënyrë kursimi, prandaj si e tillë nuk
mund të lidhet me një kartë debiti. Nëse dëshironi të keni një kartë debiti ne ju
sugjerojmë të hapni për këtë qëllim edhe një Llogari Rrjedhëse.
Kur mund të përfitoj interes në Llogarinë e Kursimit ?
Interesi në Llogarinë e Kursimit, llogaritet mbi gjëndjen minimale mujore dhe
kreditohet në llogari çdo fund muaji.
A mund të kryej pagesa me Llogarinë e Kursimit ?
Në Llogarinë e Kursimit ju mund të prisni transferta ose dërgesa të ndryshme nga të
afërmit tuaj, por nuk mund të kryeni pagesa. Nëse dëshironi të kryeni pagesa ose
transferta me jashtë atëhere do t’ju sugjeronim të hapnit edhe një Llogari Rrjedhëse.
A mund të hap një Llogari Kursimi në emrin tim dhe të ndonjë pjestari tjetër të familjes
time? Nëse ‘po’, si do të jenë të drejtat tona në këtë llogari ?
Po. Llogaria e Kursimit mund të ketë një apo disa titullarë, të cilët duhet të jenë të
pranishëm në momentin e hapjes së saj. Të drejtat e tyre në llogari caktohen nga
vetë mbajtësit e llogarisë dhe specifikohen në formën e aplikimit që firmoset në
momentin e hapjes së llogarisë.
Paguaj ndonjë detyrim për hapjen e një Llogarie Kursimi ?
Hapja e një Llogarie Kursimi mund të bëhet në çdo moment pa paguar asnjë
komision.
2.3 Institucionet e kursimeve kontraktuale
Jane institucione te cilat nuk pranojne depozita dmth tek keto institucione nuk mund te terheqesh
para na asnje forme. Megjithate keto institucione grumbullojne fonde duke emetuar instrumenta
financiare afatgjate. Keto institucione te cilat ndryshe quhen institucione jo banke kane si
6
funksion te tyre ndermjetesimin financiar, sigurimin e jetes dhe sigurime te tjera, fonde pensioni
etj.
Shoqerite e sigurimit kane si biznes te tyre sigurimin e jetes dhe sigurime te tjera. Keto shoqeri
operojne ne treg ne baze te nje kontrate sigurimi qe neshkruhet ndermjet nje pale qe kerkon te
sigurohet (p.sh sigurimi i jetes, vjedhjeve, zjarrit, aksidenteve etj) dhe shoqerise se sigurimit.
Keshtu pala e siguruar detyrohet te paguaje periodikisht ne varesi te kohezgjatjes se kontrates me
shoqerine e sigurimit nje shume te caktuar.
3. Tregu I Sigurimeve
3.1 Zhvillimi i tregut të sigurimeve në Shqipëri
Sigurimet në Shqipëri kanë ekzistuar prej kohësh, megjithëse kanë filluar mjaft vonë krahasuar
me vendet e tjera të zhvilluara. Ato kanë karakteristikat dhe historikun e tyre. Gjatë viteve të
fundit është krijuar një bazë juridike që rregullon të drejtat dhe detyrimet ndërmjet të siguruarit
dhe shoqërisë siguruese, janë zgjeruar llojet dhe tipet e mbulimit të sigurimit. Tregu aktual i
sigurimeve përbëhet nga disa kompani, të cilat kryejnë aktivitetin e tyre në fushën e jetës dhe jo-
jetës.
Tregu shqiptar i sigurimeve dominohet nga kapitali vendas në 80% të tij. Kapitali i huaj i
investuar në këtë sektor përfaqësohet nga IFC dhe BERZH. Konkurrenca në rritje bëri që këto
kompani tju përgjigjen më mirë nevojave të tregut të sigurimeve, të ofrojnë një gamë më të gjërë
në produktet si dhe prime sigurimi konkurruese.
Niveli i primeve bruto të arkëtuara nga shoqëritë e sigurimit gjatë aktivitetit të tyre jepet si më
poshtë :
Tabela 1 : Volumi i primeve bruto për vitet : 1999-2005 (mln lekë)1
Viti 1999 2000 2001 2002 2003 2004 2005
Primi 1847 2017 2968 3803.74 3755.08 4151.43 4011.03
Nga tabela vihet re një rritje e nivelit të primeve bruto e cila ka ardhur si rezultat i shtimit të
numrit të shoqërive siguruese në treg, ndryshimit të kulturës sigurative të individëve në
shoqërinë shqiptare, ndryshimit të nivelit të të ardhurave të individëve etj, të cilët kanë ende vend
për përmirësime. Tregu shqiptar i sigurimeve deri në 2006 ka qënë i orientuar drejt sigurimit të
detyrueshëm, vërehet një rritje e peshës së sigurimit vullnetar megjithese ato vazhdojnë të kenë
një përqindje relativisht të ulët krahasuar me sigurimin e detyrueshëm.
1 Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS)
7
Tregu shqiptar i sigurimeve po zhvillohet më tej duke zgjeruar veprimtarinë e tij, por si cdo treg
ai përballet më përparësitë dhe problemet e tij. Ndër përparësitë përmendim: ekzistencen e një
kapaciteti tregu ende të pashfrytëzuar, vendosjen e tarifave të reja në një nivel më të ulët se
tarifat e mëparshme, rritja e peshë specifike të sigurimit vullnetar në këtë treg etj nder problemet
përmendim: mungesa e informacionit përsa i përket sigurimeve, mungesa e edukatës për tu
siguruar, niveli i lartë i sigurimeve të detyrueshme krahasuar me ato vullnetare, konkurrenca e
ashpër, niveli i ulet i të ardhurave etj. Pavarësisht problemeve që ka ky treg ekzistojnë mundesi
potenciale për rrijen, zhvillimin dhe perfeksionimin e tij si një treg me karakteristikat e tij.
3.2 Shoqeria e Sigurimeve Sigal
SIGAL sh.a është e para kompani që tërhoqi kapitalin e huaj në tregun shqiptar të sigurimeve.
Në vitin 2003 Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, fond i krijuar nga Departamenti i
Shtetit të SH.B.A, u bë një nga aksionerët e Sigal duke zotëruar 13.3 % të aksioneve. Me një
shtrirje në 24 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore ky grup zotëron aktualisht 46% të
aksioneve të Sigal.
Në këtë mënyrë, mbi 50 % e aksioneve të Sigal janë kapital i huaj dhe pjesa tjetër i përket
aksionarëve lokalë. Në këtë mënyrë, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA është e vetmja
kompani sigurimi në Shqipëri e licensuar për të gjitha klasat e sigurimit të Jo-Jetës, Jetës dhe
Risigurimeve. Progresi dhe arritjet e kompanisë janë vlerësuar gjithashtu në shkallë
ndërkombëtare nga “Finance Central Europe” e cila, duke filluar nga viti 2005, ka cilësuar
kompaninë si “ Shoqëria më e Mirë e Sigurimeve në Shqipëri”. Për vitin 2009, krahas çmimit
kryesor, F.C.E ka vlerësuar gjithashtu kompaninë me çmimet:
Shoqëria më e Mirë e Sigurimeve në Shqipëri për Efektshmërinë e Investimit
Shoqëria më e Mirë e Sigurimeve në Shqipëri për Volumin e Primeve
Shoqëria më e Mirë e Sigurimeve në Shqipëri për Fitimin Bruto
Shoqëria më e Mirë e Sigurimeve në Shqipëri për Kthimin mbi Aktivet
Shoqëria më e Mirë e Sigurimeve në Shqipëri për Forcën e Aktiveve
Shoqëria më e Mirë e Sigurimeve në Shqipëri për Forcën e Kapitalit
Me mbi 50 degë dhe 500 agjentë e punonjës në të gjithë rrjetin e saj të shtrirjes, SIGAL UNIQA
GROUP AUSTRIA është konfirmuar se është Kompania më e Madhe në tregun shqiptar të
sigurimeve e cila po rritet shpejt dhe njësoj suksesshëm edhe në Kosovë dhe Maqedoni.
8
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA i ofron klientëve të saj një gamë shumë të gjerë produktesh
sigurimi duke nisur nga Sigurimet Motorike, tek Sigurimet e Pasurisë, Sigurimet e Kontratave,
Sigurimet e Marinës dhe Aviacionit, Sigurimet e Përgjegjësisë, Sigurimet Inxhinierike,
Sigurimin e Bujqësisë dhe Blegtorisë dhe për herë në parë në tregun shqiptar të sigurimeve, edhe
Sigurimin Privat të Shëndetit.
Tarifat për sigurim variojnë nga 0,15% deri në 6,0% të shumës së siguruar, në varësi të objektit
si dhe llojeve të rreziqeve që do të sigurohen.
4. Fondet e Pensioneve
4.1 Skemat e pensioneve private – risia europiane në tregjet finaciare të Shqipërisë.
Tregu i pensioneve private është ende në fazën embrionale. Ai u shfaq vetëm para 5 vitesh dhe
zë një vend të vogël, rreth 5-7% ndërkohë që në Kosovë dhe Maqedoni arrin në rreth 60% te
tregut financiar. Ulja e numrit të lindjeve shtimi i popullsisë së moshës së tretë po sjell vështirësi
në garantimin e një jetë të qetë financiare për këtë popullsi me parimin e solidaritetit të brezave.
“Avantazhi i skemës private është mbështetja jo tek solidariteti por tek parimi i vetëkapitalizimit,
i cili i garanton individit marrjen e kontributeve të derdhura dhe fitimin e ardhur nga investimi i
tyre.”
Në këtë skemë nuk ka mbushje moshe dhe as vitesh pune, por çdo individ mund ta marrë
kontributin e vet në çdo kohë. Futja e kompanive private të sigurimeve shoqërore në Shqipëri ka
sjellë praninë në treg të dy skemave: asaj të sistemit shtetëror të detyrueshëm, "Pay as you go”
dhe sistemit vullnetar privat. Përvoja rajonale dhe ajo e BE aplikon edhe një skemë të tretë: atë të
sigurimit privat të detyruar, ku një pjesë e kontributit të detyruar në sistemin shtetëror i kalon
kësaj skeme dhe menaxhohet nga Fondet Private të Pensioneve.
Koha ka ardhur që edhe Shqipëria të realizojë reformimin e sistemeve të pensioneve për t' i
garantuar moshës së tretë një jetë dinjitoze dhe të qetë financiare. Kjo përbën edhe një nga
detyrimet e saj në procesin integrues drejt BE.
5.Fondet e investimeve.
Fondet e Ndersjellta te Investimit (FNI)jane shoqeri investimi qe vazhdimisht ofrojne aksione te
reja per publikun. FNI jane teresi fondesh te grumbulluara nga kontributete investitoreve te
ndryshem (individe e biznese) dhe investohen ne forma te ndryshme. Investimet ndermerren si
investime afatshkurter, afatmesem dhe afatgjate. Sipas performances se shoqerise investitoret
mund te zgjedhin te kryejne investimet qe u ofron shoqeria ose te pajtohen me fitimin e realizuar
9
gjithsej nga kjo shoqeri. Kryesisht FNI investojne ne titujt qeveritare, titujt financiare te bankave
dhe te korporatave te medha.
FNI nuk kontrollohen nga BQ por nga ligje te posacme ne lidhje me keto shoqeri.
5.1 Fondi Besa.
Fondi Besa sh.a ofron dy produkte baze:
kredi
programe per vizitore.
Per produktin kredi, Fondi Besa ofron: kredi mikro, kredi te vogla, kredi te mesme, kredi
konsumatore, linje kredie, overdraft dhe kredi sezonale.
Kredi Biznesi Ne Lek
Interesi : Perqindja e aplikuar sipas kushteve te tregut.
Shuma : Shuma maksimale e kredise 3,000,000 leke.
Afati: Afati maksimal shtate vjet ( 84 muaj).
Te Tjera : fondiBESA aplikon "fee" e cila varion nga 1- 4% sipas kohezgjatjes se
kredise.
KOLATERALI QE PERDORET: Hipoteke; Dorezani; Peng; Vlera e kolateralit duhet te jete
150% e shumes se kredise.
Kredi Biznesi Ne Euro
Interesi: Perqindja e aplikuar sipas kushteve te tregut.
Shuma: Shuma maksimale e kredise 10,000 euro.
Afati: Afati maksimal gjashte vjet ( 72 muaj).
KOLATERALI QE PERDORET: Hipoteke; Dorezani; Peng; Vlera e kolateralit duhet te jete
150% e shumes se kredise.
Kredi Per Rinine
Interesi : Perqindja e aplikuar 1% muaj.
Shuma : Shuma maksimale deri ne 1,000,000 leke.
Afati: Afati maksimal 4 vjet (48 muaj).
5.1.1 Misioni
Misioni i fondit BESA eshte te ndihmoje ne rritjen ekonomike dhe reduktimin e varferise se
vendit ne zonat urbane dhe gjysem-urbane duke nxitur sektorin e ndermarrjeve mikro, te vogla
dhe te mesme ne Shqiperi nepermjet krijimit te nje fondi Shqiptar mikrofinanciar privat qe
10
realizon vete-mbajtjen e tij. Klientet e fondit BESA do te perbehen nga njerez nga te gjitha
shtresat social-ekonomike, perfshire te papunet dhe bizneset fillestare. Fondi BESA do te ofroje
gjithashtu asistence teknike per sipermarresit perfshi kualifikimin dhe studimet.
5.1.2 Parimet e Funksionimit
Per te realizuar misionin e tij, fondi BESA do te funksionoje ne perputhje me parimet e
funksionimit te sektorit privat ne ofrimin e kredise. Vendimet e manaxhimit do te merren mbi
bazen e realizimit te operacioneve per vetembajtje. Sipas ketyre parimeve, secila dege do te
funksionoje si nje qender kostoje. Cdo dege do te arrije vetembajtjen e saj duke mbuluar
shpenzimet e veta operacionale dhe financiare nepermjet interesave dhe te ardhurave nga tarifat e
kredise. Fondi BESA do te zhvilloje lidhjet me sektorin bankar shqiptar dhe nderkombetar per te
siguruar fonde ne rritje per sipermarresit mikro dhe te vegjel. Si shtese te fondeve te veta, fondi
BESA do te siguroje fonde sipas kushteve tregtare nga sektori bankar shqiptar dhe nderkombetar
per kredidhenie per mikro-sipermarresit dhe sipermarresit e vegjel shqiptare. Keto fonde do te
plotesojne fondet ekzistuese te kredise te fondit BESA per te kenaqur kerkesat ne rritje per kredi
ne sektorin ne zhvillim te mikro-sipermarresve dhe sipermarresve te vegjel. Fondi BESA do te
pergatise dhe ndihmoje gjithashtu, klientet e suksesshem te fondit BESA per te siguruar kredi me
te medha nga sektori bankar shqiptar kur nevojat e tyre kalojne tavanin e kredise.
Pavaresisht pengesave dhe veshtiresive reale qe krijoi kriza boterore financiare, Fondi Besa arriti
te realizoje objektivat financiare te planifikuara. Viti 2009 do te mbahet mend si vit sfide jo
vetem per veshtiresite me te cilat u perballem, por edhe si viti i pare gjate se cilit Fondi Besa
funksionoi me statusin e ri si shoqeri aksionare, status i cili eshte me largpames dhe me
konkurues ne tregun financiar.
Gjate vitit 2009 u disbursuan 10,105 kredi me nje vlere totale prej 3,208,452,597 leke, duke
pasur nje rritje prej 16.29% ne numrin e kredive te disbursuara krahasuar me vitin 2008.
Kapitali aksionar kap vleren prej 500,000,000 leke. Konsolidimi si dhe zgjerimi i aktivitetit ne
vazhdimesi, kane qene nje nga sfidat e Fondit Besa per vitin qe sapo lame. Keshtu, ne punesuam
48 punonjes dhe hapem 8 zyra te reja duke u bere prezent ne kredidhenie gjithnje e me shume ne
zonat urbane dhe gjysme urbane te Shqiperise.
Si rezultat i zgjerimit te aktivitetit numri I klienteve aktive ne fund te vitit 2009 arriti ne 14,909
kliente me portofol prej 4,084,964,788 leke dhe me PAR 1.19%. Portofoli i kredive per vitin
2009 pesoi nje rritje prej 14% ne raport me vitin 2008.
11
Treguesit e mesiperm tregojne edhe nje here stabilitetin e treguesve te aktivitetit te Fondit Besa
nder vite. Celesi i suksesit te Fondit Besa ka qene dhe mbetet korrektesia, perkushtimi dhe
profesionalizmi i stafit tone ne pune si dhe bashkepunimi i shkelqyer me donatoret te cilet na
kane mbeshtetur ne arritjen e objektivave tona.
Ashtu si dhe ne te kaluaren, Fondi Besa do luaje nje rol te rendesishem ne mbeshtetjen financiare
te sipermarrjes se vogel dhe te mesme private ne Shqiperi ne rritjen e vetepunesimit duke qene
nje faktor i qenesishem ne zbutjen e varferise ne Shqiperi.
Ne mbyllje, gjej mundesine qe te falenderoj te gjithe stafin kontribues te Fondit Besa, si dhe te
gjithe ata aktore te cilet kane ndikuar dhe suportuar ne zhvillimin institucional te Fondit Besa,
zhvillim i cili do te jape impakte gjithnje e me shume pozitive ne zhvillimin social-ekonomik te
vendit
6. Konkluzione
12
7. Referenca
Webliografia
http://en.wikipedia.org/wiki/Bank
http://en.wikipedia.org/wiki/Risk_and_Insurance_Management_Society
http://en.wikipedia.org/wiki/Insurance
http://www.bankofalbania.org/
http://en.wikipedia.org/wiki/Credit_union
http://www.wiserearth.org/organization/view/f412687f4dee7b19f824cc081d285d74
13