239
LUFTA NDRYSHE

Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Roman

Citation preview

Page 1: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

Page 2: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

Baton Haxhiu

Lufta ndryshe

Page 3: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton HaxhiuLUFTA NDRYSHE(Botimi i parë: “Kumti”, Tiranë, 2008)

Copyright © autori

Kolona: BiografiRedaktor: Mehmet KrajaDesign & Layout: ORBIS, PrizrenKy libër është i formatit eBook.

Botimet Filozofia Urbane

ISBN: 978-9951-641-24-1Prishtinë, 2013www.filozofiaurbane.comwww.librariaelektronike.com

Page 4: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

“Nuk ekzistojnë përgjigjet e lehta, por gjithnjë kemi përgjigjet e thjeshta. Duhet të kemi guxim ta bëjmë atë që është e drejtë dhe e moralshme”.

Ronald Regan

Page 5: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe
Page 6: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

5

Parathënie

Në nëntor të vitit 1999 kur kam përfunduar dorën e parë të librit të gjithë asaj që kisha përjetuar gjatë punës sime në gazetari prej kaq vjetësh, mendoja se duhet një distancë historike për të shkruar të gjitha përjetimet e luftës.

Sigurisht në momente të tilla të reflektimit ka edhe dilema, dyshime, paqartësi.

Por debati i pasluftës, për luftën më la indiferent për një kohë që të merresha me ndodhitë e këtyre ngjarjeve. Ishte bërë e zakontë që në ditët e pasluftës të dëgjoja heroizma të paqenë dhe luftëra të papërjet-uara. Të dëgjoja rrëfime për trimëritë e komandantëve dhe gjeneralëve të një lufte që vetë e kisha përjetuar.

Qytetarët dine një histori të dëgjuar. Një histori “të vërtetë” ku krijo-hen personazhe dhe ngjarje prej së “vërteti”. E di që qytetarët kërkojnë historinë e vërtetë sepse kam lexuar dhe dëgjuar se ngjarjet janë ndër-tuar nga individë jashtë ngjarjeve origjinale dhe për qytetarët ato janë shndërruar në ngjarje të vërteta sepse as nuk i kanë lexuar si të vërteta e as përjetuar si të tilla.

Disa personazhe dhe disa ngjarje janë bërë në njefarë mënyre kolek-tivisht të vërteta sepse komuniteti I ka bërë ata, përgjatë viteve, me in-vestime pasionante. Ato investime janë bërë në mënyrë pasionante vatiake me shumë fantazira. E pranoi se jam prekur shumë kur kam

Page 7: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

6

dëgjuar rrëfime të paqena të identifikuara si përftyrime personale me shumë fantazira që vetëm mendja dhe gënjeshtra mund t’i bëj. Edhe pse e kisha guximin ta thosha të vërtetën time për luftën, në ato rre-thana nuk ishte aspak e këshillueshme që duke punuar dhe jetuar në Kosovë të shkruaje gjithë të vërtetën e asaj që kisha përjetuar.

Fërkimet politike të të gjitha ideologjive dhe debatet që kisha dëgjuar nëpër male dhe në Prishtinë më kishin futur shpesh në dilema gjatë punës sime në gazetari. Edhe pse kjo punë ishte e mbështjellë midis pasionit për lirinë dhe misionit për të thënë të vërtetën, them se kam përdorur të dyja këto vetëm që të isha pjesë e kësaj mrekullie që quhej bombardim i Serbisë. S’kam lënë moment gjatë atyre viteve pa për-dorur dhe influencuar për lirinë dhe atë që parashihej t’i ndodhte këtij populli. Por shumë rrallë kisha momente besimi që mund të ndodhte fitorja e madhe-pavarësia.

Nuk besoja se mund të luftonim me Serbinë e fortë dhe në asnjë moment asnjë diplomat nuk më thoshte asgjë për mundësinë e pavarë-sisë. E vetmja gjë që na kishte mbetur ishte që t’i bindnim ata për të larguar ushtrinë dhe policinë e Serbisë nga Kosova.

Por edhe një fakt ishte i ngulitur në bindjen time. Ne thjeshtë s’kishim rrugë tjetër. O të bënim atë që e bëmë, duke fituar betejën me frikën dhe duke rrezikuar gjithçka, edhe familjet tona dhe veten, ose të kapnim valixhet dhe të iknim në azil. Beteja me frikën ishte fituar. Ndërkohë që kishte mbetur edhe një betejë tjetër e madhe -beteja me fuqinë e madhe mediale serbe e cila ishte e përkrahur nga makineria e shtetit të Milosheviqit.

Page 8: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

7

Vendosëm që të bënim punën haptazi. Pa u frikësuar dhe pa fshe-hur asgjë, sepse nuk kishe se çfarë të fshihje në një vend ku ishte e kon-trolluar gjithçka nga policia dhe nga ushtria e Milosheviqit.

Prandaj vendosëm të punonim sheshazi. Shumë herë i rraskapitur nga debatet dhe nga të panjohurat që

dilnin rrugës, kisha bindjen se megjithatë do dilnim fitues nga kjo betejë. Vendi ishte i ngarkuar nga intrigat, keqkuptimet se kush është patriot dhe kush është tradhtar. Kush është shqiptar dhe kush pro serb, që fatkeqësisht, përbënin gjuhën e keqkuptimeve më normale të asaj kohe. Mbi këtë gjuhë komunikimi jam ndeshur shumë herë me perso-na që pos regjimit serb kishin urrejtje po aq të madhe për njëri- tjetrin edh pse ishin shqiptarë dhe kishin po të njëjtin armik..

Derisa për një pjesë të LDK-së, UÇK-ja në fillim ishte pjellë e Ser-bisë, për UÇK-në, LDK-ja ishte pjesa kolaboracioniste e sistemit milo-sheviqian.

Që të dyja palët kishin vendosur kritere të ashpra eliminimi, duke harruar se armiku i tyre i vërtetë nuk ishte njëri- tjetri, por vetë Serbia dhe regjimi i Milosheviqit.

Kjo gjuhë ishte pasojë e papjekurisë shpirtërore të të dyja taborëve, por ishte edhe pasojë e zvetnimit moral të gjithë popullatës së Kosovës, e cila po përjetonte deri në palcë frikën nga shteti i Serbisë.

Kisha kuptuar prej kohësh se në politikën kosovare një pjesë e njerëzve kanë hyrë nga kureshtja, të tjerët nuk e dinin forcën e Serbisë, por edhe për të shitur mend, e disa edhe më keq: për të ngatërruar punë. Rrethanë e mjedis më ideal për njerëz të tillë se Kosova as që mund të mendohej.

Page 9: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

8

Në këtë mjedis të folklorit patriotik, shumë vjet ka pasur një garë thashethemesh, një garë për analiza deliruese se si duhej të ishte Koso-va. Vërejtje ka pasur për gjithçka dhe për gjithkënd. Dhe, natyrisht, kanë dalë thashetheme pa fund.

Kosova një dekadë e më shumë për disa ka qenë një tmerr, për disa ka qenë një dhimbje dhe është ende dhimbje. Ndërkaq për disa të tjerë ka qenë dhe vazhdon të jetë biznes. Kosova ka qenë vendi më një kako-foni të pabesueshme dhe, vend më një idiotizëm mendimesh. Apo, siç thoshte ambasadori britanik

David Slinn, gjatë qëndrimit në Kosovë, se “këtu vjen njeriu të shërojë dhe sëmurët vetë”.

Kaosit dhe vështirësive të brendshme i shtoheshin edhe problemet në shtetin shqiptar dhe dilemat rreth shumë të panjohurave që dilnin te bashkësia ndërkombëtare.

Unë i kam shijuar plotësisht kënaqësitë, por edhe hidhërimet e shumta që na solli ky sukses i papritur i luftës, që mund të matet me mrekulli. Dhe, vetëm përjetimi i kësaj mrekullie ishte i mjaftueshëm për mua. Dhe nuk kisha nevojë që të publikoja në një libër përjetimet e mia.

Por miqtë e mi dhe të njohurit më shtynë që t’i futesha rishqyrtimit të asaj që kisha shkruar gjatë periudhës së luftës. Mendova se do të shkruaja me një ftohtësi dhe një distancë prej dhjetë vjetësh të gjitha ato që kisha përjetuar dhe do të merresha më pasojat e asaj që kishte ndodhur. Por atë që kisha përjetuar nuk mund ta zbukuroja, e as ta bëja ndryshe. As të shisja mend se çfarë dhe si do duhej të ishte sikur…

Dhe vendosa ta botoj librin me shprehjet dhe mendimet e asaj kohe (të vitit 1999) pa ndryshuar asgjë, duke qenë i bindur se përmbajtja e

Page 10: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

9

asaj që ka ndodhur, duke shprehur ekskluzivisht qëndrimet besnike të asaj që kisha përjetuar dhe asaj që vetë e kam parë, janë të mjaftueshme për të pasqyruar të vërtetën dhe pasqyrën e asaj kohe.

Po ta shkruaja, sot, këtë libër, do ta bëja krejt ndryshe. Sepse tashti njoh njerëzit dhe jam i mbushur me plot informata dhe referenca të tjera që do ta bënin librin edhe më të pasur. Por përjetimi i bartur në shkronja është i një rëndësie të veçantë sepse pasqyron një realitet his-torik të parë nga vetë unë, pa imazhe të rreme, pa personazhe të trilluar dhe pa distancë historike dhe analizë të pasme të ndërtuar në rrethana të tjera. Krejt çfarë kam shkruar atëherë janë emra të vërtetë dhe fakte të vërteta.

Nga libri i kujtimeve kam hequr tri gjëra: Takimin me Gani Kocin dhe Sami Lushtakun në Likoc (ulur mbi një varr) rrëfimin për vdekjen e Ahmet Krasniqit dhe debatin e ashpër me Ramush Haradinajn, që me disa ngjarje të tjera, ndoshta, do të futen në një botim të dytë të këtij libri.

Dua të them se në Kosovën e pasluftës kam përjetuar gjëra të tmerrshme. Duke trajtuar këtë vend dhe këto gjëra, kam vënë re se për disa gjëra duhet të jesh oportunist, luajal, i pafytyrë, i poshtër, injorant dhe bythëlëpirës. E kam parë zhvillimin e situatave dhe të njerëzve. Por në asnjë vend si Kosovën nuk kam parë nevojën kaq të madhe të njerëzve që të jenë aq hipokritë dhe pa moral. Kam parë që mashtruesit dhe proserbët të shndërrohen në patriotë më të mëdhenj. Marksistët të bëhen demokratë të pashembullt, spiunët që akuzonin të tjerët për spi-unllëk, atë që ishin fshehur në birë të miut të krekosen se kanë luftuar, gazetarët që se kanë parë malin dhe luftën të flasin për luftën...

Një shtrembërim total vlerash.

Page 11: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

10

Kam heshtur për faktin se jam i edukuar të mos akuzoj të tjerët për gënjeshtra se e konsideroj edukatë njerëzore dhe moral shoqëror që nuk duhet të gënjesh për gjërat që publikisht janë të ditura, të përjetu-ara dhe të njohura.

E vërteta është se për një vend që kurrë nuk ka jetuar në një rend demokratik, në një rend qytetërimi, në një rregull demokracie është e natyrshme të gjesh këso strukture fituese. Është e natyrshme që njerëzit që nuk prodhojnë asnjëherë ide dhe akuzojnë bëhen fitues.

Jam i bindur se Lufta e Kosovës dhe Pavarësia e saj, që ndodhi më 2008, janë mrekullitë e shekullit të kaluar dhe të këtij shekulli. Jam i lumtur që fëmijët e mi do të jetojnë në një Kosovë ku i ati i tyre sadopak ka kontribuar që ata ta përjetojnë lirinë e merituar.

Prishtinë, shkurt, 2008 Baton Haxhiu

Page 12: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

11

Hyrje

Pse ndodhi konflikti?

Në dimrin e vitit 1997, ekspertë të ndryshëm kishin paralajmëruar se një pranverë e përgjakshme po afrohej në Kosovë.

Vetëm pak kohë para se vendi të përfshihej nga një luftë e plotë, në nëntor të vitit 1997 luftimet qenë përhapur në pjesë të ndryshme të Kosovës, kurse në kufirin më Shqipërinë ato ishin sporadike.

Ndonëse kishte shenja të sakta për këtë, komuniteti ndërkombëtar që ishte në gjumë diplomatik - u zu i papërgatitur, pa ide dhe pa mjete që të ndërmerrte masa për shmangien e një konflikti të armatosur, që më vonë do të shënonte edhe shkatërrimin e fundit të ish Jugosllavisë.

Në fillim të gushtit, numëroheshin 500 të vrarë, shumë të plago-sur, 25.000 refugjatë kosovarë në Shqipëri, 13.000 në Malin e Zi dhe 107.000 të tjerë të zhvendosur brenda Kosovës - pa status zyrtar të refugjatit dhe pa mbrojtje.

Kur mospajtimet e regjimit serb me Qeverinë e vetëshpallur të “Republikës së Kosovës” shkonin duke u rritur, paniku shtohej ndër diplomatët ndërkombëtarë. Zyrtarisht, ata po kërkonin një zgjidhje për problemin e Kosovës. Por, mënyra e qasjes ishte shumë e ngadalshme, mënyrë kjo e cila solli Bosnjën në këtë gjendje ku është sot, me një forcë të madhe dhe të shtrenjtë ndërkombëtare në të.

Situata në Kosovë zgjonte shumë dilema dhe pyetje.

Page 13: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

12

A kishte mësuar komuniteti ndërkombëtar diçka nga dështimet e tij në të kaluarën? A kishte ende kohë, vullnet, mënyra dhe resurse të formohej një bazë e fortë për një zgjidhje afatgjate? A do të ndodhte që, nga frika e përhapjes së konfliktit në rajon, këtij problemi do t’i gjendej një zgjidhje afatshkurtër, e tillë zgjidhje që të eksplodonte prapë në të ardhmen?

Në të vërtetë, ekzistonin dy realitetet paralele, që ishin të armiqësu-ara, por nuk ndërtonin një strategji konfrontuese dhe lufte.

Kosova ka qenë dhe vazhdon të jetë përplot me diferenca të vjetra historike, linguistike, kulturore, ekonomike, sociale dhe fetare. Serbët dhe shqiptarët kishin mospajtime të mëdha rreth natyrës, origjinës dhe përmasave të problemit. Të dyja palët gjithmonë pajtohen vetëm në një pike – në atë se problemi i Kosovës është shumë i vjetër.

Nëse kthehemi pak prapa në një histori të shkurtër të Kosovës, nga vitet e tetëdhjeta e këndej, në Kosovë pati torturë, konflikt dhe -- më 1989-1990 -- një shkallë më të vogël të konfrontimit. Por, konflikti i hapur, megjithatë, u evitua.

Të dy palët, edhe shqiptarët edhe serbët, mbetën me shpresa se di-kush tjetër do ta zgjidhte problemin për ta. Ose, ai do të zhdukej ve-tiu. Por, ngjau e kundërta. Konflikti nuk u zhduk. Ai u rikthye, duke e dëshmuar dhe sforcuar idenë se evitimi afatshkurtër i një problemi, shtyrja e tij, vetëm sa do ta vështirësonte zgjidhjen dhe konflikti do të bëhej më i mprehtë nëse zgjatet agonia e pritjes.

Me gati gjysmën e Kosovës të zhytur në luftë, frika se konflikti do të eskalonte - bëri që serbët, shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar të pajtohen në një gjë: situata ishte e patolerueshme, pa marrë parasysh se të gjitha palët e shihnin realitetin nga perspektiva e tyre.

Page 14: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

13

Për tetë vjet, shqiptarët dhe serbët e Kosovës kishin bërë jetën e tyre në sisteme të ndara, paralele. Njëri zyrtar, e tjetri vetëm si hije. Duke mos pasur kontaktet me njëri-tjetrin, qasja ndaj realitetit ndryshonte shumë. Dhe, është e kuptueshme, qasjet e tilla selektive vënë dyshimin për mundësinë dhe shansin e një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të dyja palët.

Gjuha që kishte filluar të përdorej në raportet mes serbëve dhe shqiptarëve - ishte gjuhë lufte.

Ngarkesa e së kaluarës ishte pikë e kujtesës dhe referencë për të dyja palët.

Më 1981, një vit pas vdekjes së Titos, demonstrata të mëdha shpër-thyen në Prishtinë dhe në qytetet e tjera të Kosovës, me synim të kri-jimit të një republike të barabartë në kuadër të federatës jugosllave. Zyrtarë të partisë në pushtet - Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, të alarmuar nga frika e ndonjë ndryshimi potencial, dërguan në Kosovë ushtrinë dhe policinë federale, duke e quajtur lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës “kundërrevolucion”. Në vend se të përballeshin me problemin real të Kosovës, ata burgosën qindra të rinj. Kjo i radikalizoi shqiptarët. Një fushatë e egër e “diferencimit ideopolitik”, e nxitur dhe drejtuar nga kreu politik i shtetit jugosllav, i bëri të pavlefshme dhe të paqën-drueshme institucionet autonomiste të Kosovës.

Me gjendjen e krijuar në Kosovë, ku jeta bëhej sipas ligjeve ushtar-ake dhe policore, nuk ishin të kënaqur as serbët, as shqiptarët. Sistemi njëpartiak jugosllav, sado i ndryshëm nga shumica e shteteve të bllokut socialist, kishte treguar shenja të fuqishme të dobësisë dhe të limiteve të veta. Ishte punë e vështirë që frustrimet të tejkaloheshin pa tronditje të mëdha. Jugosllavia ishte shtet shumë-nacional, e ndërtuar mbi parimet

Page 15: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

14

jofunksionale të “bashkim-vëllazërimit” të popujve që e përbënin atë. Ideja e socializmit, madje as e socializmit liberal “vetëqeverisës”, çfarë e kishte Jugosllavia, nuk kishte arritur t’u jepte një zgjidhje çështje nacio-nale të mbetura pezull. Madje, edhe popujt e privilegjuar të federatës jugosllave konsideronin se çështjet e tyre nacionale nuk ishin zgjidhur në mënyrë të përshtatshme.

Kështu, më 1987, lideri i ri i Lidhjes Komuniste të Serbisë, Slobodan Milosevic, në Fushë-Kosovë manipuloi serbët e Kosovës në mënyrë të vrazhdë, por edhe me shumë mençuri për synimet e tij - e ktheu pakën-aqësinë e serbëve ndaj sistemit në urrejtje ndaj shqiptarëve, ndërkohë që liderët partiakë të popujve të tjerë të Jugosllavisë këtë shpërthim e konsideronin të rrezikshëm edhe për veten e tyre, sepse nacionalizmi ishte bërë kërcënim edhe për ta.

Djalli doli nga shishja. Serbët besonin se me mbylljen e problemit të Kosovës dhe Vojvo-

dinës, çdo gjë në jetën e tyre do të merrte rrjedhë pozitive, se Serbia e tyre do të lulëzonte. Duke keqpërdorur disa zgjidhje të padefinu-ara ose dualiste të Kushtetutës së Serbisë dhe të Jugosllavisë, më 1989 Kosovës iu hoq autonomia - çfarë e kishte pasur që nga vitit 1974. Kjo, në një mënyrë, u bë edhe me miratimin e heshtur të ish-republikave të tjera jugosllave. Ato ishin të preokupuara me Milosevicin dhe bash-këpunëtorët e tij, prandaj ata nuk merreshin shumë me problemin e Kosovës dhe të shqiptarëve. Siç do të shihet më vonë, kjo ishte një verbëri e tyre politike, sepse heqja e autonomisë së Kosovës krijonte gjendje të paqëndrueshme në vetë federatën jugosllave, të cilën ata pre-tendonin ta ruanin akoma.

Page 16: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

15

Ndërprerja e punës së institucioneve në Kosovë, si pasojë e ndryshi-meve kushtetuese dhe heqjes së autonomisë, shkaktoi protesta, inter-venime, gjakderdhje dhe arrestime. Por, Serbia e përkrahte fuqimisht liderin e saj, duke shtuar vazhdimisht presionin mbi shqiptarët. Serbët ishin të bindur se shqiptarët duhej të përuleshin. Dhe, problemit të tyre, problemit të Kosovës në veçanti, t’i jepej fund një herë e mirë.

Por, ashtu sikundër pritej, pas kënaqësisë së shkurtër që solli te na-cionalistët serbë “zgjidhja” e favorshme e problemit të Kosovës, ata vunë në shënjestër Kroacinë dhe Bosnjën.

Nga ana tjetër, të pakënaqur me mohimin e të drejtave të tyre, men-jëherë pas shpalljes së pavarësisë nga Sllovenia dhe Kroacia më 1991, shqiptarët bënë një referendum sekret për statusin e Kosovës. U bë edhe shpallja e pavarësisë së Kosovës në shtator të vitit 1991, si rezultat i votës unanime për pavarësinë. Në vitin vijues, në kohën kur serbët ishin të zënë me luftën në Bosnje, u mbajtën zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës në hije, ku ishin paraparë 130 ulëse. Të gjitha këto lëvizje politike në Kosovë i udhëhiqte LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës), partia dominuese e shqiptarëve. Lideri i saj, Ibrahim Rugova, përdori rezistencën paqësore dhe krijoi institucionet paralele ne Kosovë.

Shqiptarët e bashkuar e panë se mënyra më e mirë për ta ishte të rrinin të qetë, me shpresë se çështjes së Kosovës do t’i vine koha.

Luftërat e përgjakshme të ish-Jugosllavisë përfunduan me mar-rëveshjen e Dayton-it në dhjetor të vitit 1995, ku Kosova as që u për-mend. Politika paqësore e Rugovës po përballej me realitetin dhe po i vinte fundi një ideje paqësore dhe një shteti të ngritur nga një sistem paralel.

Page 17: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

16

Vite të kaluara në shoqëri paralele, dhunë policore dhe dënime arbi-trare, e forcuan besimin në atë që përsëritet në gjuhën e të gjithëve në Kosovë: zgjidhja e vetme është pavarësia.

Mënyra për të arritur këtë qëllim – ishte përkrahja e LDK-së, por me daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në skenë, gjërat ndryshuan.

Tetë vjet durim qëndresë paqësore nuk sollën asgjë. Rruga paqësore e Rugovës gëzonte simpati brenda dhe jashtë,

veçmas te faktori ndërkombëtar, por vetëm gjysmë viti luftë e arma-tosur bëri që secili politikan ndërkombëtar të bëjë thirrje, të lutet, të kërcënojë ose të premtojë diçka.

Pas një mbylljeje të gjatë politike, shqiptarët në Kosovë tash kishin një zgjidhje në mes të Rugovës ose UÇK-së, në mes të rezistencës së pasigurt gandiane dhe rezistencës së armatosur edhe më të pasigurt. Ishte një vendim i vështirë, që bëhej edhe më i zorshëm nga reagimet e serbëve dhe sinjalet e përziera nga komuniteti ndërkombëtar. Partitë e shqiptarëve të Kosovës më nuk ishin homogjene. Disidentët brenda LDK-së filluan të dilnin në skenë, Hydajet Hyseni, Rexhep Qosja...dhe të tjerë... të cilët nuk e përkrahnin politikën “prit e shiko”, por një vijë tjetër politike që çonte drejt konfrontimit, e proklamuar, e nxitur dhe e përkrahur nga Adem Demaçi. Të pamësuar me politikë të vërtetë, shumë shqiptarë i akuzuan partitë për jounitet dhe u kthyen kah forca unike – UÇK.

Ne, brezi i ri i gazetarëve, nga dëshira e madhe për ta zgjidhur këtë problem, paraqitjen e UÇK-së e konsideronim si ushtrinë tonë dhe si faktorin kryesor në lojën për ardhmërinë e Kosovës. Në pjesë të thel-la të Kosovës, Drenicë, Dukagjin, kishte ushtarë të UÇK-së. Njerëz të

Page 18: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

17

ndryshëm futeshin në të, kryesisht nga zonat rurale. Por, prestigjin e vërtetë UÇK e krijoi me përfshirjen e numrit në rritje të studentëve dhe ushtarakëve profesionalistë, që vinin nga emigracioni i Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë...

Fuqia dhe karizma e UÇK-së u rrit kur u flijua Familja Jashari dhe kur ata arritën të vënin nën kontroll pjesë të mëdha të territorit të Kosovës dhe të bllokonin shumë vija të komunikimit, përfshirë edhe disa rrugë kryesore. Edhe pse pati disa tërheqje nga fundi i korrikut, UÇK humbi kontrollin mbi bazën e saj kryesore në Malishevë -- i vet-mi qytet që e kontrolluan për një kohë -- dhe u përzunë nga bllokadat e rrugëve. Të gjithë shqiptarët e Kosovës donin të besonin se kjo ishte tërheqje taktike. Ata kishin të drejtë në një pikë, se kjo forcë ishte bërë shumë e madhe dhe luftëtarët ishin bërë më të fortë, më të vendosur dhe, siç u pa më vonë, nuk do të dekurajoheshin nga humbje të tilla. Shumë luftëtarë të UÇK-së i ekspozuan identitetet e tyre, duke e di-tur se nuk do të ktheheshin më në jetën e tyre normale. UÇK tashmë kishte fituar njëfarë eksperience luftarake prej guerileje të organizuar mirë. Prandaj, posa bënte një ofensivë, ose dukej sikur thyer definitiv-isht, rigrupohej në ndonjë rajon tjetër të Kosovës, duke planifikuar dhe duke grumbulluar efektivat e veta për sulme të tjera.

Shqiptarët e Kosovës nuk patën dilemë rreth natyrës së vërtetë të UÇK-së. Për dallim nga ushtritë e tilla në vende të tjera, që konsidero-heshin “ushtri të popullit”, kjo ishte më shumë si union i militantëve, i rrymimeve të ndryshme botëkuptimore, secila me komandat, logjis-tikën, qëllimet politike dhe prapavijën e vet ideologjike.

Tri grupet kryesore -- trekëndëshi i Drenicës, Malishevës dhe Juni-kut -- dukej sikur kishin marrëdhënie të afërta, por koordinimi mes

Page 19: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

18

tyre nuk ishte aq i mirë. Ta zëmë, nuk dihej nëse ishte formuar koman-da e përbashkët ushtarake. Përqendrimi i tyre shkonte më shumë në drejtim të krijimin e influencës politike. Nga ana tjetër, beteja kryesore ishte përqendruar në mes të “Kryeministrit” të Qeverisë së vetëshpal-lur të Bujar Bukoshit në Bon, fuqia e të cilit vinte nga fondet që i kon-trollonte -- një taksë prej 3 për qind nga të ardhurat për “Republikën e Kosovës” -- dhe lidershipit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, me seli në Aarau, afër Cyrihut, në Zvicër.

Derisa qëllimi politik i Bukoshit ishte i pastër, thjesht fuqi dhe influ-encë, pa ndonjë ideologji të vërtetë, LPK kishte rrënjë marksiste-lenin-iste. LPK ishte formuar më 1982 nga një kombinim i disa fraksioneve majtistësh nacionalistë, të cilët i konsideronin komunistët e Kosovës borgjezë dhe të korruptuar. Ajo doli në skenë me propagandë agre-sive dhe mbledhje donacionesh nga Europa Perëndimore dhe SHBA, përmes fondit të saj “Vendlindja thërret”. Shumica e parave përdorej për blerje të armatimit, me çka siguroi influencë ideologjike në njërin krah të UÇK-së. Aktivitete të këtilla shtynë shtetin zviceran që t’i bas-tisnin zyrat e LPK-së dhe t’i burgosnin dy aktivistë të saj.

Në fillim ishin tri koncepte konkurruese brenda komandantëve të UÇK-së në teren, që reflektonin edhe bindjet e partive ose grupimeve politike që u takonin.

Njëri opsion refuzonte çfarëdo bisedimesh me Serbinë. Tjetri, do të ishte i gatshëm për negociata, por e shihte Ibrahim Rugovën si të papranueshëm dhe kërkonte një Këshill Nacional -- një ombrellë poli-tike jopartiake me mandat për të negociuar. Dhe, grupi i tretë, më i vogli, konsideronte se Rugova, si lider i zgjedhur, do të duhej t’i ud-hëhiqte negociatat. Nëse do të zgjidhej disi problemi i mandatit, pjesë

Page 20: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

19

e vështirë ishte definimi i minimumit të pranueshëm dhe konsensusi i nevojshëm.

Ishte e qartë se komuniteti ndërkombëtar, në asnjë mënyrë, nuk ishte gati ta “ballkanizonte” Ballkanin dhe të lejonte një Kosovë të pa-varur. Minimumi i tanishëm ishte Kosova si republikë e pavarur, në një konfederatë me Serbinë dhe Malin e Zi, ide e përkrahur nga realisti dhe ish lideri komunist Mahmut Bakalli.

Edhe serbët jetonin dhe funksionin në një realitet të vetin. Por, ata e kishin një përparësi ndaj shqiptarëve. Nuk kishin nevojë të merreshin me politikën e të ardhmes së Kosovës, sepse vendimmarrësi i vetëm i tyre ishte Slobodan Milosevic. Edhe pse e mbante postin e Presi-dentit federal, Milosevic i merrte të gjitha vendimet dhe i krijonte të gjitha përparësitë, që pastaj përsëriteshin nga mediat dhe propaganda shtetërore.

Agjenda e vetme politike në Serbi - ishte Kosova. Thuhej se shqip-tarët kishin mjaft të drejta, mund të diskutohej vetëm për implemen-timin e tyre. E tëra mund të ndërrohej shpejt.

Sipas serbëve, mekanizmi ishte krijuar mirë.Mungesat në realitetin serb ishin dyplanëshe. Së pari, për dhjetë

vjet ata nuk kishin biseduar asnjëherë për demokracinë, sepse Milose-vic shkonte gjithmonë një hap përpara opinionit publik -- praktikisht joekzistent -- me imponimin e “problemit territorial”, për të kapër-cyer problemin e të drejtave elementare. Pra, serbët kishin shkëmbyer demokracinë me mite nacionale. Dhe, duke bërë këtë, gjithashtu kishin sakrifikuar edhe të drejtat e tyre demokratike. Me tru të shpërlarë nga mediat e pamëshirshme, ata u detyruan të pranonin njëfarë “demokra-cie nacionale”, pa kuptim dhe efekt të vërtetë.

Page 21: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

20

Produkti tipik i “demokracisë” serbe, partitë opozitare – me ndonjë përjashtim – kundërshtonin idetë luftënxitëse të Partisë Socialiste, jo me mohimin e tyre, por duke bërë garë për ekstremizëm, nacional-izëm dhe shovinizëm. Bënin garë aty ku Partia Socialiste e Serbisë me Milosevicin në krye ishte e pakalueshme, sepse ajo kishte në dorë in-strumentin shtet dhe propagandën e tij. Bënin garë për urrejtje etnike, krijonin formacione paramilitare, në një kohë që Milosevic të gjitha këto i bënte më mirë se ata, përmes shtetit dhe institucioneve të tij. Ata përkrahnin Radovan Karadzicin, me idenë se do të fitonin pikë te nacionalistët, sepse Milosevic, nën presionin e komunitetit ndërkom-bëtar, në një moment të caktuar u detyrua ta linte në baltë.

Pra, dëshira për të marrë një pjesë të fuqisë që kishte Milosevic, opozitën serbë e bëri inkompetente dhe moralisht të korruptuar.

Ata iniciuan një dialog me shqiptarët, por me kushte. Kur u bë e qartë se Milosevic do ta luftonte me force UÇK-në, parti të ndryshme opozitare të Serbisë bënë kërkesa për masa më të rrepta, propozuan “dëbimin e shqiptarëve në Shqipëri, matanë Bjeshkëve të Nemuna” dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, me qëllim që Kosova të udhëhiqej me ligje ushtarake.

Obsesioni dhe paranoja e kishin kapluar gjendjen mentale të ser-bëve deri në atë shkallë sa që askush nuk e shihte problemin ashtu siç ishte në të vërtetë.

Serbia, në asnjë segment të saj, përfshirë edhe opozitën politike, sikundër edhe inteligjencien qytetare, nuk arriti të promovohej si demokraci funksionale dhe të përballej me problemet e panumërta që e kërcënonin: probleme me të drejta elementare dhe demokratike të njeriut, partneritet jostabil me Malin e Zi, mungesë sistemi të rregullt

Page 22: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

21

gjyqësor, fiksim në padrejtësi historike, ksenofobi, teori konspiracioni dhe degradim i të gjitha vlerave morale.

Edhe vetë serbët në Serbi kishin shumë pak të drejta. Por, ata ishin në gjendje të duronin diktaturën. Mjaftonte që të mos bëheshin “palë” me shqiptarët, të drejtat e të cilëve i konsideronin humbje të pari-parueshme për Serbinë dhe kombin serb.

Askush në Serbi -- përjashtimisht ndonjë zëri të vetmuar -- nuk ishte në gjendje ta ndante çështjen nacionale të shtetasve nga të drejtat demokratike të qytetarëve të një shteti.

Në këtë pikë, dështimet e inteligjencies serbe do të mbeten lapidare. Ky sistem i nacionalizmit shtetëror dhe populist, funksiononte në

një rreth vicioz. Serbia dështoi në krijimin e kushteve për ndryshime.Mungesa e dytë ishte produkt i drejtpërdrejtë i të gjitha obsesione-

ve irracionale serbe. Përpos disa studentëve pa influencë, askush nuk kishte bërë pyetjen - se a ishte në interes të Serbisë fiksimi kaq i madh pas Kosovës?

Agjenda serbe ishte një dhe e vetme: ta mbante Kosovën sa të ishte e mundur. Por, askush nuk e kishte shtruar pyetjen – a vlente dhe a do të ishte e mundur?

Po komuniteti ndërkombëtar, ku ishte në këtë lojë shqiptaro-serbe? Me vonesë - si gjithmonë ne Ballkan - komuniteti ndërkombëtar

kishte vetëm agjendën e tij, se “kufijtë nuk mund të ndryshohen”, duke i shtuar kësaj edhe një frazë tjetër, se “situata në teren ishte e patoler-ueshme”.

Pavarësia e plotë, e kërkuar nga shqiptarët, ishte e papranueshme për serbët. Por, edhe status-quo ishte e paqëndrueshme. Fatkeqësisht,

Page 23: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

22

komuniteti ndërkombëtar nuk kishte ndonjë propozim të “pranue-shëm”.

Më 22 shkurt të vitit 1989, i dërguari i SHBA-ve, Robert Gelbard i akuzoi serbët si shkaktarët kryesorë të dhunës në Kosovë. Deklarata e tij, vetëm katër ditë më vonë, se “UÇK ishte buzë terrorizmit” - besohet të ketë nxitur një sulm masiv të serbëve në Familjen Jasharaj në Prekaz. Me këtë rast, administrata e Bill Clinton largohet nga misioni diploma-tik dhe zëvendësohet me njeriun e hekurt, Richard Holbrooke.

Në qershor, Holbrooke shkoi për vizitë te “liderët e UÇK-së”, në Gjenevë.

Me intensifikimin e luftës, u vendos që të ndalet dhënia e vizave të disa shteteve perëndimore për zyrtarët qeveritarë dhe të sigurim-it serb, u bë shpallja e embargos dhe ngrirja (inekzistente) e kapital-it serb jashtë vendit. SHBA dërgoi negociatorin e saj të kategorisë së rëndë, Richard Holbrooke, tash ambasador i emëruar në OKB. Përveç përsëritjes së agjendës dhe shokimit të “moralistëve” me faktin se takoi UÇK-në, ai, megjithatë, nuk bëri gjë dhe u kthye duarthatë.

Pastaj, doli Christopher Hill, ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni. Pati një paraqitje të zbehtë, mbajti një qëndrim qesharak diploma-

tik, kur doli në dhomën tjetër gjatë bisedimeve mes serbëve dhe shqip-tarëve - një lëvizje për të shpëtuar fytyrën e Slobodan Milosevic, i cili pranoi monitorimin ndërkombëtar në bisedime, vetëm një muaj pas një referendumi, në të cilin serbët refuzuan mbikëqyrjen e huaj në zg-jidhjen e problemit të Kosovës.

Nuk ishte surprizë kur bisedimet përfunduan pa rezultat, por thuhet se diplomacia e qetë, aftësia për të dëgjuar me vëmendje dhe njohuritë e Hill për rajonin, bënë të krijohet një draft për statusin e Kosovës. Para

Page 24: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

23

se të dilte në shtyp, drafti u ishte dhënë të dyja palëve, për t’ua matur pulsin.

Në të njëjtën kohë, NATO kërcënonte me sulme ajrore – pa e bërë të ditur kë, si, pse dhe me çfarë rezultati. Pastaj, bëri një paradë ajrore mbi Shqipëri dhe Maqedoni, derisa përfaqësuesit ndërkombëtarë do të ishin – ndërmjetësues, zbulues të fakteve, përfaqësues të së mirës.

Ish-ambasadorët, kryesues të tanishëm dhe të tjerë, vazhdonin të vinin në Beograd dhe Prishtinë, vetëm për t’i përsëritur gjërat e vjetra.

Çka mund të ofronte komuniteti ndërkombëtar? A do të ishin të pranueshme dhe të implementueshme zgjidhjet që

ofronin ata, apo synim ishte vetëm shtyrja e kësaj zgjidhjeje?Edhe pse dihej se vendimi përfundimtar do të merrej nga Milosevic,

propozimi i bashkësisë ndërkombëtare mund ta konsideronte Kosovën si pjesë të Serbisë ose Jugosllavisë. Nëse qëllimi ishte që të gjendej një zgjidhje mes Republikës së Serbisë dhe “Republikës së Kosovës”, atëherë, të paktën, supozohej se propozimi do ta kishte përkrahjen e njërës palë, asaj të Malit të Zi.

Puna e vetme e komunitetit ndërkombëtar -- ose SHBA-ve -- ishte që t’i bindte dy lojtarët kryesorë që ta pranonin propozimin. Pjesa e vështirë - i pari nga këta ishte Slobodan Milosevic. Por, edhe më e vështirë ishte mundësia që u përzgjodh, që e dyta të ishte UÇK. Nëse UÇK do të arrinte t’u shpëtonte rrëshqitjeve të fundit, pritej që si re-zultat i favorshëm i kësaj situate të dilte një zbehje e funksionit dhe ndikimit të Qeverisë-Hije, e cila ishte formuar ngutshëm nga Ibrahim Rugova. Por, pa strukturë të unifikuar komanduese, pa lidership poli-tik, të ndarë rreth asaj se a do t’i pranonin bisedimet apo jo, dhe pa e

Page 25: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

24

ditur se kush do t’i drejtojë ato, UÇK ishte partner i vështirë dhe jo i sigurt implementimi dhe stabiliteti.

Bashkësia ndërkombëtare kishte provuar që, përmes policisë dhe ushtrisë serbe, ta ndante UÇK-në në banda të izoluara, të cilat, pastaj, nuk do të ishin rrezik i madh për ta, nuk do të kishin nxitje për nego-ciata, duke u kthyer kështu në “rrethin e parë” të situatës në Kosovë.

Për komunitetin ndërkombëtar, një zgjidhje ideale do të ishte një UÇK e dobësuar, pa apetite politike. Në një rrethanë të këtillë, politi-kanët kosovarë do të inkurajoheshin që të mbanin edhe më tej influ-encën e tyre.

Marrëveshja ishte planifikuar që të ishte e komplikuar. Nga jashtë, do të duhej të dukej e pranueshme për shqiptarët, derisa do t’i maskon-te me kujdes kërkesat serbe, që të ishte sa më lehtë për Milosevicin ta prezantonte këtë para popullit të tij.

Sipas ndërkombëtarëve, situata nuk mund të kthehej thjesht në au-tonominë e vitit tashmë të largët 1974. Modeli i propozuar i Tirolit Jugor/Alto Adige dihej se nuk do të kishte sukses. Për të pasur sukses, duhej që të dyja palët të ishin tolerante dhe demokratike.

Pra, një marrëveshje që dukej e pranueshme vetëm në letër, nuk do ta zgjidhte problemin e Kosovës.

Mund të pranohej një zgjidhje e këtillë, vetëm nëse ligje të qarta, rregulla dhe mekanizma garantonin implementimin, monitorimin dhe financimin. Ndryshe, çdo gjë do të dështonte. Një marrëveshje e tillë e detajuar, me formulim preciz të rregullave për policinë, distribuimin e resurseve natyrore – ishte e vështirë të definohej.

Ishte e domosdoshme që të krijohej një atmosferë për një Dayton të ri. Amerikanët do të angazhoheshin në një konferencë të tillë, para

Page 26: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

25

zgjedhjeve të tyre, vetëm nëse garancia për sukses do të ishte e fortë. Me reputacionin që kishin palët e involvuara, rreziku do të ishte shumë i madh.

Në fund, njëfarë prezence ndërkombëtare në rajon do të ishte e nev-ojshme për ta mbikëqyrur implementimin paqësor, por përveç kësaj, këta mbikëqyrës ndërkombëtarë do të ndihmonin edhe në demokra-tizimin e shoqërisë shqiptare dhe serbe. Në këtë rast, Milosevic dhe Rugova -- dy autokratët e fuqishëm -- nuk do të kishin çfarë të humb-nin. Rugova do të kishte presion nga brenda, por Milosevic mund të ishte më i sigurt se kurrë nuk do të rrezikohej, përderisa pranonte të ishte bashkëpunues.

Nëse komuniteti ndërkombëtar i kishte shikuar të gjitha opsionet, atëherë do të merrte parasysh një zgjidhje afatshkurtër dhe pragma-tike. Dhe, Kosova do të bëhej një “entitet” hibrid, brenda Serbisë, me një nocion te pavarësisë, afërsisht si rasti i Çeçenisë, duke e kombinuar këtë me rivizatimin e kufijve të Kosovës, duke përfshirë edhe një pjesë të Serbisë. Do të bëhej një shkëmbim i popullsisë, por në numër të vogël dhe të kontrolluar. Kështu, të dy palët do ta shpallnin veten të suksesshëm.

Kjo ishte ideja e komunitetit ndërkombëtar, për një zgjidhje të prob-lemit pa gjakderdhje.

Kjo krijonte dy mundësi. Milosevicit i krijohej favori i heqjes qafe të shqiptarëve, pa e futur Serbinë në luftë me komunitetin ndërkom-bëtar, kurse Rugova do të bëhej “babai i popullit”. Asnjëra palë nuk do të kishte nevojë të ndihej e hendikepuar nga prezantimi i panevojshëm i demokracisë. Komuniteti ndërkombëtar dhe Rugova do të ishin të

Page 27: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

26

kënaqur me çfarëdo marrëveshje afatgjate, kurse Milosevic tashmë ishte bërë i njohur për varësinë e tij nga mbetja në pushtet.

Por, çfarë ndodhi pastaj? Marrëveshja e bërë më 13 tetor mes Richard Holbrooke dhe Presi-

dentit të RFJ (Serbia dhe Mali i Zi), Slobodan Milosevic shtyu krizën - e cila ishte afër të përfundonte me sulmet ajrore të NATO-s. Të gjitha palët morën frymë më lehtë. Serbët, sepse u shpëtuan bombardimeve, NATO-ja sepse nuk ju desh të bombardonte dhe të përzihej në spi-ralen e dhunës në Kosovë, kurse shqiptarët e Kosovës sepse luftëtarët e tyre arritën të pushonin pak, pas një ofensive të madhe serbe, derisa të zhvendosurit patën një shans të ktheheshin nga malet dhe ta kalonin dimrin nën një strehë më të përshtatshme.

Shumë shpejt euforia e suksesit u prish nga realiteti i hidhur. Bëheshin pyetje të reja, që kërkonin përgjigje. Më kryesorja ishte: A po bëhej tërheqja e duhur e forcave serbe? A po bëhej monitorimi nga NATO dhe verifikimi nga OSBE? Dhe, a do të arrinin këta ta mbanin paqen në Kosovë?

Përgjigja ishte negative. Marrëveshja Millosevic-Holbrooke nuk ishte as zgjidhje ushtarake

e as politike. Ishte vetëm një pushim. Për normalizimin e vërtetë të Kosovës, ishte e nevojshme që urgjentisht të implementohej një solu-cion politik, i pranueshëm për të dy palët dhe me dëshirën dhe vull-netin e komunitetit ndërkombëtar për një zgjidhje stabile dhe afatgjate në Ballkan. Kjo do të ishte detyrë e komunitetit ndërkombëtar, edhe sikur të mos kishte luftë. Pra, kërkohej një qasje sistematike. Situata e tillë në terren ishte vdekjeprurëse për çdo marrëveshje: një përzierje e ngutësisë, naivitetit, injorancës, arrogancës, hipokrizisë dhe mash-

Page 28: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

27

trimeve, ku asnjëra palë – përfshirë edhe komunitetin ndërkombëtar - nuk mund të krenohej për qëllime dh synime të sinqerta.

Secili prej tre lojtarëve të involvuar, në pikëpamje strategjike, ishte në qorrsokak. Shkaku kryesor që do ta bënte marrëveshjen të dësh-tonte - ishte fakti se të tre këta lojtarë kishin qëllime kontradiktore. Qëllimet e tyre momentale dhe afatgjata - ishin shumë të ndryshme.

Për serbët, të dehur nga nacionalizmi, nga urrejtja dhe ndjenja e superioritetit mbi të gjithë popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë -- dhe gjithë botës, përveç ndoshta hebrenjve -- që nga koha e ardhjes në fuqi të Slobodan Milosevic më 1987, marrëveshja e fundit e shefit të tyre me Holbrooke ishte shokuese. Egoja e tyre kombëtare u lëndua, me të marrë vesh se Serbia do të bombardohej nga NATO. Edhe pse emeto-heshin mesazhe patriotike në mediat e tyre – “le të vijnë, do t’i lufto-jmë!” - ishte e qartë se për herë të parë, që prej fillimit të luftërave në ish-Jugosllavi, serbët vërejtën se turri i luftërave të tyre fitimtare ishte thyer. Ndjenja e shpëtimit nga bombat ishte jetëshkurtër. Pavarësisht nga të gjitha tendencat për t’i fshehur detajet e tërheqjes së forcave të sigurimit dhe të fluturimeve verifikuese të NATO-s, duke marrë para-sysh edhe një kampanjë kundër mediave, mjaft detaje depërtuan shpejt dhe shkaktuan pasiguri dhe mosbesim te thellë. Regjimi i dominuar dhe i komanduar nga klika e Milosevic lansoi një fushatë propagan-duese për shkatërrimet e bëra, në një shkallë më të lartë se zakonisht, deklarata qesharake dhe lëvdata për liderin që “po e shpëton kombin edhe një herë”

Megjithatë, serbi i thjeshtë e vë në dyshim sinqeritetin dhe aftësinë e Slobodan Milosevic. Ndjenja se mund të humbet Kosova, ishte shumë e përhapur. Tash, serbët gjithnjë e më shpesh përmendnin faktin se

Page 29: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

28

territoret serbe në Kroaci u humbën për vetëm 48 orë, edhe pse ishte thënë se do të mbroheshin me çdo çmim.

Deklarata zyrtare e Qeverisë serbe se verifikuesit e OSBE-së ne Kosovë ishin vetëm civilë të paarmatosur, që po i bënin në të mirë Ser-bisë, ishin qesharake. Humbja dhe shkretimi ishin evidente dhe nuk kishte shpresë që diçka konstruktive t’i shpëtonte njerëzit nga dësh-përimi.

Për të ndryshuar këtë disponim të errët, kah mesi i nëntorit Qeveria serbe bëri një fushatë të madhe, kulmi i së cilës ishte një “plan serb” për Kosovën dhe refuzimi formal i status-propozimit të sjellë nga ndërm-jetësuesi amerikan, ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Chris Hill.

Drafti i parë i planit të SHBA-së për autonominë e Kosovës u prezantua në shtator, para ultimatumit që e ndali luftën. Ky draft sugje-ronte elaborime, kontrollime të komplikuara, decentralizimin e fuqisë, krijimin e autoriteteve rajonale dhe komunale, të cilat nuk ekzistonin në sistemin shumë të centralizuar serb, veçmas ndarjen e fuqisë dhe rregullimin e vetos.

Kjo duhej të ishte një fazë e negociatave indirekte.Ambasadori Hill dhe shefi i tij shkonin tek autoritetet serbe dhe

shqiptare, si dhe tek “eminenca gri” e të dyja palëve, për t’ua matur pulsin dhe për t’i testuar përgjigjet e tyre për propozimet, të cilat pastaj ata i modifikonin.

Ndonëse nuk thuhej publikisht, nga bisedimet indirekte për statusin final përfitonin ushtarakisht të tri palët.

Për serbët, kjo ishte një garë me kohën, për të shtyrë sa më shumë çastin e sulmeve të NATO-s, duke synuar që ndërkohë t’u shkaktonin sa më shumë dëm shqiptarëve të Kosovës, dëme që nuk ishin vetëm të

Page 30: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

29

natyrës ushtarake dhe nuk kufizoheshin vetëm tek UÇK-ja, por përf-shinin edhe popullsinë civile, veçmas atë fshatare.

Në anën tjetër, UÇK në këtë kohë luftonte për ekzistencë, ndërsa NATO gjatë këtyre ditëve arriti të mblidhte një forcë ajrore kredibile, ndërsa nga OKB u pranua e drejta e saj për të ndërhyrë, me anë të manovrimeve politike.

Establishmenti politik serb vendosi të vërë në dyshim kredibilitetin e përpjekjeve të Christopher Hill.

Serbët, me dinakëri, kinse po vazhdonin t’i mbronin interesat kombëtare, organizuan një mbledhje farse të “përfaqësuesve të komu-niteteve të Kosovës”. Këtu merrnin pjesë “shqiptarë të ndershëm”, për-faqësues të turqve, të romëve dhe të minoriteteve më pak të njohura, si egjiptianët etj. Nuk pati vendime serioze për shumicën shqiptare, të cilët, edhe pse të pasigurt se a duhet të ishin lojalë ndaj rezistencës paqësore të Ibrahim Rugovës ose metodave brutale, efikase dhe me çmim të lartë të UÇK-së – nuk e shihnin veten si pjesë të propozimit qesharak serb.

Joprofesionalizmi i propozimit serb ishte dëshmi se asnjëherë nuk duhet të merren seriozisht propozime të këtilla, në mungesë të sub-stancës demokratike dhe refuzimin të tyre ngulmues që seriozisht të përballeshin me problemin e Kosovë, të gjitha këto të mbështjella me nocione të thata, që nuk kishin asnjë gjasë të fitonin kredibilitet.

Milosevic e dinte këtë. Dhe, pikërisht për këtë arsye, ia besoi këtë “patate të nxehtë” politike zëvendësit të tij Milan Milutinovic, i cili mbante postin e Presidentit të Serbisë.

Serbët do të mundohen ta shtynin sa më gjatë propozimin e tyre të porsalindur, në mënyrë që kur të vinte koha e të binte poshtë ky

Page 31: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

30

propozim, Slobodan Milosevic të dilte në skenë me “mençurinë” dhe “burrështetësinë” e tij, me një marrëveshje tjetër gjithsesi po aq të keqe.

Nëse do të vinte koha që të pranohej një plan nën presion, për Mi-losevicin kjo do të ishte një zgjedhje e vështirë.

Nëse shqiptarët do të merrnin pjesë në zgjedhjet serbe, ata do të sulmonin bazën e fuqisë së tij – “votuesit fantazma”. Prej kur u mor autonomia me forcë më 1990, shqiptarët në Kosovë i kishin bojkotuar zgjedhjet serbe. Partia e Milosevic u fuqizua dhe përfitoi nga kjo. Ko-munat u rimodeluan për të siguruar numrin më të madh dhe dispro-porcional të anëtarëve të Parlamentit, duke u bazuar në numrin total të popullsisë së Kosovës, edhe pse shumica shqiptare as nuk votonte e as nuk kishte përfaqësues në Parlament. Në zgjedhjet e shtatorit të vitit 1997, tri komunat elektorale në Kosovë dhanë 32 nga 250 anëtarët e Parlamentit serb, me një pjesëmarrje prej 18 për qind që ishte në Kosovë, krahasuar me 60 për qind në Serbi.

Koalicioni i Partisë Socialiste të Milosevic (SPS) dhe e majta neoko-muniste jugosllave (JUL) e gruas së tij, përfunduan me 110 mandate, 24 prej të cilave - të fituara nga Kosova. E dyta doli Partia Radikale e Serbisë (SRS) e udhëhequr nga Vojislav Sesel, por nga 82 mandatet e tij në Parlament, 7 vinin nga Kosova.

Në fillim të dhjetorit, zyrtarë të SHBA-ve, me një ndërrim të papri-tur të politikës, bënë të ditur se Milosevic nuk duhej të mbetej gjith-monë guri i skajshëm në politikën e SHBA-ve në Ballkan. Burime të brendshme të Departamentin e Shtetit sqaruan se ky ndërrim i paprit-ur nuk u bë për shkak të daljes në skenë të ndonjë force alternative, ose ngase u pa më në fund fytyra e vërtetë e Milosevicit, por për shkak të politikës së SHBA-ve ndaj luftës.

Page 32: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

31

Fushata kundër Milosevicit po shtyhej përpara edhe nga kundër-shtarët e Richard Holbrooke në Këshillin e Sigurimit Kombëtar, të cilët besonin se mënyra më e mirë për ta hequr qafe diktatorin serb - ishte duke ia hequr atij raison d’ete.

Kur mendjemadhësia errësoi aftësinë e tij për vendosje taktike, Mi-losevic bëri një gabim të madh. Menjëherë u paraqit më një histeri të orkestruar kundër SHBA-së, histeri që arriti kulmin në një seancë par-lamentare, kur deklaroi se SHBA “duhet t’i shikojë punët e veta”.

Me këtë reagim të ngutshëm, ai i kufizoi shanset e tij afatgjata për kufizimin afatshkurtër të dëmeve.

Tash, atij i duhej Vojislav Sesel për të drejtuar fushatën propagan-distike kundër tërë botës.

Nëse Milosevic besonte se Perëndimi dëshironte ta hiqte qafe, ai tash mund të ndihej i sigurt nëse rrinte afër Seselit - njeriu i fundit që do ta mbështeste SHBA-në. Edhe në Serbi, për ta hequr qafe dikë që i kishte futur rrënjët aq thellë sa Sesel, do të duhej një shpëlarje e madhe e trurit dhe disiplinim i kuadrove politike, të cilët tani ishin shumë të zënë me kundërshtimin ndaj tërë botës.

Pa këtë pjesë të problematikës serbe, bashkësia ndërkombëtare i de-tyrohej një projekti gati të pamundur për pajtim politik.

Pajtimin e të papajtueshmëve.Shqiptarët refuzonin kategorikisht qëndrimin nën autoritetet serbe.

Ata kishin bërë të ditur se çdo zgjidhje e tillë do të refuzohej menjëherë, përderisa do të kishin pranuar statusin e de facto të republikës së tretë - edhe nëse nuk do ta kishte emrin “Republika e Kosovës” – vetëm nëse do të lejohej ta mbanin një referendum për pavarësi të plotë pas 3 deri 5 vjetësh. Edhe pse shqiptarët kishin probleme me mungesën e

Page 33: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

32

politikës së përbashkët për negociata dhe statusin final, të gjitha palët u pajtuan në një gjë: pjesëmarrje vetëm në strukturat federale.

Një politikë vetëshkatërruese e Serbisë nuk i detyronte shqiptarët të nguteshin dhe të pranonin çfarëdo qoftë. Komuniteti ndërkombëtar nuk dëshironte të bënte asnjë lëvizje që do të çonte në pavarësimin e Kosovës, ose edhe interpretimin e marrëveshjes si të tillë. Por, shqip-tarët kishin leverdi nga shtyrja e bisedimeve për një marrëveshjeje – nëse do të bëhej një e tillë - e cila de facto do ta njihte Kosovën si entitet të veçantë politik.

Derisa Kosova nuk trajtohej si pjesë e integruar dhe e pandarë e Ser-bisë, nën juridiksionin ekskluziv të ligjeve të saj – disa pjesë të planit të Chris Hill i garantonin një status të vetin ligjor – mund të shpresohej për njëfarë përfitimi në të ardhmen.

Shqiptarët ndiqnin me përpikëri këshillat e profesorit që vinte nga Cambridge, Marc Weller, i cili në analizat e tij për draftin e Hill kishte bërë një konkludim.

“Derisa Republika e Kosovës nuk duhet t’i kundërshtojë negociatat për një zgjidhje të brendshme, një zgjedhje e tillë nuk duhet të bëhet vetëm brenda kufijve të propozuar nga ambasadori Hill. Edhe nëse startojnë negociatat, duke u bazuar në këtë propozim, ato do të prod-hojnë një rezultat të papranueshëm, që do ta bëjnë pozitën e Kosovës të pariparueshme, tash për tash dhe për të ardhmen”.

Në të njëjtën kohë, kjo do të thoshte se nuk ka marrëveshje. Shumë më të rëndësishme për shqiptarët ishin përgatitjet për konf-

likt të armatosur. Derisa po shqyrtohej mundësia e futjes së kësaj rezis-tence nën kontroll politik, nuk kishte dyshim se marrëveshja e tetorit i kishte dhënë mundësi UÇK-së për t’u riorganizuar dhe përgatitur për

Page 34: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

33

një vazhdim të mundshëm të konfliktit në pranverë. Edhe pse disa nga komandantët dhe anëtarët e krahut të saj politik kishin dalë në skenë, ende nuk dihej lojaliteti i tyre politik.

Ibrahim Rugova bëri një fushatë të madhe për ta marrë UÇK-në nën kontrollin e tij, por për këtë ai kishte tre kundërshtarë të fuqishëm.

I pari ishte përfaqësuesi zyrtar politik i UÇK-së, Adem Demaçi. Edhe pse mbante këtë titull, ndikimi i tij në aksionet e armatosura të UÇK-së ishte inekzistent dhe arsyeja e vetme e nominimit të tij për këtë post ishte parandalimi i Rugovës që ta merrte UÇK-në nën kon-trollin e tij.

I dyti, paradoksalisht ishte Bujar Bukoshi, “Kryeministri” i Qeverisë së vetëshpallur të Kosovës, që operonte jashtë, në ekzil. Nga pamundë-sia që ta fuste nën kontroll UÇK-në, ai po mundohej të formonte një ushtri tjetër paralele - Forcat e Armatosura të Kosovës (FARK), qëllimi afatgjatë i së cilës ishte përdorimi i taktikave dhe organizimit profe-sional, të mësuara nga e ashtuquajtura Ushtria Popullore e Jugosllavisë (JNA) dhe në këtë mënyrë t’ia kapërcente UÇK-së, e cila tashmë ishte bërë numerikisht më e madhe.

Dhe, në fund, ishin komandantët e UÇK-së, të cilët dëshironin ta kontrollonin vetë rrugën dhe qëllimet e luftës së tyre.

Nuk kishte dyshim se gjatë dimrit të vitit 1998 në Kosovë hynë më shumë armë, pa marrë parasysh kontrollin e madh përreth kufijve. Kontrabanda e armëve rreth ish-Jugosllavisë ishte biznes i zhvilluar mirë dhe nuk njihte nacionalitete, siç u dëshmua nga një sasi armësh të zëna duke ardhur nga Bosnja, që besohej se destinim kishin Kosovën. Aty kishte pushkë serbe-boshnjake, raketa anti-tank dhe raketa an-ti-ajrore, mortaja kroate-boshnjake, granata, municion serb-boshnjak

Page 35: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

34

dhe jelekë anti-plumb të prodhimit kroat. Armatim tjetër besohej se ishte në pronësi të grupeve të armatosura në Shqipëri, si armë kundër artilerisë së rëndë. Doli se disa armë ishin të tipit barretë, disa të tjera të prodhimit amerikan, si raketa kundërajrore nga krahu, etj.

Ishte e pamundur të dihej numri dhe llojet e armëve që kishte në dispozicion UÇK dhe grupet e tjera të armatosura. Por, gjykuar nga rritja e rezistencës në vitin e parë, mund të thuhej se ata deri në pran-verë do të arrinin diku 50.000-70.000 ushtarë, të gjithë me pak trajnim ose eksperiencë ushtarake.

Gjatë gjithë kësaj periudhe të status-quo politike, ishte krijuar i ash-tuquajturi mandat i gabuar ndërkombëtar.

Dislokimi i 2.000 “verifikuesve natyrëbutë”, me një mandat të gabue-shëm, ishte pasojë direkte se Perëndimi nuk po përgatitet për situatën e parashikueshme të Kosovës. Sipas marrëveshjes së Holbrooke, një or-ganizatë tjetër, jo NATO -- për t’ia ruajtur fytyrën Milosevicit -- do të ishte e pranishme në terren. Punën e mori OSBE, një organizatë ende në kërkim të identitetit të saj, pa eksperiencë në këtë punë dhe pa asnjë mision të këtillë dhe kaq kompleks në të kaluarën.

Vetëm kur u kthye Holbrooke, analistët e shteteve perëndimore e vërejtën se ata kishin përfunduar me një marrëveshje të keqe. Një mi-sion verifikimi në një vend me një armëpushim të paqëndrueshëm, për të cilin nuk u pajtuan të dyja palët. Milosevic e kishte nënshkru-ar tërheqjen e forcave të tij, për shkak të kërcënimit të NATO-s, por shqiptarët nuk i kishe pyetur askush për asgjë -- ndoshta nga frika që atyre të mos u jepej më shumë kredibilitet.

Pritej që ata t’i përgjigjeshin pozitivisht asaj marrëveshje të panën-shkruar nga të dyja palët, vetëm e vetëm për të mos e penguar imple-

Page 36: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

35

mentimin e saj. Mirëpo, në Ballkan, siç ndodh zakonisht, nuk ka fjalë “prit”. Kishte shenja të uljes së shkallës së luftimeve, por kishte edhe incidente. Kjo vinte si rezultat i nevojës së të dy palëve për pak pushim.

Por, kjo nuk do të zgjaste për një kohë të gjatë.Nëse në atë rrethanë zvarritej zgjidhja politike, ishte më se e sigurt

se situata do të eskalonte dhe do të fillonin luftime të plota edhe një herë, me një ndryshim se kësaj radhe komuniteti ndërkombëtar do të zihej mu në mes, me rrezikun e madh për 2.000 verifikuesit e paarma-tosur të OSBE-së.

Zënia rob ishte bërë një çështje e rregullt në Kosovë. Në nëntor u bë një ndërrim jozyrtar i disa robërve të zënë. Kjo dije-

ni, si dhe fotografitë e stafit të OKB-së duarlidhur nga serbët e Bosnjës, duhej të ishin mësim për komunitetin ndërkombëtar.

NATO hetoi këtë rrezik dhe vendosi ta dislokonte një forcë prej 1.700 ushtarësh francezë në Maqedoni, me mision të tërheqjes së veri-fikuesve, nëse ata do të ishin në rrezik. Rregullat e lojës ishin të thjeshta. Vendimi për përdorimin e kësaj forcë do të merrej nga William Walker, kryesuesi i misionit të OSBE-së në Kosovë. Teoritikisht, me këtë forcë verifikuesit duhej të ndiheshin më të sigurt, por prapë kishin mbetur shumë çështje të pazgjidhura. Thuhej se verifikuesit kishin prapavijë të ndryshme politike dhe aftësitë e tyre ushtarake ndryshonin. Infor-matat tjera mungonin.

Si përfundim i tërë këtij koncepti, ishte se NATO kishte vënë në dyshim kredibilitetin e kërcënimit më të ri. Me 2.000 verifikues të OS-BE-së në Kosovë, NATO nuk mund të bombardonte. Krijohej përsh-typja se verifikuesit po mbeteshin nën mëshirën e serbëve. Serbët kishin krijuar aso përshtypje dhe e dinin se OSBE ishte mburojë njerëzore e

Page 37: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

36

Milosevicit. Thuhej se ai nuk do të hezitonte të urdhëronte ushtrinë jugosllave ta parandalonte ekstradimin e verifikuesve.

Pra, NATO do të duhej të dërgonte forca shtesë dhe me një veprim të këtillë ajo do ta rrezikonte vendin e vetëm të sigurt për forcat e saj, ish-republikën jugosllave të Maqedonisë.

Beogradi, asokohe, i kishte dërguar Maqedonisë disa kërcënime, për lejen e qëndrimit të forcave të huaja aty. Në rast të një tërheqje të suksesshme nga Kosova, NATO do të duhej të mbante në Maqedoni një forcë ushtarake, për ta mbrojtur këtë shtet të brishtë nga ndonjë sulm i mundshëm i ushtrisë serbe.

Kështu ishte deri në Rambouillet, që ndodhi vetëm pas një sulmi të pamëshirshëm në Reçak - një fshat i vogël ky që do ta trondiste botën, më 15 janar të vitit 1999, kur dhjetëra fshatarë të pafajshëm u vranë.

Vetëm 25 kilometra larg Prishtinës, jugu i saj po shpaloste pamje trishtuese. Njëra nga ato tregonte një trup burri të shtrirë në tokë, me kokën e prerë. Dhe, një plis të bardhë afër kokës së munguar.

Bashkësia ndërkombëtare tashmë u detyrua ta merrte një vendim.Konferencën e Rambouillet.

Page 38: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

37

Kreu i parë

“Lufta nisi, biro…”

Nebi Qena dhe Garentina Kraja -- gazetarë të Kohës Ditore -- ishin gazetarët e parë të Kosovës që panë UÇK-në në Drenicë. Edhe sot habitem, kur dihet se ç’moshë kishin, si e mbajtën sekret për tre muaj rrëfimin e tyre.

Jeta e vështirë në Drenicë ishte arsye e vërtetë e një udhëtimi të tyre, në shtator të vitit 1997, për një reportazh gazete. Doli diçka tjetër nga ky udhëtim. Askush nuk besonte se ata kishin parë njerëz me uniformë. Por, dy net gjumë në malet e Drenicës kishin shpalosur një botë tjetër.

Një laps dhuratë dhe fjalia përshëndetëse - “Nuk di a do të shihemi ndonjëherë tjetër”, ishin fjalët që kurrë nuk ishin shkruar në gazetë nga Beni e Tina.

“Në Drenicë, dita përfundon në orën 18”, ishte titulli i shkrimit në gazetë, në shtatorin e vitit 1997, që paralajmëronte se Kosova po e ndërronte kursin e rezistencës.

Rrëfimet për fshatin e thellë në Drenicë – Açarevën dhe ushtarët pa epoleta, ishin fjalitë e pashkruara.

Askush nuk i besonte seriozisht rrëfimit të dy gazetarëve. Por, më vonë, e vërteta filloi të ndikonte shumë në përditshmërinë e tyre dhe tonën. Dhe, të nxiste dëshirën për të rrëfyer për diçka krejt tjetër nga ajo që ishte parë deri atëherë.

Page 39: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

38

“Mbaje mend, unë jam ushtar Çerçizi. Këtë laps kujtoje për një ush-tar që do të vdesë për lirinë e Kosovës”, i kishte thënë Tinës, në malet e Drenicës, njeriu me uniformë.

Më 25 nëntor ishim nisur për në fshatin Burojë të Drenicës, unë dhe Ardian Arifaj nga Koha Ditore dhe gazetari i revistës amerikane Time, Massimo Calabresi.

E dëshironte rrëfimin për ngjarjen e mbrëmjes së 24 nëntorit. Taksambledhësit shqiptarë, që punonin në komunën e Skenderajt,

të shoqëruar me disa policë serbë, kishin filluar presionin në fshatrat e Drenicës për të mbledhur taksat. Dy familje të Burojës kishin filluar të rezistonin.

Një sulm helikopteri, që kishte ardhur ndihmë nga Mitrovica, e kishte bërë rrafsh me tokë gjysmën e fshatit, duke plagosur mbesën e hoxhës së fshatit dhe bërë shoshë odën e tij prej qerpiçësh.

Një mal me shkurre e ndante shtëpinë e tij nga pjesa tjetër e fshatit. Në një odë të errët me erë myku dhe sfungjerë të hollë të shtruar mbi tokë, që të mërdhinin këmbët, i zoti i shtëpisë priste mysafirë nga i gjithë fshati.

Kishte nisur një debat se kush ishin djemtë që gjuajtën helikopterin. Një muhabet errësire, ku njerëzit mezi e shihnin njëri-tjetrin, e bënte ditën e nesërme të pasigurt për të gjithë në fshat. Të gjithë kishin ven-dosur të rezistonin. Ky ishte muhabet burrash, kurse jo larg nga shtëpia e hoxhës, në shkurret e malit, lëviznin djemtë me maska – që për ne ishin krejt të panjohur.

Fshati vendosi t’i priste të nesërmen policët, që, më t’u larguar, kishin premtuar se do të ktheheshin me autoblinda.

Page 40: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

39

Nuk kishim shkruar asgjë për Burojën. Bëmë vetëm një lajm se kishte pasur shkëmbim zjarri ndërmjet fshatarëve dhe policëve.

Të nesërmen, më 26 nëntor, një lajm kishte dridhur redaksinë. Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KM-

DLNJ) e Skenderajt lajmëronte Murat Musliu - një djalosh i përku-shtuar dhe ndër të rrallët që e dinte se UÇK ekzistonte - se në fshatin Llaushë kishte nisur konflikti.

Bashkë me Ardian Arifajn, pa hamendje, morëm rrugën për në Llaushë. Me të hyrë në Skenderaj, në udhëkryqin që ndante qytetin me fshatrat dhe rrugën e Prishtinës, dhjeta autoblinda ktheheshin mbrap-shtë, duke shtënë me breshëri djathtas dhe majtas.

Takuam fotografin e qytetit dhe Murat Musliun. Çfarë ka ndodhur? - e pyetëm Muratin. Atij, nuk i doli asnjë fjalë nga goja.Morëm fotografin e qytetit dhe me veturën e tij Lada u nisëm për

në Llaushë.Nuk kishte shtëpi të paqëlluar nga të dy anët e rrugës. Kur hymë në

Llaushë, u ndalëm te shkolla e fshatit. “E kanë vra mësuesin Halil”, i thanë Muratit, disa nga fshatarët që

kishin dalë në rrugë.“Shkoni ma andej, në Ludeviq, atje ka pasë luftë”, tregonte me gisht

një plak, i cili kishte dëgjuar krismat për dy orë rresht. “Luftë ka pasë. Prej orës dhetë e gjysë ka pasë shumë krisma”,

rrëfente plaku.Asnjëherë më parë nuk kisha dëgjuar për fshatin Ludeviq. Në note-

sin tim me mbeti në kujtesë fjalia e plakut - “Dikush ka luftue në Lude-

Page 41: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

40

viq”, që më vonë zbardhi si titulli më i guximshëm i faqes së parë të gazetës.

Mijëra gëzhoja dukeshin rrugëve të fshatit Llaushë.Ishte ora 12 e 30. Sokoli, një djalë i fshatit Ludeviq, që më vonë u

bë hero i të gjitha gazetave, kishte marrë një birrë Peje para dyqanit të tij dhe shikonte malin. Shtëpia e tij e re ishte bërë shoshë nga plumbat e autoblindave. Ai ishte i vetmi që e kishte parë konfliktin nga afër. Shtëpia e tij ishte e fundit në fshat, afër malit. Ai kishte parë çfarë kishte ndodhur. Dhe, rrëfente për çdo gjë që kishte parë. Një familje e mad-he, me një babë burrë e shkuar burrit, rrëfente për një luftë të madhe që kishte ndodhur. Rrëfimi i tij ishte autentik. Një buldozer, që kishte rastisur rrugës për në Skenderaj, ishte ndalur nga një grup burrash dhe me të ishte bërë prita. Buldozerin e kishin vendosur në cepin e një guri. Një pozitë më të mirë për aksion luftarak as që ka mundur të merret me mend. Nga të dyja anët ishte sulmuar kolona e gjatë e autoblin-dave të policisë serbe. Autoblinda e parë dhe e fundit ishin shkatërruar plotësisht. Sokoli rrëfente se të tjerat silleshin në vend dhe nuk kishin nga të shkonin. Dy orë breshëri plumbash, shpërthime bombash dhe gjithçka tjetër.

“Lufta nisi, biro”, ishin fjalët e plakut, i cili para nesh kishte vendosur ftonj dhe çaj në një tavolinë të vogël druri.

Nga shtëpia e tij, deri te vendi ku ishte vendosur prita, kishte disa qindra metra.

Sokoli nuk donte ta thoshte se kush kishte luftuar. E dinte se i kishte parë nga afër, por u qëndronte besnik njerëzve nga mali, të cilët nuk u dukën derisa ne shëtisnim rrugëve me Murat Musliun. Ky djalë trim

Page 42: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

41

bënte fotografitë së bashku me fotografin e qytetit, si dëshmi e vetme e konfliktit të parë në Kosovë.

Ishte lufta e parë që shqiptarët e bënin kundër forcave policore ser-be.

Këmbët tona ishin të parat që shkelnin në rrugën e mbushur me gëzhoja, tuba fishekësh, kësula, gjak dhe një copë truri që kishte lënë ndonjëri nga policët serbë.

Ne ktheheshin për në Prishtinë, duke bartur më vete dhjeta gëzhoja dhe një helmetë polici, si dëshmi se lufta kishte filluar.

Por, Llausha kishte dalë në rrugë dhe vajtonte mësuesin Halil, të vrarë në zyrën e shkollës nga një plumb autoblinde, që ndërtesën prej dërrase e kishte bërë të papërdorshme.

E kishim rrëfimin dhe fotografitë nga vendi i ngjarjes. Një fjali e thënë nga Sokoli, që ishte edhe fundi i artikullit, e tregonte gjithë atë që po ndodhte dhe e priste në ditët e ardhshme Kosovën.

“Kur të vini herën tjetër, do të jem me ata. Nuk i pres në shtëpi ma policët shkije, por do të shkoj në mal”, ishin fjalët përshëndetëse të dëshmitarit të vetëm civil të luftës së Ludeviqit.

Në zyrën e vogël të redaksisë qëndronte ulur Shefi i Zyrës Ameri-kane në Prishtinë, Richard Huckaby, që priste ardhjen tonë.

Dukagjin Gorani, redaktor në Koha Ditore, i kishte treguar se ne ishim nisur në vendin e ngjarjes.

Priste rrëfimin tim dhe të Ardianit.“Këto janë dëshmi nga lufta. Atje dikush ka luftuar”, ishin fjalët e

para që i fola në redaksi.

Page 43: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

42

I thashë me një krenari, duke shtuar se, më në fund, dikush ktheu pushkën. Ardiani fliste me duar dhe i entuziazmuar tregonte rrëfimin për dhjeta njerëz të redaksisë që e kishin rrethuar.

Richard Huckaby e kishte marrë pamjen e kufomës. E përjetoi rëndë rrëfimin dhe entuziazmin e të gjithë neve në redaksi. Thënë të drejtën, asnjëri prej nesh nuk kishte ndonjë përfytyrim të qartë se çfarë donte të thoshte lufta. Ai e dinte. Ne e kishim parë në media Bosnjën dhe Kroacinë. Por, tashmë - ato ishin bërë rrëfime të harruara për ne.

Huckaby për dy orë dëgjoi rrëfimin, fije e për pe. “Shumë keq për Kosovën dhe për ju”, ishte fjalia e tij e parë. “Nuk e

dini çka është lufta”, na fliste me një ton cinik. “Çfarë do të shkruani”, na pyeti.

E kemi titullin, i thashë - “Dikush ka luftuar në Ludeviq”. Derisa bisedonim, fotografitë u bënë gati. Kur i panë ato, në redaksi

mbretëroi një atmosferë morti. Huckaby nuk e kishte besuar fare se konflikti kishte qenë në përmasa të tilla.

Një telefonatë nga Beogradi dhe një bisedë prej disa minutash - e bënë Huckabin të dukej më i qetë.

“Fol me Nick Hill dhe Bob Norman”, më tha. Nicholas Hill ishte Sekretar i Parë i Ambasadës Amerikane në Beo-

grad, kurse Robert Norman për disa vjet rresht ishte Drejtor Politik në këtë Ambasadë. Të dy për vite ishin marrë me problemin e Kosovës.

Nick Hill ishte shumë i mërzitur, kurse Bob Norman nuk shprehte pezmin për këtë ngjarje. Përkundrazi, ishte shumë i qartë në porosinë e tij.

Page 44: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

43

“Dikush është dashur ta bënte këtë... Shihemi nesër në Prishtinë”, tha Bob Norman, një diplomat amerikan ky që për shumë vite ishte më i urryeri i regjimit të Slobodan Milosevic.

Ai ishte i hapur, i drejtpërdrejtë, shumë cinik dhe ndër të parët që ka thënë se do të dëshironte t’i shihte bombat mbi Beograd.

Të nesërmen, dita zbardhi me rrëfimin e luftës së Ludeviqit. Askush nuk dëshironte ta merrte si ngjarje. Të gjithë hezitonin të besonin se lufta kishte filluar.

“Hajt, se vetë serbët e kanë ba”, ishin fjalët më të shpeshta që dëgjova të nesërmen.

Kur u takuam në Prishtinë me Bob Norman, më tha se do të qën-dronte për disa ditë në Kosovë. E di që vërtet ka qëndruar disa ditë në Kosovë. Ai ka shkruar për luftën e Ludeviqit, për paraqitjen publike të tre ushtarëve të UÇK-së dhe për gjithë atë që po ndodhte në Drenicë. Më tregoi për raportin zyrtar që do ta dërgonte. Më kujtohet edhe tash se në notesin e tij ishte shkruar afërisht kështu:

“Më 25 nëntor, nëpunësit e gjyqit, në përcjellje të patrullës së Minis-trisë së Punëve të Brendshme, kishin tentuar të dorëzonin fletëpagesat e tatimit në disa fshatra shqiptare në rajonin e Drenicës. Derisa shpura kishte hyrë në fshat, papritur është gjendur nën breshërinë e të shtënave nga pylli i afërt. Pas shkëmbimit të zjarrit, që ka zgjatur disa orë, policia është tërhequr nga rajoni para territ, për t’u kthyer në mëngjesin e ard-hshëm me një konvoj prej 10 autoblindash dhe disa kamionësh. Rruga ishte bllokuar nga buldozerë, në afërsi të fshatit Llaushë. Derisa konvoji është ndaluar, zjarr i koncentruar është hapur nga brigjet përreth. Sul-muesit, sipas të gjitha gjasave, kishin përqendruar zjarrin në konvojin e blinduar, i cili ka reaguar me armë të rëndë automatike 14. 5mm, të

Page 45: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

44

vendosur mbi autoblinda, si dhe nga armët e lehta, duke vrarë kështu mësuesin lokal dhe duke lënduar një civil tjetër”.

Më tutje raporti vazhdonte afërsisht kështu: “Në pamundësi për t’i nxjerrë nga pusia, gjatë së cilës së paku një

autoblindë është qëlluar me minahedhës, policia ka kërkuar ndihmën e helikopterëve të armatosur, të cilët kishin arritur të dëbonin sulmuesit dhe konvoji ishte kthyer për në Mitrovicë ose Prishtinë. Më së paku, dy të vrarë dhe dy të plagosur. Lajmi përshkoi Kosovën me shpejtësi të dritës dhe paraqitja e tre ushtarëve të UÇK-së, tri ditë më pas, në varrimin e mësuesit në Llaushë, u dha thashethemeve ngjyrë tjetër. Pas konfliktit të policisë në Llaushë, MPB serbe ishte tërhequr nga tri sta-cionet policore në rajonin e Drenicës dhe kishte zvogëluar dukshëm numrin dhe frekuencën e patrullave. Mungesa e tyre ishte e dukshme, jo vetëm në këtë rajon, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës. Shumë postblloqe ishin zhdukur përnjëherë. Kjo situatë e paqartë rezultoi me shpalljen e territorit të lirë të Drenicës, jo vetëm nga ana e shqiptarëve të entuziazmuar lokalë, por edhe nga personalitete të opozitës në Beo-grad, të cilëve u pëlqeu ky pretekst për të akuzuar Qeverinë se nuk është kompetente”.

Kështu afërsisht kishte shkruar Bob Norman në raportin e tij. Konstatimet e fundit ishin perceptim politik, por e di se raportin e

kishte shkruar ashtu siç kishim biseduar, me disa nuanca diplomatike dhe me porosi se çfarë mund të ndodhte më tutje. Për dallim prej Nick Hill, Bob Norman nuk ka pasur dëshirë ta takonte Ibrahim Rugovën. Arsyet nuk i di. Por, dëshmia e tij ka qenë shumë e saktë. Kjo dëshmi, me gjasë, duhet të ketë shkuar për në Washington.

Page 46: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

45

Në të njëjtën kohë, të gjithë në Prishtinë flisnin për varrimin e më-suesit Halil. Por, askush nuk dëshironte të dinte për luftën e Lude-viqit. Në radhë ishte edhe një ritual morti. Këtë herë, më 28 nëntor, në Llaushë. Dhjeta aktivistë politikë dëshironin të mbanin fjalim politik në varrimin e mësuesit. Askush nuk kishte besuar se ky varrim do të ishte edhe fundi i fjalimeve të politikanëve mbi varret e viktimave të Kosovës.

Më 28 nëntor 1997, tre persona te armatosur, me uniforma kamu-flazhi dhe maska të zeza, përveç njërit, befasisht u paraqitën në Llaushë, në varrimin e mësuesit të vrarë më 26 nëntor në këtë shkollë.

Shumë njerëz kishin ardhur nga tërë Kosova. Ashtu siç ishte bërë zakon, fjalimet e politikanëve radhiteshin njëri pas tjetrit.

Kisha parë shumë varrime deri atëherë. Të gjithë i ngjanin njëri-tje-trit, vetëm së në kohët e fundit ndërroheshin autorët, fjalamanët që flisnin për rezistencën paqësore dhe moralin e lartë të popullit të Kosovës.

Duke dëgjuar fjalimet e LDK-së, PSHDK-së, Ballit Kombëtar dhe të tjerëve me radhë, më sillej në mendje politika kosovare gjatë tërë kësaj periudhe.

Duke parë këta njerëz, nuk ishte vështirë të konstatoje se në poli-tikën kosovare një pjesë e njerëzve kishin hyrë nga kureshtja, të tjerët për të shitur mend, e të tjerë, edhe më keq, për të ngatërruar punë. Rrethanë e mjedis më ideal për njerëz të tillët se Kosova as që mund të mendohej.

Ishte e saktë dhe e bukur thënia se Kosova dhe bota shqiptare në përgjithësi prodhonte më shumë thashetheme sesa që arrinte të kon-sumon. Edhe për UÇK-në kishte shumë thashetheme. Ishin të KOS-it,

Page 47: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

46

UDB-ës. Asnjëherë nuk mendohej se dikush mund të vishte teshat dhe të kapte pushkën për të luftuar. Për ta mbrojtur pragun e shtëpisë. Se deri aty kishte ardhur puna.

Dy djelmosha me maska, kurse tjetri me fytyrë të zbuluar, lësho-heshin poshtë livadhit. Të pavërejtur hipën në tribunën e improvizuar, në të cilën deri në atë moment ishte shitur patriotizëm dhe fjalë boshe.

Në një fjalim të shkurtër patriotik, të përshëndetur me brohorit-je ekstaze prej më se 15.000 të pranishmëve, ata identifikuan veten si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së.

Pastaj, ikën prej nga kishin ardhur. Lëvizën me lehtësi, për t’i lënë njerëzit gojëhapur. Kur menduam

se tashmë ishte krejt e qartë se UÇK-ja ekzistonte, se dyshimet dhe thashethemet përfunduan, doli diçka tjetër.

Ende pa arritur të zhdukeshin figurat e tyre në malin e afërt, një milion fjalë të dyshimit lindën aty për aty. Ato kishin arritur para nesh edhe në kryeqytetin e Kosovës. Dhe, ashtu siç ndodhte zakonisht, në “Qafën” e Prishtinës, në vendin ku thurej politika e thashethemeve, tashmë kishte dhjeta variante për paraqitjen e UÇK-së. Ne që ishim prezentë dhe kishim parë ngjarjen, tani nuk e njihnim. Prezenca jonë në vendin e ngjarjes dukej se ishte e kotë, sepse bota e thashethemeve ishte më e fortë se çdo dëshmi reale. Ishte e qartë se krejt politika e ndërtuar mbi gënjeshtra - ishte më e fuqishme sesa e vërteta e thënë me vite të tëra, nga një pjesë e njerëzve të Kosovës.

Nuk më besohej se ky vend jetonte skajshmërisht në botën e thashet-hemeve.

Prapë konspiracion.Prapë rrëfimi për djemtë e UDB-së...

Page 48: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

47

Kreu i dytë

Dosja perëndimore e UÇK-së

Atë që nuk e dëshironim ne, e vërejtën të tjerët. Në vitet 1996-1997 kishte ardhur një gjeneratë e re diplomatësh. Një djalosh i ri, rreth të njëzetetetave, diplomat, gati se ishte bërë rezident në Kosovë, për ta hu-lumtuar situatën dhe për ta parë të vërtetën. Ai ishte Julian Braithwaite, bir i një diplomati me karrierë. Një tjetër, suedez, diplomat shumë i dhënë pas Ballkanit, Jonas Wais (Jonas ka vdekur në vitin 2001, në një aksident, gjatë shërbimit të tij në Irak). Dhe, një tjetër, që më vonë u bë njëri ndër diplomatët më të njohur, Jan Kickert, austriak dhe zëvendës i diplomatit kryesor europian për Kosovën, Wolfgang Petritsch.

Ne bënim shaka me komunikatat e Qendrës për Informim të Kosovës (QIK) dhe gazetës Bujku, të cilat takimet e Presidentit Ibrahim Rugova me këta diplomatë i vendosnin në këndin e sipërm të faqes së parë.

“Jemi lodhur me takimet sterile me njerëzit e politikës dhe me fjalët e tyre - se kjo organizatë është serbe, nuk mund të jetë shqiptare”, na thoshin, në një darkë, në Shpagetarinë Toni, në Prishtinë.

Natyrisht, e kishin fjalën për UÇK-në. Derisa politikanët thoshin fjalë të tilla, ata e kishin hulumtuar vetë

situatën dhe kishin evidencë të saktë për UÇK-në dhe prezencën e saj në terren.

Page 49: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

48

As ne nuk dinim aq shumë. Gjatë bisedës, mësuam edhe për një varg sulmesh që kishin ndodhur, që ne as që i kishim ditur, sepse i kishim konsideruar ose si provokime të policisë dhe ushtrisë serbe, ose si një veprim individual të ndonjë “azgani” kosovar.

Julian dhe Jonas kishin mbledhur të dhënat dhe kishin bërë dos-jen për sulmet e UÇK-së. Një revistë e njohur britanike, e cila merrej me çështje ushtarake, për nevoja të brendshme, kishte publikuar gjithë rrëfimin për UÇK-në. Julian na dha një kopje të saj. Supozohej se atë raport e kishte shkruar nga vetë Julian, i ndihmuar nga atasheu ush-tarak në Ambasadën Britanike në Beograd, John Crosland – i cili është ushtaraku më meritor për sqarimin e situatës në Kosovë. Ai kishte shëtitur këmbë shumicën e fshatrave të Kosovës, për të evidentuar të gjitha pikat ku operonin serbët. Thuhet se Crosland i kishte dhënë shu-micën e caqeve për aeroplanët e NATO-s, gjatë fushatës ajrore të pran-verës së vitit 1999.

Në dimrin e vitit 1997, ekspertë të ndryshëm kishin paralajmëruar se një pranverë e përgjakshme po afrohej në Kosovë.

Vetëm pak kohë para se vendi të përfshihej nga një luftë e plotë, në nëntor të vitit 1997 luftimet qenë përhapur në pjesë të ndryshme të Kosovës, kurse në kufirin më Shqipërinë ato ishin sporadike.

Ndonëse kishte shenja të sakta për këtë, komuniteti ndërkombëtar që ishte në gjumë diplomatik - u zu i papërgatitur, pa ide dhe pa mjete që të ndërmerrte masa për shmangien e një konflikti të armatosur, që më vonë do të shënonte edhe shkatërrimin e fundit të ish Jugosllavisë.

Në fillim të gushtit, numëroheshin 500 të vrarë, shumë të plago-sur, 25.000 refugjatë kosovarë në Shqipëri, 13.000 në Malin e Zi dhe

Page 50: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

49

107.000 të tjerë të zhvendosur brenda Kosovës - pa status zyrtar të refugjatit dhe pa mbrojtje.

Kur mospajtimet e regjimit serb me Qeverinë e vetëshpallur të “Republikës së Kosovës” shkonin duke u rritur, paniku shtohej ndër diplomatët ndërkombëtarë. Zyrtarisht, ata po kërkonin një zgjidhje për problemin e Kosovës. Por, mënyra e qasjes ishte shumë e ngadalshme, mënyrë kjo e cila solli Bosnjën në këtë gjendje ku është sot, me një forcë të madhe dhe të shtrenjtë ndërkombëtare në të.

Julian dhe Jonas kishin mbledhur të dhënat dhe kishin bërë dos-jen për sulmet e UÇK-së. Një revistë e njohur britanike, e cila merrej me çështje ushtarake, për nevoja të brendshme, kishte publikuar gjithë rrëfimin për UÇK-në. Julian na dha një kopje të saj. Supozohej se atë raport e kishte shkruar nga vetë Julian, i ndihmuar nga atasheu ush-tarak në Ambasadën Britanike në Beograd, John Crosland – i cili është ushtaraku më meritor për sqarimin e situatës në Kosovë. Ai kishte shëtitur këmbë shumicën e fshatrave të Kosovës, për të evidentuar të gjitha pikat ku operonin serbët. Thuhet se Crosland i kishte dhënë shu-micën e caqeve për aeroplanët e NATO-s, gjatë fushatës ajrore të pran-verës së vitit 1999.

Për të pasur një përfytyrim të përafërt për mënyrën se si i shihnin ndërkombëtarët zhvillimet në Kosovë gjatë atyre ditëve, parafrazimi i disa theksimeve të raportit e përmendur më lart - zgjon interes.

Aty thuhej, ta zëmë, se UÇK, pas një sërë sulmesh në vende të ndryshme të Kosovës, vendosi të shkonte një hap më tej dhe ta veri-fikonte ekzistencën e saj publikisht. Edhe pse shumica e liderëve poli-tikë shqiptarë, ashtu si edhe kolegët e tyre serbë, vazhdonin ta mo-honin ekzistencën e UÇK-së, përkundër të gjitha dëshmive konkrete,

Page 51: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

50

fama e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përhapej me shpejtësi të madhe, duke krijuar në mesin e të rinjve shqiptarë një ndjenjë të euforisë. Në këtë fazë, kur aksionet e armatosura ende ishin të intensitetit të ulët, hartuesit e raportit shtronin dilemën për mundësinë ose pamundësinë e kufizimit të këtij konflikti në nivelin aktual, duke kërkuar njëkohë-sisht edhe masat që duheshin marrë, në mënyrë që konflikti të mos eskalonte në një luftë përmasash të mëdha.

Sipas tyre, çështja themelore, nëse Kosova do të bëhej edhe një vatër e gjakderdhjes në Ballkan, kishte të bënte me dy komunitetet etnike të ballafaquara në konflikt, me serbët dhe shqiptarët, nëse ata do të gjenin kurajë, mençuri por edhe resurse politike për të parandaluar ngjarjet që shpijnë drejt spirales së pakontrollueshme të dhunës.

Pra, a kishte vullnet të mjaftueshëm politik te serbët dhe shqip-tarët për t’i lëvizur gjërat në këtë drejtim? Përveç kësaj, ashtu sikundër mund të merrej me mend, hartuesit e raportit i jepnin një rol të veçantë komunitetit ndërkombëtar, nëse ai do të tregohej energjik në marrjen e masave për parandalimin e konfliktit, i cili, kur bëhej fjalë për zhvil-limet në ish-Jugosllavi, me përjashtim të Maqedonisë, gjithnjë kishte vënë në veprim një agjendë të vonuar dhe të ngadaltë.

Tash, çështja shtrohej - nëse komuniteti ndërkombëtar kishte mësu-ar diçka nga përvoja.

Për hartuesit e raportit, mbetej problem përcaktimi i fillit të vërtetë të ciklit aktual të dhunës në Kosovë.

“Kërkesat e dy komuniteteve kombëtare të Kosovës, serbeve dhe shqiptarëve, dallojnë dukshëm dhe reflektojnë mitet e ndërsjella kom-bëtare. Mund të vërtetohet, pa dyshim, se dy grupet janë përdorur si figura shahu nga sunduesit e ndryshëm të Kosovës, me shekuj të tërë:

Page 52: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

51

humbësit e një lufte gjithnjë janë përpjekur që të hakmerren në luftën tjetër”, thuhej në raport.

Në observimet e tyre për zhvillimet historike në Kosovë, ata e venë theksin në kronologjinë e ngjarjeve, që nga Lufta e Dytë Botërore, kur, sipas tyre, kishte pasur përleshje të mëdha që kishin rezultuar me mposhtjen e përgjakur të grupeve të rezistencës shqiptare nga Armata Jugosllave, gjatë viteve 1944-45. Tutje, përmendeshin trazirat e shqip-tarëve të vitit 1968, që dhanë si rezultat një shkallë të autonomisë, poth-uajse të barabartë me gjashtë Republikat e Jugosllavisë së atëhershme, përfshirë këtu edhe trazirat e mëtejme më 1981, një vit pas vdekjes së Josip Broz Titos.

“Lëvizja e vitit ’81, me kërkesë për Republikën e plotë të Kosovës, brutalisht u shua nga ushtria dhe policia federative jugosllave, e cila ka vazhduar ta sundojë krahinën me provizione të ndryshme nën kushte të jashtëzakonshme. Mijëra arreste, përcjellë me gjykime me procedurë të shkurtër, kishin dërguar të rinjtë shqiptarë nëpër burgje, pa u bren-gosur për dëshmi”, thuhej në raport.

Në kohën kur e ardhmja e Jugosllavisë bëhej gjithnjë e më e dukshme, saktësonin diplomatët, referendumi i fshehtë shqiptar u mbajt në shtator të vitit 1991, duke shpallur pavarësinë e plotë të “Re-publikës së Kosovës”.

Zgjedhjet e fshehta parlamentare janë mbajtur në maj të vitit 1992. Edhe pse “Parlamenti” kurrë nuk është tubuar, Bujar Bukoshi, i zgjed-hur për “Kryeministër” të Kosovës, nga “Parlamenti” i parë, vazhdoi të kryejë detyrën, me të cilën ishte ngarkuar nga ekzili në Gjermani.

Page 53: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

52

“Forca e dukshme e APJ-së dhe njësive paramilitare serbe, që vazh-dimisht godisnin qytetet e Kroacisë dhe më pas dhe të Bosnjës me ar-tileri të rëndë, pati ndikim dekurajues në Kosovë”, thoshin ata.

Në raport veçmas theksohej fakti se Ibrahim Rugova dhe Lidh-ja Demokratike e Kosovës (LDK), të cilën ai e kryeson, vazhdimisht kanë deklaruar përcaktimin e tyre për arritjen e pavarësisë me mjete paqësore, që përfshinin rezistencën paqësore, krijimin e institucioneve paralele të “Republikës së Kosovës” dhe besimin në përkrahjen e ko-munitetit ndërkombëtar.

Të preokupuar me luftën në Bosnjë dhe me rritjen në vazhdimësi të zërave opozitarë, si dhe të preokupuar me dezintegrimin e plotë të ekonomisë, pushtetarët në Beograd dukej se toleronin shoqërinë para-lele shqiptare, pasi që udhëhiqte punët e veta në mënyrë paqësore, nën kontroll të plotë të Rugovës dhe të LDK-së, pa ndonjë rrezik për shte-tin.

Sipas hartuesve të raportit, numri i incidenteve të armatosura ndërmjet dy komuniteteve etnike - kishte qenë shumë i vogël në periu-dhën 1992-95 dhe intensiteti i tyre kufizohej në shkëmbimet sporadike të zjarrit, ose të keqtrajtimeve nën kërcënim të armëve.

Edhe pse të dhënat zyrtare serbe kishin shënuar 136 sulme mbi po-licinë, gjatë 18 muajve të parë nga shpallja e pavarësisë së “Republikës së Kosovës”, aksioni i vetëm i madh kishte qenë sulmi mbi automjetin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB), në afërsi të Gllogocit, më 22 maj 1993, gjatë të cilit dy policë kishin humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë ishin plagosur.

“Më 22 prill 1996, katër sulme, pothuajse të koordinuara, janë kryer për më pak se dy orë, në lokacione të largëta nga njëra-tjetra. Deri-

Page 54: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

53

sa njëri prej sulmeve, gjatë të cilit tre civilë serbë janë vrarë, mund t’i përshkruhet hakmarrjes, sulmet në Shtime, Pejë dhe Mitrovicë, kishin pasur në shënjestër pjesëtarët e uniformuar të MPB-së: 2 oficerë të pol-icisë janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Policia serbe ka fajësuar ‘terroristët separatistë’ – frazë e zakonshme me të cilën mbulohet çdo gjë.”

Në raport pohohej se sulmet kishin vazhduar në nivel të njëjtë, duke marrë në shënjestër jo vetëm MPB-në, por edhe shqiptarët etnikë, besnikë ndaj administratës serbe.

Ndërkaq, nga fillimi i vitit 1997, media në gjuhën shqipe ka filluar të merrte fakse, në të cilat një organizatë e quajtur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte marrë mbi vete përgjegjësinë për sulmet e bëra.

Edhe pse Milosevic pohonte se “terrorizmi në Kosovë është prerë në rrënjë”, realiteti e dëshmoi të kundërtën.

Pas një pushimi të shkurtër, sulmet kishin filluar sërish.Gjatë verës së vonë të atij viti.“Vargu i sulmeve më spektakulare, që i dhanë besueshmëri UÇK-

së, u ndërmor brenda katër orëve, natën ndërmjet 10 dhe 11 shtatorit. Jo më pak se 10 sulme të koordinuara, në lokacione prej më se 150 km largësi, kryesisht duke marrë në shënjestër kazermat policore dhe automjetet, dëshmuan ekzistencën e një force të organizuar mirë, me aftësi dhe mjete për planifikim dhe ekzekutim aksionesh relativisht të komplikuara, në kushte të vështirësuara të komunikimit të varfër, sistemi telefonik pothuajse jo ekzistues dhe të përgjuar, si dhe pranisë së gjerë të policisë serbe dhe postblloqeve në rrugët kryesore”.

Përdorimin për herë të parë të armëve anti-tank, hartuesit e raportit e shohin si eskalim të mëtejshëm të konfliktit. Këto armë ishin për-

Page 55: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

54

dorur për thyerjen e mureve të ndërtesave, gjatë një sulmi natën në fshatin Baballoq, në afërsi të Deçanit, që kishte ndodhur më 16 tetor.

“Por, ngjarja që UÇK-në e shndërroi në temë të përditshme në Kosovë - ishte paraqitja e parë publike e pjesëtarëve të saj, më 28 nën-tor, datë kjo që shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë shënohej si Dita e Flamurit - festë kjo me rëndësi të madhe patriotike”, thuhej në këtë raport.

Raporti mbante datën 15 dhjetor 1997.Ai kishte përshkruar dhe paraparë gjërat me saktësi të madhe. Por,

situata ndërkombëtare rreth Kosovës ende ishte konfuze dhe diplo-matët ende nuk kishin depërtuar te shefat e qeverive të tyre me in-formacionet që kishin dhe alarmin për seriozitetin e zhvillimeve në terren.

Megjithatë, raporti i përfshinte ngjarjet në një plotëni të madhe. Ndoshta, për herë të parë në kundrimin e perëndimorëve, gjërat në Kosovë shiheshin me një dioptri krejtësisht reale. Pa paragjykime, me kontekst të qartë historik dhe aktual. Përshkrimet e detajeve ishin jashtëzakonisht të sakta.

“Stacionet policore që sulmohen, janë të zgjedhura me kujdes. Të gjitha sulmet që janë bërë, kishin qenë stacione të izoluara, nëpër fsha-tra, kryesisht të okupuara nga afro 12 policë, pa sigurim të vërtetë, pa porte kontrolluese ose roje nate. Karakteristikë për sulmet e hershme ka qenë hapja e befasishme dhe e koncentruar e zjarrit, nëpër dritare. Në disa raste janë përdorur minat e dorës të prodhimit jugosllav dhe kinez, që janë hedhur në objekte nëpër dritare. Kohët e fundit, sul-muesit kishin pasuruar arsenalin e tyre me anti-tank, minahedhës të tipit LAW dhe RB-57, të prodhimit jugosllav. Këto sulme, gjithashtu,

Page 56: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

55

janë përqendruar në përhapjen e pasigurisë në mesin e pjesëtareve të policisë. Madje, edhe kur stacionet kishin qenë të mbrojtura dobët, nuk ka pasur tentime për zënien e tyre dhe për vënien e tyre nën kon-troll të sulmuesve.”

Më tej, në raport, flitej për reputacionin e UÇK-së, që ishte në rritje të vazhdueshme, veçmas pas pritës në fshatin Llaushë.

Sipas hartuesve të raportit, sipas të gjitha gjasave, aksioni i Llaushës nuk kishte qenë aksion i organizuar dhe i planifikuar. Dëshmitë e tyre flitnin se fshatarët lokalë, fillimisht kishin reaguar në mënyra spontane ndaj pranisë së policisë dhe nëpunësve të gjyqit në fshat, duke u përp-jekur ta ndalonin hyrjen e tyre në lokalitet.

Rajoni i Drenicës, thonë ata, është i njohur për nga ashpërsia - mad-je edhe për nga standardet ballkanike dhe tregimet romantike për “lëvizjen e rezistencës” nën udhëheqje të Shaban Polluzhës (që u shua brutalisht nga Armata Jugosllave, më 1945), ende janë të gjalla. Për raportuesit ishte krejt e mundur që pjesëtaret e UÇK-së, të cilët janë të pranishëm në Drenicë, teknikisht mund të kishin ndihmuar në ven-dosjen e bllokadës për ndalimin e konvojit policor.

“Por, do të ishte gabim të besohet se i tërë aksioni mund t’i përsh-kruhet një njësie të organizuar”.

Raportuesit kishin bërë edhe një analizë të vendit të ngjarjes. Gjurmët që kishin mbetur në vend-betejë, japin indikacione se

kishin qenë dy grupe të armatosura, me nga 12 sulmues në secilin grup. Meqë banorët janë të armatosur dhe armët është punë e lehtë të fshihen në zonat fshatare, sipas raportuesve, ka qenë punë e lehtë grumbullimi i një force të këtillë brenda natës, të përgatitet pusia dhe sulmuesit të shpërndaheshin posa të përfundonte përleshja.

Page 57: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

56

“Që nga abrogimi i autonomisë së Kosovës, autoritetet serbe kishin udhëhequr krahinën si një koloni, duke mbajtur rendin me anë të keqtrajtimit, më shumë se me anë të ndonjë veprimi parandalues. Sho-qëria shqiptare është tejet e lidhur ngushtë, e njohur për nga besnikëria fisnore dhe familjare dhe për nga traditat e vjetra të nderit dhe fshehtë-sisë. Gjuha është tërësisht ndryshe nga çfarëdo gjuhe tjetër që flitet në ish-Jugosllavi (ose kudo në Evropë), që vështirëson infiltrimin, madje edhe në kohët më të mira”, thuhej aty.

Vështirësitë serbe, që me anë të kundërzbulimit të depërtojnë në radhët e shqiptarëve, sipas raportuesve, janë të mëdha, sepse shqiptarët që kishin punuar më parë në organet e sigurisë, shumica ishin larguar nga puna, ndërsa ata pak që kishin mbetur ishin të papërdorshëm, sepse mbanin etiketën e tradhtarëve dhe, si të tillë, janë të papërdor-shëm për policinë serbe.

“Burimet e ndryshme shqiptare pohojnë për 900.000 deri në 1.2 milion keqtrajtime nga policia, që nga viti 1981. Praktikisht, çdo i rri-tur ka kaluar nëpër procedurë policore, që vetëm ka bërë planifikimin edhe më ekstrem”.

Preokupim të veçantë për raportuesit përbënte organizimi i brend-shëm i UÇK-së, e veçanërisht struktura e saj organizative. Duke u mbështetur në kumtesat e lëshuara për opinion, raportuesit përcillnin në raportin e tyre supozimin se UÇK tashmë kishte Shtabin e Përgjith-shëm - “që është emër për trupin më të lartë koordinues të saj, i cili ka gjasë që është i përbërë prej një përzierjeje ushtarësh dhe politikanësh.” Për vendndodhjen e Shtabit, ata shprehin supozimin se gjendet diku në Gjermani dhe se anëtarë e tij udhëtojnë në Kosovë, kur paraqitet nevoja.

Page 58: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

57

Nga ana tjetër, jepet edhe versioni i zyrtarëve serbë të sigurimit, të cilët besojnë se UÇK duhet të ketë edhe ndonjë formë të komandës rajonale.

“Por, ka pak gjasë që ajo të jetë e lokalizuar në Drenicë. Do të kishte me shumë kuptim po të ishte e fshehur në Prishtinë - qytet me 200.000 banorë”.

Për strukturën e brendshme organizative të UÇK-ës, raportuesit kanë dijeni se ajo operon në grupe prej 3 deri në 5 luftuesish, derisa 1 ose 2 prej tyre në çdo aksion janë të rinj dhe merren me këto aksione për të përfituar përvojë.

“Komanduesit e grupeve besohet se mbeten në Kosovë derisa t’i kryejnë 3 aksione, pastaj tërhiqen dhe shkojnë në Evropën Perëndi-more. Fshehtësia sigurohet nga ndihmësit lokalë, të cilët janë përgjeg-jës për logjistikë: armët mbahen të fshehta dhe dërgohen në rajonin e përgatitur për sulm, ku pastaj i dorëzohen ekipit sulmues. Kjo strategji bën që të besohet se për tërë këtë nevojiten 120 deri 150 njerëz me për-vojë aksioni, 40 prej të cilëve përbëjnë udhëheqjen e grupeve, ndërkaq 200 të tjerë përbëjnë strukturën përforcuese, si udhërrëfyes, furnizues etj”.

Komunikimi është ekskluzivisht i limituar dhe kjo konsiderohet si mënyra e vetme për të ekzistuar, saktësojnë raportuesit.

Raportuesit perëndimorë shfaqnin interes të veçantë për një njohje më të thelluar të UÇK-së. Kjo, edhe për arsyen se njohjet e tyre për ketë formacion - fillimisht ishin të pakta. Sikundër mund të vërehet, për të bërë një letërnjoftim të saj, ata mbështeten në burime të ndryshme, të drejtpërdrejta ose të tërthorta.

Page 59: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

58

Në këtë rast, 41 kumtesat e lëshuara deri në atë kohë nga UÇK, u japin shkas raportuesve ta portretizojnë UÇK-në si organizatë profe-sionale, e cila thotë se është plotësisht e pavarur nga liderët politikë.

Ata analizojnë edhe stilin dhe gjuhën e kumtesave, për të cilët thonë se janë “koncize dhe nuk shpalosin detaje”.

Më tej thuhet: “Shumica e analistëve hedhin poshtë teoritë se liderët e grupeve të veçanta vijnë nga ish-Ushtria Jugosllave. Oficerët shqip-tarë nga kjo ushtri janë përjashtuar gjatë viteve 1990-1991, ndërkohë që shumica prej tyre mbahen nën vëzhgim konstant. Konvertimi i ofi-cerëve të APJ-se në Kroaci dhe Bosnjë gjatë luftës dëshmoi se ata janë të paaftë për të menduar si të pavarur dhe individualisht, derisa UÇK deri tash ka dëshmuar se shfrytëzon një qasje krejtësisht të kundërt. Teoritë që flasin për pjesëmarrjen e shqiptarëve që u stërvitën në ush-trinë kroate mund të hidhen poshtë, ngase numri i tyre është shumë i vogël dhe i limituar në nivele më të ulëta, me përjashtim të Rrahim Ademit, i ciii me sukses ka komanduar një brigadë. Ndonëse burimet serbe pohojnë se në organizatë marrin pjesë oficerë të Ushtrisë Shqip-tare, megjithatë, një pohim i tillë nuk qëndron. Një burim potencial prej nga ka rrjedhë stafi i lartë i UÇK-së, mund të jenë ish-inspektorët e MPB-së së Kosovës. Që nga viti 1976, në Akademinë Ushtarake të Armatës se Jugosllavisë, për çdo vit, kishin diplomuar 30 inspektorë të policisë. Këta inspektorë kishin kombinuar njohurinë më të madhe ushtarake me atë policore, përfshirë edhe stërvitjet e vazhdueshme të taktikës guerile. Gati asnjë nga këta inspektorë shqiptarë nuk ka mbe-tur në MPB, që nga spastrimet e viteve të hershme ’90. Një numër i tyre ka mërguar për në Evropën Perëndimore dhe është e besueshme që ata mund të jenë kurrizi i stafit të lartë të UÇK-së”.

Page 60: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

59

Ky pohim tregon se në bashkësinë ndërkombëtare enigma rreth af-tësive ushtarake të UÇK-së bënte që të lansoheshin teori me shumë pak besueshmëri dhe mbështetje në gjendjen faktike.

Një çështje tjetër që kishte zënë vend në raport - ishte parashi-kimi për mundësitë e zgjerimit të UÇK-së, përfshirë edhe kahet e mundshme të zhvillimit të situatës. Raportuesit ishin në dijeni se UÇK nuk e kishte problem zgjerimin e mëtejshëm të radhëve të veta, sepse, pohonin ata, në Kosovë më shumë se 20 mijë shqiptarë arrinin moshën madhore për çdo vit, që domethënë se ekzistonte një potencial i madh njerëzor. Mirëpo, stërvitja e tyre paraqiste problem të madh. Deri më 1990, stërvitjet themelore për përdorim të armëve dhe stërvitjet e këm-bësorisë kishin qenë të detyrueshme në APJ. Që nga ai vit, në kundër-shtim me rregullat ushtarake, rekrutët shqiptarë nuk ishin ftuar më të shërbenin në Armatën Jugosllave, kështu që, edhe përkundër besimit ndër ballkanasit se çdo i rritur di ta përdorë pushkën, do të mund të quhej vetëvrasje futja në luftë me ushtarë të tillë, të pastërvitur dhe pa përvojë.

“Kampe të mëdha për stërvitje nuk mund të krijohen as në Kosovë, e as në Evropën Perëndimore, gjë që detyron UÇK-në ta kufizojë num-rin e vet. Disa kampe specializuese kishin ekzistuar në Shqipëri, që nga koha e Enver Hoxhës dhe së paku dy sosh (në Fushë-Krujë dhe në Bajram Curr) besohet që kishin vepruar edhe gjatë regjimit te Berishës, por janë shuar më 1993, nën presion të SHBA-së. Edhe pse Qeveria e Fatos Nanos publikisht ka njohur Kosovën të jetë pjese e Serbisë dhe i është përkushtuar zgjidhjes paqësore, është e mundur që raportet jozyrtare për ekzistencën e kampit stërvitës në Librazhd të jenë të vër-teta. Edhe po të jetë kjo e vërtetë, duket se kjo ka ndodhur më tepër për

Page 61: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

60

shkak të anarkisë në vend, sesa për shkak të ndonjë përkrahjeje nga Qeveria Shqiptare, ndërsa në terminologjinë ushtarake një kamp i tillë do të ishte i parëndësishëm.”

Gjithashtu, raportuesit perëndimorë çështjen e furnizimit të koso-varëve me armë e lidhin edhe me shpërthimin e trazirave në Shqipëri, më 1997.

Deri atëherë, shkruanin ata, “shqiptarët e Kosovës kishin mundur të llogarisin vetëm në një numër të kufizuar të armëve”, sepse armët e Mbrojtjes Territoriale të Kosovës ishin konfiskuar pas demonstratave të vitit 1981. Ato asnjëherë më nuk u gjenden në duart e shqiptarëve. Pra, furnizimi me armë në Kosovë ishte një punë e vështirë. Mirëpo, luftërat në ish-Jugosllavi kishin bërë që një numër armësh të përfundo-nin edhe në Kosovë, “shumica prej të cilave janë shitur nga vetë serbët.”

Pas pranverës së vitit 1997, situata e furnizimit me armë në Kosovë ndryshon rrënjësisht, sepse pas plaçkitjes së depove ushtarake në Shqipëri, numri i armëve në qarkullim, në të cilat mund të kishin qasje edhe kosovarët, ishte shtuar shumë.

“Çmimi aktual i “Kallashnikovit”, shkruajnë raportuesit, “është vetëm 300 USD, ndërsa vlerësimet më të përmbajtura të rezervave të armëve arrijnë 25.000 AK të fshehura. Gjithashtu, mund të gjenden edhe armë anti-tank, predha dore, minahedhës, madje edhe predha të kalibrit të vogël dhe armë kundërajrore”.

Një analizë të vëmendshme, analistët dhe raportuesit i bëjnë edhe palës kundërshtare. Serbëve.

Ata, thonë raportuesit, mungesën në numër e kompenson me orga-nizim dhe logjistikë.

Page 62: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

61

“MPB në Kosovë ka afro 13.000 policë të armatosur me pajisje para-militare, duke përfshirë autoblinda dhe helikopterë të armatosur. Rreth 25.000 përforcime policore të rregullt dhe rezervistë mund të trans-ferohen nga Serbia qendrore për 72 orë”.

Por, nuk është vetëm policia ajo që kujdeset për sigurinë në Kosovë. Raportuesit theksojnë se Armata e Jugosllavisë ka afro 6.500 të dis-

lokuar në Kosovë, kryesisht në zonën kufitare dhe në katër garnizonet e mëdha, duke i shtuar kësaj edhe planin për dislokim të shpejtë të përforcimeve prej 10.000 trupave nga Nishi, Leskovc dhe Uzicë - si valë të parë, në mesin e të cilëve edhe 4.000 rezervistë, teorikisht të gatshëm për aksion në Kosovë.

Vëzhguesve perëndimorë nuk u shpëton fakti se armata serbe-ju-gosllave “ka shfaqur pavullnetin e saj për t’u përzier në Kosovë, pasi që Kosova konsiderohet të jetë çështje e brendshme politike”, pran-daj duhet të mbetet në kompetenca të policisë. Armata serbe për këtë qëndrim mund t’i falënderohet në njëfarë mënyre edhe UÇK-së, e cila gjatë aksioneve të vetë i qe shmangur caqeve ushtarake, që mund të konsiderohet “veprim me mend” i formacioneve të armatosura shqip-tare, sepse kështu mund të pohohet se UÇK-ja nuk lufton institucionet e shtetit, por ata që aktualisht janë përgjegjës për represion në Kosove - policinë.

Që nga janari i vitit 1998, thonë raportuesit, armata është gjendur nën presion politik për të ndërmarrë diçka, por ajo me mençuri i ka ikur përzierjes në ndonjë operacion anti-UÇK, duke kufizuar vep-rimet e saj vetëm në dërgimin e ndonjë konvoji ushtarak në rajonin e Drenicës.

Page 63: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

62

“Këta nuk kishin hasur në çfarëdo rezistence dhe kjo është përdorur nga propaganda zyrtare serbe për të mohuar ekzistencën e UÇK-së”, thuhej në raport.

Tutje, shtohej se elementi i tretë dhe më i paparashikueshëm i forcave serbe - në paramilitarët dhe vullnetarët.

“Edhe pse shumica e milicëve që kishin operuar në Kroaci dhe Bos-një janë shpartalluar, së paku dy sosh janë të gatshme të shfaqen në Kosovë nëse “bosët” e tyre vendosin të veprojnë. Milicia më së miri e organizuar, që tani është e tërhequr, por sipas raporteve aktuale është duke u “nxehur” për aksion në Kosovë, është Garda Vullnetare Serbe - SVG, më mirë e njohur si “Tigrat”, nën udhëheqjen e Zelko Raznjatovic (Arkan).

“Tigrat”, afro 400 luftëtarë të ashpër me përvojë luftarake dhe të do-kumentuar për kryerje të spastrimeve etnike, mund të përdoren për aksionet, me të cilat as policia e as ushtria nuk dëshiron të vihet në lidhje.

Në raport theksohej se organizata e vetme tjetër që mund të orga-nizojë një milici, do të ishte partia ekstreme djathtiste e Vojislav Sesel, Partia Radikale Serbe.

Raportuesit janë ndalur te efektet psikologjike të pusisë në Llaushë.Të dy palët, thonë ata, tash stërmadhojnë forcën e ushtrisë. “Me paqartësi rreth mënyrës së veprimit dhe pa udhëheqje politike,

MPB-ja ka tërhequr shumicën e njësive të saj nga vendet e rrezikshme në Drenicë dhe përreth. Autoritetet kishin vendosur që të bartin fab-rikën e vogël të municionit nga Skenderaj në një lokacion më të sigurt. Kjo, nga ana tjetër, ka nxitur pohimet për ekzistimin e ‘territorit të lirë’, pohime këto që janë plotësisht të pabaza. Nuk ka dyshim se MPB ka

Page 64: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

63

mjaft fuqi njerëzore dhe mjete për të realizuar prani të madhe në çdo pjesë të Kosovës, por vendimi i saj që të mos veçohet, reflekton mung-esën e politikës së qartë dhe në mënyre indirekte është pohim se njësitë e MPB-së nuk janë të gatshme, e as të stërvitura, për t’u konfrontuar me një opozitë të gjerë terroriste apo guerile, e aq më pak ndonjë lëviz-je popullore në stil të intifadës”.

Duke marrë parasysh këtë situatë, raportuesit vënë në dukje se poli-tikanët serbë tashmë kanë filluar ta shtojnë presionin mbi MPB-në për të vepruar, por, siç thuhet në raport, nga dy aksionet që i kishin ndër-marrë në rajonin e Drenicës, nga fundi i janarit, shihet se metoda për t’iu kundërvënë UÇK-së ende nuk është gjetur.

“Në këto dy raste konvojet e policisë serbe me autoblinda dhe afro 100 policë te armatosur kishin rrethuar shtëpitë e vendosura në skaj të fshatrave dhe i kishin qëlluar me zjarr të përqendruar për disa ore, duke vrarë kështu së paku një person dhe duke lënduar disa civilë. Pas ballafaqimeve të tilla, MPB-ja ka bastisur shtëpitë, duke arrestuar të gjithë meshkujt mbi 16 vjet, por përveç konfiskimit të disa armëve, nuk kishin mundur të lavdëroheshin me ndërprerje të aktiviteteve të UÇK-së. Tash, besohet se MPB serbe ka parë kotësinë e një qasjeje të tillë dhe ka hequr dorë nga kjo”.

Kjo prani e zvogëluar e policisë serbe ka inkurajuar popullsinë loka-le të rajonit të Drenicës për të mbiçmuar fuqinë dhe rëndësinë e tyre.

Raportuesit precizojnë se Drenica është një rajon prej afro 1200 km2, me popullatë prej afro 60.000 banorësh, prej të cilëve 95 për qind janë shqiptarë.

“Rajoni është kodrinor, me pak pyje dhe vende të pakta për strehim. Në Drenicë mund të arrihet me anë të gjashtë rrugëve. Terreni është

Page 65: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

64

tërësisht i papërshtatshëm për ndonjë bazë serioze guerile. Rruga krye-sore, që lidh Kosovën me rrafsh të Dukagjinit dhe me Malin e Zi, ndan rajonin në dysh dhe Serbia nuk do të mund të lejonte ndonjë pengim në qarkullim të trafikut në këtë rrugë”, thonë raportuesit, duke pasur para sysh rrugën Prishtinë-Pejë.

Më pas, shpjegohet se kufiri verior i Drenicës është Serbia, gjë që nuk ofron mundësi për tërheqje strategjike. Prandaj, theksohet në raport, aksionet e UÇK-së në Drenicë më shumë mund të konsiderohet si op-eracion i “demonstrimit të forcës” nga UÇK, duke ngritur vullnetin e shqiptarëve dhe duke detyruar serbët që të veprojnë.

“Taktikë e guximshme, por ushtarakisht e mençur, meqenëse, çfarë-do që të bëjnë serbët, nuk mund të fitojnë”.

Duke folur për mbështetjen e UÇK-së nga popullsia lokale, raportuesit thonë se shumica e njerëzve që paraqiten gjatë natës në Drenicë, është e sigurt se janë të rinj lokalë të frymëzuar – që besojnë të jenë luftëtarë të UÇK-së, por që në të vërtetë ata nuk marrin pjesë në aksionet luftarake.

“Kështu, tash për tash, krahu i organizuar i UÇK-së nuk ka ndonjë obligim, por vetëm mbledh frytet e vetëdijesimit politik të shtresave të gjera të popullsisë”.

“Nëse pala serbe nuk reagon, atëherë praktikisht e forcon kauzën e UÇK-së. Aktualisht, etiketohet si organizatë terroriste, edhe pse për shkaqe politike, çdokush, përveç serbëve, me kujdes po i shmanget një termi të tille. Por, nëse mund të vërtetojë se publikisht mban armë, në një territor sado të vogël, në mënyrë legjitime kjo mund të pohoje se është lëvizje guerile, me të gjitha përparësitë politike të një statusi të tillë. UÇK nuk gjendet në listën zyrtare të organizatave terroriste të

Page 66: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

65

Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe kërcënimi me regjistrimin e saj si të tillë është mënyra e vetme që SHBA të kontrollojë shqiptarët radikalë, madje për një kohe. Pas dy eksplodimeve në territor të Maqe-donisë, në fund të vitit, për të cilat UÇK ka marrë përgjegjësinë, i dër-guari i SHBA-se për ish-Jugosllavi, Robert Gelbard, u dërgoi këtyre një porosi të qartë. Ky kontest lidhur me “statusin legal” të UÇK-së mund të nxisë palën serbe për të inskenuar një sulm, mundësisht të përgjakur dhe me viktima civile, duke shpresuar që për këtë të fajësohen shqip-tarët dhe duke i etiketuar kështu UÇK-në si organizatë terroriste”.

Për mundësinë e veprimit në këtë mënyrë të Serbisë, raportuesit tërheqin vëmendjen seriozisht, sepse, thonë ata, për diçka të tillë nuk ka kufizime morale dhe shembujt për këtë ka shumë kudo nëpër ish-Jugosllavi.

Por, çfarë pasojash parashihte diplomati britanik në rast të interven-imit të forcave serbe dhe pse shqiptarët mund të humbnin vetëm nëse vetë bëjnë gabime?

“Nëse pala serbe vendoste për aksion, praktikisht detyrohet që të ve-projë në mënyrë të gabuar. N[se përdoret policia, që është e pastërvitur në shuarjen e kryengritjes dhe që kurrë nuk ka qenë e disiplinuar, është e sigurt se do të gaboje dhe do të vrasë civilë, duke kthyer opinionin botëror, sërish, kundër Serbisë. Nëse përdor armatën, rrezikon kri-jimin e opozitës nga brenda – ‘lëvizja e nënave’, që i është kundërvënë rekrutimit të ushtarëve për luftë vëllavrasëse - që më 1991-1992 është dëshmuar të jetë mjaft e fuqishme, duke bërë që armata të rishqyrtojë taktikat e saj. Nëse autoritetet u japin dritën e gjelbër milicëve, vep-rimet e tyre pa dyshim do të mbanin vulën tashmë të njohur të bru-

Page 67: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

66

talitetit - duke shkaktuar edhe më tepër armiqësi ndaj Serbisë”, thoshin diplomatët.

Pra, për Serbinë situata paraqitej mjaft delikate.Në një rast të këtillë, thoshin diplomatët, shqiptarët do të ishin në

pozitë më të mirë. Ata qysh tani gëzonin simpatinë ndërkombëtare, si viktima të represionit brutal dhe “mënyra e vetme që të humbin është që të gabojnë vetë”.

Përkundër ideve të pakuptimta të strategëve të zyrave, që kohë pas kohe paraqiten në shtypin shqiptar, se “liria do të kushtonte 100,000 jetë”, asnjë shqiptar i moshës madhore dhe me pak mendje të shën-doshë nuk ka iluzione lidhur me gjakun që do të derdhet, në rast të konfrontimit të hapur me serbët.

“Për ta taktika më e mirë është t’i bëjnë ballë presionit, pa shkaktuar luftë me përmasa të gjëra”.

Sipas analistëve, diplomatëve dhe raportuesve, të gjithë këta skenarë kishin dobësi fundamentale: gjithmonë bazohen në sjellje logjike dhe reagim të arsyeshme.

Mirëpo, theksojnë ata, në rajonin ku çdo vend ne hartën e shkatër-rimit i është kundërvënë arsyes së shëndoshë, nuk mund të llogaritet në zhvillimin e gjërave sipas arsyes.

“Prandaj, skenari më i keq, mund të zhvillohet shpejt dhe pa kon-troll nga ndonjë situatë, në dukje të parë, të pafajshme: një aksion pol-icor ose ushtarak që shkon huq, me viktima nga pala serbe, ose serbë të rrethuar dhe në pamundësi për t’u larguar, shumë shpejt mund të shfrytëzohet nga ekstremistët nacionalistë në Beograd. Pas humbjes së luftës në Kroaci dhe Bosnjë dhe në mungese të viktimave për fajësim, serbët ende janë plot mllef. Shumica e shohin Kosovën si mundësi të

Page 68: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

67

vetme për t’u hakmarrë për humbjet e pësuara dhe opozita djathtiste, që është e fortë, por e papërfaqësuar në qeveri, mund të shohë këtë mundësi si gjasën e tyre, të vogël dhe joreale, për të hequr nga pushteti kryetarin Slobodan Milosevic. Ai, nga ana tjetër, mund të shfrytëzojë trazirat popullore, për të hequr qafe Milo Djukanovic dhe mënyra e vetme për të bërë këtë është duke nxitur masën lidhur me çështjen e Kosovës”.

Një skenar i tillë, mendonin diplomatët, mund të vihej lehtë në ve-prim.

“Nëse dhjetëra mijëra njerëz gjenden në rrugë, duke kërkuar hak-marrje dhe gjak shqiptar, asnjë politikan nuk do të mund (ose nuk do të dëshironte) t’i ndalojë. Armët, thjesht, gjenden gjithkund dhe vrasjet e pakontrolluara dhe plaçkitjet do të shkaktonin jo më pak se gjysmë milioni refugjatë. Me Serbinë dhe Malin e Zi, nga të dy anët, si dhe bjeshkët e pakalueshme në drejtim të Shqipërisë, nga ana e tretë, rru-ga e tyre e vetme do të ishte drejt Maqedonisë, që nuk do të kishte as mjete, e as kurajë për t’i ndaluar. Apeli publik i Kryetarit të Maqedo-nisë, Kiro Gligorov, për krijimin e një ‘korridori humanitar’ për kalim-in e refugjatëve shqiptarë, nga Maqedonia në Shqipëri, që do të ishte nën mbrojtje ndërkombëtare, dëshmon se frika në Maqedoni nga një zhvillim i tillë i situatës është reale”.

Diplomatët në këtë raport parashihnin se një vërshim i tillë i refug-jatëve sigurisht do të nxiste maqedonasit dhe pakicën shqiptare, me afro 25 për qind të popullsisë, për të reaguar, duke shkaktuar luftën civile - që do ta shpartallonte Maqedoninë për shumë pak kohë.

Spekulimet e mëtejme nga kjo pikëpamje përfshinin edhe Serbinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Shqipërinë, që do të përziheshin për te ok-

Page 69: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

68

upuar çfarëdo territori në ofertë, pastaj dhe Turqinë, e cila do t’u hid-hej grekeve, myslimanët boshnjakë që do te shfrytëzonin situatën për të mposhtur entitetin e vogël serb, derisa Kroacia gjithashtu do të inkuadrohej për te rrëmbyer ndonjë gjë.

“Skenar ankthi, me të vërtetë, por jo i pamundur!”Në analizën e tyre, raportuesit i kthehen Slobodan Milosevic. “E vetmja gjë që mbeti si vazhdimësi gjatë konfliktit në ish-Jugosl-

lavi, është sjellja e Kryetarit të tashëm jugosllav, Milosevic. I paaftë si strateg, por mjeshtër taktik, ai gjithnjë ka shantazhuar kundërshtarët e tij, derisa ka arritur pranë pikës së palejueshme. Por, gjithnjë vetëm deri pranë saj, e kurrë përtej. Asgjë nuk ka ndërruar në sjelljet e tij. Ai ende mban kontrollin e plotë të palës serbe, aq sa dikush mund të ketë kontroll të tillë. Ai mund të pajtohet edhe me disfatën më të madhe, nëse i lihet një rrugëdalje psikologjike, të cilën mund ta shfrytëzojë dhe popullit t’ia prezantojë si fitore. Por, për ta detyruar të pajtohet me një disfate të tillë, duhet t’ i nënshtrohet presionit të madh. Dhe, nëse presioni është me të vërtetë i madh dhe i koordinuar, gjithmonë ka efekt - pa marrë parasysh se sa e dëmshme është marrëveshja për të. Autonomia e gjerë për Kosovën, duke e mbajtur atë në kuadër të Serbisë, deri të krijimi i një territori gjysmë autonom federal, e madje edhe deri te statusi i Republikës së barabartë, në kuadër të Republikës së Jugosllavisë, edhe kjo mund të jetë një zgjidhje”, thonë diplomatët.

Ata shtojnë se çdonjëra zgjidhje ka përparësitë dhe mangësitë e saj.“Qëndrimi i ekstremistëve serbë është se Kosova tashmë ka një sh-

kallë mjaft të lartë të autonomisë dhe se koncesionet e mëtejme nuk mund të bëhen, një qasje më reale nga pala serbe (por, me rëndësi të

Page 70: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

69

vogël në mesin e opozitës dhe serbëve të Kosovës) përkrah bisedimet, por nën kushte që nuk pëlqehen nga pala shqiptare”.

Pozita politike e shqiptarëve, thonë raportuesit, është pavarësia e plotë për Kosovën. Mirëpo, meqë kjo parapëlqehet nga komuniteti ndërkombëtar, atëherë mbetet zgjidhja e dytë më e mirë, që do të ishte avancimi i statusit të Kosovës në një Republikë të barabartë me Serbinë dhe Malin e Zi, duke krijuar kështu Republikën e tretë në një federatë.

“Kësaj ideje i kundërvihen serbët, por nëse bëhet shqyrtimi i saj, me intensitet të njëjtë do t’i kundërvihen edhe malazeztë, ku Kryetari Milo Djukanovic e ka të qartë se Republika e tij e dobët do të rrezikohej me zgjerimin e federatës dyanëtarëshe, me pranimin e elementit të tretë. Në atë rast, Djukanovic, edhe një i përfolur ballkanik i realpolitikes, do të humbte shumicën e tij në Parlament - dhe nga më herët mund të shihet se, njëherë kur të vihet në pozitë, nuk është i gatshëm të heqë dorë nga ajo”.

Në fund të raportit, diplomatët bëjnë nja analizë të raporteve ndër-kombëtare në çastin kur problemi i Kosovës po shfaqej me gjithë mprehtësinë e tij të madhe.

“Një rrezik tjetër për Kosovën është - paradoksalisht - Iraku. Siç u është demonstruar, të gjithë atyre që kishin pasur kohë të vërejnë gjatë Luftës në Gji, serbët gjithnjë janë përpjekur që të shfrytëzojnë në favor të tyre faktin se bota është përqendruar në ndonjë krize ndërkombëtare diku tjetër. Nëse kriza në Irak vazhdon të zhvillohet me intensitet të njëjtë, ose të shpejtë drejt aksionit të madh ushtarak, Milosevic mund te vendosë që të reagojë shpejt, duke shpresuar se SHBA dhe NATO do të jenë tejet të zëna në Gji, aq sa për të mos reaguar për një kohë. Kri-za e re në Irak përputhet me përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të

Page 71: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

70

shqiptarëve në Kosovë, të parapara për 22 mars. Me rezultatet që pritet t’i japë fund dominimit ekskluziv të LDK-së së Ibrahim Rugovës dhe krijimin e një opozite modeste, serbët do të humbnin mundësinë për të pohuar se popullsia shqiptare nuk ka të drejtë të shprehet për Kosovën. Kështu, çfarëdo që të ndodhë në vendet e tjera, Perëndimi kurrsesi nuk duhet te harrojë Kosovën, ose t’i riorientojë burimet që aktualisht janë të përqendruara nga Kosova”.

Tutje në raport jepen disa supozime për zhvillimet e mundshme. Serbët dhe shqiptarët, thonë diplomatët, për shumë kohë kanë jet-

uar në bota paralele, veçmas gjatë shtatë vjetëve të fundit, pa çfarëdo kontakti. Kështu që, askush nuk mund ta marrë me mend se si mund të takohen ata, nën presionin aq të madh të koncepteve dhe botëkup-timeve të kundërta.

“Por, mënyra e vetme për t’ju shmangur rrezikut të zhvillimit te situ-atës jashtë kontrollit, është koordinimi i mirë i presionit ndërkombëtar dhe përdorimi i tij i menjëhershëm dhe pa dallim mbi të dy grupet et-nike, duke e bërë një presion te tillë të padurueshëm, si dhe të përcjellë me demonstrim të kërcënimeve. Një qasje e tille do të kishte sukses, po që se udhëhiqet dhe përcaktohet nga një lider i qartë. Dhe, kjo, nga përvoja e mëhershme, mund te jetë vetëm SHBA. Të gjitha përpjekjet tjera - nga iniciativat, ndoshta dhe qëllimmira, franko-gjermane, e deri te propozimet tjera ad-hoc - do të ishin vetëm humbje kohe dhe do te shtonin mundësitë e zhvillimeve kaotike”.

Pra, situata në Kosovë, në sytë e vëzhguesve ndërkombëtarë ngjallte shumë dilema.

A kishte marrë mësim komuniteti ndërkombëtar nga dështimet në të shkuarën? A kishte ende kohë, vullnet, mënyra dhe resurse të for-

Page 72: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

71

mohej një bazë e fortë për një zgjidhje afatgjate? A do të ndodhte që, nga frika e përhapjes së konfliktit në rajon, këtij problemi t’i gjendej një zgjidhje sa më e shpejtë dhe afatshkurtër, me gjasa të mëdha që të eksplodojë prapë në një të ardhme të afërt, ose pak më të largët?

Këto dilema vazhduan të mbetnin pezull.Për një kohë shumë të gjatë.

Page 73: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

72

Kreu i tretë

Paraloja e luftës

Askush nuk e dinte se çfarë kishin biseduar Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano dhe Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitin 1997.

Asgjë nuk ishte bërë publike, sepse Rugovës tashmë ia kishin ku-fizuar paraqitjet në Televizionin Shqiptar (TVSH). Takimi ishte bërë para se Nano të nisej për të marrë pjesë në Samitin Ballkanik në Kretë të Greqisë. Kishte ftuar Rugovën dhe Kryeministrin e Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshin, që ta vizitonin Shqipërinë, para se të shkonte në Kon-ferencën e Kretës.

Rugova tashmë ishte i ftohtë me Shqipërinë, për pabesinë, siç thuhej në LDK, që i kishin bërë atij në vitin 1996, kur Sali Berisha dhe partia e tij – Partia Demokratike, i kishin dhënë hapësirë Adem Demaçit në TV satelitor, për ta sulmuar Rugovën dhe politikën e tij paqësore.

Takimi me Nanon ishte bërë sa për sy e faqe, sepse ndaj Nanos tashmë ishte krijuar një averzion në Kosovë.

Me një pushtet moral që e kishte LDK në Kosovë, ajo nuk duhej të bënte një shkëputje totale me Shqipërinë dhe institucionet e saj, qof-shin ato të majta ose të djathta. Disa prej nesh nuk e kuptonim një gjë e tillë, kur dihej se Shqipëria asokohe kishte mbetur e vetmja mbështetje e Kosovës.

Page 74: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

73

Pushteti i LDK-së, përveç sukseseve krejt periferike, njohu edhe një degjenerim të madh në raport me Shqipërinë.

Në vitin 1996, Sali Berisha kishte ftohur marrëdhëniet me liderin e LDK-së. Rugova dhe Kosova nuk kishin ku te mbështeteshin më.

Nano dhe Partia Socialiste kishin ardhur tashmë në pushtet. Bota shqiptare dhe gjeopolitika e marrëdhënieve kishte ndryshuar, gjithash-tu.

Në këto rrethana, përfshirë edhe një të kaluar denoncuese për so-cialistët, ishte zhvilluar takimi Nano-Rugova, në fillim të nëntorit të vitit 1997.

Nano, tri vjet më vonë, pat rrëfyer për këtë takim. Në sallën e madhe të Kryeministrisë, ku zakonisht uleshin afër njëri-tjetrit Kryeministri dhe mysafiri, këtë herë Nano dhe Rugova ishin larg njëri-tjetrit.

“Hë... ç’t’i them Milosevicit?”, e kishte nisur bisedën Nano. “A ke ndonjë porosi për t’ia thënë. Ç’mund të bëj unë për Kosovën?”,

kishte vazhduar pyetjet retorike Kryeministri i Shqipërisë. Në një atmosferë të zymtë, Fatos Nano rrëfente për takimin e tij me

Rugovën, si me një njeri të hutuar.“Nuk dua të them asgjë dhe nuk kam porosi për Milosevicin”, i

kishte thënë shkurt, Rugova. “Po ama unë po shkoj me porosi të zonjës Madeleine Albright dhe

të Bashkimit Europian”, ia kishte kthyer Nano.I zhytur në mendime dhe duke shikuar në mënyrë të papërcaktuar

në tavolinë, Rugova nuk kishte thënë ndonjë gjë tjetër përveç se kishte përfunduar bisedën me një konstatim. Duke i thënë Nanos se nuk mund të fliste asgjë në emër të Kosovës.

Ishin ndarë te dera e zyrës së Kryeministrit.

Page 75: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

74

Fatos Nano e kishte përfolur këtë takim nëpër rrethe me miq dhe e kishte komentuar me tone të errëta gjendjen e Rugovës.

Por, cili kishte qenë Ibrahim Rugova, në të vërtetë, në sytë e liderëve të Shqipërisë?

Duket se ai kurrë nuk e kishte kuptuar se ishte keqpërdorur nga Sali Berisha. Kjo ndikoi që problemi i Kosovës dhe Rugova personalisht, që merrej si President i Kosovës, nga Berisha ishte përdorur për çështje të brendshme të politikës shqiptare.

Kjo lidhje e Rugovës dhe politikës kosovare me Berishën dëmtoi shumë imazhin e Kosovës në Shqipëri.

Rejtingu i Berishës, ndërkohë, kishte pësuar rënie të madhe, me akuzën se ishte politikan autokrat.

Kur Berishës po i afrohej rënia, ai sakrifikoi Rugovën dhe çështjen e Kosovës, duke dashur ta përdorte Kosovën për ta larguar vëmend-jen nga skemat piramidale dhe kriza sociale dhe e përgjithshme e Shqipërisë. E sakrifikoi Rugovën dhe u kap pas Demaçit. Dukej sikur ishte i gatshëm ta niste konfliktin në Kosovë, vetëm e vetëm që ta ru-ante pushtetin, duke harruar se shqiptarët e Shqipërisë, në gjendjen që ishin, nuk brengoseshin fare për Kosovën.

Rugova nuk dinte si të sillej më në Shqipëri. Pas takimit me Nanon, të nesërmen, kthehet në Prishtinë pa lënë gjurmë. Nuk ishte pronon-cuar as për TV satelitor, të cilin tashmë e kishin shtrënguar edhe Bu-koshi, edhe stafi i ri i TVSH-së.

Pas takimit Nano-Rugova kishte dalë një koment që pasqyronte re-alitetin e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri. Thjesht, nuk çante kokën askush për Rugovën dhe Kosovën.

Page 76: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

75

Në Shqipëri, pak a shumë në këtë mënyrë interpretohej problemi i Kosovës: Nuk ka pse te mendohet se shqiptarët e Shqipërisë i tradhto-jnë shqiptarët e Kosovës. Faktikisht shteti shqiptar ka qenë gjithmonë i dobët dhe në politikën e tij ndaj Kosovës ka qenë gjithmonë i diktuar nga të huajt dhe në një farë kuptimi të gjitha qeveritë shqiptare kishin folur për Kosovën sa për të thënë diçka, kishin bërë shumë propagandë, shumë fjalë të mëdha për vëllazërimin.

Por, nga ana tjetër, kur ka ardhur puna që vërtet të mbrohen intere-sat e Kosovës, askush nuk kishte bërë asgjë.

Ky ishte një realizëm i përpiktë që flitej në Tiranë. Kjo gjendje e ngrirë ndërmjet shqiptarëve nuk ishte vërejtur. Ftohtë-

sia me Berishën nuk ishte përfolur kurrë, sepse e vërteta për Kosovën ruhej nga tri institucione të LDK-së. Deri atëherë, LDK dhe Rugova kishte mbajtur popullin e Kosovës në një gjendje të këtillë mashtrimi dhe shprese.

Dy ditë më vonë, ishte mbajtur Samiti i Kretës. Sy më sy, pa asnjë njeri tjetër brenda, ishin takuar Milosevic dhe Nano.

Kosova e shpalli tradhtar dhe stigmatizoi figurën e Nanos. Kryetari i Qeverisë së Kosovës, Bujar Bukoshi, nga Boni, kishte ud-

hëtuar urgjentisht në Tiranë, që në vend të ngjarjes të bindej deri në ç’masë Shqipëria vërtet kishte hequr dorë nga mbështetja për planet e Kosovës. Në radhët e emigracionit shqiptar në Perëndim u hetua një pakënaqësi tepër e madhe pas takimit Milosevic-Nano në Kretë.

Më së rëndi i kishte goditur fakti se edhe Kryeministri shqiptar, Fa-tos Nano, në Kretë, kishte pranuar të fliste për problemin e “pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”.

Page 77: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

76

Kreta dhe Nano, në fakt, krijuan kushte shumë të mira që LDK të kthehej në pozicionin e hedhjes hi syve, duke gjetur fajtorin për mos-suksesin e saj. Fajtori ishte Nano dhe politika shqiptare. Kurse mossuk-seset e saj i zëvendësoi me kritikat boshe për tradhtinë e Nanos ndaj Kosovës dhe shqiptarizmës.

Nëse i besohet Nanos, siç thoshte ai, lufta e Kosovës nisi në Kretë. Aty, thoshte Nano në një takim në Hotelin Rogner, në Tiranë, kishte

vendosur që t’i hapë depot e armëve për UÇK-në. Por, këtë nuk e bëri kokë më vete. E mori përkrahjen e Presidentit

të Shqipërisë, Rexhep Mejdanit dhe Shefit të Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë, Fatos Klosit.

Sipas tij, Kosovën nuk e shpëtonte asgjë nga lufta.

Page 78: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

77

Kreu i katërt

Dita kur nisi lufta në Kosovë

Shaban Jashari ishte duke pritur syfyrin e asaj nate. Ishte gati fundi i Muajit të Ramazanit dhe lëvizjet e njerëzve çu-

ditërisht dukeshin të shpeshta. Atë natë janari, diku rreth orës 3 të mëngjesit, fëmijët që ende kishin

qenë të zgjuar, kishin ndjerë lëvizje në stallën e buallicave. Në odë, në shtëpinë afër rrugës, ku edhe rrinte Shaban Jashari, ishte qetë.

Nëna e Adem dhe Hamzë Jasharit, një plakë e kërrusur nga mundi-met e kohës, kishte mbetur e zgjuar me djemtë dhe me mbesat.

Frëngjia, siç e quante Shaban Jashari të nesërmen dritaren e vogël të odës së tij, ishte vendi ku ai hetonte lëvizjet e të panjohurve. Kështu kishte bërë me vite. Atë natë kishte derdhur një breshëri në shpinën e njërit nga sulmuesit dhe e kishte hedhur përtokë.

Kështu rrëfente para dhjetëra njerëzve, të nesërmen, tregimin për sulmin e bërë në mëngjesin e asaj dite.

“E kemi dijtë se nji ditë ka me ardhë dhe nuk na kishin gjetë të papërgatitun. Qe disa vjet kemi ju kemi thanë se po na shëtisin afër shpisë”, rrëfente plaku Shaban, zëshëm, në odën e tij të mbushur me mysafirët e ardhur nga të gjitha anët e Kosovës.

Lajmi, të nesërmen, kishte marrë dhenë. Për Jasharajt asgjë nuk ishte e befasishme.

Page 79: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

78

Madje, as për dy krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës – Fehmi Aganin dhe Edita Tahirin - që kishin shkuar atë ditë në odën e Jashara-jve.

Më vonë, të gjitha m’u lidhën me rrëfimin e Bujar Bukoshit, në Ti-ranë, kur tregonte se si ai e kishte takuar disa herë Adem Jasharin nga Prekazi, në vitet ’92-‘94. Nuk thoshte çka kishin biseduar krejt brenda, por pohonte ta ketë ditur se këtyre njerëzve duhet ndihmuar dhe duhet bërë pasaportat për të ikur në Perëndim.

I tërë grupi i shoqëruar nga Adem Jashari, edhe pse kishin kërkuar pasaportat shqiptare, nuk e kishin pritur atë ditë për pasaportat e premtuara, por ishin kthyer në Kosovë.

Natyra e bisedës me Bukoshin më bënte të qartë se ai e dinte mirë kush ishte ai. Por, e dinte, gjithashtu, se ata flinin në njëfarë hoteli të ushtrisë, në Tiranë.

Mehmet Kraja, Shefi i Zyrës së Kosovës në Tiranë asokohe, e përsh-kruante njohjen me Ademin.

“Adem Jashari ishte një ndër vizitorët e shpeshtë të Zyrës së Kosovës. Dhe, natyrisht, atëbotë, Ademi s’kishte asgjë kundër Rugovës dhe LDK-së”.

Edhe fotografia me Rugovën në një konferencë shtypi në Aero-portin e Rinasit kishte të njëjtin reflektim. Dëshmitari i vetëm i orga-nizimit të konferencës dhe fotografimit në zyrat e Aeroportit, Mehmet Kraja, asnjëherë nuk kishte menduar se do të spekulohej me një detaj të parëndësishëm çfarë ishte fotoja në Rinas. Kush kishte menduar se historia do ta merret këtë rrjedhë. Rugova jo se jo, por as vetë Adem Jashari.

Udhëtimi për në Rinas, sipas Krajës, dukej kështu.

Page 80: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

79

Rugova kishte paralajmëruar Mehmet Krajën se do të zbriste në Ri-nas pas kthimit nga SHBA, ku thuhej se kishte pasur një vizitë të suk-sesshme. Se sa kishte qenë kjo vizitë e suksesshme, nuk ishte vështirë të paramendohej.

Mehmet Kraja, si Shef i Zyrës së Kosovës, kishte organizuar një kon-ferencë shtypi për gazetarë.

“Si përfaqësues i Zyrës, me rastin e kthimit, i organizova një takim me gazetarë, pikërisht në Aeroportin e Rinasit. Duhet të pranoj se numri i gazetarëve që morën mundim të vinin në Rinas, nuk ishte aq i madh, kështu që në takim me gazetarë dominuan kosovarët e pran-ishëm në Tiranë. Adem Jashari ishte njëri prej tyre, i cili para se të nise-shim për Rinas, kërkoi t’i bashkohej grupit tonë. Ai erdhi në Rinas dhe fotografia spekulative u bë në lokalet zyrtare të Aeroportit”, thotë Kraja.

Këto kishin qenë disa nga ngjarjet që i kishin paraprirë sulmit të forcave serbe mbi Familjen Jashari, një sulmi i pritur edhe nga vetë të sulmuarit. Dhe, sulmi i janarit ishte ai që, bashkë me vargun e mija njerëzve që kishin mësyrë Prekazin, të më sillte edhe mua si gazetar në familjen Jashari, bashkë me kolegët e mi gazetarë, Dukagjin Goranin e Adem Metën.

Adem Metaj, korrespondent i Kohës ditore nga Skenderaj, me gisht tregonte pirgun e lartë në Fabrikën e Municionit, siç i thoshte ai. Prej aty përgjohej Familja Jashari dhe i tërë Prekazi.

Fabrika ishte vendi ku strehoheshin policët dhe paramilitarët ser-bë. Thuhej se brenda ishte një ndërtesë, ku askush nuk kishte qasje, aq mirë ishte e ruajtur nga policët serbë. Fabrika ishte fqinji i parë i shtëpive Jashari. I ndante një pyll i dendur dhe shtëpitë mund të sul-moheshin në çdo çast.

Page 81: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

80

UÇK më nuk ishte tabu. Herët në mëngjes pamë dhjetëra ushtarë me uniformë dhe simbole

të UÇK-së, të cilët rinovonin shtëpinë e sulmuar të Jasharajve.“Cili është Adem Jashari”, pyeta Adem Metën. “Ai, në mes... Ja, ai aty, që rri i qetë”, tha. Për herë të parë e kishim takuar Adem Jasharin, i cili rrinte në mes

të oborrit. Nuk kishte mjekër, siç e pamë më vonë nëpër kaseta dhe fo-tografi, por dukej burrë i pashëm dhe me një qetësi të jashtëzakonshme. Pak i thinjur dhe flokët nuk i kishte të gjatë. Bluzën e sipërme e kishte ushtarake, pantallonat civile, kurse çizmet i kishte gjysmë të zgjidhura. Vëllai i tij, Hamza, ishte lart në ballkonin e katit të dytë, duke eliminuar pasojat e sulmit. Hamza dukej ndryshe.

Adem Jashari pranoi të rrëfente për sulmin. Disa gazetarë të huaj dhe pak të tjerë të vendit, si dhe diplomatë të mbledhur, qëndronin në rreth, derisa shëtisnim me Ademin - i cili shpjegonte në detaje si ishte sulmuar shtëpia një natë më parë. Me të ishte edhe Osmani (ai tha se ky është daja Osman), të cilin më vonë e pamë edhe në odë të Shabanit, tek rrinte në anën e djathtë të tij. Dukej se ai ishte më i mprehtë poli-tikisht dhe më i zëshëm, kur duhej të flitej për ato probleme.

Lufta ishte bërë në dy anë, nga rruga dhe nga mali, rrëfente Adem Jashari.

“Një grup kishte ardhë prej rrugës. Një tjetër nga mali, kurse një tjetër ishte futë në ahrin e bagëtisë. Nana i ka vërejtë lëvizjet”, thoshte Ademi. “Ajo ka qenë hala çuet. Pushkët te kryet i kishim. Gjithmonë varur afër vetes i kemi. Kjo edhe na ka shpëtu prej sulmit. Rafali i parë ka ardhë prej anës së sipërme (ana e sipërme ishte dera që e ndan-

Page 82: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

81

te shtëpinë e Jasharajve me malin dhe telat e Fabrikës së Municionit). Nuk ishte top, por plumbat ishin të kalibrit të madh”.

Fliste për plumbat që kishin goditur katin e sipërm të shtëpisë. Thoshte se përballë shtëpisë - ishte vendosur një mitraloz që nuk i linte të merrnin frymë.

“I kam thirrë trimat në ndihmë... E kishim hallin e plakut, sepse ishte në odë vetëm, me një nip njëmbëdhjetëvjeçar. Por, e pamë se ai kishte fillue luftën. Dhe, ne ia krisëm këndej. Nuk ka zgjatë shumë lufta. Ndërkohë na kishin ardhë në ndihmë edhe trimat”, rrëfente Adem Jashari.

Rrëfimi i axhës Shaban ishte tjetër. Ndërtesa ishte bërë rrëmujë. Si duket, kishin provuar të hynin bren-

da. Plaku i vetëm e kishte mbajtur frontin në pjesën e poshtme. Së paku, kështu rrëfente në fillim. Por, më vonë i shpëtoi fjala, duke thënë se edhe nipi, i cili flinte më të në odën e madhe, e kishte ndihmuar, duke shkrepur disa breshëri.

“Ia përplasa shpinës dhe e shtriva për tokë, por iku prapë. Ia krisa prej kësaj penxhereje”.

Tregonte me gjeste se si e kishte hapur dritaren dhe ia kishte shkrepur.

“I pashë. Kjo frëngji më ndihmon shumë”. Derisa baca Shaban rrëfente për sulmin, brenda kishin hyrë dhjetëra

djem e të rinj me uniforma. Prapa derës kishin vënë dhjetëra armë të ndryshme, bazuka, mi-

tralozë, kallashnikovë etj. “Hajdeni trima”, u tha baca Shaban. “Uluni. A e këqyrët terrenin. A ishte pastër?”

Page 83: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

82

Shabani këto fjalë ia thoshte Osmanit. “Jepja Osman dikah”. Ishte kjo një teknikë e stërholluar dhe e mirë e bisedave nëpër odat

kosovare. Ikëm nga një fillim i një muhabeti të ri. Lëshuam rrugën e dhjetëra njerëzve që vinin për të vizituar Jasharajt.

“Mirupafshim, në luftën e re!”, më tha korrespodenti Adem Meta, posa dolëm nga dera e Jasharajve.

Dukagjini Gorani, si i rrëmbyeshëm që është, ishte fascinuar me pamjen. Thoshte se kjo është luftë dhe lutej ta dinim se ku po shkonim.

Lufta e vërtetë filloi, vetëm një muaj më vonë. Në Likoshan dhe Qirez.

Ndodhi, pra, që pas 22 janarit gjithçka të ishte ndryshe. Familja Jashari në Prekaz qe identifikuar si shënjestër e Serbisë. E, Drenica - si vend ku dita përfundonte herët.

Bashkë me Veton Surroin e Ylber Hysën nga Koha ditore, në mes-ditën e 28 shkurtit, me veturë, u nisëm për Likoshan. Asnjëri nesh nuk e dinim ku ndodhej Likoshani. Na thanë se është matanë qytezës së Gllogocit.

Një shkëmbim plumbash e kishte nisur rrethimin e fshatit Likoshan. Një diplomat në Beograd kishte marrë lajmin se në një fshat të Drenicës kishte pasur luftime. E dinte, saktësisht, se luftimet ishin në vazhdim e sipër.

Nuk besonim se përmasat e konfliktit ishin aq të mëdha, sa të mbyl-lej rruga dhe hyrja në Gllogoc.

Kësaj radhe, nuk deshëm ta rrezikonim asnjërin nga gazetarët e rinj. Vendosëm të niseshim vetë, drejt vendit të ngjarjes. Në Likoshan.

Page 84: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

83

Mitsubishi i kuq rrufeshëm shkonte drejt Gllogocit, duke shpresuar se do të mund të ishim dëshmitarë të një konflikti të pabarabartë, që tashmë kishte filluar. U nisëm me shpresë se mund të ndihmonim diç-ka. Ose, edhe të shihnim, nga afër, se çfarë po ndodhte në të vërtetë.

Pamja në udhëkryqin e Komoranit tregonte qartë për natyrën e konfliktit. Disa autoblinda dhe një tank kishin mbyllur të gjitha hyrjet e Gllogocit. Veturat e policisë dhe të civilëve serbë dilnin me shpejtësi nga ajo anë dhe merrnin rrugën kah Prishtina.

Për disa minuta qëndruam në udhëkryq, duke pritur lejekalimin për hyrje në Gllogoc. Por, kjo nuk ndodhi. U kthyem në Prishtinë. Në redaksi. Asnjëri nga gazetarët nuk e dinte saktësisht Likoshanin. Pos njërit, Avni Zogianit. M’u kujtua harta e varur në murin e redaksisë, që  e kishim vendosur menjëherë pas luftës së 22  janarit në Prekaz. Një hartë e madhe e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës identifikon-te thuaja të gjitha fshatrat e Kosovës. E gjetëm Likoshanin. Por, nuk e dinim si hyhej atje.

Avniu gjeti zgjidhjen. U nis rrugës së Bellaqevcit, për të ndjekur pastaj një rrugë afër lumit që shpinte drejt Likoshanit. Duke kaluar këmbë dhjetëra kilometra, i kishte parë luftimet nga afër. Likoshanin e kishte gjetur shkretë. Lufta nuk ishte ndalur aty. Kishte vazhduar nd-jekja e luftëtarëve deri në fshatrat Qirez dhe Polac.

Me fotografitë e Likoshanit në duar dhe me një pamje tmerri në fytyrë, Avniu u kthye në redaksi, diku rreth orës 21.

E para gjë që na u kujtua atë çast, ishte krijimi i një “homepage” të luftës. Flaka Surroi dhe Dukagjin Gorani punuan në dizajnimin e saj. Ishte e vetmja mënyrë për ta informuar opinionin jashtë Kosovës për atë që po ndodhte.

Page 85: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

84

Bilanci: dhjetë të vrarë. Ikjet e para të popullsisë brenda Kosovës. Tashmë të gjithë besonin në luftë.Ne që punonim në media, tashmë nuk ndiheshim të sigurt. Gaze-

tarët e huaj ishin shpresa jonë e vetme, për ta krijuar një lloj sigurie. Nëse do të ndodhte diçka me ne, së paku, një dëshmitar e kishim.

Dhjetëra gazetarë, kameramanë e fotoreporterë tashmë ishin në Kosovë. Restorantet e Prishtinës ishin pothuajse bosh. Dyqaneve u vi-hej dryni herët. Pasi përfundonim punën, ecja pa dëshmitarë rrugëve të zbrazura, natën e vonë, nëpër një terr të madh, që nuk linte të shihje dy gisht para vetes, ta kallte datën. Asnjë lëvizje. Asnjë për be. Ndonjë qoshe terri a ndonjë hyrje banese ishte vendi ku legjitimimi përfun-donte me rrahje për atë që policët e kishin takuar rastësisht rrugës. Vetëm qytetarët serbë mund ta përjetonin natën në Prishtinë.

Me këtë ndjenjë tmerri kemi punuar. Të vetmuar. I lusnim gazetarët e huaj të qëndronin në redaksi dhe t’i shfrytëzonin të gjitha mjetet që kishim.

Dita në Prishtinë, po ashtu, përfundonte herët. Njësoj si në Drenicë. E kishim të zorshme të hynim në “Hotel Grand”, për t’i kërkuar gaze-tarët dhe kameramanët e mediave botërore.

Cila ishte zgjidhja?“Hani i dy Robertëve”. E luta Fadil Dragajn, pronarin, ta mbante të hapur restorantin e tij.

Që nga lufta e parë në Prekaz, Fadili, si gjithë të tjerët, punën e përfun-donte në orën gjashtë pasdite. Ishte e vetmja shpresë t’i kishim gazetarët e huaj afër. Së paku, mund t’i informonim për krejt çfarë po ndodhte në Kosovë. Dhe, rrëfimi për Kosovën tashmë bëhej në “Han…”.

Page 86: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

85

Ne dhe Qendra Serbe për Informim luftonim se kush do t’i infor-monte mediat e huaja. Vendtakimi për të gjithë ne, diplomatë, gaze-tarë, politikanë, u bë “Hani i dy Robertëve”. Aty shikoheshin incizimet e para në kamerë. Aty shkruheshin lajmet, raportet. Dhe, informo-heshin të gjithë nga pak.

Kështu krijohej mozaiku i luftës së Kosovës.Pas Betejës së Likoshanit, dita ishte e rëndë. Mijëra qytetarë kishin

dalë në demonstratë. Tashmë në Prishtinë kishin arritur të gjithë diplo-matët. Dhjetëra nga ata kishin vërshuar zyrat e Kohës Ditore.

Dolëm edhe ne në demonstratë, e cila po mbahej afër Fakultetit Filozofik, për të marshuar tutje, kah qendra e qytetit.

Rendit të parë iu bashkua profesor Fatmir Sejdiu. Zekeria Cana, i zhurmshëm siç është, po ashtu në rendin e parë. Edhe Vetoni Surroi zuri vend aty. Unë dhe Dukagjin Gorani u gjetëm në skajin e majtë të tyre.

Një kamion blu dhe qindra policë u nisën drejt nesh. Na ndanin vetëm disa metra. Në çast, kamioni nisi të hidhte ujë, furishëm, më një shtypje të madhe.

Surroi dhe Sejdiu lidhën duart mes vete dhe u ulën këmbëkryq në tokë. Uji i vrullshëm hidhej mbi trupat dhe dinjitetin e tyre. Profesor Sejdiu përpiqej ta mbulonte fytyrën me duar. Surroi, jo, i mbante duart mbi gjunjë. Më vonë, të dy ata, përpiqeshin ta mbronin kokën, që t’i shpëtonin kondakëve të fortë e të pamëshirshëm të policisë serbe.

Të gjithë ne ikëm. I lamë vetëm.Në rrugicat përreth kishin filluar rrahjet. Ishim të rrethuar plotë-

sisht. Rrugicat te “Qyteza Pejton” ishin të mbushura me policë. Dre-jt Veton Surroit dje Fatmir Sejdiut ishin sulur edhe dhjetëra policë të

Page 87: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

86

tjerë. Kondakët e pushkëve përplaseshin mbi ta fuqishëm. Nuk e be-suam se do të shpëtonin të gjallë.

Goditeshim pa mëshirë nga çdo polic që takonim, derisa me vështirësi të mëdha arritëm te ndërtesa e Rilindjes. E kam takuar njërin nga gazetarët, Muharrem Nitaj, më duket se ishte. Na tha se policët kishin hyrë në zyrën e korrespondentëve dhe kishin rrahur Ibrahim Osmanin dhe Sherif Konjufcën.

Jemi nisur me Julian Braithwaite, diplomat, për t’i ndihmuar ata. Duke hyrë brenda, kemi dëgjuar britmat e Sherifit dhe ofshamat e Ibra-himit. Lëkura u ishte nxirë nga goditjet. Ibrahim Osmani kishte lënë diktafonin hapur dhe kishte shtypur sustën e kuqe të incizimit. Godit-jet dhe britmat e tyre ishin regjistruar në shirit.

I nxorëm nga aty me një veturë diplomatike. Julian rrezikonte të dëbohej nga “RFJ” për shkak të lëvizjeve të tij të pakontrolluara. As e çante kokën. E kishte vendosur të ndihmonte. Dhe e bëri. Që nga ajo ditë, identifikohej si James Bond diplomat. Kishte thyer rregullat dhe nuk shqetësohej fare.

Ibrahimin dhe Sherifin i dërguam në një ambulancë në lagjen e Velanisë. Ndërkohë, nuk dinim asgjë për shëndetin e Fatmir Sejdiut. Veton Surroi ishte goditur fort në kokë dhe në krahun e majtë. Me gjithë dhimbjen që kishte, rrëfente para shumë gazetarëve dhe diplo-matëve që kishin ardhur në redaksi.

Të rrahurit dhe viktimat nga policia tashmë ishin vetëm numra. Nuk kishte ambulancë që s’kishte pranuar të rrahur dhe me vragë.

Krejt kjo, tashmë, ishte çmendi.

Page 88: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

87

Kreu i pestë

Serbia dhe LDK pa influencë

Mufail Limani, redaktor në të përjavshmen Zëri, ishte shumë i qetë, derisa shikonte rrjedhën e Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ky është Kuvend i turpit”, tha. “Ne jemi të vetmit njerëz në botë që letrat dhe dokumentet nuk i

respektojmë”. Krejt çka kishte letra para tavolinës së kryesisë së punës, me një

kalim dore nga e majta në të djathtë, u fshinë për një moment. Nuk e dija dhe s’mund ta paramendoja se Mufaili, po të nesërmen, në Zëri, do ta trajtonte këtë Kuvend me të njëjtën fjali, siç e kishte thënë brenda në sallë.

“Kuvendi i turpit”, ishte titulli i gazetës. Koha Ditore, ndërkaq, kishte vënë një titull tjetër - “Kështu e përçarë

Kosova shkon drejt luftës”. Nga kjo perspektivë, që të dy titujt e dy gazetave kishin thënë krejt

atë që kishte ndodhur rreth këtij Kuvendi të LDK-së. Në çfarë rrethanash ishte mbajtur Kuvendi dhe çfarë, në të vërtetë,

dinte populli i Kosovës?Kosova kishte arritur në pikën kritike. Të paktë ishin ata që mendo-

nin se Kosova mund të luftonte. Ata që kishin shkelur malet, tashmë

Page 89: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

88

e dinin se asgjë nuk mund të ishte si më parë. Legjitimiteti i parive politike ishte dëmtuar shumë. Ai ishte dëmtuar edhe pas Dayton’it, por që nga demonstratat e studentëve - legjitimiteti ishte shpërndarë në shumë segmente. Diçka ishte munduar të bëhej me Grupin G-15, por ai nuk përfaqësonte realisht Kosovën. Edhe pse, për nga përmbajtja ka qenë përfaqësimi më i mirë që Kosova kishte.

Deri atëherë, ishim ankuar se Kosova, si problem, kishte pikëpamje dhe forma të ndryshme të trajtimit, pikërisht pse vendet perëndimore nuk kishin ende qasje konkrete për problemin e Kosovës. Ky margji-nalizim ishte i tillë, jo pse Kosova nuk meritonte trajtim special, por ishin shumë arsye që e bënin të kalueshëm dhe të “pavlerë” një prob-lem aq delikat, që tashmë trajtohej nyje e krizës ballkanike.

Së pari, propaganda serbe, por edhe të tjerët, deri vonë Kosovën e trajtonin si një vend relativisht të qetë, në krahasim me ngjarjet që zhvilloheshin në Kroaci dhe Bosnjë. Dhe, së dyti, organizimi i shqip-tarëve të Kosovës komentohej në qarqet diplomatike dhe politike - nuk ishte në raport të drejtë me seriozitetin e problemit.

Kur problemi i Kosovës ishte bërë aq serioz, dilema e vetme e Perën-dimit ishte se si do duhej të trajtohet Kosova dhe problemi i saj në rre-thanat e reja të krijuara. Lufta tashmë kishte nisur dhe nuk dinin ç’të bëhej tutje. Ashtu si e konsideron pala shqiptare -- territor i okupuar, ose ashtu si e konsideron pala serbe -- çështje e brendshme e Serbisë? Ndërkombëtarët thoshin, njëzëri, se po të shikohet nga prizmi real juridik, është evidente se Kosova ka popullatën shqiptare dominante, territorin e definuar në mënyrë të qartë, pastaj konsiderohej se partitë politike shqiptare kishin një kontroll, mbase qeverisje mbi Kosovën,

Page 90: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

89

dhe në këtë aspekt mund të kuptohet tendenca e shqiptarëve për një subjektivitet të mëvetësishëm, por jo edhe pavarësi.

Por, ajo që ndodhte në Kosovë, assesi nuk linte hapësirë që kjo të kuptohej seriozisht nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Sidomos syn-imi për pavarësi, kur një kohë të gjatë, veçanërisht në gjysmën e dytë të vitit 1997 dhe fillimin e vitit 1998, jeta politike ishte bërë “pikë e pesë”.

Pse u përça Lëvizja?Ishte Kuvendi i LDK-së. E shkruar si hipotezë, disa muaj para se të

bëhej Kuvendi, duhet të kihet kujdes që mos të shkohet kah dallimet e mëdha konceptuale dhe procedurale, për arsye se e ardhmja e LDK-së, respektivisht lëvizjes politike shqiptare, shkon kah shthurja. As ky nuk qe sinjal i mjaftueshëm për Kryesinë e LDK-së dhe Kryetarin Ibrahim Rugova. LDK ishte fraksionizuar para Kuvendit të Tretë të saj dhe hyri në Kuvendin e ri jo për të bashkuar forcat, por për të diferencuar dhe stigmatizuar disa prej tyre. Bëhej një luftë e ashpër diskredituese dhe kjo luftë doli sheshazi në Kuvendin e Tretë. Pala që donte të diferencon-te -- dhe këtë e bëri -- ishte e prirë nga Sabri Hamiti, Milazim Krasniqi, Zejnullah Rrahmani, të tre këta që më së shumti, me destruktivitetin e tyre, i kishin bërë dëme lëvizjes politike shqiptare. Dhe, pala tjetër - të burgosurit politikë, që kishin shtrirë kokën para klasës së tillë politike dhe ishin sjellë politikisht si të pa gjak. Faj të madh që LDK kishte këtë strukturë të njerëzve, kishte Hydajet Hyseni, i cili vite më radhë kishte ruajtur gjendjen e konfliktit si të heshtur dhe kishte minimizuar prob-lemet e krijuara. Faji i ish-të burgosurve qëndronte pikërisht te opor-tuniteti i tyre, për të ruajtur lëvizjen e përçarë politike shqiptare, formë kjo që dha kundërefekte. Dhe, këtë përçarje e ruajtën pikërisht deri në Kuvend, kur më së paku u duhej shqiptarëve.

Page 91: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

90

Nuk duhet harruar njeriun kryesor të kësaj përçarjeje, Presiden-tin Rugova, i cili me sjelljet e tij të papërfillshme - solli situatën gati në gjendje pa kthim. Kishte humbur komunikimin me Kryetarin e Qeverisë, kishte relativizuar konfliktin partiak, nuk kishte krijuar in-stitucionet, nuk kishte bashkëpunuar gati me askënd. Në ditën kur qe sulmuar Drenica (një ditë pas Kuvendit, kur Kryesia kishte mbetur pa asnjë anëtar të vjetër dhe të ri) LDK, si lëvizje, nuk pati Kryesi për alarmim të situatës. Kjo ka mundur disi të harrohet, ndonëse tragjedia ishte e madhe. Por, është dashur të mësohet nga pasoja dhe terrori i Drenicës dhe e tëra të zgjidhet me homogjenitet të gjithanshëm, duke krijuar Qeveri të Shpëtimit ose të Emergjencës, ku do të përfshiheshin të gjithë.

Për habi, kur flitej se do të dilet me një listë për të krijuar homog-jenitetin e përçarë të shqiptarëve, Rugova kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve me çdo kusht. Nuk do të ishte e rëndësishme kjo përçarje në situata të qeta, ato janë të zakonshme në jetën politike, ta zëmë po të bëhej një vit më parë, kur do të kishte kohë dhe do të mund të konsolidoheshin forcat politike. Por, kjo ndarje bëhej para bisedës me serbë dhe pikër-isht shpartallohej i tërë koncepti i lëvizjes politike shqiptare. Ishte e parëndësishme se ku qëndronte faji. Ishte e parëndësishme për dy mil-ionë shqiptarët e Kosovës të akuzohen më pastaj individët për fajet e bëra, kur ata e pësojnë si tërësi, si komb. Në momentin thelbësor, kur po vendosej fati ynë, lëvizja politike u shpartallua. Kjo ishte e patoler-ueshme për politikën dhe të ardhmen e Kosovës. Sidomos, kur dihej se në çfarë gjendjeje ishte Drenica dhe Deçani.

Kuvendi i LDK-së pësoi bankrot.

Page 92: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

91

Definitivisht blloqet brenda LDK-së u ndanë në marksistë-leninistë dhe demokratë. Nuk dimë mbi çfarë baze u bë kjo, por tashmë kishte dalë krejt sheshazi fytyra e politikës kosovare. Mund të thuhet se ky ka qenë rasti i fundit për të dalë nga kjo situatë. Por, e tërë kjo shpërtheu në momentin më të rëndë për Kosovën.

Pse ndodhi ky fragmentim?Ish-të burgosurit politikë ishin një kastë politikanësh që askujt nuk

i kishin besuar. Në vend që të krijonin një situatë të bashkëpunimit, ata filluan të diferencoheshin nga të tjerët, por edhe të ishin të diferencuar njëkohësisht. Një pjesë e tyre, me të dalë nga burgu, u futën në politikë dhe humbën shumë nga reputacioni, sepse hynë në jetën politike me koncepte jo shumë të qarta. Nuk dinin si të gjendeshin në një situatë kur duhej funksionuar nga ilegaliteti në legalitet. Një numër i madh i tyre - nuk e gjeti veten në Kosovë dhe iku në Perëndim. Shumica e tyre, për shkak të së kaluarës, kurrë nuk u socializuan dhe nuk u integruan në shoqëritë perëndimore. Ata mbeten të izoluar dhe Shqipëria mbeti i vetmi vend, që kishin shpresë për të bërë diçka. Në të vërtetë, ata u bënë pjesë ose e Lëvizjes Popullore të Kosovës, ose Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Në anën tjetër, një pjesë u bë anëtarësi e LDK-së.

LDK, në këtë periudhë, shërbente vetëm për të mbajtur në pushtet iluzionet e një grushti njerëzish në Kosovë. Duke përfshirë edhe një pjesë të të burgosurve politikë. Për shkak të mossuksesit të të dyja palëve dhe për shkak se ato ndihmonin njëra-tjetrën, jeta politike ishte bërë kallëzim përrallash nga të dy grupet brenda LDK-së. Lufta politike, më vonë, u bë ndërmjet tyre. E keqja ishte se tashmë fjalët që qarkullonin - ishin të vrazhda dhe ofenduese. Nuk ishin vetëm ata, marksistë-lenin-

Page 93: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

92

istët e të tjerët, ish komunistë ose titistë. Të parët, LDK kishin devijuar nga idealet e fillimit, kurse të dytët ishin ngulfatur në idenë e kompro-miseve, që e bënë jo funksionale jetën politike në Kosovë.

Por, pse anëtarët e LDK-së e konsideronin veten të reformuar nga komunistët në demokratë, kurse këtë të drejtë nuk ua lejonin ish mark-sistë-leninistëve?

Pse në LDK kishin drejtë të ishin njerëzit e të gjitha strukturave ish-komuniste dhe të kishin privilegje, kurse këtë të drejtë nuk e kishin ish-marksistët.

Përvoja e Shqipërisë tregonte se më të reformuar dolën ish- komu-nistët sesa ata që ishin në anën e Sali Berishës. Por, kjo nuk i jepte të drejtë një pjese të LDK-së që këta njerëz t’i stigmatizonin mbi baza krejt të paqëndrueshme dhe ta vlerësonin veten si demokratë. Natyra e konfliktit ishte gati. Vetëm duhej të ndodhte diçka më e madhe, që të shpërndaheshin strukturat.

Thënë të drejtën, as të burgosurit politikë nuk kishin pasur ndonjë ide gjeniale për të dalë nga kriza. Ata i kishte munduar kriza e inferi-oritetit dhe veten e shihnin si lëvizje ilegale në kuadër të një legaliteti iluzionist.

Zgjedhjet e lira dhe G-15.Me gjithë situatën e krijuar në Drenicë, me gjithë treguesit se kah

shkonte situata nëse mbaheshin zgjedhjet, dhe me gjithë vërejtjet se do të diferencohet lëvizja për të krijuar parti dhe pushtet fiktiv, zgjedhjet në Kosovë u vendos të mbahen. Do mbaheshin pa konsensusin e par-tive. Rezultati i diferencimit të listave për deputetë është krijimi i një partie të re, ose fraksioni të ri dhe një grupi prej pesëmbëdhjetë vetash, për të biseduar me serbët. Po të ishte bërë grupi para zgjedhjeve, me

Page 94: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

93

atë përbërje, me siguri se do të harrohej ajo përçarje e ndodhur në LDK. Grupi i të pesëmbëdhjetëve humbi përgjysmë fuqinë e tij pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet u bënë pa konsensus dhe mënyra se si u organizuan – tregoi pasojën e krijuar. Të pesëmbëdhjetët e grupit u takonin të gjitha partive dhe ishin të përfshira të gjitha institucionet dhe personalitetet politike.

Tashmë kishin filluar inatet personale dhe dyshimet apriori për kompetencat dhe mundësitë e këtij grupi.

Adem Demaçi ishte i pari që refuzoi pjesëmarrjen, për arsye se zg-jedhjet ishin farsë dhe nuk i besonte Rugovës. E drejtë e tij për njërën dhe tjetrën, por e padrejtë ishte që të paragjykoje vendimet dhe punën që do të mund të bënte grupi. Ai duhej të merrte pjesë, që aty të shfaqte mospajtimet, për hir të situatës së krijuar në Kosovë. Aty duhej të dilte fitimtar, ose të zmbrapsej dhe të deklarohej nga pozicioni partiak. Kup-toheshin arsyet e Demaçit, që mund të ishin edhe arsye të shëndosha, por tekefundit për Kosovën, në momentin e atëhershëm, duhej harru-ar inatet personale. Aty është dashur të bisedohet për negociatorët dhe për të ardhmen e Kosovës, e jo të thuhet se kjo është serioze ose joseri-oze. Nëse dikush ka mbledhur forcë për herë të parë të ballafaqohet me njerëzit, që e kritikojnë, nuk është dashur të iket dhe të mos diskutohet për të ardhmen e Kosovës. Kjo vlen edhe për Rexhep Qosjen, i cili ap-riori sulmonte emrat e G-15 - se janë për autonomi dhe nuk janë të zot ta çojnë çështjen përpara, duke ditur se aty ishte edhe Hydajet Hyseni, nënkryetar i Këshillit Organizativ të partisë së re të LDK-së, ku Qos-ja ishte Kryetar i atij Këshilli. Demaçi dhe Qosja ranë në nivelin e dy kuvendarëve të LDK-së, Sabri Hamitit dhe Milazim Krasniqit, të cilët

Page 95: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

94

gjithashtu kontestonin formacionin e G-15 dhe bënin çmos që t’i rela-tivizonin kompetencat e tij, duke u thirrur në legjitimitetin e dyshimtë të fituar në zgjedhjet e marsit.

Dhe, kështu, me këtë fjalor, kah shkonte Kosova? Në luftë, po. Mirëpo, jo me institucionet e saj, por me dikë që men-

donte ndryshe, sepse paria politike më e madhe kosovare nuk ishte as për luftë e as për dialog. Vegjetonte dhe priste. Parametrat e përçarjes brendakombëtare jepnin kahen e radikalizmit, sepse besueshmëria në njerëzit që ishin në politikë - ishte humbur tërësisht.

Situata e krijuar, e luftërave për mbrojtjen e degëve dhe për fitimin e degëve të LDK-së, ishte e pakuptimtë. Lufta për infrastrukturë poli-tike në këtë moment ishte banale, sepse njerëzit në Drenicë dhe Deçan ishin rrethuar dhe çdo ditë mund të bëhej sulm mbi ta. Fundja, do të humbej përkrahja ndërkombëtare dhe në këtë përçarje, derisa luftonim për legjitimitet të rrejshëm, e për këtë nuk kishte kohë, Serbia tregonte me gisht mosunitetin dhe jogatishmërinë shqiptare për biseda. Në të njëjtën kohë, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti dhe LDK luftonin për të ndërruar Bujar Bukoshin dhe Qeverinë - e cila, megjithatë, kishte disa iniciativa për rezistencë dhe duhej ruajtur për hir të një kontinuiteti.

Por, asnjëra nuk ndodhi. LDK u shpërnda si lëvizje dhe subjekti politik shqiptar u fragmen-

tua përfundimisht. Pas kësaj, lufta nisi dhe Kosovën s’kishte kush ta mbronte. Këtu rolin kryesor e kishin luajtur gazetaria dhe gazetarët. Atë që nuk e bënë partitë, e bënë gazetarët. U organizuan dhe secili prej tyre kishte në “mbikëqyrje” nga një ekip të huaj gazetarësh. I dërgonin në vende të caktuara dhe nuk i dërgonin në vende kur situata ishte e dyshimtë. E dinim se në atë situatë jo të gjithë ishin të kënaqur, sepse

Page 96: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

95

ishte gjithashtu edhe një bashkëpunim i pafolur në mes të autoriteteve serbe, LDK-së dhe komunitetit ndërkombëtar. Perëndimi toleronte një shkallë të represionit, por jo luftë, Qeveria serbe toleronte sistemin paralel të shqiptarëve, të dominuar nga LDK, por jo institucione dhe pavarësi. Kurse, LDK preferonte status-quo. Ne, gazetarët, ishim të gatshëm të rrezikonim tronditjen në themel të situatës, sepse e dinim se ishte e nevojshme për Kosovën të lëviznin gjërat. Pra, dëshironim ta thyenim atë paktin e ndërsjellë midis pushtuesve dhe të shtypurve, që në këtë rast ishin shqiptarët, dëshironim të thyenim paktin e heshtur midis shtetit zyrtar serb dhe shtetit paralel shqiptar, dëshironim të pr-ishnim paktin e heshtur të bashkësisë ndërkombëtare, e cila e prefer-onte këtë gjendje, vetëm luftë të mos kishte, derisa të mos zgjidhej problemi i Bosnjës dhe Kroacisë, për të mos hapur edhe një problem shumë të ndjeshëm çfarë ishte Kosova. Pra, secila palë përpiqej të mos prishej ekuilibri i brishte i aktiviteteve, përgjegjësive dhe autoriteteve.

Kosova dhe popullata e saj, pra serbët dhe shqiptarët, kishin arritur në pozitë të urrejtjes maksimale. Serbët e Kosovës, në një farë mënyre, në vitet 1996-97, silleshin si policë dhe përshtypja ishte se në Kosovë jetonin vetëm policët dhe shqiptarët. Dhe, për këtë faj kishte LDK. Për dhjetë vjet, nuk kishte menduar se një ditë do të vinte dita e luftës së vërtetë.

Pse filloi lufta në Kosovë?Argumentet në vijim janë arsyet kryesore pse nisi lufta në Kosovë. Argumenti i parë: Luftën në Kosovë e nisi LPK dhe anëtarësia e

saj. Këtu s’ka dilemë. Por, cilët djem e nisën luftën? Enveristët, mark-sistët, apo dikush tjetër? Kjo pak ka rëndësi, kur shikohen rezultatet. Mirëpo, nëse analizohet struktura e atyre që nisën luftën dhe nga cili

Page 97: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

96

vend u nis, atëherë mund të konkludohet se lufta nisi në Zvicër dhe Gjermani, nga Shqipëria po ashtu. Nga të gjithë që kam takuar, edhe pse ishin me mungesa informatash dhe me mungesa të percepcionit politik, megjithatë ideologjia nuk ishte ajo që e bëri luftën në Kosovë. Edhe pse kishte të atillë që idenë për Enverin e Kosovës e kishin sub-lime, megjithatë Enveri i Shqipërisë nuk ekzistonte në mendjen e tyre. Ata e kishin Enverin e Kosovës, atë Enverin që e kishin dashur dhe idealizuar nga distanca. Ideja e enverizmit dhe marksizëm-leninizmit nuk ishte pjesë e këtyre njerëzve, por idealizmi dhe përpjekja për të qenë sa më flijues për Kosovën dhe afër Shqipërisë dhe dashurisë ndaj saj i bënte të quheshin ashtu, siç i quajtën me vite të tëra.

Argumenti i dytë: LPK kishte përgatitur infrastrukturën dhe logjis-tikën e demonstratave të studentëve. Shumë pak njerëz e kishin ditur këtë fakt. As sot, asnjëri prej tyre, nuk do ta pranojë këtë fakt, edhe pse ka shumë syresh që e dinë dhe shumica nuk e dinë se kjo demonstrate është bërë nga LPK.

Argumenti i tretë: Edhe lufta e kishte të njëjtin fillim. Vetë Xhavit Haliti kishte thënë se LPK ka planifikuar të niste luftën. Por, po ta dinin këtë fakt qytetarët e Kosovës, askush nuk do të shkonte pas. Kjo ishte arsyeja pse kishin hequr dorë nga LPK dhe ishin orientuar në diçka tjetër.

Argumenti i katërt: Lufta nuk ishte nisur për të bërë luftë fron-tale. Ajo ishte imponuar. Lufta ishte paramenduar vetëm për të bërë presion dhe aksione mbi policinë serbe. Zgjidhje nuk ka qenë LPK, për faktin se ajo si parti dhe organizatë ishte stigmatizuar dhe bërë e kuqe e me lloj-lloj ngjyrash nga pacifistët e Kosovës. Rruga e parë dhe

Page 98: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

97

e vetme për një hegjemonizim shqiptar, pra, nuk ka qenë LPK, por ka qenë emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. P

Argumenti i pestë: Lufta në Kosovë ka qenë e lidhur fort për proble-min e Universitetit. Si kundërpërgjigje, shqiptarët, krijuan Universitet paralel, që financohej nga donacionet private dhe taksat. Universiteti paralel, kur filloi më 1992, nuk parashihej të ishte jashtë ndërtesave për një kohë kaq të gjatë. Diplomat e para janë dhënë më 1996 dhe 1997. Por, ata që i morën diplomat, nuk kishin të drejtë pune dhe studime të mëtejme profesionale. Shteti serb nuk i njohu diplomat e Universitetit të Prishtinës. Kjo i shtyri të rinjtë që ta ndryshonin situatën. Të rinjtë ishin pa punë dhe shumë njerëz e lëshonin Kosovën. Njerëzit, si inx-hinierët dhe doktorët, po i humbnin vendet e tyre të punës dhe kredi-bilitetin. Biznesmenëve të korruptuar shqiptarë, të lidhur me Qeverinë serbe, po u rritej influenca.

Argumenti i gjashtë: Dy delegacione ndërkombëtare, që ndërkohë kishin studiuar situatën në Kosovë dhe Serbi, kishin dalë me rapor-tet dhe dokumentet e tyre që saktësisht paralajmëronin radikalizmin dhe luftën në Kosovë. Mbi krejt këtë situatë, dy raporte ndërkombëtare kishin konstatuar se gjendja në Kosovë po shkonte drejt luftës. Në raportin e quajtur “Paqja e papërfunduar” të Komisionit Ndërkom-bëtar për Ballkanin, të kryesuar nga Leo Tindemans, Lloyd Cutler, Bronisllav Geremek, Theo Sommer, David Anderson, në konkluzionet për Kosovën kishin konstatuar se shqiptarët e Kosovës e ndjejnë veten si të harruarit e Dayton’it. Ata kishin konstatuar se pa liri në Kosovë - demokracia e vërtetë në Serbi është e pamundur, dhe anasjelltas.

Kur bëhej fjalë për kompromisin, Komisioni kishte konstatuar se kishte pak dëshirë për dialog, si nga Beogradi, ashtu edhe nga Prishti-

Page 99: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

98

na. Delegacioni kishte konstatuar se, nëse qëndron kjo heshtje poli-tike dhe status-quo - do të kishte mundësi të paraqitjes së “Intifadës”. Delegacioni kishte dhënë edhe konstatimet dhe rekomandimet për të dalë nga kriza. Delegacioni tjetër ndërkombëtar me seli në New York, “Qendra për Aksione Preventive”, që kishte ardhur në emër të “Fondit për Shekullin 20” dhe Këshillit për Politikë të Jashtme, kishte ardhur në regjion për të konstatuar situatën në Kosovë dhe regjionin e Europës Juglindore. Lidhur me dialogun dhe mundësitë e fillimit të bisedave ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, në Serbi dhe Prishtinë, ishte kon-statuar se - “nuk ka dobi prej diskutimeve, që udhëheqin njerëzit nga margjina, ose shoqëritë e margjinalizuara”.

Në dokument është konstatuar se kosovarët kishin ofruar edhe mundësi të tjera, përveç pavarësisë. Por, në bisedë me Steven Berg, del-egacioni i Partisë Socialiste të Serbisë haptazi kishte thënë se ata nuk ishin të gatshëm edhe nuk kishin dëshirë për një përkrahje të tillë. Dhe, takimi në New York, në prill të vitit 1997, ndërmjet liderëve shqip-tarë dhe serbë - tregoi se negociatat e opozitës dhe shqiptarëve ishin pa ndikim. Pa Milosevicin, ishte e pamundur të bëhej diçka. Ai kishte monopolin e vendosjes për Kosovën. Kështu, pas kësaj, niveli i komu-nikimit kishte rënë në zero.

Argumenti i shtatë: Megjithatë, lufta në Kosovë nisi më 1 tetor 1998, kur studentët mbajtën protestën e parë paqësore. Policia intervenoi më dhunë, pa provokim të studentëve. Ata i rrahën studentët dhe Rektorin e Universitetit, Ejup Statovcin, e i burgosën katër nga liderët. Kjo shka-ktoi një reaksion të madh tek shqiptarët në Kosovë. Në një shoqëri si të Kosovës, edukimi ishte shumë i rëndësishëm dhe respektohej nga të gjithë. Edhe pse, ishte në situatë katastrofale. Përshtypja ishte se, nëse

Page 100: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

99

rrihen studentët, atëherë do të ketë probleme me të gjithë popullin. Pas intervenimit të policisë mbi studentët, njerëzit thoshin se nuk ka më gjasa që problemi me Serbinë të zgjidhet në mënyrë paqësore.

Argumenti i tetë: Në të njëjtën kohë, legjitimiteti në Kosovë ishte zbehur dhe ishte shpërndarë. Nuk ishte Rugova sovran moral dhe ab-solut, sidomos pas Dayton’it, mosrealizimit të marrëveshjes së arsimit dhe intervenimit brutal mbi studentët.

Lufta ndodhi, sepse në atë moment politika në Kosovë, ashtu siç ishte konstatuar nga dy komisionet ndërkombëtare, ishte shumë pasive dhe marrëdhëniet dhe bisedat me serbët ishin në pikën e vdekjes.

Një grup të rinjsh në mal - ishin të vetmit që mund të ndryshonin diçka dhe të merrnin guximin që të shkonin një hap para të tjerëve.

Ishte “institucioni” i vetëm, ku shteti serb dhe LDK - nuk kishin influencë dhe kontroll mbi të.

Page 101: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

100

Kreu i gjashtë

Thoshin se të gjithë ishin të vrarë...

Adem Meta, korrespondenti i Kohës Ditore, më kishte zgjuar nga gjumi herët në mëngjesin e 5 marsit. Një telefonatë rreth orës gjashtë të mëngjesit, e pazakontë për një përditshmëri, por ishte bërë e zakontë për shumicën nga ne që ishim në gazetari në vitet e fundit. Një zë i trishtueshëm tregonte se diçka e madhe po ndodhte në Prekaz. Pyetja, e cila më sillej në kokë ato ditë ishte - pse Drenica prapë kishte nisur luftë, pse pikërisht atje dhe pse po digjej prapë Prekazi?

Një rrëfim që më ishte bërë i bezdisshëm në shtëpinë time me vite të tëra. Nëna ime, që prejardhjen e kishte nga Prekazi, mbesa e Ahmet Delisë, më kishte rrëfyer se si e kishin djegur serbët familjen e saj. E kishin dëbuar dhe vrarë gati tërë familjen. Ishin përndjekur nga fsha-ti dhe kishin ndërruar vendbanimin në tri drejtime. Më tregonte për sëpatën dhe trimërinë e Ahmet Delisë, dhe për një këngë që ishte thurur në çifteli, e kënduar nga një grup kuksianësh, që nëna me një kënaqësi të veçantë e dëgjonte. Më kishte thënë se si kishin dashur ta prishinin fejesën me babanë tim, për shkak të prejardhjes së familjes së saj, e shumë histori të tjera.

Kjo histori e Prekazit më ka ndjekur gjithë jetës sime. Asnjëherë nuk i kisha besuar nënës deri në fund. Jo për faktin se nuk i kishte ndodhur gjithë ajo që tregonte, por kisha përshtypjen se e stërmadhonte këtë

Page 102: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

101

punë. Thjesht, e pyesja – po çfarë ka mundur njeriu të bëjë me një sëpatë kundër policisë serbe? Më vonë, kam kuptuar se aty nuk ishte krejt problemi. Problemi qëndron te Drenica si regjion.

Pra, pyetja mbetej - pse Drenica prapë kishte nisur luftën, pse pikër-isht atje dhe pse po digjej prapë Prekazi?

Drenica ishte djegur katër herë që nga koha e Ahmet Delisë. Një herë nga turqit dhe tri herë të tjera nga regjimet serbe dhe jugosllave. E lënë anash si rajon “armiqësor”, Drenica ishte katandisur nga varfëria dhe skamja e skajshme. Ata njerëz nuk kishin pasur çka të humbin. Të rritur mbi trimëritë epike, rajoni më i varfër i Kosovës ishte problem jo vetëm për veten e tyre, por ishte rrezik potencial për secilën Qeveri. Edhe sot, ashtu ka mbetur. Janë të varfër dhe, me një vobektësi eks-treme, jetojnë me idenë se janë më të famshmit e kësaj toke.

Këtë rrëfim ua kisha shpjeguar edhe diplomatëve, Julian Braithwaite dhe Jonas Wais, që nxitonin me mua të shihnin ngjarjen e Prekazit të 5 marsit 1998.

Kur i tregova nënës për lajmin që ma dhanë se lufta ka krisur në Prekaz, ajo me krenari ma bëri me dije se e ka ditur që atje do të niste së pari.

“Në Prekaz, e ku tjetër”, më tha. Por, këtë herë nuk ishte puna e luftës së sëpatës dhe pushkëve të

Ahmet Delisë.Ishte diçka më shumë.Kulla e Ahmet Delisë tashmë kishte mbetur shkretë dhe rrëfimi për

ta më shumë ishte bërë ep sesa që dinim realisht se çka kishte ndodhur.Tash, ishin kohë të tjera.

Page 103: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

102

Landroveri britanik kishte marrë udhë kah rruga që çonte në Gl-logoc dhe pastaj Skenderaj. Por, me të dalë nga Fushë-Kosova, policia serbe ndalonte të gjitha veturat.

“Ku po shkoni?” ishte pyetja e vetme që bënin. Posa thuhej se je nisur për në Skenderaj, të thoshin se rruga ishte e

bllokuar.Jemi kthyer mbrapsht dhe kur kemi arritur të ura në hyrje të Prisht-

inës, Julian Braithwaite i ra ndërmend se duhej provuar të udhëtohej nga ana e Mitrovicës. E luta që të mos provonim një çmendi të llojit të James Bond, siç e kishte bërë zakon ai muajve të fundit.

Tandemi diplomatik dhe unë nisemi rrugës për në Vushtrri. Kur ar-ritëm në këtë qytezë, ishte krejt e qartë se kësaj radhe kishim të bënim me një aksion të madh, sepse çdo gjë ishte blu nga uniformat dhe kas-kat e policisë.

Në Vushtrri, kam shkuar te shtëpia e dajës tim dhe e kam pyetur se si mund të hyhet në Prekaz. Më ka treguar shkurt rrugën dhe jemi nisur. Kemi kaluar urën e Vushtrrisë dhe kemi dalë në një rrugë të paasfaltuar. Shpejtësia ishte e pazakontë për një rrugë të tillë. Kemi udhëtuar disa dhjetëra kilometra dhe kemi arritur te një fshat që quhej Beçiq. Kemi pyetur për rrugën dhe jemi nisur drejt Mikushnicës - një fshat shumë i përfolur i Drenicës për trimëri. Jemi afruar në fshatin më të afërt të Prekazit dhe kemi hyrë te një grumbuj shtëpish, që dukeshin të harru-ara nga bota. Të rrethuara nga malet dhe pa asnjë dalje normale, këta njerëz bënin jetën pa ndonjë stres të madh. E dinin se diçka po kërcet, por nuk e kishin ndjenjën se diçka e madhe po ndodhte. Kemi pyetur se si mund të hyhet në Prekaz. Një njëri në moshë tregonte rrugën me gjeste dhe me ndonjë fjalë të çalë, që tregonte për mënyrën e jetës së tij.

Page 104: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

103

Më dukej si një memec, që kishte bërë trajnim me muaj për të treguar gjërat elementare të jetës së tij. Mezi na tregoi orientimin. “Shkoni në Prekazin e Epërm dhe atje asht nji shkollë”.

U nisëm drejt një bregoreje. Kur arritëm atje, shihej Prekazi dhe lëvizjet e tankeve. Jemi nisur rrugës drejt shkollës. Julian dëshironte gjithsesi një foto nga sulmi. I thashë se kjo ishte çmendi dhe se nuk mund të rrezikonim deri në këtë masë. Kemi vazhduar edhe më tej në thellësi dhe dylbitë karakteristike suedeze vështronin gjithçka që ndodhte. Së paku, ajo që shihej dhe nuk mbulohej nga shtëpitë. Dy tanke që kishin dalë nga mali ku ndodhej fabrika dhe disa të tjera që kishin hyrë nga pjesa e sipërme e fshatit. Si dukej, autoblindat kishin ardhur nga e njëjta rrugë, ku ne ishim ato çaste. Një pjesë tjetër dukej nga arat, karshi asfaltit që ishin lëshuar nga fshati Polac, një fshat fqinj i Prekazit.

Kjo pamje ishte diçka e parë për dy diplomatët. Ata e dinin se çka po ndodhte tashmë në Prekaz. Duke qëndruar në vështrim të ngjarjes, pamë policë të uniformuar dhe mund të dallonim me dylbi uniformat ngjyrë hiri. Ata ishin kominoshe. Uniformë tjetër nga ajo që kishim parë zakonisht. Në pamje të parë, dukeshin policë me uniformë au-tomekaniku, por i dallonte një kapelë e veçantë në kokën e tyre.

Dy tanket mbi kullat e Jasharajve ishin vërejtur duke hedhur grana-ta. Të dy diplomatët merrnin shënime në fletoret e tyre dhe filluan të shënonin detajet e shifruara, që për mua nuk thoshin asgjë.

E kapa se po flisnin për llojet e armëve që përdoreshin. Të dy tanket ishin të ngjyrosura ndryshe dhe kishe përshtypjen se

nuk ishin ushtarake. “Me rëndësi për ne është se serbët janë duke për-dorur armë ushtrie”, tha Jonas.

Page 105: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

104

Unë nuk e pata të qartë në fillim se çfarë në të vërtetë do të thotë kjo. “Po, është me rëndësi”, thoshte Julian. Serbët kishin premtuar se nuk kishin nevojë të përdorin ushtrinë.

Një grup i vogël njerëzish do të eliminohej lehtë, kishin deklaruar au-toritetet në Beograd.

E veçanta e kësaj ishte se - ata identifikuan ushtrinë duke sulmuar.Disa metra larg nesh, zhvilloheshin luftime. Kemi marrë ikjen, kur

pamë se sa thellë kishim hyrë. Derisa kërkonim rrugën te Landroveri, dhjetëra refugjatë ishin rrugës. Jemi afruar te dy traktorë me refugjatë.

“Të gjithë janë të vrarë”, na thoshin. Një vajzë, që pretendonte një frëngjishte të çalë, fliste me Jonasin,

kurse Juliani mori guximin të pyeste me një serbishte gjithashtu të çalë, duke dashur që nga dora e parë të merrte informata.

“Në Drenicë, nuk dinë serbisht”, ia bëra me dije Julianit.U habit ca, por nuk kishim kohë për të sqaruar. Kemi marrë disa informata nga refugjatët e parë brenda Kosovës.Shpjegonin një korridor që kishin lënë për fshatarët dhe gjuajt-

jet e tmerrshme nga lloj-lloj armësh. Për refugjatët, të gjitha armët ishin bomba ose tanke. Pas disa minutash, kemi parë lëvizjen e disa “pincgauerëve” dhe kemi marrë vrapin te vetura. Kemi ikur si të ishim refugjatë. Nuk bënte punë as imuniteti diplomatik dhe asgjë tjetër.

Ishte koha për të ikur.Kemi ngarë makinën me aq vrull për disa kilometra. Jemi ndalur te

një shkollë. Shkruante: SHF “Azem Bejta”. Një koincidencë e çuditshme. Nga një histori komuniste dhe nga një dramë dhe disa filma të

Kinostudios “Shqipëria e Re”, e kisha të ditur ngjarjen e Azem Bejtes.

Page 106: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

105

Një rrëfim për një histori të njëjtë fillova ta tregoj rrugës deri në Mitrovicë. Biseda u ndërpre disa herë, në të gjitha udhëkryqet.

Disa herë kam dëgjuar Julianin duke u shtyrë me policët serbë - se nuk kishin të drejtë ta kontrollonin veturën e tij, për shkak të imunitetit diplomatik. Nuk e përfillnin fare. Rrëfimi për heroin më është ndërpre-rë disa herë, derisa Juliani dhe Jonasi shpjegonin ngjarjen e Prekazit, Londrës, Stokholmit, ose edhe bosëve të tyre në Beograd.

“Pse nisemi për në Mitrovicë”, i pyeta. Thanë se duan të humbin gjurmë dhe të themi se ishim në Mitro-

vicë. Në Mitrovicë kemi kërkuar Zyrën e KMDLNJ, ku kemi takuar Pro-

fesor Latif Berishën, i cili ishte Kryetar i Degës së LDK-së në Mitrovicë, dhe disa të tjerë. Kemi pyetur për refugjatë dhe për disa gjëra të vogla.

Dhe, jemi nisur për në Prishtinë.Jemi kthyer në redaksi. Asnjëri nga gazetarët nuk kishte arritur të

hynte në Prekaz. Nuk kishte asnjë informatë se ç’po ndodhte brenda. As refugjatë nuk kishte më.

Kemi shkuar të zyrat e LDK-së dhe nuk kemi takuar njeri, përveç Enver Malokut dhe Rexhep Gjergjit. Rexhepi dukej i mllefosur, e kishte përjetuar shumë rëndë ngjarjen.

“E keqja është se nuk di çka të them”, fliste Rexhepi. Ishte bërë krejt pluhur. Si duket kishte provuar të hynte në Prekaz,

por nuk kishte mundur. Nuk tregonte se a kishte provuar, por nga natyra e shqetësimit tregonte se e kishte përjetuar shumë rëndë tërë këtë punë. Nuk deklarohej njeri për këtë. Rexhepi shante me mllef. Nuk di ku e kishte drejtuar mllefin, por i shpëtoi kjo fjali - “Duhet me luftu, he nanën e nanës…”, ishte fjalia e profesorit të matematikës.

Page 107: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

106

I emocionuar siç ishte, mbante një qëndrim të pakontrolluar.Më vonë, diku rreth orës gjashtë, jemi nisur në Restorantin “Hani i

dy Robertëve”, aty ku gazetarët, në mbrëmje, grumbulloheshin për të mësuar diçka më shumë dhe për të këmbyer informatat.

Asnjë informatë nuk qarkullonte. Doli që ne që kishim shikuar ngjarjen me dylbi, dinim diçka. Të

tjerët kishin provuar të hynin nga Gllogoci. Por, asgjë nuk kishte qarkulluar.Alban Bujari, që njihej me guxim dhe një ndër më të mirët fotore-

porterë që kishim, kishte provuar të bënte diçka. Me gjithë trimërinë e tij, nuk kishte bërë asgjë.

Dita dhe nata për ngjarjen e Prekazit kishte përfunduar. Nuk kishte ngjarje për gazetarët. As TV e Serbisë nuk jepte pamje nga Prekazi.

Lufta vazhdonte.Në “Hanin e dy Robertëve” të Fadil Dragajt - ishin bërë ekipet për

të hyrë në Prekaz. Bënim plane se kush me kë duhet të shkonte. Cili nga gazetarët duhej të shoqëronte kolegët e gazetave dhe televizioneve të huaja. Kemi ikur pas mesnatës. “Hani...” ishte i mbushur plot. Dukej si të ishim në izolim. Roletat e hekurit te “Hani...” - ishin siguria jonë. Kam arritur në shtëpi pas mesnate. E vetmja kureshtare në shtëpinë time, që kishte mbetur e zgjuar, ishte nëna ime. Ajo nuk fliste për vik-tima, por prapë fliste për trimërinë. Më dukej e çuditshme, se si e për-jeton trimërinë ajo, mbesë e Prekazit. Edhe vdekjen e kuptonte si një heroizëm.

Të nesërmen në mëngjes kishin arritur refugjatët e parë. Në redaksi na erdhi Mahije Mala-Kodra. U ul në bufenë e redaksisë. Askush nuk dinte çka të bënte. I kemi larguar të gjithë gazetarët dhe e kemi marrë

Page 108: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

107

në pyetje Mahijen. E kemi dëgjuar rrëfimin e saj. Në bufe ishte Nick Hill, Sekretari i Dytë në Ambasadën Amerikane në Beograd. E kërkova Julianin dhe Jonasin, por nuk kishin qasje në telefon. Kërkonim zg-jidhje për këtë punë. Vajzat e saj e tregonin ndryshe rrëfimin nga Ma-hija. Ajo jepte detaje që ishin gati të pamundshme. Fliste për viktima dhe për kallje shtëpish.

E kishim bërë zemrën gur. Nuk kishim çka të frikësoheshim më. E vetmja gjë që duhej bërë, ishte si ta shpëtonim Mahijen nga duart e policisë.

“Konferencë për shtyp”, tha Veton Surroi. I vetmi shpëtim për të është ky. “Por, nuk guxojmë ta bëjmë ne. Ne jemi gazetë”, thashë.“Atëherë, thirreni LDK-në”, u përgjigj Vetoni. E kam marrë zyrën e LDK-së. Posa e treguam se për çfarë bëhej

fjalë, asnjëri prej tyre nuk merrte përgjegjësinë për rastin. Vetëm një njeri kishte marrë guximin. Ishte treguar trim. Enver Maloku. Po atë ditë kishte dalë një koment krejt ndryshe nga ajo që kishim lexuar deri atëherë. I ashpër, kritik dhe me mllef.

Enveri priti Mahijen, kurse ne kishim mbledhur me dhjetëra gaze-tarë për të dëgjuar rrëfimin e saj. Kishte edhe diplomatë.

Enver Maloku ishte ulur afër saj dhe hapi konferencën. Rrëfimi i Mahijes ishte bindës, por jo edhe aq. Gazetarët donin detaje, e jo fjali të përgjithësuara.

Kur përfundoi konferenca për shtyp, të gjithë e harruan Mahijen. Ajo mbeti e pastrehuar. Askush nuk donte ta strehonte. Na e kthyen Mahijen, gruan e luftëtarit Kodra nga Prekazi, në redaksi. Një njeri ishte i gatshëm ta strehonte.

Page 109: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

108

“Unë e marr Mahijen në shtëpi”.Ishte Ahmet Kurtolli, Drejtor i Marketingut në Koha Ditore. Ai,

posa kishte ndërtuar një shtëpi të re dhe kishte një shtëpi të dytë në ob-orrin e tij. E gjithë shtëpia tashmë ishte në dispozicion. Ne u kujdesëm për ushqimin dhe strehimin e saj.

Aty kemi parë se çfarë përgjegjësie kishin njerëzit dhe politika. E lufta kishte filluar rrufeshëm.Në orët e mbrëmjes kishin arritur Juliani dhe Jonasi. Rrëfimi ishte i

tmerrshëm. Ata ishin zënë në kurth diku në malet e Drenicës. Kishin provuar të hynin brenda në Prekaz, për ta parë situatën. Nuk kishim marrë leje as nga Qeveria për këtë. Ishin bërë verdh. Nuk u kishte mbetur pikë gjaku. I kishin zënë në flagrancë. Por, me një urdhër nga Beogradi, i kishin liruar. Rrëfimi i tyre tingëllonte i rrezikshëm. Kishin hyrë nëpër rrugë qorre, për të arritur në vendin e vrasjeve - në Prekaz. Kur ishin gjetur afër fshatit, pavërejtshëm, dikush u ishte afruar. Njerëz me maska ua kishin vënë tytat prapa shpinës. I kishin dërguar në ko-mandën e aksionit, në rrugën që lidhte Skenderajn me Mitrovicën. Pasi që kishin kryer bisedën informative, u kishin dhënë të drejtën për t’u larguar. Nuk kishin marrë kurrfarë mesazhi, përveç që duhej të kthe-heshin në Beograd. Ata nuk e bënë këtë. Mbetën në Prishtinë.

E shikonim ditarin e Beogradit dhe, përveç lajmit se ishte likuid-uar “terroristi” Adem Jashari, ishte edhe lajmi se ishin zënë duke spi-unuar edhe Juliani dhe Jonasi. Të nesërmen, doli komenti i redaksisë në gazetën Politika. Diplomati britanik dhe ai suedez ishin shpallur “persona non grata” për shtetin e Jugosllavisë.

Page 110: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

109

Raporti ishte nisur po atë natë. Jonasi kishte zënë një vend në tav-olinën time, për të dërguar me urgjencë atë që i kishte ndodhur dhe kishte parë.

Ajo që ndodhi më vonë - është e njohur për të gjithë. Por, një gjë që u bë pas vrasjeve në Prekaz - nuk është bërë e ditur asnjëherë. Mijëra vetë kishin vërshuar malet e Kosovës, duke kërkuar armë dhe muni-cion. Kishin kërkuar oficerë dhe ekspertë të luftës. Në mal kishin gjetur vetëm dhjetëra luftëtarë në zonat malore, që nuk dinin çka të bënin me këtë armatë të paarmatosur.

Nuk e dinin se kush në të vërtetë ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ajo e imagjinuara. Që thuhej se ka ushtarakë nga më të ndryshmit, apo një grup luftëtarësh, që kishin nisur luftën guerile?

Page 111: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

110

Kreu i shtatë

Shqiptarët, faktorë ushtarakë

Para luftës së Prekazit, ishin të paktë ata që besonin se UÇK do të reflektonte një situatë të re në Kosovë. Askush nuk kishte besuar se ata do të ishin faktor i dorës së parë – që do të luante rol aq të rëndësishëm në muajt që do të vinin. Asnjë diplomat perëndimor nuk i kishte marrë seriozisht, para Prekazi.

Vetëm në maj të vitit 1998, qarqet diplomatike perëndimore do të kuptonin se përfshirja e UÇK-së në negociata ishte e domosdoshme.

Kur forcat serbe, në fundin e shkurtit 1998, vendosën të goda-sin UÇK-në me qëllim të shfarosjes së saj, posaçërisht në rajonin e Drenicës, te gazetarët dhe analistët serbë që qëndronin në Prishtinë - ishte krijuar besimi i plotë se do të ishte punë e lehtë të mundeshin ushtarakisht kundërshtarët e vetëm të Milosevicit.

Në anën tjetër, pas sulmit të Prekazit, u kuptua që UÇK asokohe s’kishte më shumë se disa qindra pjesëtarë. Megjithatë, forcat serbe nuk dinin se në ç’mënyrë mund ta çrrënjosnin UÇK-në, respektivisht, a duhej të përdoreshin njësi të përshtatshme të specializuara luftarake, të cilat, me veprimet e tyre, mund të shkaktonin viktima të shumta tek civilët shqiptarë. Një forcë e tillë e specializuar u gjet ballë për ballë me forcat e ashpra kundërshtare të Familjes Jashari dhe iu deshën më shumë se 48 orë për të përfunduar gjithë rezistencën. Rezultati tregoi

Page 112: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

111

se, për të neutralizuar diku dhjetë guerilje të armatosura, forcat serbe vranë më shumë se 40 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.

Në retrospektivë, është ende e vështirë të kuptohet plotësisht se si u bë e mundur për të mbledhur, organizuar dhe armatosur rreth 20 mijë luftëtarë të UÇK-së, në pranverë dhe verë të vitit 1998.

Një nga faktorët më rëndësishëm që shpjegon rritjen e men-jëhershme të UÇK-së, ishte dhe gjendja sociale e Kosovës.

Luftëtarët e ardhshëm, shumica fshatarë të vendeve të rrezikuara, iu afruan politikanëve, ish-të burgosur në zonat përkatëse, për të luftu-ar. Pjesa më e madhe e politikanëve shqiptarë të burgosur kishin qenë ish-studentë të arrestuar më 1981.

Lëvizja ushtarake në vetvete ishte krejtësisht e një rryme idealiste. Një numër i madh i tyre, ishin radikalizuar, sidomos të rinjtë, deri në atë pikë sa ishin të gatshëm për një luftë të armatosur.

Armët ishin siguruar nga të gjitha burimet, po më së shumti nga Shqipëria, ku rënia e Qeverisë qendrore në pranverë të ‘97, si dhe hapja e depove të armëve - nxori në shesh gjysmë milioni armë.

Çmimi për një kallashnikov në jug të Shqipërisë ishte pak a shumë 100 dollarë.

Në Kosovë ishte dyfish. Si duket, furnizimet filluan te rridhnin ngadalë, përmes maleve, në

fillim në grupe të vogla, por më pas kolonat u rritën deri 1.000 vetë.Fillimisht, përveç armëve të zakonshme, kishte vetëm granatahed-

hës, kundërtanke të modeleve të vjetra dhe gjithashtu mortaja të ka-librit të vogël. Për habi të shumëkujt, minat e këmbësorisë u përdorën rrallë. Kjo reflekton vlerat heroike idealiste tonat, se e vetmja mënyrë me të cilën lufton burri - është ajo me pushkë.

Page 113: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

112

Ndërsa UÇK forcohej, forcat e sigurimit serb mbeteshin të habitu-ra dhe të pasigurta për atë që duhej të bënin. Policia serbe pothuajse ndërpreu patrullimet në pjesë të ndryshme të Drenicës dhe po ashtu ushtria jugosllave nuk dukej jashtë kazermave, e cila deri atëherë nuk ishte e përfshirë në luftime.

Ndërkohë, duke rritur besimin te njëri-tjetri, UÇK shpalli “terri-toret e lira” dhe bllokoi disa nga rrugët kryesore, ndërsa serbët mba-jtën kontrollin e qyteteve kryesore, por nga ana tjetër kishin humbur komunikimin e sigurt në qytetin e Pejës.

Mujë Krasniqi -- Komandant Kapuçi -- kishte vënë njësinë e vet te Kijeva dhe te udhëkryqi i Malishevës nuk kishte kalim. Për të shkuar në Pejë, ose duhej të shkohej nga Mitrovica, ose mund të shkohej vetëm nëpërmjet Malit të Zi. Edhe nga Brezovica gjithashtu.

Në këtë kohë, ç’ishte e vërteta, në UÇK kishte akoma një koordinim të dobët ndërmjet strukturave të saj. Nuk kishte një komandë të unifi-kuar. Këtë e kishin vërejtur edhe gazetarët tjerë.

Çdo hapësirë e shndërruar si zonë operative, sipas terminologjisë së luftës, kujdesej për veten, duke tërhequr fonde dhe armë nëpërmjet kanaleve personale. Edhe rekrutimi bëhej nga fshatarët përreth. Nuk kishte, ose kishte shumë pak, fusha stërvitjeje dhe mungonte infras-truktura logjistike. Kjo shihej tek të gjitha zonat dhe njësitë e UÇK-së. Ushqimi sigurohej nga fshatarët dhe komandantët. Ata që ishin në male dhe fshatra, rrallë jepnin ndonjë këshillë të vlefshme, për shkak të njohurive të pakta ushtarake që kishin.

Kur UÇK vendosi të mendonte për taktika të reja, si në rastin e luftës së Rahovecit (gabim trashanik, sikundër edhe mbajtja mbyllur e magjistrales së Pejës), të cilët thoshin se po u ndihmonte për të marrë

Page 114: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

113

qytetet e mëdha, sidomos Rahovecin, që ishte i rrethuar prej kohësh nga UÇK, por nuk kishte asnjë plan konkret për ta marrë, ose nëse kishte një të tillë, u pa ai plan nuk ishte i mirë dhe se taktikat e reja nuk funksiononin. Dhe, sulmi u bë.

Me atë rast, UÇK bëri një aksion që tregoi nivelin e tyre të pam-jaftueshëm të dijeve nga taktika ushtarake, sikundër edhe mungesën e komandës dhe disiplinës luftarake.

Në mesin e verës, policia serbe kishte aplikuar të gjitha ato që donte, për të liruar rrugët nga pritat me gurë dhe për të liruar komunikimet. Ajo ndihmohej me armë të rënda nga ushtria jugosllave, por ndihma e saj në përgjithësi ishte ende e vogël.

UÇK, thjesht, mbronte barrikadat e ndërtuara me gurë. E jashtëzakonshme ishte mbajtja e magjistrales së Pejës.Në qershor, ushtria jugosllave, u shtri, në brezin e kufirit ku vepron-

te, edhe 5 kilometra, duke lejuar sulme të gjëra mes fshatrave mes Gja-kovës dhe Prizrenit. Ato, nga kjo anë, ishin i vetmi brez, nga ku mblid-heshin armët nga Shqipëria dhe qendrat e rezistencës. UÇK u ndodh disi e bllokuar. Ajo që e shpëtoi UÇK-në atëherë, ishte taktika e gabuar serbe, sepse forcat serbe bënin dëbimin e të gjithë banorëve nga fsha-trat, si baza të UÇK-së, dhe të gjithë i dërguan në pyje dhe në kodra.

Kur numri i civilëve kaloi mbi 100 mijë, bashkësia ndërkombëtare filloi të reagonte dhe në këmbim të kërcënimit të bombardimeve ajrore nga NATO-ja, Milosevic arriti një marrëveshje me të dërguarin amer-ikan Richard Holbrooke, që solli si rezultat ndërprerjen e ofensivën dhe, nga ana tjetër, u lejua kthimi i refugjatëve në shtëpitë e tyre.

Marrëveshja gjithashtu lejonte Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë (OSCE) që të verifikonte zhvillimet në ter-

Page 115: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

114

ren. Detyra e saj ishte të monitoronte këtë situatë armëpushimi. Ky armëpushim arriti të mbahej disi për shkak të dimrit dhe jo fal rolit të dyfishtë të verifikuesve të OSBE-së. Armëpushimi u mbajt edhe për ar-sye se serbët dhe shqiptarët ushtarakisht dhe politikisht kishin nevojë të merrnin frymë.

UÇK, në këtë periudhë, u bë me komandë në mënyrën më të mirë të mundshme. Arriti të ndërtonte strukturën e një komande qendrore dhe të formonte Shtabin e Përgjithshëm, duke e ndarë Kosovën në disa zona operative.

I gjithë aksioni politik dhe ushtarak, tani drejtohej nga një Shtab, me sa duket, me përbërje deri në 16 anëtarë, por që në fakt ishin më shumë se njëzet. Çdo anëtar - kishte një përgjegjësi specifike, por mar-rëdhëniet e tyre nuk ishin gjithmonë në harmoni. Shtabi kishte ngritur shumë shërbime, të cilat ishin organizuar në drejtori, disa prej të cilave ishin direkt nën komandën e tij.

Ndryshe nga ajo që mund të pritej, më shumë fuqi dhe influencë ishte përqendruar në Drejtorinë Politike, e cila drejtohej nga një fytyrë e re politike që po ngrihej asokohe.

Nga Hashim Thaçi. Një nga qëllimet kryesore të Shtabit - ishte kontrolli më i rreptë i

komandantëve, të cilët kishin rol të rëndësishëm. Misioni i Verifikimit në Kosovë (MVK) tregonte qartë se UÇK ende

nuk kishte mësuar shumë gjëra. Ende nuk ishte një ushtri e vërtetë, as dhe forcë e vetme në Kosovë, por statusi i saj ishte ngritur për shkak të pranimit nga komuniteti ndërkombëtar, si pjesëmarrëse e drejtpërdre-jtë në procesin e negociatave.

Në një rrethanë të tillë ndodhi Malisheva.

Page 116: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

115

Kurrë nuk kisha dëgjuar më parë për Gani Krasniqin. Me thanë se i takon grupit të ish të burgosurve politikë. Ditën që shkova në Zonën e Komandant Çelikut (Fatmir Limaj), që përfshinte Malishevën me rre-thinë, bëhej një varrim. Mijëra njerëz kishin arritur para një shkolle fillore. Një pjerrinë e madhe, që të bënte të mbusheshe frymë. Dhjetëra gazetarë marshuan rrugëve të Malishevës. CNN, BBC, Sky News, Washington Post, Guardian, Boston Glob...

Ishte një listë e gjatë e gazetarëve që kishte hyrë në zonën tashmë të çliruar.

Për herë të parë kishim parë aq shumë ushtarë të UÇK-së, në një vend.

Malisheva tashmë konsiderohej territor i lirë. Një luftë e përfunduar ditë më parë në Grykën e Llapushnikut - i kishte larguar forcat serbe nga magjistralja e Pejës. Rruga dukej shkretë. E thatë dhe pa njerëz. Fëmijët bërtisnin për heroin e tyre, Komandant Çelikun, që po kalonte me xhip rrugës së asfaltuar.

Djaloshi, i cili një natë më parë kishte luftuar, e kishte zënë plumbi. Gani Krasniqi rrinte i qetë dhe mundohej të dukej i përmbajtur, për të birin e tij të vrarë. Si duket, burgu ia kishte kalitur durimin. Dukja e tij sikur nuk e qante djalin, sepse ia kishte falë lirisë së Kosovës, në sytë e njerëzve e bënte edhe më shumë hero të situatës. Ceremonia e mortit ishte ndryshe. Nuk ishte nga ato që kishim parë dhjetë vjetët e fundit.

Ishte ceremonia e parë ushtarake, e hapur, e bërë ndonjëherë nga UÇK-ja. Skenografia ishte e njëjtë. Flamujt, trupi i shtrirë i heroit, poezitë e nxënësve, dhe fjalimet.

Përballë trupit të heroit të luftës qëndronin mijëra luftëtarë. Asn-jërin për be nuk e njihja. E kisha parë vetëm Gani Kocin. E njihja nga

Page 117: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

116

Prishtina, nga intervistat e shumta që kishte dhënë për ngjarjet e vitit ‘81.

I veshur me pantallona civile dhe me bluzë ushtarake, me një push-kë gjysmë-automatike në krah, Ganiu qëndronte në rreshtin e parë të renditjes. Një rresht që emitonte rregullat e ushtrisë që po krijohej.

“Ushtria, gatitu!”, ishte një zë i lartë që komandonte. Rreshti niste nga Komandant Çeliku dhe Sami Lushtaku. Mijëra

ushtarë të tjerë shkonin pas. Një rrugë shumë e pjerrtë dhe e gjatë, që dukej sikur nuk përfundonte kurrë.

Ne, që ishim nisur në kreun e kolonës, kthenim kokat prapa - për të parë se sa ushtarë kishte.

Dhe, kishte shumë. Disa që kishin ardhur nga kureshtja, ashtu vetëm për të qenë aty,

nuk u kthyen në shtëpitë e tyre. Ky rresht ishte impozant. Dhe të tjerët i bënte të ndiheshin keq, pse nuk ishin në atë kolonë. Shumë prej tyre, me nga një revole në shokë, kishin hyrë në rresht.

Disa javë më vonë, këtë fotografi e kisha parë në TV. Krijonte përsh-typje impresive dhe nuk e linte askënd indiferent.

Rreshti i ushtarëve vazhdoi deri të varrezat e fshatit. Mijëra njerëz kishin rrethuar vendin. Filloi ceremonia.

Njësia speciale e UÇK-së i bënte homazh nderi heroit. Nga ajo që shihej -- ishin 12 të renditur -- njësia speciale dukej ndryshe nga të tjerat. Dukej se ata ishim më herët në malet e Kosovës. Një djalë me mustaqe, të cilin e quanin komandant, qëndronte përballë njësitit. Priste urdhrat. Një tjetër, me një zë shumë karakteristik, që më vonë ishte bërë zë shumë i njohur dhe preferuar, jepte urdhra me gishta. E

Page 118: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

117

quanin – Shtatëshi. Komandant Luli, thoshte tjetri. Dy emra të një nje-riu, por askush nuk e dinte emrin e vërtetë.

“Si quhesh?”, i thashë. “Luli”, ma ktheu shkurt. “Si mund të sillesh kështu me gazetarë”, ia ktheva. “Boll i keni shtatë sekonda”, më tha. “Ti e di çfarë ke këtu”, i thashë. “Nuk bën më shumë dhe pikë”, u përgjigj. “Epo, duhesh gjithsesi, se ky film duhet të shkojë gjithkund”. Një dialog që përfundoi me fjalosje. Ai kishte armë të mirë dhe ishte

i ftohtë akull. Të shikonte në sy dhe fliste sipas mendjes së tij. Mjeshtrit e kamerave kishin lëshuar në tokë pajisjet e tyre dhe

pavërejtur kishin filluar incizimin. Luli kishte vërejtur çka po ndodhte. “Krejt gazetarët jashtë varrezave”, dha urdhrin. Pas shumë fjalosjeve, e arritëm një kompromis. Shtatë sekonda.

Ishte i prerë. Derisa komandanti i njësitit special jepte urdhra për të shtëna nderi, Luli zëshëm numëronte: Një, dy, tre… deri në shtatë.

Por, sekondat e tij ishin pakëz më të gjatë se ata të orës.Krismat e nderit, zëri i Lulit dhe kamerat e kryenin të njëjtën punë

njëkohësisht. Arkivoli i mbuluar me flamur qëndronte buzë varrit, që ishte hapur për heroin.

“Pse nuk keni zëdhënës”, pyeta Komandant Lulin. Ai nuk e donte fort parashtesën - komandant. “Luftëtar jam, çfarë komandanti”, ma ktheu.Dhe, shtoi se së shpejti do të ketë edhe zëdhënës.

Page 119: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

118

Gazetarët imagjinonin gjëra nga më të ndryshmet. Ditën që ishim në varrim, mendonim, ata që ishin në vargun e gjatë, mund të ishin vetëm luftëtarë të thjeshtë. Komandanti mbahej sekret. Zëdhënësi mbahej sekret. Shtabi nuk dihej.

Ditën kur përflitej se do të dilte njeriu që do të fliste në emër të UCK-së, ishte pritja më e gjatë.

Në redaksi, në dhomën ku unë punoja, rrinte një TV që e kishim sjellë nga shtëpia. Një antenë satelitore, që na kujtonte se duhet të dëg-jonim lajmet e TVSH. Aty ishte mbledhur pothuajse e tërë redaksia.

Kur e kemi parë Jakup Krasniqin, u befasuam shumë. Jakup Kras-niqin e kisha parë në Kuvendin e LDK-së. Një diskutim kërcënues më zë të butë, që nuk i kishte bërë askujt përshtypje.

Por, ai e kishte thënë të vërtetën.Askush nuk ishte i lumtur me Jakup Krasniqin. Me gjuhën që për-

dori dhe me kapelën që ia kishte mbuluar kokën dhe ballin. Një djalosh i pashëm, me mjekër gjysmë të rruar, i rrinte mbrapa.

Kjo pamje u bë fotoja më e prezantuar në të gjitha mediat botërore. Një gjë që më mbeti në kokë, ishte se Jakup Krasniqi kishte qenë i

burgosur dhe në lidhje të mira me Hydajet Hysenin.E para që na ra ndërmend - ishte lufta. Kush e organizon luftën? Kush ishin njerëzit që qëndronin prapa?

A ishte i ndarë grupi i të burgosurve politikë rreth çështjes së luftës? I vetmi njeri, që më bëri me dije se e ka ditur se kështu do të ndodhte,

ishte Dukagjin Gorani.“A të kujtohet ai Xhavit Haziri që vinte në zyrë?”, më tha Dugi.Ai kishte thënë se do të niste lufta që në vitin 1992. Di edhe për një

takim në shtëpinë e Dukagjin Goranit. Një takim i gjatë, tërë natën, kur

Page 120: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

119

Dugi ndahet nga shokët e tij, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, për apo kundër luftës.

“Ne po shkojmë të luftojmë, e ti rri në Prishtinë, se na duhesh”, kishte qenë porosia e fundit e tyre, në vitin 1991.

Dugi dhe unë nuk e kishim marrë seriozisht këtë takim në shtëpinë e tij. Bile, as që kemi besuar se këta njerëz do ta nisnin luftën.

Pas kësaj retrospektive, që ma bëri Dugi, kuptova se kush e nisi luftën.

Por, asnjëherë nuk e kam kuptuar pse Jakup Krasniqi u bë zëdhënës. Luftën e kishin nisur të burgosurit politikë.

Page 121: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

120

Kreu i tetë

A ishte prishur marrëveshja me amerikanët?

Xhavit Haliti ishte njeriu i parë i UÇK-së që kishte takuar një zyrtar të lartë amerikan, fill pas ngjarjes së Prekazit. Një takim i gjatë në Ti-ranë, i cili kishte sqaruar shumë dilema se çfarë mund të bëjnë shqip-tarët e Kosovës në luftë kundër Serbisë.

Një platformë e brendshme e LPK-së për tri zona luftarake, ajo e Kosovës, Kosovës Lindore dhe Maqedonisë, thuhet të ketë marrë fund në këtë takim. Kështu pat pohuar një mik imi i Qeverisë së Shqipërisë, atëbotë Qeverisë së Pandeli Majkos.

“Nuk ka tri zona lufte dhe nuk ka luftë për Shqipëri etnike”, kishin qenë të qartë zyrtarët amerikanë, në takim me Xhavit Halitin.

Por, nuk mendonin njësoj edhe njerëzit që ishin në terren. Vetë Jakup Krasniqi, si zëdhënës i UÇK-së, e kishte problem ta definonte se çfarë në të vërtetë duhej bërë me këtë platformë, sepse, kur kishte plasur lufta, platforma kishte qenë për një luftë në tri zona ushtarake.

Pyetja që shtrohej më së shumti ishte: Kush janë këta njerëz dhe çfarë duan?

Në kohën kur UÇK tashmë po bënte luftën e saj për çlirimin e Kosovës, zëdhënësi Jakup Krasniqi i pat dhënë një intervistë revistës gjermane Der Spiegel, në të cilën zotohej se do të çliroheshin të gjitha trojet etnike shqiptare, përfshirë Çamërinë. Ishte një deklaratë shumë problematike, e

Page 122: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

121

cila bëri që bota ta ndërpriste për një çast përkrahjen e saj për Kosovën. Xhavit Haliti kishte premtuar diçka tjetër në Tiranë, kurse në Kosovë doli se UÇK po luftonte për të gjitha trojet etnike.

Kur doli kjo deklaratë e Krasniqit, u nisëm menjëherë drejt Mali-shevës, për ta sqaruar këtë deklaratë.

Në një zyrë të një shtëpie private në qytetin e çliruar të Malishevës, qëndronte i vetëm Gani Krasniqi. Biseduam gjatë për rastin Der Spie-gel. Duke biseduar për këtë temë, ka hyrë në derë një burrë truphedhur dhe arrogant. Një revole të mirë e mbante në anën e djathtë të brezit. I veshur me tesha civile, u prezantua si Sokol Bashota.

“Ky është djali i Shtabit”, tha Ganiu. Ia tregova shqetësimin tim dhe thashë se ishte çmenduri ajo që është

deklaruar në Der Spiegel. I ulur në një karrige afër meje, njërën dorë e mbante në gju, kurse shikimin në profil e kishte drejtuar nga unë. Sokoli filloi rrëfimin e tij. Një zë i lartë dhe me vetëbesim tregonte se sa larg kishte shkuar puna. Filloi të fliste për Sorosin, se kush na financon dhe gjepura të tjera kot. Një konspiracion që nuk ma kapte truri. Një djalë që kishte një të kaluar të bujshme në ilegalitet. Pastaj, filloi të tre-gonte për veten e tij, se kush ishte dhe kush e kishte organizuar luftën. Foli për Maqedoninë, Preshevën dhe Çamërinë. Ishte plot entuziazëm.

“Nuk e sjellin makiatot lirinë”, tha. Një fjali e rëndë, që assesi nuk e prisja. Kur e hapi bisedën se kush

është patriot dhe kush jo, më plasi delli i zemërimit. Një rrebesh fjalësh të rënda ia drejtova. Që të dy ngrisnim zërin dhe flisnim me emoci-one. Argumentet ishin periferike. Tashmë kisha harruar për çka kisha ardhur dhe bisedën e gjatë e përfunduam të pasqaruar. Edhe pse, nga

Page 123: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

122

natyra dukej të ishte njeri i mirë, Sokoli mbante një qëndrim shumë provincial dhe të pakuptueshëm. Të ngushtë dhe pa ndonjë përfundim.

“Nuk do të shkruajmë për ju nëse ju keni këtë qëndrim”, i thashë. “Ka kush shkruan”, ma ktheu.U ngrit në këmbë dhe iku. “Mbaje në mend, ne do ta çlirojmë Kosovën”, ishin fjalët e tij, para

se të dilte nga dhoma.Gani Krasniqi, me zërin e butë që kishte, tha se këtë punë do ta rreg-

ullonte ai dhe se do të na lajmëronte për intervistën. U ktheva i dëshpëruar nga Malisheva. Nuk e kisha idenë se ku po

na çonte kjo punë, por dija se ushtarët në mal ishin të vendosur deri në vdekje. Çdo e dyta fjalë kishte të bënte me vdekjen.

“Ne kemi hyrë në luftë për të vdekur për lirinë e Kosovës”, thoshin. Në një kafe të Malishevës u ulëm të pimë diçka. Përballë nesh, ush-

tarë me rroba të zeza, rroba këto që i kishin qepur rrobaqepësit e qyte-tit ose të fshatrave. Një emblemë në anën e majtë të krahut.

Kjo ishte ushtria me rroba të zeza.Përballë nesh kishte kamionë të shumtë. Ishte një treg me të gjitha

gjërat. Veturat pa tabela, që ishte shenjë se Malisheva ishte territor i çliruar.

Rrugës dalëse, deri te Qafa e Duhlës, kishte disa istikame, që tregon-te se nuk mund të hyhej aq lehtë në këtë qytet. Posa kaloje pikën kon-trolluese të UÇK-së, disa metra tutje ishte pika e kontrollit e policëve serbë.

Ndonjë fjali e rëndë ishte e zakontë. P.sh. “Si janë terroristët?”. Ose, edhe ndonjë fjali me dozë cinizmi, që të kushtonte nëse e kundërshtoje.

Page 124: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

123

Rruga që shpinte drejt Prishtinës, ishte e zbrazët. Asnjë veturë. Asn-jë njeri i gjallë. Vetëm unë dhe fotoreporteri Alban Bujari.

Kjo ndjenjë nuk përshkruhet me fjalë. Ajo duhet të përjetohet. Diku, nga thellësia e gjoksit, dëgjonim një rrahje të çrregullt. Kjo trokit-je e brendshme nuk ishte e qartë, por mundoheshim të ishim dinjitozë. Nuk ia pranonim asnjëri tjetrit frikën që kishim. Shkonim me një rrugë të habitshme dhe luteshim shpesh të mos na braktiste fati. Pyetnim shpe-shherë njëri tjetrin: E nëse na vrasin?

E kuptova se çfarë është gazetaria në të vërtetë. E dija se kush dëshiron vazhdimisht të lartësohet në gazetari, duhet të presë se një ditë do ta kapë marramendja. E çfarë nënkuptonte marramendja për ne? Frika se mos rrëzohesh nga ndonjë snajper, ose të biesh mbi një minë të kurdisur për dikë tjetër. Por, gjithashtu, e dija se gazetaria është si ëndrra. Është dëshi-ra për të parë gjithçka që ndodhte ato ditë. Në pamje të parë, dukej si të fantazosh, të ëndërrosh atë që s’është reale. Edhe imagjinata dhe ëndrra janë një nga nevojat më të thella të njeriut. Sepse, të jesh i kujdesshëm në luftë, me siguri nuk do të bësh gazetari.

Në mbrëmje ishim të rraskapitur, nga dy fakte tronditëse. E para, se ne konsideroheshim njerëz të makiatot, dhe e dyta se Sokol Bashota qën-dronte prapa idesë për Shqipërinë Etnike. Dhe, artikulli në Der Spiegel nuk i kishte bërë përshtypje fare. As që e dinte se ç’kishte dalë. Lufta dhe vdekja për të ishin prioritet, por nuk e çante kokën për ndonjë pasojë më të madhe.

Mbi këto kujtime, nga takimi me Sokolin, një telefonatë erdhi në re-daksi. Sekretarja më tha se personi nuk dëshiron të prezantohet.

“Thotë se e kam shok të studimeve dhe më duhet të flas. Është njëfarë Luli”, më tha.

Page 125: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

124

Ishte telefon satelitor. Një zë i trishtueshëm. I qetë. Por, fuqia e vogël e zërit më tmerronte.

“Unë jam Luli. Po të flas prej malit. Hajde nesër në Malishevë, në orën 10. Në të njëjtin vend, ku ishe sot”.

Asnjë fjalë më shumë. Ndërkohë, takova Jan Kickert, Sekretarin e Parë të Ambasadës së Aus-

trisë. I thashë për takimin dhe i propozova të shkonim nesër së bashku, e pse jo të takonim edhe njerëzit e UÇK-së. Kemi shkuar në darkë dhe kemi vendosur si të nisemi. Ata kishin një Volvo të bardhë, që e ngiste Jan. E lamë që ne të niseshim përpara, kurse duhej të takoheshim në Mal-ishevë.

Të nesërmen, Volvo e bardhë e Jan Kickert kishte dalë jashtë rrugës një natë para se të niseshim për në Malishevë. Si shofer i keq që ishte, nga Jan nuk mund të prisje diçka tjetër. Por, nuk e kishte gjetur kohën për të na frikësuar, sepse ishim para një rruge shumë të rëndë.

Në orët e hershme të mëngjesit ishim nisur me dy vetura. Unë, gaze-taret Garentina Kraja dhe Arbana Vidishiqi, fotoreporteri Alban Bujari me veturën Golf.

Jan Kickert, Ambasadori Wolfgang Petritsch dhe Sekretari i Përg-jithshëm i Ministrisë së Jashtme të Austrisë, Albert Rohan, me Volvo.

Telefonata e mbyllur e Lulit më jepte shpresë se po shkonim në besim. Ne kishim lënë një takim në orën 10. Kemi arritur të e njëjta shtëpi, ku ishim një ditë më herët. Shtëpia me një erë ushqimi të fa-sules. Një kuzhinë me dyer të hapura dhe pjata të hekurta. Pjata që kisha parë gjatë një udhëtimi të mëhershëm për në Turqi.

Unë, Tina, Arbana dhe Albani u kthyem të prisnim jashtë. Një ka-mionetë ia arriti te ndërtesa. Jakup Krasniqi doli me vështirësi nga

Page 126: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

125

dera dhe ishte bërë asht e lëkurë. Luli ishte një djalë që nuk e kisha takuar asnjëherë ballë për ballë, por isha ballafaquar me arrogancën e tij gjatë varrimit të djalit të Gani Krasniqit. Posa doli nga vetura, e nxo-ri automatikun nga dera e pasme dhe e vuri mbi kulm të veturës. Ishte shumë i bukur. Ishte i ri. Jakup Krasniqi kishte një kallashnikov. Dhe, kur doli, ashtu i kërrusur siç ishte, nuk dukej gjatësia e tij sa pushka që kishte në dorë.

“Ah, ti qenke Shtatëshi... Komandant Luli”, e pyeta.“Po”, tha. I thashë se ia kisha marrë inat ditën e varrimit, kur aty kishe të gjitha

redaksitë e botës ndërsa ai tregonte rregulla midis malit. “Shtatë sekondat ishin kot”, i thashë.“Hajde brenda”, tha.Hymë në njërën prej dhomave të shtëpisë-kuzhinë. Më thanë se,

para se të fillonim intervistën, duhej të bisedonim ndaras. Pa praninë e gazetarëve të tjerë. Një bisedë interesante me Lulin. M’u duk se ishte pak konspirativ. Nga pak minuta bisedë, ku ishte prezent Jakup Kras-niqi, e mësova se kush ishte UÇK.

Jakup Krasniqi e shijonte gjellën në tabakun e madh, derisa Luli nuk ndalej duke treguar detajet e luftës së Llapushnikut.

Jakup Krasniqi kishte një zë të butë dhe nuk i shkonte arma me zërin. Një tip kabineti, që nuk ta mbushte syrin se mund të ketë gjua-jtur ndonjëherë me pushkë. Por, fjalitë e tij kishin kuptim dhe dinte çfarë donte. Luli kishte detyrë tjetër. Nga ajo që pashë dhe takova, m’u duk se Luli duhej të ishte një prej njerëzve kryesorë të UÇK-së.

Page 127: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

126

“Çka ju desh Der Spiegel dhe Shqipëria Etnike, zoti Krasniqi... A e dini çfarë gazete është ajo. Dhe, pse keni zgjedhur këtë gazetë për in-tervistë”, ishte një breshëri pyetjesh që ia bëra Jakup Krasniqit.

Nga përgjigjja, kuptova se ai nuk dinte për revistën dhe e kishte për-zier me gazetë të përditshme. Por, si duket, ai nuk ishte përcaktuar vetë për këtë. Ngaqë njerëzit e LPK-së, kryesisht ishin gjermanishtfolës, ata kishin dizajnuar radhitjen e gazetave dhe revistave për biseda. Për fat të keq, si të parën revistë të rëndësishme e kishin gjetur revistën gjer-mane. Dhe, hiç më pak se me gazetaren Renate Flottau, një korrespon-dente e vjetër e kësaj reviste në Beograd dhe ish-Jugosllavi.

“Nuk kam thënë se do të luftojmë për Shqipërinë e Madhe. Ose është përkthim i keq, ose është një keqkuptim”, tha Jakup Krasniqi.

“Pse nuk e keni demantuar?”. “Por, si të bëhet kjo”, më tha. “Thuaje në pjesën e parë të intervistës dhe unë do të dërgoj letër në

redaksinë e kësaj gazete”, i thashë. Ia nisëm intervistës. Një shpjegim që për herë të parë shpaloste

idenë e luftës. Pjesa më e rëndë e intervistës ishte FARK-u. Një qën-drim strikt dhe interesant. E pashë që FARK ishte vonuar shumë në paraqitjen e tij dhe tashmë LPK, ose më mirë të thuhet UÇK, kishte në dorë situatën.

Luli ma shpjegoi strukturën organizative. Me sa më kujtohet, orga-nizatat ilegale, thoshte Luli, përbëheshin nga disa subjekte politike, që kishin një historik të tyre të organizimit dhe veprimit. Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) njihet si organizatë politike, që ka dhënë kontribut të madh për Kosovën, me një program të qartë për çlirimin e Kosovës dhe bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

Page 128: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

127

Asgjë të rëndësishme nuk kishte të kjo pjesë.LPK, në gjendjen që ishte, njihej si subjekt politik i ndarë në shumë

fraksione dhe grupe, që nuk e kishin ruajtur deri në fund homogjenitetin e tyre. Atë e kishte shpëtuar vetëm emri i UÇK-së.

“Për FARK-un, dua të flas unë”, vazhdoi Luli. “Ata janë të mirëseardhur, por jo të vijnë e të shesin mend. Le të

vijnë e të luftojmë së bashku. Nuk kemi kohë për epoleta tash”, ishte qëndrimi i Lulit.

“Dhe, dua të them se këtë luftë e ka nisur LPK - tash është UÇK”, tha ai.

Krejt e qartë ishte situata. Por asnjëri nga luftëtarët nuk e dinte, ose e dinin shumë pak, se kush ishte LPK. Ata kishin ardhur në luftë.

Një dialog i gjatë me shumë detaje. Një intervistë që shpalosi shumëçka. Dhe, natyrisht, erdhi surpriza.

“A guxoni me i qitë të gjitha në gazetë”, m’u drejtua Luli. “Natyrisht se po”, i thashë. Por, tash kishte mbetur ajo pjesa më e vështirë. Si t’ju thosha se

duhej të takoheshin me delegacionin e Austrisë. I thashë Lulit se në Malishevë, së bashku me ne është edhe një del-

egacion i diplomatëve austriakë. E pyeta nëse Jakup Krasniqi mund të takohej pesë minuta me ta.

“Jo, nuk bën”, tha. “Njerëzit janë shumë të rëndësishëm. Nuk refuzohet aq lehtë një

ofertë e tillë. Me mua janë”, i thashë. Dhjetë teori konspirative m’i tha për dy minuta. Insistova t’u sqaronin diplomatëve çfarë donin.

Page 129: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

128

“Bota është e shqetësuar me artikullin e Der Spiegel. Po u takove, do të bësh punën më të mirë për UÇK-në dhe për Kosovën”.

Kur përmenda UÇK-në dhe Kosovën, u ndal pak dhe pranoi të ta-kohet.

“Baci Jakup, ti rri, unë po shkoj. Nuk është mirë që ti të vish me këta”, i tha Jakupit.

“Do të pres këtu”, tha Jakupi.Teshat e Lulit më dukeshin shumë të çuditshme. Mendova se çfarë

do të thonë diplomatët tash. I thashë Lulit që të më priste disa minuta, derisa të shkoja dhe t’i takoja.

Në një kafe me gurë midis udhëkryqit të Malishevës, qëndronte Rohan, Jan dhe Petritsch. Përballë ishte një shtëpi-hotel. U thashë të shkonim lart dhe t’i takonim. Aty ishte edhe Gani Krasniqi. I thashë Lulit që të vinte pas disa minutash. M’u duk e rëndë, por i thashë ta marrte xhaketën time dhe të mos i hiqte syzet. Syzet i kishte ‘police’, të bukura dhe i jepnin një sharmë. Pasi veshi xhaketën dhe fshiu këpucët pak nga pluhuri, u nis drejt dhomës ku rrinin diplomatët.

I zgjatën dorën njëri-tjetrit. “Ich bin Sieben... Unë jam Shtatëshi”, ishte prezantimi i parë i Lulit. Që të tre diplomatët e thanë emrin e tyre. Ishte takimi i parë i UÇK-së me diplomacinë europiane. Askush

nuk kishte marrë guximin ta bënte këtë. As David Slinn, të cilin e kisha lutur që të vinte një natë më herët në të njëjtin takim.

Më vonë, kam kuptuar pse austriakët e kishin nisur idenë për takime.Në krye të dhomës ishin ulur diplomatët austriakë, kurse Luli e mori

një karrige dhe u ul përballë tyre. Pamja ishte si në gjykatore. “Ku është Jakup Krasniqi”, ishte pyetja e Rohan.

Page 130: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

129

Jakup Krasniqi ishte bërë popullor tashmë me intervistën për Shqipërinë Etnike.

Dy duart e Lulit ishin shtrirë në mbajtëset e një karrige plastike të bardhë. Koka pak e ngritur lart dhe një qëndrim shumë interesant. Thjesht, arrogant.

“Jakup Krasniqi është i zënë”, foli Luli në gjermanisht. Një përkthyese që s’përkthente mirë - qëndronte afër Albert Rohan. “I keni vetëm dhjetë minuta”, ishte qëndrimi i Lulit. Më habiti. E pashë se nuk e kishte idenë se me kë po fliste. Lufta e

kishte bërë njeri ndryshe. Për të ishin të gjithë të njëjtë. Si diplomatët, si gazetarët, ose ushtarët.

Rohan tregoi pozicionin e bashkësisë europiane dhe të shtetit të tij. Ishte i shqetësuar për situatën dhe kërkoi nga Luli që të kenë kujdes me magjistralen e Pejës. Rohan ishte i pakujdesshëm kur përmendi Pejën në serbishte. Por, e përmirësoi Luli. Peja zotëri, i tha. “Ok, Ok”, u përgjigj Rohan.

“Është rrezik i madh për ju, zotëri”, fliste Rohan. “Ne kemi vendosur të luftojmë deri në fund”, ia ktheu Luli. Dhe, pasoi një fjalim i tij me një fjalor paksa patetik dhe revolucio-

nar.“Ne jemi të shqetësuar për atë që po ndodh. Jemi në detyrë të

vështirë dhe na duhet një bashkëpunim”, vazhdoi Rohan.“Pavarësia është bashkëpunimi”, ishte përgjigjja e Lulit.“Më falni, zotëri, por lufta më pret”, ishin fjalët e fundit të koman-

dantit më zërin shumë karakteristik.Luli iku bashkë me xhaketën time. “Mirupafshim në Kosovën e lirë”.

Page 131: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

130

Përshëndetje kjo që ishte bërë e zakontë në të gjitha zonat e luftës.Ne mbetëm për të biseduar me delegacionin austriak.“Po kthehem me kokëdhimbje... Por, unë pata dëshirë të takohem

me Jakupi Krasniqin”, tha Rohan.Jakupi ishte dhjetë metra larg tij. Në atë shtëpi. Por, ai me të cilin u

takua ishte më i rëndësishëm...

Page 132: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

131

Kreu i nëntë

Qeveria e Bukoshit ishte vonuar

Kryeministri i Kosovës në ekzil e kishte humbur lidhjen me Kosovën. Nuk i dërgonte askush informata nga partia e tij. Një njeri që rrinte në zyrën e LDK-së dhe kishte lidhje me Bujar Bukoshin, nuk ia dërgonte me faks informatat e Qendrës Informative të Kosovës (QIK), por të gazetave të tjera. Ishte i vetmi njeri që mbante lidhjen me Qeverinë.

Bukoshi më telefononte shpesh, për të kuptuar të vërtetën për situ-atën nga këndi i një gazetari.

“Më trego shkurt e shqip, si është puna”, pyeste jo rrallë Kryeminis-tri i Kosovës.

I thashë se pas ngjarjes së Prekazit situate ishte kaotike. Kontrolli i moralit politik mbi qytetarët e Kosovës nuk ekzistonte më. Partitë politike janë të përçara. Zgjedhjet janë mbajtur kot, kurse imazhi i Qeverisë dhe LDK-së nuk shihet askund.

“A e ke ndërmend të dalësh këndej”, më pyeti. I thashë se do të shkoja, meqë isha i ftuar në një konferencë në Vjenë

për Ballkanin dhe për krizën kosovare. “Kthehu kah unë”, më tha Bukoshi. E kisha një miqësi të hershme me Bukoshin, që nga vitet e para të

formimit të lëvizjes kosovare.

Page 133: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

132

Tri ditë të konferencës në Vjenë m’u duken të gjata. Hotel Astor ishte shumë luksoz. Ishte krejt diçka tjetër, nga ajo që përjetoja ato ditë në Kosovë.

Bëra 16 orë rrugë për në qytetin ku jetonte Kryeministri i Kosovës me familje. E lamë të takoheshim në një restorant, afër stacionit të trenit.

Një qytet i vogël, por i bukur. Restoranti afër lumit, që muret e jashtme të tij puthiteshin me shtratin.

Nuk vonoi dhe Bukoshi erdhi. E zgjodhëm tavolinën me pamje nga gjelbërimi dhe dëgjonin ujin e lumit që kishim afër.

“Çka ka të re në Kosovë?”Ishte një rrëfim i shkurtër, pa ekuivoke dhe me shumë ndjenja. I

thashë që ishte vonuar dhe nuk kishte shumë gjasa që të bënte diçka më shumë.

“Kush është UÇK... Më është bërë tollovi”, ishte konstatimi im i fun-dit, para se ai të fillonte të fliste.

“Nuk e di, bre vëlla, kush është komandant aty. Unë nuk po di me kë të flas. Jam i gatshëm të takohem”, ishte përgjigjja e Bukoshit.

Në takimin e fundit që kisha pasur dy a tre muaj më herët, pasi e përfunduam bisedën, iu afrua, me sa më kujtohet, Sami Dërmaku. Një djalosh i lagjes time, që me vite kishte qenë në ilegalitet. Në bisedë e sipër e kisha dëgjuar edhe fjalën UÇK.

Nga ajo kohë kisha përshtypjen se Bujar Bukoshi kishte lidhje të mira me ish-të burgosurit. Meqë kishte lidhje të mira edhe me Zenel Kelmendin, nuk ishte vështirë të konstatoje se ish-të burgosurit ishin radhitur afër Bukoshit.

Por, nuk ishte krejt ashtu.

Page 134: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

133

“Unë kam emëruar dy Ministra. Njërin të Mbrojtjes, tjetrin të Brendshëm”, vazhdoi Bukoshi.

Kush ishin ata?“Jonuz Tërstena dhe Ahmet Krasniqi”, më tha shkurt. Jonuzi ishte zgjedhur Ministër i Brendshëm, kurse Ahmet Krasniqi

ishte zgjedhur Ministër i Mbrojtjes. Jonuzin e kisha dëgjuar si emër dhe e kisha parë, kurse Ahmetin

asnjëherë nuk e kisha parë dhe as që e kisha dëgjuar si emër. Nuk më kishte rastisur të lexoja në çfarëdo shkrimi ose diçka të tillë për të.

“Kush është ky njeri”, i thashë. “Kam dëgjuar shumë fjalë për të. Informatat që unë kam, tregojnë

se është ok”. Nuk e zgjata më shumë për emërimet e tij dhe filluam për temën e

nxehtë. Atë për UÇK-në. Më ka përmendur dhjetëra emra që kishte takuar, por e mbante të

afërt Xhavit Halitin. “Më duket normal ky njeri, por nuk e di sa është fuqia e tij”, tha.

E pyeta nëse kishe kontaktuar me UÇK-në. “Po, de, të thashë me dhjetëra herë, me Xhavit Halitin dhe me disa

tjerë. Por, prapë po të them se nuk e di kush është shef ”, vazhdoi Bu-koshi.

Për Xhavit Halitin kisha dëgjuar nga Dukagjin Gorani, por nuk ma kapte mendja se ai duhej të jetë shef i luftës. Nuk e kuptoja logjik-ën e luftës tashmë. Për luftën kisha tjetër pamje. Mendoja se duhej ta udhëhiqnin gjeneralët shqiptarë, kudo që ishin. Që ata duhej të për-balleshin me Serbinë. Por, e kisha pasur gabim, sepse shumë oficerë

Page 135: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

134

nuk kishin pasur idenë e organizimit dhe guximin për t’i hyrë kësaj pune.

Kuptova se Bujar Bukoshi dhe Qeveria e tij më nuk mund të bënte asgjë për ta udhëhequr luftën. Kisha menduar se njerëzit e tij ishin në mal dhe po e udhëhiqnin luftën. Tashmë, kur kishte ndodhur ngjarja e Prekazit, Bujar Bukoshi dhe oficerët e tij ishin larg betejës. Dhe, nor-malisht që njerëzit që udhëhiqnin luftën, kishin krijuar pozicione në strukturën e ushtrisë së re të Kosovës.

“Sa oficerë ke, zoti Kryeministër?” “Ata janë shumica në Tiranë”, u përgjigj. Tash e kisha të qartë se kush ishte bos i luftës. Por, Bukoshi nuk e

kishte krejtësisht të qartë situatën në Kosovë, prandaj nuk e merrte këtë punë me siklet.

“Unë kam përgjegjësi politike. Nuk mund të nisem dhe të shpall luftë pa e pyetur Prishtinën”.

Kur e përmendi Prishtinën, mendonte në “Shallin”, siç e quante ai Ibrahim Rugovën.

I thashë që gjendja ka ndryshuar rrënjësisht. Njerëzit janë në mal. Tri-katër ditë para se të vija këtu, isha në fshatrat e Malishevës. Atje kishte mijëra ushtarë, ia bëra me dije edhe një herë. Kush e pyet më LDK-në. Edhe ajo është e përçarë.

I thashë të lidhej me njerëzit e UÇK-së dhe ta vazhdonte luftën. Shtova se nuk ka kthim prapa, vetëm nëse mundet që lufta të kontrol-lohet.

“A mund të ma gjesh atë komandant të UÇK-së”, më tha. “Jam gati të shkoj dhe ta takoj”.

Page 136: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

135

Isha në pozitë të rëndë. Nuk e kisha të qartë a ishte e vërtetë ajo që unë e dëgjova nga Kryeministri, apo vërtet ai nuk dinte kush ishin ud-hëheqësit e UÇK-së.

“Pyeti në Prishtinë për këtë”, më tha. E mora në telefon gazetarin Arbër Vllahiu, për ta gjetur lidhjen me

Milaim Zekën – një djalosh që e kisha takuar në Stokholm, emigrant me vite, që merrej me gazetari. Milaimi ishte fjalaman, por edhe njeri që kryente punë. Meqë Arbër Vllahiu dhe Milaim Zeka ishin bax-hanakë, e luta Arbrin për telefonin e tij.

Me telefonin celular të Bukoshit, thirra Milaimin. Ishte në Stokholm. Pasi që u përshëndetëm, e pyeta se kush është komandant i UÇK-së.

“Azem Syla”, tha Milaimi. E largova telefonin nga veshi dhe e pyeta Bukoshin ne zë të ulët –

nëse njihte Azem Sylën. “Jo”, tha. Pyeta Milaimin nëse shefi i UCK-së mund të takohej me Kryemin-

istrin Bujar Bukoshi. “Po, pse jo... Vetëm duhet të shkoj në Tiranë dhe ta organizoj takim-

in”, ma ktheu Milaimi. Bukoshi premtoi që do t’ia hiqte harxhimet e biletës. Më ishte bërë rrëmujë situata. Nuk e kisha të qartë kush është kush

në Kosovë. Kush po e udhëheq luftën dhe Kosovën. Kishte pak njerëz që mund ta luanin rolin e xhokerit. T’i bashkonte njerëzit. T’i bashkon-te në një komandë.

U ndamë me shpresën se do të ndodhte një bashkim i forcave. “Unë po shkoj të bëj diçka”, tha Bukoshi.

Page 137: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

136

Pas takimit me Kryeministrin, nuk mund të mos mendoja për poli-tikën tonë dhe atë që kisha biseduar me të. Ishte e lehtë të konstatosh për punën e saj dhe të politikës shqiptare në përgjithësi.

Është e saktë dhe e bukur thënia që Kosova dhe bota shqiptare në përgjithësi prodhon më shumë thashetheme se sa që konsumon. Në kushte të tilla, kur mashtrimi triumfonte edhe për gjëra që shiheshin me sy, siç është rrëfimi për politikën në Kosovë, merreni me mend se çfarë mund të bëhej me njerëzit. Merreni me mend se çfarë mund të dëgjosh për njerëzit në kohët e luftës. Një luftë psikologjike që të bënte të çmendesh.

Pas bisedës që Milaim Zeka kishte bërë me Azem Sylën, ishte arritur marrëveshja që të takohej me Bukoshin - i cili ndërkohë kishte shkuar në Tiranë.

Kryeqyteti i Shqipërisë njëmend ishte bërë vend ku bëheshin planet për luftë dhe ku bëheshin përpjekjet për bashkimin e shqiptarëve nën një komandë.

Në zyrën e Kosovës në Tiranë, e cila gjendej në kuartin e ambasa-dave, si thuhej, ishin takuar Bujar Bukoshi dhe Azem Syla.

Milaim Zeka e kishte prezantuar në këtë takim Azem Sylën si shef të UÇK-së.

Një takim që kishte filluar duke matur forcat. Më mirë thënë, duke u njohur me njëri-tjetrin.

Ky ishte takimi i parë i Bukoshit me Azem Sylën. Ai ishte takuar dhjeta herë me Xhavit Halitin, por asnjëherë nuk e

kishte takuar Azem Sylën. I veshur me rrobat e verës, Bukoshi kishte takuar shefin e UÇK-së. E quanin Komandant Daja, ose edhe Daja i Madh.

Page 138: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

137

Milaimin e kisha pyetur se prej nga i njihte këta njerëz. Më pat thënë se i takonin të njëjtës celulë të ilegales, në vitet e hershme të tetëdh-jetave.

Është interesant që në një takim të vitit 1993, në Strugë, Azem Syla dhe Milaim Zeka kishin folur për UÇK-në, në prezencë të një suedeze-je, e cila ishte mike e Milaimit.

Më vonë jam interesuar se si kishte kaluar takimi i Bukoshit dhe Azem Sylës.

Bukoshi e përshkruante Azem Sylën si njeri me fjalor të paktë dhe me një qëndrim të prerë. I veshur krejtësisht ndryshe nga ai, Azem Syla e kishte shikuar Bukoshin si Kryeministër joserioz. E kishte menduar atë si njeri që duhet të flasë me një gjuhë Kryeministri. Por, Bukoshi kishte dashur që t’u përshtatej rrethanave dhe të fliste haptazi për të gjitha problemet, duke mos ia vënë shumë veshin fjalorit të vet.

“A je në gjendje të bësh atë që unë mund ta bëj me Ministrat e mi”, i kishte thënë Bujar Bukoshi.

“Unë jam në gjendje që t’u them - ecni zhag deri në Kosovë... Dhe, ata do të më dëgjojnë.”

“Unë kam dilemat e mia për Ministrat tu”, ia kishte kthyer Azem Syla.

“Por ti me mua nuk mund të flasësh me këtë gjuhë. Ti, bre, qenke joserioz”.

Azem Syla e kishte përdorur një shprehje tjetër, por për shkak të natyrës së rrëfimit nuk po e përdor.

“Unë me ty nuk dua të kem punë”, i kishte thënë ai Bukoshit.Milaimi më tregonte më vonë për të njëjtën ngjarje. Ai e kishte

takuar Bukoshin edhe në një rrethanë tjetër.

Page 139: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

138

Kur Milaimi e kishte takuar një muaj më herët në Ulm të Gjerman-isë, kishte qenë me Rifat Jasharin. Bukoshi i kishte ofruar Ministrinë e Mbrojtjes Rifat Jasharit. Por, në atë takim, që të dy, edhe Milaimi edhe Rifati, kishin qenë si ndërmjetës ndërmjet Shtabit të Përgjithshëm dhe Qeverisë në ekzil.

“Unë mund të jap para për Jakup Krasniqin dhe Rifati Jasharin, por jo për Rexhep Selimin dhe Xhavit Halitin”, kishte konstatuar Bukoshi.

Milaimi, që vazhdonte të ishte ndërmjetësues, kishte mbetur pa tekst.

Takimi kishte përfunduar pa sukses, për shumë arsye. Po atë ditë, kur ishte bërë takimi me Azem Sylën, në një nga vilat e

shtetit shqiptar ishin bërë shumë takime. Njëri pas tjetrit ishin takuar Bujar Bukoshi dhe Veton Surroi, në prani të Milaim Zekës.

Takimi nuk kishte sjellë kurrfarë rezultati. Pastaj kishte qenë një takim tjetër ndërmjet Bujar Bukoshit, në

njërën anë, dhe Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit, në anën tjetër. Mendohej, atëbotë, që pas këtij takimi do të pasonte një bashkëpunim midis Qeverisë së Kosovës dhe UÇK-së.

Rrjedha e ngjarjeve demantoi këtë mendim. Më vonë ishin takuar Bujar Bukoshi dhe Adem Demaçi. Pastaj me Xhavit Halitin. Takim që kishte qenë para eksplodimit.

Thuhej që ka pasur përplasje me fjalë midis këtyre të dyve. Ky intensitet i takimeve nuk e bëri Kosovën me një komandë. E la

me UÇK-në dhe me një përpjekje që të bëhej FARK-u. Bujari Bukoshi ishte nisur për në Zyrën e Kosovës në Tiranë. Pas

shumë takimeve, e kishte të zymtë situatën. Më kishte thënë se ishte e pashpresë ideja e një komande.

Page 140: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

139

Por, në anën tjetër Shqipëria e ndihmonte haptazi Shtabin e UÇK-së me në krye Azem Sylën, Xhavit Halitin, Rexhep Selimin, Hashim Thaçin, etj.

Në të hyrë i kishin thënë se oficerët ishin brenda. Nga sa mbaj mend emrat e theksuar nga Bujari, në takim kishin qenë - Naim Maloku, Bislim Zyrapi, Xhafer Kabashi, Halil Bicaj, Nexhmedin Kastrati, Agim Ramadani, Ramadan Gashi, Fadil Demiri... Të gjithë oficerë karriere.

Kishte qenë një takim jo i gjatë. “Më thoni, çka doni dhe çka po mendoni ju. Çka duhet bërë tutje”,

kishin qenë disa pyetje të Bukoshit drejtuar oficerëve. “E para e punës, duhet bërë ndryshime në Ministrinë e Mbrojtjes”, e

kishte nisur takimin njëri nga oficerët. “Ministrin e kam emëruar unë dhe ju duhet të më besoni mua,

sepse unë kam mjaft elemente për të besuar në të... Nëse gaboj, atëherë faji mbetet tek unë... S’kemi çka bisedojmë për këtë fakt. Më thoni se a mundeni ju të bëni diçka”, ishte shprehur Bujar Bukoshi.

Oficerët e tubuar aty sërish ia kishin përsëritur kërkesën e tyre për Kryeministrin.

“Kam edhe unë të them diçka”, kishte thënë Xhafer Kabashi. “Një minutë e ke... S’kam kohë më të bisedoj. E keni Ahmet Kras-

niqin dhe drejtohuni atij. Ai do të vijë në Tiranë këto ditë”, kishin qenë fjalët e fundit të Bukoshit.

Takimi kishte përfunduar me shije të keqe. Oficerët nuk e kishin përfillur porosinë e Bukoshit, kurse ky që kishte pasur një minutë kohë për t’iu drejtuar Kryeministrit - ishte përshëndetur definitivisht me luftën.

Page 141: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

140

Bukoshi kishte mbetur me disa oficerë dhe me Ahmet Krasniqin si Ministër i Mbrojtjes, por kishte humbur shumë nga oficerët në atë takim.

Ata ishin nisur për në Kosovë pa lejen e Qeverisë. Ishin nisur në luftë, në kohën kur mijëra ushtarë nga të gjitha anët e Kosovës kishin vërshuar malet. Të parët që ishin nisur, kishin qenë Naim Maloku e Bislim Zyrapi, por edhe të tjerë.

FARK tashmë ishte bërë mollë sherri. Nga oficerë të Bukoshit ishin shndërruar në armiq të situatës së re.

Shqipëria ishte përcaktuar kë ta ndihmonte. Kishte hequr dorë nga Bujar Bukoshi. Ishte përcaktuar për Xhavit

Halitin.

Page 142: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

141

Kreu i dhjetë

Vrasja e Ilir Konushevcit

Vëllanë e Ilir Konushevcit e kisha student në Shkollën e Gazetarisë “Faik Konica”. Asnjëherë s’kam mundur t’ia them të vërtetën për vras-jen e vëllait të tij. Kemi udhëtuar së bashku në Tiranë. Me gjasë, ka shkuar disa herë të mësojë diçka më shumë për të vëllanë.

Por, tash ka kaluar shumë kohë, për të pasur mundësi të thuhet e vërteta, ashtu siç e dija unë.

Ka një distancë kohore nga ngjarja, prandaj ky rrëfim është i parë dhe i vetëm i shkruar nga dikush për vrasjen e Iliri Konushevcit.

OSBE kishte dhënë urdhër që të kontrollohej kufiri Kosovë-Shqipëri. Autoritetet jugosllave ishin ankuar se armët po hynin në Kosovë nga Shqipëria. Ata kishin propozuar zonën prej pesë kilometrash në kufi-rin Kosovë-Shqipëri, nëse nuk ndalet trafikimi i armëve nga ky vend. Në vitin 1998, OSBE kishte përfaqësues të shumtë në Shqipëri. Vëzh-guesit kishin dalë për ditë të tëra në kufirin me Kosovën. Ato ditë ishin të informuar të gjithë pjesëtarët e UÇK-së se nuk guxonin të lëvizin kah kufiri.

Kështu më rrëfente njeriu kryesor i Kabinetit të Kryeministrit të Shqipërisë.

Page 143: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

142

Komandant “Mërgimi” nuk e kishte ditur se OSBE kishte dërguar vëzhguesit e saj në kufirin me Kosovën. Prandaj, ishte nisur për të dër-guar armë. Ai kishte qenë i shkëputur nga vija tjetër furnizuese.

Kurrë nuk e kisha dëgjuar një variant të vetëm për vrasjen e Ilir Konushevcit. Shumë versione qarkullonin. E para, se vrasja ka ndod-hur për shkak të konflikteve të brendshme, kurse varianti tjetër fliste për një kurth të kurdisur.

Ky është rrëfimi për vrasjen e Ilir Konushevcit - Komandant “Mërgimit”, nëse duhet besuar krejtësisht në variantin e shtetit shqip-tar. Është ndërtuar mbi bazën e tregimit të shoferit, i cili kishte shpëtu-ar, pasi që është plagosur rëndë.

Një kamion me armë, me një shofer që ka qenë qytetar i Shqipërisë, është nisur rrugës që shpinte në veri të Shqipërisë. Udhëtimi ishte bërë natën. Rruga e vështirë dhe me kthesa ka bërë që të udhëtohet ngadalë. Komandanti ka qenë vetë i treti në kamion, me bindjen se, meqë është i armatosur, do ta kalonte lehtë rrugën. Dhjetëra herë kishin kaluar armë ato ditë. Furnizuesit kishin qenë të përcjellë mirë, kurse ndihma e shtetit shqiptar ka qenë e plotë. Megjithatë, jo rrallë, edhe pse shteti ka qenë i shoqëruar, konvoji kishte pasur probleme.

Komandant “Mërgimi” e kishte nisur rrugën pa askënd. Me mikun e tij dhe me shoferin. Mund të ketë ndodhur që shoferi shqiptar e ka bindur, ose mund t’i ketë thënë, se nuk kishte ndonjë rrezik.

Rruga e gjatë, ndërkohë, i ka lodhur shumë. Kur kishin mbërritur të një kthesë të një tatëpjete, në një rrugë

krejtësisht malore, kishin parë një pengesë. Menjëherë u kishte shkuar mendja te një kurth. Së pari, në rrugë kishte dalë njëri prej plaçkitësve, kurse të tjerët kishin filluar të shtinin në ajër.

Page 144: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

143

Kishin filluar të shtënat edhe drejt kamionit. Që të tre kishin dalë jashtë. Shoferi kishte mbetur i plagosur dhe ishte ndalur te rrota e parë e kamionit. Ai ka filluar të shtënat, kurse Iliri me mikun e tij kishin filluar ikjen rrugës teposhtë.

Shoferi kishte filluar të gjuante drejt plaçkitësve. Njëri prej tyre, ishte goditur për vdekje. Të tjerët ishin kthyer në mal. Pas disa minutash, të shtënat janë ndalur. Shoferi ishte fshehur.

Plaçkitësit, ndërkohë, ishin afruar për ta marrë të plagosurin. Por, ishte dëgjuar një britmë: “Oh, ma kanë vra vëllanë”.

Plaçkitësit kishin kërkuar përreth kamionit dhe kishin hipur edhe lart, brenda çadrës. Nuk kishin gjetur asgjë. Vrullshëm janë nisur rrugës. Sharjet e tyre kishin qenë të rënda.

Nuk dihet se pas sa minutash ata kishin arritur te Iliri. Por, dihet se ata janë zënë diku në rrugë.

Sipas këtij varianti, Iliri nuk ka provuar të hyjë malit, sepse nuk e ka pasur të njohur rrugën.

Ata i kanë zënë dhe i kanë ekzekutuar që të dy. Nga mënyra se si janë vrarë, me plumb nga afërsia, aty nuk ka pasur rezistencë.

Po të njëjtën ditë, herët në mëngjes, është informuar policia e Kukësit.

Nuk ka qenë e lehtë, për të gjithë njerëzit, të arsyetohet vrasja e Ko-mandant “Mërgimit”. Kjo vrasje ishte bërë mollë sherri për një kohë ndërmjet pjesëtarëve të UÇK-së.

U desh të kalonin tre vjet, për të kuptuar vrasjen. Të akuzuar për vrasje kishin qenë figura publike në Kosovë dhe

Shqipëri.

Page 145: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

144

Vrasësit e Komandant “Mërgimit” dihen dhe janë gjallë. Ata janë të identifikueshëm dhe sorollaten në Tiranë e Londër. Atyre askush nuk u ka bërë padi private për t’i arrestuar.

Puna e armatimit, e sasisë por edhe e cilësisë së tij - ka qenë gjithnjë problematike gjatë luftës.

Ky është një nga shumë rrëfimet të cilat i kam dëgjuar prej luftëtarëve të UÇK-së. Komandant “Raketa” më tregonte se si janë të rrethuar në Drenicë. Dy rrathë e kishin izoluar Drenicën dhe UÇK vështirë fur-nizohej me ushqim. Ushtarë të shumtë flisnin zëshëm.

“Tash jemi armatosur mirë. Kemi marrë bazuka. Me kallashnikovë nuk rrëzohet tanku”.

Këto ishin fjalë entuziazmi të ushtarëve të UÇK-së. E takova Komandant “Raketën” dhe i urova armët e mira. I thashë

se të gjithë po flisnin gëzueshëm.Komandanti, që e kishte pasur të njëjtin entuziazëm, nuk e kishte

më. Dikush që e dinte mirë gjermanishten, ia kishte përkthyer për-dorimin e tyre. Komandantit sa nuk i kishte rënë pika. Kishte menduar se me qindra bazuka të ardhura - do të zmbrapsin makinerinë serbe. Ishin të gjitha të reja dhe prodhim i mirë, e jo si gjendja a kallash-nikovëve të ardhur në fillim të konfliktit.

Por, në katalog shkruante diçka interesante: “Vërejtje: Për shkatër-rimin e një tanku duhen së paku njëzet sosh”.

Kur kishte dëgjuar Komandanti këtë fjali, ia kishte marrë nga dora përkthyesit dhe kishte mbledhur të gjithë katalogët e përdorimit.

“Këto nuk bën t’u tregohen ushtarëve... Të gjithë do të na ikin në shtëpi”, kishte thënë ai.

Page 146: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

145

“Raketa” ishte bërë, siç thoshte ai, zeher. E kishte shkrehur se një ditë do të vdiste. Të vetmen shpresë e kishte pasur te bazuka.

Kishte vazhduar ai me entuziazmin e rrejshëm, kurse ushtarët kishin mbetur me shijen e ngadhënjimit.

Komandanti e kishte kuptuar se lufta tash e tutje fitohet vetëm me moral, por jo edhe me bazuka.

Një fjali më kujtohet ta ketë thënë, kur e kam takuar së fundi në luftë.

“Unë ndoshta po vdes, por e di që nuk e kam treguar të vërtetën për forcën tonë”.

Page 147: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

146

Kreu i njëmbëdhjetë

Lufta e Rahovecit

Nick Hill, Sekretari i Dytë në Ambasadën e SHBA në Beograd, vël-lai i Chris Hill - Ambasadorit Amerikan dhe Ndërmjetësuesit kryesor për Kosovën, e kishte humbur fuqinë që kishte në raport me Kosovën, para angazhimit të të vëllait.

E takoja shpesh në qytet dhe bisedonim haptas për shumë gjëra. Ishte bërë mik me ne. Në fillim, kur ishte në shoqëri me Ambasadorin Gelbard, nuk dëshironte të dëgjonte për UÇK-në. I quante ekstremistë. Si gjithë diplomatët tjerë.

Ma kishte bllokuar shkuarjen në Amerikë, në mars, duke më thënë se periudhë më e mirë është maji.

Para se të nisesha, u takuam në bibliotekën e Zyrës Amerikane në Prishtinë. Biseduam shtruar për të ardhmen e UÇK-së. Kundërshtuam njëri-tjetrin, por jo në atë masë sa të mos pajtoheshim. Ideja ishte si të largohej UÇK nga fjalori i diplomatëve - se ishte terroriste a ekstrem-iste.

Kur u ktheva nga Amerika, Nick ishte krejt tjetër njeri. Nuk e përkrahte mënyrën se si i vëllai e bënte ndërmjetësimin dhe tani e res-pektonte idenë e rezistencës. Por, gjithmonë ishte me frikë se mund të ndodhte një bela e madhe, në ndonjë qytet të Kosovës.

“Do të ndodhë diçka këto ditë”, tha Nick Hill.

Page 148: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

147

Nuk tha asgjë më konkretisht.Nuk vonoi shumë dhe ndodhi paralajmërimi i diplomatit amerikan. Bellaqevci ishte kulmi i marrëzisë. Derisa e shihja një ushtar në tele-

vizor, të cilin e njoha menjëherë, që e kisha parë roje në Vasilevë, m’u bë e qartë se UÇK është në rrezik të madh.

Një grua dhe një burrë kishin vendosur të hynin në Bellaqevc. Nuk ma mori mendja se Nick Hill më kishte thënë për një gjë të

tillë.Kush mund ta kishte planifikuar atë aventurë?Ky dukej të ishte një veprim shumë i rrezikshëm i UÇK-së. Të gjithë

e thoshin këtë. Ishte ai premtimi i dhënë se do të hynin në Prishtinë - për të pirë makiatot.

Pak ditë më vonë, udhëtova në Malishevë. Kisha dëgjuar se kishte krisma në rrethinë të Rahovecit. Disa ditë më herët, kisha shkuar deri në kufi. Në një karrige druri, kisha takuar Behlul Beqajn dhe Koman-dant Tonin. Nuk i përshëndeta. I pashë nga lart. E dija se Komandant Toni nuk ishte i çmendur, që të niste luftë në Rahovec. E kishte kalku-luar mirë. Shihej në grykë të pushkës me palën serbe çdo ditë. Ata e kishin postbllokun, kurse këtu ishte ndalesa. Një paqe e çuditshme. Kur kam arritur në Malishevë,  kam parë lëvizjet e ushtarëve poshtë Rahovecit.

“Pse ashtu”, i pyeta. “Po i provojmë forcat speciale në qytet. Deri tash, vetëm në katunde

kishin qenë. Logjika e nisjes së luftës në qytete nuk ka qenë e paraparë”. Kështu më thoshte Fatmir Limaj.U nisa drejt Shtabit. Më thanë se “Çeliku” ishte nisur drejt Ra-

hovecit. Të gjithë kishin shkuar atje. Një ushtar me këmbë druri, që

Page 149: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

148

kishte luftuar në Bosnjë, ishte ulur për një pushim. Ai duhej të kthehej prapë në luftë. U ktheva prapë kah Shtabi. Përball pashë një ushtar që rrinte pip. Ishte vetëm. Fëmijët e thërrisnin “Gjarpri”. Banorët e Mali-shevës ishin gëzuar që kishte nisur lufta për Rahovecin. M’u kujtua se “Gjarpri” mund të ishte një prej komandantëve kryesorë të UÇK-së. Ishte një djalosh i pashëm, me rroba krejt të ndryshme nga ato që kisha parë tek të tjerët.

“Unë jam Hashim Thaçi”, më tha. Hashim Thaçi. E kisha harruar si emër. E kishte lëshuar toka, që

nga viti 1990-1991. Më kujtohet, kur debatonim në kafiterinë e Halil Alidemajt, me Haqif Mulliqin dhe Dukagjin Goranin. Ai rrinte me Fisnik Cukajn, një lider i studentëve. Ato vite, Hashimi dhe Dugi bënin përpjekje që ta merrnin “Botën e re”. Vendosnin afishe kundër dhe bënin shaka të rrezikshme me stafin e redaktorëve.

Herën e fundit që ishim takuar, kishte heshtur. Kishte thënë se niset për në lufte. Ishim takuar me Dukagjin Gor-

anin, në shtëpinë e tij. Ishte bërë rrëmujë nga grindja. Aty kishte qenë edhe Kadri Veseli. E kisha dëgjuar rrëfimin më vonë. Kishin ikur nga Kosova, për një ushtrim ushtarak. Kurrë nuk e kisha parë, që nga ajo kohë.

O Zot, ky tash është njeri i parë i UÇK-së, thashë me vete.U ulëm për të pirë diçka, unë, ai dhe Ganiu, vëllai i Hashimit. E

biseduam luftën e Rahovecit. Biseduam për kazermat që po ndërto-heshin dhe për ndërtimin e infrastrukturës. Ndërkohë ka ardhur “Ra-keta” dhe e ka lutur për ikje të shpejtë.

“Duhet të shkojmë te Rrasa”, tha.

Page 150: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

149

Fatmir Limaj ishte bërë ujë. Kishte hyrë brenda, për të hapur isti-kamet. Shante zëshëm. “Kush e ka nisur luftën!”. Ishte shtrirë në am-bulancën e Malishevës dhe merrte infuzion. Ishte bërë i verdhë. Gjithë natën kishte qëndruar duke hapur istikame.

“Dikush natën kishte sulmuar disa shtëpi dhe kishte thirrur për luftë... Po, veç sa e kemi përfunduar një betejë në Llapushnik. Çka na u desh kjo?!”, fliste Fatmiri me mjekun.

Nuk i shkonte ndërmend se e tëra mund të ishte një kurth.Ajavaz Berisha, një albanolog me shiritin e zi të karatesë, kishte

hyrë me Kadri Veselin brenda. Kishin hyrë në vreshta, për të ndalur forcat serbe. Deri në orën katër pasdite, nuk kishte ndonjë sulm serb. Në qytet kishin hyrë plot ushtarë, për të vënë thasët me rërë. Disa thasë kishin mbetur nga pjesa ku serbët e mbanin qytetin. Kadriu ishte bërë gjak duarve, duke shkuar barkas. Ishte kthyer në komandë, sa për një konsultim me Bislim Zyrapin.

“Nuk e di kush ka sulmuar, por e di që nuk është mirë”, ishte i prerë Kadriu.

U nisëm për në kufirin e luftës së re. Në një pikë strategjike, që ndante Rahovecin nga Malisheva, ishin grumbulluar të gjithë. Diku, pas orës pesë, kishin filluar të shtënat me raketa.

Nga maja e Rahovecit forcat serbe gjuanin me një top, kurse nga një fshat serb vinin raketat. Çfarë loje. Një ushtarak, që kishte ardhur nga Bosnja, tregonte se ku bien raketat.

“Tash shtrihuni, është afër”, tregonte ai. “Tash nuk ka rrezik, rrini”. E dinte me saktësi çka po ndodhte.Atje ishin të gjitha ekipet. BBC, CNN dhe dhjetëra gazetarë të tjerë.

Dukagjin Gorani frikësohej nga raketa.

Page 151: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

150

“Merre këtë pancir. Ti je djalë hasreti, na duhesh në Prishtinë”, i tha Hashim Thaçi. E deshi jelekun e plumbit dhe e shtriu Dugin për toke. E mbuloi me xhaketë, duke e ruajtur nga spirat e gurëve dhe nga ndonjë copë metali a predhe, që mund të godiste në çdo moment.

Njësia speciale e UÇK-së nuk e dinte se kjo luftë ishte e kotë. Kishin hyrë brenda, për të shpëtuar sa më shume civilë që mundej.

Pika që konsiderohej si kryesore për mbrojtjen e Rahovecit, gati sa nuk kishte rënë. Askush nuk dinte çka të thoshte për këtë.

I kujt ishte gabimi? Nuk përgjigjej askush. Fatmir Limaj, Ajvaz Berisha dhe disa luftëtarë të tjerë kishin mbe-

tur për të shpëtuar civilët. Tashmë ishte natë. Mijëra refugjatë niseshin për në Malishevë. Qyteti i lirë bëhej i ngushtë për të zënë banorët e Rahovecit. Të shtënat shtoheshin. Por, nuk kishte gjuajtje nga tanket. Lufta bëhej derë më derë. Kishte rënë pika në hyrje të qytetit. Jo më shumë se një orë nuk qëndroi askush te stacioni i policisë. Ushtarët ishin tërhequr nga vreshtat.

Pyetja e vetme që shtrohej ishte - si të mbrohej Malisheva? Rahoveci më nuk diskutohej. Ajvaz Berisha, njëri prej më të zëshmit

e luftës së Rahovecit, kishte nxjerrë disa dhjeta refugjatë nga bodrumet. Ishte rraskapitur. Fatmiri kishte marrë pamjen e vdekjes. Nuk besonte se kishte ndodhur sulmi. Dy ushtarë-policë serbë ishin zënë robër dhe ishin futur brenda në veturë. Djemtë e UÇK-së i kishin kontrolluar dhe ua kishin hequr armët. Dy ushtarët e UÇK-së ishin ulur në ulëset e para, kurse dy të zënit robër ishin prapa, në xhip. Ata kaluan pranë nesh. Pamja dukej shumë naive. Ata as që ishin lidhur.

Page 152: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

151

Disa sekonda më vonë, u dëgjua një krismë. Polici serb kishte nx-jerrë revolen dhe kishte vrarë një prej ushtarëve që tërë natën kishte luftuar brenda në Rahovec. Kishte hapur derën për të ikur. Por, gjatë ikjes, ishte gjuajtur me një rafal dhe ishte vrarë edhe ai.

Të gjithë u kthyen nga Rahoveci. E takova Kadri Veselin dhe e pyeta për dëmet. Tha se nuk dinin asgjë.

Rahoveci ra definitivisht. Trupat e UÇK-së kishin dështuar për ta mbrojtur Rahovecin. Por,

një gjë mungonte nga gjithë kjo ngjarje. Kush i pari e nisi luftën? Kush dha urdhër për të hyrë në Rahovec?Asnjë përgjigje nuk kishte. “Kjo është zonë imja... Kush ka dhënë urdhër?”, bërtiste Fatmiri.Vajtime, lot dhe dhembje. Askush nuk dinte ku i kishin të afërmit.

Thoshin se qytetarët kishin ikur në dy drejtime, kah Malisheva dhe në drejtim të një fshati turk. Disa kishin marrë rrugën edhe në drejtim të Krushës së Madhe. Shtabi tashmë ishte mbyllur në shtëpinë e tyre në Malishevë. Ne të tjerët prisnim se kur do të nisë lufta për Malishevën.

Prishtina ishte bërë e vdekur. Nuk lëvizte njeri i gjallë. Lajmi se Rahoveci kishte rënë, nuk ekzistonte. Në radiot dhe tele-

vizionet e huaja në gjuhën shqipe nuk kishin ide se ç’kishte ndodhur. Derisa jepeshin lajmet se atje luftohet dhe Rahoveci është në duar të UÇK-së, tashmë po të njëjtit përgatiteshin për mbrojtjen e Malishevës. Nuk e kuptoja se sa të papërgjegjshëm ishin kolegët që jepnin lajme të tilla. Asgjë e vërtetë nga ajo që dëgjoja. Për një arsye të thjeshtë. Asnjëri prej tyre nuk ishte në vendin e ngjarjes.

Page 153: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

152

Ju thash kolegëve ta dëgjonin BBC-në, sepse i vetmi gazetar që ka qenë atje - ishte gazetari i kësaj radioje.

BBC World jepte pamjen e luftës te Rrasa e Rahovecit dhe rendin e gjatë të refugjatëve. Raporti përfundoi me “Rahoveci ka rënë”. Kush e kishte radhën?

Të nesërmen, herët në mëngjes, në zyre kishte ardhur Fehmi Agani. Ishte shumë i shqetësuar. Kemi hyrë në zyrën e mbledhjeve të redak-sisë. I tregova krejt çka kishte ndodhur. I thash për përshtypjet e mia dhe një mundësi se çfarë mund të ndodhë pas rënies së Rahovecit.

“Këto dy ditë nis sulmi për ta shkatërruar UÇK-në. Duhet shkuar në Shtab, për të treguar këtë gjë”, ishin fjalët e profesorit.

“Një oficer mysliman brenda në komandë të ushtrisë jugosllave na e ka dhënë këtë lajm. Korpusi i Prishtinës është gati për këtë. Përgatitjet janë bërë dhe spastrimi i terrenit mund të nisë menjëherë”, vazhdoi ai.

Nuk më habiti kjo informatë, edhe pse më shqetësoi shumë. Kam dalë ta përcjell profesorin deri te ish-Kuvendi i Kosovës. Në Shpagetar-inë “Toni” kam parë Blerim Shalën dhe Veton Surroin duke biseduar. Më vonë mësova se kishin të njëjtin hall. Vetoni dhe Blerimi dëshironin që urgjentisht të niseshin për në Malishevë, për një takim më Shtabin.

“Unë jam gati të shkoj”, tha Vetoni. “Nëse duhet të shkojmë në luftë, po shkojmë të gjithë. Por, e di që ka

gjasa për të bërë diçka me diplomaci. Edhe Blerimi është gati të vijë”, më tha Vetoni.

E thirra një numër në telefon satelitor, për ta gjetur Fatmir Limajn, por nuk paraqitej askush.

Page 154: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

153

E lamë të niseshim të nesërmen, ndërsa në mëngjes të takoheshim në redaksi. Aty duhej të vinte edhe Blerimi. Natën vonë, diku pas mesnatës, më ka telefonuar Fatmiri.

“Trupat po vinë drejt Malishevës. Janë nisur edhe nga Prishtina, por nuk e dimë në ç’drejtim”, më tha.

Doli se Profesor Agani e kishte informatën e saktë.Nuk kishte kuptim të flijoheshim. I thash se nuk guxojmë të nisemi

bashkë. Jam nisur vetëm, me Garentina Krajën, por kur kemi arritur në Shtime, te postblloku i policisë, na ndaluan.

“Nuk bën tutje”, na thanë policët. Të shtënat dëgjoheshin nga të gjitha anët. Disa pacientë të azilit të të

çmendurve në Shtime rrinin dhe vështronin postbllokun. Ishin varur në hekurat e rrethojës dhe bënin shaka me të ndaluarit.

“Oh sa mirë, oh sa mirë që nuk iu lanë të shkoni”, bërtisnin më zë ata, duke bërë duart grusht dhe duke thirrur “xërr, xërr, xërr!”.

Pavetëdijshëm e kishin vërejtur fuqinë e policisë. Na e bënin me dije se ne ishim të çmendurit. Dhe, në njëfarë mënyrë, kishin të drejtë. Për t’u nisur në atë rrugë, veç i çmendur duhej të ishe.

Fromi e thoshte bukur në librin “Shoqëria e shëndoshë”, se të çmen-durit që gjinden prapa rrethojës në sanatorium psikiatrik - mendojnë se janë ata që përcaktojnë nga brenda se kush është i çmendur. Ata thonë se të çmendur janë të gjitha ata që janë jashtë rrethojës. Dhe, nga ky këndvështrim - kishin të drejtë.

Një luftë që vetëm të çmendurit e bënin.U kthyem rrugës për në Prishtinë. Nuk kishte kurrfarë informate

dhe kurrfarë rrëfimi. Në Prishtinë na thanë se tanket dhe ushtria kishin dalë nga kazerma. Dhjeta autoblinda dhe kamionë janë nisur magjis-

Page 155: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

154

trales së Pejës. Dhe, si zakonisht, kur kishim nevojë për ndihmë dhe logjistikë, thërrisnim David Slinn.

“Çka tash, David?”, e pyeta. “Tash, serbët janë nisur. Ata do të provojnë të kryejnë aksionin”, tha

ai. Ishte përgjigje e thjeshtë. Ambasadori Hill ishte në Prishtinë. Kishte takuar të gjithë, një nga

një. Jan Kickert kërkonte informata se ç’po ndodhte. David Slinn doli jashtë dhe bëri një bisedë të gjatë me telefon. Të njëjtën gjë e bëri edhe Jan Kickert. Pas disa minutash, thanë se duhet të nisen për në Berishë. Duhet shkuar për një takim me Shtabin e UÇK-së. Një takim tjetër, si duket, ishte aranzhuar në Drenicë. Drenica ishte pak më e qetë dhe ushtria nuk kishin arritur deri atje. Thanë se andej ishin nisur Hill dhe një grup politikanësh e gazetarësh.

“Çka mendon, kush duhet të bëhet Kryeministër i Kosovës dhe kush duhet te negociojë me serbët”, ishte një pyetje e David Slinn.

Pyetja ishte si të vinte prej qielli. “Ikim nesër për Berishë, unë ti dhe Jan. Nëse mundesh, lajmëroi në

Shtab”, tha. Çfarë...? S’kishte gjasë të bëhej një gjë e tillë. Duhet të niseshim, pa lajmëruar.

Page 156: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

155

Kreu i dymbëdhjetë

Takimi në Malet e Berishës

David Slinn dhe Jan Kickert kishin me vete një hartë ushtarake. Ishin veshur lehtë dhe kishin marrë një veturë lufte. Një veturë e blin-duar duhej nisur bjeshkëve të Berishës, për të arritur në maje. Pika më strategjike dhe më e besueshme e UÇK-së.

Vendosëm hartën përpara dhe u përcaktuam për pikat se kah duhej të udhëtonim. Prishtinë-Lipjan-Gllogoc i Lipjanit-Lipovicë dhe disa fshatra të tjera të komunës së Lipjanit.

Çka duhet të bisedojmë tash dhe pse konkretisht po shkojmë?“Një detyrë e rëndë për ne... Duhet ta bëjmë Qeverinë me shqip-

tarë”, tha David. Një grup është nisur për Drenicë dhe ne po shkojmë në Berishë. Pse kishte nevojë të bisedohej në dy grupe? “Përgjigjja është e logjikshme. Jeni të ndarë”. Po, Prishtinën?“Futja, kot është kjo” tha Jan.Një listë të gjatë emrash e kisha para vetes. Zoti na ndihmoftë. Para

vetes e kisha një emër të ri të Kryeministrit. Mehmet Hajrizi. Thanë se ishte një kompromis që ishte imponuar më shumë nga Ambasadori Hill dhe Blerim Shala.

Page 157: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

156

E kisha të qartë se si do të përfundonte kjo punë. Kisha përvojë me G15.

Kur arritëm në Lipjan, kemi hyrë rrugës së asfaltuar. Asfalt i thoshin, por rruga ishte me gropa dhe në pjesën e prapme, ku unë isha ulur, fluturoja poshtë e lart. Vendet ishin për ushtarë e jo për njerëzit që udhëtojnë çdo ditë.

Një rruge të gjatë, që e kisha përpara, nuk më bëhej se do ta kaloja lehtë me një veturë të tillë.

Dhjetëra traktorë dhe qytetarë i shihnim rrugës. Nuk e dinin kah ishin nisur. Kemi hyrë në malet e Lipovicës. Krejt ndryshe ishte. Një mal i pyllëzuar shumë. Kurrë nuk e kisha parë më herët. Për gjashtë muaj ka qenë nën kontroll të UÇK-së.

Një rrëfim që shumë herë e kisha dëgjuar nga Mahmut Bakalli. Ven-di ku gjuetarët mblidheshin viteve tetëdhjetë.

Kemi kaluar disa kilometra dhe kemi dalë ne një mal që mund të ketë qenë afër Goleshit. Pastaj një kodrinë e zhveshur. Disa granata kishin rënë krejt afër nesh. Na është dridhur vetura. Çfarë rreziku kishim marrë për jetën tonë.

Pse kishim nevojë që të niseshim një rrugë të vështirë dhe me rrezik? Për një Qeveri që nuk do të bëhej? Kur kemi arritur në Sedllar, një fshat që ndante disa rrugë, kemi

parë qindra refugjatë. “Jemi nga Rahoveci, Malisheva, Drenoci, Banja”, thoshin. Tregonin se ka shumë ushtarë.Kishin hyrë në Malishevë dhe ishin nisur për Berishë. “A po kthehemi”, e pyeta Davidin. “Nuk bëhet kjo punë. Duhet ta kryej këtë punë”, tha David.

Page 158: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

157

Jan ishte më i heshtur dhe nuk thoshte as po as jo. Pas pak, arritëm në një pikë e lartë. Berishë, i thonë kësaj.Kur kemi shkuar lart, na është ndalur fryma. Një diell përcëllues

ishte shtrirë mbi mijëra refugjatë. Rruga e ndante Shtabin e Përgjith-shëm me malin. Vaj. Piskamë. Ishte tmerr. Dikush kishte shkuar për të ndihmuar një lindje. Dikush tjetër kishte vdekur. Kërkonin ushqim. Jan dhe David shikuan njëri-tjetrin.

“Dreq... Nuk e kisha menduar këtë katastrofë”, tha Jan. Pas disa minutash, ka ardhur Ramë Buja. Ishte bërë pluhur. Kishte

luftuar dy minuta më herët. Nga lufta vinte, në luftë shkonte. Tha të prisnim dhe pastaj do shkonim në Shtab.

Kemi lënë veturën nën një lis të madh. Një ushtar me M48 rrinte me ne. Në Malishevë dëgjoheshin të shtënat. Nuk kishte mbetur asnjë njeri. Forcat serbe e kishin marrë Malishevën për jo më pak se 8 orë luftë. Ishin nisur për t’u takuar me forcat e tjera, që ishin nisur kah Prishtina.

“Hajdeni”, na tha një ushtar. U nisëm drejt një shtëpie të vjetër. Dy dyer druri të mëdha ishin të

hapura. Dy vajza të armatosura rrinin si roje. Ishin të shkurta sa edhe vetë pushkët e tyre. Një oborr prej disa dhjetëra metrash. Kishte armë brenda, mjete pune, traktorë dhe dy xhipa.

Fatmir Limaj doli për të na ftuar brenda. Një odë e mirë, e rregulluar, me kanape dhe një tavolinë ku ishte i

ulur Rama. Një kompjuter e kishte përpara. Me atë rrymë që kishte, nuk më besoja se punonte. Rryma e dobët nuk do të mund të jepte

Page 159: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

158

fuqinë për ta ndezur. Një televizor i madh dhe një video. Shkurte Fejza këndonte një nga këngët e saj.

Krejt në ballë ishte ulur David dhe Jan. Përball tyre,Jakup Krasniqi, kurse afër kompjuterit dhe tavolinës së Ramës, në një sfungjer me një batanije të kuqe, ishte ulur Fatmir Limaj.

“Urdhëroni miq. Çfarë e mire ju ka sjell?”, ishin fjalët e para të Jakup Krasniqit.

“Jemi shumë të shqetësuar për gjithë këtë që po ndodh. Më duket së civilët kishin pësuar shumë. Ajo që pashë - ishte tmerr”, tha David.

“Ne do ta vazhdojmë luftën për lirinë tonë. Ajo që keni parë, është fytyra e shtetit serb. Kishin kallë dhe vrarë kë e kishin zënë,” fliste më zë të lehtë dhe shqetësues Jakup Krasniqi.

“Na hapni rrugën për civilët. Ne jemi bllokuar. Nëse bëhet që këta mijëra civilë të lejohen të ikin për në Maqedoni, për ne mos keni mer-ak. Ne edhe ashtu kemi vendosur që të luftojmë,” ndërhyri Fatmir Li-maj.

Ramë Buja e kishte mbështetur mjekrën në pëllëmbën e dorës së djathtë dhe dëgjonte dialogun.

“Ne kemi ardhur për të marrë mendimin tuaj për Qeverinë dhe njerëzit që do të bisedojnë për të ardhmen e Kosovës”, tha David.

“Kush janë ata emra?”, doli nga prapa zëri i Fatmir Limajt. Filluan emrat një nga një të lexohen nga David. “Jo, kjo listë nuk bën. Po ju them se nuk bën”, tha Fatmiri. Tha se është shumë i preokupuar me refugjatët dhe fare nuk i in-

tereson lista.U ngrita në këmbë dhe me zë të lartë e pyeta Fatmirin, nëse po shi-

hte se çfarë kishte përpara.

Page 160: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

159

“Çka do t’u bësh këtyre njerëzve? Kush do t’i mbrojë?”.“Sa jam gjallë unë, nuk do të prekë pushkë e serbit mbi këta civilë.

Kur të vdes, nuk mund të bëj asgjë”, tha Fatmiri. “Po sa do të jesh gjallë, është pyetje që duhesh menduar”, ia ktheva.Jakupi mori fjalën. I qetë dhe duke parë në çfarë situate është, e

mbështeti iniciativën e David Slinn dhe Jan Kickert që kishin ardhur në emër të BE-së.

U qetësua situata. Fatmiri ma bënte me gisht. Insistonte se kjo listë është kot.

Jakup Krasniqi e arsyetoi iniciativën, por tha që duhet konsultuar pjesën tjetër të Shtabit. Mehmet Hajrizi ishte një zgjidhje që i pëlqente Jakupit. E thoshte me respekt emrin e tij.

“Miq të nderuar”, foli David. “Nuk keni shumë kohë për këtë. Ne jemi të shqetësuar me gjithë

këtë që po ndodh. Ushtria serbe ka filluar ofensivën dhe do të shkojë deri në fund. Jemi të pafuqishëm për t’ju ndihmuar, nëse ju nuk i ndih-moni vetes.”

“Po shkojmë me kokëdhimbje... Unë ju dëshiroj që të gjeni një zg-jidhje për situatën”, tha David.

Jakup Krasniqi premtoi se do t’i dërgonin emrat në Prishtinë, që nesër.

Dolëm me një gjysmë shprese se krejt kjo do të bëhet shpejt. Rrugës kishte pamje rrëqethëse. “Tmerr! Tmerr!”, bërtiste Jan, që nuk e kishte një përvojë të

mëhershme me luftërat e Ballkanit. Jemi kthyer në Prishtinë, natën. Mijëra refugjatë takuam rrugëve.

Page 161: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

160

Kreu i trembëdhjetë

Ecejaket diplomatike

Diplomati britanik David Slinn nuk ndodhej më në Kosovë. Ishte tërhequr tashmë në Maqedoni. Ai kishte arritur në Kosovë menjëherë pas luftës së Prekazit dhe shpalljes së Julian Braithwaite, Sekretarit të Dytë në Ambasadën Angleze në Beograd, persona non grata.

Ditën kur më thirri, ishte në Bruksel. Më telefonoi në ditën e 22 të marsit dhe më tha se bombardimet e NATO-s do fillonin më 24 mars.

Po atë ditë, vendosëm që në ballinën e Kohës Ditore duhet nxjerrë titullin - “Nato Air Just do it”. Me këtë, deshëm të tregonim se sulmi ishte gati. Por, thënë të vërtetën, nuk i besonim qind për qind bom-bardimit.

Ato ditë më kujtoheshin se si kishin rrjedhur iniciativat diploma-tike, për të arritur deri në 24 marsin e vitit 1999.

Diplomatët perëndimorë tashmë kishin kuptuar realitetin. Një gjë ishte e qartë. Asnjëri prej tyre nuk e shihte opsionin e pavarësisë si ar-gument. Madje, as që u shkonte mendja andej. E shihnin shumë serioz faktin se duhej bombarduar dhe kishin kuptuar se trupat e NATO-s ishin e vetmja shpresë për Kosovën. Këtë e kishin menduar edhe para Reçakut dhe Rambouillet.

Shpesh kishim biseduar për probleme të ndryshme dhe distanca historike mund të shpalosë një pjesë të asaj që kemi folur. Ajo që ishte

Page 162: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

161

me interes për ne - kishte të bënte me raportet e shteteve aleate kar-shi Kosovës. Para se David Slinn të largohej nga Kosova, flisnim për raportet e pesë shteteve perëndimore që e bartnin barrën kryesore për çështjen e Kosovës në Grupin e Kontaktit. Slinn shpjegonte raportet e Ministrave të Jashtëm, natyrën e funksionimit dhe teknikën e vendim-marrjes. E konsideronte Ministrin e Jashtëm Gjerman, Joschka Fisch-er, si lidhje e shkëlqyer ndërmjet pesë Ministrave të Jashtëm të Quint-it. Thoshte se Fischer ka ndikuar që të inkuadrohet edhe Italia në tërë procesin e vendimmarrjes – një fitore e madhe kjo për gjithë diplomac-inë europiane. Edhe pse me një negativitet të shprehur ndaj problemit shqiptar dhe të Kosovës, ishte mirë që ai dëgjonte pikëpamjet e euro-pianëve të tjerë për Kosovën. Lidhja e drejtpërdrejtë me Ministrin e Jashtëm të Romës, Lamberto Dini, dëshmohej si shumë e rëndësishme, për shkak të konstalacionit të saj të ndjeshëm në politikën e brendshme dhe afërsisë me zonën e luftës. Italia vlerësohej si pikë e mundshme e dobët e aleancës.

“Kur Dini luhatet, dhe kjo ndodh shpesh”, thoshin diplomatët.Slinn rikujtonte se Madeleine Albright, me ndihmën e gjermanëve

dhe anglezëve, mund të ushtrojë presion dhe t’u lutet për një ecje të përbashkët. Por, ishin francezët ata që në faza të ndryshme kërkonin një qasje të ngadalshme, më të kujdesshme.

“Problemi më i madh ishte Parisi sepse, dëshironte të ishte i inkuadruar në të gjitha vendimet e rëndësishme dhe gjithmonë sinjal-izon veto kundër sulmeve individuale”, thoshte Slinn.

Në të vërtetë, edhe francezët e dinin se vendimet rreth Kosovës dhe vendimet e NATO-s s’ishin gjë tjetër pos një luftë amerikane me një kontribut minimal europian.

Page 163: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

162

Një fakt që është botuar më vonë, tregon se sa i fuqishëm ka qenë koncepti amerikan për luftën dhe diplomacinë në të njëjtën kohë.

Forcat amerikane, para se te niseshin për luftë, kishin në dispozicion 80 për qind të të gjithë avionëve. Sipas Jamie Shea, prej 1800 caqeve për bombardim sa ishin të përgatitur, ishte vetëm një cak i vetëm britanik, i cili nuk rrjedh nga kompjuterët e mbushur me informata dhe të kon-trolluar në SHBA. Shikuar nga bisedat e shumta me diplomatë, mund të konkludohet se ajo që ka ngjarë në Ballkan gjatë viteve të fundit - nuk mund të kuptohet pa pasur njohuri të saktë për rrugën diplo-matike që ka përfshirë procesin politik në Kosovë. Një personalitet që është përmendur gjatë – është Sekretarja Amerikane e Shtetit. Mad-eleine Albright kishte qenë e qartë në konstatim -- dhe këtë e kishin pranuar të gjithë diplomatët njëzëri -- se Washingtoni duhet të tregojë forcë udhëheqëse.

Ajo kishte kërkuar një përzierje nga pretendimet strategjike dhe mo-rale, që duhet të mbështetet, në rast nevoje, edhe ushtarakisht. Albright gjithnjë kishte pasur si arsyetim Bosnjën. Dhe, kishte qenë shumë e mërzitur, siç thoshin diplomatët amerikanë, që SHBA kishte duruar aq gjatë luftën e pamëshirshme të serbëve në Bosnjë.

Hiç më pak për luftë dhe intervenim nuk ka qenë as Wesley Clark. Diplomatët e lidhnin emocionin e tij me luftën me arsye të ndryshme, por kryesorja kishte të bënte me një histori që Clark sipërfaqësisht e ka thënë edhe në librin e tij. Më 1994, Clark, politikisht ende i papërvojë, bën bujë, kur gjatë një vizite në Bosnjë shkëmben kapelën me gjener-alin famëkeq të serbëve Ratko Mladic dhe merr një revole si dhuratë prej tij.

Page 164: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

163

Për mungesën e refleksit diplomatik, që e merr si nënshtrimin per-sonal të tij dhe gabim të rëndë, Clark pendohet rëndë.

“Besoj se asnjë strateg lufte i shekullit 20, nuk e ka njohur më mirë rivalin e tij, siç e kam njohur unë Milosevicin. Ne kemi kaluar bashkë më tepër se njëqind orë”, kishte konstatuar Clark, para bombardimeve.

Kështu, në vjeshtën e vitit 1998, zhvillimi shkonte drejt ballafaqimit të armatosur mes NATO-s dhe Jugosllavisë.

Milosevic nuk besonte se 19 shtetet e NATO-s do të mund të bënin një luftë kundër tij. Tandemi i ri i politikës amerikane, Albright dhe Clark, besonin se një zgjidhje në Kosovë tash mund të arrihej vetëm me bomba.

Situata në Kosovë është kuptuar seriozisht në shtatorin e vitit 1998. David Slinn kishte shëtitur të gjitha malet e Kosovës, së bashku

me atasheun ushtarak, britanikun John Crosland, e së fundi edhe me diplomatin e njohur britanik, Paddy Ashdown.

Slinn dhe Ambasada Britanike ishte futur thellë në Kosovë dhe tashmë dinte pothuajse çdo detaj.

I qenë bashkuar edhe austriakët dhe suedezët.Më 1 tetor të vitit 1998, udhëheqësit e Grupit të Kontaktit, Ministrat

e Jashtëm më të rëndësishëm të Perëndimit dhe kolegu i tyre rus Igor Ivanov - takohen në sallën e Aeroportit londinez, Heathrow.

Në këtë ditë, në Londër, nuk ishte hetuar asgjë nga tensionet mes Albright dhe Richard Holbrooke, i kthyer nga Beogradi. Thuhet se ne-gociatori i Beogradit i kishte referuar Sekretares së Shtetit, kishte hesh-tur, kurse të tjerët ishin habitur gjithnjë e më shumë për heshtjen.

Milosevic kishte pranuar të reduktonte ushtrinë dhe policinë e tij speciale serbe në Kosovë, që refugjatët të ktheheshin pa pengesa. E

Page 165: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

164

gjithë kjo do të mbikëqyrej nga ajri dhe nga 2 mijë inspektorë të Orga-nizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), por atyre nuk u lejohet të bartin armë.

“Sikur këtë të mos kishte paraqitur këtë Holbrooke, me tërë te-atralitetin e tij, atëherë do të kishte shpërthyer një valë protestash. Kjo ishte një ide absurde, madje e çmendur”, ka rrëfyer njëri nga diplo-matët e pranishëm në Londër.

Albright nuk e ka duruar këtë.Ka reaguar për – njerëzit e paarmatosur.“Njerëz të paarmatosur?! Kjo nuk mund të shkojë me një njeri siç

është Milosevic! Kjo fatalisht do të kujtonte njerëzit e OKB-së në Bosn-jë, të poshtëruar dhe të lidhur nëpër parmakët e urave nga serbët mili-tantë”, kishte konstatuar Albright.

Vendimet e saj i kishte lënë për më vonë. Edhe të tjerët, përveç diplomatit rus Igor Ivanov, nuk i kishin besuar

marrëveshjes së çuditshme. Ndërkohë, NATO vazhdon përgatitjet për sulmet ajrore.Në fillim të dhjetorit të vitit 1998, dërgon në kufirin e Kosovës, në

Maqedoni, një Extraction Force, me 1.800 ushtarë - me qëllim që, në rast urgjent, t’u dalë në ndihmë ushtarakisht inspektorëve të OSBE-së.

Aeroporti i Londrës dhe takimi me Ministrat e Jashtëm – i kishin dhënë kurajë dhe përkrahje Ambasadorit Holbrooke. Sidomos, pas marrëveshjes që kishte lidhur me Slobodan Milosevic. Ai tashmë kishte prezantuar edhe idenë për hyrje në problemet e rregullimit kushtetues Kosovë-Serbi.

Por, askush nuk ka ditur se ai edhe më herët kishte nisur iniciativën për një Draft Kushtetues për Kosovën.

Page 166: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

165

Holbrooke kishte marrë lajmin se duhet rikthyer në Ballkan dhe duhet zëvendësuar Robert Gelbard.

Letra e Ibrahim Rugovës drejtuar zonjës Albright, se e dëshironte për ndërmjetësues Ambasadorin Holbrooke dhe jo Robert Gelbard, kishte bërë situatën të rëndë në SHBA.

Në Departamentin e Shtetit, edhe pse kishte një zyrë të vogël për Kosovën, Kosova ishte bërë vend debati ne ndërtesë, duke u dhënë shumë ide për mënyrën se si duhej trajtuar problemin.

Por, nuk kishin mundur ta fshehin letrën e Rugovës, sepse e njëjta letër kishte shkuar edhe në duart e Holbrooke.

Prandaj, letra ishte marrë si shumë serioze nga ai, sepse lufta e tij për t’u kthyer në Ballkan ishte jo vetëm dëshirë. Holbrooke dëshironte që me këtë ta përmbyllte problemin në Ballkan dhe të bëhej Sekretar Amerikan i Shtetit, në mandatin e ardhshëm.

Ne takimin e fundit në Prishtinë, kishte ndodhur një situatë qeshar-ake në zyrën e Presidentit Rugova. Ç

Gelbard, me një ton shqetësues, kishte ngacmuar Rugovën për letrën e tij dërguar Departamentit të Shtetit.

“Pse keni dërguar letër në Departamentin e Shtetit, z. Rugova? Si duket, unë nuk po ju dukem i mjaftueshëm për ndërmjetësim”, ishte shprehur Gelbard.

Rugova ishte përgjigjur qetë dhe ftohtë. Pa hile dhe me sinqeritet.“Po e shkruajmë një letër edhe për ty. Ne nuk kemi asgjë kundër që

ta shkruajmë edhe një letër për ty”.Kishte pasur tundje koke dhe asnjëri nga anëtarët e delegacionit nuk

e kishin pasur të qartë fjalinë e z. Rugova. Thjesht, kishin mbetur pa fjalë. Nuk kishin ditur nëse duhej ta merrnin seriozisht a me shaka.

Page 167: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

166

Por, ngaqë e njihnin dhe e dinin mënyrën se si fliste, ata kishin kon-statuar se “Mr. Yes” - siç e quanin Rugovën, ishte konsultuar me dikë.

Në diplomaci, edhe kur bëhet ndonjë gjest krejt i pamenduar, mund të dalë edhe kështu. Pra, mund të dalë mirë.

Por, si dukej situata në Departamentin e Shtetit, asokohe?Kur debatohej për Kosovën, isha mysafir i Departamentit të Shtetit,

në një programi disa javësh.Në të njëjtën kohë, Albright ishte aq e zëshme për vendimet për

t’ju kundërvënë regjimit të Slobodan Milosevic në Kosovë, saqë shpesh thuhej se kjo është një “Luftë e Albright”.

James Rubin ishte shumë i ngarkuar me çështjen e Kosovës dhe tregonte se sa vështirë ishte muajve të verës, gjatë ofensivës serbe në Kosovë. Ai pohonte se gjatë muajve para dhe pas luftës, roli i Albright dhe politika e Administratës së Presidentit Bill Clinton për Kosovën – i ishte nënshtruar një kriticizmi të fuqishëm.

Nga njëra anë, shumëkush vlerësonte se Administrata po vepronte shumë ngadalë dhe ndoshta duhej t’i ishte kundërvënë Milosevicit që më parë.

Nga ana tjetër, shumica kërkonin zgjidhje diplomatike.Rubin thoshte se sulmet ishin paraparë edhe më herët, por Hol-

brooke kishte bërë gjithçka që kjo të mos ndodhte. Rubin, pas një dis-tance kohore, kur bisedonim për Kosovën në hotelin “A. Pallas” në Shk-up, tregonte se sa e vështirë ishte të merreshe me problemet e Kosovës.

“Duke qene i angazhuar në këto ngjarje dhe - për më tepër duke qëndruar shumë pranë zonjës Albright gjatë dy vjetëve të fundit - men-doj se shumica e këtyre kritikëve nuk e dinë se sa zor ka qenë për ta shtyrë Perëndimin të reagonte para vitit 1999 dhe sa tolerant ka qene

Page 168: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

167

Washingtoni rreth zgjidhjeve diplomatike, deri ne ditën e fundit... Edhe vetë Administrata ishte e përçarë, gjatë vitit 1998, lidhur me pikëpyet-jet, se a është gjë e mençur kërcënimi me përdorim të forcës”, thoshte James Rubin.

Sipas tij, në Departamentin e Shtetit tashmë ishte krijuar bindja, sidomos tek Madeleine Albright, se do duhej të bëhej marrëveshje dhe paqeruajtësit e NATO-s do të dërgoheshin për t’i dhënë fund konfliktit të filluar më 1998.

“Ose, siç prisnim të ndodhte, bazuar në përvojat tona me serbët, ata do të refuzonin çdo marrëveshje të arsyeshme paqësore dhe do të paraqitej nevoja për t’i bindur europianët për një fushatë ajrore për t’i mbrojtur shqiptarët”.

Por, Rubin pohonte se në Washington shumica e dinin që Mar-rëveshja e Tetorit ishte vetëm një zgjidhje përkohshme, sa për ta kaluar dimrin.

“Shtrohej pyetja, mjaft serioze, nëse mund të gjenim një zgjidhje politike për t’i kënaqur dëshirat legjitime të dy milionë shqiptarëve të Kosovës, për të udhëhequr jetët e tyre, e në të njëjtën kohë të mund t’i ofronim siguri të mjaftueshme minoritetit serb atje, ndërkohë që liderët e tyre po sundonin me grushtin e hekurt. Gjatë vjeshtës dhe dimrit të atij viti, Albright shpesh me pyeste – ‘Çfarë jemi duke bërë për Kosovën?’. Unë atëherë e informoja për tentativat diplomatike, të cilat Ambasadori Chris Hill vazhdonte me Beogradin dhe shqiptarët e Kosovës”.

Albright vazhdimisht arsyetonte se - nëse në tetor ishte arritur një marrëveshje e drejtë, atëherë duhej bërë prapë ç’është e mundur, në mënyrë që europianët të bindeshin për vlerën e kërcënimit me forcë.

Page 169: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

168

Pa një kërcënim të tillë, Milosevic kurrë nuk do të bënte kompromis për një zgjidhje politike.

“Ne nuk po e zgjidhim problemin. Kam një parandjenjë të keqe për këtë”, kishte thënë Albright.

“Duhet të gjejmë një mënyrë që përsëri të mund ta kërcënojmë me forcë, ndryshe kurrë nuk do t’ia dalim në fund”.

Por, ajo që kishte ndodhur me Grupin Negociator të Shqiptarëve, i kishte shqetësuar shumë në Departamentin e Shtetit, e po ashtu deklaratat negative që vinin nga Europa për shqiptarët dhe UÇK-në.

“Ndoshta edhe ne ishim në njëfarë mase të influencuar nga raportet dëshpëruese që lexonim për grupin negociator të shqiptarëve dhe për UÇK-në...”, fliste Rubin.

“Kosova ishte pjesë e ish-Jugosllavisë, ndërsa shqiptarët kërkonin pavarësi. Nuk dihej numri i saktë i kryengritësve, për të cilët thuhej se i fitonin paratë ilegalisht, me kontrabandë, ose edhe më keq... Ndoshta edhe paragjykimet e shumë europianëve, të cilët trillonin shaka vul-gare në llogari të diasporës shqiptare, megjithëse jo në masë të madhe, kishin ndikuar edhe tek ne në Departamentin e Shtetit”, fliste Rubin.

Siç më kishte thënë në një rast e motra e James Rubinit, Elizabeth, një gazetare nga New York, Elizabeth, Albright ishte shprehur qartë për atë që ndodh shpesh: nuk mund ta zgjedhësh moralisht as armikun, as aleatët.

Shqiptarët ndoshta nuk kanë qenë shembuj të edukatës, mirëpo Mi-losevic definitivisht ishte personifikim i së keqes.

Tetori dhe Drafti Kushtetues e vënë në pozitë të rëndë Presidentin e Kosovës, Rugova. Tashmë, ai vetë e kishte zgjedhur për negociator

Page 170: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

169

Ambasadorin Holbrooke dhe ishte i detyruar që të thoshte ‘po’ për çdo iniciativë të tij.

Chris Hill ishte njeriu që kishte gjithçka në dorë. Edhe Draftin e përpiluar në Beograd. Askush nuk kishte ditur për Draftin, përveç Milosevicit, përpiluesit

të Draftit, dhe Ibrahim Rugovës. Ambasadori Hill tashmë kishte në çantë Draftin dhe në takim me

Rugovën e paraqet në parim. Nga Rugova merr vizën për Draftin.Por, Presidenti përgjegjësinë e bart tek dy anëtaret e LDK-së, Fehmi

Agani dhe Edita Tahiri Bile, ishte bërë gati, të premten e tretë të tetorit, ta jepte pëlqimin në

parim. Jo pse ka dashur ta bëjë këtë, por siç thoshte Agani dhe Tahi-ri, ai fare nuk ka ditur se ç’kishte brenda, por ka besuar verbërisht në çfarëdo që kishin ofruar amerikanët.

Mirëpo, ndodhi diçka tjetër. Edita Tahiri dhe Fehmi Agani ishin tmerruar nga një takim më

Chris Hill. Ai posa kishte përfunduar takimin me Rugovën dhe kur kishin parë Draftin - kishin kërkuar kohë për sqarime.

Dreka u kishte mbetur në fyt në restorantin Amadeus, në lagjen e Dragodanit. E kishin bërë Draftin me vija të trasha dhe dukej si lojë e një fëmije, të cilit mund t’i kishin rënë në dorë një grumbull letrash.

“Nuk ka kush që e pranon këtë Draft”, kishte thënë Agani.Edita kishte qenë edhe më e ashpër. “Nuk dëshiroj ta diskutoj fare”, kishte thënë ajo.Një guxim i tepruar, kishte konstatuar Hill, pas takimit.

Page 171: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

170

Por, Agani nuk ka dashur që ta mbajë të fshehur këtë punë. Edhe pse e kishte marrë si dokument “tepër sekret”, ai gjeti mënyrën për ko-munikim.

Agani dhe Edita ishin pajtuar që ky dokument të botohej në gazetë. Kjo ishte mënyra e vetme për ta minuar Draftin. Rugova, në parim, kishte thënë ‘po’ për dokumentin, edhe pse nuk e kishte lexuar fare. Ai kishte besim në Aganin, por shumë lehtë mund t’u thoshte ‘po’ edhe amerikanëve.

Për ta larguar këtë dilemë, Agani më thirri në shtëpinë e tij.“Kjo duhet të botohet...”, më tha profesori. Tutje, shpjegoi se bëhej fjalë për Draftin Kushtetues për Kosovën, i

propozuar nga amerikanët. “Do të ishte mirë të thuhej se është burim amerikan”, tha.Profesor Agani tha se nuk kishte forcë ta pranonte një kësi doku-

menti, e po ashtu Edita është krejt kundër. “Ne jemi pajtuar që ta botojmë, për ta hequr përgjegjësinë prej ve-

tes”.Unë nuk e kisha për herë të parë takimin me Profesor Aganin për

çështje të ndjeshme. Dhe, natyrisht, u morëm vesh shpejtë edhe për procedurën.

E kam marrë dokumentin dhe kam hyrë në kafiterinë Punto, për ta lexuar.

Nuk u besoja syve. Nuk besoja se amerikanët mund ta kishin aq të paqartë situatën në

Kosovë.

Page 172: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

171

Kam vrapuar për në shtëpinë e Shkëlzen Maliqit, me lutjen që ta lexonte Draftin. I shpjegova se dokumenti ishte amerikan, se duhet të botohej, dhe i kërkova komentin e tij për këtë çështje.

Veton Surroi ishte jashtë Kosovës. I kam telefonuar dhe i kam folur për Draftin e tmerrshëm. I shpjegova për mënyrën e botimit, duke u thirrur në burime amerikane. Surroi ishte botues i gazetës, prandaj atij i binte barra e përgjegjësisë. E dinim se do të kishte reagime nga amer-ikanët dhe mbase rrezikonim edhe miqësinë me ta. Por, Drafti nuk durohej.

Pas një ore, kam marrë një telefonatë nga Shkëlzen Maliqi. “Nuk është ky Draft i amerikanëve”, ishte i prerë Maliqi.Ai nuk besonte se mund ta kenë shkruar amerikanët. I besoja gjyki-

mit të tij, por e vërteta ishte se në anën tjetër dokumenti po diskutohej ndërmjet Fehmi Aganit, Edita Tahirit dhe Chris Hill.

Shkëlzen Maliqi mori përsipër ta shkruante komentin. Në të njëjtën kohë, siguruam komentin e Veton Surroit – ku shpjegohej pse Drafti nuk duhej pranuar.

Komenti i Maliqit ishte aq i thellë, saqë ishin ofenduar vetë amer-ikanët. Kishte shkruar se nuk besonte që është dokument amerikan dhe se kjo gjuhë përpiluese ishte serbe. Kurse, Surroi ishte i qartë: Këtë dokument, thjesht, s’duhet pranuar.

“Kosova në Serbi, sipas Draftit Amerikan”. Ky ishte titulli i ballinës së gazetës, ditën e premte, kur Rugova dhe

Hill duhej të takoheshin dhe të pajtoheshin në parim për nismë të di-skutimit për Draft.

Kjo ditë ishte më e rënda për ne.

Page 173: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

172

Hill kishte thirrur Aganin dhe ishte kërcënuar. E kishte akuzuar se me qëllim ka plasuar Draftin. Në Zyrën Amerikane ishte mbajtur një konferencë shtypi, ku Hill kishte akuzuar rëndë Kohën ditore. Nga Zyra Amerikane na bënin presion se nga cila rrugë kishte ardhur Draf-ti. Burimi nuk u zbulua, natyrisht.

Pas këtij Drafti, zyrtarët amerikanë ishin të ftohtë me ne. Nuk na vizituan më. Pesë muaj rresht, ekipi Chris Hill nuk na deshi.E keqja ndodhi kur botuam edhe Draftin e dytë, vetëm dy javë më

vonë. Për këtë ka pasur “faj” Blerim Shala. Duke parë se çfarë ka pasur në duar, ka gjetur mënyrën më të mirë për ta plasuar.

Chris Hill ndihmoi që të niste edhe një gazetë tjetër në Kosovë. Nuk i mjaftonin Koha ditore dhe Bujku.  

Page 174: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

173

Kreu i katërmbëdhjetë

Mëngjesi i tmerrit në Reçak

Naser Miftari ishte gazetari i parë që kishte ardhur nga Fakulteti i Gazetarisë së Tiranës. I qetë, muskuloz dhe me një stil shumë të mirë shkrimi, ishte njeriu i parë, jashtë fshatit Reçak, që e kishte parë fsha-tin të shkatërruar dhe të vrarë, së bashku me një gazetar izraelit, Tzur Shezaf.

Ishte e habitshme që një gazetar nga Izraeli të ndodhej në Kosovë. Nuk i kishim parë më herët, këtu. Kishte ardhur në redaksi, për të biseduar për mundësinë e shoqërimit të tij nga një gazetar yni. Ishte e zakonshme të dinim se ku shkonin gazetarët. Vetëm sa për të pasur informacion, në një kohë që ishte e keqe dhe aspak e sigurt.

Ato ditë nuk kishte shumë qetësi në Kosovë. Kishte filluar të prishej armëpushimi. Naser Miftari tha se dëshironte të shkonte në Reçak. E pyeta prej nga kjo ide, pse në Reçak, ku është ky vend?

Për ta shoqëruar gazetarin izraelit, më tha.Shezaf kishte planifikuar të shkonte herët në mëngjes në atë fshat

afër Shtimes. Ishte edhe një arsye tjetër pse shkonin gazetarët në shoqërim. Një,

se me lehtësi realizohej tema dhe nuk komplikohej procedura me po-licinë serbe. E dyta: paguhej mirë. Thjesht, mirë për të dyja palët.

Page 175: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

174

Bardhyl Mahmuti, Zëdhënës i UÇK-së për Zvicër, kishte telefonuar në orën tre pas mesnatës. Ishte zgjuar nëna ime për ta marrë telefonin. Trokiti lehtë në derë që të më zgjonte. I kishim netët me shumë stres.

Bardhyli thërriste shpesh në telefonin e shtëpisë, por asnjëherë në këso kohe. E thërrisnim edhe ne, shpesh. Ishte një figurë interesante për ne. Një shok i mirë, matanë telefonit, por i rrëmbyeshëm. Nuk e kishte sensin e distancës. I shikonte gjërat nga Zvicra. Jo rrallë edhe me një patetizëm. Mënyra se si fliste dhe si i shpjegonte gjërat - ishte dramatike, edhe pa pasur ndonjë lajm të tillë.

U ngrita rrëmbyeshëm dhe dola me vrap te telefoni.“Çfarë ka ndodhur, Bardhyl?”.“Katastrofë!”, tha. “Janë vrarë 21 ushtarë të UÇK-së, që kishin qenë në roje, si dhe

dhjeta civilë!” Lajmi ishte shokues, të cilin Bardhyli, pa fije takti, ma kumtoi. Jam ulur në tokë nga mundimi. “Por, ku ka ndodhur”, e pyeta. “Në Reçak... Diku në Shtime...”, më tha.Menjëherë m’u kujtua gazetari izraelit dhe diskutimi me Naserin. Për një fshat që kurrë nuk kisha dëgjuar më parë, për 12 orë u bë

temë tmerri. Pa shpjeguar detajet e ngjarjes për familjen time, jam nisur për në

redaksi. Së pari kam thirrur fotoreporterin Alban Bujari, gazetarët Beni Qena dhe Ylber Bajraktari, si dhe shoferin e redaksisë Afrimin - i cili kishte qenë në të gjitha vendet më të rrezikshme të luftës. Kam lajmëruar edhe Veton Surroin dhe Ylber Hysën. Pas një kohe shumë të shkurtër, jemi gjetur të gjithë në redaksi.

Page 176: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

175

Çka të thuhet për një lajm që nuk ishte i verifikuar? Kë ta lajmëro-jmë? Si të thuhet? Kush na ka thënë? Kush na ka dhënë lajmin?

Të gjitha këto pyetje i kishim para vetes...Kam thirrur Ambasadorin William Walker, Shefin e Misionit të

KVM (verifikuesve), për t’ia bërë të ditur lajmin. Thënë të drejtën, nuk e di kush më është paraqitur në telefon. A është paraqitur vetë z. Walk-er, apo dikush nga ekipi i tij. Kam marrë porosinë nga andej se “do ta verifikojnë shpejt”.

Pastaj, kam telefonuar David Slinn dhe Jan Kickert. Beni dhe Ylberi mendonin se duhej të niseshim për Reçak. Afrimi

ishte i bindur se duhet të rrezikonim. Ishte një frikë. Ishte diçka që nuk ishte lehtë të vendosej.Diku rreth orës 5 e 30 kemi ndarë mendjen të nisemi. Afrimi ishte i

qetë dhe na jepte kurajë. Këtë herë nuk ngiste makinën me shpejtësi. E dinte se po ta bënte si herëve të tjera, mund të bëhej shkas për t’u nda-lur nga policia. Por, kësaj here nuk kishte asnjë njeri në rrugë. Asnjë veturë e vetme.

Me të arritur në Shtime, përpara sysh na dolën autoblinda të nda-lur para një pompe benzine. Kishte policë që rrinin përballë strehës së të çmendurve. Njëzet metra më poshtë, një kthesë tregonte rrugën për Reçak. Në një djerrinë që vinte pastaj, në anën e majtë të rrugës, zbrisnin dhjeta policë, të veshur me këmisha antiplumb, me ngjyrë të gjelbër. Në anën e djathtë të rrugës, qindra policë ishin ulur nën pi-sha. Disa kishin ngritur istikame. Para policëve lëviznin dy autoblinda. Ishte një rreshtim që nuk e kishim parë më herët.

Kemi marrë rrugën për Reçak. Albanit, Afrimit, Ylberit dhe Benit u tregova rrëfimin për gazetarin e Izraelit dhe Naserin.

Page 177: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

176

Afrimi kishte aftësi të jashtëzakonshme konspiracioni. “Uh, nanën. Mosad është ai”, tha.Në hyrje të fshatit, një ushtar i UÇK-së pat vetëm një fjalë me të

cilën përshkroi ngjarjen që kishte ndodhur. “Tmerr... E kanë vra krejt fshatin”, ishin fjalët e tij. Në fshat dëgjoheshin klithma. Në fillim të shtëpive të fshatit, pamë kufomën e parë. Koka e prerë.

Një trup i gjakosur dhe i torturuar para se të prehej. Krimi ishte mbu-luar me një copë karton.

Asnjëri nesh nuk fliste asnjë fjalë, nga goditja na dha ajo pamje e tmerrshme, kurrë e përjetuar më parë.

Tronditjet tjera, po na prisnin me radhë. Në të parën shtëpi që hymë, pamë një trup të bërë blozhdë. Kishte

mbetur i shtrirë te dera, ndërsa një fëmijë nëntëvjeçar që ishte ekzeku-tuar nga afër – shtrihej bri tij pak metra me larg.

Lart në shtëpi ishin tërë familja. Gratë kishin vënë shamitë e mortit. Aty, një ushtar i UÇK’së e kishte të rëndë pse nuk kishte mundur ta mbronte familjen.

“Nuk arrita t’i shpëtoj. I kishin vrarë të gjithë ushtarët e UÇK-së që kishin qenë roje e fshatit. I kishin ekzekutuar nga afër”, fliste ky ushtar, që s’kishte më shumë se tridhjetë vjet.

Më tej, një derë e drunjtë, midis dy mureve të larta, qëndronte e hapur. Disa trupa të shtrirë, që ishin ekzekutuar, qëndronin në mes të oborrit.

“Shkoni ma andej, se të gjithë janë të vramë”, tha një zë gruaje, e shashtisur nga gjithë ai tmerr.

Page 178: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

177

Një luginë shpinte në drejtim të një pjese të fshatit, që ishte e ndarë. Bryma, që dukej si borë, kishte mbuluar gjelbërimin e posanisur. Edhe aty, kufoma të shpërndara gjithandej. Ishin vrarë në ikje dhe ishin ngrirë nga të ftohtit. Një plaku, dora i kishte mbetur te qafa. Aty e kishte rrokur plumbi. Kësulën e kishte larg, një gjysmë metri. Gjaku ishte derdhur përreth trupit. Një metër më tutje, një djalë i ri që ishte bërë blozhdë, këmbët e të cilit ishin të zbathura.

Pastaj, një bregore me plot kufoma....Ecnim midis kufomave, të zhbrehur në vaj dhe pa mundur të be-

sonim se përmasën e tmerrit që po shihnim.Të gjithë ishin vrarë nga një pozicion i njëjtë. Por, këtu nuk ishte fundi i çnjerëzores. Një bregore ndodhej në anën tjetër të fshatit. Para nesh u shfaq një

fushë e vdekjes. Plot trupa të shtrirë. Tre a katër në një vend dhe disa tjerë tutje. Më tej, në një lug - dhjeta trupa në një vend, të pushkatuar. Në mesin e tyre qëndronte një vajzë që vajtonte të vëllanë, kurse tjetri që ishte buzë çmendinës, tregonte për ekzekutimin. Ai kishte qenë në vargun e të ekzekutuarve, por kishte shpëtuar, pasi ishte shtrirë që në zbrazjen e breshërisë së parë.

Gra dhe fëmijë ishin shtrirë në oborret e shtëpive të Reçakut. Një plakë kishte para vetes të vdekur të vetmin fëmijë. E kishte të adoptuar dhe ia kishin vrarë shpresën e jetës së saj. Dhjeta të tjerë ishin bërë krejt të mavijosur. Ishin rrahur deri në alivanosje.

E qanin veten dhe nuk kishin ide se disa dhjeta metra më lart ishin vrarë shumë burra të fshatit...

William Walker zbret në Reçak. Dhe, ndalet para kufomës së parë të fshatit. Ishte ajo e burrit me kokën e këputur.

Page 179: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

178

Është nisur fushës së vdekjes. Shikonte kufomat e grumbulluara, një nga një. Asnjë fjalë të vetme nuk e tha aty.

Pak çaste më vonë, Walker kishte zgjedhur të fliste përpara gaze-tarëve të tubuar, kishte vendosur ta thoshte fjalinë që tregonte ngjarjen më të dhimbshme dhe më rrëqethëse e më të tmerrshme.

“Kjo është masakër mbi popullsinë civile”.Naser Miftari dhe gazetari izraelit tashmë kishin dërguar imazhet e

para të masakrës së Reçakut. Gjithçka kishte marrë dhenë. Gazetarin që e trajtoja si njeri që kishte “shitur drutë” dhe ma për-

mendi një fshat vetëm disa orë më herët, m’u bë i afërt. Si e ka ditur ai që Reçaku do të jetë vend i masakrës? Rastësia. Nuk më besohej. Disa kohë më vonë, po i njëjti gazetar kishte kontaktuar me Qever-

inë izraelite dhe kërkonte që i tërë fshati të shpërngulej në Izrael. Të gjitha shpenzimet do t’i mbulonte Qeveria e këtij vendi.

Përgjigjja ishte - jo.

Page 180: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

179

Kreu i pesëmbëdhjetë

Vendimi për Rambouillet

Në Kosovë, kështu thoshin të gjithë politikanët dhe diplomatët, shumëçka ishte në lojë. Ardhmëria e Ballkanit, kohezioni i NATO-s, OKB...

Në New York, pas Reçakut, Madeleine Albright kishte qenë e qartë në bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Annan.

“Nuk na duhen ndërmjetës që vrapojnë poshtë e lart. Kjo është mjaft. Duam konferencë për Kosovën, në të kundërtën sulme”, kishte thënë ajo.

Në shtëpinë e Kryeministrit Britanik, Tony Blair, në rezidencën e tij në Londër, ishte vendosur për konferencë për Kosovën. Kjo ishte punë e kryer. Dokumentet ishin bërë gati dhe aneksi ushtarak ishte adoptuar nga ai i Daytonit. Dokumentet provizore ishin në duart e shqiptarëve.

Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte konstatuar gjendje drama-tike, nëse lufta nis edhe një herë. Ata kishin ofruar një plan shumë diskret për komandantët se çfarë mund të ndodhë, nëse nuk shkohet në konferencë.

Në Lladrofc të Berishës, Adem Demaçi dhe Albin Kurti - të cilët udhëhiqnin Zyrën Politike të UÇK-së në Prishtinë, në një takim me një pjesë të Shtabit, ishin krejt kundër shkuarjes. Për këtë, rënd ishin përplasur Jakup Krasniqi dhe Adem Demaçi.

Page 181: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

180

“Unë do të dal nesër në konferencë dhe do të them - jo”, kishte qenë i prerë, Demaçi.

Fatmir Limaj na njoftonte për mbledhjen që do të mbahej në fshatin Likoc, ku do të tuboheshin të gjithë komandantët – për të vendosur nëse duhej marrë pjesë në konferencën për Kosovën ose jo.

Takimi fillonte në orën 8 të mëngjesit.Ndërkohë, Adem Demaçi kishte paralajmëruar një konferencë për

media, të nesërmen, në orën 9 të mëngjesit.Nëse Demaçi del në konferencë kundër dhe shpërndahet lajmi

në media, atëherë kjo do të ndikonte në komandantët. Do të ishte e vështirë të ndërrohet situata.

Fotoreporteri Hazir bashkë me korrespodentin e Reuters Shaban Buza ishin kudo nëpër male. Bashkë, duke marrë me vete edhe gaze-tarin e agjencisë së lajmeve AP Kurt Schork – i cili është vrarë një predhë më vonë, kishin vendosur ta përcillnim takimin e koman-dantëve. Kuptuam se ka mundësi që mbledhja të mbahej në Berishë, e jo në Likoc. E lamë që të nesërmen të takoheshim herët në mëngjes. U ndamë në dy grupe. Ne u nisëm për Likoc, kurse ata në Berishë. U bë një marrëveshje se cilido që e ka lajmin për “po” ose “jo”, duhet të jetë i përbashkët.

Xhipi i blinduar i Schork Kurt, që kësaj e here shoqërohej me kamerë, ishte i mbushur me gazetarë.

Plot ushtarë kishin rrethuar vendin. “Kush ju tha se këtu ka mbledhje”, pyeti Raketa - një ushtar që e

kisha takuar disa herë më parë. Xhipin e kishte të parkuar buzë rrethojës së improvizuar, që për-

ballë e kishte një kuzhinë ushqimi për ushtarë.

Page 182: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

181

Ora 9:10. Lajmi kryesor në rrjetin e Reuters. UÇK nuk shkon në Rambouillet,

ka thënë Demaçi në konferencë për media, në Prishtinë.Raketa nuk na lejonte ne gazetarëve të futeshim brenda në koman-

dë, ndërsa Sokol Bashota na futi në një kuzhinë të improvizuar. Dërra-sat për ulëse dhe tavolina - ishte krejt çka i thuhej kuzhinë për ushtarët.

A e dinte Sokoli – dhe të tjerët aty - se çfarë do të thoshte për Kosovën, nëse nuk shkohet në Rambouillet?

“Kush po thotë se nuk do të shkojmë? Janë disa zona që nuk dëshi-rojnë të shkojnë, por aty jemi të barabartë”, na tha ai.

Adem Demaçi kishte dhënë lajmin se UÇK nuk do të merrte pjesë në Rambouillet, një lajm ky për të cilin Sokol Bashota s’kishe dëgjuar.

“Ai nuk është konsultuar me ne. Ne vendosim, e jo Ademi. Ne jemi ata që po luftojmë këtu”.

Të gjithë komandantët kishin dalë në oborr për konsultime. Mbledhja do të duhej të vazhdonte për disa minuta. Pesë a gjashtë gazetarë kemi hyrë në një sallë shkolle, duke renditur aparatet dhe kamerat. Zëdhënësi Jakup Krasniqi, përgjigjej përball.

“Zoti Krasniqi, ju thoni se po shkoni në Rambouillet:, ishte pyetja jonë insistuese.

Ai ishte i vetëdijshëm për situatën dhe dëshironte që të lëshonte diçka, por nuk ishte e sigurt nëse ishte momenti.

“Po, ne do të shkojmë. Por, megjithatë, për këtë do të vendosim sot në mbledhje. Vendimi do të jepet nesër”, ishte përgjigjja e tij.

Kemi mbledhur kamerat dhe kemi ikur. Fjalinë e parë ia kam përkthy-er gazetarit të AP, Kurt Schork, kurse fjalinë tjetër - “vendimin e japim nesër dhe për këtë do të vendoset megjithatë në mbledhje”, jo.

Page 183: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

182

Çfarë rreziku, thashë më vete. E çka nëse janë kundër? Çka, nëse thonë jo?

Ishte ora 10.20 minuta.Kur kemi dalë prej rrethojës së improvizuar, na ndali një ushtar.“A po shkojmë, se mbaruam”. Adem Demaçi nuk e kishte të qartë se si është situata në terren.Kemi bërë diku 300 metra dhe kemi ndalur xhipin. Kurt ka hapur

kompjuterin dhe nisi lajmin - “UÇK shkon në Rambouillet, ka vendosur Shtabi i UÇK-së”!

Kur kemi arritur në Prishtinë, flisnin se si UÇK kishte pranuar ftesën dhe nisej për në Rambouillet.

Ne ktheheshim pikërisht nga atje. Dhe nuk e kishim të sigurt nëse do të ndodhte ashtu. Mbledhja vazhdonte ende. Ne e kishim arritur qëllim-in. Por, çka nëse nuk shkonin? Kush e mban përgjegjësinë?

Bardhyl Mahmuti, nga Zvicra, ndërkohë, më pohonte në telefon se s’kishte zgjidhje tjetër përpos se të shkohej në Rambouillet.

“Për luftë mund të vendosim edhe në Rambouillet”, thoshte.Të nesërmen, kemi vënë në Koha ditore një foto të Adem Demaçit në

faqen e parë, me një gotë ujë në konferencë shtypi. Një fjali që simboli-zonte gjithçka.

“Demaçi kundër të gjithëve”, ishte titulli. Doli që e kemi kryer një punë të mirë, por gjithnjë me frikën se do të

mund të ishte edhe ndryshe. Ndërkohë, në Zyrën Amerikane në Prishtinë ishin takuar Fehmi

Agani dhe Edita Tahiri me Ambasadorin Chris Hill. Kishin dhënë propozimet e tyre dhe listën e LDK-së, të kryesuar nga Ibrahim Ru-gova.

Page 184: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

183

Agani dhe Edita, nga të pavarurit, kishin propozuar Blerim Shalën, Veton Surroin dhe mua. UÇK nuk ishte fort e interesuar që të fliste për njerëzit jashtë rrethit të tyre, edhe pse kishin kërkuar tre vende për LBD-në, partinë që e udhëhiqte Rexhep Qosja. UÇK gjithashtu kishte insistuar që të shkonte edhe Dukagjin Gorani – si këshilltar i tyre dhe si përkthyes njëkohësisht.

Së fundi, lista ishte bërë gati. Edhe dita e nisjes ishte përcaktuar.Të gjithë e kishin lënë të niseshin për në aeroport, së bashku. Vend-

takimi: zyra e mbledhjeve të gazetarëve. Të gjithë së bashku të niseshin dhe të kishte një mesazh mirëkuptimi dhe bashkërenditjeje. Duhej një vend neutral. Pra, të mos ishte as LDK as LBD.

Veton Surroi dhe Ylber Hysa kishin bërë një delegacion ekspertësh, ekonomistë, juristë, që duhej të qëndronin në redaksinë e gazetës çdo ditë. Ishte dashur të bëhej një lidhje Prishtinë-Rambouillet për draftet kushtetuese.

Nga Rambouillet filluan të vinin lajmet e para. Edhe një herë të gjithë sillen ashtu sikur diplomacia të kishte shans.

Në kështjellën e gjuetisë në Rambouillet afër Parisit, më 6 shkurt 1999, filluan bisedimet. Delegacioni serb nuk dëshironte madje as të ulej bashkë me shqiptarët në sallën e bisedimeve, e lëre më të gjente kom-promise me përfaqësuesit shqiptarë e të UÇK-së. I konsideronin ter-roristë. Kundër udhëheqësit të bisedimeve Hashim Thaçit nga UÇK-ja, Beogradi pak më vonë do të lëshonte fletarrest.

Komunistët nga Beogradi ishin zemëruar që shqiptarët kishin pasur më shumë dhoma në Kështjellë. Ata ishin bindur se nuk kishte qenë fjala për një lënie të planifikuar anash. Vetëm atëherë kur negociatori

Page 185: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

184

nga SHBA, Christopher Hill, ua llogarit se serbët kishin më shumë me-tra katrorë, ishin pajtuar të fillonte konferenca.

Por, aty kishte pasur probleme serioze të gjetjes. Po të shkruhej ajo që e kishin thënë diplomatët, mund të dalë një libër i jashtëzakonshëm. Mbase, do të ishte mirë të shkruhej “Ana qesharake e historisë së Ram-bouillet”.

Më 22 mars, dy ditë para fillimit të bombardimeve, në Beograd qën-druan tre ndërmjetësit ndërkombëtarë. Përpjekja e tyre e fundit për ta bindur Slobodan Milosevic që të pranonte marrëveshjen, dështon. Në çastin kur takimit po i afrohej fundi, ndërmjetësi rus, Boris Major-ski, befason Ambasadorin Wolfgang Petritsch dhe Christopher Hill, me një ofertë ndaj Milosevicit - për të cilën nuk kishte marrëveshje paraprake. Ai i ofron edhe një herë despotit serb hapjen e pakos për autonominë e Kosovës.

“Kjo ofertë befasuese Milosevicit nuk i bëri përshtypje. Përkundra-zi, e quajti ‘mashtrim’ Marrëveshjen e Rambouillet”.

Petritsch shkruan se gjatë tërë kohës së negociatave, pala serbe po-thuaj nuk kishte lëvizur nga vendi. Dikur Hill kishte shkuar në Beo-grad. Por, Milosevic as që kishte pranuar të takohej me të. Ndërkohë, në Rambouillet arrin Madeleine Albright dhe ushtron presion ndaj delegacionit shqiptar. Sipas diplomatit austriak, presioni drejtohej në radhë të parë ndaj Hashim Thaçit – aq sa ky “nga shqetësimi pothuaj nuk mund të fliste”.

Në Prishtinë ishte rrëmujë. Pritjet ishin me vesh të hapur. Sylejman Selimi, Komandant i UÇK-së, kishte lëshuar një komu-

nikatë nga Shtabi i Përgjithshëm. Derisa delegacioni ishte në Ram-

Page 186: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

185

bouillet, në Kosovë ishte bërë një lloj puçi. Krejt kjo ishte një presion për njerëzit që ndodheshin brenda Kështjellës.

Kadri Veseli, që ishte afër ndërtesës së Rambouillet, ishte kundër. Thjesht, i kishte thënë “jo” Hashim Thaçit. Komandanti tjetër, Rrustem Mustafa - Remi ishte kërcënuar fuqishëm në adresë të delegacionit, me tradhti për secilin që vë nënshkrimin. Edhe Ramush Haradinaj ishte kundër. Edhe disa të tjerë.

Ishte afruar koha e nënshkrimit. Secili që kishte dy fije mend, e dinte se drafti duhej të nënshkruhej.

Në mbrëmjen e fundit, me insistim të zyrtarëve amerikanë, tele-fonoj Adem Demaçin, për t’i thënë se e kërkonin në Rambouillet.

Me një gjuhë humori, në një situatë kaq serioze, m’u përgjigj.“Flej dathë, bac. Unë kam luanët e mi dhe ata do ta çlirojnë Kosovën.

Amerikanët do ta bëjnë edhe një konferencë. Nuk dua të shkoj. Mos u mërzit, se do të bëhet mirë për Kosovën”.

Hashim Thaçi nuk mund të vendoste vetë. Thoshte se nuk e kishte lehtë dhe kishte përgjegjësi.

Të nesërmen, duhej ta takonte Adem Demaçin në Lubjanë, për t’ia dhënë vulën frikës, kërcënimeve dhe nënshkrimit për të ardhmen e Kosovës.

Page 187: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

186

Kreu i gjashtëmbëdhjetë

Demaçi në karrigen e Kryeministrit slloven

Gjatë drekës luksoze franceze dhe një shëtitjeje në kopshtin e am-basadorit amerikan afër Champs Elysee, Hashim Thaçi i kishte rrëfyer James Rubinit, versionin e tij për atë ç’kishte ndodhur gjatë kohës së Rambouillet dhe pse nuk e kishte nënshkruar atë ditë dokumentin.

Gjatë atij intervali prej tri javësh, Thaçi kishte thënë se në lidership-in e UÇK-së kishte pasur një përçarje, meqë një grup i vogël këmbën-gulte për pavarësinë menjëherë - e cila gjë ishte e parealizueshme, por shumica dërrmuese kishin dashur të përqafonin NATO-n dhe Perën-dimin, duke afatizuar procesin e pavarësimit të Kosovës.

Shumica kishte fituar, ndërsa ata që kundërshtuan - u përjashtuan nga vendimmarrjet në të ardhmen. Këtu ishte përfshirë edhe Adem Demaçi, i cili kishte pasur një takim me Thaçin dhe një telefonatë të nxehtë me Madeleine Albright, gjatë periudhës së Rambouillet.

Hetem Ramadani është një biznesmen shqiptar, që më vite kishte jetuar në Slloveni. Atje ishte vendosur për të vazhduar biznesin e tij. Viteve pas Daytonit, kishte krijuar marrëdhënie të mira me njerëzit e UÇK-së. Ai kishte një lidhje të mirë me Adem Demaçin dhe, sa herë që shkonte në Slloveni, ishte ndërmjetësues i Adem Demaçit dhe i UÇK-së. Kishte siguruar lidhje, informata dhe bashkëpunim me Slloveninë në të gjitha aspektet. Dosja sllovene për oficerët shqiptarë të ish Ush-

Page 188: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

187

trisë Jugosllave thuhet se kishte kaluar nëpër duart e tij dhe shpërndarë gjithandej.

E kisha takuar në aeroplan, në rrugën Lubjanë–Prishtinë. Mbante në dorë një libër, që do ta lexonte rrugës deri në Prishtinë. Për një bi-znesmenin kosovar, kjo mu duk pak e çuditshme.

Hetem Ramadani kishte qenë prezent në të dyja takimet e Adem Demaçit. Në takimin kur Hashim Thaçi kishte udhëtuar në Lubjanë, nga Rambouillet, për t’u takuar me Adem Demaçin, dhe kur i është bërë telefonatë nga Albright - për të hequr dorë nga vendimet e tij dhe të inkurajonte delegacionin kosovar për nënshkrim.

Flitej shumë se Demaçi ia ka mbyllur telefonin Sekretares Ameri-kane të Shtetit, se i kishte thënë që e di se do të mbahet edhe një kon-ferencë tjetër për Kosovën në Washington, e gjëra të ngjashme. Ishte thënë, po ashtu, se Hetem Ramadani ka bindur Demaçin mos të nën-shkruhej asgjë…

Port, rrëfimi i dorës së parë, i thënë nga goja e Hetem Ramadanit, dukej krejtësisht ndryshe.

Një theks i rëndë, me një dialekt regjional, një njeri me një fjalor të pasur, me tesha Versace, një libër në dorë, që tentonte të bindte për jetën intelektuale që ka dhe për një studim të shpirtit që kishte filluar më vite. Gjithë ky disejnim brenda jetës së tij - tregonte shumë për të dhe për një të kaluar të tij.

Hashim Thaçi kishte kërkuar kot së koti, si balancim që serbët kishin kërkuar një takim me Milosevicin, që ai të takohej me Adem Demaçin, në Lubjanë. Një orë e gjysmë rrugë deri në Lubjanë - nuk kishin pasur ndonjë qëllim. Një takim prej dy orësh dhe një drekë e bërë në një sallë VIP, mund të përmblidheshin në takimin e Thaçit dhe të Demaçit.

Page 189: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

188

Asgjë nuk kishte ndodhur, përveç se Demaçi kishte vazhduar të ishte këmbëngulës në qëndrimet e veta. Kishte qenë kundër nënshkrimit të dokumentit, duke i sugjeruar Thaçit se po nënshkruanin kapitullimin e Kosovës. Nuk e kishte përmendur tradhtinë si koncept, por kishte bërë të qartë se akti i nënshkrimit kishte atë kuptim. Kishte hapur aneksin ushtarak dhe i kishte thënë shkurt: shikoni çfarë po nënshkruani, shi-koni trupat serbe në Kosovë, shikoni sa shumë do të jenë.

Krejt këtë fjali të Demaçit, duke harruar se NATO ishte ajo që do ta implementonte të tërë procesin.

Hashim Thaçi e kishte kuptuar seriozisht dhe jo me shumë dëshirë ishte përgjigjur në të gjitha ato që kishte dëgjuar aty.

Demaçi nuk kishte harruar ta përmendte numrin e viktimave dhe për luftën që duhej të vazhdohej për lirinë e Kosovës. Ia kishte për-mendur edhe një konferencë që mund të ndodhte në Amerikë, sepse ai posedonte ato informata. Të gjitha këto e kishin luhatur bukur shumë liderin politik të UÇK-së.

Dëshmitari i vetëm i shqetësimit të tij kishte qenë James Rubin.“E dinim se ai ishte kërcënuar. E kishim të qartë të tërën. Hashim

Thaçi ka qenë i kërcënuar dhe ishte atakuar moralisht me konceptin ballkanik - për tradhti kombëtare. Ai ka qenë në një gjendje të rëndë. E kishte marrë një barrë të rëndë për moshën dhe për rrethanat në të cilat gjendej. Të tjerët nuk kishin as kërcënime dhe as peshën se kujt duhet t’i përgjigjeshin. Kishin një mandat të pakufizuar”, thoshte Rubin.

Thaçi kishte insistuar se ka mijëra ushtarë në mal dhe duhej të jepte përgjigje përpara tyre.

Rubin e kishte parë atë në gjendje të rëndë. Ai ishte tmerruar pas takimit me Demaçin. Thoshte ta ketë parë të trembur dhe të kërcënuar.

Page 190: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

189

“Më mirë mos ta kishim lënë të shkojë”, i kishte thënë Rubin, në një çast,Zonjës Albright.

“Pse sillet në këtë mënyrë Demaçi?” kishte pyetur Albright.I qe dashur një shpjegim, pse ky njeri kishte aq ndikim dhe pse nuk

mund të nënshkruhej asgjë pa dorën e tij. “A nuk mund të vijë ai këtu? Ose, ma bëni të mundshme që unë të

flas me të. Ta shoh çfarë do dhe ku e ka synimin”, kishte thënë Albright.Ishte bërë një telefonatë te Kryeministri i Sllovenisë, Janez Drnovsek,

që të organizohej një telefonatë ndërmjet Zonjës së parë të Departa-mentit Amerikan të Shtetit dhe Adem. Demaçit.

Dikush e kishte sugjeruar se kjo është një përulje e panevojshme ndaj një grupi, kurse ajo nuk ia kishte vënë veshin kësaj pune dhe kishte thënë se dëshironte ta dëgjonte një herë këtë njeri.

Ishin bërë të gjitha përgatitjet për një telefonatë-konferencë, në zyrën e Kryeministrit Drnovsek – i cili ishte munduar ta bindte Demaçin se rruga më e drejtë për të iniciuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës do të ishte nënshkrimi i marrëveshjes. Demaçi kishte mbetur prapa qën-drimit të tij, kundër kësaj marrëveshjeje.

Në zyrën e tij të Kryeministrit, kishte mysafirët e tij nga Kosova - Adem Demaçin dhe Hetem Ramadanin. Por, asgjë nuk kishte mund të ndihmonte që Demaçi të bindej për nënshkrim.

Janez Drnovsek kishte qenë në linjë disa herë gjatë ditës me Zonjën Albright. Më në fund, kishte ardhur koha e ballafaqimit.

I ulur në karrigen e Kryeministrit slloven, Demaçi kishte pranu-ar thirrjen nga Parisi. Matanë receptorit, zonja e parë e diplomacisë amerikane.

Page 191: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

190

Biseda kishte filluar me një përshëndetje të ndërsjellë. Demaçi nuk kishte pranuar përkthyes dhe kishte provuar të fliste me anglishten e tij. Ia tregonte arsyet pse marrëveshja nuk duhet nënshkruar.

Kishte folur për mijëra trupa serbë në kufij dhe për papran-ueshmërinë e draftit. Më herët e kishte bindur edhe Hashim Thaçin pse nuk do të duhej të nënshkruhej marrëveshja. Thuhet se Thaçi ka pranuar këtë sugjerim.

“Pse nuk vjen këtu në Rambouillet, për të na bindur me argumentet tuaja”, i kishte thënë Albright.

Demaçi e kishte refuzuar ofertën. Kishte refuzuar që të japë pëlqimin për nënshkrim. Ai nuk ishte gati për këtë gjë. Kishte qenë këmbëngulës se Kosova e do një liri tjetër, se mund të bëhej edhe ndonjë konferencë tjetër.

Biseda kishte zgjatur 45 minuta. Dhe, asnjë rezultat nuk ishte arrit-ur. Demaçi e kishte përshëndetur Zonjën Albright me - “Mirupafshim sa më shpejt”, kurse ajo ia kishte kthyer njësoj.

Drnovsek nuk kishte komentuar asgjë për bisedën e bërë. Kishte qëndruar i heshtur. Demaçi kishte besuar se kjo konferencë kishte marrë fund dhe se nënshkrim nuk do të ketë. Kjo kishte qenë bind-je e njeriut që tregonte forcën e argumenteve me draftin ushtarak të prezantuar nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

“Isha e pasuksesshme. Provoje me z. Dole,” thuhet t’i ketë thënë në telefonatën e radhës Albright, Presidentit Bill Clinton.

Pas disa minutash, kishte ardhur një telefonatë në zyrën e Kryemin-istrit Slloven, për një kontakt të ri me Demaçi. Këtë radhë, Robert Dole, në cilësinë e ndërmjetësuesit, me sugjerimin e Presidentit të SHBA-së.

Page 192: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

191

Sërish, Demaçi nuk kishte lëshuar pe. Ishte i prerë se nuk nënsh-kruhet kapitullimi.

Dole thuhet ta ketë përfunduar ashpër bisedën dhe me një fjali rën-duese për Demaçin. Si duket lehtësia e komunikimit me Demaçin, e kishin bërë atë që të ndihej i rëndësishëm. Që të ndihet se nga kjo situ-atë mund të dalë edhe një konferencë e re, ku Demaçi do ta kishte rolin kryesor.

Por, kishte ndodhur diçka tjetër. Dole i kishte thënë James Rubin se - kishte harxhuar kohë duke e

bindur Demaçin, dhe se nuk do duhej t’i jepej rëndësia që nuk e ka. Albright, në anën tjetër, kishte qenë e qartë. “S’ka kompromis. Le ta lënë ose le ta marrin”.Takim pas takimi me delegacionin shqiptar, Albright argumenton-

te, me emocione qe sa vinin e shtoheshin, duke i ftuar ata që të gjyko-nin, duke u bazuar në mësimet nga historia, nga respekti për SHBA-në dhe nga situata e vështirë dhe e pafuqishme në të cilën ndodheshin populli shqiptar dhe UÇK.

Më në fund i kishte ardhur radha Hashim Thaçit.“A nuk e kuptoni?”, pyeste ajo. “Pa ketë marrëveshje, nuk do të ketë forca ajrore të NATO-s, nuk

do të ketë forca tokësore të NATO-s dhe regjimi serb do të vrasë dhe masakrojë popullin tuaj”.

James Rubin pohonte të mos e ketë parë ndonjëherë ashtu të zemëruar si ato çaste Zonjën Albright.

“Më ke premtuar se do të punosh me ne. Tash ti po i shkatërron të gjitha shanset për aksione të Perëndimit. Ti personalisht do të jesh përgjegjës për zhvillimet në Kosovë, nëse nuk ndërron mendje. Lid-

Page 193: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

192

ershipi është për të marrë vendime të vështira. E di se e ke shumë të vështirë ta pranosh. Por, nëse nuk pranon, nuk do ta kesh më përkrah-jen e Perëndimit. O ta rrezikosh miqësinë me mua dhe me z. Rubin. Nuk ke miq më të mirë se mua e Rubinin në Perëndim. Por, kështu ne nuk mund të të ndihmojmë, që të dëshpërosh popullin shqiptar”, kishte qenë e ashpër dhe e drejtpërdrejtë Albright.

Thaçit sa nuk i kishin shpëtuar lotët. Ai kishte qenë i vetëdijshëm se cilat do të ishin pasojat. Për disa momente, ai nuk kishte mundur të fliste. Pastaj, duke e ndrequr pak qëndrimin, kishte thënë se i vinte keq, por përgjigjja ishte - “Jo”.

Kur Hashim Thaçi e kishte lënë dhomën, natën e fundit të Ram-bouillet, Madeleine Albright kishte mbledhur ekipin e saj për takim. Ajo ishte e zbehtë. Konferenca po shndërrohej në një katastrofë.

Thaçi i kishte thënë James Rubinit se ishte nën presionin e koman-dantëve të UÇK-së në Kosovë dhe financuesve të saj nga Europa. Ata do ta konsideronin atë tradhtar. Ai e ndiente se po ta humbte miqësinë e Albright - kjo do të ishte një katastrofë e vërtetë për kauzën e tij.

Ai, në fund, thoshte Rubin, kishte sugjeruar një kompromis. Që shqiptarët, të cilët tashmë ishin dakord në parim për marrëveshjen ka-limtare, të shtynin afatin e nënshkrimit të marrëveshjes për dy javë, në mënyrë që të diskutonin detajet me të gjithë komandantet e UÇK-së dhe për t’u konsultuar me njerëzit në Kosovë.

Kishte premtuar se pas dy javësh do ta nënshkruante marrëveshjen. Rubin i kishte përcjellë këtë mesazh Zonjës Albright.

Page 194: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

193

Kreu i shtatëmbëdhjetë

Vetmia e Rugovës

Rrugës për në Kosovë, aeroplani ishte ndalur në Tiranë. Një situate e habitshme dhe e dhimbshme në të njëjtën kohë. Për Ibrahim Rugovën. Shefi i Protokollit të Zyrës së tij, Adnan Merovci, ishte ulur afër Pres-identit, gjatë udhëtimit nga Parisi për në Tiranë. Rugova nuk kishte folur asgjë. Ishte ndier i fyer për gjithë atë që kishte përjetuar në Kësht-jellën e Rambouillet. Nuk kishte pasur fuqinë e vendosjes të njëshit, që për vite kjo gjë ishte e pakontestuar. Heshtja në avionin francez, e kishte gjetur edhe më shumë të vetmuar me të arritur në Aeroportin Nëna Terezë, në Tiranë. Kryet e kishte kthyer kah pista e aterimit të një asfalti të gunguar. Gjysmë në gjumë, rrëfente njëri nga udhëtarët e avionit zyrtar francez, Rugova kishte parë nga xhami zbritjen e deleg-acionit kosovar, një nga një, në takimin me Presidentin e Shqipërisë, Rexhep Mejdani, dhe delegacionin shqiptar që kishte dalë në pritje. Ai nuk e kishte bërë asnjë hap dhe as që kishte lëvizur nga vendi, duke qenë njeriu i vetëm që kishte refuzuar.

“Ku është Rugova”, kishte folur zëshëm Presidenti Mejdani. Për çudi, askush nuk e kishte vërejtur, ose, ndoshta, nuk kishin

dashur ta vërenin praninë e tij. Mejdani, pas gjithë atyre përqafimeve dhe bisedave me delegacionin, ishte nisur drejt derës së avionit zyrtar, për ta nxjerrë nga vetmia Presidentin e pafuqishëm të Kosovës.

Page 195: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

194

Në dukje i pagjumë, Rugova ishte mbështetur pas ulëses së avionit.“Po hajde he burrë... Pse nuk del të na përshëndesësh”, i kishte thënë

Presidenti i Shqipërisë.“Do të kthehem në Kosovë”, ia kishte kthyer Rugova, me mllef, duke

mos bërë asnjë hap dhe asnjë qeshje qoftë edhe formale, siç e bënte zakonisht me inercion të ushtruar për vite tëra.

Qeshja e tij ishte e zakontë dhe dukej si qeshje zori, por për ata që se njihnin, këtë lloj qeshjeje e konsideronin si pjesë të njeriut të mirë. Askush nuk e dinte se ishte qeshje halli, e bërë për dhjetë vjet rresht. Këtë herë, as atë s’e kishte dhuruar. Mejdanit ia kishte zgjatur dorën me pikën e zorit, duke ia bërë me dije se e dëshironte vetminë e tij më shumë se daljen për ta mbajtur autoritetin për veten, duke mos u dorëzuar para delegacionit, i cili ia kishte rrëmbyer dinjitetin, forcën dhe peshën e fjalës. Ai e kishte ruajtur veten, duke e ditur se forca e tij politike buronte nga shqiptarët e Kosovës e jo në Shqipëri. Për një kohë të gjatë, e kishte vuajtur ofendimin që, siç thoshte shefi i tij, ia kishte bërë Shqipëria. Së pari, Presidenti Sali Berisha, e pastaj të tjerët. Ai e dinte se fuqia e tij humbte dhe nuk merrej serioze vetëm në Shqipëri.

Kështu e pa veten dhe vetminë e tij në Rinas. E pa që Shqipëria ia kishte kthyer shpinën dhe e kishte lënë të vetmuar. Ia kishte heq epole-tat e fuqisë. Rugova kishte përjetuar përçmimin, jo atë ditë, por në vitin 1996 dhe më 1997, në shtator.

Shtatë vjet më vonë, njeriun që e kanë konsideruar të vdekur, të anatemuar dhe të pashpresë për t’u kthyer në politikën e Kosovës, e presin si asnjë tjetër.

Por, çfarë ndodhi dhe si u prish Presidenti i Kosovës me Shqipërinë?

Page 196: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

195

Askush nuk e ka ditur se çfarë kanë biseduar Fatos Nano dhe Ibra-him Rugova, në vitin 1997. Asgjë nuk ishte bërë publike, sepse Rugovës tashmë ia kishin kufizuar paraqitjet në TVSH. Takimi ishte bërë para se Nano të shkonte në Samitin Ballkanik.

Ishte ftesa e Nanos drejtuar Rugovës dhe Bujar Bukoshit, qe ta vizitonin Shqipërinë para se ai të nisej në konferencën e Kretës. Ru-gova tashme ishte i ftohtë me Shqipërinë, për pabesinë, siç thuhej ne LDK, qe ia kishin bërë atij në vitin 1996, kur Berisha dhe PD i kishin dhënë hapësirë Demaçit në TV satelitor për ta sulmuar Rugovën dhe politikën paqësore. Nano thoshte se nuk i dinte arsyet e hidhërimit të Rugovës me Berishën.

Takimi me Nanon ishte krejt sa për sy e faqe, sepse ndaj Nanos ishte krijuar një urrejtje në Kosovë dhe një diferencim i pashembullt për Partinë Socialiste dhe anëtarësinë e saj. Një kurs fshese për tërë çka përfshinte dhe kishte të bënte me PS, që askush në Shqipëri nuk e besonte dhe nuk e dinte arsyen. Me një pushtet moral që e kishte LDK në Kosovë, nuk duhej dhe nuk mund ta merrte guximin që të bënte një shkëputje totale me Shqipërinë dhe institucionet e saj, qofshin ato të majta ose të djathta.

Ndërkohë, në Kosovë ishte krijuar artificialisht e djathta dhe e ma-jta, ashtu siç ishte krijuar në tërë gjeopolitikën shqiptare. Kosova me një pushtet moral të LDK-së, që kishte ngulitur në kokë të secili banor i Kosovës kishte imponuar idenë se e majta është rrezik për ne dhe njëkohësisht edhe për të ardhmen e Kosovës. Normalisht, si të majtë konsideroheshin ish-të burgosurit politikë dhe një pjesë e diasporës. Për ata, thuhej se janë pjesë e një infrastrukture komuniste, prandaj nuk duhet zënë besë. Ky diferencim nga ana e pushtetit moral i vendosi

Page 197: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

196

para syve te popullit të Kosovës dhe pushtetit serb, ish-të burgosurit si një e keqe e Kosovës. Në të njëjtën kohë, kjo ishte adresë publike për pushtetin serb, se kush e prish qetësinë në Kosovë dhe çka duhet të ndërmarrë pushteti serb ndaj këtij elementi radikal, siç thuhej.

Stafi i nëndegëve kishte filluar stigmatizimin dhe merrej aktivisht me denoncimin e kundërshtarëve të vet politikë, duke i quajtur ata marksistë, leninistë, enveristë, pro-jugosllavë, etj.

Ishte një shkollë e ndërtuar në Shqipëri, me Sali Berishën në krye, që nga viti 1992. LDK vazhdonte të bënte në Kosove, ne emër të Ber-ishës dhe Rugovës, atë që bënte Berisha dhe PD në Shqipëri. PD dhe Berisha kishte diferencuar brutalisht si familjet dhe strukturat ish-ko-muniste, ashtu edhe të gjithë ata që kishin pasur çfarëdo lidhjeje me këto struktura. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe LDK në Kosovë. Me të njëjtën frymë. Por, në Kosovë dhe diasporë nuk kishte familje komu-nistësh, sepse gati të gjithë ishin trashëgimtarë në LDK. Ajo nuk donte t’i hapte dosjet kundër vetvetes. Por anëtarësia e LDK-së atakonin të ashtuquajturit enveristë, qe vërtet e kishin dashur Enverin në emër të lirisë për Kosovën.

Kjo gjendje e krijuar - u shndërrua në mentalitet në Kosovë dhe Shqipëri, duke harruar se liderët një ditë edhe mund të mos pajtohen.

Dhe, ashtu ndodhi.Në vitin 1996, Sali Berisha kishte ftohur marrëdhëniet me Ibrahim

Rugovën dhe tashmë Rugova dhe Kosova nuk kishin ku të mbështetesh-in më.

Fatos Nano dhe PS kishin ardhur tashmë në pushtet dhe bota shqip-tare dhe gjeopolitika e marrëdhënieve kishte ndryshuar, gjithashtu.

Page 198: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

197

Atë që kishte bërë Kosova dhe LDK me socialistët, ishte ende në kujtesë të secilit shqiptar.

Rugova kurrë nuk e kishte kuptuar se ishte përdorur në mënyrë më brutale nga Berisha. Kjo ndikoi që problemi i Kosovës dhe Rugova per-sonalisht, që merrej si President i Kosovës, nga Berisha ishte përdorur për çështje të brendshme të politikës shqiptare. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe nga ana e Rugovës, në raport me popullin e Kosovës.

Të jesh kundër politikës së Berishës në Kosovë, automatikisht ishe kundër Rugovës dhe kundër Kosovës, prandaj edhe gjithë ajo rrëmujë ishte bërë në propagimin e të ashtuquajturës e djathtë në Kosovë, e identifikuar përmes liderëve Rugova-Berisha.

Kjo lidhje e Rugovës dhe politikës kosovare me Berishën dëmtoi shumë imazhin e Kosovës në Shqipëri. Sepse, Berisha, ndërkohë, kishte pësuar rënie të hatashme në rejtingun e tij dhe kufizohej me njeriun autokrat dhe politikisht të çmendur.

Dhe, kur Berishës po i afrohej rënia, ai e hodhi Rugovën dhe çësht-jen e Kosovës, duke dashur ta përdorte për ta larguar vëmendjen nga piramidat dhe kriza sociale e shqiptarëve. E hodhi Rugovën dhe përfitoi Demaçin. Deshi ai ta niste konfliktin në Kosovë, duke harruar se shqiptarët e Shqipërisë, në gjendjen që ishin, nuk çanin kokën për Kosovën. Pra, edhe Berisha nuk e deshi më Rugovën.

Në Shqipëri, thjesht, arsyetohej për pozicionin që Shqipëria kishte me Kosovën.

Problemi interpretohej kësisoj.“Nuk ka pse të mendohet se shqiptarët e Shqipërisë i tradhtojnë

shqiptarët e Kosovës. Faktikisht, shteti shqiptar ka qenë gjithmonë i dobët dhe në politikën e tij ndaj Kosovës ka qenë gjithmonë i diktuar

Page 199: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

198

nga të huajt. Dhe, në një farë mënyre, të gjitha qeveritë shqiptare kanë folur për Kosovën në kuptim të fjalëve, kanë bërë shumë propagandë, shumë fjalë të mëdha për vëllazërimin. Por, nga ana tjetër, kur ka ard-hur puna të mbrohen interesat, vërtet nuk kanë bërë gjë”.

Ky ishte një realizëm i përpiktë që flitej në Tiranë. Kjo gjendje e ngrirë ndërmjet shqiptarëve nuk ishte vërejtur. Ftohtë-

sia me Berishën nuk ishte përfolur kurrë, sepse e vërteta e Kosovës dhe për Kosovën ruhej nga tri institucione të LDK-së. Deri atëherë, LDK dhe Rugova e kishte mbajtur popullin e Kosovës në një gjendje të këtillë mashtrimi dhe shprese. LDK i përdorte shumë mirë instrumen-tet e saj që për dhjetë vjet kanë qenë iluzioni më i mirë i shqiptarëve të Kosovës. Gazeta Bujku, respektivisht QIK-u, lajmet në TV Satelitor, që, për çudi, kur emitoheshin, nuk mund ta gjëje asnjë të gjallë në rrugë e Prishtinës. Duke pasur këto instrumente, LDK gjithashtu kontrollonte edhe gazetën Rilindja në diasporë, si instrument kryesor për të mbled-hur para.

Përveç këtyre burimeve, LDK shfrytëzonte edhe një burim intere-sant të informatave. Thashethemet. Ato vërshonin në secilën degë e nëndegë të Kosovës. Kryesia e LDK-së kishte një taktikë të mrekul-lueshme për të bindur qytetarët. Në kohën kur më nuk kishte mar-rëdhënie fare më Shqipërinë, ajo vazhdonte të diktonte temën e ilu-zionit. Thashethemet se Rugova po bisedon në mënyrë sekrete me diplomatë, e posaçërisht me amerikanët për pavarësinë e Kosovës, ishin margaritarë të përditshëm të anëtarëve të Kryesisë së LDK-së, por edhe vetë Rugovës.

Page 200: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

199

Një gjë dihej se askush nuk e dinte, se kush i krijonte këto gënjeshtra. Por, këto rrena ishin aq të suksesshme, sa që, kur ktheheshin përsëri në Prishtinë, dukej se ishin si të vërteta.

Page 201: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

200

Kreu i tetëmbëdhjetë

“Po” për Rambouillet

Ditën kur u shty Konferenca e Rambouillet, për dy javë, trupat serbe kishin nisur tanket shtesë për në Kosovë. Autoblinda të reja marsho-nin rrugëve. Një takim ishte aranzhuar me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, ku do të niseshim bashkë me Ambasadorin Gjerman Chris-tian Pauls, Ambasadorin Austriak Wolfgang Petritsch, ndihmësit e tyre Jan Kickert dhe Axel Dittman, si dhe përkthyesja Bukurie Gjonbalaj.

Tema e bisedës ishte përcaktuar.Nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambouillet dhe çmilitarizimi i

UÇK-së. Së pari, thanë se është në Likoc, pastaj në Obri, e në fund dolëm në

Terstenik.Dy xhipa të blinduar ishin nisur rrugës që lidhte Gllogocin me

Skënderajn, në një mot të ligë, me shi dhe baltë. Para se të arrinim ne Likoc, xhipi austriak u prish. Ambasadori

Pauls, një diplomat me karrierë, i hareshëm dhe i shkëlqyer në miqësi, fliste me doza humori në llogari të Ambasadorit Petritsch.

“Kur keni prodhuar ju veturë që ta ndreqni. Lëreni këtu veturën dhe hipim të gjithë në veturë gjermane”, fliste me shaka Pauls.

E lamë veturën midis malit, në dorë të UÇK-së, me mundësi që posa të rregullohet, të kthehet.

Page 202: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

201

Me të arritur në Likoc, mësuam se Shtabi kishte urdhëruar që takimi të mbahej në Obri, në selinë e Sylejman Selimit, asokohe Komandant i Shtabit të Përgjithshëm.

Sërish, morëm udhëtimin në një rrugë të keqe. Në Obri, në vendin ku duhej të mbahej takimi, nuk kishte asnjeri.

Një motorollë e vogël tregonte për marshin e ri, që duhej marrë – rrugës për në Gllogoc. Pauls shikonte Feronikelin.

“Plot snajperë është ajo ndërtesë”, tha Pauls. Ai ishte një ambasador me karrierë ushtarake. E kishte kryer akade-

minë ushtarake dhe më një përvojë të hatashme në diplomaci.Më në fund, pas disa kthinave, vetura u ndal te vendi.Dhjeta njerëz me të zeza dhe me emblemën e UÇK-së, djem të rinj,

kishin rrethuar fshatin dhe pjesën ku mbahej takimi. Kishin hipur mbi kulme, mbi drunj dhe armët i mbanin lart. Kjo nuk e fascinonte gjithaq z. Pauls, por i bënte shumë përshtypje z. Petritsch.

Jemi zbathur, sipas traditës, ndërsa vendet i zumë për t’u ulur ballë për ballë. Përfaqësuesit e BE-së në njërën anë, përfaqësuesit e UÇK-së në anën tjetër. Prapa kisha gazetarin Tahir Desku dhe kameramanin Abaz Zeka, që kishin marrë pjesë thuaja në të gjitha manifestimet e organizuar nga UÇK. Përball përfaqësuesve të BE-së ndodheshin Syle-jman Selimi, Jakup Krasniqi, Ramë Buja, Rexhep Selimi dhe Fatmir Limaj. Një tavolinë e drunjtë, ndërmjet tyre, sa për të vendosur nga një gotë uiski.

Jakup Krasniqi prezantoi Sylejman Selimin.“Ky është Komandanti Suprem i UÇK-së. Ai do ta hapë këtë takim”.Sylejman Selimi kishte një fletore përpara. Mendonim se do të mar-

rë nota nga takimi. Të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Jan me Axel.

Page 203: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

202

“Nuk kisha pasur dëshirë që kjo kasetë të bjerë në duart e serbëve”, nisi Pauls, si me shaka, bisedën.

“Merreni më vete kudo që shkoni, mos e lini aty ku e humbni bete-jën”.

Selimi shikonte vjedhurazi Ambasadorin Pauls. Kur hapi fletoren, kishte një zë të dridhur, nga një respekt i tepruar për njerëzit që ishin prezentë.

“Mirë se keni ardhur, të nderuar diplomatë”, ishin fjalët e para të Komandantit.

Të gjithë e shikonim. Ishte stepur nga ky takim dhe nuk ishte në gjendje që të hiqte tensionin.

Një përkthim i sinqertë, që u bëhej fjalëve të Selimit, i befasoi diplo-matët. Pse duhej të kishte tremë në takim? Pas disa fjalive, doli nga kjo situatë, jo duke vazhduar, por me mjeshtëri kaloi rendin tek Jakup Krasniqi – i cili kishte një retorikë tashmë të mësuar. I shoqëruar me përshëndetje dhe më dëshirën që të jetë i afërt me të dy diplomatët, siguroi ata se nënshkrimi i premtuar do të vinte dhe do të bënin atë që kishin premtuar në Rambouillet. Pasi që radhiti sukseset e takimeve të shumta me bazat e UÇK-së, ai kërkoi që te ndihmohet nga bash-kësia ndërkombëtare për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Nuk harroi pa e përmendur historinë e lëvizjes së UÇK-së dhe dëshirën e saj që të realizohet pavarësia e Kosovës dhe referendumi, pas tre vjetëve të propozuara.

Pauls kishte dëgjuar me vëmendje Jakup Krasniqin dhe Sylejman Selimin.

“Ti je Shefi i UÇK-së?”, pyeti Pauls.“Po”, u përgjigj Selimi.

Page 204: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

203

Ky ishte një cinizëm i tij, që në fillim të bisedës, për të çuar mesazhin tek të gjithë për mënyrën se si ishte paraqitur Selimi në bisedën hyrëse.

“E tash unë do të jem i hapur me ju. Do ta them që ju ta kuptoni seriozitetin e gjithë kësaj që po ndodh. Ta kuptoni se sa i rëndësishëm është ky proces për ju”, fliste Pauls.

Tutje, përmendi dy gjëra që duhej bërë.E para, të nënshkruhej marrëveshja. Dhe, e dyta, të demilitarizo-

heshin. “Thjesht, t’i hiqni armët nga trupi. Unë e di sa të fuqishëm jeni ju.

E di sa është e fortë Ushtria Jugosllave. Të gjitha i di. Por, një gjë duhet ta dini. Ju duhet të bashkëpunoni me ne. Nëse bashkëpunoni, njërin sy që e kam të mbyllur, do ta lë të tillë, por do ta mbyll edhe tjetrin. Nëse nuk bashkëpunoni, do t’i hapi që të dy sytë”.

Mendoja se biseda ishte e lehtë dhe ishte thjesht një marrëveshje formale, sa për t’u siguruar se gjithçka ishte në rregull për Paris. Por, nuk ndodhi ashtu. Filloi ashpër dhe pa pardon nga Pauls.

“Miq të mi, shikoni si jeni të armatosur. Shikoni se si duket UÇK. Nuk fitohet lufta me kallashnikovë. Armiqtë tuaj kane tanke dhe ar-matë të fortë”.

Kësaj fjalie të Pauls, i ka dhënë një përgjigje – Rexhep Selimi.“Lufta për liri është më e fortë se tanket“.“Nuk e di një popull që ka luftuar për liri e nuk ia ka arritur qëllimit

që i ka shtruar vetes”, ka shtuar Fatmir Limaj.Por, Pauls e dinte. “A dëshironi ta dini kush janë ata? Kurdët. Shikojeni si sorollaten.

Dëshironi të jeni si ata. E keni rrugën hapur. Dhe jeni kah valëviteni ose andej, ose këndej..”.

Page 205: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

204

Fjalia e pastajme - se ne e kemi mëmëdheun tonë dhe nuk mund të jemi si kurdët, dukej si poezi.

Pauls ishte edhe më i qartë, kur u bë cinik. “E keni fjalën për Shqipërinë, ju, zotëri? Për mëmëdheun e quajtur

Shqipëri. Shikojeni se çfarë është ajo. Nuk mund vetes t’i ndihmojë, e lërë më juve. Ju kisha thënë që të orientoheni nga ne. Ne jemi miqtë tuaj dhe ne do të bëjmë çmos që ju të çliroheni”, fliste Pauls.

I ftonte përfaqësuesit e UÇK-së që i kishte përballë që ta shihnin pak Ushtrinë Jugosllave sa e fortë që është. Thoshte se ajo do ta fitojë betejën lehtë, por jo edhe luftën.

“Dihet pse. Kuptojeni”.“Ne luftojmë për lirinë tonë. Dhe, ne do ta fitojmë. Së dyti, nuk do të

heqim dorë nga UÇK. Nuk ka kush të më bindë të heq dorë nga ushtria që ka dalë nga ky popull”, fliste Fatmir Limaj.

Biseda po merrte një kahe krejt tjetër, nga ajo që ishte paramen-duar. Miratimi për nënshkrimin në fillim dukej se do të ishte i lehtë, por biseda për heqjen dorë nga armët dhe uniformat e UÇK-së, kishte futur bisedën në qorrsokak.

Jakup Krasniqi e bëri një lëvizje interesante të debatit. “Para vetes kemi Parisin dhe atje duhet të përqendrohemi. Kur të

vijë koha e çmilitarizimit, do të jenë edhe të tjerët dhe do të bëhet ndry-she”, tha Krasniqi, duke hequr dorë nga biseda e rëndë ndërmjet Pauls në njërën anë dhe Rexhep Selimit dhe Fatmir Limajt në anën tjetër.

Ambasadori Petritsch kishte vërejtur se biseda kishte marrë një kahe tjetër. Një kahe që i përngjante asaj gjuhës së konferencës së Ram-bouillet.

U mundua të shpjegonte se ata ishin miqtë e tyre.

Page 206: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

205

“Ne po mundohemi të jemi miqtë tuaj. Nuk keni nevojë të na bindni neve se çka është mirë. Ky është një proces”.

Pauls e shikonte në sy Petritsch se si fliste. Një fjalor që nuk thoshte asgjë, por që e bënte atmosferën më të qetë nga ajo e fillimit. Pauls ishte i mërzitur dhe nuk dëshironte të fliste më. Petritsch vazhdonte të fliste me një gjuhë të butë dhe të prajshme. Pauls e kishte kombinuar gjuhën e ushtarakut dhe të qartësisë.

Petritsch dhe Jakup Krasniqi kishin zënë një mes të artë. Kurse, Pauls në njërën anë, dhe Fatmir Limaj e Rexhep Selimi në anën tjetër, mbanin qëndrime kundërthënëse. Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk dëgjohej. E kishte për herë të parë një takim dhe shi-konte fjalosjet dhe debatin, si në lojën e pingpongut. Koka i shkonte djathtas-majtas.

“Po shkoj me kokëdhimbje nga ky takim”, tha në fund Pauls. Uroi fat, por tërhoqi vërejtjen se - bashkësia ndërkombëtare do ta

bënte të veten.Nga takimi dolëm me të njëjtin ritual. Kësaj here me një fjali të Ta-

hir Deskut, i cili ishte prezent gjatë tërë bisedës.“Ishalla nuk e ka krejt përnime Ambasadori Pauls, se mbetëm pa

ushtri”.Dolëm si të hutuar nga ky takim. Por, posa hymë në veturë, Pauls u

kujtua për veturën e lënë midis malit. “Ku e kemi veturën? Jo që na duhet, por i ka tabelat diplomatike”,

fliste, duke qeshur.Vetura ishte në oborr dhe ne niseshim për në Prishtinë. Niseshim

me një përshtypje të rëndë, por të qartë. Nuk ishte edhe keq. “Kam pritur më keq”, tha Pauls.

Page 207: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

206

Kjo fjali m’u duk se thoshte gjithçka. Loja tërhiq dhe mos këput ishte interesante. Britanikët nuk i lënin asgjë rastësisë. E dinin se Pauls dhe Petritsch

kishin kryer takimin në emër të BE-së. Britania dëshironte të ishte e sigurt se nënshkrimi do të ndodhte në Paris.

Ambasadori Brian Donnelly, një protestant nga Irlanda, kishte për-vojë me konfliktet etnike. Vinte nga një vend i njëjtë. Gjatë misionit të tij në Kosovë, jo rrallë, ishte ballafaquar me fjalët e shqiptarëve – se i donin irlandezët, sepse janë në pozitë të njëjtë. Atij nuk i kishte mbe-tur hatri nga fjalët që i thoshin, por sa pak ishin të informuar njerëzit e politikës për Irlandën dhe irlandezët. Kishte mirëkuptim për situ-atën dhe për pasionin kosovar për pavarësi. E kishte marrë urdhrin nga Robin Cook që të vizitonte UÇK-në dhe ta vërtetonte pozicionin e tyre.

U nisëm herët. Kësaj here asnjëri nuk ishte me kravatë. E dinin se do të shkonim në mal. Një konvoj prej më shumë se dhjetë veturash kishte kaluar rrugën, pa u ndalur nga askush. Me të arritur në rrugën e Mal-ishevës, kinse rastësisht, kishte dalë një kamion në rrugë dhe zbrisnin dhjeta policë me maska, që e bënin ndërrimin e kolegëve, po ashtu me maska. Pritëm disa minuta, derisa doli John Crosland që të kërkonte leje për kalim, me serbishten e tij ushtarake. E bëri këtë me qetësinë e tij. Dëshironte të shkonte sa më shpejt në Shtab. E kishte hartën përpa-ra. E dinte çdo pëllëmbë të Kosovës. I tregonte Ambasadorit se në cilën zonë ishin dhe ku ishin trupat serbe dhe ato të UÇK-së. Ishte kënaqësi të dëgjoje një ushtarak, që me gjuhën e tij bindëse tregonte seriozitetin e punës dhe respektin e të qenit ushtarak.

Page 208: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

207

Ndaljen e parë e kemi bërë te një shtëpi, ku ishte mbledhur shtabi i fshatit për një takim. Na kishin dhënë lejen të kalonim dhe të takonim udhëheqësit e Shtabit.

Kemi bërë një rrugë të qetë, për të arritur në Lladroc, në orën 10 të paradites. I gjithë Shtabi ka qenë në gjumë. Disa ishin në Berishë e disa në Lladroc. Një ushtar na tha se kishin pasur një mbledhje të rëndë mbrëmjen e kaluar.

Fatmir Limaj është zgjuar i pari nga gjumi. “Herët keni ardhur, shumica janë në Berishë”, tha Limaj.Jemi ulur në një dhomë. Një djalë dhe një vajzë na qitën çaj. Kemi

biseduar për mënyrën se si do të bëhet pas Parisit. A do të ketë luftë apo jo.

Crosland tha se lufta do të bëhet dhe bombardimet do të jenë të sigurta. Donnelly besonte në zgjidhje paqësore dhe në Konferencën e Parisit. David Slinn besonte se do të kishte luftë, por nuk e besonte se do të zgjaste shumë. Thoshte se 78 orë luftë i mjaftojnë Milosevicit të mbesë në pushtet.

Mbi këto përsiatje ‘për’ dhe ‘kundër’ luftës, është shfaqur në dhomë Fatmir Limaj. I veshur mirë, me tesha ushtarake, u uroi mirëseardhje diplomatëve.

Biseda filloi me pyetjen e Donnelly.“Çka mendoni për marrëveshjen dhe për luftën?” Limaj tash kishte ndërruar stilin e të folurit. “Unë nuk jam ai që duhet të flas, duhet t’i prisni të tjerët që të japin

mendimin e tyre për atë që keni ardhur. Nuk jam i autorizuar të flas”.

Page 209: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

208

Duke folur për Parisin dhe mundësinë e zgjatjes së konfliktit, në derë kishin hyrë njerëzit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së: Jakup Krasniqi, Ramë Buja, Adem Grabovci...

Biseda ka filluar krejt ndryshe nga ajo që ka qenë në Terstenik. UÇK kishte zhvilluar një fushatë ‘pro’ marrëveshjes, prandaj Jakup Krasniqi ishte më i qetë dhe më i këndshëm në bisedë. Nuk hezitoi të thoshte se nënshkrimi do të bëhej në Paris.

Donnelly nuk e hapi fare problemin e çmilitarizimit. Vetëm tha se do të shiheshin atje dhe do ta përfundojë ky konflikt.

Ishte një takim i qetë dhe me një përfundim të mirë. “Po kthehem i lumtur”, tha Donnelly. Ai tash kishte çfarë t’i raportonte shefit të tij, Robin Cook.“Të fala nga ne”, tha Krasniqi.Mirupafshim në Paris, ishte përshëndetja e dyanshme.

Page 210: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

209

Kreu i nëntëmbëdhjetë

Rrëfimi për intervenimin tokësor

Edhe një herë në Paris -- në vazhdimin e Konferencës së Rambouil-let -- të gjithë silleshin ashtu sikur diplomacia të kishte shans. Deleg-acioni serb nuk kishte dëshiruar, madje, as të ulej bashkë me shqip-tarët në sallën e bisedimeve, e jo më të pranonte kompromise. Kundër Hashim Thaçit Beogradi lëshoi fletë arrest.

Richard Holbrooke edhe një herë kishte nderin të shqiptonte edhe një paralajmërim të fundit në vendin e ngjarjes. Pasi që të gjithë 1.400 verifikuesit e paarmatosur të OSBE-së ishin tërhequr nga Kosova, më 22 mars ai udhëtoi për në Beograd. Ai kishte thënë se qetësia e Slo-bodan Milosevic ishte e frikshme. Gjashtë orë kishin qëndruar përballë njëri-tjetrit dhe nuk kishte asnjë shenjë të lëshimit pe.

“Ju e dini se çfarë ndodh nëse unë kthehem prapa, pa kryer punë”, i kishte thënë Holbrooke Milosevicit, rrëfente ai në një gazetë ameri-kane, New Yorker.

“Po, ju do të na bombardoni”, kishte qenë përgjigjja e Milosevic. “Ani çka? Superfuqia SHBA mund të bëjë gjithçka: nëse një të diele

thoni se është e mërkurë, atëherë është e mërkurë”. Fjalët e fundit të Milosevic, që i kishte thënë për Holbrooke, kishin

qenë - “A do të shihemi ndonjëherë?”“Kjo varet nga veprimet tuaja”, ia kishte kthyer Holbrooke.

Page 211: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

210

David Slinn, më në fund, na lajmëroi se bombardimet po fillonin. “Bëhuni gati për bodrume. Ju ndihmoftë Zoti”. Ishte ora 6 pasdite. E kisha drejtuar kokën kah Hajvalia, në Prishtinë. Atje fërfëlloi

një bombë e parë, sepse e kisha një flakë të madhe para vetes, që më mbushi gëzim.

Por, ç’ndodhi pastaj? Derisa NATO hidhte bomba nga 5 mijë metra lartësi, vrasësit dhe

zjarrvënësit serbë kalonin nëpër Kosovë. Ishin dy luftëra që zhvilloheshin paralelisht: në qiell ishte Aleanca,

në tokë Mesjeta. Për shumicën e shqiptarëve, ky model ishte liria e tyre, por për dikë

ishte fatale kjo liri, gjithashtu. Për shembull, për familjen e Bajram Kel-mendit, 24 marsi, nata e parë e bombave, ishte fatale. Avokati u ar-restua bashkë me dy djemtë e tij, nga njësitë speciale. Që të tre u vranë në dalje të Prishtinës.

Të gjithë ishim në bodrume. Asnjëri nesh s’kishim fjetur në shtëpitë tona. Na kishte sugjeruar David Slinn dhe Jan Kickert – se më së miri ishte të flinim diku jashtë shtëpive, derisa të rregullohej puna. Të gjithë mendonin se 78 orë do të ketë luftë, e pastaj do të bëhej marrëveshja.

Ky ishte synimi i luftës, sipas diplomatëve. “Brenda pak ditësh do të përfundojë”, kishte premtuar Sekretarja

Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, pak pas fillimit të luftës, në një takim zyrtar në Departamentin e Shtetit.

Komandanti Suprem i NATO-s, Wesley Clark, kishte pranuar në librin e tij se sheh një shans të mirë që punën ta mbarojë brenda 72 orësh.

Page 212: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

211

Edhe te Qeveria e Bonit kishte mbretëruar optimizëm i madh që Milosevic do të gjunjëzohej shpejt.

“Një re tymi mbi një stacion radari mjafton për këtë frikacak, Milos-evic”, kishte Joschka Fischer, në një takim me ekspertët e Ballkanit, në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Më skeptik ishte shprehur Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton.“Kjo s’do të jetë një reklamë prej 30 sekondash”, kishte thënë ai. Kjo ishte një atmosferë përshkruese, që e kishim dëgjuar nga goja

e diplomatëve të shumtë, vetëm një ditë a dy para bombardimeve. Me këtë porosi dhe bindje të njëjta, ishte larguar edhe delegacioni ameri-kan nga Kosova.

“Do të jetë shkurt kjo punë”. Por, mbi të gjitha, diplomatët me të cilët kishim folur para konf-

liktit, por as udhëheqja e NATO-s, gjë që na e kishin konfirmuar më vonë të gjithë, as Qeveritë në Washington, Londër, Paris e Bon, nuk kishin llogaritur në reagimin kaq të pashpirt të Slobodan Milosevic ndaj bombave.

Diktatori serb kishte ashpërsuar dëbimet dhe masakrimet në Kosovë.

David Slinn thoshte se plani i parë i NATO-s nuk parashihte asnjë vështirësi. Porosiste që vetëm të qëndronim në shtëpi dhe gjithçka do të ishte në rregull. Por, Plani B, ndërkaq, thoshte se nuk ekzistonte - sepse nuk do të ketë nevojë për të.

Taktika e Perëndimit ishte ndërtuar vetëm në një pikë. Dorëzimi i Milosevic. Dhe, kjo të ndodhte sa më shpejt.

Slinn thoshte se po u përmend skenari i luftës tokësore, dhe ai të ishte bërë publik, atëherë në 19 shtetet e NATO-s do të ndodhte një

Page 213: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

212

shpërthim publik dhe kurrë nuk do të mund të fillohej me bom-bardimet.

Por, çfarë ishte pëshpëritur pastaj për Planin B Minus, të cilin e kishte propozuar Wesley Clark?

David Slinn pohonte se vetëm Britania ishte gati për këtë Plan, por ishte kundërshtuar nga të gjithë.

Sipas bisedimeve dhe te dhënave të mëvonshme, Plani doli se kishte një përmbajtje dhe duhej të ndodhte diçka.

Në mëngjesin e hershëm të 27 majit 1999, policët gjermanë bllokuan hyrjet në autostradë dhe rrugët anësore mes Aeroportit të Köln dhe Hotelit Bristol, në Bonn, kishte shkruar një gazetare gjermane. Madje, edhe ata kishin qene të zgjuar në orën tre të mëngjesit, por nuk kishin parë asgjë nga njeriu i cili parakaloi me veturën e shpejtë.

Lufta e Kosovës po zgjaste tashmë nëntë javë, kur Ministri Ameri-kan i Mbrojtjes, William Cohen, kishte shkelur Bonin, për të zhvilluar biseda sekrete me Ministrat e Mbrojtjes të Anglisë, Francës, Gjerman-isë dhe Italisë. Tema: një marshim eventual i NATO-s në Jugosllavi. Pas gjashtë orë konsultimesh, pesë Ministrat kishin ardhur në një përfun-dim me pasoja. Qeveritë e tyre do duhej të vendosnin për vënien në gatishmëri të trupave tokësore. Kuptohet, brenda pak ditësh.

Që nga fillimi i luftës ajrore 78-ditëshe në Ballkan, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton, në opinion kishte përjashtuar kategorikisht an-gazhimin e trupave tokësore. Përkundër kësaj, përgatitjet e fshehta për invazion në Kosovë zhvilloheshin larg syve të opinionit. Derisa aleatët po këshilloheshin për një ndërhyrje të mundshme të trupave, me ç’rast do të angazhohej, për shembull, pothuaj gjysma e ushtrisë së Anglisë, kur Presidenti Slobodan Milosevic, më 3 qershor befasisht kapitulloi.

Page 214: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

213

Bill Clinton dhe udhëheqjet e shteteve të tjera anëtare të NATO-s në atë kohë, në fakt, refuzonin të jepnin pëlqimin politik për invazion. Por, Milosevic duket se për këtë ka mundur të ketë mendim tjetër.

Kur shqiptarët kryengritës, nga fundi i majit, me dijen dhe përkrah-jen aktive ajrore të NATO-s, filluan një ofensivë të madhe, duket se Milosevic dhe gjeneralët e tij ishin bindur se NATO gjendej pak para sulmit tokësor. Sipas pikëpamjes së komandantëve të NATO-s, ky mo-ment mendohet të ketë luajtur një rol vendimtar për tërheqjen e befa-sishme të Milosevic. Në bazë të dokumenteve dhe shumë intervistave të zhvilluara pas luftës me zyrtarë të lartë të NATO-s, mund të vihet në përfundim se si një ofensivë, e cila nuk ndodhi kurrë, ndoshta vendos-mërisht kontribuoi në fitoren e NATO-s.

Më 24 mars, ditën e parë të luftës, gjatë një fjalimi televiziv, nga Zyra Ovale, Presidenti Clinton dha një premtim.

“Unë nuk synoj që trupat tona t’i dërgoj në Kosovë për luftë”. Por, vetëm disa javë më vonë, nga mesi i prillit, Komandanti Su-

prem i Aleancës, Gjenerali Wesley Clark mblodhi oficerët britanikë dhe amerikanë në selinë qendrore të NATO-s, me qëllim që të marrë pikëpamjet e tyre për opsionet e ndryshme të një lufte tokësore.

Ndonëse udhëheqja politike e NATO-s nuk do të kishte lejuar plane invazioni, Këshilltari për Siguri i Presidentit Clinton, Samuel Berger arriti ta bindë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, që të autorizojë bisedat sekrete të Gjeneralit Clark. Synim i Clark, ndër të tjera, ishte që, për bindjen e tij, duhej përpiluar një plan invazioni, që do të fitonte mbështetjen e gjeneralëve amerikanë. Një përpjekje e vështirë, meqë Pentagoni kurrë nuk ishte i disponuar me entuziazëm

Page 215: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

214

për opsione tokësore, kështu që angazhimi i Clark gjatë rrjedhës së luftës - shkaktoi tensione të vazhdueshme.

Por, Clark nuk ishte i vetmuar me mendimin e tij. Pak para Samitit Jubilar të NATO-s, më 22 prill 1999, Presidenti

Amerikan vendosi që ai do të dërgonte trupa, nëse sulmet ajrore nuk do të mjaftonin dhe nëse invazioni do të mbetej rruga e vetme për fi-tore.

Në Mons, Shtabi Ushtarak i dha Gjeneralit Clark përkrahje të gjerë.“Të gjithë e dinim se me planifikimin e ndërhyrjes tokësore do të

duhej të fillohej sa më shpejt që të jetë e mundur”, raportonte një oficer i lartë, aq më tepër kur invazioni do të duhej të ndodhte para dimrit.

Në mbrëmjen para Samitit, Clinton e kishte shtyrë Kryeministrin Tony Blair që të mos fliste në opinion për planet e invazionit, meqë krijoheshin probleme të brendshme mes aleatëve dhe se rusët po pen-goheshin për të dhënë ndihmë diplomatike.

Pak më vonë, një dyzinë oficerësh të vendosur në një bunker të mb-uluar me bar në Mons dhe 60 të ngarkuar të tjerë ushtarakë në selinë qendrore europiane të SHBA-ve, në Heidelberg, filluan të punonin plane tepër sekrete invazioni.

Nga mesi i majit, Clark paraqiti planin e parë për një sulm me 175 mijë ushtarë nga jugu, një sulm që kryesisht do të zhvillohej përmes rrugës së vetme nga Shqipëria. Në diagramet e NATO-s ai quhej - Plani B –Minus, gjë që përcaktonte pozitën e tij në katalogun e skenarëve, i cili nisej nga një invazion masiv, i drejtpërdrejtë kundër Serbisë e deri te planet më pak ekstreme.

Page 216: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

215

Wesley Clark shkoi në Samitin e NATO-s me shpresën se deri më 1 qershor do të merrte pëlqimin e Presidentit Clinton për Planin B-Mi-nus, dhe më 1 shtator 1999 trupat do të ishin të gatshme.

Por, Shtëpia e Bardhë dëshironte që vendimin ta shtynte sa më gjatë që të ishte e mundur. Dhe, së pari, të priste motin më të mirë dhe përkrahje plotësuese nga ajri, në mënyrë që të përmirësoheshin shan-set e një fitoreje vetëm nga ajri.

Gjatë një bisede të gjatë telefonike, Clark dhe Këshilltari për Siguri Berger, u pajtuan për të shtyrë vendimin për së paku dhjetë ditë.

Kohën e shkurtuar të përgatitjes Clark e kompensoi përmes për-shpejtimit të punëve meremetuese në rrugën kryesore të ndërhyrjes nëpër Shqipëri, një rruge e rrëshqitshme dhe me baltë, e cila shpie nga Tirana për në Kukës, afër kufirit me Kosovën. Lejen për të ndërtuar rrugën Clark zyrtarisht e kishte marrë për shkak të valës së refugjatëve. Por, trupat e xhenios të NATO-s atë e përforconin, ashtu që ajo mund të mbante edhe peshën e tankut të rëndë dhe artilerisë.

Plani B-Minus ishte pritur shumë ftohtë, kur Clark më 19 prill kishte informuar Shtabin e Përgjithshëm në Pentagon. Ministri i Mbrojtjes Cohen dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Henry Shelton, shqetësimin e tyre ia kishin shfaqur Presidentit dhe kishin ritheksuar ngurrimin e tyre për dërgimin e trupave. Ekipi i sigurisë së Clinton, të cilit i përkiste edhe Berger, ishte shumë më i interesuar për një ofen-sivë tokësore dhe i dha Pentagonit detyrën për të shqyrtuar mundë-si të tjera invazioni. Iniciator kryesor i takimit sekret të Cohen, më 27 maj në Bon, ishte Ministri Britanik i Mbrojtjes, George Robertson. Në mbledhjen e mbajtur, në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes, e cila kishte zgjatur nga ora 10:00 deri në orën 16:30, Robertson u angazhua

Page 217: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

216

për përgatitje të menjëhershme për dërgimin e trupave në Jugosllavi dhe për këtë premtoi 50 mijë ushtarë.

Qeveria Britanike paraqitej si përkrahëse kryesore e invazionit dhe vazhdimisht ndërhynte te zyrtarët amerikanë, me arsyetimin se do të ishte joprofesionale që, në rast të mossuksesit të ofensivës ajrore, të mos përgatiteshin alternativa. Që para takimit sekret, Clinton, gjatë një bisede telefonike me Tony Blair, kishte lejuar që Sekretarit të Përgjith-shëm të NATO t’i jepej autorizimi për të përpiluar një plan të detajuar të një ofensive tokësore.

Ministri Gjerman dhe ai Italian i Mbrojtjes dukej se në Bon, më pak se asnjëherë më parë, hidhnin poshtë ndërhyrjen e trupave tokësore. Megjithatë, ata ende shfaqën rezerva serioze.

Francezët, pa qenë plotësisht kundër invazionit, përfaqësuan men-dimin se koha e përgatitjes nuk do të mjaftonte për një ndërhyrje para dimrit.

Ministri Amerikan i Mbrojtjes, Cohen, mendonte se ishte më e sig-urt të vazhdohej me sulme ajrore, se sa të rrezikohej me disharmoni mbi trupat tokësore.

“Nga ky takim rezultoi shumë qartë se në debatin për trupat tokësore nuk do të arrihej konsensus”, thoshte Cohen në retrospektivë.

“Unë isha për intensifikimin e luftës ajrore dhe zgjerimin e saj në caqe të reja”.

Në fund, Ministrat e Mbrojtjes u pajtuan se NATO nuk guxonte t’ia lejonte vetes një disfatë dhe se qeveritë e tyre, gjatë javëve të ardhshme, do të duhej të merrnin një vendim lidhur me trupat tokësore.

Mirëpo, ky plan kohor u tejkalua nga ngjarjet.

Page 218: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

217

Ndërkohë, në Shqipëri, në një qendër sekrete operimi, në qytetin kufitar të Kukësit, njësi speciale amerikane dhe europiane diskutonin se si UÇK të shndërrohej në një trupë të lehtë këmbësorie, që “në kur-riz të armikut të hedhë ura në ajër”, siç ishte shprehur një funksionar amerikan, i cili merrte pjesë në planifikime.

“Të themi kështu: Pikëpamja se UÇK ishte e dobishme te ne po forcohej”, kishte menduar ai.

Në realitet, CIA dhe NATO, edhe përkundër përgënjeshtrimeve zyrtare, që nga mesi i prillit kishin bashkëpunuar me UÇK-në. Dega e CIA-s në Tiranë dhe 24 njësi speciale amerikane në Kukës dhe në Durrës, kryengritësve të shpërndarë dhe të armatosur keq - u kishin ndihmuar, duke u dhënë informata të dobishme për pozitat e trupave serbe. Për të evituar një bashkëpunim të drejtpërdrejtë me UÇK-në, ushtria amerikane përdorte ushtrinë shqiptare, si ndërmjetëse. Për-faqësues të UÇK-së takoheshin për çdo ditë me oficerë shqiptarë në Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes në Tiranë, kryesisht në prani të një zyrtari të CIA-s. Puna ndërlidhëse me UÇK-në zhvillohej kryesisht në qendrën operuese në Kukës, ku oficerë të CIA-s dhe të njësive speciale mblidhnin informata.

Më 26 maj 1999, një ditë para takimit në Bon, të Ministrave të Mbrojtjes, UÇK, me përkrahjen e artilerisë shqiptare, filloi një ofensivë të madhe për të siguruar një vijë furnizimi drejt Kosovës. Por, gjatë tri ditëve, UÇK pësoi një disfatë të hidhur. 250 luftëtarë të saj më të mirë u bllokuan nga më shumë se 700 ushtarë jugosllavë në kodrën e Pash-trikut.

Page 219: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

218

“Kjo kodër nuk do të dorëzohet. Asnjë serb nuk do ta durojmë në këtë kodër”, thoshte Wesley Clark, në një videokonferencë me gjener-alët e tij.

“Do të rrjedhë gjak amerikan, nëse nuk i ndihmojmë UÇK-së për ta mbajtur atë, Pashtrikun”.

Më 7 qershor, dy avionë amerikanë B-52 fluturuan për ndihmë dhe bombarduan dy batalione të ushtrisë jugosllave, të cilat u befasuan në fushë të hapur. NATO llogarit se me këtë rast ishin vrarë disa qindra ushtarë. Funksionarët, ndërkaq, besojnë se me këtë goditje nga më të tmerrshmet u arrit një pikë kthesë e luftës.

Enigma më e rëndësishme e luftës, megjithatë, mbetet - çfarë e shtyri Milosevicin t’i japë fund luftimeve dhe në qershor befasisht të urdhërojë tërheqjen e të gjitha trupave të tij nga Kosova?

Një faktor ishin pa dyshim shkatërrimet e shkaktuara nga bombat e NATO-s në Serbi. Lufta ajrore shkatërroi lidhjet jetësore të Jugosl-lavisë - rrugët, urat, linjat hekurudhore, fabrikat, aeroportet, antenat televizive, depot e naftës dhe centralet elektrike, dhe ajo e ndërpreu ekonominë. Përveç kësaj, NATO arriti ta bind Kremlinin të ushtronte presion diplomatik ndaj Slobodan Milosevic.

Në retrospektivë, beteja e Pashtrikut duket se, megjithatë, ishte një kthesë, edhe pse jo në kuptimin e fituar atëherë nga ushtarakët.

“Mendoj se Milosevic kishte informata të shumta, të cilat ndikuan që ai të vinte në përfundim se po afrohej ofensiva tokësore”, thoshte Komandanti Suprem i NATO-s, Clark, pas luftës.

Pa marrë parasysh se çfarë ka mundur të mendojë Milosevic, më vonë u pa se udhëheqësi i serbëve kapitullimin e tij e përgatiti pikër-

Page 220: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

219

isht në atë moment kur Bill Clinton po shqyrtonte seriozisht opsionin tokësor.

Në mesditën e 2 qershorit, Këshilltari për Siguri i Presidentit, Berg-er, u takua me ekspertë të politikës së jashtme, të cilët publikisht an-gazhoheshin që NATO të konsideronte ndërhyrjen e trupave tokësore. Sipas një pjesëmarrësi, grupi ishte befasuar kur dëgjoi se Qeveria e Clinton, tash, ishte e gatshme për përkrahjen e invazionit, nëse ai do të ishte i domosdoshëm për fitore.

“Ne është dashur të fitojmë, madje edhe sikur të ishte e nevojshme edhe ndërhyrja e trupave tokësore”, tha Berger, pas përfundimit të luftës.

“Në këtë pikë kemi qenë unikë të gjithë.” Mëngjesin tjetër befasia ishte e përsosur.Më 3 qershor, në orën 06:30, Shtabi Kombëtar i Sigurisë së Presiden-

tit Clinton mori lajmin se Qeveria Jugosllave po dorëzohej. Por, Wash-ingtoni kishte frikë se mos po binte në ndonjë kurth. Përkundër risive, Clinton pasdite u takua me Shtabin e Përgjithshëm për të diskutuar për ndërhyrjen e trupave tokësore në Kosovë. Edhe Wesley Clark reagoi skeptik ndaj lajmit nga Beogradi dhe këmbënguli që bombardimet të vazhdonin deri në zbatimin e vërtetë të tërheqjes serbe.

Më 7 qershor, bisedimet paqësore ngecën, sepse komandantët ju-gosllavë refuzonin kushtet e NATO-s për tërheqje. Bisedimet u shtynë, bombardimet u përforcuan. Clark edhe më tutje këmbëngulte në mundësinë e invazionit tokësor.

“Çdo ditë e humbur ndikon negativisht në rrjedhën e Planit B-Mi-nus”, u thoshte ai komandantëve të tij.

Page 221: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

220

Këtë mbrëmje pilotët e avionëve B-52 hodhën bombat e tyre mbi Pashtrik. Ditën tjetër, vendet perëndimore dhe Rusia arritën një mar-rëveshje, e cila parashihte përpilimin e një Rezolute të OKB-së, me të cilën Milosevic, në mënyrë diplomatike, do të futej në ngushticë.

Dy net më vonë, Milosevic nënshkroi një marrëveshje - e cila mundësonte marshimin e 50 mijë ushtarëve të NATO-s. Jo si trupa luftuese, por si paqeruajtëse.

Me këto dilema, kemi pritur bombat...

Page 222: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

221

Kreu i njëzetë

“Vdekja” ime

Në ditën e parë, pas bombardimeve, e kishim lënë të takohemi me gazetarët para Redaksisë së Kohës Ditore.

Në orën 11.00. Nuk e dinim çfarë do të thoshte - lufta. Kishim menduar se të gjithë serbët, me polici dhe ushtri, do të zh-

duken. Por, qyteti kishte pamje krejt tjetër. Me të arritur para derës së Redaksisë, kam parë gjakun e terur

deri në rrugën kryesore. Shumë pak njerëz kam parë në rrugë. Aty-këtu ndonjë lëvizje e ndonjë veture policie. Një njeri që rrinte para ndërtesës më tha se e kishin vrarë një roje të natës. Rojën e Kohës Di-tore. Ishim përshëndetur një ditë më parë, në orën 5 pasdite. Sa rëndë më erdhi. Kam marrë në telefon Veton Surroin për t’ia kumtuar lajmin. Ka nxjerrë një ofshamë të thellë dhe më sugjeroi të futesha urgjentisht diku. Më tha se tash - s’ka më gazetë.

Pas pak, më është ndalur telefoni.S’kisha më lidhje. Kam hyrë në banesën ku kisha fjetur një natë më parë dhe kemi

vendosur të shkojmë të flemë në Lagjen e Kurrizit, te Muharrem Qena. E kemi bërë një natë të tmerrshme. Sa krisma dhe thyerje e vjedhje ndodhën atë natë.

Page 223: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

222

Një frikë që të ngjethte mishtë. Familjen nuk e kisha larguar nga Kosova. Që të gjithë i kisha bindur

se lufta do të zgjaste shumë shkurt. Gruan dhe djalin i kisha dërguar në Prizren, për një arsye të vetme. Nuk dëshiroja të flija në një vend dhe të vritesha kot së koti. Pastaj, edhe nëse do të zihesha nga serbët, nuk doja që kjo të bëhej para familjes.

Prindërit dhe motrat kishin qëndruar në Mëhallë të Muhaxherëve, te dhëndri, në Prishtinë. Kurse motra dhe dhëndri im, që u kujdes në momentet më të vështira të jetës sime, kur u shpalla i vdekur nga NATO, kishte qëndruar në shtëpinë e saj gjatë gjithë kohës.

Atë natë, derisa po e përjetoja një tmerr të vërtetë, duke biseduar në telefon me gruan dhe djalin në Prizren, u ndërpre linja telefonike.

Edhe telefonat statikë u ndalën. Të nesërmen, vendosa të shkoja në banesën e shkrimtarit Teki Der-

vishit, në Lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë. Ai jetonte vetëm për një kohë të gjatë, sepse gruan e kishte në Shkup. Kisha frikë të shkoj, sepse Tekiu ishte i përndjekur politikisht dhe e kisha drojën që aty do të hynin së pari. Por, nuk kisha shumë zgjidhje. Nuk dija ku të shkoja. Tekiu u gëzua shumë. Së paku, mund të bënim muhabet për të gjitha. Edhe për opsionet. Kishte frikë. Dhe, thënë të drejtën, hiç më pak nuk kishim edhe ne të tjerët. Unë flisja për opsionet e luftës 78-orëshe që ki-sha dëgjuar nga diplomatët. Tekiu ishte pesimist. Mbante një qëndrim religjioz ndaj konfliktit.

“Epo, të ishim katolikë, tash do të ishim të lirë. Tash do të na bëjnë përshesh”, thoshte ai, me frikë.

Fliste se do të na përzinin të gjithëve nga Kosova. Nuk i besoja analizave të tij.

Page 224: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

223

Unë u besoja atyre që më kishin thënë se do të çliroheshim për disa ditë.

Duke dëgjuar konferencat për media në BBC, dëgjova listën e të vdekurve.

Ishte ditë e hënë. Fjalia që doli nga goja e Kapitenit David Welby ishte - “Dje, e diel, janë ekzekutuar katër intelektualë të n njohur të Kosovës: Fehmi Agani, Baton Haxi, Kryeredaktor i Kohës Ditore dhe dy të tjerë”.

U stepa. Nuk mund të besoja. Jamie Shean e kisha takuar disa muaj pas luftës në Prishtinë. E ki-

sha takuar në një konferencë. Isha kurioz ta dija se kush e shpalli se isha vrarë. Nuk dëshiroja të dija për motivet dhe arsyet, por njeriun. Të njëjtën pyetje ia kisha bërë edhe David Slinn. I pari më tha se Wesley Clark i ka ofruar emrat, kurse i dyti tha se adresimin e ka bërë te Shawn Burns, diplomati amerikan.

“Wesley Clark ka ofruar një letër me emra të ekzekutuar. Thjesht, i kemi lexuar, pa ditur se kush në të vërtetë janë”, më thoshte Jamie Shea.

Ky është varianti nga Brukseli, por si ka qenë ndjenja në Prishtinë, për ta përjetuar “vdekjen”?

I ulur në tokë, me disa njerëz përreth, shikonim BBC. Shumica prej tyre nuk kuptonin asgjë, por ishte bërë shprehi për ta parë Shean dhe konferencat e tij për media.

“Çka po thotë? A po dorëzohet Milosevic? Kur po kryhet lufta?” Zakonisht këto ishin pyetjet, në ditët e para të strehimit.Më 29 mars ishte ndryshe. E shikoja televizorin pa asnjë stres

personal. Për një moment, dëgjova emrin tim dhe të Fehmi Aganit.

Page 225: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

224

Mbiemri më ishte ndryshuar. Baton Haxi. Por, u tha - Kryeredaktor, atëherë isha i sigurt se ky ishte një gabim i madh. Nuk e kuptoi askush se çfarë kishin thënë. E kuptuan emrin e Aganit, por jo edhe timin. Dridhesha i tëri. Si mund të shpallet njeriu i vdekur? Nuk e kisha të qartë pse? Telefonat nuk punonin. Jashtë nuk guxonim të lëviznim.

Kam qëndruar për një orë e gjysmë si i çmendur. Flisja vetëmëvete.E kisha një copë shpresë se do të demantonte dikush. Në banesën

tjetër të fqinjit të Tekiut, dëgjohej Radio Deutsche Welle, në gjuhën shqipe. Po ta jepnin edhe këta lajmin, e dija se do të plaste kiameti.

Mbeta vetëm në banesë, kurse të gjithë shkuan për të dëgjuar lajmet. Në orën 17:02, i kam parë se si po hynin brenda dhe po më shiko-

nin. Çka është kjo tash? A është e mundur kjo? Ju thashë që, meqë jam deklaruar si i vrarë, e di që as Agani nuk është. Së paku, ne që ishim aty, e dinim, ose supozonim, se e dinim një të vërtetë.

Por, familja ime? Kush do t’i lajmëronte ata se nuk është e vërtetë. Jashtë dëgjoheshin krisma. Familjarët që ishin me fëmijë, e kishin

drojën e arsyeshme. Nëse e marrin vesh, do të na vrasin të gjithëve. E pash sikletin e tyre dhe aprovova një sugjerim të Tekiut, se më duhej të ikja nga aty. Për shumë arsye. Për sigurinë time dhe të gjithë të tjerëve.

Kam dalë i maskuar, me një kapelë dhe pa mjekër. Jam afruar të një banesë dhe i luta që të hyja brenda. Më pyetën kush jam. Kur u tregova, njëri më pështy, duke me thënë – ‘S’të vjen turp ta prezantosh njeriun e vrarë”.

Jam kthyer përsëri të hyrja. Pas pak, ka ardhur motra ime.

Page 226: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

225

Vetëm ajo nga familja e dinte se ku gjendesha. Nëpër krisma, motra ime, Sanija, ka ardhur si e çmendur. Më ka parë dhe më ka përqafuar shumë.

“Ikim shpejt, se po gjuajnë dhe po thyejnë dyqane”, më tha. Kur kemi arritur, më në fund, te një banesë e Kodrës së Diellit,

kishin filluar gjuajtjet nga kallashnikovët. Kemi hyrë të një shtëpi dhe jemi strehuar. Vetëm shikoheshim në sy dhe nuk flisnim. Ata nuk py-esnin asgjë, unë nuk thosha asgjë. Njerëzit i besonin më shumë NA-TO-s se mua që isha gjallë.

Pas gjysmë ore, kemi ikur nga ajo banesë dhe kemi vajtur në një banesë tjetër. Te motra. E tash, si të lajmëroj se jam gjallë. Dikush kishte hapur derë për mua, të tjerët më kishin vajtuar, kurse e shihja veten në TV të ndryshme, duke folur njerëzit për mua. Sa keq e sa mirë në të njëjtën kohë. Mirë që dëgjoja aq fjalë të mira nga kolegët e BBC, SKY NEWS, CNN, e të tjera. Dëgjoja komentet në radio dhe shkrimet që kishin bërë gazetat. Krejt ishte si në ëndërr.

Sa keq ishte ta përjetosh vdekjen e të jesh i gjallë.Gruaja dhe djali kishin qenë në Prizren dhe njerëzit e afërt kishin

shkuar për kryeshëndosh. Vetëm lufta sjell këso befasish.Kemi kaluar të motra për dy ditë të tjera. Ishte rrezik.Me datën 2 prill, kishin dhënë urdhër që të largoheshim nga lagjja.

Paramilitarë me tesha të gjelbra -- për herë të parë kisha parë unifor-ma të tilla -- kishin dhënë urdhër që të gjithë banorët të largoheshin. Nuk ishin më shumë se tridhjetë paramilitarë. Dhjetëra mijëra banorë të Kodrës së Diellit kishin dalë në fushë. Nuk shihej fundi. Kam dalë i maskuar, por disa nga banorët më njihnin. Nuk besonin, por as që

Page 227: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

226

bënin zë. Dhjetëra mijëra njerëz largoheshin nga tridhjetë ushtarë. Asnjë rezistencë. Nuk kishte kush të na mbronte. As politika. As ush-tria e Kosovës. Të gjithë ishim në fushë.

“Shyqyr Zot që qenke gjallë”, më tha një grua, me zë të ulët. Nuk dija si të reagoja. E kam marrë një grua me dy pleq dhe një

fëmijë dhe kemi hipur në veturën që e kisha disa dhjetëra metra larg. Nuk e dinim ku shkonim. Plaku thoshte se dëshironte të mbetej, të tjerët ishin për të ikur. Në çdo udhëkryq kishte ushtarë. Vetëm të tre-gonin drejtimin.

Rrugës e ndalnin ndonjë veturë të mirë dhe i nxirrnin njerëzit prej saj. Ata ose hynin te dikush tjetër, ose vazhdonin këmbë.

Pas një kohe, kemi arritur te udhëkryqi që lidh Brezovicën dhe Shk-upin.

Na kishin thënë se duhet shkuar drejt rrugës së Tetovës. Kur kemi arritur lart, rendi ishte i gjatë dhjetëra kilometra. Kemi pritur katër ditë, rrëzë maleve. E kam lënë veturën dhe kam dalë në zonën maqe-donase. Nga një telefon, kam thirrur Zyrën Amerikane. Ka ardhur për të më nxjerrë nga aty një doktoreshë britanike, emrin e së cilës nuk e mësova, por për vite kishte bashkëpunuar me ne. Pastaj, kanë ardhur disa të tjerë dhe më larguan nga zona.

Pika ime e parë ishte – Partia Demokratike Shqiptare.Kam takuar gazetaren Teuta Arifi dhe kam dhënë një lajm në Deut-

sche Welle se jam gjallë, duke shtuar se në Kosovë ka shumë pak shqip-tarë dhe se ne jemi popull i pambrojtur.

Atë natë kam folur me të gjithë njerëzit që ishin jashtë Kosovës. Chris Hill që ishte në Shkup, Nick Hill që ishte në Hungari, David

Page 228: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

227

Slinn që ishte në Londër, Jan Kickert, Axel Dittman, Ambasadorin Pe-tritsch, James Rubin...

Natën e parë kemi folur me Slinn, Dittman dhe Pauls për rishfaqjen e politikës kosovare në skenë. Pauls thoshte se ata nuk mund të flisnin për ne. Askush nuk bëhet i gjallë. Të gjithë thonë se familjet i kemi brenda, ose e kishin një arsye tjetër.

Të njëjtën natë, posa kemi arritur në Tetovë, kemi bërë grupin për një vizitë në shtetet europiane.

Kam thirrur Blerim Shalën në Dibër, pastaj Migjen Kelmendin në Tetovë, Shkëlzen Maliqin dhe Gjeraqina Tuhinën.

Këta ishin njerëzit që i kishim para vetes.Të nesërmen jemi nisur për në vizitë. Kemi takuar z. Joschka Fisch-

er, të pasnesërmen kemi udhëtuar për në Londër dhe kemi pasur kon-ferencë me z. Robin Cook.

Posa jam kthyer në Maqedoni, më thanë se duhet nisur gazeta në ek-zil. Varianti i parë ishte të nisim një agjenci dhe të vendoset në Tiranë. Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme për njerëzit që ishin nëpër kampe. Kemi bërë një projekt për gazetë. Përnjëherë kishin ardhur dhjetëra oferta. Propozimi i parë ishte – Refugjati. Më duket se ishte propozim i Ministrisë së Jashtme Britanike.

Ardian Arifaj dhe Sami Kqiku, nga Redaksia, më kishin përkra-hur se duhej nisur Koha në Ekzil, e jo gazeta Refugjati. Nuk donim të ishim refugjatë. Tre muaj, Britania e Madhe, Franca, Soros dhe DFID ndihmuan daljen e gazetës. Falas, për refugjatë në Shqipëri dhe Maqe-doni.

Nuk dinim kush do të mbetej gjallë. Njerëzit ishin regjistruar të iknin nga Maqedonia. Lajmi që tronditi më së shumti ishte vrasja e Fehmi

Page 229: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

228

Aganit. Kosova kishte humbur shumë. Kryesia e LDK-së mbante mbled-hje në një bodrum të një restoranti të Tetovës. Ishin ndarë në grupe dhe kërkonin zgjidhje. Disa shkonin në Tiranë për t’u takuar me UÇK-në, e disa të tjerë rrinin kot në Tetovë, thjesht si refugjatë. UÇK kishte formuar një Qeveri për vete. E takova Hashim Thaçin prapa Restorantit Arbi, në Tetovë, kishte ardhur nga lufta. Sabri Hamitin e kisha parë në Paris, si një vëzhgues i një tribune, derisa flitej për Kosovën dhe marshin e paqes dhe lirisë. Me Muhamedin Kullashin flisja për situatën në Kosovë. Edi Rama dhe unë kishim shkuar t’i ndihmonim organizatorët për marshin në sheshin më të madh të Parisit. Kishte ndihmuar shumë Luan Rama, Ambasador i Shqipërisë atje. Atje ishin të gjithë artistët me prejardhje shqiptare, me në krye Liri Begen. Rexhep Mitrovica dhe plotë të tjerë. Mijëra bluza dhe pllakate ishin përgatitur. Ishin të gjithë filozofët e njo-hur që dëshironin të ndihmonin.

“Kosova mon amour”. Ky ishte pllakati që thoshte gjithçka.Fund i pritur. Kosova u çlirua. Pas gjithë atyre etheve që na shkaktuan diplomatët

dhe hyrja e trupave Prishtinë, megjithatë ishte gëzim i madh. E kisha shkruar një shkrim në gazetë, më vonë të botuar në Courrier Interna-tional dhe në Frankfurter Allgemeine, më 6 prill të vitit 1999, me titull - “Në Kosovë kthehemi më 15 qershor”. E kisha bërë jo pse dija diçka për këtë datë të çlirimit, por kisha konstatuar edhe një herë thënien e famshme - se politika është një percepcion. Kur e kisha takuar David Slinn në Londër, më kishte thënë decidivisht - “Meqë nuk po dorëzohet Milosevic, projekti i bombardimeve nuk guxon të shkojë më shumë se mesi i qershorit”. E shkrova dhe botova, duke parafrazuar David Slinn, se,

Page 230: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

229

nëse nuk çlirohet Kosova deri më 15 qershor, në kampe do të jetë shumë nxehtë dhe do të rrezikohet paqja në Maqedoni. Do të rrezikohet rajoni. Në vend të 50 mijë trupave të paraparë për Kosovën, do të na duheshin dhjeta mijëra të tjera për ta ruajtur paqen në Ballkan.

Ky ishte një arsyetim i Slinn pse Kosova duhej të çlirohej deri më 15 qershor. Shkrimi mbetet si një percepcion i një gazetari që as ndërmend nuk i kishte shkuar se Kosova mund të çlirohej deri në atë ditë.

Skenarin e kisha shumë më të keq. Ndarjen dhe fundin e luftës më Serbinë. 11 qershor 1999. Trupat ishin në kufi. David Slinn kërkoi që dikush ta shoqëronte deri

në Prishtinë, me automjetin e tij të blinduar. Ai do të hynte me trupat britanike, për ta marrë një shtëpi më qira në Dragodan.

Njerëzit kishin marrë pamje kufomash. Në shtëpinë e Dukagjin Binishit, në përdhesen e ndërtesës, pash Veton

Surroin. Me flokë të gjatë, i humbur dhe më shijen e keqe të luftës. I thash se kishim provuar ta nxirrnim nga aty, në disa variante, por adresa e tij nuk dihej.

Nuk u desh të jesh shumë i ditur që ta parashikosh fundin e luftës. Por, nuk e kisha paramenduar epilogun e kësaj drame me vandalizma e djegie.

Sapo kreva punë në Prishtinë, dëshiroja ta shihja djalin dhe gruan. Me një ekip spanjoll dhe me gazetarin Augustin Palokaj kemi udhëtuar për në Prizren. Djalit iu kishin rritur flokët, kurse gruaja kishte hum-bur shpresat se do të shihemi ndonjëherë tjetër.

Por, si e pash Kosovën?

Page 231: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

230

Ishte vend ku zërat e të vdekurve flisnin po aq zëshëm sikur ata të të gjallëve, ndoshta edhe më zëshëm. Të vdekurit nuk ishin askund dhe ishin gjithkund. Ishte e qartë se disa kurrë nuk do të gjenden, të tjerët ishin të shpërndarë nëpër varre të paemërtuara. Eshtrat e tyre ishin të grumbulluar në gërmadhat e atyre që dikur kishin qenë ishin shtëpitë e tyre të bukura të fshatit. Aty kishin qenë momentet e tyre të fundit, të shënuara në memorie dhe në fytyra të atyre që mbijetuan ato që ndodhën në Kosovë.

Liria për disa ishte klithje, për disa ferr.Çdokush ishte në marrëdhënie të ngushta me këta të vdekur. Gati çdo

fshat, çdo mëhallë, çdo familje në një mënyrë ishte prekur nga sulmi i egër i vrasjeve, dimensioni i të cilave vetëm po bëhej plotësisht i qartë, kur paqeruajtësit e NATO-s shtriheshin në tërë Kosovën dhe shqiptarët e dëbuar po ktheheshin prapa.

Ajo që shqiptarët gjenin, kur ktheheshin në vendin e tyre, ishte një shtëpi gjigante e shkatërruar. Zyrtarët ushtarakë dhe humanitarë perën-dimorë thoshin se deri në 10.000 njerëz mund të ishin vrarë në një fush-atë të orkestruar të krimeve nga policia dhe nga trupat e paramilitarëve serbë.

Ndonjëherë njerëzit e vdekur i gjenin në pragjet e shtëpive të tyre. Pjesë të kufomave mbushnin bunarët familjarë, kufomat ende qëndronin aty ku ishin vrarë.

Në Krushë - ishte tmerr. Një fshatar i Krushës së Madhe mendon se sytë e tij gjithnjë do të drejtohen nga vendi i krimit.

“Është aq vështirë këto ditë... Vetëm të jesh këtu”, thoshte ai.Dhe, njerëzit, ishin të vdekur po ashtu, në një mënyrë, edhe ata që

ishin lënë të gjallë.

Page 232: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

231

Kishte fëmijë që ishin sikur zombi të vegjël. Nuk ishin as të pikëlluar, ishin vetëm të zbrazët. Njerëz të moshuar Krushës vetëm qanin.

Vashat e reja që ishin dhunuar, mendonin se kurrë nuk do të flasin për atë gjë, por jeta e tyre ishte shkatërruar. Dhe për meshkujt ishte ndjenjë e tmerrshme, sepse ata donin t’i mbronin familjet e tyre nga tërë kjo, dhe nuk ia dolën. Gati në çdo mur kishte grafitë në serbisht. “Umri!” Vdis.

Tashmë kishte ditë që bombardimet e caqeve serbe nga NATO kishin përfunduar. Por, nuk mund të thuhej se kishte përfunduar lufta. Madje, që nga dita kur në tokën e Kosovës, për herë të parë nga Lufta e Dytë Botërore, hynë ushtarët ndërkombëtarë, në rajonin e trazuar nga ter-rori dhe ankthi kishte filluar një ballafaqim tjetër, ndonëse jo me front të hapur. Në sipërfaqe ishte KFOR ende i pakompletuar. Në këtë mes, bashkësia ndërkombëtare dukej paksa e vetmuar me konceptin e saj të shoqërisë multietnike, civile, tolerante.

Një pjesë jo e vogël e njerëzve në Kosovë, të cilët tashmë nga dhuna barbare kishin humbur më të dashurit dhe më të afërmit e tyre, thir-rjet dhe lutjet për - bashkëjetesë me fqinjët e tyre, në radhë të parë, i kuptonin si një reprizë nga e kaluara, kur bëheshin apele lapidare për vëllazërim-bashkim.

Kuptohej, bashkësia ndërkombëtare mendonte ndryshe. Por, si ta kuptonin këtë mesazh njerëzit e thjeshtë, të cilët kur kthe-

heshin nga ekzili i detyrueshëm, në vend të pronave të pasura, gjenin gropa të zeza? Ishte gati e natyrshme që ndjenja e hakmarrjes vlonte në gjoksin e çdokujt. Prandaj, aktet e aty-këtushme të hakmarrjes ndaj fqin-jëve -- këtë e tha edhe Presidenti i SHBA -- pastaj e përsëriti edhe Minis-tri i Jashtëm Gjerman, nuk ishin aspak befasuese.

Page 233: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

232

Prandaj, ato ditë shtrohej pyetja, aq shumë e diskutueshme, se a kishte faj kolektiv dhe a ekziston faji kolektiv?

Të gjithë thoshin se në këtë rast, megjithatë, ekziston përgjegjësia kolektive.

Serbia kishte shumë mëkate në shpirt lidhur me ngjarjet e gjithëm-barshme të luftës në territorin e ish-Jugosllavisë, e ata tash kishin filluar të shpërlaheshin dhe të gjithë fajin po ia hidhnin Slobodan Milosevic. Ai, natyrisht, kishte faj shumë, por i tillë është rrëfimi për kurbanin. Nuk duhej dyshuar që Milosevic tashmë bëhej kurban, nuk duhet dyshuar as që ishte fajtor, por nuk duhet dyshuar se ishin fajtor edhe Kisha Serbe, edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë, edhe intelektualët.

Ky tregim për pastrimin e mëkateve dhe kurbanin, dukej i shëmtuar.Slobodan Milosevic nuk ia futi flakën secilës prej shtëpive në Kosovë.

Individët serbë, po. Ata e bënë këtë me vullnet dhe shpesh me kënaqësi vrasëse, sipas dëshmive të të mbijetuarve, të cilat tani mblidheshin nga gazetarët, hulumtuesit e krimeve të luftës dhe paqeruajtësit e NATO-s.

Ishte e qartë se fushata e terrorit serb nuk kishte filluar më 24 mars 1999, ditën kur NATO marshoi për të bombarduar Serbinë, e as më 28 shkurt 1998 - kur u kryen masakrat serbe në Drenicë, madje as më 1989 – ishte një periudhë e urrejtjes, një kohë e kultivimit të racizmit, e stim-ulimit të idesë së rreme se serbët na qenkan racë sipërore ndaj shqip-tarëve, që zgjat së paku nga viti 1912 e këtej.

Natyrisht, përballë kësaj stuhie terrori fizik dhe psikik pothuaj njëshekullor edhe shqiptarët kishin konservuar në vetvete një urrejtje të madhe ndaj serbëve. Por, kjo ishte urrejtja e të nënshtruarit, ishte përbuz-ja e viktimës ndaj bartësit të arbitraritetit, që ishte shteti serb.

Page 234: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

233

Këtu qëndron dallimi mbase qenësor mes urrejtjes serbe ndaj shqip-tarëve dhe anasjelltas.

Urrejtja e viktimës ndaj pushtuesit kurrë nuk është e njëjtë me urrejt-jen e pushtuesit ndaj viktimës.

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, të cilët tashti me numër të madh vendoseshin në Kosovë, kishin filluar procesin e rëndë të paqë-simit. Dukej e qartë se, pas gjithë asaj që kishte ndodhur, nuk mund të kalohet në normalitetin e përditshëm, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Bashkëjetesa shihej se ishte një iluzion i bukur. Kështu dukej Kosova e pasluftës. Kosova ishte kështu karshi serbëve dhe Serbisë. Por, Kosova vetë kishte

filluar të ndahej në feude të meritokracisë së luftës. Në Kosovë kishin ng-jarë gjëra të tmerrshme, të mynxyrshme. Është vështirë të paramendohet që njerëzit, të cilët kishin duruar të gjitha ato, të pranonin të jetonin në kuadër të shtetit të Serbisë.

Për 120 vjet, serbët kishin pasur rast të jetonin dhe bashkëjetonin me shqiptarët. Por, ata për gjatë gjithë atyre viteve - kishin bërë qindra ma-sakra dhe deportime.

Dhe, shqiptarët nuk mund ta shlyejnë memorien çdo 20 vjet. Krimi duhet ndëshkuar dhe shqiptarët e serbët duhet të jetojnë si

fqinjë. Serbia, nuk ka më kurrfarë të drejte të sundimit mbi Kosovën.

Page 235: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Baton Haxhiu

234

Page 236: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

LUFTA NDRYSHE

235

Shënime për autorin

Baton Haxhiu, i lindur me 1967, është gazetar, analist dhe publicist i njohur nga Prishtina.

Është fitues i çmimit prestigjioz CPJ International Press Freedom Award .

Për shumë vite ishte kryeredaktor i “Koha Ditore”, gazetës së parë të pavarur në Kosovë. Aktualisht është drejtor në TV Klan Kosova.

Është autor i librave “Lufta Ndryshe” dhe “Shkëlzen Maliqi - Shem-bja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime të tjera”.

Page 237: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe
Page 238: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

Përmbajtja

Parathënie ................................................................................................... 5Hyrje: Pse ndodhi konflikti? ................................................................... 11Kreu i parë: “Lufta nisi, biro…”............................................................... 37Kreu i dytë: Dosja perëndimore e UÇK-së ........................................... 47Kreu i tretë: Paraloja e luftës ................................................................... 72Kreu i katërt: Dita kur nisi lufta në Kosovë ........................................... 77Kreu i pestë: Serbia dhe LDK pa influencë ........................................... 87Kreu i gjashtë: Thoshin se të gjithë ishin të vrarë... ............................100Kreu i shtatë: Shqiptarët, faktorë ushtarakë ........................................110Kreu i tetë: A ishte prishur marrëveshja me amerikanët? .................120Kreu i nëntë: Qeveria e Bukoshit ishte vonuar ...................................131Kreu i dhjetë: Vrasja e Ilir Konushevcit ...............................................141Kreu i njëmbëdhjetë: Lufta e Rahovecit ..............................................146Kreu i dymbëdhjetë: Takimi në Malet e Berishës ...............................155Kreu i trembëdhjetë: Ecejaket diplomatike .........................................160Kreu i katërmbëdhjetë: Mëngjesi i tmerrit në Reçak .........................173Kreu i pesëmbëdhjetë: Vendimi për Rambouillet .............................179Kreu i gjashtëmbëdhjetë: Demaçi në karrigen e Kryeministrit slloven ......................................................................................................186Kreu i shtatëmbëdhjetë: Vetmia e Rugovës .........................................193Kreu i tetëmbëdhjetë: “Po” për Rambouillet .......................................200Kreu i nëntëmbëdhjetë: Rrëfimi për intervenimin tokësor ..............209Kreu i njëzetë: “Vdekja” ime ..................................................................221Shënime për autorin ...............................................................................235

Page 239: Baton Haxhiu Lufta Ndryshe

9 789951 641241

ISBN 978-9951-641-24-1