10
Buletini Informativ MAJ 2014 SHOQATA KOMBËTARE E GRAVE PROFESIONISTE, AFARISTE DHE ZEJTARE Tirane, 9 Maj 2014 Çertifikim profesional i 15 Artizaneve te SHGPAZ-se nga Shoqata kombetare turke e Esnafeve

Buletini informativ

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Maj 2014

Citation preview

Page 1: Buletini informativ

Buletini Informativ MAJ 2014

SHOQATA KOMBËTARE E GRAVE PROFESIONISTE, AFARISTE DHE ZEJTARE

Tirane, 9 Maj 2014

Çertifikim profesional i 15 Artizaneve te SHGPAZ-se nga

Shoqata kombetare turke e Esnafeve

Page 2: Buletini informativ

Faqe 2 AKTIVITETET E SHGPAZ - MAJ 2014

Data Vendi Tema 2 Maj

Ministria e Mireqenies dhe rinise

Personat me aftesi te kufizuar

Zyrat e NFB, Tirane Prezantimi i studimit - Inspektimi tatimor

6 Maj Hotel Tirana Jave Italiane e biznesit ne Shqiperi

6-7 Maj Korce Takim i GIZ –Nucleus

8 Maj Hotel Tirana Prezantimi i programeve IPA-/CSF 2014-2014

8 Maj Qendra Turke, Jonus Emre Takim me sipermarresit Turk

9 Maj Pedonalja Tirane Dekorim i 15 Artizaneve te SHGPAZ-se nga Shoqata Turke e Esnafeve Esder

12 Maj

Vjene Forum Biznesi,Austri- Shqiperi

Qendra Zajed Center Shanset e Barabarta në Sektorin Ekonomik

14 Maj

Hotel Tirana Trajnim i SEECEL – Nevojat per trajnim te grave sipermarrese( vijoi)

Zyrat e GIZ Trajnim i keshilluesve- faza II

Kompleksi Iliria Shkoder Grate sipermarrese ne Shkoder- Sfidat dhe mundesite

15 Maj

Hotel Tirana Trajnim i SEECEL – Nevojat per trajnim te grave sipermarrese( perfundoi)

Hotel Theranda Takim i berthames se Hoteliereve

Zyrat e GIZ Trajnim i keshilluesve te Nucleus - faza II

Restorant Piazza Darka e organizuar nga Seecel

16 Maj Mal i Zi-Podgorice Takimi konsultues me partneret e Malit te Zi per projektin START-W

17 Maj Vlore B2B me hotelet dhe restorantet e Vlores dhe Tiranes

20 Maj 1.Shkoder 2.Hotel Rogner

1.Takim ne zyren e SHGPAZ –SHKODER dhe plotesimi i pyetsoreve te START-W ne Shkoder, Vau i Dejes 2.Takimi me sipermarresit me rastin e vizites se presidentit te Austrise

21 Maj 22 Maj

Hotel Tirana Tirane

Prezantim i fondit te EBRD( ENAF) per grate sipermarrese Takim monitorues per projektin START-W ne zyrat e AIDA

23 Maj Ambasada Gjermane Nenshkrimi i marreveshjes per krijimin e Nucleus Albania

28-30 Maj Prishtine Panairi i Prishtines “Travel Fair”

30 Maj Hotel Rogner Nenshkrimi per Fondin e kreditimit te sme-ve te kryeqytetit nga Fondii Amerikan i Zhvillimit

Page 3: Buletini informativ

Më datë 11 Maj 2014 në Vjenë, Austri, u organizua Forumi i Biznesit dhe Investimeve Austri- Shqipëri. Ky forum kishte për qëllim një platformë diskutimi periodik mbi të tashmen dhe të ardhmen e ekonomisë europiane e globale gjatë së cilës iu kushtua vëmendje e veçantë Shqipërisë.

Në këtë event morën pjesë figura të rëndësishme të ekonomisë dhe politikës nga 26 vende ku ndër të tjerë Shqipëria u përfaqësua nga Z. Edi Rama, Kryeministri i vendit, 3 ministra

te fushave te rendesishme si ekonomia, energjia dhe bujqesia, perfaqesues te tjere financiare si dhe biznesmene e grupe interesi ekonomike etj.Nje takim tjeter ishte edhe takimi nje ditor, prane dhomes se tregtise se Austrise, nje prezantim zyrtar i shtetit tone dhe bizneseve austriake qe operojne ne Shqiperi si: Kompania Rogner, Raifheissen bank, lotaria austriake, grupi keshillimor taksor, hidrocentrali Ashta etj.

Në fjalën e tij Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama theksoi faktin se Qeveria shqiptare, po punon intensivisht për të ngritur bazat e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe në këto përpjekje, ajo është mbështetur edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare duke vlerësuar faktin se Investimet e Huaja janë të një rëndësie jetike për ekonominë tonë. Pas diskutimit te ministrave shqiptare, u zhvillua nje vleresim I biznesit austriak ne Shqiperi, ne nje panel mjaft cilesor, i cili u drejtua nga Zoti Piter, drejtor i investimeve te huaja prane dhomes austriake te tregtise.

Ne kete forum, ku ishte ftuar edhe SHGPAZ, mori pjese nje delegacion prej 6 vetash, per te gjetur nje impakt më konkret me biznesin femeror austriak dhe ate shqiptar ne Austri. Pas seances

plenare, u realizuan disa B2B, si dhe nje takim me perfaqesuesit e WIFI, lidhje e kahkohshme jona me kete institucion, prane Dhomes se tregtise se Austrisë, per te vijuar bashkepunimin ne fushen e trajnimeve dhe joint venture, ne fushen e turizmit, artizanatit dhe fasonit.Gjate forumit, na u krijua mundesia te takohemi me shume studente shqiptare qe studionin atje dhe ishin te gatshem te ishin pika mbeshtetjeje dhe lidhjeje midis dy vendeve tona.

Faqe 3

Forumi i Biznesit dhe Investimeve

Austri – Shqipëri

Page 4: Buletini informativ

Shoqata e Grave Profesioniste Afariste&Zejtare-SHGPAZ mori pjese per here te pare ne Panairin “ Travel Fair 2014 ” i mbajtur ne Prishtine ne datat 28-29-30 Maj 2014. SHGPAZ u perfaqesua ne kete panair me berthamen e Hoteleve dhe Artizaneve.Kjo pjesemarrje ne kete panair u mundesua me financim te projektit GIZ-Bashkepunimi Shqiptaro-Gjerman. Ne hapjen e panairit mori pjese Ministri i Tregtisë dhe Industrisë,

Z.Bernard Nikaj,I cili përmendi faktin që për herë të parë ka filluar procesi i klasifikimit dhe kategorizimit te hoteleve, i cili sipas tij, do ta rrisë vlerën e kualitetit të ofertës vendore për të gjithë turistët duke sjelle edhe zhvillimin e turizmit në Kosovë gje e cila do të shënojë një kthesë positive per turizmin kosovar. Në të njëjtën kohë ne me kete panair u hap edhe panair i Edukimit. Ky panair i Turizmit në këtë edicion solli risi ne fushen e hotelerise dhe turizmit per te gjitha vendet e rajonit ne prurjen e turisteve nga Ulqini, Shqipëria, Maqedonia, Turqia si edhe turizmi vendor i qyteteve siç është Prizreni dhe Peja qe kane për qëllim informimin

e qytetarëve për ofertat turistike dhe për rezervimin e pushimeve.

I pranishem ne kete Panair ishte edhe Ambasadori Shqipëtar ne Prishtine, Z.Qemal Minxhozi, i cili shprehu nder te tjera që mikpritja në të gjitha zonat turistike të Shqipërisë, të jetë sa më e mirë për vizitorët nga Kosova.Minxhozi, me këtë rast tha se ka interes edhe për zhvillimin e turizmit rajonal, pasi do të jepte një vlerë të shtuar të numrit të turistëve, cilësisë së turizmit dhe shkëmbimeve të ndërsjella në mes vendeve.

Stenda e SHGPAZ-se u vizitua nga mjaft vizitore te interesuar te cilet shprehen interes per te bashkepunuar me hotelieret e SHGPAZ-se dhe artizanet duke mundesuar ne vazhdimesi kontakte dhe lidhje te metejshme. Gjate panairit, u zhvilluan dy takime te tjera zyrtare: me ambasadorin shqiptar ne Kosove dhe drejtorin e turizmit Prizren.

Faqe4 Prishtine “Travel fair 2014”

Page 5: Buletini informativ

Faqe 5

Shoqata e Grave Profesioniste,Afariste dhe zejtare ne kuadrin e

Projektit “ Metoda Berthame ” ne bashkepunim me GIZ

organizoi ne qytetin e Vlores Takimin “ B2B” me Hotelet dhe

Restorantet e ketij qyteti ( u vizitua nderkohe edhe ne Panaja

Fabrika e vajit dhe ne Fier dy biznese, me perspektive per krijim

e berthamave te reja, bar restorante dhe sherbime fotografike ) .

Ne takim mori pjese edhe Z.Jordi Castan-Ekspert i Metodes Berthame si edhe Znj.Valbona Paluka –

Perfaqesuese e GIZ dhe eksperte e Metodes Berthame.

Takimin e hapi Kryetraja e SHGPAZ-se Znj.Flutura Xhabija e cila shprehu pervojen 1 vjecare te

SHGPAZ-se ne implementimin e Metodes Berthame, dhe ndihmen qe kjo metode ka dhene tek anetaret

e saj, te cilet kane permiresuar bizneset e tyre edhe nga ky format. Anetaret e Berthames se Hotelerise

ne Tirane treguan pervojen modeste por te prekshme ne kete fushe te veshtire por mjaft te rendesishme

ne zhvillimin ekonomik te vendit. Edhe pse per here te pare te gjithe perfaqesuesit e Hoteleve dhe

Restoranteve vlonjate qe moren pjese shprehen interes per bashkepunim, shkembim pervoje me

koleget e vet dhe me mundesine e krijimit te nje berthame edhe ne kete qytet.

Ata gjithashtu prezantuan mjaft probleme kritike per kete

sipermarrje turistike ne qytetin e Vlores.

Takim vijoi me nje vizite ne Hotel “ Bolognia”

dhe ne Vilen “ Nika ” ku anetaret u njohen

nga afer me sherbimet qe keto hotele ofrojne dhe vijuan

diskutimet dhe bashkepunimet frytdhenese.

B2B VLORE 17-18 Maj 2014

Page 6: Buletini informativ

Faqe 6

Gratë sipermarrese marrin rreziqe më të llogaritura Ndërsa gratë evropiane janë të paktën po aq mirë të arsimuara sa meshkujt, vetëm pak vendosin te hapin një kompani në pesëmbëdhjetë vjet pas diplomimit të tyre. Kjo mund të shpjegohet pjesërisht nga vështirësitë që ato hasin në harmonizimin e aktiviteteve private dhe profesionale. Përveç kësaj, sistemet mbështetëse ekzistuese të biznesit nuk janë gjithmonë të përshtatura për nevojat specifike të grave. Shqetësimet e hasura nga gratë sipërmarrëse potenciale përfshijnë vështirësi më të mëdha me kyçjen në financim, ne rrjetet profesionale dhe trajnim dhe një mungesë e dukshme besimi për shkak të mospasjes së modeleve të përshtatshme. Gratë gjithashtu priren të jenë të kujdesshme dhe të marrin rreziqe më të kalkuluara dhe të përqëndrohet në krijimin e kompanive në zonat e njohura dhe për të cilat ata mund të përfitojnë nga mbështetja e familjes. Ato mund të dështojnë në marrjen përsipër te krejt përparësive të rrjetëzimit dhe shpesh rritin bizneset e tyre ngadalë dhe vetëm nëse situata e tyre familjare u lejon atyre të punojnë me orë të gjata me një probabilitet të mirë të suksesit. Gratë prandaj kërkojnë masat mbështetëse të përshtatura me vendin ku kane ngritur biznesin e tyre.

Frymëzim dhe mbështetje për gratë që duan të bëhen sipërmarrëse Komisioni Evropian tashmë ofron ndihmë në një numër fushash për të inkurajuar gratë që të bëhen ndërmarrëse. Një Rrjeti Evropian i Ambasadoreve te grave sipërmarrëse u ngrit në vitin 2009, i ndjekur nga krijimi i një rrjeti evropian të mentoreve për gratë sipërmarrëse në vitin 2011. Ambasadorët femra mund të shihet si një hap i parë, duke ofruar modele frymëzuese për të inkurajuar gratë që të marrin në konsideratë sipërmarrjen si një variant shansesh për karrierë. Por çfarë ndodh në qoftë se ato janë të interesuara, por dështojnë, sepse ata nuk kanë pasur mbështetje? Kjo është arsyeja qe u hodh hapi i dytë, në formën e mentoreve të cilat japin këshilla praktike për gratë që kanë nisur rishtas bizneset e tyre.Samiti vijues i BE-së për Javën e NVM-ve 2012, u përqendrua në inkurajimin e grave të marrin në konsideratë ngritjen dhe drejtimin e biznesit të tyre, zakonisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme ( SME ).

Perse arsimim dhe formim Shkolla e Barcelonës për sipërmarrjen femërore tregon pikërisht se si Arsimimi në ndërmarrësi mund të paguajë dividentin. Shkolla u ngrit nga Barcelona Activa, Agjencia e Zhvillimit lokal te Këshillit Bashkiak te Barcelonës. Në shkollë, gratë të marrin pjesë në kurse trajnimi, duke përfshirë këshillimin e biznesit dhe mjetet e të mësuarit te marketingut, dhe këshilla të personalizuara. Në 27 vitet e shkollës janë trajnuar 4 700 gra , prej të cilëve 48 % kanë krijuar kompaninë e tyre . Nga këto 48% , 61 % kanë krijuar një kompani në sektorin e teknologjisë / komunikimet, 27 % kanë krijuar një kompani në sektorin e shërbimeve dhe 12 % kanë krijuar një kompani në sektorin e turizmit. Do të jenë gratë sipërmarrëse që janë mbështetur në përpjekjet e tyre për të zhvilluar plan-biznesin, te vijojnë ne ato gjurme dhe ta vënë në praktikë.

Disa perfundime evropiane dhe rajonale

Page 7: Buletini informativ

Faqe 7

Foto te aktiviteteve Maj 2014

Firmosja e marrveshjes ndermjet organizatave te biznest ne Shqiperi dhe GIZ per implementimin e Nucleo—Albania

Forum biznesi Shqiperi –Austri

Trajnim i GIZ per ekspertet e Nucleus & Takimi i Nucleus ne Korce

Takimi i SEECEL ne zyren e SHGPAZ

Page 8: Buletini informativ

Forbes evidenton 11 arsyet që shpjegojnë pse viti 2014-a do të jetë viti i grave sipërmarrëse, me pritjen për të vlerësuar saktë rreziqet ekonomike. “ Përballë rritjes domethënëse të përqindjes së kompanive të drejtuara nga gratë dhe rimëkëmbjes së investimeve, suksesi i grave në të koman-duar është i padiskutueshëm ” , bëhet e ditur në revistën më të famshme amerikane, Forbes. Pitchbook, shoqata e kërkimeve që ka realizuar këtë studim, llogarit një rritje me rreth 20% të kompanive që drejtohen nga femrat, krahasuar me vetëm 2 vjet më parë. Në këtë sferë SHBA konfir-moheT në vendin e parë, duke lënë pas Italinë.

Motivet e suksesit Pak kohë nga botimi në revistën e famshme amerikane të listës së grave nën 30 vjeç që do të ndrysho-jnë botën, Forbes vazhdon të “ dizajnojë ” linjat e zhvillimit të vitit që sapo ka filluar, duke shpjeguar pse ky do të jetë vit i “ngjyrosur me rozë ” . 1 )Gratë janë në “stofin ” e tyre Roli i liderit i përshtatet më shumë gruas sesa burrit, sepse femra, kur është në krye të skuadres, arrin ta mbajë ate kompakte. Gratë janë të respektuara, inteligjente dhe kanë një aftësi të madhe logjike. 2 )Përmirësojnë produktivitetin e biznesit kompanitë në të cilat gratë mbajnë “ katet e sipërme ” , kanë një përqindje më të lartë të suksesit. 3 ) Rritja e aksioneve stimulon risitë Agjencitë me numrin më të madh të grave paraqesin performancë ose ecuri më të mirë. Disa njerëz mund të mendojnë se fushat më të rëndësishme me të cilat mund të merret gjinia femër kanë të bëjnë me kuzhinën, modën apo kozmetikën. Por ja që nuk është kështu! Gratë tani kanë fituar aftësi të jashtëzakonshme në botën e teknologjisë, internetit, industrisë mobile dhe mediave sociale. 4 ) Janë inteligjente Gratë i njohin dëshirat e kërkesat e seksit të tyre. Nëse mendoni se rreth 80% e shpenzimeve vendoset nga gratë, është e qartë se t ’ i kesh ato në krye të një korporate, përkthehet në një prodhim inteligjent, i drejtuar në mënyrë efektive për të përmbushur nevojat e atyre që vendosin për të blerë. 5 )E përdorin mirë fuqinë e parave Numri i grave investuese është ende i ulët, në rreth 22%, megjithatë, në krahasim me vitet e mëparshme, rezulton më i madh. Konkretisht, me rreth 50% krahasuar me vitin 2011. 6 ) Janë të afta të krijojnë një rrjet Shpesh organizojnë grupe këshilluese në mënyrë që të zgjidhin problemet e të diskutojnë sfidat e reja.

Viti 2014 - Viti i grave sipërmarrëse

Page 9: Buletini informativ

Përcaktimi i buxhetit të marketingut është një nga aspektet më të rëndësishëm dhe njëherazi më të vështirë në marketing, por gjithashtu edhe një nga më të neglizhuarit për shkak se nuk është një proces veçanërisht i këndshëm a krea-tiv. Në rastin e kompanive dhe bizneseve shqiptare, përcaktimi i buxhetit të marketingut është thjesht i neglizhuar ose i parëndësishëm. Kjo ndodh për shkak se gjatë procesit të buxhetimit të njësive të tyre, drejtimi i kushton me tepër rëndësi anëve të tjera të kostove si: buxhetit të materialeve, buxhetit të punës a buxhetit të shpenzimeve të përgjithshme. Duhet të për-mendim edhe mungesën e një kulture të duhur rreth rëndësisë së marketingut

nga ana e njësive shqiptare dhe gjithashtu faktin që tregu shqiptar përbëhet nga një numër i madh biznesesh të vogla ose të mesme. Të tëra këto bëjne që plani i marketingut (pjesë e të cilit është edhe buxheti i marketingut) të mos jetë në qendër të vendimmarrjes së drejtimit.Ndaj, ju prezantojmë këto gjashtë metoda të cilat mund t’ju orientojnë të zgjidhni modelin që përshtatet më shumë me nevojat dhe industrinë tuaj. Shuma që mbetet: Pasi të keni llogaritur marzhin bruto si dhe të keni përcaktuar fitimin e nevojshëm neto, ajo që mbetet pasi të keni zbritur të gjitha kostot dhe shpenzimet e tjera i alokohet buxhetit të marketingut dhe komunikimit. Kjo metodë nuk është shumë praktike, por në praktikë është ajo që bëjnë shumica e kompanive shqiptare të cilat e shohin marketin-gun thjesht si shpenzim! Përqindja e shitjeve: buxheti i marketingut përcaktohet si një përqindje fikse (p.sh. 5%) e totalit të shitjeve. Por problemi

me ketë mënyrë përcaktimi shfaqet kur niveli i shitjeve është në rënie që rrjedhimisht sjell edhe uljen e shpenzimeve të marketingut, kur në realitet mund të këtë nevojë që shpenzimet e marketingut të rriten. Kjo mënyrë mund të jetë e vlef-shme, dhe relativisht e lehtë në përdorim, në rastet kur ju duhet të përcaktoni një buxhet të vogël për një produkt apo fushatë të caktuar. Në këto raste, përqindja e buxhetit për marketingun llogaritet me përafërsi bazuar mbi totalin e shit-jeve që synohen. Pra nëse ju synoni të shisni produkte me vlerë totale 100 lekë, atëherë 5 lekë i bie të shpenzohen që në fillim për marketingun (nëse buxheti për këtë fushatë marketingu është thjesht 5%).

Objektivi dhe detyrat: Kjo nënkupton pasjen e objektivave specifike dhe realizimin e detyrave të qarta të cilat duhet të

përmbushen për të arritur objektivat. Kjo metodë lidhet disi me shembullin e dhënë pak më sipër, ku arritja e objektivit të shitjeve me total 100 lekë, përcakton si detyrë shpenzimin në vlerën 5 lekë (ose 5%) për marketingun.

Norma e konkurencës: Shpenzimet bazohen mbi ato të konkurencës gjatë vitit të kaluar apo atij që vjen. Pra krahasohen

me shpenzimet e konkurencës. Kjo është një praktikë e ndjekur nga të gjitha industritë dhe sektorët kryesorë. Kjo me-todë përdoret shpesh në situata konkurrence, por edhe si argument për të rritur buxhetin e marketingut të një korporate. Por buxheti i marketingut duhet të vlerësohet në radhë të parë bazuar mbi strategjinë që do ndiqet dhe efikasitetin që ka pasur.

Vijim i modifikuar (ose buxheti i vjetshëm plus minus diçka): Kompanitë i mbështesin buxhetet mbi shpenzimet e vjet-shme. Nëse buxheti i vitit të kaluar ishte i ulët atëherë konsiderohet rritja e tij për vitin në vazhdim. Kjo metodë është relativisht më e thjesht për t’u mbrojtur përpara drejtimit të kompanisë, kur bëhet vlerësimi vjetor i buxheteve të njësive brenda një kompanie, por edhe nëpër ato më të vogla, kjo metodë nënkupton më pak kokëçarje në përgatitjen e bux-hetit, por jo domosdoshmërish më efektive!

Norma e industrisë: Kompania përcakton një shifër apo përqindje të shitjeve që është tipike për industrinë në të cilën

operon. Kjo metodë shërben si bazë për një industri të mirëstabilizuar por jo gjithnjë vlen për ato industri apo sektorë biznesi ku ka shumë konkurrencë ndërmjet kompanive.

Burimi: Gjashtë modelet bazë janë huazuar dhe përkthyer nga anglishtja por është zgjeruar me komentet e autorit që të adresojnë nevojat e tregut shqiptar.

6 Metoda si të përcaktoni buxhetin e marketingut

Page 10: Buletini informativ

Redaktim & përgatitje përfundimtare msc.Flutura XHABIJA Mblodhi materialet & draftoi Jur.Marjeta MAZNIKU Ndihmoi.Silvana BARCI

Rr.Bogdani, pallati 26, kati 7, ap.45, Tirane Tel/faks +355 4 235 726 [email protected];

[email protected] [email protected]

www.shgpaz.al