7
Buletini Informativ nr. 8 Këshilli i Nxënësve www.knk-ks.org facebook.com/KNKosova [email protected] të Kosovës 2. Grupi për Cilësi në Arsim 3. Vizitat në shkollat e mesme 4. MAShT organizoi punëtori për çështjet gjinore në arsim 5. Takimi me komisionin për Arsim 6. Takimi me Grupin e deputeteve të rinj 7. Zgjedhjet e kryetarit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, Gjakovë Këshilli i Nxënësve të Kosovës www.knk-ks.org [email protected] [email protected] www.facebook.com/KNKosova Përmbajtja ri i Nxënësve Forcë Realizimi

Buletini informativ - 8

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Buletini informativ i Këshillit të Nxënësve të Kosovës, numri i 8-të.

Citation preview

Page 1: Buletini informativ - 8

Buletini Informativ nr. 8

Këshilli i Nxënësve www.knk-ks.org

facebook.com/KNKosova

[email protected]

të Kosovës

2. Grupi për Cilësi në Arsim 3. Vizitat në shkollat e mesme 4. MAShT organizoi punëtori për çështjet gjinore në arsim 5. Takimi me komisionin për Arsim 6. Takimi me Grupin e deputeteve të rinj 7. Zgjedhjet e kryetarit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, Gjakovë

Këshilli i Nxënësve të Kosovës

www.knk-ks.org [email protected] [email protected] www.facebook.com/KNKosova

Përmbajtja

Zëri i Nxënësve Forcë Realizimi

Page 2: Buletini informativ - 8

2

Në vitin 2010 UNICEF-i e ka bërë një hulumtim mbi perspektiven e rinise te quajtur ‘Perspektiva e Rinisë në Arsim’. Në këtë hulumtim kanë qenë pjesëmarrës edhe përfaqësues nga radha e KYC-it dhe KNK-së. Si rrjedhojë e të gjeturave të hulumtimit KYC-i dhe UNCEF-i kanë filluar implementimin e një projekti mbi Cilësinë e Arsimit në Kosovë. Në kuadër të këtij projekti është formuar Grupi për Cilësi në Arsim.

Ky grup është i formuar nga nxënës të shkollave të mesme, student, ish-përfaqësues nga radha e KNK-së, përfaqësues nga organizata jo-qeveritare dhe 3 ekspert të arsimit.

Puna e këtij grupi mund të fokusohet në 6 kategoritë kryesor, të cilat janë: Procesi dhe sistemet mësimore, përmbajtja mësimore, Mjedisi mësimorë, pjesëmarrja e rinisë në vendimmarrje, politizimi e edukimit, si dhe rezultatet mësimore.

Grupi për Cilësi në Arsim vazhdon të mbaj takime, në të cilat diskutohen qartë çështje të ndryshme të cilat e prekin fushën e arsimit, në mënyrë që në fund të projektit grupi të dal me disa konkluzione, të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e arsimit në Kosovë.

Brenda muajit Shtator janë mbajtur 3 takimet e para, ku është diskutuar rreth përmbajtjes se kornizës se kurrikulës,

përmbajtjes se planprogramit mësimor dhe procesit te të nxënit.

Grupi për Cilësi në Arsim

Page 3: Buletini informativ - 8

3

Pas fillimit të vitit të ri shkollorë 2012-2013, në shkollat e mesme të Kosovës ka filluar riorganizimi i Këshillave të nxënësve. Ky riorganizim përfshin zgjedhjet e reja brenda këtyre strukturave që shërbejnë për rifreskimin e strukturës me ide dhe energji të reja.

Për këtë qëllim Këshilli Rinor Kosovar (KYC) ka rifilluar vizitat nëpër komunat e Kosovës përkatësisht në drejtorit komunale të arsimit dhe shkollat e mesme. Qëllimi i vizitave është njohja me procesin e zgjedhjeve të kryetarëve të këshillave të nxënësve, informimi i drejtorive dhe nxënësve me punën ë KYC-it dhe KNK-së dhe njohja me problemet me të cilat ballafaqohen shkollat në fillim të këtij viti.

Përfaqësuesit tanë në takimet me drejtorët e shkollave ka kërkuar përshpejtimin e procedurave të zgjedhjes së kryetarit të nxënësve me qëllim të organizimit më të shpejt dhe më efikas të nxënësve. Gjithashtu kjo do t`i shërbejë organizimit më të hershëm të Kuvendit të 6-të Zgjedhorë të KNK-së nga i cili konsolidohet dhe Këshilli Drejtues i KNK-së si struktura më e lartë përfaqësuese e nxënësve në nivelin nacional.

Në Këshillin e Nxënësve të Kosovës janë të përfshirë 82 shkolla të mesme nga 29 komuna të Kosovës, ndërsa këtë vit synohet të përfshihen të gjitha shkollat e mesme të përfshira në sistemin arsimor të Kosovës, që janë gjithsej 94 shkolla të mesme nga 30 komuna të Kosovës.

Vizitat në shkollat e mesme

Page 4: Buletini informativ - 8

4

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), respektivisht Grupi për Çështjet Gjinore në Arsim ka mbajtur sot një punëtori, ku është prezantuar gjendja aktuale dhe konceptet që kanë të bëjnë me barazinë gjinore.

Në këtë punëtori ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa dhe sekretari i MAShT, Xhavit Dakaj.

Zëvendësministri Mustafa, me këtë rast tha se MAShT-i i kushton një rëndësi të madhe çështjes së barazisë gjinore, sepse ky është edhe një obligim që e kemi, që buron edhe nga konventat e ndryshme ndërkombëtare, e edhe nga vet Kushtetuta e Republikës së Kosovës. "Natyrisht ne si MAShT po mundohemi që në pjesën që ka të bëj me arsimin ta garantojmë respektimin e barazisë gjinore", tha ai

Z. Mustafa përmendi edhe Abetaren e re si model ku është respektuar barazia gjinore. "Sot po ta merrni abetaren, do të shihni se njëra nga kërkesat që kemi pasur për autorët dhe shtëpitë botuese ka qenë pikërisht edhe respektimi i barazisë gjinore dhe kështu ka ndodhur", u shpreh ai.

Ne po mundohemi që përmes Njësisë për të drejtat e njeriut brenda MAShT të koordinohemi edhe me zyre të tjera, me zyrën që është brenda Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që çdokund ta ruajmë barazinë gjinore. "Ne do të jemi ata që do të inkurajojmë gjininë femërore për ta fituar çdo pozicion. Sot femra në Kosovë është një pozicion të tillë që jo t'i falet diçka, por ta merr ajo vet".

Zëvendësministri premtoi që kabineti i ministrit do të jetë i gatshëm të mbështesë aktivitetetet në këtë drejtim.

Merita Jonuzi, udhëheqëse e Njësisë për të Drejtat e Njeriut paraqiti të arriturat e Ministrisë në këtë drejtim dhe planet për të vazhduar drejt arritjes së barazisë gjinore në arsim.

Me qëllim të koordinimit më të mirë të punës ndërinstitucionale në adresimin e çështjeve gjinore në

arsim, të monitorimit, raportimit dhe nxjerrjes së rekomandimeve të nevojshme për aspekte me interes për perspektiven e barazisë gjinore brenda sistemit edukativo-arsimor, MAShT-i ka themeluar Grupin për Çështjet Gjinore në Arsim në nëntor të vitit të kaluar.

MAShT organizoi punëtori për çështjet gjinore në arsim

Page 5: Buletini informativ - 8

5

Këshilli Rinor Kosovar dhe Këshilli i Nxënësve të Kosovës janë takuar me komisionin për Arsim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Takimi është mbajtur për arsye të prezantimit të punës së KNK-s. Po ashtu janë prezantuar monitorimet e bëra nga KNK dhe KYC rreth Udhëzimi Administrativ mbi Standardet e Vlerësimit, Nr.490/1B, Testit të Maturës dhe Këshillit Drejtues të shkollës.

Takimi është mirëpritur edhe nga komisioni për arsim, i cili çmoj angazhimin e KNK-së dhe KYC-it në drejtim të përmirësimit të arsimit në vendin tonë.

Në vazhdim është diskutuar se si të rritet bashkëpunimi i KNK-së dhe KYC-it me Komisionin për Arsim. Po ashtu në vazhdim është caktuar që të mbahen takime të veçanta për secilin nga monitorimet.

Takimi me komisionin për Arsim

Page 6: Buletini informativ - 8

6

Grupi i Deputetëve të Rinj zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit e Organizatës ‘Këshilli Rinor Kosovar‘ dhe Këshillit të Nxënësve të Kosovës.

Kryetarja e Grupit të Deputetëve të Rinj, znj. Ganimete Musliu, e shoqëruar nga anëtari i Grupit të Deputetëve të Rinj z. Jeton Svirca, i cili njëkohësisht është edhe anëtari i Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport në Kuvendin e Kosovës, pritën në një takim pune përfaqësuesit e Këshillit të Nxënësve të Kosovës dhe organizatës ‘ Këshilli Rinor Kosovar'.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesit e Këshillit të Nxënësve dhe organizatës ‘ Këshilli Rinor Kosovar', Bardha Uka dhe Agon Batusha. Prezantuan dy Raportet që janë përgatitur pas dy aktiviteteve specifike që si fokus kanë pasur : Monitorimin e Këshillave Drejtues të Shkollave dhe Raportin mbi Monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ mbi Standardet e Vlerësimit.

Deputeti Jeton Svirca, shprehu gatishmërinë për përkrahje të mëtutjeshme për KNK-në, duke konfirmuar angazhimin e tij brenda Komisionit për Arsim për adresimin e çështjeve të trajtuara në këto dy raporte si dhe angazhimin në përgjithësi të Grupit të Deputetëve të Rinj.

Takimi me grupin e deputeteve të rinj

Page 7: Buletini informativ - 8

7

Si çdo vit, në Gjimnazin "Hajdar Dushi" në Gjakovë u organizuan zgjedhjet për kryetarin e nxënësve. Këshilli i nxënësve të Gjimnazit ka Statutin e vet të miratuar nga këshilli i nxënësve ne vitin 2011. Në bazë të Statutit përveç organizimit dhe funksionimit të brendshëm të këshillit, rregullohet dhe baza ligjore për zgjedhjen e Kryetarit të ri. Kryetari ka mandat një vjeçar ndërsa në fund të mandatit të tij ka për detyrë të organizoj zgjedhjet e reja për kryetarin e ri.

Këtë vit procesi i zgjedhjeve filloi me datën 17 shtator 2012 ndërsa përfundoj me procesin e votimit me datën 28 shtator 2012. Procesi kishte filluan me plotësimin e aplikacioneve nga ana e kandidatëve, pastaj komisioni i këshillit të nxënësve kishte bërë verifikimin e të dhënave të plotësuara në aplikacione, më pas kandidatët ju nënshtruan votave paraprake nga ana e këshillit ndërsa pas kësaj u zyrtarizuan si kandidat dhe bënë një fushat një javore.

Të drejtë vote kanë të gjithë nxënësit e Gjimnazit, ndërsa në kandidim ishin pesë nxënës apo kandidat për kryetar. Procesi ishte shumë i gjatë por ju jep mundësin që të gjithë nxënësit përmes votës së tyre të shprehin mendimin e tyre për kandidatin që ata mendojnë që e meriton më shumë postin e kryetarit.

Në fund të ditës kur dhe u përmbyll procesi i votimit, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 1582 nxënës.

Pas numërimit të votave rezultati përfundimtar ishte: Ardit Bakalli 79 vota, Enkelejda Sadriu 457 vota, Bardhi Ymeraga 455 vota, Benjamin Cermjani 440 vota, Ideal Zhubi 135 vota dhe të pavlefshme 15 vota

Fituese u shpall kandidatja Enkelejda Sadriu e cila njëherësh është kryetarja e parë femër në këtë Gjimnaz.

Ne i urojmë Enkelejdës suksese dhe punë të mbarë.

Ky botim është realizuar me përkrahjen nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)”. Përmbajtja e këtij botimi është

përgjegjësi e Këshillit Rinor Kosovar dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrimi SCO-K-së apo KCSF-së.

Zgjedhjet e kryetarit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, Gjakovë