11
BUTESIA NE ISLAM Butësia në Islam Allahu na bën me dije në Kur'an se butësia është një veti me të cilën i kishte dërguar të gjithë Pejgamberët e Tij. Besimtarë të nderuar! Me të vërtetë feja Islame është fe e butësisë, mirësisë dhe dashamirësisë. Ajo kërkon që njeriu të jetë i butë, i njerëzishëm dhe i mëshirshëm me vëllezërit e tij. E tërë jeta e muslimanit, besimi i tij, ibadeti i tij, morali i tij dhe marrëdhëniet e tij ndërnjerëzore duhet të jenë të ndërlidhura me butësinë. Me këtë cilësi, është dërguar krijuesa më e nderuar mbi sipërfaqën e tokës, zotëriu ynë, Muhammedi s.a.v.s., i cili kërkonte nga njerëzit të jenë të butë e të mëshirshëm ndërmjet veti. Ai i ftoi njerëzit në Islam me mençuri dhe këshilla të bukura ashtu siç e urdhëroi Allahu xh.sh. në Kur'an: "Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…!" Ajeti tjetër: "Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri…!" Allahu i Madhëruar na e bën të qartë pozitën dhe prestigjin e më të dashurit të Tij, Muhammedit s.a.v.s. dhe na tregon shkakun se përse njerëzit e deshtën dhe iu bashkangjitën radhëve të tij! Pra,

Butesia Ne Islam

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Butesia Ne Islam

BUTESIA NE ISLAMButësia në IslamAllahu na bën me dije në Kur'an se butësia është një veti me të cilën i kishte dërguar të gjithë Pejgamberët e Tij.

Besimtarë të nderuar!

Me të vërtetë feja Islame është fe e butësisë, mirësisë dhe dashamirësisë. Ajo kërkon që njeriu të jetë i butë, i njerëzishëm dhe i mëshirshëm me vëllezërit e tij. E tërë jeta e muslimanit, besimi i tij, ibadeti i tij, morali i tij dhe marrëdhëniet e tij ndërnjerëzore duhet të jenë të ndërlidhura me butësinë. Me këtë cilësi, është dërguar krijuesa më e nderuar mbi sipërfaqën e tokës, zotëriu ynë, Muhammedi s.a.v.s., i cili kërkonte nga njerëzit të jenë të butë e të mëshirshëm ndërmjet veti. Ai i ftoi njerëzit në Islam me mençuri dhe këshilla të bukura ashtu siç e urdhëroi Allahu xh.sh. në Kur'an: "Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira…!" Ajeti tjetër: "Ithtarët e librit mos i polemizoni ndryshe (kur i thirrni në fenë tuaj) vetëm ashtu si është më së miri…!"

Allahu i Madhëruar na e bën të qartë pozitën dhe prestigjin e më të dashurit të Tij, Muhammedit s.a.v.s. dhe na tregon shkakun se përse njerëzit e deshtën dhe iu bashkangjitën radhëve të tij! Pra, ishte pikërisht mëshira dhe butësia e madhe e tij ajo që i përfitoi zemrat e njerëzve.

Dëgjoni se ç'thotë Allahu në Kur'anin famëlartë lidhur me të: "Ti (o Muhammed) ishe i butë ndaj tyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do të shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që i mbështeten!"

Allahu i Lartmadhëruar na bën me dije në Kur'anin famëlartë se butësia është një veti me të cilën i kishte dërguar të gjithë Pejgamberët e Tij. Zoti i Plotfuqishëm i kishte urdhëruar me këtë cilësi dy Pejgamberët e Tij, Musanë dhe Harunin a.s., dhe i kishte dërguar tek faraoni i cili e kishte shpallur vetën zot duke thënë: …"Unë jam zoti

Page 2: Butesia Ne Islam

juaj më i lartë!" Atëherë Allahu i Lartësuar i porositi dy të dërguarit e Tij: "Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet!" Mirëpo, ata i kaploi një frikë se faraoni mund t'i ndëshkojë, andaj ju drejtuan Zotit të tyre me këto fjalë: "Zoti ynë, ne kemi frikë se do të na ndëshkojë menjëherë ose do t'i kalojë kufijtë kundër nesh". Ai (Allahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç'do t'ju thotë) dhe shoh (ç'do të bën me ju)". Kur'ani i Madhëruar nëpërmjet këtyre ajeteve na ka treguar të vërtetën e butësisë dhe na thërret të gjithë neve (muslimanëve) që të sillemi me butësi me të gjithë njerëzit, në mënyrë që të jemi të suksesshëm në realizimin e qëllimeve tona (e që është thirrja në Islam – daveti).

Tregohet se kur një da'i (thirrës islam) e kishte këshilluar Halifin e muslimanëve me një ton tepër të ashpër dhe të vrazhdë, Halifja, me mençuri ia kishte kthyer: "O dijetar, tregohu i butë e i mëshirshëm, ngase Allahu ka dërguar atë që ka qenë më i mirë se ti, tek ai që ka qenë më i keq se unë, ka dërguar dy Pejgamberët e Tij, Musanë dhe Harunin tek krijesa më e keqe mbi sipërfaqën e tokës, faraoni, i cili e kishte shpallur veten zot dhe Allahu i kishte porositur ata: "…Atij (faraonit) i thuani fjalë të buta…". Pra në këto parime të shëndosha dhe në këtë rrugë hyjnore ka ftuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ymetin e tij. Me këto atribute dhe me këto virtyte i ka edukuar pasuesit e tij (ymetin e tij), të jenë të butë dhe të mëshirshëm me të gjithë njerëzit në marrëdhëniet e tyre ndërnjerëzore. Të nderuar vëllezër!

Sot, ekzistojnë disa sisteme dhe ca organizata të cilat po sundojnë botën, por kjo nuk do të thotë që këto sisteme dhe këto organizata nuk do të kenë fund (mbarim), për shkak se kanë humbur dhe kanë shkatërruar vlerat shpirtërore të njeriut.

Zbatoni rregullat dhe ligjet e shtetit, por gjithnjë duke i ruajtur dhe duke i mbrojur vlerat shpirtërore të qënies njerëzore, e kjo nuk realizohet me ashpërsi e vrazhdësi, sepse vrazhdësia është një fenomen që nuk pranohet në Islam. I Dërguari i Allahut s.a.v.s., butësinë e ka konsideruar si njërin ndër adhurimet më të rëndësishme. Këtë e vërteton rasti kur Pejgamberi a.s. edhepse kishte thënë që kënaqësia e syve të tij ka qenë në namaz dhe se namazi është prej adhurimeve ku

Page 3: Butesia Ne Islam

robi është më afër Krijuesit të tij, ai e kishte shkurtuar namazin me një rast kur kishte dëgjuar të qajturit e fëmiut dhe këtë vetëm nga butësia dhe mëshira për nënën e tij (pra nga butësia për ymetin e tij). Paqa dhe bekimi i Allahut qofshin për të.

Pejgamberi a.s. i ngrite duart dhe lutej tek Zoti i tij për atë që tregohej i butë ndaj të tjerëve. Imam Muslimi në "Sahihun" e tij shënon një hadith të cilin e transmeton zonja Aishe r.a. e cila thotë: "E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke u lutur në shtëpinë time (pasi që i kishte ngritur duart nga qielli) me këtë lutje: "O Zoti im, ai që e merr për sipër një çështje administrative të ymetit tim dhe tregohet i ashpër me ta, edhe Ti tregohu i ashpër me të. Kurse ai që merr për sipër një çështje administrative të ymetit tim dhe tregohet i butë me ta, edhet Ti tregohu i butë me të!". Paqa dhe shpëtimi i Allahut qofshin për ty o i Dërguar i Allahut, ti që je i butë, i mëshirshëm dhe i dashur për ymetin tënd!

Për butësinë dhe mëshirën e madhe që kishte Pejgamberi a.s. për ymetin e tij, dëshmojnë lutjet që bënte tek Zoti për faljen e tyre. Një ditë filloi të lutej ashtu siç ishte lutur Ibrahimi a.s. : "Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron". Po ashtu, lutej siç ishte lutur edhe Isa a.s. për popullin e tij: "Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robër Tu, e nëse u falë atyre, Ti je i Gjithfuqishmi, i Urti!" . Pastaj i ngriti duart duke iu lutur Allahut xh.sh. : "O Zot, më fal ymetin tim, o Zot, më fal ymetin tim" dhe filloi me qajtë i Dërguari i Allahut (paqa dhe shpëtimi i Zotit qofshin për të) nga butësia dhe mëshira që kishte për ymetin e tij. Atëherë Allahu e dërgoi tek ai Xhibrilin a.s. duke i thënë: "Shko tek Muhammedi dhe pyete atë se përse po qanë, e Zoti yt e di më së miri (pse po qanë)". Mirëpo, nëse Zoti ynë, e di më së miri se përse po qanë i Dërguari i Tij (dhe Ai me të vërtetë është më i dituri), atëherë përse e dërgoi Xhibrilin a.s. për ta pyetur për shkakun e të qajturit të tij? E dërgoi për t'ua bërë të ditur Xhibrilit, botës së melaikeve, njerëzve dhe të gjitha krijesave pozitën që ka tek Allahu më i dashuri dhe më i zgjedhuri i Tij, Muhammedi s.a.v.s.! Xhibrili a.s. shkoi tek i Dërguari dhe e pyeti për atë që e kishte urdhëruar Allahu dhe pasi morri përgjigjën (se qante për ymetin e tij), Zoti i tha: "Thuaj atij (Muhammedit) se Ne do të jemi të kënaqur me ymetin tënd dhe nuk të do të të lëndojmë (nuk do të jesh i brengosur për ta)". Në suren Ed-

Page 4: Butesia Ne Islam

Duha neve lexojmë: "E Zoti yt do të jepë ty, e ti do të kënaqesh". Për zemrat tona, a ka dhunti e mirësi më të madhe se kjo? Që Pejgamberi ynë i dashur të jetë i kënaqur me ne?!.

Resulullahi a.s., përveç që ishte i butë me njerëzit, ishte i butë edhe me kafshët. Në hadithet e tij na tregon se Allahu ia kishte falur mëkatet një njeriut që i kishte dhënë ujë për të pirë një qeni të etur. Kurse në anën tjetër, një grua kishte hyrë në zjarr për shkak të një maceje që e kishte lidhur dhe nuk i kishte dhënë asgjë për të ngrënë e as për të pirë derisa kishte ngordhur.

Transmetohet se Pejgamberi a.s., një ditë hyri në kopshtin e një ensari (medinasi) dhe një deve u përkul (u gjunjëzua) në shenjë respekti ndaj Resulullahit a.s. Pejgamberi u afrua tek deveja e cila filloi të rënkoi (të ankohet) për keqtrajtimin që i bënte i zoti i saj. Kur dëgjoi Pejgamberi a.s. rënkimin e devesë, pyeti se kush është i zoti i kësaj deveje? Një djalë prej ensarëve tha: Unë o i Dërguar i Allahut. Atëherë Pejgamberi a.s. i tha: "Përse i trajtoni kafshët në këtë mënyrë? A nuk po keni frikë Allahun? Kjo deve u ankua tek unë se ti e ke lënë pa ngrënë dhe e ke keqtrajtuar!" Salavatet dhe selamet qofshin për ty o i dashuri dhe ndërmjetësuesi ynë, o ti që ishe shumë i butë e i mëshirshëm për ymetin tënd, ishe i butë me të gjithë njerëzit, me kafshët, me muslimanët dhe jo muslimanët, bile edhe me armiqët e tu (idhujtarët).

Kur'ani fisnik thotë: "E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t'i dëgjojë fjalët e Allahut (Kur'anin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt..." Nga shembujt e butësisë së tij është edhe tregimi i Thumame ibën Uthadit i cili ishte njëri prej prijsëve të fisit Beni Hanife. Ai ka qenë armik i përbetuar i Muhammedit a.s. dhe kishte luftuar ashpër kundër muslimanëve. Mirëpo, pasi e zunë rob, i paraqitën Islamin për tre ditë rresht. Kur e pa i Dërguari ynë se nuk dëshiron të hyjë në Islam, nuk e detyrojë me forcë ta përqafojë Islamin, por u tha muslimanëve që ta lirojin ngase e kishte falur. Njeriu pasi u lirua, filloi të mendoj thellë për atë që kishte ndodhur duke thënë në vetveten e tij: "Unë, armiku dhe kundërshtari i përbetuar i Muhammedit, e ai jo që nuk më detyrojë ta pranojë Islamin, por edhe më shpëtoj jetën time, vërtetë një gjë të tillë nuk e bën kush veç ai që ka moral profetik". Atëherë u pastrua dhe menjëherë shkoi tek i Dërguari i Allahut të cilit iu drejtua me këto fjalë: "O Muhammed, dije se nuk ka patur qytet më të urrejtur për mua sesa

Page 5: Butesia Ne Islam

qyteti yt, kurse tani është qyteti më i dashur për mua. Nuk ka patur fytyrë më të urrejtur për mua sesa fytyra yte, ndërsa tani nuk ka fytyrë më të dashur për mua sesa fytyra jote e ndritur. Nuk ka patur fe më të urrejtur për mua sesa feja yte, por tani nuk ka fe më të dashur për mua se feja yte, andaj dëshmoj dhe deklaroj se nuk zot tjetër pos Allahut dhe se ti je i Dërguari i Allahut". Pra, shikoni se si përqafoi Islamin, me butësinë dhe tolerancën e krijesës më të nderuar, Muhammedit (paqa dhe bekimi i Allahut qofshin për të). Një poet thotë: Lartësoje dhe gradoje sa të duash qenien e tij lartësoje dhe gradoje sa të duash vlerën dhe rëndësin e tij por dije se vlera e Resulullahit nuk njeh kufi ai që flet për të deklaron me gojën e tij se ajo çfarë dimë për të është se ai qe njeri dhe se ai është krijesa më e mirë e Allahut në përgjithësi Pra, kjo është butësia e Pejgamberit a.s., të cilën e kishte rrënjosur thellë në shoqëri duke kërkuar që të jemi të butë dhe të sjellshëm me të gjithë njerëzit, me kafshët, me muslimanët bile edhe me jomuslimanët.

Atëherë, nga ky vend i pastër, i drejtohem botës mbarë, e veçanërisht të gjithë atyre që kanë mendje dhe arsye për të gjykuar drejtë, se a thua vallë, një fe e pastër sikurse kjo, meriton të quhet fe e vrazhdë dhe ekstreme siç po akuzohet kohëve të fundit në botën perëndimore? A thua vallë, Muhammedi a.s., të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për muslimanët dhe për jomuslimanët meriton të quhet "fashist" e "terrorist"? Allahu i Madhëruar e përshkruan me pak fjalë qëllimin e dërgimit të Muhammed Mustafasë ku thotë: "E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjtha botërat". Sikur të zbatoheshin mësimet e tij (Muhammedit a.s.) nuk do të kishte luftëra mbi sipërfaqën e tokës, por ajo çka është më e keqja, është se (në botën perëndimore) personaliteti i tij i nderuar po njolloset me lloj-lloj piktura e karikatura fyese.... I Lartmadhëruar dhe i pa të meta je vetëm Ti o Allah, s'ka dyshim se këto sulme dhe këto akuza ndaj krijesës Tënde më të dashur janë gënjeshtra dhe shpifje të mëdha!.. Po a nuk e dinë ata se Allahu është mbrojtësi i tij? A nuk e dinë ata se Zoti i Arshit është Ruajtësi i tij?..

Muslimanët, kudo që ndodhen në rruzullin tokësor, duhet të kapen fort për fenë e tyre dhe t'i tregojnë botës se janë një popull që besojnë fuqishëm në Allahun e Lartmadhërishëm, se feja e tyre është Islami si

Page 6: Butesia Ne Islam

dhe Muhammedi a.s. është Pejgamberi dhe i Dërguari i tyre.

O ymeti i Muhammed Mustafasë! Pendohuni tek Krijuesi juaj derisa Allahu të marrë ndonjë masë ndëshkimore për ta. Por, duhet ta keni të qartë se vuajtjet dhe fatkeqësitë nuk shfaqen në ymetin islam vetëm pas zhytjes së tij në mëkate të mëdha. Atëherë zgjohuni o muslimanë, keni frikë Allahun dhe vetëm Atij lutjuni, ngase nuk mund të shpresojmë në ndihmën e Allahut vetëm duke pasur frikë dhe respekt ndaj Tij.

Feja jonë e pastër, na thërret që të jemi të butë dhe të njerëzishëm me të gjithë njerëzit, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare. Pejgamberi a.s. ka thënë: "Kush e lëndon (dëmton) një të siguruar (dhimmij, jomusliman në shtetin islam), unë do të jem armiku i tij, e kujt i bëhem armik do ta luftoj atë në Ditën e Gjykimit".`

Po ashtu ka thënë: "Kush i bën padrejtësi një të siguruari, apo e detyron në diçka që s'ka mundësi apo merr diçka pa dëshirën e tij, atëherë unë jam kundërshtari i tij Ditën e Gjykimit". Resulullahi, i Dërguari i Allahut s.a.v.s. tregon se do të jetë armik i atij muslimani që i ka bërë padrejtësi jomuslimanit. Po a ka ndonjë sistem apo organizatë në fytyrën e tokës që mbron nderin dhe të drejtat e njeriut ashtu siç mbrojte ti o i Dërguar i Allahut, paqa dhe shpëtimi i Zotit qofshin për ty!??? Besimtarë të nderuar!

Qëllimi i butësisë nuk është që të heqim dorë nga punët tona. Qëllimi i butësisë nuk është që të tregohemi të pakujdesshëm ndaj obligimeve tona me të cilat jemi të ngarkuar. Qëllimi i butësisë nuk është që të humbasim ato rregulla (parime) me të cilat vazhdon sistemi i jetës, por qëllimi apo synimi i butësisë është që obligimet tona t'i zbatojmë me njerëzi, të jemi përgjegjës për veprimet tona, të punojmë me nder dhe sinqeritet, e jo të jemi burokratë dhe të ashpër me njerëzit, por të mëshirshëm dhe të butë me ta në të gjitha rastet. Pra, ky është obligim që na urdhëron feja. Nëse i Dashuri ynë dhe Ndërmjetësuesi ynë s.a.v.s. ishte lutur Zotit: "ai që e merr për sipër një çështje administrative të ymetit tim dhe tregohet i ashpër me ta, edhe Ti (o Zot) tregohu i ashpër me të. Kurse ai që merr për sipër një çështje administrative të ymetit tim dhe tregohet i butë me ta, edhet Ti (o Zot) tregohu i butë me të!", dhe kishte shkurtuar namazin që ishte kënaqësia e syve të tij kur kishte dëgjuar të qajturit e fëmiut dhe këtë vetëm nga mëshira dhe butësia për

Page 7: Butesia Ne Islam

nënën e tij, atëherë a nuk duhet që ne të zbatojmë këtë virtyt të lartë (butësinë) në të gjitha veprat dhe marrëdhëniet tona ndërnjerëzore? Me të vërtetë ky është obligim i yni fetar (vaxhib).

Feja Islame, me idealet e saja, me humanitetin e saj si dhe në marrëdhëniet e saja ndërkombëtare i mbron të drejtat e njeriut, të drejta të cilat janë shkelur padrejtësisht nga ata që ushtrojnë dhunë, nga tiranët, zullumqarët dhe mizorët, të cilët i ftojnë njerëzit gjoja në emër të demokracisë, por kjo nuk është gjë tjetër pos demokraci false, ngase asnjëherë nuk u praktikuan vlerat e mirëfillta demokratike e as nuk u zbatua ligji për shkatërrimin dhe asgjësimin e armëve të shkatërrimit në masë....

Pra, këto kritere mashtruese, na detyrojnë t'i drejohemi botës së frikësuar se shpëtimi i vetëm i saj është kthimi në fenë e Allahut xh.sh., se shpëtimi, fitoria, siguria dhe mirëqenia në mbarë rruzullin tokësor do të mbizotërojë vetëm atëherë kur pasohen mësimet e krijesës më të pastër që ka ecur mbi sipërfaqën e tokës, e ky është i Dërguari i Allahut, Muhammedi s.a.v.s. Pejgamberi a.s. thotë: "Ai i cili pendohet për mëkatet e veta është sikur ai që nuk ka mëkate fare", andaj kërkoni falje Allahut se Ai ju përgjigjet lutjeve tuaja.

Hytbe e mbajtur në Egjipt nga dijetari i mirënjohur islam Prof. Dr. Ahmed Omer Hashim Përktheu nga arabishtja: