20
` 1 “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE PENSIONIT DHE SIPERMARRJEVE TE INVESTIMEVE KOLEKTIVE PASQYRAT FINANCIARE 30 Shtator 2017

“CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

  • Upload
    vankhue

  • View
    225

  • Download
    3

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

1

“CREDINS INVEST” SH.A.

SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE PENSIONIT DHE

SIPERMARRJEVE TE INVESTIMEVE KOLEKTIVE

PASQYRAT FINANCIARE

30 Shtator 2017

Page 2: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

2

Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017

TABELA E PERMBAJTJES

1 Pasqyrat financiare të Shoqërisë

1. Pasqyra e Bilancit

2. Pasqyra e Fitim / Humbjeve

3. Pasqyra e Fluksit të Parave

4. Pasqyra e ndryshimit të kapitalit

5. Shënime

Page 3: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

3

1 Pasqyrat financiare të Shoqërisë

Informacioni Përshkrimi, vlera

Kodi i shoqërisë administruese K52311009R

Numri i regjistrimit në QKR CN-741398-06-16

Numri për raportimin 3

Adresa

Njesia bashkiake Nr. 5, Rr. “Nikolla Tupe”, Nr.

1, Kati 3, Tiranë

Telefon dhe fax +355 4 53 51 030;

Email: [email protected]

Faqe web www.credinsinvest.com

Data e licensimit 30 Maj 2016

Data e miratimit të Fondit te Pensionit 13 Dhjetor 2011

Data e miratimit të Fondit të Investimit 30 Maj 2016

Emri dhe mbiemri i Kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit

Administrativ Vjosa Bodo - Kryetare

Eugen Nuri-anëtar

Estela Koçi-anëtare

Admir Ramadani-anëtar

Egi Santo-anëtar

Pesë aksionerët më të mëdhenj (emri,mbiemri, adresa,

ose emri i shoqërisë dhe adresa e zyrtare, përqindja e

aksioneve në pronësi)

Emri i shoqërisë CREDINS BANK

Adresa zyrtare Rr.Vaso Pasha, Nr.8, Tiranë

Perqindja e aksioneve 76%

Emri i shoqerise SiCRED Shoqëri Sigurimi Jete

Adresa zyrtare Nj.bashk. 5, Rr. Brigada 8, Vila 3/1

Perqindja e aksioneve 24%

Shoqëria audituese Ernst &Young EKA, SHKUP-Dega Tiranë

Numrat e llogarisë :

Nr. e llogarise të Shoqerisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Sipermarrjeve te

Investimeve Kolektive

Banka Credins në lekë 318654

Banka Credins në euro 318656

Tirana Bank 0111-313969-100;

FiB Bank AL32 2151 1031 ALL1 0000 0966 4200

Nr e llogarisë të Fondit Vullnetar “Credins Pension”:

Tirana Bank

0110-313-979-100;0111-313979-100; 0111-

313979-101

Nr e llogarisë të Fondit te Investimeve “CREDINS PREMIUM”:

FiB Bank AL63 2151 1031 ALL1 0000 0966 5000

Page 4: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

4

1. Pasqyra e Bilancit

Emri i shoqërisë administruese: “Credins Invest” sh.a., Shoqëri Administruese e Fondeve te Pensionit dhe

Sipermarrjeve te Investimeve Kolektive

Kodi i shoqërisë: K52311009R

Për datën: 30/09/2017

AKTIVI Shënime

30/09/2017 31/12/2016

A. Aktive afatgjata (I+II+III+IV)

25,571,119 28,630,746

I. Aktive afatgjata materiale (1+2) 3,278,154 2,167,880

1. Toka dhe Ndërtesa

2. Të tjera aktive afatgjata materiale 4 3,278,154 2,167,880

II. Aktive jo-materiale 5 5,292,965 6,514,418

III. Aktive financiare(1+2+3+4) 17,000,000 19,948,448

1. Depozita bankare 6 17,000,000 -

2. Të vlefshme për shitje 7 - 19,948,448

3. Të mbajtura deri në maturim

4. Të tjera aktive financiare afatgjata

IV. Investimet që kontabilizohen duke përdorur metodën e kapitalit neto

B. Aktivi tatimor i shtyrë

C. Aktive afatshkurtra (I+II+III+IV+V+VI+VII) 14,874,950 10,220,231

I. Pajisje në magazinë, inventar i imët dhe pajisje të tjera

II. Llogari të arkëtueshme tregtare (1+2+3+4) 1,303,617 740,138

1. Llogari të arkëtueshme nga fondet e pensioneve dhe investimeve 8 1,268,908 715,662

2. Llogari të arkëtueshme nga shumat e paguara tepër, bazuar në fitim.

3. Llogari të arkëtueshme nga shteti dhe institucione të tjera 20,000 20,000

4. Të tjera llogari të arkëtueshme nga personeli 14,709 4,476

III. Aktive financiare (1+2) 6,920,000 3,000,000

1. Depozita bankare 9 5,000,000 3,000,000

2. Të tjera aktive dhe llogari të arkëtueshme afatshkurtër 12 1,920,000 -

IV. Mjete monetare dhe ekuivalentë të mjeteve monetare (1+2) 6,224,692 6,327,346

1. Llogari rrjedhëse dhe ekuivalentë të mjeteve monetare në bankë 10 6,224,692 6,327,346

2. Mjete monetare në arkë

V. Shpenzime të parapaguara 11 219,498 146,938

VI. Te ardhura të përllogaritura nga depozitat 207,143 5,809

VII. Parapagime per software

D.Totali i Aktiveve( A+B+C) 40,446,069 38,850,977

Page 5: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

5

PASIVI Shënime

30/09/2017 31/12/2016

A. Kapitali (I+II+III+IV+V+VI) 38,522,280 36,794,833

I. Kapitali i nënshkruar 12 87,822,394 74,723,994

I. a Kapitali i nënshkruar, paregjistruar 12 6,080,000 22,084,115

I.b Kapitali i nënshkruar,i papaguar 12 1,920,000 -8,985,715

II. Rezerva të kapitalit 12 10,000,000 10,000,000

III. Rezerva e rivlersimit

2,260,291

IV. Rezerva të tjera

V. Fitime / humbje të mbartura -63,287,852 -53,321,865

VI. Fitimi /humbja neto për periudhën -4,012,262 -9,965,987

B. Detyrime afatgjata (I+II+III)

I. Detyrime ndaj fondeve të pensionit

II. Detyrime të lidhura me hua dhe kredi

III. Detyrime të tjera afatgjata

C. Detyrim tatimor i shtyrë 7

398,875

D. Provigjone për shpenzime dhe rreziqe

E. Detyrime afatshkurtra (I+II+III+IV+V) 1,923,789 1,657,269

I. Detyrime ndaj fondeve të pensionit

II. Detyrime të lidhura me hua dhe kredi

III. Llogari të pagueshme tregtare dhe llogari të tjera të pagueshme 13 1,923,789 1,657,269

IV. Shpenzime te shtyra

V. Të ardhura të marra në avancë

F. Totali i pasivit (A+B+C+D+E) 40,446,069 38,850,977

Page 6: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

6

2. Pasqyra e Fitim / Humbjeve

Emri i shoqërisë administruese: “Credins Invest”

sh.a., Shoqëri Administruese e Fondeve te

Pensionit dhe Sipermarrjeve te Investimeve

Kolektive

Kodi i shoqërisë: K52311009R

Për datën: 30/09/2017

Shenime 30/09/2017 30/09/2016

I.Të ardhura nga administrimi i fondit (1+2+3) 9,367,876 4,366,768

1.a Tarifa të administrimit të Fondit të Pensionit Vullnetar

Credins 14 6,174,294 3,954,497

1.b Tarifa të administrimit të Fondit të Investimit Credins

Premium 14 2,897,497 168,240

2.Tarifa të largimit nga Fondi I Pensionit Vullnetar Credins 15 296,085 244,031

3.Tarifa të tjera

II. Shpenzime nga administrimi i fondit (1+2+3+4) 1,239,793 805,553

1.a Shpenzime të transaksioneve dhe tarife depozitari për

Fondin e Pensionit 440,982 307,887

1.b Shpenzime të transaksioneve dhe tarife depozitari për

Fondin e Investimit 581,973 56,000

2. Shpenzime të marketingut

3.a Shpenzime të shitjes me agjent FP

3. b Shpenzime të shitjes me agjent FI 51,632 20,173

4. Shpenzime të tjera të administrimit të fondit të pensionit 165,206 421,493

III. Fitim / Humbja nga administrimi i fondit të pensionit

(+/-) (I - II) 8,128,083 3,561,215

IV. Të ardhura të tjera 7 3,558,639

V. Shpenzime të veprimtarisë së shoqërisë administruese

(1+2+3+4+5+6) 16,659,029 11,746,660

1. Shpenzime për materiale

2. Shpenzime për personelin 16 11,319,097 8,167,910

3. Amortizim i aktiveve materiale/jomateriale afatgjata 4,5 1,806,698 882,680

4. Rregullim i vlerës së aktiveve afashkurtra

5. Provigjone për shpenzime dhe rreziqe

6. Shpenzime të tjera të veprimtarisë 17 3,533,234 2,696,070

VI. Të ardhura financiare 18 974,066 1,166,927

VII. Shpenzime financiare 14,021 31,933

VIII. Fitim / Humbja para tatimit (III+IV-V+VI-VII) - 4,012,262 - 7,050,451

IX. Tatimi mbi fitimin

X. Fitim / Humbja neto për periudhën (VIII-IX) - 4,012,262 - 7,050,451

Page 7: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

7

3. Pasqyra e Fluksit të Parave

Emri i shoqërisë administruese: “Credins Invest” sh.a., Shoqëri Administruese e Fondeve te

Pensionit dhe Sipermarrjeve te Investimeve Kolektive

Kodi i shoqërisë: K52311009R

Për datën: 30/09/2017

30/09/2017 31/12/2016

a. Arkëtime nga veprimtaria shfrytëzuese 10,040,625 7,711,367

b. Pagesa për veprimtarinë shfrytëzuese 16,331,382 16,813,210

c. Flukse monetare neto nga veprimtaria shfrytëzuese (a - b) -6,290,757 -9,101,843

d. Arkëtime nga veprimtaria investuese 20,575,324 3,000,000

e. Pagesa për veprimtarinë investuese 20,467,220 8,433,359

f. Flukse monetare neto nga veprimtaria investuese (d - e) 108,104 -5,433,359

g. Arkëtime nga veprimtaria financuese 6,080,000 13,098,400

h. Pagesa për veprimtarinë financuese

i. Fluksi monetar neto nga veprimtaria financuese (g - h) 6,080,000 13,098,400

j. Rritja/rënia neto në mjetet monetare dhe ekuivalentë të mjeteve monetare(c+f+i) -102,653 -1,436,802

k. Mjete monetare dhe ekuivalentë të mjeteve monetare në fillim të periudhës kontabël 6,327,346 7,764,148

l. Mjete monetare dhe ekuivalentë të mjeteve monetare në fund të periudhës kontabël

(j+k) 6,224,692 6,327,346

Page 8: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

8

4. Pasqyra e ndryshimit të kapitalit

Emri i shoqërisë administruese: “Credins Invest” sh.a.,

Shoqëri Administruese e Fondeve te Pensionit dhe

Sipermarrjeve te Investimeve Kolektive

Kodi i shoqërisë:

K52311009R

Për datën:

30/09/2017

Lek Lek Lek Lek

31/12/2016 Rritje Zbritje 30/09/2017

I.Kapitali i nënshkruar 74,723,994 13,098,400 87,822,394

I.a Kapitali i nënshkruar,paregjistruar(shënimi nr.12) 22,084,115 8,000,000 22,084,115 8,000,000

I.b Kapitali i nënshkruar,paregjistruar, i papaguar (shënimi

nr.12) -8,985,715 -8,985,715 -

II. Rezerva kapitali 10,000,000 10,000,000

III. Rezerva e rivlerësimit 2,260,291 2,260,291 0

IV. Rezerva të tjera

V. Fitime (Humbje) të mbartura

-

63,287,852

-

63,287,852

VI. Fitimi (Humbja) e periudhës financiare -4,012,262

VII. Pagesat e dividendit

VIII. Ndryshimet në politikat kontabël dhe korigjime

(1+2+3+4+5+6)

1. Kapitali i nënshkruar

2. Rezerva kapitali

3. Rezerva e rivlerësimit

4. Rezerva të tjera

5. Fitime (Humbje) të mbartura

6. Fitimi (humbja) e periudhës financiare

IX: Shuma që i takon interesit të pakicës

TOTALI I KAPITALIT 36,794,833 21,098,400 15,358,691 38,522,280

Page 9: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

9

1. Informacione të përgjithshme

“CREDINS INVEST” sh.a., Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve

Kolektive (në vijim “Shoqëria”) është një shoqëri aksionare shqiptare, e regjistruar në Regjistrin Tregtar

Shqiptare me Vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë Nr. 34260, më datë 31 Tetor 2005 dhe me seli në Rrugën “

Nikolla Tupe”, Nr. 1, Kati 3, Tiranë.

Shoqëria fillimisht u liçencua nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare më datë 23 nëntor 2011, me licencën nr.

3, për të vepruar si Shoqëri Administruese e fondeve të pensionit vullnetar, në mbledhjen dhe investimin e

fondeve të pensionit vullnetar dhe kryerjen e pagesave të pensionit sipas Ligji Nr.10197, datë 12 dhjetor 2009

“Për fondet e pensionit vullnetar”.

Më 30.05.2016, Shoqëria u pajis me liçencën nr. 3, për të administruar asetet e sipërmarrjeve të investimeve

kolektive në përputhje me dispozitat e ligjit nr.10198, datë 10.12.2009 "Për sipërmarrjet e investimeve

kolektive", krahas veprimtarisë për administrimin e fondeve të pensionit vullnetar. Emri i Shoqërisë u ndryshua

në “CREDINS INVEST” sh.a. Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe Sipërmarrjeve të

Investimeve Kolektive.

Shoqëria ka në administrim një fond pensioni vullnetar, me emrin “Credins Pension” miratuar më 13 dhjetor

2011 me vendimin Nr. 173 të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare; dhe një fond investimi me emrin

“Credins Premium”, miratuar më 30 maj 2016 me vendimin Nr. 85 të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes

Financiare. Fondi i Investimit ka filluar veprimtarinë e tij më 1 korrik 2016.

Banka Depozitare e Fondit të Pensionit është Banka e Tiranës sh.a., miratuar me Vendimin Nr.91, datë 18

Korrik 2012, të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Banka Depozitare e Fondit “Credins Premium” është Banka e Parë e Investimeve sh.a., miratuar me Vendimin

Nr.175, datë 13 Dhjetor 2011, të Bordit të Autoritetit te Mbikëqyrjes Financiare.

Shoqëria Administruese dhe Depozitari janë të detyruara të mbajne të ndara aktivet, veprimet dhe regjistrimet e

veta, nga aktivet, veprimet, dhe regjistrimet e Fondit të Pensionit Vullnetar, si dhe Fondit te Investimeve, e për

këtë arsye edhe raportimet për shoqërinë dhe Fondet paraqiten të ndara.

Më 30 Shtator 2017, Shoqëria ka të punësuar 10 punonjës dhe drejtues të lartë (2016:7).

2. Bazat e përgatitjes

a) Deklarata e përputhshmërisë

Pasqyrat financiare janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF).

b) Bazat e matjes

Këto pasqyra financiare janë përgatitur në bazë të kostos historike përveç aktiveve financiare të vlefshme për

shitje, të cilat janë paraqitur me vlerë të drejtë

c) Monedha funksionale dhe raportuese

Këto pasqyra financiare janë prezantuar në monedhën shqiptare “Lekë”, e cila është monedha funksionale.

Përvec rasteve kur është shënuar ndryshe, informacioni financiar është paraqitur në Lekë.

d) Përdorimi i vlerësimeve dhe gjykimeve

Përgatitja e pasqyrave financiare kërkon që drejtimi të kryejë gjykime, vlerësime dhe supozime të cilat ndikojnë

në aplikimin e politikave dhe shumave të raportuara të aktiveve dhe detyrimeve, të ardhurave dhe shpenzimeve.

Rezultatet aktuale mund të jenë të ndryshme nga ato të çmuara. Çmuarjet dhe supozimet rishikohen në mënyrë

të vazhdueshme. Rishikimet e vlerësimeve kontabël njihen në periudhën në të cilën vlerësimi rishikohet dhe në

periudhat e ardhshme nëse ato ndikohen.

Page 10: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

10

3. Përmbledhje e politikave të rëndësishme kontabël

a) Transaksionet në monedhë të huaj

Transaksionet në monedhë të huaj këmbehen në monedhën funksionale me kursin e këmbimit në datën e

transaksionit. Aktivet dhe detyrimet monetare në monedhë të huaj në datën e raportimit këmbehen në monedhë

funksionale me kursin e këmbimit të asaj date. Fitimi ose humbja nga kurset e këmbimit për zërat monetarë është

diferenca midis kostos së amortizuar në monedhë funksionale në fillim të vitit dhe kostos së amortizuar në

monedhë të huaj të këmbyera me kursin e këmbimit në fund të vitit.

Aktivet dhe detyrimet jo-monetare të nominuara në monedhë të huaj të cilat maten me vlerë të drejtë këmbehen

në monedhën funksionale me kursin e këmbimit të datës në të cilën është përcaktuar vlera e drejtë. Zërat jo-

monetarë në monedhë të huaj të cilat maten me kosto historike këmbehen me kursin e këmbimit në datën e

transaksionit.

Kurset e këmbimit zyrtare bankare të zbatuara sipas Bankës së Shqipërisë (Lek kundrejt njësisë së monedhës së

huaj) për monedhat kryesore më më 31 Dhjetor 2016 dhe 30 Shtator 2017 ishin si më poshtë:

30 Shtator 2017 31 Dhjetor 2016

EUR 133.70 135.23

b) Plani i Kontributeve të Përcaktuara

Nën planin e kontributeve të përcaktuara, shuma e përfitimeve të ardhshme është përcaktuar nga kontributet e

paguara dhe nga interesat e fituara të fondit. Detyrimet janë njohur në fitim apo humbje në periudhën e duhur

dhe janë paraqitur interesa të shtuara te fondit të pensionit nga të ardhurat nga investimet.

c) Instrumentat Financiare

(i) Njohja

Shoqëria fillimisht njeh huatë, parapagimet dhe detyrimet në daten e krijimit. Të gjithë aktivet e tjera financiare

dhe detyrimet jane njohur në datën e tregtimit në të cilën shoqëria behet pjesë e palëve kontraktuale të

instrumentit.

Një aktiv ose detyrim financiar matet fillimisht me vlerën e drejtë. Kostot e transaksionit të cilat i atribuohen

direkt blerjes së tij ose emetimit të aktiveve apo detyrimeve financiare (për një zë i cili nuk matet me vlerën e

drejtë nëpërmjet fitimit ose humbjes) i shtohen ose zbriten vlerës së drejtë të aktiveve apo detyrimeve financiare,

sipas rastit, në njohjen fillestare. Kostot e transaksionit që i atribuohen në mënyrë direkte blerjes së aktiveve apo

detyrimeve financiare me vlerë të drejtë përmes fitimit ose humbjes njihen menjëherë në fitim ose humbje.

(ii) Klasifikimi

Shih politikat kontabël 3(d), (e) dhe (f).

(iii) Ç’regjistrimi

Shoqëria ç’regjistron një aktiv financiar kur të drejtat kontraktuale ndaj flukseve monetare që rrjedhin nga aktivi

financiar mbarojnë, ose kur i transferon aktivin një pale tjetër, pa mbajtur kontrollin, rreziqet dhe përfitimet e

aktivit. Çdo interes në aktivet e transferuara që është krijuar apo i mbahet Shoqërisë është njohur si aktiv apo

detyrim më vete i ndarë. Shoqëria ç’regjistron detyrimet financiare kur detyrimet e kontraktuara kanë mbaruar,

janë shlyer, ose anulluar.

(iv) Netimi

Aktivet financiare dhe detyrimet jane netuar me njëra – tjetrën dhe vlera neto e paraqitur në pasqyrën e

pozicionit financiar, vetëm dhe vetëm kur Shoqëria ka të drejtën ligjore të kompesojë këto shuma, t’i shlyejë këto

shuma ose të realizojë aktivin dhe të shlyejë detyrimin njëkohësisht. Të ardhurat dhe shpenzimet janë paraqitur

në baza neto vetëm kur lejohet nga standartet e kontabilitetit, ose për fitimet dhe humbjet e ndodhura nga një

grup i ngjashëm transaksionesh si ato në aktivitetin tregtues të Shoqërisë.

Page 11: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

11

3. Përmbledhje e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)

c) Instrumentat Financiare (vazhdim)

(v) Matja me kosto të amortizuar

Kosto e amortizuar e një aktivi apo detyrimi financiar është vlera në të cilën një aktiv apo detyrim financiar

njihet në momentin fillestar, minus pagesat e principalit, plus ose minus amortizimin e akumuluar llogaritur duke

përdorur metodën e interesit efektiv për çdo diferencë midis shumës fillestare të njohur dhe vlerës në maturitet,

minus ndonjë zbritje për efekt zhvlerësimi.

(vi) Matja me vlerë të drejtë

Përcaktimi i vlerës së drejtë të aktiveve financiare dhe detyrimeve financiare është bazuar në çmimet e kuotuara

të tregut ose në çmimet e agjentëve të shitjes në një treg aktiv.Për të gjitha instrumentet financiare vlera e drejtë

është përcaktuar duke përdorur teknika vlerësimi. Metoda e njohjes së vlerës së drejtë e përdorur nga shoqëria

është metoda e “mark to model” duke përdorur interesin e interpoluar të ankandeve të fundit të emetimeve

qeveritare.

(vii) Identifikimi dhe matja e zhvlerësimit

Në çdo datë raportimi, Shoqëria vlerëson nëse ka një evidencë objektive që aktivet financiare janë zhvlerësuar.

Aktivet financiare zhvlerësohen kur një evidencë objektive paraqet që një ngjarje që sjell humbje ka ndodhur pas

njohjes fillestare të aktivit dhe që ngjarja që sjell humbje ka ndikim në flukset e ardhshme të parasë së aktivit, të

cilat mund të maten me besueshmëri. Shoqëria konsideron provë të zhvlerësimit si për një aktiv specifik, ashtu

edhe në bazë kolektive. Të gjithë aktivet financiare të konsiderueshme janë vlerësuar per zhvlerësim specifik. Të

gjithë aktivet e konsiderueshme, për të cilat specifikisht nuk ka evidenca për zhvlerësim janë vlerësuar bashkë

për ndonjë zhvlerësim që ka ndodhur, por nuk është identifikuar ende. Aktivet që nuk jane individualisht të

konsiderueshme janë trajtuar kolektivisht për zhvlerësim duke grupuar bashkë aktivet financiare ( mbajtur me

kosto të amortizuar) me karakteristika të ngjashme risku. Një evidencë objektive që aktivet financiare janë

zhvlerësuar mund të përfshijë mospagesa të një debitori, ristrukturimin e një huaje ose paradhënie nga Shoqëria

në afatet që Shoqëria nuk mund ti konsiderojë ndryshe, ndikimet kur një debitor hyn ne falimentim apo të tjera

të dhëna lidhur me një grup aktivesh si ndryshimet e pafavorshme në gjendjen e pagesës së kreditorëve,

emetuesve në grup, ose në kushtet ekonomike që të cojnë në mospagime në grup.

d) Mjete monetare dhe ekuivalentë me to

Mjete monetare në arkë dhe bankë përfshin gjendjet monetare në arkë, paratë e vendosura në banka dhe

investime mjaft likuide afat-shkurtra me maturitet më pak ose deri në tre muaj nga momenti i blerjes.

e) Depozita me afat

Depozitat me afat janë vendosur në pasqyrën e pozicionit financiar në shumën e principalit dhe janë klasifikuar si

të tilla ato me maturitet më shumë se tre muaj. Interesi është përllogaritur në baza përllogaritje dhe interesi i

arkëtueshëm është pasqyruar në të arkëtueshme të tjera.

f) Letra me vlerë

Letra me vlerë të mbajtura në maturim

Letrat më vlerë te mbajtura në maturim janë letra të cilat mbahen deri në maturim dhe klasifikohen si aktive për

tu mbajtur në maturim. Investimet, të cilat kanë pagesa fikse apo të përcaktuara dhe te cilat janë me qëllim për tu

mbajtur në maturim janë matur vazhdimisht me kosto të amortizuar, zbritur parashikimi për zhvlerësim në vlerë.

Kosto e amortizuar përllogaritet duke marrë në llogari zbritjet apo primin në blerje. Primi dhe zbritja

amortizohen në mënyrë sistematike deri në maturim duke përdorur metodën e interest efektiv dhe është

regjistruar në të ardhura nga investimet. Çdo riklasifikim i shumave të konsiderueshme të investimeve të

mbajtura në maturim do të rezultojë në riklasifikimin e të gjithë investimeve të mbajtura në maturim si investime

të disponueshme për shitje dhe do parandalonte Shoqërinë të klasifikonte letrat me vlerë për qëllime investimi si

investime të mbajtura në maturim për periudhën aktuale dhe gjatë dy viteve në vazhdim.

Gjithsesi shitjet dhe riklasifikimet në secilën nga situatat e mëposhtme nuk do kërkonin një riklasifikim:

Page 12: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

12

3. Përmbledhje e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)

g) Letra me vlerë

Letra me vlerë të mbajtura në maturim (vazhdim)

Shitje apo riklasifikime që janë pranë maturimit, që ndryshojnë nga norma e interesit të tregut nuk do të kenë

një efekt të rëndësishëm në vlerën e drejtë të aktiveve financiare;

Shitje apo riklasifikime pasi shoqëria ka arkëtuar principalin origjinal të aktiveve;

Shitje apo riklasifikime të atribuara ngjarjeve të izoluara të papërsëritura përtej kontrollit të shoqërisë, që nuk

mund të parashikohet në mënyrë të arsyeshme.

Letra me vlerë të vlefshme për shitje

Letrat me vlerë konsiderohen të mbajtura për shitje në qoftë se vlera e tyre kontabël do të rimerret kryesisht

nëpërmjet një transaksioni shitje sesa duke vazhduar përdorimin e tyre. Aktivet fikse të mbajtura për shitje njihen

fillimisht me vlerën më të ulët ndërmjet vlerës kontabël dhe vlerës së drejtë minus kostot që lindin gjatë shitjes.

Në vijim, aktivet fikse të mbajtura për shitje mbahen me vlerën më të ulët mes vlerës kontabël dhe vlerës së

drejtë të pakësuar me kostot që nevojiten për shitjen e aktivit. Metoda e njohjes së vlerës së drejtë e përdorur nga

shoqëria është metoda e “mark to model” duke përdorur interesin e interpoluar të ankandeve të fundit të

emetimeve qeveritare.

Të ardhurat nga interesi regjistrohen në pasqyrën përmbledhëse të të ardhurave, duke përdorur metodën e

interesit efektiv . Ndryshimet në vlerën e drejtë, përveç humbjeve nga zhvlerësimi, njihen në të ardhura të tjera

gjithpërfshirëse dhe paraqiten si rezervë e vlerës së drejtë në kapital. Kur një investim shitet, fitimi ose humbja e

mbartur në kapital, riklasifikohet në fitim ose humbje.

h) Aktivet afatgjata materiale

g) Njohja dhe matja

Zërat e aktiveve afatgjata materiale janë paraqitur me kosto minus zhvlerësimin e akumuluar dhe humbjet e

akumuluara nga rënia në vlerë. Kosto përfshin shpenzime që janë drejtpërdrejt të ngarkueshme për blerjen e

aktivit. Kosto e aktiveve të ndërtuara nga vetë Shoqëria përfshin koston e materialeve dhe të fuqisë punëtore, si

dhe ndonjë kosto tjetër që lidhet drejtpërdrejt me vënien e aktivit në vendin dhe kushtet e nevojshme që ai të jetë

i përdorshëm në mënyrën e synuar nga drejtimi. Blerja e software-ve që janë të lidhur ngushtë me

funksionalitetet e pajisjes përkatëse janë kapitalizuar si një pjesë e kësaj pajisje. Kur pjesët e një elementi të

aktiveve afatgjata materiale kanë jetëgjatësi të dobishme të ndryshme, ato kontabilizohen si elementë të veçantë

(komponentet kryesorë) të aktiveve afatgjata materiale.

h) Kostot vijuese

Kostoja e zëvendësimit të një pjese të një elementi të aktiveve afatgjata materiale njihet në vlerën e mbartur të

elementit nëse është e mundshme që përfitime ekonomike në të ardhmen që i atribuohen atij elementi do të

rrjedhin në Shoqëri dhe kostoja e tij mund të matet me besueshmëri. Kostot e shërbimeve ditore të aktiveve

afatgjata materiale njihen në pasqyrën përmbledhëse të të ardhurave në momentin kur ndodhin.

i) Amortizimi

Amortizimi njihet në pasqyrën përmbledhëse të të ardhurave me metodën e vlerës së mbetur. Aktivet me qira

zhvlerësohen për më të voglën mes periudhës së qirasë dhe jetëgjatësisë së dobishme.

Norma e amortizimit vjetor është si me poshtë:

Pajisje zyre 20 %

Pajisje informatike 25 %

i) Aktive të patrupëzuara

Aktivet e patrupëzuara njihen me kosto historike, zvogëluar me amortizimin dhe humbjet e akumuluara nga rënia

ne vlerë. Shpenzimet e mëvonshme mbi programet komjuterike kapitalizohen vetëm kur këto shpenzime lidhen

me rritjen e përfitimit të ardhshëm ekonomik të këtij aktivi. Të gjitha shpenzimet e tjera njihen në periudhën që

ndodhin tek pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve. Amortizimi njihet në pasqyrën e të ardhurave

gjithpërfshirëse, bazuar në metodën e vlerës së mbetur. Norma e amortizimit vjetor është 25%.

Page 13: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

13

3. Përmbledhje e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)

j) Rënia në vlerë e aktiveve jo-financiare

Vlera kontabël e aktiveve jo-financiare të Shoqërisë, përveç aktiveve tatimore të shtyra, rishikohet në çdo datë

raportimi për të përcaktuar nëse ka evidencë për zhvlerësim. Nëse ka evidencë të tillë atëherë vlerësohet vlera e

rikuperueshme e aktivit. Humbja nga rënia në vlerë njihet nëse vlera kontabël e një aktivi ose e njësisë

gjeneruese të mjeteve monetare tejkalon vlerën e rikuperueshme të aktivit. Njësia gjeneruese e mjeteve monetare

është grupi më i vogël i identifikueshëm i aktiveve që gjeneron flukse monetare që janë të pavarura nga aktivet

dhe grupet e tjera. Humbjet nga rënia në vlerë njihen në pasqyrën përmbledhëse të të ardhurave. Vlera e

rikuperueshme e një aktivi, ose e njësisë gjeneruese të mjeteve monetare është më e madhja ndërmjet vlerës së

drejtë minus kostot e shitjes dhe vlerës së tij në përdorim. Në vlerësimin e vlerës në përdorim, flukset e

vlerësuara të ardhshme të mjeteve monetare janë skontuar në vlerën e tyre aktuale duke përdorur një normë

skontimi para taksave që reflekton vlerësimin aktual të tregjeve për vlerën në kohë të parasë dhe rreziqet

specifike për aktivin. Humbjet e mëparshme rishikohen në çdo datë raportimi për të vlerësuar nëse ka evidencë

se rënia në vlerë është zbutur, ose nuk ekziston më. Një humbje anullohet nëse ka evidencë se nuk ka zhvlerësim

dhe ka patur ndryshim në vlerësimet e përdorura për përcaktimin e vlerës së rikuperueshme. Humbja nga rënia

në vlerë anullohet deri në atë masë sa vlera kontabël e aktivit nuk tejkalon vlerën kontabël që do të përcaktohej

duke zbritur zhvlerësimin apo amortizimin dhe sikur të mos ishte njohur më parë ndonjë humbje nga rënia në

vlerë.

k) Kapitali aksioner

Kapitali aksionar paraqitet në vlerën e tij nominale. Kapitali aksionar i cili është i nënshkruar për emetim, por që

ende nuk është i regjistruar është i paraqitur veçmas në pasqyrën e lëvizjes së kapitalit. Një kontribut i

pafinancuar i kapitalit, i cili është i pagueshëm në të ardhmen në një shumë të parapërcaktuar, është klasifikuar si

kapital i paregjistruar dhe i papaguar, përvec rasteve kur marrja e kontributit është vleresuar në mënyrë të

arsyeshme dhe janë përmbushur kriteret e SNK 32 për të njohur një aktiv financiar (kontribut kapitali i

arkëtueshëm).

l) Të ardhurat nga interesa bono thesari/obligacione

Të ardhurat dhe shpenzimet nga interesat e investimeve njihen në pasqyrën përmbledhëse të të ardhurave në bazë

të metodës së interesit efektiv. Norma e interesit efektiv është norma që skonton pagesat dhe arkëtimet e

ardhshme monetare gjatë jetës së aktivit ose detyrimit financiar (ose kur është e përshtatshme një periudhë më e

shkurtër) për t’i barazuar me vlerën kontabël të aktivit ose detyrimit financiar. Norma efektive e interesit

vendoset në momentin fillestar të njohjes së aktivit, ose detyrimit financiar dhe nuk ndryshohet në periudhat e

mëtejshme.

Llogaritja e normës së interesit efektiv përfshin të gjitha komisionet e paguara ose të marra, kostot e

transaksionit, zbritjeve, primeve të cilat janë pjesë integrale e normës efektive të interesit. Kostot e transaksionit

janë kosto shtesë të lidhura me blerjen, emetimin ose ç’regjistrimin e aktivit, ose detyrimit financiar. Të ardhurat

nga interesat e bonove të thesarit/obligacioneve të paraqitura në pasqyrën përmbledhëse të të ardhurave

pasqyrojnë interesin e aktiveve financiare të investuara të shoqërisë.

m) Të ardhurat nga penalitetet

Shoqëria njeh të ardhura nga penaliteti në rast tërheqje të parakohëshme nga anëtari i aseteve nga llogaria

individuale në fondin e pensionit vullnetar, sipas kërkesave të rregullores nr. 125, datë 07.12.2010 “Për penalitetet

e zbatuara në rastin e tërheqjes së parakohshme nga Fondi i Pensionit Vullnetar”. Penaliteti llogaritet mbi vlerën

neto të aseteve të kërkuara për t’u terhequr para kohe, pasi është zbritur tatimi sipas legjislacionit në fuqi në

momentin e tërheqjes. Shoqëria nuk njeh të ardhura nga penaliteti në rast tërheqje të parakohëshme nga anëtari i

aseteve nga llogaria individuale në fondin e investimit.

Page 14: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

14

3. Përmbledhje e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)

n) Përfitimet e punonjësve

(i) Kontributet shoqërore të detyrueshme

Shoqëria paguan kontribute shoqërore të detyrueshme për përfitimet e punonjësve që dalin në pension.

Kontributet ndaj planit të pensioneve me kontribut të përcaktuar ngarkohen në pasqyrën përmbledhëse të të

ardhurave kur ato ndodhin. Autoritetet lokale janë përgjegjëse për përcaktimin e kufirit minimal ligjor të

vendosur për pensionet në Shqipëri sipas një plani kontributesh të përcaktuara për pensione.

(ii) Kontributet shoqërore vullnetare

Shoqëria paguan kontribute shoqërore vullnetare për përfitimet e punonjësve që dalin në pension. Kontributet

ndaj planit të pensioneve me kontribut të përcaktuar ngarkohen në pasqyrën përmbledhëse të të ardhurave kur ato

ndodhin.

o) Tatimi

Tatimi mbi fitimin përfshin tatimin e periudhës aktuale dhe tatimin e shtyrë. Tatimi mbi fitimin njihet në pasqyrën

përmbledhëse të të ardhurave përveç pjesës që lidhet me zëra të njohur direkt në kapital ose në pasqyren

përmbledhëse të të ardhurave të tjera. Tatimi aktual është tatimi që pritet të paguhet mbi fitimin e tatueshëm të

vitit, duke përdorur normën tatimore në fuqi, ose që konsiderohet si e tillë në datën e mbylljes së pasqyrave

financiare dhe çdo sistemim të tatimit të pagueshëm për vitet e mëparshme sipas ligjit shqiptar të tatimit.

Tatimi i shtyrë është llogaritur duke përdorur metodën e bilancit, nga diferencat e përkohshme ndërmjet vlerës

kontabël neto të aktiveve dhe detyrimeve për qëllime të raportimit financiar dhe bazës tatimore. Shuma e tatimit

të shtyrë është llogaritur duke përdorur normën tatimore në fuqi në datën e mbylljes së diferencave, sipas ligjeve

në fuqi në datën e raportimit.

Një aktiv tatimor i shtyrë njihet për aq sa është e mundur që fitimi i tatueshëm i ardhshëm do të jetë i

disponueshëm kundrejt të cilit ky aktiv mund të përdoret. Aktivi tatimor i shtyrë rishikohet në çdo datë raportimi

dhe zvogëlohet për aq sa nuk është e mundur të realizohet përfitim fiskal.

Në përcaktimin e vlerës së tatimit aktual dhe të shtyrë Shoqëria merr në kosideratë impaktin e pozicioneve

tatimore të pasigurta dhe tatimet dhe interesat shtesë. Shoqëria beson se përllogaritjet për detyrimet tatimore janë

të mjaftueshme për të gjithë vitet e hapura tatimore në bazë të vlerësimit të shumë faktorëve duke përfshirë

interpretimet tatimore dhe eksperiencat e mëparshme.

4. Aktive afatgjata materiale, neto

Pajisje zyre

Pajisje

informatike Totali

Kosto

Gjendja më 31 Dhjetor 2016 676,180 3,243,298 3,919,479

Shtesa

1,695,520

1,695,520

Pakësime

Gjendja më 30 Shtator 2017 676,180 4,938,818 5,614,998

Zhvlerësimi i akumuluar

Gjendja më 31 Dhjetor 2016 472,307 1,279,292 1,751,599

Shpenzimi për periudhen

27,184

558,061

585,245

Pakësime

Gjendja më 30 Shtator 2017 499,491 1,837,353 2,336,844

Gjendja më 31 Dhjetor 2016 203,873 1,964,007 2,167,880

Gjendja më 30 Shtator 2017 176,689 3,101,465 3,278,154

Page 15: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

15

5. Aktive afatgjata jomateriale, neto

Sisteme

elektronike Totali

Kosto

Gjendja më 31 Dhjetor 2016 9,467,789 9,467,789

Shtesa

Pakësime

Gjendja më 30 Shtator 2017 9,467,789 9,467,789

Zhvlerësimi i akumuluar

Gjendja më 31 Dhjetor 2016 2,953,371 2,953,371

Shpenzimi për periudhen

1,221,453

1,221,453

Pakësime - -

Gjendja më 30 Shtator 2017 4,174,824 4,174,824

Gjendja më 31 Dhjetor 2016 6,514,418 6,514,418

Gjendja më 30 Shtator 2017 5,292,965 5,292,965

6.Depozita bankare afat-gjatë

Depozita bankare 30 Shtator 2017 31 Dhjetor 2016

Depozite bankare 5 vjeçare

(12/07/2017-12/07/2022, 5%, Credins Bank) 17,000,000

-

17,000,000 -

7.Aktive financiare të vlefshme për shitje

Të vlefshme për shitje 30 Shtator 2017 31 Dhjetor

2016

Obligacion 10 vjeçar

-

17,000,000

Prim

-

10,860

Intreresa të përllogaritura nga kuponi

-

278,422

Rivlerësim

-

2,659,166

- 19,948,448

Page 16: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

16

7.Aktive financiare të vlefshme për shitje (vazhdim)

Më 23 tetor 2015, Shoqëria investoi në blerjen e obligacionit qeveritar 10 vjecar, me interes vjetor kuponi prej

8.8% dhe maturim më 23 tetor 2025, i cili fillimisht u klasifikua për t’u mbajtur deri në maturitet për vitin 2015.

Norma efektive e obligacionit 8.81%.

Në bazë të rregullores “ Për formën, llogaritjen dhe shumën e kapitalit që duhet të ketë detyrimisht Shoqëria

Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve kolektive” Nr.96, datë 25.06.2014 (Ndryshuar me vendimin e

Bordit nr. 121, datë 24.08.2016) së AMF, neni 5, forma e kapitalit, kapitali i shoqërisë administruese duhet të

mbahet në llogari rrjedhëse, depozita bankare, instrumente financiarë lehtësisht të kthyeshme në para dhe nuk

duhet të investohet në instrumente financiarë spekulativë (instrumentë që mbartin një nivel të lartë të riskut të

humbjes). Në bazë të rekomandimeve të AMF për t’iu përmbajtur rregullores së sipërcituar, më 31 Dhjetor, kjo

letër me vlerë është riklasifikuar si letër me vlerë e vlefshme për shitje. Gjithashtu, për të mundësuar tregtimin

dhe kthimin në likuiditet të menjëhershëm të kësaj letre me vlerë është nënshkruar Marrëveshja për Zbutjen e

Likuiditetit me Credins Bank, sipas Nenit 7 pika 2, “ DEALER- PRIMAR deklaron dhe garanton se, me

kërkesën e shoqërisë administruese, do te ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, që në cdo kohë të

mundesojë konvertimin lehtësisht në para të letrave me vlerë të mbajtura në formën e kapitalit, duke i siguruar

në këtë mënyrë shoqërisë likuiditetin e nevojshëm të kapitali”

Sipas korrespondencave të mëvonshme, nga AMF u rekomandua shitja e obligacionit.

Me 29 qershor 2017, Shoqëria shiti obligacionin me nje normë kthimi 5.6%; duke krijuar fitim nga shitja prej

afro 3.5 mio dhe e vuri ne depozita pranë Credins Bank, shih shënimet 6,9.

8 .Llogari të arkëtueshme nga fondet e pensioneve dhe investimeve

30 Shtator

2017 31 Dhjetor 2016

Të arkëtueshme nga tarifë administrimi Fondi Pensionit

Credins

776,741

589,149

Të arkëtueshme nga tarifë administrimi Fondi Investimit

Credins Premium

492,167

126,513

1,268,908 715,662

9.Depozita bankare me afat

30 Shtator

2017 31 Dhjetor 2016

Depozite bankare 6mujore (27/04/2017-27/10/2017; 1.1%, Credins Bank)

3,000,000

-

Depozite bankare 4 mujore (21/07/2017-21/11/2017; 0.9%; Credins Bank)

2,000,000

-

Depozite bankare 4 mujore (20/12/2016-20/04/2017,0.7%, Credins Bank)

-

3,000,000

5,000,000 3,000,000

Depozita me afat përfaqëson depozitën 6-mujore me vlerë nominale 3,000,000 lekë, me normë interesi vjetore

1,1 %, e cila maturohet më 27 Tetor 2017, vendosur në Credins Bank .

Depozita me afat përfaqëson depozitën 4-mujore me vlerë nominale 2,000,000 lekë, me normë interesi vjetore

0.9 %, e cila maturohet më 21 Nentor 2017, vendosur në Credins Bank .

Page 17: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

17

10.Llogari rrjedhëse dhe ekuivalente të mjeteve monetare

30 Shtator

2017 31 Dhjetor 2016

Depozite bankare 2 mujore

-

2,000,000

Depozite bankare 1 mujore (31/08/2017-01/10/2017, 0.7%, Credins Bank)

3,000,000

2,000,000

Llogari në banken Credins në Lek 2,723,281

1,875,147

Llogari në banken Tirana në Lek 461,524

133,450

Llogari në banken FIB në Lek

35,169

315,197

Llogari në Credins Bank në Euro

4,718

3,552

Totali

6,224,692

6,327,346

Depozita bankare përfaqëson depozitën 1-mujore pranë bankës Credins me normë 0,7 % dhe datë maturimi

01/10/2017 .

11.Shpenzime të parapaguara

30 Shtator 2017 31 Dhjetor 2016

Parapagime kontribute vullnetare pensioni -staf

219,498

-

Parapagim sig jete -staf

-

146,938

219,498 146,938

12. Kapitali

Më 30 Shtator 2017, kapitali aksionar i regjistruar është 74,723,994 Lekë, dhe përbëhet nga 182,253.65 aksione

me vlerë nominale Lek 410 (2016: Kapitali aksionar 74,723,994 Lekë) . Struktura aksionare bazuar në kapitalin e

paguar tërësisht dhe të regjistruar ishte si vijon:

30 Shtator 2017 31 Dhjetor 2016

Në % Numër

aksionesh Në Lek Në %

Numër

aksionesh Në Lek

CREDINS Bank 76% 162,792.73 66,745,019 76.98 140,303.88 57,524,590

SiCRED Sh.a. 24% 51,408.24 21,077,375 17.79 32,420.77 13,292,514

Kurum International 5.23 9,529.00 3,906,890

100 214,200.97 87,822,394 100 182,253.65 74,723,994

Kjo strukturë është aprovuar Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me Vendimin Nr. 50, datë

28.04.2017 dhe u regjistrua në QKR më 16.05.2017.

Page 18: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

18

12. Kapitali (vazhdim)

Sipas Vendimit nr.4, date 15.03.2017, Asambleja e Përgjithëshme e Aksionerëve miratoi rritjen e Kapitalit

Aksionar në vlerën në Lek 8,000,000; përkatësisht: 6,080,000 lekë nga Banka CREDINS sh.a (në aneks kopje

e transfertës) ; 1,920,000 lekë nga SiCRED sh.a . Vlera prej 1,920,000 lekë paraqitet në zërin “Të tjera aktive

dhe llogari të arkëtueshme afatshkurtër”, pasi pritet të arkëtohet.

13.Detyrime të tjera

30 Shtator 2017 31 Dhjetor 2016

Shërbime profesionale të përllogaritura

528,610

310,759

Detyrim personeli

40,000

-

Detyrime për taksa TVSH dhe sigurime shoqërore

402,820

464,020

Shpenzime të tjera të përllogaritura

95,299

87,890

Shpenzime te perllogaritura per banken depozitare FP

51,777

39,077

Shpenzime te perllogaritura per banken depozitare FI

98,828

25,877

Shpenzime te perllogaritura tarifa

43,513

42,757

Furnitorë

573,258

642,463

Detyrim ndaj AMF

89,684

44,426

Total 1,923,789 1,657,269

14 . Tarifa të administrimit

Shoqëria mban një tarifë administrimi prej 3% në vit ndaj Fondit të Pensionit dhe 1% në vit ndaj Fondit të

Investimit.

30 Shtator 2017 30 Shtator 2016

Të ardhura nga tarifa administrimit, Fondi Pensionit

6,174,294

3,954,497

Të ardhura nga tarifa administrimit, Fondi Investimit

2,897,497

168,240

Total 9,071,791 4,122,737

15.Tarifa të largimit nga fondi

Shoqëria mban penalitet ndaj anëtarëve të fondit të pensionit nëse tërhiqen para kohe.

30 Shtator 2017 30 Shtator 2016

Tarifa te largimit nga tërheqje të parakohëshme

296,085

244,031

Total 296,085 244,031

16.Shpenzime personeli

Shpenzime për personelin 30 Shtator 2017 30 Shtator 2016

Paga dhe shpërblime

9,858,667

7,121,390

Sigurime Shoqërore

1,102,020

848,125

Pension Vullnetar

203,250

112,500

Sigurim jete shëndeti

155,160

85,895

Total 11,319,097 8,167,910

Page 19: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

19

17.Shpenzime të tjera të veprimtarisë

30 Shtator 2017 30 Shtator 2016

Shërbime mirembajtje sistemi

1,587,901

1,007,471

Asistance nga palë të treta

441,262

323,830

Shërbime profesionale

528,610

470,366

Shpenzime noteriale dhe ligjore

3,360

6,080

Kancelari

106,468

85,104

Zhvlerësim aktiveve

-

10,345

Shpenzime postare dhe telefonike

95,851

102,423

Tarifë për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare FP

85,941

188,002

Tarifë për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare FI

171,690

9,113

Tarifa për Këshillin Mbikëqyrës

100,000

125,000

Komisione bankare

55,504

49,176

Taksa vendore dhe tarifa regjistrimi

98,100

102,940

Printime

15,900

138,320

Udhëtime, dieta

107,660

5,540

Shpenzime pritje, uji

32,023

25,660

Shpenzime të tjera

102,964

46,700

Total 3,533,234 2,696,070

18.Të ardhurat financiare

30 Shtator

2017 30 Shtator 2016

Depozita

228,094

42,607

Llogari rrjedhëse

2,127

2,320

Të ardhura nga kuponi obligacionit

743,845

1,122,000

Total 974,066 1,166,927

19. Ngjarje pas dates së raportimit

Nuk ka ngjarje pas datës së bilancit që mund të kërkojë korigjim ose shënime shtesë në pasqyrat financiare të

shoqërisë.

Përgatiti Miratoi

Armira CITOZI Estela KOCI

Drejtore e Financës dhe Kontabilitetit Administratore e Pergjithshme

Page 20: “CREDINS INVEST” SH.A. SHOQËRI ADMINISTRUESE E FONDEVE TE ... · PDF file2 Raportet financiare për 3 mujorin e tretë të vitit, 2017 TABELA E PERMBAJTJES 1 Pasqyrat financiare

`

20

ANEKS

1.Kontratat e depozites