35
Danieli 1:1 1 Danieli 1:10 Danieli 1 Në vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit; mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër Jeruzalemit dhe e rethoi. 2 Zoti atëherë dha në duart e tij Jehojakimin, mbretin e Judës, bashkë me një pjesë të orendive të shtëpisë së Perëndisë, që ai i transportoi në vendin e Shinarit, në shtëpinë e perëndisë së tij dhe i vendosi orenditë në shtëpinë e thesarit të perëndisë së tij. 3 Pastaj mbreti i tha Ashpenazit, kreut të eunukëve të tij, t’i sjellë disa nga djemtë e Izraelit, qofshin prej fisi mbretëror apo prej familjesh fisnike, 4 rinj që të mos kishin asnjë të metë, por të hijshëm, të pajisur me urti, që të kishin njohuri dhe të mësonin shpejt, që të ishin të aftë të shërbenin në pallatin e mbretit dhe të cilëve të mund t’u mësohej letërsia dhe gjuha e Kaldeasve. 5 Mbreti u caktoi atyre një racion të përditshëm ushqimesh të shijshme nga ato të mbretit dhe verë nga ajo që ai vetë pinte; ata duhet të edukoheshin në tre vjet, në mbarim të të cilëve do të kalonin në shërbim të mbretit. 6 Midis tyre ishin bijtë e Judës: Danieli, Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria. 7 Kreu i eunukëve u vuri atyre emra të tjerë: Danielit i vuri emrin Beltshatsar, Hananiahut Shadrak, Mishaelit Meshak dhe Azarias Abed- nego. 8 Por Danieli vendosi në zemër të tij të mos e ndotë veten me ushqimet e shijshme të mbretit dhe me verën që pinte ai vetë; dhe i kërkoi kreut të eunukëve ta lejonte që të mos ndotej. 9 Perëndia bëri që Danieli të gjejë hir dhe dhemshuri te kreu i eunukëve. 10 Kreu i eunukëve i tha pastaj Danielit: “Unë kam frikë nga mbreti, zoti im, që ka caktuar ushqimin tuaj dhe pijen tuaj. Pse ai duhet të shikojë fytyrat tuaja më të trishtuara nga ato

Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 1:1 1 Danieli 1:10

Danieli1Në vitin e tretë të mbretërimit të Jehojakimit; mbretit

të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u niskundër Jeruzalemit dhe e rethoi. 2 Zoti atëherë dhanë duart e tij Jehojakimin, mbretin e Judës, bashkë menjë pjesë të orendive të shtëpisë së Perëndisë, që ai itransportoi në vendin e Shinarit, në shtëpinë e perëndisësë tij dhe i vendosi orenditë në shtëpinë e thesarit tëperëndisë së tij. 3 Pastaj mbreti i tha Ashpenazit, kreuttë eunukëve të tij, t’i sjellë disa nga djemtë e Izraelit,qofshin prej fisi mbretëror apo prej familjesh fisnike, 4 tërinj që të mos kishin asnjë të metë, por të hijshëm, tëpajisur me urti, që të kishin njohuri dhe të mësoninshpejt, që të ishin të aftë të shërbenin në pallatin embretit dhe të cilëve të mund t’u mësohej letërsia dhegjuha e Kaldeasve. 5 Mbreti u caktoi atyre një racion tëpërditshëmushqimesh të shijshme nga ato tëmbretit dheverë nga ajo që ai vetë pinte; ata duhet të edukoheshin nëtre vjet, në mbarim të të cilëve do të kalonin në shërbimtë mbretit. 6 Midis tyre ishin bijtë e Judës: Danieli,Hananiahu, Mishaeli dhe Azaria. 7 Kreu i eunukëve uvuri atyre emra të tjerë: Danielit i vuri emrin Beltshatsar,Hananiahut Shadrak,MishaelitMeshakdheAzarias Abed-nego. 8 Por Danieli vendosi në zemër të tij të mos e ndotëveten me ushqimet e shijshme të mbretit dhe me verënqë pinte ai vetë; dhe i kërkoi kreut të eunukëve ta lejonteqë të mos ndotej. 9 Perëndia bëri që Danieli të gjejë hirdhe dhemshuri te kreu i eunukëve. 10 Kreu i eunukëvei tha pastaj Danielit: “Unë kam frikë nga mbreti, zotiim, që ka caktuar ushqimin tuaj dhe pijen tuaj. Pse aiduhet të shikojë fytyrat tuaja më të trishtuara nga ato

Page 2: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 1:11 2 Danieli 2:2të të rinjve të moshës suaj? Kështu do të vinit në rrezikkokën time te mbreti”. 11 Atëherë Danieli i tha Meltsarit,që kreu i eunukëve kishte caktuar si të parë mbi Danielin,Hananiahun, Mishaelin dhe Azarian; 12 “Të lutem, vëri nëprovë shërbëtorët e tu për dhjetë ditë, dhe të na jepenperime për të ngrënë dhe ujë për të pirë. 13 Pastaj tëekzaminohet në praninë tënde pamja jonë dhe pamja etë rinjve që hanë ushqimet e shijshme të mbretit; do tëveprosh pastaj me shërbëtorët e tu në bazë të asaj që dotë shikosh”. 14Ai e pranoi këtë propozim të tyre dhe i vurinë provë dhjetë ditë. 15Nëmbarim të dhjetë ditëve pamjae tyre dukej më e bukur dhe e kishin mishin më të plotëse të gjithë djemtë që kishin ngrënë gjellët e shijshme tëmbretit. 16KështuMeltsari u hoqi atyre gjellët e shijshmedhe verën që duhet të pinin dhe u dha perime. 17 Katërtë rinjve Perëndia u dha njohuri dhe mend në gjithëletërsinë dhe diturinë; dhe Danieli fitoi njohuri për çdolloj vegimi dhe ëndrre. 18Në mbarim të kohës së caktuarnga mbreti që t’ia çonin këta të rinj, kreu i eunukëve ishpuri përpara Nebukadnetsarit. 19Mbreti foli me ta, pormidis tyre nuk u gjet asnjë si Danieli, Hananiahu, MishaelidheAzaria, prandaj këta u pranuannë shërbim tëmbretit.20Dhe mbi çdo çështje që kërkonte dituri dhe gjykim dhepër të cilat mund t’i pyeste mbreti, i gjeti dhjetë herë mëlart se tërë magjistarët dhe astrologët që ishin në tërëmbretërinë e tij. 21 Kështu Danieli vazhdoi deri në vitine parë të mbretit Kir.

21 Në vitin e dytë të mbretërimit të Nebukadnetsarit,

ai pa disa ëndrra; fryma e tij u turbullua dhe i ikugjumi. 2Atëherë mbreti dha urdhër të thërrisnin magjis-tarët, astrologët, shtriganët dhe Kaldeasit, që t’i tregonin

Page 3: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 2:3 3 Danieli 2:13mbretit ëndrrat e tij. 3 Mbreti u tha atyre: “Pashë njëëndërr dhe fryma ime është turbulluar, deri sa t’ia dal tëshpjegoj ëndrrën time”. 4Atëherë Kaldeasit iu përgjigjënmbretit në gjuhën aramaike: “O mbret, jetofsh përjetë.Trego ëndrrën tënde shërbëtorëve të tu dhe ne do tainterpretojmë”. 5Mbreti u përgjigj dhe u tha Kaldeasve:“Vendimin tim e kammarrë: po të mos ma bëni të njohurpërmbajtjen e ëndrrës sime dhe interpretimin e saj, dotë priteni copa-copa dhe shtëpitë tuaja do të katandisennë plehërishte. 6 Por në rast se do të më tregoni ëndrrëndhe interpretimin e saj, do të merrni nga unë dhurata,shpërblime dhe nderime të mëdha; më tregoni, pra,ëndrrën dhe interpretimin e saj”. 7 Ata u përgjigjënpër së dyti dhe thanë: “Le t’u tregojë mbreti ëndrrënshërbëtorëve të vet dhe ne do t’i japim interpretimin”.8 Atëherë mbreti u përgjigj dhe tha: “E kuptoj fare mirëqë ju doni të fitoni kohë, sepse e shihni që vendimi imështë marrë; 9 po të mos ma bëni të njohur ëndrrën, kavetëm një vendim për ju; jeni marrë vesh midis jush përtë thënë para meje fjalë të rreme dhe të çoroditura, meshpresë që kohërat të ndryshojnë. Prandaj ma tregoniëndrrën dhe unë do të di në se jeni në gjendje të mëjepni edhe interpretimin”. 10 Kaldeasit u përgjigjën parambretit dhe thanë: “Nuk ka njeri mbi tokë që mund tëdijë atë qëmbreti kërkon. Në fakt asnjë mbret, sundimtaro sovran nuk i ka kërkuar një gjë të tillë ndonjëmagjistari,astrologu ose Kaldeasi. 11Gjëja që pyet mbreti është tepëre vështirë dhe nuk ka njeri që mund t’ia bëjë të diturmbretit, përveç perëndive, banesa e të cilëve nuk ështëndër të gjallët”. 12 Me këtë mbreti u zemërua, i hipiinati dhe urdhëroi që të shfaroseshin tërë të diturit eBabilonisë. 13 Kështu u shpall dekreti në bazë të të cilitduhet të vriteshin të diturit, dhe kërkonin Danielin dhe

Page 4: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 2:14 4 Danieli 2:27shokët e tij për t’i vrarë edhe ata. 14 Atëherë Danieli iudrejtuame fjalë të urta dhe tëmaturaAriokut, komandanti rojeve tëmbretit, i cili kishte dalë për të vrarë të diturit eBabilonisë. 15Mori fjalën dhe i tha Ariokut, komandantittë mbretit: “Pse vallë një dekret kaq i ashpër nga anae mbretit?” Atëherë Arioku e vuri në dijeni Danielin.16Kështu Danieli hyri te mbreti dhe i kërkoi t’i jepte kohëpër t’i bërë të njohur mbretit interpretimin e ëndrrës.17 Atëherë Danieli shkoi në shtëpinë e vet dhe ua bëri tëditur këtë gjë shokëve të tij Hananiah,Mishael dheAzaria,18 me qëllim që t’i kërkonin mëshirë Perëndisë të qiellitlidhur me këtë sekret, me qëllim që Danieli dhe shokëte tij të mos vriteshin bashkë me kusurin e njerëzve tëditur të Babilonisë. 19 Atëherë sekreti iu zbulua Danielitnë një vegim nate. Kështu Danieli bekoi Perëndinë eqiellit. 20 Danieli filloi të thotë: “Qoftë i bekuar emri iPerëndisë përjetë, sepse atij i përkasin dituria dhe forca.21 Ai ndryshon kohërat dhe stinët, i ul mbretërit dhei larton, u jep dituri të urtëve dhe dije atyre që kanëmend. 22 Ai tregon gjërat e thella dhe të fshehta, njehatë që është në terr dhe drita qëndron me të. 23 OPerëndi i etërve të mi, të falënderoj dhe të lëvdoj, sepsemë ke dhënë dituri dhe forcë dhe më ke bërë të njohatë që të kemi kërkuar, duke na bërë të njohim gjënë ekërkuar nga mbreti”. 24 Prandaj Danieli shkoi te Arioku,të cilit mbreti i kishte besuar detyrën të vriste njerëzite ditur të Babilonisë; shkoi dhe i tha kështu: “Mos i vritnjerëzit e ditur të Babilonisë! Më ço përpara 25 AtëherëArioku e çoi me nxitim Danielin përparambretit dhe i folikështu: “Gjetamidis Judejve robër një njeri që do t’i njohëmbretit interpretimin”. 26Mbreti filloi t’i thotë Danielit,që quhej Beltshatsar: “A je i zoti të më bësh të njohurëndrrën që pashë dhe interpretimin e saj?”. 27 Danieli u

Page 5: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 2:28 5 Danieli 2:38përgjigj në prani të mbretit dhe tha: “Sekreti për të cilinmbreti kërkoi interpretimin tim, nukmund t’i shpjegohetmbretit as nga njerëzit e urtë, as nga astrologët, as ngamagjistarët, as nga shortarët. 28 Por ka një Perëndi nëqiell që zbulon sekretet, dhe ai i ka bërë të njohur mbretitNebukadnetsarit atë që do të ndodhë ditët e fundit. Kjo kaqenë ëndrra jote dhe vegimet e mendjes sate në shtratintënd. 29Ombret, mendimet që të kanë ardhur në shtratintënd kanë të bëjnë me atë që ka për të ndodhur tani etutje; dhe ai që zbulon sekretet të ka bërë të njohur atëqë ka për të ndodhur. 30 Sa për mua, ky sekret m’u zbuluajo sepse kam më tepër dituri nga tërë të gjallët e tjerë,por me qëllim që interpretimi im t’i njoftohet mbretit,dhe ti të njihesh me mendimet e zemrës sate. 31 Ti isheduke shikuar, o mbret, dhe ja një figurë e madhe; kjofigurë e stërmadhe, me një shkëlqim të jashtëzakonshëm,ngrihej para teje me një pamje të tmerrshme. 32 Kokae kësaj figure ishte prej ari të kulluar, gjoksi i saj dhekrahët e saj ishin prej argjendi, barku i saj dhe kofshëte saj prej bronzi, 33 këmbët e saj prej hekuri, këmbëte saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile.34Ndërsa po shikoje, një gur u shkëput, por jo nga dora enjeriut, dhe goditi figurën në këmbët e saj prej hekuri dheargjile dhe i copëtoi. 35 Atëherë hekuri, argjila, bronzi,argjendi dhe ari u copëtuan bashkë dhe u bënë si kopebykunë lëmë gjatë verës; era imorime vete dhenuku gjetmë asnjë gjurmë e tyre. Por guri që kishte goditur figurënu bë një mal i madh, që mbushi tërë tokën. 36 Kjo ështëëndrra; tani do të japim interpretimin përpara mbretit.37 Ti, o mbret, je mbreti i mbretërve, sepse Perëndiai qiellit të ka dhënë mbretërinë, pushtetin, forcën dhelavdinë. 38 Ngado që të banojnë bijtë e njerëzve, kafshëte fushës dhe shpendët e qiellit, ai i ka lënë në duart e

Page 6: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 2:39 6 Danieli 2:48tua dhe të ka bërë të sundosh mbi gjithë ata. Ti je kokae artë. 39 Mbas teje do të dalë një mbretëri tjetër, më evogël, më e ulët nga jotja; pastaj një mbretëri tjetër prejbronzi, që do të sundojë mbi gjithë dheun. 40Mbretëria ekatërt do të jetë e fortë si hekuri, sepse hekuri copëtondhe thërrmon çdo gjë; ashtu si hekuri që copëton, kjombretëri do t’i copëtojë dhe do t’i thërrmojë tërë këtombretëri. 41 Siç e pe, këmbët dhe gishtërinjtë ishinpjesërisht prej argjile poçari dhe pjesërisht prej hekuri,kështu kjo mbretëri do të ndahet; megjithatë, ajo dotë ketë fortësinë e hekurit, sepse ti ke parë hekurin tëpërzier me argjilë të butë. 42 Dhe ashtu si gishtërinjtë ekëmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prejargjile, kështu ajo mbretëri do të jetë pjesërisht e fortëdhe pjesërisht e brishtë. 43 Siç e pe hekurin të përzierme argjilën e butë, ata do të përzihen nga fara njerëzore,por nuk do të bashkohen njeri me tjetrin, pikërisht ashtusi hekuri nuk amalgamohet me argjilën. 44 Në kohëne këtyre mbretërve, Perëndia i qiellit do të nxjerrë njëmbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretërinuk do t’i lihet një populli tjetër, por do të copëtojë dhe dotë asgjësojë tërë këtombretëri, dhedo të ekzistojë përjetë,45 pikërisht ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali,jo nga dora e njeriut, për të copëtuar hekurin, bronzin,argjilën, argjendin dhe arin. Perëndia i madh i ka bërëtë njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e tutje.Éndrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sig-urt”. 46 Atëherë mbreti Nebukadnetsar ra me fytyrë dhera permbys para Danielit; pastaj urdhëroi që t’i paraqitninnjë ofertë dhe temjan. 47 Mbreti i foli Danielit dhe tha:“Në të vërtetë Perëndia juaj është Perëndia i perëndive,Zoti i mbretërve dhe zbuluesi i sekreteve, sepse ti kemundur të zbulosh këtë sekret”. 48 Atëherë mbreti e

Page 7: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 2:49 7 Danieli 3:8bëri Danielin të madh, i dha dhurata të shumta dhe tëmëdha, e bëri qeveritar të gjithë krahinës së Babilonisëdhe kreun më të lartë të gjithë të diturve të Babilonisë.49Përveç kësaj, me kërkesë të Danielit, mbreti vuri në kryetë administratës së krahinës së Babilonisë Shadrakun,Meshakun dhe Abed-negon. Danieli përkundrazi mbetinë oborrin e mbretit.

31Mbreti Nebukadnetsar urdhëroi të ndërtohet një fig-

urë prej ari, e lartë gjashtëdhjetë kubitë dhe e gjerëgjashtë kubitë, dhe engriti në fushën eDuras, në krahinëne Babilonisë. 2Pastaj mbreti Nebukadnetsar dërgoi njerëztë mbledhin satrapët, prefektët, qeveritarët, gjykatësit,nëpunësit e thesarit, këshilltarët e shtetit, ekspertët eligjit dhe tërë autoritetet e krahinave, me qëllim qëtë vinin në përurimin e figurës që mbreti Nebukadnet-sar kishte ngritur. 3 Atëherë satrapët, prefektët dheqeveritarët, gjykatësit, nëpunësit e thesarit, këshilltarët eshtetit, ekspertët e ligjit dhe tërë autoritetet e krahinaveu mblodhën bashkë për përurimin e figurës që kishtengritur mbreti Nebukadnetsar, dhe qëndruan në këmbëpërpara figurës që Nebukadnetsari kishte ngritur. 4Pastajkasneci thirri me zë të lartë: “Juve, popuj, kombe dhegjuhë, ju jepet urdhër që, 5 sapo të dëgjoni zërin e bririt,të flautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdolloji vegle, të bini përmbys për të adhuruarfigurënprej ariqë ka ngritur mbreti Nebukadnetsar; 6 kushdo që nuk dotë bjerë përmbys për të adhuruar, do të hidhetmenjëherënë mes të një furre zjarri përvëlues”. 7 Kështu, me tëdëgjuar tërë popujt zërin e bririt, të flautit, të qestes, tëlirës, të salterit dhe të çdo lloji vegle, tërë popujt, kombetdhe gjuhët ranë përmbys dhe adhuruan figurën e artë, qëmbreti Nebukadnetsar kishte ngritur. 8 Për këtë arësye

Page 8: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 3:9 8 Danieli 3:18në atë çast, disa Kaldeas dolën dhe paditën Judejtë; 9dukemarrë fjalën, i thanë mbretit Nebukadnetsar: “O mbret,jetofsh për jetë! 10 Ti, o mbret, ke nxjerrë një dekret,në bazë të të cilit kushdo që ka dëgjuar zërin e bririt, tëflautit, të qestes, të lirës, të salterit, të gajdes dhe të çdolloji vegle duhet të bjerë përmbys për të adhuruar figurëne artë; 11 dhe ai që nuk bie përmbys dhe nuk adhuron,duhet të hidhet në mes të një furre me zjarr përvëlues.12 Por ka disa Judej që i ke vënë në krye të administrimittë punëve të krahinës së Babilonisë, Shadraku, Meshakudhe Abed-nego, që nuk kanë asnjë konsideratë për ty; nuku shërbejnë perëndive të tua dhe nuk adhurojnë figurëne artë që ti ke ngritur”. 13 Atëherë Nebukadnetsari, izemëruar dhe i tërbuar, urdhëroi që të sillnin Shadrakun,Meshakun dhe Abed-negon; kështu këta njerëz u çuanpara mbretit. 14 Nebukadnetsari u drejtoi atyre fjalën,duke thënë: “Shadrak, Meshak dhe Abed-nego, a ështëe vërtetë që nuk u shërbeni perëndive të mia dhe nukadhuroni figurën e artë që unë kam ngritur? 15 Tani,posa të dëgjoni zërin e bririt, të flautit, të qestes, tëlirës, të salterit, të gajdes dhe të çdo lloj vegle, në rastse jeni gati të bini përmbys për të adhuruar figurën qëunë kam bërë, mirë; por në rast se nuk do ta adhuroni,do t’ju hedhin menjëherë në mes të një furre të ndezur;dhe cila ështe ajo perëndi që do të mund t’ju çlirojë ngaduart e mia? 16 Shadraku, Meshaku dhe Abed-nego iupërgjigjën mbretit, duke thënë: “O Nebukadnetsar, nenuk kemi nevojë të të japim përgjigje lidhur me këtë.17 Ja, Perëndia ynë, të cilit i shërbejmë, është në gjendjetë na çlirojë nga furra e ndezur, dhe do të na çlirojë ngadora jote, o mbret. 18 Por edhe sikur të mos e bënte,dije, o mbret, që ne nuk do t’u shërbejmë perëndive tëtua dhe nuk do të adhurojmë figurën e artë që ti ke

Page 9: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 3:19 9 Danieli 3:28ngritur”. 19 Atëherë Nebukadnetsari u mbush me inatdhe shprehja e fytyrës së tij ndryshoi ndaj Shadrakut,Meshakut dhe Abed-negos. Duke marrë përsëri fjalën,urdhëroi që furra të ngrohej shtatë herë më shumë sezakonisht. 20Pastaj urdhëroi disa njerëz të fortë dhe trimatë ushtrisë së tij të lidhnin Shadrakun, Meshakun dheAbed-negon dhe t’i hidhnin në furrën e zjarrit përvëlues.21 Atëherë këta tre burra i lidhën dhe, me pantallonat etyre, me tunikën e tyre dhe me gjitha mbulesën e tyre tëkokës dhe i hodhën në mes të furrës me zjarr përvëlues.22Porme qenë se urdhëri i mbretit ishte i rreptë dhe furraishte jashtëzakonisht e mbingrohur, flaka e zjarrit vraunjerëzit që kishin hedhur në të Shadrakun,Meshakun dheAbed-negon. 23 Dhe këta tre burra, Shadraku, Meshakudhe Abed-nego, ranë të lidhur në mes të furrës me zjarrpërvëlues. 24 Atëherë mbreti Nebukadnetsar, i habitur,u ngrit me nxitim dhe filloi t’u thotë këshilltarëve tëtij: “Nuk i kemi hedhur tre burrat të lidhur në mes tëzjarrit?”. Ata u përgjigjën dhe i thanëmbretit: “Sigurisht,o mbret”. 25 Ai foli përsëri: “Ja, unë po shoh katër burratë palidhur, që ecin në mes të zjarrit, pa pësuar asnjëdëm; dhe pamja e të katërtit i përngjan asaj të një biri tëPerëndisë”. 26 Pastaj Nebukadnetsari iu afrua grykës sëfurrës me zjarr përvëlues dhe filloi të thotë: “Shadrak,Meshak dhe Abed-nego, shërbëtorë të Perëndisë Më tëLartë, dilni dhe ejani këtu”. Atëherë Shadraku, Meshakudhe Abed-nego dolën ngamesi i zjarrit. 27Pastaj satrapët,prefektët, qeveritarët dhe këshilltarët e mbretit u mblod-hën për të vërejtur këta burra: zjarri nuk kishte paturasnjë fuqi mbi trupin e tyre, flokët e kokës së tyre nukishin djegur, mantelet e tyre nuk ishin dëmtuar dhe asera e zjarrit nuk ishte shtruar mbi ta. 28 Nebukadnetsarifilloi të thotë: “Qoftë i bekuar Perëndia i Shadrakut, i

Page 10: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 3:29 10 Danieli 4:9Meshakut dhe i Abed-negos, që ka dërguar engjëllin etij dhe ka çliruar shërbëtorët e tij, që kanë pasur besimtek ai; ata 29 Prandaj unë dekretoj që kushdo, cilitdopopulli, kombi o gjuhe që t’i përkasë, që do të flasë keq përPerëndinë e Shadrakut, të Meshakut dhe të Abed-negos,të pritet copë-copë dhe shtëpia e tij të katandiset në njëvend plehrash, sepse nuk ka asnjë perëndi që mund tëtë shpëtojë në këtë mënyrë”. 30 Atëherë mbreti bëri qëShadraku, Meshaku dhe Abed-nego të kenë mbarësi nëkrahinën e Babilonisë.

41 “Mbreti Nebukadnetsar tërë popujve, tërë kombeve

dhe gjuhëve, që banojnë mbi gjithë dheun: Paqja juajqoftë e madhe. 2M’u duk mirë t’i bëj të njohura shenjatdhe mrekullitë që Perëndia Më i Lartë ka kryer për mua.3 Sa të mëdha janë shenjat e tij dhe sa të fuqishmemrekullitë e tij! Mbretëria e tij është një mbretëri epërjetshme dhe sundimi i tij vazhdon brez pas brezi.4Unë, Nebukadnetsari, isha i qetë në shtëpinë time dhe igëzuar në pallatin tim. 5 Pashë një ëndërr që më tmerroi;mendimet që pata në shtratin tim dhe vegimet e mendjessime më tmerruan. 6 Kështu dhashë urdhër që të sillninpara meje gjithë të diturit e Babilonisë, që të më bënintë njohur interpretimin e ëndrrës. 7 Atëherë erdhënmagijstarët, astrologët, Kaldeasit dhe shortarët, të cilëveu tregova ëndrrën, por ata nuk mundën të më bënin tënjohur interpretimin e saj. 8Më në fund erdhi para mejeDanieli, i quajtur Beltshatsar nga emri i perëndisë timdhe tek i cili është fryma e perëndive të shenjta, dheunë ia tregova ëndrrën: 9Beltshatsar, kreu i magjistarëve,sepse unë e di që fryma e perëndive të shenjta është te tidhe që asnjë sekret nuk të shqetëson, tregomë vegimet e

Page 11: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 4:10 11 Danieli 4:20ëndrrës që kam parë dhe interpretimin e saj. 10Vegimete mendjes sime kur isha në shtratin tim janë këto: Unëshikoja, dhe ja një dru në mes të dheut, lartësia e tëcilit ishte madhe. 11 Druri u rrit dhe u bë i fortë; majae tij arrinte në qiell dhe ai mund të shihej nga skajet egjithë dheut. 12 Gjethnaja e tij ishte e bukur, fryti i tiji bollshëm dhe ai kishte ushqim për të gjithë; poshtë tijgjenin hije kafshët e fushave, shpendët e qiellit rrininmidis degëve të tij dhe nga ai merrte ushqim çdo qenie egjallë. 13Ndërsa në shtratin tim vëreja vegimet e mendjessime, ja një roje, një i shenjtë, zbriti nga qielli, 14 bërtitifort dhe tha kështu: “Prisni drurin dhe këputni degët etij, shkundni fletët e tij dhe shpërndani frytet e tij; le tëlargohen kafshët që rrijnë poshtë tij dhe shpendët ngadegët e tij. 15 Lëreni ndërkaq në tokë cungun e rrënjëvetë tij, të lidhur me zinxhirë hekuri dhe bronzi midis barittë fushave. Le të laget nga vesa e qiellit dhe le të ketëbashkë me kafshët pjesën e barit që i takon. 16 Zemra etij le të ndryshojë, dhe në vend të një zemre njeriu t’ijepet një zemër kafshe dhe le të kalojnë mbi të shtatëkohë. 17 Kjo është dekretuar nga rojet dhe vendimi vjennga fjala e të shenjtëve në mënyrë që të gjallët të dijnëqë Shumë i Larti sundon mbi mbretërinë e njerëzve; aiia jep atij që dëshiron dhe larton mbi të të keqin e tëkëqijve”. 18 Kjo është ëndrra që kam parë unë, mbretiNebukadnetsar. Tani ti, Beltshatsar, jepi interpretimin,sepse asnjë nga të diturit e mbretërisë sime nuk është nëgjendje të më bëjë të njohur interpretimin e saj; por timundesh, sepse fryma e perëndive të shenjta është te ti”.19 Atëherë Danieli, emri i të cilit është Beltshatsar, mbetipër një çast i tmerruar dhe mendimet e tij e shqetësonin.Mbreti filloi të thotë: “Beltshatsar, mos u turbullo as ngaëndrra as nga interpretimi 20 Druri që ti ke parë, që ishtë

Page 12: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 4:21 12 Danieli 4:31bërë i madh dhe i fortë, maja e të cilit arrinte deri në qielldhe që dukej nga të gjitha skajet e dheut, 21 gjethnaja e tëcilit ishte e bukur, fryti i bollshëm, dhe ku gjenin strehëkafshët e fushave dhe mbi degët e së cilës bënin folenëzogjtë e qiellit, 22 je ti, o mbret, që u bëre i madh dhe ifortë; madhështia jote është rritur dhe ka arritur deri nëqiell dhe sundimi yt deri në skajet e dheut. 23Sa për rojen,një i shenjtë, që mbreti e ka parë të zbresë nga qielli dhetë thotë: “Priteni drurin dhe shkatërrojeni, por lini nëtokë cungun me rrënjë, të lidhur me zinxhirë hekuri dhebronzi midis barit të fushave. Le ta lagë vesa e qiellit dhele të ketë pjesën e tij bashkë me kafshët e fushave deri satë kalojnë mbi të shtatë kohë”. 24Ky është interpretimi, ombret; ky është dekreti i Shumë të Lartit, që është lëshuarpër mbretin, zotin tim; 25 ti do të dëbohesh nga njerëziadhe banesa jote do të jetë bashkë me kafshët e fushave;do të të japin të hash bar si qetë dhe do të lagesh ngavesa e qiellit; do të kalojnë mbi ty shtatë kohë, deri satë pranosh që Shumë i Larti sundon mbi mbretërinë enjerëzve dhe ia jep atij që ai dëshiron. 26 Sa për urdhrinpër të lënë cungunme rrënjë, kjo do të thotë sembretëriajote do të rivendoset, mbasi të kesh pranuar që është qielliai që sundon. 27 Prandaj, o mbret, prano këshillën time:jepu fund mëkateve të tua duke praktikuar drejtësinëdhe paudhësive të tua duke treguar mëshirë ndaj tëvarfëve; ndofta begatia jote do të zgjasë”. 28 E tërë kjo indodhi mbretit Nebukadnetsar. 29Dymbëdhjetë muaj mëvonë, ndërsa shëtiste në pallatin mbretëror të Babilonisë,30mbreti filloi të thotë: “Nuk është kjo Babilonia emadhe,që unë ndërtova si seli mbretërore me forcën e pushtetittim dhe për lavdinë e madhërisë sime?”. 31 Këto fjalëishin akoma në gojë të mbretit, kur një zë zbriti ngaqielli: “Ty, o mbret Nebukadnetsar, të shpall: mbretëria

Page 13: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 4:32 13 Danieli 5:2jote të është hequr; 32 ti do të dëbohesh nga njerëziadhe banesa jote do të jetë me kafshët e fushave; do të tëjapin të hash bar si qetë dhe do të kalojnë mbi ty shtatëkohë, deri sa të pranosh që Shumë i Larti sundon mbimbretërinë e njerëzve dhe ia jep atij që ai dëshiron. 33Nëpo atë çast fjala lidhur me Nebukadnetsarin u realizua.Ai u dëbua nga njerëzia, hëngri bar si qetë dhe trupi itij u lag nga vesa e qiellit, deri sa flokët e tij u rritënsi pendët e shqiponjave dhe thonjtë e tij si kthetrat eshpendëve. 34“Në fund të kësaj kohe, unëNebukadnetsaringrita sytë nga qielli dhe arsyeja m’u kthye, e bekovaShumë të Lartin dhe lëvdova dhe përlëvdova atë që rronpërjetë, sundimi i të cilit është një sundim 35Tërë banorëte dheut përpara tij konsiderohen si asgjë; ai vepron sitë dojë me ushtrinë e qiellit dhe me banorët e dheut.Askush nuk mund t’ia ndalë dorën ose t’i thotë: “Çfarëpo bën?”. 36 Në po atë kohë m’u kthye arsyeja, dhe përlavdinë e mbretërisë sime m’u kthyen madhëria ime dheshkëlqimi im. Këshilltarët e mi dhe të mëdhenjtë e mimë kërkuan, dhe unë u rivendosa në mbretërinë timedhe madhështia ime u rrit jashtëzakonisht. 37 Tani, unëNebukadnetsari lëvdoj, lartësoj dhe përlëvdoj Mbretin eqiellit, sepse të gjitha veprat e tij janë të vërteta dherrugët e tij janë drejtësi; ai ka pushtet të poshtërojë ataqë ecin me kryelartësi.

51Mbreti Belshatsar dha një banket të madh për njëmijë

nga të mëdhenjtë e tij dhe në prani të të njëmijëve piuverë. 2 Ndërsa shijonte verën, Belshatsari dha urdhër tësillnin vazot prej ari dheprej argjendi që i ati Nebukadnet-sari kishte marrë nga tempulli që ishte në Jeruzalem, meqëllim qëme to të pininmbreti dhe tëmëdhenjtë që ishin

Page 14: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 5:3 14 Danieli 5:12me të, bashkëshortet e tij dhe konkubinat e tij. 3 Kështuprunë vazot prej ari që i kishin marrë nga shenjtërorjae tempullit të Perëndisë, që ishte në Jeruzalem, dhe meto pinë mbreti dhe të mëdhenjtë e tij, bashkëshortet e tijdhe konkubinat e tij. 4 Pinë verë dhe lëvduan perënditëprej ari, argjendi, bronzi, hekuri, druri e guri. 5 Në atëçast u dukën gishtërinjtë e dorës së një njeriu, që filluantë shkruajnë përballë shandanit mbi suvanë e murit tëpallatit mbretëror; dhe mbreti pa pjesën e asaj doreqë shkruante. 6 Atëherë pamja e mbretit ndryshoi dhemendimet e tij e shqetësuan; nyjet e eshtrave iu liruandhe gjunjët e tij filluan të përpiqen midis tyre. 7 Mbretibërtiti me forcë që të hynin astrologët, Kaldeasit dheshortarët; pastaj mbreti filloi t’u thotë njerëzve të diturtë Babilonisë: “Kushdo që do ta lexojë këtë shkrim dhedo të më japë interpretimin e tij do të vishet me rrobatë purpurta, do të ketë një gjerdan ari në qafë dhe dotë jetë i treti në qeverisjen e mbretërisë”. 8 Atëherëhynë tërë të diturit e mbretit, por nuk mundën të lexojnëshkrimin as t’i bëjnë të njohur mbretit interpretimin etij. 9Atëherë mbreti Belshatsar u turbullua shumë, pamjae tij ndryshoi dhe të mëdhenjtë e tij e humbën fare.10 Mbretëresha, për shkak të fjalëve të mbretit dhe të tëmëdhenjve të tij, hyri në sallën e banketit. Mbretëreshafilloi të thotë: “O mbret, jetofsh përjetë! Mendimet e tuatë mos të shqetësojnë dhe pamja jotë të mos ndryshojë.11 Éshtë një njeri në mbretërinë tënde, tek i cili ështëfryma e perëndive të shenjtë, dhe në kohën e atit tëndu gjet tek ai dritë, mendje dhe dituri të ngjashme mediturinë e perëndive; mbreti Nebukadnetsar, ati yt, ati ytmbreti, e caktoi në krye të magjistarëve, të astrologëve,të Kaldeasve dhe të shortarëve, 12 sepse te ky Daniel, tëcilit mbreti i kishte vënë emrin Beltshatsar, u gjetë një

Page 15: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 5:13 15 Danieli 5:21frymë e jashtëzakonshme, njohuri, zgjuarsi, zotësi për tëinterpretuar ëndrrat, për të shpjeguar enigmat dhe përtë zgjidhur çështje të ngatërruara. Të thirret, pra, Danielidhe ai do të japë interpretimin”. 13 Atëherë Danielin esollën në prani të mbretit; mbreti i foli Danielit dhe i tha:“A je ti Danieli, një nga të mërguarit e Judës, që mbreti,ati im, solli nga Juda? 14 Kam dëgjuar të thonë për tyqë fryma e perëndive është te ti, dhe se te ti gjendendritë, mënçuri dhe një dituri e jashtëzakonshme. 15 Tanikanë sjellë pranë meje njerëz të ditur dhe astrologë meqëllim që të lexojnë këtë shkrimdhe tëmë bëjnë të njohurinterpretimin e tij; por ata nuk kanë qenë të zotë të mëjepnin interpretimin e çështjes. 16 Kam dëgjuar ndërkaqtë thuhet se ti je në gjendje të japësh interpretimin dhetë zgjidhësh çështje të ndërlikuara. Tani në rast se jei zoti të lexosh këtë shkrim dhe të më bësh të njohurinterpretimin e tij, ti do të vishesh me rroba të purpurta,do të mbash një gjerdan ari në qafë dhe do të jesh itreti në qeverisjen e mbretërisë”. 17 Atëherë Danieli upërgjigj dhe tha para mbretit: “Mbaji, pra, dhuratat etua dhe jepi një tjetri shpërblimet e tua; megjithatë unëdo t’ia lexoj shkrimin mbretit dhe do t’i bëj të njohurinterpretimin. 18Ombret, Perëndia Shumë i Lartë i kishtedhënë Nebukadnetsarit, atit tënd, mbretëri, madhështi,lavdi dhe madhëri. 19 Për madhështinë që i kishte dhënë,tërë popujt, tërë kombet dhe gjuhët dridheshindhekishinfrikë para atij; ai vriste kë të donte dhe linte të gjallëkë të donte, ngrinte kë të donte dhe ulte kë të donte.20 Po, kur zemra e tij u ngrit dhe fryma e tij u ngurtësuaderi në arrogancë, ai u rrëzua nga froni mbretëror dheiu hoq lavdia e tij. 21 Pastaj u dëbua nga bijtë e njerëzve,zemra e tij u bë e ngjashme me atë të kafshëve të tijdhe banesa e tij me atë të gomarëve të egër; i dhanë

Page 16: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 5:22 16 Danieli 6:3bar për të ngrënë si qetë dhe trupi i tij u lag nga vesa eqiellit, deri sa pranoi që Perëndia Shumë i Lartë sundonmbi mbretërinë e njerëzve dhe mbi të vendos atë që do.22 Por ti Belshatsar, biri i tij, megjithëse e dije gjithë këtë,nuk e ke përulur zemrën tënde; 23 përkundrazi je ngriturkundër Zotit të qiellit, urdhërove të të sjellin përparavazot e tempullit të tij, dhe me to keni pirë verë ti dhe tëmëdhenjtë e tu, bashkëshortet e tua dhe konkubinat e tua.Përveç kësaj ke lëvduar perënditë prej argjendi, prej ari,prej bronzi, prej druri e guri, që nuk shohin, nuk dëgjojnëdhe nuk kuptojnë, dhe nuk ke përlëvduar Perëndinë, nëdorën e të cilit është fryma jote jetësore dhe të cilës ipërkasin tërë rrugët e tua. 24 Prandaj nga prania e tij udërgua pjesa e asaj dore, që ka shkruar shkrimin. 25 Kyështë shkrimi që u vizatua: MENE,MENE, TEKELUFARSIN.26 Ky është interpretimi i çdo fjale: MENE: Zoti ka bërëllogarinë e mbretërisë sate dhe i ka dhënë fund. 27TEKEL:ti u peshove në peshoret dhe u gjet që të mungontediçka. 28 PERES: mbretëria jote u nda dhe iu dha Medasvedhe Persianëve”. 29 Atëherë, me urdhër të Belshatsarit,Danieli u vesh me të purpurta, i vunë në qafë një gjerdanari dhe shpallën që ai do të ishte i treti në qeverimin embretërisë. 30Po atë natë Belshatsari, mbreti i Kaldeasve,u vra; 31 dhe Dari, Medasi, mori mbretërinë në moshëngjashtëdhjetë e dy vjeç.

61 I pëlqeu Darit të vendosë mbi mbretërinë njëqinden-

jëzet satrapë, të cilët, të ishin në krye të gjithëmbretërisë.2 dhe mbi ta kishte tre prefektë, nga të cilët njëri ishteDanieli, të cilëve këta satrapë duhet t’u jepnin llogari, mëqëllim që mbreti të mos pësonte asnjë dëm. 3 Danielishkëlqente mbi prefektët dhe satrapët e tjerë, sepse aikishte një frymë më të lartë, dhe mbreti mendonte ta

Page 17: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 6:4 17 Danieli 6:12vendoste mbi tërë mbretërinë. 4 Atëherë prefektët dhesatrapët kërkuan të gjenin një pretekst kundër Danielitlidhur me administrimin e mbretërisë, por nuk mundëntë gjejnë asnjë pretekst apo korruptim, sepse ai ishtebesnik dhe nuk mundën të gjejnë tek ai asnjë gabim apokorruptim. 5Atëherë këta njerëz thanë: “Nukdo të gjejmëkurrë ndonjë pretekst kundër Danielit, veç se po ta gjejmëkundër tij në vet ligjin e Perëndisë të tij.” 6 Atëherëata prefektë dhe satrapë u mblodhën me zhurmë parambretit dhe i thanë: “O mbreti Dar, jetofsh për jetë!7 Tërë prefektët e mbretërisë, qeveritarët dhe satrapët,këshilltarët dhe komandantët u konsultuan bashkë për tënxjerrë një vendim mbretëror dhe për të bërë një dekrettë prerë, në bazë të të cilëve kushdo që gjatë tridhjetëditëve do t’i drejtojë një kërkesë cilësdo perëndie a njeriupërveç teje, o mbret, të hidhet në gropën e luanëve.8 Tani, o mbret, nxirr dekretin dhe firmos dokumentin,në mënyrë që të mos ndryshohet dot në pajtim me ligjine Medasve dhe të Persianëve, që është i parevokueshëm”.9 Pastaj mbreti Dari nënshkroi dokumentin dhe dekretin.10Kur Danieli mësoi që dokumenti ishte nënshkruar, hyrinë shtëpinë e vet. Pastaj në dhomën e tij të sipërme, medritaret e saj të hapura në drejtim të Jeruzalemit, tri herënë ditë gjunjëzohej, lutej dhe falenderonte Perëndinë etij, siç e bënte zakonisht më parë. 11 Atëherë ata njerëzerdhën duke bërë zhurmë dhe e gjetën Danielin që po ilutej dhe i përlutej Perëndisë të tij. 12 Kështu iu afruanmbretit dhe folën para tij për dekretin mbretëror: “A nukke nënshkruar një dekret në bazë të të cilit gjatë tridhjetëditëve kushdo që do të bëjë një kërkesë drejtuar çfarëdoperëndie ose njeriu me përjashtimin tënd, o mbret, dotë hidhet në gropën e luanëve?”. Mbreti u përgjigjdhe tha: “Kjo gjë është vendosur në pajtim me ligjin e

Page 18: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 6:13 18 Danieli 6:23Mediasve dhe të Persianëve, qënukmund tëndryshohet”.13 Atëherë ata nisën përsëri të flasin përpara mbretit:“Danieli, që është një ndër të mërguarit e Judës, nuktregon asnjë konsideratë për ty, o mbret, ose për dekretinqë ke nënshkruar, por i drejton lutje tri herë në ditëPerëndisë të tij”. 14Me të dëgjuar këtë, mbreti u hidhëruame të madhe dhe duke dashur në zemër të vet ta çlirojëDanielin, u përpoq deri sa perëndoi dielli ta shkëputë ngaduart e tyre. 15 Por ata njerëz erdhën te mbreti duke bërëzhurmëdhe i thanë: “Dije, ombret, që është ligj iMedasvedhe i Persianëve që asnjë dekret ose edikt i shpallur ngambreti nuk mund të ndryshohet”. 16 Atëherë mbreti dhaurdhër dhe Danieli u çua tutje dhe u hodh në gropën eluanëve. Por mbreti i foli Danielit dhe i tha: “Perëndiajote, së cilës ti i shërben vazhdimisht, do të vijë vetë të tëshpëtojë”. 17 Pastaj sollën një gur, dhe e vunë në grykëne gropës; mbreti e vulosi me unazën e tij, me unazën etë mëdhenjve të tij, në mënyrë që vendimi i tij lidhur meDanielin të mos ndryshohej. 18 Atëherë mbreti u tërhoqnë pallatin e tij dhe kaloi natën duke agjëruar; nuk sollënpara tij asnjë muzikant, madje edhe gjumi e braktisi. 19Tënesërmen në mëngjes mbreti u zgjua shumë herët dheshkoi me nxitim në gropën e luanëve. 20 Me të arriturpranë gropës, thirri Danielin me zë zemërthyer; mbretifilloi t’i thotë Danielit: “Daniel, shërbëtor i Perëndisë tëgjallë, Perëndia yt, a ka mundur të të shpëtojë nga lu-anët?”. 21Atëherë Danieli i tha mbretit: “O mbret, jetofshpërjetë! 22Perëndia im dërgoi engjëllin e tij që kambyllurgojën e luanëve, dhe ata nuk më kanë bërë asnjë të keqe,sepse kam dalë i pafaj përpara atij; por edhe përparateje, o mbret, nuk kam bërë asnjë të keqe”. 23 Atëherëmbreti u gëzua shumë dhe urdhëroi që Danieli të nxirrejnga gropa. Kështu Danielin e nxorën nga gropa dhe nuk

Page 19: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 6:24 19 Danieli 7:6u gjet mbi të asnjë lëndim sepse kishte pasur besim tePerëndia i tij. 24 Pastaj mbreti urdhëroi që të silleshin atanjerëz që kishin paditur Danielin dhe i hodhën në gropëne luanëve, ata, bijtë e tyre dhe gratë e tyre. Dhe parase të arrinin në fund të gropës, luanët u hodhën mbi tadhe copëtuan tërë kockat e tyre. 25 Atëherë mbreti Dar ushkroi tërë popujve, kombeve dhe gjuhëve që banonin nëgjithë dheun: “Paqja juaj qoftë e madhe! 26Unë dekretojqë në të gjithë sundimin e mbretërisë sime të dridhendhe të kenë frikë para Perëndisë të Danielit, sepse aiështë Perëndia i gjallë që ekziston përjetë. Mbretëria etij nuk do të shkatërrohet kurrë dhe sundimi i tij nukdo të ketë fund kurrë. 27 Ai çliron, shpëton dhe kryenshenja dhe mrekulli në qiell dhe në tokë; është ai që eçliroi Danielin nga fuqia e luanëve”. 28Kështu Danieli patimbarësi gjatë mbretërimit të Darit dhe gjatë mbretërimittë Kirit, Persianit.

71Në vitin e parë të Belshatsarit, mbretit të Babilonisë,

Danieli, kur ishte në shtrat, pa një ëndërr dhe pati vegimenë mendjen e tij. Pastaj shkroi ëndërrën dhe tregoithelbin e ngjarjes. 2 Danieli, pra, filloi të thotë: “Unëshikoj në vegimin tim, natën, dhe ja, katër erërat e qiellittronditnin Detin e Madh, 3 dhe katër kafshë të mëdha podilnin nga deti, njera ndryshe nga tjetra. 4E para i ngjantenjë luani dhe kishte krahë shqiponje. Unë shikoja derisa ia shkulën krahët, pastaj e ngritën nga toka e vunë tëqëndrojë drejt mbi dy këmbët e veta si një njeri dhe iudha një zemër njeriu. 5 Dhe ja një kafshë tjetër, e dyta,që i ngjante një ariu; ngrihej mbi një krah dhe kishtetri brinjë në gojë, midis dhëmbëve, dhe i thanë: “Çohu,ha shumë mish”. 6 Mbas kësaj unë shikoja, dhe ja një

Page 20: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 7:7 20 Danieli 7:16tjetër që i ngjante një leopardi, dhe që kishte katër fletëshpendi mbi kurrizin e vet; kafsha kishte katër koka dheiu dha sundimi. 7Mbas kësaj, unë shikoja në vegime nate,dhe ja një kafshë e katërt e llahtarshme, e tmerrshme,jashtëzakonisht e fuqishme; kishte dhëmbë të mëdhaprej hekuri; hante, thërrmonte dhe shtypte kusurin mekëmbë; ishte ndryshe nga të gjitha kafshët e mëparshmedhe kishte dhjetë brirë. 8 Isha duke vërejtur brirët, kurja, midis tyre filloi të dalë një bri tjetër i vogël, para tëcilit tre nga brirët e parë u shkulën; dhe ja, në atë briishin disa sy që i përngjanin syve të njeriut dhe një gojë qëthoshte gjëra të mëdha. 9Unë vazhdova të shikoj deri sa uvendosën fronet dhe i Lashti i ditëve u ul. Veshja e tij ishtee bardhë si bora, flokët e kokës së tij ishin si leshi i pastër;froni i tij ishte si flokët e zjarrit dhe rrotat e tij si zjarrpërvëlues. 10Një lumë zjarri rridhte, duke dalë nga praniae tij; mijëra emijëra njerëz i shërbenin dhemori dhemoriqëndronin përpara tij. Gjykimi u bë dhe librat u hapën.11 Atëherë unë shikova për shkak të fjalëve të mëdha qëbriri thoshte; shikova deri sa u vra kafsha, dhe trupi i saju shkatërrua dhe u hodh në zjarr për t’u djegur. 12 Sa përkafshët e tjera, u hoq sundimi i tyre por iu lejua atyre njëzgjatje e jetës për një periudhë të caktuar kohe. 13 Unëshikoja disa vegime nate, dhe ja mbi retë e qiellit po vintedikush që i ngjante një Biri njeriu; ai arriti deri te i Lashtii ditëve dhe iu afrua atij. 14Atij iu dha sundimi, lavdia dhembretëria, me qëllim që gjithë popujt, kombet dhe gjuhëtt’i shërbenin; sundimi i tij është një sundim i përjetshëmqë nuk do të kalojë, dhe mbretëria e tij është një mbretëriqë nuk do shkatërrohet kurrë”. 15 “Sa për mua, Danielin,fryma ime mbeti e brengosur në mbështjellën e trupitdhe vegimet e mendjes sime më turbulluan. 16 Iu afrovanjërit nga ata që ishin aty afër dhe e pyetambi të vërtetën

Page 21: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 7:17 21 Danieli 7:27që lidhej me tërë këtë punë; dhe ai më foli dhe më bëritë njohur interpretimin e atyre gjërave: 17 “Këto kafshëtë mëdha, që janë katër, përfaqësojnë katër mbretërqë do të dalin nga toka; 18 pastaj shenjtorët e Shumëtë Lartit do të marrin mbretërinë dhe do ta zotërojnëpërjetë, në përjetësi”. 19 Atëherë dëshirova të mësoj tëvërtetën lidhurme kafshën e katërt, që ishte ndryshe ngatë gjitha të tjerat dhe jashtëzakonisht e tmerrshme, medhëmbë prej hekuri dhe me thonj prej bronzi, që hante,thërrmonte dhe shkelte me këmbë kusurin, 20 dhe lidhurme dhjetë brirët që kishte mbi kokë, dhe lidhur me bririntjetër që i dilte dhe para të cilit kishin rënë tre brirë,domethënë briri që kishte sy dhe gojë për të thënë gjëratë mëdha dhe që dukej më i madh se brirët e tjerë. 21Unëshikoja dhe po ky bri bënte luftë kundër shenjtorëve dhei mundte, 22 deri sa arriti i Lashti i ditëve dhe iu dha edrejta shenjtorëve të Shumë të Lartit, dhe erdhi koha nëtë cilën shenjtorët zotëruan mbretërinë. 23Dhe ai më folikështu: “Kafsha e katërt do të jetë një mbretëri e katërtmbi tokë, që do të jetë ndryshe nga të gjitha mbretëritëe tjera, dhe do të hajë tërë tokën, do ta shkelë dhe do tathërrmojë. 24 Dhjetë brirët janë dhjetë mbretër që do tëdalin nga kjo mbretëri; mbas tyre do të dalë një tjetër, qëdo të jetë ndryshe nga të mëparshmit dhe do të rrëzojëtre mbretër. 25 Ai do të shqiptojë fjalë kundër Shumë tëLartit, do të përndjekë shenjtorët e Shumë të Lartit meqëllim që t’i shfarosë dhe do të mendojë të ndryshojëkohërat dhe ligjin; shenjtorët do të bien në duart e tijpër një farë kohe, disa kohë dhe për gjysmën e një kohe.26 Pastaj do të bëhet gjyqi dhe do t’i hiqet sundimi, i cilido të asgjësohet dhe do të shkatërrohet përjetë. 27 Pastajmbretëria, sundimi dhe madhështia e mbretërive nën tëgjithë qiejt do t’i jepen popullit të shenjtorëve të Më të

Page 22: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 7:28 22 Danieli 8:9Lartit; mbretëria e tij është një mbretëri e përjetshme,dhe të gjitha zotërimet do t’i shërbejnë dhe do t’i bindenatij”. 28 Këtu mbaruan fjalët që më ishin drejtuar. Sa përmua, Danielin, mendimet emiamë turbulluan shumë dhendryshova pamje por i ruajta fjalët në zemrën time”.

81Në vitin e tretë të mbretërimit të mbretit Belshatsar,

unë, Danieli, pata një vegim, pas atij që pata në fillim tëmbretërimit. 2 Pashë në vegim dhe, ndërsa po shikoja,më ndodhi të gjëndesha në qytezën e Suzas, që është nëkrahinën e Elamit; nga vegimi e kuptova që isha pranëlumit Ulai. 3Ngrita sytë dhe shikova, dhe ja, pranë lumitpashë më këmbë një dash me dy brirë; të dy brirët ishintë lartë, por njëri ishte më i lartë se tjetri, megjithësemë i larti kishte dalë i fundit. 4 Pashë dashin që godistekundrejt perëndimit, drejt veriut dhe drejt jugut; asnjëkafshë nuk mund t’i rezistonte, askush nuk mund tëçlirohej nga pushteti i tij; kështu ai bëri atë që desh dhe ubë i madh. 5 Ndërsa kisha parasysh këtë, ja, ku po vintenga perëndimi një cjap, që përshkonte tërë sipërfaqene dheut pa e prekur tokën; cjapi kishte një bri të madhmidis syve të vet. 6 Arriti deri te dashi me dy brirëqë kisha parë më këmbë përpara lumit, dhe iu hodhkundër me furinë e forcës së tij. 7 E pashë të afrohetdhe të zemërohet kundër tij; pastaj i ra me bri dashitdhe copëtoi dy brirët e tij, ndërsa dashi nuk kishte fuqipër t’i rezistuar; kështu e hodhi për tokë dhe askushnuk mundi ta çlirojë dashin nga pushteti i këtij. 8 Cjapiu bë shumë i madh; por, kur u bë i fuqishëm, briri itij i madh u thye; në vend të tij dolën katër brirë tëmëdhenj, që drejtoheshin drejt katër erërave të qiellit.9 Nga një prej tyre doli një bri i vogël, që u bë shumëi madh në drejtim të jugut, të lindjes dhe të vendit të

Page 23: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 8:10 23 Danieli 8:23lavdishëm. 10 U rrit deri sa arriti ushtrinë e qiellit, bëritë bjerë për tokë një pjesë e ushtrisë dhe e yjeve dhe ishkeli. 11 U ngrit madje deri te komandanti i ushtrisë, ihoqi flijimin e vazhdueshëm dhe vendi i shenjtërores sëtij u shemb. 12Ushtria iu la në dorë bashkë me flijimin evazhdueshëm, për shkak të shkeljes; ai hodhi për tokë tëvërtetën; bëri tërë këto gjëra dhe i shkoi mbarë. 13 Pastajdëgjova një të shenjtë që fliste, dhe një i shenjtë tjetëri tha atij që fliste: “Deri kur do të vazhdojë ky vegim:ndalimi i flijimit të përditshëm, shkretimi për shkak tëpaudhësisë, shenjtërorja dhe ushtria të shkelur?” 14 Aimë tha: “Deri dymijë e treqind ditë; pastaj shenjtërorjado të pastrohet”. 15 Tani, ndërsa unë, Danieli, e kishaparasysh vegimin dhe përpiqesha ta kuptoja, ja ku po rripara meje dikush që ka pamje burri. 16 Dëgjova pastaj nëmes të lumitUlai zërin e një burri, që bërtiste dhe thoshte:“Gabriel, shpjegoja këtij vegimin”. 17Ai iu afrua vendit kundodhesha unë dhe, kur arriti, unë pata frikë dhe rashëme fytyrë. Por ai më tha: “Kuptoje mirë, o bir njeriu,sepse ky vegim ka të bëjë me kohën e fundit”. 18Ndërsa aifliste me mua, unë rashë në një gjumë të rëndë me fytyrëpër tokë, por ai më preku dhe më bëri të ngrihem mëkëmbë në vendin ku ndodhesha. 19 Dhe tha: “Ja, unë dotë të tregoj atë që ka për të ndodhur në kohën e fundit tëindinjatës, sepse ka të bëjë me kohën e caktuar të fundit.20 Dashi me dy brirë, që ti ke parë, përfaqëson mbretërite Medisë dhe të Persisë. 21 Cjapi leshtor është mbreti iJavanit; dhe briri imadhqë ishte nëmes të syve të tij ështëmbreti i parë. 22 Briri i thyer dhe katër brirët që dolën nëvend të tij janë katërmbretëri që do të dalin nga ky komb,por jo me të njëjtën fuqi të tij. 23 Në fund të mbretërisësë tyre, kur rebelët do ta kenë mbushur kupën, do tëdalë një mbret me pamje të egër dhe i rrahur në dredhitë

Page 24: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 8:24 24 Danieli 9:6luftarake. 24 Fuqia e tij do të rritet, por jo për shkak tëforcës së tij; do të bëjë shkatërrime të habitshme, do tëketë sukses në ndërmarrjet e tij dhe do të shkatërrojëtë fuqishmit dhe popullin e shenjtorëve. 25 Për shkak tëdinakërisë së tij do shtohet mashtrimi në duart e tij; dotë krenohet në zemër te vet dhe do të shkatërrojë shumënjerëz që janë në siguri; do të ngrihet kundër princit tëprincave, por do të thyhet jo nga dorë njeriu. 26 Vegimii mbrëmjeve dhe i mëngjeseve, për të cilin është folur,është i vërtetë. Ti e mban sekret vegimin, sepse ka të bëjëme gjëra që do të ndodhinmbas shumë kohe”. 27Dhe unë,Danieli, e ndjeva veten të sfilitur dhe qeshë i sëmurë disaditë; pastaj u ngrita dhe u interesova për punët e mbretit.Unë isha i tronditur nga vegimi, por askush nuk e vuri re.

91 Në vitin e parë të Darit, birit të Asueros, nga fisi i

Mediasve, i cili u bë mbret i Kaldeasve, 2 në vitin e parëtë mbretërimit të tij, unë, Danieli, kuptova nga libratnumrin e viteve në të cilët, sipas fjalës të Zotit që iishte drejtuar Jeremias duhet të kryheshin shkretimet eJeruzalemit, domethënë shtatëdhjetë vjet. 3E ktheva, pra,fytyrën time drejt Zotit Perëndi, duke e kërkuar me lutjee stërlutje, me agjërim, me thesin dhe me hirin. 4 Kështubëra lutjen time dhe rrëfimin tim Zotit, Perëndisë tim,duke thënë: “O Zot, Perëndi i madh dhe i tmerrshëm,që e ruan besëlidhjen tënde dhe dhembshurinë tënde meata që të duan dhe respektojnë urdhërimet e tua, 5 nekemimëkatuar dhe kemi vepruar nëmënyrë të çoroditur,kemi qenë të këqij dhe u rebeluam, duke u larguar ngaurdhërimet e tua dhe nga dekretet e tua. 6 Nuk kemidëgjuar profetët, shërbëtorët e tu, që u kanë folur nëemrin tëndmbretërve tanë, krerëve tanë, etërve tanë dhe

Page 25: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 9:7 25 Danieli 9:16tërë popullit të vendit. 7O Zot, ty të përket drejtësia, porneve turpi i fytyrës ashtu si po ndodh pikërisht sot meburrat e Judës, me banorët e Jeruzalemit dhe me gjithëIzraelin, me ata që janë afër dhe me ata që janë larg, në tëtëra vendet ku i ke shpërndarë, për shkak të pabesisë qëkanë kryer kundër teje. 8 O Zot, turpi i fytyrës është përne, përmbretërit tanë, për krerët tanë dhe për etërit tanë,sepse kemi mëkatuar kundër teje. 9Zotit, Perëndisë tonë,i përkasinmëshira dhe ndjesa, sepse jemi rebeluar kundërtij, 10 dhe nuk kemi dëgjuar zërin e Zotit, Perëndisë tonë,për të ecur sipas ligjeve të tij, që na kishte vënë përparame anë të shërbëtorëve të tij, profetëve. 11Po, tërë Izraelika shkelur ligjin tënd, ka marrë rrugë të keqe për të mosiu bindur zërit tënd; prandaj rambi nemallkimi dhe nëmae shkruar në ligjin e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë,sepse kemimëkatuar kundër tij. 12Kështu ai i bëri realitetfjalët e tij që kishte shqiptuar kundër nesh dhe kundërgjyqtarëve tanë që na kanë qeverisur, duke prurë mbine një mjerim të madh, sepse nën tërë qiellin nuk ështëbërë kurrë diçka që të ngjajë me atë që ka ndodhur nëJeruzalem. 13Siç është shkruar në ligjin eMoisiut, tërë kjofatkeqësi na ra mbi kurriz; megjithatë nuk i jemi drejtuarZotit, Perëndisë tonë, të na kthejë nga paudhësia jonë dhetë kujdesemi për të vërtetën tënde. 14 Prandaj Zoti karuajtur rezervë këtë fatkeqësi dhe bëri që të bjerë mbi ne,sepse Zoti, Perëndia ynë, është i drejtë në të gjitha gjëratqë bën, ndërsa ne nuk i jemi bindur zërit të tij. 15 Dhetani, o Zoti, Perëndia ynë, që nxore popullin tënd ngavendi i Egjiptit me dorë të fuqishme dhe i bëre vetes njëemër siç është sot, ne kemi mëkatuar, kemi kryer vepratë liga. 16O Zot, sipas tërë drejtësisë sate, bëj, të lutem, qëzemërimi yt dhe tërbimi yt të largohen nga Jeruzalemi,nga qyteti yt, nga mali yt i shenjtë, për mëkatet tona

Page 26: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 9:17 26 Danieli 9:26dhe për paudhësitë e etërve tanë. Jeruzalemi dhe populliyt janë bërë objekt qortimi për tërë ata që na rrethojnë.17Prandaj dëgjo, o Perëndia ynë, lutjen e shërbëtorit tënddhe përgjërimet e tij dhe bëj që të shkëlqejë, për hirtë Zotit, fytyra jote mbi shenjtëroren tënde që është eshkretuar. 18 O Perëndia im, vër vesh dhe dëgjo; hapsytë e tu dhe shiko shkretimet tona dhe qytetin ku thirretemri yt, sepse ne nuk paraqesim para teje lutjet tonapër veprat tona të drejta, por për dhembshuritë e tua tëmëdha. 19 O Zot, dëgjo; Zot, fal; Zot, kushtoji kujdes dhevepro. Mosmëno, për hir të vetvetes, o Perëndia im, sepseemri yt thirret mbi qytetin tënd dhe mbi popullin tënd”.20 Ndërsa unë po flisja akoma, duke u lutur dhe dukerrëfyer mëkatin tim dhe mëkatin e popullit tim të Izraelitdhe po paraqisja lutjen time para Zotit, Perëndisë tim, përmalin e shenjtë të Perëndisë tim, 21po, ndërsa unëpoflisjaakoma në lutje, ai njeri, Gabrieli, që e kisha parë në vegimnë fillim, i dërguar me fluturim të shpejtë, më arriti nëorën e blatimit të mbrëmjes. 22 Ai më mësoi, më foli dhemë tha: “Unë kam ardhur tani, o Daniel, që të të vë nëgjendje të kuptosh. 23 Në fillim të lutjeve të tua doli njëfjalë dhe unë erdha të ta bëj të njohur, sepse ty të duanshumë. Trego kujdes, pra, për fjalën dhe kupto vegimin:24 Shtatëdhjetë javë janë caktuar për popullin tënd dhepër qytetin tënd të shenjtë, për të t’i dhënë fund shkeljes,për t’i dhënë fund mëkatit, për të shlyer paudhësinë, përtë sjellë një drejtësi të përjetshme, për të vulosur vegimindhe profecinë, për të vajosur vendin shumë të shenjtë.25 Prandaj dije dhe kuptoje se, që kur ka dalë urdhri tërestaurohet dhe të rindërtohet Jeruzalemi deri te Mesia,princi, do të duhen shtatë javë dhe gjashtëdhjetë e dyjavë të tjera; ai do të ndërtohet përsëri me sheshe dhe meledhe, por në kohëra plot ankth. 26 Mbas gjashtëdhjetë

Page 27: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 9:27 27 Danieli 10:9e dy javëve Mesia do të vritet dhe askush nuk do të jetëme të. Dhe populli i një princi që do të vijë ka për tëshkatërruar qytetin dhe shenjtëroren; fundi i tij do tëvijë me një përmbytje, dhe deri në mbarim të luftës janëdekretuar shkatërrime. 27 Ai do të lidhë gjithashtu njëbesëlidhje me shumë njerëz për një javë, por në mes tëjavës do t’i japë fund flijimit dhe blatimit; dhe mbi krahëte veprimeve të neveritshme do të vijë një shkatërrues,deri sa shkatërrimi i plotë, që është dekretuar, do të bjerëmbi shkatërruesin”.

101 Në vitin e tretë të Kirit, mbretit të Persisë, një fjalë

iu njoftua Danielit, që quhej Beltshatsar. Kjo fjalë është evërtetë dhe konflikti i gjatë. Ai e kuptoi fjalën dhe e morivesh vegimin. 2 Në atë kohë, unë, Danieli, mbajta zi përtri javë të plota. 3Nuk hëngra ushqime të zgjedhura, nukfuta në gojën time asmish as verë dhe nuk u vajosa aspak,deri sa kaluan tri javë të plota. 4 Ditën e njëzetekatërt tëmuajit të parë, ndërsa isha në bregun e lumit të madh, qëështë Tigri, 5 ngrita sytë dhe shikova, dhe ja, një njeri iveshur me rroba liri, me një brez të artë të Ufazit. 6Trupii tij ishte i ngjashëmme topazin, fytyra e tij kishte pamjene rrufesë, sytë e tij ishin si pishtarë flakërues, krahët e tijdhe këmbët e tij dukeshin si prej bronzi të llustruar dhetingulli i fjalëve të tij ishte si zhurma e një turme. 7Vetëmunë, Danieli, pashë vegimin, kurse njerëzit që ishin memua nuk e panë vegimin, por një tmerr i madh ra mbi tadhe ata iambathën që të fshihen. 8Kështumbeta vetëm tëvërej këtë vegim të madh. Nuk më mbeti kurrfarë force;çehrja e bukur ndryshoi në të zbehtë dhe forcat e mia uligështuan. 9Megjithatë dëgjova zërin e fjalëve të tij; por,duke dëgjuar zërin e fjalëve të tij, rashë në një gjumë të

Page 28: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 10:10 28 Danieli 10:21thellë me fytyrë për tokë. 10Por ja, një dorëmë preku dhebëri që unë të rri duke u dridhur i tërimbi gjunjët dhembipëllëmbët e duarve. 11Pastajmë tha: “Daniel, njeri shumëi dashur, kupto fjalët që po të them dhe çohu më këmbë,sepse tani më kanë dërguar te ti”. Kur më tha këtë fjalë,unë u çova më këmbë duke u dridhur i tëri. 12 Atëherëai më tha: “Mos ki frikë, Daniel, sepse që ditën e parëqë vendose në zemrën tënde të kuptoje dhe të përuleshepara Perëndisë tënd, fjalët e tua u dëgjuan dhe unë erdhasi përgjigje e fjalëve të tua. 13 Por princi i mbretërisë sëPersisë më kundërshtoi njëzetenjë ditë; por ja, Mikaeli,një nga princat e parë, më erdhi në ndihmë, sepse kishambetur atje membretin e Persisë. 14Dhe tani kam ardhurtë të bëj të kuptosh atë që do t’i ndodhë popullit tënd nëmbarim të ditëve; sepse vegimi ka të bëjë me një kohë tëardhme”. 15Ndërsa më fliste në këtë mënyrë, ula fytyrënpër tokë dhe mbylla gojën. 16 Dhe ja, dikush që i ngjantenjë biri njeriu më preku buzët. Atëherë hapa gojën, foladhe i thashë atij që më rrint përpara: “Imzot, për këtëvegim më kanë zënë spazmat dhe fuqitë m’u ligështuan.17Dhe si mund të fliste një shërbëtor i tillë i zotit tim menjë imzot të tillë, sepse tani fuqitë më kanë braktisur dhemë mungon madje edhe frymëmarrja?”. 18 Atëherë ai qëi ngjante një njeriu më preku përsëri dhe më dha fuqi,19 dhe tha: “O njeri që të duan shumë, mos ki frikë, paqjaështë me ty; mblidh forcat e tua, po, mblidh forcat e tua”.Mbasi më foli, unë fitova forcë dhe i thashë: “Le të flasëzoti im, sepse ti më ke dhënë forcë”. 20Pastaj më tha: “A edi përse kam ardhur këtu pranë teje? Tani do të kthehemtë luftoj kundër princit të Persisë; dhe kur të dal, ja, do tëvijë princi i Javanit. 21Por unë do të të bëj të njohur atë qëështë shkruar në librin e së vërtetës; dhe nuk ka njeri qëtë sillet trimërisht me mua kundër tyre përveç Mikaelit,

Page 29: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 11:1 29 Danieli 11:9princit tuaj”.

111Gjatë vitit të parë të Darit, Medasit, unë vetë qëndrova

pranë tij për ta përkrahur dhe për tambrojtur. 2“Dhe tanido të të bëj të njohur të vërtetën. Ja, në Persi do të dalinakoma tre mbretër, por i katërti do të bëhet shumë më ipasur se gjithë të tjerët; kur të jetë bërë i fortë për shkaktë pasurive të tij, do t’i ngrerë të tërë kundër mbretërisësë Javanit. 3 Atëherë do të dalë një mbret i fuqishëm qëdo të sundojë mbi një perandori të madhe dhe do të bëjëçfarë të dojë. 4 Por kur të jetë formuar mbretëria e tij dotë copëtohet dhe do të ndahet në drejtim të katër erëravetë qiellit, por jo midis trashëgimtarëve të tij dhe as mepo atë forcë me të cilën ai mbretëronte, sepse mbretëriae tij do të çrrënjoset dhe do t’u kalojë të tjerëve, dhe jotrashëgimtarëve. 5 Kështu mbreti i jugut do të bëhet ifortë, por një ndër princat e tij do të bëhet më i fortë ngaai dhe do të sundojë; sundimi i tij do të jetë një sundimi madh. 6 Mbas disa vjetëve do të lidhin aleancë; pastajbija e mbretit të jugut do të vijë te mbreti i veriut përtë bërë një marrëveshje, por nuk do ruajë më as forcën efuqisë së saj, dhe nuk do tëmund të zgjasë as ai as pushtetii tij; në ato kohëra ajo do t’i dorëzohet vdekjes bashkëme ata që e kanë çuar, që e kanë lindur dhe që e kanëmbështetur. 7 Por një nga pasardhësit nga rrënja e saj dotë dalë dhe do të zërë vendin e saj; ai do të vijë kundërushtrisë, do të hyjë në fortesat e mbretit të veriut, do tëveprojë kundër tyre dhe do të dalë fitimtar. 8Do të shpjerëgjithashtu si plaçkë në Egjipt perënditë e tyre me figurate tyre të derdhura dhe me sendet e tyre të çmuara prejargjendi dhe prej ari, dhe për disa vjet do të rrijë largmbretit të veriut. 9Ky do të dalë kundër mbretit të jugut,

Page 30: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 11:10 30 Danieli 11:19por pastaj do të kthehet në vendin e tij. 10 Bijtë e tij dotë përgatiten pastaj për luftë dhe do të mbledhin turmaforcash të mëdha, dhe një prej tyre do të dalë me siguripërpara, do të vërshojë si një përmbytje dhe do të kalojëtutje për ta çuar luftën deri në fortesën e tij. 11 Atëherëmbreti i jugut, i tërbuar, do të dalë të luftojë kundër këtij,kundër mbretit të veriut, i cili do të mobilizojë një turmëtëmadhe, por turma do të bjerë në dorë të armikut. 12Kurturmëndo ta kenë çuar tutje, zemra e tij do tëmbushetmekrenari; do të mposhtë me mijëra, por nuk do të jetë mëi fortë. 13Në fakt mbreti i veriut do të mobilizojë përsërinjë turmë edhe më të madhe se e mëparshmja, dhe pasnjë kohe të shkurtër do të përparojë me siguri me njëushtri të madhe dhe me pajime të shumta. 14Në atë kohëshumë njerëz do të ngrihen kundërmbretit të jugut; edhedisa burra të dhunshëm të popullit tënd do të ngrihenpër të realizuar vegimin, por do të rrëzohen. 15 Atëherëdo të vijë mbreti i veriut, do të ngrerë një ledh dhe dotë shtjerë në dorë një qytet të fortifikuar. Forcat e jugutnuk do të mundin t’i rezistojnë; as trupat e zgjedhura nukdo të kenë forcën për t’i rezistuar. 16 Ai që i ka ardhurkundra do të bëjë çfarë të dojë, dhe askush nuk do tëmund t’i rezistojë; ai do të ndalet në vendin e lavdishëmduke pasur pushtet të shkatërrojë çdo gjë. 17 Pastaj do tëvendosë të vijë me forcat e gjithë mbretërisë së tij, dukeofruar kushte të ndershme paqeje, dhe kështu ka për tëbërë. Do t’i japë të bijën për grua për ta korruptuar, porajo nuk do të mbajë anën e tij dhe nuk do ta favorizojëatë. 18 Pastaj do t’u drejtohet ishujve dhe do të shtjerë nëdorë shumë prej tyre, por një komandant do të bëjë që tëmarrë fund arroganca e tij, duke bërë që ajo të bjerë mbitë. 19 Pastaj do të kthehet drejt fortesave të vendit të vet,por do të pengohet, do të rrëzohet dhe nuk do të gjendet

Page 31: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 11:20 31 Danieli 11:30më. 20Në vend të tij do të dalë dikush që do të dërgojë njëtagrambledhës për lavdinë e mbretërisë; por brenda pakditëve ai do të zhduket, por jo në zemërim a në betejë.21Në vend të tij do të dalë një njeri i neveritshëm, që nukdo të ketë dinjitet mbretëror; ai do të vijë paqësisht, pordo ta shtjerë në dorë mbretërinë me intriga. 22 Para tijforcat e mëdha do të thyhen dhe do të shkatërrohen, poashtu edhe kreu i një aleance. 23 Menjëherë pasi të ketëlidhur një aleancë me të, ai do të veprojë me pabesi dhedo të arrijë në pushtet me pak njerëz. 24 Ai do të hyjë nëmënyrë paqësore edhe në pjesët më të pasura të krahinësdhe do të bëjë atë që nuk kishin bërë kurrë as etërit e tijas etërit e etërve të tij; do të shpërndajëmidis tyre plaçkë,plaçkën e luftës dhe pasuritë dhe do të hartojë planekundër fortesave, por vetëmpër një kohë. 25Menjë ushtritë madhe do t’i nxitë forcat e tij dhe zemrën e tij kundërmbretit të jugut. Mbreti i jugut do të futet në luftë me njëushtri të madhe dhe shumë të fuqishme, por nuk do tëmund të rezistojë, sepse do të kurdisen komplote kundërtij. 26 Vetë ata që hanë bashkë me të do ta shkatërrojnë;ushtria e tij do të thyhet dhe shumë do të bien të vrarë.27 Zemra e këtyre dy mbretërve do të drejtohet për tëbërë keq; ata do të flasin gënjeshtra të ulur në të njëjtëntryezë, por gjëja nuk do të ketë sukses, sepse fundi dot’u vijë në kohën e caktuar. 28 Duke u kthyer në vendine tij me pasuri të mëdha, zemra e tij do të vihet kundërbesëlidhjes së shenjtë; kështu ai do të kryejë qëllimet etij dhe pastaj do të kthehet në vendin e tij. 29Në kohën ecaktuar ai do të dalë përsëri kundër jugut, por këtë herë tëfundit puna nuk do t’i vejë mbarë si herën e parë, 30 sepseanijet e Kitimit do të vijnë kundër tij; prandaj ai do tëtrembet, do të zemërohet përsëri kundër besëlidhjes sëshenjtë dhe do të zbatojë planet e tij; kështu përsëri do

Page 32: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 11:31 32 Danieli 11:40të merret vesh me ata që kanë braktisur besëlidhjen eshenjtë. 31 Forca të dërguara prej tij do të ngrihen për tëpërdhosur shenjtëroren fortesë, do të ndalojnë flijimin epërditshëm dhe do të bëjnë veprime të neveritshme qëshkaktojnë shkretim. 32 Me lajka ai do të korruptojë ataqë veprojnë pabesisht kundër besëlidhjes; por populli iatyre që njohin Perëndinë e tyre do të tregojë qëndresëdhe do të veprojë. 33 Ata që kanë dituri midis popullit dotë udhëzojnë shumë të tjerë, por për një kohë të shkurtërdo të bien nga shpata, nga zjarri, nga mërgimi dhe ngaplaçkitja. 34 Kur do të rrëzohen, do t’u jepet pak ndihmë,por shumë njerëz do të bashkohen me ta pa qenë tësinqertë. 35 Disa nga ata që kanë dituri do të bien, meqëllim që të përsosen, të pastrohen dhe të zbardhen derinë kohën e mbarimit, sepse kjo do të ndodhë në kohëne caktuar. 36 Pastaj mbreti do të veprojë si të dojë, do tëlartohet, do të hyjnizohet përmbi çdo perëndi dhe do tëthotë gjëra të habitshme kundër Perëndisë të perëndive;do të ketë sukses deri sa të mbushet kupa e indinjatës,sepse ajo që është dekretuar do të bëhet. 37 Ai nuk dotë tregojë respekt për Perëndinë e etërve të tij dhe përdëshirën e grave; nuk do të ketë respekt për asnjë perëndi,sepse do të hyjnizojë veten përmbi të gjithë. 38 Por nëvend të tyre ai do të nderojë perëndinë e fortesave dhedo të nderojë me ar, me argjend, me gurë të çmuar dheme gjëra të këndshme, një perëndi, që etërit e tij nuke njohën. 39 Ai do të veprojë kundër fortesave më tëfortifikuara me ndihmën e një perëndie të huaj; do tëmbushë me të mira ata që do ta njohin, do të bëjë qëtë sundojnë mbi shumë njerëz dhe do t’u japë toka sishpërblim. 40 Në kohën e fundit mbreti i jugut do tëndeshet me të, mbreti i veriut do të dalë kundër tij si njëshakullimë, me qerre dhe kalorës dhe me shumë anije;

Page 33: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 11:41 33 Danieli 12:7do të depërtojë në vendet, do t’i përmbytë dhe do tëkalojë tutje. 41Do të hyjë edhe në vendin e lavdishëm dheshumë njerëz do të vriten; por këta do të shpëtojnë ngaduart e tij: Edomi, Moabi dhe pjesa më e madhe e bijvetë Amonit. 42 Ai do të shtrijë dorën edhe mbi vende tëndryshme dhe as vendi i Egjiptit nuk do të shpëtojë. 43Dotë shtjerë në dorë thesaret prej ari dhe argjendi dhe tëgjitha gjërat e çmuara të Egjiptit; Libianët dhe Etiopasit dot’i shkojnë pas. 44Por lajmet e ardhura nga lindja dhe ngaveriu do ta turbullojnë; prandaj ai do të niset me zemërimtë madh për të shkatërruar dhe vendosur shfarosjen eshumë njerëzve. 45 Do t’i ngrerë çadrat e pallatit të tijmidis deteve dhe malit të shenjtë të lavdishëm; pastaj dot’i vijë fundi dhe askush nuk do ta ndihmojë”.

121 “Në atë kohë do të dalë Mikaeli, princi i madh,

mbrojtësi i bijve të popullit tënd; dhe do të jetë njëkohë me ankthe, ashtu si nuk ka pasur kurrë që kur seekzistojnë kombet e deri në atë kohë. 2 Shumë nga ataqë flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen, disa në njëjetë të përjetshme, të tjerë në turpin dhe në poshtërsitë përjetshme. 3 Ata që kanë dituri do të shkëlqejnë sishkëlqimi i kupës qiellore dhe ata që do të kenë çuarshumë në drejtësi, do të shkëlqejnë si yjet përjetë. 4 Porti, Daniel, mbaji të fshehura këto fjalë dhe vulose librinderi në kohën e mbarimit; shumë njerëz do ta shfletojnëdhe dituria do të shtohet”. 5 Pastaj unë, Danieli, shikova,dhe ja, dy të tjerë më këmbë, njeri mbi këtë breg të lumit,dhe tjetri mbi bregun tjetër të lumit. 6 Një nga ata i thaburrit të veshur me rroba liri, që qëndronte mbi ujërate lumit: “Kur do kryhen këto mrekulli?”. 7 Unë dëgjovaatëherë burrin e veshur me rroba liri që qëndronte mbi

Page 34: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

Danieli 12:8 34 Danieli 12:13ujërat e lumit, i cili, ngriti dorën e djathtë dhe dorën emajtë drejt qiellit, u betua për atë që jeton përjtë se kjodo të jetë për një kohë, për disa kohëra dhe për gjysmëne një kohë; kur forca e popullit të shenjtë do të thyhetplotësisht, tërë këto gjëra do të kryhen. 8 Unë dëgjova,por nuk kuptova, prandaj pyeta: “Imzot, cili do të jetëfundi i këtyre gjërave?”. 9 Ai u përgjigj: “Shko, Daniel,sepse këto fjalë janë të fshehura dhe të vulosura derikohën e mbarimit. 10 Shumë njerëz do të pastrohen,do të zbardhen dhe do të përsosen; por të pabesët dotë veprojnë me pabesi dhe asnjë nga të pabesët nuk dotë kuptojë, por do të kuptojnë njerëzit e ditur. 11 Ngakoha që do të ndalohet flijimi i përditshëm dhe do tëngrihet neveria që shkakton shkretimin do të kalojnënjëmijë e dyqind e nëntëdhjetë ditë. 12 Lum ai që pretdhe arrin në njëmijë e treqind e tridhjetë e pesë ditë.13 Por ti shko drejt mbarimit tënd; do të prehesh dhepastaj do të ngrihesh përsëri për të marrë pjesën tëndetë trashëgimisë në mbarim të ditëve”.

Page 35: Danieli - World English Bible · Danieli1:1 1 Danieli1:10 Danieli 1NëvitinetretëtëmbretërimittëJehojakimit;mbretit të Judës, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, u nis kundër

35Bibla e Shenjtë

The Holy Bible in AlbanianPublic DomainLanguage: shqiptar (Albanian, Tosk)Translation by: Albanian Bible Society

This Bible is in the PUBLIC DOMAIN in the United States. You may copy it freely.2014-09-04PDF generated using Haiola and XeLaTeX on 11 Jan 2020 from source files dated 22 Nov201992fc4cc0-e5ee-58a5-884d-3139a6413894