19
Arqile Kosta. 2007 D D D H H H U U U N N N A A A N N Ë Ë F F F A A A M M M I I L L J J E E E D D D H H H E E E N N D D A A J J J G G R R A A V V V E E Arqile Kosta Në kuptimin më të përgjithshëm dhuna në familje dhe në veçanti ajo ndaj grave është një kombinim i faktorëve psikologjike, sociale dhe familjare që krijojnë se bashku atmosferën në të cilën ndodhin abuzimet dhe ndikojnë negativisht në ndëshkimin e abuzuesve, duke manipuluar viktimat. “Diskriminimi ndaj grave nënkupton çdo dallim, përjashtim ose kufizim të bazuar në gjini, që ka për efekt ose qëllim të komprometojë ose të asgjësojnë njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë, cilado qoftë gjendje e tyre martesore, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e civile ose në çdo fushë tjetër.” Neni 1 i Konventës (CEDAW). Për të mbajtur mend: Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave është një çështje publike dhe jo private, si rrjedhim ajo kërkon vëmendje të veçantë nga e gjithë shoqëria; Shkaku kryesor i dhunës është pushteti i pabarabartë që ekziston në çift; Dhuna i lëndon të gjithë, jo vetëm gratë; Gratë e përjetojnë dhunën (në familje) më tepër sesa burrat; Gratë përjetojnë forma të ndryshme dhune (shpesh disa forma në të njëjtën kohë); Çdo person ka të drejtë të jetojë i lirë nga çdo formë dhune (dhe jo vetëm në familje); Çdo person është përgjegjës për sjelljen e tij/saj; Dhuna është zgjedhje. Dhunuesit janë përgjegjës për dhunën e ushtruar; Dhuna nuk është asnjëherë reagim i pranueshëm i zemërimit, stresit apo konflikteve të mundshme; Ndryshimi është i mundshëm, veçanërisht me ndihmën e komunitetit; Ndërmarrja e veprimeve kundër dhunës kërkon kurajë; Ndryshimi është një proces i gjatë. Përballë tij shfaqen një sërë pengesash dhe vështirësish që duhen përballuar; Ekzistojnë mënyra të tjera, përveç dhunës, përmes të cilave mund të zgjidhen konfliktet;

DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

  • Upload
    trananh

  • View
    234

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

Arqile Kosta. 2007 

DDDHHHUUUNNNAAA NNNËËË FFFAAAMMMIIILLLJJJEEE DDDHHHEEE NNNDDDAAAJJJ GGGRRRAAAVVVEEE

  

Arqile Kosta 

 

Në  kuptimin më  të  përgjithshëm  dhuna  në  familje  dhe  në  veçanti  ajo  ndaj  grave  është  një kombinim i faktorëve psikologjike, sociale dhe familjare që krijojnë se bashku atmosferën në të cilën ndodhin abuzimet dhe ndikojnë negativisht në ndëshkimin e abuzuesve, duke manipuluar viktimat. 

“Diskriminimi ndaj grave nënkupton çdo dallim, përjashtim ose kufizim të bazuar në gjini, që ka për efekt ose qëllim të komprometojë ose të asgjësojnë njohjen, gëzimin ose ushtrimin nga gratë, cilado qoftë gjendje e tyre martesore, mbi bazën e barazisë së burrit dhe të gruas, të të drejtave të njeriut dhe të  lirive themelore në fushat politike, ekonomike, shoqërore, kulturore e civile ose në çdo fushë tjetër.” 

Neni 1 i Konventës (CEDAW). 

 

Për të mbajtur mend:  Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave është një çështje publike dhe jo private, 

si rrjedhim ajo kërkon vëmendje të veçantë nga e gjithë shoqëria;  Shkaku kryesor i dhunës është pushteti i pabarabartë që ekziston në çift;  Dhuna i lëndon të gjithë, jo vetëm gratë;  Gratë e përjetojnë dhunën (në familje) më tepër sesa burrat;  Gratë përjetojnë forma të ndryshme dhune (shpesh disa forma në të njëjtën 

kohë);  Çdo person ka të drejtë të jetojë i lirë nga çdo formë dhune (dhe jo vetëm në 

familje);  Çdo person është përgjegjës për sjelljen e tij/saj;  Dhuna është zgjedhje. Dhunuesit janë përgjegjës për dhunën e ushtruar;  Dhuna nuk është asnjëherë reagim i pranueshëm i zemërimit, stresit apo 

konflikteve të mundshme;   Ndryshimi është i mundshëm, veçanërisht me ndihmën e komunitetit;  Ndërmarrja e veprimeve kundër dhunës kërkon kurajë;  Ndryshimi është një proces i gjatë. Përballë tij shfaqen një sërë pengesash dhe 

vështirësish që duhen përballuar;  Ekzistojnë mënyra të tjera, përveç dhunës, përmes të cilave mund të zgjidhen 

konfliktet; 

 

Page 2: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

2  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

Dhuna ndaj gruas në Shqipëri është një  temë mjaft e ndjeshme dhe e përhapur e kronikës së zezë në media. Megjithëse nuk ka statistika zyrtare, sipas studimeve të kryera 10 vjetët e fundit, një e treta a grave në Shqipëri i nënshtrohet dhunës në familje.  

Dhuna ndaj grave duhet analizuar edhe në kontekstin kulturor e tradicional shqiptar. Studimi  i kësaj dhune është mjaft  i komplikuar sepse është një dukuri që ndodh pas dyerve të shtëpive dhe policia e ka të vështirë të marrë masa parandaluese, të grumbullojë të dhëna apo të veprojë me metodat e mjetet klasike të parandalimit e luftimit të dhunës që përdor zakonisht kur bëhet fjalë  për  dhunën  në mjediset  publike.  Nga  ana  tjetër  njerëzit  nuk  preferojnë  të  falsin  rreth çështjeve të tilla, sepse ato konsiderohen private dhe burim fajësimi, çnderimi e turpi. Rrënjët e keqtrajtimit  të grave nga burrat  tek ne  janë  të vjetra e  të  thella dhe  lidhen me kuptimin mbi respektin. Kjo duket  sikur bie në kundërshtim me  faktin që kanunet  zakonore e konsiderojnë gruan si të paprekshme.  

Për më tepër traditat e hershme kanunore nënkuptojnë ose kërkojnë haptazi nga burrat që të ndëshkojnë e  rrahin publikisht gratë e  tyre nëse ato nuk  iu binden. Burrit  i kërkohet  t’i prese flokët gruas, ta zhveshë lakuriq dhe ta nxjerrë jashtë nga shtëpia në prani të të afërmve dhe ta godasë me kamxhik para gjithë fshatit: 

Nëse burri godet e rreh gruan e tij, ai nuk bën asnjë faj... dhe të afërmit e gruas nuk mund të ankohen për këtë shkak. Nëse burri rreh gruan dhe e plagos atë duke e gjakosur dhe ajo ankohet tek të prindërit e sa,. Atëherë burri duhet të apë një shpjegim . 

Po  ashtu  në  këto  tradita  kulturore  gjenden  edhe  justifikime  të  vrasjes  së  gruas  nga  burri  në kushte të përcaktuara: Burri mund ta vrasë gruan e tij, pa u ndëshkuar për dy gjëra, për tradhti bashkëshortore ose për shkelje të rregullave të mikpritjes (shkelje të besës). Për  këto dy raste të mosbesnikërisë, burri e vret gruan e tij pa kërkuar mbrojtje ose besë dhe pa pasur detyrim për shlyerjen e gjakut, qyshse të afërmit e gruas marrin çmimin e gjakut të saj (“gjaku  i gruas vlen 500 grosh” thuhet në kanunin e Lek Dukagjinit), duke i dhënë dhëndrit një fishek dhe garancinë për  sjelljen  e  saj  qysh  ditë  e martesës. Marrëdhënia  seksuale me  dhunë  ende  konsiderohet “turp” për gruan dhe në disa raste (veçanërisht në zona rurale) passjell martesën e detyruar me përdhunuesin “për të vënë nderin në vend”.  

Nga  studimet e kryera,  rezulton  se dhuna ndaj gruas në Shqipëri, në pjesën dërrmuese  të  saj kryhet brenda  gjirit  të  familjes. Numri  i  vogël  i  kallëzimeve nga  viktimat  e dhunës në  familje tregon  që  dhuna në  familje  vazhdon  të  konsiderohet  çështje private  si nga  publiku, dhe nga policia.  

Diferencat dhe pabarazitë e pushtetit ne shoqëri e familje 

Dallohen gjashtë burime  të pushtetit që  kombinohen për  të  krijuar dhe mbajtur një pabarazi pushteti midis burrave dhe grave në përgjithësi: 

1. Pushteti normativ Tradicionalisht burri  kontrollon  përkufizimet  gjinore dhe  vetëkonsiderohet  si  seks  i  fortë:  p.sh burri  është  i  fortë  fizikisht, mbizotërues  dhe më  inteligjent,  gratë  janë më  të  brishta, më  të ndjeshme e të influencueshme, janë më pak të mençura “flokëgjata e mendje shkurtra” dhe më të paarsimuara. 

2. Pushteti institucional Burrat  kontrollojnë  institucionet  bazë  të  shoqërizimit  dhe  të  kontrollit  social;  p.sh  sistemin  e edukimit  –  burrat  përbëjnë  shumicën  e  drejtuesve  dhe  të  profesoriatit  ,  po  kështu mund  të 

Page 3: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

3  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

thuhet në sistemin gjyqësor, në politikë, media etj. Madje siç do të shprehej një mbrojtëse e të drejtave të grave edhe ligjet për mbrojtjen e të drejtave të grave i hartojnë dhe miratojnë burrat. 

3. Pushteti për të shpërblyer Përmes pushtetit të tyre normativ dhe institucional, burrat shpërblejnë gratë që e vënë veten në rolet e tyre tradicionalë si makina seksi dhe iu mohojnë shpërblimet atyre që nuk pranojnë këtë rol.  P.sh  një  burrë  shpërblen me  poste,  financiarisht  etj  një  dashnore,  ndërkohë  që  ushtron dhunë mbi bashkëshorten që kërkon barazi brenda familjes si partnere 

4. Pushteti i ekspertit Burrat janë ekspertë dhe të mirëtrainuar në shumë fusha dhe për këtë arsye ata veprojnë si “roje kështjelle” në fushat e dijes. 

5. Pushteti psikologjik Kushtëzimi social i burrave i formon dhe brumos ata për të marrë dhe fituar vlerat strukturore të institucioneve të shoqërisë më mirë sesa gratë.  

6. Forca brutale (fizike) Burrat ka më tepër forcë fizike dhe më tepër besim në forcën e tyre në raport me gratë. 

Këto  burime  pushteti  mund  të  ushtrohen  dhe  kombinohen  në  mënyrë  individuale  ose institucionale. 

Ç ’ËSHTË DHUNA NË FAMILJE 

Dhuna  familjare  nuk  është  specifike  vetëm  shqiptare. Ajo  është  e  përhapur  kudo  dhe  vetëm shkaqet  e  bëjnë  të  ndryshme.  Agresiviteti  në  një  shoqëri  drejtohet  gjithmonë  ndaj  më  të dobëtëve. Barra e problemeve  jashtë familjes ndikon në atmosferën brenda familjeve. Varfëria është ombrella e shumë problemeve të tjera.  

Dhuna familjare përbën një problem të mprehtë social, për arsye se cenon bazat e shoqërisë në themelin  e  saj më  të  thellë  siç  është  familja.  Ajo  nuk  i  ka  gjithmonë  shkaqet  në  faktorët  e brendshëm familjarë, moralë apo psikologjikë, por edhe në shkaqe të tjera sociale. Ka disa tipe të  dhunës  familjare  që  mund  të  shpjegohen  vetëm  me  ndikimin  e  shoqërisë  së  gjerë,  te zakoneve dhe stresit te shkaktuar nga  fenomenet e papunësisë, drogës, prostitucionit, trafikut dhe krimit.  

Në këtë lloj dhune përfshihen: 

Sulmet fizike; 

Përdhunimi seksual; 

Dëmtimi i pronës së një personi; 

Kërcënimi  për  dëmtim  të  pronës  së tjetrit; 

Abuzimi verbal dhe fyerjet; 

poshtërimet; 

Izolimi  i detyruar nga pjesa tjetër e familjes ose nga miqtë; 

Abuzimi  financiar  –  fshehja,  refuzimi  ose kontrolli i shpenzimeve për nevoja vetjake  i të hollave, ushqimit, veshjeve dhe nevojave të  tjera personale  të partnerit p.sh  i çelave të makinës, kartave të kreditit etj; dhe  

Bezdisjet dhe ngacmimet e vazhdueshme si p.sh  telefonatat e vazhdueshme në punë e shtëpi apo vizita të përsëritura ngacmuese. 

Dhuna familjare është një model sjellje abuzive, kërcënuese ose ndëshkuese, të cilën meshkujt e  përdorin  ndaj  partnerëve  të  tyre  të  afërm  për  të  vendosur  ose  shfaqur  pushtetin  dhe 

Page 4: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

4  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

kontrollin mbi  të  tjerët;  që mund  të  jenë  bashkëshortja  aktuale  ose  ish  bashkëshortja,  të fejuarat ose të dashurat apo partneret e rastit.  

Ajo  është  një  sjellje  që  mësohet  për  mes  vëzhgimit  (se  si  sillen  më  të  mëdhenjtë)  dhe mbështetjes  (kur  shoqëria e përkrah dhe e konsideron diçka  të  zakonshme e morale) edhe brenda familjes, edhe në shoqëri. Ajo nuk shkaktohet nga shkaqe gjenetike ose nga sëmundje psikike. Dhuna familjare përsëritet sepse vërehet që ajo funksionon për të arritur qëllimet për të cilat shtrohet. Ky model sjellje i jep mundësi përsëritësit të nënshtrojë viktimën përmes frikës e kërcënimit. Nga ana tjetër arritja e bindjes nga viktima i nxit më tepër abuzuesit të përdorin të tilla taktika kontrolli. Më e rëndësishmja është se abuzuesit e përforcojnë dhe gjejnë mbështetje për  sjelljen  e  tyre  sepse  në mjaft  shoqëri,  nga  sanksionimi moralisht  i  traditës  historike  te mentalitetit se burri ka të drejtën e kontrollit në marrëdhëniet me bashkëshorten dhe të drejtën e përdorimit të forcës për ta arritur këtë kontroll. 

Keqinterpretime dhe realitete rreth dhunës në familje 

Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave është një çështje publike dhe jo private, si rrjedhim ajo kërkon vëmendje të veçantë nga e gjithë shoqëria; 

Shkaku kryesor i dhunës është pushteti i pabarabartë që ekziston në çift;  Dhuna i lëndon të gjithë, jo vetëm gratë;  Gratë e përjetojnë dhunën (në familje) më tepër sesa burrat;  Gratë përjetojnë forma të ndryshme dhune (shpesh disa forma në të njëjtën kohë);  Çdo person ka të drejtë të jetojë i lirë nga çdo formë dhune (dhe jo vetëm në familje);  Çdo person është përgjegjës për sjelljen e tij/saj;  Dhuna është zgjedhje. Dhunuesit janë përgjegjës për dhunën e ushtruar;  Dhuna nuk është asnjëherë reagim i pranueshëm i zemërimit, stresit apo konflikteve të 

mundshme;   Ndryshimi është i mundshëm, veçanërisht me ndihmën e komunitetit;  Ndërmarrja e veprimeve kundër dhunës kërkon kurajë;  Ndryshimi është një proces i gjatë. Përballë tij shfaqen një sërë pengesash dhe 

vështirësish që duhen përballuar;  Ekzistojnë mënyra të tjera, përveç dhunës, përmes të cilave mund të zgjidhen konfliktet; 

Theks: • Dhuna familjare përbën një problem mjaft serioz ne shoqëri • Dhuna familjare influencon te gjithsecili prej nesh dhe jo vetëm tek dy njerëzit qe grinden 

apo përfshihen ne dhune. • Fëmijët janë viktimat me te shpeshta te dhunës familjare edhe kur ajo nuk shtrihet direkt 

mbi ta. Gjithashtu mjaft nga prindërit qe godasin gratë e tyre rrahin edhe fëmijët • Fëmijët qe shohin apo janë dëshmitarë te grindjeve te dhunshme te prindërve te tyre, mund 

ta përsërisin këtë sjellje ne marrëdhënie me shokët dhe te njohurit e tyre. Ata mund te rriten duke besuar se dhuna është pjese e dashurisë. 

CIKLI I DHUNËS NE FAMILJE 

Cikli  i  dhunës  në  familje  u  përpunua  ne  vitin  1970  nga  socialpsikologia  Lenore Walker. Duke intervistuar një numër të madh grash, ndaj të cilave qe ushtruar dhunë apo  i qenë nënshtruar abuzimeve të ndryshme, ajo vuri re një model sjellje të cilin e quajti “Cikli i dhunës familjare”. Ky cikël është i dobishëm për të identifikuar nëse po ushtrohet dhunë, nëse jemi duke hyrë në faza dhune apo nëse  ka mundësi për  të pësuar dhunë pas një  kohe  të  caktuar, etj. Duke qenë  të 

Page 5: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

5  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

vetëdijshëm për dobishmërinë e këtij cikli për njohjen dhe parandalimin e dhunës në  familje, nuk do të thotë se ky model është i aplikueshëm doemos në të gjitha rastet kur ka marrëdhënie të dhunshme. Nga ana tjetër zgjatja në kohë e çdo faze varet shumë nga faktorët individualë të një relacioni bashkëshortor, çka do të thotë se disa çifte mund të ndodhë që ta përjetojnë tërë ciklin disa herë brenda një dite; në disa të tjerë kjo mund të zgjasë disa javë.  

Duke  përdorur  një  gjuhë  tipike  të  marrëdhënieve  bashkëshortore,  modeli  sjell  shembuj  që ilustrojnë fazat e këtij cikli dhe mënyrën sesi rrethrrotullohet ai: 

1‐Faza ndërtuese (grumbullimi i problemeve) 

Kjo periudhë karakterizohet nga rritja e vazhdueshme e tensionit ndërmjet çiftit. Vënie në dukje e problemeve, shqetësimeve, mosmarrëveshje, replika, mëri, qejfmbetje etj,. 

2‐ Faza vepruese (kalim në veprime konkrete dhune – shpërthim i dhunës) 

Bashkëshorti  përdor  sulmin  dhe  dhunën  për  të  frikësuar  dhe  mbajtur  nën  kontroll partnerin e vet, duke e fajësuar për problemet ose për rezistencën e saj në zgjidhjen e tyre sipas sugjerimeve  të burrit, për  ta detyruar  të bëjë atë që  i kërkon  i shoqi me  të drejtën e burrit për të mbajtur nën kontroll gruan etj. Pas kësaj faze vjen ajo e hedhjes së fajit viktimës dhe justifikimi i dhunës së përdorur. Duket sikur dhunuesi pendohet për dhunën e ushtruar. 

Faza e pendimit (justifikimi për dhunën dhe plagët e shkaktuara) 

Duke u ndjerë i turpëruar për zemërimin dhe dhunën e ushtruar ndaj nënës së fëmijëve të  tij  dhe  bashkëshortes  (të  cilën  shpesh  e  ka  zgjedhur  dhe me  të  cilën  ka  qënë  i dashuruar)  dhunuesi mundohet  të minimizojë  agresivitetin  dhe  dëmet  e  shkaktuara duke u  justifikuar para bashkëshortes, duke u paraqitur si  i penduar, ose duke tentuar t’ia hedhë fajin të tjerëve, zakonit, keqkuptimit, vetë bashkëshortes apo zërave të këqij, p.sh duke i thënë se “ajo e di mirë që ai zëmërohet e nevrikoset kur i flasin he veprojnë në atë mënyrë” ose “vetëm deshi  ta prekte  lehtë e nuk deshi  ta godiste, por  i  shpëtoi dora” etj. Justifikime të tilla ngjajnë me ato që bëjnë meshkujt kur duan të justifikohen para partnereve të tyre, kur këto të  fundit  i shohin duke u puthur me të tjera: “Shiko, nuk është ashtu siç mund ta kesh keqkuptuar ti atë që pe?!”. Gratë e dhunuara mund të qëndrojnë gjatë me një partner të tillë sepse të vepruarit ndryshe do  të thoshte  frikë, terror  e  rrezik  nga  partneri,  për  vete  dhe  për  fëmijët.  Kjo  e  detyron  shpesh bashkëshorten që të pranojë si të vërtetë pendimin. 

Faza e premtimeve 

Partneri abuziv dhe i dhunshëm, në këtë fazë përpiqet të bindë bashkëshorten se ai ka nevojë për të dhe se e do akoma, sepse incidenti që ndodhi ishte vetëm një rastësi dhe veprim  i bërë në  gjaknxehtësi  apo  se  ishte  i dehur. Nëse  ai  vëren që  kjo  taktikë nuk funksionon, atëherë ka shumë të ngjarë që t’i drejtohet sërish metodave të kërcënimit apo edhe dhunës. Kërcënimet e bëra në këtë fazë ka shumë të ngjarë të vënë seriozisht në  rrezik  jetën e  gruas, dhe  studimet  tregojnë  se mjaft  gra që  kanë  vdekur  apo  janë vetëvrarë, e kanë humbur jetën pikërisht në këtë fazë. Kjo sepse, kur partneri abuziv nuk arrin  të  bindë  gruan  të  mbyllë  gojën  dhe  të  pranojë  në  heshtje  pajtimin,  frika  e ndëshkimit  apo  turpit  e  bën  burrin  një  vrasës  gjakftohtë,  ndërsa  gruaja  mund  të vetëvritet për t’i dhënë fund gjendjes së dëshpëruar ku ndodhet. 

Page 6: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

6  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

Faza e “muajit të mjaltit” 

Kur çdo gjë kalon në fazën e tretë, dhe çifti pajtohet realisht apo sa për sy e faqe, vjen një fazë qetësie me një shkallë të lartë intimiteti. Një gjendje e tillë është e ngjashme me atë  që  provojnë  çiftet  pasi  kanë  kaluar  nëpër  një  rrezik  divorci.  Përfundimisht  dhe nganjëherë mjaft shpejt cikli përsëritet, duke rifilluar nga e para, në vartësi të personave dhe të problemeve që kanë mbetur ende pa u zgjidhur.  

 

Sipas  sociologëve,  dhuna  ndaj  grave  ka  pas  qenë  gjithmonë  pjesë  e  strukturës  sociale  të shoqërive patriarkale. Ajo ka funksionuar gjithmonë si një  instrument kryesor  i kontrollit social ndaj  grave,  për  t’i mbajtur  të  nënshtruara  ndaj  burrave  dhe  si mbajtje  e  rendit  patriarkal  të ngritur mbi pabarazinë gjinore.  

Llojet e dhunës në familje (ndaj grave) 

Ngacmimi seksual 

Ngacmimi  seksual  është  çdo  vëmendje  seksuale  e  padëshiruar  që  përjeton  një  grua.  Ai përfshin vështrimet epsharake, shtrëngimet, prekjet e lehta, komentet e përsëritura, sugjerimet dinake me natyrë seksuale dhe presionet për takim. Ngacmimi seksual ndodh në çdo situatë kur burrat  kanë  pushtet  mbi  gratë:  punonjësit  e  asistencës  sociale  me  klientët,  mjekët  me  të sëmurat, oficerët e policisë me gratë police, mësuesit me nxënëset e  studentet. Në vendin e punës, ngacmuesi mund të jetë punëdhënësi, shefi, kolegu,  klienti ose konsumatori. 

Ngacmimi  seksual mund  të  përshkallëzohet;  gratë  ndaj  të  cilave  ushtrohet  ngacmim  seksual përballen me rrezikun që të keqpërdoren ose të përdhunohen  fizikisht. Në shumë vende pune dhe shkolla ekziston një  tabu kundër përcaktimit  të ngacmimit  seksual ashtu siç është, për  të cilin shumë prej atyre që e përjetojmë, janë të vetëdijshme vetëm kur janë të stresuar: dhimbje 

Page 7: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

7  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

koke, ankth apo mungesë dëshire për të shkuar në punë. Duhet njëfarë kohe që të kuptohet se këto simptoma vijnë ngaqë janë të ngacmuara seksualisht.  

Keqtrajtimi 

Keqtrajtimi,  si  dhunë  në  familje,  ndërsa  është  një  nga  krimet  më  të  zakonshme,  është njëkohësisht  nga më  pak  të  denoncuarat. Atë  e  ushtrojnë  bashkëshortët  ose  të  njohurit  që rrahin; djemtë e nipërit që tiranizojnë prindërit dhe gjyshërit; të afërmit meshkuj që poshtërojnë me fjalë. Keqtrajtimi merr forma të shumta dhe përfshin një numër sjelljesh kërcënuese dhe të dëmshme. Ai mund të marrë formën e keqpërdorimit emocional dhe me fjalë, ku kërcënimi për ushtrim dhune është  i drejtpërdrejtë ose  i  fshehtë. Keqtrajtimi mund  të përfshijë kontrollin e financave  dhe  lirinë  fizike  të  dikujt.  Ai  përfshin  shkatërrimin  e  objekteve  dhe  dëmin  ndaj kafshëve shtëpiake. Keqtrajtimi mund të nënkuptojë rrahje të rënda e të shpeshta ose mund të ndodhë herë pas here.  

Përndjekja mund  të  jetë pjesë e  keqtrajtimit,  sidomos nëse gruaja  i  ka prishur marrëdhëniet. Keqtrajtimi  mund  të  përshkallëzohet  deri  në  dhunë  seksuale  dhe,  përfundimisht,  mund  të përfundojë  në  vrasje.  Keqtrajtimi mund  të  ndodhë  në  një marrëdhënie  të  re  gjatë  fazës  së takimeve dhe mund të vazhdojë deri në vitet kur arrijmë në moshë më të madhe. Me kalimin e kohës,  keqtrajtimi  ka  prirje  të  shpeshtësohet  dhe  të  ashpërsohet. Dhënia  fund  e  dhunës  në familje është veçanërisht e vështirë, sepse burrat që keqtrajtojnë janë gjithashtu partnerë me të cilët kanë qenë të afërta, kanë pasur marrëdhënie  intime, apo  janë baballarët e  fëmijëve. Ato mund  të  jenë  ende  të  lidhura me  ndjenja  të  forta  dashurie  e  besnikërie.  Ato  qëndrojmë  në shtëpi jo vetëm sepse burrat i ndalojnë fizikisht të dalim nga shtëpia, por edhe sepse shpresojnë qe sjellja të ndryshojë. 

Përdhunimi 

Dhuna seksuale është çdo lloj veprimtarie seksuale që kryhet kundër dëshirës së gruas. Nuk ka rëndësi nëse përdhunuesi përdor  forcë ose  kërcënime për  të përdorur  forcë. Burrat përdorin lloje  të ndryshme  force kundër grave, duke  filluar nga presionet për një puthje natën e mire, mosdhënia  e  mbështetjes  ekonomike  për  bashkëshortet  e  deri  tek  përdorimi  i  armës. Përdhunimi  është  një  term  ligjor  që  çdo  shtet  e  përkufizon  në mënyra  të  ndryshme. Dhuna seksuale  është  gjithmonë  traumatizuese.  Kur  një  grua  përdhunohet,  instinkti  i  pare  është mbijetesa  dhe  ato  përpiqen  te  mbrojmë  veten  sa  më  mirë  që  të  jetë  e mundur.  Disa  gra vendosin që të kundërpërgjigjen; të tjerat nuk mendojnë se mund ta bëjnë këtë gjë. 

Përdhunimi  ka  shumë  gjasa  të  kryhet  nga  persona  që  njohin  se  nga  te  huajt.  Ndryshe  nga klishetë, shumica dërrmuese e përdhunimeve ndodhin mes anëtarëve  të  të njëjtit grup  racor. Shumica e përdhunuesve bëjnë  jetën normale, shkojnë në shkollë, në punë dhe kanë familje e miq. 

Karakteristikat e dhunuesit 

Përdhunimi  ka  shumë  gjasa  të  kryhet  nga  persona  që  njohin  se  nga  te  huajt.  Ndryshe  nga klishetë, shumica dërrmuese e përdhunimeve ndodhin mes anëtarëve  të  të njëjtit grup  racor. Shumica e përdhunuesve bëjnë  jetën normale, shkojnë në shkollë, në punë dhe kanë familje e miq. 

Ata mund te jene te sjellshëm ne sjelljet e tyre, mund t’i shikosh t’i hapin derën gruas se tyre, t’i dërgojnë lule apo te dalin shëtitje me te. Këta dhunues kane sjellje te ndryshme ne publik e ne shtëpi. Ata mund te tregohen mirëkuptues, mund te miratojnë atë qe thotë e kërkon punonjësi i 

Page 8: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

8  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

policisë  apo  te  tjerët  kur  mendojnë  se  kjo  është  ne  interesin  e  tyre.  Dhunuesit  kane  ne përgjithësi disa karakteristika te personalitetit te tyre: 

Kane nivel te ulet te vetëvlerësimit dhe vetërespektit. Kjo shpesh është pasoje e abuzimeve fizike apo dhunës seksuale, te lënies pasdore apo te mosplotësimit te nevojave personale nga prindërit alkooliste apo autoritare. 

Pasiguri ekstreme dhe paaftësi për te besuar te tjerët. Dhunuesit e bashkëshorteve kane vështirësi për te vendosur marrëdhënie te ngushta shoqërore. Ata kane prierje te jene kritike apo xheloze ndaj bashkëshorteve apo partnereve te tyre. 

Mohim te përgjegjësisë për sjelljen e tyre. Dhunuesit familjare apo abuzuesit shpesh e mohojnë te kenë ushtruar dhune mbi gratë, mundohen te minimizojnë efektet e dhunës se ushtruar ose fajësojnë këto te fundit se janë shkaktare qe ata u sollën ne atë mënyre, madje duke pohuar se nuk donin te vepronin keq, por u detyruan nga sjellja e qëndrimet e papranueshme te bashkëshortes dhe partneres. Duke u fokusuar shpesh tek sjellja e bashkëshortes ata shtojnë se nuk kishin zgjidhje tjetër  veç  t’i jepnin asaj një mësim. “s’mund te beja tjetër!” “a mund te bëni me faj mua për ketë!” “ajo me mori erzin ne sytë e fëmijëve dhe te komshinjve!” janë disa nga justifikimet me te zakonshme. 

Nevoja për kontroll e pushtet ne familje. Dhunuesit ne familje zgjedhin rrugën e goditjes dhe abuzimit për te nënshtruar e poshtëruar bashkëshorten apo partneren si një mësim pushteti. Ne një familje vetëm një mund te jete gjel.  

Theks: • Një punonjës policie duhet t’i njohe karakteristikat e abuzuesve dhe karakterin e vetvete te 

tyre për te mos hyre ne pista te gabuara gjate investigimit te një rasti te dhunës familjare. • Dhunuesit e kane si karakteristike te mohojnë ose minimizoje dhunën e përdorur duke u 

përpjekur te japin te kuptohet se nuk kane bere asgjë kriminale, madje shpesh mund t;i dëgjosh t’i referohen edhe zakoneve. 

• Ata përpiqen gjithnjë ta kalojnë peshën e përgjegjësisë te gratë dhe viktimat e dhunës. • Ata mund t’i thonë punonjësit te policisë se viktima e nisi e para dhe se ai e përdori dhunën 

për tu vetëmbrojtur. • Ata e përdorin abuzimin ose kërcënimet si mjet për te arritur ose mbajtur mbi partnerin apo 

familjen. 

Karakteristikat e Viktimave të dhunës familjare 

Përdhunimi  shkakton  një  krizë  personale  për  shkak  të  izolimit  që  ndjejnë  shumë  prej  të mbijetuarave nga mungesa e mbështetjes ose prirjeve të disave për t’i fajësuar. Ato përjetojnë:  

Vetëfajësimi dhe ndjesitë e fajit 

Frika, terrori dhe ndjesia e pasigurisë 

Zemërimi dhe urrejtje ndaj partnerit 

Zemërimi i drejtuar brenda vetes 

Brenga dhe humbja 

Humbja e kontrollit, pafuqishmëria 

VetIzolim nga te tjerët 

Skenat prapavepruese dhe makthet 

Nxitjet: stinët, kundërmimet, rrethanat 

Ndryshimet e seksualizmit, intimitetit 

Kriza shpirtërore 

Page 9: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

Arqile Kosta. 2007 

Fajësimi i viktimës 

Reagimet më të zakonshme emocionale ndaj ngacmimit seksual, keqtrajtimit dhe përdhunimit janë faji, frika, pafuqishmëria, turpi, tradhtia, zemërimi dhe mohimi. Reagimi i parë dhe më i thellë  shpeshherë  është  ai  i  vetëfajësimit.  Zemërimi  mund  të  vijë  vetëm  më  pas,  sepse shpeshherë  nuk  e  kanë  idenë  e  të  drejtës  për  të  qenë  të  çliruara  nga  këto  lloje  dhune. Ato ndjehen  fajtore për dhunën që ushtrohet, sepse  i kanë mësuar qe e kanë për detyrë  t'i bëjnë burrat të lumtur dhe, nëse ata nuk janë të tillë, janë ato ‐ jo ata ‐ që fajësohen. Shumë gra kanë dëgjuar nga prindërit, "Djemtë janë djem, kështu që vajzat duhet të hapin sytë" ‐ që do të thotë se  mund  ta  shmangin  vëmendjen  e  padëshiruar  mashkullore  vetëm  nëse  tregohen  të kujdesshme.  Nëse  diçka  shkon  keq,  faji  është  i  tyre.  Fajësimi  i  viktimës  e  çliron  burrin  nga përgjegjësia për atë çka ka bërë. Miqtë e fajësojnë viktimën që të ndjehen vetë të pafaj. 

Në  librin  “Të  fajësosh  viktimën”, William  Ryan  shkruan  ….  “Duke  qenë  se  ne  nuk mund  të pranojmë se jemi përgjegjës për situatën sociale dhe problemet sociale, ne zhvillojmë një zakon, të zhvendosjes së problemit, fajit tek viktima… 

1. Sindroma e Stokholmit. Lidhja qe krijohet midis viktimës dhe dhunuesit është një lloj mekanizmi mbrojtës mbijetese e ngjashme me dinamikat që ndodhin midis pengut dhe pengmarrësit si në rastin e grabitjes se një banke ne Stokholm, Suedi ne 1973.” E aplikuar kjo ne rastet e dhunës familjare ka kuptimi qe viktimat mund ta tolerojnë psikologjikisht dhunën sepse ato e shohin veten e tyre nëpërmes bashkëshortit, nuk kane nxitje për ta lënë sepse ato nuk mund ta kuptojnë dot veten te divorcuara, pra ndjehen te përcaktuara prej tij. Ato kane frike te reagojnë, pasi reagimi do te perceptohet prej dhunuesit si mungese besnikërie dhe për këtë do te ndëshkohen edhe me pas duke u ndjere te kërcënuara për jetën. 

2. Sindroma e gruas se rrahur (BWS). Dhuna e përsëritur krijon karakteristika te veçanta e specifike tek gratë. ato që vuajnë nga Sindroma e mungesës se respektit për veten, kanë ndjenja te forta të fajit  personal dhe te përgjegjësisë për dështimin e martesës, vetëfajësim. Kjo sindrome ndahet ne dy nënkategori: 

i) Pambrojtshmeria e mësuar. Përsëritja e dhunës dhe dështimi për ta ndërprerë një marrëdhënie te tille, zvogëlon vetëvlerësimin dhe besimin ne vetvete duke i beret e pafuqishme për te reaguar ne mbrojtje te vetes dhe fëmijëve. Mbas kësaj dhuna pranohet si diçka e zakonshme dhe pjese e jetës familjare. 

ii) Stresi i çrregullimeve Post‐Traumatike (PTSD). Dhuna e vazhdueshme mund ta çojë viktimën ne shenja të stresit post‐traumatik, si: ëndrra te frikshme, nightmares, mpirje dhe hutime, çrregullime te memories, hypervigjilence, reagime te egzagjeruara alarmimi etj. Viktima mund te tentoje te mohoje dhe te zvogëlojë nivelet e dhunës se ushtruar mbi to, si mjet mbrojtës për te larguar ankthet e veta dhe si metode mbijetese te përditshme. 

Pengesat që hasen: 

Gratë dhe  fëmijët  vazhdojnë  të  jenë  viktimat  kryesore  të  formave  të ndryshme  të dhunës në familje. Mungesa  e një  kuptimi  të plotë  të  spektrit  të  faktorëve që  e  lindin dhe  e  favorizojnë ekzistencën e saj çon në një sere problemesh dhe vështirësish në mënyrën e trajtimit të saj në media. 

Page 10: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

10  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

Mungesa e të dhënave në nivel kombëtar për problemin e dhunës në  familje përbën një tjetër vështirësi në trajtimin e këtij problemi dhe nxitjen për marrjen e masave konkrete; 

Dhuna  në  familje  vazhdon  të  trajtohet  si  çështje  private  dhe  jo  si  një  problem  i  të  gjithë shoqërisë. 

Stereotipat gjinore që ekzistojnë në shoqërinë shqiptare  (dhe  jo vetëm shqiptare), barten edhe nga përfaqësuesit e medias duke  i forcuar këto stereotipi përmes shkrimeve dhe mesazheve qe japin. 

Faqet e gazetave janë të mbushura me skena, të cilat përshkruajnë me hollësi ngjarjet. Mungojnë analizat e problemeve dhe rrugëve të mundshme për kapërcimin e tyre. 

Përdorimi  i  fjalëve etiketuese, stigmatizuese dhe fjalorit ku vihet re mungesa e profesionalizmit tregojnë edhe njëherë se: Media e shkruar është kthyer ne një biznes dhe qëllimi kryesor është fitimi.  Reporterë  e  gazetarë  mundohen  të  sigurojnë  “lajmin  e  ditës”  që  do  t’u  shesë  atyre gazetën. 

IDENTIFIKIMI I DHUNËS FAMILJARE DHE NDAJ GRAVE  Dëmtimet dhe plagët e shkaktuara janë të vështira për tu paraqitur si dëmtime aksidentale edhe 

pse  shpesh mund  të  shpjegohen me  të  tilla  shkaqe nga abuzuesi apo edhe ga  vetë viktima,  si rrëzime nga shkallët, nga rrëshqitja etj; 

Viktima duket evazive në shpjegimet e saj, duket e vënë në siklet dhe e turpëruar për të treguar shkaqet e vërteta të plagëve; 

Dëmtimet ndodhen në zona të trupi që zakonisht janë të mbuluara nga teshat; 

Bashkëshorti që e shoqëron kërkon të flasë në vend të viktimës ose insiston të qëndrojë pranë saj kur do të pyetet; 

Ka  distanca  kohore  të  dukshme midis  kohës  kur mund  të  ketë  ndodhur  dhuna  dhe  kohës  së mjekimit apo të marrjes në pyetje; 

Mund të vihen re gjeste apo përpjekje për vetëvrasje; 

Viktima mund të paraqitet depresive; 

Shqetësime të gjumit; 

Tregime  apo  shpjegime  për  përdorime  të  tepruara  të  alkoolit  apo  drogës  nga  partneri  për  të justifikuar dhunën e pësuar; 

Epikriza mjekësore vë në dukje se dëmtimet kanë shkaqe të dyshimta nga sa ka paraqitur viktima apo shoqëruesit e saj; 

Ka një  numër  të  konsiderueshëm  shenjash, plagësh dhe hematoma në  vende  të ndryshme  të trupit; 

Viktima duket e frikësuar në prani të partnerit; dhe 

Dëmtimet janë të përsëritura apo kronike. 

Shenjat e dhunës fizike:  Plagë  dhe  dëmtime,  veçanërisht  në  gjoks,  në  bark,  në  organe  gjenitale  ose  dhimbje  të 

pashpjegueshme; 

Page 11: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

11  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

Përdorim  të  tepruar  ilaçesh,  ushqim  i  varfër,  shenja  të  dukshme  depresioni  vonim  ose moslejime të kontakteve me të porsalindurin; 

Mavijosje të moshave të ndryshme ose dëmtime tipike; 

Aborte “spontane”, “të papritura”, dështime ose lindje premature; dhe 

Fraktura të hundës, etj 

Kush vuan nga dhuna familjare? Gratë:  

• Nuk ka dyshim se te parat jane grate dhe kjo eshte arsyeja qe trajtimi i dhunes ne familje nuk ndahet nga dhuna qe ushtrohet kunder grave edhe jashte familjes. Grate jane ato qe behen viktimat e kesaj dhune. Studimet deshmojne se grate reagojne ne menyra te ndryshme mdaj dhunes qe provojne.  

• Shumica fajesojne veten per dhunen qe ushtroihet mbi to. Ato besojne gjithmone se ishin ato fajtoret qe e zemeruan bashkeshortin e tyre duke u shprehur: “nese do te kishin bere ne kohe vaktin e ushqimit, nese do te kishin ulur zerin apo nese nuk do te kishin kthyer fjale, etj, asgje nuk do te kishte ndodhur ”. Ato harrojne ose nuk duan te besojne se gjithsesi bashkeshorti i tyre i dhuneshem do te kishte gjetur nje arsye tjeter per te justifikuar dhunen. Keto gra harxhojne mjaft energji dhe kalojne momente te fortta stresi per te kontrolluar sjelljen e tyre dhe per te kenaqur bashkeshortin e tyre.  

• Nje grup tjeter grash te dhunuara ndjehen te pambrojtura dhe te pafuqishme te reagojne sepse mendojne qe dhuna ne familje dhe ndaj tyre eshte pjese normale e jetes bashkeshortore. Ato e kane pare kete model sjelje edhe tek nenat e tyre dhe kane degjuar nga gjyshet se keshtu eshte veopruar edhe me to.  

• Nje grup i trete, per shkak te dhunes se perseritur dhe morgjetjes se mbeshtetjes se nevojeshme, fillojne te nenvleftesojne veten dhe te mendojne se nuk jane te pelyeshme e aq te mira per bashkeshortin, ndjehen te pavlera, se nuk sherbejne me per asgje, se nuk jane te afta per asgje dhe nuk ju mbetet tjeter vecse te nenshtrohen e ta pranojne dhunen pa reaguar.  

• Nje pjese jo e madhe grash gjejne rrugdalje tek ankimi per dhunen qe ushtrohet ndaj tyre tek te afermit e familjes dhe me vone kur dhuna perseritet kerkojne ndihmen e specialisteve.  

• Ka gjithashtu edhe gra qe reagojne duke u larguar nga shtepiatek njerzit e vet, perkohesisht si per te zbutur gjakrat ose largohen pergjithmone duke kerkuar divorc.  

• Ne cdo rast, grate e dhunuara e gjejne rrugdaljen nga sitauta, ne vartesi te nivelit te vetdijshmerise rreth problemit, te nivelit arsimor, te aftesive peronale e guximit per te luftuar ne mbrojtje te vetvetes, te ndihmes qe mund t’i japin te afermit e saj, te situates ekonomike ku ndodhen, te mbeshtetjes qe marrin nga femijet apo te informacionit qe kane se egzistojne sherbime sociale te posacme qe trajtojne grate e dhunuara.  

Kur pyeten se cfare ndjene gjate dhunes qe pesuan ato japin pergjigje te ndryshme per ndjenjat e  tyre.  “45%  ndjejne  urrejtje,  32%  ndjejne  turp  per  situaten  ku  jane  perfshire,  21%  ndjene 

Page 12: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

12  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

keqardhje per situaten qe i detyroi te provojne dhunen, 35% e rasteve te anketuara ndjehen te depresuara dhe  te  frikesuara, 26% ndjehen  fajtore dhe 20% mendojne  te  vrasin  veten.” Nuk eshte  e  veshtire  te  kuptohet  se  gra  qe  kane  ndjenja  te  tilla  negative  nuk  jane ne  gjendje  te reagojne e  te mbrojne veten. Ato nuk  jane ne gjendje  te marrin vendimin e duhur ne dobi  te tyre ne situaten e mbeshtetje dhe nuk mund te kujdesen per nevojat qe kane dhe behen ortake ne dhunen e vazhdueshme qe ciklon brenda familjes ne syte e femijeve.  

Pasojat:  • Nivele te larta stresi;  • Nivele te larta ankthi, depresioni dhe semundjesh psikike;  • Nje ne pese ka te ngjare te tentoje vtvrasje;  • Ne menyre te vazhdueshme paraqiten per kujdes mjeksor me ankesa somatike 

si dhimbjet e forta te kokes;  • Zvogelim i aftesive dhe shgprehive per zgjidhjen e problemeve;  • Ka shume te ngjare qe:  

o Te izolohen nga shoqeria dhe miqte personale;  o Te perdorin drogen dhe alkoolin; dhe  o Te  abuzojne me  femijet  e  tyre  apo me  femije  te  tjere  qe  kane  ne 

kujdestari.  (marre nga “Pertej mureve”, 1988)  

 Fëmijët: 

Femijet gjithashtu ndikohen nga dhuna, po aq  sa dhe nenat e  tyre dhe nga njehere edhe me teper. Niveli i zhvillimit te tyre psikosocial e psikik nuk i lejon te kuptojne situatat e dhimbshme e te veshtira qe kalon familja e tyre ne rastet e dhunes. Per kete arsye ndodh shpesh qe femije qe perjetojne  ngjarje  te  tilla  te  shkeputin  kontaktet me  shoket  e  tyre  sepse  kane  frike  se mos ngjarje  te  tilla ndodhin edhe ne pranine e  tyre. Kjo  i  shtyn  te  vetizolohen dhe  te mbyllen ne vetvete qe ne moshe te vogel kur kane nevoje me shume se kurre te lozin me shoket dhe keshtu rrezikojne te margjinalizohen ne shoqeri.  

Femijet qe i neneshtrohen abuzimit apo qe jane te pranishem gjate dhunes vihen ne dilemen se a duhet  ta duan apo  ta urrejne babain e  tyre qe ushtron vazhdimisht dhune mbi nenen. Keta femije qe rriten ne nje mjedis te tille familjar ka shume te ngjare, dhe statistikat e mbeshtesin kete konkluzion, te perdorin dhunen ne vetevete si model sjellje per te zgjidhur problemet. Me ne fund, por  jo e fundit, keta  femije nisin te kene probleme dhe veshtiresi gjate procesit te te mesuarit. Manifestojne mungese te vemenjes, humbje te deshires per te mesuar, behen pasive gjate mesimit, kane nje fjalor te kufizuar dhe vulgar, lene shkollen etj.  

Pasojat  0‐5 vjec  

� Ankesa fizike  � Shqetesime te gjumit  � Urinim ne shtrat  � Ankth te tepruar per divorc  � Vonesa ne rritje  

6‐ 12 vjec  � Sjellje ne menyra qe synojne te ulin tensionet  � Perpjekje per te kontrolluar dhunen midis prinderve  

Page 13: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

13  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

� Frike se mos mbetet vetem  � Frike se mos e vrasin ose se mund te detyrohet te vrase veten  � Frike nga zemerimi i vet apo nga zemerimi i te tjereve  � Shqetesime te te ushqyerit  � Ndjenje pasigurie dhe dyshimi ne mjedisin familjar  

 

Një kuptim i përgjithshëm për marrjen në pyetje 

Gjate trajtimit te rasteve te dhunës familjare, këndvështrimi me i përgjithshëm i një punonjësi te policisë gjate një ndërhyrje duhet te reflektoje seriozitetin e shkeljes ligjore apo te standardeve te ligjit ndërkombëtar dhe pasojat e kësaj sjellje antishoqërore edhe mbi te dyshuarin edhe mbi viktimën e tij. Për ta arritur këtë duhet: 

• Ngulisë dhe t’u beje te ditur te dy palëve se dhuna familjare është krim dhe sjellje antishoqërore 

• Te përdoren teknika te posaçme te marrjes ne pyetje për te arritur qe viktima te dëshmoje për dhunën qe ka pësuar 

• Te hetohet rasti sikur te ishte ne themel një krim ne te cilin nuk ka te përfshirë familjarë (sikur viktima dhe dhunuesi te mos kishin lidhje familjare 

• Te trajtohet situate ne mënyrë te tille qe viktima te shohë dhe te ndjeje sjelljen e punonjësit te policisë si sjellje pozitive dhe përkrahëse ndaj saj 

• Të ndani palët dhe ta pyesni viktimën veç nga i dyshuari për ushtrim dhune(pa praninë e tij) 

Dëgjimi it e dyshuarit për ushtrim dhune familjare 

Ne momentin  e  vajtjes  ne  vendngjarje,  punonjësi  i  policisë  duhet  te  ndaje  viktimën  dhe  te dyshuarin ne mënyrë  sa me  te  sigurte dhe  t’i pyesë  secilin  veç e  veç. Viktima duhet mbajtur doemos larg nga ambientet ku i dyshuari mund ta dëgjoje dhe ta shikoje, pra duhen vendosur ne vende ku nuk mund ta shikojnë dhe ta dëgjojnë njeri tjetrin. Kjo do te ule ndjeshëm mundësinë qe viktima te trembet dhe te ndjeje kërcënime nga i dyshuari. Kjo gjithashtu rrisë mundësitë qe punonjësi i policisë te marre bashkëpunimin dhe besimin e viktimës. 

Vendimi kur dhe si do te ndahen palët nga njëra tjetra nuk duhet te për te veje ne rrezik jetën e punonjësit  apo  punonjësve  te  policisë.  Kjo  siguri  dhe  ajo  e  palëve  te  përfshira  ne  dhunën familjare kërkon mbajtje nen kontroll  te palëve gjate marrjes ne pyetje apo gjate përpjekjeve për te ndihmuar ne sheshimin e mosmarrëveshjeve. 

Shembull: 

Në një rast dhune  familjare, punonjësit e policisë  iu përgjigjën një njoftimi me telefon nga komshinjtë për dhune te mundshme ne një  familje. Kur ata shkuan ne vend dhe  i ranë  ziles  se derës,  gruaja  e hapi dhe  iu  tha punonjësve  te policisë  se  ishte mire,  se s’kishte  asnjë  dhune mbi  te  dhe  iu  kërkoi  te  largoheshin.  Punonjësit  e  policisë  nuk  i kërkuan qe ajo te dilte jashtë derës dhe as nuk i kërkuan asaj qe te hynin Brenda, por u larguan. Me vone viktima  tregoi  se ndërsa ajo po bisedonte me punonjësit e policisë, dhunuesi qëndronte mbas dere dhe  i kishte vene një pistolete ne  ije. Ky rast dëshmon për rëndësinë qe ka arritja e sigurisë gjate një ndërhyrje ne një rast dhune familjare, dhe përpjekja qe duhet bere për ta pyetur viktimën larg dhe te veçuar nga dhunuesi i saj. 

Page 14: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

14  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

Pyetja e viktimës për informacion 

Ne përgjithësi, për te marre ne pyetje një grua qe është dhunuar ne  familje, duhet përdorur  i njëjti informacion dhe e njëjta teknike qe përdoret gjate investigimit te një përdhunimi seksual. Por ka edhe disa strategji plotësuese qe kane rezultuar te suksesshme aty ku  janë aplikuar ne raste dhune familjare. 

A.  Pyetjet qe duhet te bëhen 

Pyetja duhet te jete e qarte, specifike, direkt dhe duhet drejtuar me ton zëri qe përcjell mbështetje e mirëkuptim:  

1.  A mund te tregoni se çfarë ndodhi? 2.  A keni ndonjë dëmtim. Duket se dikush te ka goditur. Kush ju goditi? 3.  A ju ka goditu edhe me pare ai person? 4.  Me çfarë ju ka goditur? Me shpulle apo me grusht? 5.  Ku ju ka goditur me tepër? 6.  Sa here ju goditi? 7.  A pati ne dore ndonjë mjet me te cilin ju goditi? këpucë? thike? pistolete? Doreze 

telefoni? grusht? 8.  A ju ka bërë kërcënime ndonjëherë tjetër? 9.  A ka arme ne shtëpi? 

B.  Pyetjet qe nuk bëhen 1.  pyetjet qe aludojnë për fajësim te viktimës ose qe kane ton zëri jomiqësor, qe mund 

te frikësojnë viktimën ose qe mund te errësojnë marrjen e te dhënave te rëndësishme. Nuk duhen bere pyetje akuzuese ose jomiqësore si psh: çfarë doni apo thoni se duhet t’i bëjmë këtij qe te goditi? 

2.  Pyetjet qe kane përmbajte retorike ose te paqarta për atë qe kërkohet; psh: jeni mire? Mbani mend se kur pyesim një person “si jeni, a jeni mire?: ata automatikisht përgjigjen “Mirë” një person zakonisht nuk ndjehet apo është mire net e gjitha gjerat. Shpesh viktimat janë nen shok psikik dhe mund te mos jene plotësisht te vetëdijshëm për dëmtimet qe kane marre. Me qellim qe te nxirret nga kjo gjendje hutimi apo shoku, pyetjet duhet te jene te qarta e te përcaktuara mire ne objekt, për ta drejtuar vëmendjen e viktimës drejt dëmtimeve dhe përgjigjeve te qarta. Duhet mbajtur mend se arritja e besimit dhe bashkëpunimit te viktimës ka lidhje me tepër me llojin e pyetjes qe behet dhe me mënyrën se ajo bëhet. 

Modeli K.B.K.D.E. i ndërhyrjes në raste të dhunës në familje 

K – Kërko te jeni vetëm për vetëm me viktimën. Kjo nevojitet për tu siguruar qe e dhunuara te hapet plotësisisht nëse vendos ta beje këtë gjë. Ka shume te ngjare qe viktima te mos hapet e  te mos  tregoje  asgjë,  nëse  është  i  pranishëm  edhe  bashkëshorti  apo  partneri  qe  e  ka dhunuar. 

B – Besoji hapjes. Nuk ka  rëndësi  se  sa e pabesueshme dhe e  çuditshme mund  te duket një ngjarje e treguar, ajo duhet besuar, sepse një person  i dhunuar rralle gënjen për atë qe ka provuar, veç ne befte përpjekje për te minimizuar ndonjë gjë.  

Page 15: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

15  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

K – Kërko për burimet e ndihmës se specializuar. Njihni mire numrat e telefonit dhe adresat  e agjencive  dhe  shërbimeve  qe  ofrojnë  ndihme  te  specializuar  për  raste  te  tilla,  si  psh shërbimet  e  këshillimit  ligjor  për  gratë,  shërbimet  e  urgjencës  spitalore,  shërbimet  e ndihmës për gratë e trafikuara dhe te përdhunuara, etj. 

D  – Dokumento  ngjarjen  dhe  dëmtimet  e  konstatuara.  Kjo  është mjaft  e  rëndësishme  dhe jetësore për procedimet e mëtejshme ne prokurori e ne gjykata për te mbështetur viktimat. 

E – Jep dhe garanto siguri. Siguria për viktimën dhe çdo  fëmije te saj qe ka përjetuar ngjarjet është gjeja me kryesore. Punonjësi i policisë qe merr kontakt me viktimën duket ta pyesë atë nëse ka frike për shëndetin dhe sigurinë e saj e te fëmijëve dhe merr masa te menjëhershme për ta garantuar një gjë te tille vetë ose me shërbimet e specializuara. Ai duhet te dije mire se ashpërsia e dhunës se mëparshme nuk është asnjëherë tregues për dhunën qe mund te ushtrohet ne  te ardhmen dhe nga ana  tjetër duhet  të ketë  te qarte  se mjaft nga gratë e dhunuara  e minimizojnë  rrezikun qe mund  tu  vije. Kërkimet  shkencore  tregojnë qarte  se dhuna ne përgjithësi përshkallëzohet qofte ne frekuence, qofte ne ashpërsi. 

Referencë e shpejtë 

Kur punohet me gratë që janë dhunuar 

Duhet të:  Nuk duhet të: 

Pyetet rreth dhunës së pësuar  Fajësohet ose të bëhet të ndjehet e turpëruar  

Identifikohen  kush  ishte  i  pranishëm  gjatë ngjarjes 

Moralizohet (të jepen këshilla morale) 

Merret  informacion  rreth  dëmtimeve  dhe plagëve që mund të jenë shkaktuar nga dhuna 

Injorohet demaskimi i abuzuesit 

Mendohet  rreth  asaj  se  ç’lloj  ndihme  është prioritare  për  viktimën  dhe  të  njihen  mirë adresat ku duhet drejtuar 

Vihemi  në  krah  të  abuzuesit  ose  të  japim  të kuptojmë se mendojmë se ai kishte të drejtë 

Vihet  theksi  se  askush  nuk  do  ta  mbrojë abuzuesin 

Pyetet “pse nuk divorcoheni?" 

 

 

Artikuj e studime Gazeta “Shekulli” 

Në  legjislacionin shqiptar nuk ka përkufizim për dhunën në familje, dhe as një  ligj të veçantë për këtë lloj krimi. 

UNICEF:   40 % e grave shqiptare dhunohen 

Rreth 90 % e fëmijëve janë të pranishëm gjatë episodeve të dhunës në familje 

Page 16: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

16  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

Edhe pse  janë  shtuar  zhurmat e makinave, dhe pse  thuhet që Kanuni  i  Lekë Dukagjinit  ka bërë  strehë vetëm në zonat e  thella  të Shqipërisë; përsëri në bisedat e njerëzve dëgjohet muhabeti  i vjetër: “Filani rrahu gruan…I dëgjove sa bërtisnin…?” 

Dhuna është pjesë e ambientit shqiptar. Nga një studim i UNICEF‐it, në 11 rrethe të Shqipërisë rezulton se 40 për qind e grave në vendin tonë i nënshtrohen dhunës fizike rregullisht, ndërkohë që 64 për qind e tyre i  janë  nënshtruar  dhunës  fizike  dhe  psikologjike  gjatë  jetës  së  tyre. Viktimat  e  dhunës  janë  gratë  dhe fëmijët, ndërkohë që dhunuesit në 95 % të rasteve janë burrat.  

Sipas specialisteve të Qendrës së Këshillimit të Grave, që nga hapja e kësaj qendre në 1996, rreth 15 mijë gra  të moshave  dhe  zonave  të  ndryshme  kanë  kërkuar  ndihmën  e  kësaj  qendre  për  raste  abuzimi  të partnerëve, brenda familjes.  

Drejtuesit e qendrës thonë se marrin rreth 80 telefonata në muaj nga Tirana, ndërkohë që në qytetet e Shkodrës dhe të Pogradecit numri i tyre është shumë herë më i madh. Mosha e telefonuesve është 15‐45 vjeç.  

Ka një diferencë të madhe mes grave të zonave rurale dhe atyre të zonave urbane, megjithëse dhuna aty është shumë më e gjerë se në zonat urbane.  

Raporti me qytetet e mëdha është 1 me 34.  

Në 60 për qind  të  rasteve abuzuesi është bashkëshorti ose partneri, pasuar nga abuzimi në  familjen e origjinës; 10‐30 për qind të rasteve janë kryesisht babai, njerku, vëllai, nëna.  

Forma më e ndeshur e abuzimit është ai emocional  (90‐95 % e  rasteve), pasuar nga ai  fizik  (40‐45%  të rasteve, abuzim ekonomik dhe seksual (10‐15 % rasteve të dhunës).  

Rreth  90  %  e  fëmijëve  janë  të  pranishëm  gjatë  episodeve  të  dhunës  dhe  rreth  50  për  qind  e  tyre dhunohen së paku emocionalisht, sipas shifrave të servirura prej qendrës. Për t’u theksuar është fakti që përqindja dërrmuese e autorëve të dhunës në vendin tonë janë partnerë me nivel të ulët arsimor.  

Sipas Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut, “dhuna në familje lidhet shumë ngushtë me konceptin që ne e mendojmë  si një mjet edukimi dhe përsosjeje. Pra,  e  trajtojmë  si një  element  krejtësisht pozitiv. Realiteti jashtë Shqipërisë është krejt ndryshe. Problemet e dhunës janë futur në  legjislacion, dhe dhuna për ta është krim. Ndryshimi duhet të bëhet nga gratë dhe në përgjithësi nga prindërit”. 

Sipas prof. Zyhdi Dervishit në Shqipëri, dhuna brenda familjes ushtrohet kryesisht ndaj grave, por dhe ndaj fëmijëve nën moshën 6 vjeç. Ndaj fëmijëve të vegjël, dhunën në përgjithësi e ushtrojnë gratë, të cilat janë të angazhuara me rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Shkakun e kësaj dhune Dervishi e shpjegon edhe me emocionet e forta brenda familjes, ku ndërthuret dashuria dhe urrejtja. Kjo bën që një mosmarrëveshje e vogël dhe e parëndësishme të sjellë shpesh konflikte të ashpra. 

Opinione nga studimi eksplorues i UNICEF “Dhuna ndaj grave në familje në Shqipëri” 

Duket, sikur gjithkujt  i ka shpëtuar një shpullë, që  i cenon ndërgjegjen. Ajo ka destinacion të ndryshëm, kryesisht brenda familjes. Dikush kujton që kur ka qenë i vogël ka rrahur vëllain e tij, dikush është zënë me shokun e klasës, dikush me motrën. Por, në përgjithësi të gjithë, dolën me dorën “paksa të gjatë.” 

Gjyshet kritikojnë nuset e djemve. “Ato janë gjaknxehta dhe i rrahin shumë fëmijët”.  

Po  baballarët?  Gratë  përgjigjen  që  baballarët  gjithnjë  janë  më  të  egër  dhe  më  të  padurueshëm. Agresivitetin e tyre e shprehin me fëmijët, por dhe me bashkëshortet e tyre.  

Page 17: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

17  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

Një baba, 78 vjeç, tregon se ka katër fëmijë, që sot janë shumë të mbarë. Kur ato kanë qenë të vegjël, i ka rrahur dhe me litar që ato të mësonin. “Druri ka dalë nga xheneti!” Thotë ai. Prindërit janë, për t’i edukuar fëmijët dhe për t’i treguar rrugën e tyre në jetë. Punë e madhe se i kam rrahur, në rastin tim i ka shërbyer! Po gruan a e ke rrahur ndonjëherë? –Gruaja, për ne shqiptarët është porta e hekurit. Na duhet herë pas here të trokasim, por dhe t’i hedhin ndonjë shqelm, përfundon ai. 

Si reagojnë gratë ndaj një shuplake? –Sigurisht që keq. Unë kam qarë me ditë të tëra, kur e kam ngrënë shpullën e parë nga  im shoq. Doja ta ndaja menjëherë, thotë një grua 34  ‐vjeçare nga Tirana. Por, kisha një fëmijë të vogël dhe të them të drejtën, nuk kisha ku të shkoja. Por,  jam ndjerë shumë e fyer. Dhuna asnjëherë nuk është një mjet edukimi. Ajo për mua është hapi i parë drejt distancimit, drejt urrejtjes.  

Pas shpullës, ndihem, sikur e kam vrarë pak fëmijën, thotë Edlira, 26 vjeç. Por, qetësohem duke menduar që fundi i fundit dhe ne kështu jemi rritur!” 

Evelina, një grua e papunë, nënë e tre fëmijëve kujton: “Njëherë ai erdhi shumë vonë në shtëpi, kur unë isha 8 muaj shtatzënë. Filloi të grindej për një çështje pa vlerë. Nuk i kisha hekurosur këmishën;. Filluam të ziheshim  dhe  ai më  goditi me  shpullë.  Kjo  ishte  shpulla  e  parë,  por  që  atëherë  jeta  ime  ndryshoi.  Ai vazhdoi  ta  bëjë  këtë  për  15  vjet  rresht. Më  shante  dhe më  ofendonte  duke më  tërhequr  zvarrë  para fëmijëve që  lemeriseshin. Vjehrra  ime  i mbyllte në dhomë. Shumë herë  isha e detyruar  të dhunohesha dhe të mos nxirrja zë për hatër të tyre …”  

Legjislacioni  

Tani për tani në legjislacionin shqiptar nuk ka përkufizim, për dhunën në familje, dhe as një ligj të veçantë për dhunën brenda familjes.  

Neni  89  i  Kodit  Penal  shqiptar,  parashikon masën  nga  gjoba  deri  në  2  vjet  heqje  lirie  për  rastet më ekstreme,  kur  kemi  të bëjmë me plagosje  të  lehtë me dashje, që  shkakton paaftësi  të përkohshme në punë për më tepër se 9 ditë.  

Gjithashtu në nenin 59 të Kodit të Procedurës penale, shprehet që e dëmtuara ka të drejtë të paraqesë kërkesën e saj në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë, për të vërtetuar akuzën për dëmtimet e lehta (rrahjet).  

L.Ndoka, 31 Tetor 2006 

Rasti i vrasjes se Esmeraldes nuk eshte as i pari dhe, fatkeqesisht, s´do te jete as i fundit. Te pakten per sa kohe mentaliteti i meshkujve shqiptare nuk do te ndryshoje. Si njerez, sociologet nuk arrijne te gjejne dot nje shkak se pse u vra Esmeralda Lahi, ndersa si profesioniste jane te mendimit se gjithcka ka te beje me posesivitetin. “Meshkujt shqiptare, qofte i dashuri, burri, vellai apo babai, e shohin femren qe kane afer si prone. Mendojne  se  kane  te  drejte  te  bejne  c´te  duan me  te,  sepse  femra  eshte  e  perulura”.  Keshtu shprehet sociologia Eglantina Gjermeni.  

Nje perfundim te tille, drejtoresha e Qendres se Gruas e nxjerr, pasi eshte marre me problemet e shume grave shqiptare, dhe me specifikisht me problemet gjinore. Por, sa eshte numri i viktimave‐femra, qofte te dhunes fizike, ashtu edhe psikologjike? “Nuk ka studime”, rrefen Gjermeni. Ajo shprehet se ne pergjithesi, ne familjen shqiptare eshte rritur krimi ne familje, por krimi dhe dhuna ndaj femres eshte dominues.  

Shkaqet sipas saj  jane nga me  te ndryshmet. “Mentaliteti  tradicional, patriarkal eshte  i  trasheguar brez pas brezi dhe eshte nje nga faktoret kryesor, sidomos ai i konsiderimit te grave dhe vajza si objekte, duke i shkelur rendom te drejtat e tyre”, vijon Gjermeni. Ajo permend rastin e varjes se 17‐vjecares ne Polican, si nje ngjarje te rende, tipike e mentalitetit patriarkal, qe ne fakt shpreh edhe nje lloj reagimi rezistence te kesaj vajze, per te mos u bere viktime e trafikimit.  

Page 18: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

18  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

Sipas Gjermenit, kjo lloj rezistence mund te jete si model per te rezistuar dhe per te mos pranuar trajtimin si prone apo si objekt, por ne kete  rast,  rruga qe vajza kishte gjetur, duke  i dhene  fund  jetes,  ishte nje menyre e pashprese. “Mund te kete kundershtuar ne familje dhe nuk ka gjetur asnje lloj perkrahjeje, asnje lloj mbeshtetjeje,  as  nje  lloj mirekuptimi”,  thote  drejtoresha  e Qendres  se Gruas.  Sipas  saj,  lypset  nje strategji kombetare kunder dhunes ne familjet shqiptare, ndergjegjesimi i opinionit publik dhe i sistemeve gjyqesore,  etj.,  per  konsiderimin  e  saj  si  nje  shkelje  flagrante  e  te  drejtave  te  njeriut  dhe  si  nje  krim. “Mendoj  se  gjithe  kjo  përqasje  do  te  arrije  ta  minimizoje  se  tepermi  dhunen  ne  familje”,  shprehet Gjermeni.  

Edhe sociologe te tjere  jane te mendimit se shkaku kryesor se pse femrat  jane viktima te dhunes dhe te ngjarjeve te renda, ka te beje me faktin se ajo konsiderohet si objekt. 

Zëri i Amerikës 29.03.2006 

Ideja për të raportuar diçka kaq personale tek policia, tek autoritetet, për të shkuar në gjyq është diçka që gratë e kanë  të vështirë  ta bëjnë në  shumë vende. Ajo që na  shqetëson veçanërisht në Shqipëri është ndjenja e fajit tek gruaja që rrihet dhe jo tek burri që e rreh. Dhuna kundër grave është shkelje e shumë prej të drejtave të njeriut, mes së cilave e drejta për të mos u keqtrajtuar. 

Gratë vuajnë  forma të ndryshme dhune, përfshirë atë psikologjike. Disa herë kjo kombinohet me dhunë fizike, ose në disa raste kërcënimi për dhunë mjafton për të frikësuar gratë aq sa të mos shkonin në punë, të mos  takonin miq,  të mos  takonin askënd  tjetër përveç bashkëshortëve  të  tyre. Kufizimet që u  ishin vendosur  grave  thjesht  me  kërcënime  dhe  me  sjelljen  e  partnerëve  të  tyre,  ishin  me  të  vërtetë  të frikshme.  

Është vërtet e vështirë për njerëzit që  të arrijnë  ta kuptojnë që ky është në  fakt një nga mekanizmat e dhunës në  familje. Në disa raste  vendimet e gjykatës e pranonin që bëhej  fjalë për dhunë psikologjike, por ato në fakt ishin shumë të pakta dhe mendoj se është diçka shumë e vështirë për t’u konceptuar nga njerëzit.  

Është e thjeshtë që ta kuptosh se ai qe ka rrahur, apo vrarë dikë duhet të ndiqet penalisht. Neni 84 i KP ka të bëjë me rastet kur kërcënohet dikush për t’u vrarë me thikë, apo armë zjarri dhe në fakt bëhet fjalë për shumë psikologjike, kështu që edhe kuadri  ligjor  ekziston, vetëm se duhet zgjeruar përdorimi  i tij, sepse dëmi nga dhuna psikologjike është po aq  i madh. Ka raste te grave që shtrohen në pavijonet psikiatrike, pasi i janë nënshtruar me vite me radhë dhunës psikologjike.   

Dhuna në familje Artikull nga Brian Padden 18‐07‐2005 

M.Sh. filloi të keqtrajtohet edhe para se të martohej me të shoqin: 

“Im shoq më godiste edhe para se të martoheshim. I tregova nënës por ajo më tha se duhet të martohesha me të, pasi është turp për një femër të kundërshtojë martesën.” 

Kur ishin në mjedise publike, ata luanin rolin e një çifti të lumtur, por në jetën private M.Sh. vuante temperamentin e paqëndrueshëm të të shoqit nga turpi dhe frika. Ata kishin tre fëmijë dhe në vitin 1992 shkuan ne një qytet te madh. Ndoshta stresi i përshtatjes me jetën në një vend të ri, e bëri dhunën fizike të shtohej, derisa një ditë M.Sh. shkoi në punë e mbuluar me hematoma nga keqtrajtimi dhe një nga koleget komentoi mbi këtë fakt: 

Me tregoi se ishte rrëzuar. Ajo më tha se nëse nuk mund ta duroja më këtë jetë, duhet të thosha diçka dhe do të gjeja ndihmë.” 

Pikërisht këtë bëri M.Sh.. Ajo ngriti padi. Gjykatësi nxori një urdhër që nuk e lejonte të shoqin t’i afrohej. Gruaja dhe fëmijët e saj u strehuan në një shtëpi për gra të keqtrajtuara. Aty ajo pati rastin të flasë me psikologen dhe punonjësen sociale, te cilat shpjeguan se ky është një fenomen i përhapur:  “Dhuna ndaj 

Page 19: DD DHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE …arqilekosta.com/pdf/dhuna_ne_familje.pdf · Arqile Kosta. 2007 DDDHHHUUUNNNAAA NNËË FFFAAAMMMIILLJJEEE DDDHHHEEE NNDDAAJJJ GGRRAAVVVEE

 

 

19  Dhuna ndaj grave në familje

Arqile Kosta. 2007 

 

grave ndodh në të gjitha shtresat, si në familje të pasura ashtu edhe të varfra. Gratë dhe fëmijët ndikohen më rëndë. Është dhunë fizike, emocionale dhe financiare.” 

Një studim Amerikan përllogarit se mbi 4 milion gra janë viktima të akteve të rënda të dhunës nga të dashurit apo bashkëshortët çdo vit. Sipas statistikave një ndër katër gra ka shanse të bjerë viktimë e dhunës në familje. Raportet e FBI‐ja theksojnë se 30 për qind e grave që vriten në SHBA janë viktima të dhunës nga të dashurit apo bashkëshortët. Gratë nuk i raportojnë këto incidente pranë autoriteteve pasi nuk i njohin mirë të drejtat e tyre. 

Megjithëse ligjet në Shtetet e Bashkuara u dalin në mbrojtje viktimave të dhunës, kur bëhet fjalë për emigrantë gjendja mund të ndërlikohet. Kur M.M. u nda nga burri i saj, pasi ai e keqtrajtonte, atij iu dha mundësia të merrte fëmijët me vete:  “Mu deshën 9 vjet që të arrija të ktheja fëmijët.” 

M.M. shkroi edhe një libër për keqtrajtimin e grave në familje dhe sot punon për të mbrojtur të drejtat e grave të keqtrajtuara. Ajo thotë se duhet bërë më shumë brenda sistemit ligjor për të mbrojtur viktimat e dhunës dhe t’u jepet atyre ndihma e nevojshme për të rifilluar jetën normale.  

“Duhet të ndryshojmë botëkuptimin e gjykatësve dhe juristëve. Është një realitet shumë shqetësues kur gjykatësi nuk të beson.”  

Çfarë pushteti ka xhelozia? Solomoni e përshkuan xhelozinë ”mizore si varri”, ndërsa 

Shekspiri e quan si “shëmbëllim i syrit të keq”. Të jesh xheloz do të thotë të vuash, ndërsa të jesh objekt xhelozie do të thotë të jesh i frikësuar. Dhe xhelozia ndonjëherë është fatale. 

Për psikologët: Xhelozia është reagim ndaj perceptimit se sa e kërcënuar është një marrëdhënie, reagim, që jo gjithmonë bazohet në realitet”. 

Zakonisht  xhelozia  krijohet  nga  perceptimi  se  një  partner  tërhiqet  nga  dikush  tjetër”  (Bunk &  Bringle, 1987) 

Në përgjithësi  xhelozia  lidhet me ndjenjat e pabarazisë dhe papërshtatshmërisë në një marrëdhënie2  . (White  1981).  “Por  xhelozia më  e  fortë  dhe  potencialisht më  destruktive  ,  synon  të  rritet  kur  provon kërcënimin ndaj ekskluzivitetit seksual ”(Reis 1986) 

Cili është procesi nëpër të cilin kalon xhelozia? 

Sipas Gregory White (1981) përvoja e xhelozisë ka katër faza kryesore. 

Faza  e  parë:  individi  kupton  që  ekziston  kërcënimi  për marrëdhënien  aktuale.  Dhe  ai  që  është më  i pasigurt dhe i varur në marrëdhënie është më i predispozuar të ndjehet nën kërcenim. 

Faza e dytë: njerëzit fillojnë të analizojnë situatën dhe të mendojnë për rrugët se si ta kapërcejnë atë. 

Faza  e  tretë  është  reagimi  emocional  i  individit.  Xhelozia  mund  të  prodhojë  një  numër  reagimesh emocionale.  Zakonisht  këto ndjenja  janë negative  stresi,  turbullimi, dyshimi,  armiqësia,  zemërimi), ose pozitive(eksitim, dashuri, gjallëri). 

Faza e katërt, ka të bëjë me perceptimet e mendimet dhe ndjenjat e individit për xhelozinë. Këtu mund të kryhen deri në veprime destruktive.