318
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 1627 01.12.2005 Zana Kaloshi kundër Prefektura Lezhe, Komisioni i Sherbimit Civil Tirane....7 1628 01.12.2005 Haxhi Shega kundër Qazim Keçi, Agjensia Kombetare e Privatizimit - Dega Durres, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Dega Durres, Zamir Faja, Sali Domi. . .10 1629 01.12.2005 Gani Brahja kundër Bashkise Tirane, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Tirana 1 14 1630 01.12.2005 Kondeli Shtrepi ne mungese kundër Areti Shtrepi ne mungese.............17 1631 01.12.2005 Shoqeria "Shehu" sh.p.k, kundër Dega e Tatim Taksave Vlore........................20 1632 01.12.2005 Gjin Pali ne mungese kundër Preng Pali, Liza Pali, Prena Pali ne mungese.....25 1633 01.12.2005 Sindikata e Pavarur e Punonjesve Civile te Rendit dhe te Mbrojtjes kundër Halim Kanani 28 1634 01.12.2005 Shkelzen Dizdari kundër Fehmi Agastra, Fatbardha Agastra, Klodian Agastra, N.K.B. Tirane, Gezim Dobra, Nazmije Dobra ne mungese...........................30 1651 13.12.2005 Fatbardha Vokopola ne mungese kundër Telha Shehu, K.K.K.Pronave Vlore, Fatbardha Shehu, 1

Dhjetor 2005

  • Upload
    lekiet

  • View
    268

  • Download
    6

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dhjetor 2005

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

1627 01.12.2005 Zana Kaloshi kundër Prefektura Lezhe, Komisioni i Sherbimit Civil Tirane....................................7

1628 01.12.2005 Haxhi Shega kundër Qazim Keçi, Agjensia Kombetare e Privatizimit - Dega Durres, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te PaluajteshmeDega Durres, Zamir Faja, Sali Domi................................10

1629 01.12.2005 Gani Brahja kundër Bashkise Tirane, Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Tirana 1............14

1630 01.12.2005 Kondeli Shtrepi ne mungese kundër Areti Shtrepi ne mungese..................................................17

1631 01.12.2005 Shoqeria "Shehu" sh.p.k, kundër Dega e Tatim Taksave Vlore...................................................................20

1632 01.12.2005 Gjin Pali ne mungese kundër Preng Pali, Liza Pali, Prena Pali ne mungese......................................25

1633 01.12.2005 Sindikata e Pavarur e Punonjesve Civile te Rendit dhe te Mbrojtjes kundër Halim Kanani.................28

1634 01.12.2005 Shkelzen Dizdari kundër Fehmi Agastra, Fatbardha Agastra, Klodian Agastra, N.K.B. Tirane, Gezim Dobra, Nazmije Dobra ne mungese.......................................................................30

1651 13.12.2005 Fatbardha Vokopola ne mungese kundër Telha Shehu,K.K.K.Pronave Vlore, Fatbardha Shehu,Ramiz Shehu, Jolldez Mezini, Fetah Mustafaraj ne mungese.......................................................................33

1652 13.12.2005 Moisi Abazi kundër Asllan Kosturi ne mungese1653 13.12.2005 Bejaze Ymeraj ne mungese kundër

Rudin Birce mungese........................................................371654 13.12.2005 Luli Agalliu, Albano Hysenaj kundër

Çelik Palla, Flora Palla ne mungese.................................411655 13.12.2005 Agim Xhelaj ne mungese kundër K.K.K.P. Vlore

ne mungese, Trashegimtaret e Sadik Bufit:Krenar Bufi, Sose Haxhiraj ne mungese,Reize Bufaj ne mungese, Vjollca Hasanajne mungese, Atike Bufaj ne mungese...............................45

1656 13.12.2005 Paulin Tiri në mungesë kundër Namik Sadiku, Daut Naço, Qani Naço, Kujtim Troplini, MustafaHoxha, Irfan Reka, Lumturi Haskasa në mungesë, K.K.K.P. pranë Bashkisë Durrës, Jaup Katillari në mungesë.................................................49

1657 13.12.2005 Kujtim Lapaj ne mungese, Esat Veizi kundër Natasha Çaushi, Violeta Robaj, Teuta Xherahi,Besnik Krytha, Irma Jazo, Zhaneta Haruni,Yllka Begaj e Lutfi Hamiti, Fejzi Latifi, Spartak Rrapaj, Adelina Banushi, Pellumbesha Gaçe e Flutura Zeraj ne mungese................52

1

Page 2: Dhjetor 2005

1658 15.12.2005 Drita Polo, ne mungese kundër Blandi Polo.....................561659 15.12.2005 Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve kundër

Komisioni i Sherbimit Civil ne mungese, Genc Qarrine mungese, Vladimir Cafka ne mungese,Thoma Katro ne mungese.................................................59

1660 15.12.2005 Blu Imperial shpk kundër D.C.I.U.M.B. (Drejtoriae Cilesise dhe Inspektimit te Ushqimit praneMinistrise se Bujqesise.....................................................62

1661 15.12.2005 Avdulla Deliallisi, Engjellushe Fani, Hilmi Deliallisi kundër Fatos Zdrava.........................................................65

1662 15.12.2005 Luan Betaj kundër Ferdinand Ibrahimi, Bashkia Tirane, M.T. Construction sh.p.k. ne mungese, K.RR.T. ne mungese.........................................................70

1663 15.12.2005 Shoqeria "Beka" sh.p.k. kundër Drejtoria e Pergjithshme e Tatim Taksave, Dega e Tatim-Taksave Berat....................................................................74

1664 15.12.2005 Myqerem Zeqo kundër Drejtoria e Pergjithshmee Tatimeve.........................................................................78

1665 15.12.2005 Llambi Kosta, Thanas Kosta, Mitri Kosta kundërK.K.K.Pogradec ne mungese, Sotiraq Pilinxhi,Ruzhdije Hamzallari.........................................................81

1666 15.12.2005 Spiro Konomi (trashegimtaret qe e zevendesojne):Drita Konomi, Alfred Konomi e Aida Hoxha(Konomi), Ilia Konomi (trashegimtaret qe e zevendesojne) Aretushe Konomi, Arben Konomi, Viktor Konomi, Jorgo Konomi e Aneta Konomi,Bebi Konomi (trashegimtaret qe e zevendesojne)Melpomeni Konomi, Dhimiter Konomi, Andrea Konomi, Harilla Konomi e Gjinovefa Konomi,Lame Konomi, Fatos Konomi, Katerina Konomi,Astrit Konomi (trashegimtaret qe e zevendesojne) Irini Konomi, Kleopatra Konomi e Aneto Konomikundër K.K.K.Pronave Vlore (Bashkia Vlore)ne mungese, Konfederata e Sindikatave te Pavarurate Shqiperise, Bashkimi i Sindikatave te Pavarura teShqiperise -Dega Vlore, ne mungese................................86

1667 15.12.2005 "Kepi Dragojve" shpk, ne mungese kundër Dega e Tatim Taksave Tirane...........................................93

1676 20.12.2005 Margarita Luarasi kundër Genc Luarasi, Tefta Koja, Kristaq Luarasi..................................................................95

1689 20.12.2005 Halit Sijoni, Taulant Domi në mungesë kundërShoqeria “Prodhime metalike” sha, Shoqeria “Dilaver Domi” shpk në mungesë.................................................101

1690 20.12.2005 Shoqëria “EISA” shpk kundër Shoqeria “Uji i FtohteTepelenë” shpk në mungesë............................................103

1691 20.12.2005 Polikron Koco kundër Administratoret e Shoqerise "Gjallica" sh.p.k. ne administrim....................................106

1692 20.12.2005 Niko Çili kundër Petrika Çili ne mungese......................1091693 20.12.2005 Shoqeria "Seament Albania" sh.p.k. kundër

Dega e Tatim Taksave Elbasan.......................................111

2

Page 3: Dhjetor 2005

1694 20.12.2005 File Hoxha ne mungese kundër Keshilli i QarkutDiber ne mungese...........................................................114

1695 20.12.2005 Fatime Licaj ne mungese kundër Hajdar Malaj,Zybe Malaj......................................................................117

1696 20.12.2005 Muhamet Licenjl kundër Drejtoria e Pergjithshme eTatim Taksave Tirane ne mungese.................................121

1697 20.12.2005 Shoqeria "Pastertia" sh.p.k. ne mungese kundërBashkia Fier....................................................................124

1698 20.12.2005 Kristo Gato, Kapo Sinani kundër Sofo Qirko, Dega eMobilizimit Gjirokaster ne mungese, Bashkia Gjirokaterne mungese, K.R.T. prane Bashkise ne mungese...........128

1699 22.12.2005 Ndok Gjergji ne mungese kundër “A. Cupi” sh.p.k.ne mungese.....................................................................132

1700 22.12.2005 Vath Stafuka, Xhavit Rruspi, Ferdinand Canaj,Behar Spahiu kundër Komanda e Forcave Ajrore..........135

1701 .12.2005 Tatiana Mehmetaj ne mungese kundër INSIG sh.a. Tirane..........................................................138

1702 22.12.2005 Farije Kaca kundër K.K.K.Pronave Elbasan, Z.R.P.Paluajteshme ne mungese.....................................141

1703 22.12.2005 Lefteri Kuleçi kundër K.K.K.Pronave PrefekturaGjirokaster ne mungese...................................................145

1705 22.12.2005 Mynevere Balla, Shpresa Sallaku kundër Zhuljeta Isaku, Besanie Muça.........................................148

1706 22.12.2005 Shyqyri Skenderi kundër Ismail Skenderi......................1521710 22.12.2005 Petrit Cepele ne mungese kundër Keshilli Bashkiak

Roskovec ne mungese.....................................................1551711 22.12.2005 Shaban Mlika, Skender Mlika kundër Sherif Dungaj,

Bashkim Dungaj, Tajar Dungaj, Xhevdet Dungaj,Alban Dungaj, Brunilda Dungaj, Z.R.P. Paluajteshmene mungese.....................................................................158

1725 23.12.2005 Sindikata e Pavarur e Punonjësve Civilë të Mbrojtjesdhe Rendit Publik (S.P.P.C.M.R.) të Shqiperise,Pasho Zeneli kundër Jahja Çashku, S.P.P.C.M.R...........162

Çështje Penale

132 14.12.2005 Kërkues: Eljano Canko...................................................167138 19.12.2005 Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se shkalles se

pare Tirane Kundër: Violeta Flaga.....................................................169

139 19.12.2005 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë...............................................................172

140 21.12.2005 Kërkues: Ervin Sula........................................................174146 28.12.2005 Kërkues: Prokuroria prane Gjykates se Rrethit

gjyqesor GjirokasterKundër: Te arrestuarit Albert Gjoni................................176

148 28.12.2005 Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së shkallës sëparë Elbasan....................................................................178

846 14.12.2005 Të pandehur: Leartiad Keka, Fjodor Mezyraj.................180847 14.12.2005 I pandehur: Sokol Hoxha................................................184

3

Page 4: Dhjetor 2005

848 14.12.2005 I pandehur: Agim Shehi..................................................187849 14.12.2005 I pandehur: Aurel Kote...................................................190864 21.12.2005 I pandehur: Arjan Azizaj.................................................193865 21.12.2005 I pandehur: Artan Pjetri..................................................197866 21.12.2005 I pandehur: Pellumb Zajaku............................................201867 21.12.2005 I pandehur: Qirjako Martiko...........................................203876 21.12.2005 I pandehur: Kujtim Bashkurti.........................................206

4

Page 5: Dhjetor 2005

5

Page 6: Dhjetor 2005

ÇËSHTJE CIVILE

6

Page 7: Dhjetor 2005

Nr.3164/1009 i Regj. ThemeltarNr.1627 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesPerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareIrma Bala AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 01.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.3164/1009, qe i perket:

PADITËSA: ZANA KALOSHI

TË PADITUR: PREFEKTURA LEZHE

KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL TIRANE

OBJEKTI PADISË:

Shfuqizimin e aktit administrativ nr.16, date 11.01.2002 dhe nr.158, date 29.12.2001 te pales se paditur.Baza Ligjore: Neni 324/a e vijues i K.Pr.Civile,

ligji nr.8549, date 11.11.1999, “Per sherbimin civil”.

Gjykata e shkalles se pare Lezhe, me vendimin nr.47, date 04.02.2003, ka vendosur:Pranimin pjeserisht te kerkese padise se paditeses Zana Kaloshi.Anullimin e vendimit nr.16, date 11.01.2001, te Prefektures Lezhe, duke ndryshuar masen disiplinore te paditeses, ngapushim nga puna ne vrejtje me paralajmerim per pushim nga puna. Rrezimin e kerkeses per rikthimin ne punen e mepareshme.Detyrimin e Prefektures Lezhe t’i paguaje paditeses pagen baze mujore per 4 muaj.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendimin nr.181, date 14.09.2004, ka lene ne fuqi kete vendim te Gjykates se Rrethit gjyqesor Lezhe.

Kunder vendimeve ka paraqitur rekurs Zana Kaloshi, duke parashtruar ne menyre te permbledhur keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit nuk eshte i mbeshtetur ne ligj.- Nuk eshte e vertete qe une paditesja te kem shkelur ligjin dhe as rregulloren.- Gjykatat ose duhet te pranonin padine ose duhet ta rrezonin totalisht ate.

7

Page 8: Dhjetor 2005

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,perfaqesuesin e pales paditese, avokatin Lulzim Koka, i cili kerkoi ndryshimin e te dy

vendimeve dhe dhenien e pages per gjithe kohen e ndenjur pa pune dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N

Vendimi i gjykates se apelit eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit e per kete shkak ceshtja duhet prishur e kthyer ne po ate gjykate per tu rigjykuar me tjeter trup gjykues.

Paditesja Zana Kaloshi ka qene ne marredhenie pune me Prefekturen e Qarkut Lezhe me detyre inspektore e prokurimeve. Nga kontrollet e ushtruara lidhur me veprimtarine e saj si inspektore e prokurimeve, ka rezultuar se ka patur shkelje per te cilat eshte propozuar nga inspektimi qe te merret mase disiplinore. Per paditesen jane nxjerre dy urdhera ai me nr.158, date 29.12.2001, me te cilin i eshte dhene verejtje me paralajmerim per pushim nga puna per shkelje te etikes zyrtare ne marredhenie me titullarin dhe ai me nr.16, date 11.1.2002, qe e largon nga detyra per moskryerjen si duhet te detyres nga paditesja per shkeljet lidhur me prokurimet. Eshte ankuar kunder ketyre akteve administrative ne Komisionin e Sherbimit Civil i cili me vendimin nr.87, date 27.05.2002, ka lene ne fuqi aktin administrativ te pales se paditur per largimin e paditeses nga puna.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Lezhe, ka vendosur te pranoje pjeserisht padine e paditeses Zana Kaloshi dhe ka anulluar vendimin nr.16, date 11.01.2002, duke ndryshuar masen disiplinore te paditeses nga ajo e pushimit nga puna ne verejtje me paralajmerim. Nderkohe ka rrezuar kerkesen per rikthimin ne pune te saj dhe ka detyruar palen e paditur t’i paguaje paditeses pagen baze per 4 muaj. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Shkoder, ndaj te cilit ka bere rekurs paditesja e cila kerkon pranimin e plote te padise, pasi gjykatat kane gabuar ne zbatimin e ligjit dhe se ato o duhet ta pranonin padine, ose duhet ta rrezonin ate.

Kolegji Civil e gjen te bazuar rekursin e paditeses si dhe pretendimet e mbrojtesit te saj ne seance gjyqesore ne Gjykaten e Larte. Te dyja gjykatat kane aplikuar gabim ligjin ne zgjidhjen e kesaj mosmarreveshje ku me e dukshme kjo verehet ne arsyetimin e vendimit te gjykates se apelit. Kjo gjykate pranon se ka shkelje te dispozitave ligjore ne veprimtarine e paditeses lidhur me prokurimet, pranon gjithashtu zgjidhjen e dhene nga gjykata e shkalles pare dhe ka shtuar arsyetimin duke ju referuar dispozitave te Kodit te Punes lidhur me pasojat dhe zgjidhjen e pranuar te ceshtjes.

Kolegji cmon se te dyja gjykatat kane hyre ne vleresimin e aktit administrativ persa i perket proporcionalitetit te shkeljeve te konstatuara me masen disiplinore te dhene. Te dyja gjykatat kane arritur ne perfundimin se largimi nga puna duhet te zevendesohet me masen disiplinore te verejtjes me paralajmerim per largim nga puna. Lidhur me kete vihet ne diskutim nese gjykata ka kompetence, ose jo per t’i hyre vleresimit te aktit administrativ qe ne rastin konkret eshte pushimi nga puna i nje punonjesi qe gezon statusin e nepunesit civil.

Sipas ligjit nr.8549, date 11.11.1999, kunder masave disiplinore punonjesi i sherbimit civil ka te drejte t’i drejtohet Komisionit te Sherbimit Civil dhe ndaj vendimit te ketij komisioni, ne baze te nenit 8, pika 2 mund te behet ankim ne gjykate. Ne menyre te percaktuar kompetencen e Komisionit e jep V.K.Ministrave nr.306, date 13.06.2000, i cili percakton se Komisioni i Sherbimit Civil vendos sipas rastit rrezimin e ankeses, shfuqizimin e vendimit te eprorit te drejtperdrejt, ose ndryshimin e mases disiplinore, ne nje mase me te lehte apo me te rende. Sikurse shihet akti normativ ia ka parashikuar ne menyre eksplicite juridiksionin Komisionit te Sherbimit Civil, gje qe se ka bere edhe per gjykaten. Ne menyre te shprehur nuk e gjejme te drejten e saj per te vleresuar aktin administrativ edhe persa i perket oportunitetit te tij.

8

Page 9: Dhjetor 2005

Po t’i referohemi dispozitave te K.Pr.Administrative, nenet 115 e vijues te tij, ligji percakton pavlefshmerite relative dhe absolute te aktit administrativ, konstatimi ose deklarimi i te cilave nga gjykata sjell edhe pasoja perkatese. Ne K.Pr.Administrative nuk percaktohet edhe e drejta e vleresimit prej gjykates te rrethanave konkrete te shkeljeve ne raport me masen disiplinore qe duhet dhene.

Ne keto kushte Kolegji arrin ne perfundimin se gjykata nuk ka juridiksion per te vleresuar oportunitetin e mases, por vlereson vetem ligjishmerine e aktit administrativ. Lidhur me kete, gjykata i referohet edhe praktikes se saj gjyqesore, sikur eshte vendimi nr.2078, date 23.12.2004.

Lidhur me ceshtjen ne shqyrtim eshte krijuar nonsensi qe megjithese eshte ndryshuar lloji i mases, gjykata ka rrezuar padine per kthimin ne pune te paditeses. Per te arritur ne ate perfundim gjykata gabimisht i eshte referuar dispozitave te K.Punes dhe ka argumentuar sipas ketij kodi rrezimin e padise per kthimin ne pune dhe arsyen pse e detyron palen e paditur te paguaje pagen baze te kater muajve pales paditese.

Ne kundershtim me ligjin per sherbimin civil, gjykata i ka lejuar vetes te zbatoje dispozitat e K.Punes kur vete ligji per sherbimin civil i jep zgjidhje kerkesave te paraqitura ne padi nga pala paditese. Ka vend per zbatimin e dispozitave te K.Punes vetem ne ato raste kur nuk aplikohet ligj i posacem, sikurse eshte rasti ne fjale. Per punonjesit e sherbimit civil te gjitha marredheniet e punes dhe mosmarrveshjet lidhur me to gjejne zgjidhje te posacme ne ligjin per sherbimin civil.

Ne rigjykim gjykata e apelit duhet te mbaje ne konsiderate sa arsyetohet, me qellim qe te evitohet kontradita qe kane ne vetvete vendimet dhe perfundimet e saj, Gjykata t’i lidhe me ekzistencen ose jo te shkeljeve te paditeses ne ushtrimin e detyrave si inspektore e prokurimeve publike.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.181, date 14.9.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 01.12.2005

9

Page 10: Dhjetor 2005

Nr.3144/989 i Regj. ThemeltarNr.1628 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesEvjeni Sinojmeri AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 01.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.3144/989, qe i perket:

PADITËS I K/PADITUR: HAXHI SHEGA

I PADITUR K/PADITËS: QAZIM KEÇI

I PADITUR NGA PADIA: A.K.P. DEGA DURRES

TË PADITUR NGA K/PADIA: Z.RR.P.P. DEGA DURRES

ZAMIR FAJA

SALI DOMI

PERSON I TRETË NGA PADIA: ZYRA E PERMBARIMIT DURRES

OBJEKTI I PADISË: Konstatim i pavlefshem i kontrates se shitblerjes

nr.52277/156, date 04.12.1998 per siperfaqen e truallit 2340 m2

Detyrimin e A.K.P dega Durres te privatizoje ne favorin tim kete siperfaqe trualli.

Baza Ligjore: Neni 92 e vijues i K.Civil, Ligji nr.7512, date 10.08.1991,

Ligji 7580 date 07.07.1995OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Detyrimin e paditesit te kunderpaditur Haxhi Shega te me njohe pronar mua te paditurin kunderpadites

mbi magazinen 603 m2 ndodhur ne Lagjen 14 Shkozet Durres (te cilen e kam prishur dhe kam bere fabrike betoni

me siperfaqe 2100 m2), te cilen e kam blere nga te paditurit Zamir Faja e Sali Domi.

Detyrimin e Z.R.P.P. Durres te beje rirregjistrimin e prones time magazine me siperfaqe 603 m2

dhe ç’rregjistrimin e kesaj prone nese eshte bere ne emer te paditesit te k/paditur Haxhi Shega,

ne menyre te paligjshme, duke mu hequr mua pronesia.

10

Page 11: Dhjetor 2005

Kundershtimin e veprimeve permbarimore per dorezimin e magazines sipas urdherit te dhene

me proces verbalin e dates 18.01.2003, pasi jam pronar i ligjshem i saj

Pezullimin e ekzekutimit te vendimit nr.471, date 03.03.1997 te Gjykates se Rrethit Durres

deri ne perfundimin e gjykimit te ceshtjesBaza Ligjore: Neni 55 e 160 i K.Pr.Civile, neni 153, 193, 420, 705 e vijues te K.Civil,

neni 609 e 610, 612, 615 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.1524, date 05.09.2003, ka vendosur:Pushimin e kerkese padise te paditesit Haxhi Shega me te paditur Qazim Keçi dhe Agjensia Kombetare e Privatizimit Durres me objekt konstatim i pavlefshem i kontrates se shitblerjes nr.52277/1563, date 04.12.1998, per siperfaqen e truallit 2340 m2 dhe detyrimin e A.K.P. Durres te privatizoje ne favorin tim kete siperfaqe trualli me heqje dore te vet paditesit konform N.201/1 dhe 299/b te K.Pr.Civile.Detyrimin e te paditurit nga kunderpadia Haxhi Shega te njohe pronar paditesin nga kunderpadia Qazim Keçi mbi magazinen me siperfaqe 603 m2 me vendndodhje Shkozet Durres, sot e prishur dhe e ndertuar fabrike betoni.Detyrimin e Z.R.P. Paluajteshme Durres te beje rirregjistrimin e magazines se sipercituar ne pronesi te Qazim Keçit dhe ç’rregjistrimin e saj nese e ka bere ne emer te Haxhi Sheges.Perjashtimin e sendit magazine, ne pronesi te paditesit nga kunderpadia Qazim Keçi, nga sekuestrimi.Ligjerimin e sigurimit te padise marre me vendim te ndermjetem date 12.02.2003, per pezullimin e ekzekutimit te vendimit nr.471, date 03.03.1997, te Gjykates se Rrethit Durres.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.226, date 26.04.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1524, date 05.09.2003 te Gjykates se shkalles se pare Durres ne lidhje me pushimin e kerkese padise te paditesit Haxhi Shega.Ndryshimin e vendimit nr.1524, date 05.09.2003, te Gjykates se shkalles se pare Durres ne lidhje me kunderpadine.Rrezimin e kunderpadise se te paditurit Qazim Keçi me objekt detyrimin e paditesit te kunderpaditur Haxhi Shega te njohe pronar mbi magazinen me siperfaqe 603 m2 dhe detyrimin e Z.R.P.P. Durres te beje rirregjistrimin e magazines se sipercituar ne pronesi te Qazim Keçit dhe c`rregjistrimin e saj nese e ka bere ne emer te Haxhi Sheges dhe persa i perket perjashtimit te sendit magazine ne pronesi te paditesit nga kunderpadia Qazim Keçi nga sekuestrimi, si dhe persa i perket pezullimit te ekzekutimit te vendimit nr.471, date 03.03.1997, te Gjykates se shkalles se pare Durres.Lenien ne fuqi te vendimit nr.1524, date 05.09.2003, te Gjykates se shkalles se pare Durres ne lidhje me detyrimin e paditesit te kunderpaditur Haxhi Shega qe te njohe pronar te paditurin kunderpadites Qazim Keçi mbi fabriken e betonit.

11

Page 12: Dhjetor 2005

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs paditesi i kunderpaditur Haxhi Shega, i cili kerkon ndryshimin e vendimit ne lidhje me: “Detyrimin e paditesit te k/paditur Haxhi Shega, qe te njohe pronar te paditurin k/padites Qazim Keçi, mbi fabriken e betonit”, si nje kerkese qe nuk mund te gjykohej, lenien ne fuqi te pjeses tjeter te vendimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ne dispozitivin e vendimit ka shkelur nje nga detyrimet e saj ligjore te parashikuara nga neni 6 dhe 28 i K.Pr.Civile.

- Ankandi i zhvilluar nga Zyra e Permbarimit Durres, eshte deklaruar absolutisht i pavlefshem vendimin gjyqesor te Gjykates se shkalles se pare Durres, i lene ne fuqi nga Gjykata e Larte.

- Kete prone i padituri Qazim e ka fituar mbasi te paditurit Zamir Faja dhe Sali Domi ishin bere pronare te saj, ne baze te nje veprimi juridik, i cili u shpall absolutisht i pavlefshem dhe gjithashtu ne kete vendim gjyqesor u vendos ç’rregjistrimi i tij ne Z.R.P.Paluajteshme.

- Meqenese i padituri Qazim e ka fituar te drejten e pronesise per magazinen me nje veprim juridik te meparshem i cili eshte konstatuar nga gjykata absolutisht i pavlefshem, per rrjedhoje edhe veprimet e mevonshme qe ka realizuar ky i paditur me A.K.P. Durres nuk mund te prodhojne efekte juridike per te paditurin Qazim, pra edhe ato duhet te konsiderohen nul nga gjykata.

- A.K.P. Durres ia ka shitur truallin me siperfaqe 2340 m2, nje personi qe nuk eshte pronar i objektit te privatizuar.

- Vendimi i gjykates se apelit nuk eshte i qarte se kush ka fituar te drejten e pronesise ne lidhje me kete pronr sepse te krijohet pershtypja sikur ne kete prone ka dy pronare, Haxhi Shega per magazinen me siperfaqe 603 m2 dhe Qazim Keçi per nyjen e betonit me siperfaqe 2100 m2, kjo paqartesi eshte bere pengese te procedoj ne lidhje me kete prone.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha, Avokatin e Shtetit Delo Isufi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi

ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte pjeserisht i gabuar ne ligj e per kete shkak ai duhet lene

ne fuqi me ndryshimin perkates.Paditesi Haxhi Shega ka paditur Qazim Keçin dhe Agjensine Kombetare te Privatizmit

Durres dhe kerkon te konstatohet e pavlefshme kontrata e shitblerjes se nje siperfaqe trualli prej 2340 m2 e shitur ne vitin 1998 lidhur mes te paditurve. Njekohesisht ka kerkuar te detyrohet A.K.P. Durres te privatizoje kete siperfaqe trualli ne favor te tij. Paditesi e ka ngritur pretendimin e tij bazuar ne faktin se ai eshte pronar i nje magazine me siperfaqe 603 m2 te ndodhur ne Shkozet Durres, te cilen ai e ka privatizuar nga shteti si punonjes i ndermarrjes shteterore dhe e ka regjistruar ate ne daten 21.06.1995. Ndersa siperfaqja e truallit ne fjale nga paditesi konsiderohet si siperfaqe funksionale dhe nen objektin e privatizuar. I padituri Qazim Keçi ka kunder paditur paditesin dhe ka kerkuar te detyrohet ai ta njohe pronar per magazinen prej 603 m2, pasi e ka blere ate nga te paditurit e tjere Zamir Faja dhe Sali Domi dhe njekohesisht ka kerkuar nga Z.R.P.P. Durres te beje riregjistrimin e kesaj magazine ne favor te tij dhe ç’regjistrimin nese eshte bere, ne emer te paditesit dhe me kete rast, ka kundershtuar veprimet permbarimore per dorezimin e sendit dhe ka kerkuar pezullimin e ekzekutimit te nje vendimi gjyqesor te formes se prere te vitit 1997 qe lidhet me ceshtjen.

12

Page 13: Dhjetor 2005

Gjate gjykimit ne shkalle te pare paditesi ka hequr dore nga gjykimi i padise dhe gjykimi ka vazhduar me kunderpadine e te paditurit. Ne perfundim, Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres ka vendosur pushimin e gjykimit te kerkese padise, detyrimin e te paditurit nga kunderpadia Haxhi Shega ta njohe pronar Qazim Keçin per magazinen me siperfaqe 603 m2 dhe ta detyroje Z.R.P.P. Durres te beje riregjistrimin e magazines si dhe ka pranuar kerkimet e tjera sipas kunderpadise. Gjykata e Apelit Durres me te drejte bazuar ne aktet e gjykimit, me vendimin nr.226, date 26.04.2004, e ka ndryshuar vendimin persa i perket kunderpadise dhe e ka rrezuar ate lidhur me njohjen pronar mbi magazinen me siperfaqe 603 m2 te Qazim Keçit dhe detyrimin e Z.R.P.Paluajteshme Durres te beje riregjistrimin e saj ne emer te tij, si dhe kerkimet e tjera te pranuara ne vendimin e gjykates se shkalles se pare. Gjykata e apelit ka pranuar me te drejte se paditesi Haxhi Shega eshte pronar i magazines se ndodhur ne Shkozet te rrethit te Durresit si rezultat i vendimeve gjyqesore qe kane shqyrtuar kete pjese te konfliktit mes paleve dhe qe kane marre forme te prere jashte ketij gjykimi dhe se kontrata e shitblerjes midis te paditurve Qazim Keçi dhe Zamir Faja e Sali Domi ka qene absolutisht e pavlefshme e per pasoje pronar i saj ka mbetur paditesi Haxhi Shega.

Kolegji Civil duke konsideruar te mireqene arsyetimin e vendimit te gjykates se apelit si nga pikepamja e rrethanave te faktit, referimeve ligjore, ashtu edhe perfundimeve qe ajo ka arritur, konstaton se ajo gjykate me disponimin e fundit ne pjesen e dispozitivit ka dale tej asaj qe eshte kerkuar nga palet ne gjykim duke vepruar ne kundershtim me nenin 6 dhe 28 te K.Pr.Civile. Gjithashtu ajo ka dale edhe tej asaj qe ka disponuar ne dispozitiv Gjykata e Rrethit gjyqesor kur ka vendosur se le ne fuqi vendimin e asaj gjykate persa i perket detyrimin e te paditurit kunderpadites Qazim Keçi ta njohe pronar mbi fabriken e betonit te ngritur ne vendin ku ndodhej magazina. Gjykata e shkalles se pare nuk ka disponuar nje gje te tille, nderkohe qe vete i padituri kunderpadites ka kerkuar qe te detyroje te paditurin qe ta njohe pronar mbi nje magazine prej 603 m2 te cilen vete ai pranon se e ka prishur e bere fabrike betoni. Ne keto kushte, kerkimi i paditesit ka konfonduar gjykaten e cila barazuar ne njefare menyre dy sende te paluajteshme, magazinen dhe nyjen e betonit.

Gjykata ka vepruar drejt kur ka disponuar ne favor te paditesit lidhur me pronesine mbi magazinen, por ka tejkaluar ne gjykimin e saj persa i perket njohjes pronar te kunderpaditesit lidhur me nyjen e betonit duke ja kundrejtuar ate paditesit.

Kolegji cmon se do ishte objekt i nje gjykimi tjeter dhe ceshtje e zgjidhjes se faktit nese ekziston apo jo me magazina dhe nese ne vend te saj eshte ndertuar nyja e betonit, apo jane te dyja, pasi ajo qe lidh palet ne ceshtjen ne shqyrtim ne interesa te kunderta me njera-tjetren ka qene magazina, pronesine mbi te cilin mbi tituj pronesie te paraqitur nga secila pale e kane pretenduar te dyja ne kete gjykim. Disponimi i fundit i gjykates se apelit duke dale tej objektit te kunder padise duhet prishur dhe ceshtja te pushoje bazuar ne nenin 485/e te K.Pr.C.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/d/e te Kodit Procedures

Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.226, date 26.4.2004 te Gjykates se Apelit Durres me

ndryshimin ne pjesen qe ben fjale per detyrimin e pales paditese te njohe pronar palen e paditur kunderpaditese per fabriken e betonit.

Pushimin e gjykimit per kete pjese.

Tirane, me 01.12.2005

13

Page 14: Dhjetor 2005

Nr.11111-00286-00-2005 i Regj.ThemeltarNr.00-2005-8 i Vendimit (1629)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesPerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareIrma Bala AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 01.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.11111-00286 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: GANI BRAHJA

TË PADITUR: BASHKISE TIRANE

ZYRA E REGJISTRIMIT TE PASURIVE TE PALUAJTESHME TIRANA 1

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e anes se paditur Bashkia Tirane

te me njohe pronar te truallit me siperfaqe 19.5 m2Detyrimin e Z.R.P.Paluajteshme Tirana 1

te beje regjistrimin e kesaj siperfaqe trualli nga perdorues ne pronare.

Baza Ligjore: Neni 31, 192, 1163 i K.Civil dhe neni 37 e 48/b i ligjit nr.7843, date 13.7.1994,

“Per regjistrimin e pasurise se paluajteshme”.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3673, date 09.07.2004, ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.Detyrimin e anes se paditur Bashkia Tirane te njohe pronar paditesin Gani Brahja, pronar te truallit (oborr) mprej 19.5 m2, ndodhur ne rrugen “A. Z. Çajupi” nr.35, me kufizime: Veriu - pasuria 1/22 Dhimiter Stefani, Jugu- pasuria 1/70 Fiqiri Brahja, L - pasuria 1/192 Rr. “A. Z. Çajupi”, P - pasuria 1/68 Arif Rushi.Detyrimin e Z.R.P.Paluajteshme Tirana 1 te regjistroje ne pronesine e paditesit siperfaqen prej 19.5 m2 truall (oborr).

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.810, date 14.07.2005, ka vendosur:Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes civile qe i perket paleve, padites Gani Brahja, te paditur Bashkia Tirane dhe Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Tirana 1.

14

Page 15: Dhjetor 2005

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs pala paditese, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare:

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i gjykates se apelit eshte marre ne zbatim te keq te ligjit e per kete shkak ai

duhet prishur e ceshtja t’i kthehet asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.Paditesi Gani Brahja ka paditur Bashkine e Tiranes duke kerkuar prej saj ta njohe pronar

te nje siperfaqe trualli, oborr i shtepise se tij me siperfaqe 19,5 m2 per shkak se ai eshte bere pronar i saj me parashkrim fitues. Njekohesisht ai ka paditur Z.R.P.Paluajteshme, Tirana 1 duke kerkuar qe te beje regjistrimin e kesaj siperfaqe ne pronesi te tij.

Sipas kerkese padise dhe vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, paditesi eshte bere pronar me kontrate dhurimi nga i jati i tij Enver Brahja, ne nje banese tre kateshe te perbere nga 7 dhoma, sallone e banjo ne te gjitha katet, te cilen e ka regjistruar ne Zyren e regjistrit hipotekor ne vitin 1994. Shtepia ka edhe nje oborr me nje siperfaqe prej 19,5 m2 e cila per shkak te ligjit te kohes ishte ne perdorim dhe nuk figuronte e regjistruar ne emer te te jatit te paditesit, Enver Brahja, dhurues i kesaj prone. Paditesi duke pretenduar se oborri i shtepise eshte perdorur ne menyre te panderprere e te qete nga paraardhesi i tij dhe me pas nga ai vete qe nga viti 1970, per afro 34 vjet, ne baze te nenit 168 e vijues te K.Civil kjo prone eshte fituar me parashkrim fitues.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.3673, date 09.07.2004, pasi ka administruar provat e paraqitura ne gjykim e ka konsideruar te provuar pretendimin e paditesit, i cili ne baze te nenit 370 te K.Civil padine e tij e ka ngritur kunder Bashkise Tirane dhe gjykata e ka detyruar kete te fundit ta njohe paditesin pronar te sendit. Pasoje e ketij disponimi, ka qene edhe detyrimi i pales tjeter te paditur, Z.R.P.Paluajteshme Tirane qe te regjistroje kete prone me kufij te percaktuar sipas vendimit gjyqesor.

Gjykata e Apelit Tirane e ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe e ka nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor duke iu referuar nenit 137 te K.Pr.Administrative, nenit 324 te K.Pr.Civile dhe ligjit nr.7843, date 18.07.1994, “Per regjistrimin e pasurive te paluajteshme”. Ne permbajtje te vendimit te kesaj gjykate shkak per nxjerrjen jashte juridiksionit te gjykimit te padise ka qene se nga ana e paditesit nuk eshte ndjekur rruga administrative ku fillimisht duhej kerkuar regjistrimi nga zyra e regjistrit dhe me pas kunder refuzimit te kryeregjistruesit per regjistrimin e pasurise mund te behej ankim ne gjykate.

Kolegji Civil e cmon te gabuar referimin ligjor e per pasoje dhe zgjidhjen e ceshtjes nga gjykata e apelit. Padia e ngritur nga paditesi eshte nje padi e posacme njohje e pronesise mbi sendin, padi e cila ngrihet vetem ne gjykate dhe ligji nuk parashikon me pare ndjekjen e nje rruge administrative. Neni 170 i K.Civil parashikon se regjistrimi i sendit te fituar me parashkrim behet nepermjet nje padie qe personi qe ka fituar sendin ia drejton pronarit te meparshem dhe vetem mbi bazen e vendimit gjyqesor mund te behet regjistrimi i sendit ne regjistrat e pasurive. Duke qene se ligjerisht pronari meparshem i sendit te fituar me parashkrim ka qene Bashkia, drejt ka vepruar paditesi qe e ka thirrur ate si pale te paditur ne gjykim duke i kerkuar asaj qe ta njohe pronar per sendin te cilin ai e ka poseduar ne menyre te panderprere e pa shqetesim dhe pa patur pretendime nga te tretet per 34 vjet.

Kolegji cmon se ceshtja eshte ne juridiksionin gjyqesor dhe se gjykata e apelit duhet ta shqyrtoje.

15

Page 16: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 63/3 te Kodit te Proçedures

Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.810, date 14.07.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

ceshtjes per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 01.12.2005

16

Page 17: Dhjetor 2005

Nr.3176/1021 i Regj. ThemeltarNr.1630 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLlKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 01.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.3176/1021 qe i perket:

PADITËS: KONDELI SHTREPI, ne mungese

I PADITUR: ARETI SHTREPI, ne mungese

OBJEKTI:Pavlefshmeri e kontrates se dhurimit

te pasurise se paluajteshme nr.324/102, date 05.02.1999.Baza Ligjore: Nenet 92/a, 83 e 764 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin civil nr.20, date 26.01.2004 ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin civil nr.423, date 26.01.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.20, date 26.01.2004 te Gjykates rrethit Berat.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs, paditesi Kondeli Shtrepi, i cili kerkon prishjen e vendimeve te gjykatave dhe pranimin e padise, duke parashtuar sa me poshte:

- Gjykatat kane vepruar ne kundershtim me nenet 232 dhe 233 te K.Pr.Civile.- Gjykata ka kerkuar paraqitjen e paditeses 78 vjeç, me gjithe se ajo kishte zgjedhur avokat

dhe e kishte pajisur kete te fundit me prokure.- Gjykimi ne apel eshte bere ne kundershtim me nenin 460 te K.Pr.Civile, ne mungesen

tone dhe me teper ne Gjykaten e rrethit Berat, nuk eshte shpallur data e gjykimit per ne apel, duke na mohuar nje te drejte tonen per te marre pjese dhe per t'u degjuar ne gjykim.

- Pretendimi i mesiperm provohet me shkresen nr.413/1 prot, date 07.10.2004 te Gjykates se rrethit Berat.

- Ne gjykim u provua se kontrata e dhurimit nuk eshte e regjistruar.- Ne gjykim ka rezultuar se edhe pas shpalljes se listave nga Z.R.P.P. Kuçove, e paditura

nuk eshte paraqitur per te bere rregjistrimin e aktit te dhurimit.- Meqenese kontrata e dhurimit vjene ne kundershtim me ligjin edhe vete veprimi juridik

eshte i pavlefshem.

17

Page 18: Dhjetor 2005

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, ne mungese te paleve ndergjyqese

dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N Rekursi i paraqitur nga pala paditese Kondeli Shtrepi permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.423, date 28.09.2004, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Berat, duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se midis paleve ne gjykim, te cilat jane ne marredhenie nene-bije, eshte lidhur kontrata e dhurimit date 05.02.1999 me te cilen paditesja Kondeli i ka dhuruar te paditures nje apartament banimi te perbere nga dy dhoma, kuzhine dhe ambjente ndihmese me kufij te caktuar ne kete akt. Me padine ne gjykim paditesja ka kerkuar te konstatohet e pavlefshme kjo kontrate pasi e paditura nuk ka plotesuar nje nder kushtet kryesore qe parashikon ligji, rregjistrimin e saj ne Zyren e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme.

Gjykata e rrethit ka rrezuar padine e paditeses me arsyetimin seveprimi juridik nuk ka qene i kunderligjshem ne momentin e kryerjes se tij, pasi ai eshte bere me akt noterial dhe eshte nenshkruar rregullisht nga palet. Ne kete menyre vullneti i paleve eshte shfaqur i pavesuar per te shuar disa te drejta e detyrime per paditesen dhe krijuar disa te drejta e detyrime per te padituren. Detyrimi per rregjistrimin e ketij akti ne Z.R.P.Paluajteshme eshte nje proçedure, por kryhet pas perfundimit te kontrates dhe ligji nr.7843, date 13.07.1994 nuk parashikon ndonje limit kohor jashte te cilit nuk do te mund te kryhej ky rregjistrim.

Gjykata e apelit ka lene ne fuqi me te njejtin arsyetim vendimin e mesiperm te gjykates se rrethit. Por ka rezultuar se gjate gjykimit ne gjykaten e apelit pala paditese nuk ka qene e pranishme. Ne rekursin e paraqitur ajo ka pretenduar se, nuk ka patur dijeni per diten dhe oren e gjykimit dhe per kete ka paraqitur vertetimin me date 07.10.2004 te leshuar nga Kryetare e Gjykates se rrethit Berat ku nder te tjera thuhet: "… Nga verifikimi nuk rezulton te kete ardhur prane kesaj gjykate njoftimi per datat e zhvillimit te gjykimit te çeshtjes civile me padites Kondeli Shtrepi dhe te paditur Areti Shtrepi".

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se, nga ana e gjykates se apelit nuk jane zbatuar dispozitat mbi njoftimet te parashikuara ne nenin 460 te K.Pr.Civile. Keshtu sipas paragrafit te trete te kesaj dispozite "njoftimi per diten dhe oren e gjykimit te çeshtjeve behet nga gjykata e apelit me shpallje prane saj dhe ne gjykatat perkatese te shkalles se pare, jo me vone se 10 dite para shqyrtimit te çeshtjes". Duke mos u vendosur shpallje prane Gjykates se rrethit Berat nuk i eshte dhene mundesi pales paditese per te marre dijeni per diten e zhvillimit te gjykimit e per rrjedhoje edhe per tu paraqitur ne gjykim dhe mbrojtur interesat e saj sipas parimit te kontradiktorialitetit.

Kjo konsiderohet si shkelje e rende e normave procedurale e parashikuar ne nenin 467/c te K.Pr.Civile dhe njekohesisht perfshihet ne ato raste te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile per te cilat mund te ushtrohet rekurs.

Ne rigjykim gjykata duhet te kete parasysh zbatimin e dispozitave qe lidhen me njoftimin e paleve per t'i krijuar keshtu mundesi pales paditese qe te mbroje interesat e saj para gjykates se apelit.

18

Page 19: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.423, date 28.09.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e

çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 01.12.2005

19

Page 20: Dhjetor 2005

Nr.3028/874 i Rregj. ThemeltarNr.1631 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarPerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore date 10.11.2005 dhe 01.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.3028/874 akti qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA "SHEHU" sh.p.k, perfaqesuar nga Av. Ilirjan Deshalla

E PADITUR: DEGA E TATIM TAKSAVE VLORE, perfaqesuar nga Av. Kosta Gazeli dhe Av. Z. Karafili.

OBJEKTI:Kundershtim i njoftimit tatimor nr.127/2, date 13.02.2003.

Baza Ligjore: Nenet 55, 56, 58 te ligjit 8560, date 22.12.1999.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendim nr.1326, date 16.07.2003 ka vendosur: Pranimin e kerkerse-padise.Anullimin e vleresimit te Komisionit te Apelit nr.127/2, date 13.2.2003 per tatimin ne burim ne shumen 17.937.697, si dhe gjoben ne shumen 17937697 lek.Çbllokimin e shumes te ngurtesuar per llogari te paditurit si garanci per shlyerjen e detyrimit qe buron nga vendimi nr.127/2, date 13.02.2003.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendim nr.270, date 07.07.2004 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.1326, date 16.07.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs pala e paditur, Dega e Tatim Taksave Vlore, e cila kerkon ndryshimin e vendimeve gjyqesore dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Te dy vendimet e gjykatave jane ne kundershtim me ligjin dhe provat e administruara ne dosjen gjyqesore.

- Kundershtojme pretendimin e pales paditese se furnizimi i kryer nga shoqeria "Shehu" eshte furnizim i perzjere, pasi kemi te bejme me dy furnizime te ndryshme veç e veç, nje furnizim malli dhe nje furnizim sherbimi.

- Anijet me te cilat jane kryer furnizimi jane te parregjistruara nga organet tatimore greke, pra jane te paidentifikuara dhe ne zbatim te paragrafit te fundit te shkreses protokoll 15/5,

20

Page 21: Dhjetor 2005

date 28.02.2002 te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve per mosidentifikim nga organet tatimore te huaja duhet qe te paguhet tatimi ne burim per te ardhurat e fituara nga keto anije per furnizimin e sherbimit te kryer.

- Gjykata ka shkelur ligjin 8560, date 22.12.1999 "Per proçedurat tatimore" dhe udhezimet dale ne baze e per zbatim te tij.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur - Dega e Tatim Taksave Vlore permban shkaqe nga

ato te parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Vlore nr.270, date 07.07.2004, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit Vlore qe kishte pranuar teresisht padine e paditesit dhe kishte anulluar vendimin e Komisionit te Apelimit ne Ministrine e Financave per shumen 17.937.697 leke dhe po kaq edhe gjoben, duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate por me tjeter trup gjykues.

Te dy gjykatat kane pranuar rrethanat e çeshtjes si vijon:Nga pala e paditur eshte ushtruar kontroll per periudhen janar 2000 - dhjetor 2001 prane

pales paditese - shoqerise ndit ta derdhte prane pales se paditur.Paditesi ka kundershtuar gjyqesisht aktin e nxjerre nga pala e paditur dhe te lene ne fuqi

ne gjithe instancat kompetente per shqyrtimin e ankimit administrativ duke pretenduar se, shpenzimet per ngarkim-shkarkimin jane pjese e furnizimit te mallit dhe perfshihen ne furnizimin e mallit. Ne ligjin nr.8438, ne nenin 33 te tij nuk behet fjale per tatime ne burim ne rastin e furnizimit te mallrave e per rrjedhoje ky furnizim nuk mund te jete i tatueshem sipas ligjit te mesiperm.

Gjykata e rrethit ka pranuar se malli i blere nga paditesi duke qene ne treg nderkombetar i eshte nenshtruar sistemit nderkombetar te kontratave sipas EXWCS qe do te thote se bleresi i mallit e ka marre ate ne dorezim ne magazinen e shitesit dhe perballon vete te gjithe shpenzimet e tjera duke filluar nga operacionet e ngarkim - shkarkimit dhe deri te transporti e siguracionet e nevojshme. Nisur nga sa me siper ajo ka pranuar se paditesi ben furnizimin me mall per te cilin eshte detyruar te paguaj te gjithe shpenzimet e nevojshme dhe se ngarkimi apo shkarkimi i tij eshte pjese perberese e ketij furnizimi. Per te argumentuar sa me siper ajo i eshte referuar perkufizimeve qe jep ligji nr.7928, date 27.04.1999 "Per tatimin mbi vleren e shtuar" per konceptin "Furnizim mallrash" apo "Furnizim sherbimesh", si dhe percaktimeve te nenit 10/1 sipas te cilit "Furnizimi i sherbimeve i perfshire ne furnizimin e mallrave eshte pjese e furnizimit te mallit". Me teje Gjykata arsyeton se, ne nenin 33 te ligjit nr.8438, "Per tatimin mbi te ardhurat" nuk behet fjale per tatim ne burim ne rastin e furnizimit me mall, prandaj paditesi nuk duhet te tatohet per sa me siper.

Veç kesaj, gjykata e rrethit pranon se veprimtarite e mesiperme te ngarkim -shkarkimit dhe transportit jane kryer me anije te shoqerive greke. Nga Kuvendi i Shqiperise eshte ratifikuar marreveshja midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise per eliminimin e taksimeve te dyfishta, ç’ka do te thote se shoqerite greke tatohen ne vendin e tyre dhe jo ne Shqiperi.

Ne perfundim gjykata e rrethit ka pranuar teresisht padine, duke anulluar aktin e nxjerre nga ana e paditur ne teresine e tij.

Me te njejtin arsyetim, por duke ju referuar vetem argumentit te pare lidhur me trajtimin e ketij lloj sherbimi si pjese e furnizimit te mallit, ka lene ne fuqi vendimin e mesiperm edhe gjykata e apelit. Ajo nuk eshte ndalur dhe nuk ka analizuar faktin e kryerjes se transportit me

21

Page 22: Dhjetor 2005

anije greke dhe aq me pak nuk e ka perdorur ate si nje nder argumentat per marrjen e ketij vendimi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte arrin ne konkluzionin se vendimi i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit.

Vete kjo gjykate ashtu si dhe gjykata e rrethit kane pranuar se blerja e mallit nga pala paditese i eshte nenshkruar sistemit nderkombetar te kontratave sipas inkotermes EXWCS dhe me tej ka sqaruar çfare perfaqeson ky sistem. Sipas gjykates kjo do te thote se: "paditesi mallin ne kete rast e merr ne magazinat e shitesit dhe te gjithe shpenzimet e tjera i perballon vete nga ngarkim shkarkimi deri te transporti e siguracionet e nevojshme per sigurimin e tij". Pra po t’i referohemi asaj ç’ka vete gjykatat kane pranuar do te thote se bleresit (ne rastin ne gjykim paditesit) i ka kaluar pronesia mbi mallin qe ne magazinat e shitesit. Qe ne kete moment ai ka marre persiper vete te lidhe kontratat me transportuesit dhe detyrime te tjera te ngarkim shkarkimit pa patur me asnje lidhje me shitesin. Kjo menyre blerje malli e cila ne literaturen doganore emertohet FOB (Free on Bord) ka parasysh mbarimin e detyrimeve te shitesit qe ne momentin e dorezimit te mallit bleresit.

Siç pranohet edhe nga gjykatat paditesi qe ne momentin e marrjes ne dorezim te mallit, ka lidhur vete kontratat e transportit me disa anije, dy prej te cilave kane qene sipas pretendimeve te tij greke. Gjykata ka gabuar kur sherbimin e kryer nga keto anije per llogari te pales paditese e kane klasifikuar si pjese perberese te furnizimit te mallit. Kjo vjen si rrjedhoje e kuptimit dhe interpretimit te gabuar te ligjit.

Ne ligjin nr.8438, date 28.12.1998 "Per tatimin mbi te ardhurat" ne nenin 33 parashikohen rastet kur mbahet tatimi ne burim. Ne udhezimin nr.3, date 11.02.2002 dale per zbatim te ligjit te mesiperm pika 4.1.7 eshte parashikuar se "tatimi ne burim nuk perfshin ne asnje rast furnizimin e mallrave". Ka qene kjo arsyeja qe Gjykata eshte perpjekur te beje klasifikimin e kesaj veprimtarie si nje furnizim mallrash, por kete e ka bere ne menyre te gabuar.

Ligji i mesiperm si dhe udhezimet e dala per zbatim te tij nuk japin nje percaktim te konceptit "furnizim mallrash" dhe "furnizim sherbimesh". Ky percaktim behet ne ligjin nr.7928, date 27.04.1995 "Per tatimin mbi vleren e shtuar". Neni 8 i tij parashikon: "Me furnizim mallrash kuptohet kalimi i se drejtes per te zoteruar si pronar pasurine e luajteshme ose pasurine e paluajteshme, perveç tokes dhe ndertesave, si dhe perveç rasteve qe ne ligj percaktohet ndryshe" dhe neni 9 parashikon: "Me furnizim sherbimesh kuptohet çdo furnizim qe nuk eshte furnizim mallrash, toke ose ndertesash, perveç rasteve qe ne kete ligj percaktohet ndryshe". Ndersa ne nenin 10 jepet koncepti i furnizimeve te perziera "Furnizimi i sherbimeve i perfshire ne furnizimin e mallrave eshte pjese e furnizimit te mallrave". Pikerisht kete dispozite ka keqinterpretuar gjykata, duke e trajtuar veprimtarine e ngarkim - shkarkimit dhe transportit qe eshte nje furnizim sherbimi si te perfshire ne furnizimin e mallrave e per rrjedhoje pjese e furnizimit te mallit.

Duke ju referuar konceptit qe jep ligji per furnizimin e mallit si dhe fakteve te pranuara nga te dy gjykatat mund te thuhet se ky furnizim ka perfunduar qe me marrjen ne dorezim te mallit nga paditesi ne magazinat e bleresit. Te gjithe veprimet e tjera te mevoneshme per ngarkim - shkarkimin dhe transportin deri ne mbrritjen e mallit ne Shqiperi - te klasifikuara nga ligji si furnizime sherbimi, nuk kane dhe as mund te kene me asnje lidhje me furnizimin e mallit. Malli ka qene prone e bleresit (paditesit) qe ne shtetin e huaj dhe ai mund te kryente me te qe ne ate moment çdo lloj veprimi per te cilin do te ishte vete pergjegjes. Ndryshe do te ishte nese midis paleve do te lidhej kontrata CIF sipas te ciles pronesia nga shitesi tek bleresi kalon me mberritjen e mallit ne magazinat e bleresit ose dhe ne nje vend tjeter te ndermjetem te percaktuar ne kontrate dhe ku shitesi merr persiper te kujdeset per transportin e mallit vete ose me transportues te tjere deri ne destinacionin e rene dakort me bleresin. Vetem ne kete rast kur

22

Page 23: Dhjetor 2005

furnizimi i mallit nuk ka perfunduar me daljen e mallit nga magazina e shitesit, veprimet e ngarkim - shkarkimit apo transportit do te ishin pjese e furnizimit te mallit.

Pra Kolegji konkludon se ne çeshtjen ne gjykim veprimtarite e ngarkim - shkarkimit e transportit perbejne furnizim sherbimesh, e si te tille konform nenit 33 te ligjit "Per tatimin mbi te ardhurat" jane te tatueshme ne burim.

Ne kete pike konkluzioni i arritur nga gjykata e apelit eshte i gabuar. Megjithate per te konkluduar perfundimisht nese anijeve qe e kane kryer kete transport duhet t’u mbahej ose jo tatim ne burim duhet sqaruar me pare ajo pike qe gjykata e rrethit e ka prekur megjithese ka arsyetuar pak, ndersa gjykata e apelit nuk i eshte referuar fare ne vendimin e saj. Keshtu ne vendimin e gjykates se rrethit si shkak per pranimin e padise eshte permendur edhe fakti se paditesi nuk mund te tatohet ne burim per sherbimin e ngarkim - shkarkimit dhe transportin e mallit per faktin se shoqerite greke te transportit tatohen ne vendin ku kane rezidencen. Kjo sepse midis Republikes se Shqiperise dhe asaj te Greqise eshte ratifikuar marreveshja per eliminimin e taksimeve te dyfishta. Lidhur me kete pike gjykata e apelit nuk ka hetuar dhe nuk eshte shprehur ne vendimin e saj.

Ligji nr.8438, date 28.12.1998 "Per tatimin mbi te ardhurat" dhe udhezimi i Ministrit te Financave nr.3, date 13.04.2000 "Per zbatimin e ligjit "Per tatimin mbi te ardhurat" parashikojne nder te tjera dhe menyren e trajtimit te shpenzimeve per rastet e transportit nderkombetar. Ne nje shkrese me date 28/2/2002 te Drejtorise se Pergjitheshme te Tatimeve (e administruar ne dosje), e cila i referohet sqarimit te dispozitave te mesiperme per menyren e taksimit thuhet se ne keto raste problemi duhet trajtuar, duke patur parasysh jo vetem ligjin e brendshem por edhe statusin e personit qe ofron sherbimin, si dhe marreveshjet dypaleshe per eliminimin e taksimeve te dyfishta. Nga sa me siper del qarte se, duhet hetuar ne drejtim te permbushjes se te gjithe elementeve te cituar me lart per te arritur ne perfundimin nese keto lloj shpenzimesh duhet te jene ose jo te tatueshme.

Gjykatat kane pranuar se transporti eshte bere me dy anije greke, por nga materialet e çeshtjes nuk rezulton i vertetuar nje fakt i tille. Ne dosje gjenden te administruara korespodenca midis Deges se tatimeve dhe Kapitenerise se Portit Vlore ku jepen te dhena per anijet qe kane kryer transportin. Keshtu per anijen M/V ORION STAR thuhet se eshte anije me flamur Panamez dhe port rregjistri Panama ndersa per anijen PHILIPOS thuhet se eshte anije me flamur Panamez dhe port rregjistri PANAMA, por ajo eshte e pajisur edhe me flamur shqiptar. Po ne kete korespodence thuhet se: "Persa i perket lejes se ushtrimit te transportit anijet e marrin nga shteti i flamurit sapo anija klasifikohet, komisionohet dhe pajiset me dokumentat e rregjistrit".

Ndodhur ne rrethanat e mesiperme gjykates i bie detyre te hetoje se pari lidhur me perkatesine shteterore te ketyre anijeve dhe se dyti lidhur me statusin e tyre. Eshte e domosdoshme te hetohet se te ciles shoqerie jane keto anije dhe nese jane te rregjistruara si tatimpagues per veprimtari transporti prane organeve tatimore greke. Sa me siper kerkohet per faktin se aktet ligjore dhe nenligjore te cituara me lart bejne te detyrueshem mbajtjen e tatimit ne burim per rastet kur transportet mund te jene bere me mjete te cilat organi tatimor nuk mund t'i identifikoje se te kujt shoqerie jane ose me mjete te shtetasve te huaj te panjohur, te cilet nuk perfaqesojne shoqeri te rregjistruara ne vendin e tyre. Kjo do te thote qe pavaresisht nga ekzistenca e marreveshjeve dypaleshe po nuk u plotesuan kushtet e mesiperme, shpenzimet e ketij lloji duhen tatuar nga shteti shqiptar.

Sa me siper duhet te plotesohen ne rigjykimin e çeshtjes, ku pas nje hetimi te plote e te gjithaneshem do te arrihet ne nje konkluzion te drejte e te bazuar ne ligj.

23

Page 24: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485 /c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.270, date 07.07.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e

çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 01.12.2005

24

Page 25: Dhjetor 2005

Nr.3133/978 i Rregj. ThemeltarNr.1632 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne date 01.12.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile nr.3133/978, qe i perket:

PADITËS: GJIN PALI, ne mungese

TË PADITUR: PRENG PALI, LIZA PALI E PRENA PALI, ne mungese

OBJEKTI: Pjestim pasurie trashegimore.

Baza Ligjore: Neni 207, 227 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Mirdite, me vendimin e fazes pare te pjestimit nr.1/107 akti date 08.01.2004, ka vendosur:

Te lejoje pjestimin e nje siperfaqe toke bujqesore prej 695 m2 dhe 75 m2 truall te ndodhur ne fshatin Katund i vjeter, Bashkia Rubik midis paditesit Gjin Pali dhe te paditurve Preng Pali, Liza Pali (Alameti) dhe Prena Pali (Tryci) duke i takuar secilit prej tyre nga ¼ pjese.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1141, date 21.10.2004, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit date 08.01.2004 te Gjykates se Rrethit Mirdite si vijon:Te lejoje pjestimin e nje siperfaqe toke bujqesore prej 3000 m2 te ndare 2700 m2 toke are e 300 m2 truall, te ndodhur ne fshatin Katund i vjeter Bashkia Rubik, midis paditesit Gjin Pali dhe te paditurve Preng Pali, Liza Pali e Prena Pali duke i takuar secilit nga ¼ pjese.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesi Gjin Pali, i cili kerkon prishjen e tij dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Mirdite, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit ne vendimin e saj nuk ka mbajtur parasysh origjinen e prones, menyren e fitimit te saj dhe bashkepronaret ne momentin e fitimit te saj. Prona objekt pjestimi eshte toke e fituar ne baze te ligjit 7501 "Per token" ku sasia e perfitimit percaktohet qarte vetem nga numuri i frymeve ne momentin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji.

- Arsyetimi i vendimit te gjykates se apelit eshte jo i bazuar ne faktet dhe provat e administruara ne dosjen gjyqesore ne shkalle te pare te gjykimit.

25

Page 26: Dhjetor 2005

- Gjykata e apelit ka ngaterruar ligjin 7501 "Per token" me ligjin 7698 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronareve". Te paditurit kane perfituar sipas ligjit "Per token" aty ku jetojne, apo me menyrat e tjera qe kane lindur nga privatizimi i ekonomise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinojmeri, ne mungese te paleve ndergjyqese

dhe si e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesi Gjin Pali permban shkaqe nga ato te parashikuara ne

nenin 472 te K.Pr.Civile. Te dy vendimet, ai i Gjykates se Rrethit Mirdite qe ka lejuar pjestimin e nje siperfaqe toke bujqesore prej 695 m2 dhe 75 m2 truall midis paleve ne gjykim duke marre secili nga ¼ pjese dhe vendimi i Gjykates se Apelit Tirane nr.1141, date 21.10.2004 qe ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit duke lejuar pjestimin midis paleve te 2700 m2 toke are dhe 300 m2 truall, secili nga ¼ pjese, jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Si te tille ato duhet te prishen dhe çeshtja te dergohet per rigjykim prane Gjykates se Rrethit Mirdite.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se palet ne gjykim jane vellezer e motra - te gjithe trashegimtare ligjore te prinderve te tyre Nikolle dhe Dile Pali. Me padine ne gjykim njeri prej tyre- paditesi Gjin, ka kerkuar te pjestohet pasuria trashegimore qe prinderit kane patur ne gjallerine e tyre. Sipas paditesit kjo pasuri, edhe pse ne aktin e marrjes se tokes ne pronesi rezulton te jete 3000 m2, ne fakt perbehet nga nje siperfaqe prej 1500 m2 toke bujqesore (ne perberje te te ciles ka toke are dhe truall) sepse e gjithe siperfaqja 3000 m2 i eshte dhene jo vetem babait dhe nenes, por dhe atij dhe bashkeshortes qe jetonin ne nje familje.

Ne te kundert, te paditurit kane pretenduar se prone e prinderve te tyre eshte e gjithe siperfaqja e shenuar ne aktin e marrjes se tokes ne pronesi dhe ajo duhet pjestuar midis trashegimtareve ligjore te rradhes se pare qe do te thote midis paleve ne ¼ pjese secili.

Gjykata e rrethit ka pranuar se toka qe kerkohet te pjestohet eshte toke bujqesore e cila eshte ndare me aktin e marrjes se tokes ne pronesi nr.3, date 11.09.1991. Si e tille, ne ndarjen e saj, eshte patur si kriter numuri i frymeve qe çdo familje ka patur ne daten 1 gusht 1991- bazuar kjo ne V.K.Ministrave nr.255, date 02.08.1991. Sipas çertifikates qe eshte administruar ne dosje numuri i frymeve ka qene tete dhe per rrjedhoje sejcilit prej anetareve te familjes bujqesore i takonte 1/8 e siperfaqes se shenuar ne aktin e pronesise. Pikerisht per 2/8 pjese qe perfaqeson pjesen e babait dhe nenes (pasurine trashegimore) eshte lejuar pjestimi midis paleve nga kjo gjykate.

Ne ndryshim nga sa me siper, gjykata e apelit pranon se gjithe siperfaqja prej 3000 m2 figuron ne emer te Nikoll Palit, ndaj kjo duhet te konsiderohet si pasuri trashegimore dhe duhet t’i nenshtrohet pjestimit ne ¼ pjese.

Kolegji Civil konkludon se arsyetimi i gjykates se apelit dhe perfundimi i arritur prej saj jane rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjit. Padrejtesisht eshte trajtuar si pasuri trashegimore e gjithe siperfaqja qe figuron ne emer te babait te paleve. Kjo sepse gjithe kjo siperfaqe rezulton te jete perfituar me ligjin nr.7501, "Per token" dhe si e tille, ne mbeshtetje te ketij te fundit dhe te dispozitave te dala per zbatim te tij, ju eshte dhene familjeve sipas numurit te frymeve qe kane patur. Pra nga ky ligj kane perfituar te gjithe anetaret e familjes bujqesore pamvaresisht se ne dokumentacion pronar i vetem figuron babai i paleve. Ky i fundit ne kuptim te nenit 224 te Kodit Civil ka qene perfaqesuesi ligjor i familjes bujqesore ose e thene ndryshe kryetari i saj. Ne keto rrethana gjykata nuk mund te trajtonte te gjithe kete siperfaqe si pasuri trashegimore por duhet te percaktonte ne rradhe te pare se ne gjithe kete pasuri cila ishte pjesa e babait dhe nenes, pra pasuria trashegimore dhe me pas te vepronte per pjestimin e saj.

26

Page 27: Dhjetor 2005

Duhet thene se rruga e ndjekur nga gjykata e rrethit ne kete pike deri diku ka qene e drejte sepse ajo e ka patur parasysh menyren sesi eshte perfituar kjo toke duke e argumentuar bashkepronesine dhe te anetareve te tjere te familjes, bashkepronesi kjo qe rrjedh nga vete ligji. Por ajo nuk ka patur parasysh se ne zgjidhjen e kesaj çeshtje duhet t’i jepen zgjidhje njekohosisht dy momenteve te rendesishme. Momenti i pare eshte percaktimi i pasurise trashegimore, e cila perbehet nga pjesa e Nikolle dhe Dile Palit. Per percaktimin e saj gjykata fillimisht duhet te kishte kryer pjestimin e pasurise se familjes bujqesore duke patur parasysh rregullat e percaktuara ne nenet 227 dhe 228 te Kodit Civil te cilat i referohen nenit 207 te Kodit Civil. Kjo do te thote qe veç te tjerash ne gjykim duhej te thirreshin me cilesine e bashkepronarit te gjithe anetaret e familjes bujqesore te cilet kishin perfituar me ligjin "Per token". Ky moment ka rendesi te veçante per te vepruar per krijimin e drejte te ndergjyqesise. Eshte e vertete se pergjithesisht percaktimi i ndergjyqesise eshte e drejte e vete paditesit i cili ka disponimin mbi padine. Por gjykimet per pjestim pasurie jane gjykime te nje natyre te veçante ne te cilat vete ligji e ngarkon gjykaten me detyrimin per te thirrur ne gjykimin e pjestimit te pasurise te gjithe bashkepronaret.

Mbas percaktimit te pasurise trashegimore si me siper vjen momenti i dyte gjate te cilit gjykata duhet tja nenshtroje ate pjestimit sipas dispozitave per trashegimine ligjore.

Duke qene se nuk eshte krijuar drejt ndergjyqesia, ne kuptim te nenit 467/d te K.Pr.Civile duhet cenuar jo vetem vendimi i gjykates se apelit, por dhe ai i gjykates se rrethit pasi, vetem ne kete shkalle gjykimi mund te riparohet nje mangesi e tille.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1141, date 21.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit

nr.ska date 08.01.2004 te Gjykates se rrethit Mirdite dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 01.12.2005

27

Page 28: Dhjetor 2005

Nr.3177/1022 i Rregj. ThemeltarNr.1633 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetarePerikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 01.12.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: S.P.P.C.R.M. (SINDIKATA E PAVARUR E PUNONJESVE CIVILE TE

RENDIT DHE TE MBROJTJES) perfaqesuar ne gjykim nga Av. Gj. Hysa

I PADITUR: HALIM KANANI, perfaqesuar ne gjykim nga Av. L. Xhuveli

PERSON I TRETË(NDËRHYRES KRYESOR): S.P.P.C.R.M. (SINDIKATA E PAVARUR

E PUNONJESVE CIVILE TE RENDIT DHE TE MBROJTJES) ne mungese

OBJEKT I KËRKESË-PADISË:Zgjidhje e kontrates se qirase

date 27.10.1998 lidhur me anen e paditur.OBJEKT I PADISË SË NDËRHYRËSIT KRYESOR:

Pavlefshmeri e akteve te kerkese padise.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Lushnje me vendimin nr.829, date 06.10.2003 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise se paditesit.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.408, date 24.09.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.829, date 06.10.2003 te gjykates se shkalles se pare dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:

- Paditesi eshte president i sindikates.

28

Page 29: Dhjetor 2005

- Gjykimi eshte bere ne mungese.- Kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates

se shkalles se pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, pretendimet e perfaqesuesit te

paditesit, i cili kerkoi pranimin e rekursit, te perfaqesuesit te anes se paditur, te cilet kerkuan rrezimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N Paditesi me kerkese padine drejtuar gjykates ka pretenduar se me anen e paditur ka lidhur

nje kontrate qeraje (date 27.10.1998) ne te cilen ana e paditur ka rene ne vonese dhe per faj te saj kontrata duhet te zgjidhet, duke u detyruar i padituri te poguaje edhe te gjitha detyrimet qe burojne nga kjo kontrate.

Gjykata e Rrethit Lushnje i ka gjetur pretendimet e paditesit te vertetuara dhe ka pranuar kerkese padine.

Gjykata e apelit ne te kundert ka konstatuar se si ne themel edhe ne anen proceduriale pretendimet e paditesit nuk vertetohen dhe per pasoje ka pushuar gjykimin e çeshtjes.

Paditesi ka pretenduar per gjykim ne mungese te tij.Nga verifikimi i dosjes gjyqesore prane Gjykates se Apelit Vlore konstatohet se paditesi

dhe Avokati i tij kane qene pjesemarres ne gjykimin e dates 25.06.2004. Kjo séance me pas eshte shtyre per me date 09.07.2004 ku perseri paditesi ka qene pjesemarres dhe eshte vene ne dijeni per daten 24.09.2004 si date e zhvillimit te séances. Ne kete date ai pa shkaqe te arsyeshme nuk eshte paraqitur. Ne keto rrethana qenia ne mungese e paditesit nuk eshte per arsye te gjykates dmth. te shkeljes se normes juridike per njoftimin e pjesemarresve ne proces por per arsye thjeshte subjektive te paditesit. Pra ky pretendim i tij nuk mund te merret parasysh.

Ne vendimin e saj gjykata e apelit ka analizuar te gjitha pretendimet e pjesemarresve ne proces duke i analizuar ato si ne aspektin e te provuarit ashtu edhe ne ate procedurial.

Mbi bazen e provave te paraqitura ne séance gjykata ka arritur ne bindjen se pretendimet e paditesit nuk jane vertetuara. Eshte e vertete se ndermjet pjesemarresve ne proces eshte lidhur nje kontrate qiraje me date 27.10.1998, por kjo kontrate ka vazhduar deri me date 05.04.2003 date ne te cilen pjesemarresit ne proces e kane zgjidhur kontraten duke lidhur nje kontrate te re. Me rastin e zgjidhjes se saj eshte deklaruar se detyrimet e pjesemarresve ne kontrate jane permbushur. Ne keto rrethana ana paditese duke e zgjidhur kontraten e pare nuk lejohet te paraqese pretendime ndaj nje kontrate qe nuk ekziston me. Ne keto rrethana me te drejte gjykata e apelit konsideron se paditesi nuk mund te kerkoje zgjidhje kontrate te asaj qe eshte zgjidhur.

Po ashtu mbi bazen e provave te paraqitura ana e paditur ka vertetuar se ka shlyer te gjitha detyrimet kontraktore, pretendime qe gjykata i ka konsideruar te vertetuara.

Ne keto rrethana gjykata e apelit, persa kohe paditesi nuk provon pretendimet e tij, duhej te rrezonte padine. Kete ndryshim meqenese eshte procedurale e ben vete ky Kolegj.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 485§d te K.Pr.C.,

V E N D O S I Ndryshimin e vendimit nr.829, date 06.10.2003 te Gjykates se Rrethit Lushnje dhe te

vendimit nr.408, date 24.09.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe rrezimin e kerkese padise se paditesit dhe te nderhyresit kryesor.

29

Page 30: Dhjetor 2005

Tirane, me 01.12.2005Nr.3105/950 i Rregj. ThemeltarNr.1634 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma Bala Anetare

mori ne shqyrtim ne seancen gjyqesore te dates 01.12.2005 çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS I K/PADITUR: SHKELZEN DIZDARI, perfaqesuar ne gjykim nga Av. G. Dizdari

I PADITUR K/PADITËS: FEHMI AGASTRA,

FATBARDHA AGASTRA,

KLODIAN AGASTRA te perfaqesuar ne gjykim nga Av. A. Hakani

TË PADITUR: NKB TIRANE, GEZIM DOBRA,

NAZMIJE DOBRA, ne mungese

OBJEKTI I PADISË DHE K/PADISË:Pavlefshmeri veprimi juridik,

Neni 92/a i K.C. dhe Ligji nr.5672, date 23.12.1992

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.1892, date 23.05.2001 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.994, date 23.09.2004 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise. Konstatimin e pavlefshmerise pjeserisht te kontrates se shitjes date 18.02.1997 dhe pavlefshmerine e kontrates se shitjes date 17.07.2000.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se gjykata ka zbatuar gabim ligjen dhe konkretisht se:

- Nuk ka zbatuar Udhezimet e Gjykates se Larte qe jane dhene per gjykimin e çeshtjes konkrete;

- Kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane.

30

Page 31: Dhjetor 2005

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga gjyqtari Agron Lamaj, degjoi mbrojtjen e paditesit, i

cili kerkoi pranimin e rekursit, mbrojtjen e anes se paditur e cila kerkoi rrezimin e rekursit, d.m.th. lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen;

V Ë R E N Me kerkese-padine objekt gjykimi paditesi ka pretenduar te drejte pronesie mbi nje

siperfaqe banimi, gjithsej 71,7 m2, e cila eshte cenuar nga veprimi juridik i kryer nga i padituri. Ne keto rrethana paditesi ka kerkuar pavlefshmerine e veprimit juridik te shitjes, d.m.th. privatizimin e kesaje siperfaqe te realizuar ne favor te paditurit.

I padituri nga ana e tij ka pretenduar per vete te drejta pronesie, per te cilen cenohet nga veprimi juridik i paditesit dhe ka kerkuar edhe ai pavlefshmerine e veprimit juridik te shitjes se bere nga paditesi. Si mjet mbrojtes ai ka perdorur kunderpadine.

Nga pohimet e pjesemarresve ne proces si dhe nga provat e administruara eshte pranuar si me poshte:

Ne vitin 1991 (16.10) Familja Dobra eshte pajisur me nje autorizim per strehim (ne bodrum 2+1me sip. 71,7 m2) per te cilen ne ate periudhe ka lidhur dhe kontrate te rregullt qiraje.

Ne vitin 1997 ajo e perfiton kete banese ne rrugen e privatizimit, e rregjistron dhe me pas ja shet paditesit nepermjet veprimit juridik te shitjes (viti 2000).

Ky i fundit konstaton se ne te njejten kohe dhe i padituri ka nje kontrate privatizimi per bodrum (gjithesej 15 m2) te kryer ne vitin 1994 dhe per kete arsye ka kerkuar pavlefshmerine e ketij veprimi juridik te privatizimit. Ndersa i padituri ka pretenduar se kjo siperfaqe eshte e tij dhe ka kerkuar pavlefshmerine e veprimit juridik te shitjes dhe privatizimit te bere nga paditesi.

Gjykata e shkalles se pare ka pranuar padine e paditesit dmth. rrezuar kunderpadine.Ajo ka arsyetuar se i padituri nuk e ka patur ne kontrate bodrumin (veprim ne

kundershtim me udhezimin nr.1 date 29.01.1993) dhe se fletet e rregjistrit hipotekor jane bosh.Ky vendim eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit.Gjykata e Larte me vendimin nr.1853, date 27.11.2003 ka vendosur prishjen e vendimit

dhe dergimin e saje per rigjykim ne gjykaten e apelit.Ajo ka arsyetuar se:- Gjykata duhet te analizoje ne vendim se sa ky fakt (mungesa e kontrates se qerase se

bodrumit per Familjen Agastra) sipas Nenit 92 § c te K.C., perben ose jo shkak ligjor per pavlefshmerine e kontrates se shitblerjes;

- Pala paditese ka qene e detyruar te provoje qe pikerisht siperfaqen prej 15 m2 te privatizuar ne vitin 1997 nga Familjen Dobra, e ka patur ajo ne kontrate qeraje dhe padrejtesisht eshte privatizuar ne vitin 1994 nga Familja Agastra;

- Gjykata nuk ka analizuar edhe ligjshmerine e kontrates se privatizimit bodrumit nga Familja Dobra ne vitin 1997 per me teper qe ne rastin konkret ka pranuar per gjykim si padi dhe ne kunderpadi per pavlefshmerine e kontrates se shitjes per siperfaqen e bodrumit 15 m2.

- Pala paditur ka pretenduar se Familja Dobra nuk e ka patur ne kontrate qiraje (ne vitin 1991) sip. 15 m2 dhe gjykata nuk e ka hetuar dhe analizuar kete pretendim per t’i dhene pergjigje;

- Gjykata duhet te hetoje se çfare siperfaqe ka patur me kontrate qiraje familja Dobra e sistemuar ne bodrum ne vitin 1991 dhe a perputhet siperfaqja e privatizuar prej saje ne vitin 1997 me siperfaqen qe kishte me kontrate qiraje, a ka tejkalime ne kete drejtim dhe pse ka ndodhur kjo.

Ne rigjykim, gjykata e apelit ka vendosur rrezimin e kerkese padise, me arsyetimin se:

31

Page 32: Dhjetor 2005

- I padituri e ka patur siperfaqen prej 15 m2 (bodrum) ne posedim nga viti 1960 dhe e ka privatizuar ne vitin 1994;

- Paditesi dhe Familja Dobra ne asnje moment nuk e kane patur kete siperfaqe ne perdorim;

- Me privatizimin e bere ne vitin 1997 eshte perfshire edhe nje siperfaqe prej 15 m2 te cilen nuk e ka patur ne perdorim ne asnje moment dhe se nga organet kompetente nje siperfaqe e tille nuk i eshte dhene me autorizim apo kontrate;

- Paditesi nuk legjitimohet te ngreje padi sepse nuk i jane cenuar interesat e tij;- Familja Dobra ka privatizuar siperfaqe me teper nga sa kishte ne kontraten e qirase;-Se ndermjet siperfaqes nuk ka mbivendosje.Kolegji çmon se vendimi i mesiperm i gjykates se apelit eshte ne kundershtim me ligjen

dhe per pasoje duhet te prishet, pra rekursi duhet te pranohet.Gjykata e apelit megjithese i ka patur te qarta detyrat e shtruara ne vendimin e Gjykates

se Larte, perseri nuk ka hetuar ne drejtim te zbatimit te tyre. Keshtu nje nder to ka qene nese ka patur mbivendosje te siperfaqeve te pretenduara, d.m.th. nese kemi te bejme me nje ambient me siperfaqe prej 71,7 m2 apo me dy ambjente njeri me kete siperfaqe dhe tjetri me 15 m2 te privatizuara ne menyra te ndryshme.

Po ashtu gjykata duhej te hetonte ne drejtim te pretendimeve te pjesemarresve lidhur me kontraten e qerase duke e krahasuar kete me ate te privatizimit, d.m.th. sa siperfaqe ka qene ne kontraten e qirase dhe sa ne ate te privatizimit. Po ashtu ne vendimin e Gjykates se Larte jane lene edhe detyra te tjera te cilat duhej te ishin hetuar nga gjykata e apelit.

Mungesa e nje hetimi te tille e ben vendimin te cenueshem.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485§c te K.Pr.C.,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.994, date 23.09.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 01.12.2005

32

Page 33: Dhjetor 2005

Nr.3180/1025 i Regj. ThemeltarNr.1652 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLlKËS

Kolegji Civil te Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseIrma Bala AnetarePerikli Zaharia AnetarArdian Dvorani Anetar Agron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me pale:

PADITËS: MOISI ABAZI, perfaqesuar nga Av. M. Moçi

I PADITUR: ASLLAN KOSTURI, ne mungese

NDËRHYRËS KRYESOR: ROBERT ILIA, ne mungese

PERSON I TRETË: Z.R.P.P. DURRES, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Detyrim per njohje pronar,

kthim shume dhe shperblim demi.Baza Ligjore: Neni 706 e vijues i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Durres, me vendimin nr.976, date 19.05.2004 ka vendosur:Pranimin e pjesshem te padise se paditesit Moisi Abazi, duke detyruar te paditurin Asllan Kosturi, t'i ktheje paditesit Moisi Abazi shumen prej 4.502.199 leke, qe perfshin shumen prej 3.400.000 leke te reja te kontrates se qerase dhe interesat e kesaj shume prej 1102199 leke te reja.Rrezimin e padise per investimet e kryera ne objektin "Servis" dhe interesat mbi kete investim.Pushimin e gjykimit te çeshtjes per objektin "detyrim per njohje pronar dhe fitimin e munguar"

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.440, date 30.09.2004 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.976, date 19.05.2004 te Gjykates se shkalles se pare Durres.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Durres, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Asllan Kosturi, i cili kerkon ndryshimin e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Durres nr.976, date 19.05.2004 e rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

33

Page 34: Dhjetor 2005

- Ne pranimin e shteses se objektit te padise, Gjykata e Shkalles se Pare Durres, ka shkelur nenin 185 te K.Pr.Civile.

- Gjykatat nuk kane analizuar provat mbi te cilat kane bazuar vendimin e dhene, duke shkelur ne kete menyre nenet 126 e 310/II -2 te K.Pr.Civile.

- Nuk eshte vendosur ne bazen ligjore te vendimit lidhur me pagesen e detyrimit dhe demit, duke shkelur nenin 126 te K.Pr.Civile, si dhe nuk arsyetojne pse e rrezojne padine per investimet e kryera ne objektin "Servis" dhe interesat mbi kete investim dhe pse e pushojne padine per objektin detyrim per njohje pronar dhe fitimin e munguar.

- Ne arsyetimin e vendimit nuk shprehen ne asnje rrjesht ne lidhje me kerkesat e nderhyresit dytesor.

- Paditesi ne shtesen e objektit te padise ka kerkuar interesat dhe fitimin e munguar nga data 01.10.2000, pasi ne kete date ka nderprere aktivitetin, ndersa eksperti i ka llogaritur nga data 14.01.2000, ndersa gjykata nuk shprehet ne dispozitivin e vendimit lidhur me daten e fillimit dhe te mbarimit te llogaritjes se interesave, duke shkelur ne kete menyre nenin 6 te K.Pr.Civile.

- Gjykata e apelit ne arsyetimin e vendimit eshte shprehur se kontrata e qirase eshte absolutisht e pavlefshme, ne nje kohe qe paditesi nuk ka kerkuar konstatimin e pavlefshmerise absolute te kontrates.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te pales paditese Moisi Abazi, avokatit Mirian Moçi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimet nr.440, date 30.09.2004 te Gjykates se Apelit Durres, ne mungese te paleve te tjera ndergjyqese dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.440, date 30.09.2004 i Gjykates se Apelit Durres me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.976, date 19.05.2004 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres, eshte i mbeshtetur ne ligj dhe duhet te lihet ne fuqi.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit rezulton se, paditesi dhe i padituri kane lidhur nje kontrate qiraje me akt noterial nr.83/33 te dates 14.01.2000 me te cilen i padituri ne cilesine e qiradhenesit pronar i nje siperfaqeje toke prej 1050m2, kundrejt pageses se shumes 3.400.000 Leke, ka marre persiper detyrimin t’ia jape kete send paditesit ne perdorim, me qira, per nje afat deri ne perfundim te procesit te azhornimit te pronave ne Z.RR.P.P. Nisur nga sjellja dhe paraqitja e tij si pronar te ketij sendi, ne kete kontrate permbahet nje kusht me te cilin i padituri pranon dhe shpreh vullnetin e tij te permbushe premtimin per t’i shitur paditesit siperfaqen e dhene me qira. Çmimi i shitjes do te ishte ai qe ishte caktuar per ate te qirase. Kjo shume, sipas aktit noterial, ishte paguar plotesisht nga ana e paditesit te paditurit jashte zyres noteriale.

Rezulton e provuar nga akti i ekspertimit, pohimet e vete te paditurit e te nderhyresit kryesor, si dhe provat shkresore te administruara nga gjykatat se, siperfaqa e tokes se dhene me qira nuk ka qene asnjehere ne pronesi te te paditurit por te nje personi te trete. I padituri ka ne pronesi parcelen me nr.55/1, ndersa siperfaqja e tokes ne objektin e gjykimit ndodhet ne parcelen 55/4 qe eshte ne pronesi te vellait te tij Ilmi Kosturi. Po keshtu, pronar i siperfaqes se tokes objekt gjykimi eshte nderhyresi kryesor Robert Alia i cili e ka blere ate nga pronaret e saj Ilmi e Xhulieta Kosturi me kontraten noteriale nr.1180/173, date 15.05.2001. Lidhur me kete gjendje juridike te prones pala paditese, para dhe pas lidhjes se kontrates se qirase, nuk ka patur dijeni dhe nuk eshte njoftuar nga ana e paditur, e cila, ne vijemesi, eshte sjelle ndaj tij me cilesine e pronarit te tokes.

34

Page 35: Dhjetor 2005

Ne rrethana te tilla, paditesi ka ngritur padi ne gjykate duke kerkuar fillimisht qe paditesi ta njihte pronar te siperfaqes se tokes prej 1050 m2 dhe rregjistrimin e saj nga Z.RR.P. Duke pretenduar se nga ana e paditur ne menyre te qellimshme nuk jane permbushur detyrimet dhe kushtet sipas kontrates, ne alternative te kerkimit te pare per te cilen shprehu vullnetin per heqje dore nga gjykimi i padise per njohjen pronar, me nje kerkim tjeter te parashtruar gjate gjykimit, paditesi pretendon qe ana e paditur t’i ktheje atij shumen e paguar sipas kontrates se bashku me interesat perkatese, si dhe vleren e investimeve e fitimin e munguar nga nderprerja e aktivitetit te tij nga investimi. Po keshtu, gjate gjykimit, paditesi hoqi dore edhe nga gjykimi i padise persa i perket kerkimit lidhur me fitimin e munguar nga aktiviteti i nderprere.

Sipas gjykatave, ne perfundim te shqyrtimit gjyqesor rezultoi e provuar se sjellja e te paditurit ka qene ne kushtet e keqbesimit kundrejt anes paditese, nderkohe qe kjo e fundit nuk arriti te provoje ne kete gjykim pretendimet e saj lidhur me investimin e ndertimit te nje servisi dhe te aktivitetit te ushtruar prej saj. Sipas eksperteve vlera e interesave mbi shumen e çmimit te qirase per periudhen kohore deri ne 14.01.2001 te kerkuar nga paditesi, eshte 1.102.199 Leke. Po keshtu, ana e paditur dhe nderhyresi kryesor nuk arriten te provojne pretendimin e tyre se pagesa e qirase eshte bere nga ky i fundit.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres ka vendosur pranimin e pjesshem te padise per kthimin e shumes se paguar me kontraten e qirase dhe te interesave mbi te duke rrezuar padine persa i perket shumave te kerkuara per vleren e investimit dhe interesat mbi te, si dhe duke pushuar gjykimin e çeshtjes per njohjen pronar te siperfaqes se tokes dhe per kerkimin e fitimit te munguar nga aktiviteti i nderprere ne investim, per shkak te heqjes dore nga gjykimi i çeshtjes nga ana e paditesit. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se shkaqet e parashtruara ne rekursin e anes se paditur nuk jane te mbeshtetura ne ligj dhe vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi. Ndryshe nga sa pretendon ana e paditur ne rekurs se jemi perpara shkeljeve te nenit 185 te Kodit te Procedures Civile, gjykatat duke zbatuar ligjin kane çmuar se ne teresine e tyre kerkimet e paditesit ne padi dhe shtesen e padise perfshihen ne bazen ligjore te saj dhe duhet te shqyrtohen bashkerisht ne kete gjykim. I pambeshtetur ne ligj dhe ne aktet qe permban dosja gjyqesore eshte edhe pretendimi ne rekurs lidhur me mungesen e arsyetimit per pushimin e gjykimit te objektit te padise per kerkimin njohje pronar, fitimin e munguar etj. Vendimet e gjykatave shprehen per pushimin e gjykimit lidhur me te gjitha keto kerkime per shkak te heqjes dore nga gjykimi i padise nga vete ana paditese gjate shqyrtimit gjyqesor te çeshtjes.

Gjykatat ne arsyetimin e tyre nuk kane çmuar si te provuar pretendimin e paditesit per kryerjen e investimit nga ana e paditesit dhe per kete shkak ka rrezuar padine per kete pjese. Megjithese mbeshtet qendrimin e gjykatave qe nuk e kane pranuar kete kerkim te paditesit, nderkohe qe edhe vete paditesi e nderhyresi kryesor nuk e ankimojne, ana e paditur shpreh rezerva per shkallen e arsyetimit te vendimit ne rrezimin e padise per kete pjese, gje qe eshte ne çmimin e gjykates. Po keshtu, nuk jane te mbeshtetura ne ligj edhe pretendimet e anes se paditur ne rekurs lidhur me shkallen e arsyetimit te vendimeve te gjykatave per kerkimet e nderhyresit kryesor ne gjykim, per shkak se vete ky i fundit nuk ka paraqitur rekurs per te kundershtuar vendimin e gjykates se apelit.

Ana e paditur ne rekurs pretendon se ekspertet kane llogaritur dhe gjykatat kane pranuar interesa mbi shumen e çmimit te qirase duke marre per baze daten 14.01.2000 dhe jo daten 01.10.2000 te kerkuar nga vete paditesi. Ky pretendim i rekursuesit nuk gjen mbeshtetje ne ligj dhe aktet e dosjes gjyqesore. Nga shqyrtimi i objektit te shteses se padise rezulton se kerkimi i interesave mbi shumen e qirase lidhet me daten 14.01.2000, ndersa data 01.10.2000 lidhet me kerkimin tjeter te padise, ate per shlyerjen e fitimit te munguar nga nderprerja e veprimtarise ne investim, kerkim nga i cili paditesi hoqi dore nga e drejta e gjykimit te padise.

Se fundi, ne rekurs, ana e paditur pretendon se gjykatat ne pjesen arsyetuese jane shprehur per pavlefshmerine e kontrates se qirase ne nje kohe qe paditesi nuk ka paraqitur me

35

Page 36: Dhjetor 2005

padi nje kerkim te tille te veçante. Nga shqyrtimi i permbajtjes se objektit te padise, shpjegimet dhe pretendimet e parashtruara ne te dy shkallet e gjykimit, si dhe nga permbajtja e kontrates se administruar ne gjykim, rezulton se paditesi ka pretenduar qe vullneti e qellimi i paleve ne kontraten e lidhur me anen e paditur lidhet me shume sesa me qirane me ate te shitblerjes ne te ardhmen te siperfaqes se tokes. Ajo formulohet ne formen e kushteve reciproke per te dhene dhe marre ne perdorim me qira, paraprakisht, sendin ne nje afat te pacaktuar deri ne azhornimin e prones me Z.RR.P.P., kohe kur reciprokisht, detyroheshin te permbushnin kushtin tjeter te kontrates, ate per lidhjen e kontrates se shitjes se sendit. Ana paditese ka shlyer plotesisht dhe menjehere çmimin e parashikuar ne kontrate per vleren e qirase, shume qe do te ishte ne te ardhmen edhe çmimi i i shlyer i shitjes. Po keshtu kontrata permban poziten e anes se paditur si qiradhenese ne cilesine e pronarit te sendit, i cili ne nje cilesi te tille jo vetem duhet te garantonte perdorimin e qete te sendit nga ana paditese por edhe duhet te permbushte detyrimin e shitjes kesaj pale.

Paditesi ne kete gjykim ka kerkuar t’i kthehet shuma e paguar per qirane sepse qiradhenesi, ne kushtet e keqbesimit, e ka mashtruar duke u sjelle ne kundershtim me dispozitat urdheruese te Kodit Civil si pronar mbi sendin qe i perket nje personi tjeter, rrethane te cilen nuk mund ta dinte dhe po te kishte dijeni nuk do te lidhte kontraten (neni 92/a, 94/ç, 95 e vijues te Kodit Civil). Pavaresisht nga formulimi dhe cilesimi qe ana e paditese i ben fakteve dhe referimeve ligjore, eshte e kuptueshme per gjykaten se kjo pale kerkon ne rruge gjyqesore te zgjidhen pretendimet e saj lidhur me pasojat e nje veprimi juridik te pavlefshem, duke e detyruar te paditurin t’i ktheje detyrimin e shlyer nga paditesi si dhe interesat qe lidhen me ate shume (neni 107, 674 i Kodit Civil). Vete i padituri e pohon se ai ka qene ne dijeni ne kohen e lidhjes se kontrates se sendi qe jepte me qira nuk ishte i tij por i te vellait dhe per kete nuk ka vene ne dijeni paditesin, duke u sjelle keshtu me keqbesim ndaj ketij te fundit.

Pavaresisht nga mangesite teknike ne kuptim te shkrimit te sakte ligjor te kerkimeve sipas vullnetit te tij kur i drejtohet gjykates, eshte e qarte per gjykatat se e drejta qe paditesi adreson e pretendon te mbroje, si dhe faktet qe cileson e i referohet, jane te lidhura me pasojat e pavlefshmerise se nje veprimi juridik. Paditesi ne shtesen e padise nuk ka kerkuar qe te zgjidhe kontraten por te zgjidhe ne rruge gjyqesore pasojat e "mospermbushjes se kontrates" ne kuptimin qe i padituri jo thjesht nuk i eshte permbajtur kushtit te shitjes ne te ardhmen por mbi te gjitha sepse ka qene ne keqbesim duke e shkelur hapur ligjin dhe mashtruar lidhur me pronesine e sendit. Me te drejte, ne kete rast, te dy gjykatat, mbi kerkimin e pales paditese, kane zbatuar nenin 16 te Kodit te Procedures Civile duke e zgjidhur mosmarreveshjen ne perputhje me dispozitat ligjore qe jane te detyrueshme per te duke bere cilesimin e sakte te fakteve dhe veprimeve pa u lidhur me mangesite teknike ne percaktimet e propozuara nga palet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "a" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.440, date 30.09.2004 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 13.12.2005

36

Page 37: Dhjetor 2005

Nr.3162/1007 i Regj. ThemeltarNr.1653 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne daten 13.12.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.3162/1007 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: BEJAZE YMERAJ, ne mungese

I PADITUR: RUDIN BIRCE, ne mungese

PERSON I TRETË: KOMUNA LEVAN, ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Lirim e dorezim toke bujqesore.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.1118, date 25.09.2002, ka vendosur:Pranimin e padise.Detyrimin e te paditurit Rudin Birce, te njohe pronar paditesin Bejaz Imeraj, mbi nje siperfaqe toke bujqesore, prej 3030m2, te ndodhur ne Levan, ne parcelen me nr.kadastral 249/15 me kufizime kadastrale:Veri - K.V, Jug - V.KLindje - ngastra me nr.kadastral 249/16 T.Rr.Perendim - ngastra me numer kadastral 249/14 R.B.Detyrimin e te paditurit Rudin Birce, t'i liroje dhe dorzoje paditesit Bejaz Imeraj, siperfaqen e tokes bujqesore prej 3030m2, te ndodhur ne Levan, parcelen me nr.kadastral 249/15 me kufizime kadastrale :Veri - K.V, Jug - K.K.Lindje - ngastra me nr.kadastral 249/16 T.Rr. Perendim - ngastra me numer kadastral 249/14 14 R.B.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.74, date 02.03.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1118, date 25.09.2002 te Gjykates se Rrethit Fier.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Rudin Birce, i cili kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

37

Page 38: Dhjetor 2005

- Çeshtja nuk eshte ne juridiksionin gjyqesor, pasi nuk eshte shqyrtuar me pare ne Komisionet e Tokes.

- Paditesi eshte trajtuar me toke ne baze te ligjit 7501 ne fshatin Kuç Vlore dhe me pas, eshte trajtuar edhe ne Levan, duke kryer veprime fiktive ne kundershtim me ligjin. Ne baze te ligjit 8053, date 21.12.1995 Komisioni i Ndarjes se Tokes te Komunes Levan, pasi ka zbuluar kete veprim te paditesit, i ka reduktuar siperfaqen e tokes qe ka patur ne perdorim. Gjykata megjithese e konstaton kete fakt, ka heshtur duke vepruar ne kundershtim me ligjin.

- Familja jone nuk ka toke me teper se sa na takon per fryme.- Gjykata ka gabuar duke me thirrur mua te paditur per trashegimtaret ligjore te babait tim

te vdekur.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, ne mungese te paleve ndergjyqese, si dhe

diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.74, date 02.03.2004 i Gjykates se Apelit Vlore eshte rrjedhoje e zbatimit te

keq te ligjit dhe si i tille duhet te prishet.Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesi Bejaz Ymeraj, ne baze te ligjit "Per token" nr.7501,

date 19.07.1991, me aktin e marrjes se tokes ne perdorim nr.20681, date 06.07.1995, ka marre ne perdorim gjithsej 9420 m2 toke bujqesore ne fshatin Levan Fier, ne parcelen 249/15 Levan 3030 m2, ne parcelen 60/2 Shtyllas 2205, ne parcelen 100 Levan 1200m2, dhe ne parcelen 212 Levan 600 m2, te kufizuara sipas ketij akti.

Me aktin e marrjes tokes ne pronesi nr.20681, date 06.07.1995 paditesi ka marre ne pronesi gjithsej 5.945 m2 toke bujqesore te ndodhur, ne parcelen 60/21 Shtyllas 4.145 m2, ne parcelen 100 Levan 1.200 m2 dhe ne parcelen 272 Levan 600 m2.

Me shkresen nr.234, date 25.04.2003 te Seksionit te Administratrimit dhe Mbrojtjes se Tokes, eshte derguar kopja e Formularit nr.6, ne baze te cilit jane plotesuar aktet e marrjes tokes ne pronesi, ku figuron paditesi pronar i siperfaqes prej 3030 m2 toke, ne parcelen nr.249/15 Levan, me kufizimet perkatese.

Me shkresen tjeter nr.213, date 10.06.2003 te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme rezulton se paditesi Bejaz Ymeraj ka te regjistruar 4.145 m2 ne Z.K.Levan, kurse me shkresen tjeter nr.262, date 27.6.2003 te kesaj zyre rezulton se, paditesi Bejaz Ymeraj ka te rregjistruar 8635 m2, nr.20681 te aktit te pronesise, zona kadastrale nr.2436 Levan (theksohet se per kete pasuri, ka mbi siperfaqen e tapise 4.490 m2 dhe nuk i lejohet te kryeje veprime).

Paditesi Bejaz Ymeraj me padine objekt gjykimi, ka pretenduar se, siperfaqja e tokes prej 3030 m2 ne parcelen nr.249/15 Levan, eshte ne pronesi te tij dhe i eshte zene nga i padituri Rudin Birce, ne menyre te paligjshme dhe kerkon lirimin e dorezimin e saj, ne baze te nenit 296 te K.Civil.

Ne prapesimet e tij, i padituri Reiz Birce ka pretenduar se, paditesi nuk eshte pronar i siperfaqes se tokes te pretenduar, ai nuk disponon aktin e pronesise, kurse ai e posedon kete siperfaqe toke, si trashegimtar i babait te tij, Reiz Birçes i cili e ka marre ne pronesi me aktin e marrjes se tokes ne pronesi nr.20688, date 06.07.2005.

Sa siper rezulton se, objekt i mosmarreveshjes ndermjet paleve ndergjyqese, eshte siperfaqja e tokes prej 3030 m2, e dhene ne posedim paditesit me aktin e marrjes tokes ne perdorim, nr.20681, date 06.07.1995 e cila posedohet nga i padituri.

Ne perfundim te gjykimit, gjykata e shkalles se pare ka arritur konkluzionin se paditesi eshte pronar i siperfaqes se tokes prej 3030 m2 ne parcelen nr.249/15 Levan Fier, me kufizimet

38

Page 39: Dhjetor 2005

perkatese, objekt konflikti gjyqesor se kjo toke, posedohet nga i padituri ne menyre te paligjshme duke vendosur, pranimin e padise detyrimin e te paditurit Rudin Birce te njohe pronar paditesin Bejaz Ymeraj, mbi siperfaqen e tokes bujqesore prej 3030m2, te ndodhur ne Levan, ne parcelen me nr.249/15 me kufizimet perkatese dhe te liroje e dorzoje paditesit kete siperfaqe toke. Vendimi i siperm eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka ushtruar rekurs i padituri Rudin Birce dhe pretendon se, gjykatat nuk kane formuar drejte ndergjyqesine, paditesi nuk ka titull pronesie per sip.3030 m2 ne parcelen 249/15 objekt konflikti.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se gjykata e apelit ka zbatuar keq ligjin.Na baze te nenit 296 te K.Civil, mbi te cilin bazohet padia "Pronari ka te drejte te ngreje

padi per te kerkuar sendin e tij nga cdo posedues ose mbajtes …".Padia e rivendikimit eshte padia e pronarit jo posedues kunder poseduesit jo pronar per

kthimin e sendit. Si kusht i domosdoshem per ngritjen e saj, eshte nga njera ane qe, paditesi te jete pronar i sendit qe rivendikon (kerkon) dhe nga ana tjeter, qe i padituri te jete posedues i paligjshem i sendit.

Si gjykata e shkalles se pare, ashtu edhe ajo e apelit, kane mbeshtetur vendimin e tyre, ne aktin e marrjes se tokes ne perdorim, nga paditesi me nr.20681, date 06.07.1995 dhe ne Formularin nr.6 te fshatit Levan Fier, ku rezulton se paditesi ka marre token objekt konflikti ne pronesi.

Siperfaqja e tokes objekt konflikti mes paleve, eshte toke e trajtuar me ligjin nr.7501, date 19.07.1991 "Per Token" dhe ligjin nr.8053, date 21.12.1995 "Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore" paditesi nuk disponon tapi per kete toke te marre sipas dispozitave te sipercituara. Ne dosje jane administruar aktet zyrtare kontradiktore ne lidhje me pronesine e paleve ndergjyqese.

Kolegji gjykon se, gjykata e apelit nuk ka zbatuar detyrimin qe i ngarkon neni 14 i K.Pr.Civile, per nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithaneshem, ne perputhje me kerkesat e nenit 296 te K.Civil, qe perben bazen ligjore te padise se ngritur.

Gjykata duhej te hetonte mbi ç’baze i eshte dhene paditesit akti i marrjes se tokes ne perdorim nr.20681, date 06.07.1995 dhe Formulari nr.6 i marrjes se tokes ne pronesi, ne te cilat mbeshtet vendimin gjykata. Nese akti i marrjes se tokes ne perdorim eshte dhene konform me kerkesat e nenit 6 te ligjit nr.7501, date 19.07.1991 "Per Token".

Ne çfare menyre rezulton se, eshte plotesuar Formulari nr.6 per marrjen e tokes ne pronesi, nese jane zbatuar kerkesat e ligjit nr.8053, date 21.12.1995 "Per kalimin ne pronesi pa shperblim te tokes bujqesore" dhe Udhezimit nr.106, date 23.02.1996 te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit ne zbatim te tij nga Zyra e Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme, te sqarohet nese figuron e rregjistruar ne pronesi te paditesit siperfaqja e tokes objekt konflikti dhe akti i pronesise i leshuar sipas formularit nr.6 te sipercituar.

Gjykata, te sqaroje kontradiktat qe ekzistojne ne permbajtjen e akt marrjes se tokes ne perdorim dhe aktit te marrjes se tokes ne pronesi, ne lidhje me siperfaqen prej 3030 m2, ne parcelen nr.249/15 Levan, e cila pershkruhet ne aktin e marrjes se tokes ne perdorim dhe jo ne ate te marrjes ne pronesi.

Gjithashtu, gjykata, duhet te sqaronte permbajtjen e vertetimit nr.213, date 10.06.2003 dhe nr.262, date 27.6.2003 te Zyres se Rregjistrimit te Pasurive te Paluajteshme, me te cilin vertetohet se, ne kete zyre ndodhet akti i marrjes se tokes ne pronesi, nr.20681 dhe nr.60/21 Levan, me siperfaqe 4145, pra, nuk ndodhet akti i pronesise per siperfaqen objekt konflikti. Ne kete vertetim thuhet se, paditesi ka te regjistruar pasurine me nr.470/20 siperfaqe 8635 m2, nr.20681 te aktit te pronesise, zona kadatrale nr.2436 Levan dhe theksohet se, ka mbi siperfaqen e tapise 4490 m2 dhe nuk i lejohen veprime. Pra, nuk del te jete kaluar ne pronesi e rregjistruar toka objekt konflikti. Nese eshte e nevojshme, gjykata krahas sqarimeve qe kerkohen nga nenpunesit e zyres se regjistrimit, mund te kqyre ne vend regjistrat perkates, duke bere te mundur

39

Page 40: Dhjetor 2005

sqarimin e plote te permbajtjes se akteve te leshuara nga zyra e regjistrimit (si aktet e pronesise dhe vertetimin e cituar me siper).

Ne rigjykim, ne baze te nenit 465 te K.Pr.Civile, gjykata e apelit mund te perseriste teresisht ose pjeserisht hetimin gjyqesor, si dhe mund te marre dhe prova te reja per te hetuar ne drejtimet qe u cituan me siper, duke marre edhe mendimin e ekspertit perkates per te mundesuar sqarimin e pretendimeve te paleve dhe menyren e zgjidhjes se mosmarreveshjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/"c" te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.74, date 02.03.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.12.2005

40

Page 41: Dhjetor 2005

Nr.1044 i Regj. ThemeltarNr.1654 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseAgron Lamaj AnetarPerikli Zaharia AnetarArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne daten 13.12.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore ceshtjen civile me nr.1044 akti qe ju perket paleve:

PADITËS: LULI AGALLIU, ALBANO HYSENAJ, perfaqesuar nga Av. Avni Shehu

TË PADITUR: ÇELIK PALLA, FLORA PALLA, ne mungese

OBJEKTI:Lirim dhe dorezim sendi (bodrumi). Detyrimin e te paditurve te paguajne

vleren e perdorimit te sendit.Konstatim i pavlefshmerise absolute

te aktit te marrjes se baneses me qira date 03.02.1995dhe te autorizimit provizor date 30.01.1992.

Baza Ligjore: Nenet 296, 297 te K.Civil dhe neneve 24 e 185 te K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.5446, date 22.12.2003 ka vendosur:Pranimin pjeserisht te kerkese padise .Detyrimin e te paditurve Çelik Palla e Flora e Palla te lirojne e dorezojne bodrumet objekt konflikti gjyqesor (te ndodhura ne Pallatet e Aviacionit Shk.4 Tirane) paditesave Luli Agalliu dhe Albano Hysenaj.Detyrimi i te paditurve Çelik Palla e Flora Palla, te paguajne ne favor te paditesave Luli Agalliu dhe Albano Hysenaj, vleren e perdorimit te sendit ne masen 60.000 leke, per sejcilin bodrum te sejcilit padites.Rrezimin e kerkese padise per pavlefshmerine e aktit te marrjes se banesave me qera date 03.02.1995 dhe autorizimit provizor date 30.01.1992.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1090, date 12.10.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.5446, date 22.12.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe rrezimin e padise te paditesave Luli Agalliu dhe Albano Hysenaj, si te pa bazuar ne ligj e prova.

41

Page 42: Dhjetor 2005

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te K.P.Civile, kane ushtruar rekurs paditesit Luli Agalliu dhe Albano Hysenaj, te cilet parashtrojne keto shkaqe:

- Gjykata ka zbatuar gabim ligjin, nenin 296 te K.Civil, pasi eshte vertetuar pronesia e paditesave mbi bodrumet objekt konflikti me vertetimet e Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme date 26.09.2002 dhe posedimi nga te paditurit.

- Gjykata ka shkelur normat proceduriale qe kane ndikuar ne dhenjen e vendimit, pasi nuk jane respektuar kerkesat e neneve 246,253,257,269 e 270 te K.Pr.Civile, pasi vertetimet e pronesise te administruara ne gjykim jane akte zyrtare, perpiluar nga nenpunesi i shtetit, pra regjistruesi, brenda kufirit te kompetencave te tije dhe ne formen e kerkuar nga ligji.

- Gjykata e apelit nuk ka mbajtur parasysh nenet 16 dhe 29 te K.P.Civile, per te bere nje cilesim te sakte te fakteve e veprimeve qe lidhen me mosmarreveshjen duke shqyrtuar ne teresi provat dhe rrethanat e ceshtjes .

- Gjykata e apelit pranon se kontratat e qerase jane zgjidhur me vendimin nr.09, date 28.11.1992, te Keshillit Bashkiak te qytetit Tirane, pra pranon se ka qene kontrata e qirase. Kurse me vendimin nr.6112, date 1.12.1994 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, eshte vendosur deklarimi i pavlefshem zgjidhja e kontratave te qirase.

- Gjykata nuk ka patur parasysh nenet 269 e 273 te K.Pr.Civile ne lidhje me vertetesine e provave te paraqitura ne gjykim.

- Vertetimi i Z.R.P.Paluajteshme qe ben fjale se, bodrumi nuk eshte i privatizuar nuk eshte origjinal por i njesuar me origjinalin jo sipas kerkesave te nenit 267 te K.Pr.Civile.

- Edhe autorizimi date 30.1.1992 eshte i fallsifikuar perderisa eshte leshuar me date 30.1.1992 dhe ben fjale per vendimin e Keshillit te Bashkise Tirane date 28.11.1992.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, perfaqesuesin e pales paditese Av. Avni

Shehu, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, ne mungese te pales se paditur, si dhe diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1090 date 12.10.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, duhet prishur dhe çeshtja

te dergohet per rigjykim ne apel.Ne gjykimin e çeshtjes nga gjykata e apelit rezulton se, nuk jane zbatuar kerkesat e nenit

14 te K.Pr.Civile, per nje hetim te plote e te gjithanshem te çeshtjes, vendimi nuk i permbahet gjithashtu kerkesave ne nenin 126 te K.Pr.Civile, pasi ne permbajtje te tij, nuk rezulton te jene analizuar provat qe kane mbeshtetur zgjidhjen e mosmarreveshjes ne menyren qe ajo ka vendosur rrezimin e padise.

Nuk eshte hetuar ne drejtim te pretendimeve te paditesave nese ato jane pronare te ligjshem te sendit (bodrumit) objekt konflikti, e kane fituar cilesine e pronarit ne menyre te parashikuar me ligj dhe nese kane te drejte te mbrojne pronesine e tyre duke ju drejtuar gjykates, me padine e ngritur bazuar ne nenin 296 te K.Civil.

Nga gjykimi ka rezultuar se, mosmarreveshja mes paleve ndergjyqese ka rezultuar ne lidhje me pronesine dhe te drejtat qe burojne prej saj ne lidhje me dy bodrume te nje pallati ndodhur ne Bulevardin "Shqiperia e Re", pallatet e reja te aviacionit shkalla 4, ne te cilat banojne aktualisht te paditurit Çelik e Flora Palla, te cilet kane pretenduar procedimin e ligjshem mbi kete send te paluajteshem, ndersa paditesat pretendojne pronesine e tyre mbi bodrumin me siperfaqe secili 9.4 m2.

Paditesit duke pretenduar se, kane fituar pronesine mbi keto bodrume dhe i kane paraqitur gjykates aktet shkresore qe sipas tyre vertetojne pretendimet mbi pronesine, e sendit, si kontrate shitje, vertetim pronesie nga zyra e rregjistrimit te pasurive te paluajteshme. Bazuar sa siper kane

42

Page 43: Dhjetor 2005

kerkuar lirimin e dorzimin e bodrumeve, pagimin e qerase per perdorimin e tyre si vlefshmerite qe ligji kerkon dhe pavlefshmerine e autorizimit dhe aktet e marrjes se bodrumeve me qira paraqitur nga te paditurit Çelik e Flora Palla.

Te paditurit kane pretenduar se, jane posedues te ligjshem te bodrumeve sepse i eshte dhene ne baze te autorizimit date 30.01.1992 te pushtetit lokal te kohes per banim dhe se kane lidhur kontrate qeraje me Ndermarrjen Komunale, se bodrumi nuk eshte privatizuar nga asnje person.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin pjeserisht te kerkese padise. Detyrimin e te paditurve Çelik e Flora Palla, te lirojne e dorzojne bodrumet, … etj. (sipas dispozitivit)

Gjykata e apelit ka vendosur prishjen e vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe rrezimin e padise.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, duke gjykuar si te pambeshtetur me kerkesat e nenit 14, 126 te ligjit procedurial dhe nenit 296, etj. te K.Civil, vendimin e gjykates se apelit, qe ka vendosur rrezimin e padise, konkludon se, vendimi duhet prishur dhe çeshtja te dergohet per rigjykim, gjykates se apelit, duke udhezuar sa me poshte:

Ndonese ne gjykim jane administruar vertetime pronesie nga zyra e rregjistrimit te pasurive te paluajteshme, date 26.09.2002 te cilet ne permbajtje bejne fjale per rregjistrime ne pronesi te 9.4 m2 bodrum per secilin nga palet paditese, gjykata duhet te hetoje ne drejtim te veprimit juridik te ligjshem me te cilin palet paditese Luli Agalliu e Albano Hysenaj, kane fituar pronesine mbi sendet.

Nga pala paditese eshte paraqitur kontrata e shitjes date 25.10.1996 me te cilin paditesi pretendon se, ka fituar pronesine mbi sendin. Nuk rezulton te jete hetuar ne drejtim te vlefshmerise se titullit qe pala paditese paraqet si prove per te mbrojtur pretendimet e tij si pronar i sendit. Pra nese shitesi i sendit, ka patur ose jo pronesine mbi bodrumin qe ka shitur, cilat jane provat shkresore te vertetojne sa siper dhe sqarojne momentin fillestar te kalimit te pronesise te bodrumeve, nga shteti tek bleresit, kujt i eshte njohur fillimisht e drejta e privatizimit te bodrumit, nese jane Fejzie Mullaj e Ismail Mullaj, qe e kane fituar fillimisht kete te drejte apo keto e kane blere nga te tretet, me veprim juridik te mevonshem.

Ne te njejten menyre sa siper, te hetohet edhe ne lidhje me pjesen tjeter prej 9.4 m2 te bodrumit pretenduar se, eshte ne pronesi te Luli Agalliut, cili eshte akti qe i ka kaluar pronesine mbi bodrumin, nese veprimi juridik qe i ka kaluar pronesine, ploteson kushtet e vlefshmerise se tij sipas ligjit.

Te verifikohet ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajteshme Tirane, permbajtja origjinale e dokumentit qe mban daten 24.05.2002, nese eshte nje dokument qe ploteson kerkesat e ligjit, si akt zyrtar, te sqarohet permbajtja e tij, nga nenpunesit e zyres se regjistrimit, konkretisht ne lidhje me shenimin "nuk u gjet i regjistruar bodrumi ne pronesi te personave te tjere".

Po keshtu te sqarohet permbajtja e vertetimit tjeter te kesaj zyre, date 03.06.2003, ne te cilin ka shenimin se "… bodrumi ku banon Çelik Palla nuk eshte privatizuar". Sa siper nese gjykata nuk krijon bindje, me sqarimin e nenpunesve te zyres se regjistrimit, te kqyre ne vend regjistrat perkates.

Ne lidhje me pretendimet e te paditurve per posedimin e ligjshem te bodrumit, te hetohen ne lidhje me aktet e organeve te administrates qe i kane njohur te drejten e perdorimit, te ketij bodrumi, kontraten e qerase se baneses nese eshte lidhur nje kontrate e tille, etj.

Ne rigjykim krahas kerkimit kryesor per lirim e dorezim sendi, gjykata duhet te analizoje ne vendimin e saje edhe ne lidhje me kerkime te tjera qe perbejne objektin e padise, menyren e zgjidhjes se padise, ne lidhje me keto kerkime.

43

Page 44: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/"c" te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1099, date 12.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.12.2005

44

Page 45: Dhjetor 2005

Nr.3196/1041 i Regj. ThemeltarNr.1655 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarAgron Lamaj AnetarIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne daten 13.12.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.3196/1041 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: AGIM XHELAJ, ne mungese

I PADITUR K.K.K. PRONAVE VLORE, ne mungese

TRASHEGIMTARET E SADIK BUFIT:

KRENAR BUFI, perfaqesuar nga Av. D. Habili

SOSE HAXHIRAJ, ne mungese

REIZE BUFAJ, ne mungese

VJOLLCA HASANAJ, ne mungese

ATIKE BUFAJ, ne mungese

PERSONI TRETË: HANKO TOSKA (XHELAJ)

OBJEKTI I PADISË:Kundershtim i vendimit nr.70,

date 31.01.1995 te K.K.K.Pronave Vlore.Prishja dhe shpallja e paligjshme e vendimit nr.75,

date 21.03.1995 te K.K.K.Pronave Vlore.Prishja dhe shpallja e paligjshme e vendimit

nr.1968, date 15.11.1993 te Gjykates se Rrethit Vlore ne favor te Sadik Bufit.

Fshirje e rregjistrimit te hipotekes nr.2371, date 02.12.1993 ne emer te Sadik Bufit.

Baza Ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.136, date 03.02.1998, ka vendosur:Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.518, date 06.11.1998, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.136, date 03.02.1998 te Gjykates se Rrethit Vlore.

45

Page 46: Dhjetor 2005

Gjykata e Larte me vendimin nr.992, date 04.11.1999 ka vendosur:Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.16, date 19.01.2001 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.136, date 03.02.1998 te Gjykates se Rrethit Vlore dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim.

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.145, date 03.02.2003 ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesit Agim Xhelaj.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.380, date 09.07.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimitnr.145, date 03.02.2003 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese dhe personi trete Agim Xhelo e Hanko Toska (Xhelo), te cilet kerkojne prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykimi eshte bere me te meta procedurale.- Thirrja e personit trete eshte bere ne kundershtim me ligjin, pasi ceshtja ka filluar me date

13.01.1996 ne baze te procedures se vitit 1982, prandaj ne prokure eshte percaktuar ne cilesine e te paditurit dhe te personit te interesuar. Gjykata e ka thirrur me cilesine e personit te trete qe ka ndryshim me personin e trete pa e patur kete cilesi ne prokure. Ne keto kushte gjykata nuk mund te vazhdonte gjykimin pa kerkuar akte te ri perfaqesimi per Hanko Tosken (Xhelo).

- Gjykata ka caktuar ekspert Ibrahim Haxhiun dhe ka pranuar aktin me dy eksperte edhe nga Lefter Alushi pa caktuar ekspert.

- Ne themel vendimi i gjykates eshte i gabuar, pasi eshte shkelur ligji material.- Paditesi dhe personi e trete i kane praqitur prova per te vertetuar pretendimet tona qe nga

aktet e pronesise te vitit 1938. Kurse i padituri nuk eshte ne gjendje nga e ka prejardhjen prona e tij, por eshte bazuar ne vendime gjyqesore per vertetime fakti.Kunder rekursit ka ushtruar kunderrekurs Krenar Bufi, i cili pretendon se shkaqet e

rekursit nuk qendrojne e per rrjedhoje rekursi nuk duhet pranuar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, Avokatin D. Habili, i cili kerkoi lenien ne

fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimin nr.380, date 09.07.2004 i Gjykates se Apelit Vlore eshte i bazuar ne ligj, si i

tille duhet te lihet ne fuqi.Nga gjykimi i ceshtjes ka rezualtuar se, me kerkesen e personit te trete Hanko Toska

(Xhelaj), Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te Pronave ish Pronareve Vlore, me vendimin nr.70, date 31.01.1995, ka njohur dhe kthyer ish pronarit Mustafa Xhelaj (trashegimtareve) nje siperfaqe trualli prej 4800 m2, ne vendin e quajtur Uji i Ftohte Vlore, me kufizimet perkatese. Kjo prone eshte rregjistruar ne rregjistrat e ipotekes me nr.2502, date 27.04.1995 ne pronesi te Hanko Toskes (trashegimtare e Mustafa Xhelaj).

Vendimi i siperm eshte bazuar ne vertetimin e pronesise te hipotekes Vlore date 15.2.1992, me te cilin vertetohet se ne dobi te Mustafa Xhelaj gjendet e rregjistruar ne rregjistrin

46

Page 47: Dhjetor 2005

e hipotekes volumi nr.8, viti 1938, faqe 159, kater vrete toke kullotje e domethene nga veriu 84 m, nga lindja 80 m, jugu 94 m dhe nga perendimi 93 m, e ndodhur ne vendin Uji i Ftohte Vlore me kufizimet perkatese.

Kurse me kerkesen e trashegimlenesit te paditurve, Sadik Bufi Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit te Pronave te ish Pronareve Vlore, e vendimin nr.75, date 21.03.1995 i ka njohur dhe kthyer ish pronarit Sadik Bufi nje siperfaqe trualli prej 1456 m2 ne vendin e quajtur Uji Ftohte Vlore, me kufizimet perkatese.

Ky vendim eshte bazuar ne vendimin e Gjykates se Rrethit Vlore nr.1968, date 15.11.1993, me te cilin eshte vertetuar fakti juridik i pronesise per 1456 m2 te Sadik Bufit, si dhe vertetimin date 2.12.1993 te Bashkise Vlore, me te cilin vertetohet se Kom.Ekz.K.P. te qytetit Vlore, me vendimin nr.59, date 03.07.1968 ka shpronesuar Sadik Bufin nga nje dhome.

Mbi padine e paditesit Agim Xhelaj, kunder personit te trete Hanko Toska (Xhelaj) me objekt njohje bashkepronare mbi truallin e disponuar nga K.K.K.K.Pronave me vendimin nr.70, date 31.01.1995, ne favor te Mustafa Xhelajt, Gjykata e Kasacionit me vendimin nr.1670, date 14.11.1995 ka njohur paditesin Agim Xhelaj bashkepronare me personin e trete Hanko Toska (Xhelaj), mbi siperfaqen e tokes prej 4800 m2, ndodhur ne vendin "Uji i Ftohte" Vlore me kufizimet perkatese.

Pasi eshte njohur bashkepronare me vendimin e sipercituar, paditesi Agim Xhelaj, i bashkuar me personin e trete ne kete gjykim Hanko Toska (Xhelaj) me padine objekt gjykimi, ka kundershtuar vendimin nr.70, date 31.01.1995 te K.K.K.Pronave Vlore, kerkon prishjen dhe shpalljen e paligjshme te vendimit nr.75, date 21.03.1995 te K.K.K.Pronave Vlore, si dhe prishjen e shpalljen te paligjshme te vendimit nr.1968, date 15.11.1993 te Gjykates se Rrethit Vlore, ne favor te Sadik Bufit dhe fshirjen e regjistrimit te hipotekes nr.2371, date 2.12.1993 ne emer te Sadik Bufit, me pretendimin se trashegimlenesi i tyre Mustafa Xhelaj, nuk ka patur 4.800 m2 sa ju eshte kthyer nga komisioni, por 7.200 m2, ku perfshihet edhe siperqja prej 1.456 m2, e cila eshte kthyer te paditurve (trashegimtareve te Sadik Bufit).

Gjykata e shkalles se pare Vlore, me vendimin nr.136, date 03.02.1998, ka vendosur rrezimin e padise. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore. Me vendimin nr.992, date 04.11.1999 te Gjykates se Larte eshte prishur vendimi i Gjykates se Apelit Vlore dhe derguar ceshtja per rigjykim. Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.16, date 19.01.2001, ka prishur vendimin nr.136, date 03.02.1998 te Gjykates se Rrethit Vlore dhe kthyer per rigjykim, Gjykata e shkalles se pare Vlore me vendimin nr.145, date 03.02.2003, ka rrezuar padine e paditesit Agim Xhelaj, vendim ky i lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.380, date 09.07.2004.

Kunder vendimit te siperm te Gjykates se Apelit Vlore, ka ushtruar rekurs pala paditese dhe personi trete, te cilet pretendojne se, eshte marre mendim i eksperteve te pa caktuar nga gjykata, dhe ne themel, eshte zgjidhur ceshtja gabim, pasi siperfaqja qe i takon eshte me e madhe se ka kthyer K.K.K.Pronave.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, vlereson se vendimi i gjykates se apelit eshte i mbeshtetur ne ligj, pretendimet e paraqitura ne rekurs nuk perbejne shkaqe nga ato te parshikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Nga analiza e provave shkresore qe ka bere gjykata e apelit ka rezultuar se, me te drejte gjykatat kane pranuar se trashegimlenesi i paditesit dhe te personit trete, Mustafa Xhelaj, ka pasur ne pronesi 4 vreten toke qe eshte e barabarte me 4.800 m2, aq sa ju eshte kthyer me vendimin nr.70, date 31.01.1995 te K.K.K.Pronave.

Sipas vertetimit te pronesise, date 15.02.1992 te leshuar nga Zyra Hipotekes Vlore, provohet se, Mustafa Xhelaj ka pasur ne pronesi 4 vreten toke te cilen ja ka blere Hedije Zenelit dhe sipas aplikimit te bere ne terren me ekspert nga gjykata e apelit rezulton se, siperfaqja prej 4800 m2 qe ka kthyer komisioni, perputhet me siperfaqen prej 4 vreten te shprehur ne vertetimin hipotekor.

47

Page 48: Dhjetor 2005

Personi i trete Hanko Toska (Xhelaj) i eshte drejtuar Komisionit te K.K.K.Pronave per njohjen e kthimin e siperfaqes prej 4800 m2 dhe me vendimin nr.1670, date 14.11.1995 te Gjykates se Larte, jane njohur bashkepronare paditesi me personin e trete, mbi siperfaqen prej 4800 m2 te kthyer nga K.K.K.Pronave dhe i eshte kthyer po 4800 m2, qe ka provuar me akte shkresore qe ka ne pronesi.

Nga aktet e dosjes gjyqesore qe i perket vendimit nr.1670, date 14.11.1995 te analizuar nga gjykatat rezulton se, personi trete Hanko Xhelaj, ka pranuar se, babai i i paditesit Ymer Xhelaj, i ka shitur Cize Bufit, babait te Sadik Bufit, ne vitin 1940-1944, pjesen e tokes se tij. Me vertetimin date 25.08.1993 te leshuar nga Seksioni i Kadastres Vlore, ne baze te rregjistrave te vitit 1950-1952, rezulton se ne kufirin jugor te prones se Nurije Xhelaj, qe eshte nena e Hankos, eshte vendosur prona e Cize Bufit.

Sa siper pretendimet e paditesit ne gjykim dhe ne rekurs per pronesi te nje siperfaqe toke me te madhe se sa ka kthyer K.K.K.Pronave, nuk jane bazuar ne provat qe ai i ka paraqitur gjykates.

Ne keto rrethana, me te drejte gjykatat kane konkluduar se, kerkesa per kundershtimin e vendimeve nr.70, date 31.01.1995 dhe nr.75, date 21.03.1995 te K.K.K.Pronave Vlore, eshte e pa bazuar ne prova dhe ne ligje dhe padia ne teresi eshte rrezuar.

Sa siper, Kolegji Civil cmon se vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/"a" te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.380, date 09.07.2004 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 13.12.2005

48

Page 49: Dhjetor 2005

Nr.1061 i Regj. ThemeltarNr.1656 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseAgron Lamaj AnetarIrma Bala Anetare Ardian Dvorani AnetarPerikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.12.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËSI K/PADITUR: PAULIN TIRI, në mungesë

TË PADITUR K/PADITËS: NAMIK SADIKU, DAUT NAÇO, QANI NAÇO, KUJTIM TROPLINI, MUSTAFA

HOXHA, IRFAN REKA, LUMTURI HASKASA, në mungesë

TË PADITUR: K.K.K.P. PRANË BASHKISË DURRËS,

JAUP KATILLARI, në mungesë

PERSONA TË TRETË: KLEOPATRA TIRI, MARIKA SHOLLA, ELENI DEMIRI, DHIMITËR TIRI, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e të paditurve kundërpaditës

të lirojnë 6950 m2 truall, si dhe konstatimin e pavlefshmërisë

së kontratës së shitjes date 18.12.1998Baza ligjore: Nenet 296 e 92/c te Kodit Civil.

OBJEKTI I KUNDËRPADISË:Ndryshimi i vendimit nr.1257, date 26.03.1996

të K.K.K.P. pranë Bashkisë Durrës.Baza ligjore: Ligji nr.7698, date 15.04.1993

“Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronarëve” dhe nenet 168 e 170 të K.C.

Gjykata e shkallës së parë Durrës me vendimin nr.1308, datë 09.10.2001 ka vendosur:Pranimin pjesërisht të kërkesëpadisë të ngritur nga trashëgimtarët e Thoma e Spiro Tirit, duke u detyruar të paditurit kundërpaditës të lirojnë dhe dorëzojnë sipërfaqet e zëna prej tyre në lagjen 13, Plazh, sektori Apolonia Durrës, si më poshtë:

49

Page 50: Dhjetor 2005

Kujtim Troplini të lirojë e dorëzojë sipërfaqen ndërtimore 74 m2, sipërfaqen ndërtimore dy kate 158 m2 dhe sipërfaqen e oborrit 550 m2 e pasqyruar në aktin e ekspertimit me ngjyrë të verdhë. Mustafa Hoxha të lirojë e dorëzojë sipërfaqen ndërtimore 83 m2, sipërfaqen ndërtimore 18 m2 dhe sipërfaqen e oborrit 570 m2 e pasqyruar në aktin e ekspertimit me ngjyrë bojë qielli.Irfan Reka të lirojë e dorëzojë sipërfaqen ndërtimore 205 m2 dhe sipërfaqen e oborrit 670 m2 e pasqyruar në aktin e ekspertimit me ngjyrë jeshile. Jaup Katillari të lirojë e dorëzojë sipërfaqen ndërtimore 150 m2 sipërfaqen e oborrit 120 m2 e pasqyruar në aktin e ekspertimit me ngjyrë të kuqe. Lumturi Haskasa të lirojë dhe dorëzojë sipërfaqen e truallit 56 m2 e rrethuar me blloqe betoni e pasqyruar në aktin e ekspertimit me ngjyrë të verdhë.Rrëzimin e kërkesëpadisë përsa i përket pavlefshmërisë së kontratës së shitjes date 18.12.1995, si të pabazuar në ligj.Pranimin e kundërpadisë së ngritur nga Namik Sadiku, Daut Naço, Qani Naço, duke u ndryshuar vendimi nr.1257, date 26.03.1996 i KKKP, vetëm për sipërfaqen e truallit 495 m2 që u përket të paditurve kundërpaditësa Namik Sadiku, Daut Naço e Qani Naço, duke u kompensuar trashëgimtarët e Thoma e Spiro Tirit, sipas nenit 16/b të ligjit nr.7698, date 15.04.1993.Rrëzimin e kundërpadisë së ngritur nga Kujtim Troplini, Mustafa Hoxha, Irfan Reka e Lumturi Haskasa, si të pabazuar në ligj e në prova.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.106, date 26.02.2002 ka vendosur: Lënien në fuqi të vendimit nr.1308, date 09.10.2001 të Gjykatës së shkallës së pare Durrës.

Gjykata e Lartë me vendimin nr.1677, date 16.10.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.106, date 26.02.2002 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim po asaj gjykate, me tjetrë trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durrës me vendimin nr.230, date 29.04.2004 ka vendosur:Lënien në fuqi të vendimit nr.1308, date 09.10.2001 të Gjykates se shkallës së pare Durrës.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i padituri kundërpaditës Mustafa Hoxha, duke parashtruar këto shkaqe për prishjen e tij:

- Gjykata e apelit nuk ka zbatuar udhëzimet e Gjykates së Larte, në bazë të neneve 486 e 493/2 të Kodit të Procedurës Civile (K.Pr.C.). Duhej te hetohej nese kishte objekte te Drejtorise se Pergjitheshme te Hekurudhave, per te arritur ne konkluzionin nëse trualli ishte i lire apo i zene.

- Arsyetimi i gjykates se jemi perpara ndertimeve pa leje eshte i gabuar adoptimi i kapanoneve te bazes se hekurudhes nuk do te thote se jane ndertuar pa leje nga shteti.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe si bisedoi çështjen ne teresi,

50

Page 51: Dhjetor 2005

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga i padituri kunderpadites Mustafa Hoxha nuk permban shkaqe qe,

sipas ligjit, te diktojne prishjen e vendimit nr.230, date 29.04.2004 te Gjykates se Apelit Durres me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi nr.1308, date 09.10.2001 i Gjykates se shkalles se pare Durres.

Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se :Me vendimin nr.1257, date 26.03.1996 K.K.K.P. prane Bashkise Durres i ka kthyer

paditesit te kunderpaditur Paulin Tiri dhe personave te trete, si trashegimtare ligjore te ish-pronareve Spiro e Thoma Tiri, nje truall me siperfaqe 6950 m2, te ndodhur ne Shkozet, Durres, prane ish-kapanoneve te bazes se hekurrudhes.

Te paditurit kunderpaditesa kane bere ndertime e shtesa te mevonshme mbi truallin që i është kthyer paditësit të kundërpaditur.

Me padine drejtuar gjykates eshte kerkuar midis te tjerave edhe detyrimi i rekursuesit Mustafa Hoxha, i paditur kunderpadites, qe te liroje e dorezoje siperfaqen e truallit qe ka zene si posedues i paligjshem.

Mustafa Hoxha ka kerkuar ndryshimin e vendimit te K.K.K.P. me pretendimin se, ne kohen qe eshte kthyer trualli i mesiperm ka qene i zene me ndertime te ligjshme.

Gjykata e shkalles se pare e ka detyruar Mustafa Hoxhen, të lirojë e dorëzojë sipërfaqen e truallit të zënë prej tij, pasi eshte provuar se ai, pa disponuar titull pronesie, ka zene siperfaqe trualli ku kane qene ngritur kapanonet e lartpermendura, duke kryer ndertim pa leje.

Ne keto kushte ky Kolegj cmon se, vendimi i gjykates se apelit me te cilin eshte lene ne fuqi vendimi i gjykates se shkalles se pare, qe ka rrezuar kunderpadine e rekursuesit Mustafa Hoxha, eshte i drejte.

Gjykatat e mesiperme kane konkluduar se, Mustafa Hoxha nuk legjitimohet persa kerkon, pasi ndertimi qe ka kryer eshte i paligjshem dhe se nga veprime te kunderligjshme nuk mund te rrjedhin pasoja te ligjshme. Perderisa mungon interesi i ligjshem ai nuk mund te pretendoje se, rrezimi i kunderpadise se tij vjen ne kundershtim me ligjin.

Pretendimet e paraqitura ne rekurs lidhen me fakte te verifikuara dhe sqaruara nga gjykatat, prandaj nuk merren parasysh.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILënien në fuqi të vendimit nr.230, date 29.04.2004 te Gjykatës së Apelit Durrës.

Tirane, me 13.12.2005

51

Page 52: Dhjetor 2005

Nr.3191/1036 i Regj. ThemeltarNr.1657 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseAgron Lamaj AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.12.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: KUJTIM LAPAJ, ne mungese

ESAT VEIZI, perfaqesuar nga Av. F. Gjini

TË PADITUR: NATASHA ÇAUSHI, VIOLETA ROBAJ, TEUTA XHERAHI, BESNIK KRYTHA, IRMA JAZO, ZHANETA HARUNI, YLLKA BEGAJ E LUTFI HAMITI, perfaqesuar

nga Av. A. Shehu

FEJZI LATIFI, SPARTAK RRAPAJ, ADELINA BANUSHI, PELLUMBESHA GAÇE

E FLUTURA ZERAJ, ne mungese.

OBJEKTI:

Detyrim per njohje bashkepronar.Baza Ligjore: Neni 199 i K.Civil,

Nenet 31, 32 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin civil nr.1763, date 23.12.2002 ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesve Kujtim Lapaj e Esat Veizi, kunder te paditurit, Fejzi Latifi, Natasha Çaushi, Violeta Robaj, Teuta Xherahu, Besnik Krythi, Irena Jazo, Zhaneta Haruni, Yllka Begaj, Lufti Hamiti, Spartak Rrapaj, Adelina Banusha, Pellumb Gaçe dhe Flutura Zeraj me objekt njohje bashkepronar si te pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin civil nr.168, date 14.04.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1763, date 23.12.2002 te Gjykates Rrethit Vlore dhe pushimin e gjykimit.

52

Page 53: Dhjetor 2005

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs paditesi Esat Veizi, i cili kerkon ndryshimin e vendimeve te gjykatave dhe pranimin e padise, duke parashtuar sa me poshte:

- Vendimi i gjykates eshte i pambeshtetur ne prova dhe eshte rrjedhoje e zbatimit te keq te ligjit ne lidhje me bashkepronesine.

- Gjykata gabon ne arsyetimin e vendimit, duke pranuar pa asnje prove dhe dokument, se ne kemi hequr dore nga bashkepronesia ne nje kohe qe nepermjet argumentimit teorik, pranon se ne jemi bashkepronar.

- Gjykatat pranojne faktin qe neve kemi fituar pronesine, por nuk argumentojne se me ç'menyre ligjore apo veprimi juridik e kemi humbur ne kete bashkepronesi

- Gjykata e apelit arsyeton gabim kur pretendon qe me rrezimin e padise per pjestimin e pasurise ne kemi humbur bashkepronesine, duke dhene nje vendim te gabuar.

- Gjykata pranon apriori dhe pa prova faktin se ne kemi marre te holla.- Ne arsyetimin e gjykates arsyetohet se ambientet perkatese me krijimin e kooperatives

jane pasuri e kooperatives, sipas vendimit gjyqesor te formes se prere nr.748, date 03.09.1992, lene ne fuqi me vendimin nr.627, date 06.11.1992 te Gjykates se Apelit. Ne fakt ky vendim ka vendosur rrezimin e padise dhe nuk mund te sjelle asnje pasoje per bashkepronesine.

- Gjykata e apelit gabon edhe persa i perket vendimit nr.1710, date 29.06.1995, lene ne fuqi me vendimin nr.4882, date 01.12.1995 te gjykates se apelit ku eshte vendosur rrezimi i padise, pasi jam perjashtuar nga kooperativa se kam shkelur normat e statutit, fakt ky qe nuk eshte i vertete dhe ka te beje me nje keqintrepetim te statutit dhe nenit 11 te tij.

- Gjykata e apelit ne arsyetimin e saj nuk shprehet ne lidhje me vertetimet e leshuara nga Zyra e Hipotekes Vlore, te cilat jane leshuar ne kundeshtim me ligjin, pasi asnje nga dispozitat e vendimeve te gjykatave nuk e ka urdheruar te behen ndryshime ne rregjistrim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e paditesit, qe kerkoi

ndryshimin e dy vendimeve dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e te paditurve, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Vlore duhet te prishet per shkak se nuk eshte i bazuar ne

ligj.Rezulton nga aktet se palet pjesemarrese ne gjykim perfshire ketu paditesat dhe te

paditurit ne vitin 1992 me kontrate shitblerje kane blere nga Bardhyl Laze pjese te nje punishte ku perfshihen disa ambiente me siperfaqe ndertimore 415 m2 kontrate e cila eshte rregjistruar me nr.136, date 30.04.1992 ne rregjistrat e Z.R.P.Paluajteshme, fakt i pranuar edhe nga gjykatat ne vendim te saj.

Me vullnetin e tyre palet ne gjykim me date 16.04.1992 kane krijuar nje sipermarje te perbashket qe ne baze te organizimit te percaktuar e kane quajtur Kooperativa e punimeve artistike "Onufri", kooperative e cila ka funksionuar mbi bazen e rregullave te percaktuara ne statutin e saj. Nder te tjera ne nenin 4 te ketij statuti si prona te kooperatives permenden ndertesat ku ushtrohet veprimtaria prodhuese, makinerite e ndryshme mjetet e punes, mjetet monetare, etj.

Mbas nje kohe te shkurter midis paleve si permenden me lart kane filluar mosmarreveshje dhe per zgjidhjen e tyre i jane drejtuar me padi gjykates.

53

Page 54: Dhjetor 2005

Paditesat kane kerkuar ne rruge gjyqesore pjestimin e pasurise se perbashket persa i perket pasurise te paluajteshme, por gjykata e shkalles se pare me vendim nr.748, date 03.09.1992 ka rrezuar padine, vendim i cili eshte lene ne fuqi edhe nga gjykata e apelit me arsyetimin se, simbas statutit te shoqerise anetaret qe largohen, nuk kane te drejte te marrin kontributin ne natyre te sendit, por vetem pjesen e tyre ne te holla.

Rezulton qe palet te kene zhvilluar midis tyre edhe gjykime te tjera, por qe nuk kane gjetur zgjidhje per mosmarreveshjet e krijuara midis tyre.

Me vone me vendim nr.1477, date 30.10.2002 te Gjykates se shkalles se pare Vlore lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlore eshte bere pjestimi i objekteve ne bashkepronesi te paleve e megjith kerkesen e tyre paditesat nuk jane pranuar nga gjykata ne gjykimin e ketij pjestimi me arsyetimin se, simbas vertetimit te pronesise nr.47, date 27.12.2002 te Z.R.P.Paluajteshme ata nuk figuronin bashkepronar ne sendin objekt pjestimi.

Ndodhur ne keto rrethana paditesat i jane drejtuar perseri gjykates dhe kerkojne detyrimin e te paditurve t'i njohin bashkepronare mbi ambjentet e blera ne vitin 1992 me siperfaqe 415 m2.

Ne perfundim Gjykata e shkalles se pare Vlore ka vendosur rrezimin e padise si te pabazuar, ndersa Gjykata e Apelit Vlore ka prishur vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe ka pushuar gjykimin e çeshtjes me arsyetimin se ne rastin konkret eshte ngritur nje padi qe nuk mund te ngrihet.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs paditesi Esat Veizi dhe rezulton se shkaqet e parashtruara ne te bejne fjale per zbatim te keq te ligjit dhe bejne te cenueshem vendimin e gjykates se apelit.

Vendimi i gjykates se apelit nuk mbeshtetet ne fakte e prova te paraqitura nga palet ne seance gjyqesore, kerkesa keto te neneve 10 dhe 29 te K.Pr.Civile dhe shpesh kontradiktor per konkluzionet e pranuara ne te.

Sikunder arsyeton duke ju referuar legjislacionit te kohes Ligjit 7632, date 04.11.1992 "Per dispozitat qe rregullojne pjesen e pare te Kodit Tregtar" dhe Ligjit 7638, date 19.11.1992 "Per Shoqerite Tregtare" dhe ne teresi, dispozitave te statutit te Kooperatives te krijuar ne rastin konkret, gjykata e apelit pranon se pamvaresisht nje ometimi ne statut, me rastin e krijimit te kooperatives, palet kane transferuar gjithsejcili te drejten e vet te pronesise mbi objektin ne favor te kooperatives, duke u bere tashme ky subjekt juridik (kooperativa) titullar i se drejtes se pronesise mbi kete objekt te vene si kapital themeltar per ushtrimin e aktivitetit.

Per te arritur ne kete konkluzion, pra ne se objekti ishte ose jo pjese e kapitalit themeltar ne krijimin e kooperatives gjykata duhej t’i referohej me saktesi statutit te shoqerise te perpiluar me kete rast per funksionimin e saj dhe jo te pranonte dhe te plotesonte me bindjen e saj ometimet qe mund te kishte statuti ne kete drejtim. Vetem duke ju referuar akteve per themelimin e kooperatives dhe statutit per funksionimin e saj, gjykata do te kishte arritur edhe ne konkluzion te drejte ne se pasuria e paluajteshme objekt gjykimi ishte ose jo pjese e kapitalit themeltar te kooperatives.

Gjykata i referohet nenit 11 te statutit sipas te cilit kur anetari i kooperatives largohet nga kooperativa ai merr vetem kontributin ne leke dhe jo ne makineri …" ç’ka nuk ben fjale per pasuri te paluajteshme si prone e subjektit juridik te kooperatives, dhe ndryshe nga sa pranon gjykata kjo nuk verteton qe paditesat te kene marre ne te holla pjesen e tyre.

Eshte e vertete qe ne vitin 1992 me vendim gjyqesor te formes se prere paditesave ju eshte rrezuar padia per pjestim te sendit te paluajteshem me arsyetim se ne rast se ata desherojne te largohen nga kooperativa kane te drejte te marrin vetem ne te holla pjesen e tyre, por gjykata nuk ka administruar asnje prove si ka funksionuar me tej kooperativa. Ajo nuk ka administruar gjithashtu asnje prove te vertetoje se paditesat kane marre ne te holla pjesen e tyre, prandaj dhe konkluzioni i saj ne kete drejtim gjendet ne kundershtim me normat proçedurale si permenden me lart.

54

Page 55: Dhjetor 2005

Fakti qe eshte rrezuar padia per pjestim e paditesave nuk verteton se ata kane marre pjesen e tyre ne te holla prandaj ne kete drejtim gjykata te administroje provat e nevojshme ne menyre qe edhe paditesat te realizojne te drejtat e tyre nga bashkepronesia e sendit.

Por ndonese kane rrezuar padine e paditesave per pjestim pasurie, me vendim gjyqesor qe ka marre formen e prere ne vitin 2002, pasuria e paluajteshme pjestohet tashme jo si pasuri e subjektit juridik, por si send ne bashkepronesi konform dispozitave te nenit 207 e vijus te K.Civil dhe vetem midis te paditurve si bashkepronare, duke perjashtuar nga ky pjestim paditesat.

Ne keto rrethana gjykata pa te drejte ka arritur ne konkluzionin se paditesat kane ngritur nje padi qe nuk mund te ngrinin per shkak se eshte shuar marredhenia juridike e bashkepronesise.

Me kontrate shitblerje ne vitin 1992 paditesat krahas te paditurve jane edhe ata bashkepronare te pasurise te paluajteshme objekt konflikti.

Duke hetuar nga ky moment e ne vazhdimesi marredheniet midis bashkepronareve gjykata te vleresoje drejte provat ne se paditesat kane perfituar te drejta nga bashkepronesia mbi sendin dhe ne ç'menyre dhe nese jo si do t'i realizojne ato si ish anetare te kooperatives apo konform dispozitave te K.Civil si bashkepronare mbi sendin.

Mbasi te plotesoje sa me siper gjykata do te konkludoje drejt edhe lidhur me pranimin ose rrezimin e padise ne menyre qe edhe paditesat te mos perjashtohen padrejtesisht, por te perfitojne nga mundesite ligjore qe ekzistojne mbi bazen e te drejtes se bashkepronesise.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.168, date 14.04.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e

çeshtjes per rigjykim po prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 13.12.2005

55

Page 56: Dhjetor 2005

Nr.3184/1029 i Regj. ThemeltarNr.1658 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.12.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS I K/PADITUR: DRITA POLO, ne mungese

I PADITUR K/PADITËS: BLANDI POLO, perfaqesuar nga av. Arqile Nini

OBJEKTI I PADISË:Detyrim per njohje pronesie

mbi nje apartament 1+1 te ndodhur ne pallatin 1175, lagja “Deshmoret”, Vlore.

Baza ligjore: Nenet 349, 350, 402 te Kodit Civil. OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Konstatim i pavlefshmerise se testamentit dhe detyrim per njohje pronesie.

Baza ligjore: Nenet 349, 350, 404 dhe neni 92/a i Kodit Civil.

Gjykata e rrethit gjyqesor Vlore, me vendimin nr.589, date 22.04.2002 ka vendosur:Pranimin e padiseRrezimin e kundrapadisePushimin e gjykimit per shtesen e objektit te padise per shkak heqje dore nga gjykimi.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.425, date 05.07.2002 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.589, date 22.04.2002 te Gjykates se shkalles se pare Vlore persa i perket pushimit te gjykimit.Ndryshimin e vendimit te mesiperm per pjeset e tjera si me poshte:Rrezimin e padise se paditeses Drita Polo.Pranimin e kundrapadise te te paditurit kundrapadites Blandi Polo duke e konstatuar si te pavlefshem testamentin me nr.1 Rep., date 12.2.1998 te Noterise Vlore.

56

Page 57: Dhjetor 2005

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.129, date 29.01.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.425, date 05.07.2002 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.460, date 20.10.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.589, date 22.04.2002 te Gjykates se shkalles se pare Vlore, per pjesen me te cilin eshte vendosur pushimi i gjykimit.Ndryshimin e vendimit te mesiperm per pjeset e tjera, ne kete menyre:Rrezimin e padise se paditeses Drita Polo me objekt detyrimin e te paditurit Blandi Polo ta njohe paditesen pronare mbi nje apartament 1+1 te ndodhur ne pallatin nr.1175, Vlore.Pranimin e kundrapadise se kundrapaditesit Blandi Polo, duke konstatuar si absolutisht te pavlefshem testamentin me nr.1 Rep., date 12.02.1998.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs paditesja e kunderpaditur, e cila parashtron si me poshte:

- Gjate gjykimit gjykata e apelit ka realizuar detyrat e lena nga Gjykata e Larte, por konkluzionet e nxjerra prej saj jane ne kundershtim me ato qe u thane perpara gjykates.

- Vendimi eshte ne kundershtim me konkluzionet e Gjykates se Larte, si dhe me deshmine e noteres mbi rrethanat e bërjes se testamentit.

- Gjykata ne dhenien e vendimit te saj eshte mbeshtetur ne te dhena qe nuk ekzistojne ne asnje prove te marre gjate gjykimit, apo qofte edhe te pretenduar.

- Arsyetimi i gjykates se apelit se gjurma e gishtit te vendosur nga ana e testatores nuk ka asnje vlere identifikuese eshte i gabuar dhe ne kundershtim me ligjin “Per noterine”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesit e te paditurit qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te apelit dhe pasi e bisedoi

ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.460, date 20.10.2004 i Gjykates se Apelit Vlore, me te cilin eshte vendosur

ndryshimi i vendimit nr.589, date 22.04.2002 te Gjykates se rrethit gjyqesor Vlore, duke vendosur rrezimin e padise se paditeses Drita Polo dhe pranimi i kunderpadise se te paditurit Blandi Polo eshte i bazuar ne ligj, prandaj duhet te lihet ne fuqi.

Gjate gjykimit ne gjykatat e faktit ka rezultuar si me poshte:Me testamentin noterial nr. 5344 rep., date 05.07.1994, trashegimlenesja Ismete Dervishi

ka disponuar ap.1+1 si pasuri trashegimore ne favor te nipit te saj Blandi Polo.Ndersa me testamentin tjeter noterial nr.1 rep., date 12.02.1998 trashegimlenesja Ismete

Dervishi te njejten pasuri trashegimore e ka disponuar ne favor te vajzes se saj, paditeses Drita Polo.

E ndjera Ismete Dervishi ka vdekur me 18.04.1999.Me padine objekt shqyrtimi paditesja Drita Polo ka kerkuar te njihet pronare e vetme e

pasurise trashegimore ap. 1+1 ne baze te disponimit ne favor te saj me testamentin e dyte, qe sipas saj ka lene pa fuqi te parin.

57

Page 58: Dhjetor 2005

Ndersa i padituri Blandi Polo, me ane te kunderpadise, ka kerkuar konstatimin e pavlefshmerise absolute te testamentit te dyte dhe njohjen e tij pronar te pasurise trashegimore sipas testamentit te pare.

Gjykata e apelit me te drejte ka konstatuar se testamenti i dyte, nr.1 rep., date 12.02.1998, duhet te konsiderohet veprim juridik absolutisht i pavlefshem. Ne baze te provave te administruara gjate rishqyrtimit te ceshtjes, pas prishjes se vendimit prej Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, gjykata e apelit ka konstatuar se testamenti i dyte eshte hartuar ne shkelje te dispozitave urdheruese te ligjit ne lidhje me formen e veprimit juridik. Sipas nenit 67 te Ligjit nr.7829, date 01.06.1994 “Per noterine”, “... jane te pavlefshme aktet dhe veprimet juridike, kur.... ë) akti noterial eshte hartuar pa u respektuar rregullat e parashikuara ne nenet 43 dhe 46 te ketij ligji”.

Gjithashtu, sipas nenit 397 te Kodit Civil, “Testamenti me akt noterial redaktohet nga noteri dhe neneshkruhet nga trashegimlenesi ne prani te noterit. Kur trashegimlenesi nuk di, ose per shkak semundje ose te metash fizike nuk mund te neneshkruaje, testamenti neneshkruhet sipas rregullave te parashikuara ne ligjin “Per noterine”. Sipas nenit 46/2 te ketij ligji, “Kur ndonjera nga palet nuk di te neneshkruaje, autorizon te neneshkruaje per te nje person tjeter, per identitetin e te cilit noteri sigurohet njelloj si dhe per palet”.

Gjykata e apelit ka konstatuar se konfirmimi i shprehjes se vullnetit te testatores nepermjet neneshkrimit te testamentit te dyte vjen ne kundershtim me kerkesat e dispozitave te sipercituara. Personi i permendur ne testament si i besuar, nuk rezulton te jete identifikuar dhe te kete qene pjesemarres gjate hartimit dhe neneshkrimit te testamentit nga noteri. Identiteti i tij i plote nuk eshte pjese organike e aktit noterial dhe prania e tij gjate ketij procesi nuk eshte pasqyruar ne tekstin e aktit, gje qe e ben ate te dyshimte.

Si perfundim, vihet ne dyshim shprehja e vullnetit te testatores.Duke mbetur pa fuqi testamenti i dyte, nr.1 rep., date 12.02.1998 dhe duke u rrezuar

padia e paditeses per t`u njohur pronare e vetme e pasurise trashegimore, mbetet i vlefshem testamenti i pare nr.5344 rep. date 05.07.1994, sipas modifikimit qe i eshte bere atij me vendimin nr.1437, date 20.10.2005 te Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, me te cilin eshte pranuar rezerva ligjore ne favor te trashegimtareve te paafte per pune Drita Polo e Lefter Polo.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a, te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.460, date 20.10.2004 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 15.12.2005

58

Page 59: Dhjetor 2005

Nr.1056 i Regj. ThemeltarNr.1659 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArtan Hoxha AnetarArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.12.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE, perfaqesuar nga juristi I. Shatri

TË PADITUR: 1. KOMISIONI I SHERBIMIT CIVIL, ne mungese

2. GENC QARRI, ne mungese

3. VLADIMIR CAFKA, ne mungese

4. THOMA KATRO, ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Anullim te vendimeve nr.181, 180, 179,

date 12.08.2004 te Komisionit te Sherbimit Civil.Neni 8 pika 2 e 3 te ligjit nr.8549,

date 11.09.1999 “Statusi i Nepunesit Civil”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.102, date 11.11.2004 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise se ngritur nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve kunder Komisionit te Sherbimit Civil e Thoma Katros, Genci Qarrit e Vladimir Çafkes, duke lene ne fuqi vendimet e Komisionit te Sherbimit Civil nr.179, 180, 181, date 12.08.2004

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala paditese Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve, duke parashtruar si me poshte:

- Vendimet e Komisionit te Sherbimit Civil dhe te gjykates se apelit jane dhene ne interpretim dhe zbatim te gabuar te ligjit. Masat disiplinore ndaj oficereve te policise tatimore jane dhene ne perputhje me legjislacionin ne fuqi, si ne procedure edhe ne permbajtje.

- Deri ne momentin qe kane dale rezultatet e kontrollit, te paditurit nuk kishin bere asnjehere prezent perpara eproreve ngarkesen ne pune, per shkak te hapjes gjeografike apo ndonje veshtiresie tjeter.

59

Page 60: Dhjetor 2005

- Ndryshimi i natyres se punes per shkak te riorganizimit dhe veshtiresite qe mund te haseshin, nuk i ka penguar punonjesit qe kontrollonin zonat e tjera per te bere nje pune efektive.

- Komisioni i Sherbimit Civil dhe gjykata e apelit jane treguar subjektive ne vleresimin e rendesise se shkeljes se kryer nga punonjesit. Gjykata ka zvogeluar shkeljet dhe mosrealizimet e te paditurve, pa u mbeshtetur ne prova e fakte.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi,perfaqesuesin e pales paditese, qe kerkoi prishjen e vendimit te apelit dhe te Komisionit

te Sherbimit Civil dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.102, date 11.11.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte rrezuar

padia e Drejtorise se Pergjitheshme te Tatimeve kunder te paditurve Genc Qarri, Vladimir Cafka e Thoma Katro per anullimin e vendimeve respektive nr.181, 180 dhe 179, date 12.08.2004 te Komisionit te Sherbimit Civil, eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate.

Gjate gjykimit te ceshtjes ne apel ka rezultuar si me poshte:Te paditurit Genc Qarri, Thoma Katro dhe Vladimir Cafka kane punuar prane pales

paditese me detyren e oficerit te policise tatimore.Me vendimet respektive nr.81, 80 dhe 79, date 28.06.2004 pala paditese ka marre per

secilin nga te paditurit masen disiplinore te largimit nga Sherbimi Civil.Komisioni i Sherbimit Civil, pasi ka marre ne shqyrtim ankimet e te paditurve ka

vendosur:1. Me vendimin nr.180, date 12.08.2004, ndryshimin e mases disiplinore marre ndaj

ankuesit Vladimir Cafka nga “largim nga sherbimi civil”, ne “kalim ne nje detyre me te ulet per nje periudhe 6 (gjashte) mujore”.

2. Me vendimin nr.179, date 12.08.2004, ndryshimin e mases disiplinore marre ndaj ankuesit Genc Qarri nga “largim nga sherbimi civil” ne “kalim ne nje detyre me te ulet per nje periudhe 6 (gjashte) mujore”. Ndersa Komisioni i Sherbimit Civil e ka shqyrtuar secilen ceshtje vec e vec dhe ka dale

me vendimet perkatese te lartpermendura per sejcilin ankues, gjykata e apelit i ka bashkuar te tre ceshtjet ne nje gjykim te vetem dhe ka dale me nje vendim perfundimtar per te tre te paditurit. Kete qendrim gjykata e apelit nuk e ka mbeshtetur ne ndonje dispozite procedurale. Sejcili nga te paditurit ceshtjen e ka te vecante dhe pretendimet e tyre nga pikepamja e faktit dhe e ligjit nuk kane ndonje baze te perbashket.

Ne kete kontekst gjykata e apelit ne vendimin e saj ka arsyetuar shkurt dhe ne menyre te pergjitheshme se paditesit ne punen e tyre kane pasur ndonje mangesi, por kane nje zone te gjere; nuk kane pasur ndonje mase disiplinore te mepareshme, personaliteti i tyre eshte i mire, etj.

Per rrjedhoje, gjate gjykimit ne apel eshte shkelur parimi i individualizimit te pergjegjesise disiplinore te te paditurve.

Gjithashtu, gjate gjykimit ne apel eshte shkelur edhe parimi i nje procesi te rregullt gjyqesor.

Duke qene se ceshtjet jane te vecanta dhe proceduralisht nuk kane lidhje me njera tjetren, ato duhet te ishin gjykuar vecan dhe gjykata duhej te kish dale me vendim te vecante per sejcilin te paditur. Ne sejcilen ceshtje ajo duhej te kryente nje procedim provues bazuar ne nenin 213, ne lidhje me nenin 12, te K.Pr.Civile. Per kete qellim ne sejcilen ceshtje ajo duhej te kish marre nje vendim te ndermjetshem per te percaktuar faktet qe lejohen palet te provojne ne gjykim, ne te

60

Page 61: Dhjetor 2005

cilat ato i bazojne kerkimet dhe pretendimet e tyre, si dhe provat qe ato lejohen te paraqesin, duke pasur parasysh edhe rregullin e barres se proves.

Ne gjykimin ne apel jane degjuar vetem pretendimet e pales paditese dhe te dy te paditurve, si dhe jane administruar disa prova shkresore, pa percaktuar faktet qe kerkoheshin te provoheshin, si dhe vleren provuese te cdo prove.

Ne kete kend veshtrimi procesi eshte i parregullt, vendimi nuk paraqet perfundime te bazuara ne prova dhe, si i tille, ai konsiderohet i paarsyetuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.102, date 11.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 15.12.2005

61

Page 62: Dhjetor 2005

Nr.3154/999 i Rregj. ThemeltarNr.1660 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Agron Lamaj KryesuesArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare Perikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 01.12.2005, 15.12.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: BLU IMPERIAL shpk, perfaqesuar ne gjykim nga Av.Gj. Hysa

I PADITUR: D.C.I.U.M.B. (DREJTORIA E CILESISE DHE INSPEKTIMIT TE USHQIMIT PRANE MINISTRISE SE BUJQESISE),

perfaqesuar ne gjykim nga Av. i Shtetit K. Gazeli

PERSON I TRETË: ZYRA E PATENTAVE TE SHQIPERISE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Detyrim i te paditurit te nderprese dhe anulloje

lejet e dhena per prodhim uji, ne baze te neneve 31, 32 § b, c te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.5104, date 19.12.2002 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.509, date 23.04.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit te mesiperm dhe rrezimin e kerkese padise.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjen gabim, dhe konkretisht se:

- Kemi te bejme me marken e rregjistruar.- Kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates

se shkalles se pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi paditesin, i cili kerkoi

pranimin e rekursit, anen e paditur, qe kerkoi rrezimin e saj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

62

Page 63: Dhjetor 2005

V Ë R E N1. Paditesi eshte person juridik tregtar, i organizuar ne formen e shoqerise me pergjegjesi

te kufizuar dhe qe ka si objekt te veprimtarise se tij nder te tjera edhe tregtine me produkte ushqimore dhe prodhimin e ujit dhe pijeve freskuese. Qendra e tij eshte Qafmolla (Selite) Tirane.

Per kete qellim me date 30.03.2001, i eshte dhene leja per treguesit cilesore te prodhimit (prodhim i ujit te ambalazhuar), dhe leja tekniko-teknollogjike (prodhimi i produkteve ushqimore uji i gazuar dhe i pagazuar dhe pije freskuese) nga burimi i ujit Selite.

2. Paditesi me kerkese padine objekt gykimi pretendon se veprimi i anes se paditur e ka demtuar veprimtarine e tij tregtare (nepermjet konkurences se pandershme).

3. Gjykata e rrethit ka konsideruar te provuara pretendimet e paditesit duke pranuar kerkese padine. Ajo ka arsyetuar se ana e paditur ne kundershtim me dispozitat ligjore ka dhene leje veprimtarie subjekteve te tjere, te cilet kane vepruar me emer te ngjashem tregtar duke demtuar interesat tregtare te paditesit.

4. Gjykata e apelit ka prishur kete vendim dhe ka rrezuar kerkese padine e paditesit. Ajo ka arsyetuar se:

Etiketa e perdorur nga paditesi ka rregjistrim te mevonshem se subjektet e tjera tregtare; se ujin paditesi e merr nga ujesjellesi dhe jo nga burimi;

5. Vendimi i mesiperm i gjykates eshte ne zbatim te gabuar te ligjes dhe per pasoje duhet te prishet.

6. Paditesi legjitimohet ne padine e tij kunder anes se paditur. Duke ju referuar Ligjit nr.7941, viti 1995 "Per ushqimin" ne Nenin 1 eshte percaktuar

qellimi i Ligjes, qe eshte percaktimi i kushteve per prodhimin, perpunimin, ruajtjen, shperndarjen, kontrollin dhe tregtimin e prodhimeve ushqimore …". Ne fushen e zbatimit te ketij ligji eshte perfshire edhe prodhimi i ujit. Me pas ne Nenin 7 percaktohet menyra e ushtrimit te prodhimit te produkteve ushqimore duke u sanksionuar se leja e ushtrimit te veprimtarise jepet nga organet ne vartesi te Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit dhe Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes se Mjedisit. Ne keto kushte paditesi ka percaktuar se anes se paditur i takon legjitimiteti pasiv, d.m.th. detyrimi te kryeje nje veprim te caktuar ne permbushje te detyrimit dhe te drejtes se paditesit.

7. Kodi Civil parashikon nje kapitull te titulluar Konkurenca e pandersheme (Nenet 638 e vijues). Neni 639 (citim) vendimi qe verteton veprime te konkurences se pandershme ndalon vezhdimin e tyre dhe percakton masat e nevojshme me qellim qe te zhduken pasojat.

Paditesi ka barren e proves te provoje para gjykates se ne veprimet e anes se paditur kemi favorizim te konkurences se pandershme. Kete detyrim procedural ai e ka plotesuar dhe vertetuar, siç me te drejte ka konstatuar edhe gjykata e shkalles se pare. Kjo provohet sa me poshte:

8. Ne zbatim te ligjes "Per Ushqimin" ka dale vendimi i K.M. nr.609, date 17.11.2000. Pika 9.3 § 3 ndalon tregtimin e ujit mineral, natyral te te njejtit burim me me shume se nje emertim tregtar. Ky sanksion eshte detyrim per anen e paditur, e cila nuk lejohet te jape leje shfrytezimi per disa subjekte tregtare, shkelja e te cilit e ben me faj anen e paditur.

Ligja nr.7819, date 27.04.1994 "Per pronesine industriale" merr ne mbrotje te drejtat e pronesise industriale per (nder te tjera) dhe per market tregtare, nepermjet rregjistrimit ne Zyren e patentave (Neni 2§1). Paditesi ka kerkuar te perfitoje nga kjo e drejte dhe per pasoje te tretet kane detyrimin ta respektojne marken tregtare te paditesit. Ketij detyrimi i nenshtrohet dhe ana e paditur.

9. Lidhur me masat e nevojsheme me qellim qe te zhduken pasojat, paditesi nuk i eshte drejtuar gjykates keshtu qe kjo nuk mundet te shprehet ne kete drejtim.

63

Page 64: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 485 § b te K.Pr.C.,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.509, date 23.04.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe lenien ne

fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane nr.5104, date 19.12.2002.

Tirane, me 15.12.2005

64

Page 65: Dhjetor 2005

Nr.3136/981 i Rregj. ThemeltarNr.1661 i Vendimit

VENDIMNE EMER TE REPUBLIKES

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 24.11.2005 dhe 15.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: AVDULLA DELIALLISI, ENGJELLUSHE FANI,HILMI DELIALLISI, perfaqesuar ne gjykim

nga Av. A. ShehuI PADITUR: FATOS ZDRAVA, perfaqesuar ne gjykim

nga Av. H. BakiaPERSONA TË TRETË ASLLAN ZDRAVA, AGRON ZDRAVA,

SHPRESA AGAI, perfaqesuar ne gjykim nga Av. A. Shehu

OBJEKTI:Detyrim per shperblim nga perdorimi i sendit,

ne baze te Nenit 202 te K.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Durres, me vendimin nr.1224, date 01.10.2001 ka vendosur: Rrezimin e kerkese padise se paditesit.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.63, date 05.02.2002 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm;

Gjykata e Larte me vendimin nr.1683, date 21.10.2003 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.63, date 05.02.2002 te Gjykates se Apelit Durres, lidhur me kerkimin e shperblimit te perdorimit te sendit deri ne kohen e ngritjes se padise dhe prishjen e vendimit te kesaj gjykate dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues, lidhur me kerkimin e te ardhurave nga perdorimi i sendit nga data e ngritjes se padise.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.455, date 15.10.2004 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit nr.1224, date 01.10.2001 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Durres,

ne pjesen qe ka rrezuar padine nga dita e ngritjes se saj, date 27.04.2000 ne kete menyre:

65

Page 66: Dhjetor 2005

Detyrimin e te paditurit Fatos Zdrava, te paguaje vleren e perdorimit te sendit nga data 27.04.2000 deri ne daten 26.05.2003, paditesave Avdulla Deliallisi, Hilmi Deliallisi, Engjellueshe Fani ne shumen 2.3000 000 Leke, detyrimin e tij te paguaje vleren e perdorimit te sendit nga data 27.04.2000 deri me 26.05.2003 personave te trete Asllan Zdrava, Agron Zdrava e Shpresa Again ne shumen 1.725.000 Leke.

Kunder vendimit te mesiperm ka paraqitur rekurs ana paditur, e cila me pretendimin se gjykata ka zbatuar ligjen gabim, dhe konkretisht se:

- Perjashtimi i trupit gjykues nuk ka qene i motivuar.- Paditesi nuk ka kerkuar te ardhurat e sendit pas ngritjes se kerkese padise, po ashtu nuk

ka bere shtese te objektit te kerkese padise.- Ne kemi qene bashkepronare dhe asnje nuk eshte kujdesur per pronen veç meje.- Une kam perdorur truallin tim per nevojat e mia.- Nuk jepet spjegim pse llogaritet qiraja e truallit (fitimi i munguar) dhe jo vlera reale.- Kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates

se shkalles se pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi paditesin, i cili kerkoi

pranimin e rekursit, anen e paditur qe kerkoi rrezimin e saj, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen;

V Ë R E N Rekursi i paraqitur nga i padituri Fatos Zdrava, nuk permban asnje nga shkaqet e

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi i Gjykates se Apelit Durres nr.455, date 15.10.2004, me te cilin eshte ndryshuar vendimi i gjykates se rrethit dhe eshte pranuar padia, duke u detyruar i padituri Fatos, t'u paguaje paditesave vleren e perdorimit te sendit, eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e ndodhura ne dosje ka rezultuar dhe gjykata ka pranuar se palet ndergjyqesa jane bashkepronare mbi nje truall me siperfaqe 6152 m2 dhe te objekteve te ndodhura mbi kete siperfaqe. Kjo bashkepronesi eshte pasqyruar dhe ne rregjistrimet hipotekore te vitit 1994.

Nje pjese e truallit te mesiperm eshte perdorur nga i padituri i cili ka ushtruar aktivitet biznesi, ndaj paditesat me padine ne gjykim kane kerkuar te ardhurat qe u takojne nga perdorimi i sendit ne bashkepronesi.

Fillimisht padia e paditesave eshte rrezuar nga gjykata e rrethit dhe gjykata e apelit ka lene ne fuqi vendimin, por vendimi i kesaj te fundit ndersa eshte konsideruar i drejte nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte per kerkimet deri ne momentin e ngritjes se padise, eshte prishur dhe eshte kthyer per rigjykim per kerkimet qe i perkasin periudhes pas ngritjes se padise. Arsyetimi i perdorur nga gjykata ka qene se, ne çeshtjet e kesaj natyre duhet kerkimi specifik i pagimit te shperblimit me padi qe ka per objekt te drejtperdrejte pagimin e tij.

Meqenese deri ne momentin e ngritjes se padise (27.04.2000) nuk rezulton qe nga paditesat te kete nje kerkese me shkrim per kete kerkim (kusht ky i vendosur ne nenin 202 te K.Civil), eshte konkluduar se detyrimi i te paditurit do te linde qe ne kete moment dhe jo per gjithe periudhen e perdorimit. Gjykata e Larte i ka marre te mireqena faktet e pranuara nga gjykatat se i padituri e ka perdorur nje pjese te truallit ne bashkepronesi por meqenese nuk i ka rezultuar e shprehur qarte dhe e saktesuar cila do te ishte masa e shperblimit qe prej dates se ngritjes se padise, e ka kthyer çeshtjen per rigjykim. Ne vendim eshte lene detyra e kryerjes se ekspertimit lidhur me vleren qe do te kete kjo prone.

66

Page 67: Dhjetor 2005

Keto detyra i ka plotesuar ne rigjykim gjykata e apelit e cila ka konstatuar se bashkepronesise i eshte dhene fund nga palet me vendimin nr.293, date 26.05.2003 te Gjykates se Apelit Durres dhe pavaresisht nga vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, kerkimi i paditesave do te jete pikerishet deri ne kete date.

Lidhur me percaktimin e shperblimit per perdorimin e sendit, gjykata ka kerkuar mendimin e eksperteve kontabel te cilet kane llogaritur fitimin e realizuar nga i padituri per periudhen dhjetor 2000 - maj 2003, sipas dokumentacionit te paraqitur ne organet tatimore. Ne te njejten kohe nga nje eksperte inxhiniere vleresuese e pasurive bazuar mbi kriterin e dhenies me qira te kesaj prone eshte llogaritur vlera 4.620.000 leke. Gjykata e apelit duke konkluduar se kriteri per te percaktuar vleren e perdorimit te sendit eshte dhenia e tij me qira i eshte referuar pikerisht ketij akti ekspertimi. Duke patur parasysh faktin se ne kete vlere 1/8 i padituri e perfiton si njeri nder bashkepronaret gjykata ka zbritur kundervleren e kesaj pjese dhe perfundimisht ka detyruar te paditurin t'u ktheje paditesave dhe personave te trete vleren qe mbetet pas zbritjes e cila per paditesat se bashku eshte 2.300.000 leke dhe per personat e trete se bashku eshte 1.725.000 leke.

Konkluzioni i mesiperm i gjykates se apelit eshte i drejte e i bazuar ne ligj.Gjykata e apelit gjate rigjykimit ka patur parasysh detyrimin ligjor per zbatimin e

udhezimeve dhe konkluzioneve te arritura nga Gjykata e Larte. Kjo e fundit nuk ka vene ne diskutim faktin qe i padituri ka perdorur nje pjese te prones, qe kjo pjese ka qene nje siperfaqe 2000 m2 dhe qe per shperblimin e perdorimit te kesaj pjese ai duhet te pergjigjet qe nga moment i ngritjes se padise. Ajo çka Gjykata e Larte ka lene detyre ishte percaktimi i mases se shperblimit per perdorimin e kesaj pjese.

Gjykata e apelit ne respektim te sa me siper e ka orjentuar hetimin pikerisht ne percaktimin e vleres dhe me te drejte si kriter per percaktimin e saj eshte marre vlera e qirase. Kjo qira eshte llogaritur duke marre per baze vendndodhjen e prones e cila gjendet ne nje zone mesatarisht industriale dhe vleren e tregut per kete zone.

Ne rekursin e paraqitur i padituri ka pretenduar se, te ardhurat nga perdorimi i sendit duhet te ishin llogaritur mbi bazen e te ardhurave reale te nxjerra nga ekspertet kontabel dhe jo duke patur si kriter qirane e truallit. Ky pretendim eshte i pabaze pasi detyrimi qe i padituri ka, lidhet me vete karakteristikat e sendit qe ai perdor dhe jo me te ardhurat qe rrjedhin nga puna e tij si rrjedhoje e perdorimit te ketij sendi. E thene ndryshe ne kete truall mund te ushtrohej nje biznes i permasave te medha por edhe biznes i vogel dhe po te merrej si baze pretendimi i te paditurit do te rezultonin vlera perdorimi te ndryshme ne nje kohe qe kemi te bejme me te njejtin send. Te ardhurat qe i padituri ka realizuar gjate ushtrimit te aktivitetit jane te ardhura nga puna e tij dhe nuk kane lidhje me sendin.

I pabaze eshte edhe pretendimi tjeter i te paditurit se ai ka perdorur vetem pjesen e tij dhe ndaj nuk duhet te detyrohet te shperbleje per perdorimin e sendit. Deri ne momentin qe prona eshte e papjestuar, pra kur nuk i eshte dhene fund bashkepronesise dhe nuk eshte e percaktuar konkretisht pjesa e sejcilit ne natyre, nuk mund te thuhet kurresesi qe i padituri ka perdorur vetem pjesen e tij. Kjo per faktin se sipas nenit 200 te K.Civil, çdo bashkepronar ka te drejte: " te perdore sendin e perbashket sipas qellimit te percaktuar dhe ne menyre qe te mos pengoje bashkepronaret e tjere ta perdorin ate sipas te drejtave te tyre". Pikerisht gjykata e ka detyruar te paditurin te paguaj deri ne momentin kur i eshte dhene fund bashkepronesise. Veç kesaj nje pretendim i tille eshte ngritur edhe para Gjykates se Larte e cila e ka rrezuar duke i dhene pergjigje ne menyre te shprehur ne vendimin e saj.

Nga sa me siper nuk ekziston asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin.

PËR KËTO ARSYE Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485 § a te K.Pr.Civile,

67

Page 68: Dhjetor 2005

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.455, date 15.10.2004 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 15.12.2005

MENDIM I PAKICËSNuk jemi dakord me vendimin e shumices per arsyet e meposhteme:

Vendimi i gjykates ka shkelje te renda procedurale qe cenojne parimin e nje gjykimi te drejte dhe te ligjshem.

Gjykata e Larte me vendimin nr.1683, date 21.10.2003 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.63, date 05.02.2002 te Gjykates se Apelit Durres, lidhur me kerkimin e shperblimit te perdorimit te sendit, deri ne kohen e ngritjes se padise dhe prishjen e vendimit te kesaj gjykate dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues, lidhur me kerkimin e te ardhurave nga perdorimi i sendit nga data e ngritjes se padise.

Eshte parim i sanksionuar ne Nenin 2 te K.Pr.Civile, qe vetem palet mund te vene ne levizje gjykaten per fillimin e nje procesi gjyqesor…

Ne rastin ne gjykim, paditesit e kane vene ne levizje gjykaten por kjo per kerkim detyrimi deri ne kohen e ngritjes se padise. Nje permbajtje e tille rrjedh nga formulimi i kerkese padise, ku paditesit kane kerkuar shumen prej 2.275.000 Leke, qe i pergjigjet periudhes prej dates 01.03.1996 deri 31.05.1997 dhe nga 01.03.1998 deri 30.04.2000, qe eshte dhe koha e ngritjes se kerkese padise. Po ashtu edhe personat e trete, e kane shprehur ne kerkese padi qe kerkimi i tyre eshte deri ne kohen e ngritjes se kerkese padise.

Vendimi i Gjykates se Larte e detyronte paditesin qe te paraqiste prova te reja ne kuptim te Nenit 12 te K.Pr.C. (parimi i barres se proves). Pra gjykata ka zhvilluar nje proces me nje objekt tjeter dhe me prova qe i perkisnin nje kerkimi tjeter, mbi bazen e vleresimit te cilave ishte lene ne fuqi vendimi gjyqesor per rrezimin e kerkese padise.

Ne baze te Nenit 16 te K.Pr.Civile, gjykata nuk mund te ndryshoje bazen juridike te padise pa kerkesen e pales.

Gjykimi ka filluar mbi kerkese padine e paraqitur nga paditesi, ku si baze juridike ka percaktuar Nenin 200 a te K.Civil. Gjykata e Apelit ne kundershtim me kete fakt arsyeton se … mbi kete baze (paditesit) i jane drejtuar gjykates me padi sipas Nenit 202 te K.C.… (vendimi Gj.A.) dhe perfundimisht gjykata e apelit ka shqyrtuar çeshtjen mbi bazen e Nenit 202 te K.C. Ne kete menyre gjykata ka iniciuar nje proces me inisiativen e saj dhe ne kundershtim me vullnetin e paditesave, duke shkelur rende rolin e saj si organ i dhenies se drejtesise dhe jo berjes se drejtesise.

Neni 10 i K.Pr.Civile, detyron gjykaten qe te mbeshtese vendimin e saj vetem mbi faktet qe jane paraqitur gjate procesit gjyqsor. Paditesit nuk kane paraqitur asnje prove ose fakt per te provuar pretendimet e tyre. Provat e paraqitura me kerkese padine ishin vleresuar nga gjykatat dhe kishin krijuar bindjen se me te ardhurat e realizuara nga paditesi nepermjet dhenies me qera te objektit i shtohej vlera sendit (Vendimi i Gjykates se Larte), pra padia e tyre ishte rrezuar. Me pas paditesi nuk ka paraqitur asnje prove lidhur me pretendimet e tij. Gjykata me inisiativen e saj ka thirrur ekspertet te cilet kane dhene mendimin se nuk jane ne gjendje te japin vleresim pasi prona eshte ndare dhe ka qene dhene me qera deri ne muajin Mars 2000, periudhe qe i korespondon ngritjes se kerkese padise.

68

Page 69: Dhjetor 2005

Vleresimi i eksperteve ka qene teorik mbi qirane qe do te mund te realizohej nese do te jepej me qera objekti. Vete gjykata arsyeton se ekspertet e kane vlersuar ne menyre indirekte.? (vendimi i Gj.A.) Pra paditesit nuk kane provuar qe ambienti ka qene dhene me qera dhe sa ishte perfitimi i tyre. Vlersimi i bere eshte ne kushtet e fitimit te munguar eshte shkelje e normes materiale juridike. Pas kesaj gjykata ka marre per baze aktivitetin tregtar te paditurit, i cili nuk mund te jete objekt i kerkimit nga ana e paditesave. Ketij parimi gjykata e apelit i bie ndesh ne arsyetimin e saj kur shprehet se, ky pretendim hidhet poshte nga vendimi i Kolegjit Civil te Gjykates se Larte…Vendimi dhe udhezimet e dhena ne vendimin e Gjykates se Larte jane te detyrueshme per zbatim nga gjykata e apelit por jo te perdoren si prove per te rrezuar pretendimet e pjesemarresve ne proces.

Perfundimisht ne vendimin e gjykates nuk gjendet asnje argument mbi analizen juridike te vendimit te saje dhe te pranimit te kerkese padise. Ajo ka bere thjeshte nje veprim matematik duke pranuar apriori pretendimin e paditesave, duke shkelur dhe detyrat e dhena nga Gjykata e Larte.

Shkelur parimi i marrjes se vendimit forme te prere.Gjykata shkalles se pare Durres, me vendimin e saj nr.1224, date 01.10.2001 ka vendosur

rrezimin e kerkese padise se paditesit. Ndaj ketij vendimi personat e trete Agron Zdrava dhe Shpresa Agaj nuk kane bere ankim, qe do te thote se per keta persona vendimi i gjykates ka marre forme te prere.

Kuptimin e vendimit te formes se prere e jep Neni 451 § a i K.Pr.C., qe e detyron gjykaten te respektoje nje vendim te formes se prere. Gjykata e apelit ne kundershtim me kete parim, detyron te paditurin ne shumen prej 1.725.000 Leke (qe eshte shume me e madhe se vete kerkimi i tyre) kunder personave te trete, dmth. pranon padine e tyre ne nje kohe qe kjo padi me vendim te formes se prere ishte rrezuar.

Ne rrethanat e mesiperme gjykojme se vendimi i gjykates se apelit duhej te prishej dhe çeshtja te dergohej per rishqyrtim prane gjykates se apelit per te zhvilluar nje gjykim te rregullt dhe te drejte.

Agron Lamaj Ardian Dvorani

69

Page 70: Dhjetor 2005

Nr.1174 i Rregj. ThemeltarNr.1662 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseAgron Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 24.11.2005 dhe 15.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: LUAN BETAJ, perfaqesuar ne gjykim nga Av. A. Zeneli

TË PADITUR: FERDINAND IBRAHIMI, perfaqesuar ne gjykim nga Av. A.Çami

BASHKIA TIRANE, perfaqesuar ne gjykim nga Av. Sh. F. Guri dhe juristi K. Toka

M.T. CONSTRUCTION shpk, ne mungese Z.RR.P.P., ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Detyrim per lirim trualli, njohje pronar,

shfuqizim akti dhe detyrimi i anes se paditur Z.RR.P.P. per rregjistrimin e prones,

ne baze te Nenit 296 te K.C.,Ligjit " Per urbanistiken" dhe Nenit 324 te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.1576, date 07.04.2004 ka vendosur:Pranimin e kerkese-padise.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.906, date 22.07.2004 ka vendosur: Ndryshimin e vendimit te mesiperm dhe rrezimin e kerkese-padise.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesi, i cili me pretendimin se vendimi eshte

ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:- Vendimi i gjykates eshte kontradiktor ajo pranon pronesine dhe arsyeton mungesen e

legjitimitetit tim.- Ajo mohon shitjen qe i kam te paditurit.- Kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates

se rrethit gjyqesor.

70

Page 71: Dhjetor 2005

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi mbrojtjen e paditesit, i

cili kerkoi pranimin e rekursit, anen e paditur qe kerkoi rrezimin e rekursit, d.m.th. lenien e vendimit ne fuqi, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N Vendimi i Gjykates se Apelit Tirane, nuk eshte i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te

prishet dhe çeshtja te kthehet per rishqyrtim, po prane asaj gjykate.Paditesi Luan Betaj pretendon se, ne vitin 1992 si perfaqesues i kolektivit "Shkelzeni" ka

blere nga NTFP nr.2 Tirane, merkaton e ndodhur ne Rrugen "Muhamet Gjollesha" me siperfaqe te pergjitheshme 1260 m2, nga e cila 704 m2 eshte siperfaqe e objektit dhe pjesa tjeter 554 m2, siperfaqe funksionale e tij.

Ne vitin 1995 me kontrate shitblerje nr.9691 Rep., nr.5332 Kol., date 22.12.1995, anetaret e kolektivit "Shkelzeni" i kane shitur te paditurit Ferdinand Ibrahimi merkaton nr.11, por pretendojne se me kete rast i kane shitur vetem objektin prej 704 m2 dhe jo siperfaqen funksionale prej 554 m2.

Meqenese i padituri ka regjistruar pa te drejte ne Z.R.P.Paluajteshme edhe siperfaqen 554m2 dhe ka filluar ndertimet ne kete zone me leje te miratuar nga K.R.T. Bashkia Tirane, pala paditese ka ngritur padi dhe kerkon nga te paditurit Ferdinad Ibrahimi, Bashkia Tirane, ta njohin ate pronar mbi siperfaqen e truallit 554 m2, duke shfuqizuar gjithashtu lejen e ndertimit te dhene mbi kete siperfaqe, si dhe çrregjistrimet e bera ne Z.R.P.Paluajteshme ne emer te te paditurit.

Ne perfundim gjykata e shkalles se pare, ka vendosur pranimin e padise, ndersa Gjykata e Apelit Tirane ka vendosur ndryshimin e vendimit te kesaj gjykate dhe rrezimin e padise, me arsyetimin qe paditesi nuk provon pronesine mbi sendin mbi siperfaqen 554 m2 dhe per rrjedhoje nuk legjitimohet ne ngritjen e padise.

Ky konkluzion i gjykates nuk eshte i bazuar.Pala paditese pretendon se, mbi bazen e kontrates noteriale te shitblerjes date 17.02.1992,

eshte bere pronare jo vetem e objektit merkato, por edhe e gjithe siperfaqes se truallit prej 1260m2, perfshire ketu siperfaqen qe ze objekti dhe ate funksionale prej 554 m2, kontrate qe sipas saj, eshte regjistruar ne regjistrat hipotekore me nr.504, date 19.02.1992.

Nuk rezulton te jete administruar ne gjykim, akti i pronesise i nxjerre nga Z.RR.P.Paluajteshme, akt i cili perveç analizes se provave te tjera do te ndihmonte gjykaten ne arritjen e nje konkluzioni te drejte, lidhur me faktin nese pala paditese eshte ose jo pronare e objektit qe kerkon dhe per rrjedhoje, ne arritjen e nje konkluzioni te drejte lidhur me faktin nese pala paditese legjitimohet ose jo ne ngritjen e padise.

Ne baze te nenit 12 te K.Pr.Civile, pala qe pretendon nje te drejte ka detyrim, qe ne perputhje me ligjin, te provoje faktet mbi te cilat bazon pretendimin e saj, detyrim qe duhet ta plotesoje duke sjelle te gjitha provat qe disponon dhe te nevojshme per gjykimin drejt te çeshtjes.

Ne gjykim pala paditese per efekt prove, ka paraqitur fotokopje te kontrates se shitblerjes te objektit date 17.02.1992 dhe jo kopjen origjinale te saj, prandaj per te krijuar bindjen lidhur me fuqine provuese te ketij akti, gjykata te administroje origjinalin e kontrates se shitjes. Meqenese vihet ne diskutim permbajtja e vete kontrates, lidhur me faktin per blerjen e siperfaqes se truallit ne zbatim te nenit 465 te K.Pr.Civile, gjykata mund te plotesoje hetimin gjyqesor, duke pyetur edhe palen tjeter me cilesine e shitesit ne kete kontrate dhe te administroje aktet qe ajo disponon per shitjen e objektit dhe te truallit.

Ne baze te nenit 14 te K.Pr.Civile, gjykata ka per detyre te kryeje nje hetim gjyqesor te plote dhe te gjithaneshem ne perputhje me ligjin dhe mbasi te plotesoje sa siper ne kete drejtim do te jape nje vendim te drejte dhe te bazuar ne ligj.

71

Page 72: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.906 date 22.07.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

çeshtjes per rishqyrtim po prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 15.12.2005

MENDIMI I PAKICËSNe çeshtjen civile me pjesemares ne proces:

Padites: Luan Betaj Te Paditur: Ferdinand Ibrahimi, Bashkia Tirane M.T. Construction Shpk, Z.RR.P.P.

Me Objekt: Detyrim per lirim trualli, njohje pronar, shfuqizim akti dhe detyrimi i anes se paditur ZRRPP per rregjistrimin e prones;ne baze te Nenit 296 te K.C. te Ligjit per urbanistiken dhe Nenit 324 te K.Pr.C.

Nuk jam dakord me mendimin e shumices per arsyet e meposhteme:Paditesi me te drejten e pronesise ka pretenduar se nje pjese e prones se tij eshte marre

nga te paditurit nepermjet akteve te cilat jane te fallsifikuara, duke kerkuar ne kete menyre shfuqizimin e tyre si dhe kthimin e prones.

Gjykata e shkalles se pare i ka gjetur te provuara pretendimet e paditesit, dhe ka vendosur pranimin e kerkese padise.

Gjykata e apelit ka vendosur rrezimin e saje me arsyetimin se paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e padise.

Shumica eshte e mendimit se vendimi i gjykates se apelit eshte ne zbatim te gabuar te ligjes dhe si i tille duhet te prishet.

Gjykata e apelit ka konstatuar se paditesi nuk legjitimohet ne ngritjen e padise dhe kjo per faktin se ai nuk provon bashkepronesine ku dhe eshte bashkepronar mbi sendin objekt gjykimi.

Paditesi ne cilesine e perfaqesuesit te kolektivit te Merkates, ne zbatim te normave juridike te kohes, ka kerkuar privatizimin e objektit ku ato punonin. Me date 30.12.1991 eshte lidhur nje kontrate ndermjet perfaqsuesit te ndermarrjes shteterore, perfaqesuesit te A.P. dhe bleresit (kolektivi tregtar Shkelzeni) per shitjen e njesise tregtare Merkata Nr.11, Tirane. Ne kete objekt jane perfshire vlera e njesise (mjete kryesore e truall).

Pas kesaj kontrate eshte lidhur dhe nje akt dorezimi, nepermjet te cilit prona i eshte dorezuar bleresit dhe konkretisht i jane dorezuar mjetet kryesore dhe trualli, gjithsej 1260 m2. Akti i dorezimit i eshte dhene nga nje kopje edhe bleresit, A.P. qe ka dhene autorizimin per shitje dhe komisionit te privatizimit ne Rajon.

Te gjitha aktet e mesiperme jane nenshkruar rregullisht nga palet.

72

Page 73: Dhjetor 2005

Me date 17.02.1992 eshte lidhur perseri kontrate shitje ndermjet N.T.F.P. Nr.2, Tirane dhe perfaqesuesit te Kolektivit tregtar Shkelzeni per te njejtin objekt, por kete rradhe para noterit.

Ne kuptim Neni 89te K.C., pronesia fitohet me anen e kontrates qe permban detyrimin per kalimin e pronesise. Pronesia e sendit me kontrate kalon qe nga çasti i dorezimit te sendit. Ne rrethanat e mesiperme paditesi ka fituar te drejten e pronesise mbi pronen objekt i kontrates, te drejte te cilen e ka fituar nepermjet veprimit juridik te shitjes. Kete te drejte pronesie paditesi e ka gezuar pa nderprerje deri ne vitin 1995, kur ai ka lidhur nje kontrate shitje me anen e paditur (date 22.12.1995).

Gjate gjithe periudhes nga viti 1991 e ne vazhdim asnje organ shteteror, ose subjekt tjeter nuk ka paraqitur pretendime pronesie mbi kete prone.

Ne rrethanat qe paditesi e ka fituar te drejten e pronesise gjykoj se shumica ka vepruar ne kundershtim me parimin e disponimit maksimal te paleve, pasi asnje pale ne process nuk ka paraqitur pretendime per te drejten e pronesise se paditesit.

Nepermjet kontrates se shitjes nr.9691, date 22.12.1995 paditesi ka pretenduar se nje pjese te prones se dhe tij dhe konkretisht Merkaten ja ka shitur anes se paditur. Po ashtu ai ka pretenduar se ana e paditur nepermjet dokumenteve te falsifikuara ka bere te mundur rregjistrimin e gjithe prones ne emrin e tij.

Nga ana e tij i padituri ka parashtruar pretendimet e tij, per te cilat gjykata e apelit, me arsyetimin e mungeses se legjitimitetit per paditesin nuk i ka shqyrtuar.

Shumica, lidhur me faktin e falsifikimit te dokumenteve, nuk ka paraqitur asnje verejtje, pra ne kete pike konsiderohet se hetimi eshte i plote dhe pretendimet e paditesit jane te provuara. Pronesia nuk mund te fitohet mbi dokumente te falsifikuara. Pra edhe ne kete arsyetim paditesi eshte pronar dhe duhej te lihej ne fuqi vendimi i shkalles se pare.

Per keto arsye mendoj se paditesi me provat e paraqitura i ka provuar pretendimet e tij dhe ne keto rrethana gjykata duhet te linte ne fuqi vendimin e Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane.

Agron Lamaj

73

Page 74: Dhjetor 2005

Nr.31001-00297-00-2005 i Rregj. ThemeltarNr.00-2006-1 i Vendimit (1663)

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesArtan Hoxha AnetarAgron Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 15.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.31001-00297-00-2005 akti qe i perket:

PADITËS: SHOQERIA "BEKA" sh.p.k, perfaqesuar nga Av. Valbona Syri

E PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIM TAKSAVE

DEGA E TATIM-TAKSAVE BERAT, perfaqesuar nga Av. Delo Isufi

OBJEKTI:Anullimi i detyrimit te akt-kontrollit date 30.04.2003.Baza Ligjore: Neni 43 i ligjit 7928, date 27.04.1995

dhe neni 324 te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Berat, me vendimin nr.1022, date 21.12.2004 ka vendosur: Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te kesaj çeshtje civile, duke e orientuar palen paditese shoqeria "BEKA" sh.p.k. Berat, e cila per kompetence shqyrtimi te konsumoje juridiksionin administrativ dhe t'i drejtohet me kerkese pales se paditur Dega e Tatim Taksave Berat dhe Drejtorise se Pergjitheshme te Tatimeve Tirane.

Kunder vendimit ka paraqitur kerkese ankimore pala paditese, Shoqeria "BEKA" sh.p.k.,

e cila kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:- Gjykata ka vendosur ne kundershtim me ligjin procedural civil. - Ne kemi konsumuar rrugen administrative, por D.T.Taksave nuk shqyrtoi kerkesen tone

per apelim tatimor ne shkallen e ulet. - 1. Ne gjykim u theksua se kerkese-padia eshte e pabazuar ne ligjin material dhe

procedural civil duke renditur arsyet. Asnje nga ato arsye nuk qendron. Ne kemi respektuar hierarkine e apelimit si dhe kerkesat e ligjit 7928 date 27.04.1995, nenin 41.4, 42.5 dhe ligjin 8560 date 22.12.1999, si dhe udhezimin e M.Financave nr.5, date 10.02.2002, pika 4.5.Udhezimin nr.4, date 10.02.2004, pika 5.1.

74

Page 75: Dhjetor 2005

- 2. Ne seance gjyqesore u deklarua se akt-konrolli nuk mund te jete objekt i kerkese-padise, mbasi ai nuk mund te kundershtohet, pasi i mungon ana formale, per rrjedhoje nuk prodhon pasoja juridike, dhe nuk sjell efekte detyrimi per t'u paguar, por ben evidentimin e situates foskale te shoqerise si pjese e nje kontrolli. Megjithese jemi dakort me kete konkluzion, theksojme se i tille eshte dhe njoftim vleresimi per T.V.Sh dhe njoftim vleresimi per tatim Fitimin, te cilin nuk e kemi marre akoma. Pra, si akt-kontroli dhe njoftim vleresimi qe ne e morem ne Dhjetor nuk sjellin efekte detyrimi per t'u paguar.

- 3. Nga ana e grupit te kontrolit nuk eshte zbatuar metodika e kontrolit te derguar nga Drejtoria e pergjitheshme e T.Taksave me shkresen 1332 date 05.4.2000. Ne kete kontroll nuk ka asnje peroçesverbal per shkeljet e konstatuara qe t'i bashkengjiten aktit te kontrollit.

- 4. Ne baze te ligjit 8560 date 22.12.1999 dhe udhezimit nr.5, date 11.02.2002 per proçedurat tatimore, pika 4.2 tatim paguesi ka te drejte te paraqitet vete per te shqyrtuar çeshtjen e apelimit tatimor. Ne asnje rast ne nuk jemi njoftuar per te marre pjese ne shqyrtimin e observacioneve.

- Si rrjedhoje nga teresia e kateve rezulton se nuk ka dokumenta ligjore nga organi administrativ qe i ka nxjerre ato dhe nuk mund te na ngarkoje me asnje detyrim per t'u paguar.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales paditese Av.

Valbona Syri, qe kerkoi prishjen e ketij vendimi dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate, perfaqesuesin e pales paditur Av. Delo Isufi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala paditese, shoqeria "Beka" sh.p.k., permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Rrethit Berat nr.1022, date 21.12.2004 me te cilin eshte nxjerre jashte juridiksionit gjyqesor çeshtja, duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet ne po ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Nga materialet e administruara ne gjykimin e zhvilluar ne Gjykaten e Rrethit ka rezultuar se pala paditese, shoqeria "Beka" eshte person juridik qe zhvillon veprimtari blerje-shitje materiale ndertimi. Si e tille ajo eshte rregjistruar edhe prane pales se paditur - Deges se Tatim Taksave Berat. Nga ana e kesaj te fundit ne daten 30.04.2003 eshte ushtruar kontroll per situaten tatimore te viteve 2001-2002 dhe ne perfundim te ketij kontrolli grupi qe e ka ushtruar ate ka konkluduar se pala paditese duhet te paguaje shumen prej 792.775 leke (shtateqind e nentedhjete e dymije e shtateqind e shtatedhjete e pese). Kjo shume sipas ketij akti perfaqeson T.V.SH. te papaguar, gjobe dhe interesa si dhe tatim fitimi te papaguar dhe gjobe per kete te fundit.

Pikerisht aktin e mesiperm te kontrollit ka kundershtuar me padine ne gjykim pala paditese. Ajo ka pretenduar se ky akt eshte i vetmi qe ka marre prej pales se paditur (megjithese dhe ky me vonese) ndersa vleresimi tatimor si akti qe parashikon neni 41/3 i ligjit nr.7928, date 27.04.1995 "Per T.V.SH.-ne" nuk i eshte komunikuar asnjehere. Ky akt eshte marre vetem ne muajin dhjetor 2004 kur pala paditese ka shkuar te ankohet prane pales se paditur per detyrimin e mesiperm dhe kur ky gjykim kishte filluar.

Ne dosje gjendet e administruar nje korespodence midis pales paditese dhe Deges se Tatim-Taksave Berat, apo dhe Drejtorise se Pergjitheshme te Tatimeve. Nga permbajtja e tyre rezulton qe pales paditese t'i jete kthyer pergjigje negative per shkak se prej saj nuk eshte paguar detyrimi tatimor si dhe nuk eshte respektuar afati i parashikuar nga ligji per berjen e ankimit.

75

Page 76: Dhjetor 2005

Gjykata e rrethit pranon se pala paditese nuk ka respektuar kerkesat e parashikuara ne nenet 41- 43 te ligjit nr.7928, date 27.04.1995, pasi ajo nuk ka bere pagesen e detyrimit te percaktuar ne aktin e kontrollit. Kjo ka bere qe pala e paditur te mos filloje proçedurat e rivleresimit tatimor. Nga pergjigjja e kthyer prej saj me shkresen e dates 02.03.2004 nuk rezulton qe ajo te kete marre ndonje vendim administrativ per themelin e çeshtjes pikerisht per sa u tha me lart.

Veç sa siper, gjykata arsyeton se akti i kontrollit qe kundershtohet prej pales paditese nuk perben akt administrativ pasi nuk ka formen e aktit: nuk ka logon e institucionit, i mungon firma e titullarit dhe vula e institucionit. Ky akt nuk shpreh vullnetin e organit administrativ qe e ka nxjerre dhe per rrjedhoje nuk mund te prodhoje efekte juridike. Ai vetem se ben evidentimin e situates fiskale te subjektit qe kontrollohet. Sipas saj eshte akti i vleresimit tatimor ai akt qe duhet te kundershtohej. Vetem pasi te kishte perfunduar ankimin ne rruge administrative, pala paditese mund ti drejtohej gjykates.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte vlereson se, arsyetimi i bere nga gjykata e rrethit vjen ne kundershtim me konkluzionin e arritur prej saj. Nga njera ane gjykata argumenton se akti i kontrollit nuk perfshihet nder ato akte qe mund te kundershtohen sipas ligjit nr.7928 dhe nga ana tjeter ajo orjenton se pala paditese duhet te konsumoje me pare rrugen administrative te parashikuar nga ky ligj, si dhe nga ai nr.8560 "Per proçedurat tatimore" dhe pastaj t’i drejtohet gjykates. Nese arrihet ne perfundimin se akti kontrollit nuk ben pjese ne ato akte qe kundershtohen sipas ligjeve te mesiperme, atehere nuk ka çfare rruge administrative te ndjeke pala paditese.

Gjykata ne vendimin e saj pranon se pala e paditur ka nxjerre vleresimin tatimor date 04.08.2003, ndersa pala paditese ka pretenduar se nuk i eshte njoftuar nje akt i tille. Ajo ka pretenduar se eshte vene para alternatives se bllokimit te aktivitetit nga pala e paditur per shkak te detyrimit qe permbante akt kontrolli dhe kjo ka qene arsyeja qe ka kundershtuar pikerisht kete akt. Aq eshte e vertete kjo saqe edhe ne pergjigjen e kthyer prej Drejtorise se Pergjitheshme te Tatimeve thuhet "Ne pergjigje te kerkeses tuaj nr.6/3, date 02.03.2004 per falje gjobe, pasi shqyrtuam me vemendje aktin e kontrollit te dates 30.04.2003 mbajtur nga inspektoret e Deges se Tatimeve Berat, gjykojme ... Ne asnjeren prej shkresave qe kjo pale ka korespodence me palen e paditur nuk rezulton te jete permendur se eshte nxjerre nje vleresim tatimor.

Neni 41/3 i ligjit nr.7928, parashikon "Organet tatimore njoftojne personin me shkrim per vleresimin tatimor a vleresimin e metejshem tatimor duke paraqitur shumen e pagueshme te T.V.SH. dhe daten ne te cilen eshte kryer vleresimi tatimor". Ndodhur ne kushtet kur pala paditese ngulmon se pala e paditur nuk i ka njoftuar nje akt te tille (pra nuk ka nje akt qe ta kontestoje), dhe nga ana tjeter kur si rrjedhoje e detyrimit te parashikuar ne aktin e kontrollit po i krijohen veshtiresi ne ushtrimin e aktivitetit te saj, gjykata duhet te kishte shtrire hetimin per te provuar vertetesine e ketyre pretendimeve.

Nese nga administrimi i provave do te rezultonte sa me siper, gjykata do te ishte e detyruar ta shqyrtonte aktin e kontrollit vetem lidhur me pasojat qe ai ka sjelle dhe qe pala paditese nuk mund t’i riparoje ne rruge tjeter. N.q.s. pala e paditur nuk ka respektuar vete kerkesat ligjore per nxjerrjen e aktit keto mangesi nuk mund te rendojne mbi palen paditese. Ne te kundert do te ishim perpara veprimeve arbitrare te cilat nen arsyetimin e ndjekjes se rruges administrative do ti hiqnin mundesi pales per t’u ankuar ne gjykate. Kjo do te vinte ne kundershtim me nenin 42/2 te Kushtetutes dhe nenin 6/1 te Konventes Europjane per te Drejtat e Njeriut.

Nga sa me siper çeshtja duhet te dergohet prane gjykates se rrethit per vazhdimin e gjykimit.

76

Page 77: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 63 te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1022, date 21.12.2004 te Gjykates se Rrethit Berat dhe dergimin e

çeshtjes ne po ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Tirane, me 15.12.2005

77

Page 78: Dhjetor 2005

Nr.1051 i Regj. ThemeltarNr.1664 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 15.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.1051, qe i perket:

PADITËS: MYQEREM ZEQO, perfaqesuar nga av. Hysen Spahiu

I PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHSHME E TATIMEVE, perfaqesuar nga Emin Saraçi

OBJEKTI:Pavlefshmeri e zgjidhjes se kontrates se punes.

Detyrimin e pales se paditur per ta rimarre ne punen e meparshme.

Detyrimin e pales se paditur per pagimin e gjithe kohes e qendrit pa pune.

Baza Ligjore: Neni 146, 147, 155, 172 i K.Punes, neni 32 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.729, date 20.02.2004, ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.Pavlefshmerine e zgjidhjes se kontrates se punes te paditesit Myqerem Zeqo.Detyrimin e te paditurit Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve te rimarre ne pune paditesin si dhe detyrimin e te paditurit t’i paguaje paditesit pagen me gjithe ndryshimet e pesuara per kohen e ndenjes pa pune.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1158, date 21.10.2004, ka vendosur:Mospranimin e ankimit.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs pala e paditur Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, e cila kerkon rrezimin e kerkese padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Me ristrukturimin e Deges se Tatim Taksave Tirane, me date 01.08.2003, paditesi ka kaluar ne sektorin e Kontrollit Tatimor, me detyre inspektor, gjate punes ne kete sektor nga ana e paditesit eshte ushtruar kontroll ne subjektin “Europrofil” dhe ne perfundim te tij eshte arritur ne konkluzion te pasakte dhe per kete nga ana e pergjegjesit te Sektorit te Kontrollit Tatimor eshte vendosur kthimi i aktit dhe ripunimi i tij dhe ne perfundim, eshte

78

Page 79: Dhjetor 2005

nxjerre nje detyrim tatimor me pak se ne aktin e pare. Ne keto kushte, tek subjekti i kontrolluar “Europrofil”, eshte ushtruar rikontroll nga dy inspektore te tjere dhe ne perfundim jane nxjerre konkluzione tatimore qe kapin shumen ne vlera shume me te medha. Sa me lart, me shkresen nr.4275/1 prot., date 20.11.2003, te Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve eshte marre ndaj paditesit masa e “zgjidhjes se kontrates se punesimit”.

- 2. Nderprerja e mardhenieve te punes te paditesit eshte bere ne perputhje me kerkesat e nenit 153, pika 2 te Kodit te Punes, per shkak se kjo mase eshte dhene pasi ndaj paditesit ishte marre me pare nje mase disiplinore dhe me pas eshte dhene masa e nderprerjes se ketyre mardhenieve, duke i konsideruar veprimet dhe mosveprimet e tij me faj te rende.

3- Dega e tatim taksave Tirane ka qene e legjitimuar te beje ankime kunder vendimeve pasi ka patur tager nga Drejtoria e Pergjitheshme dhe vete paditesi ka qene ne marredhenie financiare me kete dege.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,perfaqesuesin e pales paditese, avokatin Hysen Spahiu, i cili kerkoi lenien ne fuqi te

vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesin e pales se paditur, Emin Saraçi, i cili kerkoi prishjen e vendimit te gjykates

se apelit dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi i gjykates se apelit eshte rrjedhojë e zbatimit te gabuar te ligjit e per kete shkak

ceshtja duhet prishur e kthyer per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.Paditesi Myqerem Zeqo ka qene ne marrëdhenie pune me te paditurin, i cili me vendimin

nr.4275/1, date 21.11.2003, e ka larguar ate nga puna me motivacionin se nuk ka kryer detyren si duhet duke sjelle si pasoje, evazion per vjeljen e te ardhurave tatimore per muajt gusht-shtator 2003. Meqenese marrëdheniet e punes mes paleve ndergjyqese jane te lidhura me Kodin e Punes, paditesi duke iu referuar dispozitave te tij dhe atyre te K.Pr.Civile, ka kerkuar te deklarohet e pavlefshme zgjidhja e kontrates se punes, kthimin ne punen e mepareshme si dhe detyrimin e pales se paditur t’i paguaje pagen per gjithe kohen e qendrimit pa pune.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.729, date 20.02.2004, ka vendosur te pranoje teresisht kerkese padine e paditesit, ndersa Gjykata e apelit ka vendosur te mospranoje ankimin e pales se paditur me vendimin nr.1158, date 21.12.2004. Per te arritur ne kete perfundim, kjo gjykate ka konsideruar degen e tatim taksave Tirane si person qe nuk legjitimohej per te bere ankim dhe se vete ankimi nuk pembante kerkesat e nenit 454 te K.Pr.Civile dhe atij nuk ju bene ndreqjet e te metave sikurse parashikon neni 455 te K.Pr.Civile.

Pala e paditur ka bere rekurs ne Gjykaten e Larte dhe kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit per shkelje te ligjit nga kjo gjykate dhe njekohesisht kerkon qe te prishet edhe vendimi i gjykates se shkalles se pare dhe te rrezohet padia e paditesit si e pabazuar ne prova dhe ne ligj.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, cmon pjeserisht te mbeshtetur pretendimet e pales se paditur dhe kete vetem persa i perket kerkimit lidhur me shkeljen e ligjit ne shqyrtimin e kesaj ceshtje nga gjykata e apelit.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve me shkresen e saj nr.27 prot., date 08.01.2004, ka autorizuar Degen e Tatim Taksave Tirane si perfaqesuese te saj ne gjykimin e kesaj ceshtje ku i perfaqesuari eshte thirrur me cilesine e pales se paditur. Sipas aktit te perfaqesimit, rezulton se deges se tatim taksave Tirane i eshte dhene e

79

Page 80: Dhjetor 2005

drejta te perfaqesoje te paditurin ne gjykimin qe zhvillohet ne Gjykaten e shkalles se pare Tirane e ne vijim, si edhe “perfaqesimi te behet per te gjitha shkallet e gjykimit”. Bazuar ne kete akt, Dega e Tatim Taksave Tirane me shkresen e dates 08.01.2004, pra, brenda te njejtes date, ka autorizuar z. Emin Saraçi qe ne emer te kesaj dege te perfaqesoje ate per te gjitha seancat gjyqesore dhe shkallet e gjykimit.

Referuar kuptimit te dispozitët se nenit 64 e ne vijim te K.Civil, kufijte e perfaqesimit jane dhene per Degen e Tatim Taksave Tirane per te gjitha shkallet e gjykimit. Edhe pse ne të nuk permendet e drejta e ankimit, menyra se si eshte formuluar akti i perfaqesimit dhe se si eshte vepruar gjate gjithe gjykimit te kesaj ceshtje, te con ne perfundimin se edhe ankimi ndaj vendimeve gjyqesore ka qene brenda tagrit te perfaqesimit te dhene nga pala e paditur. Rezulton se te gjitha seancat gjyqesore, nivelet e gjykimit dhe prezenca ne to, ka qene gjithmone per palen e paditur si perfaqesues Dega e Tatim Taksave Tirane. Neni 65/2 i K.Civil percakton se “tagrat e perfaqesuesit mund te nxirren edhe nga rrethanat ne te cilat kryen veprimet juridike perkatese”, njekohesisht ne nenin 67 perfaqesuesit i lejohet te kryeje veprime juridike kur rezulton se nga permbajtja e tyre nuk cenohen interesat e te perfaqesuarit. Nga ana tjeter edhe ne veshtrim te dispozitave te kreut te II-te te titullit te V-te te K.Pr.Civile, detyrimi i perfaqesuesit eshte te kryeje veprime ne interes te pales qe perfaqeson. Ne interpretim te ketyre dispozitave, bazuar ne faktin se per asnje moment nga pala e paditur nuk ka patur pretendim lidhur me perfaqesimin e saj ne kete ceshtje persa i perket tagrave te perfaqesuesit, si dhe marre per baze qe ankimi kunder vendimit te gjykates se shkalles se pare eshte ne interes te pales se paditur, arrihet ne perfundimin se perfaqesuesi i kesaj pale e ka patur edhe tagrin e ankimit te vendimit gjyqesor te nje gjykate ne nje gjykate me te larte.

Persa i perket vete permbajtjes se ankimit, rezulton se me shkresen nr.3244, date 05.03.2004, eshte bere ankim nga Dega e Tatim Taksave Tirane ne te cilin eshte kerkuar ndryshimi i vendimit dhe rrezimi i kerkese padise duke u konsideruar ankimi nga pala e paditur si nje “ankim i shkurtuar” per shkak se akoma nuk ka qene arsyetuar vendimi gjyqesor. Ankimi eshte nenshkruar nga kryetari i deges z. Durim Lamaj dhe mban vulen e kesaj dege. Me apelin e date 01.04.2004, jane dhene ne menyre te detajuar shkaqet pse ankimohet vendimi i gjykates se shkalles se pare. Per kryetarin Durim Lamaj, ka nenshkruar nje personn tjeter, por ankimi perseri mban ekstremitetet e leshimit te nje shkrese zyrtare nga personi juridik pasi ka numër protokolli dhe vulen e institucionit. Ne keto kushte, rezulton se ankimi ka qene i plote per tu marre ne shqyrtim nga Gjykata e Apelit Tirane.

Lidhur me kerkimin e pales se paditur per prishjen e vendimi i gjykates te shkalles se pare dhe rrezimin e padise, kolegji civil nuk e gjen te bazuar ne ligj. Gjykata e apelit nuk e ka gjykuar fare kete ceshtje si shkalle e dyte e gjykimit. Per pasoje, Gjykata e Larte nuk mund te shprehet per bazueshmerine ne ligj vetem te vendimit te gjykates se shkalles se pare kur ajo nuk i eshte nenshtruar vleresimit ne ligj e ne fakt nga gjykata e apelit kur vete ceshtja eshte brenda procedurave te gjykimi. Ne te kundert, Gjykata e Larte do te shkelte nje parim te rendesishem te gjykimit, ate te procesit te rregullt ligjor pasi do t’i hiqte paleve te drejten e nje shkalle gjykimi dhe te mundesine per te paraqitur pretendime edhe lidhur me provat, qe nuk eshte ne juridiksionin e Gjykates se Larte.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1158, date 21.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 15.12.2000

80

Page 81: Dhjetor 2005

Nr.3197/1043 i Rregj. ThemeltarNr.1665 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesArtan Hoxha AnetarAgron Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 15.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.3197/1043 akti qe i perket:

PADITËS: LLAMBI KOSTA, THANAS KOSTA E MITRI KOSTA, perfaqesuar nga Av. Kirov

Babliku.

TË PADITUR: K.K.K.P. POGRADEC, ne mungese

SOTIRAQ PILINXHI E RUZHDIJE HAMZALLARI, perfaqesuar nga Av. D. Kore

OBJEKTI:Anullim i vendimeve nr.332, 333, 334, date 07.9.1995

te K.K.K.Pronave Pogradec, per njohje pronar.Baza Ligjore: Udhezimi nr.3, date 21.06.1993.

Gjykata e Rrethit Korçe, me vendimin nr.1388, date 30.09.1998 ka vendosur:Anullimin e vendimit nr.333, date 07.09.1995 te K.K.K.Pronave Pogradec, duke i'u njohur pronesia ish-pronarit K.Kostallari mbi objektin banese te paperfunduar ndodhur ne qytetin e Pogradecit, duke mbetur banesa ne bashkepronesi te paleve e duke iu takuar 26% ne favor te paditesave dhe 74 % te te paditurve.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.126, date 11.05.1999 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.1388, date 30.09.1998 te Gjykates se rrethit Korçe si me poshte:Rrezimin e kerkese-padise se paditesave si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.70, date 24.01.2001 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.126, date 11.05.1999 te Gjykates se Apelit Korçe dhe nr.1388, date 30.09.1998 te Gjykates se rrethit Korçe dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e rrethit Korçe, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Korçe, me vendimin nr.1599, date 15.09.2003 ka vendosur:

81

Page 82: Dhjetor 2005

Pranimin e pjeseshem te kerkese-padise. Ndryshimin e vendimit nr.333, date 07.09.1995 te K.K.K.Pronave Pogradec si me poshte:Trashegimtareve te ish-pronarit Kopi Thoma Kostallari i njihet pronesia mbi siperfaqen e truallit prej 324 m2, ndodhur ne qytetin e Pogradecit ne rrugen "E. Haxhia" dhe te kompesohen per siperfaqen e truallit 273 m2 ne nje nga menyrat e parashikuara ne ligj.Ndryshimin e vendimit nr.334, date 07.09.1995 te K.K.K.Pronave Pogradec duke u detyruar e paditura Ruzhdije Hamzallari te njohe bashkepronare paditesat mbi nje siperfaqe banimi te ndodhur ne qytetin e Pogradecit ne rrugen "E. Haxhia" e perbere nga 2 dhoma, 2 ballkone dhe nje korridor, e formes nje kateshe, me kufij: P.banesa e S.Pilinxhit, V-L. - pallat banimi, J. - vellazeria Mycyku, duke i takuar paditesave te tre se bashku 24.3 % e baneses dhe te paditures R.Hamzallari 75.7 % pjese. Ndryshimin e vendimit nr.332, date 07.09.1995 te K.K.K.Pronave Pogradec duke u detyruar i padituri S. Pilinxhi te njohe bashkepronare paditesat mbi shtepine e banimit te ndodhur ne Pogradec, rruga "E. Haxhia", e fornmes 1-kateshe, e perbere nga dy dhoma e nje korridor me kufij: P.Rruga e spitalit dhe vellazeria Mycyku, V-L. - banesa e R. Hamzallarit duke i takuar paditesave te tre se bashku 20.4 % pjese te saj dhe te paditurit S. Pilinxhi 79.6 % pjese.

Gjykata e Apelit Korçe, me vendimin nr.98, date 14.05.2004 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.1599, date 15.09.2003 te Gjykates se shkalles se pare Korçe si me poshte:Rrezimin e kerkese-padise se paditesave Llambi Kosta etj, me te paditur K.K.K.Pronave prane Bashkise Pogradec, Sotiraq Pilinxhit, Ruzhdie Hamzallarit me objekt anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave si te pabazuar ne prova e ne ligj.

Kunder dy vendimeve kane ushtruar rekurs paditesat Llambi Kosta dhe Thanas Kosta, te cilet kerkojne ndryshimin e dy vendimeve dhe pranimin e kerkese-padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Rreferimi i gjykates se apelit ne nenin 24/3 te ligjit 7698, date 15.04.1993 eshte i gabuar.- Sipas deshmise se penalitet leshuar nga Ministria e Drejtesise, i ndjeri Kopi Kostallari

figuron i padenuar, pavaresisht se per te ka nje denim penal nr.23, date 15.09.1950. Rehabilitimi i nje te denuari sipas nenit 69 te K.P. ka vlere per efekt te pasojave ne te ardhmen, dhe ne rastin konkret jemi para rasteve te percaktuara ne nenin 483 te K.Pr.Penale. Per keto arsye konfiskimi qe i eshte bere pasurise se tij eshte i paligjshem,per rrjedhoje vendimet e K.K.K.Pronave jane te paligjshem.

- I pabazuar eshte dhe konkluzioni tjeter i gjykates se apelit se "Nga vendimi penal i vitit 1950 del qarte se vlera e demit te shkaktuar nga vepra penale eshte me e madhe se vlera e pasurise se konfiskuar (truallit)", pasi gjykata nuk e provon kete fakt.

- Duke qene i padenuar trashegimlenesi yne, paditesave duhet t'u kthehet e gjithe prona e konfiskuar, per rrjedhoje padia jone duhet te pranohet plotesisht.

- Vendimi i Gjykates se Apelit Korçe bie ndesh me detyrat e lena ne vendimin nr.70, date 24.01.2001 te Gjykates se Larte, duke shkelur kerkesat e nenit 486 te K.Pr.Civile. Sipas ketij vendimi gjykata ne rigjykim duhej te analizonte provat dhe te bente analizen se vlera e demit te shkaktuar eshte me e madhe se vlera e pasurise se konfiskuar.

- Te paditurit gjate gjithe gjykimit nuk paraqiten asnje dokument hipotekor qe te provonin pronesine e tyre mbi kete pasuri.

82

Page 83: Dhjetor 2005

- Kontratat noteriale te paraqitura prej tyre nuk kane asnje vlere ligjore pasi ato nuk jane te rregjistruatra ne z.r.p.paluajteshme.

- Trajtimi si pronare i te paditurve nga ana e K.K.K.Pronave dhe gjykatave eshte flagrant, pasi nuk kane qene kurre pronare.

- Gjate gjykimeve u provua se te paditurve para 20-vjetesh u eshte dhene nga shteti apartamente te cilat jane privatizuar prej tyre dhe ku banojne dhe sot, pasi shtepia e ngritur mbi truallin tone eshte shtetezuar nga shteti per qellime urbanistike.

Kunder rekursit ka paraqitur kunderrekurs pala e paditur, e cila kerkon mospranimin e rekursit duke parashtruar keto shkaqe:

- Rekursi i paraqitur nuk ka asnje argument ligjor dhe nuk duhet te pranohet, perkundrazi vendimi i gjykates se apelit eshte i bazuar ne ligj dhe ne prova. Ndryshe nga sa pretendohet trashegimlenesi i paditesave eshte denuar penalisht ne vitin 1950 duke i'u sekuestruar e gjithe pasuria e luajteshme dhe e paluajteshme.

- Paditesat nuk legjitimohen ne kerkimet e tyre, fakt i cili eshte konstatuar dhe nga Gjykata e Apelit Korçe.

- Te gjitha pretendimet e parashtruara ne rekurs jane parashtruar dhe ne gjykim por i jane rrezuar nga gjykata e apelit me vendimin e saj.

- Jemi shpronesuar nga shteti per nevoja urbanistike dhe meqenese ky plan nuk u realizua kemi kerkuar njohjen dhe rikthimin e prones tek K.K.K.Pronave.

- Te gjitha pretendimet e paditesave bazohen ne nje vertetim fakti dhe ne dy deshmi ta fallsifikuara te dy deshmitareve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales paditese Av.

Kirov Babliku, qe kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pranimin e padise, perfaqesuesin e pales paditur Av. Dashamir Kore, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesit Llambi Kosta, etj., nuk permban asnje nga shkaqet e

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi i Gjykates se Apelit Korçe nr.1599, date 15.09.2003 i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates se rrethit Korçe dhe ka rrezuar padine e paditesave eshte i drejte e i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se:Paditesit-te gjithe trashegimtare ligjore te Kopi Kostallarit, i jane drejtuar me cilesine e

ish-pronarit te nje shtepije dhe trualli te ndodhur ne qytetin e Pogradecit Komisionit te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave. Ky i fundit me vendimin nr.333, date 07.09.1995 ka vendosur refuzimin e kerkeses nderkohe qe me vendimet nr.332 dhe 334 te marre ne te njejten date me te parin, ua ka njohur dhe kthyer kete shtepi dy te paditurve Sotiraq Pilinxhi dhe Ruzhdie Fejzullari. Arsyeja pse Komisioni ka refuzuar kerkesen e paditesave ka qene se shtepia eshte marre nga shteti si rrjedhoje e denimit penal te trashegimlenesit Kopi Kostallari me vendimin nr.23, date 15.09.1950 nder te tjera dhe per vepren penale te pervetesimit te pasurise socialiste ne perpjestime te medha - denim ky qe eshte shoqeruar edhe me konfiskimin e pasurise se paluajteshme (nje trualli rreth gjysem dynym) dhe te pasurise se luajteshme te theksuar shprehimisht ne vendim.

Nga ana tjeter edhe te paditurve kjo prone u eshte kthyer si ish - pronare pasi shteti qe u be pronar mbas konfiskimit, ja ka kaluar fillimisht familjes Fejzullari dhe me pas, nje pjese e saj e cila ka qene me hyrje me vete, i eshte shitur nga keta te fundit Sotiraq Pilinxhit. Te dy familjet

83

Page 84: Dhjetor 2005

e te paditurve kane vazhduar te banojne ne kete shtepi deri ne vitin 1985 - kohe kur me vendimin nr.50, date 26.prill jane shpronesuar nga shteti.

Paditesat kane kundershtuar vendimin e komisionit te dale ne emer te tyre si dhe dy vendimet e dhena per te paditurit duke pretenduar se shtepia nuk eshte marre nga shteti per shkak te denimit penal te babait te tyre, por per arsye te tjera dhe, ne kohen qe eshte marre, ajo ishte nje ndertim i paperfunduar.

Gjykata e rrethit e cila e ka shqyrtuar çeshtjen pas prishjes nga Gjykata e Larte te vendimit te gjykates se apelit dhe asaj te rrethit, pranon ne vendimin e saj se babait te paleve i eshte marre nga shteti nje truall me siperfaqe 324 m2 mbi te cilin ngrihej nje shtepi. Ky fakt rezulton sipas saj nga vertetimi i dates 03.09.1993 i Arkivit Shteteror. Ne vendimin penal te vitit 1950 me te cilin eshte denuar ati i paditesave behet fjale nder te tjera dhe per nje cope trualli prej gjysem dynymi, por nuk permendet siperfaqja 324 m2 dhe as nje shtepi e paperfunduar ngritur mbi te. Per rrjedhoje gjykata konkludon se shtepia nuk eshte marre nga shteti si rrjedhoje e ketij vendimi penal (nuk eshte konfiskuar) por ne rruge te tjera.

Gjykata e rrethit pranon gjithashtu se, ne shtepine e mesiperme nga ana e te paditurve jane bere shume investime per ta sjelle ne gjendje banimi - gje qe rezulton edhe nga kredite qe ata kane marre nga banka. Per te percaktuar vleren e punimeve te reja ne raport me ato ekzistuese eshte thirrur nje grup ekspertesh te cilet kane spjeguar se kjo banese sot perbehet nga dy hyrje te veçuara nga njera tjetra. Investimet e kryera ne pjesen e Sotiraq Pilinxhit perbejne 79.60 % te vleres totale te baneses kundrejt 20.40% qe zene punimet e vjetra, ndersa ne banesen e Ruzhdie Fejzullarit investimet e reja zene 75.70% kundrejt 24.3% qe zene ato te vjetra. Nisur nga sa me siper kjo gjykate ka aplikuar kerkesat e nenit 13 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 duke njohur palet bashkepronare ne banese ne ato raporte qe ka caktuar eksperti. Lidhur me truallin prej 324 m2 ajo ka njohur pronesine e pales paditese dhe duke qene se 273.5 m2 nga kjo siperfaqe eshte e zene, eshte urdheruar kompensimi. Ne kete menyre gjykata ka ndryshuar te tre vendimet nr.332, 333, 334 te dhena nga Komisioni per shtepine objekt gjykimi.

Ne ndryshim nga gjykata e rrethit lidhur me pranimin e rrethanave faktike, gjykata e apelit pranon se, kjo shtepi eshte marre nga shteti si rrjedhoje e konfiskimit te parashikuar si denim plotesues ne vendimin gjyqesor te vitit 1950. Nga ky vendim rezulton te jete konfiskuar nje cope truall prej gjysem dynymi. Sipas gjykates eshte pikerisht ky trualli mbi te cilin ishte ngritur shtepia, por meqenese kjo ishte ende e paperfunduar, nuk eshte permendur ne vendim. Gjykata pranon gjithashtu se, babai i paditesave eshte denuar per vjedhje te pasurise se popullit ne perpjestime te medha dhe vlera e demit te shkaktuar nga vepra penale eshte me e madhe se vlera e pasurise se konfiskuar e cila ka mbuluar vetem nje pjese te demit te shkaktuar nga vepra penale. Per rrjedhoje ajo i eshte referuar nenit 24/3 te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 sipas te cilit nje kategori e tille personash nuk perfiton nga ky ligj. Mbi kete baze ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit e ka rrezuar padine.

Perfundimi i arritur nga gjykata e apelit eshte i drejte e i bazuar ne ligj.Eshte pranuar si fakt i pakontestueshem qofte prej paleve ne proçes ashtu dhe nga

gjykatat qe kane gjykuar çeshtjen se trualli me siperfaqe 324 m2 mbi te cilin ishte ngritur nje shtepi e paperfunduar fillimisht ka qene prone e babait te paditesave Kopi Kostallari dhe se prej tij i ka kaluar ne pronesi shtetit. Ndryshimi midis tyre qendron ne menyren sesi ato e pranojne kete kalim - si shpronesim ne rruge te zakonshme apo si marrje per shkak te denimit penal. Gjykata e apelit e ka ndryshuar vendimin e gjykates se rrethit pasi ka administruar edhe nje here nje kopje te deshmise se penalitetit me nr.1/9, date 30.01.2004 nga permbajtja e te ciles rezulton qe ne vitin 1950 Kopi Kostallari te jete denuar per disa vepra penale, nder te tjera dhe per vjedhje te pasurise shteterore dhe ne perfundim eshte denuar me 18 vjet privim lirie, me pune te detyruar, me humbjen e te drejtave civile, konfiskim te pasurise se luajteshme dhe te paluajteshme dhe me shperblimin e demit. Kjo harmonizohet dhe me kopjen e vendimit te mesiperm te administruar nga gjykata nga ku ne faqen 5 te tij rezulton konkretisht se cila ka qene pasuria e luajteshme dhe

84

Page 85: Dhjetor 2005

e paluajteshme e konfiskuar ku permendet nder te tjera dhe nje cope truall prej gjysem dynym me kufizimet perkatese.

Nga ky vendim rezulton qarte gjithashtu vlera e demit te shkaktuar, i cili vetem nga vepra penale e vjedhjes eshte me i madh se vlera e pasurise se paluajteshme te konfiskuar. Kjo sepse siç del nga vertetimi i vitit 1993 i Arkivit te Rrethit vlera e kesaj pasurie (truall dhe shtepi) ka qene 40.000 leke. Sa me siper e ka patur parasysh gjykata e cila e ka permendur ne vendimin e saj.

Neni 24/3 i ligjit nr.7698, date 15.04.1993 parashikon: "Nuk perfitojne nga ky ligj: ... Te denuarit per pervetesim te pasurise se popullit ne perpjestime te medha, ne masen qe eshte e barabarte me vleren e demit te percaktuar ne vendimin e gjykates". Per rrjedhoje me te drejte eshte konkluduar se paditesit nuk duhet te perfitojne nga ky ligj dhe padia e tyre eshte rrezuar.

Pretendimi i paditesave se babai i tyre sipas deshmise se penalitetit te leshuar nga Ministria e Drejtesise figuron i padenuar nuk qendron. Eshte e vertete se ne dosje ndodhet nje deshmi e tille me date 23.04.2002, por ajo rezulton te jete leshuar per Kopi Kosten dhe jo Kopi Kostallarin dhe eshte e kuptueshme qe midis ketyre dy deshmive do te kete ndryshime ne gjendjen gjyqesore. Por shtepia objekt gjykimi siç rezulton qofte nga vertetimi i Arkivit te Shtetit apo dhe vendimi gjyqesor ka qene prone e Kopi Kostallarit, ndaj paditesat nuk mund ta kerkojne ate si trashegimtare te Kopi Kostes ne emer te te cilit nuk figuron ndonje prone e tille.

Nga sa me siper nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem vendimin.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.98, date 14.05.2004 te Gjykates se Apelit Korçe.

Tirane, me 15.12.2005

85

Page 86: Dhjetor 2005

Nr.3198/1043 i Rregj. ThemeltarNr.1666 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesArtan Hoxha AnetarAgron Lamaj AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 15.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.3198/1043 akti qe i perket:

PADITËS: SPIRO KONOMI (TRASHEGIMTARET QE E ZEVENDESOJNE): DRITA KONOMI,

ALFRED KONOMI E AIDA HOXHA (KONOMI), perfaqesuar nga Av. Dashamir Kore

ILIA KONOMI (TRASHEGIMTARET QE E ZEVENDESOJNE): ARETUSHE

KONOMI, ARBEN KONOMI, VIKTOR KONOMI, JORGO KONOMI E ANETA KONOMI

BEBI KONOMI (TRASHEGIMTARET QE E ZEVENDESOJNE): MELPOMENI

KONOMI, DHIMITER KONOMI, ANDREA KONOMI, HARILLA KONOMI E GJINOVEFA KONOMI

LAME KONOMI, FATOS KONOMI, KATERINA KONOMI, ASTRIT KONOMI (TRASHEGIMTARET QE E ZEVENDESOJNE)

IRINI KONOMI, KLEOPATRA KONOMI E ANETO KONOMI

TË PADITUR: K.K.K.PRONAVE VLORE (BASHKIA VLORE), ne mungese

KONFEDERATA E SINDIKATAVE TE PAVARURA TE SHQIPERISE, perfaqesuar

nga Av.Simon Varfi

BASHKIMI I SINDIKATAVE TE PAVARURA TE SHQIPERISE - DEGA VLORE, ne

mungese

86

Page 87: Dhjetor 2005

PERSONA TË TRETË: SINDIKATA E PAVARUR E TRANSPORTEVE TE SHQIPERISE, perfaqesuar nga Av.

Gjergji Hysi

OBJEKTI:Kundershtim i pjesshem i vendimit nr.59,

date 21.11.1994 te K.K.K.Pronave.Baza Ligjore: Ligji 7698 date 15.4.1993,

ligji 8340/1 date 06.05.1998 "Per rregullimin e pasojave qe kane rrjedhur nga zbatimi i dekretit 204, date 05.06.1992",

Vendimi 24, date 13.02.2002 i Gjykates Kushtetuese.

Gjykata e Rrethit Vlore, me vendimin nr.1318, date 21.5.1996 ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesave Spiro Konomi, etj., ndaj pales se paditur K.K.K.Pronave Vlore, B.S.P.SH. dhe K.S. Shqiperise, dega Vlore me objekt kundershtim i vendimit nr.59, date 21.11.1992.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.6633, date 22.11.1996 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1318, date 21.5.1996 te Gjykates se rrethit Vlore me plotesimin: Njohjen e se drejtes se parablerjes se kampit te punetoreve Vlore.

Gjykata e Kasacionit Tirane, me vendimin nr.1638, date 24.12.1997 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1318, date 21.05.1996 te Gjykates se rrethit Vlore, te vendimit nr.6633, date 02.11.1996 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Tirane me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.105, date 24.06.1998 ka vendosur:Dergimin e çeshtjes per gjykim ne Gjykaten e Apelit Vlore.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.29, date 29.10.1999 ka vendosur: Pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.482, date 17.05.2001 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.29, date 29.10.1999 te Gjykates se Apelit Vlore dhe dergimin e çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit Vlore me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendim nr.581, date 24.12.2003 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.59, date 21.11.1994 te K.K.K.Pronave Vlore (pjeserisht) ne kete menyre: Pas pikes 1/a shtohet nje paragraf tjeter 1/1 me kete permbajtje: Te njohe ish-pronarin (paditesit) mbi nje siperfaqe trualli prej 3859.5 m2 e ndodhur ne lagjen "Uji i Ftohte" (brinja) me kufizimet nga te gjitha anet me territorin e kampit te ri me dy shkalle zbritese qe zbret ne rruge pastaj ne det.Pas pikes 1/b te shtohet nje paragraf i trete me kete permbajtje: Siperfaqet e trojeve 2140 m2 (mbi te cilin ndodhet godina e kampit te ri) t'u kthehet paditesave

87

Page 88: Dhjetor 2005

Konomi, pasi te zgjidhen konfliktet me pronesine e tyre midis ish-pronareve (paditesave) dhe pronareve te rinj, Konfederates se Sindikatave dhe Sindikatave te pavarura te Transporteve.T'u ktheje paditesave siperfaqen e truallit (brinja) funksionale prej 3859.5 m2 me kufizimet me territorin e Kampit te Ri me dy shkalle zbritese ne rruge, pastaj ne det.Rrezimin e padise se paditesave persa i perket te drejtes se parablerjes midis BSPSH-se dhe kthimi i truallit +10%.Kompensimin e paditesave per siperfaqen 2452 m2 truall sipas disponibilitetit te K.K.K.Pronave Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore kane ushtruar rekurs, pala e paditur, Konfederata e Sindikatave te Shqiperise, duke parashtruar perkatesisht keto shkaqe:

- Vendimi eshte arbitrar dhe ne kundershtim me ligjin.- Pala paditese nuk legjitimohet per te ngritur kete padi. - Prona objekt konflikti i eshte shitur administrates italiane ne vitin 1942 dhe figuron ne

pronesi te italianeve sipas notes se transkriptimit nr.21, date 21.09.1942. Mbi kete objekt, pronari Italian ndertoi objektet qe ndodhen ne siperfaqen 2140 m2, te cilat aktualisht jane prone e K.S.Sh.-se. Kete fakt e ka pranuar ne pohimet e tij dhe vete paditesi Lame Konomi ne seancen gjyqesore date 06.11.1995.

- Vendimi i K.K.K.Pronave nr.59, date 22.11.1994 eshte i paligjshem, pasi ligji 7698 date 15.04.1993, paragrafi i pare, vepron ne hapesiren prej 29.11.1944 dhe jo para kesaj date.

- Gjykata e apelit ka vepruar ne kundershtim me nenet 1,4,5 te ligjit 8340 dhe ligjin 8340/1 "Per rregullimin e pasojave qe kane rrjedhur nga zbatimi i Dekretit 204 date 05.06.1992 "Per pasurite e sindikatave".

Kunder vendimit kane ushtruar rekurs pala e paditur, B.S.P.Sh., e cila me pas ka kerkuar heqje dore nga rekursi.

Kunder vendimit kane paraqitur rekurs dhe paditesat Fatos Konomi dhe Alfred Konomi, te cilet me pas kane hequr dore nga rekursi.

Kunder rekursit te paraqitur nga pala e paditur Konfederata e Sindikatave te Shqiperise, ka paraqitur kunderrekurs i padituri Alfred Konomi, i cili kerkon mospranimin e rekursit te paraqitur duke parashtruar keto shkaqe:

- Neni 472 i K.Pr.Civile, i cili pretendohet se eshte shkelur nga gjykata nuk ka te beje fare me gjykimin ne apel.

- Rekursi i K.S.SH.-se i depozituar ne date 07.04.2004 eshte paraqitur jashte afatit ligjor, pasi pala ka qene prezent ne gjykim, ndersa ai eshte paraqitur 3 muaj me vone.

- I pa argumentuar dhe i paplote eshte dhe pretendimi se nuk legjitimohemi ne padine e paraqitur.

- Nuk qendron as pretendimi ne rekurs lidhur me shitjen e sip. 2140 m2 nga trashegimlenesi yne tek italianet. Gjykata e Apelit Vlore e ka analizuar hollesisht kete fakt dhe noten perkatese te transkriptimit. Ne noten e transkriptimit thuhet qarte se kushti i vetem qe shitesi te merrte leket do te ishte paraqitja e transkriptimit hipotekor, transkriptim qe nuk u realizua kurre.

- Qe nga viti 1932 kjo prone nuk ka asnje rregjistrim te ri dhe figuron ne emer te trashegimlenesit te paditesave, Dhimiter Konomi.

- Pretendimin se gjykata e apelit ka shkelur nenet 1, 4, 5 te ligjit 8340 nuk qendron dhe kete e rrezon Vendimi Unifikues nr.5, date 23.03.2004 i Kolegjeve te Bashkuara.

88

Page 89: Dhjetor 2005

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales paditese Av.

Dashamir Kore, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, perfaqesuesin e pales paditur Av. Siman Varfi, qe kerkoi pranimin e rekursit, perfaqesuesin e personave te trete Av. Gjergji Hysi, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga pala e paditur Konfederata e Sindikatave te Shqiperise kunder

vendimit te Gjykates se Apelit Vlore nr.581, date 24.12.2003 me te cilin eshte pranuar padia e paditesave per kundershtimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr.59, date 21.11.1994, si dhe ai i paraqitur nga pala e paditur Sindikata e Pavarur e Transporteve te Shqiperise kunder vendimit nr.51, date 17.03.2004, me te cilin eshte plotesuar dhe sqaruar vendimi i mesiperm, nuk permbajne asnje nga shkaqet e parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Per rrjedhoje keto vendime duhet te lihen ne fuqi.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se paditesit jane te gjithe trashegimtare ligjore te ish pronarit Dhimiter Konomi. Me kete cilesi ata i jane drejtuar K.K.K.Pronave Vlore, i cili me vendimi nr.59, date 21.11.1994, ka njohur trashegimlenesin e tyre si ish-pronar mbi nje siperfaqe trualli prej 16.652 m2 te ndodhur ne lagjen "Uji i ftohte" te ndare ne dy parcela me siperfaqe 11.569 m2 dhe 5060 m2. Nga kjo siperfaqe i eshte kthyer e lire gjithsej 10.000 m2 gjithashtu e ndare ne dy siperfaqe 7000 dhe 3000 m2 dhe per pjesen tjeter eshte vendosur kompensimi.

Mbi siperfaqen e njohur paditesave ndodhen edhe dy godinat (e reja dhe e vjetra) te Kampit te Punetoreve te cilat me dekretin nr.204, date 05.06.1992 te Presidentit te Republikes i kane kaluar ne pronesi Konfederates se Sindikatave te Shqiperise (godina e vjeter) dhe B.S.P.Sh.-se (godina e re) dhe kjo e fundit si rrjedhoje e nje kontrate dhurimi sot eshte ne pronesi te Sindikates se Pavarur te Transporteve.

Paditesat e kane kundershtuar vendimin e mesiperm duke pretenduar se godina e kampit te vjeter eshte ndertuar mbi truallin prone e tyre prej 2140 m2 te cilin padrejtesisht K.K.K.Pronave e ka konsideruar se i eshte shitur nga trashegimlenesi i tyre shtetit italian ne vitin 1942, ndaj mbi kete truall duhet te njihen pronare dhe t'u kthehet atyre.

Lidhur me godinen e Kampit te Ri ata kane pretenduar se ne kete truall paditesat kane patur dy shtepi, njera prej te cilave eshte prishur teresisht ndersa nga tjetra jane shfrytezuar themelet dhe kati i pare i cili sherben si kaldaje per kete godine. Paditesat kane pretenduar se padrejtesisht te paditurit B.S.P.SH. dhe me pas Sindikata e Pavarur e Transporteve jane konsideruar si pronare me dekretin nr.204, i cili nuk ka marre fuqi ligjore dhe me pas pasojat e tij jane konsideruar nul, gje qe rezulton edhe nga vendimi unifikues nr.85, date 29.06.2001 i Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte. Ne kete kuptim ata kane pretenduar se duhet te njihen pronare dhe t’u kthehet atyre kjo prone.

Kundershtime paditesat kane patur edhe lidhur me nje siperfaqe prej 3859,5 m2 qe perfaqeson vendin me emrin "brinja" e cila shkon nga shtepite e pushimit dhe perfundon poshte ne det.

89

Page 90: Dhjetor 2005

Veç sa siper, ata kane kerkuar qe tu kthehet edhe nje siperfaqe trualli prej 10% mbi ate te kthyer nga Komisioni sepse padrejtesisht jane trajtuar vetem si trashegimtare te ish- pronarit pasi vete ata mbas vdekjes se babait te tyre kane bere pjestimin e pasurise dhe pikerisht ne vitin 1972 shteti i ka shpronesuar ata nga shtepite dhe trualli i tyre.

Rrjedhoje e ketyre pretendimeve eshte dhe ai qe lidhet me ç'rregjistrimin e ketyre pronave ne Z.R.P.P. nga emri i te paditurve dhe rregjistrimin ne emer te tyre.

Gjykata e Apelit Vlore, e cila e ka shqyrtuar çeshtjen pas prishjes disa here dhe se fundi te te dy vendimeve te Gjykates se rrethit dhe Apelit Vlore, mbasi ka administruar dokumentacionin e pronesise te paraqitur nga palet, e ka vene ate ne dispozicion te nje grupi ekspertesh. Keta te fundit referuar kufijve te vjeter dhe atyre ekzistues kane arritur ne konkluzionin se te dy siperfaqet, si ajo 2140 mbi te cilen eshte ngritur godina e Kampit te vjeter dhe 2060 m2 mbi te cilen ngrihet kampi i ri shtrihen ne truallin ish prone e paditesave. Gjykata mbasi ka pranuar se godina Kampi i ri eshte ndertuar mbi shtepine e prishur pjeserisht te paditesave i ka orientuar ekspertet drejt llogaritjes se raporit te punimeve te reja me ato ekzistuese. Nga akti i administruar ka rezultuar se 24,26 % zene punimet e kryera nga shteti dhe 75,74 % ato te ish pronareve (duke perfshire ketu dhe vleren e truallit). Nisur nga keto raporte dhe ne zbatim te ligjit nr.7698, date 15.04.1993, si dhe Udhezimit nr.3, date 21.06.1993, gjykata ka pranuar ne pjesen arsyetuese te vendimit se si siperfaqja 2140 m2 dhe 2060 m2 te trojeve se bashku me Godinen e Re te Kampit te Punetoreve duhet t’u kthehen paditesave. Per te arritur ne kete perfundim veç sa siper gjykata i eshte referuar edhe menyres se kalimit te pronesise per palet e paditura me dekretin nr.204, si dhe vendimit unifikues nr.85, date 29.06.2001 sipas te cilit sa here qe ndeshen interesat e ish-pronareve qe perfitojne kthimin e ndertesave te pandryshuara me interesat e sindikatave qe i kane fituar keto ndertesa sipas dekretit nr.204, perparesi ka mbrojtja e interesave te ish- pronareve.

Por ndersa ne pjesen arsyetuese te vendimit pranohet sa me siper, ne dispozitivin e tij gjykata pranon se vendimi i K.K.K.Pronave duhet te ndryshohet vetem per siperfaqet e trojeve 2140 m2 dhe 2060m2 (troje nen kampet) te cilat duhet tu kthehen paditesave duke mos u shprehur per godinen e Kampit te Ri. Kete mangesi ajo e ka plotesuar me vendimin nr.51, date 17.03.2004, ku veç siperfaqeve te mesiperme eshte njohur dhe kthyer pronesia dhe mbi godinen e Kampit te Ri.

Ne kundershtim me sa kishte pranuar K.K.K.Pronave lidhur me siperfaqen 2140 m2 (trualli nen Kampin e vjeter) gjykata pranon se kjo prone ka qene e babait te paditesave dhe asnjehere nuk i eshte shitur prej tij shtetit italjan. Nga dokumentacioni qe gjendet ne dosje rezulton te jete perpiluar nje kontrate shitje me date 15 shtator 1942. Ne kerkesen e bere nga noteri qe ka redaktuar kete kontrate per Zyren e Hipotekes me qellim transkriptimin e kesaj prone ne emer te bleresit, rezulton e vendosur klauzola e shitjes "… qe kapin shumen prej 21.880 franga shqiptare qe kane me ju pague shitesit me rastin e parqitjes te notes se transkriptimit". Siç pranon gjykata ky transkriptim asnjehere nuk eshte bere, pra nuk jane perfunduar proçedurat e shitjes e per rrjedhoje pronesia mbi te nuk ka ndryshuar. Kjo siperfaqe u eshte marre paditesave pa shperblim nga shteti pas çlirimit e per rrjedhoje ajo u duhet kthyer paditesave.

Lidhur me siperfaqen e "brinjes" gjykata pranon se ne vendimin e K.K.K.Pronave ajo nuk eshte permendur si nocion si dhe ku ndodhet e çfare funksioni ka. Ekspertet kane spjeguar se ajo eshte pjese funksionale dhe e pandashme e pjeses se truallit ku eshte ndertuar Kampi i Ri. Ne te ndodhen nenobjektet e shtepise se pushimit dhe dy shkalle zbritese deri ne det. Per sa me siper gjykata e konkluduar se ajo duhet kthyer.

Gjykata e ka quajtur te pabaze kerkimin e paditesave per kthimin edhe te 10% siperfaqe trualli mbi ate te kthyer nga Komisioni. Kjo pasi komisionit ata i jane drejtuar si trashegimtare te ish- pronarit e jo si trungje me vete dhe i tille eshte dhene dhe vendimi.

I pabaze eshte quajtur edhe kerkimi tjeter per kompesimin e paditesave ne nje siperfaqe 2452 m2 truall.

90

Page 91: Dhjetor 2005

E ndervarur nga zgjidhja e problemeve te pronesise ka qene dhe kerkimi per ç'rregjistrimin e godines se Kampit te Ri nga emri i te paditurit Sindikata e Pavarur e Transporteve. Ne dispozitivin e vendimit te gjykates nuk gjen pasqyrim nje fakt i tille por ne plotesimin qe i eshte bere vendimit eshte vendosur gjithashtu edhe fshirja e rregjistrimit hipotekor te mesiperm dhe detyrimi per rregjistrimin e saj ne favor te paditesave.

Ne vendimin nr.51, gjenden gjithashtu edhe disa plotesime lidhur me kufijte e pronave apo emertime te perdorura nga gjykata ne vendimin e pare.

Rekursi i paraqitur nga pala e paditur Konfederata e Sindikatave te Shqiperise ne Gjykaten e Larte, parashtron shkaqe qe lidhen vetem me nje pjese te vendimit gjyqesor - me ate qe ka lidhje me Kampin e vjeter pronesine e te cilit ka kjo pale. Pretendohet se siperfaqja e truallit prej 2140 m2 mbi te cilin ngrihet ky kamp dhe qe i eshte kthyer paditesave, nuk eshte ne pronesi te tyre pasi i eshte shitur shtetit italjan ne vitin 1942. Ky pretendim eshte ngritur edhe gjate gjykimit ne Gjykaten e Apelit dhe nga ana e saj i eshte dhene pergjigje qarte ne vendim. Fakti i kryerjes se disa veprimeve te kalimit te pronesise mbi kete truall ka rezultuar vetem nga nje kerkese per transkriptimin e kesaj prone e bere nga noteri qe kishte perpiluar kontraten dhe qe ndodhet ne dosjen gjyqesore. Por nga shqyrtimi i ketij dokumenti rezulton i vendosur kushti: qe shitesit t’i behej pagesa e parashikuar ne kontrate duhet te behej me pare transkriptimi i prones. Nga aktet nuk ka rezultuar qe ky kusht te jete plotesuar e per rjedhoje te jete paguar çmimi i shitjes. Per rrjedhoje me te drejte gjykata ka arritur ne perfundimin se nuk mund te konsiderohet shitja e realizuar, pa u respektuar gjithe proçedurat e mesiperme. Pala e paditur nuk ka patur kontestime se kjo prone ka qene e dikujt tjeter por veç pretendimin se babai i paditesave e ka shitur. Ky pretendim nuk eshte provuar ndaj me te drejte padia per kete pjese eshte pranuar.

Gjate gjykimit ne Gjykaten e Larte pala e paditur Sindikata e Pavarur e Transporteve pretendoi te kete paraqitur rekurs kunder vendimit te mesiperm per pjesen qe lidhet me Kampin e Ri. Ky rekurs u paraqit para Kolegjit Civil i sigluar nga Gjykata e Apelit Vlore ne daten 18.03.2004. Nga administrimi i dosjes gjyqesore rezultoi qe vendimi te jete dhene ne daten 24.12.2003 dhe ne kete seance kjo pale nuk ka qene e pranishme. Por gjithashtu ne dosje ndodhet deftesa e komunikimit te vendimit e cila mban daten 05.02.2004 e nenshkruar nga vete perfaqesuesi i kesaj pale. Nga sa me siper rezultoi qe rekursi i paraqitur te jete jashte afatit 30 ditor nga data e komunikimit te vendimit e per rrjedhoje ai nuk u pranua per shqyrtim nga ky kolegj.

Perfaqesuesi ne gjykim i Sindikates se Pavarur te Transporteve pretendoi se pamvaresisht nga sa me siper, rekursi duhet marre per shqyrtim ne pjesen qe ankimon plotesimin dhe sqarimin e vendimit te bere nga gjykata ne daten 17.03.2004 me vendimin nr 51, kerkim ky qe eshte brenda afatit ligjor.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i cili i ka kufijte e shqyrtimit te çeshtjes te kondicionuara nga shkaqet e pretenduara ne rekurs (nenet 472 e 483 te K.Pr.Civile), u kufizua pikerisht ne shqyrtimin e shkaqeve te paraqitura vetem ne lidhje me plotesimin e vendimit.

Ka rezultuar se plotesimi i vendimit i bazuar ne nenet 313 dhe 314 te K.Pr.Civile eshte dhene ne perputhje te plote me kerkesat ligjore qofte persa i perket afateve dhe lidhur me problemet qe ka sqaruar. Keshtu me plotesimin e bere per njohjen dhe kthimin e godines se Kampit te Ri gjykata nuk ka dale teje pranimeve qe ka bere ne vendimin e dates 24.12.2003. Keshtu ne faqen 6 te vendimit thuhet: (citoj) "Nisur nga keto raporte ne referim te ligjit nr.7698, date 15.04.1993 dhe udhezimit te dale per zbatim te tij nr.3, date 21.06.1993, nr.13, date 18.10.1993 te K.Ministrave dhe me ndryshimet e bera ne udhezimin nr.15, date 15.11.1993, siperfaqet 2140 m2 dhe 2060 m2 te trojeve bashke me godinen e re te Shtepise se Pushimit te Punetoreve t’u kthehen ish- pronareve (paditesave). Ne kete kuptim pas pikes 1/b do te shtohet nje paragraf tjeter me kete permbajtje: Kthimin sa me lart te trojeve 2140 m2 dhe 2060 m2 me kufizimet perkatese, dhe te brinjes (siperfaqe funksionale 3859,5 m2) po me kufijte perkates si dhe te Godines se Re te Shtepise se Pushimit te Punetoreve me anekset e saj".

91

Page 92: Dhjetor 2005

Siç rezulton nga sa cituam ne pjesen arsyetuese te vendimit te gjykates eshte shprehur qarte ajo ç’ka gjykata ka dashur te ndryshoje ne vendimin e K.K.K.Pronave, por kjo gje eshte ometuar ne dispozitiv te vendimit. Ne keto rrethana gjykata kur ka plotesuar vendimin nuk ka dale tej pranimeve te bera me pare por i ka konfirmuar ato ne pjesen urdheruese.

Edhe plotesimi tjeter i bere per fshirjen nga rregjistrimi te kesaj prone te paditurit dhe rregjistrimin ne emer te paditesave nuk eshte gje tjeter veç rrjedhoje e pranimit te kerkimit te paditesit per kete pjese e cila gjithashtu ka qene e ometuar ne vendimin e pare.

Vendimi i gjykates per pjeset e tjera te tij nuk eshte ankimuar nga palet e per rrjedhoje gjykata nuk i hyn shqyrtimit te tij.

Nga sa me siper nuk rezulton asnje shkak ligjor qe te beje te cenueshem kete vendim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.581, date 24.12.2003 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 15.12.2005

92

Page 93: Dhjetor 2005

Nr.1064 i Rregj. ThemeltarNr.1667 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj Anetar Ardian Dvorani AnetarArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 15.12.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proçes:

PADITËSE: "KEPI DRAGOJVE" shpk, ne mungese

I PADITUR: D.T.T. (DEGA TATIM TAKSA) TIRANE, perfaqesuar ne gjykim nga Av. i Shtetit Delo Balili

OBJEKTI: Anullim akti administrativ,

ne baze te nenit 324 e vijues te K.Pr.C.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane me vendimin nr.787, date 23.02.2004 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise;

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1345, date 17.11.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm;

Kunder vendimit te mesiperm, ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:

- Kemi kerkuar nxjerrjen e çeshtjes jashte juridiksionit pasi paditesi nuk ka ezauruar rrugen administrative.

- Pagesa duhej te paguhej ne kohen e duhur dhe jo jashte afatit ligjor.- Paditesi ka rezultuar me diferenca ne artikullin çimento.- Kerkon ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, pretendimet e anes se paditur, e

cila kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E N1. Paditesi ka paraqitur kerkese padi dhe kerkon anullimin e aktit administrativ

konkretisht te urdher bllokimit nr.5298/1, date 21.11.2002, si dhe marrjen e mases se sigurimit te padise.

93

Page 94: Dhjetor 2005

2. Ai ka pretenduar se:Ndaj tij eshte leshuar nje akt kontrolli per shumen ne 474 847 Leke dhe gjobe ne te

njejten shume, d.m.th. detyrohet ne shumen prej 949 694 Leke. Akti i bllokimit eshte i padrejte pasi nuk lejohet bllokimi i aktivitetit dhe ne thelb

detyrimi nuk qendron.3. Gjykatat kane pranuar pretendimet e paditesit duke i konstatuar te pavlefshme urdherat

e anes se paditur. Ato arsyetojne se nxjerrja e tyre eshte ne kundershtim me ligjen dhe procedurat tatimore ligjore.

Po ashtu ne themel paditesi nuk ka asnje detyrim tatimor ndaj anes se paditur.4. Ana e paditur ka pretenduar se vendimet e gjykates jane ne kundershtim me ligjen dhe

se paditesi nuk ka perfunduar rrugen administrative.5. Vendimet e mesiperme te gjykates jane ne zbatim te gabuar te ligjes per aresyet e

meposhteme:Duke ju referuar Ligjes nr.8560, date 22.10.1999 "Per procedurat tatimore ne R.SH.".

Neni 43 percakton se:Para se te paraqiten per apelim, tatimpaguesit jane te detyruar te parapaguajne vetem

detyrimin tatimor, pa perfshire interesat dhe gjobat e mundeshme ose te paraqesin garancite e nevojshme.

6. Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se ana e paditur me date 26.08.2002 ka vene ne dijeni paditesin mbi detyrimin e tij tatimor (Njoftim detyrimi) per shumen prej 949 694 Leke. Ky njoftim detyrimi ne perputhje me ligjen ze vendim e aktit te vleresimit tatimor. Kunder nje njoftimi te tille paditesi ishte i detyruar qe ne perputhje me ligjen te bente ankimin e tij, nese nuk do te ishte dakort, me kusht qe te plotesonte detyrimin per pagese te menjehereshme. Paditesi nje procedure te tille nuk e ka ndjekur. Ne keto rrethana ana e paditur ne zbatim te Nenit 46 te Ligjes se mesiperme ka zbatuar proceduren e jashtezakonshme te mbledhjes me force te detyrimit duke urdheruar bllokimin e aktivitetit.

7. Gjate gjykimit ne gjykaten e apelit paditesi ka pretenduar se e ka bere nje pjese te pageses, d.m.th. se legjitimohet te vazhdoje rrugen gjyqesore. Ky pretendim eshte i padrejte pasi likuidimi i pageses eshte kusht (conditio sine qua non) i ushtrimit te se drejtes se ankimit dmth. i shqyrtimit nga organi administrativ perkates. Nje ankim i tille dhe mungesa e pergjigjes nga ana e paditur nuk e legjitimojne paditesin ne kuptim te Nenit 59 te Ligjes se mesiperme t’i drejtohet gjykates.

Perfundimisht shqyrtimi gjyqesor i mosmarreveshjes se paraqitur nga paditesi nuk mundet te filloje persa kohe ai nuk ka perfunduar ankimin administrativ dhe vazhdimi i nje shqyrtimi te tille eshte shkelje e rende e procedures civile qe e ben vendimin te cenueshem.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te nenit 485§c te K.Pr.C.,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.787, date 23.02.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane dhe te

vendimit nr.1345, date 17.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe pushimin e gjykimit te çeshtjes.

Tirane, me 15.12.2005

94

Page 95: Dhjetor 2005

Nr.1046 i Regj. ThemeltarNr.1676 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseAgron Lamaj AnetarPerikli Zaharia AnetarIrma bala AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 13.12.2005 dhe 20.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.1046 qe i perket:

PADITËS: MARGARITA LUARASITË PADITUR: GENC LUARASI

TEFTA KOJAKRISTAQ LUARASI

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e te paditurve te me njohin bashkepronar

edhe 2/10 pjese te truallit nen shtepine objekt gjykimi dhe pjestimin e sendit ne bashkepronesi.Baza Ligjore: Neni 192/1 i K.Pr.Civile,

nenet 369 deri 374 te K.Pr.Civile dhe nenet 200/a dhe 207 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.3980, date 07.10.2003 ka vendosur:Pranimin e padise.

Detyrimin e te paditurit Genci Luarasi te njohe bashkepronar edhe ne truallin me siperfaqe 706.53 m2, te ndodhur ne Tirane Rr. "Kavajes", paditesen Margarita Luarasi (Kristofeli) ne 1/5 pjese secili dhe te paditurit Tefta Koja e Kristo Luarasi me 1/10 pjese secili.Lejimin e fazes pare te pjestimit te pasurise se paluajteshme, shtepi banimi dhe trualli prej 706.53 m2 te ndodhur ne Rr. "Kavajes", nr.139, Tirane midis bashkepronareve Margarita Luarasi (Kristofeli) ne 1/5 pjese si ne shtepi edhe ne truall, Genci Luarasi ne 3/5 pjese si ne truall edhe ne shtepi, Tefta Koja ne 1/10 pjese te shtepise dhe truallit dhe Kristaq Luarasi ne 1/10 pjese te shtepise dhe truallit.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.l029, date 30.09.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.3980, date 07.10.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

95

Page 96: Dhjetor 2005

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Genci Luarasi, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Tirane nr.3980, date 07.10.2003 e kthimin per rigjykim prane Gjykates se shkalles se pare Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata ka vepruar ne kundershtim me kerkesat e neneve 6 dhe 28 te K.Pr.Civile, pasi paditesja nuk ka kerkuar njohjen bashkepronare dhe ne drejtim te dy te paditurve te tjere si dhe pjestimin pa patur kerkese ne drejtim te dy te paditurve te tjere.

- Gjykata e faktit padrejtesisht ka vene ne bisedim testamentin e te ndjeres Polikseni Luarasi e paraqitur ne gjykim nga dy te paditurit e tjere duke dale ne evidence konflikti midis paleve te paditura, nderkohe qe palet e paditura nuk parashtruan padi te vecante kete kerkim. Duke munguar padia e dy te paditurve me eshte privuar e drejta per tu mbrojtur me kunderpadi.

- Polikseni Luarasi (testatoria) ka qene bashkeshorte e te ndjerit Kristo Luarasi, i cili ka vdekur ne vitin 1934, kohe ne te cilen vepronte Kodi Civil i vitit 1929 dhe ku bashkeshorti gezon si trashegimi uzufruktin e nje pjese te pasurise dhe jo vet sendin.

- Pala jone nuk parashtroi konflikt ne lidhje me pjestimin e shtepise, pra mbetet per shqyrtim vetem perkatesia e pronesise se truallit, sipas konfliktit te trajtuar ne padi. Ne kemi prapsuar cdo pretendim te pales paditese per qenien e saj bashkepronar te sendit--truallit dhe ka dhene argumentet e veta bazuar ne fakte, por qe jane shtremberuar nga gjykata.

- Ne vendim gjykata ka bere nje veprim te gabuar duke theksuar se prona pershkruhet sipas aktit te shtetezimit gje qe eshte nje shtremberim i qellimshem sepse ne shtetezim behet fjale vetem per nje pjese te prones qe nuk ka lidhje me konfliktin.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani; mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te pales se paditur Genci Luarasi, avokatit Vasil Plaku, i cili kerkoi prishjen e vendimit nr.1029, date 30.09.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit nr.3980, date 07.03.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e shkalles se pare; ne mungese te pales paditese dhe paleve te tjera te paditura dhe pasi bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1029, date 30.09.2004 i Gjykates se Apelit Tirane me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.3980, date 07.03.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, eshte i pambeshtetur ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rishqyrtim ne gjykaten e apelit me nje tjeter trup gjykues.

Sipas vendimeve te dhena ne te dy shkallet e gjykimit dhe provat e administruara e pranuara nga gjykatat, rezulton se me daten 07.07.1934 ka vdekur trashegimlenesi Kristo Luarasi. Sipas ligjit te kohes (Kodi Civil 1929), trashegimtare ligjore te tij ishin bashkeshortja Polikseni Luarasi dhe kater femijet e tyre, paditesja Margarita, si dhe te ndjeret Thomai, Theodhoriu dhe Skender Luarasi. Bashkeshortja Polikseni Luarasi perfitonte nga trashegimia uzufrukt mbi pasurine trashegimore ne masen ideale prej 1/5 pjese te saj, ndersa femijet trashegonin pjesen perkatese ne pronesi te plote. Sipas akteve te administruara ne gjykim, pasuria trashegimore perbehej nga nje shtepi e re, kopesht, truall dhe nje stabiliment (linje) shtypshkronje e vendosur ne nje godine ne truallin e trashegimlenesit. Keto prona perbenin ne teresine e tyre nje bllok te vetem pronesor me kufizimet dhe siperfaqet sipas akteve perkatese te administruara ne kete gjykim.

96

Page 97: Dhjetor 2005

Me marreveshjen ndermjet trashegimtareve me pjese ne pronesi te plote, sipas aktit noterial te dates 30.12.1943, eshte bere pjestim vullnetar ne pasurine trashegimore me ane te shkembimeve, dhurimit e shitjes se pjeseve takuese respektive. Sipas ketij akti, trashegimtari Skender Luarasi i ka shitur te gjithe pasurine trashegimore, trashegimtarit tjeter Thoma Luarasi. Paditesja Margarita Luarasi i dhuronte trashegimtarit Theodhori Luarasi vetem pjesen takuese te saj ne pasurine trashegimore mbi stabilimentin por pa perfshire ketu godinen e truallin e tij. Me te njejtin kusht si paditesja edhe trashegimtari Thoma Luarasi shkembente pjesen e tij takuese mbi stabilimentin e shtypshkronjes me trashegimtarin Theodhori Luarasi, nderkohe qe ky i fundit i kalonte ne pronesi Thoma Luarasit te gjitha pjeset e tij takuese ne pasurine trashegimore (perveç stabilimentit te shtypshkronjes).

Si rezultat i ketyre veprimeve juridike, perfundimisht, Theodhori Luarasi behej pronar i vetem i stabilimentit (linjes) te shtypshkronjes se bashku me pajisjet e materialet, por jo per godinen dhe truallin nen te. Skender Luarasi nuk kishte me asnje pjese e titull pronesie mbi pasurine trashegimore. Paditesja Margarita Luarasi mbetej bashkepronare ne te gjithe pasurine trashegimore perveç stabilimentit te shtypshkronjes. Thoma Luarasit i pakesohej ne pasurine trashegimore vetem pjesa takuese ne pronesi mbi stabiliment dhe i shtoheshin pjeset takuese te pasurise trashegimore qe ishin ne pronesi te dy vellezerve te tjere Theodhori e Skender. Ndersa bashkeshortja e trashegimlenesit, trashegimtarja Polikseni Luarasi nuk eshte pale ne marreveshjen per pjestim dhe veprimet juridike te kryera nga trashegimtaret e tjere mbi pasurine trashegimore. Sipas ligjit te kohes ajo nuk gezonte titull pronesie ne pjesen takuese, por vetem uzufrukt mbi 1/5 e gjithe pasurise trashegimore.

Me vendimin nr.240, date 17.07.1947 te Keshillit te Ministrave eshte "shpronesuar pa shperblim" stabilimenti i shtypshkronjes se bashku me godinen e truallin perkates ku ishte vendosur. Pronare perkates te shpronesuar me kete akt rezulton te jene, Thoma Luarasi per truallin dhe godinen dhe Theodhori Luarasi per stabilimentin e shtypshkronjes te vendosur ne to. Ndersa pronat e tjera te Luaraseve, objekt i pjestimit dhe veprimeve juridike te vitit 1943 nuk jane prekur nga shpronesimi. Mbeshtetur ne kete akt, i padituri Genc Luarasi, trashegimtari i vetem i trashegimlenesit Thoma Luarasi i eshte drejtuar me kerkese K.K.K.P. prane Bashkise se Tiranes, i cili, me vendimin nr.557, date 17.12.1994 i ka njohur e kthyer Genc Luarasit pronesine vetem mbi nje siperfaqe trualli prej 138.20 m2. Kjo siperfaqe perbente truallin nen dhe perreth stabilimentit te shtypshkronjes, e cila ishte shembur kohe me pare. Per pjeset e tjera te prones se Luaraseve komisioni nuk shprehej perderisa nuk rezultonte te ishin zhveshur nga pronesia.

Me testamentin nr.509, date 17.12.1964, duke perjashtuar shprehimisht trashegimtaret e tjere te saj, Polikseni Luarasi, bashkeshortja e trashegimlenesit Kristo Luarasi, ka caktuar si trashegimtar te vetem testamentar te saj me titull universal, Theodhori Luarasin. Testatorja shprehet se, ajo e therret ate si trashegimtar testamentar duke qene "pronare" e 1/5 pjese te shtepise e truallit te prones objekt i ketij gjykimi si dhe per çdo pasuri tjeter te saj qe mund t'i vije pas vdekjes.

Me vdekjen e trashegimlenesit Theodhori Luarasi, trashegimtare ligjore te tij me ½ pjese secili, jane te paditurit Kristaq Luarasi dhe Tefta Koja (Luarasi). I padituri Kristaq me kontraten e dhurimit nr.7698/1963, date 07.06.1994 i ka dhuruar paditeses Margarita Luarasi pjesen e tij takuese (1/10) ne shtepine dhe truallin qe perfitonte nga testamenti, sende keto ne objektin e ketij gjykimi.

Me padine e ngritur ne kete gjykim, paditesja Margarita Luarasi kerkon pjestimin gjyqesor te pasurise ne bashkepronesi qe rrjedh nga trashegimia, duke kerkuar njekohesisht qe i padituri Genc Luarasi te detyrohet te njohe ate si trashegimtare dhe bashkepronare ne menyre te njejte, si ne shtepi dhe truall, perkatesisht per 3/10 dhe 2/10 pjese takuese.

97

Page 98: Dhjetor 2005

Ne gjykim, ndermjet te tjerave, jane administruar nota transkriptimi dhe vertetime pronesie te periudhave te ndryshme (1943, 1947, 1973, 1992, 1996, 2002) te cilat pasqyrojne gjendje te ndryshme te pjeseve takuese te paleve ndergjyqese ne pronat objekt i ketij pjestimi gjyqesor.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3980, date 01.10.2003 ka vendosur pranimin e padise, duke lejuar fazen e pare te pjestimit per sendet e percaktuara ne ate vendim me pjese, 1/5 per paditesen, 3/5 per te paditurin Genc Luarasi dhe 1/10 pjese secili per te paditurit Tefta Koja e Kristaq Luarasi. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane. Gjykatat arsyetojne se nga aktet e administruara nuk provohet qe paditesja te kete disponuar per pjesen e saj takuese ne pasurine trashegimore ne favor te te paditurit Genc Luarasi. Po keshtu, duke e konsideruar me titull pronesie dhe te vlefshem testamentin e Polikseni Luarasit, gjykatat e kane rrezuar pretendimin e te paditurit Genc Luarasi dhe kane perfshire ne pjestaret, si bashkepronare te pronave objekt pjestimi edhe dy te paditurit e tjere, Tefta Koja (Luarasi) dhe Kristaq Luarasi me 1/10 pjese secili.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, disa prej pretendimeve ne rekurs te te paditurit Genc Luarasi jane te mbeshtetura ne ligj dhe gjykatat kane interpretuar dhe zbatuar ne menyre te gabuar ligjin material dhe procedural. Per dhenien e nje vendimi te drejte dhe te mbeshtetur ne ligj eshte i nevojshem rishqyrtimi i çeshtjes ne gjykaten e apelit dhe perseritja pjeserisht e hetimit gjyqesor.

I padituri Genc Luarasi ne gjykimet e zhvilluara dhe ne rekurs ka pretenduar se ai eshte pronar i vetem i truallit te prones objekt i pjestimit gjyqesor, nisur nga fakti qe vendimin nr.240, date 17.07.1947 te Keshillit te Ministrave eshte trashegimlenesi i tij, i ndjeri Thoma, ne cilesine e te "shpronesuarit pa shperblim" ne stabilimentin e shtypshkronjes se bashku me godinen e truallin perkates ku ishte vendosur. Sipas te paditurit, nisur nga vete permbajtja e aktit te shpronesimit, trashegimlenesi i tij ka qene pronar i truallit dhe godines, ndersa i ndjeri Theodhori Luarasi per stabilimentin e shtypshkronjes te vendosur ne to. Meqenese stabilimenti nuk ekziston me, por edhe godina ku vendosej, atehere pronesia e truallit (jo vetem nen stabiliment) i perket trashegimlenesit te tij. Drejt kane arsyetuar dhe vendosur gjykatat, qe nuk e kane pranuar kete pretendim te te paditurit. Ky i fundit, sipas marreveshjes se pjestimit te vitit 1943 eshte bashkepronar i truallit dhe godines se stabilimentit me paditesen Margarita Luarasi, nderkohe qe duke patur barren e proves, nuk provoj qe ne çfare menyre atij i ka kaluar pjesa e pronesise se paditeses ne periudhen 1943-1947. Ndersa, nese bashkepronare e kesaj pjese te pronesise objekt pjesetimi ka qene edhe e ndjera Polikseni, kjo do te percaktohet ne rigjykim, ne zbatim te detyrave qe lihen per kete qellim me poshte ne kete vendim.

Ne lidhje me çeshtjen ne gjykim, gjykata duhet te mbante parasysh rregullimet e marredhenieve juridike te trashegimise te parashikuara nga Kodi Civil i vitit 1929, legjislacioni ne fuqi ne periudhen 1944-1954, dekreti nr.1892, date 05.07.1954 dhe ndryshimet e tij me ligjin nr.3169, date 26.10.1960.

Keshtu, neni 62 i dekretit te lartpermendur e shtrinte zbatimin e tij si persa i perket percaktimit te rrethit te trashegimtareve, ashtu edhe te pjeseve takuese (ne pronesi) edhe perpara hyrjes ne fuqi te tij (vitit 1954). Perjashtimisht ky rregull nuk zbatohej nese pasuria trashegimore ishte pjestuar gjyqesisht, ose me marreveshje. Ne kuptim te dispozitave te ketij dekreti, nuk mund te prekeshin pjestimet e kryera, perpara hyrjes ne fuqi te tij sipas ligjit te kohes kur provohet se nje veprim i tille eshte bere me marreveshje apo me vendim gjyqesor. Nje parim i tille i se drejtes se pronesise dhe trashegimise ka gjetur zbatim edhe pas hyrjes ne fuqi te dekretit dhe amendamenteve te tij.

Duke patur parasysh kete rregull perjashtimor, ne çdo rast, palet duhet te provonin dhe gjykata duhet te kishte hetuar nese te ndjeres Polikseni Luarasi, ne zbatim te dekretit, eshte njohur nga gjykata si trashegimtare ligjore me pjese ne pronesi te plote gjate periudhes 29.11.1944, deri ne 01.12.1960, nese ne kete periudhe eshte kryer ndonje veprim juridik pjestimi,

98

Page 99: Dhjetor 2005

me marreveshje apo gjyqesisht. Ne rigjykim duke hetuar ne kete aspekt, gjykata e apelit gjithashtu duhet te hetoje edhe nese pas dates 01.12.1960 deri ne kohen e vdekjes se jane kryer veprime te tilla. Ne rast te kundert, duke qene vetem uzufruktare ne 1/5 pjese te pasurise trashegimore, e ndjera Polikseni Luarasi do te rezultonte te kete disponuar me testament, ne favor te te ndjerit Theodhori Luarasi (trashegimlenes i te paditurve Kristaq dhe Tefta Luarasi), per nje pasuri mbi te cilen nuk ka patur titull pronesie ne kohen e hartimit te testamentit, por edhe ne ate te çeljes se trashegimise. Kjo do te bente te pavlefshme jo vetem pjesen e testamentit lidhur me pasurine trashegimore objekt i ketij gjykimi por edhe kontraten e dhurimit te te paditurit Kristaq Luarasi me perfituese paditesen Margarita Luarasi. Per keto aresye, ne rigjykim perseritja e hetimit gjyqesor do te qartesonte gjendjen juridike lidhur me pretendimet e paleve ndergjyqese per cilesine e trashegimtarit (bashkepronarit) dhe te pjeseve takuese ne pasurine trashegimore (bashkepronesine) qe jane ne objektin e fazes se pare te pjestimit gjyqesor.

Sikurse eshte parashtruar me lart ne kete vendim, i padituri Genc Luarasi ne rekurs parashtron pretendime lidhur me ndergjyqesine, objektin e gjykimit dhe per keto shkaqe edhe per arsyetimin e dispozitivin e vendimit te gjykatave. Ne çeshtjen ne gjykim, shqyrtohet pjestimi gjyqesor i pasurise ne bashkepronesi qe rrjedh nga trashegimi, nje nga format e bashkepronesise incidentale. Sipas objektit te padise dhe vete natyres se gjykimit te pjestimit gjyqesor, gjykata vendos per pushimin e bashkepronesise dhe pjestimin e sendeve ne bashkepronesi (pasurise trashegimore). Prandaj eshte i pambeshtetur ne ligj pretendimi i te paditurit Genc Luarasi lidhur me ndertimin e ndergjyqesise, kerkimet e disponimet e vendimeve te dhena ne te dy shkallet e gjykimit per te gjitha palet ndergjyqese. Pjestimi gjyqesor do te humbte kuptimin ligjor te tij nese ne gjykim nuk do te ishin thirrur te gjithe bashkepronaret (trashegimtaret). Paditesi, duke zbatuar ligjin, ka thirrur ne cilesine e te paditurit te gjithe bashkepronaret e tjere. Duke shqyrtuar pjestimin e sendit ne bashkepronesi, pavaresisht nga formulimi i kerkimeve te pales paditese, gjykata ka permbushur detyrimin ligjor te saj, ate te sigurimit te pjesemarrjes ne gjykim si pale te atyre qe çmohej te ishin subjekte te percaktimit te rrethit te bashkepronareve (trashegimtareve), te pjeseve takuese perkatese si dhe per sendet qe i nenshtrohen pjestimit.

Ne perfundim te hetimit gjyqesor lidhur me fazen e pare te pjestimit, gjykata ka permbushur pjeserisht detyren e saj per te percaktuar nese palet duhet te marrin pjese ne pjestim, pra nese ata jane bashkepronare (trashegimtare) mbi sendet objekt i pjestimit. Ne çeshtjen objekt gjykimi pala paditese ka kerkuar detyrimin e te paditurit Genc Luarasi qe ta njohe bashkepronare te sendit, nderkohe qe ky i paditur ka kundershtuar bashkepronesine per paditesin dhe dy te paditurit e tjere per shkak se i pari, sipas tij, i ka tjetersuar pjeset e pasurise ne marreveshjen e pjestimit te vitit 1943, ndersa dhurimi qe ka perfituar eshte i pavlefshem meqenese testamenti nga vjen titulli i pronesise per dhuruesin eshte i pavlefshem, njekohesisht kontrata nuk eshte e rregjistruar ne rregjistrin e pasurive te paluajteshme. Nderkohe, i padituri Genc Luarasi pretendon se, qe te dy te paditurit e tjere, ne lidhje me sendet objekt i ketij pjestimi gjyqesor, nuk kane cilesine e trashegimtarit, meqenese testamenti i te ndjeres Polikseni Luarasi per te atin e tyre Theodhori eshte i pavlefshem.

Nuk gjen mbeshtetje ne ligj pretendimi i ngritur ne rekurs nga i padituri Genc Luarasi lidhur me paditesen Margarita Luarasi, se ajo i ka kaluar atij pronesine me marreveshjen e pjestimit te vitit 1943. Drejt kane arsyetuar dhe konkluduar gjykatat se, me kete marreveshje, e cila permban ne menyre te qarte e te detajuar vullnetet e paleve, paditesja Margarita Luarasi nuk ka disponuar pasurine e saj trashegimore ne favor te te paditurit, por vetem per te ndjerin Theodhori Luarasi dhe vetem per pjesen takuese te saj ne stabilimentin e shtypshkronjes, pa perfshire godinen e truallin ku ishte vendosur. Ne gjykim dhe provat e administruara nuk rezulton qe nje kalim te tille, ne favor te te paditurit Genc Luarasi, paditesja ta kete bere me ndonje akt tjeter te mevonshem.

99

Page 100: Dhjetor 2005

Gjate gjykimeve dhe ne rekurs, i padituri Genc Luarasi ka pretenduar se e ndjera Polikseni Luarasi ka qene vetem uzufruktare ne 1/5 pjese te pasurise trashegimore, nuk eshte pale ne aktin e pjestimit te vitit 1943 si dhe nuk ka pasur cilesite e pronares ne kohen e perpilimit te testamentit ne vitin 1964. Duke qene se nuk eshte realizuar sipas ligjit, gjykata e apelit ne rigjykim duhet te hetoje ne lidhje me provat e administruara edhe mbi dispozitat ligjore te zbatueshme ne kohen e çeljes se trashegimise se trashegimlenesit Kristo Luarasi, ne kohen e marreveshjes se pjestimit te vitit 1943, per periudhen deri ne perpilimin e testamentit dhe ne ate te çeljes se trashegimise se Polikseni Luarasit.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485, shkronja "c", te Kodit te

Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1029, date 30.09.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

çeshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.12.2005

100

Page 101: Dhjetor 2005

Nr.1111 i Regj. ThemeltarNr.1689 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare Ardian Dvorani AnetarPerikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.12.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: HALIT SIJONI, TAULANT DOMI, në mungesë

TË PADITUR: SHOQERIA “PRODHIME METALIKE” sha

SHOQERIA “DILAVER DOMI” shpk, në mungesë

PERSONI I TRETË: SHOQERIA “METALIKE” sha, në mungesë

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmeri e vendimit te

Asamblese se Jashtezakonshme te Aksionereve te Shoqerise “Prodhime metalike” sha, date 30.05.2002

dhe fshirja me nenvizim e regjistrimit te shoqerive te paditura.Baza Ligjore: Nenet 31, 153 e vijues

dhe 334/b të Kodit të Procedurës Civile (K.Pr.C.), ligji nr.7638, date 19.11.1992 “Per shoqeritë tregtare”,

ligji nr.7632, date 04.11.1992 “Për pjesën e parë te Kodit Tregtar”,ligji nr.7667, date 28.01.1993 “Per regjistrin tregtar”.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.5114, date 08.12.2003 ka vendosur:Rrezimin e padise se paditesave Halit Sijoni e Taulant Domi, si të pabazuar ne ligj e në prova.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1296, date 11.11.2004 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.5114, date 08.12.2003 te Gjykatës së shkallës së parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes per kompetence gjykimi Gjykatës se shkallës së parë Durrës.

Kunder këtij vendimi kanë bërë rekurs te paditurit, te cilet parashtrojnë këto shkaqe për prishjen e tij:

- Arsyetimi i gjykates së apelit se, paditesat e kane kerkuar edhe ne gjykimin e shkalles se pare problemin e kompetences, por ajo nuk e ka marre parasysh nuk qëndron, pasi një gjë e tille nuk rezulton nga proces verbali gjyqesor. Paditesi nuk ka pse te beje nje kerkese te

101

Page 102: Dhjetor 2005

tille kur ai ligjerisht ka te drejten e disponimit te padise dhe nuk eshte gjykata ajo qe i imponon gjykimin paleve.

- Gjykata e shkallës së parë Tirane e gjykoi çështjen edhe per arsye se pranë saj eshte Regjistri Tregtar. U terhoq praktika e ndarjes dhe proces verbali i mbledhjes se asamblese i dates 30.05.2002 dhe u verifikua qe pretendimet e paditesave ishin te pabaza.

- Nisur nga argumentat faktikë dhe ligjorë të mësiperm mendojmë se, jemi perpara nje vendimi abuziv te qellimte te gjykates se apelit kur pranon per shkak ankimi nga paditesat, mungesën e kompetencës së gjykatës qe ata vetë e kanë vënë në lëvizje.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia dhe bisedoi ceshjten ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga te paditurit nuk permban shkaqe ligjore qe te diktojne prishjen e

vendimi te gjykates se apelit, kunder te cilit ai drejtohet.Nga aktet e administruara ne gjykim rezulton se:Paditësit Halit Sijoni e Taulant Domi kanë qenë aksionerë të shoqërisë “Prodhime

metalike” sha, e krijuar ne vitin 1996 dhe me seli te saj ne Shijak. Në bazën e vendimit date 30.05.2002 të Këshillit Mbikqyrës të kësaj shoqerie është

vendosur thirrja e Asamblesë së Jashtëzakonshme të Aksionerëve, e cila më datë 30.05.2002 ka vendosur ndarjen e shoqërisë në tre shoqëri të tjera: shoqëria “Prodhime metalike” sha, shoqëria “Metalike” sha dhe shoqëria “Dilaver Domi” shpk.

Paditësat me pretendimin se, atyre si aksionerë nuk ju janë vënë në dispozicion inventaret, bilancet dhe dokumete te tjera të shoqërisë kanë kërkuar pavlefshmërinë e vendimit të Asamblesë së Jashtëzakonshme të Aksionereve dhe fshirjen me nënvizim te regjistrimit të shoqërive të krijuara nga ndarja ne regjistrin tregtar.

Ne keto rrethana, gjykata e apelit ka prishur vendimin e Gjykates se rrethit gjyqesor Tirane, e cila ka rrezuar padine dhe ia ka derguar ceshtjen per kompetence gjykimi Gjykates se rrethit gjyqesor Durres.

Gjykata e apelit ka arsyetuar se, te paditurit e kane seline ne Shijak, qe eshte ne juridiksionin e Gjykates se rrethit gjyqesor Durres. Konflikti eshte ndermjet ish-ortakeve dhe se kjo ceshtje nuk eshte nga ato qe i gjykon vetem Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane. Keshtu, duke qene se personat juridike e kane seline ne juridiksionin e Gjykates se rrethit gjyqesor Durres, gjykata e apelit ka konkluduar se eshte kjo gjykata kompetente per gjyikimin e ceshtjes.

Ky Kolegj konstaton se, vendimi i gjykates se apelit gjen mbeshtetje ne nenin 43/1 te K.Pr.C., i cili percakton kompetencen e gjykimit per keto raste.

Nga ana tjeter, sipas nenit 467/a te K.Pr.C., gjykata e apelit prish vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe e dergon ceshtjen per rigjykim, kur gjykata e shkalles se pare ka shkelur dispozitat mbi juridiksionin dhe kompetencen.

Per rrjedhoje, vendimi i gjykates se apelit , i cili mbeshetet ne kete dispozite te lidhur me nenin 466/ç te K.Pr.C., çmohet i drejte.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil I Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1296, date 11.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 20.12.2005

102

Page 103: Dhjetor 2005

Nr.1067 i Regj. ThemeltarNr.1690 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala Anetare Ardian Dvorani AnetarPerikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.12.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËSE E K/PADITUR: SHOQËRIA “EISA” shpk, përfaqësuar nga av. Reshit Trungu

E PADITUR K/PADITËSE: SHOQERIA “UJI I FTOHTE TEPELENË” shpk, në mungesë

PERSON I TRETË: STUDIO “NEW” shpk, e pa përfaqësuar me avokat

OBJEKTI I PADISË:Kthimi i shumes 5.435.000 lekë

(vlera 10% e garancise se punimeve) dhe pagesa e 376.300 leke

(vlere e papaguar e punimeve)Baza ligjore: Nenet 660 e vijues, nenet 850 e vijues të Kodit Civil,

nenet 153 e vijues dhe neni 192 i K.Pr.C. OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Kerkimi i demit te shkaktuar si rrjedhoje e te metave te vepres dhe voneses ne perfundimin e saj.

Baza ligjore: Neni 864 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.5631, date 30.12.2003 ka vendosur: Pranimin e kerkesëpadisë se ngritur nga pala paditëse shoqeria “EISA” shpk.Detyrimin e pales se paditur shoqerise “Uji i ftohte Tepelene” shpk t’i ktheje palës paditese shumen prej 5.435.200 leke te garancise se punimeve dhe shumen prej 376.300 leke, si vlere te papaguar te punimeve. Pushimin e gjykimit te kunderpadise se ngritur nga pala e paditur shoqeria “Uji i Ftohte Tepelene” shpk.

103

Page 104: Dhjetor 2005

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1238, date 03.11.2004 ka vendosur: Lënien ne fuqi te vendimit nr.5631, date 30.12.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder këtij vendimi ka bërë rekurs pala e paditur, shoqëria “Uji i ftohtë Tepelenë” shpk, e cila parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Në menyrë të kundërligjshme gjykata e shkalles se parë Tirane ka pushuar kundërpadinë e ngritur prej nesh. Nuk jemi paraqitur ne ate seance per shkaqe te arsyeshme. Për më tepër, gjykata atë ditë ka caktuar seancën përfundimtare dhe e ka zhvilluar atë në mungesën tonë.

- Ne seancën e zhvilluar në mungesën tonë janë administruar dhe prova shkresore, duke u mohuar e drejta e paraqitjes se provave tona. Nuk kemi mundur te kundershtojmë aktin e ekspertimit dhe as të japim pretendimet e fundit në atë gjykim.

- Gjykata e apelit jo vetem nuk i mori parasysh keto shkelje proceduriale ne shkallen e pare te gjykimit, por ka shkelur vete rregullat procedurale ne lidhje me shpalljen e datës se gjykimit.

- Gjykata e apelit është shprehur se, kemi pasur dijeni per diten e gjykimit duke justifikuar lenien ne fuqi te ketij vendimi te padrejte. Në këtë mënyrë janë shkelur të drejtat tona të njohura në Kushtetutën tonë dhe Konventën Europiane te te Drejtave te Njeriut.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e paditesit te

kunderpaditur, av. Reshit Trungu, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se:Më datën 27.11.1998 palët ndërgjyqëse kanë lidhur kontratën “Për zbatim punimesh

ndertimi”. Objekti i kësaj kontrate ka qenë kryerja e punimeve per rikonstruksionin e nje godine te ndodhur ne lagjen “Kombinat“ Tirane me vlerë 54.352.000 leke.

Punimet e kryera nga pala paditese, per llogari të palës së paditur jane ndjekur nga studjoja “NEW” shpk e thirrur si person i trete ne kete gjykim. Punimet kane perfunduar më date 16.05.2000 dhe jane konsideruar te rregullta ne perputhje me kushtet e kontrates.

Ne baze te kontrates, pala paditese ka depozituar garanci per kryerjen e punimeve 10% te vleres se tyre (5.435.200 leke), e cila sipas pikes 4.4 te kesaj kontrate me mbarimin e punimeve brenda afatit 6-mujor te garancise se punimeve duhej te kthehej ne favor te pales paditese.

Pala e paditur nuk ka paguar çertifikaten e pageses date 09.05.2001 per dy seri punimesh shtese ne shumen 376.300 leke.

Meqenese pala e paditur ka refuzuar te ktheje keto shuma me padine e paraqitur per gjykim kerkohet detyrimi per te kthyer ne favor te pales paditese shoqëria “EISA” shpk shumen 5.435.200 leke (10% e garancise) dhe shumën 376.300 leke, si vlere te papaguar te punimeve.

Pala e paditur ka paraqitur kundërpadi me objekt kërkimin e dëmit të shkaktuar si rrjedhojë e të metave të veprës dhe vonesës në përfundimin e saj.

Gjykata e shkalles se pare ka vendosur pranimin e padise dhe pushimin e gjykimit te kunderpadise. Gjykata e apelit ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare.

Ky Kolegj e cmon vendimin e gjykates se apelit te drejte. Kjo e fundit ka argumentuar se, zgjidhja ne themel e ceshtjes eshte e bazuar ne prova dhe ne ligj dhe se detyrimi ekziston ne masen e kerkuar. Pushimi i gjykimit te kunderpadise eshte rrjedhoje e mosparaqitjes pa ndonje

104

Page 105: Dhjetor 2005

shkak te arsyeshem te pales se paditur kunderpaditese ne seancen gjyqesore ku i eshte dhene fund hetimit gjyqesor, megjithese kishte marre dijeni ne seancen e mepareshme.

Ne keto rrethana, konkluzioni i arritur nga gjykata e apelit se, nuk kemi te bejme me nje proces te parregullt gjyqesor te zhvilluar nga gjykata e shkalles se pare konsiderohet i drejte. Pala e paditur kunderpaditese rezulton te kete pasur dijeni per kohen e zhvillimit te gjykimit dhe e ka vleresuar vete mungesen e pjesemarrjes se saj. Keshtu, asaj nuk i jane mohuar te drejtat qe i njeh ligji, por ka pesuar pasojat ligjore qe parashikon neni 179/I i K.Pr.C. per mosparaqitjen ne gjykim. Sipas kesaj dispozite, nese paditesi ose asnje nga palet, pa ndonje shkak te arsyeshem, nuk paraqiten, si ne veprimet pergatitore ashtu edhe ne seancen gjyqesore dhe rezulton se kane dijeni rregullisht, gjykata apo gjyqtari i vetem vendos pushimin e gjykimit.

Per rrjedhoje, pretedimi i pales se paditur kunderpaditese i paraqitur ne rekurs lidhur me pushimin e kunderpadise nuk qendron. Po keshtu, i pabazuar ne ligj eshte edhe ai lidhur me gjykimin ne shkalle te dyte, i cili eshte zhvilluar pas njoftimit te paleve per diten dhe oren e gjykimit te ceshtjes me shpallje, sipas rregullave qe parashikon neni 460/III i K.Pr.C.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1238, date 03.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 20.12.2005

105

Page 106: Dhjetor 2005

Nr.1110/259 i Regj. ThemeltarNr.1691 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareIrma Bala AnetarArdian Dvoarni Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.12.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: POLIKRON KOCO, perfaqesuar nga Av. D. Kore

TË PADITUR : ADMINISTRATORET E SHOQERISE "GJALLICA" SH.P.K. NE ADMINISTRIM,

perfaqesuar nga Avokat Islam Llapi

OBJEKTI: Deklarimin e pavlefshem te titullit ekzekutiv,

vendimit nr.15 date 11.8.1999 te Administratoreve te Shoqerise "Gjallica".Baza Ligjore: Ligji nr.8741 date 08.04.1999

"Per nxerrjen, e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore

e llogarite e personave juridike jo bankare qe kane mare hua nga publiku i gjere”,

neni 609 i K.Pr.Civile

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin civil nr.7, date 27.01.2003 ka vendosur :Pranimin e pjesshem te kerkese padise se paditesit Polikron Koco, duke anulluar vendimin nr.15, date 11.08.1999 te Administratoreve te Shoqerise "Gjallica" per shumen 145.640 $.Rrezimin e padise per pjesen tjeter.

Gjykata e Larte, me vendimin civil nr.595 date 11.03.2004 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.7, date 27.03.2003 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin civil nr.111, date 25.11.2004 ka vendosur:Anullimin teresisht te vendimit nr.15, date 11.08.1999 te Administratoreve te Shoqerise "Gjallica" ne ngarkim te paditesit Polikron Koco.

106

Page 107: Dhjetor 2005

Kunder ketij vendimi kane bere rekurs, pala e paditur Administratoret e Shoqerise "Gjallica" sh.p.k, e cila kerkon prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe rrezimin e padise, dhe kunderrekurs paditesi Polikron Koco, i cili kerkon lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, te cilet kane parashtuar sa me poshte:

Rekurs i Adminisitatoreve te Shoqerise "Gjallica" sh.p.k.- Paditesi Polikron Koco ka qene drejtues dhe ka bashkepunuar me Shoqerine "Gjallica"

sh.p.k. dhe ne menyre te perseritur dhe kohe pas kohe, ka terhequr shuma te konsiderueshme, te cilat i ka perdorur per interesat e veta.

- Duke qene i lidhur me aktivitetin e kesaj shoqerie, me te drejte Keshilli i Ministrave me vendimin nr.44, date 22.01.1999, e ka shpallur Polikron Kocon, person te lidhur, ku ne nr.7 te ketij vendimi evidentohet emri Polikron Koco.

- Ekspertet e thirur dhe pyetur nga ana e gjykates favorizuan paditesin ne menyre te pa drejte, dhe se keto kane qene pjestare te grupit te eksperteve gjate hetimit te ceshtjes dhe si te tille nuk duheshin mare me kete cilesi nga gjykata e apelit.

- Kerkojme prishjen e vendimit dhe rrezimin e kerkese padise.Kunder rekursi i paditesit Polikron Koco.

- Rekursi i paraqitur nga administratoret e shoqerise "Gjallica" sh.p.k, eshte nje pershkrim i njeaneshem dhe subjektiv, i pambeshetur ne prova, duke mos permendur dhe provat ku eshte mbeshetur vendimi i gjykates se apelit.

- Ne rekurs nuk thuhet asnje fjale se per cilat arsye ose shkaqe vendimi i gjykates se apelit eshte i gabuar.

- Ne rekurs nuk eshte bere as tentative me e vogel per te argumentuar te kunderten e argumentimit ligjor qe ka bere gjykata e apelit.

- Konkulzioni i te paditurve ne rekurs per thirjet e eksperteve nga gjykata e apelit eshte i gabuar, pasi ata jane thirur, ne perputhje me detyrat e lena nga Gjykata e Larte, ne kthimin e ceshtjes per rigjykim.

- Kerkojme mospranimin e rekursit te bere nga te paditurit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtares Nikoleta Kita; mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te pales paditese Polikron Koco, avokatit Dashamir Kore, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.111, date 25.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane; mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit te pales se paditur shoqeria ne administrim "Gjallica Shpk", avokatit Islam Llapi, qe kerkoi prishjen e vendimit nr.111, date 25.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe rrezimin e padise ose dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.111, date 25.11.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte vendosur

pranimi i padise duke anulluar vendimin nr.15, date 11.08.1999 te administratoreve te shoqerise ne administrim "Gjallica Shpk", eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.

Ne rigjykim, nga aktet e administruara nga ana e gjykates se apelit, rezulton se mbeshtetur ne nenin 5 te Ligjit nr.8471, date 08.04.1999 "Per nxjerrjen e detyrimeve debitore dhe rikthimin e vlerave pasurore ne llogarite e personave juridike, jobankare qe kane marre hua nga publiku i gjere", me vendimin nr.15, date 11.08.1999, administratoret e shoqerise ne administrim "Gjallica shpk" kane shpallur debitor edhe paditesin Polikron Koco per shumen 39.765.729 Leke (nr.161 i listes bashkelidhur vendimit). Per te kundershtuar kete vendim, ka ngritur padi ne Gjykaten e Apelit Tirane, paditesi Polikron Koco me te cilin, per personin e tij,

107

Page 108: Dhjetor 2005

kerkon deklarimin e pavlefshem te titullit ekzekutiv sipas vendimit nr.15, date 08.11.1999 te lartpermendur.

Ceshtja eshte rigjykuar nga gjykata e apelit, pasi vendimi i meparshem i saj eshte prishur nga Gjykata e Larte me vendimin nr.595, date 11.03.2004. Kolegji Civil i Gjykates se Larte ka lene detyra konkrete per rigjykimin si marrja dhe administrimi drejtperdrejt prej gjykates te provave te procedimit penal nr.359 ne ngarkim te Shemsie Kadrise, etj., te vertetuara me origjinalin nga organi procedues, te pyese ekspertet perkates lidhur me konkluzionet e tyre ne aktin e ekspertimit gjate procedimit penal si dhe per permbajtjen e disa provave te tjera shkresore te leshuara po prej tyre. Po keshtu, gjykates i eshte lene detyre te hetoje dhe analizoje konkretisht fuqine provuese te akteve dhe shkresave te administruara ne gjykim.

Gjykata e Apelit Tirane gjate rishqyrtimit te ceshtjes ka thirrur tre nga ekspertet qe kane perpiluar aktin e ekspertimit kontabel ne procedimin penal te lartpermendur, te cilet kane dhene shpjegime dhe jane pergjigjur pyetjeve te bera nga palet ndergjyqese. Por kjo gjykate nuk ka zbatuar detyrat e tjera te lena me vendimin nr.595, date 11.03.2004 te Gjykates se Larte, duke vepruar ne kundershtim me urdherimet e parashikuara ne nenin 486 te Kodit te Procedures Civile.

Prandaj Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe ceshtja te dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate me tjeter trup gjykues. Gjykata e apelit, per permbushjen e detyres se lene ne vendimin e meparshem te Gjykates se Larte, edhe ne zbatim te nenit 224 te Kodit te Procedures Civile, te kerkoje vete zyrtarisht nga prokuroria dhe organe te tjera te administrates shteterore te dhenat me shkrim dhe kopjet e vertetuara me origjinalin te akteve te tilla si akti i ekspertimit kontabel te veprimtarise se shoqerise ne administrim "Gjallica" shpk, deklaraten noteriale te bere nga Shemsie Kadria, vertetimin e dates 23.03.1999 te leshuar nga ekspertet e procedimit penal si dhe mandatin nr.1427459, date 25.01.1999, etj.

Ne kundershtim me nenet 20, 29, 310 te Kodit te Procedures Civile, vendimi i gjykates se apelit nuk permban analizen e plote dhe perfundimet perkatese te saj lidhur me kerkimet e paleve, provat e treguara dhe te sjella pret tyre ne seance gjyqesore. Nese ekspertet kane dhene shpjegime per shumen 185.640 USD te permendur per paditesin ne aktin e ekspertimit kontabel ne procedimin penal, gjykata nuk ka analizuar provat dhe arsyet perse nuk qendron detyrimi per shumat e tjera ne ngarkim te paditesit dhe perse nuk kane fuqi provuese deklarata noteriale e Shemsie Kadrise, te cilen ekspertet e procedimit penal ne ate titull nuk e kane patur ne objektin e punes dhe shpjegimeve te tyre. Po keshtu, nuk eshte analizuar pretendimi dhe permbajtja e vertetimit te leshuar nga ekspertet dhe asaj te mandat-pageses nr.1427459, date 25.01.1999 cfare perfaqesojne keto akte, per cilin detyrim, shume dhe shlyerje te tij behet fjale. Nuk eshte analizuar ne vendim edhe pretendimi se paditesi ka perfituar nga shoqeria ne administrim "Gjallica" shpk vetem pagen per punen e kryer dhe se sa ka qene kjo pagese, e shqyrtuar kjo ne harmoni me prova te tjera sikurse eshte psh vertetimi i dates 26.12.1996 leshuar nga Shemsie Kadria. Ne kete menyre gjykata e apelit do te permbushe detyrimin qe parashikon neni 14 i Kodit te Procedures Civile lidhur me hetimin gjyqesor te plote dhe te gjithanshem te ceshtjes ne perputhje me ligjin.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "c" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.111, date 25.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate me nje tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.12.2005

108

Page 109: Dhjetor 2005

Nr.1065 i Regj. ThemeltarNr.1692 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Lartë i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarIrma Bala Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 20.12.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe i perket:

PADITËS: NIKO ÇILI, perfaqesuar nga Av. Vangjel Kosta

I PADITUR: PETRIKA ÇILI, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Pushim cënimi në pronësi,

si dhe shpërblim i demit të pësuar.Baza Ligjore: Nenet 302 e 640 te K.C.,nenet 202, 32/a, 3, 41 e 42 të K.Pr.C.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë me vendimin nr.3, date 07.01.2004 ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.Detyrimin e të paditurit Petrika Çili, të pushojë cënimin e pronësisë së pales paditëse Niko Çili, duke mbyllur lokalin objekt gjykimi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1183, date 26.10.2004 ka vendosur: Prishjen e vendimit nr.3, date 07.01.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tiranë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim po asaj gjykate, por me tjetër trup gjykues.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs paditësi, duke parashtruar këto shkaqe për prishjen e

tij:- Fakti që paditësi nenin 159 të K.C., nuk e ka paraqitur ne pjesën hyrëse te padisë, por ne

pjesën arsyetuese te saj, nuk perben ndryshim te shkakut te padise, siç ka argumentuar gjykata e apelit.

- Marrja e provave te ndryshme te pretenduara te rendesishme, si ekspertimi, mund te behej edhe nga vete gjykata e apelit, pa u kthyer çështja për rishqyrtim.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Nikoleta Kita, perfaqesuesin e paditesit, qe kerkoi prishjen

e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare, si dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

109

Page 110: Dhjetor 2005

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Tirane, duhet te prishet per zbatim te keq te ligjit procedural.Mbi padine e paditesit Niko Çili, kunder pales se paditur Perikli Çili, Gjykata e shkalles se

pare Tirane ka vendosur, detyrimin e ketij te fundit te pushoje cenimin e pronesise ndaj pales paditese, duke mbyllur lokalin objekt gjykimi.

Gjykata e Apelit Tirane, ka vendosur prishjen e vendimit te Gjykates se shkalles se pare Tirane dhe kthimin e çeshtjes per rishqyrtim, po prane kesaj gjykate me aresyetimin qe, kjo gjykate nuk ka respektuar kerkesat e nenit 6 te K.Pr.Civile, per tu shprehur mbi gjithçka qe kerkohet dhe vetem per ate qe kerkohet, si dhe nuk ka respektuar normat procedurale, nenet 225 te K.Pr.Civile dhe 278, 291 te K.Pr.Civile, qe kane te bejne me caktimin e eksperteve dhe mbajten e procesverbaleve te kqyrjes.

Kunder vendimit te gjykates se apelit ka bere rekurs paditesi dhe shkaqet e parashtruara ne te gjejne mbeshtetje ne nenin 472 te K.Pr.Civile dhe bejne fjale per zbatim te keq te ligjit procedural.

Fakti qe gjykata e shkalles se pare ka pranuar padine e paditesit per pushim cenimi te pronesise, bazuar ne nenet 302 dhe 159 te K.Civil, ne kundershtim me sa pranon gjykata e apelit, nuk do te thote qe gjykata ka dale tej kerkimeve te bera nga paditesi, apo ka ndryshuar bazen juridike te padise pa ndryshuar shkakun e saj.

Neni 302 i K.Civil, ben fjale per pushimin e cenimit te pronesise nga cilido qe e shkakton ate dhe ne çdo lloj menyre pa e percaktuar ate, ndersa neni 159 i K.Civil, ben fjale per shqetesimet qe mund te krijohen nga perdorimi i sendit nga pronari, perfshire ketu edhe shqetesimet e krijuara tek fqinjet nga zhurma, dridhje, futje e tymit, nxehtesive, avujve, etj., dhe qe ne teresi pengojne gezimin e prones.

Ne keto rrethana elementet e percaktuar ne nenin 159 te K.Civil dhe te pretenduara nga paditesi, jane elemente te cenimit te pronesise, prandaj me te drejte edhe dy dispozitat neni 302 dhe 159 te K.Civil, jane pare te lidhura nga gjykata e shkalles se pare ne zgjidhjen e konfliktit, prandaj referimi edhe ne nenin 159 te K.Civil, ne gjykimin e çeshtjes nuk do te thote se gjykata ka ndryshuar bazen juridike te padise dhe ka dale tej kerkimeve te paditesit. Kerkimi baze i paditesit, eshte pushimi i cenimit te pronesise nga i padituri dhe qe nuk ka ndryshuar deri ne fund te gjykimit. Qellimi i tij ne padi ka qene detyrimi i te paditurit te ndaloje veprimet qe e cenojne ate ne pronesi, prandaj duke pare ne teresi elementet e cenimit te pronesise dhe te padise mohuese, rezulton se gjykata e shkalles se pare nuk ka shkelur kerkesat e nenit 6 te K.Pr.Civile.

Mbi sa siper, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe çeshtja te kthehet per shqyrtim po prane kesaj gjykate, ne menyre qe te shqyrtoje mbi ankim konfliktin midis paleve dhe te vendose per bazueshmerine ne ligj ose jo te vendimit te gjykates se shkalles se pare.

Lidhur me marrjen e mendimit te specialistit ne rastin konkret, nese gjykata e apelit e çmon te nevojshme kete detyre, mund ta plotesoje edhe vete konform kerkesave te nenit 465 te K.Pr.Civile, pa qene e detyruar te ktheje çeshtjen per rigjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/"c" te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1183 date 26.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

çeshtjes per rishqyrtim po prane asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.12.2005

110

Page 111: Dhjetor 2005

Nr.1089 i Regj.ThemeltarNr.1693 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLlKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseIrma Bala AnetarePerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.12.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: SHOQERIA "SEAMENT ALBANIA" SH.P.K. perfaqesuar nga Av. Sokol Elmazaj

I PADITUR : DEGA E TATIM TAKSAVE ELBASAN, perfaqesuar nga Av. i Shtetit Petrit Myftari

OBJEKTI I PADISË:Shfuqizim akti administrativ,

urdher pagese date 28.09.2001Baza Ligjore: Neni 324 e vijues i K.Pr.Civile.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.994, date 01.07.2002 ka vendosur:Pushimin e çeshtjes per shkak mosparaqitje.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr.565, date 14.11.2002 ka vendosur: Prishjen e vendimit civil nr.994, date 01.07.2002 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan dhe kthimin e ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e shkalles se pare Elbasan, me vendimin nr.505, date 03.04.2003 ka vendosur:Pushimin e gjykimit te ceshtjes civile nr.182, qe i perket paleve ndergjyqese, padites "Siement Albania" sh.p.k. dhe Deges Tatim Taksave me objekt shfuqizim akti.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin nr. 452 date 12.10.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.505, date 03.04.2003 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan.

111

Page 112: Dhjetor 2005

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Durres ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs pala paditese Shoqeria "Seament Albania" sh.p.k., e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Elbasan nr.505, date 03.04.2003 e dergimin e çeshjes per rishqyrtim ne Gjykaten e shkalles se pare Elbasan, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e shkalles se pare Elbasan e ka bere njoftimin me shpallje, pasi i kishte rezultuar se shoqeria ishte larguar nga adresa e paraqitur ne kerkese padi. Kjo eshte e vertete, porse ndryshimi i adreses se selise eshte bere me vendim te asamblese dhe eshte depozituar ne Zyren e Regjistrit Tregtar Tirane.

- Eshte e vertete qe eshte detyre e paditesit te jape adresen e sakte sipas nenit 154 te K.Pr.Civile, por bazuar ne nenin 154/a te K.Pr.Civile, gjykata nese konstatonte te meta duhet t'ia njoftonte me shkrim paditesit, duke i dhene kohe per korigjimin e tyre.

- Njoftimi qe eshte bere me shpallje eshte i pavlefshem, pasi sipas nenit 133 te K.Pr.Civile behet ne rastet kur marresi nuk ka vendbanim, vendqendrim ose banese te perkoheshme ne Republiken e Shqiperise apo nuk ka caktuar nje perfaqesues te tij, sipas nenit 131 te K.Pr.Civile.

- Sipas nenit 141/b te K.Pr.Civile njoftimi duhej te behej ne qendren e personit juridik, veç kesaj paditesi per ndjekjen e kesaj çeshtje ka caktuar perfaqesuesit e tij dhe me delegim te jete avokati Gedeon Dudushi.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te pales paditese "Seament Albania" shpk, avokatit Sokol Elamazaj, i cili kerkoi prishjen e vendimit nr.452, date 12.10.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim po ne ate gjykate, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit te pales se paditur Dega e Tatim Taksave Elbasan, avokatit te shtetit Petrit Myftari, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.452, date 12.10.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.452, date 12.10.2004 i Gjykates se Apelit Durres me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.505, date 03.04.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Elbasan, eshte i mbeshtetur ne ligj dhe duhet te lihet ne fuqi.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit rezulton se nga inspektoret e pales se paditur, pas nje kontrolli te ushtruar ne filialin e Elbasanit te pales paditese, Shoqerise Tregtare "Seament Albania" shpk, eshte arritur ne perfundimin se ky i fundit ka kryer furnizime te parregullta ne kuptim te ligjit dhe per kete shkak duke u ndodhur para nje kundervajtje administrative i kane vendosur nje gjobe ne shumen 11.701.669 Leke.

Ne rrethana te tilla pala paditese, Shoqeria Tregtare "Seament Albania" shpk, ka ngritur padi kunder Deges se Tatim Taksave Elbasan me objekt shfuqizimin e aktit administrativ-urdher pagesa e dates 28.09.2001 dhe baze ligjore nenin 324 e vijues te Kodit te Procedures Civile.

Ne permbushje te procedurave qe lidhen me rishqyrtimin gjyqesor te ceshtjes, nga ana e Gjykates se Rrethit gjyqesor Elbasan ne zbatim te neneve 130, 131, 133, 143 dhe 144 te Kodit te Procedures Civile jane kryer veprimet procedurale te njoftimit te paleve ndergjyqese lidhur me daten dhe oren e gjykimit te ceshtjes.

Njoftimi i eshte bere pales paditese me fletethirrje nepermjet postes se porositur per konfirmim marrje (neni 143 i K.Pr.C.) nga ku rezulton se kjo pale ishte larguar nga adresa (qendra e shoqerise) qe ajo vete i kishte treguar gjykates per kryerjen e njoftimeve. Gjykata ka bere edhe njoftimin me shpallje duke zbatuar nenin 133 te Kodit te Procedures Civile, duke afishuar shpalljen ne gjykate dhe ne vendin e afishimeve te Bashkise se Tiranes, ku edhe ndodhej

112

Page 113: Dhjetor 2005

selia e njohur e treguar si adresa me e fundit nga ana e paditesit. Ne kushtet kur pala paditese perseri nuk u paraqit ne diten e gjykimit, Gjykata e Rrethit gjyqesor Elbasan çmoi dhe vendosi pushimin e gjykimit te ceshtjes me arsyetimin se pala paditese nuk eshte paraqitur ne gjykim pa shkaqe te arsyeshme. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Durres.

Ndonese ne rekursin e saj pala paditese pranon se ka ndryshuar seline e shoqerise te treguar ne aktet qe i ka paraqitur vete gjykates si dhe pranon detyrimin e saj per t’i bere te ditur gjykates keto ndryshime, perseri pretendon se gjykata duhet t’i bente kryesisht njoftimin ne Zyren e Rregjistrit Tregtar prane Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane. Ky pretendim i pales paditese nuk gjen mbeshtetje ne ligj. Lidhur me vendin e njoftimit te personave juridike, ne Kodin e Procedures Civile zbatohet rregullimi i posaçem per to i parashikuar ne nenin 141 te tij. Sipas kesaj dispozite te posaçme njoftimet dergohen ne qendren e personit juridik te treguar po prej tij dhe, ne kete rast, gjykata nuk ka detyrimin te kerkoje adrese tjeter te personit juridik ne subjekte e institucione te tjera (perfshire Zyren e Rregjistrit Tregtar, zyrat fiskale, etj.). Nisur nga kuptimi dhe qellimi i kesaj dispozite nuk gjejne zbatim edhe rregullat e pergjitheshme te parashikuara nga nenet 130-132 per njoftimin "kudo qe te gjendet brenda territorit te juridiksionit te gjykates", "nepermjet fqinjeve", etj. Se fundi njoftimi i behet (ne qender e jo ne adrese tjeter) perfaqesuesit te personit juridik ose personit te ngarkuar per marrjen e njoftimit. Sipas rregullave procedurale te njoftimit detyra e gjykates nuk eshte te kerkoje adresat e paleve ndergjyqese por qe t’i njoftoje ato ne adresen e treguar po prej tyre dhe ne pamundesi njoftimi ne to sepse nuk gjendet (gjithmone ne adresen e treguar), ligji i parashikon personat a subjektet e tjere nepermjet te cileve mund te behet njoftimi.

Nuk qendron dhe perben interpretim te gabuar te ligjes edhe pretendimi i rekursuesit se meqenese paditesi kishte seli (adrese) ne territorin shqiptar nuk ishte vendi per te bere njoftim me shpallje (neni 133 i K.Pr.C.) me pretendimin se ky lloj njoftimi behet vetem kur marresi nuk ka vendbanim, vendqendrim ose banese te perkoheshme ne Republiken e Shqiperise. Pala paditese kishte patur nje adrese (seli) te njohur e te treguar po prej saj gjykates gje qe ka orientuar kete gjykate te çmoje njoftimin me shpallje edhe "ne vendin e afishimit" te njesise vendore ku kjo pale kishte patur adresen (seline) e saj te fundit (neni 133/1 i K.Pr.C.).

Se fundi nuk qendron edhe pretendimi tjeter i paditesit se njoftimin gjykata mund dhe duhet t’ia kishte bere perfaqesuesit te caktuar prej saj. Nga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore, perfshire edhe prokuren e posaçme, per perfaqesuesit e caktuar prej vete paditesit nuk tregohet asnje adrese ku gjykata mund te bente njoftimet. Per te njejtat arsye sikurse edhe per vete palen paditese, edhe per perfaqesuesit e paditesit, gjykata, ne nje proçes gjyqesor civil, nuk ka detyrimin ligjor qe te kerkoje dhe gjeje adresen e tyre por qe te beje njoftimin ne ato adresa qe i jane bere (dhe duhet t’i behen) te njohura nga vete palet a perfaqesuesit e tyre. Per shkaqe te njohura te lidhura me misionin e tyre ligjor dhe profesional, aq me teper keto jane te vlefshme veçanerisht kur behet fjale per avokatet e caktuar ne rolin e perfaqesuesit te paleve ndergjyqese ne nje gjykim civil.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "a" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.452, date 12.10.2004 te Gjykates se Apelit Durres.

Tirane, me 20.12.2005

113

Page 114: Dhjetor 2005

Nr.1079 i Regj.ThemeltarNr.1694 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLlKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseIrma Bala AnetarePerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.12.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËSE: FILE HOXHA, ne mungeseI PADITUR : KESHILLI I QARKUT DIBER, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Detyrim per pagimin e 12 pagave mujore si demshperblim.

Baza Ligjore: Neni 146 i K.Punes.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Mat me vendimin Nr.329, date 30.09.2003 ka vendosur:Detyrimin e te paditurit Keshilli i Qarkut Diber te demshperbleje paditesen File Hoxha me 12 paga mujore per zgjidhjen e kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin Nr.879, date 14.07.2004 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.329 date 30.09.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesot Mat.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs, Keshilli i Qarkut Diber, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Mat, e pushimin e gjykimit, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e shkalles se pare Mat ka shkelur nenin 444/1 te K.Pr.Civile, se nuk ka marre parasysh qe kjo dispozite eshte ndryshuar me nenin 73 te ligjit Nr.8812 date 17.05.2001, e cila ka perfshire edhe kur gjykimi behet ne mungese ne gjykaten e apelit afati i njoftimit fillon nga dita e njoftimit te vendimit.

- Gjykata e apelit nuk ka administruar dy provat e reja shkresore te derguara me shkresen nr.914/1 prot, date 18.06.2004.

- Paditesja nuk ka fituar statusin e nepunesit civil.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, ne mungese te paleve ndergjyqese dhe si

e bisedoi ceshtjen ne teresi,

114

Page 115: Dhjetor 2005

V Ë R E N Vendimi nr.879, date 14.07.2004 i Gjykates se Apelit Tirane me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.329, date 30.09.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Mat eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit rezulton se:

Pala paditese eshte me profesion inxhiniere gjeodete dhe qe nga viti 1993 deri ne vitin 2003 ka ushtruar detyren e specialistes ne Zyren e Kadastres te Keshillit te Rrethit Mat dhe Keshillit te Qarkut Diber. Ne zbatim te dispozitave te ligjit nr.8549, date 11.11.1999 "Statusi i nepunesit civil", pala e paditur, Keshilli i Qarkut Diber, ka zhvilluar procedurat ligjore per percaktimin e pozicioneve dhe konkurimit per statusin e nepunesit civil te punonjesve te saj, perfshire edhe ato te Zyres se Administrimit dhe Mbrojtjes se Tokes ku ishte e punesuar pala paditese.

Pala paditese, me pretendimin se mosdhenia e statusit te nepunesit civil ishte rrjedhoje e procedurave dhe vleresimit te saj ne konkurim jo objektiv e ne kundershtim me ligjin, i eshte drejtuar me ankese Komisionit te Sherbimit Civil. Ky Komision ka pranuar pjeserisht ankimin e paditeses duke e rregjistruar ate ne listen e pritjes per vendin me te pare te lire te punes. Paditesja, mbeshtetur edhe ne kete vendim te Komisionit te Sherbimit Civil, ka ngritur padi ne gjykate me te cilin kerkon detyrimin e te paditurit qe t’i paguaje si demshperblim per largim nga puna pa shkaqe te arsyeshme 12 paga mujore.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Mat ka pranuar padine, duke e detyruar te paditurin te demshperbleje paditesen me 12 paga mujore per zgjidhje te kontrates se punes pa shkaqe te arsyeshme. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane.

Nga shqyrtimi, rezulton se ne dosjen gjyqesore gjate gjykimit ne apel eshte shtuar nje korrespondence derguar me poste kesaj gjykate nga ana e pales se paditur ku jane bashkelidhur nje deklarate me shkrim e pales paditese e dates 15.06.2004 ne permbajtjen e se ciles lexohet se ajo "heq dore nga e drejta e padise" sepse "pala e paditur me ka emeruar ne punen qe kam qene dhe me ka trajtuar me page qe nga 01.06.2004". Po keshtu, bashkelidhur eshte edhe urdheri i lartpermendur per emerimin e paditeses ne detyre ne pozicionin per te cilin kishte konkuruar.

Gjykimi ne apel eshte zhvilluar ne mungese te paleve ndergjyqese, nderkohe qe gjykata e apelit ne seance dhe ne vendim nuk eshte shprehur per qendrimin e saj lidhur me administrimin si prove shkresore dhe shqyrtimin ose jo prej saj te ketij dokumentacioni si dhe per qendrimin ndaj tyre. Ne vecanti, kjo eshte e rendesishme dhe vendimtare per zgjidhjen e çeshtjes konkrete per faktin se pretendohet nga ana e paditur se pala paditese ka hequr dore nga e drejta e padise dhe, ne kuptim te ligjes (neni 201/2 te K.Pr.C.), gjykata e apelit do te duhej te vendoste rrezimin e padise.

Ne kushtet kur gjykimi eshte zhvilluar ne mungese te paleve ndergjyqese, kur paditesja nuk e ka paraqitur apo derguar vete deklarimin e heqjes dore nga e drejta e padise, ishte detyre e gjykates se apelit qe te riçelte hetimin gjyqesor per te verifikuar pretendimin per vertetesine e kesaj deklarate dhe te vullnetit te shprehur nga ana e pales se paditese.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, ne rrethana te tilla, kur ndodhemi perpara pretendimit per ekzistencen e nje prove vendimtare per zgjidhjen e ceshtjes, shqyrtimi gjyqesor dhe vendimi i gjykates se apelit eshte marre ne mosrespektim dhe zbatim te gabuar te ligjit dhe me shkelje procedurale qe kane ndikuar ne dhenien e vendimit (neni 472, shkronjat "a" dhe "c" te K.Pr.C.). Ne rigjykim gjykata e apelit duhet te hetoje ne menyre te plote e te gjithaneshme dhe te zbatoje nenin 182 te Kodit te Procedures Civile duke kerkuar kryesisht qe me njoftim te drejtperdrejte te therrase palen paditese te paraqitet personalisht per t’u pyetur lidhur me vertetesine e permbajtjes dhe vullnetin e saj ne deklarimin e heqjes dore nga e drejta e padise.

115

Page 116: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "c" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.879, date 14.07.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me nje tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.12.2005

116

Page 117: Dhjetor 2005

Nr.3161/1006 i Regj.ThemeltarNr.1695 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLlKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseIrma Bala AnetarePerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.12.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËSE E K/PADITUR: FATIME LICAJ, ne mungese TË PADITUR K/PADITËS: HAJDAR MALAJ, ZYBE MALAJ,

perfaqesuar nga Av. A. Gjuzi

OBJEKTI I PADISË:Detyrimin e te paditurve te me njohin

bashkepronar ne banesen e privatizuar.Baza Ligjore: Ligji 7652, date 23.12.1992,

nenet 199, 419 te K.Civil dhe nenet 31, 32 te K.Pr.Civile.

OBJEKTI I K/PADISË:Lirim dhe dorezim i nje dhome apartamenti.Baza Ligjore: Neni 296 e vijues i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.1272, date 17.09.2003 ka vendosur:Pushimin e gjykimit te k/padise me objekt lirim e dorezim dhome.Rrezimin e padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.336, date 23.06.2004 ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.1272, date 17.09.2003 te Gjykates se shkalles se pare Fier per pushimin e gjykimit te k/padise.Ndryshimin e vendimit per pjesen tjeter dhe duke e gjykuar ceshtjen ne fakt, pranimin e padise, duke detyruar te paditurit k/padites Hajdar e Zybe Malaj ta njohin bashkepronare ne nje hyrje 1+1 te ndodhur ne lagjen "5 Shkurti", Ballsh.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Vlore, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Hajdar Malaj, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier nr.1272, date 17.09.2003, duke parashtruar keto shkaqe:

117

Page 118: Dhjetor 2005

- Zgjidhja qe ka dhene gjykata e apelit bie ndesh me nenin 20 te ligjit nr.7652, date 23.12.1992 "Per privatizimin e Banesave Shteterore".

- Me vendimin nr.10, te dates 10.05.1994 me eshte dhene statusi i ish te perndjekurve politik.

- Une jam bere pronar i ligjshem i baneses me kontraten e shitblerjes me Entin e Banesave te dates 23.04.2003 dhe eshte bere dhe regjistrimi i saj ne Z.R.P.P.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SE LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te pales se paditur Hajdar Malaj, avokatit Artan Gjuzi, i cili kerkoi prishjen e vendimit nr.336, date 23.06.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe lenien ne fuqi te vendimit nr.1272, date 17.09.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier, ne mungese te pales paditese, dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.336, date 23.06.2004 te Gjykates se Apelit Vlore eshte rrjedhoje e respektimit

dhe zbatimit te drejte te ligjit prandaj duhet te lihet ne fuqi.Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit rezulton

se :Palet ndergjyqese kishin lidhur martese me daten 29.10.1993. Gjate marteses, me

vendimin e komisionit te strehimit te K.P.TH.N. Ballsh, te paditurit i eshte dhene ne perdorim, ne kushtet e qirase, banesa 1+1 objekt i ketij gjykimi. Martesa e paleve ndergjyqese eshte zgjidhur me vendimin nr.699, date 08.11.1995 te ish Gjykates se Rrethit Mallakaster. Lidhur me banesen, me vendimin nr.61, date 06.02.1998 Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier ka vendosur qe palet ndergjyqese te perdorin secili nga nje dhome dhe lenien ne perdorim te perbashket te korridorit e banjes se baneses.

I padituri kunderpadites Hajdar Malaj duke pretenduar se gezon statusin e te pastrehit dhe ate te te perndjekurit politik ka bere kerkese dhe ka blere se bashku me nenen e tij, te padituren kunderpaditese Zybe Malaj, te gjithe banesen objekt gjykimi nga Enti Kombetar i Banesave me kontraten e shitblerjes nr.808 Rep., nr.218 Kol., date 23.04.2003.

Ne rrethana te tilla, pala paditese e kunderpaditur Fatime Licaj, duke pretenduar se gezon te drejta dhe detyrime te barabarta me te paditurin kunderpadites Hajdar Malaj ne lidhje me banesen objekt gjykimi, ka ngritur padi ne gjykate duke pretenduar qe ata te detyrohen ta njohin bashkepronare e saj.

Me vendimin nr.1272, date 17.09.2003, Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier ka rrezuar padine dhe ka pushuar gjykimin e kunderpadise, ndersa Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.336, date 23.06.2004 ka vendosur lenien ne fuqi te vendimit lidhur me pushimin e gjykimit te kunderpadise dhe ndryshimin e vendimit per pjesen tjeter duke pranuar padine.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore ka paraqitur rekurs ana e paditur kunderpaditese duke pretenduar se paditesja e kunderpaditur nuk ka qene ne perberjen familjare te tyre me daten 01.12.1992 sipas parashikimit te nenit 20 te ligjit nr.7562, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore" dhe per kete shkak, nuk mund te fitoje te drejten e bashkepronesise. Po keshtu ai pretendon se apartamenti i eshte dhene ne perdorim ne vitin 1994 vetem te paditurit kunderpadites si punonjes i ndermarrjes dhe se ky i fundit ka fituar banesen me statusin e te perndjekurit politik dhe te pastrehit.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se pretendimet e parashtruara ne rekurs nga ana e paditur kunderpaditese nuk jane te mbeshtetura ne ligj prandaj vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi.

118

Page 119: Dhjetor 2005

Nga shqyrtimi i akteve dhe provave shkresore rezulton se banesa objekt gjykimi eshte dhene ne perdorim ne kushtet e qirase ne vitin 1994, nga nje komision strehimi i K.P.TH.N. Ballsh ne emer te te paditurit kunderpadites, i cili ne ate kohe ishte i lidhur ne martese me palen paditese te kunderpaditur. Banesa objekt gjykimi, sipas Kodit te Familjes, dispozitave te tjera juridiko-civile te kohes dhe gjendjes se faktit sherbente si banese bashkeshortore, nga ku prezumohen edhe te drejta dhe detyrime te barabarta te paleve mbi te. Po keshtu, edhe pas zgjidhjes se marteses, lidhur me menyren e perdorimit dhe te drejtat e detyrimet e paleve ndergjyqese mbi banesen ka disponuar gjykata me vendimin nr.61, date 06.02.1998.

Ne rrethana te tilla, kur pala paditese e kunderpaditur gezonte te njejtat te drejta dhe detyrime sipas ligjit me ato te te paditurit kunderpadites Hajdar Malaj dhe ne kushtet kur nje gjykate me vendim te formes se prere ka disponuar per perdorimin e baneses prej tyre, nuk ka asnje shkak ligjor dhe rrethane faktike qe te justifikoje ligjerisht ndryshimin e pozites juridike te paleve (si ish bashkeshorte) lidhur me te drejtat e detyrimet e tyre ndaj baneses objekt gjykimi. Palet ndergjyqese nuk kane ndonje marreveshje paraprake per te ndryshuar kete gjendje dhe raportet e tyre kundrejt perdorimit te baneses dhe, gjithashtu, nuk ka ndonje vendim te ri gjyqesor qe te shprehet per ndryshimin e gjendjes ne favor te njeres apo tjetres pale. Prandaj asnje juridiksion apo institucion tjeter nuk ka patur te drejten te ndryshoje keto raporte, te drejtat dhe detyrimet e vendosura per palet ndergjyqese sipas ligjit nga gjykata. Perben shkelje te parimit kushtetues te barazise se paleve para ligjit dhe tejkalim te te drejtes dhe kompetences se caktuar per Entin Kombetar te Banesave nga ligji, lidhja e kontrates se shitblerjes se baneses qe eshte ne perdorim te perbashket si bashkeqiramarres nga palet ndergjyqese vetem me njeren prej tyre. Ne rast privatizimi ky Ent eshte i detyruar te respektoje statusin juridik te paleve perfituese qe ne rastin konkret eshte ajo qe ka vendosur Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.61, date 06.02.1998.

Nisur nga rrethanat ligjore dhe faktike te kesaj ceshtje nuk kane rendesi per zgjidhjen e saj nese i padituri kunderpadites Hajdar Malaj gezon ose jo statusin e te pastrehit dhe te te perndjekurit politik per efekt te privatizmit te baneses. Po keshtu edhe per paditesen e kunderpaditur gezimi i statusit te invalidit. Te dy palet ndergjyqese nuk gezojne asnje te drejte me teper kundrejt njera-tjetres ne fitimin e pronesise mbi banesen objekt gjykimi ne kuader te privatizimit te saj. Sipas nenit 9 e vijues te ligjit nr.7562, date 23.12.1992 "Per privatizimin e banesave shteterore", kur banesa shteterore perdoret nga disa qiramarres, kalon ne pronesi te çdo qiramarresi sipas pjeses ne marredhenien e qirase (perdorimin e saj), perveç kur ata jane marre vesh ndryshe.

Ne rekurs, i padituri kunderpadites pretendon se sipas nenit 20 te ligjit te lartpermendur, paditesja e kunderpaditur nuk ka qene ne perberjen e tij familjare ne daten 01.12.1992, sepse martesa eshte lidhur ne vitin 1994, pra ajo nuk ka te drejta privatizimi mbi banesen. Edhe ky pretendim nuk eshte i mbeshtetur ne ligj dhe ne fakt per shkak se neni 20 i ketij ligji ishte nje dispozite kalimtare qe vendoste dy kushte kalimtare per kohen per perfitimin nga privatizimi: perberjen familjare dhe gjendjen e strehimit qe rezultonte ne daten 01.12.1992 per banesat qe ishin ne perdorim me qira nga keto perberje familjare. Ne kete kuptim, te dy palet ndergjyqese jane ne pozita te barabarta ndaj ligjit sepse ne kete date nuk ka ekzistuar perberja e tyre familjare (martesa u lidh ne vitin 1993) dhe nuk ka patur ndonje gjendje strehimi sepse edhe banesen e kane marre ne perdorim me qira ne vitin 1994. Se fundi, ndryshe nga sa pretendon rekursuesi vendimi i gjykates se apelit eshte i mbeshtetur ne ligj edhe per faktin se me ndryshimet e bera me Dekretin Presidencial nr.1440, date 04.04.1996 te konvertuar ne ligj, ne nenin 1 dhe 2 eshte parashikuar qe per banesat shteterore qe nuk ishin privatizuar deri ne daten 31.12.1995 organet kompetente do te vendosnin per privatizimin e tyre sipas kritereve te ligjit nr.7652, date 23.12.1994. Ne kete kuptim, per çeshtjen objekt gjykimi gjen zbatim neni 9 e vijues i ketij ligji per privatizmin e banesave qe perdoren nga disa qiramarres.

119

Page 120: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARESYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "a" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.336, date 23.06.2004 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 20.12.2005

120

Page 121: Dhjetor 2005

Nr.3171/1016 i Regj.ThemeltarNr.1696 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLlKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseIrma Bala AnetarPerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 20.12.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile me pale:

PADITËS: MUHAMET LICENJl, perfaqesuar nga Av. Baftjar Hysi

E PADITUR: DREJTORIA E PERGJITHESHME E TATIM TAKSAVE TIRANE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Deklarim i pavlefshem i zgjidhjes se kontrates se punes,

pagimin e pages per periudhen e qendrimit padrejtesisht pa pune, rikthimi ne pune.

Baza Ligjore: Nenet 144 e 146 te K.Punes, nenet 153 dhe 154 te Kodit te Procedures Civile.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.5605, date 29.12.2003 ka vendosur:Pranimin e padise.Deklarimin e pavlefshem te kontrates se punes se paditesit Muhamet Licenji dhe rikthimi i tij ne punen e mepareshme.Detyrimi i te paditurit t'i paguaje paditesit pagen per kohen e qendrimit padrejtesisht pa pune.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.880, date 14.07.2004, ka vendosur:Te lere ne fuqi vendimin civil nr.5605, date 29.12.2003 Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit te Gjykates Apelit Tirane, ne baze te nenit 472 te Kodit te Procedures Civile, ka ushtruar rekurs Drejtoria e Pergjitheshme e Tatimeve, Dega e Tatimpaguesve te Medhenj, e cila kerkon prishjen e ketij vendimi dhe vendimin e Gjykates se shkalles se pare Tirane nr.5605, date 29.12.2003, duke parashtruar keto shkaqe:

- Kemi respektuar kohen e njoftimit per zgjidhjen e kontrates me shkresen nr.1787 prot., date 14.05.2003 dhe zgjidhja e kontrates individuale te punes eshte bere me shkresen nr.1789, date 28.07.2003.

- Kontrata eshte zgjidhur, bazuar ne nenet 140 dhe 158 te Kodit te Punes dhe lidhur me nenin 153 te K.Punes eshte zgjidhur per shkaqe te arsyeshme.

121

Page 122: Dhjetor 2005

- Si shkaqe te arsyeshme jane konsideruar veprimet dhe mosveprimet e punemarresit te cilat kane sjelle pengim ne vjeljen e te ardhurave nga tatimpaguesit duke kryer shkeljen disiplinore te "Moskryerjes se detyres pa shkaqe te pranueshme". Po keshtu ka neglizhuar gjate punes per kontrollin e subjekteve duke sjelle ndikim negativ per realizimin e detyrave te planifikuara per degen.

- Paditesi pretendoi se ka patur rezultate te larta ne kontrollet e subjekteve dhe per kete eshte vleresuar, por ne fakt nuk arriti te paraqese prova qe te mbeshtese kete pretendim te tijin.

- Paditesi ka kerkuar dhe rikthimin ne pune ne nje kohe qe Kodi i Punes nuk e ka njohur rikthimin ne pune, ndersa ndryshimet e mevoneshme te Kodit jane bere kur ai ishte larguar nga puna dhe keto ndryshime nuk kane fuqi prapavepruese.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Ardian Dvorani, mbrojtjen dhe mendimet e perfaqesuesit

te pales paditese Muhamet Liçenji, avokatit Baftjar Hysi, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit nr.880, date 14.07.2004 te Gjykates se Apelit Tirane, ne mungese te pales se paditur dhe si e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E N Vendimi nr.880, date 14.07.2004 i Gjykates se Apelit Tirane me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.5605, date 29.12.2003 i Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane, eshte rrjedhoje e mosrespektimit dhe zbatimit te gabuar te ligjit.

Nga hetimi gjyqesor i ceshtjes dhe vendimet e dhena ne te dy shkallet e gjykimit rezulton se:

Pala paditese deri ne 28.07.2003 ka qene ne marredhenie pune prane pales se paditur ne pozicionin e inspektorit te kontrollit per TVSH-ne ne sektorin e biznesit te madh dhe me pas ne degen e tatimpaguesve te medhenj. Me shkresen nr.1787 te dates 14.05.2003 ana e paditur vendosi zgjidhjen e kontrates se punes me paditesin dhe ne vijim te procedurave te brendshme te shqyrtimit te ankimit perfundimisht vendosi te mos pranoje pretendimet e paditesit duke çmuar se zgjidhja e kontrates ishte bere per shkaqe te arsyeshme. Sipas anes se paditur shkaqe te arsyeshme konsideroheshin veprimet e paditesit te cilat kishin "sjelle pengim ne vjeljen e te ardhurave te mundeshme nga tatimpaguesit", etj.

Pala paditese, me pretendimin se zgjidhja e kontrates se punes nga ana e paditur ishte bere pa shkaqe te arsyeshme ka ngritur padi ne gjykate me te cilin ka parashtruar dy kerkime. Se pari deklarimin e pavlefshem te zgjidhjes se kontrates se punes nga ana e paditur dhe rikthimin ne punen e meparshme. Se dyti, detyrimin e te paditurit qe t’i paguaje paditesit pagen per kohen e qendrimit padrejtesisht pa pune.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane ka pranuar padine sipas te dy kerkimeve te parashtruara ne objektin e saj duke arsyetuar se, mbeshtetur ne provat e paraqitura gjate gjykimit dhe ne kushtet e procedurat e parashikuara ne nenet 144, 146, 153 te Kodit te Punes, "zgjidhja e kontrates se punes se paditesit eshte bere ne menyre te menjehereshme dhe pa shkaqe te arsyeshme". Po keshtu, vihet re se paragrafi i pare i dispozitivit te vendimit te zbardhur te kesaj gjykate ndryshe nga origjinali i saj ne doreshkrim permban pasaktesi dhe gabim te bere ne shkrim kur shprehet per "deklarim te pavlefshem te kontrates se punes" dhe jo "te zgjidhjes se kontrates se punes". Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte cmon se, te dy gjykatat kane zbatuar ne menyre te gabuar ligjin material dhe procedural.

Nga shqyrtimi i akteve dhe provave shkresore te administruara ne dosjen gjyqesore verehet se padia eshte paraqitur e pranuar ne gjykate me daten 02.09.2003. Kerkimi i pare i paditesit lidhur me pavlefshmerine e zgjidhjes se kontrates e rikthimin e tij ne punen e

122

Page 123: Dhjetor 2005

mepareshme, si dhe arsyetimi i vendimeve te te dy gjykatave per kete kerkim, jane mbeshtetur ne ndryshimin e permbajtjes se nenit 146 te Kodit te Punes me ligjin nr.9125, date 29.07. 2003. Ky amendament ka hyre ne fuqi me daten 04.09.2003 dhe ne rrethanat kur padia eshte ngritur perpara kesaj date, kerkimi i pare lidhur me pavlefshmerine e zgjidhjes se kontrates se punes dhe rikthimin e tij ne punen e mepareshme nuk jane te mbeshtetura ne ligj.

Pika 3 e nenit 146 te amenduar, ku mbeshtetej kerkimi i pare i paditesit dhe qe ne kete gjykim eshte zbatuar ne menyre te gabuar nga te dy gjykatat, ndryshe nga rregullimi i mepareshem, parashikon si pavlefshmerine e zgjidhjes se kontrates pa shkaqe te arsyeshme, demshperblimin deri ne nje vit page te shtuar pages qe duhet te merrte gjate afatit te njoftimit, ashtu edhe detyrimin e punedhenesit administrate publike qe te zbatoje vendimin gjyqesor nese shprehet per kthimin e punemarrresit ne vendin e mepareshem te punes.

Nderkohe, kjo dispozite perpara ndryshimit te lartpermendur, per zgjidhjen e kontrates pa shkaqe te arsyeshme parashikonte vetem demshperblimin deri ne nje vit page qe i shtohej pages qe punemarresi duhet te merrte gjate afatit te njoftimit. Ky rregullim nuk permban konceptin juridik te "pavlefshmerise" persa i perket "zgjidhjes se kontrates" "pa shkaqe te arsyeshme" dhe per rrjedhoje logjike juridike edhe ate te mundesise se "rikthimit ne vendin e meparshem te punes". Ne çeshtjen ne gjykim, gjejne zbatim keto rregullime te Kodit te Punes dhe jo ato qe kane hyre ne fuqi me miratimin e amendamenteve te tij me ligjin nr.9125, date 29.07.2003.

Perben zbatim te gabuar te ligjit dhe disponim pertej kufijve te caktuar prej tij edhe pjesa e vendimit te gjykates se shkalles se pare e lene ne fuqi nga gjykata e apelit me te cilen kane pranuar kerkimin e dyte sipas paditesit duke vendosur "Detyrimin e te paditurit ti paguaje paditesit pagen per kohen e qendrimit padrejtesisht pa pune". Rregullimet e lartpermendura te nenit 146 te Kodit te Punes, perpara dhe pas hyrjes ne fuqi te amendimit te tij nuk parashikojne "detyrim" mbi punedhenesit qe "t’i paguajne" punemarresve "page" "per kohen e qendrimit padrejtesisht pa pune". Neni 146, pika 3 le ne çmimin e gjykates qe, sipas rrethanave konkrete te ceshtjes, nese zgjidhja e kontrates eshte bere pa shkaqe te arsyeshme, ajo te vendose qe punedhenesi "t’i jape" punemarrresit "demshperblim" dhe ky jo ne mase te pakufizuar por "deri ne nje vit page", si dhe "pagen" qe punedhenesi "duhet te marre gjate afatit te njoftimit".

Meqenese perben nje detyrim ligjor qe nuk eshte respektuar prej saj ne shqyrtimin gjyqesor te kesaj ceshtje, ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te perserise pjeserisht hetimin gjyqesor per te degjuar pretendimet e paleve dhe marre provat qe ato mund te paraqitin, ne menyre qe te çmoje dhe vendose, sipas rrethanave konkrete qe do te rezultojne, mbi pagat qe pales paditese mund t’i takojne te marre gjate kohes se njoftimit te zgjidhjes se kontrates, si dhe per masen perkatese te demshperblimit nga zgjidhja e kontrates pa shkaqe te arsyeshme.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne shkronjen "c" te nenit 485 te Kodit te

Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.880, date 14.07.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe te vendimit

nr.5605, date 29.12.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane per deklarimin e pavlefshem te zgjidhjes se kontrates se punes se paditesit Muhamet Licenji e per rikthimin ne punen e mepareshme dhe pushimin e gjykimit per kete pjese.

Prishjen e vendimit nr.880, date 14.07.2004 te Gjykates se Apelit Tirane per detyrimin e te paditurit qe t’i paguaje paditesit pagen per kohen e qendrimit padrejtesisht pa pune dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim po ne gjykaten e apelit, me nje tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.12.2005

123

Page 124: Dhjetor 2005

Nr.1073 i Regj. ThemeltarNr.1697 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne daten 20.12.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore, çeshtjen civile me nr.1073 akti, qe u perket paleve:

PADITËS: SHOQERIA "PASTERTIA" SH.P.K., ne mungese

I PADITUR: BASHKIA FIER, perfaqesuar nga Av. i Shtetit Flutura Guri.

OBJEKTI I PADISË: Anullimin e pikes 3/2 te vendimit administrativ

nr.2, date 02.04.2003, si dhe kthimin e shumes prej 4.487.145 dhe kamate vonesat.

Baza Ligjore: Neni 328 i K.Pr.Civile dhe neni 868 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.1341, date 26.09.2003, ka vendosur:Pranimin e padise se pales paditese "Pastertia" sh.p.k. ndaj pales se paditur Bashkia Fier, me objekt anullimin e urdherit administrativ nr.2, date 92.04.2003 ne piken 3/2 si te bazuar ne ligj.Pranimin e padise se pales paditese Sh.p.k "Pastertia" ndaj pales se paditur Bashkia Fier, duke u detyruar pala e paditur Bashkia Fier, t'i ktheje pales paditese sh.p.k "Pastertia" Fier shumen 4.487.145 leke, si dhe interesat per shumen 1.336.978 leke, nga data 01.03.2002 deri ne diten e ekzekutimit te vendimit sipas inetersit vjetor te Bankes se Kursimeve.Rrezimin e padise per kerkimin e interesave per pjesen e shumes se mbetur.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.395, date 17.10.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1341, date 26.09.2003 te Gjykates se Rrethit Fier.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Bashkia Fier, e cila kerkon prishjen e tij duke parashtruar keto shkaqe:

- Kundershtimi i aktit administrativ i nxjerre nga Bashkia Fier, nuk mund te gjykohet ne nje ceshtje me objekt shkaktim demi dhe kerkim lekesh, siç ka vepruar gjykata.

124

Page 125: Dhjetor 2005

- Te gjithe veprimet financiare qe jane kryer midis paleve sipermarresit dhe porositesit kur ato vijne ne kundershtim me ligjin dhe i sjellin dem njeres pale detyrohen qe ne favor te kesaj pale te kthehen shumat e fituara padrejtesisht dhe ndaj shkelesve te ligjit te merren masa me karakter administrativ, gjykata ka ligjeruar nje zhvatje te paligjeshme te konstatuar nga akt kontrolli Financiar i Ministrise se Pushtetit Vendor e Decentralizimit duke demtuar Bashkine e Fierit.

- Bashkia nuk duhet te pergjigjet per kontinjeret qe ka blere Firma pastruese.

Kunder rekursit ka paraqitur kunder rekurs "Pastertia" sh.p.k., e cila pretendon se rekursi nuk eshte paraqitur ne gjykaten e shkalles se pare, por ne Gjykaten e Larte dhe shkaqet e rekursit jane te pambeshtetura ne ligj.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, Avokaten e Shtetit Flutura Guri, e cila

kerkoi prishjen e dy vendimeve dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes dhe pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimet nr.395, date 17.10.2004 i Gjykates se Apelit Vlore dhe vendimi nr.1341, date

26.09.2003 i Gjykates se shkalles se pare Fier, sa i perket kundershtimit te aktit administrativ duhen prishur dhe pushuar gjykimi, per pjesen tjeter, vendimi i gjykates se apelit duhet te prishet dhe te dergohet ceshtja per rishqyrtim ne gjykaten e apelit.

Nga gjykimi ka rezultuar se pala paditese shoqeria "Pastertia" sh.p.k., pasi ka fituar tenderin e shpallur nga Bashkia Fier "Per pastrimin e qytetit", me date 25.02.1997 ka lidhur kontraten e sipermarrjes me Bashkine e qytetit Fier, ku jane percaktuar te drejtat dhe detyrimet e paleve.

Ne kontrate eshte parashikuar se vleres se kontrates do t'i shtohet diferenca qe do krijohet nga rritja e pagave ne perqindje me rritjen e pagave qe do beje qeveria, sipas kerkeses se sipermarresit. Per çdo vit pasardhes ndryshimet e mundeshme do te reflektohen ne kontrata shtese me shkrim.

Nga kontrolli financiar i Ministrise te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit eshte konstatuar se oferta e paraqitur nga firma "Pastertia" dhe e klasifikuar si oferta me ekonomike rezulton se vlera e TVSH nuk eshte llogaritur mbi vleren e preventivit ne masen 12.5 %, siç percaktohet ne ligjin nr.79, date 27.04.1995 "Per tatimin mbi vleren e shtuar", por eshte aplikuar 4% mbi vleren e preventivit, pra nuk eshte perfshire e gjithe vlera prej 12.5 % dhe me vone prej 20% e ketij detyrimi fiskal. Sipas nenit 31 dhe 32 te ligjit nr.7971, date 26.07.1995 "Per Prokurimet Publike" komisioni i vleresimit te ofertave duhet te bente korrigjimet e nevojshme te ofertes ekonomike te firmes pjesemarrese ne tender e me pas te shpallte fituesin.

Nga kontrolli i periudhes se zbatimit te kontrates nga data 01.02.1997 deri ne 30.06.2002, eshte konstatuar se Bashkia jo vetem nuk ka bere korigjimin pa cenuar fondin, por me kontraten e dates 01.03.2000, Firmes "Pastertia", i eshte dhene fondi shtese, mbi fondin baze te kontrates dhe jane likujduar situacioni pa bere korigjimin e vleres se TVSH, e per rrjedhoje, i eshte shkaktuar nje dem ekonomik Bashkise, ne shumen prej 18.078.770 leke per periudhen 5 vjecare.

Ne mbeshtetje te konkluzioneve perfundimtare te Kontrollit, detyrave per zbatim dhe propozim per masa administrative te derguara nga Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, me shkresen nr.25/4, date 26.02.2003, Bashkia e qytetit Fier, me vendimin nr.02, date 02.04.2003, pika 3/2 ka vendosur "Te behet kontabilizimi ne llogarine debitore per t’u arketuar detyrimi, "Sipermarrja e pastrimit" 18.087.770 leke. Ky vendim i eshte komunikuar paditesit me shkresen nr.365/1, date 11.04.2003.

125

Page 126: Dhjetor 2005

Me padine objekt gjykimi pala paditese Shoqeria "Pastertia" sh.p.k, ka kundershtuar vendimin e Bashkise Fier nr.2, date 2.4.2003 piken 3/2 si i nxjere ne kapercim te kompetencave te Bashkise, si dhe kthimin e shumes prej 4.487.145 leke, me kamate vonesat perkatese, me pretendimin se nuk i jane likuiduar 1.425.167 leke, shtesat e pagave, sipas kontrates per periudhen 1 korrik deri ne 30 nentor 2001, shuma prej 1.336.978 leke diference situacioni te muajit shkurt 2002 dhe 1725.000 leke vlera e 69 kontejnereve te humbur. Padia eshte bazuar ne nenet 328 te K.Pr.Civile dhe nenet 868 e vijues te K.Civil.

Ne perfundim te gjykimit, Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.1341, date 26.09.2003, ka vendosur:

Pranimin e padise se pales paditese "Pastertia" sh.p.k. ndaj pales se paditur Bashkia Fier, me objekt anullimin e urdherit administrativ nr.2, date 92.04.2003 ne piken 3/2 si te bazuar ne ligj.

Pranimin e padise se pales paditese Sh.p.k "Pastertia", ndaj pales se paditur Bashkia Fier, duke u detyruar pala e paditur Bashkia Fier, t'i ktheje pales paditese "Pastertia" sh.p.k. Fier, shumen 4.487.145 leke, si dhe interesat per shumen 1.336.978 leke, nga data 01.03.2002 deri ne diten e ekzekutimit te vendimit, sipas interesit vjetor te Bankes se Kursimeve.

Rrezimin e padise per kerkimin e interesave per pjesen e shumes se mbetur.Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore, me arsyetimin se, pika 3/2 e

vendimit nr.2, date 02.04.2003 te Bashkise Fier per te kontabilizuar ne llogari debitore "Sipermarrjen Pastertia" ne shumen 18087.770 leke, nuk gjen mbeshtetje ligjore si akt i nxjerre nga nje organ administrativ ne kapercim te kompetencave te tij, si i tille, ai eshte i pavlefshem dhe nuk ka sjelle, asnje pasoje dhe duhet te anullohet.

Kurse persa i perket objektit te padise, per pagesen e shumes prej 4,487.147 leke, si dhe kamate vonesen, gjykata e apelit arsyeton se, pjesa qe perben shtesen e pagave, diferencen e situacionit te palikujduar, jane detyrime kontraktuale te parashikuara ne kontrate dhe duhet pranuar detyrimi, po keshtu detyrimi per vleren e kontinjereve te humbur rrjedhur nga akt marreveshja e paleve.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ka ushtruar rekurs pala e paditur Bashkia Fier, e cila pretendon se, kundershtimi i aktit administrativ i nxjerre nga Bashkia Fier, nuk mund te gjykohet ne nje çeshtje me objekt shkaktim demi dhe kerkim lekesh siç ka vepruar gjykata.

Veprimet financiare qe jane kryer midis paleve sipermarresit dhe porositesit kur ato vijne ne kundershtim me ligjin dhe i sjellin dem njeres pale, detyrohen qe, ne favor te kesaj pale te kthehen shumat e fituara padrejtesisht dhe ndaj shkelesve te ligjit, te merren masa me karakter administrativ dhe se Bashkia, nuk duhet te pergjigjet per kontinjeret e humbur.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, gjykon se padia per kundershtimin e aktit administrativ, eshte nje padi qe nuk mund te ngrihej, dhe duhej te zbatonte nenin 468 te K.Pr.Civile.

Gjykatat, si ajo e shkalles se pare edhe ajo e apelit, gabimisht kane konsideruar akt-administrativ piken 3/2 te vendimit nr.2, date 02.04.2003 te Bashkise Fier, me te cilen evidentohet debitor per shumen 18.087.770 leke pala paditese Shoqeria "Pastertia" sh.p.k., si shpenzim mbi vleren e kontrates baze.

Nje dokument i tille, nuk permban elementet e nje akti administrativ si deklarim i vullnetit te nje organi kompetent shtetrore, kompetent per krijimin, ndyshimin apo shuarjen e pasojave juridike, ne fushen e te drejtes publike, subjekt i te cilit pretendon paditesi ne kerkimin e tij, per anullim akti administrativ.

Ne te kundert, paditesi Shoqeria "Pastertia" sh.p.k., me palen e paditur Bashkine Fier, lidh kontrata e sipermarrjes per pastrimin e qytetit e lidhur mes tyre, prandaj edhe veprimet e paleve duhet te trajtohen ne kuadrin e permbushjes apo te mospermbushjes se detyrimeve te ndersjellta qe rrjedhin prej kesaj kontrate.

Nisur sa siper, gjykata e apelit, duhet te konstatonte se padia per kundershtimin e aktit administrativ, nuk mund te ngrihej dhe, ne zbatim te nenit 468 te K.Pr.Civile, duhej te prishte

126

Page 127: Dhjetor 2005

vendimin e gjykates se shkalles se pare dhe te vendoste pushimin e gjykimit te ceshtjes per kete pjese.

Kolegji Civil vlereson gjithashtu se, vendimi i gjykates se apelit, persa i perket lenies ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare ne lidhje me pranimin e padise, duke detyruar palen e paditur Bashkine Fier, t'i ktheje paditesit shumen prej 4.487.145 leke dhe interesat per shumen 1.336.978 leke, nuk eshte i mbeshtetur ne provat e analizuara dhe te dhenat qe ndodhen ne aktet, qe jane shqyrtuar ne seance gjyqesore (neni 309 i K.Pr.Civile).

Sipas nenit 309 te K.Pr.Civile, "vendimi mbeshtetet vetem ne te dhena qe ndodhen ne akte dhe qe jane shqyrtuar ne seance gjyqesore. Gjykata çmon provat e marra gjate gjykimit te ceshtjes, sipas bindjes se saj te rendeshme, te formuar nga shqyrtimi i te gjitha rrethanave te çeshtjes ne teresine e tyre".

Gjykata e apelit, ndonese ne baze te nenit 465 te K.Pr.Civile, ne lidhje me nenet 224/"a" e vijues, ka bere ekspertim teknik, date 12 Korrik 2004 ku ka rezultuar se, detyrimi total i pales se paditur ndaj paditesit nuk eshte aq sa ka pranuar gjykata e shkalles se pare por 3.912.145 leke (per pagat 1.425.167 leke + Situacion te palikuiduar 1.336.978 leke + Kontenienere te pakthyer 1.150.000leke). Gjykata e apelit ka pranuar nje detyrim te ndryshem nga konkluzionet e ekspertit pa argumentuar, sipas nenit 224/b te K.Pr.Civile, me hollesi mendimin kunder ekspertit.

Sipas nenit 126 te K.Pr.Civile, gjykata kur jep nje vendim perfundimtar, eshte e detyruar qe te beje analizen e provave dhe arsyet mbi te cilat mbeshtetet vendimi.

Ne rastin konkret, nuk rezulton te jete bere analize e provave dhe shkaqeve per pranimin e pretendimeve te pales paditese dhe te prapesimeve te paditurit.

Ne rishqyrtim, gjykata e apelit, te duhet te hetoje ne drejtim te pretendimeve te paditesit per mospagimin e shteses se pagave, diferences se situacionit te muajit shkurt 2002 dhe te vleres se kontenjereve qe mungojne, si dhe te prapsimeve te pales se paditur per mospagimin e shumave objekt konflikti, si dhe te bazoje ne ligj nese konkludon per pranimin e padise ne lidhje me shumen qe, perben detyrimin kryesor.

Ne keto kushte, Kolegji Civil çmon se, vendimi i gjykates se apelit, persa i perket lenies ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles se pare ne lidhje me pranimin e padise, duke detyruar palen e paditur Bashkine Fier, t'i ktheje paditesit shumen prej 4.487.145 leke dhe interesat per shumen 1.336.978 leke, duhet te prishet dhe te dergohet per rishqyrtim ne ate gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 468 dhe nenit 485/c e te Kodit te

Proçedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimeve nr.395, date 17.10.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe nr.1341,

date 26.09.2003 te Gjykates se shkalles se pare Fier, persa i perket pranimit te padise se pales paditese "Pastertia" sh.p.k. ndaj pales se paditur Bashkise Fier, me objekt anullimin e urdherit administrativ nr.2, date 02.04.2003 ne piken 3/2, si te pabazuar dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Prishjen e vendimit nr.395, date 17.10.2004 te Gjykates se Apelit Vlore, persa i perket lenies ne fuqi te vendimit te Gjykates se shkalles se pare Fier, ne lidhje me pranimin e padise se pales paditese Shoqerise "Pastertia" shpk, pala e paditur Bashkia Fier, t’i ktheje pales paditese sh.p.k "Pastertia" shumen 4.487.145 leke, si dhe interesat per shumen 1.336.978 leke dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e Apelit Vlore, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 20.12.2005

127

Page 128: Dhjetor 2005

Nr.1087 i Regj. ThemeltarNr.1698 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesuesePerikli Zaharia AnetarIrma Bala AnetareEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne daten 20.12.2005, mori ne shqyrtim ne seance gjyqesore çeshtjen civile me nr.1087/akti, qe u perket paleve:

PADITËS : KRISTO GATO, perfaqesuar nga Av B. Asllani

KAPO SINANI, perfaqesuar nga Av B. Asllani

TË PADITUR: SOFO QIRKO, perfaqesuar nga Av. Z. Nika

DEGA E MOBILIZIMIT GJIROKASTER, ne mungese

BASHKIA GJIROKATER, ne mungese.

K.R.T. PRANE BASHKISE, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:Detyrimi i hapjes se rruges se kalimit.

Kthim trualli dhe ndalim cenimi i pronesise.Baza Ligjore: Nenet 277, 296, 302 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.410, date 29.06.2000, ka vendosur:

Rrezimin e padise se paditesit Kristo Gato, per ndalim cenimi ne pronesi.Nxjerrjen jashte kompetence te objektit te padise, persa i perket servitutit te kalimit te paditesave Kristo Gato e Kapo Sinani, pasi nuk e kane zgjidhur problemin administrativisht.

Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me vendimin nr.13, date 14.02.2001 kane vendosur:

Prishjen e vendimit nr.410, date 29.06.2000 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Gjirokaster, lidhur me juridiksionin dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate.

Gjykata e Rrethit Gjirokaster, me vendimin nr.436, date 20.06.2001 ka vendosur:Pushimin e gjykimit te ceshtjes me objekt ndalim cenimi ne pronesi.

128

Page 129: Dhjetor 2005

Pranimin e padise se paditesave Kristo Gato e Kapo Sinani, duke detyruar te paditurin te lejoje paditesin te hapi rruge kalimi ne pjesen jugore te prones se te paditurit, duke u cenuar prona e tije ne sip.30 m2.Detyrimin e paditesave t’i paguajne te paditurit vleren e tokes per siperfaqen prej 30 m2.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.s’ka, date 21.11.2991 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.436, date 2006.2001 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster dhe gjykimin nga Gjykata e Apelit Gjirokaster.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.14, date 16.01.2002 ka vendosur:Pranimin padise se paditesave Kristo dhe Kapo Sinani, duke u detyruar Bashkia e Qytetit Gjirokaster te lejoje ata te krijojne servitut kalimi per makina me gjeresi 3metra, sipas skices planimetrike te eksperteve Qemo Lani dhe Sami Babameta dhe rezimin e padise per krijim servitut kalimi paditesave nga ana e te paditurit Sofo Qirko dhe Dega e Mobilizimit Gjirokaster si e pabazuar.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.968, date 03.06.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.14, date 16.01.2002 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe kthimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.305, date 16.09.204 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.436, date 20.06.2001 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster.

Kunder vendimit te gjykates se apelit, ne baze te nenit 472 te Kodit te Proçedures Civile, ka ushtruar rekurs pala e paditur Sofo Qirko, i cili kerkon prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Ekspertimi nuk ka patur parasysh piken 116 te Rregullores se Urbanistikes ne lidhje me percaktimin e distances si dhe piken 120/a, c.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Irma Bala, degjoi Av. Zef Nika, i cili kerkoi prishjen e

vendimit, degjoi Av. Besnik Asllani, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit, si dhe pasi e diskutoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.305, date 16.09.204 i Gjykates se Apelit Gjirokaster eshte i bazuar ne ligj, si i

tille duhet te lihet ne fuqi.Nga gjykimi ka rezultuar se, paditesit Kristo Gato dhe Kapo Sinani jane pronare te dy

siperfaqeve trualli prej 300 m2 secili, ne qytetin e Gjirokastres. Te dy paditesit kane siguruar lejet perkatese te ndertimit ne siperfaqet respektive, me destinacion lokal dhe banese.

Nga ana tjeter, i padituri Sofo Qirko, eshte pronar i dy objekteve te ndertuara si dhe te nje siperfaqe trualli nen e rreth tyre.

Me padine objekt gjykimi, paditesit kane kerkuar ne baze te nenit 277 te K.Civil, krijimin e servitutit te kalimit, per ne rrugen publike, nepermjet prones se te paditurit Sofo Qirko. Eshte kerkuar gjithashtu nga paditesi Kristo Gato, pushimi i cenimit ne pronesi, pasi pretendohet se, me ndertimin e nje muri rrethues, eshte perfshire ne truallin e te paditurit dhe nje pjese e truallit te tij.

129

Page 130: Dhjetor 2005

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.410, date 29.06.2000, ka vendosur:

Rrezimin e padise se paditesit Kristo Gato per ndalim cenimi ne pronesi.Nxjerrjen jashte Kompetence te objektit te padise, persa i perket servitutit te kalimit te

paditesave Kristo Gato e Kapo Sinani, pasi nuk e kane zgjidhur problemin administrativisht.Kolegjet e Bashkuara te Gjykates se Larte, me vendimin nr.13, date 14.02.2001 ka

vendosur:Prishjen e vendimit nr.410, date 29.06.2000 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Gjirokaster,

lidhur me juridiksionin dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate.Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendimin nr.436, date 20.06.2001 ka

vendosur:Pushimin e gjykimit te ceshtjes me objekt ndalim cenimi ne pronesi.Pranimin e padise se paditesave Kristo Gato e Kapo Sinani, duke detyruar te paditurin te

lejoje paditesin te hapi rruge kalimi, ne pjesen jugore te prones se te paditurit, duke u cenuar prona e tij ne sip.30 m2.

Detyrimin e paditesave t’i paguajne te paditurit vleren e tokes per siperfaqen prej 30 m2.Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.ska date 21.11.2991 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.436, date 2006.2001 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster dhe

gjykimin nga Gjykata e Apelit Gjirokaster.Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.14, date 16.01.2002 ka vendosur:Pranimin padise se paditesave Kristo dhe Kapo Sinani, duke u detyruar Bashkia e Qytetit

Gjirokaster, te lejoje ata te krijojne servitut kalimi per makina me gjeresi 3 metra, sipas skices planimetrike te eksperteve Qemo Lani dhe Sami Babameta dhe rezimin e padise per krijim servitut kalimi paditesave nga ana e te paditurit Sofo Qirko dhe Dega e Mobilizimit Gjirokaster si e pabazuar.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr.968, date 3.6.2003 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.14, date 16.01.2002 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe kthimin

e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate.Gjykata e Apelit Gjirokaster me vendimin nr.305, date 16.09.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.436, date 20.06.2001 te Gjykates se shkalles se pare

Gjirokaster, me arsyetimin se, konkluzionet e gjykates se shkalles se pare jane te drejta. Kunder vendimit te Gjykates se Apelit ka ushtruar rekurs i padituri Sofo Qirko, i cili

kerkon prishjen e tij, me pretendimin se, ekspertet nuk kane mbajtur parasysh kerkesat e pikes 116 dhe 120/a, c te Rregullores se Urbanistikes ne lidhje me percaktimin e distancave.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se, vendimi i gjykates se apelit eshte i bazuar ne ligj dhe rekursi i paraqitur nga i padituri nuk permban shkaqe nga ato qe parashikohen ne nenin 472 te K.Pr.Civile.

Ceshtja ka kaluar disa here per gjykim ne te gjithe shkallet e gjykimit dhe eshte rigjykuar ne gjykaten e apelit, pasi Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ka kthyer ceshtjen per gjykim duke lene detyra per kryerjen e ekspertimit te ri teknik dhe zbatimin e nenit 6 te K.Pr.Civile, per t'u shprehur gjykata per gjithe kerkimet e parashtruara ne padi.

Nga gjykata e apelit rezulton se jane zbatuar drejt rregullat baze, qe garantojne nje proces te rregullt, qe parashikohet ne nenin 213 te K.Pr.Civile, ne lidhje me nenin 12 te ketij Kodi.

Gjykata ka mbeshtetur vendimin ne provat e paraqitura nga palet ne séance gjyqesore, duke i vlersuar e analizuar konform kerkesave te neneve 29 e 30 te K.Pr.Civile. Gjykata ne menyre te hollesishme te argumentuar dhe te mbeshtetur ne dispozitat ligjore, eshte shprehur mbi gjithcka qe eshte kerkuar gjate gjykimit.

Ne rigjykim, gjykata e apelit, ne baze te nenit 465 te K.P.Civile, ka perseritur pjeserisht hetimin gjyqesor dhe ne zbatim te detyrave te Gjykates se Larte ne perputhje me nenin 229 te K.Pr.Civile, ka bere ekspertim te ri teknik, ku ka rezultuar se paditesat, nuk kane rruge kalimi per

130

Page 131: Dhjetor 2005

ne rrugen publike dhe varianti i mundeshem i kalimit eshte varianti i dhene nga ekspertet, ne gjykimin ne shkalle te pare.

Sipas ketij varjanti, rruga e kalimit krijohet ne kufirin midis prones se te paditurit Sofo Qirko dhe Deges Ushtarake, me nje gjeresi 2.5-3 meter, duke shfuqizuar pronen e te paditurit ne nje siperfaqe 30 m2.

Ne nenin 277 te K.Civil thuhet se, "Pronari qe nuk ka dalje ne rrugen publike dhe nuk mund ta siguroje ate perveç se me shpenzime te medha e me veshtiresi, ka te drejte te kete rruge kalimi nga toka fqinje, per perdorimin e pershtatshem te prones se vet.

Kalimi duhet te perbeje rrugen me te shkurter per ne rrugen publike dhe më me pak deme per pronen sherbyese ..."

Pikerisht duke patur parasysh kerkesat e nenit 277 te K.Civil, si dhe analizuar e vleresuar te gjitha rrethanat e ceshtjes, Kolegji Civil vlereson se, me te drejte gjykata e apelit ka arritur ne konkluzionin se, paditesit kane te drejte dhe duhet te pranohet padia, duke detyruar te paditurin Sofo Qirko te lejoje paditesin te hapi rruge kalimi, ne pjesen jugore te prones se tij, ne siperfaqen 30 m2.

Gjithashtu Kolegji vlereson se, me te drejte, gjykatat kane detyruar paditesat t'i paguajne te paditurit vleren e tokes, per siperfaqen prej 30m2 konform me kerkesat e nenit 279 te K.Civil, i cili parashikon se "Personi qe do te kaloje ne token e tjetrit, duhet te paguaje vleften e tokes qe zihet…"

Drejte eshte vendosur nga gjykata e apelit, sa i perket lenies ne fuqi te vendimit te gjykates se shkalles pare, per pushimin e gjykimit te ceshtjes, me objekt pushim cenimi pronesie, pasi nga paditesi Kristo Gato eshte hequr dore nga gjykimi i kesaj padie, konform me nenin 299 te K.Pr.Civile.

Sa siper Kolegji Civil vlereson se, vendimi i gjykates se apelit ne teresi eshte i drejte dhe duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te Kodit te Proçedures Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.305, date 16.09.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster.

Tirane, me 20.12.2005

131

Page 132: Dhjetor 2005

Nr.1080 i Regj. ThemeltarNr.1699 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.12.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: NDOK GJERGJI, ne mungeseI PADITUR: Sh.P.K. “A. CUPI”, ne mungesePERSON I TRETË: DEGA E SIGURIMEVE SHOQERORE,

ne mungese

OBJEKTI I PADISË: Detyrimi i te paditurit te paguaje 12 paga mujore,

shperblim 3 paga mujore, shperblim per vjetersi ne pune, pagimin e kontributeve te sigurimeve shoqerore

per periudhen janar - qershor 2002. Baza ligjore: Neni 143, 145, 146 te K.Punes.

Gjykata e rrethit gjyqesor Mirdite, me vendimin nr.219, date 15.10.2003 ka vendosur:Pranimin e padise.Detyrimin e anes se paditur te demshperbleje paditesin me 12 paga mujore me nga 7700 leke ne muaj per zgjidhje te kontrates pa shkaqe te arsyeshme, me dy paga mujore nga 7700 leke ne muaj per mosrespektim te afatit te njoftimit si dhe pagen e tre 15 diteshave nga 3850 leke 15 diteshi si shperblim per vjetersi ne pune. Detyrimin e te paditurit te paguaje per paditesin kontributet per periudhen janar – qershor 2002.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1126, date 15.10.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.219, date 15.10.2003 te Gjykates se rrethit gjyqesor Mirdite.

Kunder ketij vendimi ka ushtruar rekurs pala e paditur Sh.p.k. “A.Cupi”, duke kerkuar prishjen e te dy vendimeve te mesiperme dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne Gjykaten e rrethit gjyqesor Mirdite me tjeter trup gjykues, duke parashtruar si me poshte:

- Largimi nga puna i paditesit Ndok Gjergji nuk eshte bere pa shkaqe te arsyeshme, pasi ky person nuk ploteson kushtin themelor te kryerjes se detyres se rojes civile per ruajtjen e objektit te depos se ujesjellesit Rubik me arme krahu.

132

Page 133: Dhjetor 2005

- Pervec rinovimit te kontrates se punes cdo person i punesuar rinovon dhe lejen e armes gje te cilen paditesi nuk e ka bere per shkak te konflikteve, e cila nuk i eshte miratuar nga Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe.

- Ne baze te vendimit nr.11, date 20.06.2002 eshte miratuar nga Drejtoria e Policise se Qarkut Lezhe organika e kesaj firme, si dhe lejet e armeve per secilin punonjes.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1126, date 15.10.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, me te cilin eshte lene ne

fuqi vendimi nr.219 date 15.10.2003 i Gjykates se rrethit gjyqesor Mirdite, eshte i pabazuar ne ligj, prandaj duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rishqyrtim.

Gjate shqyrtimit te ceshtjes nga gjykatat e faktit rezulton si me poshte:Paditesi ka qene i punesuar prane pales se paditur me detyren e rojes civile. Meqenese

afati i kontrates se lidhur midis paleve mbaroi dhe marredhenia e punes vazhdoi, pra u zgjat ne heshtje, kontrata ndermjet tyre, ne baze te nenit 149 te Kodit te Punes, u kthye ne nje kontrate pa afat.

Shtate muaj pas kesaj pala e paditur i nderpret marredheniet e punes me paditesin me arsyetimin se ai nuk kishte leje arme. Paditesi duke e konsideruar largimin nga puna te padrejte ka kerkuar nga gjykata shperblimin per 12 paga mujore, tre paga per mosrespektimin e afatit dhe pagimin e kontributeve te sigurimeve shoqerore.

Te dyja gjykatat ia kane pranuar padine paditesit me arsyetimin se, duke qene se paditesi ka qene i punesuar ne nje lloj pune qe kerkohej pajisja me arme zjarri qe nga 1993 e ne vazhdim, ndersa ana e paditur ka terhequr dokumentacionin e paditesit nga Komisariati i Policise per licensimin e rojeve civile, dhe kerkesa e paditesit per licensim nuk eshte shqyrtuar ne komision, eshte faji i pales se paditur per nderprerjen e kontrates se punes.

Si perfundim, gjykatat kane arritur ne konkluzionin se ky veprim i pales se paditur ka patur per qellim te justifikoje largimin e paditesit nga puna.

Vete pala e paditur eshte interesuar dhe ka paraqitur dokumentat e punonjesve te tjere ne komision per marrjen e lejes, ndersa per paditesin eshte terhequr kerkesa dhe nuk eshte paraqitur ne komisariat, pra nuk eshte faji i paditesit ne kete rast.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se me te drejte gjykata e apelit ka vendosur ne seancen e dates 22.09.2004 perseritjen pjeserisht te hetimit gjyqesor, duke kerkuar, nder te tjera, edhe paraqitjen si prove ne gjykim te shkreses se Komisariatit per refuzimin e lejes se armes per paditesin.

Mirepo, ne seancen e dates 15.10.2004 gjykata e apelit, ne vijim te procedimit provues, nuk ka vepruar ne pajtim me kerkesat e nenit 213, ne lidhje me nenin 12, te K.Pr.Civile. Ne kete rast te perseritjes se hetimit gjyqesor gjykata e apelit duhet te veproje njesoj sikur te ishte gjykate e shkalles se pare, duke lejuar palet te provojne faktet mbi te cilat i bazojne kerkimet dhe pretendimet e tyre. Pra, gjykatat e apelit ishte e detyruar qe, bazuar ne konceptin e barres se proves, t`i kerkonte seciles pale te percaktonte faktet qe kerkonte te provonte dhe provat qe do te paraqiste.

Duke mos vepruar konform kerkesave procedurale per procedimin provues, gjykata e apelit i ka lejuar vehtes shkelje te rende te rregullave procedurale qe ka ndikuar ne dhenien e vendimit, d.m.th. procesi gjyqesor eshte i parregullt.

133

Page 134: Dhjetor 2005

Kjo parregullsi gjen shprehjen e saj edhe ne arsyetimin e vendimit. Ne te nuk permendet fare vendimi i perseritjes pjeserisht te hetimit gjyqesor, si dhe cfare eshte synuar dhe cfare ka rezultuar gjate hetimit gjyqesor ne apel. Ne kete kendveshtrim vendimi i gjykates se apelit konsiderohet si nje vendim i paarsyetuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/ c, te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.1126, date 15.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e

ceshtjes per rishqyrtim ne ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 22.12.2005

134

Page 135: Dhjetor 2005

Nr.1116 i Regj. ThemeltarNr.1700 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinoimeri AnetareArdian Dvorani AnetarAgron Lamaj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.12.2005 mori ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS: VATH STAFUKA, XHAVIT RRUSPI, FERDINAND CANAJ, BEHAR SPAHIU, perfaqesuar nga av. Oltion Samarxhi

E PADITUR: KOMANDA E FORCAVE AJRORE

OBJEKTI I PADISË:Kerkohet detyrimi i pales se paditur te perllogarise

si page referuese dhe t’u paguaje paditesave, perfshirene pagen kalimtare dhe shtesat per veshtiresi vendi e sherbimi

“aktivitet ne thellesi tip tunel”, “sherbim nen efektin e zhurmave te panderprera te zhurmave radiofonike ne kufje”.

Baza Ligjore: Neni 6 i ligjit nr.8087, date 13.3.1996, “Per sigurimin shoqeror suplementar te

Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise”.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3284, date 25.06.2004, ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.Detyrimin e pales se paditur Komanda e Forcave Ajrore t’i paguaje paditesave Vath Stafuka, Xhavit Rruspi, Ferdinand Canaj e Behar Spahiu, duke perfshire ne pagesen kalimtare si page referuese edhe shtesat per veshtiresi vendi e sherbimi e natyre te vecante pune si “Aktiviteti ne thellesi tip tunel”, “Sherbimi nen efektin e zhurmave te panderprera, te zhurmave radioteknike ne kufje”, “Sherbim me nderresa te ciklit 24 oresh”, “Demshmeri shendeti”.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1331, date 16.11.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.3284, date 25.6.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se pare, ka paraqitur rekurs pala e paditur, e cila kerkon prishjen e te dy vendimeve dhe rrezimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

135

Page 136: Dhjetor 2005

- Vendimet e te dyja gjykatave jane te pabazuara ne ligj, nuk eshte respektuar e eshte zbatuar keq ligji. Ato jane rezultat i nje hetimi gjyqesor jo te plote dhe te njeanshem.

- Komanda e Forcave Ajrore ne perllogaritjen e pages referuese per paditesat i eshte referuar nenit 10 e 7 te ligjit nr.8087, date 13.03.1996, “Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve te Forcave te Armatosura ne republiken e Shqiperise”, ndryshuar me ligjin nr.8521, date 30.07.1999, si dhe ne V.K.M. nr.579, date 08.12.1999, “Per kushtet dhe masen e perfitimeve nga sigurimi shoqeror suplementar te ushtarakeve ne rastet e nxjerrjes se tyre ne lirim, apo pension”, ne germen B, ku thuhet: 1) Ne pagen referuese do te perfshihen: paga baze per funksionin dhe shperblimin per graden ushtarake. 2) Ne pagen baze per funksion do te perfshihen:

- Paga baze per klasen e funksionit organik. Shtesa per vjetersi. Shtesa per veshtiresi vendi dhe sherbimi. Shtesa per natyre te vecante pune.

- Shtesat e pretenduara ne padi nuk jane shtesa qe emertohen “shtesa per veshtiresi vendi dhe sherbimi” apo “shtesa per natyre te vecante pune”, pasi keto te fundit jane shtesa te percaktuara e te miratuara me keto emertime ne V.K.M., sic jane ai me nr.60, date 27.02.1992, “Per trajtim me page dhe shtesa dhe shtesa mbi page te ushtarakeve”; nr.88, date 30.01.1998, “per pagat e ushtarakeve aktiv te FA te Republikes se Shqiperise”; nr.726, date 21.12.2000, “per pagat e punonjesve te institucioneve Buxhetore”; nr.344, date 21.07.1999, “Shtese per natyre te vecante pune e sherbimi i Batalionit Special”.

- Gjate gjykimit jane vertetuar pretendimet tona, per rrjedhoje pretendimet e provat e pales paditese jane te pabazuara ne ligj e prova dhe nuk vertetojne pretendimet e ngritura.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Thimjo Kondi, perfaqesuesin e pales paditese qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit, dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.1331, date 16.11.2004 i Gjykates se Apelit Tirane, i cili ka lene ne fuqi

vendimin nr.3284, date 25.06.2004 te Gjykates se shkalles se pare Tirane eshte i drejte dhe i mbeshtetur ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga aktet e dosjes gjyqesore rezulton se paditesi Vath Stufaka, Xhavit Rruspi, Ferdinand Canaj e Behar Spahiu jane ish-ushtarak te dale ne lirim si rezultat i zbatimit te reformes ne ushtri me Urdherin e Ministrit te Mbrojtjes me nr.354, date 23.07.2003.

Te kater paditesat kane qene me sherbim prane pales se paditur, Komanda e Forcave Ajrore.

Me rastin e daljes ne lirim paditesave u takonte qe te trajtoheshin me pagese kalimtare sipas ligjit nr.8087, date 13.03.1996 “Per sigurimin suplementar te ushtarakeve te forcave te armatosura te Republikes se Shqiperise”, te ndryshuar me ate me nr.8521, date 30.07.1999.

Pala e paditur ne llogaritjen e pageses kalimtare per paditesit ka marre si kriter vetem pagen mesatare mujore, pa perfshire ketu pjesen e pages per veshtiresi vendi dhe sherbimi.

Ne keto rrethana paditesit me kerkese padine e tyre kerkojne perfshirjen ne llogaritjen e pages mesatare edhe te shteses per veshtiresi vendi dhe sherbimi, duke nenkuptuar per kete pagen qe merrnin per aktivitet ne thellesi tip tunel, sherbim nen efektin e zhurmave radioaktive me kufje e sherbim me nderresa te ciklit 24 oresh.

Pala e paditur nuk e ka llogaritur shtesen e kesaj page per efekt te pages kalimtare me arsyetimin “se “shtesa per veshtiresi vendi dhe sherbimi” apo “shtesa per natyre te vecante

136

Page 137: Dhjetor 2005

pune” kane emertimet perkatese ne VKM dhe si te tilla nuk mund te llogariten ne pagen referuese per trajtimin me page kalimtare te ushtarakeve te dale ne rezerve”.

Mirepo me te drejte, si gjykata e shkalles se pare ashtu dhe gjykata e apelit nuk kane marre parasysh kete pretendim dhe arsyetim te pales se paditur dhe kane gjetur me vend dhe ligjore pretendimet e paditesve.

Pretendimet e paditesve mbeshteten ne ligjin e sipercituar si dhe ne VKM nr.579, date 08.12.1999 “Per kushtet dhe masen e perfitimeve nga sigurimi shoqeror suplementar...”.

Sipas paragrafit te fundit te nenit 7 te ligjit nr.8087, date 13.03.1996 “Per sigurimin shoqeror suplementar...”, te ndryshuar me ate me nr.8521, date 30.07.1999, “Paga referuese eshte paga baze per funksionin dhe sherbimin per graden ushtarake qe kishte ushtaraku ne castin e daljes ne rezerve apo ne lirim.....”. ndersa sipas germes “b”, pika 1 te VKM me nr.579, date 08.12.1999 “Ne pagen referuese do te perfshihen: paga baze per funksion dhe shperblimi per graden ushtarake.

Ne pagen baze per funksionin perfshihen:

a) paga baze per klasen e funksionit organik, b) shtesa per vjetersi,c) shtesa per veshtiresi vendi e sherbimi, d) shtesa per natyre te vecante pune.

Pra, sipas ketyre dispozitave rezulton qarte se “shtesa per veshtiresi vendi dhe sherbimi”dhe “shtesa per natyre te vecante pune”qe paditesit perfitonin faktikisht duhet t`u llogariten per efekte te pageses kalimtare.

Pretendimet e ngritura ne rekurs jane po ato te ngritura ne gjykimet e meparshme, te cilat, sic shpjeguam me siper, jane te pambeshtetura ne ligj.

Rekursi nuk permban asnje nga shkaqet e parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile dhe si rrjedhim vendimi i gjykates se apelit duhet te lihet ne fuqi.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1331, date 16.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 22.12.2005

137

Page 138: Dhjetor 2005

Nr.2895/767 i Rregj. ThemeltarNr.1701 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj Anetar Ardian Dvorani AnetarArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 15.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesmarresve ne proçes:

PADITËSE: TATIANA MEHMETAJ, ne mungese I PADITUR: INSIG SH.A TIRANE, e perfaqesuar ne gjykim

nga Av. i Shtetit K. Gazeli dhe juriste E. Hasha

OBJEKTI: Shperblim demi.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3103, date 11.07.2002 ka vendosur:Pranimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.276, date 04.03.2003 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit te mesiperm.

Kunder vendimit te mesiperm, ka paraqitur rekurs ana e paditur, e cila me pretendimin se vendimi eshte ne kundershtim me ligjen dhe konkretisht se:

- Nuk eshte respektuar Neni 126 K.Pr.Civile, pasi mungon baza ligjore kerkese padise.- Kontrata ka fuqi vetem brenda territorit te R.Shqiperise.- Ngaterrohet problem i kartonit jeshil me sigurimin e detyrueshem ndaj te tretit.- Paditesja duhet te provoje demin e pesuar.- Kerkon ndryshimin e vendimeve dhe rrezimin e kerkese padise.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, pretendimet e anes se paditur, e

cila kerkoi pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NSe eshte vertetuar gjate gjykimit se paditesja me daten 01.08.1999, gjate udhetimit ne

shtetin Turk eshte aksidentuar me automjet duke ju shkaktuar deme serioze ne shendetin e saj. Me pretendimin se automjeti ka qene i siguruar prane Agjensise nacionale te sigurimit (INSIG)

138

Page 139: Dhjetor 2005

paditesja ka pretenduar detyrimin e anes se paditur per pagimin, d.m.th shperblimin e demit te shkaktuar per shkak te demtimit te shendetit.

Gjykata e rrethit dhe ajo e apelit i kane gjetur te provuara pretendimet e paditeses, d.m.th. kane vendosur pranimin e kerkese padise.

Gjykatat kane arsyetuar se, ndermjet pjesmarresve ne proçes eshte lidhur nje kontrate sigurimi ne baze te se ciles ana e paditur mbulon çdo dem te shkaktuar te siguruarit nga demet qe vine. Ne baze te akteve te ekspertimit si dhe te akteve zyrtare te leshuara nga autoriteti i huaj eshte provuar edhe vlera e demit. Sa i perket juridiksionit te Gjykates shqiptare, ajo i referohet marveshjes dypaleshe te lidhur ndermjet anes se paditur dhe Byrose Turke te sigurimeve.

Ne rekursin e paraqitur ana e paditur perjashton Gjykaten shqiptare ne shqyrtimin e nje mosmarveshje te tille.

Pretendimi i mesiperm me te drejte eshte rrezuar nga gjykata.Akti qe rregullon mardheniet shoqerore ne fushen e mbrojtjes se shendetit nga mjetet

motorrike eshte Dekreti nr.295, date 15.09.1992. Ne kete akt eshte dhene kuptimi i mbajtesit te mjetit, qe eshte personi i cili ka kontrollin aktual te mjetit dhe percakton dhe detyrimin e tij qe te lidhe ne menyre te detyrueshme nje kontrate per sigurimin e pergjegjesise se tij ndaj personave te trete. Ne kete rast ligja ne menyre perjashtimore detyron vullnetin e paleve qe te hyne ne nje kontrate civile, pasi lidhja e kontrates i sherben nje interesi te madh qe eshte pikerisht mbrojtja e jetes dhe pasojat qe vine nga demtimi i shendetit ose i pasurise. Konkretisht Neni 2 i Dekretit detyron palet ne lidhjen e kontrates per sigurimin e pergjegjesise te siguruesit ndaj personave te trete per mbulimin e vdekjes, te demtimit te shendetit dhe demeve pasurore te shkaktuara nga perdorimi i mjetit motorrik. Pra detyrimi i siguruesit (ne rastin ne gjykim INSIG), eshte te mbuloje shpenzimet e mesiperme me rastin e konstatimit te rastit te sigurimit, ndersa detyrimi i te siguruarit eshte te paguaje primin e caktuar. Me pas ligji ka percaktuar dhe proçedurat e realizimit te se drejtes. Keshtu personi i demtuar ka te drejte te kerkoje dpd nga siguruesi shperblimin e demit (Neni 13). Neni 32 i Ligjes ka percaktuar edhe te drejten e jurisdiksionit, e cila ka si kriter vendin e sigurimit. Keshtu per demet e shkaktuara nga mjetet motorrike me targe rregjistrimi te huaj, te cilat jane siguruar nga nje sigurues vendas, demshperblimi behet nga siguruesi vendas sipas dispozitave te ketij dekreti, qe jane te vlefshme per mjetet motorrike me targe regjistrimi shqiptare. I drejte eshte arsyetimi i gjykates edhe lidhur me marveshjen nderkombetare te (kartonit jeshil). Kjo marveshje eshte e ndervarur nga ligji i çdo shteti mbi sigurimin e detyrueshem dhe perfaqeson autorizimin e Byrose shqiptare te sigurimit per te vepruar ne shtetin perkates. Pra ne kete kuptim kjo marveshje eshte nje marveshje institucionale ndermjet Byrove perkatese per te realizuar zbatimin e normave juridike nacionale ne nje territor nderkombetar. Ne çdo rast sipas marveshjes detyrimi i takon perseri anes se paditur, pavarsisht se mund te paguhet nga nje Byro e vendit te ndodhjes se aksidentit. Byroja sherbyese kryen veprimet ne emer te pales vendase, por qe ne rastin ne gjykim nje pagese e tille nuk eshte bere pasi nuk kane qene rrethanat.

Pra pretendimi se duhet te veproje ligji i huaj nuk qendron, ligji shqiptar rregullon fushen e mardhenieve qe lindin nga shkaktimi i demit pavarsisht se ku ndodh, rendesi ka ne kete rast sigurimi i mjetit dhe kushtet e sigurimit. Shperblimi i demit paguhet nga organi qe ka bere sigurimin (Neni 32 i Dekretit).

Por edhe ne perputhje me normat juridiko civile si gjykate kompetente ne nje rast te tille eshte perseri gjykata shqiptare.

Ne rrethanat e analizuara me siper Kolegji çmon se, vendimet e Gjykates jane te drejta dhe duhet te lihen ne fuqi.

139

Page 140: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne veshtrim edhe te Nenit 485§a te K.Pr.Civile,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.276, date 04.03.2003 te Gjykates Apelit Tirane.

Tirane, me 15.12.2005

140

Page 141: Dhjetor 2005

Nr.1086 i Regj. ThemeltarNr.1702 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarPerikli Zaharia AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 22.12.2005, mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS: FARIJE KACA, perfaqesuar nga Av. Vasil DodiTË PADITUR: K.K.K.PRONAVE, ELBASAN,

Z.R.P. PALUAJTESHME, ne mungesePALË E TRETË: RAMIZ HASA, LUAN HASA, HYSEN HASA,

SHEFIT HASA, DEVIT HASA, MANUSHAQE HASA, SEFEDIN HASA, HAVA HASA, NEXHMIJE HASA, ISMET HASA, YLLI HASA E ISMET HASA, ne mungese

OBJEKTI:

Anullimi i vendimit nr.34, date 06.06.1996 pika 1, germa "b" te K.K.K.Pronave Librazhd.

Baza Ligjore: Neni 27/a ligjit 7698, date 15.04.1993, neni 192 e vijues i K.Civil, neni 202/a i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Elbasan, me vendimin civil nr.1513, date 18.12.2001 ka vendosur:

Rrezimin e padise te paditeses Farije Kaca kunder K.K.K.Pronave prane Bashkise Librazhd e personat e trete trashegimtareve te Dilaver Hases si te pabazuar ne ligj.Pushimin e gjykimit per kerkimet e tjera.Gjykata e Apelit Durres, me vendimin civil nr.142, date 12.03.2002 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1513, date 18.12.2001 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan.Ndryshimin e vendimit nr.1513, date 18.12.2001 te Gjykates se shkalles se pare Elbasan.Pranimin e kerkese padise.Anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr.34, date 06.06.1996, pika 1/b duke iu kompesuar siperfaqja 20 m2 trashegimtareve te Dilaver Hases ne nje nga format e parashikuara ne ligj.

141

Page 142: Dhjetor 2005

Gjykata e Larte, me vendimin civil nr.108, date 21.01.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.142, date 12.09.2002 te Gjykates se Apelit Durres per pjesen e pushimit te gjykimit te çeshtjes ne lidhje me kerkimet per te cilat eshte hequr dore nga gjykimi.Prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres per pjesen tjeter dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim Gjykates se Apelit Durres, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Durres, me vendimin civil nr.365, date 09.07.2004 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit Nr 1513 date 18.12.2001 te Gjykates rrethit Elbasan si me poshte:Anullimin e vendimit te K.K.K.Pronave nr.34, date 06.06.1996, pika 1/b duke iu kompesuar siperfaqja 20 m2, trashegimtareve te Dilaver Hases ne nje nga format e parashikuara ne ligj.

Kunder ketij vendimi te Gjykates se Apelit Durres, ne baze te nenit 472 te K.Pr.Civile

kane bere rekurs personat e trete Ismet Hasa, etj., te cilet kerkojne prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Durres dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se rrethit Elbasan, duke parashtruar sa me poshte:

- Paditesja kerkon te ndryshohet pikerisht vendimi i K.K.K.Pronave, me argumentimin , pasi trualli i barakes qe ajo ka blere ne konceptin juridik eshte i zene dhe ndertimi i barakes eshte i perhereshem dhe si i tille asaj i perket pronesia mbi truallin. Ndresa gjykata e apelit ka gabuar kur e ka investuar veten tej kerkimeve te ngritura ne objektin e padise, duke i hyre faktit se prona ne fjale eshte e personave te trete dhe K.K.K.Pronave ka gabuar ne vendimin e tij.

- Prona e pales paditese eshte objekt i perkoheshem, per faktin se paditesja ka patur mardhenie qeraje me shtetin persa i takon truallit.

- Ne baze te pikes 5 te udhezimit nr.2, date 14.03.1996 te A.K.P. eshte percaktruar qarte se kur objektet jane ngrehina te perkoheshme si kioska, baraka metalike apo druri, per te cilat jane percaktuar te tilla ne dokumentat e privatizimit apo qe nuk jane hipotekuar ndalohet shitja e trojeve. Ato do te vazhdojne se deri tani te jepen me qira.

- Gjykata e shkalles se pare ka caktuar nje ekspert i cili pasi eshte njohur me matrialet e dosjes dhe ka bere verifikimin ne vend te objektit ka arritur ne konkluzionin se objekti eshte ndertim i perkoheshem. Konkluzioni i ekspertit perputhet dhe me detyrat e lena nga Gjykata e Larte, e cila ka kerkuar qe te merret mendimi i ekspertit per specifikimin teknik te ndertimit ne fjale.

- Paditesja ka patur thjesht marredhenie qiraje me shtetin te cilat mund t'i vazhdoje fare mire me pronaret e rinj qe jane personat e trete, asaj nuk i eshte shkelur apo cenuar nje e drejte, prandaj ne kuptim te nenit 32 te K.Pr.Civile ajo nuk legjitimohet ne nje kerkim te tille, pasi nuk ka asnje interes te ligjeshem.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales paditese

Av.Vasil Dode, qe kerkoi mospranimin e rekursit dhe lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe si bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga personat e trete, familja Hasa, permban shkaqe nga ato te

parashikuara ne nenin 472 te K.Pr.Civile. Vendimi nr.365, date 09.07.2004 i Gjykates se Apelit

142

Page 143: Dhjetor 2005

Durres, i cili ka ndryshuar vendimin e Gjykates se Rrethit Elbasan dhe ka anulluar vendimin e K.K.Pronave, dale per personat e trete per siperfaqen 20.5 m2, eshte rrjedhoje e mosrespektimit te kerkesave ligjore. Si i tille ai duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ka rezultuar se me kontraten e shitjes date 09.02.1993 paditesja Farije eshte bere pronare e nje objekti BARAKE "Pije freskuese", te ndodhur ne qytetin e Librazhdit e cila ze nje siperfaqe 20.5 m2. Ne kontrate eshte parashikuar se bleresi ka rene dakort qe per truallin nen objekt te paguaj qirane sipas dispozitave ligjore te kohes. Nga ana tjeter personave te trete - trashegimtare te ish - pronarit Dilaver Hasa me vendimin nr.34, date 06.06.1996 te K.K.Pronave, u eshte njohur pronesia mbi nje truall 100 m2 nga i cili i kthehet e lire 20.5 m2. Vendimi i mesiperm eshte rregjistruar ne Z.R.P.Paluajteshme. Kjo eshte pikerisht siperfaqja e zene me baraken e cila nga Komisioni eshte konsideruar si ndertim i perkohshem dhe trualli nen te i lire.

Vendimin e mesiperm ka kundershtuar paditesja duke pretenduar se baraka eshte nje ndertim i perhershem dhe se trualli nen te duhej konsideruar i zene dhe nuk i duhej kthyer personave te trete.

Gjykata e rrethit mbasi ka administruar nje sere dokumentash dhe ka kerkuar edhe mendimin e ekspertit ka arritur ne perfundimin se objekti i blere prej paditeses nuk klasifikohet si ndertim i perhereshem. Per kete ajo i eshte referuar pershkrimit qe i eshte bere ne kohen e blerjes objektit, spjegimeve te ekspertit per menyren e ndertimit dhe materialet e perdorura per te si dhe faktit se trualli nen objekt asnjehere nuk eshte blere nga paditesja, por per te eshte paguar qira. Por me kryesorja kjo gjykate arsyeton se, duke mos qene pronare e truallit por duke patur vetem raporte qiraje me shtetin, paditeses nuk i eshte cenuar ndonje e drejte - pra nuk ka interes te ligjshem ne ngritjen e padise. Per sa me siper ajo ka rrezuar padine.

Çeshtja eshte gjykuar ne gjykaten e apelit mbas prishjes nje here te vendimit te kesaj gjykate nga Kolegji Civil i Gjykates se Larte. Ne vendimin e prishjes jane lene dhe detyrat konkrete qe gjykata e apelit duhet te kishte parasysh ne rigjykim.

Ne vendimin e saj gjykata e apelit sjell argumenta ne favor te perfundimit qe ajo ka arritur se objekti eshte ndertim i perhereshem. Sipas saj objekti ka qene i kontabilizuar ne mjetet kryesore te ndermarrjes qe ne vitin 1973. Mbeshtetur dhe ne V.K.Ministrave nr.47, date 10.07.1978, neni 22 duke qene se ka patur mbi 20 vjet kohe ndertimi ajo duhet konsideruar objekt i perhereshem. Ne vendim jane cituar dhe nje sere shkresash te Bashkise se Qytetit, Policise ndertimore dhe Urbanistikes qe sipas gjykates vertetojne kete gje. Veç sa siper ne truallin qe ze ky objekt nuk ka patur para vitit 1973 ndertime qe te kene qene prone e trashegimlenesit te personave te trete.

Se fundi kjo gjykate i eshte referuar pikes 133 te Rregullores se Urbanistikes ne mbeshtetje te te ciles, si objekt i ndertuar para 30 vjeteve, me themele betoni e guri i lidhur me token - duhet trajtuar si ndertim i perhereshem.

Per sa me siper ajo e ka konsideruar truallin nen objekt te zene dhe ka anulluar vendimin e K.K.K.Pronave per siperfaqen 20.5 m2 e cila duhet tu kompesohet personave te trete.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte veren se gjate rigjykimit te çeshtjes nga ana e gjykates se apelit nuk jane zbatuar udhezimet e dhena nga Gjykata e Larte edhe pse ne vendim permendet shprehja "…pas realizimit te detyrave te Gjykates se Larte…". Keshtu nje nder detyrat e gjykates ka qene: "Ne analizen e provave, gjykata te marre dhe mendimin e eksperteve, per specifikimet teknike te objektit, i cili te analizohet si prove ne lidhje me te tjerat, por duke patur parasysh se vendimtare ne zgjidhjen e çeshtjes ne lidhje me karakterin e ndertimit jane zbatimi i kerkesave te mesiperme te ligjit dhe jo mendimi i ekspertit". Gjykata e apelit kete shprehje te perdorur ne vendimin e Gjykates se Larte, e cila perputhet plotesisht me menyren e parashikuar nga ligji per vleresimin e provave, e ka keqinterpretuar dhe e ka patur ne konsiderate pjeserisht. Ajo arsyeton se sipas Gjykates se Larte rendesi per te percaktuar karakterin e ndertimit kane kerkesat e ligjit

143

Page 144: Dhjetor 2005

dhe jo mendimi i ekspertit. Nisur nga sa me siper gjykata nuk ka kerkuar mendimin e specialistit per te hetuar nese objekti i ploteson kushtet e parashikuara nga ligji per tu konsideruar ndertim i perhereshem.

Nje gje e tille ka rendesi per çeshtjen per faktin se ne kontraten e shitjes objekti pershkruhet si ndertese njekateshe e konstruktuar me llamarine e xhamllek dhe e mbuluar me eternit. Po keshtu gjate gjykimit ne gjykaten e rrethit, nga kjo e fundit eshte kerkuar mendimi i ekspertit i cili eshte shprehur se objekti eshte ndertuar mbi nje platforme betoni, ka konstruksion metalik, ne dy anet ka vetrata me profile metalike e xhama, çatia eshte ndertuar me kapriata metalike e tavan fibre dhe mbulesa e çalise eshte pjeserisht eternit dhe pjeserisht llamarine e valezuar. Nderkaq edhe pse nuk ka marre ekspert gjykata e Apelit pranon ne vendimin e saj se objekti eshte me themel, i lidhur me token me themele guri e betoni. Eshte e qarte se ligji eshte ai qe percakton kriteret qe duhen permbushur qe nje ndertim te konsiderohet i perkohshem apo i perhereshem, por gjykata nuk mund te marre misionin e ekspertit per tu shprehur lidhur me ato kritere qe kerkojne mendim te specializuar. Kjo mangesi duhet te plotesohet ne rigjykimin e çeshtjes.

Ne vendimin e gjykates veç sa me siper eshte arsyetuar se ne truallin qe ze objekti prone e paditeses, nuk ka patur ndertime para vitit 1973 qe te kete qene prone e trashegimtarit te personave te trete, por ka qene lulishte. Ky eshte perdorur gjithashtu si nje nder argumentat per te pranuar padine e paditeses.

I behet e qarte gjykates se disponimi mbi padine eshte e drejte e paditesit çka do te thote se eshte paditesi ai qe percakton shkakun dhe objektin e padise. Ne çeshtjen ne gjykim shkaku ligjor per te cilin eshte kundershtuar vendimi i K.K.Pronave ka qene vetem se sipas paditeses objekti duhej konsideruar si ndertim i perhereshem dhe per rrjedhoje trualli nen te i zene. Gjate rigjykimit te çeshtjes ne gjykaten e apelit paditesja ka pretenduar edhe se kjo prone nuk ka qene e trashegimlenesit te personave te trete dhe per kete eshte munduar te paraqese dhe prova. Por gjykata gabimisht ka marre ne shqyrtim kete pretendim te paditeses ne nje kohe qe nga administrimi i dosjes nuk rezulton qe ndryshimi i shkakut ligjor te kundershtimit te vendimit te K.K.K.Pronave te jete bere ne menyren e parashikuar nga ligji (neni 185 i K.Pr.Civile).

Sa me siper duhet te kihen parasysh ne rigjykim ku mbas nje hetimi te plote e te gjithanshem te çeshtjes do te arrihet ne nje zgjidhje te drejte e ligjore te saj.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.365, date 09.07.2004 te Gjykates se Apelit Durres dhe dergimin e

çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 22.12.2005

144

Page 145: Dhjetor 2005

Nr.1083 i Rregj. ThemeltarNr.1703 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarPerikli Zaharia AnetarArdian Dvorani AnetarEvjeni Sinoimeri Anetare

ne seance gjyqesore date 22.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile nr.1083 akti qe i perket:

PADITËSE: LEFTERI KULEÇI, perfaqesuar nga Av. Bashkim Asllani

I PADITUR: K.K.K.PRONAVE PREFEKTURA GJIROKASTER, ne mungese

PERSONA TË TRETË: DONIKA CINI, ne mungese DRITA JANI ne mungese

OBJEKTI:Kundershtimi i vendimit nr.526,

date 15.10.1996 te K.K.K.Pronave.Baza Ligjore: Neni 32 i K.Pr.Civile,

neni 349 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Gjirokaster, me vendim nr.1024, date 11.12.2003 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.526, date 15.10.1996 te K.K.K.Pronave te rrethit Permet, konkretrisht pika 1/a duke njohur si ish-pronar Vasil Zaharin per parcelen nr. 25/8 me sip. 416 m2, me kufizime perkatese dhe Kolo Zahari per parcelen 25/14 me sip. 959 m2 me kufizime perkatese.Pika 1/b t'i kthehet trashegimtareve te Vasil Zahari siperfaqja 120 m2 me kufizimet: Veri - Reke shesh, Lindje - shesh, Jug - shesh, Perendim - rruge automobilistike.T'i kthehet trashegimtareve te Kolo Zahari siperfaqja 959 m2 me kufizime:Veriu-Petro Mango, Lindje - shesh, Jug - shesh, Perendim - rruge automobilistike.Lenien ne fuqi te vendimit per pjesen tjeter.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendim nr.73, date 18.02.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.1024, date 11.12.2003 te Gjykates se shkalles se pare Gjirokaster.

Kunder vendimit ka ushtruar rekurs paditesja Lefteri Kuleçi, e cila kerkon ndryshimin e dy vendimeve gjyqesore dhe pranimin e padise, duke parashtruar keto shkaqe:

145

Page 146: Dhjetor 2005

- Duke e pranuar padine pjeserisht gjykatat kane gabuar. - Me prova te plota kam vertetuar ne gjykim se prona nuk eshte e vellait tim Kolo Zahari

por e babait tone Vasil Zahari. - Pronat kane qene te rregjistruara ne emer te Kolos, pasi ai ishte vellai i madh ne familje

dhe ne ate kohe babai yne kishte vdekur. - Gjykata e apelit duke lene ne fuqi vendimin e gjykates se shkalles se pare ka gabuar duke

mos shqyrtuar provat e paraqitura. Ne faqen 2, paragrafi 2 i vendimit nr.638, date 11.06.1996 thuhet shprehimisht se paditesi Kolo parcelen nr.25/14 me sip.1050 m2 e ka pasur trashegim nga babai Vasil Zahari qysh para çlirimit. Po keshtu ne vendimin nr.690, date 18.10.1994 pranohet se Vasil Zahari ka qene pronar mbi nje parcele me sip.2150 m2.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e anetares Evjeni Sinoimeri, perfaqesuesin e pales paditese

Av.Bashkim Asllani qe kerkoi ndryshimin e dy vendimeve dhe pranimin e padise dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NRekursi i paraqitur nga paditesja Lefteri Kuleçi permban shkaqe nga ato te parashikuara

ne nenin 472 te K.Pr.Civile, prandaj vendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster nr.73, date 18.02.2004, i cili ka lene ne fuqi vendimin e gjykates se rrethit qe ka pranuar pjeserisht padine e paditeses, duhet te prishet dhe çeshtja te dergohet per rigjykim prane asaj gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Nga materialet e administruara ne gjykimet e zhvilluara ka rezultuar se palet ne gjykim jane trashegimtare ligjore te Vasil Zaharit - paditesja eshte vajza e tij dhe personat e trete femijet e djalit te vdekur Kolo Zahari. Ne emer te ketij te fundit Komisioni i Kthimit te Pronave i Qarkut Gjirokaster ka dhene vendimin nr.526, date 15.10.1996, i cili me pas eshte ndryshuar me vendimin e Gjykates se rrethit Gjirokaster nr.15, date 22.01.1998. Me keto akte eshte njohur Kolo Zahari pronar mbi kater parcela - ato me numur 25/8, 25/9, 25/14 si dhe ajo ne zonen e S.M.T.-se dhe prej tyre i eshte kthyer siperfaqja qe ka qene e lire. Paditesja Lefteri ka pretenduar se Komisioni i Kthimit te Pronave padrejtesisht e ka kthyer kete prone ne emer te vellait te saj, pasi ajo ka qene e babait dhe se bashku me te jane dhe pese trashegimtare te tjere ligjore qe duhet te perfitonin prej saj. Ndaj me padine ne gjykim eshte kundershtuar vendimi i K.K.K.Pronave.

Gjykata e rrethit mbasi ka administruar me cilesine e proves veç te tjerash dhe disa vendime gjyqesore per vertetim fakti pronesie - akte keto mbi te cilat eshte mbeshtetur Komisioni kur ka marre vendimin, ka arritur ne perfundimin se pjeserisht ky vendim duhet ndryshuar. Sipas saj, me vendimin nr.301, date 19.03.1996 eshte vertetuar fakti juridik se Vasil Zahari (trashegimlenesi i paleve) ka patur ne pronesi dy siperfaqe te cilat Komisioni ja ka kthyer jo te gjithe trashegimtareve ligjore, por vetem Kolo Zaharit. Ndersa per parcelen nr.25/14 gjykata shprehet se ajo i duhet kthyer Kolo Zaharit sepse me vendimin gjyqesor per vertetim fakti nr.638, date 11.06.1996 ne kete parcele eshte njohur pronar Kolo Zahari. Per pjesen tjeter vendimi i Komisionit eshte konsideruar i drejte.

Gjykata e apelit i ka quajtur te drejta konkluzionet e arritura nga Gjykata e rrethit. Pretendimit te paditeses ne ankim lidhur me parcelen nr 25/14 ajo i eshte pergjigjur me shprehjen e vetme se pronesia e Vasil Zaharit mbi kete parcele nuk eshte provuar ne gjykim.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte konkludon se vendimi i gjykates se apelit eshte rrjedhoje e mosrespektimit te kerkesave ligjore.

Nga administrimi i materialeve te dosjes gjyqesore ka rezultuar se babai i personave te trete - Kolo Zahari pronesine mbi kete parcele e ka vertetuar me vendimin gjyqesor nr.638, date 11.06.1996 dhe K.K.K.Pronave eshte bazuar pikerisht ne kete vendim kur ka disponuar lidhur

146

Page 147: Dhjetor 2005

me kete siperfaqe. Ne vendimin e sipercituar nder te tjera thuhet: "Kete toke paditesi e ka patur trashegim nga i ati qysh para çlirimit dhe para reformes. Por dokumenta te vitit 1946 per zonen e Çarshoves nuk ka, keshtu qe rregjistrimi ne Kadaster eshte bere ne vitin 1951" gjykata e apelit nuk ka hetuar dhe per rrjedhoje nuk ka analizuar ne vendimin e saj faktin se si eshte bere ky kalim pronesie nga babai Vasil tek djali Kolo dhe cili ka qene akti qe e ka bere ate treshegimtar te vetem. Kjo do te ishte e domosdoshme per ti dhene pergjigje pretendimeve te paditeses se babain e kane trasheguar te gjithe femijte dhe jo vetem Kolua. Ndodhur ne rrethanat kur vendimi gjyqesor i mesiperm eshte bere pa pranine e trashegimtareve te tjere (paditeses dhe femijeve te tjere te Vasilit), e per rrjedhoje nuk mund te kete efekt ndaj tyre, do te ishte detyrim i personave te trete (trashegimtare te Kolos) te vertetonin menyren e kalimit te pronesise se kesaj siperfaqeje toke nga Vasil te Kolo Zahari. Ky detyrim buron nga neni 12 i K.Pr.Civile sipas te cilit "Pala qe pretendon nje te drejte, ka detyrim qe, ne perputhje me ligjin, te provoje faktet mbi te cilat e bazon pretendimin e saj".

Veç sa siper, ne dosje ndodhet nje deklarate njohje bashkepronesie me date 19 shkurt 1998. Nga permbajtja e saj ka rezultuar qe Kolo Zahari te kete njohur bashkepronare mbi pronat e kthyera nga Komisioni dhe paditesen dhe njerin prej vellezerve si trashegimtare ligjore te prinderve, ndersa Komisioni keto prona ja kishte kthyer vetem atij. Lidhur me kete deklarate nuk gjendet asnje arsyetim ne vendimin e gjykates.

Ne rekursin e paraqitur, paditesja ka pretenduar gjithashtu se, me nje vendim nr.690, date 18.10.1994 pronesia mbi parcelen me siperfaqe 2150 m2 i eshte njohur babait te saj Vasil Zahari. Lidhur me kete parcele gjykatat nuk kane arsyetuar ne vendimin e tyre.

Ne rigjykim hetimi i sa me siper dhe atyre ç’ka gjykata vete do te çmoje, do te çojne ne dhenjen e nje vendimi te drejte e te bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/c te K.Pr.Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.73, date 18.02.2004 te Gjykates se Apelit Gjirokaster dhe kthimin

e çeshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, por me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 22.12.2005

147

Page 148: Dhjetor 2005

Nr.1115 i Regj.ThemeltarNr.1705 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesPerikli Zaharia AnetarAgron Lamaj AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.1115, qe u perket paleve:

PADITËSE: MYNEVERE BALLA DHE SHPRESA SALLAKU, te perfaqesuara nga av. Arben Hakani

TË PADITURA: ZHULJETA ISAKU DHE BESANIE MUÇA, perfaqesuar nga avokat V. Germenji

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimi i te paditurave per lirimin e dorezimin e baneses.

Baza Ligjore: Neni 296 i Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.907, date 02.03.2004, ka vendosur:Pranimin pjeserisht te padise se paditeseve.Detyrimin e te paditurave Zhuljeta Isaku (Isakaj) e Besanie Muça qe te lirojne ambjentet e zena, prone e paditeseve, kur te sigurojne nje siperfaqe tjeter banimi, konform ligjit nr.8030, date 15.11.1995.

Gjykata e apelit, me vendimin nr.1350, date 18.11.2004, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.907, date 02.03.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane.

Kunder vendimit te gjykates se apelit dhe vendimit te gjykates se shkalles se pare, kane paraqitur rekurs paditeset Mynevere Balla e Shpresa Sallaku, te cilat kerkojne ndryshimin e tyre dhe pranimin plotesisht te padise, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimet jane rezultat i zbatimit te keq te ligjit, jane haptazi te padrejte, te gabuar ne aspektin e ligjit material, neni 472/a i K.Pr.C.

- Gjate gjykimit ne shkalle te pare u vertetua plotesisht me prova direkte dhe indirekte se banesa nuk ka qene ne asnje moment ne pronesi te shtetit.

- Te paditurat nuk kane asnje titull per tu strehuar ne banesen e paditeseve, njekohesisht edhe vete e paditura nuk ka pohuar ndonjehere se eshte e pastrehe qe jeton ne ish prone private. Te paditurat nuk jane kategorizuar si te pastreha, njekohesisht dhe banesa nuk eshte ish prone private. Referimi i gjykates si tek vendimi i K.M., nr.49, date 29.1.1993,

148

Page 149: Dhjetor 2005

edhe tek ligji nr.8030, eshte i gabuar pasi ne zbatim te tyre rregullohen mardheniet midis ish pronareve dhe te pastreheve qe jetojne ne banesa ish prone private. Ne keto kushte as shteti dhe as gjykata nuk mund te detyrojne qytetaret private qe te mbajne persona pa status ne banesat e tyre.

- Vendimet jane prodhim i shkeljeve procedurale qe kane ndikuar ne drejtesine e vendimit, pasi jane tejkaluar kerkesat e paleve, neni 472/b te K.Pr.C.

- Ne kundershtim me nenin 2/1 e 6 te K.Pr.C., gjykata e shkalles se pare ka vendosur per fakte te cilat nuk jane kerkuar nga asnje nga palet ne gjykim, gje qe ka ndikuar ne dhenien e vendimit. Te paditurat mund te mbroheshin me mjete te caktuara procedurale, sic eshte prapesimi neni 31/2 i K.Pr.C. dhe kunderpadia, neni 160 i K.Pr.C. Prej pales se paditur nuk eshte paraqitur kunder padi qe te dale me kerkime te vecanta. Ne keto kushte, gjykata ka qene e detyruar te shprehet brenda kerkimeve te paditeseve te shprehura ne objektin e padise, pra, duhet te vendoste pranimin, ose rrezimin e padise. Gjykata ka vendosur per nje objekt te papercaktuar ne kerkimet e paleve, duke shkelur parimin qe vetem palet e vene ne levizje gjykaten.

- Te paditurat nuk kane asnje titull ligjor per te justifikuar qendrimin e tyre ne banesen e paditeseve deri sa te sistemohen nga ana e shtetit. Gjate gjykimit eshte vertetuar se te paditurat kane patur nje kontrate te thjeshte qiraje me paditeset edhe pse kjo ka qene e imponuar nga shteti. Kjo u vertetua nga vete pohimet e paleve ku ka rezultuar se paditeset kane marre vleren e qirase deri para disa vitesh. Ne keto kushte ne kuptim te neneve 803 e 820 te K.Civil kjo kontrate ka qene e zgjidhur. Te paditurat ne asnje moment nuk kane qene ne mardhenie me shtetin, por vetem me paditeset. Prona nuk ka qene asnjehere prone shteterore, por vetem prone e paditeseve.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,perfaqesuesin e paditeseve, avokatin Arben Hakani, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit te

gjykates se apelit persa i perket detyrimit te te paditurave qe te lirojne ambjentet pasi tu sigurohet nje siperfaqe tjeter banimi,

perfaqesuesin e te paditurave, avokatin Vladimir Germenji, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimeve dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimet e te dyja gjykatave jane pjeserisht te gabuara e per kete shkak ato duhen lene

ne fuqi me ndryshimet perkatese. Nga aktet e ndodhura ne dosje dhe sa eshte pranuar edhe nga vendimet gjyqesore,

rezulton se paditeset jane bashkepronare me shtetasin Banush Balla te nje banese te ndodhur ne rrugen “Besim Imami”, nr.113, Tirane. Ajo figuron e regjistruar ne zyren e rregjistrit te pasurive te paluajteshme qe nga viti 1978 dhe gjate gjithe kohes ka qene prone private e pales paditese dhe shtetasit Banush Balla. Me vendim te komitetit ekzekutiv te keshillit popullor te lagjes nr.9, Tirane ne dy dhoma te kesaj banese eshte sistemuar e paditura Besanie Muca, e cila ne ate kohe ishte e shkurorezuar dhe me kater femije te mitur. Ne vitin 1978 paditesja ne kete gjykim, Mynevere Balla, se bashku me Banush Ballen, kane paditur Besanie Mucen dhe Qazim Moshen, duke kerkuar qe te lirohet banesa e tyre per shkak se pronaret (paditesat) kane patur nevoje te domosdoshme vete per ate siperfaqe banimi. Gjykata e asaj kohe ka vendosur ta pranoje padine e Banush Balles dhe ta detyroje te paditurin Qazim Mosho te liroje dy dhoma dhe te padituren Besanie Muca te liroje nje dhome, me kushtin qe komiteti ekzekutiv ti gjente kesaj te fundit nje siperfaqe tjeter banimi. Ne kete gjykim, gjykata ka pranuar se Banush Balla ka patur nevoja vete per siperfaqe banimi, ndersa paditesja tjeter Mynevere Balla nuk ka rezultuar qe te kete patur

149

Page 150: Dhjetor 2005

mungese siperfaqe banimi per vete, perderisa ajo kishte nje dhome me siperfaqe 10.24 m2 dhe sipas ligjit і takonte siperfaqe banimi baraz me 6 m2. Duke vleresuar se paditesja nuk ka patur nevoja per zgjerim, i eshte rrezuar padia. Ne keto kushte, e paditura ne kete gjykim, Besanije Muca, ka vazhduar te qendroje ne siperfaqen e baneses ne fjale ne kushtet e qiramarreses me paditeset, fakt i pranuar nga palet ne gjykim, por qe nuk rezulton nga aktet e dosjes te kete nje kontrate te shkruar per kete. Me vone, pas zgjidhjes se marteses se njerit prej femijeve te te paditures Muca, si kryefamiljare ka vazhduar te qendroje ne banese edhe Zhuljeta Isaku, e cila per kete shkak eshte thirrur e paditur ne te njejtin gjykim.

Pranohet ne vendimet e gjykatave se deri ne vitin 1990 te paditurat kane paguar qira me tarifat shteterore ne favor te pales paditese dhe pas kesaj kohe, pala paditese ka hequr dore nga kjo marredhenie duke mospranuar te merrte me vleren e qirase dhe duke kerkuar qe banesa prone e tyre te lirohej nga pala e paditur. Keto perfundime gjykata і ka mbeshtetur ne theniet e paleve ne gjykim. Ne perfundim, gjykatat kane pranuar pjeserisht padine duke і detyruar te paditurat te lirojne ambjentet e zena, me kushtin qe atyre t’u sigurohet nje siperfaqe tjeter banimi bazuar ne ligjin nr.8030, date 15.11.1995, pasi sipas gjykatave ato konsiderohen familje te pastreha.

Kolegji Civil disponimin e dyte te gjykatave e konsideron te gabuar ne ligj e ne prova. Per te perfituar te drejtat qe parashikon ligji ne fjale per kontributin e shtetit per familjet e pastreha duhet te ekzistojne dy kushte thelbesore:

E para, qe familja te jete kategorizuar si e pastrehe me vendim te organit kompetent, Bashkia Tirane.

E dyta, familja te jete strehuar ne nje banese ish prone private. Ne gjykimin ne shkalle te pare lidhur me kategorizimin e te paditurave si familje e

pastrehe gjykata і eshte referuar shkreses nr.Xh-38, date 25.10.2002 te Bashkise se Tiranes, sipas te ciles Zhuljeta Isaku ishte klasifikuar ne kategorine e qytetereve te pastrehe ne banesa ish prone private. Nga ana tjeter, gjykata e apelit edhe pse ka administruar ne gjykimin e saj si prova shkresore te mevonshme te kesaj Bashkie, shkresat nr.Sh-380/1, date 16.3.2004 dhe Sh-308/1, date 3.3.2004, prej te cilave rezulton se te paditurat nuk jane te pastreha, pa arsyetuar te kunderten, ne kundershtim me nenin 309 te K.Pr.Civile ka arritur ne te njejtin perfundim me ate te gjykates se shkalles se pare.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se prona ne te cilen jane strehuar te paditurat ka qene gjithmone prone private e paditeseve dhe se asnjehere ajo nuk eshte marre dhe administruar si banese nga shteti. Te paditurat nuk kane patur marredhenie qiraje me shtetin dhe se po te pranohen te mireqena deklarimet e paleve, keto marredhenie kane qene gjithmone me palen paditese derisa kjo e fundit refuzoi t’i vazhdoje ato me tej. Gjithashtu rezulton se te paditurat nuk kane statusin e te pastrehit sipas akteve te organeve kompetente (te administruar ne gjykimin ne apel), duke iu munguar keshtu kushti tjeter і percaktuar ne ligjin nr.8030, date 15.11.1995.

Mbeshtetur sa me siper, Gjykata e Larte e gjen te bazuar perfundimin e gjykatave persa і perket pranimit te padise dhe detyrimit te te paditurave per te liruar ambjentet e zena, prone e paditeseve, por te pambeshtetur disponimin qe te paditurat te qendrojne derisa t’u sigurohet nje siperfaqe tjeter banimi. Po te pranohej ky perfundim, pala paditese edhe pse eshte pronare e sendit, do te vihej ne kushte me te disfavoreshme se ato qe percakohen me ligj mes ishpronareve dhe te pastreheve qe qendrojne ne banesat e tyre. Ky do te ishte nje perfundim jo vetem ne kundershtim me ligjin, por edhe i pallogjikshem dhe me pasoja te renda per pronarin e sendit. Shtrohet pyetja, kur per palet ndergjygjese nuk aplikohet ligji 8030, date 15.11.1995, atehere si do te ekzekutohet disponimi i gjykatave per te liruar banesen kur te sigurohet siperfaqe tjeter banimi, kush do ta siguroje ate dhe kur pronari do te kete mundesi te gezoje sendin e tij. Pyetje keto qe nuk marrin pergjigje, pasi gjykatat gabimisht i jane referuar nje ligji qe nuk eshte i aplikueshem per palet ne kete gjykim.

Kolegji Civil merr gjithashtu parasysh faktin se pales se paditur do ti shkaktohej veshtiresi nga ekzekutimi i menjehershem i vendimit gjyqesor e per kete arsye ky Kolegj e

150

Page 151: Dhjetor 2005

konsideron rastin te vecante dhe vendos qe t’i jape kohe pales se paditur qe te sistemohet diku tjeter. Ne kete perfundim Kolegji arrin duke vene ne raport interesin e ligjshem te pronarit per te gezuar pronen e tij, por edhe interesat e te paditurave per te mos u shkaktuar pasoja te menjehershme sociale. Kolegji cmon se nje kohe prej 5 muaj do te jete e pershtatshme per te dy palet qe te marrin masa, ne vecanti pala e paditur per ekzekutimin e vendimit te gjykates.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 485/d e 517 te Kodit te Proçedures

Civile,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.907, date 02.03.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane

dhe vendimit nr.1350, date 18.11.2004 te Gjykates se Apelit Tirane dhe pranimin teresisht te padise.

Urdherohet ekzekutimi i ketij vendimi 5 muaj pas shpalljes se tij.

Tirane, me 22.12.2005

151

Page 152: Dhjetor 2005

Nr.1066 Regj.ThemeltarNr.1706 Vendimit

VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarePerikli Zaharia AnetareEvjeni Sinojmeri AnetarArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.12.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1066, qe i perket:

PADITËS: SHYQYRI SKENDERII PADITUR: ISMAIL SKENDERI

OBJEKTI I PADISË:Pjestimin e nje shtepie te ndodhur ne Tirane,

pushimin e cenimit te pronesise, si dhe sigurimin e objektit te padise, duke pezulluar punimet e filluara.

Baza Ligjore: Nenet 207 e vijues, 302 e vijues te K.C., nenet 202 e vijues te K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.2272, date 28.05.2002, ka vendosur:Pranimin e kerkesepadise.Pjestimin ne natyre te nje shtepie te ndodhur ne Tirane Rr. “Papa Kristo Negovani”, nr.36/1 te perbere nga: nje dhome, sallon e shkalle ne katin perdhe si dhe nje kuzhine e nje wc me siperfaqe te mbuluar 66.50 m2; nje dhome, nje aneks, nje verande; nje dhome te ndertuar nga palet ndergjyqese me kontribut te perbashket qe ndodhet ne perdorim te paditesit Shyqyri Skenderi; si dhe trualli prej 227.41 m2 se bashku me siperfaqen e zene nga ndertimet qe kufizohet: V - Cerdhja nr.9, J - shkolla “Lidhja e Prizrenit”, L - Kasem Skenderi, P - Haxhi Fisheku, midis paditesit Shyqyri Skenderi dhe te paditurit Ismail Skenderi sipas variantit “B” te akt ekspertimit, varianti perfundimtar te dates 30.04.2002 si me poshte:Paditesit i lihen dy dhoma, nje sallon ne katin e dyte dhe nje dhome e nje sallon ne katin perdhe me siperfaqe 95.64 m2 si dhe truallin ne rrugice me siperfaqe 41.35 m2 te ngjyrosur ne roze.Te paditurit i lihet nje dhome dhe aneks ne katin perdhe me siperfaqe 28.10 m2

dhe truall te lire me siperfaqe 102.32 m2 te ngjyrosur me blu.Detyrimin e paditesit Shyqyri Skenderi te kompensoje te paditurin Ismail Skenderi ne vleren e pergjithshme prej 394.479 leke te reja.

152

Page 153: Dhjetor 2005

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1261, date 22.11.2002, ka vendosur:Ndryshimin e vendimit nr.2772, date 23.05.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane si vijon:Pranimin e kerkesepadise.Pjesetimin e shtepise se ndodhur ne Tirane ne Rr. “Papa Kristo Negovani” nr.36/1 ne mes te paditesit Shyqyri Skenderi dhe te paditurit Ismail Skenderi sipas Variantit “A”.Paditesi do te marre ne pronesi dy dhoma e sallon ne katin e dyte e nje sallon ne katin perdhe me siperfaqe 73.96 m2 dhe siperfaqe trualli 30.42 m2.I padituri merr ne pronesi dy dhoma ne katin perdhe dhe nje aneks me siperfaqe 49.79 m2 dhe siperfaqe trualli 108.20 m2.Per barazi te pjeseve takuese i padituri Ismail do t’i jape paditesit Shyqyri 363.239 leke.

Gjykata e Larte, me vendimin nr.425, date 19.02.2004, ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.1261, date 22.11.2002 te Gjykates se Apelit Tirane dhe dergimin e çeshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate, me tjeter trup gjykues.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.1277, date 08.11.2004, ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.2272, date 28.05.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs i padituri, duke parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij:

- 1. Ndarja ne natyre e prones e bere nga gjykata eshte e padrejte dhe me dispropocione te medha ne favor te paditesit. Nderkohe qe varianti A i ekspertit ishte me i favorshem per palet.

- 2. Gjykata e apelit ndonese beri kqyrjen ne vend te prones, nuk mori ekspert teknik ne fushen e ndertimit, ndonese e vendosi me vendim te ndermjetem te saj.

- 3. Siç rezulton nga çertifikata e pronesise ne kemi 100 m2 truall ne bashkepronesi, ndersa gjykata ka pjestuar 143.67 m2, siperfaqe kjo qe ka bashkepronare edhe vellezerit e motrat e tjere.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi і gjykates se apelit eshte marre ne kundershtim me ligjin e per kete shkak ai

duhet prishur e kthyer per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.Palet ndergjyqese jane vellezer mes tyre dhe kane ne bashkepronesi nje shtepi qe ndodhet

ne Tirane, te drejte reale mbi te cilen ata e kane fituar si rezultat і nje kontrate dhurimi qe babai u ka bere ne favor te tyre ne daten 19.12.1977. Ashtu sikurse eshte percaktuar ne kontraten e dhurimit eshte bere edhe regjistrimi perkates і prones ne emer te te dyve si bashkepronare ne zyren e regjistrimit te pasurive te paluajteshme. Paditesi ka kerkuar pjestimin e prones dhe me vendimin e fazes se pare te pjestimit te dates 21.2.2001, Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, ka vendosur te lejoje pjestimin e nje shtepie me 1/2 pjese secilit, e perbere nga 1 dhome, sallon dhe shkalle ne katin perdhe, nje guzhine e wc ne siperfaqe te mbuluar 66.50 m2, nje dhome nje aneks e verande, nje dhome si dhe nje truall prej 100 m2 me kufizimet perkatese. Paditesi, meqenese vendimi і fazes se pare te pjestimit te pasurise ka marre forme te prere, ka kerkuar pjestimin ne

153

Page 154: Dhjetor 2005

natyre te sendit per te cilin jane bere disa gjykime dhe ne perfundim gjykata e apelit, me vendimin nr.1277, date 8.11.2004, ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates se Rrethit gjyqesor Tirane nr.2272, date 28.5.2002. Sipas vendimit te gjykates se shkalles se pare, eshte pranuar kerkese padia e paditesit dhe eshte bere pjestimi і pasurise sikurse eshte parashtruar ne pjesen hyrese te ketij vendimi.

Kolegji Civil gjen te bazuar rekursin e paraqitur nga paditesi dhe konstaton se gjykata e apelit ne rigjykim ne kundershtim me nenin 486 te K.Pr.Civile, nuk ka realizuar udhezimet e lena nga Gjykata e Larte me rastin e prishjes se vendimit te meparshem te asaj gjykate. Gjykata e apelit ashtu si edhe gjykata e shkalles se pare, ne kundershtim me nenet 370 e vijues te K.Pr.Civile ne fazen e dyte te pjestimit te pasurise se paluajteshme kane vene ne diskutim dhe kane disponuar nje siperfaqe trualli tej asaj te percaktuar si pjese ne bashkepronesi ne fazen e pare te gjykimit te ceshtjes. Si nga kontrata e dhurimit, ashtu edhe nga gjykimi і fazes se pare, percaktohet se paleve ndergjyqese pervec shtepise, ju eshte dhuruar dhe eshte percaktuar si pjese takuese per t’u pjestuar, edhe nje siperfaqe trualli prej 100 m2. Gjykatat ne fazen e dyte te gjykimit kane pjestuar 143.67 m2 truall, duke dale tej asaj qe eshte vene ne pjestim mes paleve ne fazen e pare te gjykimit dhe qe sipas pretendimeve te paditesit ne recurs, perfshirja me teper ne siperfaqen e pjestuar, nderhyn padrejtesisht ne pronen ne bashkepronesi me motrat dhe vellezerit e tjere.

Gjykata mund te beje rregullime te pozicionimit te siperfaqeve qe do te pjestohen ne natyre mes bashkepronareve, si dhe ndonje saktesim apo pasaktesi ne vete vleren e siperfaqes, por ne asnje rast nuk mund ta shtoje ate e aq me teper me 1/3 e saj.

Ne rigjykim, gjykata e apelit duhet te saktesoje siperfaqen e truallit prej 100 m2 dhe raportin e saj me shtepine e dhuruar si dhe ndryshimit te konstruksionit aktual te baneses duke iu referuar vendimit te fazes se pare te pjestimit te pasurise.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/c te Kodit te Procedures Civile,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.1277, date 08.11.2004, te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

ceshtjes per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 22.12.2005

154

Page 155: Dhjetor 2005

Nr.1076 i Rregj. ThemeltarNr.1710 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarArtan Hoxha AnetarEvjeni Sinoimeri AnetarePerikli Zaharia Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.12.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen civile qe i perket pjesemarresve ne proces:

PADITËS: PETRIT CEPELE, ne mungeseTË PADITUR: KESHILLI BASHKIAK ROSKOVEC, ne mungesePERSON I TRETË: PELLUMB DYLE, DASHNOR DYLE,

AZIZ DOSTI, SEIT GERDANI,KUJTIM HAXHIAJ, ne mungese

OBJEKTI:Kundershtim dhe

anullim i vendimit te K.B.Roskovec nr.49, date 24.07.2003,

ne baze te Nenit 324 te K.Pr.C. dhe Ligjes nr.7698, date 15.04.1993.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Fier, me vendimin nr.1817, date 12.12.2003 ka vendosur:Rrezimin e kerkese padise.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.369, date 06.07.2004 ka vendosur:Ndryshimin e vendimit dhe duke e gjykuar çeshtjen ne fakt pranimin e kerkese padise.

Kunder vendimit te mesiperm kane paraqitur rekurs i padituri dhe personat e trete, te cilet me pretendimin se:

- Gjykata me te drejte ka konstatuar se akti administrativ, eshte i drejte dhe i ligjshem.- Gjykata e apelit nuk eshte shprehur se çfare behet me aktin administrativ.- Akti eshte i ligjshem.- Nuk eshte zbatuar ankimi administrativ.

I padituri ka pretenduar se:- Gjykata nuk arsyeton vendimin e saj.- Objekti perseri eshte prone shtetrore.

155

Page 156: Dhjetor 2005

- Gjykimi eshte bere ne mungesen tone.- Kerkojne prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe lenien ne fuqi te vendimit te

gjykates se shkalles se pare.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e çeshtjes nga anetari Agron Lamaj, degjoi pretendimet e

mbrojtesve, qe kerkuan reciprokisht pranimin e rekursit, si shqyrtoi dhe bisedoi ne teresi çeshtjen,

V Ë R E NMe kerkese padine objekt gjykimi paditesi ka kundershtuar ligjeshmerine e permbajtjes

se nje vendimi te anes se paditur me pretendimin se ky akt ka cenuar te drejten e tij te parablerjes. Konkretisht me vendimin nr.17, date 31.07.1995 te K.K.K.Pronave, paditesit i eshte njohur e drejta e pronesise (ish pronar) dhe nder te tjera edhe e drejta e parablerjes ne rast privatizimi te nderteses se ish poliklinikes. Ana e paditur me vendimin nr.49 date 24.07.2003 ka vendosur privatizimin e ish poliklinikes se vjeter duke e kthyer ne fond banese dhe lejuar privatizimin e saj nga personat e trete.

Gjykata e shkalles se pare nuk i ka gjetur te provuara pretendimet e paditesit dmth. ka rrezuar kerkese padine e tij. Ajo ka arsyetuar se:

Ne baze te Ligjes nr.8652, date 31.07.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", ana e paditur ushtron te drejten e saj te pronesise. Po ashtu edhe privatizimi i saj eshte ne perputhje me Dekretin per trajtimin e banesave te paprivatizuara. Edhe personat e trete kane ne posedim kete banese nga viti 1991 dhe jane te pastrehe dhe si te tille perfitojne nga ligja 7652, date 23.12.1992 per privatizimin e banesave shtetrore. Ligjeshmeria e aktit te anes se paditur eshte legjitimuar edhe nga Prefekti.

Gjykata e apelit ka ndryshuar vendimin e siperm dhe ka pranuar padine. Ajo arsyeton se:E drejta e paditesit buron nga ligja e kthimit dhe kompensimit te pronave ish pronareve.Bashkia ka patur vetem posedimin e objektit dhe jo pronesine.Paditesi e kish ngritur padine para privatizimit te objektit, pra ana e paditur nuk kishte te

drejte te vepronte.Kolegji Civil i Gjykates se Larte çmon se, arsyetimi i mesiperm i vendimit eshte i drejte

dhe i ligjshem dhe per pasoje vendimi duhet te lihet ne fuqi. Paditesi ne zbatim te Ligjes nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e

pronave ish pronareve" ka perfituar te drejten e parablerjes ne rast te privatizimit te objektit. Pra kemi te bejme me marredhenie qe burojne nga e drejta e pronesise, ku paditesi eshte njohur pronar dhe kjo e drejte e tij nuk mundet te cenohet nga veprime te njeaneshme qofte edhe te organeve te Pushtetit Vendor. Per rastin ne fjale marredhenia juridike e cenuar nuk mund te pretendohet se bazohet ne akte qe kane te bejne me administrimin e banesave dhe privatizimin e tyre, pasi siç e referuam kemi te bejme me marredhenie pronesie, te drejte qe ana e paditur nuk lejohet ta cenoje. Ketu qendron edhe kunderligjshmeria e ketij akti administrativ.

Eshte e vertete se paditesi ka paraqitur nje kerkese padi me objekt shfuqizimin e aktit administrativ bazuar ne Nenin 324 te K.Pr.C., pavarsisht se interesi i tij qendron ne cenimin e te drejtes se pronesise. Por persa kohe paditesi nuk e ka realizuar te drejten e tije te privatizimit ai ka provuar se ne realizimin e kesaj te drejte eshte cenuar nga veprimi i anes se paditur, pra megjithese personat e trete jane futur ne pronen e pretenduar prej paditesit perseri marredhenia juridike ne rastin konkret nuk ka te beje me pronesine por eshte marredhenie juridike administrative, pasi nepermjet nje akti administrativ te nxjerre ne kundershtim me ligjen, jane prodhuar disa pasoja te cilat jane absolutisht te pavlefshme.

156

Page 157: Dhjetor 2005

Nepermjet shfuqizimit te aktit te anes se paditur paditesit i lind e drejta qe te perfitoje nga zbatimi i ligjes nr.7698, date 15.04.1993 "Per kthimin dhe kompensimin e pronave ish pronareve", d.m.th. ne privatizimin e objektit te caktuar nga K.K.K.Pronave me vendimin nr.17, date 31.07.1995.

Qendrimi i personave te trete ne banese eshte qendrim i kunderligjshem derisa eshte ne zbatim te nje akti absolutisht te pavlefshem.

Kjo eshte edhe arsyeja qe paditesi i eshte drejtuar gjykates me padi administrative.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje edhe te Nenit 485§a te K.Pr.Civile,

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore nr.369, date 06.07.2004.

Tirane, me 22.12.2005

157

Page 158: Dhjetor 2005

Nr.3187/1032 i Regj. ThemeltarNr.1711 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Thimjo Kondi KryesuesAgron Lamaj AnetarPerikli Zaharia AnetarEvjeni Sinojmeri AnetareArtan Hoxha Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 22.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.3187/1032, qe i perket:

PADITËS: SHABAN MLIKASKENDER MLIKA, te perfaqesuar nga av. Mark Pellumbi

TË PADITUR: SHERIF DUNGAJBASHKIM DUNGAJTAJAR DUNGAJXHEVDET DUNGAJALBAN DUNGAJBRUNILDA DUNGAJ, te perfaqesuar

nga av. Tom LekajZ.R.P.PALUAJTESHME, ne mungese

OBJEKTI:Sigurimi i padise duke sekuestruar pasurine e paluajteshme

nr.10/25 e ndodhur ne zonen kadastrale 8631, me sip.2700 m2 ne Lezhe, lagja Skenderbeg.

Saktesimi i kufijve dhe detyrimi i Z.R.P.Paluajteshme te ç’rregjistroje pjesen e tokes truall te rregjistruar padrejtesisht

te 0 paditurve sipas vertetimit hipotekor date 12.03.2003.Baza Ligjore: Neni 202/a, 206/a, 208, 560/2 te K.Pr.Civile,

ligji 7843, date 13.07.1994.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Lezhe, me vendim nr.180, date 11.05.2004, ka vendosur: Pranimin pjeserisht te kerkese-padise se paditesave Shaban Mlika dhe Skender Mlika.Ç’rregjistrimin e sip.866 m2 si siperfaqe e mbivendosur mbi pronen e paditesave.Urdherohet Z.R.P.Paluajtshme Lezhe te ç’rregjistroje siperfaqen 866 m2.

Gjykata e Apelit Shkoder, me vendim nr.219, date 01.11.2004 Ka lene ne fuqi vendimi e mesiperm te Gjykates se shkalles se pare Lezhe.

158

Page 159: Dhjetor 2005

Kunder tyre kane ushtruar rekurs te paditurit Sherif Dungaj dhe Xhevdet Dungaj, te cilet kerkojne prishjen e dy vendimeve gjyqesore dhe dergimin e ceshtjes per rigjykim ne gjykaten e shkalles se pare, duke parashtruar keto shkaqe:

- 1. Gjykata e Apelit Shkoder ka shkelur rende proceduren civile, neni 72/4, pasi gjyqtari F. Çela ka gjykuar edhe nje ceshtje mes ketyre paleve me objekt kthim sendi.

- 2. Gjykata ka analizuar ne menyre te njeanshme provat e administruara ne gjykim.- 3. Gjykata nuk analizon vendimet e Mlikajve te K.K.K.Pronave nr.2, date 24.12.1993 dhe

2/1, date 03.07.1996, vendime te cilat jane hapur ne kundershtim me ligjin.- 4. Gykata e apelit dhe Gjykata e shkalles se pare Lezhe kryejne punen e Gjykates se Larte

ne menyrat e tyre ne kundershtim me nenin 485 e 496 te K.Pr.Civile dhe bejne rishikimin e vendimit duke spostuar kufijte e ketij vendimi dhe legjitimojne vertetimet e faktit ne favor te paditesave Mlikajve.

- 5. Gjykatat kane shkelur ligjin duke legjitimuar paditesit te saktesoje kufirin e nje prone te paregjistruar. Nese paditesit e konsiderojne prone te paregjistruar, ata nuk legjitimohen pasi vjen ndesh me nenin 83 te K.Civil.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Artan Hoxha,perfaqesuesin e paditesave, avokat Mark Pellumbi, i cili kerkon lenien ne fuqi te

vendimeve,perfaqesuesin e te paditurve, avokat Tom Lekaj, i cili kerkon prishjen e vendimeve dhe

pushimin e gjykimit te padise si padi qe nuk mund te ngrihej dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimet e te dyja gjykatave jane te gabuara dhe per kete shkak vendimet duhet te

prishen dhe gjykimi i ceshtjes duhet te pushohet.Pala paditese ka kerkuar qe me vendim gjykate te saktesohen kufijte e prones me palen e

paditur dhe te detyrohet zyra e regjistrimit te pasurive te paluajteshme te ç’rregjistroje pjesen e truallit te regjistruar padrejtesisht ne favor te pales se paditur. Gjykatat kane pranuar pjeserisht padine e paditesave duke urdheruar ç’rregjistrimin e nje siperfaqe prej 866 m2, siperfaqe qe ka rezultuar mbivendosje midis dy pronave sipas eksperteve.

Nga aktet e ndodhura ne dosje rezulton se paditesat jane pronare te nje siperfaqe toke prej 10.000 m2 te ndodhur ne lagjen “Skenderbej” te qytetit te Lezhes, e cila eshte kthyer me vendim te K.K.K.Pronave, por e parregjistruar sipas ligjit ne fuqi. Pala e paditur edhe ajo eshte pronare per nje siperfaqe prej 3474 m2 prej se ciles me vendim te K.K.K.Pronave i jane kthyer vetem 544 m2 te lira dhe qe me pas, sipas vendimit nr.16, date 22.01.2003 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Lezhe eshte ndryshuar vendimi i K.K.K.Pronave dhe i eshte kthyer e lire pales se paditur 2700 m2 truall. Pala e paditur kete prone e ka rregjistruar ne Z.R.P.Paluajteshme Lezhe. Paditesat kane pretenduar ne gjykim se rregjistrimet e prones nga pala e paditur me mashtrim e skica te falsifikuara eshte bere duke u spostuar dhe krijuar mbivendosje me pronen e tyre.

Gjykatat ne arsyetimet e tyre, ne vecanti shkalla e pare, kane pranuar se mbivendosja ka ardhur si rezultat i rregjistrimeve te pasakta. Megjithate, gjykata e apelit ne arsyetimin e vendimit te saj pranon se ne mbivendosje ka ndikuar edhe vendimi nr.16, date 22.01.2003 i Gjykates se shkalles se pare Lezhe me te cilin eshte ndryshuar vendimi i K.K.K.Pronave duke: “… prishur kufirin mes familjeve Mlika e Dungaj”. Pra indirekt rezulton se konflikti mes paleve nuk buron vetem nga menyra e rregjistrimit te prones, por edhe nga titujt e pronesise mbi te.

Gjithsesi, Kolegji Civil merr parasysh faktin se sipas nenit 185 te K.Pr.Civile objektin dhe shkakun e padise e percakton vete pala paditese, si dhe prapesimet dhe kunderpadine ne baze

159

Page 160: Dhjetor 2005

te nenit 160 te K.Pr.Civile e percakton pala e paditur, (disponibiliteti i paleve). Ne keto kushte, gjykatat po ashtu edhe Gjykata e Larte gjykojne ceshtjen mbi objektin e padise se paraqitur. Me kete objekt Gjykata e Larte konstaton se gjykimi nuk eshte ne juridiksionin gjyqesor, pasi pala paditese nuk e ka rregjistruar pronen e saj dhe se dyti nuk ka goditur titullin e pronesise se pales se paditur. Sipas ligjit nr.7843, date 13.07.1994 eshte percaktuar ne menyre te posacme menyra e rregjistrimit te pasurive te paluajteshme, te drejtat dhe detyrimet qe kane titullaret e ketyre pasurive, si dhe te rregjistruesit, gjate procedurave te rregjistrimit.

Ne eventualitetin se palet nuk kane konfikte ne lidhje me titujt e pronesise, ligji ka percaktuar se ç’kuptojme me rregjistrimin fillestar te pasurive te paluajteshme, kush jane dokumentet qe duhen paraqitur per kete rregjistrim dhe veprimtarine e rregjistruesit per kryerjen e rregjistrimit, nenet 23 dhe 24 te ligjit. Ligji parashikon gjithashtu edhe rastin kur ndermjet kufitareve qe rregjistrojne pronat e tyre, ka mosmarreveshje lidhur me pozicionimin e pronave si dhe menyren si veprohet ne keto raste, nenet 18 dhe 27 te ligjit. Sipas ketyre dispozitave, kunder vendimeve te rregjistruesit, titullari i nje pasurie te palujtshme mund te ankohet tek kryerregjistruesi dhe me pas ne rast mosmarreveshje edhe me kete te fundit ai mund t’i drejtohet gjykates.

Sikurse rezulton nga ligji, eshte Z.R.P.Paluajteshme organi administrativ i cili jo vetem ka detyrimin te rregjistroje pasurite e paluajteshme, por edhe te zgjidhe mosmarreveshjet lidhur me vete rregjistrimin fillestar ashtu edhe ato mes pronareve qe kane prona kufij me njeri tjetrin. Ate qe kerkon pala paditese ne kete gjykim eshte pikerisht mbivendosja e krijuar ne rregjistrim me pronen e vete, nderkohe qe vete paditesit nuk e kane te rregjistruar pronen e tyre. Lind pyetja: Ku konsiston mbivendosja, mbi dokumentat e rregjistrimit, apo mbi titujt e pronesise. Kjo mbivendosje prezumohet te jete mbi titujt e pronesise, derisa vete prona e paditesit nuk eshte e rregjistruar. Qe paditesi te ngrinte kete padi ai fillimisht ai duhet te kishte bere rregjistrimin e prones se tij dhe kunder vendimeve te rregjistruesit e me pas te kryerregjistruesit te pasurise se paluajteshme, ne rast mbivendosje pronash per faj te rregjistrimit te tyre, mund te ankohej ne gjykate.

Gjykatat kane arsyetuar drejt kur kane pranuar se paditesi legjitimohet te ngreje padi sepse eshte pronar si rezultat i vendimeve te K.K.K.Pronave dhe atyre gjyqesore, por gabon kur e legjitimon per ngritjen e kesaj padie. Paditesit do te legjitimoheshin po te ngrinin padi kunder titullit te pronesise se pales se paditur edhe pse vete nuk e kishin te rregjistruar pronen, gje qe ata nuk e kane bere.

Ne keto kushte, Kolegji Civil cmon se pala paditese nuk mund te ngrinte kete padi ne gjykate perpara se ajo te kishte ezauruar rrugen administrative per rregjistrimin fillimisht te prones dhe mosmarreveshjeve qe mund te lindnin nga ky rregjistrim me kufitaret e vet. Marre per baze sa arsyetohet, rezulton se kjo padi eshte nga ato qe nuk mund te ngrihet dhe sipas nenit 485/e te K.Pr.C., ceshtja duhet pushuar. Pala paditese ka dy rruge per te kerkuar te drejten e saj, ose duke rregjistruar pronen fillimisht dhe ruajtur te njejtin objekt dhe shkak padie, ose ne eventualitetin se mbivendosja vjen si rezultat i titullit te pronesise, te kundershtoje ate edhe pa qene nevoja domosdoshmerisht e rregjistrimit te prones se vet paraprakisht.

160

Page 161: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne nenin 485/e te Kodit Procedures Civile,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.180, date 11.05.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Lezhe dhe

vendimit nr.219, date 01.11.2004 te Gjykates se Apelit Shkoder dhe pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Tirane, me 22.12.2005

161

Page 162: Dhjetor 2005

Nr.3085/930 i Regj. ThemeltarNr.1725 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykates se Larte i perbere nga:

Nikoleta Kita KryesueseIrma Bala AnetareEvjeni Sinoimeri Anetare Ardian Dvorani AnetarPerikli Zaharia Anetar

ne seancat gjyqesore te datave 20.12.2005 e 23.12.2005 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS I K/PADITUR: SINDIKATA E PAVARUR E PUNONJËSVE CIVILË TË MBROJTJES DHE RENDIT PUBLIK (S.P.P.C.M.R.) TË SHQIPERISEPASHO ZENELI, përfaqësuar nga av. Fatmir Braka

I PADITUR K/PADITËS: JAHJA ÇASHKUSINDIKATA E PAVARUR TË PUNONJESVE CIVILË TE MBROJTJES DHE RENDIT PUBLIK

(S.P.P.C.M.R.) TE SHQIPERISE, përfaqësuar nga av. Gjergji Hyso

OBJEKTI I PADISË:Pavlefshmëri e akteve te depozituara

si Kongresi i tretë i S.P.P.C.M.R., depozituar me vendimin nr.919, date 07.03.2003

të Gjykates se shkalles se pare TiranëBaza ligjore: Neni 92/a&b i Kodit Civil;

nenet 119/1&2 e 176 të Kodit të Procedurës Civile.OBJEKTI I KUNDËRPADISË:

Pavlefshmeri e akteve te depozituara si Kongresi i Dyte i Jashtezakonshem i S.P.P.C.M.R.,

depozituar me vendimin nr.1659, datë 22.04.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Baza Ligjore: Neni 160 i K.Pr.C., neni 179 i Kodit të Punës dhe neni 107 i K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Tirane me vendimin nr.5245, date 12.12.2003 ka vendosur: Rrezimin e padise, si te pambeshtetur ne ligj dhe ne prova.

162

Page 163: Dhjetor 2005

Pranimin e kunderpadise. Pavlefshmerine e akteve te Kongresit te Dyte te Jashtezakonshem te dates 16.12.1998, depozituar me vendimin nr.1659, date 22.04.2002.

Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.1132, date 20.10.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.5245, date 12.12.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder këtij vendimi ka bërë rekurs paditësi i kundërpaditur, duke parashtruar keto shkaqe per prishjen e tij:

- Gjykatat kane vepruar ne kundershtim me kerkesat e nenit 10 te K.Pr.C., duke dhene nje vendim te padrejte, te pambeshtetur ne provat dhe faktet qe jane paraqitur ne gjykate. U provua se, Kongresi i Trete i Sindikates dhe aktet e marra nga i padituri kundërpaditës vijnë ne kundershtim me Statutin e Sindikates, i cili eshte depozituar ne Gjykatën e shkallës së pare Tiranë me vendimin nr.3016, datë 20.06.1997. Sipas nenit 17 te këtij Statuti, Kongresi nuk mund te zhvillohet pa u zhvilluar me pare Konferencat Sindikaliste Vendore, te cilat zgjedhin delegatet. Nga pala e paditur kundërpaditëse nuk u provua nje fakt i tille. Per rrjedhoje, vendimet e gjykatave qe kane rrezuar padine tone per pavlefshmerine e atij Kongresi jane te kunderligjeshme.

- Interpretimi qe gjykatat i kanë bërë çështjes është në kundërshtim me ligjin, normat statutore edhe me sa ka rezultuar gjate gjykimit.

- Gjykata ka bere cilësim jo te saktë te fakteve dhe veprimeve te kryera, duke zbatuar keq ligjin.

- I pavertetë eshte konkluzioni i gjykates se, nga dhjetori 1998 deri ne prill 2002 perfaqesues i Sindikates ka qene i padituri kundërpadites Jahja Çashku, pasi gjate kesaj periudhe Sindikata eshte drejtuar dhe perfaqesuar nga Keshilli Kombetar i zgjedhur nga Kongresi i Dyte i Jashtezakonshem, si forumi me i larte i Sindikates midis dy Kongreseve dhe nga Presidenti Pasho Zeneli i zgjedhur ne kete Kongres.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relatimin e gjyqtarit Perikli Zaharia, perfaqesuesin e pales paditese, av. Fatmir

Braka, i cili kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit dhe te atij te gjykates se shkalles se pare, pranimin e padise dhe rrezimin e kunderpadise, perfaqesuesin e pales se paditur, av.Gjergji Hyso, i cili kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e administruara ne dosjen gjyqesore rezulton se:Me vendimin nr.3016, date 20.06.1997 te Gjykates se rrethit Tirane eshte regjistruar si

person juridik Sindikata e Pavarur e Punonjesve Civile te Rendit dhe Mbrojtjes, me organe drejtuese - Keshillin e Sindikates dhe Kryetarin (Presidentin); me cilesine e ketij te fundit - i padituri kunderpadites Jahja Cashku.

Selia e Sindikates eshte vendosur ne rrugen “Deshmoret e Kombit”, Pallati i Kultures “Ali Kelmendi”.

Sipas akteve te administruara ne dosjen gjyqesore te regjistrimit te Sindikates, paditesi i kunderpaditur Pasho Zeneli ka qene me cilesine e Sekretarit te Pergjithshem te kesaj Sindikate. Ne kete dosje eshte administruar edhe Statuti i Sindikates.

163

Page 164: Dhjetor 2005

Sipas nenit 19 te ketij Statuti, organet e Sindikates jane: Kongresi, Keshilli Kombetar, Komisioni Drejtues, Komisioni i revizionimit, verifikimit te mandateve, kontrollit financiar-ekonomik dhe komisioni i konflikteve.

Sipas nenit 19 te Statutit, Keshilli Kombetar eshte organi me i larte i Sindikates gjate periudhes midis dy Kongreseve. Ai ka per detyre, vec te tjerave, drejtimin e Sindikates ne baze te orientimeve te marra nga Kongresi dhe organizimin e kongreseve te rradhes dhe ato te jashtezakonshme.

Keshilli Kombetar perbehet nga kryetaret e sindikatave te rretheve dhe te degeve te ekonomise, si 5-10 anetare te tjere aktiviste drejtues te shquar sindikaliste, qe Keshilli Kombetar ia propozon Kongresit per t’i zgjedhur.

Keshilli Kombetar drejtohet nga Presidenti i Sindikates dhe mblidhet prej tij nje here ne muaj ose kur kete e kerkon 1/3 e anetareve te tij.

Sipas nenit 21 te Statutit, komisioni drejtues i Sindikates eshte nje organ ekzekutiv operativ i saj dhe zgjidhet ne mbledhjen e pare te Keshillit Kombetar te Sindikates. Perberja e tij eshte 9 anetare, duke perfshire edhe Sekretarin e Pergjithshem dhe dy zv./sekretare te pergjithshem. Ky Komision drejtohet nga Sekretari i Pergjithshem.

Me vendimin nr. 1659, date 22.04.2002 te gjykates se shkalles se pare Tirane jane depozituar ne Zyren e Regjistrit Tregtar materialet e Kongresit te Dyte te Jashtezakonshem te dates 16.12.1998 per zgjedhjen e organeve drejtuese dhe per ndryshimet ne Statut.

Sipas ketij vendimi, ky Kongres i Jashtezakonshem ka shkarkuar Kryetarin (Presidentin) e Sindikates, te paditurin kunderpadites Jahja Cashku dhe ka zgjedhur President te saj paditesin e kunderpaditur, Pasho Zeneli.

Me vendimin nr.919, date 07.03.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane jane depozituar ne dosjen e Sindikates vendimet e Kongresit te trete te saj te dates 10 e 11 Mars 2001. Sipas vendimit te mesiperm, Keshilli Kombetar i Sindikates ka vendosur me 24.10.2000 qe Kongesi i trete i Sindikates te zhvilloje punimet me datat 10 e 11 Mars 2001 ne mjediset e Kampit te Dajtit Tirane.

Kongresi ka miratuar perberjen e Keshillit Kombetar me 21 anetare dhe rregulloren e ketij Keshilli. I padituri kunderpadites Jahja Cashku eshte zgjedhur President i Sindikates.

Kongresi ka bere ndryshime ne Statut.Paditesi i kunderpaditur ka kerkuar pavlefshmerine e akteve te depozituara me vendimin

nr.919, date 07.03.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane si te Kongresit te trete te Sindikates me pretendimin se, nuk ka vendim te Keshillit Kombetar per thirrjen e tij dhe nuk ka procedure te rregullt ne mbajtjen e ketij Kongresi sipas Statutit.

I padituri kunderpadites Jahja Cashku ka kerkuar pavlefshmerine e akteve te depozituara me vendimin nr.1659, date 22.04.2002 te Gjykates se shkalles se pare Tirane si te Kongresit te Dyte te Jashtezakonshem te Sindikates me pretendimin se, thirrja e Kongresit eshte bere ne kundershtim me Statutin dhe paditesi i kunderpaditur eshte shkarkuar nga detyra e Sekretarit te Pergjithshem me vendim te Keshillit Kombetar te dates 24.07.19978.

Gjykata e shkalles se pare pas shqyrtimit te ceshtjes ka arritur ne konkluzionin se, aktet e Kongresit te Dyte te Jashtezakonshem jane marre ne kundershtim me nenin 20 dhe 21 te Statutit te Sindikates. Keshilli Kombetar i Sindikates, si organi me i larte i saj gjate periudhes midis dy kongreseve dhe qe organizon kongreset e rradhes dhe ato te jashtezakonshme, nuk eshte thirrur nga Presidenti apo nga 1/3 e anetareve te tij.

Ne kete menyre, vendimi i paraqitur ne gjykate si vendim i Keshillit Kombetar eshte i pavlefshem, sepse eshte marre nga nje organ i palegjitimuar.

Perberja e keshillit drejtues kombetar, qe sipas paditesit te kunderpaditur Pasho Zeneli ka marre vendim per thirrjen e Kongresit te Dyte te Jashtezakonshem, nuk ka rezultuar e njejte me perberjen e Keshillit Kombetar te Sindikates. Nga 23 anetare te ketij Keshilli, vetem 3 prej tyre,

164

Page 165: Dhjetor 2005

duke perfshire ne kete numer edhe paditesin e kunderpaditur, kane nenshkruar vendimin e atij keshill drejtues per thirrjen e Kongresit te Dyte te Jashtezakonshem te Sindikates.

Keshtu, meqenese ky Kongres nuk eshte thirrur ne menyren e parashikuar nga Statuti, ai eshte konsideruar i paligjshem dhe aktet e dala prej tij jane te pavlefshme.

Nga ana tjeter ka rezultuar se, me 24.07.1998 Keshilli Kombetar kishte shkarkuar nga detyra e Sekretarit te Pergjithshem te Sindikates paditesin e kunderpaditur, Pasho Zeneli.

Me daten 27.11.1998 paditesi i kunderpaditur, megjithese i shkarkuar nga detyra e mesiperme, i ka nisur nje qarkore te gjithe keshillave drejtuese te sindikatave te rretheve, me te cilen i ka ftuar perfaqesuesit e tyre per nje aktiv, qe do te zhvillohej me 16.12.1998. Po ne kete date ai pretendon se eshte zhvillur Kongresi i Dyte i Jashtezakonshem, i cili sipas tij ka shkarkuar te paditurin kunderpadites, Jahja Cashku, si President dhe ne vend te tij ka zgjedhur vete paditesin e kunderpaditur.

Paditesi i kunderpaditur Pasho Zeneli i eshte drejtuar gjykates se rrethit Tirane per depozitimin e akteve te Kongresit te Dyte te Jashtezakonshem te Sindikates pas me se tre vjeteve nga mbajtja sipas tij e Kongresit te mesiperm te dates 16.12.1998.

Ky Kolegj gjykon se, gjykata e shkalles se pare ka vepruar drejt ne zgjidhen e ceshtjes, duke verifikuar dhe analizuar nese eshte respektuar ose jo nje proces i rregullt ligjor per nxjerrjen e akteve te depozituara si Kongresi i Dyte i Jashtezakonshem i Sindikates.

Duke qene se gjykata e mesiperme ka konstatuar mungesen e nje procesi te tille, me te drejte ajo ka konkluduar se ato akte jane te pavlefshme.

Ne keto kushte, paditesi i kunderpaditur nuk mund te pranohet si President i Sindikates dhe per rrjedhoje, nuk legjitimohet ne kerkimet e tij para gjykates.

Nga ana tjeter, pranohet se i padituri kunderpadites vazhdon te jete Presidenti i Sindikates dhe per rrjedhoje perfaqesues i saj me te tretet qysh nga koha e regjistrimit te kesaj te fundit si person juridik, me 20.06.1997. Me cilesine e Presidentit ai ka thirrur Keshillin Kombetar te zgjedhur sipas Statutit, i cili ka vendosur thirrjen e Kongresit te trete te Sindikates. Ne kete menyre, aktet e ketij Kongresi te depozituara me vendimin nr.919, date 07.03.2003 e Gjykates se shkalles se pare Tirane konsiderohen te vlefshme.

Ne keto rrethana, ky Kolegj konkludon se, vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte i bazuar ne ligj, prandaj me te drejte eshte lene ne fuqi nga gjykata e apelit.

Pretendimet e paraqitura ne rekurs lidhen me shkaqe qe nuk mund te sjellin prishjen e vendimeve te mesiperm te gjykatave. Ne kundershtim me sa parashtrohet ne rekurs, vendimet e gjykatave jane mbeshtetur ne dokumentet e provat e treguara ose te sjella nga palet dhe te marra ne seance gjyqesore. Gjykatat kane permbushur detyrimin e tyre ligjor, duke verifikuar e analizuar ne kete gjykim zbatimin e kerkesave ligjore dhe statutore ne kryerjen e akteve nga palet ndergjyqese.

Konluzioni i arritur nga te dyja gjykatat eshte rezultat i ketij verifikimi dhe analize.

PËR KËTO ARSYEKolegji Civil i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te nenit 485/a te K.Pr.C.,

V E N D O S ILenien ne fuqi te vendimit nr.1132, date 20.10.2004 te Gjykates se Apelit Tirane.

Tirane, me 23.12.2005

165

Page 166: Dhjetor 2005

ÇËSHTJE PENALE

166

Page 167: Dhjetor 2005

Nr.163 i Regj.ThemeltarNr.132 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareAdrian Dvorani AnetarBesnik Imeraj Anetar

në seancen gjyqesore të datës 14.12.2005 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

KËRKUES: ELJANO CANKO

OBJEKTI: Kundërshtimi i vendimit nr.32, datë 02.11.2005

të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda.Baza Ligjore: Neni 249/8 i K.Pr.Penale.

Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë, me vendimin nr.168, date 09.10. 2005 ka vendosur:

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të shtetasit Eljano Canko.Caktimi i masës së sigurisë "Arrest në burg" ndaj personit nën hetim Eljano Canko, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "dhenjes ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit" në kuadrin e një "Grupi të strukturuar kriminal" të parashikuar nga nenet 298/3 dhe 333/a të Kodit Penal.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr.32, date 02.11.2005 ka vendosur:

Miratimin e vendimit nr.168, datë 09.10.2005 të Gjykatës se shkalles se pare per Krime të Rënda Tirane.

Kunder vendimit nr.168, datë 09.10.2005 te Gjykates se Apelit për Krime të Rënda Tirane, ka paraqitur rekurs i pandehuri Eljano Canko, përfaqësuar nga avokati Brahim Lahi, i cili ka kerkuar prishjen e tij, duke parashtruar keto shkaqe:

- Në vendimet e gjykatave janë shkelur dispozitat procedurale të parashikuara në nenet 249/1 dhe 380 të K.Pr.Penale.

- Në procesverbalin e kontrollit të banesës së te pandehurit Emiljano Canko, nuk është gjetur asgjë kompromentuese.

- Sipas nenit 380 të K.Pr.Penale, gjykata merr vendim mbi provat e shqyrtuara e verifikuara prej saj.

167

Page 168: Dhjetor 2005

- Mbrojtjes i është hequr mundësia për të analizuar e argumentuar para gjykatës nëse në provën e paraqitur ekzistojnë ose jo elementët e ndonjë vepre penale dhe së dyti nëse në këtë provë paraqiten dyshime të arsyeshme për personin ndaj të cilit do të merret një masë sigurimi etj.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj, Prokurorin Skender Breca, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda, av. I. Lahi, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te gjykates se apelit dhe caktimin e nje mase me te bute sigurimi personal, si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe vendimi nr.32, date 02.11.2005 i Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, duhet

te lihet ne fuqi mbasi eshte rrjedhoje e zbatimit drejt te ligjit material e procedural penal.Siç rezulton nga materialet e dosjes gjyqesore, ne daten 01.08.2005 eshte regjistruar

procedimi penal nr.72, per vepren penale te dhenjes ndihme per kalim te paligjshem te kufirit ne kuader te nje grupi te strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/3 e 333/a te K.Penal.

Ne kete kuader eshte bere edhe ndalimi dhe eshte kerkuar si mase sigurimi personal "arrest ne burg" per te pandehurin Eljano Canko. Ai ka kryer detyren e oficerit ne seksionin e luftes kunder krimit ekonomiko financiar ne komisariatin e Rinasit dhe egzistojne dyshime te bazuara ne prova se ka ndihmuar persona te ndryshem per te kaluar me dokumenta fallso ne PKK Rinas kundrejt nje shperblimi.

Gjykata e shkalles se pare per Krime te Renda Tirane, me vendimin nr.168, date 09.10.2005, pasi ka vleresuar te ligjshem ndalimin e te pandehurit Eljano Canko, ka caktuar si mase sigurimi personal ate te "arrestit ne burg", vendim ky qe me te drejte eshte miratuar edhe nga Gjykata e Apelit e Krimeve te Renda Tirane.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i gjen te pambeshtetura ne ligj pretendimet e ngritura ne rekurs nga i pandehuri ndaj vendimit nr.32, date 02.11.2005 te Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda Tirane. Ne caktimin e mases se sigurimit personal per te pandehurin Eljano Canko, gjykatat kane vepruar ne zbatim te kerkesave te nenit 228, 229 dhe 230/a te K.Pr.Penale.

Ndryshe nga sa pretendon mbrojtja, ne ngarkim te te pandehurit ekzistojne dyshime te aresyeshme te bazuara ne prova siç jane proces verbalet e kqyrjes se vendit te ngjarjes, te sekuestrimit te provave materiale, dhe te aparatit telefonik etj, qe tregojne se ai mund te jete autor i vepres penale per te cilen edhe eshte akuzuar.

Ne caktimin e mases se sigurimit ndaj tij, gjykatat kane mbajtur drejt parasysh pershtatshmerine e vepres se kryer nga i pandehuri me shkallen e nevojave te sigurimit si dhe masa e caktuar eshte ne raport te drejte me rendesine e faktit dhe me sanksionet qe parashikohen ne nenet 298/3 e 333/a te K.Penal. Permasat qe dyshohet te kete marre kjo veprimtari kriminale dhe fakti qe ky i pandehur ka bashkepunuar duke shfrytezuar pozicionin e tij si inspektor policie, ben qe çdo mase tjeter sigurimi personal do te ishte e papershtateshme per tu caktuar nga gjykatat ne ceshtjen ne gjykim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte , bazuar ne kerkesat e nenit 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenjen ne fuqi te vendimit nr.32, date 02.11.2005 te Gjykates se Apelit per Krime te

Renda Tirane.Tirane, me 14.12.2005

168

Page 169: Dhjetor 2005

Nr.160 i Regj. ThemeltarNr.138 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarArtan Hoxha AnetarBesnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj Anetare

në seancen gjyqesore të datës 19.12.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE SHKALLES SE PARE TIRANE

KUNDËR: VIOLETA FLAGA

A K U Z U A R:Per vepren penale

te mbajtjes se ambjenteve per prostitucion, parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal

OBJEKTI:Vleftesim arresti ne flagrance

dhe caktim i mases se sigurimit.Baza ligjore: Neni 228 e vijues i K.Pr.Penale.

Gjykata e shkalles se pare Tirane, me vendimin nr.1002, date 02.10.2005 ka vendosur:Vleftesimin te ligjshem te arrestit ne flagrance dhe caktimin si mase sigurimi arrest ne burg per Violeta Flaga.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.269, date 12.10.2005 ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.1002 Akti, date 02.10.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Kunder vendimit të Gjykatës se shkalles se parë dhe vendimit te gjykates se apelit, ka paraqitur rekurs e pandehura Violeta Flaga, e cila ka kerkuar prishjen e tyre, duke parashtruar keto shkaqe:

- E pandehura ushtron aktivitet hotelerie e paisur me liçense. Nuk vertetohet ne asnje rrethane qe ajo te mbaje lokal per prostitucion.

- E pandehura me familjen dhe dy vajzat banon ne katin e pare ku ushtron aktivitetin dhe nuk mund te beje vajzat e saj deshmitare te ketij krimi.

- Gjykata nuk ka marre parasysh kerkesa te tjera te ligjit siç jane, rrezikshmeria shoqerore e personit, rreziku i fshehjes apo largimit, mundesia e prishjes se provave, etj.

169

Page 170: Dhjetor 2005

- Nuk eshte realizuar nga organi i prokurorise asnje mase sigurimi ndaj personave qe kane deklaruar ushtrimin e prostitucionit ne ambjentet e mia.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Shpresa Beçaj, prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NOrgani proçedues me kerkesen e tij ka vene ne levizje gjykaten per te vendosur masen e

sigurimit "arrest ne burg" per shtetasen Violeta Flaga. Nga materialet e dosjes, te shqyrtuara nga Gjykata e faktit dhe Apelit Tirane, rezulton se

ekziston nje dyshim i arsyeshem, i bazuar ne prova se shtetesja Violeta Flaga e marre me cilesine e te pandehures, ka mbajtur ambjente te hotelit ku ushtron aktivitet privat hotelerie te liçensuara, per prostitucion.

Gjykata e Apelit Tirane ka miratuar vendimin nr.1002, date 02.10.2005 te Gjykates se shkalles se pare Tirane, me te cilin eshte caktuar masa e sigurimit personal "arrest ne burg" per te pandehuren Violeta Flaga.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs e pandehura duke pretenduar se, "gjate veres ajo ka ushtruar aktivitet tregetar - kafe pastiçeri ne plazhin e Durresit. Per periudhen qe ka ushtruar aktivitet privat ne hotelin me emrin "Xhimi", ku ne katin e pare jeton me familjen, ajo ju ka sherbyer klienteve sipas kerkese ofertes dhe ka pasqyruar ne rregjistrat e miratuar nga organet tatimore te gjithe klientet. Ndonese ndaj saj nga organi akuzues e gjykata eshte kerkuar dhe vendosur masa e sigurimit "arrest ne burg" per akuzen sipas nenit 115 te K.Penal, ndaj personave qe kane ushtruar prostitucion sipas organit te akuzes, nuk eshte realizuar asnje mase sigurimi".

Kolegji Penal i Gjykates se Larte si shqyrtoi aktet ne dosje, pretendimet e parashtruara ne rekurs, çmon ndryshimin e vendimit nr.169, date 12.10.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe caktimin si mase sigurimi personal ndaj te pandehures Violeta Flaga detyrimin per t'u paraqitur ne policine gjyqesore prane Prokurorise rrethit Tirane, çdo te hene ne oren 9.00.

Kolegji çmon si me siper duke ju referuar kushteve, kritereve per caktimin e masave te sigurimit te parashikuar nga nenet 228 pika 3, nenet 229, pika 1 dhe 2 te K.Pr.Penale dhe kritereve te veçanta te parashikuara nga neni 230 pika 1 e K.Pr.Penale.

Ne kerkesen e prokurorit per caktimin e mases "arrest ne burg" dhe ne shpjegimet e tij para gjykates, nuk behet fjale per ndonje dyshim te bazuar se e pandehura mund ti shmanget gjykimit, apo se ka rrezik te kryej ndonje veper penale tjeter te rende apo te te njejtit lloj me ate per te cilen eshte filluar proçedimi penal. Sanksioni qe parashikohet per vepren penale qe akuzohet e pandehura parashikon edhe denim me gjobe. E pandehura eshte familjare me dy vajza ne ngarkim dhe nuk ekzistojne shkaqe te rendesishme qe vene ne rrezik marrjen ose vertetesine e proves.

Kolegji Penal çmon se organi i hetimit mund te zhvilloj normalisht hetimet ne ngakim te te pandehures Violeta Flaga, duke u caktuar ndaj saj nje mase tjeter sigurimi.

170

Page 171: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441 germa "b" te K.Pr.Penale,

V E N D O S INdryshimin e vendimit nr.269, date 12.10.2005 te Gjykates se Apelit Tirane.Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetases Violeta Flaga detyrimin per t'u

paraqitur ne policine gjyqesore prane prokurorise se rrethit Tirane çdo dite te hene ne oren 9.00.Urdherohet lirimi nga paraburgimi i shtetases Violeta Flaga.Per ekzekutimin e vendimit njoftohet Prokurori prane Gjykates se Larte.

Tirane, më 19.12.2005

171

Page 172: Dhjetor 2005

Nr.157 i Regj.ThemeltarNr.139 i Vendimit

VENDIMNË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesShpresa Beçaj AnëtareArtan Hoxha AnëtarBesnik Imeraj AnëtarSpiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 19.12.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË

OBJEKTI:Caktim i masës së sigurimit personal.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me vendimin nr.640 akti, datë 11.06.2005, vendosi: Vleftësimin të ligjshëm të ndalimit ndaj të pandehurit Xhiljan Hoxha dhe caktimin, si masë sigurimi personal, ndaj tij, atë të arrestit në shtëpi.

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.194, datë 08.07.2005, vendosiMiratimin e vendimit të mësipërm.

Kundër vendimit të gjykatës se apelit ka paraqitur rekurs, në Gjykatën e Lartë, prokuroria e apelit Tiranë me të cilin kërkon ndryshimin e tij dhe caktimin, ndaj të pandehurit, masën e sigurimit personal, arrest në burg, duke parashtruar:

- Në një kohë shumë të shkurtër dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, i pandehuri ka kryer vjedhjen e dy banesave dhe një tjetër, mbetur në tentative. Edhe vlera e sendeve të vjedhura është e madhe. Ai ka qënë aktiv në përdorimin e mjeteve të vjedhjes. Mekanizmi i përdorur për vjedhje është profesional.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokuroren Ermira Bakalli, e cila kërkoi

prishjen e dy vendimeve dhe caktimin, ndaj të pandehurit, masën e sigurimit - arrest në burg dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NSe shkaqet e parashtruara në rekursin e prokurorit janë të bazuara ne nenin 432 të

K.Pr.Penale dhe gjejnë pasqyrim në aktet e procedimit penal që i përket të pandehurit Xhiljan Hoxha. Prandaj, ai (rekursi) duhet pranuar.

172

Page 173: Dhjetor 2005

Gjatë shqyrtimit të akteve të këtij procedimi u konstatua se, më datë 10.06.2005, prokruoria pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, paraqiti kërkesë për të vleftësuar të ligjshëm ndalimin e shtetasit Xhiljan Hoxha dhe për të caktuar ndaj tij, si masë sigurimi personal atë të arrestit në burg. U konstatua gjithashtu se, ai është akuzuar për dy vjedhje dhe një tentativë vjedhjeje banesash (me thyerje), të kryera, përkatësisht, në datat 14.04.2005 dhe 25.05.2005, në qytetin e Tiranës, ku u vodhën të holla dhe sende të ndryshme, vepër kjo e parashikuar nga neni 134/II i K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me arsyetimin se, i pandehuri Xhiljan tregoi pendim të thellë për veprën e kryer dhe ka një adresë të përcaktuar saktë të banesës së tij dhe, duke qënë një person i identifikuar, ekziston mundësia që të jetë i disponueshëm sa herë të kërkohet nga prokuroria për vazhdimin e hetimeve, me vendimin nr.640-Akti, date 11.06.2005, caktoi si masë sigurimi personal, ndaj tij, masën e sigurimit arrest në shtëpi, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. Ky vendim u miratua edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.194, datë 08.07.2005 të saj.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në aktet e dosjes, nga të cilat rezulton se, si shkalla e rrezikshmërisë së veprës për të cilën akuzohet ky i pandehur (për të cilen ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova - kërkesë kjo e dispozitës së nenit 228 të K.Pr.Penale) ashtu edhe ajo e vet atij si person (përsëritës dhe roli i tij në kryerjen e vjedhjeve) është e madhe, arriti në përfundimin se masa e sigurimit caktuar ndaj tij nuk i përgjigjet kësaj shkalle. Prandaj ajo duhet ndryshuar, duke caktuar ndaj tij një masë sigurimi personal më të rëndë, sikurse është ajo e arrestit në burg, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/"c" të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.194, datë 08.07.2005 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Caktimin, ndaj

të pandehurit Xhiljan Skënder Hoxha, masën e sigurimit personal arrest në burg, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Të njoftohet prokurori pranë Gjykatës së Lartë për ekzekutimin e vendimit.

Tiranë, më 19.12.2005

173

Page 174: Dhjetor 2005

Nr.172 Regj.ThemeltarNr.140 Vendimi

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beça AnetareArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj Anetar

në seance gjyqesore të datës 21.12.2005 mori në shqyrtim çështjen penale që i përket :

KËRKUES: ERVIN SULA

OBJEKTI: Ndryshim i mases se sigurimit personal.

Gjykata e shkallës së parë Tiranë, me vendimin nr.1084 akti, date 27.10.2005 ka vendosur:

Caktimi si masë të sigurimit personal ndaj te pandehurit Ervin Sula ate te "Arrestit në burg" te parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.321, date 25.11.2005 ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.1084 akti, date 27.10.2005 të Gjykatës se shkalles se pare Tirane.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs i pandehuri Ervin Sula, duke kerkuar prishjen e tij me arsyetimin se:

- Nuk ekziston asnje rrezik i marrjes apo vertetesise se proves mbasi te gjitha provat ndodhen ne dosjen hetimore.

- I pandehuri nuk ka shfaqur asnje rrezik qe te largohet por perkundrazi ka provuar se ka qendruar ne shtepi gjate kohes qe vazhdonin hetimet si dhe nuk paraqet rrezik per kryerjen e ndonje vepre tjeter penale.

- I pandehuri vuan nga nje semundje e rende e cila e ben te veshtire qendrimin e tij ne dhomat e izolimit etj.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Besnik Imeraj, Prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane, av.Ilir Murati, qe kerkoi ndryshimin e vendimit te Gjykates se Apelit Tirane duke caktuar ndaj te pandehurit nje mase sigurimi personal me te lehte, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

174

Page 175: Dhjetor 2005

V Ë R E NSe vendimi nr.321, date 25.11.2005 i Gjykates se Apelit Tirane, duhet te prishet dhe

çeshtja te dergohet per rigjykim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.Siç ka rezultuar e provuar ne gjykim, Prokuroria e Rrethit Tirane ka filluar procedimin

penal ne ngarkim te te pandehurit Ervin Sula i akzuar per veprat penale te parashikuara nga nenet 135,186/1 dhe 191/1 te Kodit Penal dhe ka kerkuar nga gjykata e rrethit qe, si mase sigurimi personal ndaj ketij personi te caktohet ajo e "arrestit ne burg". Gjykata e Rrethit Tirane, pasi ka vleresuar se ne ngarkim te te gjykuarit ka dyshime te bazuara ne prova lidhur me kryerjen e ketyre veprave penale si dhe duke çmuar te vecante rrezikshmerine shoqerore te vepres dhe te autorit, i ka caktuar atij si mase sigurimi personal ate te "arrestit ne burg".

Kunder ketij vendimi, i pandehuri ka bere ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane, e cila duke mos respektuar kerkesat e nenit 427 te K.Pr.Penale, ka lene ne fuqi vendimin e shkalles se pare.

Ky vendim i Gjykates se Apelit Tirane çmohet i pambeshtetur ne ligj nga Kolegji Penal i Gjykates se Larte per arsye se:

Nje nga pretendimet e ngritura ne ankim nga ana e te pandehurit ka qene gjendja e tij shendetesore jo e mire dhe per te vertetuar kete pretendim ai ka paraqitur si prove nje epikrize te leshuar nga sherbimi i kirurgjise nr.3 Tirane. Nderkohe qe nga permbajtja e kesaj epikrize hidhet drite mbi gjendjen jo te mire shendetesore te te pandehurit duke edhe rekomanduar shmangie te sforcimeve fizike dhe evitim te lageshtise, Gjykata e Apelit Tirane ka refuzuar verifikim e ketij akti. Ndonese ne kuptim te kerkesave te nenit 427 te K.Pr.Penale, eshte lene ne çmim te gjykates vendimi per perseritjen e shqyrtimit gjyqesor, gjykata, nese nuk do te perserisi shqyrtimin gjyqesor ne rastet qe percaktohen ne pikat 1 dhe 2 te kesaj dispozite, duhet te arsyetoje shkakun e mospranimit te kesaj kerkese. Por edhe pse ne kerkesen e te pandehurit behet fjale per pretendime rreth nje semundje qe ne kuptim te nenit 230/2 te K.Pr.Penale ben te pamundur caktimin si mase sigurimi personal "arrest ne burg" mbasi i pandehuri rrezikon shendetin, gjykata e apelit ne pjesen arsyetuese te vendimit shprehet se "pretendimet e ngritura se ai vuan nga zemra do te sqarohen gjate hetimeve te metejshme te ceshtjes". Ky arsyetim e ben te cenueshem vete vendimin e dhene nga ajo gjykate mbasi kerkesa e te pandehurit nuk lidhet me gjykimin e ceshtjes ne themel, por me masen e sigurimit personal ne caktimin e te ciles nje rendesi te vecante procedurale merr edhe gjendja shendetesore e te pandehurit.

Gjate rigjykimit te ceshtjes, duke qene se per te percaktuar gjendjen shendetesore te te pandehurit Ervin Sula, kerkohen njohuri te posacme ne fushen e mjekesise, nga ana e Gjykates se Apelit Tirane, duhet qe ne zbatim te kerkesave te nenit 178 e vijues te K.Pr.Penale te behet e mundur kryerja e nje ekspertimi mjeko ligjor nga ku do te marre pergjigje edhe pretendimi i te pandehurit per semundjen e tij te zemres, semundje e cila duke qendruar i pandehuri ne gjendje "te arrestit ne burg" mund te demtoje shendetin e tij perpara gjykimit te ceshtjes ne themel.

Edhe pretendimeve te te pandehurit lidhur me zbatimin e gabuar te kerkesave te neneve 228, 229, 230 e 238 te K.Pr.Penale, nga ana e Gjykates se Rrethit Tirane, ne caktimin e mases se sigurimit personal ndaj tij, Gjykata e Apelit Tirane ka detyrimin ligjor qe t'i japë pergjigje duke i pranuar ose rrezuar ato.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, mbeshtetur ne kerkesat e nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.321, date 25.11.2005 te Gjykates se Apelit Tirane dhe kthimin e

akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, më 21.12.2005

175

Page 176: Dhjetor 2005

Nr.173 i Regj. ThemeltarNr.146 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNikoleta Kita AnetarShpresa Beçaj AnetareSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj Anetar

në seance gjyqesore të datës 28.12.2005, mori në shqyrtim çështjen penale nr.173 Akti, që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANE GJYKATES SE RRETHIT GJYQESOR GJIROKASTER

OBJEKTI: Kërkesë për vleftësimin e arrestimin ne flagrance

dhe për caktim mase sigurimiBaza ligjore: Nenet 245 e 259 të K.Pr.Penale.

KUNDËR: TE ARRESTUARIT ALBERT GJONI

A K U Z U A R: Për veprat penale te dhenies ndihme

per kalim te paligjshem te kufirit, parashikuar nga neni 298/2 e 22 te Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Gjirokaster, me vendimin nr.84, datë 15.11.2005, ka vendosur:Vleftesimin e ligjshem te arrestit ne flagrance, ndaj te pandehurit Albert Gjoni. Caktimin si mase sigurimi personal ndaj te pandehurit Albert Gjoni ate te arrestit ne burg, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

Gjykata e Apelit Gjirokaster, me vendimin nr.44, datë 23.11.2005, ka vendosur:Miratimin e vendimit nr.84, date 15.11.2005, te Gjykates se Rrethit gjyqesor Gjirokaster.

Kunder vendimit te gjykatës së apelit ka bërë rekurs i pandehuri, nepermjet avokatit te tij, duke parashtruar keto shkaqe për prishjen e tij:

- 1. Vendimet e mesiperme jane marre ne shkelje te ligjit, pasi nga ana e policise gjyqesore eshte shkelur neni 251 i K.Pr.Penale ne momentin e arrestimit duke mos patur ne dispozicion asnje prove te mjaftueshme per te dyshuar qe i pandehuri te kishte kryer vepren penale per te cilen akuzohej, madje duke perpiluar vete proçesverbale sipas

176

Page 177: Dhjetor 2005

deshires se tyre dhe duke e detyruar te gjykuarin te firmose me dhune, ne kundershtim te nenit 296/1 i K.Pr.Penale.

- 2. I pandehuri ka levizur me taksine e tij, per nje sherbim te liçensuar dhe te paguar te gjitha taksat e tatimet, ne nje territor te lire, sherbim i cili dhe po te mos realizohej nga i pandehuri do te kryhej dhe me mjete te tjera qe jane sot ne qarkullim, prandaj nuk mund te kuptojme se ku qendron ndihma per kalim te paligjshem te kufirit, ne nje kohe qe i pandehuri eshte arrestuar ne drejtim te kundert te levizjes se njerezve per ne Greqi

- 3. Nuk mund te dime se ku i ka marre gjykata faktet qe i pranon te mireqena si i pandehuri ka transportuar disa shtetas nga shqiperia e mesme, duke u ndihmuar nga i pandehuri kundrejt shumes se 1000-2000 euro, ne nje kohe qe ai ka levizur vetem brenda per brenda Gjirokastres dhe se vlera e sherbimit te taksise nuk e kalon 40 euro, si dhe nuk e kuptojme se çfare prove mund te vihet ne rrezik, kur qe ne momentin e pare jane pyetur te gjithe deshmitaret.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit e si analizoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi i Gjykates se Apelit Gjirokaster duhet te prishet pasi eshte marre ne shkelje te

kerkesave procedurale qe i bejne aktet absolutisht te pavlefshme.Ne kreun e II te K.Pr.Penale qe percakton rregullat e pergjitheshme te shqyrtimit

gjyqesor, ne nenin 345 pika 2 theksohet se, menjehere pas mbylljes se seances gjyqesore, proçesverbali i neneshkruar ne fund te çdo flete nga ai qe e ka mbajtur, i paraqitet kryetarit per ta vistuar. Vendosja e nje rregullimi te tille, paraqet rendesi ne perfundimin e çeshtjes e besueshmerine e proçesverbalit ndaj, eshte e detyrueshem per t'u zbatuar. Kjo del edhe nga permbajtja e nenit 122 te K.Pr.Penale sipas te cilit "proçesverbali eshte i pavlefshem kur ka dyshime rreth personave qe kane marre pjese ose kur mungon neneshkrimi i nepunesit qe e ka perpiluar.

Rezulton nga aktet se, proçesverbali i mbajtur ne gjykaten e apelit nuk eshte neneshkruar ne fund te çdo flete nga personi qe e ka mbajtur e per pasoje ai eshte i pavlefshem.

Neni 128 i K.Pr.Penale percakton rastet e pavlefshmerise absolute te akteve proceduriale e, ne piken 2 te tij shenohet qe, nje akt i cilesuar me ligj si absolutisht i pavlefshem, nuk mund te behet i vlefshem.

Ne keto kushte ndodhemi para rastit qe aktet proçeduraale jane absolutisht te pavlefshme e per pasoje vendimi duhet te prishet.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.44, date 23.11.2005 te Gjykates se Apelit Gjirokaster e dergimin e

akteve per rishqyrtim po asaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, më 28.12.2005

177

Page 178: Dhjetor 2005

Nr.175 i Regj.ThemeltarNr.148 i Vendimit

VENDIM NË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesNikoleta Kita AnëtareShpresa Beçaj AnëtareBesnik Imeraj AnëtarSpiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 28.12.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

KËRKUES: PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË ELBASAN

OBJEKTI:Caktim mase sigurimi personal.

Gjykata e shkallës së parë Elbasan, me vendimin nr.177, datë 22.09.2005, vendosi:Të caktojë, si masë sigurimi personal, për shtetasin Leonard Kote (Taçe), masën e sigurimit arrest me burg.

Ky vendim u ndryshua nga Gjykata e Apelit Durrës, e cila me vendimin nr.69, datë 18.10.2005 të saj, si masë sigurimi personal për Leonard Kote (Taçe), caktoi atë të arrestit në shtëpi.

Kundër vendimit të gjykatës së apelit ka paraqitur rekurs, në Gjykatën e Lartë, prokuroria e apelit me të cilin kërkon prishjen e tij dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar:

- Gjykata e apelit nuk ka bërë vlerësim të drejtë e objektiv të rrethanave të çështjes që lidhen me kushtet e kriteret e caktimit të masave të sigurimit. Ajo ka mbivlerësuar pretendimet e mbrojtjes në lidhje me arsyet shëndetsore, duke mënjanuar rëndësinë e faktit dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale. Raporti mjekësor, i administruar nga gjykata, nuk i u nënshtrua debatit gjyqësor nëpërmjet një ekspertize mjeko-ligjore ku të konkludohej realisht mbi gjendjen shëndetsore të të arrestuarit dhe mundësinë e trajtimit në institucionet përkatëse të burgut.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Saliko Hajno, i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit e lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

178

Page 179: Dhjetor 2005

V Ë R E NSe, vendimi nr.69, datë 18.10.2005 i Gjykatës së Apelit Durrës është marrë duke mos u

respektuar kërkesat e K.Pr.Penale dhe, për këtë shkak, duhet të prishet.Gjatë shqyrtimit të akteve të procedimit penal që i përket kërkuesit Leonard Kote (Taçe)

u konstatua se, më datë 24.08.2005, ai është arrestuar në flagrancë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën armë zjarri, fishekë luftarakë, lëndë eksplozive, bashkë me kapsola detonatore e pajisje të tjera të kundërligjëshme me natyre shpërthyese. Me kërkesë të prokurorisë, me vendimin nr.177, datë 22.09.2005, Gjykata e shkallës së parë Elbasan vendosi, si masë sigurimi personal, për të, atë të arrestit në burg. Nga arsyetimi i këtij vendimi rezulton se, për caktimin e kësaj mase, gjykata u bazua në rezultatet e kontrollit të banesës, si më sipër dhe në disa akte ekspertimi mbi bazën e të cilave, sipas saj, ekziston dyshimi i arsyeshëm për kryerjen nga kërkuesi të krimit të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, armë këto, të cilat, për shkak se janë të sofistikuara, e bëjnë këtë vepër dhe autorin e saj me rrezikshmëri të madhe.

Gjykata e Apelit Durrës, pasi i pranon faktet si më sipër, duke arsyetuar se "… Është provuar që i pandehuri ndodhet në një gjendje shëndetësore të rëndë .", me vendimin nr.69, datë 18.10.2005 të saj ndryshoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, duke caktuar, si masë sigurimi personal për kërkuesin atë të arrestit në shtëpi, vendim për të cilin Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë çmon se duhet të prishet, pasi është marrë duke mos u respektuar urdhërimet e dispozitës së nenit 380 të K.Pr.Penale.

Në këtë përfundim u arrit pasi gjatë shqyrtimit të çështjes u konstatua se, arsyetimin e përmendur rreth gjendjes shëndetësore të kërkuesit, gjykata e apelit e bazoi vetëm në epikrizën datë 06.10.2005, lëshuar nga mjeku ortoped i Qendrës Spitalore Elbasan - dr.Albert Grykshi, në të cilën shënohet se për shkak të diagnozës që përcaktohet në të, "… pacienti kërkon një trajtim adeguat, asistencë të përditëshme mjekësore dhe shërbim të hospitalizuar ose në kushte shtëpie dhe ka nevojë për fizioterapi dhe masazhe të përditëshme, të cilat i realizon nëpërmjet shërbimit spitalor, si dhe kërkon shoqërues për të kryer nevojat e tij personale", dokument ky, i cili nuk plotëson kërkesat e dispozitës së nenit 149 të K.Pr.Penale, për të qënë provë në kuptimin që duhet të këtë ajo (prova) për t'u përdorur si e tillë, (sipas urdhërimeve të dispozitës së nenit 380 të K.Pr.Penale), në marrjen e vendimit gjyqësor. Kështu që për të marrë vlerën e provës, pro apo kundër vendimit për ndryshimin e masës së sigurimit personal që është caktuar për kërkuesin nga gjykata e shkallës së parë është e nevojshme që ajo t'i nënshtrohet ekspertimit mjeko-ligjor, që është një nga llojet e provave, parashikuar në seksionin e VI-të të kreut të II-të, të K.Pr.Penale. Kryerja e këtij veprimi, madje me grup ekspertësh, është veprim i domosdoshëm. Vetëm nëpërmjet konkluzioneve të këtij ekspertimi, gjykata që do të rigjykojë çështjen, do të mund të arrijë në përfundime të paanëshme nëse kërkuesi është apo jo "… person që ndodhet në gjendje shëndetsore veçanërisht të rëndë …", gjendje kjo, e cila sipas përmbajtjes së pikës 2 të dispozitës së nenit 230 të K.Pr.Penale, përbën një nga rastet kur ndaj personit që vuan prej saj nuk mund të vendoset arresti në burg.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/"ç" të K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.69, datë 18.10.2005 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe kthimin e

akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër.

Tiranë, më 28.12.2005

179

Page 180: Dhjetor 2005

Nr.1148/457 i Regj. ThemeltarNr.846 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro Anetar Shpresa Beçaj AnetareBesnik Imeraj AnetarYlvi Myrtja Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.12.2005 mori ne shqyrtim çeshtjen penale me nr.1148/457 akti, qe i perket:

TË PANDEHUR: LEARTIAD KEKA

FJODOR MEZYRAJ

A K U Z U A R: Per kryerjen e vepres penale

te vjedhjes me pasoje vdekjen, te kryer ne bashkepunim.

Parashikuar nga nenet 141 dhe 25 te K.Penal.

Gjykata e shkalles se pare Vlore me vendimin nr.193 date 23.10.2003, ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Leartiad Keka, per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen, te kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga nenet 141 dhe 25 te K.Penal dhe denimin e tij me 22 vjet burgim.Deklarimin fajtor te te pandehurit Fjodor Mezyraj, per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen, te kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga nenet 141 dhe 25 te K.Penal dhe denimin e tij me 22 vjet burgim.Vuajtja e denimit per te pandehurin Leartiad Keka do te filloje nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi, per te pandehurin Fjodor Mezyraj, nga dita qe eshte ekzekutuar masa e sigurimit.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr. 261 date 01.10.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.193 date 23.10.2003 te Gjykates se shkalles se pare Vlore.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Vlore kane paraqitur rekurs mbrojtesit e te gjykuarve Fjodor Mezyraj dhe Leartiad Keka, te cilet kane kerkuar prishjen e tij per shkaqet:

- Gjykata, ne menyre te njeaneshme, ne dhenien e vendimit eshte bazuar ne theniet e deshmitares Brunilda, te cilat nuk perputhen me ato te te demtuarve.

- Seanca e sigurimit te proves, per marrjen e thenieve te deshmitares Brunilda eshte zhvilluar ne mungese te te pandehurve, me mbrojtes te caktuar kryesisht.

180

Page 181: Dhjetor 2005

- Gjykata nuk ka marre parasysh faktin qe ne nje gjykim tjeter ka qene po deshmitarja Brunilda qe me deshmine e saj i ka implikuar te pandehurit per nje episod tjeter. Kjo deshmi e saj nuk eshte marre parasysh nga Gjykata e Larte.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Ylvi Myrtja, prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi lenien

ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, avokatin mbrojtes Kastriot Brahimuçaj te te pandehurit Fjodor Mezyraj, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e çeshtjes per rigjykim ne ate gjykate, avokatin mbrojtes Remzi Kruja, te te pandehurit Leartiad Keka qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit dhe ate te shkalles se pare dhe deklarimin e pafajshem te ketij te pandehuri, si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NMe date 18.08.2000, rreth ores 2200, ne vendin e quajtur "Kthesa e Gushajve" prane

Llakatundit, dy persona te maskuar dhe te armatosur i kane dale perpara automjetit tip benz te shtetasit Julian Habili, me te cilin ishin duke udhetuar dhe 4 persona te tjere banore te Llakatundit (midis tyre dhe viktima Vendim Malaj), duke i detyruar keta te ndalojne, te zbresin nga makina dhe te qendrojne ne pjesen e perparme te saj, me duart pas kokes, per t'i marre te hollat qe kishin me vete.

Nderkohe qe viktima ka kundershtuar te zbatoje urdherat e tyre, njeri prej personave te armatosur e ka kercenuar, share dhe goditur me qyten e automatikut dhe me pas, kur viktima i eshte kunderpergjigjur duke i kapur automatikun, personat e armatosur kane shkrepur armet ne drejtim te tij. Edhe kur viktima eshte rrezuar pertoke, ne nje kanal buze rruges, personat e armatosur i jane afruar dhe e kane qelluar perseri dhe si jane siguruar se ai kishte vdekur (ka marre 5 plage tejshpuese) jane informuar per vendbanimin e tij, nga bashkeudhetaret e tjere. Me pas, ata kane detyruar keta te fundit te kalojne ne anen tjeter te rruges dhe te qendrojne aty pa levizur, deri sa personat e armatosur jane larguar nga vendngjarja me automjetin e te demtuarit Julian, te cilin me pas e kane braktisur. Nga kqryrja e vendit te ngjarjes jane marre me cilesine e provave materiale 3 gezhoja, te cilat sipas aktit te ekspertimit balistik kane rezultuar te qitura nga nje arme zjarri.

Gjithashtu ne makinen e te demtuarit Julian eshte gjetur nje gjurme papilare gishtash, e cila sipas aktit te ekspertimit daktiloskopik ka rezultuar e pavlefshme per identifikim.

Nga deklarimet e deshmitareve okulare te ngjarjes, tregohet mekanizmi i ngjarjes si me siper, si dhe pershkruhen disa karakteristika e autoreve te saj, pa u bere i mundur identifikimi i tyre.

Ne lidhje me sa me siper, ka filluar procedimi penal per vepren penale te vjedhjes me pasoje vdekjen e viktimes Vendim Malaj, e kryer ne bashkepunim por me vendimin e dates 17.01.2001 eshte vendosur pezullimi i hetimeve per mosgjetje autoresh.

Me 10.03.2001 eshte vendosur rifillimi i hetimeve, pasi gjate pyetjes se shtetases Brunilda Habili, kane dale te dhena qe hidhnin drite mbi autoret e kryerjes se vepres penale.

Ne seancen e sigurimit te proves, te kryer me date 27.04.2001(tete muaj pas ngjarjes), deshmitarja 14 vjeçare ka deklaruar se shoqerohej shpesh me te pandehurit, madje largohej nga shtepia per dite te tera duke qendruar me ta. Diten e ngjarjes (te cilen nuk e percakton sakte), ajo ka qene me ta duke levizur me makinen tip fuoristrade te te pandehurit Leartiad, ne te cilen perveç ketij te fundit ndodhej dhe i pandehuri Fjodor si dhe nje person me emrin Ilir qe ajo nuk ka mundur ta identifikoje. Ne oren 2100, ata kane shkuar prane vendit te ngjarjes, te armatosur me arme zjarri (dy automatike dhe nje pistolete) dhe pasi kane fshehur makinen dhe deshmitaren Brunilda poshte ures se ndodhur aty prane, kane vendosur maskat dhe i kane dale perpara automjetit, drejtuesi i te cilit, shtetasi Julian Habili ka qene kusheriri i saj duke i detyruar keta te

181

Page 182: Dhjetor 2005

dalin jashte. Sipas kesaj deshmitareje, viktima nuk ka qene duke udhetuar ne makine, por ka qene duke ardhur ne kembe nga Vlora dhe kur ka pare veprimet e personave te armatosur ndaj udhetareve me makinen tip benz, eshte grindur me ta dhe per pasoje eshte goditur me arme zjarri prej tyre. Me pas ajo eshte larguar me te pandehurit nga vendngjarja, me makinen e te demtuarit Julian, te cilen e kane lene rruges, pasi kane vazhduar udhetimin me autobus per ne Vlore, duke marre me vete ne nje çante sportive armet e krimit dhe maskat. Ne Vlore ata i ka pritur personi i paidentifikuar me emrin Ilir me makinen fuoristrade te te pandehurit Leartiad.

Ne lidhje me sa me siper, jane akuzuar te pandehurit per kryerjen e vepres penale te vjedhjes, me pasoje vdekjen, te kryer ne bashkepunim, te parashikuar nga neni 141 i K.Penal.

Gjate gjykimit eshte konstatuar se dhe ne nje gjykim tjeter, kur te pandehurit jane akuzuar per nje episod vjedhjeje me arme, te kryer ne bashkepunim dhe me te tjere, ka qene po kjo deshmitare qe me theniet e saj, te marra ne seance sigurimi prove date 15.03.2001, i ka implikuar te pandehurit si autore te vepres penale, duke deklaruar se ishte vene ne dijeni te asaj vjedhjeje prej tyre. Ne perfundim te ketij gjykimi eshte pushuar çeshtja ndaj te pandehurve vendim ky qe eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Larte.

Gjykata e shkalles se pare Vlore me vendimin nr.193, date 23.10.2003, ka deklaruar fajtore te pandehurit Leartiad Keka dhe Fjodor Mezyraj per vepren penale te parashikuar nga nenet 141 dhe 25 te K.Penal duke caktuar per ta nje denim me 22 vjet burgim. Ky vendim eshte lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.261, date 01.10.2004.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, çmon se gjykata e apelit nuk ka respektuar kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale per çmuarjen e provave, qe do te çonte ne arritjen e nje konkluzioni te sakte dhe perfundimtar te saj mbi vertetesine dhe fuqine provuese te tyre ne lidhje me fajesine e te gjykuarve, per vepren penale per te cilen akuzohen. Çmuarja e provave eshte e lidhur organikisht me zgjidhjen e çeshtjes dhe gjetjen e se vertetes dhe kjo e fundit arrihet kur perfundimet e gjykates perputhen me realitetin. Ky konstatim behet ne baze te bindjes se brendshme, e cila duhet te mbeshtetet ne konkluzionet e nxjerra nga nje hetim i gjithaneshem dhe objektiv i çeshtjes, gjate te cilit te gjitha provat duhet t’i nenshtrohen verifikimit dhe saktesimit, ku secila prej tyre te mos vinte ne kontradikte me rrethanat e tjera te çeshtjes.

Ne rastin konkret, gjykata ne arritjen e konkluzionit per fajesine e te pandehurve eshte bazuar ne theniet e deshmitares Brunilda Habili, e cila dhe ne nje gjykim tjeter ka implikuar me deshmine e saj po keta te pandehur, per nje episod tjeter, gje qe nuk eshte marre parasysh nga Gjykata e Larte.

Gjykata, ne menyre te njeaneshme, ne dhenien e vendimit eshte bazuar ne theniet e kesaj deshmitareje, te cilat nuk perputhen me ato te te demtuarve. Nga ana e saj (deshmitares Brunilda) eshte deklaruar se ne momentin e ndodhjes se ngjarjes, ajo ka qene poshte ures, pozicion nga i cili, sipas mbrojtes, nuk mundesohet shikimi i saj. Ne lidhje me kete, pavaresisht se nga mbrojtesit e te pandehurve, si ne gjykimin ne gjykaten e shkalles se pare dhe ne ate te apelit eshte kerkuar kryerja e eksperimentit hetimor, gjykata me pa te drejte ka rrezuar kete kerkim, nderkohe qe kjo do te vertetonte mundesine e ndodhjes se ngjarjes objekt gjykimi.

Sa me siper, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se duhet prishur vendimi i Gjykates se Apelit Vlore dhe çeshtja duhet kthyer per rigjykim ne te, per kryerjen e eksperimentit hetimor te siperpermendur, duke riprodhuar deri ne ate mase qe eshte e mundur situaten origjinale ne te cilen ka ndodhur fakti ose qe mendohet se ka ndodhur ne ate menyre.

182

Page 183: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne nenin 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimi nr.261, date 01.10.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe kthimin e

çeshtjes per rigjykim ne Gjykaten e Apelit.

Tirane, më 14.12.2005

183

Page 184: Dhjetor 2005

Nr.798 i Regj.ThemeltarNr.847 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareAdrian Dvorani AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 14.12.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale me:

TË PANDEHURIT: SOKOL HOXHA

A K U Z U A R: Per vepren penale

te shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 1, 4, 5 te K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Fier me vendimin nr.164, datë 20.09.2004, ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Hoxha për veprën penale te shfrytezimit te prostitucionit ne rrethana renduese, me te mitur me dhune dhe ndaj nje personi qe shtyhet per te ushtruar prostitucion jashte shtetit, parashikuar nga neni 114/a pikat 1, 4, 5 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 (nente) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlore me vendimin nr.386, datë 10.12.2004, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.164, date 20.09.2004 te Gjykates se Rrethit gjyqesor Fier, persa i perket deklarimit fajtor te te pandehurit Sokol Hoxha dhe cilesimit juridik te vepres penale, si dhe shpenzimet gjyqesore.Ndryshimin e vendimit te mesiperm ne lidhje me masen e denimit ne kete menyre:Ne baze te nenit 114/a, pikat 1, 4, 5 te Kodit Penal, denimin e te pandehurit Sokol Hoxha me 7 (shtate) vjet burgim.Vuajtja e denimit te behet ne burgjet e zakonshme.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i gjykuari Sokol Hoxha, nepermjet avokatit te tij, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- Fakti per te cilin i pandehuri eshte akuzuar dhe denuar nuk ka ndodhur, pra nga ana e tij nuk eshte konsumuar figura e krimit te parashikuar nga neni 114/a e Kodit Penal.

- Ngjarja per te cilen eshte denuar i pandehuri ka te beje me nje grindje banale midis çiftit, te cilet edhe pse kane bashkejetuar per dy vjet kane konkretizuar martesen ligjore me date 26.03.2003, si rezultat i se ciles eshte dhe lindja e femijes Ersi Hoxha i datelindjes 11.04.2004, gje e cila provohet dhe me deshmite e vajzes dhe te babait te saj dhene para gjykates.

184

Page 185: Dhjetor 2005

- Si mund te mendosh se i pandehuri ka ushtruar dhune per ta shfrytezuar si prostitute, ate vajze me te cilen sot po jeton, madje qe nga martesa e tyre kane dhe nje djale, per me teper qe dhe bashkeshortja tregon qarte se perse eshte bere kallzimi dhe kush eshte e verteta ne kete rast, etj.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Besnik Imeraj, prokurorin Skender Breca, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

V Ë R E NSe vendimi nr.386, date 10.12.2004 i Gjykates se Apelit Vlore duhet te lihet ne fuqi,

mbasi eshte rrjedhoje e zbatimit drejt te ligjit material e procedural penal.Ka rezultuar e provuar se ne vitin 2001, i pandehuri Sokol Hoxha, banues ne fshatin

Dermenas eshte njohur me te mituren Aurora Xhafa po banuese ne Dermenas dhe i ka propozuar asaj per martese, propozim te cilin kjo e fundit e ka pranuar. Ne gusht te vitit 2001, e mitura Aurora Xhafa eshte zhvendosur ne banesen e te pandehurit dhe ka vazhduar te bashkejetoje me te. Pas rreth nje muaji, i pandehuri i ka shfaqur mendimin shtetases Aurora qe ajo te punonte si prostitute per llogari te tij ne Itali. Duke qene se ka hasur ne kundershtimin e saj, i pandehuri ka filluar te ushtroje dhune ndaj shtetases Aurora Xhafa, si fizike ashtu dhe psiqike, duke e goditur ne pjese te ndryshme te trupit me rrip pantallonash, elektrik dore e me duar si dhe duke mos e lene te shkonte tek prinderit e saj e duke e kanosur vazhdimisht qe te pranonte propozimin e tij. Ne keto rrethana dhune, shtetesja Aurora Xhafa eshte larguar fshehurazi, me daten 12.01.2002, rreth ores 05.00 dhe ka shkuar ne shtepine e saj, ku pas bisedave me prinderit e saj, ajo e shoqeruar nga babai i saj Agim Xhafa ka paraqitur kallzimin ne organin procedues.

Sipas provave shkresore te administruara ne dosje ka rezultuar se ne daten 30.05.2001, i pandehuri ka lidhur martese ligjore me shtetasen Esmeralda Driza dhe se jane shkurorezuar me vendimin gjyqesor nr.1389, date 14.11.2002.

Sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor nr.06, date 14.01.2002, rezulton se tek e demtuara Aurora Xhafa konstatohen kontuzion i kofshes se djathte dhe nje gjendje mbas nje dermishje te parakrahut te djathte dhe keto demtime mund te jene shkaktuar rreth 15 dite me pare.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ndryshe nga sa ka pretenduar ne rekurs i gjykuari, cmon se vleresimi i provave nga ana e Gjykates se Apelit Vlore eshte mbeshtetur ne kerkesat e neneve 149, 152, 112/3 dhe 428 te K.Pr.Penale.

I drejte eshte vendimi i gjykates se apelit edhe persa i perket kualifikimit ligjor te vepres dhe denimit te caktuar ndaj te gjykuarit.

Jane te pabazuara ne ligj pretendimet e te gjykuarit lidhur me heqjen dore prej tij nga kryerja e vepres penale dhe me faktin qe vepra ka mbetur ne fazen e tentatives.

Siç eshte provuar ne gjykim, nga ana e te gjykuarit jane bere te gjitha veprimet per te shtyre te demtuaren te ushtronte prostitucion dhe e demtuara nuk ka ushtruar prostitucionin jo sepse i gjykuari ka hequr dore por sepse vete e demtuara ka mundur te largohet fshehurazi nga banesa duke shkuar ne organet e policise per te bere kallzimin.

Po keshtu, nga vete permbajtja e pikes 5 te nenit 114/a te K.Penal, del e qarte se vepra penale nuk ka mbetur ne tentative por me veprimet e tij i gjykuari e ka kryer ate.

Duke perdorur ndaj te demtuares edhe dhune psikike e fizike, i gjykuari ka kerkuar qe ajo te pranonte per te shkuar ne Itali ku do te ushtronte prostitucion. Dispozita per te cilen eshte akuzuar dhe deklaruar fajtor i gjykuari Sokol Hoxha, per te konsideruar ne rrethana renduese shfrytezimin e prostitucionit kerkon qe ai te kryhet ndaj nje personi i cili shtyhet ose shtrengohet per te ushtruar prostitucion jashte territorit te Republikes se Shqiperise.

185

Page 186: Dhjetor 2005

Pra qe vepra te konsiderohet e kryer mjafton te provohet qe autori shtyn ose shtrengon te demtuaren per te ushtruar ne nje te ardhme prostitucion, veprime keto te kryera nga ky i gjykuar.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenjen ne fuqi te vendimit nr.386, date 10.12.2004 te Gjykates se Apelit Vlore.

Tirane, me 14.12.2005

186

Page 187: Dhjetor 2005

Nr.1252 i Regj. ThemeltarNr.848 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj AnetarShpresa Beçaj Anetare

ne seance gjyqesore, me date 14.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: AGIM SHEHI

A K U Z U A R:Per vepren penale

te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane, me vendimin nr.463, date 13.05.2003 ka vendosur:Deklarimin fajtor te te pandehurit Agim Shehi per vepren penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor dhe ne baze te nenit 290/2 te Kodit Penal denimin e tij me 5 vjet burgim.Ndalimin e te pandehurit te drejtoje automjetin per nje periudhe 3 vjeçare.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendimin nr.513, date 03.10.2003 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit penal nr.463, date 13.05.2003 te Gjykates se Rrethit Tirane.Ne zbatim te Nenit 59 te Kodit Penal urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim per pjesen e mbetur te tij me kusht per 4 vjet kohe.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin nr.216, date 28.04.2004 ka vendosur:Prishjen e vendimit nr.513, date 03.10.2003 te Gjykates se Apelit Tirane ne pjesen ku urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim per te gjykuarin Agim Shehi dhe lenien ne fuqi, teresisht, te vendimit nr.463, date 13.05.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Gjykata Kushtetuese e Republikes se Shqiperise, mbi kerkesen e te gjykuarit Agim Shehi, me vendimin nr.21, date 20.09.2005 ka vendosur:

Shfuqizimin si antikushtetues te vendimit nr.216, date 28.04.2004 te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte.Dergimin e çështjes per rishqyrtim ne Kolegjin Penal te Gjykates se Larte.

187

Page 188: Dhjetor 2005

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Tirane ka paraqitur rekurs Prokurori i Apelit, i cili ka kerkuar prishjen e ketij vendimi dhe lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane, duke parashtruar keto shkaqe:

- Gjykata e apelit arsyeton sipas citimeve te nenit 59 te Kodit Penal rrezikshmerine shoqerore te paket te autorit, kryerjen e vepres penale nga pakujdesia dhe rrethanat familjare te te pandehurit qe jane gjendja e dobet ekonomike, gjendja jo e mire shendetesore e tij, pasi ai eshte plagosur gjate aksidentit dhe qenia e djalit te tij te denuar me 4 vjet burgim.

- Keto rrethana jane marre parasysh dhe vleresuar nga gjykata e shkalles se pare duke dhene si mase denimi minimalen e sanksionit te dispozites.

- Vepra ka rrezikshmeri te madhe pasi ka sjelle pasoja te rrezikshme.- Gjykata nuk ka patur parasysh perhapjen e ketij krimi.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Shpresa Beçaj, prokurorin Artur Selmani, qe kerkoi

pranimin e rekursit, Av.Ilir Murati, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Tirane dhe si analizoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NNga aktet e ndodhura ne dosjen hetimore dhe gjyqesore, te shqyrtuara nga Gjykata e

faktit dhe e apelit Tirane ka rezultuar e provuar se, me date 21.11.2002, ne afersi te ures se Vores, i pandehuri Agim Shehi qe udhetonte ne drejtim Rinas-Vore eshte perplasur me mjetin Fiat qe drejtohej nga shtetasi Muhamet Shehi qe udhetonte ne drejtim Vore-Rinas. Nga aksidenti i ndodhur ka gjetur vdekjen shtetasi Muhamet Shehi, eshte plagosur rende shtetasi Ilirjan Memoci, si dhe eshte plagosur vete i pandehuri.

Sipas aktit te ekspertimit auto-teknik ka rezultuar se mjeti qe drejtohej nga i pandehuri ka devijuar korsine dhe eshte perplasur me mjetin perballe, ku ka sjelle dhe pasojat e renda. Gjate gjykimit i pandehuri e ka pranuar akuzen dhe eshte treguar i penduar dhe ka pretenduar se ne momentin e aksidentit ka patur çrregullime te tensionit.

Gjykata e rrethit gjyqesor Tirane ne perfundim te gjykimit ka arritur ne konkluzionin se i pandehuri ka shkelur nenet 139 e 141 te Kodit Rrugor dhe ka deklaruar fajtor ate per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/2 te K.Penal dhe e ka denuar me 5 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Tirane ka lene ne fuqi vendimin nr.463, date 13.05.2003 te gjykates se faktit dhe duke zbatuar nenin 59 te K.Penal ka urdheruar pezullimin e ekzekutimit te denimit me burgim per pjesen e mbetur te tij me kusht per 4 vjet kohe.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte Tirane, si shqyrtoi aktet ne dosje dhe shkaqet e rekursit, çmon se çeshtja objekt shqyrtimi nuk ka shkelje ligjore lidhur me kualifikimin ligjor te vepres penale dhe fajesine e te pandehurit. Kolegji Penal konstaton se vendimi nr.513, date 03.10.2003 i Gjykates se Apelit Tirane, vjen ne kundershtim me kerkesat e nenit 59 te K.Penal, ne pjesen ne te cilen urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim dhene per te gjykuarin Agim Shehi. Kjo per faktin se nga rrezikshmeria shoqerore e vepres dhe pasojave te renda te ardhura, neni 59 nuk kishte vend per t’u aplikuar, pasi ai eshte zbatuar ne kundershtim me vete permbajtjen e tij. Rrethanat lehtesuese te cituara ne vendim nga gjykatat jane marre parasysh ne dhenien e denimit me minimumin e sanksionit te parashikuar nga neni 290/2 te K.Penal. Ne favor te te pandehurit nga Gjykata e Apelit Tirane nuk eshte zbuluar ndonje rrethane e re lehtesuese e parashikuar nga neni 59 i K.Penal.

Ne rrethanat qe u pershkruan me lart, Kolegji Penal i Gjykates se Larte arriti ne perfundimin se zbatimi i nenit 59 te K.Penal nga Gjykata e Apelit Tirane eshte i gabuar.

188

Page 189: Dhjetor 2005

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne mbeshtetje te Nenit 441, germa "d" te K.Pr.Penale

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.513, date 03.10.2003, te Gjykates se Apelit Tirane per pjesen ku

urdherohet pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim per te gjykuarin Agim Shehi dhe lenien ne fuqi, teresisht, te vendimit nr.463, date 13.05.2003 te Gjykates se shkalles se pare Tirane.

Tirane, me 14.12.2005

189

Page 190: Dhjetor 2005

Nr.734 i Regj.ThemeltarNr.849 i Vendimit

VENDIMNË EMER TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Kristaq Ngjela KryesuesShpresa Beçaj AnëtareArdian Dvorani AnëtarBesnik Imeraj AnëtarSpiro Spiro Anëtar

në seancën gjyqësore të datës 14.12.2005, mori në shqyrtim çështjen penale që i përket:

TË PANDEHURIT: AUREL KOTE, i biri i Andreas, i dtl. 1977, banues në Korçë, i padënuar

A K U Z U A R:Për krimin e shfrytëzimit

të prostitucionit në rrethana rënduese, parashikuar nga neni 114/a, pika 5 e K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë Korçë, me vendimin nr.101, datë 07.04.2003, vendosi:Deklarimin fajtor të të pandehurit Aurel Kote për krimin e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese dhe, duke zbatuar nenin 114/a, pika 5, të K.Penal, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Korcë, me vendimin nr.135, datë 11.11.2004, vendosi:Prishjen e vendimit nr.101, date 07.04.2003 të Gjykatës së shkallës së parë Korçë dhe pushimin e gjykimit të çështjes ne ngarkim të të pandehurit Aurel Kote.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur rekurs, në Gjykatën e Lartë, prokurori i apelit me të cilin kërkon prishjen e tij dhe lenien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar:

- Vendimi i gjykatës së apelit vjen në kundërshtim me nenin 152 të K.Pr.Penale dhe pjesëmarrjen e prokurorit në çdo fazë gjykimi dhe procedimi. Gjykata nuk ka pranuar kërkesat e prokurorit për marrje të provave të reja apo rimarrje të tyre. Megjithëse Gjykata e Lartë ka deklaruar jo ligjor marrjen e deklaratës noteriale si provë e marrë në kundërshtim me ligjin, duke orientuar dëgjimin e dëshmitares në seancë gjyqësore, nuk e kufizoi marrjen e provave të tjera me vlere për vlerësimin edhe të kësaj dëshmie. Dëshmia e N. Cironakut në apel është dëshmi e detyruar që nuk përputhet me provat e tjera.

190

Page 191: Dhjetor 2005

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Spiro Spiro; prokurorin Artur Selmani, i cili kërkoi

prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E NGjatë shqyrtimit të akteve të procedimit penal që i përket të gjykuarit Aurel Kote u

konstatua se ai është dërguar për t'u gjykuar me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese, krim ky i parashikuar nga pika 5 e nenit 114/a të K.Penal. Me vendimin nr.101, datë 07.04.2004, të Gjykatës së shkallës së parë Korçë, ai u deklarua fajtor për këtë vepër penale dhe u dënua me 7 (shtatë) vjet burgim, vendim ky që u prish nga Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin nr.114, datë 17.10.2003 të saj, me të cilin u vendos pushimi i gjykimit të çështjes. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, që e mori në shqyrtim këtë çështje mbi rekursin e prokurorit, me vendimin nr.256, datë 19.05.2004, prishi vendimin e gjykatës së apelit, dhe ktheu aktet, për rishqyrtim, në po atë gjykatë, e cila mbas rishqyrtimit, me vendimin nr.135, datë 11.11.2004, të saj, vendosi përsëri prishjen e vendimit nr.101, datë 07.04.2003 të Gjykatës së shkallës së parë Korçë dhe pushimin e gjykimit të çështjes. Kundër këtij vendimi paraqiti rekurs, në Gjykatën e Lartë, Prokuroria e Apelit Korçë, duke parashtruar shkaqet e përmendura në pjesën hyrëse (kokën) të këtij vendimi për të cilat Kolegji Penal i kësaj gjykate çmon se janë në përputhje me kërkesat e dispozitës së nenit 432 të K.Pr.Penale dhe gjejnë pasqyrim në aktet e dosjes.

Bazuar në sa më sipër, si dhe në konstatimin se arsyetimi i gjykatës së apelit nuk është i plotë dhe i argumentuar në përputhje me urdhërimet e dispozitës së nenit 152, të K.Pr.Penale, ky Kolegj arriti në përfundimin se vendimi nr.135, datë 11.11.2004 i Gjykatës së Apelit Korçë duhet të prishet.

Kështu, është e vërtetë që Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, ndodhur përpara faktit që gjykata e apelit, në gjykimin e parë, në vendimin nr.114, datë 17.10.2003, të saj, kishte përdorur si prova dy deklarata të bëra nga e dëmtuara Nigera para noterit dhe mbi këtë bazë, prishi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me vendimin nr.256, datë 19.05.2004 të tij, e prishi atë vendim, duke vënë detyrë përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor me orientimin marrjen e kësaj prove sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Proçedurës Penale, por, po aq e vërtetë është edhe që orientimi i dhënë në këtë vendim, jo vetëm që nuk ndryshon qëndrimin konseguent të këtij Kolegji në lidhje me kuptimin, rëndësinë dhe vlerën provuese të procesverbalit të sigurimit të provës (përfshirë edhe atë të mbajtur më datë 11.11.2002 në Gjykatën e shkallës së parë Korçë për sigurimin e provës me të dëmtuarën Nigera), por edhe nuk i heq të drejtën gjykatës së apelit që rigjykon çështjen për të zbatuar detyrën që, në zbatim të urdhërimeve të dispozitës së nenit 427 të K.Pr.Penale, ajo ka për përsëritjen e plotë apo të pjesëshme, sipas kërkesës së palëve apo dhe kryesisht, (sipas çmimit të saj) të shqyrtimit gjyqësor të çështjes. Përkundrazi, ky Kolegj çmon se, meqënëse, në çështjen objekt gjykimi, ku mbas më shumë se një viti nga data që mban kallëzimi i të dëmtuarës dhe proçesverbali i mbajtur për sigurimin e provës me të, si dhe mbas rreth gjashtë muaj nga data e dhënies së vendimit nga gjykata e shkallës së parë, me të cilin i gjykuari është deklaruar fajtor dhe dënuar për veprën penale për të cilen akuzohet, (në kushtet kur ai ishte në mungesë, megjithëse me masë sigurimi arrest në burg) e dëmtuara, në deklaratat e paraqitura, kishte ndryshuar pjesërisht thëniet e mëparëshme të saj (vetëm përsa i përket momentit të përdorimit të shtrëngimit dhe dhunës nga i gjykuari, per të ushtruar prostitucion), gjatë realizimit të detyrës së vënë nga K.Penal i Gjykatës së Lartë, për ta pyetur atë, gjykata duhet t'ia nënështronte verifikimit të gjithanshëm thëniet e saj në lidhje, së pari, me vërtetësinë e tyre dhe, së dyti, me shkaqet dhe rrethanat që mund ta kene çuar atë në këto ndryshime. Shkaqet

191

Page 192: Dhjetor 2005

dhe rrethanat e kësaj natyre kanë qënë edhe arsyeja (ratio legis) që ligjvënësi ka parashikuar një kapitull të veçantë (kreun e VI: nenet 316 - 322) në Kodin e Proçedurës Penale per sigurimin e provës. Pikërisht me proçesin e këtij verifikimi kanë të bëjnë kërkesat e përsëritura të përfaqësuesit të prokurorisë gjatë gjykimit të çështjes në apel, të cilat, dy herë rradhazi, padrejtësisht, janë rrezuar nga gjykata dhe të cilat, duhen përmbushur, duke kryer veprimet e nevojshme procedurale, gjatë rigjykimit të çështjes.

Kolegji çmon se, në funksion të këtij verifikimi, shqyrtimi gjyqësor duhet zgjeruar edhe duke pyetur pjesëtarët e familjes prindërore të të dëmtuarës për dijeninë që ato kanë për rrethanat e lidhjes së saj me të gjykuarin; mënyrën dhe rrethanat e largimit të saj nga Shqipëria për në Itali e gjetkë; rreth burimeve të jetesës së saj kur ndodhej jashtë shtetit dhe kur vinte në Shqipëri; vërtetësisë së thënieve të saj, për ndihmën financiare (huatë) që ajo ka deklaruar se i jepej herë pas here etj. Veprime procedurale duhen bërë edhe për të verifikuar shkakun e kapjes, ndalimit për disa ditë dhe kthimit të saj nga policia italiane, duke pyetur autoritetet kompetente kufitare (Rinas) shqiptare dhe, po të jetë e nevojshme, nëpërmjet letërporosisë ndërkombëtare, edhe autoritetet italiane.

Përveç këtyre dhe veprimeve të tjera procedurale, të cilat do të çmohet e nevojshme se duhet të kryhen nga vetë gjykata që do të rigjykojë çështjen, vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet edhe vërtetësisë së deklarimeve të mëvonëshme të të dëmtuarës lidhur me marrëdhëniet aktuale të saj me të gjykuarin; vendqëndrimit të tij të tanishëm, qëndrimi ndaj fëmijës së lindur prej saj, rezultatet e të cilave edhe pse mund të mos kenë lidhje me akuzën, në rast deklarimi fajtor të tij, mund të shërbejnë si rrethana që duhet të merren parasysh, nga gjykata, në caktimin e dënimit.

Duke marrë shkas nga arsyetimi i gjykatës së apelit, e cila në vendimin nr.135, datë 11.11.2004 të saj, le të kuptohet sikur figura e krimit të shfrytëzimit të prostitucionit që parashikohet nga neni 114/a i K.Penal, nga ana objektive, përsa i përket mënyrës, kryhet vetëm kur ndaj të dëmtuarës është përdorur dhuna apo forma të tjera shtrëngimi për ta detyruar atë që të ushtroje prostitucion, Kolegji Penal, e gjen me vend që të sqarojë se, kjo vepër kryhet edhe pa përdorur dhunë, apo ndonje nga format e shtrëngimit. Kjo vepër mund të kryhet edhe me dëshirën apo vullnetin e lirë të femrës që prostituon, madje edhe me kërkesën e saj ndaj një personi tjetër për t'i siguruar kushtet e ushtrimit të prostitucionit, mjafton që ky i fundit të ketë përfitime financiare (ose përfitime në forma të tjera materiale) nga kjo veprimtari.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 441/"ç" të K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.135, datë 11.11.2004 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe kthimin e

akteve për rishqyrtim në po atë gjykatë, me trup gjykues tjetër.

Tiranë, më 14.12.2005

192

Page 193: Dhjetor 2005

Nr.676 i Regj. ThemeltarNr.864 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj AnetarShpresa Anetare

ne seancen gjyqesore te dates 21.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale qe i perket:

TË PANDEHURIT: ARJAN AZIZAJ

A K U Z U A R:Per vepren penale te vrasjes me dashje

dhe armembajtje pa leje. Baza Ligjore: Nenet 76 dhe 278/2 te K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqesor Berat, me vendimin nr.101, date 09.07.2004 ka vendosur:Te deklaroje te pafajshem te pandehurin Arjan Hazizaj per vepren penale te vrasjes me dashje dhe armembajtjes pa leje te parashikuara nga Nenet 76 dhe 278/2 te Kodit Penal.

Gjykata e Apelit Vlore, me vendimin nr.409, date 24.12.2004 ka vendosur:Lenien ne fuqi te vendimit nr.101, date 09.07.2004 te Gjykates se shkalles se pare Berat.

Kunder vendimit te Gjykates se shkalles se pare dhe vendimit te gjykates se apelit ka paraqitur rekurs prokurori i apelit, i cili ka kerkuar prishjen e vendimeve dhe gjykimin e çështjes ne fakt duke e deklaruar te gjykuarin fajtor, duke parashtruar keto shkaqe:

- Vendimi i gjykates se apelit eshte marre ne shkelje te dispozitave proçeduriale e sidomos ka mungese te theksuar arsyetimi per veprat penale te kryera nga i pandehuri.

- Gjykata ka mbivleresuar deshmine e Sulltana Shimes ne Gjykate dhe nuk ka marre parasysh faktin qe nena e viktimes Artimon Shima nderkohe ka qene dhe nena e te denuarit Albert Shima i cili eshte denuar pikerisht per vrasjen po ate dite edhe te vellait te te pandehurit Arjan Azizaj.

- Gjykata nuk ka patur ne vemendje te saj se personi qe erdhi ne banesen e viktimes kerkoi ne emer te denuarin Albert Shima, gje qe tregon per lidhjen qe ekziston ndermjet vrasjes se trefishte te kryer nga i denuari Albert Shima dhe vrasjes se kryer ndaj vellait te tij, viktimes Artimon Shima.

- Si ne gjykimin ne shkalle te pare dhe ne apel deshmitarja Sulltana Shima nuk percaktoi se nga cili person i pranishem gjate kqyrjes eshte orientuar dhe se si eshte bere ky orientim.

193

Page 194: Dhjetor 2005

- Gjykatat nuk marrin fare ne konsiderate deklarimet e bera gjate hetimit paraprak te deshmitarve Sulltana Shima dhe Kamber Shima edhe pse keto deklarime kane qene ne perputhje me shume prova te tjera te marra gjate hetimit sidomos te veprimeve te paperseritshme, nder te cilat kqyrjet dhe paraqitja per njohje.

- Gjykatat kane mbivleresuar deshmite e disa personave ne lidhje me pranine e te pandehurit ne spitalin e Poliçanit ne oren 16:30 kur ka ndodhur vrasja e viktimes Artimon, edhe pse keto deshmi jane bere shume kohe pas ngjarjes. Per me teper pas shume vitesh, keta deshmitare te pyetur e ndajne me minuta kohen e qenies se te pandehurit ne Poliçan me ate te vrasjes se viktimes.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtares Shpresa Beçaj, prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

pranimin e rekursit, mbrojtesin Av. Perlat Koçillari, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit Vlore dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe daten 13.07.1997, ne lagjen "30 vjetori" te qytetit te Beratit eshte vrare me arme zjarri

ne rrugen para shtepise se vet, shtetasi Artimon Shima.Mengjesin e asaj dite, vellai i tij Albert Shima eshte nisur ne drejtim te Skraparit per te

shperndare ftesat e dasmes se tij. Ne kthim, ne Poliçan ne nje lokal ne qender te qytetit, ne grindje e siper ka vrare me arme zjarri shtetasit Kastriot Azizaj (vellai i te gjykuarit Arjan Azizaj), Arjan Shmilli dhe Gezim Zaimi. Menjehere pas kryerjes se vepres se vrasjes, shtetasi Albert Shima eshte kthyer ne banesen e vet, u ka treguar familjareve per ngjarjen dhe pasi ka marre dy motrat e tij me te vogla eshte larguar nga banesa. Pas largimit te tij, ne shtepi kane mbetur prinderit e tij, Sulltana e Kamber Shima, motra Elvira dhe vellai i tij, viktima Artimon Shima.

Rreth 20 minuta pas largimit te shtetasit Albert Shima nga banesa, afer shtepise jane ofruar tre persona me nje autoveture "Benz" me ngjyre te murrme. Dy prej tyre kane qendruar ne nje distance jo te larget nga shtepia dhe njeri prej tyre i eshte afruar shtepise, i cili ka thirrur ne emer te shtetasit Albert Shima dhe nena e tij Sulltana Shima i eshte pergjigjur se ai nuk ndodhej. Nderkohe viktima Artemon duke mos degjuar prinderit e tij te cilet e kane ndaluar te dilte, u ka thene atyre se personi ne fjale eshte i njohuri i Bertit dhe ka dale ne rruge. Pasi jane grindur dhe kane shkembyer sharje, viktima eshte shkeputur dhe eshte kthyer per te hyre ne shtepine e tij, por pasi ka bere disa hapa eshte goditur me arme zjarri ne pjesen e pasme te shpines dhe eshte rrezuar per toke. Te nesermen eshte kryer varrimi i viktimes dhe disa ore pas varrimit shtepia e viktimes eshte rrethuar dhe kercenuar nga nje numur i madh njerezish te maskuar. Pjestaret e familjes se viktimes kane mundur te largohen tek fqinji i tij Bajram Kalemasi dhe me pas jane larguar jashte qytetit te Beratit te shoqeruar nga punonjesit e policise.

Prokuroria e Rrethit Berat, bazuar ne aktet e paraqitura nga Komisariati i Policise Berat, ka filluar proçedimi penal nr.101, date 22.10.1997 lidhur me vrasjen e shtetasit Arteman Shima. Ky proçedim eshte pezulluar per moszbulim te autorit dhe eshte rifilluar me date 10.01.2003, duke marre ne pergjegjesi penale shtetasit Arjan Azizaj dhe Besnik Veseli. Per shtetasin Besnik Veseli me pas eshte ndryshuar kualifikimi i vepres penale nga vrasje ne moskallzim krimi dhe perfundimisht çeshtja ne ngarkim te tij eshte pushuar per arsye se eshte amnistuar.

Me daten 07.09.2003, Prokuroria prane Gjykates se shkalles pare Berat ka paraqitur ne Gjykaten e shkalles se pare Berat kerkesen per proçedimin penal ne ngarkim te te pandehurit Arjan Hazizaj, akuzuar per vepren penale te vrasjes me dashje dhe te armembajtjes pa leje, parashikuar nga neni 76 e 278/2 te K.Penal.

194

Page 195: Dhjetor 2005

Gjykata e shkalles se pare Berat dhe e Apelit Vlore duke vleresuar provat e paraqitura nga mbrojtja dhe i pandehuri per alibine e ngritur, se ne momentin e ndodhjes se ngjarjes i pandehuri ka qene ne Poliçan dhe se nuk ka levizur prej aty kur ka ndodhur ngjarja, deri kur eshte shoqeruar per ne shtepi trupi i vellait te vrare, e kane shpallur perfundimisht te pafajshem te pandehurin Arjan Azizaj.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte si shqyrtoi aktet e fashikullit te hetimit dhe te dosjes gjyqesore, pretendimet e parashtruara ne rekurs nga ana e prokurorit, si degjoi pretendimet e paleve gjate shqyrtimit te çeshtjes, konstaton se vendimet e dy gjykatave jane marre ne zbatim te gabuar te ligjit penal dhe proçedurial per "çmuarjen e provave" te parashikuar nga neni 152 i K.Pr.Penale dhe "kundershtimin e deshmise", parashikuar nga neni 362 i K.Pr.Penale.

Kolegji Penal arrin ne kete konkluzion per shkaqet si me poshte:Organi i prokurorise per provimin e akuzes ne ngarkim te te pandehurit Arjan Azizaj u

eshte referuar provave te mbledhura ne hetimin paraprak siç jane, paraqitja per njohje, proçesverbalet qe tregojne rrethanat e hetimit te shtetasve Sulltana Shima, Kamber Shima, Besnik Veseli, pergjimit ambiental te kryer ne perputhje me dispozitat e K.Pr.Penale ndermjet te pandehurit dhe shtetasit Besnik Veseli. Gjithashtu me cilesine e proves nga organi akuzes jane paraqitur, proçesverbali per sigurimin e proves, proçesverbali i kqyrjes se vendit te ngjarjes, proçesverbali i rindertimit te vendit te ngjarjes, tabelat fotografike, akti i ekspertimit te kanatjeres se viktimes, shkresa e Drejtorise se Policise se Qarkut Berat, ku ne te cilen gjejne pasqyrim presioni dhe kercenimet qe i jane bere familjes se viktimes nga te afert te te pandehurit.

Mbrojtja, per hedhjen poshte te provave te paraqitura nga organi i hetimit dhe per vertetimin e alibise se ngritur prej tij, ka paraqitur me cilesine e deshmitareve, te aferm te dy viktimave te tjera dhe ish shefin e policise Poliçan, te cilet kane deklaruar para gjykates se, ne kohen qe ka ndodhur vrasja e viktimes Artemon Shima, i pandehuri ka qene ne spitalin e Poliçanit dhe se nuk ka levizur prej aty deri kur ka marre dhe derguar ne shtepi trupin e vellait te vrare. Gjithashtu mbrojtja ka insistuar ne ripyetjen e deshmitares Sulltana Shima - (nderkohe qe ishte bere sigurimi i proves per kete shtetase sepse organi akuzes kishte te dhena nga Drejtoria e Policise se Qarkut Berat se ajo ishte nen kercenim dhe presion nga te afermit e te pandehurit) - dhe gjykata ka pranuar kerkesen e saj per ripyetjen e nenes se viktimes dhe kjo ka ndryshuar theniet ne seancen e dates 14.04.2004.

Nga provat e mbledhura nga organi i hetimit ne hetimet paraprake dalin te dhena per implikimin e te pandehurit Arjan Azizaj ne kryerjen e vrasjes se viktimes Artemon Shima. Keto prova te administruara ne dosjen hetimore dhe ne kerkesen per gjykim del se kane lidhje organike midis tyre.

Nga administrimi ne dosje i shkreses se Drejtorise se Policise se Qarkut Berat, del se gjykata ishte ne dijeni se familjareve te viktimes u ishte bere presion, duke u kercenuar per vrasje, nga vjehrri i te pandehurit dhe djemte e tij, qe sipas kesaj shkrese ata rezultonin si persona shoqerisht te rrezikshem. Kjo shkrese mban daten 03.02.2003 dhe eshte e administruar ne faqen 4 te dosjes hetimore dhe ka qene kjo shkak qe ka detyruar prokurorine te bej kerkesen per sigurimin e proves para gjykates per deshmitaren Sulltana Shima.

Referuar te dhenave per vleresimin e pergjimit, del qe transkiptimi perputhet me te gjitha rrethanat e pasqyruara ne provat e paraqitura para gjykates nga organi akuzues, si me paraqitjen per njohje qe i eshte bere ku i pandehuri pranon se nena e viktimes e ka njohur duke i thene se ky eshte vrasesi i djalit te saj, gje qe me pas kundershtohet nga kjo deshmitare, pasi eshte vene nen presion. Ne transkriptim del edhe perputhja e rrethanave me deklarimet e deshmitarit Besnik Veselaj te dhena ne proçesverbalin e dates 9 janar 2003, si dhe shume rrethana te tjera te pasqyruara nga provat e administruara.

Si gjykata e faktit edhe e apelit, ne vendimet e tyre per rrezimin e akuzes dhe shpalljen e te pandehurit Arjan Azizaj te pafajshem, u jane referuar deshmive te deshmitareve te paraqitur nga mbrojtja per te provuar alibine e ngritur dhe kane mbivleresuar shpjegimet e deshmitareve

195

Page 196: Dhjetor 2005

Sulltana e Kamber Shima, Etleva e Aviator Hebibasi, Besnik Veseli te bera ne gjykaten ku kane dhene shpjegime te ndryshme nga ato te paraqitura nga organi akuzes.

Duke vepruar ne kete menyre, Kolegji Penal çmon se, gjykatat nuk kane zbatuar kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale per çmuarjen e provave duke percaktuar me objektivitet vertetesine dhe fuqine provuese te tyre mbas nenshtrimit te shqyrtimit te tyre ne teresi.

Gjithashtu gjykatat ne shqyrtimin e çeshtjes nuk kane mbajtur parasysh urdherimet e pikes 3 dhe 4 te nenit 362 te K.Pr.Penale.

Per shkak te rendesise si prove te pergjimit ambjental, gjykata ishte e detyruar te pranonte kerkesen e prokurorit per te marre nga Drejtoria e Policise dhe zyra perkatese qe kishte zbatuar vendimin e gjykates per kryerjen e pergjimit, per te vene ne dispozicion shiritin origjinali ne kushtet kur kaseta nuk arrihej te degjohej.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/"ç" te Kodit te Proçedures Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.409, date 24.12.2004 te Gjykates se Apelit Vlore dhe vednimit

nr.101, date 09.07.2004 te Gjykates se rrethit gjyqesor Berat dhe kthimin e akteve per rishqyrtim ne gjykaten e rrethit

Tirane, me 21.12.2005

196

Page 197: Dhjetor 2005

Nr.782 i Regj.ThemeltarNr.865 i Vendimi

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareAdrian Dvorani AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.12.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale me:

TË PANDEHURIT: ARTAN PJETRI

A K U Z U A R: Për kryerjen e veprës penale të

"Vjedhjes me armë" të mbetur në tentativë dhe “mbajtjes pa leje të armëve të gjahut”,

parashikuar nga nenet 140, 22, 280, 25 të K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr.48, date 23.12.2004 ka vendosur:

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Artan Pjetri, për veprën penale të "vjedhjes me armë të mbetur në tentativë" dhe "mbajtjes pa leje të armëve të gjahut", parashikuar nga nenet 140-22 dhe 280-25 të K.Penal.Urdhërohet lirimi i menjëhereshëm i të pandehurit.

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë me vendimin nr.8, date 08.02.2005 ka vendosur si më poshtë:

Lënien në fuqi të vendimit nr.48, date 23.12.2004 të Gjykatës së shkallës së parë për Krime të Rënda Tiranë.

Kundër ketij vendimi ka bërë rekurs Prokurori Apelit për Krime të Rënda Tiranë për shkaqet:

- Gjykatat kanë gabuar duke mos vlerësuar si provë proces verbalin e datës 21.01.2004 të paraqitjes për njohje.

- Gjykatat kanë gabuar në vlerësimin si provë të dëshmisë së të dëmtuarit që jep karakteristikat e autorit që përputhen me të pandehurin.

- Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tirane, ka gabuar në arësyetimin se procesverbali i paraqitjes për njohje në kuptim të nenit 171/1 dhe 172/2 e K.Pr.Penale, nuk mund të përdoret si lloj prove për shkak se nuk është marrë në prani të gjykatës dhe nuk është realizuar nëpërmjet njohjes fizike të personit.

- Arsyetimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tirane se "njohja me anë të fotografisë" formon prove jotipike, nuk ka bazë ligjore.

197

Page 198: Dhjetor 2005

- Nuk është vlerësuar drejt në harmoni me provat e tjera rrëzimi i alibisë së të gjykuarit që ditën e ngjarjes është ndodhur në fshatin Bugjan të rrethit Pukë.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË pasi degjoi relaconin e gjyqtarit Besnik Imeraj, prokurorin Bujar Sheshi, qe kerkoi

prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, av.Gj.Brunga, qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

V Ë R E NSe vendimi nr.8, date 08.02.2005 i Gjykates se Apelit per Krime te Renda Tirane duhet te

lihet ne fuqi edhe pse Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon te gabuar pjesen arsyetuese te tij.Ka rezultuar se me date 20.02.2004 rreth orës 19.00 i dëmtuari Musli Shala sëbashku me

shokun e tij Xhelal Istrefi janë nisur nga Durrësi me makinën e të parit, për të shkuar në fshatin Qerret.

I dëmtuari Musli Shala ka ndaluar makinën në vendin e quajtur "4 rrugët e Fllakës" pasi ka parë dy persona në këmbë. Ndërkohë njëri nga ta është afruar te xhami i makinës, i ka drejtuar një armë pistoletë duke i thënë "shpejt paret". Nderkohe qe i dëmtuari Musli Shala, ka hapur derën për të dalë jashtë, personi i panjohur me pistoletë i ka thirrur shokut të tij "Qëllo". Tjetri i cili ndodhej më larg dhe mbante një armë gjahu ka qëlluar në drejtim të të dëmtuarit, duke e plagosur atë. Për këtë ngjarje është dyshuar i pandehuri Artan Pjetri.

I gjykuari në date 26.02.2004 është dorëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës. Prova kryesore në të cilën është mbështetur Prokuroria, është proces verbali i njohjes me fotografi në të cilën i dëmtuari ka identifikuar si autor të ngjarjes të pandehurin Artan Pjetri. Ndërsa në seancë gjyqësore i dëmtuari nuk ka qenë i sigurt në identifikimin e tij.

Nga ana e saj mbrojtja ka pretenduar se i pandehuri Artan Pjetri nga data 09.02.2004 deri në date 26.02.2004 ka qenë në fshatin Bugjon-Pukë, alibi e cila eshte provuar gjate gjykimit te ceshtjes pas shpjegimeve te dhena nga disa deshmitare te kerkuar nga mbrojtja.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte gjen te bazuara ne ligj vendimin nr.8, date 08.02.2005 te Gjykates se Apelit per Krime te Renda dhe vendimin nr.48, date 23.12.2004 i Gjykates se shkalles se pare per Krime te Renda. Ne dhenien e ketyre vendimeve gjykatat kane zbatuar drejt kerkesat e nenit 3, 152 dhe 379 e vijues te K.Pr.Penale, duke ja nenshtruar shqyrtimit çdo prove dhe duke i çmuar ato sipas bindjes se formuar pas shqyrtimit te tyre ne teresi.

Por ndryshe nga sa aresyeton ne vendim e saj Gjykata e Apelit per Krime te Renda lidhur me paperdorshmerine si prove te proces verbalit per paraqitje per njohje te dates 21.02.2004, Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ky proces verbal ne kuptim te kerkesave te nenit 149 te K.Pr.Penale eshte prove.

Ai ben fjale per nje rrethane qe lidhet me vepren penale, qe eshte marre prej burimeve te parashikuara ne ligjin procedural penal ne perputhje me rregullat e caktuara prej tij dhe sherben per te vertetuar kryerjen ose jo te vepres penale nga i gjykuari Artan Pjetri.

Sipas kerkesave te nenit 172 te K.Pr.Penale, organi procedues ka mundur te zhvilloje me ane te fotografive paraqitjen per njohje te te gjykuarit Artan Pjetri para deshmitarit Musli Shala.

Nderkohe qe Gjykata e shkalles se pare per Krime te Renda, ne çmuarjen e kesaj prove ka arsyetuar me te drejte se ajo nuk mbeshtetet ne provat e tjera duke mos i dhene asaj vlere te paracaktuar, Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka konkluduar se kjo paraqitje per njohje eshte prove e paperdoreshme pasi nuk eshte marre para gjykates. Perfundimi i arritur nga kjo gjykate se paraqitja per njohje behet vetem perpara gjykates eshte i gabuar dhe ne kundershtim me ligjin.

Gjykata e Apelit per Krime te Renda ka bere nje interpretim te thjeshte gramatikor te paragrafit te pare te nenit 172 te K.Pr.Penale duke mos vleresuar ne teresi kuptimin e proves dhe

198

Page 199: Dhjetor 2005

rregullat e marrjes se saj. Kodi i Procedures Penale jo pa qellim eshte i ndare ne Tituj e Krere, te cilat sipas rastit rregullojne institute te posacme te procedimit penal, por qe gjithsesi ato jane institute te lidhura organikisht me njera tjetren dhe vecimi i tyre artificialisht çon ne kuptim te gabuar te ligjit dhe ne ndonje rast edhe per probleme parimore qe lidhen me vete procedimin penal.

Prova dhe menyra e marrjes se saj jane rregulluar kryesisht ne titullin e IV te K.Pr.Penale ne te cilin percaktohen se ç’kuptojme me prove, kush eshte objekti i te provuarit, si merret ajo dhe kush jane rregullat qe duhet te çojne ne perfundim gjykaten lidhur me çmuarjen e proves. Po te ecet me tej ne dispozitat e ketij titulli, ligjvenesi ka percaktuar se kush jane llojet e provave sipas te cilit ne to hyjne deshmia, ballafaqimet, eksperimentet, provat materiale e te tjera sic eshte njohja e rregulluar ne seksionin e katert te ketij titulli. I gjithe ky korpus normash prej afro 100 dispozitash percakton rregullat se si vepron organi qe merr proven me qellim qe ajo te jete e vlefshme si e tille per te arritur ne perfundime lidhur me faktet e ndodhura ne nje ceshtje penale. Ligjvenesi ka perdorur ne te gjitha keto dispozita termin "organi procedues" me qellim qe te tregoje se keto rregulla zbatohen nga te gjitha organet e procedimit penal kur ato marrin nje prove, perfshi edhe njohjen e sendeve apo personave.

Sipas Kodit te Procedures Penale, hetimin paraprak e realizon prokuroria dhe policia gjyqesore dhe se jane keto organe te procedimit penal qe kane detyrimin, ne kete faze te procedimit, te zbatojne dispozitat e ketij Kodi lidhur me marrjen e proves. Megjithate, prova merr edhe gjykata gjate shqyrtimit gjyqesor dhe ne kete rast, ne kete faze te procedimit qe tashme nuk eshte ajo e hetimit paraprak, gjykata ka te njejtin detyrim si organi procedues te zbatoje rregullat e percaktuara ne titullin e katert te K.Pr.Penale.

Edhe pse ligjvenesi ne fjaline e trete te paragrafit te pare te nenit 172 te K.Pr.Penale ka perdorur fjalen gjykata, eshte e gabuar te arrihet ne perfundimin se paraqitja per njohje behet vetem ne gjykate. Nje perfundim i tille do te prishte tere strukturen e procedimit penal dhe te pavaresise se organeve per te kryer veprimtarine e tyre proceduriale ne perputhje me ligjin dhe me vete kuptimin e procedimit penal. Kjo dispozite duhet kuptuar ne kete menyre vetem atehere kur paraqitja per njohje behet para gjykates dhe nuk ka asnje rregullim te metejshem qe te ndaloje policine gjyqesore apo prokurorin te kryej te njejtin veprim. Njohja si veprimtari hetimore, qe nga dispozita e nenit 171 e deri tek ajo e nenit 175, i referohet ne menyre te shprehur organit procedues, ashtu sikurse Kodi ne teresine e vet, i referohet organit procedues per marrjen e te gjitha provave te tjera. Interpretimi i ngushte dhe semplifist i dispozites te çon ne perfundime te gabuara. Sipas interpretimit llogjik dhe sistematik te normave te Kodit te Procedures Penale nuk mund te arrihet ne perfundimin e gabuar se njohja si nje nga provat, mund te merret vetem ne gjykate edhe pse çeshtja akoma eshte ne fazen e hetimit paraprak. Ligjvenesi, kur ka dashur te beje nje rregullim te tille, ka shprehur ne menyre eksplicite se si veprohet qe prova te merret nga gjykata edhe pse ceshtja nuk eshte ne gjykim. Ne titullin e VI-te, ligjvenesi ka percaktur rastet se kur mund te sigurohet prova ne gjykate edhe pse ceshtja eshte ne fazen e hetimit paraprak dhe ne nenin 316/dh ka percaktuar se sigurimi i proves behet “...ne nje paraqitje per njohje, kur per arsye te vecanta nuk mund te shtyhet veprimi deri ne shqyrtimin gjyqesor". Pra ndryshe nga sa ka aresyetuar Gjykata e Apelit per Krime te Renda rezulton se paraqitja per njohje, kur nuk ekzistojne rastet e sigurimit te proves, behet nga organi procedues ne fazen e hetimit paraprak, respektivisht, prokurori apo oficeri i policise gjyqesore. Ky perfundim del edhe nga permbajtja e pikes 1 te nenit 151 te K.Pr.Penale ne te cilen shprehimisht eshte percaktuar se "gjate hetimeve paraprake provat merren nga organi qe procedon sipas rregullave te caktuara ne kete Kod.

199

Page 200: Dhjetor 2005

Po keshtu, Kolegji Penal i Gjykates se Larte i terheq vemendjen Gjykates se Apelit per Krime te Renda qe ne arsyetimin e vendimeve te mos perdoren shprehje te paparashikuara ne ligjin material e procedural penal, sic jane "parimi i mostaksativitetit te llojit te proves" apo "... njohje e formes tipike apo jotipike" te perdorura ne vendimin nr.8, date 08.02.2005 te asaj gjykate.

Edhe pse me keto verejtje ndaj pjeses aresyetuese te vendimit te Gjykates se Apelit per Krime te Renda, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ky vendim duhet te lihet ne fuqi, mbasi zgjidhja qe i eshte dhene ceshtjes eshte teresisht e bazuar ne ligj.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/a te K.Pr.Penale,

V E N D O S ILenjen ne fuqi te vendimit nr.8, date 08.02.2005 te Gjykates se Apelit per Krime te

Renda Tirane.

Tirane, me 21.12.2005

200

Page 201: Dhjetor 2005

Nr.1115 i Regj.ThemeltarNr.866 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.12.2005, mori ne shqyrtim ceshtjen penale qei perket:

TË PANDEHURIT: PELLUMB ZAJAKU

A K U Z U A R: Per vepren penale te plagosjes se rende me dashje

te parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.

Gjykata e shkallës së parë Librazhd, me vendimin nr.70, datë 19.10.2004, ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit Pellumb Zajaku, për veprën penale te plagosjes se rende me dashje, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pese) vjet burgim.

Gjykata e Apelit Durres me vendimin nr.185, datë 30.05.2005, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimit nr.70, date 19.10.2004, te Gjykates se rrethit gjyqesor Librazhd.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i gjykuari duke kerkuar prishjen e vendimit te gjykates se apelit me arsyetimin se:

- Nga gjykata nuk jane respektuar kerkesat e nenit 426 te K.Pr.Penale, per njoftimin e te pandehurit pasi nuk i eshte derguar fletethirrje ne familjen e tij, gje qe sipas percaktimit te nenit 426/1 te K.Pr.Penale dhe vendimit nr.1, date 15.02.2001 te Kolegjeve te Bashkuara te Gjykates se Larte, sjell pavlefshmerine e vendimit.

- Akti i ekspertimit eshte absolutisht i pavlefshem, pasi vendimi per kryerjen e tij nuk eshte firmosur as nga i pandehuri e as nga avokati i tij, madje dhe thirrja e tij ne gjykate nuk e sqaron perfundimisht te verteten pasi ai nuk munjd te dali kurrsesi kundra vetvetes.

- I pandehuri eshte vene ne dijeni te vendimeve te denimit te tij vetem me date 22.06.2005, kur dhe ka hartuar prokuren dhe megjithe kerkesen e mbrojtesit per kryerjen e riekspertimit nga ana e te dy gjykatave nuk eshte pranuar nje kerkese e tille, edhe se ne ekspertimin e pare nuk jane sqaruar se cilat demtime jane konstatuar qe vepra te klasifikohet sipas nenit 88 te Kodit Penal.

201

Page 202: Dhjetor 2005

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTË pasi degjoi relatimin e gjyqtarit Besnik Imeraj, Prokurorin Skender Breca, qe kerkoi

lenjen ne fuqi te vendimit te gjykates se apelit, Av. A. Prekaj, qe kerkoi prishjen e vendimit te gjykates se apelit, si dhe pasi shqyrtoi ne teresi ceshtjen,

V Ë R E NSe vendimi nr.185, date 30.05.2005 i Gjykates se Apelit Durres, duhet te prishet dhe

ceshtja te kthehet per rigjykim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.Sic ka rezultuar ne gjykim, i demtuari Avni Pecaku kishte prere disa dru ne vendin e

quajtur "Liras", te fshatit Stravaj. Nje pjese te tyre i kishte marre i pandehuri Pellumb Zajaku dhe ia kishte shitur nje shoferi nga Pogradeci. Pasi eshte vene ne dijeni, i demtuari i ka kerkuar llogari te pandehurit se perse i kishte marre drute, ndersa ky i fundit i eshte pergjigjur se do te te jap leket, ku dhe pas insistimit te te demtuarit, i pandehuri i ka thene se leket do ti jap me vone.

Te nesermen, me date 22.07.2003, rreth ores 20.30, i demtuari ka qene se bashku me deshmitarin Isuf Bedeli dhe nje person tjeter duke pire kafe ne lokalin e shtetasit Pellumb Korça, po ne fshatin Stravaj. Nje femije ka ardhur dhe e ka thirrur te demtuarin Avni, duke i thene se e kerkonte i pandehuri Pellumb jashte lokalit. Sapo i demtuari ka dale jashte per ta takuar, i pandehuri nxjerr thiken qe mbante me vete dhe e godet ne ije afer barkut duke i thene "ai gjete leket". I demtuari Avni bie ne toke, ndersa i pandehuri largohet menjehere nga vendi i ngjarjes, ndersa te demtuarin e dergojne ne spitalin e Librazhdit, ku i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.

Sipas aktit te ekspertimit mjeko-ligjor nr.84, date 24.07.2003, ne trupin e te demtuarit eshte konstatuar nje plage prerese shpuese 3-4 cm, penetruese, ne rajonin e barkut me demtime te zorres se trashe, demtim i cili hyn ne kategorine e demtimeve te renda, pasi ka qene e rrezikshme ne çastin e shkaktimit.

Hetimi dhe gjykimi i ceshtjes eshte zhvilluar ne mungese te te gjykuarit Pellumb Zajaku, i cili me vendimin nr.70, date 19.10.2004 te Gjykates se Rrethit Librazhd, eshte deklaruar fajtor dhe denuar sipas nenit 88 te K.Penal, vendim qe eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durres.

Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmon se ne marrjen e vendimit nr.185 date 30.05.2005 nga Gjykata e Apelit Durres nuk jane respektuar dispozitat proceduriale qe rregullojne menyren dhe formen e njoftimit te te pandehurit prandaj ky vendim duhet te prishet dhe ceshtja te kthehet per rigjykim.

I gjykuari Pellumb Zajaku eshte banor i fshatit Stravaj te rrethit Librazhd, adrese ne te cilen edhe pse ka qene e ditur nga Gjykata e Apelit Durres, nuk rezulton te jete bere njoftimi i te gjykuarit per daten e gjykimit.

Ky detyrim rrjedh nga permbajtja e neneve 141/1 dhe 140/1 te K.Pr.Penale nderkohe qe ne kuptim te kerkesave te nenit 143/ç te ketij kodi, njoftimet e bera per gjykimin e kesaj ceshtje nga ana e Gjykates se Apelit Durres jane te pavlevshme. Kjo pavlevshmeri sipas nenit 128/c te K.Pr.Penale sjell edhe pavlefshmerine e vendimit te asaj gjykate.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, bazuar ne kerkesat e nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S IPrishjen e vendimit nr.185, date 30.05.2005 te Gjykates se Apelit Durres dhe kthimin e

akteve per rishqyrtim ne po ate gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 21.12.2005

202

Page 203: Dhjetor 2005

Nr.977 i Regj. ThemeltarNr.867 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesShpresa Beçaj AnetareSpiro Spiro AnetarBesnik Imeraj AnetarArdian Dvorani Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.977 Akti, qe i perket:

TË PANDEHURIT: Qirjako Martiko, mbrojtur nga avokat Agim Muço

A K U Z U A R:Për kryerjen e veprës penale

të "Fallsifikimit të dokumenteve", parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

Gjykata e Rrethit gjyqësor Sarandë, me vendimin nr.17, date 09.02.2005 ka vendosur:Deklarimin fajtor të të pandehurit Qirjako Martiko, për kryerjen e veprës penale të "Fallsifikimit të dokumenteve", parashikuar nga neni 186/1 të K.Penal dhe dënimin e tij me 4 muaj burgim.Deklarimin e fallsifikuar të vendimit të Këshillit të Bashkisë Sarandë, në formularin tip nr.5, datë 12.12.1997, lëshuar në favor të shtetases Alketa Papagjika.

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.41, date 12.04.2005 ka vendosur si më poshtë:

Ndryshimin e vendimit nr.17, datë 09.02.2005 të Gjykatës së rrethit Sarandë në këtë mënyrë:Deklarimin fajtor të të pandehurit Qirjako Martiko, për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës", parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 muaj burgim.Vuajtja e dënimit për të pandehurin, do të fillojë nga data e ekzekutimit dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Kundër vendimit nr.41, date 12.04.2005, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër ka bërë Rekurs i pandehuri Qirjako Martiko për shkaqet:

- Vendimi i Gjykatës së Apelit Gjirokastër duhet të ndryshohet, për sa i përket masës së dënimit.

- Ne pranuam që në fillim të gjykimit, se firma është e jonë dhe njëkohësisht pranojmë se është një pakujdesi e theksuar.

203

Page 204: Dhjetor 2005

- Firmosja e këtij vendimi nuk është bërë për qëllime fitimi.- Përgjegjësia i bie më shumë atij që mbushi formularin dhe konkretisht punonjësit të

urbanistikës se sa të pandehurit Qirjako Martiko.- Kërkojmë aplikimin e nenit 59 të K.Penal ose dënimin me gjobë për Qirjako Martiko.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokuroren Ermira Bakalli, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit, mbrojtesin av. Agim Muço, qe kerkoi denimin me gjobe dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NMe vendimin nr.41, date 12.04.2005 Gjykata e Apelit Gjirokaster ka ndryshuar vendimin

e Gjykates se Rrethit gjyqesor Sarande me te cilin ishte deklaruar fajtor e denuar i gjykuari Qirjako Martiko per vepren penale te fallsifikimit te dokumeteve, parashikuar nga neni 186/1 i K.Penal, duke e deklaruar fajtor per vepren penale te shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 i K.Penal dhe denuar me 3 (tre) muaj burgim.

Arsyetohet ne vendimin e gjykates se apelit (sikurse dhe ne ate te rrethit) se, i gjykuari Qirjako Martiko, duke qene me detyren e nenkryetarit te Bashkise se qytetit te Sarandes, ne kundershtim me permbushjen e rregullave te detyres, ka neneshkruar vendimin e Keshillit Bashkiak nr.05, date 12.12.1997, vendim ky qe rezulton se, nuk eshte marre nga ai keshill. Me vendimin e nenshkruar nga i gjykuari i jepej shesh ndertimi shtetases Alketa Papagjika, ne nje kohe qe per te njejtin vend kishte marre dokumentet perkatese shtetesja Eralda Kadena. Fakti i mesiperme provohet ne dokumentet e administruara gjate procedimit si studimi urbanistik i miratuar nga K.Rr.T. te rrethit Sarande nr.01, date 01.06.1998 (d.m.th. gjashte muaj mbas leshimit e nenshkrimit te vendimit nga i gjykuari per dhenien e sheshit te ndertimit Alketa Papagjikes). Kjo, sepse, ne baze te ligjit te kohes per urbanistiken studimet urbanistike, i paraprijne vendimeve te Keshillave Bashkiake per ndarjen e shesheve te ndertimit.

Gjithashtu nga verifikimi i vendimeve te marra dhe proçesverbaleve te mbajtura ne Keshillin Bashkiak, nuk rezulton qe te jete trajtuar e vendosur per ndonje kerkese te shtetases Alketa Papagjika.

Ne keto rrethana, provohet se i gjykuari, me dashje, ka kryer veprime qe pengojne zbatimin e ligjit nga ai si person i ngarkuar me funksion shteteror duke shkaktuar pasoja te renda qe vene ne dyshim funksionimin normal te organeve lokale te pushtetit dhe kane cenuar interesat e ligjshme te shtetasve e, per pasoje, vendimi ne pjesen qe ben fjale per deklarimin fajtor te te gjykuarit duhet te lihet ne fuqi.

Por, lidhur me llojin e denimit te dhene ndaj te gjykuarit Qirjako Martiko, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, çmon se duhet te ndryshohet. Ne dhenien e denimit me burgim gjykata e apelit arsyeton se, ka parasysh rrezikshmerine e vepres, te autorit, rrethanat e ngjarjes e shkallen e fajesise. Ky Kolegj, ka parasysh rrezikshmerine e paket te te gjykuarit, faktin qe pranohet akuza ndonese si e kryer nga pakujdesia, kohen e gjate qe ka kaluar nga kryerja e vepres penale (qe ne vitin 1997), qe i gjykuari nuk ka patur precedente penale e mundesine e riedukimit pa qene nevoja e izolimit me burgim.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/a, b te K.Pr.Penale,

204

Page 205: Dhjetor 2005

V E N D O S I Lenien ne fuqi te vendimit nr.41, date 12.04.2005 te Gjykates se Apelit Gjirokaster persa

i perket deklarimit fajtor te te gjykuarit Qirjako Martiko per vepren penale te shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 i K.Penal (para ndryshimeve te bera me ligjin nr.8733, date 24.01.2001).

Ndryshimin e vendimit per llojin e denimit duke e denuar te gjykuarin Qirjako Martiko me 200.000 (dyqindmije) leke gjobe.

Gjoba te paguhet brenda dates 31.12.2006

Tirane, me 21.12.2005

205

Page 206: Dhjetor 2005

Nr.851 i Regj. ThemeltarNr.876 i Vendimit

VENDIMNË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Penal i Gjykates se Larte i perbere nga:

Kristaq Ngjela KryesuesSpiro Spiro AnetarShpresa Beçaj AnetareArdian Dvorani AnetarBesnik Imeraj Anetar

ne seancen gjyqesore te dates 21.12.2005, mori ne shqyrtim çeshtjen penale nr.851, qe i perket:

TË PANDEHURIT: KUJTIM BASHKURTI, mbrojtur nga avokat Gani Dizdari

A K U Z U A R: Per vepren penale te vrasjes

me paramendim ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje,

parashikuar nga nenet 78-25, 278/2 te K.Penal.

Gjykata e shkallës së parë per Krimet e Renda Tirane, me vendimin nr.4, datë 18.01.2005 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Bashkurti për veprën penale te vrasjes me paramendim, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 78 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 20 (njezet) vjet burgim.Deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Bashkurti për veprën penale te mbajtjes pa leje te armeve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.Ne bashkim te denimeve ne mbeshtetje te nenit 55 te Kodit Penal e denon te pandehurin Kujtim Bashkurti me 20 (njezet) vjet burgim.

Gjykata e Apelit per Krimet e Renda, me vendimin nr.12, datë 10.03.2005, ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.4, date 18.01.2005 te Gjykates se shkalles se pare per Krimet e Renda Tirane, me saktesimin e meposhtem ne paragrafin e pare te tij:Deklarimin fajtor të të pandehurit Kujtim Bashkurti për veprën penale te vrasjes me paramendim, kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 78 e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 20 (njezet) vjet burgim.

Kundër këtij vendimi ka bërë rekurs i gjykuari, nepermjet avokatit te tij, i cili parashtron këto shkaqe për prishjen e tij:

- 1. Te dy vendimet jane te padrejte e rezultat i zbatimit te gabuar te ligjit procedurial, atij penal dhe rezultat i vleresimit te njeanshem dhe te gabuar te provave, pasi e vetmja prove

206

Page 207: Dhjetor 2005

qe pretendohet se eshte shenja e gishtit e te pandehurit ne natribanin mbeshtjelles, duke u nisur nga rruga dhe menyra e marrjes dhe e paraqitjes se saj eshte e kundraligjshme dhe e dyshimte, duke qene se ne procesverbalin e kqyrjes se vendngjarjes nuk rezulton te jete fiksuar asnje gjurme.

- 2. Edhe sikur te marrim te mireqene se gjurma eshte lene nga i pandehuri, vetem ajo nuk mund ta implikoje te pandehurin, ne nje kohe qe organi i akuzes nuk provon as kohen e as vendin kur mund te jete lene kjo gjurme, perkundrazi gjate gjykimit u provua bindesisht se kreherat e automatikut kane qendruar qe para ngjarjes, per shume kohe ne banesen e te pandehurit Kujtim, duke ditur per me teper qe gjurme te tilla mund te ruhen edhe per disa dite apo muaj.

- 3. Kjo gjurme, si e vetmja prove qe mund te implikoje te pandehurin sic dihet eshte lene ne shtresen e trete te mbeshtjellses se natribanit, ne nje kohe qe ne automatik, qe eshte mjet qe mbesin shenjat, si ka mundesi qe nuk eshte lene asnje gjurme, aq me teper qe ne kushtet se si ai ka mbetur ne vendgjarje, si momente tensioni shpejtesi etj, cka te ben te mendosh se autoret kane punuar me doreza etj, gje qe perforcon mendimin se gjurma qe i atribohet te pandehurit nuk eshte lene diten e ngjarjes dhe ne vendngjarje.

- 4. Nisur nga deklarimet e deshmitareve, nder te cilet dhe te vellait te viktimes, rezulton e provuar se vrasjen e ka kryer djali i Elez Qelias, i quajturi Xheladin Qelia dhe asnjeri nuk pershkruan karakteristikat e te pandehurit Kujtim, madje dhe ata qe e njohin te pandehurin deklarojne me bindje qe nuk ka qene i pandehuri me personat qe kane kryer vrasjen.

- 5. Gjykatat nuk moren parasysh, madje as nuk arriten ti kundershtonin me fakte bindese, faktin qe i pandehuri me daten 29.03.1998, nuk ka qene ne Shqiperi por ka qene i larguar jashte shtetit, per shkak te nje aksidenti qe ka bere disa dite me pare dhe gjendjes se acaruar me familjen e te aksidentuarit, fakt ky qe u provua nga deshmia e deshmitarit Agim Pepnika.

- 6. I pavertete rezulton dhe pretendimi i organit te akuzes qe i pandehur ka qendruar i fshehur qe nga momenti i ndodhjes se ngjarjes, ne nje kohe qe ai ka ardhur here pas here ne Shqiperi, madje dhe duke u vetedorezuar per te vuajtur denimin e dhene per aksidentin e ndodhur, ku ka vuajtur denimin me burgim nga data 02.10.1999 - 29.12.1999, kur vete organi i akuzes e pranon se ai ka qene ndaluar me date 16.08.1999, ne komisariatin nr.2 Tirane dhe natyrshem del pyetja se perse nuk eshte bere akti i ekspertimit daktiloskopik dhe i pandehuri te mos lihej i lire kur kishte dyshime per implikim ne vrasje.

- 7. E vetmja prove qe organi i akuzes kerkon te mbeshtetet, jo vetem qe eshte e dyshimte se si eshte marre dhe paraqitur, por qendron ne kundershtim me te gjitha provat e tjera si me deshmitare dhe ato shkresore dhe e pa harmonizuar me asnje gje tjeter, prandaj e vetme dhe vetem per shkakun se i pandehuri eshte kushuri me autorin e vertete, nuk ka se si te implikoje sadopak te pandehurin ne kete vrasje dhe per me teper ve ne veshtiresi dhe organin e akuzes, i cili nuk arriti te percaktoje pjesmarrjen e te pandehurit ne kete ngjarje.

KOLEGJI PENAL I GJYKATËS SË LARTËpasi degjoi relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, prokurorin Saliko Hajno, qe kerkoi

lenien ne fuqi te vendimit, mbrojtesin av. Gani Dizdari, qe kerkoi prishjen e vendimeve e pushimin e çeshtjes dhe pasi e bisedoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E NVendimi nr.4, date 18.01.2005 i Gjykates se shkalles se pare per Krimet e Renda Tirane

dhe nr.12, date 10.03.2005 i Gjykates se Apelit per Krimet e Renda duhet te prishen per mos zbatim nga gjykatat te kerkesave ligjore per marrjen dhe çmuarjen e provave.

207

Page 208: Dhjetor 2005

Duke ju referuar provave te administruara gjate procedimit sikurse pranohet edhe ne vendimet e gjykatave, me daten 29.03.1998 rreth ores 11.30, ne rrugen "Don Bosko" prane pallateve Al-Mak ne Tirane, eshte vrare me arme zjarri viktima Riza Rustemi. Gjate kqyrjes se vendit te ngjarjes, ne afersi te viktimes, eshte gjetur nje arme zjarri automatik me dy karikatore te lidhura me natriband, 17 gezhoja, 2 predha si dhe nje automjet tip Benz me ngjyre te bardhe me targe Sh.0702 A brenda te cilit ishin nje kapuç i zi leshi, nje xhup, nje kreher dhe ne pasqyren e brendeshme nje gjurme gishti qe, sipas akt ekspertimit nr.281, date 03.04.1998 per vleresim gjurme daktiloskopike, nuk eshte e vlefshme per identifikim.

Me heqjen e natribandes nga karikatoret, eshte bere kqyrja e saj ku eshte gjetur nje gjurme gishti qe, sipas akt ekspertimit daktiloskopik nr.3573, date 19.09.2003, eshte formuar nga gishti tregues i dores se majte te te dyshuarit Shpetim Bashkurti. Ne arritjen e ketij perfundimi eshte marre per krahasimin me gjurmen e gjetur i karteles daktiloskopike me gjurmet e Shpetim Bashkurtit. Hetimet jane drejtuar ndaj ketij personi dhe me date 20.10.2003, eshte vendosur masa e sigurimit arrest ne burg por, me date 31.10.2003 eshte marre vendim per pushimin e hetimeve me arsyetimin se vepra eshte kryer nga tjeter person. Organi i hetimit ka arritur ne kete perfundim pasi, pas marrjes se gjurmeve te gishtave te Shpetim Bashkurtit, eshte bere ekspertimi daktiloskopik dhe nga akti nr.4209, date 29.10.2003 eshte arritur ne perfundimin se, gjurma e gishtit e lene ne natriband nuk eshte formuar nga gishtat e tij.

Nuk del nga provat e administruara perse me pas hetimet jane drejtuar ndaj te gjykuarit Kujtim Bashkurti por nga akti i ekspertimit nr.1041, date 17.02.2004 rezulton se gjurmet e gishtave ne emer te Shpetim Bashkurtit marre me date 16.08.1999 jane te njejta me gjurmet e gishtave ne emer te Kujtim Bashkurtit. Eshte bere ekspertimi i gjurmeve te gishtave nepermjet kartelave daktiloskopike dhe, sikurse del nga akti i ekpsertimit e vendimi per kryerjen e ekspertimit, jane perdorur kartela B-761 ne emer te te gjykuarit Kujtim Bashkurti (qe nuk del ku eshte marre e perse i jane marre gjurmet, rrethane kjo qe duhet te sqarohet ne rigjykim) dhe B-381 ne emer te Shpetim Bashkurtit.

Bazuar ne konkluzionin e eksperteve se gjurma e gishtit eshte e te gjykuarit Kujtim, me date 16.04.2004, ndaj tij eshte marre masa e sigurimit arrest ne burg. Duke qene ne mungese, eshte kerkuar te behet identifikimi me ane te fotografise duke i vene ne dispozicion ekspertit nje fotografi qe ndodhej ne kartelen daktiloskopike te transmetimit te gjurmeve te gishtave midis vendeve europiane ne emer te Shpetim Bashkurtit dhe nje fotografi ne emer te Kujtim Bashkurtit qe ndodhej ne çertifikaten e lindjes. Nga akti i identifikimit me ane te fotografise nr.3111, date 10.06.2004 rezulton se eksperti ka arritur ne konkluzionin se ne ato fotografi, eshte i njejti person.

Ne referim te deshmive te personave te pyetur gjate gjykimit gjykatat kane pranuar se viktima Riza Rustemi ne vitin 1997, ka vrare me arme zjarri shtetasin Gjergj Qelia qe ka qene kushuriri i pare i te gjykuarit Kujtim Bashkurti (djali i dajes se te gjykuarit). Kete fakt gjykatat e kane pranuar si shkak qe i gjykuari Kujtim Bashkurti, ne bashkepunim me dy persona te tjere te paidentifikuar ka realizuar vrasjen e viktimes Riza Ruestemi, pra per gjakmarrje.

Si gjykata e shkalles se pare dhe ajo e apelit, ne provimin e akuzes, u jane referuar gjurmes se gishtit te gjetur ne natribanden qe bashkonte dy karikatoret dhe vrasjes qe kishte kryer viktima duke deklaruar fajtor te gjykuarin Kujtim Bashkurti per vepren penale te vrasjes me paramendim te kryer ne bashkepunim pa patur asnje prove tjeter direkte apo indirekte. Kjo ka ndodhur edhe per shkak te hetimit te dobet e te pamjaftueshem qe ka kryer organi i prokurorise qe per vite te tera, nuk ka kryer veprimet e nevojshme per sqarimin e plote te çeshtjes. Eshte detyra e organit te akuzes qe te grumbulloje te gjithe provat e mundeshme, te nevojshme per çeshtjen e tja paraqese ato gjykates sikurse eshte e drejta e mbrojtjes qe te paraqese provat qe mendon se jane ne favor te mbrojtjes se te pandehurit. Por gjykata duhet te zbatoje rigorozisht kerkesat e nenit 152 te K.Pr.Penale per çmuarjen e provave duke percaktuar me objektivitet

208

Page 209: Dhjetor 2005

vertetesine dhe fuqine provuese te tyre mbas nenshtrimit te shqyrtimit te tyre dhe larg paracaktimit te fuqise provuese te tyre.

Ne rastin ne shqyrtim, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, konkludon se nuk jane respektuar keto kerkersa dhe gjithe akuza bazohet mbi gjurmen e gishtit te gjetur ne natribanden qe lidhte karikatoret dhe qe sipas ekspertimit, i perket te gjykuarit Kujtim Bashkurti. Asnje prove tjeter nuk eshte paraqitur e marre ne favor te ketij perfundimi dhe nuk arsyetohet se cilat jane shkaqet qe nuk merren per baze deshmite e personave te paraqitur ne gjykim nga mbrojtja, duke mos respektuar edhe kerkesat e nenit 383/ç te K.Pr.Penale sipas te cilit vendimi i gjykates duhet te permbaje krahas provave ku mbeshtetet edhe arsyet per te cilat gjykata i quan te papranueshme provat e kunderta.

Problemi i te provuarit te akuzes eshte themelori per çdo proçes dhe kjo kerkon nje analize te plote e te gjithashme te provave qe paraqiten gjate shqyrtimit gjyqesor duke menjanuar mbivleresimin e çdo prove, gje qe do te demtonte procesin gjyqesor, Nuk mund te pranohet fajesia e nje person te akuzuar per kryerjen e nje vepre penale vetem me nje prove çfaredo qofte ajo edhe ne se eshte shkencore (sikurse eshte vepruar me proven e gjurmes se gishtit te te gjykuarit Kujtim Bashkurti) ne se nuk ka prova te tjera qe e shoqerojne ate. Nuk mund te kete per gjykaten asnje prove me vlera te paracaktuara e qe t'a mbeshtesi vendimin e fajesise apo pafajesise vetem me nje prove pa u harmunizuar ajo me prova te tjera.

Gjithe akuza mbeshtetet ne aktin e ekspertimit daktiloskopik te gjurmeve te gishtit te te gjykuarit Kujtim Bashkurti dhe nuk ka ne vendimet e gjykatave arsyetim te plote e bindes per te rrezuar pretendimet e ngritura nga mbrojtja dhe deshmitaret e paraqitur prej saj se vrasjen e viktimes Riza Rustemi nuk e ka kryer Kujtim, por Xheladin Qelia qe ka qene i vellai i Gjergj Qelise vrare nga viktima Riza Rustemi, pavaresisht faktit se Xheladini ka vdekur para shqyrtimit gjyqesor.

Nenvleftesimi i lejuar ne hetimin paraprak dhe mungesa e vleresimit objektiv te gjithe rrethanave e provave te administruara bejne te domozdoshem rishqyrtimin teresor te çeshtjes duke rimarre te gjitha provat. Per kete arsye, ne rigjykim gjykata duhet te sqaroje nepermjet kerkimit te provave faktin e karteles daktiloskopike ne emer te Shpetim Bashkurtit e te te gjykurit Kujtim, pse dhe kur jane marre e njekohesisht te ribehet ekspertimi i gjurmes se gishtit te gjetur ne natribanden qe lidhte karikatoret e automatikut duke ja marre gjurmet te gjykuarit Kujtim per krahasim. Te pyetet per problemin e gjurmeve te gishtave shtetasi Shpetim Bashkurti i cili eshte akuzuar e arrestuar per vrasjen e viktimes Riza Rustemi dhe gjithe veprimet ne fazen e hetimeve paraprake jane kryer ne emer te tij deri sa eshte vendosur pushimi i hetimeve me date 31.10.2003 e eshte urdheruar lirimi nga paraburgimi.

I pandehuri apo mbrojtesi mund te paraqesin gjate shqyrtimit te çeshtjes pretendime te ndryshme qe duhet t'i mbeshtesin me prova te tjera e, ne kete aspekt, mund te paraqesin alibi te ndryshme siç ne rastin ne shqyrtim eshte pretenduar se, ne kohen e kryerjes se vrasjes, i gjykuari Kujtim Bashkurti, ka qene ne Itali. Edhe se ky pretendim eshte mbeshtetur nga deshmitari Agim Pepa, gjykata nuk e ka vleresuar, nuk ka kerkuar prova te tjera per t'u rrezuar, gje qe ben te domosdoshem krahas ripyetjes se ketij deshmitari edhe marrjen e provave te tjera per pranimin ose jo te atij pretendimi.

Gjykata duhet te tregohet e kujdesshme ne trajtimin e deklarimeve dhe deshmive te gjithe personave pamvaresisht se nga kush jane paraqitur. Sikurse u tha, deshmitaret e paraqitur nga mbrojtja, kane pretenduar se vrasja eshte kryer nga Xheladin Qelia. Keshtu ne deklarimet e bera Agim Rustemi (vellai i viktimes) ka thene se pas dy ditesh kishte degjuar se Elez Qelia me dy djemte ka vrare vellane e tij e nuk dinte qe i gjykuari Kujtim te kete vrare vellane. Ne ripyetje gjykata duhet t'i sqaroje plotesisht keto deklarime skematike me qellim qe t'u jepet pergjigje edhe sa deklaron ky person e te çmohen me gjithe provat e tjera.

Gjykata duhet te tregoje kujdes edhe ne ripyetjen e deshmitareve Afrim Ago, Musli Kuçana, Avni Ismaili, Agim Pepa e sidomos te Shpend Lamnices te cilet ja atribuojne vrasjen

209

Page 210: Dhjetor 2005

Xheladin Qelise. Sidomos me hollesisht duhet te pyetet deshmitari Shpend Lamnica qe deponon per nje seri veprimesh te kryera (sipas tij) nga Xheladin Qelia para dhe deri ne vrasjen e viktimes Riza Rustemi.

Ne gjykimin e çeshtjes ne kete Kolegj, mbrojtesi i te gjykuarit deklaroi se i gjykuari Kujtim Bashkurti eshte arrestuar ne zbatim te vendimit te gjykates e ne keto rrethana, behet e nevojshme thirrja e tij e marrja e deklarimeve ne perputhje me rregullat procedurale. Po keshtu mbrojtesi pretendoi se i gjykuari ka bere disa udhetime jashte shtetit dhe eshte rikthyer ne Shqiperi ne nje kohe qe organi i akuzes ka pasqyruar se ai i fshihej hetimit e per kete, ai u bazua ne pasaporten e te gjykuarit e cila, ne baze te pretendimeve qe do te paraqiten ne gjykim, te administrohet nga gjykata.

Ne vendimin e gjykates se shkalles se pare, ndonese permendet parimi i kontradiksionit ne proçes dhe barazise se paleve nepermjet deshmitareve te mbrojtjes, theksohet se gjykata pajtohet me argumentin e prokurorit per evazitet dhe pasaktesi ne theniet e atyre deshmitareve pa dhene asnje arsyetim se ku e mbeshtet kete konkluzion. Gjykata e apelit ne vendimin e saj shprehet per qendrime te pa bazuara e ne kundershtim me ligjin procedural. Keshtu thuhet se ajo konstaton se momenti i paraqitjes se provave nga mbrotja perkon gati me perfundimin e proçesit gjyqesor kur per shkak te natyres se rrethanes se pretenduar, siç eshte largimi i te pandehurit nga Shqiperia para se te ndodhte ngjarja, paraqitja e provave duhej te kishte filluar nga kjo piste e se kjo rrethane cenon edhe me shume bindjen e gjykates rreth vertetesise se tyre, Siç shihet, ajo nuk arsyeton se perse nuk pranohen si te verteta deshmite e deshmitareve te mbrojtjes, e mete kjo qe duhet te kihet parasysh e te menjanohet nga gjykatat ne rishqyrtimin e çeshtjes.

Pas kryerjes se ketyre veprimeve, duke synuar edhe ne percaktimin e atyre qe thuhet se kane qene bashkepunetore me te gjykuarin Kujtim Bashkurti dhe marrjes e shqyrtimit te provave te tjera qe mund te paraqiten ne gjykim nxirren perfundime te drejta e arsyetime te plota per zgjidhjen e çeshtjes.

PËR KËTO ARSYEKolegji Penal i Gjykates se Larte, ne baze te nenit 441/ç te K.Pr.Penale,

V E N D O S I Prishjen e vendimit nr.12, date 10.03.2005 te Gjykates se Apelit per Krimet e Renda.Prishjen e vendimit nr.4, date 18.01.2005 te Gjykates se shkalles se pare per Krimet e

Renda Tirane dhe kthimin e akteve per rishqyrtim po kesaj gjykate, me tjeter trup gjykues.

Tirane, me 21.12.2005

210