32
Diarete infektive akute te tjera 1. Infeksionet e shkaktuara me E coli (gastroenteritis acuta i shkaktuar me E coli)

Diarete Infektive Akute Te Tjera

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Infektive

Citation preview

Page 1: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Diarete infektive akute te tjera

1. Infeksionet e shkaktuara me E coli (gastroenteritis acuta i

shkaktuar me E coli)

Page 2: Diarete Infektive Akute Te Tjera

• Femijet e vegjel, me rralle te rriturit, jane te semure me infeksionet e E coli enteropatogjene (EEC ). Ajo paraqitet sikur shkaktar toksik dhe invaziv, nese paraqitet ne formen toksike (enterotoksike). Ky shkakton simptome te ngjajshme me koleren me numer te madh te jashteqitjeve ujore dhe me humbje te shumte te lengjeve dhe elektroliteve. Te vjellat dhe temperatura zakonisht nuk jane te paraqitura.Nese paraqitet si shkaktar invaziv, atehere simptomat jane sikur te dizenteria bacilare, temperature, mundime, ngerçe ne stomak, tenezma dhe jashtqitje me gjak dhe mukus.

Page 3: Diarete Infektive Akute Te Tjera

•Infeksioni me EEC mund te prezentohet si gastroenterit akut e latanteve (“ Coli enteritis”) te femijet deri ne moshen dy vjeçare. Serogrupet dhe serotipet me te shpeshta per semundje jane O26 : B6, O55 : B5, O86 : B7, O111 : B4, O125 : B15 etj. Keto serotipe perveç barkqitjeve nuk paraqesin ndonje epidemi tjeter.Burim i EEC eshte jashteqitja e njerezve, ky shkaktar gjendet ne sasi te madhe ne jashteqitjen e te semurve me gastroenterit nga EEC, ndonjehere mund te gjendet edhe ne jashteqitje te femijeve te shendoshe dhe te personat e rritur. Bakteria mundet ne ambientin e jashtem te qendroj me dite dhe jave dhe te perhapet permes duarve te kontaminuara dhe rrobeve te tyre

Page 4: Diarete Infektive Akute Te Tjera

• Semundja me EEC te femijet latant dhe femijet e vegjel eshte nje semundje e rende dhe me vdekshmeri e cila mund te sillet nga 5% e me lart. Shkaktari zakonisht eshte i lokalizuar ne traktin gastrointestinal, ai mund te futet edhe ne qarkullimin e gjakut. Pas inkubacionit nga dy deri ne pese dite semundja fillon shpejt me temperature te larte, me te vjella, jashteqitje ujore, me ere te rende dhe me ngjyre te verdhe-gjelbert, semundja klinikisht veshtire mund te dallohet nga gastroenteritet me shkaktare te tjere.Edhe femijet e medhenj dhe te rriturit mund te paraqesin simptome te gastroenteritit ne qofte se ne ushqim gjedet numer i madh i EEC. Por, semundja eshte kryesisht e lehte.

Page 5: Diarete Infektive Akute Te Tjera

• Diagnoza Behet me izolimin e nje numri te madh te E coli me jashteqitje.

Page 6: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Terapia

• Bazohet ne plotesimin e lengjeve dhe elektroliteve, terapia antimikrobike, nese shkaktari eshte i ndjeshem ne neomicin dhe gentamicin . Neomicina e dhene ne 100 mg/kg peshe ne dite e ndare ne kater doza per 1-2 jave, e eradikon shkaktarin nga jashtqitja dhe e nderprene epidemine ne kolektivat e femijeve. Nese paraqitet bakteriemia, jepet gentamicina parenteral.Gastroenteritin akut te latantet mund te shkaktoje edhe nje numer i shkaktareve te cilet nuk jane te ndjeshem ne antibiotiket (viruset ), prandaj duhet patur kujdes qe te mos jepet ne çdo rast antibiotiku. Por, kur eshte ne pyetje diarea parenterale, antibiotiket duhet dhene.

Page 7: Diarete Infektive Akute Te Tjera

2. Campylobacter Jejuni, eshte shkaktarerelativisht e shpesht i diareve, kryesisht te femijet. Eshte izoluar ne vitin 1972 ne Belgjike dhe me vone edhe ne vendet e tjera skandinare, SHBA etj. ne 5 % deri ne 14 % te semureve me barkqitje dhe ne 1 % te njerezit e shendoshe.

Page 8: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Epidemiologjia • Enteritis i shkaktuar nga C jenuni eshte zoonoze e

perhapur ne tere boten dhe ekzistojne shume menyra se si njeriu mund te infektohet. Eshte gjetur ne zorret e shume kafsheve, kryesisht te shpezet dhe rezervuari ma i shpeshte i ketyre infeksioneve eshte konzumimi i ketyre shpezeve te kontaminuara, qumeshti i lopes edhe i pasterizuar, poashtu eshte burim i infeksionit, qeniet me enterokolitis te shkaktuar me C. Jenuni jane burim i infeksionit te femijet. Paraqitja interhumane eshte verejtur ne repartet e femijeve te vegjel dhe institutet e femijeve latant. Ky enteritis eshte me i shpeshte ne muajte veror.

Page 9: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Patogjeneza

• C. Jenuni; paraqet tipin invaziv te infektimit e deporton mukozen e zorres se holle dhe zorres se trashe. Ndonje tip prodhon enterotoksine rezistente ne temperature .

Page 10: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Pasqyra klinike

• Infeksioni mund te jete asimptomatik (latent me eliminim te mikrobeve) ose semundja mund te jete me simptome te lehta deri ne semundje te rende. Periudha e inkubacionit eshte mesatarisht 5 dite ( 2-10 dite).Ne shumicen e rasteve egziston periudha febrile prodromale e cila zgjat 1 – 3 dite, kjo faze shoqerohet ne temperature te larte me dhimbje te kokes dhe me molisje, me marrje mendesh, mijalgji, ethe. Temperatura mund te shkoj deri ne 40 grade dhe mund te shoqerohet edhe me nje delirium, pas kesaj faze paraqiten simptome nga zorret; mundime dhe ngerçe ne stomak, te vjella ne 30% te rasteve.

Page 11: Diarete Infektive Akute Te Tjera

• Dhimbjet periumbilikale jane karakteristike ne shumicen e rasteve dhe paraqiten shume heret dhe jane te karakterit te kolikave. Jashtqitjet jane te lengshme te renda dhe te ngjyrosura me bile. Ndonjehere paraqiten edhe jashteqitje dizenterike, ndersa femijet mund te kene edhe gjak te pastert ne feqe. Prandaj, semundja prezenton simptomet e nje koliti akut.Rastet me te renda me dehidrim dhe çrregullim te elektroliteve kerkojne trajtim spitalor, poashtu edhe ato raste me dhimbje te barkut.

Page 12: Diarete Infektive Akute Te Tjera

• Keta te semure kane ndryshime inflamatore ne ileum dhe jejunum me limfadenit mezenterial. Septikemia eshte e rralle.Shkaktari izolohet ne jashtqitje ne 2-5 javet e para (ndersa, te format e lehta per disa dite).

Page 13: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Diagnoza

• Perdoren ushqimore te posaçme (me presion oksigjeni te ulet, ose anaerobe, prane temperatures 42 grade). Ne diagnoze te shpejt perdoret shikimi i jashteqitjes mikroskopik dhe me serologji. Antitrupat paraqiten heret. Testi i aglutinimit, testi RVK, testi imunoflorosences indirekte. Terapia antibiotike vjen ne shprehje te rastet e renda. Ndersa, format e lehta nuk ka nevoje per kete terapi. Bari i zgjedhjes eshte eritromicina 500 mg per te rritur, eritromicini etil sukcinat 50mg/kg ne dite per femije, klaritromicina, etj

Page 14: Diarete Infektive Akute Te Tjera

3. Yersinia enterocolitica

• Eshte shkaktari i dyte i njohur i infeksioneve te zorreve, i paraqitur ne shume vende te botes, me se shumti te dhena ka nga Evropa dhe Amerika Veriore.

Page 15: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Epidemiologjia

• Shkaktari eshte izoluar ne 2% te semuarve me enterokolit akut. Epidemite paraqiten neper spitale, ndersa perciellja eshte interhumane. Pasi qe yersiniosa nuk duket se eshte nje zeonoze e pastert, shkaktari eshte i izoluar edhe te derrat dhe eshte pare infeksion ne mes te qajve, macave dhe femijeve. Ne Evrope infeksioni eshte me i shpesht ne muajte e ftofte.Forma akute zakonisht shihet te femijet, ndersa kjo incidence zvogelohet me moshen. Rastet me komplikime (eritema nodozum, artriti reaktiv) jane konstatuar kryesisht te moshat e rritura, prandaj edhe keto komplikacione nderlidhen me reinfeksionin e semundjes.

Page 16: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Patogjeneza

• Disa tipe jane invasive, kurse disa prodhojne enterotoksine qe eshte stabile ne temperature.Te dhenat histologjike tregojne se enteriti i shkaktuar nga yersinia perfshine indin limfatik te zorres se holle dhe pllakzen e Pajerit. Ndersa, ne indin limfatik mund te shifen edhe mikroapseset. Ne te semuret te operuar nga “ apendiciti “ jane gjet adenitis mezenterial dhe ileiti terminal.

Page 17: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Pasqyra klinike

• Ajo ndryshon me varshmeri nga mosha e te semurit. Te femijet latant dhe te vegjel dominon jashtqitja akute ujore e cila zgjat nga 3 dite deri ne disa dite. Gjak eshte verejtur ne 5% te rasteve. Te femijet mbi 5 vjeçar dhe te te rriturit me se shumti dominon dhimbja ne anen e djathte te kuadratit te poshtem te abdomenit, qe eshte shoqerurar me temperature, ethe, leukocitoz dhe sedimentacion te rritur. Kjo pasqyre i gjason apendicitit akut dhe nuk eshte lehte te behet diferencimi. Ngjashem me kete,mund te jete edhe semundja Crohn. Te moshat e rritura paraqitet semundja si eritema nodosum, zakonisht kjo fillone 1-2 jave pas enteritit. Kryesisht te moshat mbi 40 vjeçare, kurse shumica jane femra (mbi 80%).

Page 18: Diarete Infektive Akute Te Tjera

• Nderlikim tjeter eshte arthritis reactiva, me shume se gjysma e ketyre semundjeve paraqesin monoartritis ne lokalizim neper gjunj, kembe ose dore. Simptomet akute mund te paraqiten pas nje jave te paraqitjes se semundjes (enteritis), por mund te paraqiten edhe pa simptome gastro intestinale. Keto simptome mund te zgjasin me shume se nje muaj, ndersa 65 % e ketyre te semureve i takojne grupit gjenotip HLA-B27.Jane paraqit edhe raste me septikemi dhe qe eshte e izoluar yersinia nga gjaku. Ndersa, keta te semure kane pase edhe semundje predispozuse, rralle here jane paraqite edhe miokardite, hepatitis subakuta, meningitis, glomerulonefritis acuta si nderlikime me yersinia

Page 19: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Diagnoza

• Bazohet me izolimin e shkaktarit ne jashtqitje ne agar SS, agar DSS, pastaj me metoda serologjike (aglutinimi, RLK (RVK), Testet imunoenzimatike- ELISA – test.

Page 20: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Terapia

• Rastet e lehta me terapi simptomatike, ndersa format e renda me nderlikime tetracikline ose kotrimoksazole. Mjekimi ka efekt te mire ne eradikimin e mikrobartesve qe te rastet e pa mjekuara mund te zgjasin deri ne 2-3 muaj.

Page 21: Diarete Infektive Akute Te Tjera

E) Semundjet diareale te shkaktuara me viruse

• Nje kohe te gjate eshte dyshuar se edhe viruset mund te paraqesin diare. Por, ne vitin 1973 ne materialin bioptik dhe ne jashteqitje te femijet e vegjel, eshte hulumtuar mikroskopia elektronike dhe eshte zbuluar shkaktari i diareve humane – rotaviruset. Keta shkaktar jane izoluar edhe ne jashteqitjet e disa kafsheve.Diaret virusale jane shume me rendesi pasi qe keta virus jane pergjegjes per epizoda te shumta te barkeqitjeve me femijet latant dhe femijet e vegjel.

• Gjithashtu eshte konstatuar se mund te jene edhe pergjegjes per nje zgjerim te malnutricionit qe paraqitet nga malapsorbcioni i shkaktuar nga vet viruset.

Page 22: Diarete Infektive Akute Te Tjera

• 1. Diarete e shkaktuara me rotaviruset; Rotavirus infeksioni per here te par eshte zbuluar ne Australi ne vitin 1973 nga biopsia duodenale e femijeve te semuar me diare akute, ndersa me vone me mikroskopine elektronike edhe ne jashteqitje te femijet ne Angli. Ky virus ka nje madhesi rreth 70 nm. Rotavirusi human ka ngjajshmeri me disa rotavirus te kafsheve.

Page 23: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Epidemiologjia

• Enteritis i shkaktuar me rotavirus eshte semundje kryesisht e moshes se latanteve dhe femijeve te vegjel e shperndare ne tere boten. Virusi ne jashteqitje eshte gjete me se shumti nder motaket dhe femijet e vegjel. Kryesisht te moshes 9 – 12 muaj.Ne patologjine spitalore jane hulumtuar mbi 50% te ketij shkaktari nder te semuarit me barkqitje. Te dhenat serologjike tregojne qe femijet deri ne 3 vjet ne 90% gjenden antitrupza ndaj rotavirusve, ndersa me ELISA test ka treguar qe antitrupzat ne shumicen apsolute te banoreve ne 100% ne Australi jane pozitive nga mosha 5 – 50 vjeçare ndaj ketyre infeksioneve.

Page 24: Diarete Infektive Akute Te Tjera

• Hulumtimet serologjike kane treguar nje prevalence te larte antitrupzash ndaj rotaviruseve ne femijet e posalindur ne lidhje me percjelljen pasive te antitrupzave nga nena, pastaj renie te ketyre antitrupzave ne 6 muaj, ndersa ma vone, prape nje rritje ne mes te moshes 2 -3 vjeç dhe perzistimi per tere jeten. Ne vendet me klime mesatare, keto infeksione jane me teper ne sezonin e ftohte, rruga e infeksioneve eshte fekalo-orale, virusi shumezohet dhe prodhon materie infekcioze ne enterocitet e zorres se holleEpidemite diareale shkaktuar nga rotaviruset paraqiten kryesisht ne instuticionet feminore dhe ne ato pediatrike. Bartja nozokomiale eshte veshtire te luftohet.

Page 25: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Patogjeneza

• Virusi i demton dhe i shkaterron enterocitet e zorres se holle. Keshtu qe keto qeliza nuk mund te prodhojne disaharidazen e cila eshte e nevojshme per shnderrimin e disaharideve ne monosaharide dhe bartja e tyre ne gjak. Disaharidet me anen e presionit osmotik e terheqin ujin prej organizmit ne zorre prandaj kemi barkqitje. Enterocitet e papjekura dhe ato te reja qe i zevendesojne ato te demtuarat nuk mund te rregullojne bartjen e ujit dhe eloktroliteve.

Page 26: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Pasqyra klinike

• Periudha e inkubacionit eshte me rotavirus nga 1-7 dite zakonisht rreth 48 oreve. Te pacientet e rendomte me enterit shkaktuar nga rotaviruset, vjelljet jane simptome e hershme dhe kryesisht I paraprine barkeqitjeve ujore. Ne jashteqitje ka permasa mukusi, ndersa gjak rralle, temperatura eshte lehte e ngritur dhe ajo paraqitet ne 50% te rasteve, ndersa semundja mund te jete edhe variabile. Mesatarisht semundja zgjat nga 5-7 dite, ndersa eliminimi i virusit behet deri ne 10 dite. Ne raste te renda paraqiten dehidrime te theksuara dhe çrregullime te elektroliteve. Jane paraqitur edhe raste me vdekshmeri.

Page 27: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Diagnoza laboratorike

• Periudha optimale ne detektimin e virusit eshte nga dita e 3 deri ne diten e 5 te semundjes. Virusi mund te verehet lehte me mikroskopin elektronik, metode me e lire eshte imuno-elektroosmofereza si dhe reaksioni imunoenzimatik (ELISA, RIA testi)

Page 28: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Terapia

• Eshte rehidrimi standard ajo mund te aplikohet me rrugen orale ne te gjitha rastet me perjashtim te format e randa te semundjes (femija nuk mund te pi, ka vjella te panumerta, etj), per rehidrim perdoret tretja glukoze me elektrolite, per rehidrim oral (ORS)

Page 29: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Diarea e shkaktuar nga Norwvalk viruset

• Ne vitin 1972 eshte zbuluar ky agjent i cili eshte nderlidhur me epidemine e shkaktuar me epidemite e lehta te gastroenteriteve, te cilat jane paraqitur neper shkolla, ne familje dhe popullate. Hulumtimet serologjike kane treguar se antitrupzat ndaj Norval agjentit fitohen gradualisht ne femijeri.Ky shkaktar ishte zbuluar ne nje epidemi me gastroenterite qe ishte paraqit ne Norvallk Ohio, ne 50% te nxansave dhe te arsimtarve te shkolles, me vone shkaktar te ngjashem jane zbuluar ne Havaje (Havaja agjent) dhe ne Montgomeri Centry (MC agent ). Me vone agjente te ngjajshme jone zbuluar ne shume epidemi me gastroenterite dhe ne shume vende.

Page 30: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Patogjeneza

• Eshte e ngjajshme me rotaviruset, zgjerimi dhe futja neper jejunum, infiltrime me qeliza mononukleare dhe vakualizime ne citoplazme te qelizes epiteliale. Sasia e enzimes te zorres se holle eshte e zvogluar, Astrovirusi, Calicivirusi jane gjetur ne jashteqitjen e femijeve ne vitet 76-shta kryesisht ne te semure dhe epidemite e “vjelljeve dimerore”. Edhe viruset te ngjajshme jane pershkruar nder epidemite me gastroenterite ne instuticione dhe nder njerez (minirotaviruset). Ne fund, mund te themi se rotaviruset jane shkaktaret me te shpeshte te semundjeve diareale ne moshat latante dhe te femijet e vegjel. Ndersa Norvalk dhe agjentet e tjere jane shkaktar te barkqitjeve kryesisht te femijet e rritur dhe te rriturit.

Page 31: Diarete Infektive Akute Te Tjera

Diarete e udhetareve

• Diareja e udhetareve (Travellers diarrhea) jane me etiologji multiple, paraqitet disa dite (5-15) pas ardhjes ne nje vend. Ne disa vende pergjegjes jane tipet enterotoksike te E coli. Shkaktare te tjere jane salmonellet, pastaj shigellat, Vibrio parahemoliticus, C jejuni, Gardia – Lamblia, rotavirusi etj. Semundja shoqerohet me nje lodhje te pergjitheshme, anoreksi, ngerçe ne stomak, dhe barkqitje ujore. Ne nje numer me te vogel te semuresh paraqiten mundime dhe vjellje. Jashteqitjet jane ujore me permasa mukuse dhe asnjehere me gjak dhe qelb. Ne disa raste te renda kemi edhe dhimbje ne stomak dhe neper muskuj. Ne 1/3 te semureve eshte edhe temperature e ngritur. Keta te semure detyrohen te shtrihen ne shtrat. Semundja zgjat nga 1-5 dite.

Page 32: Diarete Infektive Akute Te Tjera

• Ka rezultate qe ju pershkruhet veprimit te antibiotikeve. Jane paraqit rezultate te suksesshme me neomicin ose streptomycin ne kombinim me sulfonamide. Por, ndonjehere dhenia preventive e kemoterapeutikeve ka shkaktuar me shume barkqitje sesa placebo. Prandaj nuk duhet kemoprofilaks te keto raste, por aty ku kemi prevalence te ndonje mikroorganizmi, mundet te lejohet dhenia e ketyre. Masat higjenike jane me rendesi te madhe.