156
Page1 Page1

DITA ZERO - Akademia e Studimeve · 2019. 11. 16. · DITA ZERO 5 Dita zero Dita zero, nisi që prej momentit kur fillove të lexosh këtë faqe. Tashmë veç po kalojnë 10 sekondat

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • P

    age1

    P

    age1

  • DITA ZERO

    2

  • DITA ZERO

    3

    Dita

    Zero

    Autor: Gentian Jetishi

  • DITA ZERO

    4

    © COPYRIGHT AUTORI

    Nuk lejohet botimi pa lejën e autorit!

    Ferizaj, 2019

  • DITA ZERO

    5

    Dita zero

    Dita zero, nisi që prej momentit kur fillove të lexosh këtë

    faqe. Tashmë veç po kalojnë 10 sekondat e parë të kësaj

    dite. Lejo vetën për këtë fillim të ri, sepse e meriton.

    Kujto që je ‘i zgjedhur’ dhe ‘me fat’ se të paktë janë

    njerëz që ndalen ta lexojnë deri këtu, pavarësisht që

    mund të jenë shumë ata që kanë lexuar vetëm titullin.

    Me që ende po lexon, atëherë të paktën mos e bëjë me

    kaq presion dhe nxitim. Është i shkurt të premtoj, dhe

    nuk do të zhgënjehesh shpresoj.

    Thjesht ‘fike’ gjithë botën , ‘ndize’ vetën sepse e

    meriton.

    Gjersa përcjell të tjerë për në jetën e përhershme, kjo të

    bënë të mendosh se ty po të ofrohet hapësirë kohore dhe

    rast për t’iu kthyer vetvetes dhe asaj që e shqetëson

    gjoksin tënd dhe atë se e njëjta si ata që përcjellë do të

    ngjajë dhe ty.

    Mos i lejo të tjerët me ‘muhabete dynjaje’ ta vrasin këtë

    shkëndisë, që mund lind brenda teje në ato momente.

    Dita jote zero do niste mbarë mos i lejo që njerëzit të

    mbajnë në regres.

  • DITA ZERO

    6

    Ti u lodhe duke guxuar për t’i eksperimentuar dhe shkel

    me dy këmbë ato që të parët e tu i konsideronin të

    paprekshme. Ti që guxove! Ti që veç veprove e që gjithë

    kjo s’të solli as lumturinë e as qetësinë, prandaj eja në

    ditën zero të jetës tënde. Të paktën provoje.

    Për hir të Zotit, mos e lërë vetëm për ego. Nëse provove

    gjithçka provoje edhe këtë !

    Lëri të ikin idetë, mendimet, njerëzit dhe ‘idealet’ që

    lodhin shpirtin tënd. Lëri ato që çdo moment jete të

    zhgënjejnë, e pak nga pak po konsumojnë jo veç

    energjinë tënde por edhe ditët më të bukura të jetës

    tënde.

    Të thonë që të jetosh pa Zotin se nuk ekzistuaka, por ti

    bëhu më i mençur dhe kujto që për diç që nuk ekziston

    s’ka pse të te bind askush për mos ekzistencë. Në botë

    diskutohet veç për gjëra ekzistuese. Ato që nuk

    ekzistojnë as emër s’kanë dhe askush nuk sjell fakte për

    mos ekzistencë.

    Të thonë, në rregull; jeto me Zotin për s’ke nevojë për

    fenë. Por ti bëhu i mençur dhe tip shkencor dhe njihe

    mirë çfarë është feja e pastaj të përcaktohesh.

  • DITA ZERO

    7

    Mos u robëro për obsesionet e tyre. Nëse feja është

    rregulli i Zotit i që i shtynë të mendje ndriturit që me anë

    të vullnetit dhe iniciativës vetjake në drejtim të gjërave të

    dobishme në vetvete dhe të konfirmuara nga të Dërguarit

    e veçantë të Tij atëherë ti zgjedh, o robërohu në fiksimet

    e disa rebelëve o vepro si i ditur.

    Mbase ka shkëndija shprese brenda teje, por janë edhe

    qindra komplekse në mendje që të vijnë, megjithatë ti

    vendos kur dita zero për ty nisë.

    Mund të kesh folur keq për Zotin, fenë, mund të kesh

    lënë pas dore porositë e Tij, që në ndonjë formë të janë

    përcjell edhe ty, e ndoshta ke qenë i vrazhdë edhe me

    këta përcjellës të mesazhit të Tij por mos harro se ti e

    meriton një ‘ditë zero’ .

    ”Dhe Zoti yt është Falës me Mëshirë.” (El-Kehf: 58);

    “Dhe Zoti yt është i Pasuri me Mëshirë.” (El-En’am:

    133);

    “Dhe nëse të përgënjeshtrojnë, u thuaj se Zoti yt është

    me Mëshirë të gjerë.” (El-En’am: 147);

    “Dhe Mëshira Ime ka përfshirë gjithçka dhe do e bëj

    obligim për të devotshmit.” (El-A’raf: 156)

  • DITA ZERO

    8

    “Zoti ia ka caktuar detyrë vetes së Tij mëshirën.” (El-

    En’am: 12)

    E di, çdo ditë e re, është një dite zero. Një faqe e bardhë.

    Mos i shiko shkarravitjet e të së kaluarës. Mundësoja

    vetës një fillim të ri .

    Vet larg nga ndikimet e atyre që s’të lënë ti afrohesh

    Zotit e që në këmbim të këtij mos afrimi s’të ofrojnë

    asgjë, as edhe një shpresë.

    Madje të lënë të shkret në trishtimin tënd, në luftën me

    ndërgjegjen tënde, luftë që është destinuar për tu

    humbur.

    Ata të ofrojnë fatin e zi për këtë dhe botën tjetër. Ti

    bëhu i mençur !

    Nisja sot, që nesër të jetë dita një .

  • DITA ZERO

    9

    Një dashuri pa vuajtje

    Kur dimri e acari gjithçka ngrin, kur era e vjeshtës të

    shpon e të mërdhinë, mua më ngroh kujtimi për ty .

    E shi kur bie , ndizem flakë në zemër, e nuk kam ide se

    çfarë mund ta shuaj këtë prush ... edhe pse e di !!!

    As në ditët me diell pranvere e vere nuk merrem me

    veten se gati se gjithçka më ndërlidh me kujtimet me ty .

    E kur dielli i afrohet muzgut, gati se më së shumti këtij

    peizazhi i frikësohem, si ta shpjegoj se çfarë melankolie

    kaplon zemrën time.

    E më e frikshmja nata e errët vjen tani të më torturoj në

    mendimet e kthjellëta deri në agimin e mëngjesit .

    E çfarë të bëjë me kaç shumë emocione për ty, nuk po e

    njoh më vetën e më dhembë zemra ... kjo dashuri nuk

    është ! A ende të dua ty apo jam i dashuruar në

    dashurinë unë?!!!

    Eh unë e di mirë se çfarë është kjo edhe ilaçin e saj e di!

  • DITA ZERO

    10

    Shumë njerëz edhe pse dielli ka bërë me dhjetëra

    rrotullime rreth boshtit të tij që kur ata kanë ekzistuar në

    këtë univers, të tillët në mendje mbesin si të ishin në

    vitet e para të jetës së tyre, ‘përgjithmonë fëmijë’.

    Të tillët nuk pranojnë të shërbehen me ilaçe vetëm për

    shkak të shijes së hidhët që kanë në fillim ilaçet.

    Duke u treguar kaç fëmijëror sëmundja do të dërmojë

    dhe do të i nënvlerësoj deri sa ti dominoj e dërrmoj.

    E ngjashëm kam frikë se për shkak të hidhëtisë që mund

    t’ia lejë dikujt ky tekst ose dikujt t’ia luhatë e trondit

    ‘botën e ëndrrave’ mund që ta refuzoj pa e provuar këtë

    kurim.

    Njeriu është qenie shoqërore dhe me që vetëm po flasim

    për dashurinë po bindemi që ne njerëzit kemi edhe

    komponentin tej fizike me të cilën e ndjejmë një

    emocion tillë.

    Por qartazi njeriu ende nuk e njeh mirë vetveten.

    Njerëzit në shumicën e rasteve nuk janë të vetëdijshëm

    që në zemrat e tyre ka vend për të dashur të gjithë.

    Njeriu duhet të bëjë përpjekje me vetëdije dhe bindje që

    emocioni i dashurisë, të radhitët sipas meritës dhe

  • DITA ZERO

    11

    përcaktimit Hyjnorë në mënyrë që të mos flitet për

    vuajtje dhe gjëra të ngjashme.

    Në zemrën e tij e tërë dhe para se gjithash dashuria e tij

    duhet të drejtohet drejt Zotit Një, Krijues, Furnizues,

    Mirëmbajtës.

    Pastaj dashuria e tij duhet të drejtohet për Pejgamberin

    Muhammed a.s. – që kjo dashuri duhet të rezultojë dhe

    me përvetësim të modelit të tij.

    Pastaj për familjen e tij duke përfshirë këtu prindërit,

    motrat, vëllezërit, partnerin/ën, fëmijët e të tjerë

    familjarë.

    Pastaj njeriu duhet domosdo të kultivojë dashuri për

    vendin e tij – atdheun, shoqërinë e tij, kolegët,

    profesionin, hobi e të tjerat në vazhdim.

    S’ka rëndësi që tani për tani nuk arrin ta pranosh një

    perspektivë të tillë, por kujto ky është ilaç dhe gjitha

    ilaçet janë të hidhëta në fillim, por kurojnë .

    Mendo vetëm pak para se ta refuzosh tërësisht.

    Miliarda të mira të cilat po të mundoheshim të i

    numërojmë nuk do të arrinim e gjitha këto i kemi dhuratë

    nga Zoti – Krijuesi ynë.

  • DITA ZERO

    12

    A nuk është Ai që më së shumti na ka dhënë ne? Apo

    ndoshta për ato që na ka dhënë ti mendon se domosdo

    duhet të na jepte ne? Kujto që shumë tjerë nuk kanë atë

    që ne kemi dhe do të donin të kishin pikërisht ato të që

    ne kemi, t’i kishin ata.

    Nuk ka dyshim që edhe Pejgamberi i fundit i yni

    Muhammedi a.s. duhet të ketë vendin më kryesor nga

    krijesat pas dashurisë ndaj Krijuesit – Zotit të

    Madhëruar. Mund të imagjinoj që të është ngjallë një

    dëshirë të i kapërcesh këta rreshta si ‘këso gjërash të

    këtyre të fesë’ por se zgjidhje inteligjente do të ishte

    vazhdimi i leximit në tersi deri në fund dhe vendimi që

    për këtë do të hulumtosh dhe eksperimentosh në të

    vërtetë .

    Nëse je ende duke i lexuar këta rreshta mendo thellë

    edhe për atë që familja në të cilën u rrite, të përkrahi, iu

    gëzua suksesit tënd nuk mund të jetë më pak e dashur se

    familja që tani donë të formosh .

    Sikur në konceptet tona të deri tanishme jemi treguar

    shumë të varfër dhe mendje e zemër ngushtë duke i

    kushtuar kohë dhe përkushtim vetëm partnerit/ës

    eventuale të jetës duke iu hyrë në hak të tjerëve .

    Në këtë mënyrë mund të jemi treguar egoistë duke

    humbur shoqërinë e tonë, duke u treguar të vrazhdë me

  • DITA ZERO

    13

    familje dhe patjetër nga gjithë kjo duke e dëmtuar

    raportin tonë me Zotin.

    E gjithë kjo ndodh për faktin që rinia jonë eksperimenton

    me botën e saj shpirtërore dhe emocionale, fare pa e

    njohur territorin në të cilin futen dhe duke qenë të pa

    papërgatitur për sfida .

    Shumica e të rinjve madje të moshave të reja ende jo

    tinejxherë qysh në këtë kohë fillojnë eksperimente të

    tilla, ani pse do të vuajnë, për me tepër atë këtë duan të

    vuajnë si në filma-telenovela e romane .

    E të tillëve do tu duhet shumë kohë për të dal jashtë

    kësaj bote të ngushtë, më konkretisht për tu zgjuar nga

    ëndrrat.

    Ilaçi është i lehtë – atë e treguam më lartë.

    Megjithatë ai ekziston aty në farmaci dhe nuk i u

    imponohet askujt – njerëzit e zgjuar harxhojnë pasuri të

    tëra për kurim dhe sigurisht që edhe për këtë do të

    nxitojnë ta shijojnë.

    Shërimi i gjithë kësaj qëndron në atë që duke u

    përpjekur në mënyrë maksimale në drejtimin e

    emocioneve sipas meritave në radhitje të lartë

    përmendur.

  • DITA ZERO

    14

    E tëra ndodh nga vetë dëshira e njeriut për një gjë të tillë

    si dhe leximi i vazhdueshëm i librave fetar sidomos për

    çështjet e besimit Islam dhe të psikologjisë së

    personalitetit.

    Literatura Islame do ta kthjelli mendjen sa do e

    turbulluar dhe e hutuar të jetë këtë e keni me garancinë .

  • DITA ZERO

    15

    Lamtumirë 'Mbretëri Artificiale’,

    përshëndetje ‘Jetë reale’!

    Ëndërrimi si proces metafizik zhvillohet te të gjithë

    njerëzit, por të parit e ëndërrova duke qenë zgjuar sikur

    për ironi nga barsoletat ka filluar të bëhet atribut dhe

    karakteristik e popullit tonë.

    Ëndërrimtari ndjek objektivin e tij me bindje të plotë se

    është real dhe kurrsesi nuk bindet se është duke

    ëndërruar, përjashtimisht nëse zgjohet nga ëndërrimi.

    Shumë njerëz jetojnë dhe vdesin në ëndërrime dhe nuk

    arrijnë të shijojnë emocionin e jetës reale, të ndjejnë se si

    merr frymë jeta, si depërton ajri në mushkri, si me të

    vërtetë gëzohet zemra dhe shpirti i njeriut dhe jo vetëm

    trupi i tij fizik.

    Ndodhë që shumë njerëz të ndodhur në situata të

    ndryshme kanë fatin të zgjohen e të fillojnë jetën reale.

    Prej ku ëndërrimi përfundon dhe ku jeta reale fillon e

    deri në përshtatje të rrethanave për secilin njeri është

    periudhë shumë e vështirë.

    Ndokujt mund ti duhen disa muaj, dikujt tjetër mund ti

    duhen disa vite e dikujt domosdo ndihma profesionale.

  • DITA ZERO

    16

    Të marrim shembull jetën shkollore të semi-maturantëve

    dhe maturantëve kur janë në ditët e fundit të shkollimit

    dhe të ndarjes nga shkolla dhe shoqëria.

    Ata sikur në mendje të tyre formojnë ‘Mbretërinë

    Artificiale’ edhe pse të vetëdijshëm për fundin e

    detyrueshëm të kësaj mbretërie. Por mosha dhe përgatitja

    psikofizike e tyre i bënë që të mos e bëjnë dallimin e

    kufirit të areales dhe reales.

    Ngjashëm me ta vetëm se më absurde është edhe mania e

    shumë njerëzve të moshave të ndryshme për të shikuar

    telenovelat kryesisht latine, turke, aziatike etj.

    Shumë njerëz nuk arrijnë ta bëjnë ndarjen në mes

    aktrimit të tyre dhe efekteve dramaturgjike kryesisht për

    vlera artistike dhe jetës reale madje edhe vetë të vendeve

    nga vijnë këta filma, e lëre më vendit dhe kombit tonë.

    Shumë njerëz janë ngazëllyer nga telenovelat dhe

    kurrsesi të ndahen nga ato pavarësisht vërejtjeve që vijnë

    nga teologet, psikologët, sociologët madje edhe kritikëve

    të artit. Të inspiruar nga këto telenovela shumë të rinj

    eksperimentojnë me jetën e tyre duke u munduar që në

    çdo pikë të imitojnë personazhet e tyre të preferuar të

    telenovelës .

  • DITA ZERO

    17

    Parapëlqejnë që të vuajnë, tradhtojnë dhe të tradhtohen,

    ëndërrojnë të ikin me dashurin e radhës të jetës së tyre

    diku ku askush nuk i pengon ata dhe nuk e lufton

    dashurin e tyre, njëjtë si në film.

    Ngjashëm si në telenovelë dëshirojnë që ta pasurojnë CV

    e tyre me numër sa më të madh të dashurive. Sot një

    ‘frajer’ nesër një tjetër sepse të thuash se vetëm me një

    ke kaluar e dëmton rëndë imazhin tënd.

    Megjithatë shumë shpejtë artificiales i kalon afati, vjen

    një ditë e jetës reale dhe momenti më i rëndësishëm i

    njeriut normal kur secili në aspektin e moralit kërkohet të

    ketë biografin e pastër.

    Pavarësisht që secili në raporte jo formale ka dëshirë të

    ketë sa më shumë romanca me partnerë/e të ndryshëm,

    megjithatë kur vjen momenti i martesës secili kërkon më

    të mirën nga ana e moralit pos të tjerave

    karakteristikave.

    Në kohën tonë te shumica e të rinjve, hiç përjashtimet,

    gati se kusht i domosdoshëm është bërë pastërtia morale

    e femrës konkretisht virgjëria. Si mungesë e kësaj vlere

    shumë nuse lihen ditën e nesërme të martesës.

    Pra logjika e telenovela të huaja veç se ia shkatërron

    jetën ndonjë ëndërrimtari/e porse nuk ndryshon logjikën

  • DITA ZERO

    18

    e popullit tonë që nuk u ndryshua ndër shekuj as nga

    dhuna .

    Njerëzit duhet të kenë kujdes për moralin e tyre . Zoti

    thotë :

    ‘Dhe mos iu afroni marrëdhënieve të paligjshme. Pa

    dyshim që ajo është ligësi dhe rrugë e keqe. (Isra : 32)

    Pra vajzat dhe djemtë gjithashtu duhet të kenë kujdes për

    moralin e tyre. Nuk duhet të nxitojnë për veprime për

    deri sa nuk i vjen koha e vet.

    Megjithatë, nëse dikush ka rënë në këtë grackë, i tilli me

    vetë dëshirë mund të nxirret. Para se gjithash duke e

    konsideruar një gjë të tillë gabim – mëkat për të

    vazhduar tutje me zhvillimin e ndjenjës së pendesës në

    mendjen dhe zemrën e tij.

    Këtë të drejtë të pendimit, pavarësisht llojit dhe

    madhësisë së gabimit njeriut besimtarë duhet ta e ketë në

    konsideratë se vetë Zoti i a ka dhënë atij dhe se Zoti do

    ta konsiderojë për gabim edhe më të madh kur njeriu nuk

    pendohet.

    Nëse ju duket se nga të gjitha anët po promovohet dhe

    madje justifikohet nga ‘intelektual’ atëherë dijeni se një

    botë e tërë shumë më shumë se kaç janë që fuqishëm e

  • DITA ZERO

    19

    kundërshtojnë këto dukuri që askund në botë nuk

    konsiderohen normale.

    Dije se diku është një porosi e shumë njerëz e kanë për

    udhërrëfyes :

    Nëse ju vjen dikush që jeni të kënaqur për fenë dhe

    moralin e tij, atëherë martojeni’ (Pejgamberi

    Muahmmed a.s.)

    Sot thuaju lamtumirë ëndërrime dhe ‘Mbretëri

    Artificiale’ përshëndetje jetë reale.

  • DITA ZERO

    20

    Diell që ngrin dhe errëson

    I llastuar nga familja e tij, qysh në shkollën fillore kishte

    para të tijat në dorë por çfarëdo që blinte asnjëherë nuk

    e ndante me shokët e tij të grupit.

    I tillë ishte edhe në shkollën e mesme dhe në fakultet.

    Çdo herë e zgjaste qafën për të shikuar në testin e

    kolegut para tij, por testin e tij e mbulonte mirë që të

    mos e shihte kolegu i tij i bankës.

    Aspak nuk ndryshoj as në studimet post-diplomike.

    Magjistroi, doktoroi, zuri një vend të shkëlqyeshëm pune.

    U bë edhe akademik dhe vdiq në një moment të jetës së

    tij.

    Por, mos imagjinoni se engjëjt u rreshtuan për t’i bërë

    pritje solemne, se ishte akademik i shquar. As qilima të

    kuq, as grada e dekorata nderi, por u trajtua në bazë të

    meritës së tij dhe veprave të tij të bërë në të gjallë.

    S’mund të ishte dhe nuk mund të jetë ndryshe për askënd.

    A nuk janë shumë njerëz të tillë ose të ngjashëm në

    mesin tonë?!

    Të shumtë janë njerëzit ambicioz, që nuk zgjedhin mjete

    për të arritur tek suksesi i tyre, ose të paktën tek ajo që

  • DITA ZERO

    21

    ata e llogaritin ‘sukses’. Sepse nuk mund të flitet për

    sukses, nëse deri tek ky cak arrihet duke e nxjerrë në

    tavolinë ‘kartën e xhenetit’.

    Le të vlejë si parim i për çdoditshëm fjala e urtë :‘mbi

    tokë ec vetëm me modesti, sepse nën të ka shumë njerëz

    që kanë dashur të arrijnë edhe më lart se ti.

    Shumë thjesht aspiro dhe përpiqu maksimalisht për të

    arritur sukses, por gjithnjë duke qenë i njerëzishëm, duke

    jetuar me njerëzit si njeri normal, dhe duke i trajtuar e

    vlerësuar ata si qenie humane që janë me gjithë

    karakteristikat që kanë.

    Njerëzit egoist i shohin njerëzit tjerë si ‘kocka të betonit’

    me të cilët në mendjet e tyre ndërtojnë rrugën mbi të

    cilën do të shkelin për të arritur drejt suksesit të tyre.

    Të tillët vetën e imagjinojnë se janë qendra e universit se

    gjithçka sillet rreth tyre.

    Por në fakt ata i ngjajnë një dielli që reflekton vetëm

    errësirë dhe ftohësi.

    Të tillët harrojnë se ‘kur njerëzit jetojnë vetëm për vete,

    lindin të vegjël, jetojnë të vegjël dhe vdesin të tillë’.

    Vetëm kur të bëhen normal, të thjeshtë dhe modest

    atëherë ngrihet vlera e tyre.

  • DITA ZERO

    22

    Më i vlerësuari nga gjithë njerëzit Pejgamberi

    Muhammed a.s. ka thënë :

    ‘Sa herë që njeriu të bëhet modest për hatër të Allahut,

    Ai ia shton në masën e asaj modestie, gjithnjë derisa nuk

    e arrin nivelin e lartë. E kush është mendjemadh, do t’i

    zvogëlohen shkallët gjithnjë deri sa arrin në nivelin më

    të ulët’ (Ahmedi)

    Përball egoistëve qëndron karakteri i njerëzve altruist që

    sakrifikojnë prej vetës për të tjerët.

    Krijuesi suprem e çmoi këtë grup njerëzish në shumë nga

    citatet kuranore.

    Një nga ato që mund të llogaritej edhe si definicion i

    altruizmit është edhe ky:

    ‘’ ... Dhe u japin përparësi, madje edhe kur kanë nevojë

    për vete’’ (El-Hashër, 9)

    Njerëzit e kanë të natyrshëm ndjenjën për të qenë të

    vlerësuar dhe të suksesshëm. Por, asnjëherë nuk mund të

    jetë e pranuar që kjo të arrihet duke shkelur mbi shpirtin

    e njerëzve tjerë.

  • DITA ZERO

    23

    ‘Mos e vrajë sinqeritetin e shokëve, miqve,

    bashkëpunëtorëve tu sepse nuk ka usta për ta

    rregulluar’.

    Bëhu normal, njeri si gjithë tjerët, dhe do të jesh rehat

    shpirtërisht dhe fizikisht.

    ‘O Sunduesi im, ma dhuro moralin më të mirë, i cili nuk

    fitohet nga askush tjetër pos Teje’ .

  • DITA ZERO

    24

    ‘Kështjella e shpifjeve’,

    transparente dhe në këmbë

    Si çdo ditë nisesh për në cakun e njëjtë, i/e qeshur me

    qejf, takohesh dhe përshëndet njerëzit e njëjtë.

    Por këtë herë ndryshe nga herë tjera, mimika dhe

    retorika ndryshe për nënvetëdijen tënde thonë mjaftë.

    Por mos u brengos, nuk është ndonjë gjë e madhe, vetëm

    pak kanë shpifur për ju dhe ata e besuan, ke parasysh

    veç pak , jo shumë !!!

    Kriza e vlerave etike dhe e respektit për shpirtin njerëzor

    ka marrë formë të madhe të përhapjes.

    Dëgjojmë çdo ditë vërejtje gjithandej për trafikim të

    qenieve njerëzore, korrupsion të të gjitha formave, por

    gjitha këto mbesin hiçgjë kundrejt trafikimit dhe

    korrupsionit me dinjitetin njerëzor.

    Imazhin publik të njerëzve disa ‘big boss’ e shohin si

    mjetë të volitshëm për të arritur atë që dëshirojnë.

    Prandaj mos u prek nëse kanë shpifur për ju se jeni njeri

    i serbëve apo i çifutëve, e nuk ju kanë quajtur ndryshe (si

    f.v. grek apo rusë, sepse këto emërtime janë të rezervuar

    për të eliminuar figura tjera).

  • DITA ZERO

    25

    Me e tmerrshmja është që jo larg kësaj logjike të

    vepruarit janë edhe disa njerëz fetarë.

    Akuzat dhe shpifjet për individ si shiia, bidatgjinjë,

    fitnegjinjë, tarikatgjinjë, psikopatë, çmendur e amoral

    gati se janë përditshmëri.

    Por kjo nuk është e tolerueshme në mesin e fetarëve të

    paktën. Nuk e gjykojë vetëm nga aspekti i etikës islame

    që pa dyshim që e konsideron për virtyt të urryer por

    edhe ligji islam parasheh dënim të ashpër.

    Pejgamberi a.s. në një hadith e përmend si një nga shtatë

    gjynahet më të mëdha shpifjet për gratë besimtare e të

    sinqerta.

    Dihet që një periudhë jashtëzakonisht e vështirë për

    familjen e Muhammedit a.s. dhe Ebu Bekrit r.a. ishte

    koha hipokritët shpifën për bashkëshorten e

    Muhammedit a.s. Aishen r.a. .

    Vetëm familjet e tyre e dinë se çfarë vështirësish

    shpirtërore kanë përjetuar ata nga këto shpifje .

    Sepse kur shpifet për një njeri nuk goditet vetëm ai/ajo

    por impakti i saj është më i gjerë.

    Prandaj ligji islam ka paraparë sanksione të rënda për

    shpifësit në këtë botë, dhe ka kërcënar për dënimin e

    dhembshëm në botën e pasme.

  • DITA ZERO

    26

    Gjersa për politikanëve nuk u bëhet vonë për shpifje,

    artistët e llogarisin si formë të marketingut, besimtari e

    përjeton më ndryshe i lë gjurmë në zemër. E thyen rëndë.

    Prandaj shpifësit shpifin që ta thyejnë. E se bëjnë këtë

    vetëm se munafikët. I sinqerti edhe kur do ta dëgjojë

    shpifjen nga të tjerët nuk do ta besoj por do të përgjigjet

    në mënyrën kuranore :

    ‘Kjo është shpifje e qartë’ (Kur’an; En Nur-12).

    I vetëdijshëm për natyrshmërinë tonë njerëzore për të

    bërë gabime, po ju ftojë juve lexues këtyre rreshtave të

    hapim një kapitull të ri pa shpifje, para se gjithash të i

    kërkojmë falje Zotit për secilën herë kur kemi shpifur për

    njerëzit tonë, dhe tua kërkojmë falje atyre që u kemi hyrë

    në hak.

    Këtë të paktën nuk mund të na e ndal askush a superfuqi

    e dreq i mallkuar.

    Zoti i Madhëruar në Kuran thotë :

    ‘S’ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup

    prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dënim për ju,

    përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej

    tyre do t’i takoj dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e

  • DITA ZERO

    27

    atij prej tyre që barti pjesën e madhe (të shpifjes) i takon

    dënimi më i madh. E përse kur dëgjuan ata (shpifjen)

    besimtarët të mos mendonin më të mirën si për vete dhe

    të thoshin :’Kjo është shpifje e qartë’?! (Kuran, En

    Nur,11-12)

    Prandaj, mos shpif, mos e shpërndaj shpifjen, kur e sheh

    qartë se është e tillë, as mos e mbajë në këmbë këtë

    kështjellë artificiale dhe të dëmshme, por rrëzoje me

    sentencën kuranore: ’Kjo është shpifje e qartë’?!

    (Kuran, En Nur,11-12).

  • DITA ZERO

    28

    Mos u identifiko me kohën që të

    jesh ‘IN’

    Varfëria më e madhe intelektuale dhe kompleksi më fatal

    që mund të prek njeriun është përpjekja njerëzore që për

    krenari personale të konsideroj kohën – prezentin , e cila

    s’ka të bëjë gjë me angazhimin tij individual.

    Nuk po flas për konceptin metafizik ‘kohë’ me të cilën

    preokupohet filozofia dhe shkencat tjera por flas për

    propagandën e ulët dhe të pa shpresë që është ngulitur në

    trurin e popullit tonë se jemi në ‘kohë moderne’ me të

    cilën angazhohet kjo propagandë të justifikoj bërjen e

    gjithçkaje pavarësish qëndrimit për të nga ana e

    shkencës, fesë dhe traditës vendase.

    Që të mos jesh i dal model, atëherë lirohu nga kompleksi

    kohë. Se po kohën (moderne) e pate krenari atëherë, për

    çdo të qindtën e sekondës bëhesh i dal mode. E vërteta

    është se të kanë kompensuar me idenë e kohës moderne ,

    atë që mbrapa kanë ngel sepse modernizmit i ka dal koha

    dhe është pasuar me post-modernizmin.

    E vërteta është që pavarësisht emërtimit teknik të etapës

    kohore të njerizimit, njeriu mbeti po ky me emocione

    dhe veprimtare humane të njëjta që nga i pari njeri

  • DITA ZERO

    29

    Ademi a.s dhe gjithë tjetër deri tek ne dhe ato që pasojnë

    .

    Ti ke shumë vlera me të cilat mund të përshkruhet

    imazhi yt publik. Suksesi në fushën e edukimit, punës

    dhe hobit tënd le të jenë identifikimi yt kryesor, ato

    mbijetojnë çdo moment , kohë madje dhe pasi të kesh

    ikur për në Jetën e Përbotshme ato mund të vazhdojnë të

    jenë ‘IN’.

    I vetmi kompleks që në mënyrë obliguese duhet ta

    ndjesh ndaj kohës është vetëdija se ajo ikën shpjet dhe të

    garosh për të zënë suksese sa më shumë brenda minutave

    dhe ditëve të saj. Tjetër fakt rreth kohës është se ajo çka

    ikën prej saj nuk kthehet asnjëherë dhe as që

    zëvendësohet .

    I urti mendimtari Hasan Basriu ka thënë :

    ‘’O njeri, vërtetë ti je një grumbull ditësh. Sa herë ikën

    njëra prej tyre, ikën dhe një pjesë e jotja’’ .

    Koncepti kohë , një njeri të ditshëm që mediton thellë

    rreth saj veç sa e ofron më shumë tek Zoti.

    Zoti thotë në Kuran : Në krijimin e qiejve e të tokës, në

    ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta

    për ata që kanë arsye dhe intelekt.

  • DITA ZERO

    30

    Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë

    në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen

    në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke

    thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh,

    ruana prej dënimit të zjarrit!

    Zoti ynë, atë Ti e fute në zjarr, atë e ke poshtëruar; për

    mizorët nuk ka ndihmëtarë!

    Zoti ynë, ne dëgjuam një thirrës që ftonte për besim (e që

    thoshte): Të besoni Zotin tuaj! E ne besuam! Zoti ynë, na

    i falë mëkatet tona, na i mbulo të metat dhe pas vdekjes

    na bashko me të mirët!

    Zoti ynë, jepna atë që nëpërmjet të dërguarve Tu, na e

    premtove dhe në ditën e kiametit mos na turpëro; vërtet

    Ti je Ai që nuk e shkel premtimin!" (Kuran, Ali Imran –

    190-194)

    Këtej e tutje, sa herë ‘ata’ përpiqen të kompleksojnë me

    propagandën ‘kohë moderne’ , ti fiksohu veç në termin

    kohë dhe në trurin tënd krijo lidhje mes kohës , orarit

    tënd ditor të angazhimeve, planeve ditore, javore,

    mujore, vjetore për familje, punë, shoqëri.

    Shiko vazhdimisht të krijosh suksese brenda kohës që të

    është dhënë, sepse sido që të ndërtosh jetën tënde, sido

    që të kalosh ditët, vitet dhe kohën që të është dhënë në

  • DITA ZERO

    31

    dispozicion patjetër do të vije momenti i kalimit në

    Përjetësi. E atje siç është thënë në një hadith të

    Pejgamberit a.s. se :

    ‘’Nuk do të dridhen këmbët e njeriut në Ditën e Gjykimit,

    dersa të pyetet për katër gjëra :

    - Rreth jetës së tij sesi e harxhoi

    - Rreth rinisë së tij sesi e kaloi,

    - Rreth pasurisë së tij sesi e fitoi dhe

    - Rreth dijes së tij sesi punoi me të.

  • DITA ZERO

    32

    Falënderimi i një zonje me shami!

    Dielli ndriçonte si çdo herë tjetër e rrezet e tija

    depërtonin edhe në dritaren e autobusit sikur të ishin

    bërë gati tamam për ndriçim të ndonjë skene filmi.

    Udhëtarët hynin në autobus secili me disponimin e tij por

    se ç’më bëri përshtypje hyrja e një zonje me shami e cila

    mezi po barte valixhet e prapa i qëndronte një student që

    i kishte dalë në ndihmë zonjës me shami për të bartur

    valixhet deri tek autobusi.

    Gjersa zuri vend zonja gati se gjithë kishin hedhur

    vështrimin tek ajo dhe me nënvetëdije po prisnin rehatin

    e saj. Gjersa zonja me shami po ulej një zonjë nga

    mbrapa po e vështronte me nënçmim, se si zonjës me

    shami iu deshtë gjithë ajo kohë të ulej dhe rehatoj.

    Kur tamam u ul, sërish u ngrit zonja me shami dhe po

    shkonte tek karriget mbrapa për t’i dhënë dy ëmbëlsira

    studentit që i kishte ndihmuar rreth valixheve. Tani

    sërish vëmendja e udhëtarëve u përqendrua tek zonja me

    shami.

    Kësaj zonje nuk i mjaftuan me qindra falënderime dhe

    urata që i dha këtij studenti për pak bartje të valixheve që

    nuk i ka kushtuar ndonjë mund të madh studentit, por që

  • DITA ZERO

    33

    t’ia kthej shumë më shumë u deshtë që t’ia jepte edhe ato

    biskota që kishte pasur në çantën e saj prej një zonje

    tipike shqiptare e myslimane.

    Mbi të gjitha duhej të ngrihej dhe të shkonte mbrapa

    ndërkohë që mezi u rehatua në karrige e që mosha ia

    lejonte që një gjë të tillë të mund ta bënte duke e ftuar atë

    që t’i merrte, por jo ajo nuk e bëri ajo shkoi dhe ia dha

    dy një për të dhe një për shoqëruesen e tij e ndërkohë që

    të tjerët mbanin vështrimin vëngër mbi të sikur po bënte

    diçka keq.

    Gjatë udhëtimit e sipër gjersa shumë mirë po dëgjonim

    programin e radios një telefonat e prishi këtë atmosferë.

    Tani zëri i vetëm që dëgjohej ishte i zonjës nga mbrapa

    që në fillim e shikonte me nënçmim zonjën me shami.

    Gati i gjithë autobusi u familjarizua me problemin e saj

    banal që e shtjelloj deri në fund me zërin më të lart të

    mundshëm nga frika se mos ndoshta po ngelet kush pa

    dëgjuar. Sa e tmerrshme! Mua më trishton cingërima e

    telefonit në publik dhe nëse detyrohem të flasë,

    maksimalisht mundohem të flasë me zë të ulët dhe

    shkurt. Ndërkohë që dikush si ajo fare nuk brengosej për

    një shfaqje të tillë të lirë.

    Diku iu afruar stacionit të ndaljes vazhdimisht më ngeli

    në kokë gjesti i zonjës me shami (një nëne apo gjyshe

  • DITA ZERO

    34

    shqiptare, myslimane). Vetëm vështrimi i saj të ngjallte

    kujtim për gjyshet dhe nënat shqiptare që në ditët e sodit

    nuk ngjajnë më të tilla.

    Nuk më la përshtypje kjo që thash më lart sa që kjo ngeli

    më shumë detaj, sa më la mbresë fakti që për një shërbim

    kaq të vogël ndjehu përgjegjësi që ta shpërblej djalin me

    qindra urata dhe në fund edhe me dhuratë.

    Sa herë na ndodh që t’ua lirojmë vendin disa njerëzve të

    cilët më pas u duket vetja si të ishin ‘movie star’ sa që

    nuk të shikojnë me sy dhe mezi nxjerrin nga goja një

    fjalë ‘Faleminderit’ madje për ironi se shumë e gjatë u

    duket sot edhe në të folur të thonë ‘flm’.

    Vërtet ne kemi ngelur shumë mbrapa me kulturë aq

    mbrapa sa nuk po i arrijmë gjyshet tona. A na ka

    ndodhur që për një shërbim kaq të thjeshtë të ndjejmë

    obligim që të falënderojmë dhe urojmë njerëzit kaq

    shumë si kjo zonjë ?!!! A na ka shkuar ndonjëherë

    ndërmend një gjë e tillë ?!!!

    Faleminderit që e lexuat. Zoti ju dhëntë çdo të mirë për

    çdo fjalë që e keni lexuar dhe që rreth saj keni

    reflektuar. Faleminderit shumë, jashtëzakonisht shumë.

    Faleminderit !!! A u ndihtë mirë nga ky falënderim ?!!!

    Vërtet larg nga kjo, a mendojmë për një falënderim tjetër

  • DITA ZERO

    35

    atë më qenësorin e njeriut të urtë dhe të zgjuar,

    Falënderimin për më meritorin për Zotin e Vetëm.

    “Ashtu që ata të hanë nga ata fruta dhe nga çka

    prodhojnë vetë duart e tyre. A i gëzojnë këto dhe nuk

    falënderojnë?” (Kur’an; 36: 35.)

    Muhammedi a.s. thotë: “Kush nuk falënderon njerëzit

    nuk falënderon Zotin”.

    Nuk bëhet kiameti pse ti je prishur, nuk bëhet kiameti

    pse ti je mos falënderues. Allahu çdo herë dërgon

    shembuj të tillë që zbusin zemrat tona.

    Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve! (Kur’an,

    1: 2.)

  • DITA ZERO

    36

    Pas stuhisë, vjen një ditë me diell

    Sa herë që provojmë t’i shprehim falënderime Krijuesit

    Fuqiplotë, dalim të jemi shumë të varfër.

    Madje shumë të varfër edhe në aspektin letrar të fjalës, e

    të mos flasim që të jemi treguar mirënjohës të denjë me

    përpjekjen tonë.

    Por se kjo breng e besimtarit është vetë besimi dhe

    falënderimi .

    Nuk ka dyshim se kur të përmendet falënderimi ndaj

    Fisnikut, Bujarit, Allahut të Madhëruar, patjetër që

    ndjejmë obligim moral dhe me kënaqësi përshëndesim

    përcjellësin e mësimeve për falënderim dhe i të tjerave,

    pra profeti Muhammed bekimet e Zotit qofshin mbi të.

    E si të mos falënderohet Madhështia e Tij Allahu, e si të

    mos përshëndetet paqësori Muahmmed paja qoftë mbi të,

    ky Njeri-Kur’an, që pa njohjen e tyre njerëzimi do të

    ishte i humbur në këtë botë.

    Në ditët e frymimit tonë në këtë botë na bien që çdo herë

    të shijojmë zbulesën Hyjnore në praktikë. Është shumë e

    qartë që nuk është gjithçka bardh e zi. Madje edhe në

    mes tyre e përhimëta ndonjëherë nuancon nga e bardha e

  • DITA ZERO

    37

    ndonjëherë nga e zeza, e mos të flasim për laramanin e

    ngjyrave tjera.

    ‘’ Edhe nga njerëzit, nga gjallesat, nga kafshët po ashtu

    ka ngjyra të ndryshme’’

    (Kur’an; Fatrir:28).

    Nga kjo mbetet lehtë të kuptohet se nuk është çdo herë

    vetëm një lloj situata e njeriut, pra nuk është çdo herë

    paqe, gëzim, pasuri, autoritet e të ngjashme, secila

    pasohet me të kundërtën e saj.

    ‘’Pas çdo gëzimi qëndron hidhërimi’’(Ibën Mesudi).

    Gjendja e njeriut në situata të tilla ka urtësinë e vetë

    Hyjnore, por ja që jo çdo herë njeriu arrin të kuptojë dhe

    të përfitoj nga to. Zakonisht është koha e vështirësisë

    dhe e sprovës së rëndë e cila më së shumti e dëshmon

    karakterin dhe kulturën e njeriut.

    Si arsye të gjendjes së njeriut në sprova të ndryshme

    dijetari Jusuf Kardavi përmenden këto:

    1. Pastrimin e radhëve të besimtarëve nga mediokrit

    duke argumentuar nga Kur’ani me :

    ‘’Allahu nuk është që t’i lë besimtarët ashtu siq jeni, pa

    dalluar të këqin nga i miri’’ (Kur’an; Ali Imran:175).

  • DITA ZERO

    38

    2. Edukimi i besimtarit, fisnikërimi i karakteristikave

    të tij dhe pastrimi i zemrave të tyre.

    3. Shumëfishimi i veprave të mira të tyre dhe ngritja

    në një pozitë të lartë tek Allahu i Madhëruar duke

    argumentuar me thënien e Profetit Muhammed paqja

    qoftë mbi të :

    ’Myslimanin nuk e godet kurrfarë fatkeqësie ose

    sëmundje, pikëllim ose dëshpërim e as ndonjë vështirësi

    tjetër, madje as një shpuare e thjeshtë me ferrë e që për

    atë të mos e falë Allahu nga mëkatet e tij’’

    (Hadith; Buhariu)

    Pra besimtari është i vetëdijshëm për rolin e tij në këtë

    gjithësi. Ai arrin të shoh edhe pas stuhisë sepse të tillë e

    donë te jetë feja e tij islame. Ai është çdo herë mendje

    hapur. Nga sprova vetëm mëson dhe merr forcë e kuraja

    për ta realizuar në mënyrë sa më të përkryer misionin e

    tij në tokë.

    Është e mjaftueshme ajo që Profeti Muhammed ka thënë:

    ‘’ Më tepër që iu nënshtruan sprovave janë të dërguarit,

    e pastaj ata të ngjashmit, pastaj ata sikur ata ‘’ (Hadith;

    Buhariu).

  • DITA ZERO

    39

    Komuniteti mysliman është i informuar dhe kurajuar me

    këto raste të Profetëve të përpalljes së tyre me sprovat si

    është rasti me profetin Ejub që është sinonim për një

    çështje të tillë ( Shih Kur’an ; (El-Enbija:83-85),(Sad:41-

    44) e të tjera), pastaj profetët Jakub( Kur’an

    ;(Sad:45),(Jusuf:18,83-86),e të tjera), Profeti Jusuf

    (Kur’an;(Kaptian Jusuf, e të tjera) e profetë të tjerë.

    Sprova vështirësia nuk është diç e re për njeriun dhe as

    diçka e përhershme tek ai.

    Është e njohur mirë që kur njerëzit përballen me

    vështirësi krijojnë kufizime ne mendjet e tyre duke

    menduar se askush nuk ka përjetuar me vështirë se ai.

    Por gjatë jetës dëgjon dhe sheh raste me të cila tronditet

    të cilat janë më të rënda se të tijat.

    Është shumë më rendësi për njeriun e gjendur në situata

    të vështira, që të bëjë përpjekjet e nivelit më të lartë për

    të tejkaluar vështirësitë në mënyrën më shembullore.

    Fakti që jeni sprovuar nuk donë të thotë se ky është

    dënim të paktën jo në të gjitha rastet. Madhështia e Tij,

    Allahu i Lartësuar thotë:

    ‘’Po ju menduat se do të hyni në xhenet, pa u provuar

    edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët

    i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur sa

  • DITA ZERO

    40

    që i dërguari thoshte, e me të edhe ata që kishin besuar :

    Kur do të vij ndihma e Allahut ? Ju (erdhi ndihma )

    vërtet ndihma e Allahut është afër ! (Kur’an; Bekare:

    214).

    Ju (erdhi ndihma ) vërtet ndihma e Allahut është afër !

    A nuk është edhe për ne e mjaftueshme, sigurisht që po.

    Faleminderit Krijues i Madhëruar që i ke vënë sprovat

    në rrugë të jetës sonë, që me to ne fitojmë shpërblimet e

    Tua (sevape).

    Faleminderit Allah Fuqiplotë që me fjalën tënde na japë

    kurajë për të tejkaluar këto sprova.

    Falënderimet për ty nuk mund të ndalën, se ne jemi të

    varfër për të qenë mirënjohës ndaj Teje, sepse çdo gjë që

    vjen nga Ti, ne dalim të jemi përfitues i saj.

    Faleminderit ES-SABUR-Durimtari .

  • DITA ZERO

    41

    Hijaevetofobia

    ‘Njerëzit trimërohen nga frika. Që kjo trimëri të mos jetë

    veç emocion e rrethanave të rastit por një virtyt

    permanent tek njerëzit është e domosdoshme që njeriu të

    edukohet me frikë-respekt ndaj Zotit.

    Si rrjedhojë e kësaj frike ndaj Zotit, njeriu bëhet

    pafrikshëm ndaj çdo gjëje e çdo kujt pos Tij’.

    Informacioni për çështje besimit të pastër në Zoti Një

    dhe të vetëm ishte i njëjtë që nga njeriu i parë dhe

    vazhdon të ngelet i tillë deri në Kiamet. Kjo është më

    shumë se një fakt historik, ndërsa gjurmët e kësaj

    edukate hyjnore i gjejmë në çdo lëmi.

    Edhe Pejgamberi i fundit Muhammedi a.s. në mesin e

    çështjeve që më së shumti i kushtoj rëndësi ishin çështje

    të besimit të pastër.

    Por besimi që Muhammedi a.s. ndërtonte në zemrat e

    besimtarit nuk ishte informacione teorike, as përkufizime

    e ndarje që më vonë i bënë dijetarët, ndërkohë që sot u

    sqarohen masës sikur këto të ishin zbrit prej Zotit dhe jo

    se qenë veç ndarje nga ana e dijetarëve për tua bërë më

    të lehtë konceptet e besimit.

  • DITA ZERO

    42

    Ajo çfarë Muhammedi a.s. pastaj shokët e tij e përcollët

    tek pasardhësit e kështu me radhë ishin më shumë se

    fjalë. Besimi i atyre brezave dhe çfarë në fakt duhet të

    jetë edhe besimi i çdo myslimani ishte besim aktiv, i

    gjallë që ndihej në zemër që poshtonte zemrat tjera dhe

    jo fytyrë e vëngër dhe akuzuese.

    Gjersa koncepti Islam për besimin në Zotin Një

    përfshinë edhe orientimin e emocionit të frikës vetëm

    Zot dhe jo për dikë tjetër, për paradoks sot sikur ka

    ndodh e kundërta që myslimanët e kanë orientuar frikën

    ndaj gjithçkaje tjetër pos Zotit ose e kanë të kombinuar,

    por jo tamam të pastër çfarë feja e porosit.

    I sheh sot se vetëm një fjalë, një propagandë, një fushat

    dhe myslimanët e ulin kokën dhe përpiqen të hyjnë në

    bir të miut , edhe duke e pasur dosjen blanko dhe kurrë

    pa qenë fajtor.

    Frika e paarsyeshme pa dyshim që krijon një profil

    psikologjik të myslimanit inferior dhe të shkret siç

    bukur e thotë edhe prof Muhidin Ahmeti ‘’Kur

    frikësohemi, bëhemi edhe më të dobët sepse nuk

    vetëpërmbahemi nga emocionet’’.

    Nëse dikush bëhet i papërmbajtshëm nga emocionet dhe

    del qesharak para opinionit , pjesa tjetër më e madhe

  • DITA ZERO

    43

    bëhen tepër ‘të zgjuar dhe të matur’ sa që nga gjendja

    0.00 e kauzës islame, kalojmë në minus (-).

    ‘’E armiku më im madh ë mirës kolektive dhe i lumturisë

    individuale është frika’’ – Mr.Muhidin Ahemti

    Duke qenë natyrshmëria njerëzore thërret për të qenë

    fetar dhe besuar, këto elemente sikur edhe myslimanët

    fetar i kanë zëvendësuar me tjetër çfarë në fakt feja

    porosit.

    Ashtu siç në fakt duhet të ishte bindja fetare dhe

    koncepti Islam për Zotin, ashtu duken ta kenë bindjen

    disa nga myslimanët për ndonjë superfuqi botërore apo

    për ndonjë nga idetë e teorive konspirative me çfarë

    sidomos myslimanët e botës virtuale po trishtojnë të

    fëmijët dhe të rinjtë.

    Nga këto ide të mbrapshta të formojnë përshtypjen se

    Zot ruana këto ‘elita njerëzish’ po shkruakan kaderin e

    që në fakt edhe ata dhe gjithçka i nënshtrohen caktimit

    dhe vendimit të Allahut.

    Ata në fakt mund të kenë plane (në rastet më të shpeshta

    manipulojnë me ngjare të ndodhura në mënyrë natyre,

    por publikut ia prezantojnë si ndërhyrje nga ata) , por në

    botë ndodh veç çfarë Zoti e cakton dhe lejon të ndodh.

  • DITA ZERO

    44

    Kurani heq çdo dilemë të kësaj natyre. Zoti e shpreh

    qartë në fjalët e Tij:

    ‘’Sikur e Vërteta të udhëhiqej nga dëshirat e tyre, me

    siguri do të zhdukej rregulli në tokë e qiej dhe ajo që

    ndodhet në të ‘’ (Kur’an, 23:71)

    Pastaj në një ajet tjetër të Kur’anit ‘’Nuk ka asnjë qenie

    të gjallë që nuk ndodhet në pushtetin e Tij, vërtet, Zoti im

    është i drejtë’’. (Kur’an, Hud, 56).

    Edhe shumë të tjera që duhet të kthjellonim më mendjen

    e myslimanëve , tani të bërë prej një spektatori gati se

    fëmijëror të filmave hullivudian.

    Ma ka rastis të flas me shumë të rinj të njomë por edhe të

    rinj më të rritur fetar ose nxënës të dijes islame në kurse

    të xhamive që kanë marrë kaq afër zemrës publikimet që

    mund ti kenë parë në facebook rreth teorive konspirative,

    sa që lënin në margjinë informacionet dhe gjykimin e

    fesë rreth ngjarjeve.

    Sa do që të jenë reale informacionet rreth teorive

    konspirative zemrat e këtij populli nuk guxojnë të

    mbushen frikë dhe as të lëvizin syrin rreth këtyre

    fenomeneve.

    Edukata dhe bindja që duhet të iu konfirmohet rinisë dhe

    popullit tonë është ajo që e thotë Kurani :

  • DITA ZERO

    45

    ‘’Allahu është mbrojtës i besimtarëve’’ (Kur’an, Ali

    Imran:68)

    ‘’Allahu është mbikëqyrës i atyre që besuan’’ (Kur’an,

    El-Bekare : 25)

    ‘’Allahu është me besimtarët ‘’ (Kur’an, El-Enfal: 19)

    Pastaj Allahu e thotë qartë edhe një ajet tjetër që

    besimtari të mos frikësohet nga njerëzit por vetëm nga

    Ai :

    ‘’Prandaj mos u frikësoni nga njerëzit, vetëm Mua të më

    frikësoheni dhe mos i shisni fjalët e mia për një çmim të

    mjerë. E kush nuk gjykon me atë që e ka zbrit Allahu, ata

    janë mohues’’ (Kur’an, El-Maide:44)

    Ndoshta gjendja e popullit mysliman gjithandej në botë

    nuk është çfarë në fakt do donim por këtë pos tjerash

    duhet kuptuar edhe si një mësim hyjnor, mësim që duhet

    drejtë kuptuar.

    Dijetari i Ibni Kajjim el Xhevzij thotë :

    ‘’Triumfi i armikut, persekutimi dhe fuqia që këtë botë

    ndonjëherë e godasin besimtarin, janë gjëra të

    domosdoshme dhe të pashmangshme. Këto janë sikur

    nxehtësia e madhe dhe të ftohti i madh, sikur sëmundja,

  • DITA ZERO

    46

    brenga dhe pikëllimi, sepse ato i planifikoi Ai më i

    Urti.’’

    Prandaj sido që të jetë gjendja e popullit tonë, çfarë do

    që na reklamohet bindjet tona fetare duhet të i ndërtojmë

    prej burimeve fetare Kuran dhe Sunet dhe tjerat pos tyre

    duhet ti marrim me rezerva.

    Përfundimisht porosit fetare duhet t’i marrim me më

    zemër se çfarëdo tjetër

    ‘’... e kush pranon udhëzimin Tim, për ata nuk ka as

    frikë, as që do të brengosen’’ (Kur’an, El-Bekare:38)

    Nëse do shohim në teren çështjet janë ndryshe çfarë në

    fakt mendimet ogurzeza prezantojnë.

    Kurani ia ka ofruar perspektivën e këtij populli që moti:

    ‘’... Tashmë ata që mohuan, humbën shpresën për fenë

    tuaj (se do të ndërroni), andaj mos u frikësoheni atyre,

    por Mua të më frikësoheni’’ (Kuran: El Maide:3)

    ‘’... e ardhmja e lumtur është për të devotshmit’’

    (Kur’an, El-Araf:228)

  • DITA ZERO

    47

    E devotshmëria nuk është fjalë por emocion e bindje.

    Devotshmëria nuk e fytyrën vëngër dhe zërin e lart.

    Devotshmëria nuk është në përkufizime e ndarje

    dijetarësh.

    Devotshmëria është shkëlqim, është ndjenjë, është edhe

    fjalë e ëmbël, është fytyrë e ndritur është vepër konkrete

    të cilës hajrin ia sheh gjithë njerëzimi dhe gjithçka që në

    univers.

    Në fund të fundit siç thotë Ibni Kajjimi :

    "Çdo më bëjnë mua armiqtë e mi?! Unë Xhennetin e kam

    në zemër, kudo që të shkojë ai është me mua.

    - Në qoftë se do të më përzënë nga vendi im,

    atëherë kjo për mua do të jetë turizëm dhe do të

    kem mundësi të përhapë dritën e Allahut!

    - Në qoftë se do të më burgosin, atëherë kjo do të

    jetë veçim me Allahun, do ta adhuroj Allahun pa

    pasur preokupime!

    - Në qoftë se do të më vrasin, atëherë do të bie

    shehid në rrugë të Allahut subhanehu ue teala!"

  • DITA ZERO

    48

    Po e presim atë

    Një jetë plot jetë , njerëzit që lëvizin në drejtime të

    ndryshme, secili duke shikuar punën e vet.

    Shpejtësia e ngjarjeve dhe aktiviteteve të jetës

    shpeshherë na largon nga realiteti ynë sado i afërt

    fizikisht të jetë ai.

    Disi kësisoj është edhe ndodhia jonë me '' të moshuarin"

    e rrëfimit tonë, njeri fetar deri në palcë, modest, i

    ndjeshëm dhe aspak djallëzor, por që për bashkësinë

    vendase pak i njohur , përndryshe duhet të kishte

    reflektuar përballë madhësisë së veprës së tij të thjeshtë.

    E tërë ngjarja fillon me vizitën tonë në një fshat të

    Kosovës tek një koleg i yni . Në shikim të parë fshati na

    dha një pamje të bukur e bukurinë e të cilit ia shtonte

    edhe më shumë edhe xhamia e re në mes të këtij fshati.

    Bashkësia myslimane e frekuenton shumë xhaminë ,

    ama si për zakon të prapët vetëm në lutjen e së premtes,

    për Xhuma, ndërsa për kohët tjera të lutjes numri i

    frekuentuesve është shumë i vogël.

    Pikërisht në mesin e këtij komuniteti frekuentues

    permanent është edhe " i moshuari " i rrëfimit tonë:

  • DITA ZERO

    49

    modestë i thjesht dhe shumë i ndjeshëm i padjallëzuar,

    aspak jo ashtu siç dinë me qenë shumë pleq që

    frekuentojnë në xhami të kohëve të fundit.

    Atë ditë kur ne u gjendëm në mesin e kësaj bashkësie ,

    kishte pak besimtar që kishin dal të falin namazin e

    ikindisë , ku me ç’rast patëm rast të njihemi me këtë "të

    moshuar" të ndjeshëm që na la mbresa të

    papërshkrueshme.

    Është pikërisht ai që kurrë nuk mungon në asnjë lutje ,

    shumë i pasionuar pas xhamisë , lutjes dhe Islamit , ndër

    të tjera kishte dhe një dashuri të pastër dhe prindërore

    ndaj hoxhës së ri që ishte imam në atë fshat.

    Në ditën kur u gjendëm në këtë fshat , kishte pak

    frekuentues në lutjen e mesditës , gjë që ne si mysafirë

    lehtë vëreheshim. Pas përfundimit të lutjes , hoxha na

    prezantoi neve tek besimtarët prezent si kolegë të tij. Me

    këtë rast sytë e "të moshuarit" shndrisnin nga gëzimi ,

    pasi na përqafoi dhe na shtrëngoj fort , filloj të na tregoj

    për fatin e tij të prerë të kohës. ,, Kur u hap shkolla unë

    po kullosja bagëtinë , kisha një dëshirë të shkoja të

    paktën të shikoja se si është shkolla , gjë që edhe e bëra.

    Me tu kthyer në shtëpi axha më priste te dera me

    kamxhik , filloi të më godas në shpinë duke më thënë :

    "po donë me shku në shkoll mu ba shka a?".Atëherë nuk

  • DITA ZERO

    50

    kuptoja asgjë por sot vdes nga lakmia kur i shoh tek

    shkollohen të rinjtë.

    Ishin kështu disi fjalët e tij që na i tha atë ditë me shumë

    ndjesi i mbushur me emocione. Bashkëvendësit na

    treguan se nuk i din mirë lutjet të gjitha por se thotë ato

    që i din , dhe se është prezent në çdo namaz.

    Në mëngjesin e ditës tjetër , nuk po e takonim në xhami .

    Ezani po thërret , të gjithë që ishin prezent kishin falur

    namazin synet , por që hoxha kishte dal në oborr duke

    pritur atë. Na befasoi ky akt , që kur hoxha duhet të

    priste bashkë besimtarët në oborr . Pritja nuk zgjati

    shumë , me kërkesë të pjesës së besimtarëve në xhami,

    hoxha filloi faljen obligative (farz) .

    Pak para përfundimit të lutjes erdhi "i moshuari" modest

    dhe u lidh pas hoxhës. Lutja dhe përkujtimi pas saj

    përfunduan , komunitetit filloi të dal jashtë, ishte freskia

    e mëngjesit dhe ajri i freskët që na u futën deri në

    mushkëri , ndonëse të gjithë dukeshin gati gjysmë të

    fjetur.

    Me të dal nga xhamia plaku i ndjeshëm filloi konsultën

    me hoxhën për namazin e tij nëse kishte kryer në rregull

    , ndërkohë nga sytë e tij po rrjedhin lotët. Më habitën

    lotët e tij në atë agim të hershëm , më emocionuan

    jashtëzakonisht. A e dini pse qante? Sepse nuk e kishte

  • DITA ZERO

    51

    arritur me kohë sa të kryente edhe lutjen jo obligative

    (synetin e sabahut).

    Ndoshta dikujt po i shkon mendja se po flasim për

    historinë e gjeneratave të para të Islamit ,por në fakt kjo

    nuk është tjetër pos histori autentike këtij vendi, e

    Kosovës .Sigurisht nuk ju besohet kur njerëzve të këtij

    vendi u ikin sa e sa lutje obligative pa i kryer dhe nuk

    lodhen e as të mërziten, ndërkohë dikush të qajë për lutje

    jo obligative.

    E vërteta qëndron tek bindja e thellë dhe ndjenja e

    fuqishme për Krijuesin Madhërishëm që ekziston tek

    njeriu sepse , personalisht unë nuk mund të gjeja

    arsyetim tjetër që do të kish mundur ta nxiste këtë " të

    moshuar "modest të zgjohej aq herët dhe aq më tepër të

    qante se nuk kishte arritur të falte edhe synetin sepse

    alarmi i telefonit celular nuk i kishte funksionuar atë

    ditë, të cilin për çdo mëngjese ia aktivizonte hoxha i ri.

    Më shkoi mendja me pahir sa e sa njerëz nuk e kanë falë

    namazin fare atë ditë ,as edhe lutjen obligative (farzin), e

    sa të tjerë akoma nuk kanë dëgjuar fare për

    domosdoshmërinë e lutjes ndaj Zotit (namazit) e që nuk

    është tjetër pos që kënaqësia më e madhe e kësaj bote.

    E prej atyre që mund ta kenë kuptuar këtë përgjegjësi-

    kënaqësi pa dyshim që është edhe "i moshuari" ashtu si e

  • DITA ZERO

    52

    quajtëm personazhin e rrëfimit tonë , që pos tjerash, ishte

    një rast tronditës për të na dhënë mësim neve për

    përkushtimin ndaj lutjeve ndaj Zotit , dhe gjithsesi gjith

    atyre që i arrin informacioni për këtë rast.

    E në fund krejt hoxhën e rij e përgëzojmë , që pret

    besimtarin në oborr të xhamisë, se për të tillë bashkë

    besimtarë ia vlen , edhe unë do të prisja të tillin për sa të

    ketë nevojë, se me të tillë krenohet Profeti

    Muhammeda.s. në Ditën e Gjykimit dhe me të tillë

    shpresohet Parajsa.

  • DITA ZERO

    53

    Kur i mbylli sytë, u trondita !!!

    Po përgatisja materialet të cilat do t’i ligjëroja në kursin

    e Edukimit Fetar që e mbaja gjatë muajit të shenjt të

    Ramazanit me disa të rinj të lagjes sime dhe në të njëjtën

    kohë po komunikoja me nënën time.

    I shkujdesur dhe tërësisht i fokusuar në punën time, nuk

    e kisha vënë re që nëna ime më nuk po më kthente

    përgjigje.

    Papritmas për aq pak sekonda në mendjen time u

    rrokullisën qindra ide, qindra e mijëra dhe nuk mund tak

    kuptoja se truri im mund të prodhoj kaq shumë mendime

    për kaq pak kohë.

    Duke vepruar më shumë me nënvetëdije iu ofrova asaj

    për ta par ndërkohë që zemra ime fluturonte, më

    tradhtonte zemra dhe mendja.

    E thirra ?!!!

    I doli gjumi dhe gjysmë e përgjumur më tha se çfarë

    kisha, pse po e thërrisja se ishte kot në gjumë nga lodhja

    që kishte ndjerë në atë ditë vape Ramazani. Më pyeti dhe

    përsëri ra të flejë.

  • DITA ZERO

    54

    Por përsëri mendja ime prodhonte mendime të atilla që

    nuk më lenin të qetë. Nuk kisha zemër të nisesha për në

    kurs, deri sa ta rehatoja mirë zemrën dhe mendjen.

    E thirra edhe një herë!

    Këtë herë iu prish qejfi nënës sepse sapo e kishte zënë

    një gjumë i mirë. Më tha se ç’doja?!!!

    Sigurisht që nuk mund t’ia thosha se çmendoja e çfarë

    më ndodhi por i thash se nëse po i duhet gjë për tu

    mbuluar dhe me shpejtësia ia ofrova një batanije.

    Ky moment sado banal për dikë, për zemrën time ishte

    tronditës dhe mbresë lënës një miniatak. Ishte moment

    kthjellje për të rikujtuar për respektin e madh që

    porositemi të kemi ndaj saj por edhe për vazhdimësinë e

    gabimeve tona ndaj tyre.

    I tilli i tronditur dhe me rrahje gjithnjë edhe më të mëdha

    të zemrës u nisa për në kurs.

    Në kurs u thash nxënësve si aktivitet u dhashë që në një

    letër të ndarë të shkruajnë në njërën faqe veprat e këqija

    që i kanë bërë gjatë ditës dhe në tjetrën veprat e mira. Në

    fund kur i mblodha të gjitha dhe po i krahasoja, e pash që

    të veprimet e këqija brenda një dite dominonte gabimi

    kryesor : mos dëgjimi i nënës .

  • DITA ZERO

    55

    Interesant është kjo gjë ?!!! A thua pse dominonte si

    gabim kryesor në ditët e jetës së fëmijëve tanë mos

    respektimi i prindërve, shumë e thjeshtë se pse është

    gabimi më i madh pas mos besimit ndaj Allahut, prandaj

    djalli aq shumë nxitë për mos respekt dhe shpërfillje të

    kërkesave të prindërve dhe dëshirave të tyre .

    Po për se të mos i respektojnë prindërit ?!!!

    Vetëm një moment kur mendova se nëna ime mund të

    mos ishte më, u pendova për edhe më voglën ngritje

    zëri ndaj saj , i trishtova u trondita.

    Jeta është shumë e shkurtër.

    Rrugëtimi për tek Zoti është i pandalshëm.

    Në këtë vend punë respekti ndaj prindërve tanë është

    premi në Ditën e Gjykimit.

    ''Zoti im! Mëshiroi ata të dy sikurse më edukuan mua kur

    isha i vogël'' (El-Isra, 24)

  • DITA ZERO

    56

    Kompleksi i inferioritetit dhe

    krenaria me Islam

    Çka është manifestimi i identitetit fetarë ?

    Me manifestim të identitetit fetarë nënkuptojmë

    personalitet të ekuilibruar të myslimanit i lirë nga

    komplekset e inferioritetit dhe komplekse tjera dhe i

    gatshëm për të shfaq elemente dhe përkatësin e tij kur do

    herë që i kërkohet.

    Në anën tjetër komplekset e inferioritetit siç na janë të

    njohura nga psikologjia janë emocione të koncentruar në

    tipin e personalitetit të dobët si pasoj e faktorëve të

    ndryshëm.

    Pra personi në fjalë ndjehet i ngarkuar në psikiken e tij

    për atë gjë të cilës i përket ose e ka , dhe gjithmonë

    mendon se të tjerët janë më të ngritur apo se të tjerët janë

    më vlerë se ai.

    Në rastin e manifestimit të identitetit fetar dhe duke e

    trajtuar atë në vendin tonë nga observimet individuale

    mund të themi se nuk kemi ndonjë kompleks përball

    shfaqjes së përkatësisë fetare, ndërkohë këtu

    përjashtohen grupe individësh të shtyrë nga faktor të

    tjerë.

  • DITA ZERO

    57

    Por gjykuar në nivel të përgjithshëm gjithsesi që

    manifestimi ballëhapur i përkatësisë fetare islame është

    diç e theksuar secilën herë që është parë si nevojë që të

    bëhet.

    Në vitet e fundit vërtet që kjo çështje ka lëvizur për së

    mbari. Sot nuk është aspak kompleks që të thuash se fal

    5 kohët ditore të namazit , por përkundrazi një çështje e

    tillë tregohet për krenari aq sa krenari dhe mburrje me

    një gjë të tillë ndjejnë edhe familjarët e individit

    përkatës.

    Cilët janë faktorët për komplekset eventuale ?

    Faktorët janë të ndryshëm të ndryshëm dhe kryesisht

    sillen rreh faktit se si njeriu i qaset besimit të tij.

    Kryesisht faktorë kyç konsiderohet informacioni ose

    burimi i atij informacioni, rrethi, shoqëria e të ngjashëm.

    Mungesa e diturisë për fe merret si faktor kryesor që e

    bënë njeriun që të ndihet inferior për përkatësin e tij

    fetare. Ndodh herë, herë që individ të tillë shpërthejnë

    nga ky inferioritet duke u kthyer në regresion dhe sulm

    të fes .

    Kjo e fundit shpesh ndodh me një pjesë të një moshe të

    caktuar njerëzish dhe vjen si pasoj e edukimit dhe

  • DITA ZERO

    58

    indoktrinimit kundër fes nga sistemet paraprake të cilat

    ide jo rrallë herë i kamuflonin edhe pas teorive pseudo

    shkencore apo akteve juridike.

    E vërteta është aq e hidhët dhe kaq turpëruese sa që kjo

    pjesë e çmuar e shoqërisë në vend se të edukoheshin për

    kulturë dhe shkencë në institucionet akademike e

    intelektuale atyre u predikohej pa fetaria dhe urrejtja për

    fenë. Prandaj prej gjeneratave të tilla nuk mund të

    kërkohen punime të mirëfillta shkencore sepse ato u

    edukuan emocionalisht ndërkohë që në shkencë nuk

    emocione.

    Faktor tjetër është edhe media. Çka do që lexon, dëgjon,

    sheh në mediet tona në raport me atë që quhet ‘botë

    islame’ janë vetëm shpërthime, luftëra dhe ngjashëm.

    Por në fakt e vërteta domosdo nuk është ashtu si

    prezantohet. Në anën tjetër në këto vende ka edhe

    aktivitete tjera që kurrë nuk i bëjnë të ditura mediet tona,

    si fjala vjen festivale të artit, gjarje sportive dhe ngjarje

    tjera kulturore dhe të dobishme.

    Ngjashëm dhe tendencioze janë edhe debatet në mediet

    që po i quajmë ‘tona’ . Kur debatohet ndonjë problem

    shoqëror i shoqërisë myslimane zakonisht ftohet vetëm

    një individ nga Bashkësia Islame të cilin e ftojnë në

    privat dhe e njohin si më të butin në mendime në anën

    tjetër e bëjnë të përballet me disa individ kundër , ku

  • DITA ZERO

    59

    edhe prezantuesi i emisionit mbanë anën kundër çështje

    e thënë edhe më herët dhe shumë e çart.

    Faktor tjerë është edhe shoqëria , por se kjo edhe të tjerat

    që përmendën më lartë nuk ndikojnë aspak që njerëzit të

    kompleksohen për përkatësin e tyre fetare madje

    përkundrazi shpesh bëjnë edhe një farë zgjimi edhe të

    pjesës tjetër që deri atëherë mund të mos ketë qenë e

    njohur si fetare.

    Alternativa

    Krijuesi suprem kur foli për këtë temë në Kur’an tha :

    ‘’ Ndërsa e tërë krenaria i takon Allahut, të dërguarit të

    Tij dhe besimtarëve por hipokritët nuk e dinë’ (Kuran;

    Munafikun:8)

    ‘A nuk e kuptoni se Ne ua shpallëm librin në të cilin

    gjendet krenaria juaj‘ (Kuran; El Enbija: 10)

    Ndërsa Omer ibn Hatab ka thënë :

    ‘Ne jemi popull të cilin Zoti e ka bërë krenar me fenë

    Islame, kur do të kërkojmë krenarinë dhe autoritetin

    jashtë Islamit do të jemi të mposhtur.

  • DITA ZERO

    60

    Myslimanët natyral, të sinqertë dhe intelektual duhet të

    bëjnë përpjekjet maksimale për të njohur Islamin nga

    burimet e dorës së parë dhe te besueshme. Shpirtrat dhe

    ndjenjat e krijesave njerëzore janë të përgatitura dhe të

    etura për ta shijuar islamin.

    Si popull i leximit që jemi fjalë e thoshte hoxha legjendë

    Jakup Asipi vërtet duhet të ndjejmë përgjegjësinë e

    thirrjes së Zotit se tek Ai arrihet përmes respektimit të

    thirrjeve të Tij nisur nga leximi që është e para për nga

    zbritja.

    Arsye për tu ndjerë rahat

    - Islami feja jote konsiderohet Perandori e Besimit

    dhe Besimi – Feja e së Ardhmes.

    - Besimi Islam konsiderohet më i pastërti dhe

    sidomos çmohen parimet e besimit për të cilat çalojnë

    shumica e feve tjera.

    - Ke libër të shenjtë Kuranin librin më të lexuar në

    botë, sfidues për të gjithë njerëzit për më se 14 shekuj

    dhe më tutje , libër i mbi 1200 argumenteve shkencore të

    kohës së fundit.

    - Ke për Pejgamber dhe Shembull të jetës njeriun

    më të vlerësuar në botë pra Muhammedin a.s. ( Majkell

    Hart e radhiti të parin në librin e tij 100 Njerëzit më

    ndikim në botë, Oto Von Bizmark tha ‘Muhammed ! Më

    vjen keq që nuk isha bashkëkohanik i yti, ndërsa Berndar

  • DITA ZERO

    61

    Show aq shumë e vlerësonte sa thoshte që po të ishte

    gjallë ai (Pejgamberi a.s.) do ti zgjidhte problemet e

    shoqërisë moderne me lehtësi të pirjes së një kafe.

    Nga do që i qasemi besimit Islam , nuk lënë tjetër por

    emocionit të krenarisë dhe lumturisë të përshkoj zemrën

    tënde. Islami është shumë emocional ndoshta po të lë

    përshtypje kaq shumë fakte interesante dhe pro besimit

    Islam, por mos u mjafto me shushërim ,duhet edhe ta

    shijosh , shijoje sepse shijohet .

  • DITA ZERO

    62

    Lehtë, sa pirja e një kafeje!

    Bota sa është në rritje të numrit të njerëzve aq edhe po

    rriten problemet e saj.

    Sot numërohen mbi 6 miliard njerëz në botë, e numri i

    atyre që kanë kaluar është sigurisht miliarda apo bilionë

    herë më i madh .

    Por sa nga njerëzit të gjithë historisë njerëzore na janë

    të njohur, të respektuar dhe të dashur edhe më ?!

    Athua vallë sa ?!!!

    ‘Të shumtë janë njerëzit që vetëm dy, tre ditë pasi të

    vdesin harrohen edhe nga familja e tyre’ thoshte me të

    drejt një profesor i imi i nderuar.

    Ishte dhe pa dyshim vazhdon të mbetet më i dashuri dhe

    më i respektuari nga gjitha qeniet humane, ai Mësuesi

    ynë, Pejgamberi i fundit i Zotit, Muhammedi a.s. .

    14 shekuj nga udhëtimi i tij në Jetën e Përtejme, zemrat e

    njerëzve rrahin për të më shumë se për këdo tjetër,

    përshëndetjet për të nisen nga çdo anë. Te shumtë janë

    njerëzit që pretendojnë ti ngjajnë. Së fundi edhe emri i tij

    u bë emër i preferuar edhe për në vendet ku për të,

    kishin pasur paragjykime të paqena.

  • DITA ZERO

    63

    Nga ajo që çfarë lexon për të, nga mediet e jo pasueseve

    të tij për të, të bënë të mendosh se ata po çmuakan më

    shumë se vet pasuesit e tij !

    Shkencëtaret, filozofët, mendimtarët njerëzit e mirëfilltë

    intelektual mahniten ngazëllehen, inspirohen nga ai.

    Por mbi të gjitha inspirohen dhe lutëm të inspirohen

    pasuesit e tij. Nëse ai ishte Kuran që ecte në tokë, pse të

    mos i ngjajmë edhe ne. A mund të jemi një sure, një ajet

    .... ?! Muhammedi a.s. mundi ta praktikoj Kuranin, pra

    Kurani na qenka libër praktik, po e vërtet është praktik.

    Ejani së bashku të bëhemi duke e njohur me detaje atë

    Kuranin dhe zbatuesin e saj Muhammedi a.s..

    Mos thoni më vonë kur të piqen kushtet. Se nuk i kemi

    lënë në diell kushtet që të piqen. Ai Muhammedi a.s. nuk

    e kishte rrugën e asfaltuar, por pikërisht ndërtoi

    infrastrukturën e besimit të myslimanëve e cila do të i

    gjendet në kohë. Pra, llogarite vetën si u punësuar në

    këtë aspekt.

    Pse jo, pa dyshim që Muhammedi a.s. do të kishte ditur

    mirëfilli që të gjendej në këtë kohë .

    Ja çfarë thotë një historian perëndimor ‘Sikur të ishte

    Muhamedi gjallë, do të i zgjidhte problemet e kohës

    moderne me lehtësinë e pirjes së një kafeje’ [Bernard

  • DITA ZERO

    64

    Show], ti vëlla i nderuar mysliman, aspak mos e dysho

    që edhe më lehtë.

    Përfundimisht, të gjithë të ditur e të paditur, nxënës,

    student, profesor dhe intelektual apo të quajtur të tillë, a

    mund të i largojmë komplekset e kota që na mundojmë,

    dhe të bëjmë qasje korrekte akademike ndaj figurës dhe

    personalitet të Muhammedit a.s., pastaj ta gjykojmë.

    Thjesht, kush e njohu e respektoi. Kush e respektoi e

    deshi. Kush e deshi e pasi. Kush e pasi do të jetë me të

    në Ditën e Llogaridhënies, atëherë kur i vetmi nga

    krijesat njerëzore ka privilegjin e ndërmjetësimit.

    ‘O Allah i Madhëruar, na ndihmo në përpjekjet tona për

    ta njohur dhe për i përngjarë e pasuar Muhamemdin

    paqja dhe begatit e Tua o Allah qofshin mbi të dhe

    familjen,miqtë dhe gjithë pasuesit e tij’.

  • DITA ZERO

    65

    Profeti Muhammedi a.s. ishte i

    moderuar

    Në ditët e para të predikimit të mësimeve të pranuara

    hyjnore, profeti Muhammed paqja qoftë mbi të do

    akuzohej mes tjerash se po sillte ide moderne te shoqëria

    e asaj kohe të cilës po u fliste.

    Diskutimet e tyre rreth ‘të rejave’ të cilët po prezantonte

    profeti Muhammed paqja qoftë mbi të, i përmend Kurani

    i Madhërishëm, siç përmenden edhe detaje të tjera në

    jetë përshkrimin e profetit paqja qoftë mbi të.

    Në mesin e pasazheve kuranore që përmendin të tilla

    dilema të shoqërisë së asaj kohe janë edhe këto :

    ‘’Kur atyre u thuhet: “Ndiqni atë që ka shpallur

    Allahu!” ata përgjigjen: “Jo! Ne do të ndjekim atë udhë

    në të cilën i kemi gjetur të parët tanë” - Vallë, edhe

    atëherë kur të parët e tyre nuk kuptonin gjë e nuk ishin të

    udhëzuar?!’’ (Kur’an, El Bekare:170)

    Kur atyre u thuhet:

    “Ndiqni atë që ju ka shpallur Allahu!”, ata thonë: “Jo,

    ne ndjekim fenë e të parëve tanë”. Kështu është, edhe

  • DITA ZERO

    66

    pse djalli i thërret ata në dënimin e Zjarrit! (Kur’an,

    Llukman:21)

    Profeti Muhammad paqja qoftë mbi të, ishte i fundit nga

    profetët me mision prej Zotit për të qartësuar idetë rreth

    besimit, etikës, përkushtimit fetar dhe organizimeve të

    tjera shoqëror.

    Pra Profeti Muhammed paqja qoftë mbi të, po thërriste

    në Islamin në të cilin kishte thirrur profeti Isa a.s. para

    tij, ndërkohë që njerëzit kishin devijuar ato shpjegime të

    Isasë a.s. dhe u vinin si informata ‘të reja’ato të cilat

    profeti Muhammed paqja qoftë mbi të rikonfirmonte.

    Shoqëria në të cilën u dërgua profeti Muhammed paqja

    qoftë mbi të dhe të cilës për herë të parë po u prezantonte

    Islamin përbëhej nga grupe të ndryshme shoqërore që

    prej fanatikëve e injorantëve që bindjet e tyre të

    devijuara fetare i kishin shndërruar në biznes lidershipi

    që qeveriste me atë shoqëri.

    Mes tjerash kjo shoqëri kishte edhe aristokratët dhe

    materialistët dhe që gjitha këto grupe interesi do ndjehen

    të kërcënuara nga thirrjet paqësore për barazi dhe

    drejtësi, besim të pastër dhe etik të përkryer njerëzore

    për të cilat thërriste profeti Muhammed paqja qoftë mbi

    të.

  • DITA ZERO

    67

    Islami është prej Allahut. Allahu e ka ‘moderuar’ Islamin

    vazhdimisht përmes dërgimit të Pejgambereve dhe

    librave hyjnor, krahas rrethanave të përgjithshme të

    botës që ka paracaktuar Ai që ato të përparojnë.

    Ndërkohë që profeti Muhammed paqja qoftë mbi të

    akuzohej si ‘i moderuar’ , ne që ndjekim me pasion

    shpjegimet e tij me të drejt akuzohemi për të

    prapambetur.

    Dhe imagjino një njeri i shekullit të VII është më i

    moderuar se një i shekullit XXI.

    Realisht konceptet ‘i moderuar’, ‘tradicional’ dhe

    çfarëdo mes tyre jo çdo herë kanë përkufizim të njëjtë

    për të gjithë.

    Ajo që dihet qartë është që myslimanët e kanë të

    domosdoshme të moderojnë mendësinë , metodologjinë

    e angazhimit për fe, organizimit dhe gjithçka tjetër që

    nuk prek fushën që tashmë veç e ka moderuar profeti

    Muhammad paqja qoftë mbi të.

    Pra të krijojmë një mendësi se si profeti Muhammad

    paqja qoftë mbi të do operonte në rrethanat e këtij

    shekulli, në rrethanat e këtij vendi, në rrethanat e këtij

    qyteti e kësaj lagje.

  • DITA ZERO

    68

    Ajo që duhet ta kemi të kthjellët është që Kurani dhe

    tradita e profetit Muhammed paqja qoftë mbi të nuk janë

    thjeshtë për citim siç e kanë konceptuar jo pak thirrës e

    predikues, por janë për t’u studiuar thellë dhe

    interpretuar gjithherë dhe vazhdimisht, sepse profeti

    Muhammed paqja qoftë mbi të ishte profeti i fundit dhe

    Kurani libri i fundit dhe nuk pritet të vij më të tjera

    moderime hyjnore për ne.

  • DITA ZERO

    69

    Muhammedi a.s. është pejgamber i

    shqiptarëve!

    Muhammedi a.s. nuk qe veç një prej të shumtëve

    Pejgamber që ka dërguar Zoti gjatë gjithë historisë së

    njerëzimit, por ai ishte i fundit prej tyre dhe jo vetëm

    kaq.

    Ai Muhammedi a.s. qe dërguar për të gjitha kombet e

    kohët dhe si i tillë ishte dhe vazhdon të jetë edhe për

    shqiptarët e besimit Islam dhe të tjerë që duan ta njohin

    për të tillë.

    Po, ai lindi në Arabi, si çdo njeri që e ka një origjinë.

    Janë urtësi të shumta hyjnore pse origjina e tij është prej

    aty!

    Por si çdo gjeni që nuk i përket veç kombit të tij, edhe

    Muhammedi a.s. është pejgamber i yni si shqiptar aq sa

    të tillë e duan dhe respektojnë shumë evropian,

    amerikanë, aziatikë, afrikanë e australian.

    Ai në shoqërinë e tij kishte njerëz që e donin më shumë

    se vetën e tij dhe nuk i përkisnin kombësisë së tij. Bilali

    r.a. ishte prej Etiopisë, Selmani prej Iranit e Suhejbi prej

    territoreve të Perandorisë Romake.

  • DITA ZERO

    70

    Ne si shqiptarë të besimit Islam, do vazhdojmë ta duam e

    respektojmë të Dërguarin e Zotit për ne dhe asnjë fushatë

    e misionarëve antishqiptar nuk do të bëj të lëvizim nga

    kjo dashuri, siç ndjenin dashuri dhe respekt për të Haxhi

    Zeka, vëllezërit Frashri, Idriz Gjilani e të gjithë të

    mëdhenjtë e këtij kombi.

  • DITA ZERO

    71

    Shtatë metra larg

    Komplekset e kota për virtyt , paragjykimet për mendim,

    besëtytninë fe, harroje – ti nuk je intelektual.

    Kot thua që lexon shumë dhe se ke diapazon të gjerë të

    njohurive, dhe kot më paragjykon mua që ta them, nuk je

    intelektual dhe as era s’të vije për të tillë, gjersa kaq

    vështirë të vije të tejkalosh emocionet dhe gjithçka

    përbrenda mendjes tënde që sikurse forcë të ndalon ta

    kapësh e ta lexosh librin e shenjt Kur’anin.

    Jo se bënë këtë se ti s’je intelektual! Apo je ?!

    Ai është një ndër 100 librat më të lexuar, por edhe i pari

    prej tyre pa dyshim. Ti s’je pjesë e kësaj ankete, se

    ndoshta s’e lexon as këtë shkrim, thjesht pse:

    1.Nuk lexon thuajse asgjë dhe të mungon kultura e

    leximit,

    2. Je paragjykues ndaj tij,(Kur’anit), dhe lista e

    paragjykimeve mund të jetë e gjatë,

    3. Ke komplekse ndaj tij (Kur’anit) , thjeshtë tij je tip

    out of date dhe të mungon shpirti i kërkuesit,

    aventurierit.

    4. Ndoshta dhe je i indoktrinuar nga misionarët anti

    fetar të sistemeve të kaluara dhe të tashme.

  • DITA ZERO

    72

    5. E mundshme që je nga ata edhe pse kontradiktor,

    por ekzistues që nuk e beson Kur’anin për libër të

    shpallur nga Zoti, por beson se nëse e kap në dorë

    mund të gjuaj shtat metra larg.

    JO e madhe!

    Se them 7 metra, por më shumë se kurrë ndonjëherë do

    ta ndjesh vetën tënde më afër, ndjesinë dhe emocionin që

    të ofron leximi i tij nuk i përjeton asgjëkund.

    S’ka fjalë të përshkruaj, emocionohem të flasë për të.

    S’janë veç emocionet ajo që të ofron Kur’ani.

    Dituri pa fund, besim, shkencë, kulturë, qytetërim, art,

    histori, gjeografi, mjekësi etj. Ndoshta nuk më zë besë,

    pse të më zije mua besë?!

    Faji është brenda kokës tënde dhe pëshpëritësit’ tek

    huton natyrshmërinë tënde.

    Ti e ke parë dhe ke dëgjuar tek mahnitën shkencëtarët

    nga ai, ke dëgjuar që ai përmban mbi 1200 citate me të

    dhëna shkencore të zbuluara në kohët e fundit, por jo s’të

    lë përshtypje ty se nuk ke shije të shkencëtarit a po jo.

    Ai Kur’ani s’është sekret i paprekshëm dhe që qëndron

    atje diku dhe të tjerët të thonë se çfarë shkruan, sikur që

    nuk është roman që lexohet për një vikend dhe secili

  • DITA ZERO

    73

    mund të krijoj mund tregoj kuptimin e tij me një të

    lexuar.

    E vërteta është diku në mes. Duhet ta lexoj secili dhe

    patjetër që do ta gjej vetën brenda tij, por jo dhe ta

    interpretoj atë pa dijeni të thellë.

    Pavarësisht këtyre, komplekse, paragjykime,besëtytni e

    çka do tjetër, s’i them dhe se njoh për intelektual njeriun

    që një herë gjatë jetës së tij nuk e ka lexuar Kuranin,

    qoftë për studim, krahasim, kulturë e lere më për ritual

    fetar .

  • DITA ZERO

    74

    Besëtytnia , feja e ‘të civilizuarve’

    Lufta me zë, me ndërgjegjen dhe natyrshmërinë

    njerëzore,i bënë që tu shuhet shkëlqimi dhe tu rrënohen

    vlerat shumë prej njerëzve që hiqen për intelektual, të

    moderuar e të qytetëruar.

    Rreshtimi në vijën e mohuesve të Zotit, fesë dhe

    gjithçkaje fetare si dha angazhimi konkret në dobësimin

    e imazhit të fesë në sytë të njerëzve flasin për mos

    rehatinë e individëve të tillë në vetveten e tyre.

    Kështu që përpiqen të fitojnë sa më shumë njerëz rreth

    idesë së tyre që të ngushëllohen e rehatohen me efektin

    e grupit.

    Vetë nevoja e tyre për të artikuluar mohim e Zotit ,

    pohon ekzistimin e Tij. Për diç që nuk ekziston , realisht

    s’do i dihej as emri dhe s’ka logjik të bihen fakte për të

    argumentuar mos ekzistimin e tij.

    As s’ka pse të bëhen filma,të botohen libra e broshura, të

    hapen forume virtuale për të bindur njerëzit për diç që

    nuk po ekzistuaka!

    Mohimi i artikuluar është shfaqje e zëshme e luftës së

    brendshme të individëve të tillë me natyrshmërinë e tyre

  • DITA ZERO

    75

    njerëzore të programuar nga Zoti për të njohur dhe

    pranuar Atë.

    Mohuesi përveç që s’mund të rehatoj ndërgjegjen e tij,

    ai përballet me qindra fakte të universit dhe botës në të

    cilën jetojmë që e qojnë tek mendimi për ekzistimin e

    Kreatorit Suprem të gjithçkaje, Mirëmbajtësin, meritorin

    e vetëm për t’iu bërë përkushtimi, adhurimi dhe lutja.

    Gjithë këto i pohojnë shumë nga mohuesit por

    sponzorimi i djallit me ide mohuese i josh të tillët, dhe

    gjithnjë flitet për individ me karakter të dobët, të cilët

    vetëm të mos jenë fetar (njerëz normal) përqafojnë ide të

    ndryshme:

    - një për ta mbushur vendin bosh në shpirtin e

    tyre, vend që është i destinuar të mbushet nga

    dimensioni fetar dhe

    - tjetra për ti rezistuar çdo gjëje fetare në formë të

    organizuar.

    Padyshim që gjithë kjo e ka burimin tek pëshpëritësi i

    mallkuar, i deklaruar qysh moti si armik i hapur i njeriut.

    Si formë e përhapur që ka zënë vendin e fesë tek disa

    intelektual, artistë e të tjerë është besëtytnia.

  • DITA ZERO

    76

    Besëtytnia pra është një besueshmëri e paarsyeshme qe,

    ngjarjet e se ardhmes ndikohen nga sjellje te veçanta, pa

    pasur një lidhje shkakore.

    Ky është një nga definicionet që mund të gjenden nga

    sërifmiet në internet.

    Me fjalë tjera besëtytnia është besim i kot. Fetarët e

    llogarisin si e kundërta e fesë.

    Prandaj pavarësisht emërtimit teknik të formave të

    ndryshme të besëtytnisë, besimi në to konsiderohet si

    kulturë e ulët dhe mangësi e arsimit adekuat.

    Sot jo pak njerëz ushqehen me të ashtuquajtur ‘mendimi

    pozitiv’ që madje kësaj lëvizje të vdekur në origjinën e

    saj, tek ne i jepet hapësirë e madhe publike, e që s’është

    gjë veç një mashtrim e sehire publike.

    Pastaj dhënia e hapësirës për horoskop ,forma tjera të

    astrologjisë e magjistarëve të ndryshëm në medie e

    hapësira tjera publike fletë për një ‘inteligjencë’

    përjetësisht në thonjëza.

    Shumë artistë i japin hapësirë formave të besëtytnisë në

    projektet e tyre artistike qoftë film,dramë,muzikë apo diç

    tjetër duke i glorifikuar dhe jo kritikua këto forma,

  • DITA ZERO

    77

    ndërkohë që kanë rezerva për aspektet e pastra fetare, të

    tillat vepra të bëjnë ë të vjellësh prej tyre.

    Besëtytnia s’ka gjë të bëjmë me artin, shkencën dhe

    kulturën dhe në sy të fetarëve dhe këndvështrimin e

    personit të tretë shihet si formë e kotë dhe e pa shpresë e

    njerëzve mohues të Zotit dhe fesë që me të mundohen të

    ngushëllohen dhe mbushin zbrazëtinë shpirtërore.

    ‘’E shëmtuar është ajo për çka e shitën veten : të mos

    besojnë nga zilia atë që e shpalli Allahu, për atë që

    Allahu nga mirësia e Tij, t’i shpallë atij që dëshiron nga

    robërit e Vet; dhe merituan zemërim mbi zemërim.

    Mosbesimtarët kanë dënim që i poshtëron ’’ (Kur’an; El

    Bekare-90)

  • DITA ZERO

    78

    Katër tekbiret që kumbojnë më

    shumë

    E ftohët është kjo jetë. E ngrohët në të është veç besimi

    në Zotin Një.

    Kjo botë është dëshpërim, e shpresë në të është veç

    besimin në Botën e Ardhme.

    Çfarëdo që të jetë perceptimi i njerëzve për të, ajo për

    çdo ditë u jep mësime sa e ftohët dhe kalimtare që është

    ajo.

    Veç nxënësit e dobët të jetës, mashtrohen, ngazëllehen e

    bëjnë qejf në bankat shkollore të jetës, pa menduar dhe

    përgatitur fare për jetën për tej shkollës.

    E dini miq ose kujtojeni, i madh apo i vogël të jesh, i

    mirë apo i keq, intelektual apo injorant, i famshëm apo jo

    i tillë, besimtar apo mohues secili njeriu domosdo iu

    nënshtrohet filtrave të jetës, për të arritur deri tek vdekja

    gjegjësisht kalimi në botën e Përjetshme.

    Mbase jo gjithë pajtohen, por sikur tekbiret e namazit të

    xhenazes sikur kumbojnë më shumë.

  • DITA ZERO

    79

    Jehona e tyre shkon larg, duke madhëruar kështu

    Allahun dhe duke i bërë të ditur secilit që Zoti Një dhe i

    Vetëm është më i Madhi dhe se caktimi i Tij realizohet

    në këtë jetë, dhe se atij duhet kthyer secili njeri me

    mendje të shëndosh.

    Por sikur, spektatorët e dhunshëm të shfaqjeve të

    varrimit përpiqen me çdo kusht ti vrasin thirrjet e

    ndërgjegjes së tyre njerëzore për të reflektuar për fatin e

    tyre dhe për momentin kur atyre tu këndohen këto

    tekbire.

    Të gjendur dhunshëm në këto varrime, që të mos bëhen

    horë , bisedën e tyre e orientojnë tek gjëra të kësaj bote,

    thjesht gjithçka pos asaj që duhet ta bënte një i zgjuar, të

    mendoj për fatin e tij.

    Jo pak njerëz, e llogarisin vetën e tyre shumë të këqij sa

    për të qenë fetar, e plot të tjerë i frikësohen gjykimeve të

    njerëzve për ta po të bëheshin fetar.

    Cilido që të ishte arsyetimi a thua vallë a do justifikonte

    njeriun që në tabutin e ftohët të shtrihet me 0 vepra të

    mira dhe kryerje të obligimeve fetare.

    Tekbiret e Bajramit ndoshta edhe më shumë kumbojnë,

    por ato të namazit të te vdekurit priten më në heshtje.

  • DITA ZERO

    80

    Allahu i Mëshiroftë të gjithë të vdekurit tonë , që kanë

    kaluar në ahiret me bindje fetare dhe me dëshmi të

    besimit ...

    Me të njëjtën mas lusim që fundin tonë ta bëjë të mirë

    dhe të kalojmë në Ahiret duke dëshmuar se veç Allahu

    është Zot i Vetëm dhe vetëm Atij i takon adhurimi,

    gjithashtu se Pejgamberi i Tij i fundit ishte Pejgamberi

    Muhammed a.s. .

  • DITA ZER