20
Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës Shtojca 2 – Raport Përmbledhës i Gjetjeve

Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës Shtojca 2 – Raport Përmbledhës i Gjetjeve

Page 2: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 2 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Tabelë Përmbledhëse e Gjetjeve Fizike Mjedisore (Toka, Përdorimet e Tokës dhe Hidrologjia)

Projekti:

Gjurmët e reja të TAP-it 2015)

Tipari i studiuar i Projektit:

Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës

Specialist(1):

Dr. Sulejman Sulce (toka dhe përdorimet i saj), Prof. Molnar Kolaneci (Hidrologjia) dhe ERM (1)

Kjo fletë përmbledhëse e të dhënave është përgatitur nga shqyrtimi i informacionit në zyrë të mbledhur në fazat e mëparshme të përgatitjes të VNMS-së, njohuria e specialistëve të zonave dhe informacioni i detajuar i siguruar nga ekipi në terren (nga studimet në terren të tetorit dhe nëntorit 2015).

Gjetje në lidhje me Tokën dhe Përdorimet e Saj

Toka:

Një tip toke e karakterizon Gjurmën e Re të Zonës së Vërzhezhës: Fluvic cambisol.

Fluvic Cambisol

Shtresa sipërfaqësore e tokës dhe prodhimet kryesore: >90%; toka të punuara dhe të kultivuara. Kulturat kryesore përfshijnë ullinjtë, vreshtat, foragjeren, jonxhën, grurin dhe misrin. Plehëruar dhe mekanizuar. Shkallë mesatare e intensitetit bujqësor / kultivues.

Vetitë fizike: material bazë 'i pakonsoliduar', fluvial. Tekstura 'tokë pjellore ranore'. Shkëmb i fragmentuar në sipërfaqe < 10%, thellësia e tokës mesatare (30-75 cm), gradienti i shpatit <6% shkallë e ulët erozioni, e drenazhuar mirë.

Tokë me potencial agronomik: Potenciali agronomik i tokës mund të identifikohet si i mirë, duke pasur vetëm kufizime mesatare që kufizojnë zgjedhjen e bimëve ose që kërkojnë praktika mesatare ruajtjeje (Kategoria II klasifikimit të potencialit agronomik të tokës në vitin 1992 nga Instituti Shkencor Shqiptar i Tokës1).

Përdorimet e Tokës:

Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës fillon në fshatin Vërzhezhë (Fushë) (përgjatë lumit Osum për rreth 100 m). Në këtë seksion përdorimi i tokës dominohet nga toka bujqësore e kultivuar.

Në pjesën e parë, për një distancë 500 m (nga PK 0 deri në PK 0.3, dhe nga PK 1.4 deri në PK 1.6), përdorimi i tokës është si më poshtë: ullinj (50%),vreshta (20%) dhe pjesa tjetër (30%) kryesisht misër dhe jonxhë foragjere.

Në pjesën e dytë (kodrinore – nga PK 0.3 deri në PK 1.4) bimësia dominohet nga lisi dhe makjet mesdhetare.

Nga PK 1.6 deri në PK 1.9, gjurma e re e gazsjellësit kryqëzohet me lumin Osum.

Pjesa e fundit e gjurmës së re të gazsjellësit (PK 1.9 - 2.7 PK) kalon përsëri nëpër një bimësi të dominuar nga lisi dhe makiet mesdhetare.

Gjetjet Hidrologjike

1 Instituti Shkencor i Tokës, Kategorizimi i tokës shqiptare, 1992

Page 3: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 3 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Ujërat nëntokësore:

Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës kalon afër dhe paralel me lumin Osum dhe uji shkarkohet në shtratin e lumit. Formimi hidro - gjeologjik përgjatë kësaj gjurme të re nuk lejon burime në këtë seksion. Seksioni i gjurmës së re, që ndodhet më afër të lumit, aquiferi pritet të jetë shumë i cekët dhe pjesë e depozitave kuaternare. Në afërsi të lumit ka mundësi që të ketë puse artizanale të cekëta që përdoruren nga fermerët lokalë për ujitjen e fushave bujqësore pranë.

Megjithatë, në pjesën qendrore (nga PK 0.5 deri në PK 1.4) rruga ngjitet në shpatet malore në anën e djathtë të lumit Osum dhe për këtë arsye nuk pritet të ketë ujëra nëntokësore.

Ujërat Sipërfaqësorë:

Në PK 0.4 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës kryqëzohet me rrugën nacionale Berat - Çorovodë. Pas këtij kryqëzimi, gjurma e re e gazsjellësit kryqëzohet me një përrua të vogël, i cili zbret nga fshati Strorë, me një sipërfaqe të pellgut prej 2.77 km2. Më poshtë, gjurma e re e gazsjellësit kryqëzohet me lumin Osum, rreth 50-100 m në lindje të vendit ku lumi i Vendreshës shkarkohet në lumin Osum në jug.

Në akset e kryqëzuara, lumi Osum ka një sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës prej 1,150 km2 dhe një shkarkim mesatar prej 19.8 m3/s. Shkarkimi maksimal për një periudhë kthimi 100 vjeçare është vlerësuar të jetë rreth 670 m3/s dhe shkarkimi minimal mesatare gjatë periudhës së thatë shkon deri në 4 m3/s.

Pas kryqëzimin me lumin Osum linja e gjurmës së re të gazsjellësit shkon përgjatë kurrizores në anën e majtë të përroit të Vëndreshës. Meqenëse gjurma e re e gazsjellësit (PK 2.0 - PK 2.7) ndodhet në anën e majtë të përroit të Vëndreshës, nuk ka ndonjë ndërhyrje në planet për hidrocentralin e Vendreshës (HEC), i cili do të zhvillohet në anën e djathtë të lumit të Vendreshës. HEC-i i Vendreshës është planifikuar dhe pritet të miratohet brenda vitit 2016.

Përdorimi i ujit dhe Infrastruktura që kanë Lidhje me të:

Lumi Osum i hasur në këtë seksion nuk është përdorur për qëllime vaditjeje. Fermerët zakonisht përdorin ujin që vjen nga përrenjtë malorë për të ujitur ngastrat e vogla të tokës. Megjithatë, prania e puseve të cekëta të përkohshme nuk mund të mos merret në konsideratë plotësisht.

Konkluzionet dhe Gjetjet Kryesore

Toka dhe Përdorimet e Saj:

Përdorimet e tokës dhe llojet e tokës të gjetura përgjatë Gjurmës së Re të Zonës së Vërzhezhës janë në përputhje me ato që tashmë janë identifikuar në VNMS-në për TAP-in në Shqipëri (2013). Prandaj, nuk është e nevojshme të merren masa zbutëse shtesë, përveç atyre që janë prezantuar tashmë në VNMS-në për TAP-in në Shqipëri. Masat e përgjithshme zbutëse që duhet të merren parasysh përfshijnë:

Zhvillimi i Planit të Kontrollit të Erozionit dhe të Sedimenteve për të shmangur dëmtimin e tokës (shiko VNMS-në e vitit 2013).

Zhvillimi i Planit të Menaxhimit të Mbetjeve dhe monitorimi i zbatimit të tij, sidomos në zonat me akuifere të cekëta (shih VNMS 2013).

Plani i detajuar i punës për gjurmën e re të gazsjellësit do të marrë në konsideratë modelet e kullimit: (1) rrjedha e natyrshme e lumit ose rrjedha e ujit të përroit nuk duhet

Page 4: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 4 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

të bllokohet ose të shmanget në mënyrë të përhershme, (2) depozitimi i mbetjeve inerte duhet të zgjidhet me kujdes për të mos penguar kullimin (d.m.th kanalet e ujitjes dhe të kullimit duhet të identifikohen dhe të mirëmbahen duke shmangur ndërhyrjet ose zënien e tyre) ose për të mos penguar potencialin agronomik të tokës me cilësi të lartë.

A plan restaurimi dhe kthimi në gjendjen e mëparshme duhet të jetë gati dhe të marrë në konsideratë zonat e punës, si dhe zonat e caktuara për depozitimin e mbetjeve të ngurta inerte (d.m.th materialet e gërmuara nga kanalet). Për aq të jetë e mundur, korridori do të kthehet në gjendjen e mëparshme / fillestare (përfshij kthimin në gjendjen e mëparshme të tokës dhe bimësisë natyrore sipas rastit).

Hidrologjia:

Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës kryqëzohet një herë me lumin Osum. Kryqëzimi (nga PK 1.6 deri në PK 1.9) ndodhet menjëherë pas vend shkarkimit të lumit të Vendreshës në lumin Osum dhe nuk pritet asnjë ndërhyrje në HEC-in e planifikuar të Vendreshës.

Masat zbutëse të propozuara në VNMS-në e TAP-it në Shqipëri (2013) konsiderohen të mjaftueshme për llojin e aktiviteteve dhe gjetjeve. Masat kryesore standarde zbutëse për t'u marrë në konsideratë do të ishin ekuivalente me ato të paraqitura për tokën dhe përdorimet e tokës (shih më lart). Përveç kësaj, duhet marrë në konsideratë dhe sa më poshtë:

Stabiliteti afatgjatë i zonës ndaj erozionit (shih VNMS 2013).

Restaurimi i brigjeve të lumenjve dhe shtretërve të lumenjve dhe monitorimi i punimeve të restaurimit.

Planifikimi i kalimit për të ujitur në bashkëpunim me komunitetin lokal dhe rivendosja e kanaleve.

Zhvillimi i Planit të Kalimit të Rrjedhës së Ujit për çdo kalim lumi dhe një Plan të Menaxhimit të Agregateve.

Hidro - testimi i ujit të shkarkuar që të mos ketë asnjë kimikat apo oksidant.

Foto:

Pamje e tokës së punueshme me kultura një vjeçare (drithëra) 50 m VP pika e kalimit mes

gjurmës së re të gazsjellësit (PK 2.1) dhe gjurmës së rastit bazë (2014-03-13).

Pamje e një fushe me grurë 50 m VP pika e kalimit mes gjurmës së re të gazsjellësit (PK 2.1) dhe gjurmës së rastit bazë (2014-03-13).

Page 5: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 5 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Pamje e bimësisë së përzier në PK 0,3 të

gjurmës së re të gazsjellësit.

Pamje e lumit Osum paralel me gjurmën e re

të gazsjellësit (PK 0 - 0,4)

Pamje e përgjithshme e pikës së kryqëzimit të lumit Osum me gjurmën e re të gazsjellësit –

(PK 1.6 – 1.9).

Page 6: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 6 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Tabelë Përmbledhëse e Gjetjeve Biologjike Mjedisore

Projekti:

Gjurmët e reja të TAP-it 2015

Tipari i Projektit i studiuar:

Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës.

Specialist:

Ferdinand Bego

Data:

2015-10-11

Habitati:

Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës fillon në tokën bujqësore në formë mozaiku në afërsi të zonës së banuar / lagjes së Vërzhezhës (Fushë). Gjurma e re shkon paralelisht me lumin Osum i cili dominohet nga bimësia bregore e Platanus orientalis dhe Salix sp. Pas kryqëzimit me rrugën nacionale Berat - Çorovodë gjurma e re vazhdon përpjetë kodrës ku kalon nëpër shkurre mesdhetare me gjelbërim të përhershëm që janë degraduara nga kullotja. Më tej, deri në krye të kreshtës bimësia e makieve bëhet më e dendur, por gjithsesi është prekur nga kullotja dhe zjarret. Nga kjo pikë, gjurma e re shkon poshtë kodrës në një drejtim jug perëndim duke kaluar nëpër bimësi të trashë dhe shtatlartë makjesh ku ka prani të pemëve të rritura të lisit me gjelbërim të përhershëm Quercus ilex dhe lloje të tjera lisi (Quercus trojana dhe Quercus cerris). Pas kryqëzimit me rrugën kombëtare gjurma e re vazhdon drejt poshtë kodrës duke kaluar nëpër tokat e punueshme në formë mozaiku dhe kalon lumin Osum për të përfunduar në gjurmën bazë në anën tjetër të lumit. Shtrati i lumit Osum në vendin e kryqëzimit me gjurmën e re të gazsjellësit është ei gjerë dhe bimësia bregore dominohet nga Platanus orientalis, Salix sp, Populus sp, sp Ulmus.

Vëzhgime:

Shkurret mesdhetare me gjelbërim të përhershëm janë prekur shumë nga kullotja dhe prerjet, dhe në një masë më të vogël nga zjarret. Megjithatë, makjet e dendura me praninë e pemëve të rritura të lisit (Quercus cerris, Q. trojana, Quercus ilex) sigurojnë mundësi strehimi dhe ushqimi për derrin e egër, baldosën dhe dhelprën, si dhe për një sërë shpendësh / harabelash (Turdus merula, Garrulus glandarius). Ky lloj habitati vizitohet edhe nga ujku (Canis lupus), prania e të cilit në këtë zonë është konfirmuar nga një bari i cili u takua gjatë studimit në terren (ai kishte humbur një dhi vjeshtën e kaluar nga një sulm i ujkut në afërsi të gjurmës së re të gazsjellësit). Vlera ekologjike e këtij lloj habitati është mesatare.

Terrenet e hapura, me bimësi të shkurtër dhe disa pemë të shpërndara (më të larta se 2 m), janë përdorur gjerësisht si kullota për dhentë dhe dhitë dhe për këtë arsye vlera ekologjike e këtij lloj habitati është e ulët dhe e mesme.

Tokat bujqësore në formë mozaiku dhe fushat me të mbjella një vjeçare dhe shumë vjeçare janë me vlerë të ulët ekologjike, edhe pse këto zona mund të tërheqin disa specie të tilla, si; baldosa, dhelpra e kuqe, si burim ushqimi. Miu Microtus thomasi është i pranishëm në një habitat të tillë.

Bimësia bregore përgjatë lumit Osum prej pemësh Platanus orientalis dhe Salix sp është me vlerë të ulët - të mesme ekologjike. Pemët më të vjetra të rrapit oriental ishin të infektuara dhe janë tharë dhe për këtë arsye cilësia e habitatit bregor ka humbur.

Speciet Kryesore të Faunës (Latinisht / anglisht):

Vëzhgime:

Makjet e dendura me praninë e pemëve të rritura

Page 7: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 7 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Gjitarët: ujku (Canis lupus), vjedulla(Meles meles), derri i egër (Sus scrofa), vidra (Lutra lutra), dhelpra e kuqe (Vulpes vulpes), ahu (Martes foina), miu (Microtus thomasi).

Zogjtë: Huta (Buteo buteo), Skifteri kthetrazi (Falco tinnunculus), Bilbili peshkatar (Alcedo atthis), Gushëkuqi (Erithacus rubecula), Cerla gushe - gjelbër (Emberiza cirlus), Sorra (Corvus cornix), Korbi (Corvus corax), Mellenja (Turdus merula), Grifsha (Garrulus glandarius), Zboraksi (Fringilla coelebs), Eurasian goldfinch (Carduelis carduelis), house sparrow (Passer domesticus), Eurasian wren (Troglodytes troglodytes), great tit (Parus major).

Zvarranikët: Breshka (Testudo hermanni), Zhapiku ngjyrë kafe (Podarcis erhardii), zhapiku i zakonshëm (Podarcis muralis), zhapiku i Ballkanit (Podarcis tauricus), dhe zhapiku ngjyrë jeshile (Lacerta viridis).

Amfibët: Bretkosa e murrme (Pelophyllax kurtmuelleri/ Rana balcanica), zhaba bark verdhë (Bombina variegata), bretkosa e lumenjve (Rana graeca).

të lisit (Quercus cerris, Q. trojana, Quercus ilex) sigurojnë mundësi strehimi dhe ushqimi për derrin e egër (Sus scrofa), baldosën (Meles meles) dhe dhelprën (Vulpes vulpes), si dhe për një sërë shpendësh / harabelash (Turdus merula, Garrulus glandarius). Mund të ofrojë habitate të përshtatshme për ujkun (Canis lupus) për gjueti.

Tokat bujqësore në formë mozaiku dhe fushat me të mbjella janë me vlerë të ulët ekologjike, edhe pse këto zona mund të tërheqin disa specie të tilla, si; baldosa, dhelpra e kuqe, si burim ushqimi.

Lumi Osum mund të përdoret si burim ushqimi nga vidra (Lutra lutra). Megjithatë, për shkak të nivelit të lartë të lumit dhe shirave të dendura, nuk ishte e mundur të shikohej prania e vidrës në seksionin e lumit që kryqëzohet me gjurmën e re të gazsjellësit.

Speciet Kryesore të Florës (Anglisht (shqip) / latinisht):

Lisi (Quercus trojana), lisi (Quercus cerris), lisi (Quercus ilex), shkoza orientale (Carpinus orientalis), mare (Arbutus unedo), shqopa (Erica arborea), mastik (Pistacia lentiscus), ulliri jeshil i errët (Phyllirea latifolia), Judas tree (Cercis siliquastrum), dëllinja e zezë (Juniperus communis), dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus), pink rockrose (Cistus incanus), arra (Juglans regia), trëndafili i egër (Rosa canina), gorricat (Pyrus amygdaliformis), ferra (Prunus spinosa), rrapi oriental (Platanus orientalis), shelgu (Salix sp.), plepi (Populus sp), elm (Ulmus sp), manaferra e egër (Rubus ulmifolius), fieri i zakonshëm (Pteridium aquilinum).

Vëzhgime:

Disa bimë mblidhen për ushqim, për të prodhuar një pije tradicionale alkoolike "raki" dhe si bimë medicinale: Juglans regia, Juniperus spp., R. canina, Rubus ulmifolius, Arbutus unedo.

Disa bimë të tjera, si; Pyrus amygdaliformis, Arbutus unedo, Quercus sp.div., Rubus ulmifolius, and Prunus spp., janë përdorur si burim ushqimi për shumë zogj, si dhe për dhelprat dhe baldosat.

Hidrobiologjia:

Lumi Osum kryqëzohet me Gjurmën e Re të Zonës së Vërzhezhës ( përafërsisht nga

Vëzhgime:

Edhe pse nuk u vunë re shenja të pranisë së vidrës gjatë studimit në terren, ka shumë të

Page 8: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 8 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

PK 1.6 - PK 1.9).

ngjarë që lumi Osum të përdoret nga vidra, të paktën në mënyrë sezonale për të kaluar dhe tu ushqyer, pasi prania e saj përgjatë lumit Osum në rrjedhën e sipërme dhe në drejtim të rrymës poshtë vendit të kryqëzimit është konfirmuar nga studimet e mëparshme të kryera gjatë procesit të VNMS-së.

Zonat e caktuara:

Asnjë nga zonat ekzistuese ose të propozuara të mbrojtura nuk përshkohen ose nuk janë në afërsi të gjurmës së re të Verzhezhës.

Zonat që kanë nevojë për një Periudhë Kufizimi të Ndërtimit

Asnjë pjesë e gjurmës së re nuk është konsideruar se kërkon zbatimin e një periudhe kufizimi të ndërtimit. Megjithatë, para fillimit të ndërtimit, duhet të bëhet një studim për të përcaktuar praninë e ndonjë strehe të vidrës pranë vendit të kryqëzimit me lumin Osum. Rekomandohet që të mos kryhet asnjë punë ndërtimore gjatë natës në këtë vend.

Konkluzionet dhe aspektet kryesore:

Speciet dhe habitatet e vëzhguara përgjatë Gjurmës së Re të Zonës së Vërzhezhës janë në përputhje me ato të pritshme në këtë zonë dhe në përputhje me gjetjet e VNMS-së për TAP-in në Shqipëri (2013). Speciet dhe habitatet që konsiderohen më të rëndësishme, në bazë të parametrave të ruajtjes, janë listuar më sipër.

Nuk rekomandohet të merren masa zbutëse shtesë, përveç atyre që janë dhënë të detajuara në VNMS-në për TAP-in në Shqipëri (2013). Masat e përgjithshme zbutëse standarde, tashmë të konsideruara në VNMS-në për TAP-in në Shqipëri (2013), përfshijnë:

Vlerësimi i rëndësisë së seksionit të kryqëzimit me lumin Osum në lidhje me faunën dhe florën përkatëse (d.m.th studim për të përcaktuar praninë e strehave të tjera).

Minimizim i spastrimit të habitatit, përfshij brezin e punimeve aty ku është e mundur.

Punimet e ndërtimit që do të kryhen, aq sa të jetë e mundur, të kryhen jashtë sezonit të shumimit (Prill - Korrik, në rastin e zogjve, dhe shkurt / mars, në rastin e kafshëve të mëdha - të tilla si, ujku), të cilat janë periudha të ndjeshme për specie të rëndësishme.

Rikthimi në gjendjen e mëparshme të habitateve pas përfundimit të aktiviteteve të ndërtimit.

Page 9: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 9 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Foto:

Lumi Osum dhe toka e punueshme në formë mozaiku në pikën e fillimit të gjurmës së re të

gazsjellësit (KP 0 - 0.3), në afërsi të lagjes Vërzhezhë (Fushë). (WPE047) – pamje JL.

Bimësi makjesh përgjatë gjurmës së re të

tubacionit (PK 1), shumë e prekur nga kullotja - (WPE048) pamje JL.

Gjurma e re e gazsjellësit e kryqëzuar me rrugën nacionale (PK 0.4) dhe që kalon

përpjetë përgjatë kurrizores së mbuluar me shkurre mesdhetare me gjelbërim të

përhershëm (makje). (WPE047) – pamje P.

Bimësi e ulët makjesh përgjatë gjurmës së re

të gazsjellësit (PK 1). Bimësia është degraduar për shkak të mbi kullotjes dhe

zjarreve - (WPE048) pamje P.

Page 10: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 10 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Bimësi makjesh përgjatë gjurmës së re të tubacionit (PK 1) - (WPE048) pamje JL.

Gjurma e re e gazsjellësit drejt poshtë kodrës nëpër bimësi të dendur dhe të lartë makjesh në drejtim të lumit Osum (PK 1.6 - 1.9) për të

arritur në gjurmën bazë në anën tjetër të lumit. Toka të punueshme në formë mozaiku në

afërsi të lumit. (WPE048) – pamje JP.

Bimësi makjesh e degraduar nga zjarret dhe e mbuluar masivisht me Cistus incana dhe Erica

arborea (WPE048) - pamje VP.

Cistus incana

Page 11: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 11 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Pistacia lentiscus

Gjurma e re e tubacionit (PK 1.2) që kalon

nëpër bimësi të dendur dhe të lartë makjesh mesdhetare, ku ka dhe prani të pemëve të

rritura të lisit (WPE049) - pamje VL.

Gjurma e re e gazsjellësit (KP 1.5) drejtuar poshtë kodrës drejt fushave me misër dhe

Erica arborea

Quercus ilex dhe Arbutus unedo

Gjurma e re e gazsjellësit (PK 1.5) që kalon nëpër fusha me të mbjella në drejtim të lumit

Page 12: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 12 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

kultura të tjera një vjeçare dhe shumëvjeçare (WPE050) - pamje VL.

Gjurma e re e gazsjellësit (PK 1.6) pika e

kryqëzimit me lumin Osum (WPE051); rrjedhë e rrëmbyer e lumit për shkak të shirave të

mëdha - pamje VP.

Osum (WPE050) - pamje P.

Shenjat e pranisë së miut Microtus thomasi në fushat me të mbjella shumëvjeçare, në afërsi

të lumit Osum.

Page 13: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 13 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Përmbledhje e të Dhënave të Gjetjeve Socio-ekonomike

Projekti:

Gjurmët e reja të TAP-it 2015

Tipari i Projektit i studiuar:

Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës

Specialist:

Daniel Alonso

Data:

2015-10-11

Zona të banuara:

Vërzhezha (Fushe)

Buzuki

Therepelë

Kakrukë

[Shënim: emri i vendbanimit në kllapa i referohet emrit specifik të lagjes.]

Vëzhgime:

Gjurma e re e gazsjellësit ndodhet në afërsi të zonave të banuara si më poshtë.

Vërzhezha (Fushë): ndodhet rreth 300 m në jugperëndim të gjurmës së re (PK 0).

Buzuki: ndodhet rreth 1 km në jug të gjurmës së re.

Therepelë: ndodhet rreth 1,8 km në perëndim të gjurmës së re.

Kakrukë: ndodhet rreth 2,3 km në veri perëndim të gjurmës së re.

Zona e banuar e Çorovodës, qendra më e rëndësishme e populluar në luginën e Osumit, ndodhet rreth 5 km në juglindje të gjurmës së re të gazsjellësit.

Vërzhezha, Buzuki, Therepela dhe Kakruka i përkasin bashkisë Skrapar.

Përdorimet e tokës:

Gjurma e re e gazsjellësit është rreth 2,7 km e gjatë. Toka që përshkohet nga gjurma e re është e ngjashme me ato të përshkohet nga aksi qendror i mëparshëm, duke përfshirë:

Shkurre

Pyje

Fushat bujqësore

Vëzhgime:

Pjesa më e madhe e tokës së studiuar përgjatë gjurmës së re të gazsjellësit menaxhohet nga popullsia lokale në shkallë të ndryshme.

Lumi Osum përshkohet nga gjurma e re e gazsjellësit në një pikë (gjatësia e përgjithshme e pjesës që kryqëzohet është rreth 300 m - në mes të PK 1.6 dhe 1.9 të gjurmës së re të gazsjellësit).

Zonat e shkurreve dhe pyjeve lidhen me zona ku shpatet janë të pjerrëta (p.sh. në veri të rrugës nacionale nga Berati në Potom). Përgjatë këtij seksioni (mes PK 0.3 dhe PK 1.4 të gjurmës së re të gazsjellësit), gjurma e re e gazsjellësit shkon deri në majë të kurrizores dhe pastaj poshtë drejt rrugës nacionale duke kaluar nëpër një lartësi të ndryshme prej rreth 150 m. Përveç kësaj, në anën jugore të lumit Osum (nga PK 1.9

Page 14: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 14 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

deri në PK 2.7) gjurma e re e gazsjellësit kalon nëpër shkurre dhe zona pyjore.

Në lindje të PK 1.0 shpati është më pak i pjerrët. Është një rrugë e përdorur nga bagëtitë, gjë që bën që të shfrytëzohet bimësia për tu ushqyer, dhe rezultati është një bimësi shkurresh e degraduar.

Në perëndim të PK 1.0, shpati është shumë i pjerrët, duke parandaluar kullotjen e bagëtive dhe si rezultat ka një bimësi të zhvilluar pyjore / shkurresh, në formën e makjeve (një njësi bimësie tipike në ekosistemet e Mesdheut). Pemë të mëdha të Quercus sp. janë vërejtur brenda makieve të dendura. Janë vënë re disa prova se ka pasur zjarre: trungje të djegura.

Për këtë arsye, gjatësia totale e shkurreve dhe zonave pyjore ku kalon gjurma e re e gazsjellësit është rreth 1,900 m.

Fushat bujqësore që lidhen me këtë zonë janë gjetur në pjesën e poshtme të luginës, në mes të shtratit të lumit Osum dhe fundit të shpateve. Gjatësia totale e këtij seksioni të gjurmës së re është rreth 500 m (nga PK 0 deri në PK 0.3, dhe nga PK 1.4 deri në PK 1.6).

Mjetet e jetesës:

Mënyrat e jetesës përgjatë gjurmës së re të gazsjellësit lidhen kryesisht me tokën dhe burimet natyrore përkatëse:

Bujqësia

Rritja e kafshëve që kullosin në

kullota dhe shkurre

Aktivitetet e grumbullimit të druve të

zjarrit në zonat pyjore

Vëzhgime:

Janë vënë re bagëti, përfshij, dhitë, përgjatë rrugës ekzistuese që shkon deri në majë të shpatit me shkurre. Kullotja e dhive shkakton degradim të bimësisë. Dëshmi që tregojnë se ka pasur zjarre, të cilat gjithashtu kontribuojnë në këtë proces degradimi. Bujqësia karakterizohet si nga kulturat sezonale dhe nga kulturat e përhershme. Kulturat sezonale të vërejtura përfshijnë; misrin, qepët, domatet dhe jonxhën. Kulturat e përhershme të vërejtura, përfshijnë; pemët frutore dhe vreshtat. Përveç këtyre, u vu re një fushë e braktisur. Disa bimë të natyrshme po dilnin sërish në fushat me misër. Disa bimë të veçuara luledielli ishin në rritje gjithashtu, duke dëshmuar se ato janë kultivuar në të kaluarën. Prerja e druve / aktivitetet për mbledhjen e druve të zjarrit janë vërejtur në dhe pranë makieve.

Infrastruktura / Ndërtimi:

Gjurma e re e gazsjellësit kalon nëpër një zonë shumë të arritshme / të kalueshme, në afërsi të rrugës nacionale mes Beratit dhe

Vëzhgime:

Rruga nacionale mes Beratit dhe Çorovodës është rrugë e shtruar, e kalueshme nga të gjitha llojet e automjeteve. Kjo është rruga kryesore e

Page 15: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 15 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Çorovodës dhe paralel me lumin Osum.

Infrastruktura e vënë re përfshin:

Rruga kombëtare nga Berati në Çorovodë

Rrugë lokale

Linjat e transmetimit të energjisë elektrike

Ndërtesë e braktisur

Kantier i vjetër ndërtimi

transportit të zonave të banuara në luginën e Osumit drejt Beratit, dhe që aty në qytetet e tjera të Shqipërisë, përfshij edhe Tiranën. Gjurma e re e gazsjellësit kryqëzohet me këtë rrugë në dy pika të ndryshme (PK 0.4 dhe PK 1.4 ). Pjesa lindore e gjurmës së re (deri në PK 1.0) ndjek një rrugë të vogël lokale (në veri të rrugës nacionale). Rruga është e kalueshme vetëm nga njerëzit dhe kafshët dhe përdoret nga bagëtitë. Dy linjat e transmetimit të energjisë elektrike janë përgjatë rrugës ekzistuese nacionale, të cilat furnizojnë me energji elektrike vendbanimet lokale. Ndërtesat e braktisura të vërejtura në 30 m nga PK 1.4 ndoshta kanë lidhje me magazinat. Ata ndoshta janë përdorur gjatë periudhës komuniste. Në këtë moment, këto ndërtesa janë komplet të braktisura, duke dëshmuar rënie në aktivitetin bujqësor në zonat rurale të Shqipërisë, pas përfundimit të periudhës komuniste. Një kantier i vjetër ndërtimi u vu re 100 m nga gjurma e re e gazsjellësit (PK 1.5), ku kishte tuba të një diametri të madh dhe zhavorr. Ndoshta ka lidhje me një projekt të braktisur të ndërtimit të një infrastrukture ujore.

Konkluzionet dhe aspektet kryesore:

Gjurma e re e propozuar e gazsjellësit është pak më e gjatë se gjurma e mëparshme e gazsjellësit (Rasti bazë 2014-03-13). Gjurma e mëparshme ishte rreth 2 km e gjatë, ndërsa gjurma e re e gazsjellësit është rreth 2.7 km e gjatë.

Përdorimet e tokës janë të ngjashme, edhe pse shpërndarja e tyre është e ndryshme:

Gjurma e mëparshme e gazsjellësit karakterizohej kryesisht nga fusha bujqësore. Fushat bujqësore janë vërejtur edhe përgjatë gjurmës së re, por në një masë më të vogël.

Gjurma e re e gazsjellësit përfshin përdorime të tjera të tokës, të tilla si; shkurre / zona pyjore dhe shtratin e lumit, të cilat ishin të pranishme në një përqindje shumë të vogël përgjatë gjurmës së mëparshme të gazsjellësit.

Gjetjet e përgjithshme dhe masat zbutëse të parashikuara në VNMS-në për TAP-in në Shqipëri (2013) janë të vlefshme dhe të zbatueshme për këtë gjurmë të re të gazsjellësit. Prandaj, nuk është e nevojshme të merren masa zbutëse shtesë, përveç atyre që janë prezantuar tashmë në VNMS-në për TAP-in në Shqipëri. Masat e përgjithshme zbutëse që duhet të merren parasysh përfshijnë:

Duhet të zhvillohet një plan i detajuar transporti / ndërtimi për të shmangur / menaxhuar shqetësimin e mundshëm publik të shkaktuar nga dy kryqëzimet me rrugën nacionale mes Beratit dhe Çorovodës.

Ndërhyrja e mundshme në rrjetin e linjave të transmetimit në zonë duhet të merren

parasysh gjatë aktiviteteve të ndërtimit të gazsjellësit.

Page 16: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 16 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Foto:

WPS101: Pikë kryqëzimi ndërmjet gjurmës së

re të gazsjellësit (PK 0.4) dhe rrugës nacionale (Berat - Çorovodë). Pamje P.

WPS101-WPS102: Pamje e shpatit lindor

(shkurre të degraduara). PK 0.5 e gjurmës së re të tubacionit. Pamje P.

WPS101: Fusha bujqësore. PK 0,3 e gjurmës

së re të tubacionit. Pamje L.

WPS101-WPS102: Bagëti (dhi). PK 0,5 e

gjurmës së re të tubacionit. Pamje P.

Gjurma e re e gazsjellësit

Gjurma e re e gazsjellësit

Gjurma e re e gazsjellësit

Page 17: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 17 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

WPS102: Shkurre të degraduara). PK 1 e gjurmës së re të tubacionit. Pamje L.

WPS103: Dëshmi e aktiviteteve të mbledhjes së druve të zjarrit në makiet (shkurret / zonat pyjore). PK 1,2 e gjurmës së re të tubacionit.

Pamje L.

WPS105: Fushë misri. Ndërtesë e braktisur në sfond. PK 1,5 e gjurmës së re të tubacionit.

Pamje në VP.

WPS103: Dëshmi e aktiviteteve të mbledhjes së druve të zjarrit në makiet (shkurret / zonat

pyjore). Gjurma e re e gazsjellësit kalon nëpër makje rreth 30 m nga vendi ku është bërë

fotografia. PK 1,2 e gjurmës së re të tubacionit. Pamje L.

WPS104: Dëshmi e dendësisë së madhe të makieve (shkurreve / zonave pyjore). PK 1,4

e gjurmës së re të tubacionit. Pamje J.

WPS106: Kantier ndërtimi i braktisur që

ndodhet 100 m nga PK 1,5 e gjurmës së re të gazsjellësit. Pamje në JL.

Page 18: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 18 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

WPS102: Pamje e lumit Osum (kryqëzimi i

gjurmës së re me lumin nga PK 1.6 deri në PK 1.9). Pamje në VP.

Gjurma e re e gazsjellësit

Gjurma e mëparshme e gazsjellësit

Bazë tubash

Page 19: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 19 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Tabelë Përmbledhëse e Gjetjeve të Trashëgimisë Kulturore

Projekti:

Gjurmët e reja të TAP-it 2015

Tipari i Projektit i studiuar:

Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës

Specialist:

Iris Pojani

Data:

2015-10-11

Zonë arkeologjike:

Nuk janë identifikuar zona arkeologjike përgjatë gjurmës së re të gazsjellësit.

Vëzhgime:

Monumentet:

Nuk janë identifikuar monumente përgjatë gjurmës së re të gazsjellësit.

Vëzhgime:

Zona me Vlerë të Paprekshme Kulturore:

Grup varresh afër rrugës nacionale që i përkasin një familje (WPC058 / CH-586).

Vëzhgime:

Varret më shumë duket se përfaqësojnë një varrezë të vogël familjare se sa një varrezë të madhe të komunitetit. Varrezat duket se janë ende në përdorim / vizitohen dhe përfaqësojnë një vend të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore për pasardhësit e personave të vdekur.

Zona me Potencial të Lartë Arkeologjik (ZPLA):

Nuk janë identifikuar ZPLA përgjatë gjurmës së re të gazsjellësit.

Vëzhgime:

Konkluzionet dhe aspektet kryesore:

Nuk janë identifikuar gjetje përgjatë gjurmës së re të gazsjellësit. Sipas rekomandimeve zbutëse të paraqitura në VNMS-në për TAP-in në Shqipëri (2013) për burime të ngjashme, varreza e vogël familjare (WPC058 / CH-586) duhet të jetë e shënuar për tu shmangur gjatë aktiviteteve të ndërtimit në zonë. Nëse është vendosur se varreza do jetë brenda 50 m të ndonjërës nga fushat e punës, monumentet në varrezë do të jenë subjekt i monitorimit të dridhjeve dhe ndotjes.

Page 20: Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore . Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës. Shtojca 2 – Raport P

Faqe 20 nga 20

Kodi i zonës

Komp. Kodi

Kodi i sistemit

Disc. Kodi

Lloji i Dok

Ser. Nr.

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP

AAL00-ERM-641-Y-TAE-5005 Rish.: 00 / at02 Titulli i

Dokumentit:

TAP Shqipëri Shtojcë e VMNS-së - Shkurt 2016 Gjurma e Re e Zonës së Vërzhezhës: Shtojcë 2 Të Dhëna Përmbledhëse nga Studimi në Terren

Foto:

Pamje WPC058 / CH-586 në afërsi të PK 0.4 të gjurmës së re të gazsjellësit. Pamje në JL.

Pamje e WPC058 / CH-586 në afërsi të PK 0.4 të gjurmës së re të gazsjellësit. Pamje e

zmadhuar. Pamje në JL.