16
Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore Gjurma e Re e Zonës së Polenës Shtojca 2 – Raport Përmbledhës i Gjetjeve

Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore · Projekt: Gjurmët e reja të TAP për 2015-ën Karakteristika e Shqyrtuar e Projektit: Rrëshqitjet e Dheut Gjurma e Re

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Dokumentat e Aplikimit për Amendimin e Lejes Mjedisore Gjurma e Re e Zonës së Polenës Shtojca 2 – Raport Përmbledhës i Gjetjeve

Faqe 2 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Komp.

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 01 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 Gjurma e Re e Zonës së Polenës: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

Raport Përmbledhës i Gjetjeve Mjedisore Fizike Dheu, Shfrytëzimet e Tokës dhe Hidrologjia

Projekt: Gjurmët e reja të TAP për 2015-ën

Karakteristika e Shqyrtuar e Projektit: Rrëshqitjet e Dheut Gjurma e Re e Zonës së Polenës

Specialist(1): Dr. Sulejman Sulçe (dheu dhe përdorimet e tokës), Prof. Molnar Kolaneci (Hidrologji) dhe ERM. (1)

Ky raport përmbledhës është përgatitur përmes rishikimit të informacioneve kompjuterike të mbledhura në fazat e mëparshme të përgatitjes së VNMS-së, njohurive të specializuara të zonave dhe feedback-u i detajuar i dhënë nga grupi në terren (hulumtimet në terren Tetor - Nëntor 2015).

Gjetjet për Dheun dhe Shfrytëzimet e Tokës

Dheu: Dy tipe të ndryshme dheu janë gjetur dhe përcaktuar në zona të ndryshme: Eutric Cambisol (në pjesën e poshtme të ujëndarëses)

Mbulesa sipërfaqësore dhe të korrat kryesore: Bujqësia në këtë zonë është e copëtuar

përgjatë tarracave të ndërtuara nga ish-koperativat. Të korrat kryesore përfshijnë foragjerën

dhe drithërat me prodhim të ulët. Pa vaditje ose mekanizim. Intensitet bujqësor shumë i ulët.

Vetitë fizike: Profili i dheut i pazhvilluar (jo më shumë se 70 cm) dhe nuk është i mbjellë

sipas dheut bujqësor kadastral. Materiali burimor është 'gur sedimentar' (gur ranor); klasa e

strukturës “tokë ranore”. Guri në sipërfaqe është 10-20%, thellësia solide -30cm, gradienti i

shpatit 18-35%. Shkallë të lartë erozioni dhe i kulluar.

Potenciali agronomik i dheut: Kategoria III bazuar në klasifikimin e potencialit bujqësor të

vitit 1992 nga Instituti Shqiptar i Shkencës së Dherave (IShDh)1. Këto dhera kanë një sërë

kufizimesh që kufizojnë zgjedhjen e bimëve ose që kërkojnë praktika të veçanta konservimi,

ose të dyja.

Dystrict Cambisol (në majë të kreshtës)

Mbulesa sipërfaqësore dhe të korrat kryesore: ~80% tokë bujqësore, e braktisur. Pa vaditje

ose mekanizim. Intensiteti bujësor është i ulët.

Vetitë fizike: Materiali burimor është 'gur sedimentar' (gur ranor); klasa e strukturës “tokë

ranore”. Guri në sipërfaqe është 20%, thellësia 120 cm, gradienti i shpatit 30%. Shkallë të

lartë erozioni, dhe i pa kulluar mirë. Profili i dheut i pa diferencuar (dhe i braktisur).

Potenciali agronomik i dheut: Kategoria IV bazuar në klasifikimin e potencialit agronimik të

vitit 1992 nga Instituti Shqiptar i Shkencës së Dherave (IShDh). Këto dhera kanë kufizime

shumë të mëdha që kufizojnë zgjedhjen e bimëve ose që kërkojnë menaxhim shumë të

kujdesshëm, ose të dyja.

1Instituti i Shkencës së Dherave, kategorizimi i dherave Shqiptar, 1992

Faqe 3 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Komp.

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 01 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 Gjurma e Re e Zonës së Polenës: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

Shfrytëzimet e tokës:

Toka në gjurmën e re Polenë është kryesisht e mbuluar me bimësi (> 70%). Bimësia dominohet ngaCarpinus orientalis dhe Quercus trojana. Gjurma e gazsjellësit kalon përmes tokës kullosore të mbi-kullotur, e cila ka potencial të ulët ushqimi për bagëti/foragjere, pasi ka shumë gurë sipërfaqësor.

Gjurma e Re e Gazsjellësit është relativisht e shkurtër (afërsisht 1 km e gjatë). Fillon afër KP 99.4 të rrugës së rastit bazë (Mars 2014) në majë të kreshtës, zbret drejt fshatit Polenë (drejt perëndimit) dhe më pas kthehet në veri, duke u ngjitur sërisht tek e njëjta kreshtë, e duke arritur KP 100.5 të rrugës së rastit bazë. Gjatë Gjurmës së Re ka pak tokë bujqësore që gjendet vetëm në pjesën e poshtme të ujëndarësit (në afërsi të fshatit Polenë).

Shumica e tokës është e mbuluar me bimësi të natyralizuar (70%). Rreth 20% janë lëndina dhe vetëm 10% janë të mbjella. Toka e mbjellë dominohet nga foragjerë (50%), grurë (10%) dhe pjesa tjetër është vreshta, qershi dhe ullinj (mbjellë kohët e fundit në pjesën jugor të brezareve).

Gjetjet Hidrologjike

Ujërat Nëntokësore: Nuk ka ujëra nëntokësore të përshtatshme në zonën e Gjurmës së Re Polenë për shkak të morfometrisë së terrenit (shumë i rrëpirë) dhe formacionit gjeologjik jo të favorshëm.

Ujërat Sipërfaqësore: Gjurma e Re e Zonës së Polenës dhe zona e prekur përbëjnë një devijim të vogël të gjurmës së rastit bazë (Mars 2014). Traseja e propozuar ndërpret një përrua të vogël sezonal që zbret nga maja e kodrës dhe rrjedh paralel me një tjetër përrua sezonal në Perëndim të vijës qëndrore ndarëse. Këto dy përrenj janë dy funde të përroit Madh, degë e rrjedhës Kalanjas. Rrjedha (Lumi) Kalanjas është rrjedhë uji shumë e vogël, me zonë ujëmbledhëse totale prej 3.18 km2 që rrjedh në Lumin Osum. Këto përrenj janë rrjedha të përkohshme, sezonale pasi uji mblidhet vetëm gjatë periudhës së rreshjeve. Duke qenë se rrjedhin në shpat shumë të rrëpirë (rreth 30%) këto rrjedha mund të jenë të rrezikshme gjatë rreshjeve të mëdha për shkak të prurjeve të ngurta. Gjatë periudhës që këto përrenj kanë ujë, banorët e fshatit Polenë vadisin disa parcela të vogla të mbjella, të cilat janë pranë kësaj rrjedhe.

Shfrytëzimi i Ujit dhe Infrastruktura Përkatëse: Nuk ka sisteme vaditjeje të rregullta për shkak të sasisë shumë të vogël të ujit. Sistemet e vaditjes përbëhen nga disa tuba të vegjël plastikë, që banorët e zonës përdorin për të ujitur fushat pranë, si metodë artizanale për të devijuar ujin nga rrjedhat.

Faqe 4 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Komp.

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 01 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 Gjurma e Re e Zonës së Polenës: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

Përfundime dhe Aspekte Kyçe

Dherat dhe Shfrytëzimet e Tokës: Shfrytëzimi i tokës dhe llojet e dheut të identifikuara përgjatë Gjurmës së Re Polenë janë në përputhje me ato të identifikuara edhe në VNMS (2013) për TAP-in në Shqipëri. Ndaj, nuk do të duhen masa lehtësuese shtesë, përveç atyre të paraqitura më parë në raportin e VNMS të TAP Shqipëri. Masat e përgjithshme standarde lehtëuese që duhen konsideruar përfshijnë:

Përpilimin e Planit të Kontrollit të Erozionit dhe Sedimenteve për të shmangur trazimin e

dheut.

Përpilimin e Planit të Menaxhimit të Depozitimit të Mbeturinave dhe monitorimin e

implementimit.

Plani i detajuar i punës për gjurmën e re duhet të marrë parasysh modelet e

kullimit/drenazhimit: (1) drejtimi natyral i rrjedhës së përroit nuk duhet të bllokohet apo

devijohet në mënyrë të përhershme, (2) depozitimi i mbetjeve inerte duke të përzgjidhet

me kujdes për të mos penguar kullimin.

Duhet patur një plan rikthimi & rivendosje të gjendjes fillestare dhe të merren parasysh zonat e punës si dhe zonat e përcaktuara për depozitimin e mbetjeve inerte të ngurta (p.sh. materiali i gërrmuar nga transheja). Për sa është e bëshme, korridori duhet të kthehet në gjendjen fillestare (përfshirë rivendosjen e dheut dhe bimësisë natyrale ku korrespondon). Hidrologjia: Asnjë rrjedhë uji e përhershme nuk ndërpritet nga Gjurma e Re e propozuar (ndërpritet vetëm një përrua i përkohshëm që është pjesë e përroit Madh). Zona është pjesë e rrjedhës Kalanjas, i cili derdhet në Lumin Osum (rreth 3-4 km në jugperëndim të vijës qëndrore ndarëse të gjurmës së re). Nuk gjenden infrastruktura vaditëse të rëndësishme në afërsi të Gjurmës së Re të gazsjellësit. Masat lehtësuese të propozuara në VNMS për TAP-in në Shqipëri (2013) konsiderohen të përshtatshme për tipin e aktiviteteve dhe gjetjeve në këtë Gjurmë të Re. Masat e përgjithshme standarde lehtësuese për t’u konsideruar janë të barazvlefshme me ato të paraqitura për dherat dhe shfrytëzimet e tokës (shih mësipër). Veç kësaj, duhet të përfshihen konsiderata për vijueset:

Qëndrueshmëria afatgjatë e vendndodhjes lidhur me erozionin.

Masa minimizuese të sedimentit: shmangni kontaktin e mjeteve dhe makinerive me

ujërat sipërfaqësore, mbuloni ngarkesat në kamiona, kova të mbyllura dhe rrjeta lymi,

thyerëse transheje, barrierat e sedimentit, kanalet kulluese devijuese, ujisni sipërfaqet që

pluhurosin, etj.

Testi hidrik i ujrave të shkarkuar duhet të jetë pa kimikate dhe oksidues.

Kryqëzimet e planifikuara me vaditjen në bashkëpunim me komunitetin vendas dhe

rivendosjen e kanaleve.

Faqe 5 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Komp.

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 01 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 Gjurma e Re e Zonës së Polenës: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

Fotografi:

Pamje e tokës së mbjellë në pjesën e poshtme

(WPE052) – Pamja J.

Pamje e Përroit të Madh nga rruga Çorovodë -Potom: 200 m në Perëndim KP 100 e gjurmës

së rastit bazë (Mars 2014).

Të korra vjetore të mbjella në parcela të vogla

të copëtuara (WPE054) – pamje P.

Faqe 6 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Kompani

Kodi i Sistemit

Disc. Code

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 00 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 Rruga e Kalimit Polenë: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

Raport Përmbledhës i Gjetjeve Mjedisore Biologjike

Projekt: Gjurmët e reja të TAP për 2015-ën

Karakteristika e Shqyrtuar e Projektit: Rrëshqitjet e Dheut Gjurma e Re e Zonës së Polenës

Specialist: Ferdinand Bego

Datë: 11/10/2015

Habitatet: Gjurma e Re e Zonës së Polenës është relativisht e shkurtër; afro 1km. Ajo fillon afër KP 99.4 (gjurma e rastit bazë Mars 2014) në majë të kreshtës, zbret poshtë kodrës drejt vendbanimit të Polenës (drejt Perëndimit), dhe afër rrugës Çorovodë - Potom, Gjurma e Re e Gazsjellësit kthehet në veri, ngjit kodrën për t’u bashkuar me gjurmën e rastit bazë në majë të kreshtës (afër antenës). Në ngjitje ajo kryqëzohet me rrugën Çorovodë - Potom. Gjurma e Re e Gazsjellësit kalon pothuajse tërësisht përmes shpatesh të rrëpira të mbuluara me pyje të përkohshme të degraduara për shkak të mbi-kullotjes dhe prerjes së druve, ku dominojnë Carpinus orientalis dhe Quercus trojana. Afër Polenës dhe rrugës Çorovodë - Potom, Gjurma e Re e Gazsjellësit kalon përmes një lirishteje të përdorur si kullotë. Përgjatë rrugës Çorovodë - Potom gjenden disa pemë të mbjella Robinia pseudoacacia. Gjurma e Re e Gazsjellësit kalon një përrua të vogël në fund të shpatit (KP 0.3 të Gjurmës së Re të gazsjellësit). Përroi ka bimësi të rallë bregu, kryesisht shelgje (Salix sp.).

Vërejtje: Pylli i përkohshëm i degraduar është prekur rëndë nga kullotja e madhe në afërsi të vendbanimeve të Polenës, Qafës dhe Osojës. Vlera ekologjike e këtij tip habitati është e ulët në mesatare. Bimësia e bregut është e pamjaftueshme, e rrallë dhe dhënë afërsinë me rrugën Çorovodë - Potom dhe fshatin Polenë, vlera ekologjike e saj konsiderohet të jetë e ulët në mesatare.

Speciet Kryesore të Faunës: Gjitarët: prani e mundshme e ujkut (Canis lupus), baldosa (Meles meles), dhelpra (Vulpes vulpes), dhe minj (Apodemus flavicollis-miu gushëverdhë, Apodemus sylvaticus-miu bishtgjatë i fushës). Zogjtë: huta (Buteo buteo), gushëkuq (Erithacus rubecula), cerla (Emberiza cirlus), korb i bardhë (Corvus cornix), korb (Corvus corax), mëllenja (Turdus merula),

Vërejtje: Nuk ka shenja të pranisë së ariut; prania e ujkut e konfirmuar përmes dëshmive verbale nga një bari vendas. Pyjet e përkohshme ofrojnë një farë strehimi dhe terren për ushqim për baldosën (Meles meles) dhe dhelprën (Vulpes vulpes), si dhe për një sërë harabelash (Turdus merula, Garrulus glandarius). Mund të përbëjë habitat gjuetie për ujkun (Canis lupus) meqë zona kullotet shumë nga dhitë.

Faqe 7 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Komp.

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 01 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 Gjurma e Re e Zonës së Polenës: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

grifshë (Garrulus glandarius), zborak (Fringilla coelebs), gardalinë (Carduelis carduelis), harabel (Passer domesticus), cinxamiu (Troglodytes troglodytes), trishtil i madh (Parus major). Zvarranikë: breshka e zakonshme (Testudo hermanni), hardhuca Erhard e mureve (Podarcis erhardii), hardhuca Dalmate e mureve (Podarcis melliselensis), hardhuca e mureve (Podarcis muralis), hardhucë bari (Podarcis tauricus), dhe zhapiku jeshil (Lacerta viridis). Amfibët: bretkosa e gjelbër e zakonshme (Pelophyllax kurtmuelleri/ Rana balcanica), bretkosa barkverdhë (Bombina variegata), bretkosë përroi (Rana graeca).

Terrenet e hapura dhe bimësia e thatë dhe e ulët përbën strehë dhe habitat të përshtatshëm për zvarranikët, veçanërisht hardhucat.

Speciet Kryesore të Florës):

Shkoza e zezë (Carpinus orientalis), bujgër (Quercus trojana), qarr (Quercus cerris), dëllinja e zezë (Juniperus communis), dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus), trëndafili i egër (Rosa canina), gorrica (Pyrus amygdaliformis), kullumbria (Prunus spinosa), shelgu (Salix sp.), manaferra (Rubus ulmifolius), fier (Pteridium aquilinum), driza e butë (Robinia pseudoacacia).

Vërejtje: Disa bimë mblidhen si bimë mjekësore: Juniperus spp., R. canina, Rubus ulmifolius. Disa specie të tjera, si Pyrus amygdaliformis, Quercus sp.div.,Rubus ulmifolius, dhe Prunus spp., përdoren si burim ushqimi për shumë zogj, si dhe për dhelprat dhe baldosat.

Hidro-biologja: Një përruar i vogël drenazhon zonën ku drejtohet Gjurma e Re e Zonës së Polenës.

Vërejtje: Ndjeshmëri të vogël ekologjike për shkak të përmasës së saj dhe afërsisë me rrugën kyçëse dhe vendbanimet. Megjithatë, pellgjet e vogla përgjatë përroit malor sigurojnë terren shumimi dhe ushqimi për bretkosat dhe zhabat.

Zona të caktuara: Asnjë zonë e mbrojtur ekzistuese ose e propozuar nuk kryqëzohet ose është afër Gjurmës së Re Polenë.

Zonë me nevojë për Periudhë të Kufizimit të Ndërtimit Asnjë seksion i Gjurmës së Re nuk gjykohet se ka nevojë për vendosjen e periudhave specifike të kufizimit të ndërtimit.

Konkluzionet dhe aspektet kyçe: Speciet dhe habitatet e vëzhguara përgjatë Gjurmës së Re Polenë janë në përputhje me ato të pritura në këtë zonë sipas VNMS (2013) për TAP-in në Shqipëri. Speciet dhe habitatet që konsiderohen si më të rëndësishme, sipas parametrave të mbrojtjes, janë renditur më sipër.

Faqe 8 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Komp.

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 01 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 Gjurma e Re e Zonës së Polenës: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

Nuk janë të nevojshme masa lehtësuese shtesë përveç atyre të parashikuara në VNMS (2013) për TAP-in në Shqipëri. Masat e përgjithshme standarte, tashmë të marra në konsideratë në VNMS (2013) për TAP-in në Shqipëri, përfshijnë:

Minimizimin e spastrimit të habitatit, përfshirë edhe brezin e punës aty ku është e realizueshme.

Punimet e ndërtimit të kryhen, deri në masën e mundshme, jashtë sezoneve të shumimit, që janë periudha të ndjeshme për specie kyçe.

Rikthimin në gjendjen e mëparshme të habitateve pas aktiviteteve të ndërtimit.

Fotografi:

Pamje e përgjithshme e zonës ku shtrihet Gjurma e Re e Zonës së Polenës: pyjet e

përkohshme dominohen nga Carpinus orientalis dhe Quercus sp.div. (WPE052) -

pamje JL.

Gjurma e Re e Zonës së Polenës afër rrugës Çorovodë - Potom dhe fshatit Polenë: terrene të hapura dhe fusha të mbjellash të përdorura

si toka kullosore (WPE054) – pamje P.

Kryqëzimi i rrugës Çorovodë - Potom me

gjurmën e re Polenë. (WPE052) - pamje L.

Pikënisja e Gjurmës së Re Polenë në majë të kurrizit (KP 0 të Gjurmës së Re të gazsjellësit):

pyll i përkohshëm i degraduar dhe bimësi e shpërndarë, e pamjaftueshme për shkak të kullotjes së tepërt . (WPE053) – pamje VP.

Faqe 9 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Komp.

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 01 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 Gjurma e Re e Zonës së Polenës: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

Gjurma e Re e Zonës së Polenës me drejtim

në ngjitje të kodrës drejt Veriut: fushë kullosore dhe pyll i përkohshëm me lisa të rritur të shpërndarë. (WPE054) – pamje V.

Pyll i përkohshëm i dominuar nga Carpinus orientalis dhe Quercus sp.div.(WPE052).

Pamje mbi fshatin Polenë dhe fushat e mbjella që kufizojnë gjurmën e re Polenë. (WPE052) –

pamje J.

Gjurma e Re e Zonës së Polenës duke zbritur kodrën në shpate të pjerrëta të mbuluara me pyje/shkurre të përkohshme të degraduara dhe kryqëzimi me një përrua të vogël me

shelgje të rralla (Salix sp.). (WPE054) – pamje L.

Quercus trojana, pamje nga afër (WPE052).

Faqe 10 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Kompani

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 00 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 - Gjurma e re Polenë: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

Raport Përmbledhës i Gjetjeve Socio-ekonomike

Projekt: Gjurmët e reja të TAP për 2015-ën

Karakteristika e Shqyrtuar e Projektit: Rrëshqitjet e Dheut Gjurma e Re e Zonës së Polenës

Specialist: Daniel Alonso

Datë: 11/10/2015

Vendbanime: Polenë Osojë

Vërejtje: Polena është fshati më i afërt, që gjendet në jugperëndim të Gjurmës së Re të gazsjellësit. Ai është një fshat i vogël që përbëhet nga rreth 10-15 ndërtesa të shpërndara, përfshirë ferma dhe ndërtesa ndihmëse. Distanca midis vijës qendrore ndarëse të Gjurmës së Re të Gazsjellësit dhe banesës më të afërt është rreth 450 m. Një tjetër fshat afër Gjurmës së Re të Gazsjellësit është Osoja, rreth 800 m në veri. Ky fshat është i ngjashëm me Polenën dhe përbëhet nga një numër i vogël fermash të shpërndara. Polena dhe Osoja bëjnë pjesë në Bashkinë e Skraparit.

Shfrytëzimet e Tokës: Gjurma e Re e Gazsjellësit është afërsisht 1 km e gjatë.Toka e përshkuar nga gjurma e re është e ngjashme me atë të përshkuar nga traseja e mëparshme, e përbërë nga zonat pyjore me pjesë të vogla të shpërndara kullotash dhe shkurresh. Fushat bujqësore gjenden afër vendbanimit të Polenës, megjithatë, këto nuk janë brenda korridorit të gjurmës së re.

Vërejtje: Pjesa më e madhe e peisazhit të vërejtur përgjatë Gjurmës së Re të studiuar të gazsjellësit menaxhohet në shkallë të ndryshme nga popullsia vendase. Pjesa më e madhe e Gjurmës së Re të Gazsjellësit është e pyllëzuar. Speciet bimore kryesore të vërejtura në zonat pyjore janë Carpinus orientalis dhe lisi (Quercus spp.). Është kryesisht pyll i degraduar, për shkak të mbledhjes së druve të zjarrit. Në këto kushte, speciet oportuniste si Carpinus orientalis mbizotërojnë mbi Quercus spp. të veçanta që përpiqen të përtërihen pasi janë cunguar. Shkurrnajat gjenden përgjatë seksioneve kreshtore të Gjurmës së Re të Gazsjellësit (dmth afër pikave të kalimit me gjurmën fillestare të gazsjellësit (rasti bazë Mars 2014, në KP 99.4 dhe KP 100.5). Kurrizi i kreshtës është më i aksesueshëm nga popullata vendase, ndaj

Faqe 11 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Kompani

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 00 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 - Gjurma e re Polenë: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

aktivitetet e mbledhjes së druve për zjarr janë më intensive, pa periudha të përshtatshme që lejojnë ripërtëritjen dhe rritjen përsëri. Në fund të luginës, në KP 0.3-0.4 të Gjurmës së Re të Gazsjellësit, është vërejtur një pjesë e vogël toke kullosore. Këto toka kullosore janë pjesë e zonës bujqësore të shoqëruar me vendbanimin e Polenës. Afër vendbanimit janë shënuar disa fusha bujqësore në një distancë afro 50 m nga gjurma e re e gazsjellësit.

Jetesa: Jetesa përgjatë Gjurmës së Re të Gazsjellësit është kryesisht e lidhur me tokën dhe burimet natyrore të lidhura me të:

Mbarështimi dhe rritja e bagëtisë që

kullot në fusha kullosore dhe

shkurrnaja; dhe

Aktivitetet e mbledhjes së druve të

zjarrit në zonat pyjore.

Edhe pse përgjatë korridorit të Gjurmës së Re të Gazsjellësit nuk është gjetur aktivitet bujqësor, ai mund të shihet në zonat më të rrafshta, në fund të luginës. Këto fusha bujqësore janë minimalisht 50 m larg Gjurmës së Re të gazsjellësit.

Vërejtje: Në shkurrnajat përgjatë seksionit të kurrizit të kreshtës së Gjurmës së Re të Gazsjellësit dhe në toka kullosore janë parë lopë që kullosnin dhe barinjë që i ruanin. Pritet që në këtë zonë të ketë edhe tipe të tjera bagëtish (dele/dhi). Janë vërejtur dy zona me aktivitet aktual/të shkuar të mbledhjes së druve të zjarrit:

Prania e Carpinus orientalis përgjatë

shpateve ku kalon gjurma e re e

gazsjellësit.

Prerje pjesore e degëve e vërejtur në toka

kullosore.

Aktiviteti bujqësor i vërejtur në pjesën e poshtme të luginës (jashtë korridorit të Gjurmës së Re të gazsjellësit) është kryesisht prodhim sezonal (p.sh. misër, jonxhë dhe shalqi), edhe pse ka edhe zona më të vogla me prodhim të përhershëm (p.sh. vreshta/rrush). Janë vërejtur edhe disa fusha të pluguara/ të pambjella (dmth të lëruara dhe shkriftuar, por të lëna të pambjella për një periudhë për të rivendosur pjellorinë e saj).

lnfrastrukturat/Ndërtimi: Zona është e aksesueshme falë rrugës Çorovodë - Potom. Infrastruktura të tjera të vërejtura përfshijnë:

Linjën e transmetimit elektrik

Antenën

Vërejtje: Rruga Çorovodë - Potom është rruga kryesore e transportit në korridorin e studimit të Gjurmës së Re të Gazsjellësit. Është rrugë e pashtruar ku mund të kalojnë automjetet me katër rrota. Për momentin është duke u përmirësuar. Linja e transmetimi elektrik shkon nga maja e kreshtës mbi shpatin e pyllëzuar në vendbanimin e Polenës.

Faqe 12 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Kompani

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 00 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 - Gjurma e re Polenë: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

Antena gjendet në pikën e kalimit midis Gjurmës së Re të Gazsjellësit dhe gjurmës së parë të tij (rasti bazë Mars 2014 në KP 100.5). Antena është pjesë e infrastrukturës së shërbimit të komunikimit në këtë zonë.

Konkluzionet dhe aspektet kyçe: Gjurma e Re e propozuar e Gazsjellësit është rreth 1 km e gjatë [e barazvlefshme me seksionin e gjurmës së rastit bazë (Mars 2014), është gati për t‘u zëvendësuar]. Mbulesa e tokës dhe shfrytëzimi i tokës janë të ngjashme midis Gjurmës së Re të propozuar dhe seksionit korrespondues të rastit bazë, megjithëse shpërndarja e tyre është e ndryshme. Mbulesa mbizotëruese e tokës përgjatë Gjurmës së Re të Gazsjellësit është pyll i degraduar; mbulesa mbizotëruese e tokës përgjatë seksionit korrespondues të rastit bazë është shkurrnajë dhe tokë kullosore. Gjurma e Re e Gazsjellësit i afrohet vendbanimit të Polenës; seksioni korrespondues i rastit bazë nuk i afrohej asnjë vendbanimi. Masat e përgjithshme lehtësuese të parashikuara në VNMS Shqipëri (2013) janë të vlefshme dhe të zbatueshme për këtë Gjurmë të Re të Gazsjellësit. Përveç kësaj, përgjatë kësaj gjurme të re të gazsjellësit duhet të merren parasysh masat e mëposhtme lehtësuese:

Gjatë aktivitetit të ndërtimit të gazsjellësit duhet të merret parasysh ndërhyrja e

mundshme në aktivitetet bujqësore dhe të kullotjes në zonën lokale.

Në mënyrë të ngjashme, duhet patur një plan i detajuar transporti/ndërtimi për të

shmangur/menaxhuar shqetësimet e mundshme që rrjedhin nga përdorimi i rrugës

kyçëse aksesit Çorovodë - Potom.

Gjatë aktivitetit të ndërtimit të gazsjellësit duhet të merret parasysh ndërhyrja e

mundshme në linjën e transmisionit elektrik dhe antenën.

Fotografi:

WPS108: Bimësi e pyllëzuar në shpatin jugor dhe linjën elektrike. (WPS109 është në majë

WPS108: Aktivitete të përmirësimit të rrugës

kyçëse – pamje VL.

March 2014 basecase route

Pipeline re-route

Faqe 13 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Kompani

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 00 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 - Gjurma e re Polenë: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

të kreshtës). Pamje – L.

WPS108: Pamje e fushave bujqësore në afërsi të Gjurmës së Re të Gazsjellësit –

pamje J.

WPS109: Shkurrnajë (në plan të parë) dhe shpati perëndimor i pyllëzuar – pamje VL.

WPS110: Shalqi.

WPS109: Shkurrnajë përgjatë kreshtës –

pamje J.

WPS110: Fusha misri dhe jonxhe – pamje VL.

WPS110: fushë me te të shkriftuar – pamje V.

Pipeline re-route

March 2014 basecase route

Pipeline re-route

Pipeline re-route

WPS110

WPS111

WPS108

Antenna

Faqe 14 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Kompani

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 00 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 - Gjurma e re Polenë: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

WPS111: Toka kullosore – pamje JP.

WPS111: Aktivitet i mbledhjes së druve të zjarrit. Gjurma e Re e Gazsjellësit shmang

fushat kullosore/ bujqësore në pjesën e poshtme të luginës (WPS110/ WPS111) –

pamje VL.

WPS111: Gjedh duke kullotur – pamje VP.

Pipeline re-route

Faqe 15 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Kompani

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 00 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 - Gjurma e re Polenë: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

Raport Përmbledhës i Gjetjeve të Trashëgimisë Kulturore

Projekt: Gjurmët e reja të TAP për 2015-ën

Karakteristika e Shqyrtuar e Projektit: Rrëshqitjet e Dheut Gjurma e Re e Zonës së Polenës

Specialist: Iris Pojani

Datë: 11/10/2015

Vendndodhjet/sitet Arkeologjike: 1. Vendndodhje arkeologjik (WPC067/CH-587) 2. Shpërndarje qeramikash (WPC069/CH-588)

Vërejtje:

1. Vendndodhja u zbulua gjatë studimit në terren në Rrugën Kyçëse Çorovodë - Potom (300 m në perëndim të KP 0.5 të Gjurmës së Re të gazsjellësit). Siti gjendet brenda një fushe të madhe bujqësore. Në sipërfaqe janë të dukshme varreza të Periudhës Mesjetare, si dhe një tumë dheu, me gjasa mbetjet e një tume të lashtë.

Epoka e qeramikave të shpërndara është

e papërcaktuar. Shpërndarja gjendet në

anën tjetër të fushës bujqësore që ka

vendndodhjen e njohur arkeologjike

(WPC069/CH-588). Shpërndarja e

qeramikave mund të jetë pjesë e së

njëjtës vendndodhje, që sugjeron se

vendndodhja është më e madhe se sa

mendohej më parë.

Monumente: Nuk u identifikua asnjë monument i listuar në zonën e hulumtimit të Polenës.

Vërejtje:

Site me Vlera Kulturore të Paprekshme: Nuk u identifikua asnjë vendndodhje me vlera kulturore të paprekshme në zonën e hulumtimit të Gjurmës së Re Polenë.

Vërejtje:

Zona me Potencial të Lartë Arkeologjik (ZPLA): Fushë bujqësore midis siteve CH-587 dhe CH-588.

Vërejtje:

CH-587 është një sit i madh arkeologjik që u identifikua fillimisht gjatë ndërtimit të një rruge përgjatë perimetrit të një fushe bujqësore. Siti ka varre të Periudhës së Mesjetës dhe një tumë të mundshme varrimi prehistorike.

Faqe 16 nga 16

Kodi i Zonës

Kod i Kompani

Kodi i Sistemit

Kodi i Disk.

Lloji i Dok.

Nr. Serial

Titulli i Projektit: Gazsjellësi Trans Adriatik – TAP AAL00-ERM-641-Y-TAE-5002

Rish.: 00 / at02 Titulli i Dokumentit:

Shtojcë VNMS e TAP Shqipëri – Janar 2016 - Gjurma e re Polenë: Shtojcë 2 Të dhëna nga Studimi në Terren

CH-588 përbëhet nga një përhapje e vogël vazosh të thyera të dukshme mbi tokë.

Këto dy site ndahen nga një fushë e madhe bujqësore, por nuk përbëjnë dy pjesë të një siti më të madh arkeologjik. Si rezultat, zona midis këtyre dy siteve arkeologjike është vlerësuar si ZPLA.

Konkluzionet dhe aspektet kyçe: Dy lloje dëshmish u identifikuan gjatë Gjurmës së Re të zonës së Polenës.

1. Siti arkeologjik (WPC067/CH-587) – që përfaqëson gjurmë të një varreze të Periudhës Mesjetare dhe një tumë e mundshme e lashtë.

2. Përhapja e qeramikës (WPC069/CH-588) në një fushë bujqësore mund të jetë pjesë e një siti arkeologjik më të madh në perëndim matanë fushës.

Këto gjetje janë në përputhje me llojet e burimeve të trashëgimisë kulturore të identifikuara në VNMS (2013) të TAP-it. Përgjatë rrugës së propozuar të gazsjellësit duhet të implementohen një numër masash lehtësuese për trashëgiminë kulturore të paraqitur edhe në VNMS (2013) të TAP Shqipëri, përfshirë:

Shmangien e dy burimeve arkeologjike;

Përdorimin e një brezi të reduktuar pune në afërsi të dy burimeve arkeologjike; dhe

Implementimin dhe monitorimin arkeologjik të një procedure për mundësinë e zbulimeve gjatë aktiviteteve që trazojnë tokën në zonën e këtyre dy siteve.

Mund të jenë të nevojshme hetimet arkeologjike shtesë për të përcaktuar shkallën dhe integritetin e këtyre dy burimeve arkeologjike dhe për të përcaktuar nëse përfaqësojnë një vendndodhje të madhe arkeologjik apo dy burime të veçanta.

Fotografi:

WPC067/CH-587– zonë arkeologjike - pamja

L.

WPC067/CH-587 Pamje e përgjithshme –

pamje VL.