24
Replikat mes deputetëve PD dhe LSI votojnë buxhetin e vitit 2013, Oketa del kundër »3 Me plane tarifore Kompania “AMC” sjell në Shqipëri telefonin “iPhone 5” »4 E MARTË 18 DHJETOR 2012 VITI VIII, NR. 2851 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com Panajot Plaku, arratisja dhe helmimi i ministrit pa portofol Dëshmitë në gjyq ENTI I BANESAVE Emrat e familjeve që lënë dhe ata që marrin shtëpitë »6 FESTUAN Në SHTëPI Pasi darkojnë, i vë flakën të riut, pastaj ndez cigaren Shefi i ri i hetimit do të kërkojë prioritet mbi dy çështjet e ndezura: Do të dënohet kushdo që ka shkelur ligjin PROKURORI I RI Akti barbar përje- tohet duke qeshur dhe vetëkënaqur nga 55-vjeçari. Dy pistat e hetim- it për ngjarjen në Librazhd »4 »9 TË DREJTAT E MOHUARA DO TË MBROHEN NË ORGANI- ZATAT NDËRKOMBËTARE PDIU DORËZON NË KUVEND REZOLUTËN: DEPUTETËT TA VOTOJNË BERISHA: SHQIPTARËT DO TË JENË SË BASHKU NË BASHKIMIN EUROPIAN »16-17 »7 KRIZA ENERGJETIKE CEZ kërkon shitjen e kompanisë në Shqipëri, iu bllokuan llogaritë KONFIRMOHET LAJMI Berisha: Pensionistët do të marrin shpërblim për Vitin e Ri »6 »9 Më 21 dhjetor ERE nis procedurën e heqjes së licensës. Nis përplasja për të drejtat e shitjes dhe investimeve Nga NEBIL ÇIKA Nacionalizmi mes retorikës e politikës Nga TANUSH KASO “Bukuroshja e etur” e Durrësit dhe prokurori i ri Opinion »11 »10 Tabela e re sipas datës së aplikimit dhe qarqeve. Enti lajmëron qiraxhinjtë për t’u larguar, në të kundërt do të veprojë gjykata »2-3 Ministria ndryshon kriteret për studentët që kanë përfunduar ciklin katërvjeçar të shkollës së lartë Doktoratura, vendosen rregulla të reja konkurrimi Rezoluta mbetet jashtë Kuvendit DOSJA ÇAME

Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

Citation preview

Page 1: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

Replikat mes deputetëve

PD dhe LSI votojnë buxhetin e vitit 2013, Oketa del kundër»3

Me plane tarifore

Kompania “AMC” sjell në Shqipëri telefonin “iPhone 5”»4

E martë18 dhjEtor 2012Viti Viii, Nr. 2851TeL: 04 2 233 991FAx: 04 2 233 998ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Panajot Plaku, arratisja dhe helmimi i ministrit pa portofol

Dëshmitë në gjyq

Enti i BanEsavEEmrat e familjeve që lënë

dhe ata që marrin shtëpitë

»6

FeSTuAn në ShTëPIPasi darkojnë, i vë flakën

të riut, pastaj ndez cigaren

Shefi i ri i hetimit do të kërkojë prioritet mbi dy çështjet e ndezura: Do të dënohet kushdo që ka shkelur ligjin

Adriatik Llalla kërkon informacionet e dosjeve “Gërdeci” dhe “21 janari”

PrOKurOrI I rI

Akti barbar përje-tohet duke qeshur dhe vetëkënaqur nga 55-vjeçari. Dy pistat e hetim-it për ngjarjen në Librazhd

»4

»9

të drEjtat E mohuara do

të mBrohEn në organi-

zatat ndërkomBëtarE

Pdiu dorëzon në

kuvEnd rEzolutën:

dEPutEtët ta votojnë

BErisha: shqiPtarët

do të jEnë së Bashku në

Bashkimin EuroPian

»16-17

»7

KRiza eneRgjetiKe

CeZ kërkon shitjen e kompanisë në Shqipëri, iu bllokuan llogaritë

KonfiRMohet lajMi

Berisha: Pensionistët do të marrin shpërblim për Vitin e ri

»6

»9

Më 21 dhjetor ERE nis procedurën e heqjes së licensës. Nis përplasja për të drejtat e shitjes dhe investimeve

nga nebil ÇiKa

Nacionalizmi mes retorikës e politikës

nga tanush Kaso

“Bukuroshja e fjetur” e Durrësit dhe prokurori i ri

Opinion

»11

»10

Tabela e re sipas datës së aplikimit dhe qarqeve. Enti lajmëron qiraxhinjtë për t’u larguar, në të kundërt do të veprojë gjykata

»2-3

ministria ndryshon kriteret për studentët që kanë përfunduar ciklin katërvjeçar

të shkollës së lartë

Doktoratura, vendosen rregulla të reja konkurrimi

rezoluta mbetet jashtë kuvendit

dosja çamE

Page 2: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

02 E martë 18 dhjetor 2012 •

« politikë

Në fjalën e tij Kryeministri Berisha theksoi se mazhoran-ca qeverisëse nuk ka problem në funksion-imin e saj. Gjatë ko-herencës së djeshme për mediet ai theksoi se me aleatët mazhoranca është e shëndetshme. Sipas Berishës, është normale që aleatët të kërkojnë problem që nuk i përligjen. Lidhur me kërkesën e LSI-së për investime në Berat Kryemin-istri tha se është investuar më shumë se çdoherë dhe do të investohet sërish. “Ka disa probleme në segmentin kombëtar, për të cilin janë përcaktuar fondet dhe do të zgjidhen shumë shpejt” - tha Kryeministrit.

koa

licio

ni q

ever

isës

Në lidhje për anëtarësimin e tij në rrjetin social “Fejs-buk” Berisha theksoi se e sheh këtë mënyrë komunikimi të domosdoshme. Në fjalën e tij Kryemi-nistri tha se qëllimi i tij në përdorimin e rrjetit social është që të komunikojë me qytetarët dhe jo të bëjë politikë, pasi janë mendiet që shërbejnë për këtë gjë. “Pa ‘Fejsbukun’ lidhjet numërohen me gishtat e dorës dhe imagjino se si shumëfishohen ato me “Fejsbukun”, kështu që ndihem shumë i inkurajuar, më i frymëzuar në punën time”, - tha Kryeministri në fjalën e tij lidhur me këtë çështje.

“Fej

sbuk

u”

Në konferencën për mediet Kryeministri theksoi se censusi ishte tepër pozitiv. Sipas Berishës, në çdo census të çdo bote ka probleme, por këto janë të papërfillshme. Duke argumentuar këtë problem, kreu i qeverisë thek-soi se rezultatet e publikuara nga censusi janë tepër shpresëdhënëse për Shqipërinë, pasi në të dëshmohet rritja e klasës së mesme, që është edhe shtylla e demokracisë. Ai e argumentoi këtë mendim me rritjen e banesave në vend, ku sipas publikimeve të bëra rezulton se Sh-qipëria ua ka kaluar pesë vendeve të Bashkimit Europian.

Cens

usi

Kryeministri: nuK do të humbasim më asnjë metër Katror të Kombit

“Bashkimi i trojeve shqiptare në BE”Berisha: Çështja shqiptare mbrohet në organizatat ndërkombëtareervin Koçi

Shqipëria nuk do të heqë dorë nga të drejtat e ko-munitetit shqiptar, kudo

që ndodhet. Në një konfer-encë për gazetarët Kryemin-istri Sali Berisha ritheksoi se çështja shqiptare është një e drejtë të cilën Shqipëria e ka fituar shumë vjet më parë duke u anëtarësuar në organi-zatat ndërkombëtare dhe se do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme për t’i mbrojtur shqiptarët kudo që ndodhen. Gjatë fjalës së tij kreu i qever-isë theksoi se deklaratat e bëra në medie nga ambasadori amerikan për tonin nacional-ist nuk kishte si qëllim që të akuzonte atë. Ai theksoi se të njëjtat fjalë që ka pohuar gjatë festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë i ka thënë edhe para tre vjetësh në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në vi-tin 1992, kur ai ishte president i vendit. “Nëse u kthehesh fes-timeve të Lidhjes së Prizrenit tre vjet më parë, do të gjesh të njëjtën deklaratë. Edhe në verën e vitit 1992 do të gjesh të shkruar në dekret qëndrimet e sotshme mbi shtetësinë. Lex-oni dekretin e 17 korrikut të vi-tit 1992. Thotë se do t’u njihet kombësia të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe nuk do të penalizohen nga shtetësia që ata duan të mbajnë. Ky qën-drim ka qenë ligjor dhe është i vetmi standard ligjor për 6 vjet me radhë - 1992-1998. Ky ka qenë standardi i Republikës së Shqipërisë. Te këto deklarata nuk ka asgjë të keqe përveç zhurmës mediatike”, - theksoi Kryeministri. Krahas kësaj Beri-sha ripërsëriti qëndrimin e tij lidhur me albanofobinë, gjë të cilën e ka ripërsëritur për ditë me radhë, për herë të fundit ishte në mbledhjen e Partive Popullore Europiane. Veç kësaj ai komentoi edhe thirrjet e ambasadorëve për çështjen e kufijve të Shqipërisë. Ai tha se një bashkim i trojeve sh-qiptare do të ishte me vend nën kupolën e BE-së, jo për ndonjë ndryshim të hartës së Ballkanit, por për të arritur deri aty do të duhet shumë punë . Kemi humbur shumë territore dhe nuk humbim asnjë metër katror. Shqiptarët kanë ende shumë punë për të bërë, e kanë nisur me abetaren. Janë me mijëra procese dhe akte që duhet të realizojë. Të bashkuar tashmë ndryshe, me zemër”, - përfundoi Berisha.

Këto deklarata të Kryemin-istrit erdhën disa ditë pasi am-basadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, pohoi që të hiqet dorë nga tonet nacion-aliste, por që sipas Berishës këto pohime nuk janë në kon-tingjentin e këtyre thirrjeve nacionaliste. Berisha rithek-soi se çështja kombëtare është një ndër aktet e para të themelimit të PD-së dhe do të mbetet e ndryshuar.

alternativa e qeverisë, Ps-ja aKuzon qeverinë Për KoPjim të Programit Bimët, Rama: Nuk bëhet me kopje kjo punë “Përgëzime Kryeministrit! E ka lexuar mirë programin tonë”

Afrimi i zgjedhjeve parla-mentare dhe nisja e fushatës elektorale ka bërë që pozita dhe opozitat të parashtrojnë programet e tyre për zhvillimin e vendit në tërësi. Por së fun-di propozimet për çështje të veçanta, të cilat konsistojnë në një hov të ri të potencialeve të patrajtuara më herët, kanë sjellë më vete dhe përplasje mes kampeve politike. Konk-retisht është sektori i bimëve aromatike dhe medicinale që ka përballur në distancë dy liderët kryesorë në vend. Pas një deklaratës së bërë nga Kry-eministri Berisha lidhur me pro-jektet e qeverisë së tij për këtë sektor, erdhi dhe reagimi i kry-etarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Në rrjetin social “Tuiter” Rama shkruan se Kryeministri Berisha ka kopjuar programin e PS-së për stimulimin e pro-dhimeve të këtyre bimëve. “Përgëzime Kryeministrit! E

ka lexuar mirë programin tonë për stimulimin e prodhimit të bimëve aromatike. Po s’bëhet me kopje kjo punë, duhet Rilindje”, - shkruante Rama në profilin e tij në këtë rrjet social. Gjithashtu lideri i opozitës ka akuzuar qeverinë se nuk ka bërë asnjë investim për fshatin dhe për këtë do të japë llogari.

“Sot qeveria është përgjegjëse pse s’ka bërë asgjë për fshatin. E s’i shpëton dot llogarisë për ç’nuk bëri duke kopjuar an-gazhimet e opozitës”, - shkru-an Rama. Por akuza për kopjim të programit socialist për një rilindje shqiptare kanë ardhur dhe për çështje të tjera nga ana e lidershipit socialist.

Nisma e qeverisë

për bashkimin e fer-

merëve në shoqëri

të bashkëpunimit

bujqësor për PS-në

ishte një pikë e

programit të saj për

zhvillimin rural.

Propozimi i qever-

isë për të unifikuar

administratën tati-

more sërish shihet

nga PS-ja si kopje

e programit të saj

“Për një Rilindje

Ekonomike”.

pENSioNEt

Shefi i kabinetit qeverisës garantoi dje se pensionistet në Republikën e Shqipërisë do të marrin një shpërblimi me rastin e festave të fund vitit. Në fjalën e mbajtur dje në mbrëmje në konferencën me gazetarët, kryeministri ripohoi se qeveria do të ndërmarr një shpërblim prej një shumë financiare për pen-sionistët, shumë e cila varion nga 2 mijë deri në 3 mijë lek. Gazeta “Metropol” ishte media e parë e cila pub-likoi ditën e shtune lajmi që pensionistët në vend do të marrin një shumë shtesë në pensionit e tyre. Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se qeveria nuk mund të jepe një shpërblim për administratën shtetërore dhe të mos jepte një shtesë për pensionistët me rastin e fund vitit. Kjo nismë e qeverisë vjen pas dy vjetësh ndërprje ku nuk është dhënë as një shpërblim për moshën e tretë në vend.

kRyEpRokuRoRi

Kryeministri Berisha e cilësoi zëvendësimin e Ina Ramës në postin e kryeprokurorit si të vonuar. Në konferencën e mbajtur për mediet ai theksoi se sipas vendimit të gjykatës ajo duhej bërë më parë dhe jo në ditën kur u bë dhe dorëzimi zyrtar i mandati të Ina Ramës. I pyetur nga gazetarët nëse do t’i kërkonte ndjesë ish-kryeprokurores për akuzat që ai i ka bërë më parë, Berisha theksoi se nuk ka arsye që ta bëjë këtë. Krahas kësaj, në fjalën e tij Kryeministri tha se me emërimin e Adriatik Llallës në postin e kryeprokurorit do të bëhet një punë më e mirë në luftën ndaj korrupsionit edhe në institucionin e Prokurorisë. “Çdo shitje dosjeje është rrënim në hetim. Për fat të keq, kjo rrjedhje është një fenomen i përbotshëm, por do të isha i pandershëm po të mos ia njihja. Unë gjer sot nuk kam parë njeri të bëhet shembull në këtë fenomen. Më së fundi pam një gjykatës të merret në ndjekje penale, prapa të cilit qëndrojnë dy drejtuesit e tij, që ndanin trofetë e veprimeve”, - theksoi Berisha.

“Tuiteri është i një anshëm, jep direktivë. Unë kam nevojë të marrë direktiva sesa të jap. Përveç kësaj, ju e dini se, kur filloi të bëj ‘ciu-ciu’ 2 muaj nuk doli në televizion. “Facebooku”-n e kam për komunikim, televizionin për politikë”, - tha Berisha.

“tuitERi”“Ai ka disa vështirësi të lindura për sa i përket matematikës. Këto i ka biologjike, të trashëguara, pasi vazhdon ende me shifrën e një milion të papunëve. Këtë gjë ai e ka të trashëguar nga daja i tij, i cili hartoi edhe politikat ekonomike më 1942”, - tha Berisha.

MatEMatika E RaMëS“Censusin ju ftoj ta lexoni. Ai dëshmon një Shqipëri tjetër, që ka nivelet më të larta të shkollimit. Tani, nëse del dikush e thotë që 15% e fëmijëve janë analfabetë, duhet të jetosh në anën e errët të hënës që ta besosh këtë gjë”, - tha Berisha.

akuza CENSuSit

Page 3: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

03• E martë 18 dhjetor 2012

»politikë

votat e mazhorancës miratojnë buxhetin vjetor

pS akuza për abuzime, lSi asnjë kundërshtim

Kreu i Pdiu-së letër dePutetëve Për miratimin e KërKesës Rezoluta çame jashtë axhendës së parlamentit

Çështja çame, propozimi i Idrizit ngelet për në janarPas përjashtimi që iu bë rezolutës çamë

nga axhenda e punimeve të kuvendit kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u ka dërguar një letër të gjithë deputetëve të Kuvendit që ta miratojnë këtë rezolutë. Lideri i PDIU-së fton deputetët ta votojnë rezolutën si individë të lirë, jo si anëtarë të njërit krah apo tjetrit. “Teksti që po ju paraqes për të marrë mbështetjen tuaj nuk është një dokument i thjeshtë. Ai nuk është vetëm produkt i frymëzimit tim personal si anëtar i komunitetit çam, një komunitet martir, që ka amanetin e vet, ka testamentin e vet kolektiv. Ai është bashkimi i amaneteve të thëna, qoftë edhe nga paraardhësit tanë që janë ndarë nga jeta, qoftë edhe prej atyre që janë në prag të kësaj ndar-jeje dhe unë dua ta ndaj atë me ju. Që nga koha e rënies së regjimit komunist Sh-

qipëria është sot një vend anëtar i NATO-s, qytetarët tanë lëvizin të lirë në Europë falë marrëveshjes së liberalizimit të vi-zave. Ne kemi marrë përsipër plotësimin e reformave si aspirantë në Bashkimin Euro-pian dhe jemi në prag të statusit të vendit kandidat. Kosova është e pavarur, ndaj sot është koha të mos heshtim”, - shkruan Idri-zi. Kreu i PDIU-së argumenton se rezoluta për zgjidhjen e çështjes çame, e cila tash-më ka mbërritur në Kuvend, kërkon vetëm të drejtat legjitime, universale, që siç shpj-egon ai, janë mishëruar në traktatet më të rëndësishme të së drejtës ndërkombëtare dhe janë pjesë thelbësore e Bashkimit Europian, ku aspirojmë të anëtarësohemi. “Duhet të bashkojmë zemrat dhe të themi ‘ne e bëmë veprën tonë’ për të vënë në vend një padrejtësi të madhe historike. Le

të bëjmë së bashku një vepër të madhe njerëzore. Të ndihemi njëlloj për një çast të vetëm para votës sonë, duke votuar rezolutën për zgjidhjen e çështjes çame”, - përfundon letra e Idrizit. Rezoluta çame u hartua disa ditë më parë, më 8 dhjetor, që përkonte edhe me ditën kundër gjeno-cidit. Që atë ditë deputetët e kësaj partie Dashamir Tahiri dhe Shpëtim Idrizi prezan-tuan rezolutën të hartuar nga kjo forcë politike, me qëllim që ajo të miratohej në parlament dhe diplomacia shqiptare të fil-lonte punën për përmbushjen e saj. Pas dërgimit në parlament rezoluta u prit që të miratohej edhe në axhendën e re par-lamentare, por kjo gjë nuk u bë. Kësisoj, në qoftë se kjo rezolutë do të miratohet nga grupet parlamentare, ajo do të çohet për diskutim në muajin janar.

deklarimet e pasurisë së familjes berisha

Balla: argita e Jamarbër Malltezi të shpjegojnë të ardhurat

be kundër bashkimit të territoreve shqiptare

ambasadori i BE bën apel për ndalimin e deklaratave nacionaliste

Partia Socialiste përmes deputetit të saj Taulant Balla vijoi edhe dje denoncimet rreth pasurive të qeveritarëve. Kështu, gjatë ditës së djeshme emri i shkëputur nga lista e “bllokmenëve blu”, term me të cilin PS-ja etiketon kastën qeveritare dhe familjarët e saj, ishte ai i Jamarbër Malltezit, bashkëshortit të Argita Ber-ishës, vajzës së Kryeministrit. Në analizën e deklaratës së pasurisë së Malltezit deputeti socialist nxitoi të sqaronte se gjithçka që PS-ja po zbardh për publikun është deklarimi zyrtar i vetë Sali Berishës dhe familjarëve të tij. “Nëse Argita Berisha në një vit ka përfituar plot 146 milionë lekë nga mësimdhënia, nuk mbetet prapa as bashkëshorti

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Bashkimi Europian i bën thirrje politikës shqiptare që të shmangë deklaratat që cenojnë marrëdhëniet me vende fqinje. Ambasadori Etore Sekui tha se mbështet deklaratën e bërë nga amba-sadori amerikan Aleksandër Arvizu lidhur me kufijtë në Ballkan. Duke vënë në dukje se po shpalos qëndrimin e Brukselit zyrtar, Sekui tha se çështja e kufijve nuk ekziston. “Ambasadori amerikan pak ditë më parë bëri disa vërejtje lidhur me nacionalizmin. Ndaj të njëjtin qëndrim me të. Po ju shpreh edhe qëndrimin e Bashkimit Europian për këtë çështje. Bashkimi Europian beson se çështja e kufijve

i saj, plot 70 milionë lekë për Jamarbër Malltezin, sipas deklaratës së tij të pasurisë, të fituara po ashtu nga mësimd-hënia gjatë një viti. Për ta bërë sa më të qartë për të gjithë shqiptarët, çifti Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi në një vit janë paguar 216 milionë lekë si mësues, ndërkohë që fitimet e tyre vjetore janë plot 313 milionë lekë. Ky është çifti më i paguar i bllokmenëve blu, vajza dhe dhëndri i Kryeministrit”, - tha Balla. Për këtë arsye kampi rozë kërkoi që bashkëshortët Argita dhe Jamarbër Malltezi të përgjigjen publikisht për t’u bërë me dije qytetarëve se sa është realisht tarifa që ata paguhen në orë për mësimdhënien.

nuk është çështje. Ne nuk duam të shohim ndryshim kufijsh”, - u shpreh Sekui. Në qëndrimin e tij ambasadori iu referua mbledhjes së fundit të Këshillit Europian. Pjesë e konkluzioneve në rezolutën për Shqipërinë ishte edhe thir-rja për të shmangur deklaratat që cenojnë politikën e fqin-jësisë së mirë. Këto reagime të ndërkombëtarëve në lidhje me tonet nacionaliste në Shqipëri kanë ardhur pas frymës nacionaliste që është përcjell nga partia “Aleanca Kuqezi”, e cila shpeshherë ka hedhur hipoteza për bashkimin e territoreve shqiptare me atë të Kos-ovës, kërkesa këto që janë refuzuar kategorikisht nga diplomatët e huaj.

ervin Koçi

ashtu siç parashikohej, mazhoranca qeverisëse ka miratuar buxhetin vje-

tor për vitin e ardhshëm. Edhe pse deputetët e opozitës u munduan që ta kundërshtojnë atë, ky projektbuxhet u mi-ratua me votat e nevojshme nga koalicioni qeverisës. Se-anca plenare që në fillimet e saj filloi me kundërshtime nga deputetët e Partisë Socialiste, të cilët kërkuan që votimi i pro-jektligjit të bëhej me votë ele-ktronike, kërkesë kjo që u pran-ua nga Kryetarja e kuvendit.

OpozitaAnëtarët e opozitës, të

pranishëm në seancën plena-re, kërkuan që në buxhet të bëheshin disa ndryshime. Një ndër to ishte dhe propozimi i bërë nga Bashkim Fino, i cili kërkoi që qeveria të mos kushtë-zonte fondet e bashkive dhe të komunave nëpërmjet një neni që sipas tij është një akt normativ i hedhur në ligj. Konk-retisht Fino kërkoi që pushteti vendor të mos kushtëzohej nga pagesat e faturave të en-ergjisë elektrike që ujësjellësit e këtyre baskive kanë të pa-paguara kompanisë furnizuese me energji. Krahas kësaj ai akuzoi qeverinë se në projek-tbuxhet kishte ulur fondet për bashkitë e majta në vend dhe kishte rritur ato të njësive ven-dore që qeverisen nga PD-ja. Për këtë argument ai kërkoi që qeveria të mos zbatojë dy standarde në përcaktimin e fondeve. “Keni ulur grantet për bashkitë e majta, duke i shtuar për ato të djathta. Thoni se ndryshimet janë bazuar te cen-susi, po pse nuk i referoheni censusit të popullsisë edhe për ndarjen e mandateve?” - tha Fino në fjalën e tij.

Lëvizjes Socialiste për Integrim

Edhe pse deputetët e kësaj force politike kishin kërcënuar se nuk do ta votonin këtë buxhet vjetor, pasi mungonin fondet për qarkun e Beratit, ata dolën kundër kërkesës. De-putetët e LSI-së i miratuan të gjitha nenet e buxhetit vjetor, duke mos e kundërshtuar atë në asnjë nen. Në seancën e shkuar plenare deputeti Nasim Naço kërkoi nga deputetët e qarkut të Beratit që mos e vo-tonin këtë buxhet, por vetë veproi kundër kërkesë së tij. Ai ishte pro të gjitha amendi-meve që qeveria kishte në buxhet dhe i miratoi të gjitha nenet pa asnjë hezitim.

“Neni 17 i jep të drejtën qeverisë të rialokojë fondet brenda ministrive. Rialokimet e fondeve janë kthyer në një politikë bazë të qeverisë. Rialo-kohen fonde që 3 muajt e parë të vitit. Natyrisht që kjo çështje bëhet shumë e mprehtë për sa kohë jemi në një vit elektoral. Po të lexoni relacionin e Komi-sionit të Ekonomisë, shikoni fare mirë se ka filluar rialokimi edhe pa u miratuar buxheti. Ky nen nuk e bën këtë buxhet që t’u shërbejë qytetarëve, por do t’i shërbejë partisë”, - u shpreh Braçe.

Erio

n B

raçe

“Kjo për opoz-itën është anti-kushtetuese. Paratë e privatizimit të ‘Albpetrolit’ janë të qytetarëve. Kjo qeveri duhet të marrë miratim në Kuvend se si dhe ku do të shkojnë këto para. Eksperienca na mëson se djalli fshihet pas detajeve, prandaj themi që këto të ardhura do të shkojnë për asfalt dhe makijazh elektoral, nuk do të ulin var-fërinë për aq kohë sa neni 9 do të vazhdojë të jetë i shkruar siç është.” Ndër të tjera Kodheli shtoi se “duhet një plan i ri buxhetor për përdorimin e të ardhurave”.

Mim

i kod

heli

Deputeti socialist Erion Braçe kritikoi nenin 17 të projektbuxhetit, duke theksuar se çështja e rialokimit të fondeve bëhet shumë e mprehtë, për faktin se 2013-a është një vit elektoral. Ministri i Financave e kundërshtoi këtë kritikë, duke argumentuar se fondet që mund të rialokohen janë simbo-like dhe nuk kapin as 1% të vlerës totale të buxhetit. Sipas Bodes, kjo është vetëm një zhurmë që bën opozita.

REp

lik

a

Page 4: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

04 E martë 18 dhjetor 2012 •

« SoCialE

Kriteret e reja Për aPliKuesit e doKtoraturës në universitete

Doktoratura pas masterit shkencor Dalin rregulla të reja edhe për udhëheqësit e stafit akademik

erta bode

Ministria e Arsimit ka vendosur të ndryshojë kriteret e pranimit në

doktoraturë. Çdo person që do të aplikojë për të përfituar në skemë duhet të ketë për-funduar më parë masterin shkencor. Me këtë ndryshim u ndalohet studentëve që kanë përfunduar me ciklin e univer-sitetit katërvjeçar.

Reagimi Vendimi për të ndryshuar

kriteret ka ardhur si nevojë për të rritur cilësinë e doktorantëve që dalin nga auditorët e univer-siteteve. Përplasja ka lindur si pasojë e ndryshimeve në sis-temin universitar, i cili u kthye me tre vjet studimi. Ndërsa të gjithë studentët që kanë për-funduar me sistemin katërvjeçr u njihej i mbyllur masteri shken-cor. Por duket se kjo ka sjellë një fluks dyndjesh për doktora-turë të këtyre studentëve, gjë që ka detyruar Ministrinë të rrisë kriteret, këtë herë për t’i detyruar dhe ata që të kryejnë masterin shkencor.

Pas deklaratës së drejtuesve të universiteteve publike se kualifikimi i doktorantëve që dalin është i ulët, Ministria e

Arsimit reagon ndjeshëm në ndryshimin e kritereve. Drejtorja e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, Edlira Late, deklaron se ky është një kriter plus, që do të shërbejë si prag kalimi për cilësinë e doktorantëve. “Është përcaktuar masteri i shkencave si diplomë dhe të gjitha diplomat e barasvlershme me këtë nivel kualifikimi si pragu i pranimit plus kritereve e procedurave që janë përcaktuar respektivisht në të gjitha programet e dok-torantëve në institucionet për-katëse”, - thotë ajo.

Udhëheqësit Por Ministria e Arsimit kra-

has kritereve për doktorantët në projektvendimin që po për-gatit për doktoraturat ka ven-dosur edhe rregulla të reja për udhëheqësit akademikë dhe mentorët e këtij cikli. Në bazë të titullit që gëzon stafi akademik përkatës do të jetë dhe numri i doktorantëve që këta pedagogë do të udhëhe-qin. Titulli “Professor” kap maksimumin e doktorantëve që do të udhëheqë - 5 të tillë, ndërkohë profesori i jashtëm do të ketë të drejtën të ud-hëheqë deri në një doktorant. Në kriteret e reja përfshihet dhe mbrojtja e gjuhës së

huaj, konkretisht ajo angleze, si dhe pjesëmarrja e aplikue-sve në konferenca, seminare dhe trajtime të ndryshme. “Këto ndryshime pritet të sjellin cilësinë e munguar në

tregun shqiptar të punës dhe një përmirësim në jetën tonë, duke kuptuar se gjithçka e mirë vjen në bazë të një arsi-mi tepër të kualifikuar”, - mbyll deklaratën e saj Late.

të gjymtuarit nga minat nuk marrin ndihmë

Në të gjithë Shqipërinë llogariten 971 të gjym-tuar nga minat që ende s’kanë marrë ndihma, 143 prej tyre rezultojnë të vdekur. Ndërsa 828 prej tyre rezultojnë të gjymtuar. Për t’u për-ftuar ndihmë ekonomike nga shteti duhet të kesh derdhur kontribute shoqërore, por ata që s’kanë paguar nuk mund të përfitojnë. Ratifikimi i Konventës së personave me aftësi të kufizuar s’ka gjetur ende zbatim. Problematika ngrihet nga drejtori ekzekutiv i shoqatës “Alb-Aid”, Jonuz Kola. Sipas tij, konventa u ofron personave me af-tësi të kufizuar një nivel tepër të lartë mbrojtjeje, duke ndryshuar, para së gjithash, trajtimin e aftësisë së kufizuar nga ai bazuar në modelin mjekësor ose bamirës, në trajtimin sipas modelit social. Megjithatë, ajo obligon qeverinë shqip-tare dhe institucionet e ndryshme të rritin cilësinë e shërbimeve dhe stand-ardet për PAK-në, si dhe të vendos mekanizmat e duhur të monitorimit të zbatimit të saj.

iNvaliDët

kRitEREt E REJa- Diplomë e masterit shkencor ose të gjitha diplomat e barasvlershme për këtë nivel.- Të jetë autori i parë në realizimin e tri referi-meve shkencore. - Të ketë marrë pjesë në konferenca.- Të ketë marrë pjesë në kongrese shkencore. - Të ketë marrë pjesë në trajnime të ndryshme.- Të ketë dhënë provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njo-hura ndërkombëtare. - Rregullat e reja për stafin akademik në bazë të titullit- Profesorët do të udhëhe-qin 5 doktorantë.- Profesorët me kohë të pjesshme 1 doktorant.- Profesor i asociuar ud-hëheq 2 doktorantë.- Doktor i shkencave ud-hëheq 2 doktorantë.

Kompania “AMC” njofton se ofron një larmi planesh tarifore të përgatitura posaçërisht për ab-onentët e “iPhone 5” në Shqipëri. “iPhone 5” është tashmë i disponueshëm në të gjitha dyqanet AMC-së në vend dhe mbulohet nga një garanci zyrtare prej një viti. Është e vështirë të besohet se një aparat kaq i hollë mund të ofrojë kaq shumë karakteristika: ekran më të madh, procesor më të shpejtë, teknologjinë më të fundit wireless, një kamera “iSight 8 Megapiksel” dhe shumë më tepër. Gjithçka e përmbledhur në një trup të bukur alumini, projektuar dhe prodhuar me një nivel saktësie të pahasur deri tani. “iPhone 5” është vetëm 7.6 milimetra i hollë dhe peshon vetëm 112 gramë. Një model i tillë arrihet vetëm duke u kujdesur për çdo detaj, madje edhe për

detajet që nuk shihen. Drejtori ekzekutiv i kom-panisë “AMC”, Dimitris Blatsios, tha me këtë rast se kjo kompani, si pjesë e gjigantit botëror të telekomunikacionit “Deutsche Telekom”, është pararendëse në sjelljen e teknologjive të reja të standardeve ndërkombëtare në vend. “iP-hone 5” është një produkt-ikonë, që tashmë vjen zyrtarisht ne Shqipëri dhe ekskluzivisht nga AMC. Kompania jonë do t’u ofrojë gjithmonë abonentëve të saj produktet dhe shërbimet më cilësore, që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së tyre.” “iPhone 5” shoqërohet me plane tarifore tërheqëse dhe me internetin më të shpejtë AMC 3G, në mënyrë që çdo përdorues të marrë përvojën më të mirë të mundshme nga zhvillimi i madh që ka njohur “iPhone” që nga modeli i tij i parë.

AMC SJELL zyRTARIShT “IPhONE 5”

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 231, datë 11.05.2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e ProvëS”, z. Altion PAlokA

është fitues i konkursit për pozicionin DREJtoR nË DREJtoRinË E PËRGJitHSHMË tË MEnAXHiMit

tË BoRXHit nË MiniStRinË E FinAnCAVE

REPuBlikA E SHqiPËRiSËMinistria e Brendshme

Departamenti i Administratës Publike

SHPAllJE E REZultAtit tË konkuRiMit

provimi i shtetit për mësuesit - kategoria e tyre më e mirë

Mësuesit kanë nisur dje provimin e shtetit, me anë të të cilit do të përfitojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit të tyre. Për herë të parë të gjithë ata që kanë mbaruar studimet pas vitit 2011 i janë nënsh-truar testit të shtetit. Mësuesit e lëndës gjuhë-letërsi i janë nënshtruar të parët provimit. Agjencia Kombëtare e Provi-meve bën të ditur se janë marrë të gjitha masat për reali-zimin e këtij provimi. Pas ush-trimit të provimit nga mësuesit e degës gjuhë-letërsi bëhet e ditur se provimit të shtetit do t’i nënshtrohen mësuesit e matematikës, kimisë etj.

Drejtori i Agjencisë Kom-bëtare të Provimeve, Alfons harizaj, thotë se deri tani kalueshmëria në provimin e shtetit, sipas degëve, ka qenë e mirë. “Mësuesit japin rezultatet më të mira se të gjitha degët dhe kalueshmëria e tyre është e lartë, kjo tregon se ata janë të përkushtuar në mësimdhënie dhe paralelisht kanë studiuar dhe e kanë dashur degën që kanë zgjedhur për të ushtruar profe-sionin e tyre”, - thotë harizaj. Ai deklaron se më dobët kanë dalë infermierët, si dhe në sezonin e parë, ashtu dhe në provimin e fundit. “Duket sikur gjendja e tyre është tepër e vështirë të përmirësohet”, - thotë ai.

Afati i fundit për dhënien e provimit nga mësuesit e rinj do të jetë 24 dhjetori i këtij viti. “Me këtë ata do të jenë në tension dhe do të mbyllin vitin të tensionuar për marrjen e rezultatit, edhe pse theksoj se dega e mësuesisë jep rezultatet më pozitive”, - vazh-don deklaratën e tij harizaj. Ai shprehet se të gjithë pro-fesionistët e vjetër apo të rinj që i janë nënshtruar provimit të shtetit për çdo lloj dege dhe profesioni, edhe mësuesit e rinj kanë të drejtën e ankimit për rezultatet e tyre. “Nëse ata pre-tendojnë se ka pasur parregullsi në vlerësimin e provimit të tyre ne i presim për t’u ankuar duke u dhënë mbështetjen e duhur në sqarim dhe po qe nevoja edhe në një rishikim vlerësimi të provimit të tyre”, -përfundon harizaj.

“Mësuesit japin rezultatet më të mira se të gjitha degët dhe kaluesh-mëria e tyre është e lartë, kjo tregon se ata janë të përkushtuar në mësimdhënie dhe paralelisht kanë studiuar dhe e kanë dashur degën që kanë zgjedhur për të ushtruar profesionin e tyre”

Page 5: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

05• E martë 18 dhjetor 2012

»SoCialE

Mbyllet me sukses maratona e inteligjencës dhe kreativitetit

Instituti Shqiptar i Shken-cave (AIS) në mjediset e “Vodafone Albania” organizoi “hackathon Albania 2012”. Kjo maratonë e inteligjencës dhe kreativitetit u zhvillua për herë të dytë në vendin tonë, si pjesë e projektit “Open Data Albania”. Në këtë maratonë spikatën të rinj, kryesisht gjimnazistë dhe studentë, të cilët sollën aplikacione me të dhëna dhe dije të hapura (open data dhe open knowledge). Ndër 25 konkurrent të ndarë në nëntë grupe fitues u shpallën tri aplikacione tepër novatore, që shënojnë ide dhe modele që stimulojnë ndryshim në fushat ku ato zbatohen.

Çmimi “World of Differ-ence” ofruar nga fondacioni “Vodafone Albania” u fitua nga aplikacioni me titull “Mirëqenia në mjediset e punës”. Ky aplikacion erdhi nga tre studente të profileve sociologji dhe psikologji - Elo-na ylli, Saniela Ruga, Drilona Mulaj. Nëpërmjet këtij ap-likacioni ato sollën një model për vlerësimin e mirëqenies ne mjediset e punës dhe një platforme për përmirësimin e mëtejshëm në format pyetje-përgjigje dhe konsultime të drejtpërdrejta.

Fitues i çmimit “Open Data Albania” u shpall aplikacioni me titull “Way to Independence” (Rruga drejt pavarësisë). Grupi i punës që punoi për këtë aplikacion përbëhet nga katër djem të rinj të talentuar të moshave 15 deri 19 vjeç - Aldo Leka, Admir Leka, Devis Cami, Elvis Papa. “Rruga drejt pavarë-sisë” është një aplikacion që ka për qellim t’i mundësojë përdoruesit për t zbuluar dhe njohur më mirë historinë e Shqipërisë dhe ngjarjet e rëndësishme për kombin që janë shënuar deri në datën e shpalljes së Pavarësisë. Pro-grami synon të prezantojë në një mënyrë shumë të lehtë historinë tek të rinj shqiptarë apo shtetas të huaj. Për ketë arsye “Way to Independence” (Rruga drejt pavarësisë) do të publikohet në anglisht dhe në shqip dhe do të përhapet në version desktop-i, web,

celular dhe ndoshta edhe në tableta.

Çmimi “Inovacion” në këtë maratonë u fitua nga një student i vitit të fundit për stomatologji. Tauland Totaj prezantoi një punim ku nëpërmjet një programi titulluar “Dental Anasthetic Calculator & Technical Maps (DAC&TM)”, stafeve mjekësore që aplikojnë anestezi lokale gjatë mjeki-meve të pacientëve u jepet mundësia të konsultohen në mënyrë matematikore me formula dhe manuale shkencore. Është një sistem i ideuar për t’u ardhur në ndihmë përdoruesve në fushën e stomatologjisë klinike, por mund të gjejë përdorim edhe në fushën akademike. Në këtë sistem gjendet një mjedis i për-shtatshëm për të realizuar përpunimin e shumë infor-macioneve njëkohësisht pa qenë e nevojshme të hapen shumë libra dhe të bëhen llogaritje matematikore, duke shkurtuar kohë dhe duke ofruar mundësi zgjedhjeje.

Në “hackathon Alba-nia 2012”, si festë e in-teligjencës dhe kreativitetit, spikatën dhe shumë aplikime të tjera, ku konkurrentët sollën modele novatore për zbatim konkret në fusha të ndryshme si kontabilitet, gjeomjedis, edukim për grupe me aftësi të kufizuara, open data census etj. “hackathon Albania” tashmë është një event i përvitshëm, që u jep mundësi të rinjve që me ide, njohuri dhe punë të spika-tur të promovohen, duke shënuar njëkohësisht edhe një kontribut për shoqërinë dhe njohuritë në ambientin ku ne jetojmë.

Ky aktivitet zhvillohet nga Instituti Shqiptar i Shkencave (AIS) në kuadër të projektit “Open Data Albania” me do-nator “Open Society Founda-tions Information Program”, “Open Society Foundation Albania” dhe “Shqipëria.com shpk”. “hackathon Albania 20122 këtë vit pati mbështetjen dhe bashkëpun-imin edhe të fondacionit “Vodafone Albania”.

shKollat e mesme do të monitorohen me Kamera

Hysi: ky afat është 6 muaj.Nxënësit si në “Big-Brother”

erta bode

Bashkia do të vendosë nën vëzhgim me kamera 76 shkolla të kryeqytetit.

Brenda 6-mujorit të parë të vi-tit të ardhshëm ky do të jetë një projekt i mbaruar për çdo shkollë. Nxënësit do të nisin kështu testin e “Big-Brother”, por këtë herë vetëm për sytë e forcave të rendit. Bashkia e Tiranës do të instalojë një sistem kamerash në të 76 shkollat e kryeqytetit, me qël-lim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe fëmijëve të kryeqytetit. Projekti pritet të nisë fillimisht në 15 shkolla të mesme të Tiranës. “Si fillim mendohet të vendosen kam-era në ambientet e oborreve të shkollave të mesme e më tej do të rishikohen nëse do të jetë e nevojshme vendosja e tyre edhe brenda shkollave. Në bazë të statistikave që janë mbledhur në oborret e shkollave, haset dhe problem-atika më e madhe e sherreve mes të rinjve apo e tregtimit të substancave të ndaluara”, - tha drejtori i IT-së, Arbër hysi. Ky sistem kamerash do të lidhet me policinë dhe do të mundësojë një monitorim të ambienteve të shkollave nga uniformat blu në çdo kohë. Kjo iniciativë e Bashkisë është në vijim të projektit “Për një Tiranë të sigurt evro-piane”, nisur dy vjet më parë nga Ministria e Brendshme. “Siguria e fëmijëve është problemi më serioz që kanë prindërit në mbarëvajtjen mësimore. Tani shqetësimi i tyre do të ulet ndjeshëm e ndoshta s’do të kenë fare, sepse këto kamera sigurie do të vëzhgohen në kohë reale”, - tha hysi. Për vëzhgimin e gjithçkaje që do të ndodhë do të krijohet një lidhje e sigurt me sallën e kontrollit, e cila ndodhet në drejtorinë e qarkut të Tiranës dhe për çfarëdo lloj problematike që do të ndodhë në oborret e shkollës policia e Tiranës do të ketë imazhet në kohë reale dhe do të ndërhyjë në mënyrë të menjëhershme”, - shpjegoi më qartë ai.

Ky vëzhgim në favor të tyre për sigurinë do të luajë në sytë e tyre rolin e kamer-ave të “Big-Brother”. Një pjesë e tyre kërkojnë që kjo të mos i pengojë në lirinë e veprimeve të tyre, duke qenë se janë në moshën më të bukur, kur entu-ziazmi dhe energjia nuk kanë të sosur. Por ndërkohë ata e vlerësojnë pa masë këtë siguri që u ofron ky shërbim dhe ndihen më të qetë, pasi tashmë edhe prindërit e tyre do të jenë më të qetë. “Për një qytet më të sigurt” përveç kamerave të vendosura nëpër shkolla gjatë vitit 2013 do të instalohen edhe 23 kam-era në qytetin e Tiranës, që do t’i shërbejnë sigurisë në qytet. “Këtij projekti do t’i

bashkëngjiten 23 kamera, që janë në projektin e menax-himit të trafikut nga Bashkia e Tiranës, që janë akset krye-sore, të cilat do të survejo-hen, po kjo nuk do të jetë thjesht për trafikun, por do të përdoret edhe për rendin e sigurinë. Bashkëngjitur këtyre

23 kamerave Bashkia e Tira-nës mendon që në 6-mujorin e parë të 2013-s të përfundojë në gjimnazet e Tiranës surveji-mi i ambienteve të brendshme të shkollës dhe të krijohet një sistem i tërë, që Tirana të jetë sa më e sigurt dhe sa më euro-piane”, - shtoi hysi.

gjoba të larta për bizneset që ndotin ambientin

Jorida tabaku: Masa më të rrepta penalizimi

Bashkia e Tiranës paralajmëron gjoba të larta për bizne-set që ndotin ambientin. Sipas nënkryetares Jorida Babaku, për të krijuar një ambient të pranueshëm do të duhen masa edhe më të rrepta. Në njoftimin e dhënë për mediet është bërë e ditur se vetëm gjatë tre muajve të fundit janë ven-dosur 23 gjoba ndaj subjekteve që hedhin mbetje në vende publike dhe rreth 120 gjoba maksimumi prej 20 mijë lekësh të reja ndaj individëve. Por që masat të kenë efekt, Bashkia do të kërkojë rritjen e nivelit të gjobës, pasi deri më tani ato janë shumë të vogla dhe nuk kanë reagim. Tabaku tha se do të kërkohet të rishikohet legjislacioni me ketë qëllim. Ndërsa drejtori i policisë bashkiake, Vullnet Topalli, u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë më aktivë në denoncimin e rasteve kur konstatohet ndotje në mjedis. Një task-forcë e ngritur nga kryebashkiaku Lulzim Basha kontrollon 24 orë territorin e kryeqytetit për të parandaluar hedhjen e mbetjeve.

“Bashkia e Tiranës po merr masa për me-naxhimin e integruar të mbetjeve, të cilat duhet të diferencohen që në vendgrumbul-lime. Për këtë së bashku me Organiza-tën Ndërkombëtare Fi-nanciare po përgatitet plani i biznesit dhe termat koncension-arë për ta parë të integruar të gjithë procesin e menaxhimit të mbetjeve, që nga grumbullimi e deri në depozitimin dhe tra-jtimin e tyre. Mjedisi do të jetë pika në të cilën do të këmbën-gulim gjithmonë.”

Jori

da t

abak

u

“Nën drejtimin e kryebashkiakut kemi krijuar një task-forcë, e cila kontrol-lon çdo ditë, cep më cep të Tiranës, çdo natë, gjatë gjithë kohës, subjekte të ndryshme që tentojnë të ndotin ambientin, qytetin, rrugët, trotuaret, të ndotin lumin e Tiranës. Ndaj këtyre subjekteve janë marrë masa, ku gjobat kanë variuar, qoftë nga policia bashkiake, rastet kur i takon asaj dhe në rastet e tjera ka ndërhyrë edhe Ins-pektorati i Mjedisit.”

vul

lnet

top

alli

Arbër Hysi

Page 6: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

06 E martë 18 dhjetor 2012 •

« EkoNoMi

në fund të janarit Pritet vendimi Përfundimtar i ere-s

licensa e ÇEz-it, procedurat e heqjes nisin më 21 dhjetor

Enti Rregullator i Energjisë do të nisë më datë 21 dhjetor procedurat për rishikimin

e kontratës së shpërndarjes së energjisë elektrike. Burime kon-fidenciale nga ky institucion bëjnë të ditur se, kompania private e shpërndarjes së en-ergjisë elektrike ka dorëzuar pranë ERE pretendimet e saj për kontratën e energjisë. Bordi i komisionerëve të Entit Rregullator do të shqyrtojë ankesat dhe pretendimet e kompanisë “CEz Shpërndarje” deri ditën e enjte të kësaj jave, dhe një ditë më pas do të fil-lojnë procedurat e rishikimit të kontratës dhe konfirmimit ose jo të kompanisë që do të operojë në tregun shqiptar të energjisë. Këto masa vijnë fill pas vendosjes së gjobës ndaj “CEz” prej 4 milionë eurosh, për rritje të humbjeve në rrjet, duke arritur në nivelin 50 për qind, për mosrealizim të planit të investimeve dhe garantimit të furnizimit pa ndërprerje. Kompania nuk rea-goi për masat e ndërmarra dhe e vetmja rrugë për zgjidhjen e situatës së ngarkuar energje-tike është heqja e licencës së shërbimit të shpërndarjes. Gjithsesi, procedurat për rishikimin e kontratës pritet të zgjasin nga një deri në dy muaj kohë. Ndërkohë, Enti Rregulla-tor i Energjisë ka kërkuar sot bllokimin e llogarive bankare të kompanisë private deri në vlerën prej 430 milionë lekësh pas vendimit të gjykatës së Tiranës që vlerësoi si të drejtë gjobën e vendosur për mosre-alizim të planit të investimeve dhe uljes së humbjeve në rrjet. Në një reagim për mediat, kompania “CEz Shpërndarje” bën të ditur se, vonesat në zëvendësimin e linjave të shkëputura për shkak të motit të keq dhe transformatorëve vjen për arsye të vështirësive financiare dhe bllokimit të aseteve të kompanisë në të gjitha bankat tregtare në një vlerë prej 430 milionë lekësh.

blerësit duhet të shprehin interes në janar

Situata e re, nis procesi i shitjes së kompanisë “CEz“

furnizimi me energji

Berisha: kompania “CEz” u keqmenaxhua

Kryeministri Sali Berisha i faturoi mungesën e energjisë elektrike keqmenaxhimit të kompanisë CEz, e cila sipas tij nuk u tregua e aftë në asetet e saj në Shqipëri. Ditën e djeshme gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Berisha, deklaroi se kompania e shpërndarjes ÇEz ka shkelur çdo lloj standardi njerëzor duke ndërprerë furnizimin me energji të ujësjellësve. “Ka qenë gabim fatal i tij, CEz, duke ndërprerë ujin. Këtu shkel çdo lloj standardi të një vendi të lirë. Shpresoj dhe uroj që drejtuesit të venë para përgjegjësisë ata që bënë një ndërprerje të tillë”, deklaroi shefi i qeverisë. Nga ana tjetër Berisha duke iu referuar vitit të kaluar përmendi edhe njëherë faktin se viti 2011 ka qenë viti më i vështirë për qeverinë për shkak të importit të lartë të energ-jisë si pasojë e mungesës së theksuar të reshjeve të shiut. “Kemi mbrojtur qytetarin për mosrritje çmimi ne në të gjitha rastet jemi përpjekur që ky të mos ishte një falimentim. Dhe ky nuk ka ndodhur”, deklaroi shefi i qeverisë.

REagiMi

Grupi i CEz në Çeki ka nisur procedurat për shitjen e degës së saj në Shqipëri, “CEz Shpërndarja”. Lajmi bëhet i ditur nga vetë kompania sipas së cilës blerësit potencial mund të shprehin interesin e tyre në janar dhe pas kësaj do të merret një vendim për hapat e mëtejshëm që do të ndiqen. Ndërkaq, kompania vëren se vazhdon të negociojë me autoritetet shqiptare për zgjidhjen e situatës. Në një letër dërguar punonjësve të saj, grupi CEz bën me dije se po vijon negociatat me autorite-tet shqiptare mbi zgjidhjen e çështjeve në fjalë teksa falënderon punën e mirë që kanë bërë në ditët e fundit, për riparimin e defekteve të shkak-tuara nga moti i keq. “Është e rëndësishme të theksoj se çfarëdo ndryshimesh ndodhin në strukturat aksionare, objek-tivi i operatorit të shpërndarjes për të arkëtuar pagesat, për të ndërprerë debitorët dhe vjedhjet e energjisë elektrike, mbetet i njëjtë. Shpërndarja e energjisë elektrike është një shërbim publik për qytetarët shqiptarë dhe duhet të kryhet pavarësisht diskutimeve mes aksionarëve dhe strukturës së pronësisë së shoqërisë, ndaj unë ju inkurajoj që të bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për të kryer punën tuaj me nivelin më të lartë të cilë-sisë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e CEz. CEz ka hyrë në tregun shqiptar në maj të 2009, duke blerë 76 për qind të kompanisë, ndërsa 24 për qind vazhdon ta ketë qeveria

Muajt e fundit kon-flikti mes qeverisë dhe kompanisë CEZ u ashpërsua ndjeshëm. Pas disa gjobave radhazi që ERE dhe Tatimet i vendosën CEZ, ky i fundit më se një muaj më parë ndër-preu energjinë për disa ujësjellës debitorë. Pas këtij veprimi ERE deklaroi se brenda një muaji do të shqyrtonte vendimin për licencën e CEZ. Ditët e fundit CEZ ka shpeshtuar ndër-prerjen e energjisë në gjithë vendit, të cilat Ministria e Ekono-misë i vlerësoi si të qëllimshme.

kon

flik

ti

shqiptare. Sipas saj, puna në Shqipëri u komplikua në fillim të 2012, kur si pasojë e thatë-sirës dhe nevojës për të impor-tuar energji nga jashtë, KESh si prodhues i energjisë rriti çmimet për “CEz Shpërndarje”, e cila gjithësesi nuk mund të reflektojë rritjen e kostos në çmimin për konsumatorin.

Dorina KalemiDurrësi qiraxhinjtëSeit HysaGezim BrakaNaze BeqirajFiqirete FashoMyzejen PumiDile MuhaxhiriSafet ZorbaOktavian DedaKristaq XhumariMrika PrengaHektor TrumaIlo PazeLatif DautiShkelqim CelaGazmend CelaGuljem RadojaVasil TuniMaliq BushatiDaut HajroEdmond NuhiAbaz HajdariSpiro KavajaFerik HasaniGani PrezaHasan CufiPashako HysaPetrit FlamuriVasil PopaJani BarjabaThanas IdriziAbdurraman MarkjaSpiro Muzha Hatixhe LlaniKristaq NikollaFilloreta LekaVangjel KozmaGjenavefa DhempaliMark MuzakaTeuta CuciMerita CuciArqile KumeDhimiter VelkoFejzulla DibraKadri ZeniniXhelal HyseniXhevaire TafaLirie ThomaiFatime DomiIsmail ElmaziAndon KushiEvanthi GjeziMustafa Ballshi Gezim BallshiPetrit BallshiNazmi BallshiArben BallshiHaxhi HimaHysen HimaNatalia RamaXhemal JakupiKujtim BeqiriXhemaile KadiuAnafon GjikaSpiro BlialoGjirokastra Valentina TafaSelami Toro BejkoAziz Gjata me prokureGjirokastra qiraxhinjtëHekuran KociuZervo KociuJakup HoxhaHaseni KociuGezim HaskaZenel LiguHetem MarajElbasaniSkender Hamit QarriSherif SaraciShefqet BaholliElbasan qiraxhinjtëSelim QafleshiXhavit VeliuVeip IsaiJonuz MemaHane MullisiMetqan HidashkoDraNexhmi BushatiPertef KalajaAstrit SokolishkoDra qiraxhinjtëJak KushiSebije BashliRamiz AlibalibEratiDallandyshe ShalsiDallandyshe ShalsiDallandyshe ShalsiDallandyshe ShalsibErati qiraxhinjtëGaqi GogoZoi AleksiJani MitkoFjodor Hoxha

Shtëpitë e pronarëve, emrat e rinj nga Enti i Banesave

Enti Kombëtar i Banesave publikon listat e reja me emrat e pronarëve që kanë paraqitur kërkesë pranë këtij institucioni për lirimin e banesave të tyre. Lista e re e emrave është kryesisht nga qytetet e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës dhe tashmë pritet që pas një afati 1 javor pas njoftimit që ka bërë EKB-ja personat që jetojnë në këto banesa duhet t’i lirojnë ato. Në rast se pas këtij afati nuk lirohen këto banesa, atëherë çështja shkon në gjykatë për të marrë urdhër ekzekutim për të vijuar me lirimin e banesës.

tiranë Vangjel P. TreskaDhurata Z. KarajaniFatbardha Z. AgushiFisnik Z. PrezaAferdita Z. HushaKlara Zef KolioqiSelim Z. VorpsiArben A. Fida Bukurie I. AliçoPeshqeshe H. BrocaPellazg G. FushaEleonora P. BoriciEleonora P. BoriciMyrshit S. VorpsiLiljana S. VorpsiByjar F. PetrelaYlber F. PetrelaHalil F. PetrelaSeit F. PetrelaHava S. KelleziBardhylIsmetSaimirFarrukMohamedIbrahim DrenofciShefki M. PetrelaKujtim S. Petrela Dragot H. KocibelliAferdita M. KocibelliAleksander CurciaAgeetina CurciaSeverin CurciaMyzafer KallciuHajdie HajdariBeqir KallciuAferdita BeqiriDashamir KallciuFlamur KallciuFatbardh KallciuGezim KallciuArgjend KallciuArgjend KallciuSuzana DemneriFatime MyderiziBesmir VorpsiFerid SunajMyzafer KallciuAferdita BeqiriDashamir KallciuFlamur KallciuFatbardh KallciuGezim KallciuArgjend KallciuSuzana DemneriFatime MyderiziFerid SukajArtan HasaniHajdie HajdariMyzafer KallciuAferdita BeqiriDashamir KallciuFlamur KallciuFatbardh KallciuGezim KallciuArgjend KallciuSuzana DemneriFatime MyderiziFerid SukajArtan HasaniMyzafer KallciuBesnik VorpsiGezim KallciuArgjend KallciuSuzana KalciuFatime MyderiziMajlinda BarkaBeqir KallciuAferdita KallciuRifat HasaniFlamur KallciuFatbardh KallciuArtan HasaniFerid SukajFalmur KallciuFatbardh KallciuGezim KallciuArgjend KallciuSuzana DemneriFatime MyderiziMyzafer KallciuArtan HasaniBeqir KallciuAferdita BeqiriDashamir KallciuFalmur KallciuFatbardh KallciuGezim KallciuArgjend KallciuSuzana DemneriFatime MyderiziMyzafer KallciuHajdie KallciuBeqir KallciuAferdita BeqiriDashamir Kallciu

Halil Shukri Sanotirana qiraxinjtëMitro S. KozmaArjan H. BeqiriBukurie DikoFatos H. ManushiKamber D. SulaMehmet K. CakaMuharrem M. CakaEpaminda KonomiEnver JonuziSotir LitoLufto CanajRemzi SulejmaniRushit VarriMimoza KepucariMarie PergjiniRiza TaushaniAstrit M. CenoAgron A. CenoLiri Ll. BudoIlia N. BudoAlbert N. BudoSkender D. ArifiRabihane Z. ArifiArtan S. ArifiSadedin S. BarmashiSkender S. BarmashiEdmond S. BarmashiGezim S. BarmashiHarallamb G. BajoAsllan B. BretiFlamur DrenovaBaftjar A. PinariKristaq MulliriDonika B. Resuli Leonard R. GrabovaXhemal Q. MemajArjan Zija HodaAbil ShkurtiLejla MyrtoMajlinda MyrtoSami MyrtoMarjo VasoSemiha HysajAlbert MaraLejla MyrtoMajlinda MyrtoSami MyrtoMarjo VasoSemiha HysajAlbert MaraOsman H. KolaShkelqim OlldashiSanije XhaferiArben XhaferiLutfi BullatiVangjel JorgjiXhemal LatifiLulzim BallaKastriot GuzjaSazan GuzjaGjyle GuzjaVlorëNuredin O. SinaniVlorë qiraxhinjtëXhezmi LloiSpiro KokthiQanie KokaDurrësiKoco NockaAgop BodikianNirvana DovanaNirvana DovanaNirvana DovanaNirvana DovanaIvone MargaritiMatilda DovanaMatilda DovanaMatilda DovanaMatilda DovanaIrma BuxhukuMasar I. KapedaniBebeka MurrajAgop ToskaKadrije HashoJolanda RufaJolanda RufaTeodor SpiruArap ToskaAurora GjeziJoana CaraLeonard MemajAlbana MustafarajErmira Diana Alma Shundi Rexhep Kapllani Kisha ortodokseKisha ortodokseKozma KojaThoma ForaOsman DollijaMustafa DollijaLumnije DociGanimet HaverikuEmin Fani

Page 7: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

07• E martë 18 dhjetor 2012

»aktualitEt

dyshonin se u kishin vjedhur banesat

Rrahin e mbajnë peng tëmiturit, në pranga 2 të rinj

FiER- Dyshonin se u kishin vjedhur banesat, dhunojnë 2 minorenë. Burime policore të Fierit bëjnë me dije se kanë rënë në prangat e policisë G. Alla, 21 vjeç dhe R. Malilaj 19 vjeç të dy nga Fieri, të dyshuar për pengmarrjen e dy ado-leshentëve dhe keqtrajtimin e tyre. Arrestimi i këtyre person-ave u bë pasi një ditë më parë në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Bar Rinia”, Fier, kanë hipur në makinë kundër dëshirës së tyre dhe i kanë keqtrajtuar shtetasit; A. M, vjeç 15, dhe K. M, vjeç 16, banues në Fier. Keqtrajtimi fizik i të rinjve ka vazhduar për më tepër se dy orë, për arsye se autorët e pengmarrjes dyshonin që këta dy adoleshentë ishin autorët e vjedhjes së banesave. Denoncimi u bë nga vetë të keqtrajtuarit, të cilët dëshmuan ngjarjen në polici.

Policia: shkak depresioni dhe ekonomia

gjendet i varur në lulishten e qytetit 23-vjeçari

laÇ- Një 23-vjeçar është gjetur i vetëvarur në lulishten e madhe të qytetit të Laçit. Viktima është identifikuar si Ar-djan Dajci me origjinë nga Burreli. Sipas policisë dhe grupit hetimor, ngjarja ka ndodhur në mesnatë, por që është zbu-luar nga kalimtarët vetëm mëngjesin e djeshëm. Kalimtarët të tmerruar kanë njoftuar policinë, e cila pasi ka mbërritur në vendngjarje ka dërguar menjëherë në morg trupin e pajetë të të riut, ndërsa ka nisur hetimet për ngjarjen. Paraprakisht dyshohet se shkak për ndërmarrjen e këtij akti ekstrem, duke i dhënë fund jetës ka qenë gjendja depresive e të riut, si dhe situata tejet e rënduar ekono-mike. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Pastrimi nga dublimet dhe qendrat e votimit

zgjedhjet 2013, prefekti mbledh vendorët për infrastrukturën

ElBaSaN- Përgatitja e infrastrukturës zgjedhore ka bërë që prefekti i Elbasanit Shefqet Deliallisi të mbledhë drejtuesit e njësive vendore për nisjen e përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2013. Ai deklaroi se tashmë data e zgjedhjeve është përcaktuar dhe nëpërmjet Ministrisë së Brendshme janë shpërndarë edhe udhëzimet për hapat që do ndërmerren për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Deliallisi u shpreh se Elbasani e ka treguar se di të bëjë zgjedhje të mira dhe kështu duhet të jetë edhe për zgjedhjet e ardhshme. Ndër udhëzimet e dhëna ishte pastrimi i regjistrit elektronik nga dublimet dhe ndarja e saktë e qendrave të votimit. Kështu Elbasani si qark mund të ketë rreth 800 dublime e më pak të cilat do të verifikohen në procesin në vazhdim. Po kështu këtë vit është vendosur që çdo qendër votimi duhet të ketë jo më pak se 200 votues dhe jo më shumë se një mijë që të quhet qendër votimi. Ai deklaroi se në këto zgjedhje nuk do të ketë asnjë përjashtim. Kryetarët e komunave deklaruan se për zona të thella kjo do të jetë një problem pasi nuk e përmbushin numrin e votuesve të kërkuar për një qendër votimi. Drejtuesit e njësive kanë kërkuar edhe fond në dispozicion për këtë proces. l. lleshi

horrori në dardhë, Policia: KonfliKte Pronësie. familjarët Kundërshtojnë

pasi darkojnë, i vë flakën të riut, më pas ndez cigaren duke qeshur

ledia lleshi

liBRazHD- Një 26-vjeçar është djegur me benzinë nga bashkëfshatari i tij, pasi kishin ngrënë darkë bashkë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dardhë të komunës hotolisht në rrethin e Librazhdit. I riu është në gjend-je të rëndë në spital, ndërsa poli-cia ka prangosur agresorin.

Ngjarja Një natë më parë Servet

Poçi bashkë me një shok të tij kanë shkuar për darkë në shtëpinë e bashkëfshatarit të tyre Jashar hoxha, i cili i ka mbajtur për darkë. Pasi kanë ngrënë e kanë pirë, në fund Jashar hoxha ka thënë se do ta digjte të riun me benzinë. Ky nuk e ka besuar dhe ka qeshur. Jashari ka dalë jashtë shtëpisë dhe është kthyer me një bi-don me benzinë. Edhe pse ia ka hedhur sërish Serveti se ka menduar se ishte benzinë dhe nën efektin e pijes se ka men-duar se gjithçka ishte e vërtetë. Kur ka marrë shkrepësen dhe i ka vënë flakën, atëherë nuk kishte më kthim prapa. Shoku i të riut ka marrë me shpe-jtësi një batanije dhe i ka fikur flakët, por djegiet kanë qenë tepër të mëdha. Ndërsa krye-familjari pas këtij veprimi është ulur të pijë një cigare duke qe-shur, i riu është transportuar me urgjencë në spitalin e El-basanit. Për faktin se gjendja e 26-vjeçarit ka qenë tepër e rëndë, mjekët e spitalit të El-basanit kanë kërkuar që ai të transportohet drejt Tiranës në repartin e djegieve. Nga verifikimet e para ai kishte pësuar djegie të shkallës së tretë dhe është dërguar në Tiranë për një mjekim më të specializuar. Kanë qenë fqin-jët që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen dhe 55-vjeçari është arrestuar në flagrancë për tentativë vrasjeje.

MotiviVersioni i deklaruar nga poli-

cia e Elbasanit është një kon-flikt prone që ka çuar deri në djegien me benzinë të personit që kishte shkuar tek bashkëf-shatari i tij për të sqaruar këtë problem. Sipas policisë, i riu i pamartuar bashkëfshatar me

koRCE – Tenton sërish vetëvras-jen 34-vjeçari Olsi Iljazi, i cili pak ditë më parë rrahu barbarisht gruan e tij shtatzënë 4 muajshe. Lajmi bëhet i di-tur nga burimeve zyrtare nga spitali i Korçës dhe nga të afërmit e të arres-tuarit, i cili akuzohet se tentoi të vrasë bashkëshorten e tij shtatzënë. Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në dhomën ku Iljazi ndodhej i shtruar për shkak të plagëve të marra pas tentativës së tij të parë për t’u vetëflijuar në dho-mat e paraburgimit. Mësohet se vetëm pak orë para se gjykata të përcaktonte masën e sigurisë ndaj tij, 34-vjeçari ka përplasur disa herë kokën në krevatin e spitalit, duke marrë plagë të rënda.

autorin ka shkuar në shtëpinë e këtij të fundit për të sqaruar konfliktin dhe ai e ka mbajtur për darkë e në fund, pasi është konsumuar alkool e ka djegur me benzinë. Ndërkohë familja e të riut nuk pranon të ketë as-një konflikt me familjen hoxha. Sipas prindërve të djalit të dje-gur, ngjarja është krejt e ndry-shme nga sa jepet. Ato thonë se kanë lidhje fisnore sidomos nëna e tij me autorin e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë banorë të

fshatit që nuk duan të iden-tifikohen thonë se 26-vjeçari kishte pasur lidhje me vajzën e autorit të kësaj ngjarjeje dhe se ai e ka bërë këtë për t’u hakmarrë. E gjithë situata do të sqarohet pas marrjes së dëshmisë së Jashar hoxhës, i cili deri tani nuk ka thënë asnjë fjalë, ndërsa qëndron në qelitë e paraburgimit në Librazhd.

Familjarët Familja e 26-vjeçarit është

gjendur përballë një krimi të tillë që nuk ishte dëgjuar më parë. Ferit e Feride Poçi je-tojnë jo shumë larg familjes hoxha me të cilën kanë edhe një lidhje fisnore. Nuk e kanë besuar kurrë se mund të ndodhte një gjë e tillë dhe tashmë presin me ankth që i biri të dalë nga gjendja e rëndë. “Nuk kemi pasur asnjë konflikt pronësie me hoxhat. Gruaja ime është kushërirë më ato e s’kemi pasur ngatër-resa. Nuk di pse ka ndodhur. Si ia ka vënë flakën. Di që djali një natë më parë është lar-guar me një shok të tijin, i cili e ka dërguar tek kjo familje. Më pas mësuam se kanë ngrë-në darkë bashkë dhe kanë pirë. Në fund ai i ka vënë flakën. Jemi mjaft të tronditur. Nuk dimë pse e bëri. Duam vetëm që djali të shpëtojë e të shëro-het. Policia duhet të marrë masa dhe shteti duhet të veprojë për të dënuar këta njerëz që bëjnë krime kaq të tmerrshme”, thotë babai i 26-vjeçarit.

KërKonte me ngulm të taKonte të shoqen e shtruar disa dhoma më tutje

tenton sërish vetëvrasjen, dhunoi të shoqen shtatzënëMjeku: Konfirmohet që Olsi Iljazi vuan nga çrregullime mendore

Ndërkaq policia hedh poshtë tentativën e vetëvrasjes, duke bërë të ditur se i ar-restuari donte të takonte bashkëshort-

en e tij, Rudina Iljazi, e cila qëndronte vetëm pak metra më larg, në një tjetër dhomë në pavijonin e kirurgjisë. Sipas policisë, 34-vjeçari është neutralizuar në kohë. Ai është transportuar dje drejt burgut të Drenovës, ku i është caktuar një dhomë më vete dhe ruhet me shër-bime të përforcuara. Ndërkohë mjeku psikiatër, Roland Lalaj, që ndjek rastin e Olsi Iljazit bën të ditur se tashmë është vërtetuar se ai vuan nga çrregul-lime mendore. 34-vjeçari Iljazi u arres-tua pak ditë më parë, pasi dhunoi bar-barisht bashkëshorten e tij 4 muajshe shtatzënë, e cila ka marrë dëmtime të rënda në kokë si pasojë e goditjes me mjete të forta. Sipas mjekëve, gjendja e fëmijës është e stabilizuar.

Jashar Hoxha

Servet Poçi

Page 8: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

08 E martë 18 dhjetor 2012 •

« aktualitet

Gjyqtari i Durrësit i akuzuar për lirimin e Xhakjes në vitin 2002

prokuroria mbyll hetimet përtabakun, dosja shkon në gjyq

ministri Flamur noka: shqipëria jo në hartën e venDeve transit të DroGës

policia në 3 vjet bllokoi 20 mln euro pasuri krimiPrioritet i policisë do të mbetet zbatimi i strategjisë antikorrupsion

Bashkëpunimi i ngushtë, me ICITAP,

PAMECA, si dhe partneriteti i plotë me

INTERPOL, EUROPOL, FRONTEX apo dhe

agjenci të tjera të rendit dhe sigurisë në

Evropë dhe më gjerë, janë sot prova më e

qartë e rritjes dhe maturimit profesional

të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është e aftë profe-

sionalisht, plotësisht e depolitizuar

dhe dinamike në mbrojtje të rendit dhe

sigurisë publike, në mbrojtje të jetës

dhe pronës së qytetarit, duke respektuar

liritë dhe të drejtat e njeriut dhe parimet

kushtetuese të shtetit juridik.

Thelbi i reformës për ta shndërruar

policinë nga një strukturë e inkriminuar,

në një institutucion të administratës

shtetërore në shërbim të komunitetit, mbi

bazën e parimeve të policimit demokratik

dhe respektimit të plotë të të drejtave të

njeriut sot është përmbushur plotësisht.

Në konfernecën “Lufta kundër krimit në 100 vjet”, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, paraqiti disa nga arritjet dhe sfidat e policisë. Mes të tjerave Noka theksoi se pas miratimit të ligjit Antimafia u sekuestruan 20 milionë euro pasuri kriminale. “Shqipëria nuk bën më pjesë në hartën e vendeve transit për drogat forta dhe kjo është meritë e punës së palodhur dhe profesionale të policisë. Keni mundësuar të përgjysmoni vetëm në raport me një vit më parë sasinë e sipërfaqes së kultivuar me ‘cannabis’ dhe keni trefishuar sasinë e kapur dhe kjo tregon, seriozitetin, përkushtimin dhe aftësinë tuaj në këtë përballje”- iu drejtua Noka oficerëve të pranishëm. Më tej ai tha se “Si rezultat përmirësimit dhe përafrimit

të kuadrit ligjor me atë të Bashkimit Evropian, dy vite pas miratimit të ligjit antima-fia janë sekuestruar mbi 20 milionë euro asete kriminale. Dhe këto arritje evidentohen edhe nga partnertët tanë të BE-së. Rezoluta e fundit e

Parlamentit Evropian vlerë-son luftën kundër krimit të organizuar, veçanërisht implementimi i legjislacionit antimafia, me konfiskimin në rritje të aseteve kriminale; mirmanxhimin e kufijve, si edhe përpjekjet e policisë për respektimin e plotë të të drejtave të njeriut”. Ministri i Brendshëm tha gjithashtu se “Rritja e forcës goditëse ndaj elementëve kriminalë dhe goditja, përdorimi i metodave bashkëkohore të hetimit, si-kundër hetimi proaktiv, krijimi i njësive të përbashkta të hetimit, menxhimi i integruar i kufirit, orientimin nga raportet e kërcënimit të krimit dhe analizave të riskut në punën e tonë kanë ndikuar ndjeshëm në totalin e punës dhe refor-mave që e bëjnë Shqipërinë një vend të sigurtë, partner

luajal dhe faktor stabilitetit në rajon dhe më gjerë.Vullneti i hekurt i qeverisë shqip-tare, për të luftuar me zero tolerancë krimin, pavarësisht formës, mënyrës, vendit dhe kohës ku shfaqet, puna e pan-dërprerë e Policisë së Shtetit, e konkretizuar me treguesit e kënaqshëm të numrit të veprave penale, autorëve të dyshuar, operacioneve policore, grupeve të goditura në këte fushë, janë dëshmi të qarta të përmbushjes së objektivave tanë. Mirmenax-himi i kufijëve dhe përdormi i teknologjisë më moderne i ka bërë kufijtë tanë të pakapër-cyeshëm për narkotrafiknatët apo trafikantët e qenieve njerëzore”. Noka shtoi se puna e policisë vijon me hartimin dhe zbatimin e Planit të Vep-rimit Antikorrupsion.

Pak ditë më parë, prokuroria kërkoi 25 vjet burg për Ilir Xhakjan, për vrasjen e Qerim Malokut, në vitin 2002. Bëhet fjalë për të njëjtën dosje, të cilën po e shqyrtonte gjyqtari Neritan Tabaku, i cili i kishte dhënë lirinë Xhakjes. Ky i fundit pretendon se ndodhej në Gjermani ditën kur ka ndodhur vrasja e Malokut në Durrës.

rig

jyk

imi

mariglen mulla

vetëm pak javë iu deshën Prokurorisë së kryeqytetit për t’u

dhënë fund hetimeve ndaj ish-gjyqtarit Neritan Tabaku, i cili do të përballet me drejtësinë për akuzën e shpërdorimit të detyrës në dëm të intere-save të shtetit. Tabaku është gjyqtari që i dha lirinë Ilir Xhakjes, personit që vrau ish-kryekomisarin e Shijakut Adem Tahiraj. Nga burimet e Proku-rorisë konfirmohet se njësia task-forcë thotë në kërkesën për gjykim Dhomës Penale se Tabaku ka dëmtuar interesat e Prokurorisë në momentin që nuk ka zbardhur brenda afat-eve dy vendime të shkallës së parë, duke lënë në ngërç për një kohë të gjatë gjykimin në apel të shtetasve Ilir Xhakja dhe Jordan Findiku. Prokuroria vijon më tej duke argumentuar se ish-gjyqtari ka dëmtuar gjithashtu imazhin e gjyqëso-rit. Duke radhitur argumentet e tij prokurori i çështjes Julian Zonja mësohet se e akuzon ish-gjyqtarin se për më shumë se një vit ai vonoi zbardhjen e vendimit të pafajësisë për Ilir Xhakjen që akuzohej për vrasjen e Qerim Malokut, kurse për mos zbardhjen e vendimit për pothuajse dy vjet për shtetasin tjetër që gjykohej për falsifikim, Jordan Findiku, ia sjell në vëmendje gjykatës së kryeqytetit si rrethanë rënduese. Nuk jepen të dhëna nga organi i hetimit nëse në episodin e parë, por edhe në te dytin prokurori të ketë dhë-në shpjegime nëse ish-gjyqtari

ka vonuar me dashje zbard-hjen e këtyre dy vendimeve që detyruan Prokurorinë të bëjë thjesht një ankimim formal pa pasur pjesën arsyetuese të këtyre dy verdikteve. Neritan Tabaku u shkarkua nga detyra pak ditë më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë pas apeleve të shumta të këtij institucioni qe ai të ishte i pranishëm. Gjatë kësaj seance Presidenti Bujar Nishani në funksionin e kreut të KLD-së theksoi se është e papranueshme ekzist-

enca e rasteve të tilla, ku vetë gjyqtarët bëhen pengesë dhe privojnë palët nga ushtrimi i të drejtave kushtetuese. 

Kalvari për TabakunQë në fillim të daljes në

dritë të faktit që gjyqtari i Durrësit Neritan Tabaku, kishte liruar nga burgu në vitin 2002 shtetasin Ilir Xhakja, pasi ky i fundit kishte kryer vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Prokuroria nisi menjëherë hetimet për moszbardhjen

e atij vendimi. Më pas dosja e Tabakut kaloi në KLD, ku u thirr disa herë për të dhënë shpjegimet e tij. Tabaku para-qiste avokatin dhe një vërtetim ku thuhej se nuk ishte mirë fizikisht, ndërsa përsëriteshin thirrjet për praninë e tij. Më pas KLD vendosi ta shkarkojë, ndërsa prokuroria nisi men-jëherë hetimet për shpërdorim detyre. Tashmë drejtësia ndod-het në momentin kur dosja hetimore do t’i kalojë gjykatës për vendimin përfundimtar, i cili në një farë mënyre do të jepte pak drejtësi për jetën e humbur të kryekomisarit të Shijakut. Nëse gjendet fajtor Tabaku rrezikon nga gjobë deri në 2 vjet burg. Ndërkaq, pritet që edhe mbrojtja e gjyqtarit të jetë e fortë, pasi duke përfituar nga eksperienca në gjyqësor ai do të paraqesë prova për mbrojtjen e tij dhe rrëzimin e akuzave të Prokurorisë, gjë që do ti sillte edhe pafajësinë.

një i prokurorisë, tjetri i avokatëve

gjykata cakton 2 ekspertë përplumbin që vrau Ziver veizin

Ditën e djeshme, pas disa seancash akuzash dhe sqarimesh, gjykata e Tiranës caktoi dy ekspertë të tjerë, të cilët do t’u përgjigjen pyetjeve të palëve në lidhje me akt-ekspertimin mjeko-ligjor për një prej viktimave të protestës së 21 janarit, Ziver Veizi. Në seancën e djeshme u vendos që Dritan Zoto, i propozuar nga Prokuroria dhe Gani Elezi, i propozuar nga pala mbrojtëse do të jenë ekspertët, të cilët do të sqarojnë shkencërisht aktin e ekspertimit. Në dy seancat e kaluara u shoqëruan me dabete në sallën e gjyqit në lidhje me interpretimin e aktit të kryer nga eksperti, Ndue Çardaku. Para trupit gjykues ai deklaroi praninë e dy copëzave të drunjta të gjetura në predhën brenda trupit të viktimës. Në dëshmi-në e tij ai u shpreh se trajek-torja e predhës ka devijuar si pasojë e përplasjes me një ob-jekt të fortë duke iu referuar copëzave të drunjta. Këtu vjen edhe reagimi i prokurorit të çështjes Blerim Tominaj, i cili pretendonte se ekpertiza e Çardakut nuk ishte profesion-ale, pasi nuk mundej që plumbi të merrte të tillë shpejtësi bashkë me ashklat e drurit, në të njëjtën kohë që tem-peratura ishte tepër e lartë. Madje prokurori shtoi se kjo i ngjasonte si përrallat e “1001 netëve”. Agim Llupo është gardisti i vetëm që ndodhet në proces gjyqësor për ngjarjet e 21 janarit, përjashtuar këtu ish-kryekomandanti Ndrea Prendi. Të dy akuzohen për vrasje me dashje, pas një ekspertize që erdhi nga FBI-ja.

Disa gardistë të tjerë që u morën fillimisht në hetim, u lanë të lirë, ndërsa edhe ish-shefi i IT-së së Kryeministrisë u la i lirë nga gjykata. Ndërkaq, procesi gjyqësor për 21 janarin ndodhet në fazën e gjykimit të atyre që akuzohen për vrasje, ndësa për organizimin e kësaj demonstate të dhunshme ende nuk ka asnjë zhvillim. I vetmi veprim është heqja e imunitetit të 3 deputetëve të PS-së, por nuk ka hetime konkrete ndaj tyre.

Do

rëh

eqja

Si një nga dosjet më të “nxehta” të këtyre viteve të fundit “21 janari” ka marrë vëmendjen jo vetëm të palës shqiptare, por edhe të të huajve. Pardje dhanë dorëheqjen dy nga krerët e hetimit për këtë dosje, kryeprokurori i Ti-ranës dhe shefi i hetimit të krimit në Prokurorinë e Përgjitshme, të cilët konsideroheshin si bashkëpunëtorët e ngushtë të Ina Ramës.

Page 9: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

09• E martë 18 dhjetor 2012

»aktualitet

arrestimi i enver qokut në zyrën e tij Dhe pazaret me stuDentët

pedagogu i korruptuar, 200 € për provimGjykata e Tiranës pritet të japë “arrest me burg”, fenomeni shtohet

intervista e parë

llalla: largim të korruptuarve, hetim përgërdecin e “21 janarin”Prokurori i ri i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, gjatë intervistës së tij të parë në këtë detyrë, zoti Llalla tha për “Zërin e Amerikës” se goditja e korrupsionit është detyra kryesore e punës së tij teksa vuri theksin tek zbardhja e dy çështjeve të mëdha, Gërdeci dhe 21 Janari. Llalla deklaron se ka marrë përsipër të reformojë dhe të modernizojë punën hetimore kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.. “Unë jam në ditët e para të marrjes së detyrës. Jam duke grumbulluar informacionin në lidhje me këto çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme për opinionin publik. Do të mbështes punën e prokurorëve të bërë deri tani, lidhur me hetimin dhe gjykimin e këtyre rasteve, dhe po ndjek me përparësi ato. Po kështu, lidhur me hetimet që kanë mbe-tur pezull lidhur me dy, me një pjesë të aktorëve të ngjarjes së Gërdecit, po ashtu edhe të 21 janarit. Hetime të tilla janë të rëndësishme të kryhen si duhet qysh në çastet e para. Ne do të veprojmë me përparësi në ngjarje të tilla dhe unë synoj që të gjithë përgjegjësit e këtyre ngjarjeve do të hetohen dhe ju siguroj se do të ndësh-kohen sipas ligjit”- deklaroi Llalla. Kreu i ri i akuzës tha se do të maksimalizojë dënimet e kriminelëve, duke mbledhur me kujdes provat e krimit dhe duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e tjera, teksa par-alajmëroi largimin nga detyra të Prokurorëve që njollosin em-rin e institucuionit. “Së pari do të largoj nga institucioni ynë ata prokurorë ata drejtues të prokurorisë në qendër ose në rrethe, të cilët nuk justifikojnë qëndrimin tyre në institucion. Duke motivuar personat e përgjegjshëm në Shqipëri në bazë të ligjit. Në sistemin e drejtësisë ka shumë punonjës, gjyqtarë dhe prokurorë të përkushtuar në punën e tyre, të cilët demoralizohen për shkak se një pakicë e tyre janë vetë të përfshirë në veprat penale. Ata që njollosin emrin e drejtësisë së shtetit në Shqipëri, e cila do të reformohet, e them me siguri se do të reformohet shumë shpejt. Llalla theksoi se nuk ka patur asnjëherë presione poli-tike dhe se çdo politikan apo zyrtar i lartë do të detyrohet sipas ligjit që të paraqitet para hetuesve, nëse hetohet për krime të dyshuara.

Fundi i vitit akademik ishte momenti i duhur që peda-gogu të bëntë “goditjet”

vendimtare 100 apo 200 eu-roshe, ashtu siç ndodh rëndom në auditoret shqiptare, ku stu-dentët duhet të “votojnë” për 5-ën. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës lajmëruan arrestimin e radhës, ku një pedagog është kapur këto ditë, pasi u merrte para studentëve në këmbim të notës kalues. Duke iu referuar të njëjtave burime mësohet se Enver Qoku, pedagog në fakulte-tin e Gjeologji-Minierave është arrestuar në flagrancë gjatë op-eracionit të koduar “Rryshfeti i fundit”. Nëse merren parasysh precedentët e mëparshëm edhe ky arrestim ka shumë mundësi që të pasohet me një masë “arrest shtëpie” nga gjykata e Tiranës, duke e lënë këtë fenomen gan-grenë në mëshirë të mëshirës së pedagogëve të korruptuar. Sipas burimeve nga policia, pas një pune hetimore disa mujore rezultoi se pedagogu 54-vjeçar, shef i Departamentit të Gje-ologjisë së Zbatuar, u merrte shuma të ndryshme të hollash studentëve të Universitetit Bu-jqësor të Tiranës për marrjen e provimeve të ndryshme.

Hetimet e arrestimiEkspertët e Antikrimit

Ekonomiko-Financiar në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me njësinë Task-Forcë të Prokuror-isë së kryeqytetit, prej kohësh kishin marrë informacione ku dyshohej se Qoku merrte rysh-fete nga studentët, në këmbim të notës kaluese në fund të vitit. Madje disa studentë kishin gje-tur rrugët ligjore për ta denonc-uar këtë fenomen dhe momenti i arrestimit ishte koordinuar më së miri prej oficerëve të an-tikrimit dhe vetë studentëve, të cilët të paktën për këtë vit do të përpiqen të studiojnë aq sa ta meritojnë notën e tyre kaluese dhe jo t’i japin ryshfet pedago-gut të tyre. Burimet nga grupi i ekspertëve që kryen arrestimin thanë se nga 100 deri në 200 euro ishte “tarifa” e pedagogut, në varësi të “vëzhgimeve” rreth studentit hallexhi. Gjithnjë, sipas të njëjtave burime mësohet se në momentet kur shefit të de-partamentit iu vunë prangat në zyrën e tij, ai ishte duke marrë një sasi parash nga një student. Gjatë atij çasti mësohet se peda-gogu ka shfaqur kundërshti, pasi e ka argumentuar momentin e dhënies së lekëve si vullnetar nga ana e studentit. Pas arres-timit ai është dërguar në am-bientet e paraburgimit të Drej-torisë së Policisë së Tiranës, ku ndodhet në pritje të vendimit të Gjykatës së kryeqytetit, ku me gjasë pritet që të jepet “arrest shtëpie”, ashtu siç ka ndodhur në shumë raste të arrestimeve të kolegëve të tij.

FenomeniTashmë, pothuajse në të

gjitha universitetet e fakulte-tet shtetërore, në të gjitha rre-

thet, fenomeni i ryshfetit është përhapur gjerësisht. Shifrat e arrestimeve të pedagogëve të korruptuar arrijnë në disa dhjetëra, por dënimet me burg thuajse janë inekzistente, pasi në të gjitha rastet gjykata ven-dos “arrest shtëpie”. Në sean-cat gjyqësore ata deklarojnë se paratë janë dhënë me dëshirë nga studentët, ndërsa gjykata shprehet se ata nuk përbëjnë

rrezikshmëri për shoqërinë, ndaj lihen në “arrest shtëpie”. Studentët shpeshherë ankohen se nuk gjejnë drejtësi për sa u përket vlerësimeve të provi-meve të tyre, pasi në disa raste pedagogët shfaqen si bllokadë e vështirë që nuk kalohet pa paguar shumën që ata kërkojnë. Ky fenomen ndihet më tepër në kryeqytet, por gëlon edhe në universitete si ai i Durrësit, Kor-

çës, Shkodrës, etj, ku janë rapor-tuar edhe raste arrestimesh të pedagogëve. Media ka publikuar edhe raste korruptimesh peda-gogësh, të cilat nuk janë zbuluar nga policia apo Prokuroria, por në vend që drejtësia të veprojë, ajo është “derdhur” pa mëshirë te gazetarët denoncues, pasi ndaj tyre profesorët kanë hapur pro-cese gjyqësore. Tashmë që po rriten thirrjet e ndëkombëtarëve

për luftë ndaj korrupsionit në çdo shtresë të shoqërisë, u mbetet autoriteteve shqiptare që të shfaqin vullnetin e tyre, jo vetëm duke i evidentuar këto raste korruptive, por edhe duke ndëshkuar autorët. Me ardhjen e kryeprokurorit të ri është prem-tuar që do të zgjerohet edhe lufta ndaj korrupsionit, e cila do të kalojë në planin e parë për or-ganin qendror të akzuës.

“DorëZimi” i policisë

Të gjitha rastet e arrestimeve të pedagogëve të korruptuar kanë përfunduar në ndalime boshe nga ana e oficerëve të policisë apo prokurorëve, pasi gjykata ose jep një dënim fare të lehtë si “arrest shtëpie”, ose nuk ua njeh provat ekspertëve. Shqetësimi është shfaqur nga vetë oficerët e antikrimit ekonomik, por edhe nga prokurorët, të cilët në këtë fazë ndihen të “dorëzuar” përballë drejtësisë. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe me mjekët e korruptuar, të cilët janë liruar në të gjitha rastet. Pas çdo arrestimi për korrupsion edhe ekspertët që merren me këtë punë, e kanë të qartë se ata do të lirohen sapo të shkojnë në gjykatë. Kësisoj, në takime të ndryshme me ekspertë të drejtësisë, prokurorisë dhe policisë, është kërkuar përherë një koordinim i mirë i punës mes tyre, në mënyrë që provat të shërbejnë si shtysë për dënimin e fajtorëve dhe jo për lirinë e tyre.

DHuraTaTPothuajse në të gjitha rastet e peda-gogëve apo mjekëve që arrestohen për korrupsion, ata paraqesin si argument “dhuratën”. Pra, duke ditur se gjykata nuk e njeh si krim dhuratën, ata shprehen se paratë ua kanë dhënë vullne-tarish studentët apo pacientët, ndaj të akuzuarit fitojnë një masë më të butë dënimi nga gjykata.

1 milion lekë në vitin e 2-të 7 ZarFe në Flagrancë

isidor koti ielbasanit u kappër korrupsionMë 15 shtator është arres-tuar për korrupsion një tjetër pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Policia bën me dije se pedagogu i Fakultetit të Gaze-tarisë, Isidor Koti, ka rënë në pranga pasi studentët e kanë denoncuar atë për mitnmarrje në këmbim të notave të provi-meve, me të cilët linte takime jashtë orarit të mësimit. Policia i ka sekuestruar atij rreth 1 milion lekë të vjetra të ndara në disa zarfe, të cilat dyshohej se ishin marrë nga vetë studentët e tij.

edhe studentjakapet si sekseree pedagogut kotiMe një shumë parash të marra nga studentët, në pranga ka rënë edhe një studente e gazetarisë,e cila sipas policisë ishte seksere e pedagogut. Policia njofton se ka arrestuar shtetasen Klaudja Kushi, 21 vjeçe, banuese në lagjen “Vull-netari” Elbasan, studente e vitit të 2-të, dega gazetari, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan. Ndalimi i saj u bë pasi, kjo shtetase bashkëpunonte me peda-gogun Isidor Koti, në rolin e sekseres, i cili u arrestua po në të njëjtën ditë.

në elbasanu arrestuapëllum kllogjeri Isidor Koti ishte rasti i dytë brenda këtij viti në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku në fillim të muajit korrik një tjetër pedagog u arrestua, nën akuzën e korrupsionit. Pedagogu i matematikës, Pël-lumb Kllogjeri, 61 vjeç, u kap në flagrancë në zyrën e tij si dhe iu sekuestrua shuma prej 70 mijë lekësh të reja e ndarë në 7 zarfe, si dhe një tjetër zarf me shumën 100 euro. Studentët e kishin denoncuar pedagogun e tyre se kërkonte rryshfete shpeshherë.

shkodër, tjetërpedagog ra nëprangat e policisëPak muaj më parë, një pedagog i Universitetit të Shkodrës, u arrestua gjithashtu për kor-rupsion. Pedagogu i Fakultetit Juridik në Shkodër, Fran Qafa, u arrestua nën akuzën e kor-rupsionit dhe policia deklaroi ditën e arrestimit se ai u kap në flagrancë duke marrë para nga një student, në këmbim të favorizimit në provim. Pedagogu ishte vënë nën hetim prej disa kohësh, pas denon-cimeve të shumta të bëra nga studentët e tij. Pedagogu Fran Qafa u akuzua për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.

Page 10: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

10 E martë 18 dhjetor 2012 •

« opinion

vite më parë, gjatë kërkimeve arkeologjike në Durrës ishte gjetur trupi i patretur i një gruaje të varrosur në një kohë të largët, të cilën e quajtën “Bukuroshja e Fjetur”. Ndërsa politi-kanët e kohës sonë zbuluan një tjetër femër të ngjashme me atë dhe po në atë qytet, të cilën e emëruan “kryeprokurore”. Ata besuan se kjo grua simpatike do ta kryente fare mirë

detyrën e prokurores së përgjithshme. Madje, njëri prej tyre pan-dehu se ajo ishte vetë Silvia Konti, heroina e filmit “Oktapodi”, që kishte rilindur në Shqipëri për të kryer vepra të mëdha, për ta luftuar deri në fund korrupsionin dhe për ta dërrmuar mafien shqiptare. Por pa kaluar as dy-tre vjet, mbas disa provave, vep-rimeve, mosveprimeve e zhgënjimeve, Silvia Kontin e rreme e etiketuan “lavire bulevardi”. Kështu ndodh gjithmonë te ne me të përzgjedhurit, qofshin me konsensus apo vetëm me votat e shumicës. Edhe kryeprokurorët e mëparshëm, zotërinjtë Arben Rakipi e Theodhori Sollaku, këtë fat patën. U miratuan, u përgë-zuan dhe u lavdëruan në fillim, pastaj u përgojuan, u akuzuan dhe u larguan pa lavdi. Ky i fundit, Sollaku, duke ikur mori me vete edhe disa mistere në lidhje me grupin e quajtur “Hakmar-rje për drejtësi” dhe me vrasjen mafioze të shoferit personal. “Bukuroshja” e Durrësit nuk pati ngjarje të tilla. Shoferit të saj nuk i ndodhi asgjë e keqe. Fillimisht ajo u akuzua se mori një mikun e vet prokuror nga Durrësi për ta mbajtur pranë në Tiranë. Pastaj u qortua më së shumti për mosveprimet e saj; si për ngjarjen e Gërdecit, ashtu dhe për atë të 21 janarit 2011 në kryeqytet. Po edhe për ca çështje të tjera më pak të rëndësishme, që nuk u zbardhën kurrë. Thanë për të se “fjeti mbi dosjet”, të cilat i la të bëhen sa një mullar për t’ia dhuruar pasardhësit të saj. Për të qenë të drejtë, ajo nuk mund të fajësohet për aq sa bëri dhe nuk bëri si kryeprokurore, mbasi nuk ishte lutja e saj për t’u ngjitur në atë detyrë, por zgjedhja e gabuar e atij që e propozoi i pari, si dhe e deputetëve që e votuan me konsensus. Po të këqyret me vëmendje natyra e saj e brishtë, duket qartë se nuk është kr-ijuar as për prokurore dhe as për gjyqtare. Ndofta në ndonjë pro-fesion tjetër mund të kishte shkëlqyer. Edhe largimi i saj ishte i heshtur, i qetë dhe me finesë, krejt ndryshe nga ai plot zhurmë e bujë i paraardhësve të vet. Ajo ka edhe meritën e madhe se gjatë viteve si kryeprokurore, me gjithë andrallat, shqetësimet e presionet që pati majtas e djathtas nga politika dhe nga krimi, nuk e bëri qejfin qeder, nuk u tjetërsua, por e ruajti feminilitetin dhe elegancën. Nuk u shndërrua në burrë, siç ka ndodhur dikur me të famshmen gjyqtare të diktaturës Hava Bekteshin, gjë që e dëshmon e bija, Vera Bekteshi, te libri “Vila me dy porta”. E vërteta është se për detyrën e prokurorit të përgjithshëm duhet një burrë me “rr” të fortë, jo vetëm në Shqipëri, po kudo në botë. Po a do të jetë i tillë kryeprokurori i sapozgjedhur, zoti Adriatik Llalla? Analistët dhe përfaqësuesit e opozitës kanë qenë tepër të kujdesshëm në dhënien e ndonjë mendimi paraprak për atë. I

tillë ishte një gazetar mjekrosh, i njohur si kundërshtar i përher-shëm i së djathtës dhe i mazhorancës qeverisëse, i cili tha se nuk mund ta paragjykonte kryeprokurorin e ri. Afërsisht kështu u shpreh edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kur u pyet nga gazetarët. Mendimi i tij ishte se nuk mund të flitet para kohe, por pasi të shihet puna e zotit Adriatik Llalla. Kur tha këto fjalë, ai ndofta kishte ndër mend atë këngën që këndohet në dasmat e Jugut për dhëndrin: “Mos e mburr, mos e lëvdo,/ nesër mbrëma do ta shoh...” Ky ishte edhe mendimi i përgjithshëm i Partisë Socialiste i shprehur me ab-stenim, e jo me kundërshtim, nga deputetët e saj gjatë votimit për kryeprokurorin e ri.

Ajo që krijoi njëfarë habie në votimin për z. Llalla ishte vota “pro” e kryetarit të PBDNJ-së, z. Vangjel Dule; ajo e nënkry-etarit të FRD-së, z. Gazmend Oketa, dhe sidomos ajo e social-istit Kastriot Islami. Por çudia më e madhe ishte vota “kundër” e nënkryetares së PD-së (njëkohësisht dhe Kryetare e Kuven-dit), zonjës Topalli, e cila nuk e ka zakon të dalë nga rreshti i grupit parlamentar të partisë së vet. Për këtë qëndrim të pa-pritur pati disa hamendësime, të cilat vazhduan të tirren edhe pasi ajo nxori zëdhënësen për të sqaruar opinionin publik me shprehjen e vetme se “kjo ishte një zgjedhje e saj”. Përtej kësaj shprehjeje standarde, që nuk thotë asgjë, një gazetar zbuloi në një të përditshme shkakun e votës “kundër” të asaj. Sipas tij, ajo paska dashur si kryeprokuror një bashkëqytetarin e vet, zotin Sandër Simoni, cili tani është kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda. Por ka edhe të tjerë që mendojnë se zonja Topalli vo-toi kundër z. Adriatik Llalla vetëm për faktin se ky është i biri i një ish-të burgosuri politik, për të cilët ajo ka një lloj alergjie të pashpjegueshme e të kahershme, që e shfaqi haptas me rastin e grevës së fundit të urisë të ish-të burgosurve politikë, kur e pye-tur nga gazetarët për mendimin e saj u përgjigj vetëm me frazën e huaj “no koment!”. Në përkthimin shqip kjo do të thoshte: “Nuk due me folë për t’ burgosunit politikë! Nuk m’intereson se çfarë hallesh kanë dhe a janë gjallë apo kanë dekë të tanë”.

Sidoqoftë, edhe pa votën kapriçoze apo inatçore të asaj z. Adriatik Llalla u ngjit në postin e kryeprokurorit të Repub-likës së Shqipërisë. Dhe ky është rasti i vetëm gjatë këtyre dy dekadave të fundit që një përfaqësues i shtresës së ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist zgjidhet në një de-tyrë kaq të lartë në organet e drejtësisë. Sipas një mendimi të përgjithshëm e të paanshëm, Presidenti Nishani ka bërë zgjedhjen më të mirë të mundshme (duket se këshilltarët e tij po punojnë mirë). Të këtij mendimi janë edhe monitoruesit ndërkombëtarë, që një e përditshme i quan “trojka”, d.m.th. treshja e ambasadorëve: z. A. Arvizu i SHBA-ve, z. E. Sekui i KE-së dhe z. E. Volfart i OSBE-së. Gazetat kanë bërë të njohur edhe jetëshkrimin e thjeshtë e të pastër të z. Adriatik Llalla: Për shkak të përndjekjes politike, gjatë regjimit komunist nuk mundi të mbaronte as mësimet e gjimnazit. Maturën e mori në

vitin 1993, pas përmbysjes së sistemit diktatorial, dhe po atë vit filloi studimet e larta për drejtësi në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua në vitin 1997. Më 1998-1999 punon si oficer i policisë gjyqësore në prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë të Lushnjës. Më 1999-2002 vazhdon si prokuror në prokurorinë e Lushnjës. Në vitet 2002-2003 kalon si prokuror në prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së parë në Kavajë dhe më pas si prokuror i rrethit gjyqësor të Fierit. Mandej e emëruan zv.drejtor në prokurorinë e Tiranës, ku qëndroi deri në nëntor të vitit 2008, kur zgjidhet kryetar i Inspektoratit të Lartë të Dekla-rimit dhe Kontrollit të Pasurive. Gjatë kësaj periudhe ka kryer edhe disa trajnime, si për hetimin e krimeve, për provat dhe cak-timin e masave të sigurimit, për kuptimin e veprave penale të trafikimit të qenieve njerëzore etj.

Siç shihet qartë, z. Adriatik Llalla ka punuar me përkushtim e pa ndërprerje në detyrën e prokurorit për më shumë se dhjetë vjet; ka fituar një përvojë të mirë profesionale dhe ka njohur nga afër atë mjedis shumë të përfolur për korrupsion. Nga dokumentacioni përkatës i Prokurorisë, dëshmohet se nuk ka pasur asnjë vërejtje për punën e tij. Gjatë gjithë kësaj kohe z. Llalla nuk ka qenë angazhuar me asnjë parti dhe mund të konsiderohet krejtësisht i papolitizuar, i paanshëm dhe i drejtë. Kjo u pa sidomos kur ai, duke qenë në krye të ILDKP-së, punoi me shumë ndershmëri dhe nuk i kurseu zyrtarët dhe politika-nët e çdo lloji që fshehën pasuritë, duke i bërë publikë herë pas here emrat e tyre, por pa mundur të veprojë për shkak të kufizimeve ligjore. Tani në detyrën e re të kryeprokurorit të përgjithshëm ka më shumë hapësira ligjore për të vepruar e për të vënë në jetë programin dhe angazhimin e tij të shpal-lur paraprakisht: luftën pa kompromis ndaj të korruptuarve dhe rivendosjen e besimit te drejtësia shqiptare, gjë që është pri-tur shumë mirë nga opinioni i gjerë si dhe nga përfaqësuesit e huaj. Por kuptohet që nuk është e lehtë të shkulësh rrënjët e korrupsionit shumëvjeçar të drejtësisë sonë. Një fjalë e urtë thotë: “Në qoftë se do të shkosh në pyll, mendo se mund të ndeshesh me ariun”. Janë ata, “arinjtë dhe ujqërit” e pasuruar jo me rrogën e tyre, por me paratë e pista të fituara nga dhënia e vendimeve të padrejta në dëm të njerëzve të drejtë e të varfër; janë ata që zotërojnë vila luksoze e lokale përrallore, të cilët do të reagojnë menjëherë, sapo t’u prishet sadopak qetësia. Do të fillojnë të hedhin baltë, të futin gurë në rrota... e çfarë nuk do të bëjnë për të mbrojtur lumturinë e tyre të ndërtuar mbi kurrizin e të tjerëve! Prandaj, kryeprokurori i ri duhet të para-përgatitet për rrugën e tij të mundimshme e plot rreziqe. “Trimi i mirë me shokë shumë”, - thotë populli. “Vetëm të ha ujku”. Ai duhet të zgjedhë një staf të mirë juristësh idealistë (në pastë), të mbledhë rreth vetes prokurorë të devotshëm e sypatrembur të tipit Falkone dhe së bashku me ta të nisë luftën me arin-jtë dhe ujqërit e pangopur, gjer në asgjësimin e tyre dhe në kthimin e besimit te drejtësia.

“Bukuroshja e fjetur” e Durrësit dhe kryeprokurori i ri

nga tanush kaso

Page 11: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

11• E martë 18 dhjetor 2012

»

nuk ka kaluar shumë dhe kanë mbërritur re-agimet e para. Deklaratat e Kryeministrit Beri-sha për bashkimin e shqiptarëve brenda kufijve etnikë të tyre e ka ndezur edhe më shumë de-batin mbi çështjen kombëtare shqiptare, gjë që duket se do të jetë kryefjala e politikës deri në zgjedhjet e qershorit 20013. Në çastin e parë pati një stepje të reagimeve ndaj këtij trendi

të ri të politikës shqiptare, kryesisht për shkak të mbështetjes mbarëkombëtare që morën deklarimit, ose më mirë të themi konstatimet patriotike të Berishës, mirëpo duket se pikërisht kjo mbështetje përbën motivin e reagimeve, sidomos ato kundër tij. Pa dyshim që retorika nacionaliste (në këtë formë është shfaqur deri tani nacionalizmi ynë) kanë ardhur si rrjedhojë e momentit në të cilën ndodhen shqiptarët në hapësirat etnike në rajon, ku zgjidhja e çështjes kombëtare është pothuaj jetike. Është më se i pranueshëm konstatimi i bashkimit kombëtar si pjesë e BE-së, por besoj se është më e sigurt dhe në të mirën edhe të BE-së që shqiptarët t’i bashkëngjiten asaj me probleme të zgjidhura kom-bëtare. Por le të kthehemi në realitet e të shohim se zgjidhja e çështjes kombëtare shqiptare, me gjithë përparimin e madh, nuk ka arritur ende modalitet, pasi kjo ende nuk është një çështje e të gjithë politikës shqiptare, kushti që do t’i jepte zgjidhjes së saj se-riozitetin e duhur brenda dhe jashtë vendit. Pas hezitimit të parë e majta shqiptare ka nxituar të distancohet nga nacionalizmi, sidomos pas mospajtimit publik të e partnerëve tanë euroatlan-tikë, në mënyrë të veçantë SHBA-ve. 2 Disa ditë më parë amba-sadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Tiranë, zoti Arvizu, deklaroi qëndrimin e qeverisë së tij për mosndryshim të kufijve, një deklarim korrekt i tij dhe krejt diplomacisë zyrtare amerikane në lidhje me ketë çështje. Deklarimet e zotit Arvizu kanë të bëjnë më shumë me raportet zyrtare të SHBA-ve, pasi në shumë prej medieve të vendeve të “prekura” nga zgjidhja e çështjes shqip-tare, si Serbia e Greqia, kanë theksuar faktin se nacionalizmi shqiptar duhet të merret seriozisht për shkak të përkrahjes së mundshme amerikane dhe për këtë vëmendja orientohet te rasti i Kosovës, për të cilën deri një ditë para fillimit bombardimeve të NATO-s deklarohej se nuk do të kishte ndryshim kufijsh.

Ndërkombëtarizimi i sukses

Por ndërkohë retorika kundër nacionalizmit shqiptar është ndezur, çështja kombëtare merr dimension ndërkombëtar, gjë që vërteton aktualitetin e saj. Këtë e vërteton edhe mbrojtja që eurodeputetët gjermanë i bënë Shqipërisë ndaj akuzave të eu-rodeputetëve grekë në PE gjatë diskutimit të statusit të vendit kandidat. “Ne kemi shqiptarë në Greqi, po ata janë emigrantë

ekonomikë, që punojnë dhe dërgojnë para në shtëpitë e tyre”, - u shpreh eurodeputetja greke Marieta Gianakou. Ndërsa eurode-puteti tjetër, Nikolaos Chountis, hartues edhe i rezolutës për Shqipërinë, u shpreh se Parlamenti Europian dhe institucionet europiane duhet të mbajnë qëndrim kundër deklaratave të tilla “nacionaliste dhe irredentiste”, në mënyrë që të promovojnë mar-rëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje. Mirëpo kanë reaguar eurodeputetët gjermanë, madje duke u dhënë leksione historike eurodeputetëve grekë. Eurodeputeti Bernd Poselt u shpreh se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër në Ballkan dhe më i dëmtuar nga fuqitë e mëdha. Ai theksoi se Shqipëria ka qenë i vetmi vend i Ballkanit që nuk ka marrë asnjë të drejtë.

Ndoshta për herë të parë nga një politikan evropian, eurode-puteti gjerman Poselt përmendi faktin se në Kongresin e Berlinit në vitin 1888 shqiptarët janë injoruar dhe mohuar nga fuqitë e mëdha. Ai theksoi se kombi shqiptar ka qenë i vetmi popull i Ball-kanit që nuk ka marrë asnjë të drejtë. “Unë them se në vitin 1912 popullit shqiptar iu bë një padrejtësi e rëndë. Popullsia shqiptare u nda sipas interesave të fuqive të mëdha dhe kufijtë u caktuan në mënyrë artificiale. Dhe kur u përcaktuan kufijtë, kjo u bë në inter-esin e fuqive të mëdha dhe pati dhe një masakër në Kosovë. Ka pasur vërtet një gjenocid nga forcat serbe, dhe kjo tregohet edhe në hetimin që është bërë nga fondacioni Konigi, - nënvizoi Poselt. Më poshtë ai vijoi: “Dua të veçoj diçka. Për 100-vjetorin janë mba-jtur shumë fjalime. Ndoshta ato nuk ishin shumë të matura... Le t’i kritikojmë shqiptarët, po kur sheh kushtetutën e Serbisë, aty ka pretendime për territore të Kosovës, ndaj ne duhet të kemi një per-spektivë europiane për Shqipërinë, - pohoi eurodeputeti gjerman Poselt. - Unë jam krejtësisht në favor te anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Do të doja ta pyesja zotin Toussas (një eurodeputet tjetër grek që foli kundër Shqipërisë): zotëri, a duhet të pyesim vete sh-qiptarët nëse duan apo jo të anëtarësohen në BE, apo duhet t’ia lëmë vendimin për Shqipërinë disa komunistëve grekë?”, - u kundërpërg-jigj Poselt. U zgjata pak te ky debat për Shqipërinë në PE, pasi për herë të parë u pohuan ndërkombëtarisht e publikisht, madje në një institucion kaq të rëndësishëm si parlamenti i BE. Deputeti gjerman Bernd Poselt është ndoshta i pari politikan zyrtar i një prej fuqive të mëdha përgjegjëse, sipas tij, i padrejtësisë që iu bë kombit shqiptar në Kongresin e Berlinit në vitin 1888, por dhe në marrëveshjen e ku-fijve në Traktatin e Londrës të vitit 1913. Pak a shumë të njëjtën gjë tha edhe Berisha në ato që konsiderohen sot deklarata nacionaliste e që sollën edhe reagimin diplomacisë greke dhe të eurodeputetëve në PE. Berisha tha se Shqipëria etnike ishte nga Preveza në Pre-shevë, nga Shkupi në Podgoricë, 67 mijë km katrorë, duke përfshirë në të territore jashtë shtetit amë, të lëna jashtë nga padrejtësitë e Kongresit të Berlinit dhe traktatit të Londrës, gjë që u theksua nga

deputeti gjerman në PE: pra Berisha konfirmoi një realitet historik të njohur historikisht dhe i pranuar ndërkombëtarisht, që i lloga-ritet si nacionalizëm, duke dëshmuar kështu se padrejtësitë ndaj shqiptarëve vazhdojnë edhe 100 vjet më vonë.

Por diskutimi i zotit Poslet në PE ka hapur edhe një problem tjetër: atë të qasjes që Shqipëria dhe vendet kanë në raport me nacionalizmin dhe problemet etnike në rajon. Ai sjell si shembull kushtetutën e Serbisë për pretendimet territoriale për Kosovën, ndërkohë që një gjë e tillë mund të thuhet edhe për Greqinë. Deputetët dhe shteti grek duken të alarmuar nga deklaratat na-cionaliste të kryeministrit shqiptar, ndërkohë që vetë kushtetuta greke ka frymë armiqësore, ose më mirë të themi luftë me Sh-qipërinë. Ajo ka aktiv një ligj lufte me Shqipërinëm që daton nga Lufta e Dytë Botërore, një nga nonsenset më te mëdha juridike e politike, që askush nuk ia llogarit as për nacionalizëm e për me tepër irredentizëm. Pra, nëse BE-ja, SHBA-të dhe fuqitë e tjera të mëdha duhet të mbajnë qëndrim, pa dyshim ato janë tendencat shovinistë të vendeve fqinje, kryesisht Serbisë dhe Greqisë, që jo vetëm me retorika, por me ligjet dhe kushtetutat e tyre janë vatra tensioni e lufte në Ballkan. Por, siç thashë më lartë, ndërkombëta-rizimi i çështjes kombëtare shqiptare do të shërbejë jo vetëm për njohjen e problemit kombëtar shqiptar, por edhe atë çka fqinjët përfitues nga padrejtësitë historike demonstrojnë po aq padrejtë-sisht edhe sot kundër shqiptarëve.

prova e zjarrit

Por kjo situatë ka trazuar edhe ujërat në politikën brenda vendit. Përfshirja e Berishës në retorikën nacionaliste ka ngjal-lur frikë të një pjesë të politikës që mendonin se e kishin eskluz-ivitet çështjen kombëtare shqiptare, gjë që në fakt ka pak ose aspak gjasa të zgjidhet pa angazhimin e partive të mëdha, në veçanti e atyre të djathta. Të gjithë në një mënyrë apo në tjetër kanë reflektuar ndaj këtij zhvillimi politik. Besoj se midis tyre ka spikatur iniciativa e PDIU-së për një rezolutë të Kuvendit për Sh-qipërinë për çështjen çame. Kjo rezolutë, miratimi i së cilës deri tani ka qenë i pamundur, pritet të jetë prova e zjarrit për poli-tikën nacionaliste shqiptare. Personalisht besoj se Kuvendi do ta votojë ketë rezolutë, që pritet të jetë një pikë e fortë e poli-tikës sonë të jashtme, sidomos me Greqinë. Besoj se mbrojtja që eurodeputetët gjermanë i bënë Shqipërisë nga sulmet greke në BE do të shërbejë si pikë orientimi edhe për ata deputetë që për arsye nga më të ndryshmet i janë shmangur shfaqjes së nacion-alizmit, gjë që pritet të jetë një pikë e fortë e vlerësimit elektoral të tyre dhe partive të tyre në zgjedhjet e ardhme politike. Në këtë këndvështrim, votimi i rezolutës çame mund të konsidero-het si prova e zjarrit e politikës shqiptare.

qenia në pushtet natyrisht e konsumon një forcë politike, sepse ndodh shpesh që kur bëhet bi-lanci meritat nuk t’i llogarit njeri, kurse mosarritjet, mosmbajtjen e premtimeve ta tundin përpara syve si rrobe të zezë. Madje nganjëherë qimja bëhet tra duke humbur çdo lloj racionaliteti. Opozita nxitet në qëndrimet e saj nga dëshira për të ardhur sa më parë në pushtet, kurse qytetari nga fakti se jetesa e

tij është në po ato nivele të para disa viteve, në mos më e vështirë. Ai nuk e lodh mendjen të llogarisë krizën ekonomike globale dhe efektet e saj, rënien e valutës në bursë, kushtet e pafavorshme të motit, e të tjera si këto. Ai (qytetari) ka një të parë mbi krye të cilit i ka dhënë votën dhe që duhet të mendonte dhe t’i parashikonte të gjitha. Pra qytetari në një farë kuptimi është përgjithësisht koherent, në opozitë me qeverisjet e çdo lloji, pavarësisht bindjeve dhe prefer-encave. Bie fjala mungesën e dritave, të ujit, të punësimit, kriminal-itetin e shtuar i vuajnë njëlloj socialistë dhe demokratë. Kjo buron veç të tjerash nga raporti i zhdrejtë i kërkesës dhe ofertës, nga situata delirante, iluzive që i krijohet nga forcat politke gjatë fushatave, ku premtimet ia kalojnë dhjetë – njëqindfish premtimeve. Në këtë pika-pmje ekziston mundësia që gjithë kjo pakënaqësi të konvertohet në përthithje votash nga segmente grupime, zona të quajtura deri dje bastione të kundërshtarit, përpos atyre tradicionale. Nëse kjo nuk ndodh faji është më tepër i paaftësisë së opozitës dhe lidershipit të saj për të përçuar frymën e besimit, të shpresës, të paanësisë tek këto kategori, të faktit se kur të vijë në pushtet do jetë konstruk-tive, gjithëpërfshirëse, largapamëse, atdhetare, nuk do bëhet pjesë e gjuetisë së shtrigave në administratë nisur nga kriteret partiake, nuk do të jetë klienteliste me biznesin, do t’u përmbahet ca parimeve dhe normave bazë që kanë të bëjnë me respektimin dhe ushtrimin e së drejtës, duke dhënë shëmbuj konkret të barazisë para ligjit, të

zbardhjes së çështjeve dhe aferave të përfolura duke nisur nga vetja dhe pastaj edhe ndaj kundërshtarëve politikë, pa asnjë lloj prefer-ence dhe paragjykimi. Më së pari duhet të evidentojë problemet dhe nevojat bazë të shoqërisë dhe t’i përfshijë në prioritetet e programit të saj, si përshembull, treguesit realë të papunësisë dhe varfërisë, njohja e mundësive dhe kapaciteteve për zbutjen dhe përmirësimin e trendit, fushat dhe sektorët staregjikë në të cilat duhet të përqëndro-hen investimet, lufta kundër kriminalitetit, kundër fenomenit të gjak-marrjes, vendosja e kontakteve, listimi i kërkesave, nevojave, bërja prezent e bashkatdhetarëve në zhvillimet e vendit, rigjallërimi i jetës intelektuale dhe i krijimtarisë artistike, krijimi i kushteve për mosdis-kreminim dhe eksod të trurit, heqja dorë nga teprimi, domeni i medi-ave vizve dhe të shkruara, nga protagonizmi delirant, arkaik, krijimi i hapësirave të nevojshme për promovimin e vlerave historike, publike dhe kombëtare. Nuk ka nevojë për një program me 500 apo me 600 faqe, për një platformë që përmban gjithçka e nuk thotë asgjë, për një tjerrje llafesh e sloganesh që ta bëjnë mendjen ujem dhe të nxisin të ëndërrosh parajsën, të krijojnë përshtypjen se halleve, problemeve po u vjen fundi. Aktorët dhe liderët politikë duhet të jenë në gjendje t’i përgjigjen një pyetje të thjeshtë: “Si mund t’i bindim shqiptarët që të na votojnë, çfarë duan dhe presin prej nesh?”... Zgjidhja e kësaj enig-ma është çelësi i fitores. Duhet të ulen pa humbur kohë në nivelin e hallit, nevojës dhe perceptimit të shoqërisë dhe të mos flasin nga olimpi, si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”. Kjo s’do të thotë një tur nëpër shqipëri edhe kaq, një varavingo me ca letra (nuska) nën sqet-ulla duke nomatisur të ligat, teksa vetë je folës dhe po vetë dëgjues dhe tenton të hipnotizosh turmën e përgjumur me trukime gjestesh dhe plastikën e fytyrës, të deklarosh se ti do të jesh fitues dhe të premtosh si kryeministër i ardhshëm. Kësaj i thonë “hane shan, hane Bagdat”… Shqiptarët duhet ta dinë situatën reale në të cilën ndodhen, të ndërgjegjësohen për sakrificat që i presin dhe t’u jepet mundësia,

prova për të qënë “bashkëvuajtës” por edhe “bashkëpërfitues”, part-nerë dhe kontributorë në këtë aksion apo lëvizje transformuese. Thir-rjet, patetizmat, se Berisha është i keqi, se duhet të bashkohemi për ta shporrur, se ky është kushti për të mbërritur tek “Rilindja kombë-tare” apo tek Evropa, janë borije të prishura, dam – dume që detyrojnë të mbyllin veshët fort me duar njerëzit kudo qofshin dhe t’i qëndrojnë larg me skepticizëm. Politikanët tanë akoma me sa duket nuk e kanë kuptuar se të vërtetat në këtë vend i njohin të gjithë, por askush nuk ka besim tek angazhimi, dëshira dhe predispozicioni i të mandatuarve me votë apo me urdhëra ekzekutiv, për t’u dhënë vendin, seriozitetin dhe rëndësinë që u takon në hapësirën tonë “të përçudnuar demokra-tikisht”. Nëse mazhoranca paralelisht, teksa bën rezymenë e arritjeve dhe sukseseve të mandatit të saj, tenton të eksplorojë dhe prek edhe sferën nacionaliste për patriotizëm të pastër apo efekte elektorale, opozita duket tepër e varfër, në mendime, ide, nisma politike apo civ-ile, e mbyllur dhe folklorike, deri në pikën ku belbëzimi, pafuqia e saj të krijon një ndenjë pështjellimi dhe keqardhjeje. Mbas dështimeve të përsëritura elektorale, të grevës së urisë, të përballjes së forcës më 21 janar, të veprimeve dhe qëndrimeve kontraverse në raport me LSI – në dhe liderin e saj, busulla opozitare shfaqet e çoroditur. Në sinkron, veprime, sipërmarrje si ato ku në mbledhjen e fundit të asamblesë socialiste u bllokohen valët celularëve të pjesmarrësve, tregojnë mjer-imin, groteskun pa cak. Deshifrimi i këtij akti në gjuhën dhe përvojën popullore do të ishte: “O balo të hëngërt tënja, e ke të keqen brenda!” Dyshimet, akuzat e heshtura kundër anëtarëve të familjes tënde poli-tike dhe komisionerëve “besëprerë”, thirrjet populiste që çdo individ të mbrojë votën e tij, krijojnë një situatë paradoksale, të paprecedent. Kur s’je në gjendje të ndreqësh trarët e çatisë tënde të brejtur nga erozio-ni dhe mola, si mund të ndreqsh atë të shqipërisë që mezi mbahet?!

Fitorja projektohet me besim, vetëdije dhe bashkim, jo nga pozi-tat e humbësit dhe të viktimës që pret të ringjallet.

Nacionalizmi mes retorikës dhe politikës

Një opozitë që nuk frymëzon

nga nebil Çika

nga luan kurti

opinion

Page 12: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

12 E martë 18 dhjetor 2012 •

« gossip

turneu mDna i madonës më i shituri i vitit

Turneu MDNA i pop mbretëreshës Madona, i ka sjellë asaj përfitime prej 228 milion dollar. Kjo turne është shpallur si turneu i vitit 2012. NME krijoi listën e turneve më të suk-sesshme muzikorë të vitit, ndërsa TOP 10-shi duket kështu:

1. Madonna (228 milion dollarë) 2. Bruce Springsteen and the E Street Band

(199 milion) 3. Roger Waters (186 milion)4. Michael Jackson: THE IMMORTAL World Tour by

Cirque Du Soleil (147 milion) 5. Coldplay (147 milion)6. Lady Gaga (124 milion)7. Kenny Chesney and Tim McGraë (96 milion)8. Van Halen (54 milion)9. Jay-Z & Kanye West (46 milion)10. Andre Rieu (46 milion)

miranda kerr dhe orlando Bloom drejt ndarjes, shkak Di caprio

Derisa Orlando po xhiron filmin “Zulu” në Afrikë, Miranda është parë se si po argëtohet në Nju Jork me aktorin Leon-ardo Di Caprio. Mediumet po përhapin fjalë se do të ketë edhe një ndarje në botën e yjeve, kësaj radhe është ajo e ciftit Mi-randa Kerr dhe Orlando Bloom. Çifti që është martuar në vitin 2010 duket se ka humbur kënaqësinë për të ndenjur bashkë. Ata nuk janë parë me muaj, jetojnë ndaras dhe po mendojnë për atë se çfarë duan nga jeta. Këto zëra është munduar që ti qetësojë e ëma e Orlandos, Sonia e cila ka deklaruara: “Ata janë në rregull edhe krishtlindjet do ti kalojnë së bashku”.

spears dhe trawick drejt ndarjes: Britney e fundit që do ta marrë veshKanë qarkulluar disa fjalë për ndarje mes Britney dhe Ja-son disa muaj më parë, nëpër tabloidë të ndryshëm, por është mësuar tani në mënyrë eskluzive që Britney dhe Ja-son janë drejt ndarjes, dhe Britney nuk di gjë rreth kësaj. Një burim ka treguar se Jason nuk dëshiron më ta vazhdojë këtë lidhje. Jason i ka treguar gjithë familjes së Britney se ai është duke e lënë atë, në këtë mënyrë ajo do të ketë një mbështetje të madhe kur të përballet me lajmin e keq, ka treguar burimi. Jason po pret që të përfundojë edicioni i X Factor, ku Britney është pjesë e jurisë, që t`ia thotë lajmin, në mënyrë që mos ndikojë tek performanca e saj. Por pjesa më e bukur është se Jason dëshiron të jetë menaxheri i saj edhe pas ndarjes. Pra nga një marrëdhënie romantike, do të kthehet në një marrëdhenië biznesi.

leonardo Di caprio nuk është ndier mirë me karakterin e Django unchainedAktori DiCaprio e ka gjetur të vështirë për të luajtur në karak-terin e Django Unchained, si një njeri i egër dhe i dhunshme deri në brutalitet. Por kanë qënë kolegët e tij Jamie Foxx dhe Samuel L. Jackson, të cilët e kanë bindur atë, se ky shtë roli që kërkon vetë filmi. Ai është shprehur se e ka pasur abso-lutisht të vështirë për t`u identifikuar me atë rol, pasi nuk kanë asnjë pikë të përbashkët. ‘Ky ka qënë jë nga karakteret më narcistike, më raciste që më është dashur të luaj, në gjithë jetën yime’, ka thënë DiCaprio. Ai ka zbuluar se është përpjekjur për të zbutur pak karakterin e tij, por është përnd-jekur për të vazhduar me të njëjtën ashpërsi, nga Foxx dhe Jackson, pasi të dy luanin rolin e skllavit në këtë film.

Maskë e shëndetshme për lëkuren tuaj

Si të qëndroni të fuqizuar

gjatë konfliktit?

një nga mënyrat më të zakonshme që ne heqim dorë nga potenciali jonë dhe të kontribuojmë në përshkallëzimin e kon-fliktit në marrëdhëniet tona është kur ne fajësojmë. Ndonjëherë

fokusohemi në sjelljen e partnerit, dhe braktisim mundësitë tona të kontrollit. Nëse ndiheni të pafuqishëm në mar-rëdhënien tuaj dhe jeni të gatshëm për të marrë përgjegjësi për një ndryshim të vërtetë, po ju japim disa strategji për të qënë të fuqizuar gjatë një konflikti.1. Merrni frymë. Të marrurit frymë thellë

është antidoti më i fuqishëm për ndjenjat stresuese. Është një teknikë antistres, dhe do ju ndihmojë të jeni më të kthjellët dhe të aftë për t`u

përballur në konflikt.2. Identifikoni ndjenjat. Pyesni veten se

çfarë jeni duke ndjerë. Më pas cilësojini ato dhe komunikoni me ndjenjat tuaja. Është mënyra më e mirë për të përbal-luar një konflikt, nëse përcaktoni atë që ju ndjeni në ato momente.

3. Identifikoni nevojat. Pasi keni identifi-kuar ndjenjat, e rëndësishme është të identifikoni nevojat tuaja dhe të komu-nikoni me to. Psh, nëse jeni të trishtuar keni nevojë për komfort?, nëse jeni të zemëruar keni nevojë për kuptim? Duhet të kini parasysh se duhet të për-balleni me ndjenjat dhe nevojat tuaja dhe jo t`i shmangni ato. Shpesh herë ne presim të tjerët që të na plotësojnë nevojat tona. Kur ne kemi kuptuar dhe siguruar vetes nevojat, atëherë kemi marrë fuqinë tonë përsëri.

4. Qëndroni brënda vetes suaj. Ju nuk mund të jeni present me fuqinë tuaj nëse jeni jashtë vetes suaj. Vësh-troni gjuhën tuaj. Fillojini fjalët tuaja me “Unë”, (që përfshin një dialog të brëndshëm dhe të jashtëm, dhe sigurohuni se jeni duke zotëruar ndjenjat, nevojat, mendimet, dhe sjelljen që ju mund të keni në reagim ndaj partnerit tuaj.

5. Merreni situatën në dorë. Duke fajësuar të tjerët, është pozita më e pafuqishme që mund t`i vini vetes. Thjesht ndaloni së fajësuari. Të tjerët janë përgjegjës për mendimet e tyre, ndjenjat dhe sjelljet, dhe ju jeni përgjegjës vetëm për mënyrën se si të reagoni me të tjerët.

Nëse do t`i arrini të gjitha këto, ju do të ndjeheni i fuqizuar dhe jo i dobët.

Ju mund të trajtoni lëkuren e fytyrës me maska të mrekullueshme nëse keni kohen, dëshiren, dhe durimin e duhur për t’i përgatitur ato. Maskat janë shumë të thjeshta, madje përbërësit bazë të këtyre recetave gjënden në guzhinen e çdo familje.• 1 gjysëm gote bajame të shtypura• 5 lugë miell tërshëre të papjekur• 2 lugë sheqer i errët• 2 lugë mjaltë• ¼ filxhan ujë i nxehtëNë një tas hidhni të gjithë përbërësit me radhë, duke filluar me bajamet e shtypura pastaj miellin e tërshëres, sheqerin e errët dhe majltin. Në fund shtoni pak ujë të nxehtë që të shkrini masen e kri-juar dhe përzieni me mikser deri sa të keni krijuar një pastë homogjene. Vendoseni masen e përgatitur dhe lëreni të qëndrojë 20 minuta, pastaj shperlajeni me ujë të vakët. Lyeni fytyren me një krem hidrat-ues që të ruajë sa më gjatë esencën e maskës.

Page 13: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

13• E martë 18 dhjetor 2012

»gossip

lady gaga, me maskë si kafaz në fytyrëTashmë veshjet apo çmen-duritë e Lady Gagas nuk i bëjnë më përshtypje pub-likut apo fansave të saj. Kështu Miss ekstremja ka vendosur që të mos kaloj pa u vëzhguar, duke vënë një maskë të çuditshme në fytyrë. Këngëtarja është fotografuar duke dalë nga një hotel në New York me këtë maskë, e cila duket si një kafaz, duke shkaktuar një efekt tronditës.

Balotelli harron vajzën për të dashurënTë fluturojë për në Napoli për të parë vajzën e vogël, Pia, Balotelli as që e ka ndërmend. E përditsh-mja “The Sunn” “guxon” të gjejë një shpjegim për këtë gjë dhe shkruan: “Kur vogëlushja Pia ishte duke lin-dur, “djali i keq”i futbollit thellonte njohjet e reja femërore”. Ajo quhet Fanny Robert Neguesha, 22-vjeçe, belge dhe e bukur as sa për t’i prishur mendjen futbol-listit italian.

katie holmes, 40 mijë $ për surinSuri Cruise do të kalojë me siguri në mënyrë të shkëlqyer festat e fund-vitit sepse mamaja e saj, Katie Holmes, ka harxhuar më shumë se 40 mijë dollarë në dhurata për 6-vjeçaren. Sipas ‘The Sun’, dhurata më e madhe e Surit është një shtëpi kukullash me vlerë rreth 20 mijë dol-larë. “Godina” e vogël që do të vendoset në kopshtin e shtëpisë përf-shin ujë të rrjedhshëm dhe energji elektrike. Dhuratat nuk mbarojnë me kaq për vajzën e Katie Holmes dhe Tom Cruise, të cilët u ndanë këtë vit. Suri do të marrë edhe një mini-iPad, një version Mercedesi për fëmijë, një fustan Ralph Lauren dhe një peliçe të shtrenjtë.

Kate Middleton

duket elegante në daljen e saj

publike pas lajmit të shtatzanisë

Gjatë pjesëmarrjes së Dukeshës së Kembrixhit në një event të organizuar në Londër në mbështetje të nderimit personaliteteve të sportit, ajo është dukur më elegante se kurre dhe në formë shumë të mirë. Pas shtrimit të saj në spital për pak ditë, Kate është dukur e shëndetshme dhe e freskët. E veshur me një fustan jeshil, dizenjuar nga Alexander Mc Queen, ka treguar linja perfekte, edhe pse është ende shpejt për të parë barkun e saj. Duke iu bashkuar David Beckham, Princesha Kate ka prezantuar çmimin ‘Life-time Achievment” lordit Seb Coe, Jessica Ennis dhe Bradley Wiggins. Ajo nuk mbajti një fjalim formal, por vetëm përshëndeti me disa fjalë të nderuarit.

Greta Garbo

SeNDet e Saj perSoNale

1.6 MilioNË $

greta Garbo mund të ketë qënë një femër misterioze por padyshim që ka qënë e dashuruar. Gjërat personale të aktores si syze, këpucë dhe gëzofe, janë shitur në një ankand për 1.6milionë $. Duke provuar se ylli “Anna Karenina” është po aq e dashur sa edhe ikona të tjera të Hollivudit. “Bukuria e saj, prania e jashtëzakonshme në ekran dhe stili i modës së

aktores janë provuar se mbeten të përjetshme në këtë ngjarje të jashtëzakonshme dy-ditore”, ka thënë drejtori ekzekutiv i ankandit Martin Nolan. Për të gjithë ata që nuk e njohin, Garbo ka qënë një aktore, lindur në Suedi. Ajo është nominuar për katër çmime, për rolet esaj të luajtur në filma si ‘Anna Chris-tie’, dhe “Camille”, e cila u vlerësua me çmimin Oskar në 1954, për performancën e saj të shndritshme në skenë. Garbo u pensionua në 1941 dhe vdiq në 1990 në moshën 84-vjeçare.

Page 14: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

14 E martë 18 dhjetor 2012 •

« Bota

kjo mund të jetë një pikë kthese”, - për këtë ishin të një mendje pjesa më e madhe e të ftuarve në biseda në televizionin amerikan të dielën, në

qendër të të cilave ishte masakra në shkollën fillore Sandy-hook në Connecticut. Autori i masakrës arriti të shuante jetën e 20 fëmijëve të vegjël dhe gjashtë të rriturve që punonin në shkollë. Më parë ai kishte vrarë nënën e tij në shtëpinë e përbashkët. “Nëse edhe vrasja brutale e fëmijëve gjashtë dhe shtatëvjeçarëve nuk sjell ashpër-simin e ligjeve për armët në ShBA, atëherë çfarë?”, ishte pyetja që shtrohej vazhdimisht në bisedë.

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i cili nuk bën pjesë as në Partinë Demokrate dhe as atë Republikane dhe që në të kaluarën është angazhuar vazh-dimisht për ashpërsimin e ligjit për armët, në kanalin televiziv NBC, i bëri thirrje Presidentit të marrë ini-ciativën: “Presidenti duhet t’i thotë kombit se çfarë duhet të bëjmë dhe jo t’ia kalojë topin Kongresit. Ky duhet të jetë prioriteti krye-sor në axhendën e tij”, u shpreh Bloomberg, i cili përmes ashpër-simit të ligjeve dhe ndjekjes më të rreptë penale, e ka ulur në mënyrë drastike numrin e vrasjeve në Nju Jork. Bloomberg tërhoqi vëmendjen për pasojat: nëse nuk do të bëhet asgjë, gjatë mandatit të dytë të Obamës do të vriten 48.000 vetë nga armët.

Bloomberg numëroi masat që mund të merren: Obama duhet të kujdeset që ligjet ekzistuese të zbatohen në mënyrë më strikte, p.sh. të ndiqen më rreptë penalisht ata persona, të cilët në kërkesën për leje armësh nuk deklarojnë të vërtetën. Presidenti duhet të hartojë ligje që ndalojnë armët

Nëse dhe kjo tragjedi nuk mjafton...ARMËT

Bloomberg deklaroi se frika e politi-kanëve nga pushteti i lobit të armëve, “National Rifle Association”, shkurt

NRA, është një mit: “Pushteti i NRA -së mbivlerësohet. Sipas të gjitha sondaz-heve, opinioni publik dëshiron t’i jepet fund kësaj masakre dhe nëse për këtë nuk mjafton vrasja e 20 fëmijëve unë

nuk e di se çfarë duhet të ndodhë ende”

automatike dhe pseudo-ushtarake. Duhen ndaluar karikatorët që kanë më shumë se 10 fishekë dhe duhet të ekzistojë detyrimi për kontrolle në shitjen dhe shfaqjet e armëve. Bloomberg deklaroi më tej se frika e politikanëve nga pushteti i lobit të armëve, “National Rifle Asso-ciation”, shkurt NRA, është një mit: “Pushteti i NRA -së mbivlerësohet. Sipas të gjitha sondazheve, opinioni publik dëshiron t’i jepet fund kësaj masakre dhe nëse për këtë nuk mjafton vrasja e 20 fëmijëve unë nuk e di se çfarë duhet të ndodhë ende”.

Po në kanalin NBC, senatorja Dianne Feinstein nga Kalifornia deklaroi se që në fillim të punës së Kongresit të ri do të paraqesë një ligj për armët, që ndalon shitjen e armëve automatike dhe për kalimin e të cilit mund të angazhohet Presi-denti Obama: “Ligji do të ndalojë shitjen, transferimin, importin dhe pronësinë e armëve të tilla. Ai do të vlejë për të ardhmen dhe nuk do të ketë efekt prapaveprues”. E njëjta gjë vlen edhe për karika-torët me më shumë se 10 fishekë.

Për ligjin po punohet prej mëse një viti. “Synimi është të ndalohen armët e luftës nga rrugët dhe qytetet tona”, tha senatorja.

Tronditje si ajo e 11 shtatorit?Duket se ligje të tilla gje-

jnë mbështetje më të madhe pas masakrës. Senatori i pavarur Joe Lieberman foli në kanalin televiziv Fox për ndalimin e armëve au-tomatike dhe kërkoi një komision hetimor, i cili të punojë për har-timin e masave për parandalimin e katastrofave si ajo në Newtown. Senatori demokrat Dick Durban e krahasoi efektin që mund të ketë tragjedia e Newtown me atentatet terroriste të 11 shtatorit 2001: atëherë kombi u bashkua dhe u bë e mundur të ndryshoheshin ligje përkatëse. Edhe pse në debate u shpreh mendimi i përbashkët, se vetëm ligjet më të ashpra për armët nuk mund të pengojnë çdo masakër, pikërëndesa u vendos dukshëm në këtë aspekt. Por në diskutime ra në sy mungesa e mbrojtësve të së drejtës së armëmbajtjes. Gazetari

David Gregory, drejtuesi i emisionit “Meet the Press” në kanalin NBC, shpjegoi se të 31 senatorët me qen-drim pro armëmbajtjes ishin ftuar në emision, por asnjëri nuk ishte para-qitur. Ndërsa Bob Schiffer, drejtues i “Face the Nation” në CBS, deklaroi se shoqata NRA e kishte refuzuar ftesën për pjesëmarrje në emision.

Për këtë arsye të dielën në emisionet për këtë temë mund të dëgjoheshin vetëm pak zëra kon-servatorë. Një prej tyre ishte Louie Gohmert, senator nga Teksasi, i cili bën pjesë në radhët e atyre që kërkojnë një prani më të madhe armësh. Ai deklaroi në Fox News: “Do të dëshiroja që rektorja, e cila me heroizëm u përpoq të ndalonte vrasësin të kishte pasur një M-4 (armë automatike) në zyrën e saj”. Atëherë ajo do të kishte pasur mundësi ta përdorte pasi kishte dëgjuar krismat dhe “nuk do të kishte qenë e pambrojtur, por mund ta kishte ndaluar vrasësin, ta kishte vrarë atë përpara se ai të shuante jetët e çmuara të fëmijëve”.

Kupa u mbush“Perëndia amerikane e armëve

është e pangopur” shkruan gazeta italiane “La Repubblica” pas ma-sakrës në një shkollë fillore ameri-kane, në Newtown, Connecticut, ku një i ri vrau të premten 20 nxënës dhe gjashtë mësuese.

Një ngjarje “tronditëse dhe e tmerrshme” komenton “The Guardian”. “Kur dhe ku do të ndodhë amoku tjetër, nuk mund të parashikohet”, shkruan gazeta britanike, por “fakti se ndodhi dhe një masakër tjetër, na trondit po aq pak sa dhe e mëparshmja apo e ardhshmja”.

Amerikanët “nuk janë më të prirur për sëmundje mendore ose dhunë se çdo komb tjetër në botë”, thekson “The Guardian”, “por ata kanë më shumë armë zjarri. Rreth 90 armë për 100 banorë”. Në ra-jonet dhe shtetet federale ku ka më shumë pronarë armësh, regjistrohen edhe më shumë vrasje, konstaton

gazeta.Edhe “Economist” e Londrës

pajtohet me këtë dhe arrin në për-fundimin se i vetmi kontroll efektiv i armëve duhet të jetë që të mos le-johet asnjë armë. Sepse “sa më pak armë janë në qarkullim, aq më pak njerëz vriten”. Gazeta e krahason situatën në ShBA me Mbretërinë e Bashkuar, ku për shkak të “disa rasteve amoku me shumë viktima armët e dorës janë ndaluar”. “Pas çdo atentati ndizen përsëri deba-tet, por nuk ndërmerret sa duhet” shpreh keqardhjen “Süddeutsche zeitung” dhe i referohet ndikimit të “Shoqatës Kombëtare të Pushkëve” (NRA), një “lob i fuqishëm armësh”.

“Në mënyrë që të mbrojnë inte-resat e tyre ekonomike”, shkruan gazeta gjermane, lobi i armëve e konsideron posedimin e armëve private si një “karakteristikë kultu-rore të Shteteve të Bashkuara, e cila duhet të ruhet dhe të mbrohet”. Dhe: “Çdo reformë apo kritikë e ligjit aktual, damkoset nga NRA si një sulm mbi liritë e qytetarëve”.

Gazeta franceze “Le Monde”, vë në dukje se Presidenti i ShBA Barak Obama nuk mund t’i ndryshojë ligjet e armëve pa mbështetjen e Kongresit: “Me rezistencën e tyre kundër ligjeve federale republikanët e kanë bërë deri tani të pamundur rregullimin me ligj të shitjes së armëve në mbarë vendin”.

“Çkultura e dhunës” është e rrënjosur thellë në shoqërinë amerikane, shkruan gazeta span-jolle “El Mundo”, dhe ajo vazhdon të “ushqehet nga lobi i armëve”. Është e qartë që NRA ka “blerë tre të katërtat e Kongresit amerikan, duke përfshirë edhe një pjesë të demokratëve. “Lobi i armëve po investon më shumë para se kurrë më parë, shkruan gazeta. “Armët e lobit të armëve janë të vajosura mirë. Për asgjë në botë ai nuk do të lejojë që ligjet për një kontroll më të madh të armëve të bëhen pjesë e agjendës politike”. Komenti i “El Mundo” përfundon me fjalët: “Asgjë nuk do të ndryshojë”.

Page 15: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

15• E martë 18 dhjetor 2012

»Bota

HaCkERSKështu i shfrytëzojnë 7 mëkatet

Fenomeni i “inxhinierisë sociale” qëndron prapa suksesit të madhe që kanë hacker-at. Gjithçka varet nga një seri tiparesh njerëzorë që,

mund t’i përshkruajmë si “shtatë mëkatet vdekjeprurës” të inxhinier-isë sociale.

ApatiaËshtë hileja e besimit të tepruar.

Ne supozojmë gjithmonë që të tjerët “duhet” të kenë marrë masat e nevojshme për të na mbajtur ne të sigurtë. Fatkeqësisht, kjo sjell një mungesë ndërgjegjësimi dhe në botën e hacker-ave, kjo gjë është fatale. Kur qëndrojmë në një hotel për shembull dhe programojmë numrin tonë rastësor për të lënë gjërat personale në kasafortë, sa prej nesh kontrollojnë nëse kodi i prodhuesve është lënë brenda në kasafortë? Eshtë pothuajse gjithmonë 000 ose 1234 kështu që, përpiquni herën tjetër.

KuriozitetiQeniet njerëzore janë kurioze

nga natyra. Megjithatë, kurioziteti naiv dhe i painformuar ka shkaktuar shumë viktima. Kriminelët e dinë që ne jemi kuriozë dhe ata do të përpiqen të na joshin. Nëse shohim një dorë jo të njohur që shfaqet në një ndërtesë ku shkojmë jo rrallë, ne të gjithë vrasim mendjen se ku të çon ajo derë. Mund të tundohemi që ta hapim dhe ta gjejmë se ku të çon, por në botën e internetit ky mund të jetë një kurth, në pritje të një të pafajshmi që të bjerë brenda. Një koleg ndërtoi një faqe interneti dhe vendosi një buton ku shkruhej “Mos e shtyp”, dhe ai u befasua kur zbuloi se në fakt shumica e njerëzve e shtypën butonin. Duhet të jesh kurioz, por gjithnjë duhet të kesh një masë të shëndetshme dyshimi.

MashtrueshmëriaShpesh herë mendohet si një

term poshtërues, por të gjithë vuajmë nga ky mëkat. Ne bëjmë supozime. I marrim të tjerët për të mirëqenë, sidomos jashtë fushës sonë të ekspertizës. Vendosini dikujt një uniformë, dhe të gjithë do të supozojmë pas kësaj se ai ka autoritet. Jepini një emaili një pamje zyrtare duke përdorur logon e saktë dhe bëjeni të duket sikur vjen nga adresa e duhur, dhe të gjithë do të supozojmë që është real, sado të marrë të tingëllojnë instruksionet që përmban. Gjithë kjo mund të organizohet lehtësisht në internet, kështu që mos bëni supozime.

MirësjelljaNe të gjithë i mësojmë fëmi-

jët tanë që të jenë të sjellshëm. Megjithatë, mirësjellja nuk do të thotë që nuk duhet të diskriminosh. Nëse nuk e di diçka, apo nëse ndien që diçka nuk shkon mirë, pyet. Ky parim është më i vërtetë se kurrë në botën e internetit, ku na kërko-het të ndërveprojmë me njerëz dhe sisteme në mënyra që janë pothu-ajse të panjohura për ne. Nëse dikush ju telefonon një ditë dhe ju thotë që ju marrin nga banka, a do i besoni? Jo, telefonojini mbrapsht. Dhe meqë ra fjala, përdorni celular, pasi linjat fikse mund të qëndrojnë të lidhura me personin që bëri tel-efonatën dhe kështu, ndërkohë që mund të mendoni se po i telefononi bankës, thjeshtë po flisni me persp-nin që ju telefonoji.

LakmiaPavarësisht asaj që duam të

mendojmë, ne jemi të gjithë pre e lakmisë ndonëse nuk mund të ngjajë si e tillë. Që në krijimin e tij, vetë kultura e internetit ka qenë të ndajë gjëra falas. Në fil-lim ishin kërkime akademike, por teksa interneti u komercializua në mesin e viteve nëntëdhjetë, na u la përshtypja që mund të gjenim gjëra krejt falas. Në internet asgjë nuk është vërtetë falas. Duhet të mbani mend që nëse nuk jeni klienti që paguan, me shumë gjasa jeni produkti. Në rastin më të keq, mund të zbuloni se keni marrë diçka në kompjuterin tuaj që është shumë larg asaj që keni kërkuar. Shumë viruse shkarkohen nga përdorues që nuk e kuptojnë që produkti “fa-las” përmban diçka të fshehur, edhe pse duket në pamje sikur është pikërisht ai çfarë keni kërkuar.

ModestiaNjerëzit hezitojnë të pyesin të

huajt për identitetin, dhe në botën e internetit është më e rëndë-sishme se kurrë të dish kredencialet e atyre të cilëve u beson infor-macionet e tu sensitivë. Mos lejo që rrethanat të të bëjnë të bësh supozime për identitetin e dikujt. Për shembull, nëse dikush nga “su-porti i IT” ju telefonon dhe ju kërkon fjalëkalimin me qëllim që të ndreqin problemin që ju keni, ku e dini që ata nuk kanë marrë gjithkënd tjetër në ndërtesë fillimisht, deri sa kanë gjetur ty, që ke me të vërtetë një problem? Ky është një sulm i njohur. Nëse dikush ka një problem për të vërtetuar se kush është, duhet të bëhesh menjëherë dyshues.

MendjelehtësiaTë mendosh para se të veprosh

është ndoshta mjeti më efektiv i të mbrojturit në internet. Është shumë e lehtë të klikosh atë link. Por, ndalu! Sa prej nesh kur lexojnë

një link në dukje të vlefshme në një email e marrin mundimin të kontrol-lojnë nëse link-u është vërtetë i vlefshëm apo ai të con në një faqe me viruse? Është shumë e lehtë të bësh link-et të duken të vlefshëm, kështu që përpiquni të mbani mau-sin mbi një link për disa sekonda përpara se ta shtypni, për të parë se çfarë është linku i vërtetë: i vërteti shfaqet nëse i jep pak kohë.

Mos supozo asgjëMos beso askëndKontrollo gjithçkaTeksa këtë vit pritet të bëhet

më shumë pazar për Krishtlindje se sa në çdo vit tjetër, duhet të keni shumë kujdes nga ata që do të përpiqen të shfrytëzojnë mëka-tet e sipërpërmendur. Mos u jepni kriminelëve shansin që të shkatër-rojnë sezonin tuaj të pushimeve, dhe mbani mend që pakëz para-nojë nuk të bën keq kur flitet për internetin.

Të mendosh para se të veprosh është ndoshta mjeti më efektiv i të mbro-jturit në internet. Është shumë e lehtë të klikosh atë link. Por, ndalu! Sa prej nesh kur lexojnë një link në dukje të vlefshme në një email e marrin mundimin të kontrollojnë nëse link-u është vërtetë i vlefshëm apo ai të con në një faqe me viruse? Është shumë e lehtë të bësh link-et të duken të vlef-shëm, kështu që përpiquni të mbani mausin mbi një link për disa se-konda përpara se ta shtypni, për të parë se çfarë është linku i vërtetë

Page 16: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

16 E martë 18 dhjetor 2012 •

«

nga albert kotini

(vijon nga numri i kaluar)

- Rekuiem i një “të penduari” të familjes.Koço Josif Plaku më 13.5. 1965, pak kohë

para se të dënohej me grupin e sabotatorëve të Lipe Nashos në Fier, përmbledh këtë bio-grafi: “Lindur në 19.6. 1929 në katundin Hocist të rrethit të Korçës. Përpara luftës kemi pasur 200 dynym tokë të punueshme të cilat i ka marë reforma agrare. Vëllai Jorgo Plaku ka dalë partisan në koriik të vitit 1941 dhe është vrarë në Tiranë në vitin 1944 kundër gjermanëve. Të gjithë anëtarët e tjerë të familjes kanë qënë në burg, duke filluar që nga viti 1942 ose kanë qënë partizanë. Pas çlirimit (me përjashtim të tradhëtarit Panajot Plaku) familja ka qëndruar mirë. Vëllai Kalo Plaku, ish drejtor i fermës në Sukth, vdiq në krye të punës në vitin 1956. Para dhe pas çlirimit nuk ka pasur një njeri të lidhur me armikun. Ndërsa ish anëtari i familjes, i mohuar si vëlla, Panajot Plaku, u aratisur për ti shpëtuar dënimit të partisë dhe popullit”. Pa u zgjatur në aktivitetin e Koçi Plakut gjatë luftës dhe pas çlirimit, pëefshihet një aktivitet kaq i gjërë si komunist, saqë është çuar për studime në B.R.S.S, në Institutin e Naftës në Moskë të cilin e ka mbaruar shkëlqyeshmë në vitin1956. Me tu kthyr nga Bashkimi Sovjetik emërohet, si kryegjeolog i ndërmarjes së kërkimeve naftë-gaz-bitum, nga e cila përgjegjësi u shkarkua pas zbulimit të tradhëtisë së Panajot Plakut. Punoi si gjeolog i thjeshtë deri në datën 13. 5 1965, datë që mbyll karierën e tij dhe nis tragjedia e veçantë e tradhëtisë të grupit të sabotatorëve në ekonomi. E theksova qëndrimin e vëllait të Panajot Plakut, sepse mjaft spekullime, alibira e mbi të gjitha imponime, nëpërjet metodave të njohura të sigurimit u shprehën në shtypin e kohës mallkime të së jëmës dhe të afërmve të Panajotit, në mënyrën më denigruese. Në bot-imet e viteve 1991-2006 është faktuar se trilli-mi i këtyre thënieve ka qënë plotësisht çorbë e sigurimit për të poshtëruar me çdo kusht Pana-jot Plakun dhe se faktet e reja kanë zbuluar të gjithë farsën e sajuar në lidhje me çështjen e tij.

- Pak retrospektivë mbi dënimin e Panajot Plakut, të përfshirë në gjyqin e Teme Sejkos në muajin maj të vitit 1961.

Në gazetën “Bashkimi” 17 maj 1961 është shkruar editoriali me titull “Urrejtje dhe mallkim për spiunët dhe tradhëtarët”, midis radhëve lexojmë: “Faktet që po tregon gjyqi me të drejtë ngjallin në zëmrat e punonjësve të vëndit tonë ndjenjat më të thella të urrejtjes, ndaj këtyre krimbave të rrezikshëm, të cilët në vetvete nuk përfaqsojnë asgjë, përveç faktit, që pas tyre qëndron spiunazhi jgosllav, grek dhe amerikan. Banditët, të cilët tashmë qëndrojnë të strukutr në bakën e të akuzuarve… Kriminelët duke vënë në shërbim të armiqve të betuar të vëndit tonë, krijuan një organizatë të fshehtë me qëllime të paracaktuara dhe të shtyrë dhe ndihmuar drejt-përsëdrejti nga padronët e tre që deshën ti fut-nin thikën pas shpine Shqipërisë”. Ky editorial për të mobilizuar të gjithë urrejtjen popullore dhe për t’u bërë çdo akuzë e besueshme, pasohet në të njëtën gazetë e datë me shkrimin të titul-luar: “Populli ynë dënon me zëmërim tradhëtarët e atdheut”. Dhe ngaqë e donin shumë popullin, flasin në emër të tij, se “armiqtë e popullit do të thyejnë kokën gjithmonë”. Me nënshkrimine punonjësve të uzinës “Enver”, si Thoma Kozmai, Muhamet Kol Toçi, Haki Piri, Gjergj Plasari, të cilët pasohen nga anëtarët e koperativës bujqsore të bashkuar të Konispolit, që shgkruajnë nën titullin: “Tradhëtarët të dënohen pa mëshirë”, duke përfaqësuar të gjithë popullin e zonës së Konispolit që kërkon të për drejtësinë e populit të godasë pa mëshirë agjentët e revizionistëve jugosllavë, monarko-fashistëve grekë dhe impe-rialistët amerikanë… E këta janë Feim Memko, Alush Shori, Skënder Husi. Të bën përshtypje,

listat e kuqe Dhe listat e zeza që terrorizuan një popull të tërë

Panajot Plaku, arratisja dhe helmimi i ministrit pa portofol

se këta janë çemër nga Konispoli dhe dënimi i grupit armiqsor i Teme Sejkos u bë kryesisht për të goditur vetë Çamërinë.

Nuk mjafton kjo ndihmesë “popullore” port ë dhënë drejtësinë enveriste, por qytetarët dhe fshatarët e tërë vëndit shprehen të gëzuar që tradhëtarët u kapën, pa e plotësuar qëlimn e tyre të poshtër dhe zëmra e tyre mbushet plot urrejtje për armiqtë e vëndit tonë, monarko-fashistët grekë, revizionistët sllavë dhe impe-rialistët amerikanë. Nën titulli “Plumbin Ballit, Spiunëve dhe Tradhëtarëve”, populli kudo nëpër biseda fjalët e para ishin: “Të lumtë dora parti që ua preve rrugën tradhëtarëve”. Korespondenti i “Bashkimit” shkruan se, “me cilindo që bisedova të gjitha fjalët e para ishin me gjithë shpirt për dënimin kapital të këtyre tradhëtarëve. Ja ç’më tha brigadieri murator i kantierit te ndërtimit në Lushnjë, Bari Hodo: “Unë jam shumë i gëzuar, që armiqtë ndodhen në duart e populit, nuk di sit a shfaq urrejtjen timë për këta të pabesë, që

deshën t’ia ngulnin thikën populit pas shpine. Në vëndin tonë armiqve u japin plumbin ballit”. E më tej korespondenti përshkruan zëmërimin e madh që ka përshkruar mbarë fshatarët duke dëgjuar në radio se ç’kishin bërë armiqtë. Në mjaft kooperativa bujqëore, si p.sh “Stalin” të Krutjes, në atë “Maocedun” të Divjakës etj, fil-loi menjëherë leximi kolektiv o akt akuzës, që u botua dje në gazetë. Planet e këtyre armiqve, tha kryetari i kooperativës bujqëore “Maocedun” të Divjakës shoku Dhimo Liko, provojnë si gjith-një vërtetësinë e mësimeve të partisë… Dhe se Shqipëria është një kockë e fortë që i mbetet në fyt kujtdo që përpiqet ta gëlltitë”.

Të tilla mbushnin faqet e gazetave, fjalime të orientuara dhe gjoja të rastësishme nga të del-eguarit e partisë nëpër konferenca e mbledhje kolektivi, kudo në punë apo në lagje, përfshinë një propogandë maramendëse, ku edhe fëmijët e kopshit mësonin vjersha kundër tradhëtarëve dhe mburreshin që partia dhe Enveri shpëtoi edhe një herë. Janë me mijëra vargjet e bejtex-hinjëve të grupeve popullore polifonike apo me çifteli, në festivale apo, nëpër këngët rrjeshtore të ushtrisë, të cilat kishin vetëm një simfoni dhe dirigjent enverizmin. Në lidhje me këtë komplot të famshëm, u botuan libra të tilla ku arma e sig-urimit u mitizua, në legjenda të atilla sa edhe pse në vitet 1991-2006 janë shkruar e botuar mijëra fakte për krimet e tyre, për fallsitetin e mashtri-met e tyre, ata herë-herë kanë kurajon të botojnë, nëpër dosierë përsëri lavdinë e poshtërsive të tyre dhe ç’është më e keqja pa i kërkuar njëherë falje këtij populi, që futën të gjallë në dhe.

Shtetasi Braho Emini, me pseudonimin “Gjok-si” punonjësi i sigurimit shqiptar në Greqi, u bë dhe mbeti akoma një hero i kohës tonë, për të “dhënat”, që ai dhe Kosta Fili ne zbulimin e këtij komploti imagjinar. Braho Emini, u martua herën e parë me një çame ortodokse nga Filati të quaj-tur Siakulla (Tulla) Petko, pastaj mori një grua të dytë nga Vurgu dhe ërfundoi me rrëmbimin e va-jzës së gjeneralit grek me të cilën u martua dhe kjo e fundit është në Shkodër. Në atë kohë, ky agjent i sigurimit shqiptar mund të martohej sa herë të donte e të bënte çfarë të donte, sepse kishte “kontribuar” në “shpikjen” e lidhjeve të kë-

tyre të pandehurve më Asfalinë greke. - Disa skenarë “Sekret”që pasqyrohen në

shtypin e 17-28 maj të vitit 1961, edhe për Panajot Plakun.

Në pamundësi të disponimit të një dosjeje hetimore dhe gjyqsore për Pnajot Plakun, çështja e tij është përdorur në tërë gjyqin fars të ashtë-quajturit komplot të Teme Sejkos. Në këtë kon-tekst gjyqësor po shkëpusim disa paragrafe që kanë të bëjnë me Panajot Plakun në mënyrë gjykimi aktual, për të zbuluar se sa rëndon mbet-ja në histori e nocioneve “tradhëtarë”, spiunë, kriminelë dhe banditë për njerëz krejtësisht të pafajshëm, por që koha rashmë i evidenton si të tillë ata hetues, punonjës të sigurimit, prokurorë, gjyqtarë dhe atë lloj “opinioni” popullor të drejtë-sisë massive të përpunuar në mënyrat më djallë-zore, aq sa po të ishte gjallë Shekspiri nuk do të arrinte t’i përshkruante dot tipat dhe prototipat e kriminalitetit enverian. Në këto skena të frag-mentizuar prej këtij gjyqi fall dhe tërësisht alibi, lexuesi sot e kuptondomethënien e këtij serioz-iteti të rremë që ka mashtruar një popull të tërë.

Nga seaNca e DyTë e gjyqiT KuNDër grupiT Të Të paNDeHurve

për Krime KuNDër sHTeTiT

Kryetari: Çfarë u bisedua në këtë takim? I pandehuri: Kryesisht raportoi Teme Sejko

i cili ishte ngarkua që më parë të raportonte rreth udhëzimeve mbi kryengritjen e armatosur, gjithashtu për flotën, sepse ai ishte kopetent. Haki Rushiti tregoi për lëvizjet që bënte Pana-joti, aktivitetin e gjërë të tij, duke kaluar nga Jugosllavia në Greqi, takimet që bënte ai në zbu-limin grek, jugosllav dhe njëkohësisht amerikan. Këtu morëm vesh se në korrik të vitit 1959 ishte bërë një takim midis zbulimit grek e jugosllav me pjesëmarjen e Panajot Plakut.

Prokurori: Po tjetër?I pandehuri: Edhe për problemet tona të or-

ganizatës. Prokurori: A foli këti Teme Sejko për takimet që

kishin pasur me Panajot plakun e haki Rushitin?I pandehuri: Po.Diskutimi i kruengritjes së arma-

tosur ishte rezultat edhe i takimeve të Teme Sejkos me Panajot Plakun e Haki Rushitin më 1959.

Kryetari: Pse erdhi Izet Osmani, në shkurt të vitit 1960 në Elbasan nga ana e Konispolit.

I pandehuri: Në bazë të bisedimeve, që ishin bërë midis Teme Sejkos, Panajot Plakut dhe Haki Rushitit në gusht të vitit 1959, si dhe në bazë të bisedimeve, që u bënë në shtator të vitit 1959 përsa i përket kryengritjes së armatosur...

Pa u zgjatur, sepse janë disa faqe gazetash në këtë skemë pyetje përgjigje, ku Panajot Plaku fokusohet në të gjithë grupin e akuzuar si kom-plotist, si një ndërlidhës i zbulimit jugosllav,

Panajot Plaku

Dossier

Page 17: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

17• E martë 18 dhjetor 2012

»

amerikan e grek, si një frymëzues i kryengritjes së armatosur në Shqipëri, që ka pasë lidhje me organizatat e fshehta e çdo gjë që është shkru-ar, në përgjigje nga të pandehurit, si “provë” të tradhëtisë së Panajot Plakut në gojën e të pandehurve, është kaq e sinkronizuar dhe kaq e përgatitur, sa për ironi edhe sot ta bësh provë ti japësh tekstin e një materiali të përgatitur një të pandehuri sot, nuk do ta luante aq mirë rrolin e aktorit për të thënë, e pohuar ato që i kishte vënë përpara hetuesia e sigurimit sh-qiptar. Është turp të vësh në dispozicion të një lexuesi sot këtë material faktik, që ka qënë tabu e diktaturës, se si një mashtrim mund të bëhet i besueshëm dhe ta lexosh, si të vërtetë, sepse tallesh edhe me vetveten dhe jo më duke ia ser-virur të tjerëve. Në datën 19 maj 1961 botohet shkrimi: “Fakte të reja mbi planet armiqësore të revizionistëve jugosllavë, monarko-fashistëve grekë dhe imperialistëve amerikanë”.

Ironia e këtyre fakteve të reja është në të dhëna të tilla se: “300 milonë dollarë cakton çdo vit senati amerikan, për këtë veprimtari të ndyrë”. “Më shumë se 20 organizata të mëdha të spiunazhit amerikan meren më veprimtarinë minonjëse kundër vëndeve socialiste. Të pan-dehurit Hajri Mane dhe Jonuz Purizo, kanë pasur rrolin më të vështirë për të pohuar lidhjet më Panajot Plakun. E them këtë, sepse të dhënat reale flasin, se këta nuk e njihnin fare si fytyrë Panajot Plakun, edhe këtë e kanë pohuar, ata të pandehur, që i shpëtuan vdekjes, kur dolën nga burgu. Fakti që i jepet në këtë gjyq, se parrulla kishte brënda fjalën “i çali”, për tu ndërlidhur me Panajotin dhe i kam thënë “i çali të kujton dhe s’të harron”, pastaj kam biseduar me Panajotin, ka dalë se “i çali ishte Sala i Brigadës së I-rë, d.m.th. Dushan Mugosha. Me një fjalë ashtu siç vepruan me Beqir Ballukun, Mehmet Shehun, Kadri Azbiun, nëpër gjyqet e tye fasadë, dhe të depozituara si “Tepër Sekret” dosjet hetimore e gjyqsore të tyre, kërkohej e sevirej nga sigurimi i shtetit, me porosi të Enver Hoxhës, që këta trad-hëtarë e spiunë duhej patjetër të dilnin agjentë të greku apo jugosllavit të rekrutuar që gjatë Luftës së Dutë Botërore. Gjyqi i Teme Sejkos provon më së miri se çfarë nuk bën të pande-hurit, me ndihmën e prokurorit dhe kryetarit te trupit gjykues, për të provuar se Panajhot plaku ka qënë i rekrutuar qëkur ka qënë zv/komisar i Brigadës së I-rë sulmuese, nga Dushan Mugosha. Çudi edhe Mehmet Shehu e pati një “rekrutim të tillë”. E gjithë seance e të ashtëquaturës “me fakte të reja”, nuk përmban gjë tjetër vetëm në veshjen agjenturale të të gjithë karierës që nga partizanë e deri në gjeneral si agjent i të huajve!

Në datën 21 maj 1961 me titullin “Në gjy-qin e grupit të të pandehurve për krime kundër shtetit”, të bën përshtypje pyetja e kryetarit në

lidhje me Panajot Plakun dhe përgjigja e gat-shme si me porosi e të pandehurve për të dalë në deponimet e tyre, se Panakoti është spiun edhe i Greqisë, se Panajoti në konferencën e Tiranës, ka qënë spiun edhe i Jugosllavisë dhe ç’është për t’u tallur këto hollësira jepen po nga vetë sipunët dhe tradhëtarët në bankën e të akuzuarve, si të pandehur më mirë se sa vetë Sigurimi i Shtetit, merr fund pyetja e të pan-dehurve, si agjent në shërbim të armiqve të popullit shqiptar. Nga e gjithë jkjo seancë për-fundimtare gjyqsore, dek se çdo gjë është e pa-racaktuar, por të bën përshtypje marja në pyetje e dëshmitarëve (të cilët po të kenë dëshmuar të vërtetën, nuk kanë përse të mbahen sekret në dosjet hetimore dhe gjyqsore emrat e tyre). Dëshmitari Gani Tartari ish anëtar i organizatës armiqësore, duke bërë rolin gjoja të penduarit, Gani Tartari, Skënder Bariu, Kstandin Petro Vaso etj dëshmitarë, pohojnë mbi veprimtarinë arm-iqsore edhe të Panajot Plakut me zbulimin grek etj. Do të ishte në nderin e këtyre dëshmitarëve, që të bëjnë të penduarin sot, e të zbardhin të vërtetën e pohimit për tadhëtinë e Teme se-jkos dhe Panajot Plakut. Të gjitha sa pohuam më lart, përmblidhen në pretencën e Prokurorit të Përgjithshëm, Arianit Çelës në datën 26 maj 1961. Do të argumentoj vetëm me disa sen-tenca të kësaj fjalë patetike, të këtij prokurori

që është gjallë dhe ndoshta “i lirë”, në kuptimin për të qënë i penduar, ndaj të gjithë padrejtë-sive të bëra në emër të diktaturës, po i lirë dhe nga gjynahet e jetëve të shndëruara në kufoma politike të kalbësuara edhe aktualisht.

Aranit Çela në pretencën e tij e quan këtë proçes gjyqësor moment historik dhe të një rezikshmërie të veçantë shoqërore dhe në kuadrin e fjalës së Enver Hoxhës në kongresin e IV të P.P.SH, që shtroi çështjen “kush do të fitojë?”, e cila sipas këtyre është zgjidhur për-fundimisht në favor të socializmit. Në këtë pretencë përcaktohen veçoritë kryesore të këtij proçesi gjyqsor. Veçoria e parë është se ky proçes vërtetoi karakterin agresiv dhe reaskio-nar të politikës së imperializmit amerikan, kundër R.P.SH-s. Veçoria e dytë e këtij proçesi është se vërtetoi, që midis qarqeve drejtuese të Athinës dhe klikës së Kinës ka patur kor-dinim kriminal, kundër Shqipërisë. Në kuadrin e këtyre veçorive, del qartë ispas tij edhe trad-hëtia e Panajot Plakut. Në më tepër se 4 faqe, të kësaj pretence, raportohet se si u organizua ky “komplot kriminal”, si u “rekrutuan” të pan-dehurit në shërbim të zbulimit të huaj, si u kri-juan grupet e organizatës kriminale dhe çfarë përmbante plani armiqsor i kësaj organizate, si u bë “përgatitja” e kryengritjes së armatosur dhe ndërhyrjes së huaj e deri në disa çështje juridike që ka lidhje me proçesin. Në përfundim jepet dënimi me vdekje, pushkatim, për të pan-dehurit Teme Sejko, Tahir Demi, Avdul Resuli, Hajri Mane etj, ndërsa Panajot Plaku me këto akuza që jepen në pretencën e prokurorit do të mund “të varej prej gjuhe”. Mbas tre ditëve, që iu drejtuan Presidiumit të Kuvëndit Popul-lor për faljen e jetës, në bazë të nenit 349 të K.P.P, vendimi u realizua. Menjëherë, pa mbush-ur dhjetë ditë u zhvillua gjyqi dhe të dënuarit u kthyen në kufoma. Shtypi, radio, botimet mbushën me vlerë P.P.SH-, rolin legjendar të Enver Hoxhës dhe ngritën popullin në ekstazë festive që shpëtuan nga kjo drejtësi, madhore, duke ekzekutuar “fajtorët” pa faj, sepse në të gjithë materialin e kësaj farse gjyqsorë, nuk u provua asnjë fakt për spiunazh, krim, apo trad-

hëti veçse të një propogande të stisur enve-riane, që kishte pushtuar Shqipërinë. Ajo që të bën përshtypje se fëmijët, nipërit dhe mbesat e këtyre janë gjallë, dhe kanë marë amanetet e prindërve të tyre, dikish flet nën zë e me prova për pafajësinë e baballarëve, por mbi tyë gjitha ka një heshtje totale të dëshmitarëve të rekru-tuar, dhe në veçanti, nga ata hetues e gjyqtarë të asaj kohe që akoma mburren se atëherë, ka pas shtet dhe se vendimi ka qënë i drejtë. Kjo është sarkazama më e madhe edhe për plakun Panajot Plakun, sepse të afërmit e tij, mipërat dhe mbesat flasin ndryshe: Asnjëherë nuk e ka mallkuar nëna poa gruaja Panajot Plakun për ti thënë “harram qumshin e nënës”, asnjëherë nuk është treguar e vërteta pse arratis Pana-jot Plaku, për faktin që ai ishte shumë i zgjuar dhe e kuptoi që një vit më parë, i kishin vdekur në krye të detyrës të vëllain. Në të gjitha bot-imet e kohës në Greqi dhe Jugosllavi, por edhe pas shpqrbërjes së sih Jugosllavisë, nga vetë organet e sigurimit të tyre nuk pranohet që Panajot Plau të ketë qënë ndonjë i rekruttuar i tyre dhe bile as rusët, pas vitit 1960, nuk kanë pranuar reale tërë komplotin e Teme Sejkos. Të gjithë shokët e shkollës dhe të luftës të Pana-jot Plakut që janë aktualisht gjallë, si p.sh gjen-eral Rahman Parllaku, që kanë me studime në B.R.S.S, flet me respekt për kapacitetin e tij, si më i shkolluari midis tyre, por indiferent për idi-otësitë e kohës. Një opinion të tillë i faktuar në ngjarje reale të njohjes së tyre kanë edhe kolo-nel Skënder Marlindi dhe kolonel Myfit Guxholli në lidhje me Panajot Plakun, si njeri që s’ta për-tonte të thoshte mendimin evt edhe kur nuk i vinte për shtat Enver Hoxhës, kurajoz dhe i për-gatitur cilësisht, e mbi të gjitha njeri me karak-ter në punë dhe shoqëri. Pa dashur të përmënd ngjarje reale të treguara prej shokëve, që përmënda më sipër, jeta e Panaojot Plakut, nuk ka përse të mbetet e nëmur, si tradhëtar apo spiun ashtu si jeta e të pësuarve më parë që në vittet 1945 të Islam Radivickës, Dali Ndreut, Hulusi Spahihun, Kadri Hoxha etj, sepse ashtu si shikonte ëndrat Enveri, apo transformohej regjimi i njëllojtë.

Dossier

Page 18: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

18 E martë 18 dhjetor 2012 •

« histori

armin tirana

stalini, - kujtonte mensheviku Nikolaj Sukh-anov në kujtimet e tij të Revolucionit Rus të 1917, - më ka lënë përshtypjen […] e

një njolle gri që dridhej në mënyrë të errët në largësi, pa lënë asnjë gjurmë. Në të vërtetë, nuk mund të thuhet asgjë tjetër lidhur me të.” Falë shkrimeve të armiqve të tij të markës më intele-ktuale, që e influencuan thellësisht historio-grafinë perëndimore të viteve të para të regjimit sovjetik, kemi përfunduar për të parë te djaloshi Stalin një individ mediokër, ndjekës besnik të Leninit, i dalë nga humnerat më të errëta të par-tisë e deri në kapjen e pushtetit.

Ai që kontribuoi më shumë se çdo njeri tjetër në këtë portret qe Leon Trocki, armik i betuar i Stalinit, “Historia e revolucionit rus” e të cilit, e shkruar në mërgim midis viteve 1929 e 1932, tërhoqi vëmendjen e lexuesve perëndimorë prej prozës brilante të tij. Trocki, që konsiderohej si trashëgimtari natyror i Leninit, e portretizoi armikun e betuar të tij si një nulitet të projek-tuar drejt pushtetit nëpërmjet një manipulimi të aftë të elementëve proletarë të partisë që përfaqësonte. Kështu lexohej në autobiografi-në e tij në kohën e vdekjes së Leninit në vitin 1924: “Instrumenti kryesor i kësaj përmbysjeje është Stalini, njeri praktik, këmbëngulës dhe kokëfortë. Horizonti politik i tij është shumë i kufizuar, niveli teorik i tij absolutisht primitiv […], prej formës mendore të tij ai është një em-pirik kryeneç, i privuar nga fantazia krijuese. Në sferat drejtuese të partisë gjykohej njeri për t’u marrë në role dytësore. Dhe në qoftë se tani ka rolin parësor, kjo i detyrohet jo dhe aq atij sesa dekadencës së politikës.”

Përkufizimi trockist i Stalinit si “i keqi ex machina”, nënvizoi një herë Isaac Deutscher, është aspekti më pak bindës i “Jeta ime”. Nuk kupto-het, shkruante Deutscher, se si një figurë kaq e papërfillshme mund të përbënte një antagonist serioz për Trockin dhe aq më pak si Stalini mundi të arrinte të “dominonte skenën e shtetit sovjetik dhe të komunizmit ndërkombëtar për tri dekada të tëra”. Në realitet, në testamentin e tij Lenini e kish përshkruar Stalinin si një prej dy “anëtarëve më të aftë të Komitetit Qendror” dhe, siç e demonstron mirë Simon Sebag Montefiore në biografinë e tij të ndritshme të re, Lenini ishte i vetmi që e dinte vërtet se sa u detyrohej partia e tij punëve të pista të kryera nga Stalini përpara vitit 1917.

Literatura lidhur me vitet e para të Stalinit është relativisht e kursyer (sigurisht, krahasuar me fluksin e librave lidhur me djaloshin Hitler), pavarësisht pranisë të një studimi të shkëlqyer në rusisht të Aleksandër Ostrovski, që mbështe-tet në material arkivor prej pak kohësh të vënë në dispozicion dhe jep një bazë të qëndrueshme në punën e Montefiores. Stalini e kaloi pjesën më të madhe të këtyre viteve në brendësi të lëvizjes revolucionare klandestine duke jetuar në ilegalitet, midis një internimi dhe tjetrit, në qytete të ndryshme të Kaukazit, të Rusisë Veriore dhe të Siberisë, duke përdorur në këtë hark kohor nja 40 nofka dhe pseudonime të ndryshme. Për pasojë, biografi i tij duhet të presë një çikë punë investiguese nëpër arkiva. Nga ky këndvështrim, Montefiore është një jashtëklas. Ashtu si në librin e mëparshëm “Njerëzit e Stalinit”, ai ka gërmuar një seri të padëgjuar konfirmimesh në arkivat e Moskës, Shën ^-Petërsburgut, Tbilisit, Gorit, Ba-tumit, Bakusë, Londrës, Berlinit dhe Kalifornisë, duke gjetur një numër po aq të pabesueshëm dëshmitarësh, nga trashëgimtarët e miqve të fëmijërisë të Stalinit tek të njohurit e moshuar të tij, midis të cilëve 109-vjeçarja Mariam Svanidze, me lidhje farefisnore me gruan e parë të Stalinit, Katon, që ia kujton akoma vdekjen në vitin 1907.

Jo se libri është i privuar nga defektet. Studi-uesit mund të avancojnë rezerva ndaj rrëshqitje-ve të shëndetshme të tij në një narrativë gjysmë të romanizuar, ndërsa të tjerë do të jenë të irri-tuar nga notat e mbylljes, nga të cilat në shumë raste është praktikisht e pamundur të zbritet në burimet e citimeve tekstuale. Por janë defekte

të vogla në një tekst të mrekullueshëm, që i bën përfundimisht drejtësi mitit të “njollës së hirtë”, duke zbuluar fytyrën e vërtetë të një njeriu që qe revolucionar i dhunshëm, vjedhës bankash, gangster, poet, donzhuan, pedofil dhe vrasës i pashpirt. Portreti i Stalinit që del nga këto faqe është më kompleti, më piktoresku, më shtangësi dhe patjetër shumë më bindësi se çdo tjetër që na është ofruar më parë.

Josif Zhugashvilli lindi në qytetin e vogël Gor të Gjeorgjisë në vitin 1878. Falë zbulimit në arki-vat gjeorgjiane të një memoriali të së ëmës, Mon-tefiore ka qenë në gjendje të na japë një kuadër më të detajuar të fëmijërisë së tij. Babai i tij, Beso, qe një këpucar relativisht i kamur, me stazhierë të ndryshëm në varësi të tij, por në vitin 1889 kompania e tij dështoi. Beso u dha pas pijes dhe e rrihte shpesh të birin, që e refuzoi në favor të një serie figurash atërore, midis të cilëve një tregtar dhe një prift, njëri apo tjetri prej të cilëve mund të ketë qenë babai i vërtetë i tij. Lija e dhenve që ka-loi kur qe fëmijë la shenja të pashlyera në fytyrën e Stalinit. Një incident me pajton i shkaktoi plagë të rënda në një krah dhe në të dyja këmbët, duke e bërë fuqimisht të kompleksuar ndaj trupit të tij. Pasiguritë e tij do të bëheshin më keq nga kultura mashkullore e Gjeorgjisë, kundër së cilës iu desh që të luftojë për të mbijetuar. Gori ishte një qytet në të cilin zëniet në rrugë përbënin kalimin kryesor të kohës së lirë. Vogëlushi Stalin (“Soso”) ia dilte shkëlqyeshëm në këto zënie. Në krye të një bande vagabondësh rrihte rrugët me hark dhe shigjeta, duke terrorizuar fshatarët dhe bagëtinë e tyre.

Nëna e Stalinit kishte plane ambicioze për të birin, ëndërronte që ta shikonte peshkop, ndaj e futi në shkollën fetare të Gorit dhe më pas në seminarin e famshëm të Tiflisit (Tbilisit), duke bindur të njëjtin prift, që ndoshta ishte dashnori i saj, që ta regjistronte si djalin e tij (në epokën cariste, seminare dhe institute fetare u rezer-voheshin fëmijëve të klerikëve). Montefiore nënvizon me të drejtë influencën e seminarit ndaj diktatorit të ardhshëm. “Stalini ia detyroi suksesin politik të tij, - thekson ai, - një kom-binimi të pazakontë brutaliteti rruge dhe arsimi klasik”. Seminari i Tbilisit i inkurajonte të dyja gjërat. Ishte “një institucion më i ngjashëm me public school më represive të Anglisë së ‘800-s sesa një akademi teologjike; fjetoret, ngac-mimet e përhapura dhe praktikat homoseksuale, mësuesit e rreptë dhe mizorë, orët në qelitë e ndëshkimit e bënin një version kaukazian të Tom Brown’s Schooldays”.

Seminari i Tbilisit prodhoi më shumë ateistë dhe revolucionarë se çdo shkollë tjetër e peran-dorisë. “Murgjit e tij, - shkruan Montefiore, - qenë shumë të vendosur për të fshirë çdo gjurmë gje-

orgjianizmi te nxënësit e tyre, të cilët qenë me krenari gjeorgjianë.” Si adoleshent, Stalini ishte krenar për origjinën gjeorgjiane të tij (mbetet për t’u sqaruar se si dhe kur i refuzoi ndjenja të tilla patriotike e nacionalizimin rus më pas u bë tipari qendror i diktaturës së tij). I vlerësuar për aftësitë zanore të tij, shpesh thirrej për të kën-duar melodi gjeorgjiane në martesa. Admironte poezitë e nacionalistit kryesor gjeorgjian Ra-fael Eristavi, të cilit i dinte përmendsh “Atdheu i chevsur”-it. Në imitim të Eristavi shkroi disa var-gje romantike, të botuara në antologji të poezisë gjeorgjiane, shumë të njohura qysh përpara se për të të flitej si revolucionar. Një prej poezive të tij, të shkruara në moshën 17-vjeçare, tregon historinë e një profeti vetmitar të tradhtuar nga populli i tij. I cituar nga Montefiore në përkthim-in e Donald Rajfieldit, vepra lejon që të shfaqet mentaliteti paranojak i diktatorit të ardhshëm: “Mbi këtë tokë, si një spektër / Shkonte nga njëra portë tek tjetra; / Në duar shtrëngonte një llautë / Dhe ëmbëlsisht i shkrinte tingullin; / Në meloditë ëndërruese të tij, / Si një rreze drite, / Mund të dëgjoje vetë të vërtetën / Dhe dashurinë qiellore. / Zëri bënte të dridheshin shumë zemra / Që qenë bërë prej guri; / Ndriçon-te shumë mendje / Të precipituara në errësirën më të thellë. / Por në vend që ta glorifikonin, / Çdo herë që llauta prekej, / Turma depononte përpara të refuzuarit / Një kupë plot me helm…/ The i thoshte: “Pije, i mallkuar, / Është ky fati që të është caktuar!/ Ne nuk duam të vërtetën tënde / Dhe as meloditë qiellore tua!”

2. Në ditët në të cilat ishte akoma koristi më i zoti i seminarit, Stalini filloi të shfaqte interes për fatet e të varfërve të qyteteve. “Gjatë lu-tjeve, - shkruan Montefiore, - fëmijët e kishin Biblën e hapur mbi skrivani, por praktikisht lex-onin Marksin apo Plehanovin (dekanin e mark-sizmit rus), që i mbanin mbi gjunjë.”

Vepra që e frymëzoi qe një roman i ndaluar i Aleksand1ër Kazbegit, “Atvrasësi”, ku trego-het historia e një banditi kaukazian të quajtur Koba, i cili luftoi rusët, duke sakrifikuar gjithçka për vendin e tij e më pas u hakmor mizorisht me armiqtë e tij. Dhe pikërisht “Koba” qe pseu-donimi revolucionar i adoptuar nga Stalini. Po t’i qëndrosh Montefiore, “emri nënkuptonte gjëra për Stalinin: hakmarrjen e popujve malësorë gjeorgjianë, pamëshirshmërinë e banditit, ank-thin për besnikërinë e tradhtinë dhe sakrificën e familjes së vet për dashurinë e një kauze”.

Montefiore ka fjalë admirimi të madh për Kaukazin dhe Tbilisin në veçanti. Përshkruan një botë barinjsh delesh dhe dyqanesh të vogla zanatçinjsh, mushkash, kuajsh dhe gamilesh, kapelash dhe festesh me lëkurë bualli, paza-resh dhe kuplarash - një botë e transformuar papritmas dhe në mënyrë rrënjësore nga ardhja e kapitalizmit ndërkombëtar (ardhur për t’u ush-qyer me vendburimet e naftës të Bakusë) dhe nga ekspansioni i hekurudhave. Stalini gjeti një auditor të ndjeshëm ndaj retorikës revolucion-are të thjeshtë të tij në rrethet “punëtore”, mbi-zotërueshmërisht ruse, që dolën nga ofiçinat dhe stacionet hekurudhore të Tbilisit.

Në vitin 1899 Stalini u përjashtua nga semi-nari. “Për propagandë marksiste”, - do të thek-sonte më pas, pavarësisht se verifikimet e bëra nga Montefiore lënë të kuptohet se ka qenë i përfshirë në një skandal seksual (kishte lënë shtatzënë një vajzë), që drejtoria e seminarit kishte menduar mirë ta fshihte duke e përjashtu-ar së bashku me nja 20 djem të tjerë për aktivitet revolucionar. Shpejt pas saj u bë kreu i një bande seminaristësh të përjashtuar (40 të tjerë u për-jashtuan nga instituti më 1901), që menaxhonte një aktivitet “gjobash” dhe kontrollonte rrugët në lagjet punëtore të Tbilisit. Stalini ishte mendja, ndërsa kumbari i tij “Kamo”, Simon Ter-Petrosian - i pari i një serie të gjatë vrasësish psikopatë të ngarkuar për të bërë punën e pista për llogari të Stalinit - merrej me organizimin e bandave.

Pas një manifestimi punëtor të shtypur nga policia dhe nga kozakët në vitin 1901 në Tbilisi, Stalini shkoi në Batumi, qyteti i vogël gjeorgjian

në Detin e Zi, që ndërtimi i një naftësjellësi dhe i një rafinerie nga ana e Rothschild-ëve e kishte transformuar në port ndërkombëtar të dorës së parë. Tre muaj nga ardhja e tij rafineria mori flakë në mënyrë misterioze, një zjarr pothuajse me siguri i organizuar nga Stalini (që atëherë pu-nonte atje) për të frikësuar padronatin, të sigu-ronte një rritje rrogash për punëtorët dhe - po t’i qëndrosh asaj që thotë Montefiore, që bën veri-fikimin e disa provave të kontakteve sekrete të Stalinit me drejtuesit - të nxirrte një tangjente nga baronët e naftës.

Në vitin 1902 Stalini arrestohet në Batumi me akuzën se ka qenë në krye të një manifes-timi gjatë, ku 7000 punëtorë qenë ndeshur me një repart kozakësh me kuaj. I arrestuar në pritje të vendimit, u bë shpejt bosi i gjithë fshatit peni-tenciar, “duke dominuar miqtë, terrorizuar intele-ktualët, duke korruptuar gardianët dhe duke u bërë mik me kriminelët”, për të përdorur fjalët e Montefiore. Prelud domethënës për atë që duhej të pasonte ishte fakti që, sipas vetë pranimit të tij, Stalini preferoi shoqërinë e kriminelëve ndaj asaj të revolucionarëve, “pasi midis politikëve kishte shumë spiunë”. Ushqeu gjithmonë për-çmim dhe mosbesim ndaj intelektualëve revolu-cionarë; i konsideronte të pabesë, i mbante larg (kur nuk i asgjësonte), për t’u mbështetur në fakt te delinkuentët, të cilëve mund t’ua manipulonte besnikërinë. “Sapo u ngjit në pushtet, - shkruan Montefiore, - Stalini do t’i skandalizonte shokët duke rekrutuar kriminelë në NKVD, por e vërteta është se i kish përdorur gjithmonë.”

I dënuar me internim në Siberi, pak kohë më pas Stalini u arratis me dokumente false, duke arritur të kthehet në Tbilisi në kohë për faktet revolucionare të 1905, vit kur ndodh kontakti i tij i parë i vërtetë me bolshevikët. Lenini e vlerë-sonte si kapobandë në gjendje që t’u prokuronte kontakte bolshevikëve nevojtarë, që përballë valës represive të shpërthyer nga policia pas vitit 1905 u gjendën të detyruar që për pjesën më të madhe të arratiseshin jashtë vendit apo të kalonin në ilegalitet.

“Stalini, - shkruan Montefiore, - u bë kumbari efiçent i një strukture për grumbullimin e fond-eve, e vogël, por fitimprurëse, që në realitet i ngjante një familjeje mafioze me sukses jo të paktë: praktikonte gjoba dhe tarifa, falsifikonte kartëmonedha, kryente rrëmbime dhe akte pi-raterie, si dhe menaxhonte rrjetin e mbrojtjes (përveçse të punonte në fushën e agjitacionit politik dhe të gazetarisë).”

Stalini organizoi edhe rrëmbime fëmijësh dhe familjarësh të tjerë afaristësh të pasur, midis të cilëve ka mundësi baronin e naftës të Bakusë,

Ngjitja e një gangsterirusifikimi i Stalinit gjatë internimit

Page 19: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

19• E martë 18 dhjetor 2012

»histori

Musa Nageev, dy herë i rrëmbyer dhe po aq i kthyer familjes në shkëmbim të një shume të ma-jme - e para në kohën që Stalini ndodhej në qytet.

Sigurisht, që Stalini ideuesi i sulmit spekta-kolar ndaj Bankës Kombëtare të Tbilisit, i kryer në qershor të 1907 nga “Kamo” dhe nga banda e tij. Libri i Montefiores hapet me një përshkrim elek-trizues të episodit, në të cilin rrëmbyesit vranë me të shtëna pistolete rojet dhe hodhën bomba nën pajtone, për t’u arratisur më pas me thasët e rëndë plot me rubla, me një vlerë prej rreth 3.4 milionë dollarësh aktualë, të mjaftueshëm për të ushqyer bolshevikët për disa vjet.

Më së fundi, në mars të 1908 policia arriti ta kapte. Stalini u dënua me mërgim në Veriun e thellë. Por shpejt u arratis sërish. Për 5 vjetët e ardhshëm jetoi në ilegalitet, duke adoptuar maskime të ndryshme dhe duke vrarë këdo që kishte frikë se mos e denonconte në polici. Ndoshta ka një lidhje midis një egërsimi të tillë dhe vdekjes së bashkëshortes shumë të dashur në vitin 1907 (ashtu siç do të mbeste i trondi-tur nga vdekja e gruas së dytë, Nadjezhda Al-lilueva, në vitin 1932, në vitet përpara Terrorit të Madh). Në një prej skenave më madhështore të librit Montefiore e përshkruan të dëshpëruar sa për t’u hedhur në varrin e së dashurës dhe t’i rrëfejë një miku gjatë funeralit: “Kjo krijesë e kish zbutur zemrën time prej guri. Tani ka vdekur dhe bashkë me të kanë vdekur për mua grimcat e fundit të ngrohtësisë njerëzore.”

Duke braktisur të birin, për 10 vitet e më-pasmë Stalini jetoi nën shenjën e amoralitetit dhe të marrëdhënieve të shfrenuara seksuale (jo e pazakontë midis revolucionarëve, të bind-ur se familjet dhe lidhjet afektive e dëmtonin detyrën e shërbimit siç duhej të interesave të revolucionit). Montefiore vëren se preferencat e Stalinit shkonin nga “të rejat e manipulueshme te fshataret e bëshme, që i nënshtroheshin qetësisht”. Pati të paktën dy fëmijë ilegjitimë, por për asnjërin prej tyre nuk shfaqi kurrë as dhe interesin më të vogël.

Rregullsia me të cilën Stalini arriti të ar-ratiset nga mërgimi penal (Montefiore llogarit 9 arratisje në 9 arrestime dhe 4 periudha të shkurtra burgimi) ka ushqyer hipotezën se mund të ketë qenë agjent i policisë cariste. Lëvizja rev-olucionare gëlonte nga informatorët dhe spiunët e policisë, më i famshmi i të cilëve qe Roman Malinovskij, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë Bolshevike dhe një prej 2 deputetëve të saj në Dumë, që e mashtroi Leninin deri në vitin 1917.

Montefiore i refuzon në mënyrë bindëse akuzat për lojë të dyfishtë të adresuara Stalinit, megjithëse duke e pranuar mundësinë që ka

përdorur ndonjë miqësi në polici për të siguruar informacione mbi rrjete dhe informatorë të mund-shëm (pa dyshim në shkëmbim që të informonte lidhur me atë shokë tek të cilët dyshonte dhe që policia mund t’i hiqte qafe). Një trafik i paligjshëm i ngjashëm ishte praktikë e zakonshme. Politika kaukaziane ishte deklarueshëm e korruptuar. Funksionarët e saj pranonin rregullisht “zarfe” për të liruar të burgosur dhe çmimet qenë të mirënjo-hura. Por deri më sot nuk kanë dalë prova vendim-tare se Stalini punonte për policinë. Në qoftë se mundi të arratisej me mjaft lehtësi nga internimi, kjo qe kryesisht për shkak të joefikasitetit dhe korrupsionit të policisë cariste.

Në realitet pozicioni i tij prej “pajtuesi”

(domethënë favorizimi nga ana e tij i një afrimi midis bolshevikëve dhe menshevikëve) e bënte figurë pak të pëlqyer nga policia, e cila kërkonte në fakt që ta ushqente armiqësinë reciproke midis dy krahëve të Partisë Socialdemokrate, me qëllim që t’i shmangte një forcim. Megjithëse Montefiore nuk tenton ta shpjegojë, pozicioni pajtues i Stalinit pa dyshim që kishte të bënte shumë me nevojën praktike të bashkëpunimit me krahun menshevik në brendësi të lëvizjes klandestine, sidomos në

provinca, ku tipografi, depo municionesh dhe in-strumente të tjera të rëndësishme qenë të vështirë për t’u gjetur. Për Montefioren idetë politike të Sta-linit nuk meritojnë shumë vëmendje: antiheroi i tij nuk është mendimtar, por keqbërës. Botimi kryesor i tij, “Marksizmi dhe çështja kombëtare” (1913), me të cilën rivendikoi reputacionin e tij modest si teor-icien (dhe teksti i parë i rëndësishëm i nënshkruar me pseudonimin “Stalin”), meriton një shënim, në të cilin Montefiore bën një analizë të shkurtër të parimeve centralizuese të pamfletit - të njëjtit që do të adoptonte në cilësinë e komisarit sovjetik për kombësitë, duke mbikëqyrur në formimin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1923.

Linja e Stalinit te “Marksizmi dhe çështja kom-bëtare” e mohonte nacionalizmin e lashtë gjeorgji-an, ashtu si dhe pozicionin e marrë në vitin 1905, kur kish mbështetur idenë e një partie social-demokrate gjeorgjiane të ndarë nga ajo ruse. Nuk bëhet me dije se në çfarë pike pushoi së rreshtuari nga ana e gjeorgjianëve, as kur gjeorgjiani “Koba” vazhdoi të lulëzonte në gjirin e sllavit “Stalin” (që në rusisht do të thotë “njeri prej çeliku”). E sigurt është se influenca ideologjike e Leninit - centrali-zimi dhe armiqësia e ngurtë e tij ndaj tendencave separatiste të çfarëdo lloji - ia zëvendësoi gradual-isht ndjenjën e identitetit kombëtar.

Nga ana e tij Montefiore sigurisht që ka të drejtë kur pohon se arrestimi i fundit dhe katër vjetët e internimit në Siberi të Stalinit, midis viteve 1913 e 1917, kontribuan “për ta rusifi-kuar”. I harruar nga shokët e tij të Shën-Petërs-burgut, Stalini jetoi në një kolibe në lumin Jenisej, pak nën rrethin polar arktik. Pati një marrëdhënie me një jetime 13-vjeçare, e cila i dhuroi një fëm-ijë, dhe u bë një gjuetar i aftë: dhelpra, drerë dhe zogj qenë pretë e privilegjuara gjatë seancave të gjuetisë së tij në shoqëri të komuniteteve lokale tungushkase. Siç vëren Montefiore, dimri i egër si-berian dhe ekzistenca vetmitare e internimit lanë shenjë në diktatorin e ardhshëm: “Ndoshta akulli siberian zhduku tek ai një pjesë të ekzotizmave gjeorgjiane. Solli me vete në Kremlin zakonin e mbështetjes në forcat e veta dhe qëndrimin vigji-lent, rregullat dhe vetminë e dimrit siberian.”

3. Stili konspirator i Stalinit nuk ishte i për-shtatshëm për politikën “në dritën e diellit” të demokracisë së re ruse të vitit 1917. I liruar nga mërgimi siberian në mars të atij viti, Stalini u bë një figurë e rëndësishme prapa kuintave të skenarit politik dhe të partisë revolucionare të Petrogradit (siç ishte ripagëzuar Shën-Petërs-burgu). Punoi në kontakt të ngushtë me Leninin në Komitetin Qendror bolshevik, drejtoi organin e partisë, gazetën “Pravda”, dhe përfaqësoi bolshe-vikët në ekzekutivin sovjetik. Siç e pranonte vetë

Trocki, Stalini kishte “një talent të vërtetë për të bindur drejtuesit e rangut të mesëm, veçanërisht provincialët”, talent i destinuar për të rezultuar më efikas se oratoria publike brilante e Trockit sapo partia pati vendosur diktaturën e tij.

Formimi i vërtetë i Stalinit qe periudha e luftës civile midis viteve 1918 e 1921 dhe lufta për suksesin e shpërthyer pas vdekjes së Len-init në vitin 1924. Montefiore e mbyll vëllimin e tij në tetorin e vitit 1917. Libri i tij i mëparshëm,

“Njerëzit e Stalinit”, pas një prologu të shkurtër fillon në vitin 1932. Një vëllim i tretë për të mb-uluar vitet e ndërmjetme do të ishte një shtesë e pëlqyer, në qoftë se mendohet se shumë prej praktikave dhe qëndrimeve që individualizon Montefiore në vitet e klandestinitetit duhet të luajnë absolutisht një rol të tyrin në ngjitjen e diktatorit në pushtet pas vitit 1917.

Gjatë luftës civile Stalini mbuloi një numër të madh postesh administrative, relativisht prozai-kë: qe komisar i kombësive, komisar i Rabkrinit (Inspektoratit të Punëtorëve dhe Fshatarëve), anëtar i Këshillit Ushtarak Revolucionar, i By-rosë Politike, i Orgburosë dhe i Sekretariatit të Partisë - me rezultatin e fitimit brenda një kohe të shkurtër të një reputacioni modest dhe me-diokriteti maksimal. Të gjithë drejtuesit e par-tisë (dhe asnjë përveç Leninit) bënë gabimin e nënvlerësimit të forcës potenciale të Stalinit dhe të ambicies së tij për të fituar, si rezultant i pushtetit klientelist të akumuluar prej tij në vir-tyt të këtyre posteve. Çelës i influencës në rritje të Stalinit qe kontrolli i ushtruar ndaj aparatit të partisë në provinca. Si president i Sekretariatit dhe anëtar i vetëm i Byrosë Politike i pranishëm në Orgburo, që mbante kontrollin mbi emërimet e partisë, ai ishte në gjendje të promovonte miqtë e të hiqte qafe armiqtë.

Vetëm në vitin 1922, vit në të cilin Stalini u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Partisë, Org-buroja dhe Sekretariati emëruan mbi 10000 funksionarë provincialë, pjesa më e madhe e të cilëve me sinjalizimin personal të tij: do të ishin mbështetësit kryesorë gjatë luftës për pushtet kundër Trockit. Njëlloj me Stalinin, ata qenë për më tepër me origjinë të thjeshtë krahinore. Dy-shues ndaj intelektualëve kozmopolitë (dhe të zonës hebraike) si Trocki, ndiheshin shumë më të prirur që të aderonin - në fushën ideologjike - në thirrjet e thjeshta staliniane për unitet pro-letar dhe disiplinë bolshevike.

Pjesa më e madhe e aleatëve politikë besnikë të Stalinit kishin qenë me të qysh në vitet e para. Grigorij (Sergo) Ordzhonikidze (që do të bëhej komisari për Industrinë e Rëndë i tij), ishte pjesë e bandës së “Kamos” në Tbilis. Kliment Voroshilov (komisari i ardhshëm i Mbrojtjes i tij) ishte kum-bari i Stalinit qysh nga viti 1906. Andrej Vyshin-skij (prokurori i përgjithshëm i tij gjatë Terrorit të Madh) ishte pjesë e klikës mafioze të tij në Baku. V.M. Molotov, më i besuari ndër ndjekësit e tij, madje dhe më i vjetri (veç të tjerash, komisari i Punëve të Jashtme i tij), e njohu diktatorin e ardh-shëm në vitin 1912. Feliks Dzerdzinskij, theme-lues i policisë politike bolshevike, ishte miku i tij qysh nga viti 1917. Stalini e njohu shumë shpejt

rëndësinë e policisë në kuadrin revolucionar. Në fund të fundit, kishte pasur të bënte gjatë gjithë karrierës politike të tij në Gjeorgji.

Stalini solli me vete në Kremlin hakmarrjen politike klanore tipike të Kaukazit. Nuk i har-roi asnjëherë armiqtë dhe e përdori pushtetin jo vetëm për t’i hequr qafe, por dhe për të as-gjësuar familjet e tyre. Dyshonte shumë deri në paranojë ndaj shokëve dhe vartësve, me përjashtim - trashëgimi e pandryshuar e aktiv-iteteve banditeske të tij - të atyre besnikëria e të cilëve kish kaluar provën e zjarrit. Sapo ka vendosur diktaturën e tij, Stalini pati nevojë për beteja të vazhdueshme dhe fushata terror-iste gjithmonë të rinovuara për t’i nënshtruar në verifikime të reja ndjekësit e tij.

Siç e demonstron Montefiore në studimin e mrekullueshëm të tij, shpesh me detaje shokuese, vitet e klandestinitetit të Stalinit dhe frekuentimin e shpeshtë të spiunëve të policisë në brendësi të lëvizjes bolshevike, kulmuese në demaskimin e Malinovskij në vi-tin 1917, e mësuan diktatorin sovjetik që të dyshonte për tradhtarë kudo. Në masakrat periodike të tij mësoi që të ecë në të sigurt, të vrasë armiqtë më potencialë të afërsisë së nevojshme si masë paraprake - sipas arsyetimit që do t’i jepte më pas Terrorit të Madh. “Si fan-tazma e Bankut, - shkruan Montefiore, - ka in-fektuar historinë sovjetike”.

“Në qoftë se Malinovskij kish mundur të rezultonte tradhtar, atëherë pse jo mareshalët sovjetikë, pse jo i gjithë Shtabi i Përgjithshëm, pse jo Zinovievi, Kamenievi, Buharini dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të Komitetit Qendror, të gjithë të likuiduar si spiunë në vitet ‘30 me urdhër të Stalinit?”

Orlando Figes është profesor historie në “Birk-beck College” të Londrës. Libri i fundit i tij është “Dy-shim dhe heshtje: jetë private në Rusinë e Stalinit”.

Yllpress.com

Page 20: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

20 E martë 18 dhjetor 2012 •

« Kulturë

the Indipendent” e vlerësonte si Kaf-kën e këtij brezi, ndërsa e vlerësonte letërsinë e Ismail Kadaresë si komedi

të zezë, të padepërtueshme dhe të thjeshtë më tej deri në pikën më të errët. Edhe njëherë shkrimtari shqiptar sillet në vëmendje të shtypit prestigjioz të huaj, ndërkohë që i jep vlerësimin maksimal letërsisë së tij. Gazeta ndalej edhe në çështjen e zgjatur në lidhje me qëndrimin e tij poli-tik në Shqipëri gjatë viteve të Enver hoxhës, “disident apo i lumtur me regjimin”?!

“Kadare është më shumë i shqetësuar për natyrën e tregimit dhe rrjedhshmërinë e gjuhës sesa për politikën. Puna e tij ka lëvizur në kohë, që nga Egjipti i lashtë e deri në vitet post-hoxha, por romani i ri i tij e kthen atë në temë, edhe pse nuk është fiks koha e librit të tij të parë “Gjener-ali i ushtrisë së vdekur”, që mori jetë në vitin 1960 dhe ‘shqetësohej’ për riatdhesimin e trupave italiane të vdekur në tokat shqiptare”, vërehet mes të tjerash për të vijuar më tej. Ngjarjet në “Rënien e qytetit të gurtë” (titulli shqip: ‘Darka e gabuar’) ndodhin në kohën e luftës, pas rrethimit italian. Fqinjët italianë i kishin kërkuar Shqipërisë që së bashku me Abisininë të bëhej pjesë e perandorisë së Musolinit, dhe bashkë me trupat gjermane (invazorë? pushtues? çlir-imtarë?) të shtyheshin në jug të Ballkanit për të mbushur vakumin. Ndërsa tanket mbër-rijnë në Gjirokastër, vendlindja e Kadaresë, populli dëgjon thashetheme se i diplomuari në Gjermani, dr. Gurametoja i madh, po argëton mikun e tij të viteve studentore, kolonelin Von Schwabe që drejton kolo-nën Wehrmacht. Besnikëritë pësojnë baticë-zbaticë. Ka një darkë. Muzika që luhet në gramafon, “Vdekja Schubert dhe Maiden”, e shpon tejpërtej qytetin që prej shtëpisë së Dr.Gurametos. Pengjet janë liruar pjesë-pjesë, por koman-danti gjerman nuk do të dis-kutojë për të burgosurin e vetëm hebre. Rreth mëngjesit, në mënyrë misterioze, koloneli dhe njerëzit e tij janë larguar. A është arritur një marrëveshje? Cilado të jetë arsyeja, fati i Sh-qipërisë ka marrë një kthesë, duke e çuar atë larg Rilindjes e Iluminizmit të Evropës Perëndi-more, e madje duke e shtyrë më shumë anës “aziatike” dhe

Katër këngë të panjohura më parë nga publiku shqiptar të artistes Tefta Tashko Koço, janë zbuluar pak kohë më parë në Milano. Materialet muzikore janë të regjistruara në disqe gramafoni dhe sipas kolek-sionistit Niko Kotherja, ato janë reg-jistruar në Milano në vitin 1942 nga shtëpia diskografike “Kolumbia”. “Në këtë vit, në ‘42 arriti të regjistrojë rreth 40 këngë, të cilat ishin këngë popullore, këngë lirike, qytetare. Midis tyre ka shumë këngë të njohura siç mund të jenë këto katër këngë që unë zbulova së fundmi që në popull ishin shumë të njohura, por ishte fatkeqësia të themi që nuk i kishim të kënduara dhe të regjis-truara prej Teftës dhe prej bandës muzikale që ndodhej tek shoqëria “Kolumbia” në Itali”, thotë kolek-sionisti Niko Kotherja. Konsultimi me të birin e sopranos së famshme, dirigjentin Eno Koço, sipas Kotheres e ka ndihmuar për të vërtetuar zërin e Tefta Tashko Koços. “Kur unë gjeta dy disqe, katër këngë, nga ato që unë kisha të Teftës dhe përkatë-sisht në këtë listë ishin me shenjën mungon, mendova se duhet të ishin këngë të munguara të Teftës dhe për arsyen se në momentin kur unë i dixhitalizova nuk i kisha dëgjuar këto këngë në diskun që kishte prodhuar Eno dhe që kishte nxjerr në treg Eno. Unë i dhashë materia-let, i dëgjoi, u mallëngjye dhe tha që nuk i kishte dëgjuar asnjëherë. Kështu që këngëve që kemi deri më sot të Teftës, fatmirësisht iu shtuan dhe 4 të tjera”, vijon ai. Katër këngët qytetare “Dallëndy-she vaj vaj”, “Shamia e beqarit”, “Ku do shkosh moj goc” dhe “Ishin dy kunata” janë ndër të fundit të realizuara në karrierën e artistes, e cila u nda nga jeta në vitin 1947 në moshën 37-vjeçare.

Eda zari, eklips më 21 dhjetorAjo do të interpretojë

pikërisht në mbrëmjen e 21 dhjetorit, të komentuar prej shumëkujt si nata e apoka-lipsit. Duket intriguese edhe titulli që artistja Eda zari ka zgjedhur për koncertin e saj të kësaj date, “Nata Eklip-sore”. Këngëtarja e njohur do të interpretojë bashkë me bandën e saj në teatrin “Oda” të Prishtinës. Ajo komenton se do të shfaqet “pranë starit të mirënjohur, perkusionisti i Sting, Rhani Krija nga Maroku dhe bandit tim multiinternacional”. Këtij të fundit, siç njofton zari, i rikthehet klarinetisti i famshëm shqiptar, Vladimir Gica. Për këtë të fundit artistja komenton se “siç e do zakoni në muzikën time, do t´i fali Jazz-it ngjyrën dhe nuancën e mrekullueshme të iso -polifonisë istrumentale të muzikës sonë etnike”. Koncerti nuk është me ftesa, por me bileta për të mundësuar ardhjen e të gjithë admiruesve në Kosovë dhe rajon.

kujtimet “ushtarake” të MoisiutKujtimet e ish-presidentit

Alfred Moisiu të botuara pak më parë, vijojnë “udhëtimin” e tyre dhe këto ditë vjen te lexuesi vëllimi i dytë i tyre. “Kujtime- vëll. 2 (1958-2002)” të Alfred Moisiut do të para-qitet ditën e nesërme në një aktivitet promovues në Muzen historik Kombëtar. Në këtë vël-lim të Kujtimeve të Presidentit Alfred Moisiu përfshihet koha e shërbimit në ushtrinë shqip-tare pas kthimit nga studimet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë, nga viti 1958 deri në janar 1985, koha e daljes në pension. Në këtë periudhë tregohet veprim-taria e tij që nga detyra e instruktorit në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes deri si zëvendësministër i Mbrojtjes, dhe më pas koha e vuajtjes së dënimit, pas uljes në detyrë si Shef Xhenio Brigade në Burrel. Jepen të dhëna gjatë punës si Komandant Brigade në Kavajë, për zhvillimet në ushtrinë shqiptare pas daljes nga Traktati i Varshavës, mbi të ashtuquajturin “Puç Ushtarak”, mbi fortifikimin, mbi periudhën e spastrimeve në ushtri pas vetvrasjes së Mehmet Shehut. Tregohet për kohën në pension, për zhvillimet demokratike, për punën si ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Teknike të vitit 1991-1992, vazh-dimi i karrierës së mëtejshme në atë ministri pas fitores së Partisë Demokratike në vitin 1992 deri në vitin 1997, përfshi edhe ngjarjet e atij viti të paharrueshëm. Flitet mbi organizimin dhe veprimtarinë e Shoqatës Shqiptare të At-lantikut deri në qershor 2002, kohë ku ai zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë. Për herë të parë, nga një bashkë-kohës i rangjeve të larta, flitet për ngjarjet e dhimbshme në ushtrinë shqiptare gjatë viteve të diktaturës komuniste.

“lugina e vuajtjeve të saj” shfaqet në Shkodër

Lufta dhe vuajtjet e grave të Kosovës, Bosnjës dhe Krocisë të ardhura përmes rrëfimeve na rikthejnë në vitet e Ballkanit përfshirë në flakë. “Lugina e vuajtjeve të saj” është shfaqur së fundi edhe në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” në Shkodër, duke ardhur si nje këmbanë kujtimi. Dëshmi reale të grave dhe vajzave në luftë, tmerri i atyre ditëve, vijnë përmes regjisë së zana hoxha-Krasniqit. Saranda nga Podujeva e Kosovës, për të cilën media të fuqishme botërore kanë shkruar deri në Kinën e largët, paraqitet përmes rrëfimit të aktores Dardana Mehmeti Projek-timi i fotografive të personave realë, sa emocionues aq edhe intrigues e bënë edhe më të besueshme rrëfimin e shfaqjes nën interpretimin e sinqertë të aktoreve si Shëngyl Ismajli, Anisa Ismajli dhe Dardana Mehmeti. Vokali i Kaltrina Miftarit si një kolonë zanore e shfaqjes e interpretuar live të ngjallte emocione të papërshkrueshme të asaj që ka ndodhur në këto treva.

“The IndIpendenT”: Ismail Kadare,

Kafka i këtij brezidrejt kampit të bolshevizmit sovjetik bashkuar edhe ideve maoiste. Për momentin, inte-resat monarkiste, nacionaliste dhe komuniste janë goditur nga një vakum më shumë ontologjik sesa politik. E pikërisht këtu, Kadareja duket qartë “Kafkian”. Veprimet duket se kanë mungesë të dukshme qël-limi… Identiteti është i rrëshqit-shëm dhe i rastit. Thashethemet kanë më shumë qëndrueshmëri se sa faktet. Janë të mpre-hta, të lehta dhe thellësisht shqetësuese. Kjo të çon drejt

një arsyetimi politik; kjo ide-ologji nuk është as fisnore, as e lidhur domosdoshmërish me interesin vetjak apo altruizmin. Përkthimet e mëhershme në anglisht të Kadaresë janë bërë

nga tekstet franceze. Ndërsa ky version i John hodgson është përkthyer nga origjinali në shqip. Kjo është një histori mrekullisht misterioze, e tre-guar mjeshtërisht.

këngët e tefta tashko koços, dalin në dritë regjistrimet e vitit 1942

Page 21: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

21• E martë 18 dhjetor 2012

»Kulturë

Në prag të festave të fundvitit, në Sallën e Koncerteve të Radio Ru-manisë në Bukuresht, u organizua një koncert i jashtëzakonshëm i for-

macionit muzikor “Kavalierët e Dak-isë”, nën drejtimin e dirigjentit Marius Firka. Koncerti u quajt “Bizhuteri Muzikore”, pasi programi i tij përm-blodhi pjesë të njohura të muzikës klasike botërore, muzikë xhaz, këngët më të njohura rumune dhe amerikane për Krishtlindjet, pjesë nga operat e Verdit, Bizesë, Rossinit, Strauss etj. Në këtë koncert të jashtëzakonshëm u interpretuan, gjithashtu, arie të njo-hura të muzikës operistike nga solistë të njohur të Operës Rumune, por edhe të operave të tjera evropiane. E ftuara e nderit në këtë eveniment të rëndësishëm të vitit ishte Arlinda Morava, sopranoja shqiptare, e mirën-johur tashmë në skenat rumune dhe me shumë interpretime nëpër skenat evropiane. Me këtë rast, prezantuesja bëri një paraqitje të shkurtër të aktiv-itetit artistik të Arlinda Moravës dhe përshëndeti popullin shqiptar me ras-tin e 100-vjetorit të shpalljes së pa-varësisë së Shqipërisë, duke theksuar se Rumania dhe komuniteti shqiptar i Rumanisë kanë luajtur një rol të madh në këtë eveniment historik. Sopranoja Morava, përveç pjesëve të repertorit klasik, interpretuar në shoqërimin e tenorit Florin Ormenisan interpretoi disa këngë qytetare shqiptare, të cilat u pritën dhe u duartrokitën me entu-ziazëm nga publiku rumun që kishte mbushur sallën prej 2000 vendesh. Në këtë maratonë të muzikës më të mirë botërore, interpretuan, gjithash-tu sopranoja rumune Angela Stratulat, dhe baritoni i njohur, Iordache Basilic, solisti i parë i Operës Rumune. Kon-certi i datës 6 dhjetor krijoi atmos-ferën e festave te fundvitit, kurse zëri dhe interpretimi i Arlinda Moravës sol-li në vëmendje të publikut Shqipërinë dhe jubileun e madh të festës kom-bëtarë të shqiptarëve. E pyetur pas koncertit, sopranoja Arlinda Morava u shpreh: “Pjesëmarrja ime në këtë kon-cert është në vazhdën e koncerteve që unë kam organizuar në disa qytete të Rumanisë, kushtuar tërësisht muzikës shqiptare dhe Shqipërisë. Ka qenë një projekt i imi për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë. Kam dhënë koncerte me muzikë të lëvruar shqiptare, gjatë këtij viti të 100-vje-torit të pavarësisë së Shqipërisë në qytetet Jash, Galaci, dhe Brëila. Këto koncerte janë pritur me interes dhe janë vlerësuara nga publiku rumun.

Esad Mekuli, takim në prishtinëLidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka organizuar dje takimin

letrar “Esad Mekuli”, të mbajtur dje në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë. Sesioni letrar i këtij takimi iu kush-tua veprës letrare të Adem Demaçit, i cili është edhe kryetar i LShK-së. Në këtë sesion për veprën e Demaçit folën Shyqri Galica, Shefkije Islamaj, Sadri Fetiu, Myrvete Dreshaj-Baliu dhe Rexhep Qosja. Në këtë takim u lexua n më shumë se pesëd-hjetë krijues, kurse juria dha tri çmime për punimet më të mira të paraqitura në akademinë letrare. Punimet që konkurrojnë, nuk duhet të jenë të publikuara në asnjë formë dhe duhet dorëzuar para fillimit të akademisë. Po ashtu me disa pika muzikore u paraqitën Gjylnaze Ademi, soprano, Ngadhnjim zogiani, bari-ton dhe Melos Buza, piano. Ndërkaq pati deklamime poezish e faqe proze nga Kremtim Krasniqi dhe Molikë Maxhuni.

tetova, panair libri gjithëshqiptarPrej 19 deri më 23 dhjetor, në Tetovë do të

organizohet Panairi i librit ‘Tetova 2012’. Panairi i librit organizohet për të njëmbëdhjetën herë në qytetin e Tetovës dhe tanimë ka marrë karakterin e një manifestimi tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva. Edhe në këtë panair pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Maqedoni ka mbajtur disa ditë më parë Kuvendin e vet të rregullt zgjedhor. Në këtë Kuvend u zgjodhën edhe kryetari dhe nënkryetari i ri i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë. Kryetar i ShBSh-së për mandatin e ardhshëm dyvjeçar u zgjodh Qamil Rufati, ndërsa nënkryetar Afet Beadini.

Sopranoja Arlinda Morava, ShqIp në BukureShT

Popullaritetin dhe njohjen time në fushën e muzikës përpiqem ta kthej në një mundësi për ngritjen e imazhit

të Shqipërisë, jo vetëm në Rumani, por në të gjitha skenat evropiane ku kam rastin të këndoj”. Talenti dhe pop-

ullariteti i Arlinda Moravës në botën e artit në Rumani i sjell një shërbim të çmuar Shqipërisë, krenaria e saj për

përkatësinë kombëtare manifestohet në çdo shfaqje, ajo nuk nguron që kra-has emrit të saj të shkruajë (Albania).

“apoCalypS”-i i Arapit i rrëfyer me laps

Piktorë të njohur shqiptarë janë bërë bashkë në përurimin e ekspoz-itës së mikut të tyre, artistit Mustafa Arapi, çelur në Muzeun Kombëtar titulluar “Apocalyps”. Piktori thotë se bëhet fjalë për një përmbysje ar-tistike dhe jo të botës. 20 punimet e prezantuara janë të një teknike të veçantë të krijuara vetëm përmes lapsit dhe janë fryt e një punë 8-vjeçare. Simboli mbizotëron në ciklin e pikturave ku shihet qartë ndikimi i ikonave e afreskeve në të, pasi Arapi për vite të tëra ka punuar si restaurator. Mendimi i profesor Naxhi Bakallit është gjithnjë i vlef-shëm, pasi e njeh mirë artin e Arapit ndër vite, pasi ka qenë pedagogu i tij. Mustafa Arapi piktor e restaurator i mirënjohur ka një karrierë të pasur artistike, fitues i disa çmimeve artistike, dekoruar me Urdhrin “Naim Frashëri” për “Nivel të lartë në krijimtarinë artistike”, përfaqëson pikturën shqiptare në 1987 në Biennale në Aleksandri dhe në Poloni, dy herë, ku merr dhe “Çmimin e nderit të klasit të Parë”. Kjo ekspoze në Muzeun historik Kombëtar pas një eksperience artistike të gjatë e të larmishme; autori, përveçse në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë ka çelur ekzpozita në shumë vende si Budapest, Itali, Paris, Poloni, holandë.

EliNa DuNi, etnojazz nga folku

Ajo ka arritur që poezinë shqipe dhe folklorin ta bëjë të njohur nëpër botë përmes këngëve jazz. Artistja Elina Duni është ndjerë e ngacmuar nga historia e trazuar ballkanike, prej së cilës ka zbuluar këngë të bukura dhe të fuqishme, këngë të vjetra të dheut të saj apo nga diaspora e largët, të cilat i ka pasur si “burim” të muzikës së saj. Albumi i saj “Matanë malit” përfshin këngë dashurie, heroike, baritore apo kurbeti, ku tradicionalja përzihet me modernen dhe një mënyrë të re të shprehuri. Këngëtarja erdhi mbrëmjen e djeshme bashkë me kuartetetin e saj në një koncert në Tiranë. Në vijim të turit të saj, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Fillimisht ajo vizitoi Prishtinën dhe Shkupin. Ar-tistja promovoi në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit albumin e saj më të ri, të titulluar “Matanë malit”, i cili përmban 12 materiale muzikore. Albumi është i lidhur thellësisht me Shqipërinë dhe ngjizjen e ka prej saj. 12 materialet e albumit janë këngë të njohura shqiptare nga krahina të ndryshme të Shqipërisë sjellë në versionin etno-jazz. Duni vëren se në këtë kërkim nuk ka qenë vetëm, por edhe me anëtarët e tjerë të kuartetit. Sipas saj, jazzi depërton lehtë te publiku edhe nëse nuk ke njohuri për të. Kështu ajo vetë ka arritur të thithë audiencë, e cila nuk dine fare shqip, pasi sipas saj gjuha e muzikës është universale.

Page 22: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

22 E martë 18 dhjetor 2012 •

«speciale

në vitin 1990, në prag të Luftës së Gjirit, Xhorxh H. W. Bush prem-

tonte një rend të ri botëror të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku demokracia, paqja dhe pros-periteti do të përhapeshin në të gjitha anët e botës. Më shumë se dy dekada më vonë kësaj epoke njëpolare po i afrohet fundi dhe po ngrihet një më e pasigurt, ku në rastin më të mirë SHBA-të do të jetë vendi i parë në mesin e fuqive të barabarta rajonale, si Kina dhe Brazili.

Ky është vetëm një përfundim i një raporti të pub-likuar nga Këshilli Kombëtar Amerikan i Inteligjencës, i cili në plot 160 faqe parashikon dhe imagjinon botën tonë në vitin e largët 2030. Ja skenari optimist: më shumë njerëz do të dalin nga varfëria në shtresën e mesme; më shumë femra do t’i bashkohen fuqisë punëtore; një Amerikë në varësi nga energjia do të arrijë të prodhojë vetë kar-burantet e saj; pjesë të tëra të planetit mund të shkatër-rohen nga infeksione, ndaj të cilave s’ndikojnë ilaçet, apo nga tuberkulozi.

Një “stuhi gjeometrike diel-lore” mund t’i shkulë satelitët, të cilët i nevojiten bankave, ushtrive dhe pajisjeve tona të internetit për të punuar. Grupet minoritare, si kurdët e Turqisë apo myslimanët shiitë të Libanit, mund të ndodhen në situata luftash për vite me radhë me qeveritë e tyre.

Një thatësirë e madhe mund të shkretojë Indinë, duke i vyshkur fermat, të cilat i duhen vendit për të ushqyer popullatën e saj me rritje të shpejtë. Në mesin e të gjitha këtyre zhvillimeve popullatat në plakje e sipër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve udhëheqëse të Europës nuk do të kenë kapacitete të njëjta për të

Fundi i botës:të shpëtojmë me Billin

Ndërsa kultistët e të gjithë kalibrave u bëjnë thirrje banorëve të Tokës për të pritur më 21 dhjetor fundin e pashmangshëm

të mbarë gjallesave, disa njerëz janë duke u përpjekur për ta parandaluar atë me të gjitha forcat. Nëse do të gjykojmë nga kor-respondencat në rrjetet sociale, në Moskë dhe në qytete të tjera të mëdha ruse njerëzit me departamente të tëra janë duke e marrë 21 dhjetorin ditë pushimi (për orët mbi punë). Shumë banorë të qyteteve të mëdha po përgatitin me ankth shtëpizat e veta verore (daçat) në zonat periferike për kalimin e detyruar të dimrit në to: po mbushin raftet me konserva mishi e peshku, me makarona, oriz, ujë të pijshëm. Në internetin rus njerëzit kanë ende kohë dhe mundësi për të porositur minikomplete asortimentesh të quajtura «Presim fundin e botës», të cilat përfshijnë një çantë të vogël të ndihmës së parë mjekësore, qirinj, shkrepëse, dy kuti konservash, një shishe uji të pijshëm dhe një shishe vodkë. Por shumë më tepër në mesin e rusëve ka njerëz mendjelehtë. Nëse do të gjykohet nga portalet e restoranteve, tavolina të lira në restorantet më të popullarizuara më 21 dhjetor pothuajse nuk kanë mbetur fare, janë rezervuar të tëra apriori. Nuk mbeten pas tyre edhe agjencitë turistike, të cilat ofrojnë bujarisht kushtet më komforte dhe më të sigurta për pritjen e fundit të botës. Nga ana e vet shkencëtarët, të cilët janë lodhur tashmë së justifikuari traditat kalendarike të civilizimit të lashtë maja (Mayan), në sytë e njeriut bashkëkohor po përpiqen të shpjegojnë arsyet e vërteta të fundit të botës. Kështu, në një intervistë me radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Galina Jershova, drejtore e qendrës për studimin e Historisë dhe kulturës së civilizimit maja “Knorozov”, vuri në dukje: “Të gjitha fjalët e deklaratat, zhurma e buja rreth fundit të botës nuk janë gjë tjetër veçse një mënyrë banale për t’i zhvatur paratë popullsisë analfa-bete. Kjo nuk mund të quhet as teori, sepse teoria presupozon hu-lumtimin shkencor, ndërsa ky është thjesht një mashtrim i radhës, sharlatanizëm. Në kalendarin maja nuk ka absolutisht kurrfarë parashikimesh në lidhje me fundin e botës. Vetë kalendari është një pllakë guri me data kalendarike të gdhendura në të, të cilat me shumë gjasa kanë të bëjnë me ciklet e lëvizjes së Hënës. Ndër-kohë më mirë nga të gjithë janë përgatitur për fundin e botës Bill Gates me shokët e tij nga korporata “Monsanto” dhe fondacioni “Rokefeler”. Ata hapën në një nga pikat më veriore të Norvegjisë - në arkipelagun Svalbard në Arktik - bankën globale të fondeve të farërave. Në kushte të posaçme atje ruhen rreth 270 000 varietete të ndryshme farërash të kulturave bimore: grurë, oriz, misër etj. Krijuesit e tij sigurojnë se ndërtimi superteknologjik është në gjendje të ruajë përmbajtjen e vet të paçmuar për 10 000 vjet. Tani për tani nuk dihet nëse ka ndër mend Bill Gates ta presë 21 dhje-torin në Svalbard, por nga ana jonë ne ju rekomandojmë që të mos humbisni kohën kot dhe të hollat për blerjen e shtëpive-bunkerë në periferitë e qyteteve. Më mirë merruni me blerjen e dhuratave për festën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, që po afrojnë.

Profil

Si do të duket bota më 2030?

intervenuar, ashtu siç kanë intervenuar pas fitores së Amerikës në Luftën e Ftohtë.

Në përgjithësi raporti i Këshillit të Inteligjencës parashikon se, përderisa do të shfaqen teknologji dhe ekonomi të reja, fuqia e qeverive perëndimore do të zbehet dhe individët do të bëhen më efektivë në formimin e të ardhmeve të tyre. Por ky fuqizim do të ndodhë në një botë maltusi-ane, ku ushqimi dhe uji nuk do të arrijnë të mbajnë ritmin me zgjerimin e popullsisë së planetit tonë.

Parashikimi i saktë i së ard-hmes është, natyrisht, punë e vështirë. Dhe raporti “Trendet globale 2030” është përplot

me hipoteza. Mbase mënyra më e mirë për të vlerësuar besueshmërinë e saj është të shihet se sa mirë ka arritur ra-porti i vitit 1997 të imagjino-jë botën tonë në vitin 2010. Për shembull, ai parashikonte se shtetet rivale të SHBA-ve do të hiqnin dorë nga ëndrra e tyre për ta sfiduar ushtrinë tradicionale amerikane dhe do t’u drejtoheshin armëve jotradicionale, siç janë ato për shkatërrimin në masë.

Sot brenga kryesore për fqinjët e Sirisë janë rezervat e armëve kimike të regjimit. Përderisa ushtria e Iranit ka investuar në anije të shpe-jta për marinën e saj, sfida kryesore që paraqet sot Irani është vendimi i tij për të pas-uruar uraniumin përkundër kundërshtimeve nga komu-niteti ndërkombëtar.

Raporti i vitit 1997 gjithashtu ka parashikuar me saktësi krijimin e një de facto shteti palestinez më 2010, një zhvillim që do të vinte jo si rezultat i një marrëveshje për paqe, por si rezultat i lëshimeve të përbashkëta.

Ai de facto shtet sot është Gaza e kontrolluar nga “Hamasi”. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më parë këtë muaj ka votuar për të pranuar Palestinën si shtet joanëtar vëzhgues. Por përkundër të gjitha përpjekjeve për të lexu-ar të ardhmen, raporti i 2010-s ka gabuar për disa gjëra: Në lidhje me Korenë e Veriut ra-porti ka thënë se “pesëmbëd-hjetë vjetët e ardhshëm do të përjetojnë transformimin e Koresë Veriore dhe eliminimin e tensioneve ushtarake në gadishull”. Ky parashikim do të konsiderohej si lajm nga Kim Jong-Uni, i cili është bërë udhëheqësi i tretë suprem i vendit më 28 dhjetor 2011, pas funeralit të babait të tij Kim Jong-I.

“The Daily Beast”

Page 23: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

23• E martë 18 dhjetor 2012

»SpoRt

s t a f f

kryeredaktorBrahim Shima

zv/kryeredaktor: armand maho

mariglen mulla

politika: oli Xhilaga ekonomia: BriKena derviShaj sociale: ervin Koçi rrethet: Blerina Spaho kronika: mariglen mulla kultura: Blerina goce design&layout: daniel prifti, gëzim duzha

marketing: eligerta dyrmiShi

cel: 067 20 62 200

adreSa: rr. dull Keta, nr. 5. (rr. e diBrëS), tiranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

Mario Baloteli në luftë ligjore me Man.Sitin

Mançester Sitit dhe Mario Baloteli do të përballen ketë javë në gjykatë për shkak të gjobës prej 340.000-sterlinash që drejtuesit e kampionëve të Anglisë kanë vendosur t’i akordojnë për shkak të sjelljes së tij jo korrekte në fushën e lojës. Baloteli u ndëshkua nga Man.Siti për shkak të rekordit të keq disiplinor gjatë sezonit në vazhdim, ku italiani ka regjistruar plot 11-mungesa për arsye të kartonëve të shumtë të marrë. Ai e apeloi ketë vendim në klub, por nuk mori përgjigje, kështu që tashmë, ka vendosur ta dërgojë në gjykatë Man.Sitin. Të mërkurën italiani do të paraqitet përballë një gjyqi të përbërë prej tre personash. Balotelit do t’i bashko-het avokati tij si dhe përfaqësuesi në Premier Ligë i futbollistit. Ndërkohë që dhe Man.Siti do të paraqesë grupin e tij gjyqësor. Në një deklaratë për shtyp drejtuesi i përfaqësuesve të futbol-listëve të Premier Ligës Gordon Tejlor u shpreh: “Ne mundohemi të shmangim situata të tilla sa herë që është e mundur, por futbol-listi dhe klubi nuk kanë arritur të zgjidhin situatën mes tyre.”

zeniti i thotë jo futbollistëve gay dhe me ngjyrë

Tifozët e klubit rus të zenitit të Shën Petërburgut i kanë kërkuar drejtuesve që të mos afrojnë në skuadër asnjë futbollist me prirje homoseksuale ose që të jetë me ngjyrë. Në një komu-nikatë të publikuar në mënyrë zyrtare vetë fansat e klubit rus shpreheshin: “Ne nuk jemi racistë, por për ne mungesa e fut-bollistëve me ngjyrë në klub është një traditë e rëndësishme që shfaq identitetin e klubit dhe asgjë më shumë.” Ndërkohë e menjëhershme ka qenë dhe deklarata e klubit rus që është munduar të distancohet menjëherë nga të tilla fjalë. Deklara-ta erdhi direkt nga tifozët më të zjarrtë të klubit, të cilët kanë shfaqur dhe shenja të ndryshme ekstremiste gjatë viteve të fundit. “Për çfarë motivi Atletik Bilbao, skuadër që hedh në fushën e lojës vetëm futbollistë baskë admirohet ndërsa klubi dhe tifozët tanë në të kundërt quhen racistë?”-vazhdonte deklarata e grupit “Landskrona”, ndoshta e frymëzuar dhe nga mospëlqimi për rrogën e lartë që përfiton braziliani hulk në klub. “Ne si një shoqëri e rëndësishme e një qyteti evro-pian, nuk kemi asnjë lloj lidhjeje me mentalitetin afrikan, amerikano-jugor ose australian - vazhdonte më tej deklarata. Megjithatë nuk janë vetëm ngjyra dhe pasaporta kriteret e vetme që tifozët e skuadrës së drejtuar nga Spaleti kërkojnë. “Jemi kundër përfaqësuesve të minoriteteve seksuale në klubin tonë.”- me ketë frazë për mbylljen e dyerve të klubit për futbollistët “gay” u përmbyll dhe deklarata e grupit të ti-fozëve “Landskrona”. Sipas drejtuesve të klubit kjo pozitë e mbajtur nga tifozët është ofensive dhe mjaft e rrezikshme. Në një deklaratë për shtyp ata kanë preferuar të përdorin të njëjtat fjalë që ka përdorur dhe trajneri italian në lidhje me ketë çështje. “Toleranca është fuqia për të kuptuar dhe pranuar diversitetin. Të jesh tolerant do të thotë të jesh i aftë të luftosh dhe kundër çdo lloj formë të budallallëkut.”-shtoi Spaleti. “zeniti e ka treguar me fakte se çfarë do të thotë një sjellje tolerante dhe e hapur. Klubi ka mirëpritur futbollistë që vijnë nga vende të ndryshme. Atletët punojnë mirë së bashku për të arritur një objektiv të përbashkët, dhe përpjekjet e tyre janë ato që vazhdojnë të sjellin rezultatet më të mira.”

perez kundër Murinjos: Ne s’mund të tërhiqemiPresidenti i Realit të Madridit Floren-

tino Perez ka kundërshtuar deklaratën e lëshuar nga trajneri zhoze Murinjo në përfundim të ndeshjes me Espanjolin. Pas barazimit 2:2 që e ka lënë Realin 13 pikë pas Barcelonës, Murinjo është shprehur se tashmë për Realin kampionati duket i pa-mundur. Kjo deklaratë e trajnerit nuk është pëlqyer shumë nga presidenti i klubit, i cili menjëherë ka deklaruar se në ADN-në e Realit nuk bën pjesë fjala “dorëzim”. Duke shfrytëzuar një takim solidariteti nën mo-ton “Për Krishtlindje asnjë fëmijë pa një lodër” presidenti i Realit është shprehur: “Reali i Madridit ka në principet e tij spor-tive që të mos dorëzohet kurrë, pavarë-sisht se me çfarë vështirësish përballet. Askush nuk duhet të dorëzohet në sport apo në jetë”- ka deklaruar presidenti në

këtë ceremoni ku merrnin pjesë dhe një sërë yjesh të Realit si Kristiano Ronaldo, Rikardo Kaka, Pepe si dhe disa prej yjeve të skuadrës së basketbollit të Realit si Rudi Fernandez apo Serxhio Lul.Fushata

Fushata promovuese e Realit nën moton “Për Krishtlindje asnjë fëmijë pa një lodër” ka arritur në vitin e katërt dhe qëllimi i saj është të shpërndajë rreth 2000 lodra për Komu-nitetin e Madridit, veçanërisht në qendrat sociale që merren me trajtimin e fëmijëve. “Forca e Realit të Madridit nuk është vetëm në planin sportiv. Reali ka pjesë e vet edhe në aspektin social duke ndihmuar për ta bërë botën sa më pak të padrejtë”- ka thënë Perez.Darka e Krishtlindjeve së bashku me Murinjon

Pavarësisht deklaratave të mëngjesit,

ku Perez nuk ka ndarë të njëjtin mendim me trajnerin për çështjen e kampionatit, në mbrëmje dy protagonistët kanë qenë pranë njëri-tjetrit. Perez dhe Murinjo janë ulur pranë tyre në darkën e përvitshme të Krishtlindjeve që klubi shtron për skuad-rën e parë të futbollit dhe të basketbollit.Reali më i dobët i 5 sezoneve të fundit

Numrat flasin qartë. Starti i këtij se-zoni, por dhe vazhdimësia nuk duken dhe aq të këndshëm në Madrid. Skuadra e drejtuar nga Murinjo pas 16 javësh kampionat ka statistikat më të këqija të 5 sezoneve të fundit. Që prej sezonit 2008-2009 ky aktuali është sezoni më i dobët i Realit. Në atë sezon në 16 ndeshje Reali kishte 29 pikë dhe ndod-hej në vendin e pestë, ndërsa tani ka 33 pikë dhe ndodhet i pozicionuar i treti.

tifozët e Barcelonës në kor: Murinjo të duam, mos ik

Tifozët e Barcelonës të ekzaltuar nga fitorja me Atletikon e Madridit nuk kanë kursyer as ironitë me trajnerin e Realit të Madridit Zhoze Murinjon. Në minutën e 65-të i gjithë stadiumi ka kërkuar në kor futjen në fushë të David Vijës dhe vetëm pak çaste më pas në “Camp Nou” janë dëgjuar thirrjet: “Murinjo të duam, të lutem mos ik”.

zherard pike: Duket që Murinjo nuk ka qenë futbollist

Mbrojtësi i Barcelonës Zherard Pike ka replikuar me trajnerin e Realit Zhoze Murinjo pas deklaratës së këtij të fundit lëshuar të shtunën. Murinjo theksonte se ishte e çuditshme për të riaftësimi në një kohë rekord i Lionel Mesit pas dëmtimit në Champions. Por Pike i është kundërpërgjigjur fort portugezit: “E kam lexuar deklaratën e Murinjos dhe nuk habitem. Të paktën duhet të kuptoni diçka që ai nuk ka qenë asnjëherë futbollist, sepse duket që nuk kupton fare nga ky drejtim.”

kombëtarja sh-qiptare mund të mbetet shumë shpejt pa shtyllën e mbro-jtjes, Ar-mend Da-llku.

Mbrojtësi kosovar po mendon të tërhiqet nga Kuqezinjtë, pasi përfundoi në pankinë në ndeshjet e fundit. 29 vjeçari thotë se nuk ia vlen të udhë-tojë nga Ukraina, kur nuk luan në ekipin e Xhani de Biazit, duke preferuar të përqendro-het 100 për qind te Vorskla Poltava. Mirëpo, vushtrriasi do t’i presë ndeshjet e ardhshme për ta marrë më pas vendimin përfundimtar. Armend Dallku po mendon seriozisht të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare. Fut-bollisti kosovar i mbrojti me sukses ngjyrat kuqezi për tetë vjet, duke qenë titullar i padisku-tueshëm, por në ndeshjet e fun-dit ka përfunduar në bankinë. Kjo ka bërë që ish futbollisti i Kosovës së Vushtrrisë, i Prishti-nës dhe i Elbasanit ta marrë në konsideratë pensionimin. “Vendi i titullarit te Kombëtarja nuk është i sigurt për asnjë futbol-list. Në Kombëtare luajnë ata që janë të gatshëm dhe zgjedhjen e bën trajneri. Unë gjithmonë e kam dhënë kontributin dhe jam munduar me takatin tim të jap gjithçka”, deklaroi Dallku për Express. “Mirëpo, vjen një kohë, vjen një moment kur njeriu pak a shumë dëshpërohet, vijnë edhe problemet tjera dhe nuk mund ta japësh maksimumin. Shpresoj që ta jap kontributin tim, por nëse nuk luaj, shumë shpejt mund të tërhiqem nga Kombëtarja. Nëse nuk luan, nuk ia vlen të udhëtosh nga Ukraina për 10 minuta lojë ose fare”, nënvizoi Dallku. Ky i fun-dit dëshiron të presë se si do të rrjedhin gjërat në ndeshjet e ardhshme me ekipin e Gianni de Biasit, e më pas ta marrë

Dallku: kombëtare lamtumirëMbrojtësi kosovar po mendon të tërhiqet nga Kuqezin-

jtë, pasi përfundoi në pankinë në ndeshjet e fundit

vendimin përfundimtar. “Do të pres edhe pak e më pas do të vendos. Nëse nuk luaj me Kombëtaren, ndoshta do të ishte më mirë të përqendro-hem vetëm tek ekipi im. T’ia lëmë kohës”, përfundoi Dallku. Armend Dallku ka debutuar në ekipin kuqezi në vitin 2005 në ndeshjen kundër Ukrainës. Ai ka zhvilluar rreth 60 ndeshje me ekipin kuqezi, derisa ka shënuar edhe një gol. Dallku e ka ndërmend t’i vendosë këpucët në gozhdë me fanellën e Vorskla Poltavës. Mbrojtësi kosovar mbron ngjyrat e ekipit ukrainas që tetë vjet dhe plani-fikon të mbetet aty deri në fund të karrierës. Kontrata e tij ska-don pas një viti, por qysh tash kanë filluar bisedimet për vazh-dimin e saj. “Tetë vjet nuk janë

pak, jam i lidhur ngushtë me Vor-sklan. Kemi filluar bisedimet me klubin për një kontratë të re 2-3 vjeçare, varet sa më konvenon mua. Besoj se kah pranvera do të dihet gjithçka. Nuk ia vlen për asnjë çmim ta ndërroj Vorsklan, pasi e kam gjetur veten këtu dhe jemi rehat me familjen. Mendoj se do të luaj këtu deri në fund të karrierës”, theksoi Dallku për Ex-press. Ai e pranon se kishte dhe ka oferta nga klubet tjera, por ka vendosur të mos e ndër-rojë ekipin nga Poltava për asnjë çmim, ngase thotë se paraja nuk është gjithçka për të. 29 vjeçari është përshta-tur për mrekulli me jetën në Ukrainë dhe nuk e përjashton mundësinë të qëndrojë aty me familjen edhe pas për-fundimit të karrierës.

Vjen një kohë, vjen një moment kur njeriu pak a shumë dëshpërohet, vi-jnë edhe problemet tjera dhe nuk mund ta japësh maksi-mumin. Shpresoj që ta jap kontributin tim, por nëse nuk luaj, shumë shpejt mund të tërhiqem nga Kombëtarja. Nëse nuk luan, nuk ia vlen të udhëtosh nga Ukraina për 10 minuta lojë ose fare”

Page 24: Dosja came, EKB, doktoraturat, i ve flaken

24 E martë 18 dhjetor 2012 •

« reklamë