Upload
dangtruc
View
217
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Draft Raport
“Trendët zhvillimorë të PTK-së dhe përpjekjet e pasuksesshme për
privatizimin e saj”1
Evoluimi i statusit të NP PTK
Një ndërmarrje e karakterit të PTK-së në Kosovë kishte ekzistuar dhe
funksionuar që nga viti 1959 me fokusim të aktivitetit biznesor:
shërbimet postare dhe telefonia fikse. Në periudhën e sundimit ilegal
serb, edhe kjo ndërmarrje ishte vënë në rrethanat e qeverisjes së
dhunshme dhe kishte pësuar si
në aspektin teknologjik, ashtu
edhe biznesor në përgjithësi.
Më së keqi e kishin pësuar
punëtorët shqiptarë, të cilët, në
mënyrë arbitrare, ishin përzënë
nga puna. Edhe gjatë
bombardimit të caqeve
ushtarake serbe në vitin 1999
asetet e Postës së Kosovës
ishin vjedhur dhe shkatërruar.
Pas përfundimit të luftës
administrata ndërkombëtare në kuadër të përpjekjeve për rivitalizimin
1 Ky raport nuk i reflekton qëndrimet dhe pikëpamjet e FES-it.
ekonomik të vendit, këtë ndërmarrje e kishte vënë në menaxhim të vet
dhe edhe me një përfshirje të stafit vendor. Gjatë kësaj periudhe,
ndërmarrja ishte konsoliduar në aspektin e realizimit të objektivave
emergjente, pa ndonjë vizion mbi zhvillimin e vet. Megjithatë, në vitin
2000 u shënua një kthesë pozitive kur u fut në veprim telefonisë mobile
“VALA” në bashkëpunim me Telekomin e Monakos. Kjo telefoni
mobile që në fillim përjetoi një ekspansion duke u bërë ofrues i vetëm i
telefonisë mobile. Ky ekspansion u dëshmua edhe me rritjen e shpejtë të
numrit të konsumatorëve, me rritjen e kapaciteteve, dhe me rritjen e
gamës së shërbimeve. Kjo telefoni në ndërkohë u bë edhe ofertuesja e
vetme e forcave ushtarake të NATO– s dhe e administratës
ndërkombëtare. Rritja e nivelit të këtyre shërbimeve ishte lehtësuese
edhe për zhvillimin e bizneseve të vendit dhe për komunikimin me
partnerët e tjerë ndërkombëtarë banesorë.
Statusi ligjor i PTK-së shumë shpejt qe bërë pengesë për zhvillim të
qëndrueshëm. Prandaj, autoritetet ndërkombëtare dhe të vendit, në vitin
2005, këtë kompani e kishin transformuar, në bazë të Ligjit mbi
Ndërmarrjet Publike, në shoqëri aksionare në përbërja të njësisë VALA
dhe Telekomi i Kosovës. PTK-ja operacionet e veta biznesore i
realizonte në kuadër të kësaj strukture biznesi: Posta e Kosovës,
Telekomi i Kosovës dhe VALA, e cila operon me kodin shtetëror të
Monakos. Kështu pronar i kësaj ndërmarrje publike bëhet Qeveria e
Kosovës. Nga kjo rezultojnë edhe këto lloje të shërbimeve: shërbimet e
telefonisë fikse, shërbimet e telefonisë mobile dhe shërbimet postare.
Performanca financiare e kompanisë
Edhe nga këndvështrimi i indikatorëve financiarë vërehet një rritje
konstante e të ardhurave në periudhën 2009 - 2011 për 19.0 %. Në të
njëjtën periudhë shpenzimet janë rritur për 3.8 %. Këto lëvizje financiare
janë reflektuar pozitivisht në paraqitjen e neto-fitimit, duke e bërë PTK-
në biznes me performancë financiare dhe biznesore më të mirë dhe të
qëndrueshëm në vend. Në këtë periudhë neto-fitimi tregon rritje për 4 %.
Në periudhën pas vitit 20082, ndodhin ndryshime në tregun e
telekomunikimeve të Kosovës. Këto ndryshime, në radhë të parë, kanë të
bëjnë me hyrjen në këtë treg edhe të një operatori privat (IPKO), gjë që
sjell ndryshime edhe në pozicionin e biznesit të PTK-së. Nga kjo
periudhë PTK-ja kalon nga një operator monopolist, në një operator që
ndeshet edhe me një tjetër kompani në rrethana të një tregu më
konkurrues. Kjo konkurrencë reflektohet edhe në ndarjen e tregut – të
konsumatorëve, të kualitetit të shërbimeve dhe të çmimit të tyre.3 Në
vitin 2012 në kuadër të reformës së PTK-së, nga kompania ekzistuese
asetet ndahen në dy kompani: Telekomi i Kosovë dhe Posta e Kosovës.
Situata e re në treg krijon edhe implikime financiare. Kështu në
periudhën 2011 - 2013, të ardhurat bien për 33.2 mil. euro, respektivisht
për 33.2 %. Ndërsa, në të njëjtën periudhë bien edhe shpenzimet
operuese për 24.7 mil. euro, respektivisht për 8.4 %.
Në vitin 2009 licencohet edhe një operator virtual “Z –Mobile”, i cili për
një kohë të shkurtër bëhet atraktiv për një numër të konsumatorëve –
2 Operatori alternativ, IPKO Telecommunications, është pajisur me licencën për ofrimin e shërbimeve
mobile më 6 mars 2007 dhe ka filluar të ofrojë shërbime komerciale nga fundi i vitit 2007.
I.
II.
parapaguesve: 125.440 (2010), 167.731 (2011), 188.451 (2012) dhe
194.660 (2013).4
Treguesit e performancës financiare të PTK-së
PTK-ja kontribuon edhe në nivelin e punësimit duke përfshirë një
strukturë të lartë kualifikuese. Nga të dhënat e kompanisë vërehet një
rritje e të punësuarve deri në vitin 2011, kur si rezultat i ndarjes së
aseteve të Postes së Kosovës, një numër i konsideruar i të punësuarve
(rreth 1.000) del në këtë kompani dhe kështu në PTK ka një rënie
statistikore të të punësuarve.
III. 4 Kontrata është e nënshkruar sipas modelit “ndarja e të hyrave” me
kohëzgjatje deri në vitin 2019. Sipas kësaj kontrate –marrëveshjeje, 73
% e të hyrave i takojnë Z-Mobile, ndërsa 27 % e të hyrave i takojnë
VALA-s. Rasti i kontratës së nënshkruar në mes PTK-së dhe Z – Mobile
bëhet objekt edhe i një hetimi dhe gjykimi me pretekst të dëmtimit të
interesave të operatorit të PTK- së. Sipas kontratës në veprim ky
operator shfrytëzon infrastrukturën bazike të PTK-së.
0
50,000
100,000
150,000
200,000
V2009 V2010 V2011 V2012 V2013
te ardhurat
shpen.operuese
Fitimi Neto
Numri i konsumatorëve / përdoruesve
Numri i
përdoruesve
mobil
Numri i
përdoruesve
të rrjetit
publik
Numri i
përdoruesve
IP
v.2009 879.267 79.406 30.306
v.2010 1.018.368 76.333 36.810
v.2011 1.001.915 79.401 37.949
v.2012 1.065.155 75.634 37.560
v.2013 897.4755 69.782 35.221
Që nga fillimi i aktivitetit të operatorit mobil, ka një rritje permanente të
përdoruesve mobilë. Kështu deri në vitin 2012 numri i përdoruesve arrin
në mbi 1.2 mil. Nga ky vit ndodh një trend i rënies së numrit të
konsumatorëve si pasojë e futjes në treg edhe të telefonisë virtuale Z-
Mobile. Kjo ka ndikuar edhe në rënien edhe të përdoruesve të rrjetit
publik dhe të përdoruesve të IP-së.
PTK-ja, bazuar në operacionet e veta biznesore, ka ndarë mjete të
konsiderueshme në formë të dividentes për buxhetin e Kosovës. Ky
kontribut i PTK-së në formën e dividentes së shpërndarë për aksionar ka
treguar tendencë të rënies nga viti 2009 si rezultat i rritjes më të
ngadalshme të të ardhurave.6 Kundërshtarët e privatizimit të pjesës më të
madhe të aksioneve e theksojnë rëndësinë e shumës së dividentes që
shpërndahet për aksionarin. Rënia vjetore e dividentes së shpërndarë
mund të tregohet edhe në formë tabele.
Gjatë kësaj periudhe si rezultat i pritjeve për privatizimin e kompanisë
dhe të shpërndarjes së dividentes për aksionarin, shfaqet një nivel i ulët i
investimeve kapitale. Kjo situatë e investimeve është shprehur
negativisht në aftësinë konkurruese të kompanisë dhe në ngecjen
5 Ka të bëjë me tremujor.
6 Sipas viteve: 80.0 mil. (2010), 55.0 mil. (2011), 45.0 mil. (2012), 40.0 mil. (2013).
teknologjike në krahasim me konkurruesin e saj kryesor në treg (IPKO).
Kjo situatë e ka vështirësuar realizimin e synimeve dhe të vizionit të
kompanisë. Ndryshimet në skemën organizative të Qeverisë janë
shprehur negativisht në pozitën e tregut dhe në performancën
konkurruese të saj. Kompania një kohë ishte nën ombrellën e Ministrisë
së Ekonomisë dhe të Financave dhe më pas të Ministrisë së Zhvillimit
Ekonomik. Ky ikje e qeverisë nga ministria në ministri e ka bërë
joefektive ndikimin e aksionarit në trendët zhvillimorë të kompanisë.
Numri i të punësuarve
Në qarqet e shoqërisë civile gjithnjë
ishte problematizuar numri i të
punësuarve në PTK. Shqetësimet
kishin të bënin sidomos me punësimet
jashtë rrethanave konkurruese dhe mbi
bazë të kërkesave politike. Dhe kjo
kishte të bënte edhe me përzgjedhjen e
bordit drejtues sipas kritereve thjesht
partiake. Këto veprime merreshin si burim i zhvlerësimit të aseteve të
ndërmarrjes dhe me pasoja afatgjata në aftësinë konkurruese të
kompanisë.
Struktura kualifikuese dhe numëri i stafit, Janar’14
Kualifikimi Numri i punëtorëve %
Shkolla fillore 105 4.0
Kualifikim i
lartë
9 0.1
Shkolla e mesme 1,552 66.0
Shkolla e lartë 54 2.0
Përgatitja
superiore
645 27.0
Vitet Të
punësuar
Indeksi i
rritjes /
rënies
2009 3.205 100.0
2010 3.384 5.6
2011 3.349 -1.1
2012 2.392 -28.6
2013 2.370 -1.0
Totali 2,365 100.o
Burimi: Raportet e PTK-së
Në strukturën kualifikuese në PTK dominojnë punëtorët me kualifikime
të mesme (66.0 %) dhe me përgatitje superiore (27.0%). Kjo strukturë e
të punësuarve dhe sidmos pjesëmarrja kaq e lartë e kualifikimeve të
mesme, mund të vlerësohet si joadekuate në krahasim me kompleksitetin
e biznesit dhe tregun gjithjnë më të liberalizuar të telekomunikimeve
Paga mesatare
Vitet
Numri I punëtorëve
Paga mesatare në €
Indeksi i rritjes
2009 2.370 997 100.0 2010 2.392 1.202 121.1 2011 3.349 1.209 100.6 2012 3.384 1.164 96.2 2013 3.205 1.053 90.4
Burimi: raportet e PTK-së
PTK-ja mbetet kompania më atraktive në Kosovë nga aspekti i nivelit të
pagës mesatare. Krahasuar me nivelin mestar të pagave në Kosovë në
sektorin publik (250 – 300 euro) dhe sektorin privat (mbi 300 euro),
pagat mesatare të PTK-së janë disa herë më të larta. Ky nivel i pagave
mesatare nga viti 2011 nën ndikimin e efekteve të liberalizimit të tregut
të komunikimeve (hyrjeve të reja) fillon të shfaqë tendencë të rënies.
Niveli i pagave të larta ishte tejet atraktiv dhe tërheqës për
profesionalistët e profileve të larta. Nga numri i profesionalistëve në
vitet e fundit vërehet një dalje edhe në operatorin tjetër konkurrues.
Niveli i punësimit ishte çështje diskutuese dhe shqetësuese edhe për
shoqërinë civile, duke i gjykuar ndërhyrjet politike gjatë punësimit.
Liberalizimi i tregut të telekomunikimeve në kontekstin e
privatizimit të operatorit publik
Autoriteti rregullator në përputhje me obligimet e përcaktuara me ligj
dhe në përmbushje të afateve kohore, është në rrugën e duhur drejt
përmbylljes së nxjerrjes së legjislacionit sekondar, përmes të cilave
sigurohet qartësia e duhur rregullatore dhe adresohen sfidat, të
ndërlidhura me objektivat kryesorë të ligjit, për të cilët është i
nevojshëm i ashtuquajturi „parashikim rregullator‟, si:
- Menaxhimi dhe përdorimi efektiv i burimeve të kufizuara;
- Neutraliteti teknologjik;
- Proporcionaliteti dhe rregullimi minimal i domosdoshëm;
- Ofrimit dhe sigurimi i sigurisë ligjore dhe rregullatori në një treg
dinamik;
- Inkurajimi i zhvillimit ekonomik përmes sigurimit të konkurrencës
efektive; dhe
- mbrojtja e të drejtave të konsumatorit,
- Sigurimi i zhvillimit të vazhdueshëm të rrjetave brezgjera të
komunikimeve elektronike në tërë vendin dhe promovimi i
përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike;
- Sigurimi i kualitetit të shërbimeve (QoS), i sigurisë dhe i
integritetit të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve
elektronike.
Të gjithë këta objektivë dhe të gjitha këto parime janë në funksion të
promovimit të konkurrencës së lirë, të zhvillimit dhe të shfrytëzimit sa
më efikas dhe efektiv të infrastrukturës së komunikimeve elektronike, si
dhe garantimin e shërbimeve të duhura e të përshtatshme për
shfrytëzuesit fundorë (konsumatorët) në tërë territorin e Republikës së
Kosovës.
Dokumenti i Politikave të Sektorit të Komunikimeve Elektronike i
njohur si „Axhenda Dixhitale për Kosovën 2013 – 2020’, si dokument
kornizë afatmesëm a afatgjatë përcakton drejtimet dhe prioritet
zhvillimore të vendit tonë, që si objektiva strategjikë ka përmirësimin e
përgjithshëm të cilësisë së jetës për banorët e Kosovës, si dhe për
mjedisin afarist për ndërmarrjet dhe ndërmarrësit përmes shfrytëzimit të
mundësive të krijuara nga teknologjia informative dhe komunikuese
(TIK) dhe rritja e përqindjes së përdoruesve të internetit deri në vitin
2020 në Kosovë, deri në, së paku, 85 %, ku si objektiva kryesorë të
kemi:
- Zhvillimin e infrastrukturës së TIK-ut;
- Zhvillimin e përmbajtjeve dhe të shërbimeve elektronike dhe të
promovimit të përdorimit të tyre;
- Avancimin e aftësive të banorëve të Kosovës në përdorimin e TIK-
ut.
Operatorët dhe ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike, që
janë licencuar sipas kategorive të aplikueshme të
licencave/autorizimeve:
LLOJI I LICENCAVE/AUTORIZIMEVE TË
DHËNA NGA ARKEP-I
NR. I
LICENCAVE
Licencë për shërbime të internetit 53
Licencë për shërbime me vlerë të shtuar 39
Licencë për shërbime telekomunikuese
ndërkombëtare
6
Licencë për nyje dhe pajisje telekomunikuese 6
ndërkombëtar
Licencë për shërbime të telefonisë fikse 3
Licencë për shërbime telekomunikuese
Mobile – GSM
2
Licencë për shërbime MVNO (Mobile
Virtual Network Operator)
2
Licencë për shërbime të infrastrukturës
telekomunikuese
1
T O T A L I 107
Rënia e të hyrave në segmentin e telefonisë mobile dhe asaj fikse është
pasojë e zhvillimit të teknologjisë dhe rritjes së përdorimit të pajisjeve
dhe telefonave të mençur, më konkretisht, të aplikacioneve të ofruara
nga ofruesit e kontentit dhe të aplikacioneve, nga përdoruesit e telefonisë
mobile, të cilat mundësojnë përdorimin e aplikacioneve të bazuara në
platformën e internetit për qëllime të komunikimit. Ky trend i rënies në
veçanti në segmentet e telefonisë mobile dhe të asaj fikse sipas
shënimeve zyrtare nga DG Connect, regjistrohet edhe në shumicën e
vendeve të BE-së, por edhe të vendeve të rajonit dhe normat (%) e rënies
arrijnë deri në 14.2% në shërbimet e telefonisë fikse për vendet rajonale.
Rregullimi si proces i vazhdueshëm nuk ka ndërlidhje të drejtpërdrejtë
me proceset e transformimit të pronës (privatizimit), pasi që pronësia e
strukturës së aksionarëve tek operatorët nuk ka rol përcaktues në rastet
kur ligjet e aplikueshme dhe dokumenti i politikave të sektorit janë
eksplicite dhe promotor të zhvillimit dhe të konkurrentshmërisë në
sektorin e komunikimeve elektronike. Nga këndvështrimi i autoritetit
rregullativ (ARKEP) operatorët në pronësi private janë në gjendje dhe
kanë përparësi kompetitive, meqë më lehtë iu adaptohen zhvillimeve
dinamike të ndikuara nga konvergjenca e shtuar teknologjike dhe
përvetësimi i teknologjive të reja që atraktojnë konsumatorët për qasje
dhe marrje të shërbimeve inovative, gjë që në rastin e vendit tonë do
mund të ishin edhe më të hovshme duke marrë parasysh strukturën dhe
përqindjen e lartë të rinisë në vendin tonë në një situatë më të favorshme
nga aspekti i potencialit socio-ekonomik të familjeve dhe të individëve
në vendin tonë.
Përpjekjet e pasuksesshme për privatizimin e PTK-së
Pas fillimit të programit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, në
kuadër të reformave strukturore, privatizimi i PTK-së ishte në krye të
axhendës së Qeverisë së Kosovës. Në qarqet qeveritare privatizimi i
kësaj kompanie vihej në kontekst të mungesës së të hyrave buxhetore
për të përballuar shpenzimet qeveritare, e më pak si përpjekje për
fuqizimin e sektorit privat dhe të konkurrencës së brendshme të sektorit
dhe të ekonomisë. Për të mbështetur liberalizimin e tregut të sektorit,
qeveria kishte aprovuar politikat dhe pakon ligjore për privatizimin e
sektorit të telekomunikimeve.7 Kjo përpjekje më vonë ishte vënë në
ndërlidhje të financimit të autostradës “Ibrahim Rugova”. Aq më e
pranueshme ishte që komentet qeveritare bënin publikimin e nevojave
prej 300 mil. euro për të filluar projektin e autostradës. Kjo gjë njëherazi
edhe porosiste se me çfarë çmimi do të shiten 75 % të aseteve të PTK-së.
Në vitin 2010 ishte bërë përpjekja e parë dhe kishte dështuar të kalonte
në Kuvendin e Kosovës. Pas këtij dështimi, Qeveria e kishte filluar një 7 “Politikat e sektorit të komunikimeve elektronike – Axhenda dixhitale për Kosovën 2013-2020”, 2012
proces të sërishëm duke përdorur qasje të njëjtë në krahasim me tentimin
e parë në kuptimin e procedurave, metodave dhe % të aksioneve për
shitje. Por i tërë procesi i shoqëruar me shpenzime i ishte paraqitur
Parlamentit të Kosovës për aprovim në fund të vitit 2013. Tani Qeveria
privatizimin e PTK-së e kishte futur me një amendament të veçantë në
kuadër të Projekt-buxhetit për vitin 2014. Kjo mënyrë e privatizimit
kishte gjeneruar tensione politike në Parlamentin e Kosovës në mes
koalicionit qeveritar dhe opozitës, ngase kjo bëhej jashtë kornizës
ligjore. Gjatë këtij procesi njëherazi kishte dalë në shesh edhe një
refuzim dhe pakënaqësi e Sindikatës së Pavarur të PTK-së.8
Në bazë të tentimeve për privatizimin e PTK-së, mund të thuhet se
institucionet nuk kanë nxjerrë mësime relevante. Procesi i deritanishëm
është përcjellë me një politizim të panevojshëm. Megjithatë, edhe
përkundër dështimit të privatizimit të PTK-së, në Kosovë nuk ka refuzim
të fuqizimit të sektorit privat dhe të liberalizimit të tregut të brendshëm.
Për të bërë lëvizje në drejtim të rifillimit të procesit, institucionet duhet
të kenë parasysh të adresojnë këto çështje relevante:
1. Meqë kemi të bëjmë me asete të rëndësishme, i tërë procesi duhet
të vihet në kuadër të ndërtimit të një koncensusi që do të përfshinte
qeverinë si aksionare të aseteve, Kuvendin e Kosovës, Sindikatën e
pavarur të PTK-së, shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët në
përgjithësi. Kjo do të krijonte një mjedis miqësor shoqëror për të
realizuar këtë proces. Kjo njëherazi nënkupton që nga procesi i
privatizimit përfitues të jenë të gjithë qytetarët e vendit. Kjo do të
arrihej kur nga mjetet e shitjes do të mbështeten projektet inkluzive
të zhvillimit human.
2. Që të dy herët procesi kishte zgjatur së tepërmi. Kjo në përgjithësi
tregon për mospërgatitjet e duhura të procesit nga ana e 8 Nga ana e sindikatës ishin organizuar disa herë protesta si shenjë pakënaqësie me procesin e privatizimit.
institucioneve relevante. Munguan analizat relevante të fizibilitetit
për ta qartësuar procesin dhe për ta servuar qëndrueshmërinë e tij.
Kjo qasje jashtë kontekstit të analizave dhe mënyra e qeverisjes së
tij, dukshëm e kanë komprometuar procesin.
3. Procesi në përgjithësi është kontestuar nga shoqëria civile,
sindikatat e pavarura dhe grupet tjera të interesit edhe nga arsyet e
mungesës së transparencës. Kjo mungesë ka kontribuar që procesi
të politizohet edhe më shumë dhe të kontestohet. Transparenca do
të duhej të shpërfaqej në të gjitha fazat e procesit.
4. Përqindja (%) e shitjes së aksioneve të PTK mbetet çështje e cila
kishte provokuar shqetësime të aktorët e rëndësishëm. Kjo
përqindje është konsideruar e lartë në momentin e tanishëm të
transicionit në Kosovë. Nga institucionet qeveritare paraqiten
qëndrime se vetëm me këtë përqindje PTK mund të bëhet atraktive
për investitorët strategjik. Ndërkaq kritikuesit e kësaj pako,
mendojnë se Kosova duhet të ulë dukshëm përqindjen e aksioneve
që duhet shitur. Shitja e aksioneve është e njëhershme dhe se me
këtë % Qeveria e Kosovës do ta humbas fuqinë qeverisëse në
kompaninë e privatizuar. Në shtetet e Ballkanit perëndimor
kryesisht janë ruajtur aksionet e “arta.”9
5. Pakënaqësi më të madhe gjatë këtij procesi kanë shprehur
punëtorët dhe sindikatat e tyre. Shqetësimet e tyre ndërlidhën me
pasigurinë sociale të kompanisë së privatizuar. Me reagimet e tyre
tregohet ndjesia sociale për mungesën e kontratave kolektive, ku si
garantues do të paraqitej aksionari i PTK-së Qeveria e Kosovës.
Mungesa e komunikimit, debateve dhe konsensusit bazik është
reflektuar edhe më shumë në tensionimin e raporteve në mes
punëtorëve dhe aksionarit.
9 Pjesa e shitur e aksioneve të kompanive të telekomunikimeve sipas shteteve: Bullgaria 51 %, Kroacia 35 %,
Hungaria 30 %, Maqedonia 51 %, Serbia 49 %.
6. Procesi i PTK-së në të dyja rastet kryesisht është i bazuar në
ekspertizën e ofruar nga këshilltarët e transaksionit dhe më pak në
shfrytëzimin edhe të ekspertizës relevante të vendit. Kjo ka bërë që
propozimet e këshilltarëve të transaksionit të përfshihen në
propozimin e pakos tenderuese.
Në panel diskutim janë refektuat qëndrime të ndryshme rreth procesit të
privatizimit dhe vizionit se si duhet të kërkohen zgjidhje të pranueshme nga
akterët. Ishte dakordim i të gjithëve se Kosovës i duhet fuqizimi i sektorit privat
dhe liberalizimi i tregut në përgjithëswi. Megjithatë, identifikohen këto
përfundime:
1. Gjatë trajtimit të kësaj problematike duhet të nxjerren mësime nga dështimi
dy herë i privatizimit të PTK. Fitohet përshtypja se mungojnë debatet për të
sqaruar pozicionin e Qeverisë, Kuvendit, Sindikatës së pavarur dhe akterëve
tjerë. Kjo do ta rikthente vëmendjen nga akuzat të akarakterit politik se
kushe është fajtor për dështim të procesit. MZHE ka për obligim që të
shpalos qendrimet e aksionarit se në ç drejtim duhet të shkoj procesi pas
dështimit të tij.
2. Qeveria, respektivisht aksionari nuk ka arritur që të qartësoj objektivat e
privatizimit dhe përfitimet për të gjithë qytetarët dhe grupet e interesit. Kjo
do të mund bëhej me servisimin e nalaizave të fizibilitetit që do të krijon një
analizë të kost benefitit në mes të përfitimeve dhe kostove të opcioneve në
lojë (raporti dividenta – shitja). Kjo ka krijuar vakum në të kuptuarit e
përfitimeve, risqeve dhe të përgjegjësisë sociale Mungesa e transparencës
dhe e komunikimit në fillim të procesit kanë krijuar mosbesim ndaj procesit
në mes të akterëve tjerë. Ferkimet në Parlamentin e Kosovës dëshmojnë për
mungesë konsenzuesi, debati dhe besimi.
3. Tregu i telekomunikimeve dhe politikat rregullative në vete përfshijnë
standardet e EU dhe në përgjithësi ndërkombëtare. Ky treg legjislativ
miqësor duhet të shfrytëzohet për transformimin e PN PTK në operator që i
bënë ball konkurrencës nga operatorët tjerë. Nga përvoja e deritanishme,
vëreht nevoja e zbatimit të poltikave rregullative nga të operatorët e sektorët.
4. Meqë se kemi dështim të procesit të privatizimit, kërkohet një qasje
alternative për të krijuar një platformë e cila do të reflektonte angazhimin e
të gjithë akterëve për të konsoliduar funksionimin e PTK në rrethana të reja.
Procesi ishte stërzgjatur dhe definitivisht kishte përjetuar kompromitim,
sigurisht se kjo mund të ketë ndikim negativ për blerësitë e ardhshë. Meqëse
përpjekjet për privatizim kishin filluar në vitin 2007, kjo është reflektuar
negativisht në zhvillimin teknologjik duke pasur parasysh bllokimin e
mjeteve për investime në fuqizimin teknologjik dhe të elementeve të aftësisë
konkurruese të kompanisë.
5. Për të siguruar parametrat e transparencës, llogaridhënies dhe të besimit, me
rëndësi për organizimin e procedurave tenderuese korekte do të jetë qasja e
lehtësuar dhe simetrike e të gjithë blerësva potencial në informatat zyrtare e
sidmos me ato që ndërlidhën me kushtet e tenderimit. Disa nga kompanitë e
tërhequra kanë ngritur edhe këso shqetësimesh.
6. Në të gjitha veprimet e ardhshme që ndërlidhen me funksionimin e pas
dështimit dhe të një vizioni afatmesem që nënkupton synimet për privatizim,
të merren me konsideratë0 edhe përgjegjësit sociale dhe iinvolvimi i
punëtorëve dhe të sindikatave të tyre në zhvillimet e ardhshme të kompanisë
PTK.