24
Cyan magenta yellow black DREJTUESIT Nuk do të ketë dorëzim detyre nga kryetarja e vjetër tek i riu Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit: E parashikon rregullorja. Në 20 vjet nuk është bërë asnjëherë ceremoni. Seancën e parë nuk e drejton kryetari, por deputeti më i vjetër TOPALLI “I REFUZON” DOREN METES TRAFIKU Faqe 11 Faqe 6 Zhduket në kanalin e Otrantos, gomonia me 27 persona Koment Politizimet e “episodit të Përmetit” NGA LEKË TASI M e shtytjen për më vonë të zgjidhjes, është rasti të numurojmë dëmet e vonesat e shumta që qeveritë, pra shteti, i ka shkak- tuar vendit në fushën sensitive të fesë. Qeveritë tona kanë pasë përballë fqinj shumë më të organizuar , dhe për këtë detyra e parë që u imponohej do të ishte të tregoheshin të vëmendshme me kërkesat het- erogjene të bazës. Ato i kanë trajtuar pa frymë bashkëpun- imi, dhe kjo vazhdon edhe sot. FaktorI i jashtëm, i përbërë nga shtete si Italia, Greqia, Jugosllavia, më herët Turqia), u shndërrua për tri dekada të ashtuquajturin rethim borgjezo-revizionist (1960- 90) kur plagët pulsonin dhe shtonin mahisjen nën pllakën e rëndë të luftës së klasave dhe kundra fesë; në 1991 u kthye përsëri ballafaqimi ballkanik, që pastaj do t`ia linte vendin gati pa u ndier një rrethimi fqinjësh të largët, thuajse virtualë, por shumë autoritarë megjithse të ngadalshëm, që mbajnë emra si BE, NATO, SHBA, OKB, Gjyq i Hagës, BB, FMN etj, Papritmas një fat shpresëdhënës nëse i pa- raqitemi ... vijon në faqe 17 VITI III - NR. 209 E mërkurë, 04-09-2013 AKUZA Q everia në ikje ka miratuar 10 ditë më parë 9 marrëveshje hidrokarbure, por dorëzimi i tyre është... TIRANE GENC KONDI Faqe 2 “Nëntë vendburimet e fundit publike i jepen në mënyrë rrufe privatit” Braçe: Batërdia vazhdon në naftë LEKË 30 Si u “mirëpritën” çamët nga Enveri PËRNDJEKJA E ZERVËS Faqe 21 Në kampet mjerane, ushqime, ilaçe, çadra vetëm nga UNRRA Djali i ish- presidentit Meidani, drejtor tek doganat ANTIKONDRABANDA Faqe 5 INATET E PARLAMENTIT Faqe 4 Faqe 9 Faqe 14 Karburantet Takimi në Shkodër Vrasja e Durrësit METE “i sulet” Metrologjisë për hajdutët Rama, foto pa fund, por pak fjalë për publikun Krimi pa autor, policia shoqëron 40 persona D NË FOTO: Popullsi çame e vendosur në çadra në 1945 në një nga qytetet e Shqipërisë

DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

Cyan magenta yellow black

DREJTUESIT

Nuk do të ketë dorëzim detyre nga kryetarja e vjetër tek i riu

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit: E parashikon rregullorja. Në 20 vjet nuk është bërë asnjëherë ceremoni. Seancën e parë nuk e drejton kryetari, por deputeti më i vjetër

TOPALLI “I REFUZON” DOREN METES

TRAFIKU Faqe 11

Faqe 6

Zhduket në kanalin e Otrantos, gomonia me 27 persona

Koment

Politizimet e “episodit të Përmetit”

NGA LEKË TASI

Me shtytjen për më vonë të zgjidhjes, është rasti të numurojmë

dëmet e vonesat e shumta që qeveritë, pra shteti, i ka shkak-tuar vendit në fushën sensitive të fesë. Qeveritë tona kanë pasë përballë fqinj shumë më të organizuar , dhe për këtë detyra e parë që u imponohej do të ishte të tregoheshin të vëmendshme me kërkesat het-erogjene të bazës. Ato i kanë trajtuar pa frymë bashkëpun-imi, dhe kjo vazhdon edhe sot. FaktorI i jashtëm, i përbërë nga shtete si Italia, Greqia, Jugosllavia, më herët Turqia), u shndërrua për tri dekada në të ashtuquajturin rethim borgjezo-revizionist (1960-90) kur plagët pulsonin dhe shtonin mahisjen nën pllakën e rëndë të luftës së klasave dhe kundra fesë; në 1991 u kthye përsëri ballafaqimi ballkanik, që pastaj do t`ia linte vendin gati pa u ndier një rrethimi fqinjësh të largët, thuajse virtualë, por shumë autoritarë megjithse të ngadalshëm, që mbajnë emra si BE, NATO, SHBA, OKB, Gjyq i Hagës, BB, FMN etj, Papritmas një fat shpresëdhënës nëse i pa-raqitemi ... vijon në faqe 17

VITI III - NR. 209 E mërkurë, 04-09-2013

AKUZA

Qeveria në ikje ka miratuar 10 ditë më parë 9 marrëveshje

hidrokarbure, por dorëzimi i tyre është...

TIRANEGENC KONDI

Faqe 2

“Nëntë vendburimet e fundit publike i jepen në mënyrë rrufe privatit”Braçe: Batërdia vazhdon në naftë

LEKË 30

Si u “mirëpritën” çamët nga Enveri

PËRNDJEKJA E ZERVËS Faqe 21

Në kampet mjerane, ushqime, ilaçe, çadra vetëm nga UNRRA

Djali i ish-presidentit Meidani, drejtor tek doganat

ANTIKONDRABANDA Faqe 5

INATET E PARLAMENTIT

Faqe 4 Faqe 9 Faqe 14

Karburantet Takimi në Shkodër Vrasja e DurrësitMETE “i sulet” Metrologjisë për hajdutët

Rama, foto pa fund, por pak fjalë për publikun

Krimi pa autor, policia shoqëron 40 persona

D

NË FOTO: Popullsi çame e vendosur në çadra në 1945 në një nga qytetet e Shqipërisë

Page 2: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

2 E mërkurë, 4 shtator 2013

EKONOMI

Ekonomiku, protestë

e studentëve për

ndërtimin në Fakultet

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës kanë vendosur

të bojkotojnë provimet e sezonit të vjeshtës, por edhe procesin e diplomimit, së bashku me sta n pedagogjik, kundër ndërtimeve pa leje në oborrin e Fakultetit. Një godinë shumëkatëshe, thonë ata, po ndërtohet pa leje, ndonëse ka një proces gjyqësor që ende vazhdon. Ndërkohë

edhe drejtuesit e Fakultetit i kanë bërë thirrje Bashkisë dhe Inspektoriatit Ndërtimor që të mos shkelë ligjin, pasi leja e lëshuar më parë, në vitin 2004, për ndërtim është shfuqizuar. “Do të përdorim të gjitha metodat demokratike që lejon ligji që të tojmë të drejtat tona si Fakultet. I bëj thirrje Inspektoriatit të mos bëhet avokat i ndërtimeve pa leje,

jo vetëm për këtë godinë, por edhe për godinën tjetër, që është në territorin e kampusit të universitetit. I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë të zbatojë ligjin”, tha Fatmir Mema, zv.dekan i Fakultetit Ekonomik. Studentët dhe pedagogët kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë mësimin edhe në llim të tetorit, kur dhe do të startojë viti i ri akademik.

“Të ndalohet qeveria e pushuar”

9 vendburime i kalojnë urgjentisht privatit

Braçe: Batërdia vazhdon në naftë

Koncensionet

Balla denoncon katastrofë me HEC-etAsnjë informacion komunitetit për dëmet nga ndërtimi i 85 hidrocentraleve në Librazhd

TIRANE

Rreziku i shkatërrimit natyror që vjen nga mania e ndërtimit

të HEC-eve ka nxitur deputetin socialist të Librazhdit, Taulant Balla, të vërë alarmin. I mbështe-tur nga specialistë të fushës, si inxhinjeri Fatmir Brazhda, Balla e vë theksin në radhë të parë në mosinformimin e komunitetit për katastrofën e pritshme natyrore nga ndërtimi i 85 hidrocentraleve vetëm në rrethin e Librazhdit. Në profilin e tij në FB, ai shkruan: “Në rrethin e Librazhdit janë miratuar lejet për ndërtimin e 85 hidrocentraleve të kapaciteteve të ndryshme, sa 1/4 e totalit në të gjithë Shqipërinë. Nuk ka burim,

përrua apo lumë pa përfshire në ndërtim hidrocentrali. Projektet për ndërtimin e tyre janë në atë mënyrë që uji futet i tëri në tuba në shtratin e lumit me gjatësi 5-10 km dhe godinat ndërtohen njera pas tjetrës në radhë, ku i bie që uji të mos duket gjëkundi. Rreth 75% e tyre janë miratuar brenda hapësirës së Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë”.

Ajo që duket qartë se e shqetë-son deputetin e zonës është fakti që “shoqëria civile nuk është thirrur asnjëherë për informimin e kësaj situate dhe pasojat di-hen”.

Sipas Ballës, ato që pritet të ndodhin nga ndërtime pa kriter në këtë formë janë prishje e ekosistemeve natyrore, ndry-

shime mikroklimatike, ulje e lagështisë së ajrit, zhdukje totale e faunës ujore e më gjërë, impakt mbi bimësinë lokale, prishje e shtrateve të lumenjve dhe pei-sazhit natyror, ulje e turizmit dhe vizitorëve në Parkun Kombëtar të Shebenikut, prishje e siste-meve vaditëse, nxitje në rrësh-qitjen e tokave dhe objekteve, ku rast evident janë 27 banesa jashtë funksionit.

Për këto arsye, i gjithë komu-niteti është kundër, por jo vetëm ata, edhe specialistët e mirato-jnë këtë shqetësim. Situata ka shkuar në këtë gjendje sepse in-formimi ka qenë zero, asnjë nuk e di këtë masakër që po ndodh, përveç atyre që i miratuan pa asnjë kriter” - përfundon Balla.

TIRANE

GENC KONDI

LAJMIDeputeti socialist Erjon Braçe ka denoncuar dorëzi-min e rrufeshëm të nëntë vendburimeve të naftës e gazit natyror nga Albpetr-oli tek një kompani private, pikërisht ditët kur qeveria Berisha po bën dorëzimet

Deputeti socialist thekson në reagimin e tij në FB se nëntë vendburimet e gazit natyror janë aktive, por të pashfrytëzuara përkohësisht “për shkak të mungesës së tregut për gazin, por janë në gjendje të mirë dhe aktive”

GAZI NATYROR

Qeveria në ikje ka mirat-uar 10 ditë më parë 9 marrëveshje hidrokar-

bure, por dorëzimi i tyre është bërë ditën e djeshme në mënyrë të menjëhershme. De-puteti socialist Erjon Braçe e ka quajtur “batërdi” vijimin e transfetimeve “rrufe” të këtyre hidrokarbureve tek privati. Bëhet fjalë për vendburime të gazit në Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj, Kryevidh, etj. Sipas reagimit të Braçes në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, “një praktike e tillë ‘rrufe’ e dorëzimit të vendburimeve nuk ka ndod-hur asnjëherë më parë”.

“Batërdia vazhdon!! Tani në terren, përmes transferi-meve ‘rrufe’. Vetëm 10 ditë pas miratimit, në Qeverinë e Pushuar nga Puna, të 9 Mar-rëveshjeve Hidrokarbure, të cilat lëshojnë tek një privat 9 vendburimet e fundit të naftës dhe gazit nën administrim publik, Ferdinand Murati - drejtori politik i Albpetrolit; Florjon Mima - ministër poli-tik për Ekonominë, kanë urd-hëruar dorëzimin e menjëher-shëm brenda ditës së sotme të të gjitha vendburimeve, posaçërisht të vendburimeve të gazit në Frakull, Povelçë, Divjakë, Ballaj, Kryevidh!!! Nuk ka ndodhur në asnjë rast të mëparshëm të mar-rëveshjeve hidrokarbure kjo praktike ‘rrufe’ në dorëzimin e vendburimeve. Asnjëherë më parë”, shkruan Braçe në reagimin e tij.

Ndërkaq, deputeti socialist

i bën thirrje ministrit aktual të Ekonomisë, Florjon Mima dhe drejtorit të Albpetrolit, Ferdi-nand Murati, njëherësh kry-etar i PD-së Fier, të tërhiqen

nga ky veprim. Ndërsa thek-son se këto asete janë ende të listuara në një proces pri-vatizimi të pambyllur dhe nga privatizimi i tyre rrezikojnë

të mbeten të papunë mijëra punëtorë.

“Dua t’u bëj thirrje edhe një herë ministrit dhe drejtorit poli-tik të Albpetrolit: Tërhiquni! Ministër, ti me plot zë the tri ditë më parë se ministrat e mazho-rancës së re do të kenë mundës-inë dhe të drejtën të hetojnë çdo letër koncensioni! Kështu të bëhet! Ti tërhiqu nga veprimet në terren para hetimit të prak-tikës!! Veçanërisht kur bëhet fjalë për asete që ende janë të lis-tuara në një proces privatizimi të pambyllur. Posaçërisht kur bëhet fjalë për mijëra punëtorë që do të aken në rrugë!!”, vijon Braçe.

Privatizimet

Jepet me qera parku i ministrisë së Brendshme

Qeveria vazhdon të transferojë në seri pronat publike tek privatët në ditët e saj të fundit në detyrë. Listës së gjatë

të pasurive publike, që u janë kaluar privatëve, i është shtuar edhe një tjetër objekt, ai i parkut të automjeteve të ministrisë së Brendshme. Bëhet fjalë për një sipërfaqe 550 metër katrorë, e cila është dhënë me qera për 20 vjet. Ndërkaq në zonë privatët kanë nisur të ndërtojnë, ndonëse procesi nuk është bërë publik.

Deputeti i PS, Erjon Braçe

Page 3: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

3E mërkurë, 4 shtator 2013

EKONOMI

Sali Berisha pret

përfaqësuesit

e gazsjellësit TAP

Kryeministri në ikje Sali Berisha priti dje delegacionin e nivelit të lartë

të Konsorciumit të Gazsjellësit Trans Adriatik- TAP kryesuar nga Menaxheri i Përgjithshëm Kjetil Tungland dhe Drejtori për Marrëdhëniet me Jashtë Michael Hoffmann. Tungland tha se së shpejti puna në Shqipëri do të llojë për ndërtimin e rrugëve të aksesit në funksion të ndërtimit

të gazsjellësit dhe se konsorciumit të TAP i është bashkuar kompania belge më e madhe e shpërndarjes së gazit Fluxys, e cila, me ndërtimin e gazsjellësit Belgjikë – Itali, e bën TAP-in një projekt për furnizim gazi paneuropian. Berisha theksoi rolin vendimtar të marrëveshjeve ndërqeveritare të arritura mes vendeve tranzit të projektit dhe ato të interesuara të Ballkanit

Perëndimor, sikurse “pa diskutim, edhe të largpamësisë së presidentit të Azerbajxhanit Aliyev për përzgjedhjen e projektit të TAP-it”. Ky projekt duhet t’i japë përgjigje përfundimtare problemit të energjisë në Shqipëri, duke ndikuar edhe në uljen e shpenzimeve familjare për ngrohje dhe gatim, ndërkohë që nxit investime më të medha në të gjithë sektorët e ekonomisë.

“Nuk e lamë në këtë gjendje në 2005”

Deklaron ish-kreu i Industrisë Viktor Doda

Rezervat e energjisë vetëm për 2 muaj

SituataFierzë, prurjet në liqen vetëm 32 m3/sec

Rënia e nivelit të ujrave në liqenin e Fierzës

vazhdon pa ndërprerje, pavarësisht se për special-istët kjo është një situatë e pritshme dhe në nivelin aktual të liqenit fenom-eni nuk shkakton ndonjë shqetësim të paktën në periudhën e vitit në të cilën ndodhemi. Burime nga salla e komandës së hidrocentralit bëjnë të ditur se “niveli i ujrave të liqenit të Fierzës ka arritur në 282.60 metra mbi nivelin e detit, me një rënie prej afro 20 cen-timetrash në 24 orë, pasi prurjet e ujit vazhdojnë të jenë mjaft të ulta dhe arrijnë në vetëm 32 metra kub ujë në sekondë”. Kjo e ka kthyer praktikisht Drinin në zonën e Kukësit në një rrëke, në vend të një lumi. Në dimër ai sjell edhe 1.400 metra kub ujë në sekondë, theksojnë specialistët e hidroen-ergjetikës. Pavarësisht tendencës në rënie, liqeni i Fierzës, që shërben si rregullator edhe për liq-enet e Komanit e të Vaut të Dejës, vazhdon të jetë

në nivele të pranueshme për periudhën, pasi fil-limi i sezonit të reshjeve mundëson përmirësimin e kësaj situate. Por, për këtë duhet të pritet nën-tori-dhjetori.

Liqeni i Fierzës në nivelin maksimal të tij 296 metra mbi nivelin e detit ka një kapacitet ujëm-bajtës prej 2.7 miliardë metrash kub ujë. Ndërsa në nivelin e të ashtuqua-jturës ”pikë e vdekjes”, në nivelin 242 metra mbi nivelin e detit, ka një ka-pacitet ujëmbajtës prej 1.2 miliard metra kub ujë, kur nuk mund të shfrytëzohet për prodhim energjie.

TIRANE

GENC KONDI

Për shumë HEC-e lokale janë dhënë leje në shkelje agrante të rregullave, që

sjellin pasoja. Psh në Fan parashikohet ndryshimi i shtretërve të dy lumenjve

Zona të tëra lejohet të mos paguajnë faturat, kjo rrit çmimin për konsumatorët e rregullt. Në strategjinë afatgjatë ne kishim parashikuar ulje të çmimit

Sipas ish-ministrit të In-dustrisë Viktor Doda, në basenet kryesore të HEC-

eve të vendit ka rezerva ujore që mjaftojnë sa për dy ose dy muaj e gjysmë prodhim të energjisë elektrike. Sipas tij, buxheti, siguria e personit dhe pronës dhe energjia janë tre prioritetet e qeverisë së re.

Zoti Doda, si e vlerë-soni situatën energjetike në vend, në prag të dorëzimit të pushtetit ekzekutiv?

Mendoj se sigurimi i energ-jisë mbetet gjithnjë një ndër prioritetet kryesore të Ekzeku-tivit të ri, krahas rregullimit të situatës së Financave publike dhe përmirësimit drastik të sit-uatës së rendit publik. Borxhet e vendit janë në nivele shumë të larta, ndërkohë që siguria e personit dhe e pronës është në nivele skandaloze, si asnjëjerë tjetër pas vitit 1997. Por, sipas llogaritjeve të mia dhe të spe-cialistëve të tjerë të sektorit të energjetikës, rezervat ujore

që sigurojnë prodhimin në vazhdim të energjisë elektrike mund të mbarojnë në dy ose dy muaj e gjysmë pas ditës së sotme. Kjo, në rast se nuk bie shi, por parashikimet në fakt janë për një vjeshtë të thatë. Liqeni i Fierzës ndod-het në kuotën e 283 metrave në nivelin e detit, por prurjet janë jashtëzakonisht të ulta dhe prodhimi vazhdon njësoj. Kjo et për një krizë eminente të energjetikës.

Nuk ka depozitim të en-ergjisë gjatë muajve të më-parshëm në Kosovë?

Për këtë na mungon infor-macioni nga KESH apo METE. Kjo do të bëhet e qartë vetëm pasi qeveria e re të marrë në dorëzim çelësat e shtetit, duhet të njihet ekzaktësisht gjendja: sa janë depozita dhe sa energji është shitur pa kthim.

Nuk mund të blihet jashtë energjia?

Kjo ka qenë rruga e preferuar e qeverisë së deritanishme. Ak-tualisht dhe në vazhdim, çmimi i energjisë në bursë rritet, pasi rritet kërkesa dhe kështu rritet edhe borxhi që KESH ka kri-juar në vite. Problemi është të gjenden rrugët për ta kthyer në binarët e efektivitetit sektorin energjetik në Shqipëri dhe jo për të blerë pa fund me lekët e shqiptarëve, duke rritur borxhin publik.

Pse është ndjekur rruga e borxheve deri tani?

Në shumë vite tranzicioni të zgjatur, korporatat krye-sore janë drejtuar nga mili-tantë politikë, njerëz besnikë të pushtetarëve dhe jo nga menax-herë të aftë. Nga ana e vet, njerëz me pushtet kanë shfrytëzuar shitjet dhe blerjet nga jashtë për të për tuar personalisht, ndër-kohë që sektori është shkatër-ruar nga ana nanciare. Qeveria e re detyrimisht duhet të caktojë një kalendar detyrash, duke ni-

sur nga ato më urgjentet, qoftë edhe me drejtuesit dhe teknicie-nët aktualë dhe të ndjekë me rigorozitet zgjidhjen e tyre sa nuk është vonë.

Ku e shihni mungesën e e kasitetit të menaxherëve të deritanishëm?

Në vitin 2005, sektori en-ergjetike kishte shumë prob-leme, por nivelin e humbjeve në rrjet në shpërndarje ne e lamë rreth 30 përqindëshit. Ndërkohë, erdhi CEZ-i, dështoi CEZ-i, shumë mburrje dëgjojmë nga administratorët aktualë shtetërore, por ky nivel hum-bjesh është rreth 50 për qind. Ku është e kasiteti këtu? Zona të tëra lejohet të mos pagua-jnë faturat, kjo rrit çmimin për konsumatorët e rregullt. Në strategjinë afatgjatë ne, madje, kishim parashikuar ulje të çmimit të energjisë për konsumatorët duke nisuar nga viti 2014. Por, nga 4.5 lekë për kilovatorë, tani shitet dy sh.

Mund të arrihet ende një ulje çmimi?

Pse jo?! Në rast se ndërpriten vjedhjet dhe kryhen disa inves-time bazë.

Si mund të ndihmohet ndryshe sektori energjetik?

Duke vendosur psh nga një Ent shtetëror çmim tavan për gazin natyror. Tregu në këtë sektor është jashtëzakonisht i parregullt dhe spekulativ.

Ju thoni të ndërpriten vjedhjet. Po ka shumë familje që thonë se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë...

Për këtë të mendojë shteti, me politika sociale. Ata që nuk mundin, të lehtësohen me anë të subvencionimit, por faturat dikush duhet t’i paguajë.

Nuk do të ishte ndihmë ndërtimi i HEC-eve lokale?

Kam qenë një ndër ni-smëtarët pro tyre. Por, duhet të respektohen ligjet, mjedisi dhe furnizimi me ujë për bujqësinë dhe popullatën. Për shumë prej tyre janë dhënë leje në shkelje agrante të rregullave, që sjellin

pasoja për sektorët e tjerë të jetës. Kështu, psh në Fan para-shikohet ndryshimi i shtretërve të dy lumenjve. Kjo është kre-jtësisht e pamednuar dhe me pasoja të pariparueshme.

A mendoni se sektori energjetik i tërheq të huajt për investime?

Gjithnjë i ka tërhequr. Por, problemet me pronat, rendin publik, korrupsioni i zyrtarëve i kanë larguar vazhdimisht.

Sipas Viktor Dodës, ligji parashikon që një vit pas largimit, asnjë komisioner i ERE-s, aq më pak kreu i tij, nuk mund të punësohen në ndërmarrje private, të cilës i kanë dhënë lejet përkatëse. Por, është shfrytëzuar leja që mund të jepet nga KM

KRYETARI I ERE-s

Viktor Doda

Page 4: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

4 E mërkurë, 4 shtator 2013

EKONOMI

Rritet kostoja në

sektorin e ndërtimit

si tremujor

Krahas rënies së kërkesës, frenimit të kredive nga bankat, ku zimit të

lejeve të ndërtimit, bizneset e ndërtimit po përballen dhe me një rritje të kostove. Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2013, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti 101.8 përqind (Tremujori i I 2011=100), duke shënuar një rritje prej 0.2 përqindësh kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me

të njëjtën periudhë të vitit 2012 Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje me 1 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.9 përqind. Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime materiale” është rritur me 0.2 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi indekset e çmimeve të nëngrupeve “Materialeve elektrike dhe komunikimi”

dhe “Materiale hidro-sanitare” kanë shënuar ulje respektivisht me 0.9 për qind dhe 3 për qind. Ndërsa indeksi i çmimeve të nëngrupit “Materiale ndërtimi” ka pësuar një rritje prej 0.8 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Indekset e grupeve “Shpenzime për pagat” dhe “Shpenzime makinerie” u rritën respektivisht me 1.9 dhe 2.2 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

TIRANE

GENC KONDI

LAJMISipas Enno Bozdos, z v. m i n i s t ë r i M E T E -s, Metrologjia nuk ka pengesë për të bërë pub-like emrat e vjedhësve të karburantit. Berisha kishte kërkuar ndryshim të ligjit, me një Akt Normativ, por ministria gjykon se kjo është e tepër

Sektori bankar

Korrik, ulen kreditë me probleme, tani 23.8 për qind

Turizmi

Gusht 2013, 1 milion kalimtarë në MorinëNdërkohë që në korrik

lëvizja nga Kosova në Shqipëri ka qenë e ku -zuar për shkak të muajit të Ramazanit, rreth 1 mil-ion kalimtarë janë regjis-tuar gjatë gushtit në pikat e kalimit ku rat mes Sh-qipërisë dhe Kosovës nga të dy anët, bënë të ditur zyrtarët e kufirit. Rreth 90 për qind e lëvizjes është kryer përmes doga-nës së Morinit në rre-thin e Kukësit, ku për të përballuar fluksin kanë qenë në punë 6 sportele, duke sjellë kësisoj mini-mizimin e radhëve në mjediset e doganës. Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri nga Ko-

sova 528.812 persona me 100.157 mjete të llojeve të ndryshme, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria drejt Kosovës 454.981 persona me 123.617 mjete të llojeve të ndryshme”, bëri të di-tur zëdhënësi i Drejtorisë së policisë së Qarkut të Kukësit, Jaho Çaushaj.

Ku ri mes dy vendeve është 123 km i gjatë, prej të cilave 117 kilometra ku tokësor dhe 6 kilometra lumor. Në ku rin Shqipëri – Kosovë funksionojnë 6 pika kalimi, prej të cilave në rrethin e Kukësit janë Mo-rina, Shishtaveci, Borja dhe Orgjosti, në rrethin e Hasit Qafë Prushi dhe në rrethin e Tropojës Qafë Morina.

Ministria e Ekono-misë ia “le në derë” Metrologjisë fajin

për mospublikimin e emrave të subjekteve të shitjes me pakicë të karburanteve, pas reagimit të opinionit lidhur me mungesën e transpar-encës për rmat e gjobitura në shkelje të ligjit. Një reagim në këtë drejtim, madje, pati edhe kryeministri në ikje Sali Beri-sha, në mbledhjen e një jave më parë të qeverisë, i cili arriti deri aty, sa të kërkojë ndry-shim të ligjeve që pengojnë nxjerrjen publikisht të emrit të subjekteve që mashtrojnë qytetarët, duke u hedhur në serbator të makinës më pak karburant se sa kanë paguar.

Dje, në një prononcim për median, ministria e Ekono-misë ka deklaruar se projekt-

akti normativ ishte përgatitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, por, pas kon-sultimeve të gjëra juridike, METE mendon se nuk është i nevojshëm një akt i tillë “përsa kohë ekziston e gjithë hapësira ligjore që Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë të bëjë publike rezultatet e inspektimit të saj”. Për më

Metrologjia ka privuar qytetarët nga e drejta për t’u informuar. Në rastin më të keq, kjo e bën Metrologjinë palë me shkelësit e ligjit që vjedhin hapur qytetarët

Shkalla e kredive me probleme pësoi një rënie mujore gjatë korrikut, për

herë të parë që nga fundi i vitit 2012. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqip-tare e Bankave, kreditë me probleme zbritën në 23.8%, nga 24.4% që kishte qënë në fund të qershorit. Ky është njëkohësisht niveli më i ulët i kredive me probleme që nga muaji mars. Hera e fundit kur kreditë me probleme ishin

ulur kishte qënë muaji dhjetor i vitit të kaluar. Por, ulja e dhjetorit rezultoi e përkohshme dhe kreditë me prob-leme ri lluan rritjen gjatë vitit 2013. Ndaj edhe ulja e korrikut do të kërkojë vijimësi gjatë muajve në vazhdim për të mund të rikthyer optimizmin se ky problem mund të jetë në rrugën e zbutjes. Kjo do të jetë gjithsesi e vështirë nëse kreditimi i ekonomisë nuk i rikthehet rritjes në pjesën e mbe-tur të këtij viti. Ulja gjatë korrikut duket të jetë më shumë rezultat i fshirjes së

një sasie të kredive të humbura, sesa një përmirësim organik i cilësisë së portofolit të sistemit bankar. Më herët gjatë këtij viti, pas këmbënguljes së Bankës së Shqipërisë dhe Shoqatës së Bankave, ministri i Financave nxori një udhëzim të ri për fshirjen nga bilanci të kredive të humbura. Kjo mund të ketë ndihmuar në fshirjen një pjese të kredive që bankat i konsiderojnë të humbura, por që më parë i mbanin në bilanc vetëm për shkak të mosn-johjes nga ana e organeve tatimore si

shpenzime të zbritshme. Sidoqoftë, ngadalësimi i huadhënies dhe kreditë me probleme ngelen një problem serioz për sistemin bankar, çka dëshmohet edhe nga rezultati nanciar progresiv i 7-mujorit. Për herë të parë gjatë këtij viti, rezultati agregat i 16 bankave të sistemit ishte me humbje, në vlerën e 1.3 miliardë lekëve. Shpenzimet për fondin rezervë të humbjeve nga kreditë me probleme ngelen barra kryesore në rezultatin e bankave dhe pengesa më serioze për të ruajtur për tueshmërinë.

TIRANE

Subjektet, të gjobitura si vjedhës

Zv.ministri Bozdo: Nuk ka pengesë për publikim emrash

METE përplaset me Metrologjinë

tepër, sipas zëvendësmin-istrit Enno Bozdo, Ligji për Metrologjinë shpreh qartë detyrimin e DPM-së të pub-likojë të dhëna inspektuese atëherë kur preken interesat e konsumatorit.

Ky qëndrim zyrtar i Minis-trisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës i është përcjellë dje Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë, si dhe në të njëjtën kohë është vënë në dijeni edhe kryemin-istri, tha ai.

Në një deklaratë për shtyp, e dyta e këtij lloji, drejtoresha e këtij institucioni, Koze-ta Mesiti, pranoi, disa ditë më parë, se nga kontrollet e bëra janë konstatuar vjedhje nëpërmjet manipulimit të aparateve matës. Por, edhe përpara një situate të vjedhjes

agrante dhe të një vepre pe-nale të dënueshme penalisht, Mesiti dhe institucioni që ajo drejton nuk pranoi të japë informacion se për cilat sub-

jekte bëhej fjalë. Qytetarët në rolin e konsumatorit kanë të drejtën e pacënueshme dhe të mbrojtur nga ligjet në fuqi për t’u informuar, ç’ka në rastin më të keq e bën DMP-në palë me shkelësit e ligjit që vjedhin dhe grabisin hapur qytetarët.

“Çdo qytetar le ta marrë vesh se kush i bën hile dhe

kush nuk i bën hile. Kjo qenka shumë interesante. Ai merr dhe përzien naftën me naftë pusi dhe në do t’i themi prit se e ruajmë ne sekretin. Jo, nuk do të ketë asnjë sekret”, tha Berisha. Në se ekziston ndonjë pengesë ligjore, do të bëhet një akt normativ sot për të hequr çdo pengesë ligjore, shtoi ai.

Monedhat

BSH hedh në qarkullim 20-lekëshin e ri

Banka e Shqipërisë njofton se nga 25 qershori 2013

është hedhur në qarkullim monedha metalike shqip-tare me vlerë nominale 20 lekë, me kurs ligjor, emetim i vitit 2012. Monedha meta-like e re ka të njëjtat pamje, ngjyrë, peshë dhe përmasa me monedhën metalike me vlerë nominale 20 lekë, emetim i vitit 1996, hedhur në qarkullim më 01.01.1997 dhe rishtypjen e saj në vitin 2000, hedhur në qarkullim më 01.01.2001. Ndryshimet në emetimin e fundit janë ai i lëndës së parë, nga aliazh me përbërje bakër, alumin dhe nikel, në çelik të veshur, si dhe viti i emetimit në trupin e monedhës metalike është “2012”.

Page 5: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

5E mërkurë, 4 shtator 2013

Nga 2 shtatori, kreu i Antikontrabandës

POLITIKE

Shmanget konkursi publik

Djali i Meidanit emërohet në doganë

Vetëm 8 ditë para se të vijë qeveria Rama në pushtet, Partia

Demokratike ka emëruar djalin e ish Presidentit të Shqipërisë Rexhep Meidanit, Denion Meidani me një post shumë të rëndësishëm. Që prej datës 2 shtator, Denion Meidani mban postin e num-rit dy të doganave shqiptare, përkatësisht ai do jetë në krye të Drejtorisë së Antikon-trabandës. Emërimi i tij në këto kohë vjen pak si i çudit-shëm, kur mendohet se është shmangur edhe konkursi publik për emërimin e tij.

EMËRIMIDenion Meidani sot e ka

ditën e katër të punës në krye të kësaj detyre. Sipas Kodit Doganor të gjitha postet nga doganieri, shef sektori drej-tori i përgjithshëm, nëndrej-tori, etje, bëhen nëpërmjet konkurseve me shpallje pub-like. Në mediat e shkruara Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nuk ka bërë pub-like asnjë ofertë pune për këtë vend vakand, ashtu siç e para-shikon edhe Kodi Doganor. Shmangia e kësaj procedure e bën pak më kompekse natyrën e emërimit të djalit të ish Presidentit Rexhep Meidanit, i cili kohët e fundit

ka mbajtur pak distancë nga kryeminitri i zgjedhur Edi Rama. Megjithatë me këtë

shmangie jo të ligjshme, emri i Denionit është propozuar nga drejtori Flamur Gymishka dhe

TIRANE

FERNADA CENKO

LAJMIDjali i ish presidentit të zgjedhur nga socialistët Rexhep Meidani ka mar-rë një funksion të rëndë-sishëm në Drejtorinë e Doganave. Denion Meidani është numër 2 i Doganave, ai është që prej 2 shatorit Drejtori i Antikontrabandës.

CV E DENION MEIDANIT

Mediat greke

PBDNJ dhe MEGA do të marrë zëvendësministraMediat greke i kanë kushtuar një

vëmendje të kujdeshme qever-isë së re Rama. Në disa prej sajteve shkruhet se priten që përfaqësuesit e PBDNJ-së të marrin postet e zëv-endësministrave dhe drejtorëve të përgjithshëm. “Pas marrjes së de-tyrave qeveritare më 9 shtator nga Partia Socialiste dhe lideri i saj Edi Rama, pritet shpallja e emrave të zëvendësministrave dhe drejtorëve të përgjithshëm, që do të rrjedhin nga partitë greke PBDNJ”, shkruajnë mediat greke. Sipas këtyre informa-cioneve, 2 në 3 zëvendësministra do t’i takojnë, njëri PBDNJ-së dhe njëri

partisë së minoritetit MEGA. Ndërsa 4 ndër 5 drejtorë të përgjithshëm, do të rekomandohen dy nga PBDNJ dhe dy nga MEGA. Përmendet gjithashtu edhe ndryshime gjithëpërfshirëse në arsim dhe polici, në zonat e Shqipërisë së Jugut. Nëse këto lajme kanë një bazë të vërtetë, atëherë duhet të kujtojmë se Partia e Minoritetit grek për Ardhmërinë, MEGA, e drejtuar nga Kristo Kino, ka qenë e rreshtuar përkrah PD-së dhe kreut të saj Berisha, deri në zgjedhjet e fundit të 2013. Por më e rëndësishmja, MEGA është e vetmja parti e minoritetit grek ne

Shqipëri që ka lidhje të ngushta me partinë neonaziste “Agimi i Artë” në Greqi. Përfaqësues të lartë të neonazistëve grekë si Kristos Papas dhe Ilias Panajotaros shpesh herë kanë marrë pjesë dhe nëpër takime dhe veprimtari që kjo parti ka zh-villuar në Greqi, në të cilat flitet hapur për pavarësi të Vorioepirit apo për riaktivizimin e Protokollit të Korfuzit dhe ku “Agimi i Artë” i siguron anëtarët e MEGA se do të jetë krah tyre deri në fund. Këto faktohen me mjaft foto dhe video, ku të sipërpërmendurit janë pranë në aktivitete të përbashkëta.

-Drejtori i Antikontrabandë, Administrata Doganore Shqiptare, Shtator 2013 –

-Drejtori i Përgjithshëm, Revista “OK”, Maj 2013 - Shtator 2013 Tiranë, Shqipëri

-Drejtor, ICS, Dhjetor 2011 - shtator 2013 -Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm, KESH, Qershor

2010 - Prill 2011 -Drejtori i Përgjithshëm, METE, Mars 2010 -

qershor 2010 -Kryeshe Zgjerimi, Starsat International, Prill 2008

- Shtator 2009 -Këshilltar, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm,

Shkurt 2005 - Jan 2008 -Këshilltar, SIGMA - Vienna Insurance Group, Prill

2004 - shkurt 2005 -Anëtar i Kabinetit, Ministria e Punëve të Jashtme

të Shqipërisë, Korrik 2002 - gusht 2004 -Menaxher i Projektit, Vodafone, Gusht 2001 -

Nëntor 2001 -Asistent Profesor, Clark University, Shtator 2000 -

janar 2001

është emëruar nga ministri i Financave Ridvan Bode, të cilit mesa duket ky emër i sjell diccka në vëmendje. Megjithatë, n ë faqen e tij në Likedin (in) ai e ka pasuruar sivi-në e tij edhe me këtë post shumë të lartë, atë të Drejtorit të Antikontrabandës. Denion Meidani ka qenë në 2011 edhe Zëvendësdrejtor i Përgjith-shëm i KESH, por është lar-guar nga detyra për shkak të mungesave të shpeshta që bënte në punë, ose sicc është

përfolur që nuk e shkonte fare.

JETËSHKRIMIDenion Meidani, pasi ka

mbaruar studimet e larta në një prej universiteteve të njohura italiane për Financë “Baccon”, është kthyer në Shqipëri në gusht 2001 për të marrë eks-periencën e parë si Menaxher i Projektit në kompaninë ce-lulare “Vodafone”. Më pas ka marrë pozicione si Anëtar i Kabinetit në Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë që

drejtohej nga Katriot Islami. Në vitin 2005 është rikthyer nga kompania e sigurimeve SIGMA për të qenë Këshilltar e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Në vitin 2010 ka qenë Drejtor i Përgjit-shëm në METE për disa muaj, për të katapultuar në KESH. Dhe pas një experience tjetër si Drejtori i ICS, ka drejtuar revistën “OK”. Ky ka qenë pozi-cioni i fundit i Denion Meidanit para se të shkonte në Drejtorinë e Doganave.

Marrë nga faqja e Linkedin-it

Bashkia: Ndërtimi i

tramit, interes nga

kompanitë e huaja

Ndërtimi i linjave të tramit në Tiranë, projekti strategjik i lançuar nga

kryebashkiaku Basha ka ngjallur interes të madh tek kompanitë prestigjioze ndërkombëtare. Sipas Bashkisë, Korporata Shtetërore Kineze për Ndërtim dhe Projektim (China State Construction Engineering Corporation), kompania e tretë më e madhe në botë për ndërtime, ka shprehur

interes për ndërtimin e linjës së tramit nga terminali multimodal i pasagjerëve, përmes bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”. Zyrtarisht, kjo kompani i ka paraqitur Bashkisë së Tiranës interesin e saj, për nancimin dhe ndërtimin e kësaj linje, nëpërmjet partneritetit publik privat. Interes është shfaqur edhe për ndërtimin e linjës tjetër të tramit, atë që lidh Kombinatin

me Kinostudion. Përfundimi i studimit të zibilitetit të kësaj linje, nga kompania “Egis –

International”, nancuar nga qeveria franceze, me një grant prej 750 mijë euro ka faktuar se ndërtimi i kësaj linje është i leverdisshëm, gjë që ka nxitur kompanitë të shprehin interesin e tyre për ndërtimin e saj. Kompania “Egis – International” është duke përfunduar modelin e nancimit për linjën Kinostudio – Kombinat.

Page 6: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

6 E mërkurë, 4 shtator 2013

POLITIKE

Organizimi dhe ndarja

e Kuvendit, ende nuk

dihen ndryshimet

Aktualisht Kuvendi i Shqipërisë është i përbërë nga disa organe në të cilat

përfshihen: Byroja e Kuvendit, Sekretariatet e Kuvendit, Konferenca e Kryetarëve, Komisionet e Përhershme, Nënkomisionet, Komisionet e Posaçme, Grupet Parlamentare si dhe Këshillat Parlamentar. Në sekretariatet e Kuvendit bëjnë pjesë 5 sekretariate: sekretariati për buxhetin,sekretariati për proçedurat dhe votimet, sekretariati

për statusin e deputetit, sekretariati për kërkimin shkencor, bibliotekën dhe botimet, sekretariati për marrëdhëniet me jashtë. Përsa i përketë komisioneve të përhershme, Kuvendi i Shqipërisë është i përbërë nga 8 komisione: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Komisioni për Integrimin Europian, Komisioni për Politikën e Jashtme, Komisioni për Ekonominë dhe Financat,

Komisioni për Sigurinë Kombetare, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë si dhe Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Pjesë përbërëse e komisioneve janë edhe ata hetimorët dhe të posaçmit. Nuk dihet nëse kreu i ri do të ndryshojë diçka në numrin apo emërtimin e tyre.

Sekretari: Ja çfarë parashikon rregullorja e Parlamentit

Ilir Meta kryetar i Kuvendit, pa ceremoni

“Kuvendi nuk ka patur ceremoni dorëzimi të detyrës”

Si do të bëhet dorëzimi i postit të kryetarit të Kuvendit?Rregullorja e Kuvendit ka përcaktuar që mandati i kryetarit të Kuvendit i mbaron që me mbarimin e legjislaturës së Kuvendit. Në këtë mënyrë pritet që të mos ketë një ceremoni të organizuar nga Kuvendi për dorëzimin e mandatit të drejtuesit të organit ligjvënës në vend. Seanca e parë do të drejtohet nga deputeti i dytë me moshën më të madhe në Kuvend. Po ministrat, a do të

organizojnë ceremoni të dorëzimit të postit të tyre?Ende nuk ka asnjë vendim të përcaktuar nga ministrat aktualë nëse do të ketë një ceremoni të dorëzimit të postit të tyre te pasardhësit e majtë. Gjithësesi pritet që të merren zyrat protokollare të digastereve përkatëse me mënyrën sesi do të bëhet transferimi i postit nga njëri ministër te tjetri. Kur do të mbahet

seanca e parë plenare?Seanca e parë plenare është dekretuar nga Presideni për në datën 9 shtator, ora 18:00. Në këtë seancë do të bëhet dhe betimi i 140 deputetëve të zgjedhur nga zgjedhjet e 23 qershorit si dhe më pas do të vijohet me procedurat që parashikon rregullorja e Kuvendit.

TIRANE

ARTEMISA HOXHA

LAJMIRregullorja e Parlamentit nuk ka parashikuar as-një ceremoni dorëzimi të postit të drejtuesit të tij te pasardhësi, ashtu siç është parashikuar për ekzekutivin. Nuk do të ketë asnjë shtrëngim duarsh Topalli-Meta.

Mes mazhorancës së re ende nuk ka asnjë emër konkret për kryetarët e komisioneve parlamentare, të cilat do të udhëhiqen nga deputetë të PS ose të LSI apo dhe nga dy deputetët e partive aleate.

KRYETARËT

Ministritë

Dorëzimi i dosjeve pasardhësve? Ende s’ka vendim

Do ju dorëzohet në dorë apo jo dosja e punës, apo do ketë ndonjë

shtrëngim duarsh mes ministrave par-aardhës dhe pasardhësh kjo do mbetet një pikëpyetje që do të marrë përgjigje ditën që do të shkojë qeveria “Rama: në ministritë respektive. Ministrat e Ber-ishës ende nuk e dinë se çfarë protokolli do të kenë për këtë pjesë. Të kontakuar nga “Shqiptarja.com” shumë ministra ende nuk po i japin përgjigje kësaj py-etje. Burime nga ministria e Kulturës kanë pohuar se ende nuk dihet se si do të bëhet dorëzimi i punës, madje ata

pohojnë se edhe kur janë ndëruar min-istrat brenda ‘llojit’ nuk ka pasur asnjë ceremoni për dorëzimin e postit. Ndërsa nga Ministria e Mjedisit burime na thanë se ministri Fatmir Mediu ka pasur kontakte me Lefter Kokën (pasardhësin) por ende nuk është vendosur për ndonjë takim të veçantë, ku ministri i ‘vjetër’ t`i urojë punë të mbarë ministrit të ri. Min-istri i Brendshëm Flamur Noka, sipas burimeve, mund që edhe të mos bëjë ceremoni, pasi përplasjet e tij me Saimir Tahirin kanë qenë të përhershme. Nga “Shqiptarja.com” është kontaktuar edhe ministri i Shëndetësisë Halim Ko-sova, i cili preferoi të heshte, duke mos

kthyer asnjë përgjigje. Megjithatë edhe për këtë vendim minsitrat presin një urdhër nga Berisha. Nga deklarata e fundit e kryeministrit Berisha, duket se dosjet do të dorëzohen në drejtoritë përkatëse, duke bërë të mundur edhe shmangien e një shtrëngimi të duarve. “Kërkoj që pasardhësve tuaj t’u lini në tavolinë listën e të gjitha projekteve në vazhdim. Mos harroni se në këtë kar-rige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë as dosjet dhe thonë pastaj nuk gjetëm dosje, prandaj ju do merrni një kopje me vete të dosjes dhe një tjetër do ta lini në drejtorinë përkatëse”, tha Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë.

Kuvendi i Shqipërisë nuk do të ketë një ceremoni zyrtare nga ana e ish-

kryetares, Joze na Topalli për dorëzimin e postit te pasuesi i saj, Ilir Meta. Ndryshe nga ekzekutivi, në të cilin ende nuk është vendosur lidhur me cer-emoninë e dorëzimit të postit nga ministrat apo dhe vetë kry-eministri te pasuesit e majtë, Kuvendi nuk ka të parashikuar në rregullore një ceremoni. Këtë gjë e kon rmon edhe vetë sekretari i Përgjithshëm i Kuv-endit, Lulzim Lelçaj. “Kuvendi nuk ka patuar ndonjë ceremoni për dorëzimin e postit nga ana e kryetarëve te pasuesit. Kjo është e përcaktuar dhe në rregulloren e Kuvendit, ku

në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar e drejton deputeti më i vjetër dhe jo kryetari. Më pas vijojnë pro-cedurat që janë parashikuar edhe në rregullore. Të paktën kjo ka ndodhur gjatë 20 viteve të fundit”, shprehet sekretari i Përgjigjthëm i Kuvendit në një prononcim për Shqiptarja.com. Ndërkohë që edhe në rregulloren e Kuvendit, atë të ndryshuar mes palëve dhe të miratuar me konsensus si një nga 3 ligjet e integrimit

nuk është parashikuar një cer-emoni e tillë largimi nga ana e drejtuesit të vjetër të Kuvendit

dhe marrjen e drejtimit të in-stitucionit ligjvënës nga kreu i ri. Pritet që katër vitet e ardh-shme Kuvendin e Shqipërisë ta drejtojë kreu i LSI, Ilir Meta, i cili do të zërë vendin e Joze na Topallit, që e drej-toi këtë institucion për 8 vite me radhë. Pra nuk do të ketë një “shtrëngim duarsh” mes Topallit dhe Metës. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë të dhënë nëse kreu i ri i këtij institu-cioni do të kërkojë ndryshime në strukturën organike të këtij

institucioni. Nuk dihet nëse do të shtohen komisione par-lamentare apo do të zgjerohen apo ngushtohen drejtori të cak-tuara si dhe sta përbërës i tyre.

RREGULLORJA Sipas rregullores së Kuven-

dit, e cila përcakton që seancën e parë ta drejtojë deputeti më i vjetër në moshë, faktikisht pritet që kjo rregullore të mos zbatohet. Deputeti më i vjetër në moshë është vetë kryeminis-tri aktual, tashmë vetëm një de-putet i thjeshtë i PD në Kuvend, Sali Berisha. Por vetëm pak kohë më parë vetë ai theksoi se nuk do të drejtojë seancën e parë, duke ia lënë vendin kështu të dytit për moshën më të madhe në Kuvend, që është deputeti i PS, Namik Dokle. Seanca e parë do të mbahet në 9 shtator në orën 18:00.

Pritet që katër vitet e ardhshme Kuvendin e Shqipërisë ta drejtojë kreu i LSI, Ilir Meta, i cili do të zërë vendin e Joze na Topallit

TIRANE

Page 7: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

7E mërkurë, 4 shtator 2013

POLITIKE

REPUBLIKA E SHQIPERISE

NJ O F T I M

INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE

Në përputhje të ligjit nr. 9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve nanciare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve

publikë”, i ndryshuar, nenit 25/1, pika 2, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe

Kon iktit të Interesit njofton të gjithë të interesuarit dhe mediat se në datë 05 shtator 2013, ora 11.00,

në ambjentet e ILDKPKI, do të zhvillohet shorti përvitshëm për përzgjedhjen e subjekteve deklarues,

të cilët do të kalojnë në kontroll të plotë.

ILKP pritet të hedhë

shortin për hetimin e

pasurisë së zyrtarëve

ILDKP pritet të hedhë në 5 shtator shortin, nga i cili do të përzgjidhen zyrtarët që

do t’u kontrollohet përputhshmëria mes pasurisë reale dhe asaj të deklaruar. Për kontrollin e imtësishëm do të përzgjidhen minimalisht 200 funksionarë publikë. Në listën e zyrtarëve që kanë detyrimin e deklarimit të pasurisë përfshihen Presidenti i Republikës, kryeministri, ministrat,

deputetët e deri edhe drejtorët rajonalë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, kontrolli i pasurisë do të jetë edhe më i imtësishëm për faktin se ligji i ri i miratuar një vit më parë ul ndjeshëm bazën e të ardhurave të veri kueshme, duke sjellë detyrimin e deklarimit të shpenzimeve mbi 500 mijë lekë. Po ashtu, ndryshimet e fundit ligjore pritet t’i japin zgjidhje edhe problematikës

së vërejtur me donacionet, që shpeshherë, sipas ILDKP-së, kanë shërbyer si metodë e fshehjes së pasurisë. Tashmë zyrtarët janë të detyruar që të deklarojnë dhuratat e për tuara me vlerën e 10 mijë lekëve, së bashku me identitetin e dhuruesit. Procesi i vetëdeklarimit të pasurive është një proces i përvitshëm në të cilin përfshihen pothuajse 5 mijë funksionarë publikë.

Petro Koçi

Prioritet konstituimi, më pas bashkëqeverisja

Pritet të largohen “besnikët”e Topallit

Institucioni ligjvenës, priten drejtues të rinj të LSI

Gati dorëheqjet ngapunonjësit e Kuvendit

TIRANE

ARTEMISA HOXHA

Edhe institucioni i Kuven-dit të Shqipërisë pritet që të përballet javën që vjen

me dorëheqjet e punonjësve të tij. Të parët që do të dorë-zojnë kërkesën për të dhënë dorëheqjet do të jenë drejtorët kryesorë të këtij institucioni si dhe vetë sekretari i përgjith-shëm i Kuvendit, Lulzim Lelçaj. Burime pranë institucionit ligjvenës në vend, theksojnë se duke lluar që nga e hëna do të llojnë dhe dorëheqjet e punonjësve të tij. Në të njëjtën kohë pjesë e këtyre dorëheqjeve do të jenë dhe “besnikët” e ish-kryetares së Kuvendit, Joze- na Topalli duke lluar që nga

zëdhënësja apo dhe këshilltarë të saj, të cilët shpesh herë janë vënë në fokus të akuzave për shkak të shumicës së tyre me orgjinë nga qyteti i Shkodrës. Ndërkohë që aktualisht sekre-tari i përgjithshëm i Kuvendit është edhe anëtar i Këshil-

lit të Lartë të Drejtësisë, si i zgjedhuri dhe i propozuari i Kuvendit. Institucioni ligjvënë, i cili pritet që pas datës 9 shta-tor, datë kur do të mbahet dhe seanca e parë parlamentare do të drejtohet nga Ilir Meta, pritet që të pësojë ndryshime në sta n e tij. Ky rotacion, edhe pse nuk dihet se deri në çfarë nivlesh do të jenë dorëheqjet, pritet të sjellë punonjës të rinj në përbërjen e tij. Ndërkohë që dorëheqjet kanë lluar, edhe pse nuk janë bërë publike, edhe në ministritë, ku stafet politike të ministrave kanë zgjedhur tu qëndrojnë besnikë shefave të tyre duke dhënë dorëheqjet para se largohen ministrat ak-tual nga detyra. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në drejtori të caktuara. Ndërkohë që e djathta i druhet frikës së lar-gimit nga puna të punonjësve të administratës. Kreu i PD, Lulzim Basha kohët e fundit i mëshon qëndrimit të tij se do të ngrerë një komision të caktuar për ankesat që do të kenë pu-nonjësit e shkarkuar. Nga ana tjetër, kryeministri i zgjedhur nga votat e 23 qershorit, Edi Rama në faqen zyrtare të tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar adresën në të cilën kushdo i interesuar për një vend pune, mund të çojë CV. Kjo nismë është kritikuar nga

ana e kryeministrit në ikje, Sali Berisha, i cili ka kërkuar zbatimin e ligjit për nëpunësin civil. Gjithësesi i mbetet LSI që të vendosë për Kuvendin.

SHKARKOHEN ZV.MINISTRAT

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, pritet që të propo-zojë në mbledhjen e fundit të qeverisë lirimin nga detyra të të gjithë zv.ministrave.. Në nenin 6 të ligjit “Për or-ganizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, thuhet

se “Zëvendësministri emëro-het dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit. Me urdhër të ministrit, zëv-endësministrit i caktohen edhe detyra të tjera”. Këtë javë, Berisha pritet të ketë takimin e fundit me anëtarët e kabinetit

Parlament

Qeveria e re, pritet miratimi i Kuvendit

qeveritar, pasi javën tjetër merr votëbesimin qeveria e re e drejtuar nga kreu i so-cialistëve, Edi Rama. Për këtë shkak, Kryeministri në detyrë ka kërkuar që krerët e dikaster-eve të jenë liruar nga detyra që kanë mbajtur përpara se kabi-neti të lërë zyrtarisht detyrën.

Qeveria socialiste, e drej-tuar nga Edi Rama,

pret të marrë miratimin nga Kuvendi i ri, që do të konstitutohet në llim të javës së ardhshme. Sipas Kushtetutës (neni 96), Presidenti i Republikës në llim të legjislaturës së re, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Kryeminis-tri i ri, që nis negociatat me partitë e koalicionet, zgjedh anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar për të siguruar një maxhorancë të sigurtë. Kryetari i ri i qeverisë, i emëruar sipas Kushtetutës, i paraqet për miratim Kuvendit brenda 10 ditëve, programin poli-tik të Këshillit të Minis-trave, së bashku me për-bërjen e tij.

Pjesë e këtyre dorëheqjeve do të jenë dhe “besnikët” e ish-kryetares së Kuvendit, Topalli duke lluar që nga zëdhënësja apo dhe këshilltarë të saj

Lulzim Lelçaj

Aleati i PS dhe njëherësh kreu i PSV`91, Petro Koçi shprehet se e rëndësishme për qeverinë e e re duhet të

jetë konstituimi i saj dhe i Parlamentit sesa ndarja e posteve politike mes aleatëve. “Përcaktimi i posteve politike të përf-shirjes së aleatëve në bashkëqeverisje nuk është në prioritetet e axhendës politike. Vëmendja duhet përqëndruar në kon-stituimin e Parlamentit dhe Qeverisë së re”, shprehet Koçi.

Page 8: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

8 E mërkurë, 4 shtator 2013

Imami: O cerët

më spiunuan tek

Rama për 21 janarin

Ministri i Mbrojtjes në ikje, Arben Imami, ka akuzuar një grup ushta-

rakësh që kanë dhënë informacione tek PS. “Ka qenë një grup që kanë dizinfor-muar. Thelbi është tërësisht politik, është lidhur me qëndrimet e mia më 21 janar. 21 janari është një ngjarje shumë e rëndë, nga më të shëmtuarat e politikës së nxitjes së kon iktit. Ajo është më e rëndë se 14

shtatori, ku dy ditë më parë ishte vrarë një politikan i shquar. 14 shtatori ndodhi në kontekst të këtij zemërimi. Ndërkohë që 21 janari ishte krejtësisht jashtë kontekstit dhe kjo politikë është shumë e vjetër se është në një kontekst të ri. Si mundet që në 2011-n të ndodhin të tilla ngjarje? Ishte një sulm personal, pa fakte, pa bazë. Nuk as me emra”, është shprehur Imami në

një intervistë për “Channel One”. Për sa i përket SHQUP, Imami i qëndron mendimit se ajo ndërtesë i është dhënë një partie legjitime dhe se vendimi nuk mund të kthe-het mbrapsht. Sipas tij, She i Shtabit ka qenë i papërgatitur psikologjikisht për të rmosur atë vendim, ndaj edhe përgjigja e

tij ishte negative.

Kabineti do prezantojë masat për situatën e rëndë

Kreu i qeverisë së re: Do të punoj me ndershmëri dhe përkushtim

Rama, takim të tretë me ministrat para betimit

Cilat ishin rezultatet që prezantoi mbledhja dy ditore e qeverisë?Kryeministri i zgjedhur Edi Rama në takimin dy ditor me anëtarët e kabinetit të tij qeveritar në qytetin e Shkodrës ka formatuar dhe piketat mbi të cilat do të mbështet programi qeverisës në periudhën 100 ditore dhe 300 ditore të mandatit të parë. Mëso-het se tre janë elementët kryesorë që ka diskutuar dhe është rënë dakord nga ana e qeverisë së re, përballimi i situatës së vështirë ekonomike, të sigurisë dhe të energjisë elektrike. Njëherësh janë formatuar dhe struktura e re e qeverisjes si dhe mundësia për një reduktim të personelit të dikastereve.

Kur mendohet se mund të përfundojë detajimi i programit qeverisës për 100 ditët e para?Detajimi i programit qe-verisës sipas dikastereve dhe më pas i shkrirë i plotë që do të lexohet në Parlament ditën e miratimit të qeverisë së re pritet të diskutohet dhe njëherë në një takim të Ramës me ministrat para se të betohet kabineti i ri. Pasi të plotësohen të gjithë elementët e duhur, që përmbajnë dhe masat për përballimin e situatës së rëndë në vend, ai do të bëhet real në mbledhjen e parë zyrtare të qeverisë “Rama”.

Pas takimit

Rama: Skuadër e gatshme për të merituar besimin qytetar Menjëherë pas mbledhjes së qeverisë

së re, kryeministri i zgjedhur Edi Rama e cilëson kabinetin e tij qeveritar në një postim në rrjetin social Twitter, si “një skuadër të gatshme për të merituar besimin”. Në përfundim të mbledhjes, Rama ka shkruar sërish në Twitter, por këtë herë nuk ka komentuar mbled-hjen me kabinetin e tij por impresionet gjatë takimit me qytetarët e thjeshtë shkodranë, të cilët e kanë mrekulluar me përzemërisinë dhe besimin e treguar ndaj tij. Kryeministri i zgjedhur deklaron se në rrugët e Skodrës ka gjetur besimin e qytetarëve, ndërsa shton se këtë besim do t’ua kthejë me punë të ndershme dhe të palodhur. “I mrekulluar nga përzemërsia e besimi i qytetarëve që takova në rrugët e Shkodrës. Do t’ua kthej me punë të nder-shme e të palodhur për ta”, shkruan Rama në Twitter. Pas mbledhjes së djeshme të qeverisë së re ku janë qartësuar piketat e 100 ditëve të para të qeverisjes, që

zgjati për më shumë se katër orë, kreu i ardhshëm i ekzekutivit Rama, nëpërmjet rrjetit social bëri të ditur se rezultati i saj ishte përcaktimi i punës dhe mar-rëdhëniet me njerëzit në ditët e para të qeverisjes. “Piketa të qarta për 100 ditët e para si edhe për 300 ditët që do të për-caktojnë natyrën e qeverisjes dhe cilësinë e marrëdhënies me njerëzit”, shkruan Rama në profilin e saj në rrjetin social.

TIRANE

JAKIN MARENA

LAJMIKryeministri i zgjedhur Edi Rama do të mbledhë dhe njëherë ministrat e kabinetit të tij qeveritar përpara se të votohen në Kuvend dhe të betohen para Presidentit. Piketat e programit qeverisës dhe masat për të përballuar situatën, objekt i takimit.

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama i ka dhënë fund dje mbledhjes dy

ditore të qeverisë së drejtuar prej tij, të mbajtur në qytetin e Shkodrës. Kreu i ri i qeverisë bashkë me ministrat e kabi-netit të ri qeveritar i kanë lënë ambientet e Hotel ‘Colosseu’ Shkodër rreth orës 14.00 për t’ju drejtuar Tiranës, ndër-kohë që si gjithnjë asnjëri prej zyrtarëve të lartë të majtë që pritet të marrin në dorë qever-isjen e vendit nuk ka dashur të komentojë për diskutimet në mbledhjen e kabinetit qeveri-tar që zgjati dy ditë.

Burimet brenda qeverisë së re të drejtuar nga lideri social-ist shprehen se mbledhja e zhvilluar në qytetin e Shkodrës nuk do të jetë e fundit. Pasi përpara se të bëhet betimi para Presidentit pritet që Rama t’i mbledhë dhe njëherë në një takim ministrat për të forma-tuar përfundimisht programin qeverisës. Ministrat do të ra-portojnë dhe njëherë në prani të kryeministrit të zgjedhur Edi Rama në lidhje me strukturën e dikasterit dhe programin e ditëve të para të 100 ditëve, për t’i dhënë dorën e fundit programit nal, i cili pasi të shkrihet dhe të formatohet si program i qeverisë do të prezantohet në Kuvend dhe do të miratohet ditën e miratimit të qeverisë së re nga mazho-ranca e ardhshme. Mësohet se dhe ditën e djeshme, është diskutuar gjendja e vështirë e

nancave shqiptare për shkak të shpërdorimit pa kriter dhe për arësye elektorale të mbi 80 përqind të buxhetit të shtetit, duke sjellë në këtë mënyrë dhe boshatisjen e arkës së shtetit dhe vënien e qever-isë së re para vështirësisë së mbylljes së vitit, teksa kriza

energjetike është në prag dhe rezervat jo vetëm ujore por dhe valutore për blerje energjie janë konsumuar. Ministrat njëherësh pritet që në mbled-hjen para miratimit në Kuvend dhe betimit para presidentit të detajojnë dhe planin e punës për çdo dikaster që drejtojnë,

shpërndarjen e buxhetit, si dhe ku do gjenden nancimet për të mbështetur programin e 100 ditëve të para të qeverisjes por dhe përballimin e situatës së vështirë. Mësohet se të gji-tha këto kërkesa të detajuara sipas dikastereve që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit,

luftën kundër korrupsionit, shëndoshjen e ekonomisë, përballimin e krizës së energ-jisë, sjellin nevojën e paraqitjes së planeve të detajuara për kërkesat për nancime, kredi dhe nevojës për të arritur re-alizimin e këtyre projekteve të qeverisjes së re.

PS, Braçe:

“Çfarë ke bërë kështuo Sali”

Deputeti sopcialist Erjon Braçe nuk

ka kaluar pa ironizuar kryeministrin në largim Sali Berisha në lidhje me akuzat që janë hed-hur ndaj këtij të fundit për marrjen pjesë në dëbimin e kolegëve të tij në kohën e diktaturës. “Çfarë ke bërë kështu Sali? Si paske thënë se ta bëri partia, nuk ta bëra unë?! Po si mund të shkatërrohet jeta e miqve kështu?! Ta kam thënë se ti për pushtet shkel me këmbë këdo”, ka qënë akuza e Braçes në facebook.

NE FOTO: Nga mbledhja dyditore e qeverisë “Rama” në Shkodër

POLITIKE

Page 9: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

9aE mërkurë, 4 shtator 2013

Ambasadori iranian,

Berishës: Strehove

muxhahedinët, keq

Ambasadori i ri i Iranit në Shqipëri, Majid Mozafari, i ka shprehur Kryeministrit

në ikje, Berishës, keqardhjen që mirëpriti e strehoi muxhahedinët. Mozafari u prezantua dje te Berisha, që i uroi uroi suksese në de-tyrë ambasadorit të Iranit. Burimet zyrtare nga Këshilli i Ministrave bënë të ditur se, duke e falenderuar Kryeministrin shqiptar për pritjen, ai tha se “Irani nuk do të kishte

dashur që Shqipëria të ishte vendi i parë i strehimit të individëve të grupit Mojahedin-e-Khalq që ndodheshin në kampin “Liria” në Irak”. Nga ana e tij, Berisha i tha amba-sadorit iranian se “ky vendim ka të bëjë me një qëndrim tërësisht humanitar të qeverisë shqiptare. Por nga territori i Shqipërisë nuk do të mundet të ndërmerret qoftë edhe një veprim në drejtim të Iranit nga askush dhe

së dyti, cilido prej të strehuarve, që do të ketë garancinë e plotë të autoriteteve Irani-ane dhe dëshiron të kthehet në vendin e tij, nuk do të ketë asnjë pengesë nga autoritete shqiptare. Ne jemi të përkushtuar t’u krijo-jmë atyre të gjitha kushtet për një jetë të lirë dhe të mirë në këtë vend, ndërsa ritheksoi se ky akt nuk ka të bëjë më asgjë tjetër veç qël-limit humanitar”.

TIRANE

JAKIN MARENA

Mbledhja e qeverisë së re e drejtuar nga kryeministri i zgjed-

hur Edi Rama, zhvilluar për dy ditë me radhë në qytetin e Shkodrës nuk ka pasur shumë për të thënë. Pasi asnjë nga ministrat, pa përjashtuar këtu dhe kryeministrin e ri nuk ka folur zyrtarisht dhe bërë ndonjë konkluzion të këtij takimi, duke e lënë median dhe publikun të përballet me një hermetizim të fortë. Teksa është mjaftuar vetëm me disa postime të Ramës në facebook dhe Tëitter, asnjë informacion tjetër nuk ka mundur të dalë jashtë dyerve të takimit, infor-macion sado i paktë për vetë kushtet se mbledhja e qeverisë ka qënë simbolike për hir të së vërtetës dhe jo zyrtare për shkak se kabineti i ri ende nuk është betuar për të lluar zyr-tarisht detyrat e veta, por dhe diçka duhej të ishte përcjellë dhe për publikun. Ndërkohë dhe ditën e djeshme mësohet sipas burimeve brenda kabi-netit të ri qeveritar, që nuk pranojnë të identifikohen, është diskutuar në lidhje me programin qeverisës të 100

dhe 300 ditëve të para. Kreu i qeverisë ka treguar dhe njëherë vendosmërinë për të shembur të gjitha ndërtimet pa leje në vijën bregdetare por dhe më gjërë për të vendosur më në fund kontrollin e plotë

mbi territorin. Rama mësohet të ketë treguar përballë minis-trave vendosmërinë e tij për ta bërë realitet inisiativën “Stop Rrënimit”. Nga ana tjetër ka kërkuar nga të gjithë ministrat që të kenë gati programin e

detajuar sipas dikastereve, në mënyrë që në mbledhjen e parë të kabinetit pas betimit të ministrave, të bëhet real. Burime nga qeveria e re thanë se mbledhja ka qënë shumë produktive dhe ministrat që

do të marrin detyrën ditët e ardhshme kanë diskutuar mbi programin qeverisës dhe pri-oritetet e 100 diteve të para, duke evidentuar dhe pikat e dobëta që duhen përmirësuar. Mësohet se integrimi i pro-grameve përkatëse të PS dhe LSI në koalicion, duke lluar nga programin për shënde-tësinë, programi për taksën

progresive tashmë mund të konsiderohet i përfunduar. Kryeministri i zgjedhur Rama u ka kërkuar ministrave frymë ekipi dhe ka theksuar lozo- në e qeverisë së re që është

bashkëpunimi i ngushtë me qytetarët, përfshirja e tyre jo vetëm në vendimmarrje, por edhe në hapa të tjerë konk-retë të qeverisjes. Kjo lozo sipas Ramës mbështetet dhe në faktin se situata nanciare pritet të jetë dhe më e rëndë nga ajo e paraqitur deri më tani prej qeverisë Berisha. Njëherësh mësohet se Rama ka diskutuar dhe për skemën e shpërndarjes së nancimeve dhe përdorimin e tyre për çdo ministri, ku bën pjesë dhe kërkesa për një strukturë jo të rënduar për çdo dikaster, duke kërkuar e kasitet pune përmes një personeli të reduk-tuar. Përkundër fryrjes pa nevojë të personelit qeverisës nga qeveria paraardhëse e Berishës, përmes punësimit pa kriter të militantëve. Nga ana tjetër Rama mësohet të ketë porositur ministrat e tij që t’i japin fund përzgjedhjes së bashkëpuntorëve me të cilët do të çojnë përpara programin qeverisës, duke u kujdesur që të mos preken profesionistët në administratë.

“Rama u ka kërkuar ministrave frymë ekipi dhe ka theksuar lozo në e qeverisë së re që është bashkepunimi i ngushtë me qytetarët, përfshirja e tyre jo vetëm në vendimmarrje, por edhe në hapa të tjerë konkretë të qeverisjes”.

KËRKESA

Vonesat

Aleatët pritet të takohen me Ramën në fund të javës për bashkëqeverisjen

TIRANE

Aleatët e PS që janë në pritje të takimit me kreun e zgjedhur të

qeverisë Edi Rama për të vendosur piketat e marrjes së përgjegjësive në bashkëqeverisjen e vendit, mendohet se deri në fund të kësaj jave mund ta realizojnë një qëllim të tillë. Mësohet se pas përfundimit të mbledhjes dy ditore të qeverisë në Shkodër, kry-eministri Edi Rama të formatojë dhe qëndrimin ndaj aleatëve, në përm-bushje të marrëveshjes parazgjedhore të firmosur me krerët e partive të vogla, ku është përcaktuar dhe niveli i bashkëpunimit në bazë të rezultatit të zgjedhjeve. Por nga ana tjetër një pjesë e krerëve aleatë teksa nuk kanë preferuar të deklarohen publikisht, kanë shprehur shqetësimin për zvarri-tjen e takimit të tyre me Ramën dhe se po u soset durimi në lidhje me arritjen e ksimit të posteve në bashkëqever-isje bazuar dhe në marrëveshjen me Ramën. Madje ata kanë shprehur

pasigurinë e tyre se mund të mbeten pa poste ose mund të anashkalohen. Madje disa prejt tyre nuk ngurrojnë të shprehen se socialistët dhe për më tepër kryeministri i zgjedhur Edi Rama i kanë

kushtuar më shumë rëndësi vetëm zba-timit të marrëveshjes qeverisëse me LSI dhe kreun e saj Ilir Meta, ndërsa ende nuk po merr në konsideratë partitë e tjera aleate, që sëbashku i kanë dhënë koalicionit mbi 100 mijë vota. Pavarë-sisht se nuk e kanë humbur shpresën, durimi brenda partive aleate të Ramës me sa duket po soset, dhe janë në pritje fundit të kësaj javë për të takuar kryemi-nistrin e zgjedhur. Mësohet gjithashtu se koordinatori Gjet Ndoj po vijon takimet me krerët aleatë për të parë dhe nivelin e kërkesave të tyre, që për hir të së vërtetës ka pranuar dhe nga vetë koordinatori se nuk janë kërkesa të ekzagjeruara dhe janë brenda koordinatave të përcaktuara në marrëveshjen parazgjedhore. Nga ana tjetër ai është munduar t’i qetësojë me faktin se nuk ka kaluar afati i uljes për të ksuar nivelin e bashkëqeverisjes, pasi qeveria ende nuk është betuar dhe nuk ka lluar nga puna. Ndërkohë që mësohet se dhe vetë Rama është shumë i vendosur për të qënë zbatues i mar-rëveshjes me aleatët.

PS-LSI, integrim “taksat” e “shëndetësia”

Kryeministri i zgjedhur pak fjalë për takimet me kabinetin

“Rama”, informacion me ‘pikatore’ publikut

POLITIKE

Page 10: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

10 E mërkurë, 4 shtator 2013

POLITIKE

Basha heq logon

e PD nga selia e

vjetër 20 vjeçare

Lideri i ri PD njëherësh edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha,

ka hequr simbolet e fundit nga ish-godina historike e PD në rrugën “Murat Toptani”, ku ka qëndruar për 20 vite me radhë. Aksioni për të hequr logon dhe amujt nga ish-selia e PD ka nisur rreth orës 13:00 të ditës së djeshme dhe Basha ka vënë në dispozicion punëtorët dhe automjetet e Bashkisë. Në

ambientet brenda selisë së vjetër kanë mbetur ende sende pa u zhvendosur. Sipas burimeve brenda PD, zyrtarë që kanë zyrat në selinë e vjetër do vazhdojnë të qëndrojnë edhe për disa ditë të tjera në këtë godinë, pasi selia e re, ish-SHQUP, nuk është ende gati, pasi po punohet për rikonstruktimin e plotë të saj. Në selinë e re të demokratëve është menduar edhe një zyrë e posaçme

për ish-liderin historik të PD, Sali Berisha. Në këtë godinë, që është e pesta për demokratët, nuk janë vënë re lëvizje të zyrtarëve. Siç duket dhe nga pamjet, disa rikonstruktime në ambientet e jashtme të ish-SHQUP, kanë përfunduar, si ndriçimi, sinjalistika në rrugë apo lyerja e kangjellave me ngjyrë blu e të bardhë, ashtu siç është dhe simbolika e kësaj force politike.

“S’është humbje e Bashës, ndodh gjithnjë”

Selia blu e ka marrë lehtë humbjen në Dardhas e Rrethina

Mandati katër vjet

Rama rikandidon në fund të shtatoritSocialistët sërish në zgjedhje, por tashmë brenda partisë. Me 26 shtator mbaron mandati i Ramës si kryetar i PS

TIRANE

Sipas statutit socialistët në fund të shtatorit pritet të hyjnë në

zgjedhje për kreun e PS, pasi 26 shtatori shënon ditën e mbarimit të mandatit të Edi Ramës si kryetar. Pasi më 26 shtator 2009 Rama u përball me Maqo Lakrorin, ku toi me afro 90% të votave. Af-

rimi i datës 26 shtator i hap rrugë përgatitjes për zgjedhjet e reja në PS, pasi statuti i PS saksionon se mandati i kryetarit të PS është 4 vjet. Asambleja Kombëtare, sipas Nenit 27 i Statutit të PS përcak-ton se kur vendi i kreut të partisë mbetet vakant. Asambleja mblid-het brenda 15 ditësh dhe thërret brenda 30 ditësh Kongresin për

administrimin e kandidaturave dhe caktimin e datës së votimit për zgjedhjen nga anëtarësia të kryetarit të ri të partisë, që nuk duhet të jetë më vonë se një muaj nga data e zhvillimit të Kongresit. Siç pritet, Edi Rama do rikandidojë për kryetar të PS dhe kjo do të jetë gara e tij e pestë dhe mandati i tij katërt. Më 2003, në pozicionin dhe të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Rama kandidoi për herë të parë në Kongres përballë kryetarit të atëhershëm, Fatos Nano dhe ish-presidentit Rexhep Meidani, garë të cilën ai e humbi, pasi përballë kishte kreun dhe kryeministrin e vendit. Dy vjet më vonë, më 2005, pas largimit të Nanos nga drejtimi i PS me humbjen e zgjedhjeve të 2005, Rama garoi përballë ish-

kreut të shtetit Rexhep Meidani duke fituar me një diferencë të madhe. Mandati që mori në vitin 2005 për Ramën nuk do ishte i plotë, por plotësues i mandatit të lënë për gjysmë nga Nano. Ndaj në vitin 2007, pasi ishin kryer edhe ndryshimet e nevojshme statutore, PS zhvillon sërish zgjedhjet për kryetar të saj, por kësaj here direkt nga anëtarësia sipas parimit një anëtar një votë. Këtë mandat Rama do ta mbante vetëm 2 vjet, pasi më 2009 PS nuk erdhi në pushtet e një klauzolë në statutin e PS e detyron kry-etarin të dorëhiqet nëse humbiste zgjedhjet. Rama u dorëhoq dhe rikandidoon sërish në zgjedhjet e 26 shtatorit, të cilat i toi bindshëm përballë Maqo Lakrorit.

Reeker-Meta:

“Zgjedhjetnjë testi kaluarme sukses”TIRANE

JAKIN MARENA

LAJMIHumbjën e thellë në zgjed-hjet e pjesshme në komu-nën Rrethina Shkodër dhe Dardhas Korçë demokratët e kanë cilësuar si normale, pasi gjithnjë rezultati në të tilla raste ka shkuar në favor të kandidatëve që përfaqësojnë mazhorancën në qeverisjen qëndrore.

“Kur Rama ishte në opozitë as që bënte fushatë kur kishte zgjedhje vendore, pasi në të gjitha rastet llogaria ishte humbëse për të majtën në opoztë dhe tuese për mazhorancën qeverisëse dhe në këto njësi vendore ku bëheshin zgjedhjet e pjesshme”.

JUSTIFIKIMI

Demokratët e kanë marrë lehtë humbjen në zgjed-hjet e pjesshme të zhvil-

luara ditën e dielë në dy komu-nat, që për ironi të fatit njëra ka qënë në Korçë që gjithnjë ka dhënë rezultat të balancuar dhe tjetra në Shkodër që ka qënë bastion i PD. Bëhet fjalë për zgjedhjet e pjesshme për kreun e Komunës në Rrethina Shkodër dhe në Dardhas Korçë, ku rezultati në favor të dy kan-didatëve të së majtës ka qënë pothuajse i njëjtë, në shifrat 75 me 25 për qind. Burime brenda selisë blu saktësojnë se në të gjitha zgjedhjet e pjesshme vendore që zhvillohen men-jëherë pas zgjedhjeve qëndrore për parlamentin e ri japin një rezultat të dukshëm në favor të partisë apo koalicionit tues të zgjedhjeve parlamentare. Nga selia e PD sillen shembuj konkretë të zhvillimit të zgjed-hjeve të pjesshme ndër vite, ku dhe kur ishte në pushtet PS para vitit 2005 edhe kur ishte në pushtet PD, në të gjitha ras-tet kur janë zhvilluar zgjedhje të pjesshme atëherë dhe për zona të caktuara elektorale siç ka qënë rasti i Elbasanit ku pas largimit të Ljublin Diljes kokurroi dhe toi kandidatja e PS deputetja aktuale Valentina Leskaj, edhe gjatë qeverisjes së PD pas zgjedhjeve të vitit 2005 sa herë janë zhvilluar zgjedhje të pjesshme ka tuar kandidati i mazhorancës. Sipas burimeve brenda selisë së PD është e shpjegueshme dhënia e votës për kandidatin përfaqësues të mazhorancës qeverisëse edhe në pushtetin vendor, pasi vo-tuesit bëjnë llogari të qartë, që nancimet vijnë nga pushteti

qëndror dhe duke qënë drejtues i mazhorancës dhe në vendore, atëherë nancimet janë më të mëdha dhe nuk ka reduktim fondi, siç mund të ndodhë në opozitë. Madje nga selia blu thonë se kur Rama ishte në opozitë as që bënte fushatë kur kishte zgjedhje të pjesësshme

vendore, pasi në të gjitha rastet llogaria ishte humbëse për të majtën në opozitë e tuese për mazhorancën qeverisëse dhe në këto njësi vendore. Në këtë këndvështrim e shpjegojnë humbjen e tyre në zgjedhjet e pjesshme vendore për kreun e Komunës Rrethina Shkodër

dhe Dardhas në Korçë. Ndërsa interesimit tonë për faktin se nëse kjo ishte një humbje e parë e Bashës, burimet thonë se ai është kryetar por ballafaqimi i tij elektoral shihet vetëm në zgjedhje të plota, vendore ose parlamentare. Gjithë debati që ka shpërthyer gjatë këtyre

ditëve në lidhje me një hum-bje të parë të kreut të ri të PD Lulzim Basha ka të bëjë me rezultatin konkret në zgjedhjet e pjesshme në dy komuna që janë në ekstremet e vendit. Kështu më konkretisht, kan-didati i LSI-së, Genci Hamol-lari, ka tuar në zgjedhjet për

kryetar të komunës Dardhas me 1701 vota kundrejt rivalit të tij demokrat Gentian Pere që ka marrë 412 vota. Ndërsa në komunën Rrethina të Shkodrës ka tuar kandidati i PS-së Luan Harusha me 4411 vota kundrejt rivalit të tij demokrat, Ridvan Guri, i cili ka marrë 1402 vota. Sipas KQZ-së, në komunën Dardhas morën pjesë në votime 59.67% e zgjedhësve, ose 1539 votues nga 2579 që janë në total. Ndërsa në komunën Rre-thina në zgjedhje kanë marrë pjesë 5881 votues.

Kryetari i LSI Ilir Meta, është takuar në Sll-

oveni me Zv.ndihmës Sekretarin e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker.

Meta është shprehur se zgjedhjet e 23 qer-shorit sollën ndryshimin e pritur nga qytetarët. Ai theksoi se qeveria e re do të ketë një impuls të ri për integrimin europian dhe do t`i japë më shumë prioritet bashkëpunimit rajonal. Ndërsa nga ana e tij diplomati ameri-kan, Philip Reeker, u shpreh se zgjedhjet e 23 qershorit janë një test i kaluar me sukses për Shqipërinë. Ai ga-rantoi se SHBA-ja do të mbështesë Shqipërinë në reformat institucionale dhe ekonomike si dhe për integrimin e saj në Bashkimin Europian.

PD: Humbja në dy komunat, normale

Foto nga Konventa e Partisë Socialiste

Në nga mbledhjet e Kryesisë së Partisë Demokratike

Page 11: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

11E mërkurë, 4 shtator 2013

AKTUALITET

Plagos tre persona,

dyshonte se

i ngacmonin të ëmën

Një person është vënë në pranga pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy

vëllezër pas dyshimeve se njëri prej tyre i ngacmonte të ëmën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk të Fushë-Krujës ku Gulit Stafa ka qëlluar dy vëllezërit Murat dhe Jashar Maja përkatësisht 42 dhe 35-vjeç nga Borizana si dhe shtetasin Akil Sahitaj 31-vjeç nga Mamurrasi, të cilët

kanë marrë plagë në trup. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar Gulit Stafa 21-vjeç. Mësohet se 21-vjecari ka qëlluar me armë në drejtim të furgonit ku udhëtonin dy vëllezërit Murat dhe Akil Maja, duke lënë të plagosur dhe një person të trëtë. Në të njëjtin furgon udhëtonte dhe nëna e tij. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku mësohet se

ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes. Ndërsa Stafa akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkatërrim prone, pasi ai ka dëmtuar automjetin me të cilin udhëtonin personat e mësipërm. Të tre të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

LAJME SHKURT

Gomonia ka pësuar defekt në motorr

Bruka: Alarmi SOS nga një person që et shqip

Zhduket gomonia me 27 klandestinë

VLORE

ARMAND XHELILI

LAJMINjë gomone ku ndodhen 27 klandestinë është zh-dukur prej mbrëmjes të së hënës në kanalin e Otrantos. Nga Salla Op-eracionale e Durrësit është marrë njoftimi se drejtuesi i gomones mund të jetë shqiptar, ndërsa klandes-tinët mendohet se ishin kurdë.

Zhduket një gomone në det me 27 persona në bord, të cilët dyshohen

të jenë klandestinë nga Lindja e Mesme. Lajm i cili u kon- rmua nga Shtabi i Përgjith-

shëm i Forcave të Armato-sura, se Roja Bregdetare ka zhvilluar gjatë mbrëmjes të së hënës një operacion kërkim-shpëtimi në kanalin e Otran-tos. Njoftimi është marrë nga Shërbimi SAR i Romës Itali, se një gomone me 27 klandestinë shtetas të huaj janë në rrezik për jetën mbas një defekti që ka pësuar gomonja, ose nje avari ne motorr. Ndërsa nga Salla Operacionale e Durrësit është marrë njoftimi se drej-tuesi i gomones mund të jetë shqiptar, kurse klandestinët mendohet se ishin kurdë. Ak-tualisht në Itali, në bregdetin e Puglias vazhdojnë kërkimet nga 4 anije italiane dhe një helikopter përballë brigjeve të qytezës së Monopolit në zonën e Pulias, (më në veri të kanalit të Otrantos, në zonën e jugut të Adriatikut), aty ku është lokalizuar dhe një gomone. Ndërkohë, në ujrat territoriale shqiptare kërkimet vazhduan gjatë natës për gati 10 orë, por më pas u ndërprenë. Mendohet se gomonia ka pësuar avari në kanalin e Otr-antos. Pala shqiptare thotë se kërkimet në ujrat territoriale shqiptare kanë rezultuar pa rezultat, ndërkohë që media italiane thotë se një gomone është lokalizuar në thellësi të detit në rajonin e Puglias. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtën gomone, e cila dha alarmin SOS.

ALARMIDrejtori i Qendrës Op-

eracionale të Durrësit, Shefqet Bruka deklaroi se personi që ka dhënë alarmin SOS ka folur shqip dhe ka thënë që kishte klandestinë kurd në bord. “Është kërkuar SOS nga

një person që flet shqip. Ai kërkonte ndihmë për shkak të një problemi në motor dhe ka thënë se kishte klandestinë kurd në bord. Pas veri kimeve që ka bërë pala italianë, në llim ajo angazhoi 4 mjete e

një helikopter. Zona nga ka ardhur apeli për ndihmë i për-ket zonës së kërkim shpëtimit që mbulohet nga pala italiane dhe pala italiane ka drejtimin e operacionit, ne jemi në ndihmë”- tha Shefqet Bruka. Ai shtoi se nga pala shqiptare ishin angazhuar dy mjete lun-druese dhe 1 helikopter bri-tanik. “ Ende nuk ka njoftim

nga Greqia në Gjirokastër dhe kalojnë nëpërmjet rrugës tokësore nga Gjirokastra në fshatrat e lumit të Vlorës, për të dalë në fshtrat e zonës së Himarës dhe më pas në brigjet bregdetare të kësaj zone, me pretendimin për të kaluar me mjete lundruese në Itali. Por dhe pse ka patur tendenca të tilla policia ku -tare dhe ajo e rendit ka qënë të vëmëndshme në kontrollin e territorit të vijës bregde-tare të lëvizjes së mjeteve lundruse si dhe të qytetarëve dhe sidomos të personave të dyshimtë si shtetas të

huaj. Për rastin e zhdukjes së 27 klandestinëve brigjeve italiane, nuk ka ndonjë kon-firmim se nga është nisur gomonja me klandestinë nga brigjet shqiptare apo nga ndonjë vend tjetër. Sipas policisë deri tani përjashto-het mundësia e nisjes së gomones me klandestinë nga brigjet e Vlorës, Dhër-miut apo Sarandës sepse e gjithë vija bregdetare është nën vëzhgimin e rreptë të radarve të anijeve ushtarake të Natos si dhe ato shqiptare, plus patrullave dhe vëzhgimit nga rojet bregdetare shqip-tare të cilat nuk kanë patur asnjë sinjal që gomonja të jetë nisur nga këto brigje me klandestinë. Po sipas burimeve nga policia sinjalin për zhdukjen e një gomoneje me klandestinë në brigjet Italiane, llimish e kanë marë nga mediet. Mbas akordimit të punës mes dy vendeve janë futur në kërkim të gomones katër mjete lundruse të rojeve bregdetare, një anije ushta-rake Britanike, dy helikopter ushtarak të Natos si dhe mjete të tjera të policisë dhe ushtrisë shqiptare dhe asaj italiane së bashku me Guar-dia di Finacën. Nga ora 20 e 30 e mbrëmjes së të hënës që kanë lluar kërkimet dhe deri në orët e pasdites nuk është gjetur as gomonja dhe as klandestinët. Kërkimet nga pala shqiptare janë ndërprerë në mesditën e djeshme për furnizim me karburnat dhe më pas kërkimet kan ri lluar deri në orët e së martë mjetet janë rikthyer sërisht në bazë.

Për më shumë informacion na vizitoni në faqen tonë të website:

www.MerrJep.al

Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerje

Blije atë që të duhet! Shite atë që nuk të duhet!

KËRKOJ APARATE FOTOGRAFIK METALIK TË VJETËRTiranë, kërkoj të blej Aparate Fotogra k Metalik të vjetër. Koleksionoj aparate fotogra ke të vjetër të të gjitha markave. TEL+355696688088

PEUGEOT 206 BENZINË 1.1CC,Shes Peugeot 206 motorr 1.1cc benzinë me dokumenta të rregullta targa Italiane. Makina ka 120.000 km, origjinale me 4 dyer, tapiceri super e pastër me goma të reja të sapo vëna me faturë HANKOOK, disqe alumini , kasetofon mp3.TEL. 0686803203

IPHONE 5 FACTORY UNLOCKIphone 5 factory unlock i ardhur nga Italia shumë pak i përdorur as një muaj 16 gb i bardhë.TEL. 0692401666

Pala shqiptare thotë se kërkimet në ujrat territoriale shqiptare kanë rezultuar pa rezultat, ndërkohë që media italiane thotë se një gomone është lokalizuar në thellësi të detit në rajonin e Puglias.

KËRKIMET

për gjetjen e gomones, por po bëhet vlerësimi i informacion-it dhe më pas nëse kërkohet do të vazhdojnë kërkimet.”- tha Bruka.

POLICIAKlandestinët e huaj, tash-

më sipas informacioneve, përshkrojnë rrugën Greqi, Gjirokastër, dhe më pas me mjete motorrike mbërrijnë në Vlorë, të organizuar por dhe individualisht, më pas për të kaluar në Itali me rrugë të ndryshme. Por ka dhe klandestinë që mbasi hyjnë në territorin shqiptar

Bilisht, vodhi 13 milionë lekë, arrestohet drejtori i “Raiffeisen”

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme, drejtorin e lialit të “Raiffeisen Bank” në Bilisht, B.Topallin. Arrestimi është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Korçës dhe vendim të gjykatës së Korçës nën akuzën e vjedhjes. Topalli akuzohet për vjedhjen e 13 milionë lekëve nga llogaria e një klienti të bankës, të cilat i ka përdorur për blerjen e një pasurie të paluajtshme.

Prokuroria: Sekuestro ndërtimeve pa leje, procedim penal pronaritProcedim penal për pronarin dhe menjëherë më pas sekuestrim ndërtimit pa leje. Kjo është mënyra e re se si do të veprojë prokuroria pas datës 9 shtator, për të ndihmuar në luftën kundër ndërtimeve pa leje në gjithë vendin. Siç mëson Vizion Plus, qarkorja me detajet ka nisur tashmë të hartohet në ambientet e Proku-rorisë së Përgjithshme për t’u shpërndarë më pas në të gjithë rrethet, sipas urdhrit të kreut të këtij institucioni, Adriatik Llalla, i cili kujdeset edhe të përçojë një mesazh se do të mbështesë aksionet e qeverisë së re, që e ka shpallur luftën ndaj ndërtimeve pa leje si emergjencë kombëtare.

Gjermani, përdhunohen, rrihen dhe ngujohen 2 vajza nga KosovaTë hënën ka lluar në Gjykatën e Landit në Konstancë të Gjermanisë një proces gjyqësor kundër një familjeje rome nga Kosova, e akuzuar për skllavërim, rrahje dhe përdhunim të dy vajzave të mitura, edhe ato nga Kosova. Lajmin e ka bërë të ditur llimisht gazeta gjermane, Der Spiegel. Tani dy prindërit dhe tre djemtë e tyre do të përgjigjen për akuzën se kanë sjellë në Gjermani dy të mitura dhe i kanë mbajtur ato me dhunë në banesën e tyre në qytetin Singen, landi Baden Ëürttemberg, ka bërë të ditur për mediat gjermane prokurori i çështjes. Sipas akuzës, dy vajzat janë mbajtur të ngujuara, janë detyruar të punojnë, janë rrahur dhe po ashtu edhe janë përdhunuar seksu-alisht.

Page 12: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

12 E mërkurë, 4 shtator 2013

GJITHMONE PRANE JUSH!

Origjina e Lajmit

VALË UHFSATELITORTOKESOREKANALI 50KANALI 48

TOKESORE NË PREFEKTURAT:TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

KANALI 158KANALI

Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë, Itali, Greqi

Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë

GJITHMONE PRANE JUSH!www.shqiptarja.com

Page 13: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

13E mërkurë, 4 shtator 2013

AKTUALITET

Cyan magenta yellow black

JAK DHE NDUE JAKU që njihen edhe si nipat e Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, do të gjykohen për akuzën e posedimit të lëndëve narkotike dhe armëve luftarake

Vrasja e kyekomisarit

TIRANE

JONIDA ALIU

LAJMIProkuroria e Tiranës ka nisur një kërkesë gjykimi për dy vëllezërit Jak Jaku dhe Ndue Jaku, të cilët pritet të përballen me dre-jtësinë pas sekuestrimit të armëve luftarake dhe lëndës narkotike të gjetur në banesën e tyre një ditë pas vrasjes së kryekomis-arit Dritan Lamaj

Nga kontrolli në banesën e vëllezërve Jaku është gjetur një snajper, 2 automatike, 1 pistoletë, dy armë gjahu dhe qindra shekë e municione të ndryshme

SEKUESTRIMI

Jak Jaku

Dritan Lamaj

Jak Jaku u arrestua bashkë me Arben Frrokun

Vrasja e Lamajt në gjyq vëllezërit Jaku

Prokuroria e Tiranës, mbyll hetimet dhe dorë-zon në gjyq me cilësinë

e të pandehurve Jak Jakun

dhe Ndue Jakun. Dy vëllezërit Jak Jaku dhe Ndue Jaku që njihen edhe si nipat e Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pritet që ata të përballen me

drejtësinë pas sekuestrimit të armëve luftarake dhe lëndës narkotike të gjetur në shtëpinë e tyre nga policia. Sipas proku-rorisë, menjëherë pas vrasjes së ish-she t të Komisariatit nr.6 në Tiranë, është ushtruar kon-troll në banesën e Jak Jakut, që ndodhet në Domje, ku janë gjetur me cilësin e provës mate-

rial 6 armë të ndryshme, qin-dra shekë dhe një sasi lëndë narkotike. Nga kontrolli në banesën e vëllezërve Jaku është gjetur një snajper, 2 automa-tike, 1 pistoletë, dy armë gjahu dhe qindra shekë e municione të ndryshme. Nga ekzaminimi i kryer, rezultoi se këto armë nuk janë përdorur në vrasjen e krye-komisarit Lamaj. Ndërkohë, përveç armëve, policia në atë kohë në banesën e vëllezërve Jaku sekustroi edhe 529 gram heroinë, 396 gram kokainë si dhe 35 gram hashash. Me gjetjen e sendeve të paligjshme, policia arrestoi Ndue Jakun, ndërsa vëllain e tij Jak Jakun e shpallën në kërkim, pasi ishte larguar së bashku me dajën e tij, Arben Frroku, drejt Greqisë. Jak Jaku u arrestua në shtetin

fqinjë të Greqisë sëbashku me biznesmenin Arben Frroku. Ai ndodhet i arrestuar në Greqi, në pritje të ekstradimit, ndërsa vëllai i tij Ndue Jaku është i ar-restuar në Shqipëri. Asokohe, Jaku u ndalua në lidhje me vrasjen e Lamajt, por pas heti-meve, i dyshuar kryesor rezultoi vetëm Arben Frroku, që edhe ky pritet të ekstradohet nga Gre-qia pas disa ditëve. Jak dhe Ndue Jaku do të gjykohen, në

Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, për akuzën e posed-imit të lëndëve narkotike dhe armëve luftarake në sasi të mëdha. Ndërsa gjykata greke ka vendosur “pro” ekstradimit të Jakut dhe Frrokut, ende nuk është vendosur një datë se kur do të mbërrijnë në Shqipëri, ndërsa jo zyrtarisht kon rmohet muaji shtator për të përmbyllur këtë procedurë ndërmjet dy shteteve.

Page 14: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

14 E mërkurë, 4 shtator 2013

AKTUALITET

Ngacmon seksualisht

22 vjeçaren,

në pranga 40-vjeçari

Ngacmon seksualisht një 22-vjeçare, vihet në

pranga një 40-vjeçar. Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, gjatë ditës së hënë, kanë ndaluar Tahir Kacin, me origjinë nga Dibra, por banues në Babrru. Sipas burimeve zyrtare nga uniformat blu

të kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 të ditës së hënë në zonën e Unazës së Re. Kaci dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përdorur dhune ndaj një vajze 22-vjeçare. Kanë qenë efektivët e komisariatit të policisë numër 6 në Tiranë,

të cilët kanë bërë arrestimi në agrancë të 40-vjeçarit Tahir Kaci, 40 vjeç, lindur në Diber dhe banues ne Babrru, Tirane. Pas arrestimi të tij, dosja me materile i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për akuzën e “ngacmimit seksual”.

Sekuestrohen sendet personale të Canit

Policia shoqëron 40 persona në lidhje me krimin

Vrasja, hetohet pista e hakmarrjes

TIRANE

JONIDA ALIU

LAJMIPolicia e Durrësit ka shoqëruar 40 persona në lidhje me vrasjen e bi-znesmenit Plarent Cani, dy ditë më parë në sektorin “Teuta”. Pista kryesore ku po hetohet është ajo e hakmarrjes nga e shkuara e tij në Itali, pasi ai ka qenë anëtar i një prej klane-ve më të forta të tra kut ndërkombëtar të heroinës dhe dyshohet se ende nuk i kish mbyllur problemet me të kaluarën.

Abuzimi me tenderat

Bashkia Orikum, hetohen 8 zyrtarëVLORE

Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLSH) pas kontrollit të ush-

truar prej disa ditësh në Bashkinë Orikum, ka gjetur shkelje të rënda në punën e disa prej punonjësve të këtij insitutcioni dhe ka vënë në përndjekje penale në prokurorinë e Vlorës, tetë zyrtarë. Sipas burimeve nga Prokuroria e Vlorës, KLSH-ja ka akuzuar tetë zyrtarët për shkelje të ndryshme në punën e tyre të përditshme në Bashkinë Orikum, të cilët kryesisht akuzohen për vep-rime abuzive me tenderat, shkelje të barazisë në tendera dhe parregullsi në dokumentacion, duke shkelur

nenin 258 të kodit penal. Të aku-zuarit janë anëtarë të vlerësimit të ofertave në Bashkinë Orikum. Po sipas raportit të KLSH-së, zyrtarët e vlerësimit të ofertave kanë favorizuar rma që nuk kanë patur dokumenta të plotësuara sipas ligjit si dhe kanë favorizuar rma dhe persona që kanë pasur

lidhje apo shoqëri, duke lënë dy-shime edhe për abuzime kundrejt shpërblimeve të afruara ndaj tyre për timin e padrejtë të tenderave në Bashkinë Orikum. Bëhët fjalë për tendera dhe investime të kry-era dhe të sapo tuara kryesisht në rikostruksion rrugësh, blloqe lagjesh si dhe ujësjellës, pastrimi

si dhe tendera të tjerë të zhvilluara në këtë bashki. Po sipas burimeve në vijim, KLSH-ja do të denoncoj në prokurori edhe zyrtarë të tjerë të lartë në Qarkun e Vlorës, tek të cilët janë hasur shkelje të rënda gjatë punës së tyre, shkelje të kapura nga KLSH-ja gjatë punës së saj në kontrollin e punës së disa institu-cioneve të rëndësishmë të Vlorës, ku shkeljet kanë qenë flagrante. Madje, priten edhe arrestime nga policia dhe prokuroria e Vlorës për ndonjë zyrtar të lartë. Ndonëse, ka qenë sezon pushimesh, prokuroria e Vlorës ka qenë aktive në puën e saj të përditshme, për vetë ngarkesën që ka kjo prokurori.

LAJME SHKURT

O cerë të policisë gjyqësore dhe eskpertët kriminalistë kanë sekuestruar sendet personale të Canit të cilat do të shërbejnë për hetimin. Një provë e rëndësishme nga ku besohet se mund të hedhë dritë mbi ngjarjen janë dhe telefonat që përdorte viktima

SEKUESTRIMI

Ende nuk ka asnjë gjurmë për autorët e vrasjes së Plarent Cani biznes-

menit i cili u ekzekutua dy ditë më parë në sektorin “Teuta” në bregdetin e Durrësit. Edhe pse kanë kaluar ditw nga ekze-kutimi i 40-vjeçarit, policia nuk ka të dhëna zyrtare për au-torët e këtij krimi dhe shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje. Por, ata bëjnë me dije se në komisariat janë shoqëruar 40

persona në lidhje me vrasjen e Canit. Ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se pista kryesore e hetimit është mundësia e ndonjë kon ikti të mundshëm të biznesmenit në Itali, në lidhje me tra kun e drogës. Ndërkohë që dësh-mitarët kanë deklaruar se dy persona me një motor Skuter, të armatosur dhe me kaskë në kokë i janë afruar lokalit ku ndodhej viktima në shoqërinë

e shoferit të tij. Njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të Canit, duke e lënë të vdekur në vend, si dhe autori i krimit ishte 1 e 75 cm i gjatë. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes nga e shkuara e tij në Itali, pasi ai ka qenë anëtar i një prej klaneve më të forta të tra kut ndërkombëtar të heroinës dhe dyshohet se e ende nuk i kish

mbyllur problemet me të kalu-arën. Ndërkohë autoritetet shqiptare presin informacione nga policia italiane në lidhje me aktivitetin e Plaurent Canit në shtetin fqinj.

HETIMETAtentati i cili i mori jetën bi-

znesmenit të ndërtimit Plarent Cani mëngjesin e së hënës në Durrës ka ngritur shumë pista hetimi, ndërsa pritej që ditën e djeshme provat materiale, si dhe dëshmitë e mbledhura t’i bashkëngjitën fashikul-lit të dosjes hetimore që ka hapur Prokuroria e Durrësit. Burime nga grupi hetimor thanë se pritet që dosja t’i kalojë Prokurorisë së Durrësit

e cila është organi përgjegjës për vazhdimin e hetimeve. Në fazën paraprake të hetimit janë marrë dëshmitë e dy personave të cilët kanë parë ngjarjen, si dhe shoferit të vetë biznesmenit, i cili ka qenë personi i fundit në shoqërinë e Canit. Njëkohësisht, o cerë të policisë gjyqësore dhe esk-pertët kriminalistë kanë sek-uestruar sendet personale të Canit të cilat do të shërbejnë për hetimin. Po të njëjtat bur-ime, saktësuan se një provë e rëndësishme nga ku besohet se mund të hedhë dritë mbi ngjarjen janë dhe telefonat që përdorte viktima, ku pas mbër-ritjes së tabulateve telefonike do të shihen komunikimet dhe personat me të cilët Cani kishte marrëdhënie.

Rrahin dhe vjedhin të moshuarin arrestohenTre të rinj janë vënë në pranga nga Policia e Vlorës pasi akuzohen për vjedhjen e një të moshuari të cilin e kanë grabitur. Gjatë një kon-ference për median, Drejto-ria e Policisë Vlorë tha se, ka vënë në pranga, Agludo Lefter Fistaj 24 vjeç, Arbër Esat Fistaj, 20 vjeç dhe Bledar Yrjet Çunaj, 24 vjeç, të tre banues në Orikum. Ndalimi i këtyre personave është bërë pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se më datë 31 gusht 2013 rreth orëve të vona të natës, në fshatin Dukat Fushë, kanë hyrë në banesën e shtetasit me inicialet L. H., 80 vjeç, të cilit i kanë vjedhur me dhunë një shumë të kon-siderueshme parash.

Malazezi i dehur konfliktohet me disa persona, plagosetNjë 40-vjeçar nga Mali i Zi është plagosur me thikë mëngjesin e djeshëm në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur tek një hotel në zonën e plazhit, pranë Urës së Dajlanit, ku Millan Kllikovac ishte akomoduar për të kaluar disa ditë pushimi. 40-vjeçari nga Mali i Zi ka qenë në gjendje të dehur kur është kon iktuar me disa persona, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, të cilët e kanë goditur me thikë. Menjëherë i riu është dër-guar në spitalin e qytetit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se tashmë ndodhet i shtruar në reanimacion.

Plarent Cani

Page 15: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

15E mërkurë, 4 shtator 2013

BOTA

QEVERIA Regjimi sirian i është drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB, Ban Ki-moon, që të marrë përgjegjësitë për t’i dhënë fund çdo sulmi, në favor të një zgjidhjeje politike të kon iktit

Kon ikti sirian

Izrael-SHBA lëshojnë raketaNumri i refugjatëve kaloi të dy milionë vetët, sipas komisionerit të OKB për Refugjatët,

Antonio Guterres, Siria është kthyer në një fatkeqësi të turpshme humanitare

Uashingtoni

Obama mes kërkesave për sulm e diplomacisëVeç përgatitjes për sul-

min e ku zuar, SHBA-ja është duke parë edhe mundësinë që të japë sa më shumë ndihmë për rebelët sirianë. Në këtë konkluzion kanë arritur dy senatorët John McCain dhe Lindsay Graham, ra-porton CNN. Dy senatorët u takuan me presidentin Barack Obama në zyrën ovale, pas diskutimeve që po bëhen për sulmin ndaj Sirisë që mund të ndërmar-rë SHBA-ja. Pas takimit, McCain dhe Graham thanë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shtojnë sa më shumë ndihmën për rebelët në Siri. “Ne ende kemi shqetësime të mëdha për atë që po ndodh por ne mendojmë dhe besojmë se duhet të formulojmë një strategji me qëllim që të përmirësojmë aftësisë e Ushtrisë së Lirë Siriane

me qëllim që të degradojë sa më shumë kapacitetet e ushtrisë së Bashar al-Assadit”, - tha pas takimit senatori, John McCain, anëtar i Komitetit për Shër-bimet e Armatosura në SHBA. Ndërkohë, Barack Obama i ka kërkuar Kon-gresit një votim sa më të shpejtë për t’i hapur udhën raketave mbi Siri. “Sulmi ushtarak amerikan në Siri ka si qëllim të pakësojë aftësitë e regjimit të As-sad për të përdorur armë kimike”, ka shtuar Obama, duke iu drejtuar liderëve të Kongresit: “Nuk është Irak, nuk është Afgani-stan. Jemi duke folur për sulme me raketa të lim-ituara, të proporcionuara, për t’i dhënë një mesazh jo vetëm ndaj Assad-it, por edhe të tjerëve, që mund të mendojnë të përdorin armë kimike në të ardhmen”.

DAMASK

LAJMIDje janë kryer provat e para ushtarake në rajonin pranë Sirisë. Izraeli ka pranuar se ka lëshuar dy raketa balistike, pasi po kryente një test të mbro-jtjes raketore së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drama njerëzore

Refugjatët, 2 milionë vetë jashtë SirisëNumri i refugjatëve sirianë të

detyruar të kërkojnë stre-him jashtë vendit që nga llimi i luftes civile tejkaloi sot shifrën 2 milionë. Sipas UNHCR: “Ky trend nuk është asgjë më pak se alarmant, duke përfaqësuar një rritje prej gati 1,8 milionë njerëz në 12 muaj,”. Një vit më parë si sot, numri i sirianëve

të regjistruar si refugjatë apo regjistrimi në pritje ishte rreth 230.670 njerëz.

Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët, Antonio Guterres tha se Siria është kthyer në “një fatkeqësi te turpshme humani-tare me vuajtje dhe zhvendosje të pashembullt në historinë e kohëve të fundit.”

Për herë të parë, dje janë përdorur armë reale në rajonin pranë Sirisë,

porn ë kuadër të një manovre të përbashkët ushtarake midis forcave izraelite e amerikane. Agjencia e lajmeve Reuters njofton se Izraeli ka pranuar se ka lëshuar dy raketa bal-istike. Sipas të njëjtave bur-ime, Izraeli ka pranuar se ka lëshuar dy raketa pasi po kryente një test të mbrojtjes raketore së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qeveria ruse me anë të ministrit të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka bërë të ditur se në ekranet e radarëve të for-cave ruse janë evidentuar dy shenja, të raketave balistike

që janë nisur nga Mesdheu lindor. Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Intefax, ngjarja është raportuar rreth orës 8.16 minuta ose 10.16 minuta me orën lokale në Moskë. Ministri Shoigu mësohet se ia ka rapor-tuar këtë ngjarje presidentit rus, Vladimit Putin. Burime ushtarake kanë bërë të ditur se dy raketat e nisura nga Mes-dheu lindor kanë rënë në det.

OKB“Përdorimi i armëve është

ligjor vetëm për vetëmbrojtje apo me leje nga Këshilli i Sig-urimit të OKB”. Ka deklaruar kështu sekretari i Përgjith-shëm i OKB, Ban Ki-moon,

duke folur mbi hipotezat e një ndërhyrjeje ushtarake në Siri nga ana e Shteteve të Bashkuara. “Nëse regjimi i As-sadit ka përdorur armë kimike - ka shtuar Ban, - Këshilli i Sigurimit duhet të tregojë bashkim dhe të marra masa për të ndërhyrë”.

FRANCA Franca tha dje se sulmi i

dyshuar kimik afër kryeqytetit të Sirisë, Damask, ka mundur të kryhet vetëm nga qeveria e Sirisë. Në një raport të in-teligjencës së Francës thuhet se në sulmin më 21 gusht, ishte përfshirë “përdorim masiv i agjentëve kimikë” dhe se së

paku 281 vdekje mund t’i atri-buohen këtij sulmi. Të dhënat janë bërë publike online pas një takimi të zhvilluar mes kryemi-nistrit, Jean-Marc Ayrault dhe përfaqësuesve të grupeve par-lamentare. Sipas pallatit Elize, satelitët spiunë kanë lmuar atë që tani njihet si “sulm kimik i koordinuar” që vetëm regjimi i Assadit mund ta kryente.

Sipas raporteve të in-teligjencës franceze, imazhet satelitore të sulmit me gaz toksik në datën 21 gusht në periferi të Damaskut, provojnë se goditja vjen nga pozicionet e ushtrisë besnike të regjimit të Bashar al-Assad. Të njëjtat burime thonë se opozita siri-ane nuk ka mundësi teknike që të realizojë këtë sulm.

Presidenti francez ka pohuar se, nëse Kongresi amerikan do të votojë kundër ndërhyrjes në Siri, Franca nuk do të veprojë vetëm. Ai ka kërkuar që Europa të jetë e bashkuar në çështjen siriane, duke u shprehur se “ajo do ta bëjë këtë”

HOLLANDE

Bashar al Assad

Barak Obama

Page 16: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

16 E mërkurë, 4 shtator 2013

NË TELEVIZIONIN

Origjina e Lajmit

Nga e hëna në të premte 07:10Ritransmetim 07:40 dhe 08:10

VALË UHFSATELITORTOKESOREKANALI 50KANALI 48

NË PREFEKTURAT:TIRANE - DURRES - LEZHE - FIER

KANALI 158KANALIDo na ndiqni në gjithë Shqipërinë, Maqedoni, Kosovë,Do na ndiqni në gjithë Shqipërinë

EMISIONI MË ORIGJINAL I SEZONITEMISIONI MË ORIGJINAL I SEZONIT

...DREJTON EMISIONIN ZERI I HERVIN ÇULIT...DREJTON EMISIONIN ZERI I HERVIN ÇULIT

REGJISORI

DEMOKRATIMUZIKANTI

AKTORI

BUÇI

N ZN ZN Z

ZIKANTITI

Page 17: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

17E mërkurë, 4 shtator 2013

OPINION

Koment

NGA EDMOND ARIZAJ

vijon nga faqja 1

Politizimet brenda dhe përtej ku rit e “episodit të Përmetit”

...me dokumenta të rregullta . Pikërisht këto na mungojnë. Po mar-rim njërin sektor si paracaktuam në titull. Kushdo që i ndjek me vëmendje punët, do të vërë re që këto organe ndërkombëtare, sa të durueshme tregohen me dobësitë tona, po aq të paapelueshme mbeten ndaj çdo dhunimi të të drejtave civile, dhe pranojnë denoncime për shkelje ngado që t`u vijnë, aq më shumë nga antarët. Kështu fjala e Greqisë për punë kish-tare (ortodokse) mund të gjejë jehonë në nivel vendimmarrjeje tek ato. Kthe-hemi e bëhemi kështu pre e fqinjësisë ballkanike, por me gjyq në Evropë. Kanë faj ortodoksët shqiptarë për këtë? Mos duhet të pranojnë një Ortodoksi të veçantë për të qënë të pranueshëm si atdhetarë? Psh të falin pronat si bënë në 1962 që e dhuruan “me vullnet të lirë” kishën e tyre që të bëhej shtëpi kulture? Këto hipokrizi u kërkohet ortodoksëve? Të pranojnë që vërtet kanë rasur nga 20 e ca % në 7.8 % që shpalli Censusi? Mos është kjo politikë çrrënjosëse e Ortodoksisë formula që i duhet Shqipërisë? Përkundrazi, rruga për në Evropë mëton të tregohemi të drejtë ndaj kërkesave të tyre, të ortodoksëve si të kujtdo – të romëve psh ku po lëmë nam - në mënyrë që të shmangin mundësinë që ato të bëhen shkak për ankesa greke o të tjetërkuj në dëm të integrimit. Opin-ioni është ngritur peshë ditët e fundit pse po ndërhyn Greqia. E thjeshtë, se ajo është mëtuese si kushdo në garën e vazhdueshme Ballkanike, por shkakun e japim vetë me mendësinë shpirtvogël që na ka mbajtur mbrapa dhe prej së cilës nuk ndahemi dot as në “barkën” që rrezikohet. Skan-dali ndodhi sepse s`janë kënaqur kërkesat e ortodoksëve veçanërisht në Përmet (mosdhënie me dokument i pronësisë që njihej de facto për 15 vjet, dhe papritmas nxjerrja jashtë me përdhosje të shenjtash, pra provokim hapur). S`do kish ndodhur, s`do kish fare vend të ankohet tjetri, fqinji, kur ne plotësojmë requizitat kushtetuese deri në fund. Por, megjithëse bezdis-emi që rasti konkret mori përmasa ndërshtetnore, çështja është fare e thjeshtë: prej 20 vjet po i mohohet qytetarit dhe çdo enti, mu nën hun-dën e Evropës, e drejta e pronës! Kjo ësht në origjinë edhe të kon iktit në Përmet, dhe kjo zhduk çdo dallim ,i majtë -i djathtë,privat-publik, kuadër ligjor -implementim,dhe bile ateist-be-simtar , ortodoks apo patriot siç duan disa, dhe e bën beli që është fryma e paqytetëruar komunisto-feudale ajo që s`don të dorëzohet .

Pesë dështimet e deklaruar haptas nga vetë shteti

1) Mbyllja e kishave, xhamive dhe teqeve në 1967, mbas burgimesh dhe ekzekutimesh, dhe rihapja e tyre në 1991 nga vetë shteti por në surdinë. (Në surdinë sepse s`i vinte mirë edhe një pjese të popullit- pra përçarja nga ansore zgjerohej). 2) Trajtimi i ngutur i Autoqefalisë në 1922, dhe korrigjimi më 1929, me një zgjidhje

(si dhe një apel elitës të mos mbetet në teza të diktaturës)

gjysmake dhe më 1937 plotsisht. 3) Mbyllja e kolegjeve fetare në 1934 dhe rihapja po nga shteti më 1935. 4) Projekt-kushtetuta me detyrimin që Kisha të gjejë peshkopë vendas, e rrëzuar me referendum më 1994 dhe pranimi nga shteti i pavarësisë së Kishës në Kushtetutën e 1998 si dhe me Konkordat solemn në 2006. A nuk dëshmojnë këto raste se sa herë përdorim dhunën shtetnore mbi fenë, do kthehemi mbrapsh detyrimisht? A ka më dyshim se liria e pronës, edhe e asaj të Bashkësive Fetare (madje u deklarua se atyre me proritet) do të realizohet plotsisht para se Shqipëria të pranohet në Evropë?

Kjo hapje ndaj së drejtës së pronës sigurisht rri në antipodin e asaj që po shohim, një dhunë që siguron veç truallit për ndërtim biznesmenëve, edhe ngrohtësinë e duhur duetit qe-veritarë -elitë, dhe që kënaqet jo me të drejtën, por me britma Rroftë!-Poshtë! Mjerisht edhe sot reagimi i elitës mbetet konformist, në një kohë kur të asësh troç nuk është më e rrezikshme

si dikur. Duke përgjithësuar, mund të thuhet

se dy dhunat që kundërshtojnë njera-tjetrën, e brëndshmja, krenare dhe grindavece, me të jashtmen kor-rigjuese dhe flegmatike, kanë çuar rregullisht, pa asnjë përjashtim, në dështimin e asaj të brëndshmes para

diktatit të jashtëm, dhe përgjunjen pa ndonjë farë skuqje të kreut që i bie rradha të hedhë rmën . Urtia ose maturimi i qeveritarit implikon një dorëheqje nga patriotizmi fals, që në çdo rast të lartpërmendur ka pasë marrë formë si diktat autarkik nga kreu dhe si bindje nga elita e joshur me o qe që të vihet në unison me ato që i jep “i zoti i kalasë”. Patriot-izmi tjetër, ai që kërkon të na bëjë respektues të normave posi bota, por që bie ndesh me te zotin e kalasë, s`ka ithtarë. Nëse del ndonjeri dhe bën ithtarë të tillë, duhet demaskuar si “i grekut” ose tjetër, dhe në kohëra të “patriotizmit emergjent” duhet t`i kalojë burgut, plumbit ose harresës. Që të mbarojë kjo modë, është nevoja të braktiset guximi aventurist, në mënyrë që normat e patjetërsueshme, që bota i do dhe ne i kundërshtojmë inatçe, të mos i shpër llim më, pra t`i respektojmë, edhe kundër orekseve të vjetra. Kjo kërkon rishikimin e tërë retorikës (që nga shkolla kalon te shoqatat, shtypi e deri te kafenetë) për temat historike , e sidomos ato fetare. Përndryshe, do të vazhdojmë t`i in-terpretojmë dështimet që inkasojmë, si “armiqësi të botës ndaj Shqipërisë”, armiqësi historike, keqdashëse për shekuj, dhe jo si sinjale rutinore të monitorimit europian e botëror, që duan të sjellin në normalitet edhe këtë vend të izoluar, më tepër në mendësi sesa nga konjukturat, dhe prandaj na i përsërisin pa u lodhur.

Koncepti i të folurit praktik-isht përfshin kryesisht personin e Kryepeshkopit Anastas. E mbështeti bota e jashtme, e jo vetëm Greqia, fro-nëzimin e tij duke mos për llur frymën penguese të statuteve, dmth të tutelës mbi komunitetin, siç u demostrua nga ritiratat e lartpërmendura(1994-1998 dhe më parë 1922-1937). Përgjigjjet që mëton Europa pragmatiste dhe e dalë prej Luftrave Fetare të Mesjetës

janë veç këto: A e do komuniteti? A rezultoi pozitive puna 20 vjeçare e tij? Vetëm këto kritere vlejnë për botën, jo klauzolat penguese të vendosura nën presion shtetnor. Të insistosh madje në luftën që i bëhet indirekt me anë peticionesh si ato për Përmetin, i çon ata (ndërkombtarët me fuqi përcak-tuese) në dyshimin që toleranca jonë fetare ka gropa serioze. Sepse ana fe-tare, ajo që ka rëndësi për ta, ka vetëm një drejtim, atë që u vërtetua qysh në krye, të Dishepujve që bëhen bartës të mesazhit në çdo anë të botës, qoftë se i dërgon Mësuesi . Prandaj thuhet qysh me profetët e Izraelit: “Të bekuara janë këmbët e atij që vjen në emrin e Zotit”.

Mesazh baraz mesazher – pra i ardhur. Akademikët dhe personalitetet

e shquara që në 2006 rmosën një peticion kundra kishës dhe në favor të Shtëpisë kulturës në atë truall, duhet ta kenë ditur (veçanërisht premetarët) që kisha ka ekzistuar përpara shtëpisë kulturës, dhe posedon edhe doku-menta që e vërteton. Njihet lehtësia për të përmbysur një vendim gjyqsor tek ne,(të gjithë ankohen, përveçse në rastet kur janë vetë të përfshirë në manipulim, dhe është rasti..). Për përmbysjen e kollajshme mjaftojnë disa motive, e para interesa person-ale, klanore, dhe aq më tepër kur këtyre u shtohet edhe zelli patriotik, e anti-grek. Por populli e mban mend

kishën, fotot e provojnë, dhe vrojtuesit ndërkombëtarë e praktikojnë zakonin që ta pyesin (të kujtojmë Komisionin me Telinin dhe monedhat e hedhura kalamanëve). Pra të mbështetësh shkelje të tilla me peticione është si të pozicionohesh me të pavërtetën. Eshte një përgjegjësi jo e vogël kun-drejt atdheut. Bota bëjnë punën e tyre, çështja ësht ne të mos përçahemi Komuniteti atje , megjithse besimtarë ortodoksë, janë shqiptarë me gjithë klerikë, dhe e deklarojnë hapur, ndaj duhen besuar. Duhet të kthehemi në normalitet, t`i besojmë njerzit, se përndryshe, ky kapitull, Ortodoksi, kisha ortodokse, besimtarë që iden-ti kohen si ortodoksë shqiptarë , do të thjeshtohet vetëm në termin e dytë, disa kisha, që i kemi për të tërhequr turistë , sepse dy të tjerat , qënkan në zhdukje e sipër... Shpresojmë të mos jetë ky synimi strategjik i krejt klasës politike, por shifra e turpshme 7.8% e Censusit dhe heshtja që e ka shoqëruar në tërë spektrin , na detyron të jemi në pritje të shqetë .

Ndërkohë ortodoksët e thjeshtë nuk lëshojnë. Madje, kundrejt aku-zave për greqizim ata as çajnë kokën. Nga çfarë mund të tremben, sot, mbasi kaluan “rreziqet” 20 vjeçare të Kishës tyre pa u greqizuar? Veç kësaj, i ndihmon edhe fakti që feja e tyre i mëson të kënaqen me pak, pra të jenë në minimum kon iktualë dhe shumë civilë e pajtues. Statistikat sociologjike, veçan ato të keqbërjes, e dëshmojnë këtë. Në të kundërt, shumë firmonjës të peticioneve tendencioze kanë nga se të tremben, sepse, duam s`duam po vjen koha e transparencës së vërtetë, dhe nuk është e mirë të dalë se kanë qënë mbështetës të disa pozicioneve jo për bindje, por për oportunizëm. Ndaj i kuptojmë pse shprehen kundra autoqefalisë aktuale dhe s`e çmojn fort as atë të 1937 , dhe ngrejn lart atë “autoqefali” Made in Albania,pa peshkop në krye, ose me një sinod që njihej vetëm gjer ne ku , si dhe sot me një biçim prifti që merr për vete qeratë e shkollës të restauruar me paratë “e grekut”, dhe lëmoshat e plakave atje brënda kalasë së El-basanit, si dhe tjetrin në Përmet, që qeratë e kulturës i merr nga bilardot e së vetmes shtëpi kulture të mbetur nga socializmi. Shkurt duan të jenë me “atë që ka kalanë”.

Sa për dhunën e priftërinjve, meqë po flitet, është vërtet jo e lejuar,të prishet qe pse të ndodhë, por edhe fyerja ndaj të shenjtave ishte e madhe, ata deshën vetëm të mbronin ato të shenjta, mund t` i kuptosh që deshën t`i rezistonin asaj dhune sakrilege, dhe do ta kënë ndjerë për nder gjakun në fytyrë.. Veç asaj, dhe rasti e solli të ish e shtunë,’ ditë tradicionale pazari në Përmet, kështu u erdhi shansi të shfrytzonin të vetmen dhunë në Ungjill, atë që vetë Zoti Krisht e për-dori ndaj tregtarëve që përdhosnin shtëpinë e Atit të tij. S`dihet,ndofta Zoti mund edhe tua falë...

Kjo hapje ndaj së drejtës së pronës sigurisht rri në antipodin e asaj që po shohim, një dhunë që siguron veç truallit për ndërtim biznesmenëve

Sa për dhunën e priftërinjve, është vërtet jo e lejuar,të prishet qe pse të ndodhë, por edhe fyerja ndaj të shenjtave ishte e madhe, ata deshën vetëm të mbronin ato të shenjta

Heqja e simboleve nga kisha e Përmetit

Page 18: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

18 E mërkurë, 4 shtator 2013

KULTURE

HISTORIA e pazakontë e dy motrave shqiptare dhe lufta për të çarë në universitet e famshme në Londor e Boston. Rrugëtimi i vështirë 8 ditor me kamionë drejt Londrës dhe jeta e vështirë për tu integruar…

Speciale

Nga emigrante klandestine në majat e shkencës botërore

NGA PATOSI Dy binjake

Dy motrat binjake, doktore të Shkencave, Detina në degën e biologjisë molekulare,

ndërsa Argita në atë të Imunologjisë

TIRANE

NGA DALIP GRECA

Nga Detina Zalli pata marrë një përshën-detje me shkrim kur ajo pat ardhur në Universitetin emërmadh të Harvardit në

Boston për doktoraturën në Biologji molekulare. Ndërmjetëse e lidhjes ishte vajza e mikut tim, Dalip Karameti, Aurora Karameti Ndrio. Deti, siç e thërrasin shkurt, më shkruante se do të vinte në Nju Jork dhe se mund të takoheshim.Takimi i atëhershëm nuk u realizua, edhe për shkak të shëndetit tim. Prezantimi i Detinës ishte fare i shkurtër:”Edhe unë si ju jam nga Lushnja. Në fakt babai im është nga Bubullima e Lushnjës, por unë kam lindur në Patos-Fier dhe jam larguar andej në vitin 1999 së bashku me prindërit dhe motrën binjake, Argitën. Jam përzgjedhur përmes konkurimit që të realizoj post-doktoraturën për Biologji Molekulare në Harvard”. Kur mësova nga Vera Mjeku se Det-ina Zalli ishte përzgjedhur si një nga kandidatet e Albanian-American Suçess sotories”, natyrisht që më erdhi mirë dhe mendova se ishte koha për të shkruar për të. U lidha me Detinën për të mësuar historinë e jetës së saj për t’ua përcjell lexuesëve bashkombas. Lexojeni, ia vlen. Është një histori me të papritura, tamam si në përralla. Familja Zalli është nisur si qindra e mijëra familje të tjera shqiptare në rrugët e panjohura dhe pa destinacion të paracaktuar të refugjatëve.

***Historia e dy motrave binjake nga Patosi-

Fier, është sa e veçantë aq dhe me të papritura. Janë fëmijë të prindërve emigrantë që ia nisën aventurës drejt shtetit britanik me para të marra borxh dhe në një rrugë me shumë të papritura.Iu premtua rrugëtimi me avion, por përfunduan si thasë sipër një mauneje.

Ishte vitit 1999. Qëndrimi në Fier ishte bërë i pamundur. Prindërit vendosën që të emigronin. Po ku? Aso kohe itej shumë për Anglinë e cila krahas Amerikës ishte një nga mbështetëset potenciale të luftës në Kosovë. Vetë kryeministri Tony Blair qe shprehur se “ duhet të korrigjojmë historinë në marrdhëniet e Evropës me kombin shqiptar.”

… Dhe familja Zalli vendosi që të nisej drejt Anglisë. Grupet e “bizneshit” të tra kut kishin krijuar zinxhirin e zgjatur që niste nga Shqipëria dhe kalonte nëpër shtete të Evropës, e zgjatej deri në Anglinë e largët. Duheshin para. Shumicën e shumës familja Zalli u detyrua që t’a merrte borxh. U premtuan për të shkuar në Londër shumë shpejt me aeroplan, por pastaj përfunduan sipër një mauneje, ilegalisht.Pas një udhëtimi raskapitës prej 8 ditësh e tetë netësh arritën.

-Kur e kujtoj atë udhëtim, më dridhet trupi, shprehet Detina në një rrë m për gazetën Dielli.

Ajo dhe motra binajke, Argita, ishin fëmijë 11 vjeçarë dhe rrugëtimi i vështirë në një makinë të mbuluar ku të zihej fryma ishte një aventurë e dhimbshme, por kishte dhe më keq. Qindra e mijëra familje kishin udhëtuar në kushte më më vështira, madje jo pak patën humbur dhe jetën.

MIKPRITJA ANGLEZE DHE VËSHTIRËSITË E SHKOLLIMIT

Familja Zalli sapo mbërriti në qytetin –port Folkestone në Jug të Anglisë, u dërgua në sta-cionin e policisë, ku u përballën me pyetjet e o cerit të emigracionit.Pas intervistës, me plot pyetje pse dhe nga kishin ardhë, pas plotësimit të formularëve, familja u pajis me një lejqëndrimi njëmujor. I vendosën në një hotel refugjatësh. Një ditë më pas familja u paraqit në zyrat e “Social Services”, ku u regjistruan të katër pje-starët dhe u akorduan një asistencë prej rreth

$170 në javë. Me këtë shumë duhej të ushqehej familja me katër persona. Detina kujton se pop-ulli anglez ishte mikpritës ,qytetarë të sjellshëm, veçanërisht moshat e rritura.Për çdo pyetje të jepnin përgjigje, madje dhe të shoqëronin për të zgjidhë hallet.Natyrisht që kishte dhe nga ata që mjaftoheshin me një “I’m sorry”! Qëndrimin gjashtë mujor në hotelin ku i ven-dosën, Detina e kujton si një kohë mjegulle.Në kujtesën e saj kanë mbetur banorët e atij hoteli, disa familje shqip-tare, por dhe shumë rome të Sllovakisë dhe Rumanisë, që pinin alkohool çdo mbrëmje dhe kacafyteshin me njëri-tjetrin. Por të nesërmen, sikur s’kishte ndodhë asgjë, i shihje prapë bashkë.

Prindërit, si shumica e shqiptarëve të rritur, llim-isht provonin vështirësi të shumta, sidomos për shkak të mosdijes së gjuhës angleze. Ata kishin nevojë që t’i shoqëroje kur duhej të shkonin nëpër zyra apo për vizita mjeksore. Detina dhe Argita e bënin me dëshirë rolin e përkthyeseve, jo vetëm për prindërit e tyre, por për shumë familje shqiptare.Detina dhe Argita

e kishin mendjen tek shkolla. U interesuan që në llim, por punonjësja sociale u tha se duhej të prisnin një vit sepse regjistrimet për atë vit shkollor ishin krye. Motrat binajke u mërzitën shumë. Jo më pak dhe prindërit, që të gjithë këtë aventurë plot sakri ca e kishin ndërmarrë

për ato.-Nuk e imagjinoja dot veten

një vit pa shkollë, thotë Detina, tek e kujton atë llim të vështirë.

Shqetësimin e vajzave e vuri re pronari i Hotelit, një spanjoll i moshës së mesme, me të cilin vajzat komunikonin italisht. Me rekomandimin e tij u paraqitën pas javës së parë në një shkollë publike. Shkolla i testoi për njohuritë në gjuhën angleze, matematikë, biologji dhe zikë. Kur e kaluan me sukses testin, gëzimi ishte i jashtzakonshëm. Do të shkonin në shkollë!

Në tetor nisën shkollën. Që në llim shkëlqyen të dy motrat, por

jo gjithçka shkoi si në vaj. Ka pasur momente, kujton Detina, kur të

dyja motrat, kanë qenë në prag të ‘dorëzimit”, lënies së shkollës. Arsyeja ishte se që në llim u përballën me racizmin e bashkëmoshatarëve an-glezë. Ata bëheshin grupe-grupe dhe përpiqeshin

t’i vinin në lojë duke u thërritur në kor” sllovake”, rome...apo epitete të tjera.I shikonin motrat me uniformën e shkollës, ashtu siç e kishin blerë në dyqan, të gatshme, ndërsa ata i kishin të qepura sipas trupit, dhe sërish i vinin në lojë. Kur ishin në radhë për të marrë drekën në shkollë, u dilnin përpara duke e shkelur radhën dhe i linin të fundit, dhe askush nuk i ndëshkonte. U thonin fjalë të pista dhe shpesh herë i qëllonin me letra të bëra top ose sende të tjera. Jo rrallë i fyenin. Po ç’të bënin? Kujt t’i ankoheshin? Nëse do të ankoheshin sulmet do të ishin më të egra.Gjithçka ishte stresuese.

-Nuk e mohoj, rrëfehet Detina, bashkë me motrën, kemi qarë nga ky llojë racizmi.I fshinim lotët për t’mos u dorëzuar para tyre, ndërkohë që nuk guxonim t’u tregonim prindërve, për të mos ua shtuar hallet se boll i kishin të tyret.

Nuk u tërhoqën nga shkolla, përkundrazi, morën një vendim, t’ua thyenin hundët racistëve duke shkëlqyer në mësime. Mësuesit ishin ndryshe. I respektonin për rezultatet e larta. Drejtori i Shkollës i merrte si shembull para të gjithë shkollës, duke i përgëzuar publikisht. Kjo ua mbante ngrohtë shpirtin. Pas mbarimit të shkollës publike, duke qenë se kishin siguruar rezultate shumë të larta, i dhanë të drejtë vetes që të konkuronin në një nga shkollat më të mirat në Angli, në “Grammar School”. Konkuruan dhe u përzgjodhën si tuese. Shkuarja në këtë shkollë, që dallohej për kulturë, nivel, përkushtim, rregull, disi-plinë, mësimdhënie, shërbeu si një portë e sigurtë për të ardhmen. Gjithçka ishte si nata me ditën krahasuar me shkollën e mëparshme publike.

SHKËLQIMI NË UNIVERSITETStudimet në “Grammar School” përfunduan

sërish shkëlqyshëm. Pas tyre duhej zgjedhur universiteti. Mirëpo kishte edhe një pengesë të madhe për dy motrat binjake, të cilat po prisnin me ankth. Pengesa ishte se për të studiuar në Universitet duhej lejeqëndrimi. Familja ende nuk e kishte marrë statusin e qëndrimit. Kishte mbërritur muaji shtator dhe vajzat ende nuk ishin të qeta se leja s’kishte mbërritur dhe në ato kushte nuk mund të aplikonin për në Uni-versitet. Ç’të bënin? Kur kishte mbetur edhe minimumi i kohës për të aplikuar,i plotësuan formularët e aplikimit për në Universitetin Sussex të Brighton-it dhe përgjigja u erdhi pozi-tive. I kishin pranuar. Filluan studimet, por ato ende rrinin si mbi gjemba, nuk kishin dorëzuar statusin e qëndrimit. Pas dy javësh u kërkuan dokumentet për lejqëndrimin për të jetuar në Angli, ose për ndryshe duhejt ë paguanin 10, 500 Paund në vit secila. Ku t’i gjente familja Zalli 21. 000 Paund për të dy vajzat? Sërish fati nuk i la në baltë. Një amnisti e Qeverisë angleze për të gjithë familjarët që kishin fëmijë deri në 18 vjeç erdhin pikërisht në atë kohë. Por do të duhej kohë që të tërhiqej nga zyrat e emigracionit dokumenti zyrtar. Por sërish fati nuk i la në baltë: U gjet një punonjëse zemërmirë e Social Services që me shumë vështirësi arriti ta merrte me shkrim kon rmimin në Home Of ces se familja Zalli

Detina Zalli

Page 19: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

19E mërkurë, 4 shtator 2013

KULTURE

SI NISI ëndrra e Harvardit, si një lojë dhe u kthye në një garë të ethshme, ku ajo u shpall tuese mes një grupi të madh nga e gjithë bota, që e kërkonte atë vend? 26-vjeçarja shqiptare e

përzgjedhur në HarvardHistoria e Shkencëtares Detina Zalli, që u përzgjodh

nga Universiteti i Harvardit si kërkuse shkencore dhe pedagoge në fushën e Biologjise Molekulare

DETINA ZALLI

e kishte tuar lejën e qëndrimit. Dokumenti iu dorëzua autoriteteve të Universitetit. U kalua dhe një situatë tjetër tejet e vështirë. Të tjerat vareshin nga ato vetë. Universitetin Sussex e përfunduan me rezultate të shkëlqyera duke i lënë hapur derën për doktoraturë.

NGA STETOSKOPI I FËMIJËRISË TEK MJEKËSIA MOLEKULARE

Detinën, llimisht e tërhiqte një ëndërr-lodër e fëmijërisë. Të dyja motrat në fëmijëri ëndrronin të bëheshin mjeke. Madje prindërit u kishin blerë edhe stetoskopë-lodra dhe ato “seriozisht” vizitonin moshatarët në lagje. Kjo ëndërr e ka-hershme i shoqëroi edhe kur zgjodhën lëndët që do të studionin në ”Grammar School”. Zgjodhën lëndët mjeksore. Pra ato të dyja e ushqyen ëndr-rën e fëmijërisë. Detina më thotë se ia kishtë vënë syrin Mjekësisë Molekulare, që ishte një degë e mjekësisë ku merreshin njohuri bazë për të, që jepte mundësi, natyrisht pasi ta mbaroje atë, të bëje zgjedhje të tjera. Opsionet ishin të ndryshme; mund të vazhdoje për mjeke, mund të vazhdoje të studioje sëmundjet e ndryshme, apo mund të merreshe me kërkime shkencore. Kjo ishte arsyeja që Detina shkoi tek Mjeksia Molekulare.Detina më tregon se rezulatet e larta që patën arritë në Universitetin e Sussex u kishin dhënë privilegjin dy motrave që të zgjidhnin. Mirëpo të dyja binjaket ishin në dilemë për zgjedhjen. Deri aty kishin ardhë bashkë.E patën shumë të vështirë që të ven-dosnin. Pyetën shumë nga profesorët e fush-ave mjekësore , u takuan dhe diskutuan me mjekë. Përfundimisht të dyja vendosën që t’i përkushtoheshin doktoraturës, por me objekte te ndryshme.Në rrë min e saj Detina ndalet në aspektin njerëzor, që i ndihmoi dy motrat për të marrë vendimin:- Duke qenë karaktere shumë sensibël karshi vuajtjeve njerëzore, përballjen me sëmundjet, morëm vendimin që të jepnim kon-tributin tonë modest për lehtësimin e vuajtjeve njerëzore dhe shërimin e tyre. Detina vendosi që të vazhdonte doktoraturën me objekt zbulimin e të rejave shkencore në lidhje me kancerin, si gan-grena e shoqërisë së sotme njerëzore. E motra, Argita, zgjodhi si degë Imunologjinë(sëmundjet infektive). Me këtë objekt e nisi Argita doktora-turën dhe e përfundoi me sukses ne universite-tin e Birmingham. Sot ajo ndodhet në Londër, ku po vazhdon post-doktoraturën- kërkime shkencore në fushën e Imunologjisë në një nga Universitetet prestigjioze angleze, në Univer-sity College London(UCL).Post-doktoratura e saj është fokusuar në fushën e Imunologjisë, e cila është përgjegjëse për sëmundjet infektuese, si dhe për sëmundjet e rënda, si kanceri apo sëmundjet kardio-vaskulare.Ajo po punon me një shkencëtar shumë të njohur anglez dhe po bashkëpunon me Harvard University.

DETINA SI ASISTENTE E NJË PREJ SHKENCËTARËVE MË TË NJOHUR ANGLEZË

Pasi vendosi për objektin e doktoraturës,

Detina kërkoi se cili prej Universiteteve do t’ia mundësonte doktoraturën. Konkuroi dhe e toi vendin në një universitet me emër në Angli, në Universitetin Leicester. Ajo punoi aty me një nga shkencëtarët shumë të njohur anglezë Proffe-sor Fry. E toi këtë mundësi pas një konkurimi të fortë. Ajo u përzgjodh për të studiuar rreth një proteine që quhet ”Nek8”, mutacionet e së cilës siç janë bërë të ditura, shkaktojnë “breast cancer” si dhe “Polycystic kidney disease”, një sëmundje e veshkave e karakterizuar nga veshkat e zgjeruara, që të çojnë në dështimin e veshkave.

Projekti i Detinës konsistonte në të gjeturit se si kjo proteinë funksiononte në lidhje me proteinat e tjera, të gjente shtigjet molekulare dhe mënyrat për të ndaluar moskomunikimin e kësaj proteine me proteinat e tjera. Iu fut me pasion punës shkencore dhe e përfundoi suksesshëm një vit më shpejt se kolegët e saj. Në një nga gazetat shkencore të njohura angleze ajo publikoi një gjetje të rëndësishme shkencore.Pyetjes se çfarë mendon Detina për përballjen e njerëzimit me sëmundjen e kan-cerit, ajo i dha këtë përgjigje: është sëmundja e rrezikshme që shqetëson shkencën dhe njerëzimin. Natyrisht se me punën e madhe të shkencëtarëvë, janë bërë shumë përparime në zbulimin e medikamenteve që e luftojnë dhe në shumë raste e shërojnë këtë sëmundje. Ka akoma shumë për të bërë. Mund të them që zbulimi më i fundit është bërë me një dietë… Ka edhe shumë zbulime të tjera por është e vështirë ti shpjegosh për tu kuptuar

nga njerëzit e thjeshtë në një shkrim si ky. Një ndër më të fundit është zbulimi i një diete e cila quhet: “Ketone diet” që konsiston në eliminimin e glukozave të tepërta në trup, pasi është një ndër faktorët që bënë të zhvil-lohet kanceri. Dita kur kanceri do të shëro-het plotësisht nuk është e largët. Rëndësi të madhe ka gjithashtu edhe bashkëpunimi i njerëzëve me mjekësinë për tu kontrolluar dhe kapur në kohë kjo sëmundje që do të thotë shërim i padiskutueshëm edhe i shpejtë.

PËRZGJEDHJA NGA UNIVERSITETI I HARVARDIT

Si shkuat në Harvard, e pyes. Detina më spj-egon se aplikimi për në Universitetin e Harvardit nisi si një lojë: Hajt, po e provoj! Ishte më shumë një s dë ndaj vetes. Thjeshtë, thotë ajo, doja të dija limitet e mia.U shkrova atyre të Universitetit dhe u dërgova CV- në time. Kush nuk do ta kishte ëndërr që të shkonte në një nga universitet më të mira në Botë? Për fat, CV-ja ime tërhoqi vëmendjen e profesorit Roland Baron, një nga shkencëtarët më të mirë në Botë. Ai më kërkoi një intervistë paraprake me Skype. Intervista zgjati një orë. Profesori ia bëri të qartë se gara ishte e

fortë dhe numri i konkuruesve nga e gjithë bota. Detina ishte konkuruesi i parë i përzgjedhur për intervistë. Intervista shkoi shkëlqyeshëm. Më pas Profesor Baron e ftoi në Boston, ku ajo do të prezantonte punën e saj shkencore, që e kishte kryer më parë në laboratorin e parë. Përveç kësaj, qëllimi i udhëtimit drejt Bostonti, kishte dhe një arsye të dytë, shkencëtarja e re do të intervistohej nga një komision prej 8 shkencëtarësh të tjerë.

Gjithçka shkoi mirë. Me qetësi prezantoi punën shkencore dhe vëzhgonte reagimin e tetëshes së shkencëtarëve.

-E mbaj mend mirë, rrëfen tani Detina- sapo mbarova së prezantuari punën shkencore, pro-fesori Baron po i shikonte shkencëtarët e tjerë me një buzëqeshje domethënëse. Në logjikën e Detinës, ajo buzëqeshje ishte marrë si shenjë e tores: -Shikoni sa mirë që e prezantoi?!. Pas një

ditë të lodhshme intervistash, profesori e fton në zyrë dhe i thotë: “Puna është jotja. Dua që ta bësh postdoktoraturën në laboratorin tim!”.

Vajza mbeti paksa e çuditur me këtë përgjigje pasi nuk e kishte pritur se beteja do të fitohej kaq shpejt.Sipas procedurës përgjigjet ktheheshin pas një jave.

Gëzimi ishte përtej caqeve. E kishin tuar s dën me veten, por jo gjithaçka kishte mba-ruar. Detina nuk e dha atë ditë “Po-në’ e saj. Kishte dhe një pengesë. Familja jetonte në Angli dhe duke qenë shumë e lidhur edhe me motrën binjake Argitën, e pat të vështirë të vendoste. Profesori i tha se kishte një javë kohë për të pranuar ose jo ofertën. Foli me familjen,veçanërisht me Argitën. Ata e nxitën që të niste menjëherë. Dhe ashtu bëri.

Në shtator shkencëtarja e re do të nisë të provojë edhe një fushë të re, atë të pedagoges. I pëlqen mësimdhënia. Ajo do t’u japë stu-dentëve të mjekësisë lëndën “Facial Anatomy Development and Genetics”. Më pas Detina zb-ulon edhe një pasion tjetër të saj, atë të marrjes me politikë:- Mbase do të duket paradoksale, por një tjetër fushë që më pëlqen është edhe politika…Të shohim si do të rrjedhin ngjaret, rrëfehet shkencëtarja 26 vjeçare.

Ka dhe një pasion tjetër Detina, që është i përbashkët për të dy motrat binjake; Letër-sia. Me bashkautorësi dy motrat botuan librin”True Love”, “Dashuri e vërtetë”. Shkas ishte historia e një vajze, që ato e njihnin, të cilën e patën rrëmbyer për ta detyruar që të ushtrontë profesionin e “prositutës” në Itali. Në të vërtetë libri nuk përqëndrohet vetëm në historinë e asaj vajze fatkeqe. Romani i parë i nxiti motrat që të shkruanin romanin e dytë ”Good Morning Hope”,”Mirëmëngjes Shpresë”! Së fundi i kërkova Detinës një me-sazh për të rinjët në marrdhënie me shkencën. Përgjigja e Detinës: Të merresh me shkencë është bukur,eksituese, dhe mbi të gjitha in-telektualisht s duese. Shumë njerëz mund të mendojnë që sëmundjet më s duese të njerëzi-mit nuk mund të shërohen edhe ka shumë prej të cilëve i shmangen një karriere në shkencë. Eksperienca ime sado e vogël ka treguar që nëse një shkencëtar është shumë i pasionuar rreth shkencës, ka një ide të mirë edhe e ndjek atë ide, duke besuar në të, duke punuar me atë, duke ju përkushtuar asaj maksimalisht, ai mund të bëjë një ndryshim të madh. Ky është mesazhi që dua t’u jap studentëve të rinj kudo në botë. Mendoj që kjo është e vërtetë për çdo fushë. Jo vetëm për shkencën. Nëqoftëse doni të bëni një diferencë, një ndryshim, duhet të keni pasionin. Pasioni, përkushtimi, dhe puna, besoj janë tre armë që s dojnë gjithçka dhe bëjnë që “e pamunduara” të mos egzistojë...

NË FOTO: Dy motrat

Detina dhe Argita Zalli

NË FOTO: Dy motrat Detina dhe Argita Zalli me prindërit

Page 20: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

20 E mërkurë, 4 shtator 2013

KULTURE

TË JETOSH në ishull, Otello arapi i Vlorës dhe Shqipëria një studim i ri mbi tre romanet e bujshëm të Ben Blushit nga studiuesi Behar Gjoka me titull “Triptik romanor i Blushit”

Studimi

Në fokus të vështrimit tonë, kritik dhe studimor, jo rastësisht, janë vetëm tre

romanet e botuara, në një hark relativisht të shkurtër kohor, prej shkrimtarit Ben Blushi. Ndalimi, posaçërisht dhe vetëm në këtë aspekt të shkrimeve letrare të tij, lidhet kryesisht me synimin për të prekur dhe shijuar udhën e bërë pikërisht në këtë tip të shkrimit le-trar. Shkrimin e romanit, si tipologji zhanri, midis kaq e kaq llojesh letra-re, duket se autori e parapëlqen më së shumti, e prandaj gjer më tash, edhe e ka lëvruar pa pika këputjeje. Megjithatë, bazuar këtu, vetëm në harkun kohor, që përgjithësisht përkon me kohën e shkrimit të kë-tyre teksteve romanor, ku gjithsesi nuk është se mendohet që koha e gjatë apo e shkurtër, përbën ndonjë kriter estetik, për tu marrë në kon-siderim. Porse, në këtë rast, nisur nga koha kur doli romani i parë, Të jetosh në ishull, një tekst që zgjoi debat të zjarrtë dhe të larmishëm, madje më shumë se të gjitha librat e botuar pas viteve ’90 në Shqipëri. E në atë debat, letrar dhe jashtëletrar, u përfshinë shumë lexues, akade-mikë, historianë, lozofë, sociologë, lexuesë dhe studiuesë letërsie, e të gjithë të vënë në një garë të habitshme, kërkonin të pohonin diçka të përveçme. Puna e romanit të parë, madje mbërriti deri aty sa u botua edhe një libër, ku u përm-blodhën pjesa më e madhe e këtyre shkrimeve, titulluar në mënyrë të çuditshme, Pro dhe Kundër. Nuk ma do mendja se vlen ky lloji lexim, pra disa pro, e disa kundra, për një libër artistik, madje as për

statistikë, sepse në të gjitha rastet e mundshme, vetëmsa paraqitet shija e leximit dhe nuk ka gjasa që ajo të marrë vlerë ne këtë situim. Ka shumëllojeshëmri leximesh dhe interpretimesh, por asnjëherë, nga letërsia e sidomos nga leximi, sido-mos në kohët moderne, nuk ka gjasa dhe hapësirë, që të mëbrrish deri në përballëvënie e këtillë. Madje, përpos të tjerash, kryesisht në mje-diset mediatike, asokohe u bë një përpjekje e madhe për ta përfshirë romanin e parë të autorit në llojin e librave bestseller, pra në titujt më të shitshëm. Përpjekja e panevojshme dhe absurde, për të futur çdo libër që botohet, pavarësisht se është tejet e vështirë për ta matur vetë nivelin e shitshmërisë, por edhe

Tre romane dhe arsyet e suksesit

TIRANE

BEHAR GJOKA

duke harruar këtu rrafshet e lexim-it, veçanërisht për letërsinë serioze, e cila zakonisht matet nga niveli i lexueshmërisë dhe ndikimit mbi at-mosferën letrare. Për ta përfshirë në

atë tip, pra të librave më të shitur, një nëndarje, që përgjithësisht nuk ka të bëjë me vlerat estetike, ishte një rrekje e panevojshme dhe po kaq mjerane. Midis të tjerash, kjo

rrethanë rastësore, e bëri të pash-mangshme nevojën për të kundruar më në thellësi të teksteve letrare, që tashmë tenton sendërtimin e një dukurie letrare, që i përket letërsisë postkomuniste. Nga një vështrim i shpejtë, formal dhe sipërfaqësor, i

teksteve të shkruara si romane, së paku nisur dhe bazuar në këto tre libra të botuar gjer më tash, në shi-jen dhe njohjen time mbi letërsinë, këto tekste, në të gjitha shenjat dhe kuptimet, hyjnë në tipin e letërsisë serioze, që pamëdyshje estetiken e ka parësore. Po kaq, duke qenë se Blushi kishte dhe vazhdon të ketë një emër dhe peshë në politikë dhe media, madje për një palë lexues, të natyrave dhe profesioneve të ndryshme, në pamje të parë u duk edhe si një truk dhe artis c, i gjetur me mençuri, për të shfrytëzuar ato dy pista apo pedane, dhe prej andej për të kërcyer në letërsi. Ha-mendjet e ngritura asokohe, jo pa shkak, por edhe më vonë, pra edhe përballë dy teksteve të romaneve,

përkatësisht Otello Arapi i Vlorës dhe Shqipëria, tashmë kanë rënë, sepse realiteti i teksteve të roman-eve, e ka përmbysur hipotezën, e pohuar me jo pak krenari në media. Ka më tepër gjasa, që vetë media, e shkruar dhe vizive, në kërkim të lajmit të bujshëm, edhe në vlerat shpirtërore, e ka ndërfutur këtë mënyrë edhe në qasjen ndaj letërsisë dhe artit. Mëtimi, tashmë i rrokshëm, për të ecur në një rruginë individuale, në atmosferën që rrok dhe përçon tek lexuesi, ka shumë gjasa unike, më së paku në dy hallka thelbësore të sendërtimit të romaneve:

Së pari: Në dekodimin e his-torisë së njerëzimit në përgjithësi dhe të asaj shqiptare në veçanti, në pikëpamje të botës romanore, në njëfarë mënyre e shtjelluar në të tre romanet e tij, zbulon përpara lexuesit se po merret me një botë që e parapëlqen sepse e njeh si për-masë. Prej kësaj rrethane, që lidhet ngushtësisht vetëmse me parapël-qimin autorial, ka mundësi që në kërkim të dekodimit të shumëçkaje, të mitikes dhe mitologjisë, të njeriut dhe shoqërisë, të etikes dhe este-tikes, gjithnjë në kërkim të fjalës artistike, rruga e bërë, komunikimi me tre romane, relativisht të gjatë, është një rast jo aq i zakontë në letërsinë shqipe të pas diktaturës.

Së dyti: Në përvijimin e një tip narratologjie, të rrëfimtarit të gjithëdijes, që njëkohësisht është edhe qendra e universit të romaneve, të një bisede dialogues me veten dhe të tjerët, e po kaq bart filozofinë e këndshikimit të përveçëm, pra që e sheh historinë si një objekt për ta transformuar dhe ndryshuar, madje shpesh herë deri në nivele të frikshme, përmes gjuhës së letërsisë, që ka të bëjë me një marrëdhënie personale, si dhe me situata imagjinare.

Për romanin e tij të parë, “Të jetosh në ishull” u bë një përpjekje e madhe për ta përfshirë në llojin e librave bestseller, përpjekje e panevojshme dhe absurde

Në shijen dhe njohjen time mbi letërsinë, romanet e tij, në të gjitha shenjat dhe kuptimet, hyjnë në tipin e letërsisë serioze, që pamëdyshje estetiken e ka parësore

Ben Blushi

NE FOTO: Kopertinat e tri romaneve të Ben Blushit

Page 21: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

21E mërkurë, 4 shtator 2013

KULTURE

UDHËHEQËSIT e rinj marksistë nuk u treguan shumë mikpritës apo tërësish të predispozuar për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre çamë. Megjithatë, çamëve iu dhanë status si refugjatë dhe u lejuan të qëndronin në Shqipëri, por çamët nuk morën asnjë ndihmë nga regjimi i Enver Hoxhës

Fotot e rralla

Refugjatët çamë në çadra, pse nuk u mirëpritën nga Hoxha

TIRANE

ROBERT ELSIE

Çamët, të njohur greqisht si Tsamides, janë shqiptarë të cilët banojnë në pjesën më

jugore të trevave shqipfolëse. Kra-hina e tyre, Çamëria, është një zonë malore në ku rin greko-shqiptar. Pjesa më e madhe e Çamërisë ndod-het në rajonin e Epirit grek, i cili përfshin pak a shumë prefektu-rat e Thesprotisë dhe të Prevezës, por Çamëria përf-shin edhe pjesën më jugore të Sh-qipërisë, d.m.th. zonën e Konispolit.Kur forcat greke morën Çamërinë dhe Epirin gjatë Luftës Ballkanike të vitit 1912, çamët përfunduan pa-pritmas në Greqi, të shkëputur nga pjesa tjetër e Sh-qipërisë. Me tër-heqjen e forcave gjermane nga Gre-qia në verë dhe në llim të vjeshtës të

vitit 1944, rajoni ndodhej në fazën e parë të një lufte të përgjakshme civ-ile. Për të siguruar bregdetin jonian për furnizimet e tyre ushtarake, forcat britanike lejuan që njësitë e një komandanti vendas grek, gjen-erali Napoleon Zervas (1891-1957), të pushtonin rajonin. Zervasi, themeluesi dhe udhëheqësi i Lid-hjes Kombëtare Republikane Greke (Ethnikós Demokratikós Ellenikós Sýndesmos – EDES) u bë i njohur për spastrimin brutal etnik të sh-qiptarëve të Çamërisë nga qershori 1944 deri në mars 1945. Njerëzit e tij i shikonin çamët si bashkëpunë-torë të italianëve dhe të gjermanëve, dhe kërkonin të merrnin hak. Gjatë sulmeve të tyre, gjetën vdekjen disa mijëra burrë, gra dhe fëmijë në Çamëri. Më 27 qershor 1944, forcat e Zervasit hynë në qytetin e Paramithisë dhe vranë rreth 600 çamë myslimanë – burrë, gra, dhe fëmijë – në një kërdi të paparë. Shumë viktima u përdhunuan dhe

LAJMINjë grup fotosh të përzgjedhura nga Robert Elsie në Arkivin e Kombeve të Bashkuara dëshmojnë pamjen e vërtetë të genocidit çam dhe mënyrën aspak mikëpritëse në Shqipëri. Refugjatët çamë u ndihmuan me çadra e mjetë të tjera emergjente jetësore nga anëtarët e Administratës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (UNRRA), por nga regjimi Hoxhës. Foto e këtij koleksioni si dhe një shënim mbi ngjarjen i ofron për publikun albanologu i njohur Robert Elsie, i cili saktëson se fotogra të e këtij koleksioni janë bërë në vitin 1945 pikërisht në kampet e refugjatëve çamë në Shqipëri.

u torturuan para se të thereshin. Një batalion tjetër i EDES-it pushtoi Pargën të nesërmen ku u vranë 52 shqiptarë. Me 23 shtator 1944, fshati i Spatarit të Filatit u plaçkit dhe 157 persona u vranë. Shumë gra dhe vajza u përdhunuan, dhe u kryen shumë krime të tjera të llahtarshme. Menjëherë pas këtyre ngjarjeve, tërë popullata çame, e pambrojtur dhe e tmerruar, mori arratinë dhe iku për në Shqipëri për të shpëtuar. Sipas përllogaritjes së shoqatës çame të Tiranës gjatë sulmeve të viteve 1944-1945, u vranë gjithsej 2,771 civilë shqiptarë. Spastrimi i çamëve myslimanë të Greqisë në fund të Luftës së Dytë Botërore shënoi përfundimin e një kapitulli të dhimbshëm të historisë çame dhe llimin e një tjetri. Vendi ku arritën çamët e rraskapitur dhe të uritur, pra Shqipëria, ishte

pushtuar pak kohë para ardhjes së tyre, nga Enver Hoxha (1908-1985) dhe forcat e tij komuniste. Udhëheqësit e rinj marksistë nuk u treguan shumë mikpritës apo tërësish të predispozuar për të ndihmuar bashkatdhetarët e tyre çamë. Megjithatë, çamëve iu dhanë status si refugjatë dhe u lejuan të qëndronin në Shqipëri. Çamët morën ndihmë jo nga regjimi i Enver Hoxhës, por nga Adminis-trata e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim (United Nations Relief and Rehabilitation Administration, UNRRA), e cila shpërndau çadra, ushqim dhe ilaç

në kampet e mjeruara çame në Vlorë, Fier, Durrës, Kavajë, Delvinë dhe Tiranë. Gjatë viteve pas Luftës së Dytë Botërore, Komiteti Anti-fashist i Emigrantëve Çamë bëri fushatë për kthimin e çamëve në vendlindjen e tyre. Duhet thek-suar se shumica e tyre nuk donin të rrinin në Shqipëri, veçanërisht duke marrë parasysh spastrimet e tipit stalinist që po zhvilloheshin aty. Komiteti mbajti dy kongrese në vitin 1945, një në Konispol dhe tjetri në Vlorë. Komiteti hartoi memorandume dhe dërgoi tel-egrame në mbështetjen e qëllimeve të tij. Në vitin 1946, Përfaqësuesi

i Shqipërisë ngriti çështjen çame në Konferencën e Paqes të Parisit, por të gjitha veprimet rezultuan të pafrytshme. Përpjekjet për të internacionalizuar çështjen çame ranë kryesisht në vesh të shurdhër. Për vite më radhë, çamë vazhduan të shpresonin se situata politike do të qetësohej dhe se ata do të mund të ktheheshin në Greqi. Por kjo nuk u bë. Edhe sot, në shekullin e 21-të, çamët e moshuar që kërkojnë të hyjnë në Greqi për një vizitë kthe-hen në ku nga zyrtarët ku tarë grekë. Pasaportët e tyre stampohen me persona non grata ose madje grisen para syve të tyre.

NE FOTO: Disa nga pamjet që dëshmojnë mbërritjen

e refugjatëve çamë në Shqipëri, në vitin 1945

Page 22: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

22 E mërkurë, 4 shtator 2013

SPORT

Trajneri Skënder Gega ka zbuluar ekipin për ndeshjen e radhës së

eliminatoreve që do të zhvillojë në Spanjë. Ndeshja kundër spanjollëve do të zhvillohet në stadiumin “Las Gaunas”, në Logrono 350 km larë Madridit. Kuqezinjtë luajnë më 9 shtator ora 20:30, ndërkohë që

grumbullimi këto ditë po të bëhet në Durrës. Lista e kombëtares për këtë ndeshje ka në përbërje këto futbol-listë: Tomas Strakosha, Aldo Teqja, Valentin Gjokaj, Arbnor Fejzullahu, Elvis Prenci, Amir Rrahmani, Im-bran Bunjaku, Idriz Batha, Edon Hasani, Fabio Hoxha, Herolind Shala, Haxhi Neziraj, Leonit Abazi ,Mario Morina, Klodian Gino, Arben

Muskaj, Enis Gavazaj, Gersi Delia, Florind Bardulla, Vedat Murriqi. Në tre ndeshjet e luajtura deri tani, ekipi kombëtar nuk ka marrë asnjë pikë duke treguar shumë dobësi. E njëjta gjë pritet që të ndodhë edhe në ndeshjen e radhës që Shqipëria U-21 do të zhvillojë në Spanjë, pasi është e pamundur që të pretendosh të mar-rësh pikë, pasi diferenca mes ekipeve

është tejet e madhe. Kampionët e Ev-ropës deri tani kanë zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe janë pretendentë për titullin kampion, pasi fazën e grupeve nuk e diskutojnë aspak. Megjithatë trajneri Gega dhe pjesa tjetër e ekipit janë optimistë për një paraqitje të mirë në Gadishullin Iberik. Ndeshja do të zhvillohet në të njëjtin orar me atë të kombëtares A.

Kombëtarja

TIRANE

Kombëtarja përgatitet në Durrës

Basha dhe Bulku: Kemi ekip të fortë

Mesfusha jep urdhër: Sulm

Sllovenisë

DURRES

DYLBER BALLA

LAJMIMigjen Basha dhe Ervin Bulku shprehen optimistë për ndeshjen e parë që Shqipëria do të zhvillo-jë në Slloveni përballë vendase ditën e premte. “Kundërshtari ka një ekip të fortë, por ne nuk duhet që të tërhiqemi, përkun-drazi duhet që të bëjmë lojën tonë për të marrë maksimumin në ndeshjen e parë” shprehen ata.

Në vijim të përgatitjeve në qytetin e Durrësit për dy ndeshjet e rad-

hës që Shqipëria do të zhvil-lojë përballë Sllovenisë dhe Islandës, trajneri De Biasi po studion me kujdes gjend-jen e futbollistëve në këtë prag kampionati dhe skemat me të cilat do të zbresë në fushë. Në kampin kuqezi mbizotëron një atmosferë optimiste, ndërsa lojtarët shprehen se do të japin mak-simumin e tyre për të arritur objektivin, i cili është fitorja dhe sigurimi i gjashtë pikëve në këto dy përballje mjaft të vështira të cilat luhen në transfertë. Sipas mesfush-orit të kombëtares, Ervin Bulku, ndonëse ata e njo-hin forcën e kundërshtarit nuk i tremben atij,ndërsa shton së do luftojnë për një rezultat pozitiv në Slloveni. “Kundërshtari ka një ekip të fortë, por ne nuk duhet që

të tërhiqemi, përkundrazi duhet që të bëjmë lojën tonë për të marrë maksimumin në ndeshjen e parë. Sfida do të jetë vendimtare, pasi duhet që në dy ndeshjet e radhës kundërshtarët t’i lëmë pas” deklaron tiransi. Në të njëjtën linjë qëndron edhe mesfush-ori Migjen Basha, i cili shpre-het se skuadra është gati për të hedhur hapin e madh, ndërsa e ka cilësuar kundër-shtarin si një skuadër teknike dhe ka kërkuar impenjim maksimal nga e gjithë skuad-ra. “Shqipëria i ka të gjitha shanset që të realizojë ëndr-rën e kualifikimit në Botëror. Ndeshja me Slloveninë është shumë e rëndësishme, pasi luajmë ndaj një rivali di-rekt për vendin e dytë në grup. Prandaj duhet që të

marrim një rezultat pozitiv në Lubjanë për ta lënë pas Slloveninë. Ekipi është gati, presim mbështetjen e ti-fozerisë” përfundoi Basha.

Murinjo: Ozil, përzierje e Figos dhe ZidanitTeksa është futbollisti më i paguar në Emirates të Arsenalit, portugezi Jose Murinjo ka komentuar ish-lojtarin e tij Ozil që kaloi në Angli. “Ai është unik, nuk ka një kopje të tij, nuk ka asnjë të keqe. Ai është numri 10 më i mirë në botë. Çdokush e pëlqen atë dhe e sheh pak Luis Figo dhe Zinedine Zidane te ai”, tha portugezi. Ozil ishte ndër transferimet e para të Jose Mourinhos te Real Madridi, ku të dy punuan për tre vite. Por me largimin e Murinjos në Angli u larguar edhe Ozil në Premier League te Arsenali për 50 mln euro.

Bekenbauer: Pa Riberi s’do kishte tripletëBekenbauer ka folur me superlativa për francezin Riberi duke deklaruar se ai është një futbollist krye-sor në ekipin e Bayernit të Mynihut që toi tre trofe. “Pa Frank Riberi, Bayerni nuk do ta kishte tuar tripletën, një ose dy trofe mbase, por jo të tre. Franck Riberi ka dhënë një kontribut të madh. Ai është një prej më të mirëve në botë në çdo moment dhe këtë vit ai ishte më i miri”, ka shtuar gjermani për futbollisitin që u shpall më i miri për këtë edicion nga UEFA. Në vendin e dytë Riberi la futbollisitin e Barcelonës, Mesi.

Kedira: Ishapranë United, Ozil të qëndronte Kedira ka rrëfyer minutat e fundit të merkatos që mund ta largonin nga Reali për te Unied. “Real Madridi refu-zoi ofertën nga Manchester United, ka përfunduar. Nuk ka nevojë për bisedime. Kam pasur një bisedë me Ancelottin dhe e kam ditur se do të luaj për Realin këtë sezon” tha ai. Largimi i Ozil? “Personalisht pen-dohem mbi largimin e tij. Është një humbje sepse mendoj se Mesut mund ta bënte diferencën në fushë me praninë e tij. Isha i informuar para dy ose tre ditëve se kishte vendosur që të largohej nga Reali i Madridit, prandaj nuk jam befasuar për largimin e tij te Arsenali. I Uroj shumë suksese në Premier League”, deklaroi Kedira.

LAJME SHKURT

Vicente del Boskue nuk ndiko-het aspak nga Anceloti përsa

i përket Iker Casillas, duke thënë se ai është ende zgjidhja e tij e parë. “Iker Casillas gjithmonë do të jetë në krah timin. Casillas është kapiten i ekipit dhe një pjesë e rëndësishme e skuadrës tonë. “Nuk kam thënë asnjëherë që ai duhet të luajë tek Real Madrid. Unë jam pro Casillas, jam në favor të historisë dhe karrierës së tij. Ai po kalon një periudhë të vështirë dhe i duhet pak mbështetje për atë që ka

dhënë. Nuk është një situatë komforte për këdo dhe sidomos për të. Por duke thënë këtë nuk jam kundër askujt, vetëm në fa-vor të Casillas”, tha Del Boskue. Casillas nuk ka luajtur në asn-jërën prej tre ndeshjeve të para të sezonit për Realin, Legjenda e Real Madridit e ka filluar sezonin e ri si rezervë e Diego Lopez. Anceloti ka deklaruar se në vazhdim të sezonit, Casillas do ta gje jë vete në formacionin e parë në Champions League dhe ndoshta në Kupën e Mbretit.

Dy mesfushorët pritet që ta nisin ndeshjen nga minuta e parë në Lubjanë. Përgatitjet në qytetin e Durrësit do të vazhdojnë deri ditën e enjte, atëherë kur ekipi do të udhë-tojë për në Slloveninë, pasdite do të zhvillojë një seancë stërvitore për të qenë gati të premten për ndeshjen e madhe. Drejt Lubjanës për këtë ndeshje pritet që të ud-hëtojnë më shumë se 2 mijë tifozë kuqezi në mbështetje të ekipit kombëtar. Ndeshja do të zhvillohet në orën 20:30 të mbrëmjes në Lub-janë të premten.

Del Boskue:Casillas mbetet numri një nuk më intereson mendimi i Ancelotit

Zubizarreta:

Barcelona vuajti për një mbrojtës

Drejtori sportiv i Barce-lonës, Zubizarreta pas

përfundimit të merkatos ka mbrojtur vendimet e klubit për të mos bërë shumë in-vestime, pasi skuadra është mjaft e fortë për përballuar me sukses këtë edicion fut-bollistik në të gjitha frontet. Kampionët e Spanjës më herët transferuan Neymar, mirëpo nuk bleu asnjë qendërmbrojtës, Martino do të ketë në dispozicion vetëm Carles Puyolin dhe Gerard Piquen, ndërkohë që mund t’i shfrytëzojë edhe dy mesfushorët Alex Song dhe Javier Mascher-ano. “Në historinë e ekipit të Barcelonës, transferimi i një qendërmbrojtësi ka qenë gjithmonë punë e komplikuar. Ne e kemi skuadrën që kemi dashur dhe e cila do të jetë e aftë për të garuar jashtëzakon-isht mirë”, ka deklaruar ai.

“Shqipëria i ka të gjitha shanset që të realizojë ëndrrën e kuali kimit në Botëror. Ndeshja me Slloveninë është shumë e rëndësishme, pasi luajmë ndaj një rivali direkt për vendin e dytë në grup. Prandaj duhet që të marrim një rezultat pozitiv në Lubjanë për ta lënë pas Slloveninë”

BASHAErvin Bulku dhe Migjen Basha

Shpresa më pranë turizmit se pikëve në Spanjë

Page 23: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

23E mërkurë, 4 shtator 2013

FJALEKRYQI SPORTIV

FJALEKRYQI PA SKEME

HORIZONTAL1. Film i Giuseppe Tornatore-s. -Tregojnë artikullin dhe çmimin.2. Skuadër selanikase. -Kupton pa çifte. -Spiro që qe komik durrsak.3. Kukulla e Ibsen -Rindërtuar pjesërisht. -Ngrohet... por nuk nget. -Ku zojnë gabimet.4. Pak imagjinate. -Hiqen me vuajtje telashe. -Në llim të javës.5. Çelësi i basit. -Eshtë aftësitë e fabrikës. -Një je pa tension.6. Janë temperaturat më të ulëta. -United Kingdom. -Bel... i Maupassant.7. Janë ndenjëset në park. -Përëndia greke e luftës. -Mbyllin fushatat.8. Një gjellë më shumë zarzavate. -I famshmi Simbad.

-Lila këngëtare.9. Janë shkronja. -Fillojnë tatëpjetën. -Një krahinë e pasur me qymyr në Gjermani.10. Në krye të armatës. -Hilet pa ku j. -Kështu janë ata që venë në lojë.11. Gjysmë etnike. -Kanë zgjedhur t’i udhëheqë Barack Obama. -Inicialet e Hanks aktor.12. Ishin komunikatat komuniste. -Janë diletantë

VERTIKAL1. Janë shfaqje... proteste.2. Eshtë erë kafeje. -Bakri në tabelë. -Fillojnë transportin.3.Eshtë monedhë turke. -Fata e mbretit Artu.4. Agjencia europiane e hapësirës. -Një serial... sadist.5. Një organizohet nga Klik Ekspoklik -Të parat në atletikë.

S A G B L A C K K S K S H IE R M I O N I A F T I H A T E LG R A N D E T E L I M I N I M IR E N D E T K R I M I N O L O GE E J R P O R T O K A L L IO O T E R E P A R T E T E R RF R S T A S A R A H A I R A EA G A F R I N A T Y L L I A NT A N G O N M I D T I U A N EA N D E R A I V E R D A L L EL E R G R S T E R R E N I T N DE T E R M I L I T A R I S T E T

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT PA SKEME

F E D G A R S T A RR O D A R A F R A N K

K O L A A G I N D ET A B E L A T A R Z R

K A K A W E S L E Y S N E I J D E RA K U M A R E K H A M S I K A S IM P R O S T U I O N

F A L C A O N K A T A IS E T K B U S H I AF T L U I S N A N I B E N

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

A S H T F M G R E PT E O R E M A T I T A

M I M O N U M E N T E TA L O P O Z I T A R AR K L I M A O T S T

F L O K E T R Y A NT I G A N F I R M A TS K E L A L A B

P A T E L I E R A A PA T E S T E R R IP Y L L I H E T I M E TA M A T O R T E N I S T

DASHI DEMI BINJAKET GAFORRJA

LUANI VIRGJËRESHA PESHORJA AKREPI

SHIGJETARI BRICJAPI UJORI PESHQIT

SHKRONJA E NJËJTË PËR NUMËR TË NJËJTË

12K 6 O 5 H 1 A 12 16 7 7 19 16

19 9 1 8 8 1 11 1 18 11 1

16 1 10 5 3 9 3 8 2 12 3 8

3 9 5 6 4 6 9 1 9 2

4 12 1 15 2 8 1 11 2 7 8 3

10 11 1 15 7 1 1 9 8

2 18 1 3 8 2 8 18 1 2

18 2 7 9 3 2 4 3 8 2 12

9 2 19 7 10 3 12 1 4 3

7 3 12 9 3 8 9 4 4 3 8

1 11 3 1 8 3 4 8 2 15 1 9 1

8 1 8 1 7 15 3 12 8 2 8

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17123456789101112

DUHET TË NXINI 34 KUTI

1 2 3 4 5 6 7 8

9 10 11 12 13 14

15 16 17 18

19 20 21 22 23 24

25 26 27 28

29

30 31

32 33 34 35 36

37 38 39 40 41

42 43 44 45

PËRGJIGJE E NUMRIT TË KALUAR

PËRGJIGJA E FJALEKRYQIT SPORTIV

HORIZONTAL1. Dzeko bomber.4. Ilion portier.7. Mbylli fushatat.9. Fundi i një fundi.10. Eshtë yll i skuadrës.12. Një... Brother në Top Channel.14. Një votë bë favor.15. Në krye të masave.18. Riprodhuar pjesërisht.19. Luan te Arsenal.25. Perdsonazhi në foto.29. Personazhi në foto.30. “Perandori” i futbollit.31. Qendër mësimi.33. I ka të ndryshme darka.34. Fillonn nga fundi.35. Lance Armstrong.37. Zanore ziku.

38. Shllaku ish-mesfushor i Partizanit.40. Casillas portier.42. Kështu thirret Del Piero për tifozët.43. Fillojnë fazën.44. Të parat në detyrë.45. Një lojë me games.

VERTIKAL1. Endë është pa ne.2. Luan te Real Madrid.3. Fillojnë natën.4. Fund tuneli.5. Inicialet e Bryant në NBA.6. Fundi i një samurai.7. Eshtë për medaljen e parë.8. Mund të rivihet në lojë.11. Gerti në basket.13. Vajzat... angleze.14. Patty që këndon

Bambola.16. I paharruari Kona i volejbollit.17. Roberto trainer italian.19. Armando sulmues i yni.20. Skuadra e Beratit.21. Mario ish-sulmues i Inter.22. Zyrë Tatimesh Has.23. Zanore për koloni.24. 52 romake.

25. Riccardo Cocciante.26. Pak ilaritet.27. Djali që mban çantën e gol stit.28. Një Debatik futbollist.32. Pak stabilitet.35. Tommy... Jones aktor.36. Një luftarak si kung fu.38. Fillojnë largimin.39. Inicialet e Dede trainer.41. Ku jtë e kujtesës.

SUDOKUI KRIPTOGRAFUAR

Gjatë kësj dite do influ-encoheni së shumti nga planetet. Ata do iu ndi-hmojnë ta përmiresoni jetën në çift dhe të kaloni momente emocionuese. Bëqaret është me mirë të mos krijojnë asnjë lidhje sepse do përballen me zhgënjime.

Pas n jë per iudhe të vështirë për jetën tuaj në çift, sot do fillojnë edhe përmiresimet. Tregohuni më të kuotueshem dhe më tolerante me partnerin dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Beqarët nuk duhet ta kërkojne me qiri përsonin ideal.

Ditë jo e mirë kjo e sotmja për jetën tuaj në çift. Do keni goxha mosmarreveshje me partnerin dhe nuk do ndiheni aspak të qetë. Mun-dohuni të mos e humbisni komunikimin për asnjë mo-ment. Beqarët do arrijne të bëjne për vete një person që kanë pëlqyer.

Edhe për gaforret që janë në çift do jetë një ditë pa emocione dhe disa mund të kenë mosmarreveshje të shumta. Tregohuni të kujdesshem me ato që do thoni. Beqarët duhet të tregi-hen të duruar në mënyrë që të mos bëjnë gabime të ciat nuk do kenë kthim.

Jeta në çift do jetë me e bukur sesa ju mendonit sot. Do shpreheni më lir-isht për ndjenjat dhe do kaloni disa momente të paharrueshme. Beqarët do kërkojnë pa mbarim personin ideal por nuk do ia arrijnë qëllimit as sot.

Nëse jeni në çift, mposht-eni tundimin për të parë dikë tjetër që nuk është partneri. Debatet e shum-ta mund t’i jepnin edhe fund lidhjes. Beqarët do jenë më sensualë dhe mundësitë për të gjetur persona interesantë.

Rrjedha e kësaj dite, për ata që janë në një lidhje do varet vetëm nga ata. Nëse isni për çdo gjë me partnerin gjërat do shkojnë mirë, po u treguat striktë do këtë mosmarreveshje. Be-qarët nuk duhet të gënjehen nga pamja e jashte.

Klima në çift do jetë e dy-zuar gjatë kësaj die për ata që janë në një lidhje. Fillimi i dtës do jetë i trazuar, ndërsa pasditja dhe mbrëmja do jenë plot emocione dhe momente të zjarrta. Beqarët nuk duhet të kërkojnë me ngulm personin ideal.

Lidhja juaj do bazohet tek besimi dhe toleranca. Kjo do iu bëjë të dashu-roheni lirisht dhe emocio-net të jenë më të mëdha. Shfrytezojeni ditën deri në maksimum. Beqarët të qëndrjnë vetëm dhe nuk do hedhin asnjë hap për të gjetur dashurinë.

Lidhje ndermjet jush dhe partnert do te perforcohet edhe me teper gjate kesaj dte. Beqaret do in uenco-hen pozitivisht nga yjet dhe me shume gjasa do e gjejne shpirtin binjak. Financat do jene te mira por duhet te dini si t’i menaxhoni qe buxheti te permiresohet.

Jeta në çift do shkojë për mrekulli sot. Do bëni gjithçka që të ndiheni mire jo vetëm ju por edhe ai që keni në krah. Do ia dilni. Beqarët do jenë të par-rezistueshëm dhe do kenë mjaft pretendentë. Men-dohuni mirë dhe zgjidhni të duhurin.

D a s h u r i a d o s h k o j ë më së miri gjatë kësaj dite dhe harmonia do mbizotero jë në je tën e çif teve. Beqarët do flirrojnë së tepermi dhe ka mundësi ta gjejnë shpirtin binjak. Gjithsesi merrini gjërat shtruar e mos u nxitoni.

6. E ka helmin në bisht -Luleshitësja e Puccini-t.7. Ishin rmat mashtruese.8. Shkroi Doktor Gjilpëra. -Si e gjitha.9. Një shofer... në Formula 1. -Të fundit në studim.10. Merren me të bukurën të tillë. -Eshtë krahinë e Athinës.11. Ku zojnë trotuaret. -Fillojnë ceremoninë. -Mali ku ngeci Arka.12. Eshtë madhor.

-Yoko e John Lennon.13. Kështu është lëvizja browniane. -Pak nervozizëm.14. Kush ka... digjet. -Janë episode tele lmash.15. Fillojnë titrat. -Fillojnë nazet. -Gjysma e luksit.16. Duan të enë shumë.17. Kështu është regjimi diktatorial. -Një dru në gardh.

Page 24: DREJTUESIT INATET E PARLAMENTIT - Shqiptarja.com · 2019. 7. 18. · 2 E mërkurë, 4 shtator 2013 EKONOMI Ekonomiku, protestë e studentëve për ndërtimin në Fakultet S tudentët

24 E mërkurë, 4 shtator 2013

LAJMENGA BOTA

Cyan magenta yellow black

Departamenti i Marketingut:Cel: +355696060419

[email protected]

Shpërndarja:

Saimir Zenelaj cel : +355696060418cel : +355696088847

• Alba MallteziDrejtore e Përgjithshme e Free and Fair Media Group

• Anila BashaDrejtore e Shqiptarja.com

• Edmond ArizajKryeredaktor

• Genc KondiZv.Kryeredaktor

Design: Altin AliajGenti Manelli

Website: Suela Gera

Redaksia: Rruga: “Dervish Hima” tre kullat, kulla e dytë-Tiranë. E-mail: [email protected] - Website: www.shqiptarja.com - Mobile: +355696060421 - Shtypur në shtypshkronjën: A.K shpk, Rruga 5 Maji, Tiranë

Aktualitet: Granit SokolajEkonomia: Genc Kondi

Sociale: Esmeralda KetaKulturë: Admirina PeçiPolitika: Jakin Marena

Portoni numrin në Abissnet

0 lek tarifë fikse mujoreKomunukim falas brënda rrjetitTarifa deri në 80% më lirëIdentifikimi i thirrjeve të humbura

“Agimi i Artë”, degradimi i qytetërimit grekBizantinologia me famë botërore, akademike dhe njëra prej personaliteteve në fushën e mendimit intelektual të Greqisë, Eleni Glikantzi- Arveler në një intervistë dhënë një radioje prestigjioze në kryeqytetin grek, ka komentuar jetën politike, por edhe qëndrimin e shumë politikanëve të njohur grekë, për të cilët ka folur me neveri dhe përçmim. “Agimi i Artë është degradimi i çdo lloj kulture dhe qytetërimi grek. Dëshmon për degradimin e vlerave, për të cilat Greqia ka qenë gjithmonë krenare, mikpritjen, tolerancën, demokracisë dhe dashurinë. Tashmë këto lloj vlerash përçudnohen nga kriminelë të zakonshëm, injorantë e të mbushur me urrejtje, të cilët ne i çuam në tempullin e Demokracisë, barazisë e tolerancës. Në parlament, i cili tashmë me hyrjen e nazistëve nuk është më i tillë”, tha ajo.

Agm Çeku kandidon për kryetar të PrishtinësKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë shtypi ka shpallur edhe zyrtarisht Çekun, kandidat të PD-së për numrin një të kryeqytetit. “Kam kënaqësinë, që ta dominojë kandidatë për kryetar, Agim Çekun për një Prishtinë më ndryshe, një Prishtinë evropiane”, ka thënë Thaçi në konferencë për shtyp. Agim Çeku e ka pranuar me kënaqësi këtë përgjegjësi të re. “Jam mirënjohës për besimin e dhënë nga ana e PDK-së. Kjo është një sfidë e re për mua dhe do të mundohem që të jap maksimumin për zhvillimin e Prishtinës”, ka thënë Çeku.

Fatmir Limaj lirohet nga arresti i shtëpisëIsh-ministri i Transporteve në Kosovë, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij të UÇK-së, të akuzuar në rastin “Kleçka”, janë liruar nga arresti shtëpiak. Ndërkohë, më 17 shtator gjykata pritet të shpallë vendimin përfundimtar për rastin “Kleçka”. Lajmin e ka bërë të ditur misioni evropian për sundimin e të ligjit, EULEX. I njëjti njoftim thotë se “për të pandehurit është urdhëruar masa e paraqitjes në stacion policor dy herë në javë. Veç kësaj, të pandehurve nuk u lejohet ta lënë Kosovën deri në urdhrin e radhës nga gjyqtari kryesues”.

Turqi, nis procesi gjyqësor ndaj ushtarakëveNjë proces gjyqësor nisi dje në Turqi për grushtin e dyshuar të shtetit në vitin 1997 për largimin nga pushteti të qeverisë proislamike. Procesi kundër 275 personave, përfshirë ish-gjeneralin Ismail Haki Karadayi zhvillohet në Ankara. Të dyshuarit akuzohen se kanë ndihmuar në largimin nga pushteti të ish-kryeministrit, Nexhmettin Erbakan, udhëheqësin e partisë me orientim islamik “Partia e mirëqenies”, në shkurt të vitit 1997. Qeveria e Erbakanit është detyruar të largohet nga pushteti duke i hapur rrugë një qeverie civile pas një takimi Këshillit të Sigurisë Kombëtare. “Partia e mirëqenies” u shpall më pas e jashtëligjshme.

Egjipt, 11 islamikë me burgim të përjetshëm11 mbështetës të ish-presidentit të Egjiptit, Mohammed Morsi, u dënuan me burgim të përjetshëm pasi u shpallën fajtorë për ndërmarrjen e sulmeve ndaj ushtrisë. Ndërkohë, 45 mbështetës të tjerë të “Vëllazërisë Muslimane” u dënuan me pesë vite burgim secili për nxitje të dhunës, ndërsa pesë të pandehur u shpallën të pafajshëm. Për momentin, nuk është e qartë nëse të dënuarit janë pjesë e “Vëllazërisë Muslimane”. Nëse po, këto do të jenë verdiktet e para që merren direkt ndaj partisë më të madhe në vend, në kon ikt të hapur me lëvizjet ushtarake dhe elitën që kërkon një Egjipt laik.